Kategori
Uncategorized

“Eda e Doktorit: Një jetë e dedikuar shërbimit, besnikërisë dhe përkushtimit të pandërprerë”.

“Eda Hykaj (Sejdo), asistentia e Dr. Sali Berishës, është një nga ato figura që koha nuk i zbeh, por i afirmon më tepër.”

Prej më shumë se 36 vitesh ajo ka qenë aty, në një nga vendet më të ndjeshme të funksionimit të zyrës së tij — aty ku fillon çdo takim, çdo pritje dhe çdo delegacion.

E ardhur nga lëvizja e Dhjetorit 1990, ajo mbart me vete një fillim të mbushur me idealizëm dhe ndryshim historik.

Por rruga e saj nuk u mat me zhurmë apo protagonizëm, por me qëndrueshmëri, me ditë të gjata pune dhe me një përkushtim të heshtur që nuk ka kërkuar kurrë vëmendje.

Në rolin e saj jo vetëm si “asistente” e Z.Berisha, Eda ka qenë shumë më tepër se organizatore e takimeve.

Ajo ka qenë porta e parë e çdo vizite, kujtesa e rendit dhe e etikës së një zyre ku kalojnë qytetarë , politikanë, delegacione të rëndësishme dhe momente politike me peshë.

Me një qetësi të natyrshme dhe një vështrim të qeshur, por njëkohësisht të mprehtë që nuk i shpëton asgjë, ajo ka mbajtur mbi supe përgjegjësinë e një funksioni që kërkon besim të plotë dhe precizion të lartë.

Shpesh, para saj janë ndalur njerëz të rëndësishëm, delegacione shtetërore, figura publike, dhe gjithmonë ajo ka qenë aty, e palëkundur, duke ruajtur atë ekuilibër të padukshëm mes formalitetit dhe njerëzores. 


Nuk është thjesht një rol teknik, por një prani që i jep rend dhe qetësi një hapësire ku çdo detaj ka rëndësi.

Dhe ndoshta pikërisht kjo e bën figurën e saj të veçantë, jo ajo Eda që kërkon të shihet, por ajo pa të cilën gjithçka tjetër nuk do të kishte të njëjtin rend.

Edlira Hyka (Sejdo)
Asistente e Kryetarit Sali Berisha .

Pë ata që nuk e njohin: Zonja Edlira Hyka (Sejdo) ka shërbyer si asistente pranë Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, në mënyrë të pandërprerë që nga viti 1991.

Ajo është diplomuar në Drejtësi dhe ka një formim profesional në fushën juridike dhe administrative.

Para angazhimit të saj politik, gjatë viteve 1984–1991, ka punuar në Institutin e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore, duke kontribuar në sektorin industrial dhe administrativ.

Zonja Hyka është nënë e dy fëmijëve dhe banon në Tiranë.

🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹🔹

“Eda Hykaj (Sejdo), assistant to Dr. Sali Berisha, is one of those figures whom time does not fade, but rather further affirms.”

Eda Hykaj, Chief of Protocol to Sali Berisha, stands as one of those rare figures whom time does not diminish, but rather brings into sharper institutional and professional focus.

Emerging from the generation of the December 1990 student movement, she carries with her a beginning shaped by idealism and a pivotal moment of historical change.

Yet her path was never defined by noise or visibility, but by consistency, long working days, and a quiet dedication that has never sought attention.

For more than 36 years, she has remained at the very core of one of the most sensitive functions within his office—where every meeting begins, every reception is arranged, and every delegation is received.

In her role as Chief of Protocol, Eda has been far more than an organizer of engagements.

She has been the first point of contact for every visit, the guardian of order and protocol in an environment where high-level delegations and politically significant moments converge.

With a natural calm and a gentle smile, yet a sharp and observant gaze that misses nothing, she has carried the responsibility of a role that demands absolute trust, precision, and unwavering discipline.

Often standing before her have been senior officials, state delegations, and public figures—while she has remained steady, maintaining the delicate balance between formality and human warmth.

Her role is not merely technical; it is a presence that brings structure and calm to a space where every detail matters.

For many, she remains “Eda of the Doctor,” a simple name attached to a long institutional history.

Yet in essence, she represents something greater: silent loyalty, enduring professionalism, and a life built upon continuous service.

And perhaps this is precisely what makes her presence distinctive—not the Eda who seeks to be seen, but the one without whom everything else would lose its order.”

Edlira Hyka (Sejdo)
Assistant to Chairman Sali Berisha

For those who may not be familiar: Ms. Edlira Hyka (Sejdo) has served as assistant to the Chairman of the Democratic Party of Albania, Prof. Dr. Sali Berisha, continuously since 1991.

She holds a degree in Law and has a professional background in the legal and administrative fields.

Prior to her political engagement, during the period 1984–1991, she worked at the Institute of Light Industry and Food Industry, contributing to the industrial and administrative sector.

Ms. Hyka is a mother of two and resides in Tirana.

Kategori
Uncategorized

Petrit Bazelli: Takim me Hetuesin !

Petrit Bazelli, një nga protagonistët e revoltës së Qafë Barit .

Takim me hetuesin

Ka histori që nuk janë thjesht kujtime, por plagë që nuk mbyllen kurrë plotësisht. Rrëfimi i Petrit Bazelli është një prej tyre: një dëshmi e dhimbjes së hetuesisë komuniste dhe e mënyrës si e kaluara mund të rikthehet papritur, edhe pas shumë vitesh demokracie.

Në hetuesinë e Korçës, ai përjetoi atë që shumë të përndjekur politikë e kanë përshkruar si një sistem të ndërtuar mbi frikën dhe nënshtrimin.

Pyetjet nuk kërkonin të vërtetën, por rrëfimin e detyruar. Njeriu vendosej në kushte çnjerëzore, i lidhur dhe i thyer psikologjikisht, derisa humbte çdo ndjenjë kontrolli mbi veten. Aty nuk kishte drejtësi, por vetëm presion për të pranuar atë që sistemi kishte vendosur më parë.

Pas rënies së komunizmit, në vitet e demokracisë, Petrit Bazelli u emërua drejtor i burgut të Korçës.

Ky rol e vendosi përballë një realiteti të ri, por edhe përballë hijes së së kaluarës së tij.

Ai nuk ishte më i burgosur, por një drejtues institucioni, duke u përpjekur të sillte rregull dhe njerëzi në një sistem që po përpiqej të ndryshonte.

Por e kaluara nuk kishte ikur.

Petriti e pa nga dritarja e zyrës së tij dhe në atë çast gjithçka u rikthye: hetuesia, burgu, dhe vitet e errëta të rinisë së tij të shkatërruar nga dhuna e sistemit.

Ai zgjodhi të mos e kthente atë moment në përplasje.

Për të shmangur një situatë të rënduar emocionale dhe një skandal të mundshëm, ai kërkoi që takimi në zyrë të mos bëhej drejtpërdrejt me të.

Në vend të tij, u takuan dy punonjës të rinj, të cilëve më pas ai u tregoi të vërtetën e atij momenti. Ata u habitën, sepse për ta, e kaluara dukej e largët, ndërsa për të ishte ende e gjallë.

Kjo histori është një përplasje mes dy kohëve: një e kaluar e dhunshme që nuk harrohet dhe një demokraci që ende mbart hijet e saj.

Petrit Bazelli, një nga protagonistët e revoltës së Qafë Barit .
Pas shtypjes me dhunë dhe vrasjeve të revoltës së 20 majit 1984 në kamp-burgun e Qafë-Barit, mbi të burgosurit u hap një fazë edhe më e errët: torturat çnjerëzore. 

Kampi u shndërrua në një vend hakmarrjeje, ku çdo shpresë për dinjitet njerëzor dukej se ishte shuar.

Të dënuarit e ndërgjegjes, të lidhur këmbë e duar, të rraskapitur nga ditë të tëra pa bukë e pa ujë, megjithatë mbanin një krenari të heshtur për revoltën që kishin ngritur.

Ditën e tretë pas ngjarjeve, të burgosurit u rreshtuan me forcë përpara kampit. Një nga një, ata nxirreshin dhe dërgoheshin në dhomat e hetuesisë, ku i prisnin hetuesit, oficerët e Sigurimit dhe policë të ardhur nga Tirana. Mes tyre vepronin edhe spiunë, madje edhe disa “bashkëvuajtës”, të cilët jepnin emra dhe informacione për organizatorët e revoltës, duke përcaktuar fatin e tyre drejt dënimeve edhe më të rënda, deri në pushkatim.

Ajo që ndodhte nuk ishte më thjesht burgim, por një përpjekje për të thyer përfundimisht njeriun. Ata ishin njerëz të pafajshëm, që kishin guxuar të kërkonin liri dhe dinjitet, dhe për këtë po trajtoheshin si armiq të rrezikshëm. Çdo xhelat që dilte nga dhomat e torturës kishte rrobat e njollosura me gjak — gjak që vinte nga trupat e të burgosurve të rrahur dhe të gjymtuar.

Shpesh dëgjohej zëri i shefit të operacionit, Edmond Caja, i cili jepte urdhra të prerë për goditje edhe më të rënda, me qëllim që të thyheshin përfundimisht të burgosurit dhe të shërbenin si shembull frike për të tjerët. Megjithatë, shumë prej të dënuarve, edhe pse të dobësuar dhe të plagosur, qëndronin në heshtje, me një forcë të brendshme që nuk mund të shuhej.

Pas çdo rrahjeje, në ajër dëgjoheshin të qeshurat e xhelatëve — një e qeshur e thatë dhe e ftohtë, që e bënte edhe më të padurueshme skenën e dhunës.

Në një moment, nga rreshti i të burgosurve shpërtheu një zë i fortë që theu heshtjen:
“Poshtë komunizmi! Rroftë flamuri kuq e zi pa yllin sllav! Rroftë Shqipëria dhe Kosova!”

Menjëherë, xhelatët u turrën mbi të. Ishte një i burgosur nga Kosova, i cili u tërhoq zvarrë dhe u godit brutalisht me shkelma e grushte, derisa humbi fuqinë të qëndronte në këmbë. Në atë çast, Edmond Caja bërtiti me egërsi:
“Silleni këtu zagarin, t’i tregoj diktaturën proletare!”

Në këtë skenë tensioni dhe dhune, Petrit Bazelli nuk ishte thjesht një i burgosur i zakonshëm. Ai ishte një i ri i formuar, i ardhur nga një familje me traditë të thellë kombëtare, nip i Pasho Kolanecit, një figurë e njohur e qëndresës në Gorë. Familja e tij kishte dhënë njerëz që kishin luftuar për Shqipërinë dhe kishin qëndruar përkrah figurave të njohura të nacionalizmit shqiptar. Kjo prejardhje, në vend që t’i jepte mbrojtje, në sistemin komunist ishte kthyer në arsye dyshimi dhe persekutimi.

Petriti vetë kishte kaluar një jetë të ndërprerë dhunshëm: nga mësues në zonat e thella të Moglicës, i pushuar pa arsye në vitin 1975, më pas punëtor në Kombinatin e Sheqerit në Maliq, deri te arrestimi i tij në dhjetor 1980 me akuzën e agjitacionit dhe propagandës. Në hetuesi kishte përballuar tortura të rënda, por nuk ishte thyer. Kjo e kishte çuar në burgun e Qafë-Barit, ku tani gjendej përballë një tjetër kapitulli të errët të jetës së tij.

Në atë moment, ai qëndronte në rresht, i lodhur, por i pathyer. Pranë tij ishte shoku i gjakosur, Anastas Dhamo nga Pogradeci, të cilit i kishin shkulur mustaqet me pinca. Pamja e tij ishte dëshmi e gjallë e dhunës që po ushtrohej mbi trupin dhe dinjitetin e të burgosurve.

Kur u përmend sërish emri i kërcënimeve, Petrit Bazelli u përgjigj me një qetësi që trondiste më shumë se çdo britmë:
“Ja ku më keni edhe mua. Merrni shpirtin, se të tjerat mi keni marrë me kohë.”

Përballë tyre qëndronin hetuesit dhe oficerët e Sigurimit — ndoshta edhe ata që dikur kishin firmosur dosjet që i kishin çuar në burg. Në atë skenë, kufiri mes jetës dhe padrejtësisë ishte zhdukur. Ata ishin burra të rinj të thyer nga një sistem, ku ëndrrat për arsim, liri dhe jetë normale ishin shndërruar në kujtime të pamundura.

Dhe megjithatë, brenda asaj errësire, qëndresa e tyre mbeti e vetmja formë lirie që nuk mund t’u merrej.
Kategori
Uncategorized

Ulsi Pashollari – Djaloshi që preu dorën për të lyer me gjakun e tij flamurin kuqezi në Spaç

Më në fund, përpara tyre u shfaq piramida kufitare.

“Ali, arritëm! Shpëtuam!”

Por gëzimi zgjati vetëm pak çaste.

Një krismë arme theu heshtjen e mëngjesit dhe britmat ushtarake ushtuan nëpër humnera:

“Ndalo! Jeni të rrethuar!”

“Hidhu, Ali!” — bërtiti Ulsiu dhe u hodh si shqiponjë drejt greminës.

Aliu nuk mundi ta ndiqte.

Kufitarët, kapterrët dhe spiunët u hodhën mbi të si bisha.

Prita ishte organizuar prej kohësh.


Nga fundi i greminës dëgjohej zëri i Ulsiut:
“Aliii… ku je?”

Kapter Myfit Zagorçani ulërinte:
“Ulusi Pashollari! Nëse nuk dorëzohesh, shokun tënd do ta vrasim para syve të tu!”
Mbi shkëmb, Aliu i gjakosur dukej sikur i thoshte:
“Ik, Ulsi… mos u kthe…”

Sapo ri preku tokën shqiptare, dhjetëra duar ushtarësh e lidhën me tela me gjemba.

Dy djemtë, ende pa vënë brisk në faqe, u tërhoqën zvarrë drejt fshatit Alarup të Pogradecit, mes britmave triumfuese të atyre që krenoheshin me mizorinë e tyre.


Hetuesia ishte çnjerëzore.

“Fol!” — ulërinte hetuesi ndërsa e godiste pa mëshirë.

Kunjat nën thonj, vezët e nxehta mbi trup, uria, pagjumësia dhe dhuna kishin vetëm një qëllim: ta thyenin.

Por Ulsiu nuk foli.

Ai nuk tradhtoi askënd.

As shokët. As familjen. As idealin.

Gjithçka nisi vite më parë, kur si nxënës shembullor kishte guxuar t’i shkruante një letër Enver Hoxhës, duke kërkuar vetëm një të drejtë: të vazhdonte shkollën.

Krimi i tij ishte se kishte një xhaxha të arratisur.

Në zyrën e Komitetit të Partisë në Maliq, sekretari Vait Kolaneci ia preu ëndrrën:

“Ne nuk luftuam që ju, nipat e armiqve, të shkolloheni!”

Aty lindi urrejtja ndaj diktaturës.

Në vitin 1973, në burgun famëkeq të Spaçit, Ulusi ishte bërë simbol i rezistencës antikomuniste.

Ai ishte një nga organizatorët kryesorë në revoltën e të burgosurve politikë.

U dogjën stendat e propagandës komuniste dhe fotografia e Enver Hoxhës.

Të burgosurit refuzuan të dilnin në punë.

Pastaj ndodhi akti që do të hynte në histori.

Një çarçaf i bardhë u kthye në flamur.

Ulsiu preu dorën dhe me gjakun e tij ngjyrosi të kuqen e flamurit shqiptar.

Piktori Mersin Vlashi vizatoi shqiponjën dykrenare.

Së bashku me Gjet Kadelin, Ulsi Pashollari ngriti në Spaç flamurin kuqezi pa yllin komunist — për herë të parë në zemër të diktaturës.

Pjetër Arbnori do të kujtonte më vonë:
“Ulsiu kishte shpirt çeliku. Torturat e kishin dobësuar fizikisht, por kurrë moralisht.”

Madje, sipas dëshmive, Sigurimi tentoi ta eliminonte edhe në spital.
Por ai mbijetoi.

Në vitin 1986 u lirua, pas 22 vitesh burg dhe ferri.

Megjithatë, as liria nuk e ndali.

Ai u bë një nga nismëtarët e rrëzimit të bustit të diktatorit në Korçë dhe ndër firmëtarët e parë të Partisë Demokratike.

Asnjëherë nuk kërkoi hakmarrje.

As privilegje.

As shpërblim.

Kërkonte vetëm një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

Më 15 shkurt 1995, Ulusi u nda nga jeta, i rraskapitur nga vuajtjet e burgjeve komuniste, por i pamposhtur në shpirt.

🔹🔹🔹🔹🔹

👉🏽Arratisja drejt Jugosllavisë, nëpërmjet Malit të Thatë /

ULUSI REFAT PASHOLLARI
Djaloshi që shpërtheu birucat me levë për të liruar shokët!

I harruari protagonist i revoltës së Spaçit, Ulusi Pashollari.

“Ec, vëlla Ali, arritëm… ec dhe pak… ja, arritëm… shpëtuam…” – belbëzonte djaloshi imcak, ndërsa ndihmonte shokun dhe mikun e idealit antikomunist në rrugën e tyre pa kthim.

Në errësirën e natës, Aliu ishte rrëzuar dhe plagosur rëndë. Ndihma dhe kurajoja e Ulsit e bënin shokun të mblidhte të gjitha forcat që i kishin mbetur.

Dymbëdhjetë orë përpiqeshin t’u shpëtonin, të maskuar nëpër honet e malit, syve të rojeve kufitare. Dymbëdhjetë orë që Ulsi tërhiqte pas vetes shokun e plagosur keq. Më në fund, dukej sikur fati po u buzëqeshte.

Përpara syve u shfaq piramida kufitare.

“Arritëm!” – thërret Ulsi.
“Çohu, Ali Lika, çohu! Arritëm të shpëtojmë! Fituam!”

Dhe përqafon shokun e tij.

Por ky gëzim dhe ai përqafim nuk do të zgjaste shumë.

Një krismë arme dhe zëra të çjerrë:
“Ndaloni! Jeni të rrethuar!”
e prenë në mes atë gëzim fëmijëror.

“Hidhu, Ali!” – bërtet Ulsi dhe, si shqiponjë, fluturon drejt greminës.

“Na iku!” – ulërinte kapter Myfit Zagorçani, ndërsa qëllonte me armë.
“Na iku! Djaloshi fluturoi në greminë!”

“Ali!… Ali!… Ku je, Aliiii?” – thërret Ulsi dhe zëri i tij çan heshtjen e mugët të atij mëngjesi të vrenjtur.

Por Aliu nuk kishte mundur ta ndiqte shokun. Mbi të ishin sulur si bisha dhjetëra duar e trupa kufitarësh, agjentësh dhe spiunësh. Ata kishin orë të tëra që prisnin në heshtjen e malit. Prita ishte ngritur me kujdes shumë më herët; spiuni dhe dora e zezë kishin kurdisur gjithçka.

“Ah, Ali… Ali…” – ngashërehej Ulsi i vogël.
“Nuk të mora dot… nuk mundëm t’i gëzoheshim bashkë fitores. Unë këtej… e ti në duart e tyre…”

Zëri i çjerrë i kapter Myfitit jehoi sërish:

“Ulusi Pashollari! Nëse nuk kthehesh, shoku yt do të vritet këtu, para syve të tu! Kohë nuk ke! Ose kthehu, ose harroje mikun tënd! Nuk do t’ju bëjmë gjë… vetëm kthehu!”

Mbi shkëmb, shoku i tij i shtrirë, me tytat e armëve mbi kokë, dukej sikur i thoshte:

“Ik, Ulsi… ik! Mos i dëgjo këto bisha! Ik!
Unë nuk munda të të ndjek deri në fund… ik!”

“Ulusi Pashollari! Koha po mbaron!” – ulërinte kapteri.

Qytat e armëve filluan të godisnin pamëshirshëm trupin e Aliut.

Britmat e dhimbjes së shokut, pas atyre goditjeve shtazarake, e detyruan djaloshin imcak të kthehej. Ai vendosi:

“Më mirë të kthehem, sesa ta vrasin shokun tim.”

Zëri i tij i fuqishëm i bëri edhe bishat të stepeshin.

“Ndaloni! Mos e vrisni! Po kthehem!”

Dhe niset drejt tyre për të shpëtuar mikun e vet, pa e ditur se ajo rrugë kthimi do të bëhej një kalvar torturash, dënimesh e ridënimesh – një dhimbje pa fund.

Sapo këmba e tij preku tokën shqiptare, mbi të u hodhën si bisha dhjetëra duar e trupa ushtarësh. Ata kishin arritur të shtinin në dorë “kriminelin” e vogël, atë “gjarpër” të sistemit komunist.

Letra drejtuar Enver Hoxhës /

“Fole!” – bërtiste hetuesi ndaj një njeriu të lidhur, gjysmë të vdekur nga torturat e xhelatëve për ditë të tëra me radhë.
“Fole! Nuk e kupton se nuk do të dalësh i gjallë nga këto biruca? Tani je në duart e mia, mor këlysh i armikut! Këtu as djalli vetë nuk do ta marrë vesh çfarë ndodh me ty, e jo më ata miqtë e tu. Fole, qen!”

Trupi i dobët filloi t’u nënshtrohej torturave nga më çnjerëzoret. Vezët e ziera dhe kunjat e pishës nën thonjtë e djaloshit tregonin më së miri egërsinë me të cilën xhelatët e kishin marrë këtë “detyrë”. Urrejtja dhe hakmarrja ishin bërë pjesë e jetës së tyre ndaj dy viktimave të radhës.

Të arrestuar ishin edhe njerëzit e tjerë të familjes. Spiuni i fshatit kishte vepruar “më së miri”. Ai ndihej krenar për “detyrën ndaj atdheut”. Buzëqeshja e tij, me dhëmbët e krimbur dhe duart që i dridheshin, tregonte sa i pështirë ishte zanati i tij ndaj vetë fshatarëve të tij. Ai ndiente kënaqësi mbi dhimbjet dhe plagët e dy të rinjve. Bisha dehej nga era e gjakut.

“Ju, nipi i armikut të popullit, Bedri Pashollari, i arratisur më 1946, i keni drejtuar një letër Sekretarit të Parë, shokut Enver! Kush ju ka mësuar? Kush fshihet pas jush? Kush jua futi në mendje këtë lojë? Kush? Kush? Kush?”

“Askush! Unë jam një djalë fshati, nxënës shembullor në shkollë dhe në jetë. Unë vetë i jam drejtuar Enver Hoxhës, pa ditur se po i drejtohesha bishës së komunizmit. Ju jeni të gjithë bisha! Qëlloni! Kështu, të lidhur siç më keni! Çfarë prisni më? Qëlloni!”

Hetuesi i dehur vazhdonte të godiste pa pushim trupin gjysmë të vdekur, të lidhur e të torturuar prej ditësh dhe netësh pa fund.

“Ju, nipi i armikut, keni kërkuar të shkoni në shkollë ushtarake? Ha! Ha! Ha!” – qeshte krimineli me duart e lyera në gjakun e djaloshit.
“Ju, gjarpër, keni kërkuar të futeni në ushtrinë shqiptare? Ju, armik i Partisë! Ju, gjarpërinj të sistemit tonë!”

Një goditje shtazarake e futi përsëri djaloshin në kllapi.

Para syve iu kujtua viti 1964, kur i lindi ideja t’i drejtohej shokut Enver.
“Ndoshta ai nuk e di se jam i pafajshëm… Në fund të fundit jam vetëm një fëmijë që sapo kam mbaruar shkollën. Ç’lidhje kam unë me arratisjen e xhaxhait? Unë dua të mësoj… dua të shkoj në shkollë…”

Gishtat e tij, me penën të shtrënguar fort, nisën të shkruanin një letër për komandantin e përgjithshëm. Një letër që do të bëhej fillimi i thyerjes së ëndrrës së tij fëmijërore. Një letër që do ta mësonte Ulsin se rruga e tij drejt shkollimit merrte fund pikërisht aty. Por edhe pa atë letër, diçka tjetër do t’ia kishte thyer ëndrrën rinore.

Dymbëdhjetë kilometra në këmbë drejt postës së Maliqit. Rrugën e bëri në këmbë, por lodhjen nuk e ndiente. Gëzimi se dikush do ta ndihmonte të vazhdonte shkollën e bënte të ndihej krenar.

Ditë pas dite priste një përgjigje. Postieri ishte i vetmi njeri që, sa herë vinte në fshat, i thoshte:

“Akoma nuk ka ndonjë letër për ty, vogelush, që e pret me kaq ankth.”

Dhe dita e shumëpritur erdhi.

Përgjegjësi i Vatrës së Kulturës në fshat erdhi vetë në shtëpi për ta lajmëruar se Ulsin e priste sekretari i Komitetit të Partisë në Maliq, Vait Kolaneci.

Atë natë nuk pati gjumë. Më në fund, komandanti e kishte marrë letrën e tij. Fati dukej sikur po i trokiste në derë këtij vogëlushi. Si gjithë shokët e tij, edhe ai do të vazhdonte shkollën – në mos në “Skënderbej”, në një shkollë tjetër patjetër. Të nesërmen do të merrte vesh gjithçka.

Pa gdhirë mirë, mori rrugën e gjatë prej 12 kilometrash në këmbë drejt Maliqit. Vraponte dhe këndonte. Këndonte me gëzimin fëmijëror të një djali që besonte se edhe ai, si gjithë të tjerët, do të kishte mundësinë të shkollohej.

Një orë para se të hapej zyra, ai ishte aty jashtë, duke pritur ta thërrisnin, duke pritur t’i buzëqeshnin dhe t’i thoshin:

“Djalosh, shoku Enver ju ka dërguar një letër. Ju do të shkoni në shkollën e mesme. Urime, vogëlush!”

Pritja dhe ëndrrat nuk po merrnin fund, aq sa nuk e vuri re as shikimin e shtrembër që i hodhi sekretari i Partisë, Vait Kolaneci, ndërsa ngjiste shkallët e Komitetit të Partisë.

Pas disa orësh pritjeje, dikush e thirri. Me nxitim, duke kapërcyer shkallët dy e nga dy, djaloshi u gjend përballë një dere të rëndë. Dikush e futi brenda.

Përballë ishte sekretari, shoku Vait, i cili mbante në duart që i dridheshin një letër. Ishte pikërisht letra që ai vetë i kishte nisur shokut Enver.

Një zë i trashë rrënqethi trupin e vogël të djaloshit:

“Ju, nipi i armikut të Partisë, Bedri Pashollarit, i jeni drejtuar shokut Enver dhe kërkoni të shkolloheni? Kush ju ka mësuar? Si e keni marrë këtë guxim? A e dini kush jeni ju, mor nip armiku? Ne nuk luftuam për shkollimin tuaj, por për t’ju dënuar ju, gjarpërinjtë armiq të Partisë! Ti duhet ta ulësh kokën dhe të punosh atje ku duam ne. Koka juaj do të rrijë e ulur gjithë jetën përballë nesh!”

Djaloshit imcak, me ëndrrën e madhe për shkollë, iu duk sikur tavani po i rrotullohej mbi kokë. Ajo zyrë e akullt dhe e errët po e mbyste.

Doli jashtë pa u ndier, duke lënë sekretarin të vazhdonte të fliste me veten, pa e kuptuar se djaloshi ishte larguar tashmë.

🔻🔻🔻🔻🔻🔻🔻🔻🔻🔻🔻

Kthimi në fshat

Ai, në atë moshë, as vetë nuk e kuptonte se çfarë “faji” i kishin gjetur këtij pushteti. Ishte bir i një familjeje të varfër fshatare, me dy prindër bujq, njerëz të thjeshtë e punëtorë. E vetmja “njollë e zezë” mbi familjen e tij ishte arratisja e xhaxhait, për të cilin askush nuk dinte ku jetonte e nëse ishte ende gjallë.

Diku pranë iu afrua i jati, xha Refati. I ledhatoi kokën me dorën e rënduar nga jeta dhe, në heshtje, të dy morën rrugën e kthimit.

“Mos qaj, bir,” – i tha i ati me zë të ulët.
“Nuk kemi ç’të bëjmë… këta na i kanë mbyllur dyert njëherë e përgjithmonë.”

Në mbrëmje u kthyen në fshat. Frika se mos kryetari i këshillit po i ndiqte nga pas, apo mund t’u dilte përpara për t’i pyetur e provokuar, i detyroi të hynin në fshat nga rruga e malit.

“Eh, kryetar… çfarë të kemi bërë?” – pëshpëriti me vete plaku.

Një kovë me ujë e nxori djaloshin nga kllapia, duke ia këputur menjëherë çdo endërrim. Nuk dinte sa orë kishte në atë gjendje.

Tani, 17-vjeçarin e mbante gjallë vetëm urrejtja përballë atyre bishave me fytyrë njeriu. Trupi i tij ishte kthyer në një poligon goditjesh dhe torturash çnjerëzore.

Te “Dera e Tre pallancinave” në Korçë, një grua plakë, e kërrusur dhe e veshur në të zeza, kishte ditë të tëra që nuk largohej prej asaj godine famëkeqe, e njohur për torturat që nga koha e Zogut.

Birucat e saj të nëndheshme, të mbushura me ujë, kishin marrë jetën e dhjetëra e qindra bijve të nënave shqiptare. Kush hynte aty, rrallë dilte i gjallë.

Aty rrinte Lekja, nëna e Ulusit. Asaj po ia copëtonin shpirtin, ndërsa djalin ia torturonin çnjerëzisht.

A do t’i përballonte vallë torturat ai trup i dobët?
A do ta lejonin xhelatët të dilte i gjallë prej andej?

Askush nuk jepte përgjigje. Askush nuk i fliste, përveç kapterit të policisë, që e urdhëronte të largohej:

“Ik, shtrigë! Zhduku prej këtu! Gjarprit tënd këtu do t’ia shkulim dhëmbët një nga një! Ik!”

Ditë, javë e muaj të tërë tortura.

Por nga goja e Ulusit dhe Aliut nuk doli asnjë fjalë. As për Vasfi Selamin, që u kishte uruar “rrugë të mbarë”, as për miqtë e shokët që në heshtje i kishin përcjellë me shpresë, as për motrat e vëllezërit e tyre.

Gjithçka e mbajtën mbi supe vetë.

“Të paktën të tjerët të shpëtojnë… puna jonë u pa,” – mendonin.

Gjyqi ndaj “tradhtarëve” dhe “armiqve” u vendos të zhvillohej në mes të fshatit. Ata duhej të poshtëroheshin publikisht, bashkë me çdo njeri që kishte lidhje me ta. Diktatura e proletariatit duhej të binte si tmerr mbi këta dy fëmijë.

Një gjyq me aktorë ordinerë, hajdutë e kriminelë të veshur me petkun e drejtësisë. Akuza të sajuara, të ndërtuara me kujdes. Përveç arratisjes, “agjitacioni dhe propaganda” do të ishte neni që do t’ua rëndonte edhe më shumë dënimin.

Burrat e fshatit ulnin kokën përballë asaj mizorie, ndërsa spiunët ngriheshin njëri pas tjetrit për të dënuar “armiqtë e Partisë dhe të pushtetit”.

“Varja është pak për këta qenër!” – ulërinte një spiune, duke tundur grushtin drejt dy djemve të lidhur në sallën e improvizuar të gjyqit, në mes të fshatit.

Me orë të tëra vazhdoi ai teatër i frikës, derisa Partia u bind se, përveç gjyqit ndaj “armiqve të klasës”, ishte bërë edhe një punë e mirë agjitacioni për të trembur këdo që do të guxonte të dilte kundër vijës së saj.

Më në fund, me një urrejtje të ftohtë e pothuaj patologjike, Eleni Selenica dha vendimin:

“17-vjeçari Ulusi Pashollari dënohet me 15 vjet burg.
19-vjeçari Ali Likaj dënohet me 13 vjet burg.”

Burgu /

Kështu nisi jeta e gjatë dhe e dhimbshme e burgjeve për Ulsi Pashollarin dhe familjen e tij, e cila do ta ndiqte pas si një hije në çdo stacion të ferrit komunist. Por vitet e burgut, torturat dhe operativët e Sigurimit nuk po arrinin ta thyenin karakterin e tij. Përkundrazi, Ulsi sa vinte e burrërohej më shumë.

Në dokumentet e burgut shkruhej:

“Ky i dënuar është një antikomunist i vendosur. Sa vjen e bëhet më i rrezikshëm për shtetin tonë socialist. Ky nuk duhet të dalë i gjallë nga burgjet.”

Veprimtaria e tij nacionaliste dhe antikomuniste brenda kampeve ra shpejt në sy të komandës. Bashkëpunëtorët dhe spiunët mes të burgosurve e mbanin nën vëzhgim çdo orë djaloshin e dobët në trup, por me një guxim prej çeliku.

Transferimet nga burgu i Elbasanit, Ballshit e Fushë-Krujës nuk e thyen dot. Më në fund, Spaçi u bë stacioni i ri i kalvarit të tij.

Viti 1973 do të ishte vendimtar.

Ulsi nuk ishte më ai djaloshi i frikësuar i viteve të para. Ai tashmë ishte formuar plotësisht në bindjet e tij antikomuniste. Miqtë dhe shokët e tij ishin intelektualët dhe nacionalistët më të vendosur të kohës. Brenda telave me gjemba ai kishte gjetur vetveten.

Ata duhej të ngriheshin kundër regjimit.
Duhej të protestonin.
Zëri i tyre duhej të dëgjohej.

Bisha komuniste nuk mund ta mbyste më shpirtin e lirë të këtyre njerëzve. Fjala, protesta dhe urrejtja ndaj diktaturës ishin armët e vetme që u kishin mbetur.

Grupi i parë i antikomunistëve në Spaç mori drejtimin e Ulsi Pashollarit. Ata vendosën të mos dilnin në punë pa u plotësuar kërkesat e tyre. Ishte fillimi i një revolte të heshtur që po shpërthente me zemërim brenda telave me gjemba.

Në krye të grupit, Ulsi dogji stendat e emulacionit dhe fotografinë e Enver Hoxhës. Dymbëdhjetë të dënuar dolën me forcë nga birucat dhe iu bashkuan revoltës, e cila përhapej çdo orë e më shumë mes të burgosurve.

Derdhja e ushqimit dhe refuzimi masiv për të dalë në punë detyruan vetë Kadri Hazbiun të vinte në Spaç.

Siç kujton i dënuari Bedri Çoku, policia ndërhyri me forcë dhe mori Pal Zefin për ta torturuar. Por grupi i të burgosurve ndërhyri menjëherë, ua shkëputi shokun nga duart policëve dhe, duke e futur në mes, u përplas fizikisht me rojet e burgut.

Gjendja po rëndohej nga ora në orë.

Atëherë u vendos që askush të mos dilte më në punë. Të gjithë do ta përballonin diktaturën së bashku.

Frika ishte thyer.

Një grup i madh të burgosurish mbahej ende në birucat speciale të kampit. Ulsi mori me vete Dashnor Kazazin dhe, me një levë hekuri, arritën të këpusnin drynat e birucave, duke nxjerrë jashtë shokët e tyre të sakatuar nga muaj të tërë izolimi e torture.

21-vjeçari Skënder Daja mbahej në krahë nga shokët; ai nuk ecte dot më. Torturat me shufra hekuri dhe elektroshok e kishin lënë gjysmë të paralizuar.

Krismave të armëve, këta djem u përgjigjeshin me thirrje njerëzore:

“Mos qëlloni! Jemi të paarmatosur!
Mos qëlloni! Ne jemi vëllezërit tuaj!”

Menjëherë ushtarët u zëvendësuan me policë dhe operativë të ardhur me urgjencë. Biblioteka u thye dhe librat e klasikëve të komunizmit u dogjën bashkë me fotografinë e diktatorit.

Një çarçaf i bardhë po ngjyrosej me gjakun e të dënuarve për t’u bërë flamur.

Ulsi ishte i pari që preu dorën për ta ngjyrosur me gjak.

Flamur me gjakun e heronjve.
Flamur me dhimbjen dhe sfidën ndaj diktaturës.

Aty po ngrihej flamuri i Gjergj Kastriotit, pa yllin komunist.

Piktori Mersin Vlashi vizatoi shqiponjën mbi atë flamur të improvizuar. Gjet Kadeli dhe Ulsi Pashollari, me një shtizë të gjatë, ngritën për herë të parë në Spaç flamurin kuqezi pa yllin komunist, në katin e tretë të godinës së burgut.

Ai flamur u bë shpresë për të burgosurit dhe tmerr për regjimin.

Flamuri i larë me gjak, pa yllin sllav, rriti edhe më shumë urrejtjen e diktaturës ndaj revoltës. Rrethimi i kampit sa vinte e shtohej.

Teksa vendoste flamurin, Ulsi thirri me zë të lartë:

Më 24 maj, diktatura nxori tanket kundër tyre.

Nga gryka e Repsit dëgjohej zhurma e rëndë e zinxhirëve të tankeve. Tymi i natës dukej qartë mbi kamp.

Tanke përballë të burgosurve të paarmatosur.

Revolta duhej shtypur me çdo kusht.

Tanket ishin gati të futeshin në kamp, duke rrafshuar gjithçka bashkë me trupat e këtyre heronjve. Përbindëshi komunist nuk njihte më asnjë kufi.

Pastaj u pre uji.

Dy ditë pa ujë.

Kukudhi i diktaturës po ua ndalte edhe frymën. Bombat kimike të hedhura në oborrin e kampit po ua vështirësonin frymëmarrjen të burgosurve. Pa bukë. Pa ujë. Dhe tani edhe pa ajër.

Por as kjo nuk i mposhti.

Edhe pse forcat po i linin pak nga pak, qëndresa vazhdonte.

Kadri Hazbiu dërgoi një zëvendësministër për të negociuar, por Ulsi nuk e lejoi të fliste para të burgosurve.

Papritur, qindra forca të armatosura deri në dhëmbë hynë pabesisht nga të gjitha anët e kampit. Të lidhur këmbë e duar, të burgosurit u shtrinë përdhe në oborr.

Bisha kërkonte gjak.

Para skuadrës së pushkatimit dhe në sy të të burgosurve, u vranë Ajri Pashaj dhe Dervish Bejko. Ndërsa 38 të burgosur të tjerë, mes tyre edhe Ulsi, u dërguan të lidhur në Tiranë, ku pas një hetuesie të re shumëmujore morën edhe 13 vite të tjera burg.

Më pas, bashkë me Çaushin dhe Gjetën, Ulsin e dërguan në burgun famëkeq të Burrelit, ku do të qëndronte deri në vitin 1986.

I paharruari Pjetër Arbnori kujtonte:

“Kishim dëgjuar për atë djalin e imët, por të pamposhtur, që përmendej në të gjitha burgjet e Shqipërisë. Fati e solli pranë nesh në Burrel. Ai kishte një shpirt prej çeliku dhe një kurajë të rrallë. Studionte vazhdimisht dhe fliste rrjedhshëm disa gjuhë të huaja.”

Ulsi mbante gjallë mes të burgosurve shpresën për rrëzimin e sistemit gjakatar. Torturat, puna e rëndë dhe sëmundjet e kishin dobësuar fizikisht, por kurrë moralisht.

“Vdekja e diktatorit është ylli që paralajmëron pranverën,” – u thoshte ai me shpresë shokëve të burgut.

Por Sigurimi i Shtetit nuk i ndahej.

Kur Ulsi u sëmur rëndë dhe u dërgua në spitalin e Burrelit, një kirurgu me emrin Xhelal iu kërkua t’i bënte një injeksion vdekjeprurës. Siç dëshmonte Pjetër Arbnori, mjeku refuzoi dhe kështu jeta e Ulsit u shpëtua.

Ata e donin të vdekur.

22 vitet e burgut kishin bërë punën e tyre.

Në vitin 1986 ai u lirua me kusht. Por frika ndaj tij ishte aq e madhe, sa dy policë e shoqëruan nga Burreli deri në Korçë. Atje e çuan përsëri në komisariat, në të njëjtin vend ku dikur ishte torturuar çnjerëzisht.

Me vete kishte vetëm një valixhe druri, të mbushur me libra – dhurata nga miqtë e burgjeve.

Por asgjë nuk kishte ndryshuar.

Operativi i Sigurimit, Adhurimi, mblodhi menjëherë spiunët e vjetër dhe të rinj të fshatit. Shtëpia e familjes nisi të survejohej sërish natë e ditë. Çdo lëvizje e Ulsit dhe familjarëve të tij mbahej nën vëzhgim.

Gjithë kjo vetëm sepse dikur kishte kërkuar të shkollohej si gjithë bashkëmoshatarët e tij.

I vëllai, Zini Pashollari, kujtonte:

“Ishte data 26 dhjetor 1986. Një pasdite dimri me acar. Pas kaq shumë vitesh burg e vuajtjesh, Ulsi u kthye i sëmurë në shtëpi. Netëve të gjata të dimrit tregonte për 22 vite e 75 ditë burg. Dhe përse? Sepse donte të shkollohej. Nuk i jepej e drejta, sepse kishim një xhaxha të arratisur.”

Ai xhaxha quhej Bedri Pashollari, vëllai i vogël i babait të tyre – një antikomunist që nuk pranoi të rreshtohej me forcat komuniste. Pas çlirimit, ai u vu menjëherë në shënjestër të ndjekjes dhe, si shumë nacionalistë të tjerë, u detyrua të merrte rrugën e arratisë në dimrin e vitit 1946.

Kthimi i Ulsit në shtëpi solli edhe shpresën për rënien e diktaturës.

Burgu nuk e kishte trembur.

Përkundrazi, e kishte bërë edhe më të fortë.

Ai u bë një nga nismëtarët e rrëzimit të bustit të diktatorit në Korçë dhe ndër firmëtarët e parë të krijimit të Partia Demokratike e Shqipërisë.

Kategori
Uncategorized

Me gjithë mend e keni, o kurvat e shpirtit?!

A e kuptoni se çfarë gjëme po i bëni popullit tuej, o mjeranë të qelbur në lekët e pista?

Dhe pretendoni se ne duhet t’i besojmë broçkullat tuaja,

Broçkulla që na i servirni nëpër ekrane, të llustruara me fjalor të kuruar, të sheqerosura me portretet tuaja të ricikluara me mbjellje, flokëbardhë, ju korifej të fjalës, po mendoni për të mirën tonë, dhe zaten, ju po na ndriçoni që të mos i besojmë opozitës por ju bythëshkallmuar tredharakë që paguheni nga milionat e zeza të krimit …

Kategori
Uncategorized

Meshan Çini : “Dinji­teti që nuk u burgos kurrë” !

Në historinë e popujve ka figura që nuk bëjnë zhurmë, por që mbeten si dritë e qetë në ndërgjegjen kolektive. Zonja Meshan Çini ishte një prej tyre—një grua që nuk u thye nga pesha e kohës, as nga padrejtësitë e një sistemi që synonte të shuante dinjitetin njerëzor.

Ajo nuk luftoi me armë, por me karakter; nuk e ngriti zërin me forcë, por me qëndrueshmëri.

Jeta e saj është dëshmi se diktatura mund të burgosë trupin, por jo shpirtin.

E lindur në një familje me vlera të larta morale dhe atdhetare, ajo u rrit me ndjenjën e krenarisë dhe fisnikërisë.

Këto cilësi nuk iu zbehën as në vitet më të errëta, kur regjimi komunist i rrëmbeu lirinë, dashurinë dhe rininë.

Burgimi i saj për më shumë se një dekadë nuk ishte thjesht një ndëshkim fizik, por një përpjekje për ta përkulur shpirtin e saj. Megjithatë, ajo doli prej andej më e fortë, pa asnjë njollë në dinjitetin e saj.

Forca e Meshanit nuk ishte e zhurmshme.

Ajo shfaqej në mënyrën si mbante kokën lart, si buzëqeshte edhe kur dhimbja ishte e madhe, si ruante mirësinë në një botë që shpesh i ishte treguar e pamëshirshme.

Në një kohë kur shumëkush do të ishte thyer, ajo zgjodhi të mbetej e drejtë.

Një nga momentet më domethënëse të jetës së saj ndodhi në vitin 1991, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ishte një çast ku jeta dhe vdekja ndaheshin nga një vendim. Përballë një ushtari me armë në dorë, ajo nuk reagoi me frikë apo urrejtje, por me njerëzi.

Fjalët e saj—të thjeshta, të ngrohta, thuajse amësore—prekën një zemër të lodhur nga detyra dhe sistemi.

Në atë çast, ajo nuk shpëtoi vetëm veten dhe vajzën e saj; ajo dëshmoi se humanizmi mund të çarmatosë edhe armën më të ftohtë.

Ishte një fitore e heshtur, por e thellë, e shpirtit mbi frikën.

Në një tokë të huaj, ajo arriti të mbjellë të njëjtat vlera që e kishin mbajtur gjallë:

Dashurinë për njerëzit, fisnikërinë, elegancën në sjellje dhe një optimizëm që nuk shuhej.

Ajo u bë pikë referimi për komunitetin, jo sepse kërkoi vëmendje, por sepse rrezatonte mirësi dhe urtësi.

Në fund, ajo nuk është vetëm një histori personale, por një simbol. 

Një simbol i rezistencës së heshtur, i forcës femërore dhe i besimit se e mira, sado e sfiduar, nuk mund të zhduket kurrë.

Kujtimi i saj nuk jeton vetëm në fjalë, por në shembullin që la pas—një jetë e jetuar me nder, kurajo dhe dritë.


“Lady Meshan Çini”

“A dignified life,
an everlasting example.”

In the history of nations, there are figures who make no noise, yet remain as a quiet light in the collective conscience. Lady Meshan Çini was one of them—a woman who was not broken by the weight of time, nor by the injustices of a system that sought to extinguish human dignity. She did not fight with weapons, but with character; she did not raise her voice with force, but with resilience.

Her life stands as proof that a dictatorship can imprison the body, but not the soul. Born into a family with strong moral and patriotic values, she was raised with a deep sense of pride and nobility. These qualities did not fade even in the darkest years, when the communist regime took away her freedom, her love, and her youth. Her imprisonment for more than a decade was not merely a physical punishment, but an attempt to break her spirit. Yet she emerged stronger, without a single stain on her dignity.

Meshan’s strength was not loud. It revealed itself in the way she held her head high, in the way she smiled even through great pain, in the way she preserved kindness in a world that had often been merciless to her. At a time when many would have broken, she chose to remain steadfast.

One of the most defining moments of her life occurred in 1991, at the border between Albania and Greece. It was a moment where life and death were separated by a single decision. Facing a soldier with a weapon pointed at her, she did not respond with fear or hatred, but with humanity. Her words—simple, warm, almost maternal—touched a heart worn down by duty and by the system. In that moment, she not only saved herself and her daughter; she proved that human compassion can disarm even the coldest weapon. It was a quiet yet profound victory of the spirit over fear.

Her emigration that followed was not merely a change of place, but a rebirth. In a foreign land, she managed to plant the same values that had sustained her: love for others, nobility, elegance in conduct, and an optimism that never faded. She became a point of reference for the community—not because she sought attention, but because she radiated kindness and wisdom.

Meshan Çini teaches us that dignity is not a privilege granted by time, but a choice upheld every day. She reminds us that even in the darkest periods, a person has the power to remain upright, pure, and unchanged at their core.

In the end, she is not only a personal story, but a symbol—a symbol of quiet resistance, of feminine strength, and of the belief that goodness, no matter how challenged, can never be extinguished. Her memory lives not only in words, but in the example she left behind—a life lived with honor, courage, and light.
Kategori
Uncategorized

Misionet e CIA, agjentët shqiptarë të rekrutuar nga amerikanët rrëfejnë tentativat për rrëzimin e regjimit komunist, si i infiltruari rus Kim Philby dekonspiroi gjithçka, informonte Sigurimin e Shtetit.

Shërbimi inteligjent amerikan gjatë regjimit komunist tentoi disa herë që të rrëzonte Enver Hoxhën nga pushteti, por pjesa më e madhe e misioneve kanë dështuar. Vetë CIA në disa dokumente të deklasifikuara, përmend dy reportazhe të bëra nga “Reuters” dhe “The Indipendent” në vitin 1994, ku jepen detaje mdi arsyet që misionet dështuan. Aty tregohet se pjesë e agjentëve të rekrutuar nga SHBA, por dhe nga britanikët ishte një person që punonte për KGB ruse. Ai dekonspiroi gjithçka dhe informonte sigurimin e shtetit. Falë informacioneve të tij Sigurimi i dinte të gjitha zonat ku lëshoheshin agjentët dhe në këtë mënyrë shumë persona u vranë dhe u arrestuan. Në reportazhet e realizuar jepen dëshmitë dhe të vetë shqiptarëve që dikur punuan për CIA, të cilët rrëfejnë lëvizjet, por dhe tentativat për të gjetur eshtrat e atë afërmve të tyre.

Rrëfimet e ish-agjent ëve

Një amerikan që kërkon të vendosë qetësi mbi një mister familjar që e ka shqetësuar disa dekada me radhë, po zbulon prova të një misioni sekret të CIA në vitin 1951, në një zonë kodrinore të Shqipërisë. 66 vjeçari Shaqir Kabashi thotë se ka qenë një operativ i CIA në Shqipëri në vitet 1950 dhe se është kthyer atje muajin e kaluar për të gjetur kockat e vëllait të tij të humbur Ibrahim Xhem Kabashi, që besohet se është vrarë gjatë misionit, bashkë me katër agjentë të tjerë.

Shaqiri, punonjës në një fabrikë makinash në Ëilliamsville, Neë York, thotë se gjeti një skelet që besohet se është i vëllait të tij, në një gropë rreth tre metra të thellë, bashkë me mbetjet e një njeriu tjetër. “Kishte dy Ibrahimë në atë varr”, thotë Shaqiri, shqiptar i lindur në Kosovë, i cili ka shpenzuar mijëra dollarë me kërkimet e tij.

Ai beson se ata të dy janë vrarë gjatë misionit të CIA në gusht të vitit 1951, por trupat nuk janë identifikuar dhe qeveria amerikane nuk prononcohet për çështjen. “Jemi në dijeni të disa rasteve, disa me qytetarë amerikanë e disa të tjerë jo, trupat e të cilëve mund të kenë mbetur në Shqipëri”, tha një zyrtar amerikan, duke shtuar se nuk ishin bërë përpjekje nga qeveria, edhe pse Shqipëria po kërkonte në terrenin e saj malor, që prej viteve 1990 mbetjet e disa mijëra të burgosurve politikë që besohet se janë vrarë gjatë regjimit komunist.

Identifikimi i trupave

Identifikimi i tyre është i vështirë, edhe pse është sugjeruar identifikimi me anë të ADN-së. Zëdhënësi i CIA, David French, refuzoi të komentonte. “Edhe detaje të operacioneve të vjetra normalisht nuk përhapen në media”, tha ai për agjencinë Reuters, duke shtuar se nuk kishte dëgjuar për kthim të trupave të agjentëve të vrarë gjatë Luftës së Ftohtë. Shaqiri u kthye në SHBA me disa fragmente kockash nga dy skeletet, që besoj se janë të vëllait të tij dhe të agjentit tjetër shqiptar të CIA, Ilmi Ibrahimi. Pjesa tjetër e mbetjeve u varrosën në varrezën fshatit Hamil, pranë Fierit, tha ai. Vëllezërit Kabashi dhe kushëriri i tyre Ahmet Kabashi, të gjithë nga Kosova, merrnin pjesë në operacionin sekret të spiunazhit, të pranuar nga shërbimet sekrete të CIA dhe britanikët e MI6, për përmbysjen e pushtetit komunist në Shqipëri, thotë ai. Ky operacion njihet mirë pasi u dekonspirua nga agjenti i famshëm rus në brendësi të CIA, Kim Philby, i cili asokohe ishte oficer i ndërlidhjes me MI6 në Uashington. Ibrahim Kabashi besohet se ka vdekur gjatë misionit të drejtuar nga Ahmeti, ku agjentët u lëshuan me parashutë pranë fshatit Mjeshov në Fier. Shaqiri thotë se ky ishte infiltrimi i dytë i asaj vere, teksa i parë dështoi me vrasjen e dy agjentëve. Shaqiri nuk ishte në lëshimin e parë por thotë se dy agjentë thyen këmbën pas lëshimit në zonën e ashpër shkëmbore, prandaj u braktisën aty nga kolegët, për të evituar kapjen nga forcat komuniste.

Destan Berisha

Por Destan Berisha, tashmë 70 vjeç, i vetmi i mbijetuar i misionit, kujton se Ibrahim Kabashi është vrarë më vonë dhe se trupi i dytë në varr është i një tjetër agjenti. Vraja e kolegëve të tyre për të mos rënë në dorë të armikut, ishte e pranuar mes tyre nga agjentët shqiptarë të  migracionit, dhe jo një urdhër i CIAs. Ata kishin gjithsesi tableta cianidi me vete, thotë Shaqiri.

Misionet e Kabashit

Asim Jakova, 90 vjeçar, është një emigrant shqiptar që i ka takuar vëllezërit Kabashi dhe agjentë të tjerë në kampin e Athinës. Ai kujton se raportimet për misionin e Kabashit në vitin 1951 thoshin: “Ahmet Kabashi kishte vrarë kolegun e tij agjent për t’i ndaluar vuajtjet”. Shaqiri mësoi fillimisht mbi vendin e varrosjes nga një emigrant shqiptar në Massachusetts. Kur shkoi në Tiranë ai kishte kërkuar ndihmën e konsulles amerikane atje Barbara Cummings, por ajo ishte shprehur se kishte shumë vështirësi me të tillë ekspertiza në Shqipëri.

Edhe koloneli britanik David Smiley, tashmë në pension, i cili po kërkon mbetjet e 46 ushtarëve britanikë të Luftës së Dytë Botërore, e ngriti çështjen Kabashi me presidentin shqiptar Sali Berisha, dhe thotë se kërkimi është shumë i vështirë.

Por megjithë këto këshilla, në gusht 1993, ai u nis për në Shqipëri dhe atje punësoi rreth dymbëdhjetë fshatarë për të gërmuar në faqen e kodrës të rrahur nga dielli i gushtit. “Ata njerëz ia kishin lënë historinë djemve e nipërve të tyre prej, aq sa çdo fëmijë e i ri i fshatit që kullosin lopët në lëndina, e dinte se në atë kodër janë varrosur dy burra”, thotë Shaqiri, duke iu referuar traditës së njohur shqiptare të kalimit të historisë me anë të gojëdhanës.

Skeletet u zbuluan më 18 gusht dhe kafkat nuk tregonin vrima plumbash, thotë Shaqiri. “Nuk i mbaja dot lotët, dhe më pas u mpiva”, thotë ai, duke shtuar se disa fshatarë të zonës thoshin se kishin takuar njerëz që punonin si agjentë amerikanë, të cilët shpresonin të merrnin një pension nga SHBA. Zëdhënësi i CIA, French tha se agjencia është kontaktuar nga njerëz që pretendojnë se kanë pasur të afërm që kanë vdekur duke punuar për CIA gjatë kohës së Luftës së Ftohtë. Por Shaqiri thotë se nuk shkonte pas parave. “Si mund të kërkoja unë para? Unë nuk kam shkuar aty në vitin 1950 për para, kam shkuar për të çliruar vendin tim … ose të vdisja aty. Jo për paratë.”

6 shtator 1994

Dekonspirimi nga agjenti rus

Javën e kaluar, kreu i parlamentit shqiptar i shkroi ankandeve britanike  Sotheby’s të merrnin në konsideratë dëmshpërblimin e familjeve të agjentëve shqiptarë që u tradhëtuan nga Kim Philby, pas njoftimit të muajit të kaluar se do të kryenin shitjen e objekteve personale nga apartamenti i Philby-t në Moskë, teksa të tjerë mendojnë se tani që Lufta e Ftohtë ka marrë fund, keqardhjet duhet varrosur për ato që ai kreu 45 vjet më parë.

Në kohën e Luftës së Ftohtë shumë mendonin se lufta e vërtetë do të fillonte nga një ditë në tjetrën. Shërbimet sekrete britanike dhe të Shteteve të Bashkuara  kishin nisur projektin ambicioz të zvogëlimit të kufijve të perandorisë sovietike dhe Kim Philby ishte një prej aseteve kyçe të Britanisë në këtë aventurë.

Agjentë të rekrutuar nga komunitetet e emigracionit në Britani po dërgoheshin në vendet komuniste të Evropës lindore e qendrore. Ish-ushtarë polakë hynin e dilnin fshehtësisht nga Polonia nën komandën e britanikëve, ashtu si dhe agjentë bullgarë, ukrainas apo shqiptarë që përpiqeshin të nxisnin rebelimin anti-sovjetik. Philby ishte në zemër të këtyre përpjekjeve dhe duke parë sesa thellë ai ishte i përfshirë, nuk është çudi që të gjitha misionet dështuan.

Njohuritë e ti të detajuara për misionin ukrainas për shembull shihen në librin e tij “Lufta ime e heshtur”, ku shkruan: “Brenda një muaji britanikët kishin lëshuar gjashtë grupe. Avionët niseshin nga Qipro dhe agjentët lëshoheshin në mes të Lvov e Tarnopol, ndërsa një tjetër pranë ujërave të Prut, pranë Kolomiya.  “Më tej rrëfimin e përfundon me ironinë tipike: “Nuk e di saktësisht se çfarë u ka ndodhur atyre por mund ta marr me mend”.

Aktiviteti i Kim Philby

Por aktiviteti më vrasës i Philby duket se ka qenë gjatë tentativave britanike e amerikane për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri, pas viteve 1949. Grupet e para me agjentë shqiptarë u infiltruan në Shqipëri në kohën kur  Philby sapo kishte ardhur në Washington për të marrë postin e tij, që përfshinte komandën e përbashkët të operacioneve shqiptare.

Përpara se të largohej nga Anglia ai u informua mbi to nga krerët e shërbimeve britanike MI6 çka bëri që ai të informonte miqtë e tij në KGB përpara se të nisej për në  New York. Të gjithë 20 agjentët u sulmuan disa orë pas lëshimit dhe katër prej tyre u vranë. Më pas amerikanët nisën stërvitjen e shqiptarëve për hedhje me parashutë. Selim Daci ishte një prej të lëshuarve në 19 nëntor 1950. “Shumë shpejt e kuptuan se lëshimi ynë ishte i ditur nga forcat e sigurisë”, thotë ai sot.

Ai u arrestua ditën pasi u lëshua, u torturua, u vu në punë të detyruar dhe u lirua vetëm në vitin 1990, 40 vjet pas kapjes. Sot ai heton në Tiranë, duke mbijetuar me të ardhurat e familjes. Adem Gjura, një tjetër i lëshuar në nëntor të 1950, kuptoi se shumë fshatarë dinin edhe emrin e tij, kur iu afrua. Disa ditë më parë policia e kishte bërë të ditur se Adem Gjura do të binte nga qielli dhe fshatarët duhet ta kërkojnë. Ai arriti të shpëtonte vetëm sepse u lëshua disa kilometra larg zonës së parashikuar. Pas disa ditë arratie dhe i plagosur në këmbë, ai arriti të kalonte kufirin në Jugosllavi dhe më në fund arriti në Amerikë. Nga zemërimi që nuk arritën ta kapnin, autoritetet komuniste vranë dhe burgosën rreth 40 njerëz nga familja e tij.

Pasojat e tradhtisë

Halil Nerguti, i cili ishte pjesë e të njëjtit mision, më ka thënë në 1983: ‘Philby është përgjegjës për shumë vuajtje. Ai ka tradhtuar misionin tim, dhe tani në Shqipëri për këtë janë burgosur  100 familje.’ Eksperimenti i subversionit në Shqipëri u dizenjua nga shërbimet sekrete kundër perandorisë sovjetike, për të provuar forcën e saj. Në vende të tjera si Poloni, Ukrainë dhe zonat Balltike misionet sekrete kishin qëllime njohjeje e zbulimi, kurse agjentët shqiptarë ishin të armatosur dhe të gatshëm për veprim.

Ata nuk kishin urdhra të përziheshin në popullatë për të spiunuar, por të rekrutonin grupe të armatosur apo të përdornin automatikët e tyre. Ata pajiseshin të jetonin për kohë të gjatë në pyje, male e shpella. Shqipëria ishte zgjedhur pasi ishte hallka më e dobët e zinxhirit perandorak sovjetik. Prishja e Stalinit me Marshall Titon e Jugosllavisë do të thoshte se Shqipëria ishte shkëputur nga pjesa tjetër e bllokut sovjetik edhe pse ishte aleate e BRSS, prandaj ishte e mundur shkëputja e saj nga orbita, sipas këndvështrimit të inteligjencës Perëndimore. Kjo është dhe arsyeja pse u bënë përpjekje kaq të mëdha për pushtimin e këtij vendi të vogël dhe pse në krye të veprimeve u vu një njeri i rëndësishëm si Philby.

Shqipëria llogaritej të binte nga pema sovjetike si një kumbull e pjekur dhe shpejt do të ndiqej nga të tjera kumbulla. Ideja ishte shumë e bukur, por nuk funksionoi.  Kjo histori ka një aspekt edhe më të egër. Në fillim të vitit1951, Guy Burgess, i ftuar i Philby-t në Uashington, u thirr në Londër. Siguria britanike ishte gati për ta arrestuar por më 25 maj ai dezertoi drejt Moskës. Këtu nisën dyshimet edhe mbi Philby dhe ai u tërhoq nga ambasada.

Gjatë gjithë asaj vere ai u mor në pyetje por në fund u lëshua nga inteligjenca britanike. Ai nuk u arrestua pasi nuk mund të provohej akuza e tradhtisë, dhe ai nuk e pranoi. Por konkluzioni ishte që nuk mund të mbahej më në poste delikate.

Dështimet e misioneve

Por përsëri, më 23 korrik, teksa hetimi mbi Philby ende vazhdonte dhe vetëm 2 muaj pas dezertimit të Burgess, 12 shqiptarë të tjerë të rinj u lëshuan në Shqipëri. Policia komuniste po i priste me krahë hapur. Katër u dogjën të gjallë në një shtëpi, gjashtë u vranë me armë dhe dy të tjerët, Kacem Shehu e Muhamet Zeqir Hoxha u kapën.

Një prej operativëve të CIA thotë sot: ‘Tani e kuptoj që po luanim poker me një pasqyrë para letrave të mia”. Zeqir Hoxha, më ka shkruar kohët e fundit: “Mesnatën e 23 korrikut 1951, ne zbritëm në fushën e Vergoi. Por në vend që ta gjenim vetën në një vend të sigurt, u rrethuam menjëherë nga forcat e sigurimit dhe nga civilë të armatosur”. Ai u kap, u torturua, dhe doli në gjyqin publik në kinemanë e Tiranës në tetor 1951.

Ai thotë: ‘Gjyqi ishte një farsë reklamuese, që përpiqej të tregonte disfatën e anglo-amerikanëve dhe triumfin e forcave të sigurimit. Kishte megafonë në kinema dhe jashtë nëpër rrugë. Ai kaloi disa dekada në uri dhe tortura në kampet e përqendrimit, dhe tani, 43 vjet më vonë, jeton në një pension për të vjetrit në Gjirokastër. Shpërblimet me të cilat KGB mbushi Philby-n mesa duket ishin të merituara. Ai shkaktoi kaos dhe mejhem, e si shpërblim mori 25 vjet jetë të privilegjuar dhe dhurata materiale në Moskë, të cilat po shiten nga ankandet Sotheby’s kësaj jave.

Mendoj se çështja kryesore është jo vetëm se këto janë sende të fituarave ligësi, tradhti dhe duke shkatërruar shumë jetë, por ato gjithashtu thyejnë ligjin britanik. Si një akt i vogël dëmshpërblimi, një pjesë e fitimeve duhet të shkojnë për Muhamet Hoxha, Selim Daci, dhe familjen e Adem Gjura apo shumë të tjerëve në Ukrainë apo në vendet Balltike ku politika perëndimore e “shtyrjes së kufijve sovietikë” dështoi tërësisht, dhe jo për familjen e  Philby-t pasi ato janë fituar me akte ilegale që arrijnë në vrasje masive.

Kategori
Uncategorized

Shkopi i bejzbollit që nuk u thye !

Në qendër të këtij procesi qëndron Ervin Salianji, i dërguar dhe i promovuar nga Lulzim Basha jo për të forcuar strukturat, por për të sfumuar figura ekzistuese dhe për të marrë nën kontroll degën e Korçës.

Dhe mënyra ishte e qartë:
krijo Oazin tënd me mënyrën, frikëso, mashtro, premto, përça e sundo.

Me manovra të forta politike, me presione, kërcënime, sharje dhe përplasje të qëllimshme, ai e shndërroi degën në një fushë permanente konflikti të brendshëm.

Goditjet ndaj intelektualëve dhe kontributorëve Andrea Mano dhe Eleni Qirici në Korçë, nuk ishin episode të rastit, por pjesë e një modeli të mirë menduar dhe të qartë …

Izolim, dobësim dhe eliminim politik i çdo figure që nuk kontrollohej dhe as nënështrohej nga klani uzurpator .

Saljani në këtë qark nuk mbolli bashkim !

Ai mbolli përçarje kudo ku shkoi. Dhe sot, edhe pse ka dalë hapur në konflikt me Partinë Demokratike, pasojat e asaj që ka ndërtuar vazhdojnë të prodhojnë efekt:

Zgjedhje të brendshme të tensionuara, përplasje strukturore dhe një degë të fragmentuar.

Në këtë realitet, nuk bëhet më fjalë për “sistem”. Bëhet fjalë për penetrim të qëllimshëm të delfinëve politikë të sponsorizuar nga grupe të caktuara dhe media që i shërbejnë një realiteti të njohur gjerësisht si narkoshtet.

Ky një rrjet ndikimesh që ka ushqyer dhe amplifikuar përçarjen brenda forcës së parë opozitare.

Izolimin dhe goditjen e figurave të ndershme, zbehjen e zërit të kontributorëve historikë dhe margjinalizimi i intelektualëve në këtë qark nuk janë rastësi.

Janë pasoja të një strategjie të vazhdueshme për të marrë kontrollin e strukturave nga brenda.

Heshtja, besimi dhe tolerimi në emër të demokracisë pa i ndjekur nga afër lëvizjet e këtyre delfinëve i kanë dhënë terren përhapjes së përçarjes.

Në këtë mes, krahasimi në këtë qark me figura drejtuese të dikurshme si Ridvan Bode, në vazhdim me pa aftësinë menaxhuese të Spahos, dhe së fundmi ligësisë së Saljan-Delfinit (jo pa flokë, por pa koqe,) tregon diferencën mes një politike që ndërtohej mbi terren dhe bashkëpunim, dhe një politike destruktive, personale që u ndërtua mbi përçarjen, presionin dhe kontrollin për ta menaxhuar, keqpërdorur dhe marrë peng bazën e qarkut Korçë për interesat e tyre për tja kundërvënë më pas vetë Partisë Demokratike .

Sepse një parti që nuk goditet nga kundërshtari, por nga vetvetja, nuk ka nevojë për armik.