Kategori
Uncategorized

Guri i Kamjes – Aty ku historia foli shqip.

Mësuesi Ali Abidin Gjata, “Nderi i Gorës” /

Nga Pogradeci, në zemër të Gorës, historia vazhdon të flasë shqip.

Vënde që nuk janë thjesht pjesë të një territori.

Janë vende të shenjta të kujtesës kombëtare, ku çdo gur mban mbi vete një copëz historie dhe çdo përvjetor zgjon krenarinë e një populli. Një prej tyre është Guri i Kamjes, ku më 28 korrik 1912, luftëtarët e Gorës, të udhëhequr nga patrioti Kajo Babjeni, së bashku me trima nga Mokra dhe Opari, ngritën Flamurin Kombëtar, katër muaj përpara Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.

Ky akt nuk ishte thjesht një ngritje flamuri. Ishte shpallja e vullnetit të lirë të një krahine që nuk pranoi të jetonte e nënshtruar. Ishte dëshmi se fryma e pavarësisë kishte pushtuar zemrat e shqiptarëve shumë përpara 28 Nëntorit 1912.

Ceremonia mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore e vendore, personalitete të jetës publike, intelektualë dhe qindra banorë të Gorës, Mokrës e Pogradecit. 
Në aktivitet morën pjesë Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, deputeti Bledi Çomo, si dhe personalitete të tjera që me praninë e tyre i dhanë kësaj dite rëndësinë që meriton.
Një rol të veçantë në organizimin e kësaj veprimtarie pati Shoqata Atdhetare Kulturore “Besëlidhja Gorare” – Dega Pogradec, e cila prej vitesh punon për ruajtjen dhe promovimin e historisë, traditës dhe identitetit të krahinës së Gorës. 

Shoqata drejtohet me dinjitet nga kryetari Klajdi Gjonaj dhe sekretarja Matilda Sallo, të cilët, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, realizuan një aktivitet të denjë për rëndësinë historike të kësaj dite.

Një nga momentet më prekëse të ceremonisë ishte nderimi pas vdekjes me titullin “Nderi i Gorës” i Ali Abidin Gjatës, njërit prej figurave të ndritura të arsimit dhe atdhetarisë shqiptare.

I cilësuar me të drejtë si “Rilindasi i fundit i penës”, Ali Abidin Gjata hapi në vitin 1917 shkollat e para shqipe në Pirg, Çaushli, Leminot, Kakaç, Podgorie dhe në shumë fshatra të Gorës e Mokrës. 

Ai me këtë veprim tregpi se liria nuk mbrohet vetëm me armë, por edhe me gjuhën, dijen dhe arsimin.
Ndaj dhe Misioni i tij mbetet një gur themeli në historinë e arsimit shqiptar.

Po aq domethënëse ishte edhe prania e mjekut duarartë, kirurgut Yllson Ibrahimllari, i ardhur nga Tirana për ta nderuar këtë aktivitet, por dhe për tu nderuar nga shoqata “Beslidhja Gorare” në këtë përvjetor.

E nderonte këtë aktivitet edhe Zonja Albana Koçi Tahirit, kryetare e përgjithëshme e Shoqatës Kulturore “Besëlidhja Gorare”, e cila me përkushtim vazhdon të mbajë gjallë trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të kësaj treve.

Nuk mund të lemë pa përmëndur dhe Nën/Kryetarin e kësaj shoqate, mësuesin atdhetar Islam Bakollari (Lame Albania) i cili me penelin e tij ka përjetësuar në fasadat e shumë shkollave të kësaj krahine figurat e atdhetarëve gorarë dhe kombëtarë

Manifestime të tilla nuk janë vetëm festa përkujtimore. Ato janë një betim se historia nuk do të harrohet, se sakrificat e të parëve nuk do të mbulohen nga pluhuri i kohës dhe se brezat e rinj do të njohin rrënjët mbi të cilat është ndërtuar identiteti ynë kombëtar.

Guri i Kamjes nuk është vetëm një monument.
Ai është një simbol i krenarisë shqiptare. Është një kujtesë se liria fitohet me guxim, mbrohet me sakrificë dhe trashëgohet me përgjegjësi.

Lavdi Kajo Babjenit, dhe patriotëve të Gorës, Mokrës dhe Oparit!

Lavdi mësuesit Ali Abidin Gjatës!

Lavdi të gjithë atyre që i shërbyen Shqipërisë me pushkë, me penë dhe me shpirt! 🇦🇱

✍🏽 Shoqata kombëtare, “Beselidhja Gorare.”

🌎🇦🇱🌎🇦🇱🌎🇦🇱🌎🇦🇱🌎🇦🇱🌎🇦🇱🌎🇦🇱🌎🇪🇺🌎

Kamja Rock – Where History Spoke Albanian

There are places that are not merely points on a map.

They are sacred altars of our national memory.

One of them is Kamja Rock, in the region of Gora, where on July 28, 1912, four months before Albania’s Declaration of Independence in Vlorë, the Albanian national flag was raised as a symbol of freedom, dignity, and the unwavering determination of Albanians to live free.

Teacher Ali Abidin Gjata – “Honor of Gora”

On this anniversary, together with several other distinguished personalities of this patriotic region, Teacher Ali Abidin Gjata was posthumously awarded the title “Honor of Gora.”

This prestigious recognition pays tribute to a teacher, patriot, and educator who, in 1917, opened the first Albanian-language schools in Pirg, Çaushli, Leminot, Kakaç, Podgorie, and throughout the region of Mokra, planting the seeds of knowledge and national consciousness in the hearts of the people of Gora and Mokra.

He proved that defending one’s homeland is achieved not only through weapons, but also through education, language, books, and enlightenment.

From Pogradec, in the heart of Gora, history continues to speak Albanian.

These are places that are far more than geographical locations.

They are sacred grounds of national remembrance, where every stone carries a fragment of history and every anniversary awakens the pride of an entire nation.

One of these places is Kamja Rock, where on July 28, 1912, the freedom fighters of Gora, led by the patriot Kajo Babjeni, together with brave men from Mokra and Opar, raised the Albanian National Flag four months before the Declaration of Independence in Vlorë.

This was not merely the raising of a flag.

It was a declaration of the free will of a region that refused to live in submission.

It was proof that the spirit of independence had already taken root in the hearts of Albanians long before November 28, 1912.

On the 114th Anniversary of This Historic Event and the 120th Anniversary of the Establishment of the “Secret Regional Subcommittee,”

Kamja Rock once again became the meeting place of history, tradition, and national pride.

The ceremony brought together representatives of state and local institutions, public figures, intellectuals, and hundreds of residents from Gora, Mokra, and Pogradec.

Among those attending were the Mayor of Pogradec, Ilir Xhakolli, Member of Parliament Bledi Çomo, and many other distinguished guests whose presence honored the importance of this historic day.

A particularly important role in organizing the event was played by the “Besëlidhja Gorare” Patriotic and Cultural Association – Pogradec Branch, an organization that has worked tirelessly for years to preserve and promote the history, traditions, and identity of the Gora region.

The association is led with dignity by its President Klajdi Gjonaj and Secretary Matilda Sallo, who, together with their collaborators, organized a ceremony worthy of the historical significance of this occasion.

One of the most moving moments of the event was the posthumous award of the title “Honor of Gora” to Ali Abidin Gjata, one of the brightest figures in Albanian education and patriotism.

Rightfully described as “the last Renaissance man of the pen,” Ali Abidin Gjata established the first Albanian-language schools in 1917 in Pirg, Çaushli, Leminot, Kakaç, Podgorie, and many villages throughout Gora and Mokra.

Through this remarkable work, he demonstrated that freedom is defended not only with weapons, but also through language, knowledge, and education.

His mission remains one of the cornerstones of the history of Albanian education.

Equally meaningful was the presence of the highly respected surgeon Yllson Ibrahimllari, who traveled from Tirana to honor this event and who was himself honored by the “Besëlidhja Gorare” Association during this anniversary celebration.

The event was also honored by Mrs. Albana Koçi Tahiri, President of the “Besëlidhja Gorare” Cultural Association, who continues with great dedication to preserve the spiritual and cultural heritage of this historic region.

Special recognition also goes to the Association’s Vice President, the patriotic teacher Islam Bakollari (Lame Albania), whose artistic work has immortalized the portraits of Gora’s and Albania’s patriots on the facades of numerous schools throughout the region.

Events such as this are far more than commemorative ceremonies.

They are solemn pledges that history will never be forgotten, that the sacrifices of our ancestors will never be buried beneath the dust of time, and that future generations will know the roots upon which our national identity has been built.

Kamja Rock is not merely a monument.

It is a symbol of Albanian pride.

It reminds us that freedom is won through courage, protected through sacrifice, and passed on through responsibility.

Glory to Kajo Babjeni and to the patriots of Gora, Mokra, and Opar!

Glory to Teacher Ali Abidin Gjata!

Glory to all those who served Albania with their rifles, their pens, and their unwavering spirit! 🇦🇱

Kategori
Uncategorized

Ahmet Bajrami – Një jetë e shuar në burgjet e diktaturës, një varr që ende mungon

Ahmet Bajrami – Njeriu që nuk ka një varr, por ka një emër që nuk vdes

Ka njerëz që historia i shkruan me germa të arta. Ka të tjerë që diktaturat përpiqen t’i fshijnë nga faqet e saj. U marrin lirinë, u marrin pasurinë, u marrin jetën, madje u mohojnë edhe varrin. Por ka diçka që asnjë regjim nuk mund ta burgosë: kujtesën.

Një prej këtyre njerëzve ishte Ahmet Bajrami nga Poroçani i Gramshit. Një nacionalist, një atdhetar, një burrë që zgjodhi të qëndronte besnik bindjeve të tij në një kohë kur Shqipëria po hynte në një nga periudhat më të errëta të historisë së saj.

Sipas kujtesës së familjes, gjatë Luftës së Dytë Botërore ai mori pjesë në radhët e Ballit Kombëtar. Pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist, fati i tij u vulos. Në vitin 1946 u arrestua dhe u dënua nga Gjykata Ushtarake e Elbasanit. Fillimisht me pushkatim. Më pas, falë ndërhyrjes së avokatit, dënimi iu kthye në 101 vjet burg. Një dënim që nuk ishte drejtësi, por hakmarrje politike.

E dërguan në burgun e Gjirokastrës. Atje, larg familjes, larg vendlindjes dhe larg çdo shprese, ai kaloi vitet më të dhimbshme të jetës.

Pas rreth dhjetë vitesh burg, zemra e tij pushoi së rrahuri. Por tragjedia nuk përfundoi me vdekjen.

Pas arrestimit të tij nisi kalvari edhe për familjen. Pasuria u sekuestrua. Të afërmit u internuan në Dushkë të Dumresë. Fëmijët u rritën me damkën e “armikut”, ndërsa brezat trashëguan jo vetëm varfërinë, por edhe dhimbjen e mungesës .

Ne, nipërit e mbesat e tij, nuk patëm fatin ta dëgjonim zërin e gjyshit. 

Nuk e pamë kurrë buzëqeshjen e tij. Nuk morëm asnjë përqafim prej tij. Na mbeti vetëm emri: Ahmet Bajrami. Një emër që regjimi deshi ta zhdukte, por nuk mundi, ai emër jeton ende në zemrat tona.

Sa herë afrohen ditët e përkujtimit, lind e njëjta pyetje: 

ku prehen eshtrat e tij?

Ku mund të vendosim një tufë me lule? Ku mund t’i themi: “Nuk të harruam”?

Kjo nuk është vetëm historia e Ahmet Bajramit. Është historia e mijëra shqiptarëve që u burgosën, u torturuan, u lanë të vdisnin në qelitë e burgjeve dhe më pas u zhdukën pa gjurmë.

Është historia e familjeve që edhe sot presin një përgjigje.

Një shtet që respekton veten nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke lënë të varrosur të vërtetën.

Është detyrim moral dhe kombëtar të kërkohen eshtrat e të gjithë të zhdukurve të diktaturës, të identifikohen dhe t’u dorëzohen familjeve. 

Ata nuk kërkojnë privilegje.
Kërkojnë vetëm një varr, një emër mbi një gur dhe të drejtën për të qarë të afërmit e tyre.

Ahmet Bajrami nuk kërkoi lavdi.

Ai nuk kërkoi monumente. Por ai meriton atë që i është mohuar për tetëdhjetë vjet: të vërtetën, dinjitetin dhe një vend ku brezat të përkulen me respekt.


Sepse kombet nuk bëhen të mëdha duke harruar martirët e tyre. Kombet bëhen të mëdha kur kanë guximin të përballen me historinë dhe të nderojnë ata që u flijuan për bindjet e tyre.

Lavdi kujtimit të Ahmet Bajramit!

Kategori
Uncategorized

Muharrem Meko – një gjysh me zemrën plot mall e dashuri.

Muharrem Meko me njërin nga djemtë dhe dy nipërit e tij .

Muharrem Meko – një gjysh me zemrën plot mall e dashuri

Ka gëzime në jetë që nuk maten me pasuri, por me përqafime, buzëqeshje dhe çaste të paharrueshme pranë njerëzve më të dashur. Për gjyshin Muharrem Meko, ardhja e nipërve nga larg është një festë e vërtetë e zemrës, një dritë që mbush shtëpinë me jetë dhe lumturi.

Prej një jave, këta “yje” i kanë ardhur nga Arizona dhe shtëpia është bërë plot. Muharremi dhe Lenca jetojnë ditë të veçanta, siç thonë vetë, “në qiellin e shtatë”. Çdo zë, çdo buzëqeshje dhe çdo bisedë me nipërit është një dhuratë që shlyen mallin e gjatë të një viti të tërë.

Presin me padurim edhe vogëlushen e tyre të shtrenjtë, Marinën nga Londra. Por ajo, me ëmbëlsinë e një fëmije që di të sjellë gëzim, nuk tregon se kur do të vijë. “Do t’ua bëj surprizë”, thotë ajo. Dhe ndoshta ajo pritje e vogël e bën edhe më të bukur momentin e takimit.

Por lumturia më e madhe për një gjysh është t’i shohë të rritur mirë, të shëndetshëm dhe të mençur. 

Endi është zgjatur edhe më shumë, Briani gjithashtu; por ajo që e mbush më shumë zemrën e Muharremit dhe Lencës është inteligjenca, edukata dhe karakteri i tyre.

Sepse nipërit nuk janë vetëm vazhdimësia e familjes; ata janë kujtimet që ecin, shpresa e së ardhmes dhe arsyeja pse një shtëpi ndihet vërtet shtëpi.

Kilometrat mund të jenë të shumta, por dashuria e një gjyshi nuk njeh largësi. 

Ajo pret gjithmonë me mall, ruan një vend të ngrohtë në zemër dhe gëzohet me çdo rikthim të atyre që i japin kuptim jetës.

Kategori
Uncategorized

Sali Berisha is a symbol of political resilience, commitment to democracy, and the protection of national interests.

With Sali Berisha – one of the most important figures in Albanian politi

Sali Berisha is one of the figures who has left the deepest mark on the political history of Albania after the 1990s. He became part of and a leader of the student movement that challenged the communist regime, founded the Democratic Party, and played an important role in establishing political pluralism and orienting Albania toward Euro-Atlantic values.

During his political career as President and Prime Minister of Albania, the country experienced important developments, including NATO membership, the liberalization of visas with the European Union, and major investments in infrastructure, education, and healthcare.

These are achievements that have changed the course of the country’s development.

Despite the debates and controversies that have accompanied his political journey, Berisha remains a central figure in the history of the Albanian transition and one of the most dignified leaders of the past decades.

Sali Berisha is a symbol of political resilience, commitment to democracy, and the protection of national interests.

History will continue to judge his role, but for many Albanians Sali Berisha remains a leader who dedicated his life to politics, democracy, and the national cause.

 🌎🌎🌎🌎🇦🇱🌎🇪🇺🌎🇺🇸🌎🇽🇰🌎🌎🌎🌎🌎

NGA DHJETORI ’90 TE NATO: RRUGËTIMI I SALI BERISHËS NË HISTORINË SHQIPTARE

Sali Berisha – një emër që u bë pjesë e një epoke ndryshimesh

Në dhjetorin e vitit 1990, kur Shqipëria po kërkonte dritën e lirisë pas dekadash izolimi dhe diktature, nisi një kapitull i ri në historinë e saj. Në atë lëvizje që sfidoi regjimin komunist u shfaqën figura që do të përcaktonin rrugën e vendit drejt demokracisë, dhe një prej tyre ishte Sali Berisha.

Si një nga drejtuesit e lëvizjes studentore dhe më pas themelues i Partisë Demokratike, Berisha u vendos në qendër të transformimit më të madh politik të Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore: kalimit nga sistemi monisto-diktatorial një partiak drejt pluralizmit dhe institucioneve demokratike.

Rrugëtimi i tij politik, përveç drejtimit të Partisë Demokratike, do të përfshinte disa nga postet më të larta të shtetit shqiptar – President dhe Kryeministër – në periudha vendimtare për vendin. Gjatë këtyre viteve Shqipëria ndërmori hapa të rëndësishëm drejt integrimit euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, duke u afruar më shumë me familjen perëndimore.

Një kapitull i rëndësishëm i veprimtarisë së tij politike lidhet edhe me çështjen e Kosovës. Gjatë viteve ’90, Sali Berisha e ngriti çështjen e Kosovës në arenën politike dhe ndërkombëtare, duke kërkuar mbështetje për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve të Kosovës. Gjatë krizës së Kosovës dhe luftës së vitit 1999, ai mbështeti angazhimin e NATO-s dhe përpjekjet ndërkombëtare për ndalimin e dhunës dhe vendosjen e paqes në rajon.

Por historia e një lideri nuk matet vetëm me sukseset, por edhe me betejat, përballjet dhe sfidat që shoqërojnë çdo rrugëtim politik. Sali Berisha ka qenë për dekada një nga figurat më të diskutuara dhe më me ndikim në skenën shqiptare, duke mbetur një protagonist qendror i tranzicionit politik të vendit.

Për shumicën e popullit të tij, ai është simbol i qëndresës politike, i mbrojtjes së demokracisë dhe i orientimit euroatlantik të Shqipërisë. Për kritikët dhe kundërshtarët politikë, ai ka qenë një figurë që ka nxitur debate të forta politike. Por, pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme, emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e Shqipërisë së pas viteve ’90.

Nga sheshet studentore të Dhjetorit ’90, te flamuri shqiptar në NATO, rruga politike e Sali Berishës mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe më të debatueshëm të Shqipërisë moderne.

Një epokë ndryshimesh. Një rrugëtim politik. Një emër që vazhdon të lërë gjurmë në historinë shqiptare.

Sot, pas më shumë se tri dekadash në skenën politike, Sali Berisha vazhdon të mbetet një nga aktorët kryesorë të politikës shqiptare, duke kontribuar në jetën parlamentare si deputet, kryetar i Partisë Demokratike dhe lider i opozitës shqiptare.

Rrugëtimi i tij vazhdon, ndërsa roli i tij në historinë politike shqiptare mbetet pjesë e një debati të gjerë kombëtar. Pavarësisht vlerësimeve, por edhe kritikave të kundërshtarëve politikë, ai mbetet një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim të Shqipërisë së pas viteve ’90.
Kategori
Uncategorized

We Are Not Here to Beg — We Are Here to Be Heard: The Albanian Diaspora’s Voice, Dignity, and Power

We are not here to beg. We are here to be heard.

For many years, Albanian immigrants lived with their heads lowered. Without documents, without rights, with the constant fear of deportation and the hope that someone would extend a helping hand. It was a time when survival was the only priority, while dignity was often sacrificed to secure a piece of bread and a better future for their families.

But that era belongs to the past.

Today, most of us are citizens with full rights in the countries where we live. We have citizenship, respect the laws, work, pay taxes, and contribute every day to the economy, culture, and democratic life of the countries that have welcomed us. Above all, we have the right to vote, to be elected, to demand accountability, and to influence decision-making. These are not privileges; they are civic rights.

A new generation of Albanians has grown up in Greece, Italy, Germany, Sweden, and many other European countries. They were born, educated, and shaped as citizens of Western democracies. They no longer know the migration experience of submission and uncertainty that their parents endured. They live with dignity, responsibility, and the belief that citizenship is not gained through begging, but exercised through participation.

For this very reason, we must not submit ourselves to politicians, local leaders, or public officials in the countries where we live. Respect for institutions is a civic duty, but submission to power is not a democratic virtue. In a democracy, power comes from citizens and serves them, not the other way around.

Politicians are not the owners of our votes; they are our representatives. We give them the mandate, and we have the right to judge how they use it. Therefore, it is natural and completely legitimate to demand accountability when our rights are violated, when injustices are ignored, or when leaders support and legitimize governments that do not serve the interests of the Albanian people.

Accountability is not demanded through humility, but through arguments, dignity, and the strength that comes from our vote.

Nor should we feel privileged when a minister, member of parliament, or mayor agrees to meet with us. Meeting citizens is not a favor; it is their duty. They need our trust, because our votes are the ones that build majorities, elect representatives, lead municipalities, and create governments.

However, the power of our vote has value only when it is accompanied by unity.

A divided diaspora, as it unfortunately is today, is a weak voice.
An organized diaspora is a force that earns respect.

When we speak with one voice in defense of our rights and national interests, no one can ignore us.

History has shown that the diaspora has always been an important factor in the decisive moments of the Albanian nation. Today, its role is even greater because it enjoys political, economic, and civic rights in the most developed democracies in the world. This is a responsibility that must not be wasted.


For the countries where we live.
For our homeland.
For future generations.

Nuk jemi për t’u lutur. Jemi për t’u dëgjuar.

Për shumë vite, emigranti shqiptar jetoi me kokën ulur. Pa dokumente, pa të drejta, me frikën e përhershme të dëbimit dhe me shpresën se dikush do t’i zgjaste dorën. Ishte një kohë kur mbijetesa ishte prioriteti i vetëm, ndërsa dinjiteti shpesh sakrifikohej për të siguruar një copë bukë dhe një të ardhme më të mirë për familjen.

Por ajo epokë i përket së shkuarës.

Sot, shumica prej nesh janë qytetarë me të drejta të plota në vendet ku jetojmë. Kemi shtetësi, respektojmë ligjet, punojmë, paguajmë taksa dhe kontribuojmë çdo ditë në ekonominë, kulturën dhe jetën demokratike të vendeve që na kanë mirëpritur. Mbi të gjitha, kemi të drejtën të votojmë, të zgjidhemi, të kërkojmë llogari dhe të ndikojmë në vendimmarrje. Këto nuk janë privilegje; janë të drejta qytetare.

Një brez i ri shqiptarësh është rritur në Greqi, Itali, Gjermani, Suedi e në shumë vende të tjera të Europës. Ata kanë lindur, janë arsimuar dhe janë formuar si qytetarë të demokracive perëndimore. Nuk e njohin më emigracionin e nënshtrimit që përjetuan prindërit e tyre. Ata jetojnë me dinjitet, me përgjegjësi dhe me bindjen se qytetaria nuk fitohet me lutje, por ushtrohet me pjesëmarrje.

Pikërisht për këtë arsye nuk duhet t’u nënshtrohemi politikanëve, drejtuesve vendorë apo shtetarëve të vendeve ku jetojmë. Respekti për institucionet është detyrim qytetar, por nënshtrimi ndaj pushtetit nuk është virtyt demokratik. Në një demokraci, pushteti buron nga qytetari dhe i shërben atij, jo e kundërta.

Politikanët nuk janë pronarët e votës sonë; ata janë përfaqësuesit tanë. Mandatin ua japim ne dhe, po ne, kemi të drejtën ta gjykojmë mënyrën se si e përdorin atë. Prandaj është e natyrshme dhe plotësisht legjitime t’u kërkojmë llogari kur cenohen të drejtat tona, kur mbyllin sytë përballë padrejtësive ose kur mbështesin e legjitimojnë qeveri që nuk u shërbejnë interesave të popullit shqiptar.

Llogaria nuk kërkohet me përulësi, por me argument, me dinjitet dhe me forcën që buron nga vota e jonë .

As nuk duhet të ndihemi të privilegjuar kur një ministër, deputet apo kryetar bashkie pranon të takohet me ne. Takimi me qytetarët nuk është favor, është detyrë e tyre.
Ata kanë nevojë për besimin tonë, sepse votat tona janë ato që ndërtojnë shumicat, zgjedhin deputetët, drejtojnë bashkitë dhe krijojnë qeveritë.

Megjithatë, fuqia e votës sonë ka vlerë vetëm kur shoqërohet me bashkim.
Një diasporë e përçarë (siç dhe është në të vërtetë) është një zë i dobët.
Një diasporë e organizuar është një forcë që respektohet.
Kur flasim me një zë për mbrojtjen e të drejtave tona dhe të interesave kombëtare, askush nuk mund të na shpërfillë.

Historia e ka dëshmuar se diaspora ka qenë gjithmonë një faktor i rëndësishëm në momentet vendimtare të kombit shqiptar. Sot ajo ka një rol edhe më të madh, sepse gëzon të drejta politike, ekonomike dhe qytetare në demokracitë më të zhvilluara të botës. Kjo është një përgjegjësi që nuk duhet shpërdoruar.

Prandaj nuk ka më vend për lutje. Nuk kemi pse të kërkojmë favore, por respekt, transparencë, përgjegjësi dhe dialog të barabartë.

Sepse nuk jemi qytetarë të dorës së dytë. Jemi qytetarë të lirë, me dinjitet, me zë dhe me votë.

Për vendin ku jetojmë. Për atdheun. Për brezat.


		
Kategori
Uncategorized

Diaspora;hambar cilësor i demokratëve që nuk presin ti ushqejë partia .

✍🏽Petrit Fidani,Athinë; Anëtar i këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, për diasporën ✌️

💎 Diaspora – Hambari i Demokratëve /


🗣️Për ne, Partia Demokratike nuk është thjesht një forcë politike.

Ajo është një ideal, një histori sakrificash dhe një dashuri që e kemi mbajtur gjallë ndër vite.

E kemi ngritur nga hiçi më shumë se një herë dhe, sa herë është rrëzuar, kemi qenë aty për ta ngritur sërish.
Prandaj edhe sot, nuk do ta lëmë kurrë vetëm.









Brezi i ri, si Erisa dhe shumë të rinj të tjerë, duhet të hyjë në politikë me këmbën e djathtë.

Ata kanë energjinë, guximin dhe vizionin për të çuar përpara kauzën tonë. Ne, që kemi kaluar shumë beteja, nuk pretendojmë të dimë gjithçka, por kemi një përvojë të fituar me sakrifica.

Jemi një shkollë që ka mësuar edhe nga fitoret, edhe nga gabimet.

Detyra jonë është t’ua përcjellim këtë përvojë brezave që vijnë.

Nëse ata arrijnë të mësojnë nga gabimet tona dhe të mos i përsërisin, atëherë do të kenë marrë notën 10 në provimin më të rëndësishëm të politikës.

Dhe kur kjo të ndodhë, e ardhmja e Partisë Demokratike do të jetë më e sigurt se kurrë.

Diaspora shqiptare është hambari i demokratëve. 

Është një rezervuar i jashtëzakonshëm njerëzish të lirë, të formuar dhe të pavarur, që nuk presin të ushqehen nga partia, por janë të gatshëm ta ushqejnë atë me ide, përvojë, punë dhe përkushtim. 

Pikërisht kjo e bën diasporën një pasuri të çmuar për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë.

Kur forca e rinisë bashkohet me përvojën e brezit tonë, krijohet ekipi që nuk mund të mposhtet lehtë.

Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një opozitë më të fortë, një parti më të bashkuar dhe një Shqipëri më demokratike.

Le ta nisim çdo javë me besim, me përgjegjësi dhe me bindjen se idealet nuk plaken kurrë. 
Plaket vetëm dorëzimi, dhe ne nuk jemi dorëzuar kurrë.

Javë të mbarë për të gjithë!

(Publicisti Petrit Fidani, është jo vetëm një antikomunist, pjestar në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në Korçë, por dhe një nga themeluesit e degës së Partisë Demokratike në Korçë.)

🌎🌎🌎🌎🌎🌎🌎🌎🌎🌎🌎
Diaspora – The Granary of Democrats

For us, the Democratic Party is not merely a political force. It is an ideal, a story of sacrifice, and a cause we have cherished and kept alive through the years. We have rebuilt it from the ground up more than once, and every time it has fallen, we have stood ready to raise it again. That is why, even today, we will never abandon it.

The younger generation, like Erisa and many other young people, should enter politics on the right foot. They bring energy, courage, and vision to advance our cause. We, who have lived through many political battles, do not claim to know everything, but we possess experience earned through sacrifice. We are a school that has learned from both victories and mistakes.

Our duty is to pass that experience on to the generations that follow. If they can learn from our mistakes instead of repeating them, they will have earned a perfect score in the most important lesson of politics. And when that happens, the future of the Democratic Party will be more secure than ever.

The Albanian diaspora is the granary of Democrats. It is an extraordinary reservoir of free, capable, and independent people who do not expect the party to provide for them. Instead, they are ready to nourish the party with ideas, experience, hard work, and dedication. This is precisely what makes the diaspora such a precious asset for the Democratic Party and for Albania.

When the strength of youth is united with the experience of our generation, it creates a team that is difficult to defeat. Only together can we build a stronger opposition, a more united Democratic Party, and a more democratic Albania.

Let us begin every week with faith, responsibility, and the conviction that ideals never grow old. Only surrender grows old—and we have never surrendered.

Have a successful and inspiring week, everyone!
Kategori
Uncategorized

Oooo i Modh ! Ti je përgjegjësi i vetëm për këtë zallamahi e çorbë që ke gatuar si kryeministër .

✍🏽 Muharrem Meko gazetar, ish kryetar i Partisë Socialiste në rrethin e Korçës /

Fatkeqësisht, gjithçka që sot më shumë se kurrë po bëhet së prapthi, apo edhe s’bëhet fare, bëhet keq ,apo djallëzisht, në dëm të shqiptarëve e deri për interesa të dyshimta në emër të antishqiptarizmit, apo edhe milionave të zeza që djeg e përvëlon zemrat e shqiptarëve, ka pikërisht këtë emër të neveritshëm!

…kur duhet të ishte ndryshe, krejtësisht ndryshe, përderisa përceptimi qytetar për administratën është si ai një fëmijë për prindin; ndërkohë që korrupsioni galopant e kanë ulur tejmase besimin ndaj saj, e meritokracia në kufijte e analfabetizmit ia kanë ulur kokën shqiptarit, të përgjëruar për “prindin” e munguar, si asnjë populli tjetër në Europë!

Për hir të së vërtetës s’kishte se si të ishte ndryshe nga një gatesë bajate dhe e pështirë prej brumi të zënë, midis ish-administratës së Berishës, (keqfunksionimi i saj e ndëshkoj Saliun në vitin 2013 me 1 milion vota) dhe peshqesheve sorosjane; llumit G-99 e Mjaftistat që dikur si pelikanët e sotëm ulërinin rrugëve të Tiranës;- Nano ik-PS, ik!

Oooo i Modh !

Askujt mos iu anko; ti je përgjegjësi i vetëm për këtë zallamahi e çorbë që ke gatuar nën logon; Administrata Shtetërore …e që mjerë kujt i bie të ketë punë e të zgjidhë hall me të!

…e për ty personalisht, si koka e saj ??

…edhe pse s’kishe asnjë pikë kontributi; e kundërta mundet!


Pasi ishe ti që kur ndiq një nga pas Sali Berishën, idealistët e së majtës, heronjtë qëndrestare të saj i kishe anatemuar me lloje-lloje epitetesh, nofkash e etiketimesh nga më të neveritshmet!

Madje si për t’i vënë kapakun urrejtjes ndaj tyre, kur i hipe kalit i hodhe në rrugën e madhe si qenie pa vlera për të mbledhur rreth vetes, vetëm llum e mbetjet
analfabete, sorosjane!

Ah se desh harrova; ti po na çon në Europë …por harron se mua dhe mijëra shqiptarë si unë s’na hyn në punë fare…po fare !

…dhe e di se pse?

Më mbetet vetëm të të them; ty të rroftë Saliu!

    Oooo, “The Big Man” !

You alone are responsible for this chaos and the mess you have cooked up as Prime Minister.

Oooo, “The Great One”! You alone are responsible for this chaos and the mess you have created as Prime Minister.

AT LAST, “THE GREAT ONE” HAS APPARENTLY REALIZED THAT THE CIVIL ADMINISTRATION IS TO BLAME FOR ALL THE TURMOIL… AND FOR THE REBELLION OF THE “PELICANS”!

So, according to him, the real culprits are not rampant corruption, not the mass exodus of Albania’s children, not the sale of public land and coastal properties, not the lack of justice, and not the collapse of the healthcare system.

— Muharrem Meko, journalist and former Chairman of the Socialist Party branch in Korçë

“Oooo, Great One,

Do not complain to anyone else. You alone bear responsibility for this chaos and for the dysfunctional state administration you have built—an administration that has become a nightmare for every citizen who needs its services.

As for you personally, as the head of this system, I can only say this:

May you forever be haunted by the efforts, support, and sacrifice of the thousands of early Socialist supporters who believed in you, welcomed you like the Prometheus of Greek mythology, and placed their hopes in you.

Yet, despite having made no contribution to their struggle, you turned against them. You marginalized the idealists of the left, replacing them with loyalists, opportunists, and politically convenient figures.

And now you tell us that you are taking Albania to Europe.

But for me—and for thousands of Albanians like me—that means nothing anymore.

Do you know why?

Because we now carry American, British, German, or Italian citizenship in our pockets.

Not by choice, but because our children were driven away. Unlike yours, they were denied hope in their own country and forced to seek a future beyond the Adriatic Sea and across the oceans.

In the end, I have only one thing left to say:

Long live Sali Berisha—for without him, you would have had no one left to blame.”

Kategori
Uncategorized

Së bashku ia dalim!

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për Diasporën ndez motorët .

Me krijimin e grupit të parë të punës së anëtarëve të diasporës në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, nis një etapë e re organizimi, koordinimi dhe angazhimi politik të shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut.

Mesazhi i mirëseardhjes i znj. Erisa Bajaziti, në cilësinë e Nënkryetares së Partisë Demokratike me fokus diasporën, nuk është thjesht një urim formal.

Ai është një thirrje për bashkim, përgjegjësi dhe veprim.

Diaspora shqiptare nuk është më një spektatore e zhvillimeve politike në Shqipëri, por një faktor i rëndësishëm që ka të drejtën dhe detyrën të kontribuojë në ndryshimin që vendi kërkon.

Krijimi i këtij grupi është një hap konkret drejt ndërtimit të një komunikimi të drejtpërdrejtë mes drejtuesve të Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të diasporës në Këshillin Kombëtar.

Ai do të shërbejë si një urë bashkëpunimi për koordinimin e veprimeve, shkëmbimin e ideve, adresimin e problematikave dhe forcimin e zërit të shqiptarëve kudo në botë.

Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për energjinë, përvojën dhe përkushtimin e bijve dhe bijave të saj që jetojnë jashtë kufijve. 

Diaspora nuk është thjesht një burim remitancash; ajo është një pasuri kombëtare.

Një kapital njerëzor dhe intelektual që duhet të jetë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe e betejës për një Shqipëri demokratike, të drejtë dhe europiane.

Le ta shohim këtë grup jo thjesht si një kanal komunikimi, por si një qendër organizimi, mobilizimi dhe veprimi politik.


Çdo ide, çdo propozim dhe çdo kontribut do të jetë një gur në themelin e fitores së nesërme.

Urime znj. Erisa Bajaziti për këtë nismë të rëndësishme organizative!

Urime të gjithë anëtarëve të diasporës në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike!

Të bashkuar, me vizion dhe përkushtim, ne mund ta bëjmë diasporën një forcë vendimtare për ndryshimin që Shqipëria pret.

Së bashku ia dalim !

Kategori
Uncategorized

Ilir Bego – From Pogradec’s Last Newspaper Seller to the City’s Green Spaces Guardian

Nestled between the mountains of Mokra and the calm waters of Lake Pogradec lies the story of a humble man whose life reflects dedication, simplicity, and quiet dignity: Ilir Bego.

Originally from Mokra, a region known for hardworking and resilient people, Ilir carried with him the values of honesty, perseverance, and respect.

For more than a decade, he was a familiar figure in the daily life of Pogradec, known as the city’s last newspaper seller.

Every morning, with newspapers in hand and a calm smile on his face, he walked through streets, sidewalks, and cafés, becoming part of the rhythm of the town.

At a time when information was rapidly shifting to social media and digital platforms, Ilir remained loyal to print media. He believed in the value of holding a newspaper, in the connection between the printed word and the reader.

But more than selling newspapers, he delivered news with kindness and human warmth, earning the respect of locals and visitors alike.


However, life brought a new direction. After more than ten years in this profession, Ilir closed the chapter of newspaper selling and began a new role in public service. He started working as a gardener for the municipality of Pogradec, dedicating himself to the care of the city’s green spaces.


Today, instead of newspapers, Ilir tends to parks, trees, and public gardens. His work helps shape the beauty and freshness of the city, contributing in a different but equally meaningful way to the community he has always served.

Ilir Bego’s story is more than a tale of changing jobs.

It is a portrait of a life dedicated to service, whether through delivering the news or nurturing nature.

From the streets of Pogradec to its green parks, he represents the quiet strength of individuals who contribute to their community without seeking recognition.

And perhaps that is his greatest legacy: being a man whose work, in every form, continues to bring life, respect, and beauty to the city he calls home.

————————————-

Ilir Bego – Nga shitësi i fundit i gazetave në Pogradec te kujdestari i hapësirave të gjelbra të qytetit.

Me origjinë nga Mokra, një trevë e njohur për njerëz punëtorë dhe karakter të fortë, Iliri solli me vete në qytet vlerat e thjeshtësisë, respektit dhe punës së ndershme. 

Për më shumë se dhjetë vite, ai ishte një figurë e pandashme e mëngjeseve pogradecare, i njohur si gazetashitësi i fundit i qytetit.

Çdo ditë, me gazetat në dorë dhe me një buzëqeshje të qetë, ai shëtiste rrugët, trotuaret dhe lokalet, duke u bërë pjesë e ritmit të përditshëm të banorëve dhe turistëve.

Në një kohë kur informacioni kishte nisur të zhvendosej në ekranet e telefonave dhe rrjetet sociale, Iliri vazhdonte të besonte te fjala e shtypur, te aroma e letrës dhe te lidhja e drejtpërdrejtë me njerëzit.

Ai nuk shiste thjesht gazeta; ai shpërndante lajmin me një përshëndetje njerëzore, duke fituar respektin e një qyteti të tërë.

Por jeta, siç ndodh shpesh, solli një kthesë të re.

Pas shumë vitesh në atë zanat, Iliri vendosi të mbyllte kapitullin e gazetave dhe të niste një punë tjetër, po aq të rëndësishme për komunitetin: u bë lulishtar në bashkinë e Pogradecit.

Në vend të gazetave, ai tani kujdeset për gjelbërimin e qytetit, për parket, rrugët dhe hapësirat që i japin jetë dhe frymëmarrje Pogradecit.

Edhe në këtë detyrë të re, Iliri mbeti i njëjtë. I qetë, i përkushtuar dhe gjithmonë i respektuar nga njerëzit që e njohin.

Banorët e shohin sot jo vetëm si ish-gazetashitësin e qytetit, por si një njeri që vazhdon të kontribuojë me punë të ndershme për të mirën e përbashkët.

Dhe ndoshta kjo është trashëgimia më e bukur që mund të lërë dikush pas: të jetë i dobishëm, i respektuar dhe i paharruar në kujtesën e një qyteti që e ka parë të rritet bashkë me të.

Dhe ndoshta kjo është trashëgimia e tij më e madhe: të jetë një njeri, puna e të cilit, në çdo formë, vazhdon t’i sjellë jetë, respekt dhe bukuri qytetit që ai e quan shtëpi.

Kategori
Uncategorized

“Kërmilli Sovjetik Spaho: Kur s’të mban më politika, të mban zvarritja”

Kërmilli sovjetik i politikës – Spaho

Në kopshtin e politikës shqiptare ka zvarranik krijesa që nuk ikin kurrë plotësisht. Edhe kur koha i ka lënë pas, ato dalin përsëri nga guaska, me të njëjtin hap të ngadaltë dhe me të njëjtën nostalgji për një epokë që nuk kthehet më.

Edmon Spaho është një nga figurat e politikës së vjetër që për shumë vite ka mbajtur poste drejtuese por dhe ka qenë pjesë e vendimmarrjes në Partinë Demokratike.

Degradimi i tij si figurë politike (nga dallaveret dhe pija) i solli në momentin e fundit përgjigjen e merituar, kur elektorati Korçar me të drejtë i dha verdiktin e vet 🖕🏿

Dhe kur dera e mbështetjes popullore mbyllet, ajo nuk hapet më, sado të trokasësh fort. Pavarësisht gulçit që të mbyt, ndonjëherë duhet të pranosh se koha ka ndryshuar.

Sot, nga guaska e tij e vjetër politike, del sërish zëri i “kërmillit sovjetik”:

i ngadalshëm në lëvizje, i zhurmshëm në nostalgji, lëpirës padronësh, dhe sharës i pa skrupull i ish kolegëve, përkrahësve, dhe antarësisë.

Një simbol i një mënyre të vjetër moskovite të të bërit politikë, ku privilegjet kujtohen më shpejt se përgjegjësitë.

Sulmet e vazhdueshme ndaj kujtdo që ecën përpara nuk e rikthejnë dot një epokë të kaluar. As zhurma nuk e zëvendëson dot besimin e humbur.

Sepse politika nuk është muze ku ruhen pafund figurat e degraduara të së shkuarës.

Është një garë ku njerëzit me besimin dhe votën vendosin kush ecën përpara, dhe kush mbetet në guaskën e vet të jargavitur .

Historia nuk kthehet pas, edhe kur dikush përpiqet ta tërheqë zvarrë.

Edmond Spaho është një lloj i tillë kërmilli shpirt shitur që nuk ecën dot përpara, por del nga guaska vetëm kur ndjen se askush nuk po e dëgjon më.

Nuk sjell ide të reja, nuk sjell zgjidhje, por lë pas vetëm jargët dhe gjurmën e vjetër të baltës.

The Soviet Snail of Politics – Spaho

There is a kind of snail that does not move forward, but only comes out of its shell when it feels that nobody is listening anymore. It does not bring new ideas, solutions, or vision — it only leaves behind the old trail of mud.

This is the pattern of worn-out politics: when influence fades, reflection is replaced by noise; when arguments are missing, accusations appear; when facts are absent, attacks become the only weapon.

Edmon Spaho, after many years in politics, seems unable to accept that the era of old privileges has changed. Instead of contributing to the unity and strength of the Democratic cause, he chooses confrontation, labeling, and throwing accusations at those who do not share his views.

But politics is not won through insults and unfounded claims. Trust cannot be rebuilt by simply shouting louder.

The Soviet snail can crawl out of its shell and make a lot of noise, but its movement remains slow, and the mark it leaves behind is not a new path — it is only a reminder of the past.

In the end, citizens do not judge who shouts the loudest. They judge who has ideas, responsibility, and respect for the truth.

Because when arguments disappear, accusations begin. And when facts are missing, only the noise of an old shell remains.
Kategori
Uncategorized

“Po ne në lumë nuk do mbyteshim o kryetar…”

Një histori e vërtetë /

Një natë e egër e viteve ‘70 kishte mbuluar fshatrat me shi, erë dhe errësirë. Përfaqësuesit e këshillave dhe partisë së Çereshnikut, Kakaçit dhe Çaushlisë në rrethin e Korçës po ktheheshin nga një mbledhje e gjatë në qendrën e sektorit Çaushli.

Mbledhja kishte zgjatur deri në mesnatë, por natyra nuk pyeste për mbledhje e vendime.

Lumi ishte tërbuar. Ujërat kishin dalë nga shtrati, por më e keqja dhe nuk kishte urë që përfaqsuesit e Çereshnikut ta kalonin lumin për të shkuar në shtëpi.

Përballë kishin vdekjen. Pas shpine vetëm shiun.

Trokitën në dyert e atyre që sapo kishin folur për “solidaritetin socialist”, për “shokët” dhe “njeriun e ri”. Një derë… heshtje. Një derë tjetër… heshtje. Pastaj një e tretë… vetëm zhurma e shiut.

Në ato shtëpi flinin komunistët dhe shokët e këshillit.
Ndoshta i dëgjuan trokitjet. Ndoshta jo. Por dyert mbetën të mbyllura.

Bilali i Oshteçës kishte qenë disa muaj me Ballin Kombëtar, për këtë arsye emri i tij ishte bërë sinonim i pjesës së “armikut të klasës”.

Bilali ishte njeriu që propaganda e kishte damkosur, por që fshati e njihte ashtu siç dhe ishte në të vërtetë, një burrë i ndershëm dhe i besës.

(𝓜𝓪𝓭𝓳𝓮, 𝓑𝓲𝓵𝓪𝓵𝓲, 𝓪𝓲 𝓫𝓾𝓻𝓻ë 𝓼𝓱𝓽𝓪𝓽𝓼𝓱𝓴𝓾𝓻𝓽ë𝓻 𝓺ë 𝓷𝓾𝓴 𝓷𝓭𝓪𝓱𝓮𝓳 𝓴𝓾𝓻𝓻ë 𝓷𝓰𝓪 𝓹𝓪𝓽𝓲𝓬𝓴𝓪 (𝓹𝓾𝓼𝓱𝓴𝓪) 𝓮 𝓽𝓲𝓳, 𝓷𝓭𝓸𝓷ë𝓼𝓮 𝓲𝓼𝓱𝓽𝓮 𝓫𝓪𝓵𝓵𝓲𝓼𝓽, 𝓽𝓻𝓮𝓰𝓸𝓲 𝓰𝓾𝔁𝓲𝓶𝓲𝓷 𝓭𝓱𝓮 𝓫𝓾𝓻𝓻ë𝓻𝓲𝓷ë 𝓮 𝓽𝓲𝓳 𝓷ë 𝓷𝓳ë 𝓷𝓰𝓪 𝓭𝓲𝓽ë𝓽 𝓶ë 𝓽ë 𝓮𝓻𝓻ë𝓽𝓪 𝓽ë 𝓪𝓼𝓪𝓳 𝓴𝓸𝓱𝓮. 𝓐𝓲 𝓪𝓻𝓻𝓲𝓽𝓲 𝓽ë 𝓼𝓱𝓹ë𝓽𝓸𝓷𝓽𝓮 𝓭𝓲𝓼𝓪 𝓯𝓼𝓱𝓪𝓽𝓪𝓻ë 𝓷𝓰𝓪 𝓹𝓾𝓼𝓱𝓴𝓪𝓽𝓲𝓶𝓲, 𝓭𝓾𝓴𝓮 𝓾 𝓭𝓪𝓵ë 𝓹ë𝓻𝓫𝓪𝓵𝓵ë 𝓭𝓲𝓼𝓪 𝓴𝓻𝓲𝓶𝓲𝓷𝓮𝓵ë𝓿𝓮 𝓽ë 𝔃𝓸𝓷ë𝓼 𝓽ë 𝓿𝓮𝓼𝓱𝓾𝓻 𝓶𝓮 𝓾𝓷𝓲𝓯𝓸𝓻𝓶𝓪 𝓰𝓳𝓮𝓻𝓶𝓪𝓷𝓮, 𝓼𝓲 𝓮𝓭𝓱𝓮 𝓿𝓮𝓽ë 𝓾𝓼𝓱𝓽𝓪𝓻ë𝓿𝓮 𝓰𝓳𝓮𝓻𝓶𝓪𝓷ë.

𝓜𝓮𝓼 𝓪𝓽𝔂𝓻𝓮 𝓺ë 𝓼𝓱𝓹ë𝓽𝓾𝓪𝓷 𝓲𝓼𝓱𝓲𝓷 𝓮𝓭𝓱𝓮 𝓰𝓳𝔂𝓼𝓱𝓳𝓪 𝓲𝓶𝓮 𝓭𝓱𝓮 𝔁𝓱𝓪𝔁𝓱𝓪𝓲 𝓲𝓶, 𝓲 𝓬𝓲𝓵𝓲 𝓷ë 𝓪𝓽ë 𝓴𝓸𝓱ë 𝓲𝓼𝓱𝓽𝓮 𝓮𝓷𝓭𝓮 𝓯ë𝓶𝓲𝓳ë. 𝓢𝓱𝓽ë𝓹𝓲𝓪 𝓳𝓸𝓷ë 𝓾 𝓭𝓸𝓰𝓳, 𝓹𝓸𝓻 𝓯𝓪𝓵ë 𝓷𝓭ë𝓻𝓱𝔂𝓻𝓳𝓮𝓼 𝓼ë 𝓑𝓲𝓵𝓪𝓵𝓲𝓽, 𝓯𝓪𝓶𝓲𝓵𝓳𝓪 𝓳𝓸𝓷ë 𝓶𝓫𝓮𝓽𝓲 𝓰𝓳𝓪𝓵𝓵ë.)

Më në fund, dikush mori guximin dhe me zë të mekur thirri:

“O Bilal!”

Nuk kaluan as pak çaste dhe në errësirë u ndez një dritë.

“Saime,” dëgjua zëri i tij, “dil shiko kush ka mbetur në këtë stuhi.”

Porta e madhe u hap. Përballë qëndronin burra të lagur deri në palcë, me buzët që u dridheshin nga të ftohtit.

“Bilali nuk i pyeti, pse erdhët në shtëpinë time”

Ai tha vetëm një fjalë:

“Bujrum!”

Saimeja ndezi oxhakun.

Flakët u ngritën ngadalë, sikur donin të shkrinin jo vetëm rrobat e lagura, por edhe akullin që kishte ngrirë zemrat e asaj kohe.

Bilali mbushi gotat me raki rrushi.

Atë natë nuk kishte komunistë dhe ballistë.

Nuk kishte fitimtarë dhe humbës.

Nuk kishte biografi të mirë apo të keqe.

Kishte vetëm njerëz të lagur nga shiu që kërkonin ndimë .

Dhe kjo mjaftonte.


Në mëngjes para se të largoheshin,duke falenderuar të zotin e shtëpisë që ju hapi derën dhe i mirëpriti, një fëmijë u doli përpara.

“Kryetari ju kërkon menjëherë në zyrën e këshillit.”

Kur hynë në zyrë, panë fytyra të ngrira.

“Na thanë se mbrëmë e kaluat natën në kullën e Bilalit. A nuk e dinit se ai ka qenë me Ballin?”

Për disa sekonda mbretëroi heshtja.

Pastaj Njaziu i Çereshnikut hoqi ngadalë kapelën, kruajti kokën dhe, duke i parë drejt në sy, tha fjalët që asnjë propagandë nuk mund t’i rrëzonte:

“Po ne në lumë nuk do mbyteshim, o Kryetar.”

Asnjë përgjigje nuk erdhi.

Sepse përballë së vërtetës, edhe pushteti mbetet pa fjalë.

Disa ulën kokën nga turpi.

Të tjerë shikonin dyshemenë, sikur kërkonin të fshiheshin prej ndërgjegjes së tyre.

Atë ditë nuk u gjykua Bilali.

Sepse historia gjunjëzohet gjithmonë para atyre që, në mes të stuhisë, ndezën dritën për një njeri.


Kjo nuk është thjesht historia e një nate me shi.

Është historia e dy Shqipërive.

Njëra ndërtonte mure mes njerëzve, i ndante në “tanët” dhe “armiq”.

Tjetra ndërtonte ura me besë, me bukë, me zjarr dhe me zemër.

Regjimet kanë lindur e kanë rënë.

Parullat janë zbehur.

Dosjet janë mbuluar nga pluhuri.

Por fjalia e Shezos vazhdon të jetojë si një aktakuzë ndaj çdo kohe që e vendos ideologjinë mbi njeriun:

“Po ne në lumë nuk do mbyteshim…”

Kategori
Uncategorized

🚨 ALARM KOMBËTAR! U ZBULUA SKANDALI: NË PARTINË DEMOKRATIKE “POSTET” NUK KANË RROGË! 😂

Alarm kombëtar POSTI..KOLLTUKU😂

✍🏽 Av. Eda Grimci .

Dy ditë që Shqipëria është bllokuar nga… halli i madh per “postet në Parti”.

“E mori postin!”
“Ja dhanë postin!”
“Ja falën postin!”
“Pse nuk jep dorëheqjen nga posti?”

Kaq mjaftoi dhe u ndezën njëherësh “demokratët part time”, ballistët me kohë të pjesshme, bashistët sezonalë, puçistët kronikë, dembelët profesionistë, shpifësit me normë, sharësit me turne dhe, si gjithmonë, patronazhistët me orar të plotë.

Një kakofoni e histeri e denjë për azilin e politikës.

Po një pyetje kam…

E dini ç’është një post në Parti, apo flisni me logjikën e administratës së Rilindjes?

Sepse në Partinë Demokratike posti nuk është bordero. Nuk është tender. Nuk është kartë banke. Nuk është vend pune.

Është punë pa orar, përgjegjësi pa fund, protesta, fushata, takime, aksione, telefonata, mbledhje, udhëtime dhe shpesh edhe shpenzime nga xhepi yt.

Privilegjet? ZERO

Rroga? ZERO

Në këmbim fiton një lumë sharjesh, shpifjesh dhe gjykimesh nga njerëz që kontributin më të madh politik kanë bërë duke komentuar në Facebook me profil fallco.

Goditje nga pushteti ekspozim nga cdo lloj sulmi.

Spiune që godasin deri ne familje.

E kush, kto lëtyra qe i njeh gjith Tirana e më tej.
Te njëjtet sharës te njejtët qaramanë. Ik ti të vi unë???

Provojeni pra, per herë te tretë, te shtatë te njëzetë… gjithmonë humbës e nuk nxini mend.

Prandaj qetësohuni o te “ndershëm.”

Ikni pra te Rama , ku postet shpërblehen me para.

Te Berisha postet janë punë e sakrificë, qendresë e beteja reale jo foto per reklamë.
Pa na thoni?? Sa i kemi rrogat? Kush na paguan??

Se po vdisni për para që i imagjinoni vetëm ju.

Lëreni mo fcb-në, shkoni punoni.

Lëmosha e ofiqe ka te PS. Ne PD duhen këllqe jo llogje.
Kush si ka… i del boja shpejt.
Freskohuni pra , ka vetem punë…. ska leka.
@highlightPD dega 9

Kategori
Uncategorized

Pasaporta Suedeze është më e forta dhe më e mira në botë

Suedia renditet si vendi me pasaportën më të fortë në botë në Indeksin Global të Pasaportave të vitit 2026.

Kjo sipas Euronews, i cili raporton se nëntë nga dhjetë pasaportat më të renditura në botë janë evropiane.

Për shumë suedezë, pasaporta e tyre është kryesisht diçka që e pastrojnë nga pluhuri para festave.

Por broshura e vogël ngjyrë burgundy thotë më shumë për pozicionin e Suedisë në botë sesa mund të mendoni – dhe në një renditje të re globale, pasaporta suedeze bie në sy.

Kjo është arsyeja pse Suedia del në krye

Suedia nuk është më e forta në çdo kategori. Vendi renditet në vendin e njëmbëdhjetë për sa i përket lëvizshmërisë, në vendin e nëntë për investime dhe në vendin e dytë në kategorinë e cilësisë së jetës.

Suedia është kështu përpara Zvicrës dhe Finlandës, të cilat përfundojnë përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë në renditje.

Vetëm në vendin e dhjetë hyn një vend jo-evropian në listë. Atëherë Singapori arrin të zërë vendin e parë.

Sipas Euronews, vendi i tejkalon të gjitha vendet evropiane kur bëhet fjalë për lirinë e pastër të udhëtimit. 

Por pamja e përgjithshme është e mjaftueshme për një vend të parë.

SHBA-të po humbasin terren në renditje

Renditja tregon gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë rënë krahasuar me vitet e kaluara. Vendi kryesoi listën në vitin 2021, ra në vendin e 14-të në vitin 2025 dhe tani renditet i 12-ti.

Sipas Global Citizen Solutions, humbja është për shkak, ndër të tjera, të disa vendeve që kanë rivendosur kërkesat për viza për qytetarët amerikanë.

Ja cila është pasaporta më e fortë në botë në vitin 2026

  1. Suedi
  2. Zvicër
  3. Finlanda
  4. Gjermania
  5. Holanda
  6. Danimarka
  7. Irlandë
  8. Mbretëria e Bashkuar
  9. Norvegji
  10. Singapor

Pasaportat suedeze kërkohen në tregun e zi

Projektligji i qeverisë “Masat kundër keqpërdorimit të pasaportave suedeze”deklaroi në vitin 2016 se pasaportat e vërteta suedeze mund të ishin përdorur nga njerëz të tjerë përveç mbajtësve aktualë – për shembull, për të udhëtuar në mënyrë anonime ose për të anashkaluar ndalimet e udhëtimit.

Për të zvogëluar abuzimin, Riksdag (parlamenti) më vonë futi rregulla më të rrepta për pasaportat. Ndër të tjera, numri i pasaportave të rregullta që një shtetas suedez mund të marrë u kufizua në tre gjatë një periudhe pesëvjeçare, sipas një vendimi të Riksdag .

Sa shumë ndryshim bën në të vërtetë një pasaportë, kjo vihet re vetëm kur krahasohet me vendet e tjera. 

Ndërsa disa qytetarë mund të udhëtojnë në pjesë të mëdha të botës me pak pengesa, të tjerë duhet të planifikojnë shumë përpara, të aplikojnë për vizë dhe ndonjëherë edhe të presin për një vendim përpara se të mund të kryhet udhëtimi.

Këto janë llojet e ndryshimeve që shpesh formojnë bazën e renditjes ndërkombëtare të pasaportave, ku pasaportat e botës krahasohen bazuar në lirinë që u japin mbajtësve të tyre.

Disa lista përqendrohen në numrin e vendeve në të cilat mund të udhëtoni pa vizë.

Të tjera marrin në konsideratë edhe faktorë të tillë si cilësia e jetës, siguria dhe aftësia për t'u vendosur ose investuar në vende të tjera.

https://nyheter24.se/nyheter/inrikes/1495985-hall-hart-i-ditt-svenska-pass-pekas-ut-pa-ny-lista

Håll hårt i ditt svenska pass – pekas ut på ny lista

Svenskt pass, svensk flagga och kvinna med ryggsäck

För många svenskar är passet mest något som dammas av inför semestern. Men det lilla vinröda häftet säger mer om Sveriges ställning i världen än man kanske tror – och i en ny global rankning sticker det svenska passet ut rejält.

För många svenskar är passet kanske mest något som plockas fram inför semestern. Det ligger i en låda större delen av året för att sedan snabbt bli en av resans viktigaste handlingar när flyg ska bokas, hotell checkas in och nationsgränser passeras.

Hur stor skillnad ett pass faktiskt gör märks först när det jämförs med andra länders. Medan vissa medborgare kan resa till stora delar av världen utan större hinder, behöver andra planera långt i förväg, ansöka om visum och ibland även vänta på besked innan resan kan bli av.

Det är den typen av skillnader som ligger till grund för internationella passrankningar, där världens pass jämförs utifrån hur stor frihet de ger sina innehavare. I vissa listor handlar det främst om hur många länder man kan resa till utan visum. I andra vägs även faktorer som livskvalitet, trygghet samt möjligheten att bosätta sig eller investera i andra länder in.

Och i en ny sådan rankning hamnar det svenska passet allra högst upp.

Svenska passet är bäst i världen – enligt nytt index

Sverige rankas som landet med världens starkaste pass i Global Passport Index 2026. Det rapporterar Euronews, som skriver att nio av världens tio högst rankade pass är europeiska.

Indexet tas fram av Global Citizen Solutions och mäter inte enbart visumfrihet. Även investeringsmöjligheter och livskvalitet vägs in, tillsammans med faktorer som säkerhet, sjukvård, klimat, skattesystem och ekonomisk konkurrenskraft.

Därför hamnar Sverige i topp

Sverige är inte starkast i varje enskild kategori. Landet hamnar på elfte plats när det gäller rörlighet, nionde plats för investeringsmöjligheter och andra plats i kategorin livskvalitet.

Den samlade bedömningen räcker dock till en förstaplats. Sverige placerar sig därmed före Schweiz och Finland, som hamnar på andra respektive tredje plats i rankningen.

Först på tionde plats återfinns ett land utanför Europa – Singapore. Enligt Euronews överträffar Singapore samtliga europeiska länder när det gäller ren resefrihet.

USA tappar mark i rankningen

Rankningen visar också att USA har tappat jämfört med tidigare år. Landet toppade listan 2021, föll till plats 14 år 2025 och hamnar nu på plats 12.

Enligt Global Citizen Solutions beror nedgången bland annat på att flera länder återinfört visumkrav för amerikanska medborgare.

Här är världens starkaste pass 2026

1. Sverige
2. Schweiz
3. Finland
4. Tyskland
5. Nederländerna
6. Danmark
7. Irland
8. Storbritannien
9. Norge
10. Singapore

Svenska pass är eftertraktade på svarta marknaden

Det svenska passets starka ställning har dock också en baksida. Det gör passet eftertraktat på svarta marknaden och därmed stöldbegärligt.

I regeringens proposition “Åtgärder mot missbruk av svenska pass” konstaterades redan 2016 att äkta svenska pass hade kunnat användas av andra än de rättmätiga innehavarna, bland annat för att resa anonymt eller kringgå reseförbud.

För att minsska missbruket införde riksdagen senare skärpta passregler. Bland annat begränsades antalet ordinarie pass som en svensk medborgare kan få till tre under en femårsperiod.
Kategori
Uncategorized

Fisnikëria gjithmonë fiton mbi harresën dhe bindjet partiake !

Fisnikëria gjithmonë fiton mbi harresën dhe bindjet partiake !

👉🏽Ka ditë kur historia nuk shkruhet me fjalë, por me vepra.


Ka çaste kur të zgjedhurit e popullit me akt fisnikërie shlyejnë një borxh moral ndaj njerëzve që i kanë dhënë dritë dijes dhe identitetit të tij. E tillë ishte dhe aktiviteti i sotëm i zhvilluar në ambientet e jashtëme të tylbes së Baba Kalanderit në Çaushli, për nder të vendimit të këshillit bashkiak Maliq, ku shkolla shqipe e hapur në vitin 1919 mori emrin e themeluesit të saj, mësuesit dhe patriotit Ali Gjata.


Ai i përkiste atij brezi rilindasish që besonin se pushka mbronte atdheun, por pena dhe libri ndërtonin kombin. Në një kohë kur hapja e një shkolle shqipe kërkonte guxim dhe sakrificë, ai zgjodhi t’i shërbente vendit duke edukuar breza të tërë. Për këtë arsye, emri i tij nuk duhej të mbetej vetëm në kujtesën e familjes apo të të moshuarve të këtyre zonave dhe krahinave (Gorë-Mokër) ku ai hapi shkollat shqipe, por të shkruhej aty ku ai la veprën e tij – në shkollën që vetë themeloi.

Për vite me radhë janë shkruar dhe folur për figurën e Ali Gjatës, duke u përpjekur ta nxjerrim nga harresa dhe ta vendosim në vendin që meriton në historinë e krahinës sonë. Ndaj dhe nderimi i sotëm dëshmon se përkushtimi ndaj së vërtetës nuk humbet kurrë. Ai mund të vonojë, por një ditë jep frytet e veta.

Drejtori Muarrem Meko dëshmoi se gazetaria nuk është vetëm kronikë e ditës, por edhe mision për të ruajtur kujtesën historike të një kombi.

Por puna e studiuesve dhe gazetarëve merr vlerë të plotë vetëm kur institucionet dinë ta dëgjojnë zërin e historisë.

Unë jam kundërshtar politik i Gëzim Topçiut dhe këtë nuk e kam fshehur kurrë. Por ka një parim që duhet të jetë mbi politikën:

E vërteta.
Kur “kundërshtari” politik, por fisnik, drejtues vendor i zgjedhur me votë të pastër qytetare, si gjithnjë pa dallime politike evidenton figurat e kombit, dhe bën një vepër të mirë, duhet pranuar dhe vlerësuar si i tillë .

Sepse pikërisht kjo e dallon jo vetëm drejtuesin vendor, por dhe qytetarin nga militanti qorr.

👉🏽Ky nderim mund të ishte bërë shumë vite më parë.
Musa Molla, ish-nxënës i Ali Gjatës, kontributor dhe militant i Partisë Demokratike në komunën e Pirgut (Korçë) , kishte trokitur dikur disa herë në derën e pushtetit vendor Pirg, por dhe deputetit “demokrat” me një kërkesë të thjeshtë:

“Mond Spaho , pse nuk ia vendosim shkollës emrin e Ali Gjatës? Ai e hapi këtë shkollë dhe e meriton.”

Përgjigjigjia e tij , sipas rrëfimit të Musait ishte e hidhur:

“Na lër rehat, o Musa! Sot na duhen votat.”

Historia e ruajti këtë peng për vite me radhë. Derisa erdhi dita kur politika zgjodhi të respektojë historinë dhe jo interesin e momentit.

Nëse sot emri i Ali Gjatës qëndron mbi shkollën që ai themeloi, kjo është falë bashkimit të tre vullneteve: këmbënguljes së njerëzve që nuk e lanë të harrohej, punës kërkimore të Muarrem Mekos që e riktheu figurën e tij në kujtesën publike dhe guximit institucional të Gëzim Topçiut, i cili e shndërroi këtë kërkesë të kahershme në një vendim që do të mbetet në histori.

Sepse gjitmonë në fund të fundit mbi politikën fiton e vërteta.

Fiton historia. Fiton mirënjohja. Dhe një shoqëri që di të nderojë mësuesit e saj është një shoqëri që respekton të kaluarën dhe ndërton me dinjitet të ardhmen.

👉🏽 https://alinsweden.blog/2015/12/28/3627/

👉🏽 https://alinsweden.blog/2022/10/19/mesuesi-ali-gjata-rilindasi-i-fundit-i-penes/

👉🏽 https://youtu.be/abfhJ1SoKlE?feature=shared

Nobility Always Triumphs Over Oblivion and Partisan Convictions

By Urim Gjata


There are days when history is not written with words, but with deeds.

There are moments when a people repay a moral debt to those who brought light to their knowledge, identity, and national consciousness.

Such was today’s ceremony, held in the outdoor grounds of the shrine of Baba Kalander in Çaushli, honoring the decision of the Municipal Council of Maliq to name the Albanian school, founded in 1919, after its founder, the teacher and patriot Ali Gjata.

Ali Gjata belonged to that generation of Albanian National Renaissance patriots who believed that while the rifle defended the homeland, the pen and the book built the nation. At a time when opening an Albanian-language school required extraordinary courage and sacrifice, he chose to serve his country by educating generations of children. For this reason, his name should never have remained only in the memories of his family or the elderly people of the Gorë–Mokër region, where he established Albanian schools. It deserved to be permanently inscribed where his life’s work began—on the very school he founded.

During the ceremony, Ali Cenko, former Chairman of the Pirg Communal Council and one of the region’s most respected and honorable citizens, emphasized that Ali Gjata was far more than simply a teacher.

For many years, researchers, journalists, and local citizens have worked tirelessly to rescue Ali Gjata from historical oblivion and restore him to the place he rightfully deserves in the history of our region. Today’s recognition proves that dedication to historical truth is never in vain. It may take time, but eventually it bears fruit.

Special recognition belongs to Muharrem Meko, Director of TV Korça. With the passion of a researcher and the perseverance of a journalist, he undertook the mission of documenting the life and work of the patriot and educator Ali Gjata.

Together with journalist Erjona Pambuku, he produced the first documentary dedicated to this distinguished patriot of both the rifle and the pen. Through this work, Muharrem Meko demonstrated that journalism is not merely about reporting daily events, but also about preserving the historical memory of a nation.

Yet the work of researchers and journalists achieves its fullest value only when institutions are willing to listen to the voice of history.

That is precisely what Gëzim Topçiu, Mayor of Maliq, accomplished.

Together with the Municipal Council—bringing together both left-wing and right-wing councilors—he approved the decision that the school in Çaushli should bear the name of the man who founded it more than a century ago.

This was not merely an administrative decision. It was an act of civic responsibility, historical justice, and respect for the roots of this community.

I have never hidden the fact that I am a political opponent of Gëzim Topçiu. However, there is one principle that must always stand above politics:

The truth.

When a political opponent, acting with dignity and integrity, recognizes the figures who have shaped our nation and performs an honorable act, that deserves acknowledgment and appreciation.

That is what distinguishes a true public servant—and a responsible citizen—from blind political partisanship.

This tribute could have been paid many years ago.

Musa Molla, a former student of Ali Gjata and a long-time contributor and activist of the Democratic Party in the former Pirg municipality, had repeatedly appealed to the local authorities and to Democratic Party Member of Parliament Mond Spaho with a simple request:

“Why don’t we name the school after Ali Gjata? He founded this school, and he deserves this honor.”

According to Musa Molla’s account, the response was disappointing:

“Leave us alone, Musa. Right now, we need votes.”

History carried this unresolved injustice for many years until the day politics finally chose to respect history instead of short-term political interests.

If today the name of Ali Gjata proudly stands above the school he founded, it is thanks to the convergence of three forces: the perseverance of those who refused to let him be forgotten, the scholarly and journalistic work of Muharrem Meko, who restored his place in public memory, and the institutional courage of Gëzim Topçiu, who transformed a long-standing request into a historic municipal decision.

Because, in the end, truth always prevails over politics.

History prevails.

Gratitude prevails.

And a society that knows how to honor its teachers is a society that respects its past and builds its future with dignity.
Ädelhet segrar alltid över glömskan och partipolitiska övertygelser

Av Urim Gjata
13 juli 2026

Det finns dagar då historien inte skrivs med ord, utan med handlingar.

Det finns stunder då ett folk återbetalar en moralisk skuld till dem som skänkt ljus åt dess kunskap, identitet och nationella medvetande.

Så var det vid dagens högtidliga ceremoni som hölls på området utanför Baba Kalanders helgedom i Çaushli, med anledning av Maliqs kommunfullmäktiges beslut att ge den albanska skola som grundades år 1919 namnet efter dess grundare – läraren och patrioten Ali Gjata.

Ali Gjata tillhörde den generation av albanska nationalrenässansens patrioter som trodde att geväret försvarade fosterlandet, men att pennan och boken byggde nationen. I en tid då det krävdes mod och stora uppoffringar för att öppna en albanskspråkig skola valde han att tjäna sitt land genom att utbilda generation efter generation. Därför borde hans namn aldrig ha stannat enbart i familjens eller de äldres minnen i Gorë–Mokër, där han grundade albanska skolor. Det hör hemma där hans livsverk började – på den skola som han själv grundade.

Under ceremonin betonade Ali Cenko, tidigare ordförande för Pirgs kommunfullmäktige och en av traktens mest respekterade personer, att Ali Gjata var långt mer än bara en lärare.

Under många år har forskare, journalister och engagerade medborgare arbetat för att lyfta fram Ali Gjatas gärning och ge honom den plats i historien som han förtjänar. Dagens hedersbetygelse visar att arbetet för den historiska sanningen aldrig är förgäves. Det kan ta tid, men till slut bär det frukt.

Ett särskilt erkännande tillkommer Muharrem Meko, chef för TV Korça. Med en forskares passion och en journalists uthållighet tog han initiativet att dokumentera Ali Gjatas liv och gärning.

Tillsammans med journalisten Erjona Pambuku producerade han den första dokumentären om denne framstående patriot, som förenade gevärets mod med pennans kraft. Därmed visade Muharrem Meko att journalistik inte bara handlar om dagens nyheter, utan också om att bevara ett folks historiska minne.

Men forskarnas och journalisternas arbete får sin fulla betydelse först när institutionerna är beredda att lyssna till historiens röst.

Det var just detta som Gëzim Topçiu, borgmästare i Maliq, gjorde.

Tillsammans med kommunfullmäktige – där både vänster- och högerledamöter stod enade – fattade han beslutet att skolan i Çaushli skulle bära namnet på mannen som grundade den för mer än ett sekel sedan.

Detta var inte bara ett rutinmässigt administrativt beslut. Det var en handling präglad av samhällsansvar, respekt och historisk rättvisa.

Jag har aldrig dolt att jag är politisk motståndare till Gëzim Topçiu. Men det finns en princip som alltid måste stå över politiken:

Sanningen.

När en politisk motståndare, med heder och integritet, uppmärksammar personer som gjort stora insatser för nationen och fattar ett gott beslut, då förtjänar det att erkännas och uppskattas.

Det är just detta som skiljer en verklig samhällsledare och en ansvarstagande medborgare från blind partilojalitet.

Denna hedersbetygelse kunde ha genomförts för många år sedan.

Musa Molla, tidigare elev till Ali Gjata och mångårig aktiv inom Albaniens demokratiska parti i Pirg, hade vid flera tillfällen vänt sig till den lokala ledningen och till den demokratiske riksdagsledamoten Mond Spaho med en enkel fråga:

“Varför ger vi inte skolan namnet Ali Gjata? Det var han som grundade den, och han förtjänar denna ära.”

Enligt Musa Mollas berättelse blev svaret:

“Låt oss vara, Musa. Just nu behöver vi röster.”

Historien bar på denna orättvisa under många år, tills den dag då politiken valde att respektera historien framför kortsiktiga politiska intressen.

Om Ali Gjatas namn idag står ovanför den skola som han grundade, är det resultatet av tre samverkande krafter: envisheten hos dem som vägrade låta honom falla i glömska, Muharrem Mekos forsknings- och dokumentationsarbete som återförde honom till det offentliga minnet, samt Gëzim Topçius institutionella mod att omvandla en långvarig önskan till ett historiskt beslut.

För i slutändan segrar sanningen alltid över politiken.

Historien segrar.

Tacksamheten segrar.

Och ett samhälle som vet hur man hedrar sina lärare är ett samhälle som respekterar sitt förflutna och bygger sin framtid med värdighet.