GAZETA TOMORRI ME LAJMET E FUNDIT.
Deri ku do të shkojë e keqja që ska fund Z kryeministër.
Vertet u bashkuan nje milion vota te shqiptareve dhe larguan “Perbindeshin” Berisha nga pushteti, por shumica e votuesve qe e bene kete dhe besuan te ju rilindja, dhe ne premtimin tuaj,e bene jo per ideal, por per nje shishe votke diten e votimit dhe per nje njemilekesh ( te vjeter) me shume ne familje, nje njemijelekesh qe fatkeqesisht as nuk erdhi dhe as do te vije kurre, sepse qeveria e Rilindjes Socialiste per Integrim vec dhenies si ushqim cdo dite te demagogjise dhe ( politikes) se saj, ju te nderuar votues jo vetem qe nuk e perfituat ate njemijelekesh, por provoni ne kurriz cdo dite e me teper urine tuaj dhe te femijeve.Qeveria e Rilindjes per integrim nuk po pakeson urine e qytetareve por po ben ngritjen e taksave , kur ju ne fushate ju premtua hapjen e 300 000 vendeve te reja te punes, dhe ulja e TVSH se per energjine nga 20 ne 6%.,ndersa ne fakt cmimet per energjine elektrike po dyfishohen, dhe se fundmi me taksen e re te qarkullimit qeveria po kerkon te rriti cmimin e karburantit ne 120 lek per liter, ndersa rreth 31 mije familje shqiptare nga ata qe votuan me 23 Qershor, pro Rilindjes Socialiste per Integrim, jane perjashtuar nga nga skema e ndihmes ekonomike, duke i lene ne mes te rruges dhe ne meshire te fatit,ata femijet e tyre dhe pleqte e pa mbrojtur.
Ne cdo vend te botes,politikat e te majteve njesohen me shtetin social, uljen e taksave dhe te papunesise, ose te pakten me mos ngritjen e tyre.
Cuditerisht ne shqiperi ndodh e kunderta, kur sot mbas nje viti te se majtes ne pushtet, vec demagogjise se qeverise “Rama Meta” e cila mundohet te mbushi mendiet e shqiptareve te shkrete.Mendjet jo barkun,se per te mbushur xhepin as qe mendohet ndonjehere, papunesia,krimi dhe korrupsioni po rriten cdo dite dhe me shume.
Shqiperia pa dashur po merr fytyren e nje shteti kusaresh, fytyren e krimit te organizuar,fytyren e pisllekut dhe lypsave ne rruge, fytyren e emigrimit te detyruar te mijera familjeve shqiptare.Familje te tera qe germojne ne kazanet e plerave per te mbijetuar, familje qe flene pa buke ne mbremje, familje qe jetojne ne pasiguri te plote.
Ndersa ne anen tjeter kemi parajsen dhe pushtetaret qe jetoje ne super lluks,kemi deputetet, te zgjedhurit qendrore dhe vendore,drejtues shteti dhe njekohosisht bashkpuntore me krimin e organizuar dhe kriminelet, trafikun e droges dhe trafikantet, mashtrues, grabites dhe vrases me pagese ne cdo cep.
Dhe e fundit,mengjeze qe askush nuk i pret me si dikur me gezim.
Ish Analistet, publicistet, gazetaret, mbrojtesit e te drejtave, qjq. Ku jane? Jane zhdukur nga mediat vizive dhe elektronike,dhe gjitha kjo mbas punes se (lodheshme) deri ne marrjen e pushtetit dhe shperblimit te tyre nga qeveria e Rilindjese,sot struken ne strofullen e tyre te pa shqetesuar se cfare ndodh me, ata misionin e mbaruan.
Mediat jane kethyer si dikur “Gazeta Tomorri” me lajmet e fundit.
Ajde gazeta.Gazeta Tomorri
Trupat fashiste mesyjne ne Abisini. Duce takohet me Hitlerin. Rama me Vucicin. Gazeta,gazeta, ajde merrni gazeten Tomorri.
Ndersa ju Z Rama mbas 6 heresh shtyrje ftesash qe nga shtatori i 2013 dhe deri sot nga Serbet mezi pret te shkoje me perulesi per tu takuar me miqte e tij te vjeter,qe organizuan dhe drejtuan ne vitin 1878,1910, 1928, 1945,1950 zhdukjen dhe perzenien nga trojet e veta mijera vjecare.Ndersa 1998 ishte operacioni Operacionin “Patkoi i Kalit” per spastrim etnik dhe shfarosjen e shqiptareve. Barut i gatshem qe shpertheu keto dite ne Beograd,ndaj futbollisteve dhe kombit shqiptar,duke treguar se sa dashamire dhe miq jane ne te vertete Serbet me ne shqiptaret dhe ne kohet e sotme.Ne kohen kur ju z Kryeminister po enderroni viziten ne Beograd,dhe mediat qe ju dhe qeveria juaj financon me leket e taksa paguesve shqiptare po bejne ceshte e mundur qe kjo vizite ti ngjaje sado pak asaj te 68 viteve perpara te Enver Hoxhes,dhe e perbashketa e ketyre dy vizitave eshte se atehere Hoxha u prit ne Beograd mbasi ra dakort per shendrrimin e shqiperise ne republike te 7 te te ish Jugosllavise.Ndersa rama sot mbas pranimit te nismes Fule apo WB6 qe kerkon te rikrijoje perseri ne Ballkan mini Jugosllavine e re me kryeqytet Beogradin. Populli i juaj i mbetur rrugeve po merr perseri si me 1991,97 dhe sot me 2014 rruget e pa shpresa dhe te veshtira te emigrimit te pa kontrolluar. Rruge te cilat sot nuk kane me asnje shprese per ta dhe familjet.
Kampe pritjeje ne europe,te mbushura plot e perplot me Afrikane dhe Shqiptare, ku buka eshte me orar dhe me radhe, si dikur greqia me 1991,92. Njerez te lodhur, te vrare qe syte dhe shpresen per te mbetur gjalle i kane kethyer jo me tek shteti dhe qeveria qe votuan,por tek mashtruesit, sekseret, trafikantet si dikur ne vitet e veshtira 91 dhe 97,per tu larguar njehere e pergjithmone nga shqiperia, me cdo lloj cmimi dhe menyre njesoj si refugjatet e ikur nga lufta ne Siri , apo regjimi komunist ne Eritrea dhe Sudan te Afrikes,
Te gjithe presin radhen per tu dorezuar ne zyrat e emigracionit me nje ankth dhe shprese te venitur, por me se fundemi per tu larguar perseri mbas disa muajsh, intervistash,perpjekjesh dhe vuajtjesh shpirterore pa kufi. por kete radhe me te zhgenjyer, me te lodhur dhe me te vrare se kurre ashtu sic erdhen me syte plot lote te pa shprese dhe te mashtruar,nga shteti dhe sekseret e pa skrupullt. Ashtu dhe po kethehen perseri drejt asaj sketerre qe ju munduan ti largohen qofte dhe duke sakrifikuar dhe jetet e tyre.
Halleve dhe problemeve te tyre zyretaret e emigrimit,tani te mesuar me eksodin pa pushim te shqiptareve,me gjithe se ne realitet e dine te verteten e shqiperise se sotme, ju pergjigjen.
Ju kini shtet ligjor, rend, qetesi, siguri, mirqenie. Shteti juaj ju mbron, ai ka firmosur te gjitha marveshiet me institucionet nderkombetare,dhe i respekton ato.
Ne bashkpunojme me shtetin tuaj dhe ju duhet te bashkpunoni me ne per kethimin tuaj ne fund te procedures.Ndryshe ka dhe polici,e cila (butesisht) jo si ajo e grekut dikur ne kamiona te mbyllur ushtarake,te merr dhe te kethen ne vendin e origjines.
Shqiperia,shteti ligjor,shteti i se drejtes,shteti i lirise dhe sigurise?
Shume emigrante kur degjojne kete fjale, sidomos ata nga zona e veriut ju mbushen syte me lot, psheretijne dhe largohen te zhqenjyer.
Mallkojne veten dhe ju z Kryeminister qe ju kane dhene voten, ndersa ju dhe qeveria e juaj po ju jepcdo dite zhgenjimin jo vetem ne shqiperi,por edhe ketu ku jane me kerkesen e tyre per azil.
Shqiperia e sotme, vendi ku deputetet kryebankieret, bizesmenet, qytetaret vriten si qene rrugesh ne mes te dites,ne zemer te Tiranes, ne sy te policise. Dhe askush nuk merr pergjegjesi.
Shqiperia vendi ku deputeti juaj Z Kryeminister merr dhe mbron ne makinen e tij kryetrafikantin e droges duke dekospiruar nje aksion nderkombetar te droges,dhe duke ndimuar ne mos arrestimin e mikut te tij krye trafikant.
Shqiperia vendi ku avionet e droges Z Kryeminister ulen ne mes te dites ngarkohen dhe largohen perseri te pa shqetesuar.
Shqiperia Z Kryeminister, vendi ku nen preteksin e cmontimit te mafies se vjeter shteterore, ka filluar te montohet nga oligarket e rinj ne pushtet nje nga mafiet me te fuqishme dhe me te egra ne rajon.
Ky ishte dije dhe perseri ne mos me keq eshte sot shteti ligjor ne shqiperi……
Kohe kur sot shqiptaret ne bote kane rene shume me poshte se afrikanet dikur nen regjimin e Aparteidit.
Bark dhe kembe zbathurit e Afrikes, megjithe se dhe ata refugjate, kane 100% te drejta me shume se shqiptaret megjithese ne ndodhemi brenda dhe ne zemer te Europes,sot ata kane nje tjeter status,ate te dokumentave te sigurta. Ata dhe vellezerit e tyre qe futen cdo dite nga Greqia drejt shqiperise dhe kapen ferrave te Kakavijes Tri urave dhe Kapshtice, si minjte e arave per te penetruar mbasandaj drejt europes.
Ju japin nje alternative vajzave dhe grave shqiptare qe nuk fitojne dot te drejten e azilit ne europe.
Doni te qendroni ne europe? Martohuni me ne……minjte e gjirizit.
Cfare dite kerkuan shqiptaret dhe cfare po i pret. Cfare mbolle dhe cfare po korrin.
Dhe e gjtha kjo,jo me ne vitet 90, jo ne vitet 97, as dije nen qeverine e “perbindeshit” Berisha, as kur u dogj Gerdeci, as me 21 Janar. Por sot ne vitin 2014, ne qeverine tuaj socialiste per integrim, ne qeverine e rilindjes Rama Meta.
Z Kryeminister,a kini pyetuur ministrin tuaj “Kalamai me kollare”.
Ku ndodhen sot (miqte e tu) ish te perndiekurit ata qe ju, dhe ministri i sotem “Kalamai me kollare” ashtu sic e kane etiketuar ish te perndjekurit para disa muajve , ata qe ju i mbronit me shpirt dite e nate kur ju duheshin dikur ne syte e botes. Ata qe arriten nga zhgenjimet e gjithe politikes dhe zjarrin ti vene vetes duke kerkuar te drejtat dhe demshperblimin e viteve te burgut.
Sot ne qeverine e kesaj rilindjeje qe dikur ju rrinte pas dhe i inicionte ne veprimet e tyre, ish te perndiekurit po ikin .Po ikin larg shtepise dhe shqiperise duke kerkuar perseri azil politik. Ata e ndiene se u zhgenjyen dhe u perdoren politikisht nga ju, ashtu sic u perdoren dhe u hodhen dhe viktimat e 21 Janarit me kater pllaka bronxi qe i shkelin cdo dite me kembe ne bulevard qytetaret. Dhe e gjitha kjo sepse ju i shitet mbas nje marveshie dhe bashkpunimi ngjalash ne gjirin e Lalezit me z Meta. Perse ish te persekutuarit u larguan sot ne qeverine tuaj dhe jo dije ne kohen e “diktatorit” Berisha, perse sot ne vitin 2014. Kur ne qeveri jeni vete ju miku i tyre i djeshem dhe i sotem . Sepse kete mashtrim ata e mesuan sapo ju ish premtuesit (miqte) e tyre ish opozitare moren pushtetin. Ata tani kane marre rruget e botes duke ri kerkuar perseri azil, sot jo dije. Sot kur ju ish opozita e djeshme jeni ne pushtet. Ky nuk eshte lapsus por fatkeqesi kombetare. Qeveria Berisha me minister ish vullnetarin e Enverit Bode Rakicken, ata vertet i genjeu, ndersa ju i detyruat perseri te marrin rruget e botes.
Duke pare sot kampet e refugjateve dhe trajtimin e tyre,larg qendrave te banuara, orarin dhe radhen ne ushqim, mos dhenien e te drejtes se levizjes dhe punesimit, jetesen e veshtire nje dhome per nje familje prej 4 pjesetaresh dhe 600 korona ne muaj, baraz me 12 paketa cigareje,
Mu kujtua.
koha dhe vitet 1991~92 kur policija greke vinte ushtronte dhune dikur ne rruge dhe ne kampet e refugjateve shqiptare, te larguar nga shqiperia menjehere mbas levizjes studentore te Dhjetorit dhe hapjes se kufijve ne zonat kufitare si ne Kostur, Edesa, Gumenice.
Kampi i Kosturit,radhet e gjata per buke, dhe “ushtari Sadam” Nje xhuxh i zi nga Kavalla qe me nje shkop bejzbolli godiste shqiptaret e shkrete me barkun bosh qe prisnin me ore per te marre nje cope buke.
Ndersa pak kilometra me tutje, ne Vugaciko.(Nje ish qender ushtarake e stervitjes te arratisurve shqiptare ne kohen e diktatures) Ishte Kampi i Vorioepirioteve me te gjitha konditat, megjithe se nga shqiperia vinim te dyja palet.
Mu kujtua.
Greva e urise se ish te perndjekurve per statusin e refugjatit politik ne kampin e Kosturit,mos dhenien kurre te atij statusi por,vetem nje leje qendrimi 6 mujore te pa rinovueshme dhe indiferentizmin perballe kesaj klase te pervuajtur nga autoritet vendase.
Kamionet ushtarake te mbyllur qe vinin cdo nate ne kamp dhe vec refugjateve ish te persekutuar dhe ushtarakeve qe kishin dezertuar, mbusheshin me shqiptaret e tjere dhe i (hidhnin) ne kufi.
Rrahjet barbare te refugjateve nga ushtaret greke neper male,dhunimi dhe perdhunimi i tyre apo lenia pa uje dhe buke per dite te tera.
Gumenica dhe prifti pederast qe ndante ndihma ne kamp,abuzimi me refugjatet dhe prerja me gershere e mjekrres nga nje grup shqiptaresh diten ne mes te sheshit.
Mu kujtua operacioni “Fshesa” ku mijera shqiptare mblidheshin jo vetem rrugeve por dhe ne shtepi, diten dhe naten lidheshin si kafshet dhe perseri me kamiona i degdisnin ne kufi.
Vlora me tre gishtat e Gjinushit dhe Cekes,Imami mbi tank duke kerkuar te marshonte drejt Tiranes. ndersa ju i nderuar Kryeminister,duke shitur piktura apo neper plaxhet nudo te Frances me miq dhe mikesha qe sot i keni ne qeverine tuaj.
I “katerti i rades” Ulerimat e nenave me femijet e vegjel dhe thirrjet per ndihme, duke u goditur dhe mbytur ne mes te detit nga miresia e anijes luftarake Italiane.
Banditet e politikes dhe skafet e vdekjes.
Peshkaqenet qe prisnin cdo nate te ushqeheshim me trupat e refugjateve qofshin ata, Kurde, Kineze apo Kosovare qe kriminelet i merrnin per ne Itali dhe i hidhnin per ti mbytur ne det.
Po sot z Kryeminister qe ju jeni ne pushte dhe nuk jane me ato vitet e qametit, por viti juaj i Rilindjes per Integrim.Pikerisht nje vit mbasi “Shporrem” dhe Berishen,
Shqiptaret po marrin perseri rruget jo me vetem drejt Europes por drejt dhe fundit te botes. Perse sot Z Kryeminister, kur ju po reformoni policine megjithe cdo dite krimi dhe kriminelet jo vetem qe nuk ndalen por shtohen cdo minute,dhe policet tuaj nuk po munden te mbrojne me koken e tyre dhe jo me ate te qytetareve, sot kur ju kini hapur dhe zyra pune ne cdo qytet te vendit por vetem pune dhe te punesuar nuk ka, sot kur ju vertet mbyllet Lazaratin por kultivimi dhe transporti i droges nga shqiperia drejt perendimit sa vjen dhe shtohet. Ku krimi,korrupsioni dhe kondrabanda jo vetem qe nuk jane pakesuar por nuk po njohin me kufij.
Deri ku do të shkojë e keqja që ska fund Z kryeministër?
Shqiptarët nuk ja u kanë per borxh as ju dhe as politikes suaj, a eshihni ku eshte katandisur vendi. Papunësi, varfëri, pasiguri. Rritje të cmimeve, rritje të cmimit të energjise, rritje të cmimit te naftes.Dy milione e 100 mije shqiptare te varfer, te zhytur në borxhe, pa pune, në antkh për buken e gojes dhe pa shprese për të ardhmen,
Ndersa neper rruget e Tiranes dhe gjithe shqiperise po degjohet perseri thirrja e vjeter e tellallit:
Gazeta Tomorri me lajmet e fundit. Gazeta, blini gazeten zoteri.
Hitleri takohet me Ducen….. Rama me Vucicin.
Ndajeni këtë me të tjerët:
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…