Kategori
Uncategorized

Berisha: E drejtë e Kosovës të vendosë ligjin, autoritetet të bashkërendohen me SHBA dhe BE

Tensione të forta në Veri të Kosovës.

Të dashur miq, fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale.

Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre.

ju bejë thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës.

rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon. #sb

Kategori
Uncategorized

Berisha: Unë po luftoj për një opozitë të bashkuar pa pengmarrës

Unë nuk dua kurrë që ata të jenë peng por fakti është fakt, unë kam një parim që besoj se është shumë e gabuar të pretendosh ti arrish të gjitha sepse nëse e kërkon këtë duhet të shkelë çdo parim dhe ky është një gabim fatal për njeriun.

Unë do përpiqem që të bëj gjithçka të mundshme por nuk besoj kurrë që të çliroj një peng nga pengmarrësi i një tipi si Rama ndërsa për të tjerët nuk kam asnjë lloj kufizimi”.

Kategori
Uncategorized

Nafi Çegrani ,-UDB-A, dhe shqiptarët e Amerikës !

Pas këthimit të tij nga Amerika, para dhe pas vdekjes së Titos, udbashët dhe KOS-i ushtarak jugosllav nga Beogradi dhe Shkupi e mbajnë në ndjekje dhe vëzhgim permanent, duke bërë plane të fshehta për burgosjen e tij.

Dhe, pikërisht, me nisjen e demonstratave shqiptare në Kosovë më 1981, Nafi Çegrani prangoset dhe me ajroplan dërgohet në burgun famkeq të Zenicës në Bosne!

Libri që vjen tani me titull: ” UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË ” zbardh mjaft të vërteta rreth aksioneve operative, survejimeve dhe ndjekjes së aktivitetit të mërgatës shqiptare andej Oqeanit, siç thotë autori, në aspektin individual, grupor dhe kolektiv!

Edhe më herët kisha lexuar mjaft nga shkrimet që bënte autori lidh me dosjet dhe materialet sekrete të UDB-së( SDB-së), të cilat dikur i ka pasur në dispozicion si operativ dhe analist në sektorin IV të Shërbimit republikan të inteligjencës për Maqedoni në Shkup, edhe sot kanë famë dhe bëjnë bujë të madhe, jo vetëm përshkak të titujve nxitës por apo edhe emrit të autorit, por nga përmbajtja domethënëse që thurren, nga stili i shtjellimit të çështjeve delikate të operacioneve dhe misioneve të fshehta të UDB-së jugosllave të viteve komuniste…

Këto rrëfime të sinqerta, dëshmi rrëqethëse, interesante, mahnitëse dhe plot dhembje, tmerrr e frikë, plot stuhi të gjata, shtrëngata plot acar në shpirtrat e njerëzve për të cilat me aq kujdes dhe përkushtim shkruan autori, sepse ai, që nga vitet e rinisë tij u përballa në luftë me nëntokat kriminale dhe shovinizmin sllav të udbashëve që ndaj shqiptarëve gjetiu, mbeten si hije… !

Për të shkruar mbi veprimtarinë e fshehtë, për operacionet dhe aksionet agjenturore të zbulimit dhe kundërzbulimit të një Shërbimi informative, siç ka qenë UDB-a jugosllave, dhe e cila ka vepruar tinëzisht dhe me plane shoviniste ndaj shqiptarëve, siç dokumenton autori Nafi Çegrani i cili si ish operativist dhe analist i sektorëve përkatës të atij Shërbimi famoz, posedon fakte dhe argument, informacione relevante dhe efikase, dhe i shtyrë për zbardhjen e së vërtetës nga ato anale të panjohura, seriozisht i kushtohet kësaj pune dhe shkrimeve të kësaj natyre të veçantë, me shpresë se do i shërbei njerëzve, shqiptarëve, humanizmit dhe gjeneratave që vijnë, sepse tek ne është shkruar fare pak ose aspak mbi veprimtaritë e fshehta të Sherbimeve inteligjente jugosllave si makineri antishqiptare, veçmas rigoroze në ndjekjen, survejimin dhe spiunimin e mërgatës shqiptare në Perëndim, në Botën e lirë.

(Madje nxjerrjen në shesh të disa veprimeve të operacioneve të fshehta të UDB-së jugosllave, që bën autori dhe angazhimet e tij rreth survejimeve që ajo makineri ua bënte shqiptarëve të Amerikës e gjetiu -,, akoma mbeten histori të pashkruara TOP SEKRET në analet dhe arkivat e saja të fshehta që edhe sot ruhen në kacafortat e Beogradit ,- thotë Nafi Çegrani!)

Libri për mërgatën shqiptare në Amerikë dhe veprimet agjenturore të UDB-së jugosllave atje, siç na e shtjellon autori, ka një rëndësi të madhe për rrjedhat e jetës normale dhe asaj me shumë trishtime e stuhi murlanesh, që kanë qenë fenomene të fshehtësive operative të zbulimit dhe kundërzbulimit ndaj dhe rreth shqiptarëve anej Oqeanit, si libër që ndoshta vjen disi me një vonesë, por që shtjellon në kontinuitet tragjikën shqiptare në përballje me të panjohurën, me atë që ka qenë veprimtari institucionale e fshehtë dhe konspiracion mjaft i çuditshëm për jetën me zhvillimet e saja dhe rreth normalessë jetës së një populli të kushtëzuar, të ndaluar dhe të syrgjinosur, siç kanë qenë shqiptarët në këtë cep të Ballkanit e, gjer në Amerikë ku mërgata shqiptare me vite e dekada të ndjekjeve perfide dhe të djallëzuara kominterniste udbashiane, kanë qënë të ekspozuar, të spiunuar në kontinuitet edhe kthjellttësia e të menduarit,aspiratat dhe ndjenja patriotike e shqiptarit…!

Dhe nis epoka e demokracisë ku duhet të jetojnë shqiptarët të lirë, pa droje e pa ndjekje, pa survejime e spiunime, duke zhvilluar raporte të drejta njerëzore mes njeriut dhe Atdheut, mes jetës dhe lirisë.

Mes diasporës shqiptare dhe asaj që është mall pas një malli, ndaj vatrës dhe traditës, kulturës dhe qënies shqiptare në binarët dhe udhët e jetës së tyre plotë vuajtje, zhgënjime, ikje nga vetja, keqkuptime dramatike në vijat e dashurisë së njeriut me kombin e tij.

Autorit Nafi Çegrani në librin e tij „UDBA DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË,, njashtu ka një qëllim të caktuar, që shqiptarët të kenë një botëkuptim të plotë se cila ka qen ajo makineri tmerrresh antishqiptare me rrënjë moskovike, e që shqiptarët në përgjithësi duhet të dijnë të vërtetën në zbërthimin e fenomenit ,,veprimtari secrete,, informacion konspirativ, dhe të mësojnë nga ajo experiencë e egër jetësore, të veprimtarisë jo humane, antinjerëzore të atij Shërbimi famoz jugosllav të konstruuar sipas shablonit të KGB-së ruse….!

Mr.Kreshnik Korabi

Kategori
Uncategorized

Më quajnë Muçi. Mirë se erdhe!Zëri më del i ngjirur, i dobët.

  • Je i izoluar,- thotë Xhefi, infermieri – Covid-19.
    E kam të vështirë të përqendrohem. Xhefi është djalë i ri. I ardhur nga Afrika. Në fytyrë tregon dhembshuri.
  • Doni të thoni se jam…
  • Po, në testin e fundit keni dalë pozitiv.
  • Këtu?
  • Jo, te spitali universitar Xhorxh Uashington.
    Spitali i dytë, pas atij në Shqipëri. Më vjen si nëpër ëndërr infermierja ballëvrenjtur, sylodhur, pjesa tjetër e fytyrës mbuluar me maskën N95, që mirë nuk më shpoi hundën, kur mori mostrat.
  • Bëhet për të vlerësuar praninë, tani ose në të shkuarën, të SARS-CoV-2.
  • Nuk ju kuptoj.
  • Testi zbulon praninë e virusit ose antitrupat e prodhuar në përgjigje të infeksionit.
  • E kam kaluar… pa e kuptuar. Doni të thoni.
  • Mundet. Sot erdhi përgjigjja e testit, e bërë këtu. Negativ. Nesër do të keni, me siguri, një mik në dhomë.

Kam filluar të tërhiqem, mbyllem në vetvete. Ikur humori.

Gjatë natës më kap ankthi, mendime, që si kam pasur më parë. Problem me gjumin. Dhimbje muskujsh.

Oksikodoni, ilaçi që përdor për dhimbje, është pjesërisht shkaku i ndryshimeve që kam pësuar, sipas Dr. Gosai-t. Doktoresha rreze drite në tunelin e gjatë të sëmundjes sime.

  • Vepron në tru,- më tha në vizitën e mëngjesit,- ndryshon mënyrën se si trupi ndihet dhe i përgjigjet dhimbjes.
  • Lehtëson dhimbjen. Por, gjatë natës ishte e padurueshme. Në të gjithë trupin.
  • Dozën e bazojmë sipas gjendjes suaj mjekësore. Dhe, përgjigjen ndaj trajtimit. Ju mund ta rrisni. Kërkojani infermieres.
  • Edhe një tabletë tjetër, 5 mg.
  • Po, oksikodoni punon më mirë, kur shfaqen shenjat e para të dhimbjes. Nëse prisni të përkeqësohet, ilaçi mund të mos funksionojë. Merreni me shumë ujë,- qeshi me sytë e bukur.

Në gjumë… ëndërr… syçelur, mbyllur. Zë kumbues. Të jem në auditor. Universitet.

Hello friend! Jam… Leigh (Liii).
Kthehem ngadalë. Operacioni në shtyllën kurrizore, i dyti pas atij në Tiranë, kryer në spitalin Xhorxh Uashington më jep dhimbje pas çdo lëvizje.

E shtunë. Mëngjes. Ende në shtrat, bie telefoni.

Muçi. Më quajnë Muçi. Mirë se erdhe!
Zëri më del i ngjirur, i dobët. I mungon vëllimi, shkëlqimi, dallueshmëria. Krahërori i shtypur prej rrypit të sigurisë, ka dëmtuar edhe mushkëritë. Ato me mund shtyjnë ajrin jashtë. Në shratin bosh qëndron ulur në mënyrë të qetë, i lirshëm në sjellje; rroba e spitalit e ngushtë në kraharorin e gjerë; fytyra ndriçim diellor; e tërë figura krijuar me ajër lirie. Autoriteti që të imponon i vjen nga Perëndia, them me vete. Ashtu, i mjergulluar më kujtohet diçka që kam lexuar – çdo udhëheqës nuk është veçse një kujdestar i pushtetit të Perëndisë… Përse më shkoi mendja te njeri i madh.
***.

  • Zoti Muç.
  • Zoti Li.
  • Është telefonata e parë që bëj sot.
  • Më gëzove shumë. Edhe, për mua është e para që marr pas daljes nga spitali.
  • Të kam thënë se je miku që kam bërë më shpejt në jetë. Dhe, kam mësur diçka, që më kish munguar. Sjellja me…
  • Eh, unë po. Kulturën tuaj të Jellës. Yale University.
  • Të kam thënë ç’më ka ndodhur me shkollën?
  • Jo.
  • Pra, pasi isha pranuar të ndjek universitetin me emër të madh, më thërret në zyrë dekani. “Zoti Uillson, mendoj të shihni një universitet tjetër”, nuk po i besoja veshëve, “niveli dhe kërkesat këtu janë të larta…”, me mirësjellje lashë dekanin dhe iu përvesha punës duke e mbaruar me rezultate të larta.
  • Unë e kam quajtur dhuratë nga Perëndia miqësinë me ju.
  • Doni të dini çfarë kam mësuar nga ju.
  • Po bëni shaka.
  • Sjelljen me infermieret, ndihmësinfermjeret dhe pastrueset… Një të thirrur i bëje dhe ato gati të të shërbenin.
  • Eh, ta dinin ato, kush ishte i sëmuri në shtratin tjetër. Do t’më kishin hedhur nga dritarja, vetëm e vetëm t’ju shërbenin…,- Zoti Li shpërthen së qeshuri.
    Duke kërkuar në “Google” rreth mikut tim të ri, mësova se ishte drejtori dhe kryetari jo ekzekutiv i kompanisë minerare “Kaldonia”, me kapital qindramilionësh dollarë. Kompania merrej me nxjerrjen e arit në Zimbabve.
  • Kur të ngrihesh në këmbë do të shkojmë për një drekë me verë të mirë. Por, me një kusht, që në shtëpi do të kthehemi me “Uber”.
  • E pres me padurim atë ditë.
    Sytë më mbushen me lot. Zoti Li ka të drejtë, them me vete. Ai gabim i rëndë më ndryshoi jetën. Të isha kthyer me taksi në shtëpi dhe jo me mikun, që bëri aksidentin krejtësisht të shmangshëm…

Leigh Wilson

Kategori
Uncategorized

“Si e justifikojnë logjikisht intelektualët (Sllav)në Maqedoninë e Veriut, FYROM, pretendimin e tyre stërgjyshorë ndaj Aleksandrit të Madh dhe Maqedonisë?”

Denko Maleski, profesor në Universitetin St. Cirili dhe Metodi në Shkup, Maqedonia e Veriut (Politika Ndërkombëtare dhe Sistemet Politike Bashkëkohore) dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të IRJM-së së atëhershme, tha:

“Krijimi i ‘kombit maqedonas’, për gati meteper se gjysmë shekulli, u bë në kushtet e diktaturës njëpartiake pas luftes se dyte Boterore.[d.m.th. Partia Komuniste e Jugosllavisë ne krye me Titon ne v.1945,duke krijuar Republika artificiale,te ndryshme me kombe dhe kombsi te Identiteteve te ndryshme.

Sidomos ne kete rast specifikisht bisedohet për krijimin e Rep.se Maqedonise,me me teper se gjusmen e popullsise Shqiptare].

Në atë kohë, nuk kishte dallim ndërmjet shkencës dhe ideologjisë, kështu që historiografia maqedonase(Sllave),e pakundërshtuar nga askush, realizoi me lehtësi një përzgjedhje të materialit historik nga i cili u krijua identiteti maqedonas [verior].

Këtu nuk ka asgjë atipike për procesin e krijimit të ndonjë kombi modern, përveç rastit kur është bërë falsifikimi nga lloji i zëvendësimit të fjalës ‘bullgar’ me fjalën ‘maqedonas’.

Ne zemërohemi kur na emërtojnë se çfarë jemi ne – nëse duhet ta përkufizojmë veten në kategori të tilla – duke treguar se jemi njerëz plot komplekse që na vjen turp për veten tonë.” (Gazeta Utrinski Vesnik, Shkup, 16 tetor 2006).

Vini re gjithashtu se për Marrëveshjen e Prespës, të arritur më 12 qershor 2018 midis Greqisë dhe IRJM-së së atëhershme (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë), ka një sqarim të qartë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë të lidhur me qytetërimin grek që banonte në lashtësi.

Maqedonia e vërtetë Antike ka qen nje teritor gjithperfshires i tre shteteve (Shqiperise,Bullgarise dhe Greqise),se sotme i gllabruar nga palet Sllave dhe Greke(qe është rajoni verior i Greqisë).

Kur i referohemi Pales së Parë [Greqisë], këto terma tregojnë jo vetëm zonën dhe popullin e rajonit verior të Pales së Parë [Maqedoni, Greqi], por edhe atributet e tyre, si dhe qytetërimin, historinë, kulturën helene. , dhe trashëgimia e atij rajoni nga lashtësia e deri në ditët e sotme. (Marrëveshja e Prespës, neni 7,1-2).

Ne kete Marrveshje nuk u perfshi as i perfillen dhe u permenden Shqiptaret nga keto dy palet(Sllavo-Maqedone dhe Greke),se Shqiptaret jane Autokton ne kete teritor qe nga lashtesija,dhe duke mohuar Autoktonin e Maqedonise Antike dhe Epirit te Shqiptareve Antik.

Por gjeja me e keqe eshte se as Partit Shqiptare qe jane ne “Pushtetin Qeveritar”as qe nuk u zgjuan qe ta kundershtojn kete marrveshje dhe te futen ne kete dialog(Marrveshje)perfundimtare,te ketij sheteti i krijuar Artificialisht po nga Shqiptaret.

Qe te gezonjim te drejtat tona te barabarta qe na takojn,si nje shtetformues i te dy Kombeve qe formojn kete shtet te ashtuquajtur tash “Maqedonija Veriore”.?!

Kategori
Uncategorized

Vrasësit e 2 Prillit rikthehen në Shkodër.

Kleves Bitro /

Mirenjohje Shkodres per qendresen kaq te gjate ndaj te majtes hakmarrese.

Kategori
Uncategorized

Rrugëtimi i jonë nuk mbaron këtu !

Te dashur miq, te nderuar bashkeqytetaret e mi qe besuat dhe votuat per mua ne 14 maj.
Ju falenderoj me perulesi qe votuat per ndryshimin, per shpresen.

Ndihem i keqardhur per ata qe u blene dhe nuk votuan per ndryshimin, u genjyen lehte nga hijet e nates dhe rane pre e presionit nga administrata shteterore dhe nga te korruptuarit.

Njekohesisht ndihem i keqardhur dhe per ata mbi 10.000 votues te opozites qe nuk moren pjese ne votime per ndryshimin, dhe rane pre e presioneve nga administrata per mosmarrje pjese ne votime dhe per te mos bere te mundur kete ndryshim te shumekerkuar nga vete qytetaret.


Dhe pse puna e bashkise vlente per te deshiruar, nje bashki qe ska qene asnjehere ne sherbimin tuaj gje qe e keni shprehur ne te gjitha takimet qe kemi pasur sebashku.

Per te miren e qytetit, per te miren e brezit te ardhshem, per mos humbjen e shpreses duhet te mos mashtrohemi dhe genjehemi me pagesa apo trysni te momentit, por te mendojme per vitet e metejshme se vota ka me shume vlere per dinjitetin tuaj, tonin, sesa joshja e momentit.

Me vjen keq qe kjo nuk u realizua per shkaqet e siperpermendura, por rrugetimi jone nuk mbaron ketu.

Duhet te mbeshtetemi dhe te besojme tek njeri tjetri per te arritur lirine e munguar.

Miqesisht, Zini Tollozhina!

Kategori
Uncategorized

I morën! E dinim

Por ama, pjesën më të madhe të asaj që ka ndodhur realisht nën rogoz, nuk do të jemi në gjendje ta zbulojmë kurrë. Në kushtet e një regjimi personal, ku asnjë institucion nuk funksionon dot në mënyrë të pavarur, gjëja më e vështirë që arrin të dalë në sipërfaqe është e vërteta.

Edi Rama po shkon drejt numrit të bashkive që kishte paracaktuar të fitonte duke e mundur thellë opozitën reale të vendit.

Dhe pikërisht tek kjo e dyta qëndron çelësi i dekriptimit të këtyre zgjedhjeve.

Vërtet “Bashkë Fitojmë” humbi thellë, por në këtë garë elektorale ky koalicion, “i keq”, “i vjetër”, “non garata” quajeni po të doni, tregoi se përfaqëson të vetmen forcë numerike që i qëndron përballë regjimit.

Ata konkuruan në të 61 bashkitë, rezistuan në pak prej tyre dhe ishin vite drite larg nga gjithë partitë e tjera.

Edhe këtë e dinim mund të thotë dikush.

Po e vërtetë, ama me një ndryshim. Me atë se i gjithë sistemi ynë elektoral dhe trupa jonë gjyqësore, e pjellë nga reforma e shkërdhyer në drejtësi, u soll sikur ky realitet nuk ekzistonte.

Gjykata e apelit i hoqi të drejtën opozitës për të garuar si e tillë. Kolegji zgjedhor e zhveshi atë nga garancitë që i takonin. KQZ-ja dhe KASI duke e privuar nga sigla, emri dhe flamuri, bashkë me to i zhvatën edhe komisionerët, numëruesit, financimin e kështu me radhë.

Po pse duhen sjellë sërish në vëmendje të gjitha këto edhe njëherë sot- mund të pyesë dikush? 
Për një arsye të thjeshtë. Sepse më në fund tani kemi provën se i gjithë sistemi ynë ka rënë.
Sepse gjykatat dhe organet zgjedhore shkuan deri në absurd, duke vendosur që është pakicë, ajo pjesë e opozitës që të gjithë e dinim, por tani e faktuam, se është kundërshtarja e vërtetë e regjimit.
Pra e tërë arkitektura e ngrehinës sonë zgjedhore, e skicuar mbi parimin e ekuilibrit midis dy të mëdhenjve është shembur. Balancimi që ekzistonte prej sëpaku dy dekadash, në bazë të të cilit ‘hajduti ruan hajdutin” është rrëzuar.

Ai ia doli të jetë, ashtu siç ëndërrojnë të gjithë dikatatorët, jo vetëm njëri nga sfidantët por edhe arbitri unik i ndeshjes.

Të gjitha shtrembërimet, devijimet dhe manipulimet, ato që do i shohim dhe ato që nuk do ti mësojmë dot kurrë e kanë gjenezën pikërisht këtu, tek zhveshja e opozitës nga roli që i takonte.

Fakti që një pjesë e elektoratit demokrat mund të jetë demoralizuar për të dalë nga shtëpia, lidhet pikërisht me përçarjen e sponsorizuar nga lart.

Fakti se patronazhistët livadhisnin si të donin brenda qendrave të votimit, lidhet me mungesen e numrit të duhur të komisionerëve.

Fakti se në 10 përqind të qendrave dështoi identifikimi biometrik, lidhet me zbehjen e rolit kontrollues të opozitës. Ka dhe shumë të tjera, por thelbi mbetet i njëjtë. Regullat e lojës të vendosura nga dy palë, këtë herë ishin vetëm në favor të njërës.

A mund të quhet, një garë e tillë e lirë, e ndershme dhe e barabartë? Gjithkush e di përgjigjen.

Kategori
Uncategorized

Fevziu:-Berisha po rikthehet fuqishëm, pjesa e ndarë do i bashkohet shumë shpejt .

Gazetari Blendi Fevziu ka folur sot përmes një lidhjeje direkte nga Kavaja sa i takon procesit zgjedhor. Ai u shpreh se PD pas 14 Majit pritet të rikthehet pavarësisht rezultatit.

Që ndikoi në humbjen e saj në 2021-in, që po ndikon sot për një rezultat shumë ndryshe, për të bërë sfidantin tani është shumë e vështirë, por nga ana tjetër pritet që PD të rikthehet sepse po merr pjesë në zgjedhje dhe këshillat bashkiakë do jenë me dy ngjyra dhe natyrisht një numër bashkish në Shqipëri do i marrë PD.

Marrim parasysh historinë elektorale të Partisë Demokratike, sa ka fituar në zgjedhjet e 2015-ës.

Krahasimi do bëhet me 2015-ën dhe me votat në qarqe në 2021-in. Duhet parë se ku do të jetë beteja, ka rëndësi që është një betejë që po bëhet dhe në jug mes përfaqësuesve të forcave politike.”

Kategori
Uncategorized

…As bukë, as brekë s’ju lanë, Ju punoni, ata hanë!

Kategori
Uncategorized

Përpjekja e fundit e Sudes në shërbim të mafies në pushtet.

Avokate Adriana Kalaja /

Kam informacione dhe dyshime të arsyeshme që fryma e dhunës dhe arrestimi i z. Fred Bejleri ka emrin e Sudes së Rrugës Elbasanit, alias Yuri Kim.

Para ikjes, Sudja po i bën shërbimin e fundit Edvin Kristaq Ranës.

Si ka mundësi që arrestimi i z. Bejleri bëhet 2 ditë pas deklaratës së Merimangës së Zezë?

Si ka mundēsi që policia e krimit vepron në kohë rekord për arrestimin e një kandidati nga opozita, kur janë me qindra raste denoncuese për pushtetin mafioz sesi po vjedh dhe manipulon votat?

Dhe halli nuk është te z. Bejleri, por i pronave të Bregdetit të Jugur që ka që në 2013 që po i grabisin dhe, që vetëm për këtë fakt jsnë ndryshuar 26 drejtorë në Kadastrën e Vlorës.

Se më shumë se në 2021, kjo mafioze do dalë më 15 maj e do legjitimojë “fitoren” mbi “Non Gratën.

Në këtë kuptim, z. Dendias dubet t’a çojë në ambadadën e SHBA -së notën e protestës.

Mjafton të shikoni ndryshimin drastik në këto 3 vite të pamjes së Sudes, kupton se ajo i ka shërbyer me besnikëri mafies në pushtet.

Por Sudja, mund të ndryshojē pamjen e saj, nga dhëmbët me vlerë 20 mijë Euro si sponsorizim i Sude Spiropalit, por jo rezultatin.

Për rezultanin kanë vendosur qytetarët shqiptarë dge patriotët e këtij vendi.

Përpjekjet e dëshpëruara të bandës mafioze, janë thjesht në ngushtimin e diferencës së fitores spektakolare.

Dhe Ju e dini që mua më dalin fjalët.

Upsssss se harrova.

Kategori
Uncategorized

E ndersa ne “Jorgot” duhet të ripemi, kjo fushatë do mbahet mend për tallavanë, jo vizjon .

Eduart Tafaj, perfaqsues i emigranteve shqiptarë në bashkinë Volos, dhe drejtues i shoqatës shqiptare Iliria Volos Magnesia, -Greqi

Emigrantëve, bashkëatdhetarëve të mi!
Të nderuar bashkatdhetarë e bashkatdhetare, edhe pak ditë, dhe në vendin tonë hapen kutitë e votimit .

Jemi për të dhënë votën, për qytetarin/en e parë, menaxherin, drejtuesin numër një të komunitetit.

Kjo fushatë do mbahet mend për tallavanë, fjalorin banal, mos pasje vizioni, por vetëm tallje me votuesit.

Ne jemi të pa përfillshëm!


Jemi sepse na mendojnë të kollajshëm dhe që s’na intereson pushteti lokal.

Këtu gabohen, pasi viktima të pushtetit lokal ishim, jemi, edhe do jemi.

Do jemi, pasi deri më sot nuk e kemi vlerësuar.
E vlerësojmë vetëm kur endemi dyerve të bashkive, edhe atëherë jemi “Jorgot”, që duhet të rripemi.

Ne nuk jemi pjesë e pazareve edhe as bëhemi!
Votën nuk e shesim!
Mielli s’na hyn në punë!
Nuk tallemi me votuesin!
Kemi harruar tallavanë!

Emigrantë !

Urime për më të mirët.

Kategori
Uncategorized

Berisha: Guvernatorja Yuri Kim, njeriu që ka ulur reputacionin e Amerikës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur nga Pogradeci, ku prezantoi kandidatin për bashkinë, Zihni TOllozhina, ka hedhur akuza të tjera ndaj ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha tha se, ‘në qoftë se ka njeri në historinë e këtij vendi që ka ulur reputacionin e Amerikës është guvernatorja, Yuri Kim’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Pas 32 vitesh pluralizëm bëhet një përpjekje për të asgjësuar opozitën e këtij vendi. De Facto bëhet përpjekje për të konsoliduar dhe çelikosur regjimin me mafioz, më të korruptuar, më të inkriminuar të Europës.

Edi Rama në këtë përpjekje, si një njeri që nuk njeh asnjë parim, asnjë normë, asnjë moral rekruton vrasës me pagesë, kryezbuluesin e SHBA, një tradhtar dhe armik të kombit të tij.

Të Kushtetutës, presidentit, të ligjeve të vendit të vet. Ai e bën atë vetëm e vetëm për para, licenca, naftë, për një pasurim tjetër të mëtejshëm të tijin.

Duke kontraktuar McGonigalin, Edi Rama arriti të fusë në thes ish-kreun e PD, të cilit i hapi dosje për larje parash.

E vërteta është, ua them unë këtu. Kontrolli ka mbaruar. Nga 725 mijë dollarë që kanë shkuar në SHBA, nga llogaritë e PD nuk ka dalë asnjë qindarkë, përveçse 25 mijë, të tjerat i di ish-kryetari, dhe Edi Rama, sigurisht.

Turp të ketë! Shumë turp!

Gjithçka bëhej për të forcuar monizmin dhe pushtetin e Edi Ramës.

Reagimi im është i njohur tashmë, por do të rrëfej këtu se jo McGonigal, por McGonigal me fustan që tani hesht si fija e barit, që nuk thitë një fjalë prej dy muajsh për një nga aferat më të tmerrshme.

Për një nga superskandalet më të mëdha në histori që ka kryer Edi Rama me ish-kryezbuluesin e SHBA-ve.

Këto projekto dështuan, sepse ju ishit besnikë të idealeve tuaja, sepse ju vendin tuaj pa opozitë të vërtetë nuk mund ta imagjinoni.

Dështuan sepse ju besoni dhe jemi opozita me pro-perëndimore dhe pro-amerikane.

Por, prapë dhe Zoti dhe e vërteta janë dy vlerat më supreme që ne vëmë para të gjitha të tjerave.

Në këtë mënyrë u ngritëm, dhe kjo i ka tmerruar. Ka tmerruar Edi Ramën.

Ka tmerruar ekipin McGonigal.

Ka tmerruar ata të cilët, si shushunja janë pasuruar me djersën, mundin dhe paratë tuaja.

Asnjë vend, askurrkush nuk e kanë ndihmuar Shqipërinë, luftën kundër korrupsionit, sa SHBA-të.

Do t’ju tregoj vetëm një moment.

Me ndihmën e tyre ne vendosëm prokurimet digjitale, domethënë gara elektronike.

Vendosja e atij sistemi çfarë solli? Solli shumëfishimin e pjesëmarrjes. 7 herë më e madhe u bë.

Nga 8 mijë pjesëmarrës në një vit, arritën në 56 mijë.

Dhe fondi, paratë tuaja që përdorëm gjatë një viti për prokurim u ul me 25 % nga gara e hapur. 25% para më shumë për të rritur rrogat, për të investuar, për qëllime të tjera.

Çfarë bëjnë?
Çdo ditë nga taksat tuaja u paguan dy tigrave se i ka quajtur Tigri 1 dhe Tigri 2, tigrave të Belindës nga 90 mijë dollarë.

Dhe atje për të inauguruar, për t’u bërë mburojë, shkon dhe zonja Yuri Kim.

Na thuaj zonjë tani, po këto në fund të dy viteve janë fiks 64 milionë dollarë.

Se çfarë ndodh, kanë punuar me dhjetëra ambasadorë.

Kurrë nuk ka ardhur në zyrën time një ambasador për të mbështetur një kompani pa garë.

Asnjëherë! As gjerman, as italian, as amerikan, as francez, e as të ndonjë kombi tjetër.

Jo. Po gara është ligji i vendeve të lira, gara është transparenca.

Edi Rama ka përdoru korrupsionin, jo vetëm nëpërmjet McGonigal, por edhe për diplomatë të këaj natyre. Edhe për parlamentarë, zyrtarë, duke blerë deklarata poshtë e përpjetë dhe thotë se Amerika nuk mund të korruptohet.

Amerika nuk korruptohet por McGonigalët korruptohen.

Amerika nuk korruptohet, por ata të cilët shkojnë e hyjnë në procese gjyqësore, u diktojnë gjykatësve vendimin, ata janë krye-korruptorë.

Ata përfaqësojnë korrupsionin botëror, nuk përfaqësojnë vendin e tyre, nuk përfaqësojnë Kushtetutën, lirinë dhe pavarësinë e organeve gjyqësore.

Dhe pastaj e mbulon çdo gjë, se ky po mbjell.

Në qoftë se ka njeri në historinë e këtij vendi që ka ulur reputacionin e vendit të tij është guvernatorja, Yuri Kim.

Ajo me Edi Ramën, duke përdorur Bravën dhe Alibashën të lënë opozitën jashtë zgjedhjeve.

-Ne jemi të betuar. -Do hyjmë në zgjedhje. -Do fitojmë në zgjedhje. -Do vazhdojmë betejën gjer në përmbysjen e këtij regjimi

Kategori
Uncategorized

6 Maji,-Ditlindja e Mbretit tonë Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

DITËLINDJA E MBRETIT TONË GJERGJ KASTRIOTI SKËNDËRBEU – 5 MAJ DITA E DËSHMORËVE TË KOMBIT – DITËLINDJA E HEROIT TONË AGIM RAMADANI / KOMANDANT KATANA

5 Maj, të gjithë ne, jemi të obliguar dhe shume Krenari të përkujtojmë dhe të vazhdojmë në hapat, i Sakrificën e Madhe të të gjithë brezave i Dëshmorët e Kombit, dhe e Idealin e Shqipërisë së Bashkuar, për Çlirim, për Guximin, dhe Vendosmërinë që e kanë pasur për Flijimin edhe të Jetës së tyre, për Veprën Heroike që e kanë dëshmuar!!!

Përkrahjen tonë për gjithë Heronjëve, Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të të gjitha kohrave, dhe Familjet e Dëshmorëve në Kosovën, Cameria, Maqedoni dhe Mal të Zi, shumë prej të cilëve mbahen pa të drejtë nëpër burgje, e pa asnjë përkrahje, si dhe Heronjtë tanë Trima të burgosur padrejtësisht – Liria Tani – në Kumanovë:

Lavdi në Pafundësi, të gjithe Dëshmorëve të Atdheut, I Perjetshem qofte Kujtimi i tyre, Nderim, e Mirënjohje të pakufishme për Heronjtë dhe Dëshmorët e im Gjakun dhe Jetën e tyre ia falen tokës Amtare, duke ngritur lart e më lart në Altarin e Lirisë e Lavdisë vlerat tona Kombëtare Shqiptare, në këtë Datë të Shenjtë të 5 Maj – Dita ku bashkon Gjakun tonë me të Pavdekshit -, të gjithë ne Shqiptarët duhet të perulemi me ndjenjën e Sublimitetin më të madhë para Veprës së tyre, Përulem para Veprave dhe Gjakut së tyre!!!

Lavdi përgjithmonë e përgjithmonë, brez pas brezi, të Rënë në Fushë të Nderit per Çlirimin e Atdheut, por edhe të gjallëve, që punuan e Luftuan për Lirinë e Vendit, Lirim sa mat shpejt për Trimav Herojve, në përulemi para Veprës e Qëndresës suaj, Liri Legjendave nga Kumanova!!!

Edhe Përkujtojmë 3 Maj, 58º Vjetorin e Lindjes e ndeduar tonë Agim Ramadani – “Katana”, “Feniksin”, në 1963, në Zhegër të Gjilanit, Heroit të Kombi, Shkrimtar, Piktor, Epror Ushtarsk, Komandant në UÇK, Dëshmor, Hero i Kombit!!!

Vdiq Heroikisht më 11 Prill 1999 te Rrasa e Zogut, gjatë Betejës së Koshares, pas thyerjes së kufirit dhe depërtimit në anën e Kosovës, për të mos vdekur kurrë: Lavdi Përjetë Jetës dhe Veprës së Dëshmorit – Heroit të Kombit – Komandant Agim Ramadani, Gjaku i tyre u bë rrugërrëfyes për Altarin e Lirisë,

+Aleksander I Shqipatrëve, Kryepeshkop – Bir I Shqiponjës

+Aleksander I Shqipatrëve, Kryepeshkop – Bir I Shqiponjës

Rrofte Shqipëria e Bashkuar!!!

Instagran @alejandrogreco.oficial

skanderbeu #skanderber #dëshmorët #dëshmorëttëkombit #dëshmorit #agimramadani #komandantkatana #Lavdi_5_Majit🇦🇱 #alejandrogreco

Kategori
Uncategorized

Pse Rama kërkon të zbehë lidershipin Amerikan në Shqipëri?

Nga Ambasador,-Agim Nesho

Shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë. Dhe kjo ndjenjë fisnikërie dhe mirënjohje e një populli për SHBA-në nuk lëkundet nga politikat dhe lidershipi amerikan apo ngjarjet në SHBA.

Sondazhi i fundit i Gallup, institucion serioz amerikan për sondazhet e opinionit publik, ka nxjerrë disa të dhëna të cilat ja vlen ti analizojmë.

Midis dy vendeve të populluara nga shqiptarët, Republika e Kosovës dhe Shqipëria, ka një diferencë të theksuar të numrave të besimit dhe përkrahjes për lidershipin amerikan:

Po cilat janë arsyet për një rënie të tillë kur dihet se shqiptarët nuk vlerësojnë politikat e administratave por e gjykojnë SHBA-në si simbol të lirisë, demokracisë dhe përkrahjes së fortë të cështjes Shqiptare? 

Si është e mundur që SHBA vetëm vitet e fundit ka mbështetur Shqipërinë me anëtarësimin e saj në NATO, me dhënien e Bazës së Kucovës për të mundësuar garanci për sigurinë e saj, ka zgjedhur Shqipërinë si bashkë-penmbajtëse në Këshillin e Sigurimit dhe po përpiqen të rrisin investimet e tyre?

Arsyeja të con vetëm në një konkluzion: keqqeverisja e Shqipërisë dhe keqpërdorimi i SHBA-së nga autokrati i korruptuar i Shqipërisë, Edi Rama.

Le të shohim analizën më në detaje.x

Së pari, Rama pavarësisht se ka ndërtuar një regjim korruptiv, abuzues, ka kapur shtetin e së drejtës, sillet sikur është i zgjedhuri i tyre në Shqipëri.

Për një periudhë Rama është sjellë sikur përfaqëson interesat e SHBA-së në Shqipëri duke polarizuar politikën Shqiptare.

Opinioni publik nuk e pranon monopolizimin e marrëdhënieve me SHBA nga një individ.

Së dyti, akuza amerikane kundër McGonigal, ku Rama rezulton se ka tentuar të manipulojë dhe korruptojë individë të institucioneve amerikane për të goditur liderat e opozitës, ish-presidentin e Republikës, ka revoltuar opinionin publik, i cili kërkon një distancim të qartë të administratës ndaj veprimtarisë së zotit Rama dhe që drejtësia të funksionojë.

Së treti: Dihet që politika e jashtme dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, nga cdo administratë e SHBA-së bazohen në marrëdhëniet me popullin Shqiptar.

Por arroganca e Ramës edhe ndaj përfaqësuesve të institucioneve amerikane: ndaj sekretarit të shtetit (nuk mund të më tregojë se kë duhet të kem shok);

Apo ambasadores amerikane (më duket sikur është sekretare e komitetit të partisë së punës);

Apo opinionet e tij për presidentin Trump në zgjedhjet e vitit 2016 si turpi i civilizimit, tregon se Rama ka si garantues të pushtetit të tij grupe interesi në SHBA, sic është fondacioni Soros.

Mungesa e qëndrimeve nga zyrtarë amerikanë, diplomatë, të cilët janë të angazhuar edhe në diskutimet dhe cështjet më të zakonshme, ka krijuar një ndjenjë mospëlqimi në opinionin publik. Për opinionin public mbeten të panjohura se cilat janë interesat e grupeve të presionit dhe ku janë reagimet e institucioneve të SHBA-së.

Së katërti, Rama përdor instrumentet e politikës amerikane në mënyrën më selektive duke relativizuar dhe përdorur për pushtetin e tij.

Përdorimi pa kriter i ‘non grata’- s për liderin e opozitës, Sali Berisha, ka krijuar një kundër-reagim popullor, ku opinioni publik gjithmonë e më shumë mendon se Rama dhe lobistët e tij janë shtytësit kryesorë për këtë qëndrim.

Për më tepër kur Rama është protektori i ‘non-gratave’ të tjera, të cilët janë pjesë e aleancave të tij në parlament, ose i përdor për vota në Durrës apo në qytete të tjera.

Ka vetëm një rrugë korrigjimi.

Largoni shikimin nga Rama se pjesën tjetër e bën një popull i mbushur me urrejtje për Autokratin, që po e largon Shqipërinë nga rruga perëndimore

Kategori
Uncategorized

Veliaj sues Syri TV and the journalist of the investigative show, Koka reacts: Thank you for the Medal of Honor!

In an appearance for the media, the lawyer Plarent Ndreca informed that the lawsuit for the criminal trial for defamation against Syri Television, the “Piranjat” show, the journalist Bledian Koka, and the producer Vojo Bregu has been filed in the Court, calling it an ordinary defamation and falsification of facts. .

Besides an ordinary slander alla ‘babale’, it seems clear that this is a fraud scheme, which only aims at the electoral race and the denigration of the SP candidate. Scheme which is proven by the fact that, immediately after the publication of these false facts, it was embraced by the candidate of the Freedom Party and exponents of the Freedom Party.

This constitutes a serious violation of the law. Through this lawsuit, we invite all those involved in this fraud scheme to come to court and present the facts, or otherwise bear legal responsibility for the slanders made and refute in the same way the lie they have published,” he stated . lawyer Ndreca.

Head: Thanks for the Medal of Honor!

Regarding this lawsuit, comes the reaction of journalist Bledian Koka. In a post on social networks, he described the lawsuit as a Medal of Honor from which it is raised by a politician.

” Thank you for the Medal of Honor!

Today, Erion Veliaj filed a criminal lawsuit against me and Syri TV (although in total ignorance of the Syri.net portal they call it television) after the publication of a voice and video testimony of an Italian citizen who shed light on the well-known scandal of Incinerators. The greatest honor that can be given to a journalist is to be sued by a politician, so Erion Veliaj cannot do me the greatest honor! On the other hand, the 12:30 p.m. lawsuit from the SP headquarters comes exactly 2 hours after I sent these questions to Veliaj’s email after the public statements of the Italian citizen Gabriele Tarroni Longinotti, a businessman and former partner of Alberto Presezzi, a key person in the bringing to Albania of at least one of the incinerators!

ps..today for me and Syri TV and Syri.net is a fantastic day, believe me” , writes Koka

Kategori
Uncategorized

“Më provoni njëherë”! Rama ngatërron Shkodrën me Dalinën!

Shkruan Pr/Enver Bytyçi .

“Më provoni njëherë”! Rama ngatërron Shkodrën me Dalinën!
Enver Bytyçi

Ndoqa nga lajmet çfarë Edi Rama u tha shkodranëve në një takim që kishte organizuar dje në atë qytet!

”Më provoni njëherë dhe do ta shihni se unë bëj më shumë se ata që ju i votoni”!

Ka 23 vite në pushtet!

Prej dhjetë vitesh është kryeministër dhe Shkodrën e ka rrënuar! Tani thotë “Më votoni në Bashki që unë të bëj për ju”!

•Edhe të rrënon, edhe të mashtron.

•Edhe të varfëron, edhe të gënjen.

•Edhe të poshtron, edhe të thotë “Më voto”!

Megjithatë nuk skuqet as zverdhet kur u del përpara shkodranëve dhe u thotë “Më provoni njëherë”! Sikur Shkodra të ishte Dalina Fico që Rama ta provonte e pastaj t’ia jepte shokut të ngushtë të tij, Çuçit.

Rama shkodranëve dhe shqiptarëve në dhjetë vjet u dha urinë në vend të bukës,

batërdinë në vend të jetës,

llaftarinë në vend të gjumit,

poshtërsinë në vend të nderit,

pabesinë e tradhtinë në vend të besës,

kafshërinë në vend të njerëzillëkut,

errësirën në vend të dritës,

bashkimin me krimin në vend të paqes, burgosjen në vend të familjes dhe djallin në vend të Zotit!

Shqiptarët ikin nga ky vend, sepse kryeministri ofron drogë, krim dhe errësirë, në vend të dritës! Tani u kërkon “ta provojnë edhe njëherë”!

Pas gjithë asaj që i ka bërë Shkodrës bashkë me Becin e KESH, duke e përmbytur për hakmarrje me hapje digash, të dy këta shkojnë dhe u thonë shkodranëve “Na provoni njëherë”!
Pasi Edi Rama u ka treguar shumë herë shkodranëve gishtin e mesit, tani shkon dhe u lutet ta provojnë njëherë!

Pasi Edi Rama u ka treguar shumë herë shkodranëve gishtin e mesit, tani shkon dhe u lutet ta provojnë njëherë!

Shkodranët akoma i kanë plagët e përmbytjeve aty dhe u dashka t’i provojë këta perversë!

Shkodranët ende vuajnë pasojat e hakmarrjes politike të kryeministrit të vendit, të implikuar me trafikantë dhe kriminelë të shumtë deri te Tom Doshi, dhe po ky kryeministër u thotë “Më provoni njëherë”!

E më tej thotë se “jam pak shkodranë”! Shkodra e di se çfarë përfaqëson Edi Rama, se sa shkodran është ai!

Shkodra e ka provuar në kurrizin e saj dhunimin e shkatërrimin që i ka bërë asaj Edi Rama bashkë me bashkëpunëtorët e tij të gardhit të byrosë politike me të cilët drejton rilindja.

Pa le kur u thotë njerëzve se „Ça ka Zvicra më shumë se ne”?! O Zot! Tmerr!
Ne të gjithë e dimë se Zvicra ka shumë më tepër se ne!

Sepse Zvicra nuk ka një kryeministër dallkauk, që vetë vendos e vetë vulos, pa pyetur asnjë person tjetër!

Zvicra të gjitha vendimet i merr me referendum dhe jo me urdhëra politikanësh, ministrash e kryeministrash!

Mark Tëin shkruan se “është më e lehtë t’i mashtrosh njerëzit, sesa t’i bindësh se kanë qenë të mashtruar”! Por edhe mashtrimi ka një kufi!

Pr/Enver Bytyçi .
Kategori
Uncategorized

Pse po heshtin emigrantët: Të kërcënuar, apo të hedhur si leckë e shtrydhur

Nga aktivisti në emigracion,Eduart Tafaj, drejtues i shoqatës Magnezia Volos

Edhe Mbretëritë një ditë bien!

Kanë ngelur edhe pak ditë, nga zgjedhjet vendore në Shqipëri. Aq pak, sa shumë janë reagimet e patronazhistëve, për këto pak ditë akoma që të shohim përfundimet.

Megjithatë kjo nuk më shqetëson!
Shqetësim është heshtja masive e emigrantëve, të cilët nuk kanë as një kërkesë, apo pretendime ndaj vendit të origjinës. Një heshtje frikësuese, pasi është treguesi i qartë nënshtrues, ndaj rilindjes në pushtet.

Takim i drejtuesve të shoqatave shqiptare në Greqi, me Kryeministrin Sali Berisha –

Sot!?
Sot heshtje mavi!
Atëherë na i kishte fajet Saliu.
Po sot?

Sot tregojmë, që të shumtët janë nën vëzhgimin vigjilent të patronazhistit, edhe qeveria ka më shumë probleme madhore, sesa vota dhe përfaqësimi.