Kategori
Uncategorized

Kryeministri Rama: Nuk kemi pse shikojmë nga BE, kemi tregun turk dhe Lindjen e Mesme!

“Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje”.

Nga Herion Mesi-

Kryeministri Rama ka disa javë që po e rrit dozën e sulmeve ndaj BE dhe Brukselit. Pasi ka bërë një vizitë në Turqi, ku mori mbështetje (ushtarake apo financiare nuk dihet), kryeministri po orienton gjithçka drejt Turqisë dhe Lindjes së Mesme.

Dje në Korçë ai tha tekstualisht:

“Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje”.

E jo vetëm dje, por ka disa javë që po e ndryshon kursin Perëndimor, qoftë duke sulmuar BE apo Francën në veçanti. Ndaj ky ndryshim gjeostrategjik i kursit qeveritar do të sjellë një kundërshtim të fortë me 25 prill me përkrahësit votues shqiptarë pro BE, të cilët janë mbi 95 %. Me sa duket kryeministri ka ndërmend të përdorë bandat dhe dorën e fortë që ti fitojë zgjedhjet me dhunë, për ta spostuar mënyrën e drejtimit të qeverisë dhe shtetit në një stil erdoganist.

Por kjo do sjellë reagim popullor që do ta çojë vendin me keq se në vitin 1997.

Disa analistë shprehen se kjo mënyrë sjellje e tij mbetet një mllef antieuropian se nuk i hapen negociatat, por nuk është në të vertetë kështu, kush e njeh mirë Edi Ramën. Ai e ka brenda vetes deshirën për ta kthyer Shqipërinë në një miniTurqi në stilin e drejtimit autoritar. Ai nuk e pranon demokracinë si nocion dhe si zbatim, sepse rreket me pasion turkoman të jetë një Erdogan shqiptar, paçka se herë thotë se jam katolik e herë-herë ortodoks, pra si i krishterë me orientim Perëndimor.

Ai ka dy vite e kusur, për fajin e opozitës reale, që ka marrë gjithçka në dorë. Nuk ka parlament, nuk ka media të pavarura, nuk ka sistemi gjyqësor funksional, institucionet kushtetuese i ka shkatërruar, përveç Presidencës që ka mbetur “kalaja” e fundit e pa pushtuar nga erdoganisti Ramë.

Kjo deklaratë e kryeministrit Rama nuk është çështje “mishi” apo “qoftesh turke”. Ai shpreh atë që vërtet aspiron dhe synon, pra të një Shqipërie kthyer nga Lindja.

Reagimi i vakët i ambasadorit të BE, Soreca ndaj deklaratave të kryeministrit Rama, duket sikur i jep me tepër zemër shefit të Rilindjes për ta kthyer timonin sa më shumë nga Lindja. Deri tani kanë reaguar ashpër PE, BE dhe sidomos ambasada franceze në Tiranë, por ka heshtur në mënyrë të çuditshme ambasada amerikane në Tiranë për këto helme antieuropiane të shefit të qeverisë shqiptare, të cilat në thelb janë kundër orientimit gjeostrategjik të vendit.

Heshtja e tyre e bën Ramën me erdoganist dhe me të rrezikshëm edhe për SHBA më vonë.

Ndaj ka nevojë që votuesit shqiptarë me 25 prill te jenë të vetdijshëm se nuk po heqin qafe një njeri që shtoi varferinë ndaj tyre e mbushi xhepat e oligarkëve, por se heqin njeriun që po i largon nga rruga drejt Europës.

Prime Minister Rama: We do not have to look from the EU, we have the Turkish market and the Middle East!

Prime Minister Rama: We do not have to look from the EU, we have the Turkish market and the Middle East!


By Herion Mesi-

Prime Minister Rama has been increasing the dose of attacks on the EU and Brussels for several weeks. After paying a visit to Turkey, where he received support (military or financial is not known), the Prime Minister is orienting everything towards Turkey and the Middle East.

Yesterday in Korça he said literally:

“In the next 3-4 years it is possible for us to enter the market, but we are not obliged to wait for the EU market necessarily, because there are other markets. “It is possible that our meat products will enter major markets in the East, from Turkey in the Middle East onwards.”

Not just yesterday, but there are several weeks that are changing the course of the West, whether attacking the EU or France in particular. Therefore, this geostrategic change of the government course will bring a strong opposition on April 25 with the pro-EU Albanian voting supporters, who are over 95%. Apparently, the Prime Minister intends to use gangs and a strong hand to win the elections by force, to shift the way the government and the state are run in an Erdoganist style.

But it will provoke a popular backlash that will make the country worse off than it was in 1997.

Some analysts say that this behavior of his remains an anti-European rage that the negotiations are not opened, but it is not really so, who knows Edi Rama well. He has the desire to turn Albania into a mini-Turkey in the style of authoritarian rule. He does not accept democracy as a notion and as an application, because he strives with Turkish passion to be an Albanian Erdogan, although sometimes he says that he is a Catholic and sometimes Orthodox, that is, as a Christian with a Western orientation.

He has two short years, through the fault of the real opposition, that he has taken everything into his own hands. There is no parliament, no independent media, no functioning judicial system, it has destroyed the constitutional institutions, except for the Presidency which has remained the last “fortress” not occupied by Erdogan’s Rama.

This statement of Prime Minister Rama is not a matter of “meat” or “if you are Turkish”. He expresses what he really aspires and aims for, namely an Albania returned from the East.

The lukewarm reaction of the EU ambassador, Soreca to the statements of Prime Minister Rama, seems to give more encouragement to the head of Rilindja to turn the wheel as much as possible from the East. So far, the EP, the EU and especially the French embassy in Tirana have reacted harshly, but the American embassy in Tirana has been strangely silent about these anti-European poisons of the Albanian head of government, which are basically against the geostrategic orientation of the country.

Their silence makes Rama more Erdogan-like and more dangerous for the United States later.

Therefore, the Albanian voters on April 25 need to be aware that they are not getting rid of a man who increased their poverty and filled the pockets of the oligarchs, but that they are removing the man who is taking them off the road to Europe.

Kategori
Uncategorized

SKANDALI/ Ministria e Jashtme bleu uniforma nga dyqani i Ndraghetas në Tiranë. Si i mohoi Rama lidhjet me rrjetin mafioz

Dosja.al ka siguruar edhe dokumentin nga Thesari i Shtetit, ku shihet se në datën 22 dhjetor 2020, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka porositur e blerë rroba pune, te dyqani “Gallo Albania” me vlerë 44 mijë lekë.

Featured image of article: SKANDALI/ Ministria e Jashtme bleu uniforma nga dyqani i Ndraghetas në Tiranë. Si i mohoi Rama lidhjet me rrjetin mafioz

Princi Antonio Gallo31 Janar, 2021 18:58

TIRANË– Qeveria shqiptare, ndryshe nga ç’deklaroi në lidhje me klanin “Ndangheta”, ka lidhur kontrata financiare me dyqanin që “Princi”, Antonio Gallo ka hapur në zemër të ish-Bllokut në Tiranë. 

Dosja.al ka siguruar edhe dokumentin nga Thesari i Shtetit, ku shihet se në datën 22 dhjetor 2020, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka porositur e blerë rroba pune, te dyqani “Gallo Albania” me vlerë 44 mijë lekë.Fatura e blerjes

Sipas dokumentit zyrtar, Proces-Verbali i Kërkesës Nr. 14, është nënshkruar më 22.12.20; datë në të cilën është bërë edhe Fatura e Blerjes Nr. 270 me Nr. Serie 93733439.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrja e porosisë është bërë më 28.12.2020 dhe pagesa nga ministria, është bërë më 21 janar 2021.

Ky dokument tregon se grupi “Ndragheta”, ka pasur dhe vazhdon të ketë aktivitet në Tiranë, ndryshe nga deklaratat e vetë kreut të qeverisë, Edi Rama.

Dosja.al

Kategori
Uncategorized

Yuri Kim: Shqiptarë, mos votoni kriminelët !

Ne proverbin e vertetuar tashme miku i mire njihet ne dite te veshtira…..

🌑Dite me te veshtira se keto per Shqiperine nuk ka**

Ne vijim te efektit te Dekriminalizimit per te cilen Opozita e Bashkuar derdhi gjithe mundin e saj, po dhe si pasoje e asaj qe ishte Opozita e Bashkuar qe hartoi dhe votoi si Reformen ne Drejtesi ne vijim te orientimeve brilante te Ambasades suaj dhe partnereve nderkombetare po dhe Dekriminalizimin si arritja me e madhe per funksionimin e Demokracise po kthehemi ne piken fillestare dhe duke patur besimin te mbeshtetja e fuqshme e Juaja.

🌑Kerkojme bashkepunim per trasparence per te eleminuar kete gangrene te Mazhorances aktuale duke bere publike emrat nongrata te vendosura nga shteti Juaj Demokratik dhe emrat e inkriminuar qe po i mbashkengjiten me shpejtesi Mazhorances nga te gjitha drejtimet.

Rrjedhimisht kjo nxjerr ne pah devizen e kesaj klike ku banda aktuale qeverisese po shton antaret e saj me shpejtesi gje qe duket edhe perfaqesuesit e saj te nendheshem e ashiqare ne te gjitha qarqet, por kjo ka edhe anen pozitive per te pare forcen Regresive te Partise ne pushtet e cila ka shkeputur cdo lidhje jo vetem me popullin e varferuar e copetuar po nga kjo klike e vetquajtur Rilindje po edhe elektoratin e vet paqesor ne shumicen e tij ku banditet s’lejojne as teren per vlerat qe ka mbajtur ajo nder vite,,,

Me shpresën e transparences per ..

🌑Banditet e kriminelet jashte parlamentit .jashte fushates elektorale . Jashte metodes se tyre te kercenimit .

🌑intimidimit me force te zgjedhesve .

🌑administrates,me vende pune .

🌑bizneseve fallco e pagesave me te gjitha format ku pervoja e meparshme edhe pse e dale ashiqare eshte e bere ne mes te dites per diell nga kjo bande qeverisese kete e dine gjithe shqiptaret por a do jene larg kesaj bande kjo eshte thembra e akilit per keto zgjedhje te cilat Ju po i Trumbetoni me te madhe.

E pra deklaroni emrat ashtu sic jane ekulibrat vendosen me trasparence dhe pritshmerine e ketyre duket .. po a merr vesh më banda , jo, ku duket kjo fillimisht Zyrtare.

Me perdorimin e Fushates te te gjithe investimeve publike si Bashkiaket, ministrat, deputetet e deri ne Kryeminstri me mos kokecares si ndaj BE se ashtu dhe orientimive tuaja te perkryera

🔹Ajo qe presim eshte. Transparenca juaj jo vetem Diplomatike. Po reale dhe e prekshme emer per emer e veper per veper kriminale qe populli te voteje ke te doje kandidat apo parti te pastra nga keta bandite .. sa me shpejt aq me mire ..

Naim Hajdari/

Kategori
Uncategorized

Plas SKANDALI/ Zhduket dosja e incineratorit të Tiranës në Ministrinë e Mjedisit…

Eshtë zhdukur dosja e incineratorit të Tiranës në Ministrinë e Mjedisit. Lajmin e ka bërë publik ish kryeministri Berisha në një postim në faqen e tij në facebook ku ka postuar mesazhin e nje qytetari që denoncon aferën.

“Narkoqeveritarët duan të fshehin gjurmët e aferës që shkon rreth 420 milionë euro”, shkruan Berisha.

Ja postimi i plotënull

Breaking News!

Zhdukin dosjen e inceneratorit të Tiranës në

Narkoministrinë e Mjedisit!

Narkoqeveritarët duan të fshehin gjurmët e aferës që shkon rreth 420 milionë euro.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb

Doktorr të uroj shëndet e çdo të mirë familjes tuaj të mrekullueshme gjithashtu!

Doktorr, Kontrolli i Larte i Shtetit, nuk gjen Dosjen e Inceneratorit të Tiranës në Ministrinë e Mjedisit!

Me respekt shumë

Image
Kategori
Uncategorized

Adriana Hobdari, Ambasadoria që e këtheu ambasadën në “gestapo”.

Shpetim Zinxhiria gazetar Athinë/

Kur duhej te ndiqej penalisht , sot punon ne kryeministri.

Behet fjalë për ish-ambasadoren Adriana Hobdari që shkatëroi gjithçka sa duhet kohë për të ndrequr ato që ajo me paaftlsinë e saj la pas. E shkarkuan për korrupsion dhe emëruan po për këtë në KRYEMINISTRI.
Edhe njëhere po tregojmë se në Shqipëri mungon drejtësia për të tilla raste kur kanë te bëjnë me dipllomate, kusherinjë te ministrave..
Ishte kjo që beri shpërdorimesh fondesh të pafund të publikuara ne shtypin shqiptar…Drejtësia mbylli sytë dhe heshti.
Por..
Një DIPLLOMATE nga më të shëmtuarat që kthehu ambasadën ne Gestapo. Rrethoi ambasadën dy herë me policë grek me arsyen për te arrestuar një gazetar, kur duhej te arrestohej vete kjo.
Kontrollet e shtetit po heshtin përse vallë, pse nuk janë paratë e shpërdoruar te tyre?
Një e paaftë që shtoi korrupsionin në ambasadë aq sa sot ambasadorja e re e sapo ardhur po punon për ta kthyer këtë ambasadë atje ku ishte para se të vinte kjo zonjë, që erdhi nga hiçi.
Ishte kjo që mori rrugaçët nga rruga dhe i punosoi në këtë përfaqësi, pasi nuk kishte të tjerë…
La nam në Greqi dhe i bëjnë dhuratë pune ne Kryeministri ku duhej te ndiqej penalisht. Por ne Shqipëri jetojmë dhe e dijme sesi funksionojnë këto gjera ku te paaftët dalin me te mençur se te aftët.
Jetonte ne një vilë luksi me një kosto tre herë më shumë se ish-ambasadoret e mëparshëm, me një vlerë mujore prej 2200 euro përjashto ketu detyrimet e tjera si energjia elektrike apo uji etj. ( Foto)
Por me e keqja ishte se tre muaj para se te shkarkohej edhe pse kishte marrë pezullimin nga puna, kjo zonjë le shtepinë në Filothei dhe shkon ne nje zone akoma me te shtrenjtë në KOLONAKI, pasi paratë i pagonte populli shqiptar.
Si shpërblim emërohet në Kryeministri…dhe jo ne banken e drejtesise. Besohe po deshe?

Kategori
Uncategorized

ISA MUSTAFA NUK IA PAGOI FATURËN E TELEFONIT KOLONEL TAHIR ZEMAJT, E TASH MBAN FJALIME NË PËRVJETORËT E VDEKJES!

Kolonel Tahir Zemaj dhe major Nazif Ramabaja

QENDRA STËRVITORE USHTARAKE KOLSH (QUK), TENTIMI I RIMARRJES SË QUK NGA KUDUSI LAME DHE SEKSERËT E TIJ, LUM HAXHIU & KADRI KRYEZIU! (11)

Shkruan: Major Nazif Ramabaja

Pyetje për Isa Mustafën:

Gjatë kohës sa ishe kryeministër deklarove: “Se duhet të ndryshohet formati i bisedimeve me Serbinë”, në çka u bazove, kur e pohove këtë, kur e dimë se në bazë të Kushtetutës Qeveria është ajo e cila udhëheq bisedimet, pra kryesohen nga ekzekutivi. Çka të shtyri të deklarosh kështu? A ishin pazaret e natës Thaçi-Mustafa? me marrjen e pozitës së kryetarit të shtetit, Thaçi theu kushtetutën s´bashku me ty, udhëhoqi bisedimet me palën serbe edhe pse kushtetuta këtë s´ia lejonte-shefi i ekzekutivit ishte ai i cili duhej ta bënte këtë punë, ti se bëre, kështu filloi avazi me Ramushin duke deklaruar: “Skam kohë me u marr me bisedime, duhet ti kryej punët e shtëpisë” u frikua nga përgjegjësia, por mori postin e Kryeministrit, për interesa të ngushta politike dhe karrieriste.

Përse mashtrove elektoratin pas 2010-tës se LDK-ja me ardhjen në pushtet do ta ndërroj flamurin e Kosovës me atë Dardan dhe do e kthej himnin e Kosovës “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, dihet se flamuri Dardan i cili ndryshe quhet flamuri i Rugovës u dogj në mes të Prishtinës gjatë kohës kur ishte kryetar komune Ismet Beqiri, a u moren masa ndaj atyre që dogjën këtë flamur, e që ti do e bësh flamur shteti, por vetëm në fushat zgjedhjesh e pasi kalon ajo të gjitha harrohen, pse, pse , pse.

Në protesta kundër negociatave me Serbinë të VV-së më 10 shkurt 2007, policia rumune e UNMIK-ut shtiu në protestues me plumba gome, duke vrarë dy protestues Mon Balaj dhe Arben Xheladini, por që kush nuk dha përgjegjësi nga UNMIK-u për këto vrasje, i vetmi që ndjeu përgjegjësinë morale e institucionale si Ministër i Punëve të brendshme Fatmir Rexhepi dha dorëheqje të pa revokueshme edhe pse s´ishte në dorën e tij me kompetencat që kishte të ndërmarr diçka në këtë drejtim, por ndjeu përgjegjësi morale, duke instaluar një praktikë në të ardhmen institucioni i përgjegjësisë dhe dorëheqjes, këtë kurrë se aplikove edhe pse i humbe te gjitha zgjedhjet nacionale, pse??

Në të vërtet kem edhe një dorëheqje bëhet fjalë për Ahmet Isufin, kur Ramush Haradinaj udhëtoi për në Hagë, por kjo u bë për shkak që ky Ahmeti ti hy në hatër Ramushit në mënyrë që në të ardhmen ta mbaj ngat në pozita partiake dhe shtetërore, s´bëhet fjalë për ndonjë instalim të praktikes për institucionin  e dorëheqjes siç ishte shembulli me Fatmir Rexhepin.

Isa Mustafa s´ia pagoi faturën e telefonit kolonel Tahir Zemajt e tash mban fjalime për të në përvjetorët e vdekjes, për çka e bën këtë Mustafa, për të mbledh vota, jo elektorati i vetëdijesuar si han më këto fore.

Për këto dhe shumë gjëra tjera rrugëtimi im në përkrahjen e LDK-së, së Isa Mustafës mbaron, merr fund, si I pavarur dhe autonomi në qëndrime dhe mendime ushtarak i karrierës preferencat politike dhe mbështetja ime I kalon VJOSA OSMANIT, pa marrë parasysh se a jetë pjesë e LDK-së pa Isa Mustafën apo formon iniciativë në vete, deri sa te mbaj diskursin Rugovjan, në moment që do e ndryshojë këtë diskurs dhe filozofi Rugovjane, unë do te jem I pari që do dal kundër atij ndryshimi.

PËR VJOSA OSMANIN

Prandaj lexues të rregullt dhe përkrahës nëse ju kam mbetë besnik gjatë dhe pas luftës deri në ditën e sotme, kur jam duke e shkruar këtë prononcim dhe shkrim të fundit, mos humbeni kohë bëhuni pjesë e lokomotivës dhe vagonave të cilën do e drejtojë me guxim VJOSA OSMANI, pa marrë parasysh se a do jetë pjesë e LDK-së pa Isa Mustafën apo do formojë ndonjë iniciative të re, na priftë e mbara- Majori.

            Ne duhet të punojmë për një Kosovë prosperuese, integruese me një ekonomi të mirëfilltë zhvillimore, për rininë tonë e cila, dorën në zemër e ka humbur shpresën dhe perspektivën, edhe pse shpresa vdes e fundit kjo është duke ndodhur, pra kjo shpresë po vdes çdo ditë e më tepër.

            Sundimi i rendit dhe ligjit duhet të jetë primar, të gjithë qytetarët pa dallim etnie, race, feje apo përgatitje shkollore, duhet të jenë të barabartë para ligjit ! Si presidenti si bujku, vetëm në këtë mënyrë, shoqëria jonë e brishtë dhe fragjile mund të prosperojë në mënyrë që të mos vendnumërojë, të shkojë një hap para e dy mbrapa në regres. Progresi dhe prosperiteti duhet të jetë në agjendën tonë të përbashkët.

            Lufta ndaj krimit të organizuar dhe dukurive negative, duhet të jetë e pa kompromis, sepse ku ka krim të organizuar, s´ka shtet stabil dhe pa shtet stabil ku siguria e qytetarëve është në rend të parë dhe integriteti i vendit mund të punohet në drejtime tjera siq është shëndetësia. Pa popullatë të shëndetshme s´do kem arsim cilësor, forcë mbrojtëse apo ushtri të mirëfilltë, e as ekonomi zhvillimore. Ne duhet t‘i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe resurset humane, njerëzore e profesionale. Njeriu i duhur në vend të duhur! ,

            Tani pas më shumë se tri dekadash angazhim dhe dy dekada prononcime e shkrime do i kushtohem vetes. Gjer më tani, shkrova për ju, të nderuar lexues dhe mbështetës, vetëm e vetëm të jem një dritare e informimit publik, në mënyrë që të keni informacionin e duhur i cili buron nga dora e parë si protagonist i zhvillimit të ngjarjeve, në mënyre objektive dhe reale.

 Tani e tutje do të shkruaj për veten time libër autobiografik. Do të hedhi çdo gjë në letër për t´ju lënë diçka në formë të shkruar ti përmbledh të gjitha shkrimet, prononcimet në një vend  për hir të fëmijëve, fëmijëve të fëmijëve tanë.

            Ta duash e mbrosh vendin s´është privilegj, por detyrë dhe obligim moral e nacional. Të punosh për të mirën e vendit do të thotë të punosh për vet-veten dhe gjeneratat e ardhshme! Na priftë e mbara…! I Juaji majori!

            Një sqarim që u kam mbetur borxh lexuesve dhe mbështetësve të mi!

            Shumë herë dikush ka bërë pyetje me të drejtë, përse del ky njeri me gradën major, kur s’ jam pjesë e asnjë efektivi ushtarak, dhe pas luftës jam demobilizuar me dëshirën dhe vullnetin tim. Gradën e mbaj me krenari të lartë sepse me këtë gradë më ka avancuar i ndjeri kolonel Ahmet Krasniqi, pas betejës së Loxhës, për rezultatin e treguar dhe korrjen e fitores ndaj forcave ushtarako-policore dhe paramilitare-mercenare serbe. Për këtë arsye e potencoi dhe kurrë se heq, në vënien e firmës sime pa e shkruar majori, ju lus për mirëkuptim…. Majori!

Unë do mbetem autonom në qëndrime dhe mendime në profesionin e një ushtaraku të karrierës, me gradë lufte në të cilën më avancoi kolonel Ahmet Krasniqi, më e vlefshme është kjo gradë e imja e fituar në luftë për sukseset e arritura në fronte lufte dhe e kolegut tim Jahir Hysen-Maleta, që dha provimin për major në kushte dhe rrethana të avancimit legal ushtarak, se sa e disa gjeneralëve, të cilët pa shkollë të mesme dhe pa kryerje të shërbimit ushtarak pa kurrfarë kriteresh u avancuan në grada të larta nënkolonel, kolonel e gjeneralë, po edhe të disave që janë të rregullt me akademi ushtarake muarën gradën e gjeneralit, kush ua dha në bazë të cila kriterive, qoftë suksese në luftë apo avancim i rregullt është për tu çuditur dhe ardhur keq.

Dhe krejt në fund grada e gjeneralit është e përafërt me titullin doktor shkence në shoqërinë civile, flas për doktora shkence të cilët kanë publikuar punime shkencore dhe kanë mbrojtë temën e doktoratës para një komisioni autoritativ, pa plagjiaturë, e jo per doktora shkence të cilet i kan ble titujn në shtetin amë a diku tjetër.

Në luftë ndodhë që për suksese të arritura të merr dikush gradën më të lartë gjeneral e nashta marshal e cila grade e vetme mungon deri më tani, por mund të ishte një ushtarak i shquar dhe suksesshëm e jo me dhjetëra të tillë, kjo është nonsenz e pa kuptueshme dhe e quditshme, më shumë gjenerala se ushtarë më kujtohet romani i Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” kushtuar Enver Hoxhës.

Unë nuk shiten e as blihem i tllë jamë, luftta ime në qëndrimet parimore dhe vlerësimet e drejta vazhdon, vetëm ata të cilët janë konsekvend në qëndrime dhe parime nuk dorëzohen kurr, të tjerët dështojnë, humbin-Majori

Vëni re, vëni re, guximtaret jemi ne, ne luftojmë për drejtësi, fëmijët tanë t´ken ardhmëri, guximtarët ju përshëndesin, FITORE, FITORE, FITORE-MAJORI (refreni të përsëritet dy here)

            Me këtë, përfundojnë këto shkrime! Mirë u takofshim, jo në Shqipërinë e Madhe as në ate të Vogël, e as Etnike, por në Shqipërinë Natyrale të Shqiptarëve, siç e krijoi dhe na krijoi i madhi, krijuesi i botës dhe gjithësisë, adhuruesit dhe vetëm atij i gëzohem, gjithçka që lëviz dhe merr frymë është kriju nga dëshira dhe vullneti i tij, as ska lindë e s´është i lindur, gjithëmëshirëshmit dhe falësi i mëkateve i madhërishmi Zot./ FUND

Major, Nazif Ramabaja

Suedi, 05.01.2021

Kategori
Uncategorized

Hajdutët “rilindas” me 13 paga mujore çdo muaj.

Djali i Cvetkos, “centrifuga e lavatriçes” së aferave të Lali Erit; shef në 13 “tepsi” të Bashkisë e qeverisë (13 paga mujore)

Populli në varfëri, shtetarët me afera e shumë bordero/ Edhe në Dubai, krye-sekserin Arbjan Mazniku e dërgoi Erjon Veliaj, për të qenë prezent si “çimkë” në çdo pazar që do bënin “Tigri” e Endri Fuga me bosin Muhammed El Alabbar, të cilit Babloku i ka dhuruar 100 hektarë bregdet pronë publike në Durrës, për të ndërtuar gradaçela

Shumë skandale ekonomiko-fianciare, kanë provuar se shefi që bën pazaret e pista të Bashkisë Tiranë, me oligarkët dhe me Bablokun direkt, është Erjon Veliaj; ndërsa “Mon Kukaleshi” që firmos e “pastron letrat” zyrtare është zv/kryetari Arbjan Mazniku.

Ka zëra që thonë, se djali i Cvetkos, ashtu si shefi Veliaj, nuk ka asnjë diplomë universitare, por vetëm disa certifikata kursesh 2-3 mujore; mirëpo praktika ka treguar se Mazniku i hoteleve 900 Euro nata e i banketeve të Dubait, është “Ekselent” për menaxhimin e pazareve që bën Lali Eri.

Mund ta quani shpifje, por është fakt zyrtar, që zv/kryetari Arbjan Mazniku, është kryetar e anëtar bordi, mbikëqyrës, konsulent dhe ekspert bilancesh në 18 ndërmarrje, institucione, fondacione e kompani me privatët, të bashkisë Tiranë e të qeverisë.

Në “dorën” e Maznikut, kalon aktiviteti financiar i 22 njësive adminisrative, i 17 ndërmarrjeve e 11 kompanive që ka Bashkia Tiranë, ku “siten” dhjetra pasuri, troje, licensa e afro 30 milionë Euro buxhet që i jep qeveria e 42 milionë Euro taksa lokale çdo vit.

Nuk është rastësi, që Mazniku me diplomë “Mjafti”, përveç detyrës si Zv/kryetar i Bashkisë, që firmos letrat e “kopsitura” nga Lali Eri, sidomos për leje ndërtimi, PPP, shitje e dhurim trojesh; është edhe shef në 22 “tepsi” të tjera të bashkisë e qeverisë, ku merr paga, ndonjë biletë avioni, hoteli e darka si në Dubai.

Ja disa “tepsi”, ku Arbjan Cvetko Mazniku drejton dhe mbikëqyr miliardat e pasuritë; dhe nga sa paguhet çdo muaj, përveç pagës 1.4 mlionë lekë si zv/kryetar bashkie: 

▪️– Është Drejtor Administrativ i kompanisë koncesionare “Eco Tirana” me pagë mujore 1500 Euro, ku Bashkia ka 51% aksione, ndërsa grupi mafioz “Ndraghet’a” ka 49% aksione.

▪️– Është Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, me delegim nga kryetari statutor Erjon Veliaj, ku paguhet 1000 Euro në muaj.

▪️– Është caktuar mbikëqyrës i administrim-likujdimit të kompanisë “TI-VA Sh.a” me pagë 500 Euro; shoqëri prodhim-shitje materialesh ndërtimi, ku bashkia është pronare me 51%, ndërsa 49% i ka firma italiane veroneze “Ital-Tub”.

▪️– Është caktuar administrues i përkohshëm i Ndërmarrjes Studentore Nr. 3 Tiranë, me pagesë mujore 600 Euro; qysh prej datës 15.08.2020, pas ndarjes nga jeta të ish-adminisratorit Ndue Ndoci.

▪️– Është caktuar mbikëqyrës për administrim-likujdimin e shoqërisë “SPORT KLUB FARKA me pagë mujore 300 Euro; e cila është 49% në pronësi të Bashkisë Tiranë, 31% në pronësi të Çim Fushës e 20% në pronësi të ish-kryekomunarit të PD, Fatbardh Plaku.

▪️– Është zv/kryetar i Bordit “KLUB-FUTBOLL TIRANA”, ku Bashkia është 34% pronare; si dhe mbikqyrës i deleguar administrativ prej kryetarit të Bashkisë Tiranë, me pagë mujore 700 Euro.

▪️– Është caktuar zv/kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Fondacionit Kredi-Biznes-Ndërtime “CRIMSON FINANCE FUND ALBANIA”, me pagë mujore 800 Euro, ku Bashkia-Tiranë është pronare me 25%, në ortakëri me Aleksandër Sarapuli dhe kompaninë “Aleat” të pasaportave.

▪️– Është caktuar Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “TIRANA AGRIKULTURE shpk” krijuar më 15.07.2020, në pronësi 100% të bashkisë, por ende pa pagë.

▪️– Është caktuar Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “TIRANA DC Sh.a” krijuar më 28.10.2020; me aktivitet rindërtimi tërmeti, evente kulture, import makineri, transaksione pronash etj.; në pronësi 100% të bashkisë, ende pa pagë.

▪️– Është emëruar nga kryebashkiaku Veliaj, në postin Drejtor i Projekteve të punëve publike që krediton grupi “Abui Dhabi” për Bashkinë-Tiranë; nuk dihet sa e ka pagën mujore.

▪️– Eshtë emëruar në Bordet e 4 Universiteteve Publike të Tiranës, me të drejtë vote, si përfaqësues i pushtetit lokal dhe pagë mujore nga 200 Euro tek secili.

▪️– Eshtë deleguar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, si përfaqësues-anëtar bordi në vend të tij në FSHZH, me pagë mujore 600 Euro.

Shumë skandale ekonomiko-fianciare, kanë provuar se shefi që bën pazaret e pista të Bashkisë Tiranë, me oligarkët dhe me Bablokun direkt, është Erjon Veliaj;

Ndërsa “Mon Kukaleshi” që firmos e “pastron letrat” zyrtare është zv/kryetari Arbjan Mazniku.Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kategori
Uncategorized

Vërtet këtë priste “Plaka Evropë “!? Rama : Në 3-4 vitet e ardhshme do shohim nga Turqia e Lindja e Mesme për…

I pranishëm në Korçë, në një bashkëbisedim me qytetarët, ndërsa foli edhe për tregtimin e mishit,

Rama nuk la pa shigjetuar edhe BE.Ai u shpreh se në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por shtoi se nuk “jemi të detyruar” të presim domosdoshmërish tregun e BE.

Rama theksoi se ka tregje më të mëdha në lindje, duke përmendur edhe Turqinë.“Shumë gjëra që i kemi bërë ne në këto 7 vite, duheshin bërë 17 vite më parë, dhe nuk do të ishim në këtë fazë, por nuk ka një rrugë për t’i rënë shkurt.

Madje, rruga për t’i rënë shkurt është tentuar disa herë dhe ka dalë më gjatë. Është njësoj si skemat piramidale.Ndaj na duhet një durim i madh për të kuptuar që proceset e shtetbërjes në të gjitha hallkat dhe ngritjes së zinxhirit të institucioneve, që të bëjnë punën e tyre, janë procese që kërkojnë kohën e tyre.

Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera.Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje.

Kështu që, besoj se ka shumë hapësirë, që puna juaj në këtë sektor, të jetë një revolucion.

Janë ndërtuar shembujt që tregojnë se nëse bën gjërat e duhura këtu bën sukses, si një aktor në një treg të madh. Nëse pret që shteti t’i bëjë të gjitha, nuk bën dot sukses, ka marrë fund”, tha Rama.

Kategori
Uncategorized

Tre arsye pse Edi Rama nuk ngjall më besim

Red Varaku/

Kjo qeveri ka dështuar në të gjitha drejtimet , por dështimi i saj më i madh është fakti që pas tetë vjetëve ajo ka humbur plotësisht kredibilitetin dhe nuk ngjall më asnjë besim tek qytetarët.

Studiuesit dhe hulumtuesit që merren me besimin e qytetarëve tek qeveritë tregojnë që janë tre arsyet e rrënimit të besimit të tyre.

Së pari, është mungesa e aftësisë. Kjo qeveri ka treguar një paaftësi legjendare në ushtrimin e detyrave të saj. Për shkak të paaftësisë së saj Shqipëria po izolohet nga Perëndimi dhe dyert e BE na janë përplasur në fytyrë për tetë vjet me rradhë duke na pesëfishuar kushtet për integrimin.

Për shkak të paaftësisë së saj Shqipëria dhe shqiptarët kanë humbur rolin e të qenurit faktori më i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe janë kthyer sot në anëtarë të projektit rus të Jugosllavisë së re , rrjedhimisht në vasalë defacto të Beogradit.

Ajo dëshmoi paaftësi kriminale në menaxhimin e fatkeqësisë së tërmetit dhe pandemisë . Me qindra familje ndodhen akoma në çadra dhe në shumë zona rindërtimi ende nuk ka filluar akoma pavarësisht propagandës së qeverisë. Madje, qeveria po e përdor këtë fatkeqësi jo vetëm si propagandë për të pastruar imazhin e saj të rrënuar nga përgjimet dhe denoncimet e opozitës, por gjithashtu për të vjedhur miliardat e ardhura si ndihmë nga BE për qytetarët

Ndërsa përsa i përket pandemisë qytetarët u lanë tërësisht të braktisur dhe pa asnjë ndihmë nga qeveria si në kuptimin shëndetësor ashtu dhe në kuptimin ekonomik. Me mijëra familje i përballuan vetë kostot e mjekimit , ndërsa me mijëra biznese dhe mijëra qytetarë dolën të papunë , madje të dhënat tregojnë që kjo qeveri e përdori në mënyrë krejt të pacipë edhe këtë fatkeqësi për të vjedhur tendera dhe për të bërë sërish propagandë.

Së dyti, kësaj qeverie i mungon ndjeshmëria. Ajo ka dhënë prova të mjaftueshme që është tërësisht e pandjeshme ndaj halleve të qytetarëve. Lidhjet e saj me bandat dhe kthimi i këtyre bandave në ‘institucionet’ më të rëndësishme të organizimit komunitar është tallja dhe poshtërimi më i madh që kjo qeveri i ka bërë qytetarëve shqiptarë. Përgjimet e BILD dhe së fundmi përgjimet e Ndranghetës janë një radiografi e akullt dhe e hidhur e realitetit shqiptar të sunduar prej tetë vjetësh nga kjo qeveri.

Së treti, një nga arsyet pse qytetarët nuk besojnë më është mungesa e integritetit. Integritet do të thotë të thuash atë që bën dhe të bësh atë që thua. Kjo qeveri vjen me një bilanc katastrofik dhe ka dëshmuar se nuk ka realizuar asnjë nga premtimet që bëri tetë vjet më parë. E vërteta është se ajo ka dëshmuar jo vetëm mungesë integriteti, por ka treguar se është krejt e pacipë në raport me qytetarët e saj.

Pasuria e pajustifikueshme e qeveritarëve tanë, ndërkohë që sot Shqipëria është vendi me të ardhura më të ulëta në rajon dhe rreth 500 000 shqiptarë jetojnë në kushtet e varfërisë dëshmon që qeverisemi jo nga njerëz, por nga kriminelë të pamëshirshëm .

Ndërsa, pamjet që rrodhën në mënyrë krejt rastësore dhe ‘të pafajshme’ nga restoranti luksoz i Nusretit në Dubai, ku qeveritarë të akuzuar fort nga opozita për korrupsion, shijonin biftekë ari , ndërkohë që qytetarët shqiptarë ndodheshin nën ujë dhe rrezikonin dhe atë pak pasuri që i ka mbetur, ishte më shumë se mungesë ndjeshmërie, ishte babëzi shtazarake.

Pra, paaftësia, pandjeshmëria dhe mungesa e integritetit kanë prodhuar thyerjen më të madhe të besimit tek kjo qeveri në mënyrë të pakthyeshme dhe kjo e ka tronditur nga themelet këtë kryeministër. Këto janë arsyet kryesore se pse sot kjo qeveri nuk ngjall më asnjë besim dhe këto janë arsyet kryesore se pse ky kryeministër nuk frymëzon dot më askënd, përveç Elisës.

Kategori
Uncategorized

PERSHENDETJE KOLONJA ! Shqipëria ..Juaj ..Shtepia Juaj.

Shqiperia Juaj ..Shtepia Juaj

Kolonja eshte shtepia jone.
Kolonja nuk shitet ..
Babai,nena nuk shitet .
Femija nuk shitet.
Boll me kete bande.
Ne jemi ketu.
Qe te mare denimin qe meriton kjo bande.
T’ja jepni Ju Kolonjare.

Ne kemi qene ketu do jemi ketu me Ju
Sot jemi kaq
Neser me shume
Ne te ardhmen
Shume e me shume
Sepse ne .ata ,Ju
Jemi nje
Kemi nje qellim
Nje preardhje
Nje objektiv
Te bejme
Shqiperine
Shtepia Juaj
Kolonjen
Shtepia
Juaj

Demokraci do te thote ..liri .mundesi.perkrahje.konkurim.aftesi.etj etj
Mbi te gjitha respekt
Aty ku çedon me shume respekti per njeri -tjetrin
Se bashku per te gjithe Kolonjaret dhe jo vetem
Ne duam gjithçka qe i eshte marre peng ketij qyteti
Kesaj Krahine madheshtore me tradite e histori te madhe
Te gjithe jane te hapur te mirepritur
Per cdo qellim .inisiative ,pergjegjesi
Ne duam ndryshimin ashtu sic e duan te gjithe Kolonjaret.e gjithe Shqipetaret
Ne jemi ata qe Ju kerkojme bashkepunim per kedo
Ne jemi ata qe marrim pergjegjesi delegojme pergjegjesi te hapur per permiresim permanent
Shume mendje shume ide jane me shume se Kauze
Kauza e perbashket
Kthimi ne identitet i Kolonjarit te mrekullueshem
Kthimi i Kolonjarit te mire arsimuar
Kthimini Kolonjarit te respektuar
Kthimi i vlerave historike te tij
Kthimi i Dinjitetit te shkelur sistematikish
Nga me e pamundura nga me antinjerzorja
Nga qe per turpin e tyre e quajne Rilindje
Antiteza me e perpikte e se mires .e se bukures
Antiteza e ` Rilindjes Kombetare ku korifejte e saj
E kishin vatren e tyre .,nenen e tyre .babain e tyre .motren .vellain e tyre
Korifejte e saj te vertet .Petro N.Luarasi.Faik Konica .F.Noli.P.P.Negovani..Motrat Qirjazi..Themestokli Germenjim.Sali Butka Shahin Kolonja etj etj.
Kolonja e destinuar per 30 vite nga politika e keqperdorur nga e majta ne Bashkine e saj qe se fundmi e ka kthyer ne fole bandash …por edhe pse Kolonjaret jane te detyruar per ate benefit per nje vend pune a dicka tjeter nuk e harrojne per asnje cast
Qe nje simbioze e djallit …te shpopulloje ne menyre makabre njesoj si Greku i 1914 ..Kolonjen duke keqperdorur ne menyre arrogante gjithçka …burimet njerzore qe i presionon me gjithe menyrat ..burimet natyrore ..ku gjithcka duhet te gllaberohet …me te njejtin stil banditesk si banda udheheqese per shkatrimin e gjithe Shqiperise …ku vec .pyjeve.kullotat.tokat .e resurset e pafundme spo falin me ashtu sic e thote populli kolonjar ..slane as gure e drure per be….edhe pse gjemat e bemat dalin sa e sa te tjera nenrogoz po shiten si dokumentat e hebrebjve me luften e dyte boterore..per ti shpetuar,holokaustit ….kundrejt tarifave te paracaktuara per te kenaqur etjen per pangopesi e gjak ..

Ne jemi ketu per tu cjerre masken ketyre banditeve. Ne jemi ketu per tu kthyer socialisteve partine e tyre te majte ne origjinen e saj.
Ne jemi ketu qe te bashkohemi me te gjithe Kolonjaret.

Kolonja eshte shtepia jone.
Kolonja nuk shitet ..
Babai,nena nuk shitet .
Femija nuk shitet.
Boll me kete bande.
Ne jemi ketu.
Qe te mare denimin qe meriton kjo bande.
T’ja jepni Ju Kolonjare.
Mos hezitoni per asnje cast per te miren tuaj .tonen e ne te gjithe bashke.Kolonjen tone …Zonje e rende shume e respektuar dhe e dashur me mall e krenari nga te gjithe Kolonjaret,keta e ku do ndodhen…
LSI-ja bashke me Ju …Opozita bashke me Ju ..Kolonja e gjitha bashke…

Kategori
Uncategorized

Fatos Lubonja: Në çdo shtet ka mafie, por në Shqipëri mafia ka shtetin e vet

Shqipëria një si Kalabria e viteve 60.

Prokurori italian, deklaron se ‘ne do të merremi shumë me Shqipërinë në të ardhmen, sepse atje mafia është e frikshme’.

Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, përgjimet e antimafias italiane, ku të përfshirë ishin edhe eksponentë të rëndësishëm në Shqipëri. Për analistin Lubonja, e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga mafia është të angazhohet një polici ndërkombëtare.

“Komenti im vjen pas reagimit të kryeministrit, i cili na sulmoi të gjithëve ne, sesi shtrihemi nëpër kolltuqe, dhe pas një përgjigjeje të prokurorit italian, i cili në minutën e 53 të intervistës thotë se ‘ne do të merremi shumë me Shqipërinë në të ardhmen, sepse atje mafia është e frikshme’.

Ajo që nxjerr unë konkluzion është se si shikohet Shqipëria.

Më mirë e njeh mafia se si funksionon Shqipëria, dhe këta nuk shqetësohen. Këtu ka një problem. Duke parë sa thellë ka shkuar kapja e shtetit nga mafia, kapja e ekonomisë, ndoshta e vetmja shpresë që Shqipëria të mund të çlirohet nga ky tumor i tmerrshëm do të ishte kur dëmi, llumi, të bëhet aq i madh, sa të kishte një angazhim ndërkombëtar, të policisë ndërkombëtare, se ne këtu nuk kemi polici. Policia jonë ha djathë e mish derri me mafiozët, kryeministri iu jep leje atyre për të ndërtuar gratacela. Opozita është e dobët shumë. Jemi të gjithë të pafuqishëm përpara kësaj mafie. Në cdo shtet ka mafie, por në Shqipëri mafia ka shtetin e vet.

Bisedat e tyre, planet e tyre, por edhe kontaktet e tyre, dhe analizat që ata i bëjnë situatës në Shqipëri, kur thonë është si Kalabria e viteve 60, kjo është e rëndësishme, pra mënyra si funksionojnë gjërat. Nuk është gjë e vogël që ky “Niku” ka marrë mbi 100 tendera pa konkurrim. Mjafton kjo për të hapur një proces për prishje të rregullave të konkurrencës. Kjo tregon si funksionon Shqipëria. Këta dinë shumë mirë si funksionon Shqipëria. Por ne e dimë edhe më mirë, dimë dhe hallka të tjera, që ata s’i dinë. SPAK duhet të nisë hetim”, tha Lubonja.

Më tej, Lubonja foli dhe për programin e Partisë Demokratike, të prezantuar ditën e sotme, duke thënë se PD duhet të kishte dy programe. Sipas tij, PD duhet të përfitojë nga zemërimi dhe lodhja e madhe e njerëzve me këtë qeverisje.

“Mendoj se PD duhet të kishte dy programe, i pari si të mbrojë votën, si të vijë në pushtet, cfarë të bëjë për të fituar. Si program mendoj se ka një problem, që është thelbësor, që ka të bëjë me traditën, me faktin që PD e quan veten e djathtë, premton ulje taksash, që të tërheqë votat e biznesit, dhe nga ana tjetër, i premton shtresave në nevojë, shtresave të dobëta, që zakonisht i mbron e majta, më pak varfëri, mbështetje. Teknikisht vështirë t’i bashkosh këto të dyja, se ku do i gjesh lekët. PD më shumë do të përfitonte nga një zemërim dhe një lodhje e madhe e njerëzve. Megjithëse ka shumë njerëz të pakënaqur, thonë se nuk na mbush mendjen opozita. Duhet shumë forcë për të mbrojtur votën, për të pasur njerëzit me vete. Besoj se ky programi i parë akoma nuk po duket qartë”, u shpreh analisti.

Si mund të përmirësohet ky program i parë?
Me vullnet njerëzor, me angazhim të madh, me lëvizje në terren, me njerëz që kanë. Me 8 vjet që ka Rama në pushtet, një pjesë janë lidhur me pushtetin, sepse opozita nuk të jep gjë për të ngrënë, kështu që nuk e di sa i ka dhe këta. Ndaj duhet të shkojë te populli opozita. Janë në mes, nuk i sheh të punojnë për të rritur, për të sjellë të rinj, figura që inspirojnë. Janë më normal padyshim, se Rama është çmendur fare.

Sondazhet tregojnë se PS mbetet forcë e parë në vend…

Këto sondazhet unë nuk i besoj,

Sepse po t’i kishte këto sondazhet kaq mirë Rama, nuk e ndryshonte Kodin Zgjedhor. Unë nuk kam parë sondazhe të ndershme, sepse ka një kontradiksion. Është një problem i madh që kanë këto sondazhet, sepse mediat janë të polarizuara. Për mua sondazhet janë për të manipuluar opinionin publik dhe për të justifikuar nesër vjedhjen e votës.

Kategori
Uncategorized

Presidenti Meta: Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë

Harrojeni: Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë.!

Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve!

Kreu i shtetit shton se zgjedhjet e 25 prillit do t’u kthejnë qeverisjen dhe drejtimin e vendit qytetarëve.

”Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve”,-shkruan kreu i shtetit në facebook.

Kategori
Uncategorized

Kështu i larguam forcat serbe nga Gllogjani, ky ishte prifti nga Peja që na ndihmoi: Ja çka u tha serbëve…

Major Nazif Ramabaja

NGA MAJOR NAZIF RAMABAJA

Pas atij incidenti, i cili mund të kishte pasoja të pa parashikueshme, me zgjuarsinë dhe refuzimin tim si ushtarak i karrierës, duke mos shkuar në objekt. Edhe shprehja e mllefit ë prefektit i cili shante pa ndërprerë atë oficer të ushtrisë Shqiptare, pra Dobrunën,si duket u reflektua dhe evitua rreziku pa pasoja.

Pas ofensivës së forcave serbe, të 2-4 gushtit të 1998, në Lugun e Baranit dhe depërtimit deri në fshatrat Nepole dhe Gllogjan i Pejës, për shkak të rezistencës së njësive Operative, Brigadës 131-të dhe luftëtarëve të Shtabeve Lokale të fshatrave, forcat serbe ishin detyruar të ndalojnë në këto dy fshatra.

Fshati Nepole, kishte rezistuar me shumë vendosmëri, duke shkaktuar armikut humbje në teknikë dhe njerëz, dy policë të vrarë e disa të plagosur dhe si rezultat i kësaj rezistence, agresori serb pasi plaçkiti dhe demoloi shtëpitë e fshatit, më pastaj iu vë zjarrin me bomba ndezëse iu qet flakën 38 shtëpive. Këtu ndezët dhe shkatërrohet i tëri edhe autobusi të cilin e kishte dhënë në përdorim të Brigadës për intervenim të shpejtë, Ragip Kastrati nga Raushiqi i Pejës.

Popullata civile e fshatit Gllogjan por edhe një pjesë e Nepoles u strehuan në kishën e fshatit , ku i mori në mbrojtje prifti i atij fshati Don Kelmend Spaqi, i cili e ndihmoi popullatën dhe i shpëtoi nga më e keqja gjatë ofensivës së forcave serbe 2-4 gusht 1998 në Luginën e Baranit.

Pa marrë parasysh se fshatarët kishin mbrojtjen e njeriut të Zotit, forcat serbe, maltretuan popullatën civile brenda përbrenda kishës, janë dëgjuar britmat dhe kukamat shumë largë, të cilat ishin zë i femrave. Në këtë fshat, agresori serb, i plaçkit dhe demolon 4-5 shtëpi. Më së keqi kishte pësuar shtëpia e Mhill Berishës, në të cilën Komanda e Brigadës 131-të, kishte pasur takime dhe tubime me shtabin lokal, në të cilat kishte marrë pjesë edhe Ramush Haradinaj në fillim të ardhjes dhe vendosjes e brigadës në shkollë të Baranit më 12 korrik 1998, duke theksuar se tash jemi më të sigurtë, pasi kanë ardhur eprorët ushtarakë, të cilët janë mjeshtër të zanatit të vet.

Prifti i fshatit, Don Kelmend Spaqi, nga Gllogjani i Pejës, kishte ndihmuar edhe njësitet operative duke iu dhënë një informatë të ekzagjeruar forcave serbe. Gjatë qëndrimit në fshat dhe kishë të fshatit, forcat serbe, kishin lansuar informator në brendësi të Baranit për të marrë informata, posaçërisht për njësitet e rregullta operative, mirëpo ne me zhvillimin e sistemit zbulim dhe kundërzbulim, në Brigadë, kemi zbuluar këtë taktikë serbe, ndaluam dhe kapëm disa të tillë, por që një e liruam duke i dhënë detyrë shtesë. E përgatitem për ti informuar forcat serbe se këtu janë njësitet e rregullta operative të UÇK-së mirë të organizuar me eprorë karriere të cilët kanë kryer shkollat ushtarake, akademitë, në territorin e “ Ish Jugosllavisë” dhe numri i tyre me ushtarë kalon shifrën mbi 3000 veta.

Këtë informacion ua konfirmon edhe prifti para forcave serbe në kishë të Gllogjanit. Forcat serbe pas kësaj, përgatiten të tërhiqen sepse e vlerësojnë se numerikisht janë në disavantazh, dhe për këtë munden të dalin humbës të betejës.

Kështu edhe ndodhi, ata, pra forcat serbe u tërhoqën dhe ne rikthyem pozicionet tona të cilat ishin përkohësisht të humbura, duke i vënë prape nën kontrollin tonë.

Këtë taktikë, e përdora bazuar në strategun Luftarak Sun Tzu, një gjeneral filozof kinez i cili kishte jetuar 544 vite para Krishtit dhe i cili kishte hartuar një doktrinë ushtarake në librin e tij të famshëm “Arti i luftës”, të cilin e kam përpunuar dhe studiuar me vëmendje, vite të tëra, e që më hyri në punë në këtë ofensivë.

Njësitet tona të rregullta operative Brigada 131, dhe luftëtarët e fshatrave të shtabeve lokale kishin blokuar aksin rrugor që shpie prej Nepoles-Gllogjanit për në Baran tek kodra e fshatit Kosuriq në mënyrë që të asgjësohen mjetet luftarake, tanket, autoblindat dhe makineria vrastare përcjellëse.

Luftëtarët e të dy grupeve kishin qëndruar në front për 24 orë të uritur dhe etur, sepse përgatitja e ushqimit, furnizimi dhe transportimi ishte çrregulluar për shkak të zhvillimeve luftarake si pasojë e ofensivës serbe. Bashke me ushtarë në vijën e parë të Frontit kishin qëndruar eprorët: Musa Draga, komandant i batalionit të dytë dhe Esat Ademaj, komandant i Batalionit të tretë me ndërrime të herë pas herëshme.

Pas një kohe, vet i vizitova ata luftëtar trima dhe komandanta të zellshëm në vijën e parë të frontit, duke u sjellur bukë e djathë, të cilin ushqim e prisnin me padurim (s’po them gjath se ne Gjilanasit kështu e shqiptojmë këtë falë, “Gjali i Gilanit han gjath me gjishta”).

Morali i ushtarëve u ngrit edhe më lartë dhe ishin tejet të gëzuar për vizitën që ua bëra, duke shkuar te çdo ushtarë në istikamë, duke biseduar me secilin veç e veç. Ishte një ndjenjë e veçantë sa të vendosur ishin ushtarët trima luftëtar lirie, për ta mbrojtur Lugun e Baranit dhe këtë pjesë të Rrafshit të Dukagjinit.null

Si taktikë përcjellëse kishim zgjedhur heshtje të plotë pa shtënje armësh edhe pse kishim mundësi t’i asgjësonim disa që lëviznin aty këtu, por që ne zbulonim pozicionin tonë dhe pastaj pasonin granatimet. Mirëpo plani ishte se nëse forcat serbe vazhdojnë lëvizjet në aksim Rrugor Gllogjan-Kosuriq, në momentin e afrimit 20 m nga pozicionet tona, ushtarët tanë kishin për detyrë ta asgjësojnë mjetin e parë qoftë autoblindë, apo tank me murtaja të krahut, Zola dhe Osa, të bllokohet kolona, e pastaj të pranohet lufta për së afërmi deri te asgjësimi i plotë i forcave serbe.

Ne ishim në epërsi strategjike dhe taktike, armiku iu frikësua ndërmarrjes së asaj avanture dhe një lëvizje apo sulm i tillë nuk ndodhi. Më mirë që s´ndodhi shpëtuan ata shpëtuam ne, por më e rëndësishmja është që shpëtoi popullata civile prej një masakre të mundshme.

Forcat serbe u detyruan të largohen nga Gllogjani dhe Nepola, ndërsa ne rimorëm pozicionet e mëparshme, pa pasur humbje në ushtarë dhe teknikë luftarake duke u kujdesur për popullatën civile që mos të bëhej ndonjë masakër ndaj tyre, duke qenë i kujdesshëm në mbledhjen e informatave, reagimit profesional ushtarak në zbatimin e strategjisë dhe taktikave të gjeneralit ushtarak dhe fillozofit, Sun Tzu-s, Clauzeëitzi kines i njohur për veprën e lën pas: “Arti Luftarak” e cila taktikë u përdor në këtë rast si në raste të veçanta dhe përafërsisht të njëjta.

Strategjinë ushtarake të Sun Tzu-s edhe sot e zbatojnë aleanca të ndryshme ushtarake si NATO-pakti, ka përdorë edhe “Pakti i Varshavës, agjencionet sekrete të sigurisë si CIA, KGB dhe organizatat civile dhe firma gjigante ekonomike me renome Botërore.l

Në anën e majt të lumit Bistrica pata vendosur ushtarin më luftarak dhe të përgatitur mirë, i cili kishte marrë pjesë në betejën e Loxhës, ku ishte plagosur, Sinan Shala, me disa ushtarë të cilët kishin për detyrë ta mbrojnë depërtimin e forcave serbe posaçërisht mjeteve të blinduara, autoblindat dhe tanket, t´ju pamundësohet vazhdimi nga Nepolja në drejtim të fshatit Llugagji e posaqërisht të mos lejohet kalimi i urës për të dalur në anën e majtë të Bistricës që të rrezikohet Jabllanica tash Shqiponja. Edhe pse ky fshat s´íshte në zonën time përgjegjëse, unë vlerësova se ishte pozicion strategjik vurja e ushtarit Shala me pushkomitraloz dhe murtaja krahu me grupin e tij.

Kategori
Uncategorized

Heronjë, Luftëtarë Të Gjallë Dhe Mirënjohje Për Shqiptarët!

Takim në SH “Nanë Tereza” në Prishtinë me 5 janar 2004, nga e majta z, Mark Nikaj, major Nazif Ramabaja dhe Zef Shala, koordinatorët e Shoqatës

QENDRA STËRVITORE USHTARAKE KOLSH (QUK), TENTIMI I RIMARRJES SË QUK NGA KUDUSI LAME DHE SEKSERËT E TIJ, LUM HAXHIU & KADRI KRYEZIU! (9)

Shkruan: Major Nazif Ramabaja

Rrustem Shala, Logjistikë- Baran, Xhemë Shala, logjistikë, Baran.

Sinan Shala, përgjegjës për siguri të Komandantit të Brigadës 131-të, i plagosur i Betejës së Loxhës, ngritës i flamurit për herë të parë në kazermën ”Adrian Krasniqi”, në Baran, më 17 korrik 1998, pjesëmarrës i Koshares.

Bekë Osmanaj, Brigada 134-Koshare.

Nikë Krasniqi, Koordinator ndërmjet subjekteve politike, ndihmues moral i luftës me kontakte të vazhdueshme me komandantin e Brigadës 131-Baran, të cilit i meti besnik gjatë dhe pas luftës si dhe institucioneve shtetërore, një falënderim i veçantë për Nikë Krasniqin nga Nepolja.

Gjon Mark Krasniqi, dhurues i veturës Patrol, për nevoja të Brigadës 131-të. 

Asim Lokaj, kartograf dhe vëzhgues i Brigadës 131-të, përgjues i komandave përmes motorolës, të cilën ia pata konfiskuar, inspektorit të policisë, i cili kishte të kryer Akademin Ushtarake, Srgjan Peroviq, si trofe lufte nga Beteja e Loxhës.

Ramiz Muriqi, themelues i shtabit në Rugovë-Mamuras.

Skender Rexhahmetaj, përgatitja e terrenit në Kosovë, për pranim pas hyrjes së Njësive Operative Brigadave 134 dhe 131, komandant Batalioni Koshare.

Rrustem Bruçi, Gjykata ushtarake, i rënë në fushën e nderit në Loxhë, Sylë Bruçi, mjek, ndihmë ushtarëve dhe komandant në Brigadën 131, kur iu kishte dehidruar trupi nga aktivitetet e stërzgjatura dhe të pa ndalshme.

Lumni Surdulli, Komandant Batalioni, Brigada134, i rënë në fushën e nderit Loxhë.

Enver Alaj, i rënë në Loxhë në fushën e nderit, një ndër ushtarët më guximtarë dhe i etur për aksione luftarake. Trimëria e tij u bë udhërrëfyes për ushtarët tjerë.

Faruk Xhemaili, i plagosur rëndë, 6 plagë, në pjesët e poshtme të trupit, këmbë dhe kofshë në Betejën e Loxhës.

Hasan Zemaj, veprimtar, Forumi Rinor i LDK-së.

Rexhë Osaj, Logjistikë, Brigada 134, dhe njësitet operative, furnizues me ushqim dhe materiale luftarake i cili udhëtonte deri në Malishevë e anasjelltas për t´ju sjellur ushtarëve zarzavate.  I vrarë pabesisht, pas luftës në Dashinovc, nga bandat e Idriz Balës ”Togeri”.

Skender Çeku, Beteja e Loxhës, luftëtar i dalluar me trrimërinë e tij ngriti moralin ushtarak referues pas Betejës së Loxhës, në komandën e brigadës 131-të Baran te komandanti i kësaj brigade.

Gani Gjukaj, Strellc-Koshare, Xhemë Berisha, Shemsije Shala (Shema), e cilau përkujdes për ushqimin e luftëtarëve në betejën e Loxhës, sbashku me vëllaun Kapllanin dhe Binak Morinën e Agim Shalën nga Duboviku, Fehmi Berisha, Ramiz Berisha, komandant i shtabi lokal, Dritan Gashi, Alush Gjoci-rashiq i vrarë në Rugovë të Hasit, Valon Gashi, Buqan i vrarë në Rugovë të Hasit, Adem Ukëhaxhaj përgaditës i terrenit për njësi operative.

 Imer Ahmetaj, komandant Batalioni Brigade, 134-të Prapaqan, Hajdar- Hari Bajraktari, kontrubues për çështje ushtarake,urë lidhëse për informimin e tërheqjes së njisiteve operative, ndërmjet  komandantit, Tahir Zemaj dhe Richard Hollbrooke, Rrustem Geci, ndihmues i luftës, Qaush Shala, Mustafë Krasniqi, Esat Ademaj, komandant  Bataljoni III-të, dhe zëvendës komandant  i Brigadës 131-të Loxhë-Kolsh, Astrit Ademaj,brigada 131-të luftëtar i dalluar në Jasiq mbrojtja e Junikut dhe Koshare, Fak Sefaj, ndihmë të ikurve, nga zonat e luftës lëshoi shtëpinë për familjet e të plagosurve siq ishte, një nënë e plagosur, nga bombardimet dhe granatimet serbe, me dy fëmijët e saj, nga Dobërdoli tash Lugmiri Hyra……., nënë e një komandanti të Koshares, i cili se pa të arsyeshme pas luftës ta vizitojë këtë familje, në shenjë falenderimi dhe respekti që treguan ata, për kujdesjen ndaj nënës së tij dhe ta sheh me sy të vet se ku ëhtë mjekuar dhe trajtuar plagët e nënës, gjatë luftës, kësaj radhe do e kursej s´do ja permendi emrin, por ai e di vet për kë bëhet fjalë…!

Zymer Sefaj, vozitës i Komandantit të Brigadës 131 dhe siguri personale i cili u mobilizua nga dita e parë e arritjes së Brigadës në Lug të Baranit. Si vozitës duke dhënë në përdorim për nevoja të Brigadës Kombin me vlerë 25.000DM, si dhe vëllëzërit Sylë e Maxhun Sefaj, të cilët e ndihmuan luftën me furnizim armatimi, mjete transportuese, mjete materiale e Para, në shumë, mbi 42.000DM, duke i llogaritur edhe dy kombibusat.

Sadri Vishaj, i rënë në Bogiqe, gjatë vëzhgimit së bashku me shpetim Bobin dhe Xhevat Sejfijajn këta dy të fundit shpallen dëshmorë nga organizata e veteranëve të luftës së UCK-së, ndërsa Sadriu anashkalohet,pse kush po i ndajka dëshmorët?, Rifat Morina, pranë shtabit të brigadës 131-të, Baran nga Loxha ish ushtar i imi nga Ajdovqina e Sllovenisë.  Pasi ka dëgjuar për emrin tim pas Betejës së Loxhës, ka ardhur dhe është mobilizuar në Brigadë e kam marë për punë shtabore.

 Farush Thaçi, përgjegjës për artileri-brigada 134-të, Loxhë-Koshare, Gjon Krasniqi, Hysen Krasniqi, Agim Krasniqi-dhurues i kompjuterit dhe pompes së benzinës për nevoja të brigadës 131-të ushtar imi nga Ajdovshqina, Resmije Ademaj, infermiere,Loxhë, Dr.Shehrije Sadrijaj, mjeke Prapaqan, Bashkim Bala, Brigada ”Mërgimi”i vrarë pas luften në Dashinovc nga Idriz Gashi ”Togeri”, Sadik Musa, Brigada ”Mërgimi”i vrarë pas lufte në Dashinovc nga bandat e Idriz Gashi ”Togeri” Burim Gashi-përgjegjes sigurie, Gani Gjukaj, Brigada 134 nga Strellci i ulët, Agim Osdautaj, Rashit Mustafa-Karadaki br. ”Skenderbeu”, Faton Krasniqi, Agim Zeneli.

Sebahate Tolaj, përgjegjëse për logjistikë për njësitet operative, Kosovë-Koshare.

Shpend Shala qendra stërvitore ushtarake Babinë dhe shoqërues i kolonelit nëpër takime komunash në Kosovë, Zyrën amerikane dhe tubime në Zvicër, Fadil Haderxhonaj, Komandant Bataljoni Brigada 134-dhe pas formimit të brigadës ”Mërgimi” në Mamuras nga kolonel Tahir Zemaj, Fadili emërohet komandant i brigadës 134 në Koshare, e jo Salih Cekaj-pse, dokumenti i emrimit lëshuar nga Halil bicaj egziston në arkivën e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës (FARK)???Loxhë-Koshare.

Sadri Selca, shef i zbulimit dhe kundërzbulimit-Baran-Babinë.

Izet Beqiraj, skuadërkomandant pjestar i frontit të Koshares, Ali Ivaja-Koshare, Luigj Imeri-shtabi i repartit Kolsh mbrojtja nga afër nga armët e ftohta dhe ato të zjarrit siguria personale gjatë stërvitjeve, Halil Ahmeti-Kolsh, Haxhi Krasniqi-skuadër-Kolsh, Ibrahim Gashi, veprimtar dhe i burgosur politik, Musa Dragaj komandant Batalioni, 2 Brigada 131-të, Shaban Dragaj, Brigada 134, Naim Krasniqi, Magjun Hysenaj, Lah Zhuti, Abedin Rrustemaj, Komandant  Kompanie-Kolsh, trajnues i ushtarëve sipas planprogramit intenziv për aftësimin e tyre trejavor, Bajram Stojkaj, komandant batalioni Brigada 134-Loxhë, Besim Gashi, komandant i policisë ushtarake në br 131-të Baran-Loxhë, Demë Gashi, komandant i shtabit lokal Baran, Esat Berisha, Naim Hysenaj, kontribues mbishkrimi në kazermn ”Adrian Krasniqi”, Isuf Hakla, komandant i policisë ushtarake brigada 134 dhe pjesëmarrës në frontin e Koshares, i vrarë pas luften në një atentat sbashku me Sebahate Tolajn më 24 nëntor 2003 në deturë pjesëtar të shërbimit policor të Kosovës, Sadik Muriçi, Ismet Çeku, njësitet guerile 1991, bashk me Salih Çekajn, Brigada 134, Petrit lokaj, Agim Zeneli nga Këpuzi, Shefqet Gjoci, Qazim Gashi, Mujë Dervishaj, Gjelil Krasniqi, Gazmend Gjoci, Elmi Krasniqi, Arsim Hysenaj, Arianit Krasniqi, Ahmet Isufi, Ahmet Thaçi, Shyqeri Spahiu-logjistikë pranë MB,  Ramë Idrizaj, Vesel Muriqi, Selver Nuhiu ndërlidhës anëtar i këshillit koordinues për Zvicer që nga formimi i tij, Armend Agolli-doki ndihmë të plagosurve në fronntin e Koshares spitali ushtarak, Agron Salihaj, Albert Hyseni, Bekim Krasniqi, Gani Morina, Gjemë Dervishaj, Imer Gashi, Halil Margataj, Musa Rexha- Logjistikë zyra e Qeverisë, Nazmi Musa-Komandant i MT për Kamenicë, Gjilan, Viti, Novobërdë , Mujë Berisha, Nazmi Gashi- vëzhgues, Ragip Kastrati, i cili mobilizoi autobusin gjatë intervenimit të Brigadës për mbrojtjen e Nepoles, në sulmin e forcave serbe të 2-4 gushtit 1998, i cili iu shkatërrua nga forcat serbe,iu dogj i tëri, dhe u bë shkrum e hi. 

Ramadan Gashi, përgjegjes për Skuadrën e Minahedhësve 60-80mm, Sadik Krasniqi, Tal Ibrahim Krasniqi-mobilizoi veturën mercedes 240, Osman Jasiqi, i cili na strehoi në shtëpinë e vet gjatë hyrjes dhe përfundimit të fazës së dytë sipas urdhërit operacional të marrur nga kolonel Ahmet Krasniqi, Halil Rexhahmetaj, Enver Cakolli, Bejtush Maliqi, Binak Rexha, skuadërkomandant Kolsh-Koshare, Dr. Ryve Loshaj, kryeshefe e Spitalit Ushtarak në Rashiq, Agim Zeneli nga Këpuzi, Nezir Gashi, i persekutuari politik i ”Goli Otokut“ komandant i shtabit lokal Graboc, dhe të gjithë komandantët e shtabeve lokale të fshatrave në zonën përgjegjëse të brigadës 131-të.

               Rashiq, Kryshec, Turjakë, Kodradiq, Raushiq, Loxhë, Graboc, Lugmir, Baran i Epërm, Baran i ulët,  Qallopek, Kosuriq, Llugagji, Buqan, Kamenicë, Gllogjan i Pejës, Nepole, Këpuz, Qeskovë dhe Bokshiq, Jabllanicë e Leshanit, shtabi lokal ”Iliria” Sverkë, ”Bota sot” Prishtinë, Zürich dhe Neë York, SHH ”Nanë Tereza” Prishtinë”.        

            Me mirënjohje u nderuan edhe pjesëtarët e Brigadës “Mërgimi” dhe pjesëmarrësit në homazhe dhe në Akademinë përkujtimore për kolonel Tahir Zemajn, mbajtur në Prishtinë më 4 janar 2004, nën Patronazhin e Presidentit Ibrahim Rugova.

            Burhan Jahiu, njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt dhe më të besueshëm të kolonel Tahir Zemaj i cili i qëndroi afër dhe e përcolli në çdo takim mbrenda e jashtë Kosove, Astrit Zemaj, nipi i kolonelit Tahir Zemaj pjesëtar i brigadës ”Mërgimi” dhe përcjellës i kolonelit, por edhe i imi posaqërisht me rastin e varrimit të Presidentit Rugova s´bashku me ushtarin Mustafë Shalën, Valdet Sinanaj, Enver Kurtulaj, Mustafë Shala, Cufë Kurtulaj, Zenun Lulaj, Imer Elezaj, Muahmet Bruçi, Avdyl Bruçi, Reshat Beqiraj, Muhamet Sadikaj, Hamit Binakaj, Bashkim Tahiraj, Arben Shala, Vëllaznim Nitaj, Elez Bacaj,  Ardian Baraj, Bekim Rabushaj, Sanush Hylaj, Nebih Binakaj, Demë Shala, Bekim Berisha, Mehdi Berisha, Riad Shala, Islam Tetaj, Sadik Berisha, Petrit Bajraj, Sami Berisha, Valdet Dukaj, Enver Kapitaj, Fatmir Hasanmetaj, Rasim Bojkaj, Astrit Shabanhaxhaj, Besnik Çekaj, Shpend Kurmehaj, ismet Gërvalla, Sajmir Idrizaj, Selman Gecaj,  Brahim Berisha, Ahmet Kapitaj, Agim Bajramaj, Elbasan Ukaj, Halit Shala, Gon Ukaj, Fehmi Shala, Azem Ukaj, dhe Fatmir Zekaj.

Majori Nazif Ramabaja i dha mirënjohje SHH “NanëTereza“, për kontributin e dhënë gjatë luftës.

            Ndihmat që solli SHH “Nanë Tereza” gjatë luftës, ishin të një rëndësie të veçantë për banorët dhe për njësitë operative, në atë gjendje shtetrrethim dhe lufte.    

            Kjo vizitë është bërë të nesërmen pas mbajtjes së akademisë përkujtimore për, kolonel Tahir Zemajn, mbajtur nën patronazhin e presidentit Rugova. 

            Këtë vizitë e bëra bashkë me bashkëpunëtorët tim për diasporë, Mhill dhe Rrok Berishën, shef i informimit i njësive operative në Lugun e Baranit-Baran brigada 131-të, të cilëve u ndamë mirënjohje për kontributin e dhënë për popullatën e Lugut të Baranit dhe për njësitet operative gjatë kohës së luftës.

            Nikoqir të këtij takimi ishin koordinatorët e kësaj shoqate, Mark Nikaj dhe Zef Shala të cilëve u shpreha falenderimin e veqantë për ndihmesën e kësaj shoqate dhe anëtarëve të saj duke ju bërë të ditur se këto ndihma kishin një rëndësi të veçantë për banorët e Lugut të Baranit dhe njësitet operative, në atë gjendje shtetrrethimi.  

            Ndërkaq, koordinatorët e shoqatës në fjalë, z. Mark Nikaj dhe z. Zef Shala, më njoftuan se në atë kohë lufte ishin shpërndarë mbi 430 konvoje me ushqime, veshmbathje, batanije, sfunxherë etj.

            Siç u shprehën ata, së paku çdo konvoj ka pasur mbi 200 tonë mallë. Në vazhdim, u njoftuam prej tyre se, gjatë luftës, janë vrarë mbi 245 anëtarë të kësaj shoqate, kurse 40 sish, janë zhdukur. Ata, po ashtu, bënë të ditur se shoqata ka pasur edhe 96 ambulanca, nga të cilat janë furnizuar me medikamente të gjitha spitalet ushtarake në Kosovë.

Për këtë ngjarje më 7 janar kishte raportuar në Media gazetari Nazmi Lukaj.

Kategori
Uncategorized

Michael Gahler /. Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane.

Nga Michael Gahler /. Koordinator për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Evropian.

Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane as duke mohuar këto kushte , as duke bërë keq ndihmën e BE – së , as duke bërë marrëveshje me shtetet e palëve të treta të cilat shkelin ligjin e BE – së .

Për ata miq të FB – së që interesohen për zhvillimet në Shqipëri : Kur behet fjale per detyrimet qe Shqiperia duhet te kryeje para fillimit te negociatave te pranimit , miqte e nje Shqiperie Europiane , nuk duhet te frustrohen shume dhe per shume kohe nga ata qe duhet te dorezojne –

▪️kjo eshte qeveria !

Dihen konkluzionet përkatëse të Këshillit , dihen rekomandimet e Komisionit të Venecias , dihet teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 për reformën zgjedhore !

Kjo e fundit është dhunuar ndërkohë që nuk ka pak ose aspak përparim me shumë kushte :

▪️ligji për mediat nuk është përshtatur ; ▪️zyrtarët e lartë të përfshirë në manipulimin e votave janë shprehur në prokurorinë ;

▪️zyrtarë qeveritarë dhe ish – magjistratë gjyqësor të përfshirë në korrupsion gjithashtu .

▪️Pastrimi i parave mbetet një shqetësim i padressuar siç tregojnë edhe skandalet e fundit .

▪️Kushtetutshmëria e zgjedhjeve lokale 2019 nuk është pastruar .

▪️Formimi i organeve të reja të gjyqësorit po avancon ngadalë .

▪️Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane as duke mohuar këto kushte , as duke bërë keq ndihmën e BE – së , as duke bërë marrëveshje me shtetet e palëve të treta të cilat shkelin ligjin e BE – së . Këto janë çështjet që kam ngritur dhe do të vazhdoj të ngre për hir të marrjes së vendit në mënyrë të besueshme në një pistë operative të pranimit

By Michael Gahler /

The government in Tirana should not provoke the friends of European Albania, neither by denying these conditions, nor by misusing EU assistance, nor by making agreements with third-party states that violate EU law.

For those friends of FB who are interested in the developments in Albania: When it comes to the obligations that Albania must perform before the start of accession negotiations, the friends of a European Albania, should not be too frustrated and for too long by those who should to deliver –

▪️this is the government!

The relevant conclusions of the Council are known, the recommendations of the Venice Commission are known, the text and the spirit of the agreement of June 5, 2020 on electoral reform are known!

The latter has been violated while there is little or no progress on many conditions:

▪️the media law has not been adapted; Esenior officials involved in vote rigging have spoken out in the prosecution;

Government officials and former judicial magistrates also involved in corruption.

.Money laundering remains an unresolved concern as recent scandals show.

.The constitutionality of the 2019 local elections has not been clarified.

ImiThe formation of new judiciary bodies is progressing slowly.

.The government in Tirana should not provoke the friends of European Albania either by denying these conditions, or by mishandling EU assistance, or by making agreements with third-party states that violate EU law. These are the issues I have raised and will continue to raise for the sake of reliably taking the seat on an operational admission runway

Kategori
Uncategorized

Per te qeshur dhe per te qare !

Nga Naim Hajdari

Tema me qesharake eshte
Leskoviku para dhe pas zhvillimit te bujshem me mijera e mijera qytetare Leskoviqare me udheheqesit e ndritur te Partise Socialiste …..me falni ju lutem me me me me …..

▪️ore po ky me zyze kush eshte !?? Se po me habit !? Disa ngrehin supet ne shenje se nuk e njohim !? Ose qeshin, ata qe e njohin e presin te veshe ndonje fustan dhe mbajne koken nga dera se mos vjen Bes Sallaku …,e nja dy a tre , nja dy a tre them se Leskoviku i madh i Jani Vretos ka mbetur jetim po edhe ata e ato pak qe kane mbetur perpiqen te ruajne …qytetarine e lashte e krenare te vet ketij vendi ..Te Zylftar Podes e Faik Konices por qe Melesini i vrenjtur i veshtron me pezmatim dhe me keqardhje duke u menduar mundimshem e pyetur gjithkend …Ku jane .!?

▪️Ku jane Burrat ..Grate madheshtore ashtu sic e thote edhe kenga , po mire vazhdon te pyese ne heshtje ! ? Po te rinj !! Femije !! Qe luajne hareshem ,e kacaviren vreshtave me rrush si kenga e kanarinave ne pranvere ….mendueshem i kthen kete pergjigje vetvetes nisur nga ajo qe shikon e ka pare qe kur eshte krijuar bota ne dallge te qeta e te furishme e qe smundi ta lekunde asnjehere riperteritjen e ketij Qyteti historik me burra .gra e femije te mrekullueshem e te harreshem ..E per keta femije ka menduar vizita e ``` Krye rilindasit kolanjar ``` e 'mo ky ky me syze qe te gjithe Ju qe u habitet dhe prisnit te vishte fustan dhe qe tu bente per te qeshur per tu hequr sadopak trishtimin qe ju ka mbuluar keto kohe dhe qe me se miri e shpreh dhe Melesini i lashte ......ky po po ky me zyze ....eshte Kryetari i Komitetit Ekzekutiv Kolonje ....edhe Kryetari i Rilindjes Kolonje po per arsye modeste sot ne kete takim eshte per tjeter qellim qe ju te nderuar te mos e keqkuptoni se eshte per fushate elektorale se ju ate thoni vetem shyqyr qe erdhen Zgjedhjet dhe filluan minjte te levizin sepse ata dhe vetem ata e ndjejne te paret kur Anija po mbytet ..apo seshte keshtu ..dhe per te vazhduar ate panorame brilante qe po shohim ..

ky mo po po ky me syze cfare pune ben tamam ky mo !? Kryetar i Komiteti Ekzekutiv !! Eeeee .....po me duket i madhi i ``Rivdekjes ``` o me falni se kete e dini te gjithe Ju Kolonjaret e sidomos Leskoviqaret ...ky mo po ia themi sic i pelqen vetem ketij e disa larove qe i vijne pas e pa mend ne koke ......se sot ska ardhur per fushate …ka ardhur si Drejtor i deleguar i Drejtorise arsimore per te diskutuar .,te jape dhe te marr nga keto ..arritjet dhe sukseset nga fitorja ne fitore …Ne simpozium u trajtuan tema interesante …qe u perfaqesuan nga te gjitha punonjeset e arsimit per zonen e Leskovikut ..ne takimin me mbreslenes ku nje pjese e madhe ishin te mirepritura nga takimi frytdhenes …..Prinder – mesues – dhe delegate te perfaqesuar nga vete Drejtuesi i Zyres arsimore ne kete rast ky mo ky me syze .,,

Ore po ky eshte Çucka mo ia pret dikush …mo po çthua !? Cpune ka ky mo ky me syze ne takimin mesues- prinder ..nxenes ska ?edhe prinderit jane prinderit e mesueseve ..emo nja tre a kater cope me gjithe prinderit e tek tuk ndonje nga keta qe kane ne pune ashtu tip fillorojci si Deda po ohu ..si i katandisi Rilindja keta asgje smbaj mend ..thote i perlotur nje plak qe degjon biseden ….jo mo xhaxhi eshte takim madheshtor i PS ….cme can koken ..une kam 30 vjet me PS ...epo jane keta Rilindasit ia preu dikush ...po nga qe ishin gjithsej tete e pakush e tha edhe ky i PS -se po sishte ne takim sepse ishte vertet i PS dhe pastaj sishte as prinder i asnje nga mesueset qe ishte ne takim ...dhe ashtu vazhdoi ...do shkojme te pime nje kafe ...sa te zhduken keta te Rilindjes me gjithe kete me syze ,.e mo po po ky me syze ...I PS-se mo ...me pune Kryetar Komiteti ,,, Kryetar PS je -c``ja fut kot me thote plaku i PS - se i Rivdekjes thuaj ....e e ja priti tjetri po edhe Drejtor i Arsimit .....eeeee po kete thuaj qe kish takim me arsimtaret po prinderit cdeshen !?

Po ketu s`kan mbetur as femije ….nje femije kane caktuar per 4 -mesuese …mesueset e shkreta c’heqin per ate rroge … E po pastaj …..ky mo ky me syze po po ky e po si i thone Çucka i Noc rrokut …do vije dhe here te tjera ..po si Drejtor i Policise jo per fushate po per krimin e organizuar …po hidhen para te pista per kulla ne Lashove …dhe do ti hetoje personalisht….po po sa detyra paska bre …..epo ka none te madhe dhe i ben te gjitha ….merret me pune ky e jo si tjeret vetem me fushata ….

Kategori
Uncategorized

Dita e kujteses te viktimave te Holokaustit.


Miq, sot njerezit e lire ne mbare boten perulen me nderim te thelle para kujtimit te mbi gjashte milione viktima hebrenj, te cilet per shkak te etnise dhe besimit te tyre u grine nga nazistet dhe bashkpuntoret e tyre ne plojen me mizore qe Europa ka njohur ne kohra.

Ne shqiptaret kemi dy arsye madhore per te kujtuar dhe nderuar me shume se sa çdo komb tjeter viktimat e Hollokaustit.

Se pari, ne vitet e gjahut me te eger te nazisteve dhe bashkepuntorve te tyre kunder hebrenjve, Mbreti Zog por edhe qeverite shqiptare te viteve te luftes, qytetaret e thjeshte shqiptar bene gjithçka kishin ne dore per shpetimin e hebrenjve nga gjahtaret e tyre xhelat duke na lene keshtu nje trashegimi qe ben dhe do te bej krenar çdo shqiptar.

Se dyti, pas hebrejve ne jemi kombi i cili qe nga mesi i shekullit 19-te gjer ne fundin e viteve 90 te shekullit qe kaloi perjetuam barbari dhe genocide e krime monstruoze kunder njerezimit nga te huaj dhe rregjimi komunist i Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore, te cilat njelloj si ploja naziste qe synonte shfarosjen e hebrejve kishin si qellim spastrimin etnik dhe zhdukjen e shqiptareve.

Nderim kujtimit te viktimave te Hollokaustit dhe te gjithe atyre qe per shkak te etnise, rraces, besimit fetar, bindjeve politike humben ne kohra jeten e tyre! sb

Kategori
Uncategorized

Parimet jo premtimet, japin shpresen e ndryshimit!

2 marsi i vitit te kaluar tregoi qe populli i mbeshtet parimet dhe njeriun qe lufton per to pa asnje ekuivok!

Parimet jane ato qe mund te ndryshojne gjendjen e mjere ku ndodhet sot demokracia dhe ekonomia.

Ku ndodhet sot Shqiperia!

Mungesa e qeverisjes ne baze te parimeve dhe ligjit kane bere qe qytetaret te zhgenjehen dhe çdo shkelje e ligjit dhe Kushtetute te duket mese normale. Parimet. Rilindja, i ka zevendesuar me arrogancen, korrupsionin, tenderat “sekrete”, me te “fortet” e bandave kriminale qe manipulojne voten dhe kercenojne votuesin.

Motojo e Rilindjes eshte me mire nje bandit, se nje parim demokratik.

Mungesa e parimeve ka bere qe Rinia, shtresa e mesme dhe nje pjese e mire e fuqise se kualifikuar per pune te largohet nga vendi, duke e varferuar ate jo vetem ekonomikisht por edhe intelektualisht.

Mungesa e parimeve ka bere qe çdo skandal te shuhet nga nje skandal qe e pason ate duke qene edhe me i madh.

Mungesa e parimeve nuk e zhvillon dot vendin dhe ben te normalizohet korrupsioni, te behet jetesor krimi i organizuar, ku ne mungese te parimeve palaçot politike as nuk skuqen as nuk zverdhet kur nderrojne partite apo krahet si filxhanet e kafeve. Pikerisht mungesa e parimeve ben qe mediat te blihen e te nderrojne vijen editoriale sipas koncensionit te radhes, lejes se ndertimit qe po pret apo tenderit te premtuar.

Mungesa e parimeve sjell ate qe ne shoqeri vleresohen “birat e kurvave” dhe qesendisen te vertetet. Ata qe nuk shiten apo blihen.

Mungesa e parimeve ka bere qe te rinjte te largohen nga vendi se kane dy rruge apo te behen me BMW, duke u bere ushtare te krimit ose te emigrojne. Te rinjte qe kane vlera, qe e duan punen, qe vleresojne veten, qe nuk mund te behen dot ushtare te karteleve apo skllever moderne zgjedhin te ikin nga vendi. Vetem nje vend me parime dhe nje qeverisje e tille i ben te rinjte te mos largohen apo edhe qe i frymezon te kthehen.

Ndaj 25 prillin e shoh si perballje te parimeve dhe ligjishmerise ndaj pajtueshmerise me te keqen.

E kam thene edhe nuk do lodhem ta them deri diten e zgjedhjeve: 25 prilli nuk eshte çeshtje te zgjedhesh mes taksash apo programesh, por te zgjedhesh ne do te ndahesh nga e keqja, per te bere te mundur ndertimin e nje shteti normal.

Kategori
Uncategorized

Henze: ▪️Shqipëria, kërcënim për sigurinë ndërkombëtare

Henze: Albania is in 2020 in the club of the 20 largest money laundering states and thus supporter of international terrorism.

The executive Rama is one of the most corrupt governments, worldwide.

It is a threat to international security and should expect robust responses from the EU

The autocratic government of Rama, Veliaj, Balla is politically responsible for the significant increase in drug trafficking , trafficking of women, centrally, to Europe and money laundering , politically.

It is responsible for the misappropriation of EU funds in Albania.

Një apel, dhe thirrje e fortë nga Gjermania.

Politikani dhe Këshilltari i CDU-së, Z. Martin Henze i është drejtuar në twitter dy ambasadorëve më të fyshishëm të bashkësisë ndërkombëtare në Shqipëri. 🔹Ambasadores së SHBA-së, zonjës Yuri Kim dhe ambasadorit të Bashkimit Europian, zotit Luixhi Soreca, por dhe dy personaliteteve të rëndësishëm të BE-së z.Donald Tusk dhe David Lega.

▪️Shqipëria në vitin 2020 është në klubin e 20 shteteve më të mëdha të pastrimit të parave të pista, para këto që vinë nga mafia e drogës dhe krimit të organizuar.

▪️ Në këtë mënyrë…

▪️Kjo narko-qeveri mbetet një mbështetëse e terrorizmit ndërkombëtar.

▪️Ekzekutivi Rama në këto vite ka treguar se është një nga qeveritë më të korruptuara, në të gjithë botën.

▪️Narko-Qeveria është një kërcënim serios për sigurinë ndërkombëtare

▪️Evropa duhet ti këthejë sytë sa më parë nga Shqipëria dhe Ekzekutivi Rama duhet të presë përgjigje të fuqishme nga BE.

Qeveria autokratike e Ramës, Veliaj, Balla është politikisht përgjegjëse për rritjen e ndjeshme të trafikut të drogës, kjo nëpërmjet lidhjeve të tyre të fuqishme me klanet e drogës dhe krimit të organizuar, duke e kethyer shqiperine ne nje magazine te madhe ne shperndarjen e droges drej evropes.

Dy bashkpuntore te ngushte te Ramës ministrat e brendëshëm, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafa të kësaj narko-qeverie u akuzuan dhe larguan nga puna per lidhjet e tyre familjare me klanet e fuqishme të drogës.

Një tjeter i akuzuar per lidhjet e tij me klanet e trafikut ështe dhe kryetari i grupit parlamentar te kesaj qeverie Taulant Balla i cili jo pak here eshte akuzuar per lidhjet dhe bashkpunimin e tij me keto klane. ( kujtojne ketu aksionin toyota yaris dhe bllokimin ne portin e durrsit te nje sasie shume te madhe euro te ardhura nga ky trafik) Kontienieret e bananeve nga kolumbia brenda te cileve fshihen tonelata kokainë.

Kryetari i bashkise Erjon Veliaj eshte i akuzuar per lidhjen e tij me mafien nderkombetare dhe pastrimin e parave te pista ne shkaterrimin e vlerave kulturore dhe betonizimin e Tiranes .

▪️Trafikimit të grave, drejt qëndrës së Evropës dhe pastrimit të parave.

Narko-qeveri Rama është përgjegjëse për shpërdorimin e fondeve të BE-së në Shqipëri.

Kategori
Uncategorized

Tre propozimet amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve

Një dokument i ri që hedh tre propozime për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi po diskutohet në Uashington. Dokumenti është hartuar nga “International Crisis Group”, një think tank i themeluar nga Robert Malley, një nga bashkëpunëtorët e ish-presidentit amerikan, Barack Obama. Janë tri mundësitë që paraqiten për një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, megjithatë theksohet se asnjëri prej tyre nuk është “ideal”.

E para është përdorimi i “stimujve” për Serbinë – mbështetja e donatorëve dhe anëtarësimi i përshpejtuar në BE në mënyrë që të merret në këmbim njohja e pavarësisë së Kosovës; propozimi i dytë është që të krijohen “enklava” të reja autonome të serbëve në Kosovë dhe e anasjellta; dhe e treta është rikthimi te projekt-marrëveshja e shumëdebatuar e shkëmbimit të territoreve. Analiza tregon, ndër të tjera, se zgjidhja e mosmarrëveshjes do t’i shërbejë “stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës”, por gjithashtu tregon se të gjitha palët duhet të kërkojnë një mënyrë për të arritur një marrëveshje mbi njohjen e ndërsjellë dhe se vendet e BE-së duhet të japin një shenjë se do të mbështesin çdo marrëveshje në përputhje me të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare.

Beogradi dhe Prishtina duhet të pranojnë publikisht nevojën për kompromis”, thuhet në analizën që synon të zgjidhë përfundimisht “nyjën gordiane“.  Procesi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ka nisur që në vitin 2006. Që prej asaj kohe, ka pasur njëfarë progresi, por ajo për të cilën Serbia nuk ka rënë dakord asnjëherë është njohja e pavarësisë së Kosovës. Tre propozimet amerikane për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi:

1. Njohja nga Serbia për komunave autonome për serbët e Kosovës dhe shqiptarët serbë

2. Kthimi në qasjen e shkëmbimit të territorit që ishte thelbi i projekt-marrëveshjes së parashikuar për vitin 2018

3. Analiza konkludon se Bashkimi Evropian duhet të dalë me një pozicion të unifikuar në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe në mënyrë të veçantë me Mitrovicën, ku ura e Ibrit ndan serbët nga shqiptarët.

Kategori
Uncategorized

Tirana, si qytet i qytetareve dhe kryeqytet i pushtetareve. Nga Fatos Lubonja

Fatos Lubonja per Tiraneni

Tirana, si qytet i qytetareve dhe kryeqytet i pushtetareve


Nga Fatos Lubonja

“Pas nje manifestimi kundra qeverise, ku disa demostrues qelluan me gure ndertesen e kryeministrise dhe tentuan te hypnin ne shkallet e saj, ne trotuarin qe ndan bulevardin nga kryeministria u vendos nje rrethim llamarine dhe u tha se aty do te ngrihej nje mur rrethues me kangjella hekuri mbi te.”

“Kryeministri Nano drejtoi ne Pallatin e Brigadave mbledhjen e Keshillit te Rregullimit te Territorit per projektin e qendres se Tiranes ne te njejten ore me demostraten e dyte te opozites organizuar me 21 shkurt, pervjetorin e rrezimit te monumentti te diktatorit Hoxha.”

Nga kronikat e Tiranes, Shkurt 2004

84 vjet me pare, me 10 shkurt 1920 u vendos qe Tirana te behet kryeqendra e Shqiperise. Nese dikush do te kerkonte historine e Shqiperise qe nga ajo kohe e ketej, duke ndjekur “gjurmet” urbane te kesaj historie, besoj se nuk ka vend urban ku do te gjendeshin te shprehura keto gjurme ne menyre me te plote e njeheresh me te perqendruar sesa ne qendren e Tiranes. Duhet kerkuar fare pak per te zbuluar, pertej pamjes se sotme te qendres, – e cila dominohet nga nje shesh i stermadh pa stil e pa forme, i rrethuar nga nje Pallat Kulture tejet i shemtuar, nga nje muzeum i stermadh Kombetar, edhe ai me vule dhune dhe shemtimi madheshtor socrealist e nga nje hotel krejt i rendomte – nje mori ngjarjesh urbane dhe arkitektonike qe flasin me shume se gjithcka si persa i perket ideologjive, politikave dhe politikaneve qe e kane qeverisur Shqiperine, ashtu edhe persa i perket marredhenieve qe keto kane pasur me njerezit qe kane qeverisur.

Dy qendrat historike

Kur flas per qendren historike te Tiranes kam parasysh hapesiren e qytetit qe perfshin dy bulevardet me Sheshin “Skenderbej” ne mes si dhe hapesirat perreth tyre, pak a shume ate zone qe, me vendim te Keshillit te Ministrave, eshte deklaruar prej vitit 2000 monument i klasit te pare.

Po te kerkosh neper qytet, por edhe duke shfletuar albumet fotografike te se kaluares se Tiranes, tek kjo qender do te gjesh dy qendra:

E para eshte qendra qe tashme mund te quhet thuajse e humbur: ajo qe sillej rreth xhamise themeluese te Tiranes, e Sulejman Pashes (1614) si dhe Pazarit te Vjeter, te ciles (qender) i kane mbetur tashme pak objekte ku, nder kryesoret jane Xhamija e Ethem Beut me Kullen e Sahatit, si dhe Sarajet e Toptaneve. Kjo eshte pjesa me e vjeter e qytetit, prandaj dhe me historikja, deshmi e kohes kur qyteti nuk ishte bere kryeqytet, pra kur kishte nje tjeter jete, te tjera funksione dhe te tjera marredhenie midis tij dhe qytetareve.

E dyta eshte qendra aktuale, e cila u konceptua ne kohen e Zogut nga italianet, kur tashme Tirana u be kryeqytet dhe kryeqendra e pushtetit dhe vazhdoi te jete e tille edhe ne kohen e komunizmit, duke bere qe ne kete qender te grumbullohen me shume se kudo gjetke simbole rreth te cilave sillet, sa kujtesa historike e vendit gjate ketyre 84 vjeteve, aq edhe jeta e shoqerise e vecanerisht marredheniet e saj me pushtetet.

Ajo qe e quajta: shprehje me gjuhe urbane e ideologjise dhe e psikologjise se sundimtareve te Shqiperise, si dhe e raportit te tyre me njerezit qe kane qeverisur, me duket se shprehet pikerisht ne raportin midis ketyre dy qendrave. Njera, ajo me e vjetra, ne menyre metaforike, do te ishte shprehje e Tiranes si qytet i qytetareve, kurse tjetra e Tiranes si kryeqytet i pushtetareve. Ne fakt dallimi eshte i qarte: zona tashme e humbur e pazarit ishte nje zone per t’u jetuar, zone e tregetareve te vegjel, e zejtarve, kurse zona mes ministrive eshte nje zone me shume per t’u imponuar.

Nga pikepamja urbane dhe arkitektonike historia e kesaj qendre te dyfishte karakterizohet nga dy rrjedha ngjarjesh:

e para eshte zhdukja e qendres se vjeter themeluese te qytetit nga agresioni urban i qendres kryeqytetase te pushtetit;

e dyta, shpernderrimi i vete qendres kryeqytetase te pushtetit nga klanet pushtetare qe kane pasuar njeri-tjetrin pergjate shekullit te XX-te.

Ahmet Zogu dhe dy qendrat

Per hir te se vertete duhet thene se Ahmet Zogu nuk e preku qendren e vjeter historike te Tiranes, ate qe i jepte me shume karakterin oriental te origjines, ku ndodhej edhe ndertesa ku me 1912, tiranasit ngriten flamurin e pavaresise, edhe ndertesa ku u vendos qeveria e pare e dale nga Kongresi i Lushnjes ajo e Sulejman Delvines kur Tirana u be kryeqytet me 1920. Por, nderkaq, Zogu filloi te krijoje nje qender te re qe t’i shkonte Tiranes tashme kryeqytet. Ketu fillon problemi i pare: kjo qender e re, ne fakt, nuk u lidh organikisht me qendren historike me te vjeter. E reja me shume tentoi ta sfidoje dhe ta zhvleftesoje te vjetren ne emer te modernizmit, ne emer te nje te ardhmje te re, te nje idelologjie te re, ne emer te nje identiteti te ri qe kishte marre qyteti – sigurisht edhe ne funksion te zhvillimit te tij si kryeqytet, ku bie ne sy fakti se qendra e re “zaptohet” nga ndertesat qeveritare.

Akti me simbolik i shpernderrimit te qendres se vjeter ne kohen e Zogut ka qene nderrimi i Pjeses se siperme te Kulles se Sahatit. Ahmet Zogu i hoqi Kulles arkadat qe i jepnin asaj karakterin oriental, e lartesoi edhe ca dhe i vuri nje kapuc, te stilit venecian, duke ilustruar, kesisoj, prirjen ideologjike te asaj kohe qe ishte thelbi i nacionalizmit te ri shqiptar: shkeputja nga identiteti oriental dhe ndertimi i nje identiteti evropian i konceptuar, si mit, ne formen e kthimit tek e kaluara e lavdishme paraotomane. Edhe ndertimi aq prane xhamise se Ethem Beut te nderteses qe sot eshte Bashkia nuk mund te mos jete domethenes ne kete kuptim.

Ky akt, ne dukje progresist, evropianizues, por ne thelb shenje paditurie dhe mendesie autoritrare, antidemokratike, antihistorike, qe e gjejme ne vende te tjera te Evropes ne kohera te tjera, por jo ne shekullin e XX-te, eshte simbol i asaj qe ka ndodhur dhe vazhdon te ndodhe me qendren gjate ketyre 100 vjeteve si tregues i ideologjise e psikologjise se sundimit, si raport me trashegimine kulturore, si dhe si marredhenie e pushtetit me shoqerine nga ka dale.

Tirana, Fashizmi dhe Komunizmi

Dhuna e dyte ideologjike qe ka pesuar qyteti ka qene ajo e fashizmit. Ne planet urbanistike te italianeve, qendra e vjeter orientale figuronte e zhdukur. Kuptohet se vetem ndryshimi i ngjarjeve nuk lejoi vazhdimin e delirit me te madh te pushtetit fashist te ushtruar mbi Tirane, qe shfaqet jo pak tek ideja e vazhdimit te qendres se Tiranes me Bulevardin e Madh, si dhe me ndertesat e korpusit te sotem te Universitetit te lidhura me Stadiumin “Qemal Stafa” i projektuar per te dhene nga lart formen e sepates se liktorit. Eshte e qarte se kjo arkitekture synonte te zhdukte identitetin e origjines se Tiranes ne kuadrin e integrimit te Shqiperise ne perandorine e Duces.

Nderkaq, komunizmi, si imponim i dhunshem i nje ideologjie dhe i nje menyre jetese, ka lene gjurmet me te thella ne qendren e Tiranes – qofte per shkak te kohezgjatjes se tij qofte per shkak se komunistet edhe ideologjikisht kishin marre persiper te shkaterronin te kaluaren, e te ndertonin nje bote te re. Ata i hyne kesaj pune edhe nga pikpamja urbane, duke kryer si akt te pare, qe mund te quhet simbolik, rrafshimin e xhamise themeluese te Tiranes te demtuar nga Lufta. Po ashtu transformuan ndertesat e ministrive te stilit eklektik te viteve ’20-te, duke u shtuar kat e duke u humbur catite e pjerreta. Pastaj prishen pazarin e vjeter dhe ndertuan nje Pallat Kulture, gurin e pare themeltar te te cilit e vendosi Hrushovi. Vendosen per nje kohe monumentin e Stalinit ne sheshin qendror, kurse pastaj, pas prishjes me BS, vendosen Skenderbeun, nen petkun nacionalist te krenarise kombetare. Pastaj shemben Bashkine dhe Kafe Kursalin dhe vendosen ne qender Muzeun Kombetar, duke hapur, njeheresh sheshin per monumentin e diktatorit.

Shpernderrimi degradues dhe historishkaterrues i qendres se re te kryeqytetit gjate viteve te komunizmit eshte simboli me domethenes i injorances, arrogances dhe autoritarizmit te pushtetit mbi qytetin dhe qytetaret. Dhe pa dyshim ai ka lene nje tradite te mbrapshte: ate te konsiderimit te trashegimise kulturore, si prone e pushtetareve jo te qytetareve.

Askush nuk mund ta mendoje se Zogu i ka pyetur shqiptaret e Tiranes per te nderruar kapucin e sahatit per te bere ate te nje stili venecian.

Kuptohet se aq me pak italianet kane marre mundimin te pyesin shqiptaret per projektet qe ata kishin per fashistizimin e plote te qendres.

E tepert te flasesh per perfillje te vullnetit te tiranasve nga regjimi komunist.

Qendra ne periudhen postkomuniste

Nuk mund te mohohet se Qendra, edhe me tjetersimin qe pesoi nga komunistet, mbeti nje nga pjeset me te cmuara e me historike te qytetit, edhe ne saje te faktit se pjese e kultures komuniste ka qene ekspozimi propagandist i qendres si fasade, qe njeheresh perfaqesonte fuqine e pushtetit dhe mbulonte mjerimin e periferise. Kjo vecanerisht mund te thuhet duke patur parasysh pjesen e bulevardit me ndertesat kryesore pergjate tij, gjelberimin ne te dy krahet e ures se Lanes, si dhe mjaft ndertesa rrotull bulevardit qe natyrshem benin pjese ne fondin e trashegimise sone kulturore. Per ironi te fatit arkitektura fashiste, qe ne vendin e vet te origjines, Italine, e njohur per pasurite e saj arkitektonike, eshte ndoshta me pak e cmuara nga te gjitha, ne Tiranen e mbytur nga ndertimet socrealiste te komunizmit qendronte shume me mire. Korpusi i Universitetit eshte nje nga shembujt e kesaj.

Por fatkeqesisht, edhe pse ra regjimi komunist, kultura komuniste nuk ra. Nese mund te gjejme nje karakteristike themelore te asaj se cfare ka ndodhur me qendren ne periudhen postkomuniste, do te thoja se kemi vazhdimin e se njejtes tradite: dhunimin e qendres nga pushtetaret e rinj: tek te cilet bashkohet per mrekulli, ashtu si tek paraardhesit: injoranca, arroganca ndaj qytetareve dhe ndaj historise, si dhe deliri i pushtetit; vecse kesaj here ky pushtet ka dy koka: ate politik dhe ate te parase. Qendra vazhdoi te shperfytyrohet nen traditen e qenies arene endrresh delirante per dominim te pushtetareve, te cilet duke dashur t’i japin asaj gjurmen e vet nuk kane bere tjeter vecse e kane tjetresuar dhe shperfytyruar gjithnje e me shume dhe pa dyshim zhvleftesuar dhe shemtuar gjthnje e me shume. Aurel Plasari kete e ka quajtur “morbusi: cdo gje fillon nga vetja ime” per shkak te te cilit, “nuk mund te kete per Tiranen, as monument apo memorial te Xhamise themeluese, as muze te ngritjes se flamurit dhe shpalljes se pavaresise se qytetit, as muze te qeverise se pare shqiptare te vendosur ne Tiranen kryeqytet, as muze te parlamentarizmit shqiptar, as muze te monarkise shqiptare e as fare gjeje”: (A. Plasari, interviste botuar ne: Tirana me Edi Ramen, 11 tetor 2003). Gjurmet e arrogances dhe injorances se kleptokracise se sotme shqiptare mbi qendren duken perdite. Nje nga aktet me simbolike te saj ishte prishja e Kinemase me te vjeter te Tiranes, 17 Nentorit, qe ndodhej ne qendren e mbrojtur, per t’i leshuar truall ndertimi kunatit te Kryeministrit per nje megandertese jashte cdo proporcioni, pervec proporcioneve te stermedha te parase.

Shembuj te tille po shtohen dita-dites. Mbledhja e Keshillit te Territorit per te transformuar nje qender, qe vetem para tre vjetesh u shpall monument i trashegimise sone kulturore, eshte kryer ne te njejten fryme. Mungesa e transparences nuk me le te futem gjate ne kete shkrim ne diskutimin e atij projekti, por nga nje veshtrim i pjesshem ve re se nje projekt i kryearkitektit Rama, i hedhur poshte para disa kohesh nga qytetaret, sot riimponohet nga pushtetari si i projektuar nga nje studio franceze (kujtoj debatin mbi Teatrin Kombetar, qe nuk lejoi prishjen e tij e qe ne kete projekt figuron i prishur). Megjithate mjafton te shikosh nje akt tjeter te ketyre aktoreve per te kuptuar se cfare do te ndodhe. E kam fjalen per nje nder aktet me barbare te koheve te fundit ndaj qendres si Monument kulture: ate qe po ndodh ne kompleksin e Ministrive ne krahun e Ministrise se Mbrojtjes. Nen shembullin e Kryebashkiakut, i cili i ndryshoi forme e volume nderteses monument te Bashkise, sot Pandeli Majko, minister i Mbrojtjes po dyfishon ndertesen monument te Ministrise se Mbrojtjes. Jo vetem, por edhe ne oborrin brenda saj ka ngritur nje kub te tmerrshem si magazine, duke eliminuar cdo siperfaqe te gjelber ne oborrin e saj. Te njejtat shtesa tumorale po u shtohen edhe ndertesave te ministrive te tjera “monument” qe jane ne krahun e saj.

Sikur te mos mjaftoje kjo edhe parku me pisha qe ndodhej prapa ketyre ndertesave u pre i teri per t’i lene vend nje kishte te re ortokokse.

Si ka mundesi te ndodhin keto nen hunde e qytetareve do te pyese dikush? A nuk e dine keta se koncepti i monumenetit te kultures ne boten ku duam te shkojme, por edhe sipas ligjit qe kane hartuar vete, nuk u jep te drejten te ndryshojne asnje dritare? A nuk e dine keta se Konventa e Ahrusit, ratifikuar nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise me ligjin nr. 8672, dt. 26.10.2000 flet “Per te drejten e publikut per te pasur informacion, per te marre pjese ne vendimarrje dhe per t’iu drejtuar gjykates per ceshtjet e mjedisit” prandaj dhe nuk u lejon ta shkaterrojne parkun pa pyetur qytetaret? A nuk e dine keta se kane shelur ligjin mbi privatizimin e publikes, kur i kane shitur Kishes Ortodokse, per t’u shtuar territorin e kompensuar, (me vetem 16 dollare per meter katror!!!), edhe afro nje dylym tjeter toke nga ky park? A e dine keta se edhe sikur ta kene bahcen e babait Kryeministrine nuk mund te ngrene atje mure thjeshte nga frika e demostruesve sepse, edhe po te ishte prone private do te duhet te respektonte interesat e tere komunitetit?

Kur tenton t’u japesh pergjigje ketyre pyetjeve nuk mund te mos te te vije deshperimisht ndermend se ne kemi nje minister Mbrojtjeje, qe ndonese nuk eshte ne gjendje te nxjerre ne det nje anije qe te shpetoje disa milje larg bregut disa fatkeqe, na hedh idene se Shqiperia dhe Italia duhet te punojne sebashku per ndertimin e nje tuneli te nendheshem ne Adriatik, pra per nje La Mansh shqiptaro-italian, prandaj pse te mos deliroje ai se duke e bere Ministrine e Mbrojtjes te madhe sa Pentagoni do ta fuse Shqiperine ne NATO. Dhe nuk mund te mos mendosh pastaj se si ky minister, – per ironi te fatit ca thone se ky eshte me i ndershmi syresh, packa se e ka edhe ai nje vile ne breg te Adriatikut – i kemi te gjithe atje rreth e rrotull. Ne kemi nje Kryeminister qe ndonje dite mund t’i teket te luaje ne rrulot truallin e Kulles se Sahatit dhe askush te mos i thote dot ndal! se ketu nuk mund te japesh leje ndertimi. Ne kemi nje Kryebashkiak qe thote se nuk do te ishte bere kryebashkiak ne nje qytet normal, kurse Tirana i lejon te beje art konceptual. E keshtu me rradhe. Shtoju ketyre edhe nje taborr shoferesh e bodiguardesh e trafikantesh rrotull tyre qe jane bere konstruktore te medhenj e rezultati duket sheshit: Tirana po kthehet dita dites ne nje kasba, por me shumekateshe, qe do te ishte e mrekullueshme per lufte guerrilase, por jo per t’u jetuar.

Por tek e fundit them se e keqja jone nuk eshte Ministri Majko, qe thote se nuk kerkon ta mbaje mend historia per cmimin e kumbullave, por per La Manshin shqiptaro-italian, as Kryeministri Nano qe thote: jam Fatos Nano, prapa me vjen historia. E keqja qe Tirana nuk eshte qytet i qytetareve, por kryeqytet i pushtetareve jemi ne qe i leme keta te na hypin ne qafe dhe te na kendojne deri ne poshterim ate kengen e veshgjatit tek Kapriciot e Gojas: “Ju qe te zot per gje tjeter s’jeni, na mbani ne se mire na keni!”

Historia e perdhunimit te trashegimes sone kulturore dhe e percudnimit te qendres se Tiranes eshte strofa urbane e kesaj kenge.

Kategori
Uncategorized

Mysafirët e paftuar,

Mysafirët e paftuar, kështu i përcolla Lum Haxhiun dhe Kadri Kryeziun!!!

Major Nazif Ramabaja

NGA MAJOR NAZIF RAMABAJA

Pas njoftimit me radio lidhje nga postblloku, ku kisha vënë rojet 24 orë, janë lajmëruar dy persona të cilët kërkojnë të bisedojnë me komandantin e këtij reparti.

Në bisedë e sipër përmes radiolidhjes dhash urdhër që t’i legitimojnë se kush janë dhe për çfarë personash bëhet fjalë t’i fusin në mes dy policëve ushtarak dhe ti sjellin para objektit ku qëndroja.

FOTO GALERIHajdin Abazi i njohur si Lum Haxhiunull

Rojet e zbatuan urdhërin pikë për pikë, më njoftuan pas legjitimimit se ata persona janë ”Lum Haxhiu” emri i vërtetë Hajdin Abazi dhe Kadri Kryeziu, pas lufte prefekt i Prizrenit dhe më pas gjygjëtar i Gjykatës Kushtetuese, atëher lejova që të sillen tek unë. Dola jashtë, u ula në një ulëse të drurit e cila ishte e vendosur para objektit duke vëzhguar sjelljen e tyre, ashtu siq kisha urdhëruar.

U përshëndetëm dhe filluam bisedën. ”Lum Haxhiu” i fshehur pas asaj nofke e për mua Hajdin Abazi, sepse e njifsha nga Suedia dhe Jasiqi gjatë marshimit të njësive operative për zbatimin e fazës së dytë për hyrjen në Kosovë për telashet në të cilat hasëm me Ramush Haradinajn dhe varësit e tij !null

Hajdin Abazi mu drejtua me këto fjalë: ”E kam ditur se këtu komandon ndonjë oficer i karrierës sepse në këte qendër paska rregull e disciplinë, por spo mund t’i kuptoj tri tytat e kundërajrorit 20 mm, i ke kthy në drejtim të Kuksit e jo kah Kosova”.

Përgjigja ime ishte ushtarake dhe profesionale, ” o Hajdin Abazi kjo është shumë e thjeshtë! Ky kundërajrorë ka aftësi manevruese 0 shkallë dhe në momentin e kanosjes së rrezikut me këtë diametër dhe fuqi manevruese, drejtohen tytat kah objektivi, rreziku, duke hyrë në gjendje gadishmërie për veprim. ”

Image

Major Nazif Ramabaja duke demonstru afësitë e Topit kundërajror tretytësh 3×20 mm në qendren stërvitore ushtarake të repartit të Kolshit, prill 1999.FOTO GALERI

Pyetja tjetër ishte se ne oficerët duhet të komandojmë dhe udhëheqim luftën gjithnjë. Sipas, Hajdin Abazit për mua e ”Lum Haxhiut” për te, ne s’po kërkojmë asgjë tjetër nga Bukoshi përveç t´na i kalojë të hollat tek ne! Me këtë, ju drejtova duke i thënë:” po Hajdin Abaz, ti do ma vësh kurpeshin në qafë, unë të komandoj, e bëj luftën, e ti t´më dirigjosh se kah të shkoj dhe çfarë të bëj, kjo punë s´bëhet kështu!” Kadriu nuk foli asnjëherë asgjë.null

Në përfundim të bisedës, i bie dy herë filikaqës, me të cilën komandoja dhe ushtarët për sigurinë e objektit për një kohë rekorde disa sekonda pa e kaluar minutën u gjetën para meje, një rënie tjetër e filikaqes, vazhdojnë marrjen e pozitave luftarake për sigurinë e objektit dhe në këtë mënyrë, mysafirët e pa ftuar, i përcolla nga objekti i Qendrës Stërvitore në Kolsh.

Image

Nga e majta Luigj Imeri, major Nazif Ramabaja dhe Dr.Skender Ahmetaj pas largimit të personave të pa ftuar në repart (sigurimi personal)FOTO GALERI

Pas arrestit shtëpiak të presidentit Rugova dhe dërgimit peng në Beograd për tu takuar Milosheviqin, në bazë frekuentuan shumë persona, përkrahës të Presidenti Rugova. Një prej tyre, ishte Jemin Gjana, deputet i prefektit të Kukësit dhe nënkryetar i partisë Demokratike, më vonë ministër i drejtësisë në Qeverinë Sali Berisha më 2005, i cili më informoi se po bëjnë ç’mos për t’ia rajtur kredibilitetin Presidentit Rugova, nga propagandat e ndyera të cilat kishin për qëllim largimin eIbrahim Rugovës nga skena politike.null

Ajo përkrahje e madhe i vinte presidentit Rugova nga Salih Berisha. Pas asaj që u informova nga ministri Gjana, pata një takim me intelektualë të larguar nga Kosova nga presioni dhe dhuna sistematike e regjimit serb, në Bicaj afër Kukësit.

Në atë takim më përcillte edhe prefekti i Kukësit me të cilin kishim bashkëpunim të shkëlqyer dhe isha në zyrën e tij për të ndarë informacione. Gjatë tërë kohës së bisedimeve më bëri të ditur prefekti se një veturë e bardhë e tipit NIV, qëndron disa metra larg lokalit, në të cilën veturë ndodhen pjesëtarët e SHIK-ut duke na vëzhguar. Pas më shumë se dy orë e gjysmë bisedime u larguam për tu kthyer në Kuks dhe Kolsh.

Gjatë kthimit para repartit të divizionit të Kukësit na ndalën policia ushtarake me uniformë dhe emblema të UÇK-së. Dola jashtë dhe pashë një epror nga oborri i repartit duke bërë me dorë, iu tha ma sillni këtu. S´kisha ide se çka po ndodhë, por e vërejta se diçka s´është në rregull, e hapën portën dhe hyra mçbrenda u përshëndetëm ushtarakisht duke u prezantuar ai si Dobruna dhe unë Nazif Ramabaja.

Më ftoi të shkojmë në objekt se ka diçka për të biseduar me mua, unë në shpejtësi ia ktheva, fol çka ke , për të biseduar se s’kam kohë, më presin ushtarët në QSUK-së, kam të planifikuar ushtrimet taktiko-teknike të cilat duhet realizuar me ushtarë ! Ai Dobruna, (nuk është fjala për Sokol Dobrunën) më pyeti se kush jam dhe ç´bëj në Kolsh ! Kurse unë ia ktheva: ”pyete komandantin tënd Kudusi Lame, ai di për mua dhe aktivitetin tim sepse isha në zyrën e tij dy herë për të biseduar për këto çështje , dhe ai më njeh mirë.”null

Çështja u tensionua pas insistimit të tij që patjetër të shkojmë lartë në objekt. Në ato qaste ushtarët e të dya palëve ishin në gjendje gadishmërie me armë, ndërsa prefekti e shante Dobrunën duke i thëne: ”More shkërdhate liroje komandantin se po i ndodhi diqka kam për ta ngritur repartin në ajër!”. Unë u nisa nga porta për të dalur jashtë, atëhere ky Dobruna më tha mirë ne do të shihemi dhe takohemi prapë.

U përshëndetëm duke ma dhënë dorën dhe me tjetrën dorë mi rrahu supet! Kur të duash, ia ktheva, e di se ku qëndroj me njësi në QUSK-së Klosh./ Vazhdon

Kategori
Uncategorized

GRUPI I INTELEKTUALËVE NË MËRGATË: FTOJMË TË GJITHË QYTETARËT QË TA MBROJMË VJOSA OSMANIN NGA KRIMINELËT

Grup i Intelektualëve nga Mërgata (GIM) ka reaguar ashpër pas kërcënimeve të bëra publike ndaj presidentes në detyrë Vjosa Osmanit, njëherit kanidate për deputete, së bashku me 13 veta të tjerë, brenda listës së VV-së, sipas marrëveshjes, që pas zgjedhjeve ajo të zgjidhet presidente e Kosovës.

Në vijim reagimi i plotë i Grupit të Intelektualëve nga Mërgata:

R  E  A  G   I  M

New York, Neë Jersy, Stockholm, 

Prishtinë, St.Gallen, Vjen, Bon

“Grup i Intelektualëve nga Mërgata“, (GIM), është i indinjuar nga Informacioni se UD, SË PRESIDENTES, ZONJA VJOSA OSMANI PO PËRBALLET ME KËRCËNIME!!!

“Fushata e egër ndaj u.d. së Presidentes Osmani, po përcillet me kërcënime. Të gjithë ata që tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane GUXIMTARE !!!

GIM-i, fton të gjithë qytetarët, që së bashku ta mbrojmë zonjën Vjosa Osmani, sepse ashtu e mbrojmë Kosovën nga kriminelët që po u dridhen karrigat burokratike!

Në emër të grupit të intelektualëve në mërgatë (GIM)

Major, Nazif Ramabaja

Kategori
Uncategorized

Korrieri dhe borizani i sukseseve diplomatike imagjinare .

Media të ndryshme raportojnë sot se gazeta konservatore greke, “Kathimerini” përmes një opinioni të Stavros Dimas ka hedhur poshtë pretendimet e zërave të ndryshëm se Edi Rama ka luajtur një rol ndërmjetësi në konfliktin turko-grek. Autori vëren se askush nuk i kërkoi Edi Ramës një rol të tillë, se madje nëse Turqia dhe Greqia do kërkonin rol, atë do ta synonin te vende me ndikim dhe se në finale, përralla e ndërmejtësit të paqes është asgjë më shumë se një tullumbace elektorale.

Dimas konfirmon përmes burimeve diplomatike atë që ResPublica shkruajti më herët se z. Rama është një korrier i Turqisë e asgjë më shumë. Jo për ndonjë përfitim real, por si një mbështetës elektoral, që po e shohim edhe me ndërhyrjet direkte të presidentit turk, Erdogan. Çfarë ndodhi pra që kjo fabul nuk eci? Asgjë. Ajo nuk ekzistonte ndonjëherë. Ajo u hodh për të peshkuar budallenjtë në Shqipëri, sepse nëse shohim, z. Rama politikën e vet, diskursin e ka thjeshtuar aq shumë, e ka banalizuar dhe vulgarizuar, duke përfshirë në kartat elektoral edhe njerëz të showbizit, vetëm e vetëm që të bëhet i kuptueshmë për ata që i quan si budallenj. Sepse atyre po do t’ua vjedhë votën, duke u marrë më parë mendjen.

Këtij korrieri i ndihmon patjetër në këto marifete edhe borizani i njohur Baton Haxhiu, që paralajmëronte në mediat televizive se në datë 18 apo 20 janar në Shqipëri do të ndodhte kataklizmoja e dipllomacisë. Një ngjarje e paprecedentë. Çfarë ndodhi? Ja le ta gjejë z. Haxhiu pasi ka kohë deri në zgjedhje edhe për tre tetëmbëdhjeta të tjera. T’i urojmë suksese, ndonëse jemi të bindur se atë nuk e përgënjeshtron kush veç vetes.

s.zaimihttps://www.youtube.com/embed/Ab_ZTWe8pyMhaxhiuedi ramaborizanidiplomacia

Respublica.al

Kategori
Uncategorized

Poezia që i kushtoi internim dhe vdekje

Poezi ruse , sjellë nga Irena Beqiraj

Osip Mandelshtemt shkroi poezinë më kritike por njëkohësisht edhe më realiste mbi udhëheqësin e Rusisë së kohes se tij-Stalinin. Me plot ironi dhe sarkazëm, Mandelshtem e titullon poezinë, “Malësori i Kremlinit”. Për shkak të kësaj poezie e cila i’u gjet autorit, ai u internua dhe vdiq në internim.

“Malësori I Kremlinit”

Ne jetojmë pa ndier nën vet atëdhenë,
Fjalët tona më larg se tri metra nuk venë.

Ku s’i shkohet në fund ligjerimit,
se në mend te vjen malësori i Kremlinit.

Me gishterinjtë e majme si krimba qilari
Të rende e ka fjalën si topa kandari.

Dhe mustaqja i qesh sic i qesh buburrecit,
Qafe e cizmes si cipë e sedefit.

Qafëhollët drejtues rreth e rrotull i rrinë
Ai zbavitet me ta si një mace me minë.

Qajnë e mjaullijnë e kuisin të gjithë,
Vec ai u vërtitet me gisht në turinjtë.

Dhe vendimet gatuan me shkrim e me fjalë:
Njërit plumbin mes syve dhe tjetrit në ballë…

Nëntor 1933, Përktheu Petraq Kolevica

Kategori
Uncategorized

Berisha, rol jetik në konsolidimin e PD-së.

Saliu vinte nga një traditë më shqiptare e ndërtimit të pushtetit, që nga njësia me e vogël tek familja, deri në njësinë më të lartë.

Genc Ruli ka sjellë në emisionin “Opinion”, një rrëfim të plotë, që nga fillesat e tij në politikë 30 vite më parë.

Ndër të tjera ai ka treguar se si Sali Berisha erdhi në krye të Partisë Demokratike. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me këtë aspekt, Ruli pohoi se Berisha konkurronte me Gramoz Pashkon për të marr drejtimin e PD.

Ai e cilësoi jetik rolin e Berishës në konsolidimin e PD-së.

“Roli I Berishës ishte jetik për PD. Në selinë e PD nuk flitej me ju. Madje unë më shumë debate kam patur me Gramozin dhe Ben Imamin se me Berishën. Ky raport i Berishës ka qenë i domosdoshëm në konsolidimin e PD”, u shpreh Ruli.

Pjesë nga biseda në studio 

Fevziu: Si shpjegohet dominimi që shumë shpejt mori Sali Berisha në Partinë Demokratike, kur kryetari i komisionit nismëtar ishete Hajdari. Por u deshën 2 muaj, që Berisha të vihej në krye të PD….

Ruli: Azem Hajdari qe tribun, njeriu që rrezatonte kurajon e krisur, një lloj thirrjeje që i duhej pjesës më të trembur të popullatës. Kur vinte puna tek lidershipi që duhej të rrezatonte edhe ide edhe karizëmn e  bërjes së shndërrimit, si do të vijë ajo e nesërme, këtu duhej të hynin mendje më të maturuara dhe padyshim konkurronte Gramozi me Saliun.

Gramozi pati në fillesat e tij një përqëndrim më të madh, për faktin që njihej edhe nga shtypi ndërkombëtar, qoftë intervistat që e mernin, qoftë Zëri I Amerikës etj…Saliu vinte nga një traditë më shqiptare e ndërtimit të pushtetit, që nga njësia me e vogël tek familja, deri në njësinë më të lartë.

Gramozi ishte në një njësi më liberale. Kështu që vetvetiu Saliu ka një kuptim më të mirë se si gjestohet dhe si duhet rrezatuar pushteti. Njerëzit duan të gjejnë emëruesin e përbashkët tek lideri dhe kërkojnë një emërues të përbashkët. Në këtë aspekt tek Shqipëria e asaj kohe, figura më tradicionale, megjithëse intelektual i formuar, filloi të tingëllonte më i pëlqyeshëm, sidomos për prurjet e ndryshme që vinin në PD.

Gramozi me aristokracinë intelektuale të tij, me padurimin dhe ngutjen që kishte dhe me një element që qe i natyrës së Gramozit…Nuk ishte shumë i disiplinuar me veten. Politika kërkon një disiplinë perfekte që duhet t’ja imponosh dhe vetes. Këto mund të kenë qenë ato rrjedhje të vogla që dora -dorës, hija e tij po bëhej më e rëndë se hija e të tjerëve, derisa u zyrtarizua në zgjedhje. Doli një farë balotazhi, qe dhe ndërhyrja e Neritanit dhe në këtë mënyrë u konfirmua Saliu./Opinion.al /Përqasje.com

Kategori
Uncategorized

HAKMARRJA E KOMUNISTËVE: NJËRIN E VRANË, DY I BURGOSËN…

Petrit Bazelli është një nga të persekutuarit e regjimit komunist, i cili ka përjetuar sistemin e përndjekjes nën akuzën e agjitacion/propagandë, në mars të 1980. Ai ka lindur në fshatin Maliq të Korçës, në vitin 1949. Është nipi i atdhetarit Pasho Kolanecit, të cilin regjimi komunist e pushkatoi, dhe kushëriri i Asim Bazellit, i cili u dënua me 25 vjet burg. Petrit Bazelli ishte i treti nga fisi i tij, i cili përjetoi hakmarrjen komuniste, duke u dënuar me 10 vjet burg. 

Dënimin e vuajti në kampin e Spaçit dhe në kamp-burgun e Qafë Barit. Ai është një nga dëshmitarët okularë të revoltës në kamp-burgun e Qafë Barit, ku dëshmon me dhimbje humbjen e bashkëvuajtësve të tij gjatë kësaj revolte dhe dëshirën për liri të të burgosurve.

Menjëherë pas ndryshimeve të sistemit, Petrit Bazelli ka dhënë kontributin e tij në mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të viktimave të krimeve komuniste.

Dëshmia e plotë, si më poshtë:

Bazelli, cila është historia juaj?

Jam Petrit Bazelli nga Maliqi i Korçës, jam 70 vjeç, rrjedh nga një familje e mesme nga ana ekonomike, por që të parët tanë kanë dhënë kontributin e tyre në çlirimin e Shqipërisë, siç ishte atdhetari Pasho Kolaneci, të cilin regjimi komunist e pushkatoi sëbashku me Asim Bazellin, i cili u dënua me 25 vjet burg. Kështu, i treti nga fisi që e pësoi dhe përjetoi burgjet komuniste, jam unë. Kam mbaruar shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe kam ushtruar profesionin e mësuesit të matematikës, në fshatin Moglicë, deri në vitin 1975, ku papritur pushohem nga puna pa asnjë lloj arsyetimi, por sigurisht për biografira, pasi i përkisja klasës antikomuniste. Dhe pas kësaj, të ardhurat ishin të pakta, filloj punë si kaldaist në kombinatin e sheqerit, këtu në Maliq. Por koha e diktaturës komuniste ishte e tillë që të ruanin nga të gjitha anët, kështu që më 20 dhjetor 1980, arrestohem nën akuzën për agjitacion/propagandë. Pra po t’i thoshe të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë, kishe bërë agjitacion kundër shtetit. Duhej t’i thoshe të zezës e bardhë, gjithnjë e bardhë që të shpëtoje nga kthetrat e komunizmit. Kur u arrestova, isha në moshën 32 vjeçare, kisha krijuar familje dhe kisha katër fëmijë, ku më i vogli ishte 2 muaj e gjysëm.

Kush ishin hetuesit tuaj? Dhe a jeni përballur me ta pas viteve 90?

Hetuesinë e bëra në organet e Korçës. Ishte e njëjta si për të gjithë shqiptarët që e provuan, të gjithë ish të dënuarit e dinë, edhe kushdo që ka pasur dëshirë ta mësojë e ka mësuar këto 30 vjet seç ishte hetuesia e komunizmit. Atje përballeshe me pyetje të pakuptimta, vetëm e vetëm të thoje atë që ata kërkonin. Të vendosnin në një karrige të betonizuar me duar të lidhura mbrapa, duke bërë çfarë të donin me ty. Hetuesi im ka qenë Arqile Dine. Është vërtet për t’u çuditur, për arsye se në vitin 2011, hetuesi i komunizmit ishte akoma në punët e shtetit në Hetuesinë e Krimeve të Rënda. Këtë e kam me fakt, sepse kur vijnë njëherë nga këto institucione për të kontrolluar dokumentat e të burgosurve ordinerë që ishin në burgun e Korçës, për arsye se unë isha drejtor i burgut të Korçës në këto vite, prezent ishte edhe Arqile Dine. E kam parë dhe e kam njohur që ishte ai nga dritarja e zyrës sime. Nuk e di nëse do e besoni, por vërtet kur e pashë atë fytyrë që ishte e njëtja siç ka qenë në ato vite, m’u rikthyen në mendje jo vetëm koha e hetuesisë, por edhe vitet e burgut. Unë për të mos bërë skandal, sepse ishte vërtet e papranueshme situata nga ana ime të përballesha me hetuesin e komunizmit pas këtyre viteve, me pak kujdes ju thashë që në zyrë le të vijnë dy veta për arsye se s’kishim shumë ambjente. Në fakt ambjenti ishte i gjerë. Por siç ju thashë, për të mos shkaktuar ndonjë skandal tjetër dhe duke përmbajtur veten nga emocionet që vijnë nga prezenca e hetuesve të diktaturës akoma në organet e pushtetit demokratik, për më tepër që ishte Partia Demokratike në pushtet, nuk e pranova në zyrë, dhe erdhën dy çuna të rinj, ku në fund të bisedës ua tregova atyre të cilët nuk e dinin sesi ishte situata dhe u çuditën si ka mundësi. Kjo është e vërteta.

Me sa vite burg u dënuat dhe ku e vuajtët dënimin?

Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, në Korçë. Dolën katër dëshmitarë, të cilët unë i njihja dhe njëri prej tyre ishte Alfred Muço. Kur kam dalë unë nga burgu, kam marrë vesh se ai vrau veten. Vërtet mund të them se ata që spiunonin mund të ndiheshin të detyruar edhe nga sigurimi, por ishin persona të dobët në karakter, që bënin ato që i thoshte Sigurimi i Shtetit. Vendimi i gjyqit ishte me 10 vjet burg, por meqënëse ndodhën ato ndryshimet, ndërhyrjet politike nga Europa, pikërisht mbas ardhjes së Pérez de Cuéllar në Shqipëri, filluan amnistitë. U bë amnistia e parë që ishte ¼ e dënimit, unë kisha bërë dy vite burg, m’u hoqën 2 vite. Amnistia e dytë u bë pas 1 vit e gjysmë, m’u hoqën edhe disa muaj të tjerë dhe të tjerat i fitova me punë. Kështu që unë, nga 10 vjet që dha gjyqi, kam bërë 7 vite burg. Në fillim, më çojnë në Spaç dhe më pas, në burgun e Qafë Barit.

Çfarë kujtoni nga burgu i Spaçit?

Në maj të ’81, na çojnë në burgun e Spaçit. Fillova punë në minerë, ku punova në zonën e dytë, sigurisht në galeri. Ishim të detyruar të bënim normën. Por unë me ata shokët e mi ku unë isha minator dhe dy të tjerët vagonista, punonim sëbashku dhe ishim të detyruar që të bënim normat mbi 100%, për të marrë ditët e zbritjes dhe ato pak lekë që mos harxhonim familjen, pasi ishte vertet varfëri e madhe. Spaçi ishte i tmerrshëm, uri nuk mund të them se kishte, por për ata që punonin sigurisht pasi ushqimi ishte i bollshëm, por edhe puna e vështirë. Në Spaç, kam takuar edhe Fatos Lubonjën, të birin e Todi Lubonjës, dhe gjatë bisedës bënim shaka dhe i thoja “Mirë ju që po vuani pasojat e dënimit të babait tuaj, por ne si na kapi ky persekutim vetëm për një fjalë goje”. Kujtoj bashkëvuajtës të tjerë si: Tomi Kondakci, Sherif Merdani që ishin nga Korça, Nikolin Kurti, Muhamet Tirana nga Shkodra. Këtu në Spaç, kam gjetur të burgosur me të cilët kisha lidhur shoqëri që para burgut, por sigurisht që vazhdoi edhe pas jetës së burgut. Ishte koinçidence pasi kam gjetur një shokun tim kosovar, Jetulla Gashi nga Prishtina, këtu në burgun e Spaçit, por jo vetëm ky ishin edhe tre pleq të tjerë kosovarë që i kishin sjellë në ndërmarrjen bujqësore të Maliqit dhe që njihesha me ta. Jetullai erdhi djalë i ri në Shqipëri u arratis nga Kosova problemet e tyre, dhe kemi qenë në një bankë që në vitin e dytë gjimnaz, pasi vitin e parë ai e kishte bërë në Prishtinë. Mbaruam gjimnazin bashkë, atij i doli shkolla për mjekësi, punoi disa kohë në Korçë dhe më pas u transferua në Elbasan, bashkë me kosovarët e tjerë pleq. Mbas vitit ‘78, kur i kishin hapur dyert me Jugosllavinë, i akuzuan për arratisje dhe veprimtari armiqësore dhe të katër këta u dënuan në burgjet e Shqipërisë komuniste. Mbas dy vjetësh, arrestohem unë dhe takohemi për herë të dytë në Spaç me Jetulla Gashin. Kur shkova në Spaç, mora vesh që punonte në galeri, e kishin hequr si mjek pasi kishte dhënë raporte për të burgosurit e sëmurë. Kemi qendruar gati tre vjet bashkë në një dhomë së bashku me Sandër Sokolin, punonim në galeri, derisa Jetullanë e transferuan e çuan në Burrel dhe nuk u takuam më në burg. Por kur u lirova unë nga Qafë Bari, Jetullai kishte vajtur doktor atje por nuk rastisëm të takoheshim. U mbyllën burgjet në ’91-in. Jetullai punoi mjek në Tiranë dhe më pas kishte ikur në Zvicër. Nuk po lidheshim më, pas kësaj, kishte shkuar në Kosovë tek familja e tij dhe ishte martuar. Por në kohën e genocidit serb, kur i sollën kosovarët në Shqipëri, Jetullain me të shoqen dhe katër fëmijët bashkë me të motrën dhe tre fëmijët e saj, i mora në shtëpi. I mbajtëm derisa mbaroi lufta në Kosovë dhe unë kam qenë i mikëpritur nga Jetullai në Prishtinë. Ky ishte takimi i tretë me Jetullain në jetën tonë. Kemi mbetur miq për gjithë jetën, sigurisht me të gjithë kosovarët e tjerë që ishin nëpër burgjet e Shqipërisë.

Kur u transferuat në kampin e Qafë Barit?

Në vitin 1983, mbasi u mbyll burgu i Ballshit edhe një pjesë e të burgosurve të burgut të Spaçit, na çuan në Qafën e Barit, ku kam qendruar deri ditën e lirimit. Qafë Bari ishte një minerë e tmerrshme për kushtet e punës, e gjitha me lagështi, me ujë që pikonte nga galeritë, i cili ishte me përbërje acid piriti sa mund të them na i shkrumonte edhe rrobat, aq i fortë ishte. Mbaj mend që kjo lloj përbërje, nuk e di, më bëri alergji dhe pata enjtje të duarve dhe këmbëve, sa nuk i vishja dot pantallonat dhe bluzat. Këtu natyrisht kam punuar në minierë, derisa një javë para revoltës së Qafë Barit, dola nga miniera për arsye të sëmundjes që thashë pak më lart dhe ndenja regjim burgu. Ata që nuk arrinin të bënin dot normën, i merrnin dhe i torturonin. Por jo se nuk bëhej norma, por nuk kishte mineral, pasi aq nxirrnin shpërthimet që bëheshin brenda në shkëmb. Na detyronin që të rrinim edhe tetë orë të tjera në punë, pikërisht këto gjëra shkaktuan edhe revoltën e të burgosurve. Qafë Bari ndodhej rreth 18 km larg qytetit të Pukës, në Fushë Arrës, brenda kamp-burgut kishte rreth 700 të burgosur. Kampi ishte i rrethuar me tela me gjemba…

Çfarë ndodhi në revoltën e Qafë Barit, cilat ishin pasojat e shtypjes së saj?

Isha prezent në revoltën e Qafë Barit, e cila për koinçidencë u bë në maj, si revolta e Spaçit, por me 11 vjet larg, më 20 maj të vitit 1984. Kur bisedonim me të burgosurit, e mendonim se kjo revoltë mund të ishte e organizuar nga vetë personat e sigurimit për të bërë eleminimet që ata kishin në mendje. Isha prezent në përplasje midis të burgosurve dhe policëve të kampit mbasi filluan t’i arrestonin, na vijnë në mensën e kampit dhe na thërrasin emrat një e nga një. I pari që kundërshtoi ishte Kosta Gjordeni. Kështu ata fillimisht qëlluan në drejtim të të ndjerit Tom Ndoj, i cili doli para turmës, në atë moment kam thirrur “mos Tom”, por nuk e zuri plumbi dhe u plagos Kosta Gjordeni. Nëse ai nuk do kishte dalë para plumbit, do më kishte goditur afër zemrës, mua që isha në krah të tij. E mora Kosta Gjordenin në krahë dhe e ngjita në kapanonin e Qafë Barit lart, në të cilin rrinin kryesisht ata të papunët. Atje e lashë derisa erdhi doktori për t’ia shikuar plagën. Pas kësaj, vijnë mbas dy ditësh në Qafë Bari, për të bërë arrestime në shenjë hakmarrjeje ndaj atyre që organizuan revoltën. Kështu janë arrestuar tre miqtë e mi të ndjerë, i pari Drango Vujosheviç, i cili ishte doktor i burgosur, një malazez që kishte mbetur në Shqipëri, i cili kishte edhe djalin e tij në burgun e Spaçit, për arsye se kishin tentuar të arratiseshin. Edhe djalin ia kam njohur. I dyti u arrestua i ndjeri Nuredin Skrapari. Për të, ishte dënim i dytë, për arsye se kishte marrë një dënim nga revolta e Spaçit. Dhe i treti u arrestua Sandër Sokoli nga Tropoja, ishte nipi i Sadik Bekteshit. Mësuam nga policët se Sandri i shkretë në kohën që e arrestuan dhe e kishin çuar në ambjentet ku i futën të arrestuarit, kishte reaguar kundër tyre. Nuk i përballoi dot torturat, goditjet që ju bënë dhe ata si rezultat, e shtrinë përmbys dhe i ngrenë kokën dhe këmbët dhe e thyejnë në mes. Na thanë policët që vdiq pa vajtur në Fushë Arrëz. Kujtoj me dhimbje dhe Sokol Sokolin që u pushkatua. Kur vajtëm në Pukë, sepse na morën meqë kisha dalë nga galeria, si të aftë për punë, për të punuar në komisariatin e Pukës ku u bënë disa ndërtime, u përshtat një ndërtesë ngjitur me Degën e Brendshme për hetuesi kur u nda policia nga hetuesia. Atje kemi fjetur për disa muaj në një tunel. Kur na thërrisnin për t’u qethur në berberi, na futën në një dhomë në komisariatin e Pukës, ku gjetëm dy çantat me plaçkat e Tom Ndojt dhe Sokol Sokolit që i pushkatuan dhe rrobat nuk ia kishin dhënë familjarëve. Unë hyra i pari që u qetha e i pashë ato çanta, dhe më thotë ish-polici, pse i shikon ato çanta ashtu… “Jo i thashë, unë nuk po shikoj çantat, ti ku e kupton që po shikoj ato, por edhe nëse i shikoja s’ka problem, pasi këta janë bashkëvuajtësit e mi që u pushkatuan nga ju”. Këta policë nuk i dinin rregullat e burgut, por kishin marrë instruksione nga Edmond Caja që të silleshin me ne siç silleshin ata në kampin e Qafë Barit. Është e çuditshme se kam parë në televizor që diskutohet për dy kriminelë që kanë qenë në periudhën e revoltës së Qafë Barit, ishin ata që shtypën me dhunë këtë revoltë. Edmond Caja, i cili para revoltës ishte shef policie, ndërsa mbas revoltës për krimet që bëri që i kanë deklaruar edhe bashkëvuajtësit e mi, u gradua drejtor burgu dhe përsëri shef policie u vu një oficer i ri, Ludovik Cali, identik për të mos thënë, më kriminel se Edmond Caja.

Si vazhdoi jeta juaj pasi u liruat?

Jam liruar në 30 tetor 1987, isha 40 vjeç. Fillova punë në ndërrmarjen bujqësore, ndryshe nuk kishim ku të vinim dhe nuk të pyeste njeri çfarë shkolle kishe, pasi ishe një ish i dënuar. Në momentin që u ndërrua sistemi, kam punuar në punë shteti, por natyrisht kur e merrte pushtetin PD-ja, ndryshe ne mbeteshim për të tjerët ‘armiqtë e popullit’. Për çudinë e kohës, sepse mbeturinat e komunizmit, tentakulat e komunizmit ekzistojnë dhe fuqimisht janë fokusuar në drejtim të ekonomisë, duke zbatuar vendimin e Pleniumit të ’89, që shoku Ramiz iu tha “Ne që bëmë komunizmin, do bëjmë kapitalizmin”.

Ky është kapitalizmi shqiptar, është aq i mirë sa po e braktisin të gjithë forcat e punës, njerëzit me shkollë të lartë, me profesione, pasi këto janë pasojat e qeverisë neokomuniste që ekziston edhe tani…

Najada Pendavinji, Kujto.alhttps://www.youtube.com/embed/HzsUUQmTJaY?feature=oembed

Kategori
Uncategorized

1990/“Jugosllavia të jetë e bashkuar, të mos ndahet”

1990/“Jugosllavia të jetë e bashkuar, të mos ndahet”

Më 30.5.1990, Ramiz Alia në cilësinë e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor priti në një takim jozyrtar, kongresmenin amerikan, anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe kryetar i delegacionit të përhershëm të Kongresit Amerikan në Parlamentin Europian, Tom Lantosh, si dhe ish kongresmenin me origjinë shqiptare, Jozef Dioguadi.

Alia foli për “mundësi zhvillimi” të marrëdhënieve, por duke kaluar nëpërmjet një agjitacioni të rëndomtë komuniste te luftërat, nuk la pa përmendur kohën e partizanllëkut të tij deri në Sanxhak, si dhe stili i propagandës komuniste se ishim keq e se pas lufte ishte ndërtuar vendi, se vendi kish pasur këneta, se shqiptari jetonte 38 vjeç, se populli nuk kishte punë, etj. megjithatë gjatë gjithë bisedën pranonte se “ishim të varfër”.

Deklarata më e çuditshme, pas shprehjes së Kosova nuk ishte çështje për Shqipërinë, ishte ajo që lidhje me Jugosllavinë. Ramiz Alia kishte hall të madh pandashmërinë e këtij shteti. Midis të tjerash tha: “Për Jugosllavinë desha të theksoj një gjë që ta keni të qartë. Ne kemi interes që Jugosllavia të jetë e bashkuar. Ne nisemi nga interesi kombëtar. Unë thashë që kryesorja për ne është çështja e lirisë dhe pavarësisë. Ky është këndi i vështrimit dhe nuk ka as kënd stalinist, as tjetër. Nga ky kënd, Jugosllavia na intereson të jetë kjo që është, federative, konfederative, kjo është puna e tyre, por jo e çarë”.

Kategori
Uncategorized

1944/Spiunim komunist ndaj 6 hebrenjve në Tiranë

1944/Spiunim komunist ndaj 6 hebrenjve në Tiranë

Nga Kastriot Dervishi/

Në dokumentin e mëposhtëm bëhet fjalë për arrestimin e 6 hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, pas një denoncimi nga një komuniste. Se historitë me hebrenj në Shqipëri nuk janë tërësisht ashtu siç duan t’i quajnë.

***

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

Komiseria e Policisë Tiranë

Tiranë, 12.5.1944

Lënda: Mbi 6 çifutët e arrestuar nga gjermanët, në bashkëpunim me organet e kësaj zyre.

Në gjegje të (shkresës) sipërmes, kemi nderin t’ju lajmërojmë se çifutët t’arrestuem me datë 16 prill të këtij viti nga ana e policisë gjermane në bashkëpunim me organet e kësaj zyre, më datë 30 prill të këtij viti nga ana e policisë gjermane, të shoqnuem, janë dërgue nga ana e Strugës e Bitoljes (Manasatirit) në drejtim të paditun. Në hetimet e imta të zhvillueme nga kjo komiseri, na rezulton si vijon:

1-Çifuti Sallamon Salltiel, i të vdekunve Isak e Matilda, lindur më 1915 në Shkup, banues në Shkup, nënshtetas ish-jugosllav, ka ardhur në Shqipni më datë 10 fruer 1943, tinizësht, tue kalue kufinin bullagaro – shqiptar në Ferizaj abuzivisht, mbasi nuk ishte i pajisun me pasaportë të rregullt ose ndonji tjetër dokument udhëtimi. Ne Ferizaj, i mshefun, ka qëndrue dy muaj por nga autoritetet e vendit asht diktue dhe kap dhe internue në Kavajë, ku ka qëndruar deri në kapitullimin e Italisë. N/prefekti i Kavajës, z.Mehmet Gani (Qani) me datë 17 dhjetor 1943, me nr.extra, i ka lëshue nji letër-identiteti në emën falso: Sali Isa Saltiel! Ky letër-identiteti, e përmban edhe fotografinë e Salamonit si dhe vulën zyrtare të n/prefekturës në fjalë. Përveç kësaj, Bashkia e Tiranës, Zyra e Shëndetësisë, më datë 12 qershor 1943, me nr. 2021 i ka lëshuar nji letër-identititeti, po n’emën falso Sali Isa Saltiel. Këtu në Tiranë, Salomoni asht marrë me tregtina të vogla. Përveç kësaj asht marrë dhe me shitjen e të hollave me monedha italiane (lireta), të cilat të holla ia dërgonte nji farë Dervish Jahi, tregtar nga Shkodra e anën e nji shoferi nga Shkodra që quhet Qamil Gali, me shërbim pranë shoqërisë automobilistike transportesh “Çurçia” në Shkodër. Banknotat në monedha italiane, Dervish Jahi i paska ble prej njërëzve të ardhun nga Mali i Zi dhe simbas marrëveshjes që paska me Sallomon Salltiellin këta të holla në monedha italiane, ja shiste italianëve, të cilët po ktheheshin n’Itali. Për këtë punë, Sallomoni nga Dervishi kishte nji shpërblim provizor të vogël, edhe në shumën e të hollave, e marrun nga shitja e liretave italiane në monedha shqiptare ose në napolona flori, po me anën e shoferit Qamil Gali, ja dërgonte Dervish Jahit në Shkodër. Edhe shoferi në fjalë kishte nji shpërblim të vogël për këtë shërbim. Në vijën politike, nuk ka qenë e mundun të konstatohet ndonji gja, megjithëqë Sollomoni asht i dyshimtë.

2-Samiko Salltiel, i të vdekunve Isak dhe Matilda, lindun më 1920 në Shkup, banues në Shkup, i racës ebraike, nënshtetas ish-jugosllav, ka ardhur në Shqipni abuzivisht më datë 5 mars 1943, po n’at mënyrë si i pari. Asht vlla i të parit, Sollomonit. Edhe ky poseidon nji letër-identiteti n’emën: Sami Isa Saltiel, si i lindun dhe banues në Ferizaj të Kosovës të Kosovës. Letër identiteti i asht lëshue nga n/prefekti i Kavajës më datë 17 dhjetor 1943 me nr.extra dhe përman fotografinë e tijsi dhe vulën zyrtare të n/prefekturës. Samikojo, këtu në Tiranë, nuk asht marrë me ndonji punë, por ka qenë ndihmësi i Sollominit. Në vijën politike, në ngarkim të tij, nuk ka qenë e mundun të konstatohet ndonji gja, por asht i rrezikshmëm.

3-Jakov Gatenjo, i të vdekunve Mois dhe Jafa, lindun më 1921 në Shkup, i racës ebraike, nënshtetas ish-jugosllav, ka hy në Shqipni abuzivisht si dy të parët me datë 5 mars 1943. edhe këtij, n/prefekti i Kavajës, i naltpërmendun i ka lëshue nji letër identiteti më datë 17 dhjetor 1943, me nr.extra, n’emën Jak Gateni si i lindun dhe banues në Ferizaj të Kosovës. Edhe kjo letër-identiteti e përmban fotografinë e tij me vulën zyrtare. Këtu në Tiranë, nuk asht marrë me ndonji punë, por ka qenë ndihmësi i Sollomonit Santiell në tregtin e tij të dyshimtë. Edhe në ngarkim të tij, nuk ka qenë e mundun të konstatohet ndonji gja në vijën politike, por largimi i tij nga toka shqiptare ka qenë i dëshirueshëm.

4-Haim Metallon, bir i Sollomonit e së gjallës Matilda, lindë më 1923 në Shkup, banues në Shkup, ka hye në Shqipni abuzivisht po n’atë mënyrë si të parët më datë 17 shtator 1942, tue instalue në Tiranë. Asht marrë me punë si komisioner tregëtarësh. Asht i martuem pa fëmijë. Ka bashkëpunue me Sollomon Salltiellin. Megjithëqë nuk ka qenë e mundun të konstatohet ndonji faj në ngarkim të tij në vijën politike, prap se prap qëndrim i tij ka qenë i padëshirueshëm.

5-Matilda Matallon, e bija e të vdekunve Haim e Alegra, lindrun me 1892 në Shkup, banuese në shkup, nënshtetas ish-jugosllav, i racës ebraike, më datë 17 shtator 1942, po n’at mënyrë si të parët, abuzivisht ka hyrë si të parët në tokën shqiptare, tue u instalue në Tiranë, shtëpiake. Ka qenë e padëshirushme. E ama e personave të shënuem në nr 4 e 6.

6-Ester Matallon, e bija e Sollomonit dhe Matildës, lindun më 1909 në Shkup, banues në Shkup, i racës ebraike, nënshtetase ish-jugosllave, më datë 17 shtator 1942, po abuzivisht si të parët ka hyrë në tokën shqiptare, tue instalue nji kohë në Prishtinë e mandaj në Tiranë. E pamartueme. Ish-nëpunëse private në Shkup. Këtu në Shqipni nuk asht marrë me ndonji punë. Asht propagandiste e flaktë e Partisë Revolucionare Serbe të Drazha Mihajlloviçit. Në Prishtinë dyshoheshe se ajo merret për spiunazh për llogari të Drazha Mihajlloviçit, mabi gjithmonë shoqnoheshe me oficera italianë. Për këtë shkak, nga organet e sigurimit botuer të Prishtinës, ka qenë e detyrueme të largohet nga ky qytet. Ka qenë një vajzë 35 vjeçare shumë misterioze edhe, në vijën politike, shumë e dyshimtë. Largimi i saj nga toka shqiptare ka qenë i domosdoshëm.

Arrestimi i të naltpërmendunve ka ndodhë në këtë mënyrë:

Një vajzë e quajtuna Ksantipa Stavri, nga Durrësi, tash banuese në Tiranë, me datë të 15 prillit, u paraqit në këtë zyrë, tue thanë se çiftutët e naltpërmendun, zhvillojnë veprimtari spiunazhi, se ata kanë shumë të holla në monedha të huaja, stërlina e dokumenta kompromentuese. Kjo zyrë, thaniet e kësaj vajze i muar parasysh edhe disponoj, që më datë 16, dmth të nesërmen, nga organet e kësaj zyre të bahet nji kontrollim i imtë në banesën e tyne edhe në rast pozitiv të veprohet n’arrestimin e tyne. Kur organet e kësaj zyre vajtën në banesën e çifutve t’naltpërmendun, aty gjetën policinë gjermane të komandës SS në verim e sipër. Me ardhjen e Policisë Shqiptare, policia gjermane jo vetëm që nuk kundërshtoi veprimin e Policisë Shqiptare, por përkundrazi asht lutë që në bashkëpunim të vazhdojë veprimet. Organet e kësaj zyre, meqenëse policia gjermane veprimet ma parë i kishte fillue, edhe çifutën e naltpërmendun nga gjermanët ishin ndalue dhe grumbullue me nji qoshe t’oborrit pranuan bashkëpunimin e propozuan edhe veprimet e mandajshme bashkarisht u zhvilluen. Në kontrollin e bamun, përveçse letrat në gjuhën malazeze me karakter tregtar, ndonji gja tjetër kompromentuese nuk u gjet në përkufizimin e personal të Sollomon Salltielit iu gjet nji shumë të hollash si vijon (jepet sasia e të shumës -shënim).

Për këto të holla dha spjegime Sollomoni se janë të Dervish Jahit, tregtar nga Shkodra, tue thanë se banknotat në monedha shqiptare janë marrë nga shitja e liretave italiane, ndërsa banknotat në monedha italiane ishin për të shitë. Të hollat në fjalë u sekuestruan nga policia gjermane, mbasi veprimi ishte fillue nga ata.

Nga hetimet e mapastajme na rezultoj se vajza Ksantipa Stavri, përveç lajmit që e kishte ba në këtë zyrë, njikohësisht kishte lajmërue edhe komandën e policisë gjermane SS, komandën e regjimentit të gjindarmërisë, edhe kështu vajza në fjalë ka shkatue nji konfuzion. Ksantipa Stavri këtë gja e kishte ba me qëllim, që të shpëtonte në shpëtimin e dashnorit të saj komunist Jemin Koçi, i cili nga organet e kësaj zyre, më datë 14 prill të këtij viti ishte arrestue si pjesëmarrës në vrasjen një nënoficeri e nji agjenti të policisë. Edhe vajza në fjalë asht me ndjenja komuniste dhe imorale, por tash për tash nuk asht konstatue se zhvillon ndonjë aktivitet komunist. Sa sipri ju parashruam për njoftim e në gjegje të sipërmes.

Drejtori i Policisë së Qendrës

Shaqir Preza

Kategori
Uncategorized

“Peshqeshi” parazgjedhor turk për Edi Ramën”.

Erdogan në prani të Ramës nuk hezitoi të pretendonte se “bregu i Adriatikut të Shqipërisë është kufiri perëndimor i Turqisë neo-Osmane”.

https://www.kathimerini.gr/politics/foreign-policy/561239317/toyrkiko-proeklogiko-peskesi-ston-enti-rama/

Erdogan “e do” Ramën sepse ai ka hapur portat e Shqipërisë gjerë, duke e çuar atë në krahët e Turqisë, ndërsa vendi po pret fillimin e negociatave për hyrjen e tij në Bashkimin Evropian.

Kështu, duke u kthyer në atdheun e tij, Rama ishte ngarkuar me “dhurata” parazgjedhore, të tilla si një spital COVID-19 në qytetin e Fieri, gati për inagurim para zgjedhjeve të pranverës, një degë e Universitetit Politeknik të Ankarasë në Tiranë dhe premtimet e investimeve turke.

Mbi të gjitha, megjithatë, ai u largua nga Ankaraja me një deklaratë-udhëzim të Ministrit të Jashtëm turk Tsavousoglou, me të cilin ishte ai ndërmjetësi në konfliktin greko-turk.

Miqtë e tij të afërt në media e vlerësuan atë si një person me famë ndërkombëtare, të aftë për të zgjidhur mosmarrëveshjet gjeopolitike. Opozita tallej me “medaljet” turke për kryeministrin e tyre, megjithatë, Bild gjerman gjithashtu e paraqiti atë si një “ndërtues urash” midis Greqisë dhe Turqisë – në fakt, kjo e solli atë të kishte “bekimin” e Angela Merkel. “Certainshtë e sigurt dhe e pranuar nga të gjithë që vizita e Ramës në Turqi dhe më pas në Greqi ndihmoi në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. “Vizita, së pari në Ankara dhe më pas në Athinë, konsiderohet arsyeja pse të dy palët ulen të diskutojnë pas një ndërprerje pesë-vjeçare dhe kjo është pranuar publikisht nga vetë Ministri i Jashtëm turk,” shkroi ai.

Jozyrtarisht, burime diplomatike pranë tre palëve i thanë “K” se asgjë nga këto nuk është e vërtetë, duke theksuar se “është absolutisht e sigurt që, nëse Greqia dhe Turqia do të kishin nevojë për dikë në këtë rol, ata do ta kërkonin atë në një vend ose agjent me fuqia dhe prestigji ndërkombëtar “dhe se çështja e hetuesve ishte mbyllur para udhëtimit të z. Rama. Ai shtoi se të dy palët kishin arritur madje edhe në vendet ku do të zhvillohen hetimet, përkatësisht në Stamboll dhe Athinë, duke hedhur poshtë kështu thashethemet për Tiranën, me të cilat Ministri i Jashtëm turk shoqëroi “peskesi” parazgjedhore tek z. Rama.

Cila është, pra, ndalesa e përkohshme e liderit shqiptar në Athinë? Ashtë një fakt që axhenda në marrëdhëniet dypalëshe mbetet e pasur dhe e hapur, me çështjen e parë dhe të vazhdueshme është marrëveshja gojore e të dy palëve për të referuar përcaktimin e Zonave të Detit Jon midis Greqisë dhe Shqipërisë në Tribunalin e Hagës. Sidoqoftë, asnjë zhvillim i menjëhershëm nuk parashikohet para zgjedhjeve shqiptare në Prill, diçka që është theksuar nga Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias. Ngjarja shtyn për verën, mbase më vonë, marrëveshjen me shkrim për Hagën.

Të lidhur me karrocën e Erdoganit
Nën kryeministrin Rama dhe ndërsa Erdogan shpall vizionin e tij për një “Atdhe të Kaltër”, i cili përfshin Ballkanin,

Shqipëria është gjithnjë e më e lidhur me karrocën e ndikimit Turk, po islamizohet – me fjalë të tjera, Turqizohet – me një ritëm të shpejtë.

Në prani të Ramës, gjatë një vizite në Tiranë, Erdogan nuk hezitoi të pretendonte se “bregu i Adriatikut të Shqipërisë është kufiri perëndimor i Turqisë neo-Osmane”.

Në rastin e Shqipërisë së Ramës, megjithatë, vërehet paradoksi, ndërsa vendi është në hollin e BE-së. duke pritur që kudo që të shkojë, dhe me 90% të popullsisë që dëshirojnë të bashkohen me strukturat evropiane, udhëheqja e saj do të përpiqet ta kthejë atë në një “komplot” turk në Ballkan dhe kjo shqetëson evropianët.

Në fakt, retorika anti-evropiane që Rama përdori në deklaratat e tij përkrah Erdoganit në Ankara shkaktoi shqetësime në Bruksel, i cili, përmes ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreka, akuzoi kryeministrin shqiptar si një kryeministër antishqiptar.

Kategori
Uncategorized

Qendra stërvitore ushtarake në Kolsh dhe tentimi i rimarrjes nga Kudusi Lame, Lum Haxhiu dhe Kadri Kryeziu!

Major Nazif Ramabaja

NGA MAJOR NAZIF RAMABAJA

Faza e parë e planprogramit me ushtarë të rinjë, planprogrami mësimor dhe stërvitor, edukimi dhe stërvitja ushtarake për një muaj në QSUK.null

Me 16 maj 1999, në Repartin e Kolshit, ku ishte vendosur Qendra Stërvitore për mobilizim dhe aftësim e ushtarëve të rinjë, QSUK, por edhe atyre të cilët kishin marr pjesë në luftime në Kosovë, sipas planprogramit mësimor dhe stërvitor, edukimi dhe stërvitja ushtarake për një muaj, të cilët ushtarë më pastaj dërgoheshin në Frontin e Koshares, e vizitoi Ekipi I RTV FRANC-3, në krye me gazetaren Caroline Sinz.

Image

Major Nazif Ramabaja dhe Caroline Sinz, TV-FRANC-3FOTO GALERI

Ekipin televiziv Francez, e shoqëronte gazetari shqiptar Astrit Memia, një veprimtar i denjë i çështjes kombëtareç i cili pas katër ditësh nga vizita që ua bëri ushtarëve në QSUK-në, në gazetën ”Albania” më 19 maj, publikon shkrimin me titull: ”Territore të pushtuara në verilindje të Shqipërisë, ne nuk njohim pushtetin e përkohshëm të Serbisë”.

Ekipi televiziv, FRANC-3, ishte i interesuar se si arsimohen dhe ushtrohen njësitet gjatë përgatitjeve intensive për hyrje në Frontin e Koshares-Kosovë dhe ballafaqimi me armikun. Ata kishin interesim të mësonin edhe, sa dhe si përkrahet presidenti Ibrahim Rugova, nga këto njësi të UÇK-së.null

Në përgatitjen dhe afësimin e ushtarëve sipas planprogramit të cilin e kisha hartuar më parë, kujdeseshin eprorët e karrierës Abedin Rrustemaj dhe Bajram Ahmeti. Ata kujdeseshin për stërvitje taktiko-teknike, përdorimin dhe gjuajtjen me armë.

Image

Ushtarët e QSUK-së, në marshin pas përfundimit të Stërvitjeve ushtarake, 09.05.1999-Kolsh

Gjatë tërë kohës së vajtje-ardhjeve në angazhime ditore-stërvitje dhe në repartin e Kolshit ushtarët këndonin një refren të këngës të cilin e kemi përgatitur bashkërisht:

”Veni re, veni re, UÇK-së, jemi ne, ne luftojmë për pavarësi, për flamurin kuq e zi, UÇK-ja u përshëndet, FITORE, FITORE, FITORE”. Kjo u shtinte frigën në palcë armikut dhe ngriste moralin e ushtarëve tanë.

Luigj Imeri kishte aftësi të jashtzakonshme për demonstrimin dhe aftësimin e ushtarëve të rinjë, mbrojtja nga afër nga armë të ftohta dhe të zjarrit si dhe sporte tjera luftarake siq ishin karate etj.

Përkujdesja për shëndetin e ushtarëve dhe kontrollin e rregullt mjekësor dr. Skender Ahmetaj, njëherit sigurimi i imnull

Dr. Skender Ahmetaj, përkujdesej për shëndetin fizik të ushtarëve dhe eprorëve si dhe për aftësim në dhënien e ndihmës së shpejtë të të lënduarve dhe plagosurve, deri te ringjallja. Ushtari, Haxhi Krasniqi, aftësonte ushtarët lidhur me komandimin me skuadër në demonstrimin e mbrojtjes së qendrës stërvitore nga sulmi eventual dhe dhënja e alarmit për intervenim, mbrojtje.

Në qendër vepronin edhe këta eprorë dhe personel tjerë; Ahmet Kukalaj-epror zëvendës i imi (Major, Nazif Ramabaja), Nehat Koqina -epror ndërlidhje, qëndroi shumë pak në qendër, Muhamet Vishaj-logjistikë, Muharremi Gashi-moral, Rrahim Beka-Logjistikë, Isuf Morina, Ramë Berisha NS, Halil Ahmeti, Alush Myrtaj, Dr. Hajrullah Fejza, qëndroi shkurt në qendër.

Image

Pas qëndrimit tim 3 ditor në Tiranë, në banesë të Asim Lokajt, vura kontakt edhe me Esat Ademajn, që të dyve iu kërkova të vinin dhe të lajmërohen në qendrën stërvitore të repartit ë Kolshit, meqenëse ata, pra Asim Lokaj dhe Esat Ademaj kanë qenë pjesë e Brigadës 131, në Baran, dhe se, kur i kisha pranë, e ndieja veten më të sigurte. Ata erdhën dhe m’u bashkëngjitën pa hezitim.

Stërvitjet njëditore duke demonstruar aftesitë psikofizike dhe gjirimet për së afërmi nga ekipi televiziv, RTV France-3 me gazetaren Caroline Sinz

Gjuetja me armë zjarri, Raketa-hedhës krahu M79 OSA, 90 mm ZOLA M80, 64 mm në largësi 400m, simulim i maketës tank i armikut dhe goditja e cakut me tentimin e parë, miltroloz kundërajror 12.7mm, siq e quanin në gjuhën popullore ”Gulinov”, bomba dore M75, Pushkë gjysëm automatike M-70 , në largësi 400 m. etj.

Rezultatet e treguara të filmuara ishin inkurajuese dhe befasi e mirë për Ekipin Televiziv FRANC-3. Ata i quanin të shkëlqyeshme, ishte befasuese sepse ushtrimet kishin zgjatur tri javë, por që ishin tejet intensive dhe kërkuan ta bëjnë një foto së bashku me këta luftëtarë.

Image

Grupi Ushtarësh me ekipin e RTV F-3 dhe gazetarin Astrit Memia, pas demonstrimit në gjuajtje.

Pas përfundimit të aktiviteteve njëditore dhe demonstrimit të shkëlqyshëm, realizuam Intervistën, për RTV Frans 3. Gazetarja shprehu interesim lidhur me qëndrimin tonë rreth takimit, të Rugovës me Milosheviqin në Beograd.

Intervista ishte në momentin e duhur, ndër të tjerat kishte të bëjë edhe lidhur me angazhimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, për të ndihmuar presidentin Ibrahim Rugova, së bashku me familjen të largohet në ndonjë shtet evropian dhe ti mundësohet për t’u deklaruar i lirë dhe pa presion për të gjitha çështjet e posaqësisht ”Ndalimin e bombardimeve”, për të cilin është bërë propagandë, për t’a diskredituar para opinionit publik brendshëm dhe atij ndërkombëtar.null

Ne si Ushtri Institucionale, deklarojmë se Presidenti Rugova, është komandant suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Pas lejimit që presidenti Rugova të largohet nga arresti dhe pengmarja, për në Itali, ai jo që ishte për ndalimin e bombardimeve, por kërkoi që të vazhdohet dhe shtohet intensiteti i tyre.

Me deklaratat e presidentit Rugova u hudhën poshtë intrigat dhe sulmet e pa arsyeshme ndaj tij, duke e quajtur ”Tradhëtar”, dhe urrejtja ndaj tij kishte shkuar aq largë, duke kërkuar madje edhe pushkatim pa gjygj!

Kategori
Uncategorized

Hashim Thaçi: “Do Luftojmë Me Ju FARK-Un Më Zi Se Me Shkaun…”

Hashim Thaçi ka deklaruar: ”Do e lëmë luftën me forcat serbe dhe do ju luftojmë më zi se shkaun, e pastaj kur ta mbarojmë me ju, do kthehemi e luftojmë shkaun. Fadil Gashi ka thënë: ”Nëse doni po e nisim luftën tash dhe nuk heq dorë nga institucionet”!

QENDRA STËRVITORE USHTARAKE KOLSH (QUK), TENTIMI I RIMARRJES SË QUK NGA KUDUSI LAME DHE SEKSERËT E TIJ, LUM HAXHIU & KADRI KRYEZIU! (7)

Shkruan: Major Nazif Ramabaja

Informata për gjendjen faktike në terren, zonën përgjegjëse të brigadës të cilat i kam vendos në hartë topografike kam marr nga:

Njësiti i vëzhgimit, nëpërmes korrierëve, komandantëve të shtabeve Lokale, kaluesve të rastit, civilëve udhëtar si dhe motorolës të cilën e kisha trofe lufte nga Beteja e Loxhës nëpërmes së cilës kartografi, vëzhguesi e në fund përgjuesi Asim Lokaj kishte marr këtë detyrë nga unë.

Përgjimin, identifikimin dhe qitja në letër të gjitha kodeve, duke e përcjellur lëvizjen e forcave serbe me përgjimet tona, kodet e shifruara, të deshifrohen ato kode, zbërthehen në teren dhe hartë topografike, duke zbuluar emrin e vërtetë të njësive serbe, formacionin dhe kush komandonte me to, kështu na u mundësua që të kem qasje më të lehtë në teren sa i përket lëvizjes dhe sulmeve të forcave serbe, kjo na mundësoi që ne të përgatitemi me kohë në drejtimet kryesore të sulmeve që do ndërmarrin forcat serbe dhe ato rezerve, në këtë mënyrë na lehtësohej puna ne teren për t´ju kundërvu me sukses sulmeve të makinerisë vrastare serbe.

Kur jem tek kartografi, vëzhguesi dhe përgjuesi Asim Lokaj, këtij i vje në ndihmë dhe mobilizohet vullnetarisht Haxhi Kastati nga Raushiqi, vlen të theksohet se Asimi me punën e tij prej një skulptori profesional bëri skicimin e hartës së zmadhuar 2×2 në Hamera në shtabin operativ të brigadës 131-të “Ardian Krasniqi”, duke i vendosur pozicionet e forcave serbe sipas informatave që posedonim si vijon:

Dislokimin e forcave serbe tek “Podi i gështenjave, “Suka e Bekteshit”, Suka e Cermjanit”, “Fabrika e këpucëve në Pej”, Bazen Tenkiste në Dulovë”, “Postblloqet policore magjistralja Pejë-Deçan”, në të cilat ishin vendos forcat serbe në këto vende më strategjike.

           KONTRIBUTI I QYTETARËVE GJATË DHE PARA LUFTËS ÇLIRIMTARE NË LUGUN E BARANIT

VËLLEZËRIT RROK DHE MHILL BERISHA 

            Në organizimin dhe ndihmesën e ushtrisë së rregullt, gjegjësisht njësiteve operative të UÇK-së, në Lugun e Baranit – Baran, dhe formimin e sektorëve: Informativ, të Sigurisë, Kartografik dhe Logjistik, si dhe përkrahje dhe angazhim në luftë: defenzivo-ofenzive dhe frontale, kontribut të veçantë dhanë këta persona:

            Rrok Berisha dhe vëllai i tij Mëhillidhanë kontributin e tyre moral, material dhe fizik, në kuadër të Brigadës 131.

            Rrok Berisha, ishte kryeshef i sektorit për informim, i autorizuar së bashku me Asim Lokajn, njoftuan dhe mbajtën kontakte të pandërprera me mjetet informative publike të vendit dhe ndërkombëtare. Pastaj si deputet i zgjedhur nga vota e popullit të fshatrave të Lugut të Baranit, ka organizuar intelektual të të gjitha fushave që ti dalin në ndihmë ushtrisë së rregullt të UÇK-së, të cilët përmes tri komunikatave të nënshkruara edhe nga komandanti i brigadës 131-të, e në veqanti ndihmoi popullatën gjatë grumbullimit në Isniq dhe tërheqjen e saj, pa pasoja për në Rugovë.
            Vëllezërit Berisha, kanë mbështetur, ndihmuar dhe përkrahur vijën dhe institucionet e Republikës së Kosovës pa rezervë. Shtëpia e Mhillit dhe Rrokut qe shndërruar në Shtab për eprorët e Brigadës 131, e cila pikërisht për këtë qëllim edhe u dogj e u shkatërrua nga forcat barbare serbe, ndërsa Mhill Berisha, dallohet edhe si humanist e bamirës dhe kontribuuesi më i dalluar në grumbullimin, organizimin dhe shpërndarjen e mjeteve materiale dhe ndihmave financiare për luftë…!
            Asim Lokaj si hartograf dhe shef për vëzhgim në brigadën 131, me profesionalizmin dhe dëshirën që kishte për të shërbyer në Njësitet Operative të UÇK-së, të komanduara nga Eprorët  profesionistë dhe me përvojë të ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, bëri një punë jashtëzakonisht të madhe dhe ishte i shkëlqyeshëm në vëzhgime dhe përpilimin e hartave me pozicione të armikut, të cilat na ndihmuan shumë në realizimin e detyrave ushtarake dhe luftarake.
            Nikë Krasniqi dha kontribut të pamohueshëm në ndihmë ushtrisë dhe popullit e në veçanti brigadës 131, përkundër pengesave të herëpashershëm që i bëheshin. Nika shquhet për informimin e vijës institucionale me rrjedhat dhe rrethanat e zhvillimit të luftës në Lugun e Baranit dhe ishte koordinator në mes subjekteve politike dhe njësive operative të UÇK-së. 

Vetëm që s’u përkul Nika kurrë, përkrahu institucionet legjitime të Republikës së Kosovës Presidentin, Qeverinë dhe Parlamentin, ndihmoi njësitë operative të Ministrisë së Mbrojtjes Br. 131-të në Baran dhe shtabin e mbrojtjes lokale të Nepoles, ju mohua statusi i veteranit të UCK-së, kjo s’do koment!!!
            Rrustem Shala dhe vëllau i tij Xhema, nuk kursyen asgjë, ata u morën me logjistikën e Brigadës duke mos i lënë në asnji moment ushtarët të uritur, organizuan ndërtimin e furrës së bukës që kishte kapacitet për të ushqyer me bukë jo vetëm ushtrinë por edhe banorët e fshatrave përreth Baranit. Ndihmoi popullatën në qaste më të vështira gjatë strehimit në fabrikën e Kodradiqit, e cila ishte renovuar me vetëkontributin e popullatës së asaj rrethine, dhe ishte shndërruar në kazermë-repart të tipit modern për njësitet operative të UÇK-së. Kontribut të veçantë  dhanë edhe Gjon Balaj dhe Nimani.
            Kontribut  të pa zëvendësueshëm dha gjithashtu ashtu edhe Zymer Fak Sefaj(jurist), vozitës dhe përcjellës imi gjatë tërë kohës së zhvillimit të operacioneve luftarake. Shtëpia e Fakut, babait të Zymerit ishte shndërruar në Shtab të Brigadës 131, dhe ishte vendstrehim për të larguarit nga zonat e luftës. Familja Berisha nga Dobërdoli, tash Lugmiri, nëna e plagosur nga bombardimet me djalë e vajzë u strehuan në shtëpin e Fakut.

            Zymer Sefaj, në fillim të formimit të Brigadës, plotësim me ushtarë sepse bërthama ishte formuar në Papaj, u lajmërua vullnetarisht për ta ndihmuar komandantin e Brigadës.  Zymeri ishte mobilizuar së bashku me automjetin e tij kombi, të cilin  e kishin për nevoja familjare, me vlerë 25.000 DM, në shërbim të Ushtrisë Institucionale, i cili pa hezitim ia dorëzoi Brigadës 131 në Baran.

            Sinan Shalën nga Duboviku i cili ishte edhe pjesëmarrës në luftën e Loxhës dhe ishte plagosur, përcjellës sigurie i imi, Burim Gashi-përcjellës sigurie, Sadri Selca-shef i njësitit zbulim-kundërzbulim nga Barani, Mahmut Mulaj nga Isniqi, shtëpia e të cilit ishte lëshuar për strehim të të ikurve dhe një kohë edhe të shtabit të brigadës në raste urgjente sis ishin (dehidrimi i trupit) dhe shërimin e komandantit të brigadës 131,  përmes marrjes së infuzioneve, Shemsije Shala (Shema) e cila u përkujdes për ushqimin e ushtarëve në Betejën e Loxhës bashkë me vëllain Kapllanin, si dhe , Binak Morinën dhe Agim Shalën nga Duboviku.

 VLEN PËR TA SHËNUAR

            Babai i Ramandan Gashit, ndërton furrën për pjekjen e bukëve për nevoja të Njësive Operative të Brigadës 131-të, si dhe për nevoja të të ikurve nga zonat e luftës të cilët i kishim strehuar në Fabrikën e Kodradiqit dhe popullatën civile të Baranit. Ky ishte një gjest i mirë dhe tejet i rëndësishëm për zhvillimin e luftës së organizuar.

            Pal Koci komandant i shtabit lokal Gllogjan të Pejës, pas ofensivës së forcave ushtarake-policore dhe paramilitare-mercenare serbe, të 2-4 gushtit 1998, tërheqë rojet nga kodra e Bokshiqit, (gjithnjë sipas shtabit të Gllogjanit të Deçanit). Për këtë akuzë, Idriz Balaj ”Togeri”, dërgon bandën e tij për ta arrestuar Pal Kocin.

 Pas raportimit tek unë se Pali është në rrezik jete nëse dërgohet në Gllogjan të Deçanit, intervenova duke urdhëruar që Pali të mos preket dhe në këtë mënyrë evitova rrezikun e arrestimit, të Pal Kocit ,dhe dërgimin e tij në shtab të Gllogjanit te Ramushi. Ekzistonte një bindje se kush dërgohet atje për së keqi, nuk kthehet më prapa. Ky rast me siguri i kujtohet Pal Kocit, por nëse i ka dalur nga memoria, çfarë  është e arsyeshme, sepse ka kaluar një kohë e gjatë! Por me siguri Nikë Krasniqi e ka në memorien e vet ende këtë ngjarje, e cila ka mundur të përfundojë në mënyrë tragjike.

         Me 7 shtator, mbajtëm një takim të fundit me përfaqësues të SHP te mulliri i Broliqit. Pjesëmarrës ishin: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Idriz Zyrapi, Lahi Brahimaj, Musa Gjakova, Fadil Hadërgjonaj, dhe unë Nazif Ramabaja, pa komandantin Zemaj sepse kishim informacione se mund t’i ndodhte diçka e keqe! Kolonel Zemaj, më autorizoi që në emër të Brigadave t´iu dorëzoj shqetësimet dhe kërkesat e Shtabeve lokale, të më se 68 fshatrave të ZORRD, me kërkesa, se ata dëshironin të udhëhiqen nga oficerët e shkolluar, me arsyetim se ata e kanë treguar veten në Betejën e Loxhës dhe nuk donin të udhëhiqen nga njerëzit pa përvoja sa i përket luftës.

Ua dorëzova kërkesat, në tavolinë. Të gjitha i mori Hashim Thaçi dhe mu drejtua me zë të lartë, kush je ti, kë përfaqëson, shërbëtor i kujt je, që merresh me këto gjëra? Letrën e Shtabit të Svërkes së Gashit, e lexoi mirë, e palosi dhe e vuri në xhep. Në atë letër bëhej fjalë, për një vizitë që kishin bërë ata të SHP: Hashim Thaçi e Rexhep Selimi, për ndërrimin e komandantit të Shtabit Lokal! Në vend të Fadil Gashit, të vendoset Binak Gashi ”Breshka”. Këtë se kishin pranuar Fadili me të tjerë. Ndërsa Rexhep Selimi kishte deklaruar se, ”s’ka institucione, as president, as qeveri, as parlament. Këtu ekziston vetëm SHP i UÇK-së”, ndërsa Hashim Thaçi ka deklaruar: ”Do e lëmë luftën me forcat serbe dhe do ju luftojmë më zi se shkaun, e pastaj kur ta mbarojmë me ju, do kthehemi e luftojmë shkaun. Fadil Gashi ka thënë: ”Nëse doni po e nisim luftën tash dhe nuk heq dorë nga institucionet”!

Ata e morën Binak Gashin ”Breshkën”, me veti dhe largohen nga Shtabi Lokal i Svërkes së Gashit, kokulur. Për këtë kishte qenë Fadili në Baran dhe ma kishte dorëzuar letrën e përpiluar me shpjegimin në detaje të ngjarjes për t´ia dhënë komandantit, Tahir Zemaj. /Vijon

Kategori
Uncategorized

Daily Express zbulon shifrat e shqiptarëve në burgjet e Anglisë dhe Uellsit: Zemra e spirales në problematikën me drogën, ja fotografitë nga jeta e tyre në qeli

E përditshmja britanike Daily Expres i ka kushtuar një shkrim numrit të shqiptarëve në burgjet angleze.

Daily Express: Albanians have filled English prisons. Here is the figure

E përditshmja britanike Daily Expres i ka kushtuar një shkrim numrit të shqiptarëve në burgjet angleze.

“Gangsterët shqiptarë “përmbytin” qelitë angleze, shkruan gazeta.

“Shqiptarët tanimë janë grupi më I madh I të huajve në burgjet angleze, kjo si pasojë e marrjes nën kontroll të trafikut të drogës nga gangsterrët shqiptarë” shkuan Daily Express.null

Numri shqiptarëve në burgjet angleze thekson kjo gazetë është rritur nga 355 në 2014 në 1.023 në 2021.null

Kjo do të thotë se përafërsisht 12 shqiptarë çdo muaj gjatë 6 viteve të fundit është dënuar nga drejtësia angleze.

“Sipas Ministrisë të Drejtësisë këto të dhëna tregojnë se shqiptarët në burgjet e Anglisë dhe Uellsit përbëjnë numrin më të madh të shtetasve të huaj pas se vinë nga një vend i vogël post komunist me popullsi prej 2.8 milion banorë” shkruan Daily Express.null

David Spencer, nga Qendra e Parandalimit të Krimeve thotë për këtë gazetë se:

“Shifrat tregojnë një rritje masive të kriminelëve shqiptarë në burgjet angleze dhe ky është një indikator I fortë se ata janë në zëmrës e spirales të problematikës me drogën. Kjo është një çështje të cilës policia dhe Ministria e Brendshme Home Office duhet ti japë prioritet në mënyrë minimizimin e rrolit të tyre”.

The British daily Daily Expres has dedicated an article to the number of Albanians in English prisons.

Albanian gangsters “flood” English cells, the newspaper writes.null

“Albanians are already the largest group of foreigners in English prisons, as a result of the Albanian gangsters taking control of drug trafficking,” went the Daily Express.

The number of Albanians in English prisons states that this newspaper has increased from 355 in 2014 to 1,023 in 2021.

This means that approximately 12 Albanians every month for the last 6 years have been convicted by English justice.null

“According to the Ministry of Justice, these data show that Albanians in prisons in England and Wales constitute the largest number of foreign nationals after coming from a small post-communist country with a population of 2.8 million,” writes the Daily Express.

David Spencer, from the Center for Crime Prevention says for this newspaper that:

“The figures show a massive increase of Albanian criminals in English prisons and this is a strong indicator that they are at the heart of the spiral of drug problems. “This is an issue that the police and the Home Office Home Office should prioritize in order to minimize their role.”

Kategori
Uncategorized

GRISELDA E KAVAJES, VELIAJ DHE MAJI I VITIT 2011.

Leter urgjente trupit diplomatik ne Tirane, dhe kancelerive te huaja.

Historia e Griselda Zaimit nisi me një trill rrëmbimi më 1 qershor 2011. Griselda u ndihmua edhe nga asokohe anëtari i Asamblesë së PS-së, Erion Veliaj, i cili u kujdes që historia të besohej edhe nga ndërkombëtarët. Lexoni më poshtë historinë e Griseldës, e cila për tre ditë turbulloi shqiptarët.

Griselda Zaimi dhe Elvis Roshi7 Prill, 2019 18:22

Viti 2011 ka qënë viti i ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshit. Nuk bëhet fjalë për asnjë rritje në detyrë apo investim në qytetin e Kavajës por për ‘fabulën’ e krijuar bashkë me ish-gruan e tij, Griseldën.

Gjithçka nisi me një histori rrëmbimi më 1 qershor 2011

Rreth orës 10:00-11:00, Griselda Zaimi u paraqit në Policinë e Tiranës së bashku me Sajmir Roshin, i identifikuar në polici si kunati i 28-vjeçares. Aty Griselda rrëfeu 7 orët e saj të tmerrit duke treguar me detaje se një natë më parë, më 31 maj 2011, rreth orës 19:00 ishte rrëmbyer nga disa persona në një makinë me xhama të zinj.

Më pas po këta persona e kishin rrahur dhe e kishin çuar në një ambient ku ajo kishte lindur fëmijën dhe ia kishin marrë. Pasi e kishin rrahur Griselda pretendoi se pas kësaj autorët e krimit e kishin hedhur në një kanal pranë banesës së bashkëshortit të saj.

Grua, shtatzanë dhe bashkëshortja e një personazhi të njohur…mjaftueshëm elemente për ta bërë ngjarjen virale.

Madje asokohe anëtari i Asamblesë së PS-së, Erion Veliaj, e denoncoi publikisht rastin, duke iu dërguar edhe një letër ambasadorëve lidhur me ngjarjen. Veliaj e përshkruante në anglisht ngjarjen me nota politike dhe duke përmendur edhe kërcënimet gjatë fushatës për kandidatin e PS në Kavajë.

Letra e Veliaj

Miq,

Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën. Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kreqytetit).

Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve. Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore……

Duke pasur parasysh rrethanat shumë të rënda të situatës në Kavajë, ky njoftim do të jetë i shkurtër dhe më tepër informacion politik do t’ju japim nesër.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Faleminderit
Erion

Me publikimin e ngjarjes në media, të gjitha instancat e shtetit u ngritën në këmbë për të zbuluar pengmarrësit e Griseldës. Teksa të gjithë mendonin se bëhej fjalë për një rrëmbim me pasoja të rënda, Krimet e Rënda e regjistruan dosjen me këtë akuzë po atë ditë.

Gjatë natës, Mjekësia Ligjore e kërkoi 28-vjeçaren për t’i bërë ekspertizën, mirëpo ajo nuk gjendej në Tiranë, kështu që një ambulancë u nis drejt Kavajës për ta transportuar në kryeqytet.

Kështu që u desh që ekspertiza të shtyhej për të nesërmen. Pasi kryerjes së proceduarave ligjore, Prokuroria doli menjëherë në një deklaratë për shtyp duke pohuar se ngjarja nuk kishte qenë rrëmbim por një trillim i Griseldës.

Gjithashtu në raportin mjeko-ligjor shkruhej se Griselda Zaimi nuk mund të mbetej shtatzënë dhe ndaj saj nuk ishte ushtruar dhunë fizike.  Kohë më pas vetë ajo e pohoi këtë fakt duke pranuar se gjithçka e kishte bërë pasi kishte marrë vesh faktin që nuk mund të kishte fëmijë, por më pas është shëndoshur e ka përjetuar karakteristika të shtatzënisë.

Aty ajo kishte filluar të besonte se kishte mbetur shtatzënë, duke mos e mbajtur për vete lajmin e bukur. Por edhe shumë kohë më pas (6-7 muaj) kur kuptoi që nuk ishte në pritje të një fëmije ajo nuk ia ka thënë këtë gjë bashkëshortit të saj me frikën se ai do t’i jepte fund lidhjes me asokohe 28-vjeçaren.

Gjatë deklarimeve të saj, Griselda ka pohuar se muajin e fundit të shtatzënisë së trilluar për ta bërë sa më reale, Griselda mbente një jastëk nën rroba, të cilin e hoqi në një hotel në Tiranë natën kur pretendoi se ishte rrëmbyer.

Ngjarja mori dhenë, kështu që ish-kryebashkiaku Elvis Roshi i dha fund historisë me Griselda Zaimin duke e dërguar vetë në shtëpinë e prindërve të saj. Edhe pse në një gjendje jo të mirë, Roshi do ta gjente kohën edhe që të jepte edhe një deklaratë për mediat ku edhe u kërkoi ndjesë të gjithëve për lajmin.

“Në emër të familjes sime, të babait, nënës, vëllait, motrës dhe të afërmve, si edhe në emrin tim personal, i kërkoj ndjesë opinionit publik për tmerrin e lajmit të djeshëm që sot rezultoi i pavërtetë. U kërkoj ndjesë bashkëqytetarëve të mi kavajas që ndanë me mua dhe familjen orët e mia më të vështira të jetës duke na ndenjur pranë gjatë kohës kur e vërteta për ne ishte fare tjetër nga sa doli. U kërkoj ndjesë të veçantë miqve të Partisë Socialiste që nuk u kursyen në solidaritetin me familjen time. Kërkoj të na falin për mundimin dje të të gjithë gazetarëve e kameramanëve që qëndruan me orë deri natën në rrugën para shtëpisë. Çdo njeri mund ta kuptojë fare mirë gjendjen shumë të vështirë ku unë vetë ndodhem. E vetmja gjë që premtoj me bindjen më të thellë është angazhimi im maksimal për t’u shërbyer qytetarëve kavajas dhe qytetit tim, me të cilin ndjehem sot në një borxh edhe më të madh”, u shpreh Roshi.

Kështu u mbyll edhe një nga historitë më të bujshme të dashurisë në politikën shqiptare.

With the publication of the event in the media, all instances of the state stood up to discover Griselda’s hostage takers. As everyone thought it was a kidnapping with serious consequences, Serious Crimes registered the case with this charge on the same day.
During the night, the Forensic Medicine asked the 28-year-old to do the expertise, but she could not be found in Tirana, so an ambulance went to Kavaja to transport her to the capital.
So the expertise had to be postponed until the next day. After the completion of the legal proceedings, the Prosecutor’s Office immediately issued a press statement asserting that the event was not a kidnapping but a fabrication by Griselda.
It was also written in the medical-legal report that Griselda Zaimi could not get pregnant and that no physical violence had been applied to her. Some time later, she herself confirmed this fact, admitting that she had done everything after finding out that she could not have children, but then she gained weight and experienced pregnancy symptoms.

There she began to believe that she was pregnant, not keeping the good news to herself. But even a long time later (6-7 months) when she realized that she was not expecting a child, she did not tell this to her husband for fear that he would end the relationship with the then 28-year-old.
During her statements, Griselda claimed that in the last month of her fictional pregnancy, to make it as real as possible, Griselda had a pillow under her clothes, which she removed in a hotel in Tirana the night she claimed she was kidnapped.
The event took off, so former mayor Elvis Roshi put an end to the story with Griselda Zaimi by sending her to her parents’ house himself. Although in a bad state, Roshi would find the time to give a statement to the media where he apologized to everyone for the news.

“On behalf of my family, father, mother, brother, sister and relatives, as well as on my own behalf, I apologize to the public opinion for the horror of yesterday’s news that turned out to be untrue today. I apologize to my fellow Kavaja citizens who shared with me and my family the most difficult hours of my life by standing by us during the time when the truth for us was completely different from what it turned out to be.
I apologize to the friends of the Socialist Party who were not spared in their solidarity with my family.

I ask that they forgive us for the trouble yesterday of all the journalists and cameramen who stayed for hours until night on the street in front of the house. Everyone can understand very well the very difficult situation in which I find myself.

The only thing I promise with the deepest conviction is my maximum commitment to serve the citizens of Kavaja and my city, with which I feel today in an even greater debt”, said Roshi.

Thus ended one of the most sensational love stories in Albanian politics
Kategori
Uncategorized

Henze: Ambasador Soreca,ju duhet të merrni një qëndrim të qartë.

▪️Ky eshtë mesazhi i drejt për drejtë që këshilltari i Merkel, Gjermani Martin Henze i dërgon në twitter ambasadorit Soreca në Tiranë.

▪️Ai i kërkon Sorecës të ndërgjegjësohet, për rolin dhe përgjegjësitë e tij, si dhe të mbajë qëndrim të qartë, dhe të prerë, ndaj autokratëve në pushtet.

▪️Henze i kujton ambasadorit Soreca se në shqipëri nuk funksionon një sistem gjyqësor funksional, ku të kryhen hetime objektive simbas shtetit ligjor, Shqipëria në një shtet kushtetues jo funksional …

▪️Se shqiperia sot drejtohet nga një kryeministër dhe qeveri e korruptuar.

▪️Dhe se me këtë narko-qeveri, vjedhjet dhe korrupsionin e saj, lidhjet me mafien vëndase dhe nderkombëtare, krimin e organizuar, ka sjellë një demokraci jo të qëndrueshme në Shqipëri.

Postimi në Twitter i Henze.

Ambasador:

▪️lëvizje e lirë e mallrave pa një sistem gjyqësor funksional, me një ekzekutiv të korruptuar Rama dhe pa një demokraci të qëndrueshme, si është e mundur?

▪️Ju duhet të merrni një qëndrim të qartë kundër autokratëve, siç bën Presidenti Biden.

Ambassador, a free movement of goods without a functioning judicial system, with a corrupt Rama executive and without a stable democracy, how is that possible?

You should take a clear stand against autocrats, as President Biden does.

Kategori
Uncategorized

Në tetë vite, Rilindja i provoi të gjitha skandalet dhe akuzat që mund t’i bëhet një qeverie për bashkëpunim me krimin. Mungonte vetëm mafia dhe tashmë atë e kanë sjellë me sukses në vend.

Në tetë vite qeverisje Rilindjes i kanë plasur skandale të ngjashme disa herë.

▪️Dosja e ish-ministrit Saimir Tahiri për trafikun e drogës, tregoi se kultivimi i kanabisit që Edi Rama thoshte se e kishte çrrënjosur si fenomen, lulëzoi më shumë se kurrë gjatë qeverisjes së tij.

▪️Dosjet e përgjimeve të vjedhjes së votave në Dibër dhe në Durrës ishin një tjetër skandal që tregoi sesi qeveria e Rilindjes bashkëpunonte me krimin për të vjedhur votat.

▪️Në këtë mënyrë, duke mbjellë drogë dhe me lekët e drogës u blenë votat, Rilindja siguroi mandatin e dytë qeverisës që degradoi gjithë institucionet e vendit.

▪️Rënia në kthetrat e mafies italiane duket si një udhëtim “normal” i pushteteve që vijnë nga trafiqet e drogës dhe vjedhja e votave. Rrugëtimi i Rilindjes duket se ka ndjekur të njëjtën trajektore që ndjek çdo bandë kriminale. Në fillim merret me trafiqet e vogla të drogës dhe bën punët e pista të krimit të organizuar.

Më pas rrit nivelin duke hyrë në linjat e trafiqeve ndërkombëtare dhe në fund kthehet në bazë të mafies për pastrimin e parave dhe korrupsioni elitar në nivelet e larta.

▪️Mafiozët italianë panë te pushteti në Shqipëri një ortak dhe ndaj u ofruan për të bërë biznes si të barabartë, kuptohet kundrejt pagesës.

▪️Ngjarjet me Ndrageta dhe Cosa Nostra që në seritë e “Oktapodit”, shqiptarët i kujtonin se ndodhnin vetëm nëpër filma, tashmë falë kësaj qeverie, i kanë në Shqipëri dhe mund ti provojnë si ngjarje reale në kurrizin e tyre.

Kategori
Uncategorized

Hajduti dhe Puntori .

Mes atij grumbulli të ngjeshur njerzish në autobus, ndodhej dhe një hajdut i cili i vodhi punëtorit paratë e tij nga rroga që kishte marrë.

Kur faturino i kërkoi biletën, punëtori i i shkrete po rëmonte për të nxierrë lekët në xhepat e tij të vjedhur, ai u habit dhe u turpërua…

Në xhepat e tij nuk kishte më asgjë nga rroga, jo vetëm për të paguar biletën, por as per te çuar diçka në shtëpi.
Fytyra e tij ishte skuqur, dhe gjuha i ishte tharë, ai as që mund të fliste.

Faturino kur e pa që ky skish te paguante per bileten asnjë kacidhe filloj po tallej :

Zotri, nuk e sheh si është bërë, mos u tall me të, çmimin e biletës së tij eja dhe vere në llogarinë time, e paguaj unë.

Puntori i turpëruar, po gëzohej tani që dikush po e ndimonte, buzëqeshi dhe i tha hajdutit:

Zoti ju bekoftë, dhe dhëntë zoti të ketë më shumë si ju, zotëri. Edhe disa nga udhëtarët filluan të lavdëronin hajdutin dhe moralin e tij të lartë.

Ata u luten për të me fjalët;
Zoti të bekojë dhe shumëzojë të ngjashmit si ti…?!
Që nga ajo kohë, numri i hajdutëve është rritur.

▪️Duart e tyre ka kohë që futen jo vetën në protofolin e puntorit, por kudo.

▪️Duart e tyre të pista u futën në kutitë e votimit, në votat tuaja.

▪️Ata ju vodhë jo vetëm votën por dhe të ardhmen e fëmijve.

▪️Ata ju vodhë gjithshka, jetën, dhe lirinë e saj .

Ata madje me zanatin e tyre arritën gradat më të larta deri në qeveri.

▪️Arritën në kryetarë bashkish, ministra, deputet, biles ata arritën deri tek karrigia e kryeministrit.

▪️E ndërkohë që ata na vjedhin ne heshtim, ata na grabisin, ne i falënderojmë, ata na burgosin, ne i vlerësojmë.

Të gjorët ne…

Veç fukarallëkut, pa barazisë dhe babëzisë po vuajmë edhe nga ata që me petkun dhe forcën e pushtetit na vjedhin dhe grabisin pa pushim, çdo ditë.

Sepse ne jemi akoma në autobus, dhe vazhdojmë i votojmë dhe i falënderojmë!!!???

Hajdutët të shpërblyer, të falenderuar dhe respektuar kudo…

Kategori
Uncategorized

Henze: Albania 2021 – Mafia Government Rama and Veliaj.

It is time for the international community to take the initiative and robustly and efficiently prevent a second Colombia in Europe under the Rama and Veliaj governments.

Rasti aktual i kryebashkiakut Veliaj, i cili dyshohet se jo vetëm është konfirmuar në një zgjedhje të paligjshme lokale, por tani dyshohet gjithashtu se ka bashkëpunuar me mafien, do të ketë pasoja serioze për stabilitetin e institucioneve shqiptare, por edhe për të ardhmen të qeverisë shqiptare dhe për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në prill 2021.

Albania 2021 - Mafia Government Rama and Veliaj

Albania 2021 – Qeveria e Mafias Rama dhe Veliaj.

Martin Henze
Demokracia: qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit.


Lidhja e padiskutueshme midis pastrimit të parave, burimit kryesor të financimit të terrorizmit ndërkombëtar, aktiviteteve kriminale dhe krimit të organizuar tashmë ka çuar në faktin se në Shqipëri jo vetëm korrupsioni është zgjeruar masivisht nga ekzekutivi, por gjithashtu që ekzekutivi nuk mund të rishikohet më nga gjykatat e zakonshme, nuk ka siguri juridike në Shqipëri, pasi gjykatat supreme janë vendosur në mënyrë jofunksionale nga qeveria. Shqipëria është bërë vendi më i korruptuar në Evropë dhe i përket klubit të 20 vendeve më të mëdha të pastrimit të parave në botë që nga viti 2020.

Politikisht përgjegjës për këtë rritje të veçantë – figurat kryesore është qeveria e Ramës, Veliaj. Akuzat aktuale ndaj kryetarit të paligjshëm të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u zgjodh në një zgjedhje të paligjshme lokale në 30 qershor 2020, duhet parë gjithashtu në këtë kontekst. Ai akuzohet se ka lidhje biznesi me mafian kur lëshon leje ndërtimi. Edhe sipas OSBE-së, lejet e ndërtimit në Tiranë / Shqipëri mund të merren me para.

Personi Veliaj nuk është një rast i izoluar, në administratën Rama. Kështu që në vitin 2019 ndodhi çështja e Ministrit të Brendshëm kriminal Tahiri, një mik shumë i ngushtë i Ramës, i cili fillimisht duhej të dënohej me 12 vjet burg, pasi këshilloi që do të derdhte fasulet, ky dënim u shndërrua në 3.5 vjet provë , ose Kryeministri Rama, i cili akuzohet për përfshirje në manipulimin masiv të zgjedhjeve parlamentare 2017.

Fatkeqësisht ky është realiteti i trishtuar në vitin 2021 në Shqipëri. Shqipëria është bërë shteti i parë policor në Evropë. Kryetarë të shumtë të bashkive të organizatës qeveritare Rama janë identifikuar si kriminelë në vitet e fundit. Shtypi ndërkombëtar flet për një qeveri mafioze.

Ambasadori i BE Soreca, në Shqipëri, një mbështetës i madh i reformës ligjore që braktisi të gjitha funksionet e një shteti kushtetues dhe krijoi një shtet policor në Shqipëri në 2018, duket plotësisht i mbingarkuar.

Një departament antimafia, SPAK, u krijua në vitin 2020 për të hetuar. Një ëndërr e ëndërruar, si mund të kryhen hetimet në mënyrë objektive dhe sipas shtetit ligjor në një shtet kushtetues jo funksional?

Prokurorët dhe oficerët e policisë të cilët ishin arrestuar për shkak të manipulimit të zgjedhjeve parlamentare nga anëtarët e qeverisë u desh të strehohen dhe të aplikojnë për azil në Gjermani dhe Zvicër.

Rasti aktual i kryebashkiakut Veliaj, i cili dyshohet se jo vetëm është konfirmuar në një zgjedhje të paligjshme lokale, por tani dyshohet gjithashtu se ka bashkëpunuar me mafien, do të ketë pasoja serioze për stabilitetin e institucioneve shqiptare, por edhe për të ardhmen të qeverisë shqiptare dhe për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në prill 2021.

Vendi po merr miliarda euro në kredi dhe grante nga BE dhe jashtë për të mbështetur rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe projekteve të tjera të infrastrukturës. Përdorimi i duhur i këtyre fondeve për popullsinë e varfër shqiptare, nga qeveria Rama nuk sigurohet më.

Eshte koha që bashkësia ndërkombëtare të marrë iniciativën dhe të parandalojë me forcë dhe me efikasitet një Kolumbi të dytë në Evropë nën qeverinë Rama dhe Veliaj.

Martin HenzeDemocracy: the government of the people by the people for the people.

The undisputed link between money laundering, the primary source of funding for international terrorism, criminal activities and organised crime has already led to the fact that in Albania not only corruption is massively expanded by the executive, but also that the executive can no longer be reviewed by ordinary courts, there is no legal certainty in Albania, as the supreme courts are dysfunctionally set by the government. Albania has become the most corrupt country in Europe and belongs to the club of the 20 largest money laundering countries in the world since 2020.

Politically responsible for this particular growth – key figures is the government of Rama, Veliaj. The current accusations against the illegal mayor of Tirana, Erion Veliaj, who was elected in an illegal local election on 30 June 2020, should also be seen in this context. He is accused of having business connections with the mafia when issuing building permits. Even according to OSCE, building permits in Tirana /Albania can be obtained for money.

The Person Veliaj is not an isolated case, in the Rama administration. So in 2019 there was the case of the criminal Interior Minister Tahiri, a very close friend of Rama, who was initially to be sentenced to 12 years in prison, after advising that he will spill the beans, this sentence was commuted to 3.5 years probation, or the Prime Minister Rama, who is accused of involvement in the massive manipulation of the 2017 parliamentary election.

This is unfortunately the sad reality in 2021 in Albania. Albania has become the first police state in Europe. Numerous municipal mayors of the Rama government organisation have been identified as criminals in recent years. The international press therefore speaks of a mafia government. 

The EU Ambassador Soreca, in Albania, a great supporter of the legal reform that abandoned all the functionalities of a constitutional state and established a police state in Albania in 2018, seems completely overwhelmed.

An anti-mafia department, SPAK, was created in 2020 to investigate. A naïve dream, how can investigations be carried out objectively and according to the rule of law in a non-functional constitutional state? 

Prosecutors and police officers who had been arrested because of the manipulation of the parliamentary elections by members of the government had to take refuge and apply for asylum in Germany and Switzerland.

The current case of Mayor Veliaj, who is under suspicion of not only having been confirmed in an illegal local election, but is now also suspected of cooperating with the mafia, will have serious repercussions for the stability of Albanian institutions, but also for the future of the Albanian government and for the holding of the parliamentary election in April 2021.

The country is receiving billions of euros in loans and grants from the EU and abroad to support reconstruction after the 26 November earthquake ,the management of the COVID-19 pandemic and other infrastructure projects. The proper use of these funds for the poor Albanian population, by the Rama government is no longer ensured. 

It is time for the international community to take the initiative and robustly and efficiently prevent a second Colombia in Europe under the Rama and Veliaj governments.

https://www.linkedin.com/pulse/albania-2021-mafia-government-rama-veliaj-martin-henze

Kategori
Uncategorized

Qeska e Karameleve

Nuk kam ndër mend të humb as edhe një karamele të vetme nga ato që tani më kanë mbetur në qeskë.Jam i sigurt që këto karamele do të jenë më të shijshme se ato që kam ngrënë deri më tani.Synimi im, fundja më në fund, është të iki i kënaqur dhe në paqe me të dashurit e mi dhe me ndërgjegjen time.

nga Mario de Andrade (1893-1945)

Mario de Andrade (1893-1945)

Mario de Andrade (1893-1945)ì

Qeska e Karameleve

nga Mario de Andrade (1893-1945)

“Numërova vitet e mia dhe zbulova që kam më pak kohë për të jetuar tash e mbrapa në krahasim me sa kam jetuar deri më tani.Ndihem si ai fëmija të cilit i dhurojnë një qeskë me karamele: të parat i ha gjithë ngut e gëzim, por, kur e vë re se i kanë mbetur pak, fillon t’i shijojë ashtu siç duhet.Nuk kam kohë për mbledhje pa fund, në të cilat diskutohen statute, ligje, procedura dhe rregullore të brendshme, duke e ditur që në fund të fundit nuk do të përfundohet gjë.Nuk kam kohë për të duruar persona absurdë, që të mos jenë rritur në asnjë kuptim tjetër përpos se nga mosha në regjistrin e gjendjes civile.Nuk kam kohë për të humbur me budallallëqe.Nuk dua të marr pjesë në veprimtari ku parakalojnë “Ego” të fryra.Tani nuk i duroj dot më manipulatorët, arrivistët, interesaxhinjtë.Më bezdisin ziliqarët, që rreken të çkreditojnë më të aftët, për të përfituar nga talenti i tyre dhe rezultatet e tyre.I urrej, nëse jam dëshmitar, efektet që shkakton lufta për një post të rëndësishëm.Nuk i duroj dot personat që nuk diskutojnë për përmbajtjet, por për titujt.Kam pak kohë për të biseduar për të mira materiale ose pozicione sociale.Dua thelbësoren, sepse shpirti im tani ka ngut.Dhe me kaq pak karamele në qeskë…Tani, kaq i vetëm, dua të jetoj mes qenieve njerëzore shumë të ndjeshme.Njerëz që të dinë të dashurojnë e të mos tallen me të patëkeqtë e me gabimet e tyre.Njerëz shumë të sigurt në vetvete, që të mos mburren për luksin e vet dhe për pasuritë e veta..

Qeska e Karameleve...

Qeska e Karameleve…Njerëz që të mos e mbajnë veten “të zgjedhur” parakohe.Njerëz që të mos u ikin përgjegjësive të veta.Njerëz sa më të sinqertë që të mbrojnë dinjitetin njerëzor.Njerëz me të cilët dëshiron vetëm të jetosh me ndershmëri e drejtësi.Sepse vetëm thelbësorja është ajo që e bën jetën t’ia vlejë të jetohet.Dua të rrethohem nga njerëz që të dinë të mbërrijnë në zemrën e njerëzve.Njerëz të cilëve goditjet e rënda të jetës t’u kenë mësuar të rriten me përkëdhelje të ëmbla në shpirt.Po… kam ngut… për të jetuar me intensitetin që asgjë më shumë se pjekuria mund të na e japë.Nuk kam ndër mend të humb as edhe një karamele të vetme nga ato që tani më kanë mbetur në qeskë.Jam i sigurt që këto karamele do të jenë më të shijshme se ato që kam ngrënë deri më tani.Synimi im, fundja më në fund, është të iki i kënaqur dhe në paqe me të dashurit e mi dhe me ndërgjegjen time.Të uroj që edhe synimi yt të jetë i njëjti, sepse, në njëfarë mënyre, edhe ti për të ikur ke…”.
Përktheu – Prof. Aurel Plasari.

Kategori
Uncategorized

Erjon Veliaj djali i paligjeruar i Presidentit Iranian Ahmadinejad

Nga Kastriot Myftaraj .

Erion Veliaj, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kur debatohej për çështjen “Pango” shprehu pikëpamjen se edhe pse përgjimi është dhunim i privatësisë nga ana ligjore, ai (Erioni), kur është fjala për interesa publike, e pranon këtë shkelje të ligjit, se siç tha Erioni, me një buzëqeshje ironike, një frazë të manualeve sorosiane të imazhit: “Po nuk shkele ligjin, nuk merr Çmimin Pulitzer”.

Edhe unë jam me pikëpamjen e politikanit të ri Veliaj dhe shpresoj që Erioni ta shikojë në këtë sens edhe një investigim të pritshëm për atë, se cili është fëmija ilegal që ka në Shqipëri Presidenti aktual iranian, Ahmadinejad.

Të dhënat që jepen në websitet e opozitës iraniane nuk duken apriori të pabesueshme se dihet se regjimi komunist shqiptar kishte marrëdhënie të mira me regjimin islamik që erdhi në fuqi në Iran pas revolucionit të vitit 1979. Në këtë kuadër midis Shqipërisë dhe Iranit ka pasur shkëmbime të dendura delegacionesh të ndërsjella.

Në këtë kuadër, edhe Presidenti i tashëm iranian, Ahmadinexhad ka vizituar Shqipërinë në vitin 1979, sipas atyre që thuhen në muajin mars. Ahmadinexhad ka qenë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Berat. Ai sipas të dhënave ka kryer në Shqipëri dhe stërvitje ushtarake, siç bënin shumë të huaj në Shqipëri në atë kohë.

https://youtu.be/OCT_id_UOOk

Në botë investigime të tilla janë të njohura dhe janë bërë deri edhe ndaj personaliteteve të tilla politike si Tony Blair, për të cilin u zbulua se nuk ishte i biri natyral i prindërve të tij, porse ata e kishin gjetur pasi qe braktisur nga prindërit e tij natyralë, një çift aktorësh shëtitës. Blair më pas e pranoi edhe vetë këtë gjë. Pse të mos e ndiqte shembullin e tij edhe politikani misterioz shqiptar, aq më tepër që tash Ahmadinexhad po jep shenja se kërkon të bashkëpunojë me Perëndimin dhe veçanërisht me SHBA.

Për të filluar investigimin, unë kam siguruar një libër për Ahmadinexhadin të botuar në Britaninë e Madhe, ku ka shumë fotografi të kohës së rinisë të Ahmedinaxhadit, kur ai qe 30 vjeç, aq sa ç’ është sot djali i tij i supozuar në Shqipëri. Në investigimin tim unë do të veproj si një dishepull i Erion Veliajt, duke dhunuar privatësinë për interesa publike. Metoda që kam zgjedhur është që të krahasoj fotografinë e politikanëve të rinj shqiptarë, të moshës 30 vjeç, me atë të Presidentit Ahmadinexhad.

https://pashtriku.org/kastriot-myftaraj-erion-velijaj-djali-i-paligjeruar-i-presidentit-iranian-mahmoud-ahmadinejad/

Më pas do t’ ia le publikut të gjykojë se kush është i biri i Ahmadinexhad. Ai politikan që do të rezultojë se i ngjan Ahmadinexhadit, ka të drejtën që të japë shpjegime para se të bëhen deduksione të mëtejshme, mbi bazën e fakteve që nuk është vendi të përmenden në këtë shkrim. Kjo metodë nuk është më pak e vlefshme sa edhe përgjimi i “Fiks fare”, madje është më serioze, se ngjashmëria fotografike mund të trukohet, ashtu si audioregjistrimet, derisa është fjala për krahasimin e fotografie që gjendet në një libër të botuar nga një shtëpi botuese shume serioze në Britaninë e Madhe ku Erion Veliaj pretendon se ka marrë një master (apo mos duhet të themi është bërë master) dhe fotografisë së një personi që është aktiv në politikën shqiptare sot.

E mira do të ishte që në këtë investigim të angazhohej dhe Erion Veliaj se ai, me lidhjet që ka jashtë vendit, ku prezantohet veç të tjerave edhe si gazetar, mund të fitojë Çmimin “Pulitzer”. Unë, me një altruizëm të sinqertë profesional, do t’ ia kaloja të gjitha të dhënat që kam, në mënyrë që ai ta vazhdonte investigimin. Se ku dihet, mund të ndodhë që djali ilegal i Ahmadinexhad të jetë në partinë e Berishës, dhe kjo do ta rritë shumë kreditin e Erion Veliajt tek e majta. Por, përtej ironisë, tash që jemi me përshtypjet e emisioneve të Aida Shtinos dhe Rudina Magjistarit, ku ka pasur edhe disa raste ku janë takuar fëmijë me baballarët e tyre që nuk i njihnin, nuk është çudi që kulmi i këtyre emisioneve të jetë takimi i një politikani shqiptar me Presidentin iranian. Sigurisht që Presidenti iranian, i cili në atë kohë ishte një djalë i ri, nuk ka pse të ketë ndonjë embarracim për këtë aventurë rinore, se gjëra të tilla ndodhin në këtë moshë në çdo vend të botës.

Kjo histori nuk e cënon dinjitetin e tij. Përndryshe kjo histori ndoshta cënon reputacionin e djalit të tij shqiptar, por supozohet që ai të jetë aq i emancipuar nga paragjykimet, sa të krijojë një standard të ri emancipimi në shoqërinë shqiptare…

http://oraeshqypnise.blogspot.com/2015/05/erjon-veliaj-djali-i-paligjeruar-i.html?m=1
Kategori
Uncategorized

Kështu kishte bashkëpunuar Bislim Zyrapi me UDB-në, ja njeriu që i përpiloi listat e vrasjeve

Major Nazif Ramabaja

NGA MAJOR NAZIF RAMABAJA MË 23 JANAR 2021.

Rasti i Paraqinit dhe Aziz Kelmendit, prangosja e Tahir Zemajt, Bislim Zyrapi dëshmitar i rrejshëm në procesin gjyqësor kundër Agim Mehmetit dhe të tjerëve

i Paraqinit me Aziz Kelmendin (i pa planifikuar nga Azizi, por i përgatitur nga Sigurimi Ushtarak Jugosllav) pat ngritur tërë ”Ish-Jugosllavinë” në këmbë. Ai ishte rast i montuar, me pretekst se ushtarët dhe eprorët shqiptarë ishin ”Terorista”. Në këtë mënyrë bëhej përndjekja, maltretimet, burgosjet, gjyqet e montuara dhe shqiptimi i dënimeve me dëshmitarë të rrejshëm siç ishte Bislim Zyrapi.null

Kjo është e vërteta e tërë, për burgosjen e kolonel Zemajt, të gjitha paragjykimet tjera nuk qëndrojnë dhe kanë për qëllim ta denigrojnë figurën e atij atdhetari dhe ushtaraku të karrierës i cili bëri çmos për çlirimin e vendit.

Agim Mehmeti, lirohet nga burgu më 03.02.1989, me kusht, dhe kthehet në kazermën ”Marshal Tito” në Sarajevë.

Ditën e dytë të punës, më 07.02.1989, Agimi në mëngjes, gjatë vizitës ushtarake që iu bëhej kadetëve në oborrin (pistën) e kazermës, vëren ish kadetin e tij, Bislim Zyrapin, i cili në cilësinë e dëshmitarit kishte dëshmuar rrejshëm për Agimin dhe të tjerët në procesin gjyqësor të grupit, ku i akuzuari kryesorë ishte Agim Mehmeti. Për dëshminë e rrejshme të Bislim Zyrapit kundër Agimit dhe të tjerëve dhe bashkëpunimin e tij me organet e UDB-së dhe të sigurimit ushtarak, si ”Dhuratë”, Bislim Zyrapin dhe disa të tjerë si ai, i kishin regjistruar në akademinë njëvjeçare. Përveç Bislim Zyrapit, nxënës-kadet të Agim Mehmetit, ka qenë edhe Mahir Hasanaj e shumë të tjerë.null

I njëjti Bislim Zyrapi, gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë kishte marrë pozitën e Kryeshefit në Shtabin e përgjithshëm të UÇK-së, i cili përveç se u bë i përshtatshëm dhe atdhetar në rezistencën e armatosur edhe pse ishte bashkëpunëtor i UDB-së dhe sigurimit ushtarak, në fund vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, u bë i nevojshëm për komandantat revolucionar në shtabin e Rognerit! A s´është kjo për t’u habitur e mos të thënë për të luajtur mendsh!?

Bislim Zyrapi përveç se ishte i tillë dëshmoi rrejshëm në Gjykatën Ushtarake kundër Agim Mehmetit dhe të tjerëve dhe në bazë të asaj dëshmie të rrejshme, Agim Mehmeti mori 3 vite e 9 muaj burg të rëndë. Mirëpo prape i dobishëm për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, ai përpiloi Lista për likuidimin e figurave të shquara të rezistencës sonë politiko-ushtarake, në të cilat lista figuronin këta persona:

🔹Shalli-duke aluduar në Presidentin Ibrahim Rugova

🔹Fehmi Agani

🔹Ahmet krasniqinull

🔹Salih Berisha

E shumë të tjerë të cilët tash s’do i përmendi. Do ia lë kohës që ti zbulojë, apo dikush tjetër…!

Eprorët ushtarak të gatshëm për kontribut në Kosovë pas luftës çlirimtare

Angazhimet e eprorëve ushtarak nuk u ndalën, por vazhduan me një intenSitet të lartë. Me 24.03.2001 u mbajt një tubim i inicuar nga koloneli Tahir Zemaj në Hedingen afër Zürich-ut, në Zvicër.

Në atë takim eprorësh, kryesinë e punës e përbënin:null

Tahir Zemaj, Agim Mehmeti, Burhan Jahiu, Sylë Kollqaku dhe unë Nazif Ramabaja.

Image

Gjatë tubimit të ushtarakëve të karrierës në Hedingen afër Zürich-ut më 24.03.201, nga e djathta, Burhan Jahiu, Agim Mehmeti, Tahir Zemaj, Nazif Ramabaja dhe Sylë Kollqaku.

Ndër të tjera biseduam për situatën aktuale dhe politike në vend, çfarë mund të bëhet në këtë drejtim, dhe formimi i një Komisioni për aktivitet të ish-Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

Biseduam për zgjedhjen e një Delegacioni për t’i vizituar dhe biseduar për situatën aktuale Institucionet Ndërkombëtare, dhe për kontakte me figurat më me influencë siq ishin: Richard Hollbrooke, Ëilliam Ëalker dhe Eliot Engjel, organizatat jo qeveritare në Kosovë në këte Komision ishin: Tahir Zemaj, Nazif Ramabaja, Tafil Hadergjonaj, Shpend Shala, Burhan Jahiu, Agim Mehmeti. Sylejman Kollqaku, Ilmi Nebihu, Ismet Ibishi, Zenun Idrizi dhe Ejup Dragaj.

Shtëpia e Mhill Berishës, e hapur për atdhetarët dhe ushtarakëtnull

Pas qëndrimit në shtëpinë e aktivistit të çështjes kombëtare, Mhill Berishës, shtëpia e të cilit ishte derë e hapur për të gjithë, duke na mirëpritur me të gjitha të mirat, ndaj për mikëpritjen tradicionale i jemi mirënjohës për jetë e mot, atij dhe familjes Berisha.

Mhilli s´ishte i tillë vetëm për ne eprorët, por nga natyra ishte i tillë për të gjithë. Shpesh herë koloneli Zemaj, në të shumtën e rasteve e thirrte ”Epror”, sepse qëndronte gaditu para çdo eprori dhe kryente detyrat me përgjegjësi të lartë, ishte i pakursyer në dhënien e kontributit atdhetar. E adhuronte edhe LDK-në, të cilës ia kushtoi një pjesë të madhe të jetës së tij në përkrahjen, angazhimin, ndihmën si financiare ashtu edhe fizike.

Shtëpia e Mhillë Berishës, ishte e hapur gjithmonë në çdo kohë ai priste dhe përcjellte edhe Presidentin Rugova dhe ndihmonte me mjete materiale në kohën kur Presidenti kishte vështërsi ekonomike, për të lëvizur dhe kryer vizitat në qendrat e vendosjes Evropiane.null

Çdo udhëtim që kam bërë në Kosovë dhe anasjelltas, por edhe në Evropë, e kam bërë përmes Mhill Berishës dhe shtëpia e tij ka qenë si e imja, kam pas një dhomë të përgatitur me të gjitha paisjet kompjuterike, fax, kopiator, të cilat i kam përdorur dhe shfrytëzuar sikur të ishte zyrë e imja personale. Për këtë i jam mirënjohës për jetë./ Vazhdon

Nje sqarim nga i persekutuari i UDB-se kadeti i Akademise Ushtarake ne Beograd dhe kollegu im i te gjitha koherave BAJRAM MEHMETI.

Major Nazif Ramabaja

Një sqarim për opinionin e gjerë nga une BAJRAM MEHMETI:

Bislim Zyrapi jo vetëm se ka dëshmuar rrejshëm kundër vëllaut tim tani të ndjerë Agim Mehmetit, por e ka spiunuar në vazhdimësi Agimin, ka bashkëpunuar fortë me organet e sigurimit ushtarak serbo-jugosllav të ushtrisë serbo-jugosllave, gjë që është vërtetuar edhe gjatë procesit të hetuesisë dhe gjatë gjykimit kundër Agimit dhe të tjerëve.

Ate që e ka lënë me shkrim Agimi e vërtetoj edhe unë, natyrisht me përgjegjësi morale, penale dhe kombëtare. Këtë që po e them e vërtetojnë edhe dëshmitë e shumta me shkrim si dhe dëshmitarët e shumtë një pjesë e të cilëve fatmirësisht janë gjallë. Bislim Zyrapi, në ato vite, ka bashkëpunuar me UDB usharake me zell të madh, me këmbëngulësi, paturpësi dhe vetëdije të plotë.

Ai nëse do të kishte sadopak ndërgjegjje do të dilte publikisht dhe do të kërkonte ndjesë për krimin e bërë kundër vëllaut tim Agim Mehmetit dhe familjes sime të gjerë Mehmeti. Sa shumë kemi vuajtur ne si pasojë e veprimeve UDB-ske të këtij farë Zyrapit!
Caktimi i Zyrapit Shef i Shtabit të UÇK-s e më vonë Këshilltar për Siguri Kombëtare nga ana e Presidentit të Kosovës si dhe dekorimi i Zyrapit me Dekoraten për merita kombëtare shtron pikëpyetje të mëdha. E nuk është se gjatë luftës nuk kanë qenë të njoftuar. Unë personalisht e kam pasë njoftuar një antar të Shtabit të UÇK-s për veprimtarinë udbeske të Zyrapit. Megjithate???!!!

Kategori
Uncategorized

Shqipëri hesapi/Ministre Mbrojtjeje, SPAK, ministre e Jashtme. Dhe mbështetje nga SHBA.

Pra kjo zonjë (ambasadorja Kim) që pretendon se përfaqëson të drejtën në këtë botë, na thotë se Olta Xhaçka është më e mirë se Tom Doshi dhe Vangjush Dako. Po pse vallë? Sepse kështu thotë Amerika. Ose më saktë nëpunësja e saj në Tiranë.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhacka, ia ka dalë të bëhet sot lajm për kohën kur ishte ministre e Mbrojtjes. Lajmi: ministrja është marrë  në pyetje nga SPAK për dy tendera të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes gjatë pandemisë.

Tender maskash dhe ushqimesh.

Ky lajm në vetvete shtron për diskutim një çështje të karakterit politik që lidhet me faktin e kalimit të zonjës në Ministrinë e Jashtme. Ky kalim ka shumë pak kohë që ka ndodhur, ndërkohë që padia e PD-së është bërë më parë. Sigurisht që kryeministri është informuar për akuzën dhe gravitetin apo cilësinë e saj përpara sesa të vendosë për ripromovimin e zonjës në fjalë në një ministri si ajo e Jashtme. Në këtë kuadër ngjan pak paradoksale që një ministre ndaj së cilës ka akuza për shpërdorim të propozohet për një detyrë të re pa u sqaruar pozita e saj në raport me akuzën. Jo vetëm kaq, por paradoksit në fjalë I shtohet entuziazmi i ambasadores së SHBA, Yuri Kim që nxitoi të uronte ministren për detyrën e re:

Ne e mirëpresim emërimin e Olta Xhaçkës si Ministre për Europën dhe Punët e Jashrme. Ajo ka qenë një partnere e jashtëzakonshme në forcimin e marrëdhënieve të Ministrisë së Mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë si dhe rritjen e angazhimit të Shqipërisë në NATO. Shpresojmë të punojmë ngushtë së bashku për të forcuar më tej partneritetin tonë diplomatik

shprehej Kim.

Është e njëjta ambasadore që flet ditë e natë për SPAK, reformën në drejtësi, për të ardhmen që i ndrin Shqipërisë. E njëjta që e ka të lehtë të përmendë emra, të flasë si paraardhësi i saj për njerëz që duhen dënuar dhe të tjerë që ndoshta nuk duhen dënuar. Është po kjo zonja Kim që shkon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe rekomandon me arrogancë se ata që janë shpallur non grata nga SHBA për korrupsion nuk duhen kandiduar në zgjedhje.

Pra kjo zonjë që pretendon se përfaqëson të drejtën në këtë botë, na thotë se Olta Xhaçka është më e mirë se Tom Doshi dhe Vangjush Dako. Po pse vallë? Sepse kështu thotë Amerika. Ose më saktë nëpunësja e saj në Tiranë.

Zonja Kim ka detyrimin që të japë ndonjë konferencë për shtyp që të sqarojë pozicione të tilla, meqenëse njësoj si paraardhësit e saj kërkon rol publik në punët e këtij vendi. Përndryshe, as buzëqeshjet televizve, as statuset dhe as përdëllimet për Shqipërinë dhe bukuritë e saj nuk janë as alibi e as garanci se SHBA do na bëka vezën e kuqe. Ne po prekim në realitet atë që e kemi parë nëpër filma: të korruptuarit janë miq të SHBA. Pasi nuk mund të kuptohet ndryshe kjo politikë e mbështetjes së vazhdueshme të njerëzve që përherë kanë probleme. Sigurisht që jemi ne që i zgjedhim, por edhe kjo lojë partnerësh strategjikë nuk po shërben për ndonjë gjë. Të mirë.

marrë nga respublica.al

Kategori
Uncategorized

Veliaj në përgjimet e ‘Ndraghetas’/ Berisha: Mafia italiane ka futur në xhep narkoqeverinë e Tiranës

Veliaj në përgjimet e ‘Ndraghetas’/ Berisha: Mafia italiane ka futur në xhep narkoqeverinë e Tiranës

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar nëpërmjet një shënimi në facebook lidhur mbi skandalin më të fundit të qeverisë Rama, ku në bazë të përgjimeve antimafia, biznesmenë të lidhur me Ndraghetan janë kapur duke biseduar me njëri-tjetrin për takime me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, me qëllim që ky i fundit ti favorizojë në ndërtimin e kullave shumëkatëshe në Tiranë, në këmbim të 20 përqindshit të vlerës së ndërtimit.

Berisha shkruan se mafia italiane ka futur në xhep narkoqeverinë e Tiranës.

‘Mafia italiane ka ne xhep narkoqeverine e Tiranes.

Skandali i dites i narkoqeverise se Tiranes.

Miq, mafia italiane ka njerez qe e lidhin direkt me Edvinin dhe Lal Plehun dhe ka projekte per kulla ne Tirane dhe koncesione.

Rregjistrimet e nje grupi prej 35 vetesh te arrestuar nga policia antimafie ne operacionin “Basso Profilo” kane treguar se nderlidhesi  i tyre nje ishpunonjes i Guardia di Financia  i siguron se me ryshfet tek nje minister i siguron te gjitha.

Ata kane patur telefonata dhe kane zhvilluar takime me zyrtare kryesor te bashkise Lal Plehun dhe narkoqeveritar.

Ndiqeni videon dhe lexoni kroniken e gazetarit per kete skandal te ri. Sb’

https://video.syri.net/embed/iSVqNYsuLSWKiDh

w Former Prime Minister Berisha has reacted through a Facebook post regarding the latest scandal of the Rama government, where based on anti-mafia wiretaps, businessmen linked to Ndraghetan have been caught talking to each other for meetings with Mayor Erion Veliaj, in order for the latter to favor the construction of multi-storey towers in Tirana, in exchange for 20 percent of the construction value.

Berisha writes that the Italian mafia has put the narco-government of Tirana in its pocket.

“The Italian mafia has the narco-government of Tirana in its pocket.

The scandal of the day of the narco-government of Tirana.

Friends, the Italian mafia has people directly connected to Edvin and Lal Plehu and has tower projects in Tirana and concessions.

The recordings of a group of 35 people arrested by the anti-mafia police in the operation “Basso Profilo” have shown that their liaison, a former employee of the Guardia di Financia, assures them that with a bribe to a minister he secures everything.

They have had phone calls and held meetings with key municipal officials Lal Plehun and the government.

Watch the video and read the journalist’s chronicle of this new scandal. Sb ’

Kategori
Uncategorized

Kelyshet e kurvit.

Kelyshet e kurvit.

Kurvi nuk vraponte, ai ajo ecte fshehur, neper ferra, gemusha, fshihej neper shpella, kanale, kudo ku e therriste partia.

Kurvi shkonte edhe ne degen e brendeshme.

Kudo Kurvi ishte i pari..

Megjithese fukarallek kurvi breket e cqyera i linte neper ferra, ne dac duke u penguar, kacafytur, apo dhe duke pergjuar.

Kurvin e donin te gjithe….Brigadieri, pergjegjesi, sekretari, operativi, ata kurvin e vinin ne prove pse jo e merrnin dhe ne provim,,,,dhe po ti kalonte me sukses keto.
Kurvi ngrihej ne detyre.
Kurvi zbukurohej, mbasandaj rrumbullakosej dhe mbasandaj gjente shokun qe partia ja dhuronte.

Kurvi fillonte te pillte,pillte, pillte, por jo si te tjeret.
Nga perdorimi i shume vajrave lubrifikuese, kurvit nepermjet kembeve i dillnin jo femije, por xhapike, urithe, neperka me helm,,, qe me vone i merrte partia e kurvit si kelyshet e saj.

Koha kalonte, kurvi plakej, xhapiket rriteshin, ferrat plot me breke te grisura dhe eren e tyre te ndyre, por kurvi ndiente kenaqsi, nga ferratdhe era.
Kurvit tanime ishin ata qe vendosnin per gjithshka,edhe per jeten e te tjereve.

Kurvi dilte dhe mbante fjalime, syte kurvi i kishte te kuq, kurvit e tjere shikonin se cili duartrokiste kurvin plak dhe cili jo, kurvi pergjinte gjithshka, sepse ne mbremje partia e kurvit donte raportin.

Por nje dite gjithshka u shkermoq nder kembet e kurvit, gjithshka u prish, askush nuk e degjonte me, askush nuk i fliste ne rruge, askush nuk ja kish me friken.

Kurvi u terbua, mori malet, iku larg.
Njerzit thane se shpetuan nga kurvi, dhe filluan ti gezoheshin jetes, por nuk ishte e thene.
Kurvi vertet kish ikur larg, por kelyshet e kurvit vertiteshin verrave, diten dhe naten, me dhe pa breke.
Kurvi kishte gjak te lig, nga ai gjak dilnin vetem zhapike me te ndyre se kryekurvi zhapik.

Kurvi iri ishte i perzier nga shume vajra dhe fabrika te ndyra.
Kurvin askush nuk e dalloj me, askush se preku, askush nuk u mor me te, dhe kurvi i ri filloj te rigrumbullohet perseri neper ferra, aty ata e ndienin apo ndiejne kenaqsine e eres se ndyre dhe brekeve te grisura te kurvit.

Kelyshi kurv u bojatis, ai ndrroi emer, fe dhe atdhe, kurvi ndrroj gjithshka, por jo ferrat ku ishte mesuar te jetonte me dhe pa breke,…..

Kurvi sot i ka te gjitha ngjyrat, kurvi ka miq ne parti, ai ka miq edhe atje ku dikur i helmatisi, sepse kurvi eshte kurv.
Vecse kurvit sot i mungon nje vend ku ta presin dhe zeri i tij te kumboje, te degjohet.
Kurvi ndjen dhimbjen qe askush nuk e repekton me, kurvi ndien dhimbe per mos vuajtjet e te tjereve.
Kurvi ishte mesuar te te pushkatonte, fuste ne burg, te interrnonte, te cnderonte te tjeret, pamvaresisht se vete kurvi neper ferra ishte zene dhe neper ferra ishte pjelle.
Kurvi ishte mesuar qe gjithe mashtrimet e tij te besoeshin nga te tjeret, kjo sot i dhemb.
Megjithe se Kurvi sor ka gjithshka, atij i mungojne tmerresisht ferrat, prandaj dhe ai terbohet.

Kurvit i mungon fjala ” mirmengjesh shoku kurvi”.
Si jeni. Dite qe nuk ju kemi pare. Ne juve ju kemi drite, ne eeeeee, dhe kurvi prandaj hidherohet, terbohet, mallkohet.

Kurvit nga goja nuk i dalin fjale por nje leng i zi i peshtire si vete kurvi, sepse kurvi eshte i bastarduar, ai ashte prodhim ferrash dhe i shume vajrave.

Kurvi ngelet kurvi sado kohe te kaloje, ai nuk ndryshon, nuk ndryshon sepse kurvi eshte prodhim ferrash.

Dhe prandaj or miq kurvit i thone kurvi.

Ruhuni nga kurvi, sado dhe sido qe te jete, ai eshte i peshtire.

Kategori
Uncategorized

Koha kur budallallëku shpesh është i dobishëm.

Mediat u morën gjerë e gjatë me 21 janarin sot. Kryeministri shpalli dëshmorë, bëri apologjinë, vajtoi padrejtësinë, vuri ca lule dhe iku në punë të vet. Fundja është njeri i zënë, nuk ka kohë të harxhojë me të tilla lajle- lule.

Megjthatë pyetja që sot vazhdon është se si ka mundësi që ky njeri të gënjejë kaq hapur? Si ka mundësi që ky individ të deklarojë se nuk bën dot drejtësi se nuk është gjykatës dhe prokuror, kur qeverisi për 4 vjet me Ilir Metën?

Gënjeshtra është e trashë, pafytyrësia është lëkurë origjinale tanimë. Për këtë arsye z. Rama bëri atë që di të bëjë më mirë: ndërroi muhabetin. Vuri ministren e Jashtme Olta Xhaçka të përzinte nga Shqipëria një diplomat rus me akuzën se nuk zbaton rregullat e kufizimeve në kushtet e pandemisë.

Groteskja me këtë shtet nuk njeh kufij kur në vend se të zbatojë masat administrative që ka miratuar vetë për pandeminë, shkon më tej dhe interpreton konventat ndërkombëtare në funksion të një mideje të ditës për probleme të tjera.

Por dëbimi nuk ngjiti edhe aq si lajm, çka mesa duket ilustron faktin se Olta Xhaçka nuk është lajm në asnjë rrethanë. Nuk është lajm edhe pse u akuzua në SPAK nga PD-kja për tenderat sekretë gjatë kohës që ishte në Ministrinë e Mbrojtjes, e që mandej u katapultua drejt Ministrisë së Jashtme, për të marrë një ditë më pas bekimin e ambasadores amerikane.

Këto gjëra kanë kaluar pa rënë në sy, me gjasë sepse ky është edhe talenti i zonjës në fjalë: të mos duket. Siç nuk u duk lajmi i dëbimit të diplomatit rus që në fakt provon se budallallëku shpesh është i dobishëm.

Kategori
Uncategorized

Shkuarja në amshim e Dr. Ibrahim Rugovës, ka lënë zbrazëti në historinë e Kosovës

NGA: MAJOR NAZIF RAMABAJA .

Ibrahim Rugova dhe Major Nazif Ramabaja.

(Siq dihet, Ibrahim Rugova ndërroi jetë me 21 janar 2006, e shtunë) në orën 11:38)null

Ajo ditë pikëllimi për familjen, farefisin, bashkëpunëtorët dhe tërë popullin shqiptar do të mbetet në faqet e historisë edhe si ditë nderi dhe krenarie për veprën dhe punën titanike në mbrojtjen e popullit të tij para shfarosjes dhe fshirjes nga faqja e dheut, e çfarë ishte më e keqe dëbimi nga trojet etnike e shekullore !

Prej nga dhe kush rrjedh fjala “arkitekt i shtetit të pavarur të Kosovës” e përdorur për herë të parë dhe e thënë për presidentin Rugova, pasi ai pat ndërruar jetë, isha unë i pari që e thashë në telegramin dërguar menjëherë, të njëjtën ditë! Më vie mirë që kjo fjali mori dhenë, dhe tash e përdorin shumë personalitete , analistë, e prononcues të ndryshëm.

Në mesin e shumë telegrameve dërguar nga burrështetas botërorë, do i veqoj më të rëndësishmit si vijojnë:null

Në emër të Kryesisë të Unionit Evropian, Kryetarja e radhës Ursula Plasnik: ” Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme politike, Presidenti Rugova punoi pa lodhur për interesat e Kosovës, si një mbrojtës i paluhatshëm i mosdhunës, ai vazhdimisht ka insistuar në dialogun politik.

Zhak Shirak: Humbja e Rugovës më shumë se tragjedi, Qeveria italiane do të ruajë mesazhin për paqe dhe të një Kosove demokratike të Presidentit Rugova,

Sekretari britanik Strou:

Rugova ndër figurat më të shquara të Kosovës.

Marti Ahtisari, Emisar special për statusin e ardhshëm të Kosovës,

”Kosova ka humbur liderin e saj historik në këtë kohë vendimtare, kur bisedimet për statusin e Kosovës kanë hyrë në një fazë të rëndësishme. Ai ishte simbol i aspiratave të popullit të Kosovës dhe ia kushtoi jetën e tij promovimit të të drejtave të popullit të Kosovës me anë të mjeteve paqësore”.

Manuel Baroso:

Rugova ishte lider jashtëzakonisht i respektuar”.null

De Gucht:

”Jam thellë i prekur nga humbja e njeriut më të rëndësishëm”, “Zëri i Amerikës”: Vdekja e Presidentit Rugova i ngjan humbjes së një profeti,

Goldberg:

Kosova ka humbur një udhëheqës të dashur dhe SHBA-të një mik të vjetër dhe të nderuar.

Skefer:

Rugova i shërbeu popullit të Kosovës me përkushtim.

Gjenerali Valoto:

Për mua si komandant i KFOR-it ka qenë nder për të punuar me këtë udhëheqës historik të Kosovës.null

Agjencitë botërore dhe TV përkujtojnë Presidentin Rugova si luftëtar i paepur për pavarësi.

Mark Krasniqi:

Presidenti Rugova një burrë i madh i Pavarësisë së Kosovës!

Telegram Ngushëllimi me rastin e ndërrim jete të Presidentit Rugova – Major Nazif Ramabaja.

Telegram Ngushëllimi (21 janar 2006)null

Me pikëllim të madh mora lajmin për ndërrim jete të presidentit tonë të nderuar dhe shumë, shumë të respektuar e të dashur Dr. IBRAHIM RUGOVËS, arkitektit të shtetit të pavarur të KOSOVËS. Kjo ditë pikëllimi për familjen, farefisin, bashkëpunëtorët dhe tërë popullin shqiptar do të shënohet në faqet e historisë edhe si ditë nderi dhe krenarie për veprën dhe punën titanike në mbrojtjen e popullit të tij para shfarosjes dhe fshirjes nga faqja e dheut dhe çka është më e keqja dëbimi nga trojet etnike dhe shekullore të tij.

Me një shpirtë human dhe paqesor, vizion të lartë duke shikuar edhe pas bregut dhe me punën e tij të pa lodhshme përgatiti dhe trasoi rrugën për njohjen ndërkombëtare të KOSOVËS shtet sovran dhe i pavarur.

Për ne dhe gjeneratat e ardhshme Dr,IBRAHIM RUGOVA do të jenë shembull dhe idol se si duhet vepruar dhe punuar për komb e atdhe.

Telegram Ngushëllimi (21 janar 2006)null

Me pikëllim të madh mora lajmin për ndërrim jete të presidentit tonë të nderuar dhe shumë, shumë të respektuar e të dashur Dr. IBRAHIM RUGOVËS, arkitektit të shtetit të pavarur të KOSOVËS. Kjo ditë pikëllimi për familjen, farefisin, bashkëpunëtorët dhe tërë popullin shqiptar do të shënohet në faqet e historisë edhe si ditë nderi dhe krenarie për veprën dhe punën titanike në mbrojtjen e popullit të tij para shfarosjes dhe fshirjes nga faqja e dheut dhe çka është më e keqja dëbimi nga trojet etnike dhe shekullore të tij.

Me një shpirtë human dhe paqesor, vizion të lartë duke shikuar edhe pas bregut dhe me punën e tij të pa lodhshme përgatiti dhe trasoi rrugën për njohjen ndërkombëtare të KOSOVËS shtet sovran dhe i pavarur.

Për ne dhe gjeneratat e ardhshme Dr,IBRAHIM RUGOVA do të jenë shembull dhe idol se si duhet vepruar dhe punuar për komb e atdhe.null

I lehtë i qoftë dheu i KOSOVËS sonë martire, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi te dhe familjen RUGOVA !

Zoti e bekoftë Dr. IBRAHIM RUGOVËN.

Suedi 21.01.2006null

Major Nazif Ramabaja

Prishtinë, 21 janar 2006 QIK – Në mbledhjen komemorative të Qeverisë, Kryesisë së Kuvendit, shefave të grupeve parlamentare, më 21 janar 2006 në orën 16.OO, janë këto konkluzione:

Do të respektohet dëshira dhevullneti i familjes së Presidentit Rugova.null

U propozua Këshilli i varrimit gjatë gjithë kohës dhe për të gjitha ceremonitë.

U propozua ( u mor vendimi) për pesë ditë zie kombëtare.

4. U propozua që homazhet për qytetarë të bëhen në hollin e Kuvendit të Kosovës, dy ditë rresht ( e hënë e marte)null

5. Varrimi u propozua të bëhet të mërkurën më 25 janar 2006 ora 12.OO.

6. Nesër (më 22 janar) mbahet mbledhja e Këshillit të varrimit, në orën 11.OO.

7. Nesër mbahet Mbledhja komemorative e Kuvendit të Kosovës me mysafirë të nderit, në orën 12.OOnull

8. Sonte jepen deklaratat e institucioneve për vdekjen e Presidentit.

9. Rojën e nderit dhe nderimet ceremoniale do t’i bëjë Garda ceremoniale e TMK së, për të cilën fatkeqësisht komandanti i gardës NuredinLushtaku refuzoi dhe nuk lejoi që kjo gardëtë marr pjesë duke mos patur kurrfarë konsekvencash për te nga institucionet e Kosovës.

JALË TË SHËNUARA NGA PRESIDENTI IBRAHIM RUGOVA !!!

Presidenti RUGOVA ka thënë:

“Kompromis për ne është pavarësia. Këtë e kam thënë një mijë herë dhe kjo do të jetë sepse siç e dini, ne nuk kemi kërkuar bashkim me Shqipërinë, pasi që jemi të vetëdijshëm që një zgjidhje e tillë do të hapte probleme të tjera “.

Mirëpo shteti i pavarur dhe sovran, është vullnet i popullit të Kosovës dhe është zgjidhje e pranueshme për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë si dhe kjo do të ishte zgjidhja më e mirë edhe për fqinjët tanë, por edhe për Serbinë, e cila fatkeqësisht ende po refuzon ta kuptojë realitetin e ri që është krijuar në Kosovë, pas intervenimit të NATO- s” (24MARS- 1999).

” Me shtimin e represionit serb, ne kemi zbuluar në vete burime të tjera durimi, organizimi, që me Lidhjen tonë po provojmë t’i vëmë në veprim. Paradoksalisht, kujtoj se kemi arritur atë që nuk e kishim arritur gjatë kohë: një liri të brendshme. Po e paguajmë shumë shtrenjtë dhe është e pasigurt”.

” Unë dua të mbaj pak më shumë shpresë dhe ta shtyjë çështjen, në mënyrë që shqiptarët të rezistojnë, me këtë rrugë të jodhunës që kemi zgjedhur hëpërhë, qoftë edhe nëse duhet që një ditë politika jonë të bëhet pak më agresive ndoshta”.

” Praktika kundër dhunës në këtë situatë i përgjigjet në një farë mënyre karakterit tonë, një tradite të durimit dhe qëndrimit. Me anën e kësaj rezistence aktive të bazuar mbi ¼ kundruall gjithë dominimeve jodhunën dhe solidaritetin, ne “jemi gjetur”. Sot ia kemi dalë të prekim këtë pikë të shpirtit të popullit shqiptar.

” Unë kam kërkuar shpesh në fillim të këtij viti, deri në ditët e sotme, mbrojtjen ndërkombëtare për disa vjet, me qëllim që të qetësohet situata dhe të mëkëmben institucionet demokratike.

Pastaj, do të mund të flitnim për statusin e Kosovës. Mendoj se solucioni më i mirë transitor, apo provizor, për të penguar konfliktin apo konfrontimin, është kjo formë e protektoratit ndërkombëtar, ajo që amerikanët e quajnë trusteeshipsystem.

Në planin e paqes që ua propozova Kombeve të Bashkuara, kërkova dërgimin e trupave të OKB-së apo të NATO-s, masa për të kontroluar forcat ushtarake; njëkohësisht të njëjtat propozime ia përcolla edhe Konferencës së Gjenevës”.

Kategori
Uncategorized

Skandali i Policisë Rrugore të Tiranës që ndjek dy standarte:Si mund t’ia hedhë ky kamikaz vetëm me një gjobë?

Fundja këtu kanë shtypur njerëz për vdekje dhe s’i kanë futur në burg, se kanë pasur mik.

Një aksident shokues ndodhi javën e kaluar tek Ambasada italiane në Tiranë duke shokuar kryeqytetin. 

Një shofer kamikaze është futur me 150 km, ndërsa semafori ka qenë me të kuqe dhe në vijat e bardha kanë qenë duke kaluar disa kalimtarë.

Për fat nuk pati viktima, por në mënyrë skandaloze, drejtuesi i mjetit, që ka shkelur gjithë rregullat dhe që ishte drejtues problematik, pasi kishte edhe shumë gjoba të tjera, thjesht është ndëshkuar me një gjobë tjetër nga policia.

Edhe pse ai mund të kishte vrarë jo një, por disa njerëz njëkohësisht, Policia Rrugore e Tiranës e drejtuar nga Erjon Ahmeti është mjaftuar veç me një gjobë.

Skënder Ismaili, shef i Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, i pyetur për këtë rast, që për më tepër u mbajt i fshehtë nga Policia, edhe pse shokoi Tiranë, tha:

““Lidhur me ngjarjen përkatëse, në të cilën policia e ka fshehur dhe nuk ka treguar të dhëna. Kjo është në ëeb-in e Policisë, në komunikatën e Policisë së datës 15 Janar.

Nga policia është krijuar grupi hetimor dhe janë bërë veprime procedurale dhe ka pasur një çështje penale.

Në momentin e parë kanë qenë dy persona që kanë shkuar persona në spital. Kush do informacione të tjera të shkojnë të marrin informacion

Këtu është një shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, ka qenë i ndaluar nga semafori me të kuqe. Ka qenë me një shpejtësi të madhe dhe ka qenë një shkelësi i përsëritur”, tha Ismaili.

Ndërkohë drejtori i drejtorisë të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja tha se i kishte parë të dhënat për këtë shofer dhe konfirmoi që kishte pasur shumë gjoba.

“Unë i kam parë vetë të dhënat dhe për këtë person dhe ai kishte shkelje që nuk mund t’i merrje patentën përjetë, por është kontingjent i keq i rrugës”,shtoi Gonxhja.

Sipas gazetarit Elton Qyno, “piloti” Stiveljan Dashi që shkaktoi aksidentin e frikshëm, është nipi i kreut të OFL, Arben Dashi.

Stiveljani nuk është i panjohur për policinë për “gjëra” të tilla dhe kësaj radhe ai ja hodhi sërish me një gjobë, për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” pa pasoja.

Tani imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse personi që do të shkaktonte aksidentin, do të ishte një qytetar tjetër, pa mbështetje!

Do t’i hiqej patenta, do t’i vihej gjobë e do të përfundonte në burg.

Sepse të gjithë janë dëshmitarë, si vepron Policia në Tiranë, e cila i masakron me gjoba qytetarët vetëm nëse lënë makinën me sinjal ndezur për dy minuta, jo më të shkaktonin një aksident të tillë.

Për më tepër që, sipas burimeve, bashkë me Dashin ka qenë edhe një person tjetër në makinë, i cili pas aksidentit ka dalë direkt nga makina dhe ka marrë një taksi aty pranë, duke u larguar direkt nga vendi i ngjarjes, edhe pse ishte dëshmitar.

Policia nuk e ka raportuar këtë gjë dhe nuk e ka marrë në pyetje personin misterioz, që u largua nga vendi i ngjarjes.

Dyshimet janë që ai mund të ketë qenë një person problematik me ligjin, ndaj dhe është larguar me shpejtësi, për të mos e gjetur policia në vendin e ngjarjes.

Kuptohet që kjo ngjarje do të harrohet, si gjithë të tjerat, por kjo sjellë me dy standarte e Policisë është e papranueshme dhe iu jep shkas edhe të tjerëve, të bëjnë kamikazin në rrugë.

Fundja këtu kanë shtypur njerëz për vdekje dhe s’i kanë futur në burg, se kanë pasur mik.

Gazeta drita.al

Kategori
Uncategorized

‘Do dyfishohemi në detin Jon’/ Kryeministri grek falenderon Ramën

Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje detare është një e drejtë e patjetërsueshme sovrane e Athinës, tha Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur sot një fjalim me tone të forta patriotike në parlamentin grek, i cili është mbledhur për ta certifikuar me ligj përfundimisht zgjerimin deri në 12 milje në detin Jon.

Mitsotakis, duke mbrojtur këtë projektligj deklaroi se pas kësaj territori grek rritet me 10% dhe ata do të dominojnë tashmë në ujërat e detit Jon.

Duke iu referuar çështjes së Shqipërisë, Kyriakos Mitsotakis ka përmendur si alibi të fortë për këtë hap të Greqisë, edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke përmendur se ai deklaroi qartë se është e drejtë e Greqisë të zgjerohet me 12 milje.

“Ministri i Jashtëm grek bashkëpunoi me homologun e tij shqiptar dhe tani çdo mosmarrëveshje me Tiranën do të adresohet në një gjykatë ndërkombëtare. 

Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje detare është një e drejtë e patjetërsueshme sovrane e Athinës, duke shtuar një argument tjetër në favor të pozicionit tonë se ujërat e Mesdheut mund të bashkohen në vend që të ndajnë popujt”, tha Mitsotakis.

Por duket se plani grek nuk përfundon me kaq. Pas këtij zgjerimi kryeministri Mitsotakis premton se hapësira e ujërave greke në detin Jon do të dyfishohet.

“Sot, me fillimin e vitit 2021, ne hedhim hapin e dytë të madh thelbësor. Vendi ynë shtrin zgjerimin e tij në Detin Jon në 12 milje. 4 muaj më vonë detet tona atje do të dyfishohen. Kjo është një e drejtë e plotë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe vendi ynë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë dhe kudo tjetër, por në një kohë dhe mënyrë që do ta zgjedhim ne”,tha ai mes të tjerave.

Kategori
Uncategorized

‘Do dyfishohemi në detin Jon’/ Kryeministri grek falenderon Ramën

Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje detare është një e drejtë e patjetërsueshme sovrane e Athinës, tha Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur sot një fjalim me tone të forta patriotike në parlamentin grek, i cili është mbledhur për ta certifikuar me ligj përfundimisht zgjerimin deri në 12 milje në detin Jon.

Mitsotakis, duke mbrojtur këtë projektligj deklaroi se pas kësaj territori grek rritet me 10% dhe ata do të dominojnë tashmë në ujërat e detit Jon.

Duke iu referuar çështjes së Shqipërisë, Kyriakos Mitsotakis ka përmendur si alibi të fortë për këtë hap të Greqisë, edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke përmendur se ai deklaroi qartë se është e drejtë e Greqisë të zgjerohet me 12 milje.

“Ministri i Jashtëm grek bashkëpunoi me homologun e tij shqiptar dhe tani çdo mosmarrëveshje me Tiranën do të adresohet në një gjykatë ndërkombëtare.

Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje detare është një e drejtë e patjetërsueshme sovrane e Athinës, duke shtuar një argument tjetër në favor të pozicionit tonë se ujërat e Mesdheut mund të bashkohen në vend që të ndajnë popujt”, tha Mitsotakis.

Por duket se plani grek nuk përfundon me kaq. Pas këtij zgjerimi kryeministri Mitsotakis premton se hapësira e ujërave greke në detin Jon do të dyfishohet.

“Sot, me fillimin e vitit 2021, ne hedhim hapin e dytë të madh thelbësor. Vendi ynë shtrin zgjerimin e tij në Detin Jon në 12 milje. 4 muaj më vonë detet tona atje do të dyfishohen. Kjo është një e drejtë e plotë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe vendi ynë mund të zgjerohet në zona të tjera dhe në Kretë dhe kudo tjetër, por në një kohë dhe mënyrë që do ta zgjedhim ne”, tha ai mes të tjerave.

Kategori
Uncategorized

Berisha: Biden mik i madh, ka marrë vendime të rëndësishme për lirinë e kombit shqiptar

Presidenti Joe Biden eshte nje mik i madh dhe i çmuar i Shqiperise, Kosoves dhe kombit shqiptar. Ai ka patur nje ndikim te madh ne te gjitha vendimet me te rendesishme qe SHBA kane marre per lirine e shqiptareve.

Ish kryeministri Berisha, ka uruar Presidentin e ri të SHBA-ve, Joe Biden për marrjen e detyrës pas betimit që bëri ditën e sotme.

Berisha e ka cilësuar Biden si një mik të madh të Shqipërisë dhe Kosovës  dhe se ai ka patur një ndikim të madh në të gjitha vendimet më të rëndësishme që SHBA kanë marrë për lirinë e shqiptarëve.

‘Miq, sot ne oren 12:00 sipas ores lokale u zhvillua ceremonia e inaugurimit te presidentit te zgjedhur Joe Biden si president i 46-te i SHBA.

Presidenti Joe Biden u inaugurua sot si president i vendit me te fuqishem te planetit pas nje karriere brilante 50 vjeçare si sherbetor besnik i vendit dhe kombit te tij ne funksione shume te rendesishme deri ne zevendesperesident i SHBA ne dy mandate.

Presidenti Biden me 3 nentor 2020 si kandidat i Partise Demokratike mori ne zgjedhjet presidenciale me shume vota se çdo paraardhes tjeter i tij ne historine e SHBA. Zgjedhja e tij u mirprit nga vendet e lira ne Europe dhe mbare boten, Aleanca e Atlantikut te Veriut, Bashkimi Europian si dhe organizatat kryesore nderkombetare.

Gjithashtu sot betohet si zevendes presidente gruaja e pare ne historine e SHBA,  Kamala Harris.

Presidenti Joe Biden eshte nje mik i madh dhe i çmuar i Shqiperise, Kosoves dhe kombit shqiptar. Ai ka patur nje ndikim te madh ne te gjitha vendimet me te rendesishme qe SHBA kane marre per lirine e shqiptareve.

Ne takime dhe biseda te shkurtra qe kam patur vite me pare me ish zevendes presidentin Biden kam patur rastin te degjoj pre tij fjalet me te ngrohta e shprehjet me te veçanta qe une kam degjuar ndonjehere nga nje burre shteti per shqiptaret dhe Shqiperine.

Ndaj ju ftoj te dashur miq t’i urojme Presidentit Joe Biden suksese te medha ne udheheqjen e SHBA dhe botes se lire ne kater vitet qe vijne! Sb’