Kategori
Uncategorized

Historia e dy ujqërve.

Dituria indiane është befasuese. Një herë, një njeri i mençur u përpoq t’i jepte nipit të tij të vogël një mësim që ai do ta kujtonte përjetë dhe që me siguri do të shënonte rrugën e tij.

Një natë, ai u ul nën qiellin e ndritshëm dhe e ftoi të ulet pranë tij. Ai i tregoi atij për ngjarjet shumë të rëndësishme të jetës së tij, falë të cilave ai mundi të bëhej i moshuari i ditur që të gjithë respektonin. Para se të fillonte, ai i tha djaloshit që fjalët që ai ishte gati për t’i treguar atij do të shënonin pjesën tjetër të jetës së tij dhe kjo ishte biseda që fëmija nuk e harroi kurrë:

“A e di nipi im që ne të gjithë kemi dy ujqër të cilët janë vazhdimisht duke luftuar me njëri-tjetrin, kështu që është një betejë e tmerrshme që jo të gjithë njerëzit janë në gjendje të përballen me të,” i tha gjyshi fëmijës.

“Dy ujqër? Si është e mundur, gjysh? “, e pyeti fëmija me zgjuarsi dhe habi.

“Po, ne të gjithë kemi dy ujqër krejtësisht të ndryshëm brenda nesh; një është i keq, sepse ai përfaqëson të gjitha ndjenjat e këqija që mund të ekzistojnë në një qenie njerëzore, zilia, zemërimi, xhelozia, krenaria, lakmia, zemërimi, frika, mjerimi, faji, egoja, vetë-keqardhja dhe arroganca. Megjithatë, tjetri përfaqëson gjithçka që është e mirë; dashuria, gëzimi, bujaria, paqja, mirësia dhe e vërteta “, u përgjigj gjyshi i mençur.

Kështu, fëmija mendoi për një çast dhe pyeti: “Dhe cili prej tyre është më i forti? Cili ujk fiton? ”

Dhe gjyshi u përgjigj: “Varet nga secili prej nesh. Çfarë ujku do të doje të ushqeje? “.

Kategori
Uncategorized

Kur njeriu i fiton sfidat e jetes , jeta behet me e embel ,me e bukur .

Kur njeriu i fiton sfidat e jetes , jeta behet me e embel ,me e bukur .

Merita Ymeri/

Per mamane time eshte hera e dyte qe jeta e sfidon .Nje here para 39 vitesh kur kreu nje nga operacionet me te veshtira asaj kohe me zemer te hapur dhe sot iu desh te perballet perseri me te njejten sfide nga e cila doli perseri fitimtare.

Kete sfide nuk e fitoi e vetme por e fitoi ne saje te Kardiokirurgut me duar te arta Doktorr Altin Veshti , qe pervec se nje kardiokirurg i shkelqyer me se shumti eshte eshte mjeku qe sjell nje fryme te re ne Shqiperi , ate te komunikimit , te familjarizimit me pacientin dhe problemin e tij , mjeku qe sheron jete jo vetem me bisturine e tij por edhe me fjalen e tij, qe ngre peshe psikologjine e pacientit e te familjareve te tij .

JU FALEMINDERIT Doktorr Altin Veshti ! Ju faleminderit juve dhe te gjithe ekipit tuaj qe asistoi ne operacionin e nenes time ne emrin tim dhe te gjithe familjes se pacientes tuaj Fiqerie HIDA nga Elbasani ! Ju faleminderit jo vetem qe kthyet serish mamane prane nesh ,por ju falenderojme per te gjitha ato emocione te forta e aq te bukura qe perjetuam gjate tri javeve te qendrimit ne spital prane mamase tek ju dilnit nga salla e operacionit gjithnje plot sukses e u kthenit buzeqeshjen sa e sa familjareve , sa e sa prinderve te rinj qe besonin ne duart tuaja foshnjat e tyre , qe i kthenit lotet e dhimbjes se tyre ne lot gezimi , qe ju shihnim shpesh koridoreve me doren ne qafe familjareve e gjithmone me buzeqeshje .

Perjetova keto tri jave ndjenja qe qe nuk mund te shprehen me fjale , perjetuam problemin e atij qe ishte prane nesh si dhe u gezuam me suksesin e tij fale jush . U gezuam per foshnjen e vogel qe peshonte vecse 2,5 kg , per foshnjen tjeter 4 muajsh , per foshnjen tjeter 8 muajsh e sa e sa te tjere .

Shqiperia dhe ne shqiptaret jemi me fat qe kemi nje kardiokirurg si ju doktorr Altini , qe di te jete jo vetem te jete nje super kardiokirurg por ne radhe te pare te jete nje mjek qe ka kuptuar ne thelb profesionin e tij, ate te te qenit human dhe njeri i mire, gje qe vitet e fundit nuk vihesh re shpesh ne spitalet tona dhe fatmiresisht kete here pashe disa te tille.

JU faleminderit dhe te gjitheve juve miq qe qofte me mesazhet apo me telefonatat tuaja u munduat te me mbeshtesnit sadopak psikologjikisht ne keto momente te veshtira qe kaluam dhe uroj qe te mos gjendeni kurre perballe sfidash te tilla por nese ju ndoth deshiroj t’ju jap nje keshille QE TE MOS KERKONI ITALINE , GREQINE APO KU DI UNE SE KU PER KARDIOKIRURGE ME TE MIRE ASHTU SI UNE . NDOFTA KARDIOKIRURGET TANE NUK PUNOJNE NE SALLA ME KUSHTE MODERNE PER TE MOS THENE QE NUK KANE ASPAK KUSHTE POR ME SIGURI JU THEM SE KEMI SHUME MJEKE TE RINJ SHUME TE ZOTET E SHUME TE TALENTUAR . !

Kategori
Uncategorized

Rozalba e MASH dhe Brisa e vogël e Kallabakës në Greqi

Nga Abdurahim Ashiku*

Roza është titullare e lartë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë.

Tash 14-15 muaj i është dhënë të mbulojë mësimin e gjuhës shqipe në… diasporë.

Brisa është nxënëse në shkollën greke të Kallabakës në Greqi, e shkëlqyer në mësime.

Është në të njëjtën kohë edhe nxënëse e kursit për mësimin plotësues të gjuhës shqipe hapur me nismën e komunitetit shqiptar atje.

Për kursin, ndjekësit e kujdesshëm të emisionit të njohur “Fiks Fare” mbase mbajnë mend udhëtimin e Sajmirit, i ngarkuar me abetare dhe me kompletin televiziv “Luajmë shkollash”.

Të tjerat, ato që lidhen me mësuesen e palodhur Merita Ymeri, janë përcjellë në një libër dhe në disa shkrime në shtypin shqip në Greqi dhe në internet.

Gjithçka vullnetare, gjithçka pa pagesë për mësuesen që për mbijetesë bën punë të zakonshme si të gjitha gratë emigrante.  Një punë që krahasohet me bëmat e rilindësve të mëdhenj të shekullit XIX, mësues të cilët Dritëro Agolli i ka quajtur  “rilindësit e kohës sonë”, punë e cila deri tash është përmbledhur në dy libra: “Rilindësit e kohës sonë” dhe “Shkolla shqiptare e Athinës-Rilindësit e kohës sonë-2” e në vijim me vëllimin e tretë: “Shkolla shqiptare e Selanikut-Mësuesit, këta rilindës çudi”.

Bisedën me Brisën, titulluar “Brisa Ymeri në çudinë time shqip për shqipen”, e kisha lënë për librin tim të tretë për mësuesit e palodhur shqiptarë në Greqi, për këta “Rilindës Çudi”.

Një ngjarje në Ulqin, në seminarin e 9-të për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, seminar tashmë i përvitshëm organizuar nga MASHT e Kosovës dhe MASH e Shqipërisë, ma solli jo thjesht në kujtesë, por si një ballafaqim me atë që titullarja e lartë e MASH përcolli me plot gojë para më se njëqind mësuesve të gjuhës shqipe në mbarë kontinentin Evropian.

Pyetjes nga salla: “Çfarë bëhet me fëmijët shqiptarë që si pasojë e krizës kthehen në Shqipëri nga Greqia dhe nuk dinë të shkruajnë e lexojnë dhe mezi flasin shqip?”, ajo iu përgjigj:

“Fëmija im, kur u ktheva në Shqipëri, nuk dinte asnjë fjalë shqip…”

Ndjeva që salla mbajti për një çast frymën duk vështruar ngultas zonjën në presidium.q

Duke mos u besuar veshëve, pyeta në pushim mësues nga mbarë hapësira ku nxënësit mësonin të shkruanin e lexonin shqip, mësues nga Suedia, Gjermania, Anglia, Zvicra, Austria, Greqia, Italia…

Të gjithë e kishin përjetuar deklaratën e titullares së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e ngarkuar për të ndjekur kurset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në emigracion me habi. Një deklaratë e tillë nuk i shkonte ta thotë në një kafene një mërgimtar që i bie bretku në ndërtim dhe fëmijën e le në gjumë dhe e gjen në gjumë.

Një intelektuale, me arsim të lartë e diploma në mësuesi, me detyrë shtetërore në një vend perëndimor, nuk i paska folur fëmijës së vet në shtëpi në gjuhën e gjysh stërgjyshit të vet, nuk i paska marrë një abetare t’i mësojë si të shkruajë të tridhjetë e gjashtë germat e alfabetit, nuk e paska vënë përballë ekranit satelitor të shohë si flet “Çufo-ja” dhe “Bang-bang-u” duke u përcjellë përralla shqip fëmijëve në të gjithë kontinentet, nuk…

Ndërkohë më erdhi në kujtesë Brisa 12 vjeç nga Kallabaka, Brisa që në shtëpi i kanë folur dhe ka folur shqip, Brisa me të cilën më 1 janar 2013 kisha komunikuar në Facebook kaq lirshëm dhe kaq saktë sa do ta kishte zili edhe një student i sapodiplomuar për gjuhë e letërsi në Universitetin e Tiranës.

Në respekt të Brisës dhe të gjithë bashkëmoshatarëve të saj që ndjekin mësimet në “Shkollat” e mësimit të gjuhës shqipe në Greqi po e përcjell për lexuesin e këtyre radhëve bisedën e 1 janarit 2013, ashtu si e kam botuar në shtyp dhe ashtu si do ta fus si pjesë e librit për mësuesit shqiptarë në Greqi që pa asnjë shpërblim, në kushtet e kërcënimeve nga “Krisi Avgji” dhe segmente të tjerë ekstremistë, po bëjnë që shqipja të mbijetojë…

BRISA YMERI NË ÇUDINË TIME SHQIP PËR SHQIPEN

Një bisedë që më befasoi dhe më mbushi me gaz e hare…

Po komunikoja në Facebook me Merita Ymerin, mësuesen e mirënjohur të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Kallabaka. Më nderon herë pas here me mesazhet plot respekt që më përcjell, veçanërisht me të falat që më dërgon t’ia përcjell Natashës, shoqes time të jetës, me të cilën është njohur në një nga seminaret për mësimin plotësues të Gjuhës shqipe në Mitrovicë. Kështu ndodhi edhe atë mbrëmje në prag të festave të fundvitit 2012. Kjo deri në çastin kur në komunikim hyri vajza e saj, Brisa Ymeri, 12 vjeçe, nxënëse e klasës së parë gjimnaz në Kallabaka, përndryshe nxënëse e Merita Ymerit në shkollën shqipe të mësimit plotësues të Kallabakës.

Komunikova me Brisën, siç nuk kam komunikuar me universitarë, me njerëz që kanë mbaruar fakultetin e gjuhësisë. Nuk desha ta besoj (edhe sot më duket me të vërtetë një çudi) që vajza e mësuese Merita Ymerit, Brisa, shkruante shqip, me shpejtësi e përgjegjësi, aq bukur dhe aq saktë sa më befasoi.

Po e përcjell bisedën në Facebook me Brisën vetëm me një “redaktim”, me futjen në fjalët e saj të dy germave që i harrojnë sot edhe gjuhëtarë profesionistë, të germës ë dhe ç në vendin e duhur…

Për të tjerat lexoni bisedën dhe do të bindeni.

Unë, autori i disa librave dhe i dhjetëra shkrimeve për Gjuhën Shqipe në emigrim, u ndjeva krenarë që Brisa jo vetëm e flet por edhe e shkruan gjuhën shqipe saktë por edhe gjen fjalën e duhur për jetën në vendlindjen e prindërve të saj, në Elbasan…

***

Brisa Ymeri: Xhaxhi Abdurahim, jam vajza e Meritës. Mami po merret pak me çunin. Do ta thërras tani? Ne jemi të gjithë mirë. Po ju si jeni?

Unë: Oh sa bukur! Gëzohem që e shkruan kaq bukur gjuhën shqipe. Ke nënë të mirë, ke edhe mësuese të shkëlqyer.

Brisa: Faleminderit shumë xhaxhi Abdurahim! Në fakt, po, është merita e prindërve të mi, por sidomos e mamasë time, që e di kaq mirë gjuhën shqipe!!!

Unë: Gëzohem që folëm!

Brisa: Po thërras mamin që të vijë.

Unë: Më dërgo një fotografi tënden dhe më trego se si e mëson gjuhën shqipe, çfarë ke mësuar nga historia e Shqipërisë, nga vendet e bukura ku lindi dhe u rrit mami dhe babi, çfarë këngësh këndon, çfarë vjershash recitove për 100 vjetorin…

Brisa: Patjetër xhaxhi Abdurahim. Në festën e 100- Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë unë këndova këngën e Vaçe Zelës “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

Unë: Faleminderit bukuroshe, ma shtove jetën me bisedën tënde shqip.

Brisa: Mami e ka hedhur edhe tek profili i saj. Faleminderit xhaxhi Abdurahim. Ishte kënaqësi që fola me juve sepse kam dëgjuar shumë fjalë të mira nga mami për ju!!! Kam lexuar dhe pjesë nga librat e juaj që i keni dhuruar mamit! Më pëlqyen shumë.

Unë: Bravo! Po cilët pjesë të kanë pëlqyer më shumë?

Brisa: Kam lexuar Rilindësit e kohës sonë ku ke shkruar edhe për mamin edhe për disa mësues të tjerë që janë shokë e shoqe të mamit. Por më shumë nga të gjitha më pëlqeu ajo pjesa tek “Rilindësit e kohës sonë -2”, të ndihmohen mësuesit shqiptarë në Greqi. Dhe më pëlqen shumë sepse flet tamam për ne!!!

Unë: Po librin “Rrëfimet e komshiut” e ke lexuar apo nuk ia kam dhënë mamit?

Brisa: Librin “Rrëfimet e komshiut” ja ke dhënë mamit si dhuratë për Dashin. Unë të jap fjalën se do ta lexoj librin tuaj “Rrëfimet e komshiut”!!!

Unë: Prit pak. Më trego se çfarë ke mësuar për historinë e Shqipërisë?

Brisa: Mami na ka mësuar historinë e klasës së katërt dhe mbaj mend se çfarë është historia, matjen e kohës, cilët ishin fiset e para ilire, si e mësojmë historinë edhe cilët janë burimet historike, por gjithashtu edhe shumë të tjera si simbolet e shtetit kombëtar, kush ishte Skënderbeu, Nënë Tereza edhe shumë të tjera që për momentin nuk po me kujtohen…

Unë: Nuk ma the emrin dhe sa vjeçe je?

Brisa: Më fal që nuk u prezantova, por emri im është Brisa dhe jam 12 vjeç. Shkoj në vitin e parë gjimnaz, domethënë në klasën e 7-të sipas shkollave në Shqipëri.

Unë: Bravo bukuroshe. Po për vendlindjen e babit dhe të mamit çfarë të ka mësuar mësuese Merita?

Brisa: Mami ka lindur dhe është rritur në Elbasan. Gjithashtu edhe babi.

Unë: Çfarë di për Elbasanin?

Brisa: Di që është një qytet shumë i vjetër dhe që nga Elbasani kanë dalë figura të njohura, njerëz të dëgjuar si Aleksandër Xhuvani siç e ka edhe universiteti, tek i cili ka studiuar mami dhe kam kaluar shumë herë para tij dhe e kam parë. Si dhe është hapur shkolla e parë Normalja e Elbasanit. Kam pare Metalurgjinë…

Ooooooooooo, harrova të them për ma të rëndësishmen e cila është  Kalaja e Elbasanit. Është vendi im i preferuar i Elbasanit. Gjithashtu për lumin Shkumbin, të cilin e kaloj kur shkoj nga Elbasani tek shtëpia e gjyshërve nga ana e mamit në Hajdaran.

Unë: Kur shkon në Elbasan? Ke shoqe? Po kush të pret krahë hapur?

Brisa: Në fakt kam shumë-shumë kushërinj që janë moshatarë me mua pothuaj, por kam bërë edhe shoqe nëpërmjet kushërinjve!

Por me shumë gëzohen gjyshërit kur shkoj. Më duan shumë, jashtë mase si edhe motrën dhe vëllanë tim. Por kur largohemi qajnë dhe mërzitem shumë. Që t’ju tregoj se sa shumë më duan ju them se kur ishte festa e 100- Vjetorit të Pavarësisë që bëmë këtu me shkollën Shqipe na e bënë surprizë. Së bashku me tezen dhe familjen e saj erdhën këtu për të më parë mua, motrën dhe vëllanë.

Unë: U kënaqa shumë.

Brisa: Natën e mirë xhaxhi Abdurahim. Tani sapo erdhi mami sepse tani fjeti vëllai gjumë. Deri tani nuk po e zinte gjumi.

Unë: Natën e mirë bukuroshe. Pashë fotografitë e festës. Ishit me babin e mamin, me vëllanë, po vajza tjetër motra është?

Brisa: Po motra ime është. Quhet Erika dhe është 8 vjeçe. Tani më duhet të iki sepse do të shtrihem. Më vajti vonë. U kënaqa shumë që folëm bashkë! Natën e mirë dhe shumë të fala familjes. Gjithashtu gëzuar festat.

***

Rozës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, e ngarkuar të ndjekë mësimin plotësues të gjuhës  shqipe në diasporë i “rrëshqiti” fjala… tha se kur u kthye në Shqipëri fëmija i saj nuk dinte asnjë fjalë shqip (!)…

Pyes: A mund ta drejtojë çështjen madhore të mësimit të gjuhës shqipe të një të tretës së fëmijëve shqiptarë (në mërgim) një njeri në një pozitë kaq të lartë dhe me përgjegjësi zyrtare në MASH, me shembullin që u përcolli mësuesve shqiptarë në mbarë Evropën në seminarin e Ulqinit 2013?

*Gazetar, Athinë

Gusht 2013

Kategori
Uncategorized

Tre fajtorët për sulmin ndaj gazetares Lala

Nga Fahri Balliu/

Janë tre fajtorë në këtë ngjarje të rendë që ka ndodhur sot. Njëri fajtor përbëhet nga ata që shtinë ose ai që shtiu. Një fajtor tjetër është ai që urdhëroi. Por i treti është i vërteti. Është ai që ka krijuar kushtet për lulëzimin e krimit dhe të drogës. Është ai që i ka ministrat dhe deputetët të lidhur me nga një trafikant apo grup trafikantësh. Është ai që, jo po abuzon, por është frymëzuar nga qarqe ndërkombëtare që nuk janë shumë larg as fashizmit e as krerëve të degjeneruar korruptivë anekdotike të Afrikës dhe Amerikës Latine.

Fajtori kryesor, i treti i vërteti, është njeriu që ka shkrirë Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, ka paralizuar gjykatat në përgjithësi dhe i bën shantazh edhe Gjykatës së Strasburgut. Ky njeri është kryeministri vendit, i cili vetë dhe familjaret e tij janë piratët e pasurisë publike që përveç kësaj, me fantazi aventurore janë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar, janë anëtarë të mafies dhe grup mafies që lëviz në Shqipëri si autoriteti më i lartë .

Është ky kryeministër që pasi është zhveshur lakuriq si e ka bërë nëna, ka zhveshur lakuriq gjithë shqiptarët.Është ky kryeministër, ky koleksionist i jashtëzakonshëm i veseve njerëzore që ka bërë një bandë për të rilindur komunizmin si krim dhe ves i dallueshëm monstruoz. Është ky fajtori, i treti i vërteti, që në të gjithë karrierën e tij politike me gazetarët ka transmetuar kompleksin më të rendë të tij, që s’është askush si vlerë personaliteti apo si vlerë talenti. Nuk është as basketbollist, as shkrimtar, as piktor, as gazetar, por është një njeri që merr edhe librat me qira në autorësi.

Duke pasur një pamje të tillë ai është dalluar vazhdimisht për një aksion të rendë dhe anti-intelektual me gazetarët. Ai nuk ka asnjë intervistë ose prononcim me gazetarët opozitarë në të gjithë jetën e tij, ashtu si para disa vjetësh të një gazetare të “Tv Shijaku-t” edhe në vitet e mëvonshme është një zyrtar që dalldiset nga lavdet e ndonjë fshatari të arsimuar dhe tmerrohet nga një pyetje që zbulon lakrorin e tij me produktet e vrimave që i ka për qejf. Është ky fajtori, i treti i vërteti, që si Sadami bën televizion për veten dhe i krijon të gjitha kushtet dhe mundësitë çdo servili, ashtu siç ua pret të tjerëve, si hetuesit ujin të pandehurit.

Sigurisht , nuk kanë të gjithë sy, vesh dhe intelekt, guxim dhe kurajë që ta shohin haptas se sulmi në shtëpinë e gazetares ka për autorë të vërtetë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Se kriminelët në çdo kohë janë në orar të punës. Po ky, tjetër ku punon? Përveçse me ata. Asnjë hetim s’ka për të ndodhur , askush nuk do të kapet, vetëm përpjekje për manipulim dhe harrim, se kryeministri është në orar të punës me kriminelët.

Kategori
Uncategorized

Paternalizmi i Tiranes mbi Kosoven dhe etiketimi i Hashim Thaçit…!

Paternalizmi i Tiranes mbi Kosoven dhe etiketimi i Hashim Thaçit…!

—–

(Opinion nga Guxim Alimani)

-Sa here ne histori qe paria e Shqiperise i ka fut duart ne Kosove ka shkaktuar dhimbje dhe tragjedi.Ne vitin 1944 Konferenca e Bujanit rezultoi te ishte mashtrim se pari nga Enver Hoxha.Edhe mashtrimi fatal i Divizionit te pare partizan te udhehequr nga Ramiz Alia ne Kosove me 1945 çoi ne pushkatimin e mijera nacionalisteve shqiptare te Kosoves te cilet ne pabesi u hodhen per se gjalli ne bunaret e Cerna Gores pa folur pastaj per vitet e mjaltit Enver -Tito qe pollen genocidin e Rankoviçit.Por fatkeqesisht ne kontekst tjeter e njejta histori po perseritet.

Agallaret politike te Tiranes te ndodhur ne veshtiresi te fshehjes se baterdise e pasurise para ligjit ju kane turruar çeshtjes kombetare dhe po targetojne Hashim Thaçin.Puna ka arritur deri ne ate shkalle “patriotizmi”saqe dhe Petrit Vasili dhe Monika nga vendi i orgjise i LRI-se ne plazhet nudo e me shkume turfullojne kunder presidentit te Kosoves!Ky jo vetem qe nuk eshte qendrim etik politik por jargitje mjerane qe turbullon mediokrit dhe entuziasmon rezidentet shekullore te OZNA-s ne Kosove.

Hashim Thaçi nuk eshte filozof e ideolog i sponsorizuar kafenesh por eshte diçka tjeter per te cilen ka luftuar dhe eshte deshmuar.Ai eshte misherimi i aspirates se Kosoves i luftes dhe shtetndertimit te saj.Ai eshte partneri me i besueshem dhe per shume kohe i pazevrndesueshem i SHBA ne Kosove.Mbi gjithshka ai eshte prej 2 dekadash njeriu i votuar per ti prire Kosoves.Vetem plehrat e mediokrit apo provokatoret kudo jane shqiptojne epitete tradhetie ndaj tij.Edhe politikisht z.Thaci eshte shume perpara “baballareve” qe shesin principe dhe me paternalizmin e tyre po demtojne Kosoven.Tentativa per tu faktorizuar duke futur duart ne Kosove eshte e kote.Kosova ka zot.E mbi te gjitha ka miq.Ka protektorin me te fuqishem ne glob.Po e mbyll kete konsiderate me nje perifraze te nhe gjenerali te USA Air Force i cili permban dhe filizofine e Hashim Thaçit”Dy gjera dallohen mbi toke nga planeti Hene-Muri i madh kinez dhe-Baza ushtarake amerikane e Bon Stillit ne Kosove”.

Kategori
Uncategorized

“O vlla ça bane, ndonjë gjë serioze?”, cili është skandali me deputetin e PS që denoncoi pak ditë më parë Klodiana Lala

Rasti më i fundit që denoncoi në media ishte rasti i përgjimeve të deputetit të PS, Jurgis Cyrbja duke folur në telefon me Gilmando Danin, një prej të dyshuarve si anëtar i grupit kriminal që sipas prokurorisë drejtohet nga Emiljano Shullazi.

Nga përgjimet u zbardhën detaje, për mënyrën sesi ra në rrjetën e përgjimit ish-zyrtari i lartë i Hipotekës në Durrës dhe bisedat që zhvilloi me të pandehurin Dani.

Referuar dokumenteve rezulton se me vendimin nr.10 të datës 7 janar 2016, gjykata për Krime të Rënda autorizoi përgjimin e disa numrave telefonike, njëri prej të cilëve i përkiste Gilmando Danit, pasi kishte dyshime se ishte i përfshirë në aktivitet kriminal në fushën e gjobëvënies.

Dy prej bisedave të përgjuara rezulton se janë zhvilluar mes të pandehurit Dani dhe deputetit Cyrbja. Bisedat janë zhvilluar në muajin shkurt dhe janë transkriptuar në procesverbalin e datës 27 të po të njëjtit muaj me numrat rendor 409 dhe 411.

Bisedat janë zhvilluar brenda së njëjtës dite me diference të shkurtër kohore nga njëra-tjetra. Një njërën prej tyre Dani e pyet Cyrbjan, nëse kishte ndonjë gjë serioze andej nga puna e tij, pra në hipotekën e Durrësit, ku ai mbante postin e kryeregjistruesit.

Përpara bisedës, oficerët e policisë gjyqësore kishin sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, në kuadër të një hetimi të çelur kryesisht.

Dialogu që zhvillohet mes tyre:

Dani: O vlla ça bane?

Çyrbja: Mirë, ça ban ti?

Dani: Me ta ba një pyetje kshu kot, ore ka noj gja ku ke punu ti apo si?

Çyrbja: Ëhë, ëhë

Dani: Noj gjë serioze?

Çyrbja: Jam rrugës, jam rrugës

Dani: E mirë ndonjë gjë serioze apo kshu?

Çyrbja: Emm, duket se po…

Biseda zhvillohet gjatë kohës kur deputeti është duke udhëtuar për tek vendi ku e pret Gilmando Dani, të cilit më herët i kishte kërkuar takim. Përgjimet ndodhen në prokurorinë për Krime të Rënda, e cila në fillim të shtatorit pritet të shpallë pretencën e saj për Emiljano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë.

Kategori
Uncategorized

Përgjimet/ Shefi i Rendit me trafikantët e kanabisit: T’i japim dy, tre, katër, pesë miljon mos na lodhë by…

Grupi i kultivuesve të kanabisit në fshatin Bylysh të Tepelenës qw iu kap 1.2 ton drogë kishte përkrahjen e punonjësit të policisë Gani Abazi. Sipas Gjykatës për Krimet e Rënda, ish-shefi i rendit në Tepelenë mbante kontakte të drejtpërdrejta me prodhuesit e drogës duke marrë fitime në shkëmbim të lejimit të veprimtarisë kriminale.

Në dosjen e siguruar nga ABC News gjykata veçon disa biseda, që sipas saj, hedhin dritë mbi inkriminimin e punonjësit të policisë, të dënuar me 8 vjet burg për këtë fakt. E tillë ishte ajo e datës 20 korrik 2016, ku i pandehuri Besim Zika komunikon me një shtetas me emrin Muharrem.

+466: Sa marrin këto, sa ke llafosur gjë ti, do ju thuash gjë ti a, qysh tek a. Tu them unë sa doni.

Besim Zika (+581): Po pyeti ore, si e kanë ata me kile apo.

+466: Po se di fare unë ndaj po them, ke llafosur gjë ti.

Besim Zika (+581): Jo po s’kam folur unë ca fola, Festimi u mor me to, po unë s’kisha bimë që të merresha tamam me kile. Mbarove ti?

+466: Ja dua edhe nga gjysëm ore.

Besim Zika (+581): Po ca, jepu nga 20 mijë lekë dhe të ikin me vrap dhe të thonë edhe falemnderit.

Në të njëjtën ditë, Besim Zika është telefonuar nga një numër tjetër dhe në thelbin e bisedës ka qenë pagesat që garantonin paprekshmërinë e drogës.

809: Po mirë o, i do tani ai kur i do, i do në fund, ca thote ai m..,

Besim Zika: Po s’më ka kërkuar gjë mua ai o jo, nuk më ka thënë gjë, po…

809: Po ai i kishte thënë që t’më nxjerri, gruas 700 mijë lekë o,

Besim Zika: Kur i kishtë thënë,

809: Ja o tani,

Kategori
Uncategorized

Vet Zoti i dërgoi të parët në Shqipëri, Nënë Terezën, Papa Gjon Palin e Dytë dhe Amerikanët!

Kujtimet e një zyrtari të lartë amerikan, kur ra komunizmi në Shqipëri – vizita e parë e Amerikanëve në Shqipëri, dhe Nënë Terezes, e Papa Gjon Palin të Dytë

Nga Beqir SINA, New York

Kaluan 28 vjet nga ditët e stuhishme, kur Shqipëria e rrëzoi gardhin e hekurt e nisi të ecë lirisht në shtigjet e pafundme të botës, krejt të panjohur, të takohet me njerëz nga të katër anët, të presë e të përcjellë personalitete me emra të ndaluar, të përjashtuar, të mohuar, që jetonin diku larg, duke u përpjekur për t’i shembur muret e diktaturave.

Por, ajo që do të veçohet si një dhuratë të Perëndisë, është se vet Zoti i dërgoi të parët në Shqipëri, Nënë Terezën, Papa Gjon Palin e Dytë dhe Amerikanët!

“Kam pasur privilegjin të shërbejnë si administrator asistent i Byrosë së Evropës, kur ra Muri i Berlinit në vitin 1989, thotë në kujtimet tij zoti Carol C. Adelman një ish oficer i Shërbimit të Jashtëm për 12 vjet, në Departamentin e Shtetit. Sepse, thekson ai :”Shërbeva në kohën e vendeve ish komuniste në rilindjen e tyre, që edhe ato të bëheshin ashtu si kombet të lira, vendet e Europës Qendrore dhe të bëheshin edhe ato të Europës Lindore (EQL), të cilat, në atë periudhë ndryshimesh ishin në rrugën e përfituesve të ndihmës, së shumtë nga Perëndimi dhe veçanërisht asaj nga Shtetet e Bashkuara”..

Republika Çeke, kujton ai ishte e para që bëri thirrje për ndihmë por “jo tregtare,ndihmë politike”, po ashtu edhe Polonia ishte e shtyrë nga SHBA, për të lëvizur më shpejt në ndihmën e privatizimit, si dhe bizneset e vogla, ashtu si Hungaria që ishte e gatshme në të gjithë vendin, për ndryshime ku sipërmarrësit vjedhurazi i kishin fshehur ish-pasuritë e tyre, gjatë viteve të komunizmit.

Sipas zotit Adelman një nga zyrtarët më të lart, amerikan për të ndihmuar vendet që po kalonin rënien e komunizmit, dhe ndërrimin e sistemeve pas rënies së Murit të Berlinit, thuhet se:” Ne(SHBA) ishim në gjendje për të ndihmuar këto vende sa më shpejt dhe me efikasitet për shkak të legjislacionit të ri,- që vendosën menjëherë këto vende për të tërhequr ndihma nga Perëndimi dhe ngaqë e prisnim ndryshimin e sistemeve”.

Dhe kështu Mbështetja për Demokracinë Europiane Lindore, në SHBA, kaloi nëpërmjet një akti ligjor që u quajt, Akti i 1990, i cili na lejonte për të shkruar vetë, sipas sistemit tonë të strukturuar të prokurimit; dhe na dha mundësinë për të punuar me lehtësi me institucione private. Për të ndarë edhe një shumë të madhe parash për të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore, duke eliminuar kështu sipas vendeve edhe atë çka ato e përcaktonin si funksionale dhe duke na lejuar ne, për të shpërndarë paratë bazuar në performancë, në vende- vende dhe sa më drejtë”.

Mirëpo, thotë Carol C. Adelman një ish oficer i Shërbimit të Jashtëm për 12 vjet, në Departamentin e Shtetit, në një shkrim të tij “Kujtesa ime e artë e këtyre viteve është nga Shqipëria, një vend të vogël prej më pak se 3 milion njerëz, që kishin qenë të sunduar nga diktatori i egër stalinist më i fundit në kampin socialist, Enver Hoxha. Kur unë dhe Ekipi i parë i USAID-it kemi shkuar atje, në vitin 1991. Ne u “hapëm syt”, shqiptarëve se si të shkonin drejt hapjes së tregut të lirë e privat, dhe e përqendruam ndihmën tonë duke ndihmuar në radhë të parë spitalet, që ishin në gjendje të mjerueshme. Për shpërndarjen e ndihmave na duheshin e automjetet. Atje gjetëm vetëm 200 makina në të gjithë vendin, dhe një infrastrukturë të rrënuar totalisht. Në Tiranë, edhe një hotel që mburreshin komunistët, në kryeqytetin e Shqipërisë, dhe që e ofron për mysafirët e huaj – nuk kishte as ujë të nxehtë as drita as ushqim. Gjetëm burgjet përplot me të burgosurve politikë, të internuarit në kampe që ankoheshin ende në radhët e bukës ose edhe e linin “bukë dhe ujë” vetëm për të dëgjuar “Zërin e Amerikës”, së bashku me fëmijët e tyre, të cilët thonin si kishte qenë i vetmi ushqim për  tre ose katër dekada që i kishte mbajtur gjallë”.

Në kujtimet e tij zoti Adelman, thotë se ka parë me sytë e tij vizitën historike të ish Sekretarit të Shtetit James Baker në Tiranë. “Kur James Baker – Sekretar i Shtetit, në atë kohë shkoi për të vizituar Shqipërinë, ai arriti në Tiranë, në verën e vitit 1991. Më shumë se 500.000 shqiptarë brohorisnin si të ” çmendur” USA- USA- Baker! Baker!”. Dhe shton, ne Amerikanëve na bëri shumë përshtypje, sesi në “Në një vend që kishte qenë i shtypur plotësisht për një gjysmë shekulli, ku Shtetet e Bashkuara ishin “mitizuar” nga propaganda komuniste tek njerëzit në Shqipëri, si të mishëruarit djallit (imperialistët amerikan)- “armiqtë’ më të rrezikshëm të Shqipërisë socialiste, ai (James Baker – Sekretar i Shtetit, në atë kohë ) u prit si një hero.”

Unë, thotë ai për vete u befasova kur pash me sytë e mi se 40 për qind e shqiptarëve flisnin një gjuhë të huaj – përfshirë edhe anglisht, dhe se një emër popullor për fëmijët ishte edhe emri Wilson. Mabsi kuptova se nuk harrohej ajo çfarë ka bërë për Shqipërinë presidenti i SHBA Woodrow Wilson. Pra, edhe më skeptikët e dëshirës së lindur të njerëzimit për liri dhe demokraci, e kishin kuptuar mesazhin që po përcillte SHBA, në Shqipëri”.

Kur ish presidenti i parë demokrat i sapo zgjedhur, Prof.Dr. Sali Berisha, u pyet nga zyrtarët e lartë Amerikan, se si SHBA mund të ndihmojnë më mirë, Shqipërinë në ato momente, ai u përgjigj: “Ne kemi një zemër demokratike dhe një mendje demokratike që janë të mbërthyer në një trup bolshevik për gati gjysmë shekulli por që syt i kemi pasur gjithmonë nga Perëndimi dhe SHBA”.

Nëna Terezë : “Merrni shqiptarët në punë – Merrni ata në punë “Get Them Jobs. Get Them Jobs”

Ajo që unë kujtoj më dashuri nga Shqipëria, e viteve 1991, është se jam u takuar me shqiptarët më të mrekullueshëm, si ikona shqiptare Nënë Tereza. Ishte rasti i parë për t’u takuar me një njeri të shenjtë që kishte shkuar në Shqipëri, për të ndihmuar fëmijët shqiptar në ato vite- Ajo kishte hapur një shtëpi bamirësie në Tiranë, me infermieret dhe kujdestarët e Shoqatës “Nëna Tereze”. Unë për herë të parë eci përkrah Nënë Terezes dhe Zëvendës Sekretari amerikan i Thesarit John Robson, ndërkohë që Nëna Tereze me ” dukej se kurrë nuk ndalej në lëvizjet e saj”, ajo në tokën e prindërve të saj me “dukej se ishte shumë më gjallë kur vinte puna për të ndihmuar njerëzit e gjakut të saj “.

Në shkrimin e tij zoti Adelman sqaron se Zëvendës Sekretari amerikan i Thesarit John Robson, dhe unë ishim në Shqipëri verën e viti 1991 për të ndjekur nga afër të caktuar nga Qeveria amerikane, udhëtimin në Tiranë të Sekretarit të Shtetit James Baker, dhe për të hartuar programet e asistencës të Qeverisë Amerikane që do të iu përgjigjeshin nevojave shqiptarë dhe dëshirave të tyre” në atë periudhë tranzicioni..

Nuk më harrohet kurrë thotë, ai se ndërsa ishim duke ecur me Nënë Terezën, në pistën e aeroportit të Tiranës, unë e pyeta Nëna Terezën : “Çfarë mund të bëjmë ne Amerikanët për të ndihmuar shqiptarët tash për tash?”

Ajo qëndroi dhe mu kthye dhe me shikim nga lart( nga qielli – Zoti) dhe më pa mua drejt në sy, duke mu përgjigjur me plot zemër: ” “Merrni shqiptarët në punë – Merrni ata në punë – “Get Them Jobs. Get Them Jobs” “. “Ajo qëndroi përsëri përpara meje në mënyrë të qartë dhe me një zemërgjerësi, duke më thënë se :”Shqiptarët janë të zotët e punës – dhe duke punuar ata e dinë të ndihmojnë vetveten”.

Mungesa e ushqimit në Shqipëri kishte arritur nivele të krizës, në atë kohë. Në përgjigje, të asaj i menjëhershëm dhe që nuk priste kohë ishte fakti që ushtria amerikane filloi nga shpërndarja në ushqime – gjysmë gati për të ngrënë – sipas një plani qeveritar të USAID Meals Ready to Eat (MREs). Aeroplani i parë amerikan i ngarkuar me Meals Ready to Eat (MREs), në Shqipëri, u ul në një pistën me “gunga”, bar dhe me fshatarë që kullosnin në fushën fqinj, delet, dhitë dhe lopët .

Kurse, Nënë Tereza, u bashkua me qindra shqiptarë të tjerë që po presin avionin ushtarak në këtë aeroport të vogël. Kur aeroplani ndaloi në fund të pistës, piloti, dhe ekuipazhi me komandën ushtarake doli nga kabina, shqiptarët brohoritën USA – USA dhe nxituan drejt aeroplanit. Ata ngelen të habitur sidomos kur për herë të parë panë një aeroplan amerikan dhe për herë të parë panë se piloti ishte një 20-vjeçarë.

Nënë Tereza u ndal dhe të gjithë njerëzi u rreshtuan pas saj – përfshirë, pilotin, ekuipazhin dhe komandën ushtarake, Zëvendës Sekretari amerikan i Thesarit John Robson dhe unë me zyrtarët e tjerë pas saj, :”Kur Nëna Tereze, nisi e kreu bekimin e saj – duke filluar me shpërndarjen tespihe dhe lutjen tek Jesusi duke bërë kryq” . Ajo hipi nëpërmjet shkalleve në aeroplan, u ngjit mbi ndihmat duke qëndruar mbi to duke dhe nisi përsëri “duke mbajtur duart lart ne dëgjuam lutjet e saj, teksa ajo mbylli sytë dhe i bekoi – ndihmën për popullin shqiptarë”.

Më 25 Prill.1993, për herë të parë Papa e viziton Shqipërinë bashke me Nënën Terezën me ftesën e Presidentit të parë demokrat Dr. Sali Berisha :

Shqipëria e sapo zgjuar nga ëndrra e keqe gjysëm shekullore, shikonte të shkelte në trojet e saj të mbjellura me eshtra dëshmorësh të rinj të lirisë, Papën Gjon Pali II; atë, i cili luajti një nga rolet kryesore në shembjen e perdes së hekurt, që ndante jo vetëm një Shqipëri të vogël nga bota, por një sistem nga një tjetër, në një stinë të gjatë, të akullt, që u njoh me emrin “lufta e ftohtë”, për Shqipërinë “dimri i vetmisë së madhe”.

Jo një, por një mori arsyesh të shtyjnë të meditosh për vizitën e Papës së parë në trojet shqiptare: ndërmjet tyre, pa dyshim, rimëkëmbja e vendit e në të, e Kishës së kthyer në gërmadhë, nga e cila kishin mbetur vetëm një ipeshkëv, një grup fare i vogël priftërinjsh, rregulltarësh e rregulltaresh, një grigjë e masakruar, me një mori delesh të humbura, në gojë të ujkut, brenda e jashtë Atdheut.

Vizita e Gjon Palit të II në Shqipërinë e lirë ishte në njëfarë mënyre realizim i fjalëve: “Mos kini frikë! Hapjani krejtësisht dyert Krishtit! Hapjani pushtetit të Tij Shpëtimtar kufijtë e Shteteve, sistemet ekonomike, politike, hapësirat e gjëra të kulturës, qytetërimit, zhvillimit. Mos kini frikë! Lejojeni Krishtin t’i flasë njeriut. Vetëm Ai ka fjalë jete, po, fjalë jete të amshuar”.

Kur Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë, gjeti një Kishë të rrënuar, por të lumnueshme, që kishte dalë e cënuar rëndë materialisht, por krejt te paprekur shpirtërisht, me një kler gjysma gjallë-gjysma të varrosur, por të shikuar me admirim e respekt të thellë nga delet e grigjës, që kishin parë në të, në vitet e errëta të diktaturës, të vetmen rreze drite: Dritën e Krishtit.

Së fundmi, Shqipëria, thotë në kujtimet e tij ish – Administratori asistent i Byrosë së Evropës, kur ra Muri i Berlinit në vitin 1989, zoti Carol C. Adelman një ish oficer i Shërbimit të Jashtëm për 12 vjet, në Departamentin e Shtetit( i dërguari për ndihmat i SHBA, për Shqipërinë), edhe një herë, më kujtojë atë sesi :”Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë njerëzit që të u kthehen tek ëndrrat dhe shpresat e tyre që ato të bëhen në realitet, Departamenti i Shtetit dhe ushtria amerikane mund të punojnë së bashku, për të ndihmuar njerëzit në nevojë në mbarë botën” ka thënë Adelman.

Kategori
Uncategorized

Qëntë i duhen Qeverisë.

Qëntë i duhen Qeverisë.

Po të lehësh si zarbë qen,

qeveria të shpërblen,

veç harron se nga ke dalë,

nëpër shalë porsi ngjalë.

“””

Qëntë i duhen qeverisë,

për të lehur jo për sisë,

sështë e re kështu ka ngjarë,

kish dhe qeveri e parë.

“””

Qen që lehin gjithë ditën,

të sulmojnë opozitën,

janë qën rrugësh jo zagarë,

hileqarë që hiqen zvarrë.

“””

Qën të zgjebur, qën të tredhur,

Veç kazani i ka mbledhur,

me biznese pasuri,

ta lumsha moj demokraci.

“””

Rëndësi s’ka nga ti vjen,

apo ç’testë mban në xhep,

qeveriu të shpërblen,

veç të lehësh porsi qen.

“””

Zë të dashur, dhe bën qef,

nëpër botë zë e bredh,

të pëlqen a s’të pëlqen,

përsëri ti ngelesh qen.

“””

te

Kategori
Uncategorized

Po rikthehet “i sëmuri” i Europës.

Fundja, gjëja e fundit që do Europa është të ketë një Turqi të destabilizuar.

Sado simpati apo antipati të kenë për Erdoganin, siguria e Europës varet shumë nga Turqia, e cila ka mbledhur tashmë me miliona emigrantë dhe refugjatë që janë larguar nga Lindja e Mesme. Për hir ruajtjes së stabilitetit evropian dhe të demokracisë në Turqi, BE-ja duhet të angazhohet me durim dhe pragmatizëm, duke u bazuar te parimet e veta demokratike.

Një nga çështjet më të mëdha gjeopolitike të Europës në shekullin e 19-të ishin të ashtuquajturat Çështje Lindore. Perandoria Osmane, që në atë kohë quhej “i sëmuri i Europës”, po shpërbëhej në mënyrë të shpejtë. Tashmë mbetej për t’u parë se cila fuqi Europiane do ta zëvendësonte. Nuk ishte rastësi që vetëshkatërrimi që erdhi me Luftën e Parë Botërore e pati zanafillën nga Ballkani, fushëbeteja gjeopolitike e osmanëve, austro-hungarezëve dhe perandorisë ruse.

Lufta bëri që të gjitha fuqitë e mëdha të shihnin shkatërrimin e tyre. Gjatë copëtimit të Perandorisë Osmane nga aleatët, gjenerali Mustafa Qemal Ataturk dhe ushtria e mposhtur turke u tërhoqën në Azinë e Vogël, ku shtypën me sukses një ndërhyrje nga Greqia dhe pastaj refuzuan Traktatin e Sevrës, që më pas u zëvendësua nga Traktati i Lozanës, i cili hapi rrugën për themelimin e Republikës së Turqisë.

Ambicia e Ataturkut ishte të kthente Turqinë në një vend modern, laik, që do të ishte pjesë e Europës dhe Perëndimit, jo e Lindjes së Mesme. Për të arritur këtë qëllim ai udhëhoqi me rend autoritar dhe krijoi një shtet hibrid, të bazuar de fakto në sundimin ushtarak, dhe me demokraci pluraliste.

Në vazhdim, gjatë shekullit të njëzetë, kjo formulë prodhoi kriza të përsëritura, të cilat bënë që demokracia turke të ndërpritej herë pas here nga diktatura ushtarake.

Pas vitit 1947, politika turke nisi të ndikohet shumë nga Lufta e Ftohtë. Në vitin 1952 Turqia iu bashkua NATO-s dhe u bë një nga aleatët më të domosdoshëm të perëndimit, i cili ka përdorur për disa dekada pozicionet strategjike të Turqisë në Mesdheun Lindor dhe në Detin e Zi, duke siguruar kështu krahët e Europës nga përparimet e mundshme të Bashkimit Sovjetik.

Por prapë, Turqia mbeti një vend me politikë të paqëndrueshme. Luhatjet e vazhdueshme midis demokracisë dhe diktaturës ushtarake e cunguan shumë procesin e modernizimit. Për turqit që mbështesnin demokracinë, shpresa më e mirë për të ardhmen e vendit ishte Europa. Anëtarësimi zyrtar në BE do të shënonte përfundimin e suksesshëm të procesit të modernizimit. Edhe pse osmanët e kishin sunduar Lindjen e Mesme për një shekull, Turqia duhej të bëhej anëtare zyrtare e perëndimit.

Në vitin 1995 Turqia krijoi një bashkim doganash me BE-në. Në vitin 2002, kur erdhi në pushtet partia AKP (partia e Erdoganit, Partia për Zhvillim dhe Drejtësi Islame) , vendi dukej se i kishte kthyer sytë përfundimisht nga Europa. Në bashkëpunim me lëvizjen e klerikut islamik, Fetullah Gylen, qeveritë e AKP, të drejtuar nga Erdogan si kryeministër, vazhduan me reformat e kërkuara nga BE në ekonomi, në institucione dhe në gjyqësor, duke hequr madje edhe dënimin me vdekje, një parakusht thelbësor për t’u anëtarësuar në BE.

Gjatë viteve të para me Erdoganin si kryeministër, Turqia pa një zhvillim të fortë ekonomik dhe modernizim të shpejtë, gjë që e solli më afër me BE-në. Në vitin 2011, kur nisi Pranvera Arabe, Turqia shihej si demokracia islamike që duhej të ndiqej si shembull, ku zgjedhjet e lira kombinoheshim më së miri me rendin ligjor dhe me ekonominë e tregut të lirë.

Sot, shtatë vite më vonë, duket sikur po flasim për një botë tjetër. Turqia po i rikthehet me shpejtësi  emërtimit të mëparshëm, “i sëmuri i Europës”. Me atë vendndodhje gjeografike ideale, me potencialin e madh njerëzor dhe ekonomik që ka, Turqia duhej të ishte duke lëvizur drejt një të ardhmeje të shkëlqyer në shekullin e 21-të. Por tani po shkon prapa, drejt shekullit të 19-të, nën parullat e nacionalizmit dhe orientalizmit. Në vend që të përqafojë modernizimin perëndimor, Turqia po bëhet njësh me Lindjen e Mesme dhe me krizat e shumta të atij rajoni.

Erdogani, i cili e mori presidencën në vitin 2014, e ka udhëhequr Turqinë si gjatë modernizimit të shpejtë, ashtu edhe gjatë kthimit pas, me hapa po aq të shpejtë. Ai pati mundësinë të ndiqte hapat e Ataturkut dhe të integronte Turqinë me perëndimin, por dështoi.

Çfarë shpjegon kjo tragjedi? Një mundësi është që Erdogani ka fituar vetëbesim të tepruar pas zhvillimit ekonomik që erdhi para krizës financiare të vitit 2008. Një tjetër shpjegim është që mund të ketë mbledhur mëri ndaj perëndimit, për shkak të vonesave me proceset e integrimit në BE, si dhe për shkak të ambicieve të veta për pushtet, të cilat i ndoqi me sukses pas tentativës për grusht shtetit ushtarak në verën e vitit 2016.

Cilado qoftë arsyeja, Erdogani ka çuar dëm një mundësi të papërsëritshme si për Turqinë, ashtu edhe për botën islame. Lira turke po vuan një zhvlerësim të madh, problem që Turqia e krijoi me duart e veta. Madje, mund të shkojë edhe drejt falimentimit ekonomik.

Sa më shumë e ndan besnikërinë midis Lindjes dhe Perëndimit, aq më shumë rrezikon Erdogani të destabilizojë Lindjen e Mesme.

Konfliktet e brendshme etnike të Turqisë, sidomos me kurdët, kanë dalë sërish në sipërfaqe e madje shumë të dhunshme, edhe pse përvojat e të shkuarës kanë treguar se këto konflikte nuk zgjidhen dot me ushtri. Falë Erdoganit, Turqia tani është bërë pjesë e problemit në atë rajon, kur mund të kishte qenë pjesë e zgjidhjes.

Megjithatë, Turqia mbetet me rëndësi të madhe strategjike për Europën. BE-ja ka me miliona qytetarë me origjinë turke dhe Turqia do të vazhdojë të jetë urë midis Lindjes dhe Perëndimit, Jugut dhe Veriut. Nën regjimin e Erdoganit, Turqia nuk është më një kandidate e vlefshme për në BE. Por në vend që t’ia ndërpresë plotësisht procesin e anëtarësimit, BE duhet ta ndihmojë vendin që të stabilizohet e t’i shpëtojë demokracinë.

Fundja, gjëja e fundit që do Europa është të ketë një Turqi të destabilizuar. Sado simpati apo antipati të kenë për Erdoganin, siguria e Europës varet shumë nga Turqia, e cila ka mbledhur tashmë me miliona emigrantë dhe refugjatë që janë larguar nga Lindja e Mesme. Për hir ruajtjes së stabilitetit evropian dhe të demokracisë në Turqi, BE-ja duhet të angazhohet me durim dhe pragmatizëm, duke u bazuar te parimet e veta demokratike.

Joschka Fischer, Project Syndicate, 28 Gusht 2018

Joschka Fischer është ish Ministër i Jashtëm i Gjermanisë dhe zv/Kancelar në vitet 1998-2005. Gjatë mandatit të tij, Gjermania mbështeti me forcë ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, dhe po me aq forcë kundërshtoi ndërhyrjen në Irak.

Kategori
Uncategorized

Kur Rama i kërkonte Nanos të pranonte planin e Millosheviçit për Kosovën

Nga Enver Bytyçi/

Pse Nano u tërhoq më 1998-ën nga projekt-ideja për ndarjen e Kosovës?!

Në nëntor 1997 ndodhi një ngjarje shumë e përfolur e kohës. Fatos Nano i sapoardhur në pushtet e kryeministër i Shqipërisë u takua në Kretë të Greqisë me presidentin e Serbisë, Sllobodan Milosheviç. Takimi u sponsorizua prej kryeinistrit të Greqisë, Kostas Simitis, në kuadër të një samiti të kryeministrave dhe kryetarëve të shteteve ballkanike në këtë ishull.

Si për çdo ngjarje madhore e jo të tillë, edhe për këtë takim Nano, pas grekëve, mori bekimin e amerikanëve. Sekretarja e Shtetit Olbright ishte në dijeni dhe kishte rekomanduar takimi të ishte krejt fotmal, thjesht për kortezi, me qëllim që Serbia të mos kishte mundësi ta interpretonte një refuzim të mundshëm të kryeministrit të Shqipërisë si qëndrim kundë paqes. Kështu që duhej që takimi të mos zgjaste më shumë se 30 minuta.

Por Milosheviçi kishte ardhur në takimin e Kretës me një dosje, në të cilën ishte formuluar ideja e ndarjes së Kosovës. Donte ta diskutonte deri në hollësi këtë opsion me zotin Nano, me qëllim që të realizonte idenë e Serbisë së Madhe. Nano u josh nga ky diskutim, bëri shumë pyetje, me qëllim që të qartësohej rreth idese serbe të ndarjes së Kosovës. Ndaj takimi zgjati një orë e gjysmë. Jashtë sallës ku bisedonin dy protagonistët në fjalë, qëndroi në pritje ministri i Jashtëm, Paskal Milo. Kur Nano doli nga pritja Milo ishte i shqetësuar, sepse dikush nga departamenti i shtetit i kishte telefonuar dhe pyetur: “Çfarë po bëjnë ata kaq gjatë në takim? Milo , I shqetësuar e pyeti shefin e tij sapo doli se pse qëndruat kaq gjatë dhe si shkoi biseda me Milosheviin? Nano që i përgjigjet plot entusiazëm: “Shkoi mrekulli, biseduam ngrohtë si me Thanasin”! (Thanasi ishte i ati I Nanos).

Veç kësaj, Nano dhe Milosheviçi ranë dakord që ata të dy ta kontrollonin konfliktin ushtarak të sapo shfaqur në horizontin e Kosovës. Kjo do të thoshte se ata do të mbanin frenat e luftës, sigurisht përmes njerëzve të tyre që kishin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nano nuk kishte menduar asnjë ide për ndonjë zgjidhje të konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë. Ideja e Milosheviçit për këtë zgjidhje përmes ndarjes iu duk kreative. Vetëm se ishte në dilemë të parashikonte se farë do të vinte pas ndarjes. Për momentin Nano nuk kishte kundërshtuar, ndërkohë që e mundonte dilema se a ishte më mirë apo më keq për pushtetin e tij, nëse Kosova e mbetur nga nndarja do të bashkohej me Shqipërinë.

Pas kthimit në Tiranë kryeministri shqiptar e diskutoi propozimin e Milosheviçit me disa kolegë të tij në qeverisje. Mori mendimin e disa ministrave të kabinetit të tij, ndërkohë që flakët e luftës u ndezën në Kosovë. Edi Rama ofroi idenë e efektit dopio të ndarjes. Që do të thotë se Kosova do të ndahej, por jo midis Serbisë dhe Shqipërisë. Nga ndarja do përfitonte vetëm Serbia, ndërsa Shqipëria do përkujdesej që pjesa e mbetur të mbijetonte e të krijonte shtetin e saj. Dhe që të ndodhte kjo, ish-ministri i Kulturës propozoi që Kukësi, Hasi dhe Tropoja, dmth Qarku i Kukësit t’i bashkëngjitej Kosovës.

Ky propozim bazohej në dy argumente:

Së pari, Kosova e ndarë për të kënaqur orekset nacionalshoviniste të Serbisë nuk mund të mbijetonte si shtet, ndaj bashkimi i Qarkut të Kukësit e mundësonte këtë mbijetesë. Dmth duhej evituar me çdo kusht që Kosova e mbetur nga ndarja me Serbinë të bashkohej në formë unitare me Shqipërinë.

Veç kësaj, Nano dhe Milosheviçi ranë dakord që ata të dy ta kontrollonin konfliktin ushtarak të sapo shfaqur në horizontin e Kosovës. Kjo do të thoshte se ata do të mbanin frenat e luftës, sigurisht përmes njerëzve të tyre që kishin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nano nuk kishte menduar asnjë ide për ndonjë zgjidhje të konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë. Ideja e Milosheviçit për këtë zgjidhje përmes ndarjes iu duk kreative. Vetëm se ishte në dilemë të parashikonte se farë do të vinte pas ndarjes. Për momentin Nano nuk kishte kundërshtuar, ndërkohë që e mundonte dilema se a ishte më mirë apo më keq për pushtetin e tij, nëse Kosova e mbetur nga nndarja do të bashkohej me Shqipërinë.

Pas kthimit në Tiranë kryeministri shqiptar e diskutoi propozimin e Milosheviçit me disa kolegë të tij në qeverisje. Mori mendimin e disa ministrave të kabinetit të tij, ndërkohë që flakët e luftës u ndezën në Kosovë. Edi Rama ofroi idenë e efektit dopio të ndarjes. Që do të thotë se Kosova do të ndahej, por jo midis Serbisë dhe Shqipërisë. Nga ndarja do përfitonte vetëm Serbia, ndërsa Shqipëria do përkujdesej që pjesa e mbetur të mbijetonte e të krijonte shtetin e saj. Dhe që të ndodhte kjo, ish-ministri i Kulturës propozoi që Kukësi, Hasi dhe Tropoja, dmth Qarku i Kukësit t’i bashkëngjitej Kosovës.

Ky propozim bazohej në dy argumente:

Së pari, Kosova e ndarë për të kënaqur orekset nacionalshoviniste të Serbisë nuk mund të mbijetonte si shtet, ndaj bashkimi i Qarkut të Kukësit e mundësonte këtë mbijetesë. Dmth duhej evituar me çdo kusht që Kosova e mbetur nga ndarja me Serbinë të bashkohej në formë unitare me Shqipërinë.

Po të ndodhte kjo, atëhere Partia Socialiste e Nanos dhe Ramës rrezikonte të humbte pushtetin për shumë dekada. Maksimumi do të pranohej një formulë bashkimi në formën e federatës ose konfederatës, me qëllim që të dy vendet të ruanin pozicionet në pushtet në territorin e vet. Si në kohën e principatave historia e mesjetës përsëritet!

Së dyti, bashkimi i Qarkut të Kukësit me Kosovën jo vetëm mundësonte krijimin e një shteti me kryeqytet Prishtinën, por do të pakësonte votat për opozitën shqiptare të djathtë. Në të dy rastet po përsëritej ideja hoxhiste e periudhës së Luftës dhe mbas Luftës së Dytë Botërore, sipas së cilës “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë rrezikon pushtetin popullor” të komunistëve.

Kjo projekt-ide iu referua ambasadores së SHBA-vë në Tiranë, zonjush Mariza Lino. Ajo e refuzoi menjëherë, sepse politika amerikane nuk lidhej me ndarjen e Kosovës, por me lirinë dhe pavarësinë e saj të plotë. Më pas ideja e projektit u fsheh në sirtarët e Partisë Socialiste, por jo edhe në protokollet qeveritare, për t’u ringjallur dhe implementuar 20 vite më vonë, në ditët e sotme.

Autori i kësaj ideje të atëhershme, Edi Rama, sot është aktori kryesor i padeklaruar i ndarjes së sotme të Kosovës. Ashtu si atëherë, edhe sot aktori tjetër më i rëndësishëm është Hashim Thaçi nga Kosova. Asokohe e shpallën udhëheqës politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa më pas, me ndihmën e Beogradit e promovuan në krye të shtetit të Kosovës. Pikërisht këta të dy luajnë kartat në interes të Sëerbisë. Madje e lusin Europën që të mos ketë frikë nga ndryshimi i kufijve dhe tallen me shqiptarët, duke u bërë thirrje që “t’i mbështesin në projektin e mendur të tyre”!

Ndërkaq deklarata e Merkel e sotme me kërkesën e përsëritur që dialogu për Kosovën të përfundojë pa cënuar integritetin territorial të saj. Ndërsa shqiptarët janë rrjeshtuar në unison kundër ideve dhe përpjekjeve të paimagjinueshme të Hashim Thaçit për t’ia falë më çdo kusht pasuritë më të çmueshme të vendit, Serbisë.

Kategori
Uncategorized

Vdes hetuesi që masakroi mijëra shqiptarë dhe …

Ish-hetuesi Shyqyri Çoku, të mërkurën, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Çoku është i njohur për hetimin dhe torturimin e 92 të dënuarve politik në veri të vendit dhe veçanërisht për torturimin e At Zef Pllumit.

Ai rezulton të ketë qënë një prej hetuesve më aktivë të diktaturës në veri të vendit, ndërsa u bë i njohur në opinionin publik pas daljes në dritë të faktit se qeveria shqiptare e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes”, si veteran të Kategorisë së Parë me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit.

Vendimi “i mbrapshtë” i dhënë në 2014 nga Ministria e Mbrojtjes prodhoi një debat politik, në të cilin u përfshinë drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

I pari, Rama, kërkoi falje në Shkodër, por nuk tha nëse do t’i hiqej dekorata hetuesit dhe torturuesit të At Zef Pllumit, Sami Repishtit e dhjetëra të tjerëve. Për më tepër fajësoi Berishën që si president i kishte dhënë atij statusin e veteranit të Kategorisë së Parë.

Edhe pse kërkoi falje, ai nuk mori asnjë përgjegjësi për aktin.

“Ministria e Mbrojtjes s’ka pasur asnjëherë dhe as këtë herë, as përgjegjësinë për përmbajtjen e asaj liste dhe as detyrimin ligjor për të gërmuar në të kaluarën e personave të përfshirë në kategorinë I të veteranëve të LANÇ-it”, tha Rama.

Në atë kohë, Berisha iu përgjigj pa vonesë. Ai i tha Ramës se nuk e dekoroi Çokun ngaqë u ndikua nga Berisha dhe se ndjesën e kërkoi nga frika për urrejtjen që ka mbjellur në vend.

“Xhelatet nuk i dekorove se te tha Sali Berisha por i dekorove si deshmi e urrejtjes tende ndaj viktimave te babait tend xhelat dhe dajos superxhelat! Ti nuk kerkove kurre ndjese bashkeshortes dhe familjes se poetit Havzi Nela dhe viktimave te tjera qe u ekzekutuan me firmen e babait tend, sepse ty urrejtja aterore ndaj tyre nuk te lejon. Sot ti i kerkove ndjese Prof. Sajmir Repishtit per dekorimin e xhelatit te tij por kete e bere nga urrejtja e madhe qe ke mbjellur ne mbare vendin, qe pe me syte e tu dhe ndjeve ne tere qenien tende ne uraganin e protestes se 8 dhjetorit”, u shpreh Berisha në 2015.

Po kush është Shyqyri Çoku, hetuesi që e shpie debatin politik edhe një herë në pjesët e errëta ta diktaturës komuniste?

Sipas gazetarit Aristir Lumezi, të gazetës Panorama, ai ka hetuar dhe torturuar 92 të dënuar, kryesisht politikë (më poshtë lista e plotë). “Çoku, i cili e ka mbyllur karrierën e tij si oficer i lartë i Sigurimit në vitin 1990, ka qenë hetues në çështje të rëndësishme, kryesisht në Veri të vendit, me përfaqësues të lartë të kishës katolike. Ndër më të spikaturit mbeten At Zef Pllumi, por edhe imzot Ernest Çoba, Ipeshkëv i dioqezës së Shkodrës, apo meshtarin Marin Shkurti dhe vëllain e tij, Ndrekë Shkurti, po ashtu edhe Dom Lec Sahatçinë. Ata që kanë vuajtur nga torturat e Çokut dhe proceset e improvizuara politike të tij, tregojnë se ai ishte një njeri që donte të përmbushte misionin e luftës ndaj klerit, duke përpiluar deklarata dhe fakte të paqena në dosjet e tyre”.

At Zef Pllumi e përmend Shyqyri Çokun në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”, i botuar në Tiranë në vitin 2001 nga shtëpia botuese Hylli i Dritës. Titulli në fjalë është vëllimi i tretë i Rrno vetëm për me tregue. Vëllimi i parë është botuar në vitin 1995, ndërsa vëllimi i dytë në vitin 1997 (burimi Wikipedia).

Hetuesi Çoku ka përdorur deklarimet e At Zef Pllumit rreth fjalimeve të Enver Hoxhës për ekzistencën e lirisë së fesë dhe besimit në Shqipëri, si akuza për t’i ngritur atij një proces tërësisht politik kundër regjimit komunist e për ta dënuar me 25 vjet burg.

Torturat dhe përndjekjet e Shyqyri Çokut i ka provuar edhe publicisti dhe historiani Sami Repishti, i cili pati një reagim të ashpër pas lajmit se “xhelati” i tij ishte dekoruar, duke kërkuar edhe dorëheqjen e Ministres së Mbrojtjes.

Reagim të ashpër pati edhe në media. Por këtë “faj”, falja e kërkuar nga Rama e la pa autor. Pas gjithë kësaj zhurme dhe drejtimit të gishtit nga vetë të persekutuarit nga Çoku drejt qeverisë, kryeministri e hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe e degdisi në vitin 1994, ndonëse dekorimet janë akte nominale dhe jo kolektive. Pasi, Shyqyri Çoku nuk u dekorua si anëtar i ndonjë çete, por si person me kontribute të veçanta në çlirimin e Atdheut.


Kategori
Uncategorized

Ja si parandalohen dhe kurohen variçet.

Shumë gra mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi. Këshilla e mjekëve për gratë është të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, (fibra) gruri, orizi, etj., të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni dhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar si dhe mbajtjen për shumë të këpucëve me taka të larta.

Këshillat

Mjekët rekomandojnë që këmbët të vihen sa më shumë në lëvizje, por lëvizjet duhet të jenë të ekuilibruara dhe të bëhen në hapësira të rrafshëta dhe jo me gurë. Nga ana tjetër sipas specialistëve që merren me këtë çështje, është e rëndësishme që femrat të mos përdorin taka më shumë se tre ose katër pond dhe meshkujt të mos ngrenë pasha të rënda. Për të dyja gjinitë është e këshillueshme që gjatë natës këmba të lidhet me një korse najloni, e cila nuk lejon përhapjen e gjakut nëpër të gjithë damarët. Shfaqja e venave varikoze mund të jetë e trashëgueshme, por edhe mund të ndodhë pas moshës 30-vjeçare, kryesisht tek gratë shtatzëna, pasha trupore e të cilave bëhet relativisht e madhe dhe trupi bie në qetësi, si mungesë e lëvizjeve të përditshme. Po ashtu ato mund të shfaqen pas kësaj moshe edhe tek meshkujt. Por tek këta të fundit, zhvillimi i variçeve është veçse i trashëguar.

Trashëgimia

Venat varikoze trashëgohen brez pas brezi dhe ato nuk mund të eliminohen plotësisht. Në rast se personi ka punë të rëndë, ose mban pasha të rënda gjatë ditës, rishfaqja e damarëve është e shpejtë, madje edhe në të njëjtat vende, ku mund të jetë kryer ndërhyrja kirurgjikale. Kryesisht ato zhvillohen në moshën 20 deri 30 vjeçare, pas kësaj moshe shfaqja e variçeve është më e vogël. Specialistët rekomandojnë që këmbët të trajtohen çdo ditë me xhel freskues (edhe në rast se nuk janë shfaqur ende variçet), të masazhohen nga specialistë herë pas here dhe të trajtohen me medikamente të ndryshme sipas porosive të mjekëve.

Parandalimi

Shumë kohë më parë njerëzit përdornin korse najloni për t’i mbajtur venat të shtrënguara fort. Por ilaçet kundër dhimbjeve dhe korsetë e ngushta të këmbeve ka kohë që nuk japin ndonjë rezultat të mirë. Ënjtja e venave mund të bëhet edhe shkak për bllokimin e qarkullimit të gjakut. Imazhet me ultratinguj tregojnë se në çfarë gjendjeje ndodhen këto vena. Ndërhyrja me reze thuajse nuk ndjehet fare. Rezet lazer në këtë rast zëvendësojnë bisturinë e kirurgut. Kjo është edhe arsyeja, që shumë pacientë kërkojnë të trajtohen me këtë metodë. Nëpërmjet rrezeve lazer, venat çahen dhe pasi bëhet zhbllokimi i tyre, vendi i çarjes mbyllet përsëri. Shkencëtarët thonë se operacione të tilla me rreze lazer janë të suksesshme në 95 për qind të rasteve. Shkaktari i ënjtjes së venave nuk dihet dhe në disa raste kjo sëmundje është gjenetike.

Xheli

Për këmbët ka efekt freskues. Ndikon në kapilaret duke i dhënë ndjesi freskie dhe stimulon qarkullimin e gjakut. Kontribuon në tonifikimin e mureve të enëve të gjakut. Është perfekt për ata që qëndrojnë gjatë në këmbë dhe për gratë shtatzëna. Parandalon variçet (nuk i kuron). Mund të përdoret edhe mbi geta në ndonjë rast, madje edhe pas depilimit pa shkaktuar asnjë dëm. Mjekët ua rekomandojnë xhelin freskues të gjithë personave që ende nuk kanë probleme me variçet, por që e dinë që në familjen e tyre ka plot raste të tilla.

Variçe të trashëgueshme

Sëmundja e variçeve është e trashëgueshme. Madje ajo kalon nga brezi në brez dhe në këtë rast shfaqja e simptomave dhe shenjave të para nis që në adoleshencë, pikërisht në kohën kur trupi i njeriut nis të ndryshojë. Kjo sëmundje nuk “kursen” as meshkujt, madje sipas specialistëve, ata kanë edhe dhimbje më të mëdha se femrat dhe në shumicën e rasteve të operuarit meshkuj mbajnë rekord. Për të parandaluar këtë fenomen është e rëndësishme që fëmijët të dërgohen herë pas herë tek specialistët, në mënyrë që ai të këshillojë edhe veprimet e duhura që duhet të ndiqen. Në rast se venat shfaqen, ato nuk mund të hiqen plotësisht përveçse të trajtohen herë pas here.

Keshilla

1- Përdorni xhel freskues për këmbët

2- Mos mbani këpucë me taka më shumë se 4 pond

3- Mos përdorni këpucë të sheshta plotësisht

4- Përdorni produkte bimësh jeshile me kërcell

5- Mos hiqni nga menyja orizin

6- Përdorni vazhdimisht grurin

7- Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion

8- Mos i mbani këmbët e kryqëzuara

9- Mos mbani pasha të rënda

10- Përdorni korse najloni në mbrëmje

Damarët në këmbë

Metodë e re me lazer

Shkencëtarët po praktikojnë një mënyrë të re për trajtimin e ënjtjes së damarëve të këmbeve, një sëmundje e rrezikshme nga e cila preken jo vetëm gratë. Kjo mënyrë e re është eliminimi i damarëve me rreze lazer, të cilat bëjnë të mundur djegien e damarëve “të helmuar”. Por gjithashtu nuk është vërtetuar ende nëse edhe kjo mënyrë parandalon përsëritjen e sëmundjes.

Edhe të qëndrosh ulur dëmton

Qëndrimi ulur qoftë edhe për një ore, është tepër i dëmshëm për personat që kanë variçe. Damarët e ënjtur të këmbëve fillojnë të pulsojnë dhe shkaktojnë dhimbje. Këmbët dhe kyçet ënjten thuajse dyfish dhe në shumë raste dhimbjet bëhen të padurueshme. Nisur nga kjo, mjekët këshillojnë një lëvizje 30 minutëshe në mëngjes dhe një të ngjashme në mbrëmje, është e rëndësishme që edhe gjendja shpirtërore të jetë e mirë.

Bimët jeshile, kurojnë variçet

Ashtu si për të gjitha sëmundjet e tjera edhe për të trajtuar dhe kuruar venat varikoze, është e rëndësishme që të përzgjidhen ushqimet. Së fundmi, specialistët kanë arritur në përfundimin që bimët jeshile me kërcell, (fibra) gruri, orizi, etj., të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve.

Kategori
Uncategorized

Ferman drejtuar qatip Aliut, regjistrues i sanxhakut të Elbasanit,

Dokument i nxjerrë nga Treguesi i Arkivit të Stambollit për zërin “Elbasani” që flet mbi origjinën e vendardhjes së një pjese të komunitetit të krishterë që populluan Kalanë e Elbasanit në shekullin e 15 dhe faljen e tyre nga taksat në këmbim të shërbimeve brenda kalasë.

A.{DVNSMHM.d… 48 465 3 nëntor 1582 1

Ferman drejtuar qatip Aliut, regjistrues i sanxhakut të Elbasanit, i cili njoftohet se Kasem beu, sanxhakbeu i Elbasanit, ka dërguar letër me të cilën njofton divanin perandorak se të krishterët që jetojnë në kalanë e Elbasanit, janë sjellë në Elbasan në kohën e sundimit të sulltan Mehmetit të II nga Beogradi, Kastoria, Manastiri, që të merren me mirëmbajtjen e mureve, hendeqeve të kalasë dhe hambarëve të shtetit, me kusht që të përjashtohen nga taksat zakonore dhe perandorake, por regjistruesi i ri nuk ua përfill aktin e përjashtimit që kanë dhe i ka regjistruar me status rajaje, por pasi është lexuar akt-përjashtimi i vitit 1490 që ata kanë në dorë dhe është kuptuar se përjashtimi i tyre është më i dobishëm për punët e shtetit, thesari perandorak urdhëron që ata të përjashtohen sërish nga çdo lloj takse.

Post scriptum: Për të njëjtën ngjarje flasin edhe kronikat kishtare sllave të kohës, lexo llarion Ruvarac, “Der Stadt Konjuch in den Serbischen Annalen”. Archiv für slavische Philologie, no. 17 ( 1895).

Konjuch është emri i Elbasanit në burime sllave.

Sqarim: Fakti që kanë ardhur nga ato treva nuk do të thotë se nuk ishin shqiptarë. Fakti që nuk gjenden gjurmë të gjuhëve joshqiptare në masë sinjifikative në periudhat e mëvonshme në trevën e Elbasanit tregon se ishin me shumë gjasa shqiptarë, pasi një grup aq i madh nuk mund të asimilohej aq lehtë për më tepër që shqiptaret edhe para se të vinin osmanët nuk kishin kishën e tyre kombtare që të kishin zhvilluar gjuhën e tyre deri në nivele asimilimi për etnitë e tjera.

Kategori
Uncategorized

Sondazhi/Lista e vendeve më të kequshqyera të Europës, shqiptarët në krye të listës.

Në një ekonomi të konsumit, duket e çuditshme të kursyerit tek ushqimet. Megjithatë, për 38% e shqiptarëve të pyetur në anketën e cilësisë së jetës së Komisionit Europian, thanë se kanë blerë më pak fruta dhe perime për të kursyer para dhe 46% e tyre kishin blerë më pak mish nga se ju nevojitej për të njëjtën arsye. Përqindja e të anketuarve që iu janë përgjigjur me po pyetjes nëse kanë blerë më pak perime dhe fruta, por edhe mish, është më e larta në Shqipëri nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, por edhe nga vendet kandidate për tu anëtarësuar.

Në krahasim me vendet e rajonit, diferenca është e konsiderueshme. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia, ku vetëm 28% e të anketuarve u përgjigjën se kanë blerë më pak perime dhe fruta që të kursejnë para, dhe 35% e tyre pohuan se kursyen tek racioni i mishit. Në Malin e Zi dhe në Serbi, përqindja e të anketuarve që thanë se kursyen tek blerja e frutave dhe perimeve është përkatësisht 15-16%.

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, Suedia ka përqindjen më të ulët të të anketuarve që kanë pohuar se kanë kursyer te blerja e frutave dhe perimeve për të kursyer, me vetëm 3%. Ndërsa më e larta ka qenë në Rumani, ku sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, përqindja e të pyeturve që kanë kursyer te frutat dhe perimet është 29%, transmeton shije.al.

Përqindja e lartë Bullgari dhe Greqi, me përkatësisht 18 dhe 16%.

Më të varfrit, tryezën më bosh

Individët me të ardhura të ulëta janë ata të cilët sakrifikojnë te ushqimi. Sipas kategorive të të ardhurave, përqindja e të anketuarve në Shqipëri që i përkisnin Grupit të parë (të ardhurat më të ulëta) dhe të cilët kishin kursyer te frutat dhe perimet ishte 60%, me e larta krahasuar për të njëjtin grup në të gjithë Europën. Në vendin fqinj, Malin e Zi, përqindja për këtë grup është vetëm 13%, në Turqi 33%, në Serbi 37% dhe në Maqedoni 46%. Anketa Evropiane e Cilësisë së Jetës është një studim unik pan-evropian që shqyrton kushtet e jetës së qytetarëve evropian në lidhje me mirëqenien individuale dhe cilësinë e shoqërisë dhe shërbimeve publike. Ai përfshin tema të tilla si shëndetësia, strehimi, ekuilibri i familjes dhe i punës dhe i jetës, si dhe besimi, pjesëmarrja në shoqëri, përjashtimi social dhe tensionet shoqërore

Kategori
Uncategorized

Shqipëria në BE? Pas 10-12 vitesh.

“Në 20 gjyqtarë, 17 prej tyre janë të korruptuar”, zyrtari i BE tregon kur do të hyjë Shqipëria në BE.

Zyrtari i Parlamentit Europian, njëherësh deputeti i partisë polake në qeverise “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) Ryszard Czarnecki tregon se kur janë gjasat që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Në një intervistë për televizionin “Rzeczpospolita”, deputeti flet për ecurinë e Shqipërisë për të zbatuar procesin e vettingut në gjykata dhe prokuroritë shqiptare, ndërsa thekson se nga 20 gjyqtarë, 17 prej tyre janë të korruptuar.

“Shqipëria, e cila kërkon anëtarësimin në BE, e cila, sipas ekspertëve mund të arrijë atje në 10-12 vjet. Sidoqoftë, do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane në BE.

BE e urdhëroi Tiranën të zbatonte vettingun… pasi  17 nga 20 gjyqtarë në Shqipëri janë të korruptuar”, është shprehur zyrtari i BE-së.

Kategori
Uncategorized

Haradinaj, Thaçit: Mjaft, do votoj rezolutën e opozitës për integritetin territorial të Kosovës.

Nuk ka kurrkush përkrahje as mandat për të biseduar për kufijtë për territorin e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Ramush haradinaj, ka dalë sërish kundër idesë së presidentit hashim Thaçi për ndryshimin e kufijve.

Gjatë një konference për mediat, Haradinaj tha se qëndrimi i Kosovës është të synojë një marrëveshje ligjore për njohje, ndërsa kufijtë dhe territori nuk janë temë e diskutimit.

“Kufijtë dhe territori janë kthim mbrapa dhe janë nxitje e destabilizimit të rajonit. Ajo që po e thotë presidenti është në kuadër të kësaj retorikës, nëse është ndryshe atëherë kemi probleme serioze në Kosovë”, tha Haradinaj në një konferencë për media.

Ai theksoi se nuk ka kurrkush përkrahje as mandat për të biseduar për kufijtë për territorin e Kosovës.

“Ne kemi kufi Kosova i ka kufijtë shumë mirë të shënuar me Serbinë.

Diskutimi për kufijtë është kthim mbrapa, është humbje për Kosovën.

Janë 20 vite investim të NATO-s. Kjo i ngjason bisedimeve që i kanë bërë ata që i kanë shkaktuar tragjeditë në ish-Jugosllavi”, tha mëtej Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit foli edhe për mundësinë e vettingut në sistemin e drejtësisë, duke thënë se nuk ka nevojë për një hetim të tillë pasi, siç tha ai, nuk është problemi te vettingu, por është tek problemi i dhënies së mundësisë për punë.

Nuk është efekti te vetingu por tek marrja e përgjegjësisë për punën”, tha ai.

Ai tha se do ta përkrah iniciativën e opozitës për rezolutën e propozuar nga ta që të ndalohet bisedimi në Bruksel për kufijtë e Kosovës.

Kategori
Uncategorized

Dominoja e fundit

Nga Marlin Muça

Vendi ynë është lënë gjithnjë në marzhinat e skemave të mëdha që kanë ndryshuar peizazhin politik të kohës. Si të mos mjaftonte ky izolim dëshpërues, shteti shqiptar përmendet pak ose aspak në veprat që trajtojnë gjeopolitkën duke reflektuar rëndësinë e papërfillshme të vendit tonë në lojën e përgjithshme të fuqive të mëdha. Injorimi kronik që na është bërë shekujt e fundit ka rezultuar në zhvillimin me vonesë të shumë proceseve me rëndësi për pozitën tonë në rajon e më gjerë. Rilindja europiane e shekullit të 15 dhe 16 erdhi te ne 3 shekuj më vonë, në kohën kur individin si qendër e artit dhe shkencës, e kishte zëvëndësuar projekti ambicioz për formësimin e shtet-kombeve. Nuk është rastësi rëndësia e ulët e individit në kulturën shqiptare. Mungesa e përjetimit të nje epoke ku njeriut i atribuoheshin cilësitë më të vyera të gjithësisë, na shndërroi në një popull i cili e gjen paqen e tij të kolektivi.

90 vite më vonë dështimi ekonomik i Bllokut Lindor solli shpërbërjen politike të këtij të fundit. Teksa në Bashkimin Sovjetik apo Jugosllavi degjenerimi ekonomik, luftërat ndër etnike linden shtet-kombe të reja, në republikat e pavarura socialiste ndryshimi erdhi përbrenda duke kthyer sërish pronën private dhe ekonominë e tregut. Hungaria, Bullgaria, Rumania, Çekosllovakia, Polonia etj, ishin vendet që i shkëputën menjëherë fijet me regjimin e vjetër. Shqipëria mbeti e fundit dhe ndoshta me ndryshimin më gjysmak nga të gjitha vendet e tjera të botës komuniste. Mungesa e disidencës, izolimi nga bota perëndimore dhe nga ajo lindore, e bëri të pamundur përgatitjen e elitave të reja që potencialisht, mund ta udhëhiqnin vendin drejt një të ardhme të re politike. Riciklimi i figurave të vjetra në pamundësi të alternativave të reja ishin ato që gjymtuan transformimin e Shqipërise komuniste në një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Rrëmujat e viteve 90 ishin larg së qënurit një revolucion, ato madje dështuan të na çonin drejt një evolucioni duke e bërë këtë të fundit një proces të mangët dhe pa elementet e duhura për të ecur përpara.

27 vitet e fundit kanë qenë një ripërtypje e mundimshme e copërave të rendit të vjetër shërbyer në një garniturë të re. Një garniturë e yndyrshme e jo e shëndetshme që na ka shërbyer më shumë të gënjejmë veten sesa të na ketë nxitur për të ecur përpara.

Sot vijmë në fundin e një cikli politik, natyra e të cilit do të vëndosë si gjithmonë ecurinë e tjetrit. Edhe kësaj rradhe, Shqipëria është e fundit në Europë që do të përjetojë ndryshime të tilla politike. I gjithë pellgu mesdhetar, nga Spanja e deri në Greqi ka pësuar ndryshime të mëdha sociale dhe politike duke e lënë Europën të pasigurt për fatin e saj si kontinenti i bashkuar mbi ca vlera të përbashkëta kulturore. Ndërkohë që një Europë e re po përvijohet në horizontin gjeo-politik të kohës, klasa politike shqiptare ka filluar të kuptojë nevojën imediate për ndryshim. Kjo nevojë e mbarsur dhe me angazhimin ndërkombëtar krijoi emergjencën e kalimit të një reforme në drejtesi si parakusht i projektimit të një klase të re politike. Paralelizmi me vitet 90 ngelet i qartë:

– Ose do ecim përpara duke ruajtur segmente kyçe të sistemit të vjetër ( njësoj si vitet 90);

– Ose do të kemi një klase të re politike, pa lidhje të drejtpërdrejta me klasën e vjetër.

Sigurisht që zgjedhja e së dytës i lë hapësirë destabilizimit politik jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë, ndaj dhe ajo çka ka më shumë gjasa të ndodhë është ajo e para. Historia ka një mënyrë të çuditshme në riciklimin e skemave të së shkuarës që iu fshihen shoqërisë përmes trumbetave zhurmëmëdha të  revolucionit. Ajo çfarë dihet është se dominoja e fundit ka fatin e mirë apo të keq ( kjo i përket kohës) të mos parashikojë plotësisht atë çfarë vjen pas rënies. E sigurtë është vetëm rënia.

Kategori
Uncategorized

Ambasadore apo modele e BE-së në Shqipëri?

Nga Desada Metaj

Gjithmonë në këto 25 vitet e fundit, diçka i ndodh pjesës më të madhe të diplomatëve të rëndësishëm në Shqipëri. Diçka që i shndërron nga personazhe krejt të zakonshëm të vendeve nga vijnë, në superstar-at e një vendi ku tranzicioni nuk ka të sosur edhe pas përpjekjeve të shumta të ndërkombëtarëve.

Ambasadorë që flasin për gjithçka, ambasadorë që janë pjesë e shfaqjeve televizive, ambasadorë që jetojnë në realitete paralele me atë të vërtetin që jetojnë shqiptarët. Dhe së fundmi, një ambasadore grua që me zor po shkulet nga Shqipëria edhe pse i ka mbaruar mandati. Një zonjë, që veç kritikave të forta të opozitës për qëndrime jo korrekte, përtej akuzave për blerjen e një vile disa milionëshe në një zonë rezidenciale, ka patur gjithmonë admirimin e politikanëve të majtë, që duket se e kanë bërë atë të besojë që mund të jetë dhe një modele e rrjeteve sociale.

Përndryshe, nuk mund të shpjegohet që në faqen zyrtare të zyrës së BE në Tiranë, publikohen foto të zonjës Vlahutin që ndërsa merr titullin qytetare nderi e Vlorës, pozon përpara një pasqyre ku shkruhet : “për ty do të thyeja dhe rregullat”.

Ndoshta pak ditë para largimit jo fort të lavdishëm nga Shqipëria, ambasadorja ka dashur të thotë se për disa gjëra ja vlen të shkelësh rregullat. Gjë që siç duket i ka vajtur për mbarë dhe kur disa ditë më parë ka postuar po në profilin zyrtar të zyrës së BE në Tiranë një tjetër foto, ku ministri i brendshëm Xhafaj shfaqet si i dërguari i perëndisë, i adhuruar nga ambasadorja Vllahutin.

Se ç’mund ta lidhë kaq fortë një ministër të përfolur si të padenjë për postin edhe nga zyrtarë të lartë të BE, me të dërguarën e Brukselit në Tiranë, këtë vetëm zonja Vllahutin mund ta shpjegojë.

Por meqë ajo ka vendosur të flasë me fotot e saj më shumë se me deklarata, mjafton një shfletim i tyre në profilin zyrtar të zyrës së BE, për të kuptuar se më shumë se bodyguardët që i qëndrojnë ngjitur në çdo moment, zonja në fjalë ka një kujdes të shtuar për paraqitjen e saj në foto, në veshje dhe në kurimin e imazhit. Si për të na kujtuar që reforma në drejtësi, lufta kundër drogës dhe trafiqeve, dekriminalizimi i parlamentit apo dhe nisma të tjera europiane, kanë emër të fortë kur i dëgjon. Por kur vishen dhe prezantohen si ambasadorja në Tiranë, humbasin shumë nga serioziteti me të cilin nisin, për t’u “shqiptarizuar” dhe zhvlerësuar.

Nuk di a ka ambasadorë të tjerë që adhurojnë kaq shumë botën e showbizit në Bruksel, por nëse ka, duhet të lutemi që mos të t’i bien më pjesë Shqipërisë, që boll halle ka me pamjen dhe dukjen e kryeministrit të saj.

Kategori
Uncategorized

Albanien 2018! Centrum för internationell narkotikahandel, två polisministrar, relaterade till narkotikahandel.

Kategori
Uncategorized

Fatos Klosi ky sahan lëpirës sërb.

Fatos Klosit ishte dhe mbeti vetëm një legen dhe kokëtul.

Nafi Çegrani/

Fatos Klosi i cili si sahën- lëpirës, të cilin e përdorte spiunazhi jugosllav për interese të veta që nga vitet 1997-99 ose edhe më vonë në kombinacionet e saja operative.

Klosin e përdori edhe kundër angazhimeve të UÇK-së dhe bëri krime e kontrabandë me shitje dhe plaçkitje të armatimeve dhe parave, duke ua shit në njërën anë dhe duke ua zënë pritat kosovarëve në anën tjetër.

I kanë vrarë njerëzit dhe sërish ua kanë plaçkit paratë dhe armatimin e blerë më herët për t’i trenaferuar në Kosovë.

Klosi ka qënë në veprim sipas instruksioneve të Sherbimit sekret të Beogradit dhe Millosheviqit.

Unë lidhë me këto veprime kriminale të tij dhe të spiunazhit jugosllavo- klosian i cili për interese të tija personale u vu në shërbim tek të huajit kundër Kombit dhe Atdheut shqiptarë, dhe të zezat që ka bërë ai si tradhtar, mund të bëj një analizë të hollësishme në korelacion me të gjithë këtë dhe mbi spiunazhin jugosllav ku disa vite ka qënë i përfshirë vetë Fatos Klosi!

Mjerisht ky është fakt, të cilin herët apo vonë, do ta dëshmojë edhe historia!

Kategori
Uncategorized

Shqiptarët duan të ikin në SHBA dhe Evropë. Rama plan për sjellë Afrikanë në Tiranë.

Ndërsa Edi Rama, kryeministër po negocion të presë refugjatë të shumtë nga vendet e Afrikës në luftë e mizerje, qindra mijë shqiptarët që skanë mundur të ikin, po mendojnë të ikin.

Sipas të dhënave të “Pew  Research Center”, në Shqipëri kanë aplikuar 13% e popullsisë, duke u renditur vendi i parë në Evropë, ndërsa vendet e lindjes janë ato që kryesojnë.

Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Shtetit, në vitin 2017, kanë aplikuar për lotarinë plot 315,842, ndërsa në vitin 2018, ky numër është rritur më tej, duke shkuar në 367,231 aplikues.

Në Evropë, pas Shqipërisë vjen Moldavia me 11% si dhe Armenia me 9 për qind. Në Azi, Uzbekistani dhe Nepali renditen të parët, përkatësisht me 7 dhe 4%, ndërsa në Afrikë renditet Sierra Leone me 14% dhe Gana me 9%.

Në përgjithësi-thotë raporti-pothuajse 1% e njerëzve në vendet përkatëse kërkuan programin e lotarisë, ndërsa në total kanë aplikuar 22.4 milionë njerëz në vitin 2017 për programin e vizave. SHBA-të kanë pranuar vetëm 50 mijë persona, që u jepet karta jeshile, duke ju mundësuar vendbanim të përhershëm atje.

Megjithatë, numri i aplikuesve në vitin 2017 pësoi ulje, pasi një vit më herët kishin aplikuar 23 milionë persona. Ulja erdhi pasi administrata e Trump dhe disa anëtarë të Kongresit kanë kërkuar të eliminojnë programin – i vetmi i këtij lloji në nivel global.

Programi ka nisur në vitin 1995, dhe aplikuesit janë pranuar çdo vit, zakonisht në vjeshtë.

Përfituesit e vizave përzgjidhen rastësisht dhe mund të hyjnë në SHBA afërsisht dy vjet pas aplikimit të tyre fillestar. Për shembull, fituesit e lotarisë që aplikuan në vitin kalendarik 2017 kanë kohë deri më 30 shtator 2019, për të marrë vizën e diversitetit.

Megjithatë, jo të gjithë banorët e shteteve të botës mund të aplikojnë. Për shembull, banorët e Meksikës, Kinës dhe Indisë nuk mund të aplikojnë për shkak të numrit të madh të emigrantëve që kanë dërguar në SHBA, zakonisht numri i kalon 50 mijë.

Lista e vendeve të kualifikuara mund të ndryshojë çdo vit. Për shembull, për shkak të rritjes së emigracionit në SHBA, qytetarët e Bangladeshit u bënë të papërshtatshëm për lotarinë duke filluar nga viti 2011 dhe ata nga Nigeria u bënë të papërshtatshëm që nga viti 2013.

Të tjerë mund të fitojnë të drejtën për lotarinë nëse imigrimi në SHBA ngadalësohet, siç ishte rasti me qytetarë të Rusisë, të cilët filluan të kenë të drejtën që në fillim të vitit 2008, ndërsa ata nga Polonia nisën aplikimet duke filluar nga viti 2012.

Kategori
Uncategorized

PD, duhet të këthehet në identitet dhe tek rrënjët e saj.

PD duhet të këthehet në identitet.

Askush s’mund të guxojë të rikrijojë klane, apo ti mbylli derën një militanti të PD në qëndër dhe bazë.

Partia Demokratike nuk është vetëm e dyqind petritave të selfit, apo kafexhijve në oborri i saj. (ndjesë themeluesve, militantëve dhe qëndrestarëve)

Partia Demokratike nuk është dhe nuk duhet të jetë më një sofër vetëm për të ngënë zagarët apo zagaricat ata-ato që mundohen ti servilosen kryetarit, ata ato që vërtiten kafeneve të saj me lugë në brez, duke pritur llokmën e radhës, si nga klani që ikën apo dhe ai që vjen.

Partia Demokratike nuk mund të merret apo mbahet peng nga askush, e sidomos nga ata që sot po bejne viktimën, vipat e ish qeverisjes së kaluar (PD) e atyre që nuk pyesnin më as për gjë veç mbushjes se xhepave të tyre.

Ajo (PD) është ideal.

Partia Demokratike veç koalicioneve,duhet ti këthejë sytë nga të rinjtë, intelektualët, kontribuesit, të djathtët, klasën e ish persekutuar, antarët dhe militantët e saj deri në skajin më të largët brenda dhe jashtë vendit ti organizojë dhe bashkojë.

Ata dhe vetëm ata janë Aset i saj.

Nuk është faji i tyre për humbjen, mos votimin, apo distancimin, por i qëndrës, i të dërguarve të saj nëpër qarqe, i klaneve, të emëruarëve të përjetshëm të saj në opozitë dhe pushtet, apo ish hajdutët ministra dhe deputetë që i krijuan dhe forcuan këto klane në qeverisjen e saj, dhe bashkë me këlyshët e tyre ibënë opozitë me lloj lloj mënyrash më 2017,vetë Partisë Demokratike.

Këto klane për interesat e ndyra personale ndanë PD dhe militantët në grupe dhe grupazhe.

Emigrantët Shqiptarë sot ndihen të zhgënjyer dhe braktisur nga shteti dhe keq qeverisja e Ramës.

Partia Demokratike duhet ti këthejë sytë nga emigrantët, tju hapi dyert dhe të bashkpunojë me ta (me vepra jo me fjalë).

Organizohuni të shkatërrojmë dhe largojmë përfundimisht, klanet dhe klanexhinjtë që e shkatërruan dhe po e shkatërrojnë PD_në për interesat e tyre, si dije funksionarë nē pushtet dhe sot karrige thyer.

Të bashkojmë gjithë të ndershmit,qëndrestarët, kontribuesit, të zhgënjyerit, antaret, militantet e saj, dhe këdo që beson në vlerat demokratike për të larguar këtë bandë trafikantësh vrasësish dhe mashtuesish.

Përndryshe jo ky shtator por as dhjetë të tjerë nuk do mund ta largojnë këtë babëzi-qeveri, as të shpëtojnë vendin nga bandat dhe krimin e organizuar në pushtet.

Protestat duan qëndrestarët, militantët, antarët dhe simpatizantët.
Protestat duan zërin qytetar dhe vetë qytetarët, jo buz kuq, selfi dhe paradë mode.

Kategori
Uncategorized

A po e shihni oj loptë e mia se sa i zoti jam unë!

Berat Buzhala

Ka shku në Itali me e bo një foto me Ronaldon, duke abuzu me pozitën e tij politike.

Kryeministri i shtetit më të varfër në Evropë shkon në Itali, me e taku njanën prej ikonave të futbollit botëror. Dhe këtë takim e ilustron në Facebook, sikur me deshtë me iu thanë shqiptarëve:

A po e shihni oj loptë e mia se sa i zoti jam unë?

A po e shihni o zhelana cfarë Kryeministri të jashtëzakonshëm keni?

O të mjerë, ju nuk më meritoni mua, sepse unë e takoj cdo njeri në këtë planet, kurse ju nuk keni bukë me e mbushë stomakun.

Kategori
Uncategorized

Charteri që udhëtoi Rama për të parë Juventusin i përket kompanisë private serbe AIR-PINK

Avioni charter me të cilin ka udhëtuar Rama për në Torino për të parë ndeshjen Juventus-Lacio është me me “targën” YU-BTB dhe i përket kompanisë private serbe AIR-PINK (https://aviapages.com/company/air- pink/) që kryen udhëtime charter. Kjo kompani e ka bazën e saj në Beograd dhe është themeluar në vitin 2004 si pjesë e PINK INTERNATIONAL COMPANY. Pronar i kësaj kompanie është Zeljko Mitrovi?

Zelko Mitrovic (https://en.wikipedia.org/wiki/Zeljko_Mitrovic), 51 vjec është një manjat i medias, sipërmarrës, filantropist dhe CEO e themelues i PINK Media Group. Ai është gjithashtu anëtari i Grupit Serb të Komisionit Tripalësh të themeluar nga David Rokfeller.

Në vitin 2011 media serbe ka dhene lajmin se Zelko Motrovic synonte ti shiste një pjesë të aksioneve të kompanisë së tij MEDIA PINK GROUP në vlerën 150 milion euro një kompanie amerikane me emër SBB e cila i përket miliarderit Xhorxh Soros (https://www.24sata.hr/news/zeljko-mitrovic-udio-u-tv-pinku-prodaje- milijarderu-g-sorosu-233050).

Pyetjet që shtrohen në këtë rast: Përse Rama ka udhëtuar me një charter serb? Nëse pranohet si e vërtetë deklarata e Endri Fugës atëherë shtrohet pyetja: Përse Igli Tare ka përdorur një charter serb? Po Rama nesër me çfarë do të kthehet në Tiranë?

/Syri.net/

Kategori
Uncategorized

Televizioni serb prezanton hartën: Kështu do të duket Kosova pas shkëmbimit të territoreve.

Një Televizion në Serbi “TV Prva” ka prezantuar hartën e Serbisë së Madhe. Aty, shihet se deri ku Serbia në fakt pretendon të shtrihet.

Sipas kësaj harte të prezantuar nga ky televizion, territori i Kosovës do të rrudhet ndjeshëm.

Kjo është harta që e ka prezantuar Televizioni serb.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksander Vuçiq vazhdojnë të kërkojnë mbështetje vendore e ndërkombëtare për shkëmbime territoriale.

Për dallim nga ShBA-të që duket se nuk do të pengojnë realizimin e këtij skenari, kancelarja gjermane, Merkel ka dalë fuqishëm kundër kësaj ideje.

Deri më tani, presidenti i vendit nuk e ka mbështetjen e thuajse asnjë subjekti poliitk në Kosovë.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar luftë nëse preken kufijtë.

Ndërkaq Limaj e ka quajtur antikushtetuese idenë e Thaçit për shkëmbime territoresh.

Nga Lugina e Preshevës, tashmë kanë dalë liderët politik, pro idesë për ndërrime territoresh.

Kategori
Uncategorized

John McCain, një hero amerikan, një mik i shqiptarëve.

Nga Ruben Avxhiu

Shumica e shqiptarëve mësuan emrin John McCain, në 1999, kur ndryshe nga shumica e Republikanëve mbështeti vendimin e Presidentin Clinton për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë.

Po jo vetëm ata. Shumë amerikanë mësuan për të pikërisht në ato ditë, kur vendosmëria e tij për të mos folur sipas vijës partiake e dalloi atë nga kandidatët e tjerë presidencialë republikanë.

Sikur zgjedhjet të ishin bërë ato ditë, McCain do të ishte zgjedhur President në vend të George W Bush. Ky i fundit dhe kandidatët e tjerë nuk po dinin se si ta kundërshtonin Presidentin Clinton pa u bërë apologjistë të një krimineli si Sllobodan Millosheviqi. Ishin mbytur në përcaktimin e Kushtetutës se vetëm Kongresi mund të shpallë luftë.

Ndryshe nga ata McCain e kritikoi Presidentin Clinton, jo pse po ndërhynte në Kosovë, po se pse nuk po guxonte të përdorte trupa tokësorë. Se pse nuk po tregohej i gatshëm të përdorte të gjitha fuqitë në dispozicion për të mundur serbët. Më vonë, bashkë me kolegun e tij demokrat, Senatorin e Amerikës Joe Lieberman propozuan që SHBA të armatoste trupat e UÇK-së dhe t’u ndihmonte nga ajri.

Sa për rregullin se luftën e shpall Kongresi, u tha kolegëve të tij se nuk është zbatuar kurrë dhe duhej ta kishin hequr me kohë, po “na pëlqen këtu në Washington të kemi pak konfuzion pas të cilit të fshihemi”.

Senatorit të Amerikës, John McCain i dëgjohej fjala sepse kur fliste për luftën fliste për diçka që e dinte mirë. Po ashtu edhe për komunizmin. Si rob lufte, ai kishte vuajtur më shumë se 5 vite torturash çnjerëzore në burgjet e Vietnamit.

Një herë gjatë një prezantimi të një libri që veç të tjerash përshkruante jetën e të burgosurve në një vend komunist, përfshi edhe komunikimin me kod, duke trokitur në murin mes qelive, ai u tregoi njerëzve të mbledhur se pikërisht ashtu kishin arritur të mbijetonin edhe ai dhe të burgosurit e tjerë në Vietnam.

“Ajo trokitje në mur më është ngulitur përgjithmonë në kokë”, tha ai. “Edhe tani, më ndodh që trokas me kod në ëndërr”. Ai dha një shembull trokitjeje për të mbledhurit që e ndiqnin me kurreshtje. Në sallë ra heshtja, ndërsa dëgjohej “tap tap, tap tap tap, tap…”

McCain kishte shumë se çfarë të tregonte. Po historia e tij personale ishte edhe shpjegimi se pse u bë një nga kritikët më të mëdhenj të përdorimit të torturës nga CIA gjatë viteve të luftës kundër terrorizmit, pas 11 Shtatorit.

McCain ishte një njeri me pikëpamje të forta. Shqiptarët ishin me fat që gjetën mbështetje te një njeri, që si rrallë kush respektohej e nderohej nga të gjithë, Republikanë e Demokratë.

Ai mbështeti fuqimisht hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe nxiti Presidentin W Bush që Kosovës të bëhej e pavarur.

“Kosovën duhet ta heqim nga vitet 1990 e ta sjellim në shekullin 21 duke ia njohur pavarësinë”, tha ai gjatë Samitit të Mynihut në 8 shkurt 2008, gati 10 ditë përpara shpalljes së pavarësisë.

Isha ende në javët e para të punës si gazetar në SHBA, kur pata kënaqësinë që të ndjek, duke bërë fotografi e mbajtur shënime, një miting të shqiptaro-amerikanëve me John McCain. Takimi që drejtohej nga Joe DioGuardi dhe Liga Shqiptaro Amerikane u mbajt përgjatë Rrugës së 42, në Manhattan, ku McCain foli në mbështetje të Kosovës dhe të shqiptarëve që e brohorisnin dhe falenderonin për qendrimet gjatë luftës që sapo kishte mbaruar.

Nëse ai do të ishte zgjedhur President në vitin 2000, ndoshta Kosova do të ishte bërë e pavarur menjëherë as çlirimit.

McCain nuk ishte si politikanët e tjerë amerikanë.

Gjyshi i tij kishte qenë një Admiral me Katër Yje i Flotës Amerikane. Babai i tij kishte qenë gjithashtu Admiral me Katër Yje i Flotës Amerikane.

Një familje patriotike e lidhur ngushtë me ushtrinë dhe ndjenjën e detyrës, bëri që edhe John McCain të ndiqte rrugën e paraardhësve, duke zgjedhur karrierën ushtarake, nisur që nga shkolla, në Akademinë e Flotës së Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 1967, avioni që po pilotonte, gjatë luftës në Vietnam, u godit dhe u rrëzua. McCain mbijetoi, por u kap rob nga vietkongët, të cilët e torturuan çnjerëzisht duke e lënë me paaftësi fizike për gjithë jetën.

Ai ishte djalë admirali dhe ushtria amerikane negocioi shumë shpejt lirimin e tij. Po duke dëshmuar guximin dhe karakterin që e shqoi gjithë jetën. John McCain refuzoi që të lirohej pa shokët e tjerë të burgur, ushtarët e tjerë amerikanë të kapur rob e që ndryshe nga ai nuk kishin një baba të njohur e miq familjeje.

Vendime të tilla e kanë bërë që njerëzit ta respektonin deri në fund, edhe kur nuk ishin dakord me të.

Kur u kthye u prit si hero. Është nderuar me dy Zemra të Purpurta, me dy Legjione Nderi, tre Yje të Bronxtë etj.

McCain ishte gjithmon modest kur fliste për kohën e tij në Vietnam. “Kur shkova isha një pilot i ri e arrogant. Aty zbulova se isha thjesht human”.

I zgjedhur fillimisht kongresit, ai u zgjedh në Senatin Amerikan nga Arizona, në 1986. Qysh atëhere është rizgjedhur rregullisht dhe po kryente mandatin e tij të gjashtë në Senat.

Ndonëse një konservator i vendosur, vendimet e tij politike shpesh udhëhiqeshin nga pikëpamjet dhe ndjenjat personale.

Dy herë kandidoi për President. Në 2008, fitoi garën brenda Partisë Republikane por u përball me fenomenin historik që përfaqësonte Barack Obama. Kundërshtarë, por që të dy mbetën miq deri në fund.

Ai ka kërkuar që dy presidentët e fundit që ishin njëkohësisht edhe rivalët e tij për Shtëpinë e Bardhë, George W Bush dhe Obama të jenë folësit në funeralin e tij.

Mungon në këtë kërkesë presidenti Donald Trump për të cilin kishte një antipasti të madhe, të theksuar sidomos për shkak të qendrimeve ndaj Vladimir Putinit, të cilin McCain e shihte si rrezikun më të madh të paqes dhe sigurisë në botë.

Kur dha një prej intervistave të fundit, pasi ishte diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme, se si do të dëshironte që ta mbante mend historia, John McCain u përgjigj: “I shërbeu kombit të tij”.

Pastaj shtoi: “Nganjëherë nuk diti të veprojë si duhet, shpeshherë gaboi, po gjithnjë i sherbeu kombit të tij – dhe mbase mund të shtohet: me ndershmëri”.

John McCain i shërbeu më shumë se kombit të tij. Me qendrimet e tij, ai i shërbeu paqes, lirisë dhe demokracisë në botë. Me qendrimet e tij ndihmoi që sot shqiptarët dhe Ballkani jetojnë një jetë më të mirë. Shërbeu vetë si një shembull i gjallë për një botë më të qytetëruar e civile. Si u shpreh kolegu dhe kundërshtari i tij për dekada në Senat, Joe Biden, “ndikimi i tij në Amerikë nuk mbaron me vdekjen e tij. As pak. Do të vazhdojë në vitet që do të vinë”./Illyria

Kategori
Uncategorized

Në Stamboll një lajm gëzimi thonë u zu Shemo Brahimi! Qysh u zu? Ku zihet trimi!? Nëntë vjet në mal firar se nuk desh të vejë ushtarë…

Poezi popullore e mbledhur nga Arshi Pipa. Vlerësuar me superlativa nga përmbledhësi, si një nga perlat e poezisë popullore.

Genti Labi/

Shemo refuzoi te shkonte ushtar, se donte te ishte i lire, dhe u arratis. Per nente vjet brodhi neper Ballkan duke vjedhur e plackitur te pasurit, duke ndihmuar te varferit. Dikur e mori malli, u kthye ne Gjirokaster per te pare gruan, qe e kishte rrembyer qysh fare te re dhe femijet e vet. E tradhetoi kushuriri, e kapen dhe e ekzekutuan. La amanet qe e shoqja te martohet. Ajo tha: Kurre nuk do martohem. Do ia kushtoj jeten kujtimit te tij dhe do rris djalin qe t’ia marre hakun.

Gjirokastër ishe zonjë,

Gjirokastër mbetç belonjë

Kape vrave një shqiponjë

le pa këngë nji milonjë!

Në Stamboll një lajm gëzimi

thonë u zu Shemo Brahimi!

Qysh u zu? Ku zihet trimi!?

Nëntë vjet në mal firar

se nuk desh të vejë ushtarë…

-S’vete tha, nuk ia kam ngenë!

Dhe nënt vjetë e brodhi dhenë

Rumelinë edhe Morenë.

Qysh e futën pra në lak,

mos u lodh a mos u mplak?

U mërzit nga çeta vallë,

mos i shkrep i ra një mall

për një stan për një kope,

për një stan në Valare

Për fëmijë, për gruan e re

u kandis se do ta falne!

Jo mor jo, s’u mplak hajduti,

as u lodh as falje luti

po s’mendoi se do ta shesë

kushëriri me të pabesë,

faqeziu i shtroi gosti

me mish të pjekur e raki

e kallzoi në qeveri.

Në bodrumet e kalasë

vjen Hysni Pashai t’i flasë

Ia lëroni ca litarët…

Fol hajdut trego të vrarët

se ke djegur e plaçkitur

se ke shtypur e neveritur

ligjet, forcën e Sulltanit

kundër dinit dhe vatanit,

vilajetit i kalle datën,

të kam ndjekur: ditën natën

dimër verë që nga prapa,

Shemo, më në fund të kapa!

O Pasha, që flet mbi fron

s’jam ashtu si më gjykon

me koshadhe me xhandarë

më ke ndjekur, të kam vrarë,

për haraç të marrë armikut

për grabitjen e çiflikut

të një beu t’një agai

mirë vërtet se paskam faj,

Po le të më thotë njeri

se rrëmbeva dhën e dhi

nga një bujk nga një bari!

Unë i dhashë varfanjakut

Zoti e di e më ardhtë hakut

edhe çupa kam martuar

pleqë bonjakë kam ndihmuar

Ah pse s’thashë peqe lepe

për nizam e për xhelepe

për një mbret në vend të tij

që s’më di dhe as e di

Jam hajdut, pëlqej më mirë

të rroj malesh ujk i lirë

se sa balo me zinxhirë!

Shemo! Nesër që me natë

të këtillë ligjëratë

bëja lakut edhe rrapit

Ah s’i pres mëshirë kasapit!

Amanet Pasha një gjë

porosi Lules i lë

të martonet. E grabita

kur ish foshnjë. Vetë e rrita

është e re njeri nuk ka,

fëmijët t’i jepen tim vëlla

Gjirokastra male e brigje

qan një grua qan me ligje:

Se të njoha korba, kurrë

Lulja jote s’merr më burrë!

Do rris djemtë t’u kall zjarrë

hakën tënde për të marrë!

Pasuri oxhak nuk dua

do të bredh krua më krua

të dëgjoj këngët e tua.

Kategori
Uncategorized

Ne kohen e S.Tahirit M/Brëndëshme u bastardua ne roje te grupeve kriminale qe kultivonin lende narkotike!

Media qe hesht…

nga Flamur Veizi.

Në një intervistë eskluzive për faktor.al, gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj i përgjigjet pyetje në lidhje me denoncimet e fundit që ka bërë në rrjetet sociale dhe media online, duke zbërthyer ngjarje, personazhe e grupe të krimit të organizuar.

Z. Vezaj, edhe pse prej disa kohësh në SHBA, ju keni shumë aktiv nëpër rrjetet sociale dhe mediumet online, me denoncime specifik për grupe kriminale që veprojnë në Shqipëri, madje ju, ashtu si më parë ish-ambasadori LU, keni përdorur emra dhe mbiemra?

PERGJIGJE: Mundohem te jam ne koherent me ngjarjet ne Shqiperi edhe pse koha eshte e kufizuar per shkak te angazhimit tim ketu ne SHBA!

Te jemi realist, po te isha ne Shqiperi, ashtu si shume kolege te tjere, nuk do te guxoja te permendja keto emra! Nuk do guxoja per faktin se nuk do isha i sigurt per jeten time dhe pjesetaret te familjes time! Fatkeqesisht kjo eshte e vertete! Pasi edhe shume kolege i dine keto qe permend une ne komentet e mia por nuk guxojne ti thone! Pasi fatkeqesisht nuk te ofrohet asnje siguri nga institucionet dhe as nga media ku je i angazhuar! Shkak se keto individ perveç se jane kriminel dhe me te shkuar te erret, kane edhe mbeshtetjen e tyre nga politika, policia, prokuroria apo edhe media ne disa raste! Them edhe media, sepse tashme eshte provuar qe disa nga keto persona kriminel, me aktivititet biznesi, jane edhe financues te portaleve te ndryshem edhe te rendesishem, ne media kombetare dhe gazetat me me tirazh ne vend! Dhe ky financime ne emer te reklames vjen per ti mbyllur gojen medias qe mos te shkruaj per ato persona! Kjo u provua edhe ne shkrimin tim te fundit, ku vetem media juaj dhe tre portale online pasqyruan shkrimin tim “Forca e ligjit” e thene ndryshe Forca ndaj te vrareve” ku permenda emrat e personave te rrezikshem te cilet kane edhe mburoj politike! Kjo tregoj edhe njehere se kriminel financojne media fatkeqesisht!

Z. Vezaj, ju keni kritikuar ministrin Xhafa për propagandë në lidhje me operacionin Forca e Ligjit, që në fakt ju e quani forca e të vdekurve, duke iu referuar një sekuestrimi të pasurive të kohëve të fundit. Si e vlerësoni punëne Xhafës në lidhje me luftimin e krimit?

PERGJIGJE:

Une e kam kritikuar dhe vazhdoi te kritikoj propaganden qe bejne ne m inistrinë e brendshme!

Ne kohen e S.Tahirit ky institucion u bastardua ne roje te grupeve kriminale qe kultivonin lende narkotike! E ndersa ne kohen e Xhafaj ky institucion po vepron me emra te selektuar duke lejuar trafikimin e hashashit te kultivuar ne kohen e Tahirit dhe me pas! Nuk mund te deklarosh te fituar luften kunder kultivimit te hashashit kur here pas here njoftohet per zona te tera te kultivimit per te mos thene pastaj per rastet e trafikimit ku autoritetet italiane thuasje cdo jave kapin e sekuestrojne tonelata hashashi! Per tju kthyer sekuestrimin te aseteve, eshte e turpshme qe merren me pasurinë e njerezve te vdekur, jam dakord qe edhe ata duhet bllokuar por fillimisht sekuestro edhe pasurine e ketyre te gjalleve qe vazhdojne te bejne biznes me politikane e me tendera publike! Dhe per kete fakt them qe po vazhdohet “lufta e krimit”me selektime dhe vetem atehere kur policite e rajonit ose vendeve perendimore sjellin materialet dhe kerkojet goditja! Pavaresisht te gjitha ketyreve,qe jane shume te rendesishme, mendoj se Xhafa ka humbur edhe besimin tek qytetaret per shkak te vellait te tij! Sepse edhe vet i vellai i tij Agron Xhafa i denuar per trafik droge eshte subjekt i ligjit antimafia dhe vet ministri duhet te hetohet per pasurin e tij per shkak te denimit te vellait dhe ne asnje rast policia nuk ka vepruar ndaj tij e çfare te mendojne qytetaret per luften kunder krimit! Ja pra pse jam kritike dhe vazhdoj te jem pasi nuk mund te drejtohet ministria e brendshme nga nje minister ku eshte subjekt i ligjit antimafia!

z. Vezaj, ju keni një eksperiencë të gjatë në gazetarinë e kronikës dhe njihni me burimet tuaj, grupet kriminale e mafioze që operojnë në vend. Në fakt, doja tju pyesja cilat janë këto klane mafioze e grupe të strukturuara kriminale për të cilën flitet shumë në ajër, por askush nuk përmend emra e zona operimi. Ju çmund të na thoni?

PERGJIGJIA: Une mundohem te mbaj kontaktet me burimet edhe pse per shkak te experiences shume informacione i kemi siguruar me kohe! Grupe kriminale ne Shqiperi ka disa por Mafia me strukturen dhe menyren e funksionimit te saj mendoj se ne Shqiperi nuk ka! Por grupe kriminale qe tashme jane fuqizuar shume jane disa qe funksionojne ne qytete te ndryshme te Shqiperise! Si ne Fier personat qe kisha permendur ne shkrimin e fundit si personat Arben Isufaj, Renato Cami apo te tjere ne qytetin e Fierit, ne Vlore ish politikane dhe personat e lidhur me trafikun e droges ne Spanje qe per llogari te ketij trafiku kane bere disa vrasje ne Shqiperi edhe te femrave, ne Lezhe grupet e drejtuar nga bizmesmen e politikane si dhe ish deputetet Ndoka e Prenga me influencë te madhe ne zone, ne Shkoder pjesetare te familjes Bajri e bardhok plllana e disa te tjera , ne Elbasan te njohurit e fisit Capja dhe dhenderri i kryetarit te bashkise se Elbasanit qe tashme terrorizon qytetin prej kohesh. E ish deputetit Aqif Rakipi qe ka nje influenc te madhe ne zone dhe lidhje me perosna te rrezikshem, ne Kavaje linjat.

More Recommended Stories.

Kategori
Uncategorized

Nuk mund të ketë mbështetje të SHBA nëse Shqipërinë dhe Kosovën i drejton George Soros!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Avokati i njohur Altin Goxhaj permes nje postimi ne facebook shkruan, se levizja AntiSoros eshte kundër fushatës së propagandës sorosiane së fake news-eve antiamerikane.

Postimi i plotë:

Reagim i Levizja AntiSoros kundër fushatës së propagandës sorosiane së fake news-eve antiamerikane!

Të njëjtët njerëz dhe media (mercenarë të Soros) që heshtën për rolin e zbuluar deri në detaj të Alex Soros në Skenarin për humbjen e territoreve më me vlerë të Kosovës në dobi të Serbisë kanë mbushur brenda 24 orësh opinionin publik në Shqipëri dhe Kosovë me fakenews-e sikur SHBA janë dakort me skenarin e Soros që po zbatohet nga 2 maskarenjtë e Soros Rama dhe Thaçi. Po kërkojnë me çdo kusht për të shpëtuar b.. nga Cunami Trump krijimin e një fryme antiamerikane!

Për këtë po përdorin deklaratën e një këshilltari të Shtëpisë së Bardhë i cili ka qenë një ndër zërat më të ashpër dhe të rrallë amerikanë kundër pavarësisë së Kosovës në 2008!

Ai ka thënë dje në një seminar në Kiev të konfirmuar për Radion Europa e Lirë se ai MENDON se SHBA nuk do të ndërhyjnë nëse Kosova dhe Serbia janë dakort të shkëmbejnë territore!

Ndërkohë pas kësaj fake news pa fund nuk pushojnë sikur DASH dhe Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar! Ky është një mashtrim i ndyrë pasi nuk ekziston absolutisht asnjë deklaratë e tillë mbështetëse apo e konfirmuar por marrin opinionin e një profesori universiteti Daniel Serwer që punon në një OJF dhe e shesin sikur është reagim i Qeverisë Amerikane!

Po kush është John Bolton që ka thënë në një seminar në Kiev që SHBA s’kanë pse ndërhyjnë nëse shqiptarët dhe serbët e duan këtë gjë? Ai siç del në këtë link https://www.rt.com/…/john-bolton-kosovos-independence-a-da…/ ka mendimin e tij prej 10 vjetësh në mos më shumë se Kosova as që duhet të jetë e pavarur por duhet të jetë e gjitha nën Serbi dhe jo vetëm disa copa!

Por kjo propagandë fake newsesh arriti kulmin tek deklarata e ushtarit të Soros në Kosovë Enver Robelli (i cili nuk e tha asnjë llaf për rolin e Alex Soros) se Shqiptarët duhet të largohen nga Washingtoni dhe ti afrohen Berlinit: “Kosova duhet të zgjedhë: me Boltonin apo me Merkelin?” duke e bërë fakt të kryer fake news-in sikur ky është qëndrim i SHBA dhe jo mendimi i një këshilltari që se ka dashur kurrë Kosovën të pabarur! (http://www.gazetatema.net/…/mes-njeriut-te-trump-qe-i-sheh…/ )

Ndërkohë Mero Baze hapur e thotë: “Nëse plani avancon, Trumpi do të hyjë në histori si Presidenti që varrosi ëndrrën shqiptare në Ballkan, duke e coptuar atë dhe duke hedhur poshtë investimin amerikan dhe europian për lirinë e saj.” Ndërkohë po ky Mero Baze heshti deir dje dhe sot me komandë filloi hapur propagandën kundër SHBA (http://www.gazetatema.net/…/trump-istet-ne-politiken-shqip…/ )!

Po ashtu edhe Shpend A. Ahmeti një bursist i Soros i cili e pranoi kur e pyeti një gazetar se kishte fol me Alex Soros për marëveshjen me Serbinë dje filloi propagandën antiamerikane sikur SHBA kanë ndrruar qëndrim ndaj Kosovës!

E kuptoni pra se çfar po ndodh? Jemi në ditët më të zeza ose në ditët e para të shpërthimit kundër këtyre maskarenjve që duan të shkërdhejnë Shqipërinë dhe Kosovën bashkë por këtë se bëjnë dot pa shkatërruar dhe prishur marëdhëniet me SHBA!

Dhe mbrapa këtyre maskarenjve siç ju kemi thënë është Mafia Soros e cila i ka mbyll pazaret me të gjithë kundërshtarët e SHBA për të eleminuar influencën amerikane në Ballkan: Rusinë, Kinën, Turqinë, madje dhe Gjermaninë dhe kuptohet pala përfituese ësht Serbia!

Të mendosh se SHBA do të lejojnë që Trepçia (vlera e saj në 2050 është 100 fish më e madhe se sot) dhe maja e Kopaonikut (https://www.syri.net/…/synimi-serb-kerkon-t-i-marre-kosove…/ ) që kontrollon ushtarakisht gjithë Ballkanin do ti lehen Rusisë apo Kinës kjo është tallja më e madhe me gjeopolitikën por propaganda antiamerikane pikërisht te injoranca e një pjese të opinionit publik e ka suksesin!!!

Levizja AntiSoros fundjavën që vjen do të jetë në Kosovë për të prezantuar propozimin e saj se si shpëton Kosova nga Axhenda Soros dhe shteteve që qëndrojnë pas Soros për copëtimin e Kosovës dhe humbjen e luftës së fituar të Kosovës në 1999:

Inicimi në Kuvendin e Kosovës i shkarkimit të Thaçit dhe njëkohësisht dëbimi i Soros nga Kosova si veprimi që do të sjellë interesin dhe mbështetjen ndërkombëtare sdms amerikane për ndalimin e Axhendës AntiShqiptare të Soros!!! Mos harroni! Nuk mund të ketë mbështetje të SHBA nëse Shqipërinë dhe Kosovën i drejton George Soros!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Kategori
Uncategorized

Origjina shqiptare e presidentit grek Karolos Papulias

Siç kemi shkruar në shkrimet e mëparshme shumë kryetarë që kanë udhëhequr Greqinë kanë qenë shqiptar ose kanë pasur origjinë shqiptare. Njëri nga këta kryetarë që ka origjinë shqiptare është edhe kryetari i Greqisë, Karolos Papulias i cili që herët është një mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Karolos Papulias, 84 vjeçar, është rizgjedhur dy herë Kryetar i Republikës greke dhe në fund të mandatit dhe karrierës së tij të gjatë politike ka zgjedhur të vizitojë edhe njëherë Shqipërinë më 3-5 Nëntor. Si mikpritje për vizitën e tij po ribotoj më të gjerë disa të dhëna për origjinën e tij shqiptare si dhe për politikën miqësore që ai ka zhvilluar në drejtim të Shqipërisë.

Karolos Papulias gjithnjë ka qenë çelësi i zhbllokimeve të marrëdhënieve të krizave të ngrira të politikës midis Greqisë dhe Shqipërisë. Atij i takon merita se ideoi në fillim të viteve 1980 heqjen e ligjit të gjendjes së Luftës me Shqipërinë, por ky ligj nuk u miratuar nga Kuvendi i Greqisë. Ai ka lindur më 1929 në fshatin Voshtina (sot quhet Pogoniani) pranë kufirit me Shqipërinë. Ky fshat ndodhet në krahinën e Çamërisë dhe dikur banohej nga popullsia shqiptare. (Siç dihet në vitet 1913 – 1945 qeveritë greke dëbuan me forcë popullsinë shqiptare nga trojet e tyre mijëravjeçare. Kështu, qindra bashkëfshatarë të Kryetarit të sotëm grek u përzunë me dhunë edhe nga fshati i lindjes së tij Voshtina. Në Voshtinë sipas të dhënave shqiptarët kanë banuar që në shek.XVI, pas përzënies së shqiptarëve mysliman, në këtë fshat u sollën vlleh dhe “grek” nga Azia e Vogël.)

Pas mbarimit të shkollës së mesme në Janinë Karolos Papulias studioi për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe doktoraturën e mbrojti në universitetin e Këlnit. Që në moshë të re ishte pjesëtar i rezistencës kundra pushtuesve nazistë gjermanë. Më 1974 u bashku në partinë socialiste PASOK dhe u bë anëtar i Këshillit Qendror të Lëvizjes dhe që nga Prilli i 1975 zgjidhet Sekretar i Komisionit të marrëdhënieve me jashtë të PASOK-ut dhe në vitin 1977 zgjidhet për herë të parë deputet i PASOK-ut për Janinën. Ai ka qenë njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë i themeluesit të PASOK, Andrea Papandreut, Papulias mori postin e Ministrit të Jashtëm më 1981 dhe që atëherë luajti një rol të rëndësishëm në formimin e politikës së jashtme të qeverisë së Pasok-ut. Ai ka qenë Ministër Plotësues i Jashtëm 8/2/1984-5/6/1985 dhe nga 5/6/1985- 26/7/1985 dhe Ministër i Jashtëm 26/7/1985-2/7/1989 si dhe në periudhën nga 13/10/1993-22/1/1996. Në Nëntor të 1989 mori pjesë në qeverinë ekonomike të Ksenofoda Zolotas si Ministër Plotësues i Mbrojtjes Kombëtare. Më 24 Shtator 1990 në Kongresin e dytë të socialistëve grek zgjidhet anëtar i Këshillit Qendror të partisë, post në të cilin rizgjidhte deri në Kongresin e gjashtë në Nëntor të 2001. Më 11 Tetor 1995 zgjidhet për herë të parë anëtarë i Këshillit Ekzekutiv të PASOK-ut dhe një vit më vonë u betua si anëtarë i Sekretarisë Politike. Në Tetor të vitit 1996 zgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar për Çështjet e Jashtme dhe të Mbrojtjes dhe në Korrik të 1999 zgjidhet Kryetar i Komisionit për çështjet e jashtme dhe të mbrojtjes të parlamentit grek, post në cilin rizgjidhet edhe më 2001, 2002 dhe 2003. Në vitin 2005 u zgjodh Kryetar i Republikës greke dhe më 2010 u rizgjodh përsëri në këtë post të lartë shtetëror. Është i martuar me Maria Panu dhe ka tre vajza.

Karolos Papulias kur ishte ministër i jashtëm i Greqisë bëri vizitën e parë në Shqipëri, Janar të 1985 në hapjen e pikës të kalimit kufitar të Kakavijës. Në nëntor të vitit 1987 Karolos Papulias me një grup ministrash grek vizitoi për herë të dytë Shqipërinë. Midis ministrave në atë vizitë ishte edhe ministria e kulturës greke me origjinë shqiptare Melina Mërkuri. Kur marrëdhëniet greko-shqiptare në nëntor të vitit 1993 ishin të keqësuar për arsye të dëbimit të një prifti grek nga Shqipëria i cili akuzohej për agjitacion. Atëherë policia greke dëboi me forcë mbi 80 mijë emigrantë ekonomik shqiptarë nga Greqia. Ministri i jashtëm grek i Partisë Socialiste PASOK i sapo zgjedhur Karolos Papulias do të udhëtonte drejtë Shqipërisë për të zhbllokuar marrëdhëniet dypalëshe që ishin ngrirë në qershor të vitit 1993, kur në pushtet në Greqi ishte Partia Demokracia e Re. Në prill të vitit 1994 në repartin ushtarak të Peshkëpisë në rrethin e Gjirokastrës, një komando paramilitare greke e grupit MAVI vrau kapitenin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arben Gjini. Po në gusht të atij vitit piloti grek Kosta Vrakas hedh nga avioni i tij në Jug të Shqipërisë fletushka me shkrime kundër Kryetarit të shtetit shqiptar z.Sali Berisha. Dhe përsëri ishte ministri i jashtëm i Greqisë Karolos Papulias që do të udhëtonte në Tiranë për të zhbllokuar krizën politike midis dy vendeve. (Papulias ka patur lidhje të ngushta me studiuesin arvanitas Aristidh Kolën)

Origjina Shqiptare.

Sipas një shkrimi të botuar në gazetën Republika në Gusht të vitit 1995 shkruhet se: “Karolos Papulias është me origjinë të pastër shqiptare. Babagjyshi i tij quhej Sulejman dhe i përkiste fesë islame dhe ishte nga fshati Voshtina”. Këtë e deklaroi arvanitasi i shquar tashmë i nderë Aristidh Kola. Në librin e Kolës “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”, në faqe 195 e lexojmë emrin e Sulejman Papulies. Nga librat e botuar në shek.XIX dalin të dhëna se njëri nga pushtetarët e Prevezës quhej Tahir Papulia. Por këto janë të dhëna për të cilat duhet të shkruajmë herë të tjera më gjerë. (Interesantë është fakti se edhe emri Karolos nuk është një emër greke, por gjerman. Me këtë emër quheshin Despoti i Epirit në shek.15, italiani Karolos Tokos i Parë dhe i Dytë).

Kryetari grek Karolos Papulias ka qenë shok klase në fshatin e lindjes me aktorin fierak çamin Fuat Boçin dhe midis tyre ruhet ende një miqësi e mirë. Gazetarja Marina Vihu përmes një shkrimit të saj botuar në vitin 2005 ndër të tjera sjell kujtimet fëmijërore nga jeta e Fuat Boçit: “Një ditë ndërsa ishim nisur për në shkollë me Karolosin, na u kthye mendja dhe shkuam për zogj. Ditën tjetër, mësuesja na nxori të dyve para klasës dhe na i shkuli veshët kaq fort, saqë më dhembin edhe sot e kësaj dite”. Fuat Boçi po ashtu kujton të atin e Karolos Papulias, kolonelin në lirim Grigoris Papulias, i cili i nxirrte thuajse lakuriq në dëborë, i mbulonte me të dhe pastaj i vinte të vraponin që të kaliteshin. Për të vërtetuar nëse Karolos Papulia e flet shumë mirë gjuhën shqipe duhet pyetur Fuat Boçi i cili di shumë gjëra për origjinën shqiptare të presidentit grek.

Voshtina Pogoniani.

Voshtina gjendet buzë kufirit greko-shqiptar, përballë fshatrave të Gjinokastrës. Nëse do të futemi thellë në historinë e Epriti ku bënë pjesë edhe Voshtina, Despotati i Artës ku ka qenë përfshirë Janina dhe Voshtina në fillim të Shek.XI e deri sa u pushtua nga Osmanët më 1449, asnjëherë nuk ka qenë i udhëhequr nga Despot grek, por nga latinët dhe shqiptarët. Kur Stefan Dushani pushtoj Ballkanin ai u ndesh me shqiptarët të cilët e rimorën përsëri Despotatin e Artës. Atëherë logjika e thjeshtë ngre pyetjet përse Epiri asnjëherë nuk është udhëhequr nga Despot grek? (Sepse popullsia nuk ishte greke, por shqiptare).

Voshtina nga mesi i shek .XVI e në vazhdim njihet se është themeluar dhe banuar nga shqiptarët mysliman. Voshtina ishte qendra e fshatrave të Pogonit dhe i përkiste administratës turke të Gjirokastrës. Voshtina mbeti si qendra administratës të zonës së Pogonit deri në vitin 1922, më tej qendra u vendos në Delvinaq. Voshtina ishte dikur një fshat me rreth 3.000 banorë dhe në vitin 1924 u hap gjimnazi në godinën ku dikur shërbente administrata osmane. Gjimnazi kishte edhe konviktin e vet ku strehoheshin nxënësit e fshatrave të tjerë që ndiqnin shkollën.

Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane Voshtina i përkiste Peshkopatës së Vlorës. Ka pasur xhami, kishë, një shkollë për myslimanët dhe një shkollë për ortodoksit, rreth 5 dyqane. Me përzënien e shqiptarëve mysliman nga treva e Çamërisë në zonën e Pogonit dhe në Voshtinë qeveritë greke sollën popullsi vllehe si dhe “grekët” nga Azia e Vogël për të bërë sa më të lehtë asimilimin e shqiptarëve ortodoks që mbetën në Çamëri. Vllehët dhe “grekët” e ardhur nga Azia e Vogël u vendosën në shtëpitë e shqiptarëve mysliman duke marrë në përdorim dhe tokat e tyre.

Pas viteve 1990, shumë fëmijë të minoritetit grek, por edhe fëmijët shqiptar të fshatrave buzë kufirit vazhduan gjimnazin në Pogoniat. Sot në fshat banojnë rreth 80 njerëz.

Kategori
Uncategorized

Komunistët, edhe në demokraci, e lexojnë CIA-n mbrapsht.

Alfred Lela

Një rifreskim i databazës së të dhënave të CIA-s, më saktë atij raporti që njihet botërisht si World Factbook, me sa duket e ka gjetur të papërgatitur ministrinë e Brendshme shqiptare dhe shefin e saj, Fatmir Xhafaj. Në fund të një tabele të gjatë, me tregues të gjithëfarshëm, CIA jepte, si zakonisht, edhe një panoramë të narkotrafikut shqiptar.

Kështu, sipas raportit  të CIA, Shqipëria është:

-pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore;

-rrugë ballkanike për tranzitin e hashashit dhe kanabisit, dhe pjesërisht kokainës, nga Amerika e Jugut, e destinuar për Europën Perëndimore;

-burim kryesor për prodhimin e kanabisit;

-ka organizata aktive shqiptare të narkotrafikut të shpërndara në Europë;

-vulnerabël (e ekspozuar) për pastrimin e parave, që lidhet me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe qënieve njerëzore.

Si zakonisht, mediat afër opozitës apo ato anti-qeveritare, e kanë publikuar këtë raport ndërkombëtar, ndryshe nga mediat pro-qeveritare, të cilat janë edhe më të shumta. Nga ana tjetër, këto të fundit nuk kanë përtuar t’i bëjnë jehonë reagimit të Ministrisë së Brendshme për këtë raport.

Ministria e quan publikimin e këtij raporti si ‘të pasaktë dhe keqorientues’. Sepse, sipas MB, ‘koordinatat’ e drogës ishin të njëjta për Shqipërinë, duke filluar nga viti 2007 e këtej. Për të ilustruar këtë ‘vëzhgim’ të sajin, deklarata e Ministrisë jep edhe print screen-et (fotot) e raporteve të CIA-s për drogën, të viteve 2018 dhe 2007. Pa shkuar te ky krahasim, dhe gjetja e një ‘ndryshimi’ mes dy raporteve, le të pranojmë për një çast hipotezën së cilës i mëshon ministria e z. Xhafaj, sipas së cilës asgjë nuk ka ndryshuar në panoramën e narkotikëve, që nga vitit 2007. (Të kuptohemi, jepet qëllimisht viti 2007 kur vendin e drejtonte një qeveri e PD, për të thënë se kështu ka qenë në kohën e tyre).

Edhe duke pranuar këtë linjë mendimi, pra duke rënë në ‘kënetën e mosndryshueshmërisë’ që propozon Ministria e Brendshme, kjo nuk na lejon më shumë se të kuptojmë ‘mjerimin’ shqiptar. Si rregull, qeveritë zgjidhen për ta përmirësaur gjendjen, në raport me paraardhëset, dhe fakti se z. Xhafaj pretendon se në 11 vjet nuk ka ndryshuar asgjë, do të thotë se ai, bashkë me PS, dhe kryeministrin Rama, kanë patur plot 5 vjet për të bërë diçka, dhe nuk kanë bërë asgjë. Kjo do të ishte logjika e të menduarit në terma demokratikë, inteligjentë, elektoralë, por edhe dashamirës në raport me popullin tënd.

Kështuqë, z. Xhafaj, edhe nëse nuk ka ndryshuar asgjë, as në Shqipëri as në raportin e CIA-s, prapë ju dhe Kryeministri juaj, jeni fajtorë. Prej 5 vjetësh të tillë.

Duke e lënë atë fushë magnetike iluzionesh që Sabato do e quante ficciones, të hidhemi në terrenin e ashpër të fakteve. Aty gjërat kanë ndryshuar. Kjo jepet qartë edhe në raportin e CIA-s, të rifreskuar më 16 gusht 2018. I cili ka një ndryshim sasior dhe cilësor nga raporti i vittit 2007, që merr si referencë krahasuese ministria e Xhafajt. Në një anglishte të thjeshtë, në raportin e 2007 thuhet: opium i kufizuar dhe prodhim i shtuar kanabisi (limited opium and groëing cannabis production).

Në raportin e vitit 2018, fjalia ndryshon në këtë formë: significant source country for cannabis production (burim kryesor i prodhimit të kanabisit).

Duke perifrazuar togfjalëshin e një prej drejtoreshave të Ramës, me të cilën edhe ju vetë jeni përballur në një Komision parlamentar, z. Xhafaj: Ku (nuk) qëndron ndryshimi këtu?!

Fragmentet e raporteve te CIA-s paraqitur ne deklaraten e MB:

(Fotot ilustruese janë të wordpres.com)

Kategori
Uncategorized

Miqësia me njeriun e Aldo Bares, asgjë për t’u çuditur nga Taulant Balla.

Për t’u njohur me njeriun të cilin Taulant Balla e prezanton si mikun e tij, nuk është nevoja të kujtohen me detaje bëmat e Bandës së Lushnjës. Loja me kokën e prerë në mes të qytetit, krijimi i Komisariatit nr.2, historitë e përdhunimit, vrasja e policëve, pengmarrjet, trafiku i prostitutave dhe i drogës ishin pjesë e aktivitetit të bandës së famshme edhe për lidhjet e vazhdueshme me deputetët socialistë, gjatë dhe pas kaosit të vitit 1997.

Disa ditë pasi është vënë në shënjestër të opozitës për lidhjet me Mond Begon, Taulant Balla jo vetëm i konfirmoi thashethemet që e lidhnin me njeriun e besuar të Aldo Bares, por tregoi dhe miqësinë familjare që kishte me këtë person, dikur trafikant droge, sot biznesmen ndërtimi në Tiranë.

“Personin në fjalë sigurisht që e njoh. njoh bashkëshorten e tij, dy fëmijë të shkëlqyer, nxënës shembullorë, moshatarë me tim bir” u shpreh Balla, duke dalë garant se mbrojtje politike Mond Bego nuk kishte pasur kurrë nga PS.

Por nga kryesia e Kuvendit, Balla shkoi më tej dhe u shfaq protektiv kur foli për trafikantin biznesmen. E quajti atë “një njeri të thjeshtë dhe të zakonshëm”, viktimë e luftës politike PD-PS. Madje sipas Ballës, Bego po trajtohet pa të drejtë nga media, sepse “një person nuk mund të vuajë të njëjtin lajm, si para 10 vitesh, kur e ka kryer dhe pasi e ka kryer një vepër të caktuar penale”.

Fjalët e Taulant Ballës do të ishin një sfidë tronditëse, që i bëhet opinionit publik për çdo vend të qytetëruar, por ky nuk është rasti i Shqipërisë. Ka kohë tani që lidhjet e politikës me krimin, jo vetëm nuk janë të ndaluara, por janë rruga e duhur për të bërë karrierë.

Sa për të bërë një prezantim modest se kush është Edmond Bego, vlen të kujtohet një paragraf i La Repubblica i vitit 2009. Rastis që Mond Bego të kishte thuajse të njëjtin pozicion si Taulant Balla në hierarkinë e grupimit ku bën pjesë, njëri në Bandën e Lushnjës, tjetri në Partinë Socialiste.

Lexoni çfarë shkruajnë gazetarët italianë, një ditë pas arrestimit të Aldo Bares.

“Baza e parë logjistike e grupit kriminal ishte në Torino. Kohët e fundit organizata po i zgjeronte kufijtë e saj. Ishin ndarë në dy pjesë në Itali: një bazë në Milano, që drejtohej nga Edmond Bego, shqiptar 36 vjeç. Tjetra në Romë, drejtohej nga Enver Dondollaku, shqiptar, 31 vjeç. Droga vinte nga portet e Barit dhe të Ankonës, e fshehur me mjeshtëri nëpër kamionë. Pastaj transportohej nëpër Itali në shumë pika shpërndarjeje”- shkruante e përditshme italiane në atë kohë.

Për t’u njohur me njeriun të cilin Taulant Balla e prezanton si mikun e tij, nuk është nevoja të kujtohen me detaje bëmat e Bandës së Lushnjës. Loja me kokën e prerë në mes të qytetit, krijimi i Komisariatit nr.2, historitë e përdhunimit, vrasja e policëve, pengmarrjet, trafiku i prostitutave dhe i drogës ishin pjesë e aktivitetit të bandës së famshme edhe për lidhjet e vazhdueshme me deputetët socialistë, gjatë dhe pas kaosit të vitit 1997.

Sërish dalja në konferencë për shtyp e kryetarit të deputetëve të partisë në pushtet, për të mbrojtur dhe justifikuar një person të dënuar dhe të arrestuar për trafik droge, nuk përbën ndonjë skandal në Shqipëri.

Sepse politika prej kohësh ka krijuar një tradite bashkëpunimi me krimin, të cilën Edi  Rama e ngriti në nivele të papara ndonjëherë.

Miqësia me të fortët, drekat dhe darkat me kriminelët, futja e tyre në parlament, propozimi dhe mbështetja për kryetarë bashkish u bënë një fenomen i zakonshëm në 5 vitet e fundit.

.

Janë rastet e Elvis Rroshit, Arben Ndokës, Armando Prengës, Mark Frrokut dhe të tjerë që kanë nxjerrë në pah mbështetjen dhe herë pas herë admirimin që kryeministri Rama ka për njerëzit e nëntokës.

Thënë këto, ç’të keqe ka miqësia e Taulant Ballës me Mond Begon? Madje, nuk i dihet, nëse gjërat shkojnë si duhet, vitin tjetër mund ta kemi kandidat të PS për ndonjë bashki.©Lapsi.al

Kategori
Uncategorized

Fytyra e Erjon Velisë që po vizatojnë të huajt!!

Në mediat shqiptare, të cilat riprodhojnë nga 4- 5 lajme të hareshme në ditë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës (siç ua dërgon zyra e tij e propagandës), nuk mund të mungonte reportazhi i një reviste britanike, e cila kishte zbuluar në këtë qoshe të Ballkanit një lider të krahasueshëm me Justin Trudeau dhe Emmanuel Macron. Ky ishte Erion Veliaj.

Teknologjia e reportazheve të tilla, që kryhen brenda një dite duke bërë xhiron e Tiranës “cool” në shoqërinë e vetë personazhit që intervistohet, është e njohur për publikun shqiptar. Me dhjetra të tillë u prodhuan gjatë viteve që Edi Rama qeveriste Tiranën, duke synuar që opinionit shqiptar t’i përcillej një realitet krejt tjetër nga ai që jetohej çdo ditë. Efekti që krijon një vëzhgim i huaj, i cili në dukje qëndron jashtë konflikteve dhe debateve tona të brendshme dhe nuk është i paragjykuar për anësi politike, bëhet shumë më i besueshëm se sa raportimet e medias së zhvlerësuar shqiptare. Dhe do të ishte vërtet i tillë, nëse gazetarët perëndimorë do ta bënin me profesionalizëm punën e tyre. Për fat të keq, një pjesë e madhe e tyre, herë nga përftimi e herë nga lehtësia, kanë lënë si dëshmi të tyre një grusht metaforash bajate për “piktorin që po i jep ngjyra një vendi të zymtë”, për “basketbollistin që po modernizon një qytet kaotik” apo për “çiklistin që po e bën Tiranën cool”.

“Përfytyroni një shartim mes Justin Trudeau dhe Emmanuel Macron, hipeni në një biçikletë dhe do të përftoni Erion Veliajn”, shkruan revista britanike, e cila më pas vijon reportazhin entuziast, gati në patetizëm, për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Do të mjaftonte vetëm pak hulumtim, që gazetari i magjepsur nga Veliaj, të mësonte nëse Trudeau apo Macron, pasi të kishin pozuar në shtëpinë e fëmijës apo të çonin me krahët e tyre një fëmijë të sëmurë në spital, t’i këpusnin një dasëm maratonë në ndonjë kështjellë të Francës apo Kanadasë njësoj si yjet e futbollit apo të showbizit. Dhe pas lodhjes së dasmës, t’u shpërndanin mediave kronikën sikur pas natës së parë me nusen, kishin dalë me vrap në punë për të inspektuar shkollat e zonës. Imagjinoni nëse mund të kishin qëndruar dot në detyrë qoftë pas një shfaqjeje të tillë glamour, qoftë pas një manipulimi mediatik të paturpshëm që vazhdon ende të përsëritet çdo ditë. Përfytyroni jo këta dy liderë botërorë, por dhe një kryetar bashkie në një vend normal, që pasi shpërndan supë për të varfërit, i hipën avionit bashkë me gruan për të marrë pjesë në martesën luksoze të një pronari mediash që celebrohet në një qytet të huaj. Dhe kryetari i majtë i Bashkisë pozon me krenari për të treguar që ka qenë pjesë e një eventi të showbizit, ndërkohë që të nesërmen bën sikur i hipën biçikletës dhe flet për hallet e qytetarëve. Gazetarëve britanikë do t’u mjaftonte një hulumtim i thjeshtë në google, për të ngritur dyshimin se pas punëve të mëdha të Tiranës, ka dhjetra afera abuzimi me pushtetin nga kryetari i Bashkisë. Ata do të shihnin se si një minoren humbi jetën duke punuar i pasiguruar, në një territor që bashkia ia kishte dhënë në përdorim pa garë një partiaku dhe se si i gjithë ky skandal u mbyll në mes të ditës pa e nxjerrë kurrë në dritë të vërtetën. Gazetarët mund të pyesnin gjithashtu edhe për partneritetin publik- privat që po aplikon bashkia kohët e fundit, nga rikonstruksionet e shkollave e deri tek shembja e Teatrit Kombëtar. Për lejet e ndërtimit dhe betonizimin e qytetit “cool”, që po bëhet çdo ditë e më pak i jetueshëm nga zhdukja e hapësirave publike. Si profesionistë ata mund të konstatonin se si të gjtha mediat kryesore të vendit transmetojnë, copy- paste, kronikat e gatshme që iu servir Trudeau-ja i Tiranës. Në cilin vend të Europës ndodh kjo? Sigurisht që reportazhi në fjalë nuk kishte qëllim të gërvishte cipën e shkëlqyeshme të çiklistit të Tiranës, por vetëm t’i jepte asaj një llustër më shumë, siç ndodh rëndom në shkrimet me porosi. Mesa duket Erjon Velisë nuk i mjaftojnë më veglat mediatike që i ka lodhur së përdoruri. Propaganda e tepruar shpesh kthehet në të kundërt, në një ndjenjë bezdie deri në neveri, duke humbur kështu çdo efekt besueshmërie. Prandaj kryetari i ri po huazon taktikat e kryetarit të vjetër. Përtej detit ka gjithnjë treg për të peshkuar, ndaj nuk është çudi që kopaçe të tilla si kjo e shartimit Trudeau- Macron të shtohen në të ardhmen dhe historia e djaloshit që u rrit duke shitur fiq dhe dasmën e bëri me kursimet e mamit, të na rikthehet si përralla e piktorit që, pasi mahniti Parisin, erdhi të shpëtojë Shqipërinë.

Kategori
Uncategorized

Hisja e drogës, në këmbim të heshtjes së disa ndërkombëtarëve…

Nga Artur Zheji

Ka disa vende që prodhojnë shumë naftë dhe rregjimet e tyre, shpërndajnë aksione apo puse nafte, jahte dhe pushime lluksoze, hareme femrash dhe stoli diamanti, për të marrë mbrapsht favore e proteksione që mbrojnë regjimet e tyre.

Në Shqipëri, gjatë viteve 2015, 2016, u mbollën dhe u korrën sasira maramendëse mariuane, të liçensuara nga shteti dhe të toleruara përgjithësisht nga ndërkombëtarët, përjashtuar misionet e specializuara italiane të vëzhgimit dhe denoncimet e tyre publike që u anashkaluan.

Në të vërtetë Shqipëria, nuk mund të prodhonte diçka tjetër, që të jepte mbrapsht, sasira të mëdha parashë të thata, të nivelit disa miliardësh, euro apo dollarë, si shtetet e tjera të sheikëve arabë, apo diktatorëve afrikanë që shkëmbejnë mbështetjen e pushtetit me diamante, ar dhe thesare të tjera të nëntokës së tyre.

Këshilltarë të mirëinformuar, e udhëzuan KM-në e sotëm, se mund të vepronte pa frikë dhe masivisht, si në një program kombëtar antivarfëri, në mbjelljen masive me mariuanë, të pjesës më të madhe të Shqipërisë.

Mjafton që të luhej nje teatër i mirë mediatik, që do ta bënte në një kohë të dytë, urdhëruesin e mbjelljeve me mariuanë të disa mijëra ngastrave anë e mbanë Shqipërisë, në luftonjësin e vendosur kundër epidemisë kanabiste.

Dhe mbas viteve 2015, duke kulmuar në vitin parazgjedhor 2016, bari, malli, kanabisi, mariuana, u bë e përditshmja herë e mundimshme dhe herë fitimprurëse e shumë shqiptarëve.

Të gjitha denoncimet e ca pak mediave dhe të opozitës, apo të ish-ministrit të drejtësisë Manjani, ranë në veshin më të shurdhër të të gjitha kohërave të përfaqsuesve të lartë ndërkombëtarë në Shqipëri, duke shënuar një rekord “indiference” të orkestruar.

Ishte ky një turp, apo një kontratë?

Një kontratë personale e këtyre ambasadorëve të “dashuruar” mbas Vettingut, kur Shqipëria zhytej në drogë, apo kishte edhe një “kontratë” të pashkruar me vendet nga ata vinin?

Asnjë nga variantet nuk është e provueshme në mënyrë direkte, porse kronika e historisë reale  dhe të faktuar të këtyre dy viteve, prodhon përfundime kokëforta, që u përjetua intensivisht, përcaktoi zgjedhjet e vitit 2017, por nga ana tjetër, ka mbuluar territorin shqiptar, me banda dhe superbanda të reja trafikantësh të të gjitha përmasave, që kërkojnë sot, të mësuar me para të madhe dhe shpërdorime të mëdha, përsëritjen vetjake të viteve të arta 2015-2016.

Edhe mbjelljet e ketij viti, janë të begata, por më të maskuara dhe me teknika më të sofistikuara.

Mirëpo ndryshe nga dy-tre vite më parë, kjo nuk përbën më lajm apo habi.

Çështja është, që ne shqiptarët me “një sy” kundrejt një shumice të verbër, të kuptojmë se çfarë eksperimenti social po bëhet me këtë vend, ku trafiku i kokainës është një industri e rëndë, ndërsa mariuana një “sport popullor”?

Duket se krahas trafikimit të “Mallit”, vijon edhe trafikimi i çantave me kash, në pikëtakimet apo destinacionet e caktuara, në kontrata të panjohura, por mjaft funksionale dhe perfekte.

Është pra Shqipëria një vend kaq i vogël dhe kaq i përmbytur nga korrupsioni i brendshëm, saqë tolerimi ndërkomëbatar, i drogës së të gjitha llojeve, ka zëvendësuar programet e ndihmave ekonomike?

Nga pikëpamja llogjike duket nje formulë e arësyetuar, sepse miliardat e dollarëve, mbërritur në këtë vend në formë ndihmash, më së shumti janë vjedhur dhe janë shndërruar në vila e luks të qeveritarëve të rradhës, andaj tolerimi i drogifikimit të Shqipërisë, mund të jetë edhe një formulë “bujare” dhe cinike, për të zbutur varfërinë e skajshme.

Dhe për të zbatuar këtë “program” pervers zhvillimi, që prodhon edhe çanta të mëdha që shkojnë e vijnë, kontrata ka nevojë për një kundërpalë lokale të qëndrueshme, që zbaton nga njera anë “menaxhimin” në terren dhe nga ana tjetër dhe “pagesën” e kripur, në mënyrë të përpiktë.

Këtu edhe mbyllet rrethi dhe bëhet e shpjegueshme “verbëria apo shurdhëria” e orkestruar e ndërkombëtarëve, që dërdëllisin për demokracinë dhe rregullat e saj, seminareve me të mitur.

Pra duket se edhe për ca vite, aq sa të vazhdojë kontrata, pala lokale kontraktuese do të mbetet në pushtet dhe zgjedhjet politike do të jenë një farsë, krejtësisht dhe ndërkombëtarisht e toleruar.

Kategori
Uncategorized

Bego në makinë me Ballën kur u arrestua, hoteli 1 mijë euro nata ku qëndruan në Korfuz.

Deputeti socialist, Taulant Balla ka qënë në makinë me Edmond Begon, në momentin e arrestimit të tij nga policia greke fundjavën që shkoi.

Deputeti socialist, Taulant Balla ka qënë në makinë me Edmond Begon, në momentin e arrestimit të tij nga policia greke fundjavën që shkoi.

Balla dhe Bego kanë qëndruar në Corfu Imperial Luxury, Grecotel dhe kanë qëndruar në dy vila të cilat kushtojnë nga 1 000 Euro nata.

Të njëjtat burime thanë se në momentin e arrestimit, të dy miqtë kanë qënë së bashku në makinë. Policia greke ka ekzekutuar mandatin ndërkombëtar ndaj Edmond Begos dhe ka lënë të lirë Taulant Ballën, i cili gëzon imunitet per shkak të statusit të deputetit dhe pashaportës diplomatike.

Më poshtë keni edhe foton e Corfu Imperial Luxury, Grecotel – vendi i takimit mes Ballës dhe Begos.

Kategori
Uncategorized

Reforma malinje e Soros, e ktheu Shqipërinë në narkoshtet dhe e la pa gjykata

Sa e përshtatshme! Procesi i vettingut është përdorur edhe për të larguar kundërshtarë politikë nga çdo lloj roli në qeveri, duke sanksionuar pushtetin absolut të Ramës.

Nga L.Tod Wood, The Washington Times – 24/08/2018

Reforma në Drejtësi tingëllonte si një ide e mirë në Shqipëri, e cila, si shumë vende ish-komuniste, po vuan nga korrupsioni prej disa dekadash.

Këto radhë nuk do të mjaftonin për të hyrë në detaje të hollësishme, por ndikimi malinj i organizatave dhe këshilltarëve nga lista e miliarderit liberal amerikano-hungarez George Soros është i dukshëm në Shqipëri, teksa zyrtarët vendas po përpiqen të përmbysin sistemin e drejtësisë.

“Procesi i reformave”, nisur më 2016 me ndihmën e inkurajimin e ekspertëve të paguar nga Soros dhe nxitur pa pushim nga ambasada amerikan, e ka lënë me plot kuptimin e fjalës pa gjykata vendin. Qeveria socialiste, e drejtuar nga kryeministri, Edi Rama, ka pasur mundësi të bënte ligje pa asnjë balancë dhe kontroll ligjor, ndërsa mbushte Prokurorinë me njerëzit e saj. Askush nuk e di, se kur gjykatat do të ngrihen e veprojnë si një degë e barabartë. Pa dyshim që ky ishte i gjithë thelbi i reformës.

Problem duket se është struktura, që “ekspertët” imponuan mbi shqiptarët. Pasi injoruan shumë paralajmërime nga shqiptarë me përvojë në sistemin e drejtësisë, një proces vettingu strikt supozohej të bënte të mundur që prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, të largoheshin nga sistemi. Por shumë pak kandidatë e kanë kaluar vettingun, duke lënë gjykatat pa quorum dhe pa aftësinë, për të vendosur mbi kushtetueshmërinë e veprimeve të shumicës dhe legjislacionit të miratuar nga ajo.

Sa e përshtatshme! Procesi i vettingut është përdorur edhe për të larguar kundërshtarë politikë nga çdo lloj roli në qeveri, duke sanksionuar pushtetin absolut të Ramës. Gjyqtarë dukshëm të korruptuar janë mbajtur në detyrë, ndërsa zyrtarë të ndershëm janë larguar për bindje të gabuara apo përkrahjen e partisë së gabuar. Kur i kombinon këto me ndryshimet kushtetuese të bëra më 2008, të cilat i dhanë fund zgjedhjes direkt të deputetëve në favor të sistemit me lista partiake, shqiptarët praktikisht kanë mbetur pa të drejtë votimi. Përsëri, duket se ky ka qenë rezultati i dëshiruar që në fillim.

Shqipëria është shndërruar në thelb në një narkoshtet gjatë viteve të fundit, duke dalë në krye të renditjes për prodhimin e marijuanës, e cila trafikohet në Itali dhe pjesën tjetër të Evropës. Drogat e forta janë gjithashtu, me shumicë. Varësia ndaj drogës dhe probleme të tjera të lidhura me të po bëhen të zakonshme në një vend me vetëm 2.5 milionë banorë. Vendi por bëhet një nyje trafiku edhe për drogat e forta që vijnë nga Amerika e Jugut dhe Azia Qendrore, por të hyrëse drejt Evropës. Kritikët thonë se ligjet e kaluara në parlament – pa qenë subjekt shqyrtimi për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese – ndihmojnë në pastrimin e parave të fituara nga tregtia e drogës.

Amerikanët dhe evropianët po e injorojnë gjithë këtë, ndoshta për të shmangur pranimin e dështimit të përpjekjeve për të ndaluar Sorosin/axhendën globaliste në rajon. Ose që pati shumë suksese, por që rezultati nuk ishte ai i dëshiruari për popullin shqiptar. Socializmi nuk është kurrë për popullin, është gjithmonë për pushtetin. Në fund, gjithçka është për të pasur pushtet në mënyrat e kuptuara lehtësisht, nga Karl Marks.

Soros po përpiqet të përsëritë një model të majtë të dështuar në Ballkan, duke promovuar një shoqëri me kufij të hapur të ngjashme me një Jugosllavi të Re, të kontrolluar nga socialistët, sigurisht.

Bashkimi Evropian po bën shumë zhurmë për natyrën e supozuar anti-demokratike të reformave në drejtësi në Poloni e Hungari, por ka injoruar situatën shumë më të tmerrshme e të pandershme në Shqipëri. Siç thuhet, drita e diellit është gjithmonë dizinfektuesi më i mirë./Marrë nga Washington Times, përgatiti Syri.net

Kategori
Uncategorized

Ku dallon traktori i Enverit tek Avioni Air Albania

Ne kohen e Dulles, Partia pasi u prish me Sovjetet revizioniste dhe Kinezet tradhetare ndertoi Uzinen e Autoktraktoreve.
Qellimi ishte per t’i treguar shqiptareve qe Shqiperia Komuniste prodhonte vete autotraktorin qe do te shpetonte bujqesine.
Ajo uzine prodhoi vetem nje autotraktor qe nuk punonte por u mbajt si relike per te mos u perdorur kurre.
Sot, Rama po na tregon se si shqiptaret do te pushtojne ajrin me nje avion qe po prodhohet enkas per ne (ne fakt genjen).

Avjonët janë të përdorur, atyre vetëm boja po ju hiqet, ata përdoreshin në linja të shkurtëra brenda Turqisë, plus kapaciteti i tyre ‘pasagjerë’ dhe karburant është i vogël, firma turke e transportit i hoqi nga përdorimi duke i zëvëndësuar me avionë të rinj me kapacitet dhe siguri më të madhe për qytetarët e vet.

Të përdorurit i merr si gjithmonë për të rinj shqipëria.

.

Shqiptaret do te fluturojne me kete linje ajrore qe ka avione qe do te “vetefurnizohen” sipas aksionerit Sinani. Historite kane shume ngjashmeri, fatkeqesisht! Jozef Shvejk

Kategori
Uncategorized

“Të jesh grek, njësoj si të jesh shqiptar…” letra e këtij djaloshi në Greqi pushton mediat.

“Nga të vegjlit dhe të çmendurit mëson të vërtetën”, thotë një apologji e famshme. I tillë është rasti i një djaloshi grek, i cili u kujdes për të vërtetuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë gjë.

Një trajner i kërkoi lojtarëve të tij të shkruanin një raport mbi temën “Çfarë do të thotë të jesh grek” dhe reagimi i i njërit prej djemve u bë viral.

Ja përgjigjja:

“Të jesh grek është njësoj si ai shqiptari, siriani, amerikani, gjermani, turku. Grekët lindin me të njëjtën vlerë dhe vdesin me të. Nuk lind me ndonjë avantazh nga të huajit. Ai jeton në një vend si pjesa tjetër, vetëm me më shumë diell dhe det.

Gjëja negative e këtij vendi është se ka grekë që besojnë se statusi i i tyre, i të qënit grek i bën atë superior ndaj të tjerëve.

Ne të gjithë kemi lindur të barabartë, ashtu siç do  vdesim. Valera që marrim vjen nga fakti nëse ajo që bëmë në jetën tonë ka ndikuar pozitivisht në jetën e të gjithë njerëzve në planet “.

Lajmi është publikuar nga mediat greke dhe ka pasur një lexueshmëri të lartë.

Kategori
Uncategorized

Shkelja e ligjit? Trump: Kjo është gjueti shtrigash.

Presidenti Donald Trump i shkoi edhe më tej arsyetimit refuzues për shkelje të ligjit nga ana e tij ndërsa Shtëpia e Bardhë u përpoq të menaxhojë pasojat nga akuzat se ai “orkestroi” një fushatë për të blerë heshtjen e dy grave, të cilat thonë se kanë patur marrëdhënie me të.

Përpara agimit të enjten, zoti Trump në një postim të tij në tweeter shkruante: “Nuk ka patur bashkëpunim të fshehtë, është një gjueti shtrigash”, duke iu referuar hetimit që po kryhen Prokurori i Posaçëm Robert Mueller rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016. Zoti Trump akuzoi ish-avokatin e tij Michael Cohen “se ka sajuar ngjarje” me qëllimin për të siguruar një “marrëveshje të rëndësishme” me prokurorët.

Në një intervistë të regjistruar të mërkurën, por transmetuar të enjten për programin Fox & Friends, presidenti e minimizoi përfshirjen e tij me zotin Cohen, i cili ka punuar për të, për një dekadë. Ai tha se zoti Cohen kishte qenë një “avokat me kohë të pjesshme” i cili kishte patur dhe mjaft klientë të tjerë. Zoti Trump tha gjithashtu se problemet ligjore të zotit Cohen buronin nga bizneset e tjera të tij, duke përmendur përfshirjen në industrinë e taksive të Nju Jork-ut dhe se sipas tij ai vendosi të “gënjejë” rreth zotit Trump, për të zvogëluar ekspozimin e tij ligjor.

Gjatë intervistës zoti Trump u pyet nëse beson se demokratët do të nisin procedurat për shkarkimin e tij nëse fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit. Zoti Trump tha se nisja e procedurës për shkarkimin e tij “do të sillte krizë të ekonomisë dhe të gjithë do të përfundonin të varfër”.

Zoti Cohen u deklarua fajtor të martën për tetë akuza, që përfshijnë shkeljet financiare gjatë fushatës, që sipas tij i kreu në koordinim me zotin Trump.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria që duam” që po ‘shqelmon’ shqiptarët jashtë vendit

Të dalë ku të dalë, po në Shqipëri nuk jetohet është kjo panorama mjeruese që po përballemi çdo ditë. Qindra të rinjë po braktisin vendin në kërkim të një jetë më të mirë dhe humbjes së shpresës në vendin e tyre, shumë shtetas i kanë kthyer sytë sidomos nga perëndimi. Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë dhe është ndër vendet më të varfra në rajon, çka bën që tendenca për të emigruar të rritet. Edhe pas sloganit të kryeminstrit në zgjedhjet e fundit “Shqipëria që duam’  mbetet në shërbim  të  Ramës dhe oligarkëve të tij. Nje qeveri që iu vë këmbën qytetarëve të saj dhe imponon largimin e tyre nga trojet stërgjyshore ç’dreqin i duhet nje vendi…?

Një sistem arsimor që nxjerr analfabet funksional, një vend ku kujdesi shëndetësorë është në bazë të rryshefetit dhe jo nje detyrë e mjekut, nje shtet ku krimineli nuk ndëshkohet se ashtu e ka muhabetin me prokurorin, nje punonjës administrate që duhet te ndjeke mitingjet e partisë në pushtet, se ndryshe i presin rrogen mujore, ashtu siç pret flokët berberi, nuk paralajmeron asgjë me shume se falimentim dhe çrrënjosjen të një kombi.  Nje qeveri qe nuk di gjë tjetër të bëj, veç ‘reforma pas reformash’ që askush nuk di të thotë ku e kanë fundin. Sot Shqipëria ndodhet në një udhëkryq që nuk dihet si do e këtë përfundimin… Kjo valë emigracioni që po merr qindra njerëz përpara nuk ndalet, mjafton të shikosh aplikimet për viza si Amerikë, Kanada, Gjermani, janë shifra që duhet të trembin të madh dhe të vogël, po qeveria ka vendosur të hesht…

Kjo qeveri që dëbon bijtë e tij, ku të te keqen e promovon si model suksese, e pamundur te gjesh arsye per te qendruar dhe për të luftuar. Dikush duhet të marr frenat në dore ndryshe nesër do jetë shumë vonë. Shqipëria po zbrazet…

Standard.al

Kategori
Uncategorized

Washington Times nuk ka mbaruar akoma punë me implikimin e Lu në shërbim të Ramës! Ja çfarë pritet të ndodhë nesër.

toggle menu

Syri.net

Shkrimi i Washington Times që denoncoi ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili sapo ka lënë detyrën në Tiranë, ambasadoren e emëruar Kathleen Kanavac dhe zv. ambasadoren e re Steel si diplomatë që punojnë kundër interesave të Presidentit Trump në Shqipëri, nuk përfundon me kaq.

Në të njëjtin shkrim, gazeta prestigjioze Washington Times paralajmëroi se nesër do të ketë një shkrim tjetër që zbulon, sipas saj, sesi ambasadori Donald Lu ka mbështetur axhendën e kryeminsitrit Edi Rama, veçanërisht për reformën në drejtësi.

LEXO EDHE:

PD gati për protesta, Boçi: Ja qeveritarët që do prekë ligji antimafia

“Ish-ambasadori Lu ndodhet ende në Shqipëri, çuditërisht duke mos u kthyer në Shtetet e Bashkuara, edhe pse nuk ka më detyra zyrtare në Tiranë.”-thuhet në shkrim, i cili citon disa burime për të pohuar se “Ish ambasadori Lu po vepron kështu për të “përgatitur” stafin e ri të ambasadës, duke u dhënë atyre udhëzimet sesi “të promovojnë” kryeministrin socialist Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë, në një përpjekje për të çimentuar axhendën e Barack Obamës në vendin e vogël ballkanik.”

Shkrimi analizon edhe qëllimin e qëndrimit të tejzgjatur privat dhe instruksioneve të Donald Lu për stafin e ri të ambasadës së SHBA në Tiranë.

“Qëllimi është të trumbetohet Edi Rama si “udhëheqës i madh” dhe se “reforma në drejtësi” e shtyrë nga z. Lu ishte një sukses i madh. E gjithë kjo duke injoruar efektet e vërteta të këtij procesi që ka çuar vendin të jetë pa gjykata dhe me krim të organizuar galopant. Më shumë mbi këtë çështje nesër. “- shkruan Washington Times.

MË POSHTË SHKRIMI I PLOTË I WASHINGTON TIMES

Diplomatët e SHBA në Shqipëri, hapur si antibesnikë ndaj Trump

Departamenti i Shtetit i infektuar nga Soros në Shqipëri kërkon të mbështesë axhendën e socialistëve

Tiranë, Shqipëri –Ish-Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri Donald Lu, i cili u bë i njohur për imponimin e një axhende mbi popullin shqiptar veproi si një Car në mbështetje të qeverisë socialiste, nën udhëzimet e Xhorxh Sorosit, në një nga vendet më proamerikane në botë. Ne kemi dokumentuar më herët këto veprime të çuditshme të këtij ambasadori.

Mandati i zotit Lu në Tiranë përfundoi para pak kohe dhe ai është riemëruar, në mënyrë interesante, ambasador në Kirgistan, një situatë që kërkon analiza të mëtejshme në një artikull tjetër.

Megjithatë, duket se anti-Trumpët e majtë, emërimet e Obamës në Departamentin e Shtetit, janë akoma aktivë në Shqipëri, duke treguar hapur mungesë respekti për Presidentin amerikan, edhe pse detyra e tyre është t’i shërbejnë interesit te tij dhe për t’i raportuar direkt presidentit, që nënkupton zbatimin prej tyre të politikave të administratës Trump në botë.

Lejla Moisiu-Ones është aktualisht kreu i përkohshëm i ambasadës në Tiranë deri sa mbërrijë ambasadorja e re. Por postimet e kohëve të fundit të saj në Tëitter nxjerrin në pah axhendën e saj djallëzore për të minuar shefin e saj. Ajo ka shpërndarë në Tëitter një postim të ish-kreut të FBI të shkarkuar dhe disktredituar, James Comey, i cili kishte shfryrë në postim kundër Presidentit Trump.

A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që në mënyrë aktive minon axhendën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara? E dimë për fakt që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim. Si mendoni se do t’i trajtojnë ata deklaratat e politikës së jashtme që dalin nga Shtëpia e Bardhë, duke e ditur se ambasada e tyre në Tiranë nuk do t’i zbatojë kurrë ato, dhe madje do të nënvleftësojë çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në Shqipëri?

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, po kthehet në një vend strategjik, duke qënë se kohët e fundit marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve po vihen në pikëpyetje. Qeveria aktuale shqiptare është e zhytur në trafiqet e drogës dhe në krim, por e majta në SHBA ende e mbështet atë, madje duke mbyllur një sy ndaj veprimeve të paligjshme të kësaj qeverie. Por pasja e punonjësve të pabesë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë është një problem i madh në këtë situatë.

Presidenti Trump emëroi Kathleen Kavalec të jetë ambasadorja e re në Shqipëri.

Ajo është përmendur në një hetim të kohëve të fundit të Shtëpisë së Bardhë të si një nga punonjëset e Departamentit të Shtetit që ka folur me Christopher Steele për dosjen e rreme që ai krijoi për Presidentin Trump për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë mund të mos ketë rënë në lojën e saj, pasi seanca e konfirmimit të saj papritmas u shty.

Ndërkohë ish-ambasadori Lu ndodhet ende në Shqipëri, çuditërisht, duke mos u kthyer në Shtetet e Bashkuara, edhe pse nuk ka më detyra zyrtare në Tiranë.

Burimet na thonë se po vepron kështu për të “përgatitur” stafin e ri të ambasadës, duke u dhënë atyre udhëzimet sesi “të promovojnë” kryeministrin socialist Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë, në një përpjekje për të çimentuar axhendën e Barack Obamës në vendin e vogël ballkanik.

Qëllimi është të trumbetohet Edi Rama si “udhëheqës i madh” dhe se “reforma në drejtësi” e shtyrë nga z. Lu ishte një sukses i madh. E gjithë kjo duke injoruar efektet e vërteta të këtij procesi që ka çuar vendin të jetë pa gjykata dhe me krim të organizuar galopant. Më shumë mbi këtë çështje nesër.

Demokratët, miqtë e Obamës, do të bëjnë gjithçka për pushtet. Ata nuk kanë turp. Sigurisht, ata nuk kanë profesionalizëm, njësoj siç tregoi aktiviteti në mediat sociale i Leyla Moses-Ones.

https://www.washingtontimes.com/news/2018/aug/22/us-diplomats-albania-flout-disloyalty-trump/

Kategori
Uncategorized

Ambasadë Amerikane kundër SHBA në Tiranë … ndaj gjeloset Rama..

Nga Basir Çollaku /

Ish-ambasadori Donald Lu dhe të vetët në Ambasaden Amerikane në Tiranë, dhe drejtuesja aktuale e Ambasades Lejla, me axhendë anti-Trump.

Kunder Presidentit të USA dhe na dalin si ushtarë të Xhorxh Soros.

Ndaj gjeloset Rama si kapadai ndonese është gjitheakuzuar për baterdi trafiqesh dhe antiligjore.

Donald Lu

Muniz

Lejla

Etj..

Të gjithë gojëmbyllur ndaj drogës dhe banditeve që kanë pushtuar Shqiperinë. Fundja ata nuk qeverisin teorikisht por praktikisht. Katër vite mijera ton drogë asnjë fjalë. Bandat vrasese vunë dorë ne zgjedhje asnjë fjalë. Aq sa befasisht pandehje se ishim para viteve 90 ku skishim Ambasadë amerikane.

Por jo. Për ti krehur bishtin Rames dhe qeverisë socialiste Don Lu, siç e therriste Rama (don është thirrje e dyshimtë në shqip) ishte gjithmonë gati. Në Shqipëri thenia e urtë heshtja është flori është gjithnjë profetike.

A mund të pyesim nëse Edi Rama, si kryebeniamin i Sorros, ka korroptuar ambasadorin Lu dhe stafin e tij dhe pasardhesen??!

Sepse pagesat e Ramës për ndërkombetar në miliona euro nuk janë më habi??!

Administrata Trump nuk ka kohe te merret me Tiranen si vend i vogël, por gjeopolitikisht është një rrugë e shumërrahur.

Ata të Ambasadës dhe Hoyt Yee para tij kishin programin Rama në kokë dhe sorrosi, qeveria dhe krimi në Shqipëri u bënë aksionere bashkë. Të gjithë kundër shqiptareve dhe opozites. Shtypi amerikan ka shkruar gjatë dhe Shpesh. Ambasadorja e re e pritëshme Kethleen Kavalec një diplomate karriere pritet me shumë interes she shpresë.

Largqoftë nëse axhenda “soros” në Ambasaden amerikane në Tiranë vazhdon.  Për USA mbase nuk është problem. Por për ne po. Sepse kjo do të thotë të kemi kryeministra Emiljano Shullazin, Dritan Dajtin, Lul Berishen, apo Bajret e ngjarjeve të Shkodrës. Ky kontribut anti-Trump dhe pro-Soros i Ambasadës amerikane në Tiranë fatkeqesisht sjell dhe një mekje të proamerikanizmit në Shqipëri.

Këta perfaqësues diplomatë që punojnë kunder Presidentit te tyre çfare do na shpresojnë ne..?!

Sepse Ambasada amerikane ka punuar kundër SHBA. Ky problem amerikane në Tiranë korigjohet në Uashington, nëse jo ramokracia është duktatura e re nën të cilën do të jetojmë.

Deri sa të kujtohemi ne qytetarët shqiptarë, se shkrepesja është mjet ideal demokratik për tu përdorur…

Kategori
Uncategorized

Akuza e fortë nga The Washington Times: Antibesnikët e Trumpit, si e mbështeti Ramën ish-ambasadori Lu

Media amerikane Washinton Times, në një analizë të publikuar ditën e djeshme shkruan se diplomatët e SHBA në Shqipëri punojnë kundër Trump.

Në shkrim ndër të tjera cilësohet se: Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë. Ne kemi dokumentuar me herët qendrimet e çuditshme të këtij ambasadori.

Shkrimi i plotë

Diplomatët e SHBA në Shqipëri, hapur si antibesnikë ndaj Trump

Departamenti i Shtetit i infektuar nga Soros në Shqipëri kërkon të mbështesë axhendën e socialistëve

Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë.

Ne kemi dokumentuar me herët qendrimet e çuditshme të këtij ambasadori.

Mandati i zotit Lu si ambasador përfundoi kohët e fundit dhe në mënyrë interesante u emërtua në ambasadën e Kirgistanit, një situatë që kërkon analiza të mëtejshme në një artikull tjetër.

Megjithatë, duket se anti-Trump-ët, të majtët, të emëruarit e Obamës në Departamentin e Shtetit janë akoma aktivë në Shqipëri, duke njollosur me hundët e tyre presidentin amerikan, pasi ata punojnë dhe raportojnë me kënaqësi atje ku nuk duhet edhe pse ata janë në një detyrë administrative jashtë shtetit për qeverinë amerikane.

Lejla Moisiu-Ones është aktualisht kreu i përkohshëm i ambasadës deri sa ambasadori i ri të mbërrijë më vonë gjatë vitit. Postimi i saj fundit në Twitter vë në dukje axhendën e saj djallëzore për të kapërcyer shefin e saj.

Ajo i bëri repost një postimi të ish kreut të FBI, i shkarkuar në mënyrë të turpshme, James Comey, i cili kishte shfryrë ndaj Presidentit Trump. A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që, në mënyrë aktive minon axhendën e

Presidentit të Shteteve të Bashkuara?

E dimë për fakt që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim.

Si mendoni se do t’i trajtojnë ata deklaratat e politikës së jashtme nga Shtëpia e Bardhë, nëse ambasada e tyre nuk do t’i zbatojë kurrë ato dhe, madje, do të nënvleftësojë çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në Shqipëri?

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s po kthehet në një vend strategjik duke qënë se kohët e fundit marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve po vihen në dyshim.

Qeveria aktuale është e zhytur në trafikimin e drogës dhe në krim dhe e majta në SHBA ende e mbështet, madje duke mbyllur një sy ndaj sjelljes së paligjshme të kësaj qeverie. Pasja e punonjësve të pabesë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë është një problem i madh.

Presidenti Trump emëroi Kathleen Kavalec të jetë ambasadorja e re në Shqipëri.

Ajo është përmendur në një hetim të kohëve të fundit, si një nga punonjëset e Departamentit të Shtetit, që ka folur me Christopher Steele për dosjen e rreme të Trump për ta ulur atë si president.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë e Trump mund të ketë rënë në lojën e saj pasi seanca e konfirmimit të saj papritmas u shty.

Ndërkohë ish-ambasadori Lu ende vërtitet nga Shqipëria, duke mos u interesuar të kthehet në Shtetet e Bashkuara, edhe pse nuk ka më detyra zyrtare në Tiranë.

Burimet na thonë se po bën këtë për “përgatitjen” e stafit të ri të ambasadës, për të dhënë udhëzimet për të “folur” kryeministrin socialist Edi Rama dhe për të çuar politikën e Obamës në vendin e vogël ballkanik.

Demokratët, miqtë e Obamës, do të bëjnë gjithçka për pushtet. Ata nuk kanë turp. Ata sigurisht nuk kanë të njëjtin profesionalizëm si ai që Lejla Moisiu tregon në rrjetet sociale.

Marrë nga: https://www.washingtontimes.com/news/2018/aug/22/us-diplomats-albania-flout-disloyalty-trump/

Kategori
Uncategorized

Këta janë ‘VIP-at’ e krimit në Shqipëri, biznesmenët që nuk preken prej mburojës politike, gazetari flet sërish me emra

Pas rastit të Edmond Begos, i akuzuar nga opozita si mik i ngushtë i socialistëve dhe i mbështetur prej tyre, gazetari Flamur Vezaj denoncon raste të reja të biznesmenëve që kanë siguruar mburojë politike në Shqipëri.

Nisur nga operacioni i një dite më parë nga “Forca e Ligjit”, nga e cila u raportua se sekuestruan 1 milion euro të dyshuara si të përfituara nga trafikimi i narkotikëve në Greqi dhe që dyshohet se i përkasin familjes së Roland Shëmbitrasit të ekzekutuar vitin e kaluar në shtetin helen, gazetari ironizon këtë ndërhyrje të policisë, duke e cilësuar ndryshe si “forca ndaj te vrarëve”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vezaj shkruan se Policia e Shtetit e njofton si sukses sekuestrimin e pronave të një të vrari, ndërsa hesht për shumë biznesmenë të tjerë që sipas tij po shijojnë frytet e trafiqeve nën mbrojtjen e politikës në Shqipëri.

Gazetari flet me emra konkret dhe denoncon se cilët janë biznesmenët ‘VIP” që vijojnë të qetë aktivitetin e tyre, nën mburojën e politikës.

Reagimi i plotë i gazetarit Flamur Vezaj:

“Forca e ligjit” e thene ndryshe “forca ndaj te vrareve” ### #

Policia e shtetit ne bashkepunim me prokurorine, here pas here njoftojne per suksesin e operacioneve ne emer te “Forces se ligjit”!

“Kete lloj “suksesi” e njoftuan edhe keto dite me sekuestrimin e pronave te nje te vrari, thene ndryshe familjareve te nje te vdekuri!

#Ky “sukses” vjen ne kohen kur te gjithe po flasin per mos veprimin e policise e prokurorise ne zbatim te ligjit antimafia per “biznesmenin” lushnjarin me 5 emra, mikun e politikaneve dhe te denuarin si pjese e bandes se Aldo Bares ne trafikun e droges, tashme te rehabilituar dhe te “penduar”!

#Por nuk eshte vetem lushnjari me 5 emra i njohur si miku i T.Balles, G.Rucit, S.Abazit, A.Ahmetajt e E.Veliajt qe nuk eshte hetuar per pasurine dhe “Forca e ligjit” nuk po vepron!

Por jane shume “biznesmen” te tjere qe po shijojn frytet e “trafiqeve” nen mbrojtjen e politikes ne Shqiperi! Po mundohem te kujtoj disa, sidomos te atyre peshqve te renditur posht e larte ne zyrat e nderkombetareve e qe njihen edhe si “VIP”-a (te krimit) ne Shqiperi!

Por mos ti ngelet hatri atyre qe nuk ia kam renditur emrin keta radhe se mund ti rendise ne shkrimin e radhes pa merak!

#Pyesin shume diplomat dhe shqiptare te ndershem se pse nuk vepron “Forca e Ligjit” ne zbatim te ligjit Antimafia duke i hetuar pasurine vellait te Ministrit te Brendshem I denuar per trafik droge, shtetasit Agron Xhafa, per ish-deputetin Shkelqim Selami, i hetuar per trafik klandestinesh, ish-deputetin Aqif Rakipi i denuar per vjedhje, Elvis Roshin e denuar per disa vepra, ish-deputetin Arben Ndoka i denuar per “prostitucion”, ish-deputetin Armando Prenga, kryetari i Bashkise se Krujes Artur Bushi, Kryetari i Bashkise se Elbasanit Qazim Sejdini pasi dhenderri i dyshohet per trafik droge prej vitesh, ai i Bashkise se Mallakastres Agron Kapllanaj, kryetarit te Bashkise se Poliçanit Adriatik Zotkaj pasi i vellai eshte arrestuar per droge, deputetit Jurgen Çyrbja si bashkepunetor i “bandes” se Emiljano Shullazit etj etj…

Per te vazhduar me disa “biznesmen” me lidhje te fuqishme ne politike si Bardhok Pllana, Durim Keçit, Elvis Martini, Safet Bajri e ortaket e tij, Vladimir Gjuten, Arben Isufaj i njohur si “Ben Qimja”, Renato Saliu i njohur edhe si Renato Çami, e prokurorit Petrit Fusha per shkak te denimit te vellait per trafik droge….etj etj!

#Kur te veproi “Forca e Ligjit” ndaj ketyre e shume te tjereve si keta, atehere mund te themi qe ka “suksese” policia e shtetit e prokuroria! Por deri atehere kur te ndodh kjo, vazhdoni e merruni me njerez te vdekur se per te gjallet nuk ju le politika te beni detyren!

#mos_u_tallni_me_operacione_te_tilla”

Kategori
Uncategorized

Recetë e vjetër/Antibiotiku natyror më i fuqishëm, kuron infeksionet dhe vret viruset dhe parazitët.

Recetë e vjetër:

Një antibiotik i fuqishëm natyror.

Ai ka natyrisht disa nga përbërësit që janë përdorur për shekuj nga paraardhësit tanë për të kuruar infeksionet dhe probleme të tjera shëndetësore:

Këto produkte janë përdorur gjerësisht para ardhjes së mjekësisë moderne.

Receta që ne sugjerojmë më poshtë është një koncentrat ushqyes dhe i dobishëm për shëndetin tonë dhe ka veti të mëdha antibiotike dhe antibakteriale.

Hudhër:

ka vetitë antibiotike dhe antifungale natyrore.

Qepë:

Ka veti të ngjashme me hudhrën edhe pse më pak agresive.

Rrikë:

Mund të kurojë problemet e mushkërive.

Xhenxhefil:

Ka një veprim të madh antiinflamator dhe nxit qarkullimin.

Spec djegës:

Përveç vetive antibiotike, ai mund të nxisë qarkullimin.

Shafran i Indisë:

Zvogëlon inflamacionin dhe shëron infeksionet.

Uthull molle:

Ul kolesterolin dhe rregullon presionin.

Për të përgatitur antibiotikun ju duhet: 700 ml uthull molle, 40 gram qepë e copëtuar, 30 gram hudhër e grirë, 15 gram xhenxhefil i integruar, 2 speca, 2 lugë rrikë dhe 2 lugë pluhur shafran i Indisë.

Vendosi të gjithë përbërësit përveç uthull në një enë dhe përziejini mirë, pastaj hidhini në një enë të mbyllur të sterilizuar, pastaj shtoni uthullën.

Mbylle enën dhe tunde fuqishëm, pastaj mbaje në një vend të ftohtë dhe të thatë, larg nga ekspozimi i diellit, për rreth 2 javë. Tundeni çdo ditë.

Pas dy javësh ilaçi filtron, pastaj e ruani. Është sugjeruar që të merrni një lugë gjelle në ditë të këtij ilaçi natyral antibiotik. Paralajmërim: Është shumë djegës.

Kategori
Uncategorized

Ç’do ditë hidh nganjë shejtan në lumë.

Nga Admir Malaj

Mendoj se burrat dhe gratë e drejtë sot nuk duhet të merren shumë me nostalgjikët e komunizmit.

Vetë fjala nostalgji do të thotë se ato, nostalgjikët, kërkojnë kthimin në një periudhë që tashmë është e pakthyeshme.

Pra komunizmi, ose më mirë të themi, komunizmi pansllav, e humbi luftën me shtetet perëndimore evro – atllantike, duke marrë me vete edhe komunizmin perëndimor që shfaqej në forma enklavash brenda shoqërive liberal – demokratike.

Pra, pse të merresh me ta? Ato janë të humbur, madje dhe sot janë të këputur, përderisa i rri koka pas dhe kërkojnë dinjitet në të shkuarën.

Njerëzit e drejtë sot duhet të merren me të tjera sfida. Sfida kryesore është të mos lejohen burrat dhe gratë e këqinj, kriminelët, banditët, shenjtanët pra, që të ngjisin shkallët e shoqërisë, politikës, administratës, ekonomisë.

Shenjtanët nuk kanë as din as imam, pra u bën nder t’i qasësh me ndonjë ideologji, apo fe, apo krahinë. Recetë e vjetër/Antibiotiku natyror më i fuqishëm, kuron infeksionet dhe vret viruset dhe parazitëtShenjtani është veçse shenjtan dhe zakonisht bashkohet në tufa dhe nga mëngjesi në darkë mendon si të bëjë keq në kurriz të të tjerëve. Shan, rreh, përdhunon, vjedh, vret, djeg çdo gjë që mban era njeri, qoftë burrë, grua, fëmijë.

Fatkeqësisht vendi jonë është mbushur me shenjtanë, plot e për plot. Disa nga këto shenjtanë janë komunistë, por disa shenjtanë janë zogistë, ballistë, demokratë, socialistë, oligarkë, analistë, feministë, ambientalistë, ca syresh dhe drejtues fetarë.

Prandaj, njerëzit e drejtë sot duhet të rrinë gjithnjë me një gur në njërën dorë dhe një thes në tjetrën dhe sa herë që të shohin një shenjtan ta godasin me gurë dhe ta fusin në thes dhe ta hedhin në lumë e në det, që ta marri e mira, e ky vend të shpëtojë.

Ps, fotot janë të blogspot Al In Sveden.

Kategori
Uncategorized

Unë dhe Rudina te Amerikanët dhe Taulanti te Begot

Alfred Lela

Biseda me Rudina Hajdarin, deputete demokrate, mbrëmë në pritjen e ambasadës amerikane, me rastin e marrjes së detyrës nga zv/Ambasadorja, Leyla Moses, nuk mund të mos hapej mbi fushën gri të tematikës politike. Nëpër fjalë u mpiks ideja se kërkohet një ‘ngjarje e madhe politike’, një big bang, që do ta shpërthejë malin memec, poshtë të cilit shtrihet magma e fjetur e një vullkani.

Po cila është ajo ngjarje në kërkim të një terranove politike? Kjo dilemë vlente mbrëmë, me një birrë amerikane në dorë, në një kënd të Tiranës, aq të qetë sa të dukej vetja se të kishin hedhur në Georgetown, sa ç’vlen edhe sot.

Sidomos sot e në vazhdim.

Nuk jam në gjendje, apo nuk është rasti ndoshta, të flasim për këtë ngjarje, pa shprehur në fillim arsyet që çojnë në domosdoshmërinë e saj. Çfarë e ka bërë (im)perpetuum mobile gjendjen, saqë edhe po të zbresësh interesin politik të Rudinës dhe vokacionin ideologjik të autorit të këtyre radhëve, sërish mbetet imperativi i daljes nga mosngjarja. Na e pohon këtë, në mënyrë të fortë dhe të paanshme, deputeti i shumicës socialiste, Taulant Balla. I vënë në cep të ringut prej disa ditësh nga opozita e cila, sipas të dhënave zotëron edhe materiale të tjera për të njëjtin rast, Balla e ka pranuar sot, më në fund në një konferencë shtypi ‘lidhjen familjare’ me një biznesmen, të akuzuar, ndër të tjera, si anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjës.

I cytur nga këmbëngulja e akuzatorëve nga foltorja e selisë blu, kryetari i grupit parlamentar socialist, pohoi se opozita duhet të ngrejë akuza, dhe jo të bëjë pyetje. Sot ishte vetë që, me pohimin e bërë e varrosi nevojën e pyetjeve, duke ngritur lart relievin e akuzave kundër tij.

Në rrethana të tilla, ‘ngjarja e madhe’, të cilën e yshtnim unë dhe Rudina, qoftë edhe duke e kërkuar mes veti, ngjan thuajse një naivitet. Ç’nevojitet një ‘shpërthim’ i tillë kur java politike është e mbushur plot me skandale që fillojnë me deputetin Çyrbja të Rilindjes dhe mbyllen me deputetin Balla të PS? Ky i fundit është edhe një prej hierarkëve të lartë të shumicës, praktikisht nr. 2 i Edi Ramës.

Është pikërisht lehtësia e padurueshme me të cilën shumica qeverisëse i trajton bëmat e vetes që e thërret në skenë nevojën e këtij big bangu. Nuk ka një reflektim serioz, edhe pse Partia Socialiste ka humbur jo pak në hemorragjinë e shkaktuar nga i ashtuquajturi dekriminalizim. Disa deputetë dhe kryetarë bashkish, ranë para presave të këtj mekanizmi, por atë që mori periferia në kanalizimet e ‘ujrave të zeza’ e ktheu lart qendra. Rilindja e Edi Ramës është, me sa duket, vazhdim i filozofisë së viteve të tij si kryebashkiak. Një estetizim pa etikë. Prish bregun e Lanës dhe ndërto Komunën e Parisit. “Përcill’ Mark Frrokun (i cili ishte të paktën vetë i fortë) dhe fut Çyrbjen dhe lejtnantë të tjerë të të fortëve.

Cila është pra, ngjarja e madhe politike: nga vjen, kush e prodhon? Në këtë pikë, le të pajtohemi për të mos u pajtuar.

Lulzim Basha, lideri i opozitës, e lyp nëpërmjet një kronike të përditëshme mbushur me beteja të pafundme, me qëllim rraskapitjen e kundërshtarit dhe, rrjedhimisht, fitoren në zgjedhjet parlamentare të radhës. Kjo, me sa duket, është strategjia, pa përjashtuar as taktikën afatmesme të asaj që ai quan ‘qeveri e konsensusit kombëtar pa Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn’.

Sali Berisha, e kërkon këtë qëllim nëpërmjet mjeteve të atij që ai quan ‘revolucion demokratik’. Intekektualët Artan Fuga dhe Mark Marku e kërkonin para pak javësh, me anë të një letre të hapur botuar në të përditshmen Panorama, si një bashkim apartiak i elitave të shoqërisë. Një ‘parti’ intelektuale, le të themi.

Për t’u kthyer te mbrëmja amerikane në ‘Georgetown’-in poshtë Nënë Shqipëri; te biseda me Rudinën; te Don Lu që mund të ikë në shtator, por mund të jetë këtu edhe një vit si Alex Arvizu; te Leyla Moses, me atë mbiemër hebraik që evokon shpresën biblike; te shqiptarët, thuajse të dëshpëruar, që shpresojnë se Washington-i mund ta thyejë këtë akullnajë, që e ka zënë poshtë perpetuumin politik; te kjo dhe ajo tjetra; e kështu me radhë…

Të gjitha janë variabla, por shqiptarët janë në gjumë ose në ikje e sipër. Edhe kur thonë ‘opozita nuk frymëzon’, e pranojnë këtë letargji apo këtë mërgatë. Sepse, opozicioni nuk është një ndërtesë, një sigël, një njeri.

Sa kohë kështu do të jemi, Edi, Taulanti dhe Ergysi, do të dalin dhe me lehtësi do të na i paraqesin shkeljet e tyre si ‘ëndrra të një nate vere’.