Kategori
Uncategorized

Rama, dorëheqje më 4 korrik, në 55 vjetorin e lindjes

Nga Arben Vata Stockholm/

-Sikur kryeministri të ishte vërtetë një politikan

Sikur të ishte vërtetë i tillë, ai do të jepte dorëheqje nga PS, por edhe nga qeveria për këto arsye:

Së pari, pavarësisht sesi rregullohet përqindja e pjesëmarrjes në votime, e vërteta është se nuk shkon më tepër se 20 %. Kjo dmth se Rama gëzon mbështetjen e vetëm 20 % të socialistëve, të cilët shënojnë keshtu rezultatin më të keq në këto 30 vjet. Kjo është një disfatë e thellë brenda PS, anëtarësia e së cilës e braktisi, duke i dhënë sinjalin se ai duhet ta lërë drejtimin e PS.

Së dyti, Rama e ktheu 30 qershorin në një sfidë personale jo vetëm ndaj opozitës, por krejt shqiptarëve. Një kryeministër që humbet besimin e mbështetësve kaq masivisht, e që nuk përfaqëson as 20 % të elektoratit, nuk ka moral të qeverise më tej.

Së treti, kjo % tregoi se qeveria nuk pati mundesi të manipulojë votat, sikurse akuzohet. Nëse pjesëmarrja në votime do ishte psh 60 %, kuptohet çfarë rezulati në favor të qeverisë do të kishim. Kjo është një tjetër arsye se përse Rama duhet të ikë.

Së katërti, ai ka thënë vetë se largohet nga politika nëse nuk e mbështesin më. Nëse e ka pasur seriozisht, ky është momenti.

Së pesti, raportet e vëzhguesve dalin maksimumi të mërkurën me dt 3. Të nesërmen me dt 4, kur Rama mbush 55 vjeç (jetë të gjatë meqë ra fjala), mund të shpallë dorëheqjen ndoshta edhe pas festës së pavarësisë së USA.

Ky do të ishte është një akt normal për çdo kryetar qeverie të një vendi normal. Por me siguri që Rama lexon atë që ka në mendje e vazhdon marshimin deri në 2021.

Ka një problem për Ramen për ta lënë politiken në këtë moshë, por ai ka 22 vjet në pushtet dhe nuk i ka mbet asgje pa provuar, përveç Presidentit. Por presidenca nuk është parti, të cilën mund ta marrësh në përdorim, sikurse ka bërë me PS.

Një skenar tjetër mund të jetë që Rama të njohë dekretin e Metës për votime me 13 tetor 🙂

Jemi vendi i çudirave. Çdo gje mund të ndodhë, nëse jeton në Surrel.

Kategori
Uncategorized

Edi i bëre gropën vetes.

Nga Avokat Ilir Malindi/

Edi.

I bere gropen vetes.Vec nepunesve deri tani ne dreke nuk ka votuar populli.Te thashe qe po te beje dy lloj zgjedhjesh do te fitoje shume.Ne se nuk kalion 25% urgjentisht jep dorheqjen e revokueshme.Te kalojme ne zgjedhje te parakohshme.

Ju pershendes

av.Ilir Malindi

Te lutem mos me aresto sic bere per percezin Sokol Balla me kriminelet Saimir Tahiri dhe grupin e tij kriminal.

Kategori
Uncategorized

MOS VOTONI! LËRENI TË ÇMENDURIN DREJT GREMINËS

Agron Tufa.

3 dhjetor 1945 – gjyshërit tanë o nga naiviteti, o nga mungesa e rrugëdaljes dhe dhuna, votuan dhe hynë në diktaturën e terrorit të pandërprerë komunist.

Kjo ishte tragjedia.

30 qershor 2019 – nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa mëdyshen të hyjnë në diktaturën më të ndyrë neokomuniste.

Kur tragjedia përsëritet, si quhet?

Mos e hidhni këtë hap fatal!

Mos i jepni rrokullimën atdheut tuaj në një diktaturë tjetër moniste, skllavëruese e perverse! Mos u bëni mallkimi i të ardhmes suaj e të fëmijëve tuaj!

Kjo do t’ju terrorizojë në këtë e në atë jetë! Mos e ndiqni verbërisht të Çmendurin drejt greminës!

# edheunë:

Kategori
Uncategorized

Shqiperia Tjeter ne vitin 0!

Nga Silvana Beu/

“Nuk ju duket e cuditshme qe kokat e politikes flasin kaq shume per paqen dhe nderkohe pregatiten per lufte?”

C. S. King

Une refuzoj te luftoj per kokat e politikes!

Une refuzoj te jem pjese e kesaj Shqiperie qe ngado qe hedh syte shikon dhe ndjen mllef, inat, urrejtje. Cfare na beri kaq njerez te eger? Ku shkoi koha kur e linim deren hapur, tryezen shtruar edhe pse ishim shume me te varfer se sot? Ku shkoi ndergjegja , pergjegjshmeria, qytetaria? Per kete Shqiperi luftuan te paret tane? Per Shqiperine ku eshte ndare populli 30 Qershor dhe 13 Tetor? Sa naiv! Mendojne se ne ato data do zgjedhin vertet ata.

Une refuzoj te jem pjese e kesaj Shqiperie ku qytetarine e ka zevendesuar deshira per te shkaterruar, per te vene zjarr dhe per te vrare. Refuzoj kategorikisht te jem pjese e nje vendi ku nuk i perkas!

Sa shpejt ngrihet ky popull, pa u menduar dy here, nga nje thirrje mashtruese e kryetareve te tyre, por kurr nuk e pa te arsyeshme te ngrihet per te drejtat e tij. Sa shpejt i vini zjarrin ndertesave kur ato jane ndertuar dhe do rindertohen nga taksat tuaja.

Nuk dua dhe me vjen turp te jem pjese e kesaj Shqiperie.

Jo nuk jam kaq e acaruar nga pozita apo opozita. Ata po bejne shume mire punen e tyre. Vleresimet maksimale nga ana ime.

Une jam e acaruar me veten, me Ju.

Cfare duhet me shume qe te mos duroni? Cfare duhet tju bejne me teper qe te reagoni? Pse e shisni veten kaq lire dhe pranoni te perdoreni?

Ne jemi fajtoret e vertet te kesaj situate. Ne e kemi krijuar kete situate. Ne po e mbajme ne kembe kete situate. Pra , skemi asnje te drejte morale te ankohemi.

Une, refuzoj me ze te larte, te jem shqiptare e kesaj Shqiperie.

Dhe a e dini pse?

Sepse une dua te jetoj. Sepse une e di qe Shqiperia ndervite nuk me ka dhene asgje, vetem me ka mare. Dhe sot, nuk u mjaftua me aq, po me mer dashurine per vendin tim.

Une refuzoj te jem pjese e asaj Shqiperie.

Une refuzoj 30 Qershorin! Une refuzoj 13 Tetorin!

Refuzoni dhe Ju!

Bashkohuni nje here ne jete kunder kesaj tallje qe po ju behet!

Bashkohuni te krijojme Shqiperine Tjeter nga viti 0 .

Kategori
Uncategorized

Zakonisht punët e ndyra kryhen nga ndyrësirat. Dhe padyshim që Edi Rama është i tillë.

Nga Erl Kodra/

Todd Wood i Washington Times shtron pyetjen nëse Mike Pompeo dhe Donald Trump drejtojnë realisht Departamentin e Shtetit. Pyetja e tij është e drejtë, por unë mendoj se ajo është një pyetje retorike.

Po, saktësisht Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo janë në krye të politikës së jashtme amerikane. Të dyshosh për këtë është thjesht e pasaktë. Është fakt se në SHBA ka një përçarje të madhe politike, sidomos për ata që nuk po e pranojnë se Presidenti është Donald Trump. Kundërshtarët e Presidentit gjenden gjithandej, me shumicë tek demokratët, por ka të tillë edhe mes republikanëve. Presidenti Donald Trump me politikat e tij ka çoroditur përfundimisht skenën e politikës ndërkombëtare të SHBA-ve, ajo politikë ka ndryshuar qëndrimin ndaj Bashkimit Europian në përgjithësi, qëndrimin amerikan ndaj Gjermanisë, qasjen amerikane ndaj NATO-s, politikën amerikane ndaj konfliktit sirian, ndaj vendeve arabe, ndaj fqinjëve amerikano-latinë, ndaj Turqisë, Kinës, Rusisë, Koresë së Veriut dhe Iranit. Shkurt dhe përfundimisht, presidenca e Trump ka prishur politikën tradicionale të Departamentit të Shtetit ndaj botës, që zakonisht ka qenë konstante dhe konservatore, pavarësisht ndryshimeve të Presidentëve në Shtëpinë e Bardhë. Po ashtu, presidenca e Donald Trump nuk ka arritur të ndërtojë një politikë të jashtme amerikane të konsiliduar, ajo është akoma në ndërtim dhe kaos.

Po të shohësh hierarkinë e strukturës në Departamentin e Shtetit, ekzekutuesi i politikave amerikane është Sekretari Mike Pompeo. Pas tij vjen Philip T. Reeker, Ndihmës Sekretari i Shtetit (për Euro-Azinë, sepse çdo rajon i botës ka ndihmës sekretarin e vet), dhe pas kësaj vijnë Zëvendës Ndihmës Sekretarët, që janë disa të tillë, mes të cilëve është edhe Zv. Ndihmës Sekretari Matthew Palmer, i cili mes të tjerash merret edhe me Shqipërinë.

Përmbledhtas, kemi këtë hierarki që drejton Politikën e Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

-Donald Trump, President (orienton politikat e jashtme globale)

-Mike Pompeo, Sekretar Shteti (drejton dhe zbaton Politikat e Jashtme të SHBA-ve, të hartuara nga Presidenti)

-Philip Reeker, Ndihmës Sekretar Shteti për euro-azinë (mbikqyrë Politikat e Jashtme për rajonin euro-azi)

-Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretar Shteti (zbaton Politikat e Jashtme për rajonin)

Shkurt, Philip Reeker dhe Matthew Palmer janë dy njerëzit që zbatojnë politikën e Mike Pompeo për euro-azinë. Sekretari Pompeo orienton dhe zbaton politikat e Presidentit Donald Trump.

Me të drejtë gazetari Todd Wood pyet se kush e drejton Departamentin e Shtetit, çfarë politike dritëshkurtër është një qasje e tillë ndaj një rajoni me probleme të thella korrupsioni dhe krimi, veçanarisht qëndrimin e Departamentit të Shtetit ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili bashkëpunon hapur me kriminelë dhe kryen krime njësoj si ata. Por Todd Wood harron dhe nuk pyet se cila është politika e Presidentit Donald Trump ndaj Ballkanit dhe Europës.

Me sa duket, askush nuk e di saktësisht se cila është kjo politikë amerikane. Luhatjet, tërheqjet, paqartësitë kanë sjellë kaos. Aq evidente është kjo sjellje e pakuptimtë e Departamentit të Shtetit, sa personazhe si Matthew Palmer ngjajnë si personazhe alien, të ardhur nga ndonjë univers paralel. Kjo luhatje nga politika trandicionale, të ndjekur tradicionalisht nga të gjithë Presidentët të SHBA-ve ka mbjellë huti mes qytetarëve shqiptar, duke e lëkundur thellë besimin e tyre tek SHBA-të si demokracia më e madhe në botë.

Pallavrat me George Soros që rezulton të jetë miku personal i Edi Ramës, i cili është edhe armiku personal i Presidentit Donald Trump, jo domosdo është autori i kaosit në Departamentin e Shtetit. Minimalisht, sipas kësaj llogjike që nuk bindë, Edi Rama duhej të ishte goditur me kohë nga Departamenti i Shtetit, Sekretari Pompeo, dhe nga “turpi i njerëzimit”, Presidenti Donald Trump. Për më tepër, kur Edi Rama është kreu i një Organizate Kriminalo – Terroriste të instaluar në zyrat e Shtetit Shqiptar. Për më tepër, kur Edi Rama, njësoj si Kim Jong Un po zhvillon zgjedhje njëpartiake, duke e çuar vendin në prag të luftës civile.

Shqipëria dhe shteti shqiptar janë një çmim i jashtëzakonshëm që të paguhet për bythën e një derdimeni si Edi Rama.

Shqipëria dhe lidhjet e jashtëzakonshme shqiptaro-amerikane thjesht janë të paçmuara për të dyja vendet.

Qartësisht dhe absolutisht këtu ka diçka tjetër më të madhe, por edhe më të ndyrë. Qartësisht, pazari me territore të Kosovës është loja. Zakonisht punët e ndyra kryhen nga ndyrësirat. Dhe padyshim që Edi Rama është i tillë.

Kategori
Uncategorized

I dashur Edi, Nga Ilir Meta, President i Republikes se Shqiperise.

Ne të dy e dimë mirë, nga ata që vendosin për të ardhmen europiane të Shqipërisë, se nuk ka çelje të negociatave me Bashkimin Europian me zgjedhje monopartiake, siç ja ke marrë vrapit t’i bësh ti, përkundrazi.

Nga Dritan Kaba/

Nga Ilir Meta, President i Republikes se Shqiperise.

I dashur Edi,

Ti më ke privuar padrejtësisht, si në planin institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, nga mundësia për t’u takuar bashkë.

Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti i’u përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës.

Doja ta vendosnim bashkë datën e zgjedhjeve dhe kam që nga data 8 qershor 2019 që të pres e të pres, me shpresë.

Por unë, siç me të drejtë ti ankoheshe, nuk mund ta lija Shqipërinë pa një datë të zgjedhjeve vendore dhe t’u mohoja shqiptarëve të drejtën për të votuar në mënyrë të qetë, në paqe dhe me alternativa.

Data 13 tetor 2019 e dekretuar nga unë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, u vendos sepse kjo është data më e shpejtë për të garantuar të drejtën e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe për të garantuar përfshirjen në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Ne të dy e dimë mirë, nga ata që vendosin për të ardhmen europiane të Shqipërisë, se nuk ka çelje të negociatave me Bashkimin Europian me zgjedhje monopartiake, siç ja ke marrë vrapit t’i bësh ti, përkundrazi.

Po të kujtoj se në 17-18 tetor 2019 ne presim mbledhjen e Këshillit Europian, që do të mund të vendosë për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ti thua se data e dekretuar nga unë është dhuratë me rastin e ditëlindjes së Doktorit më 15 tetor.

Ti e di që unë nuk ta kam fshehur asnjëherë, as ty dhe as publikut, dobësinë që kam për Doktorin.

Njerëz jemi, kemi edhe pika të dobëta.

Por edhe ti nuk është se e “urren” aq shumë sa aktron para kamerave dhe militantëve të tu.

Aq më tepër që marrëveshjet më të mëdha në këtë vend i keni bërë ti dhe Doktori, siç ishte edhe ajo brenda natës që ndryshoi themelet e Kushtetutës, që ishte votuar me referendum nga i gjithë populli, dhe pasojat e të cilës i vuajmë edhe sot.

Natyrisht që nuk ka lidhje as me 18 tetorin, ditën e lindjes së udhëheqësit të fundit komunist, Ramiz Alia, i cili, pavarësisht formimit të tij komunist, nuk besoj se e ke harruar, tregoi përgjegjshmëri të lartë me shtyrjen e zgjedhjeve në vitin 1991, duke i krijuar hapësirat e duhura opozitës për të marrë pjesë në to, për të mirën e vendit.

Ndaj të lutem Edi tregohu vizionar, reflekto dhe mos na zhgënje!

Kategori
Uncategorized

Dokumentet e 2 Dhjetorit 1945/ Historia e vjedhjes së votave lindi me komunistët.

Historia e komunizmit na ka rrëfyer se kur nuk ekziston liria e votës, atëherë themelet e shtetit ngrihen përmbi gjak njerëzish të pafajshëm. E tillë është historia e diktaturës komuniste në Shqipëri,

“Jemi informuar se në katundin Loinë të Lurës Këshilli Mbikëqyrës, ka marrë 53 vota nga kutia pa kandidat dhe i ka hedhur në të Frontit Demokratik, tue pasë dijeni vetëm tre persona të këshillit në fjalë…. Bajram   Isufi, Xhafer Muja, Ramdan Halilaj në Kukës dhe  Kleanth Mineu, Sul Ferçanit, Maliq Eleni Balo Veliu në Kavajë, personat që morën “kokrrat” dhe i hodhën në kutinë e Frontit”

Në një vend ku vota cënohet, vidhet, shitet apo blihet nuk ka asnjë shans që një ditë të funksionojë demokracia. Historia e komunizmit na ka rrëfyer se kur nuk ekziston liria e votës, atëherë themelet e shtetit ngrihen përmbi gjak njerëzish të pafajshëm. E tillë është historia e diktaturës komuniste në Shqipëri, ku liria e votës nuk ekzistoi për 45 vjet e për shkak te mungesës së kësaj lirie, u vranë, burgosën e u internuan mijëra shqiptarë, për të mbërritur në vitin 1990, kur komunistët “e reformuar” do të përpiqeshin të na servirnin demokracinë. Kanë kaluar 29 vjet prej dhjetorit 1990, dhe Shqipëria është sërish në tranzicion, sepse vetëm kështu mund të mbahet pushteti nga elita e korruptuar e që e ka origjinën tek duart e etërve të lyera me gjak, me gjak njerëzish të pafajshëm që nuk menduan si ata, por se e deshën lirinë. Padyshim që manipulimi i votës do të ishte mënyra më e mirë për ta mbajtur pushtetin e për të ngjitur në skenën politike, bijtë e etërve komunistë, të cilët u rrëzuan përkohësisht në ato vite të para të demokracisë.

Fillimi

Historia e vjedhjes së votave në Shqipëri nis njëherësh me historinë e Partisë Komuniste. Ka ndodhur qysh në zgjedhjet e para të organiozuar nga komunistët, më 2 dhjetor të vitit 1945. Vjedhja e votave sipas modelit komunist, duket si një mallkim që po e përndjek Shqipërinë deri në ditët e sotme.

74 vite më parë, më datë 2 Dhjetor 1945, Shqipëria e dominuar nga komunistët, hyri në zgjedhjet e para për të përcaktuar sistemin politik që do të qeveriste vendin. Është pikërisht kjo ditë, nga ku e ka origjinën edhe manipulimi i zgjedhjeve, një mallkim që e ndjek Shqipërinë edhe sot.  Diktatori Enver Hoxha, u kujdes që menjëherë pas luftës të krijonte mekanizmat e duhur për të ushtruar presion në popull që të mos lejohej vota për asnjë parti apo individ, që mendonte ndryshe nga komunistët.

Nën ndikimin e fuqive aleate, u vendos të bëheshin zgjedhjet, për të cilat Enver Hoxha dhe komunistët e tjerë i premtuan SHBA-së dhe Britanisë se do të ishin “pluraliste, të lira e të kontrolluara dhe nga bota”. Ishin zgjedhjet e para që zhvilloheshin në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore.

Votimi me kokrra

Votimet, u vendos të bëheshin të fshehta. Ndërsa votat, që ishin kokrra me ngjyra të veçanta, hidheshin në dy kuti të ndryshme. Njëra kuti ishte e komunistëve, ndërsa kutia tjetër ishte e opozitarëve ose siç quhej ndryshe, kutia pa kandidat. Sipas dëshmive, dokumenteve të kohës dhe materialeve të botuara në shtypin e huaj të asaj kohe, me kutitë u bë loja e komunistëve me votat dhe me presionin psikologjik ndaj votuesve, të deklaruar e të cilësuar “kundërshtarë të regjimit komunist”. Kutia ku do të hidheshin votat (kokrrat) e opozitës, ishte bërë e tillë nga komunistët, që në fund të saj, kishte një shtresë prej metali, në të cilin pasi të binin “votat” prej kokrrash, të shkaktonin tingull. Ky tingull, sipas “provave” të bëra, dëgjohej nga anëtarët e komisionit dhe kështu, ata kishin mundësinë e plotë, për të zbuluar se cilët votonin kundër komunistëve dhe cilët pro tyre, duke evidentuar me emra kundërshtarët politikë të Partisë Komuniste dhe të pushtetit të Enver Hoxhës. Kjo lojë e bënte pa vlerë deklarimin e komunistëve, për “votime të lira e të fshehta”.

Manipulimi

Megjithëse kishin të gjithë situatën në dorë, përmes presionit për të mos e lejuar popullsinë të votojë për kandidatët jokomunistë të opozitës, e cila ishte jo shumë e organizuar, komunistët patën sërish nevojë të manipulojnë zgjedhjet.

Dokumentet që publikohen më poshtë, është zyrtar dhe i marrë në Arkivën e Shtetit shqiptar, e vërtetojnë manipulimin e zgjedhjeve në dy qëndra votimi, në një fshat në Kukës dhe në një tjetër në Kavajë. Në dokumente identifikohen emrat që ishin ngarkuar të hiqnin kokrra nga kutia pa kandidat, dhe t’i hidhnin tek kutia e Frontit demokratik, pra atë të PKSH-së së Enver Hoxhës.  Shihni më poshte detajet e këtyre dy letrave dhe përpjekjet e komunistëve për të mbajtur të fshehur manipulimin.

Dokumenti 1 – Letra i drejtohet Koçi Xoxes

6 dhjetor 1945

Gjeneral Koçi Xoxe

Jemi informuar se në katundin Loinë të Lurës Këshilli Mbikëqyrës, ka marrë 53 vota nga kutia pa kandidat dhe i ka hedhur në të Frontit Demokratik, tue pasë dijeni vetëm tre persona të këshillit në fjalë. Elementi që ka dhënë këtë informatë është një nga tre anëtarët e këtij këshilli, Bajram  Isufi sekretari i tretë i nënprefektuarës së Bicajt.  Ky i ka deklaruar sekretarit të pushtetit Bicaj se i ka bindë dy shokët e tjerë të Këshillit Mbikëqyrës për ta bërë këtë. Shokëve të tij të Këshillit Mbikëqyrës u ka thënë kështu: se ju nuk keni punue mirë në popull dhe nuk i kini skjarue se cila është kutia e frontit dhe prandaj do të jeni përgjegjës e në sy të keq.

Ata janë përgjegjur:  rregulloje si të mundesh se ne nuk kemi dashur të votohet kundër frontit. Së fundi kanë rënë dakord dhe kanë kalue 53 vota nga kutia pa kandidat në atë të frontit. Me sa deklaron Bajram  Isufi, kjo çështje është e kufizueme në mes të këtyre personave të Këshillit Mbikëqyrës.

Proceset dhe dokumentet e tjera ligjore në lidhje me votimet e atij katundi, kanë ardhur në komisionin e  qarkut në rregull dhe nuk lënë asnjë dyshim ligjor. Tash po u përshkruajmë  shkurtaz biografinë e Barjam  Isufit:  Elemen aventurier, i lëkundshëm, frikacak, don të duket.  Element i palidhur me Frontin por as që e don reaksionin.  Indiferent. Me sa kuptojmë ne këtë punë, e ka bërë gjoja për të fituar kredi kundrejt Frontit. Anëtari tjetër Xhafer Muja Afëzi, 19 vjeç mësues filloreje në katundin Lojë, element i padjallzuar.  Ungji është Din  Muja katundar i mesëm, i squet dhe ka kaluar një jetë politike aventurierësh.  Dyshojmë se djali mund t’i tregojë ungjit të tij. Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës, katundari i thjeshtë nga Loja, Bajram  Isufi, është porositë nga sekretari i Komitetit Ekzekutiv Ramadan Alilaj, që çështja rigorozisht të mbetet konspirative tue ia heq vërjetjen se ka bërë gabim të madh dhe se Fronti nuk ndihmohet në këtë mënyrë. Shoku Ramdan Halilaj është edhe sekretar i komisionit të zgjedhjeve të një rrethi tjetër elektoral e jo për katundin Lojë. Jemi lajmëruar për këtë mbrëmë natën. Lutemi urgjentisht na njoftoni mënyrën e veprimit.  Ne jemi në dilemë e nuk dimë si të veprojmë.

Çështja është konspirative dhe e kufizueme deri më tash. Presim përgjigje shumë urgjente.

Abedini!

Dokumenti 2 

Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste Shqiptare

Në lidhje me ç’fjalosëm dje,  puna qëndron ndryshe.  Është bërë ngatërresë në emër  të Kleanth Mineut dhe të Kleanth Vorfit.  Në qëndrën e Kavajës na kanë futur për të vëllain e Klenath Mineut, Piero Mineu. Kiçua që ishte në Kavajë  e tregon në këtë mënyrë çështjen:  Piero Mineu në bashkëpunim dhe në dijeni të Këshillit Mbikëqyrës ku ka qënë edhe një anëtar partie, Balo Veliu, kanë fshehur kokrrat e kutisë pa kandidat. Piero Mineu ai me mburrje i është fjalosur sekretarit të Frontit, Jemlush Thaçi, se ka bërë një punë të tillë dhe kështu i kishte bërë mirë gjoja frontit. Jemlushi i dha përgjigjen e duhur duke i vënë në dukje se kjo ishte një shkelje ligji dhe se për këtë ligji të dënon dhe bile rreptë. Piero Mineu është tronditur për këtë dhe e pret ndonjë dënim se shifet i ç’qetësuar.  Por Pjero ka folur dhe me Maliq Elenin, sekretar i komitetit Ekzekutiv të Nënprefekturës për këtë punë.  Tani çështja është në dijeni të këshillit Mbikëqyrës të Jamlushit, Maliqit,  Sul Ferçanit. Qëndrimi i Piero Mineut  nuk është plotësisht me frontin, por këtë e ka bërë për të fituar kredi në Front.

Ka mundësi  që ky tiu thotë dhe tjetër kujt. Ne shokëve të Kavajës i kemi porositur që të mos e trumbetojnë një gjë të tillë përderisa vetë komisioni i zgjedhjeve për nënprefekturën nuk e ka ngritur këtë si problem.  Si dhe Këshillit Mbikëqyrës, nuk ka se ku bazohet se ka bërë një punë të tillë. Karshi Piero Mineut ne u mjaftuem vetëm me qëndrimin që mbajti që në fillim, Jamlush Thaçi, duke e quajtur të gabuar veprimin e tij, në qoftë se e kishte bërë. Që ta thërrasim përsëri Piero Mineun në formë gjyqi, ose për ta këshilluar që të mos e hapë një gjë të tillë, nuk na u duke  arsyeshme.  Meqënëse s’është anëtar partie dhe se ne dyshojmë të jetë provokator.  Anëtari i partisë, Seit Veliu, që bëntë pjesë në Kshillin Mbikëqyrës është një element mjaft i dobët që me revizionimin në parti mbetet jashtë. Megjithkëtë ky u thirr nga shokët në Kavajë (Jamlushi), dhe iu bë një vërejtje e rëndë për gabimin e madh që ka bërë.  Gjithashtu u porosit që të mos e pëshpëritë asnjë gjysëm fjale mbi këtë çështje dhe me Piero Mineun të mos provokojë  asnjë bisedë rreth këtij problem, asnjëherë. Çështja megjithse nuk është siç neve e biseduam dje me shokët e Kavajës, pa të ngatërruar, Klenath Vorfin me Kleanth Mineun por më e ngatërruar akoma, neve na duket që të jetë e kufizuar.  Dhe nuk besojmë që të përgjithësohet dhe të merret vesh nga populli.

Megjithkëtë shikojeni edhe ju përsëri dhe na këshilloni ndonjë qëndrim më të mirë që neve duhet të mbajmë karshi kësaj çështje.

Durrës 9.12 1945

Të fala shoqërore

P.Komitetin Qarkor

(Adil Çarçani)

P.S Sëbashku me këtë letër po ju përcjellim edhe traktin që është gjetur në një qendër të vetme votimi në Krujë ditën e votimeve. Nuk është origjinal, por i riprodhuar.

 

Kategori
Uncategorized

Kur hetuesia bëhej te 15-katëshi: “Do të hedhim me kokë poshtë, se nuk ka kush na kërkon llogari”

Në ndërtesën më të lartë të Tiranës së asaj kohe, 15-katëshin në qendër të qytetit, Sigurimi i Shtetit kishte disa dhoma, që shërbenin për hetuesinë e armiqve të popullit, siç ishte muzikanti Ali Hoxha. Bashkëvuajtësi i tij në kampin e Fushë-Krujës, Tanush Kaso, rrëfen për “Zërat e kujtesës V”, botim i ISKK, historinë e muzikantit që u arrestua, u torturua, u dënua dhe nuk pa një ditë të bardhë, vetëm sepse humbi trenin në Moskë

Ndoshta për asnjë nuk ka pasur aq pasoja sa për Ali Hoxhën, humbja e një treni. Ansambli i Ushtrisë, ku ai bënte pjesë, po kthehej nga një turne në Kinë. Rruga kalonte nga Moska, ku Aliu vendosi të shëtiste pak, por kur u kthye, nuk gjeti më as grupin, as trenin. Mbeti për dhjetë ditë në Moskë, të cilat në Shqipëri do të konvertoheshin në dhjetë vjet burg. Gjatë këtyre dhjetë viteve do të ndërronte disa kampe pune, në një prej të cilave takoi Tanush Kason, një tjetër i dënuar politik, që ka treguar historinë e mikut të tij të burgut për “Zërat e kujtesës V”.

“Në Fushë-Krujë na erdhi një shok burgu me emrin Ali Hoxha. Ai ishte muzikant. Rridhte nga një familje fshatare, nga Kamza. Talenti i tij për muzikë, ishte zbuluar nga mësuesi i shkollës shtatëvjeçare. Dhe si familje e varfër fshatare që ishte, i dhanë një bursë në Liceun Artistik. Prej aty, e dërguan me bursën e shtetit në Çeki, ku mbaroi studimet e larta për muzikë dhe u emërua në Ansamblin e Ushtrisë. Ishte koha kur qenë prishur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe ishim lidhur me Kinën, Korenë, Vietnamin, etj. Ansambli i Ushtrisë shkoi për turne në Kinë dhe në disa vende të tjera të atij kontinenti. Duke u kthyer, u ndalën në Moskë. U thanë që të mos largohen shumë po të qëndronin aty rrotull stacionit. Aliut iu mbush mendja dhe u largua më tej. Iku treni dhe ai mbeti në Moskë. U dorëzua tek autoritetet atje. Ata i bënë disa pyetje për Liri Belishovën e për Bedri Spahiun. Po ky nuk kishte të dhëna për ata, sepse merrej vetëm me muzikë e jo me politikë. Pastaj rusët i thanë se çfarë dëshironte të bënte: të qëndronte atje, apo të shkonte në vende të tjera perëndimore. Aliu u tha se do të mendohej. Ndërkohë i dhanë një sasi rublash si para xhepi për t’i prishur. Ushqimin e kishte të siguruar në një restorant, dhe fjetjen në hotelin sipër tij. Ndenji dhjetë ditë duke ardhur rrotull nëpër Moskë. Pastaj ndërroi mendje. Mendoi për familjarët e tij që kishte lënë në Shqipëri. Ata mund t’i internonin, mund t’i keqtrajtonin etj., etj. Dhe u thotë autoriteteve ruse se donte të kthehej në Shqipëri.

-“Si ka mundësi?- i thanë ata.-“Po vret veten me duart e tua. Ne i dimë ligjet atje; i kemi bërë vetë ligjet tuaja. Për dhjetë ditë që qëndrove këtu, të paktën dhjetë vjet do dënohesh, mbase edhe më shumë. Do të të akuzojnë për spiunazh, sikur punon për ne.” Dhe në të vërtetë ashtu u bë”, tregon Tanush Kaso.

Nëpërmjet Ambasadës kineze, Aliun e hipën në një avion kinez dhe e sjellin në Tiranë ku i vënë hekurat sapo shkel në Rinas. Hetuesia zgjati disa muaj, gjatë të cilave nuk rreshtën presionet ndaj muzikantit që i kërkonin atë që nuk kishte ndodhur. Dyshonin që ishte përfshirë me spiunazhin sovjetik.

Tanush Kaso

“Unë kam pasur shoqëri të ngushtë me Aliun. Na lidhte muzika, por edhe se ishte njohës i dy-tri gjuhëve të huaja dhe lexonte shumë. Mua më ka treguar për ditët e tmerrit që kaloi tek një dhomë e “pesëmbëdhjetë katëshit”, hoteli më i lartë asokohe në Tiranë, ku e mbante të mbyllur Sigurimi i Shtetit, i cili kishte në dispozicion disa dhoma atje. I bënin presion të jashtëzakonshëm dhe pa ndërprerje, ditën e natën që të tregonte gjëra që ky as ndërmend nuk i kishte shkuar:

– “Me kë ke pasur lidhje në Moskë? Po në Çeki, me kë je takuar? Po kjo femër, po ajo femër?”

Ata i nxirrnin fotografi të vjetra, të jetës studentore. Midis tyre edhe ndonjë femër, e njohur ose e panjohur. E pyesnin me ngulm për çdo foto:

-“Kush është kjo? Kush është ajo?”

Dhe ai përgjigjej, si i trullosur:

-“Nuk di gjë”.

-“Do të marrim e do të hedhim me kokë poshtë, se nuk ka kush na kërkon llogari neve. Mendohu mirë!”- e kërcënonin ata.

Mezi iu mbush mendja atyre, që ky “i pandehur” nuk kishte kurrfarë lidhjeje  me spiunazhet e huaja. Ishte njeri i thjeshtë, i dhënë pas muzikës. E kishte kthyer këtu dashuria dhe keqardhja për prindërit e tij, asgjë tjetër. Mbas gjithë këtyre, i kërkuan që të bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit. Unë nuk e di nëse pranoi apo jo. Këtë vetëm ai dhe Perëndia e dinë. Por, edhe sikur të ketë pranuar në ato kushte, i falet; se nuk dimë që ky të ketë dëmtuar njeri gjatë bugut dhe më pas”, vazhdon Tanush Kaso.

Ata u takuan në kampin e Fushë-Krujës, ku të dënuarit ndërtonin fabrikën e çimentos. Ali Hoxha ishte dënuar me dhjetë vjet burg, sipas Nenit 64 “Tradhti ndaj atdheut”. I morën dhjetë vjet liri, por i lanë disa prej instrumenteve muzikore që i kishte sjellë me vete nga Kina, një trombë, një kitarë dhe një saksofon. Instrumentet, siç tregon Tanush Kaso, e shoqëruan nga një kamp pune në tjetrin, deri në Spaç, prej nga ku u lirua. Dhe në kamp, pas punës së rëndë, Aliu dhe dy-tre të tjerë që i binin kitarës, krijuan një si farë orkestre, që u krijonte për ca minuta iluzionin e lirisë të burgosurve të atij kampi, ku klima ishte disi më liberale se në të tjerët.

“Mbasi mbushi dënimin, Aliun nuk e lejuan të kthehej në profesionin e tij si muzikant. U detyrua të punonte si minator në minierat e qymyrgurit të rrethit të Tiranës, deri sa doli në pension. Muzikanti Ali Hoxha vuajti dhe u nda nga jeta, prej astmës bronkiale dhe sëmundjeve profesionale të shkaktuara nga puna e rëndë e minatorit, si i burgosur në Spaç dhe më pas “në jetën e lirë”, të cilën nuk e gëzoi”, mbyll rrëfimin e tij, Tanush Kaso.

Orkestrat e fundit ku muzikanti Ali Hoxha pati lirinë të merrte pjesë, ishin ato të krijuara në kampet e burgjeve.

A. Çano

Citimet janë marrë nga “Zërat e kujtesës V”, botim i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, ISKK, me autorë Agron Tufën dhe Luljeta Lleshanakun

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

Kategori
Uncategorized

Une e di.., burgu me pret!! Po ty??

Nga Aurel Bylykbashi/

Marlindi sot ka Ditelindjen! Mbush 14 vjec! C’me bere zoti Rama! Me le dy djemte pa martuar! Kush i merr me keta, pas atyre qe the dje per mua!!

Po me ke merzitur nenen! E di si me tha? Te kam te parin dhe te kam bere me gjithe deshiren e nje nene!! Po c’pune ke ti me Haxhi Qamilin?!

Se, qe ta dish, kur Haxhi Qamili erdhi ne Elbasan, qelloi qe Kryetar Bashkie ishte im stergjysh, Hysen Hastopalli! Do ta rrihnin ne xhami, por ai nuk e dorezoi Bashkine e Elbasanit! E gjeten te papergatitur.., sa erdhen burrat e Shpatit me arme nga Busheku, bashke me djemte dhe nipat e vet!

Po nga ti dish ti, keto punet e Historise se Shqiperise! Kur ai i joti ishte shofer, ky i imi kishte dy makina!

I thashe nenes: Do ti them te na sjelle Zahon, ca dite tek shtepija jone… Thuaji.., me tha! Do tja mbaj si djale Kryeministri! Kjo i di mire keto pune, se per vete eshte rritur me sherbetore…

Po une e kam hallin tjeterkund! Do ti ve te tre, te bejne nje xhiro ne bulevard, ti shohe Elbasani! Mbase ju hapet fati pastaj!

Meqe ra fjala, ti e di ku e kam hallin une! Shikoje dhe nje here, ate punen e dates 30!! Ke mbetur vetem, prandaj bertet! Dje ne Elbasan, ishin me shume se ju!! Po nuk kishim karrike te rrinin ulur!

Perndryshe…, une e di.., burgu me pret!! Po ty??

Kategori
Uncategorized

Greqi / Shkon në 75 numri i shqiptarëve të zhdukur, mes tyre dhe shtatë vajza.

Thirrje publike

Presidentit, Kryeministrit, Parlamentit, Avokatit te Popullit Shqiptar dhe të ashtuquajtur Ministri e Diaspores -Leshit).

O shtet i çmëndur që po merrni në qafë një popull të tërë, kthejeni kokën nga emigracioni se nuk do bëni keq, për 1995 keni 12 shqiptarë të zhdukur . Dje nga familjet mësuam se dy adoleshente u ndaluan nga policia ne Selanik dhe u zhdukën në qershorin e këtij viti, ndërsa shteti tjerr lesh. Por…

Deri më tani janë bërë të mundur te zbulohen 69 raste, nga të cilat janë identifikuar me emra dhe fotografi.

Mosha që kanë humbur gjurmët është 13-49 vjeç. Nga 69 shqiptarë të identifikuar 24 prej tyre janë nga 13-20 vjeç, ndërsa shtatë prej tyre janë femra nga mosha 15-29 vjeç.në vitin 1993 kanë humbur gjurmët pesë, ndërsa në 1995 konfirmohen te zhdukur 12 shqiptarë.

Lista e plotë…!

Lista e plotë…!

1. Zamir Xhevahir Avdiu 20 vjeç nga Vojnik, Berat, Në maj të 1991 është nisur për në Greqi dhe që nga ajo ditë ka humbur gjurmë.

2. Dhurata Neki Dervishi 15 vjeçe nga Berati. Ka jetuar ne Greqi dhe me 21 prill të 1991 është larguar nga shtepia në drejtim të paditur.

3. Lorenc Theodhoraq Kaça 13 vjeç nga Korca. Më 18 janar 1991 niset për ne Greqi me nje grup shokësh nëpërmjet pikes kufitare të Kapshticës. Që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen.

4. Agron Mëhalla 15 vjeç nga fshati Mollas të Elbasanit emigroi me një grup shokësh, zhdukur më 3 gusht të 1992 në Kastoria.

5. Klement Skender Lezo 16 vjeç nga Kuçova. Shkon në Greqi më 9 korrik 1992 sëbashku me djalin e dajës. Kontakti i fundit me familjen ka qene nga ishulli Egjinas më 24 dhjetor po të këtij viti.

6. Artan Losha 18 vjeç nga Burreli i martuar me një fëmijë ka humbur kontaktet me familjen nga Veria në Greqi më 11/01/1993. La shkollën përgjysëm dhe u nis ne Greqi.

7. Anila Ritvan Bregu 17 vjeçe nga Berati. Humbi kontaktet më 28 shtator 1993 nga Berati në moshën 17 vjeçe. Familjarët kanë dëgjuar se ajo mund të jetojë në nje fshat të Patrës në Greqi, është e martuar me një greq që quhet Ilia dhe kanë dy fëmijë. Kushërira e Anilës ka shkuar dhe e ka takuar këtë vajzë por ajo i ka thënë se quhej Amelia jo Anila dhe se ishte nga Bullgaria. Të afërmit ende e kërkojnë pas kaq vitesh sepse nuk dijnë asgjë të saktë për fatin e saj.

8. Kadri Veli Bajrami 26 vjeç nga Kurbini emigroi për në Greqi më 9 gusht te 1993.

9. Franc Pjetri 18 vjeç ka humbur lidhjet me familjen më 22 shtator 1993, ku sëbashku me shokun e tij Eduard Zef Hyseni me një furgon janë larguar për në Greqi.

10. Ana Fotaq Pondikati 18 vjeçe nga Nepravishta,Gjirokastër. Ka humbur kontaktet me familjen shtator 1994 nga Athina. Ana është larguar nga shtëpia në muajin qershor të vitit 1994. Gjelosh Ded Ceca nga Bugjon, Pukë. U nis për në Greqi më 25 shtator të 1994 dhe punonte ne nje fshat te Kastorias. Por herën e fundit ai është ndjekur nga policia kur ishte në punë ne vjeljen e mollëve. Ende nuk dihet fati i tij.

11. Aleks Kecani 20 vjec, Flamur Balaj 23 vjec, Agostin Paplekaj 20 vjec, Pavlin Gjergji 23 vjec . U nisën për në Greqi, humbën gjurmët më 26 marsi i vitit 1995.

12. Alfred Palucaj 17 vjeçar ka humbur kontaktin me familjen në korrik të vitit 1996, nga fshati Sërriq i Pukës, sëbashku me dy shokë të tjerë nga qyteti i Lezhes janë nisur për në Greqi. Kanë mbritur në Trikalla, ku Alfredin e ka marrë një pronar greke për punë si çoban.

13. Agim Shaqo Sulaj 34 vjeç nga Bozhigrad i Korçës ka emigruar drejt Greqisë me disa shokë më 1998 dhe ka humbur kontaktet me familjen që nga ajo kohë.

14. Aleksander Nikoll Tanushi 18 vjeç nga Vau i Dejës. Kishte tentuar të largohej disa herë drejt Greqisë por ishte kapur nga polica. Më datën 8 mars 1995 ai bëri përpjekjen e fundit të cilën e realizoi me sukses. Pas tre javesh ai lajmëron familjen se kishte mbërritur shëndosh e mirë. Telefonatat ishin të rregullta deri më datën 10 gusht 1995 kur ai bisedoi për herë të fundit me të afërmit dhe që atëherë nuk dihet më asgjë për fatin e tij.

15. Agostin Papleka nga Tropoja niset ne Greqi sëbashku me tre shokë me destinacion Verian, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.

16. Belisar Subashi 15 vjeç sëbashku me villain emigron ne Greqi në këmbë dhe pas shtatë ditës mbrijnë në ishullin Rodos. Humb gurmët më 25 shtator të 1995.

17. Petrit Culaj 19 vjeç nga fshati Barajtush nga Malësia e Madhe, niset per ne Greqi ne korrik te 1995, kishte emigruar dhe më parë në Greqi.

18. Edmond Kananaj 20 vjeç nga fshati Armen i Vlorës, ka humbur kontaktin me familjen me 8 korrik të 1997 ku ka folur ne telefon për të fundit herë nga Pireu.

19. Eduart Aliaj (24 vjeç) humbet kontaktet me familjen me 31 gusht te 2002 nga Athina.

20. Alban Vait Hoxha 24 vjeç nga Tirana. U largua për në Greqi më 5 qershor 1997. Kontakti i fundit me familjen kanë qenë në nëndor të 1998 nga Selaniku.

21. Altin Zekaj 16 vjeç nga Vlora emigrant në Greqi humbi kontaktin me familjen nga Pirgo më me 4 nëndor te 1998, më parë kishte punuar kamarier ne ishullin e Kretes.

22. Gëzim Kica 19 vjeç nga Berati. komunikimi i fundit me familjen e tij ka qenë më 8 mars të 1998 me telefon nga Athina. Më parë kishte punuar në Pirgo Ilias në Patra.

23. Fitimtar Pal Ndosha 25 vjeç nga Puka. U largua për në Greqi më 1993 dhe për të fundit here ka komunikuar me familjen më 1999.

24. Flamur Balaj nga Tropoja niset ne Greqi sëbashku me tre shokë me destinacion Verian, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.

25. Flogert Muça, 34 vjeç, u zhduk nga zona e Marusit në Athinë, Greqi, më 9 dhjetor 2017.

26. Fran Preng Zefi 23 vjeç nga Tale, Lezhë. Më 22 korrik të 1999 niset për emigrim, disa shokë thane familjes se tij se ishte pare në Greqi dhe se do te emigronte përseri në një shtet tjetër. që nga ajomkëhë ka humbur kontaktin me familjen.

27. Gezim Kolici 44 vjeç, nga Shkodra punonte dhe jetojnte në Greqi, në korrik të 2016 ka humbur kontaktin me familjen e tij.

28. Geraldo Dauti 35 vjeç nga Erseka emigron ne Greqi sëbashku me nje shok me 13 prill 2001.

29. Gjergji Zhupani nga Gramshi sot në Durrës emigrant në Larisa humbi kontaktet ne në mars të vitit 2001. Ai punonte si blegtor te Panajotos Bogdanos, është ky i fundit që njofton zhdukjen e tij. Familja dyshon te pronari grek.

30. Bujar Riza Dervishi 27 vjeç nga fshati Gjon, Martanesh. Në datën 23 dhjetor të vitit 2003 flet ne telefon me villain. Por pas asaj telefonate ai zhduket pa lënë gjurmë dhe që atëherë askush nuk e di çfarë ka ndodhur me të. Prej vitit 2000 ai punonte në një fabrikë prodhimi materialesh plastike në Sindos të Selanikut.

31. Pëllumb Flamur Beqiraj 19 vjeç nga Kuçova, larguar për në Greqi më 27 maj 1991, ndërsa lidhja telefonike me familjen ka qenë në gusht po te këtij viti.

32. Plarent Dautllari 18 vjeç nga Korca ka udheturar 4 dite ne kembe nga Mali i Gramozit dhe ka humbur kontaktin me familjen më 4 qershor 1994 në Trikalla në Greqi.

33. Lulzim Gjonaj. Emigroi në Greqi në vitin 1994, u nis për të parën herë, por kishte probleme me dokumentacionin. Për këtë arsye, ai kapet nga policia ndërsa bën burgun. Pasi doli nga burgu rikthehet në atdhe. Lulzimi u ka pohuar të afërmve ai do të largohej përsëri për të disatën herë në Greqi.

34. Pavlin Gjergji 23 vjeç, niset për në Greqi sëbashku me tre shokë për në Veria, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.

35. Paulin Preng Gjikolaj 29 vjeç nga Mirdita. që nga 1990, Paulini jetonte në Athinë të Greqisë. Pas ishte rikthyer në Shqipëri, më 5 tetor 1995 ai vendos sërish të largohej drejt shtetit grek. Përpara se të nisej ai u ka thënë të afërmve se do shkonte të takonte disa shokë dhe pas dy javësh do vinte sërish në shtëpi. Që prej 5 tetorit të vitit 1995 nuk ka asnjë shenjë jete nga Paulini.

36. Renato Qerimi 26 vjeç nga Policani, me banim në Tiranë, Emigroi në Iraklio të Greqisë më 1992 dhe humbi kontaktin me familjen në vitin 1995.

37. Lulëzim Gjonaj nga Tropoja me banim në Tiranë, largohet nga Shqiperia ne vitin në shtator të 1995 për ne Greqi dhe ka humbur kontaktin me familjen.

38. Mbarime Shefqet Rrapaj 29 vjeçe nga Selenica e Vlorës. Humbi kontaktet me familjen më 1995 nga Athina.

39. Taulant Mehalla 18 vjeç nga djali më i madh i shtepisë nga Mollasi i Elbasanit, emigron ne Kozani në Greqi më 3/08/1992, që nga kjo ditë ka humbur kontaktet me familjen.

40. Ilirjan Çaniku 20 vjeç nga Sanxhaku i Lacit i martuar, më 3/03/1993 ka humbur kontaktet me familjen kur eshte nisur per ne Greqi.

41. Ilir Gjoka 49 vjeç nga Librazhdi babai i tre fëmijëve, ka humbur kontaktin me familjen ne 2006 nga Kavalla e Greqisë.I kishte premtuar gruas dhe fëmijëve se do ti merrte në Greqi në vitin 2002.

42. Ilmi Haziz Çela 25 vjec nga Skrapari. Ka humbur gjurmët nga Janina në shtator te 1993, diten qe mbushi 25 vjeç, dyshohet se është mbyllur në manastir në Agion Oros.

43. Iglin Dalip Zdrava 24 vjeç nga Deshiran, Elbasan. Ka humbur kontaktin me familjen nga Agio Anargio, Athinë më 16 gusht 2008, ka qenë pa dokumenta legalizimi, si dhe ka patur nga policia nje urdher largimi nga Greqia ( apelasi)

44. Saba Kala, 18 vjeç nga Bulqiza më 25.03/1994 me kater shoke janë drejtuar për në Kastoria të Greqisë. Edhe pse kanë kalur 25 vite familjarët nuk dinë ende asgjë për të.

45. Shaqir Ndreu 35 vjeç nga Burreli, ku me disa shokë nga Shkodra niset për në Greqi më 15 korrik. Ka humbur kontaktet me familjen tre javë më pas.

46. Lefter Luman Beqari 27 vjeç nga Përmeti ku sëbashku me kunatin e tij nisen për në Greqi më 18 janar 1995. Nga fshati Solinas te Kallamates më 5 mars ka humbur gjurmët.

47. Vesel Bajram Skura 22 vjeç nga Dibra. Humbi kotaet me familjen në mars te 1996 nga Greqia. Më 6 janar të vitit 1996, Veseli është nisur nga Maqedonia në drejtim të Greqisë. Pas dy muajve familarët kanë humbur lidhjet me të.

48. Klement Rustem Metushi 17 vjec, emigron sëbashku me villain etij me 1992 ne Greqi, nga Selaniku kontakti I fundit me familjen ka qenë dhjetor 1997.

49. Kujtim Ali Çaushi 39 vjeç babai i tre femijeve nga Kalivaçi, Tepelene emigroi ne Greqi me vize pune më 15 Korrik te 1999 dhe nga Livadhjaja kontakti i fundit ishte më 15 Gusht te 1999.

50. Ylli Lazer Palnikaj 20 vjeç nga Lekbibaj, Tropojë. U nis për në Greqi më 22 qershor 1999 nga Kapshtica. Kontakti I fundit ka qenë nga fshati Stavros te qytetit Lamia më 27 mars 2001.

51. Vilson Gjuta 20 vjeç nga Kukësi me banim në Kamëz më 4/01/2003 sëbashku me një grup shokësh nisen për në Greqi. Nga 11 shokë që u nisën për në Greqi vetëm 5-së prej tyre u kthyhen gjallë, 5-së të tjerë humbën jetën gjatë rrugës, ndërsa fati i Vilsonit nuk dihet. Sipas familjes ata janë nisur për ne Greqi nga mali i Gramozit, ku më pas u gjetën edhe trupat pa jetë. (Për këtë ngjarrje kanë shkruar mediat më 9 janar te 2003).

52. Ilir Gjoka 49 vjeç nga Librazhdi babai i tre fëmijëve, ka humbur kontaktin me familjen ne 2006 nga Kavalla e Greqisë, I kishte premtuar gruas dhe fëmijëve se do ti merrte në Greqi në vitin 2002.

53. Gjon Toni 37 vjeç babai i tre fëmijëvenga Shkodra. Emigroi ne Greqi dhe punonte në Bujqësi ne Selanik. Kontakti i fundit me familjen ishte në 30 qershor 2009.

54. Erjon Gjolena 26 vjeç nga Belshi i Elbasanit,emigron ne Ekaterini ne Greqi, pas katër ditësh udhetimi ne kembe,më 8/03/2010 ka humbur kontaktin me familjen, e cila e ka kerkuar ne shtetin fqinjë edhe në polici…

55. Roland Dauti 26 vjeç ka humbur kontaktet me famijen nga Greqia më 22 gusht të vitit 2011.

56. Maksim Trimi 32 vjeç nga Gramshi, u nis në Greqi në maj 2014 ku punonte çoban në Selanik pa dokumeta të rregullta, figuron i humbur që nga 30 qershori 2014.

57. Lulzim Mone 41 vjeç nga Librazhdi ka humbur kontaktin me familjen që nga janari i vitit 2016 , më parë kishte emigruar në Greqi.

58. Lulëzim Gjonaj nga Tropoja me banim në Tiranë, largohet nga Shqiperia ne vitin në shtator të 1995 për ne Greqi dhe ka humbur kontaktin me familjen.

59. ZH.Z. 20 vjeçe nga fshati Hinkë, Ura Vajgurore. U nis për në Greqi në tetor 2017. Babai i saj ka bere denoncimin ne policinë e Beratit më 3 nëndor 2017.

60. Afrim Vesha, 40 vjeç nga Berati babai i dy fëmijëve emigroi ne Greqi ne tetor te 2017 dhe punonte ne Janine, ne mbledhje ullinjesh, kontakti i fundit me familjen 2 nendor 2017.

61. Ylli Elmadhi 46 vjeç nga Kavaja dhe ka shkuar në ishullin e Kretës dhe ka humbur gjurmët në 22 shkurt te vitit 2018.

62. Nikoll Beleshi 41 vjeç nga Lezha niset për në Greqi për të takuar djalin me 17 nendor të 2018, pasi kishte 7 vjet pa e pare

***

Nuk duhen haruar zhdukja e 32 dibranëve më 9 mars 1996, ku u fol nga te afërmit se këta ndodhen ne burgun e Korfuzit, ende sot figurojnë të humbur aq sa shteti shqiptar nuk ka vene kurre ujin ne zjarr. Nuk duhet anashkaluar gjithashtu edhe zhdukja e 480 femijeve shqiptarë me 2000-2002 në shtepinë barmirese “Agios Varvara” në Athinë…Por kjo vlen për një shtet serioz dhe jo allashqiptarçe që emigrantët i shikon si një barrë e rëndë, pasi deri më sot nuk ka filluar asnjë hetim.

Le të imagjinojmë për momentin në se këta do të ishin me kombësi tjetër, a do të heshte shteti I tyre…?

*****

Nuk duhen haruar zhdukja e 32 dibranëve më 9 mars 1996, ku u fol nga te afërmit se këta ndodhen ne burgun e Korfuzit, ende sot figurojnë të humbur aq sa shteti shqiptar nuk ka vene kurre ujin ne zjarr. Nuk duhet anashkaluar gjithashtu edhe zhdukja e 480 femijeve shqiptarë me 2000-2002 në shtepinë barmirese “Agios Varvara” në Athinë…Por kjo vlen për një shtet serioz dhe jo allashqiptarçe që emigrantët i shikon si një barrë e rëndë, pasi deri më sot nuk ka filluar asnjë hetim.

Le të imagjinojmë për momentin në se këta do të ishin me kombësi tjetër, a do të heshte shteti i tyre…?

Në foto: Halit Laka 19 vjeç i zhdukur ne qershor të 2019 sebashku me Albert Veliaj, pasi janë ndaluar nga policia e Selanikut.

Shpetim Zinxhiria Athinë…

Kategori
Uncategorized

Edhe Gedaffi pati mbështetje ndërkombëtare dhe shumë llogari offshore…

Në vitin 2011, nga vala e Pranverës Arabe, mori fund një prej diktatorvë më të ashpër në shekullin e 21-të në botë. Koloneli Muammar Gaddafi, njeriu që drejtoi vendin e Afrikës Veriore për më shumë se 40 vjet nëpërmjet një regjimi autoritar dhe ushtarak, mbeti i vrarë në betejën për marrjen e Sirtes, qyteti i fundit i cili kishte mbetur ende në duart e besnikëve të diktatorit.

Ai u mor zvarrë nga populli i tij, u ekzekutua dhe menjëherë festimet kanë nisur të zhurmshme në të gjithë Libinë. Ai iku ashtu siç i takon çdo diktatori, i frikësuar nga popullit i tij, Gadafi u lut për mëshirë pasi u kap nga rebelët.

Kujtojmë se në këtë periudhë Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kërkoi arrestimin e diktatorit, nën akuzën për krime kundër njerëzimit, të kryer ndaj popullsisë libiane. Por ajo që duhet nënvizuar është fakti se ky njeri ishte ndër më të pëlqyerit e disa liderëve evropianë, dhe kishte mbështetje nga disa prej vendeve perëndimore.

Tani të rikthehemi në vendin tonë dhe të bëjmë një paralelizim. Ne kemi një qeverisje që çdo ditë e më shumë nuk po lë asgjë pa bërë, pikë për pikë me atë që Gadafi u bëri libianëve.

Edi Rama dhe banda e tij në qeverisje kanë shkatërruar këtë vend. Po e varfërojnë çdo ditë e më shumë. Jeta është bërë e pamundur. Shqiptarët po braktisin vendin e tyre. Të rinjtë nuk kanë më të ardhme.

Liria është cunguar. Zgjedhjet po vidhen dhe më 30 qershor do të bëhen moniste. Mediat janë blerë. Kush guxon dhe proteston arrestohet. Tanimë do të bëje edhe me ligj që kush proteston do të ndalohet të dalë jashtë shtetit, do të privohet nga e drejta e lëvizjes së lirë.

E pra, gjithçka i ngjan asaj situate që jetonin libianët nën diktatorin Gadafi. Ndaj Rama duhet ta zgjedhë vetë se çfarë duhet të bëjë. Ai duhet të marrë sa më shpejt një vendim. Të hapi rrugën ose populli shqiptarë do të marri në dorë fatin e vendit. Qytetarët ta bëjnë hi pushtetin e Edi Ramës dhe kanë të drejtë.  Diktatorët një fund kanë të gjithë!

/News55.al

Kategori
Uncategorized

Ju që merreni me flamurin grek, padashje po bëni lojën e Ramës.

Jemi në një zonë minoritare edhe nuk ka asgjë të ketë flamur grek aty.

Mos u merrni me ato që do Rama

Nga Dritan Kaba –

Ju që merreni me flamurin grek, padashje po bëni lojën e Ramës. Ai e ka nxjerrë vetë atë foto, për ta përgënjeshtruar më vonë. Në krahun tjetër është flamuri shqiptar. Jemi në një zonë minoritare edhe nuk ka asgjë të ketë flamur grek aty.

Ai pas kësaj do nxjerrë foton e plotë e do thotë ja me çfarë merren.

Merruni me vjedhjen e zgjedhjeve dhe bashkëpunimin e bandave me qeverinë.

Merruni kush do i paguajë ato 126 milionë dollarët e Becchettit.

Merruni me veprën korruptive të Unazës së Re.

Merruni me tenderin korruptiv të OST.

Merruni me mega aferën e Milot-Balldren, rrugën e Arbërit dhe atë Orikum-Dukat.

Merruni me koncensionet në shëndetësi.

Merruni me tenderat “sekrete”.

Merruni me bandat që drejtojnë emërimet e deputetëve, kryetarëve të bashkisë, administratës.

Merruni me kthimin e policisë në një armë në dorë të juntës së krimit.

Merruni me bashkëpunimin e oligarkisë me krimin e organizuar për të mbajtur në pushtet këtë bandë të paaftësh dhe hajdutësh.

Merruni me kthimin e mësuesve, infermierëve dhe punonjësve publikë në mbledhës votash për Rilindjen e krimit.

Një lutje, mos u merrni me atë që realisht do Edi!

Kategori
Uncategorized

Arkivat britanike: Si u stërvit Mehmet Shehu në Spanjë për tortura e vrasje.

Një listë prej 11 emrash të komunistëve që udhëhoqën diktaturën është nxjerrë nga arkivat sekretë britanikë me dosjen referenciale HS 5/73. Konsultimi historik i këtij dosieri lidhet me të shkuarën e tyre kriminale derisa morën pushtetin më 1945. Këta ishin emrat kryesorë, nisur që nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu deri te ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, i cili firmosi masivisht pushkatimet e urdhëruara.

Mehmet Shehu, që qëndroi në krah të Enver Hoxhës për 40 vjet, ka qenë një nga udhëheqësit më të egër e mizorë në diktaturë, një vrasës i stërvitur. Kjo është dëshmia që del nga arkivat sekretë britanikë rezervuar për historinë në dosjen HS 5/73, që përkon me raportime të vitit 1945, kur sapo erdhi në fuqi regjimi i Hoxhës.

Çfarë zbulohet nga ky dokumentacion është cilësimi britanik për Shehun si një krijesë e egër dhe e paskrupullt, i cili la përgjysmë shkollën ushtarake, duke u nisur në luftën e Spanjës. Nga dokumentet thuhet se Shehu u përfshi në ushtrinë komuniste spanjolle së bashku me shokun e tij Hulusi Spahiun, me të cilin u stërvitën në kryerjen e torturave dhe vrasjeve. Letrat sekrete britanike pas kësaj stërvitjeje rendisin një listë të gjatë të krimeve të Mehmet Shehut në Shqipëri, nisur nga më ordinerët deri në pabesitë e tij edhe ndaj miqve. Por më e famshmja është masakra e Selenicës, ku shpella e Kremenarit është dëshmitare e vrasjes së 63 robërve italianë, ku Shehu i kreu ekzekutimet me dorën e tij, pas torturave çnjerëzore ndaj tyre. Po ashtu në kujtesën të ashtuquajtur sekrete të arkivave britanikë pasojnë dhe krime të tjera kur një konflikt në Lushnjë mes komunistëve dhe jokomunistëve u burgosën dhe u masakruan nga Shehu 64 persona. Ndërsa një nga historisë pa precedent është vrasja dhe masakrimi i një të riu, të cilin Mehmet Shehu me dorën e tij ia sharroi të dyja këmbët, duke e lënë të vdiste nën gjak. Janë tmerre të parrëfyera këto histori, që edhe vetë britanikët si duket kanë qenë të detyruar t’i zbulojnë mjaft vonë, duke mos bërë gjë tjetër veçse duke ia zgjatur jetën diktaturës e duke lënë në errësirë sot e asaj dite shqiptarët për krimet e komunizmit.

Më poshtë botojmë të plotë gjithë dokumentin që flet për profilin e Mehmet Shehut, një prej 11 udhëheqësve shqiptarë të përfshirë në listën e zezë të drejtimit të Shqipërisë në diktaturë. Sigurisht që më mizori në këtë listë dhe me një të shkuar kriminale, arkivat britanike paraqesin Mehmet Shehu.

Mehmet Shehu

I lindur në fshatin Corush të Mallakastrës, ai është i biri i Ismail Shehut dhe i nipi i Sheh Aliut, që nihen si dy eksponentë të rëndësishëm të rebelimit të viteve 1914-1915, të udhëhequr nga Haxhi Qamili kundër qeverisë shqiptare të asaj kohe. Sheh Aliu, që në vetvete ishte një krijesë e egër dhe e paskrupullt, ka vrarë Hajredin Fratarin dhe Ismail Klosin, që ishin nacionalistët e njohur të provincës së Mallakastrës.

Mehmet Shehu la përgjysëm shkollën e tij ushtarake dhe shkoi në Spanjë së bashku me shokun e tij Hulusi Spahiun. Atje së bashku u bënë pjesë e ushtrinë komuniste Spanjolle ku u stërvitën në kryerjen e torturave dhe vrasjeve. Ja disa nga krimet e tij nga lista e gjatë e krimeve të kryera në Shqipëri:

Ai u kthye në Shqipëri fill pas pushtimit italian dhe i grabiti 400 napolona Jonuz Nurës ( në fshatin Murtajas të Mallakastrës). Më vonë ai hyri në partinë komuniste. Pas betejes së Selenicës, ku u kapën 63 të burgosur italianë, ai i torturoi dhe i vrau të gjithë me dorën e tij, duke i treguar rekrutëve të rinj komunistë se si duhen bërë gjërat.

Midis të burgosurve ishte një kapiten Italian, një ish shok i vjetër shkolle nga Modena. Ai e hoqi qafe edhe atë pasi e mbajti si të ftuar për një javë. Shpella e Kremenarit është dëshmitar i këtyre masakrave. Në një konflikt të Lushnjes ndërmjet komunistëve dhe jo komunistëve, të kuqtë burgosën 64 persona që u masakruan të gjithë nga Mehmet Shehu.

Në fshatin Velçan të Mokrës ai goditi për vdekje me thikë dy nipërit e Hasan Beut. Në fshatin Corush ai torturoi dhe vrau kapitenin Idriz Drizarin. Në fshatin Cepan të Skraparit ai torturoi Seit Cepanin, të birin e Asllan Bej Cepanit duke i prerë me sharrë të dy këmbët dhe duke e lënë të vdesë në agoni. Sot një krijesë e tillë mban një post të rëndësishëm në ushtri me gradën Major-gjeneralit.

Lista e 11 kriminelëve

Një listë prej 11 emrash të komunistëve që udhëhoqën diktaturën është nxjerrë nga arkivat sekretë britanikë. Konsultimi historik i këtij dosieri lidhet me të shkuarën e tyre kriminale derisa morën pushtetin më 1945.

Këta ishin emrat kryesorë, nisur që nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu deri te ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, i cili firmosi masivisht pushkatimet e urdhëruara. Nga arkivat shqiptarë të dhëna të tilla, mbi të shkuarën kriminale të njerëzve, përveç fakteve mbi krimet e bëra gjatë diktaturës pak njihen.

Ndërsa dokumentet e arkivit britanik befasojnë me biografinë e detajuar mbi studimet, veprimtarinë, karrierën e udhëheqësve shqiptarë të pasluftës. Në krye të kësaj liste janë emrat: Enver Hoxha, Myslim Peza, Baba Faja Martaneshi, Bedri Spahiu, Kosta Boshnjaku, dr. Omer Nishani, Mehmet Shehu, Sejfulla Malëshova dhe Manol Konomi. Dokumentet britanike nuk kursejnë asgjë nga biografia e tyre, shpesh fakte e dëshmi të panjohura për publikun shqiptar që rrëfejnë arsyet pse diktatura u shndërrua në një model të krimeve.

Këto dëshmi janë shkruar në kohë reale me ngjarjet e fundluftës për ata që ishin në pushtet për atë moment në Shqipëri. Në këtë duhet marrë parasysh që shpesh përdoret termi “sot”, duke analizuar Shqipërinë përmes tyre dhe si rrjedhojë të kampeve të ngritura në këtë moment.

Në atë kohë, sipas vëzhgimit të treguara në dokumente, thuhet se në Shqipëri ekzistonin grupe të ndryshme komuniste te cilat ishin në kontradiktë me njëra tjetrën dhe si rrjedhojë ishin të shpërqendruara, ndërsa Enveri këmbëngultë në bashkimin e tyre, për të formuar partinë komuniste shqiptare, etaloni i luftës së sotme për çlirim./Standard/

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i nënë Mrijes: Ma vranë Pllumbin, dritën e syve…

16 qershor 1990, vrasja në kufi e 17-vjeçarit Pëllumb Pëllumbi, që çoi në këmbë gjithë  Shkodrën. Si u përcoll trupi i të riut mes qytetit me thirrjet “Poshtë komunizmi”

Nga Admirina Peçi

Afër mesnatës, 16 qershorin e 1990-ës, dy të rinj, ishin nisur për ta kaluar kufirin në postën kufitare të Hotit në Shkodër. Djemtë Marjan Zef Ndoja dhe Pëllumb Nikoll Pëllumbi ishin afruar brezit të butë pranë klonit dhe kishin nisur të hapnin një gropë, për të kaluar përmes saj në anën tjetër të kufirit… Por fati nuk ishte me ta atë natë.

Studiuesi Pjerin Mirdita duke iu referuar dokumenteve mbi këtë ngjarje, thotë se dy të rinjtë, ishin nisur që në mëngjes herët, për të kaluar kufirin. Ishin nisur me autobus drejt qytetit të Koplikut dhe pastaj nga qyteti i Koplikut në Hot, në këmbë, për të bërë më tej kalimin e paligjshëm të kufirit. Kanë arritur rreth orës 23:00 në kufi, aty ku ishte edhe kloni. Kanë hapur një gropë nën klon, e cila do t’u shërbente atyre për të kaluar nga ana tjetër. Në ato momente, ata vënë re se një ushtar, roje i kufirit, po afrohej. Fshihen pas disa shkurreve që ishin aty afër. Ushtari e sheh gropën e hapur dhe jep alarmin për tentativë të paligjshme të kalimit të kufirit.

Në raport thuhet që në atë kohë, Pllumbi ngrihet nga vendi ku ishte i fshehur, dhe në tentativë për t’i afruar asaj grope, rrëshqet në një kanal vaditës aty afër. Rrjedha e ujit e merr me vete dhe ushtari kur e shikon, e qëllon duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Në gjithë këtë ngjarje, njeriu më fatkeq është nëna e Pëllumbit, Mrija, e cila jeton sot e vetme në Shkodër, duke qarë çdo ditë humbjen e djalit të vetëm.

E gjithë jeta e saj është një vuajtje që s’mbaron. Që kur u martua nuse e re në shtëpinë e Nikoll Pllumbit, në një shtëpi e cilësuar “armike e regjimit komunist”, vuajtjet e saj do të vijonin njëra pas tjetrës. Me vjehrrin në burg, dhe pak më vonë edhe të shoqin prapa hekurave, Mrija, me dy fëmijë të vegjël, do të përjetonte persekutim të egër e varfëri  ekstreme. Ishte krejt e vetme, me dy fëmijët që i linte vetëm çdo natë, ndërsa fshinte rrugët e qytetit deri në të gdhirë. E vetmja punë që regjimi i kishte dhënë ishte kjo. Jetonin si mos më keq, në një kabinë elektrike. Por mesnatën e 16 qershorit 1990, do të shënohej akti më i rëndë i kësaj jete dramatike. Atë natë, do të humbte dritën e syve, djalin e saj të vetëm, Pllumbin, 17 vjeç.

Mrija e kujton kështu vrasjen e të birit.

“Atë ditë ai më tha se do të shkonte te dajat në Malësinë e Madhe. E pyeta sesa ditë do të rrinte, por më tha që të nesërmen do të kthehej. Ishte e premte atë ditë kur u kthye. Rreth orës 11, në oborr bërtasin disa fëmijë, moshatarët e tij. I thashë vetes dhe fqinjës se ishte ora 11 dhe ai nuk kishte ardhur. Unë nuk kisha orë në shtëpi. Kam jetuar në një kabinë elektrike. Në atë kohë, erdhi i plotfuqishmi bashkë me kryetarin e lagjes. Te i plotfuqishmi shkoja shpesh me djalin, për të kërkuar punë, se në shkollë nuk kisha kushte që ta çoja. Si vajza, si djali, ishin tepër të vetmuar.

I plotfuqishmi u ul dhe u habit se unë nuk kisha divane e asgjë tjetër për t’u ulur, veç një krevat. Ishte hera e parë që futej në shtëpinë time, sepse sa herë që vinte, rrinte te dera. Thoshte që nuk hynte në shtëpitë e njerëzve. Quhej Gjergj. 

Atë ditë, hyri dhe u ul mbi krevat. Hoqi kapelen nga koka dhe e lëshoi përtokë. Kryetari i lagjes qëndroi te dera, nuk hyri brenda. E pyeta të plotfuqishmin se çfarë kishte ndodhur. Më tha që duhej të shkoja njëherë në spital, sepse një natë më parë, ishin kapur dy djem të rinj në kufi dhe njëri kishte shpëtuar e njëri kishte vdekur. Kështu i kishin thënë, sepse ai vetë nuk kishte parë gjë me sy. Dhe më tha që do të bëja mirë që të shkoja një herë atje. Më tha që duhej të shkoja sa më shpejt….”

Zef Kolombi, kryetari i shoqatës së të vrarëve në kufi, Shkodër, kujton se lajmin e vrasjes së fqinjit të tij 17 vjeçar e kishte mësuar nga britmat që vinin prej shtëpisë së tij.

“Pllumin e kam pasur komshi. Ishte një djalë shumë simpatik, i bukur, me një familje tepër të varfër, pothuajse në ekstrem të asaj kohe. Isha duke shkuar në mëngjes në punë, rreth orës 7 e gjysmë. Ndjeva një britmë te shtëpia e Pllumit, sepse e kanë pasur në katin e parë të pallatit. Ishte një britmë që nuk e harroj. Ishte e motra e Pllumit që sapo kishte marrë vesh lajmin nga polici i lagjes. Edhe policin e lagjes, kur e kam parë duke dalë nga shtëpia, e kam parë me lot në sy. Një djalë i ri, nuk e harroj kollaj, rreth 26-27 vjeç, nuk ishte më shumë. Ai kishte ardhur t’i jepte lajmin. U ndala nga kurioziteti dhe pyeta. Më tha që e kanë vrarë Pllumin”.

Mrija kujton me dhimbje përballjen me të vërtetën në spital

“Shkova në spital dhe më futën në dhomën ku ishte. E kishin mbuluar dhe nuk e njihnim se ishte i dërrmuar me plumba. Një grua aty më tha që t’i shihja rrobat se ishin aty, por unë i thashë që doja të shihja djalin. Me thënë të drejtën nuk kam parë gjë, nuk di gjë. Vetëm se rrobat e tij i gjeta të gjitha të copëtuara nga plumbat. Nuk më lanë ta prekja dhe nuk kam ditur më gjë se ku isha. Më kanë bërë disa gjilpëra për forcim, dola te dera, rrobat nuk i mora. Roja më tha që të bëhesha e fortë se Pllumbin ma kishin vrarë. Aty m’u duk sikur më goditi diçka dhe m’u fiksua që ishte Pllumbi im, se nuk e besoja që ishte Pllumbi edhe pse e zbulova vetë me duart e mia. Kam shkuar në shtëpi e nuk kam ditur më gjë se ku isha. Vajza më pyeti se ku ishte Pllumbi. I thashë që do të vinte shpejt. Ajo nuk më besoi se të gjithë shokët e tij në oborr po qanin e po bërtisnin për të dhe insistoi që t’i tregoja se ku ishte Pllumbi. Erdhi ambulanca e doktori dhe i bënë edhe asaj disa gjilpëra.”.

Por edhe në dhimbjen e saj ekstreme, regjimi dhe shërbëtorët e verbër të tij nuk do ta linin të qetë gruan fatkeqe…

“Pastaj erdhën tre policë nga Dega e Brendshme. Një grua polici më kapi nga krahu. I thashë: “Çfarë ke?”. Më tha: “More kriminela”. I thashë: “Kush është kriminel? Hajde shih se ku ka jetuar djali im. Djalin e vajzën m’i kanë mbajtur me bukë komshinjtë se nuk kam qenë në gjendje t’ua mbush barkun me bukë. Gjithë natën kam fshirë rrugët. As vëllezërit e asnjë nuk m’u gjendën. Rrobat e vdekjes i blenë komshinjtë, e veshën, e rregulluan. Ata policët më thanë që në orën 1 do ta çonin atje ku kishin çuar ata të tjerët dhe filluan t’i shanin. U thashë që të gjithë ishin djem nënash. Ikën policët. Ajo gruaja më tha që, nëse nuk do ta merrja djalin në orën 1, nuk do ta shihja më me sy. Në orën 1 më erdhën vëllezërit dhe djemtë. I lajmëruam me telefon nga ambulanca që ishte në Dergut. Atje u tronditën të gjithë kur e morën vesh se më kishin vrarë Pllumbin dhe lajmëruam njerëzit se nuk dinin gjë. Erdhën të gjithë. Unë nuk kisha asnjë lek, por gjithçka e morën përsipër shokët. U mblodhën shumë njerëz. Shkuan e morën dhe ma sollën djalin. Nuk di ç’të them më tepër, por atë që kanë bërë njerëzit për djalin tim, ka mbetur në histori…”

 Varrimi që u shndërrua në demonstratë

Si rrallë herë, kufoma e të ndjerit iu dha familjes. Në ceremoninë e varrimit në Shkodër, u organizua një protestë e fuqishme, në të cilën u hodhën parullat:

“Poshtë komunizmi”, “Poshtë socializmi”. Në rrugën përpara spitalit dikush thërriti “Poshtë Ramiz Alia”, “Poshtë Partia”, “Poshtë Nexhmije Hoxha”, “Kjo parti është gjakpirëse”, “Shikoni ç’po bën Ramiz Alia duke vrarë njerëz përditë, poshtë partia, poshtë Ramiz Alia”.

Zef Kolombi kujton:

“Nuk shkova në punë atë ditë. Bashkë me disa miq e shokë të besueshëm të lagjes dhe të lagjeve të tjera të qytetit, jemi munduar tërë ditën duke kërkuar djem dhe familje të besueshme që të merrnin pjesë në varrimin e tij, jo se e dinim çfarë do të bëhej. Thjesht të merrnin pjesë, si protestë, në varrimin e tij. Dhe të nesërmen, me të vërtetë ishte një surprizë që kishte jashtëzakonisht shumë njerëz, përgjithësisht të rinj. Shkuam dhe i morëm leje familjes së Pllumbit, që viktimën ta mbanim në krahë për një farë kohe, jo gjatë gjithë rrugës. Pllumbi, përveç plumbit që kishte marrë në brinjë, kishte edhe një vrimë mu në mes te vetullave. Ishte një djalë i ri, që nuk e njoh, që kishte një kryq dhe ia vuri në ballë”.

Mrija kujton detaje nga ai marshim me kufomën e të birit që u shndërrua në një demonstratë të mirëfilltë kundër regjimit komunist.

“Varrimi ishte në orën 6. Pak më kujtohet nga ato momente, por di që më thanë se arkivolin me trupin e Pllumbit donin ta mbanin në krahë gjatë gjithë rrugës.

Shokët e djalit dhe prindët e tyre më kanë ndihmuar shumë kur djali ishte gjallë. Ai ishte mërzitur shumë se nuk kishim asgjë në shtëpi. Flinim me dyshekë prej kashte. Komshinjtë vinin dhe më sillnin shumë gjëra. Më kanë mbajtur gjallë. Vëllai im pati frikë kur e mori vesh se çfarë donin të bënin djemtë, sepse mos na e merrte trupin Dega e Brendshme. Unë u dhashë leje që ta mbanin. Dhe kështu bënë.

Nga momenti i nisjes nga shtëpia e të ndjerit, të rinj të shumtë i bashkoheshin kortezhit  përgjatë rrugës. Zef Kolombi kujton se kjo mbështetje e madhe iu dha zemër.

“Sa më shumë që ecnim aq më shumë shtoheshin njerëzit. Një djalë i ri, të cilit nuk mund t’ia lë pa ia përmendur emrin, që sot nuk jeton, Gjovalin Bari, një djalë i vogël por jashtëzakonisht i guximshëm, ka bërtitur i pari: “Poshtë komunizmi! Poshtë Ramiz Alia!” dhe turma nga pas filloi t’i përgjigjej në kor. Dhe kjo vazhdoi pothuajse deri në zonën industriale të Fermentimit. Njerëzit vinin duke u shtuar dhe jo duke u pakësuar. Kur erdhëm afër Turizmit në qendër, ishte një grup turistësh malazezë, të cilët mbajtën një qëndrim gatitu. Çfarë po ndodhte? Kjo ngjarje edhe vetë Degën e Brendshme dhe Sigurimin e Shtetit e gjeti të papërgatitur. Nuk e prisnin këtë. Nga Turizmi morëm rrugën drejt Piacës, pa e lëshuar arkivolin. Njerëzit ndërroheshin shpesh dhe vazhdonin ta mbanin në krahë. Gjatë gjithë rrugës dëgjoheshin britma. E para herë që në Shqipëri, besoj unë, bëhej një demonstratë ku bërtitej në kor “Poshtë komunizmi! Poshtë Nexhmije Hoxha! Poshtë Ramiz Alia!” e të tjera parulla. Kjo ishte diçka që ndoshta na bëri të harronim edhe frikën. Makinat e policisë na ishin vënë nga pas. E para herë që ndodhte në qytetin tonë, edhe në Shqipëri, pas aq shumë vitesh, një thirrje aq e hapur për përmbysjen e regjimit.”.

Gjatë gjithë kortezhit, arkivoli ishte i hapur dhe mbahej mbi supe nga të rinjtë e qytetit të Shkodrës. Pjesa më e madhe e tyre ishin të rinj të moshës 17-25 vjeç.

Mrija, nëna e Pllumbit thotë se arkivolin e të birit e mbajtën në krarë njëri pas tjetrit gjithë djemtë e rinj deri te varrezat.

“Kur kemi shkuar te Turizmi janë afruar disa gazetarë gjermanë. Erdhi edhe një makinë me policë dhe i ndaloi djemtë që mbanin arkivolin. Nuk i njoha se kush ishte prej tyre sepse isha e turbulluar. Djemtë i thanë policëve se nuk do ta preknin atë kufomë me dorë, pa prekur ata më parë. Ata gazetarët gjermanë filmuan me kamera.

Nga ora 4 deri në orën 6 njerëzit kanë vazhduar të ecin dalëngadalë. Kanë kaluar edhe para spitalit. Nuk i ngacmoi më askush. Ajo u kthye në një demonstratë ku të gjithë bërtisnin: “Poshtë Partia e Punës! Poshtë Enver Hoxha! Poshtë komunizmi!” e shumë të tjera që nuk i mbaj mend. Dhe mua më thoshin që të mos mërzitesha se djalit po i bënin një përcjellje madhështore. Policët rrinin larg dhe nuk guxonin më të afroheshin sepse në rrugë kishte dalë e gjithë rinia e Shkodrës”.

Zef Kolombi kujton se kjo ngjarje e pazakontë, u shndërrua në simbolikën e lëvizjeve të mëpasshme, që ndodhën gjatë vitit 1990 në Shkodër njëra pas tjetrës. Ishte kjo, hera e parë që thirrej në kor prej rreth 200 vetave njëherësh…

“Gjatë rrugës kur ecnim, shihnim qytetarë që dilnin nëpër ballkone dhe na inkurajonin. Dikush bërtiste, dikush i kishte sytë me lot. Dhe kjo vazhdoi deri afër zonës industriale. Pastaj aty u panë makinat e policisë që po ndiqnin kortezhin. Dikush edhe u largua pak më përpara, por ne e çuam Pllumin derisa i bëmë edhe ceremoninë e fundit, pastaj ecëm me radhë nëpër fshatra për të shkuar në shtëpi”

Zef Kolombi kjujton se pas atij marshimi demonstrativ dhe me thirrjet sfiduese kundër regjimit komunist, Shkodra nuk mund të ishte më ajo e para. Por edhe regjimi do të krhyente hakmarrjen e tij, duke dhënë nëj kundëropërgjigje të dhunshme…

“Në datën 17 kanë filluar arrestimet e njerëzve sepse i kishin filmuar dhe fotografuar në demonstratë. Këtë e pohon vetë ish-kryetari i Degës Çapajev Taçi, që i çon fonogram Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, ku i thotë: “Ne, pasi kemi filmuar dhe fotografuar demonstratën, po bëjmë identifikimin e personave organizatorë dhe pastaj do të veprojmë sipas ligjit” etj., etj. Të parin kanë arrestuar vëllanë tim në ndërmarrjen ku punonte. Më kishin kërkuar edhe mua te puna ime. Unë në fakt atë ditë nuk kam shkuar në punë. Në atë kohë unë flija në një dhomë me vëllanë, dhe i thashë që “nesër do të na kapin. Çfarë do bëjmë? A të ikim?”. Ai më tha: “Po ku t’i lëmë prindët?”. I thashë: “Do të na kapin”. Dhe ashtu ndodhi. Kur vij në shtëpi, gjej nënën e babanë të mërzitur, kuptohet. Nënës i kishte rënë të fikët se i ishin kapur djalin dhe kërkonin edhe tjetrin. Unë i thashë babait: “Babë, unë nuk shkoj në dorën e atyre”. Babai më th: “Shko atje dhe mos e le vëllanë vetëm”. Dhe kështu erdha me këmbët e mia deri te Dega e Brendshme, ku pastaj filluan procesin e tyre. Gjatë kohës që unë isha në birucë bashkë me vëllanë, sipas verifikimeve që kemi bërë më pas me dosjet, kanë thirrur mbi 80 dëshmitarë okularë që kanë marrë pjesë në demonstratë. Ne qëndruam në birucë për një periudhë jo të gjatë sepse siç dukej, ata nuk donin ta reklamonin atë situatë, atë çfarë kishte ndodhur. 14 janari kishte ndodhur më përpara. Pra ishte një situatë që ata donin t’i mbyllnin punët. Unë qëndrova në birucë për disa javë, ndërsa im vëlla edhe pak më tepër dhe pastaj kemi dalë prej andej…

Në vend të epilogut…

Kjo është vetëm njëra prej ngjarjeve tragjike të vrasjeve në kufi.  Vetëm në Shkodër janë vrarë në kufi 13 të rinj, duke shënuar edhe numrin më të lartë në të gjithë zonat kufitare të Shqipërisë. Por ajo që duhet të shërbejë si kambanë alarmi, 30 vjet më vonë është drejtësia e munguar për këta familje zemërthyera.

Zef Kolombit, kryetari i shoqatës së të vrarëve në kufi, thotë se shpesh edhe em familjarët e viktimave i bëjnë njeri tjetrit vetëm nëj pyetje: mirë që fatin e tyre ata e morën me vete, nga dita që u vranë të afërmit, u ikën në kufi, u përdhunuan kufomat, por çfarë u bë me persekutuesit e tyre, me vrasësit e tyre?

Zef Kolombi thotë me dhimbje se “Askush nuk u mor me persekutuesit, me kriminelët, me vrasësit, të cilët vazhduan jetën në hierarkinë e administratës më të lartë të pushtetit. Disa prej tyre, që unë i kam njohur nëpërmjet interesimit që kemi pasur si shoqatë, kanë arritur të marrin strehim politik në shtetet e botës perëndimore, tek ajo botë perëndimore ku donin të shkonin ato viktima, ata të shkretët që u vranë. Ky është një përdhunim i dytë, një vrasje e dytë, që tashmë u bëhet atyre që vdiqën, por edhe familjarëve të tyre.

Komisari i pikës ku është vrarë Pllumb Pllumbi, ishte njëri ndër rojet kryesore që hapte derën te Partia Demokratike, pra që të lejonte të hyje brenda ose nuk të lejonte. Më vonë arriti që të bëhet shef i komisariatit, nën pushtetin e të djathtës, dhe më vonë i ktheu shpinën edhe të djathtës dhe vazhdoi karrierën e tij edhe me pushtetin e të majtës. Gjithmonë në majat më të larta të Ministrisë së Rendit.

 Ish-hetuesi im dhe i tim vëllai, që ka vdekur dhe nuk kam dëshirë ta përmend emrin e tij, për çudi, bëhet prokuror në Malësinë e Madhe. Nga një hetues, nga më të tmerrshmit që kishte Dega e Brendshme e Shkodrës, vazhdon karrierën e tij si prokuror, jo prokuror i thjeshtë, por prokurori nr. 1 i Prokurorisë në Malësinë e Madhe, në atë kohë.

Unë nuk e di, sepse personalisht mund të flas vetëm për atë që ndiej unë, por çfarë ndjen një prind, të cilit i kanë vrarë djalin ose vajzën në atë moshë, kur t’i shohë këta njerëz po në komandën e shtetit. Dhe asnjë iniciativë nga institucionet përkatëse shtetërore nuk është marrë për të nxjerrë në dritë këto krime, për dënimin e këtyre kriminelëve, brenda ligjeve të kohës, brenda atyre çfarë ata kanë shkelur…”/kujto.al

Kategori
Uncategorized

Nata e Sigurimit, akti i fundit u luajt pasi na hoqën nga ajo dhomë. Ne u bëmë prè e akteve shtazarake t’atyre dy banditëve.

NJË RRËFIM I TMERRSHËM I VËRTETË

Agron Canaj, një inxhinjer elektrik me interesa për librat, një mesnatë tetori 1974 arrestohet nga Sigurimi, që kërkon prej tij një deklaratë bashkëpunimi me të. I vendosur në kundërshtimin e tij, mbas dy muajsh i thirrur një mbrëmje në zyrën e hetuesit, gjëndet para një skene të llahtarëshme :

Bashkëshortja 42 vjeçare dhe vajza 15 vjeçe dhunohen seksualisht nga dy hetuesit para syve të tij që është i lidhur e nuk mund të lëvizë.

Thirrjes për ndihmë të vajzës nuk mundet t’i qëndrojë më : “N’atë çast nuk durova më. Logjika nuk kishte më forcë.” Pranon të bëjë kompromisin me djallin e të padisë veten dhe shokët për biseda të lira, të cilat kishin si bosht alternativat që jepte regjimi : “Ose të ruanim personalitetin tonë, ose të ktheheshim në lakenj që gëzonin frutet e servilizmit të tyre.”

Pasojat janë të menjëherëshme, shokët arrestohen, zhvillohet gjyqi, njëri ekzekutohet, tjetri merr 12 vjet burg, ndërsa Agroni dhjetë të tillë. Dërgohet në Spaç, ku gjen një mjedis tepër të ftohtë, sepse “Atje shoku im nuk pranoi as të më fliste me gojë.

Për të un isha një tradhëtar. Ndoshta kishte të drejtë, por ai nuk i dinte kushtet që më detyruan t’a bëja një gjë të tillë. “ Mbas gjashtë muajsh nëna, e plakur shumë, i vjen në takim, për t’i thënë se gruaja dhe vajza “ndodheshin në qiell”.

Do të njohë të vërtetën e plotë mbas dhjetë vjetësh, kur kthehet në shtëpi e gjen nënën, i vetmi njeri që i qëndroi pranë në tragjedinë e tij. E vërteta është e shkruar në një copë letër të Lumturisë, bashkëshortes fatkeqe :

“I dashur Agron!

Në çastin që po të shkruaj këto rradhë kam pirë lëngun vdekjeprurës. Fuqitë po më lenë. Në momentet e fundit dua të tregoj shkaqet e veprimit tim.

A e mban mënd natën e Sigurimit ? Ajo nuk mbaroi atje ku e le ti. Akti i fundit u luajt pasi na hoqën nga ajo dhomë. Ne u bëmë prè e akteve shtazarake t’atyre dy banditëve.

Kur u kthyem në shtëpi Irida ishte çmëndur, ndërsa un isha e çoroditur. Vajzën u detyruam t’a shtrojmë në spitalin psikiatrik, ku i dha fund jetës së saj të njomë.

Pas disa ditësh vura re se në barkun tim po rritej fëmija e një krimineli. Ky fakt dhe turpi që ndiej për të dalë para syve të tu më detyruan të marr vendimin e vetëvrasjes.

Të puth me mall për vete dhe për Iridën. E jotja Lumturia.”

(Marre nga muri i Vehap Koles dhe Nevila Jaupajt)

Kategori
Uncategorized

Jozefinë mos bëj kukuvajkën e plagosur…

Nga Mona Rusi/

Mjaft Jozefine se na lodhe trute. Mos bej kukuvajken te marte dreqi, se dikur te deshem, se dikur te respektuam, se dikur per pak po na mbushej mendja qe ti ishe gatuar per te ene liderja e demokrateve..

Se te quajtem trime o Jozefine edhe kur veshe pantallonat e harbuterise e bertisje “kapnie per zhelesh”.

Se grate e sojit dallojne pga harbutkat e komunizmit pga te gjitha pikat, duke filluar nga sjellja me politese…

Na merzisje ndonje here kur kakarisje kot me kot “Berisha…zotni Berisha” por gjithse si nuk ta morem per “te madhe” si thuhet nga ana jote.

Sepse te deshem shume e te besuam ty i hodhem poshte me neveri shpifjet e goje corapeve se ti gjoja kishe “punuar” dizenjatore. Madje edhe sot ja perveshim kujdo qe do te llape kesi soj per ty. Por edhe ti moj zonje permbahu, se nuk ta mori njeri pronen-parti. Aty e ke. Puno dhe serish do e kesh, ne dac per ta udhehequr e ne dac per ta mjelur. Ne nuk u merzitem qe na i vodhet pronat politikanet e magte me bekimin e “te djathteve” qe kishin qelluar sallaksa.

Por e mbeshtetem PD-ne, drejtuesit e saj te vjeter me nje mal gabimesh e fajesh ne shpine, dhe qe kurre nuk kerkuan falje. Edhe drejtuesit e rinj mund te kene tek-tuk gabime. Por ata e treguan veten se nuk jane te punesuar si rrogtare ne Kuvendin e kapur nga kanabisi i Edvinit.

I dogjen mandatet duke I treguar shqiptareve se demokracia eshte ne rrezik, se vendi po shkon ne dura e trafikantit, horrit, tiranit te ri -birit te Kicos e nipt te Spiros.

Por ti Jozefine duket se e kanon kohen neper ish pronat qe ti me forcen e vendit te punes ja riktheve vetes.

Por ne se do te pencionohesh politikisht mos fut “shkopinj ne rrota”

Nje shprehje e kah motshme thote : “Per inat te sime vjehrre shkoj e flej me mullixhine ”

Jozefine, koha dhe durimi nxjerrin ne pah karakterin e njeriut, vlerat, shansin per terimarre rolin e prijesit.

Por koha mund t’ja nxjerre “bakrin” njeriut. Mund te evidentoje antivlerat qe kane ndenjur te fshehura nga salltaneti i pozites,dhe tu jape prioritet egos se semure e te tjera delireve.

Paqendrushmeria eshte armiku I vullnetit, pa te cilin nuk mund te behet kurre prijes.

Ne postimin tend je rrekur te paralelizosh djegien e sotme te dokumentave te Grabitjes se votave aga klika e droges me 97, duke zezuar veprimin e sotem

“…as ne 97… ”

Jozefine po c’ke me 97 moj zonje? Po qe se te ka mbetur merak na thuaj kush e solli 97 ?!

Ti nuk do ta thrash, se nuk te jep “leje” shefi. Me lejo ta them une, qe nuk marr leje nga asnje shef.

97 e zeze e sollen :

– Vjedhja e votave te Majit 96

– Zhvillimi ekonomik kaotik, aplikimi i taktikave VELIA-SUDE& CO .

A nuk ju shkermoq shteti sheft tend, qe nxitoi te ribehet president.

Komunistet e gjithe kraheve kontribuan ne djegien e vendit. Por frika e permbysjes pga populli i armatoste dhe zhdukjes se klases bolshevike prevaloi mei intact meskine dhe sakaq u arrit koalicioni i fundme i plehrave te politikes qe kishin deshmuar bashkeveprim qe nga ligji antinjerzor dhe leninist per ndarjen e tokes (7501) te mbushja e partive me komunista dhe Sigurimsa e me radhe…

Mjaft Jozefine, mjaft. Mos na u bej e pa rehatshme. Nuk te dua te te shoh si Sude-politike.

Kategori
Uncategorized

Rëndohet situata, Rama shton seancat e transfuzionit të gjakut në Suedi

Njihet si terapi autoimune dhe realizon pastrimin e gjakut nga efektet toksike te drogave. Njëprocedurë standarde e ndërrimit të gjakut që kryeministri Rama e kryen fshehurazi në Suedi

Asgjë nuk po shkon mbarë në këtë mandat të dytë të qeverisë Rama. Sikur të mos mjaftonin dështimet e njëpasnjëshme, korrupsioni në nivelet më të larta të para ndonjeherë, oligarkët që po i zënë frymën, opozita që mbush rrugët dhe kërcënon me luftë dhe rreziku i SPAK-ut, tani i bën bllok zyrtarisht edhe Presidenti i Republikës, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm zgjedhjet, por edhe ekzistencën e vetë qeverisë Rama. Punët janë ngatërruar kaq shumë sa askush nuk po punon më në selinë e qeverisë.

Normaliteti është paralizuar dhe dy njerëzit besnikë të Ramës, Vali Bizhga dhe Engjëll Agaçi nuk po ia dalin dot të administrojnë pasojat që shkaktojnë çrrregullimet e nr. 1 të Qeverisë. Rama është obsesionuar pas problemeve qe ka shkaktuar opozita, rrezikut të rrëzimit nga pushteti e burgut, dhe nuk pranon të bëjë apo të merret me asgjë tjetër. Ai është mbyllur në zyrë, ka vegime aluçinante dhe flet përçart.

Përdorimi më shume se zakonisht i narkotikëve duket se po rrezikon seriozisht shëndetin e Kryeministrit, çka i ka dhënë dorën e fundit konfuzionit të bashkëpunëtorëve te ngushtë të Ramës, të cilët janë dorëzuar tashmë dhe sytë i kanë kthyer nga perëndia.

Kaq keq është situata shëndetësore e Kryeministrit shqiptar, sa vetëm për një periudhë prej 2 muajsh ai është paraqitur plot tre here në klinikën speciale në Suedi, ku prej vitesh kryen një herë në 3 muaj (zakonisht, por ka edhe përjashtime), procedurën, që në gjuhë të thjeshtë quhet, ndërrim i gjakut të trupit.

Ky është një trajtim autoimunitar i parashikuar në protokolle sëmundjesh të veçanta, jashtëzakonisht shumë i kushtueshëm, i rekomanduar edhe për trajtimin e problemeve të tjera kimike të gjakut, si në rastet e efekteve toksike të përdorimit të drogës. Natyrisht kryeministri shqiptar është pacient i kësaj kategorisë se fundit dhe është e zakonshme tashmë kryerja e këtij trajtimi me një protokoll standart, çdo tre muaj. Procedura zgjat disa orë, gjaku i trupit të njeriut nxirret, pastrohet, pasurohet me elementë kimikë të shëndetshëm dhe riqarkullon i pastër në trup. Çmimet e një trajtimi të tillë, si fjala e fundit e arritjeve mjekësore, shkon deri në 1 milionë euro për tranfuzion.

Por siç dihet, për zengjinët e rinj shqiptarë, paratë nuk janë problem dhe në këtë rast çmimi nuk diskutohet. Ajo që është kthyer vërtet ne një problem serioz, është abuzimi i Ramës dhe lindja e nevojës emergjente për të shpeshtuar seancat e transfuzionit. Lajmi që qarkullon në zyrat e kryeministrisë është se vetëm për këtë periudhë të shkurtër por plot shqetësime, Rama ka kryer 3 trajtime, që e tejkalojnë masën apo procedurën standarde. Bashkëpunëtorët e afërt të tij, njerëzit besnikë, janë në konfuzion prej asaj që po ndodh, ndërsa të tjerët, ata me larg qendrës, kuriozë por edhe të shqetësuar për fatin e tyre.

I vetmi qe e sheh më lehtshëm situatën është vetë Rama. Që kur e sheh veten ngushtë i hipën avionit, pastrohet dhe kthehet për t’iu rifutur luftës në llogoren qe ai beson se do ta mbajë përjetësisht në pushtet./Pamfleti

Kategori
Uncategorized

Këtu duhet të ndalojmë

Nga Erl Kodra/

Kësaj rradhe asgjë nuk është si më parë, domethënë, nuk ka asnjë mundësi që kjo GJAMË të kalojë ngjashëm me skandalet e tjera, çfarëdo që të ngjasë, edhe sikur në planetin Tokë të ulen jashtëtokësorët.

Ndërsa po shkruaj këto rradhë, po dëgjoj në ABC News të ftuarën e ditës më të zezë të demokracisë shqiptare, zonjën e Partisë Socialiste dhe të Rilindjes, Mimi Kodheli. E pabesueshme në fakt. Kjo grua, kjo nënë, kjo femër; pa u skuqur, e qetë, e bindur, e sigurtë në ato çfarë thotë vazhdon e mbron pa pikën e turpit, turpin lakuriq të Edi Ramës, teksa ka përdhunuar masivisht shqiptarët, vullnetin dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira. Kjo grua, që grua i thënçin, vazhdon e mbron perversitetin e Edi Ramës me një lloj qetësie olimpike, pa u skuqur, pa e ndjerë fare se po mbron atë që një qenie normale njerëzore nuk mund t’a mbrojë.

Mimi Kodheli sapo e bëri.

Për fat të keq zonja Kodheli nuk është vetëm. Si ajo janë gjithë kuplaraja e Edi Ramës. Më të zellëshmit do t’i shohim në darkë nëpër televizione, duke lëpirë ndyrësitë e tij. Do t’i shohim pas ndonja një ore, teksa do të mbyten në nga llapa e vet, ndërsa Edi do t’u lëshojë mu në gurmaz topat e mëdhenj me mutin e brekëve të grisura të Shukri Xhelilit.

Nuk më vjen keq për ata që nuk duan të shkëputen nga nevojtorja Edi Rama, por më vjen keq për shqiptarët e mirë socialistë, që nuk po u ndahen dotë krimeve të ndyra, edhe pas 75 vitesh. Më vjen keq, sepse edhe ata janë shqiptarë si ne, si unë e si ti që po lexon këto rradhë. Jemi aq pak për të patur kaq shumë llum mes nesh. Jemi aq të afërt, sa gjëma në shtëpinë e socialistëve shqiptarë po mban peng Shqipërinë.

Unë nuk e di nëse ka ndonjë zë kundër Edi Ramës në Partinë Socialiste, por nëse nuk flasin sonte, le të heshtin përgjithmonë.

Sepse sonte është ai momenti që ndanë dy botë, dy epoka.

E mira dhe e keqja kurrë më parë nuk kanë qenë kaq lehtësisht të dallueshme, kaq të qarta.

Kategori
Uncategorized

“Vdekje Kosovarëve”.

Turpi i Hashim Thaçit, dekoroi Petro Koçin që kërkoi vdekjen e kosovarëve

Ibrahim Morina, kryetar i PD-se se Fierit ne vitet 1998-2000 ka reaguar ndaj presidentit të vendit për dhënie të dekoratës ndaj Petro Koçit nga Shqipëria. 

Ja postimi në profilin e tij: Përshëndetje miqtë e mi! Sot pashë një foto të Thacit me Petro Koçin, ku ky i fundit merrte dekoratën nga Thaçi për kontributin në luftën e Kosovës.

T’ju them të drejtën u ndjeva shumë i trishtuar që një njeri i tillë merr dekoratë për një gjë që se ka bërë kurrë, por në fakt ka bërë të kundërtën.

Dy momente dua t’ju kujtoj: Në vitin 1997 ky njeri udhëhiqte protestat e dhunshme me tre gishta lart dhe me thirrjet “vdekje kosovarëve”. Kontribut quhet ky, kur turma që ti udheheq ulërin deri në ekstaz “vdekje” për një pjesë të popullit tëndë dhe ti i udhëheq ata si triumfator?

Në 30 qershor 1997, një ditë mbas zgjedhjeve ky njeri, në ballkonin e Bashkisë Roskovec festonte fitoren, duke ulëritur para militantëve të partisë së tij të armatosur “o Sali o kosovar do të varim në litar”, pra për “këtë” dhe shumë si “ky”, problemi ishte te origjina e tij kosovare.

Mund të rendit dhe argumenta të tjera nga fushatat elektorale, po besoj mjaftojnë këto të dyja për të thënë që “dekorimi i tij nga Thaçi është vetëm një turp, turp, turp.

Kategori
Uncategorized

Çfarë emri kërkon mor këlysh armiku?

Nga Petrika Leka/ Djali i poetit të pushkatuar Genci Leka.

Ngreu bir ngreu je vonë, ngreu bir i nenes ngreu….dora e butë e gjyshes mundonte te me ngrinte me isistim nga gjumi.

Ngreu bir, ngrehu.

E dija pse gjyshja ishte e shqetesuar te me conte heret, duhej ti isha atje mes tyre,në gëzimin e tyre….

Ndryshe…..

Ngrehu bir ngrehu…

Ishte 1981 ate ditë votohej,votoja edhe unë biri i armikut per here te pare .

Ndaj dhe gjyshja më ngriti heret….

Ngrehu bir duhet te jesh atje ndryshe ata aq duan dhe……..

Poetët nuk vriten, as mësuesit. Im atë ishte Poet dhe mësues moj nënë pse duhej ta pushkatonin!?

Eh bir, bir, këta dhe të vdekurit i ripushkatojnë, po kujdes të keqen nëna, kujdes, se nga pas na ndjekun të ligjtë kudo……

Dola kur ende skishte filluar procesi .

Fizarmonika e Ridvanit degjohej nga larg……në krye të valles brigadierja e fermës që tundte sa shaminë sa vithet e saj dore me dorë me sekretarin e partisë, të tjerët në radhë mbas tyre.

Kadriu i shkretë i frynte sa mundej gërrnnetës duke u skuqur i teri nga zorri…

U afrova, dikush mē thote po ti pse skercen valle? menjehere mu kujtuan fjalet e gjyshes…..

Bir kur ata kercejne valle terbohen jo nga lumturia por nga hakmarrja.. largoju me marifet valleve dhe kengeve te tyre sjane per ne joooo.

Po ja i them keta luajne kaq bukur sa me ngelen syte duke i pare dhe terhiqem pas me kujdes nga mesi i turrmes.

Ata vazhdonin te eksituar të këndonin dhe hidhnin valle nën ritmin e fizarmonikes dhe cyles.

Në mes të sheshit udheheqsi i tyre flamuj dhe lule mali….

Mire me udheheqsin e tyre dhe flamurin me yll, te benin cte donin, po me lulet e malit çkishin vallë?

I kishin keputur per tja vendosur nga pas portretit të tij a thua ishte i vdekur…. nje buzeqeshje ne buzet e mija ra ne sy te nje spiuni aty prane…

Ho mo Petrika je i gëzuar ëëë???

Po i them po, e si mos jem i gëzuar sot ne kemi…. dhe pa mbaruar fjalen degjoj shokun e “partise” e kujdes djalë kujdes….sot votojmë për frontin popullor, votojmë për….. dhe duke u shkumbëzuar u largua prej meje.

Hyra ne qendren e votimit.

Një qilim i bukur i punuar i marrë diku shtruar në mes të dhomës, ne mes të qilimit nje kuti me beze te kuqe … perballe nje tavoline ku ishin antaret e komisinit një si trupë gjykuese…..

Deri këtu isha në rregull.

Shume mire do thoni ju! Ku qendron problemi ketu ?!

Dikush nga tavolina me dha nje flete te cilen e mora per fleten e votimi ,ashtu ishte ne te vertete.

Ketu fillion idiotsia e tyre dhe naiviteti im.

Pa shkuar tek kutia po mundoesha te lexoj mbi ate leter , dhe nomalisht per kohen aty ishte nje emer .

Ishte emer i panjohur per mua,dhe mu krijua psikoza se aty duhej te isht shkruar emri im, u ketheva menjehere tek komisjoni dhe i thashe ORE SHOK ,KETU NE LETER ESHTE BERE NJE GABIM ! CFARE ? mu pergjegj nje nga anteret e komisionit …PO JA i them KETU DUHET TE ISHTE EMRI IM ,KETU ESHTE NJE TJETER ! ………………………………………………………………………………………….Kane kaluar qe athere shume vite.

Ende nuk kam pare sy aq te egersuar ,sa edhe sot kur e kujtoj ate dite ate ulerime nuk ndihem mire…

Kategori
Uncategorized

Jepi fund, sa pa nisur, luftes vllavrasese mes shqiptareve. Thirri mendjes para se te jete shume vone.

Dritan Kaba/

MOS I HIDH URA ZJARRIT TE PERÇARJES MES SHQIPTAREVE. FLAKET E FERRIT DO TE DUKEN SI VALE DETI!

Perçarja dhe vllavrasja qe do te sjellesh mes shqiptareve do te jete mallkimi me i madh qe do te kesh mbi koke, Edi.

E nise me planin tend te shperberjes se kufijve te Kosoves. A thua se t’i kishte lene trashegim daja!

Vazhdon me fjalime perçarese dhe po ndjell dhune! Ofendon shqiptaret. Fyen, ironizon dhe perqesh me shume se gjysmen e shqiptareve.

Po luan keq me ndjenjat e tyre.

Hiq dore nga kjo loje, o “trim”!

Nuk do kesh hotel qe te strehon me.

Nuk do kete makine te blinduar te fahihesh ne sediljen e pasme.

Mjaft u perpoqe te perçash shqiptaret. Mallkimet e nenave do i kesh mbi krye. Mallkimi i femijeve te prinderve qe po arreston do te ndjeke hap pas hapi, çdo dite te jetes.

Shuaje kete zjarr pa u ndezur mire, se do digjesh vete ne flaket e tij. Do jene flake shume me te tmerrshme se ato te Ferrit.

Jepi fund, sa pa nisur, luftes vllavrasese mes shqiptareve.

Edi, “trimeria” e bandave e ka fundin shpejt. Edhe haluçinaconet e te “fortit” jane te perkohshme.

Thirri mendjes para se te jete shume vone.

Populli ka nje fjale te urte: “Kur te vijne mendt, nuk t’i hajne as qente”

Kategori
Uncategorized

Edi lëri shfaqet si arushi Silva, por hapi rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Nga Monika Kryemadhi/

Edi sa keq më vjen për ty. Je bërë si Kizi dikur. Merr nëpër gojë, shan e pështyn këdo, që të fanepset në ëndrra dhe të prish rehatinë e pushtetit tënd kriminal.

Ed, mos u merr me filxhanë, kazanë apo tepsi, por dil e shpjegoju shqiptarëve disa të vërteta të mëdha, që do të ndjekin gjithë jetën. Ndoshta për fat të keq edhe pas saj.

Shpjegoju shqiptarëve si e ke vënë shtetin ne shërbim te krimit. Dhe jo vetëm për trafiqet e drogës, pastrimin e parave, por për atë që të është bërë hall shumë i madh dhe nuk të lë as të flesh. Përdorimin e policisë dhe prokurorisë në shërbim të ca bandave, që blejnë votat për ty, kundër disa bandave të tjera. Asgjë më pak se në Chicago e viteve 20 të shekullit të kaluar. Këtu e ke çuar shtetin e shqiptarëve.

Shpjegoju shqiptareve si ka mundësi që 500 milion euro PPP, të rrugëve Balldren-Milot dhe rrugën e Arbërit, ua jep dajë e nip. Dy koncesionet me korruptive, jo në Shqipëri, por besoj në të gjithë Botën.

Shpjegoju shqiptareve kush do i paguajë 140 milion eurot e humbura me Becchettin për hir të tekave të tua dhe për t’i shërbyer pronarëve të megafonëve të çjerrë të propagandës tënde. Dhe kjo vlerë sa vjen e rritet nga interesat dhe gjyqet e tjera, që do të pasojnë. Tregoju shqiptarëve sa para po ju merr nga xhepat e tyre, për hir të pushtetit tënd të kriminalizuar.

Shpjegoju shqiptarëve si ka mundësi që zgjerimi i një rruge me 3 metra e gjatësi 14 km kushton 70 milion euro. Një koncesion tjetër famëkeq ai i Orikum-Dukat.

Shpjegoju shqiptarëve, si për hir të pushtetit tënd dhe lidhjeve të tua me kriminelet, po i lë jashtë nga ëndrra e tyre për një Shqipëri në BE.

Shpjegoju si po i shkatërron fermerët dhe blegtorët nga urrejtja, përbuzja dhe përçmimi qe ke për ta, sa edhe subvencionet ja ke ulur deri ne 6 herë.

Shpjegoju prindërve të familjeve shqiptare, si po ua bën jetën ferr të rinjve shqiptare, që të vetmen dëshirë dhe ëndërr që kanë, është të ikin sa më parë nga vendi i tyre.

Edi, harroje se kriminelë dhe me dhunën e policisë do nënshtrosh shqiptarët në betejën e tyre për zgjedhje te lira dhe të ndershme.

Hiqe nga mendje që mund t’i nëpërkëmbësh shqiptarëve, aspiratën e tyre, që në ,90, për një Shqipëri si gjithë Evropa.

Edi lëri shfaqet si arushi Silva, por hapi rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Mjaft u përpoqe të përçash shqiptaret, t’i kundërvësh ata kundër njëri-tjetrit, vëllain kundër vëllait, motrën kundër motrës, prindërit kundër fëmijëve, komshiun kundër komshiut, për të vetmin qëllim të mbash pushtetin tënd në shërbim te oligarkëve të oborrit tënd dhe banditëve, pjesëtarë të tavolinave të tua të natës.

Edi, kam edhe një këshille për ty. Hiq dorë nga mbjellja e përçarjes mes shqiptareve, se kush është munduar ta bëjë ka korrur një fund të tmerrshëm.

Kategori
Uncategorized

Ditët e fundit të mbretërimit të kllounit Edi Rama

Nga Erl Kodra/

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, Kryeministri është zyrtari më i lartë i shtetit, i ngarkuar nga Kushtetuta për të mbrojtur rendin dhe sugurinë publike nga çdo kërcënim potencial, i brendshëm ose i jashtëm. Ky detyrim rrjedh në frymën e çdo Neni të Kushtetutës, ku përcaktohen qartë detyrat e Kryeministrit.

Në momentin që Kryeministri nuk përmbushë detyrimet që ia ngarkon Kushtetuta, për më tepër, me veprimet ose mosveprimet e tij, Kryeministri kthehet në burimin kryesor të destabilitetit, që e ushqen atë me veprime dhe akte të hapura antikushtetuese, duke e ndarë popullin në dy pjesë në “ne” dhe “ata”, duke ofenduar dhe denigruar gjysmën tjetër, duke mos i konsideruar si qytetarë të këtij vendi, që nuk janë të denjë të gëzojnë të drejtat elementare njerëzore, përfshirë edhe të drejtën për të zgjedhur me votë të lirë, ky Kryeministër duhet ndalur me çdo mjet. Po shpjegohem.

Neni 3 i Kushtetutës thotë:

Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.

***

Kryeministri Edi Rama ka kryer përgjatë qeverisjes 6 vjeçare shkelje sistematike të dinjitetit të qytetarëve shqiptar, i ka shkelur hapur të drejtat dhe liritë e tyre, ka shembur përtokë drejtësinë shoqërore, ka shkelur rëndë Kushtetutën e Shqipërisë, ka kryer sulme sistematike kundër opozitës shqiptare, ka sulmuar ashpër pluralizmin politik.

Përgjatë vitit të fundit, Edi Rama ka përshkallëzuar luftën kundër opozitës, jo vetëm si forcë politike, por edhe kundër popullit opozitar. Për Kryeministrin Edi Rama ata që kundërshtojnë grabitjen, vjedhjen, dhunën dhe terrorin janë “shpellarët e Saliut që kanë frikë nga Reforma në Drejtësi”. Si të tillë, ata nuk konsiderohen si qenie njerëzore. “Shpellarët e Saliut” kanë të drejtë të marrin frymë, të heshtin, ose të largohen nga Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama është kapur për të njëqind’tën herë duke vjedhur ose plaçkitur paratë publike. Po aq herë është kapur në shkelje të rënda të ligjit penal, duke gënjyer hapur, duke manipuluar fakte dhe prova penale. Po aq herë, Kryeministri Edi Rama është kapur në flagrancë duke kryer shkelje serioze të parimeve kryesore kushtetuese, duke miratuar ligje antikushtetuese, duke shpërfillur dhe injoruar ligje kushtetuese. Mbi të gjitha, Edi Rama ka kryer krime të përbindëshme zgjedhore, duke blerë vota dhe duke shantazhuar zgjedhësit, dhe më e rënda, ai ka përzgjedhur si deputetë të Partisë Socialiste eksponentë të mafias shqiptare, me të cilët sot drejton qeverinë shqiptare. Provat për këto krime serioze të Kryeministrit tashmë janë publike.

Të gjitha krimet e kryera nga Kryeministri Edi Rama kanë karakter masiv, ato nuk kanë ngjashmëri me krimet individuale ose me krimet e kryera nga organizatat kriminale. Përmasat e krimeve të tij i tejkalojnë ato, pasi viktima të këtyre krimeve janë shtresa të gjera të shoqërisë shqiptare. Llojet e këtyre krimeve nuk ngjajnë me vjedhjen ose grabitjen që kryen një hajdut vetmitarë, ose një grup i strukturuar kriminal. Pasojat e krimeve të Kryeministrit Edi Rama kanë karakter masiv, sepse janë drejtuar kundër një numri të konsiderueshëm popullsie. Në këtë tekst do të analizohet vetëm njëri prej këtyre krimeve, i kryer me gjakftohtësi nga Kryeministri, përgjatë viteve 2015-2017.

***

Është fjala për Organizimin dhe Zbatimin e Planit Kombëtar për Kultivim dhe Trafikim të Drogave të Lehta dhe të Forta.

Plani i Kryeministrit Edi Rama ishte i thjeshtë: organizo, zbato dhe moho gjithçka nëpërmjet një propagande shfrenuese. Sigurisht, e gjitha kjo e kombinuar me një luftë të paskrupullt kundër çdo kundërshtari që i del përpara, përfshirë edhe jetë njerëzore. Në krye të Ministrisë së Brendshme emëron një delikuent ambicioz si Saimir Tahiri, që nuk e ka për gjë të përfshihet direkt në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali, si pjesë e një klani kriminal me lidhje gjaku, të cilëve u krijon një infrastrukturë tejet efikase shtetërore, duke vënë në dispozicion edhe mjetet e tij private, si Audi AA003GB dhe jahtin e tij.

Dritan Zagani, një oficer i thjeshtë i antidrogës denoncon me fakte përfshirjen e pacipë të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në këtë trafik kriminal. Saktësisht për këto arsye, ky oficer dinjitoz sulmohet dhe denigrohet direkt nga Kryeministri Edi Rama, për fat të keq, në prani të Ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Ambasadores së Bashkimit Europian Romana Vlahutin. Kur Prokuroria Italiane e Katanias arreston Anëtarët e Grupit Kriminal të Habilajve, pjesë e të cilit ishte edhe Saimir Tahiri, Ministri i Brenshëm i Shqipërisë, Edi Rama e mbron publikisht Ministrin e tij nëpërmjet shumicës parlamentare. Edhe sot e kësaj ditë delikuenti Saimir Tahiri vazhdon të shijojë lirinë, duke shantazhuar Kryeministrin Edi Rama me provat që ka grumbulluar për bashkëpunëtorët e tij përgjatë kohës që zbatohej Plani Kombëtar për Kultivimin dhe Trafikimin e Drogave.

Fatmir Xhafa, Ministri i Brendshëm që pasoi delikuentin Saimir Tahiri, një eksponent i lartë i Partisë Socialiste, një ish hetues në kohën e Diktaturës Komuniste, fatalisht dhe indirekt, rezulton i lidhur me Kultivimin dhe Trafikimin e Drogave nëpërmjet të vëllait Agron (Geron) Xhafa. Një audiopërgjim autentik falë një pune lavdëruese investigative del në publik, ku provohet se vëllai i Ministrit të Brendshëm, jo vetëm që rezulton i dënuar në Itali si pjesëtar i një Organizate Kriminale, dënim që kishte marrë formë të prerë, por që vazhdonte lirisht punën si trafikant në qytetin port të Vlorës, tashmë i mbështetur edhe nga policia e vëllait Ministër i Brendshëm.

Menjëherë, Kryeministri Edi Rama hidhet në mbrojtje të Ministrit Fatmir Xhafa, duke i dhënë këtij të fundit “alibinë” dhe dorë të lirë në manipulimin e audiopërgjimit, në fabrikim dëshmitarësh të rremë, në kërcënim dhe zhdukje dëshmitarësh. Skenat dhe përgjimet e dyfishta të kriminelëve që edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë nën uniformën e Oficerit të Policisë janë të denja vetëm si skenare të filmave me mafiozë, por që për fat të keq, në rastin tonë janë ngjarje, dialogje dhe skena reale; jo skenar fiction.

Kultivimi dhe Trafikimi Masiv i Drogave përgjatë viteve 2015-2017 përfshinë gjithë territorin e Shqipërisë. Organizimi është perfekt, i mirëstudiuar deri në detaje. Shefa Komisariatesh, Oficerë Krimesh, Oficerë Antidroge marrin në patronazh zonat e kultivimit, ku bashkë me Financuesit e Projektit, ofrojnë mbrojtje “policore” të parcelave me hashash nga Jugu në Veri. Me qindra mijëra të rinjë, gra, burra dhe fëmijë përfshihen si punëtor krahu në plantacionet e hashashit. Të tjerë pjesëtar të grupeve kriminale merren me transportin, magazinimin, dhe në fund trafikimin, kryesisht drejt vendeve fqinjë Greqi dhe Itali. Sipas një Raporti periodik që Shërbimi Informativ i Shtetit dërgon në Institucionet kryesore, mbi 100 Oficerë të Lartë Policie rezultojnë të përfshirë direkt në Kultivimin dhe Trafikimin e Drogave.

***

Ky është momenti ku duhet ndalur. Në të vertetë, kjo është prova direkte që e fundos Kryeministrin Edi Rama, duke e damkosur përjetësisht, jo vetëm si një kriminel keqbërës, por edhe si Kryeministri që punoi kundër interesave kombëtar, si organizator të Planit Kombëtar për Kultivimin dhe Trafikimin e Drogave në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama e injoron këtë Raport Zyrtar Periodik të Institucionit kryesor që është i ngarkuar për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Edi Rama nuk merr pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke u tallur me Presidentin e Republikës. Kjo ndodhë qartësisht në shkelje të detyrës së shenjtë që ka Kryeministri, sepse në çastin që Raporti i SHISH mbërrinë në Zyrat e Presidentit dhe Kryeministrit, është detyrë e Qeverisë që të veprojë menjëherë. Qartazi, Kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk vepron, por e injoron faktin, e mohon faktin, mbi të gjitha tallet publikisht me krimet që po konsumoheshin po publikisht nga Organizatorët e Planit Kombëtar për Kultivimin dhe Trafikimin e Drogave.

Ky Raport gjendet në Zyrat e Shtetit Shqiptar, ai përmban emra dhe mbiemra të Oficerëve të Policisë së Shtetit, kontakte të tyre, emra kriminelësh dhe personash, numra telefoni, ngjarje konkrete; numrin e personave të përfshirë në këto krime serioze, sasinë e drogave të kultivuara dhe të trafikuara, gjendjen stock, mbiprodhimin e vitit, shifrat se sa është trafikuar, sa është kapur nga Policia greke dhe italiane.

Kryeministri Edi Rama jo vetëm që ka patur informacion të dorës së parë se çfarë ndodhë realisht në territor, por sipas shumë provave të kryqëzuara, ai del qartësisht si organizatori kryesor i Strategjisë Kombëtare të Drogave. Më vonë, sipas informacioneve të tjera, të kryqëzuara me ngjarje, data dhe personazhe, Kryeministri Edi Rama del i përfshirë direkt në ngjarjet kryesore kriminale të ndodhura shumë vite më parë, por sidomos dhe veçanarisht sot, si përgjegjësi kyç i disa Labaratorëve të Drogave të Forta që kanë funksionuar dhe akoma fuknsionojnë në Shqipëri, si dhe përfituesi kryesor (aksioneri kryesor) i përfitimit nga ky trafik i heroinës dhe kokainës.

Në të vertetë provat janë sheshit. Do të mjaftonte që dikush t’i administrojë ato, dhe t’i dërgojë para një Gjykate të Pavarur.

Kombinimi i frikshëm i Kultivimit dhe Trafikut të Drogave me blerjen dhe shantazhin kriminal të Trafikut të Votave, shoqëruar edhe me plaçkitjen e hapur të parave publike dhe qeverisjen e keqe; dhuna dhe terrori i hapur kundër gjysmës së popullsisë, përçarja dhe shqyerja e bashkëjetesës qytetare (ndarja e tyre në “ne” dhe “ata”), evokimi dhe riciklimi i metodave dhe elementëve të Sigurimit të Shtetit, shkeljet e rënda kushtetuese, rrezikimi i pluralizmit politik, ngritja e mashtrimit publik në sistem, varfëria e tejskajshme, por mbi të gjitha, caktimi i datës 30 Qershor si dita e Përplasjes së Madhe mes dy gjysmave të popullsisë, përbëjnë atë çka mund të përkufizohet sot portreti i Kryeministrit Edi Rama.

***

Sipas disa informacioneve serioze, ekspertë shqiptarë dhe të huaj kanë të gjitha rekordet për krimet e pështira që ka kryer Kryeministri Edi Rama. Elemente kyçe që përbëjnë meritat e çështjes më serioze në Historinë e Shqipërisë tashmë janë vlerësuar dhe presin dritën jeshile. Me gjasë, Edi Rama po lihet i lirë edhe për disa ditë që të konsumojë deri në fund krimin e tij, në mënyrë që të sigurohen prova edhe bashkëpunëtorët e tij në krim. Qartësisht kësaj rradhe, krimineli i veshur me kostum Kryeministri nuk mund të tolerohet, për më tepër kur në lojë janë fatet e shtetit shqiptar, popullit shqiptar dhe rajonit të Ballkanit.

Me gjasë, këto janë ditët e fundit të mbretërimit të kllounit Edi Rama në Shqipëri.

Kategori
Uncategorized

Arrestimi i Bashës mund të ishte dhe do të jetë një zgjidhje.

               

Tani kryeministrit, jo vetëm i ka rënë Tahiri, i cili është në gjyq për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, jo vetëm i ka rënë Xhafaj, mes shumë dyshimesh dhe intrigash, jo vetëm ka larguar gati të gjithë qeverinë dhe zëvendësuar atë me njerëz që nuk po ofrojnë asgjë (dhe nuk mund të ofrojnë asgjë, pasi politikisht nuk përfaqësojnë asnjë profil dhe asnjë peshë), jo vetëm u përmbyt nga akuzat për korrupsion në Unazën e re, jo vetëm ka dështuar (duke gënjyer) me gjoja “hapjen e negociatave”, jo vetëm nuk qeveris dot dhe nuk prodhon asnjë politikë dhe asnjë rezultat, por është edhe në kolaps për shkak të deligjitimimit të shumicës nga akuzat për vjedhje votash dhe nga braktisja e parlamentit prej opozitës. Tani kryeministri Rama po përballet me largimin nga pushteti dhe ndoshta edhe nga politika.

Në këto kushte, kur ai është shndërruar në një zombie, në një qenie të pagjallë që rri në këmbë, rikthimi i akuzave idiote për lobim rus të PD-së është i pritshëm. Këtë herë rolin për ta rifutur në diskutim këtë çështje e ka marrë prokuroria. Këtë herë Basha është marrë i pandehur.

FITIM ZEKTHI.

Fitim Zekthi – Polemika

Prokuroria shqiptare ka thirrur si të pandehur kryetarin e opozitës Lulzim Basha në lidhje me të ashtuquajturin “lobim rus”. Gjendja politike në Shqipëri është e rëndë dhe kryeministri i ka aq keq punët sa kurrë ndonjëherë në jetën e tij politike. Ai është i mbërthyer në morsën e protestave të opozitës, mospjesëmarrjen e saj në zgjedhje, daljen e përgjimeve shkatërruese të blerjes së votave nga njerëz të botës së krimit për partinë e tij etj. Çështja e ashtuquajtur e “lobimit rus” të Bashës është përdorur dy vitet e fundit tri herë. Është përdorur vetëm në momentet më të rënda të kryeministrit. Tashmë në momentin më të rëndë të momenteve të tilla ajo çështje del dhe përdoret përsëri. Le të shohim pak se si është përdorur kjo çështje nga qeveria dhe kryeministri dhe çfarë është ajo në vetvete.

Në nëntor të 2017-s, në kohën kur çështja ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i konsideruar “ylli më i madh” i qeverisë Rama në katër vite, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, u bë përvëluese, kryeministri doli diku të takonte popullin, i veshur si në paradat më ekstravagante të modës, në përpjekje të shmangte vëmendjen.

Sado që veshja me brekushe Yamamoto tërhoqi vëmendjen, ajo vdiq shpejt. Atëherë, kryeministri nisi sulmet ndaj opozitës se, gjoja ajo kishte paguar një kompani lobimi në SHBA dhe nuk kishte deklaruar burimin e parave në KQZ. U bënë emisione televizive, u akuzua PD-ja për pagesa të paligjshme, deputetë të ndryshëm të PS-së përdorën foltoren e Parlamentit për të kërkuar që PD-ja, “para popullit”, të mbante përgjegjësi. Iu kërkua prokurorisë të hetonte etj. Kur halli i PS-së u fashit disi, për shkak se çështja “Tahiri” u pengua, u shua edhe sulmi ndaj PD-së.

Kur në shkurt të 2018-s u kapën në Portin e Durrësit mbi 6 kuintalë kokainë që vinte nga Kolumbia, sulmi ndaj PD-së dhe Bashës, për gjoja lobimin rus, u rikthye shumë më i fuqishëm. Halli ishte edhe më përvëlues. Një sasi prej 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia, me vlerë rreth 200 milionë euro, nuk vinte kuturu këtu.

Dukej që ishte një linjë e sofistikuar që, nuk ka mundësi të mbahet gjallë pa lidhje të thella në qeveri. Akuzat e PS-së në këtë rast thoshin se PD-ja ka lobuar në SHBA nëpërmjet rusëve, është financuar nga rusët etj.

Pasi kaloi kjo situatë, çështja e lobimit rus të PD-së u harrua. Prokuroria, megjithatë, nisi një hetim për ta mbajtur si çështje të hapur, në mënyrë që të përdorej dikur. Pas më shumë se një viti, çështja u rikthye sërish për diskutim.

 

Tani kryeministrit, jo vetëm i ka rënë Tahiri, i cili është në gjyq për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, jo vetëm i ka rënë Xhafaj, mes shumë dyshimesh dhe intrigash, jo vetëm ka larguar gati të gjithë qeverinë dhe zëvendësuar atë me njerëz që nuk po ofrojnë asgjë (dhe nuk mund të ofrojnë asgjë, pasi politikisht nuk përfaqësojnë asnjë profil dhe asnjë peshë), jo vetëm u përmbyt nga akuzat për korrupsion në Unazën e re, jo vetëm ka dështuar (duke gënjyer) me gjoja “hapjen e negociatave”, jo vetëm nuk qeveris dot dhe nuk prodhon asnjë politikë dhe asnjë rezultat, por është edhe në kolaps për shkak të deligjitimimit të shumicës nga akuzat për vjedhje votash dhe nga braktisja e parlamentit prej opozitës. Tani kryeministri Rama po përballet me largimin nga pushteti dhe ndoshta edhe nga politika.

Në këto kushte, kur ai është shndërruar në një zombie, në një qenie të pagjallë që rri në këmbë, rikthimi i akuzave idiote për lobim rus të PD-së është i pritshëm. Këtë herë rolin për ta rifutur në diskutim këtë çështje e ka marrë prokuroria. Këtë herë Basha është marrë i pandehur.

Sigurisht që është një shërbim që prokuroria ia bën kryeministrit Rama. Ajo e ka pritur këtë gjë që kur nisi hetimet në një kohë që dhjetëra hetime delikate si blerja e votës, çështja e Unazës së Re, çështja “Tahiri” etj., etj., krasiten ose lihen të vdesin ngadalë.

Megjithatë, le ta shohim pak më gjerë se çfarë janë këto akuza për lobim rus të Bashës dhe PD-së.

Si burim i akuzave kundër PD-së dhe Bashës për lobim rus, përdoret që në fillim një artikull i një reviste amerikane “Mother Jones”. “Mother Jones” është një revistë, e cila qëndron në të majtën më të majtë të spektrit politik, jo vetëm në SHBA. Që kur presidenti Donald Trump ishte në fushatë për fitimin e nominimit brenda partisë, kjo revistë ka qenë një kundërshtare e egër e tij.

Pasi Trump fitoi zgjedhjet në SHBA, e majta, demokratët, liberalët, progresistët u shokuan, nuk e pranuan kurrë një fitore të tillë. Ata madje, shpërthyen në protesta, dogjën goma, thyen dyqane etj. Trump u akuzua për fashist, për nazist, për prorus etj. Mediat, organizata të ndryshme joqeveritare, think tank-e liberale, komuniste, të majta etj., kudo në botë, por sidomos në SHBA, nisën të flasin për rezistencë. Ato rimorën një term të vjetër të së majtës komuniste europiane, atë të “rezistencës”. Komunistët në Europë, në mënyrë djallëzore përdorën termin “rezistencë” ndaj fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse donin të fshihnin bashkëpunimin që ata patën me fashizmin. (Janë të njohura urdhrat e Partisë Komuniste franceze kur u sulmua Franca nga Hitleri që të mos luftonte, pasi nazizmi po lufton borgjezinë. Janë të njohura edhe paktet mes komunistëve dhe fashistëve kudo në Europë deri në qershor 1941).

Narrativa e rezistencës antifashiste vijon të riprodhohet gjithnjë nga e majta sa herë asaj i kërcënohet pushteti politik, ekonomik dhe kulturor. Noah Rothman shkruante pak kohë më parë se ky identitet toksik është një obsesion i vjetër i së majtës që po shfaqet tani. “Mother Jones” është thjesht një ingranazh fare i vogël i kësaj makinerie anti-Trump, e cila ka më shumë se dy vjet që e quan Trump-in “njeri të zgjedhur nga rusët” dhe “fashist”. Partia Socialiste shqiptare e ka marrë artikullin e kësaj gazete, i cili aludon se rusët janë pas lobimit të Partisë Demokratike, duke e financuar atë madje. Pavarësisht akuzave nga e majta dhe pavarësisht hetimeve të thella në SHBA, nuk është gjetur asnjë lidhje e presidentit Trump me rusët në fushatën e zgjedhjeve.

Por, Partia Socialiste dhe kryeministri Rama, duke e ditur ndjeshmërinë e SHBA-së ndaj çështjes ruse, mendon se ka gjetur mjetin e duhur për të sulmuar PD-në, me idenë se kjo gjë do të bëjë të harrohet ose shmanget debati i ditës mbi krizën politike dhe blerjen e votave, siç mendoi dikur se do të harrohej ‘çështja e kokainës’ apo ‘çështja Tahiri’ dhe PD-ja do të vihej në vështirësi.

Ligji amerikan i kontrollit të financimeve është më i thukëti ligj në botë. Është e pamundur që të hyjnë para në SHBA, të cilat të jenë para të interesave ruse, para që duan të dëmtojnë interesat amerikane me anë të lobingjeve. PS-ja dhe Rama me kohë i janë bashkuar atij kori ndërkombëtar (kulturoro-ideologjik) zërash, që e quan presidentin Trump fashist dhe të ndihmuar nga rusët.

Në këtë rast, ajo që ka shkruar revista “Mother Jones” nuk është vetëm në një linjë me qëndrimin e PS-së, por i shërben edhe hallit të tyre për të shmangur vëmendjen nga kriza. Në qoftë se do të ishte shqetësimi te transparenca e financimit të partive, atëherë PS-ja dhe Rama nuk do të kishin qenë autorë të një lobimi, sa të turpshëm aq edhe të paligjshëm, ku kryetari i PS-së, Rama, mori pjesë në një takim për mbledhje fondesh të presidentit Obama i ftuar si “gruaja e Bilalit”. Pagesa e kryer atje u bë objekt i hetimit nga FBI-ja.

Gjithashtu, në qoftë se do të ishte shqetësimi te financimet jotransparente, PS-ja dhe Rama do të kishin pasur një përgjigje tjetër dhe një sjellje tjetër me mbjelljen e hashashit, me paratë e tij dhe me financimet që kryejnë këto para. Në qoftë se do të ishte shqetësimi te transparenca e financimit, PS-ja dhe Rama do të duhet të besonin te Departamenti i Thesarit në SHBA, i cili nuk mund të ligjërojë para që vijnë kundër ligjit. Në qoftë se do të kishte shqetësimin e ndikimit apo financimit rus kundër interesit amerikan, atëherë PS-ja dhe Rama do të duhet të dinin se atë më shumë se kushdo tjetër e heton vetë SHBA-ja, e mbron FBI-ja dhe institucionet e tjera atje.

Sigurisht, Rusia, duke qenë një vend i madh, lufton për ndikim edhe në rajonin tonë. Ajo është në një lloj lufte të re të ftohtë me SHBA-në. Ajo ka ndikim në Serbi, përpiqet të ketë ndikim në Rumani, në Mal të Zi, në Maqedoni apo Bullgari. Është vënë re gjithashtu se ka përpjekje për të qenë më e pranishme në Shqipëri, me anë të ndonjë investimi minor, rritjen e lehtë të shkëmbimeve tregtare apo ardhjes së turistëve etj. Orientimi ynë politik është pa mëdyshje nga SHBA-ja dhe BE-ja. Nuk ka subjekt që mund të bëjë një vetëvrasje të tillë që të shtyjë përpara agjendën ruse. Akuza që bën PS-ja se, PD-ja apo Basha ka pranuar financime ruse, është thjesht idiote.

Nuk ka mendje normale që të besojë se Lulzim Basha po pranon të bëhet njeriu i rusëve në Shqipëri, po pranon të punojë për interesa ruse kundër atyre amerikane apo europiane. Këtë mund ta thotë vetëm ndonjë deputet socialist, që nuk merr në konsideratë veten e tij kur flet. Në Partinë Socialiste, e cila është trashëgimtare e Partisë së Punës, ka nostalgji për Bashkimin Sovjetik, ka njerëz dhe funksionarë që e kujtojnë me emocion kohën e Bashkimit Sovjetik, por edhe ata nuk guxojnë të bëhen njerëz që vihen në përdorim të Rusisë.

Madje, as ndonjë ish-spiun i shërbimit të Bashkimit Sovjetik, që është sot në PS, ose që ka familjarët e tij në PS, nuk e bën dot. Përderisa këta nuk e bëjnë dot, Lulzim Basha, që nuk ka pasur ndonjë lidhje kurrë me BS-në, nuk mund ta bëjë. Gjithë ky debat qesharak që ka ngritur PS-ja duhet të marrë fund. Të paktën prokuroria duhet të dalë nga kjo lojë e poshtër ku po i shërben krizës së PS-së dhe Ramës. Nuk mund të kalojë qeverisja e vendit vetëm duke bërë propagandë dhe vetëm duke sulmuar “armikun”. Ka disa gjëra, për të cilat edhe shërbyesit më të mëdhenj në prokurori, media etj., të Ramës duhet të ndalen, të marrin frymë dhe të mendojnë se atij nuk mund t’i shërbehet verbazi, dhe kur vendi është zhytur në krizë të plotë.

Bëhet fjalë për një ndryshim paradigmatik të mënyrës së qeverisjes, bëhet fjalë për një pushtet të frikshëm si ai i trafikut ndërkombëtar të kokainës, nga i cili nuk del as qeveria vetë. Kjo nuk është një çështje e Ramës dhe e mbrojtjes së Ramës përballë Bashës. As një çështje e mbrojtjes së Bashës. Kjo është një çështje shumë e madhe që ka pasoja me vite, edhe pasi të ikë Rama.

Megjithatë Rama është aq keq sa arrestimi i Bashës do të ishte një zgjidhje. Mënyra për ta ndalur atë që ka nisur opozita nuk është thjesht mosnjohja e dekretit të presidentit, nuk është thjesht përdorimi i KQZ-së për ta mbajtur zgjedhje të njëanshme, nuk është thjesht thirrja e Bashës i pandehur, mënyra për ta ndalur Bashën është arrestimi i tij.

Në fund të fundit, Rama nuk ka asgjë më shumë sesa pushteti i tij dhe do të bëjë gjithçka për ta mbajtur./ Gazeta Liberale

Kategori
Uncategorized

A ishte Vojo Kushi Stavre Dolloroviçi dhe historia e tankut.

Tanku i kinostudios, gjermani imagjinar i Veliajt dhe busti i Stavre Dolloroviçit në Tiranë

Kastriot Dervishi/

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në fushatën agjitative të muajit qershor, në të cilën nuk flitet fare për qytetin, por mallkohet e shahen gjysma e shqiptarëve që janë me opozitën, lëshoi mufkën e radhës me karakter historik.

Ai tha dje se gjermanët po prishnin shtëpi me tank, por trimi Vojo Kushi për t’i ndaluar hipi majë tankut dhe hodhi bombën.

E tregonte këtë afër bustit të Vojos, por jo aq afër vendit të ngjarjes. Në fakt as italianët dhe as gjermanët nuk prishnin shtëpi se nuk merreshin me punë bashkiake. Veliaj po.

Ngjarja e datës 7.10.1942 njoftohet nga raporti i Kuesturës së Tiranës, datën që ndodhi, nënshkruar nga Pandeli Papalilo. Thuhej se në lagjen “Ismail efendi” ngaqë aty fshiheshin elementë komunistë, forcat e kuesturës dhe milicisë fashiste (shumica shqiptarë dhe pak italianë) rrethuan në mbrëmje shtëpitë, por pritën deri në mëngjes për të filluar sulmin kundër anëtarëve të “organizatës terroriste”, të dyshuar për vepra të mëparshme si djegie shkollash, atentate, etj.

Nga përdorimi i bombave prej komunistëve, forcat qeveritare përdorën autoblindet. Si pasojë e luftimeve mbetën të vrarë komunistët Sadik Stavaleci, Xhorxhi Martini, Stavre Dolloroviçi (që ne e njohim si Vojo Kushi) si dhe u arrestua një tjetër (i cili për ironi u burgos nga komunistët pas lufte). Varianti imagjinar i “përleshjes” me tankun (nuk ka pasur tank) i takon një pikture dhe një filmi të kohës së propagandës komuniste.

Nuk është e vështirë të kuptohet se formimi historik i Veliajt është një përzierje folklorike midis filmave bajatë të komunizmit dhe tregimeve të gjyshave me përralla dhe heronj imagjinarë.

Kategori
Uncategorized

‘Rama duhet vrarë’….

‘Rama duhet vrarë’, gazetari Basir Çollaku bën deklaratën e fortë: Ai e do në lule të ballit.

Çollaku thotë se Rama qeverisi me kriminelët, dhe iu dha atyre fondet që do të ishin për ekonominë shqiptare.

TIRANË- ‘Edi Rama duhet vrarë’, kjo është simbolika që gazetari Basil Çollaku ka zgjedhur të nisë një shkrim të tij, lidhur me aksionin e opozitës. Çollaku flet për një vrasje politike e jo fizike, për të luftuar fenomenin e qeverisë Rama. I njohur si një nga zërat pranë partisë Demokratike në media, Çollaku thotë se Rama qeverisi me kriminelët, dhe iu dha atyre fondet që do të ishin për ekonominë shqiptare.

““Sigurisht duhet vrarë, asgjësuar, ekzekutuar, zhdukur njëherë tej çdo karrigeje në Shqipëri. Mos dalldisim nëpër plumba. Jo jo. Ta marrim shtruar forcërisht. Ai si model e do në lulë të ballit.”-shkruan ai.

Shkrimi i plotë i Basir Çollaku:

Sigurisht duhet vrarë, asgjësuar, ekzekutuar, zhdukur njëherë tej çdo karrigeje në Shqipëri. Mos dalldisim nëpër plumba. Jo jo. Ta marrim shtruar forcërisht. Ai si model e do në lulë të ballit.

Përse?

Emiljano Shullazi, Dritan Dajti, Lul Berisha, Frroket, Ndokët, Elvis Rroshi, Termet Peçi, Ymer Lala, Avdylët, Habilajt, Balili, Veliaj, Bushi, janë deputetët, kryebashkiakët, aleatët e Edi Ramës.

Këta kanë vrarë, përdhunuar, trafikuar drogë, kanabis, heroinë dhe kokainë, pastruar para. Të gjithë bashkë. Nga burgjet në pushtet. Me leje e me firmë të Edi Ramës. Kjo ishte afërsisht ushtria elektorale e Edi Ramës ku me plumba e marifete krimi prodhuan pushtetin e kësaj mazhorance.

Jo vetëm kaq.

Zbresim të pjesa kryesore e mekanizmit masakrues të ekonomisë e cila ka kthyer bordin e frikshëm të kapjes bashkë me ushtrinë e sipërpërmendur.

Vilma Nushi, Ramë Geci, Bashkim Mulaj, Shefqet Kastrati, Samir Mane, Edmond Bego, Shkelqim Fusha, Gjoka, Salillari, firma e rrugës Balldrenit, e disa të tjerë u bënë magazina e administrimit të pastrimit të interesave. Janë adresat ku Rama hedh paranë publike dhe pastaj e ndan me këto klientë.

Jo vetëm kaq. Iu deshën pushtetarë të përdorshëm për ta bërë këtë.

Saimir Tahiri, Erion Veliaj, Fatmir Xhafaj, Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja, Termet Peçi, Artur Bushi, Erion Veliaj, modele abuzimi kanibal të pushtetit në mënyrën më kriminale të mundshme. blen dhe mbjell 6000 euro një shkurre bashkiaku i Tiranës por ligjëron si të kishte thyer padashje një vezë. Të tjerët e këtij grupi janë të gjithë më dosje por njëherësh të gjithë të lumtur.

Dhe jo vetëm kaq. Duhet një garanci. Arta Marku, Donika Prela, Gent Ibrahimi, Helidon Bendo, Ardian Dvorani, e 11 komisionerët e vettingut dhe ato të Kolegjit të Apelimit janë në radhë për të bërë qokat e Ramës si fasoneri e lodhur. Kështu ka drejtësinë nëpër duar sipas kokrrës së qejfit.

Dhe jo vetëm kaq.

Bernd Boshard, Luigi Soreca, Ish-Vlahutin, Johanes Han, Flankeshtejn, Mogherini, Juncker, dhe shunë eurokratë të Xhorxh Soros në sulm kundër opozitës. Soros erdhi disa herë në Tiranë dhe gjezdisi edhe në Beograd e Prishtinë për t’u pjekur me Thaçin e Vuçiç për një treshe ushtarësh të tij.

Dhe jo vetëm kaq. 200 milionë dollarë tha OSCE ka bërë Edi Rama. Aq dinin aq thane. Unë them se ka bërë miliarda euro??!

Dhe jo vetëm kaq. Janë larguar 500 mijë shqiptarë. BE ka marrë ne shqyrtim zyrtarisht kthimin e vizave për qytetarët e këtij vendi. Janë falur miliarda koncensione miliarda në arbitrazh miqve e miqve të miqve, një shtet në faliment financiar.

Dhe janë tmerr shumë nëse hetimi shkon deri ne fund. Dalin pafund tmerre kundra ketij vendi.

Ndaj Edi Rama duhet vrarë. Jo si individ. Por si dukuri rrënuese e shkatërruese për vendin. Opozita nuk duhet të ndalojë pa e bërë këtë vrasje. Dhe ta shënojë si model vrasjeje për këdo tenton ti ngjajë..Duhet nisur me këtë lloj vrasjeje…

(F.g/dosja.al)

Kategori
Uncategorized

“E vërteta e ‘vrasjes mafioze me anti-tank’ dhe roli i Ramës”

Pas vrasjes së kapos së organizatës ‘Djemtë e Rrugës së Kavajës’, Edi Rama, papritur u lidh dhe më pas u martua me të fejuarën e Ginës. Rama është akuzuar shpesh në media dhe nga eksponentë të opozitës së sotme, se nga Denis Gina nuk ‘trashëgoi’ vetëm bukuroshen Magjistari, por edhe produktet në para të organizatës që ai drejtonte, të cilat nisën të pastrohen me shpejtësi në ndërtim vetëm një vit më pas (2000) kur Edi Rama u zgjodh kryetar i bashkisë së Tiranës për të qëndruar në atë post plot 11 vite.

Një histori tipike mafioze që tronditi Tiranën në 22 qershor të vitit 1999.

Por çfarë është kjo vrasje mafioze me anti-tank që përmendi sot kreu i opozitës duke folur për lidhjet e Ramës me krimin.

Një ngjarje e tillë e bujshme ka ndodhur në kryeqytet në vendin e quajtur ‘Fusha e Druve’, Allias, në kryeqytet në 22 qershor të vitit 1999, kohë kur grupi i organizuar kriminal i ‘Rrugës së Kavajës’ ishte ndarë dhe kishte nisur një luftë të përgjakshme brenda vetes.

Denis Gina, 27 vjeç, si dhe shoku i tij Median Shehu u ekzekutuan brenda mjetit të tyre të blinduar, pasi u qëlluan me një armë të rëndë anti-tank.

Në atë periudhë Edi Rama ishte ministër Kulture, por nga kushdo dihej miqësia e ngushtë e tij me Denis Ginën i cili ‘punonte’ edhe si avokat, por ndërkohë drejtonte një nga rrjetet më të fuqishme të trafikut të kokainës në Shqipëri dhe në Europë.

Rama si ministër, madje e kishte emëruar Ginën edhe drejtor të kinema ‘Milenium’, e cila u hap fillimisht si një biznes i përbashkët mes ministrisë së Kulturës dhe privatit.

Gina deri në momentin e ekzekutimit ishte i fejuar me Rudina Magjistarin dhe çifti shfaqej shpesh nën shoqërinë e Edi Ramës në ambiente publike, kafe e restorante.

Pas vrasjes së kapos së organizatës ‘Djemtë e Rrugës së Kavajës’, Edi Rama, papritur u lidh dhe më pas u martua me të fejuarën e Ginës.

Rama është akuzuar shpesh në media dhe nga eksponentë të opozitës së sotme, se nga Denis Gina nuk ‘trashëgoi’ vetëm bukuroshen Magjistari, por edhe produktet në para të organizatës që ai drejtonte, të cilat nisën të pastrohen me shpejtësi në ndërtim vetëm një vit më pas (2000) kur Edi Rama u zgjodh kryetar i bashkisë së Tiranës për të qëndruar në atë post plot 11 vite.

Kreu i opozitës sot gjatë konferencës për mediat kur foli për ekzekutime edhe me anti-tank, nuk përmendi emrin e Ginës, por të gjithë e dinë historinë e tij me Edi Ramës. Janë të shumta deklarata e politikanëve dhe shkrimet në media (disa prej të cilave sot janë kok e këmbë, në shërbim të Ramës) që dekonspirojnë këtë histori tipike mafioze, të përzier me politikë, pushtet dhe me femra.

Por në morinë e tyre, po risjellim deklarimin për këtë çështje të një prej mikeshave të sotme të vetë Edi Ramës, Majlinda Bregut.

Në 3 Dhjetor të vitit 2019 kur ishte edhe ministre për Integrimin, Bregu pas disa sulmeve të grave socialiste në opozitë në atë kohë, nxori në live në media zëdhënësen e saj, Alida Beqiri, e cila në emër të shefes lëshoi një deklaratë të fortë kundër Edi Ramës, duke e akuzuar hapur mes të tjerave edhe për historinë mafioze dhe të pabesë të tij, me Denis Ginën

‘Edvin Rama nuk mundet që me trillime të mbulojë lidhjet e tij me klanin lsquoGina, aksionet e përbashkëta dhe implikimin e tij në vrasjen e Denis Ginës me qëllimin e vetëm për ti gllabëruar atij shtëpi e katandi’, akuzonte në atë kohë zëdhënësja Bregut, mikun e sotëm Edi Rama.

Kategori
Uncategorized

“Duhet të jesh shumë në hall përderisa nga të gjithë rolet që mund të luash, zgjedh atë të budallait!”

Sociologu Ergys Mërtiri-Ramës:

Duhet të jesh shumë në hall përderisa nga të gjithë rolet që mund të luash, zgjedh atë të budallait!

Sociologu Ergys Mërtiri ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh: “Mund të jem arrogant, por hajdut kurrë”. Ai shprehet se nëse Rama nuk është hajdut atëherë është idiot.

“Pra je duke na thënë se të tjerët janë pasuruar duke të përdorur ty për të vjedhur popullin! Duhet të jesh shumë në hall përderisa nga të gjithë rolet që mund të luash, zgjedh atë të budallait!”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

“Mund te jem arrogant, por hajdut kurrë”, – therret Rama nga podiumi dhe turma e deleve rinore te FRESH-it shperthen ne entuzjazem, a thua se ka ndonje mundesi qe hajduti potencial kryeminister, ta pohoje vete se eshte i tille!

Ne mos je hajdut, atehere je idiot z. Rama!

Perse i ben atehere gjithe keto tendera skandaloze, me cmime te dhjetefishuara, pa gare e ne kundershtim me ligjet? Nese nuk fut gje ne xhepat e tu, atehere je aq hajvan sa ta hedhin kaq hapur ata qe ke perreth!

Perse e mbollet vendin me droge, nese nuk ke futur gje ne xhep nga parate e saj? A mund te na bindesh se je kaq naiv sa ta kane futur edhe ketu dhe gjithcka eshte bere nen hunden tende, ndersa ti nuk ke kuptuar gje?

Perse i fute kriminelet ne parlament kur nuk bashkepunon me ta? Vertete tu duken njerez te mire e serioze per ti perzgjedhur si perfaqesues te popullit?

Pra je duke na thene se te tjeret jane pasuruar duke te perdorur ty per te vjedhur popullin! Duhet te jesh shume ne hall perderisa nga te gjithe rolet qe mund te luash, zgjedh ate te budallait!

Kategori
Uncategorized

Thirrja :Lulzim dil nga zyra! Priju qytetarëve!

O sot o kurrë është dita!

Lulzim ftoji të gjithë edhe kundërshtarët me emër te përvetshëm , fillo me Jozefinën! Ata që zënë be kokën e mamit nuk frymëzojnë !

Kjo është emergjencë kombëtare!!

Ndjesitë personale e humbin peshën!

Shteti dhe shoqëria rrezikojnë shprishjen!

Nga Agron Gjekamarkaj

Lulzim dil nga zyra! Priju qytetarëve!

Rezoluta qortuese me 100 vota e parlamentit te Shqipërisë dëshmon se çfarë është ky institucion sot!!!

Një teatër kukullash me një regjisor në hall e të braktisur nga talenti!!

“Opozita e re” pa mëdyshje , pa ndoshta pa sikur, pa vrasje ndërgjegjeje ju bashkua Kryeministrit! Eh si erdhi kjo punë! Ca teveqel mëhalle u bënë deputet!

Ngërdheshen, flasin e duket sikur pegerin! Sot i ngjiten vajit te rilindjes kundër Ilir Metës!!!  Kjo është shenja e dekadencës e krizës e llumit , e ujërave te zeza qe po sulmojnë çdo standard të demokracisë!

Kriza e Edi Ramës është shndërruar në dashurinë e tyre! Sot zhigolotë e kuvendit pinin kafe me Taulant Ballën e merrnin udhëzimet e rastit! Sa keq jemi katandisur! Turpi del lakuriq pa ndroje!!  Ndërsa shoqëria shfaq ndrojën e vet për të ardhmen teksa kllounët derdhin llakërdinë e tyre pa marre! Por kjo ka anën e vet të mirë!

Ky parlament është problemi më i madh i demokracisë shqiptare! Ai nuk mund të jetë më kurrë zgjidhje për problemet e këtij vendi!  Aty çdo gjë ka një çmim përpos parimeve etike!!!  Opozita e vërtetë e cila ka përgjegjësitë e veta për atë “ të renë” e cila sot na skuq e zverdh për tiparet e racës duhet t’i prijë popullit !

Lulzim Basha duhet ta braktise kujdesin, diplomacinë dhe te dalë në ballë të përpjekjes për të shpëtuar thelbin e demokracisë së brishte e të telendisur nga horrat e hajnat, nga kriminelet dhe gejshat!

O sot o kurrë është dita!

Lulzim ftoji të gjithë edhe kundërshtarët me emër te përvetshëm , fillo me Jozefinën! Ata që zënë be kokën e mamit nuk frymëzojnë !

Kjo është emergjencë kombëtare!! Ndjesitë personale e humbin peshën! Shteti dhe shoqëria rrezikojnë shprishjen!

Edi Rama sot dëshmoi që nëse do behët edhe Mbret! Propozimi mund të vijë nga Ligoraq Karamelo në emër të atmes! Refuzimi duhet të vijë nga shqiptarët modernë që duan Europën, shtetin pa drogë dhe pa viza, pa tribalizëm, e pa kriminelë që përcaktojnë politikat dhe sjelljen!

Lulzim dil e thuaju shqiptarëve qe po troket despotizmi, dil e thuaju qe je gati të bëhesh një me ta për ta ndalur këtë!

Sot provën e kemi në dorë ! Një njeri, Edi Rama është pronar i parlamentit, qeverisë, drejtësisë, ekonomisë dhe po synon një grusht shteti për të bërë zgjedhje të paligjshme më 30 Qershor! Zgjedhjet pa opozitën e cila vidhet e rrihet janë fundi i dekorit demokratik! Pa fund i kam bërë kritika Lulzim Bashës, të shumta i kam dhimbjet kur shoh mediokritetin në PD , zullapë 70 vjeç e kopukër 40!

Një ditë do ja bëjmë listën me emra! Por lidhjet me krimin aty mungojnë! Këtu fillon shpresa!

Lulzim këtu ka mbetur pak për të luajtur! Nuancat i ka marrë lumi! Je Kryetar i PD dhe ndaj të drejtohem, jo si individ se individët i shoh të papërfillshëm në këtë histori, ndaj mos hezito të testosh veten dhe shoqerinë.

Priju!!!

Jo vetëm ekonomia, integrimi, dermokracia po merr fund! Shumë më tepër se kaq! Paqja mes shqiptarëve! Beje përpjekjen tende! Bindi shqiptarët që e ke për ta dhe jo për vete e nja 20 veta qe të binden në PD!

Nëse je i vërtetë do ja dalësh!  Sot opozita dhe ti jeni e vetmja garanci!!!

Behu trim dhe sfidoji rrethanat! Bashko faktin me perceptimin dhe kjo do jetë e vërteta absolute e kësaj shoqërie!  Një lider,  një udhëheqes mund të ketë gabuar, mund të dështojë mbase jo për fajin e tij dhe ky nuk është mëkat!

Por nëse nuk di të lexojë të vërtetat e vendit të tij e ka të pamundur t’ja shëroje plagët !!

Lulzim sfidoje skepticizmin! Dil dhe priju njerëzve ! Demokracia është ndërtuar me akte kudo në botë!

Nuk mjaftojnë fjalët!

Kategori
Uncategorized

Nëse nuk do të ketë marrëveshje, atëherë Shqipëria do të përfshihet nga trazira të mëdha.

Gazetari gjerman i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Matthias Rub, tregon skenarin se si do të shtyhen zgjedhjet ën shqipëri me consensus. Rub, i cili mbulon Shqipërinë, thekson në një interviste për Deutsche Wellen se Rama do të pranojë shtyrjen e zgjedhjeve. Gjithsesi gazetari gjerman thotë që nëse nuk do të ketë marrëveshje, atëherë Shqipëria do të përfshihet nga trazira të mëdha.

Rama është një problem që në Bruksel dhe në Berlin mbështetja për të po bie. Ai beson, se Merkelin e Junckerin e ka në anën e tij, por më duket se CDU/CSU nuk janë në anën e tij, ata duan ta shtyjnë vendimin e BE-së për hapjen e negociatave. Realisht duket, se po bëhet e vështirë për qeverinë Rama në Bruksel. BE është e zënë me veten, me Brexit. Tani do të shikohet me shumë vëmendje, se çfarë ka të vërtetë në akuzat për bashkëpunim me kartelet, me mafian e drogës. Duket se po mbyllet ajo dritare që shkonte në favor deri tani për qeverinë e Ramës.

Gazetari gjerman tregon skenarin: Në Shqipëri shtyhen zgjedhjet….

Gazetari gjerman i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Matthias Rub, tregon skenarin se si do të shtyhen zgjedhjet ën shqipëri me consensus. Rub, i cili mbulon Shqipërinë, thekson në një interviste për Deutsche Wellen se Rama do të pranojë shtyrjen e zgjedhjeve. Gjithsesi gazetari gjerman thotë që nëse nuk do të ketë marrëveshje, atëherë Shqipëria do të përfshihet nga trazira të mëdha.

Në Shqipëri frontet janë ashpërsuar pas vendimit të presidentit, Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh. Si e shikoni ju këtë krizë?

Matthias Rüb: Shikoni, që frontet ashpërsohen nuk është diçka e re për fat të keq në Shqipëri. Kushdo kush ka qenë në pushtet, demokratët apo socialistët, gjithmonë ka pasur akuza të rënda nga partia që ka qenë në opozitë, që partia qeverisëse është e korruptuar, që shkel kushtetutën. Është e vështirë të gjykosh, cili pozicion është i drejti, kjo lidhet edhe me ngjyrimin politik: Nëse bëhet fjalë për një protestë legjitime popullore kundër një regjimi të korruptuar, apo për përpjekjen e opozitës që të arrijë në mënyrë jo parlamentare rrëzimin e një kryeministri të zgjedhur në mënyrë legjitime, kjo është çështje e kontestuar. E pakontestueshme është që kjo e dëmton Shqipërinë, që i pengon përpjekjet për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në këtë fazë kritike kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë vendit.

Si e shihni vendimin për anulimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti, Ilir Meta, vendim që ka zemëruar qeverinë. Presidenti Meta thotë, se bazohet në kushtetutë dhe ka përgjegjësi për paqen sociale në vend…

Nga pikëpamja kushtetuese ai është në rregull. Ai ka të drejtën e shtyrjes së zgjedhjeve, të paktën kështu e kuptoj unë nenin kushtetues, të cilit ai i referohet. Nëse është veprim i mençur politikisht, kjo varet nga cila anë e shikon.

Ka një rezolutë, mocion me debat presidentin Meta kundër çdekretimit të zgjedhjeve. Çfarë pasojash do të kishte një hap i tillë, nëse arrihet shkarkimi i tij?

Kriza kushtetuese do të bëhej më e thellë. Mund të ndodhë që kryeministri të kërkojë zgjedhjen e një presidenti të ri. Sido që të jetë të gjithë të pushtetshmëve në Tiranë u mungon legjitimiteti i nevojshëm. Edi Rama nuk ka legjitimitetin e opozitës, presidenti Meta nuk ka legjitimitetin apo mbështetjen e qeverisë, të socialistëve, pra është shumë e vështirë të gjendet një rrugëzgjidhje nga kjo krizë kushtetuese. Vetëm nëse të tre palët ulen në tryezë e gjejnë një kompromis. Kjo do të ishte më e mira për vendin. Vendi ka nevojë për qetësi, për pushtetarë me legjitimitet e jo për trazira e përplasje jashtë institucioneve demokratike.

Kryeministri, Edi Rama takoi në Bruksel para dy ditësh, kreun e Komisionit të KE, Jean-Claude Junkcer, ai mori mbështetje aty. Njerëzit nuk duhet të pengohen të votojnë, tha Juncker. Asnjë fjalë për pretendimet e opozitës, për lidhjet e PS e Ramës me mafian e drogës, se ai ka blerë zgjedhjet. Publikimet e gazetës “Bild” i dhanë një shtysë të re kësaj problematike. Mendon Brukseli se opozita po e ekzagjeron?

Këtë nuk e besoj. Për kryeministrin Rama është një problem që në Bruksel dhe në Berlin mbështetja për të po bie. Ai beson, se Merkelin e Junckerin e ka në anën e tij, por më duket se CDU/CSU nuk janë në anën e tij, ata duan ta shtyjnë vendimin e BE-së për hapjen e negociatave. Realisht duket, se po bëhet e vështirë për qeverinë Rama në Bruksel. BE është e zënë me veten, me Brexit. Tani do të shikohet me shumë vëmendje, se çfarë ka të vërtetë në akuzat për bashkëpunim me kartelet, me mafian e drogës. Duket se po mbyllet ajo dritare që shkonte në favor deri tani për qeverinë e Ramës.

A mund mbahen zgjedhjet lokale në këto kushte? Për Ramën ato janë legjitime, për Bashën janë moniste.

Më duhet të them, se edhe nëse do të mbaheshin tani zgjedhjet lokale ato nuk kanë shumë kuptim, kur ato i bojkoton partia më e madhe e opozitës. Edhe sikur të mbaheshin ato nuk çojnë në forcim të legjitimitetit të qeverisë e kryeministrit Rama.

Drejtësia që mund të thoshte fjalën e saj, duket e paralizuar në Shqipëri për shkak të vetingut. Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë vendime, po për këtë arsye. Ndërkohë kriza thellohet. Kush mund të ndihmonte në këtë situatë?

E vërteta është, se nuk shoh se si në këtë gjendje të kemi një rrugëdalje politike e sidomos që të mos ketë dhunë. Nuk shoh ndonjë palë që është e gatshme për kompromise. Nuk shoh as edhe një figurë të tretë nga jashtë apo brenda që mund të ndërmjetësojë. Në kuadër të reformës në drejtësi, drejtësia, sidomos instanca më e lartë është e paralizuar. Pra, as drejtësia, si një pushtet i pavarur në Shqipëri nuk ndërmjetëson dot vërtet në këtë konflikt, nuk e shoh këtë mundësi që drejtësia në një lloj mënyre ta çojë përpara këtë proces. Pra ose të thuhet qartësisht, bazuar në ligj, se nuk ka prova të qarta për bashkëpunimin e Partisë Socialiste me mafian e drogës, ose që ajo të tregojë qartë, se ka një bashkëpunim të tillë e të ngrejë akuzë kundër kryeministrit. Por siç e thashë drejtësia duket e paralizuar dhe jo e aftë të veprojë.

BE, në të shkuarën ka dërguar gjithmonë misione ndërmjetësuese, kësaj here ajo duket se është e rezervuar…

Edhe mua më duket kështu, por siç e thashë impulsi i BE për të vënë gjërat në vend në Shqipëri, apo për të përshpejtuar hapjen e negociatave, ky impuls po dobësohet gjithnjë e më shumë. Pra si nga brenda Shqipërisë zor se duket një rrugëdalje, ashtu edhe BE ka pak mundësi ndikimi. Pas zgjedhjeve europiane ajo ka halle brenda saj. Kush do jetë komisioneri i ri i zgjerimit, kush do jetë i ngarkuari për politikën e jashtme, si do të pozicionohen këta komisionerë të rinj kundrejt Shqipërisë. Gjithçka është pezull, e të shpresojmë që kjo gjendje të mos çojë në shpërthim dhune.

Por nëse nuk ndërhyn askush për të arritur një kompromis rreziku i shkallëzimit të situatës është i madh…

Për fat të keq është kështu. Edhe përvoja e tregon që ka pasur rrëzime qeverish me dhunë në Shqipëri, e që kanë pasur madje sukses për partinë që ka qenë në opozitë. Pra, joshja e partisë që nuk ka qenë në qeveri për të ndryshuar pushtetet me fuqinë e rrugës, madje me dhunë është e madhe, e kam frikë, se kjo joshje është e madhe edhe për Partinë Demokratike.

Por Shqipëria ka përvojë të hidhur në këtë drejtim, partitë duhet të kenë mësuar diçka nga e kaluara…

Do të dëshiroja që të thoja Shqipëria ka mësuar nga e kaluara, por për momentin shenjat janë për stuhi dhe jo për qetësim politik. Shpresoj që unë të gaboj dhe të që kemi një kompromis e një zgjidhje politike.

Cili do të ishte skenari më i mirë për vendin në këtë moment dhe çfarë mund të shkonte më keq?

Skenari më i mirë do të ishte që zgjedhjet lokale të shtyhen me ujdi, pra që Rama të mos këmbëgulë që të bëhen zgjedhje në fund të qershorit. Skenari më i keq do të ishte, nëse Partia Demokratike e forcon momentin e rrugës, kur mund të ketë trazira e ndoshta situata të ngjashme me një luftë civile. Ka ende mundësi që të gjendet një kompromis e të gjithë aktorët politikë janë të thirrur ta kërkojnë atë.

Matthias Rüb është gazetar i njohur i Frankfurter Allgemeine Zeitung, me përvojë si korrespondent i saj për Europën Juglindore në vitet 1994-2002. Ai është kthyer sërish si korrespondent i FAZ për Europën Juglindore me qendër në Romë, duke mbuluar edhe zhvillimet në Shqipëri./DW/

Kategori
Uncategorized

Ja përse Presidenti Clinton nuk ia dha dorën kryeministrit Rama.

Nga Arben Vata Stockholm/

Kishte frikë se do t’i vidhte orën.

Burime diplomatike pranë Presidentit Clinton bëjnë me dije se përpara vizitës në Kosovë, stafi i tij ishte konsultuar me stafin e Presidentit Bush.

Nga komunikimi i tyre, është mësuar se në kohën kur Bush ishte në Shqipëri në qershor 2007, plot 12 vjet më parë, takoi kryeministrin Berisha, ku shpalli publikisht premtimin për pavarësinë e Kosovës.

Ai gjithashtu mësoi se kishte qenë stafi i ngushtë i kreut të PS, Edi Rama, që kishte fabrikuar në media një “fake news “, sipas të cilit Bushit i kishin vjedhur orën e dorës gjatë një vizite në Fushë Krujë. Për të shmangur çdo keqkuptim të mundshëm, thanë burime të stafit të Clinton, Presidenti shmangu dhënien e dorës për kryeministrin Rama 🙂

V.O : Nuk është 1 prilli, por shakatë i lejon edhe kryeministri 🙂

Kategori
Uncategorized

Largohet nga politika, kundërshtarët: “Do të na mungosh”

Nga Arben Vata Suedi/

-Një tjetër shembull suedez për politikanët shqiptarë. Tek ne urojnë vdekjen për rivalin politik, në Suedi urojnë për jetë të qetë familjare.

Jan Björklund, kryetari i Partisë Liberale në Suedi, u largua sot nga politika, një ikje e paralajmëruar e tij qysh në shkurt 2019, pas rezultateve të dobëta të partisë që ai drejtoi në zgjedhjet e fundit politike të vitit të kaluar. Vlen të theksohet se Björklund ikën nga politika në moshën 57 vjeçare, duke u rikthyer në profesion; në verë ai regjistrohet si oficer në rezervë.

Largimi nga politika pas 12 vitesh të drejtimit të partisë nuk është i vetmi akt për të cilin ia vlen të shkruhet në këtë rast. Një tjetër arsye përse po i referohem kësaj ngjarje është padyshim edhe mënyra sesi kolegët, drejtues të partive të tjera u ndanë me të në sallën e Parlamentit, aty ku më së shumti kanë debatuar dhe argumentuar, shpesh edhe me tone të ashpra. Secili nga kryetarët e partive vuri në dukje cilësitë e tij si polemist dhe kontributin e tij në qeveri dhe gjatë kohës së opozitës. Madje, ishin pikërisht politikanët kundërshtarë me të që i deklaruan se do të na mungojë prania jote në debatin në parlament dhe në politikën suedeze në pergjithesi.

Nuk e di a ja vlen të krahasojmë sesa larg jemi ne shqiptarët edhe në këtë drejtim? E para, duhet thënë se nuk ka asnjë politikan në Shqipëri apo Kosovë që e lë politikën, në moshë kaq të re, pasi politika te ne shihet si mjet për të bërë pasuri. Dhe në të vërtetë nuk kanë “faj”, sepse duke mos pasur asnjë profesion e duke mos pasur asnjë ditë pune në shtet apo privat ( ose edhe me diploma false), politikanët tanë nuk kanë se ku të shkojnë. Ndaj i mbesin në derë politikës, duke e zënë atë dhe mbajtur mbyllur për të rinjtë.

E dyta, në Shqipëri i ndjeri Sabri Godo dhe më pas Nano e Berisha kanë dhënë dorëheqje pasi kanë humbur votime politike të pa kontestuara. Të tjerë liderë partish kanë vegjetuar në selitë e tyre, duke pritur kockat e pushtetit, siç psh rasti i fundit i Gjinushit. Në Kosovë gjithashtu kryetarët e partive nuk ikin pa sherr me bashkëpunëtorët e tyre, por duhet thënë se krahasuar me Shqipërinë politika është më e emancipuar.

Së treti, a e imagjinoni dot një ceremoni të ngjashme në parlamentin e Tiranës apo Prishtinës, nëse larg qoftë Edi Rama apo Hashim Thaçi, Lulzim Basha apo Rasmush Haradinaj japin dorëheqjen? Politikanët tanë përkundrazi duan ti largojnë nga postet kolegët e tyre dhe mundësisht ti shohin të digjen mes flakësh, në hell.

Çështje mentaliteti, mungesë respekti për qytetarin, institucionin, politikën, njëri tjetrin dhe gjithçka tjetër, vetëm qytetari jo. Fatkeqesisht!

Kategori
Uncategorized

Dy oferta pragmatiste nga SHBA, për fatin e Edi Ramës!

“Thembra e Akilit”, tashmë edhe për SHBA është vota e lirë si e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga elitat sunduese dhe plaçkitëse, që kanë bërë kërdinë këto 30 vite.

Nga Poli Hoxha.

Ditën e djeshme në një shkrim ekskluziv për SYRI.net një nga ekspertët më të njohur të politikës ndërkombëtare në SHBA, David L. Phillips, shkruante edhe për një plan të detajuar për stabilizimin përfundimtar të Shqipërisë.

. Phillips aktualisht drejtor i Programit për ndërtimin e Paqes dhe të drejtave në Institutin e Universitetit të Columbias për Studimet e të Drejtave të Njeriut, ka qenë një nga këshilltarët kryesor të qeverive amerikane të të dy krahëve politik, demokratë e republikanë. Ka punuar në stafet e punëve të jashtme në DASH gjatë administratave të presidentëve që e kanë pasur vendin tonë dhe Kosovën në fokus të veçantë, si Klinton, Bush dhe Obama.

Ky personalitet me lidhje të shumta mes demokratëve dhe republikanëve në Kongres dhe Senat, flet për një plan stabilizimi me 4 pika i cili do të shpëtonte përfundimisht Shqipërinë dhe futjen e saj, në hullinë e demokracisë funksionale.

Në pikat 2, 3 dhe 4 flitet për krijimin e një qeverie teknokratike të përbërë nga individë me integritet (pas një marrëveshje shumë partiake) e cila do të kujdeset për çështjet politike dhe ekonomike të Shqipërisë, gjatë një periudhe tranzitore. Gjatë kësaj kohe do të kryhet reformimi total i sistemit zgjedhor, një KQZ e riformatuar me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Zyra e OKB-s për Asistencën Zgjedhore dhe Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut. Në fund ky Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i rinovuar, do të duhej të zhvillonte zgjedhjet lokale dhe ato kombëtare në 30 Qershor të vitit 2020 nën vëzhgimin e rreptë të ndërkombëtarëve, për të garantuar se zgjedhjet do të jenë më në fund të lira, të ndershme dhe për herë të parë të pakontestueshme.

Një ditë më herët një zëdhënës i DASH, menjëherë pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga presidenti Ilir Meta dhe pozicionimit luftarak të kryeministrit Rama dhe maxhorancës, deklaronte për “Zërin e Amerikës”, nevojën urgjente të gjetjes së rrugës për të hapur dialogun rreth reformës elektorale. Në të njëjtën linjë, të vendosur edhe si një kusht për Shqipërinë që në takimin e verës së vitit të kaluar (kur refuzuan hapjen e negociatave) janë edhe ministrat e Jashtëm të BE-së, kurse Bundestagu dhe qeveria gjermane e artikulon çështjen e zgjidhjes së “gangrenës- zgjedhje” në vendin tonë, sa herë që flitet për Shqipërinë.

Pra duket qartë se, “thembra e Akilit”, tashmë edhe për SHBA është vota e lirë si e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga elitat sunduese dhe plaçkitëse, që kanë bërë kërdinë këto 30 vite.

Nuk dihet ende nëse ky “projekt amerikan” është thjesht një ide-propozim eksluziv i zotit, David L. Phillips, apo një plan real që po ngjizet në politikën amerikane dhe në Departamentin e Shtetit. Sido që të jetë, e sigurt është që ai nuk ka për të mbetur vetëm mbi skrivaninë e zyrës së zotit Phillis dhe së shpejti në atë formë apo edhe i adoptuar, mund të ofrohet si paketë zgjidhjeje, ndërkohë që kriza në Shqipëri ka arritur temperaturat maksimale të vlimit.

Folëm për  pikat 2-3-4 të këtij plani që sipas burimeve gazetareske dje ka kapur në befasi edhe Lulzim Bashën, por ai nis me hapin nr.1 që mund të konsiderohet, edhe si çelje e portës për realizimin e tij.

Sipas kësaj pakete-projekt, hapi i parë për nisjen e stabilizimit përfundimtar të vendit është ikja e Edi Ramës. Jo thjesht si kryeministër, por të largohet përfundimisht edhe nga politika. Phillisps i cili duket i kompletuar edhe me informacione nga agjencitë amerikane dhe DASH, mendon se Edi Rama është në një fazë, në të cilën ka vetëm 2 opsione zgjedhjeje për fatin e tij politik dhe jetësor.

I pari; të japë menjëherë dorëheqjen si kryeministër, në këmbim të një oferte nga SHBA dhe aleatët evropianë, e cila do të konsistojë në imunitet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të mos u hetuar. Pra të hapë rrugë, që ti falet momentalisht gjithçka që ka bërë gjatë qeverisjes 6 vjeçare dhe jo vetëm. Madje vetëm kjo, nuk do të mjaftonte. Edi Rama pasi të largohet si kryeministër dhe të fusë në xhep imunitetin, duhet të nënshkruajë premtimin, se do të heqë dorë përfundimisht nga politika. Ky është edhe një shans që do të përshpejtonte edhe ëndrrën e tij të “një jete të tretë”, për të cilën flet shpesh; piktor, poçar, rrobaqepës… a për kushedi çfarë pasioni tjetër të fshehur që ka; realizuar në ndonjë ishull të izoluar të botës.

Nëse Edi Rama e refuzon, atëherë opsioni tjetër është kalimi në sitën e hollë të organeve hetuese e ndëshkuese të drejtësisë, që sot mund të jenë Krimet e Rënda, nesër SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Hedhja në publik e këtij opsioni tregon që dosja e tij është gati, të paktën nga SHBA.

Duket se Edi Rama është nominuar në pikën nr.1 të planit, pasi amerikanët e dinë shumë mirë se tashmë në rolin e kryeministrit të gjithëpushtetshëm, e dogji detyrimin për të qenë ai i pari që mban përgjegjësi për këtë krizë të rëndë dhe njëkohësisht, për refuzimin ndaj detyrimit që ka çdo qeveri demokratike për të qenë ajo e para që kërkon zgjidhej dhe jep ofertë. Por kjo nuk do të thotë-sipas meje-se kjo ofertë (merre ose lëre) amerikane  me dy opsione pragmatiste, nuk vlen edhe për palët e tjera në këtë krizë.

Shumëkush mund të mendojë se amnistia për Ramën apo këdo tjetër shkon kundër të drejtës themelore demokratike, për drejtësi pa kushte. E vërtetë është, por SHBA e ka përdorur këtë lloj pragmatizmi në shumë vende të tjera të botës. Deri më sot vendet e Ballkanit Perëndimor e veçanërisht Shqipëria kanë provuar variantin amerikan e evropian: “Të lëshojmë demokraci, për stabilokraci”. Tani që janë të qartë se “stabilokracia” e Ramës po çon me shpejtësi në destabilitet, duket se po shkojmë drejt opsionit; Të lëshojmë Drejtësi, për Demokraci!

A është e drejtë?! Për mendimin tim dhe besoj të shumicës së shqiptarëve të ndershëm, jo, nuk është e drejtë. Por instalimi i votës së lirë si e vetmja rrugë për demokraci funksionale, e cila më pas sjell edhe drejtësi e mirëqenie, edhe me këto kushte (besoj momentale) pragmatiste, mendoj se prevalon mbi gjithçka!      

/Shkruar nga Poli Hoxha per SYRI.net

Kategori
Uncategorized

Grupi i të Pafytyrëve

Erl Kodra

“Kur plaçkitja bëhet një mënyrë jetese për një grup njerëzish në shoqëri, gjatë gjithë kohës ata krijojnë vetë sistemin ligjor që i autorizon dhe një kod moral që i glorifikon.”

Claude-Frédéric Bastiat (29 qershor 1801 – 24 dhjetor 1850) ekonomist, shkrimtar dhe anëtar i shquar i Shkollës Liberale Franceze.

Projektojeni me mendje 30 Qershorin e Vitit 2019. Zëreni se punët nuk ndryshojnë, domethënë, gjithçka mbetet siç është. Edi Rama në krye të një Grupi pa Fytyrë shkon triumfalisht drejt formalizimit të një maskarade të padëgjuar ndonjëherë. Fitorja është absolute, edhe nëse nëpër Qendrat e Votimit shfaqet vetëm kandidati i caktuar nga Grupi. Ka mundësi që “të Bindurit” të marrin ndonjë trohë, si macet nën sofër.

Në anën tjetër, fuqia e rrevoltës shpërthen si një vullkan. Njerëzit normal, tashmë të mësuar me liri, nuk pranojnë rilindjen e një kohe të errët, ku jeta e gjithkujt varej në fije të perit. Atë që e fituan 30 vite më parë, lirinë politike dhe ekonomike, nuk mund ta humbasin përsëri.

Përplasja do të jetë fatale. Me siguri atë ditë do të jenë Policët e Sandër Lleshajt me Antarët e Grupit nga njëra anë, përballë një shumice absolute në përpjekje për të mbrojtur…

Këtu duhet të ndalojmë. Domethënë, për të mbrojtur çfarë, nga kush? Cili është ai armik i pabesë që po i rilindë Zobiet e një epoke të errët? Ku e gjenë fuqinë ky përbindësh të poshtërojë një popull, duke ua shkërmoqur para syve çdo alternativë për të ndërtuar një shoqëri normale, në kohë paqe? Si mundet të shkatërrohet kaq paturpësisht themeli mbi të cilin funksionin gjithë shoqëria njerëzore?

A mund të vrasësh kaq paqësisht të drejtën dhe mënyrën e jetesës? A mund të pranohet një krim i përmasave të tilla, teksa ndodhë brutalisht, në kohët më moderne që ka bota ka njohur?

***

Takimi me historinë ndodhë rrallë. Zakonisht, ngjarjet e mëdha nuk ndodhin përditë. Por kur ndodhin, ato përmbysin epoka. Me gjasë, një ngjarje e përmasave të tilla po afrohet. Është pragu ku njerëzia nuk mund të pranojë poshtërimin. Liria dhe dinjiteti njerëzor për shumicën e qytetarëve shqiptar janë të panegociueshme. Prandaj nuk mund të ketë dyshime se kjo do të jetë përplasja finale mes të mirës dhe të keqes.

***

Shikojini me vëmendje se kush është Grupi i të Pafytyrëve. Çfarë thonë, çfarë bëjnë, çfarë ndërtojnë, çfarë shembin? Zakonisht, përgjatë viteve të fundit kemi parë të bien njëra pas tjetrës institucionet kryesore të Republikës nga përçudnia dhe pafytyrësia e të Pafytyrëve. Cinizmi i pashoq u shpërfaqet në fytyrën e Pafytyrë, ndërsa plaçkisin qetësisht para cash, prona, pasuri, jetë njerëzore dhe shtëpi shqiptarësh. Me sa duket, disa gjallesa të kësaj bote kështu janë gatuar dhe ekzistojnë vetëm për të shpërfaqur ligësi. Njëlloj lukunie hienash që nuk di të ndalet.

Ky është Grupi i të Pafytyrëve.

Në krye të Grupit është i Pafytyri i Madh.

Në fillim të këtij teksti kam cituar shkrimtarin francez të shekullit të 19-të, Frédéric Bastiat. Me sa duket, ka dy lloje mënyrash jetese; ata që jetojnë duke plaçkitur të tjerët dhe ata që përpiqen të jetojnë me liri dhe dinjitet. Qartësisht, ata që jetojnë duke plaçkitur të tjerët janë një grup i vogël maskarenjësh të pafytyrë dhe pa moral. Që në zyrat e shtetit kanë ndërtuar Shtetin e Mafias. Që shembin dhe ndërtojnë ligje dhe ndërtesa sipas shijeve dhe interesave të Grupit. Që glorifikojnë mënyrën e tyre të jetesës nëpërmjet plaçkës. Që përqeshin viktimat në fytyrë. Që vrasin të pamundurit, i poshtërojnë dhe i përzënë nga Atdheu.

***

E shikoni më qartë 30 Qershorin e Vitit 2019?

E kuptoni se çfarë po na vjen përballë?

A mundemi ne të pranojmë përsëri nënshtrimin?

Kategori
Uncategorized

Si u pushkatua shoqëruesi i Harri Fullcit, Mehmet Xhelili dhe pse heshtet për tragjedinë e Dragotit. Miqësia dhe ndarja me Mehmet Shehun dhe roli i Ballit në zonën Përmet-Gjirokastër

Si u pushkatua shoqëruesi i Harri Fullcit, Memet Feim Xhelili dhe pse heshtet për tragjedinë e Dragotit

 

Agron MEMA

 

Kjo është një ngjarje tragjike që ka ndodhur nga fundi i verës së vitit 1944, kohë kur Luftës po i vinte fundi dhe krimet komuniste kundër nacionalistëve, kryesisht atyre të shkolluar në Perëndim, po intensifikoheshin, duke paralajmëruar njëherazi furtunën e murtajës së kuqe që po afrohej në vendin tonë nga Lindja dhe do të sundonte jetën shqiptare me terror dhe diktaturë për mbi gjysmë shekulli. Një nga këto krime të paskrupullta është edhe pushkatimi i 8 ballistëve dhe një partizani në urën e Dragotit atë fund vere të 1944-ës. Por për këtë ngjarje heshtet. Përveç rrëfimeve gojore të dëshmitarëve okularë të ngjarjes e vetmja gjurmë e shkruar që dokumenton këtë ngjarje kriminale janë pak rreshta në librin “Të vërteta mbi Ballin Kombëtar, Bazuar në dokumentE” të Muharem Xhaferit, fragment, të cilin po e citojmë më poshtë për të krijuar një ide rreth tragjedisë së Gërhotit: “Çetat e Ballit Kombëtar vazhdimisht në aksin e rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Përmet po kryenin aksione kundër gjermanëve. Një nga pikat më nervalgjike që lidhte këto treva ishte Ura e Dragotit në Tepelenë. Mbi këtë urë mund të kalonin ushtritë gjermane gjatë tërheqjes. Mbi bazën e disa të dhënave ballistët morën masa për ta mbrojtur këtë urë. Jo vetëm për mos t’u prishur, por edhe për mos të lënë që këtej të kalonte ushtria gjermane. Në një nga këto ditë mbërriti edhe batalioni partizan “Asim Zeneli”. Në mënyrë tepër vëllazërore bisedojnë me mbrojtësit e urës duke u thënë që t’i zëvendësonin nacionalistët për aq kohë sa atyre u duhej për të marrë pak veten. Si gjithmonë me të pabesë, me të dalë ballistët nga bunkeri, partizanët hidhen mbi ta dhe i lidhin duke i vënë para një mitralozi për t’i pushkatuar. Mitraljeri partizan, duke qenë nga ato anë, refuzoi të vriste njerëzit e tij. Atëherë e lidhin edhe atë dhe e pushkatojnë së bashku me nacionalistët. Kjo tragjedi që u krye brenda pak minutave u mori jetën 8 ballistëve dhe një partizani të ndershëm, i cili kish dalë partizan për të luftuar okupatorin dhe jo të vriste vëllezërit e tij.” ( faqe 174) “-Ky fakt i mjegullt vjen në faqet e librit të sipërcituar. Por historia tronditëse kaloi gojë më gojë nga dëshmitarët okularë tek të afërmit e të vrarëve për të ardhur pas kaq vitesh ekskluzivisht në faqet e gazetës “Telegraf”. Një prej të pushkatuarve qe edhe Memet Feim Xhelili nga fshati Kopaçez i krahinës së Rrëzomës në Bashkinë e Delvinës. Rrëfimet mbi tragjedinë i sjell nipi i tij, Ylli Xhelili, ashtu si i ka dëgjuar; të thjeshta , të qarta , pa mllef e urrejtje, por tepër origjinale duke ja lëmuar gjykimin vet lexuesit dhe shoqërisë mbi ato ngjarje fatzezë për kombin shqiptar. Memet Xhelili lindi në fshatin Kopaçez, më 1916 dhe u vra në 1944 në Grehot të Tepelenës. Kopaçeza qe një fshat që përqafoi të dy formacionet politiko-ushtarake të kohës; Partinë Komuniste dhe Ballin Kombëtar. Por rreshtimi i shumë fshatarëve në radhët e Ballit Kombëtar i kushtoi këtij fshati 13 të pushkatuar dhe shumë të burgosur e të internuar, ashtu si edhe familja Xhelili. Memeti lexonte, studionte dhe mësonte shumë. Qe tip i qetë dhe i heshtur. Kështu përfitoi studimet në shkollën e Harri Fullcit në Kavajë, dega agronomi së cilës do t’i përkushtohej me të gjitha forcat dhe ëndrrat e tij për të ardhmen sa arriti të ngrejë një fermë pemëtarie në fshatin e tij me fidanë të varieteteve të ndryshme të sjella nga Italia dhe Greqia të përshtatshme për klimën mesdhetare. Por ëndrrat iu prenë në mes nga ajo që do mësojmë më poshtë. Në shkollë njohu dhe lidhi shoqëri edhe me Mehmet Shehun, i cili qe student në atë shkollë, por në degën e Tiranës. Njohja erdhi si rezultat se Harri Fullci duke parë ecurinë e shkëlqyeshme në mësime dhe sjellje e mori Memetin si shoqërues personal të tij ku kryente inspektimet. Gjatë dy vjetëve si shoqërues i drejtorit Fullc njohu shumë studentë dhe mes tyre edhe Memet Shehun, por lufta i ndau në formacione politike me ide të ndryshme. Pasi qëndroi dy vjet shoqërues personal i drejtorit Harri Fullc, shkollës po i vinte fundi dhe studimet i mbaroi shkëlqyeshëm. Kjo detyroi qeverinë shqiptare të kohës ta vlerësonte inteligjencën e Memetit dhe, megjithëse në moshë shumë të re, ta emërojë nën/prefekt në Shkodër. Në këtë detyrë qëndroi shumë pak për shkak të fillimit të Luftës dhe të pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, gjë të cilën Memeti nuk e kapërdiu dot. U kthye në fshat dhe u mor me pemëtari dhe vetëm studionte pa komunikuar me askënd. Me ashpërsimin e Luftës dhe daljes së Ballit Kombëtar në front të armatosur, aktivizohet në këtë formacion ku zgjidhet edhe sekretar organizativ i qarkut të Gjirokastrës. Kjo detyrë dhe besimi tek nacionalizmi e bëri të shkonte fshat më fshat dhe të organizonte Ballin Kombëtar për t’i bërë të njohur fshatarësisë platformën politike dhe qëllimin e Ballit. Në këto përpjekje organizative mbahet mend edhe debati i ashpër me Memo Meton në fshatin Kuç të Labërisë nga ku ishte edhe vetë Memo. Memeti kish arritur të bindte fshatarët e Kuçit dhe të kthente gjysmën e fshatit me Ballin Kombëtar. Memo Meto dhe partizanët i bënë benë, se po e zunë, dënimin e ka marrë me pushkatim. Dhe momenti erdhi. Betimi do të mbahej gjatë dhe i ashpër nga partizanët. E kapën në Dragot të Tepelenës, ku nuk dihet saktë se qe pjesë e luftëtarëve ballistë që ruanin urën apo së bashku me Dervish Rexhepin po arratiseshin, Dervish Rexhepi mundi të shpëtonte dhe të arratisej në USA ku vijoi aktivitetin fetar dhe atdhetar. Memeti u pushkatua së bashku me shtatë ballistë të tjerë dhe një partizan që refuzoi të qëllonte mbi ta. Memetit i lidhën këmbët dhe e qëlluan me mitraloz nga gjunjët e poshtë. Plumbat ia bënë shosh gjymtyrët. Nga dhembjet dhe gjakrrjedhja dha shpirt pas një ore torture dhe vuajtjeje. Por partizanët nuk u mjaftuan me kaq. Mblodhën të gjitha librat, revistat, gazetat, albumet dhe dokumentet e shumta të bibliotekës së tij të pasur dhe u vunë flakën në oborrin e shtëpisë së tij në Kopaçez. Kështu e mbylli jetën e tij të re Memeti, por a do të mbaronte këtu hakmarrja ndaj tij? Pas tre muajsh nga pushkatimi i tij, forcat partizane shkuan në Kopaçez, rrethojnë banesën duke arrestuar të atin dhe krushkun e shtëpisë. Rrugës, në hyrje të fshatit Vergo, tek vendi i quajtur “zalli”, të dy, të atin Feim Xhelilin dhe krushkun Nazif Qendron që rastësisht u ndodh në shtëpi të Feimit, i vrasin me një plumb pas veshit dhe i lenë aty. Në mëngjes i gjetën fshatarët të shtrirë të dy të vdekur nga plumbi pas veshit. Egërsia kish hedhur rrënjë tek truri i pashpirt i këtyre kanibalëve të yllit të kuq komunist. Por edhe më do të vijonin persekutimet ndaj kësaj familjeje patriote dhe të pafajshme. Vëllai i Memetit, Goxho Xhelili, mundi ta shpëtonte kokën me këmbët e tij. Duke ndjerë rrezikun që i kanosej në 1946-n arratiset në Gjermani ku jetoi 54 vjet. Po risku i pamëshirshëm i mbeti vëllait tjetër, Xhaferr Xhelilit. Mbi të do të binte e gjithë pesha e persekucionit. E arrestojnë dhe e burgosin në burgun e Kalasë së Gjirokastrës, burg për të cilin tregon se tortura më e madhe qe buka dhe gjella me shumë kripë. Xhaferri tregon se pas vuajtjes së dënimit në Kalanë e Gjirokastrës filloi etapa e internimeve. Fillimisht, në kampin e Tiranës ku i griu morri i verdhë dhe më pas tek kampi i Krujës ku i detyronin të punonin gjithë ditën si hamej vetëm për copën e bukës. Fotografia e Memetit, i vetmi dokument i mbetur i tij, u ruajt në mënyrën më të fshehtë nga Xhaferi për 46 vjet dhe vetëm në 1991-shin ua tregoi fëmijëve të cilën Ylli, djali i Xhaferrit, e bën publike për herë të parë për gazetën “Telegraf”. Ky qe kalvari i vuajtjeve, torturave, pushkatimeve, burgosjeve dhe internimeve të kësaj familjeje patriote mes mijëra familjeve të tjera që fati i degdisi nëpër plumba dhe burgje komuniste pa pasur asnjë faj.

Kategori
Uncategorized

Spiuni i famshëm Rus që pengoi rrëzimin e komunizmit në shqipëri.

Informacionet e Kim Filbit dekonspiruan planin anglez për rrëzimin e Hoxhës.

LUFTA E FTOHTË/ Ja si u shkatërruan bandat që hidhte perëndimi për të shkatërruar pushtetin komunist

 

Kim Filbi: Spiuni rus  që pengoi rrëzimin e komunizmit në Shqipëri

 

Emri i vërtetë i spiunit të famshëm të KGB, Kim Filbi, është Harold Adrian Russel. Ka lindur më 31 dhjetor të vitit 1912 në Ambala, Punjab të Indisë. Kim Filbi i përcaktuar nga biografi i tij, Knightley, “si spiuni më i rëndësishëm në historinë e spiunazhit, ishte djalë i vetëm i Harry St. John Bridger Phlby, funksionar i lartë i kolonive britanike dhe arabist i famshëm. Filbi studion në shkollat më të mira angleze dhe në moshën 19- vjeçare, kur studionte në universitetin e Kembrixhit, anëtarësohet në Partinë Laburiste. Pas diplomimit afrohet shumë me marksistët dhe komunistët. Në këtë periudhë vendos edhe kontaktet e para me shërbimet sekrete sovjetike, të cilat i japin dhe detyrën e parë, atë të afrimit me SIS, shërbimi i fshehtë anglez që vepronte jashtë vendit. Shkon në luftën e Spanjës si korrespondent i një agjencie shtypi, por duke punuar për spiunazhin sovjetik. Pas rënies së Republikës Spanjolle, Filbi bëhet gazetar i “Times” dhe dërgohet në Gjermani, por pas shpërthimit të luftës me Anglinë kthehet në atdhe.

Eshtë pikërisht kjo periudha kur SIS, e ofron që të punojë me ta për të ngritur seksionin 5 të MI16. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, ai hyn në SOE, rrjeti britanik i spiunazhit, që vepronte në vendet e pushtuara nga nazistët. Ka qenë një periudhë produktive e tij, duke iu dhënë informacion të shumtë sovjetikëve edhe për gjermanët, edhe për anglezët. Që nga vera e vitit 1943 drejton kundërspiunazhin anglez në Itali, Spanjë dhe Afrikë. Në vitin 1945, ai mund të konsiderohej agjenti kryesor i Moskës jashtë vendit. Në vitin 1947 emërohet sekretar i parë i ambasadës britanike në Stamboll. Dy vjet më vonë transferohet në Uashington për t’u bërë funksionari ndërlidhës midis shërbimeve britanike dhe atyre amerikane. Eshtë pikërisht kjo periudhë kur ai iu jep sovjetikëve informacion deciziv për planet antisovjetike dhe satelitëve të BS. Në fund të viteve dyzetë i ofron shërbimet e tij Enver Hoxhës, pas të cilave 13 të akuzuar nga regjimi dënohen me vdekje. Pas hetimeve dhe dyshimeve të gjata të CIA-s për rolin e dyfishtë të Filbit, në vitin 1955 nga laburistët për atë kërkohet një hetim parlamentar, por edhe kësaj radhe Ia hedh. Në shtator të vitit 1956, në kulmin e krizës së Suezit, Filbi niset në Bejrut.

Në fund të vitit 1962 SIS, e zbulon por i kërkon rrëfim të veprimtarisë prosovjetike, duke i ofruar imunitet të plotë. Nuk mund ta arrestonin dot në Bejrut. Nis pijen. Mbrëmjen e 23 janarit 1963 i shmanget një darke në ambasadën angleze dhe 2-3 ditë zhduket, pasi i kishte lënë një pusullë të shoqes, ku shkruan se “ishte nisur për udhëtim”. Në fakt ishte arratisur në Bashkimin Sovjetik me anë të një anije, që kishte destinacion Odesën. Pasi bëhet nënshtetas sovjetik, vendoset në Moskë, ku edhe dekorohet me Urdhrin e Kuq, i barazvlerësuar me një gjeneral. I japin një apartament komod, automobil dhe të drejtën për t’ju dhënë leksione kursantëve të KGB. Dendëson më shumë pijen dhe ndahet nga gruaja për t’u martuar përsëri. Për njëzetepesë vjet nuk pret asnjë gazetar perëndimor, përveçse shkrimtarin e shquar Graham Green. Por, në janar të vitit 1988, duke ndier se po vdiste, për gjashtë ditë rresht rrëfehet te gazeta “Sunday Times”. Aty deklaroi se nuk i vjen keq, me bindjen se ka bërë më shumë gjëra të drejta se të gabuara dhe se është i lumtur që është qytetar sovjetik. Bashkimin Sovjetik e quan atdheun e tij dhe kërkon që të varroset aty. Kim Filbi vdes në maj të vitit 1988. Prej tij ka mbetur dosja nr.5581, një pullë poste kushtuar atij, një gur varri mermeri dhe një legjendë spiunazhi mbarëbotërore.

Informacionet e Kim Filbit dekonspiruan planin anglez për rrëzimin e Hoxhës

 

Mirëpo, zbulimi sovjetik dhe ai amerikan kishin filluar një lojë operative të fshehtë dhe agjentët kryesorë kishin marrë detyrat dhe në shënjestrën e tyre ishin Shqipëria dhe Polonia. KGB-ja kishte ngarkuar me detyra agjentin e tij kryesor, Kim Filbi, i cili në këtë kohë ishte me detyrën në fillim të sekretarit të parë, e pastaj atë të konsullit të Britanisë së Madhe në Stamboll. Sipas disa burimeve të fshehta, ai kishte dhënë informacione për përgatitjet që po bënin grupet paramilitare për t’u hedhur në aktivitet në Poloni dhe në Shqipëri. Mehmet Shehu kishte marrë masat e tij, si dhe dispononte të dhëna paraprake për përgatitje të bandave si nga agjentura në radhët e emigracionit, ashtu edhe nga të dhënat e marra nga burimet sovjetike. U realizuan dy rekrutime spektakolare, një në burgun e Burrelit, i cili u arratis në Amerikë dhe u fut në bashkëpunim me CIA, tjetri u arratis nga qyteti i Vlorës XH. C., i cili kishte qenë agjent i rëndësishëm i amerikanëve për këtë qytet. CIA i priti mirë këto “mesazhe” dhe nga ana e tyre, sidomos segmenti i saj, që mbështetej te veprimtaria afatgjatë e spiunazhit për rrëzimin e regjimit komunist, dërgoi disa të dhëna për futjen e disa grupeve të spiunazhit, me qëllim rritjen e influencës së tij në Shqipëri në rrugë të fshehtë, ndërsa në sferën e propagandës mund të dilte ndonjë tjetër kolonel Xhon dhe të bënte rezymetë përkatëse për regjimin.

Natyrisht, situata ishte ndryshe dhe vendi po kuronte me shpejtësi plagët e luftës dhe po rindërtonte vendin për të dalë nga prapambetja shekullore dhe për t’u shkëputur një herë e përgjithmonë nga mentaliteti anadollak e feudal i së kaluarës së dhimbshme. Nga ana tjetër, Mehmet Shehu kishte nxjerrë nga burgu i Burrelit edhe disa nga kontingjentet e rëndësishme të CIA-s amerikane, gjë që dhe këto patën edhe efektin e tyre pozitiv në rritjen e komunikimit dhe të besimit. Këshilltarët sovjetikë në këto aspekte ishin ustallarë për vendosjen e urave të komunikimit midis tyre për të përfituar sa më shumë nga pikëpamja agjenturore dhe operative. Politikës amerikane i interesonte kjo jo pak në atë kohë, kur rreziku i komunizmit të BS për ta ishte eminent. Ndaj donin të rrisnin influencën e tyre, të kthenin qoftë edhe një vend të vogël, kundër interesave sovjetike. Natyrisht, më i preferuar do të ishte ai vend që do të bënte pjesë në bashkësinë komuniste të Evropës Lindore. CIA–s i leverdiste, të kishte nën influencën e saj, qoftë edhe disa udhëheqës që ishin, ose po afirmoheshin si diktatorë.

Politikës sovjetike i interesonte Shqipëria edhe pse ishte një vend i vogël, por për strategjinë e saj afatgjatë ai zinte një nga vendet kryesore në Evropën Juglindore, ndërsa për KGB dhe GRU-n, futja qoftë edhe e agjenturës dopiorol në radhët e shërbimeve sekrete amerikane, për të ishte sukses, sepse në mënyrë të nëndheshme ajo do të lidhej si me një rrip transmesioni me agjenturën potente, që ajo dispononte në atë periudhë në territorin e SHBA-së.

Lufta kundër bandave të armatosura që synonin rrëzimin e Enverit

 

Kështu nisi rrugën ajo që u sfumua tej mase dhe u bë legjendë, me një punë më të vërtetë të zgjuar, ajo që ka marrë emrin “Lufta kundër bandave të armatosura”, ”Sfida e Sigurimit të Shtetit ndaj CIA-s amerikane”, “Loja “Buza e Bredhit” dhe “Liqeni i Vajkalit” e kështu me radhë. U hapën qendrat “sekrete të stërvitjes” qysh në tetor 1951 në Maltë, Mynih, Kretë dhe Haidelberg. Një nga më të interesuarit në këtë aspekt ishte mbreti Zog, i cili përveshi krahët dhe i mori me tepër përkushtim dhe seriozitet luftën kundër regjimit komunist dhe i dha besën kolonelit të CIA-s, Jaçeviç, e vuri në dispozicion dhe bodigardin e tij besnik, kolonel Hysen Selmanin. Mirëpo, këto përgatitje paraprake u përhapën me shpejtësi në formë thashethemesh në emigracion, dhe një pjesë e mirë e emigracionit politik, i mori seriozisht, iu ringjallën shpresat për të fituar ato që humbën dhe u rreshtuan përkrah mbretit të tyre. Në këto kondita e zhvillime, shërbimet e fshehta të vendeve fqinjë, që natyrisht kishin informacione nga burimet e tyre, intensifikuan veprimtarinë agjenturore dhe banditeske, duke kujtuar se kishte ardhur momenti i shumëpritur prej tyre, për të zhvatur secili sa më shumë territore nga vendi ynë.

Në vitin 1950, Asfalia Greke, në bashkëpunim me degën Alfa Dhio, përgatiti dhe dërgoi nëpërmjet kufirit 56 banda, me 294 persona të armatosur. Pjesa më e madhe e tyre ishte e organizatës ultrareaksionare ONASH. Ndërsa serbët vetëm në vitin 1949 kishin bërë në kufi gjithsej 119 provokacione, duke i dhënë një mbështetje të fuqishme organizimit antishqiptar të emigracionit në Jugosllavi në drejtimin e Seit Kryeziut. Në fund të muajit korrik të vitit 1949, në vilën “Linda”, 6 km larg Barit, në Itali, komandanti i kursit, kolonel De Agostino, porositi kursantët e tij që do të hidheshin në Shqipëri: “Në Shqipëri së shpejti kemi ngjarje të rëndësishme. Do të fillojmë një lëvizje të armatosur kundër regjimit të Hoxhës, për të vënë këta në mes të dy zjarreve; të Frontit të Hapët dhe lëvizjes së armatosur në prapavijë të kundërshtarit”. Në kursin e “Rojes Mbretërore“, koloneli Xhon do të vazhdonte linjën tjetër atë paramilitare për dezinformimin e opinionit dhe përpunimin e kursantëve të vilës “Linda“: “Shqipëria është në prag lufte. E përçarë nga tri fe: myslimane, kristiane dhe ortodokse. Mbizotërojnë vrasje, hakmarrje, xhelozi të vjetra. Tito po përgatit minoritetet kundër saj”. Së fundi, Lordi Betel ekspozon një të vërtetë të pamohueshme dhe që hedh dritë të mjaftueshme lidhur me problemin se CIA i dha të dhëna Sigurimit, duke vlerësuar arratisjet që bëri Mehmet Shehu me kombinacion. Ja çfarë konkluzioni nxjerr Lordi në fjalë: “Gjyqet e Tiranës në vitin 1951 ishin thelbësisht korrekte dhe të kujdesshëm, po kështu edhe pas viteve ´52”.

Ky fakt konfirmohet edhe nga burimet e mëvonshme të fshehta, sidomos të tri bandave kryesore të: Vilës “Linda“, të Hamit Matjanit, i cili ishte bërë mit e legjendë nga hyrjet e daljet nga kufiri grek dhe asnjë herë nuk ra në kurthin e Sigurimit të Shtetit, si dhe grupit të “Rojes Mbretërore”. Por, i shoqëruan ato me të dhëna ekzakte të vendit të hedhjes me parashutë, kohës dhe koordinatat përkatëse. Madje, vendet do të ishin të favorshme për forcat e ndjekjes dhe të Sigurimit për të organizuar jo kurthe po çarqe. Pra, Kim Filbi, ashtu si jo pak agjentë e informatorë diçka dinin, por që nuk ishin esenciale dhe mund të shërbenin vetëm si burime konfirmimi në rrugë operative. Nga ana tjetër, për këto informacione dhënë në rrugë të fshehtë, nuk kishin dijeni masa e oficerëve, ushtarakëve dhe aspak civilët, që morën pjesë drejtpërdrejt ose indirekt në lojërat “Buza e Bredhit” dhe “Liqeni i Vajkalit“, përveç Mehmet Shehut, Mihallaq Ziçishtit dhe ndonjë tjetri. Siç dihet, një nga këto lojëra vazhdoi për 18 muaj rresht, edhe pse ishte konfirmuar që radisti Prençi ishte zëvendësuar me një person tjetër, futur nga sigurimi, avionët vazhdonin dhe hidhnin jo vetëm armë, por edhe materiale të tjera të nevojshme, por edhe ndihma. Zbulimet e tjera të huaja si UDB-ja, SISMI italian, QIPE-ja greke ishin hedhur, ashtu siç pritej, në sulm jo vetëm me forca paramilitare, por edhe agjenturore, kujtuan se “deti u bë kos”, se prapa tyre “ishte Amerika”, që i mbështeste, ndonëse nuk kishin marrë dijeni për senatorin amerikan N., që dërgonte mesazhe në rrugë të fshehtë, natyrisht tashmë, jo krerëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke theksuar faktin që “Amerika nuk do të sulmojë Shqipërinë. Përkundrazi…”

Gazeta Telegraf.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria tjetër.

Dhe unë kam një ëndërr. Sot dua të ëndërrojmë të gjithë bashkë!

Të ënderrojmë për një Shqiperi tjetër për një Shqipëri të lirë.

Një Shqipëri të bukur dhe Europiane ku i varfri nuk shtypet, ku i sëmuri nuk përbuzet, ku krimineli ka frikë ligjin dhe jo ligji kriminelin. Unë dua një Shqipëri ku jep përpara se të marri.

Një Shqipëri që e mban dhe e motivon rininë, nuk e shtyp dhe e largon atë. Ëndërroj Shqipërinë tjetër me një rini që nuk korruptohet, nuk joshet, por reagon për

Shqipëria tjetër

Editorial nga Silvana Begaj/ 

Nëse të ëndërrosh pak është e rrezikshme, zgjidhja nuk është të ëndërrosh më pak, por të ëndërrosh më shumë, të ëndërrosh gjatë gjithë kohës. (M.Proust)

Dhe unë kam një ëndërr. Sot dua të ëndërrojmë të gjithë bashkë!

Të ënderrojmë për një Shqiperi tjetër për një Shqipëri të lirë. Një Shqipëri të bukur dhe Europiane ku i varfri nuk shtypet, ku i sëmuri nuk përbuzet, ku krimineli ka frikë ligjin dhe jo ligji kriminelin. Unë dua një Shqipëri ku jep përpara se të marri. Një Shqipëri që e mban dhe e motivon rininë, nuk e shtyp dhe e largon atë. Ëndërroj Shqipërinë tjetër me një rini që nuk korruptohet, nuk joshet, por reagon për

përmirësimin dhe zhvillimin e saj.

Ëndërroj Shqiperinë tjetër ku pensioni i atyre që kanë punuar një jetë mos të jetë vetëm për ti turpëruar ata. Ëndërroj Shqiperinë tjeter ku ata që janë të papunë mos të futen në burg se nuk kanë paguar dritat. Në Shqipërinë tjetër strehimi nuk është luks por nevojë thelbesore për jetën. Në Shqiperinë tjetër shteti nuk udhehiqet nga bandat dhe krimi.

Në Shqipërinë tjetër kushdo që thyen ligjin ndëshkohet pavarësisht statusit që ka. Në Shqipërinë tjetër fondet nuk shkojnë në xhepat e politikës por në destinacionin e duhur. Ëndërroj që edhe shqiptarët e Shqipërisë tjetër të kuptojnë që forca janë ata, janë ata që vendosin dhe nuk lejojnë të përdoren. Ënderroj një popull që nuk digjet në zjarr për një politikan, por e ve para pergjegjesisë nëse thyen ligjin. Ëndërroj një Shqipëri që mos të degjohen vrasje çdo ditë. Ëndërroj një Shqiperi që të dëgjohemi nëpër botë për bukuritë natyrore, për talente e jo për vrasje, drogë, prostitucion, krim dhe mafie. Në Shqipërinë tjetër ka gjykata funksionale dhe jo shqiptar që iu vidhet e drejta për një grusht me para. Në Shqipërinë tjetër nuk futesh në punë se valvite disa flamuj me ngjyra politike, por sepse je i aftë. Në Shqipërinë tjetër fondet, taksat sherbejnë për të mira dhe shërbime publike në shërbim të qytetarit dhe që gjeneron vende pune, jo për të pasuruar një politikan të etur. Në Shqipërinë tjetër kush vret dënohet, nuk ikën në drejtim të paditur ose ngelet pergjithmonë anonim. Në Shqipërinë tjetër shkon në Universitet ai që dëshiron të shkollohet dhe që ka pasion, durim dhe investon në kohë për diturinë e tij, jo ai që nuk di të shkruajë emrin, por thjesht ka para. Në Shqipërinë tjetër ka ilaçe dhe ushqime të kontrolluara jo ilaçe dhe ushqime të skaduara që vrasin dhe helmojnë çdo ditë fëmijët tanë. Në Shqiperinë tjetër nuk admirohet krimi, por dënohet, nuk idealizojmë të fortin, por të diturin. Në Shqipërinë tjetër mbillen pemë, jo pallate. Në Shqipërinë tjetër politikanët i shërbejnë popullit, jo populli politikanëve dhe shteti nuk luan filma bardh e zi me shumë seriale dhe me të njejtët aktor, por punon për qëllimin e dentyrës së marre. Në Shqipërinë tjetër një karrige nuk ështe mbretëri e trashëguar përjetësisht dhe brez pas brezi ,por një detyrë e përkohshme. Në Shqiperinë tjetër nuk është ëndërr Gjermania, por është ëndërr Shqipëria jonë, e juaja dhe e femijëve tanë. Në Shqiperinë tjetër media është e lirë dhe jo vegël propagandistike e varur nga partitë politike. Në Shqiperinë tjetër ne jemi të barabarte si çdo qytetar i Europës dhe jo delja e zezë europiane. Në Shqiperinë tjetër ka shtresë të mesme dhe jo 4 zengjin dhe pjesa tjetër ne varfëri ekstreme. Në Shqiperinë tjetër femijer ëndërrojne për dhe si Piter Pan jo për dhe si Toni Montana. Në Shqiperinë tjeter ne njihemi për mikëpritje dhe jo për vëllavrasje.

Në Shqipërinë tjetër femra është e fortë dhe domosdoshmëri jo objekt seksual i meshkujve me para. Në Shqiperinë tjetër rinia është jetë, e ardhmja ambicioze e vendit dhe jo ata që mbushin kafet e qytetit për të vrarë ditët dhe me to dhe ëndrrat dhe shpresat.

Kjo është Shqipëria tjetër, Shqipëria ime, Shqiperia jote, e së ardhmes dhe e të gjithve atyre që e meritojnë, Shqipëria që do ndërtojmë sëbashku.

Ndoshta po ëndërroj shumë, por nuk dua të zgjohem!

Më mirë një Shqipëri në ëndërra se një Shqipëri në zjarr!

Hiqini duart tuaja të pista nga Shqipëria tjetër ajo i përket brezit të ri!

Kategori
Uncategorized

Nis Ferri për kriminelin Edmond Caja, rradha edhe për….

Edmond Cajën, si një dhunues sadist, që rrihte, torturonte, gjymtonte e dënonte ish të burgosurit e pambrojtur.

Ai s’i përmbahej aspak ligjit, sepse rrahja dhe torturat atë e argëtonin.

Pas shtypjes së revoltës së të burgosurve të këtij burgu “Qafë Bar” me 22-23 maj 1984, karriera e këtij polici sadist erdhi duke u ngritur. Prandaj po paraqesim shkurtimisht këtu, një trajektore të karrierës së Edmond Cajës, siç gjendet në dosjen e dokumentave të tij.

Datë ___/___/2019

KALLËZIM-PENAL

Kallëzues: Agron TUFA, Drejtor Ekzekutiv Institutit të Krimeve të

Komunizmit, adresa godina e Persekutuarëve politik rruga

“George W Bush” përball Kuvendit të shqipërisë.

Kundër: Edmond Ali CAJA, lindur në 1960, Gusmar, Tepelenë, Albania.

resident në Gjermani me adresën Aschheimerstr.17, 81671

Munchen, Gjermani, dhe në Shqipëri me adresë lagja 9, rruga

Ylbere Bylybashi, pallati 3/14, Tiranë.

Akuzuar: Për veprën penale “Krime kundër njerëzimit”.

Baza ligjore: Neni 74 i Kodit Penal

Drejtuar: Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

Unë kallzuesi Agron Tufa, me adresë e mësipërme, me anë të këtij kallëzimi penal duke u bazuar në nenin 281 të Kodit Pr. Penale “Kallëzimi nga nëpunësit publikë”

1.Nëpunësit publikë, të cilët gjatë ushtrimit të detyrës ose për shkak të funksioneve a të shërbimit të tyre, marrin dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht, detyrohen të bëjnë kallëzim me shkrim edhe kur nuk është individualizuar personi të cilit i atribuohet vepra penale, në këto kushte jam drejtuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, ku kam kam si qëllim kallëzimin dhe ndjekjen penale të shtetasit Edmond Caja për arsye të cilat po i shpjegoj si më poshtë:

Rrethant e faktit:

Ushtroj detyrën e drejtorit ekzekutiv të Institutit per Studimet e Krimeve të Komunizmit (ISKK). Institucioni që unë drejtoj ka për dëtyrë të evidentoj, të zbardh dhe të bëj publike, duke denoncuar krimet e kryera gjatë periudhës sëdiktaturës komuniste, gjithashtu edhe personat përgjegjës që kanë kryer këto krime, sidomos ndaj të burgosurve politikë, por dhe të afërmve të tyre, të dëbuar dhe internuar, ku i priti një fat i ngjashëm me ta. Këto dënime, që përmbanin që nga torturat dhe mbylleshin në dënim me vdekje, ishin ektremisht të paimagjinueshme të logjikës njerëzore, por edhe mjaft represive, shtypëse dhe asgjesuese juridikisht, në raport me të drejtat e njeriut, së paku mbi jetën. Këto, në kuadrin e krimeve kundër njerëzimit, janë evidentuar në bazë të dokumentacionit dhe dëshmitarëve okulare nga Instituti ynë, duke i kthyer në kallzim penal tashmëpër personat përgjegjës, pasi krimi kundër njerëzimit, nuk parashkrohet në asnjë etapë kohore.Bëhet fjalë për Edmond Cajën, personin e mësipërm, me detyrë komandant i togës në burgun famëkeq të “Qafë Barit”, ku kanë gjetur vdekjen në tortura apo dhe ekzekutuar një numër i madh të burgosurish politikë atje. Ndër këta janë të burgosurit e këtij burgu dhe të ekzekutuar më pas, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli.

ROLI I EDMOND CAJËS NË TERRORIN E USHTRUAR NË BURGUN E QAFË-BARIT

Të gjithë dëshmitarët sot në cilësin e viktimës të mbijetuar nga burgu famëkeq politik i Qafë Barit (1982-1990), e paraqesin Komandantin e Togës së Policisë së këtij burgu, Edmond Cajën, si një dhunues sadist, që rrihte, torturonte, gjymtonte e dënonte ish të burgosurit e pambrojtur. Ai s’i përmbahej aspak ligjit, sepse rrahja dhe torturat atë e argëtonin. Pas shtypjes së revoltës së të burgosurve të këtij burgu “Qafë Bar” me 22-23 maj 1984, karriera e këtij polici sadist erdhi duke u ngritur. Prandaj po paraqesim shkurtimisht këtu, një trajektore të karrierës së Edmond Cajës, siç gjendet në dosjen e dokumentave të tij.

Edmond Ali Caja – lindi më 1960, Gusmar, Tepelenë, Albania.

1974-1978 – mbaron gjimnazin “Qemal Stafa”, Tiranë.1978-1979 – Stazhier në Fabrikën e Bukës, Tiranë.1979-1982 – Shkolla e Lartë e ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), profili – polic.20.7.1982 – 16. 6. 1985 – Komandant i Togës së Policisë në Repartin 311, Qafë Bar, Pukë.16.6. 1985-1.8.1089 – Komandant i Repartit-Burg 311, Qafë-Bari, Pukë.1.8.1989 – 16.8.1990 – Oficer i parë Drejtimi në Drejtorinë e Zbatimit të Vendimeve Penale.16.8.1990 – 16.5.1992 – Drejtor i Drejtorisë së Zbatimit të Vendimeve Penale (më 1991 kjo Drejtori ndryshon emër dhe bëhet Drejtoria e Administratës së Burgjeve të Shqipërisë).16.5. 1992 – 5.7.2992 – Në dispozicion të Ministrisë së Rendit Publik.5.7. 1992 – Del në Rezervë me Reformën dhe merr rrogën edhe për 1 vit.1993 – emigron dhe merr azil politik në Gjermani.

I akuzuari Edmond Ali Caja, ne cilësinë e komandantit të togës së burgut të “Qaf Barit” prej vitit (1982-1990), në mënyrë barbare ka torturuar, skllavëruar e gjymtuar të burgosurit e burgut të mësipërm si:

Tom Ndoja,i cili është arrestuar dhe më pas dënuar me akuzën për agjitacion dhe propagandë, si dhe tradhëti ndaj atdheut. Dënimin e ka nisur ta kryej në Burgun e “Qaf Barit” në vitin 1984. Duke qënë se kushtet dhe trajtimi që ju bëhej të burgosurvve ishte anti human deri ç`njerëzor, filluar kjo qysh nga puna e detyruar në galeritë e nëndheshme të nxjerrjes së kromit apo mineraleve të tjera. Ata të kthyer tashmë në skllevër, që nga trajtimi, sjellja antihumane në formën e limitimit të skajshëm të ushqimit, dhuna e shpeshtë fizike, ajo psikologjike, diskriminimi i vazhdueshëm e sistematik dhe viktimizimi, të gjitha këto të kryera, ishin sipas një plani konkret të paramenduar e detajuar, kundër një grupi për motive politike, të gjitha këto të kryera nën urdhërat e komandantit të togës Edmond Caja. Ndodhur përpara kësaj situate ekstremisht skllavëruese, të burgosurit e këtij burgu në vitin 1984, vendosën të “rebelohen” ndaj komandës së burgut duke kërkuar heqjen e skllavërisë, pra për ato çka u theksua më sipër, konkretisht për punën e detyruar për të burgosurit, dhunën fizike dhe psikologjike që përdorej ndaj tyre në të gjitha format. Në kushtet kur fjala e tyre duhej të dëgjohej, qoftë dhe nga ana humane, të merreshin masa për heqjen e punës së detyruar dhe përmirësimin e kushteve, duke u bazuar domosdoshmërisht në minimumin e standarteve të lirive dhe të drejtave të njeriut, në këtë kohë ndaj të burgosurëve filloi një raprezalje e pashembullt hakmarrjeje duke i shtypur ata me të gjitha mjetet e dhunës në dispozicion. Në këto kushte i burgosuri Tom Ndoja, u torturua në mënyrën më barbare nga vetë komandanti i togës së burgut “Qaf Barit”, i akuzuari prej nesh si Insitut Edmond Caja. Edmond Caja në këtë kohë të rebelimit bashkë me një togë policësh që komandoheshin prej tij, në mënyrë sistematike kanë ushtruar ndaj Tom Ndojësme tortura nga më të ndryshmet, të cilave nuk mund t’u rezistojë dot qënia njerëzore. Tom Ndoja, i shfytyruar tashmë nga torturat, si të mos mjaftonin ato që e kishin sjellë në këtë gjëndje të tillë, pushkatohet nga toga e Edmond Cajës. Ne si Institut i Studimit të Krimeve të Komunizmit (ISKK), kemi studiuar me hollësi faktet kriminale të të akuzuarit Edmond Caja, si nga dokumentat që disponohen, por edhe nga dëshmitarët okularë që kanë qënë bashkëvuajtës të ekzekutuarit Tom Ndoja, të cilët janë gati të dëshmojnë para këtij organi krimet e kryera nga komandanti-xhelat Caja, që nëpërmjet torturave dhe ekzekutimeve, ishte bërë në të vërtetë tmerri i të burgosurve të burg-kampit famëkeq të “Qafë Barit”;

“Më 22.5.1984, ora 7.30, të dënuarit Ndue Pisha dhe Ndrek Nikolla u kthyen në fjetinë pa realizuar normën. Komanda urdhëroi kthimin e tyre në galeri për të realizuar normën e punës. Të dënuarit Sokol Sokoli dhe Sokol Progri porositën të dënuarit të mos shkonin në punë. Policët Islam Doga dhe Fiqri Çakalli thërrasin të dënuarit që do shkonin në punë në zyrat e këshillit të riedukimit. Këta i thanë dy të dënuarve që duhet të plotësonin normën ose duhej të shkonin në birucë e ndëshkimit, pra të izoloheshin. I dënuari Tom Ndoja e rrëmben nga duart policëve Ndue Pishën dhe e largon.

Policën orvaten ta marrin, por me Tomën bashkohen edhe Sokol Sokoli dhe Sokol Progri të cilët u kundërvihen policëve me gurë e tulla që kishin ndër duar. Në këto kushte ndërhyn një togë e përbërë prej 6 policësh me në krye komandantin e togës Edmond Caja, por këta thyhen nga një grup të dënuarish ku bënin pjesë: Sokol Sokoli, Sokol Progri, Tom Ndoja, Martin Leka, Dedë Nimani, Bajram Vuthaj, Ndue Kola, Haxhi Baxhinovski, Lush Bushgjoka, Kostandin Gjordeni. Komandanti i togës së policisë Edmond Caja urdhëroi rreshtimin e të dënuarve në mencë. Komandanti i repartit ndodhej me shërbim në Rrëshen.

U njoftua kryetari DPBrendëshme Edmond Çifligu. Nisi apeli emër për emër. Ata që kundërshtonin kërcënoheshin se do futeshin në birucë. Kostandin Gjordeni refuzoi të dalë nga menca.

Po kështu refuzoi edhe Sokol Sokoli i cili bashkë me grupin e tij çau rrethimin e policëve. Rreth 20-24 të dënuar kishin mkarrë në duar materiale të marra nga një godinë që po ndërtohej dhe qëndruan te sheshi mbi fjetore, duke përbërë një skuadër përballë forcave të regjimit. Pas kësaj të burgosurit hyjnë në mencë sërish, pikërisht në kohën kur vijnë komandanti i repartit dhe kryetar i DPBrendëshme. Ata thirrën emrat e të dënuarve për të dalë jashtë. I pari ishte Kostandin Gjordeni. Në raportin zyrtar pretendohet se i dënuari ka goditur murin me kokë, e pas këtij veprimi ka filluar përleshja midis të dënuarve e policëve, ndërsa në të vërtetë ai është goditur. Policët kanë marrë Gjordenin për ta çuar në izolim, por të dënuarit, nisur nga solidariteti ndaj njëri-tjetrit i kanë sulmuar me çdo mjet. Pas daljes nga menca, të dënuarit kanë sulmuar policët me mjetet që kishin duke iu afruar derës kryesore. Në këtë çast, kryetari i Degës së Punë të Brendshme Pukë urdhëroi të hapet zjarr. Toga filloi të qëllojë dhe këtu plagoset Gjordeni. Në kamp erdhën zëvendësministri i Punëve të Brendshme (nuk specifikohet qartë në është Agron Tafa apo Zylyftar Ramiz Mahmutaj) dhe drejtori i Drejtorisë Zbatim Vendime Penale Kasëm Kaçi. Pas dorëzimit është përdorur dhuna në mënyrë masive”

PAS SHTYPJES SË REVOLTËS

Në dosjen e revoltës së Qafë-Barit, thuhet: “Qëllimi i kryerjes së kësaj vepre ka qenë që me anë të hapjes së veprimeve, shpërthimit të galerive, të realizonin arratisjen në mënyrë më të organizuar. Veprat penale të kryera nga të pandehurit paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore kundër rendit shoqëror socialist dhe shtetit të diktaturës së proletariatit…”

“Të dënuarit e kampit të Qafës së Barit Sokol Zef Sokoli, Sokol Zef Progri, Tom Kol Ndoja, Lush Prel Bushgjoka, Haxhi Shefqet Baxhinovski, Vllasi Llambi Koçi, Kostandin Sotir Gjordeni, Bajram Islam Vuthi, Martin Sokol Leka, Lazër Zef Shkëmbi, Hysen Halil Tabaku dhe Ndue Martin Pisha, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprën penale të terrorit kundër përfaqësuesit të shtetit, parashikuar nga neni 50/1 e 13 Kodit Penal.

I pandehuri Haxhi Baxhinovski shpjegon veprimet që ka kryer: Kur instruktori politik më pa thikën që mbaja në dorë, me tha ta dorëzoja atë, por unë nuk pranova dhe me të në dorë e sulmova duke e qëlluar në bark. Vetëm kur dëgjuan krismat e plumbave të pushkëve, të pandehurit ndjenë frikën dhe forcën e madhe të diktaturës së proletariatit dhe filluan të tërhiqen..

PUSHKATIMET

Dënimet ekstreme, si ekzekutimet e Sokol Sokolit, i biri i Zefit, datëlindja 1952, nga fshati Gërni i rrethit Tropojë, i dënuar me vendim Nr. 3 datë 3.6.1984 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me vdekje (pushkatim), mbasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën Nr.888, datë 7.6.1984, nuk i fali jetën. Tom Ndoja, i biri i Kolës, i datëlindjes 1952, lindur e banues në Kllogjen të rrethit Shkodër, dënuar me vendim Nr. 3 datë 3.6.1984 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me vdekje (pushkatim), mbasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën Nr. 888, datë 7.6.1984 nuk i fali jetën…

Mbi dokument janë shënuar me dorë rënkimet e fundit të të dy të dënuarve, pas mesnatës së 9 qershorit, para skuadrës së pushkatimit. Po kush i ka shkruar, pushkatarët?

Para ekzekutimit, të dënuarit Sokol Sokoli iu komunikua se nuk i falej jeta dhe në fjalën e fundit ai tha: “Mos më vrisni mbrapa. Gropën e hap vetë. Presidiumi i Kuvendit Popullor mirë ka ba! Nuk i kemi ba gja kujt”

I dënuari Tomë Ndoja në fjalën e fundit tha: “Të rrojë drejtësia!”

Në fund firmat.

MASAKRA E SYVE

Shkresa që urdhëronte ekzekutimin e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, nënshkruar nga ministri Hekuran Isai, 8 qershor 1984, në anë kishte një shënim të Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale: “Me porosi të shokut ministër, dy të dënuarve që do të pushkatohen, sytë e tyre t’u jepen Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore”.

VIKTIMAT-DËSHMITARË SHPJEGOJNË TORTURAT E KOMANDANTIT TË TOGËSEDMOND CAJËN

Janë të shumta, me dhjetra, dëshmitarët okularë që tregojnë torturat e pashembullta mizore të Komandantit të Togës së Policisë, Edmond Caja, në “Repartit 311”, ose ndryshe, kamp-burgu i minierës së Qafë-Barit, Pukë. Të gjithë dëshmojnë realitetet e dhunës, rrahjet dhe gjymtimet.

Hysen Haxhia (nr. cel: + 355698594120): – ish i burgosur i këtij kamp-burgu është i gatshëm të dëshmojë për terrorin policor gjatë revoltës dhe për episodin, se si gjatë shtypjes së revoltës, Komandanti i Togës së Policisë së Burgut të Qafë-Barit, Edmond Caja, torturoi për vdekje të borgosurin Sokol Sokoli, të cilit i thyen gjatë torturës shtyllën kurrizore, si dhe Tom Ndojën duke e lënë të gjymtuar, të dy në vdekje klinike.

Bedri Blloshmi (+35569550283): – ish i burgosur politik i Burgut të Qafë Barit, është i gatshëm të dëshmojë me hollësi ditën e revoltës së të burgosurve, terrorin e ushtruar mbi ta, ardhjen e forcave speciale nga Ministria e Punëve të Brendshme. Blloshmi tregon angazhimin direkt në tortura dhe gjymtime të Komandantit të Togës së Policisë së Burgut, Edmond Caja, si dhe torturat dhe gjymtimet që bëri ai vetë ndaj të burgosurve të rebeluar. Blloshmi në disa dëshmi, madje edhe Youtube, thotë se i gjithë skenari i tmerrit ishte vepër e Edmod Cajës. Ai vetë, hyri në kamp dhe mori 14 të burgosurit e parë, i torturoi me policët e tij, duke u thyer duar edhe këmbë, pastaj i hodhën në një kamion (marka-Zis) për t’i dërguar në DP Brëndshme të Pukës. Gjithashtu Blloshmi pohon se është dëshmitar okular, se si të burgosurit Sandër Sokoli ia thyen shtyllën kurrizore në tortura dhe se në dokumentat që ai ka konsultuar, nuk del si i vdekur apo i masakruar.

Visar Zhiti (+355698506395): – Shkrimtar e poet, ish-i burgosur politik i këtij kampi, një ndër dëshmitarët-kyç të jetës së rëndë të ish të burgosurve nën terrorin e policisë së Edmond Cajës në Burgun e Qafë Barit. Libri i tij memoristik “Ferri i çarë”, jep një panoramë të holësishme, ndër to edhe të ditës së Revoltës më 22. 5. 1984. Zhiti dëshmon: “Pasi kishte lexuar me gjithë gëzimin monstruoz listën e vdekjes dhe burgosjes, për ata fatkeqë që gjendshin aty pa bërë asnjë faj, xhelati Edmond Caja kishte lëshuar edhe ulërimën kërcëuese për të tjerët: A ka ndonjë trim tjetër që do matet me ne?

Pas pak ditësh, në qershor të vitit 1984, dy të rinjtë e dënuar me pushkatim, do të ekzekutoheshin, mes gjymtimeve të panjohura e të padëgjuara në gjithë përvojën monstruoze të xhelatëve e diktatorëve të regjimeve totalitare nëpër botë.

Ahmet Tufa (The Netherlands – 0031621325226): – ish-i burgosur politik i burgut të Qafë-Barit. Tufa ka dëshmuar disa herë në shkrimet e tij për dhunën e ushtruar nga Edmond Caja me policët e tij ndaj të burgosurve. Një dhunë sistematike para dhe pas revoltës së 22-23 majit 1984. Në dëshminë e tij për ditën e revoltës Tufa shpjegon: “Policët të revoltuar hynë dhe filluan të kërkonin nëpër dhoma për të marrë forcërisht Ndue Pishën. Ata hasën në një rezistencë nga disa shokë bashkëvuajtës, të cilët u shprehën, se nuk ishte njerëzore një veprim i tillë dhe se ky djalë, nuk ka për të ardhur kurrë, as i gjallë, as i vdekur. Policët duke parë se nuk mund ta marrin me forcë Nduen, iu drejtuan oficerit roje për ndihmë. Njoftohet komanda dhe menjëherë vijnë bishat e egërsuara me në krye shefin e policisë, i cili quhet Edmond Caja. Në kamp hyri një hije e errët, çdo cep i burgut u rrethua me policë… Mbas pak minutash futen në derë një grup policësh dhe shefi i policisë, kryekrimineli Edmond Caja me atë kapelën e ulur ndër sy, siç e kishte zakon ta mbante. Ai tha: “Ndëgjoni këtu: ai që do të dëgjojë emrin do të dalë e të paraqitet te zyra teknike. Ata kishin përpiluar një listë me emra dhe filluan t’i lexonin me zë të lartë.

Askush nuk pranoi… Të burgosurit filluan të kacafyteshin me policinë me çfarë të mundeshin dhe policia ishte e shumtë në numër… Më mirë të vdisnim, se sa të rronim ashtu.

Konstandin Gjordeni: – ish i burgosur politik i burgut të Qafë Barit, një dëshmitar i rëndësishëm okular ky, i cili u qëllua me plumb gjatë breshërive në kohën e revoltës. Vetëm para katër viteve Kostandin Gjordeni ka nxjerrë nga shpatulla e tij plumbin e marrë në burgun e Qafë Bari nga policët e Edmond Cajës. Ja një ekstrakt nga dëshmia e Gjordenit: ” Isha në grupin e të burgosurve që po protestonim për të mbrojtur shokun tonë që e kishin torturuar se nuk kishte plotësuar normën. Në atë kohë Shefi i policisë së burgut Edmond Caja dha urdhër që policët të qëllonin. “Zjarr mbi armiqtë” ishte parulla e tij dhe kaq mjaftoi që policët të lëshojnë breshërinë mbi ne. Mua më drejtoi pistoletën njëri prej policëve, që e kishte emrin Asllan Kurti. Ma drejtoi armën për të më vrarë në lule të ballit por Zoti desh që të më kapë në shpatull dhe u plagosa. Isha i ri në atë kohë 24 vjeç. Ishte në burg dhe një doktor, ne i thoshim Drago por s’ia mbaj mënd mirë emrin. Më mjekoi me ato mjete rrethanore që kishte sepse as që bëhej fjalë që të vinte një mjek që të më shpëtonte, pasi ky polic më qëlloi për të më vrarë dhe jo për të më plagosur. Në atë kohë kur policët morën kontrollin mbi ne të burgosurit, mbaj mend që një të burgosur Sandër Sokolin, e morën e torturuan e këputën në mes, e palosën dhe i këputën shtyllën kurrizore. Në krye të torturave ishin shefi i policisë së burgut Edmond Caja dhe drejtori i burgut Ludovik Cali.. Ata gjuanin me majat e hekurta të çizmeve mbi ne të burgosurit e plagosur.

Ky plumb që kam në dorë, është plumbi që mora në Qafë Bari në revoltën e majit të vitit 1984. Plumbin e kam hequr me operacion disa vite pasi u lirova nga burgu. E ruaj si relike”.

Pra na sa vërtetohet i akuzuari Edmond Ali Caja, ka ushtruar si dhunë fizike, psikologjike dhe skllavërim ku në mënyrënmë kriminale i ushtronte këto duke detyruar të dënuarit e ndërgjegjes të punonin si skllevër në galeritë e minierës për 12 deri në 16 orë në ditë.

Personat e burgosur të torturuar, skllavëruar dhe poshtëruar në të gjitha format kriminale nga shtetasi Edmond Caja, janë të shumtë, dhe me ngritjen e Institutit të Studimeve Krimeve të Komunizmit, këtaish- të burgosur të ndërgjegjes i janë drejtuar këtij institucioni, dhe kanë denoncuar krimet e ish komandantit të togës Edmond Caja, dhe policët e komanduar prej tij. Pra viktimat e terrorrit ushtruar fizikisht, detyrohen të kthehen në skllevër nga dhuna fizike dhe psikologjike e ushtruar nga vetë komandanti i togës së burgut të “Qaf Barit” Edmond Caja, janë si më poshtë:

1. Bedri Blloshmi – +355 695 50283

2. Hajredin Fratari – +355 68 202 0173

3. Visar Zhiti – +355 69 850 6395

4. Lekë Frroku – +355 68 281 7481

5. Kostandin Gjerdeni – (no number)

6. Haki Hoxha – +355 68 400 1010

7. Foti Stefanelli – +355 68 518 2744

8. Hysen Haxhiu – +355 69 859 4120

9. Hasan Bajo (Neë York) – 001 347 6816365

10. Vllasi Koçi (Llazi Koçi) –

11. Gjergji Hani – +355 69 355 6737

12. Ahmet Tufa (The Netherlands) – 0031 6213 25226

13. Asllan Togu (Italy) – 0039 328 0061 946;

14. Bajram Dervishaj – +355 69 290 1115

15. Panajot Bastuni – 0692901115

16. Bajram Vuthi – 0683521539

17. Sejfulla Teta – 069 22 81 535

Në Anën objektive të veprës penale të “Krimeve kundër njerëzimit”, parashikohen krimet kundër njerëzimit të parashikuara nga neni 74 i Kodit Penal, të cilat kryhen me veprime aktive me sulme shoqërisht të rrezikshme e të kundërligjshme, me forma e mënyra të ndryshme si:

– Me vrasjen e njerëzve në masë – pushkatim e një grupi të popullsisë civile shfarosjen e qëllimshme të njerëzve me anë të përdorimit të lëndëve helumese, mbytëse, me kthimin në skllevër të njerëzve të lirë, me anë të internimeve dhe dëbimeve me dhunë në masë të popullësisë si edhe me çdo lloj torturë apo dhunë tjetër çnjerëzore.

– Me kthimin në skllevër të njerëzvë në kundërshtim kjo me Konventën mbi Skllavërinë, nënshkruar në Gjenevë më 25 shtator 1926.

– Me çdo lloj torture apo dhune tjetër çnjerëzore, në kundërshtim me Konventën për Torturën, datë 9 dhjetor 1975, si me rrahjen, plagosjen, mbylljen në kampe, burgje, lënien pa bukë, pa ujë, përdhunime të ndryshme, me lidhjen e duarëve e të këmbëve, futjen në ujë të nxehtë apo të ftohtë duke i zhveshur lakuriq etj.

Të gjitha këto forma dhune që përfshihen në krime kundër njërëzimit, janë përdorur në mënyrën sistematike nga i akuzuari Edmond Caja, dhe toga e policëve që drejtohej prej tij.

Nga ana subjektive krimet kundër njerëzimit kryhen me dashje dhe me qëllim shkatërrimi të popullsisë civile sipas një plani konkret të paramenduar më parë.

Mbështetur në konventë, Kodin Penal i Republikës së Shqipërisë parashikon shprehimisht se: “Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njërëzimit”. (neni 67).

Pra me këtë dispozitë të kodit penal krijohet mundësia e ndjekjes penale të krimeve të luftës e krimeve kundër njerëzimit pa u kushtëzuar nga afate procedurale, si dhe sigurohet dënimi i kriminelëve të luftës dhe atyre kundër njerëzimit në çdo kohë.

Për këto arsye, i kërkoj organit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, të regjistrojë procedimin penal për shtetasin Edmond Caja dhe gjithë togës së policëve të drejtuar prej tij, si përgjegjës për torturat çnjërëzore ndaj të ndjerit Tom Ndoja, por dhe të tjerëve, siç u përshkrua më sipër, ku ka kryer veprën penale “Krime kundër njërëzimit” parashikuar nga neni 74 i kodit penal.

Për të provuar krimet e të akuzuarit Edmond Caja, i kërkojmë organit të akuzës penale të thërrasë në cilësinë e dëshmitarëve personat që kanë dijeni, por edhe si viktima të dhunës gjitha ata ish të burgosur që kemi përmendur më sipër në këtë kallëzim penal.

Përsa i përket provave të tjera materiale organi i akuzës mund ti marë ato sipas procedurës në institucionin përkatës ku janë të arkivuara.

Përsa më sipër, i kërkoj organit të prokurorisë të regjistroi procedimin penal dhe të marrë si të pandehur shtetasin Edmond Caja me akuzën: “Krime kundër njërëzimit” parashikuar nga neni 74 i kodit penal dhe Konventën mbi Skllavërinë, nënshkruar në Gjenevë më 25 shtator 1926, Konventën për Torturën, datë 9 dhjetor 1975.

Përfaqësues me prokurë: Agron TUFA

Studio Ligjore Cakrani Drejtor Ekzekutiv

Av. Arjon BESIMAJInstituti i Studimeve të Krimeve

Av.Kujtim CAKRANItë Komunizmit (ISKK)

Kategori
Uncategorized

Demantohet Thaçi, personi që ishte prezent në sigurimin e tij, zbulon gjithçka se çfarë ndodhi në Mitrovicë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se kishte shkuar në Mitrovicë me Kadri Veselin dhe Rrahmen Ramën që ishin figura të respektuara nga Mitrovica dhe Vushtrria për të ulur gjakrat.

“Synimi ynë ishte të evitohen konfliktet ndëretnike dhe të kthehen njerëzit në pronat e veta dhe t’i jepej hapësirë procesit të paqes”, tha ai.

Për këtë ka reaguar Naim Miftari, ish shefi i ZKZ e që ishte prezent në sigurimin e Thaçit atë ditë kur ky i fundit shkoi në Mitrovicë.

Miftari ka shkruar në profilin e tij në Facebook se gjithçka çfarë ka thënë Thaçi, është gënjeshtër.

Postimi i plotë:

President pse jeni kështu kaq gënjeshtar i lig.!

Ish-drejtuesi politik i UÇK-së ka thënë se kishte shkuar në Mitrovicë me Kadri Veselin dhe Rrahmen Ramën që ishin figura të respektuara nga Mitrovica dhe Vushtrria për të ulur gjakrat.

“Synimi ynë ishte të evitohen konfliktet ndëretnike dhe të kthehen njerëzit në pronat e veta dhe t’i jepej hapësirë procesit të paqes”, tha ai në Dukagjin.

Ai, thotë se ndihet mirë që me një fjalim emocionues ka evituar një konflikt të armatosur mes palëve e që do të çonte një luftë civile.

“Të dy palët ishin të armatosura. Definitivisht ka qenë punë sekondash shpërthimi i konfliktit. Unë bashkë me zotin Veseli, Rama e Demelio ishim mes zjarri. Por falënderoj qytetarët që kanë besuar në angazhimin tonë”.

Ju president jeni duke gënjyer. Unë isha prezent në sigurimin tuaj, atë ditë ju ka sjellë në Mitrovicë juve dhe Kadri Veselin shërbimi sekret Francezë DGSE për t’i ndaluar shqiptarët që të kthehen nëpër prona të veta dhe në puna ku kishin punuar para luftës, ju atë ditë keni gënjyer siç gënjeni tani sa i butë je për shefat e juaj Francez te cilët në koordinim me Serbinë dhe me ju, e ndan Mitrovicën që ju tani po doni me nda me letra me marrëveshje. Nuk shpjeguat rolin tuaj në 2 dhe 3 shkurt 2000 kur e pastruat veriun e Kosovës nga shqiptarët në koordinim me shefin tuaj Francez, Denjear Arnaud dhe me republikën e Serbisë që kishte sjellë me autobusë paramilitarë, mercenarë dhe MUP-ovca(ishin vendos si pacient kinse në spitalin e Mitrovicës) disa ditë më herët kur edhe ishte bërë plani për dëbimin vrasjen, plaçkitjen, rrahjen e mbi 14.500 shqiptarëve që jetonin në Mitrovicën e Veriut. Nuk tregove se si luanit koqe me neve UÇK/TMK dhe si luajshe koqe me Rrahman Ramën bashkë me neve. S’tregove president se kur kishe ti nevojë me ju paraqit Bernard Kushnerit dhe ndërkombëtarëve si i rëndësishëm, njeri që vendos. Pastaj na thonit t’i fillojmë demonstratat masive në Mitrovicë pastaj ju si një PISMAKER ke dhënë urdhër t’i ndanim ato demonstrata se të kanë lutur Amerika e shtetet mike që të ndalojnë demonstratat e drejta. Pse president gënjeni, gënjeni për luftën duke i ikur t’i cekni lidhjet e juaj me UDB përmes vëllaut tuaj Ganisë, nuk tregove si ju sillnin PETRIT e FLAMUR MEMA ortaku i ARKANUT e Ceces nga Dibra, ju merrte në kufi me Shqipërinë pastaj përmes Maqedonisë në Han Elezit – Kaqanik pastaj ju vinit në Drenicë e reklamonit se keni shkelë kufirin Shqipëri-Kosovë, çka nuk ishte fare e vërtet. Nëse s’ke harru në atë kohë shtypi serb i urdhëruar nga shefi i UDB (Buzpremi) ju thurte lavdi juve me artikujt kinse “ZMIJU NEMA GRANICE KOJ MOŹE DA ZAUSTAVI”.

Nuk tregove si e pritët në tradhti Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Ahmet Krasniqin, Behahdin Hallaqin, Komandant Kumanovën, Mujë Krasniqin, apo se kishe cek inskenimin e arrestimit të vëllaut tuaj Ganisë dhe si u hodhën në pritën serbe shokët e Adem Jasharit, Besim Rama me shok u hodh në prit mu në mes Drenicës në Galicë në duart e UDB 1997, nuk fole fare apo me shpjeguar si ranë në dorë të UDB ranë në burg grupi i Nait Hasanit grupi i Drenicës e grupi i Llapit, kujtohu pak mos i kalo gjërat. Sa për sa ushtarë apo polic serb që ju keni vrarë kinse apo plagosur në luftë, sillmi kufomat e tyre unë do t’i ha me pirun ato kufoma nëse ju keni vrarë apo plagosur ndonjë serb, e sa për shqiptarë ua pranoj keni vrarë boll shumë shqiptarë e komandantë të luftës.

https://firstchoienews.com/demantohet-thaci-personi-qe-ishte-prezent-ne-sigurimin-e-tij-zbulon-gjithcka-se-cfare-ndodhi-ne-mitrovice/

Kategori
Uncategorized

30 Qershor, Zgjedhje apo grusht shteti?

Kryeministri është këto orë në shkumëzim të plotë. Ka plotësisht të drejtë ay, shahisti, që mburrej deri dje: “se ishte tre lëvizje para!” kundrejt të gjithëve.

Por ja, tabela e tij e shahut dhe gurët e zinj apo të bardhë që përdorte, në një betejë sipas tij të fituar, fluturoi e gjitha dhe gurët fluturuan bashkë me të…

Nga Artur Zheji –

Deri dje qahej e përbetohej se ishte gati të bënte gjithshka, madje të shkelte mbi veten e tij, por datën 30 Qershor të dekretuar nga Ilir Meta, ay, Km-ja nuk mund ta lëvizte vendit, sepse ishte nje gur i rëndë kushtetues që kishte vendosur Presidenti.

Nuk kanë të numëruar qarjet dhe ankimet e tij për këtë dekret presidencial dhe për këtë takim zgjedhor, që mban datën 30 Qershor 2019. Duke ju mbushur mendjen shqiptarëve, opozitarë ose jo, se “detyrimet shtetërore” që lidhen me këtë datë, ishin më të forta se ai vetë, më të forta se vullneti i tij personal në emër të paqes dhe zgjidhjes…

Dhe se dashnija e tij shqiptardashëse dhe gjoja shtetdashëse, e bëntë të vuante në lidhje me domosdoshmërinë e respektimit të asaj date.

Që kjo ishte një tollumbace, dhe vetëm një tollumbace propagandistike dhe krejt e rrejshme, shumica prej nesh nuk kishte asnjë dyshim. Që 30 Qershorin e “Metës”, ay, Km-ja e kishte thjesht një alibi, ishte e qartë, por jo në dritën e diellit si tani, për shumicën e njerzve.

Që ishte ky 30 Qershori një pengesë, e shndrruar artificialisht në një pengesë të pakapërcyeshme, për të rrëmbyer zgjedhjet pa kandiatë kundërshtarë, pasi krijoi bindjen se Opozita nuk do te hynte në Zgjedhje dhe se kukullat e porositura prej tij, do të merrnin pjesë në zgjedhjet paçavure që ay dëshëronte, e ay, do ti shiste si “Palë”, kjo pra, ishte e qartë për të gjithë ne.

Por sidoqoftë, na brente dyshimi i arësyeshëm, që në një cep të trurit të tij, të Km-së pra, do të kishte një oaz të paqmë, që nuk do të refuzonte një formulë zgjidhjeje, pa tym e flakë, pa përplasje dhe pa gjakderdhje, shkurt një “fitim kohe”, derisa temperaturat e konfliktit të uleshin ndjeshëm…

Dyshim i kotë dhe ky dhe kjo u pa qartë në përplasjen e shmangur të 8 Qershorit, ku ishte përgatitur një kurth për protestuesit e Opozitës, duke larguar gardhin mbrojtës përpara Kuvendit, me qëllim “konsumimin e mëkatit” dhe përplsjen shembullore që ishte përgatitur të bënte korpusi special i Policisë, maskuar me skafandra antigaz…

Por edhe kjo fatmirësisht u shmang!

Ay, Km-ja, dëgjon sot disa mendje të shkalafitura nga frurstracionet e shumëllojshme që e nxisin për një “luftë totale”, deri në shkarkimin e Presidentit Meta dhe në bërjen tym e flakë të situatës çdo ditë e më shumë.

Sepse mendja e tij, gjykon se të gjithë ata që flasin për zgjidhje paqësore, ja kanë me të hedhur dhe ja kanë me hile, ashtun si ay, Km-ja, ja pasur me hilera dhe të hedhura të gjithëve, në tërë historinë e tij politike.

Frika e botimeve të reja te Bildt e bën të shpejtojë dhe “përbetimi” i gazetarit Peter Tiede, fyer dhe sulmuar si askush, sigurisht e bën të ndihet fare keq Km-në.

Artikujt e tij, thjesht po presin rradhën e botimit dhe si një mallkim për Km-në, janë të zeza sterrë, në cilësimin mafioz, që i bëjnë qeverisjes së deritashme, të këtij individi aventurier, që mashtroi ose joshi, deri para pak kohe, shumicën e klasës politike shqiptare…

Porse “Gjermania ska mbyllur ende llogarinë” me Km-në, mbështetja që erdhi nga Johann David Wadephul, për dekretin e Metës, është vetëm “mbështetje”, për forcat e Paqes në Shqipëri dhe nje goditje e madhe për biznesin e luftës politike, në këtë vend edhe të bekuar edhe të mallkuar njëkohësisht…

Kategori
Uncategorized

Berisha akuza të forta Ramës: Përçarës i Kombit! Ja pse Rugova anulloi vizitën në Shqipëri…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën si përçarës të Kombit. Gjatë intervistës për T7, Berisha tha se, “unë, kam patur një periudhë, që në vitin 96 kam qenë për radikalizim. Ka me dhjetëra deklarata, jo vetëm publike, duke u dhënë partnerëve ndërkombëtarë se kjo ishte hakmarrje. Argati (Thaçi) shpërndante oficerë të SHIK për të sulmuar figurën e Rugovës”.

Ai kujtoi sesi kur po kthehej nga Italia, i dërgon një faks (ministria e jashtme në Tiranë) ku i thotë Rugovës që do të vish në Shqipëri si kryetar si LDK-së, jo si i Kosovës. Rugova merr një vendim, anullon vizitën në Shqipëri e fluturon në Maqedoni. Aty e pritën në mënyrën më të jashtëzakonshme. “Sali ti kishe patur të drejtë”, më tha. E pritën si Mesia, si çlirimtar”.

Pjesë nga fjala e Berishës.

“Edi Rama është një përçarës kombëtar. Ai nuk kursen as të vdekurit, as presidentin Rugova në udhëtimin e tij të parë si kryeministër në Kosovë, çka detyroi deputetët e LDK ta braktisin teksa fliste fjalimin e hartuar nga Rexhep Qosjeviç. Përçarjen kombëtare e ka platformë Edi Rama”. “Unë, kam patur një periudhë, që në vitin 96 kam qenë për radikalizim.

Ka me dhjetëra deklarata, jo vetëm publike, duke u dhënë partnerëve ndërkombëtarë se kjo ishte hakmarrje. Argati (Thaçi) shpërndante oficerë të Shikut për të sulmuar figurën e Rugovës. Edhe unë u bëja me dje se çfarë ishte kjo fushatë anti-kombëtare ndaj Rugovës. Bënin listat e vdekjes se kë do të ekzekutonin”.

“Gjatë luftës në Kosovë presidenti Clinton një përfaqësues të vetin, i cili kishte qenë këshilltar i Regan, Bush dhe Clinton, ambasadori Bob Froji. Kisha miqësi me të.

Bënin propagandë të madhe kundër Rugovës, sidomos ikja në Beograd. Do të them një gjë, i them, do doja tja përcjellësh presidentit tënd, këtë betejën me Rugovën e ka të humbur. Rugova në rradhë të parë është misionar, politikan që fiton betejën me një misionar, nuk ndodh. Rugova do vinte në Shqipëri nga Italia. Çfarë i bëjnë?

I dërgojnë një faks (ministria e jashtme në Tiranë) që do të vish në Shqipëri si kryetar si LDK-së, jo si i Kosovës. Rugova merr një vendim, anullon vizitën në Shqipëri e fluturon në Maqedoni. Aty e pritën në mënyrën më të jashtëzakonshme. “Sali ti kishe patur të drejtë”, më tha. E pritën si Mesia, si çlirimtar”.

Kategori
Uncategorized

Presidenti Meta anullon zgjedhjet e 30 qershorit, shtyhen pa afat: Shqipëria e para!

Presidenti Meta ka shfuqizuar zgjedhjet e 30 Qershorit përmes një dekreti ndërsa konfirmohet se shtyrja e tyre është pa afat.

Presidenti Meta anullon zgjedhjet e 30 Qershorit, shtyhen pa afat: Shqipëria e para!

Presidenti Meta ka shfuqizuar zgjedhjet e 30 Qershorit përmes një dekreti ndërsa konfirmohet se shtyrja e tyre është pa afat.

Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë;

2. Duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend;

3. Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar;

4. Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020;

5. Duke ftuar të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë;

Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019.

Në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

U bëj thirrje udhëheqësve të opozitës që protesta e sotme të zhvillohet në mënyrë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune.

Njëkohësisht u tërheq vëmendjen të gjitha palëve që të shmangin çdo provokim që mund të shfaqet gjatë protestës.

Shqipëria e para!

Kategori
Uncategorized

Tradhëtarët e kombit.

Nje demaskim tjeter shkaterrues i veprimtarise tradhetare te Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit!

Te dashur miq, pas diskretitimit te plote ne Samitin e Berlinit si tregtare te tokave te Kosoves dhe flamurtare te Serbise se Madhe, Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiq jane damkosur tashme jo vetem nga mbare kombi shqiptar por dhe miqte e huaj te shqiptareve ne mbare boten si tradhtare. Pikerisht per keto qendrime, marreveshjet e tyre te fshehta per ndarje. dhe copetimin e Kosoves, personaliteti i shquar amerikan, diplomati, akademiku, politologu i njohur dhe njeri nga njohesit me te mire te Ballkanit ne SHBA, David Philips deklaron ne nje editorial te rendesishem te publikuar keto dite se bisedimet sekrete me Beogradin per Kosoven, coptimin e saj te Miladinit shqipfoles, Zografit Bis dhe Baton Stanishiqit jane nje akt tradhetie ndaj popullit te Kosoves.

Njohes i shkelqyer i Kosoves dhe mik i çmuar i popullit te Kosoves dhe kombit shqiptar ne teresi, Philips argumenton ne menyre te hollesishme dhe te pakundershtueshme pasojat katastrofale te bisedimeve te fshehta te Miladinit shqipfoles, Zografit Bis dhe Baton Stanishqit!

Ketu me poshte keni artikullin e David Philips te publikuar ne Ballkan Insight me titull:

“Bisedimet sekrete janë tradhti për popullin e Kosovës”! sb

Nga David L. Phillips

Nëse presidentët e Kosovës dhe Serbisë arrijnë një marrëveshje të fshehtë për të normalizuar marrëdhëniet përmes shkëmbimit të territoreve, kjo do të polarizonte më tej politikën e Kosovës, do të rriste ndasitë sociale, do të armiqësonte aleatët ndërkombëtarë e do të shkaktonte trazira ndëretnike.

Bisedimet kërkojnë kujdes, larg syrit të publikut.

Megjithatë, nevoja për kujdes duhet të jetë e balancuar me përfshirjen në mënyrë që palët të investojnë për rezultatin dhe të bindin zgjedhësit e tyre për të përkrahur rezultatet e negociatave.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë takuar pa dyerve të mbyllura për të diskutuar normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve.

Thaçi ka ngritur idenë polemizuese të ‘korrigjimit të kufijve’. Përveç Federica Mogherinit, shefja e politikës së jashtme të BE, askush nuk e di se çfarë diskutuan Thaçi e Vuçiç. Edhe anëtarë të delegacionit të Kosovës nuk kanë dijeni.

Nuk është e lehtë të mbash sekrete, sidomos për çështje të një rëndësie të tillë kombëtare. Thuhet se Thaçi e Vuçiç planifikojnë të njoftojnë një marrëveshje për shkëmbim territoresh para takimit të ardhshëm, më 1 korrik.

Sipas një personaliteti të njohur kosovar, pikat e marrëveshjes janë këto:

Serbia bie dakord të njoh Kosovën.

Kosova do t’i japë Serbisë Mitrovicën e Veriut dhe katër bashki veriore.

Kosova do të marrë katër deri në shtatë fshatra në Luginën e Preshevës, aktualisht pjesë e Serbisë. Këto fshatra nuk mund të formojnë një territor kufitar me Kosovën.

Liqeni Gazivoda, i cili është thelbësor për furnizimin e Kosovës me ujë dhe energji, do të kthehet në territor i mbikqyrur nga një organizatë ndërkombëtare, për shembull NATO.

Një Shoqatë e Komuniteteve të Pakicave Serbe do të formohet në pjesë të tjera të Kosovës ku banojnë serbë. Ajo do të jetë përgjegjëse për planifikimin urban dhe rural.

Marrëveshja nuk përmend minierat e Trepçës, të cilat zënë territore të të dyja vendeve. (Mosadresimi i statusit të Trepçës ngre pyetjen: Kush përfiton?).

Shkëmbimet territoriale kanë precedentë. Më 1947, Serbia transferoi shtatë fshatra të qarkut të Gjilanit në Luginën e Preshevës: Stanec, Maxherë, Peqenë, Ranatoc, Depcë, Caravajkë dhe Sefer.

Fshtra të tjera u transferuan në Bujanovc: Dobrosin e Konçul, si dhe fshatrat malorë Bujanovc, Pribovac e Zarbincë. Këto 11 fshatra kanë një sipërfaqe totale rreth 85 kilometra katror.

Më 1959, 45 rezidenca të rajonit Raska u transferuan në Kosovë. Edhe një pjesë e Leshakut dhe Zubin Potokut iu bashkuan Kosovës. Vendimi mbi këto ndryshime territoriale u mor vetëm nga Beogradi. Në atë kohë, statusi politik i Kosovës ishte i rajon autonom brenda Serbisë.

Marrëveshja Thaçi-Vuçiç për shkëmbim territoresh është ide e keqe për disa arsye.

Vuçiç nuk i ka votat në parlament për të amenduar Kushtetutën e Serbisë e për të ratifikuar marrëveshjen. Njohja e Kosovës nga Serbia është në qendër të marrëveshjes.

Marrëveshje nuk i adresohet anëtarësimit të Kosovës në BE dhe OKB. Dëshira e mirë është një bast i papranueshëm.

Implementimi i marrëveshjes do të institucionalizonte pastabilitetin, duke izoluar fshatrat shqiptarë në Preshevë e në veri të Kosovës, duke krijuar në këtë mënyrë geto të ngjashme me Rripin e Gazës.

Shoqata e Komuniteteve të Pakicave Serbe për serbët në jug të Kosovës do të shkaktonte trazira dhe do të ushqente kërkesën e tyre për largim nga vendi.

Politika e Kosovës do të polarizohej edhe më tepër nëse delegacionit negociues kosovar i mbahen të fshehta detaje nga marrëveshja.

Parlamenti i Kosovës do të debatojë nxehtësisht për marrëveshjen me shoqërinë të përçarë thellë. Përçarjet sociale do të përkeqësohen dhe do të shfaqet dhunë ndëretnike.

Edhe Bosnja mund të përjetojë rikthimin e dhunëse nëse Republika Srpska kërkon të bashkohet me Serbinë.

Marrëveshja është e keqe edhe për marrëdhëniet e jashtme të Kosovës. Mbajtja e fshehtë nga kancelarja Angela Merkel do të armiqësojë lideren gjermane e cila ka qenë e palëkundur për integritetin territorial të Kosovës. Arritja e një marrëveshjeje pas shpinës së saj do të minojë përkrahjen gjermane për liberalizim vizash, lidhje ekonomike dhe përparësi të tjera për Kosovën.

Pozicioni i Washingtonit është i diskutueshëm. Zyrtarë amerikanë kanë lënë të kuptohet se do të pranojnë një marrëveshje që mund të arrijnë palët. Ky qëndrim është një tkurrje e lidershipit të SHBA në një vend ku pikëpamjet e Amerikës kanë vërtet rëndësi.

Çdo marrëveshje midis Kosovës e Serbisë pa miratimin e Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara do të dështojë. Gjermania dhe SHBA janë thelbësore për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Duke ecur përpara, bisedimet duhet:

Të përfshijnë anëtarët e delegacionit të Kosovës dhe të informojnë liderët e opozitës. Boll më me takime pas dyerve të mbyllura mes Thaçit e Vuçiç.

Të bëjnë kërkesa të qarta për ratifikim nga parlamenti dhe një referendum popullor. Pranimi nga shoqëria e Kosovës është kritik për implementimin.

Të kërkojë pjesëmarrjen e zyrtarëve të SHBA në të gjitha takimit. Të mos ketë ekskluzivitet për zyrtarët e BE.

Ka një alternativë për copëtimin: ndërtimi i shtetit dhe krijimi i një shoqërie të përbashkët në të cilën interesat e të gjitha komuniteteve në Kosovë të mbrohen e promovohen. Në vend të fokusimit në detajet e korrigjimit të kufijve, Thaçi dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të shohin larg në të ardhmen dhe të këmbëngulin në njohjen pa kushte nga Serbia.

Çdo gjë tjetër e bën Thaçin bashkëpunëtor në trathti dhe të nëpërkëmbur nga Beogradi.

Shkruar nga David L. Phillips për Balkaninsight.com

Covering politics, society and business in Southern and Eastern Europe

Kategori
Uncategorized

Një “këshillë” rrënqethese për Ramën!!! Nis lufta brenda llojit/ Çfarë dinë ata të ‘Ditës’ për Edi Ramën????

Gazeta me orientim krejtësisht të majtë, por e zhgenjyer nga “Rilindja” ka bërë një “këshillë” rrënqethese sot për Edi Ramën.

“Edi, në të Ditës e dimë veçanërishte se ti nuk përdor droge, prandaj bëj testin”. “Ne të Ditës e dimë veçanarisht” thotë gazeta.

Pse këta e dinë dhe çfarë dinë nën kontekst?

Me pas gazeta analizon se çfarë do të ndodhë me Partinë Socialiste tashmë që Edi Rama po bie. Tituj të koduar nga një e përditshme që e di shumë mirë se çfare po ndodh brenda partisë së krijuar nga Enver Hoxha dhe e drejtuar nga krimi në afro tetë dekada. Një parti e krijuar nga Jugosllavët e Titos e që po shkërmoqet nga vasaliteti që ka krijuar ndaj serbeve të Vuçiç.

Kategori
Uncategorized

Shporruni ndyrësira.

Mjaft mbllaçitet mastike!

Nga USA/ Ilir Myftiu/

Dilni para kamerave o avokate te krimit qeveritar,

S’ ju mbeti me pike undyre .

Na mbetet neve tashme tju themi -:

Shporuni or ndyresia diplomate te degjeneruar,te koruptuar, vegla ne sherbim te sorosit.

SHAME ON YOU.Move your ass from Tirana

Kategori
Uncategorized

“Bild” masakëron Ramën!!!!! Njeri me lidhje të ngushta me mafian e drogës…

Edhe Rama vetë konsiderohet si një njeri me lidhje të ngushta me mafian e drogës: hetuesit perëndimorë dhe opozita shqiptare e akuzojnë atë se ka blerë votat me paratë e drogës.

Gazeta më e madhe në Europë, gjermania ‘Bild’ e ka masakruar Edi Ramën në shkrimin e sotëm të saj.

Pasi bën lidhjet e baronëve të drogës me blerjen e votave, Bild shkruan edhe për Edi Ramën.

Kryeministrin e Shqipërisë ‘Bild’ e konsideron si një njeri me lidhje të ngushta me mafian e drogës.

‘Edhe Rama vetë konsiderohet si një njeri me lidhje të ngushta me mafian e drogës: hetuesit perëndimorë dhe opozita shqiptare e akuzojnë atë se ka blerë votat me paratë e drogës’, shkruan Bild.

Pjesë nga shkrimi i Bild për Edi Ramën:

Rama dhe lidhjet e tij me mafian e drogës

Edhe Rama vetë konsiderohet si një njeri me lidhje të ngushta me mafian e drogës: hetuesit perëndimorë dhe opozita shqiptare e akuzojnë atë se ka blerë votat me paratë e drogës.

Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë: Rama i telefonoi më 11 shtator 2016 drejtuesit të një komisioni rajonal zgjedhor, duke e pyetur nëse gjithçka shkoi në zgjedhje ashtu ‘siç ishte diskutuar’. Përgjigja e kreut të komisionit: ‘Po, shef, siç është diskutuar’.

Ish-ministri i Drejtësisë, Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për Bild: ‘Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë’.

Ish-ministri sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias: ‘Qeveria mbron mafian dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë’.

Rama i mohon të gjitha: Duket si viktimë e një komploti. Vetëm se: Këto regjistrime, që i kanë bërë hetuesit e tij, ai nuk mund t’i pastrojë nga kjo botë.

Kategori
Uncategorized

“Janë nisur drejt Gjermanisë të burgosin gazetarët e ‘Bild”, Vasili bën deklaratën e fortë: Prisni dhe duroni ka surpriza

O me hirë o me pahirë ata duhet të dorëhiqen filluar nga kryeministri i cili duhet të ishte i pari. Arta Marku, kjo zonjë në dhjetorin e viti që la pas bëri një vit, e tashmë ka një vit e gjysmë. Po të kishte qënë e pakapur dhe e paanshme do e kishte zbardhur me kohë ‘dosjen 339’. Ajo duhet të jap dorëheqjen.

Pas reagimit të Markut prokurorët do nisen të burgosin ‘Bildin’. Ata nuk kanë ku të shkojnë tani do të kërkojnë strehim politik. Do ikin nga Gjermania nga Arta Marku. Unë do isha vërtet i lumtur që kjo e vërtet ta kishte zbuluar media shqiptare dhe jo ajo ndërkombëtare.

“Prokuroria shqiptare me qëllim ka bllokuar vijimin e hetimeve të kësaj dosje. Të gjithë e dinë sot shumë mirë që në Shqipëri qeveris  një qeveri e bërë njësh me krimin. Është koha të kujtoj këtu deklaratën time në 27 qershor 2017, kur i kam quajtur zgjedhjet më të shëmtuara të mbajtura ndonjëherë në pluralizmin shqiptar. Të gjitha këto fenomene që dalin sot, ne i kemi parë me sy dhe i kemi vuajtur të gjitha në terren.”

Sa i përketë reagimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Unë kam neveri ti përgjigjem një pyetje të tillë përpara një të vërtete kaq të madhe. Le të shkojnë të rrëmbejnë 3000 gazetarët e ‘Bildit’  t’i fusin brenda dhe ta gjejnë zgjidhjen.

E vërteta ka vetëm një standard, dhe kjo nuk devijon. Media shqiptare ka bërë mjaft punë në kushte të vështira, standarti i të vërtetës e rrit një media. Këtu ka ca të vërteta që janë tronditëse. Po të kishte pasur një minimum ndërgjegje Edi Rama do kishte ikur me kohë.”

Duka nga një studio tjetër televizive është shprehur se dhe vetë Partia Demokrakie ka qënë e mbështetur nga persona të cilët kanë pasur një të shkuar kriminale. Për këtë gjë Vasili ka kërkuar fakte.

“Nuk më shqetëson asgjë që nuk është fakt. Ku janë faktet? Ne i kemi ndenoncuar faktet kundër Rilindjes edhe në 2017. Po të kishit pasur iluzione me’ Rilindjen’ ne do të ishim në aleancë me ta. E kanë kërkuar me insistim të plotë këtë gjë. Në e dinim çfarë do të ndodhte.“

Ndërkohë sa i përketë reagimit që duhet të kishte qeveria për përgjimet e publikuara nga Bild apo dhe reagimin e Arta Markut, pasditen e sotme fill pas publikim të përgjimeve, Vasili tha:

O me hirë o me pahirë ata duhet të dorëhiqen filluar nga kryeministri i cili duhet të ishte i pari. Arta Marku, kjo zonjë në dhjetorin e viti që la pas bëri një vit, e tashmë ka një vit e gjysmë. Po të kishte qënë e pakapur dhe e paanshme do e kishte zbardhur me kohë ‘dosjen 339’. Ajo duhet të jap dorëheqjen.

Pas reagimit të Markut prokurorët do nisen të burgosin ‘Bildin’. Ata nuk kanë ku të shkojnë tani do të kërkojnë strehim politik. Do ikin nga Gjermania nga Arta Marku. Unë do isha vërtet i lumtur që kjo e vërtet ta kishte zbuluar media shqiptare dhe jo ajo ndërkombëtare.

Vsili ka folur dhe për raportin e Freedom House , duke mos harruar të përmend raportin e Departamentit të Shtetit Amerikanë.

“Me thënë të vërtetn e kam lexuar me shqetësim këtë raport. Por akoma më problematik dhe më i rëndë është i gjithë kapitulli i lirisë së medias në Departamentin e Shteteve të Bashkuara. Ky pushtet i kriminalizuar ka dëmtuar në mënyrë thelbësore dhe pushtetin e katërt.

Unë kam mosh dhe zanat tjetër. Unë punët i mat me rezultat. Produkti real që media jep nuk vjen nga media por nga tjetër kush. Nuk duhet të vijnë produkte të tilla nga media ndërkombëtare.

Sa i përketë qeverisë ajo i ka kthyer një përgjigje zyrtare ‘Bildit’, flasim këtu për Gjylametin. Detyrimi i mazhorancës është që të shkarkojnë atë prokurore e cila nxit të tjerët të hapin hetimet për ‘dosjen 339’ në një kohë kur këto hetime duhet të ishin mbaruar.”

Petrit Vasili e ka mbyllur fjalën e tij duke komentuar protestën e 8 qeshorit, e duke premtuar kështu ditë të bukura për shqiptarët.

“Prisni dhe duroni  do ta shikoni, do të jetë një ditë shumë e mirë për shqiptarët. Të ishte nga ata Rama të vinte sot këtu dhe të deklaronte të vërtetën.”

Kategori
Uncategorized

Koha e ketij kryeministri ka mbaruar, dorheqja e vetmja rrugdalje e tij.

Monika Kryemadhi.

Faktet e bëra publike nga gazeta gjermane ‘Bild’, i vënë vulën tjetërsimit të votës nga krimi i organizuar për llogari të Rilindjes.

Këto fakte janë vetën një pjesë e puzzle-it gjigand të bashkëpunimit të krimit të organizuar me zyrtarët e Rilindjes, të të gjitha niveleve.

Unë kam denoncuar publikisht me fakte, që në tetor të 2017, lidhje të tjera të elementëve kriminalë direkt me Edi Ramën.

Në fotografi mund të shikoni Edin të rrethuar nga “stafi” i tij elektoral në qarkun e Durrësit. Këto incizime nuk janë rastësi, as të vetmet prova për tjetërsimin e votës së shqiptarëve. Ato shtrihen kudo nga Jugu në Veri. Nga Shkodra në Dibër. Nga Elbasani në Lezhë. Nga Vlora në Berat. Nga Tirana në Fier. Kudo në të gjithë Shqipërinë.

Për çdo shqiptar është më se e qartë:

Krimi i organizuar është ulur këmbëkryq në kutitë e votimit, në Parlament, në karrigen e Kryeministrit, në qeveri.

Zgjedhjet, Parlamenti, Kryeministri dhe Qeveria janë ilegjitime.

Koha e këtij Kryeministri ka mbaruar! Dorëheqja është e vetmja rrugëdalje e tij.

Popullin nuk e ndal dot askush të thotë sot fjalën e tij dhe t’i rikthejë legjitimitetin zgjedhjeve, parlamentit, qeverisë, që sot janë marrë peng nga bandat e Rilindjes.

Asnjë hap pas!

Kategori
Uncategorized

Detyrë morale e gjithkujt të protestojë kundër pjellës komuniste.

Nga Gjergj Hani.

Ish i dënuari antikomunist i vënë në pranga nga sigurimi i shtetit vetëm kur ishte 16 vjeç.

Mirembrema te dashur miq !

Sapo u ketheva nga protesta dhe e shoh te arsyeshme te sqaroj pozicionin tim perballe miqeve, dhe mbi te gjitha bashkevuajtesve te mi !

Personalisht e konsideroj detyre morale te patjetersueshme protesten kunder pjelles se kuqe !

Pjesmarrja ne proteste nuk eshte mbeshtetje PD-se dhe gjynaheve te saj ne keto 30 vite, por mesazhi im modest qe do te jem deri ne fund antikomunist i pakompromis !

Per ata qe nuk e dine, dy gishtat ne forme V-je, nuk jane “prone” e PD-se por simboli i fitores i perdorur nga nje i djathte e antikomunist i madh siç ishte Çurçilli !

Ndaj pjesemarrja ime ne proteste nuk ishte kunder njerit e pro tjetrit, pasi nuk ben pjese ne moralin tim qe per inat te sime vjehrre te vete te fle me mullixhine !

Kalovshi nje mbremje te kendeshme !

Gjergj Hani

Kategori
Uncategorized

Fshati digjet kurva krihet!

Nga Gjergj Hani, ilsh i dëuar politik

FSHATI DIGJET E KURVA KRIHET!

Plini i vjetri ka thene se qeverisja eshte art!

Po dikush duhet ti thote Rames se nuk ka te beje me artet vizive.

Se eshte thjesht nje menyre te theni, ku per art nenkuptohet aftesia e gjetjes dhe mbajtjes se ekuilibrave shoqerore.

Garantimi i sigurise sociale duke garantuar mirqenien e popullsise, e jo shtetin policor!

Efikasiteti ne individualizimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre, e jo reflektimin e problematikave ne qeverisjet e shkuara. Aplikimin dhe garantimin e drejtesise sociale e jo trumbetimin e nje barazie qe ka rezultuar te jete nje eksperiment i deshtuar, nga i cili shqipetaret nuk po e marrin dot vehten akoma,e sigurisht do te duhet akoma shume kohe per te mbyllur ato plage.

Krijimin e ruajtjen e nje atmosfere te qete e solidare me shtresat ne nevoje, e jo nje taksim te verber qe rrenon ekonomine. Garantimin per te gjithe qytetaret te sherbimit shendetesor baze e jo privatizimin e laboratoreve mjekesore.

Rishikimin ne rritje per pensionet e pleqerise e jo liberalizimin e cmimeve te tregut qe nuk rrespektojne asnje cmim tavan.

Pra,e pare ne kete prizem, natyrisht qe qeverisja eshte art, dhe art i veshtire, ndaj te cilit nuk mund te justifikohesh duke u fshehur pas deshirave, qe mund te jene te mira, por te shoqeruara nga paaftesia per ti vene ne jete shendrrohen ne nje grope te zeze, qe sado te perpiqesh nuk arrin dot ta fshehesh pas pallatesh me shigjeta e fasadash mjerane, pas se cilave mjerimi merr jete njerezish!

Gjergj Hani