Kategori
Uncategorized

Qelia dhe netët në pritje të pushkatimit

“Ishin të pakta netët kur flija që në mbrëmje deri në mëngjes, sepse ishin këto zhurma nëpër korridore që më bënin të mendoja se po vinte radha ime. Më në fund, një ditë, ditën e 19-të, u hap dera e birucës dhe hyjnë një grup i madh policësh dhe komandanti i burgut, Banush Goxha. Ai urdhëroi të më hiqnin prangat dhe më tha: Kemi ardhur të të japim një lajm, të është falur jeta dhe dënimi të ka ngelur 25 vjet burg. Mendova se po tallej me mua, dhe më kanë kaluar drithma, sikur isha ndërmjet dy poleve të një rryme elektrike, nga maja e kokës, deri në majën e këmbës.”

Intervistoi Najada Pendavinji për Kujto.al

Vaskë (Vasillaq) Orgocka është një nga viktimat e krimeve komuniste, i cili përjetoi një kalvar të gjatë vuajtjesh dhe dënimesh si pasojë e martesës së tij me një grua të huaj polake. Ai vjen nga një familje me prestigj në qytetin e Korçës, ku i vëllai i tij Dhimitër Orgocka është një nga regjisorët e mëdhenj të skenës korçare dhe deri atë kohë, ajo trajtohej nga politika e shtetit, si një familje e priviligjuar dhe e nderuar. Vaskë Orgocka ka mbaruar studimet e tij në Varshavë, në Poloni, me miratimin e shtetit dhe gjatë kohës që ishte student në vitin 1954, u njoh me një vajzë polake të quajtur Barbara (Bashën). Në vitin 1955, ai u kthye nga Polonia dhe mbas një viti, në 1956, erdhi edhe Barbara, gruaja e tij. Kalvari i vuajtjeve dhe persekutimeve e ka zanafillën në vitin 1961, menjëherë pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe me vendet e demokracive popullore. Në këtë periudhë, filluan përndjekjet e grave të huaja që ishin martuar me shqiptarë dhe që kishin krijuar familjet e tyre duke jetuar dhe punuar në Shqipëri. Si rezultat i kësaj politike represive, Orgocka dhe gruaja e tij Barbara u përballën me persekutimin e egër të regjimit komunist. Ai arrestohet në vitin 1968, nën akuzën fillestare agjitacion/propagandë dhe mbahet në hetuesi, për rreth një vit, duke u dënuar më pas me pushkatim, për shkak se bashkëshortja e tij ishte cilësuar si agjente dhe kolonele e shtetit polak. Gruaja e tij u dënua me 25 vjet burg, ku pësoi një tronditje të madhe mendore e nuk i njohu fëmijët e burrin. Sot Orgocka është 85 vjeç, ndërsa gruaja e tij nuk jeton më.

Dëshmia e plotë, si më poshtë:

1 Orgocka, cili ishte shkaku që komunizmi filloi persekutimin ndaj jush?

Shkakun akoma nuk e di pse unë dhe gruaja ime përjetuam atë persekutim të atij sistemi,

por me kohë mund të them se shkaku ka qenë mangësia, të metat e atij regjimi të asaj kohe dhe arrestimet tona kanë qenë justifikime për të mbuluar krimet e asaj politike. Ndërsa zanafilla e persekutimit tim lidhet meqënëse unë kisha krijuar familje me një grua polake. Unë kam qenë student në Varshavë, në Poloni, me miratimin e shtetit kuptohet, dhe në vitin e fundit të studimeve, pra në vitin 1954, u njoha me një vajzë polake që më vonë do bëhej gruaja ime. Atje kemi qëndruar afërsisht një vit bashkë, ku unë e merrja edhe në festat që organizonte Ambasada Shqiptare apo studentët në Poloni dhe mbas festës, më thërret ambasadori ynë në Poloni, që në atë kohë ishte Petro Papi dhe më thotë: Ajo është vajzë e mirë, pse nuk martohesh me të? E di ti që politika jonë është që të afrohemi sa më shumë me ta. U ndodha pak ngushtë, pasi nuk dija si të përgjigjesha, dhe i thashë do e shikojmë, ai vazhdoi dhe më tha bëje… dhe mund të them se kjo ishte si një shtysë dhe kështu vendosëm të martohemi. Martesën zyrtare e bëmë në Korçë, pasi unë u ktheva në vitin 1955, ndërsa Barbara erdhi një vit më pas, në shtator 1956, për shkak të procedurave. Jetuam rreth 12 vjet sëbashku në Korçë. Unë gjatë asaj kohe, punoja në Komitetin Shtetëror të Gjeologjisë në Tiranë, si gjeolog, me kryetar komiteti Panajot Plakun. Ai më transferoi në Mirditë, atje ku kalova vitet më të rënda dhe të hidhura të jetës sime në Spaç, më pas më çoi në Përrenjas dhe në fund, u transferova në minierën e Mborje-Drenovës. Ndërsa gruaja kishte bërë një kurs për laborante dhe punonte në fabrikën e Birrës, në Korçë. Gjatë kësaj kohe, lindën edhe dy fëmijët e mi. Më pas, ndodhi goditja e tyre dhe familja jonë u shkatërrua përfundimisht në pamundësinë për t’u ribashkuar. Unë personalisht siguroj cilindo qoftë, që ligjërisht nuk ja kam bërë borxh as qeverisë dhe as ndonjë personi në veçanti, për persekutimin tim dhe të gruas.

Kur filloi tamam përndjekja?

Unë e përmenda pak më parë që deri në momentin e arrestimit, ne ishim një familje që jetonim shumë mirë në krahasim me të tjerët. Por erdhi viti 1961, politika e shteti ndryshoi, u prishën marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe me vendet e demokracive popullore, kështu që filluan të na shihnin me një tjetër sy. Në vitin 1962, filloi ajo përndjekja kundrejt të gjitha grave të huaja, të cilat ishin martuar me shqiptarë. Në këtë kohë, unë kërkova që gruaja të largohej sëbashku me fëmijët, por ajo nuk pranoi, pasi mendonte se familja ishte e shenjtë dhe nuk prekej nga askush. Dhe kështu, erdhi momenti i arrestimit tim. Në fillim të dhjetorit të vitit 1968, më kanë arrestuar në zyrë dhe më kanë çuar në Degën e Punëve të Brendshme, këtu në Korçë, ku kam qëndruar deri në fund të shkurt 1969. Akuza e parë që m’u bë ishte ajo e “agjitacion dhe propagandë”, pasi sipas atyre që më kishin spiunuar, të cilët ishin Vangjush Raci, kolegu im i zyrës, Xhevdet Dervishi dhe një grua polake e martuar në Korçë, Kristina Gjashta, unë isha shprehur se nuk më erdhi mirë që ishim prishur me Bashkimin Sovjetik. Në birucat e Korçës, më kanë mbajtur gati katër javë, të cilat mund të them se kanë qenë vërtet një varr prej betoni. Më pas, më transferuan në Tiranë, për arsye se sipas tyre i vunë një tjetër rëndësi hetuesisë dhe procesit gjyqësor të familjes. Atje në Tiranë, filloi edhe kalvari i vërtetë i vuajtjeve, i torturave dhe dhunës psikologjike dhe fizike, pasi qëllimi i tyre ishte që unë të pranoja se gruaja ime ishte agjente dhe unë bashkëpunëtori i saj.

Kush ishin hetuesit tuaj? Cilat ishin torturat që përdorën ndaj jush?

Procesi i hetuesisë ka zgjatur gati një vit dhe gjatë kësaj periudhe, çështjen time e kanë shqyrtuar disa hetues, të cilët do i përmend tani. Gjatë hetuesisë në Korçë, hetuesi im ishte Odhise Porodini, një gjirokastrit, por që ishte me detyrë këtu në Korçë. Për një moment, mendova se hetuesia ime kishte përfunduar… por jo, më transferuan në Tiranë, në burgun 313, ku hetuesinë e vazhdova me Koço Josifin, i cili ishte shefi i hetuesisë për Tiranë. Por shefi i hetuesisë për Republikën ka qenë Ferat Matoiti. Do i dalë emri këtij, pak më poshtë, sepse nën drejtimin e tij filloi hetuesia në Tiranë. Kur fillova me Koço Josifin, ai më tha: “Supën e hëngre në Korçë, tani të shikojmë thelat e mishit që do kesh këtu në Tiranë”.  Në këtë proces hetuesie, filloi edhe dhuna fizike, ku gjatë marrjes në pyetje në shumicën e rasteve, na vendosnin në karrige të betonuara dhe na mbanin me duar të lidhura prapa karriges, duke ushtruar tortura fizike deri në përgjakje dhe presione të pafundme psikologjike. Gjatë hetuesisë, mbaj mend që më ka ardhur një ditë Feçor Shehu. Unë nuk e njihja kush ishte, por imazhi i tij më ka ngelur në mendje. Ishte një fytyrë e dhjamosur, e verdhë, me bula djerse dhe të krijonte menjëherë përshtypjen e një krimineli të pashpirt. Kur hyri ai në derë, hetuesi përpara tij rrinte “gatitu”. Unë u habita, pasi Koço Josifi ka qenë një nga ata hetues që sëbashku me Mehmet Shehun, ka vrarë njerëz brenda në biruca, sidomos në rastin e shpërthimit të bombës në Ambasadën Sovjetike. Më pa Feçor Shehu dhe i tha hetuesit: Po ky, kush është? Akoma merreni me këtë? Merreni dhe bëjeni lëmsh dhe hidheni, kaq tha dhe iku. Ky ishte udhëzimi i Feçor Shehut, të më vrisnin. Ndërsa Koço Josifi, më thotë që ky njeri ka në dorë jetën tënde dhe timen bashkë. Hetuesia vazhdonte dhe një tjetër person do vinte tek unë. Ai ishte Ferat Matoiti, i cili ka qenë autori i të gjitha torturave fizike që më bëri. Në atë kohë, ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Hetuesisë për Republikën. Në njërën nga këto ditët, ai më rrahu keq, më goditi me grushta fytyrës, duke më thyer dy dhëmballë, u gjakosa i gjithi, më çuan në birucë dhe gjaku vërshonte pasi më kishte ngelur një cifël, e cila me shkaktonte dhimbje të padurueshme. Dhe në këtë mënyrë, unë u detyrova që të kërkoja ndihmën e ndonjë dentisti që të ma shkulte, por ai që erdhi nuk ishte dentist, ishte “nallban”, nga ata që mbath kuajt me patkonj, dhe me një palë darë me nga ato që hiqen gozhdat, më shkuli rrënjën me një pjesë të nofullës. Atje, për herë të parë, humba ndjenjat. Vendi u infektua, kisha hemoragji dhe në këtë mënyrë, i kërkova policit pak kripë, e cila ishte e papastruar, por që më shpëtoi. Pra kushtet në hetuesi, kanë qenë për të të vrarë pa plumb, dhe hetuesit ishin vërtet njerëz të zgjedhur për të kryer kriminalitete mbi njeriun.

Si e përjetuat dënimin me pushkatim?

Hetuesia zgjati gati një vit dhe pas saj, sipas rregullave, u realizua një gjyq, i cili zgjati një javë dhe unë në këtë gjyq, jam dënuar me vdekje. Në grupin tonë, ishim dy veta që u dënuam me pushkatim, ai ishte një shoku im, inxhinier mekanik nga Durrësi. Kur vinte polici, më hapte atë sportelin dhe më thoshte gjoja si fshehurazi, mos ki frikë ti, ai tjetri do pushkatohet por ti jo, ndërsa atij i thoshin të njëjtën gjë. Që pas mbarimit të gjyqit, më lidhën me duar mbrapa dhe ato hekura s’mu hoqën më, deri sa m’u fal jeta pas 19 ditësh pritjeje të pushkatimit tim. Të jetosh me mendimin se do të vrasin, do pushkatohesh pa asnjë faj, pa asnjë shkak, vetëm pasi Kolegji i Gjykatës së Lartë kishte marrë këtë vendim, ishte e tmerrshme. Isha vetëm 35 vjeç, nuk e dija se çfarë mund të ndodhte me gruan time dhe fëmijët e mi. Shpejt apo vonë, pushkatimi im do të ndodhte, dhe unë vetëm prisja duke përgjuar çdo lëvizje, sidomos natën, pasi gardianët merrnin të burgosurit që i çonin në hetuesi ose për pushkatim. Ishin të pakta netët kur flija që në mbrëmje deri në mëngjes, sepse ishin këto zhurma nëpër korridore që më bënin të mendoja se po vinte radha ime. Më në fund, një ditë, ditën e 19-të, u hap dera e birucës dhe hyjnë një grup i madh policësh dhe komandanti i burgut Banush Goxha. Ai urdhëroi të më hiqnin prangat dhe më tha: Kemi ardhur të të japim një lajm, të është falur jeta dhe dënimi të ka ngelur 25 vjet burg. Mendova se po tallej me mua, dhe më kanë kaluar drithma sikur isha ndërmjet dy poleve të një rryme elektrike nga maja e kokës deri në majën e këmbës.

Po me gruan tuaj çfarë ndodhi? A e keni takuar gruan tuaj gjatë asaj kohe?

Gruan time Bashën e kishin arrestuar atë ditë që më sollën mua nga Korça në Tiranë, në fund të shkurtit 1969. Mbaj mend që unë kur kalova nga hetuesia për në birucë, pashë rrobat e saj të cilat i njoha. Bashën e dënuan me 25 vjet burg, por meqënëse pati një ndërhyrje të fortë nga shteti polak, atë e liruan, duke i bërë një gjyq të detyruar, pasi duhej t’ja faktonin shtetit polak fajësinë e saj, dhe nga 25 vjet e dënuan me 3 vjet sepse shtetasit e huaj në atë kohë dënoheshin sipas ligjit nga 1 deri në 3 vjet për agjitacion dhe propagandë. Po, gruan e kam takuar gjatë periudhës që ishim në hetuesi dhe kur u bë gjyqi. Para gjyqit, këto takime organizoheshin në këtë mënyrë që ishte një komision dhe bëhej një ballafaqim ndërmjet të burgosurve për të biseduar ato që ishin përgatitur nga hetuesit për t’ia thënë njëri-tjetrit. Atje e pashë gruan në gjendje të tmerrshme, ajo ishte shpërfytyruar, kaq shumë kishte ndryshuar. Ajo s’kishte në trup veçse një fustan të saj dhe një palë këpucë me qafë. Më pa, më njohu dhe më pushtoi rreth belit dhe filloi të qajë. Në këtë gjyq merrnin pjesë disa policë, hetuesit Koço Josifi, Ferat Matoiti, dhe një përkthyes, meqënëse gruaja ishte me kombësi të huaj i cili ishte Osman Kraja, por ky nuk ishte përkthyes. Ai plotësoi të gjitha ato që nuk i tha dot prokurori. Kaloi një çast dhe ajo më tha: “E shikon atë njeri atje?”, dhe vështrimin e kishte nga Ferat Matoiti. Ai ishte një burrë i gjatë, me flokë kaçurrel të thinjur dhe me fytyrë të zezë, dhe më thotë: “Ai njeri e ka shpirtin më të zi se fytyrën”, por shqip. Kaq ishte takimi me gruan. Kur u bë gjyqi, ishte dhe gruaja atje e cila ishte akuzuar për agjente dhe kolonele e shërbimit sekret polak. Por si mund të ishte kolonele një vajzë 18 vjeçare. Kur u lexua akt-akuza, ajo përplaste këmbët. Kjo ishte mënyra e saj për të protestuar për të gjitha ato që thuheshin në gjyq. U përjashtua nga gjyqi dhe ata u detyruan ta dënonin në mungesë. Gruaja ime gjatë asaj periudhe, pati edhe një çrregullim mendor pas atyre torturave psikologjike dhe fizike që kishin ushtruar ndaj saj në hetuesi. Gjithashtu, atë e kishin tejngopur me narkotikë. Këtë gjë unë e vërtetova kur shkova në Poloni, pas viteve ’90.

Ku e vuajtët dënimin, në çfarë burgu apo kampi?

Unë e theksova pak më parë që Presidiumi i Kuvendit Popullor më fali jetën, duke më dënuar me 25 vjet burg. Pas dy javësh që më mbajtën në kaushët (dhoma të cilat shërbenin si tranzit për shpërndarjen e të dënuarve nëpër kampe pune), më çuan në kamp-burgun e Spaçit. Unë me profesion isha gjeolog dhe e dija shumë mirë, sesi punohej, çfarë kushtesh, sigurime teknike, rregulla kishte miniera, dhe isha një nga ata që i kontrolloja zbatimin e këtyre rregullave. Por kur kam vajtur në Spaç, “kam zënë kokën me dorë”, dhe jam habitur që si ka mundësi që njerëzit këtu hyjnë dhe dalin gjallë. Të tmerrshme ishin kushtet e punës dhe jetesës në minierën e Spaçit. Në këtë minierë, prodhohej bakër dhe pirit. Unë punova në galeritë e piritit dhe në këtë sektor, ishte vërtet një skëterrë. Nëqoftëse diku në këtë univers ka ferr, atje ishte ferri. Na u mbush i gjithë trupi me njolla të verdha, pasi të gjitha ujrat që kishte galeria, ishin të tejngopura me acidin sulfurik. Ushqimi ishte i pamjaftueshëm për të përballuar atë punë të rëndë që bënim. Këto ishin tmerret e atij burgu.

Si vazhdoi jeta juaj familjare dhe a u bashkuat me gruan tuaj pas atyre viteve ndarje?

Gruaja ime Basha u lirua në vitin 1971, me kërkesë të detyruar nga shteti polak. Dhe menjëherë shkoi në Poloni, por për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, me barrelë e çuan nga birucat në arodrom dhe me barrelë e kanë zbritur në Varshavë, nga avioni deri në spital. Ka jetuar gjashtë muaj në spital, duke u kuruar për gjendjen e saj mendore që vinte si pasojë, jo vetëm e tronditjes, por edhe sasisë së tepër me narkotikë, e cila dëmtoi trurin e saj. Fëmijët nuk arriti t’i merrte dot për arsye të gjendjes shëndetësore dhe ata qëndruan me prindërit e mi. Ndërsa mua m’u ul dënimi deri në 17 vjet burg dhe u lirova në vitin 1985, pasi edhe ata e dinin shumë mirë që nuk ia kisha bërë për borxh një gjë të tillë, vetëm sepse ashtu ishte politika e tyre. Më në fund, erdhën dhe më thanë troç, familjes do i thuash të vërtetën, me të tjerët s’ke pse bisedon. Mbas viteve 1990, së bashku me fëmijët do shkonim në Poloni të takonim gruan, dhe absurdi i të gjithë kësaj ishte se ambasada shqiptare nuk ma aprovoi vizën për në Poloni, pasi isha një i dënuar politik. E gjithë familja ime mund të shkonte jashtë shtetit, ndërsa unë jo. Edhe pas ndryshimeve politike që ndodhën në Shqipëri, akoma funksiononte ideologjia komuniste. Më në fund, m’u aprovua viza dhe shkova të takoja gruan time, por ajo ishte në atë gjendje që herë më pranonte dhe herë jo, dhe kishte momente të tilla që ajo merrte policinë në telefon dhe i thoshte që tre persona kanë ardhur të më vrasin.

Ma shkatërruan jetën pa asnjë shkak!/Kujto.al

Kategori
Uncategorized

Mashtruesi i 8 Dhjetorit! Si e the zotrote? 8 Dhjetorin e pluralizmit e bëre Ti?

Nga Ylli Dylgjeri/

Haaaaaaaaaaa! Haaaaaaaa!

Me deklarimet e Salzburgu-t i vure kapak kazanit tënd me gënjeshtra që ke çpikur nga

viti 89 e deri më tash.

Po kush të kishte Ty në llogari ne 89 dhe 90?

Ti ishe nje anonim. Pa emër, pa numër, pa fytyrë. Vetëm nëse llogarit emrin rezerve në ekipin e basketbollit të Dinamos, numrin në fanellë dhe fytyrën që dilte me 5 gabime personale në çdo ndeshje edhe pse hyje në lojë nē mes të saj. Per më shumë, ne sport, le të flasin bashkëkohesit tënd nga Ilir Trebicka e deri te Fatmir Cuka.

Për më shumë në politikë , le të flasin Lisen Bashkurti, Skender Gjinushi, Fatmir Xhafa, Qemal Mminxhozi, Luan Bregasi, Remzi Lani e të tjerë, aktore te rinise puniste dhe aktore te levizjes se Dhjetorit.

Per me pak, po flas edhe une, ish instruktori i KQ te BRPSH-se.

Nuk ke qene kerkund Ti ne listat e organizatoreve dhe simpatizanteve. Ti o Edvin Rama ike u fsheve.Nuk ke qene as ne Shqiperi ne ato çaste per ca ligjërata qe mbajte te artet. Pardesyja jote e bardhë në atë grupim ishte një çarçaf mashtrimi.

Per 8 Dhjetori e vitit 1990 mund të flasë me shumë edhe ish studenti Pandeli Majko.

Per 8 Dhjetorin kanë shkruar shumë. Të vërtete e anonimë. Por per 8 Dhjetori ende nuk kane dalë dokumentat e kohës.

Ishte Ramiz Alia Ai qe erdhi ne KQ te BRPSH-se e tha:

Duhet ndryshim! Po vij ketu, nga zyra ime ku kam punuar 30 vite me pare, (e kishte fjalen per zyren e Sek. Pare te BRPSH L. Bashkurtit) dhe, me sa pashe, nuk kishte ndryshuar gjë nga koha kur drejtoja Unë rininë. (e ka inçizuar live atë takim edhe ish gazetari i rinisë Ilir Kadia)

Po ajo tavolinë, po ajo skrivani, po ato kolltuqe!

Më tej Ai iu drejtua në mbledhjen e aparatit të rinise Kryeredaktorit të Zërit të Rinisë, Remzi Lani:

Remziii!

Duhet ndryshuar gazeta! Tani shpejt do të kemi edhe opozitën përballë…Tani nuk ka më tralala, tralala, hipi miu në tra!

Këto ishin mesazhe për ndryshim.

Ndërkohë, diku, në zyrat e KQPPSH përgatiteshin në fshehtesi listat dhe emrat e opozitës së re. Listat e Kryetarëve të saj.

Në dt. 8 Dhjetor, natën e revoltës së studentëve të gjithë apatçikët u ngritëm ne mesnatë në alarm, për te qendryar pranë tyre në godinat e Qytetit Studenti.

Asnjë Urdhër, porosi, apo shkelje syri nuk na u dha për të bëre “zjarrfikësin e revoltës”. E gjithë udhëheqja e vjeter e rinise ishte aty bashke me Ministrin e Arsimit Skender Gjinushi. Po ashtu,

e gjithë masa studentore bashkë me të ndjerin Azem Hajdari ishte aty deri në të gdhirë.

Po keshtu edhe ne ditet ne vijim. Në sheshin studenti, ne rruge, në bulevard e kudo ku protestohej.

Tani po të pyes Ty Edi Rama:

Ku ishe Ti o Zot?

Kërkund! Kërkund! Kërkund!

Edhe në takimin me Ramiz Aline kërkund.

Une, isha aty. Me porosi i solla studenteve edhe autobuzin për në Pallatin e Brigadave. Ishim

aty edhe ne godinen 18-te, ku u bë përzgjedhja e pjesmarrësve. Edhe në autobuz, edhe ne takim, edhe në bashkebisedim me treshen.

Ku ishe Ti?

Kërkund.

E të tjera, e të tjera që janë të shkruara në Ditarin tim dhe te kolegeve te atyre diteve.

Si perfundim. Ke genjyer. Ke genjyer dje europen dhe opinionin publik brenda dhe jashtë vendit.

Pluralizmin se solle Ti. TI nuk ja vlen të kërkosh as falje.Ti ke qëne, je, dhe do të mbetesh i

pabesueshëm.Ti nuk falesh.

Kategori
Uncategorized

Komunizmi nuk sprovoi vetëm burrat, por edhe nënat: “Më denoncoi ime më”

Një burrë edhe tjetërsohet, por nëse tjetërsohet një nënë, atëherë e natyrshmja dhe e njerëzishmja është thyer dhe kthyer në argjilë në duart e së keqes, për t’u ngjitur në forma monstruoze që Shqipëria i pa gjatë 45 viteve të regjimit diktatorial.

Dhimbjet e goditjeve, edhe pse i kujtohen si rrëqethje kohë pas kohe, tani janë shuar. Shenjat e plagëve janë zhdukur. Sëmundja e përkeqësuar në qeli, që për pak i mori jetën, është shëruar, por Feridum Doko ka një plagë në zemër, që nuk mbyllet. Kanë kaluar mbi 65 vjet nga ajo kohë, por atij ende i dhemb që, në gjyq, pasi kishte duruar tortura të pafunda për të mos e pranuar akuzën e arratisjes, dëshmitare kundër i doli e ëma. Ndoshta, dënimi me 10 vjet burg, pas asaj dëshmie të pakundërshtueshme, ishte gjëja që i dhembi më pak djalit 19-vjeçar, që kishte vendosur të arratisej nga diktatura.

Teksa ka mbushur 85 vjeç, Feridum Doko, i lindur në Berat, ka treguar për evenwallshaveears.org, historinë e tij që ngjason me historinë e dhjetëra të rinjve që kanë jetuar në Shqipërinë komuniste, që nis me një plan për t’u arratisur, vazhdon me nuhatjen e një tradhtie e më pas me kapjen nga policët, tortura, presione, hetuesi dhe një gjyq ku shpallet vendimi që, brenda pak çasteve, u merr rininë djemve, për t’ua zëvendësuar me vite të kaluara në burgje dhe kampe pune, por diku, historia e tij ndryshon nga historia e të tjerëve dhe e bën atë më të dhimbshme seç do e bënte çdo torturë, sepse përmban zhgënjimin më të madh që dikush mund të pësojë, atë që nuk të shemb thjesht planet dhe një pjesë të së ardhmes, por vetë themelet e qenies.

“Insistimi për pafajshmërinë time rezultoi në 4 seanca gjyqësore; nuk bëhej fjalë që unë ta pranoja që kisha thyer ligjin. Gjyqtari (që në atë pikë ishte irrituar) ftoi si dëshmitare Myzafere Dokon, mamanë time. Ajo kishte qenë personi që më kishte kallëzuar te kryebashkiaku i Beratit; ajo ishte arsyeja se pse më kishin arrestuar dhe ajo ishte personi që dëshmoi kundër meje në gjyq. Ajo tha që: “Këto janë të njëjtat ide që kishte edhe gjatë luftes; ai nuk ka besuar kurrë te Partia Komunise; ka qenë gjithmonë shumë i vendosur për pakënaqësirat ndaj sistemit; donte të tradhtonte vendin duke u arratisur në Greqi. Përpara se të konfirmonte përsëri që ishte ajo e cila më kishte denoncuar”.

Feridumi kishte bërë plan me tre shokë të tij nga Vlora për t’u arratisur për në Greqi përmes Përmetit me ndihmën e një personi që ndihmonte për arratisje persona të rëndësishëm. I tha së ëmës që do të shkonte të vizitonte vëllanë e tij, që ishte mësues në Ujanik të Skraparit duke marrë me vete “një pistoletë të cilën nëna e tij e mbante të fshehur në shtëpi për vetëmbrojtje” dhe u nis drejt Skraparit ku kaloi një natë, por ndërkaq ishte tradhtuar. U kap, u fut në një qeli të shtruar me baltë dhe fekale. U tortura rregullisht për të treguar emrat e shokëve, por ai nuk pranoi, nuk pranoi asgjë. Mendonte që duke mos pranuar, mund të shpëtonte.

Siç Feridumi tregon  për evenwallshaveears.org, qelitë ishin shumë të ngushta dhe të zhveshura, ai duhet të hiqte këpucët për të mbrojtur gjoksin nga ftohtësia e çimentos kur shtrihej natën. Pas 15 ditësh, nisi hetuesia me pyetje dhe tortura. Ai kujton që ia mbajtën duart pas me pranga, për 15 ditë, duke e liruar vetëm kur duhet të hante apo të shkonte në tualet.

Mjaftuan dy muaj me këtë regjim që të përfundonte kockë e lëkurë. Në këtë pikë, pas çdo goditjeje, i binte të fikët. Kërkesa për të treguar shokët ishte këmbëngulëse dhe ai vendosi të thoshte dy emra që e dinte që ishin pushkatuar në vitin 1946 në Berat, gjashtë vjet para kohës kur zhvilloheshin ngjarjet, sa për ta ndalur furinë e goditjeve dhe ato ndaluan me të vërtetë. Më pas u shfaq një hetues tjetër me maniera më të sofistikuara sesa i pari i cili i tha që ishte “një budalla kokëfortë që nuk i tregonte shokët e tij” dhe më pas i tregoi një dokument ku shkruhej që nuk kishte rëndësi çfarë thoshte i pandehuri, sepse prokuroria, kishte tashmë një dëshmi të firmosur që vërtetonte akuzën për të. Tashmë Feridumi vendosi të firmoste me idenë që do të mohonte sërish në gjyq, siç kishte bërë gjatë dy muajve torturash, por do të ishte e kotë.

Në gjyq, ajo dëshmia e pakundërshtueshme dhe fundosëse do të vinte nga e ëma. Indoktrinimi kishte arritur në atë pikë sa të ndërhynte në marrëdhënien më të fortë, në marrëdhënien mes një nëne dhe një biri. Në shumicën e rasteve, propaganda komuniste dhe frika e mbjellë në shpirtra, nuk ia arriti këtij qëllimi duke shkaktuar shumë vuajtje te ata që rezistuan, por regjimi diktatorial këmbënguli gjithmonë në to, duke ia njohur vetes të drejtën për të qenë mbi gjithçka dhe, diku, ia doli të triumfonte.

“Më dënuan me 10 vite burg, meqënëse trupi im po luftonte me një temperaturë të lartë 39.5 gradë Celsius. Këshilli i mbrojtjes shpalli që çështja ishte e mbyllur për shkak të dëshmisë së nënës sime. Ajo ma mbylli gjithçka. Mamaja erdhi më vizitoi në burg. Siç duket, disa të afërmit e mi e kishin shtyrë që të më takonte pasi isha diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Kur u takova me nënën time, ishim të dy mbas hekurave – me hapësirë në mes.

Erdhi dhe qau, ndoshta ishte penduar; nuk e përmendëm si çështje atë ditë. E pa se në çfarë gjendjeje të mjerueshme isha, ku më duhej të pushoja mbas çdo 4 hapash, sepse ndihesha i rraskapitur, megjithëse isha një djalë i ri. Sërish, për hir të Zotit mbijetova”, tregon Feridum Doko për evenwallshaveears.org.

Një vit më parë, kur është marrë kjo intervistë, Feridumi jetonte në Berat, ishte 85 vjeç dhe ishte bërë gjysh prej vitesh. Vuajtjet ishin larg në kohë, por dhimbja ishte ende brenda tij sepse diktatura kishte mundur të ndërhynte në një nga siguritë e fundit të njeriut mbi tokë, te siguria që nëna nuk mund të të tradhtojë kurrë. Çfarë ishte mbi tokë dhe njerëzore, nuk ishte e paprekshme për regjimin komunist. Vetëm hyjnoren nuk mund të preknin dhe me sa shihet, vetëm prej asaj, dashurisë së Zotit, disa ia dolën të mbijetonin.

Nga A.Çano

Kategori
Uncategorized

Ngjarja që tronditi Beratin në janarin e vitit 1987/ Si u dënuan me pushkatim dy të rinjtë Luftëtar Protoduari dhe Riza Hazizi.

Gjyqi i katër të rinjve të “Grupit armiqësor të Poshnjes” dhe akuza qesharake e Sigurimit të Shtetit, ku u dënua me 25 vjet Muharrem Protoduari dhe 20 vjet Ushtar Çobo.

“4 djem të rinj do të hidhnin në erë me sasi të vogla eksplozivi, Kombinatin e Tekstileve, që shtrihej në një rreze prej 1 km dhe që ruhej rreptësisht me policë të armatosur”. Ishte kjo akuza apsurde e Sigurimit të Shtetit në janarin e vitit 1987, në qytetin e Beratit. Një ngjarje që nuk kishte as më të voglën mundësi të ndodhte, për shkak se zona ishte rreptësisht e kontrolluar nga regjimi. Megjithatë, Sigurimi i Shtetit sajoi këtë akuzë, duke shigjetuar katër djem të rinj, që natyrisht i përkisnin asaj shtrese që duhej goditur, siç i  kishte etiketuar regjimi, kulakë.

Luftëtar Protoduari, Muharrem Protoduari, Riza Hazizi dhe Ushtar Çobo, u arrestuan në verën e vitit 1977 me akuzën e hedhjes në erë të Kombinatit të Tekstileve “Mao Ce Dun” në Berat. Ishte një akuzë që do të montohej ashtu siç kishte ndodhur, përgjatë gjithë historisë së Sigurimit të Shtetit. Ishte një akuzë e paqënë ndaj kundërshtarëve realë apo imagjinarë të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Katër djemtë u cilësuan si “Grupi Terrorist i Poshnjes”. Gjyqi ndaj tyre u zhvillua si një show në qytetin e Beratit, një ngjarje që do ta trondiste fort atë qytet të lashtë.

Një fotografi e godinës ku është zhvilluar gjyqi, është publikuar pak kohë më parë nga Gazeta Shqiptare. Atje shfaqet ndërtesa e Degës së Brendshme të Beratit, vendi ku u torturuan për më shumë se tetë muaj, katër të rinjtë e pafajshëm. Dy prej tyre, Luftëtar Protoduari dhe Riza Hazizi u dënuan me pushkatim, ndërsa Muharrem Protoduari dhe Ushtar Çobo u dënuan me respektivisht 25 dhe 20 vjet burg. Gjyqi u zhvillua në Kinoklubin e Kombinatit të Tekstileve dhe vendimi u shpall nga gjykatësi komunist, Ali Zanko.

Kategori
Uncategorized

Dasma e Stambollit, apo UDB dhe shqiptarët.

Nafi Çegrani:

Agjentura e UDB-së: DASMA E STAMBOLLIT …

Informatori “Majeri” ishte person i besueshëm dhe me përvojë në punët agjenturore dhe të spiunazhit të UDB-së me qendër në Shkup. Ishte një nga lojtarët e dalluar edhepse nuk ishte i shkolluar, por që kishte një prirje dhe aftësi për detyra të angazguara nga sfera e spiunimit.

Kariera e tij është mjaft e pasur me episode dhe drama të kësaj natyre, të cilat nisin që nga vitet kur ky ishte fut në në burgun e ,,Idrizovës,, për vrasje të tefishtë që kishte bërë, dhe si të tillë krerët e UDB të atyre vitevenë krye me prokurorin e asaj kohe Llazar Mojsovin, sipas një plani të hartuar për diverzant, e kishin programuar edhe ,,Majerin,,! Andaj ky me vetëdëshirën e tij ishte future në analet e një veprimtarie të fshehtë siç ka kërkuar UDB në Shkup, sepse kjo ka qënë e vetmja shpresë e tij që të delte sa më shpejtë nga burgu bashkë me dy vëllezërit e tij.Por, këto janë fenomene të cilat duhet analizuar dhe studjuar si kategori e veçantë e spiunazhit jugosllav, për çka për rastin konkret të ,,Majerit,, do të qasemi një rast tjetër në të ardhmen e shpejtë.

Megjithatë, në këtë kontekst duhet të përmend se gjurmëve të ,,Majerit,, ishte edhe informatory ,,Sulltani,, i cili vjente nga disa rrethana të rjera për rastin konkret dhe i angazhuar të jepte informacione për atë se çfarë ndodhi në dasmën e Stambollit,kush ishin pjesëmarrës dhe disa zhvillime të tjera, për disa profile të ptotagonistëve dhe bindjeve të tyre ideologjike, për çka do të bëjmë fjalë në rastin konkret… UDB-a duke e angazguar fillimisht ,,Sulltanin,, të bënte karierë të tillë në vendlindjen e tij,në vijën e ,,iredentizmit,, dhe

,,separatizmit,, shqiptar, duke grumbulluar informacione për farefisin, miqët dhe shokët e tij në kohë dhe hapësirë ku ai gjendej.Por, megjithatë, gjatë zhvillimeve dhe situatave ku informatory përballej, paraqiten edhe konflikte të zgjatura, të cilat i zgjithte kryeshefi Stojçe Gjorgjievski, sepse ishte person i cili kishte kontribuar në këtë mission spiunazhi lokal dhe më gjërë, fijet e të cilit tërhiqen gjer në Stamboll, ku kishte informacione nga më të spikaturat që i interesonin UDB-s.

Ai si resident me punë ishte vendos në Shkup, i kamufluar me një biznes të tij të vogël, e që UDB-a qëndronte si mburojë, ishte dorë e zgjatur në fushën e zbulimit, por që vepronte edhe në anët e Gostivarit dhe Tetovës , si person mjaft komunikativ dhe i përshtatshëm me lidhjet familjare që i kishte në Stamboll, me familje të madhe dhe të shquar për kah traditat dhe ruajtja e kulturës që nga koha e plakut Milaim Pelivanit, i shpërngulur nga Çegrani në kohën e Kemal Ataturkut, dhe i cili gjatë karierës së tij si kampion botëror,ishte pjesëmarrës në lojrat Olimpike në Çikago më 1939, kur edhe u kurorëzuar me fitore si bash pelivan në ndeshjen e mundjes.Por, kur duhej të ngrihej flamuri i shtetit nga ai vjente, Milaimi kërkoi që në vend të flamurit të Turqisë të ngrihej flamuri shqiptarë, sepse tha:,,Unë jam shqiptar e jo turk, dhe dua që të valon flamuriiI kombit tim”!Për këtë gjë u zemrua edhe Kemal Ataturku me të cilin Milaimi kishte kontakte dhe marrëdhënie të mira.Përse veproi kështu, Ataturku e qorrtoi duke i thënë se edhe ai ishte shqiptar, por qe kishte krijuar Turqinë modern…

Milaimi kontribuoi për çështjen shqiptare sin ë Stamboll, në Damask e Siri ku kishte kontakte edhe me diplomat të huaj e të cilët ishin mjaft të interesuar për rrjedhat ballkanike…Këtë Milaimi Pelivani i Çegranit e pagoi shtrejtë , me karijerën e tij, sepse u devalvua dhe nuk arriti dot të mbante kulmet e kampionit botërorë në mundje, edhepse ai ishte bash edhe në mës pelivanave të Jedrenes, gjë të cilën e kishte në dijeni faremirë edhe Ataturku, por kështu vendosi dhe nuk pyeste fare për gjëra të tjera dhe rrethana të cilat e shtynë Pelivanin të vepronte ashtu siç i kishte hije…!

***

Ishte kohë vere,kohë e përshtatshme dhe e bukur për dasma të cilat në rrafshin e Pollogut dhe në malësinë e Sharrit bëhen sipas traditës.Ddielli

me rrezet pingul përtcëllonte natyrën! Nga çdo anë e fshatit dëgjoheshin zyrlet, tupanat, sepse ishte koha kur ktheheshin gurbetqarët në vendlindje dhe bënin dasma, gëzime familjare, fejesa e martesa dhe kështu me rradhë…Dasëm bëhej edhe në Stamboll, por një dasëm e madhe, në shtëpinë e djalit të madh të Milaim Pelivanit, Hajdarit.Çdo gjë ishte e prëgatitur mirë, ishin ftuar mbarë farefisi i tyre në vendlindje, dajollarët, xhaxhallarët, nipëri e mbesa, miq e dashamirë…të gjithë duhej të shkonin në dasmën e Stambollit. Kështu ishte rendi dhe tradita shqiptare të cilat kjo familje me nam I kishte ruajtur me xhelozi në mes shumë vitesh kur e kishin lënë vendlindjen e tyre dhe kishir ardhur në këto anë të Anadollit.

Në këtë dasëm ishte i ftuar edhe informatori i fshehtë ,,Sulltani,, të cilin e kishin shumë të afërt. Pork y, do të vepronte në stilin e Sadik Didës me dajën Mehmet Vocën që i këndohet kënga!

… Herët në mëngjes “Sulltani” u gjend në zyrën e kryeshëfit të UDB-së në Gostivar Stojçe Gjorgjievskit dhe ia sqarroi punët pikë për pike. I tha se në Stamboll bëhej dasëm e madhe dhe se në këtë dasëm do të merrnin pjesë shumë vetë të ftuar, edhe nga rradhët e emigracionit shqiptarë në Amerikë, ka ëdhe diplomat të huaj, edhe ambasadori i Shqipërisë nga Tirana, Ali Ymeri i cili ishte diplomat në Stamboll. Në këtë dasëm gjithashtu do të marrin pjesë edhe personalitete të larta të lobit amerikano shqiptarë nga SHBA. Gjersa ,,Sulltani,, jepte sqarime, shefi i UDB-së fërkonte duarët, sepse ky ishte një shans dhe rast i volitshëm dhe me shumë rëndësi operative, sikur të merrnin pjesë edhe këta. Për këtë edhe ishte futur thellë në mendime.

“Jam i thirur edhe unë dhe shumë familjarë , nipëri e dajollarë nga Negotina, Gostivari , Çegrani dhe kështu me rradhë,- tha ,,Sulltani,, dhe vazhdoi: Jam i mendimit se në këtë dasëm duhet bashkë më mua të vini edhe ju, ose edhe ndonjë tjetër nga UDB-a dhe të shkojmë si mysafirë të ftuar, sepse ata të Stambollit më kanë thënë që mund me vete të marrë gjithë shoqërinë time! Dhe, ashtu u bë…

Stojçe Gjorgjievski, si një operativist me karrierë 35 vjeçare që ishte në (UDB) SDB, me vite kishte qënë një nga lojtarët më të përgatitur dhe i përfeksionuar në fushën e spiunazhit gjatë betejave të fshehta që ka zhvilluar UDB, përplotë me episode e drama, të cilat nisin nga koha e

trajnimit të tij si officer, ishte dëshmuar edhe në disa operacione të ndryshme agjenturore. Por, që kishte pas edhe rënie dhe mossuksese, sidomos në planin për kidnapimin e Alinafi Hoxhës në Marsej të Francës, apo në përgatitjen e atentatit ndaj atdhetarit Kalosh Hamdi Reçanit në Kenosha të Çikagos, i cili që nga fillimi ka pasur dështime… Megjithatë, Stojojçe e dërgon një depeshë tek eprorët e tij në Shkup dhe Beograd. Ata urgjentisht bëjnë planin e shkuarjes në Stamboll ku bashkë më ,,Sulltanin,, do të ishin edhe tre udbasha bashkë e të cilët si gjuhë e kanë folur dhe komunikuar shqip.

Karvani niset…Disa të rinj janë solemnisht të veshur edhe me tesha kombëtare, shkojnë duke kënduar, duke kaluar edhe Urën e Gallatës, në duar mbajnë flamura kombëtar shqiptar. Në mesin e tyre si më i zjarrti dhe defatori ishte Mensur Zendeli , i cili ishte birë hoxhe, e që UDB-a në vite kishte pas interesime për tabindur dhe futur hoxhën në analet e një bashkëpunimi reciprok, por nuk kishin pas sukses.Prej atëherë kishin rrjedhë shumë ujë në lum. Dhe kjo kishte mbet vetëm një ankth dhe një adhurim i frikshëm për këtë familje.Por,në rastin e dasmës së Stambollit kemi rrethana të tjera dhe një kohë kur njeriu ndjehej më i lirshëm dhe frymonte me kohën e re. Janë storie që edhe sot zgjojnë kërshërinë dhe kureshtjen e fortë të njerëzve!

Atë ditë vere me diell, krushqit dhe dasmorët ishin grumbulluar në oborin e shtëpisë së Hajdar Milaim Pelivanit. Çdo gjë ishte gazmore,gjëmojnë lodra e tupana, zyrle dhe dahire! Të gjithë këcejnë e vallëzojnë. Por, më i flakti është Mensuri.Kjo u ran ë sy edhe udbashëve, të cilët me njëriun të cilin e kishin angazzhuar të bënte fotodokumentacionin dhe regjistrime të tjera me aparatin e tin ,,Kanon,, kryente punën e tij. Më pas do të duhej dasmorët, krushqit dhe të gjithë të ftuarit të shkonin në anën tjetër të Stambollit, në Alibeky ku do të merrej nusja. Të gjithë janë në rradhë. Në krye të vendit tek tavolinat për ballë janë ulur udbashët dhe ,,Sulltani,, kurse në anën tjetër të tavolinave, nga balli në anën tjetër janë të ulur miq të largët të ftuar nga Amerika, ,më tej në vazhdimësi gjendet ulur edhe Halit Shehu- Zajazi, i biri i Mefailit të Madh nga Zajazi i Kërçovës.Pranë tij ulur është amabsadori i Shqipërisë në Stamboll, Ali Ymeri.Ngrejnë nga një dolli, kafe e muhabet… Muzika e preferuar ushton nga çdo anë!

Halit Shehu e njeh mirë informatorin ,,Sulltanin,, dhe ka dyshime se shokët pranë tij mos vallë janë njerëz të UDB-së nga Maqedonia. Për këtë i rrëfen diplomatit shqiptar, se ka dyshime. I rrëfen se disa vite me rradhë edhe ky ka qënë i ndëshkuar nga udbja. Me dhunë e kanë detyruar që të bëhej bashkëpunëtorë i tyre në Shkup, dhe se vite me rradhë e kanë pas në lidhje operative udbashët Jordan Spasovski dhe Nikolla Ilievski, dhe se sa herë që duhet të kalon nëpër Maqedoni për në Gjermani / më vonë/ pas konfliktit të armatosur në dyseldorf më plocinë gjermane, Haliti shpërngulet me punë në Amerikë, por jot ë shkëputët edhe nga kanxhat e UDB/.Për të gjitha këto, Haliti ia qanë hallin Ali Ymerit, i cili e këshillon që urgjentisht të ndërpretë çdo bashkëpunim dhe kontakt me ta, sepse ndryshe do të mbetej i njollosur, damkë e zezë.Për këtë gjë më rrëfen vetë Halit Shehu një rast kur ishte në vizitë tek unë në Çegran, duke më treguar edhe për vizitat që ia ka bërë Nikolla Ilievski në Amerikë… Por, këto janë rrëfime tjera.Pas këshillës që ia dha diplomati shqiptar Haliti ndërpret çdo kontakt dhe marrëdhënie me UDB-në e Shkupit, por tani atje figurin vetëm dosja e tij personale dhe që mban shiftën ,,Bukoviku,, ! PPR ,Predmet vo Predhodna Rabota, që do të thotë: Lëndë e punës paraprake, të cilat UDB-a i mban në kasaforte të evidentuara dhe në to të grumbulluara raporte operative, deklarat, korespondencë, fotogravi dhe të tjera dokumente për personin e caktuar.

***

Dasma e Stambollit bëri bujë të madhe jo për diçka tjetër por për vetë faktin se në këtë dasëm merrnin pjesë personalitete si ata që kishin ardhur mysafir të ftuar nga Amerika, dhe ambasadori i Shqipërisë këtu, por se aty në dasëm bënin pjesë edhe njerës të maskuar dhe të rrezikshëm. Informatori ,,Sulltani,, rrinte disi i mvrëjtur, e afër tij, tanimë ishin ulur Halit Shehu dhe ambasadori Ali Ymeri, pas disa bisedave që këmbyen, ,,Sulltani,, në shenjë protëste u çua nga tavolina dhe deshi të largohet. I tha edhe disa fjalë drejtuar kundër ambasadorit, duke i dhënë në dijeni udbashit Stojçe, kërkoj që familja të shvesheshnin rrobet solemne dhe të largoheshin nga dasma.Sepse ky, nuk dëshironka që në këtë dasëm të ishte pjesëmarrës edhe ambasadori i Shqipërisë.Por, ky ishte vetëm një provokim i cili nuk e shqetësoi fare diplomatin Ali Ymeri.Në momentin kaq të tensionuar ndërhyri Menzur Zendeli, doke i

thënë ,,Sulltanit,, se nuk bënte mirë që sillej kështu, sepse nuk është e hijshme që të prishej dasma.Ndërhynë edhe familjarët e ,,Sulltanit,, duke kërkuar që ai të qetësoi, sepse kishin ardhur për gëzime dasme e jot ë bëjnë marina.Destinacioni ishte i largët…Në Stamboll dhe kudo u bë shumë zhurmë! Sjelljet e ,,Sulltanit,, ishin vetëm një provokim i kot ndaj ambasadorit shqiptar, i cili nuk kishte dhënë shkas me kurgjë.U paraqit një zemrim i madh edhe i Halit Shehut. Kjo i kujtonte atij ngjarrje të tjera të supëriorit direct nga e kaluara e tij gjersa kishte qënë në lidhje operative me udbashët Jordan Spasovskin dhe Nikolla Ilievskin, ky i fundit një antishqiptar dhe shovinist i përbetuar.Udbashët të cilët ishin present dhe të kamofluar në këtë dasëm , me rastin e protestimit të ,,Sulltanit,, kishin hap sy e vesh dhe përcjellnin çdo sjellje edhe të Halitit, të mysafirëve nga Amerika dhe të ambasadorit Ymeri.Vëmëndjen e tyre e tërhoqi edhe personi Mensur Zendeli, i cili valles i jeptë uzdalë dhe duke e aprovuar haptas prezentën e ambasadorit nga Shqipëria, ata e vunë në shënjestër dhe e evidentuan si ,,person interesant,, për kujdesin e Shërbimit që ata i takonin.Megjithatë, Mensuri, duke qënë edhe fakti se ai nuk kishte preokupime ideologjike të shprehura me këtë rast, porse kishte vepruar sinqerisht ashtu siç bëri vetëm nga fakti që të përmbahej rregullit familjar dhe respektit mos prishej qefi i dasmorit, të cilin e kishin në konsideratë.Kështu ai shpëtoi pa therrë në këmbë, shpëtoi pa u thirrë në të ashtuquajtura ,,biseda informative,, tek udbashët në Gostivar dhe fundja që ishte me rëndësi, shpëtoi pa u burgos…Sepse, UDB-a lehtë gjente arsye dhe ,,fakte,, që të të burgoste dhe çonte në ,,Idrizovë,,.

***

Pas kthimit nga dasma dhe Stambolli, informatory ,,Sulltani,, edhepse gjysë analfabetë në skrime, por me ndihmën e shefit Stojçe bëri një raport të gjatë mbi atë, duke përshkruar edhe në imtësira se si vajtën, çfarë ndodhi në këtë dasëm, cilët ishin të ftuarit dhe të tjera, duke mos e lënë anash mllefin ndaj tij të Mensurit i cili me vallet e tijatë mirëfillta shqiptare i jepte uzdajë gëzimit dhe haresë…Në saje të profesionit të tyre dhe në mënyrën e tyre vepruan edhe udbashët duke bërë nga një raport zyrtar rreth dasmës së Stambollit, ku kishin për detyrë të përshkruanin në imtësira të gjitha ato përpjekje dhe zhvillime në këtë

dasëm, duke sistemuar në mënyrë kronologjike gjithë ngjarjet në një rrëfim të thurrur,me shumë detajesidomos rreth personaliteteve dhe kongresmenëve nga Amerika të cilët merrnin pjesë në dasmën e Hajdar Pelivanit në Stamboll, e që, të gjitha këto raporte me përmbajtje të thëllë operative, do u shërbente për punë analitike dhe përpunim të fakteve, sidomos vërejtjet e tyre që kishin ndaj amabasdorit shqiptar Ali Ymerit dhe kontaktet me te të Halit Shehut- Zajazit, sepse këtë të fundit e kishin edhe objek trajtimi të lëndës për punë paraprake,duke ia plotësuar në vazhdimësi dosien e koduar ,,Bukoviku,,! Për të gjitha këto ata informuan edhe shefat e tyre të SDB në Shkupi dhe në Beograd.Denoncimet dhe raportet e operativistëve të SDB-së dhe spiunazhit, për atë Shërbim famkeq kishin rëndësi të madhe, sidomos për projekte e plane, operacione dhe veprimtari të mëtejme , duke bërë analiza dhe elaborate nga më të ndryshmet për çështjet ideologjike, kontakteve dhe marrëdhënieve mes njerëzore shqiptare,përshkak të bindjeve të tyre në vijën ideologjikë, të traditës dhe kulturës shqiptare, e që strategjia dhe qëllimi i tyre ishte, që të gjitha këto vlera t’i minonin në mënyrë të pakundërshtueshme, sepse e tillë ishte veprimtaria e spiunazhit në Jugosllavi, gjë të cilat edhe sot mbeten mister dhe të pazbuluara…

( Marrë nga libri “UDB-a DHE SHQIPTARËT”)

Kategori
Uncategorized

Alarmi i Enver Hoxhës për arratisjet në Devoll/ Si mbaheshin nën presion banorët

Dokumenti i 2 korrikut 1951, mbi format e represionit që ushtronte regjimi komunist në zonat e Korçës, për të frenuar arratisjet që ishin bërë shqetësim deri në kupolën më të lartë të diktaturës

Një telegram i Enver Hoxhës në fund të qershorit 1951, që vinte alarmin për arratisjet e shumta në qarkun e Korçës, kishte vënë në lëvizje gjithë strukturat partiake atje. Peti Shamlli, një prej drejtuesve të lartë partiakë në Korçë, i shkruante Enver Hoxhës pak ditë pas telegramit, se gjendja në Korçë ishte vërtet shqetësuese dhe se po përpiqeshin me çdo kusht t’i frenonin arratisjet.

Ai i bën një analizë të gjatë Enver Hoxhës, për shkaqet që kishin nxitur arratisjet, dhe vë theksin se duhej forcuar bashkëpunimi i banorëve me Sigurimin e Shtetit për t’i frenuar, duhej forcuar lufta e klasave, sidomos ndaj kulakëve dhe kundërshtarëve të njohur të regjimit, duheshin arrestuar të gjithë ata për të cilët kishin dyshime se mund të arratiseshin dhe duheshin shpërngulur për në Myzeqe familjet që kishin të arratisur jashtë.

Analiza që Shamlli i bën Enver Hoxhës, sidomos për zonën e Devollit, ku rendit gjithë fshatrat problematikë, zbulon panoramën e vërtetë të represionit të regjimit komunist në zonat kufitare, si edhe format për të cilat regjimi i mbante nën presion banorët e këtyre zonave, për të mos lejuar që ata të arratiseshin.

Kujto.al sjell të plotë dokumentin e 2 korrikut 1951, mbi format e represionit që ushtronte regjimi komunist në zonat e Korçës, për të frenuar arratisjet që ishin bërë shqetësim deri në kupolën më të lartë të diktaturës:

 

Shoku Enver

Më dat.26/6/951 mora telegramin t’uaj që bën fjalë për arratisjet e vazhdueshme  që po ndodhin në rrethin t’onë: në lidhje me këtë unë më poshtë po ju informoj përsa kërkoni.

Dihet se pas tërheqjes së forcave të ushtrisë Demokratike Greke toka e rrethit tonë dhe sidomos ajo e Devollit  filloj të shkelej në mënyrë të vazhdueshme nga grupe diversantë  të ardhur nga Greqija dhe Jugosllavija.

Këta kanë pasur në program që të krijojnë baza për një punë të organizuar duke u mbështetur dhe duke u kapur në kulakët, kryesisht spiunët e vjetër, oficerat e Zogut, etj.  Nëpërmjet tyre janë munduar të pengojnë realizimin e tërë fushatave dhe problemeve tjera. Por nga zhvillimi i luftës së klasave, punës së partisë dhe të sigurimit, nuk kanë mungur të pengojnë dhe problemet ekonomike deri diku janë realizuar në mënyrë të kënaqshme.

Në këto kohët e fundit ata kanë ngritur çështje dite problemin e okupimit të Shqipërisë nga jashtë duke ju bërë thirrje  njerëzve te tyre që të hidhen sa më shumë në arrati. Në këtë drejtim ka pasur disa suksese, vetmë gjatë këtij viti janë arratisur rreth 44 vetë nga katundet: Vidovë, Bozhigrat, Rakickë, baban, maçurisht, Gollobërë, Zëmblak, Tren, Trestanik, Shuec dhe Zvirinë.

Të gjithë këta njerëz me përjashtim të 4-5 anëtarëve dhe kandidatëve të Partisë që kanë hyrë me qëllim dhe kanë qenë të lidhur me ta, në përgjithësi  janë nga shtresë kulakë, të tjerët  me qëndrim të keq në të kaluarën dhe sot.  Të rralla janë rastet kur janë gënjyer fshatarët e varfër dhe të mesmë. Tani ç’këmi bërë ne si Byro dhe K.P

Nga fundi i vitit 1950 ne e analizuam këtë çështje në Komitetin e partisë dhe kemi dalë në masa. Që nga ajo kohë dhe deri më sot problemi i punës armiqësore dhe të arratisjeve, të punës së diversjonit e kemi pasur në rendin e ditës. Kësaj çështje I është kushtuar rëndësi dhe ëhstë ngritur vazhdimisht në aktivet e partisë, në atë të punimit të rezolucioneve të plenumit të 9të, të Xtë, të fushatave të ndryshme, janë dërguar për mjaft erë shokë të Komitetit  dhe shokë më të mirë të organizatës të rrethit tonë për sqarime në fshat  dhe për të ndihmuar organizatat bazë për këtë çështje. Në këtë anë ka pasur ndryshime në punën e organizatave të partisë, ato aknë bërë punë sqaruese në këtë drejtim, sidomos  në elementët e shtresës së varfër dhe të mesme që elementi armik ëhstë munduar t’I hedhi ën arrati.

Ne me disa nga këta kemi marrë kontakte vetë, i kemi sqaruar dhe është bërë  nëj farë diferencimi. Edhe vigjilenca kohët e fundit  ka ndryshuar, në përgjithësi organizatat I kanë zbuluar em kohë njerëzit që janë arratisur  dhe kanë njoftuar në të shumtën e rasteve sigurimin dhe forcat e kufirit, bile në disa raste kanë insistuar që të arrestohen se këta njerëz janë  gati të arratisen, aknë bërë edhe pritë  kurse ata janë larguar  ditën edhe në drejtime të tjera.

Në lidhje me këtë unë mendoj se kur janë tërë të dhënat që këta njerëz përgatiten të arratisen pse të lihen të ikin dhe të mos arrestohen. Ngrihet çështja nga Minsitria e brendshme  që të kapen kur ata arratisen, por fakti ëhstë se ne i presim të ikin nga fshati I tyre ata vinë në qytet në disa raste ose në miqtë e tyre dhe që andej largohen në drejtime të ndryshme. Këtu ëhstë çështja pë rata njerëz që janë armiq të betuar dhe nuk mund të zërë vend puna sqaruese në ta. Mendoj që ky problem të studiohet më mirë dhe nga ana e Ministrisë  së Brendshme.

Në këto kohët e fundit ne kemi marrë njëheri masa të tjera në lidhje me shpërnguljen e disa familjeve nga zonat tona kufitare  për në Myzeqe, pse ka pasur nëj farë alarmi dhe frike ën njerëzit e këtyre zonave që kanë njerëz të arratisur dhe që ajnë implikuar në punë armiqësore në forma të tjera. Këtë fakt armiku u mundua ta përdorte  në interesin e tij, u mundua të futë panic gjoja se ne do të arrestonim shumë njerëz do t ëinternonim dhe njëkohësisht ata ju bënin thirrje për t’u arratisur. Nga kjo punë e armikut ka pasur  disa tendenca arratisjeje. Ne pa përfunduar tërheqjen e këtyre familjeve dërguam rreth 40 shokë në zonat kufitare, atje4 bënë sqarimin e popullit në lidhje me këto masa  dhe punën që po bën armiku, po kështu nëpërmjet kësaj u bë dhe nëj sqarim I përgjithshëm politik. Këto masa nga të dhënat kanë bërë mjaft efekt dhe në këto ditët e fundit nuk kemi pas arratisje. Ne kemi menduar që të lëmë disa shokë në zonën e Devollit, të jemi edhe vetë në këtë terren për të mobilizuar partinë në këtë drejtim.

Gjatë këtij muaji do të analizojmë në komitet situatën politike të rrethit lidhur me punën armiqësore dhe problemin e arratisjeve. Po kështu do të mendojmë të marrim edhe disa masa të tjera. Është mirë shoku Enver që rrethi jonë të ndihmohet më shumë nga ana e udhëheqjes pse që nga plenjumi që ish shoku Bedri dhe deri më sot nuk kanë ardhur shokë të udhëheqjes për të na ndihmuar.

Korçë dat/ 2.7.951

Të fala revolucjonare

Peti Shamlli

Kategori
Uncategorized

Sistemi i kurvërisë.

Pas vitit 2000, në Kosovë me të madhe fillon ndërtimi i të ashtuquajturave “dhoma pushimi”, ku klientëve u krijohet mundësia e shfrytëzimit të tyre pa ekspozim, pasi ofrohet qasje të hyrjes në to, me veturë.

Kjo mënyrë është bërë pikërisht për të favorizuar ngritjen në sistem të kurvërisë, e cila, siç e pamë më lartë (nga intervista e Sheshelit), është pjesë e planeve serbe. Derisa, para vitit 2000, kjo veprimtari ka qenë e pa mundur të pengohet, pas vitit 2000, në Kosovë ka struktura shtetërore të cilat ligjërish janë të thirrura ta pengojnë këtë dukuri. Mospengimi i kësaj veprimtarie, përkundër vërejtjes së DASH, është dëshmi e instalimit të agjenturës serbe, në nivele të larta qeveritare në Kosovë.

Baza e degjenerimit masiv të Fjolla Morinës.

Nga Fadil Kajtazi/

Amoralitet, faktor i shthurjes së shumë shoqërive

Debati që zhvillohet sot ndër historianë dhe shkencëtarë të disiplinave që përcjellin zhvillimin historik të shoqërive, ekziston një mendim i përgjithshëm se një nga faktorët që ka ndikuar në zhdukjen e shumë popujve, qytetërimeve, shteteve dhe perandorive, është edhe fakti i zhytjes së tyre në amoralitet, me saktë, atëherë kur në ato shoqëri seksi është zhvilluar në industri.

Përciptazi këtë teme e prekë Zbignjev Berzhezhinski në veprën “Jashtë kontrollit” ku, sipas tij, edhe pse “Amerika do të jetë konkurrente e pashoqe e shekullit XXI, por fuqia e saj do të venitet” dhe atë, jo nga Rusia demokratike, as nga Evropa e bashkuar, Kina e mbipopulluar dhe Japonia ‘elektronike’, por nga ‘njeriu amerikan’ i cili nga qenie shoqërore po transformohet në qenie individuale, pasi familja e tij ka filluar të bëhet qeni, macja, televizori dhe kompjuteri. Një faktor tjetër që ky autor e identifikon si ndikues në procesin e de-shoqërizimit të njeriut amerikan, është edhe amoraliteti.

Në rrethanat kosovare kjo dukuri ka filluar të shndërrohet në fenomen dhe i pari që ka tërhequr vërejtjen për ketë është shkrimtari Teki Dervishi, i cili në një artikull botuar në ZËRIN javor në vitin 1996 (ose 97), pati deklaruar: (parafrazoj) “shqiptarët pa u ngopur me P+P, nuk bëhen shtet kurrë dhe këto janë dy gjëra me të cilat ata nuk ngopen”.

Autori Xhevat Meha, duke konstatuar të bërit pjesë të platformës të veprimit politik serb të thënies së Dobrica Qosiqit, se “fuqia e shtetit serb janë rrena dhe mashtrimi” (faq.59), paraqet shqetësimet e tij për ndikimet që Serbia ka në Kosovë përmes shërbimeve të saja, duke arritur që t’i shndërroi në fenomen “rrenën, hajnin dhe kurvërinë”. Ky autorë, degradimin në shkallë të gjer të vlerave morale në Kosovë e sheh si pjesë të luftës së Shërbimeve të Fshehta Serbe. Sipas tij: “rrena, hajnia dhe kurvëria shkojnë bashkë” dhe “masiviteti deri në absolutizëm, i rrenës dhe mashtrimit (shto edhe kurvërinë FK), për një periudhë prej më pak se 15 vjeçare, nuk ka mundur të arrijë në këto nivele pa një veprimtari të organizuar mirë nga organizata të fuqishme, siç janë SHMS”. Xhevat Meha “Syni dhe mendja e qytetarit përballë Shërbimeve të Mshefta Serbe” Prishtinë 2016. Faq.102.

Në realitetet e tanishme, këtë fenomen që po i gërryen çdo ditë bazat e qenies shqiptare e definoi gazetari kontrovers, Milaim Zeka, në emisionin “Komitet” ku tha se: (parafrazoj) “nuk kam menduar se shokët e mi nuk do të ngihen (ngopen) me seks…”. Është momenti i fundit që sociologë, politologë, historianë dhe ata që e duan kombin dhe vendin tonë, t’u dalin para këtyre dukurive. “Çohuni shqiptarë prej gjumit çohuni”

Se shteti serb vepron në mënyrë sistematike në drejtim të Kosovës, me qëllim të degradimit të vlerave morale, dëshmohet nga Voisllav Sheshel, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Serbisë, i cili një intervistë dhënë në gazetën “Velika Serbia” më 14.10.1995, ku në pjesën e cila flet për “Detyrat e organeve të informacionit dhe propagandës”, si pjesë e “Projektplanit serb për pastrimin etnik të Kosovës”, bën publike veprimet në fushën e ndikimit të aparatit propagandistik serb, në degradimin e vlerave morale të shqiptarëve të Kosovës si dhe masat që shteti serb planifikon t’i marrë në vazhdimësi. Sipas këtij plani, nga makineria propaganduese serbe duhet “të transmetohen programe të radios dhe televizorit në gjuhen shqipe, që do të synojnë të çrrënjosin mentalitetin e tyre patriarkal dhe fisnor duke iu ofruar vlerat më dekadente të perëndimit që mund të adoptohen lehtë nga njerëzit primitiv. Enklavat serbe do të shpëtojnë nga këto programe kryesisht për shkak të pengesave gjuhësore, por dhe duke vendosur televizion me kabllo në godinat dhe banimet e ndërtuara për serbët. Ka shumë rëndësi që të krijohet një makineri e fuqishme dhe efikase propagandistike për të ushqyer opinionin publik, diçka si ajo që tashmë është duke u përdorur”.

Nga fjalia e fundit “diçka si ajo që tashmë është duke u përdorur” bëhet e qartë se ky plan veç ka qenë në veprim në këto vite. Dhe ne jemi dëshmitarë të faktit të emetimit të filmave pornografik nga kanali i tretë i Televizionit të Beogradit. Gjithashtu, në këtë kohë në Kosovë fillojnë së botuari në gjuhën shqipe disa revista me përmbajtje pornografike dhe erotike, ku identiteti i redaksive nuk figuronte në versionet e botuara.

Se me kalimin e viteve, ky plan ka shkaktuar efekte masive, bëhet e ditur dhe dëshmohet nga shqetësimi që ka ngritur Departamenti i Shtetit i SHBA-ve (DASH), i cili në raportin e vitit 2016, mbi trafikun me njerëz, e rendit Kosovën në kategorinë e dytë për nga përmasat e këtij problemi në vend. “Raporti thekson se Kosova është vend burimi dhe destinacioni për viktimat e trafikut, të cilat përdoren në industrinë e seksit, si dhe në punë të detyruar, përfshirë në restorante. Shumë nga viktimat, thuhet në raport, sillen në Kosovë me premtime të rreme për martesa, punë si këngëtare apo kërcimtare në klube, por më pas detyrohen me forcë të punojnë në industrinë e seksit, në apartamente, shtëpi private, klube nate apo sallone masazhi. Raporti vë në dukje problemin në rritje të përdorimit të medias sociale në rekrutimin e viktimave” (zeriamerikes.com, 30 qershor 2016).

Pas vitit 2000, në Kosovë me të madhe fillon ndërtimi i të ashtuquajturave “dhoma pushimi”, ku klientëve u krijohet mundësia e shfrytëzimit të tyre pa ekspozim, pasi ofrohet qasje të hyrjes në to, me veturë. Kjo mënyrë është bërë pikërisht për të favorizuar ngritjen në sistem të kurvërisë, e cila, siç e pamë më lartë (nga intervista e Sheshelit), është pjesë e planeve serbe. Derisa, para vitit 2000, kjo veprimtari ka qenë e pa mundur të pengohet, pas vitit 2000, në Kosovë ka struktura shtetërore të cilat ligjërish janë të thirrura ta pengojnë këtë dukuri. Mospengimi i kësaj veprimtarie, përkundër vërejtjes së DASH, është dëshmi e instalimit të agjenturës serbe, në nivele të larta qeveritare në Kosovë.

Pjesë nga libri “SIGURIA – Sfida që vazhdon për Kosovën”

Kategori
Uncategorized

PERSEKUTIMI I KLERIT BEKTASHI

Më 15 qershor 1826, gazermës iu vu zjarri dhe para se të binte nata, trupat rebele jeniçere ishin fshirë nga faqja e dheut.

Rezultati i përafërt i kësaj beteje ishte: 400 jeniçerë të vdekur, disa mijë të tjerë të ekzekutuar në qytete të ndryshme të Perandorisë. Trupave jeniçerë iu kishte ardhur fundi. Madje dhe emri i tyre u shpall i jashtëligjshëm.

Shkatërrimi i këtyre trupave, që e quanin vehten “Djemtë e Haxhi Bektashit”, padyshim që do të rëndonte edhe mbi teqetë bektashiane… Sulltani urdhëroi pëefaqësuesit e Tij në të gjithë vendin, të kontrollonin teqetë bektashiane dhe t’i mbyllnin…

John Kingsley Birge

Grekërit dhe Rebelët në vitin (1914) Bektashizmën Shqiptare e shkatëruan ma keq nga Sulltan Mahmuti (100) vjet ma parë; gjith kjo katastrofi gjith kjo mizori, u bë sepse bektashinjtë si Shqiptarë ishin patriotë dhe si njerës ushqenin mendime liberale.

Shuma e teqevet të prishura dhe të djegura prej duarvet rebelo-Greke arrin më tetëdhjetë; katastrofija e bektashinjet më 1914, ka për të mbetur një ndodhi historike tepër e dhëmpshur dhe e pa harruarë.

Baba Ali Tomorri

Bjerrjet e tarikatit bektashi në Epir, gjatë trubullimeve që kanë ngjarë pas luftës ballkanike, kanë qënë shumë të mëdha. Shumë teqe u dogjën nga themeli dhe shumica e atyre që shpëtuan nga djegja, u plaçkitën nga grekët. Për të justifikuar këto veprime, grekët janë shfajësuar, se bektashinjtë, kanë qënë mbështetje e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe se shumë teqe kanë strehuar kryengritësit shqiptarë. Këtyre akuzave bekashinjtë i janë përgjigjur, se ata ishin aleatë të natyrshëm të çështjes shqiptare.

F.V.Hasluck

Në 20 nëntor të 1925, Ligji nr. 677, që u miratua nga Asambleja e Madhe Kombëtare e Republikës së Turqisë, mbyylli që të gjitha teqetë dhe zaviyes. U ndaluan që të ushtronin funksionet që lidheshin me titujt “Sheh, Baba, Sheit, Murshid, Dede, Çelebi dhe Halife”. Disa veprimtari të tilla, si leximi i së ardhmes, magjia, duaja, sjellja e lajmeve nga bota e padukshme, të cilat ndikonin në rritjen e besimit u ndaluan. Të gjithë varret e Sulltanëve dhe të gjithë varret, që kishin lidhje me teqetë, u deklaruan të mbyllura. Dënime jo më pak se tre muaj burg dhe jo më pak se 40 lira gjobë, u vendosën për këdo, që guxonte ta thyente këtë ligj.

John Kingsley Birge

Persekutuar nga andartët Grekë

Baba Hafizi, i vrarë

Dervish Muharrem Zhulali

Rushid Rabija

Ferhat Kalanderi, Zabërzan

Baba Shemshedin, Teqeja e Frashërit, vdiq në Vlorë

Baba Shaban Prishta, vdiq në teqenë e Egjiptit

Persekutuar nga rebelët 1914-1915

Baba Sulejman Tetova, teqeja Barmash, i vrarë

Baba Meçua, Krujë

Kryegjyshët

Sali Njazi Dede, i vrarë në vitin 1941

Dede Abazi. Vetvritet në vitin 1947.

Dede Kamberi. Në vitin 1945, dënohet 15 vjet burg. Ndërroi jetë në burgun e Tiranës, në vitin 1950.

Dede Ahmeti. Në vitin 1958 internohet 10 vjet në Drizar të Mallakstrës.

Dede Reshat Bardhi. Në vitin 1958 internohet 10 vjet në Drizar të Mallakstrës.

Baballarë, dervishë të burgosur, të pushkatuar, të internuar.

Të vrarë gjatë Luftës II Botërore:

Baba Murati i teqesë së Frashërit, vrarë në vitin 1943.

Baba Zylfua i teqesë së Turanit Korçë, vrarë në vitin 1943.

Baba Femiu i teqesë së Vrëpckës Korçë, vrarë në vitin 1944.

Dervish Ali Koçiaj, vrarë në vitin 1944.

Të pushkatuar dhe të vetëvrarë:

Baba Qamil Gllava, pushkatohet në vitin 1945.

Baba Xhelo Gllava, ekzekutohet në vitin 1946.

Baba Ali Tomorri, i teqesë së Zallit, ekzekutohet në vitin 1947.

Baba Habibi, pushkatohet në vitin 1948.

Baba Shefqet Koshtani, pushkatohet në vitin 1948.

Baba Bedri Carkanji, i teqesë Brerim, Skrapar, ekzekutohet në vitin 1948.

Baba Mustafa Canaj, arrestohet në vitin 1944. Dënohet me burgim të përjetshëm dhe ndërroi jetë në burg, në vitin 1952.

Baba Myrteza Paja, arrestohet në vitn 1947.  Vetvritet.

Baba Hajro Progonati, vetvritet.

Baba Mehmeti i Kreshovës, vetvritet.

Baba Bektash Sevasteri, vetvritet. 

Të burgosur e të vdekur nëpër burgje:

Baba Muçua i Prishtës, vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1950.

Baba Samiu i Kulmakut, vdiq në internim.

 Baba Bajram Mahmutaj, dënohet me 15 vjet burg dhe 30 vjet internim.

 Baba Paja ,Tomorricë, burgosur.

 Baba Ilmiu, Tomorricë, burgosur.

 Baba Halim Therepeli, burgosur.

 Baba Mehmeti, i Teqesë së Frashërit, burgosur.

 Baba Sulua, Kryegjyshatë, burgosur.

 Baba Islam Leskoviku, burgosur.

Baba Abdulla Kruja, burgosur.

Dervish Hysni Rehova, burgosur.

Dervish Nebiu Shënepremtja, burgosur.

Dervish Tashja (Isufi), burgosur.

Dervish Bajram Çerçizi, burgosur.

Dervish Hysniu, burgosur.

Dervish Meta Vërleni, burgosur.

Baba Hilmi Shëmbërdhenji, arrestohet në vitin 1946, dënohet 15 vjet burg.

Baba Sami Kamthi, dënohet me 15 vjet burg dhe internim.  

Baba Halem Hoxha në vitn 1948, dënohet një vit, konfiskim monedha ari.

Baba Dule Manaj në vitn 1947,dënohet tre muaj, konfiskim 529 dollarë.

Baba Tahir Kuçi dënohet një vit burg, 10000 fraga ari gjobë dhe konfiskim  2400 fraga shqiptare.

Dervish Teki Plashniku, burgosur. 

Gjysh Rustem Melçani, burgosur.

Dervish Ali Korça, burgosur.

Baba Jonuzi i Greshicës, burgosur.

Baba Qazimi i Devollit. burgosur.

Baba Muharrem Agushi, Kreshova, burgosur.

Baba Ismail Jangulli.

Të internuar:

Baba Selim Kaliçani, internuar.

Baba Shabani, internuar.

Baba Sherif Canometaj, internua

Kategori
Uncategorized

Diplomati shqiptar për ‘Foreign Policy’/ Ja si administrata Trump po ndihmon në vrasjen e demokracisë në Shqipëri.

Ish-ambasador i Shqipërisë në OKB dhe në SHBA, Agim Nesho, në një shkrim të tijin për revistën prestigjoze amerikane “Foreign Policy”, me titullin “Administrata Trump po ndihmon në vrasjen e demokracisë në Shqipëri, shprehet ndër të tjera se, “ndërhyrja e fundit e Departamentit të Shtetit në zgjedhjet lokale ktheu një konflikt minor politik në një situatë lehtësisht shpërthyese, pa ofruar një rrugëdalje”.

Sipas diplomatit të njohur, teksa përmend lëvizjet e zyrtarit amerikan Matthew Palmer, “Diplomacia e z. Palmer duket se nuk reflekton doktrinën e deklaruar të administratës Trump në respekt të vetë-vendosjes kombëtare (duke filluar me Amerika e Para). Por as nuk reflekton parimet e rendit liberal të ndjekura nga çdo President Amerikan që nga George H. W. Bush: promovimi i demokracisë dhe ndërtimi i institucioneve si mjete për të legjitimuar dhe zhvilluar një rend global të bazuar në demokraci dhe tregjet e lira. Sot, qytetarët shqiptarë, nga më pro-amerikanët në botë, po vënë në pikëpyetje qëllimet dhe kompetencën e partnerit të tyre strategjik”.

Nga Agim Nesho

Shumë është shkruar vitet e fundit për përkeqësimin e nivelit të demokracisë në botë dhe fillesat e të ashtuquajturit ‘recesion demokratik’. Ndërhyrja Ruse, ekspansionizmi Kinez, stanjacioni i Bashkimit Evropian dhe largimi i Shteteve të Bashkuara nga rendi botëror liberal që ajo vetë ndihmoi të ngrihej janë të gjithë faktorë që janë përdorur për të shpjeguar këtë tendencë.

Por ka edhe një tjetër faktor, delikat, njësoj të rrezikshëm, dhe të anashkaluar që gjithashtu kontribuon në instabilitet dhe në tatëpjetën e demokracisë sot. Ky faktor është konfuzioni, specifikisht konfuzioni rreth diplomacisë së administratës Trump. Konsidero rastin e Shqipërisë. Ndërhyrja e fundit e Departamentit të Shtetit në zgjedhjet lokale ktheu një konflikt minor politik në një situatë lehtësisht shpërthyese, pa ofruar një rrugëdalje.

Shqipëria sot po përjeton një krizë kushtetuese që nga shkurti 2019. Qeveria Socialiste në pushtet e Kryeministrit Edi Rama është njollosur nga një sërë përgjimesh të botuara në gazetën Gjermane “Bild”, që demaskojnë blerje sistematike votash dhe manipulim të zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Koalicioni opozitar i Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke vënë në diskutim legjitimitetin e zgjedhjeve të fundit parlamentare të 2017-ës dhe protestuar kundër korrupsionit të përhapur në qeverisjen Rama, hoqën dorë nga mandatet e tyre parlamentare, bojkotuan procesin politik derisa Rama të dorëhiqej dhe socialistët të krijonin një qeveri të re. Duke marrë parasysh përshkallëzimin e protestave dhe presionit popullor,

Presidenti Shqiptar Ilir Meta, anuloi dhe rivendosi një datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, duke ftuar si qeverinë ashtu edhe opozitën për negocimin e një zgjidhje për krizën.

Por qeveria e drejtuar nga Rama insistoi me zhvillimin e zgjedhjeve me 30 qershor, duke orkestruar ato që vetë votuesit shqiptarë i përqeshën si ‘votime të stilit komunist pa mundësinë e zgjedhjes’. Socialistët në pushtet ishin kandidatët e vetëm në 35 nga 61 bashki, dhe në të tjerat u përballën me disa parti të vogla të majta dhe të qendrës së djathtë. Socialistët gjithashtu kanë iniciuar procesin e hetimit dhe shkarkimin e presidentit me pretendimin që ka vepruar në kundërshtim me kushtetutën duke anuluar votimin.

(Gjykata Kushtetuese nuk mund të përfshihet për arsye se gjyqtarët e saj po i nënshtrohen procesit të vettingut.) Të gjitha këto veprime rrezikojnë ta kthejnë vendin në një shtet një-partiak, ku të gjitha institucionet e pushtetit – kryetarët e bashkive dhe këshillat vendorë, parlamenti, këshilli i ministrave, prokurori i përgjithshëm, presidenca dhe gjykatat – kontrollohen nga një parti, dhe përfaqësuesit e më tepër se gjysmës së elektoratit protestojnë për një proces të rregullt. Është një situatë shpërthyese dhe e paqëndrueshme.

Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit i Shtetit, ndërhyri në një mjedis tashmë të tensionuar parazgjedhor duke e përkeqësuar situatën.

Ndërhyrja e z. Palmer përmbante dy aspekte: konsiderimi i opozitës përgjegjëse për çdo dhunë dhe pranimi si të vlefshme i zgjedhjeve një partiake të 30 qershorit të kryera nga shumica qeverisëse.

Ndërsa mesazhi i parë është i kuptueshëm dhe i qartë, i dyti është në kundërshtim me të gjitha parimet demokratike. Palmer, i dyzuar, argumentoi se zgjedhjet fillimisht duhet të zhvillohen (pa pasur parasysh rrezikun e krijimit të një shteti unitar pa kontrolle dhe balanca), dhe më pas do të ishte krijimi i Gjykatës Kushtetuese që do të vendoste mbi vlefshmërinë e këtij votimi.

Ai gjithashtu vendosmërisht sugjeroi që Shtetet e Bashkuara do të shkëpusin lidhjet me çdo parti, mbështetësit e të cilës angazhohen në akte të dhunshme, pa vlerësuar thelbin e ankesave të opozitës e të qënit e margjinalizuar në procesin zgjedhor.

Një nga parimet bazë të qeverisjes kërkon pranimin si legjitime të institucioneve në mënyrë që ato të funksionojnë në mënyrën e duhur, pavarësisht nëse janë procese zgjedhore apo gjykata. Zoti Palmer i sugjeroi Shqiptarëve që ta injorojnë këtë parim pa vlerësuar konsekuencat e rrezikshme.

Deri në zgjedhjet e 30 qershorit, Shqipëria ishte një demokraci pa institucione funksionale që luftojnë për zgjedhje të drejta; që nga 1 korriku, falë rrugës së rrezikshme të ndërmarrë nga koalicioni Rama dhe ndërhyrjes së gabuar nga zoti Palmer, sot vendi nuk është as demokraci dhe as republikë.

Votuesit shqiptarë më 30 qershor e injoruan si qeverinë Socialiste ashtu edhe ndërhyrjen e zotit Palmer duke e abstenuar në heshtje procesin zgjedhor. Rezultati ishte pjesëmarrje historikisht e ulët me më pak se 20 % të elektoratit. Në analizën e vet thumbuese, misioni vëzhgues ndërkombëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE/ODHIR), që vëzhgoi zgjedhjet lokale, arriti në përfundimin se ato u zhvilluan “pa marrë parasysh interesin e elektoratit”.

E gjitha kjo ngre pyetje serioze për Departamentin e Shtetit, i cili ende përkrah qëndrimin që Shqiptarët të pranojnë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve. Mbi ç’bazë Shtetet e Bashkuara do t’i mohonin kërkesat për paanshmëri nga më shumë se gjysma e elektoratit, që ishte i pakënaqur nga ky proces zgjedhor? Pse të mos ndiqej rruga e kompromisit të ofruar nga presidenti legjitim i Shqipërisë? Nuk ka një zgjidhje të qartë për qasjen e ndjekur nga Z. Palmer dhe kolegët e tij të Departamentit të Shtetit.

Kjo çështje ngre disa pikëpyetje në një këndvështrim më të gjerë:

Kush kujdeset në Departamentin e Shtetit ndërsa Sekretari Pompeo është i fokusuar me iniciativat kyçe të politikës së jashtme?

Kush po i drejton burokratët e Shteteve të Bashkuara që luajnë një rol kyç në ruajtjen e stabilitetit të vendeve dhe rajonale fragile në botë, dhe mbi bazën e cilave parimeve?

Duket e qartë që mungesa e paprecedentë e konfirmimeve të nivelit të lartë në Departamentin e Shtetit po vuan pasojat.

Diplomacia e z. Palmer duket se nuk reflekton doktrinën e deklaruar të administratës Trump në respekt të vetë-vendosjes kombëtare (duke filluar me Amerika e Para). Por as nuk reflekton parimet e rendit liberal të ndjekura nga çdo President Amerikan që nga George H. W. Bush: promovimi i demokracisë dhe ndërtimi i institucioneve si mjete për të legjitimuar dhe zhvilluar një rend global të bazuar në demokraci dhe tregjet e lira. Sot, qytetarët shqiptarë, nga më pro-amerikanët në botë, po vënë në pikëpyetje qëllimet dhe kompetencën e partnerit të tyre strategjik.

Si shqiptar jam i shqetësuar nga ngërçi aktual në vendin tim dhe mundësia e një konflikti social. Si qytetar amerikan, jam i trazuar nga konfuzioni i shkaktuar nga diplomatët Amerikanë dhe rezultatet serioze të ndërhyrjes së tyre.

Së fundmi, një politikë e jashtme që nuk reflekton as doktrinën e “realizmit parimor” të administratës, as parimet e demokracisë liberale, është në thelb e konfuzuar. Është gjithashtu vulnerabël ndaj nënvlerësimeve të neglizhuara që mund të rezultojnë në përkeqësimin e demokracisë dhe dobësimin e pozicionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është pikërisht çfarë vihet re në Shqipëri sot.

The Trump Administration Is Helping Kill Albania’s Democracy

Kategori
Uncategorized

“Kanë arrestuar sopranon”

.. përshpëritjet nën zë korridoreve të radio-Tiranës, majin e vitit 1947. Po bastiseshin arkivat… të shuhet zëri i saj… Të mos mbetet asnjë shenjë… Ishte Merita Sokoli, soprano e famshme e viteve ’30 që u burgos, bashkë me zërin e saj, brenda hekurave të diktaturës komuniste… Historia prekëse e vajzës korçare që studioi në Akademinë Nacionale të Santa Cecilias në Romë, atje ku zë fill karriera e personaliteteve të muzikes, si i famshmi Ennio Morocone

Nga Luljeta Progni

Ishte pranverë, një ditë maji në vitin 1947, kur u ndal një melodi. Nëpër sallat modeste të radio-Tiranës, u shua zëri. “Kanë arrestuar sopranon”, pëshpëritej nën zë. Frikë dhe trishtim ngërthyer bashkë, në fyturat e djemve e vajzave artistë. Sigurimi i Shtetit po kontrollonte arkivat, shoqëruar me ulërima… “Të shuhet zëri i saj… të mos mbetet asnjë shenjë…” Sepse ishte zëri i “armikut të popullit”, ishte zëri i Merita Sokolit, vajzës korçare që vinte nga auditorët e Akademisë Nacionale të Santa Cecilias, në Romë. Atje kishte studiuar e kishte spikatur si soprano me zë të rrallë, nëpër ato auditorë ku studionte edhe Enio Morikone, ku studiuan e u formuan si artistë me famë botërore, Beniamino Gigli, Maria Cherogiorgou-Sigara, Franco Donatoni, por edhe Preng Jakova.

Fati i Meritës do të ishte krejt i ndryshëm nga kolegët e saj të akademisë Santa Cecilia. Do të ishte i ndryshëm, jo vetëm për faktin se Shqipëria nuk mund të krahasohej me Italinë e asaj kohe, dhe jo vetëm sa i përket artit. Por fati i Meritës do të ishte i ndryshëm, për faktin

sepse do t’i ndalej kënga e do të përfundonte pas hekurave të burgut, pa bërë asnjë faj. Më 16 maj të vitit 1947, Merita u arrestua, për t’u dënuar me pesë vite burg si “armike e pushtetit popullor”.

Në qytetin e Korçës, nuk do të dëgjohej kurrë më kënga e saj. Në radio Tirana gjithashtu, nuk do të ishte më, as ajo e as kënga e saj, nuk do të shfaqej më në sheshxhirime, atje ku kishte qenë e para grua shqiptare, në të parin film shqiptar, për të spikatur edhe si aktore.

Ylli që u shua

Merita Sokoli ishte vetëm 14 vjeç, kur nisi të këndonte në skenat shqiptare. Këndoi në skenat e Tiranës e Korçës. Ajo shoqërohej në piano, nga muzikantët e njohur të asaj kohe, pianistët Pjetër Dungu e Tonin Guraziu.

Në vitin 1939, Merita nisi studimet në Itali, në Akademine Nacionale të Santa Cecilia në Romë, institucion në të cilin kanë studiuar edhe të famshmit Beniamino Gigli, Maria Cherogiorgou-Sigara, Ennio Morricone, Franco Donatoni, Preng Jakova etj.

Studimet e saj purfunduan në gusht të vitit 1944, me pedagogun Ricardo Stracati. E sapo kthyer nga Roma, në vitin 1944, Merita Sokoli nisi të këndonte në Radio Tirana, së bashku me sopranot Tefta Tashkon, Marie Krajën por edhe Viktori Xhaçkën.

“Takim në liqen”

Në vitin 1945, nisi të aktivizohet edhe në Teatrin Popullor. Atje gjeti dashamirësinë e artistëve të mëdhenj Naim Frashëri, Lazër Filipi, Prokop Mima, Liza Vorfit, etj. Merita e kishte një përvojë të rëndësishme si aktore, sepse kishte qenë aktore ne filmin e parë shqiptar, që titullohej, “Takim në Liqen”. Ishte në rol protagonist, së bashku me Kristaq Antoniun, në filmin e parë shqiptar me metrazh të shkurtër. Xhirimet u realizuan në Shkodër dhe në Manastirin e Shën Naumit në Pogradec, në vitin 1942. Filmi u shfaq vetëm një herë, në Itali. Një fotografi nga sheshi i xhirimeve, vjen si kontribut i të birit të Merita Sokolit, Diti Tezha. Ai e ruan si një ndër gjërat më të rëndësishme fotografinë e nënës së tij, aktorja e parë shqiptare. Në maj të vitit 1947, Merita Sokoli dhe i fejuari i saj Tika Tezha, u arrestuan të akuzuar “për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”.

Procesverbali i Sigurimit të Shtetit

“Merita Sokoli, e bija e Ramadanit dhe Qerimes, vjeç 23, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë në klagjen Abdulla Bej, rruga Dajti, nr 277, me profesion këngëtare, me arsim të lartë, ka kryer studimet në Romë. Gjatë kohës së okupacionit, nuk ka marrë pjesë në Ballin Kombëtar ose me Legalitetin. Me shtetësi shqiptare, në gjendje ekonomike jo të mirë, nuk ka njeri të arratisur, ka të burgosur të fejuarin e saj, të burgosur ka edhe të vëllanë e saj, e padënuar ndonjëherë, e arrestuar në datën 16/05/1947.

Pasi iu këndua akuza e prokurorit, e pandehura u mor në pyetje: Merita Sokoli tha: akuza që më bëhet, e pranoj pjesërisht. Unë nuk kam qenë në ndonjë lidhje me të misionit anglez. Nuk kam pasur lidhje me Nexhmide Tarakun. Mbi përgjigjen e prokurorit, e pandehura tha se: unë pranoj atë që kam bërë. Unë prej amerikanëve, kam njoftë Thoma Stefene, me të, nuk kam pasur lidhje. Kam shkuar dy herë te UNRA, për të marrë qeratë e shtëpive.

Procesverbalin nuk e pranoj, nuk është e vërtetë që unë të kem qenë spiune. E pandehura mohon që t’ju përgjigjet pyetjeve të kryetarit… Unë pranoj se kam folur kundra pushtetit popullor”, ishte kjo, akuza e vetme që Merita Sokoli pranoi, kur u përball me egërsinë e Sigurimit të Shtetit, në maj të vitit 1947.

Edhe pse e e pafajshme, Merita Sokoli u dënua me 5 vite burg. Torturat dhe mundimet në burgjet e diktaturës, i kaloi së bashku me zonjat Sabiha Kasimati, Rita Koci, Musine Kokalari, Diti Biçaku.

Internimi

Pasi u lirua nga burgu, Merita Sokoli dhe bashkëshorti i saj Tika Tezha, u internuan në Kavajë. “Tmerri i burgut, debimeve dhe internimeve e shoqeruan tere jeten se bashku me te shoqin dhe djalin e vetem. Ka jetuar ne Kavaje, ku nderohej nga ate gjithe njerezit e mire te Kavajes, deri ne vitin 1993 dhe pastaj emigroi ne Amerike me te birin dhe familjen e tij. Une, nga bashkejetesa 21 vjeçare me te, nuk me del nga mendja tronditja qe pesonte sa here qe degjonte zhurmen e makines se ndaluar poshte shtepise, zhurme e cila e bente gjithmone te rijetonte momentin e arrestimit. Vdiq ne 4 Nentor 2007 kur nderroi jete e semure nga kanceri i mushkerise. Merita ishte nje talent i rralle, nje bilbil i lindur, nje yll i artit shqiptar por qe komunizmi nuk e la kurre te shkelqente dhe e shojti qe ne hapat e pare duke copetuar jeten e saj dhe demtuar rende artin shqiptar.”, rrëfen Dorieta Dhonato, familjare e Merita Sokolit.

Merita Sokoli Tezha, vdiq më 4 Nëntor 2007. Ndërroi jetë e sëmurë nga kanceri i mushkërisë. Pak muaj më parë, Merita Sokoli Tezha u shpall “Qyetare nderi e Kavajës”. Kujto.al është duke punuar për të përgatitur një dokumentar që i kushtohet jetës së saj artsitike dhe kalvarin e vuajtjeve gjatë diktaturës komuniste.

Shënim: Materiali i mësipërm është bazuar në rrëfimin e Dori Dhonatos, familjare e Merita Sokolit, si dhe në dokumentet e Arkivës së Shtetit.

Kategori
Uncategorized

Koha per te qene, te gjithe bashke.

Koha, per te qene, gjithe bashke, ne luften per dekriminalizimin e politikes shqiptare!

Eshte koha e duhur!, (Au temps voulu). Kauza politike, e Kryetarit te PD-se Basha, do triumfoi. Qytetare dhe demokrate te dashur!

Eshte Koha per te qene, gjithe bashke! Eshte koha e duhur! Miq te nderur, mos harroni!

Eshte KOHA, per te qene Te gjithe Bashke! Pra edhe njehere: Te Gjithe Bashke, Eshte Koha e Duhur!

Mjaft, mbi 25 vite, Lufte me Hijen!

Lufta e Hijes, te marre fund, njehere e mire! Lufta e Hijes, te marre fund, ne fund te fundit! Lufta e Hijes, te marre fund, njehere e pergjithmone!

Jetojme Globalizmin dhe Diplomacine Qytetare! Eshte koha e fitores, Eshte Koha e Etikes, Eshte Koha e se Vertetes, Eshte Koha e Diplomacise Publike, Eshte Koha e Diplomacise Qytetare, Eshte Koha e Imazhit Shqiptar, Eshte Koha e Identitetit Kombetar, Eshte Koha e Divizionit te Imazhit, Diplomacise dhe Identitetit, Integritetit dhe Performances! (Pra, edhe njehere per te mos u zgjatur, dhe per te mos u bezdisur, flm per mirekuptimin, p.s, n.b). Eshte Koha per te qene, te gjithe bashke. Kush kerkon, gjen!…

Doktrina po, tani Ne! Po, po, tani Ne… studentët, qytetaret dhe demokratet e vertet, intelektualet dhe elitat…

Një Popull, Një student,Një Njeri, Një Shqiptar, Një Demokrat, Një nacionalist Qytetar, Një Besimtar, të gjithë së bashku për Voten e Lirë!

…Vetem zgjidhje polike për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ju e dini, ne e dimë të gjithë qëndrimin arrogant të mazhorancës ndaj opozitës i cili ka qenë dhe mbetet i paprecedent.

Në këto kushte, opozita shqiptare, dhe jo vetem, por i gjithe populli demokrat krahas protestave në sheshin Skënderbej është futur edhe në çadër po në sheshin Skënderbej.

Kjo nuk eshte çader si gjithe te tjerat, kjo eshte çadra e lirisë, çadra e demokracisë, çadra e studenteve; e zerit te tyre rinir, liridashes dhe te paster.

Vendi i jone po kalon nje gjendje te vështirë jo vetem ekonomiko-financiare, sociale, ku varfëria e tejskajshme e popullit e shoqëruar me një arrogancë të paparë ndaj opozitës, ka bërë që demokratët të mos pajtohen me këtë gjendje.

Parlamenti eshte mbushur me kriminele, eskobare te krimit te organizuar, institucionet e shtetit po ashtu, drejtuesit e bashkive akoma me keq….

Ndaj ne te gjithe bashke, dhe gjithë strukturat e PD-së u angazhuan për mbrojtjen e rendit kushtetues, të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Papunësia shtohet cdo dite ajo po arrin në nivele të larta.

Varfëria ka përfshirë me mijëra familje shqiptare të cilat nuk e sigurojnë as bukën e gojës.

Rruget dhe azilet e europes u mbushen plot vetem me azilkerkues shqiptare, qe cdo dite po lene vendin e tyre

Ndjeshmëria për këtë situatë ndihet tek shumica e qytetarëve.

Por trysnia qeveritare është e madhe. Presioni dhe mospërfillja ndaj qytetarëve është evidente në çdo qelizë.

Drejtuesit vendorë të PD-së janë ballafaquar me situata të vështira nga presionet e strukturave dhe individëve të Partisë Socialiste.

Nje prej tyre eshte edhe Egzoni.

Familja e Egzon Byberit është kërcënuar sistematikisht për shkak se e gjithë kjo familje ka qenë dhe është e angazhuar jo vetem në PD, por ne gjithe ndryshimet demokratike shqiptare, ne te mire te kombit.

Vete djali i kësaj familjeje, Egzon Byberi nje djale kurajoz, është aktivizuar intensivisht në Partine Demokratike, fillimisht si antar, si sekretar grup seksioni qendër votimi 1785 si dhe sekretar i Forumit Rinor i Partisë Demokratike njësia nr 4, ne Tiranë.

Egzoni si gjithmonë ka qenë shumë aktiv në zgjedhjet vendore të 8 Majit 2011 ku kandidonte për kryetar të kësaj bashkie, z.Lulzim Basha, në zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit 2013, në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015 si dhe në zgjedhjet e përgjithshme të 25 Qershorit 2017.

Periudha e Mars-Prill-Maj, Egzon Byberi e gjen shumë aktiv në çadrën e lirisë, e organizuar me mbështetës të PD-së në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke shprehur haptazi revoltën qytetare ndaj qeverisë për gjithe ato çfarë janë evidentuar.

Egzon Byberi gjatë ditëve të protestës të vitit 2017 (Mars-Prill-Maj), shprehet:

Jeta jone i perket demokracise, e ardhmja jone i perket shqiperisë, ne do qendrojme ketu ne themelet e demokracise, te Partise Demokratike, perkrah Lulzim Bashes, perkrah demokrateve te ndershem, qe e duan vendin, e duan lirine, e duan demokracine.

Nuk mund te mos binte ne sy te te grupeve kriminale te perkrahura dhe mbrojtura nga Partia Socialiste, ky djalei ri me zell dhe ideal të paster demokratik.

Mospajtimi me parregullsitë dhe abuzimet, vjedhjet e bëra në zgjedhje nga Partia Socialiste, komisionerët dhe militantët e saj, nuk do ishte pa pasoja per kete djalosh idealist i demokracise dhe antar i Partise Demokratike.

Egzoni perndiqet nga kundershtaret politik, dhe jo vetem prej tyre…Egzani perndiqet dhe dhunohet psikologjikisht.

Pak me vone kur banditet me kostum pushtetari nuk po ja arrinin qellimit te tyre me dhunen psikologjike ata vune ne levizje antaret sekrete te bandave te tyre (kriminelë) per ta kercenuar deri edhe fizikisht.

Dhuna fizike ndaj nje djaloshi demokrat qe nuk diti kurre te tërhiqet, thyhet, apo ankohet, la dhe demtime trupore mbi trupin e njome te nje studenti me shpirt dhe zemer demokratik.

Te mbrosh idealet demokratike, perballe bandave shteterore, eshte e veshtire por jo e pa arritshme.

Egzoni eshte njeri prej atyre djemve qe sakrifikuan dhe jeten e tyre ne mbrojtje te demokracise.

Ku, ka më mirë se sa të kontribuosh për Kauzën e Lirisë e Pavarësisë së Kombit Tënd, dhe për Voten e Lirë!

Lum si Ai, që Zoti i ka fal jetë, që t’ i përjetoi këto Kauza Hyjnore në Globin tonë, që tashmë emertohet” fshat i vogël, ose sa një portokall”.

Tiranë-11:12:2017

Kategori
Uncategorized

Cufe Mullai, agjenti dështak i Sigurimit që u sorollat 9 vjet kot nëpër botë.

Në propagandën komuniste ai ka hyrë si “zbulues” i madh, si njeri që korri mjaft suksese e solli informacione të mëdha. Në të vërtetë ishte veç një i dështuar që nuk bëri asgjë. Dështoi në objektivin e parë për të cilin u nis, u njoh sapo iku, si dhe solli si informacion lajme të ditura (antikomunistët legaliste në Bruksel nuk ishin të fshehtë, por publikë). Ky është Isuf (Cufe) Mullai, agjenti me pseudonimin fillestar “Dushku” e më pas “Luftëtari” (se duhej të mos ishte më dushk). Anëtar i PPSH-së, por që kishte ndjekur në vitet 1946-1948 një kurs ndërlidhje për radist në Jugosllavi, ai u propozua për t’u hedhur jashtë shtetit, duke u rekrutuar fillimisht më 5.4.1954 mbi baza patriotike. Qëllimi ishte “penetrimi në bazën e spiunazhit amerikan në Munih”. Qysh në fillim u gabua. Në Shqipëri, legjendimin i tij nuk u mbajt tërësisht i fshehtë (e dinin, babai, kunati, gruaja, etj), si dhe rreth 20 persona funksionarë, duke u konsideruar një tjetër gabim në punët agjenturoro-operative.Për më shumë se një vit si bashkëpunëtor, nuk spikat në asgjë, nuk jep asgjë të vlefshme. U arr,, atis me kombinacion në Greqi më 6.8.1955. Dërgohet në kampin e Lavrosit.

Këtu i arr,, atisuri shqiptar Mersin Pula nga Zhulati flet keq për të duke i thënë autoriteteve greke se Isufi ishte komunist dhe njeri i Sigurimit. I gjendur keq, Isuf Mullai kërkoi vizë për në Amerikë, por amerikanët ia refuzuan me arsyetimin e kish qenë anëtar i PPSH-së, gjëra që nuk i kish treguar më parë. Mersini e kish vazhduar demaskimin e Isufit, teksa dy emigrantëve i kish thënë: “Cufe Mullai ndodhet këtu? Ai është i kuq dhe i Sigurimit. Ai ka bërë njëmijë e një (të zeza) në Shqipëri”. Me këto fjalë u mbush gjithë kampi. Nuk ngeli shqiptar pa e marrë vesh cili ishte Cufja. Pra “agjenti i famshëm” i letërsisë shqipe njihej pa u nisur mirë! Nga Greqia mundi t’i dërgojë familjes dy letra nëpërmjet postës amerikane (merre me mend çfarë sigurie!). Nga Tirana iu kërkua të japë informacione për gjendjen dhe bazat e emigracionit shqiptar në Greqi, por dështoi tërësisht. I gjendur i izoluar, në fillim të vitit 1957 “Dushku” regjistrohet me ndërhyrjen e Fuat Kuçit dhe Faik Bukmirit për të shkuar në Bruksel.

Fillon punë si minator dhe hyn në lidhje me Ibrahim Bamin dhe Rexhep Kumbarçen, i pari kryetari e i dyti sekretar i degës së Legalitetit në Belgjikë. Në Greqi ishte njohur edhe me Rexhep Aliun nga Kruja. Këtij të fundit, të cilit Sigurimi i kish vënë pseudonimin “Roberti” ishte hedhur për të përpunuar Abaz Kupin. Rexhep Aliu sapo kaloi kufirin deklaroi çdo gjë dhe punoi kundër Sigurimit. Për të mos u ndaluar deri këtu, Sigurimi gaboi kur nëpërmjet Cufe Mullait kërkoi rivendosjen e lidhjeve me Rexhep Aliun. Rexhepi, dyshues ndaj Cufes në vitin 1959 i vuri pas disa ndjekës. Të gjithë filluan ta sulmojnë Cufen si të kuq e të Sigurimit. Kjo luftë kish vazhduar plot 2 vjet deri në vitin 1961.

Gjatë kësaj kohe, Cufes i ndërrohet pseudonimi dhe i bëhet “Luftëtari”, por ndonjëherë e përdor edhe “Dushkun”.  I gjendur në vështirësi, një vit pas ardhjes së Bruksel, në mars 1958, kërkoi të rikthehej në Shqipëri. Këtë kërkesë do ta përsëriste çdo vit. Iu fol shumë që të vazhdonte të qëndronte. Në dhjetor 1958 shërbimi sekret belg, i informuar nga Rexhep Aliu, e ka marrë në pyetje për gjithë dyshimet e lindura. Sërish ky shërbim e pyet në vitin 1961 për lidhjet me legatën shqiptare të Parisit. Në vitet 1959-1961, Cufja jetonte me asistencën e shtetit si i papunë. Gjatë kësaj kohe, udhëtoi shkoi vetëm dy herë në Paris.

Më 22.7.1959 “Dushku” është takuar në Kanë si emigrant i thjeshtë shqiptar me Mbretin Zog. Kaq ka qenë gjithë “aktiviteti” i tij pranë mbretit. Në vitin 1959 punonte sekretar privat i sekretarit të Legalitetit në Bruksel, Ibrahim Bami, ndërsa luftohej nga Riza Momini, Adem Hoxhallari, etj. Pas vdekjes së Mbretit Zog, Gaqo Gogo ishte interesuar të dinte kush ishte ky njeri që “intrigon shumë në emigracion”. Cufja kërkon të ikë në SHBA por prapë i refuzohet viza. Në vitin 1960 pëson një aksident të rëndë automobilistik, që i kish humbur përkohësisht kujtesën. Cufja kishte bërë “jetë partie” fare pak vetëm pas vdekjes së Mbretit Zog. Po edhe këtu është dyshuar dhe është pezulluar. Rexhep Aliu vazhdonte ta luftonte fort, duke e vendosur me ndihmën e shërbim sekret belg edhe në gjurmim. E kishin kuptuar, madje mund ta vrisnin.

Dobësia e treguar në aktivitetin e tij, detyruan kryetarin e Degës së 4-t të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në MPB, Skënder Konicën, t’i propozojë ministrit të Punëve të Brendshme, kthimin në atdhe të “Luftëtarit”. Në raport thuhej se “Luftëtari” sulmohej nga të arr,, atisurit si Rexhep Aliu, Ramadan Ismaili, Gjon Bala të cilët e thoshin hapur se ai ishte i Sigurimit.

Thuhej se nuk kishte as mbështetjen e degës së Legalitetit të Belgjikës dhe as të Francës. Agjenti “Sholli” (T.Z.) që jetonte në Turqi kishte dëgjuar nga emigranti Tahir Kolgjini se në Bruksel jetonte një agjent i Sigurimit që gjurmohej nga policia e atjeshme për ta kapur në flagrancë. “Luftëtari” kritikohej se nuk kish zbatuar urdhrat e qendrës. Sigurimi dilte në përfundimin se “Luftëtarin” ose mund ta vrisnin, ose të diskreditonin. Gjendja e tij paraqitej e falimentuar dhe e dëshpëruar. Fliste përçart natën dhe vuante nga nervat. Më 27.11.964 ministri miratoi këtë raport dhe po atë ditë u njoftua sekretari i parë i ambasadës shqiptare në Paris Myslim Sinoimeri. Cufe Mullai lë Brukselin dhe shkon në ambasadën shqiptare në Paris, prej nga ku merr pasaportën dhe kthehet në atdhe më 7.12.1964. Siç e kanë zakon komunistët, filluan të mendojnë ta përdorin për propagandë sikur kishte korrur sukses të madh.

Më 24.12.1964 ministri propozoi legalizimin e tij si dhe dhënien e 50 mijë lekëve. Ministri po ashtu kërkoi nga zëvendëskryeministri Beqir Balluku që ai të dekorohej me “Urdhrin e trimërisë”, dekoratë e cila iu dha më 30.4.1965 në zyrat e Zbulimit Politik nga Zoi Themeli. Dështimin që kishte pasur si agjent duke mos hyrë dot në Kompaninë 4000 në Munih si dhe duke mos depërtuar në SHBA, propaganda e mbuloi duke thënë se misioni i tij kishte qenë pranë Mbretit Zog. “Dushk” e nisi dhe dushk përfundoi.

Kategori
Uncategorized

Mirë u kthefsh në Kosovë!

Drejt Hagës për shpalljen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës

Nga Mal Berisha

Atë ditë të 21 Korrikut të vitit 2010 po udhëtoja nga qendra e Tiranës, drejt Aeroportit të Rinasit dhe dëgjoja programin botëror të BBC-së.

Papritmas dëgjova një lajm që ndërpreu programin: Udhëheqësi i Guerilëve Shqiptarë të Kosovës Ramush Haradinaj sapo është arrestuar dhe është duke u dërguar në burgun e Scheveningenit në Hagë. Ai do të ballafaqohet me akuza të reja për krime të rënda të kryera gjatë  luftës në Kosovë.

U shokova, dhe thashë me vete: Si është e mundur? Nesër shpallet opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Dhe ja përsëri dikush e godet kaq fort Kosovën.

Në moment telefonova kryeministrin dhe e njoftova për lajmin. Ai ende nuk ishte informuar. I tregova se isha udhës për në Hagë për të ndjekur seancën e nesërme të gjykatës ku pritej të jepej opinioni mbi ligjshmërinë e aktit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Më uroj rrugë të mbarë. Ndjeva shqetësim në zërin e tij dhe pak para se të mbyllnim telefonat më tha:

-Dëgjo, sa ditë do qëndrosh në Hagë?

-Tre  ditë,  i thashë.

-Shko bashkë më ambasadorin tonë dhe takojeni Ramush Haradinajn në burg. Bëji të fala nga unë dhe siguroje për mbështetjen tonë. Rrugë të mbarë!

Ankthit të pritjes për dhënien e opinionit përfundimtar mbi legjitimitetin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nga GJND, iu  shtua edhe ky fakt. Përse tani? Përse sot? Përse duhej kompromentuar çdo gjë? A nuk prisnin dot edhe dy ditë, tri apo katër?

Pengmarrja e Parë në Hagë

Ramushi nuk ishte nga ata burra që fshihej. Ai u dorëzua herën e parë në mënyrën më burrërore. Vetëm një burrë, një shqiptar nga Dukagjini mund të bënte atë që bëri ai. Në rastin e arrestit të parë, kur ai ishte Kryeministër, mblodhi kabinetin e tij dhe ju shpërndau detyrat si çdo ditë tjetër. Askush nuk dalloi dot qoftë edhe një drithërimë në zërin e tij. Komunikoi, bisedoi, bëri edhe shaka. Mbledhja mbaroi. Kur anëtarët e kabinetit të tij ishin gati të largoheshin, ai iu tha:

-Oh me falni se kam edhe diçka për t’ju kumtuar sot: Që prej këtij momenti unë nuk jam më Kryeministri juaj. Sapo të dalim nga kjo sallë unë iu dorëzohem organeve të drejtësisë ndërkombëtare dhe udhëtoj për në Hagë i akuzuar për krime lufte. Kosovës i uroj suksese!

Gjithkush që ishte në atë sallë mbeti i shokuar. Ai u dorëzua vetë. U bë edhe gjyqi ndaj tij. Ai doli i pafajshëm dhe u kthye në atdhe. Natyrisht që postin e Kryeministrit e humbi por fitoi një emër të madh. Në politikë ai u bë edhe më aktiv. Por ja, tani gjendet në Hagë përsëri.  Përsëri peng për herë të dytë.

Në Hagë, në pritje për vendimin e GJND

Në mbrëmjen e datës 21 korrik 2010, arrita në Hagë. Aty më priti ambasadori ynë z. Gazmend Barbullushi. Ai ishte një mik dhe koleg shumë i mirë. Atë natë darkuam bashkë dhe u takuam edhe me delegacionin e Kosovës të drejtuar nga Ministri i Jashtëm z. Skënder Hyseni.  Gjatë darkës shkëmbyem shumë biseda, tregime, shqetësime.

Ambasadori i Kosovës në Hagë na tregoi për ndodhinë e asaj dite më delegacionin serb. Kishte koinçiduar që pala kosovare ishte vendosur në një hotel në qendër të Hagës dhe kishte arritur më përpara se pala serbe. Anëtarët e delegacionit të Kosovës po pinin  kafe në lobin e hotelit. Në atë çast vjen delegacioni serb i drejtuar nga Vuk Jeremiç, Ministër i Jashtëm i Serbisë. Ata futen në hollin e hotelit dhe ndërsa stafi i ambasadës po merrej me sjelljen e bagazheve dhe check – in, Jeremiç vuri re se në hollin e hotelit ishte Ministri  Hyseni dhe pala kosovare. Ai menjëherë i drejtohet ambasadorit të vet:

– Në një hotel me këta jemi të vendosur ne?

– Nuk e di, ishte përgjigjur ambasadori i tij. Nuk e  kam idenë për këtë.

– Si nuk e ke idenë?! Në një hotel me këta do rri unë? iu hakërrye ambasadorit.

– Nuk më paska vajtur mendja, ishte përgjigjur ambasadori.

– Atëherë, mu zhduk që këtej dhe nuk dua të shoh më! Ju  të tjerët merrni valixhet dhe të ikim menjëherë.

Kështu delegacioni serb u largua menjëherë dhe u vendosën në një hotel tjetër në Hagë.

Kjo ngjarje dukej si një ugur i mirë për ne  shqiptarët. Në fakt, gjykata e kishte mbajtur aq mirë sekretin e opinionit të vet, saqë askush nuk mund të thoshte me siguri se cili do të ishte vendimi. Thjesht mund të hamendësohej.  Kështu kaloi ajo mbrëmje me ethet e pritjes së të nesërmes…

Shpallja e Opinionit të GJND

Ambasadori Barbullushi kishte njohje të lavdërueshme me anëtarë të ndryshëm të Gjykatës Ndërkombëtare. Por frika e tij se kishte gjykatës që ishin tërësisht kundra dhe sa ata mund të përbënin shumicën ishte shumë e madhe. Ai merak i tij tanimë ishte kthyer në një ankth edhe për ne tjerët. Sidoqoftë tani duhej thjesht të prisnim orën 15.00 të datës 22 korrik 2010 dhe të dëgjonim kumtimin e vendimit.

Në orët e para të paradites bëmë një shëtitje para ndërtesës së gjykatës. Ajo është një ndërtesë shumë e bukur, ndoshta më e bukura e Hagës e njohur me emrin Pallati i Paqes ose në gjuhën hollandeze: Vredespaleis.

Pallati i Paqes, Vredespaleis, Hagë

Kjo gjykatë është hapur me datën 28 Gusht të vitit 1913. Ajo është krijuar fillimisht si një ndërtesë  simbolike për Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit për ti dhënë fund luftës, si produkt i Konferencës së Paqes së Hagës së vitit 1899. Në atë kohë Andrea Dickson Ëhite ishte njeriu që kontribuoi më shumë për ndërtimin e kësaj gjykate. Për këtë ai i shkroi mikut të tij Andreë Carnegie. Në fakt ideja për ngritjen e Pallatit pat filluar në një diskutim midis diplomatit rus Frederik Martnes dhe diplomatit amerikan Andreë Ëhite në vitin 1900. Ata donin të gjenin një vend për Gjykatën e Arbitrazhit dhe ta  vendosnin në Hagë.  Ëhite iu drejtua mikut të vet filantropist Andreë Carnegie. Ky i fundit në vitin 1903 i dha atij një milion e gjysëm dollarë, një shumë e jashtëzakonshme për kohën. 

Andreë Carnegie ishte një industrialist i famshëm skocez – amerikan i lindur në vitin 1835 dhe një nga filantropistët më të famshëm në botë. Ai është njeriu që i dhuroi Neë Jorkut atë që sot quhet Carnegie Hall, një nga qendrat më të bukura muzikore në botë, pa përmendur sa e sa vepra tjera që ka dhuruar gjatë jetës së tij. Pallati është i stilit të rilindjes së vonë.  Ndërtesa është vërtetë një vepër arti. Të tilla janë edhe dhuratat që e dekorojnë atë. Aty ka vazo 3.2 tonëshe dhuruar nga Rusia, dyer të rënda të dekoruara të dhëna nga Belgjika, mermer të sjellë nga Italia, një shatërvan nga Danimarka, qylyma murale nga Japonia, orë për Sahatin e Kullës nga Zvicra, qylyma persiane nga Irani, dru prej Indonezisë dhe Shteteve të Bashkuara. Brenda tij gjenden buste, portrete të kampionëve të paqes nga e tërë bota dhe nga të gjitha fushat. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është organi më i rëndësishëm juridik i Kombeve të Bashkuara. Gjykata u themelua në vitin 1945 bazuar në një Kartë të Kombeve të Bashkuara dhe filloi punë në muajin Prill të vitit 1946.

Me pak fjalë, ky ishte pallati në të cilin do të futeshim atë ditë për të dëgjuar vendimin mbi opinionin e asaj gjykatë të përbërë prej 15 anëtarësh. Stuartët e gjykatës na treguan se ne duhej të uleshim në anën e djathtë të sallës.  Pasi ishim ulur, erdhi delegacioni serb. Jeremiçi hyri me kokën lart, “parakaloi” (përsëri gabim) para delegacionit tonë dhe me shpejtësi shkoi dhe u vendos në anën tjetër të sallës. Këto veprime më kujtonin plotësisht veprimet diplomatike të kohës së luftës së ftohtë, kur thjesht gjetja rastësore në një mjedis me diplomatin – armik, mund të pasohej me masa represive ndaj atij që nuk kishte bërë kujdesin e duhur.

Në atë moment mu kujtua një histori e treguar nga Konsulli i Përgjithshëm në Stamboll, Enver Zeneli kur po e dorëzonte detyrën në vitin 1992. Ai më pat thënë se ju jeni me fat që do punoni në këtë kohë. Gjatë kohës së punës time, më thoshte ai,  këtu kam qenë i instruktuar që në asnjë rrethanë të mos i jepja dorën rusit, amerikanit, izraelitit.  Nëse kjo ndodhte, unë duhej të kthehesha vetë në shtëpi dhe të mbaja përgjegjësinë. Kështu që ndonjëherë kur shkoja në pritje futesha në salle dhe fap, psh me shfaqej përpara rusi, ndërsa menjëherë djathtas hopa më shfaqej amerikani. Pastaj i shmangesha atij dhe ja ku më dilte përpara një tjetër, izraeliti për shembull. Mos o zot po të qëllonte edhe kinezi! Çfarë duhej të bëja atëherë? Menjëherë duhej të largohesha, ose…

Çastet e shpalljes së vendimit

Gjatë kohës kur Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Hisashi Ovada po lexonte vendimin, një gjykatës trupmadh, mbante një kontakt me sy me ambasadorin tonë dhe dukej sikur i thoshte që: Edhe pse unë nuk desha, ja që e arritët atë që deshët. Në fakt më vonë ambasadori më tregoi se ai ishte një gjykatës nga Republika Ceke, i cili kishte qenë kategorisht kundër. Por natyrisht kur shumica në atë gjykatë voton pro ose kundër, pakica i bindet plotësisht shumicës. Kështu vendimi shpallet si vendim unanim.

Leximi i materialit zgjati aq sa nuk e mbaj mend. Ajo që u skalit në kujtesën tonë ishte fjalia magjike e shqiptuar nga gjykatësi Ovada:

 “Gjykata ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së 17 Shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ose Kornizën Kushtetuese. Rrjedhimisht, miratimi i Deklaratës nuk  shkel asnjë ligj të zbatueshëm të së Drejtës Ndërkombëtare”.

Në u ngritëm në  këmbë dhe filluam të përqafoheshim nga gëzimi. Ishte përjetim i rrallë. Dhe në atë përjetim atë ditë më mbeti në mendje largimi kokulur i Vuk Jeremiçit dhe anëtarëve të delegacionit të tij. Pastaj edhe ne u larguam të lumtur sa më s’ka për të festuar bashkë me delegacionin e Republikës së Kosovës.

Vizitë tek i Pengmarruri për herë të Dytë

Ditën tjetër bashkë me ambasadorin vajtëm të shihnim heroin e Kosovës, Ramush Haradinajn  në burgun e Hagës, Scheveningen. Pas procedurave të gjata dhe shpjegimeve për natyrën e takimit, një seri dyersh prej hekurash u hapën dhe u mbyllën njëra pas tjetrës. Arritëm në kafenenë e burgut, u ulëm pranë një tavoline në një si ndarje më vete, ose një dhomëz e ndarë midis  të tjerave prej nga shiheshim shumë mirë për çdo veprim që mund të bënim nga një treshe policësh të cilët ishin ulur në një si podium. Pas pak aty dha ballë Ramushi. i fortë,  i qeshur, i vendosur, ai shtrëngoi duart me ne dhe u ulëm. Patëm një bisedë interesante dhe unë së pari e urova për Opinionin pozitiv të Gjykatës së Hagës për Kosovën. Ai e shfaqi hapur gëzimin për këtë. Pastaj biseda u përqendrua tek arresti i tij dhe tek pafajësia  e cila do ta kthente përsëri si hero në Prishtinë. Në një moment të bisedës e pyeta:

A e keni parë ndonjë prej serbëve që  gjenden këtu?

Po më tha, i pata parë më parë kur isha herën tjetër, por edhe unë ju shmangem edhe ata më shmangen mua. Milosheviçin e shihja por sa herë e shihja më kapte një ankth dhe ai e ndjente mesa dukej sepse përherë fshihej pas rojeve dhe qëndronte larg. Radovanin nuk e kam parë. Ai vazhdoi me emrat dhe sapo përmend Sheshelin, ky i fundit kaloi aty pranë na pa dhe u ndal.

O Ramush, si je? i foli ai në serbisht.

Mirë, mirë u përgjigj Ramushi, me indiferencë. Pastaj ai i tha disa fjalë të cilat ne nuk i kuptuam por Ramushi na i përktheu. I kishte thënë se këtë radhë je këtu sepse  deshën t’ia bënin më të lehtë Tadiçit vendimin e GJND së. Ti je kurbani i kësaj dite.

Ndërsa Shesheli fliste unë pashë në sytë e atij krimineli tërë urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve të përmbledhur në atë vështrim agresiv ndaj Ramushit.

Patëm bisedë të gjatë me Ramushin derisa u ndamë me premtimin se asgjë nuk do të kursehej për çlirimin e tij.

Gëzimi i fitores në Hagë kishte edhe brengën për sakrificën e Ramush Haradinajt. Në atë aspekt ndoshta Shesheli kishte të drejtë. Ishte peng për herë të dytë, i atij vendimi të Hagës.

Pengmarrja e Tretë

Prej disa kohësh, z. Haradinaj gjendet i marrë peng për herë të tretë. Tani ai pret një vendim të një gjykate tjetër të një rajoni të Francës, vendit të lirive njerëzore(!)

Edhe pse z Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga GJND në Hagë, ai përsëri është ndaluar në Francë, bazuar në një urdhër të lëshuar nga Interpoli me kërkesë të kasapit të Ballkanit, Milosheviç, lëshuar në vitin 2004!(?) Të ndalosh çlirimtarët me kërkesën e një krimineli, pastaj ti gjesh të pafajshëm, pastaj ti zësh prapë, prapë ti lëshosh dhe prapë ti ndalosh, nuk është asgjë më pak se pengmarrje.

Si atëherë në vitin 2010 kur e vizitova në Hagë, vajta dhe e takova në Strasburg me datën 18 Mars 2017. Këtë radhë jo me detyrë shtetërore por në një gjest individual respekti për veprën dhe sakrificat e tij. Kësaj radhe ishte një vizitë tek një mik, tek një patriot, tek një çlirimtar i Kosovës, tek një luftëtar i paepur për lirinë, tek një njeri që e ka gjakun e vëllezërve në themelet e kësaj lirie. Kjo nuk ishte aspak një vizitë tek një politikan kosovar, madje as tek një ish-kryeministër, por tek një shqiptar i ballafaquar me padrejtësinë në emër të drejtësisë.

Mirë u kthefsh në Kosovë!

Hagë 23 Korrik 2010, Strasbourg, 18 Mars 2017.

Kategori
Uncategorized

Si e kapi polic Haliti sekretarin e parë lakuriq në ferrat e Kabashit.

Sekretari i parë i Pukës dhe ish kolegu im polic Halit.

Disa muaj para se të arrestohej sekretari i parë i komitetit të partisë Pukë, Th…D (mik i Vito Kapos) kish fituar simpatinë e familjes e cila i kish ndërhyrë dhe i kishin dhënë dhe veturën lluksoze ngjyrë kafe të erret, e markës Vollga që dikur e përdornin ata (kështu thuhej), dhe kryetarit të komitetit, B. M, kish ndodhur një incident.

Duke u këthyer nga Fusharrsi në Pukë, sekretari i parë ndalon diku në fshatin Kabash (për nevoja personale) ndersa në fakt jo.

Atë aty pranë e priste diku në një ferrë sekretarja e partisë së sektorit, një femër shumë e bukur.

Polici shoqërues Haliti ( sekretari i parë kishte shoqërues kur sikte jashtë qytetit sepse ai ishte dhe antar i komitit qëndror) po e priste sekretarin e parë për rreth 15 minuta, shqetsohet dhe ninset drejt pyllit, në kërkim të sekretarit…

Shoferi që ja dinte marifetet sekretarit të parë, i kërkon me ngulm policit të rrijë në makinë, se shoku Thoma do këthehej shpejt, ai shumë herë ndalonte dhe inspektonte i vetëm bujqësinë, por polici i shqetësuar u nis drejt pyllit për ta kërkuar.

Mbas rreth 100 metrash në pyll polici shoqërues dëgjon disa zhurma dhe tinguj në formë ndihme pranë një gëmushë që lëviste.

Nxjerr menjëherë pistoletën dhe vrapon drejt saj, ndoshta sekretarit të parë armiku i kishte berë “prite”….

Klithma sa vinin e shtoheshin, Haliti afrohet me pistoletën në dorë gati për zjarr..

Kur afrohet, ç’të shohi…

Mbas gemushes nje femer lakuriq, dhe sekretari i parë që gulçonte si ujk mbi të…

Shoku sekretar thërret polici… ju????? Dhe fjala i ngec në grykë….

Halit, ik, qërrohu….dhe më prit në makinë i hakerrehet sekretari…..

Haliti i shkretë ishte edhe antar partie .

Këthehet mbrapsh, por nuk shkon në vetura e sekretarin te pare, ai ndalon në rrugë nje skodë me dru dhe largohet drejt Pukës….drejt e në sekretari i byrose se deges…. Besimi.

I tregon gjithshka ckish ndodhur…

Halit mos je i semure more e pyet Besimi ?

Mos je në ënderr, mos, mos,mos…..por Haliti tashmë thotë vetëm të vërtetën, për të skish më këthim mbrapa.

Në takim vjen kryetari i degës, dhe komandanti i divizjonit….Haliti në të tijën.

Atehere sekretari i byrose se deges në një moment e thërret Halitin me vete dhe i thote:

Tani mbaju vetem fjaleve, ndryshe ti e di ku do perfundosh.

Vjen sekretari i parë…

Takim disa orë, por Haliti në të vetën, sekretari kërkon dhe vizitë në psikiatri për policin e shkretë.

Halitit të shkretë i moren dhe pistoleten, e larguan nga policia dhe e derguan roje ne ferme.

Çdo ditë Haliti thirrej nga “shokët” e degës në takim, për të mohuar atë që tha, por Haliti e dinte fundin nëse ndrronte fjalë.

Polici, kish njohur dhe shoqen e partisë, që ishte lakuriq më sekretarin nën gëmushë…

Nderkohe Haliti jo vetëm që ish shtëpi e luftës, por kish nisur leter dhe në Komitetin Qëndror.

Dita ditës pritej arrestimi i Halitit…..

Fati e solli që gënjeshtra e sekretarit të parë për realizimin e planet në drithëra buke dhe kryetarit të komitetit ju doli boja dhe u arrestuan të dy.

Në fakt për kryetarin e Komitetit Bugiç Mata qytetarët e pukës kishin respekt, por për Thomane e kolonjës, që nuk la femër të bukur të administratës në këmbë, e urrenin, biles, ato mikeshat nuk e therrisnin në emër, por bilush vogli.. (kish bibilushin e vogël)..

Në gjyqin ndaj sekretarit të parë ishin dhe shumë letra anonime nga qytetarë të ndryshëm që tregonin për bëmat seksuale të tij, por gjithsesi dënimi Thomait ju dha vetëm për mashtrim me shifrat e realizimit të planit.

Kjo solli dhe shpëtimin e policit të shkretë, që ish këthyer jo vetëm në rojtar i fermës, por nga dita në ditë priste dhe arrestimin.

Të dy patrullë turni i tretë me Halitin.

Unë në atë kohë sapo isha transferuar në policinë e DBPukë, ndërsa Haliti sapo ish rikëthyer në radhët e policisë….

Kategori
Uncategorized

Nga Kolonel Konstadin Koliqi/

Si mundet qe ky diplomat i larte i DASH, ta bej krahasimin e mareveshjeve te Kosoves me Serbine, si ajo midis Greqise me Maqedonin e Veriut??!!….

A e dini ju zoti ambasador se midis Greqise dhe Maqedonis nuk eshte bere lufte dhe nuk eshte vrare njeri?…

A e dini ju se sa shqiptar ka vrare Serbia, sa gra kosovare kane perdhunuar serbet, sa shqiptareve nuk ju dihen varret, sa varre masive jane akoma ne token serbe, te mbushura me Kosovare?….

Mendoi se nuk e dini, se po ta dini dhe te jepni kesi keshillash, do mendoja se ose jeni i cmendur, ose jeni kunder pamvaresise se Kosoves dhe ne sherbim te Sorosit dhe Rusise….

Qenrim i turpshem nga ana juaj, per nje popull shume te vuajtur…..sa per keshillat qe i dhate per politikanet shqiptar, mendoi se jo vetem qe te instaluarit tuaj ketu, ne ambasade, jane bere guberrnatore dhe bejne ligjin, por gjithmon ne favor te MAFIAs se kuqe me Edi Ramen padrino te saja…..

Ketu ne Shqiperi po behet qameti, o ambasador, jane zhdukur institucionet qe mbajne shtetin ne kembe dhe i ka mare ne dore te gjitha pushtetet padrino i MAFIAs Rama….ai Rama qe ja u shau dhe ja beshtyu presidentin tuaj atje ne qender te Amerikes….apo ju ka ardhur sipas deshires tuaj….dy here turp per ju…..

ps. sote tek VOA.

Kategori
Uncategorized

Revolucion! Nëse foto me Erdogan, është mesazh se ju do të veproni si ai, atëherë mesazhi është i qartë për të gjithë shqiptarët…Revolucion Demokratik.

Kur politika bëhet me foto…

Nga Arben Vata Stockholm…

– Çfarë mesazhi përcjell foto me Erdogan?!

Meqë kryeministri bën politikë duke nxjerrë foto, nëpërmjet së cilës tregon se udhëton jashtë shtetit për një drekë me Presidentin Erdogan, çfarë përgjigje do të kishte zoti kryeministër për foton tjetër, ku tregohet se shqiptarët ikin nga sytë këmbët, pikerisht për shkak të politikave që ai zbaton prej 6 vitesh?

Nuk rregullon gjë me foto z kryeministër, por me zgjidhje politike.

Shqiptarët nuk impresionohen më me foto.

Aq më tepër me një figurë anti demokratike si Erdogan.

Por nëse foto me Erdogan, është mesazh se ju do të veproni si ai, atëherë mesazhi është i qartë për të gjithë shqiptarët…

(Titulli eshte i faqes wordpres.com AL in Sweden)

Kategori
Uncategorized

Tre dashnoret ministre të Bablokut të madh, pse PD tërhiqet nga publikimi i dosjes, çfarë fshihet pas…. deputetja socialiste e Tiranës, , është dashnore e njerëzve të krimit.

–Në dosje del gjithashtu se Babloku i madh ka pasur dashnore edhe një ish-ministre tjetër, me të cilën ka kaluar tre net në Vjenë, para ca kohësh, me rastin e Bienales së Vienës.

–Po ashtu, Babloku i madh del në një tjetër lidhje me një tjetër ministre, të cilën e ka emëruar në poste shumë të rëndësishme si drejtoreshë dhe më pas si ministre.

–ministrja është dashnore e Bablokut të madh. Madje, Babloku i madh merr statuset e saj dhe i publikon në Facebookun e vet.

–Ndërsa deputetja socialiste e Tiranës, sipas dosjes, është dashnore e njerëzve të krimit.

Babloku i madh harem me tre ministre dhe disa drejtoresha, politika pakt për të mos nxjerrë dosjet rozë pasi loja mund të dalë jashtë kontrollit, deputetet dashnore të kapove të krimit, si u tërhoq PD nga publikimi i përgjimeve

Përtej akuzave të përditshme, luftës teatrale politike dhe kërcënimeve, mes kokave të politikës së Tiranës ka një pakt që nuk shkelet: Mbrojtja e jetës intime të njërit-tjetrit, mbrojtja nga publikimi i dosjeve rozë dhe diskretitimi publik. Për të kuptuar se sa i rëndësishëm është ky pakt dhe kod heshtje për kokat e politikës,

Çfarë po ndodh këto ditë? Prej javësh, Partia Demokratike paralajmëroi publikimin e një dosje rozë në gazetën gjermane Bild. Përfaqësues të PD dhe LSI, të njohur me dosjen rozë, nisën të flasin me kode, për Bablokun e madh, tre ministre dhe një deputete sociale, të cilat ishin pjesë e aferës seksuale.

Sipas dosjes, ministrja është dashnore e Bablokut të madh. Madje, Babloku i madh merr statuset e saj dhe i publikon në Facebookun e vet. Ndërsa deputetja socialiste e Tiranës, sipas dosjes, është dashnore e njerëzve të krimit.

Në dosje del gjithashtu se Babloku i madh ka pasur dashnore edhe një ish-ministre tjetër, me të cilën ka kaluar tre net në Vjenë, para ca kohësh, me rastin e Bienales së Vienës. Po ashtu, Babloku i madh del në një tjetër lidhje me një tjetër ministre, të cilën e ka emëruar në poste shumë të rëndësishme si drejtoreshë dhe më pas si ministre. Gjithashtu, në përgjime zbulohet se Babloku i madh ka krijuar një harem të tijin me ministre, deputete dhe drejtoresha të rëndësishme.

Në dijeni të dosjes, Edi Paloka, lëshoi një mesazh të koduar: “Thuhet se në përgjimet e radhës që do publikojë Bild, dalin nja dy heroina të punës socialiste, alias “rilindase”. Larg qoftë të konfirmohen nga përgjimet që pritet të publikojë “Bild”, informacionet që kanë qarkulluar në Dibër për aktivitetin e këtyre shoqeve të “rilindjes”…Megjithëse këta sorosianet nuk e kanë problem prishjen e familjeve…”.

Më e qartë ishte anëtarja e kryesisë së LSI, Elona Guri, e cila tha se “Dy fjalë për Elisën”: E ke provuar dhimbjen e pirunit… do prapë një pirun nga shefi jot, shtrëngo ushkurin se llastiku të është këputur. Mos u hallakat shumë se je dhe grua e martuar…Ups ju te rilindjes se keni problem”. Ndërsa, ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, tha: “Elisa dogana.al, ujësjellësi.fr, përgjime.ge, miliona.euro!Kur shefi jot të bëhet gati për të shkuar pas hekurave, do i bëjmë presidentit një kërkesë të veçantë: të krijohen disa qeli miks (burra & gra), që ti shërbesh edhe aty me devotshmëri”.

Kanë kaluar disa javë dhe për këtë dosje nuk po flitet më. Jo vetëm përgjimet nuk u publikuan, por as nuk po flitet më për to. Çfarë ka ndodhur? Gjatë kësaj kohe palët kanë arritur një pazar dhe PD është tërhequr. Tërheqja ka ardhur pasi publikimi i këtyre përgjimeve për aferat seksuale të Bablokut të madh, ministreve dhe deputeteve, do të sillte një reagim nga qeveria, e cila do të përgjigjej duke publikuar dosjet seksuale të përfaqësuesve të opozitës.

Nga kjo luftë me dosje rozë do të dëmtoheshin të gjitha palët politike, duke u diskretituar dhe degjeneruar më tej në sytë e shqiptarëve. Kjo duket se është arsyeja se pse PD ka vendosur të respektojë kodin e heshtjes./marrë me shkurtime nga Pamfleti

Kategori
Uncategorized

Durrësi dhe kontrabanda e cigareve nën dirigjimin e Sigurimit.

Nga Mark Brunga

Në fillim të viteve ‘80 të shekullit të kaluar, një skaf italian i ngarkuar në kalatën 0 të portit, sapo del jashtë basenit, përplaset në një objekt nënujor dhe i çahet pjesa e bashit, në krahun e djathtë. Hambari që ishte mbushur me cigare merr ujë dhe stekat me cigare të shumëllojshme dalin jashtë në sipërfaqe të detit.

Era maister, siç i thonë detarët, i shpuri ngarkesat me cigare të çmuara drejt brigjeve të plazhit. I gjithë bregdeti i Durrësit u mbush me cigare, të cilat u mblodhën nga popullsia e zonës. Në breg u shfaq edhe ushtria për të mbledhur, por me pak vonesë. Popullsia mblodhi një sasi të madhe dhe për shumë kohë konsumoheshin lirshëm në qytet. Ishin cigare të rralla, që nuk ishin parë gjëkundi, por vetëm nëpër filma modernë hollivudianë të tipeve Marlboro, Chesterfield, Multifilter, Puro etj. Skafi u nxor në breg në ish-rajonin e kantierit të vjetër detar dhe u mor përsipër që të riparohej nga një ekip i këtij kantieri. Në atë kohë në këtë kantier punonin një ekip i shkëlqyer specialistësh, si: Tasim Balla, Stilo Pali, Muho Kacerja, Ron Zhura, Muhamet Tula, Ymer Karaboja etj., të cilët i bënë një riparim të shkëlqyer pjesës së çarë si rindërtim të sipërfaqes së dëmtuar tërësisht dhe ndërrim majere e veshje të jashtme të bashit të skafit prej druri.

Më pas u krye kallafatimi, lidhja me bulona etj. Ndërkohë pjesëtarët e ekuipazhit të skafit rrinin në kantier krejtësisht të lirë duke pirë kafe me punëtorët në kafenenë e kantierit, një kafene mikse ngjitur me magazinat e vjetra dhe ish-drejtorinë e kantierit të asaj periudhe. Të gjithë e dinin se ata ishin kontrabandistë italianë. Një veprimtari sekrete që e dinin të gjithë se si zhvillohej dhe se ku zhvillohej me bekimin e shtetit komunist. Cigaret ishin të sjella në Shqipëri nga një kompani import-eksporti franko­zvicerane “Vanawer Ltd”.

Për t’i sjellë deri në Durrës në magazinat e Kodrës së Rrashbullit ku ishin dhe depo të rezervave të shtetit, vinin kamionët e TIR-it, me pas ato ngarkoheshin në skafe brenda portit me fuqi punëtore të përbërë nga ushtarë që kryenin shërbimin ushtarak pranë trupave të Ministrisë së Brendshme, por që nuk kishin uniformat klasike. Në vend të tyre ata ishin të veshur me kostume sportive. Të të huajt e ekuipazhit të skafit në kantier binte në sy që vinte shpesh oficeri i vjetër i shërbimeve sekrete Qazim Myftiu, padrinoja i kësaj kontrabande, i njohur si Sinjor Antonio. Drejtuesi fuqiplotë i Albtrans­it, që kishte marrë formën e një punto franko-je për magazinimin, manipulimin dhe livrimin e cigareve të kontrabandës ndërkombëtare që luhej në këtë periudhë. Kryesisht të markave: Marlboro red dhe Marlboro box të Philip Morris, si dhe Winston. Po ashtu, dhe markat dytësore Kim, Murati Ambasador, Lucky Strike, Dunhill, Chesterfield etj.

KONTRABANDA E CIGAREVE NË DURRËS

Për kontrabandën e zhvilluar të cigareve në Durrës është shkruar shumë. Kjo kontrabandë, e zhvilluar zyrtarisht nga shteti nëpërmjet një ndërmarrjeje të ngritur enkas që administrohej nga Sigurimi i Shtetit, ka nxjerrë në dritë shumë të dhëna, por edhe shumë legjenda, të cilat ende përfliten në rrethet qytetare të Durrësit. Mes të cilave thuhet se është zhvilluar edhe tregtimi i armëve automatike të prodhuara në uzinat sekrete të vendit në Poliçan e Gramsh. Skema se si funksiononte kjo kontrabandë shtetërore ishte sikurse është deklaruar: Në përpunimin e mjeteve detare që ngarkonin për llogarinë e Albtrans­it, në një bankinë të veçantë të Portit të Durrësit të njohur si kalata 0, merrnin pjesë entet portuale: Agjencia Detare Shtetërore e Portit Durrës, Kapiteneria e Portit, Interklubi dhe Kantieri Detar; pika e kontrollit të Kalimit të Kufirit; ushtarët e magazinës së Albtrans-it në dinamikën e tyre, të cilët merreshin me ngarkim­shkarkimin nga batalioni i sigurimit, njësitë ushtarake të mbrojtjes bregdetare, pikat e kalimit të kufirit Hani i Hotit, Qafë­Thanë, Kakavijë, Rinas etj.

Jashtë shtetit e njihnin partnerët e biznesit, shoqëritë e transportit, që e transportonin mallin nga Europa Veriore dhe Qendrore në adresën e plotë: Rrashbull–Durrës–Albania. Kjo adresë njihej nga shoqëritë e sigurimeve të mallit etj. Peshkatari Pask Allkanjari tregonte se lëvizjet e skafeve ishin të dendura në një periudhë me drejtimin Durrës-Itali. Më pas me skafet u shtua transporti me anije. Transport për të cilin drejtuesi i kësaj veprimtarie pas daljes në pension të Myftiut, Lorenc Nënshati, në kujtimet e tij shkruan se një sasi malli shkonte edhe me anije. Sidomos ato që i adresoheshin Spanjës.

KONTRABANDA DHE NËNKATET E SAJ

Kontrabanda është zhvilluar për një kohë të gjatë. Nga viti 1967 deri në vitin 1991. Gjatë kësaj periudhe, duke qenë se fluksi i stekave të duhanit që qarkullonin ishte i madh, kishte edhe rrjedhje të këtij artikulli. Kryesisht nga ushtarët që përdoreshin për ngarkim-shkarkim në maunet e transportit, si dhe në skafet që i kontrabandonin në Itali. Po ky artikull binte kryesisht në duar të marinarëve të anijeve tregtare, të cilët i shkëmbenin më pas në tregjet e huaja me mallra të tjera deficitare në Shqipëri duke siguruar të ardhura të konsiderueshme. Një lloj varianti i kontrabandës që ishte transferuar gradualisht nga shteti tek individë të veçantë që guxonin ta sfidonin atë. Ishte një nënkat i kontrabandës. Në vitin 1988, ka qenë një natë me lagështirë vjeshtore, në Durrës pati reprezalje policore në port dhe jashtë tij.

Gjatë kësaj nate një numër personash kishin përfunduar në qelitë e Degës së Punëve të Brendshme. Ndërkohë u kryen edhe kontrolle në banesat e tyre ku u sekuestruan një sasi e madhe materialesh importi duke përfshirë rroba, orë, magnetofonë dhe valutë. Deri dhe cigare Marlboro, të cilat përdoreshin ashtu si valuta, për shkëmbime me mallra me marinarët e huaj në hambarët e anijeve që ngarkoheshin në port, ose merreshin prej marinarëve të anijeve shqiptare dhe shkëmbeheshin në Itali me materiale të tjera. Për rastin në fjalë shkëmbimet ishin kryer në një anije vietnameze.

Cigaret Marlboro po përdoreshin nga kontrabandistet si një lloj kleringu. Ndërsa oficerët madhorë të shërbimeve sekrete shiheshin më shpesh në interklubin e portit dhe në hotel “Vollga” e “Dajti” duke konsumuar cigare elite origjinale të markave më prestigjioze amerikane. Po ata nuk bënin kontrabandë në këtë rast, por kishin lidhje shumëplanëshe me këtë veprimtari me origjinë burimi depot e Rrashbullit, në kodrat periferike të qytetit të Durrësit. Po nga buronte kjo “kontrabandë e vogël”? Nenshati shkruan në kujtimet e tij se malli kishte dhe firot e veta. Në vitet e fundit magazinieret ia hidhnin sy më sy për një ose 2 kasa cigaresh më pak kur malli ngarkohej në mjetet detare. Të gjithë punonjësit pinin cigare Marlboro, të cilat i merrnin nga magazina, por edhe nga mjetet detare kur lëvronin mallin. Marinarët e huaj dorovitnin cigare, edhe ata kishin një buxhet cigaresh për të stimuluar marrëdhënie të mira me punonjësit e Albtrans-it. Në vitin 1991, fenomenet e vjedhjes, sikurse tregon Nenshati, u bënë shqetësuese. Ushtarët filluan të vjedhin aq shumë sa krijuan deficite inventari. .. “Një herë shkuam ne vetë në batalion dhe i zgjodhëm. Po të nesërmen konstatuam”, vijon Nënshati, “se nuk ishin të gjithë të zgjedhurit tanë, midis tyre na kishin sjellë hajdutërinë e batalionit të Sigurimit, të instruktuar apostafat për të vjedhur cigare… Kjo nuk ishte punë ushtarësh, ishin oficerët që i kurdisnin vjedhjet nëpërmjet ushtarëve …”.

PERSONELI I HUAJ QË OPERONTE NË TRANSPORT

Sipas drejtuesit të viteve të fundit të veprimtarisë së Albtrans-it, Lorenc Nënshati, kontrabandistët kishin nivel shumë të ulët edukues dhe shkollor. Asnjëri prej tyre nuk e kishte kryer shkollën e mesme “inferiore” të detyrueshme, sipas ligjeve të vendit të origjinës, madje dominonin gjysmanalfabetët. Puna individualiste që bënin i kishte shkëputur pothuajse nga ndjenjat e vërteta njerëzore. Që të vegjël hynin në rrethin e kontrabandës së cigareve, trashëguar nga gjyshi e babai. Nga edukimi i dobët ata kishin edhe plot të meta në karakter. Si kontingjent pune spiunllëku, thekson Nënshati, ata ishin të përshtatshëm për forcat speciale të Rojeve të Financës italiane, të cilët e kontrollonin kontrabandën e cigareve nëpërmjet kontingjentit kontrabandist. Për asnjërin prej tyre nuk mund të vihej dora në zjarr se nuk ishte agjent i asaj arme të fuqishme në det dhe në tokë. Parimi i skafistëve ishte përdorimi i lojës së dyfishtë: denonconin kolegët e tyre, për të privilegjuar realizimin e punës së vet. Puna e tyre ishte të ngarkonin mallin nga bankina apo nga anijet “mëma” në det të hapur dhe të gjenin rastin, me çdo kusht, ta dorëzonin atë në tokën italiane pa u diktuar, me dredhi apo duke rrezikuar edhe jetën në çdo kohë. Kjo punë u jepte të ardhura të mira.

SI NDIQESHIN ANIJET E KONTABANDËS NGA VROJTUESIT E REGJIMENTIT

Në atë kohë dihej se në Port zhvillohej kontrabanda e cigareve nën kujdesin e seksioneve të veçanta të Sigurimit të Shtetit. Ardhja dhe largimi i tyre ndiqej me vëmendje nga zbulimi i Regjimentit të 4-t të Artilerisë Bregdetare të Durrësit. Sipas ish-Shefit të Shtabit të këtij regjimenti, Vladimir Duda, për ardhjen e anijeve të kontrabandës në Durrës, përgjegjësi i grupit të drejtimit merrte njoftim 24 orë më parë. Në këtë njoftim paraprak merreshin të dhënat specifike të çdo skafi ose mjeti tjetër që do të hynte ose do të dilte nga porti i Durrësit. Më pas përgjegjësi i grupit të drejtimit do të njoftonte të gjitha pikat e zbulimit për numrin e anijeve të kontrabandës që do të lëviznin, drejtimin, kuadratin e sektorit detar ku do të kalonin, si dhe orën e saktë. Zbuluesit me t’i pikasur në thellësi raportonin menjëherë dhe i ndiqnin deri në hyrjen e tyre në port.

FUNDI I “ALBTRANS-it”

Në vitin 1991 veprimtarisë së kontrabandës i erdhi fundi. Albtrans kishte filluar me një saldo pozitive fitimi prej 1 milion dollarësh dhe kishte arritur në një fitim prej 40 milionësh në vitin 1991. Albtrans, sipas drejtuesve të saj, ishte një ndërmarrje kapitaliste që e tregoi superioritetin brenda ekonomisë së atrofizuar të shtetit komunist pasi 3-4 vite para tranzicionit në bankë nuk hynte asnjë valutë e huaj. Tregtia e Jashtme ishte e bllokuar në llogaritë bankare nga borxhet. Të vetmet burime ekonomike në valutë për shtetin ishin të ardhurat e Albtrans, që kishin arritur në 40 milionë dollarë në vit.

Kategori
Uncategorized

Sekretet e Bllokut/ Flirti i nuses së Bashkim Shehut me francezin

Isuf Kalo, ish-mjekut personal i Enver Hoxhës, tregon se çfarë ndodhte brenda Bllokut, duke prekur edhe temat tabu si krushqitë dhe marrëdhëniet intime. Ndër të parat që e shembi një tabu të tillë ka qenë nusja e djalit të vogël të ish-Kryeministrit Mehmet Shehu. Marrëdhëniet e saj me një diplomat francez dhe miqësia e Bashkimit me Ismail Kadarenë…

Nga Isuf Kalo

Shembja e tabuve

Një “tronditje” e rregullave dhe e normave skrupuloze për veshjen, sjelljen, paraqitjen dhe imazhin e të rinjve u ndie një ditë brenda Bllokut. Atë e krijoi M., një vajzë e re e sapomartuar me djalin e vogël të Mehmetit. Ajo erdhi me një temperament të zjarrtë në mjedisin elitar të Bllokut, me gardhe e mure paragjykimesh, të dukshëm e të padukshëm. Vajzë vetëm 16 – 17-vjeçare, që rridhte nga një familje e thjeshtë me banim në Durrës, fizikisht tërheqëse, me arsimim të paplotësuar, me dinamizëm rinor dhe gjeste prej adoleshenteje pa komplekse, ajo demonstronte një krenari dhe siguri autentike, sikur gjithçka e pëlqyeshme dhe e dëshiruar prej saj ishte e lejuar dhe e arritshme.

Dukej sikur kishte ardhur nga provinca në atë mjedis të ndaluar për njerëzit e zakonshëm, jo si një e re militante as si “e re shembullore komuniste”, siç trumbetohej në kësi rastesh nga propaganda partiake, por për të shkëlqyer e triumfuar me freskinë dhe hiret e saj ndaj shoqeve dhe banorëve të atyshëm si nuse, si femër dhe mbase edhe me ëndrrën e “Miss Bllokut”. Spontanisht, në kontekstin e adoleshencës disi të përndezur të saj, ose për të sfiduar moralizimin e sertë dhe tabutë erotike e sentimentale të regjimit, e veçanërisht ato brenda Bllokut, ajo guxoi të “paimagjinueshmen”.

Ndërkohë që ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, ajo krijoi lidhje, takime e flirte të fshehta në parqe e lokale nate me një të huaj, i quajtur A., punonjës i Ambasadës Franceze në Tiranë. Agjentët e Sigurimit nuk u besonin syve tek i shihnin bashkë, por ishin të detyruar t’iu raportonin shefave “hatanë” që po ndodhte.

Këta të trembur se kjo ndodhi e pabesueshme mund të interpretohej në instancat e larta si gënjeshtër apo shpifje ndaj kryeministrit famëmadh të vendit, preferonin heshtjen dhe e fshehën disa kohë gjithçka si të mos kish ekzistuar. Por “gazeta gojore”, që përhapej gratis me shpejtësi te njerëzit zhurmonte. Një nga komentuesit e fshehtë të asaj kohe e kishte ekzagjeruar duke gjetur element analogjik të sjelljes së M., me atë të Maria Antonetës. Ishte paralelizëm jo i përputhshëm i sjelljes dhe i temperamentit të veçantë të nuses së djalit të kryeministrit tonë me atë të mbretëreshës së fundit franceze, e cila erdhi në fron edhe ajo në moshë shumë të re, kur ishte vetëm 15 vjeç. Maria Antoneta, përgjatë viteve të para pas martesës deri sa u “poq”, iu përkushtua me pasion sfidave të bukurisë femërore, dëfrimeve, ballove, fustaneve, bizhuve, modës, luksit, kapriçiove e skandaleve erotike. Ajo pati një flirtim pasionant, thuajse të padrojë deri në fund të jetës, me një nga burrat e pashëm të asaj kohe, kontin e pasur suedez, Hans Axel de Fersten.

Një paralelizëm i tillë, natyrisht çalonte, sidomos lidhur me origjinën respektive familjare të tyre. Maria Antoneta lindi princeshë në oborrin mbretëror të Vjenës, bijë e Maria Terezës së Austro-Hungarisë, perandoreshës më të fuqishme e më inteligjente të kohës. Ndryshe nga M., ajo u martua në moshë minorene me princin trashëgimtar të Francës që do të bëhej mbreti Luigj XVI me shkesi, pa ndjenja dashurie prej asnjërit në çift. Madje as u pyet. Ishte martesë me vullnet prindëror për interesa të oborreve mbretërore.

Kurse lidhja e çiftit shqiptar fillimisht nuk kishte asgjë të tillë. Nga një takim që kam pasur me Bashkimin në atë kohë, dukej që ai ishte tërësisht i dashuruar me atë vajzë bukuroshe. Ishte i dominuar dhe i dorëzuar shpirtërisht ndaj saj. Ai dukej Romeo i sinqertë, i vërtetë. Bashkimi njihej atëherë si një prej “juniorëve rebelë” të Bllokut. Ai e adhuronte thellësisht Kadarenë dhe, falë talentit letrar që kishte, ëndërronte, madje kishte filluar që t’i ngjante atij, duke shkruar jo konform formës e stilit letrar që predikohej e dominonte asokohe.

Mbase edhe përzgjedhja e M. si shoqe jete me atë temperament rebel e sfidues, nuk ishte e rastit, por i shkonte për shtat linjës, shijeve dhe parimeve individuale liberale, jokonvencionale të tij. Duke e gjykuar retrospektivisht, në kahun tjetër lidhjen e tyre dhe fundin dramatik të saj, është vështirë ta thuash, se po aq e thellë ishte e dashuruar nga ana e saj edhe M.

E kam takuar atë rrallëherë, por nuk pretendoj se e kam njohur. Fillimisht M. besoj të jetë ndier me shumë fat dhe e lumturuar, si në qiellin e shtatë, për lidhjen me një djalë të tillë, simpatik, i ndjeshëm e romantik nga Blloku, me prindër të famshëm e të fuqishëm, madje dhe ai vetë djalë i talentuar dhe i pasur shpirtërisht. Megjithatë, binin në sy tek ajo shenja narcisizmi, një kurajë befasuese dhe mënyrë komunikimi pa droje.

Ajo ishte e ndërgjegjshme për hiret femërore të saj, çka e bënte të sillej e shpenguar dhe dominuese. Ndërkohë, vështirë të pikasje tek ajo brishtësi, butësi e ndjeshmëri prej Zhuliete. Ngjarjet më pas treguan se ajo ndoshta u vel nga martesa, pasi e pat “konsumuar” atë, ose sepse në rrethanat e reja që iu krijuan pas vetëvrasjes së Mehmetit, rënies së familjes Shehu në fatkeqësi dhe burgosjes së të shoqit, martesa me të iu bë pengesë për mbijetesën e vetë asaj dhe sidomos të dy fëmijëve ende të mitur që kishin bashkë e që duheshin rritur.

E them këtë bazuar në mënyrën pragmatike, por disi të vrazhdë me të cilën ajo u divorcua me të shoqin, me kërkesë të njëanshme të saj. Kërkesa u bë ndërkohë që Bashkimi përjetonte gjendjen e fatkeqësisë pas vetëvrasjes së të atit, duke qenë edhe vetë i prangosur në Burgun e Burrelit. Gjyqi i divorcit të tyre ishte unikal për nga lloji. Ai u zhvillua në mjediset e trishta të burgut. Bashkimi nuk e dëshironte divorcin.

Kur u pyet nga gjykatësi ai tha se “e kishte dashur dhe e dashuronte gjithmonë të shoqen dhe se përveç saj dhe dy fëmijëve që kishin bashkë, nuk kishte të tjerë njerëz të dashur në jetë. E dua M., sepse me të më ka lidhur dashuria dhe vetëm dashuria. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse nuk mendojmë kështu të dy”. “E thënë ndryshe, vijoi ai, unë nuk mund të figuroj formalisht i martuar me një grua që nuk më do më.” M., me sinqeritet apo më shumë e detyruar nga rrethanat, dëshmoi se nuk e donte më. Ajo e palëkundur iu përmbajt kërkesës së depozituar për ndarje me shkrim në gjykatë dhe u largua vrullshëm pas legalizimit të ndarjes, sikur kish frikë se mos pendohej. Iku pa i dhënë dorën të shoqit dhe as të atit, i pranishëm edhe ai aty, por jo miratues i atij divorci. Sidoqoftë askush nuk ka të drejtë ta paragjykojë vendimin e dhimbshëm, dramatik të saj në dualitetin mizor të zgjedhjes mes burrit, i burgosur politik, me gjasa të kalbej aty për disa dekada, dhe dy fëmijëve të vegjël që prisnin prej saj t’i ushqente dhe t’i rriste e vetme, pa të. E vetmja gjë që mund të thuash është se askush nuk i parashikon dot lodrat e çuditshme e të befta të fatit.

Pragmatizmi i martesave të vetashtuquajtura “me llogari” të djemve e vajzave të popullit me të rinjtë në Bllok u bë fenomen i përhapur. Ai u bë më i dukshëm pas viteve 1965 – 1970 dhe kishte lidhje me imazhin ekzaltues e disi fantazist që kishte Blloku në hamendësimet e qytetarëve jashtë tij. Martesa të tilla u bënë një lloj “gjahu i programuar i djemve buzëqumësht” dhe i vajzave shkollare të çiltra të baballarëve të fuqishëm të Bllokut. E thënë ndryshe, ishte “gjahu i favoreve dhe i influencës”.

Ky u shndërrua në trend pikërisht në ato vite kur u rritën dhe u bënë të shumtë në numër fëmijët e ish-udhëheqësve të luftës dhe të pushtetit të pasçlirimit, me diploma e moshën e përshtatshme për fejesë dhe martesë.

Një rrethanë favorizuese për këtë trend ishte se udhëheqësit tanë, nën vazhdën e direktivës së dikurshme të Kremlinit, i konsideronin të parekomandueshme lidhjet martesore mes fëmijëve brenda Bllokut, me logjikën që të mos shtoheshin më tej lidhjet ekzistuese nepotike mes tyre.

Megjithatë dy nga ish-“rebelet”, Lida Çarçani, vajza e Adil Çarçanit, anëtar i Byrosë politike dhe kryeministër, me Agim Myftiun, djali i Manush Myftiut, edhe ky anëtar i vjetër i Byrosë Politike dhe zv.kryeministër, bënë përjashtim, duke u martuar me njëri-tjetrin.

BLLOK-LAKMIA

Ekzaltimi për Bllokun hasej kryesisht jashtë territorit të tij. Djemtë dhe vajzat e lindura e të rritura aty nga prindër të fuqishëm të elitës udhëheqëse përgjithësisht ishin “fëmijë të mbarë”, korrektë e modestë në shoqëri e mjaft prej tyre edhe të dalluar në mësime. Ata ishin rritur në atë mjedis, së bashku si shokë e shoqe fëmijërie, ose siç thuhet, si motra e vëllezër, por silleshin modestë, miqësorë e pa diskriminim me shokët e shoqet e shkollës, bashkëmoshatarë me ta.

Vajzat adoleshente dhe të reja të Bllokut binin në sy si të ishin një “racë” tjetër, me tipare të ëmbla, lëkurë të freskët. Ato ishin të mirushqyera, me veshje ndryshe, më të hijshme, më të bukura dhe mirësjellje të rafinuar, që reflektonte edukatë dhe kulturë. Teuta Çarçani, Teuta Nesho, Shpresa Ngjela, Mimoza Spahiu dhe Natasha Konica ishin pesë bukuroshe të Bllokut që zakonisht shkonin dhe vinin nga shkolla e shëtisnin bashkë të buzëqeshura, duke tërhequr vëmendjen dhe admirimin e kalimtarëve, sidomos të të rinjve beqarë.

Djemtë dhe vajzat “single” të popullit e ëndërronin lidhjen martesore, bashkëshortore të Bllokut si “kulm i fatit” që jo vetëm do u krijonte kushtet maksimale jetësore, por edhe rritje të statusit e të prestigjit shoqëror të atyre e të familjeve respektive. E thënë ndryshe, Blloku perceptohej nga jashtë jo vetëm nga të rinjtë beqarë jashtë atij territori, por edhe nga prindërit dhe të afërmit e tyre si “parajsë apo një lloj oborri mbretëror”, ku atyre po të hynin aty, si nuse apo dhëndurë, do u qeshte fati, do t’u thoshin “lamtumirë halleve” e do të shndërroheshin në “princesha e princër” elegantë, pjesëtarë “të aristokracisë së re”, të pasur, të fuqishëm e të famshëm, me emër të madh.

Trendi i ri i martesave të të rinjve të Bllokut me partnerë “outsiders” (jashtë Bllokut), mbi baza kryesisht pragmatike shtoi dhe nepotizmin si fenomen shoqëror. Edhe pse pas martesës rishtakët e ardhur në Bllok, duke jetuar aty e kuptonin që imazhi “princëror” dhe gama e favoreve që patën ëndërruar qenë të ekzagjeruara e disi utopike, përsëri statusi social i tyre gëzonte jo pak favore e privilegje.

Djemtë e martuar me vajzat e udhëheqësve ngriheshin më shpejt në karrierë dhe emëroheshin shefa, drejtorë, ambasadorë apo diplomatë jashtë shtetit, drejtues në organet ekzekutive apo ato partiake, kurse vajzat e martuara me djemtë e Bllokut, pasi lindnin një a dy fëmijë dhe merrnin frenat e familjes së tyre në dorë, shndërroheshin në “Dama influenciale, autoritare”, të punësuara në poste të rehatshëm të institucioneve dhe të administratës.

Ndonjëra nga “Hirushet” e martuara në Bllok shndërrohej madje në “princeshë” dhe nuk ngjante më me të përvuajturën e përrallës. Ato bëheshin lakmitare, ambicioze e pretencioze për më shumë favore e privilegje dhe e humbnin thjeshtësinë e përunjësinë e tyre të dikurshme. Ato kalonin orë të tëra të ditës e mbrëmjes të ulura këmbë mbi këmbë në kafenenë luksoze të hotel “Dajtit”, e rezervuar për të huajt dhe e ndaluar për qytetarët e thjeshtë.

Brenda pak kohe jetese në Bllok, “Hirushet” ndryshonin rrënjësisht modën, visheshin firmato, modernizonin paraqitjen e jashtme, krehjen, mobilimin, aksesorët muzikorë, tonin e zërit, përdredhjet dhe gjestet, “gjuhën” e trupit, stilin e jetës dhe gamën e kërkesave e të favoreve, madje jo vetëm për vete, por edhe për anëtarët e familjeve të tyre vajzërore.

Në një atmosferë të tillë hedoniste nuk mungonin flirtet dhe “historitë rozë” të fshehta, ndonëse jo aq skandaloze si ato të tipit Ana Karenina, Madamë Bovari apo Ledi Chaterli. Ato nuk shpëtonin pa u pikasur nga rrjeti i informatorëve të Sigurimit, por mbuloheshin me kujdes në mbrojtje të privatësisë familjare të udhëheqjes së lartë dhe realisht nuk krijuan megaskandale. tradicionale të disiplinës familjare. U martua disa vite më pas me një vajzë të mirë, plot integritet dhe vazhduan të dy jetën normale, familjare, qetësisht ashtu siç e kishin predestinin.

Nga favoret dhe privilegjet e Bllokut përfitonin jo rrallë dhe familjarët e të afërmit e dhëndurëve dhe nuseve. Me raste e sipas rrethanave përfitonim edhe ne që ishim me detyra shërbimi e shoqërimi. Ndryshonte dhe mënyra e sjelljes së tyre, dikur modeste, duke u shndërruar në autoritare, sepse nga “askushi” shndërroheshin në “dikushi”.

Në ndonjë rast, dhëndurët dhe nuset e Bllokut, në varësi të postit të lartë të punës që gëzonin, përveç makinës së prindit titullar, pajiseshin edhe ata me makinë zyrtare e shofer në dispozicion, me kuzhinier, me punëtore (shërbyese) për punët e shtëpisë dhe kujdestare për fëmijët. Të gjitha të paguara nga shteti. Ata shkonin më lehtësisht jashtë vendit, pushonin në vila qeveritare dhe në tërësi përfitonin favore, çka shumica e të rinjve të lindur e të rritur në Bllok rrallë i patën gëzuar.

Natyrisht, fjala ishte për një trend, por nuk ndodhte patjetër kështu me të gjitha çiftet e reja në Bllok. Kishte prej tyre që, përkundrazi, shquheshin për korrektesë pa abuzuar. Ndikonte origjina familjare, integriteti individual, shkalla e kulturës dhe e qytetarisë të secilit. Të tillë dhëndurë me talent, që sollën vlera e merita profesionale, kulturore dhe njerëzore në Bllok ishin Virgjil Kule, Klement Kolaneci, Agron Lufi, Shkëlqim Bumçi, Nasho Bakalli, bashkëshortët e pesë vajzave të Haxhi Lleshit etj. Nuk munguan as vajzat me vlera personale edukative që erdhën nuse në Bllok dhe u sollën aty korrekte dhe me mjaft dinjitet, si Fatbardha Shehu (Shyti), Sonila Kapo, Fioralba Marko, Dhurata Hazbiu, Zana Balluku etj.

Trajtimi i diferencuar i udhëheqësve të Bllokut ishte i mirëqartësuar zyrtarisht në norma të ligjëruara. Ato thoshin se kujt i përkisnin favoret, shërbimet dhe përfitimet dhe cilëve jo. Fëmijët që kishin arritur moshë madhore, kishin mbaruar studimet dhe kishin filluar punën, duhej të largoheshin nga prindërit dhe nga Blloku e të fillonin jetën e pavarur. Aq më tepër nëse kishin lidhur martesë dhe kishin krijuar familjen e tyre. Mirëpo, vetëm disa, kryesisht vajzat dhe rrallë ndonjëri prej djemve të martuar, e zbatuan këtë normë.

/Burimi: mapo.al

Kategori
Uncategorized

Komunizmi/Kulakë, kur si jep vajzën për nuse sekretarit të partisë

Të shpalleshe kulak gjatë regjimit komunist në Shqipëri, do të thoshte të shkatërroheshe ekonomikisht, por edhe të dënoheshe me burg apo të internoheshe. Kujto.al, mbështetur në librin “Genocidi mbi kulakët në Shqipërinë komuniste 1948-1990”, përpiqet të tregojë si u likujdua ekonomikisht shtresa e fshatarëve të pasur që u shpronësuan dhe në shumë raste, u dërguan pas hekurave. Jo vetëm kaq, por për të gjetur aq kulakë sa kërkonte partia, të tillë u shpallën edhe fshatarë të mesëm e të varfër. Si u bë kjo përzgjedhje? Në bazë të inateve personale të sekretarëve të organizatave të partisë

Çdo komunist e kishte të qartë që kulakët nuk duheshin toleruar, ata duheshin shpallur dhe dënuar rëndë, vetëm se, cilët ishin kulakë, nuk e kishin dhe aq e qartë. Megjithëse regjimi hartoi një listë me karakteristika për identifikimin e tyre, sekretarët e organizatave bazë të Partisë në rrethe, filluan të shpallin kulakë edhe ata që nuk plotësonin asnjë karakteristikë ekonomike, disa prej zellit të tepruar, disa për inate personale.

Kulakët, sipas karakteristikave, ishin fshatarë të pasur që kundërshtonin zbatimin e reformës agrare dhe shtetëzimin e bagëtive, të cilët zotëronin sipërfaqe të mëdha toke dhe tufa të mëdha bagëtish, mirëpo që kur regjimi komunist u shpalli luftë të hapur, me këtë emërtim që në rusisht do të thotë “grusht”, u goditën edhe fshatarë të mesëm dhe të varfër.

Për t’u marrë me sy të mirë, shumë komunistë të ngarkuar me detyrën e identifikimit dhe dënimit të kulakëve e forcuan dorën që i shtrëngonte prej fyti sa u merrte frymën armiqve, edhe më shumë seç ishin të udhëzuar nga qendra. Shumë dokumente dëshmojnë për të tilla shkelje, të cilat edhe pse ngjallën ankesa dhe ndonjëherë morën vërejtje, mbetën në fuqi. Në raportin e sekretarit të partisë Korçë, të vitit 1950, që ndodhet në AQSH, siç shfaqet në librin e Xhafer Sadikut, “Genocidi mbi kulakët në Shqipërinë komuniste 1948-1990”, botim i ISKK, thuhej:

“…Ne kemi demaskuar e goditur, punë kjo që ka bërë që kulaku të mos futet në masë, të urrehet nga populli. Nga ana e tij pushteti ka organizuar gjyqe të hapura në fshat, i ka goditur kulakët dhe rëndë bile…kjo ka bërë që rrethi jonë të realizojë disa suksese të kënaqshme…këto suksese byronë dhe mua personalisht na dehën dhe andej nga shtatori 1950 e shkelëm gazin gjer në fund dhe u hodhëm në luftë frontale. Ne nxorëm një listë me mëse 500 kulakë dhe në mjaft fshatra ka pasë 15-17 të shpallur. Ata ju nënshtruan një presioni dhe një lufte politike shumë kërcënuese dhe në disa zona të kufirit ku konditat nuk kanë qenë të favorëshme për përdorimin e një taktike të tillë. Atyre u premë fletëdetyrimet e dyta në një masë prej 60 deri në 100 përqind mbi detyrimin e parë. Në këtë mënyrë një pjesë e tyre që kanë pasur tokat e dobëta dhe ekonominë e dobët, për t’i kufizuar nga ana ekonomike ne nuk i patëm parasysh këta faktorë, kështu që atyre u muarëm edhe bukën e gojës, i vumë përpara pozitave të largimit nga fshati ose të arratiseshin…ne nuk e kemi pasë shumë të qartë nga ana parimore se si duhej të zhvillohej lufta e klasave në këtë periudhë…në anën tjetër unë dua të them se gabimet në luftën e klasave, gabimet e pushtetit për furnizimin, për pritjen etj, kanë ndihmuar arratisjen”.

Ndërkaq goditja ndaj fshatarëve të pasur, sa vinte e bëhej më e rëndë. U kuptua që synimi i reformave nuk ishte thjesht zhdukja e klasave dhe vendosja e një rendi barazie mes fshatarëve të pasur dhe të varfër, por shkatërrimi i plotë i të pasurve të dikurshëm, duke u marrë atyre, detyrim pas detyrimi, deri dhe bukën e gojës dhe duke i çuar pas hekurave apo internuar për një fjalë goje. Arsyeja ishte e thjeshtë. Duke qenë më të pasurit dhe më të shkolluarit, ata ishin personat më me influencë në zonat e tyre, influencë që regjimi duhet ta shkulte me rrënjë për të mbjellë e për të lënë të rritej, të vetëm, pushtetin absolut të partisë-shtet.

Gjatë vitit 1950, u cilësuan 989 kulakë, nga të cilët 227 u dënuan me burg dhe pothuajse të gjithëve iu konfiskua pasuria në masën 10 deri 100 për qind. Lufta kundër kulakëve u ashpërsua më shumë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 1951, kur Enver Hoxha deklaronte që duheshin gjetur “kulakët e rinj”, që “kulakët ishin më shumë seç mendohej”, që “nuk ishin vetëm në Myzeqe”… Komitetet e partisë njoftonin se në rrethet e tyre nuk kishte më kulakë, kishte vetëm fshatarë të varfër dhe atëherë, ndryshuan karakteristikat e kulakëve për të gjetur sa më shumë prej tyre. Kulak do të quhej edhe ai që “propagandon kundër reformave dhe masave shoqërore e kulturale të partisë dhe pushtetit”. Kjo nxitje, e çoi gjatë gjysmës së parë të vitit 1951 në 2361 numrin e familjeve kulake. Kulakët demaskoheshin publikisht. Sekretari i organizatës bazë të partisë mblidhte gjithë popullin e fshatit dhe pasi akuzonte kulakët për shtypjen dhe shfrytëzimin që u kishin bërë të varfërve, u kërkonte fshatarëve “t’i rrihnin dhe t’i shtynin”. Vetë relacionet e këtyre sekretarëve tregojnë që në këto sulme merrnin pjesë vetëm ata që kishin inate personale me kulakët.

Si kulakë u dënuan edhe shumë fshatarë që kishin marrë pjesë në luftë, që kishin qenë partizanë apo që ishin aleatë të pushtetit. Kulakët, duke qenë që u merrej pa kriter pasuria, ishin me leverdi për hambaret e shtetit, ndaj edhe kur nuk ekzistonin, duheshin shpikur. Edhe në rastet, kur pas vërjetjeve të bëra, disa prej fshatarëve të mesëm iu hoq emërtimi i gabuar “kulak”, pasuria e konfiskuar nuk iu rikthye.

Lufta u ashpërsua në atë shkallë, sa në vitin 1953, tatimi i kulakëve, të cilët tatoheshin dy herë, me një tatim të rregullt dhe një të jashtëzakonshëm, e kalonte prodhimin e tyre si në drithëra dhe në mish. Në Korçë, kulakët kishin një prodhim prej 91 kv mish, ndërsa iu ishte caktuar si detyrim 62 kv dhe tatim i jashtëzakonshëm 41 kv; në Tiranë, kulakët kishin mundësi prodhimi 91 kv mish, ndërsa ishin tatuar me 106 kv. Kulakët u likujduan me shpejtësi përmes tatimit të lartë financiar dhe në natyrë, gabimeve në këto tatime, por edhe llogaritjes së prodhimit dhe tepricave në bazë të parashikimit të planit dhe jo prodhimit real.

Urdhëresa e Qeverisë e 13 majit 1958, kërkonte shtimin e tatimit të kulakëve në masën 50 deri në 100 për qind dhe një vit më pas, në raportin e pagimit të tatimeve midis ekonomive kulake dhe individuale të pakolektivizuara shihej që ekonomitë kulake tatoheshin nga 3 në Gjirokastër deri në 12 herë më shumë në Pogradec e Shkodër.

Nga ana tjetër, rastet e shpalljes kulakë për inate personale që gjenden në dokumentet e kohës, ishin anekdotike. Kulakë mund të shpalleshe sepse “nuk i kishe dhënë të bijën për grua sekretarit të organizatës”, sepse “i kishe rrahur babain anëtarit të partisë”, sepse “nuk i kishe ruajtur delet” një komunisti apo sepse “nuk i kishe plotësuar dëshirat kanditatit të partisë”.

Përmes këtyre formave, Shqipëria edhe mund ta realizonte synimin për të qenë e barabartë me Bashkimin Sovjetik në përqindjen e popullsisë së shpallur dhe të dënuar si kulake.

/Kujto.al

Kategori
Uncategorized

“Të gjithë marrin atë që nuk kanë”.

Jo te gjithe do ta rilexojne kete perle, sepse jo te gjithe lexojme dhe shenojme ato qe duhen shenuar te pakten ne memorjen tone…! Hamza Hatika

Kur Nelson Mandela ishte student, një profesor me mbiemrin Peters nuk e kishte fare qejf.

Një ditë, Z. Peters po hante drekë në mensë, kur Mandela erdhi me tabakanë e tij dhe u ul ngjitur me profesorin, ai i tha: “Z. Mandela, ju nuk e kuptoni, një derr dhe një zog nuk ulen kurrë bashkë për të ngrënë.”

Mandela iu përgjigj me qetësi: “Mos u shqetësoni profesor, unë do të fluturoj larg,” dhe shkoi të ulej në një tavolinë tjetër.

Z. Peters i skuqur nga inati, vendosi të hakmerrej. Të nesërmen në klasë ai bëri këtë pyetje: “Z. Mandela, nëse do të ishit duke ecur në rrugë, dhe do gjenit një pako, dhe brenda saj ka një çantë më dije, dhe një tjetër me para, cilën do të zgjidhnit?”

Pa hezituar Mandela u përgjigj, “Atë me para, sigurisht”. Z. Peters, duke buzëqeshur, u përgjigj: “ Unë në vendin tënd do të kisha marrë atë me dije”.

Nelson Mandela ngriti shpatullat dhe u përgjigj: “Të gjithë marrin atë që nuk kanë”.

Z. Peters në këtë pikë e kishtë humbur toruan. Kaq i madh ishte zemërimi i tij, sa në fletën e provimit të Mandelës shkroi fjalën “IDIOT” dhe ia dha Mandelës.

Mandela mori fletën e provimit dhe u ul në bankën e tij dukë u përpjekur të ruante qetësinë, ndërsa mendonte lëvizjen e tij të radhës. Disa minuta më vonë, Nelson Mandela u ngrit, shkoi te profesori dhe i tha më një ton shumë të denjë e të sjellshëm: “Z. Peters, e keni firmosur fletën e provimit, por nuk më keni dhënë një notë”.

Ata që ofendojnë të tjerët, faturën e zemërimit e paguajnë vetë.

Kategori
Uncategorized

‘Ndrazhi i Avdylajve, Çyrbja i Shullazit, Harusha i Bajrave, Manja e Gjiknuri të Ymer Lalës. Këta duan të shkarkojnë Metën’

Partia Demokratike ka denoncuar komisionin hetimor për presidenti Meta, që do shqyrtojë vendimet e kreut të shtetit dhe do kërkojë shkarkimin e tij

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Çështjet Ligjore, Gjata, tha se të gjithë anëtarët e këtij komisioni duhet të hetoheshin për bashkëpunim me krimin e organizuar dhe duhet të ishin në burg.

Ai thekson emrat e deputetëve socialistë një pjesë e mirë e të cilëve janë pjesë e dosjeve 184 dhe 339 për zgjedhjet në Dibër e Durrës si Ndrazhi, Manja, Çyrbja, Harusha e Gjiknuri.

Deklarata e Gjatës

Sot denoncojmë një skandal tjetër të Edi Ramës, i cili nuk është se ka filluar sot, por si ai keqbërësi, krimineli, që kapet gjithmonë në krim, kërkon të mbulojë një zullum me një zullum tjetër, kërkon të mbulojë një krim me një krim tjetër.

Kjo e radhës është Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit të republikës. Ky zullum i ri i Edi Ramës nuk është thjeshtë për çështjen e Presidentit të Republikës, por bëhet për disa shkaqe.

E para, për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e panumërta, për të mbuluar skandalin me skandal, sepse ai nuk del dot nga ajo vorbull ku ka hyrë. I dyti synim që kërkon Edi Rama nëpërmjet këtij komisioni të nënshtrojë dhe të frikësojë çdo lloj institucioni, çdo individ që punon në administratë, çdo personalitet, që të mos guxojë t’i dalë kundër qeverisë, pasi kjo e pret.

Dhe mbi të gjitha, skandali qëndron tek vetë përbërja e Komisionit Hetimor, pra tek ata deputetë që do të vendosin shkarkimin e presidentit të republikës. Përpara se të ndodhë kjo, Edi Rama duhet t’u shpjegojë shqiptarëve se kush do ta hetojë presidentin e republikës.

Do ta hetojë Ilir Ndrazhi, i cili është përfaqësuesi politik ose krahu politik i bandës së Abdylajve, të cilin Abdylajt e kishin vënë në listë, me numër rendor, dhe i premtonin se do fitonin edhe 10 me 0 madje, dhe ky person i vendosur nga kjo bandë do të votojë shkarkimin e presidentit të republikës. Kush është kryetari i Komisionit Hetimor?

Ulsi Manja i dosjes 184, që Zoti e ruajtë me ç’kanë dalë nga përgjimet e Bild-it, ku mjafton lidhja e tij me bandat e Dibrës, me shefa komisariatesh, me drejtorë arsimorë, e me turli lloj të tillë, të organizuar në krim, për të vjedhur dhe për të blerë vota. Ky njeri pra, do të hetojë dhe do të vendosë për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Për presidentin e republikës do të vendosë Jurgis Çyrbja, përfaqësues politik i Bandës së Shullazit, që i thoshte Shullazit se “po na bëjnë hetime” dhe i kërkonte që të ndërhynte për të ndaluar hetimet. Një tjetër që do të vendosë për presidentin e Republikës është Rrahman Rraja. Të gjithë e dimë skandalin e tij të fundit.

Do të vendosë Luan Harusha, përfaqësuesi i Bandës së Bajrajve, apo Damian Gjiknuri, që do të pastronte 30 milionë euro për llogari të Edi Ramës, duke falsifikuar dokumente zyrtare të qeverisë amerikane.

Pra, aktorët kryesorë të këtij komisioni janë personazhet e dosjeve “184” dhe “339” të blerjes së zgjedhjeve apo të lidhjes dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar.

Ulsi Manja do të hetojë presidentin nëse ka shkelur Kushtetutën apo jo. Po pse nuk e heton dikush Ulsi Manjën për atë çfarë ka bërë në Dibër, që kanë dalë përgjimet në “Bild”?

Pra, e gjithë bota e ka dëgjuar, e ka parë me zë dhe me figurë Ulsi Manjën se si shkelte ligjin për llogari të blerjes së votave dhe mbështetjes së krimit të organizuar.

Nuk mund të jetë hetues sot Ulsi Manja por i hetuar nga prokuroria. Ai duhet të ishte në burg për një krim që e panë të gjithë shqiptarët me zë dhe me figurë.

Shqiptarët nuk mund të gënjehen sot me propagandë.

Edi Rama e ka të qartë se komisionet për shkarkimin e Presidentit janë një sajesë propagande dhe abuzim me fondet publike.

Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, por ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese për t’u garantuar qytetarëve të drejtën e zgjedhjes, të drejtën kushtetuese për të zgjedhur.

Vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit u shërben njerëzve, i shërben interesit publik, ndërsa votimet moniste të 30 qershorit siç shprehet edhe OSBE/ODIHR-i u mbajtën pa marrë në konsideratë interesin e qytetarëve.

Deri më sot dekretin e Presidentit nuk e ka shfuqizuar askush, por kemi një komision hetimor të mbushur me bashkëpunëtorë të krimit të organizuar që do të hetojë presidentin pse ka nxjerrë këtë dekret që është akoma në fuqi.

Kategori
Uncategorized

Udhëzuesi Pervers drejt Dikaturës

Alias-Autor: Jozef Shvejk

Sa më poshtë është manuali i OJF-së “Closed Society Foundation Albania”. Çdo përngjasim me realitetin shqiptar është produkt i fantazisë së lexuesit.

Vendi juaj ka dalë nga diktatura më e egër staliniste, qytetarët e vendit tënd janë njerëzit më të varfër në rajon dhe kontinent. Pas disa sekondash demokracie dhe mbi dy dekadash tranzicioni, ju më në fund po arrini të kuptoni që demokracia e vërtetë zgjat sa një pulitje qepallash, se zgjedhjet e lira janë të tilla vetëm kur blihen lirë, se Shqipëria kushton pak për atë që di ta shesë, se pushteti ekzekutiv dhe gjyqësor janë pak a shumë e njëjta gjë, por ne do t’i trajtojmë ndarazi, se po i futëm në një thes nuk ka lezet tek të huajt.

Kjo është koha e duhur që ju të futeni në lojë për të shndërruar me butësi demokracinë tranzitore jo fort funksionale në një diktaturë totalisht funksionale.

Për t’ia dalë mbanë, ndiqni hapat e mëposhtëm:

A. Sigurohuni që Partia që ju do aderoni (apo krijoni) të jetë e lidhur me një NGO të fuqishme ndërkombëtare.

B. Sigurohuni që individë të financuar nga kjo NGO të jenë nesër në poste kyçe.

C. Shfrytëzoni çdo hapësirë dhe sakrifikoni sa më shumë nga paratë e donatorëve. Mos u kurseni. Ata do t’ju ruajnë një kopje të faturës për çdo cent që keni vjedhur dhe ju do t’ju jeni përjetësisht mirënjohës.

Pas këtyre kushteve jeni të lutur të ndiqni manualin e udhëzimeve si më poshtë:

1- Meqë vendi juaj është një republikë bananesh dhe ju jeni thjesht majmunë pa bisht që jetojnë në një protektorat të maskuar si vend sovran, sigurohuni që të emëroni si guvernator (pra ambasador) një njeri të lidhur me NGO-në mëmë të Shoqërisë së Mbyllur. Guvernatori do të duhet për të ndërmarrë punën më të vështirë në vendin tuaj dhe për të bindur qytetarët e vendit tënd se reforma që ju keni ndërmend të merrni do të jenë të dhimbshme por të dobishme për t’u kthyer me sukses nga një demokraci jofunksionale në një diktaturë që funksionon për bukuri.

2- Ngrini një grup pune për të ndërmarrë Reformën në Drejtësi. Siç e dimë nga shkencat politike, një demokraci funksionale nuk është e tillë deri në ditën që qeveria nuk e pastron atë nga korrupsioni. Vetëm kur qeveria të emërojë gjyqtarët dhe prokurorët e saj, Pushteti Gjyqësor do të jetë i pakorruptuar.

3- Përdorni OJF-të në pushtetin tuaj si qeveri dhe të ambasadorit për të vendosur nën presion opinionin publik për rëndësinë e Reformës në Drejtësi. Luftoni kundër opozitës, që përherë ka skeletë në dollapë (si çdo opozitë e botës). Krijoni sondazhe të rreme dhe fryni artificialisht skandalet me drejtësinë që të krijohet domosdoshmëria e reformës. Përdorni stilin leninist ndërsa flisni për shpëtimin që Reforma do t’i japë atdheut dhe halleve të shqiptarëve.

Këtu përfundon Faza e I-rë, me votimin e Reformës dhe përgatitemi në Fazën II:

4- Shkatërroni institucionin më të lartë Kushtetues në vend (Gjykatën Kushtetuese), pastaj kaloni tek Gjykata e Lartë. Gjatë këtij procesi sigurohuni që të evidentoni pasurinë marramendëse dhe korrupsionin galopant të gjyqtarëve në këto gjykata. Përpiquni që procesin ta orientoni drejtë drejtësisë së turmës dhe jo ligjit. Sigurohuni që ti thoni qytetarëve tuaj se “çliruat djepin nga shejtani”, një djep bosh është një mundësi për shejtanin më të madh. Vendet demokratike tentojnë të kenë sundimin e ligjit ndërsa vendet e demokracisë funksionale, siç edhe juve doni të shndërroheni, duan ligjin e turmës të prevalojë.

5- Zhdukni nga qarkullimi Prokurorinë e Përgjithshme dhe krijoni një krijesë amorfe pa seks, ngjyrë, shije apo formë që do ta bekoni si të Përkohshme me shpresën që do të jetë e Përhershme. Angazhoni njeriun më pak të përgjegjshëm pranë jush për të gjetur një njeri që i përmbush këto kritiere. Në garën për PPP angazhohuni që të zgjidhni kandidatin/en që përmbush më shumë nga kushtet e lartë përmendura.

6- Nëse në një moment nuk arrin të gjesh klauzolën ligjore për të bindur qytetarët ktheju për ndihmë OJF-së (lexo Manualin për një OJF të suksesshme). Ajo do të garantojë që njeriu i duhur në vendin e duhur të paraqesë zgjidhjen e duhur për qëllimin tënd përfundimtar.

7- Tani jeni një hap përpara se të ktheni vendin nga një demokraci jofunksionale në një diktaturë që funksionon mirë. Nisni forcimin tuaj ekonomik duke hequr qafe kriminelët e kundërshtarët për të forcuar vetëm të tutë. Voto në Kuvend ligje me emër edhe mbiemër biznesmeni duke i paraqitur si interes kombëtar.

8- Çdo kundërshtar apo çdo media që ende nuk ke mundur ta blesh nxirre jashtë ligji përmes ligjeve të miratuara në Kuvend. Me mungesën e një Gjykate Kushtetuese je ti njeriu më i fortë në vend.

9- Opozitën politike shantazhoje dhe kërcënoje me ndëshkime dhe dënime nëse nuk i bindet vullnetit tënd. Mirato ligjin antishpifje dhe dënoje si shpifës këdo që të kundërshton. Mos harro! Nëse dikush kundërshton, ai shpif.

10- Një Demokraci Funksionale (ose Multifunksionale) nuk mund të vijë nëse nuk zhvillohen votime një partiake që njihen publikisht nga Guvernatori si “zgjedhje demokratike”.

11- Urime. Ke arritur të shndërrosh një vend në Diktaturë Funksionale. Tani je ti e vërteta, gjykata, prokuroria, fjala e lirë dhe policia.

Shënim: Ky është një ripostim me ndryshimet e nevojshme dhe vitale lidhur me situatën.

VINI RE: Autori shkruan në rrjete sociale, me pseudonim. Hashtag.al publikon sporadikisht shkrime anonimati, kur përmbajtja dhe argumentimi prevalon mbi identitetin dhe kur shkrimi nuk përmban qëndrime që cënojnë integritetin e një personi ose të një institucioni.

Kategori
Uncategorized

A e dini si e çan njeriu rrugën e tij këtu?

Punësimi ne Shqipërinë Tjetër!

Nga Silvana Begaj.

Pedagoge në universitetin e Gävle Suedi

Gjermania kërkon inxhinier, saldator, doktorr, infermier…!

Gjermania po heq vizat e punës me vendet e Ballkanit!

Cfarë “gëzimi” per Shqipërinë! Shqipërinë tonë që kaloi një periudhë të gjatë komunizmi (45 vjet), pastaj tranzicion të tejzgjatur (30 vjet) dhe kurr në zhvillim…

Unë nuk e kam përjetuar periudhën e gjatë të komunizmit, por kam dëgjuar dhe lexuar per të. Njerëzit,sot janë të ndarë ne dy grupime :ka nga ata që e urrejnë atë periudhë dhe nga ata që e vlerësojnë. Nuk dua të futem në detaje, por do përmend disa pika të rëndësishme :

– Thuhej se njerëzit ishin të barabartë, por realisht ndaheshin në njerëzit e Bllokut dhe pjesës tjetër.

– Si në cdo vend komunist punohej fort me ideologjinë, propagandën dhe për të ashtuquajturën ”meritokraci”. Pra krijonim dhe shkatërronim figura sipas rastit dhe në interes të propagandës.

– Kishte shumë pak kuota për arsimim të cilat ishin ëndrra e kujtdo që donte të studionte.

Për shkak te periudhës së gjatë të komunizmit dhe mungesës së mundësive për tu arsimuar të brezit të prindërve tanë, ne u ushqyem me ndjenjën që me arsim ne mund të arrijmë majat dhe do të ishim një nga njerëzit e Bllokut, por harruam që Bllokun tashmë nuk e kanë të arsimuarit.

Sot, po lexoja me kujdes disa statistika online për punësimin dhe papunësinë në përqindje dhe që personalisht nuk mendoj që janë relevante dhe nuk dua t’u referohem!

Tradicionalisht, në vendin tonë, është që pasi fëmija mbaron shkollën e mesme prindërit rendin regjistrojnë në shkollë të lartë duke menduar që ajo që ka vlerë realisht është thjeshtë një diplomë. Nuk është se janë totalisht gabim, pasi me një kërkim të thjeshtë kupton që Shqipëria është një vend paradoksal. Për shembull: kush ka studiuar për gjuhë të huaja fillon punë financier dhe kush ka studiuar për financë punon përkthyes e kështu mund të përmendim plot shembuj. Kjo mënyrë e funksionimit të palogjikshëm heq dhe motivimin për ata që duan të bëhen profesionistë në profesionin e tyre. Në fakt, vrasja e ëndrrave fillon që në Universitet kur kupton që nuk mjafton thjesht të mësosh e të lexosh për të filluar hapat në formimin tënd, por kupton që ke ardhur në një mbretëri me disa principata (departamente ) ku kërkohet nga një ”taksë” për secilën.

Zakonisht, për një kërkim shkencor duhen muaj, e shpesh vite, që të kerkosh , formulosh dhe shkruash, një artikull shkencor e akoma më shumë për tu aprovuar nga institucionet përkatëse dhe publikuar si i tillë, kurse në Shqipërinë tonë shkruhen libra me faqe e faqe të tëra nga një ”super profesor gjeni” i cili bën një plagjiaturë të hapur duke përkthyer në mënyrën më të pakuptueshme punën e të tjerëve.

Kjo është jeta që ne duam për vete dhe për fëmijët tanë? Të investojmë për një shkollë apo profesion që nuk e pervetësojmë kurrë¬? Të investojmë për të qenë askush?

Unë , ftoj ,ata intelektualë që vërtet i duan e i çmojnë vlerat e vërteta të dijes me baza shkencore të punojmë së bashku për Shqipërinë Tjeter.Kjo thirrje vlen dhe per ata shqipëtarë që janë integruar dhe njohin botën e qytetëruar ku duam te shkojmë.

Sepse në Shqipërinë Tjetër do të ketë:

– Marrëveshje me kompanitë që studentët e universiteteve apo nxënësit e shkollave profesionale të krijojnë kontakte me punëdhënësit potencial.

– Union studentor të mirëorganizuar.

– Punët verore te cilat duhen nxitur dhe aplikuar për ata që duan të hyjnë në tregun e punës

– Temat e diplomave mos të hidhen në kosh si një punë copy paste, por të inkurajojmë që kërkimi i tyre të jetë real dhe të vihet në zbatim dhe pse jo te sjell një punë në organizatën, institucionin apo kompaninë që është kryer ky kërkim.

– Mikrofinancime dhe programe të tjera financuese që inkurajojnë të rinjtë për hapjen e SME

– Organizime për të takuar, lidhur dhe për të shkëmbyer eksperiencat, problemet dhe kompetencat e duhura midis atyre që duan të jenë sipërmarrës dhe atyre që aktualisht janë.

– Programe të cilat ndihmojnë të rinjtë për të gjetur rrugët e karrierës (Guidë karrieristike)

– Internshipe te paguara

– Të gjithë e dimë që sot ka rënë ndjeshëm niveli i besueshmerisë që studentët apo nxënësit e shkollave profesionale , kanë kapacitete dhe aftësi për të praktikuar profesionin e tyre, pra, duhet një punë kolosale për rritjen e besimit (Trust building)

Në Shqipërinë Tjetër nuk lind drejtor, por fitohet duke u anagzhuar ne pozicione të ndryshme brenda të njëjtës organizatë për të krijuar perceptime te vlefshme dhe të nevojshme për postin drejtues në të ardhmen.

Rrogat mujore nuk duhet dhe nuk do të jenë sa fatura e energjisë elektrike.

Garanci, organizim dhe krijimi i një sistemi i cili siguron pagimin e rrogës ne datat e caktuara.

Njerëzit me aftësi të vecanta duhet të kenë dhe do të kenë perkrahje te vecantë.

Agjensia e punësimit e Shqipërisë Tjetër do të jetë funksionale.

A e dini si e çan njeriu rrugën e tij këtu?

Ose me shkëlq imin e gjenisë, ose me artin e të korruptuarit…

Duhet të hysh në kete masë njerëzish si një gjyle topi ose të depërtosh si murtajë…

Ndershmeria spi ujë..

Balzak

Bashkohuni ti tregojme Balzakut që ne nuk kemi nevojë per shkëlqimin e gjenise si ne kohën e komunizmit dhe as per artin e te korruptuarit që po na shkatërron cdo ditë sot…

Shqipëria Tjetër nuk është një ëndërr. Shqipëria Tjetër duhet të krijohet! Është domosdoshmëri, sepse ne nuk do ndertojmë më Gjermaninë, Italinë , Greqinë apo shtete të tjera, por Shqiperinë tonë….

Shperndaje

Kategori
Uncategorized

Leter e hapur nga avokati Xhafa drejtuar Kryeministrit te Shqiperise.

Leter e hapur drejtuar Kryeministrit te Shqiperise.

Nga Esmerald Xhafa

Zoti Kryeminister,

Per ceshtjen e cmimit te naftes donim t’ju shkruanim.

Nje grup shokesh menduam qe kete fundjave te organizonim se bashku nje udhetim ne Jug, ne zonen mes Kolonjes dhe Permetit. Per agroturizem. Aty ka ca vende fantastike me natyre te mrekullueshme qe s’duhet t’i lesh pa pare (nese s’i ke pare deri tani). Dhe vendasit aty kane ndermarre disa iniciativa fantastike ne drejtim te agroturizmit. Me ato problemet e zakonshme te biznesit ne Shqiperi, sepse nuk kishin shume njerez dhe mezi mbijetonin. Por ne u kenaqem. Natyre e mrekullueshme, njerez te mrekullueshem, ushqim fantastik, me pak fjale te shkonte pushimi ne shpirt.

Por patem nje problem. Kostoja e larte. Jo e sherbimit aty, ajo ishte shume ne rregull. Po kostoja e transportit. Nafta per ta thene troc!

Na kushtoi 15.000 Lek te reja vetem nafta. Ti ndoshta nuk e di sa jane 15.000 Leke, se helbete kush e di kur ka qene hera e fundit qe te eshte dashur te fusesh doren ne xhep, por sinqerisht jane shume. Qe te kesh nje ide, jane sa pensioni mesatar qe marrin pjesa derrmuese e pensionisteve.

Po ate ndjesine e keqe te zbrazjes se kuletes per te mbushur serbatorin e ke parasysh? Nuk besojme se ke te pakten 15 vjet qe leviz me tollonat e shtetit. Nejse…

Disa prej nesh kishin qene dhe vjet andej poshte. Edhe vjet rruga kushtoi pothuajse kaq. Ndoshta 2-300 lek me lire.

Te vjen inat kur mendon qe, megjithese cmimi i naftes ne Burse eshte me pak sesa gjysma e asaj qe ishte vjet, ne perseri paguajme me shume.

Ti rrite Taksen e Qarkullimit mbi naften dhe s’na le te shijojme asnje gram nga renia drastike e cmimit ne burse. Gjithe popujt e tjere jane duke e shijuar, vetem ne jo!

Pse? Ishte kismeti yne, pse na e vodhe?

Cmimi ne burse u ul dhe ne, populli yt pra qe keto raste presim te na lirohen pak cmimet se na kane marre frymen, nuk pame asnje kacidhe te na mbetej ne xhep, se na e more me taksat qe rrite. Dhe cfare na dhe ne kembim meqe na rrite taksat? Mos ndertove ndonje rruge te re? Mos rregullove gje ato te prishurat? – Jo! Asgje. Ah po, harruam palmat dhe topat e autostrades.

Gjithsesi ajo qe ne do te te kerkonim ishte te rishikoje dhe nje here taksat mbi naften. Paguajme 67 lek akcize per nje liter nafte. Ne total paguajme gati 100 Lek takse per nje liter nafte.

Eshte shume dreqi e mori! Maqedonsit diku aty, +- 10 lek, paguajne gjithe cmimin.

Uli taksat e naftes, sepse do t’u vije ne ndihme dhe atyre njerzve te mrekullueshem qe kishin hapur ato biznese fantastike aty ne zonen e Kolonjes dhe Permetit. Ishin pa njerez dhe e di se pse? Sepse kushton shume te shkosh deri aty. 110 Euro vetem rruga. Ne Firence me avion mund te te kushtoje me lire.

Eshte turp!

Mos degjo Benin se te genjen. Nuk pasurohen shqiptaret kur rritet cmimi i naftes. Mos degjo as ndonje keshilltar qe te thote se nuk duhet te terhiqesh qe te ngjash si lider. Po ta njihnin popullin nuk do beheshin keshilltare.

Lidra, nje vajze e Nismes qe ka mbaruar ne France per finance, kembengul qe kur nje vend eshte ne nje krize quasi-deflacioniste si kjo e jona, dhe kur bankat kane stopuar dhenien e kredive, si keto tonat, ilaci me i mire per daljen nga kriza eshte t’i nxjerresh njerezit nga shtepia te shpenzojne leke. Menyra me e mire per te furnizuar ekonomine me pará te thate, ne mungese te kredive, eshte te ndermarresh politika qe te stimulosh njerezit t’i marrin vete ato pará nga bankomatet dhe t’i hedhin ne qarkullim. Dhe ulja e taksave per mallrat e konsumit eshte nje menyre. Bejua njerzve te lehte te kapin Permetin, Kolonjen, Thethin, Razmen, Luren, Voskopojen, Valbonen. Ul pak cmimin e naftes. Se cmimi i naftes sherben si barriere psikologjike.

Nuk shkoj une, – thote X, – se ka vajtur nafta me 200 leke.

Po te ishte 150 do te shkonte dhe do te shpenzonte leke.

Dhe mos ki frike se te prishet bilanci primar, se ato qe do te humbasesh nga ulja e takses, do te te kompensohet shumefish nga rritja e konsumit. Keshtu thuaji FMN-se.

Beji njerezit te dalin nga shtepia dhe te shkojne te udhetojne ne Jug apo Veri. Shqiperia ka vende te mrekullueshme. Ulja taksat e naftes. Do te shikosh qe do te japi nje dore te mire ne rimekembjen e ekonomise. S’jane budallenj Gjermania, SHBA, Franca, Austria etj.etj. qe e lane uljen e cmimit te naftes ta shijoje te gjithen populli. Se i marrin leket tek shperthimi i konsumit. Pse s’dinin ata te rrisnin taksat dhe te merrte qeveria gjithe diferencen qe erdhi nga ulja e cmimit ne Burse? Apo jemi me te zgjuar se ata ne?

Keshtu qe i dashur Kryeminister, rishikoje dhe nje here kete ceshtjen e taksave. Po shiko pak edhe kete punen e cilesise dhe vjedhjes ne sasi. Besojme se do te te kene njoftuar per ate denoncimin qe beri ne rrjetet sociale ai zoteria qe kishte vajtur ne nje pike karburanti dhe e kishin faturuar per 64 litra, kur serbatori i merrte 60 litra dhe plus qe ai kishte pasur dhe 3-4 litra ne serbator. Dhe i ndodhi ne mes te Tiranes!

Tani, ate lajmerimin per aksionin e bere sikur do te behej nami, po aksion sikur s’pame gje, vajti kaq kohe. Prape na vjedhin si ne cilesi dhe ne sasi. Mendo kur te vjedhin hapur ne mes te Tiranes, leje mos e pyet cfare aksioni qenka duke u kryer..

Per ta mbyllur, se edhe ti ke pune dhe do te ikesh dhe me pushime, te lutemi, shiko mbase na i ul pak taksat e naftes. Dhe ato “taksat e fshehta”- cilesia dhe sasite qe nxjerr pistoleta e karburantit, shif mbase iu ben derman. Shtrengoji pak me shume ata qe bejne kontroll se mbaroi fushata…

Gjithsesi ne ketu do te jemi. E te sigurojme qe jemi shume. Nese vazhdon te besh shurdhin, do behemi edhe me shume. Shume me shume!

Te fala !!

Kategori
Uncategorized

Ushtria e ‘urithëve!Katandisja tronditëse e gazetares: Lashë TV, tani për ca lekë më shumë punoj si profil fals, te Rama!

Ushtria e ‘urithëve’’ (siç quhen rëndom tashmë) të rrjeteve sociale, e cila punon për makinerinë dizinformuese dhe shantazhuese të Edi Ramë dhe që drejtohet nga Endri Fuga, nuk është më sekret.

Ditën e sotme nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka treguar historinë e një mikeshe të tij që dikur punonte e paguar mirë në TV dhe dilte në ekran. Ajo e ka braktisur profesionin e saj dhe sot për një dorë lek më shumë  është e detyruar, që të punojë si anonime në zyrën e propagandës së kryeministrit Edi Rama.

Paloka thotë se, gazetarja që dikur kishte dinjitet profesional dhe ishte pjesë e ekraneve, sot për një rrogë më të lartë, paguhet që të shajë nëpër komente opozitën në Facebook.

Postimi i plotë i Edi Palokës në Facebook:

Sot takova rastësisht nje miken time që kisha ca kohë pa e parë dhe u ulëm për një kafe.

E pyeta ku ishte ‘zhdukur’ sepse në fakt ishte ‘zhdukur’ dhe nga ekranet e tv ku e shihja ndonjëherë.

U vu në siklet po ma tha: ‘Punoj për Fugën tani’.

Për Ramen?! – e pyeta , realisht i habitur duke ditur çfarë mendonte për të.

‘Rrogë më e mirë, kisha nevojë’- mu përgjigj.

Duke e ditur që dhe ku punonte më parë kishte patur rrogë të mirë, vetëm e imagjinova (pa e pyetur) se sa më mirë duhej të paguhej tani.

Mendova që punonte në stafin e ngushtë të zyrës së shtypit , apo më mirë të propagandës, po jo.

Ishte njëra nga dhjetra profilet fallco që i bëjnë like Ramës dhe na sulmojnë ne në rrjetet sociale.

‘Qendrën e kemi tek Pallati i Kongreseve’- më tregoi- Jemi shumë, po paga është e mirë – më përsëriti për të justifikuar atë që bënte dhe shtoi duke qeshur: ‘Ty nuk të kam sharë asnjëherë…’

Ndërkohë që shqiptarët varfërohen çdo ditë e më shumë dhe familje të tëra mezi sigurojnë dhe bukën e gojës, kryebanditi i vendit paguan nga buxheti, (pra nga taksat, nga paratë që na vjel ne të gjithëve) rroga të majme për t’i bërë atij lavde dhe për të sulmuar kundërshtarët në rrjetet sociale…

Kategori
Uncategorized

Sokol Balla, Eni Vasili dhe Blendi Fevziu

Erl Kodra/

Ata janë luftëtarë, por luftëtarë të një lloji të veçantë, të kuruar, të lumtur, të qeshur, të kënaqur, të veshur firmato. Ata dinë çfarë bëjnë edhe kur duken si naivë ndërsa bëjnë pyetje “të pafajshme”. Ata drejtojnë makineritë më fantastike të një progagande surreale, duke sulmuar një audience të shkoklueme nga dinjiteti, që zakonisht nuk mund t’i mbyllë hesapet e muajit për bukën e përditëshme. Spektatori është objektivi që duhet të shohë saktësisht atë që i servirë Sokoli, Blendi dhe Eni, tre supergazetarët që sot përbëjnë Zonën e Parë të Propagandës, ku të vertetat vdesin, dhe mashtrimet rriten.

Por le të zbërthejmë me detaje se çfarë dëmesh të pariparueshme po i sjellin zhvillimit të vendit në të gjitha drejtimet: ata po deformojnë perceptimin e publikut për demokracinë, për shtetin ligjor, për institucionet e pavarura, për opozitën legale, ndërkohë po shtyjnë qytetarët drejt depresionit dhe humbjes së shpresës, që vitet e fundit po braktisin masivisht vendin.

Merreni me mend; të gjithë këtë krim publik ata e bëjnë në emër të popullit të cilit gjoja i shërbejnë, por që në realitet ata vazhdojnë propagandën, për arsye të tjera, siç janë shpërblimet e jashtëzakonshme monetare të pushtetit të Edi Ramës dhe jo vetëm.

*) Noam Chomsky në librin e tij “Kontrolli i Medias: Arritja Spektakolare e Propagandës” thotë se industria moderne e marrëdhënieve me publikun është ndikuar nga teoria e “Demokracia e Spektatorit” e Walter Lippmann, në të cilën publiku shihet si një “tufë e hutuar” që duhet të drejtohet, jo të fuqizohet; dhe se si industria e marrëdhënieve me publikun (në Shtetet e Bashkuara) përqendrohet në “kontrollin e mendimit publik” dhe jo në informimin e tij.

Më tej Chomsky thotë se “Propaganda shtetërore, kur mbështetet nga klasa e arsimuar… mund të ketë një efekt të madh. Këtë e kuptoi Adolf Hitler, dhe të tjerë pas tij e ndjekin këtë mësim edhe sot”.

*) Noam Chomsky, lindur më 7 dhjetor 1928, është një gjuhëtar amerikan, filozof, shkencëtar, historian, kritik social dhe aktivist politik. “Kontrolli i Medias” është një abetare e pashoqe mbi punët sekrete të dezinformimit në shoqëritë demokratike.

Eni, Blendi dhe Sokoli nuk janë budallanj, përkundrazi ata janë aq të zgjuar dhe egoistë, sa ia kanë dalë të drejtojnë emisionet e tyre politike, në televizionet më të fuqishme në vend. Kjo do të thotë se të ngjitesh me “Open” në Top, me “RealStory” në Vizion dhe me “Opinion” në Klan, do të thotë se ti ke kofiçentin e duhur të zgjuarsisë, të mjaftueshëm për të zbërthyer skemat e propagandës. Skenarët pothuaj nuk ndryshojnë, ata janë ndërtuar si arena ku ka qëndrime të forta pro dhe kundër, ndërsa ata, supergazetarët që drejtojnë marrin poza asnjanësie, përveç rasteve kur situata del nga kontrolli. Në këtë mënyrë pesha specifike e skandalit konsumohet live në televizion, duke ulur ngarkesën negative, ndërsa publiku largohet nga thelbi i problemit, duke u marrë me show-n e Blendit, Sokolit, Enit. Shpesh herë pyetjet e tyre janë naive, gati idiote në emër të asnjanësisë profesionale, por në fakt janë të mirëmenduara. Ata gjithmonë kujdesen të bëjnë pyetjen dërrmuese “Kryeministri thotë se…”, dhe anjëherë nuk pohojnë “Kryeministri ka bërë këtë…”. Për ata, Kryeministri nuk është çfarë bën, por çfarë thotë; domethënë, për supergazetarët tanë nuk ka fare rëndësi se çfarë ka bërë ose nuk ka bërë Kryeministri Edi Rama, por rëndësi ka çfarë thotë dhe deklaron ai.

Ata bëjnë shkarkim të kontrolluar emocionesh, duke konsumuar kështu një lloj relativizimi të skandalit politik, krimit shtetërorë, krimit financiarë dhe vrasjes së demokracisë. Të pafytyrët që ftojnë në studio e përthithin të gjithë urrejtjen e krimit të kryer, sepse Alfred Peza, Alban Dudushi, Lorenc Vangjeli, Spartak Ngjela, Fatos Klosi, Taulant Balla, Vasjari, Minxhozi, Zaloshnja, Muç Nano, Anila Basha, Baton Haxhia e të tjerë, nuk kanë lidhje me dinjitetin dhe koherencën. Për këto qenie pranohet gjithçka që vjen nga lartësia e Edi Ramës, domethënë, mund të mos pranohet ajo çfarë vjen nga Zoti, por ajo që vjen nga Edi Rama pranohet pa diskutim. Për këto qenie në botën tonë ekziston vetëm Ai. Edhe Shqipëria dhe shqiptarët gjallojnë në saj të vullnetit suprem të Edi Ramës. Pikë.

Për Blendin, Enin dhe Sokolin nuk mund të ketë asnjë mendim të pavarur, kur fjala vjen, gazetari Peter Tiede publikon në Bild neverinë e krimeve, ku provohet me evidenca substanciale përdhosja e demokracisë dhe blerja e pushtetit nga Lartësia e Tij Edi Rama. Për gazetarët tanë gjëra të tilla janë normale, ato duhet të trajtohen si të tilla, sepse Edi Rama e ka këtë të drejtë, përderisa Ai i ka thirrur nën shërbim.

Normale, sigurisht.

Për Blendin, Sokolin dhe Enin është normale që opozita të denigrohet, të luftohet, të burgoset, të fyhet, të poshtërohet, të përjashtohet, të zhduket nga faqja e dheut. A nuk është kjo deviza dhe projekti i Edi Ramës?

Edhe kjo është normale, sigurisht.

Nuk ka asnjë pikë rëndësie se në çfarë dite është auditori, ndërsa ti lançon idenë se këto janë broçkullat e duhura për turmën e uritur. Eni, Sokoli dhe Blendi vazhdojnë me idenë se, përderisa alternativa e vetme jemi ne; gjithçka që lëvizë në hapësirën e komunikimit publik kalon nëpërmjet nesh, dhe ne e kontrollojmë atë, dhe ne jemi të pathyeshëm.

Naom Chomsky thotë se “Ju duhet t’i mbani ata të frikësuar mjaftueshëm, sepse, nëse ata nuk ndjehen të frikësuar nga të gjitha llojet frikërave dhe demonëve… ata mund të fillojnë të mendojnë, gjë që është shumë e rrezikshme, sepse ata duhet të mos jenë të aftë për të menduar. ”

Ata nuk vuajnë nga dilemat moraliste se disa qindra mijëra njerëz nga auditori i tyre e ka braktisur vendin, qindra mijëra të tjerë nuk mund ta mbyllin muajin pa borxhe dhe qindra mijëra të tjerë flenë të uritur. Ata nuk kanë makthe të tilla ekzistenciale. Për Blendin, Sokolin dhe Enin ekziston vetëm Lordi Edi Rama, i cili ua përndritë herë pas here studiot televizive me praninë e Tij, ndërsa prapa kuintave ua përndritë financat.

Kaq mjafton.

Kohët e fundit tek supergazetarët tanë ndjehet një lloj shpërfytyrimi. Shpesh herë harrojnë të vënë maskën budallaqe të paanësisë profesionale (!!), ndërsa shpërfaqin brutalisht dashurinë për Edi Ramën; dhe grimasa bie.

Kategori
Uncategorized

1984/“Ta shtetëzojmë godinën e ambasadës amerikane në Tiranë”

Nga Kastriot Dervishi

Godina ku është sot ambasada amerikane u përurua me një ceremoni të hijshme më 27 nëntor 1930, me pjesëmarrjen e Mbretit Zog, kryeministrit Pandeli Evangjeli, etj. Funksionoi deri në pushtimin fashist të 7 prillit 1939. Në 28.11.1944 godina u rihap nga misioni amerikan ushtarak, i cili më 8.5.1945 ia la vendin misionit diplomatik. Më 10.11.1946 misioni u largua nga Shqipëria.

Gjatë viteve të komunizmit këtu u vendos ambasada italiane. Për t’u shënuar si ngjarje janë futja në këtë ambasadë e familjes Popa në vitin 1985 dhe të shtetasve shqiptarë në qershor-korrik 1990. Me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA-së, ambasada amerikane në Tiranë rifilloi aktivitetin dhe u riçel me një ceremoni zyrtare më 2.10.1991. 

Në mbledhjen e 26 prillit 1984 të Sekretariatit midis Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Lenka Çukos dhe Simon Stefanit, ndër të tjera, u diskutua edhe për kërkesën e qeverisë amerikane nëpërmjet qeverisë franceze për pronat e shtetasve amerikanë në Shqipëri.

Pas diskutimeve të gjata e të kota, pyetet ku ishin këto prona, për disa raste të veçanta si shkollat e dikurshme amerikane, në një kohë që kërkesa ishte për shtetas amerikane që nuk e kishin humbur shtetësinë shqiptare, biseda u vërtit te godina e ambasadës amerikane. Duke qenë se shteti komunist njihej si hajdut dhe plaçkitës, aspak shtet i së drejtës, por një vend ku drejtonin kriminelë dhe vrasës, në marrëdhëniet ndërkombëtare ata shfaqen edhe injorantë, teksa thonë “të na sjellin dokumentet”. Mund të shihnin hipotekat e vendit më parë, apo traktatet dypalëshe para se të arrinin në përfundime të këtij lloji.

Pjesë e debatit

Ramiz Alia: Po, për ne, me përjashtim të ndërtesës së ambasadës që sot e kanë italianët, nuk na figuron asnjë pasuri amerikane në Shqipëri.

Enver Hoxha: Hiç, mos t’ia them as punën e ambasadës. T’u themi që ç’ka pretendojnë amerikanët duhet të na i dokumentojnë ku janë këto pasuri që kërkojnë, sepse te ne nuk ka asnjë pasuri amerikane.

Ramiz Alia: Kështu që, po të na sjellin dokument për ndërtesën e ish ambasadës amerikane, atëherë t’ua punojmë ndryshe: t’u japim ato 500 mijë dollarët, a sa bën ajo dhe t’u kërkojmë italianëve qiranë.

Enver Hoxha: Posi, qiranë t’ua kërkojmë italianëve, sepse deri sa e paguajmë, kemi të drejtë ta konsiderojmë të shtetëzuar ish ndërtesën e ambasadës amerikane…

Kategori
Uncategorized

Letra e spiunit: Na thonë të dënuarit se jemi qenër

Nga Kastriot Dervishi

Një tjetër i dënuar me pak vite burg kërkonte mbrojtje nga ministri i Punëve të Brendshme. Siç dihet spiunët kur përdoreshin dëshmitarë quheshin të djegur e nuk përdoreshin më. Por në sistemin e kampeve dhe burgjeve ky rregull nuk është ndjekur rregullisht sepse të burgosurit informatorë dhe dëshmitarë njëherazi qarkullonin në vende të ndryshme. Në këtë mënyrë fitohej një lloj garancie për gjoja mosdjegien e tyre.

Një tjetër person i përdorur si dëshmitar në procesin e vitit 1979 kundër gjoja “organizatës revizioniste” është i mëposhtmi. Yllson Molla, i vitlindjes 1956, u arrestua më 22.9.1976. I deklaruar fajtor për agjitacion e propagandë, u dënua me 6 vjet burgim. U lirua më 12.10.1982. Në librin e tij, Fatos Lubonja e portretizon kështu në paraqitjen e tij në gjyq:

“Pas tij kërkuan të vinte Ylli Molla. Ky ishte një djalë i ri, rrondokop dhe kuqalash, shumë i shtrembër, por me një mish të shëndetshëm dhe pa qime, që e bënte të dukej si një derrkuc i njomë. Kjo pamje si dhe një naivitet prej fëmije, i tërhiqte shumë pederastët e kampit. Erdhi aty me një fytyrë të ndezur flakë. Dukej sikur i kishte harruar ato që do thoshte”. (Fatos Lubonja”, “Ridënimi”, faqe 205). Meqë kishte dëshmuar në procesin e Spaçit, shkurt-maj 1979, ai u dërgua në Kampion nr.309 Ballsh, por edhe atje u njoh.

Letra (me korrektim letrar)

Letër drejtuar zotit ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, Tiranë. Zoti Kadri Hazbiu! Ju njoftoj se unë i dënuari Yllson Nuri Molla. Ju e dini çështjen e grupit të Spaçit, revizionistëve e nacionalistët. Ne ishim dëshmia e këtij grupi që u dënua nga organet kompetente. Ne kemi qenë efektivë të repartit nr.303 Spaç dhe tani jemi transferuar në repartin 309/1. Unë Yllson Molla, Nexhat Gjeçi dhe Manol Amza, kemi qenë për këta persona që thashë më lart dhe tani po u njoftoj se e shohim veten në rrezik se kanë sjellë 4 persona të grupit nacionalist u dënuan dhe tani ata po mobilizojnë grupe për të na zhdukur nga faqja e dheut.

Ju thonë të dënuarve të ruhen prej nesh se jemi spiunët e Ministrisë së Brendshme dhe prandaj na kanë sjellë këtu. Që kur kanë ardhur këta këtu, gjendja është acaruar. Ngado që të shkojmë, ngado që të ikim na shajnë, si ne ashtu dhe pushtetin popullor. Shfaqin një urrejtje të tmerrshme për qeverinë dhe tani janë izoluar në infermieri. Dhe këta shokët që janë këtu po u detyrohen të futen në birucë pse grupi nacionalist le si na diskreditojnë me përgjegjësinë shtetërore, por nga ana tjetër bëjnë njerëz me vete.

Për të na goditur, thonë se jemi hasmit e tyre të paharruar, se jemi qenër që u dënuam shokët me pushkatimi dhe për këtë do jenë të pamëshirshëm. Këta janë Nuredin Sula dhe Napolon Kolaci, e të tjerë të këtij grupi. Zoti Kadri Hazbiu! Jemi në pozita shumë të vështira. Ju lutem shumë merrni masa sa më parë për këta persona.

Me nderime dhe respekt, i dënuari Yllson Molla

Kategori
Uncategorized

E ke mbushur qeverine me shume Gezim kulufër o mavri !

Propaganda e nje Diktatori ne panik dhe lypsari Gezim Kulufi !

Nga Edmond Dyrmishaj/

Per ata qe nuk e njohin Gezimin e ndjere po ja u spjegoj ! Gezimi ka qene nje lypsar me ngjyre ne kohen e Diktatures me te meta mendore qe vetem qeshte dhe ne i jepnim ndonje lek apo i blenim ndonje ushqim mavrise per te ngrene ! Dhe i shkreti lumturohej pa mase qe ishte ne qender te vemendjes te atyre qe e ndihmonin !

E shikoje Gezimin kudo ne cdo cep te Tiranes ! Njesoj si ty o nalmadheri qe nuk hapim dot TV se vetem ty te shohim ! Dhe cfare na thua ? Vetem sanksione dhe ligje shtrenguese ndaj atij qe punon ! Sanksione , ligje dhe Veting per ata qe te sherbejne , Veting kjo fjale e huaj qe na ka hyre ne cdo shtepi si ato buburecat ku ne rrime ne gadishmeri per ti vrare !

E ke mbushur qeverine me shume Gezima o mavri ! Si nuk e kuptove xhanem qe je bere edhe ti si i ndjeri Gezim Kulufi ?

Ekonomia cope cope dhe ti trumbeton me te madhe neper media televizive se policet do dalin ne pension 55 vjec me 25 vjet pune !

Trumbeton me te madhe se do te krijosh nje strukture tjeter shtese policore sikur nuk te mjaftojne 10 000 police !

Bombardim dhe propagande mediatike !

E dime qe nje pjese e konsiderushme e gazetaruceve dhe te mediave i ke kapur dhe i ushqen me gjakun qe na i thith neve qe punojme pikerisht nepermjet ketyre ligjeve ! Njesoj si Diktatori i shkuar !

Dhe mire ben kur panikun tend na i ke infektuar neve ! Por ketu nuk e kam me nje pjese te policeve profesioniste si pjese e ketij populli , por me propaganden false qe trumbeton si nje Diktator real ne panik !

Pse pikerisht policet dhe jo minatori apo inxhinjieri o i mjeri ti propagandmadh ?

Pikerisht sepse policet ne praktike dhe realisht punojne per mbrojtjen e sistemit tend te rilindur diktatorial , ndersa punetori dhe inxhinjieri punon per ndertimin e vendit !

Ndryshim shume i madh ky ore Karagjoz !

Qe nje Diktatori nuk i plas fare per vendin por per pushtetin dhe eliten e tij hajdute perkrah tij kete e kemi perjetuar dikur !

Si nuk fole njehere te vetme qe nga programi yt apo udheheqja jote me Dajre ke futur ne familjet shqiptare kaq apo aq te ardhura shtese ?

Po pse pikerisht tani gjithe kjo propagande mediatike per policet ?

Natyrsisht , jepet ky leksion medioker qe ta kuptoje edhe polici me injorant se “Udheheqesi” kujdeset shume per ta dhe ata duhet tja shperblejne me mbrojte !

Por popullata e nje vendi nuk eshte vetem policia o Merhum ne panikmadh !

Keshtu beri dhe Diktatori i shkuar me pensionet e ushtarakeve , dhe ne ate kohe perfitoi vetem ajo shtrese e luftes dhe aspak te tjeret !

Keshtu qe mos ti genjeje mendja ndokujt se do tja arije te perfitoje nga kjo propagande qe ngelet vec se nje propagande e nje Diktatori ne panik !

Zakonisht ne mendjen e nje diktatori vepron paranoja e pushtetit dhe vetem e pushtetit , ku populli i duket gjithmone si armiku real !

Ti je aty vetem nepermjet vjedhjes se votes se e pe qe 85 % te popullit nuk ti hodhi as qurret jo me te vinte tek kutite e votimit ne 30 Qershor !

Dhe mos bej kaq propagande se lexohesh qe per se largu qe te ka kapur paniku si nje virus vdekjeprures !

Ky eshte nje mesim per popullin qe lidh kontrata me njerez pa program ndihmues !

Ky eshte nje mesim per popullin qe lidh kontrate te pa zgjidheshme per 4 vjet me palaco e lypsare politikane !

Prandaj duhen zgjedhur juriste dhe ekonomiste e jo piktore ne krye te vendit !

Ndoshta nuk gabojme perseri qe ti fryjme kosit kur jemi djegur tashme nga supa !

Kategori
Uncategorized

DOSJA ITALIANE: Emrat e 183 spiunëve të UDBA-s (1945-1990), Adem Demaçi në Nr.20 

COSA HA LA STRUTTURA DI OZN-UDB IN KOSOVO DEGLI ANNI 1945-1990

Coloro che costituivano le strutture guida di questo infame servizio e preparavano migliaia di procedimenti giudiziari, in cooperazione con strutture politiche in Kosovo, contro i patrioti albanesi,

erano:

1.Fai Mijovic

2.Sedo Topallovic

3.Rajko Vidaçiq

4.Miqa Mijuskovic

5.Lomane Tomanovic

6.Vllado Shilegoviq

7.Budimir Gajic

8.Miloslav Blagojevic

9.Andrija Vujoviq

10.Radomir Bojaniq

11.Novak Samargjic

12.Kosta Mihajlovic

13.Radovan Tapushkoviq

14.Jovan Rosandiq

15.Gojko Medenica

16.Mirko Iliq

17.Zivico Djurisic

18.Vesho Cvetkoviq

19.Drago Crnigiq

20.Adem Demaçi

21.Shaban Kajtazi

22.Xhevdet Hamza

23.Mehmet Shoshi

24.Jusuf Karakushi

25.Mustafa Sefidini

26.Xheladin Beqiri

27.Istref Sadikaj

28.Bedrush Shala

29.Cvetko Llakoviq

30.Jakup Hoti

31.Averti Asllani

32.Sahit Meraku

33.Bafti Jakupi

34.Pavle Jelisaviq

35.Mehmet Haskaj

36.Ibush Kllokoqi

37.Drago Dragojeviq

38.Muharrem Dana

39.Slobodan Mijovic

40.Aslan Sllamniku

41.Shefqet Hashani

42.Svetislav Dollasheviqi

43.Zenun Shala

44.Naip Hoxha

45.Refik Tashi

46.Metush Sadiku

47.Zejnullah Shala

48.Hasan Mehmeti

49.Shefqet Obria

50.Rajko Çalloviqi

51.Museo Kuqi

52.Tappeti di Prizren

53.Ahmet Dobruna

54.Faruk Mehmeti

55.Mexhid Beqiri

56.Lutfi Ajvazi

57.Hajredin Bujupi

58.Ramush Isaku

59.Sahit Zogaj

60.Halim Hajdari

61.Bashkim Qerkini

62.Oman Veliqi

63.Fahredin Sllamniku

64.Imer Slamnik

65.Xhemajl Bilkiqi

66.Hyzer Ahmeti

67.Nexhmedin Mehmeti

68.Hasan Salihu

69.Nevzat Jashari

70.Ahmet Blakçori

71.Zenel Hoti

72.Ismet Haziri

73.Pal Selmani

74.Imer Kuçi

75.Naman Sijarina

76.Ejup Azemi

77.Ma Halili

78.Jusuf Hashani

79.Shaban Hoti

80.Shaqir Krasniqi

81.Pashk Berisha

82.Zeqir Hasangjekaj

83.Mustafa Aliu

84.Xhafer Kaliqani

85.Adem Ibishi

86.Ramadan Ferizi

87.Anni Sadriu

88.Nexhdet Gjoci

89.Sahit Ismajli

90.Ismail Gërbeshi

91.Ejup Bajgora

92.Slobodan Mijovic

93.Bejtush Beka

94.Ismet Baleci

95.Kemajl Shabani

96.Xhavit Kuçi

97.Isa Bunjaku

98.Zyber Zyberi

99.Sylejman Salihu

100.Hakif Latifi

101.Hashmet Baxhaku

102.Hilmi Syla

103.Rifat Berisha

104.Bajram Munishi

105.Haki Velija

106.Hasan Shahini

107.Muamer Novobërdaliu

108.Drita Novobërdaliu

109.Ahmet Delia

110.Ejup Cameroll

111.Murat Tërnava

112.Ibush Kllokoçi

113.Lorenc Selmani

114.Refik Tashi

115.Faik Nura

116.Sabah Muhaxheri

117.Sabit Myftari

118.Ndrec Preni

119.Selim Ndrecaj

120.Ali Vllasi, il fratello di Azem Vllasit

121.Xhafer Bejiqi

122.Hajredin Bujupi

123.Bejtush Beka

124.Qerim Sllamniku

125.Abaz Ajvazi

126.Hajrulla Jashari

127.Zejnulla Hajrizi

128.Halit Hasani

129.Nexhmedin Ajeti

130.Hilmi Hasani

131.Dërgut Jakupi

132.Ilaz Maxhuni

133.Entra Dragusha

134.Demë Mujaj

135.Abdullahman Mulla

136.Entra Kelmendi

137.Jakup Llonçari

138. Nazif Zymberi

139.Hasan Banushi

140.Kajtaz Bacaj

141.Muhaxheri Halal

142.Vesel Krasniqi

143.Latif Dulla

144.Daut Morina

145.Isa Kastrati

146.Glauk Dulla

147.Astrit Koshi

148.Zen Celina

149.Musa Jorganxhiu

150.Jusuf Constantine

151.Kemajl Celina

152.Xhemali Shasivari

153.Hysen Bajrami

154.Qerim Buzhala

155.Hasan Rrystemi

156.Ilaz Vranovci

157.Shefazim Tërshnjaku

158.Lulëzim Neziri

159.Mustafa Maliqaj

160.Azem Haliti

161.Shaban Maloku

162.Hysni Topalli

163.Bajram Luri

164.Hebib Koka

165.Avdi Musa

166.L’orecchio di Shefkiu

167.Raif Sërmaxhaj

168.Xhavit Basha

169.Aiririza Osmani

170.Mehmet Neziri

171.Fatman Dump

172.Halim Hajdari

173.Naser Shavelli

174.Fadil Ibrahimi

175.Avdi Maliqi

176.Ramadan Sërmaxhaj

177.Sejdi Kastrati

178.Emin Kastrati

179.Haki Haziri

180.Ramadan Syla

181.Selim Brosha

182.Faik Nura

183.Musa Bajgora

Kategori
Uncategorized

Mediat italiane: Si bëhet trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali, emrat e familjeve shqiptare.

Mediat italiane vazhdojnë të shkruajnë për trafikun e drogës që bëhet mes Shqipërisë dhe Italisë. Në shkrimin e mediave fqinje thuhet se në raportin e paraqitur në shkurt në prani të ish-prokurorit kombëtar të antimafies Franco Roberti dhe avokatit të përgjithshëm të Campobasso Guido Rispoli rezultoi se mafiet në Molia ndryshojnë nga njëra-tjetrën dhe secila vepron në sektor të veçantë.

Ata vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur, por bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të ndarë territorin dhe fitimet e paligjshme. Ata kanë një “drejtim të përbashkët kriminal”, veçanërisht në fushën e trafikimit dhe trajtimit të drogës, i cili përqendrohet kryesisht në zonën bregdetare. Ata janë mafitë e reja, organizatat kriminale dhe rrjetet e korruptuara që nga Isernia në Termoli, duke kaluar nëpër Campobasso, e në heshtje vazhdojnë të ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë.

Mafiat e njohura italiane si Ndragheta dhe Camorra vazhdojnë të bashkëpunojnë me mafia të rëndësishme të tjera si ajo shqiptare dhe nigeriane, sidomos në trafik droge. Në zonën e Molisë, lidhja e mafies italiane dhe asaj shqiptare sa vazhdon dhe forcohet. Në Moli, shumë familje bashkëpunojnë në aktivitet të paligjshëm, në fusha si grabitja e masakra të tjera kriminale.

Grupet kriminale shqiptare gjithashtu kanë ndarë zonat e influencës. Zona bregdetare e Shqipërisë ku shtrihen qytetet Fier, Vlorë dhe Durrës kontrollohet, për shembull, nga familjet Hasani dhe Shabani, të cilët e shtrijnë kontrollin mbi kryeqytetin Tiranë dhe përfaqësojnë një grup kriminal të shquar që gjatë viteve ka arritur të dallojë veten nga të tjerët. familje mafioze veçanërisht në trafikimin e drogës, njerëzve, organeve njerëzore dhe armëve. Ata kanë një rrjet ndërkombëtar të qëndrueshëm dhe të provuar në Itali.

Klani i Gjokës luan një rol të shkëlqyeshëm në qytetin e Durrësit dhe në territoret fqinje, pikërisht në zonën ndërmjet fshatrave Sallmone, Shijak dhe Xhafzotaj. Klani udhëhiqet nga Dashmir Gjoka, i cili mburret me marrëdhëniet politike, e përdor sektorin e ndërtimit si një mjet ligjor për pastrimin e parave nga trafiku i drogës dhe armëve. Në vendin e quajtur Katund Sukth pushteti kriminal përfaqësohet nga klani Xhajka, i udhëhequr nga Ilir Xhajka, protagonist i një kontrast historik me klanin Maloku. Ky klan përfshihet në trafik të ndryshëm të paligjshëm si në Shqipëri dhe në Itali.

Familjet e tjera të rëndësishme në zonën qendrore veriore të vendit janë Halkaj, Caushi, Shehu dhe Kakami. Agim Gashi është një figurë kriminale që përfshin jo vetëm Italinë. Ai drejtoi organizimin e tij të trafikimit të narkotikëve nëpërmjet mbulimit të restoranteve, agjencive të pasurive të paluajtshme dhe objekteve të tjera të përshtatshme.

Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, ishte një tregtar shqiptar i drogës, i arrestuar në Itali. Rrjeti i Shkurtit u zhvillua përgjatë rrugës që lidh Shqipërinë me Italinë dhe për këtë arsye shumë anëtarë të organizatës së tij u arrestuan brenda kufijve tanë.

Rrugët kryesore të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali sot janë dy:

1) Vlorë – Otranto – Taranto – A14 – Molise – Abruzzo – Marche – Emilia Romagna – Lombardia;

2) Durrës – Bari – A14 – Molise – Abruzzo – Marche – Emilia Romagna – Lombardia./Balkanëeb/

Kategori
Uncategorized

Popujt, që janë mësuar njëherë të kenë pronarë, nuk janë më në gjendje të bëjnë pa ta. (Jean-Jacques Rousseau)

Durimi është i hidhur, por fruti i tij është i ëmbël.

(Jean-Jacques Rousseau)

Po të kishte një popull hyjnor, do të qeverisej me demokraci. Një qeveri kaq e përsosur nuk është e denjë për njerëzit.

(Jean-Jacques Rousseau)

Jemi kureshtarë vetëm në masën e shkollimit tonë.

(Jean-Jacques Rousseau)

Njeriu ka lindur i lirë, por kudo është në zhinxhirë.

(Jean-Jacques Rousseau)

Nuk ka jetuar më shumë ai që njehur më shumë vite, por ai që e ka ndier jetën më intensivisht.

(Jean-Jacques Rousseau)

Kushdo që skuqet është fajtor. Pafajsia e vërtetë nuk ka turp nga asgjë.

(Jean-Jacques Rousseau)

Paraja që zotërohet është mjet lirie; paraja që ndiqet është mjet skllavërimi.

(Jean-Jacques Rousseau)

A mjafton të mos qenët kurrë i padrejtë për të qenë gjithmonë i pafaj?

(Jean-Jacques Rousseau)

Popujt, njëherë që janë mësuar të kenë pronarë, nuk janë më në gjendje të bëjnë pa ta.

(Jean-Jacques Rousseau)

Skllevërit dhe viktimat e dashurisë ndaj vetes, nuk jetojnë për të jetuar, por për të bindur të tjerët që jetuan.

(Jean-Jacques Rousseau)

Me kusht që njeriu të mos jetë i çmendur, ai mund të shërohet nga çdo marrëzi, përveçse nga sqima.

(Jean-Jacques Rousseau)

Mishngrënësit, në përgjithësi, janë më të dhunshëm dhe më të egër se njerëzit e tjerë.

(Jean-Jacques Rousseau)

Kategori
Uncategorized

“QEFLIU” I PUSHIMEVE!

Nga Dritan Kaba//

Pasi gatuan çorbën ambasadorët thonë se nuk jemi në 1913-ën. Në fakt kanë të drejtë se tani pas votimeve të 30 qershorit kemi përfunduar si në 1313-ën. Sezoni i plazhit, thotnë ambasadori austriak, duke harruar heshtjen e vet apo të kolegeve të tij, gjatë sezonit të hashashit dhe votimeve me 1 kandidat që nê vendin e tyre as që mund të imagjinohet. Asgjë nuk ka thënë as për mbushjen e kutive të votimeve socialiste ditën për diell.

Pêrgjigje e menjëhershme edhe ironike per Voltanën, por iu mek goja edhe nuk iu ndje zëri për përgjimet e “Bild”. Nuk bëri asnjë civërimë, ku vetëm dy javë para skandalit te përgjimeve, Kancelari i shtetit që përfaqëson dha dorëheqjen per një bisedë të aleatit të tij shumë herë me pak korruptive.

Nuk u ndje zëri as për aferat skandaloze të PPP Balldren-Milot, rruga e Arbrit apo ajo Orikum-Dukat. Ky pasionant i “historisë” nuk gërmëzpi asgjë për skandalin e Unazës së Re.

Dhe me sa duket “qefliu” i pushimeve nuk paska lexuar raportin e anketës së zhvilluar nga Komisioni Europian mbi Cilësinë e Jetës në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për tu anëtarësuar, në të cilin thuhej se 81 % e shqiptareve nuk kanë mundësi të bëjnë pushime. Mirë votimet e 30 qershorit nuk dinë ti lexojnë siç duhet dhe as tt’i shohin se çfarë ka ndodhur, por edhe raportet e BE-së nuk i leçitka fare.

Kategori
Uncategorized

Robin Hudi shqiptar,Ndue Nufi.

I lindur në Mzi (Vilzë) në Kaçinar të Mirditës rreth viteve 1918-1920 në një familje të varfër ishte fëmija i dytë pas një vajze. Fati i keq e ndoqi që në ngjizje sepse disa muaj para se të lindej i vdes babai.

Rreth moshës 9 vjeçare e ëma i jep të birit “patllaken” që e kishte mbajtur i ati. Ende pa mbushur 14 vjeç i vdes dhe e ëma. Fatkeqësia nuk ju nda dhe tek motra e cila duke prerë dru në mal rrëzohet dhe disa gurë të mëdhenj i dërmojnë kockën e këmbës. Pa asnjë ndihmë mjekësore, në varfëri ajo mbeti pothuaj uloke duke qëndruar gjithë kohën e vetme në shtëpi. Për jetimët kujdeseshin me aq sa mundeshin të afërmit e tyre dhe ata të varfër.

Ndueja e kalonte kohën në fshatin e vogël sëbashku me kushërinjtë dhe shokët moshatarë, shpesh herë duke garuar në qitje me patllake ku siç thuhej gurin sa një vezë e ndante në mes.

Një ditë dikush hyn fshehurazi në shtëpi dhe i përdhunon motrën. Ndueja e mësoi vonë këtë ndodhi. Tashmë, ndërtesa psikologjike e tij u shkund nga themelet, ishte një “koritje” e tmerrshme; në lojë hyri nderi i tij, i shtëpisë, i fisit e deri diku dhe i fshatit. I egërsuar menjëherë njofton pleqësinë e fshatit, i bën me dije se motrën uloke dikush e kishte shnderuar dhe prej saj kërkonte emrin e përdhunuesit. Motra e ndjeu rrezikun dhe hezitonte të fliste për të shmangur çdo sherr.

Ndueja nxorri revolen dhe e plagosi motrën në shpatull, njëkohësisht i premtoi ta çonte në Shkodër për mjekim nëse do të tregonte emrin e përdhunuesit. Në këto rrethana motra tregon emrin e horrit por sërish nuk shpëtoi nga vrasja në sy të pleqësisë. Në atë kohë kjo vrasje dhe me kanun nuk justifikohej pasi dihej pamundësia fizike e vajzës për tu mbrojtur.

Tanimë për pesëmbëdhjetëvjeçarin fillon jeta e vështirë e malit me të vetmin qëllim; të vriste përdhunuesin i cili i përkiste një familjeje me influencë dhe e lidhur ngushtë me qeverisjen e mbretit Zog. Dhe një ditë Ndueja vrau vëllanë e përdhunuesit. Xhandarmëria e ndiqte këmba këmbës e për këtë arsye djaloshi jetonte pyjeve, strehohej e furnizohej nga miqtë e të njohurit e tij të cilët ishin po aq të varfër si vetë ai.

Një natë u strehua tek një kushëri i tij i cili jetonte diku ndërmjet Blinishtit dhe Troshanit të Lezhës. I zoti i shtëpisë i thotë se ishte më mirë që pas darkës të fshihej te “ksolla e berreve” pasi në skaj të fshatit ishte posta e xhandarmërisë. Ndueja pranon. Befas në mesnatë xhandarët ushtrojnë kontroll në banesë dhe më pas drejtohen nga hauri i bagëtive. I zoti i shtëpisë duke e ndjerë rrezikun i porosit xhandarët të kenë kujdes se atje brenda “ka një qen të egër që damton”. Duket se kaçaku përgjumësh e dëgjoi bisedën jashtë kasolles sepse siç tregonte vetë, në mes të natës dikush i shfaqet në ëndërr duke i bërtitur me forcë; ”çohu”.

Me intuitën që e karakterizonte sapo hap sytë dallon te porta a kasolles një siluetë njeriu me pushkën e drejtuar mbi të. Instiktivisht shtrin dorën për të kapur pushkën e mbështetur pranë vetes por xhandari qëlloi i pari dhe e plagosi pikërisht në llërën e dorës së djathtë. Në moment kujtohet për patllaken në brez, e nxjerr me dorën e majtë dhe vret xhandarin. Kërcet batareja. Ndueja i plagosur thërret nëse kishte ndonjë mirditor në rrethim; dikush i përgjigjet dhe Ndueja i kërkoi besën sipas zakonit. Të shtënat pushuan, djaloshi u dorëzua në besë megjithëse thuhej se xhandari mirditor që e mori nën besë ishte në armiqësi familjare me të.

…Në spital mjeku i preu dorën deri në kyç. Plumbi nuk i kishte prekur kockën por siç u kuptua më pas, mjeku ishte paguar për këtë veprim.Nga spitali përfundon në burg i dënuar 100 vite. Në qeli dy të burgosur e rrahin keqas. Në këto kushte Ndueja siguron një lugë me bisht të gjatë dhe disa netë rresht pa u ndjerë mprehu bishtin e saj në gurët e murit. Gjeti rastin e volitshëm kur ata flinin të shkujdesur dhe i vret. Ridënohet edhe 200 vite burg. Im atë në atë kohë ishte “rrogjtar” (shërbëtor) në një familje pasanikësh në Shkodër dhe e ka takuar bashkëfshatarin e tij në burg. Ndueja i thonte me shaka se nga 500 vjet jetë 300 do ti kalonte në burg.

Në prill 1939 me pushtimin italian bashkë me të burgosurit e tjerë shpërthen burgun e i rikthehet jetës së kaçakut duke vrarë në fillim mjekun që i preu dorën. Tanimë i lirë, më i rritur e me famë vazhdon jetën e komitit, por jo vetëm. Ndjekësit e tij besnikë deri në vdekje ishin të rinj disa prej të cilëve kishin zgjedhur jetën e malit pikërisht për shkak të hasmërive familjare. Streha e tij ishte mali, pylli dhe kasollet e bashkëfshatarëve, ndërkohë që u bë i tmerrshëm duke plaçkitur në dyqanet e tregtarëve kryesisht në Shkodër e më pak në Lezhë.

Pasanikëve u “çonte fjalë” për atë që kërkonte dhe askush nuk e kundërshtonte. Djali jetim pa shtëpi, pa familje nuk kishte aspak lakmi, nuk mbante asgjë për vete, plaçkën grabitur e shpërndante për ndjekësit e tij dhe të varfërit. Si njeri që fliste veçse me armë tërhoqi vëmendjen e komunistëve shkodranë Zef Malaj dhe Tuk Jakova të cilët bënë përpjekje për ta afruar në shërbim të kauzës së tyre. Në një takim me Tukun, Ndue Nufi e pyet se a kishte të drejtë të plaçkiste e tu jepte shokëve pjesë por Tuku i përgjigjet se komunistët nuk janë plaçkitës. Thuhej se Ndue Nufi ishte kundër pjesëmarrjes së femrave në luftë pasi i konsideronte qenjë të dobta, ndoshta nisur dhe nga ngjarja me të motrën e tij. Refuzoi bashkëpunimin me komunistët shkodranë por të njëjtën përgjigje i dha Kapidanit të Mirditës i cili u përpoq ta afrojë duke i ofruar gradën “Major”. Përgjigja ishte se ndihej më mirë “Gjeneral në male”.Vitet kalonin dhe bëmat e tij shtoheshin e rrëfeheshin gojë pas goje. Në Shkodër para një “dugaje” të mbyllur ndaloi para një turme të madhe njerëzisht të cilët kishin zbritur nga rrethinat për të blerë kripë.

Pasi i pyeti u tha se kripa nuk sillej nga Italia por nga Durrësi, shpërtheu dyqanin e shpërndau kripën falas. Në mëngjesin e acartë të 18 dhjetorit 1943 mblodhi në Vaun e Dejës rreth 100 djem të rinj mirditorë të cilët ishin të gatshëm ta ndiqnin besnikërisht deri në vdekje për në Shkodër. Por Ndue Nufi vendosi të marrë me vete vetëm 7 djem beqarë; Prengë Kalorin, Ndue Mark Bardhin, Preng Pacin, Ndue Mark Kolën, Gjon Lekën nga Simoni Ndue Nikollin. I fundit ishte Ndue Kolë Gjoka i martuar por që nuk u nda nga grupi pasi ngiste makinën. Për ta larguar nga grupi e urdhëroi të ngarkonte makinën me plaçkë dhe të nisej për Mirditë. Rrugës shoferi u ndesh me një togë ushtarësh gjermanë ku mbeti i vrarë.

Ndërkohë Ndue Nufi me të tjerët shkon për të hapur burgun, liron disa të burgosur dhe mësyn në një “dugajë” për të plaçkitur. Pronari lokalit e njohu menjëherë dhe nuk rezistoi. Por sapo Ndueja me shokë u largua, ai me një telefon që kishte nën banak lajmëroi xhandarmërinë se sapo ishte plaçkitur nga një cub. Xhandarët nga ana e tyre njoftuan menjëherë komandën gjermane të sapovendosur në Shkodër se disa komunistë të rrezikshëm po qarkullonin nëpër qytet.Në rrugë situata dukej e qetë, dikush e përshëndet Ndue Nufin, i jep të njohur dhe me këmbëngulje e fton te “Kafja e madhe”. Ky ishte momenti fatal për kaçakun pasi pranoi të ulet ndërkohë nazistët gjermanë bashkë xhandarët po krijonin perimetrin e rrethimit.

Ndue Nufi e nuhati rrezikun, doli nga ana e pasme e “Kafes së Madhe” dhe u drejtua me shpejtësi tek sarajet e Gjomarkajve ku kërkoi ndihmë për ta nxjerrë nga Shkodra bashkë me shokët. Kapidani kundër traditës refuzoi ta ndihmojë duke i kujtuar faktin se dhe ai e kishte refuzuar dikur bashkëpunimin me të. Prej aty përmes plumbave të armëve të xhandarëve e gjermanëve duke lënë disa shokë të vrarë i drejtohet ndërtesës së legatës Apostolike të Vatikanit. I kërkoi priftit të largohej prej andej sepse do të luftonte dhe u ngjit me shpejtësi në katin e dytë të ndërtesës.

Gjermanët për momentin ndaluan zjarrin sepse kaçaku vetë i dytë ishte futur në një banesë që konsiderohej i shenjtë. Thuhet se njoftuan Vatikanin dhe rifilluan të shtënat dhe me top nga Kalaja pasi krismat e tij dëgjoheshin në mbarë Shkodrën. Banorët që jetonin pranë spitalit tregonin se atje kishin transportuar mjaft të vrarë e të plagosur.

Beteja zgjati disa orë. Ndueja kur e pa se po i mbaronte municioni urdhëron shokun e mbetur gjallë të dilte në dritare me shami të bardhë. Tjetri doli duke thirrur se po dorëzohej pasi Ndue Nufi ishte vrarë. Mbi të u zbrazën disa armë njëherësh. Pak çaste më pas një grup i madh xhandarësh dhe gjermanësh mësynë portën dhe tentuan të ngjiten në katin e dytë por Ndue Nufi lëshoi mbi ta disa granata rresht duke i asgjësuar të gjithë. Askush nuk pati mundësinë të tërhiqej. Kur nuk kishte më asnjë shpresë shpëtimi ngriti këmishën lart dhe qëlloi veten me pistoletë në gjoks. Disa të moshuar këtë version e tregojnë disi ndryshe. Sipas tyre Ndueja u shfaq në dritare dhe thirri me sa forcë kishte se atë nuk e vriste kush; ngriti këmishën e qëlloi veten me revole.

Ra errësira dhe specialistët xhenjerë kontrolluan imtësisht për granata të paplasura në oborrin e ndërtesës. Xhandarët duke besuar se Ndue Nufi mbante flori të fshehur në trup e kontrolluan imtësisht kufomën madje një prej tyre deshi ta qëllonte për së vdekuri por kapiteni gjerman pjesëmarrës në operacion kur mësoi se nuk kishte përballë një komunist por një grabitës nuk e lejoi dëmtimin mëtejshëm të kufomës.

Mëngjesin e datës 19 dhjetor Ndue Nufin me shtatë besnikët e tij të vrarë pasi i ekspozuan para popullit i groposën në zallin e lumit Kir. Kështu përfundoi historia e një kaçaku që mori famë të jashtëzakonshme pothuaj në gjithë veriun Shqipërisë.

Ja si shkruan Kolë Shtjefni në librin “Mirdita doke dhe zakone” botuar në 1998 në faqe 127-128;

Mrika e Gjon Markut vajton Ndue Nufin i cili bashke me 6 shokë të tij mirditas vinë në Shkodër dhe këtu prej xhandarmërisë që donin me i arrestua si komitë, tentoj me shkue te shtëpia e Kapidan Gjonit e me pështue, por ky nuk i len mbrendë. Tue pa veten ngushtë hyjnë në shtëpinë e delegatit apostolik me zori dhe aty rrethohen prej xhandarësh dhe gjermanësh. Kjo ndodhë mbasi kapitulloi Italija dhe hynë gjermanët në Shkodër.

(nga Skender Doda).

Kategori
Uncategorized

Babai i PAL Mëlyshit “A mundem me ardhë me vdekë në vendin tim?”

Nga Albana Mëlyshi

“A mundem me ardhë me vdekë në vendin tim?”

Lajmet që nga Rinasi u përhapën se në Tiranë ka ardhur nga Amerika babai i Pal Melyshit-Heroit te Popullit. Organeve të Puneve te brendëshme u hynë ethet. Hekuran Isaj, ministri i brendshem qysh të nesërmen e asaj dite më thirri në zyre mua dhe tim vella, Lekën. Na priti rreth një tavoline të madhe, në distancë, si për të më gjykuar që kisha bërë krim që kisha ftuar babane tim në shtëpinë time.

(Episod i panjohur-marre nga doreshkrimi i librit te ri”Bota me nje sy” -rrëfen motra e Pal Melyshit)

U mendova gjatë atë natë. Pas 45 vjetësh i arratisur, i vdekur për të gjithë ne, babai yne qe ngjallur përsëri.

“U bana 90 vjeç. A mundëm me ardhë me vdekë në vendin tim? Baba juaj, Nikolla”. Ai telegram nga Amerika kishte mbushur minutat, orët, ditët dhe netët .

Të nesërmen vendosa të shkoj në Presidiumin e Kuvendit Popullor, në degën e ligjeve, kryetare e së cilës ishte Liri Gjoliku, mikesha ime. Me vete mora edhe djalin, Kastriotin. I kerkova Lirisë të nxirrte listën e emigrantëve politikë, që s’kishin të drejtë të ktheheshin në Shqipëri. Ajo më vështroi me vëmendje dhe më pyeti:

-Ç’kërkon të dish Marie?

I kërkova të gjente emrin e babait tonë, e të më thosh nëse ai do të ekzekutohej ose jo, po qe se kthehej në atdhe.

Ajo hapi listat , gjeti emrin e babait e tha:

-Jo, nuk ekzekutohet.

U qetësova. Nxorra kopjen e telegramit të babait dhe i a dhashë ta lexonte. Gjithesesi, ajo me porositi se duhet të kisha kujdes, edhe pse babai ynë figuronte në listën e të falurve pasi nuk kishte bërë krime. Lirisë i mora numrin e dekretit të faljes, datën dhe shkova në postë për t‘i dhënë babait përgjigjen e vonuar.

“Babë, je i falur me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Eja kur të duash në Shqipëri. Më njofto mbërritjen në Rinas. Maria”.

Pas disa ditësh ra zilja e telefonit nga Roma. Një zë shqiptari më pyeti:

-Maria, je?

-Po.

-Të flas nga ambasada jonë në Romë. A erdhi Nikolla?

-Jo, s’më ka njoftuar njeri.

-Do të ketë mbetur në Rinas, – tha shqiptari.

Lajmet që nga Rinasi u përhapën se në Tiranë ka ardhur nga Amerika babai i Pal Melyshit-Heroit te Popullit. Organeve të Puneve te brendëshme u hynë ethet. Hekuran Isaj, ministri i brendshem qysh të nesërmen e asaj dite më thirri në zyre mua dhe tim vella, Lekën. Na priti rreth një tavoline të madhe, në distancë, si për të më gjykuar që kisha bërë krim që kisha ftuar babane tim në shtëpinë time.

-Mirë me mua që po merreni, po me Lekën , ç’keni?- i thashë. Tim vella e kishin pushuar nga puna ate ditë.

-Me ty e kemi,-tha ai- Ky është një guxim i marrë që ke bërë ti shoqja Marie. Ne do të mbajmë qëndrim. Ai na e ka hedhur. Ambasadori ynë në Romë do të përgjigjet për këtë, etj, etj. paralajmërime e kërcënime si këto.

-Për ardhjen e babait tim në Shqipëri, nuk ka pse të mbajë askush përgjegjsi veç meje, thashë unë,- ju e keni fare kollaj: Shikoni ligjin në presidium, shikoni edhe shkëmbimin e telegrameve se ç’thonë dhe e gjeni që fajtore jam vetëm unë. Pastaj, s’është problem. E përzini babanë 90 vjeçar dhe unë vetë shkoj përsëri në internim.

U ngritëm dhe dolëm nga zyra e ministrit të brendshëm.

Një aktiviste që kishim në lagjen tone, më ndali kur po hyja në shtëpi.

-Dale, Marie, se do të them diçka.

-Çfarë… se po më dhimb koka. Vërtet po më dilte tym nga koka. Mu kujtua episodi i hershëm kur i premtova nanës se do të lidheshim me Palin. Ishim në internim dhe Lekën e kishim të sëmurë. S’kishim as për të blerë bukë e jo më ilaçe. Bëmë një përpjekje të dëshpëruar me mendjen time dhe na u duk se ramë në humnerë. Edhe tani përsëri me inisiativën time po helmoheshim.

-Ta dish se pallati ku banon ti, është me roje qosh më qosh.

M’u kujtua rrethimi i Kullës sonë, ne vitin 1945,atë natë që kishin vendosur të na internonin.

Ate 5 Maj ne familjen e heroit vizitat rane. Askush nuk erdhi nga udheheqja e vendit,sic qe bere zakon. Askush as nga te medhenjte e lagjes.

Kategori
Uncategorized

Edi Rama! Unë të heq kapelën në shenjë respekti!

Nga Agim Abdyli/

Edi Rama!

Unë të heq kapelën në shenjë respekti!

E meriton!

Sepse nuk mund të gjesh kund në botë një udhëheqës të ngjashëm me ty, që të mund ta mbajë pushtetin pa ju dridhur qerpiku, mbasi është vërtetuar edhe me dokumente me firmë e vulë nga organi më i lartë zgjedhor i Shqipërisë së gëzon mbështetjen e vetëm 18% të shqiptarëve.

Me kaq mbështetje popullore, asnjë kryeministër apo lider botëror, qoftë edhe i vendit më diktatorial, nuk do i kishte shtyrë dot të 24 orët në poltronën e pushtetit!

Sinqerisht, bravo!

Le të thonë ç’të duan ata të 85%-it!

Vetëm t’i mund ta bësh shtetin shqiptar- shtetin që u mbeti në gjysëm Enverit dhe Ramizit!

Edhe më të fortë biles!

Bravo!

Sinqerisht, unë jam me të zotët dhe jo me ata që “nuk e nxjerrin dot qimen nga qulli”!

Kategori
Uncategorized

Çdo shekull, lind Kreshnikët e vet.

Shtatë poezi nga Vasil Tabaku

 

MBOLLA NJË PEMË

Unë mbolla një pemë

Një lule,

Lash mbi puthjen tende…

Nje pemë,

Ku ëndërrat e mia

Rriten bashke me degët…

Por dikush vjen

Dhe i pretë krahët e blertë

Dikush

Thyen bisqet

Dhe vret zërin tim…

Dikush, një I paemër

Një anonim pa portret.

Unë pash

Si vdiqën ëndërrat.

Pash

Si m’i vranë shpresat

Dhe lulet të pikonin lotë…

Unë mbolla një pemë,

Tani

Ajo nuk është më…

Në vend të pemës

Rritet egër një ferrë

Ndanë rrugës

Ku përlotet

Heshtja ime prej gjethesh

Dhe zëri im prëj lulesh

Tashmë i vrarë…

Megjithatë

Unë

Mbolla një pemë tjetër…

 

 

 

PRISHTINA

Miqeve te mi poet te Kosoves

Nje toke

E bere prej shpirtit tim

Prej dhimbjes dhe krenarise

Prej drites dhe zjarrit te zemres sone…

Prishtine.

Emri I identitetit tim shqiptar

Fjala e dashurise sime te madhe

Dhe puthja prej qielli

Ku perqafohen horizontet…

Kam rene ne gjunje para teje

Qytet I lirise.

Neper guret e rruges

Lemoj hapat e heronjeve

Jeta e tyre

Eshte shendruar ne buzeqeshen tende

Na mallin tend,

Ne perqafimputhjen

Dhe lotedritezimin tend Prishtine…

Jam dashuria jote

Jam zeri yt prej pike loti

Dhe grimca lumturie pakufij

Jam zambaku I celur ne kraharorin tend

Prishtine,

Frymemarrja jote

Mbush qiejt

I jepe jete gjithe bijeve te KOSOVES

Nepre krahet e plagosur te rruzullit

Ata si zogjte

Presin tu forcohen krahet

Per te rendur ne nje fluturim pakthim

Drejt teje Prishtine…

Epokat

Shfletojne horizontet

Si flete te histories

Perms gjemimeve te viteve

Gishtat e mi te drojtur

Shkruajne kryeemrin e paqes

Prishtine…

 

 

 

 

TIRANA

Oqean drite,

Zera

Gjithe dashuri

Dhe shprese

Te ftojne

Ne bulevarin e madh

Mespermes

Sheshit “Skenderbej”

Tirana

Nje univers dashurie

Me enderra te bukura

Nje zgjim shpresash

Mbi rruget prej qielli…

Tirana

Vajze capkene

Me biciklete

Veshur me buzeqeshje

Te ofron nje puthje…

Floket e saj

Jane mimozat bjonde

Ngatrruar

Neper gishta djemesh…

Tirana

Magjistarja e heshtjes

Perendeshe

E muzgjeve

Dhe psheretimave te fshehta,

Me Henen

Si dajre e dridheshme

Dhe stuhi vallesh

Neper kalldremin e yjeve.

Tirana

Me zenka politikanesh

Vetura luksoze

Dhe lypsa

Ne skaj…

Tirana

E Dajtit te thinjur

Dhe pranveres marramendese

Lozanjare

Mahnitese

Tirana

E monumenteve

ABC-ne e historise shfleton

Dhe madheshtine e se sotmes

Tirana ime

Mikja ime prej drite

Shpirti im prej qiejesh

Me duart e blireve te gjelber

Dhe buzet

E dhimbjes se embel

Dhimbjes

Drites

Heshtjes

Zhurmes

Dashurise

Shpreses

Tirana ime

Zemra ime prej tingulli

Dashuria ime

Prej ajri

Prej gjinjesh mahnites

Perqafime horizontesh

Dhe puthjesh

Te shpernadara

Neper pemet e celura…

Tirane

E munguara ime e madhe

Fryma ime

Dhe loti im

Malli qe kurr nuk shuhet

Zjarri qe me djeg se brendeshmi

Dhe me bene te rilind…

 

 

 

 

ZEMËR…

Një buzëqeshje,

Një ëndërr

E sapozgjuar,

Një dritë vezulluese

Një shpresë që regëtinë,

Një fjalë

Ende e pathënë

Një fjalë që presim

Një përqafim,

Një vezullim sysh

Janë ZEMËR

Ashtu

Sikundër unë

Jam ZEMËR

Në dorën tënde të vogël

Plotë drithërima

Belbëzime

Dhe dashuri

Të patreguar

Plot mistere

Dhe magji…

Ti je ZEMËR

Harku I rrufesë

Mbi përqafimin tonë

Vetëtima e puthjes

Dhe breshërima e yjeve

Mbi shpiritn tonë

Ndërsa Bota

Shëndrrohët

Në një ëndërr

Prej balte

Lotësh

Dritash

Shpresash

Lulesh

Dhe dashurie të pa fund…

Ne

Jemi vet ZEMËRA njerzore…

 

 

 

EPOSI SHQIPTAR

 

Nje dedikim ne kuadrin e 22 MARSIT Dites se bekuar te triumfit te DEMOKRACISE ne Shqiperi…

Një Yllësi

Në formim e sipër.

Nebuloza e fjalëve

Vërtitet midis telave te lahutës

Në goditje madhështore

Me emrat e Mujit e Halilit,

Me vajin madhështor të Ajkunës

Një qarje

që rrëqeth planetët dhe njerëzit

Me qumështin mitik të Zanave

Dhe pluhurin qiellor

Të kuajve të kreshnikëve…

Bota

ka shtangur

Dëgjon këngët hyjnore

Nga gurrat e zërave të aedëve popullor.

Gjithçka

është në vazhdim e sipër.

Turravrapi i Kreshnikëve të Jutbinës

Shkund Tokën.

Krijimi i Botës

nuk ka mbaruar ende,

Ashtu dhe Eposi

Punëtorët e këngës

E latojnë,

e gdhendin,

e përsosin çdo ditë…

Nga sqetullat e Bjeshkëve

Si prej Brinjës së Adamit

Dalin Kreshnikët e fundit…

A mund të jenë të fundit?

Trualli i Eposit

Çdo shekull,

lind Kreshnikët e vet.

Një truall zjarresh

dhe pasionesh të mëdha

Me shpërthime ndërplanetare

Në Yllsinë tonë

Mbi krahët e zogjve

Shtegtojnë drejt legjendave

Emrat e djemve shqiptarë

që mbajnë mbi supe

Historinë dhe të vërtetat e mëdha…

Tokë e Dardanisë

Stuhitë

të puthin fytyrën prej drite dhe bore

Re të mëdha

Shpalosin

ëndrra si flamuj këngësh

Mbi blunë drithëruese të qiellit…

Kori i Zanave

Pagëzon përjetësinë e djemve

Ata

janë bërthama e Kreshnikëve

Agime polare të dashurive të pashpallura

Energji kozmike

Të ndrydhura

Brenda hapit elegant te vajzave si trille bukurie

Fytyrat e tyre

Janë zemra e yjeve

Me regëtima provokuese

në largësi shekullore

Vetëm në Epos,

brenda Eposit

Dhe njerëzit e trojeve epike të Shqipërisë

Mund ti prekin

Ti puthin

Ti marrin ndër duar

fytyrat e yjeve

Kujdes

Zjarri i tyre

është ende në veprim të plotë

Bota

Vazhdon krijimin e mrekullive

Gjithçka

Është ende në fillimet e veta,

edhe eposet…

 

 

 

DRITHËRIMË

Ndër duar

një e qarë fëmije,

një tufë dënesash

ngrihen nëpër hapësirë

si një tufë zogjsh

ku dikush ka qëlluar më armë…

Mbi duart e mia

copëra belbëzimesh dhe drithërima

nuk di nga binin…

Diku

një fëmijë qante

mbase për lodrën e tij,

ndoshta për një trill

apo thjeshtë për bukë…

Një e qarë fëmije

vrapon nëpër rrugë

duke u penguar nëpër gurë…

 

 

 

BRENGË E MERGIMTARIT

Kam ikur…

Nuk jam më ai që kam qënë

Dashurinë e parë

Lash harruar mbi krahët e zogjëve,

Puthja

Është shëndruar në një vetëtimë

Me qerpikët e rënduar nga vesë e lotëve…

Kam ikur…

Dhe dua te jem ai që kam qënë,

Por ah, nuk qënka e mundur

Buzëqeshja ime

Endet nëpër rrugë,

Si nje encacak i vetmuar

Që nuk e njeh askush…

Gjethet e pemeve janë mplakur

Ndersa retë në qiell

Krejt qënkan thinjur…

Kategori
Uncategorized

Zhvleftësimi i votës për të vjedhur pushtetin.

Regjizor Ilirjan Fatkoja..

Koncepte të tilla fondamentale si Liria e zgjedhjeve, apo shenjtëria e votës, si mjetet themeltare të delegimit të vullnetit qytetar në mënyrë demokratike të pushtetit – për qeveitarët shqiptarë që ende kanë në mendje dhe zemër komunizmin enverist janë shpërfillur në praktikat zgjedhore duke i hapur rrugën vjedhjes së pushtetit

Cvirgjërimi i zgjedhjeve, zvetnimi i rolit të tyre të rendesishem ne ngritjen dhe konsolidimin e pushteteve demokratike,ka qenë në themel të platformës në zë fill në epokën e errët enveriste qysh në votimet e vitit 1945, madje në këtë periudhë ky deformim kthehet në institucion.

Në erën postkomuniste, kur u menduam se kjo sëmundje na kishte lënë shëndetin, shfaqen siptomat e saj në vitin 1996 me terheqjen e njëanshme dhe pa shkak të largimit të komisionerëve socialistë ( me urdhër partiak) në mes të procesit. Partia Demokratike nuk u tregua në lartësinë e duhur për të ruajtur vullnetin qytetar të shprehur në ato kuti, por ne rastin më të “mirë” i mbylli sytë para veprimeve kriminale dhe tepër të dënueshme që manifestuan disa militantëve kur futën duart e ndyra në kutitë e votave. Pra ishte PD që me neglizhencën e treguar lejoi deformimin, zmadhimin e rezultatit të fitores që kishte arritur ta siguronte realisht. Kjo sjellje e demokratëve u shfrytëzua keqas nga makineria politike socialiste dhe coi në konfrontimin ekstrem të palëve duke sjellë pasoja madje në një kohë tepër të shpejtë.

U pa që socialistëve nuk i interesonte themelisht fenomeni i shfaqur, por e shfrytëzuan qëndrimin e heshtur të PD ndaj fenomenit për të agravuar situatën dhe për të zhvatur pushtetin , pa hezituar e për më tepër stimuloi qytetarët që kishin humbur kursimet e tyre në firmat piramidale për tu konfrontuar me qeverine e PD-së. Ky handicap i sjelljes së strulturave politike socialiste do të ishte “de facto” preludi i të keqes që për gjithë shoqërinë shqiptare. Ai provoi se socialistët ish-komunistë nuk ishin në hall për ruajtjen e votës së lirë, por e përdorën faktin për të rrëmbyer forcërisht pushtetin.

Këtë e them me bindje sepse edhe kur PS mori pushtetin “me grykën e pushkës” nuk u kthye kurrë për të trajtuar ceshtjen e votës.

Duke i parë ngjarjet analoge në rrjedhat e mëpasme qartësohet bindja se social-komunistëve u kishte pëlqyer fort kjo minieksperience dhe që në laboratoret e errta të tyre bacili i krimit electoral do formësohej në trajta të reja :

Falë këtyre “arritjeve” në votimet e mëvonshme do vërehej rritja në përmasa e deformimeve të vullnetit qytetar përmes komisionerëve të sprovuar në artin e “magjishëm” të manipulimit të shifrave, apo dhe shndrrimin e votës në Mall.

Këto forma vihen masivisht në shërbim të lakminë së politikanënëve majtistë për të vjedhur apo ruajtur pushtetin sipas rastit.

Mosndërshkueshmeria i jep oksigjen , fuqi dhe legjitimitet skuadroneve “të fortëve”, batakcinjve që do thirreshin nga partia apo kandidati fshehurazi dhe i kërkohej ndikimi në deformimin e vullnetit të votuesve, përkundrejt premtimeve për “një kockë në trajtën e postit apo servituteve ekonomike.”

Edvin Rama është nga ajo markë politikanësh të pasionuar pas vjedhjeve dhe manipulimit te votes.

E kujtoj shpesh me miqt e mi sjelljet e tij në vitin 2003, kur rikandidonte për postin e Kryebashkiakut të Tiranës..

Në shumë nga tabelat e rezultateve që vinin nga QV bënin “muuu” rezultatet e manipuluara në favor të porositësit Ed Rama, ku nga 1000 vota ne kuti 1200 ishin për E.Ramën ndërsa për kandidatin e PD ishin 540 vota!

Për këtë shkak KQZ e Tiranës shpalli të pavlefshme me shume se 35% të rezultateve të qepura trashë nga QV të Tiranës , vendim që u njëmendsua edhe nga Gjykata e Kolegjit Zgjedhor.

Por cuditerisht asnjë anëtar i KQV pjesëmarrës i kësaj maskarade zgjedhore nuk u hetua dhe as u ndoq penalisht.

Dhe kështu vazhdoi historia e kësaj sëmundje që nuk lindi ne vitin 2003 dhe as mbaroi aty.

Por është po aq e vërtetë se të gjitha konkurimet e Edvin Ramës janë shoqëruar nga deformime me përmasa të mëdha të vullnetit të qytetarëve dhe nga hera në favor të tij .

Kategori
Uncategorized

Votues, apo protestues?…

Me shifrat nëpër evidenca, shpesh abuzohet, madje në shumicë abuzojnë ata që nuk janë marë kurrë në jetë me shifra…

Edhe në zgjedhjet fars të 30 qershorit, pa dekret të Presidentit, dhe të kontestuara hapatazi, në mënyrë demonstrative me votën plebishitare nga sovrani, i ndodhur edhe nën kërcënimin e bukës së gojës, nën survejimin dhe kërcënimin e bandave kriminale të krimit, abuzivizmit me shifrat vazhdon avazin i vjetër!

Nga AGIM  JAZAJ

Nga vet zdhënësja e KQZ znj. Drilona Hoxha publikohet nr i pjesëmarësve në zgjedhje, si dhe votat e pa vlefshme të gjetura në kutit e votimit deri më tani:

Vota të pa vlefshme për kryetar bashkie janë gjetur: 45 276 vota.

Dhe vota te pa vlefshme për këshillat bashkiak janë gjetur:

49 986 vota.

Këto shifra alarmante, me klithma dite, janë votat e protestës së hapur kundër këtyre zgjedhjeve fars, të pa shënuara në gjithë harkun e zgjedhjeve-vjedhjeve. Por, këto shifra janë të regjistruara dhe të publikuara nëtabelat e Votuesve pjesëmarrës. Pra, edhe këta pjesëmarës quhen votues dhe publikohen në numrin si pjesëmarës votues në kolonat satistikore.

Duke hyrë paksa në brendinë e këtij fenomeni, votat e pa vlefshme, të konstatura dhe të quajtura (të dyfishta) dhe të vlefshme në nr e pjesëmarësve në votim. Këto vota duhet të zbriten logjikisht dhe ligjërisht nga numri i pjesëmarrësve në votime dhe nga kolonat e tabeleva satistikore. Pjesëmarja e tyre në farsën e votimit ka qënë e detyruar,deri për bukën e gojës, sepse administrata e inkriminura e Rilidjes, i ka detyruar dhe u ka kërkuar hesap për të shkuar evotuar, ndryshe do të largohen nga punë, do t’u hiqet kempi, etj etj kërcënime. Por, kjo pjesë jo e vogël, e përfshirë edhe në numrin e votave të pavlefshme, ka në këtë bilanc edhe nga ata, ato votues që janë brenda stallës së ndotur të PS, të evidencuar, pozuar dhetë detyruar të paraqiten në qëndrat e KZAZ, të marin madje edhe shënjën në gishitn e votimit si “prove e pa kontestueshme”.

Ka edhe nga kjo palë: “Që për inat të sime vjerre, shkon me mullixhin”, shkojnë tëvotojnë, por në të vërtetë ky kontigjent potestojnë në mënyrën e tyre, madje duke bërë edhe karikatura, sharje e fyerje për subjektin dhe kandidatin në fletë- votimin, për farszgjedhjet-vjedhjet e 30 qershorit, etj!

Në tabelat staistikore këta votuese, në shifra kujevënëse quhen votues, por në realitet; ata janë protestues dhe duhet të zbriten nga tabelat e votuesve si pjesëmarjës.

Ata kanë marë pjesë në votime, po në të vërtetë i kanë kontestuar votimet…

Kështu duhen lexuar, publikuar dhe kuptuar!

Kategori
Uncategorized

Dokumenti/ Pushkatimi i opozitës së parë në ’46 nga regjimi i injorantëve dhe kriminelëve

Nga Kastriot Dervishi

Tre grupimet opozitare:

Grupi i Rezistencës së Sami Qeribashit,–Grupi Monarkist i Qenan Dibrës–dhe Partia Socialdemokrate e Musine Kokalarit u bashkuan për të mos lejuar farsën zgjedhore të 2 dhjetorit 1945.

Ato përgatitën programin dhe një notë për misionet anglo-amerikane në Tiranë. Këto u shkruan më 19 nëntor 1945 nga 15 persona. Zbulimi i parë i opozitës erdhi nga shefi Seksioni i Mbrojtjes së Popullit i Shkodrës, i cili më 28.12.1945 njoftoi Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit në Tiranë se nga procesi në ngarkim të një të pandehurit nga Puka ishte vërejtur ekzistenca e një komiteti qendror në Tiranë i cili merrej me “organizimin e reaksionit”. Persona me të cilët ishte takuar Mirakaj ishin:

-Sami Qeribashi, kryetar, kishte një hotel në Durrës.

-Anton Dukagjini, anëtar për zonën Pukë-Dukagjin, ish funksionar i Ministrisë së Punëve Botore.

-Një dibran rreth 60 vjeç, ish kryetar komune, banues në rrugën e Elbasanit në Tiranë (Hivzi Golja).

-Një kavajas (Ali Kavaja), për të cilin thuhej se kishte lidhje me gjeneralin anglez të misionit ushtarak.

Ndërkohë që përpunime të veçante ndiqnin “Dara” dhe “Shkrimtarja” personat e tjerë të dyshuar u vunë në përpunim për një kohë të shkurtër. Arrestime kryesore u bënë më 10, 17-19, 23-27 janar 1946, pra pasi kishin mbaruar zgjedhjet. U formua një grup prej 37 personash që do dënoheshin, 4 prej të cilëve ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit.  Më 2 korrik 1946 gjykata komuniste dha dënimet, duke dënuar 9 persona me pushkatim. U akuzuan si bashkëpunëtorë të pushtuesit gjatë luftës si edhe se ishin përpjekur të rrëzonin regjimin, të lidhur edhe me “kriminelë lufte”, se do të bënin “akte sabotazhi”, se ishin “agjentë anglo – amerikanë”, se ishin në bashkëpunim me “reaksionin e brendshëm”

Ekzekutimi i vendimi u bë një ditë më vonë në prani të prokurorit Nevzat Haznedari, ora 5.00 të mëngjesit. Të dënuarit ishin monarkistë (M) dhe të rezistencës (R). Nga grupi socialdemokrat nuk u dënua askush me vdekje. Qenan Dibra dorëzoi një letër të drejtuar familjes, me lutje që t’i jepej asaj. Fjala e fundit e secilit në çastin e ekzekutimit ishte:

1-Talat Drini (M): Rroftë Shqipëria me Kosovën!     

2-Hivzi Golja (M): Rroftë Shqipëria me Kosovën!

3-Tut Mëniku (M): Rroftë Shqipëria me Kosovën!

4-Xhahit Koka (M): Rroftë Shqipëria me Kosovën!

5-Qenan Dibra (M): Rroftë Shqipëria me Kosovën!

6-Mehmet Beshiri (M): Rroftë Shqipëria me Kosovën!

7-Shaban Balla (R): Ju lë kujdes fëmijën!

8-Ali Kavaja (R): Rroftë Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve. Rroftë Shqipëria me Kosovën.

9-Sami Qeribashi (R): Më në fund t’u plotësua dëshira o prokuror. Edhe ti një ditë do ta paguash si unë. Rroftë Shqipëria me Kosovën! /55News

Kategori
Uncategorized

PYETJE PUBLIKE PËR AMBASADORIN SORECA

Nga Dritan Kaba/

Presidenti i Republikës përshëndet nxehtësisht thirrjet e sinqerta të ambasadorit Soreca për “pjekuri politike dhe për angazhimin urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale”.

Me këtë rast Presidenti ka disa pyetje publike:

A ishit ju realisht për nxitjen e dialogut mes palëve më parë z.Ambasador?

A morët ju ndonjë nismë konkrete për vendosjen e këtij dialogu mes palëve?

A i kërkuat ju mbështetjen Presidentit për dialog, me qëllim që t’ja kursenim shfaqjen e shëmtuar të 30 qershorit Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane?

A e dini ju që Presidenti mori një nismë për anullimin e zgjedhjeve me qëllim vendosjen e dialogut mes palëve?

Përse nuk e mbështetët ju Presidentin në këtë inisiativë publikisht?

A e dini ju që në 24 maj 2019 përfaqësuesit zyrtarë të grupit kryesor në Bundestag, deputetët Wadephul dhe Schmidt, përmes një qëndrimi zyrtar kërkuan vendosjen urgjent të dialogut për zgjidhjen e krizës, madje u ofruan për moderimin e këtij dialogu me qëllimin e mirë për të ndihmuar në çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe theksuan edhe rëndësinë e një date të re për zgjedhjet vendore, që të ishin demokratike dhe gjithpërfshirëse, si domosdoshmëri për të ndihmuar çeljen e negociatave?

A e dini ju që Presidenti menjëherë reagoi duke mbështetur këtë nismë dhe tregoi vullnetin e tij për të dekretuar një datë të re të zgjedhjeve, pas dakordësimit të palëve?

A e dini ju që Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 13 tetor 2019, për zhvillimin e zgjedhjeve lokale gjithpërfshirëse? Çfarë qëndrimi keni ju?

A e keni sqaruar z.Rama se zgjedhjet pa opozitën nuk plotësojnë kriteret e Kopenhagës, shkelin parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe pamundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit në tetor 2019?

A e dini ju që po dje Presidenti ka theksuar, duke patur parasysh rëndimin e krizës politike në vend, që 13 tetori 2019 të jetë jo vetëm data e zgjedhjeve lokale, por edhe e atyre parlamentare dhe presidenciale, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj krize të thellë dhe të gjithanshme të përfaqësimit në vend?

Ju e dini shumë mirë, që ditën e parë që keni mbërritur këtu, se një nga shqetësimet dhe vërejtjet e mia për Delegacionin e BE gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve.

Për pyetjet e tjera për Reformën në Drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese do vijoj më vonë, por dialogu, temat, mënyrat dhe objektivat e tij të përcaktura qartë janë prioriteti numër një për momentin, sipas mendimit tim.

Përshëndetjet më të përzemërta dhe bashkëngjitur po ju kujtoj publikisht dhe qëndrimin zyrtar të Zv/kryetarit të Grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, z.Johann Wadephul.

DEKLARATA E ZV/KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR CDU / CSU, Z.JOHANN DAVID WADEPHUL:

“Pas vendimit të Presidentit, ekziston një situatë e re politike dhe të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit, duke përfshirë zgjedhjet lokale demokratike me kandidatë potencialë të shumëfishtë, që do të thotë se TË GJITHË DUHET TË PRANOJNË VENDIMIN E PRESIDENTIT dhe pastaj marrin pjesë në procesin politik. GJITHÇKA TJETËR DO TË JETË JO EUROPIANE dhe do të shtonte dyshimet në mënyrë të panevojshme sa i përket dobishmërisë së procesit të aderimit, duke krijuar kështu një bazë të re për bashkëjetesën paqësore të konkurrentëve politikë.

Në Europë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë esenciale për një shtet po aq të qëndrueshëm dhe demokratik. NËSE SHQIPËRIA DËSHIRON TË SHKOJË NË KËTË RRUGË DREJT EUROPËS, SIGURISHT QË DO TË MARRË NDONJË MBËSHTETJE NGA GJERMANIA. “

Kategori
Uncategorized

Miq, Injoranca non est argumentum nga Sali Berisha.

Sali Berisha/

Miq, Injoranca non est argumentum

Sonte ne opinion ciraku e Baton Stanishiqit dhe Zografit Bis shpalli duke mashtruar demokratike farsen moniste te 30 qershorit madje ky sharlatan shkon edhe me larg dhe kete vleresim ja atribon edhe raporteve nderkombetare te cilat kurre nuk kane thene dhe nuk munde ta thone. Kjo sepse

1- Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut, konkretisht,

-Protokollit 1 nenit 3 te kesaj Konvente qe,

– detyron qeverite firmatare te organizojne zgjedhje demokratike.

2-Gjykata e te Drejtave te Njeriut (GJENDNJ), garante e zbatimit te Konventes Europiane nga vendet anetare stipulon ne,

Vendimin e saj Dec.nr.9267/81 se:

3- E drejta per te zgjedhur alternativë e bene nje demokraci politike efektive.[ The right to alternative choice is what makes an effective political democracy ]

Lidhur me kete çeshtje themelore per sistemin demokratik GJEDNJ ne vendimin e saj (Dec.nr.10547/07) stipulon:

4-E drejta e votes nuk eshte vetem procedurale.

[The right to vote does not have a procedural character]

Nisur nga ky konkluzion GJEDNJ stipulon:

5-Votuesi duhet te kete mundesine te ndikoje ne menyre thelbesore zgjedhjet.

[ The elector must have the possibility of affecting voting process(substantive) dhe se fundi,

GJDENJ ne vendimin e saj Dec nr 48555/10-2015 sanksionon se:

6- Procesi i votimit me 1 kandidat dhunon te drejten thelbesore apo thelbin e te drejtes te votes.

[A voting process with 1 candidate Would violate the substantive right to vote].

Votimet me nje kandidat ishin ato qe shqiptareve iu ofroi per 45 vite Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pasluftes dhe jane votimet qe ofron per koreano verioret diktatori i tyre.

7- Zgjedhjet me nje kandidat per 57,3% te bashkive te Shqiperise qe ofron sot bastardi i eterve mizor, monstra e pluralizmit Edvin Kristaq Mafia, jane ne kundershtim flagrant me Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut per zgjedhjet demokratike dhe dhunojne disa nga vendimet themelore te GJEDNJ Strasburg per zgjedhjet demokratike.

Kategori
Uncategorized

E dashur Jozefine.

Nga Ervisa Sina/

E dashur Jozefine kur ne benim fushat ne 2017 ti beje xhiro me qenin!

Kur ne i zgjatnim doren njerezve qe te bashkoheshin me ne ne Partin Demokratike ku ti u bere me miliarda para shaje dhe nxirrje vrer per kryetarin e partis Demokratike!

Kur deri dje Shkodranja juaj koleg’ja juaj nena dhe motra juaj Voltana Ademi ishte mes gazit te policis dhe mllefit te qytetareve te Shkodres ti dilje e sulmuje Pd,Voltanen e ndereuar sulmoje ata qytetar qe jane ndeshkuar padrejtesisht nga fansi jot Edi Rama!

A nuk te vjen pak zor kur thua qe Shkodra nuk djeg??!!

A nuk shaje ti deputet e opozites e asaj kohe kur ti ishe kryetare e parlamentit I ofendoje nga menyrat me te turpshme “kape prej zhelesh nxirre perjashta”

A i shkon nje Shkodranje te flase ne parlamentin e Shqiperis me kete gjuh??!!

Ti hodhe poshte Partin Demokratike sepse nuk doje Lulzim Bashen pooooor kurr nuk votova kundra partis Demokratike dhe pse ti ishe aty kur un s’te kam dashur asnjeher

E di per cfar lutem shpesh qe fytyra si puna juaj si Bamir Topi,Astrit Patozi etj etj te zhduken nje her e pergjithmon sepse jan mostra dhe pa piken e mirnjohjes!

E dua Patin Demokratike e dua Lulzim Bashen dhe sikur nje dekat te rri ne opozit!

Rrofte Demokracia✌️✌️💙