Kategori
Uncategorized

VALBONA Foto nga Google +

Kategori
Uncategorized

ALBANIA PHOTO SHOCK Tiranë 18/07/2014, 17:42 Happens in Tirana,homeless I eat pasta found in tras.

ALBANIA

PHOTO SHOCK  Tiranë 18/07/2014, 17:42

Happens in Tirana,homeless  I eat pasta  found in tras.

Tirane- Janë fotosekuenca të jetës në Tiranën tonë.
Një copëz jete larg luksit që shumë e njohin në zonën e ish-bllokut, apo lagjeve të tjera të pasura të Tiranës.
Ora 07:00. Pasi kontrollon koshin e mbeturinave për të gjetur ushqimin e përditshëm, ulet në bisht dhe nis e rrëmon në qesen me mbeturina ku duket se ka gjetur ushqimin që do ta mbajë të gjallë edhe për një ditë.
Dhe ashtu brenda botës së tij i palarë dhe i veshur me një pallto dhe pantallona të ndotura, (ndonëse është verë, por ai s’duhet të ndjejë nxehtësi) nis të hajë makarona.
Banorët  që jetojnë pranë rajonit të policisë nr 4 në zonën e njohur si “Rruga Ura”, afër ish- Kinostudios, e njohin. Nuk është hera e parë që ai burri i veshur keq dhe që kundërmon nga era rrëmon në koshat e plehrave për të gjetur ushqimin e përditshëm.
Një skenë sa prekëse aq dhe tronditëse që duhet të ndërgjegjësojë dhe të vërë në alarm autoritetet shtetërore për të marrë masa.
Fotot janë bërë nga gazetarja Nevila ZhupaIMG_0120 IMG_0119 IMG_0120 IMG_0118

Kategori
Uncategorized

OBVL FESTON 20 VJETORIN E KRIJIMIT

OBVL feston 20 vjetorin e krijimit

Nga Halil RAMA

U promovua libri “20 VJET OBVL”

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar (OBVL) festoi dje 20 vjetorin e krijimit të saj. Në një takim festiv jubilar në sallën e Akademisë së Shkencave, qindra veteranë e veterane, anëtarë të kësaj organizate, akademikë e profesorë të njohur nga Tirana e Prishtina, ndoqën me vëmendje përshëndetjen e kreut të OBVL-së-gjeneral Rrahman Parllaku, të nënkryetarit të Shoqatës të Veteranëve të LANÇ të Kosovës, akademik Pajazit Nushi si dhe disa peranolaitete të tjera. Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit, Rr.Parllaku tha ndër të tjera se “në dy dekada aktivitet intensiv, OBVL u dëshmua para shqiptarëve si Organizata që vlerëson lart kontributin e shquar të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore, që dënon krimet e komunizmit, që mbështeti fort Luftën e drejtë të UÇK dhe në tërësi çështjen mbarëkombëtare shqiptare. Me këtë rast u promovua edhe libri “20 VJET OBVL”, botim I redaksisë së gazetës “Veterani”. “Pikërisht ky libër që botohet në 20 vjetorin e OBVL pasqyron gjërësisht ndonjëherë edhe në detaje, pa pretenduar se ka thënë gjithçka, punën e madhe të mbi 15 mijë veteranëve që milituan deri në vdekje dhe militojnë aktualisht në të mirë të demokracisë shqiptare dhe të së ardhmes së brezave duke pasqyruar sa më rejt këtë luftë vigane që e renditi Shqipërinë në krahun e fitimtarëve të Luftës së II Boterore”.-tha ndër të tjera gjeneral Parllaku. Sipas tij, në 70 vjetorin e çlirimit të atdheut dhe në 20 vjetorin e OBVL, ky libër modest është një kontribut për të njohur të kaluarën e lavdishme, për të vlerësuar të sotmen dhe për të projektuar të ardhmen. Për përgatitjen e këtij libri kanë kontribuar dhjetra veteranë me shkrimet e tyre të cilët dëshiroj ti falenderoj. Kreu i OBVL shprehu një falenderim të veçantë për kryeredaktorin e gazetës “Veterani” Z. Halil Rama si dhe për gazetarin ushtarak Sakip Cami, të cilët kanë redaktuar dhe përgatitur këtë libër për të cilin është punuar shumë dhe për një kohë të gjatë. 
Ndërsa Prof. Dr. Ana Lalaj, duke folur më konkretisht për librin “20 vjet OBVL – Organizatë e Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste të Popullit Shqiptar” përmbledhtazi tha se se ai bën fjalë: “-Për orientimin e drejtë të Organizatës, —Për veprimtarinë e gjallë të saj, —Për përshkrime të disa jetëve njerëzore, –Për vetëdijen dhe besimin e veteranëve të Organizatës jo vetëm në Luftë por edhe në Demokraci”.
Si një encikopedi me vlera për historiografinë shqiptare e konsideroi këtë libër edhe historiani Xhema Meçi, Mjeshtër i Madh. Po në këtë linjë u shpreh edhe publicisti e poeti i njohur Çobo Skënderi. 
Ky takim festiv qe mjaftë mbrësëlënës për qindra pjesëmarërsit e pranishëm në sallën e madhe të Akademisë së Shkencave.
OBVL u krijua para 20 vitesh me nismën e një grupi pre 64 personalitetesh, gjeneralësh dhe luftëtarësh, figura politike të respektuara, por fatkeqësiht të dënuar nga regjimi komunist u formua Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar (OBVL). Në këtë grup bënin pjesë figura politike të respektuara që kishin qenë drejtues të reparteve partizane e ministra, siç ishin: Rrahman Parllaku, Kiço Ngjela, Manol Konomi, Fadil Paçami, Maqo Çomo, Sadik Bekteshi (gjeneral lejtnant-Hero i Popullit), Muhamet Prodani (gjeneral lejtnant-Hero i Popullit), gjeneral-majorët: Nexhip Vinçani, Skënder Malindi dhe Ernest Jakova; luftëtaret e shquara, drejtuese në luftë e aktiviste të OBVL: Selfixhe Broja(Ciu), Zenepe Golemi (Ashiku), Liri Belishova,Vera Ngjela (Pojani) e disa të tjera, por fatkeqësishttë dënuara nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës.

Kuvendi i parë themelues i Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (OBVL) në krye të saj zgjodhi personalitetin e shquar Dr. Ymer Dishnicën. 
Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ të popullit shqiptar është anëtare e Federatës Europiane e Botërore të veteranëve. Me pjesëmarrjen dhe aktivitetet e këtyre federatave, jo vetëm në Europë, por edhe në Maljazi, në Johanesburg, Marok etj OBVL ka bërë të njohur kontributin e popullit shqiptar në Luftën e II Botërore dhe të luftrave për liri të popullit tonë në Kosovë, Maqedoni e deri dhe kontributin që jep sot në mbrojtje të paqes në kuadrin e NATO-s.10411283_889886224358073_8770969292238225404_n 10527895_889886394358056_7647001844580676446_n 10550855_889886331024729_2882637773694018720_n 10487185_889886454358050_2438600837894738905_n

Kategori
Uncategorized

VLLEHET E BALLKANIT DHE TE SHQIPERISE.

487691_296095037182915_958444016_nVllehët e Ballkanit dhe të Shqipërisë Nga Alfred Cako.
Pikë së pari, është e vështirë ti quash vllehët komunitet apo minoritet. Nëse do ti trajtojmë si popullatë nomade dhe si një degë rumune e shkëputur teritorialisht nga populli i saj, sigurisht që duhen quajtur komunitet.
Por nëse i trajtojmë ata si një popullsi e pandërprerë nga Rumania jugore në të dy krahët e Bullgarisë dhe Serbisë, duke u futur në terrenet malore të Greqisë qendrore, zona e Pindit. Madje shpesh herë, ka pasur diskutime nëse mund të ndërtohej një shtet vllah në Ballkan ose shqiptaro-vllah, gjë të cilën e ndaluan politikanët rumunë pas luftrave ballkanike, duke besuar në një simbiozë greko-vllahe, gjë e cila solli një asimilim të vllehëve, ashtu siç solli edhe një asmimilim të arvanitasve, shqiptarëve ortodoksë çamë dhe maqedono-bullgarëve të Greqisë.
Por popullata vllahe sot ka një dizavantazh të madh në krahasim me popullatat e tjera të etnive ballkanike: ajo nuk ka gjuhën e shkruar dhe ka filluar ta humbasë identitetin e saj etnik, pasiqë, siç thotë studiuesi vllah N.Balamaci në parathënien e librit ‘The Vlachs: The History of a Balkan People” të autorit britanik Tom J.Ëinnifrith, botuar në vitin 1975, se vllehët “kanë qenë të zënë me urrejtjen ndaj njëri-tjetrit për të qenë pro-rumunë ose progrekë, duke mos e venë theksin se të gjithë janë vllehë”. Më tej ai shton se “Rumania luftron Hungarinë për Transilvaninë duke pretenduar se vllehët kanë ardhur aty nga Danubi verior.
Bullgaria lufton Serbinë dhe Maqedoninë duke pretenduar se ne (vllehët, dmth) nuk ekzistojmë aty. Greqia lufton Shqipërinë për Epirin e Veriut duke pretenduar se ne jemi grekë. Çdo grup fiton diçka duke sakrifikuar vllehët, përveç nesh që gjithmonë humbim. Por pas kësaj cilët mbetemi ne humbje pas humbjesh? Ne nuk kemi shtet, ne nuk kemi universitete, historianë, biblioteka, politikanë dhe diplomatë që të shohin interesat dhe historinë tonë, për të ndaluar të tjerët nga sakrifikimi ynë”.
Dihet se në Shqipëri, vllehët (fjalë e cila nuk ka kuptim pezhorativ, kundrejt fjalës çoban, që i emëron vllehët jo sedentarë që meren me blegtori) pjesa më e madhe e tyre kanë vendodhjen në kufijtë e Shqipërisë me Greqinë, por edhe me Maqedoninë në zonën e dy liqeneve të Prespës. Në fakt etimologjia e fjalës së vjetër Vllachi është e padeshifrueshme nga ana linguistike. Studiues të ndryshëm duan të thonë se gjuha vllahe ka lidhje me gjuhën rumune, teritori i së cilës u pushtua vetëm 1/3 nga romakët dhe gjithë zona e vjetër e Dakisë ka një unitet gjuhësor.
Ka shumë emra për teritorin e vjetër të dakëve dhe Dakisë që vinë qysh nga antikiteti e deri në kohët e sotme, si: aviii, lahii, laii volcae splash, fellah, bolaci, bellovaci belioaci, Blaca blasci boards Palace blaceni, BELCAIRE, volcae, volsci, vlaqui, Ëallachia, Ëallachia, valahus, Olah , olacz, Ëalach, ëlachos etj.
Mendohet se vllehët, ashtu si shqiptarët, kroatët, sllovenët, boshnjakët, skithët bullgarë të thrakisë para pushtimit turanik të bullgarëve të sllavizuar të sotëm, malazesët, paragrekët e Peloponezit dhe Thesalisë e deri në norët dhe venetët, siç e kemi thënë edhe më parë, janë banorë autoktonë, që rrjedhin nga i njëjti shtrat pellazgjian ose proto-dacian (sipas sudiuesve rumunë). Ndërsa Kadmi dhe Harmonia lindën disa djem, sipas mitologjisë së lashtë, vllehët janë pasardhës të Keltit, nga janë edhe uellsianët dhe skocezët e sotëm, që kanë pasur vëllezërit e tyre dardanë dhe ilirë. Vllehët duan të thonë se ata janë ‘hiporboreanët’ e Homerit. Homeri, në fakt, i quan vllahianët si ‘më të ndershmit vdekatarë’; edhe Herodoti, po njëlloj si Homeri do ti quante 9 shekuj më pas si “më të ndershmit e thrakianëve’.Madje Strabo i konsideronte ata si skithianë (kështu quhen banorët duocefalikë të mbi Danubit, që dallojnë nga sllavët dhe mongolët e rajoneve rusishtfolëse), duke i afruar më shumë me degën dardane sesa me degën kelte të pellazgjianëve.
Për Vllahinë flitet edhe në Gjeneza në Bibël, në vargu 11:12:2 ku Moisiu flet për lumin Fison që rrjedh nga Edeni në tokat e Havilah’ut e ndahet në katër degë. Fison, sipas çifutëve, është në fakt Danubi dhe Havilah është Vllahia, një pjesë e Dakisë. Kështu e quan lumin Danub edhe kronikani Leon Deacon i perandorit Basili i II, i quajtur ‘filozofi’ në shekll.X. pas Kr. Por duke u kthyer në periudhën e fundit osmane, dihet se vllehët kanë jetuar në një masë të madhe në Ballkanin Qendror, ashtu si edhe sot. Në fakt, dy Luftrat Ballkanike u zhvilluan kryesisht mbi teritorin e banuar me shumicë shqiptare, teritore në të cilat vllehët bashkëjetonin me shqiptarët prej shekujsh. Madje dihet se vllehët e Pindit, pas Kongresit të Londrës për teritoret e shtetit shqiptar më 1913, kërkonin të bashkoheshin me Shqipërinë dhe jo me Greqinë. Madje njëra nga arsyet se përse u dëbua nga KNK Ismail Qemali si kryeministër ishte kominikimi i tij me negociatorin Beqir Grebenea, një vllah i muslimanizuar për shkak se nënën dhe motrën e tij i kishin përdhunuar grekët, në lidhje me të ardhmen shqiptare të Meçovës vllehe dhe në lidhje me derën mbretërore osmane të shtetit të ri shqiptar. Komunikimin e I.Qemalit me B.Grebenenë, pas një spiunimi të grekëve te KNK, ja konfiskuan Grebenesë si provë materiale kundër I.Qemalit që ju quajt si komplot kundër vendimeve të Konferencës së Londrës. Gjithashtu, nacionalisti i shquar vllah Apostol Margariti u përpoq ta ndante kishën vllahe nga ajo greke. Vllehët u quajtën milet i veçantë nga Porta Osmane në vitin 1905, si një përpjekje e Portës për ti përçarë vllehët nga grekët. Dihet nga historia se në Ilinden, dy vjet më parë, vllehët u rebeluan në qendrën e tyre Krushevo (Maqedonia e sotme). Pas Krushevos, dy fshatra vllehe, Pisoderi dhe Neveska u kapën nga rebelët vllehë të cilët drejtoheshin nga Pitu Guli dhe Goce Delcev-i. I pari ishte 100% vllah, kurse i dyti ishte një tip Robin Hudi me mama turke, që mbronte çdo fshat ose zonë të shtypur nga administrata qendrore osmane. Gjatë kësaj periudhe, tregëtarët vllehë ishin në krah të Turqisë; të tjerët ishin, sipas rastit, ose me grekët, ose me rumunët, për shkak të kishës, në luftën ndaj Turqisë, por duke ruajtur marrëdhënie shumë të mira me shqiptarët, sidomos me ata ortodoksë. Të dy palët, shqiptarët ortodoksë dhe vllehët, përpiqeshin ti shpëtonin sa më shumë kontrollit ekleziastik grek dhe serb pasi e kishin parë trajtimin e shqiptarëve, kryesisht ortodoksë, që luftuan me grekët për pavarsinë e Greqisë nga Porta Osmane në vitet 1820 dhe përfunduan të vrarë prapa shpine nga grekët, si Ali Farmaqi ose të burgosur si Kollokotroni. Për bashkëpunimin e vllehëve me shqiptarët para Luftrave Ballkanike duhen lexuar, midis të tjerave, dy librat: S. Skendi: Zgjimi Kombëtar Shqiptar (1967) dhe J.Sëire: Shqipëria, Ngritja e një mbretërie (1929). Është fakt se sot ka një rënie të numrit të banorëve të identifikuar si vllehë në zonat e tyre autoktone në Ballkan. (Është domethënës fakti se edhe mali i shenjtë ortodoks Athos ka qenë mal i banuar nga vllehët të cilët u dëbuan nga organizatat e krishtera me gjithë familjet dhe gjënë e gjallë; madje, sipas Eutiucius, patriarkut të Aleksandrisë në vitet 1933-’44, përmendet se edhe Manastiri i Shën Katerinës në Lartësitë e Sinait, është ndërtuar për të ndalur saraçenët, nga një grup prej 100 skllevërish vllehë me familjet e tyre të dërguar aty nga Perandori Justinian). Në censusin e ish Jugosllavisë janë rregjistruar reth 10 mijë vllehë kurse në censusin grek të vitit 1951 kishte rreth 40 mijë vllehë të rregjistruar si të tillë, por sot gjen gjithnjë e më pak të rinj me origjinë vllehe që e flasin këtë gjuhë. Në librin e tyre “Nomads of thë Balkans”, pak para fillimit të Luftës së Madhe, dy autorët Ëace dhe Thompson llogarisnin se vllehët e Rumelisë osmane ishin rreth gjysmë milioni banorë, njëlloj si edhe studiuesi gjerman Gustav Ëeigand rreth 15 vjet para tyre. Pra duket se kjo shifër ka përfunduar në 50 mijë vllehë në Maqedoni dhe Greqi dhe ndoshta ky numër sa vjen e po bie për shkaqe emigrimi dhe asimilimi urban. Në Shqipëri dihet se numri i minoritetit grek në Shqipëri ka qenë 0,8 % dhe numri i banorëve të komuniteteve të tjera ka qenë 0,4%. Shumë vllehë kanë qenë të vendosur në zonën e Gramozit dhe e quanin veten nga Gramozsteani. Një pjesë e vllehëve e quajnë veten arumunë. Dihet se vllehët kanë përqafuar fenë ortodokse dhe kjo i lidh ata fort me ortodoksët shqiptarë dhe ata grekë në Greqi, duke qenë një element i fortë asimilimi të tyre. Pra në Shqipëri, maqedonët, vllehët dhe pakicat e tjera kulturore përbëjnë rreth 12 mijë frymë, sipas censusit të fundit që kishte rregjistruar rreth 2,8 milion rezidentë në Shqipëri.
Për shkak të emigrimit të gjitha popullatat, sigurisht që kanë në vlerë absolute një numur më të madh, por, duke parë shkallën e përafërt të largimit nga të gjitha grupet e popullsive, përqindja është shumë e përafërt me këtë census. Gjithsesi, shqiptarët shquhen për bashkëjetesë mes feve të ndryshme të tyre si edhe me pakicat. Kjo duket edhe në tendencën e martesave të përziera dhe në integrimin e vllehëve mes shumicës shqiptare në të gjitha frontet, në administratën publike, në biznese, etj. Vllehët kanë emigruar në Australi, Amerikë, Kanada. Nëse e reduktojmë numrin e vllehëve në Greqi në 20 mijë, llogaritet se në Ballkan mund të jetojnë 100 mijë vllehë. Duke menduar se vllehët janë një popull endogamik (që martohen brenda etnisë së tyre dhe jo me të tjerë) dhe nëse ata kanë qenë rreth gjysmë milioni në fillim të shekullit të 20, ata sot duhet të jenë, të paktën, dy fishi, pra mbi një milion vllehë.
Luftrat Ballkanike dhe ato greko-turke pas Luftës së Madhe zgjidhën disa probleme dhe hapën disa të tjera. Midis dy Luftrave Botërore, shumë vllehë lëvizën nga Ballkani në drejtim të Rumanisë. Jugosllavia e parë dhe Greqia i premtuan Rumanisë të drejtën për të financuar arsimin e vllehëve në këto vende, por kjo marrëveshje nuk funksionoi, sidomos në Jugosllavi. Dihet se shumë vllehë u bashkuan me divizionet naziste rumune, të cilat ishin pjesë e Abvehrit në Greqi dhe këta, ashtu si edhe çamët muslimanë në Akarnani, u dëbuan në Dobruxhën Rumune nga rregjimi grek i pasluftës, si kolaboracionistë. Por tek vllehët bëri kërdi më pas edhe Lufta Civile greke pas Luftës së Dytë Botërore, pasi zona e banuar në shumicë prej tyre, u bë teatri i kësaj lufte në malet e Viçit dhe në Gramoz. Madje një numur jo i vogël vllehësh të përndjekur si bashkëpuntorë të komunistëve grekë, u mirëpritën nga rregjimi i E.Hoxhës dhe u vendosën në juglindje të Shqipërisë, pranë kufirit.
Perdja e Hekurt e dy hemisferave kaloi, gjithashtu, fatkeqësisht, midis tokave ku banonin shqiptarët dhe vllehët dhe kjo ishte një fatkeqësi e madhe e rajonit ku vëllezërit punonin kundër vëllezërve të tyre, secili sipas kampit të madh ideologjik. Në fakt, vllehët në Rumani janë duke u asimiluar. Ka pasur një tendencë që vllehët të quheshin vëllezër me rumunët, por sot vllehët frenohen të kenë aktivitete të spikatura kulturore dhe gazetat e tyre. Në fakt, në Shqipëri, grekët dhe vllehët nuk kanë qenë përndjekur nga rregjimi i E.Hoxhës. Përkundrazi, ata janë trajtuar më mirë se një pakicë jo e vogël shqiptarësh antikomunistë. Edhe Maqedonia ju ka dhënë vllehëve disa liri kulturore dhe lejon emisione në TV publike. Por, ndikimi asimilues shtetëror duket mbi vllehët, psh, në një rast domethënës kur tre vëllezër nga Nizopolja e Maqedonisë pranë Manastirit, mbanin tre mbiemra të ndryshëm në Australi, në varësi të kohës dhe shtetit që e sundonte fshatin, kur ata janë larguar: njëri quhej Babovic (periudha serbe e kontrollit), Babov (periudha e sundimit bullgar gjatë Luftës së Madhe) dhe Babovski, megjithëse fshati ku ata banonin ishte me shqiptarë dhe të tre vëllezërit dinin shqip, kurse prindërit e tyre dinin edhe turqisht. Në Greqi grekët thonë se të gjithë vllehët janë grekër, por nuk e pranojnë të kundërtën. Por kjo teori është dobësuar pas ardhjes së grupeve vllehe nga Shqipëria në Greqi si emigrantë, të cilët nuk dinë mirë greqisht. Madje vllehët mbajtën një kongres të tyren në Freiburg të Gjermanisë më 1996 ku treguan identitet të fortë ndaj grekëve. Sot komuniteti vllah i ngelur në Greqi, i ndikuar nga vllehët e tjerë nuk e pranon shprehjen se çdo vllah është një grek. Por ata pranojnë se vllehët nuk janë të shtypur nga grekët. Gjithsesi, aspirata e disa të avancuarve në çështjen vllahe është pavarsia e Ruritanian Vlachistanit. Në zonën e Pindit në Greqi po ndodh, dalëngadalë, si në Britani me Uellsin, dhe gaelikët anglo-saksonë të Skocisë Perëndimore. Por grekët kanë frikë nga kufiri verior nga i rrezikojnë turqit, gjermanët, sllavët dhe shqiptarët dhe ata nuk mund të lejojnë një kalë troje vllah në këtë sektor. Grekët i quajnë vllehët e parë si roje të avanposteve romake të martuar me vajza greke e të mbetur në Ballkan e Greqi. Kurse historianët rumunë mendojnë se vllehët janë rumunë që kanë zbritur nga Danubi në jug, në Ballkan në shekujt 6-10 pas Kr. Fëmijët e mësojnë gjuhën nga nëna, pasi baballarët lëvizin pas kullotave dhe i shohin fëmijët e tyre më rrallë. Vllehët e quajnë veten arumunë, grekët i quajnë kucovllah, kurse në Maqedoni i quajnë romanianë dhe tsintsarë në Serbi. Në Maqedoni ata popullojnë zonën e luginës Timok. Sot vllehët quhen sipas vendit nga vinë, si Gramozsteani, Farsherotsi, Pindeani. Një grup vllehësh nga Berati e quajnë veten të krishterë ortodoksë (sipa T.Stoianovich: “The Conquering Balkan Orthodox Merchant”, vt.1960) Në fakt, latinët dhe vllehët u zhdukën në histori pas vitit 586, gati për katër shekuj. Nuk ka ndonjë arsye që ta shpjegojë qartë këtë fakt. Kjo deri në kohën kur vëllai i Perandorit bullgar, Samuelit, ishte vrarë nga disa vllahë të quajtur hoditai (ata që ruajnë rrugën, sinonim i armatolëve dhe kleftëve grekë) në një vend pranë Kosturit dhe Prespës të quajtur Lisat e Drejtë. Edhe sot ky vend banohet nga shqiptarë, grekë, sllavë dhe vllehë. Pavarësisht nga mëtimet bullgare për origjinën familjare të Perandorit të tyre të ritur në Bizant, Samuelit, ka gjasa që ai ka qenë vllah. Pasi Samueli u mund nga Vasil bullgarovrasësi, përsëri kanë qenë vllehët ata që e pësuan nga ndëshkimet. Edhe perandoria e dytë bullgare e asenidëve është quajtur nga burimet bizantine si vllahe. Madje zonën në veri të Maqedonisë së sotme dhe jugperëndimin e Bullgarisë, historianë bizantinë të ndryshëm e kanë quajtur nga ana e racës si “Serbalbanitobulgarovlachos’. Në kohën e sundimit osman, vllehët u morën shumë edhe me tregëti dhe shekujt osmanë ishin kohë lulëzimi për ta. Ata lejoheshin ta flisnin gjuhën e tyre publikisht dhe ta shkruanin me gërma greke, si edhe të luteshin e faleshin në kishë. Kjo ishte, pak a shumë, historia moderne e vllehëve të cilët kanë të gjitha të drejtat e dhëna nga Krijuesi që të jenë të barabartë me të gjithë banorët e tjerë të Ballkanit dhe ata duhet të jenë të lirë që të jetojnë të integruar mes veti si një komunitet i integruar, pavarsisht se ku janë rezidentë: në Greqi, Shqipëri, apo ish Jugosllavi, Bullgari e Rumani. Të gjitha këto vende nuk mund të gëzojnë lirinë e tyre nëse kufizojnë lirinë e cilitdo komunitet etnik a kulturor.
Kategori
Uncategorized

BULQIZA. ATY KU SYTE E FEMIJEVE KERKOJNE VETEM NJE COPE BUKE.

Nje nate dimri vdiq i biri i nje lypseje. S’u prish bota, as fukuaralleku s’mori fund.
-Neno!…
-Bir!
-Dua buke!
Mema hesht.
-Neno!
-Bir!
-Ngriva!
Mema psheretin.
-Neno!
-Bir!
-Me dhemb koka!
Mema s’pergjigjet.

N Bulka.

Nënë dua bukë, thërret një zë në shkretëtirë,
Nënëëë dua bukëëë, jooooo cokollata.
Fëmijë, që në duar nuk mbajnë libra por lopata.
Shqipëria, politikanët,duart e pista dhe të gjata.

Ku jeni ju që premtuat, ndryshim dhe mirqënie,
Ku jeni ju burra dhe gra me xhel dhe sharm të zi mbuluar.
Ku jeni ju që vec shani, njëri tjetrin në ardhje dhe ikje
Te gjithë së bashku pa dallim, jeni vec kurva politike.

Ku jeni ju që pëlqime dhe fresk ne FB,ju bëni politikanëve?
Ku jeni ju që me votën e popullit dhunoni, mashtroni?
Ju poetë, analistë, gazetarë që sytë dhe mëndjen e kishit tek (liria) 
Kaq shpejt or njerëz, kaq lire u shitët, u bletë tek qeveria.

“Toronto Sun”: 
Puna e fëmijëve shqiptarë venit shkëlqimin e industrisë së kromit.

Shfrytëzimi i fëmijëve shqiptarë në minierën e kromit në Bulqizë dhe në mbledhjen e kanaçeve ka zënë vend në një reportazh të gjatë të gazetës “Toronto Sun” ditë më parë.

Ndërsa aty flitet për punën e rëndë të fëmijëve në të gjithë botën, ata të Bangladeshit, radhiten edhe fëmijët shqiptarë që gërrmojnë për krom në Bulqizë të shtyrë nga varfëria “me duar të zhveshura; shumë janë plagosur dhe ankohen për dhimbje stomaku – një kombimim ky i punës dhe ujërave të ndotura nga miniera.

Aty përmendet rasti i Kelit 13-vjeçar, i cili mbledh krom në të njejtin vend ku nëna e tij, që bënte të njejtën punë, u shtyp nga një traktor. Ai mbledh krom, pasi babi i tij është i humbur dhe motrat e vëllezërit që e rrisin, bëjnë të njejtën punë. Keli ka një vëlla 21-vjeçar, Selimin, i cili ka makthe dhe ëndrra të këqia, pasi ai e ka parë nënën sesi u shtyp nga traktori që hidhte skoriet.

“Me kovat e tyre” – thuhet në reportazh, -“ata shesin gurët e gjetur tek “bosët e kromit”. Sigurisht që edhe disa nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në Amerikë kanë përfituar nga minierat e Bulqizës.

Një punë të lodhshme bëjnë edhe dy fëmijë 7-dhe 10-vjeçarë në Durrës, ata mbledhin kanaçe. Puna e fëmijëve mbetet problem në Evropën lindore.

Ka disa kompani kanadeze, përfshirë edhe një firmë me bazë në vankuver, që ka një histori në Bulqizë. Megjithatë, zëdhënësi i saj, i “Columbus Copper Corporation”, Jorge Martinez shprehet se tani janë duke hequr dorë plotësisht nga minierat shqiptare.

Martinez nuk ka zënë në gojë punënn e fëmijëve, por vuri në dukje se “Shqipëria është një vend shumë i vështirë për të vepruar tani.”

Qeveria shqiptare është e gatshme të flasë për fëmijët minatorë. Fushata për mbrojtjen e fëmijëve nga qeveria është parë si progressive. Më shumë se 200 të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit janë vënë nën akuzë, por nuk ka një strategji konkretet për të larguar fëmijët nga linjat e kromit.

Fëmijët, me plagë në këmbë, të prera, ngjiten në mallet e kromit duke shpresuar të bjerë shi, sepse ashtu gurët shihen më mirë. Nuk ka të dhëna sesa fëmijë janë plagosur nga gërmimet, por ata fitojnë rreth tetë cent për kile. Ato janë të mjaftueshme për të blerë miell.

Margarita, një e ve 27-vjeçare, e ka humbur burrin e saj gjatë një bllokimi në minierë. Ai ka punuar në një biznes të palicensuar dhe Margarita me dy fëmijët e saj, nuk kanë marrë as pensionin e tij, as ndonjë ndihmë tjetër, diku tek 60 dollarë në muaj.

Kështu që, rreth 3 muaj më parë, ajo u tha fëmijëve të saj, djalit 10 vjeçar Maringlenit dhe vajzës 7-vjeçare, Brikenës se do të fillonin të mblidhnin krom.

Dhe në ditën e nënës, më 8 mars, djali i vogël 10-vjeçar i bleu nënës lule, paguar me paratë e fituara nga kromi. Mirëpo ajo nuk i pranoi. Kështu që djali iku dhe u kthyer me një fustan të zi.

Ajo është e mërzitur për të ardhmen e tyre, ndërsa djali nuk sheh të keqe se po gërmon për krom…10552514_338501502973022_9083743279929593101_n

Kategori
Uncategorized

FJALËT E SHQIPONJËS

10530829_540701389369572_2372934651884370496_nDëgjojani këngën shqiponjës, lart në qiell.
Mbi trojet tona e shqetësuar fluturon.
Klithmë e saj dëshpëruese endet nëpër diell,
më kanë “TRADHETUAR”, o bijtë e mi -lëngon.

“Më kanë prerë një krahë, ma kanë prish shtëpinë,
dhe zogjtë në fole, si njofë për zogjtë e mi.
Ma kanë kthyer shpinën, ndaj jua kam prerë gjinë,
se janë transformuar, në tjetër njeri.

Gostitin në sofër e hanë me të huaj.
Në tokën trashëguar, nga etërit dardanë,
po mbjellin një farë, që ska emrin tuaj..
dhe flamur i tyre..ska gjak Ilirjanë!

Pa dëgjomani njëherë… zëmrën gjith vajtim.
Dëgjomani, se unë… jam profeti juaj.
Kush më dëgjon mua, merr bekimin tim,
Kush më dëgjon mua, kurrë nuk do të vuaj.

Kjo tokë ska qënë shkretë, ta mbjellin të tjerë
Ska qënë pa flamur, tja thurin tani
Ka pas gjith një emër, që ka shumë vlerë
Mbret në keto anë…quhej Iliri!

Dëgjomëni se per ju unë jam një prind i mirë.
Se më shumë se unë askush z,do tju dojë.
Në shekuj jam bërë copë….të jeni të lirë.
Se jeni shqiponja, mjaltë edhe zgjojë.

Tani….më bëtë mysafirë në troje të mija?!
Tani…. të cunguar, frymën po ma zini?!
Qielli Ilirjan, është dhuratë nga vet Perëndia,
Ndaj, mos ja ktheni shpinën…se ju zë mallkimi!

Silvana Berki

Kategori
Uncategorized

Arms Trade Treaty, svensk vapenexport och mänskliga rättigheter – vilket ansvar har vi?

Kategori
Uncategorized

Shenasi Rama Ngjyrosja e protestave ne Iliriade

Nuk ka ma patriote e atdhetare se shqiptaret e Ilirides. Prandaj perpjekja e dikujt me e ngjyrose dhe paraqite protesten shqiptare ne Cairin e Shkupit, me ngjyra te tjera eshte nje shenje deshperimi nga ana e tyre dhe nje tregues i frikes qe i ka kapur. Ajo qe po ndodh tregon qarte artificialitetin e shtetit te Maqedonise. Dalja e popullit shqiptar ne rruge, dhe perplasja e tij me shtetin dhe politiken, sic po ndodh ne Shkup, eshte nje shenje e qarte se politika dhe politikanet qe pretendojne ti perfaqesojne kane deshtuar. Fatkeqesia eshte se politikanet dhe politika e shqiptareve ne Iliride jane larg interesave te shqiptareve. Njelloj si gjithkund tjeter ne trojet tona ku parite bajne te kunderten e asaj qe duhet! Ne Tirane e perdoren Dhjetorin 1990 per me ndertue nje sistem kriminal e oligarkik; ne Kosove e perdoren UCK per me mbushe xhepat dhe me u korruptue deri ne palce; ne Maqedoni e perdoren luften per me na lane nen te tjeret. Eshte nje shenje krenarie per nje popull qe gjen force e proteston si shqiptaret ne Cair. nje shprehje e qarte e vullnetit popullor dhe nje shembull me u ndjeke dhe respektue.

Kategori
Uncategorized

HABERET E MITROS (64) SHITBLERJE “BADJAVA” E POLITIKANËVE

Mëkat, që kalimi I politikanëve të lartë shumë, nga një parti tek tjetra bëhet badjava! Pse shkelin ligjet e ekonomisë së tregut, pikërisht ata që thurin ligje?! Po të lulëzoi ky treg, sipas përvojës në futboll, përfitimi do të ishte i dyfishtë. Politikanët do të vinin një shtresë dhjami dhe partitë do të siguronin të ardhura financiare, pa i rënë në qafë buxhetit të shtetit!
Po çmimi? Derivate i pesw faktorëve. Së pari, nishanet. Së dyti, viti kur bëhët shit-blerja. Së treti, rroga e “mallit”. Së katërti oferta dhe kërkesa. Së pesti, sekseri.
Le të vështrojmë prapa. Në fillimet e demokracis, viti 1991, rroga e deputetit ishte 12 dollarë. E ministrit 15 dollarë. Në vitin 1992 rroga u shtua me 10 dollarë.
Partia Demokratike në vitet ’91-92 mund të hidhte në “Merkato” tre nënkryetarë: Neritan Cekën, Gramoz Pashkon dhe Arben Imamin. Shitja nuk mund të kërkonte më shumë se 100 dollarë. Sekserët, ambasadori Italian Kardili dhe ai amerikan do ta kishin për turp të pranonin 10 përqind të hakut.
Në vitin ’97 PD-ja duhet të kishte nxjerrë në treg, dy zëvendësa të Meksit: Bashkim Koplikun, Dylber Vrionin dhe një duzinë me ministra. Rroga kishte arritur në 350 dollarë. Mendoj se seteka uk mund tw ngjitej mbi 5 mijw dollarw. Sekseria, Mariza Lino, duhet tapranonte 10 përqindshin.
Në vitin 1997-të socialistët me Nanon në ballë, “blenë” pa asnjë koqe leku një tufë me demokratë. Jo vetëm I blenë, por edhe I “kallën” në qeveri. Neritan Ceka u bë ministër I Rendit. Arben Imami ministër I drejtësisë. Mendoj se çmimi mund të arritente deri në 200 mijë dollarë. Shqipwria ishte han me dy porta: Pa doganierw. Pa taksidarw. Me bollwk drogw, prostitute. Çmimi mund tw varionte nga 300 nw 500 mijw dollarw.
Por në Partinë Socialiste, më shumë para u humbën me kalimin e Ilir Metës në LSI. Edhe ai iku me nje “tabor” me deputetë. Ikën badjava.
Shitblerje “nën rrogos” është bërë edhe mes 5 partive demokristiane; tre partive balliste. U ça e u nda Partia Socialdemokrate. Asnjë “qindarkë” nuk mori vesh publiku.
Sot “Merkato politike” është në zenith. Emra të rëndë livadhisin nga e majta tek e djathta. Anasjelltas. Kush janë? I pari Bamir Topi. Nga numëri dy I demokratëve, u bë President. Nga President bëri një parti të re fringo. Kastriot Islami la socialistët për demokratët. Shpëtim Idrizi braktisi PS-në për të drejtuar partinë çame…Doni më për Belulin…Kuptova o milit! Doni sa euro? Unë thëm të paktën do futeshin në qarkullim 2-3 milionë euro…

Kategori
Uncategorized

NË KOHË VERE!…