Kategori
Uncategorized

Mbetjet kancerogjene Italjane, janë “ndihma ekonomike” nga rilindja për shqiptarët.

2016-05-28 10.15.44

Kjo liste perfshine lende me potencial te rrezikshem radioaktiv, plehra te qimeve dhe lekurave te kafsheve dhe te peshqve qe permbajne te gjitha llojet e alergjeneve, por dhe tonelata mikrobe virulent qe zhvillohen ne teren te tyre dhe qe shkaktojne jo vetem semundjet alergjike dhe ato qe kalojne nga kafsha tek njeriu, por dhe te gjitha llojet e semundjeve mikrobiale e virale.

Lista permban ene, kazana, bidona metalik, plastike dhe mbetje te tjera metalike e plasike qe permbajne helme kimike shume toksike per njeriun, etj etj.

“Mbetje të listës së gjelbër sipas standardeve evropiane (bazuar mbi listën e Vendimit të Komisionit Evropian 96/660/.

  1. Mbetje të metaleve dhe aliazheve të metaleve në trajte metalike, jo-disperse

Mbetjet e mëposhtme dhe skrapet e metaleve të çmueshme dhe aliazheve te tyre:
– të arit
– të platinit (duke përfshirë platinin, iridiumin, osmium,rodiumin palladiumin, dhe ruteniumin)
– të metaleve të tjera të çmuara si argjendi

vërejtje: Mërkuri është i veçanërisht i përjashtuar si ndotës i këtyre metaleve, aliazheve, ose amalgamave të tyre.

Mbetjet dhe skrapet e mëposhtme që përmbajnë “Fe” dhe skrape nga hekuri dhe çeliku:
– mbetje dhe skrap nga hekuri i braktisur
– mbetje dhe skrap nga çeliku i pandryshkur
– mbetje dhe skrap nga aliazhe të tjera të çelikut
– mbetje dhe skrap nga teneqet e hekurit e te çelikut
– mbetje nga tornot, metalprerëset, stampimet etj (të paketuara ose jo)
– mbetje dhe skrape të tjera me përbërje “Fe”
– skrape nga rishkrirja e kallëpeve
– traversa (binare) hekuri dhe çeliku

Mbetjet dhe skrapet e mëposhtme të metaleve jo-ferror dhe aliazhet e tyre:
– mbetje dhe skrape të bakrit
– mbetje dhe skrape të nikelit
– mbetje dhe skrape të aluminit
– mbetje dhe skrape të plumbit
– mbetje dhe skrape të zinkut
– mbetje dhe skrape të kallajit
– mbetje dhe skrape të tungstenit
– mbetje dhe skrape të molibdenit
– mbetje dhe skrape të tantalit
– mbetje dhe skrape të magnezit
– mbetje dhe skrape të kobaltit
– mbetje dhe skrape të kismuthit
– mbetje dhe skrape të kadmiumit
– mbetje dhe skrape të kitanit
– mbetje dhe skrape të kirkonit
– mbetje dhe skrape të kntimonit
– mbetje dhe skrape të kanganit
– mbetje dhe skrape të keriliumit
– mbetje dhe skrape të kromit
– mbetje dhe skrape të germaniumit
– mbetje dhe skrape të vanadit

mbetje dhe skrape të:
– hafniumit
– indiumit
– niobiumit
– rheniumit
– galiumit
– thaliumit

– mbetje dhe skrape të thoriumit
– mbetje dhe skrape të selenit
– mbetje dhe skrape të telurit
– mbetje dhe skrape të rralla të tokës

  1. Mbetje metali te dala nga shkrirja, ngurtësimi dhe rafinimi i metaleve

– mbetje saldimesh zinku
– zgjyra me përmbajtje zinku:
– zgjyra e sipërme e pllakave galvanizuese të zinkut (>90% Zn)
– zgjyra e poshtme e pllakave galvanizuese të zinkut (>92% Zn)
– zgjyra nga modelet e stampimit te zinkut(>85%Zn)
– zgjyra nga furrat e galvanizimit (>92% Zn)
– ajkë zinku
– ajkë alumini, përjashtuar ato që janë të ndezshme ose çlirojnë gaze të ndezshëm, në sasira të rrezikshme, në kontakt me ujin
– zgjyra prej përpunimit të metaleve të çmuara dhe bakrit nga rafinimi i mëtejshëm
– Tantalium i ndotur nga zgjyrat e kallajit me më pak se 0,5 % kallaj

  1. Mbetje të tjera që përmbajnë metale

– Montime elektrike që përbëhen vetëm nga metale dhe aliazhe
– Skrap elektronik (si qarqe elektronike, përbërës elektronikë, tela etj.)
– Kontenierë apo enë mbajtëse (ambalazhe) dhe përbërës të tjerë pluskues (notues), të zbrazura nga ndonjë ngarkesë dhe të shkatërruara (prishura) si dhe materiale të tjera, kimikate ose mbetje të klasifikuara si të rrezikshme, dalë nga veprimet me këto ene apo kontenierë

– Mjete lëvizëse motorike të shkatërruara, me përmbajtje të lëngëta të kulluara

Katalizatorë të përdorur, përjashtuar likuide të përdorura si katalizator:
– katalizatorë të përdorur të dëmtuar, me rrjedhje. (FCC)
– katalizatorë … (fishekzjarrë)
– katalizatorë të nxjerrë nga metalet e çmuar
– katalizatore te metaleve transitore (si kromi, kobalti, bakri, nikeli, mangani, molibdeni, tungsteni, vanadi, zinku)

Katalizatorë të përdorur me përmbajtje të metaleve si më poshtë:
– metale të çmuar: ar, argjend
– metale të grupit te platinit; rutenium, rodium, paladium, osmium, iridium, platin
– metalet: skandium, vanadium, mangan, kobalt, baker, itrium, niobium, hafnium, tungsten, titan, krom, hekur, nikel, zink, zirkonium, molibden, tantal, lutetium.
– lantanidet ( metalet e tokës të rrallë ): lantani, praseodimium, samarium, gadolinium, disprosium, erbium, yterbium, cerium, neodimium, europium, terbium, holmium, tulium lutetium

– Zgjyrë prej prodhimit të hekurit dhe çelikut përfshirë aliazhin e çelikut
– Petëza metalike (mbetje të metalit ferror)

  1. Mbetje nga aktivitetet e minierave: Këto mbetje duhet të jenë në formë jo disperse (jo të shpërbërë).

– mbetje të grafitit natyral
– mbetje prej qepjeve
– mbetje të mikës (mica)
– mbetje prej leucitit, nefelinës dhe sienit të nefelinës
– mbetje feldspari
– mbetje fluorspari
– mbetje të anhidritit të silicit në formë të ngurtë përjashtuar ato të përdorura në operacionet e shkrirjes

  1. Mbetje qelqi në formë jo-disperse ( jo – të shpërbërë)

– mbetje dhe skrape qelqi me përjashtim të qelqeve të tubave të rrezeve katodike dhe qelqe të tjera të aktivizuara
– mbetje të fibrave të qelqit

  1. Mbetje qeramike në formë jo-disperse ( jo – të shpërbërë)

– mbetje qeramike të cilat kanë qenë pjekur pasi janë modeluar, duke përfshirë enët prej qeramike (përpara dhe/ose pas përdorimit)
– mbetje cermeti dhe skrape (përbërje të qeramikës me metalet)
– qeramike me bazë fibrash jo të specifikuara apo të përfshira diku tjetër

  1. Mbetje të tjera që përmbajnë kryesisht komponentë inorganikë, të cilat mund të përmbajnë metale dhe materiale organike

– sulfat kalciumi pjesërisht i rafinuar i prodhuar nga desulfurimi i gazit të oxhaqeve (flue)
– mbetje gipsi prej prishjes së ndërtesave
– zgjyra dhe hire të poshtëm (të bazës) të kaldajave me qymyr
– hiret fluturuese të qymyreve të dala nga kaldajat me qymyr
– cilindrat anodike të koksit të naftës dhe/ ose bitumit
– mbetje të karbonit të aktivizuar, rezultuar nga trajtimi i ujit të pijshëm dhe proceseve të industrisë ushqimore dhe prodhimit të vitaminës
– llumra bazike të dala nga përpunimi i hekurit dhe çelikut të përshtatshme për plehrat e fosfatit ose për përdorim tjetër
– zgjyra (llumra) nga prodhimi i bakrit, e stabilizuar kimikisht, me përmbajtje të lartë hekuri (mbi 20%) dhe e përpunuar sipas specifikimeve industriale kryesisht për ndërtim dhe si abrasiv
– sulfur në formë të ngurtë
– gur gëlqeror prej prodhimit të cianamidit të kalciumit (që ka pH më të vogël se 9)
– balta të kuqe e neutralizuar nga prodhimi i aluminit
– klorure të sodës, potasit dhe kalciumit
– karbid silikoni
– beton i thyer
– litium-tantalum dhe litium-niobium të përmbajtur në skrapet e qelqit

  1. Mbetje plastike të ngurta

Duke përfshirë në mënyrë të pakufizuar si më poshtë:
mbetje dhe skrape plastike:
– polimere të etilenit
– polimere të stirenit
– polimere të vinil koridit
– polimere ose bashkime polimerësh, për shembull:
polipropien
tereftalate polietileni
co-polimer akrilonitrili
co-polimer butadieni
co-polimer stireni
poliamide
tereftalate polibutileni
polikarbonate
sulfide polifenileni
polimere akriliku
parafina (C10- C13) ( këto nuk mund të polimerizohen dhe të përdoren si plastifikatore)
poliuretan (që nuk përmban klorfluorokarbon-CFC)
polisiloksalane (silikone)
polimetil metakrilat
aklool polivinili
butiral polivinili
acetat polivinili
polimere të etilenit të florinuar (Teflon, PTFE)

– rezina ose produkte kondensimi, si:
rezina formaldehide e urese
rezina formaldehide e fenolit
rezina formaldehide e melaminës
rezina epoksi
rezina alkidi
poliamide

  1. Mbetje të letrës, te kartonit dhe produkteve të letrës

– mbetje dhe skrape të letrës ose kartonit:
– nga letra ose karton të pazbardhur si edhe letra dhe kartona të zhubrosura ose të valëzuara
– nga letra ose kartona të llojeve të tjerë të përgatitura kryesisht prej pulpe kimike të zbardhur, jo të ngjyrosur në tërësi
– nga letra ose kartonë të përgatitur kryesisht prej pulpe mekanike (gazeta, revista dhe të tjera printime të ngjashme)
– të tjera, duke i përfshirë pa kufizim si:
karton të laminuar
skrape dhe mbetje të pandara (të papërcaktuar)

  1. Mbetje tekstile

– mbetje mëndafshi (përfshirë kukulet e papërshtatshme për bështjellje, mbetje të fijeve dhe stoqet e prekur nga mola (mikrobet)
– jo të krehura
– të tjera
– mbetje të leshit te kafshëve, të përpunuar ose jo, përfshirë mbetje të fillit të leshit, duke përjashtuar mbetjet e prekura nga mola (mikrobet)
– copëza nga leshi ose pushi i kafshëve (qimet e dobëta të kafshëve)
– mbetje të tjera të leshit dhe pushit të kafshëve
– mbetje të leshit të ashpër (të papërpunuar) të kafshëve
-mbetje pambuku (përfshirë mbetje nga filli i pambukut dhe stoqet e prekur nga mola (mikrobe)
– mbetje të fillit te leshit
– stoqet e prekur nga mola (mikrobe )
– të tjera
– mbetje dhe litarë prej liri
– litar dhe mbetje (përfshirë mbetje nga fijet dhe stoqet e prekur nga mola, (mikrobe) ose kërpi origjinal (cannabis sativa L.))
– litar dhe mbetje (përfshirë mbetje nga fijet dhe stoqet e prekura nga mola) dhe tekstile tjera, përjashtuar fijet prej liri, kërp origjinal
– litar dhe mbetje (përfshirë mbetje liri dhe stoqet e prekura nga mola,) prej bimëve ose fibrave tekstile të gjinisë Agave
– litar dhe mbetje (përfshirë mbetje nga fijet dhe stoqe të prekura nga mikrobe) prej arrës së kokosit
– litar dhe mbetje (përfshirë mbetje nga fijet dhe stoqe të prekura nga mikrobe) prej abaca (kërpi i Manilës)
-litar dhe mbetje (përfshirë mbetje nga fijet dhe stoqe të prekura nga mikrobe) dhe fibra të tjera tekstile vegjetale, të paspecifikuara ose të përfshira diku tjetër
– mbetje (përfshirë dhe mbetje nga fijet dhe stoqe të prekura nga mikrobe) prej fibrave të përgatitura nga njeriu:
– fibrave sintetike
– fibrave artificiale
– veshje të përdorura ose artikuj të tjerë tekstilë të përdorur
– rrecka të përdorura, skrape spangoje, litarë dhe kabëll dhe artikuj të përdorur prej spangoje, litari ose kablli prej materialesh tekstile
– të seleksionuara
– të tjera

  1. Mbetje të gomës

– mbetje dhe skrape te gomës (të tjera nga goma e rendë)
– rrota pneumatike të përdorura
– mbetje dhe skrape të gomave të rënda

  1. Mbetje të patrajtuara të tapës dhe drurit

– mbetje druri dhe skrap, i ose jo i bërë grumbull në kërcunj, briketa, topa apo forma të tjera të ngjashme
– mbetje tape: tapë e ngjeshur, e granuluar ose e thërrmuar

  1. Mbetje te nga industria agro-ushqimore

– precipitati i verës
– mbetje vegjetale të thara dhe të sterilizuara, mbetje dhe produkte dytësore (nënprodukte), në formë topash ose jo, të një lloji i përdorur për ushqyerjen e kafshëve, të cilat nuk janë të përfshirë ose specifikuar diku tjetër
– mbetje të rezultuara prej trajtimit të lëndëve dhjamore ose kafshëve ose te dylleve vegjetale
– mbetje prej kockave ose brirëve, të papunuara, të cilave u është hequr vetëm yndyra, të përgatitura thjeshtë duke i trajtuara me acid ose të dexhelatinosur (por duke ruajtur formën e tyre),
– mbetje prej peshqve
– lëvozhga e kakaos, lëkurë apo mbetje të tjera prej kakaos
– mbetje të tjera prej industrisë agro-ushqimore përjashtuar nën-produktet ushqimore të cilat i plotësojnë kërkesat dhe standardet ndërkombëtare për konsum për njerëzit dhe kafshët

  1. Mbetje e krijuara nga regjia, përpunimi dhe përdorimi i lëkurës

– mbetje të qimeve dhe kreshtave të derrave dhe mbetje të tjera të tyre
– mbetjet e qimeve të kuajve
– mbetje të lëkurës dhe pjesëve të tjera të zogjve me puplat ose pushin e tyre, të puplave ose pjesëve te puplave (të rregulluara ose jo), pa përpunim të mëtejshëm, pastruar, disinfektuar, të trajtuara për konservim ( ruajtje)
– mbetjet e prerjeve te lëkurës apo të përbërësve të lëkurës, të papërshtatshme për prodhimin e artikujve të lëkurës, duke përjashtuar llumrat e lëkurës.

  1. Mbetje të tjera, me përmbajtje kryesisht përbërës organik, të cilat mund të përmbajnë metale dhe përbërës inorganike

– mbetje të flokëve të njeriut
– mbetje kashte
– micela e deaktivizuar e kërpudhave per prodhimin e penicilinës e destinuar për t’u përdorur si ushqim për kafshët
– mbetje nga filmi fotografik që nuk përmbajnë argjend dhe argjend në formë të lirë jonike
– kamera me një përdorim, pa bateri”

Kategori
Uncategorized

Lajthitjet e Ramës për plehrat

Do e bej Shqipërinë më të pastër duke sjellë plehra nga jashtë.

 

Kur plehrat i sjell Saliu shkaktojnë kancer, kur i sjell unë të pastrojnë mushkritë.

 

Unë organizoj referendum për tu zgjedhur vetë, por ndaloj referendumin qytetar kundër importit të plehrave.

 

Qeveritë që importojnë plehrat janë të kapura nga mafia, unë do sjell plehra në Shqipëri për të luftuar mafian.

 

Doganat e mia me skaner i kapin mbetjet radioaktive, por hashashi u shpëton se është bar.

 

Në fillim i quajta plehra nuk deshën, pastaj mbeturina nuk e pranuan, e zbuta dhe më, i quajta lëndë e parë, pastaj e modernizova akoma: mall në bursë, por kur s’paranauan asnjë  u thash po sjell grurë për të bërë bukë.

 

Kam thënë para pesë vitesh: “Të kërkosh plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve”, por tani kam kuptuar se është patriotizëm.

 

Dikur kam thënë: “Vetëm kur të mbysin plehrat mund ta trajtosh popullin tënd si budalla”, tani unë po i sjell plehrat, por janë sharlatanët e mediave që i trajtojnë njerëzit si budallej.

 

Nuk po ju sjell helm që t i’u sëmur, por grurë që t i’u ushqej.

 

Besojeni Rilindjen, është riciklim mashtruesish.

 

Ilir Meta nuk është hajduti me bllok në dorë, por lëndë e parë pas riciklimit që i bëra si plehrë e Saliut.

 

Kishte të drejtë Shalsi kur tha do vjedhim ndryshe. Ne plehrat i quajmë mbetje. Trafikun riciklim.  (Lapsi.al)

Kategori
Uncategorized

Zbulohet lidhja e ministrit shqiptar me agjenten e shërbimit sekret serb.

Qeveria shqiptare ndodhet pranë një skandali të rëndë seksual që pritet të shkaktojë një tërmet brenda radhëve të saj.

Shërbimi Informativ Shtetëror i ka dhënë disa dokumenta konfidenciale policisë shqiptare se një nga ministrat më të rëndësishëm të saj është pleksur me një agjente të shërbimeve sekrete serbe.

Por si ka ndodhur kjo përfshirje?

Sipas burimeve të Boldnews.al, agjentja serbe ka ardhur në Tiranë si një balerinë. Ajo punon në një nga klubet më në zë të Tiranës, që frekuentohet nga pjaca e lartë e Shqipërisë, përfshirë ministra dhe biznesmenë të fuqishëm shqiptarë.

Një ministër i kabinetit të qeverisë “Rama”, i joshur nga balerina simpatike serbe ka rënë preh e kurthit të saj. Ky i fundit nuk ka qenë dhe ende nuk është në dijeni se balerina është agjente serbe. Për këtë arsye, SHISH ka kërkuar nga policia që të hetojë se deri në ç’pikë është lidhja e ministrit me agjenten dhe nëse ky i fundit i ka rrëfyer asaj në orët romantike sekrete shtetërore.

Ky material i SHISH-it kanë vënë menjëherë në lëvizje organet e shtetit që kanë nisur hetime të menjëhershme, por duke ruajtur konfidencialetin. Boldnews.al në ditët në vijim do të sjellë të dhëna të tjera të detajuara rreth këtij skandali që pritet të trondisë qeverinë shqiptare.

Kategori
Uncategorized

Ja si janë varur shqiptarët nga Turqit, Serbët dhe Grekët.

Marrëveshja turko-jugosllavo-greke për shkëmbimin e popullatës e cila u nënshkrua në Lozanë të Zvicrës.

Më 30 janar 1923 u nënshkrua në Lozanë marrëveshja e veçantë turko-greke, mbi shkëmbimin e grekëve të Anadollit, me “turqit” (këtu u përfshinë shqiptarët e besimit mysliman nga Çamëria) e Greqisë.

Me një dekret Greqia përvetësoi pronat e shqiptarëve myslimanë dhe jo-zyrtarisht i trajtoi si popullsi shkëmbyese, ashtu siç e parashihte Marrëveshja e Lausanne-s për turqit e Greqisë, përcjell ksp.

Sipas marrëveshjes, duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923: “…duhet të kryhet shkëmbimi, i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks.

Grekët e vendosur në tokat turke, gjithashtu edhe i shtetasve grekë të besimit mysliman nga të vendosur në tokat greke.

Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi.

Ndërsa, në verë të vitit 1924, procesi i shkëmbimit mori karakter masiv.

Pas kësaj në vitin 1938 qeveria e mbretërisë jugosllave ka nënshkruar një konventë me qeverinë e Republikës së Turqisë për emigrimin e popullatës turke (në të vërtet ishte fjala për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman), nga pjesa jugore e Serbisë, gjegjësisht nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare që shtriheshin në 3 banovina: në banovinën e Zetës, Moravës dhe të Vardarit.

K O N V E N T A
Mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke * (*Fjala është për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman) nga regjioni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi.
Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë:
– Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut, dhe
– Njëherësh vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t’u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.
Ata shfaqën dëshirën që të nënshkruajnë Konventën sipas së cilës caktohen mënyrat e shpërnguljes si dhe preimpotencat e tyre përkatëse të:
Madhërisë së tij, Mbretit të Jugosllavisë;
M.
Ekselenca e tij, Zoti Kryetar i Republikës së Turqisë.
M.
Ato do të komunikojnë dhe do t’i përmbushin dëshirat e tyre, sipas mënyrave të caktuara me dispozitat vijuese:

Neni 1.
Me këtë konventë identifikohen shtetasit jugosllavë me fé, kulturë dhe kombësi myslimane dhe që flasin gjuhën turqishte.
Ndërsa, me këtë Konventë nuk identifikohen, personat për të cilët hyrja në Turqi është ndaluar sipas ligjeve dhe rregullave të Turqisë, të cilat janë në fuqi, edhe atë: popullata nomade dhe ajo jevge.

Neni 2.
Regjionet, të cilat i nënshtrohen emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon:
1. Rajoni i Banovinës së Vardarit:
Rajoni i Malit Sharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suha-Reka); Nerodimja (Ferizaj); Donji Pollog-Pollogu i Ulët (Tetova); Gornji Pollog-Polloga i Sipërm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibër); Struga (Strugë); Graçanica (Prishtinë); Kaçaniku (Kaçanik); Gjilani (Gjilan); Presheva (Preshevë); Prespa (Resnja); Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Skopje (Shkupi), Kumanova (Kumanovë); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).
2. Rajoni i Banovinës së Zetës, përfshin:
Pejën (Pejë); Istokun (Istog); Mitrovicën e Kosovës; Gjakovën (Gjakovë); Podrimjen (Rahovec).
3. Rajoni i Banovinës së Moravës përfshin:
Llapin (Podujevë); Vuçiternën (Vuçitërnë); Drenicën (Sërbicë).
Qeveria jugosllave do të caktonte se nga cili regjion do të fillonte emigrimi (shpërngulja).

Neni 3.
Numri i familjeve, për të cilat Qeveria turke merr obligimin që t’i pranojë nga regjionet e përmendura në Nenin 2, sipas kushteve të kësaj Konvente, përbëhet prej 40.000 familjesh. Këtu përfshihen familjet e përbashkëta dhe anëtarët e tyre (personat) dhe fëmijët e një gjaku, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë në një bashkësi familjare të pandarë dhe nën një kulm të përbashkët.

Neni 4.
Riatdhesimi i këtyre 40.000 familjeve do të realizohet për gjashtë (6) vjet , sipas këtyre proporcioneve:
1. Në vitin 1939 4.000 familje
2. Në vitin 1940 6.000 familje
3. Në vitin 1941 7.000 familje
4. Në vitin 1942 7.000 familje
5. Në vitin 1943 8.000 familje
6. Në vitin 1944 8.000 familje
Nëse ky numër i familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të pengesave-vështirësive eventuale, dy palët kontraktuese, do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore mbi numrin e të emigruarve (të shpërngulurve), të cilët do të evakuohen nga njëra anë, dhe do të pranohen nga pala tjetër, tre muaj para fillimit të emigrimit. Por, kuptohet se këto ndryshime eventuale të numrit të të emigruarve (të shpërngulurve) në vit, nuk mund të zgjatet më tepër se një vit gjatë gjashtë (6) viteve të caktuara -të fiksuara për emigrim (për shpërngulje). Koha e emigrimit (shpërnguljes) për çdo vit do të zgjasë (do të fillojë) prej muajit maj deri më 15 t etor, pos kontingjentit të vitit të parë, i cili do të fillojë në fillim të muajit korrik të vitit 1939.

Neni 7.
Qeveria jugosllave duhet t’i paguajë Qeverisë turke shumën prej 500 lirash turke për një familje, ndërsa shuma e tërësishme do të jetë 20.000.000 lira turke për 40.000 familje, në bazë të së cilës shumë, këto familje do të merren në konsiderim. Përkundër kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme fshatare që u përkasin të shpërngulurve, në pajtim me Nenin 6, mbeten pronë e Qeverisë Jugosllave. Sa i përket pasurisë së tundshme dhe të patundshme fshatare, e cila i takon kombësisë myslimane ose Evkafit (Vakafit), kuptohet se kjo Konventë nuk i dëmton dispozitat e Ligjit ekzistues, i cili i rregullon ato.

Neni 8.
Qeveria jugosllave më 1. prill dhe më 1. tetor të çdo viti do të kryejë (bëjë) pagesën periodike (semestrale), e cila do të jetë në proporcion me familjet që shpërngulen, të cilat do të evakuohen gjatë vitit, e që mund të zvogëlohet ose të rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e së cilës është caktuar me nenin e mëparshëm (Neni 7) do të bëhet në 12 këste e ndarë për gjashtë (6) vjet.

Neni 9.
Qeveria jugosllave, secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë:
30% në deviza, të cilat duhet t’ia lejojë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Popullore të Jugosllavisë;
70% në dinarë, duke i deponuar në Bankën Popullore të Jugosllavisë, në dobi të xhirollogarisë – në favor të Qeverisë së Republikës së Turqisë.
Banka Popullore e Jugosllavisë, për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë Legatën e Turqisë në Beograd, se depozita është bërë në xhirollogarinë e tyre.

Neni 10.
Për shndërrimin e dinarëve në lira turke, Banka Popullore e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Republikës së Turqisë do të realizojnë, në marrëveshje të përbashkët, sipas kursit të ndërrimit në lira turke, i cili vlen ditën e ndërrimit, përkatësisht në ditën e secilës pagesë.

Neni 11.
Shumat (fondet) e deponuara në Bankën Popullore të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë, qoftë në të gjitha format ose pagesat dhe shpenzimet, të cilat do të bëhen në Jugosllavi, qoftë për blerje në tregun jugosllav, përveç mallrave, eksportimi i të cilave është i ndaluar dhe i kushtëzuar me pagesat e tyre në deviza (siç janë): bakri, leshi, prodhimet nga lëkura, prodhimet nga druri i arrës, frutet e vajrave, ullinjtë, gruri dhe misri.
Blerja e të gjitha këtyre mallrave do të realizohet, duke ia destinuar ato Turqisë. Këto mallra do të lirohen nga çdo tatim, taksë ose nga çdo ngarkim tjetër i eksportimit. Kuptohet se, për eksportim nuk do të zbatohen dispozitat e parashikuara në bazë të marrëveshjeve komerciale (tregtare) të lidhura ose që do të lidhen, por ajo do të bëhet në pajtim me dispozitat e kësaj Konvente.

Neni 12.
Personat që do të evakuohen gjatë periudhës së shpërnguljes, të cilët do të shpërngulen sipas listës vjetore, duhet të japin (paraqesin) deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi shtetasit jugosllavë që është në fuqi, se heqin dorë nga shtetësia Jugosllave me dëshirë. Këta persona do t’i kenë cilësitë dhe do t’i gëzojnë të drejtat e të shpërngulurve sipas ligjeve turke, që nga momenti kur përfaqësuesit e Turqisë, të cilët do të emërohen për këtë çështje, do t’i nënshkruajnë listat vjetore të emigrimit në Turqi.

Neni 13.
Të shpërngulurit, në përgjithësi, do të jenë të lirë t’i likuidojnë ose t’i bartin me vete të gjitha mallrat ( e pasurinë) e veta të tundshme të të gjitha llojeve, me të cilat posedojnë (si pronë personale), pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. të cilat përdoren në punë bujqësore ose industriale ose për ushtrimin e zejeve e profesioneve të tjera.
Megjithatë, për transportin e mallrave dhe të pasurisë së tyre të tundshme, veglave bujqësore, pastaj nga 4 kafshë të trasha dhe nga 10 kafshë të vogla, duke mos i llogaritur të vegjlit e tyre, vjetat etj.; Qeveria Jugosllave merr përsipër që ato t’i transportojë gratis deri në limanin e zbarkimit të tyre në Selanik.
Për transportin e mallrave, të shpërngulurit gëzojnë zvogëlimin e taksave sipas tarifës në fuqi. Megjithatë, nuk gëzojnë zvogëlimin e taksave për kafshë, si p.sh. gjashtë kafshë të trasha dhe 20 kafshë të imëta (të vogla) duke mos i llogaritur të vegjlit e tyre, për secilën familje që shpërngulet.
Eksportimi i kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese veterinare dhe në bazë të certifikatës së veterinarit, të cilat do të sigurohen gratis për ata që shpërngulen.

Neni 14
Ata që shpërngulen janë të autorizuar, që në mënyrë të barabartë të importojnë: ekskluzivisht stolitë e tyre personale, pikërisht qaforet ose pjesët e tyre, gjerdanët nga ari, argjenti, të cilat i mbajnë në qafë femrat, si dhe secili nga ata nuk mund të importojnë më shumë se një sosh.
Përkundër kësaj, secili kujdestar i familjes është i autorizuar që lirisht të importojë, në të dalë nga Jugosllavia, shumën prej 2.000 dinarësh, si dhe shumën prej 4.000 dinarësh të shndërruar në kundërvlerë në deviza. brendshëm, pas likuidimit të pasurisë së tyre të tundshme dhe të patundshme në qytet e në fshat, mallrat, eksportimi i të cilave nuk është i kushtëzuar në deviza ose i ndaluar në Jugosllavi si dhe importimi i të cilave nuk Ãshtë i ndaluar në Turqi. Të gjitha këto mallra do t’i nënshtrohen taksave dhe ngarkesave të tjera të eksportimit dhe të importimit.

Neni 15.
Banka Popullore e Jugosllavisë do të hapë xhiro-llogarinë speciale në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili i shpërngulur do të ketë mundësinë të deponojë të gjitha shumat që i takojnë dhe me të cilat disponon, në pikëpamje të garantimit të transferimit përmes blerjes së mallrave në Jugosllavi, Banka Popullore e Jugosllavisë do ta njoftojë Legatën e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efektiv, me udhëzim të detalizuar të deponuesit. Këto shuma, kështu të transferuara në Turqi, përmes mallrave të blera në Jugosllavi, do t’u kthehen të interesuarve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.

Neni 16.
Fondet, mallrat, vlerat, mobiljet dhe të gjitha objektet e tjera, të cilat u përkasin të miturve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, të cilëve ua ka besuar kujdestari i familjes dhe të besuara nga organet kompetente jugosllave, do t’i paguhen ose do t’i lejohen Qeverisë së Republikës së Turqisë, që në të ardhmen do t’i sigurojë administrata dhe mbrojtja e tyre, deri sa të rriten ata, ndërsa shpagimi i tyre do t’i bëhet kryetarit të familjes, i cili e gëzon këtë të drejtë në pajtim me ligjet e Turqisë.

Neni 17.
Të gjithë të rinjtë myslimanë, familjet e të cilëve janë regjistruar në listat vjetore të shpërnguljes, e të cilët ende gjenden në rradhët e armatës jugosllave, menjëherë do të lirohen nga shërbimi ushtarak i mëtejmë, dhe në të njëjtën kohë do të shpërngulen së bashku me familjet e tyre. Nën të njejtat kushte, nuk do të përfshihen, të rinjtë myslimanë turq që jetojnë në regjionet, popullsia e të cilave është caktuar të emigrohet gjatë vitit vijues.

Neni 18.
Nga ana e Qeverisë jugosllave do të emërohet një Komision special, i cili do të angazhohet për hartimin e listës vjetore për të shpërngulurit, duke e detalizuar me të gjitha shënimet e nevojshme mbi kushtet, profesionin dhe zejet e emigrantëve. Listat duhet t’u prezentohen përfaqësuesve të Qeverisë turke, dhe njëherit duhet të zbatohen nga ana e tyre, ato do të shërbejnë si bazë për lejimin e dhënies së pasaportit turk, si dhe për llogaritjen e numrit të familjeve të të shpërngulurve.
Ky Komision jugosllav do të mbajë bashkëpunim të përhershëm me të deleguarit turq, dhe në kërkesë të tyre, duhet t’u ofrojë atyre të gjitha informatat për të cilat ata kanë nevojë.

Neni 19.
Nisja dhe ngarkimi i të shpërngulurve do të bëhet në bazë të pasaportave turke kolektive, të cilat do t’u lejohen atyre nga autoritetet konsullare të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosllavi. Pasaportat kolektive turke si dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme, të cilat vlejnë si dëshmi, përgatitja e listave vjetore dhe e vizave përkatëse në pasaporta për të dalë nga Jugosllavia, absolutisht do të bëhen gratis.

Neni 20.
Në zonën e lirë të Jugosllavisë, në Selanik, do të konstituohet një komision mikst turko-jugosllav i përbërë nga nëpunësit, të emëruar nga të dy qeveritë, i cili do të angazhohet, në marrëveshje të përbashkët, për të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme, sipas rrethanave dhe kushteve të ngarkimit dhe të zbarkimit të të shpërngulurve.

Neni 21.
Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e ratifikimit të saj nga ana e të dy qeverive.
Njëherit, nënshkruesit, këtë Konventë do ta vërtetojnë me vulat përkatëse.
E hartuar në gjuhën frënge në vitin 1938.

Kategori
Uncategorized

Ngrehuni të ngrihemi.

Ngrehuni te ngrihemi.
Ti veme perpara, si dosat, si derrat, ta pastrojme, ta shpetojme shqiperine, nga gjarperinjte dhe ferrat.

Ku po shkon shqiperia.
Ku kekojne ta cojne te pa udhet, banditet,hajdutet, drogaxhijte, maskarejte, pleraxhijte dhe shushunjat qe e kane marre peng dhe nuk po e lene kete vend te marri fryme.

Kush jane keta bastarde me kostum politikani.
Kush jane dhe perse kercenojne me dhuné, arrestime, destabilitet, vellavrasje, djegie dhe shkaterrime per te mbajtur karrigen dhe mbrapanicat e tyre te mykura.

Si guxojne tju shkoje ne mendie nje tjeter revolucion sllavo komunist.

Si guxojnë akoma të mburren me tre gishtat, simbolin e Serbise?

Ju Shushunja, ju mbeturina, ju funderinat e sistemeve të djeshëm  dhe te sotem, shqiperine nuk do ta destabilizoni dot.
Ju kellira, as militantet tuaj, as ndonje tjeter qe mezi pret ta rishkaterroje kete vend nuk do te mundeni dot te beni realitet endrren tuaj te vjeter.
Zjarri qe ju kerkoni te ndizni per te mbajtur pushtetin, do ju djege si minjte, si brumbujt e halese te paret ju, familjet dhe femijet tuaj, niper mbesa gjithshka dhe gjithkund qe juve ju dhemb me shume.
Askush nga ju nuk do te ferkoje apo ngroje duart me kete zjarr qe doni apo jeni gati ta rindizni dhe te ridigjni shqiperine.
As ai ( Fakir fukaraja) me kostum kryeministri qe kercenon europen me fantazmat e ISIS_it, apo opozitèn qe i dalin cdo nate ne gjume.
As Like floriri, apo shurraxhinjte e karrigeve te parlamentit me te ndyre qe ka njohur ky vend.

Nrehuni te ngihemi.
Ti zhdukim, keta bastarde politikane, ku jane e ku nuk jane.
Hajdute karagjoze,brumbuj haleje me nam, ne turren e druve, mos ju leme dine e iman.

Nrehuni te ngrihemi.
Perpara se te na vene zjarre, ti nxjerrim nga parlamenti zvarre, o te vdekur a te gjalle.
Zvarre dhe vetem zvarre, karagjoze politikane, kelyshe bushtrash, minj dhe brumbuj haleje jane.

Nrehuni te ngrihemi.
Zeri i atdheut na theret, perpara se te na helmojne me plerat, drogen, dhe te djegin shqiperine,le ti bejme keta lanet.

Te gjithe bashke, Shqiperia s’ka dallim.    Ai eshte atdheu yne, atdheu i jot, atdheu im.

Ngrehuni te ngrihemi.
Ti veme perpara, si dosat, si derrat, ta pastrojme, ta shpetojme shqiperine, nga gjarperinjte dhe ferrat.

Ngrehuni te ngrihemi sot, neser do jete vone.

Kategori
Uncategorized

E gërvishta pak Majlinda Bregun dhe doli Lenka Çukoja.

Nga Ndriçim Kulla/

Pasi bëra një replikë mëse normale me Majlinda Bregun për tezat që ajo ka paraqitur në disa intervista televizive, zonja reagoi jo duke më kthyer përgjigje për analizën që iu bëra tezave të saj, por duke bërë sulme personale ndaj meje.

Zonja Bregu e nis përgjigjen e saj ndaj meje duke më quajtur qen që leh dhe të cilin duhet ta gjuash me gurë. Kur një politikane, deputete, ish-ministre, ish-pedagoge flet kështu për një person publik, botues, opinionist, në media, studiues, autor i shumë librave, ish-koleg si pedagog universitar, duhet të tregojë një arsye të fortë për diçka që e ka fyer thellë në shkrimin tim, sa e ka detyruar që të shprehet kështu.

Në fakt, zonja Bregu në vazhdim të shkrimit nuk thotë se unë e kam fyer personalisht atë, që ta bëj të shprehet kështu, por thotë se unë paskam fyer kujtimin e të ndjerit Sokol Olldashi duke e quajtur kandidat të vdekur.Pra fshihet pas gishtit.Zonja Bregu edhe këtu gënjen ditë në diell, sepse unë nuk kam thënë këtë gjë.

Ajo që kam thënë unë ështe e botuar në shtyp, në gazetën “Mapo” dhe scripta manet, siç thoshin latinët. Unë kam thënë se në PD ka disa njerëz si Majlinda Bregu dhe të tjerë, që duan t’ ia kundërvënë Olldashin e vdekur liderit të gjallë Basha, duke u paraqitur këta vetë mbartës të asaj që e quajnë fryma “Olldashi”.

E meqënëse Olldashi nuk jeton më, nga e gjithë kjo përfitojnë vetëm këta njerëz që e përdorin në mënyrë makabre arkivolin e të ndjerit Olldashi si podium për të mbajtur fjalime politike për ambicjet e tyre për të marrë drejtimin e partisë. Nëse Bregu dhe të tjerët si ajo pretendojnë postin e Bashës le ta lenë arkivolin e Olldashit të prehet në varr, dhe të dalin me staturën e tyre politike në këtë garë.

Zonja Bregu më quan anonim me të cilin nuk do të denjonte te debatonte, por e bën këtë në respekt të Olldashit.

Nëse zonja Bregu do që të matemi për nga shkallja e njohjes publike, ajo duhet të pranojë që këtë garë ta bëjmë si intelektualë, duke hequr dorë ajo nga njohja publike që përfitoi si politikane e propozuar nga Sali Berisha në 2005. Pra, zonja Bregu duhet të heqë dorë nga njohja publike që ka pasur si deputete dhe ministre. Çfarë do të mbetej pas kësaj nga zonja Bregu. Ajo ka qenë ashtu si dhe unë pedagoge universitare.

Ne ndryshojmë vetëm se mua më largoi nga puna PS, kur erdhi në pushtet në 1997, ndërsa zonjën Bregu e mbajti në punë. Jo për merita profesionale, sepse zonja Bregu edhe sot nuk ka asnjë libër të vetëm të botuar në CV-në e saj.

Por për meritën e vetme që Majlinda Bregu, si folëse në Televizionin shtetëror, të vënë totalisht në shërbim të qeverisë socialiste, shante PD-në dhe qëndrestarët, siçi quajti në atë kohë z. Berisha opozitarët e atyre kohëve të vështira,

Një nga qëndrestarët isha dhe unë që isha aktiv në shtypin e opozitës.

E sfidoj zonjën Bregu që të botojmë tëdy bibliografinë e shkrimeve tona në shtyp në vitet 1997-2004 ose cfardo kontribut tjetër. Unë kam plot shkrime në gazetën e PD dhe në shtypin pranë PD-së, ajo nuk ka asnjë shkrim të tillë. Nuk po them për vitin 2005, vitin e zgjedhjeve kur Majlinda erdhi në PD me sigurinë se do të bëhej deputete. Sigurisht që ne qëndrestarët ishim anonimë për të katapultuarit si Majlinda. Madje ishim UFO.

Zonja Bregu thotë se unë nuk e paskam njohur Olldashin për shkak se nuk kam pasur punë me PD.Në fakt edhe këtu gënjen, sepse unë e kam njohur më shpejt se Majlinda të ndjerin Olldeshi. Nëse Zonja Bregu e ka fjalën për kohën kur PD ishte në pushtet, në vitet 2005-2013, këtu ka tëdrejtë. Unë nuk kam pasur punë me PD, sepse ministrat duke përfshirë edhe Olldashin u bënë të paarritshëm për qëndrestarët. Për të mos folur për ministrat si Bregu

Zonja Bregu thotë se paskam bërë shkollën natën.Por prej mediokritetit të saj nuk ka për ta kuptuar kurrë se cfarë  mëdha mua vullneti dhe motivimi përtej asaj shkolle,për të bërë punë për të cilat ndjehem krenar. Në të vërtetë unë e kam bërë shkollën me korrespondencë për shkak se regjimi komunist nuk ma dha të drejtën e studimit të rregullt, për arsye politike, sepse dy dajot e mi ishin të arratisur.

Ai regjim që më mohoi mua të drejtën e shkollimit, i futi në burg politik vjehrrin dhe burrin e Majlinda Bregut. Zonja Bregu duke u tallur me atë që më bëri regjimi komunist mua tallet edhe me burgun politik të vjehrrit dhe të burrit të saj. Por kjo nuk është për t’ u çuditur se Majlinda nuk mban mbiemrin e burrit, “Ajazi”, sepse i vjen turp që ai ka qenëi burgosur politik.

Pas kësaj ju zonja Bregu iu larguat PD-së madje u pozicionuat kundër saj, për të shkuar në PD në 2005, kur patë se ju kishin ftuar për të ndarë tortën, nga e cila morët një thelë të majme ndërsa ne qëndrestarëve nuk na mbetën as thërrimet.

Ju zonja Bregu çfarë fryme sollët?

Ju gërvishta pak me polemikë dhe pas imazhit tuaj të kuruar me kujdes u zbulua Lenka Çukoja, enveristja që nuk e duron dot debatin dhe e quan “qen” atë që replikon me tezat e saj dhe quan anonim një njeri që ka psur kurajon dhe këmbguljej që të tivlerësoj elitën intelektuale shqiptare atë trshëgimi të vier mendore që ishte busulla jonë kombëtare  autor i rreth 30 librave me permbajtje politike ,biografike ,studimore dhe kultorologjike, duke përfshirë këtu edhe punën e madhe akademike ,botuese dhe promovuese të 32 vëllimeve të albanologut me fame qartësisht ndërkombëtare At Giuseppe Valentini, literature kjo të cilën znj Bregu as që e ka dëgjuar palere më të ketë lexuar ndonjë gjë.

Sa për vlerat dhe meritat e Olldashit që numëroni, zonja Bregu, ato iu shtohen atyre që kam përmendur unë dhe që e bëjnë Olldashin një politikan dhe qeveritar me talent. Por ato nuk mjaftojnë që të flitet për një frymë “Olldashi”, për një model lidershipi “Olldashi”, sajime këto tuajat për ta përdorur Olldashin e vdekur si rival të liderit të gjallë Basha. Kjo është një përdhosje që i bëni ju të ndjerit Olldashi zonja Bregu, për hir të ambicjeve tuaja politike.

Kategori
Uncategorized

Komisioni Europian njeh Çështjen Çame, ja përgjigja që Komisioneri Hahn i kthen deputetes greke Spyriaki.

komisioneri Johahens Hahn, i cili në një seancë dëgjimore me eurodeputetët, ka theksuar faktin që çështja e detit, ndryshe nga sa ka deklaruar ambasadorja greke në Tiranë, njihet nga Komisioni Europian si një çështje e pazgjidhur mes dy vendeve.

Komisioneri Hahn është ndalur në mekanizmin dypalësh në adresimin e çështjeve historike,ku Komisioni njeh si të tillë edhe Çështjen Çame.

Top Channel ka siguruar përgjigjen që Komisioneri Johanes Hahn i ka kthyer shqetësimit të eurodeputetes greke Maria Spyraki lidhur me ato që ajo i ka cilësuar “pretendime irredentiste të Shqipërisë”, duke listuar një sërë ngjarjesh të ndodhura përpara dhe gjatë vizitës së ministrit Kotzias në Tiranë.

Në fund, eurodeputetja e Demokracisë së Re i adreson dy pyetje Komisionerit Hahn.

“A e konsideron Komisioni veprimet e kësaj partie (PDIU) në qeveri të jetë në frymën e fqinjësisë së mirë, kjo duke qenë dhe një parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë?
– A do të marren parasysh ngjarjet e mësipërme në raportin e progresit për Shqipërinë”?”, pyeti eurodeputetja greke. Përgjigjja e komisionarit Hahn ishte shumë e qartë.

“Komisioni vuri në dukje pozitive se frekuenca e vizitave të nivelit të lartë në mes të autoriteteve të Shqipërisë dhe Greqisë është rritur. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë intensifikuar, gjithashtu edhe dialogu politik është formësuar më të mirë. Komisioni mirëpriti faktin se të dy vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe. Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame. Komisioni ka përgëzuar këto përpjekje, duke shprehur mirënjohjen për ripërtëritjen e një angazhimi të tillë të rëndësishëm diplomatik dypalësh”, iu përgjigj Komisioneri Hahn.

Kategori
Uncategorized

Çfarë fshihet mbas ketij takimi?

Kryeprokurori Adriatik Llalla u takua dje në Korçë me kryeprokurorin e Maqedonisë.

Çfarë fshihet pas këtij takimi: Mediat në Tiranë shkruajnë se familja e kryeprokurorit mund të jetë në Gjermani, por gojët e liga thonë se ka mundësi të jenë në Maqedoni tek djali i xhaxhait të tij, historiani, Arben Llalla i cili jeton prej 15 vitesh atje(Në Shkup prej 22 vitesh jeton edhe vajza e vëllait të kryeprokurorit).

Pyetjet lindin Përse prej kaq ditësh Arben Llalla ska reaguar rreth sulmeve ndaj kryeprokurorit ku dihet ai gjithnjë ka reaguar kur është sulmuar kryeprokurori Llalla? Përse u takua me kryeprokurorin e Maqedonisë jozyrtarishtë dje në Korçë (takimi nuk ishte zyrtarisht shtetëror)?

Kategori
Uncategorized

FAJIN E KA…. Rama injorant apo në shërbim të mafies?

Nga Blendi Kajsiu

Nuk dua të besoj se kalimi i ligjit të plehrave nga Kryeministri Rama është produkt i kapjes së tij nga mafia e plehrave. Nuk dua të besoj gjithashtu që Rama është një mashtrues ordiner, që e përdori ligjin e plehrave thjesht për të ardhur në pushtet. Ndaj i vetmi justifikim që më mbetet për të kuptuar Kryeministrin tonë është injoranca, ose e thënë shqip padituria.

Me sa duket, Rama nuk dinte se ç’po bënte kur iu kundërvu ligjit të plehrave në opozitë dhe tashmë që erdhi në pushtet, e kuptoi gabimin që kish bërë nga padituria. Nuk është hera e parë që Rama tregon padituri, ose e thënë ndryshe injorancë. Fillimisht iu sul hajdutit Ilir Meta. Madje nxori dhe njerëz në shesh që u vranë duke protestuar kundër korrupsionit metisit.

Më pas e kuptoi që e kish sulmuar Metën kot dhe bëri aleancë me të për të ripjellur Shqipërinë pa korrupsion. Dhe nuk është se Rama mashtroi shqiptarët. Thjesht ai nuk e dinte se Meta ishte i ndershëm. Para kish qenë i paditur, ose injorant. Më pas Kryeministri Rama e mbushi Kuvendin me kriminelë, drogaxhi, tutorë dhe gjithfarë të fortësh që i njihte gjithë Shqipëria. Kur këtyre iu dolën të palarat në shesh, Rama na tha se ai nuk dinte gjë, sepse ata certifikatat e pafajësisë i kishin të rregullta.

Me fjalë të tjera, Rama na tha se i kish zgjedhur kandidatët e tij për deputet në padijeni ose injorancë të plotë. Tani Kryeministri Rama na thotë se ligji i plehrave do na sjellë zhvillim dhe pastërti, duke injoruar argumentet e shoqërisë civile dhe të Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP), se në një shtet me institucione të dobëta dhe krim të organizuar ndërkombëtar ligji i plehrave është një bombë me sahat.

Në kushtet aktuale ky ligj krijon mundësinë e bizneseve të pista dhe fitimprurëse që nën moton e riciklimit të sjellin mbetje të rrezikshme në territorin tonë. Aq më tepër sot, kur krimi i organizuar dhe droga në Shqipëri po lulëzojnë. Fatkeqësisht Kryeministri Rama nuk është në dijeni të këtij fakti. Ai mendon se krimi i organizuar dhe trafiku i drogës është në rënie dhe se aleanca e tij me Metën ka reduktuar ndjeshëm korrupsionin.

Përndryshe nuk ka si të shpjegohet përse beson se shteti shqiptar është në gjendje të kontrollojë importin e plehrave. Një tjetër shembull që Rama nuk e ka idenë se çfarë po ndodh në Shqipëri. Është thjesht injorant, ose i paditur, përndryshe na duhet të pranojmë që është mashtrues ose i kapur nga krimi. Problemi është se nëse pranojmë që kemi një Kryeministër injorant, se nuk kemi zgjidhje tjetër, atëherë si mund t’i besojmë se ligji i plehrave do na sjellë gjithë ato të mira që na thotë Rama?

Nga e di Kryeministri ynë kaq i paditur se çfarë efektesh do ketë ligji i plehrave? Aq më tepër kur ai nuk di se çfarë po ndodh në Shqipëri. Është i vetmi person që mendon se Meta nuk është hajdut dhe se në Shqipëri ka rënë korrupsioni e krimi. Se po të mendonte ndryshe, as nuk do qeveriste me Metën dhe as nuk do miratonte ligjin e plehrave.

Kategori
Uncategorized

Dje një deputet ka hyrë në burgun 302 e ka takuar Dritan Dajtin dhe një politikan të arrestuar.

artan hoxha 302

Gazetari Artan Hoxha ka bërë publike sot se, një deputet i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, ka takuar Dritan Dajtin në qelitë e burgut 302 në Tiranë dhe një politikan të arrestuar i cili ndodhet në këtë burg.

Deklaratat gazetari Hoxha i ka bërë në News24.

Ja çfarë thotë Artan Hoxha:

Një grup kriminal që është nën hetim kanë kërcënuar me mesazhe ose duke e kontaktuar me telefon apo njerëz të tjerë, tek miqtë e kryeprokurorit duke i thënë se çështja që po heton po kthehet në personale dhe mund të hakmerren ndaj familjes së tij.

Bëhet fjalë për grupin për çështjen Shullazi, ku sa herë ka shkuar për masë sigurie ka ndërhyrë dhe ambasada e SHBA.

Para një jave kisha në informacion që më ka ardhur një mesazh në Facebook, nga sistemi i sigurisë së një burgu në kryeqytet. Më thonë se një politikan i rëndësishëm të hyjë në burg dhe të mos filmohet nga kamerat.

Më është thënë që një deputet i rëndësishëm i Komisionit të Sigurisë të hyjë në burg edhe ligji ua lejon dhe burgu nuk u kërkon dot informacion pse po e takon.

Ajo që nuk është normale është që na është kërkuar të mos regjistrohet me kamera. Ka pasur një rezistencë nga policët e turnit. Disa nga policët që nuk kanë pranuar janë transferuar. Takimi është bërë dje rreth orës 15:30 minuta në burgun 302, ku ka shumë të burgosur të rëndësishëm.

Nga informacioni im deputeti që ka hyrë në burg, ka kontaktuar me dy të dënuar të tjerë. E këtë e kam nga njerëzit që kanë qenë aty. Takimi është bërë me dy persona, njëri prej tyre një politika dhe tjetri me Dritan Dajtin

Kategori
Uncategorized

10 sekrete të errëta të Hillary Rodham Clintonit.

screen-shot-2016-09-26-at-10-45-21

Hillary Clinton është demokratja më pak e mbështetur që është kandiduarndonjëherë për president. Thuaj emrin e saj, dhe njerëzit do të përgjigjen me fjalë të tilla si “skandal”, “e pabesueshme” dhe “gënjeshtare”. Por a janë këto akuza vërteta ta? Shkoni gërmoni nëpër dollapin e Clintonit, dhe do të zbuloni më shumë skelete se sa në një gropë të hapur prej murtajës në Mesjetë.

  1. Lidhje me regjime të urryer

Arabia Saudite, Katari, Bahreini, dhe Algjeria janë vende të ndryshme, me histori të ndryshme. Ata kanë një gjë të përbashkët: një mospërfillje të pashpirt ndaj të drejtave të njeriut, diçka që Clintoni në dukje e ka injoruar, kur ka marrë “me thasë” paratë e udhëheqësve të tyre.

Me kalimin e viteve, Fondacioni Clinton ka marrë dhjetëra miliona dollarë nga vende me sjellje të tmerrshme ndaj grave, homoseksualëve, dhe minoriteteve fetare. Shpesh, këto vende kishin politika që binin direkt ndesh me qëllimet e shpallura të Fondacionit të promovimit të barazisë gjinore dhe të drejtave të LGBT-ve. Bamirësia e Clintonit kishte marrë këto para në të njëjtën kohë kur Clinton merrte përditë vendime “për jetë a-vdekje”, në lidhje me këta vende, kur ishte Sekretare e Shtetit. Edhe pse kjo nuk është teknikisht e paligjshme, ki ishte ndoshta një konflikt interesi, sidomos kur mendoni politikën e Clintonit për …

2. … Para për qasje

Princi i kurorës, Salman është trashëgimtari i fronit të Bahreinit dhe komandant suprem i ushtrisë së vendit. Ai është gjithashtu një donator madhor i Fondacionit Clinton, duke kontribuar për bamirësi me 32 milionë $, kur Clintoni ishte Sekretare e Shtetit. Ndodh që kjo të ketë përkuar me vendimin e Departamentit të Shtetit për miratimin e shitjes së armëve tek ushtria e Bahreinit, në një vlerë 630 milionë USD – një rritje 187 krahasuar me Departmentin e Shtetit para Clintonit. Shitja ndodhi pikërisht ndërsa Bahreini shtypte me dhunë protestat pro-demokracisë. Ajo ndodhi gjithashtu, pak kohë pasi një punonjës i Fondacionit Clinton kishte ndërmjetësuar një takim mes Selmanit dhe Hillarysë. Ndërkohë që Clintoni mohon çdo shkelje, era e keqe e korrupsionit është e mjaftueshme për të bërë “të vjellë”, edhe një gangster të epokës së Prohibicionit. Kjo nuk është e vetmja herë që ka ndodhur një marrëveshje e tillë. Një investigim i IBTimes në fillim të këtij viti hidhte dritë mbi lidhjet e forta ndërmjet donacioneve saudite në Fondacionin Clinton dhe një marrëveshje shumëmilionëshe armësh, mes Departamentit të Shtetit me mbretërisë, të firmosur nga vetë Hillary.

3. Përdorimi i FBI kundër të pafajshmëve

Në fillim të vitit 1993, Billy Dale ishte një veteran i respektuar i Shtëpisë së Bardhë. Ai kishte organizuar udhëtime presidenciale për 30 vitet e fundit dhe kishte drejtuar një departament me shtatë vartës, për 10 vite. Me 19 maj, ai ishte i papunë dhe nën hetim nga FBI. Krimi i tij? Kishte zënë një pozicion, që Hillary Clintonit i duhej për miqtë e saj. Në momentin që Clintonët hynë në Shtëpinë e Bardhë, Hillary filloi të përhapë zëra, se departamenti i Dale bënte shpërdorime. Ajo e detyroi FBI për të hetuar dhe shkarkoi të gjithë ekipin e Dale, dhe më pas i mbushi vendet e mbetura bosh me njerëz që kishin punuar në fushatën presidenciale të Billit. Kur historia u b e njohur, ajo pohoi nën betim se hetimi i FBI-së nuk kishte qenë ideja e saj. Më vonë doli një memo, që tregonte se kish qenë pikërisht ideja e Clintonit. Sa për Dale, ai u shpall i pafajshëm nga FBI-ja, por sërish i lënduar që humbi punën, të cilën e donte aq shumë, duke marrë pension të parakohshëm.

4. Shmangia e fondeve drejt miqve

Në shtator të vitit 2010, Fondacioni Clinton shpalli një angazhim 2 milionë dollarësh për Energy Pioneer Solutions (EPS), një grup që izolon shtëpi për të rritur efikasitetin e energjisë. Tingëllon e padëmshme, derisa ti e kupton që EPS është në pronësi të miqve personalë të Clintonëve. Sipas Wall Street Journal, kjo mund të ketë qenë bërë me qëllimin për të pasuruar njerëzit pranë Clintonëve. Hillary Clinton fuqimisht mohon çdo shkelje, duke thënë se Fondacioni e zgjodhi EPS vetëm prej meritës. Por nuk është e vështirë për të parë këtë si një gjë të papërshtatshme. EPS është një kompani fitimprurëse, kështu që palët e interesuar përfitojnë financiarisht nga marrëveshje të tilla. Aksionerët e EPS janë mikja personale e Bill Clintonit, Julie Tauber McMahon, plus financieri i Komitetit Kombëtar Demokratik Mark Viener. Të gjithë kanë përfituar nga marrëveshja me Fondacionin Clinton.

5. Paaftësia që të vret sytë

Një kërkesë bazë për një Sekretar Shteti është aftësia për të menaxhuar informacionet sekrete. Gjatë qëndrimit të saj në Departamentin e Shtetit, Hillary jo vetëm menaxhoi në mënyrën më të keqe të mundshme dokumenta sensitive – por ka gjasë që të ketë lejuar që ata të bien në duart e hackerëve të huaj. Ndërkohë që ishte Sekretare Shteti, Hillary përdori një servert privat për të depozituar emaile që përmbanin informacione të klasifikuara. Ajo përdori disa pajisje të pasigurta për të patur qasje në këto emaile, dhe dërgo shumë prej tyre në adresat private të të tjerëve, duke përfshirë edhe një email, që më vonë u zbulua se ishte kompromentuar prej hackerëve që ishin ndoshta të lidhur me Rusinë. Stafi i saj madje humbi edhe një laptop të mbushur me emaile konfidencialë. Më vonë, Hillary tha se nuk ishte “e njohur” me procedurat që kërkohen për informacionin e klasifikuar. Sipas kësaj logjike, nuk duhet të arrestohesh për një keqbërje, për shkak se nuk e dije se ishte e paligjshme.

6. Hipokrizi për bojkotet

Clinton kohët e fundit shprehu mbështetjen e saj për bojkotin e Karolinës së Veriut, ndaj ligjeve të tualeteve për transgjinorët. Jo më larg se gjashtë muaj më parë, Hillary mbajti një fjalim ku sulmonte ashpër këdo që merrte pjesë në bojkote ndaj Izraelit, për trajtimin që ai u bën palestinezëve. Eshtë hipokrite që të sulmosh një bojkot si metodë proteste, dhe ta mbështetësh një tjetër. Me gjasë, Clintoni mbrojti papritur një bojkot për shkak se shpresonte të thithte votuesit e pavendosur të Sandersit.

7. Hipokrizia për përdhunimet

Në 3 dhjetor 2015, Hillary Clintoni shkruante: “Çdo i mbijetuar i sulmeve seksuale meriton të dëgjohet, besohet dhe mbështetet”. Ka një të mbijetuar të përdhunimit që Hillary ka refuzuar ta besojë: Juanita Broaddrick. Burri që Broaddrick akuzon se e ka përdhunuar është Bill Clinton. Akuzat nuk janë provuar. Puna këtu nuk është nëse ka ndodhur apo jo. Çështja është se historia e Broaddrick është të paktën po konsistente, me atë të shumë viktimave të tjera të sulmeve seksuale. Dhe në qoftë se Clinton mendon se të gjithë të mbijetuarit duhet të besohen, kjo përfshin edhe Broaddrick. Megjithatë, Hillary shkon më tej se sa thjeshtë mos besimi i saj. Ajo e denigron cështjen e saj, duke e bërë të tingëllojë si fantazitë e një gruaje mashtruese. Ajo i bën ekzaktësisht ato gjëra, për të cilat thotë se neveritet kur të tjerët i bëjnë.

8. Mbrojtja e një përdhunuesi fëmije

Në vitin 1975, Hillary Rodham Clinton mbrojti një punëtor fabrike 41 vjecar, i akuzuar se kishte përdhunuar një vajzë 12 vjecare. Si avokate e caktuar nga gjykata, Hillary e kishte për detyrë ta merrte çështjen. Por ajo kishte zgjedhje për mënyrën si do e paraqiste mbrojtjen e klientit të saj, dhe ajo zgjodhi ta bëjë duke ia bërë jetën ferr një viktima përdhunimi 12-vjeçare. Këto janë ekzaktësisht fjalët e fëmijës, që Hillary e tërhoqi zvarrë nëpër baltë. Ende anonim 41 vjet më vonë, viktima pretendon se Hillary bëri të pamundurën që ta diskreditojë. Ajo tha se fëmija fantazonte, se ajo dëshironte seks me burra më të rritur, se vinte nga një familje me probleme dhe se burrat abuzonin me të. Të gjitha pretendime që viktima thotë se janë të pavërteta dhe kjo është e vërtetueshme.

9. Fshehja e të vërtetave për shëndetin

Pavarësisht se pretendon të jetë shëndoshë e mirë, Clintoni ka vuajtur më shumë skandale shëndetësore në muajt e fundit, nga sa mund të imagjinojë kushdo. Më i dukshmi është ai i fundit me pneumoninë, që e bëri të pësojë kolaps gjatë një ceremonie në përkujtim të viktimave të 11 shtatorit. Ka edhe të tjerë. Në janar, Hillary vuajti nga një infeksion i rëndë në sinuse, që kërkoi futjen e një tubi miringotomie. Në mars, ajo iu nënshtrua një skanimi të trurit. Më tronditësja nga të gjitha, është fakti që ajo pretendoi se problemet me emailet në vitin 2012 iu shkaktuan nga një goditje në kokë që kishte marrë në atë kohë. Të gjitha gjëra serioze për një grua që po hyn në të shtatëdhjetat. Por edhe më serioz është fakti që ajo gënjeu për të gjitha këto.

10. Financimet e fushatës

Ekzistojnë kufij të vendosur për sasinë e fondeve që mund të mblidhen për person. Disa PAC-e lejohen të mbledhin më shumë, pasi shpenzojnë për më shumë se një kandidat. Hill PAC ishte një i tillë. Megjithatë, u zbulua se vetëm 11% e fondeve shkonin për kandidatët. Të tjerat shkonin për blerjen e vogëlsirave për fushatën e HIllary Clintonit – në shuma që shkuan edhe për të shlyer borxhet e fushatës së saj të vitit 2008. /

Kategori
Uncategorized

Ed Rama i përgjigjet Muc Nanos.

I dashur Muc.

Nuk mund të them se e lexova pa keqardhje intervistën që kishe dhënë tek Tema TV, por nuk mund të them se jam i zhgënjyer, dhe për këtë fajin e kam unë. Sidomos në këtë katrahurë që është bërë së fundi dhe unë i kam dhënë përgjigje të gjithëve përveç teje, e ndjej veten më shumë fajtor. Aq më tepër që ti je edhe pagëzuesi i aleancë tonë të fitores.

I dashur mik.

Dua të shpjegoj pse isha i detyruar të merja vendimin për importimin e mbetjeve të cilat me dashakeqësi shumë njerëz i quajnë plehra.

Ti e di që unë një herë në gjashtë muaj marr një taksi dhe udhëtoj disa orë, duke e pyetur shoferin sesi i mendon reformat tona dhe ecjen e ekonomisë dhe politikës. Por nuk e kam thënë sesi një herë në tre muaj shkoj në kazane plehrash dhe bëj një dorë muhabet me gabelët që gërmojnë në to. Në fillim kam shkuar vetëm tek kazanët e Surrelit, por kur pashë se edhe plehnaxhinjtë i ndajnë me sektorë kazanët dhe aty takoja gjithmonë të njëjtin gabel, kam filluar dhe shëtis në kazanë të ndryshëm për të shkartisur opinionet. Në fillim me thënë të drejtën kam pasur konflikte edhe me motive racore, pasi ata mendonin se unë si “gaxhi” po ju hyja në pjesë.

Ata nuk e dinin kush isha pasi nuk shikojnë televizor. Por pastaj ju shpjegova kush jam dhe se kisha shkuar për muhabet. “Ik ere karallo – më thanë – ku e kemi hallin ne dhe ku e ke ti”. Por pastaj, pasi ju çova ca pako për të kompromentuar (ti e di mik i dashur që e qaj këtë pjesë), ata filluan të bisedonin.

Ndërmjet shumë bisedave të gjata pranë kazanëve të plehrave, ata më thanë që “plehrat janë buka jonë”. Këtu më lindi shkëndija. Po pse mos t’i bëj bukë edhe për shqiptarët – i thashë vetes. Të tjerat ti i di. Nxorra Shalësin i cili si zakonisht flet pa u menduar, madje nuk besoj se e ka kuptuar akoma se çfarë ka bërë; nxora Ervinin, e ke parasysh atë tipin që foli njëherë për brucelozën megjithëse akoma nuk ka parë bagëti me sy; dhe një deputet që nuk ja mbaj mend emrin.

A se desh harrova, foli edhe Besnik Bare. Pas kësaj ishte bukë e djathë miratimi, se ti e di si i urdhëroj këta delet e grupit parlamentar.

Tani po merrem një çikë me opinionin publik, se me thënë të drejtën nuk di dhe se si ta shtyj pasditen këtu në Surrel. Ka për të qenë nja një javë çudi, por besoj se pas kësaj do të ulen. Shqiptarët edhe në stadium, vetëm pjesën e parë bërtasin. Pastaj do fillojmë punën. Që ta them më përpara dhe mos habitesh më vonë, puna me plehrat do të fillojë tamam kur të ndërtohet inceneritori i Elbasanit.

Atëhere do ju duket metalurgjiku lule elbasanasve, por nejse. Kur të vij koha tamam do ulemi e flasim përpara një gote vere. Më kanë sjellë ca të mira nga Franca që ç’a të them.

Mos harro të më ftosh kur të botosh librin.

Miqësisht Edi/dritare.net

Kategori
Uncategorized

Bëje edhe njëherë lepe_peqe,or Sali.

Leter nga Muç Nano/

Beje edhe nje here tjeter keshtu kete idjot_budallane.

Sali! Te drejtohem me emer pse te zezat qe i bere ketij vendi nuk ma nxene ne goje fjalen zoteri per ty. Ndryshe, per moshen qe ke dhe si doktor do te te respektoja.                                                   Nuk ma kishte marre mendja kurre ne kete bote se do te te drejtohesha ty me nje lutje qe nuk ka te beje me ndonje hallin tim, por me nje hall qé po na ze te gjitheve.                                                        Llafin ta kam per ligjin e plehrave te botes qe po na i ofron  kryeministri te cilin e kam votuar, njesoj si partine qe drejton.

Na génjeu.                                                       Na genjeu paq te githeve o Sali, dhe pa jangi ta kam qe edhe ty ta hodhi. Fajin e kemi vete, por edhe ti nuk je pa gje. Se nuk le zullum e krim pa bere. Por kjo e plehrave eshte e padegjuar ndonjehere. Gati gati po me ngjan se ky do dale ndonje dite me ndonje video ku do na tregoje kazan plehrash te rinj, e mbi te cilet do vere etiketen “Rilindja Urbane”. Sdi pse e besoj kete gje, por me fal se po ndyj gojen, por ky bashkon budallallekun me shejtanlekun vetem per te keqen tane.

Nashti keto llafe t’i thashe qe te kuptosh se sa i penduar jam nga nje genjeshtar si ky.                                                                      Ty te kam urryer se me je dukur perhere si malok qe cdo gje e beje nga injoranca e jotja dhe e te tjere njerzve te tu.

Nga inati dhe urrejtja per ne jugoret.  Por ja qe nuk qenka tamam ashtu.         Keshtu me eshte dukur edhe kur ata vagabondet me te cilet qeverisje ne vitet e para rrahen paq Edin.

Mu duk barbari e vertete, vetem per dy shkrime thonja me vete, shkon edhe e rreh Turp! Je president ke qene edhe doktor!                                                               Ja kéto thonja, por sot shoh me keqardhje veten kur degjoj kete njeri qe ti  e rrahe dhe e hodhe ne kosh plehrash, te thote se plehrat jane interesi yne, apo ca me keq, njeso si ai banditi qe kontrollon nje cope territor t’u drejtua me fjalet sa njerezit e tu e kané rrahur ata biznesmenin libanez.

Me vrap mendja me shkoi te mendimi.      Dhente Zoti, qe po me rrahen per ndonje gje, te jene njerez té Kryeministrit, se ashtu mbase na ben derman policia. Pse po qene te tute o Sali u pa puna do behem edhe une nje viktime Dicitale, te lutem qe te me mbyllesh muhabetin.

Jemi me duar perpjete e po rrotullohemi ne vend, Karabush te tille edhe ta porosisesh nuk e gjen.

Pyeta värdalle:                                             Mos ia zjen ky me hashash nga mengiesi ne darke e nuk di c’thote!

Gjysma e te keqes.                                        Jo, me thone, nuk i ben asnje efekt sallata atij.

Ndaj o Sali agai, idhashe karar se e vetmja zgjidhje qe ti ulen puplat ketij pupagjieli pa byth e te padin, eshte qe te porosisesh edhe njehere ata bandillet e’90-es, e t’i japin je te rrahur te shendetshme ketij legeni.

Ma beso o Sali.                                               Do te ta dime per nder.

E qan ti ate pune.                                         Bej dicka te mbetesh ne histori, te kujtohesh per nje pune me mend.     Asgje s’ka per te ndodhuur Tri dite e ka vleren edhe ky. Si cdo lajm teter.

Ta dish, nak fal pär asgje. Kreminel je dhe te zeza ke bere.Por me dore né zemer ta them:                                           Druri ka da nga Xheneti. Mos u kurse! Do te te rruaje bythén.                                      Do te te lepihet sice ka zakon!

Me respekt, nje socialist me Teser te Kuqe!

Kjo eshte letra me mllef e Muc Nanos per Ramen.

Ndersa persa i perket rrahjes se Rames ne ate kohe eshte nje histori qe nuk ka lidhje politike, por nje histori ordinere e nje njeriu ordiner. Ne ate kohe Rama filtronte me bashkshorten e nje diplomati. Nen efektin e lendeve narkotike, Rama shkoi poshte pallatit ku banonte familia me fjale me ulerima, gje qe me pas solli edhe reagimin ndaj Rames duke e rrahur ne kete menyre.

Ne te vertete ky e meriton perhere drurin dhe eshte mesuar me te.

Kategori
Uncategorized

Kryeshefi flet me fantazmën e Ardian Klausit dhe qan.

Kryeshefi flet me fantazmën e Ardian Klausit dhe qan

Kryeshefi u shtri të flerë, mbuluar nga djersët. Kishte marrë vetëm 63 vota në Parlament dhe kishte patur shumë dezertime dhe sharje pafund. Një fitore e kushtueshme dhe e shtrenjtë, shumë e shtrenjtë. Por Xhejmsi dhe Hansi duheshin kënaqur. Duheshin hequr qafe nga Gjermania disa mijëra ton mbetje toksike dhe disa mijëra të tjera nga një shtet i vogël anglishtfolës, ku flenë të qeta llogaritë e mëdha bankare.

–        – Duhej bërë! Duhej bërë! Edhe çudia më e madhe tre ditë vazhdon! Shqiptarë hesapi, marrin flakë si kashta, po  te kashta mbetën or burrë! A talli bythën Enver baba 45 vjet me këta loqe kandari dhe ulurinin e qanin kur vdiq?! Dhe ta mendosh se këta loqet sot kanë edhe shumë të drejta! Shkruajnë emrin tim nëpër kazane plehrash! Ndërsa muret e haleve të Fb dhe Portaleve, dhjesin përditë fjalë muti kundër meje dhe asgjë su ndodh! A nuk është kjo demokraci? – psherëtiu gjatë Kryeshefi.

Jastëku ju duk i fortë. Shtrati i shtonte dhimbjet e mesit dhe e kapën ca mankthe dhe dyshime. Sepse si kishte gënjyer atë ditë në Parlament, nuk kishte bërë vaki kurrë. Nuk kishte bërë vaki kurrë që ti thoshte të bardhës të zezë dhe të zezës të bardhë si me 22 shtator. Ishte ora 2 e natës dhe nuk kishte se kë të zgjonte me ndonjë cërre teli. Dhe vendosi të numërojë deri në 100 sikur ishte i vogël dhe ta zinte gjumi. Vendosi të zhytej në imazhet e parapëlqyera të paragjumit.

Një rrugë e gjerë mes pallatesh të larta, në ballkonet e të cilave kishte dalë populli. Trotuaret ishin dëng me njerëz të gëzuar dhe të përmbytur nga buqetat e luleve. Miliarda petale rozë dhe të kuqe, trëndafilash erëmirë, derdheshin në ajër dhe binin lehtë e me gëzim nga ballkonet e larta në drejtim të tij. Ay, hypur në një limuzinë të madhe dhe të hapur, rrinte në këmbë, më i gjatë se kurrë, veshur me një frak ngjyrë blu të thellë dhe hapte krahët në një përqafim ajror, sikur përqafontë të gjithë Universin që thërriste në orgazëm emrin e tij…

–         – 77, 78, 79… – vijonte ndërkohë me mendje numërimin gjumëndjellës. Dhe gjumi erdhi, në majë të gishtave dhe e zuri pa kuptuar, në krahët e veta të lehta dhe shplodhëse.

Mirëpo nëpër gjumë, dëgjojë disa zëra të thellë dhe që vinin nga brendësia e një shpelle që se kishte parë kurrë, një mori hijesh u afruan te kryet e shtratit të tij dhe në krye të tyre qëndronte Ardian Klausi.

Ai kishte hedhur krahëve një pelerinë të zezë. Fytyrën e kishte shumë të trishtuar.

–         -Pse e bëre këtë? Edhe Plehrat të mungonin? Çfarë ka mbetur nga miqësia jonë e dikurshme? Kishim vizione, kishim plane, kishim ëndra… si mundesh ti, ti tradhëtosh të gjitha, njerën pas tjetrës? – tha me zë qortues Klausi.

–         – Ishim utopikë atëhere o Dane? Ishim budallenj! Nuk e njihnim shtetin, nuk e njihnim Kupolën e Padukshme që drejton padukshmërisht gjithshka! Të gjithë kujtojnë se unë jam një Gjeneral i Madh, por në të vërtetë jam thjesht një ushtar me tesha Gjenerali! Më beso! Më urdhëruan! – foli Kryeshefi dhe disa pika lot i rrodhën faqeve të vyshkura nga koha.

–         – Ti po qan, dhe po ndërkohë po bëhesh gati ti futësh në bark helmin kësaj toke? Do mbjellësh me helm dhe radioaktivitet vrasës, nëntokën e shqiptarëve? Të cilët do ta gjejnë helmin te qumështi i fëmijëve, te uji i lumit dhe i përrenjve, te ajri që do të thithin, te akullorja që do të lëpijnë, te pemët që do bartin helmin nga rrënjët në trung, nga trungu në degë dhe në frutat e camarrokëve? Mua më braktise plot herë! Mua më le në dëshpërim si një qyqan! Dhe tani shiko ku jam! As në qiell dhe as në tokë! Po ti? Ti ku je? Çfarë ishte kjo që bëre? Kanabisin ta fal, zgjidh ca halle dhe krijon mijëra të tjera, po Shqipëria e varfër është, do mbijetojë! Po helmet e Hansit dhe Xhejmsit si pranove?! Turp! Turp për ty! – mallkoi me afsh Klausi dhe u largua drejt hijeve, prej nga erdhi.

Kryeshefi notonte në djersë dhe u zgjua. Kishte gdhirë. U fut në dush, por fjalët e Danes nuk i laheshin dot nga qënia. Ishin kaq pranë të vërtetës sa që dukej sikur i kish dëgjuar në të vërtetë. Fugsi i Vogël e priste i pastër, i qërruar dhe enigmatik në paradhomë të zyrës.

–        –  Si janë punët? Çfarë reagimesh ka? – e pyeti Kryeshefi.

–        – Më keq nuk kemi qenë asnjëherë Shef! Po ngrihet një frymë kundra! Ai kryeplera e 360gradës dhe ca të tjerë, kanë eksituar dhe vënë në sedër edhe këta tanët. Jemi shumë vetëm! Mediatikisht e kam fjalën! – raportoi Fugsi i Vogël.

–          Mua më thua? Isha në ferr mbrëmë! Por kjo më bën më të fortë më beso! Si thotë fjala: “Djalli nuk është aq i zi sa thonë!” Pse Lulen dhe Metsin do kemi frikë ne? E pe çfarë i bëmë në Dibër! I q..m rrobt! Më thirr çunat për një mëngjes te unë!

–        -Ata që mbajnë pak era djersë dhe që mbajnë baseta dhe që i lyejnë flokët me vaj? – pyeti Fugsi.

–        – Ata, po ata! Pse me këta teoricienët e leshit do merrem unë? Si Danja dikur? Ja e takova mbrëmë! Bile edhe qava si trap! Si ka thënë Avokati, Pushteti është Forcë dhe Akt! Dhe ata të palarët kanë edhe Forcën edhe Aktin që na duhet! Dhe na sjellin vota Fugsi! Votaaaa!

Kategori
Uncategorized

Opozita në tetor 20.000 veta te sheshi për rrëzimin e Ramës!

nikolle lesi - basha - rama

Nga Nikoll Lesi

Praktikisht fushata elektorale për zgjedhjet e qershorit 2017 ka filluar. Qeveria po vë gjithçka në funksion të këtyre zgjedhjeve parlamentare. Flitet për pushtetin ekzekutiv, por paralel me to është dhe zgjedhja e Presidentit të Republikës. Presidenti zgjidhet në qershor të vitit të ardhshëm. Edi Rama, ndonëse me ligjin e importit të plehrave bëri një gabim taktik fatal 9 muaj para zgjedhjeve, por përsëri  nëse futet me Ilir Metën në zgjedhje, i fiton. Nuk dihet ende se si do të luajë LSI, pavarësisht se gjasat janë për rivazhdim të koalicionit PS-LSI. Por nuk dihet saktësisht sepse asnjëri nuk i beson tjetrit.

Ndërkohë Edi Rama po luan në prapaskenë duke e pompuar partinë PDIU të çamëve. Po u jep gjithçka ata kërkojnë; drejtori të rëndësishme ku ka para e punësime. Synon ti rrisë si faktor politik në zgjedhjet e ardhshme që të dyfishojnë numrin e deputetëve, pavarësisht se është një utopi, humbje kohe e energjish, realisht. Çamët e kanë elektoratin e tyre të përcaktuar që lëviz nga dy deri në tre deputetë, maksimumi. Ajo puna e Dibrës ku u fol se ishin çamët të cilët dhanë fitoren duhet të jemi të sinqerte me veten se nuk ka këmbë çami atje, por ishin interesat e pushtetit dhe të parasë që u hodh me thasë për blerje votash. Kjo nuk ha diskutim! Fitorja e Ramës erdhi edhe për fajin e një opozite të vobektë, ndonëse u hodh euro e madhe, aqsa edhe vetë PS-ja nuk e donte një fitore kaq të madhe nga 400 vota diferencë në vitin 2015 në 4000 vota në shtator 2016.

Duke ditur stoicizmin e LSI-së në raport me votat e saj, mundet edhe të shtohen ndjeshëm, ndaj Edi Rama po punon me një djallëzi çame për të rritur PDIU. Edhe kështu, prapë nuk i del numri 71 deputetë që të marrë pushtetin me çamët. Atëhere ka filluar një strategji gati-gati përfekte. Nuk don sherr me LSI, ndonëse nuk  dëshiron të jenë ata, prapë faktor qeveribërës. Pyetja e mundimshme për Ramën mbetet se si mund ta bëjë numrin 71. Vetëm me PDIU dhe pa LSI, nuk bëhet. Ndaj luan fijet në mizaskenë që PAA e Agron Dukës të jetë faktori qeverimbajtës pas zgjedhjeve të qershorit 2017.

Në të vertetë Partia e Agron Dukës është në koalicion me PD. Por si parti në program është parti e majtë, në mos diku afër qendrës, sepse mision të djathtë nuk ka patur. Agron Duka është deputet në Durrës prej koalicionit me PD-në dhe nuk ka se si lëviz. Edhe i duhen votat e demokratëve. Ish-ministri socialist Duka mbetet politikan shumë korrekt dhe popullor për njërëzit të cilët e njohin sepse cilësia e tij mbetet puna dhe zemërgjërësia, gjë të cilën pak politikanë e kanë. Duka po punon me finesë me të djathtën, pasi e di shumë  mirë se PD-ja ka nevojë edhe për forcën e tij personale e politike. Nëse vëren se si po luan muajt e fundit Agron Duka, ku po merr në partinë agrare socialistë të thekur nanoist dhe 24 karatsh si taban i majtë, atëhere strategjia e tij mbetet të krijojë një grup parlamentar në zgjedhjet e ardhshme. Dhe nuk është çudi. Mund të shkojnë nanoistët tek Agron Duka edhe vetë, porse duket pak e pabesueshme pa lejen e Fatos Nanos, ish-kryetarit të PS-së. Fatos Nano ka mbështetje akoma në bazën e majtë. Ka akuza ndaj tij nga të tijtë, ka hatërmbetje, ka pabesi ndaj tij siç ka bërë edhe Nano ndaj të majtëve, porse duhet pranuar se ka elektorat ende, ndonëse në shthurje, që beson tek ish-lideri. Mjafton një dalje publike e Nanos në kohë fushate që të votojnë Agron Dukën dhe koshi i votave të partisë agrare ambientaliste të mbushet aqsa për të qenë faktor politik në parlament. Njihet miqësia historike e Nanos me Dukajt dhe me fisin Kokaj. Si rregull miqësitë nuk harrohen!

Në politikë thuhet “kurrë, mos thuaj kurrë!”, sepse lëvizjet nga njëri kah politik në tjetrin kanë ndodhur kaq befasishëm sa tashmë është bërë normë. Në këto kushte përveç çamëve, partia e Dukës mund të jetë numri magjik për 71 deputetë në sallën e parlamentit. Dhe Rama rri e negocion me kujdes në prapaskenë, aq me tepër që dihet se cili e luan “ngjalën” në Durrës për këto negociata qeveritare. Edi Rama nuk hap luftë me LSI, porse bën llogari që PDIU dhe PAA të jenë faktor vendimtar për numrin 71. Pra PDIU nga PD në 2013 kalon me PS në 2017-ën, kurse PAA qëndron me PD dhe shikon në të drejtën e saj se kush del parti e parë që ti jap numrat.

Logjikë e pranueshme shqiptare. Ndaj LSI duhet të jetë vigjilente, pasi ndonëse mund të marrë mbi numrin 20 deputetë, prapë Edi Rama po luan mjeshtërisht në prapaskenë me PDIU dhe PAA apo me ndonjë deputet që mund të hyjë aksidentalisht në parlament me ndonjë parti minorene.

Kjo është kulisa e Edi Ramës.

Por përballë ndodhet PD, e cila synon të rikthehet në pushtet, ndonëse duket dritë e largët për hir se po luan si opozitë europiane hollandeze, ndërkohë që në Shqipëri zbatohen kode të tjera votimi. Shembullin ia dha Edi Rama me Dibrën, ku siç thamë edhe vetë ministri Damian Gjiknuri mësohet se ka thënë në tavolinë “Mos! Nuk ua kam thënë të merrni kaq shumë vota!”, kur e njoftuan se janë 4 mijë e kusur vota plus PD-së.

Opozita ka vetëm një skemë që mund t’i ofrohet fitores.

Ngre popullin opozitar që tani në  muajin tetor me mbi 20 mijë veta apo me shumë, nga krejt Shqipëria. Edhe me 10 mijë vetë bëhet punë! Bllokohet bulevardi “Deshmorët e Kombit” nga turma disa mijëshe ditë-natë; çdo të enjte që ka parlament rrethohet parlamenti ku nuk guxonte deputet të hynte dhe mbushet mal me mbeturina sheshi para parlamentit dhe vetë salla e Kuvendit. Dhe vetë në krye të popullit, Lul Basha pa doreza kundër plehut, por me thasë plehu vetë i pari turret mbi Kuvendin. Nuk ka polici që i del para një turme 20 mijë apo me shumë demonstrues. Në krye të turmës pastron edhe Tiranën nga mbeturinat duke i grumbulluar mbi parlament dhe vrapon, po me turmë, direkt e tek stadiumi kombëtar, dhe rrëzon gjithçka ka aty. Asnjë makinë dhe asnjë këmbë ndërtim-krimi nuk lejon me popullin e vendosur opozitar. A është që po bëhet për interesa të një biznesmeni që do edhe kullë-hotel në stadium? Atëhere përtokë, gjithçka. Kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje të lira, natyrisht në qershor 2017, pasi edhe ndërkombëtarët nuk kanë kohë të vijnë sa herë ne, shqiptarët, duam zgjedhje të parakohshme; tërheq nga detyra krejt kryetarët e bashkive dhe anëtarët e keshillave bashkiakë të opozitës deri në krijimin e qeverisë teknike.

Populli opozitar në kohën që bllokon sheshin para kryeministrisë dhe bulevardin merr një “xhiro” deri tek sheshi “Skenderbej” ku po bën Erion Veliaj punimet e ku ka bllokuar lëvizjen dhe qarkullimin e makinave. Natyrisht kjo nëse siç thotë Basha populli është i revoltuar nga skamja ekonomike. Duke e lenë popullin opozitar të rrethonte kryeministrin, vetë në krye të qindra e qindra të tjerë demonstruesve shkon e shkatërron me sëpatë në dorë, si dikur Edi Rama në Tiranë, në çdo rreth plantacionet e drogës. Ndërkohë kryeministria mbetet e rrethuar nga mijërat e demonstruesve.

Përplasja me policinë? Nuk kemi ç’të bëjmë! Do përplaset turma! Në emër të një pushteti tjetër me të mirë, ndodhin përplasje. Ka sakrifica! Edhe vetë lideri mund të sakrifikohet.

E fundit, që duhet të jetë e parë në kokën e Lulzim Bashës: Asnjë ministër të akuzuar nga radhët e PD-së, të kohës së Saliut, nuk e qas në oborrin e selisë blu. Asnjë hajdut apo kriminel nuk hyn në listën e PD si deputet. Dhe natyrisht bën paqe me Jozefina Topallin, e cila mund të ketë gabime, por asnjë nuk e akuzon për shkelje ligji. Nuk e mbante kot Berisha afër Jozin. I duhej, dhe jo se vdiste për të.

Përballje me pushtetin ballë për ballë. Kjo duhet të jetë moto e PD-së. Në të kundërt në qershor 2017 Rama do t’ia bëjë fushatën Lulzim Bashës në 61 bashkitë e vendit tamam si 61 Dibra të këtij viti!

Kategori
Uncategorized

Gjethja si mbulon të tëra.

2016-09-25-17-20-57
Jepni legjendë

1. Humbja e Cështjes së Bankers. Me kosto 100 milion euro, të paktën.

2. Cështja ‘Cez Albania’, kosto disa qindra milionë euro të tjera. Dorëzim ndaj kompanisë ceke me një faturë të paktën 500 milion euro, ku pisllëku korruptiv, është trasversal. Majtas dhe djathtas.

3. Cështja ARMO, “gropa financiare” e miqve të kryeministrit të sotëm dhe të kryeministrit të djeshëm, bashkarisht, si një shoqëri aksionere, pamvarsisht se grinden në Kuvend: mbi 450 milione euro të tjera. Të cilat humbasin nëpër labirintet e shkresurinave dhe nuk ka asnjë vullnet transparence të mirëfilltë qeveritare. Të gjitha këto, vetëm një ministri e vetme, ajo e Energjisë, e Damian Gjiknurit.

4. Koncesionet në shëndetësi, 400 milion dollarë të tjera, të shtrira në 10 vjet. Dukshem, favore të mirëfillta financiare , ndaj miqve te tjere Shiko investigimet e ndershme të BIRN për këtë. Riktheju fakteve. Jane dhene 100 milion dollarë për check up, nje kompanie te vetme qe do te organizoje ganizojë parandalimin e sëmundjeve të shqiptarëve.

Një kompanie që shiste cigare, pasta dhëmbësh, produkte industrial, karta telefonash dhe shitblerje me shumicë.

85 milionë dollare, për hemodializën, një kompanie “fake” që shiste 10 birra dhe 7 kola me kanoce në ditë, në një kafe të Beratit… (BIRN). Ndërkohë që një nënë dhe foshnja e saj, vdiq e masakruar, për neglizhencë dhe për mungesë parash, në trajtimin financiar të rojeve të natës në spitalet shtetërore shqiptare.

5. Reforma e telekomanduar në arsim. Shpartallimi i Universiteteve të shtetit dhe “përcjellja klienteliste” drejt Universiteteve private. Të cilat dhe ato, Universitetet pra, janë disa të njerkës dhe disa të nënës parti apo nenes qeveri. Por këtë sektor, si edhe të gjitha sa të përmenda përciptas, ti i njeh edhe më mirë se sa unë.

Kategori
Uncategorized

35% e familjeve shqiptare marrin borxh për të mbijetuar.

Familjet shqiptare kanë rritur huamarrjen për konsumin e mallrave të përditshëm. Banka e Shqipërisë në raportin e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e parë të 2016  bëri të ditur se 35 për qind e familjeve huamarrëse e kanë marrë kredinë  për konsum. Banka intervistoi një kampionin rastësor prej 1.209 familjesh, ku rreth 54% i përkasin zonave urbane dhe 44% zonave rurale. Rreth 30% e familjeve kanë deklaruar se kanë hua për të paguar dhe kjo peshë ka rënë pak krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por rezulton më e lartë se një vit më parë. Në 94% të rasteve, huamarrja është në lekë. Në 43% të rasteve të huamarrjes, familjet i janë drejtuar burimeve formale (banka dhe institucione jobankare) dhe në 57% të rasteve i janë drejtuar burimeve joformale, kryesisht në cash. Kjo shpërndarje është zhvendosur në favor të huamarrjes formale kundrejt asaj joformale, si rezultat i rritjes së rasteve të huamarrjes nga bankat.

Tre qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten për konsum (35% e rasteve të huamarrjes), blerje/riparim prone (31% e rasteve) dhe zhvillim biznesi (13% e rasteve). Në ndryshim nga prirja e viteve të fundit, gjatë periudhës së vrojtuar, shpërndarja e qëllimit të kredisë është zhvendosur në favor të huamarrjes për blerje/riparim prone, në përputhje me zhvillimet në tepricën e kredisë së individëve. Familjet huamarrëse vlerësojnë rënie të këstit të kredisë gjatë periudhës referuese, duke reflektuar uljen e normës së ponderuar të kredisë për individët.

 

 Bizneset

Raporti i kredive me probleme për bizneset në valutë është përkeqësuar, duke qëndruar në nivelin e 25.3% në fund të gjashtëmujorit të pare. Banka e Shqipërisë në analizën për vlerësimin e stabilitetit financiar pohon se rreziku i kreditit është rritur. Kredia me probleme u rrit sërish në 20%, ndërkohë që ka pasur ulje të mbulimit me provigjione dhe ulje të mbulimit me kapital. Kategoria më problematike për moskthimin e kredive është huaja për bizneset në valutë në afat të mesëm. Huatë me probleme për biznesin vlerësoheshin në 24.4% në fund të qershorit, duke u rritur me 3 pikë përqindje në krahasim me dhjetorin 2015, ndonëse është ulur me 0.5 pikë përqindjeje në raport me një vit më parë. Më problematike është kredia në valutë. Raporti i kredive me probleme për bizneset në valutë është përkeqësuar, duke qëndruar në nivelin e 25.3% në fund të gjashtëmujorit të parë. Në të kundërt, kredia me probleme për individët është përmirësuar, duke u ulur me 2.9 pikë përqindjeje, në 12% në fund të 6-mujorit. Banka e Shqipërisë vlerëson se rreziku i tregut është i ndjeshëm dhe i pranishëm në kursin e këmbimit dhe normën e interesit. Ajo rekomandon që bankat duhet të komunikojnë me klientët për të vlerësuar drejt rrezikun.

Kategori
Uncategorized

Zbulim i rrallë:Mozaik i lashtë i gjetur në një Sinagogë i cili paraqet Aleksandrin e Madh

Një mozaik i lashtë në Izraelin verior i cili mund të portretizojë Aleksandrin e Madh.

Ekspertët janë tronditur nga zbulimi i këtij mozaiku e cili është zbuluar në katin e sinagogës shekullit të pestë në Huqoq. “Cilësia e mozaikut është e jashtëzakonshëme, fakti se ajo mund të përshkruajë një takim në mes të Aleksandrit të Madh dhe kryepriftit hebre është gjithashtu e mahnitshme,” tha Drejtorja e Gërmimeve,nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Chapel Hill Profesoresha Jodi Magness të dielën për Fox News .

alexander-in-synagoge

Mozaiku i supozuar Alexanderit të Madh është e para storie jo-biblike e gjetur ndonjëherë dhe e cila dekoron një sinagogë të lashtë.

Magness shpjegoi se mozaiku është i ndarë në tre shirita horizontal, të njohur si regjistra, që lexohen nga poshtë lartë. Top regjistri,i cili është më i madh, tregon një takim mes dy figurave meshkuj që janë më të mëdha se figurat e tjera të portretizuar, kështu duke theksuar rëndësinë e tyre.

Mozaik i rrallë që përshkruan Arkën e Noes zbuluar në sinagogën e lashtë
Crusader epokës granatë dore befason arkeologët
Skeleti i lashtë grek mund të jenë mbetjet e sakrificës njerëzore të Zeusit
Arkeologët zbulojnë lashtë, furrë unik dhe punëtori në Izrael
Një figurë, një burrë i moshuar me mjekër veshur tërësisht me të bardha, besohet të jetë një kryeprift judë. Magness shpjegoi se figura tjetër , i cili është më i ri, por edhe me mjekër, është i veshur me një veshje të përpunuar ushtarake dhe ofron zbukurime të një mbreti, të tilla si çallmë, ose shirit që tregon sovranitetin, dhe një mantel të purpurt.

“Ai është i shoqëruar nga të gjitha llojet e figurave që tregojnë se ai është një mbret i epokës së aleksandrit – ka një formacion ushtarak pranë tij, ka elefantët betejë,” tha Magness. “Këto janë të gjitha gjërat që janë të lidhura me mbretërit koha e Aleksandrit të Madh.”

Megjithatë, profesori vëren se takimi në mes të kryepriftit dhe Aleksandrit të Madh i përshkruar në mozaik ndoshta kurrë nuk ka ndodhur. “Kjo ishte një histori që ka qarkulluar shumë në lashtësi,” tha ajo. “Në shekujt pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, kur ai u bë i famshëm dhe mori epitetin” i Madh “, nga që Judenjtë kërkonin ta lidhin veten e tyre me Aleksandrin edhe historitë filluan të qarkullojnë në lidhje me një takim si ky duke duke zënë vendin e tyre.”

Por Jo të gjithë janë të bindur se mozaiku tregon mbretin e famshm Lekën. Historiania e artit Karen Britt inga Universiteti i Karolinës Perëndimore, ie cila është specialiste mozaikësh të gërmuar, beson se mbreti Antioku VII është përshkruar, sipas National Geographic. Antioku VII udhëhoqi sulmin Seleucid në Jeruzalem në 132 B.C. dhe Britt beson se mozaiku tregon atë duke negociuar një armëpushim me priftin e lartë çifut dhe me liderin e Judejëve John Hyrcanus I.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria nuk e meriton fatin e Uen’anit.

Albina Ferko Nanaj

Nga Albina Ferko Nanaj/

Keni dëgjuar ndonjëherë për Uen’an-in? Përpara 20 vitesh Uen’ani ishte një parajsë baritore, një rajon agrikulturor i mirënjohur për përrenjtë e tij, për pemët e pjeshkave dhe peizazhin e praruar. Njerëzit që akoma e kujtojnë këtë, psherëtijnë thellë kur sjellin në mendje dheun erëmirë, ritualin e peshkimit dhe netët klimëbuta të verës. Ishte koha kur bulkthat dhe bretkosat mbytnin zhurmën e bisedave njerëzore.

Sot, konteja e Uen’anit është zemra e industrisë së përpunimit të mbetjeve plastike në Kinë, dhe duke qenë se Kina është importuesi dhe përpunuesi më i madh i mbetjeve plastike në botë, ajo është qendra e tregtisë globale të plastikës.

Detajet e sakta sesi Uen’ani u shndërrua në qendrën e riciklimit global të plastikës kanë humbur përgjatë historisë. Megjithatë, duke diskutuar me banorët e zonës, qartësohet se ishte më shumë diçka aksidentale sesa e planifikuar. Dikush filloi të merrej me këtë biznes dhe fitoi goxha mirë, prandaj edhe të tjerët bënë të njëjtën gjë. Qeveria e konsideroi si burim të bollshëm të ardhurash përmes taksave dhe e inkurajoi industrinë, derisa u shndërrua në diçka të rëndomtë.

Sipas mjekëve të zonës, që nga vitet 80’-të, presioni i lartë i gjakut është shndërruar në diçka të zakonshme. Në të shkuarën askush nuk vuante nga një problem i tillë. Sëmundja shfaqet tek të rinjtë, duke nisur nga mosha 28 vjeçare dhe shoqërohet me probleme pulmonare që kufizojnë lëvizjen. Njerëz të moshës 30 vjeçare nuk mund të lëvizin. Ata janë të paralizuar. Kur pyet mjekët se cili është shkaku, përgjigja është e prerë, “Ndotja! 100% ndotja!”

Këto detaje nga libri i Adam Ëinter i titulluar Planeti si Kosh Plehrash: Rrugëtime në Tregtinë Miliardëshe të Mbetjeve ofrojnë një pasqyrë të qartë të efekteve që shoqërojnë vizionet zhvillimore të ngritura mbi industrinë e riciklimit të mbeturinave.

Por sot, ky libër është më i vlefshëm se kurrë edhe për ne, për të kuptuar çfarë e shtyu qeverinë të ndryshonte 180 gradë qëndrimin e saj mbi këtë çështje, në mënyrë krejt të beftë, duke i vendosur vetes vulën e pabesisë dhe tradhtisë politike. Një lëvizje në kufijtë e të pabesueshmes që zhgënjeu shumëkënd që besoi sinqerisht në kauzën që vetë kjo qeveri, atëherë në opozitë, mbështeti dhe promovoi aq fuqishëm. Një lëvizje që edhe njerëz pranë qeverisë, mbështetës të saj, analistë të majtë, e kanë të pamundur t’i japin një shpjegim logjik. Aq më tepër në prag të zgjedhjeve të vitit 2017-të.

Dhe absurdi bëhet akoma më kokëfortë sepse të njëjtat argumente të ofruara sot nga qeveria, ishin njësoj të vlefshëm edhe në 2013-ën. Dihej që një vendim i tillë do të shkaktonte “lëngatë” tek bizneset e riciklimit, të cilët, megjithatë, vijuan të investonin fuqishëm. Edhe në kushtet kur punonin vetëm me 20% të kapacitetit.

Çudia është se kjo keqardhje e ndjerë qeveritare, për një industri që ka investuar 240 milion euro dhe ka punësuar rreth 3000 vetë (sipas të dhënave të qeverisë), vjen pikërisht në çastin kur një investitor që pritej të investonte 450 milionë euro u rrah barbarisht, duke u detyruar të largohej nga vendi, për t’u konsideruar me cinizëm thjesht si një rast i izoluar.

E gjithë kjo paturpësi ka vetëm një shpjegim. Lejimi i importit të mbetjeve nuk rrjedh nga nevoja për të shpëtuar biznesin vendas të riciklimit, por për t’i hapur rrugën shndërrimit të Shqipërisë në qendër të industrisë së riciklimit në Evropë, duke sanksionuar ligjërisht garancitë e nevojshme për “investitorët bujarë” që do të mësyjnë për të ngritur impiantet e përpunimit të mbetjeve. Zona të ndotura që do të shërbejnë si mikpritëse të impianteve të tilla nuk mungojnë në Shqipëri, po ashtu infrastruktura e dikurshme komuniste, uzina dhe fabrika të shkretuara, mund të adoptohen shumë lehtë për të tilla aktivitete. Pajisja me licencën përkatëse të importit pa limit të plehrave është thjesht një formalitet, sepse askush s’mund të pengojë një biznes të operojë në mënyrë të ligjshme.

Biznes fitimprurës, lëndë e parë e sigurt, tokë kundrejt një shpërblimi qesharak prej vetëm një euro, krah i lirë pune, mungesë e standardeve të mbrojtjes mjedisore, korrupsion galopant…Çfarë më tepër mund të kërkojnë lobingjet e errëta ndërkombëtare që zakonisht sundojnë këtë industri?

Uen’ani është shembulli vajtues i progresit me kosto të papërballueshme. Është shembulli i shkatërrimit të së ardhmes së përbashkët për hir të interesave të momentit të të paktëve, të zhvillimit imagjinar, rritjes helmuese të GDP-së, mirëqenies perfide.

Ne kemi fatin historik të mësojmë nga Uen’ani, sepse Shqipëria dhe shqipëtarët nuk e meritojnë fatin e Uen’anit.

Kategori
Uncategorized

20 korrik 2016: Ligji i ri që ndikon tek azilkërkuesit dhe familjet shqiptare në Suedi.

20 juli 2016: Ny lag som påverkar asylsökande och deras familjer – albanska

Parlamenti i Suedisë ka miratuar një ligj të ri që kufizon mundësitë  e azilkërkuesve për të marrë  lejen e qëndrimit dhe për t’u ribashkuar me familjet e tyre. Ky ligj i ri hyri në fuqi në 20 korrik 2016, por do të ndikojë  edhe tek ata që kanë kërkuar azil para 20 korrikut. Ligji i ri është i përkohshëm dhe do të zbatohet për tre vjet.

 Leje të përkohshme të qëndrimit.

Sipas ligjit të ri, azilkërkuesit që janë nën  mbrojte  do të marrin vetëm leje të përkohshme qëndrimi në Suedi. Personi që me status shpallet refugjat do të marrë leje qëndrimi për tri vjet, ndërsa ai/ajo që merr statusin e nevojtarit alternativ për mbrojtje do të marrë leje qëndrimi për 13 muaj.

Fëmijët e pashoqëruar dhe familjet me fëmijë nën moshën  18 vjeç që kanë kërkuar azil jo më vonë se data 24 nëntor 2015, data kur qeveria propozoi ligjin e ri, do të shqyrtohen sipas ligjit të vjetër dhe do të kenë mundësi për leje të përhershme qëndrimi me kusht që fëmija të jetë ende nën 18 vjeç kur Agjencia e Migracionit të marrë vendimin.

Mundësi e përkufizuar për ribashkim familjar

Ligji i ri kufizon edhe mundësinë e azilkërkuesve për t’u ribashkuar me familjet e veta. Personi që merr statusin e refugjatit dhe leje qëndrimi për tri vite do të ketë mundësi për ribashkim familjar.

Personit që i është dhënë një deklaratë  e statusit të mbrojes plotësuese   dhe që ka aplikuar për azil jo më vonë se data 24 nëntor, do t’i jepet edhe mundësia për ribashkim familjar. . Por ata që e marrin statusin e mbrojtjes së përkohshme e që kanë kërkuar azil para 24 nëntorit, do të kenë të drejtë ribashkimi me familjet e veta vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Nëse ju jepet leje e përkohshme qëndrimi vetëm bashkëshorti/ bashkëshortja/ partneri i regjistruar/bashkëjetuesi dhe fëmijët e pamartuar nën moshën  18 vjeç mund të aplikojnë për leje qëndrimi për t’u shpërngulur te ti në Suedi. Për të marrë leje, kërkohet që ti dhe partneri i yt t’i keni mbushur 21 vjet.Përjashtimet nga kërkesat  në lidhje me  moshën mund të bëhen vetëm nëse keni fëmijë së bashku.

Kërkesa të shtuara rreth mbajtjes së familjes në raste të ribashkimeve familjare

Sipas rregullave e reja ti që ke marrë leje qëndrimi duhet ta mbash vetë familjen tuaj e cila dëshiron të shpërngulet tek ti në Suedi. Ti poashtu duhet të kesh banesë të madhësisë së mjaftueshme dhe standardin e duhur për të banuar ju bashkë në të.

Kërkesa e mbajtjes së familjes vlen si për ata që kanë leje të përhershme qëndrimi ashtu edhe të përkohshme. Kërkesa për mbajtje nuk vlen nëse të afërmit tuaj aplikojnë për leje qëndrimi brenda tre muajve pasi që ti ke marrë leje qëndrimi.

Statusi i mbrojtjes

Skyddsstatus – albanska

Suedia ka nënshkruar Konventën e OKB-së për Refugjatët. Sipas konventës, refugjatët kanë të drejtën të marrin një status si refugjatë të njohur zyrtarisht.

 Ligji Suedez për të Huajt ndjek gjithashtu Direktivën Kualifikuese të BE-së, e cila u jep edhe të drejtën e një statusi zyrtar të gjithëve që marrin leje qëndrimi për arsye se u nevojitet mbrojtje.

Nëse konsideroheni se jeni refugjat do t’ju jepet deklarata e statusit të refugjatit – një status i njohur në nivel ndërkombëtar bazuar në rregullat e Konventës së Gjenevës si edhe Direktivës Kualifikuese të BE-së.

Nëse konsideroheni se jeni person në nevojë për mbrojtje të përkohshme do t’ju jepet deklarata e statusit të mbrojtjes së përkohshme – një status i njohur në nivel ndërkombëtar bazuar në rregulloret në Direktivën Kualifikuese të BE-së.

Ekziston edhe një lloj i tretë statusi mbrojtjeje, si person në nevojë tjetër për mbrojtje. Ky status aplikohet vetëm në Suedi dhe nuk përdoret, si rregull i përgjithshëm, pas datës 20 korrik 2016. Si rezultat i një ligji që hyri në fuqi në datë 20 korrik 2016, ky status mbrojtjeje mund t’u jepet vetëm fëmijëve dhe familjeve me fëmijë që kanë bërë kërkesë për azil deri në datën 24 nëntor 2015, me kusht që fëmija të jetë ende nën moshën 18 vjeçare kur merret vendimi.

Leja e përhershme ose e përkohshme e qëndrimit

Të gjithë atyre që u është dhënë leje qëndrimi si refugjat, si person në nevojë për mbrojtje të përkohshme ose person në nevojë tjetër për mbrojtje përpara datës 20 korrik 2016 kanë marrë leje të përhershme qëndrimi.

Të gjithë ata që konsiderohen si refugjatë dhe kanë marrë një vendim pas datës 20 korrik 2016 do t’u jepet leje e përkohshme qëndrimi me afat trevjeçar.

Të gjithë ata që konsiderohen si persona në nevojë për mbrojtje të përkohshme dhe kanë marrë një vendim pas datës 20 korrik 2016 do t’u jepet leje e përkohshme qëndrimi me afat 13 muaj.

Leja e përhershme e qëndrimit për azilkërkuesit

Permanent uppehållstillstånd för asylsökande – albanska

Nëse ju jepet leje e përhershme qëndrimi ju keni të drejtën të jetoni dhe të punoni në Suedi me të njëjtat kushte si kushdo tjetër që banon këtu.

Leja juaj e përhershme e qëndrimit është e vlefshme për sa kohë që jetoni në Suedi. Ju do të merrni kartën e lejes së qëndrimit si provë se keni marrë lejen e qëndrimit. Karta nuk është dokument identifikues apo dokument udhëtimi. Ju mund të udhëtoni brenda dhe jashtë vendit, por nëse largoheni nga Suedia duhet të keni një pasaportë të vlefshme dhe lejen e përhershme të qëndrimit për të rihyrë në vend. Ju duhet të ruani gjithashtu edhe njoftimin e vendimit që ju jep lejen e përhershme të qëndrimit. Kjo do t’ju hyjë në punë nëse ju nevojitet të kontaktoni me agjencitë e tjera qeveritare.

Nuk është nevoja që të bëni kërkesë për shtyrje të afatit të qëndrimit, por karta e lejes së qëndrimit është e vlefshme vetëm deri në pesë vjet. Për të marrë një kartë të re qëndrimi duhet të paraqiteni tek Agjencia Suedeze e Migracionit që të fotografoheni dhe t’ju merren sërish shenjat e gishtave.

Lexoni më shumë rreth kartave të lejes së qëndrimit (në anglisht)

Regjistrimi në regjistrin e popullsisë

Kur të merrni lejen e përhershme të qëndrimit duhet të regjistroheni në regjistrin e popullsisë pranë Agjencisë Suedeze të Tatimeve (Skatteverket) sa më shpejt të jetë e mundur. Regjistrimi në regjistrin e popullsisë kërkohet përpara se të mund të merrni pjesë në orët mësimore të “Suedishtes për emigrantët” (sfi) dhe të keni të drejtën për të marrë përfitimet nga sistemi suedez i sigurimeve sociale. Pasi të jeni regjistruar në regjistrin e popullsisë ju mund të merrni gjithashtu edhe një kartë identiteti suedeze e cila do t’ju nevojitet, për shembull, nëse dëshironi të hapni një llogari bankare.

Për t’u regjistruar në regjistrin e popullsisë duhet të shkoni tek Agjencia Suedeze e Tatimeve e cila do të regjistrojë vendin ku jetoni, gjendjen tuaj civile (nëse jeni i martuar apo jo), nënshtetësinë tuaj dhe vendin e lindjes. Kur të shkoni tek Agjencia Suedeze e Tatimeve duhet të merrni me vete edhe kartën e lejes së qëndrimit, si edhe një dokument të vlefshëm identifikimi. Nëse dokumenti i identifikimit mbahet nga Agjencia Suedeze e Migracionit, mund të kërkoni të merrni një kopje të tij. Kopja duhet të jetë e nënshkruar nga personi që vërteton se kopja është e njëjtë me origjinalin. Ky person duhet të shkruajë gjithashtu emrin në shkronja kapitale dhe të japë numrin e tij të telefonit.

Informacion i Agjencisë Suedeze të Tatimeve mbi regjistrimin e popullsisë (në anglisht)external link, opens in new window

Ribashkimi familjar

Nëse ju është dhënë leje e përhershme qëndrimi, familja juaj mund të bëjë kërkesë për leje qëndrimi në mënyrë që të bashkohet me ju në Suedi.

Ju mund t’i nënshtroheni të ashtuquajturës kërkesë për aftësi mbajtëse financiare. Kjo do të thotë se duhet të jeni në gjendje të mbani financiarisht si veten ashtu dhe familjen tuaj. Ju duhet gjithashtu të keni një shtëpi të një madhësie dhe standardi të përshtatshëm ku mund të jetoni së bashku kur familja juaj të zhvendoset në Suedi.

Lexoni më shumë rreth ribashkimit familjar dhe kërkesës për aftësi mbajtëse financiare (në anglisht)

Leja juaj e qëndrimit mund të tërhiqet

Leja juaj e përhershme e qëndrimit mund t’ju tërhiqet nëse largoheni nga Suedia. Nëse njoftoni Agjencinë Suedeze të Migracionit se dëshironi të mbani lejen e përhershme të qëndrimit, ju mund të qëndroni jashtë vendit për deri në dy vjet pa ndikuar kjo te leja e qëndrimit.

Nëse nuk ktheheni në Suedi pas dy vjetësh, Agjencia e Migracionit mund ta tërheqë lejen tuaj të qëndrimit. Leja e qëndrimit mund të tërhiqet nëse keni dhënë identitet të rremë kur keni bërë kërkesë për leje qëndrimi, ose nëse me dashje keni gënjyer ose nuk keni përmendur diçka që ishte e rëndësishme për lejen e qëndrimit. Nëse jeni dënuar për një krim, gjykata mund të vendosë që ju të dëboheni.  Agjencia e Migracionit më pas do ta tërheqë lejen tuaj të qëndrimit. Leja juaj e qëndrimit mund të tërhiqet edhe nëse e keni pasur lejen e qëndrimit për disa vjet.

Njoftimi se dëshironi të mbani lejen e përhershme të qëndrimit

Për të deklaruar se dëshironi të ruani lejen e përhershme të qëndrimit kur kaloni një kohë të gjatë në një vend tjetër, ju duhet të plotësoni formularin “Anmälan om att få behålla permanent uppehållstillstånd” (Njoftim për dëshirën për të ruajtur lejen e përhershme të qëndrimit), numër 186011. Dërgojeni formularin në adresën migrationsverket@migrationsverket.se ose me postë në adresën Migrationsverket, 601 70 Norrköping. Njoftimi duhet të mbërrijë tek Agjencia Suedeze e Migracionit jo më vonë se një javë përpara se të largoheni nga Suedia. Nëse udhëtimi juaj anulohet, ju duhet të njoftoni Agjencinë Suedeze të Migracionit për këtë jo më vonë se dita kur kishit qëllim të udhëtonit.

Lejet e qëndrimit për personat që kanë marrë statusin e mbrojtjes së përkohshme

Uppehållstillstånd för dig som har fått status som alternativt skyddsbehövande – albanska

Nëse ju është dhënë statusi i mbrojtjes së përkohshme, ju do të merrni leje qëndrimi 13-mujore. Nëse ende keni arsye për të kërkuar mbrojtje kur të skadojë leja e qëndrimit, ajo mund të shtyhet

Leja e përkohshme e qëndrimit ju jep të drejtën të jetoni dhe të punoni në Suedi për 13 muaj. Gjatë kësaj periudhe keni të drejta të njëjta për të marrë kujdes mjekësor si një person me leje të përhershme qëndrimi.

Si provë e lejes së qëndrimit, ju do të merrni një kartë për leje qëndrimi. Kjo kartë nuk është dokument identifikues apo dokument udhëtimi. Ju mund të udhëtoni brenda dhe jashtë vendit për aq kohë sa është e vlefshme leja, por nëse udhëtoni jashtë Suedisë duhet të keni një pasaportë të vlefshme dhe lejen e përhershme të qëndrimit që të jeni në gjendje të ri-hyni në vend.

Lexoni më shumë rreth kartave të lejes së qëndrimit (në anglisht)

Regjistrimi në regjistrin e popullsisë

Kur të merrni lejen e përkohshme të qëndrimit duhet të regjistroheni në regjistrin e popullsisë pranë Agjencisë Suedeze të Tatimeve (Skatteverket) sa më shpejt të jetë e mundur. Regjistrimi kërkohet përpara se të mund të merrni pjesë në orët mësimore të “Suedishtes për emigrantët” (sfi) dhe të keni të drejtën për të marrë përfitimet nga sistemi suedez i sigurimeve sociale. Pasi të jeni regjistruar në regjistrin e popullsisë ju mund të merrni gjithashtu edhe një kartë identiteti suedeze e cila është e nevojshme, për shembull, nëse dëshironi të hapni një llogari bankare.

Për t’u regjistruar në regjistrin e popullsisë duhet të shkoni tek Agjencia Suedeze e Tatimeve e cila do të regjistrojë vendin ku jetoni, gjendjen tuaj civile (nëse jeni i martuar apo jo),  nënshtetësinë tuaj dhe vendin e lindjes. Kur të shkoni tek Agjencia e Tatimeve duhet të merrni me vete kartën e lejes së qëndrimit dhe një dokument të vlefshëm identifikimi. Nëse dokumenti i identifikimit mbahet nga Agjencia Suedeze e Migracionit, mund të kërkoni të merrni një kopje të tij. Kopja duhet të jetë e nënshkruar nga personi që vërteton se kopja është e njëjtë me origjinalin. Ky person duhet të shkruajë gjithashtu emrin në shkronja kapitale dhe të japë numrin e tij të telefonit.

Informacioni i Agjencisë Suedeze të Tatimeve mbi regjistrimin e popullsisë (në anglisht)external link, opens in new window

Puna në Suedi

Nëse keni leje të përkohshme qëndrimi me vlefshmëri 13-mujore ju lejohet të punoni në Suedi. Agjencia e Migracionit lëshon leje pune për personat të cilëve u nevojiten. Nëse keni një punë që ju mundëson të mbani veten tuaj financiarisht kur skadon leja e përkohshme e qëndrimit, mund të bëni kërkesë për leje të përhershme qëndrimi.

Kur aplikoni për punë duhet të merrni me vete kopje të dokumenteve që tregojnë se keni të drejtën të jetoni dhe të punoni në Suedi. Gjithashtu, merreni me vete edhe kartën e lejes së qëndrimit. Punëdhënësi do të dojë të dijë se sa kohë ju lejohet të punoni në Suedi dhe nëse leja e punës në Suedi ka ndonjë kufizim. Punëdhënësi do të dojë të ketë kopje të dokumenteve tuaja dhe gjithashtu do të njoftojë Agjencinë Suedeze të Tatimeve se ju jeni punësuar.

E drejta e kufizuar për ribashkim familjar

Familja juaj ka të drejtën për të marrë leje qëndrimi për t’u bashkuar me ju në Suedi vetëm në raste të veçanta. E drejta juaj për ribashkim familjar varet nga koha kur keni bërë kërkesë për azil.

Nëse keni bërë kërkesë për azil deri në datë 24 nëntor 2015

Nëse jeni deklaruar se keni të drejtë për mbrojtje të përkohshme dhe keni bërë kërkesë për azil deri në datë 24 nëntor 2015, familja juaj mund të bëjë kërkesë për leje qëndrimi në mënyrë që të mund të bashkohen me ju në Suedi. Për leje qëndrimi mund të bëjnë kërkesë vetëm bashkëshorti, bashkëshortja, partneri i regjistruar ose bashkëshorti/bashkëshortja joformale dhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare. Si ju ashtu edhe partneri juaj duhet të jeni të paktën 21 vjeç. Gjithashtu duhet të keni jetuar së bashku përpara se të zhvendoseshit në Suedi. Përjashtime nga kërkesa e moshës mund të bëhen nëse keni fëmijë së bashku. Familja juaj mund të marrë leje qëndrimi për sa kohë që është e vlefshme leja juaj.

Nëse keni të drejtën për ribashkim familjar, mund t’i nënshtroheni të ashtuquajturës kërkesë për aftësi mbajtëse financiare. Kjo do të thotë se duhet të jeni në gjendje të mbani financiarisht si veten ashtu dhe familjen tuaj. Ju duhet gjithashtu të keni një shtëpi me madhësi të mjaftueshme dhe standard të përshtatshëm ku mund të jetoni së bashku kur familja juaj të zhvendoset në Suedi.

Nëse keni bërë kërkesë për azil pas datës 24 nëntor 2015

Nëse ju është dhënë statusi i mbrojtjes së përkohshme dhe keni bërë kërkesë pas datës 24 nëntor 2015, mundësitë që familja juaj të bashkohet me ju në Suedi janë shumë të kufizuara. Familjes tuaj mund t’i jepen leje qëndrimi vetëm nëse ekzistojnë rrethana të veçanta që do të thotë se vendimi për t’i refuzuar lejet e qëndrimit familjes suaj do të ishte shkelje e angazhimeve ndërkombëtare të Suedisë. Shembuj të këtyre rrethanave të veçanta përfshijnë personat në familjen tuaj që kanë probleme të rënda mjekësore ose kanë qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore. Megjithatë, në shumicën e rasteve pjesëtarëve të familjes suaj nuk do t’u jepen leje qëndrimi.

Leja juaj e qëndrimit mund të tërhiqet

Leja e qëndrimit mund t’ju tërhiqet nëse keni dhënë identitet të rremë kur keni bërë kërkesë për leje qëndrimi, ose nëse me dashje keni gënjyer ose nuk keni përmendur diçka që ishte e rëndësishme për lejen e qëndrimit.

Nëse jeni dënuar për një krim, gjykata mund të vendosë që ju të dëboheni. Agjencia e Migracionit më pas do ta tërheqë lejen tuaj të qëndrimit. Leja juaj e qëndrimit mund të tërhiqet edhe nëse e keni pasur lejen e qëndrimit për disa vjet.

Shtyrja e afatit të një lejeje të përkohshme qëndrimi

Kur skadon leja e përkohshme e qëndrimit ju do të jeni në gjendje të bëni kërkesë për shtyrje të afatit dhe Agjencia e Migracionit më pas do të shqyrtojë sërish arsyet tuaja për azil. Nëse keni ende arsye për mbrojtje, mund t’ju jepet një leje qëndrimi e përkohshme e cila do të aplikohet për një afat maksimal prej dy vjetësh.

Nëse jeni në gjendje të mbaheni financiarisht në kohën kur skadon leja e qëndrimit, mund të keni të drejtën për të marrë një leje të përhershme qëndrimi. Nëse jeni në gjendje të mbaheni financiarisht, por nuk keni mbushur 25 vjeç, mund t’ju jepet një leje e përhershme qëndrimi vetëm nëse keni përfunduar arsimin e mesëm ose ekuivalentin e tij.

Kategori
Uncategorized

rama-lu-meta
Jepni legjendë

Nga Poli Hoxha/

Nuk dihet pse edhe opozita, edhe analistët që me shkrimet e tyre e kritikojnë apo bëjnë sikur, kanë “harruar” që Edi Rama karrierën e tij politike e ka të ndarë në dy epoka. Në të dyja ai ka qenë në pushtet plot 13 vjet, si ministër Kulture (1998-2000) dhe veçanërish  (2000-2011) si kryetar i bashkisë më të madhe në vend, Tiranës. Praktikisht Edi Rama ka qëndruar në opozitë shumë më pak se politikanë të tillë që e kanë nisur karrierën që në vitin 1990, siç është Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Por po ndodh një fenomen, një tip hipnoze kolektive që e projekton Edi Ramën vetëm në epokën e tij të dytë, atë të kryeministrit këto tre vitet e fundit. E vërteta është, se ai nuk është “një dhëndurë i ri“ i pushtetit dhe kulisave të tij, por një ujk i vjetër. Duket se këtë fakt e ka harruar lidershipi i opozitës dhe veçanërisht ortaku i tij “nga halli”, Ilir Meta.

Partia Demokratike ka iniciuar tre komisione hetimore parlamentare për Edi Ramë si kryetar Bashkie, por ai që mbahet mend nga publiku është ai “Olldashi” në vitin 2003, i cli mblodhi “një kamion” me fakte për abuzimet në Ministrinë e Kulturës dhe bashkinë e Tiranës, kur drejtoheshin prej kryeministrit të sotëm. Tashmë dihet sesi dosjet e “kamionin Rama” të mbledhura nga deputetët e Partisë Demokratike, prokuroia i rrasi në bodrumet e saj dhe ndoshta tani pas kaq vitesh, kanë përfunduar në brumatriçet e ndonjë fabrike që riciklon letër.

Ai akuzohej në atë kohë, veçanërisht për një skemë të pastër korrupsioni me lejet e ndërtimit. Vite më pas, kur kryeministri i sotëm tentoi nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese që firmosi me Berishën, të eliminonte nga skena politike partitë e vogla me shënjestër të paracaktuar LSI-në, Ilir Meta gjatë një shpërthimi të pazakontë përpara kamerave, lëshoi akuzën e rëndë për mënyrën sesi i qaset pushtetit ortakui i tij i sotëm; “një pallat, një votë”.

Asnjëherë nuk u hetua për akuzat në medie por edhe nga biznesmenë me emër dhe mbiemër, se Rama si kryetar i kantierit gjigant të ndërtimit siç ishte kryeqyteti në kohët e tij, për çdo leje kërkonte 20% të objektit ose vlerës së tij. Duket se sot të gjitha këto janë harruar nga të gjithë pa përjashtim, por shprehja e famshme e vetë Ramës që, “nuk ka bir nëne dhe bir kurve të gjejë gjë në xhepat e mi”, pas kaq vitesh na shtyn të pyesim;

Po sot si kryeministër, çfarë mund të ketë në xhepat e Edi Ramës? Paratë e taksapaguesve shqiptarë për të cilat akuzohet se po i grumbullon çdo ditë, të pjesës që i japin kultivuesit dhe trafikantët e drogës sipas opozitës, apo çfarë?!

Nëse atëherë kur ishte kryebashkiak, komisioni “Olldashi” nuk arriti dot ti kontrollonte xhepat për ti gjetur 20 përqindshin e biznesit të ndërtimit, sot e akuzojnë se paratë që ka grumbulluar atëherë dhe po grumbullon me shpejtësi sot, nuk ja mban më xhepi, prandaj i ka transferuar të gjitha nga ferri shqiptar në parajsë, pra në shtete offshore. Në qoftë se i marrim të mirëqena këto akuza, i bie që Edi Rama sot si kryeministër të jetë i qetë, sepse në xhepat e tij nuk ka gjë dhe kushdo “bir nëne apo kurve”, do të ngelet i zhgënjyer nëse fut duart për të bërë kontrollin që nuk e bën prokurorët e Theodhori Sollakut.

Por xhepat e kryeministri Rama, nuk mund të jenë kurrsesi bosh. Dhe kjo duket nga siguria, arroganca që shfaq, edhe kur e akuzojnë për gjëra shumë e shumë më të rënda, se gjoba permanente ndaj biznesit të ndërtimit, edhe kur duket se nuk i ka punët mirë me situatën ekonomike dhe atë të krimit të organizuar, as kur shumë fërkojnë duart se në mos sot nesër, Ilir Meta do ta rrëzojë nga froni.

Diçka të fortë, më të vlefshme edhe se paratë ka në xhepat e kryeministrit, përndryshe nuk ka se si shpjegohet karshilliku që i bën opozitë, madje edhe votuesve të tij, sa herë që i jepet mundësia.

Për të mësuar të vërtetën, ndoshta nuk është nevoja fare tani pas 10 vitesh të kërkojmë ndihmën e ndonjë biri nëne apo kurve qoftë, që të fusë duart në xhepat tashmë të zmadhuar e të sofistikuar të kryeministrit, sepse ai na i tregon vetë.

Në dy seancat e fundit parlamentare Edi Rama, ka folur fare qartë. Sa herë që i kërkojnë llogari për situatën e rëndë kriminale me ferma kanabisi, për avionë, pista e punishte të përpunimit të drogës, ai ju përplas në fytyrë emrin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Donald Lu. Dhe nuk është i vetëm rasti i deputetes Jozefina Topalli, kur i tundte në parlament foton e avionit të Ishmit. Kaq shumë u shtua presioni publik për heshtjen e “çuditshme” të tij, sa që u detyrua më në fund të flasë përpara studentëve të gazetarisë. Por çfarë tha? Ndryshe nga herët e tjera kur flet për temën e tij të preferuar të krim-pushtetit me fakte konkrete, lëshoi një konstatim “as mish as peshk”; Fajin për drogën e kanë të gjitha qeveritë.

Në fakt shqetësimi dhe presioni publik ka qenë për atë që po ndodh sot dhe jo për “historikun” e drogës këto 25 vite në Shqipëri, prandaj edhe shqetësimi publik për këtë sjellje “të çuditshme” të ambasadorit të respektuar, vazhdon.

Nuk bëjmë ndonjë herezi nëse themi se është krijuar perceptimi, se të paktën për disa çështje madhore, siç është edhe ajo e kultivimit masiv të kanabisit në të gjithë vendin, kryeministri “e ka në xhep” ambasadorin Lu. Ne e dimë shumë mirë që ai mund të jetë kudo, në zyrën, banesën e tij, te gazetarët, biznesmenët e huaj apo përpara laptopit duke bashkëbiseduar me qytetarët dhe jo te xhepi i Edi Ramës, qoftë edhe te i madhi. Por kryeministri me deklaratat e tij, na cyt që ne të kuptojmë të kundërtën. Kjo besojmë se e do një përgjigje të prerë nga ambasadori, sepse ashtu si në SHBA edhe këtu në Shqipëri, heshtja nënkupton pohim dhe aprovim.

Nga ana tjetër Edi Rama nuk ndalet që të na lërë të kuptojmë, opozitës në veçanti, se ai përveç xhepit të madh të xhaketës, edhe të voglin nuk e ka bosh. Në seancën e fundit për importimin e mbetjeve, kur i përgjigjej opozitës për këtë çështje apo edhe kanabisin, më shumë se të justifikohej, u kujdes tu tregonte plot triumfalizëm, se më në fund me Ilir Metën kishte arritur marrëveshjen për të qenë bashkë edhe në zgjedhjet e vitit 2017. Ilir Meta nuk e mohoi këtë zhvillim dhe duket qartë që faza shantazh-kudërshantazh është mbyllur ashtu si këmbëngulte Rama. Prandaj edhe është bërë kohët e fundit kaq euforik dhe ka shtuar dozat e arrogancës.

Nuk e dimë se çfarë kanë menduar ata që kanë shpresuar te Ilir Meta deri atë ditë, se ai ishte një nga mënyrat për të ndalur turavrapin drejt greminës ku po e çon vendin Rama, por një psherëtimë të tipit “ e futi edhe këtë në xhep”, logjikisht e kanë lëshuar.

Me pak fjalë kryeministri po na thotë hapur se në xhepin e madh ka futur ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurse në atë të voglin “mbretbërësin” Ilir Meta.

Ne nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të presim e të shohim, (nëse është krejtësisht e vërtetë  kjo mburrje e kryeministrit), se sa gjatë do të qëndrojnë në xhepat e tij Lu dhe Meta, të cilët deri tani na janë paraqitur si burra të fortë.

Kurse opozita të fsheh lotët nëse qan ashtu si i paralajmëroi kryeministri në parlament, të hedh sytë nga qytetarët, të përvesh mëngët, të heq komplekset ndaj diplomatëve në Tiranë…

Për sa i përket Ilir Metës, opozita do të bënte mirë që të mos e llogariste më në përpjekjet e saj për të shpëtuar vendin, veten, njëkohësisht edhe Partinë Socialiste nga një individ i vizatuar qartë tashmë si autokrat dhe i dyshimtë në shërbesat e tij ndaj krimit ekonomik dhe atij të organizuar. Nuk është ndonjë mëkat që herë pas here, “politikisht” ta kthejë kokën edhe nga ai, por vetëm atëherë kur të ketë dalë përfundimisht nga xhepi i vogël, ku Rama thotë se më në fund ka futur Ilir Metën./SYRI.net/

Kategori
Uncategorized

Zoti Kryeministër, në histori hyet më lehtë si tradhtar se si baba i kombit.

Jepni legjendë

Një zë i spikatur mes qytetarëve aktivë për çështjet publike, Anxhela Çikopano, i ka shkruajtur Kryeministrit Rama në faqen e tij në Facebook në lidhje me një nga pikat më të ulta të qeverisjes së tij: vendim-marrjen e fshehtë pa asnjë lloj informimi të publikut.

Lejimi i importimit të plehrave ka ngjallur një zëmëratë të gjerë e cila ndër të tjera ndihet në komentet e qytetarëve në faqen në Facebook të kryeministrit Rama. Ndoshta për të zbutur këtë zëmëratë Kryeministri (ose ata që menaxhojnë faqen e tij) ka filluar t’u kthejë përgjigje këtyre komenteve. Kjo sjellje e rrallë e Kryeministrit ka ngjallur ironinë e qytetares, e cila i është drejtuar me këto fjalë Kryeministrit:

Çfarë ka ndodhur që ju ktheni përgjigje njerëzve duke “i sqaruar” pasi keni tre vjet që shkelni çdo ligj të informimit publik dhe të procedurave të vendimmarrjeve me ndikim në mjedis? Apo ju kujtohet shija e hidhur e armëve kimike? Pa merak, se këtë herë do të jemi edhe më shumë!

Kryeministri Rama i është përgjigjur në mënyrë arrogante duke tundur tezën e padijes dhe injorancës të kujtdo që e kritikon (gabimet ortografike janë në origjinal):

[K]thej pergjigje pikërisht sepse te njejtet sharlatane perpiqen t’i hedhin njerezve trute e gomarit, nderkohe qe ligji qe kaluam dje eshte krejt e kunderta e zhurmes qe mesa duket ju ka ndikuar edhe juve! Prandaj edhe besoj se duhet kujtuar qe Padija nuk eshte argument! Frika qe kallin ne mendjen e njerezve sharlatanet politike apo mediatike jo e jo! Eshte shume e thjeshte dhe ne interes te plote te vendit e te njerezve ajo qe kemi bere. Importohen vetem mbetje te gjelberta (leter, shishe plastike, kanoçe alumini dhe mbetje druri) qe nuk vijne ne Shqiperi as per t’u djegur as per t’u groposur si plehrat, po drejt e ne fabrika riciklimi per tu kthyer ne lende te pare per prodhim! Kjo fuqizon industrine, rrit punesimin e te ardhurat dhe mbi te gjitha rrit kapacitetet per e industrise vendase per riciklimin e mbetjeve tona qe jane rrugeve! Doni ta kuptoni kete apo doni te degjoni zerin e frikes qe kallin sharlatanet? Siç bejne me drogen, maturantet e me ç’tu dale perpara! Kaq.

Kësaj arrogance, qytetarja i është përgjigjur me një kritikë sarkastike, duke e quajtur Kryeministrin tradhtar të interesave të vendit:

Unë nuk kam frikë zoti Rama dhe fatkeqësisht nuk gënjehem lehtë. Unë di, shikoj, lexoj, analizoj, gjykoj, sot me mendje më të kthjellët se kurrë dhe nëse ka një gjë në jetë që nuk do t’ia fal vetes është vota për Rilindjen. E kuptoj përgjigjen tuaj gjaknxehtë (paçka se mjaft shabllon) se ju shoh gabimet drejtshkrimore pa fund. Ju nuk respektoni as gjuhën e mëmës, le pastaj të tjerat. Sa për industri e për ekonomi edhe Sali katili, që sa herë e mori, i vuri zjarr më keq se turku, nuk e çoi vendin në këtë mjerim që e çuat ju, në një kohë kaq të shkurtër. Nëse plani juaj ka qenë ta zbrazni Shqipërinë e ta shisni pa kokëçarje, duheni lëvduar se ia keni dalë mbanë më së miri: merita juaj më e madhe në këto 3 vjet, duhet ta pranojmë këtë! Me këto mesazhet kopjo+ngjit mund t’i mbushni mendjen vetes (fenomen i njohur kur përpiqesh të mbash mend gënjeshtrat që thua) dhe nëse ju gënjen mendja se jeni më i zgjuari në një shtet plot me gomerë, sot e morët përgjigjen nga mbarë Shqipëria. Njeriu hyn me vështirësi në histori si baba kombi, por fare lehtë si tradhtar i tij

Kategori
Uncategorized

Modeli dhe misioni Llalla!

Dr. ENVER BYTYÇI/

Sot mesuam se prokurori i Pergjithshem, Adriatik Lalla, qe prej muajsh e ka larguar familjen e tij nga Shqiperia, me qellim qe ta shpetoje nga hakmarrja e nje atentati mafioz te nje grupi kriminal ne hetim. Ndersa kohe para largimit te familjes se tij ai ka marre nje mesazh kercenimi nga ky grup kriminal, gje qe te kujton situatat dramatike kriminale te viteve 1920-1930 ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, e emertuar si koha e Al Kapones, apo kohen e fundit te viteve ’70 ne Itali, kur ish-kryeministri i vendit u mor peng dhe ekzekutua nga grupet kriminale mafioze.

Kryeprokurori Lalla heshti, nuk u ndje, nuk mori flamurin e “heroit” e nuk luajti rolin e viktimes. Ai e fshehu per me shume se dy muaj lajmin dhe qendroi ne detyre pavaresisht kercenimeve te vrasesve, gjobevenesve, trafikanteve, gjysma e te cileve gjenden ne tempullin e demokracise qe quhet parlament dhe pjesa tjeter me kallashnikove shetisin nen kujdesin e qeverise rrugeve, shesheve, fushave, kodrave dhe maleve te Shqiperise kanabiste.

Ai kishte te gjitha shanset qe te shpallej mediatikisht si “heroi” i luftes se krimit”. Ose mund te bente pakt me krimin dhe jo vetem familjen ta mbante ne Shqiperi, por edhe te “korrte” disa miliona, me kushtin qe ta pushonte luften kunder tij. Kryeprokurori Llalla, me qendresen e tij, e me shume se me qendresen, me heshtjen e tij, ka dhene shembullin e vetem ne kete vend se i perket atyre njerezve te perkushtuar e te ndershem qe luftojne me patriotizem krimin dhe kriminelet ne Shqiperi. Nuk e ka bere kete as kryeministri, as kryeparlamentari, as ndonje politikan tjeter shqiptar. I vetmi eshte Adriatik Llalla.

Ai ka sakrifikuar familjen e tij vetem e vetem qe shqiptaret te jetojne te qete e te jene te sigurt ne nje vend ku qetesia dhe siguria jane gjeja me e pavlere. Eshte sakrifice te ikesh nga vendi yt, sepse do te duhet te jetosh nje jete te re, krejt e ndryshme nga ajo jete qe ke bere ne vendin tend. Aq me teper kur e zonja e shtepise dhe familja pret te vije nje femije i trete ne jete.

Llalla u ka dhene shembullin e tij te gjithe prokuroreve, gjyqtareve, para se gjithash politikaneve, se krimi nuk luftohet me rrahje gjoksi, se krimi perballohet me pune dhe jo me shou televiziv, se krimi mund te mposhtet, nese je i perkushtuar dhe je patriot i vendit tend.

Nje sms kercenues i ka shkuar kryeministrit dhe e mori vesh gjithe bota se “kryeministri yne ndjehet i kercenuar”. Nje telefonate e Gjutajt i shkoi Saimir Tahirit dhe ministri i brendshem inskenoi gjithcka te paligjshme e te turpshme per t’i inkriminuar ata gjoja se paskan vene bomben te farmacia e babit. Nje fjale t’ia thone Erion Veliajt dhe ai alarmon boten se po kryen akte heroizmi para atyre qe nuk e duan. Adriatik Llalla nuk doli ne ekrane e te bente martirin, heroin apo viktimen. Adriatik Llalla nuk e la hetimin ndaj grupit kriminal.

Ata qe shpallen “te kercenuar” nga nje sms ne fakt e bejne kete, sepse duan te fshehin lidhjet e tyre me krimin. Keta politikane jane te prirur qe ta shpallin opoziten “armike” te vendit, ne vend qe te denoncojne kriminelet qe masakrojne sipermarres qindramilionesh. Keta politikane, te cilet japin urdhera ne favor te grupeve kriminale kane nevoje te shpallen “te kercenuar” ose si “heronj” te luftes kunder krimit, sepse ne kete menyre i mbulojne ne opinion lidhjet e verteta me krimin. Keta politikane madje i kemi pare te kercenojne edhe kryeprokurorin e Republikes, ne emer “te drejtesise”, gjithnje kur u jane cenuar pozitat e tyre nga zbulimi i lidhjeve me krimin dhe organizatat kriminale.

Adriatik Llalla nuk ndjeu nevojen e te dukurit si viktime, sepse duket qarte se ai ka zero lidhje me krimin dhe kriminelet. Ai heshturazi i mori masat per te mbrojtur familjen e tij, duke e derguar ne nje vend mik europian. Por nuk e la punen, as foli, as akuzoi, as u shpall viktime e as hero. Vijoi punen e tij si zakonisht, pa u fjalosur, pa u vene re, duke besuar se do te vendose nje gur themeli ne drejtesine e pavarur shqiptare.

Nderkohe shpata e ekzekutivit i ka qendruar te koka. Sa here i jane cenuar interesat ketij ekzekutivit tone, adresa e kritikes, e akuzes, e asaj qe ky ekzekutiv e quan “e keqja” e Shqiperise ka shkuar te drejtesia e Kryeprokurorit. Kaloresi me i madh i kesaj beteje antikryeprokuror eshte shpallur ministri i Brendshem.

Dhe nga e gjithe kjo histori nxjerrim nje perfundim jetik: Mos u besoni atyre qe shpallen viktima te paqena. Viktimat e shtirura jane agresoret me te rrezikshem. Viktimat e verteta nuk flasin, heshtin, sepse jane ne kete bote per nje mision. Uroj qe Adruatik Llalla ta konsideroje detyren e tij si mision. Pas asaj qe ka ndodhur me te e me familjen e tij une besoj se ai po kryen nje mision.

Kategori
Uncategorized

Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria.

Kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla është detyruar të largojë fëmijët dhe bashkëshorten shtatzënë nga Shqipëria në një vend aleat, pas kërcënimeve që ka marrë për shkak të hetimit të një dosjeje të fortë kriminale.

Ngjarja daton së paku dy muaj më parë kur në telefonin e kryeprokurorit Adriatik Llalla kanë mbërritur telefonata dhe mesazhe kërcënuese anonime. Burimet i pohojnë Top Channel se kërcënimi ka qënë serioz dhe i drejtpërdrejtë në drejtim të zotit Llalla dhe familjarëve të tij më të afërt.

Të njëjtat burime citojnë gjithashtu gjendjen e shqetësuar të kryeprokurorit, bashkëshortja e të cilit priste dhe pret edhe një fëmijë të tretë. Kryeprokurori ka njoftuar autoritetet qeveritare, Presidentin e Republikës, Shërbimin Informativ dhe më pas janë shtuar masat e sigurisë, qoftë në prokurori, shtëpinë private si dhe eskortat për familjarët, dy fëmijët e tij të cilët janë në shkollë dhe bashkëshorten.

Por të njëjtat burime pohojnë se sërish në drejtim të kryeprokurorit kanë vijuar të vijnë sinjalizime, kryesisht në formë miqësore apo këshillash lidhur me zëra për një hakmarrje të mundshme fizike ndaj tij dhe familjes së tij. Natyra e kërcënimit nuk dihet, por flitet se i ka ardhur për shkak të një dosjeje hetimore ndaj një grupi të supozuar kriminal.

Top Channel ka mësuar se për këtë janë vënë në lëvizje edhe shërbimet partnere dhe ambasadat e huaja në Tiranë, kryesisht ato të Bashkimit Europian, një prej të cilave i ka ofruar kryeprokurorit sistemimin e familjes së tij në këtë vend europian në mënyrë përfundimtare.

Thuhet se pas një reflektimi personal, kryeprokurori ka pranuar këtë zgjidhje. Zhvendosja e familjes së kryeprokurorit tashmë ka ndodhur, përpara fillimit të vitit të ri shkollor. Ata ruajnë identitetin e tyre, por janë në ruajtje të plotë 24 orëshe nga forcat policore të këtij vendi partner dhe banesa e tyre private është vetëm pak kilometra larg stacionit të policisë së vendit përkatës.

Kryeprokurori Llalla thuhet se i viziton rregullisht familjarërt e tij nën masa të rrepta sigurie, pasi bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së tretë, por pohojnë nivelin e shtuar të stresit të tij personal dhe familjar me përshtatjen e detyruar me jetën e re.

Por Top Channel ka mësuar se sistemimi i familjes së kryeprokurorit nuk do të jetë një masë e përkohshme por e përhershme, duke detyruar njeriun më të rendësishëm të akuzës, të bëjë një jetë personale të vështirë, për shkak të kërcënimeve që ka marrë për shkak të detyrës.

Prej janarit të këtij viti Prokuroria e Përgjithshm e numëron me qindra procese të forta hetimore ndaj grupeve kriminale të suposuara dhe të akuzuara për vepra të rënda, që kanë ndodhur kohët e fundit. Kryeprokurori i Republikës deklaroi në fund të muajit janar se në vend operojnë banda të strukturuara kriminale me lidhje politike dhe premtoi luftë të hapur ndaj tyre.

Kërcënimi ndaj tij, që provohet me faktin e spostimit të familjes së tij jashtë shtetit, është ndoshta ngjarja më e rëndë që i ka ndodhur një kryeprokurori që prej vrasjes së shoferit të punës të ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku në vitin 2003, si dhe bomba në shtëpinë e ish-kryeprokurorit Alush Dragoshi, në vitin 1996 ku u plagosën disa të afërm të tij.

Kategori
Uncategorized

Majlinda Bregu, si “faj” i Saliut.

Kategori
Uncategorized

“Life-long Education”, ëndrra që vdiq me rilindjen.

Nga Dr. Albano ZHAPAJ

“Facere docet philosophia – shkruante filosofi i vjetër Seneka”: “Puna jonë duhet udhëhequr nga dituria”. Është puna jonë, veprimet tona, aksionet që ndërmarrim, marrëdhëniet njerëzore që krijojmë, ato të cilat  na bëjnë të zbulojmë vetveten, se kush jemi, ç`farë kërkojmë nga vetja e të tjerët, përse sillemi në këtë apo atë mënyrë, përse mbajmë një qëndrim në vend të një tjetri, etj.

Qysh kur kemi lindur e deri në fund të ditëve tona, është tek të vepruarit që ne ndërtojmë veten tonë, botën që na rrethon dhe instrumentet për ta njohur e kuptuar botën.  Në fillimet e kulturës së lashtë, në shkollat (skole`) Aristoteliane apo Platonike, kush mësonte në to ishin të rriturit dhe jo fëmijët. Pra objekt i edukimit nuk ishte fëmija por ishte aduti(i rrituri), adult i cili mbante në këmbë një sistem arsimimi e të nxëni të domosdoshëm për kohën në fjalë.

Vetëm pas shumë shekujsh, nën presione të vazhdueshme politike apo fetare, censurash e kontrollesh u bë i mundur mbyllja përfundimtare e skole`-ve spontane dhe zëvendësimi i tyre me struktura arsimi dhe edukimi, në fillim të niveleve elitarë e më pas të urdhrave fetarë, organizimeve ushtarake dhe të korporatave profesionale.

Në këto shkolla nxënësi ishte akoma një djalosh i rritur, por në ndryshim nga ajo antike duhej të ishte i shkëputur nga ambienti i punës apo i profesionit.  Më tej me ardhjen e industrializimit filloi të merrte formë arsimimi i planifikuar i të rinjve dhe në shkollën moderne filloi edhe i ashtuquajturi “detyrim” i përndjekjes së shkollës nga ana e nxënësve.

Ky organizim i ri, i programuar dhe i modeluar për grup mosha të ndryshme dhe që përgatiste tashmë të riun për në jetë, nga mosha e fëmijërisë deri në adoleshencë, vazhdoi gjatë për të arritur deri në ditët tona. Arsimi modern në këtë mënyrë la jashtë skenës arsimore të rriturin, adutin, i cili një herë përfunduar ciklin e detyruar shkollor, supozohej jashtë çdo koncepti edukues, dhe i dhurohej me kaq tregut të punës, me preokupimet e mbarëvajtjes së prodhimit dhe lënies së botës së diturisë shkollore pas krahëve.

Sot shikojmë se kohët kanë ndryshuar  dhe tregu i punës, teknologjitë dhe komunikacionet ndryshojnë vazhdimisht  në mënyrë radikale, dhe me to edhe shoqëria. Tregje të ndryshme, të ndryshme nga këndvështrimi gjeografik sesa përmbajtjesor,  kanë filluar të ndërlidhen gjithnjë e më shumë në mënyrë dinamike, duke thyer kështu kufijtë territorialë duke ushqyer një konkurrencë që bëhet gjithnjë e më aktive. Paralelisht me evoluimin e habitshëm të teknologjive të fabrikimit në prodhimin e të mirave materiale, këto të fundit synojnë të jenë produkte cilësore dhe është pikërisht cilësia e tyre ajo që i nxjerr nga uniformizmi e i bën të dallojnë nga të tjerët.

Për t`u bërë e tillë kërkon punë gjithashtu cilësore, e puna cilësore vjen nga njerëz të përgatitur e të formuar, jo vetëm nga ana praktike, por të mbartur edhe me njohuri e dituri shkencore teorike. Me fjalë të tjera, burimet njerëzore duhet të jenë të axhornuara e të pajisura vazhdimisht me teori “të freskët”, të jenë të trajnuara e të edukuara në mënyrë permanente.

Për këtë arsye ne sot shikojmë domosdoshmërinë dhe kthimin e adutit në procesin e të nxënit të vazhduar, pra në  “mësim”.  Tashmë i rrituri duhet të mësojë jo vetëm jashtë procesit të aktiviteteve të tij profesionale, por koherent me punën dhe profesionin e tij, në kurse, seminare, aktivitete trajnuese e shkëmbime të eksperiencës.

Sot në çdo vend të Evropës perëndimore në skenën e edukimit permanent, po rikthehet një i nxënë i vazhduar i mbartur prej  adultëve të cilët shfaqen në këtë skenë me eksigjenca e nevoja të reja, me prirje e vullnet për të mësuar gjëra të reja, me dëshirë për të krijuar marrëdhënie njerëzore cilësore, në mënyrë për të përmirësuar e forcuar identitetin e tyre përballë diturisë dhe punës që i lidh ata me botën përreth.

Nisur nga këto premisa, edhe në vendin tonë, lind natyrshëm nevoja për një formim të vazhdueshëm për të gjithë, sidomos për mësimdhënësit, në mënyrë që të jenë të aftë të realizojnë këtë pedagogji të re, që përveç transmetimit të dijes, ka qëllim të mbështetet mbi kolonat e komunikimit dhe bashkëbisedimit, dhe që ecën drejt një formimi personal e profesional të njeriut, si domosdoshmëri e kërkuar nga tregu i sotëm i punës dhe shoqëria njëkohësisht.

Kërkesat e shumta nga ana e adultëve për të ndjekur arsimin e lartë “Part-time” apo kurse të trajnimit e formimit profesional, kultural e gjuhësor, vërtetojnë më së miri atë që do ta quaja nevoja e “rikthimit në dije i adultëve”, dhe duke shtuar do t`a quaja një revolucion të thellë në praktikat edukative dhe mësimdhënëse, edhe pse akoma në kontekstin tonë arsimor nuk po i jepet aspak rëndësi këtij “rikthimi”, për të thënë që është zhdukur edhe si terminologji.

Për të kuptuar plotësisht proceset e transformimit edukativ adultë që është në vijim, edhe praktikat edukative kanë të domosdoshme përfshirjen e të rriturve në procesin edukativ permanent, si dhe duhet të analizojnë më mirë artikulimet gjithnjë e më të ngushta që po lindin midis tregut të punës dhe edukimit permanent të të rriturve, axhornimin e vazhdueshëm, mësimin përgjatë gjithë jetës.

Në këtë mënyrë fillojnë e vihen edhe bazat e përvetësimit të komunikimit pedagogjik të përgjegjshëm, duke futur mësues e nxënës së bashku, në praktikat e  teknikat e reflektimit dhe formimit të vazhduar mbështetur jo vetëm në transmetim mekanik të dijes, por mbi të gjitha në ndërveprim të ndërsjelltë të përvojave njërëzore të gjithsecilit.

Rrjedhimisht këtu futen në punë kujtesa, inteligjenca, imagjinata e ndjenjat për të kuptuar domethënien dhe vlerën thelbësore të asaj që quhet filozofi e komunikimit edukativ, për të zbuluar lidhjen me aspekte të tjera të njohjes së aktivitetit njerëzor, për të çmuar implikimet në një kërkim të vazhdueshëm të dijes dhe së vërtetës.

“Life-long-education” – të mësuarit gjatë gjithë jetës është një ekzigjencë që vërehet tashmë në çdo lloj forme organizuese, qoftë shtetërore apo private, dhe ajo çka është më e rëndësishme qëndron në faktin se edukimi permanent nuk fokusohet vetëm në nivelet drejtuese, por shtrihet tek çdo individ, në çdo nivel, pasi ajo që ka më rëndësi në shoqërinë e sotme është të ketë anëtarë të saj në gjendje të jenë autonomë e të përgjegjshëm, njerëz me kompetenca dhe zhvillim jo vetëm profesional por edhe shoqëror e njerëzor.

Në këtë kontekst shoqëror të formimit të vazhduar natyrisht që adulti përveç se realizimit personal dhe profesional të vetvetes, duhet patjetër të bashkëpunojë edhe me faktorë të tjerë të kontekstit dhe shoqërisë, në mënyrë që të gjithë të jenë pjesë dhe të kenë në konsideratë kontekstin real në të cilin jeton edhe vet njeriu, d.m.th. familja, kushtet shoqërore, vetë ambienti arsimor, politika, ekonomia, klima kulturore etj.

Mbyllja e sistemit “Part time” të arsimit të lartë është padyshim shuarja e mundësive dhe e ëndrrave të shumë shqiptarëve, që për një arsye apo një tjetër, në momentin e duhur nuk kanë mundur të kryejnë dot studimet universitare, kësisoj u është varrosur mundësia dhe shpresa për të realizuar jo vetëm ëndrrën e mbetur pezull, por edhe mundësinë për t`u pajisur dhe azhurnuar me dijet e nevojshme që kërkon koha sot.

Kategori
Uncategorized

Opozita e munguar e Majlinda Bregut.

desada

Nga Desada METAJ-

Prej një jave, Ish ministrja e Integrimit e Qeverisë Berisha po bën një fushatë të fortë mediatike me intervista në gazeta, televizione dhe dalje publike në Facebook duke u përpjekur të analizojë zhvillimet e fundit në PD. Majlinda Bregu ndoshta ka shumë për të thënë dhe për të bërë brenda PD,një partie jo në ditët e saj më të mira por që ka nevojë të ndryshojë edhe rrënjësisht për të bërë opozitën që ky vend meriton. Zonja Bregu ka shumë për të thënë mbase për mënyrën se si PD bëri fushatë dhe për drejtuesit e lartë të PD që nuk po fitojnë besimin e publikut në këtë vend ku qeveria vijon të dominojë. Por zonja në fjalë ka zgjedhur të sulmojë lidershipin demokrat, kur nuk ka as fushatë zgjedhjesh në parti dhe as ndonjë debat të fortë publik, duke lënë mënjanë faktin që së bashku me ta,ajo qeverisi për 8 vjet me radhë Shqipërinë. Por le t’i marrim faktorët me radhë.

Së pari, Majlinda Bregu nuk hyri ne PD nga dera siç pretendoi dje në një intervistë për gazetarin Sokol Balla. Ajo u injektua në PD së bashku me një grup të rinjsh në momentet kur pushteti i trokiti në derë demokratëve pas 8 vjet opozite të egër,të cilën zonja Bregu e pa si spektatore. Madje duke anashkaluar ata që kishin përballur dhunën e 1997 dhe 1998 në atë parti.

Së dyti, për 8 vjet me radhë ajo ishte e privilegjuara e pushtetit të Sali Berishës. Ajo ishte e vetmja grua ministre dhe zonja që fitonte debatet publike dhe drejtonte integrimin. Por 3 vjet me pas, në vitet e opozitës, Majlinda Bregu nuk mbahet mend të ketë qenë pjesë e ndonje debati politik përveç atyre që kanë lidhje me banalitetet femërore. Në 3 vjet askush nuk kujton ndonjë akuzë të saj kundër Ramës apo ekipit të tij dhe as është parë të mbajë qëndrim për ndonjë cështje thelbësore për opozitën. Nëse ajo pretendon të jetë pjesë e lidershipit demokrat,nuk duhet të harrojë që kapiteni nuk e braktis anijen kur është duke u mbytur. Majlinda Bregu bën shumë mirë që debaton në mbledhjet e grupit parlamentar, për këtë ajo duhet përgëzuar. Pd ka më shumë nevojë për kritika brenda saj. Por ajo nuk është i vetmi zë debatues tashmë në PD. Askush nuk dyshon më në mospajtimin që Jozefina Topalli apo Astrit Patozi mund të kenë me Lulzim Bashën. Me ose pa të drejtë këtë e gjykojnë ata që e ndjekin politikën dhe janë votues të PD. Por si njëri dhe tjetri janë debatues akoma dhe më të fortë të opozitës në seancat parlamentare. Dy vjet më parë në zgjedhjet lokale, Patozi bërë një betëjë personale për të ruajtur kontrollin e Pd në Vorë, duke luajtur rol në fitoren aty. Topalli është debatuesja më e fortë përballë Ramës edhe pse ka nga ata që  mendojnë se argumentat e saj jo gjithnjë qëndrojnë. Të dy duket që kanë rezerva me Bashen, të dy nuk kanë votuar për të e mbase edhe nuk e duan, por duket qartë që së paku duan PD. Dhe opozitën si koncept. Edhe nëse grupi parlamentar i PD merr urdhër për t’u larguar,këta janë forca e vetme opozitare,zëri i vetëm i argumentuar përballë një kryeministri që tallet dhe gëzon se nuk ka asnjë përballë. Ndaj këta zera debatues edhe brenda partisë,dinë të jenë opozitarë të vërtetë,ndryshe nga zonja Bregu që në distancë anatemon sistemin shëndetsor kur nuk gjen ilaçe për veten në ambulancë. Ama nuk ndermerr asnjë inisiativë të paktën të kritikojë sistemin e kalbur shëndetsor falas që nuk kursehet as në viktima.

Së treti, keqpërdorja që ajo i bëri mbrëmë Sokol Olldashit është më e rëndë se heshtja e saj ditën kur u votua për kryetarin e ri të PD. Sokol Olldashi nuk jeton më dhe për shumë njerëz në PD ai mbeet i rëndësishëm po aq sa lideri historik. Por të duash të kesh  kryetar Sali Berishën dhe të thuash se ke qenë mbështetëse e Sokol Olldashit janë dy gjëra krejt nonsens dhe zonja Bregu e di këtë më mirë se ata që e kanë parë nga larg garën për kryetarin e PD.

Së katërti, nuk ka asnjë fushatë zgjedhore në PD që zonja Bregu merr flamurin,rregullohet dhe ndreqet e shfaqet ne tv dhe portale si cicerone e problemeve që ka PD. Nëse nuk janë zgjedhur kryetarët e degëve,kjo është një çështje që zgjidhet brenda partisë zonjë e dashur. Askujt veç strukturave nuk i intereson kjo. Dhe nëse argumenti i saj për aleancën me LSI duket bindës për disa,jo më larg se 3 vjet më parë ajo si zëdhënëse e qeverisë përfaqsonte dhe ministrat e Ilir Metës. Pikërisht e njëjta që ruajti benefitet që kryetari i kuvendit nuk i kursen për deputetët dhe po e njëjta që shfaqej e qeshur me Klajda Gjoshën deri sa u realizua kalimi i dokumentacionit nga nje ministre tek tjetra.

Majlinda Bregu ka të drejten e madhe të jetë kandidatura e re për kryetare të PD. Në mos e thënë hapur,daljet e saj kanë nënkuptuar pikërisht këtë gjë. Se sa bindëse mund të jetë këtë e vendosin ata që e dëgjojnë dhe votojnë PD  dhe jo ata që e këshillojnë. Asgjë të rrezikshme nuk ka nga një garë e re në PD,madje personalisht do e mbështesja idenë e ndryshimit të lidershipit. Asnjë e keqe nuk i vjen PD nga debatet e brendshme. Por ajo që shumë njerëz presin sot nga kjo parti është opozita e vërtetë,ajo e munguara për 3 vjet me radhe. Shkëputja nga interesat dhe çlirimi nga pengjet e 8 viteve pushtet për të ringritur një opozitë të vërtetë,të fortë dhe të argumentuar,dhe jo hartime qe lexohen foltoreve. Dhe për këtë nuk mjafton vetëm të kritikosh Lulzim Bashën dhe të ankohesh pse nuk rikthehet Sali Berisha. Për këtë duhet forcë,kurajo e dinjitet, që shumë pak duket të ketë mbetur në atë seli që në ditët më të vështira organizonte opozitën ,më të mirë.

Për të bërë opozitën që shqiptarët meritojnë duhen këputur fijet që të lidhin me pushtetin,sado që mund të jenë litarë të fortë apo mendafshi me ngjyra. Vetëm atëherë PD do mund të ringrihet dhe të jetë përfaqsuesja e munguar e së djathtës në Shqipëri. Dhe deri atëherë zonja Bregu apo ndonjë tjetër duhet të na bindin që “armik” nuk është Lulzim Basha por ndonjë që fshihet pas whats up -it dhe ëndërron të emërojë dhe opozitën.

*Desada METAJ – Kryeredaktore e “Opinion”

Kategori
Uncategorized

Tregu Shqiptar ka pula kancerogjene.

Me autokolona maunesh futen pulat skarco të pa kontrolluara ne pikat kufitare, ato bashk me mishin e kalbur te pulave plaka te pularive vendase, te cilat ne vend qe te skartohen me groposje nentokesore pas 2 vitesh jete e prodhim, cohen ne treg si mish i fresket dhe cilesor per shqiptaret!

Tregu shqiptar ka pula kancerogjene.

ka pula pa asnje vlere ushqimore, ka pula te fryra e te forcuara me injeksione kimike!

Ka pula me mish, qe u zberthiehet edhe me uje dushi! Ka pula, kockat e te cilave Jane kalbesira! Keto pula plehurina e vrasese, pa asnje vlere ushqyese, paketohen e etiketohen jashte kufirit por dhe brenda Shaqiperise, me te dhena sikur jane me standarde te tregjeve te vendeve te BE dhe u shiten shqiptaréve! Madje, ka edhe sasi tonelata pulash skarco qe u falen prej tregut te pularive te huaja.

Pulat e vendit paketohen e cohen ne treg me gjithe pjesen e kercirit té kémbes, kur kjo eshte kategorikisht e ndaluar edhe prej BE, por edhe me ligjin shgiptar te ushqimit.

Pse?

Sepse kercinjte e kembes se pules, pas rriepjes dhe kontaktit me sistemin ngrires e ftohés, clirojnie e pércjellin 31 doza té rrezikshme infeksioni per jeten e konsumatorit madje edhe per veté infektimin me to té krejt mishit té pulés, duke e mbushur me permbajtje kancerogjene.

Ka nj fakt krahasues:

Edhe pse pulat qe vijne nga importi jane kalbesira dhe mish kancerogjen prej abuzimeve me rritjen dhe shéndoshjen e tyre me kimikate, ato nuk lejohet te futen ne treg me pjesen e kercirit te kembés. beni ballafaqimin e pulave te importit dhe pulave te vendit ne treg dhe e konstatoni kete fakt.

Pse nuk kapet dhe te vihet ne banken e drejtesise, ky krim e skandal ushqimor qe bejne komplekset e mishit pules ne Shgiperi?

Keta e konfirmon nje kasap pulash ne nje nga komplekset qe therin e Shesin pula ne Shaqiperi.

Sipas déshmise se tij, kjo behet per fitim ne peshe!

Konkretisht, nje pjese kerciri e pulés peshon 33 grame, ose 66 gram e te dyja kémbet. Llogaria béhet me numrin e pulave qe komplekset therrin e hedhin ne treg. Kjo per te fituar edhe nepermjet krimit te certifikuar nga bozhibozuket dhe xhambazet e AKU ne zona qe hartojne raportet veterinare e te standardeve dhe shefave te AKU ne qendér te cilet u pranojne akt-kontrollet dhe raportet si”té rregullta”!

Vetem nje fakt:

Shgiperia importon mbi 6 mije ton pula kalbesira ne muaj. A hane nga keto lloj pulash,  Kryeministri, ministrat, deputetet dhe drejtuesit apo kontrollorët AKU në pikat doganore dhe në treg?

Cilét jané até qe e lejojné kete krim ushqimor?

Kategori
Uncategorized

Edi Rama hap në Facebook rubrikën me emrin: ‘Pyesni Donaldin’.

donald-lu-km-rama-640x340

Të nderuar miq dhe miqe të fejsbukut, ju flet Kryeministri juaj.

Prej sot, në fejsbukun tim do të ketë një rubrikë të re, rubrika ‘Pyesni Donaldin’.
Meqënëse altruizimi më karakterizon kshu si politikan, në këtë rubrikë do mundohem të mos jem unë që flas me ju por dikush tjetër. I ftuari në rubrikën ‘Pyesni Donaldin’ do të jetë i gjithëdituri, më i mençuri, më i informuari ndër ambasadorë, mister Donald Lu.

Ai është udhëheqësi shpirtëror imi, Sajmes, Endrit, Falmës, Kërpudhës së Falmës e me rradhë. Ju ftoj të mos hezitoni me pyetjet tuaja, luajini fenë, shfrenoni fantazinë, shfrytëzojeni këtë rast. Nëse mund të ndaj një eksperiencë personale me ju, njëherë kur u zura keq me Endrin dhe ai donte të më linte vajta pyeta pikërisht Ambasadorin Lu sesi të sillesha me këtë djalë të njomë dhe ai më tha:

Edi, lëre të shkojë, nëse nuk kthehet, nuk të ka dashur, nëse kthehet ai është: ‘lost on you, tope tope papagalos, bom digi digi bom digi bom’

Ua tregova këtë episod miq dhe miqe për t’iu ndihmuar të kuptoni aftësinë që ka për të dhënë përgjigje jetëndryshuese Ambasadori Lu.
Në këtë seksion pyetjesh janë të lirë të bëjnë pyetjet e tyre edhe ministra, politikanë, njerëz publikë e me rradhë. Do të postojmë njëherë të gjitha pyetjet, pastaj ambasadori do i përgjgijet një për një, të gjithave.

1…2…3….zjarr!

Majlinda Bregu: Zoti Ambasador, makina ime kushton më shumë nga ç’kam rrogën mujore, a tregon ky fakt se rroga ime është skandaloze?

Sajmir Tahiri: Donald, plak, atë recetën që të dhashë për pasta alla kurvaneska me borzilok dhe un toço di trefletshio, e bëre? Si tu duk? Ne e bëmë, trifletshi e bënte shumë yammi.

Lulzim Basha:  Zoti Lu, a mund t’iu bëj një pyetje?

Ilir Meta: Ju jeni diplomuar për Arte, a është kjo rastësi apo fatkeqësi për vendin tonë?

Socialisti i Patosit: A t’ka pyet Edi për gruan?

Falma: Bonsuar mister Lu, komë ty sa va, sa va bien? Ë, ë, ë, ë, ëëëëë…..you…ë, ëëë….moi kërpudha, you know, did you like it at kryeministria te oborri?

Djali Qefli: Kërkoj mama për hot zoti ambasador 🙁

Maturantja me gisht në gojë: Zoti Ambasador po për lotarinë amerikane do ketë më kuota shtesë ju lutem?

Baba Taku: Ore Donald s’i nuk the një fjalë për perfomancën e dobët të Xhixhimond Xhixhinastos? Ore, pa tregoji Baba Takut, si përkthehet në anglisht  ajo shprehja ‘ilakaja ngjan pa bëhet?’.

Lali Eri: Zoti Ambasador, më pëlqejnë pantallonat tuaja, ku i keni blerë? A mundem të porosis një palë dhe të mi sjellë ndonjë i afërmi juaj që do vijë së shpejti? Je shumë i mirë, si arus pelus.

Grida Duma: Hey you mister ambassador. Kisha një kërkesë të veçantë për ju. A dini nëse ambasadorja Vllahutin shkon në një parukeri dhe nëse po, në cilën? A keni dëgjuar nëse është e interesuar të ndryshojë parukiere? Ju faleminderit!

Hoxhe Shefqet Krasniqi: Elhamdulillah zoti Ambasador, falenderojmë Allahun që ju solli në Shqipëri, kur do ikni?! Dhe mos i hiqni më mustaqet e mjekrën se është haram.

Baba Mondi: O Lu, do çik hash…ure? Hahahahhahaha, ta fuguta ë?

Romana Vlahutin: Hi Naldi. Shiko zemra, kam një pyetje që më mundon prej kohësh. Në fund të ditës a e pyet veten duke i thënë:  Po mua kush më pyet?

Pyetje nga HashtagAL: Zoti ambasador, çfarë është më e vështirë për ju, të flisni shqip apo të thoni të vërtetën?

Kategori
Uncategorized

A po e godet Majlinda, Lul Bashën nën brez?

Prej disa ditësh, deputetja disidente brenda PD-së, Majlinda Bregu, është shndërruar në një star të mediave, sidomos të atyre pranë pushtetit. Me qëndrimet në grupin parlamentar, me statuse në Facebook dhe me intervista televizive, Bregu po konfirmon se diçka po zien në selinë blu.

Në shumë nga gjërat që thotë, ajo ka të drejtë. Mjafton të shikoje fjalën e saj dhe reagimet e kolegëve në mbledhjen e deputetëve pas katastrofës së Dibrës, për të kuptuar se disa herë Majlinda ngjante si një njeri normal i futur gabimisht në një spital psikiatrik. Prandaj zëri i saj, që kërkonte kthimin e shikimit nga vetja, binte në një kontrast radikal me ata që çirreshin se vota qe vjedhur, se droga kishte nënshtruar qytetarët, duke e hequr të gjithë përgjegjësinë nga vetja.

Majlinda Bregu ka të drejtë edhe kur flet për riorganizim të strukturave, edhe kur prononcohet për marrëdhënien ambigue me LSI-në, edhe kur hedh dyshime për shpresat që Basha mund të ngjallë tek fitorja.

Por atje ku ajo gabon, madje ku gabon qëllimisht dhe tinëz, duke e goditur kryetarin e PD-së nën brez, është kur ajo e krahason atë me Berishën.

Deklaratat e saj të fundit, se partia ishte më mirë me Berishën sesa me Bashën, më shumë i ngjajnë një shantazhi politik aspak bindës për publikun. Bregu bëri bujë në prill të këtij viti kur në emisionin “6 ditë pa Ermalin”, e pyetur nga drejtuesi se kë do më shumë, Bashën apo Berishën, ajo u përgjigj: “Berishën e dua më shumë, ai më ka ftuar në PD. Edhe po të pyesni Bashën kë do më shumë veten apo Berishën, me siguri do të thotë Berishën”.

Bregu e përsëriti edhe këto ditë bujën e krahasimit mes dy figurave duke deklaruar në emisionin “Oktapod” se zgjedhja e Bashës mund të kish qenë e gabuar dhe se e kishte menduar se PD mund të qe më mirë me Berishën.

Po a mund të qe PD edhe sot më mirë me Berishën? A mund të qe më mirë me njeriun e që e çoi në katastrofën e vitit 2013? A mund të qe më mirë ajo me bilancin e qeverisjes 8 vjeçare, me privatizime të dështuara, me korrupsion marramendës dhe për më tepër me viktima si ato të Gërdecit dhe 21 janarit?

Kushdo që nuk do të flasi për t’u pëlqyer vetëm brenda mureve të selisë blu, por do ta shtrijë rrezen e audiencës së tij edhe tek publiku i gjërë, e ka të vështirë ta sulmojë Bashën si më te keq se Berisha. Ai mund të kritikohet, ashpër madje, se nuk po shkëputet dot nga trashëgimia berishiste, se po sakrifikon të ardhmen në emër të mbrojtjes së bilancit të qeverisjes së vjetër. Kjo po, që do të ishte një kritike reale për Bashën.

Por mënyra se si po e sulmon Majlinda Bregu, duke e shantazhuar me Berishën, më shumë i ngjan një mërie personale (për njeriun që nuk e votoi për kryetar PD-je në garën me Olldashin) sesa një aksion në favor të interesit publik. /Lapsi.al/

Kategori
Uncategorized

Pse u futën në rresht “rrebelët e PD”?

Pse u futën në rresht "rrebelët e PD"?

Tërhiqen dhe futen në rresht rebelët e Partisë Demokratike, të cilët në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, por edhe në mbledhje të mëparshme, kanë akuzuar kryetarin Lulzim Basha për humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje, për mungesë shprese, për çorganizimin e strukturave, aleanca individuale, katapultim në forume të njerëzve anonimë, mungesë të aksioneve politike, mungesë vizoni etj. Kthesa e befasishme vjen 9 muaj para zgjedhjeve të parlamentare, ku shumë anëtarë të grupit aktual parlamentar demokrat, nuk kanë siguri nëse do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm. Linjës kundër Lulzim Bashës vijojnë t’i qëndrojnë vetëm Majlinda Bregu dhe Eduard Selami, ndërsa kundërshtarët e tjerë të deklaruar, befas kanë nisur të dezertojnë apo të heshtin, siç është rasti i Jozefina Topallit. Nëse Berisha dhe Basha mendojnë për sfidën e zgjedhjeve të 2017 dhe justifikimin e një humbjeje të mundshme në horizont, deputetët e PD duket se janë të shqetësuar për renditjen e emrit të tyre në listën e kandidatëve për deputetë.


Tërheqja e parë
Deputeti demokrat Roland Keta, i cili në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar kërkoi shkarkimin e të besuarit të Bashës, Sekretarit Organizativ Enno Bozdo, është tërhequr nga kritikat. Ndryshe nga qëndrimi në mbledhjen e grupit, deputeti Keta, me anë të një posti në rrjetin social facebook, ka mbështetur linjën e Lulzim Bashës për zgjedhjet në Dibër, ndërsa ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama. “Kam parë fatkeqësisht që shumë mediat pranë qeverisë na kishin ndarë në grupe pro dhe kundër Bashës. Ky është grupi ku unë bëj pjesë. Sepse unë besoj fort se Lulzim Basha bëri gjënë e duhur në Dibrën, veproj drejt dhe i faktoi çdo qytetari, çdo analisti, çdo partneri se si Edi Rama i trajton zgjedhjet. Ky ishte testi se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetëm ata që mendojnë si Edi Rama e gjejnë fajin te opozita”, shkruan Keta.

Kthesa e Genc Rulit
Pas largimit të Sali Berishës, deputeti Genc Ruli ka kritikuar në mënyrë sistematike mënyrën se si Basha e ka drejtuar Partinë Demokratike. Madje, Ruli ka hedhur dyshime se Lulzim Basha mund të fshihej pas akuzave të krerëve të degëve ndaj ish-ministrave. Megjithatë, Ruli ka befasuar dje me një qëndrim gjatë një takimi nga Maliqi me degën e PD, për zgjedhjet për kryetar. Ruli ka deklaruar se e djathta e ka betejën e saj me kundërshtarin politik dhe jo me veten, duke i dalë në mbrojtje Bashës. “PD është përçuese e mentalitetit perëndimor. Betejën sot e kemi me kundërshtarin politik, jo me veten. Nesër është beteja jonë e madhe. Kjo do jetë fushata më e vështirë në këto 25 vite. Sot kemi regjimin që nuk ka dalë nga vota. E majta e vërtetë është më e zhgënjyera sepse sot është pushteti i bandave. Dibra tregoi se e keqja është e madhe. Kjo është republika e kanabisit. Kjo mortje duhet mbytur në 2017. Nëse ka një forcë që ka mundësinë për të rrëzuar këtë pushtët, jemi vetëm ne PD”, tha Ruli. Shpesh herë Bashës i është kërkuar nga baza që të largojë kastën e vjetër për të futur një frymë të re. Nga ana tjetër, Basha është kritikuar se nuk mund të fitojë me buzëqumësht. Ndaj, dilema e madhe vazhdon.

Heshtja e Topallit
Kundërshtarja më e përbetuar politike e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, vijon të heshtë për disfatën dramatike në Dibër. Humbja e Dibrës ka turbulluar ujërat në PD, por çuditërisht, Jozefina Topalli vijon të mos artikulojë asnjë fjalë. Për humbjen e Dibrës, Lulzim Basha u kritikuar edhe nga Arben Imami, por nga Topalli, jo. Nuk dihet nëse zonja Topalli ka marrë ndonjë garanci për listën e kandidatëve për deputetë apo pret rezultatin e zgjedhjeve të 2017, për një betejë finale me Lulzim Bashën. Edhe deputeti Astrit Patozi, javët e fundit, ka ndryshuar kurs në raport me Bashën. Patozi denoncoi farsën zgjedhore për kreun e Partisë Demokratike, ndërsa pas zgjedhjeve të 2015, Patozi deklaroi se PD kishte humbur, ndaj kur humbet nuk mund të bësh dasmë. Megjithatë, në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, Patozi është zhvendosur më pranë linjës së kryetarit, ku madje e konsideroi pozitive humbjen në Dibër, pasi kundërshtarit iu zbulua skema që do të përdorte në zgjedhjet e 2017.
Kategori
Uncategorized

Çfarë i kërkohet Bashës, padrejtësisht.

Alfred LelaNga Alfred Lela/

Në shtypin e ditëve të fundit kanë ‘rrjedhur’ debatet e zhvilluara përgjatë takimit të përjavshëm të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Disidenca ndaj Bashës dhe lidershipit të tij është konturuar kryesisht nëpërmjet Eduard Selamit dhe Majlinda Bregut, ndërkohë që Astrit Patozi e ka mbajtur në terma makro argumentin.

Deputeti Selami, ish-Kryetar i Partisë Demokratike, e ka zhvilluar në terma të institucionales pakënaqësinë e vet duke i kërkuar shefit të partisë një përgjigje për mosmbledhjen e strukturave, përkatësisht të Këshillit Kombëtar. Me anashkalimin e strukturave, edhe në rastin e caktimit të kandidatit të Dibrës, Sherefedin Shehu, Selami ka shoqëruar edhe humbjet e PD nën Bashën.

Në Partinë Demokratike, të shumtë janë ata që ankohen për këtë mosbegenisje të Bashës, qoftë në nivel personal apo institucional. Selami ka kurorëzuar, me sa duket, ankimimet e të gjithëve, por me zemërim dhe haptaz. Nëse nuk mund ta qortosh kur i kërkon kryetarit të partisë respekt ndaj strukturave të njohura me statut, një pikëpyetje megjithatë shkon për qëndrimin e deputetit demokrat në lidhje me numrin dhe cilësinë e humbjeve. Basha ka humbur vetëm një palë zgjedhje: ato lokale të vitit 2015. Sfidat e ndërmjetme, ato të Korçës dhe të Dibrës, janë derivate. Kjo sa për sasinë.

Sa i takon cilësisë, apo vendosjes së humbjes/eve në një kontekst politik, duhet thënë se kryetari i ri i PD nuk del jashtë ‘rregullit’ të historisë së zgjedhjeve në Shqipëri. Palët kanë ndërruar vend çdo tetë vjet dhe, përjashto Nanon që ka qenë liberali i vetëm ndër kryetarët e partive në Shqipëri, të tjerët e kanë pritur me shpirt në dhëmbë përfundimin e ciklit tetë vjeçar të pushtetit të kundërshtarit. Pa e ravguar dorëheqjen apo pendimin. Sigurisht, në mes të durimit dhe pritjes kanë hyre si rrufe përbetimet për vjedhje të zgjedhura, hapje kutish, dhunë elektorale, mujshari politike, e të tjera. E gjitha për të mbushur hendekun kohor të ciklit tetë vjeçar.

Mbetet në të drejtën e disidentëve në Partinë Demokratike që një gjë të cilën nuk ia kanë kërkuar Berishës t’ia kërkojnë Bashës. T’i bëjnë presion; t’i shtojnë humbjet; t’i përmendin mosfrymëzimin; t’i kujtojnë bjerrjen e shpresës; ta tregojnë me gisht, e me radhë. Por, lumturinë e pushtetit në dy vjet është pak si shumë t’ia kërkojnë.

Gjithaq e palumtur është edhe deputetja Majlinda Bregu së cilës, ashtu si Bashës, i duhet pikasur një element, ai i ‘jetës qeveritare’ dhe jo asaj opozitare. Që të dy kanë mbërritur, të rinj e pa zoritje, në qilimat fluturues të pushtetit duke i njohur opozitarizmit vetëm atë majën e bukur të rrëmbushjes me frymëzim e shpresë, bash në mbyllje të atij ciklit tetëvjeçar të pushtetit të kundërshtarit, të përmendur në fillim të këtij shkrimi. Kështuqë, sjellja e znj. Bregu sikur vjen nga një planet tjetër stërmundimesh opozitare, ku z. Basha nuk rri me shpi, është së tepërmi e kërkuar si dallesë. Jo dallesat, por të përbashkëtat janë ato që si Basha, Bregu dhe Selami duhet të gjejnë. Kjo përbashkësi e bashkqëllimësi mund t’i çojë drejt pushtetit. I cili, kjo është një ‘shpresë’ tjetër që duhet t’i ngjallin publikut, nuk duhet të jetë qëllim në vetvete.

Astrit Patozi, i konsideruar ‘olldashist’ dhe kritik i Bashës, ka qenë më realisti ndër debatuesit. Ai e ka përmbledhur te fryma pafuqinë e opozitës për të triumfuar në Dibër. Ajo që Besnik Mustafaj e quajti ‘shpresë’ nuk rezultoi e tillë, ndërsa ajo që kërkon Patozi është një opozitë cilësore. Hapat e së cilës, duhet thënë, nuk duhet t’i tradhtojë padurimi. Sepse, ndër të tjera, ka padurim të ashpër në radhët e demokratëve para pafuqisë për të ardhur në pushtet TANI, dhe fuqisë që ndjell pushteti. Sidomos ata që e kanë pasur e njohin këtë rrënim, sa të ëmbël, aq dhe të hidhur.

Roger Scruton autori i Si të jesh i djathtë(përkthyer edhe në shqip), i pyetur se me çfarë strategjie mund të vijë e djathta në pushtet në Shqipëri, u përgjigj: me anë të kohës dhe duke e lënë të majtën të gabojë. Dhe, e majta gabon shumë. Një teoricien i së djathës si Scruton nuk sugjeron revolucionin. ‘Teoricienët’ lokalë mund ta ofrojnë gjithë ditën alternativën e  revolucionit, por nuk bëjnë gjë tjetër veçse shtojnë zhurmën e cila i duhet, i del dhe i tepron së majtës për të varur në portën e këtij tërbimi siglën ‘këta janë qeveria e vjetër’.

Te ndjesia e ‘qeverisë së vjetër’ do të varet dështimi i z. Basha dhe te asnjë disidencë e kujtdo qoftë në PD: znj. Bregu, z. Selami, z. Patozi. Dhe te cikli i ndërrimit të pushtetit. Jashtë këtyre dy kushtëzimeve mund të veprojë ndonjë mrekulli. Mrekullitë janë një gjë fort e rrallë në këtë vend.

Kategori
Uncategorized

Shqiptari dërgon gruan me fëmijët në Azil në Gjermani, i gjen fotot në Facebook duke pirë hashash.

Shqiptari dërgon gruan me fëmijët në Azil në Gjermani, i gjen fotot në Facebook duke pirë hashash
Nga: E.Osmani/
Sa e trishtë aq dhe e dhimbshme historia e një ushtaraku shqiptar, i cili tregon se ka një vit pa parë fëmijët e tij. Shqiptari me origjinë nga Librazhdi me iniciale N.H., shprehet se e nisi gruan me mirëbesim në azil në Gjermani për një jetë më të mirë, por pas disa muajsh ai zbuloi tradhtinë e rëndë të gruas së tij.

Pasi u lidh me një maroken, vajza nga Tirana u nda nga ai dhe tani është në një lidhje me një djalë nga Kosova, me të cilin poston foto në klubet e natës në Gjermani.

Rrëfimi i plotë:

“Kjo goca është nëna e fëmijëve të mi, ajo ka një vit që ka ikur në Gjermani dhe më thoshte se jam duke vuajtur dhe kjo dhe disa foto të tjera më detyruan që të hidhem në krahët e dikujt tjetër që më vlerëson, por ndjej humbje për fëmijët e mi.  Kam një vit që mundohem të kontaktoj me fëmijët, por nuk mi jep në telefon, jo s’janë këtu, jo janë në shkollë, duket qartë që rri duke pirë hashash në azilet e Gjermanisë. Unë jam L.H. dhe jam ushtarak dhe më duhet leje një ose dy muaj që të dal nga Shqipëria, prandaj nuk i kam takuar fëmijët. Kam dhe një akt marrëveshje të noteres që i kam dhënë leje deri në Itali për pushime, por që përfundoi në Gjermani dhe me dijeninë time, por jo që të zinte dashnor apo të pinte hashash apo mos të më jap fëmijët në telefon. E kam falur dy herë për hir të dy fëmijëve për të qëndruar një familje që fëmijët të mos rriten me frymë të keqe, por kjo e treta është e tepërt. Ndarje me gjyq nuk kam bërë sepse duhet të jetë vetë këtu, tani ajo ka mbiemrin Aliu, të kollovarit që ka zënë nga Kosova, fëmijët i kam 10 dhe 7 vjeç, por ata bëjnë çfarë u thotë ajo. Justifikimi i saj është që nuk kam lidhje me asnjë, por unë nuk rri dot dhe kam gërmuar në internet me emra të ndryshëm dhe kanë dalë këto foto.  Fëmijët më thonë që ti babi je martuar, por kjo nuk është e vërtetë sepse ashtu u thotë ajo. Unë rimbush telefonin dhe nuk kam arritur të flas me fëmijët, më thotë jo janë në shkollë, jo kanë dalë me ata të socialit. Para se të ikte kishte gjashtë muaj që më thoshte që të çajmë para për fëmijët dhe as muajin nuk bëri dhe u lidh me një maroken që është ky në foto. Ka një mënyrë të vetme këtu që e përmban ligji jonë, të shkoj ajo në burg katër deri në gjashtë vjet për mashtrim dhe mosdeklarim të vendndodhjes gjë që unë nuk dua të jem shkaktar për burgosjen e askujt si dhe për përdorim përfitimi të fëmijëve. Unë i thashë asaj që më tha avokati që ti shkon në burg për këtë arsye atë ditë gjeti mundësinë të mi jepte fëmijët për të më thënë djali pse ti babi do të fusësh mamin në burg. Dhe unë prandaj nuk e kam bërë ndarjen vetëm që atë mos e fusin përndjekje penale, pasi unë mund t’i humbas fëmijët akoma më shumë. Ajo thotë as që dua t’ja di dhe se ka nxjerr urdhër-mbrojtje as unë nuk di si të veproj sepse dhe unë bëra gabim në fillim e kërcënova pa lidhje thjesht t’i jepja lamtumirën dhe kaq, po nuk më ka lënë të qetë për dy muaj rresht di të them që dua të shkoj më i taku pse jo dhe të flas me të se pse kanë ndodhur tre tradhti nga ana e saj. Duke qenë se unë kam pasur dhe jam në dy punë, elektriçist dhe ushtarak, tani më thoni si të veproj se kam kokën lëmsh, bie në gjumë me mendje tek fëmijët, po ashtu ngrihem. Dhe marokeni ka folur me mua duke më thënë se kam shokë në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër, më pak fjalë presione pa lidhje dhe unë si çdo mashkull e kam pas kërcënuar për të qëndruar larg fëmijëve të mi. Jam konsultuar me avokat dhe ajo shkon në burg në të gjitha rastet, jo një, por tre herë e kam  bërë këtë gjë”, është ky rrëfimi që të rrëqeth mishin teksa e lexon dhe akoma më e trishtë bëhet kur shikon fotot e shumta që ka dërguar djali nga Librazhdi, të cilat nuk po i publikojmë të plota, pasi cenojnë imazhin e saj.

Kategori
Uncategorized

Ortodoksët e Korçës…dhe tmerri çupave Korçare.Ç’të bëmë moj Greqi, që na dhe këtë shpërblim!

1 (2)

Nga Vepror Hasani

Ushtria greke hyri në Korçë më 7 dhjetor 1912. Që në çastet e para u përpoq të tregonte se ortodoksët e Korçës ishin vëllezërit e saj. Ata do të ishin të mbrojtur dhe nuk do të pësonin asgjë nga lufta. Kjo ishte dhe arsyeja pse ortodoksët pranuan  t’i vishnin fëmijët me rroba bojëqielli dhe shtëpitë t’i lyenin me ngjyrën e flamurit grek, që vëllezërit të kuptonin që ata ishin të gatshëm të bënin gjithçka për njëri-tjetrin. Madje nuk u kursyen të mbanin në shtëpitë e tyre 15.000 ushtarët e Greqisë.1285248653-greqi_shqiperi

Fillimisht u vu re një miqësi idilike e mbushur me dashuri, sinqeritet dhe çiltërsi, por me të kaluar vetëm pak kohë, gjithë tmerri nisi të binte mbi çupat e Korçës. Grekët harruan që ishin vëllezër. Rrëmbenin çupat dhe i çonin rrugëve të qyteteve të Greqisë. Ato besonin se ishin martuar me djemtë e Greqisë, pa e ditur se e nesërmja për to do të ishte skëterrë. Të gjitha këto do t’i sjellim përmes artikujve të nxjerra nga shtypi i kohës.

“…Këtë vjeshtë në Korçë u martuan shumë vajza me ca kapedanë andarë, oficerë ose ushtarë grekë, pra mësoni se më tepër (pjesa më e madhe) e këtyre nuseve u lanë nga burrat (nga grekët). Nja katër i shpunë gjer në Athinë duke bërë (gjoja) udhëtimin e dasmës, atje i lanë rrugëve të qytetit si dhe në Pire, tetë i shpunë deri në Selanik dhe atje i lëshuan rrugëve, ku s’mbeti gjë tjetër përveçse të zënë udhën e papëlqyer për rrojtjen e tyre. Dy i lanë që në Follorinë dhe ca të tjera nuk i munduan kësisoj, po i lanë që në Korçë. Gjithë këto janë dëshmitë dhe theroritë e liriprurësit – greqizmës dhe të qytetërimit, ose të barbarizmës greke…”

5

(Gazeta “Koha”, 1 prill 1915)

 “…Në Korçë po ngjasin edhe turpe të tjera të papëlqyera dhe na vjen shumë keq që gjenden akoma ca korçarë, të cilët edhe s’kanë kuptuar se ç’zuzarë dhe njerëz janë oficerët e Greqisë. Në Selanik, në Dramë, në Seres, në Karaferje, në Follorinë dhe gjetkë e kuptuan karakterin e ulët, të sjellat e liga të oficerëve grekë dhe sot në gjithë këto qytete, jo (vetëm) që nuk i qasin t’u kapërcejnë pragun e shtëpive të tyre, por asnjë kalimera (mirëmëngjes) nuk këmbejnë me  ta. Kaq u janë mërzitur sa u janë bërë halë në sy. Fatkeqësisht, në Korçë gjenden ca familje që u kanë hapur të dy kanatat e portës dhe i mbajnë në shtëpi me të ngrënë e me të pirë, me të shtruar e me të mbuluar. Edhe këto shtëpi së shpejti do të kuptojnë lajthimin që bëjnë dhe s’ka dyshim që do të pendohen, por është frika se atëherë do të jetë vonë. Neve i dërgojmë në Selanik e në viset (vendet) e zënë ngojesh (në qytetet e përmendura më sipër, shënimi ynë-V.H) që të marrin pak mësim nga sjelljet e vendasve ndër oficerët e Greqisë dhe kështu që Korça dhe viset tona s’kanë asnjë nevojë që të përkëdhelin këta bukuroshë…”

Gazeta “Koha”, 8 prill 1915

“…Letrën që u pata dërguar më parë nuk di në u ra në dorë dhe në mësuat vojtjet tona, për këtë (po) u shkruaj prapë sot, që jeta tonë u bë e paduruar nga të qeverisurit e grekëve. Si mjer dhe mjer neve fukarenjtë që ndodhemi këtej në duartë e barbarëve grekë. Mjerimet, ndjekjet, vdekjet nga uria dhe gjithë të këqijat janë varur mbi kokën tonë dhe nuk shkruhen dot. Mallkimi i Shqipërisë na ndoqi dhe po na ndjek se nuk ia dimë kimetin! (vlerën). Tashi e kuptuam bukur cili është greku, ata që betoheshin “ja vdekje, ja bashkim”, (bëhet fjalë për grekomanët), mallkojnë fatin e lig kur shkeli këmba e grekut këtu (në Korçë) se po e shohim që planet që kishin grekët për të djegur Korçën e ta bënin hi, jo vetëm që e (për)mbushën, (por) përkundrazi e kapërcyen njëqind herë më shumë! Njqind herë më mirë ta kishin djegur se sa ta lënë në mure vetëm, dhe me ca njerëz që s’u ka mbetur as fryma, as shpirti…”(Korça ishte braktisur nga myslimanet, kishin mbetur vetëm ca pleq- shënimi ynë)

(Gazeta “Koha”, 12 gusht 1915)

“…Oficerët grekë zunë të tjera përdorime për t’u zengjinosur (pasuruar), duke na çnderuar vendin dhe zakonet e shenjta që kemi trashëguar nga shtërgjyshërit tanë. Pyesin cilët janë zengjinë nga korçarët dhe kanë çupa, dhe kur mësojnë (cilët janë të pasurit), zënë evgjitët (kështu i quanin korçarët grekët) të shkojnë dendur nëpër ato rrugë duke kërkuar me mënyra të poshtra që të hedhë dashuri ajo çupë ose mos e gënjejë me gënjështrat dhe dhelpëritë! Po kur shikojnë që nuk u ndezin këto zagarllëqe, atëherë përdorin forcën e tyre duke i rrëmbyer çupat me pahir nga gjiri i prindërve, të cilët të shtrënguar, me dashje ose padashje i bëjnë dhëndurë evgjitët, se s’kanë çtë bëjnë. Të tilla poshtërsi kanë ngjarë shumë se nuk ka qeveri që të dëgjojë qarjet e të mbrojë nderin e vendasve dhe tani shpejt ngjau një e këtillë edhe me çupën e Sotir Manos, i cili është zengji i madh dhe shumë i ndershëm. Këtij qytetari i rrëmbyen çupën me pahir nga shtëpia dhe ku e shpunë, Perëndia e di. Prindërit e mjerë u qanë dhe e kërkuan por më kot, kur pas dy jave del një maskara evgjit oficer, i cili thotë që çupën e ka ai dhe e do për grua. Prindërit nuk janë të bindur dhe nuk duanë, andaj nuk dimë qysh do të mbarohet kjo punë që ka brengosur gjithë qytetin…”  2

“…Dasmat e oficerëve grekë me vajzat e Korçës sa vjen dhe po shtohen. Nuk ishte që vjet shumë vajza u martuan e u shkretuan, (mbetën rrugëve të Greqisë), dhe sot po gjezdisin të shkretat nëpër Korçë, Follorinë e Athinë, por edhe të tjera akoma u martuan gjoja, dhe kërkojnë të martohen me grekër (pasi janë mashtruar). Grekët janë prej fisi kaq shumë fallxhin sa të mbushin me gënjeshtra dhe të zënë sytë, përkundrazi neve korçarët nuk jemi asoj  Andaj sot në Korçë tërë sa djem që ndodhen këtu dhe tërë gratë e Korçës janë kaq shumë të egërsuar kundër oficerëve dhe ushtarëve grekë sa të jetë e mundur t’i hanë me dhëmbë…”

(Gazeta “Koha”, 14 shtator 1915)

“…Sot në Korçë asnjërit nuk i vjen mirë të martohen vajzat e Korçës me ca rrjepacakë të Greqisë! Djemtë ashiqare flasin kondra kësoj sjelljeve të oficerëve grekë sa nuk u vjen mirë që vajzat më të mira të marrin ca të pabukshëm të Greqisë. U ka hyrë kaq shumë namuz dhe sedër djemve të Korçës sa nuk do të jetë çudi që të goditen një ditë me oficerët dhe nëpunësit e Greqisë. Nëpër zyrat, nëpër kafenetë dhe kudo që gjenden veçan, nuk flasin për gjë tjetër përveçse për vajzat e Korçës dhe bisedojnë çfarë soj myrafetesh të përdorin, që të marrë cilido akcilën vajzë, bijën e filanit, ato që kanë para, prikë më tepër. Prej korçarëve, sa janë ndodhur mbi kësoj bisedime, e drejta është që u ka ardhur rëndë dhe kurdoherë janë përfolur me grekët për këtë çështje. Të shikojmë si do të venë këto punëra të fëlliqura, po është shpresa se do e fitojnë inatin e korçarëve dhe do t’ua thyejnë turinjtë grekëve…”

Kjo ishte situata pas ardhjes së ushtrisë greke në Korçë, ndërsa prindërit e vajzave nuk ishin në gjendje të bënin asgjë. Të përballeshim me pushtuesin e kishin të pamundur. Por, përveç sa më sipër gazeta “Koha”, zbulon edhe një fakt tjetër mjaft dëshpërues. Një vit para ardhjes së grekëve, në shkollat greke të vajzave luhej kumar. Ja çfarë thuhet në kronikat e saj:

“…Në vend të mësimeve kanë mësuar kumar!!! Përditë lozin në shkollë me të holla dhe jo vetëm kaq, po mblidhen dhe nëpër shtëpi ku lozin shoqet këtë mësim të bukur!

Le të gëzohen prindërit për arsimin dhe përparimin e çupave për të cilat kujdesen dhimogjerondët e fortë dhe mësonjëset që i vraftë mushk’ e priftit!!!”

(Gazeta “Koha”, 10 shkurt 1911)

 Gazeta “Koha” ndihet e shqetësuar, nuk harron të shkruajë përsëri mbi këtë çështje:

“Në numrin që shkojti patmë shkruar një lajm, i cili na pikëllojti zemrën kur e botuam me qëllimin që ishte për çupat tona, të cilat shprehim t’i shohim nesër mëma duke dhënë një arsim të mirë fëmijës. Do të ishim fort të kënaqur ta xvërtetonim (përgënjeshtronim) këtë lajm të keq, por njëkohësisht është e vërtetë, andaj duke kërkuar fajtorët edhe goditur, që të mundim të shpëtojmë fëmijët t’ënë nga ky turp edhe rrezik! Bëmë kërkime dhe mësum që në shkollat greqishte të z. Duro ka kohë që kur çupat losnin me të holla kartat. Kishte arrirë kaq kumari sa losnin me 5 grosh radhën edhe jo të paka çupa kanë humbur mexhitka! Këto të holla i merrnin nga prindërit për libra ose për tjetër gjë q’u duhej. Nuk do tregojmë emra, po duam vetëm të pyesim, cilët janë fajtorët? Fajtorët janë në skolë, të parët Eforët, Dhimogjerondët dhe mësonjëset. Këta zotërinj dhe zonja, të cilëve u janë besuar fëmija t’onë askurrë nuk janë kujdesur për arsimin e fëmijës t’onë…”

(Gazeta “Koha”, 24 shkurt 1911)

“Shkollat, me që është behar janë mbyllur, po tre mësonjësit e muzikës që i kanë sjellë nga Greqia, ata punojnë dhe po u mësojnë vajzave si t’i bienë qitharës, mandolinës, violisë, si të lozin valle dhe si të hedhin këmbët! Korça, ku të gjithë bota nuk kanë bukë të hanë, Korça të paguaj dhe të ushqejë tre mësonjës që t’u mësojnë vajzave si të lozin këmbët! Kjo çudi nuk ka ngjarë në asnjë vend, vetëm këtu në Korçë, ku greku na pruri Eleftherinë dhe na dërgoi të ushqejë tre mësonjës të muzikës, që me kësoj mënyre të na bëjnë që të humbasim dhe nderin, dhe namuzin e familjes dhe të shqiptarëve dhe të na bëjë shok të vetes së tyre. S’t’u thye ajo këmbë moj Greqi, që na solle kësoj eleftheri”.

(Gazeta “Koha”, e shtunë 3 maj 1914)

Çfarë të bëmë moj Greqi?! Kjo ishte pyetja e ortodoksëve të zhgënjyer

Gazeta koha shkruan: “Çtë liga moj Greqi të bëri Korça tynë, që deshe ta prishnje me këtë kryengritjen e fundit (të 2 prillit 1914), që bëre tinë këtu? Vallë nuk është Korça, e cila pothua pareshtur, mbajti nëpër shtëpitë e saj 15.000 ushtarë tënd, që më 7 shënëndre 1912 deri më 18 shkurt 1914? Korçarët janë ata, të cilët pas urdhërit tënd dhe nga shtrëngi e madhe, që u vure, mveshën fëmijën e tyre  me rroba bojëqielli dhe lyen shtëpitë e tyre me bojën tënde nacionale, prishnë kaq të holla badiava nga e keqja, dhe që të mos prishnin qejfin tënd dhe që të tregoheshin që bindeshin me urdhërat tënde. Dhe sa e sa të tjera të mira dhe therori bënë korçarët për ty moj Greqi, të cilat këtu nga vendi i ngushtë i fletës (gazetes) nuk t’i numëroj dot…”

E megjithatë, tmerri që provuan çupat e Korçës për disa vite me radhë, (1912-1916), nuk u harrua kurrë. /tesheshi.com/

Kategori
Uncategorized

Kanabisi, “mollë sherri” mes Bashës dhe Tahirit: replika të ashpra në FB .

tb

“Droga po pushton politikën: policia dhe qeveria janë të kapura nga trafikantët dhe janë vënë në shërbim të tyre”. Eshtë kjo një prej fjalive në statusin e gjatë të kreut të opozitës Lulzim Basha  që ka akuzuar qeverinë sërish mbi narkotrafikun në vend, duke marrë shkas edhe nga ngjarja e djeshme në Dukagjin, ku humbi jetën një 31-vjecar.

Një orë pas statusit të Bashës, ka reaguar Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri  i cili i kujton kreut të opozitës kohët kur ai ishte Ministër dhe Lazarati i rritej “nën hundë”.  “Nuk i kishte syte ne balle Luli, atehere Minister i Brendshem, te shihte jo vetem Lazaratin qe ujitej me zjarrfikeset e Gjirokastres, por te gjithe vendin qe ishte mbjelle me Kanabis?”, shkruan ndër të tjera Tahiri.

Më poshtë, lexoni të plota qëndrimet e të dy politikanëve.

Statusi i Bashës:

Një 31 vjeçar u ekzekutua para pak ditësh në Dukagjin, i vrarë nga dy të afërm. Arsyeja: konfliktet për kanabisin.
Është viktima e pestë gjatë këtyre muajve për shkak të drogës. Fatkeqësisht, spiralja e përgjakshme e krimit vetëm sa ka filluar dhe do të shtohet.
Droga dhe narkotrafiku sjellin veç një gjë: shkatërrim të jetës, të shoqërisë dhe të pasurive të vendit. Kështu ka ndodhur kudo në botë; kështu po ndodh edhe ne Shqipëri.
Droga po vret, madje nuk po kursen as brendafamiljes. Droga po shkatërron burimet natyrore të vendit, duke i vënë të gjitha në dispozicion të trafikanteve.
Droga po shkatërron shoqërinë duke i kthyer njerëzit e zakonshëm madje edhe fëmijët në shkelës të ligjit dhe në kriminelë.
Droga po pushton politikën: policia dhe qeveria janë të kapura nga trafikantët dhe janë vënë në shërbim të tyre.
Droga po shkatërron procesin politik: sikurse u pa në Dibër, tashmë edhe zgjedhjet i vendosin kriminelët.
Edi Rama dhe qeverisja e tij i ka vënë shqiptarët para dy alternativave: ose të vihen në shërbim të kriminelëve të drogës ose të emigrojnë. Edi Rama vetë është me kriminelët. Ai ju ka dhënë atyre lirinë dhe fuqinë ta kthejnë Shqipërinë në pronë të krimit, mjaft që t’i shërbejnë atij me para dhe vota.
Në këtë situatë ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë për t’i bërë rezistencë krimit dhe për të ndalur rrënimin e vendit.
Shqipëria do të shuhet nëse e lëmë në dorë të krimit. Shqipëria nuk ka të ardhme me Edi Ramën.#Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

 

Statusi i Tahirit: 

8 vjet Minister i Saliut pa shkeputje, edhe Minister i Brendshem 2 vjet, e sot flet Lulzim Basha per kultivimin e Kanabis? A ishte ky Minister i Brendshem kur Lazarati i rritej mu nen hunde? A di njeri te kete shprehur nje here te vetme ndonje shqetesim a te kete folur publikisht per kete ceshtje?
A di njeri te kete levizur nje here te vetme gishtin per ta luftuar kete fenomen?
Nuk i kishte syte ne balle Luli, atehere Minister i Brendshem, te shihte jo vetem Lazaratin qe ujitej me zjarrfikeset e Gjirokastres, por te gjithe vendin qe ishte mbjelle me Kanabis?
Kush mendon se ne ate kohe ishte vetem Lazarati, GABOHET! Shih listen me poshte…
Te verteten na e kane fshehur, me komunikata policie qe mbaheshin sekret. Sot gjithcka ben policia, eshte publike.
Sot po luftohet realisht. Pas fitores me njollen e turpit boteror ne Lazarat, sot po i shkojme cep me cep Shqiperise, per ta fituar nje here e mire, ne themel, kete beteje.
Dje, aty ishte Lazarati dhe gjithe Shqiperia, mbahej e fshehur e nuk luftohej. Taksohej!
Nuk pretendoj kurre qe e kemi fituar kete beteje. Kemi shume per te bere akoma. Por te pakten kemi filluar nje rruge qe askush me pare as e kishte menduar, jo me te niste punen qe kemi nisur ne sot.
Po cirret Basha e jo vetem ai, per avionin qe erdhi nga Italia ne Ishem. Po meqe qenka droga ime dhe Edi Rames, me te njejten llogjike perse nuk qenka edhe e Kryeministrit e Ministrit te Brendshem Italian meqe avioni nga Italia u nis, e po ne fshehtesi te autoriteteve italiane???
Trafiku i droges me mjete nga me te ndryshmet, eshte fenomen boteror. Ne Amerike kane arritur te bejne edhe tunele nentokesore, kane perdorur edhe nendetese. Nderkohe qe fluturime avionesh te tille jane nje shqetesim ne te gjithe Evropen.
POR, per ke kupton nga kjo histori, kjo tregon se ne kaq pak kohe kemi arritur te luftojme me sukses rruget tradicionale te trafikimit e duhet te bejme akoma me shume ne luften me trafikantet, pavaresisht sofistikimit te tyre.
Ama dje, kur Minister ishte Luli dhe Muli, trafikantet as nuk kishin nevoje te eksperimentonin. Kishin me kollaj portet, pikat e kufirit, madje dhe Rinasin, sa per te bere dallimin.
Dhe akoma me shume, kur Luli dhe Muli ishin Minister, me shifrat zyrtare te Guardia di Finanza, Policia shkaterronte vetem 7.5% te parcelave te identifikuara. Vjet po me shifrat e GdF, policia shkaterroi 99.6%. Kete vit, do bejme te njejten gje, pa asnje diskutim.
E duke pare shifrat, jo balten e SHQUP-it e zhurmen e SHQUP-isteve vullnetare e te paguar, te shperndare ne parti e media, pyes kush eshte karteli i droges tani? Ne qe e shkaterrojme per te 3-tin vit rradhazi, apo ata qe e mbanin mu nen hunde e nuk leviznin as gishtin.
Te mos flasim per vrasjet, se besoj ka plot per tu turperuar, Luli, Muli e Saliu bashke. Ne 2010, Shqiperia regjistroi 118 vrasje. Minister Lulzim Basha. Vitin e kaluar, Shqiperia regjistroi numrin me te ulet te 25 viteve te fundit, vetem 54 vrasje. Ky eshte dallimi i madh qe tregon se sot Shqiperia eshte shume me e sigurte sesa kur ne qeverisje kishte Saliun, Lulin dhe Mulin.
E meqe sot Lulzim Basha ka guxim flet per Shkodren, po ia listoj une fshatrat ku eshte gjetur kanabis ne kohen kur po ky ishte Minister. Po ia listoj me referenca egzakte te vendit, kohes kur eshte gjetur, numrin dhe faqen e komunikates se Policise qe deri dje mbanin sekret. Dhe ky eshte vetem Qarku Shkoder. Po ne vitin 2010, Minister Lulzim Basha, kanabis eshte gjetur edhe ne qarqet Vlore, Berat, Diber, Durres, Elbasan, Fier, Gjirokaster, Korce, Kukes, Lezhe, Tirane. Pra, ne te gjithe Shqiperine.
Opozita eshte e mirepritur te na bashkohet ne kete beteje. Po luftojme ende me ate qe na la trashegimi Saliu, Luli e Muli, nje beteje qe do e fitojme pa diskutim, ne cdo cep te vendit. Kjo eshte beteja jone per ti lene trashegimi femijeve tane nje Shqiperi me te drejte e me te denje.

QARKU SHKODËR

NR. VENDI DATA KOMUNIKATA NR. FAQE
1 Qerret 08.06.2010 160 8
2 Qerret 14.06.2010 166 8
3 Mazrek 16.07.2010 198 5
4 Mazrek 06.08.2010 219 5
5 Mazrek 12.08.2010 225 8
6 Mazrek 30.06.2010 212 6
7 Gur I Zi 19.08.2010 232 6
8 Gur I Zi 02.09.2010 246 6
9 Vjerdhe 28.06.2010 180 8
10 Ducaj 30.06.2010 212 6
11 Palaj 12.07.2010 194 5
12 Vasiaj 12.07.2010 194 5
13 Çebrejt 15.07.2010 197 8
14 Bruçaj 20.07.2010 202 6
15 Bruçaj 21.07.2010 203 5
16 Bruçaj 22.07.2010 204 6
17 Bruçaj 26.07.2010 208 5
18 Bruçaj, 29.07.2010 211 4
19 Bruçaj, 29.07.2010 211 4
20 Sumaj 29.07.2010 211 4
21 Bleran 29.07.2010 211 4
22 Oblike 21.07.2010 203 5
23 Shllak 23.07.2010 205 5
24 Shllak 13.09.2010 257 6
25 Karme 30.07.2010 212 6
26 Shpor 30.07.2010 212 6
27 Pult 03.08.2010 216 5
28 Pult 28.07.2010 210 4
29 Pult 03.09.2010 247 5
30 Pult 04.08.2010 217 7
34 Plan, 03.08.2010 216 5
37 Plan 04.08.2010 217 7
38 Vukjakaj 04.08.2010 217 7
39 Lugu I Madh 04.08.2010 217 7
40 Mali Qerretit 05.08.2010 218 5
41 Karme 06.08.2010 219 5
42 Shllak 09.08.2010 222 6
43 Kasnec 09.08.2010 222 6
44 Pog 13.08.2010 226 5
45 Sume 13.08.2010 226 5
46 Sume 18.08.2010 231 6
47 Fjura 13.08.2010 226 5
48 Kir 14.08.2010 227 5
49 Xhan 18.08.2010 231 6
50 Gega 17.08.2010 230 5
51 Vile 17.08.2010 230 5
52 Grude e Re 17.08.2010 230 5
53 Bardhaj 20.08.2010 233 7
54 Dedaj 21.08.2010 234 5
55 Shosh 23.08.2010 236 7
56 Palaj 26.08.2010 239 7
57 V.Dejes 31.08.2010 244 6
58 Temal 01.09.2010 245 6
59 Burgji 02.09.2010 246 5
60 Mjegull 07.09.2010 251 6
61 Nenmavriq 15.09.2010 259 6
62 Kir 15.09.2010 259 6
63 Dobraç 16.09.2010 260 7
64 Vilez 18.09.2010 262 5
65 Palaj 20.09.2010 264 7
66 Pjetroshan 31.07.2010 213 4
67 Qarrishte 04.08.2010 217 7
68 Boge 06.09.2010 250 5
69 Dom 10.07.2010 192 4
70 Zvine 26.08.2010 239 7
71 Kordhpule 21.09.2010 265 6

Kategori
Uncategorized

Pistoleta e ministrit Ahmet Krasniqi në Kukës dhe Fuat Ramiqi.

Nga Rexhep Shahu/

13 shtator 1998. Ora 15. Tre kilometër pa hy në qytetin e Kukësit, pranë depove të karburantit të shtetit në Mamëz, te kthesa poshtë depove, një grup policësh civilë, gjashtë gjithsej, me pistoleta e armë automatike në duar ndalojnë tre makina që vinin nga Tirana.

Në makinën e parë udhëtonte Fuat Ramiqi, oficer i lartë i Kosovës që përgjigjej për trupat e Kosovës që ishin dislokuar në Kukës e Tropojë.

Image
Rexhep Shahu dhe Fuat Ramiqi

Fuati ishte i pari ushtarak profesionist i Kosovës që kishte ardhë në Kukës bashkë me oficerin tjetër të Kosovës Nehat Koçina për të studjuar e gjetur vendet ku do të instaloheshin apo vendoseshin trupat e Kosovës për t’u stërvitë e për të qenë më afër për të hyrë në luftë në Kosovë. Leja ishte dhënë nga shteti dhe komanda e Divizionit të Kukësit e dinte këtë gjë. Atëherë, në pranverë 1998 e pata parë, njohur e shoqëruar në këtë mision Fuat Ramiqin dhe pata mësuar për luftën që ai kishte bërë në Bosnje kundër serbëve, luftë me armë të vërteta e jo me pushkeë druri..

Në makinën e dytë ishte Ministri i Mbrojtjes i Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi. Në makinën e tretë ishte ushtaraku tjetër i lartë i Kosovës, Ahmet Alishani që drejtonte trupat e Kosovës në Kukës e i niste për Tropojë e Kosovë.
Policët civilë të Kukësit shkojnë me nxitim te makina e mesit dhe pa aspak mirësjellje hapin derën e makinës.
Pa komunikimin e nevojshëm dhe pa etikën më elemetare, dy policë njëherësh, si në garë kush po tregon zell më të madh, flasin me zë të lartë, të akullt: dorëzoni armën ju Ahmet Krasniqi…

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, shtet i njohur nga parlamenti i Shqipërisë, Ahmet Krasniqi shtanget. Jo nga frika prej këtyre policëve civilë, pasi ai kishte luftuar vërtetë me ushtarë e policë serbë në Kroaci, por nga një droje, nga frohtësia e të folurit, nga akullsia e zërit të këtyre policëve civilë që i kishin sjellë nga ana e anës që të policonin në Kukës dhe ta ruanin Shqipërinë prej Kosovës, t’i ruanin shqiptarët e Shqipërisë prej shqiptarëve të Kosovës.
Me qetësi ministri fut dorën në brez dhe ngadalë nxjerr pistoletën.

Ndërkohë e kishte kapë për krahu dhe po e tërhiqte një polic ta zbriste nga makina duke i thënë : Ju Ahmet Krasniqi për armëmbajtje pa leje, duhet të vini në polici…
Sapo ministri zbret në tokë dhe po ia zgjaste pistoletën e tij “Sigsauer” 9 mm policit, mbin fluturimthi aty Fuat Ramiqi dhe e rrëmben pistoletën duke thënë me ton të sertë e të vrazhdë : është arma ime, unë marr çdo përgjegjësi.

Jo, nuk është arma juaj, është e Ahmet Krasnqit, ngre tonin polici, ai duhet të vijë në polici…
Vij unë në polici, unë arrestohem, unë bëj burg, ua kthen qetë e sertë Fuati, pistoleta është e imja.
Polici zgjat duart ta marrë armën nga duart e ministrit por duart e oficerit profesionist që ishte mësuar me armë në luftë, Fuat Ramiqi, u treguan më të shpejta e të forta se duart e policit civil të policisë së Kukësit.
U krijua një heshtje e frikshme. Armë të dyja palët.
Policët bien dakort që të arrestohej Fuat Ramiqi.

Ai hyp në makinën që po e drejtonte vetë, hypin në makinën e tij dy policë që ia kishin drejtuar njëri automatikun e tjetri pistoletën dhe në orën 16 mbërrijnë në komisariatin e Kukësit.
Ministri Ahmet Krasniqi dhe Ahmet Alishani shkojnë te Bar Amerika në Kukës dhe nga aty bëjnë gjithë përpjekjet për ta liruar nga burgu Fuat Ramiqin, por atë natë pa sukses. Edhe Musli Lleshi pronari i Bar Amerikës, me gjithë njohjet e tij, bën përpjekje për ta liruar Fuatin, por mllefi i dikujt ndaj ministrit të Kosovës Ahmet Krasniqi ishte i verbër dhe dështimi për ta arrestuar e poshtruar atë kishte acaruar dikënd shumë.
Ata ishin nisë nga Tirana për Kukës e pastaj për Tropojë. Por u doli kjo pengesë.

Gjithë natën Fuatin në burg e trajtuan si kriminel. Kishin mllef të verbër ndaj tij pse ai i pengoi që ta burgosnin ministrin Ahmet Krasniqi. Dhjetra herë që e merrnin në pyetje e që i flisnin, kishin vetëm një kërkesë : veç thirre Ahmet Krasniqin të vijë këtu…

Por Fuati e kishte ndarë mendjen, do të paguante gjithçka e nuk do të lejonte ta poshtronin ministrin e mbrojtjes të Kosovës Ahmet Krasniqin.
Gjithë natën nuk e lejonin të shkonte as në banjo. Aty ku ishte izoluar në bodrum te qelitë e burgut, nuk kishte banjo. Vonë pas mesnate, duke iu lutë policit, ai e shoqëron për në banjo në katin e dytë. Fuati i shprehu shumë mirënjohje policit që e shoqëroi në banjo, i cili u tremb shumë prej Fuatit.
Gjatë hetimit e marrjes në pyetje Fuatin e fyenin, e kërcënonin në mënyrë të pacipë. Ia nxirrnin Kuranin dhe e shanin, e fyenin atë e Kuranin.
I thonin do të dënohesh me 5 vjet burg. Ja po vjen gjykatësi këtu të ta japë dënimin me 5 vjet burg.

Ju të Kosovës jeni shkërdhata, jeni fondamentalistë.
Akuza jote nuk është thjeshtë armëbajtje pa leje.
Thirre Ahmet Krasniqin të vijë këtu dhe ti lirohesh menjëherë.
Gjatë marrjes në pyetje ngrihen tonet. Tentojnë ta godasin me grushte por Fuati që ishte ushtarak, reagon, mbrohet dhe u thotë: unë jam shtetas i Bosnjes dhe do të reagojë Bosnja për mua, ju nuk mund të më goditni. Jam shqiptar, shtetas boshnjak.
Kur tentativa për goditje arrin kulmin dhe fyrjet e talljet po ashtu, atëhere Fuati thotë se nëse nuk më lëshoni ju, për 24 orë goditet komisariati juaj nga trupat tona…

Me 14 shtator 1998, në orën 7.30 të mëngjesit lirohet nga komisariati i Kukësit Fuat Ramiqi. Shkon te makina e tij që ia kishin kontrolluar e bërë lëmsh. Por policët e Kukësit nuk e kishin gjetë dot pistoletën përsonale të Fuatit të cilën ai e kishte fshehur në makinën e tij. Pistoleta e ministrit Ahmet Krasniqi mbeti në komisariatin e Kukësit, një zot e di se cili shef e ka kujtim…
Mori makinën dhe shkoi te Bar Amerika. Aty e priste ministri Ahmet Krasniqi dhe Ahmet Alishani. Aty në dhomën e vogël të lokalit kanë bërë një takim me dy policë.
Ndërkohë nëpër qytet qe përhapur fjala që kishte thënë Baci, ushtari më i vjetër që ishte në Kolsh, se po nuk u lirua Fuat Ramiqi, nuk do të ketë më komisariat në Kukëks, do ta bëjmë rrafsh… Atëhere Divizioni i Kukësit nuk i kishte as 90 trupa gjithsej. Trupat e Kosovës që stërviteshin në ato kohë në Kukës ishin disa herë më të shumta e profesioniste se ushtria e policia që kishte Shqipëria në Kukës.

Në orën 12 të datës 14 shtator 1998, ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ahmet Krasniqi bashkë me Ahmet Alishanin shkojnë në takim në zyrën e komandantit të divizionit të Kukësit gjeneral Kudusi Lame.
Takim mjaft miqësor, pasi gjenerali kishte në ato kohë shumë nderim për trupat profesioniste të Kosovës. Lufta drejtohet e komandohet nga profesionistët dhe vetëm atëhere mund të jetë e suksesshme, deklaronte gjenerali.

Në këtë takim, gjeneral Lame premton, pas kërkesës që bëri ministri Krasniqi, se do të shohim për baza të reja stërvitore për trupat e Kosovës, që të shtohen ato.
Pasi e pyesin, ai thotë se takohem me Xhavit Halitin, por s’kam gjë më të.
Në këtë takim mjaft miqësor dy Ahmetat i tregojnë gjeneralit Lame për incidentin që kishte ndodhë një ditë më parë dhe që Fuat Ramiqi kishte kaluar natën në burg.
Gjenerali revoltoret dhe shprehet i lënduar që nuk i kishin kërkuar ndihmë.

Ministri Krasniqi i lë gjeneralit një stekë më cigare, por ngaqë gjenerali pinte duhan me të dredhme, shumicën nga ato cigare që ai i quante duhan i butë, i kam pirë unë, pasi mi jepte herë pas here gjenerali. Dhe unë sa herë ndezja nga ato cigare, thoja me zë, t’u rrittë ndera Ahmet Krasniqi!
Gjenerali ishte mjaft i gëzuar nga kjo vizitë e ky takim me ministrin Ahmet Krasniqin e ushtarakun Ahmet Alishani.
Veç është pezmatuar dhe është nxirë kur ka dalë të flasë në televizion Sali Berisha.
Në Tiranë po zhvilloheshin ngjarjet e 14 shtatorit 1998.

*****************

From: Eshref Ymeri <eshrefymeri@gmail.com>
To Flori Bruqi<floribruqi@yahoo.com>

Today at 15:49

I dashur Flori,

Publicistika atdhetare e zotërisë Rexhep Shahu, për mendimin tim, shërben si stoli për faqen internetike “Agjencioni Floripress” dhe për krejt publicistikën shqiptare me orientim nacionalist. Si intelektual me formim nacionalist, zotëria i nderuar Rexhep Shahu qëndron në pararojë të atyre intelektualëve të paktë me formim nacionalist, meqenëse shumica e tyre zvarriten pas partive politike dhe kanë harruar detyrën kryesore të çdo intelektuali, e cila është dhe duhet të jetë pikërisht mbrojtja e interesave kombëtare dhe jo mbrojtja e interesave të partive politike, të cilat as që kanë menduar ndonjëherë të vënë në programet e tyre Çështjen e Ribashkimit të Trojeve Tona Etnike

Ahmet Krasniqi.jpg

Ata që vranë ministrin Ahmet Krasniqi, ashtu siç thoni ju, i dashur Flori, do të mbeten pleh historie, por vetëm nëse do të dalin në dritën e diellit emrat dhe mbiemrat e tyre. Por një gjë e tillë dyshoj se do të jetë e mundur të zbulohet, se rrënjët e atij krimi të rëndë duhet të jenë fshehur thellë. Ata që vranë ministrin Ahmet Krasniqi*, dhanë sinjalin e luftës vëllavrasëse në Kosovë, e cila të kujton luftën vëllavrasëse që shpërtheu Enver Hoxha në fillimvjeshtën e vitit 1943, duke pasur mbi kokë kryeregjizorët e asaj vëllavrasjeje – Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën. Ajo ishte shembulli më tragjik i vrasjes së shqiptarit nga shqiptari, për interesat e sllavogrekëve në gadishullin tonë. Pasojat e saj i kemi konkrete në mbarë trojet shqiptare, pasoja që mishërohen aq dukshëm në përçarjen tragjike brenda vetes sonë.

Prof.Dr.Eshref Ymeri

Kolumbus, Ohajo

17 shtator 2016

*************

Nga Flori Bruqi :

Image result for kush eshte ahmet krasniqi



*Ahmet Krasniqi nga Zhilivoda, Vushtrri, Dardanisë ushtarak shqiptar, hero.Ahmet Krasniqi iu kishte bashkuar forcave shqiptare të (Forcat e Armatosura të Republikës së Dardanisë FARD-ut), si Ministër i Mbrojtjes, që luftonin kundër forcave Jugosllave për çlirimin e Dardanisë dhe për lirinë e shqiptarëve. Ai u vra tradhëtisht në vitin 1998 në Tiranë nga persona me veshje të policisë shqiptare, por rasti ende nuk është zbuluar se kush e kishte dhënë urdhërin për atentatin.

Image result for kush eshte ahmet krasniqi

Vrasja e kolonelit

Në flakën e luftës në Kosovë, në kohën kur makineria serbe ia kishte vënë flakën pothuaj krejt Drenicës, Dukagjinit e pjesëve të tjera të Kosovës, në kohën e ofensivës së fundit të gushtit e fillimit të shtatorit të vitit 1998, një vrasje në Tiranë ka prekur thellë shqiptarët kudo që jetonin, në tmerret e luftës në Kosovë dhe në ethet e luftës jashtë Kosovës. Një vrasje papritur.

Për kolonel Ahmet Krasniqin janë shkruar e janë thënë shumë artikuj e fjalë. Përveç atyre që kanë madhëruar figurën e këtij strategu të luftës për liri, ka pasur edhe asish që kanë bërë përpjekje ta baltosin këtë emër të veçantë të fushës së strategjisë ushtarake për liri të Kosovës.
Kur sekuencat e pakta të TVSh-së së vitit 1998 dhanë lajmin për emërimin e kolonel Ahmet Krasniqit për ministër të Mbrojtjes së Qeverisë së Kosovës në ekzil, shumica e shqiptarëve që ëndërronin lirinë edhe në frontin e luftës, e pranuan këtë lajm si një shpresë më shumë se liria nuk është larg.
Me shumicën bashkëpunëtorëve të Ahmet Krasniqit me të cilët kam biseduar, e kanë përshkruar kolonel Krasniqin si një njeri të dashur, të sinqertë, patriot që kishte vetëm një qëllim, çlirimin e Kosovës nga okupatori serb. Askush prej bashkëbiseduesve të mi nuk më ka thënë as edhe një fjalë të pathënë për Ahmet Krasniqin.

Image result for kush eshte ahmet krasniqi

Gjithçka që kam dëgjuar e lexuar për Ahmet Krasniqin më ka shtuar dhembjen për atë burrë, për atë strateg të luftës dhe për atë shqiptar patriot. Kjo dhembje pastaj më është shtuar me një lloj mllefi që shpërthente atëherë dhe herë pas here edhe sot: kush e vrau Ahmet Krasniqin? Pse e vranë Ahmet Krasniqin? Pse nuk arrestohen vrasësit e Ahmet Krasniqit?

Eshtrat e kolonelit…

Në përvjetorin e 16 të vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, familjarët dhe bashkëluftëtarët e strategut të luftës për liri, kanë një kërkesë shumë njerëzore dhe modeste. Ata duan që eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit të kthehen në atdhe, në Kosovën e lirë. Ai prehet në varrezat në Tiranë, atje ku u vra. Por ai tash duhet të kthehet në Kosovën e lirë, në Kosovën që e ëndërronte.

Image result for kush eshte ahmet krasniqi

Iniciativa për kthimin e eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit është familjare por edhe miqësore. Nuk është iniciativë institucionale. Por kjo iniciativë duhet të realizohet në mënyrë institucionale. Do të duhej që institucionet e Kosovës të merren vesh me institucionet e Shqipërisë dhe të realizojnë këtë ëndërr të parealizuar sa ishte gjallë kolonel Ahmet Krasniqi.
Image result for kush eshte ahmet krasniqi
Familjarët e kolonelit e presin të kthehet në vendlindje birin e tyre të vrarë jo në frontin e luftës por në errësirën e natës së 21 shtatorit të vitit 1998 në Tiranë.

Vendlindja e kolonelit e pret kthimin e eshtrat të bashkëvendësit të tij që të prehet në amshim në “prehrin” e vendlindjes.

Image result for kush eshte ahmet krasniqi

Kosova e lirë e kërkon që ta mbajë pranë luftëtarin e lirisë, kolonel Ahmet Krasniqin!
Është koha kur kolonel Ahmet Krasniqi duhet të kthehet në vendlindje, në atdhe.

Heshtja vrastare për kolonelin…

Po të mos ishin përkujtimet familjare, do të harrohej edhe dita e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit. Por familja ende e mban gjallë…

Image result for kush eshte ahmet krasniqi

Por pse kjo heshtje e rëndë, heshtje institucionale në Kosovë për Ahmet Krasniqin?! Një rrugë, madje një rrugë larg qendrës në Prishtinë mban emrin e Ahmet Krasniqit. Asgjë më shumë!
Derisa ishte gjallë presidentit Ibrahim Rugova organizoheshin akademi përkujtimore për kolonel Ahmet Krasniqin. Viteve të fundit as akademi të tilla nuk mbahen.

Image result for kush eshte ahmet krasniqi

A janë thënë të gjitha të vërtetat për kolonel Ahmet Krasniqin? Të gjitha të vërtetat për strategjinë e luftës së tij, për ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqin, për shqiptarin e vërtetë Ahmet Krasniqin?
A është thënë e gjithë e vërtet

 

nga libri im në proces “Lufta ime për Kosovën”)

Kategori
Uncategorized

Ku je fshehur Don?! – Nga Çim Peka.

lu

Analisti Çim Peka nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, ka ngritur disa pyetje pikante dhe të drejtpërdrejta për ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri Donald Lu. Thelbi i problematikës që ngre Peka është ajo që po habit gjithë opinionin shqiptar; heshtja e këtij ambasadori që nuk lë rast pa folur për praninë e krimit të organizuar në vendin tonë dhe për situatën e jashtëzakonshme kriminale të mbjelljes massive të kanabis Sativa, hesht…

Postimi i plotë i në Facebook:

Ku je fshehur Don?! Të paktën që nga fillimi i viteve 2000, qeveria dhe opozita kanë pritur me ankth Raportin Vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi kultivimin dhe trafikun e drogës. Raporti është konsideruar si dokumenti më serioz dhe i paanshëm, dhe rrjedhimisht është përdorur nga çdo qeveri si dëshmi e sukseseve në luften ndaj drogës, po ashtu edhe opozita ka e studiuar me pikë e presje për të gjetur vërejtjet.
Misioni policor amerikan ICITAP, ka qenë aq prezent në ndihmë, asistencë dhe kritikë ndaj Policisë së Shtetit, sa që edhe struktura e policisë rrugore nuk miratohej po të mos ishin ata dakort. Lëre më pastaj, gradimet, marrjen në punë, apo të tjera si këto.

Tashmë e gjithë kjo duket e kaluar. Vetëm në vitin e parë te mandatit socialist, u hoqën mbi 600 oficerë policie si dhe e gjithë kupola e Policisë së Shtetit. Asnjë fjalë nga ICITAP. Asnjë fjalë nga ambasada.

Te thuash se amerikanët në Tirane nuk e dinë se çfarë po ndodh me policinë e shtetit, kultivimin e drogës apo rolin e policisë është e kotë. Ata dinë më shumë, e me mirë e saktë se ne. Pyetja më e natyrshme që duhet të drejtohet sot, i duhet drejtuar ambasadorit Lu: çfare po ndodh zoti ambasador?
A nuk ishe ti ‘”babai i Reformës në Drejtësi’?
A nuk ishe ti që kërcënove deputetët që nuk votonin reformën?
A nuk je ti, i kudogjenduri, i kudo shprehuri, edhe për gjëra qe nuk kanë lidhje as me diplomacinë, as me marrëdhëniet midis dy vendeve?
Të gjthë po presin që ti të flasësh. Edhe kryeministri, ta la ty topin në derë.
Heshtja u hap rrugën shumë pikëpyetjeve dhe pse jo, edhe teorive konspirative.
Nëse nuk flet për drogën, atëherë hesht për gjithçka tjetër, edhe për reformën, edhe dekriminalizimin, edhe Al Kaponet shqiptarë, edhe për demokracinë, edhe për vlerat që perçon Amerika, kudo në botë…

Kategori
Uncategorized

Kryeministri Rama, “mushkonjat e droguara”, ambasadori amerikan dhe gjethja lakuriqe e kanabisit.

ramaaaa

Nga Dritan Laci

Ra prapë. Dhe për dreq pikërisht kur kryeministri po fliste gjithë pathos për sukseset në luftën kundër kanabis. Dhe për më dreq akoma, prapë një mushkonjë e droguar. Edhe pse qeveria thotë se e ka mbyllur me kohë fushatën e dezinfektimit nga ajri, duket se mushkonjat me helikë në qiellin e Shqipërisë, janë shumuar aq shumë, aq sa, sa herë kryeministri flet për mushkonja të ngarkuara me drogë në mendjet e droguara të opozitës, aq herë ato shfaqen zhurmshëm në ajër duke lëshuar zukatjen e radhës.

Pikërisht ashtu si ndodhi me Riformaton. Kur opozita fliste për avionë me drogë që ngarkoheshin në Shqipëri dhe zbrazeshin në Itali, kurse kryeministri Rama i quante mushkonja të droguara që pickojnë opozitën. Por që sa herë që Rama thotë janë mushkonja po aq herë për mallkimin e tij ato bien si bekim nga qielli në dosjen e kanabisit të opozitës që e ka kthyer në kauzën e saj më madhore denoncimin e përfshirjes së qeverisë në trafikun e lëndëve narkotike.

Ashtu sikurse sot kur një tjetër italian uli “mushkonjën” e tij në fushat e Ishmit. Edhe këtë radhë për dreq në një pistë të improvizuar 1.5 km të gjatë. Për rastësi ashtu si kolegu i tij Riformato edhe Guido po bënte një xhiro qiellore në bukuritë e rrethinave të Durrësit, aty ku jeshilllëku i pamatë i fushave me kanabis shkrihet me blunë e Adriatikut dhe nga ku për 1.30 min udhëtim mund të shijosh një drekë të rehatshme dhe sakaq të pasur me fibra me familjen në Itali.

Ku edhe këtë herë Rama edhe pse opozita ja tundi para syve foton e avionit të rënë vetëm pak metra larg fushave me kanabis, ju hakërrye kundërshtarëve të tij politikë me gjithë arsenalin e arrogancës duke u thënë: “Shkoni tundjani ambasadorit amerikan, jo mua”.

Tani nuk na ngelet vetëm të presim ambasadorin Lu të na shpjegojë se ç’lidhje ka me mushkonjat me helikë. Interesimit tim në sektorin e vektorëve në Institutin e Shëndetit Publik, që merren eksluzivisht me luftën kundër mushkonjave tigër dhe anofele më të përhapurat në Shqipëri, se çlidhje kishte ambasadori amerikan me mushkonjat me helikë që fluturojnë në lartësi të mëdha, këta të fundit mu përgjigjën me një ngritje koke në shenjë habie. Po kështu mu përgjigjën edhe në laboratorin e lëndëve narkotike. Askush nuk e njihte si specialist në departamentin ku punonte.

Tani përgjigjen duhet të na e japë ose ambasadori Lu ose vetë kryeministri. Që këtë herë avionin që ra në Ishëm duhet të gjejë gjethe më madhësi tropikale që ta mbulojë, pasi nuk ka fushatë dezinfektimi që ta shpartallojë nga qielli i Shqipërisë, aq shumë sa është shumuar

Kategori
Uncategorized

VIDEO / Artan Hoxha: Në celularët e sekuestruar kam fakte që inkriminojnë Ramën dhe ekzekutime të punonjësve të policisë

e1908f95-71f1-458b-a838-3e8ad6810260_w640_r1_sGazetari investigativ Artan Hoxha gjatë një deklarate në media ka thënë se Prokuroria i sekuestri dy telefona celularë për shkak se dëshmoi live në emision një sekret hetimor.

Ai i bën thirrje prokurorëve të mos gërmojnë në celularët e tij sepse aty përfshihen afera korruptive të zyrtarëve të lartë duke filluar që nga kryeministri e poshtë si dhe ekzekutime të punonjësve të policisë.

 

I qëndroj asaj që thashë dje. Madje unë informacionin që pata nuk e dhashë dot në televizionin ku punoj, por në një televizion tjetër. Kur ka mbaruar emisioni dje, mendova se si do t’i sqaroja drejtuesit e televizionit ku punoj. E t’i thoja, unë tani e mora këtë informacion.

Mua mu sekuestruan 2 celularët. Njëri është celulari privat. Dhe tjetri është pronë e “News24”, dhe unë e përdor prej 15 vitesh. Dhe e përdor edhe redaksia për qëllim të punës. Nuk e shoh me vend dhe normale që një gazetari t’i hiqen mjetet e punës. I kam bërë me dije prokurorit që dy celularët i kam dorëzuar të fikur. Këto telefona kanë edhe arkiv.

Kam materiale me video dhe audio që akoma nuk i kam publikuar. U bëj thirrje që mos të gërmojnë aty. Nëse i hapin aty do të gjejnë gjëra komprometuese, nga Kryeministri e poshtë. Bëhet fjalë për afera, përfshirje në aktivitete të paligjshme të zyrtareve të administratës, kontakte me botën e krimit. Plus edhe gjëra të mia private.

Aty ka materiale për Skerdilajd Konomin, apo që kanë të bëjë me ekzekutime të punonjësve të policisë. Nuk është hera e parë, janë me dhjetëra raste që unë kam bashkëpunuar me Prokurorinë për ngjarje të rënda kriminale.

Kam materiale që kanë të bëjnë me ngjarje të rëndësishme. Në rastin konkret ne jemi në një betejë me krimin me të paligjshmen. Në vend që të raportonim sot çfarë ndodh me pilotin italian, ne merremi me sa çfarë ka ndodhur me gazetarin dhe çfarë ndodhet pas saj.

Mua nuk më duhen fare deklaratat politike. Vetëm në muajin gusht ka 2 deklarata të PD në mbështetje të punës time e falënderoj. Herë më kanë mbrojtur, herë më kanë sharë, por puna ime nuk matet me këtë, por me vlerësimin e publikut.

Në atë celular do të gjejnë një rast për të cilin unë nuk kam bërë asnjëherë kallëzim, dhe që do të shkojë deri në hetuesit më të lartë. Bëhet fjalë për një aferë korruptive ku përfshihen drejtuesit më të lartë. Kërkoj që kjo të mos përsëritet më.

Pasi është ndërhyrë në memorie dhe janë marrë materiale të tjera. Në ato celularë ka materiale të një gazetari që merret me investigime në këtë vend.Ato materiale i shërbejnë punës së gazetarit. Jo çdo gjë duhet ta nxjerrim në çdo momenti, duhet kohë”. ka thënë Artan Hoxha në News 24.

 

 

 

Kategori
Uncategorized

Videoja/ Ja informatori i Artan Hoxhës, që u ekzekutua në Devoll.


Videoja/ Ja informatori i Artan Hoxhës, që u ekzekutua në Devoll

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer në “Opinion” se një informator i tij në fshatin Koshnicë të Devollit, që e pati ndihmuar të hynte te parcelat e kanabisit është ekzekutuar me plumb pas koke, tre muaj pasi publikoi rrëfimin e tij në News24.

Hoxha tregon momentin kur informatori i tha se ndihej i frikësuar, pasi nëse e shihnin me gazetarin me dylbi nga lart, do ta njihnin dhe do ta ekzekutonin.

Hoxha publikoi videon ku informatori e shoqëron në parcela, duke shfaqur për herë të parë fytyrën dhe emrin e tij. Informatori i Hoxhës duket teksa e shoqëron gazetarin në parcelat e mbjella me kanabis të fshatit të tij, dhe rrëfyer se si zhvillohet aktiviteti ilegal në këtë zonë.

Gazetari thotë se vrasja e informatorit të tij edhe sot e kësaj dite, nuk është zbuluar, ndonëse pasi publikoi historinë, policia ndërhyri dhe e asgjesoi kanabisin.

“Gjatë vitit të kaluar ka qënë kjo situatë që është sot. Pas fushatës anti-kanabis u bë një konferencë. U dhanë disa shifra të policisë së shtetit, një shifër e madhe 99.2 përqind e sipërfaqes së identifikuar. Unë shkova në Devoll, në një fshat që nuk është shquar për mbjellje. Kishim dyshime për bashkëpunim me oficerë të policisë. Kisha dy informatorë që më ndihmuan të shkoja në parcela. Unë shkova me kamera standarte. Fiks tre muaj pasi hymë në këtë zonë, për shkak të konflikteve që janë në këtë zonë, personi në fjalë ishte i trembur që të më bashkëngjitej sepse mendonte që do ta vëzhgonin em dylbi nga lart. Për fat të keq, tre muaj më mbrapa në 19 Dhjetor, ky person është rrëmbyer në banesën e vet, është goditur me plumb pas koke dhe u hodh në kanal. Deri më sot kjo vrasje nuk është zbuluar. I vrari ishte personazh me lidhje të botës së trafikut. Nëse ai do të jetonte unë nuk do ta publikoja videon me fytyrën e tij”.- deklaroi Hoxha.

Informatori i Hoxhës quhej Jani Kollçinaku, ose ndryshe “Landi i Mirasit”, banues në Miras të Devollit. “Landi i Mirasit”, i njohur për lidhjet e tij me narkotrafikun u gjet i vrarë mëngjesin e 20 dhjetorit 2015 në krah të rrugës Korçë-Devoll shumë larg banesës së tij, i qëlluar me një plumb në kokë. Çka ngriti dyshimin te policia se viktima është rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar disa kilometra larg banesës së tij.

vrasja e informatorit

INVESTIGIMI I HOXHES

Në fakt, në muajin shtator 2015, menjëherë pas publikimit të parcelave të hashashit nga Artan Hoxha, vetë gazetari dhe operatori janë kërcënuar me një mesazh telefonik. Një mesazh kërcënues ka mbërritur në redaksinë e “News 24”, drejtuar gazetarëve të këtij televizioni. Mesazhi kërcënues mbërriti në një nga telefonat celularë të redaksisë dhe numri i takonte shtetit të Holandës. Ky kërcënim i drejtohej gazetarit Artan Hoxha dhe operatorit Ervin Daja, të cilët realizuan një reportazh në parcelat me hashash të pakorrur në Devoll. Në tekstin e mesazhit thuhej: ‘Për spektaklin që keni bërë me djersën dhe gjakun tonë do paguani me kokë. Çdo rrënjë dhe cent që na çuat dëm, do ta paguani. Faturën do ta paguajnë familjet dhe fëmijët tuaj. Do shihemi shumë shpejt, përshëndetje nga Holanda’. Mesazhi shkruhej nga numri 0031 615 538 xxx dhe për të redaksia njoftoi edhe policinë.

Kategori
Uncategorized

“Clinton është helmuar, ka vdekur dhe ne shohim sozinë e saj”.

Polmonit? Po apo jo? Është kjo pyetja që po mban me frymën pezull të gjithë Amerikën këto ditë. Një mori lajmesh del në publik që nga dita kur zyrtarisht kandidatja demokrate u diagnostikua me polmonit pas gjendjes së të fikëtit në ceremoninë e kujtimit të viktimave të kullave binjake. Pas kësaj Hillari Klinton është mbyllur sërish në vorbullën e lajmeve të vitit 2012 kur një problem intensinal e detyroi të anulojë vizitën në Marok. Por këtë herë në publik duket se ka një shqetësim edhe më të madh. Për më tepër që teoritë konspirative po “çmenden” rreth kësaj historie.

Në momentet e para pas ngjarjes stafi i kandidates demokrate foli për një goditje nga nxehtësia për të justifikuar sëmundjen e kandidates demokrate për presidencën ndërsa më pas u zyrtarizua versioni i polmonitit. Sigurisht që në ueb ishin të shumtë ata që nuk e besuan në asnjë moment versionin zyrtar duke proshur një sërë teorish, shpjegimesh dhe justifikimesh që shkojnë më tej se çdo e dhënë zyrtare.

Hillary ka vdekur

“Hillari ka vdekur kohë më parë. Ajo që shohim në TV është vetëm një sozi. Ky ishte shpjegimi i pjesës më të madhe të përdoruesve të Tëitter pasi një përdorues nga Teksas nxori një sërë provash në favor të teorisë së tij me hashtagët #HillarysBodyDouble dhe #HillaryHealth. Edhe përdoruesit e tjerë të i janë përgjigjur menjëherë masivisht kësaj teorie me komente aprovuese ose kundërshtuese apo edhe ironike.

Shohim vetëm një sozi nga viti 2012

Image result for hillary clinton sosia

“Shikoni Hillarin në një foto të vitit 2012 dhe në një foto aktuale. Nuk është ajo. Nuk ka të njëjtën hundë, rrudhat në fytyrë janë të ndryshme” – shkruan një faqe e quajtur “Gjithmonë Trump” që orë pas ore vetëm publikonte të ashtuquajturat prova në favor të sëmundjes së Hillary apo edhe të një sozie të saj në publik. Historia e polmonitit nuk bëhet fjalë të zihet në gojë.

Ka Parkinson

“I dridhen gishtat. Është një problem neurologjik… Ka parkinson.” Kjo është një tjetër teori e komplotistëve të pakënaqur me shpjegimin zyrtar.

Image result for hillary clinton sosia

Clinton është helmuar

Ka edhe nga ata që janë gati të betohen se bëhet fjalë për diçka tjetër. Helmim të saj. Kjo është një hipotezë deri tani e pabazuar në asnjë “provë”, por e mbështetur fort nga mjeku nigerian Bennet Omalu.

“I këshilloj ata që rrinë pranë Clinton që të bëjnë menjëherë analizat toksike të saj. Ka mundësi që ajo të jetë helmuar” – shkroi mjeku në 11 shtator pak orë pasi ish-sekretarja e shtetit u detyrua të pranonte se kishte polmonit.

Nuk kam besim te Putin e Trump. Me këta të dy gjithçka është e mundur” –shkroi mjeku në një tjetër tëeet. Ai është shtetas amerikan që nga viti 2015 dhe në profesion është neuropatologu që ka zbuluar CTE (encefalopatia kronike traumatike) një sëmundje e trurit pas goditjeve në kokë. Ai e zbuloi këtë në një ish-futbollist amerikan duke arritur të bindë Ligën Kombëtare të Futbollit Amerikan të përballet me sëmundjen që vuajnë shumë ish-lojtarë.

Çfarë thotë Clinton

“I nënvlerësoha këshillat e mjekëve mbi polmonitin tim. Për këtë u sëmura. Tani do të më duhet të pushoj për pak ditë” – tha vetë Clinton në mikrofonin e CNN. “Tani jam mirë” tha ajo duke dashur të mbyllë polemikat që nuk do të mbyllen asnjëherë. Hillary, tashmë është heroina e rrjeteve sociale. A do ta shfrutëzojë këtë vëmendje mediatike apo edhe kjo ka mundësi t’i kthehet kundër? /përgatiti lapsi.al/

Kategori
Uncategorized

Basha t’i japë “Selam” Bregut.

Nga Flavio Qorri/

Po ai që vodhi nuk ka faj fare?

Një skeç i Luftar Pajës në rolin e bariut që i kishin vjedhur lopën, pas gjyqit absurd, mbaronte me pyetje: mirë unë që nuk u kujdesa, nuk i ruajta, nuk kisha armë, po hajduti që vodhi lopën nuk kishte faj fare?!

Lejomëni që në fillim të bëj një parantezë. Për 3 javë kam qënë në Dibër dhe kush nuk ka qënë atje është e kotë të bëjë analiza nga zyra mbi boulevard. Lulzim Basha është kryqëzuar këto ditë nga segmente të PD, është shpotitur nga kundërshtarët dhe është kritikuar nga media. Edi Rama dhe Rama junior na qënkan liderët e fitores. Nëse vlerat në këtë vënd kanë shkuar për dhjam qeni atëherë ata mund t’i gëzohen votave të drogës, të miellit, të presionit, të dritave dhe përçarjes dhe tregut çam. Konsideromëni naiv por jam gati që bashkë me çdo shqiptar të mirë që njoh të humbas kështu në pafundësi. Llogaritjet e partisë së specialistave ishin të sakta. Ata do ta fitonin Dibrën me çdo kusht. Me çdo mjet.

Ajo që nuk llogaritën ishte thellësia e rezultatit. 4100 vota nuk nxorrën zbuluar Lulzim Bashën por zbuluan dramën e opozitës shqiptare. Kryetari i Partisë demokratike zgjodhi të bënte një aleancë vlerash. Shfrytëzoi çdo aset të Partisë Demokratike dhe Opozitës shqiptare për t’i ofruar Dibrës alternativën e tij. Por këto ditë jemi detyruar të dëgjojmë deklarata në stilin “kodra pas Bregut”.

Jemi detyruar të dëgjojmë analiza nga njerëz që nuk I thanë një herë “Selam” punës në terren. Sigurisht që opozita do të shpërfytyrohej. Sa vota mund të siguronte një deputet që të gjithë fushatën për bashkinë e kaloi në të vetmin hotel me 4 yje të Peshkopisë. Sa vota siguroi një deputete që nuk shkonte dot në fshatrat e Kastriotit se bënte me baltë këpucët e saj 5000 euroshe? Çfarë fryme do të ngrinte deputeti që ka qënë 5 herë ministër dhe ka më shumë flori te syzet se e gjithë Maqellara? Ata që e kalonin natën në Dibër të Madhe nuk kishin mundësi të ruanin shpërndarësit e parave në mbrëmje.

Përpjekja e Lulzim Bashës për të ruajtur unitetin e PD është për t’u lavdëruar. Por ai unitet që përfshin të “konsumuarit” po i sjell kosto politike opozitës në Shqipëri. Kush është i uritur në PD për të rrëzuar Rilindjen e Diktaturës? Ish ministra që mjaftohen vetëm me postin e deputetit për të mbuluar 25 vite abuzime? Apo rishtarë që po bëhen gati për ta marrë pushtetin qyl në 2021? Fatkeqësisht Basha drejton deputetë shumë të vjetër dhe bashkëpuntorë shumë të rinj. Sot është dita që shqiptarët të rreshtohen krah opozitës, krah maturantëve, krah dibranëve që kanë për kryetar këshilltarin e Shukriut, krah fshatarëve që nuk mbjellin dot asgjë veç hashashit. Është absolutisht e domosdoshme që opozita të fitojë zgjedhjet që në 2017.

Populli shqiptar duhet të bindet për rëndësinë jetike të këtij fakti për një arsye të thjeshtë. Nëse Basha bëhet kryeministër në 21’ ai nuk do i ketë asnjë borxh shqiptarëve por vetëm konsumit të Ramës. Nëse Rama është sërish kryeministër edhe një mandat, diktatura e tij trendy do të jetë e pamundur për t’u thyer dhe nuk do ketë më asnjë nevojë për opozitë!

Kategori
Uncategorized

E vërteta e tritolit në makinën para Kryeministrisë!”

 

Gysi i Ramës tek tritoli ndaj Dervishit në Kryeministri.

Në dhjetor të vitit 2013, makina tip Peugeot në pronësi të ish-Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi u konstatua se kishte lëndë plasëse në pjesën e poshtme. Rasti u zbulua përpara godinës së Kryeministrisë, kur Besnik Dervishi po shkonte të takonte Kryeministrin Edi Rama. Gardisti i Kryeministrisë që kontrolloi automjetin.

Sipas gardistit, makina nuk ishte në pronësi të Besnik Dervishit, por të drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri, Ergys Hoxha. Por, emri i këtij të fundit nuk u përmend në procesverbalet e hetimit. “Gardisti dixhital denoncon Mashtrimin publik që Rama dhe Tahiri bënë për tritolin në të ndenjurat e Besnik Dervishit! Makina që publikut iu paraqit si e Besnik Dervishit, nuk kishte asnjë lidhje me Dervishin, por ishte e drejtorit të Antikorrupsionit, njeriut të vizave të Edi Ramës, Ergys Hoxhës. Ndëshkimi i gardistit që me shkrim njoftoi të vërtetën për pronësinë e veturës dhe kërcënimet që ai të hiqte dorë nga dëshmia e tij” shkruan Berisha në postimin e tij.

Denoncimi i plotë i Gardistit:

“Jam një gazetar me banim në Suedi, pjesë e Reporters Without Borders në Suedi dhe pak ditë mora këtë e-mail, të cilin paditësi nuk dëshironte t’ua dërgonte vetë direkt, por ndërmjet meje për arsye moszbulimi të mundshëm të adreses IP të e-mail-it dhe adresës së banesës nga kundërshtarët tuaj politikë apo të prekurit nga ky e-mail.
Përshëndetje! Unë që po ju shkruaj quhem Zamir Brahimi. Ish-efektiv i Gardës së Republikës për periudhën prill 2011-qershor 2014 në pozicion si përgjegjës sigurie për aktivitetet e kryetares së Kuvendit, nga korriku 2013 përgjegjës sigurie pranë godinës së Kryeministrisë (ruajtje e jashtme).
E-mail-i konstaton në një ngjarje për mua të rëndësisë së veçantë dhe mendova ta ndaj me Ju duke pasur bindjen dhe besimin e plotë se do të marrë vëmendjen e duhur nga ana juaj për të kërkuar me të detaje dhe vënë para përgjegjësisë ‘kompozuesit’ e këtij skandali.
Më lejoni të futem në detaje pa u zgjatur.
Më 13.12.2013 (siç edhe jeni në dijeni) në ambientet e jashtme të Kryeministrisë gjatë kryerjes së shërbimit në orën 08:40 pas kontrollit rutinë konstatova dhe ndalova një makinë të dyshuar me lëndë plasëse, e cila pas verifikimeve të kryera nga ekspertët u vërtetua se mjeti kishte lëndë plasëse C4 të lidhur me telefon. Grupi i xhenierëve më pas kreu edhe neutralizimin e lëndës plasëse.
Siç u publika në mediat vizive dhe të shkruara makina i përkiste ish-Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, informacion i pavërtetë dhe i servirur nga Policia e Shtetit me tendencën për të fshehur të vërtetën, e cila është se makina e tipit ‘Peugeot’ me targë TR 5066 N përdorej nga vetë drejtori i Antikorrupsionit pranë Kryeministrit, z. Ergys Hoxha. Lidhur me lëvizjet hyrëse-dalëse të mjetit në fjalë ekzistonte një urdhër lejimi nga ana e Sek. të Përgjith., z. Engjëll Agasi. Gjithashtu gjurmë të lëvizjeve të makinës në fjalë gjenden edhe librat e hyrje-daljeve të mbajtur dhe protokolluar nga Garda e Republikës.
Veprimet e mia që nga momenti i evidentimit të lëndës plasëse në makinë janë si më poshtë, kronologjia:
1- Lajmërimi i lëndës operative të GRSH.
2- Krijimi i perimetrit të sigurisë.
3- Vendosja e rojeve siç e parashikon plani i emergjencave për të tilla raste.
I pari në vendngjarje ishte min. Tahiri (kjo vërtetohet edhe me pamjet filmike të mediave), i cili mori dhe drejtimin e operacionit në fjalë. Ministri solli në vendngjarje forcat xheniere, por jo ambulancat dhe zjarrfikëset (siç e parashikon rregullorja për rastet e emergjencave). Sakaq nuk u lejua evakuimi i Kryeministrisë, po prapë me urdhër të ministrit në funksionin e drejtuesit të operacionit njëkohësisht.
Po të njëjtën ditë, rreth orës 13:15 jam paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë për të dhënë deklaratën time lidhur me ngjarjen në fjalë. Para se të futem në zyrat e Drejtorisë së Policisë jam ndaluar nga vetë z. Ergys Hoxha, i cili më ka thënë shprehimisht: Mos guxo të përmendësh emrin tim.
Nuk i jam përgjigjur, por kam vijuar rrugën për në zyrat në fjalë. Në deklaratën e kryer në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore kam përmendur edhe zotërinë në fjalë, pasi doja t’i përmbahesha vetëm të vërtetës.
Kur u paraqita në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u njoha me deklaratën, të cilën kisha dhënë pak muaj më parë për OPGJ. Aty mësova se emri i z. Hoxha ishte hequr dhe si rrjedhojë nuk ishte pjesë e hetimit. Veprim, i cili ndryshoi rrjedhën e hetimeve dhe komplet të ngjarjes.
Do të doja të nënvizoj edhe një fakt tjetër. Më datë 15.12.2013, rreth orës 21:30 në ambientet e jashtme të Kryeministrisë është paraqitur z. Gani Hoxha (siç më vonë mësova se quhej) i cili më ka thënë: Jam MIK i ministrit dhe Komandantit të Gardës, ke bërë një gabim, i cili s’do të të kushtojë vetëm uniformën.
Menjëherë kam mbajt raport për ngjarjen dhe kam lajmëruar forcat e policisë.
Gani Hoxha u shoqërua në ambientet e Rajonit Nr. 1 edhe u la i lirë pas pak orësh. Ndërkohë raporti im i shërbimit u injorua totalisht dhe nuk u analizua apo hetuar kurrë, për të bërë lidhje me ngjarjen dhe personin.
Si rezultat i “paprekshmërisë” (siç unë mendoj) personi Gani Hoxha paraqitet përsëri në ambientet e jashtme të Kryeministrisë dhe thotë: Do të takohemi pasi të të heq uniformën se tani e di se jam Mik i Ministrit.
Kam kryer raportin e shërbimit dhe këtë herë kisha edhe kolegët dëshmitarë, të cilët firmosën dhe raportuan, por përsëri u injorua edhe kjo ngjarje. Kam kërkuar edhe ndihmën e policisë pasi bëhej fjalë për ngjarje të përsëritur nga i njëjti person, nuk kam marrë asnjë ndihmë.
Kam kërkuar shpjegim nga drejtues të analizës së GRSH se përse nuk ndiqet dhe më është thënë: Ndiqe privatisht, bëj ç’të duash se s’ka lidhje me ne.
Në muajin maj 2014 jam pezulluar pa arsye 1 muaj dhe në muajin qershor 2014 u lirova nga detyra për shkelje betimi. Informacion i dhënë me gojë dhe kurrë me dokumentet përkatëse apo shpjegimet përkatëse”.

Kategori
Uncategorized

Pafajsia e Lulëzim Bashës për Dibrën dhe kurthi elektoral kanabist.

zhei

Nga Artur Zheji/

Sigurisht “Çështja Dibra”, dhe humbja e PD, nuk mbaron vetëm me një festë të socialistëve dhe as me shampanjë të shtrenjtë të kupolës fituese, që nuk ka fare lidhje me Peshkopinë.

Madje ngjarjet që përshkruhen nga situata ekonomike në Maqellarë apo në Kalanë e Dodës, flitet për një mjerim të skajshëm, që është një mjerim PD-PS. Një mjerim që jo vetëm nuk ka shenja shërimi, por ka mbërritur nivele shumë më të trishtuara se sa gjendja ekonomike e para viteve ’90, që për shumëkënd në Shqipëri, konsiderohet si niveli më i ulët. Kundrejt një situate ekonomike të dëshpëruar, askush nuk mund të bëjë fajtor dibranët, që pranoi më së shumti ofertat “bujare” me nga 20 dollarë apo 50 dollarë për votë.

Oferta që shoqëroheshin me kërcënimin e drejtëpërdrejtë apo të tërthortë, se ata që do vazhdonin të mbesnin besnikë për PD, do të identifikoheshin si fise dhe familje dhe do të ishin pjesë e listave të zeza. Pra të papunë dhe nën “vëzhgim”!

Askush nga gazetarët tanë të mëdhenj nuk foli për realitetin e zymtë dibran. Që nuk është kjo zymtësi, vetëm pjellë e Rilindjes së palindur, të kësaj qeverie e të kësaj qeverisjeje pordhë shumtë e punëpakët, por e të gjitha qeverive që kanë kaluar këto 26 vjet në Shqipëri. Madje nën atë trysni që u vu Dibra dhe dibrani, që në shumë çaste të mëdha të kombit tonë, ka shkruar faqe të arta historie dhe kjo nuk është retorikë, se retorika në këtë vend tanimë është monopol i kryeministrit dhe i megafonëve të vet, ata ithtarë të PD, që votuan Partinë Demokratike në Dibër, janë më së shumti realisht idealistë.

Askush nuk e tha se në Dibër, si gjithkund në Shqipëri mbillet kanabis, por edhe lulëkuqe, farë e zgjedhur, që shërben për Opium dhe bazën e parë të prodhimit të kokainës.

Dhe askush se tha, se mjaft prej dibranëve të varfër, kanë dhënë tokat e tyre me qira, për mbjelljen e këtyre bimëve, nga të tretët. Dhe askush nuk e nënvizoi se dy javët e fundit të Fushatës që askush nuk pa të bëhet, sekserët, shkuan derë më derë te pronarët e tokave dhe kishin marrë tagër të kërcënonin me burg, në këmbim të votës për kandidatin socialist.
Dhe mjaft prej tyre që votuan majtas në Dibër, bënë 2 llogari njëherësh: prodhimin e shkatërruar, e pra, cullët pa bukë, cullët janë fëmijët në dibrançe, dhe e dyta burgun dhe turpin publik. Një llogari kjo shumë e kushtueshme dhe e pamundur.

Tani nëse Lulzim Basha do të ishte ndonjë sheik arab dhe jo një politikan “shqiptaro-hollandez”, do tja zgjidhte këtë dilemë pjesës më të madhe të dibranëve duke i blerë prodhimin dhe duke i dhënë paratë drëng në dorë, që të shkatrronin të mbjellat dhe të votonin moralisht PD.

Debati në Grupin Kuvendor të PD, është po i njejti. Majlinda Bregu dhe Eduart Selami, që drejtojnë gishtin nga Basha. Ndërsa Astrit Patozi, ishte burrnor dhe krejt i arësyeshëm në analizën e tij të një dite më parë.

Është mirë që PD ka debat dhe është mirë dhe në të drejtën e vet, edhe Bregu edhe Selami, të mos e duan, apo ta konkurojnë Lulëzim Bashën. Por ata dhe të tjerët që ndikohen sinqerisht, duhet të kenë parasysh, se në këtë disfatë të Dibrës, nuk është Lulëzim Basha problemi. Problemi është metoda tmerrësisht e pisët, e eskperimentuar në Dibër.

Pra, legalizimi faktik i kanabisit është një kurth i dyfishtë. Shumica e shqiptarëve ruralë, janë të ftuar të mbjellin dhe të provojnë fatin e tyre me bimën çudibërëse. Por ndërkohë ata janë të listuar, të evidentuar dhe certifikuar.

Një për një dhe rast pas rasti. Të paktën në më të shumtën e tyre.
Që do të thotë që nesër, në Zgjedhjet e Përgjithshme, nuk është çudi që sekserët me ose pa uniformë, prurësit e farës apo kontraktursit e aferës, të shfaqen, në më të shumtën e Shqipërisë me lista në dorë. Me pyetjen e tmerrshme: “Votën ose burgun!” apo “Votën apo mbajtjen e prodhimit dhe licensën e mosprekjes për sezonin tjetër!”

Këtu Lulëzim Basha, duhet të kishte të paktën 10.000 marinsa amerikanë, për ta zgjidhur si duhet, moralisht dhe politikisht situatën. Dhe nuk mund të bëhet fajtor që nuk i ka, këta 10.000 marinsa!

Faje dhe mëkatë të tjera lë ti gjinden me shumicë, por disfata e Peshkopisë, është një disfatë Kombëtare./360 gradë.al/

Kategori
Uncategorized

Vetingu/ Ja gjyqtarët e prokurorët e komunizmit që largohen të parët.

Gykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, të gjitha nivelet e sistemit, të mbushur me hetues të kohës së diktaturës. Lustracioni i munguar gjatë tranzicionit 26-vjeçar mund të realizohet përmes reformës në drejtësi, që për ironi të fatit është drejtuar nga një ish-hetues i kohës së komunizmit, Fatmir Xhafaj

Janë me qindra gjyqtarë e prokurorë, të cilët kanë mbushur moshën 55 vjeç dhe kanë përvojë në sistemin e drejtësisë qysh në kohën e komunizmit. 27.al ka hulumtuar në jetëshkrimet (CV) e gjyqtarëve të rëndësishëm që dominojnë sistemin e aktual të drejtësisë dhe ka evidentuar se gjysma e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, kanë punuar si gjyqtarë apo hetues gjatë sistemit komunist. Përveç këtyre dy institucioneve, ndër më të rëndësishmet e sistemit të drejtësisë, në pjesën tjetër nëpër gjykata, e prokurori në Tiranë e në rrethe, janë me qindra prokurorë e gjyqtarë që kanë përvojë pune, kryesisht si hetues në sistemin komunist. Ata kanë vazhduar karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë, pas vitit 1990, në varësi të lidhjeve që secili prej tyre ka patur me të majtën ose të djathtën. Shumë prej atyre që kanë punuar hetues në kohën e diktaturës kanë mbërritur deri në nivelin e kryetarit të Gjykatës Kushtetutese, të Gjykatës së Lartë apo edhe të Prokurorit të Përgjithshëm, pas viteve ’90.

Kushtetuta e re i përjashton nga sistemi

Ka një nen në kushtetutën e re pas miratimit të Reformës në Drejtësi, i cili i jep kësaj kategorie prokurorësh e gjyqtarësh, mundësinë të largohen nga sistemi i drejtësisë përmes dhënies së dorëheqjes por duke përfituar pension të plotë. Ky nen është një farë anmistie për këtë kategori që reforma në drejtësi tenton t’i largojë butë nga sistemi. Ata përfitojnë nga kjo anmisti, megjithëse kanë qeverisur këtë sistem të kalbur drejtësi për 26 vite dhe kanë njollën e madhe të përvojës së hetuesit në kohën e komunizmit.

Dihet tashmë aktiviteti kriminal i organit të hetuesisë në sistemin komunist dhe po kaq kriminal është edhe ngritja e një sistemi korrupsioni për 26 vjet, të cilin ne e kemi quajtur sistemi i drejtësisë.

Ata nuk mund të ishin pjesë e këtij sistemi pa bekimin e politikës, pasi dy palët në bashkëpunim me njëra-tjetrën, drejtësia dhe politika, e kanë gatuar këtë sistem korrupsioni, nga i cili Shqipëria është dënuar të jetë vendi më i varfër në Europë. Të dhënat për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese gjenden në faqet zyrtare të këtyre dy institucioneve.

Gjykata Kushtetuese

Vladimir Kristo, lindur më 25.04.1947 në Korçë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1969. Nga viti 1969 deri në vitin 1983, ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Shkodër dhe në Tiranë dhe në vitet 1983-1992 ka qenë përgjegjës i Sektorit të Studimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sokol Berberi, lindur më 07.01.1967 në Kajro. Pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë të UT-së, ka punuar pranë organeve të drejtësisë në Tepelenë.

Gani Dizdari, lindur më 30.04.1949, në Tropojë. Është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1972. Ka punuar si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tropojë, në periudhën 1973-1982, dhe si prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Departamenti Gjyqësor, në vitet 1982-1989. Nga viti 1989 ka qenë prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit, dhe në periudhën 1995-1999 ka ushtruar detyrën e Zëvendës-Prokurorit të Përgjithshëm.

Besnik Imeraj, lindur më 6.12.1954, në Tiranë. Diplomuar për Drejtësi, në vitin 1977, në Universitetin e Tiranës. Në periudhën 1977-1991 ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Elbasan dhe Tiranë.

Gjykata e Lartë

Ardian Dvorani, Ka lindur në Korçë në 20 shkurt 1966. Në vitin 1988 është diplomuar jurist në Universitetin e Tiranës. Ka shërbyer si prokuror në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Shkodër në periudhën 1988-1991.

Arjana Fullani, Ka lindur në Tiranë më 03 Shtator 1965. Eshtë diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1987 me rezultate të shkëlqyera dhe në 2007 ka marrë titullin Master i Ligjeve (LLM). Znj. Fullani ka ushtruar funksionin e Prokurores pranë sektorit të Prokurorisë së Rrethit Tiranë në vitet 1987-1992

Tom Ndreca, Është diplomuar në vitin 1980, me titullin Jurist, pranë Universitetit të Tiranës në fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë. Z. Ndreca për një periudhë 4 vjeçare ka ushtruar detyrën e prokurorit gjyqsor dhe prokurorit të rrethit, pranë prokurorisë së rrethit Mirditë.

Mirela Fana (Gjylameti), lindur në vitin 1966 në Tiranë. Zj.Fana është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1988. Zj. Fana ka ushtruar detyrën e hetueses pranë Hetuesisë së Rrethit të Mirditës, në periudhën 1988-1991.

Gjykatës, prokurorë e avokatë të kohës së komunizmit në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë

Të dhënat e mëposhtme janë marrë në një dokument zyrtarë i viteve të fundit, publikuar nga zyra e shtypit e presidencvës lidhur me kandidatët për të zënë vendet e mbetura bosh në Gjykatën e Lartë. Kandidatët janë gjyqtarë, prokurorë avokatë, pjesë e rëndësishme e sistmit gjatë tranzicionit. Nga lista e gjatë e kandidatëve kemi shkëputur disa prej tyre që në cv kanë vite angazhimi si hetues apo gjyqtarë në kohën e komunizimit.

Njoftimi

Drejtoria e Informimit Publik të Institucionit të Presidentit, në vijim të njoftimit mbi kriteret dhe standardet e sugjeruara nga grupi i punës së asistencës ligjore pranë Presidentit të Republikës, bën publike listën e plotë të aplikuesve për anëtarë të Gjykatës së Lartë:

Vangjel Kosta – Ish anëtar në Gjykatën e Lartë, Pedagog në Shkollën e Magjistraturës prej tetë vjetësh. Gjyqtar në gjykatën e durrësit nga vitit 1983-1991. Është akuzuar se ka marrë pjesë në gjyqe politike në kohëne diktaturës.

Martin Deda – Hetues në Prokurorinë e Rrethit Tiranë për dhjetë vjet, zv/kryetar gjykate i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për pesë vjet, ish anëtar i KLD-së, aktualisht gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Maringlen Rrapi – Hetues për njëzet e një vjet, prokuror për tre vjet, aktualisht noter prej njëmbëdhjetë vjetësh, autor tekstesh juridikë.

Roland Përmeti – Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë për katër vjet, hetues në Hetuesinë e Tiranës për shtatë vjet, avokat për shtatë vjet, Kryetar i Komisionit të Shërbimit Civil për pesë vjet

Skënder Demiraj – Prokuror për njëzet e nëntë vjet, aktualisht avokat.

Zamir Moçka (Stefani) – Hetues për dhjetë vjet, Gjyqtar për dymbëdhjetë vjet, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës

Lefter Jahaj – Gjyqtar prej 26 vjetësh, aktualisht Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej katërmbëdhjetë vjetësh.

Hanëme Bakija – Gjyqtare për shtatëmbëdhjetë vjet, aktualisht avokate prej katërmbëdhjetë vjetësh.

Fatmir Tartale – Hetues në Tiranë për gjashtëmbëdhjetë vjet, zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT për një vit, aktualisht pedagog në Universitetin Publik, në Akademinë e Policisë

Fatos Dervishi – Hetues për pesë vjet, ish-Zëvendësprokuror i Përgjithshëm, avokat në SHBA prej dhjetë vjetësh.

Bashkim Caka – Hetues në Hetuesinë e Rethit Lushnje për shtatë vjet, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, ish deputet, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej dy vjetësh, autor teksesh dhe artikujsh juridike.

Adnand Kosova – Hetues në Hetuesinë e Rrethit Korçë për pesë vjet, Drejtor i Prokurorisë së Rrethit Korçë për gjashtë vjet, Inspektor në Inspektoriatin e KLD-së për pesë vjet.

Artan Tabaku – Jurist prej njëzetekatër vjetësh, pesë vjet hetues në hetuesinë e Rrethit Elbasan, tre vjet Këshilltar Ligjor i Ministrit të Mbrojtjes, dy vjet Drejtor i Drejtorisë së Cilësisë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Privatizimit, aktualisht Drejtor në Drejtorinë Juridike, Burimet Njerëzore dhe Kërkimi Shkencor në KLD, ka marre tiutllin « Doktor i Shkencave Juridike », Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Artur Selmani – Hetues për shtatë vjet, prokuror prej pesëmbëdhjetë vjetësh, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, “Master” në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, ka botuar disa shkrime.

Listës së prokurorëve i shtohet patjetër edhe emrat e prokurorëve, Bilbil Mete, Kujtim Luli, Kasem Beriberi e shumë të tjerë. Ka prej tyre që nuk kanë lëvizur nga godina e prokurorisë së përgjtihshme prej 30 vitesh. Në se do të zbatohet rigorozisht reforma në drejtësi, shpejt do të përballemi me sëri dorëheqjesh të bujshme nga sistemi i drejtësisë, ndoshta atëherë do ti kemi edhe listëne saktë të emrave që do të jenë viktima të Vetingut.

Menjëherë pas pastrimit të sistemit të drejtësisë, jo vetëm nga hetuesit komunist por edhe nga prokurorët e gjyqtarët e korruptuar, rradhën e ka politika. I njëjti process vetingu do të përshkojë edhe klasën politike, atje ku ka hetues, të kohës së komunizmit. Njëri prej tyre, për ironi të fatit ëshët edhe drejtuesi i kësaj reform në drëjtësi. Është Fatmir Xhafaj i cili ka punuar për disa vite si hetues në hetuesinë komuniste.ekspress/

Kategori
Uncategorized

Rrjedhin emailet: Hillary Clinton nuk mund të ngjitet në podium.

clinton

Shëndeti i kandidates demokrate Hillary Clinton është në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve, pasi ajo u diagnostifikua zyrtarisht me pneumoni.Një email i Colin Powell, që ka rrjedhur dhe është publikuar nga faqja DCLeaks.com, përmendet senatori demokrat Sheldon Whitehouse që ka informuar një donator demokrat se shëndeti i Hillaryt është aq keq saqë ajo nuk mund të hedhë këmbët për t’u ngjitur në podium.

Në email thuhet gjithashtu se kandidatja demokrate nuk gëzon aspak shëndet të mirë. Ky email privat i Colin Powell është dërguar në 14 mars të vitit 2015, gjë që tregon se ky shqetësim është mbajtur i fshehtë prej më shumë se 1 viti.

Diskutimet për shëndetin e Clinton kanë forcuar akoma më tepër pozitat e rivalit të saj Donald Trump,  pasi stafi i këtij të fundit kishte paralajmëruar kohë më parë se Clinton nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Screen-Shot-2016-09-14-at-9.48.38-AM-1024x239

Kategori
Uncategorized

Pas zgjedhjeve, ja mesazhi i Shehut për popullit të Dibrës: U kërcënuat me bukën e gojës.

Sherefedi-Shehu-415x260

Kandidati demokrat, Sherefedin Shehu pas humbjes në zgjedhjet e zhvilluara ditën e dielë të 11 shtatorit, u ka drejtuar një mesazh të gjithë dibranëve pa përjashtim, ata që e votuan dhe ata që i thanë jo.

Ja mesazhi i Shehut për dibranët:

Dua t’ju shpreh sot mirënjohjen time të thellë, për mbështetjen, besimin  dhe optimizmin që më përcollët gjatë gjithë fushatës elektorale.

Unë e di se presioni ndaj jush ka qenë i madh. Gardianet e hashashit ju kërcënuan në mënyrë sistematike nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e vetë shefit të komisariatit.  Unë e dëgjova nga goja juaj, se e kishit të pamundur të mbillnit tokat tuaja apo të prisni dru në malet tuaja, se trafikantët e mbledhur në Dibër nuk ua lejonin një gjë të tillë.

Varfëria që u thellua në këto tre vjet e rriti tundimin e më të varfërve, e më të pamundurve për ta shitur votën sepse në fund të fundit kjo është filozofia e Edi Ramës, sa me i varfer populli, aq me më e lire vota.

E di se u kërcënuat me bukën e gojës, me ndihmën ekonomike, shumë prej jush jua hoqen atë, u kërcënuat me heqje KEMP-i, u larguat nga puna, u  shantazhuat për votën.

E di se kishte shumë prej jysh që nuk e pranuan shitjen e votës, por ditën e zgjedhjeve përmes kërcënimit, e madje duke u lënë në prag të derës rojet e hashashit me kallashnikov nuk dolën dot të votojnë .

Por përtej të gjitha, unë u jam thellësisht mirënjohës çdo njërit prej jush që më dha votën duke sfiduar krimin e bërë njësh me pushtetin, duke sfiduar kriminelët me uniformë policie, tundimin për shitjen e votës me shuma të majme parash, presionin e deputetëve të krimbur me paratë e korrupsionit.  Sepse ju votuat me mendje dhe zemër dhe unë do tu jem përjetë mirënjohës.

E kam thënë gjatë fushatës elektorale e dua sërish ta kujtoj se përtej të qenit të majtë apo të djathtë ne jemi dibranë dhe jam i bindur që shumë prej jush që për shkak të presionit, varfërisë apo shantazhit nuk më votuat mua, nuk do të jetë e largët dita që mençuria dibrane do të triumfojë e do t’i ktheni shumëfish Edi Ramës dhe bandës së tij fyerjen, dhunimin dhe përçimin që u bëri në këto zgjedhje.

Historia e ka treguar se ne demokratët jemi rikthyer gjithnjë e më të fortë pas dhunës, kërcënimit e vrasjeve që na kanë bërë. Sepse Zoti e desh që ne të jemi forca e lirisë e demokracisë dhe e zhvillimit.

Dhe unë sot jam më i bindur se kurrë se dibranët  do të rikthehen shpejt aty ku e kanë vendin në parajojë të  qendrës për vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Kjo ishte një beteje të cilën unë e humba. Por siç thonë  librat e shenjtë :“Jo çdo e keqe vjen për keq!”

Qoftë ky fillimi i fundit të poshtërimit të shqiptareve duke u blerë votën, nderin dhe dinjitetin.

Unë do të vazhdoj të jem pranë jush dhe në çdo ditë të jetës time me aq sa kam mundësi do të mundohem të bej gjithçka për zhvillimin e Dibrës e një jete më të mirë për dibranët.

Kategori
Uncategorized

VIDEO/ “Pse kaq pak? Me r** shpie aq na dhanë”. Prova të tjera të blerjes së votave nga PS.

blerja e votes

Shtohen rastet e denoncimit të blerjes së votave nga Partia Socialiste në Dibër për zgjedhjet bashkiake që u fituan nga kandidati i majtë Muharrem Rama.

Emisioni investigativ “STOP” denoncoi sot prova të tjera që tregojnë skandalin e shitblerjes së votës. Gazetarët e “STOP”, përmes kamerave të fshehta kanë filmuar momentet kur sekseri paguan 20 mijë Lekë qytetarin për të votuar kandidatin e majtë Muharrem Rama.

Qytetari i pyet përse është paguar kaq pak, ndërsa sekseri i drejtohet duke i thënë se kaq kanë shpërndarë.

BISEDAT:

Sekseri- A i more lekët? Do na e japësh votën?

Qytetari- Po po, po pse aq pak?

Sekseri- Jam i sharë me rob shpie, për kokë të fëmijëve, aq na kanë dhënë. Edhe Rufës aq i kanë dhënë, edhe atij tjetrit aq i kanë dhënë, të gjithëve aq.

Qytetari- Po pse kshu, pse aq pak, nga 20 mijë lekë?

Sekseri- Ehh pra pyeti! Unë sa më kanë dhënë… jam i sharë…aq u kam dhënë.

Qytetari- Po shumë pak…

Sekseri- Për kokë të fëmijëve, unë po të bëj be për kokë të fëmijëve. I kanë rënë lapsit… Pse a jam në zor unë të marr lekët?

Ta q… nënën, I thanë “ta bëj gungën kur të dua”. Xhevit nuk ia dhanë lekët të shkretit, e turpëruan Xhevin. Unë i mora që të mos turpërohem me shokët, të mos i pres në besë shokët.

Qytetari- po qenkan legena mo…

Sekseri- Thuj Lules… thuaji, edhe nja 40 mijë lekë thuaji Lules, e duhet të iki… Edhe tí jap unë pastaj. Edhe t’i them atij unë. Po m’i dha mire, po ashtu… Merre Dulen në telefon dhe thuaji kështu kështu…

Qytetari- Po me këta të miat?

Sekseri- Po mirë, hajde në makinë merri aty edhe….

DHËNIA E LEKËVE

Qytetari- Sa ashtu janë si… Sa vota janë, sa parti janë?

Sekseri- Po ti shënoje te 1-shi.

Qytetari- Te njëshi?

Sekseri- A mirë, si shkuat? A mirë?

Qytetari- C’a të bëj tani?

Sekseri- Shko jepja Dules

Qytetari- heee…

Sekseri- Jo, jam vëzhgues. Jam këtu jashtë.

Qytetari- Të shkoj tí them edhe për ata të dy.

Sekseri- Urdhëro..?

Qytetari- Të shkoj t’í them edhe për Sinanin,  për ata të dy… edhe për ata… dy vota.

Sekseri- E ke numrin e Denis Miftarit?

Qytetari- Jo

Sekseri- Futi more lekët në cantë tani….

(Afrohet një person tjetër….)

Sekseri- O Ashim, o Ashim…

Ashimi- Po…

Sekseri- A e ke numrin e Denis Miftarit? T’ía coj me mesazh Maksit, se i ka letrat e hapura, t’í thotë Maksi si të duash, luaje bythën.

Qytetari- Në rregull. Po shife, se mos del ndonjë kafe tjetër, se t’i thyej hundët.

Sekseri- ku të shoh more?

Qytetari- Po ti shif more…

Sekseri- Ku të shoh? Po ti në qoftë se i mban, merr more, q… nënën, ore budall. Vetëm mos bjer në sy, se thonë njerëzit e Gencit, ku shkojnë.

Qytetari- Po c’ke more ti.Unë po e mora kafen, do bëj sikur shoqërohem me ata, por ti e di që…

Sekseri- Jo,jo, jo… se më prish punë mua, se e di që je njeri i imi ai… i kam thënë unë, kështu kështu ka bërë shkollën, i kam thënë për punë. Beni e di, se ti duhet të bësh gjasme për punë, mos bjer në sy. Ti merr lekë, por mos bjer në sy, se dalin më thonë pastaj: O Genc, po ti a bën fushatë kundër? A dëgjon? Ti merri, por vetëm mos të të shohë Shemsiu, se te gjithë e dijnë për ty.

stop-7

stop-6-1

stop-3-1

stop-4-2

Kategori
Uncategorized

Orizi plastik, rreziku më i fundit që vjen nga Kina.

nga AgroWeb/

Tre pjata me oriz plastik të prodhuar me patate dhe plastikë janë të barazvlefshme me një qese plastike.

Foto: Flickr Kina është një nga vendet më të mëdha në botë, popullësia në rritje e së cilit është transformuar në një problem të mirëfilltë ekonomik. Burimet ushqimore të këtij vendi janë të pamjaftueshme për të ofruar siguri për popullatën dhe kjo është arsyeja kryesore përse fenomeni i falcitetit dhe mashtrimit ushqimor është në majën më të lartë, duke rrezikuar jetët e të gjitha vendeve që kanë partneritet ekonomik me Kinën, përfshirë Shqipërinë. Në të shkuarën jemi përballur me një sërë lajmesh mbi produktet e rreme që vijnë nga Kina, por askujt nuk ia merrte mendja që në Kinë prodhohen ushqime të manipuluara që vetëm ushqime nuk mund të quhen. Kinezët janë profesionistë të vërtetë dhe pirateria e ushqimit në këtë vend ka arritur nivele alarmante duke vënë në rrezik shëndetin e njerezve jo vetëm në Kinë dhe në mbarë botën. Deri më tani janë identifikuar raste të makaronave të prodhuara me kimikate, mishit të derrit me baktere fosforishente, vezëve falso, hudhrave, qumështit me melaminë, arrave të mbushura me çimento, mishit të miut të maskuar si mish viçi, lëngut të frutave të shitur si verë dhe së fundmi por jo për nga rëndësia, orizit plastik. Orizi është pjesë e çdo gatimi në vendet Aziatike dhe konsumohet rregullisht çdo ditë. Nga Azia, orizi eksportohet në shumicën e vendeve perëndimore. Por tani rreziku i eksportit të orizit plastik në këto vende ka shkaktuar alarm dhe frikë. Raste të orizit plastik janë identifikuar në Indi, Indonezi, Vietnam dhe Singapor. Besohet që orizi plastik përmban materiale sintetike, vdekjeprurëse, dyll pishe dhe patate. Ai përzjehet me oriz natyral dhe është pothuajse e pamundur ta dallosh me sy të lirë. Por ama, nëse e gatuan, orizi plastik është i fortë, ndërsa supa mban era plastikë të djegur. Tre pjata me oriz plastik të prodhuar me patate dhe plastikë janë të barazvlefshme me një qese plastike. Pak kohë më parë, Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore publikoi raportin vjetor për rreziqet që i kanosen konsumatorit Evropian dhe orizi plastik ishte një prej syresh. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët Evropianë ngrejnë shqetësime të tilla. Në vitin 2013, Parliamenti Evropian kërkoi më shumë sqarime nga Komisioni Evropian në lidhje me parandalimin e hyrjes së orizit plastik në vendet e BE-së sipas legjislacionin në fuqi. Asokohe vetë Britania e Madhe theksoi rëndësinë e diskutimit dhe zbatimit të një mbrojtje më të madhe ligjore ndaj futjes së këtij orizi në territorin Evropian. Më 20 Shtator të vitit 2013, Komisioni Evropian raportoi që produktet e orizit me origjinë Kineze ishin të përfshira në Direktivën 2013/287/EU që theksonte se “produktet e orizit me origjinë nga Kina mund të lejohen në qarkullim, vetëm nëse shoqërohen me një raport analitik ku tregohet se nuk janë produkte të modifikuara gjenetikisht, dhe me një çertifikatë shëndetësore të lëshuar nga autoritetet kompetente Kineze ku tregohet se orizi është prodhuar, përpunuar, paketuar dhe transportuar në përputhje me praktikat e higjenës së lartë”. Ndonëse në dukje këto praktika janë të zbatueshme, Britania e Madhe dëshiron të rihapë një diskutim për të vlerësuar më mirë rreziqet që i kanosen BE-së si pasojë e “përfshirjes së një vendi të tretë” në tregtimin e një produkti të tillë. Ndërkohë, Rrjeti Ndërkombëtar për Sigurinë Ushqimore, ka marrë një sërë kërkesash nga vëndet anëtare në Azi për të hedhur dritë mbi lajmin e prezencës së orizit plastik në tregje dhe i ka kërkuar Kinës më shumë informacion. Kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë të tillë, ndonëse një vend Aziatik raportoi për një sëmundje të shkaktuar nga konsumimi i këtij orizi, edhe pse një gjë e tillë nuk u konfirmua. Të dhënat nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë tregojnë që shkëmbimet tregëtare me Kinën vitet e fundit pësuan një rritje të ndjeshme, duke e pozicionuar këtë vend si partnerin e dytë tregëtar të vendit. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, eksportet drejt vendit Aziatik arritën 909 milionë lek ndërsa importet arritën në vlerën e 12,152 milionë lekëve. Ndonëse tregëtia me këtë vend është orientuar më shumë drejt importeve të pajisjeve, pjesëve të këmbimit, tekstileve etj, rreziqet për prezencën e orizit plastik në vendin tonë janë të larta në një kohë kur mbrojtja ligjore ndaj fenomeneve të tilla lë shumë për të dëshiruar. /AgroWeb.org

Kategori
Uncategorized

Letra e panjohur: S’ka grekë në Athinë, e kanë pushtuar shqiptarët.

KËNGËT E SULJOTËVE

Fauvel, i cili ishte njëkohësisht dhe folklorist (pasi ai ka botuar një vëllim më vete me këngë të grekëve dhe shqiptarëve, shumë këngë dhe të suljotëve, si për Baoçarët, Xhavellat, Mosko-n etj.), kishte udhëtuar fillimthi në Athinë në vitin 1780, ku gjatë dy vjetëve u mor me eksplorimin e qytezave arkeologjike të antikitetit grek. Ky erudit dhe më pas një diplomat i spikatur, iu rikthye sërish Greqisë për të ndihmuar mikun e tij, kontin francez Choiseul-Gouffier, i cili ishte bërë ambasadori i mbretit francez në Portën e Lartë, në Stamboll. Kështu, Fauvel filloi të punonte në Athinë si “anëtar asocié” i “Institut de France”, çka i lejonte të kishte para dhe të bënte kërkimet e tij. Fillimisht ai u vendos në një kuvend të kapuçinëve. Por “Fushata e Egjiptit”, e lançuar nga gjenerali Bonaparte, i cili zbarkoi në Aleksandri e Kajro, solli burgosjen e tij nga turqit dhe dërgimin më pas në burgun e tmerrshëm të Stambollit (ku lindi Bubulina shqiptare), siç u dërgua dhe François Pouqueville, më pas konsull i Francës në Janinë. Por me rivendosjen e paqes, ata i përzunë nga Stambolli. Me t’u kthyer në Paris, Fauvel, i cili donte gjithnjë të vazhdonte kërkimet e tij arkeologjike, kërkoi të shkonte si konsull në Athinë dhe më në fund atë e dërguan si zëvendëskonsull. Ishte pikërisht kjo kohë kur në Greqi filluan të zbarkojnë disa arkeologë e shkrimtarë, siç ishte dhe Gerard de Nerval apo Chateaubriand, i cili u shoqërua nga Fauvel. Të tjerë historianë priti e përcolli Fauvel, madje shumë artistë, siç ishte dhe Louis Dupré, autori i portretit të Ali Pashës në liqenin e Butrintit. Madje me këtë rast, veç portreteve të familjes së Ali Pashës si dhe të suljotëve që takoi në Korfuz, Dupré pikturoi dhe vetë konsullin Fauvel. Por dhe Fauvel ishte një mjeshtër e vizatues i hollë, çka e ka treguar në pikturat e tij.

SHQIPTARËT/
LETRAT E PANJOHURA

Me fillimin e kryengritjes kundër pushtuesve turq, Fauvel na zbulon se të parët e shpërthimit të revolucionit grek ishin shqiptarët e Athinës (dhe jo arvanitasit e Hidrës dhe Specajt, me Bubulinën apo kapedanët e tjerë Miauli, Kondurioti, Tobazi, Kriezi etj). I frikësuar nga kaosi i madh në Athinë në prill të vitit 1821, kur 2000 shqiptarët e rrethinave kishin tashmë qytetin në dorë, dhe duke qenë se për nevoja të gërmimeve të tij arkeologjike e kishte mirë me guvernatorët turq, ai u largua shpejt në një ishull, në pritje të ngjarjeve. Në disa letra dërguar në këtë kohë, të cilat ruhen në departamentin e dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Francës, në Paris, ai na jep një tablo të panjohur më parë nga studiuesit tanë. “Nuk ka më athinas në qytet, – njoftonte ai Ministrinë e Jashtme franceze, – por dhe po të kishte, konsulli s’kishte ç’të bënte për ata. Shtëpitë janë djegur. Sot athinasit nuk janë më asgjë, por zotër janë të huajt, barbarët e maleve të Epirit. Ata janë shërbëtorë të devotshëm të despotit Gura, që është prijësi aktual i tyre. Ndër 100 banorë mund të ketë ndoshta një athinas. Janë ilirianët, epirotasit, që nuk e flasin gjuhën greke, dhe unë vdiqa këtu duke përsëritur të njëjtën gjë: në Paris duan ripërtëritjen e Greqisë dhe besojnë në këtë. Edhe tregtarët grekë e latinë e thonë këtë me klithmë. Elita e fisnikërisë së Europës së veriut vjen këtu në ndihmë të këtyre që pretendojnë se janë pasardhës të helenëve, duke u vrarë pa asnjë lloj rezultati, duke vdekur madje dhe urie. Nuk ka më komb në Athinë dhe ju s’mund ta mbroni konsullin tuaj. Ai nuk ju është më i nevojshëm për asgjë. Përse atëherë doni ta nisni përsëri në Athinë?…”

Turqit kishin sulmuar sërish Athinën dhe e kishin pushtuar, por muaj më vonë, shqiptarët kishin sulmuar sërish dhe i kishin larguar që andej. Në fakt, konsulli i Francës në Smirnë të Turqisë, konti Alex Beaurepaire, i kishte shkruar Fauvel-it që ai të ikte nga Zéa ku ishte fshehur dhe të shkonte përsëri në Athinë, në postin e tij, por në letrën e 22 shkurtit të vitit 1823, Fauvel i kthente përgjigje: “Jam i habitur, zoti konsull, që ju më këshilloni të kthehem në Athinë midis rebelëve. Po çfarë do të përfaqësoj atje dhe me kë do kem të bëj? Fshatarët që komandojnë atje, a njihen nga Franca? Ju më thoni se atje janë konsujt e tjerë, por ju duhet ta dini se ata janë disa lloj tregtarësh që përfitojnë në kurriz të grekëve. Madje dhe orenditë e francezëve i kanë ata. Tashmë gjithçka është blerë dhe ndodhet tek ata me qëllim që më pas të shitet përsëri. Ata janë të pandershëm dhe e njollosin flamurin e tyre. Nuk besoj se ministri do më urdhërojë të kthehem atje. Edhe atij do t’i shkruaj të njëjtën gjë si ty. Nuk mund të ketë konsull te rebelët, me të cilët qeveria jonë nuk ka asnjë lidhje. Kur qeveria greke të njihet, atëherë le të më dërgojnë me letra-kredenciale, ndryshe unë nuk shoh një mundësi tjetër…”
Në prill, qetësia e Athinës u prish akoma më shumë. Më pas mijëra fshatarë arvanitas përreth Athinës ishin bërë zotër të qytetit antik. Në gusht të atij viti, Fauvel ishte ende në mërgim, i fshehur, kur mori vesh se ishte dekoruar me Legjionin e Nderit.

Dihet që shqiptarët ishin vendosur në Greqi që në kohën bizantine, veçanërisht në Arta dhe ishujt, siç e dokumenton dhe historiani gjerman Carl Hopff në gjenealogjitë e familjeve të mëdha shqiptare që kishte gjetur në kishat e vjetra greke dhe që i kishte botuar në librin e tij Kronikat greko-romane të pabotuara e pak të njohura, që nisin që në vitet 1200 (botuar më 1873). Në shekullin XVII, ishte konsulli tjetër francez François Giraud që duke përshkruar jetën e Athinës më 1674, në “Relation sur de l’Attique”, ndër të tjera për shqiptarët e qytetit antik, shkruante: “Lidhur me shqiptarët, ata janë të paktë brenda qytetit, por të shumtë në rrethinat e Athinës. Gjithë fshatrat janë të banuara nga shqiptarët, të cilët kanë ardhur prej kohësh nga Shqipëria. Ata janë të fuqishëm dhe gazmorë, pavarësisht se ushqehen shumë keq, duke jetuar me bukë e me ujë, me djathë, prodhime qumështi e ullinj e që rrallë pinë verë, ku brenda një muaji veç një herë hanë mish. Janë në një mjerim të skajshëm dhe kohë më kohë në burgje, pasi s’kanë para të paguajnë haraçin. Më së fundi, turqit e grekët e Athinës dolën nga qyteti me nja 700 luftëtarë për të rrethuar shqiptarët, por ata u mbrojtën aq fort, sa ditën të tërhiqen drejt malit të Telo Vuni, ku filluan të bëjnë dredha duke luftuar me aq furi, sa shumë prej turqve e grekëve u plagosën dhe të tjerët më së fundi u kthyen në qytet. Thuhet se midis Moresë, Athinës, Tebës e Negropontes, gjenden 60.000 shqiptarë, të gjithë të lindur në halle, por të mirë në rast nevoje. Ata ecin shumë shpejt, çka dhe lloji i veshjes së tyre i ndihmon për këtë. Si veshje kanë një këmishë dhe një jelek të ngushtë, mëngët e të cilit shkojnë gjer në bërryla; kanë çorape të gjata si pantallona të ngushta dhe këmishën e mbajnë jashtë. Jelekët i kanë në ngjyrë të bardhë, me një lloj cohe të bardhë që kushton shumë lirë, dhe mbajnë një kapele të bardhë. Kur shqiptarët bëjnë dasmë, festa e tyre bëhet gjatë tetë ditëve me tambura e fyej dhe kur marrin nusen në shtëpi, e marrin mbi kalë, të mbuluar me një shami fare të çelët. Edhe kur martohet, të gjithë shqiptarët shkojnë e puthin në ballë, edhe pse ajo është e mbuluar nga vello, dhe në një pjatë ata hedhin disa monedha…”
Duke iu rikthyer edhe njëherë konsullit Fauvel, le të kujtojmë dhe kohën kur në vitin 1806 ai bëhej gati të dërgonte një mori antikitetesh me një anije për në Francë, por guvernatori turk i Athinës e pengonte, meqë ishte lordi britanik Elgin që kishte ndërhyrë pranë tij në mënyrë që ato t’i merrte Anglia. Atëherë Fauvel iu drejtua konsullit të Janinës François Pouqueville, i cili meqë atë kohë kishte raporte mjaft të mira me Ali Pashën, mund ta ndihmonte në këtë drejtim. Dhe Pouqueville i kërkoi Aliut ta ndihmonte, i cili nuk mungoi t’i dërgonte një ferman guvernatorit të Athinës që konsullin Fauvel ta linte të lirë në punën e tij. Kështu, një anije u ngarkua me statuja e kapitele, meqë pashai i Janinës donte t’ia bënte dhuratë Napoleon Bonapartit, por më pas, askush nuk e mori vesh se ku përfunduan antikitetet që ishin nisur për Bonapartin e famshëm… Me siguri kishin përfunduar në duart e anglezëve. Greqia ende nuk po e gëzonte lirinë e saj të sapofituar, fryt i një lufte të përgjakshme e të përbashkët të grekëve e shqiptarëve. Ja pse historia duhet të jetë një mësonjëse e madhe…