Kategori
Uncategorized

Qeveria ka vdekur, më mirë ta varrosim..

astrit patozi

Nga Astrit Patozi*

Për cdo shtet me nivel të lartë korrupsioni, si Shqipëria, cdo përmirësim në cilësinë e auditimit do të ishte i rëndësishëm dhe i mirëpritur. Por unë nuk mendoj aspak se ligji, që po shqyrtojmë sot, do t’i shërbente këtij qëllimi, sepse ne nuk po vuajmë nga korrupsioni për shkak të ndonjë vakumi legjislativ, por nga mungesa e qartë e vullnetit politik për ta goditur atë. Po përpiqem ta aktualizoj pak këtë problem me gjendjen dëshpëruese, që po kalon vendi.

Sic po e shohim të gjithë ka një nervozizëm dhe sensibilitet të fortë në arenën e politikës, sa herë që përmendet CEZ-I, dhe kjo nuk po ndodh rrallë. Dhe megjithë qetësimin e përkohshëm të Spartak Brahos, duket se kjo histori do të vazhdojë edhe për shumë kohë. Partia Demokratike është në të drejtën e saj kur thotë se do t’i shkojë të vërtetës deri në fund, pasi bëhet fjalë për një aferë gjigande, nga e cila janë grabitur qindra milion euro. Por unë kam një ide tjetër, jo thjesht i nxitur nga skepticizmi, që buron nga fakti se Republika jonë nuk para e ka qejf zbardhjen e të vërtetave përvëluese. Por se, cilido qoftë fati i mëtejshëm i hetimit, gjithmonë nëse do të ketë një të tillë, cështja e CEZ-it i ka prodhuar tashmë efektet e veta politike. Qoftë edhe me paqartësitë, që krijohen nga lëvizjet dhe deklaratat kaotike të atyre, që u djeg më shumë, të cilët mendoj se janë tërësisht të ekspozuar para publikut.

Unë, natyrisht, që nuk mund ta di ekzaktësisht sot se cili është përfituesi më i madh i kësaj afere dhe sa është shuma, që ka përlarë ai me një dorë, por di me siguri se prej kohësh kjo qeveri nuk ekziston më, jo thjesht në kuptimin që ka një ekip ministrash në një vend normal. Sigurisht, që ajo po zvarritet dhe mund ta vazhdojë ta bëjë këtë edhe për një farë kohe, por kurrësesi për shumë gjatë. Por problemi është se kjo krijon një kosto aq të rëndë sa mund t’ia kalojë disafish gropës së frikshme të CEZ-it, megjithë respektin që kam për shumën, që pretendohet se është zhvatur në këtë rast. Ndaj edhe mendoj se fokusi ynë kryesor nuk duhet të jetë thjesht hetimi dhe zbardhja e skandalit, por humnera ku kemi rënë, pasi u hap kutia e Pandorës. Sepse cdo ditë që kalon me një qeverië rrëzuar është një faturë e stërmadhe për një vend si i yni, i cili e ka të vështirë ta mbajë drejt timonin edhe kur nuk është në krizë, jo më në këto kushte.

Për sa kohë që ne vetë kemi kërkuar një ekip ndërkombëtar për të hetuar, unë e kam të vështirë të akuzoj që sot përgjegjësit e supervjedhjes, ndonëse e kam shumë të qartë se cilët janë ata. Por jam tërësisht i përligjur t’u drejtohem dy bashkëkryetarëve të një mazhorance, që nuk ekziston më, se, nëse e kanë të pamundur të heqin thonjtë nga gryka e njëri-tjetrit, vendin nuk mund ta mbajnë më peng. Edi Rama dhe Ilir Meta nuk kanë mandat për të rrokullisur Shqipërinë, sepse ata janë votuar për të qeverisur. Gjë që në fakt nuk e bënë për asnjë ditë të vetme, edhe kur ishin në paqe, e jo më tani që janë në luftë të hapur dhe gati publike.

Dy vjet më parë ata u mburrën se morën 1 milion vota, të cilat i konvertuan në shuplaka kundër nesh! Sot askush nuk i përmend më ato, jo thjesht se nuk dihet sa kanë mbetur, por më shumë për faktin se ato janë duke qëlluar me të gjithë fuqinë njëra-tjetrën. Deputeti i deklasuar socialist Ben Blushi fliste para ca muajsh për funeralin e ‘Rilindjes”, por unë nuk jam fare dakord me të. Sepse nuk mund të vdesë dicka, që nuk ka lindur kurrë. Sepse “Rilindja” nuk ka ekzistuar asnjë sekondë, bile as në ditët e para të krushqisë famëkeqe të 1 prillit. Sepse, jo “Rilindje” që nuk mund të ketë, por as stanjacion, inerci dhe normalitet nuk mund të presësh po të përpiqesh ta qeverisësh vendin me mentalitetin dhe me rregullat mafias. Kështu na ka ndodhur ne në këto dy vjet, ndaj edhe kemi mbërritur në këtë pikë sot.

Ka shumë njerëz që sot, jo pa logjikë, janë të bindur se cështja e CEZ-it, duke përfshirë shuma marramendëse, ka pasur efektin e tërmetit dhe i ka tronditur në mënyrë të pariparueshme themelet e kësaj maxhorance. Unë nuk mendoj kështu. Por them se CEZ-i ishte thjesht derdhja e kupës në një rivalitet të egër, që nuk ka asgjë të përbashkët me rregullat e një loje normale politike.

Sepse këta e shqyen në mes Shqipërinë që ditën e parë të pushtetit të tyre, duke tërhequr secili nga vetja për të rrëmbyer pjesën më të madhe. Sepse, përgjatë dy vjetëve grabitën pa mëshirë gjithcka në këtë tokë, duke përgjuar dhe u xhelozuar për njëri-tjetrin dhe sot ngjajnë me dy banda mafioze, që nuk mund të bashkëjetojnë më në të njëjtin territor, sepse ose njëra duhet ta vrasë tjetrën, ose e dyta duhet të pranojë pushtetin e të parës. Mënyrë tjetër nuk ka dhe kjo është ligjësi e kësaj bote të errët në gjithë globin.

Sepse e mbushën parlamentin, por jo vetëm atë, me persona me precedentë të rëndë penalë, brenda dhe jashtë vendit, dhe u thonë shqiptarëve që të presin pikërisht prej kësaj salle reformën e shumëkëkruar në drejtësi dhe punë të tjera të mira për vendin.

Kjo qeveri ka rënë dhe po zvarritet në agoni të thellë, jo për shkak të opozitës, pavarësisht se gishti po tregohet edhe nga ne, që kjo mazhorancë fiktive t’i japë më shumë oksigjen vetes për të mbijetuar. Do të më pëlqente shumë që të ishte e kundërta, por dua të jem realist. Ne mund të kemi merita, për të cilat nuk na është dhënë ende haku, apo mëkate, për të cilat nuk e kemi marrë ende atë që meritojmë, por këtë nuk e kemi bërë.

Kjo qeveri nuk ka rënë prej nesh, por për shkak se është e pamundur të mbash gjatë dy lukuni të ndryshme, që vërsulen pa mëshirë mbi trupin e vobekët të një vendi të varfër. Kjo qeveri ka rënë se nuk mund të jesh kurrësesi njëkohësisht edhe shteti, edhe mafia, edhe qeveria, edhe krimi apo korrupsioni.

Kjo qeveri ka rënë sepse nuk ngjalli asnjë ditë shpresë dhe frymëzim, që kur rilindasit gjasme u ulën për herë të parë të zyrat e shtetit, e deri më sot, që po flasim. Eshtë e vetmja ndoshta, që nga 1912-a që nuk e ka bërë këtë, sepse për vetë natyrën e politikës, ditët e para të pushtetit ta japin si bonus prishtshmërinë pozitive tek publiku. Madje kështu ka ndodhur edhe me qeverinë e pas 1997-ës, ndonëse vendi sapo kishte dalë nga një konflikt i armatosur, që gati përfundoi në luftë civile.

Kjo qeveri ka rënë, sepse e ktheu Shqipërinë me një shpejtësi marramendëse në një vend qesharak, ku mungojnë edhe skrupujt më minimalë për një shtet serioz. Pak ditë më parë kryetari i Komisionit të Sigurisë të parlamentit shpalli shqetësimin e një konspiracioni të madh dhe ogurzi, qe synonte destabilizimin e vendit. Në qendër të përbetimit, sipas tij, ishin një deputet i defaktorizuarpolitikisht dhe një person aktualisht i papunë? Si deputet i këtij Kuvendi më takon që të jem mbrojtës i paepur i stabilitetit të vendit, pavarësisht në jam në pushtet apo opozitë. Por më ndjeni që po e them, që ato ditë kam menduar se, nëse kjo do të ishte e vërtetë, në djall të shkonte stabiliteti, dhe le të pëmbysej Republika, po qe se ajo varej realisht në dorë të Tom Doshit dhe Dritan Priftit. Dhe vetëm pasi ky alarm u kombëtarizua dhe u mor seriozisht, të shqetësuarit morën frymë lirisht dhe thanë se “destabilizimi po qetësohej”, një shprehje kjo edhe më qesharake se vetë cështja, a thua se bëhej fjalë për një kafshë që ishte tërbuar papritmas dhe pastaj e kishin vaksinuar.

Kjo qeveri ka rënë dhe cdo ditë që kalon e bën më të rëndë situatën, sepse hordhitë e të dy palëve sulen që sa zbardh dita mbi financat e brishta të shtetit, sikur të ishin në ditën e fundit të pushtetit të tyre. Dhe s’kanë faj, sepse askush se di se c’do të sjellë e nesërmja, me një qeveri, gjysma e së cilës, kërkon të likuidojë gjysmën tjetër. Kjo qeveri ka rënë, sepse asaj po i ikën populli i vet, gati me të njëjtat ritme me sirianët, që janë prej vitesh në luftë të përgjakshme.

Unë nuk jam aq naiv sa të mendoj se kjo qeveri ka rënë për shkak se Edi Rama nuk shkon mirë me Ilir Metën. Sepse pretendoj të bëj pjesë tek njerëzit që e pranojnë debatin edhe brenda një partie, e jo më mes forcave të ndryshme politike. Po ata të dy dhe cetat që kanë nga pas, nuk kanë debat midis tyre, por një llogari të hapur me njëri-tjetrin për interesa okulte dhe korruptive, në dëm të qytetarëve shqiptarë dhe të atdheut tonë të përbashkët, sic thotë shpesh Gramoz Ruci.

Cdo ditë që kalon nën cadrën e kësaj qeverie e zbeh vlerën që mund të ketë edhe në rast se zbardhet e gjithë afera e CEZ-it, madje dhe sikur paratë e vjedhura të kthehen tek i zoti (përrallë shumë e bukur për t’u besuar kjo). Sepse kjo kllapi qeverisëse vecse e shumëfishon rrënimin e ekonomisë kombëtare dhe e bën shumë më të vështirë ringritjen e saj. Ne nuk mund t’i lemë fatet e mbi tre milion shqiptarëve në mëshirën e llogarive të forcave dhe të humorit të sekserëve të Edi Ramës dhe Ilir Metës, që paguhen cach apo në natyrë, për cdo ditë më shumë të kësaj bashkëjetese të sforcuar, tipike për familjet mafoze.

Ndaj edhe dhe pse kjo qeveri është vetërrëzuar, kjo nuk e zbeh aspak rolin aktiv të opozitës. Në këtë Shqipëri depresive, që tkurret dita-ditës nga mungesa e perspektivës, i takon Partisë Demokratike që të marrë flamurin e kthimit të besimit të publikut tek politika. E cila nuk mund të ketë asnjë shans, nëse nuk mbështetet tek disa vlera dhe parime, apo tek një minimum humanizmi, i cili sot mungon gati plotësisht. Nuk them se është mision i lehtë, por është e vetmja rrugë.

Ne nuk duhet të mendojmë për asnjë cast se do të marrim një ditë pushtetin, sepse nuk ka kush të vijë tjetër. Po qe se do të presim që të na vijë radha, kurrë mos ardhshim edhe ne, se nuk do të ndryshojë ndonjë gjë e madhe. Do të iki një palë, e do të vijë një palë tjetër.

Por ne duhet ti bindim që sot shqiptarët se nuk do të qeverisim asnjë ditë si këta, që realisht do ta ndryshojmë këtë kënetë, që sa vjen e bëhet më e ndotur, ndoshta edhe me kontributin tonë, për aq sa na takon, me veprimet dhe mosveprimet tona. Dhe për këtë nuk ka nevojë të tundim historinë tonë të lavdishme, sepse ajo nuk mjafton. Ajo nuk sjell asgjë të re, edhe për faktin se për të i kemi marrë një herë, si spaletat, ashtu edhe ndëshkimin. Madje ne duhet t’u krijojmë që tani bindje njerëzve se nuk do të përsërisim kurrësesi edhe gabimet tona të qeverisjes, se është jashtë cdo dyshimi që të tilla kemi pasur plot.

Por që të shkundësh shqiptarin e neveritur nga përkeqësimi i cdo standarti në këtë vend, natyrisht, që nuk mjaftojnë fjalët e bukura, sepse po të ishte për to, ky kryeministër, që ende kemi, do të qëndronte gjithë jetën në atë karrige, sepse atij, për hir të së vërtetës, nuk i calon gomari nga gjuha. Mendoj se prej nesh pritet akte dhe gjeste të forta dhe jam shumë i sigurt se suksesi do të jetë i shpejtë dhe se kjo betejë ia vlen.

Qeveritë nuk mund të jenë për këtë vend si fatkeqësi natyrore, para të cilave njeriu është i pafuqishëm. Shikoni Malin e Zi sot! Për shkak të bindjeve politike, por edhe të formimit tim, e fundmja gjë që më shkon ndër mend për të ndërruar pushtetin është dhuna dhe revolucioni. Por nuk mund të mos e them se shqiptarët kanë sot shumë më tepër arsye se malazezët për të qenë të revoltuar dhe se cfarëdo skenarësh konspirativë dhe gjeolitikë të fshihen pas trazirave në Podgoricë, asgjë nuk do të ishte e mundur në rast se atje nuk do të kishte një majisje të pakënaqësisë popullore për korrupsionn e qeverisë.

Të nderuar kolegë të të gjithë flamurëve,

Për gjitha sa thashë më lart, kjo është një qeveri e vdekur dhe dihet prej mijëra vjetësh që kufomat zakonisht varrosen të nesërmen. Kjo është në të mirën e të gjithëve, duke përfshirë edhe atë që ka ndërruar jetë.

Kategori
Uncategorized

Rrofte Rrota.

Rroftë rrota.
Nga Edison Ypi.
Rroftë rrota që rrëzoi aeroplanin e drogës.
Rroftë ajo rrotë e mjerë vdekur mbi rërë, rrota e Divjakës, që vuri në lëvizje rrotat e tjera, rrotat e propagandës, rrotaxhilet e gazetave, rrotaxhinjtë e televizioneve.
Rroftë rrota që ndezi fantazinë e shqiptarëve që vrasin babain me kazëm në kurriz, presin fytin e gruas me thikën e bukës, therin kalamajtë në gjumë, shkulin gurrmazin e ortakut të biznesit me tyrjelën e heqjes së tapës.
Rroftë rrota që bëri të qartë se çfarë thanë Doktori dhe Visho Ajazi nuk kishin qënë muhabete rrotash, por paralajmërime serioze.
Rroftë rrota që lëvizi rrotat e Parlamentit, rrotat e pushtetit, rrotat e rendit, të cilat rrota, po të mos ishte shkëputur nga aeroplani i hashit rrota e bekuar, do na quanin të gjithëve rrota që besonim histori rrotash.
Rroftë rrota e Divjakës me anë të së cilës më së fundi do rrotullisemi në qershor në Europë. Pas shkëputjes së asaj rrote, zor se rrotat e burokracisë së Brukselit do na e pengojnë edhe këtë herë rrotën e mundimshme të Statusit të shumëpritur. Në mos për tjetër, sepse me rastin e rrotës së Divjakës, rrotat e Brukselit e pamundur të mos binden se rrotën e drogës edhe e rrotullojmë edhe nuk e rrotullojmë, ama po u prishën rrotat e aeroplanave, kaçatorrat i kapim, Mitsubishat i ndalim, trafikantët i burgosim, që domethënë se demokracia na rrotullohet, rendi na rrokulliset, dhe rrjedhimisht Statusin e meritojmë.
Rroftë rrota e prishur falë së cilës rrotë buxhetit j’u shtuan ato 37 mijë Eurot e atij trafikantit. S’janë shumë. Por edhe aq sa janë, po të mos ishte shkëputur rrota heroike, do kishin ikur në Itali bashkë me aeroplanin, drogën, pilotin mashtrues, dhe natyrisht vet’ rrotën.
Unë rrota, si rrotë që jam, e kam ditur se droga tek ne transportohet vetëm me rrota të gjalla, njerëz, mushka, gomerë. Vetëm falë rrotës dergjur mbi rërë erdha në vete dhe kuptova se drogën e transportokemi jo vetëm me rrota mishi, por edhe me rrota gome avionësh dhe rrota Mitsubishash, si dhe, si më thanë disa rrota që këto rrotëza i njohin më mirë, edhe me gomone dhe motoskafa që, siç dihet, punojnë me elika, që edhe ato, domethënë elikat, rrota janë.
E ka thënë i shkreti Ajnshtajni se kur një fenomen konstatohet vetëm 1 herë, ai fenomen me siguri ndodh pafundësisht herë. Ajnshtajni, si rrotë që ishte, nuk pati parasysh rrotën e drogës së Divjakës, por Universin. Megjithatë rrofshin rrotat që po shpikin rrotën me anë të hedhjes poshtë të pohimit Ajnshtajnian duke na thënë se ai aeroplan e ajo rrotë ishin të parat dhe të fundit rrota droge në truallin rrotor arbëror.
Rroftë rrota falë së cilës u bë e mundur rrokullimi në qelitë e burgut të një mashtruesi italian. Rrotat e kontrollit në Rinas edhe mund ta kishin ndalur mashtrusin ciklik, trafikantin rrotativ. Megjithatë, thuaj shyqyr që s’e ndalën. Se po ta kishin ndalur nuk do ishte shkëputur rrota dhe nuk do ishte i mundur zbulimi i rrotave të tjera.
Rroftë rrota e Divjakës që u bëri të ditur rrotave të Razalatatit, dhe jo vetëm atyre, se hashin mund të vazhdojnë ta kultivojnë, por me pak më tepër vigjilencë, rrotash natyrisht.
Rrofshin rrotat e Shoqërisë Civile që me sebepin e rrotës së shkëputur të Divjakës, po na thonë se hashishi nuk është vdekjeprurës dhe së shpejti mund ta legalizojmë.
Mos vdektë kurrë ai mekaniku që rrotës së avionit ja liroi vidën gjatë rrugës, duke mundësuar në këtë mënyrë rënien e rrotës së duhur në vendin e duhur, ku e priste makina e duhur me brenda rrotën e duhur, trafikantin e sipërpërmendur, dhe pas pak ardhjen e policisë së duhur për të bërë detyrën e duhur mbi avionin e ngecur. Për këtë shërbim që na bëri ai mekanik, në pamundësi për t’i dhënë titullin e ndritur “Hero i rrotës socialiste”, le ta shpallim “Nderi i drogës së Divjakës”. Më vonë, kur të të tjera rrota avionash do shkëputen pak më tutje apo pak më tëhu Divjakës, mekanikëve sabotatorë të ndritur, tu japim nga një dekoratë, për shembull “Shpëtimtari i hashit të Çermës”, “Martiri i miellit të Karavastasë”, “Lavdia e barit të Bashtovës”.
Punë të mbarë kryepleqve rrotullues të fshatrave ku kultivohet hashishi për më tepër vigjilencë rrotore dhe spiunim rrotaxhil.
Mos na lëntë Zoti pa rrota të shkëputur avionësh droge si mjeti më efikas për frenimin e trafikut të drogës mbi të gjitha llojet e rrotave, veçanërisht mbi avionë të cilëve u shkëputet rrota ngaqë pilotohen nga rrota-pilotë.
Punë të mbarë rrotave dhe rrotëzave të mekanizmave të hetimeve, inshallah jo të pafundme.
Lavdi rrotës martire.
Faleminderit rrotës së Divjakës.
Rroftë e qoftë rrota e drogës.
Edhe pse e prishur, edhepse e hedhur, edhepse mbi rërë e dergjur, 1 rrotë e vetme na bëri një punë aq të madhe sa ne rrotat e tjera të mbledhura të gjitha bashkë nuk do ta bënim dot.
Rroftë rrota e Divjakës, rrota e Gjadrit, rrota e Razalatit, rrota e Rinasit, dhe të gjitha rrotat e tjera.
Rroftë dhe rrota e Historisë. Që rrotullohet e rrotullohet e kurrë s’ndalet duke na mbajtur gjithë kohës me nofulla shtrënguar nga frika e rrotave të drogës, dhe me dhëmbë përjashta tue u qeshë me rrotën e Divjakës.
Kategori
Uncategorized

Skandali i Ministrit Tairit. “Unë nuk dua,por do ju arrestojnë”.

Kryetari i PD-së Basha ka bërë një denoncim shokues në “Opinion”. Basha i deklaroi gazetarit Fevziu se shërbimet e huaja kanë regjistruar ministrin Tahiri komunikuar me njerin nga trafikanët.

Sipas Bashës, ministri Tahiri i thotë se unë nuk dua por janë institucionet e tjera që do të arrestojnë. Gjithmonë sipas kreut të opozitës kjo gjë tashmë është e provuar dhe se vetë kreu demokrat e posedon këtë bisedë. Policia e Durrësit ka hezitur disa ditë më parë të arrestojë një grup trafikantësh të lëndëve narkotike. Sipas Lulzim Bashës operacioni ku merrnin pjesë struktura të Prokurorisë, të Shërbimit Shtetëror Informativ nuk ka gjetur bashkëpunimin e Policisë së Shtetit.

IMG_20151030_001403

###############

A qëndron mbrapa këtyre dy firmave kineze vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, dhe a është ai përfaqësuesi de-facto i këtyre firmave dhe fituesi real i Zonës së Lirë Ekonomike të Spitallës?

olsi rama me shoke-1 olsi rama me shokeRezulton se në 29 Korrik, një delegacion i dërguar nga Kryeministri Edi Rama dhe që kryesohej nga i vëllai i tij Olsi Rama ka udhëtuar drejt Kinës për të negociuar mbi përfshirjen e dy kompanive kineze në këtë tender. Nëse klikojmë në faqen e web të një kompanie kineze të ndërlidhur AIWAN Grup, aty thuhet se Olsi Rama është i dërguari zyrtar i Qeverisë Shqiptare në këto negociata, sëbashku me Këshilltarin Tregtare të Ambasadës Krivis Meçi dhe Gëzim Mançe, përfaqësues për investimet në Shqipëri.

(kliko këtu http://www.awjt.cn/P1.asp?id=19522

Dhe pikërisht Gëzim Mançe, sëbashku Xiaohe Zhou, pronarin e firmës kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd”, dhe që shfaqet edhe në fotot e takimeve që Olsi Rama ka patur në Kinë, dje janë paraqitur në tenderin e Ministrisë së Ekonomisë, dhe me shumë gjasë fituese e tenderit pritet të jetë pikërisht konsorciumi kinez me të cilin ka negociuar personalisht i vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Po çfarë fshihet pas gjithë kësa skeme?

Në këtë pikë është e domosdoshme që organet kompetente dhe mediat duhet të nisin sa më parë verifikimet përkatëse. Sipas skemës së zbardhur më lart rezulton që në këtë pikë përfituesi real i Zonës së Lirë Ekonomike të Spitallës prej 500 hektarë dhe për 99 vjet, janë Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi Rama. Duket qartë se firmat e vogla kineze janë paraqitur në tender thjeshtë sa për të mbuluar këtë mega-aferë korruptive.

Realisht plan-biznesi real i nuk është zhvillimi i një Zone Industriale në Spitallë, pasi ajo zonë nuk ka një port të mirëfilltë dhe lidhje hekurudhore efektive me rajonin dhe Europën.

Sipas burimeve konfidenciale të SYRI.net i vetmi avantazh që konsorciumi kinez do të ketë në këtë aferës është, shitja e vizave dhe rezidencave të përhershme për shtetas kineze, i cili është një nga bizneset më fitimprurëse në Kinë.

Për këtë kemi informacione të sigurta, qe qeveria shqiptare do të bëjë një paketë ligjore, ku çdo shtetas i huaj që investon mbi 200 mije euro ne Shqipëri merr automatikisht leje qëndrimi në Shqipëri.

####################

“Enigma”, policia italiane: 5 të kërkuarit janë në Shqipëri, policia ti arresojë

prokuroret enigma

Gjatë operacionit “Enigma”, policia shqiptare nuk mundi të vejë në pranga dy krerët e organizatës kriminale, vëllezërit Hajri dhe 3 persona të tjerë.

Gjatë një konference për median, gjatë ditës së djeshme policia dhe prokuroria e Venecias thanë se, 16 persona janë vënë në pranga 14 prej të cilëve në Itali dhe 2 në Shqipëri. Por në vendin tonë, duhej që të arrestoheshin edhe 5 të tjerë.

Këtu ka dështuar policia shqiptare, të cilës mësohet se i kanë shpëtuar njerëzit më të rëndësishëm të organizatës kriminale. Prokuroria italiane ka kërkuar që këto persona që ndodhen në Shqipëri duhet të arrestohen.

“Sipas burimeve të Guardia di Financas, 5 të kërkuarit ndodhen të gjithë në Shqipëri dhe mesa dimë ne, policia është në ndjekje të tyre. Mes tyre janë edhe vëllezërit, Altin dhe Emiljan Hairi, 31 dhe 28 vjeç, që ishin kthyer prej disa vitesh në Durrës. Në kërkojmë që policia shqiptare ti arrestojë personat e kërkuar”, kanë bërë të ditur gjatë konferencës prokurorët italianë.

####

Gazetarja e VoA e kryqëzon në intervistë. Ilir Meta e sulmon: Hajde bëhu Prokurore, ti e zgjidhke korrupsionin/ VIDEO

meta VOA

Intervista e Ilir Metës dhënë në studiot e Zërit të Amerikës në Uashington mund të thuhet me pak fjalë që ka qenë një kryqëzim mediatik live i Kryetarit të Kuvendit. Moderatorja e Zërit të Amerikës ka përdorur një version Hard Talk (bisedë të ashpër) me Kryetarin e Kuvendit për pasurinë e tij marramendase dhe përfshirjen e tij në aferën korruptive CEZ-DIA. Biseda ka qenë aq e tensionuar saqë pyetjeve të gazetares së Zërit të Amerikës, Meta e sulmoi atë duke i thënë: “Mesa duket edhe ju do ta filloni gazetarinë nga e para”.

Kështu kur moderatorja e pyeti Ilir Metëën se ç’farë note do ti vendoste qeverisë për mënyrën sesi po e trajtonte ekonominë e vendit, Ilir Meta tentoi të vendoste pikat mbi ‘I’ kur i tha “Nuk jam mësues që të vendos nota, jam edhe pjesë e kësaj qeverisje, por nuk duhet të harrojmë që kjo qeveri e mori vendin në situatë mjaft të vështirë”. Menjëherë Meta e kuptoi se kishte shkuar shumë larg me përgjigjen e tij të thatë dhe tentoi të bënte një hap prapa për të qetësuar situatën kur shtoi: “Duhet të bëjmë shumë më tepër në këtë drejtim ky është shqetësimi ynë kryesor, që të përmirësohet jeta e qytetarëve tanë dhe të rritet ekonomia e vendit”.

Por situata mes moderatores dhe Metës nuk u qetësua aspak kur ajo e pyeti Kryetarin e Kuvendit nëse ndjente ndonjë presion nga opinion publik kur ai përflitej për pasurinë e tij marramendase, si automjetet apo shtëpitë e pushimit. “A nuk iu duket i tepër gjithë këtë luks Zoti Meta”- ishte pyetja e moderatores. Në këtë pikë Meta u hodh në kundërsulm ndërsa deklaroi: “Nuk e di për ç’farë luksi e keni fjalën. Nuk mund të merrem me gjëra të tilla personale. Jam politikan që jeton në Shqipëri dhe vlerësohem nga ata që jetojnë në Shqipëri. Unë s’kam asnjë makinë personale.

Kulmi i tensionit në transmetim direkt për Ilir Metën arriti kur moderatorja e pyeti për përfshirjen e tij në aferën korruptive të CEZ: “Kjo është e keqja juaj që unë nuk flas dot në emër të gjithë shqiptarëve. Do t’ju jap dokumentin e firmës ku nuk përmendet emri i Metës. Mesa duket edhe ju do ta filloni gazetarinë nga e para. Shqipëria mund t’ju marrë ju Prokurore të Përgjigthshme dhe e ka zgjidhur problemin e korrupsionit. Ish-kryeministri e ka emrin në dokument, por nuk përmendet emri i z.Meta. Mua më vjen për të qesh se jetoni në Amerikë, kur Meta mos jetë më në politike patjetër emri im s’do dalë më”.

###########

 

 

 

Kategori
Uncategorized

Rama,ky pritjes i hajduteve qesharake.

Në morinë e akuzave dhe denoncimeve, për shpërdorime ministrash, tenderash në CEZ, në shëndetësi, në blerje veturash qeveritare, në rrëmbime trojesh dhe dhënie lejesh ndërtimi, një ngjarje ka kaluar pa tërë vëmendjen e duhur. Në parlamentin shqiptar po hyn një personazh grotesk drejt e nga listat e Partisë Socialiste. Ky njeri të cilit i pëlqen të afishohet me një kapele kaubojsi, i cili nuk lë rast pa treguar faturat e verave të shtrenjta më të cilat ka dehur Edi Ramën dhe menutë e pasura me të cilat e ka nginjur atë në restorantet përtej Adriatikut, është simboli më perfekt për të shenjuar atë çka po ndodh.

Ky personazh, të cilin mediat po e emërojnë njëzëri si kaubojsi, është emblema më e mirë për të kuptuar progresin cinik që ka bërë Shqipëria: nga një qeverisje hajdutësh arrogantë dhe vrasës deri në 2013, tek një qeverisje hajdutësh qesharakë pas kësaj date.

Po, nëse ka një togfjalësh që i shkon për shtat kësaj qeverisjeje është ajo e hajdutëve qesharakë. Dhe natyrisht Edi Rama është prijësi i tyre i lavdishëm.

Këtë konkluzion mund të nxjerrë kushdo që i ka dëgjuar me vëmendje akuzat dhe kundërakuzat e ditëve të fundit. Por ky përfundim mund të bëhet edhe më i fortë po të vështrosh me vëmendje mënyrën se si i është përgjigjur vetë kryeministri dhe portal i tij shvejkian, Trancparenca.al, akuzave që i janë bërë.

Le t’i marrim me radhë.

Ministri i shëndetësisë Ilir Beqja, akuzohet se me anë të kompanisë ku ka qenë aksioner më parë, ka fituar afro 10 milionë USD tendera. Akuzohet gjithashtu se kjo kompani, me përmasa shumë më të vogla, është fryrë e bymyer mbi dhjetëfish që kur socialistët kanë ardhur në pushtet. Për çdo shqiptar është e qartë që këtu ka një anomali. Vetëm Edi Rama përgjigjet si personazhi i Jarosllav Hashekut, se Beqja nuk është më aksioner me letra dhe ai e ka shitur pjesën e tij në kompani. A ka shqiptar ta besojë?

Garda e Republikës akuzohet se ka porositur vetura tejet luksoze  për shtetarët, me një garë jo transparente dhe me çmime po ashtu të tilla. Qeveria përgjigjet se po merr me qira Jaguarë pasi kështu i del më lirë. A ka shqiptar ta besojë ?

OSSHE akuzohet se i ka dhënë në një garë me çmim më të lartë rikonstuksionin e godinës së re, një miku të Edi Ramës, që ka ndërtuar shtëpinë e tij në Surrel. Kryeministri përgjigjet se nuk mund ta përbaltin ata që e lanë në gjendje të mjeruar dhe në ndërtesa me qera këtë ndërmarrje të madhe publike. A ka shqiptar që bindet?

Ministria e shëndetësisë akuzohet se i ka dhënë një kompanie fantazëm që agjensia BIRN e zbuloi ta kishte selinë në një gjelltore në Berat koncesionin e hemodializës, ndërsa Transparenca.al  përgjigjet me krenari se pas saj qëndron Spitali Amerikan. A ka shqiptar që e ha?

Po kështu ndodhi së fundi edhe me akuzën se Edi Rama po e lejonte Aleksandër Frangajn të ndërtonte në bregdet, ndërkohë që kish prishur të gjitha ndërtimet e tjera përpos atij të Kokëdhimës. Ai u akuzua se po kërkonte të riblente TV Klanin dhe po tentone ta përdorte atë në luftën që mendon të fillojë kundër Ilir Metës. Por, fillimisht qeveria hapi fjalë se kjo qe një leje e Berishës. Vetëm kur më pas dolën faktet se atë e kish dhënë një kryekomunar i PS-së, madje me presion të kryeministrit, askush nuk u përgjigj. Nuk u përgjigjën as kur një deputet i kësaj partie që nuk nguron ta thotë mendimin e tij, Vladimir Kosta, postoi  në rrjetet sociale, një dokumet që tregonte se leja kriminale qe dhënë nga vetë socialistët. Madje nuk u përgjigjën as kur Erion Braçe denoncoi mënyrën se si qe hipotekuar kjo tokë duke aluduar se kjo qeveri që i kish vënë tritolin ndërtimeve me leje, nuk kish si mos ndërhynte për ndalimin e lejeve abuzive. Tani pyetja është: a ka shqiptar që e beson se Edi Rama nuk po kërkon të blejë mediat duke grabitur pasuri publike ashtu sikurse ka bërë që në gjenezën e karrierës së tij?

Të gjitha këto akuza dhe mbrojtje të mjera të qeverisë, qoftë përmes gojës së prijësit në parlament, qoftë përmes belbëzimit të tij në emisionin Opinion, apo qoftë përmes këndit të emulacionit elektronik, Transparenca.al, tregojnë  një gjë.

Jo vetëm se këta janë vërsulur të vjedhin, por kanë pasur aq nxitim, sa nuk kanë gjetur as kohë që të shpikin alibitë.  Deri tani na kanë servirur vetëm një mbrojtje të pështirë që nuk ka bindur askënd. Në argumentat e tyre kanë qenë thjeshtë qesharakë, pikërisht si ai deputeti i fundit, që po i dhurojnë shqiptarëve në parlament. Sepse edhe ky personazh grotesk, me veshje të çuditshme dhe fjalor edhe më marramendës, pretendon se është një nga klientët e Edi Ramës. Një nga ata që pohon se ka dashur që duke paguar me krudo dhe me Gaya, të hyjë në kuvend. Në mënyrën e tij (si të tjerët që hiqen shumë më seriozë) edhe ai ia arriti. Por me një çmim të ndryshëm. Duke i shtuar grabitjes të papërmbajtshme që po ndodh, një përmasë tjetër. Atë të atyre që do të largohen nga pushteti si hajdutë qesharakë, ndërkohë që paraardhësit e tyre u larguan si hajdutë arrogantë./laspsi.al/

Kategori
Uncategorized

Cili “humbes” do drejtoje PS_ne e Pogradecit.

Pogradec News

image-c745625165c65ada3171a5828a7752e387af67003d5a2284c649647bbd2626d8-VAshtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Pogradec prej disa kohësh nën kujdesin e Deputetit të Librazhdit Taulant Balla është duke u bërë ristrukturimi i PS.Pyetja është se cili prej këtyre humbësve  të zgjedhjeve të 21 qershorit në foto do të vendoset në krye të PS së pogradecit e cila për hir të së vërtetës aktualisht është bërë si cobani pa dele,pasi të shumtë kanë qenë ata të cilët janë larguar nga radhët e saj,pasi kjo e fundit pranoi të hynte në zgjedhje me një kandidate të LSI-së.Dhe nuk ishte cudi që këta të larguar shkuan drejt kandidatit të djathtë asokohe, sot kreu I bashkisë Eduart Kapri.Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme se përse socialistët e braktisën partinë, një tjetër arsye ishin edhe punësimet,socilaistët shpreheshin se ata që ishin me LSI-në po hanin me lugë floriri dhe po futeshin kudo dhe për më tepër këtë gjë e bënin edhe demokratët.Dhe në fakt kishin të drejtë pasi socialistët, sot, pas kaq kohësh  në pushtet të partisë së tyre janë ende të papunë.Përpara disa javësh Koordinatori Tulant Balla zhvilloi disa takime me strukturat në Korcë dhe Pogradec dhe ajo që u vu re qartë, ishte se mbizotëronte arroganca,anëtarët nxirreshin si pa të keq jashtë, duke i thënë se nuk ke punë në këtë mbledhje,kishte edhe fjalë të tilla, kush do le të rrijë kush nuk do “gishtat nga thembrat dhe hëëë” Një situatë e tillë u vu re edhe në mbledhjen e Pogradecit, asokohe ku merrnin pjesë edhe deputetët Bashkim Fino dhe Ilir Xhakolli.Në fakt mbledhja po dilte nga kontrolli pasi socialistët filluan të ankoheshin për papunësinë ,zhgënjimet ,mënyrën si po qeverisej,por në këtë rast ndërhyn Tulanti dhe thotë se nuk i duhej cfarë problemesh kishin, sepse mbledhja ishte thirrur për ristrukturim, dhe kujt nuk i pëlqen le të mos rrijë,kjo gjë u vu re qartë edhe kur këta socialistë dolën nga mbledhja, pasi të gjithë rrinin “turivarur”,dikush thoshte që mbledhja kishte pasur debate të forta dhe se faji për këtë, nuk na paskërka qenë i deputetëve të paangazhuar por i bazës e cila ishte cilësuar si tradhëtare.Në fakt se cfarë ndodhi realisht dhe cfarë u tha, nuk u mor vesh, se Taulanti u tregua i prerë duke u thënë mediave që në fillim bëni disa pamje dhe dilni jashtë.Por  sot socialistët të thonë se u fol edhe për arrogancën e drejtorëve që ka punësuar qeveria,por mbi të gjitha të deputetëve që jovetëm nuk kanë as zyra në Pogradec,por duken vetëm kur kanë interes për ndonjë koran, dhe popullin nuk e takojnë asnjëherë,edhe socialistët e Mokrës ishin ankuar për deputetin Xhakolli,ndaj edhe nuk e votuan në zgjedhjet lokale të majtën, ishte thënë në mbledhje. Deputetët e Partisë Socialiste dhe krerët e partisë në rrethe, në raportet për humbjen, kanë identifikuar kandidatin e dobët dhe të pakonsultuar si një ndër arsyet e humbjes. Arsye të tjera kanë renditur braktisjen e bazës, mbajtjen e njerëzve të PD në punë, arrogancën e ministrave etj.Githësesi një gjë është e sigurt që PS-ja e Pogradecit nuk është më e sigurt,themelet e saj u shkundën me zgjedhjet e fundit,kur kandidati i djathtë i rrëzoi pas shumë e shumë vitesh,ndërsa ekziston ende frika se ata që e votuan Edi Kaprin do votojnë sërish ashtu si do u’a kërkojë ai në zgjedhjet parlamentare dhe rrezikon Ps-ja të dobësohet edhe më tej.Por një gjë është e sigurt ,njëri prej humbësve në foto do bëhet kryetar i Ps-së në Pogradec dhe falë tij këtë parti do ta marrë lumi pasi asnjëri prej tyre nuk e duan njëri –tjetrin.

Kategori
Uncategorized

Hijenat e nates.

Te kerkosh doreheqjen e nje kryetari qe ka fituar zgjedhjet lokale, eshte jo vetem nje anadollek por dhe nje abuzim i hapur me voten qytetare  brenda Partise Demokratike.

 

Te kerkosh doreheqjen e Renato Prezes, kryetarit te ri te deges se Partise Demokratike Pogradec, ne nje kohe kur Partia Demokratike  e drejtuar nga ky kryetar dege, arriti te fitoje ne bashkine e Pogradecit mbas 15 vitesh, eshte jo vetem nje loje e ndyre shtrigash dhe hijenash nate, por dhe nje perpjekje per ta ri-care dhe shkaterruar perseri kete dege.

Humbesit apo perfituesit, cakejte brenda dhe jashte deges se PD_se Pogradec duhet ta dine apo ta marrin vesh se partia demokratike, nuk eshte as prone private, as dhe nje lope qe duan ta mjelin dhe kur ajo eshte e ngordhur.

Matrapaslleqet dhe shitja e votes duhet te marrin fund, te pakten brenda kesaj dege, shefat e Tiranes, Korces, apo dikush tjeter duhet ti largojne duart dhe matrapaslleqet per fitimet e tyre personale nga kjo dege

Klaneve te vjetra drejtuese, abuzuese dhe perfituese nga pushteti i kaluar, ju ka ikur koha. Ne qofte se nuk kane fuqi, apo nuk munden ta ndimojne me Partine Demokratike, te mos mundohen ti vene gure nen rrota.

Jo gjithmone lumi sjell uje te paster.

Here here ai  sjell dru te perzier me balte dhe gure.

¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤¤

Lajme Pogradec

Pogradec:

Përçahet PD-ja,kërkohet dorëheqja e Renato Prezës

pizap.com14459630073751Debate të forta e deri tek ofendimet dhe sharjet personale,kjo atmosferë ka shoqëruar analizën e Partisë Demokratike në degën e Pogradecit.Në këtë analize merrnin pjesë edhe Sekretari i PD Arben Ristani,deputeti Gjergji Papa ,tē deleguar të Pd-së si edhe Fari Balliu.Sipas burimeve të Pogradeci news,analiza jovetëm që u shoqëruam me debate rreth zgjedhjeve por u arrit deri edhe tek fyerje dhe sharje personale mes te pranishmëve.Duket se të gjithë kanë qenë kundër kreut aktual të Pd-së në Pogradec Renato Preza në lidhje me raportin që ai kishte përgatitur për zgjedhjet lokale të 21 qershorit për bashkinë e Pogradecit,ku PD doli fituese ndaj maxhorancës së majtë.Sipas burimeve raporti i Prezës është hedhur poshtë nga sekreretari i Pd në Pogradec Luan Lipo i cili kishte përgatitur tjetër raport nga ai i kryetarit të partisë dhe ku kishte vënë në dukje sipas burimeve problemet dhe mosangazhimin e Prezës në fushatë dhe në fund kanë kërkuar dorëheqjen e tij dhe ristrukturim të plotë të Pd-së në Pogradec ,gjë që është kundërshtuar edhe nga vetë Preza.Të tjera cështje që u diksutuan në këtë mbledhje dhe që gishti sërish u drejtua nga Preza ishte lista emërore e këshilltarëve të bashkisë që u fut në zgjedhje dhe për të cilën kryesia pretendoi se nuk ishte diksutuar me të kjo listë pasi ajo është hartuar nga vetë kreu i partisë,i cili sipas tyre asnjëherë nuk ka marrë mendimin e tyre por thjesh ka vendosur pa i pyetur ata,ndaj edhe ne kërkojmë dorëheqjen e kryetarit është thënë në këtë mbledhje dhe kërkojmë ristrukturim.Burimet thanë gjitjashtu se ka një emër që është propozuar për të qenë në krye të PD në Pogradec dhe ai është kryebashkiaku Eduart Kapri.Gjithsesi mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë ,pasi kreu aktual nuk mund të shkarkohet pasi është zgjedhur me votat e bazës së Pd-së e vetmja rrugë për zëvendësimin e tij është dorëheqja,por që kjo e fundit as nuk bën vaki ka deklaruar Renato Preza,është e vërtetë se ka një klan kundër meje tha ai ,që për përfitime personale e dëshirojnë dorëhqjen time,por nuk janë ata Pd-ja në Pogradec,unë jam zgjedhur me vota të demokratëve dhe do përmbush zotimet që kam marrë ka deklaruar Preza,edhe pse situata është e vështirë unë jam duke e menaxhuar me gjakftohtësi përfundoi Kreu i Pd Pogradec Renato Preza.

http://www.pogradecinews.com/pogradecpercahet-pd-jakerkohet-dore/

Kategori
Uncategorized

Drejtori i Sigurimit: 4 shqiptarët që CIA do zbarkojë në Shqipëri…

cia

Nga: IV KALOÇI*

Publikohet dokumenti tepër sekret i Sigurimit të Shtetit, ku mes të tjerash, shkruhet: “Lidhur me kursin për zbulim në Bari, nga burimet tona informohemi se: Pjesëtarët e kursit mbasi mbaruan lëndët, janë tërhequr për në SHBA dhe atje tani janë në pritje për t’i çuar edhe njëherë në kurs dymujor parashutizmi në bazën Monterni të Kalifornisë.

Pjesëtarët e kursit i kanë ndarë në katër grupe që kur të krijohen konditat për t’u dërguar në Shqipëri, të veprojnë në këto zona: Në Mirditë, përgjegjës Nikoll Shkoza në Pukë, përgjegjës Pal Biba në Dukagjin, përgjegjës Marash Marku dhe në Malësinë e Shkodrës, përgjegjës Mark Deçka. Anëtarët e tjerë të grupeve, sipas tyre, janë duke u përgatitur në Gjermaninë Perëndimore. Jemi në ndjekje për verifikimin e mëtejshëm të veprimtarisë dhe lëvizjes së tyre”.

DOKUMENTI “TEPËR SEKRET
Një dokument arkivor me siglën “Tepër sekret”, që bën fjalë mbi një relacion të Drejtorisë së Zbulimit me Jashtë të Sigurimit të Shtetit, (e cila vepronte e kamufluar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë), e firmosur nga drejtori i saj, Jonuz Mersini, në adresë të ministrit të Punëve të Jashtme në Tiranë, Behar Shtylla. Dokumenti në fjalë që shikon dritën e botimit për herë të parë, tregon qartë veprimtarinë dhe aktivitetin e Shërbimeve Sekrete të Shqipërisë komuniste, në procesin e survejimit dhe kontrollit të plotë që ai shërbim me strukturat përkatëse të tij do të vendoste mbi krerët kryesorë të emigracionit politik antikomunist shqiptar në SHBA, Australi dhe Europën Perëndimore.

“”””””””””””

Hamit Matjani ne foto.

Taktika e survejimit të vazhdueshëm, përdorimit të shantazhit, presionit, intrigave si dhe kërcënimeve nga më të ndryshmet, lidhur me përçarjen dhe më pas uzurpimit e plotë të kësaj mërgate politike do të rezultonte tejet efikase dhe më se e suksesshme për Drejtorinë e Zbulimit, e cila ishte një nga “tentakulat” e Sigurimin e Shtetit, të cilës i kushtohej një vëmendje e veçantë. I njohur tashmë për publikun shqiptar është fakti i dërgimit të shumë agjentëve të Sigurimit dhe manovrimit të tyre në radhët e emigracionit politik antikomunist shqiptar siç është p.sh. rasti i Isuf Mullait (alias Cufe Mullai, me pseudonimin Dushku), i cili do të infiltrohej deri në radhët e Oborrit Mbretëror të Ahmet Zogut në Francë dhe Belgjikë. Apo të Halit Bajramit, i cili ishte rezident i Sigurimit të Shtetit në Zelandën e Re, që zbarkoi dhe përgatiti në një farë mënyre grackën për likuidimin e të ashtuquajturës, bandës së Xhevdet Mustafës. Përçarja dhe grindjet e vazhdueshme politike ndërmjet krerëve “Ballit Kombëtar”, “Legalitetit”, “Bllokut Indipendent”, si dhe të organizatave të tjera të emigracionit politik shqiptar, të nxitura dhe shfrytëzuara mjeshtërisht nga Sigurimi i Shtetit, do të ndikonte jashtëzakonisht në dobësimin dhe pothuajse në zhdukjen e çdo lloj forme konkrete dhe serioze të një opozite reale, qoftë kjo edhe jashtë kufijve të Shqipërisë ndaj sistemit komunist të Enver Hoxhës. Aktiviteti më i madh ishte i mërgatës politike shqiptare në SHBA, e cila kishte mbështetjen dhe financimin e CIA-s amerikane.

Ndër më kryesorët e kësaj mërgate në aktivitetin politik, ishin: Leka Zogu, Abaz Kupi, Abaz Ermeni, Luan Gashi, Selim Damani, Eduard Liçaj, Asim Jakova, Shefki Miraka, Agim Karagjozi. Ndërsa si krahu i armatosur i saj që CIA amerikane po përgatiste në kurse speciale desantimi për të zbarkuar në Shqipëri, ishin katër grupe (emrat e tyre nuk janë në raportin e Drejtorisë së Zbulimit), që kishin si komandantë të tyre: Pal Bibën, Marash Markun, Mark Deçkën dhe Nikoll Shkozën. Dokumentin që po botojmë në këtë shkrim, e kemi dhënë me shkurtime, pasi ai bën pjesë në një raport mjaft të gjatë të Drejtorisë së Zbulimit, ku jepen të dhënë për disa nga shtetet e Evropës, prej të cilave regjimi komunist i Tiranës druhej se komplotonte në dëm të tij. Raporti i Drejtorisë së Zbulimit për Behar Shtyllën REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE TEPER SEKRET DREJTORIA E ZBULIMIT Ekzemplar Nr. 4 Nr. 19 Tiranë, më 19/7/1968 Shokut Behar INFROMACION

III. MBI VEPRIMTARINË SUBVERSIVE TË ZBULIMEVE ARMIKE Një burim i joni në SHBA në një bisedë që ka pasur me një shqiptar që ka marrë pjesë në kursin e zbulimit që ka çelur CIA në Bari të Italisë dhe për të cilin kemi informuar në informacionin tonë të 5 marsit të këtij viti, ky i fundit, në mes të tjerash i ka thënë burimit tonë se në bisedat që kanë organizuar në kurs me instruktorët amerikanë, duke folur për situatën në vendin tonë, u kanë thënë si më poshtë: -Situata e brendshme në Shqipëri, aktualisht në zonat e Veriut, paraqitet jo e favorshme për qeverinë dhe me leverdi veprimi, bile dhe për organizim kryengritje nga ana e amerikanëve. Këtë ata e shpjeguan se masat e popullit në Veri janë të pakënaqura dhe në heshtje nuk i pranojnë masat e marra nga qeveria shqiptare lidhur me kolektivizimin e zonave malore si dhe me luftën kundër fesë.

Mirëpo, kanë shtuar ata, neve nuk mund të veprojmë tash për tash, për arsye se çdo hap në këtë drejtim mund të krijojë një gjendje shumë të acaruar në Evropë dhe kjo mund të ketë konseguenca të pandreqshme për Amerikën dhe aleatët e saj. -Neve, shpjegon instruktori amerikan, i marrim të gjitha masat qysh tani (megjithëse tani për tani nuk veprojmë) në mënyrë që të jemi të gatshëm për të vepruar menjëherë sapo edhe situata në Evropë të na e lejojë, për arsye se të njëjtën gjë kundrejt Shqipërisë do të bëjnë dhe sovjetikët porsa t’i lejojë situata, sepse ata duan me çdo kusht të dalin në bregdetin Adriatik dhe vendi më i preferuar i tyre është Shqipëria. Lidhur me kursin për zbulim në Bari, nga burimet tona informohemi se: a).Pjesëtarët e kursit mbasi mbaruan lëndët, janë tërhequr për në SHBA dhe atje tani janë në pritje për t’i çuar edhe njëherë në kurs dymujor parashutizmi në bazën Monterni të Kalifornisë. b) Se pjesëtarët e kursit i kanë ndarë në katër grupe që kur të krijohen konditat për t’u dërguar në Shqipëri, të veprojnë në këto zona: Në Mirditë përgjegjës Nikoll Shkoza, në Pukë përgjegjës Pal Biba, në Dukagjin përgjegjës, Marash Marku dhe në Malësinë e Shkodrës përgjegjës, Mark Deçka. Anëtarët e tjerë të grupeve, sipas tyre janë duke u përgatitur në Gjermaninë Perëndimore. Jemi në ndjekje për verifikimin e mëtejshëm të veprimtarisë dhe lëvizjes së tyre.

IV. PËR BASHKIMIN SOVJETIK
Nga një burim i joni në kontakt me rrethet ushtarake të RAB-it na informon se Flota ushtarake sovjetike në Mesdhe i ka bazat e saj në portet egjiptiane të Port-Said-it dhe Aleksandrisë. Sovjetikët në fillim patën caktuar si bazë të tyre edhe Sidi Baran, por kohët e fundit e lanë këtë dhe gjetën më të përshtatshme gjiun natyral SALUM, disa km larg kufirit me Libinë. Në këtë të fundit, megjithëse deri tani nuk ka shenja që të jenë bërë adoptime, janë ankoruar disa njësi të kësaj flote dhe për kamuflim aty qëndrojnë edhe disa anije ushtarake të RAB-it. Në bazën e Port- Said-it dhe të Aleksandrisë, sovjetikët kanë ndërtuar edhe baza për lëshimin e raketave tokë-ajër dhe tokë-tokë, për mbrojtjen e flotës së tyre. Për të mos zbuluar fuqinë e Flotës Detare të çdo baze, anijet e ndryshme janë gjithmonë në qarkullim nga një bazë në tjetrën, në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas burimit, kjo flotë përbëhet prej rreth 50 anijesh të mbiujshme të tipave të ndryshme, ndërsa ato të nënujshme nuk dihen. Kohët e fundit nga ana e RABit edhe në armën e aviacionit ndiqet po e njëjta taktikë e qarkullimit të vazhdueshëm të avionëve nga një bazë në tjetrën për të mos u zbuluar sasia e tyre dhe për të mos u gjetur në befasi. Në muajin mars e prill 1968, komanda e aviacionit të RAB-it ka dërguar me qëndrim të pacaktuar në aeroportet e Irakut dhe të Jordanisë, disa njësi aeroplanësh për t’i shpëtuar ndonjë goditjeje të befasishme, që mund t’u bëhet bazave ajrore të RAB-it nga ana e Izraelit. 2) Simbas të njëjtit burim, para dy javësh u nxorën në lirim rreth 150 oficerë të lartë të ushtrisë së RAB-it. Këtyre u foli ministri i Mbrojtjes, Fauzi, dhe u tha se kjo masë merret në kuadrin e planit dyvjeçar naserjan të ripërtëritjes së ushtrisë (për të cilin plan kemi pas të dhëna në janar të këtij viti), prandaj ata duhen të ngelen miq dhe përkrahës të Presidentit Naser.

Por qitja e tyre në lirim – thekson burimi – bëhet më tepër për shkak se kohët e fundit në mes këshilltarëve të RAB-it dhe ushtarakëve sovjetikë (që janë të shumtë) kanë plasë grindje të mëdha dhe këta oficerë që u nxorën në pension janë akuzuar si inspironjës të këtyre grindjeve. Grindjet, – thekson burimi – janë bërë aq të mëdha sa që kanë preokupuar vetë Naserin, i cili kohët e fundit ka lëshuar një qarkore të brendshme për oficerët, ku thotë se këshilltarët sovjetikë janë thirrur nga vetë ai në ndihmë për të forcuar mbrojtjen e atdheut.

“”””””””””””

Xhevdet Mustafa

V. PËR GREQINË.
Nga një burim diplomat grek, i cili para tri javësh ishte në Greqi ku pati kontakte me personalitete civile dhe ushtarake, informohemi: 1.Gjendja e brendshme në Greqi megjithëse ngadalë po vjen duke u stabilizuar, pavarësisht nga ndonjë rezistencë e dobët nga ana e kundërshtarëve, të cilët po shkojnë drejt dekompozimit. Qeveria e sotme, nëpërmjet disa masave administrative dhe ekonomike të marra brenda, gradualisht po ia arrin qëllimit duke fituar simpatinë dhe përkrahjen e popullit, sidomos të shtresave të mesme dhe varfra, duke hapur punë ndërtimi, duke lehtësuar masat fshatare nga taksat etj. dhe duke detyruar kapitalistët e mëdhenj e të mesëm, që të mos bien në konflikt me klasën punëtore. Në këtë mënyrë, udhëheqësit e sotëm grekë duan që me vepra të paraqiten si mbrojtësit “më të denjë” dhe “konseguentë” të interesave të masave. Ata proklamjonë me forcë se duan të realizojnë në Greqi, “drejtësinë shoqërore” dhe “shpërndarjen e të ardhurave kombëtare më të drejtë se në çdo vend tjetër të sistemit kapitalist”, pa cenuar iniciativën private, por vetëm duke e kontrolluar atë rigorozisht, me qëllim që “t’i mbyllet njëherë e përgjithmonë rruga komunizmit në Greqi”.

Në këtë drejtim qeveria është e vendosur që të mos tolerojë e bile do të kundërshtojë me të gjitha mjetet çdo ndërhyrje eventuale të jashtme nga do që të vijë. Sipas burimeve qeveritare, këto masa janë një pjesë e një plani të gjerë dhe me afat shumë të gjatë, “për ringjalljen e Greqisë”, plan i cili nuk mund të realizohet, përveçse nga ideatorët e tij, d.m.th. nga ata që bënë grushtin e shtetit  Faksimile e dokumentit të Jonuz Mersinit lidhur me aktivitetin e emigracionit antikomunist shqiptar në mergim vitin e kaluar, ose nga “udhëheqësit e revolucionit grek”, siç e quajnë ata veten. Për këto arsye ata janë të vendosur që ta mbajnë përgjithmonë pushtetin……?! Përsa i përket qëndrimit në drejtim të vendit tonë, udhëheqësit grekë, në planin e përgjithshëm të politikës së jashtme nuk duan të bëjnë diferencime, do të sillen të matur, nuk do të nxisin thirrje dhe kërkesa shoviniste që do të acaronin më tej gjendjen, por nga ana tjetër, nuk duhet pritur as faktin se ajo hapur do të ndërmarri, të paktën në të ardhmen e afërt, hapa drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike duke injoruar problemin e “Vorio-Epirit”.

Udhëheqësit grekë pranojnë se ky problem nuk mund të zgjidhet me Shqipërinë, as me të mirë dhe as me të keq. Qeveria greke nuk ka aspak ndërmend që të krijojë incidente dhe tension, por çështjen do ta lërë në heshtje, në mënyrë të atillë që të mos krijojë dhe pakënaqësi në popull, ndonëse edhe populli nuk tërhiqet më si më parë nga ndjenja të theksuara shoviniste. Qeveria greke ka sjellë bindjen se në të ardhmen problemet etnike do të lozin rolin e tyre në marrëdhëniet midis shteteve: ata po ndikojnë tepër në marrëdhëniet midis shteteve të Lindjes, si Hungaria me Rumaninë, Bullgaria me Rumaninë e Bashkimin Sovjetik, Bullgaria me Jugosllavinë etj., për të mos përmendur – thonë grekët – marrëdhëniet midis Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, megjithëse këto shtete frymëzohen nga “ideologjia komuniste”, e cila në mënyrë artificiale injoronte deri tani problemin etnik. Prandaj, – thonë ata – megjithëse bota është plot me këto lloj problemesh, Greqia nuk do të jetë e para që të kërkojë ta zgjidhë këtë problem të saj me anë të forcës.

“#”#”#”#”#”#”#”#”#”#”#”#”#”#”#”#”#

Abaz Kupi

Abaz Ermeni

Agim Karagjozi

Kategori
Uncategorized

Alida Hiskut tregon përdhunimet e vajzave të reja në burgjet e komunizmit..

Këngëtarja Alida Hisku ka bërë një rrëfim rrënqethës të asaj që ndodhte pas hekurave të burgut në kohën e komunizmit. Duke folur për ‘Shqiptarja.com’ Hisku ka rrëfyr ngjarjet tragjike të viteve 70 që pasuan Festivalin e 11.

“Gardianët horra kalonin orët e shërbimit duke bërë seks të detyruar me të dënuarat e pambrojtura. Të gjorat gra, të ndodhura në një izolim të plotë bëheshin pre e instikteve kafshërore të zyrtarëve hamshor. Me një profil më çnjerëzor shfaqej kjo dramë në birucat e prokurorisë, ku oficerët e Policisë Sekrete përdhunonin vajzat e arrestuara.” Ka treguar dramën e saj Alida Hisku.

Për publikun shqiptar, Alida Hisku ka mbetur një monument i muzikës shqiptare, edhe pse ka mbi 30 vjet e ndarë nga skena.

Jeton në Gjermani, ku e njohin si gruan e jashtëzakonshme, autoren e një libri që nuk është më në treg.

INTERVISTA

Po çfarë sjellë tjetër Alida Hisku nga skëterra e qelive të diktaturës… Sa kohë zgjatën hetimet në qelitë e Brakës dhe çfarë u provua nga akuza si pjesëtare e grupit armiqësor të Mehmet Shehut?

Akuza fund e krye ishte një marrëzi, por hetuesit e kishin të pamundur të tërhiqeshin. Çfarë nuk përdorën për të zyrtarizuar legjendën e sajuar. Nuk mbaj mend sa dit-netë vazhduan me këtë avaz, sepse gjatë përballjes me ta, në një moment humba arsyen, logjikën dhe nuk e di si rrodhën gjërat më tej. Kur jam kthjelluar e kam parë veten në spital, në një dhomë të mbyllur me hekura dhe dryn, gati e njëjtë me qelinë e Brakës. Nuk e di sa kohë kisha aty dhe në çfarë rrethanash më kishin çuar. Ajo që konstatova ishin gjurmët e injeksioneve të shumta, një pjesë e të cilave ishin nxirë e mavijosur…

E gjithë kjo për ditarin e famshëm?

Në fakt, gjatë hetimeve në birucat e Brakës nuk e zunë në gojë historinë e ditarit. E gjithë alibia aty përmblidhej tek përfshirja në rrjetin agjenturor të Fiqirete Shehut. Ditarin, me sa dukej, e kishin kaluar për ta shqyrtuar në linjë partie. Më thirrën e penalizuan për të në komitetin e Partisë së Rajonit Numër Tre. Nga deshifrimi i shënimeve të hedhura aty, konkludohej për demonstrim të hapur të frymës antiparti nga pozita reaksionare mikroborgjeze. Kjo më kushtoi flakjen nga radhët e partisë, çka nënkuptonte pushkatim politik, që niste me dorëzimin e teserës së anëtarësisë dhe persekutimin pambarim në punë, lagje, shoqëri etj.

Në hetuesi nuk u morën me historinë e ditarit që u kishin rrëmbyer fshehurazi në Konispol?

Çështja për të cilën ngulmonin aty ishte shumë më e rëndësishme nga përmbajtja e shënimeve të ditarit. Që në seancën e parë, në qelitë e Brakës, hetuesit me akuzuan për përfshirje të drejtpërdrejt në veprimtari armiqësore. Ata vinin si përbindësha, përsërisnin të njëjtin refren dhe iknin duke marrë në nënsqetull dosjet e zverdhura. Futeshin dhe dilnin disa herë gjatë ditës, por edhe natën. I kam në sy fytyrat e tyre dhe më shfaqen si atëherë, të egër, brutalë, të poshtër. Të poshtër te Zoti…

Çfarë kujtoni nga ballafaqimi me ta në qelitë e Brakës?

Në fakt, hetuesit me të cilët u përballa në seancat e hetimeve në qelitë e Brakës ishin dy. Njëri, me sa kuptoja, ishte zyrtar i rajonit ku më kishin izoluar dhe në një farë kuptimi e shtynte procesin si me përtesë. Me të nuk isha takuar kurrë. Tjetri, që shfaqej si i tërbuar, ishte i Policisë Sekrete dhe vinte aty vetëm për çështjen time. Kisha pasur me të dikur një histori të pakëndshme. Më kishte ndaluar disa herë në rrugë e më kishte ftuar për kafe. Pas çdo refuzimi, provoja reagimin e tij në formë presioni, duke më kujtuar faktin që ishte oficer i sigurimit. Ndodhi, që kur ia kisha harruar fytyrën prej kohësh, m’u shfaq papritur në qelitë e Brakës. Mu errën sytë kur e pashë. Më uroi fillimisht me cinizëm “mirëseardhjen” me një “Hë zogu, po tani?” dhe vazhdoi me akuzat për tradhti, rrjet agjenturor, grupazh armiqësor etj. Unë e di ç’kam hequr prej tij. E vetme, e drobitur, në një qeli të errët…

Pra, me njërin nga hetuesit kishit pasur më herët një lloj marrëdhënie

Një farë njohje në kushte të padëshiruara, desha të them. Një tip i tillë ishte i njohur pak a shumë edhe nga shoqet e tjera. Ishte një kategori manjakësh nga radhët e sigurimit asokohe që gjurmonin këngëtaret e bukura, duke bërë të pamundurën për t’i shtirë në dorë. Në fakt, me mënyrën si paraqiteshin duke nxjerrë në pah misterin e detyrës, prodhonin jo pak tundim tek to. Të paktën unë, nga aq sa më kanë treguar koleget, di jo pak marrëzira të kësaj natyre. Në mjaft raste, këto soj mostrash merrnin përgjigjen e merituar flakë për flakë, por jo gjithmonë gjuetia e tyre shkonte bosh. Skifterët me kobure e kollare, siç i quanim atëherë, ishin mjeshtër të artit të shantazhit dhe nëpërmjet tij gjunjëzonin viktimat e tyre, duke u vënë në dukje pikat e dobëta dhe kleçkat në biografi. Pastaj, nëna ime…

Kaq e fshehtë ishte një dramë e tillë

Ata shfaqeshin hapur, por me marifete nga më të ndryshmet. Fillimisht me një ftesë për kafe, për të sqaruar ca rrethana delikate, pastaj direkt te oferta bastarde. Më kujtohet mirë sidomos prania e tyre në ditët e festivaleve në TVSH. Asokohe ato ishin eventet kulturore më të rëndësishme dhe njëherazi shërbenin edhe si sfilata bukurie. Për skifterët me kobure, që nuk i lidhte gjë me muzikën, kjo ishte pjesa më e lakmueshme. Harbimi nga privilegjet pa kufi të garantuara nga regjimi, u jepte guximin e çmendur për të pretenduar një lloj pronësie mbi çdo qenie të bukur. Një histori perverse kjo e asaj kohe të zymtë, që njihet pak në mjedisin shqiptar…

Sidoqoftë, ju keni një histori personale me njërin prej tyre?

Ata nuk të shqiteshin kur të vinin në shënjestër. Pak a shumë kështu ndodhi dhe në rastin tim. Shfaqja pasmesnate e atij njeriu të shpifur në birucat e Brakës, kur nuk e dija pse ndodhesha aty, më la të kuptoja se arsyet nuk ishin politike. Në fakt, asnjëherë nuk e mora vesh në ishte rastësi apo pjesë e një operacioni të organizuar prej tij. Përballja me të këtë radhë nuk bënte fjalë për oferta kafesh, apo për biseda intime…

Me një fjalë ai nuk ishte thjesht hetuesi i procesit, por autori i legjendës, protagonisti i kurthit?

Për mua kjo ka qenë e padiskutueshme qysh atëherë. Ca më tepër që ky lloj hetuesi-pervers nuk e fshehu asnjë moment qëllimin monstruoz. Kam pritur prej vitesh që kjo çështje të zbardhet në rrugë zyrtare, por me sa shikoj as ka njeri ndërmend të merret me të. Ca më tepër që historia ime nuk është e vetme e këtij lloji…

Pra, në rastin e arrestimit tuaj, arsyet nuk ishin të mirëfillta politike?

Mua më penalizuan fill pas arrestimit të Fiqirete Shehut. Ato pak lidhje që kisha me drejtoreshën e shkollës së Partisë, “gjahtarët” e pashpirt i shfrytëzuan si një oportuniteti fatlum për të më futur në kafaz. Aty pastaj duart e tyre ishin të lira për gjithçka…

Që do të thotë?

Drama që kanë përjetuar vajzat dhe gratë shqiptare në qelitë e burgjeve ka qenë nga më të tmerrshmet. Mjaft syresh, për të marrë një leje-largimi nga fshatrat e thella ku ishin internuar për të shkuar në qytet te mjeku, duhej ti nënshtroheshin epsheve të të plotfuqishmit të zonës. Një shëmti e tillë ndodhte po kështu në burgun e grave, ku gardianët horra kalonin orët e shërbimit duke bërë seks të detyruar me të dënuarat e pambrojtura. Të gjorat gra, të ndodhura në një izolim të plotë bëheshin pre e instikteve kafshërore të zyrtarëve hamshor. Me një profil më çnjerëzor shfaqej kjo dramë në birucat e prokurorisë, ku oficerët e Policisë Sekrete përdhunonin vajzat e arrestuara.

Si në rastin e birucave të Brakës?

Diçka bastarde, e paperceptueshme nga arsyeja njerëzore. Hetues përbindësha që vizitojnë pas mesnate qelitë e vajzave të arrestuara. Përballje tronditëse, e frikshme që nis me fyerje e grushte për një vepër penale të pakryer dhe vazhdon me një batanije kokës. Pastaj hienat e natës vërsulen si ujku mbi prenë e tyre të mbuluar. Klithmat rrënqethëse mbyten po aty. Betoni i ftohtë i birucës nuk lë të depërtojë asgjë jashtë. Prej aty mund të dalin vetëm hamshorët. Kuptohet, pasi mbaronin punë…

Ç’ndodhte më tej me viktimat e tyre?

Për ato që rebeloheshin dhe protestonin kishte injeksione e gjilpëra për gjumë, por për të errësuar edhe memorien. Më tej kishte dhe psikiatri…

Me sa dimë, disa kohë keni qenë edhe ju paciente në psikiatri?

E shpjegova pak më lart se ende nuk e di si kam përfunduar aty. Mbaj mend gjilpërat e shumta që kam bërë te birucat e Brakës. Emërtimin e tyre as sot nuk e di. Ato m’i injektonin me forcë për të harruar ato çka duhej të harroja. Me vetëdijen time me vonë kam përdorur shumë kokrra qetësuese të llojeve të ndryshme, deri tek morfinat, të cilat i siguroja nëpërmjet miqve të mi besnikë, që punonin në spital. Qysh atëherë kam marrë shume medikamente qetësuese dhe jam shtuar në spitalin nervologjik disa herë. Kështu ma shkatërruan jetën, rininë, familjen, shpirtin…

Kategori
Uncategorized

Sigurimi, degradimi i një rrjeti (bashkëpunëtorët e Sigurimit në Portin e Durrësit dhe një histori domethënëse)…

Mark Brunga
oki

Tashmë flitet shumë për hapjen e dosjeve, por megjithë shfryrjen e pritshme të mërive, shumë persona do të mbeten të befasuar se nga kush janë spiunuar në atë periudhë. Deri vëllai vëllanë, i fejuari të fejuarën dhe familjen e saj, gruaja burrin… Madje në një familje durrsake, sipas oficerëve të shërbimeve, tre vëllezër raportonin njëri-tjetrin, dhe po të njëjtën gjë kishin bërë edhe gratë e tyre. Një informacion i kryqëzuar dhe i kontrolluar deri në qelizë të jetës së objekteve…

Po krahas tyre, në periudhën e fundit të regjimit, prag viteve ‘90, është vënë re një degradim i sistemit të denoncimeve të tyre. Madje duke iu referuar një shkrese të shërbimeve sekrete, në atë periudhë ka pasur edhe bashkëpunëtorë sigurimi që kishin shkelur vetë ligjet. Janë rreth 26 të tillë që janë marrë në analizë dhe ndëshkuar vetëm në portin e Durrësit.

Gjatë leximit të këtij dokumenti, shihet se Sigurimi ka vërejtur për faktin që në atë periudhë kishte shumë bashkëpunëtorë të paaftë që nuk gëzonin besimin e objekteve dhe kontingjenteve. Për këtë veçohet Porti, si qendër e rëndësishme e kontakteve me Perëndimin nëpërmjet mjeteve detare dhe kontakteve me detarët e huaj. Për këtë në shkresën e Sigurimit foton e së cilës po e botojmë, veçohen rastet e konstatuara në sektorin e I-rë dhe të II-të të Portit. Vetëm në zonën e një punëtori operativ gjatë vitit 1988, janë tërhequr 5 bashkëpunëtorë. Si shembull përmendet “Tulipani”, pasi në ngarkim të tij ka pasur të dhëna për propagandë dhe vese. “Mbrojtësi” u tërhoq më 17.11.1988, pasi ishte me 2 xhaxhallarë të arratisur, me të dhëna të dyshimta e të pavërtetuara, vëren dokumenti. Për bashkëpunëtorin “Bora”, kishte një të dhënë për arratisje etj.

E veçanta e këtij dokumenti është se ai tregon se si Sigurimi kishte të dhëna që në rrjetin sekret të bashkëpunëtorëve mbaheshin persona në ngarkim të të cilëve kishin dalë të dhëna për veprimtari armiqësore, tendencë arratisje, agjitacion dhe propagandë, takim me të huaj (16 të tillë), si dhe veprimtari keqbërëse 10 të tjerë, si rastet e bashkëpunëtorit “Ndershmëria”, “Çakmaku”, “Delfini”, “Peshkatari”, “Çiçavica”, “Gjoksi”, “Fortesa”, “Guximtari”. Duke u nisur nga ky degradim në sistem, kërkohet që rrjeti sekret informativ të spastrohej menjëherë nga bashkëpunëtorët e paaftë , të papërshtatshëm, gënjeshtarë si dhe ata që kishin rënë në pozita armiqësore e keqbërës…

SPIUNI GËNJESHTAR

Ilir Malindi

Lidhur me degradimin dhe tendencën e agjentëve për të gënjyer e dezinformuar shërbimet në dëm të objekteve që kishin në përpunim, një ish oficer i shërbimeve sekrete në periudhën e regjimit socialist, Ilir Malindi, tregon një ngjarje interesante. Ngjarja ka 2 protagonistë nga fshati Potom i Skraparit, ku njëri prej tyre ishte bashkëpunëtor i Sigurimit prej 16 viteve. Si rezultat i të dhënave që ai u kishte dhënë organeve të Sigurimit, 5 persona kishin përfunduar në burg për krime kundër shtetit. Nga këta, vetëm njëri e kishte pranuar pjesërisht akuzën. Lidhur me rastin e fundit, agjenti kishte raportuar për një bashkëfshatar, se objekti “B”, kishte tendenca për t’u arratisur. Në fakt objekti “B”, ishte një fshatar i varfër që kishte 6 fëmijë dhe që të gjithë vuanin nga uria kronike. Sipas Malindit, pas 6 muajsh periudhë në përpunim paraprak “A”, në bazë të të dhënave që jepte agjenti, filloi përpunimi aktiv “2A” për të saktësuar të vërtetën. Për këtë u organizua një kombinacion për ta kapur në flagrancë në tentativën e dyshuar për arratisje, personin me 6 fëmijë. Për këtë arsye, pasi ishin mbushur rreth 90 faqe raporte agjenturore të bashkëpunëtorit që e kishte në përpunim, me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm Rrapi Mino, u la detyrë që kjo tentativë të verifikohej nëpërmjet teknikës operative të përgjimit (TOP). Në zbatim të këtij urdhri iu dha si detyrë që nëpërmjet një kombinimi agjenturor të Sigurimit, të shkonin objekti dhe bashkëpunëtori në Ersekë, në Ndërmarrjen e Grumbullimit, për tërheqjen e një sasie produktesh agroushqimore për Ndermarrjen Ushqimore të Skraparit. Bashkëpunëtorit iu dhanë me vete edhe 5000 lekë (shumë kjo mjaft e konsiderueshme për atë periudhë). Të nesërmen arritën në Ersekë. U akomoduan në hotel ku iu dhanë një dhomë mjaft komode me pamje nga qyteti. Po në të ishin instaluar ndërkohë mikrofona përgjimi statikë. Ishte pasdite. Të spiunetnesërmen do të shkonin, sipas kombinacionit, në Ndërmarrjen e Grumbullimit. Gjatë natës, deri në orën 01.00 ata po bisedonin. Në dhomën tjetër oficerët e Sigurimit të TOP po ndiqnin bisedën me kufje në vesh dhe po e inçizonin. Bashkëpunëtori, i porositur nga Sigurimi filloi bisedën kundër regjimit komunist dhe i kërkoi që të arratiseshin. Arratisja ishte lehtësisht e realizueshme sipas tij në zonën e Leskovikut, në rajonin kufitar të njohur si “Sarandopor”. Atje në afërsi të llixhave termale, mund të kalohej kufiri pa problem. Propozimin objekti “B”, jo vetëm që nuk e pranoi, por e këshilloi agjentin që të hiqte dorë nga këto tendenca e të ndërronte mend, se ndryshe do të përfundonte në burg. Madje në një moment ai revoltohet dhe i thotë provokatorit që të heshtte se ndryshe do të shkonte që ta denonconte vetë në Degën e Punëve të Brendshme. Pas kësaj bashkëpunëtori i Sigurimit e mbyll bisedën në pritje të ditës së nesërme.

Fisnikëria e të dëmtuarit

Fundi i ngjarjes. I dëmtuari nuk bie në pozitën e agjentit. Ai me shumë fisnikëri nuk pranon ta denoncojë atë, pas analizës që bëjnë organet e Sigurimit për arratisjen që sajoi agjenti i tyre në dëm të tij. Malindi tregon se si ditën e nesërme. Në orën 10.00 siç ishte lënë nga oficerët që monitoronin situatën e këtij kombinacioni, agjenti si rastësisht u takua me “Shefin e Furnizimit të Grumbullimit”, i cili ishte realisht oficer. Ata e lanë objektin “B” që të priste në një lokal sa të bisedonin së bashku për materialin që do të tërhiqej. Ndërkohë që objekti u fut në një kafene, agjenti u tërhoq në një takim mbi rezultatet e bisedës që bënë në hotel. Ai bëri edhe raport me shkrim mbi tendencën e objektit për t’u arratisur. Oficeri i Sigurimit vërejti se bashkëpunëtori gënjeu si në bisedë, ashtu edhe në raport duke u thënë se “B”, ai ishte i gatshëm që të arratisej. Kjo bëri që Sigurimi i Shtetit dhe personalisht, ish kryetari i Degës së Punëve të Brendshme , të skandalizohet nga dezinformimi i informatorit që po merrte në qafë njerëz të pafajshëm. Për këtë pas analizës paraprake në Degë u bë dhe një analizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nën drejtimin e Feçorr Shehut. Ky dënoi faktin e ndodhur dhe kërkoi që objekti, që nuk pranoi të arratisej, të bëhej bashkëpunëtor, ndërsa bashkëpunëtori të merrej në përpunim. Ndërkohë u la detyrë që për të 5 personat e dënuar nga denoncimet e bëra nga dezinformuesi, të rishikoheshin raportet agjenturore të bashkëpunëtorit, të cilat shkruheshin në vetën e tretë, që edhe në rast se binin në dorë të dikujt, të mos kuptohej se kush e kishte shkruar.

… Prokurori Rrapi Mino, sipas Malindit, u skandalizua për këtë fakt dhe la si detyrë që në rastin e krimeve kundër shtetit, të ketë jo më pak se dy burime informacioni. Duke përfshirë krimet politike të asaj periudhe, terrorizmin etj. Në përfundim të kësaj historie, fshatari i denoncuar, objekti “B”, nuk pranoi që të bëhej bashkëpunëtor dhe kjo ndikoi që të ndërpritet arresti ndaj agjentit “mashtrues” të Sigurimit. Një rast i rrallë fisnikërie që arriti ta tregojë pa u hakmarrë edhe kur kishte shkelur si të thuash, në teh të thikës prej mashtrimeve të spiunit rrenacak…

Mark Brunga.

Kategori
Uncategorized

“Aristidh Kolën e vranë shërbimet sekrete greke”

“Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më
vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret
tjere te Shoqates së Shqiptareve “Marko Boçari”, te
cilet vdiqen, edhe keta, nga “leuçemia”.
Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij”…

Fjalet e Aristidh Koles ne shtratin e vdekjes.

 

Ilir Malindi, ekspert i marrëdhënieve greko-shqiptare, zbardh incidentet e pathëna nga politika zyrtare e dy vendeve në vitet 1992-1994

Lëvizjet e qarqeve nacionaliste greke dhe investimet e tyre për gjetjen e realizuesve të politikës së” Vorio-Epirit” në Shqipëri

Ilir Malindi

Nuk kisha për ta dorëzuar para kohe librin tim “Ne dhe Greqia”, i cili do të jetë së shpejti në dorë të lexuesit, për vetë momentet që po kalon Shqipëria në marrëdhëniet me Greqinë.

Megjithatë, kam mendimin se këto marrëdhënie, dita-ditës po okupojnë jetën politike dhe ekonomike të vendit tonë, duke varfëruar e shkatërruar gjithçka shqiptare. Duke lexuar në një gazetë të përditshme kujtimet e një gjenerali grek, këshilltar i ish-kryeministit Kostandin Micotaqis, që ndërtoi platformën e re kundër vendit tonë, edhe pse gruaja e tij, Marika, është bijë e arvanitasve mjaft të pasur të Lamisë, më lindi idea për të publikuar pjesë të kujtimeve të mia dhe jetën në Athinë në vitet 1991-1994.

Si fillim, dua të them se gjeneralin Niko Grilaqis e kam njohur personalisht dhe më ka bërë përshtypje fakti që ai ka shprehur në një libër të tij, të gjitha detajet e politikës greke, pavarësisht se këto kamufloheshin në atë kohë nga politika zyrtare.

Në librin “Ne dhe Greqia” kam përdorur mjaft materiale që m´i ka servirur një miku im patriot, emrin e të cilit nuk dua ta përmend, pasi atij dhe familjes iu bë atentat, por mundën të shpëtojnë për mrekulli. E falenderoj mikun tim për gjithë këtë punë të lavdërueshme kombëtare. Ky botim është edhe njëherë kujtesë për të gjithë ata politikanë të ndershëm, që të jenë të kujdesshëm ndaj strategjisë greko-serbe, që kanë marrë përsipër shkatërrimin e gjithçkaje shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë. Këto shkrime janë edhe kujtesë për disa politikanë që kanë shitur jo vetëm veten dhe familjen e tyre, por edhe çdo gjë shqiptare për dy pare të qelbura.

Po radhis në vazhdim disa ngjarje të rëndësishme dhe takime me “miq” në Athinë, ku vendin kryesor, më të rëndësishmin, e zë vdekja e personalitetit të padiskutueshëm kombëtar, të madhit arvanitas Aristidh Kola.

0

Humbje e madhe; na e vranë Aristidh Kolën
Më 11 tetor të vitit 2000, në një spital të Athinës, në moshën 55-vjeçare mbylli sytë një nga kolosët e letrave shqipe të shekullit XX, historiani, juristi dhe studiusi arvanitas, Aristidh Kola. Ai lindi në Thiva të Greqisë Qendrore, zonë e cila banohet tërësisht nga shqiptarët, që në Greqi thirren arvanitas. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat shqiptare, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme, prej afërsisht 10 milionë banorë, ku 1/3 e saj përbëhet nga popullata shqiptare, si dhe pjesa tjetër nga kombe dhe kombësi të ndryshme.

Aristidh Kola studioi për jurispudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të shqiptarëve në Greqi. Ai përfundoi librin e tij të famshëm, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, që bëri një jehonë të jashtëzakonshme në të gjithë Greqinë, si dhe në diasporën e saj jashtë vendit; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën tashmë të njohur, “Besa”, si dhe revistën tjetër periodike, “Arvanon”. Këto revista bënin edukimin e shqiptarëve të Greqisë me traditat e shkëlqyera të tyre historike. Këto flisnin, gjithashtu, për autoktoninë e shqiptarëve të Greqisë, si dhe kultivonin kulturën, traditat, zakonet shqiptare në këtë vend. Dihet, se në Greqi ka influenca të tjera të kombeve dhe kombësive, siç janë sllavo-bullgarët, që shtrihen në veri të Greqisë, turqit, që shtrihen në veri-lindje të këtij shteti, romano-vllehët, evgjitët, që nuk janë pak në këtë shtet, por i kalojnë tre milionë banorë, si dhe popullata katolike, izraelite dhe egjyptiane. Pra, për të mbrojtur këto doke dhe zakone, në këtë konglomerat popujsh të ndryshëm të Greqisë, këto revista kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë për të ruajtur ndjenjat kombëtare të arvanitasve.

Kontributi i tij kombëtar
Aristidh Kola botoi thirrjen e shqiptarëve të Greqisë, që u bë në fund të shekullit XIX, gjë që hodhi dritë mbi lidhjet e shumta të shqiptarëve të Ballkanit, të cilët kërkonin një shtet të bashkuar, që fillonte nga Veriu i Shqipërisë së asaj kohe, në Nish të Serbisë e deri në Selanik të Greqisë. Ky shtet do të kishte një popullatë shqiptare me pakica greke dhe sllave, në shumën jo më pak se 13 milionë banorë. Në vargun e shumë librave të Aristidhit, është edhe libri “Greqia në çarkun e Jugosllavisë së Millosheviçit”, i cili u botua edhe në gjuhën shqipe. Aty Kola përshkruan në mënyrë reale marrëdhëniet greko-sërbe dhe njëkohësisht, denoncon kombinacionet e tyre karshi kombit shqiptar dhe influencat negative mesjetare të ortodoksizmit greko-serb në Ballkan. Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë, Antonio Belushi, në Kozenca të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës, nga të cilët kishte dalë edhe i madhi Napoleon Bonoparti. Kola, në mënyrë heroike mbrojti në dhjetëra emisione televizive, si dhe në mjetet e informimit grek, luftën e UÇK-së, e ju kundërvu propagandës së neveritshme e të ndyrë të qarqeve ultranacionaliste greko-serbe, kundër vëllezërve tanë kosovarë, gjatë masakrave të barbarëve serbë në Kosovë dhe përkrahu bombardimet e NATO-s në të ashtuquajturën Jugosllavi.

Kopla, si kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë “Marko Boçari”, do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke, vazhdimisht për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës, si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, që ai i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atë e hodhën në gjyq përfaqësues të organizatave ultranacionale greke, të cilat e kërcënuan edhe me vdekje. Nuk është rastësi që në të gjithë Athinën, në pranverën e vitit 1999, në ngjarjet e Kosovës, ishin shkruar me dhjetëra parulla ku kërkohej varja në litar e Kolës, pra, vdekja e tij.

Miku i madh i të gjithë shqiptarëve
I qeshur dhe i dashur, Aristidhi ishte mik i të gjithë shqiptarëve në Greqi, që shkuan atje gjatë këtyre viteve të fundit dhe sidomos, i intelektualëve shqiptarë, të cilët ai i ndihmoi jashtëzakonisht shumë. Dera e shoqatës së shqiptarëve të Greqisë “Marko Boçari”, ka qenë gjithnjë e hapur. Kjo shoqatë, që drejtohej nga Kola, organizoi në të gjithë Greqinë tubime, aktivitete politiko-kulturore e të tjera, për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme shqiptare të Greqisë.

Aristidh Kola i përket brezit të kolosëve të kombit tonë. Ai, së bashku me Antonio Belushin, bënë të njohur zyrtarisht në vitin 1988, pranë organizmave ndërkombëtare se në Greqi jetonin mbi 2 milionë shqiptarë, si dhe kishte 600 qendra shqipfolëse. Kjo u bë publike edhe në shumë mjete të informimit, si dhe te revista “Lidhja e Kozencës”.

Aristidh Kola, së fundi ishte duke përgatitur fjalorin arvanitas-grek, që do të mund të bënte diferencimin e gjuhës shqipo-arvanitase me atë zyrtare greke.

Aristidhi u sëmur në gusht të vitit 2000 me diagnozën leuçemi në gjak. Jam i sigurt se kundër tij janë përdorur doza vdekjeprurëse radioaktive ose goditje me mikrovalë, përballë zyrës së tij. Këtë ma kishte thënë më parë, vetë i ndjeri Aristidh, në kohën kur vuante nga e njëjta semundje, mbesa e tij. Ajo kishte dhembje koke dhe të dridhura, gjithmonë kur punonte në zyrën e Aristidhit. Më pas, familjarët e tij janë shprehur se nga kampionët e gjakut të Aristillit, dërguar jashtë Greqisë, niveli i radioaktivitetit në gjakut rezultoi nga 40 deri 50 herë mbi normalen.

Idea e madhe
Kola kishte hedhur idenë: “Greqisë nuk i vjen asgjë e keqe, nëse riktheheshin shqiptarët e përzënë në shekullin e kaluar, nga trojet shqiptare të Çamërisë. Përkundrazi, do të forcohej akoma më shumë miqësia me kombet dhe kombësitë, që e përbëjnë sot Greqinë.

Unë pata rastin që ta vizitoja Aristidh Kolën në ditët e fundit të jetës në spitalin e Athinës “Evangjelizmos” dhe e pashë gjendjen e pashpresë të tij. Aristidhi më tha se ishte i gëzuar që gazetat e Shqipërisë kishin shkruar për sëmundjen e tij. I dhashë kurajo, duke i thënë se do të shërohej shpejt. Së bashku me ambasadorin shqiptar në Greqi, mikun tim të vjetër, Kastriot Robo, e kishim shprehur dyshimin për “sëmundjen” e Kolës dhe mundësinë e eliminimit të tij nga shërbimet sekrete greke. Dy ditë para vdekjes së Kolës, më 09.11.2000, së bashku me zotin Robo, e vizituam atë përsëri. Pak para se të ndaheshim, Aristidh Kola na tha: “Ju lutem, mos ushqeni asnjë iluzion; mua më vranë dhe kështu si me mua, kanë vepruar edhe me dy kryetarët e tjerë të shoqatës “Marko Boçari”, të cilët vdiqën po nga “leuçemia”. Unë këto fjalë ua kam thënë të gjithë miqve të mi”.

Më erdhi shumë keq për vdekjen e tij më 11 tetor 2000, atë natë kur ekipi ynë kombëtar mundi me rezultatin 2 me 0 ekipin grek në Tiranë.

Ne kishim humbur një nga njerëzit më të medhenj të kombit tonë, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare të Greqisë e më tej.

Aristidh Kola u varros më 13 tetor 2000 në varrezat e Athinës, i përcjellë nga qindra e qindra shqiptarë të Greqisë dhe Shqipërisë.

Në varrin e të madhit Aristidh Kola u vendosën kurora të shumta nga personalitete të ndryshme arvanitase të mbarë botës, nga presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, si dhe kryeministri shqiptar, Ilir Meta.

Si e njoha këshilltarin e Kostandin Micotaqis
Ishte pranvera e vitit 1991 kur u drejtova për të kërkuar azil politik në një zyrë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Athinë, që ndodhej pikërisht në rrugën “Arakovis 39”. Rastësisht, takova një të njohur nga Himara, që kishte punuar si mësues në Skrapar. Me këtë njeri isha njohur në rrethana të vështira, atëhere kur im atë, Teki Malindi, e shpëtoi nga burgu për veprimtari antiqeveri. Më vonë, mësova se ai ishte në lidhje me shërbimet sekrete greke dhe ishte në përpunim nga Sigurimi i Shtetit.

Himarioti më këshilloi që të mos kërkoja azil politik, pasi sipas tij, të gjithë zyrtarët e këtij institucioni ndërkombëtar, ishin agjentë të shërbimeve greke. Po ashtu, sipas tij, “kundër” meje ishte edhe fakti se në kërkesën e paraqitur për azil, përmendej edhe veprimtaria ime për pavarësinë e Kosovës. Miku im, nisur nga këto, mendonte se nuk isha i përshtatshëm as për agjent dhe as për azil politik, madje, do të përndiqesha deri në largimin tim nga Greqia, një vend që nën peshën e ortodoksizmit ekstrem të kishës greke, do të poshtëronte shqiptarët, do të tallej me ta, për mëse 14 vjet me radhë.

Një ditë maji të vitit 1991, miku nga Himara më ftoi në një kafene, pasi do të takohesha me njerëz tepër të fuqishëm, që kishin në dorë fatet e Shqipërisë së Jugut, të ashtuquajturin nga ultranacionalistët grekë, “Vorio-Epir”. Në atë bisedë ishte edhe Nikos Grilaqis, këshilltar i kryeministrit grek Kostandin Micotaqis, Niko Benetis, avokat dhe përfaqësues i drejtpërdrejtë i Nikolas Gejxh, si dhe disa drejtues të shoqatave “vorioepirote” të Athinës.

Ish-mësuesi nga Himara më prezantoi si një mikun e tij, jurist me përvojë në Shqipëri. Ai kishte dalë garant për mua dhe dihej që gjithçka që do të bisedohej, do të mbahej sekret.

Të them të drejtën, u befasova kur në bisedë e sipër, Benetis, përfaqësues i Nikolas Gejxh dhe Kris Qirkos, kryetar i Federatës Panepiriote në Amerikë, Kanada dhe Australi, diskutonin për copëtimin e Shqipërisë, si dhe drejtimet që do të merrte politika greke në lidhje me këtë.

Ishte muaji i pestë i vitit 1991 dhe ne shqiptarët që kishim ardhur në Athinë nuk e kishim aspak të qartë atë që do të bëhej me marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më tej, Niko Grilaqis tha se qeveria greke ka njerëz në Shqipëri, të cilët po punonin për këtë qëllim. Ai tha se Nikolas Gejxh kishte marrë kontakte me opozitën shqiptare, shumë kohë para ardhjes së demokracisë dhe se po punonin shumë për të imponuar politikën greke kundër Shqipërisë.

Faktikisht, unë nuk dija greqisht dhe përkthimin nga kjo gjuhë e bënte mësuesi nga Himara. Biseda nisi “të merrte flakë”, sepse në këtë kohë, Antonis Benetis tha: “Ne jua kemi dhuruar çekun e bardhë.

Tani dhe priftin tonë grek e kemi gati t’ia dhurojmë Shqipërisë.

Helenizimi i Shqipërisë është çështje muajsh dhe ditësh”.

Menjëherë pas deklarimeve të tij, ai qeshte me të madhe. Isha tepër i tronditur nga ato që dëgjoja dhe pas disa ditësh, shkova në ambasadën tonë në Athinë. Atje takova një diplomat dhe i thashë ato që kisha dëgjuar. Ai më tha: “Shiko të gjesh ndonjë punë dhe mos u merr me këto gjëra, se do të hash kokën”. Më vonë mësova se ai ishte larguar për në Amerikë dhe se përfaqësuesi i shërbimit sekret shqiptar në ambasadë, pas vitit 1992, ishte rekrutuar nga EIP-ja, Shërbimi Informativ i Greqisë. Ky shërbim kishte investuar në Shqipëri me qindra milionë dhrahmi, duke vënë në shërbim të tij biznesmenë, njerëz të veçantë e madje, edhe politikanë, të cilët do të bënin “mësymjen totale”, shkatërrimin e çdo gjëje shqiptare deri në shkatërrimin e shtetit në Shqipëri, siç ndodhi në vitin 1997, por faktori ndërkombëtar dhe miqtë tanë, bënë që të dështojnë pjesërisht planet e shovinistëve grekë.

Takimi me agjentin sekret, Takis Themelis
Nuk do ta harroj kurrë takimin në Kakavijë me punonjësin e Shërbimit Informativ të Greqisë, Taqis Themelis. Takimi ishte personal dhe lidhej me dyshimin që punonjësit grekë në pikën e kalimit kufitar, kishin për rregullsinë e vizës sime.

Taqis ishte nga zona e Çamërisë dhe e zotëronte gjuhën shqipe, pavarësisht se ai bënte sikur nuk e kuptonte atë. Faktikisht, pas disa provokimeve, ai përmendi fjalë në gjuhën tonë. Megjithatë, biseduam greqisht dhe në bisedë e sipër, kur ra fjala për Jugosllavinë, i thashë se e kisha vizituar Beogradin dhe më kishte pëlqyer. Ai e miratoi atë që përmenda. Atëhere, nuk m’u durua dhe i thashë: “Ju shkoni në Beograd për të blerë dosjet e agjentëve serbë në Shqipëri, të cilët më parë i kishte në lidhje UDB-ja”. Pas kësaj, zoti Taqis më pa rreptë, më tha se duhet ta linim këtë bisedë dhe kërkoi që të sqaroja vetëm problemin që kisha me vizën.

E thashë atë që përmenda më sipër, sepse kur kisha qenë në Zvicër, këtë gjë po bënin edhe zviceranët me agjentët e tyre serbo-kosovarë, të cilët i merrnin në lidhje, në shumë drejtime.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Athinë
Më 17 maj të vitit 1993, kur po shoqëroja në kafen e mëngjesit kryeministrin Aleksandër Meksi, ndjeva se optimizmi i tij “si grip”, më ishte ngjitur edhe mua. Ndërsa zoti Meksi po dilte nga hotel “Grand Britania”, për të shkuar 500 metër më tutje në rezidencën e kryeministrit grek, besova me gjithë shpirt se do të bëheshin gjëra mjaft të dobishme në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, e sidomos, për emigrantët shqiptarë, që tashmë e ndjenin deri në palcë peshën e robërimit e të poshtërimit.

Mbaj mend se të dy kryetarët e shteteve, i cilësuan bisedimet tepër konstruktive e rezultative dhe, madje, nuk harruan të citojnë formulën e zakonshme se “një etapë e re u çel në marrëdhëniet dypalëshe”. Ndërkaq, Athina e kishte lënë pa përgjigje ftesën e Tiranës për nënshkrimin e një traktati miqësie e bashkëpunimi. Të dy burrat e shtetit, Micotaqis dhe Meksi, nuk dhanë hollësira për këtë. Po atë natë, unë do të pyesja ministrin e Jashtëm, Papakostandinu, nëse pati ndonjë problem në bisedime që nuk e mundësoi nënshkrimin e këtij traktati, por ai më tha se nuk kishte ekzistuar ndonjë problem në to.

Në të vërtetë, sinjali i parë se diçka nuk kishte shkuar mirë në bisedime, u dha të nesërmen në gazetën “Elefthero Tipos”, e cila është një nga gazetat më të mëdha të Partisë Demokracia e Re, që ishte në pushtet.

Me një titull, që zinte gjysmën e faqes së parë, gazeta jepte alarmin: “Po ligjërohen shqiptarët”. Vetëm disa orë më pas, zëdhënësi i qeverisë, Vasilis Manginas, do të deklaronte para gazetarëve se mes Micotaqis dhe Meksit nuk ishte diskutuar fare çështja e emigrantëve klandestinë shqiptarë. Ishte ndoshta hera e parë që zëdhënësi e përgënjeshtronte shefin e vet. Nëse, Micotaqis, në konferencën për shtyp kishte thënë se po shqyrtohej mundësia e nënshkrimit të një marrëveshjeje që do të ligjëronte praninë në Greqi të shqiptarëve si punonjës sezonalë, zëdhënësi thoshte se nuk ligjërohet asnjë shqiptar në Greqi dhe se ato që shkruheshin, nuk i përgjigjeshin realitetit. Nga ana tjetër, në deklarimin e saj presidentja e Institutit Shtetëror të Fuqisë Punëtore thonte se do të jepeshin 30 mijë leje pune për të papunët e Shqipërisë fqinje e se këta punëtorë do të aktivizoheshin në punët e stinës në bujqësi. Më 18 maj gazeta “Ta Nea” e paralajmëronte me tone më të buta ligjërimin e emigrantëve kur shkruante: “Me një tjetër tërheqje të palës greke në çështjen e emigrantëve klandestinë, u realizua në Athinë takimi Micotaqis-Meksi”. Natyrisht, mes këtyre deklaratave, nuk ishte i vështirë qëndrimi kontradiktor i Micotaqis, i cili bënte lojë me dy porta…

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Ilir Malindi.

#########################################################

 

VRASJA E DYTE E ARISTIDH KOLES

“Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më
vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret
tjere te Shoqates së Shqiptareve “Marko Boçari”, te
cilet vdiqen, edhe keta, nga “leuçemia”.
Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij”…

Fjalet e Aristidh Koles ne shtratin e vdekjes.

Kush nuk e ka njohur nga afer shkrimtarin e madh arvanitas, ase nuk ka arritur te lexoje veprat e tij,kurr nuk mund ta mendonte se sa prane me nocionin e vdekjes rronte ai njeri, e kjo per dy shkaqe, se pari, se ai, tere jeten germoi neper shtigjet, sa te ndritura, dhe aq te errta te historise, ku mpleksej trimeria me pabesine, helmi me plumbin dhe thiken, ç’ka percaktoi fundet tragjike te shume udheheqeseve arvanitas qe kane bere emer ne historine e Greqise.
Se dyti, edhe se neper skutat e kthinat e sotme te falangave te megaloidhese qe kerkon pushtimin e Shqiperise madje deri me gojen e ish presidenteve si Saratzetaqis, apo te kapsalioteve qe kerkojne publikisht kthimin e Stambollit ne kryeqytet te Greqise, perpunoheshin plane per neutralizimin e vepres se Aristidh P.Kola dhe nese ishte e mundeshme edhe eleminimin e tij fizik.
Ne gazetat e krahut nacionalist ekstremist, Aristidh Kola cilesohej si armiku i Greqise, si agjent i shqiptareve, si nje mallekim, duke hedhur mbi te te gjitha te zeza qe mund te thuhen per nje, kushdo qe e njihte nga afer shkrimtarin arvanitas mund te konstatonte se kishte te bente me nje njeri zemermire, i shtruar, i qete, i dashur, i durueshem, qe kishte per nder qe ishte qytetar grek, por te njejten kohe, ndjente krenari per gjakun shqiptar qe i vlonte ne zemer.
E pikerisht gjaku shqiptar ishte ajo qe urrenin me teper fantazmat e megaloidhese,çka shprehej dhe nga nje sportist renegat shqiptar Piro Dhima qe thoshte se nese kishte gjak shqiptar ne damare do ti priste damaret qe te mos i ngelte as dhe nje pike nga ai vend e nga ai popull ku lindi dhe u rrit.
Ne kete klime e perbuzese ndaj shqiptareve dhe arvanitasve jetonte shkrimtari dhe studiuesi Aristidh Kola . Por nuk mjaftonte vetem klima e pergjitheshme, por ishin dhe kercenime sa te fshehta aq dhe publike per jeten e tij, kercenime per te cilat i kishte folur dhe mikut te tij shqiptar, piktorit Robert Alia Dragot i cili ka i punuar dy kopertina te librave te tij.
Letra, telefonata, pergjime telefonike, ndjekja ne çdo hap, madje kur zhvillohej lufta ne Kosove, ne ankthet proserbe e antishqiptare qe jetonte shoqeria greke, guximi i ekstremisteve grek u be akoma me i madh dhe arriten deri atje qe te mbushnin muret e kryeqytetit grek me parulla ku kerkohej denimi me vdekjev i autorit te librit “Greqia ne kurtin e serbeve te Millosheviqit”.
Aristidh Kola , pati kurajon qytetare, qe ne nje mjedis filoserb siç ishte Greqia,te mbronte luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së, në dhjetëre emisione televizive,si dhe kudo në massmediat greke, duke iu kundërvu asaj propagande histerike kundër vëllezërve tanë kosovarë, gjatë masakrave të barbarive serbe në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-s mbi mbeturinat e të së ashtuquajturës Jugosllavi.
Aristidh Kola, si kryetar i Shoqatës së Arvanitasve të Greqisë “Marko Boçari”, do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste orthodokse greke, vazhdimisht, për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës,( “Edhe une jam kosovar- shkruhej ne revisten e tij “Arvanon”), si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, të cilët edhe i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij – të njohur nga ligjet greke. Ishte ajo atmosfere qe e ktheu nje bisede televizive te drejtuar nga komentatorja e televizionit grek, “Skaj”, Liana Kaneli, ne nje sulm te pacipe edhe te diskutanteve te tjere fanatike e mediokerr mbi shkrimtarin e ftuar Aristidh Kola , sikur ky ti armik i Greqise.
Sulmeve te pacipa publike deri ne masmedia, shkrimtari arvanitas i priti me gjakftohtesi, pa acarime, me nje kulture qe i shkonte pershtat emrit te tij si shkrimtar e studiues i shquar, veprat e te cilit kishin perhapje te gjere dhe ribotoheshin shume here. “Shume miq ne telefonuan per te shprehur indinjaten per balten qe hodhi mbi mua zonja Liana Kaneli, gjate emisionit televiziv ne “Skaj” 5 Maj 1999, dhe me pyeten perse e perballova me qetesi , kur duhej te kundersulmoja…
Miqt e mi mos u merzisni e mos u hidheroni per kete, sepse ” e drejta del vjen kur ti vije ora”. …E kam dashur dhe e dua vendin tim por dashuria ime nuk eshte me fjale por me veprat e mija te cilat do te kujtohen kur balta e z.Kaneli te kaloje ne harresen e shekullit.
Kam preferuar gjithmone te shkoj kundra rrymes e jo te shkoj nga shkon rryma dhe fryjne ererat.Nuk jam lepire e nuk kam puthur kurre kembet e permjera dhe per kete e paguaj shtrenjte dhe ne menyre te perditeshme me nderin e dinjitetin dhe lirine time…”
Por gjithesesi zemra e madhe e Aristidh Kola e dinte se sa shqetesim e sa deme i sillnin me krijimtari, sa tundime madje edhe ne rrethin familjar, sepse presioni i opinjonit shoqeror binte edhe mbi familjen e tij, mbi te afermit e miqt.
Aristidh Kola gjithashtu ndiqej ne heshtje, pergjohej,ne perpjekje per t’ja bere jeten ferr sepse ishte njeriu qe ringjalli tek qindra mijra arvanitas ane e mbane Greqise dinjitetin e neperkembur, qe nocionin e asaj popullsie te perbuzuar ta ktheje ne dinjitet e krenari.
Ishte Aristidh Kola i pari shkrimtar arvanitas qe ne librat e fjalen e tij tha se arvanitasit duhej te ishin krenar sepse 90 perqint te heronjeve te revolucionit e pavaresise se Greqise ishin arvanitas nga gjaku dhe gjuha.
Por fale aftesive te tij per kerkime ne histori, per te cilen braktisi dhe profesionin e juristit, ai u faktoi se jo vetem bijt e arvanitasve ishin herojt kombetare te Greqise, por edhe se kultura e arti arvanitas tashme ishte bere pjese e tradites kombetare greke duke perfshire kenget,veshjet dhe shkoi deri atje sa te spjegoje nepermjet gjuhes se arvanitasve mitologjine e lashte greke, emrat e perendive te Olimpit, çka nuk mund te behej kurrsesi me nepermjet gjuhes greke.
Libri i tij “Arvanitet dhe prejardhja e grekeve”, botuar se pari ne 1983, liber voluminoz me mbi 500 faqe njohu mbi dhjete botime ne Greqi, dhe u be si bibla per arvanitasit te cilet e kishin mbajtur mbyllur kaq vjet ndjenjat e veta te krenarise per origjinen e gjakun shqiptar.
Bashke me librin “Gjuha e Perendive”,botimi i pare 1989, te cilin A.Kolia e konsideronte si pjese a kapitull te librit te madh “Arvanitet”,ato perbejne dy monumente qe Artistidh Kola ngriti per popullin e vet, e me kete monument emri i tij mbetet i pavdekshem.
Ai, së bashku me të madhin Antonio Bellushi, në vitin 1988, pranë organizmave ndërkombëtare, bëjnë të njohur zyrtarisht se në Greqi jetonin mbi 2 milion shqiptarë, si dhe se atje kishte mbi 600 qendra banimi shqipfolëse. Kjo u be publike në shumë mjete të informimit, duke filluar nga revista e Kozencës “Lidhja”, që e nxirrte Papas Bellushi.
Ishin pikerisht shembja e vepres se tij monumentale qellimi dhe perpjekjet e ekstremisteve nacionaliste greke, te cilet enderronin djegiet e tyre publike si ne gjyqet e inkuzicionit, bashke me autorin e tyre si heretik.
Duke mos pasur fuqi ligjore ( legjislacioni grek eshte demokratik), ata perdoren metodat me te sterholluara per t’ja bere jeten e padurueshme me shprese se ai do te hiqte dore nga vepra e vet.
Pra ata kerkonin se pari, vrasjen e vepres duke e shuar jehonen e saj, duke çpifur se autori eshte nje tradhetar i Greqise, per te arguar arvanitasit nga vepra e tij, nga organizimi i veprimtarive, nga blerja e leximi i revistes qe nxirrte Aristidh Kola si drejtues i Qendres se Studimeve Arvanite, ne fillim me emrin “Besa” e me pas “Arvanon”. Perdornin dhe metoden tjeter te sterholluar e cila ishte dhe platforme e masmediave greke, shtypit dhe televizionit, njollosja publike e emigranteve shqiptar si vrases te lindur dhe hajdute. Arriten deri atje keto lloj propogandash saqe ne nje fshat ne afersi te Athines, Kryekuq, e banuar me arvanitas, te ngrihej i tere fshati ne ndjekje te shqiptareve, duke perdorur armet e zjarrit dhe vegla bujqesore duke perfshire sopata, me synimin per ti çfarosur emigrantet.
Aristidh Kola e ndjente se ç’po ndodhte, e nuhaste qellimin e mbrapsht te propogandes zyrtare qe me nje gur vriste dy zogj, njolloste emigrantet shqiptare si presion ndaj qeverise shqiptare per leshime ne jug te Shqiperise, dhe e dyta te neveritej popullsia arvanitase nga vllezerit e vet te nje gjaku shqiptaret e ardhur rishtas ne Greqi si ata shekuj me pare. Shkrimtari arvanitas kishte kurajon e guximin ti stigmatizinte keto perpjekje dinake te masmedias greke qe binte mrekullisht ne sinkrone me ultranacionalistet e shovenistet e Greqise.
E tere ajo propogande antishqiptare, e tere ajo klime mbytese e dinjitetit te te qenit shqiptar llogaritej te fashiste deshiren e arvanitasve qe ta konsideronin vehten te nje gjaku me emigrantet e perbuzur qe benin pune skllavi per pak dhrahmi pa vlere, e rrjedhimisht vepra e Aristidh Kolias do te zbehej, do te lihej ne nje ane si perçartjet e nje njeriu qe nuk di se ç’thote.Mirepo nuk ndodhi krejt keshtu. Vepra e shkrimtarit te madh arvanitas njohu nje perhapje gjithnje e me te gjere, revista e tij me studime per traditat e kulturen arvanitase kerkohej, dhe nga ana tjeter Kolia vazhdonte te nxirrte vepra te reja.
Kishte shume libra neper duar.Kishte shume pune per te bere.
Së fundi ishte duke përgatitur fjalorin Arvanitas-grek, i cili do të mund të bënte dallimin e gjuhës arvanitase me atë zyrtare greke. Kishte kohë që kishte hedhur idenë e botimit të një fjalori me alfabet latin të shqiptarëve të Greqisë per ta afruar sa me afer me gjuhen shqipe dhe komunikimin me historine,kulturen e artin shqiptar.
Aristidh Kola bashkëpunonte me të gjitha rrethet e Diasporës Shqiptare në botë. Ai mbante lidhje dhe gjithnjë bashkëpunonte me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë e me bashkëstudiuesin Papas Antonio Belushi-n në Kozencë të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe të Shqipërisë. Ai ishte i lidhur deri dhe me Arbëreshët e Korsikës Sikur ta ndjente rrezikun qe do ta kercenonte, ai botoi nje veper, ne pronovimin e te ciles thirri studiues, miq e shoke te shumte, nga Greqia, Shqiperia dhe Italia. Kishte ardhur dhe miku i tij i ngushte, studiuesi arberesh nga Italia Antonio Bellusci si dhe ambasadori shqiptar ne Athine Kastriot Robo.
Ishte data 24 maj. Pikerisht ne pronovimin e librit shkrimtari 55 vjecar Aristidh Kola ndjen dhembje te papritura qe kurr nuk i kishte ndjere me pare. Diçka po ndodhte me organizmin e tij. Parandjente diçka ogurzeze.
I shkuan ndermend gjitha ato mallekime dhe kerkesa per vdekjen e tij jo me shume se nje vit muaj me pare. Kaloi nje vere te nxehte athinjote me shqetesime te jashtezakoneshme per gjendjen e papritur dhe fatin e veprave te veta qe i kishte neper duar. Shtatori e vuri ne shtrat. Tetori po e dermonte trupin e tij. I vinin shoke e miq te shumte por ai nuk gjente ngushellim. Si nje vizion i tmerrshem i kalonte neper mend fati i personazheve historike arvanitase per te cilet kishte shkruar ne vepren e vet madhore “Arvanitet”.
Teodor Kollokotronin e helmuan ne burg, edhe pse kurr me fjale nuk e tha publikisht se ishte arvanitas, paçka se mbiemri i tij i vertete brez pas brezi ishte Bithguri, Gjergj Karaiskaqin e vrane ne prite dhe fjala e fundit qe tha kur e mori plumbi ishte ne gjuhen arvanitase.
Kishin vrare dhe te tjere perfshire dhe heroinen arvanitase Laskarina Bubulina.
E kush nuk e di historine e kafes me helm qe u perdor per te zhdukur arvanitasin e shquar te shekullit te kaluar, gazetarin nga Salamina, Anastas Kullurioti?
Deri vone kishte ardhur rrjedha e helmit e plumbit, duke marre dhe jeten e dy presidenteve te shoqates arvanitase “Marko Boçari”.
Keto te fundi i fiksoheshin ne kujtese sepse ishin shume me afer kohes se tij. Kishin qene adhe ata, si ai, president i arvanitasve te Greqise. Dhe diagnoza e te dyve ne vdekjet e papritura kishte qene e njejte: Leuçemi. E njejta siptome vdekjeprurese per tre presidente te arvanitaseve te Greqise. Dy jeteve te rrembyera mizorisht, nga duar qe kurre nuk dalin ne skene, po i afrohej dhe nje e trete. Ish jeta e tij.
Ne nje nga takimet e fundit prane shtratit te vdekjes i kishin shkuar ambasadori shqiptar bashke me nje avokat po shqiptar I.M. cili me pas deshmon:
“Unë pata rastin që ta vizitoja të madhin Aristidh Kola, në ditët e fundit të jetës së tij, në spitalin e Athinës “Evangjelizmos” dhe pash gjendjen e tij të pashpresë. Më tha se ishte gëzuar që gazetat e Shqipërisë kishin shkruar për sëmundjen e tij…
I dhash kurajo, duke i thënë se do të shërohej shumë shpejt dhe se së bashku do të vazhdonim me studimet dhe publikimet e reja, mirëpo… Ahhh! Ai, me trishtim dhe krenari të njëkohësishme na tha edhe këto fjalë:
“Ju lutem mos ushqeni asnjë iluzion. Mua më vranë dhe kështu kanë vepruar edhe me dy kryetarët tjerë të Shoqatës së Shqiptarëve «Marko Boçari», të cilët vdiqën, edhe këta, nga “leucemia”. Këto fjalë ua kam thënë edhe miqve të tjerë të mij”… ” Kam shkuar ta shoh serisht ne ditet e para te tetorit -, me thote ambasadori shqiptar ne nje bisede telefonike nga Athina- por kur e mora ne telefon nga kati i pare i spitalit “Evangjelizmo”, qe eshte prane ambasades, me tha se ate dite ndjehej shume keq, dhe do ta mirepriste viziten e tij ne nje nga dite e ardheshme.
Kater dite me pas me njoftojne se Aristidhi vdiq. Ishte nje lajm tmerresisht i pikellueshem”. Ishte 11 tetori 2000 dita kur ndodhi fizikisht vrasja misterioze e shkrimtarit dhe udheheqesit arvanitas, per ta mbeshtjedhe edhe kete vdekje me nje enigme tjeter greke ne histori.
Por gjithesi vrasja e dyte vazhdon. Dhe kjo eshte e senderzuar ne nje platforme po as mistike e te rafinuar si eleminimi fizik i shkrimtarit.
Behen tere perpjekjet per ta varrosur bashke me trupin dhe vepren e tij. Ne Athine per vdekjen e Aristidh Kola, shkroi vetem nje gazete greke. Revista “Klan” ne Shqiperi refuzoi botimin e shkrimit me rastin e vdekjes me shkakun se ” kete teme e ka trajtuar gazeta “Albania”.” Shoket e miqt e tij te afert arvanitas kane rene si te shushatur prej gjemes dhe mbase prej frikes. Pyetjes qe i bera presidentit te sotem te arvanitasve Jorgo Jeru, nese keni ndermend te botoni ndonje nekrologji, shpallje a komunikate per vepren e veprimtarit te madh me tha se nuk kemi ndonje plan.
Vdekja u pasua me nje heshtje ogurzeze.
Hienat e nacionalizmes greke nga skutat e errta, si ju gezuan zhdukjes fizike te arvanitasit te madh qe ringjalli “gjuhen e perendive”, tani pergatiten te hidhen ne sulme po aq vdekjeprurese ndaj vepres se tij. Nese arvanitasit dhe shqiptaret nuk do ta kuptojne kete mision te zi te megaloidhese shoveniste, qe nuk i kursen as parate dhe as helmin, per qellime makabre ndaj arvanitasve, emigranteve dhe mbare popullit shqiptar, atehere gjitheseicili prej nesh, ka marre pjesen me heshtjen e tij ne vrasjen e dyte te Aristidh Kola.
Vepren e arvanitasit te madh Aristidh Kola, qe meriton nje vend nderi ne historine e letrave shqipe, mund ta vrase edhe indiferenca dhe kopracia jone.
Le te mendojme sot qe te mos na vrase ndergjegja neser!

KOLEC TRABOINI, Boston, 24 nentor 2000

###############################################################

 

» Arben LLALLA: Gjuha shqipe e ruajtur në shekuj nga arvanitasit

Elementi kryesor që dallon arvanitasit nga popujt e tjerë që përbëjnë shtetin grek, është gjuha shqipe, që ata flasim brenda në rrethin familjar. Deri në shekujt e mëparshëm gjuha shqipe nuk shkruhej nga masa e gjerë e popullit të saj, nuk përbënte gjuhën e shkollimit, këtë gjuhë e flisnin njerëzit e pashkolluar, ishte gjuhë e jetës së përditshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez. Pra, gjuha shqipe ishte gjuhë popullore dhe jo gjuhë letrare e fetare.

Kështu, njerëzit e diturisë dhe të letërsisë e quanin gjuhën shqipe gjuhë barbare. Gjuha shqipe, duke mos u shkruar, mund të rrezikonte të humbiste gjatë shekujve, të humbiste origjinalitetin e saj dhe emocionet shpirtërore. Prandaj, stërgjyshërit tanë arbër krijuan ninullat, këngët e kreshnikëve dhe vajet. Një nga mënyrat e ruajtjes së gjuhës, pra, është kënga. Kështu, shumë ngjarje të përditshme dhe ngjarje historike u përcollën brez pas brezi nëpërmjet këngës popullore si në vargjet e mëposhtme:

Meqë nuk dimë të shkruajmë,

mjaftohemi me të folur,

me këngët dhe me vajet

kujtesa jonë kështu ruhet

Askush nesh nuk dinte të shkruante,

por i bëmë këngë dhe u ruajtën

goja-goja deri më sot

kujtesa jonë e gjallë mbet.

Një tjetër këngë është:

Arvanitasit këndojnë,

gjuhën e tyre mos harrojnë

shiko atë plakun si këndon

edhe gjaku si i qarkullon.

Gojë më gojë ruhet jeta

me këngët e vërteta.

Arvanitasi nuk di të shkruajë,

por me këngë di ti ruajë.

Në një tjetër thonë:

Gjuha jonë vetëm thuhet

nuk e lanë që të shkruhet

bëmë këngë këshillat e urta

që të mos harrohet gjuha.

Vargjet e këtyre këngëve tregojnë qartë dhembjen e arvanitasve për gjuhën e tyre, por edhe mënyrën e ruajtjes së gjuhës.

Në vitet e para të krijimit të shtetit grek, një gjerman, mik i Greqisë, i quajtur Karl Teodor Rajnhold, u mor me studimin e gjuhës shqipe, të cilën edhe e mësoi gjatë qëndrimit të tij shumëvjeçar në Greqi. Rainhold, shërbeu në flotën detare greke, ku arriti deri në gradën e kryemjekut. Aty, ai e mësoi gjuhën shqipe, që në atë kohë ishte gjuha e kuvendeve në flotën detare greke, deri në kohën e admiralit të madh të luftërave ballkanike, arvanitasit Pavlo Kunduriotit, i cili ka qenë dhe Kryetar i Republikës së Greqisë në vitin 1923. Ai, në shoqërinë e tij të ngushtë, fliste vetëm në gjuhën e mëmës shqipe. Dhe rregullorja e parë e Flotës Detare Greke është shkruar në gjuhën shqipe. Natyrisht, që shumica e grekëve nuk duan ta besojnë këtë të vërtetë.

Athina, u bë kryeqytet i Greqisë në vitin 1834. Deri atëherë, kryeqytet i Greqisë të pas kryengritjes së vitit 1821 ishte qyteti i Nafplios, që banohej nga arvanitasit. Debatet në Asamblenë Kombëtare në Nafplio bëheshin në gjuhën shqipe ndërsa rendi i ditës hartohej në gjuhën greke. Në vitin 1833, kur mbreti Oton vjen në Greqi, vuri re se populli i tij nuk fliste greqisht, por shqip, ai u zemërua keqas me njerëzit që e rrethonin. Me rastin e ngritjes së monumentit të heroit Marko Boçari në Misollogji, mbajtësi i fjalimit të rastit falënderoi shqiptarët e Greqisë e të Shqipërisë për ndihmën e madhe dhe sakrificat e tyre në fitoren e Revolucionit të vitit 1821 dhe të pavarësisë së Greqisë. Mbreti Oton, që ishte i pranishëm, kur dëgjoi fjalët e mira për shqiptarët, u çudit dhe u zbeh. Peshkopi Porfirio, që kryesonte ceremoninë, iu përgjigj mbretit të hutuar me fjalët: Po! Madhëri! Shqipëria lindi themeluesit e kombit tënd. Dhe pastaj me guxim u kthye nga populli dhe si i tërbuar thirri: Mjerë kombi! Mbreti i tij nuk e njeh historinë.

Në veprën e tij Pellazgjishtja, që u botua në Athinë më 1855, Rainhold e emërton gjuhën shqipe si gjuha e flotës dhe këtë titull mban kapitulli i parë i librit të tij. Në veprën e sipërpërmendur përmblidhet edhe fjalori i vogël, të cilit i janë referuar thuajse gjithë gjuhëtarët evropianë që u morën me gjuhën shqipe. Gjuha shqipe nuk kishte alfabetin e saj të veçantë, por arvanitasit që donin të shkruanin, duhej të përdornin alfabetin e greqishtes, ashtu siç bënë Kundurioti dhe Ali Pashë Tepelena, apo me shkronjat latine, siç ndodhte me tekstet e klerikëve katolikë të Shqipërisë së Veriut dhe të Italisë.

Lordi Bajron përdori alfabetin anglez për të shkruar tri këngët shqipe në veprën e tij, Çajld Harold.

Në periudhën para kryengritjes së 1821-shit, kemi disa përpjekje për të bërë leksikografinë e gjuhës shqipe, si më e rëndësishmja ndër këto përpjekje ishte ajo e heroit të kryengritjes së vitit 1821, Marko Boçarit, i cili me nxitjen ndoshta të Pukëvilit, Konsullit francez në Janinë, hartoi Fjalorin e romeishtes (greqishtes) dhe arbëreshe (shqipes) së thjeshtë. Para këtij fjalori, gjatë shekullit XVIII, ishin botuar: fjalori tregjuhësh; greqisht-arumanisht -shqip i Teodor Kavaliotit në vitin 1770. Fjalori i Teodor Kavaliotit, kishte rreth 1200 fjalë. Ky fjalor u quajt Protopirina, i cili u botua në fillim në Voskopojë më 1760 dhe më 1770 në Venedik. Teodor Kavalioti (1718-1787) ishte drejtor i një shkolle të mesme të quajtur, Akademia e Re

Disa vite më vonë kemi dhe fjalorin katërgjuhësh të Daniel Mihal Voskopojarit në fillim të shekullit XIX me gjuhë të katërt bullgarishten. Fjalori i Danil Voskopojarit, kishte mbi 1000 fjalë dhe u botua për herë të parë më 1802 në Venedik, më vonë u ribotua tre herë brenda 8 viteve. Në studimin tim për librin në katër gjuhë të Dhanil Mihal Adham Haxhiut, më 2010, kam shkruar se nuk është fjalor, por pjesë nga Ungjilli në formë fjalori. Në këtë libër gjuha greke quhet Romaiki ndërsa gjuha shqipe Alvanitika. Këta fjalorë mund të kenë shërbyer për kuvendimet ndërmjet popujve të Ballkanit që bashkëjetonin në shumë krahina të Greqisë së Veriut, kurse në Greqinë e Jugut nuk ishte e nevojshme përderisa këtu greqishtja quhej nga shumica e popullit si gjuhë e aristokracisë , ndërsa shqipja si gjuhë e popullit, e përdorimit të përditshëm. Pas kryengritjes së 1821-shit, përpjekjet e shtetit zyrtar grek për të zëvendësuar gjuhën shqipe me greqishten, përbën një tjetër arsye, negative.

Patriarku ortodoks grek lëshoi mallkime mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe.

Vlerësimet e teoricienëve të revolucionit dhe të evropianëve ishin se, në brezin e ardhshëm, pas kryengritjes së vitit 1821, shqipja do të zëvendësohej krejtësisht nga greqishtja. Përfundimisht, gjuha shqipe po reziston deri në ditët tona brenda Greqisë, me gjithë përpjekjet zyrtare dhe jozyrtare të shtetit grek për zhdukjen e saj. Rreth viteve 1860-1890 vërehet fenomeni i revolucionit të zhvillimit për gjuhën shqipe. Atë kohë u shkruan dhe veprat më të rëndësishme rreth gjuhës shqipe dhe kulturës që pasqyrohej nëpërmjet saj. Nismëtarë janë intelektualët: Thimi Mitko, Naum Veqilharxhi, Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto, vëllezërit Frashëri, etj. Por, edhe shqiptarët e Greqisë që njihen me emrin arvanitasit si: Kupitori, Kullurioti, Birbili, Dhriva, Botasi dhe grupi i shoqatës, Helenismos, me në krye Neokli Kazazin. (Një vepër së cilës i referoheshin shpesh ishte punimi trivëllimësh i gjermanit Georg Hahn, Albanezishe Shtudien që është botuar më 1854 në Vjenë). Në atë periudhë themelohet edhe Lidhja e Arvanitasve dhe shkruhet THIRRJA e vitit 1899, për krijimin e një mbretërie të përbashkët greko-shqiptare, të ndarë nga feja.

Në shekullin XIX, shkencëtari Panajot Kupitori, veç veprës së njohur “Studime shqiptare” (1878) kishte hartuar një fjalor të gjuhës shqipe, vepër që për më shumë se një shekull mbeti si dorëshkrim në bodrumet e Akademisë së Shkencave të Athinës dhe për shkaqe të panjohura, ende nuk është botuar. Panajot Kupitori, ishte arvanitas nga ishulli i Hidrës. Ai mbaroi studimet në Universitetin e Athinës. Pas studimeve punoi mësues i letërsisë në gjimnaz në Athinë, ku më vonë u bë drejtor i kësaj shkolle. Në vitin 1860 Kupitori botoi Abetare të gjuhës shqipe. dhe më vonë fjalorin greqisht-shqip, të cilin në vitin 1882 e bleu konsulli francez në Janinë August. Dozan. Në vitin 1926 fjalorin greqisht-shqip të Panajot Kupitorit e ribleu Ndërmarrja Historike dhe Etnologjike të Greqisë.

Një tjetër fjalor i të folmes së gjuhës shqipe të Atikisë, që ishte hartuar nga Taso Nerukos (1826-1892), do të mbetet i panjohur dhe i pakapshëm. Pas vdekjes së Nerukos, vejusha e tij ia dha dorëshkrimin gjuhëtarit të madh gjerman, Gustav Meyer dhe ai e botoi në veprën e vet, Albanezishe Shtudien, faqe 67-94, pjesën nga A-ja deri tek L-ja, si shqip-gjermanisht.

Arvanitasi nga ishulli i Salaminës, Anastas Kullurioti (1822-1887), në vitet 1879-1880 themeloi gazetën I foni tis Arvanitas (Zëri i Shqipërisë). Ai botoi më 1882, dy libra në gjuhën greke, “Ankimet shqiptare dhe Klumësht për foshnjat. Më 1882, botoi abetaren për mësimin e gjuhës arbërore (shqipen) ABAVATAR ARBËROR, si flitet dhe shkruhet gjuha arbërore në Greqi. Një libër në gjuhën shqipe dhe greke.

Nga kërkimet arkeologjike dhe historike të studiuesve të huaj dhe shqiptarë, kanë nxjerrë përfundimin se gjithsesi, ka pasur shkrime më të vjetra të gjuhës shqipe mirëpo, nga koha që intelektualët njohës të shqipes, e cila quhej si gjuhë popullore, rrjedhimisht, barbare, përdornin qoftë greqishten, qoftë latinishten dhe mundësitë e gjetjes së dëshmive të tjera të shkruara, janë jashtëzakonisht të pakta.

Në vitin 1998, Bashkia e Livadhjasë në Greqi, që banohet nga një shumicë dërrmuese me arvanitas, në bashkëpunim me organizatat e Bashkimit Evropian, organizuan një Simpozium Shkencor nga data 6-7 nëntor 1998, me temë”: Shqipja dhe greqishtja, çështje të bashkësive shumëgjuhësore dhe shumë-kulturore.

Në këtë Simpozium, mbajtën kumtesa rreth gjuhës shqipe shumë studiues grekë dhe të huaj, ndër ta: Francesko Altimari, pedagog në Universitetin e Kalabrisë, Brian Jozef, pedagog në Universitetin shtetëror të Ohaios, Viktor A. Friedman, pedagog në Universitetin e Çikagos etj. Pedagogu i gjuhësisë në Universitetin e Çikagos, Erik Pratt Hamp, në ligjëratën e tij për rëndësinë e gjuhës shqipe tha: Gjuha shqipe ka një kontribut unik me pasuri të veçantë në shumë drejtime të rëndësishme, dhe Greqia është po aq me fat që ka këtë burim të pasur në tokën e vet dhe ndërmjet qytetarëve të saj. Gjuha arbërishte ndodh që të ruajë historikisht, me saktësi më të madhe se çdo trajtë tjetër e gjuhës shqipe, tingujt e saktë të të gjitha rrokjeve që janë në fjalorin e shqipes 1500 vjet më parë. Kjo përbën vetëm një shembull të mënyrës me të cilën arbërishtja ka rëndësi unike dhe të

pakrahasueshme për gjuhën shqipe në tërësi, kështu që të kuptojmë familjen e madhe indoevropiane në të cilën bëjnë pjesë po ashtu greqishtja dhe anglishtja ime, dhe më në fund disa anë të qytetërimit humanitar në tërësinë e Euro-Azisë.

Pedagogu Viktor A.Friedman22 bëri krahasimet e shumë fjalëve të mbledhura në fshatrat Arkadia në Greqi, pastaj në Ukrainë, Madrica në Bullgari që banohen nga popullata që flasin gjuhën popullore shqipe me shqipen e sotme letrare.

Siç shihet edhe nga fjalët e lartshënuara nga pedagogu Viktor A. Fridman, gjuha që flasin arvanitasit në fshatin Arkadia (Greqi), Ukrainë, Madrica (Bullgari) dhe gjuha letrare e sotme shqipe rrënjën dhe kuptimësinë e kanë të njëjtë, pavarësisht se kanë kaluar qindra vjet që janë ndarë në pjesë të ndryshme të botës nga trungu mëmë i familjes. Një vlerësim të rëndësishëm për gjuhën shqipe ka thënë në paraqitjen e librit të këngëtarit, muzikologut dhe shkrimtarit arvanitas, Thanasi Moraitis më 30 tetor 2002, edhe deputeti i PASOK-ut arvanitasi Teodoros Pangallos, i cili përshëndeti në prezantimin e librit: Antologjia e këngës Arvanitase të Greqisë dhe tha për gjuhën arvanitase:

“ Për ne që u lindëm në shtëpi ku gjyshja jonë fliste arbërisht, këtë gjuhë që nuk është siç dëgjojmë të thonë sot ca karafil, greqisht me ca fjalë të tjera, por është shqip, shqipja e pastër e shekullit XIV dhe këtë na e vërtetojnë edhe emigrantët e sotëm shqiptarë që ndodhen në Mesologjia dhe na thonë: Ju flisni shqipen e vjetër”.

Dhe kjo është shumë e logjikshme nga pikëpamja gjuhësore, pasi gjuha e shqiptarëve që u vendosën këtu në shekullin XIV, panë gjuhën e tyre të evoluojë në greqishten, dhe ajo që erdhi deri në ditët tona ishte idioma e vjetër e shqipes. Për ne humbja e gjuhës arbërishte është si të kemi humbur atdheun, sepse përmban një kulturë të cilën jo në kushtet e një shtypjeje, sepse arvanitasit nuk mund ta shtypte kush në Greqi, ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe pronarë të kryeqytetit, jo në kushtet e një shtypjeje,

pra, por vetë ata e gëlltitën të shkuarën e tyre, sepse në mënyrë fanatike qenë bindur se ishin grekë, dhe me ndihmën edhe të mësuesve arritën ta zhdukin gjuhën arbërishte, të cilën askush nuk e flet sot, të paktën nga mosha ime e poshtë. Tani, lavdi Zotit, na kanë mbetur ende ca gjyshër e gjyshe që e flasin. Mirëpo është mëkat që kjo gjuhë të humbasë dhe besoj se puna që ka bërë Thanas Moraiti ndihmon që të mos jetë arbërishtja një atdhe i humbur. Duhet të dalin në dritë, gjuha, kultura, zakonet, doket, sepse përndryshe, po mbeti në errësirë do të jetë vërtetë një atdhe i humbur.

Siç del edhe nga deklarata e ish-ministrit të jashtëm, ish-ministër i kulturës në Greqi, dhe sot zëvendës-kryeministër z.Teodoros Pangallos, vërehet qartë dhe saktë që arvanitasit janë bij të mëmës Shqipëri dhe flasin të njëjtën gjuhë që flasin shqiptarët e sotëm. (kuptohet nuk e kemi fjalën për Shqipërinë Londineze). Ndërsa, studiuesi arvanitas, Aristidh Kola, në veprën e tij, “Fjalori krahasues i gjuhës arvanitase, mbi bazën e idiomës së Atiko-Beotisë shkruan:

Gjuha arbërishte në Greqi kishte 50 vitet e fundit një fat krejt të kundërt nga vlerat historike dhe gjuhësore të saj. Arvanitasve të shekullit të 20-të u faturohet nga historia humbja e gjuhës së tyre dhe fajtorët më të mëdhenj janë intelektualët arvanitas, që përndryshe nuk qenë dhe të pakët në numër. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndritshëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re.

Nga kërkimet e mia shumë vjeçare në Greqi nëpër bibliotekat private të disa intelektualëve arvanitas, gjeta disa tekste poetike, kërshëndella dhe vjersha satirike të shkruara në gjuhën shqipe, me shkronja greke. Njëra nga këto poema është shkruar në vitin 1571, nga poeti arvanitas luftëtar Manoli Blesi. Në vargjet e poemës përmenden luftëtarët arvanitas që morën pjesë në luftë kundër turqve në Qipro. Poema ka mbi 41 strofa, por deri më sot nuk e kam gjetur të tërën, përveç strofave të botuara nga Kostandini i Biri dhe Aristidh Kola.

Një tjetër poemë e panjohur ka qenë e shkruar në mars të vitit 1889 nga një arvanitas anonim i cili i thur vargje fejesës së Princeshës së Greqisë Aleksandra me Dukën e madh të Rusisë, Pavlo Aleksandroviç , djali i perandorit Aleksandri i dytë. Ky krijim i madh vjershëtor ka 430 rreshta dhe është botuar për herë të parë në revistën APOLLO, 26, Maj të 1889 që dilte në Athinë. Në këtë revistë poema është botuar në gjuhën greke dhe shqipe. Po ashtu në faqen e parë të gazetës greke E ARDHMJA E ATDHEUT, 27, e 29 dhjetorit 1860, është botuar një fjalim parazgjedhor në gjuhën greke dhe shqipe. Nga teksti i fjalimit parazgjedhor, dalin qartë fakte historike se një pjesë e madhe e popullatës që jetonte në Athinë dhe në rrethinat e saj ishin arvanitas. Në shekullin e XIX arvanitasit kishin një ndikim të madh në zhvillimin e jetën politike dhe shoqërore në Greqi. Deri më sot këto materiale

letrare me vlera të larta nuk ishin bërë të njohura për opinionin shqiptar.

Mendoj që ekzistojnë më shumë libra të shkruar në gjuhën shqipe me shkronja greke se sa me shkronja latine në shek. XIX, e më përpara. Të paktën unë kam në bibliotekën time fotokopje të librave origjinalë nga viti 1802 e deri 1890, 15 të tillë nga autorë të ndryshëm, midis tyre katër botimet e Ungjillit, 1824, 1827, 1858, 1872, në gjuhën shqipe me shkronja greke.

Kjo tregon se shqipja e folur dhe e shkruar kishte një shtrirje të gjerë në Greqinë e shek. XIX deri në fillim të shek. XX, kur edhe fillon propaganda ekstremiste frontale për të sulmuar çdo gjë shqiptare në Greqi. Kështu, strukturat e shtetit grek filluan konservimin e librave që flitnin për krenarinë shqiptare. Këto libra mbetën me vite të tëra pa u publikuar, pa u studiuar duke krijuar një boshllëk të madh për letërsinë dhe shkrimin shqip në Greqi.

Dua të bëj edhe një sqarim për emërtimin e shqiptarëve të Greqisë me emrin arvanitas. Gjatë leximit të teksteve dhe librave të ndryshme nga autorë të huaj dhe ata shqiptarë, kam vërejtur se shqiptarët e Greqisë i quajnë arvanitas ose arbërorë. Mendimi im është se këtu hasim në kundërshtim me fjalorët Greqisht-Shqip dhe anasjelltas, nga autorët grekë. Kur botohen librat në gjuhën shqipe, fjala arvanit dhe gjuha arvanitase përkthehen në gjuhën e njësuar shqipe, shqiptar dhe gjuha shqipe.

Ndoshta dikujt do t’i duket kjo e gabueshme! Por, mendimi im është i bazuar në fjalorët shkencorë Greqisht-Shqip, dhe Shqip-Greqisht të autorëve grekë. Kështu, çdokush që do të lexojë fjalorët në fjalë do të vërejë që fjala arvanitas përkthehet shqiptar. Në fjalorin më të madh Greqisht-Shqip që e ka bërë profesori i gjuhës greke në Universitetin e Tiranës Niko Gjini, fjalën arvanitasi e përkthen në gjuhën shqipe, shqiptar i vogël, fjalën arvanitika e përkthen në shqip gjuha shqipe, dhe fjalën arvaniti e përkthen shqiptar.

Ndërsa, autori tjetër grek Kostandinos Papafili, që ka bërë dy fjalorë Greqisht-Shqip dhe Shqip-Greqisht, fjalën arvanitas e përkthen në gjuhën shqipe arbëresh29. Kurse, në fjalorin Shqip-Greqisht, fjalën shqiptar e përkthen në greqisht arvanitas. Në gjuhën zyrtare të shtetit italian, fjalën arbëresh italianët nuk e njohin, por arbëreshët që kanë emigruar në Itali nga Greqia dhe Shqipëria rreth shekullit XV i quajnë me të drejtë albanesi, që do të thotë në gjuhën shqipe shqiptar31.

Pra, mendoj se gabimi trashanik që është bërë deri më sot nga studiuesit dhe shkrimtarët e ndryshëm, që arvanitasit në gjuhën shqipe i thërrasim arvanitasit ose arbërorët, duhet të ndreqet dhe të zëvendësohet me emrin që u takon shqiptarët dhe të quhet gjuha shqipe. Edhe unë, në këtë studim, për qëllimin e mirë, i emërtova shqiptarët e Greqisë me emrin që njihen nga grekët arvanitas, por, siç u tha më lart bëhet fjalë për një degë të popullsisë së sotme shqiptare që jeton ndër shekuj në Greqinë e lashtë dhe flet në rrethin familjar gjuhën shqipe. Sot, arvanitasit i gjejmë në majat më të larta të jetës politike dhe kulturore të Greqisë. Kryetari i sotëm i Republikës së Greqisë, Karolos Papuliasi është nga një fshat i Çamërisë me emrin Voshtina, sipas Aristidh Kolës, ai është me origjinë shqiptare dhe para shumë vitesh familja e tij i përkiste besimit islam. Dhe kryeministri Lukas Papadhimas është arvanitas. Gjithsesi ka pasur dhe ka ende për të tu bërë kërkime, për të sjellë fakte të reja për shkrimin shqip, të shkruar nga arvanitasit e Greqisë dhe historitë e tyre.

 

Kategori
Uncategorized

9 Vite burg,per drejtoreshën kurve, Liza Tabakun.

IMG_20151026_170825

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Lushnjes për shpalljen fajtore dhe ka dënuar me 9 vite burg ish-drejtoreshën Arsimore në këtë qytet, e akuzuar për veprat penale; “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në rrethanat rënduese ”më shumë se një herë” dhe ”Duke shpërdoruar funksionin publik”.
Po ashtu, Gjykata ka dënuar edhe djalin e saj, shtetasin Xhonluko Tabaku, me 3 vjet burg, i akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në rrethanën rënduese ”më shumë se një herë”.
Ndërsa shtetasi Rigert Zeneli është dënuar me 1 vit burg, po për akuzën e “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohet se merrin para nga mësues të ndryshëm në zonën e Lushnjes, në këmbim të emërimit, transferimit apo moslëvizjes nga vendi i punës.
Gjykata ka dhënë vendimin pak ditë më parë, ndërkohë që është bere publik vetem sot. Ndërkohë që hetimi dhe gjykimi për këta persona është zhvilluar nën masën e sigurisë “arrest me burg”.
Procedura është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, pasi të pandehurit pranuan aktet në gjendjen që ishin në dosjen hetimore të Prokurorisë së Lushnjes.

 · 
Kategori
Uncategorized

55 për qind e 32 874 “ndjekësve” të profilit të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Twiter janë false…

 Politikanët shqiptarë, mbështetës të rremë në rrjetet sociale, ja të dhënat…

Një aplikacion i rrjetit social Twitter mund të tregojë sesa profile të rremë ekzistojnë në çdo profil. Sipas këtij aplikacioni (Fake Follower Check application), 55 për qind e 32 874 “ndjekësve” të profilit të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Twiter janë false.

Nga rreth 32 mijë ndjekës, 34 për qind e tyre janë inaktivë dhe shumë pak të angazhuar në Twitter dhe vetëm 11 për qind bëjnë pjesë në ata ndjekës ose mbështetës që mund të quhen përdorues të mirë.

Që prej shtatorit të vitit 2011, Rama ka nisur gjithnjë e më shumë të përdor rrjetet sociale dhe blogjet për të transmetuar idetë politike, axhendën e aktiviteteve dhe qëndrimet kritike ndaj mazhorancës, si dhe reagime të shkurtra ndaj zhvillimeve që ndodhin në moment.

Përdorimi i Twitterit nga ana e tij është një prej arsyeve që rriti popullaritetin e këtij rrejti social në Shqipëri, i cili ishte i lënë në hije nga rivali i tij, Facebook.

Me një gjuhë më të thjeshtë, llogarit false ose të rreme, janë ato që krijohen për të dërguar viruse ose spame dhe nuk korrespondojnë me persona realë. Ndërsa llogaritëinaktive janë ato, përdoruesit e të cilëve janë realë, por nuk e frekuentojnë shpesh këtë rrjet social, ose e përdorurin shumë rrallë atë.

“Mbështetësit” falsë mund të blihen në internet dhe janë shumë faqe që ofrojnë këtë shërbim me një kosto prej 0.1 dollarë. Por ndryshe nga rrjeti sociale Facebook, Twitter është më i përshtatshëm për ndjekës të rremë. Për shembull 35 për qind e 19 milionë “ndjekësve” të profilit të Presidentit të SHBA-ve, Barak Obama janë të rremë, 36% janë inaktivë dhe vetëm 29 për qind e tyre cilësohen si “të mirë”.

Drejtori për Komunikimi në Partinë Socialiste Endri Fuga tha për “Balkan Insight” se drejtuesi i PS-së nuk ka blerë asnjë herë përdorues të rremë për faqen e tij në Twitter, ndërsa ka vënë në dyshim dhe të dhënat që ka nxjerrë aplikacioni për përdoruesit e rremë.

“Në Shqipëri Twitter nuk është rrjeti social më i përdorur, shumë (persona) kanë profile që nuk i përdorin, kjo mund të shpjegojë dhe numrin e lartë të profileve të rremë, nëse të dhënat për profilet e rremë që kini bërë janë të sakta”, shprehet Fuga.

Më tej, Fuga shton se edhe themeluesi i Microsoft Bill Gates dhe kryeministri britanik David Cameron, gjithashtu kanë një numër të madh “ndjekësish” të rremë dhe inaktivë.

“Unë nuk besoj se Bill Gates dhe David Cameron kanë blerë përdorues të rremë në Twitter dhe jam i sigurt se metoda të tilla nuk janë pjesë e punës”, shtoi Fuga.

Nga mazhoranca, i vetmi politikan që ka një prani të konsiderueshme mbështetësish në rrjetin social Twitter është  Lulëzim Basha.

Ai ka disa adresa dhe më kryesorja prej tij ka 1 600 “ndjekës”.

Megjithatë,  Erald Kapri, mohoi që Basha ose stafi i tij të kenë hapur ndonjë llogari në Twitter. Ndërsa atë që ka më shumë mbështetës e ka cilësuar si të “hapur nga ndonjë prej fansave të tij”.

Përdorimi i internetit është një trend që po njeh gjithnjë e më shumë rritje në Shqipëri, ku përdorimi i internetit dhe rrjeteve sociale ka njohur rritje masive gjatë dy viteve të fundit.

Sipas statistikave të faqes Social Bakers, ka më shumë se 1 milion përdorues të rrjeteve sociale Facebook në Shqipëri, afërsisht 30 për qind e popullsisë. E thënë ndryshe, dy të tretat e shqiptarëve kanë akses në internet.

Rreth 67 për qind e përdoruesve të internetit në Shqipëri janë mes 18 dhe 34 vjeç, moshë e cila nuk është shumë aktiv, sipas studimeve, kur vjen fjala për të marrë pjesë në studime.

Sondazhet tregojnë se gati një e treta e të rinjve në Shqipëri preferojnë të marrin informacionet në internet, duke përdorur faqet on-line, rrjetet sociale Facebook. Twitter dhe i Youtube.

Sipas një studimi të Institutit Eunaca me seli në Tiranë, rreth 30.4 për qind e të rinjve në Shqipëri, mosha 15 deri në 39, i referohen medies sociale për të marrë informacione në lidhje me politikën.

 

Kategori
Uncategorized

Deklarata e Ramës në Bruksel, nis ngritja e kampeve të refugjatëve në jug

Autoritetet shqiptare po përgatisin terrenin për pritje të një vale të mundshme refugjatësh nga zonat e luftës, pak orë pasi kryeministri Edi Rama tha nga Brukseli se “besohet se me ardhjen e dimrit, ekziston mundësia për një rrugë të re të devijuar drejt Shqipërisë”.

Dhe menjëherë pas kësaj deklarate që lëshoi Rama në samitin e Brukselit për emergjencën humanitare të refugjatëve, kanë nisur masat e qeverisë, konkretisht të ministrisë së Mbrojtjes.

Mësohet se ish reparti ushtarak i Kapshticës në zonën e Bilishtit, fare afër vendkalimit kufitar me Greqinë, do të shndërrohet në bazë pritjeje për refugjatët.

Burime të ndryshme thonë se pritet një valë të ardhurish nga Siria dhe kjo mund të shkaktojë krizë humanitare, ndaj edhe po përgatitet terreni për një pritje të mundshme të tyre, pasi zona e Kapshticës është më e mundshmja për kalimin e tyre përmes Greqisë.

Kjo godinë e braktisur prej vitesh që shihni në foto pritet që të kthehet në kamp refugjatësh dhe tu ofrohet atyre si strehë. Kapaciteti maksimal në këtë ish repart ushtarak është 500 njerëz.

Kjo lëvizje vjen edhe pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme për përcaktimin e hartës për ndërtimin e kampeve për këta refugjatë, ndaj autoritetet vendore kanë marrë masat e para, ndërsa më tej do të punohet për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e rezervave ushqimore dhe akomoduese për refugjatët.

Kategori
Uncategorized

” Ne Shqiperi sundon mafia.

 

Corriere della Sera, gazeta prestigjioze dhe ndër më të rendësishmet në Europe i ka bërë të ditur miliona lexuesve të saj se ministri ynë i Brendshëm gjendet nën akuzë për lidhje me bandat më të rrezikshme të drogës në vend. Shtypi më serioz në Itali dhe në Europë ekspozon të vërtetën tronditëse: se në Shqipëri sundon Mafia e lidhur me Qeverinë. Se narkobandat drejtojnë bashkë me Saimir Tahirin. Se mafia e lidhur me ministrin e brendshem eliminon oficerët që guxojnë të flasin, që guxojnë të luftojnë trafikun e drogës.

Shqipëria është në gjendjen më të rëndë kriminale në 25 vite, sepse krimi ka kapur shtetin, sepse interesat e krimit sundojnë vendin. Akuzat, provat dhe dëshmitë e pakontestueshme, të gjitha të çojnë tek Tahiri i habilajve dhe shullazeve me shokë. Tek Tahiri me kushërinjtë Habilaj që vëzhgoheshin nga policia dhe oficeri i lartë Zagani, i cili gjendet sot i kërcënuar me jetë. Tek Tahiri që i ka dorëzuar pikat kyçe si shefin e kufirit të Dhërmiut aty ku paketohet droga e bëhet gati për Itali, në shërbim të bandave. Tek Tahiri që makinën personale e të paprekshme e ka vënë si narkotaksi në shërbit të bandës së Habiljave.

Kurrë më parë nuk ka qënë një ministër i brendshëm shqiptar nën akuza kaq të rënda dhe me fakte të pakundërshtueshme si kumbar dhe mbrojtës i trafikut të drogës.
Por e gjithë kjo e bën krenar Edi Ramën. Kryeministrin më të korruptuar në Ballkan, njeriun e përfolur si bashkëpunëtor i hershëm i bandave të drogës të cilave u dha tregun e ndërtimeve të Tiranës si kryebashkiak e për të cilin raporti i punës së OSBE thotë se ka një pasuri prej 200 milion eurosh. Trupa e policisë që lufton krimin, oficerët, burrat dhe gratë në uniformë janë të tradhtuar e kokëulur. Qytetarët janë të pasigurtë, të nëpërkëmbur dhe të poshtëruar.

Gazeta italiane, Corriere della Sera ka bërë një shkrim për ish-shefin e Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pas akuzoi se persona të afërt me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri janë përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Gazeta e quan Zaganin një super polic, por që tashmë ndodhet në arrati sepse akuzohet se ka ndihmuar shtetin italian në luftën ndaj trafikut të drogës. Ja se si e nis shkrimin e përditshmja Corriere della Sera:

Prej pak orësh i arratisuri më i kërkuar nga qeveria shqiptare, i pari në listën e bashkëkombësve të tij të arratisur e të përfshirë në trafikun e drogës, është një polici i famshëm shqiptar me një karrierë kurajoze në luftën kundër drogës dhe i vlerësuar nga forcat tona të rendit (italiane), në sajë të një bashkëpunimi të gjatë ne operacionet e kërkuara. Pas një mandat ndërkombëtar arresti, Dritan Zagani, 43 vjeç, i martuar, babai i tri vajzave, është zyrtarisht në ndjekje nga agjentët e disa shteteve. Corriere e kontaktoi. Është në Zvicër, ku që prej gushtit është arratisur për t’iu shmangur arrestit të shtëpisë. Jeton në një lokalitet sekret, ku ka bërë një kërkesë për azil politik dhe është i vendosur “për të luftuar deri në fund betejën”.

Përfshirja e njerëzve të afërt me qeverinë në trafikun e drogës

Në 2014 kur me Guardia Di Finanza, ai ndiqte gjurmët e trafikantëve nga Shqipëria në Lombardi, Zagani arriti të supozojë se persona të afërt me qeverinë (mund ta vërtetoj), gjithçka kishte precipituar. E kanë arrestuar “padrejtësisht”, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, dhe se kishte nxjerrë informacione sekrete, duke ua dhënë italianëve, :-“gjë që e kam bërë në kuadrin e objektivave të përbashkëta dhe që askush nuk është ankuar kurrë”.

Ka qëndruar 6 muaj në burg në Tiranë dhe nëntë të tjerë në arrest shtëpie. “U arratisa sepse donin të më hiqnin qafe. Zgjodha Zvicrën dhe jo Italinë: tek ju mafia shqiptare është shumë e fuqishme dhe mund të gjejë këdo. Kjo gjë kishte ndodhur edhe një vit me parë, ku eliminuan një ish-agjent policie sepse ishte bërë i bezdisshëm për një boss. Më ka mbetur ndonjë koleg besnik, ndonjë informator i mirë: që edhe në Zvicër vrasësit janë duke më kërkuar.

Nga një polici i shkëlqyer në një “tradhtar”

Qeveria shqiptare është e bindur që Zagani është fajtor, madje edhe përfaqësuesit më të lartë shtetërorë e kanë përsëritur në publik, të vendosur për të mos fshehur asgjë dhe për të vepruar në transparencë dhe të bindur që kanë prova të pastra. Fitoret brilante të policit kundër kriminalitetit janë një llogari dhe për sjelljen e tij si një “tradhtar”, i cili preferoi t’iu referohej autoriteteve italiane dhe jo atyre të vendit të tij në lidhje me të rejat nga hetimi. Kjo është një tjetër histori.

Zagani nuk ka frikë për motivin e thjeshtë se nuk ka asgjë për të humbur përveç se shpëtimit të familjes së tij. “Iu luta zviceranëve që të më strehonin gruan dhe vajzat. Nëse është e nevojshme, jam i gatshëm që të kthehem në Shqipëri, për të qenë në gjendje që të mbrohem. Deri më tani nuk ma kanë lejuar. Kur më rrasën në burg, në qeli kishte tre kosovarë, që sapo i kisha arrestuar për drogë… dhe falë zemrës së mirë të gardianëve, më s’postuan në një repart me të dënuar që kishin shumë probleme psikike…. dhe aty ishte një tjetër lloji ferri. … Më dhanë arrestin e shtëpisë pas gjashtë muajsh sepse skadoi afati i procedimit….. “, tregon ai.

Policja tjetër

Në këtë çështje diplomatike ka një tjetër person, e njëjtë me policin, por me nënshtetësi italiane, që ndoshta ka një rol të rëndësishëm. Është një funksionare që kishte punuar gjatë Samitit të G8 në Genova, që ishte dënuar për dhunë, e cila në vend që të zhdukej, ishte ngritur në detyrë, duke u bërë përfaqësuese e hetimit në Shqipëri dhe se kishte marrëdhënie të mira me Tiranën. Si për çudi sapo Zagani u gjykua me një akuzë të çuditshme, së bashku me disa të tjerë, funksionarja italiane u largua nga Shqipëria, për të shkuar në një detyrë tjetër. Për çfarë motivi? Nuk është e vetmja pyetje. Për shembull, si do të sillen zviceranët më policin e kërkuar, ndaj të cilit i kanë vënë nofkën Serpico? Serpico, sot është një pensionist dhe ka qenë një agjent i Nju Jorkut, që buloi sistemin e korruptuar të të gjithë policisë. Në epokën e viteve ’70, Serpico kontaktoi me “New York Times”, për te zbuluar prapaskenat dhe emrat e të përfshirëve. Gazetarët shqiptarë janë duke punuar me Zaganin.

 

Kategori
Uncategorized

“Friedrich Ebert” 78% e te rinjve te pa pune.

Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” në një studim të publikuar së fundmi zbulon katastrofën tonë kombëtare. Rreth 60 për qind e të rinjve duan të braktisin Shqipërinë në mungesë të kushteve minimale për të jetuar dhe studiuar, si edhe të gjendur në mungesë totale të perspektivës për të ardhmen. Në këtë studim thuhet se, rreth 80 për qind e të rinjve shqiptarë janë të papunë. Studimi i titulluar “Rinia shqiptare 2015, ndryshim i ngadaltë, mbështetje tek interneti… dhe besim tek BE!”, nxjerr në pah faktin shqetësues që 60% e të rinjve duan të emigrojnë jashtë vendit, duke renditur si faktor kryesor arsyet ekonomike. Kjo përqindje është rritur në raport me 53% që ishte në studimin e kryer në vitin 2011. Një tjetër rezultat shqetësues është rritja e papunësisë tek të rinjtë. Sipas të dhënave të vitit 2014, rreth 22 për qind e të rinjve shqiptarë pohojnë se janë të punësuar (me kohë të plotë ose të pjesshme) në krahasim me 35 për qind që raportonin se ishin të punësuar më 2011.
Studimi i “Friedrich Ebert” është hartuar mbi bazën e të dhënave numerike e cilësore të mbledhura nga sondazhi kombëtar me 1200 të rinj në të gjithë vendin dhe nga bisedat e strukturuara në 8 fokus grupe. Të dhënat e mbledhura nga përgjigjet e 1200 të rinjve janë të grupuara sipas kapitujve të ndryshëm tematikë të pyetësorit. Në secilin kapitull janë vënë dhe kutiza ilustruese me të dhëna cilësore nga përgjigjet e marra prej fokus grupeve përkatëse. Ky studim është i ndarë në 7 kapituj kryesorë: – Besimi dhe përkatësia; – Familja dhe shoqëria; – Arsimi dhe punësimi; – Shqetësimet dhe aspiratat; – Koha e lirë dhe mënyra e jetesës; – Qeverisja dhe demokracia; -Integrimi europian dhe të rinjtë.

Të gjithë duan të ikin

Nga të dhënat e këtij anketimi rezulton se dëshira dhe synimi për t’u larguar nga Shqipëria vazhdon të jetë ende e fortë mes të rinjve, madje me një prirje që vjen duke u rritur në krahasim me vitet e mëparshme. Nga të dhënat e vitit 2014 janë 59.8% e të rinjve që dëshirojnë të emigrojnë jashtë Shqipërisë, përkundër 53% në vitin 2011. Djemtë vazhdojnë të kenë një përqindje më të lartë me 63.5% përkundër vajzave me 55.2%. Dëshira për t’u larguar jashtë vendit nuk bën dallim mes të rinjve pavarësisht grupmoshave apo shtresave sociale që i përkasin. Kështu për shembull: 51.7% e të rinjve që vijnë nga familjet e pasura pohojnë se duan të largohen nga vendi çka dëshmon se të rinjtë ndjejnë mungesën e shumë kushteve që garantojnë zhvillimin e tyre arsimor, ekonomik e profesional apo kulturor.
Në lidhje me rrethanat dhe faktorët që i shtyjnë drejt emigrimit, të rinjtë vazhdojnë të theksojnë përmirësimin e standardit të jetesës dhe të kushteve ekonomike. Rreth 49.2 për qind e atyre që janë intervistuar në nivel kombëtar shprehen se dëshirojnë të emigrojnë për të përmirësuar jetën ekonomike dhe standardin e jetesës, ndërsa vetëm 14.9% synojnë të largohen nga vendi për arsye që lidhen me arsimin. Megjithëse të rinjtë e moshës 16-17 vjeç kanë qëllim të emigrojnë për një arsimim më të mirë, ata e shohin këtë edhe si një mundësi punësimi në vendet ku do të kryejnë studimet. Për sa i përket arsyeve për emigrim vihet re një dallim mes të rinjve të gjinive të ndryshme. Në këtë kuadër femrat e reja, rreth 22% dëshirojnë të emigrojnë më shumë për shkak të arsimimit me përkundrejt meshkujve me 8.4%.

Vetëm 22% e të rinjve të punësuar, nga 35% më 2011

Nga të dhënat vërejmë se interesi për mbarëvajtjen e cilësisë së arsimit mbetet shqetësimi kryesor i të rinjve shqiptarë. Megjithëse është shtuar niveli i informimit mbi rëndësinë e dobinë e arsimit profesional për punësim, të rinjtë vazhdojnë të tërhiqen nga ideja e studimeve universitare pavarësisht perspektivës së punësimit.
Ndërkohë që cilësia e mësimdhënies në shkolla e universitete vazhdon të shoqërohet nga perceptimet e pandryshuara të të rinjve për praninë e elementeve të korrupsionit, blerjes së notës dhe provimeve, duke cenuar reputacionin e tyre. Kjo pasqyrohet në parapëlqimet e tyre për të ndjekur studimet e larta në shkolla jashtë vendit.
Ndërkohë roli i faktorëve ekonomikë përcakton një seri të sjelljeve e qëndrimeve të të rinjve karshi perspektivave të tyre për arsim dhe ndikon tek lidhja me punësimin.
Në këtë drejtim punësimi është kryefjala e shqetësimeve të të rinjve sidomos për ata që kanë mbaruar studimet ose janë në vitin e fundit të tyre. Nga të dhënat e studimit rezulton se, praktika e të pasurit një stazh paraprak pune apo siç njihet ndryshe internshipi, nuk është e përhapur tek të rinjtë, pasi vetëm 17 për qind e tyre pohojnë se janë angazhuar në një aktivitet të tillë.
Pjesa më e madhe e të rinjve mendojnë se do t’ju duhet të presin për të gjetur një vend pune pas mbarimit të studimeve, ndërkohë që x për qind janë pesimistë përsa i përket punësimit të tyre. Aktualisht në Shqipëri punon një ndër pesë të rinj, një fakt që tregon një rënie të punësimit të të rinjve përkundër rezultateve të vitit 2011 kur shifra ishte 35 për qind.
Vetëm 30 për qind e atyre që janë të punësuar kanë një vend pune që përputhet me profilin e studimeve apo profesionin. Administrata publike vazhdon të jetë mjaft tërheqëse për të rinjtë, pasi gjysma e tyre pohojnë se do të zgjidhte pikërisht të punësohej në sektorin publik.
Në krahasim me të dhënat e vitit 2011 ka një rritje të lehtë nga 25 në 33 për qind të të rinjve që duan të punësohen në sektorin privat. Ndërkohë të rinjtë mendojnë se rolin më të rëndësishëm në gjetjen e një vendi pune e luajnë njohjet e miqësitë e ndryshme që mund t’i favorizojnë. Sipas tyre arsimi dhe përgatitja profesionale luajnë rol dytësor dhe kanë të njëjtën vlerë si njohjet politike. Përsa i përket zgjedhjes së një profesioni të caktuar faktori që ka më shumë rëndësi për të rinjtë janë të ardhurat e më pas qëndrueshmëria e vendit të punës.

Gjetjet për arsimin

Të rinjtë shqiptarë ende e shohin arsimin e lartë si një mundësi për të rritur aftësitë e tyre megjithë nivelin e lartë të papunësisë mes të rinjve të diplomuar.
•    Rreth 58.6% e të rinjve shprehen të pakënaqur me cilësinë e arsimit në Shqipëri;
•    Vetëm 17 për qind e të rinjve janë përfshirë në një stazh ose periudhë praktike pune;
•    Shumica e të rinjve shqiptarë mbeten optimistë për gjetjen e një vendi pune pas mbarimit të shkollës, megjithëse pranojnë se kjo do të ndodhë pas njëfarë kohe dhe jo menjëherë;
•    Sipas të dhënave të vitit 2014 rreth 22 për qind e të rinjve shqiptarë pohojnë se janë të punësuar (me kohë të plotë ose të pjesshme) në krahasim me 35 për qind që raportonin se ishin të punësuar më 2011;
•    Shumica e të rinjve, mbi 40 për qind, nuk janë të punësuar në profesionin e tyre. Ata që punojnë në fushën e profesionit të tyre janë në masën 30 për qind;
•    Gjysma e të rinjve shqiptarë parapëlqen të punësohet në administratën publike, ndërsa një e treta në sektorin privat;
•    Të rinjtë kanë dëshira nga më të ndryshmet për profesionet e tyre të ardhshme, por vazhdojnë të pëlqejnë ato tradicionale si mësues, ekonomist, mjek dhe arkitekt/inxhinier;
•    Përsa i përket punësimit, të rinjtë rendisin si faktorin më të rëndësishëm njohjet dhe miqtë e ndryshëm, të ndjekur më pas nga aftësitë profesionale, arsimi dhe lidhjet politike. Ndërkohë ata vlerësojnë fatin ose rastësinë si faktorin më pak të rëndësishëm.

Gjetjet për shqetësimet dhe aspiratat

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk synojnë të largohen nga vendbanimi i tyre aktual drejt një qyteti apo fshati tjetër të Shqipërisë, por thuajse 59.8 për qind e tyre duan të emigrojnë jashtë vendit.
•    Arsyeja ekonomike është shkaku kryesor që i shtyn të rinjtë shqiptarë të largohen drejt një vendbanimi të ri brenda Shqipërisë ose edhe jashtë saj;
•    Të rinjtë shqiptarë parapëlqejnë si vendet më të mira për të emigruar Anglinë dhe SHBA. Në raport me meshkujt, femrat kanë dëshirë të emigrojnë më shumë për arsye arsimimi;
•    Shumica e të rinjve në Shqipëri janë optimistë për të ardhmen dhe e shohin atë më të mirë përgjatë 10 viteve në vazhdim;
•    Në Shqipëri kanë filluar të mos i besojnë më guximit si faktor që të shtyn drejt fitores, pasi 51.8% e tyre në nivel kombëtar nuk janë dakord me këtë parim. Përkundër të dhënave të vitit 2011 kur kjo përqindje e të rinjve që besonin tek kjo shprehje ishte 80%, kjo rënie drastike dëshmon për një frymë pesimizmi që ka përfshirë të rinjtë

Kategori
Uncategorized

Sheiket e Rilindjes.

IMG_20151024_143557
Sсайтipas njoftimit zyrtar të Ramës qeveria shënon në vit as më shumë dhe as më pak, por plot 29 mijë euro vetëm shërbime për mirëmbajtjen e një makine. “Sot, në shërbim të Këshillit të Ministrave janë në dispozicion 22 autovetura, kostoja e mirëmbajtjes së të cilave është 636,392 euro në vit, ose 2,545,571 euro për një periudhë katër vjeçare, duke përllogaritur këtu edhe vlerën e amortizimit të automjeteve”, thuhet në njoftimin e qeverisë
Qeveria shpenzon një shumë kolosale për mirëmbajtjen e një makine. E përllogaritur kostoja e mirëmbajtjes për një makinë kap vlerën e 29 mijë eurove në vit. Një kosto e tillë e qeverisë është jashtë çdo imagjinate. Këto para që përdoren për mirëmbajtjen e një makine do të mjaftonin për të blerë një automjet të ri çdo vit për qeverinë.

Mirëmbajtja e një makine të kësaj qeverie është e përafërt ndoshta me mirëmbajtjen e avionëve që përdorin shoqëritë e aviacionit apo ushtritë e NATO-s për tanket.
Qeveria po kërkon të na bindë se të marrësh një automjet me leasing kushtoka më pak se të mirëmbash makinat ekzistuese të qeverisë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që një makinë me leasing të kushtojë më lirë. Kjo mund të kushtojë vetëm në republikat e bananave, ku kostoja e mirëmbajtjes së një automjeti fryhet në mënyrë të tillë që të kushtojë 29 mijë euro.
Qeveria thotë se do të kursejë me marrjen e makinave të reja superluksoze 140 mijë euro në vit. Kjo është qesharake. Qeveria bën një lojë manipuluese të turpshme. Ajo shton në mënyrë artificiale koston e mirëmbajtjes së automjeteve ekzistuese për të justifikuar marrjen e makinave të reja. Ky është një skandal më vete.
Sot shumica e shqiptarëve janë përdorues të makinave private dhe ato e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë të shpenzosh shuma të tilla prej 29 mijë eurosh për mirëmbajtje. Çfarë përfshin kjo mirëmbajtje?
Ajo çfarë Rama po fsheh është edhe se kush është njeriu që ka përfituar nga tenderi. Ish-Kryeministri Berisha ka deklaruar se përfituesi i këtyre fondeve të majme do të jetë një nga miqtë e klientelës së Ramës, Papuli.
Ajo çfarë po bëhet e qartë është se Rama nuk ka nevojë për automjete të reja, por ai po sajon tendera për të bërë miqtë me para dhe në të njëjtën kohë i rezervon vetes jetën e luksit me automjete të tilla që përdoren nga sheikët.

Kampionët e korrupsionit me “Jaguar”

Partia Demokratike akuzoi dje Edi Ramën se në një kohë që shqiptarët po i nënshtohen varfërisë ekstreme ai porositi 29 “Jaguarë”, makina e fjalës së fundit, për vete dhe për ministrat e tij të zhytur në korrupsion e skandale. Përmes një deklarate për mediat, deputeti Edmond Spaho akuzoi Ramën se po bën tendera për makina luksi për vete dhe ministrat e vet, ndërsa qytetarët shqiptarë nuk po kanë lekë të mbyllin muajin me ushqime. Sipas tij, kjo qeveri ka treguar se pas një tenderi fshihet një klient i Ramës, pra fshihet një aferë korruptive. “Shpërblim jo vetëm për ta, por dhe për koncesionarin, mikun e Edi Ramës ku do të merren makinat. Një ‘Jaguar’ i ri për Mimin dhe kushërirën ministre, për Ditmirin e Peleshin, për tërë bravo çunat e qeverisë, është mesazhi i Edi Ramës, për mijëra familje që nuk mbyllin dot muajin, për mijëra që kanë mbyllur dyqanet, për mijëra që po ikin nga sytë këmbët. Nuk do të jenë vetëm”, u shpreh Spaho. Duke paraqitur në një ekran një makinë të modelit “Jaguar”, Spaho tha se këto janë mjetet e preferuara të sheikëve e pasanikëve në botë. Sipas tij “ky është shpërblimi që ka Edi Rama për ministrat e tij që e kanë kryer shumë mirë deri tani misionin e vjedhjes, zhvatjes e plaçkitjes së fondeve kudo, në çdo mundësi që u është dhënë”. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të çohen dhe të ndalin këtë qeveri banditësh të korruptuar bashkë me “Jaguarët” e tyre. Është e paimagjinueshme se si ministrat e kthyer në simbole të korrupsionit dhe të trafikut të drogës përveçse po pasurohen me varfërimin e shqiptarëve, Edi Rama po përçmon vuajtjet e tyre, duke shprehur arrogancën e pushtetit. “Ky është mesazhi i tij; nuk më intereson fare gjendja juaj, jeta juaj. Çfarë duhet tani është nga një ‘Jaguar’ për të dhe ministrat e tij që janë sot fytyrat më të urryera në vend, simboli i vjedhjes, korrupsionit e pasurimit me taksat e shqiptarëve, shkaktarët e mjerimit. Një ‘Jaguar’ luksoz për Saimir Tahirin, i cili e ndan makinën e tij private me bandën e drogës, më pas thotë e kam shitur, por pranon që ka shkelur ligjin duke mos e deklaruar dhe në fund e merr sërish narkotaksinë kur shkon vetë me pushime. Një ‘Jaguar’ luksoz për Ilir Beqajn, kampionin e korrupsionit që jo vetëm ka marrë 28 tendera për kompaninë e tij private, rreth 11 milionë euro, por po shpërndan qindra milionë euro me koncesionet në shëndetësi, tek miqtë e tij e të Kryeministrit. Një ‘Jaguar’ luksoz për Damianin që është në kallëzim penal për 479 milionë euro, dëmin më të madh të shkaktuar vendit në gjithë historinë e tij, me marrëveshjen kriminale të CEZ-it. Kjo është qeveria që kemi. Ky është Kryeministri që kemi. Nuk pret më koha. Shqiptarë! Duhet të ngrihemi e t’i ndalim këta banditë të korruptuar bashkë me ‘Jaguarët’ e tyre”.

Kategori
Uncategorized

SKANADAL DIPLOMATIK: 11 Ministra Shqiptare marrin pension nga Greqia si Vorio-epirot.

IMG_20151024_003521

11 Ministra Shqiptare marrin pension ne Greqi si Vorio-epirot.

Janë 11 ministra të cilët kanë marrë apo marrin pension familjar nga Greqia si vorio-epirot.

Nuk dihet nëse këta anëtarë të kabinetit përfitojnë pensione greke me dokumente të falsifikuara ose jo.

Fakti që 11 ministra shqiptarë kanë përfituar pensione nga Greqia bie ndesh me marrëveshjet dhe vendimet që janë marrë nga Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me Greqinë.
Opozita kërkon që të ndërpritet ky përfitim i pensioneve nga Greqia të 11 anëtarëve të kabinetit Rama, përveç rasteve kur kryefamiljari ka punuar emigrant në Greqi dhe përfiton pension nga sigurimet shoqërore.

Kategori
Uncategorized

Pronarja e qofterisë fitoi koncesionin 86 milionë dollarësh të hemodializës…


Në rrugën “Barrikada” në periferi të Beratit, një bar-kafe pa emër mban dyert hapur në pritje të klientëve të paktë. Lokali në ngjyrë gri dhe çadra ngjyrë violë është bosh mesditën e së mërkurës, me përjashtim të një tavoline mbi trotuar, ku qëndron i ulur me një shishe birre në dorë pronari- Sali Fetiu dhe një bashkëmoshatar i tij.
I ndërtuar në gjurmët e një ish-gomisterie disa vjet pas rënies së regjimit komunist, lokali ushqeu shpresat e familjes së Sali Fetiut për më shumë se një dekadë, si i vetmi burim të ardhurash.
Megjithatë, kjo kafe modeste në qytetin e Beratit është sot origjina e kompanisë “Evita shpk”, fituese e freskët e njërit prej koncesioneve për partneritet publik-privat më të mëdha në historinë e mjekësisë shqiptare. Më 20 tetor, Ministria e Shëndetësisë e shpalli “Evita shpk” fituese të koncesionit për “shërbimin e hemodializës”, duke i dhënë asaj një kontratë 10-vjeçare me vlerë rreth 8.6 miliardë lekë (86 milionë dollarë) në total.
“Evita shpk” është një kompani produktesh farmaceutike me qendër në Tiranë, e themeluar më 14 maj 2013 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve, QKR, me pronare të vetme Majlinda Fetiun dhe administratore Elona Saraçin.
“BIRN” tentoi të kontaktonte me aksioneren Majlinda Fetiu përmes telefonit të shtëpisë dhe atij celular, pa mundur ta arrijë atë. Në lokalin e familjes në periferi të Beratit, bashkëshorti i saj, Sali Fetiu shpjegoi se Majlinda kishte ikur në Tiranë, për shkak të problemeve shëndetësore.
Sali Fetiu pranoi që kompania në emër të bashkëshortes kishte fituar koncesionin, por refuzoi të jepte shpjegime në lidhje me aktivitetin e saj. “Fola shumë dhe kaq. Unë me 6 klasë shkollë jam”, tha ai duke tundur dorën me bezdi.
E pyetur për eksperiencën dhe kapacitetet e kompanisë fituese, “Evita shpk”, edhe administratorja Elona Saraçi gjithashtu nuk pranoi të jepte shpjegime.
“Sipas draft-kontratës që jemi duke lidhur me autoritetin kontraktor (Ministria e Shëndetësisë), çdo informacion rreth kësaj procedure/kontrate është konfidencial dhe kusht për humbje kontrate”, tha Saraçi përmes një mesazhi telefonik.
E kontaktuar nga “BIRN”, Ministria e Shëndetësisë refuzoi të komentonte se cilat ishin avantazhet e “Evita shpk”, që e nxorën atë në krye të garës së koncesionit.
E ndërsa mbetet e paqartë se mbi cilat kritere “Evita shpk” u përzgjodh fituese përballë tetë konkurrentëve të tjerë në garë, “BIRN” ka arritur të zbulojë se pronarja e kompanisë, Majlinda Fetiu, është rezidente në Berat dhe nuk ushtron ndonjë profesion të lidhur me shëndetësinë.
Pa lidhje në dukje me fushën e mjekësisë, Majlinda Fetiu rezulton megjithatë të ketë lidhje gjaku me administratorin e Spitalit Amerikan në Tiranë, Klodian Allajbeu. Sipas të dhënave të “BIRN”, rezulton se Fetiu është vajza e xhaxhait të Allajbeut.
Ndryshe nga Majlinda Fetiu, administratorja e kompanisë, Elona Saraçi ka studiuar për Farmaci në Universitetin e Tiranës. Para se të emërohej administratore e “Evita shpk”, Saraçi ka punuar për një kompani farmaceutike dhe për Spitalin Amerikan.

Ngjitja e beftë e “Evita-s”

Procedurat për dhënien me koncesion të hemodializës u hapën më 25 maj 2015, përmes një thirrjeje që Ministria e Shëndetësisë publikoi në Agjencinë e Prokurimit Publik. Sipas dokumentit të shpalljes, shërbimi do të jepet me koncesion në pesë qendra përveç Tiranës: në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan. 
Sipas shpalljes në APP, koncesioni do të ketë afat 10-vjeçar me vlerë 8,6 miliardë lekë, të cilat do të mbulohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Kompania “Evita shpk” hyri në garë dhe rezultoi fituese, edhe pse është e paqartë se çfarë ekspertize dhe kapacitetesh zotëron për të realizuar procesin e hemodializës për qindra pacientë kronikë të sëmurë nga veshkat.
Sipas të dhënave të QKR, “Evita” është themeluar më 14 maj 2013 nga Majlinda Fetiu me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh. Edhe pse ka jetuar pa shkëputje nga Berati pranë të shoqit që menaxhon lokalin në lagjen “Barrikada”, Majlinda Fetiu duket se ia ka dalë të fuqizojë me shpejtësi kompaninë e saj në Tiranë.
Dy vjet pas regjistrimit, kompania deklaron në QKR se zotëron 30 100 000 lekë asete. Në bilancin e saj shënohet se fitimi gjatë vitit 2013 ka qenë rreth 5.8 milionë lekë. Në vitin 2014, ky fitim është rritur në rreth 35 milionë lekë.
Edhe pse pak e njohur në tregun farmaceutik dhe atë të mjekësisë në Tiranë, gjurmë të kompanisë “Evita shpk” dalin në tenderat për furnizim me barna të Qendrës Spitalore Universitare. Të dhënat e siguruara nga “BIRN” në APP tregojnë se kjo kompani ka fituar një tender me fond limit prej 18.8 milionë lekësh dhe është skualifikuar nga një tender i ngjashëm, për shkak të ofertës anomalisht të ulët.
“Evita shpk” ka deklaruar në QKR disa adresa të ushtrimit të aktivitetit të saj, ku baza kryesore rezulton të jetë në Kashar, në kilometrin e 8 të autostradës Tiranë-Durrës. Megjithatë, një prej adresave të saj të deklaruara ndodhet në katin e dytë të Spitalit Amerikan në lagjen Laprakë të Tiranës.
I kontaktuar nga “BIRN”, administratori i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu nuk u përgjigj nëse kompania që ai përfaqëson ka lidhje me kompaninë “Evita shpk”, fituese e koncesionit të hemodializës. Ai refuzoi gjithashtu të jepte shpjegime nëse kishte lidhje familjare me pronaren Majlinda Fetiu.

Dializa me koncesion 

Procesi i dializës për të sëmurët me probleme në veshka mbulohet prej vitesh 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për rreth 900 pacientë që përfitojnë nga ky shërbim. Megjithatë, të sëmurët kronikë janë ankuar vazhdimisht për radhë në dyert e spitaleve apo marrje të shërbimit me turne.
Për të zgjidhur këto anomali, Ministria e Shëndetësisë hodhi një vit më parë idenë e partneritetit publik/privat për të përmirësuar këtë shërbim. Më 25 maj 2015, ideja u shpall publikisht në formën e një koncesioni, që do të përmirësonte kushtet e pesë qendrave të hemodializës dhe do të ofronte një shërbim të standardeve të larta.
E pyetur nga “BIRN” në korrik të vitit 2015, Ministria e Shëndetësisë sqaroi se projekti i dhënies së këtij shërbimi me koncesion ka si qëllim rikonstruksionin e dy qendrave ku në atë kohë kryhej dializa, në Shkodër dhe Vlorë dhe krijimin e tri qendrave të reja, të cilat do të vendoseshin pranë spitaleve të Lezhës, Korçës dhe Elbasanit.
Një tjetër qëllim sipas Ministrisë së Shëndetësisë ishte shmangia e kostove sociale, pasi pacientët që kishin nevojë për hemodializë do të kishin mundësi ta bënin atë tre herë në javë pranë vendbanimeve të tyre.
“Operatori ekonomik do të mbulojë ndërtimin e 5 qendrave, pajisjen me aparaturat e dializës, bërjen funksionale të qendrave dhe pajisjen me personel mjekësor dhe staf mbështetës. Sistemit shëndetësor në vend do t’i mbeten 5 qendrat funksionale”, i tha “BIRN” këshilltari për mediat i ministrit Beqaj, Thanas Goga.
Sipas Gogës, kompania fituese do të përzgjidhej ajo që ofronte çmimin më të ulët dhe cilësinë më të lartë. Por dokumentet e siguruara nga “BIRN” tregojnë se “Evita shpk” ka ofertën e dytë më të lartë të konkurrentëve në koncesion, ndërkohë që mbetet e paqartë se cilat janë garancitë që ajo ofron për cilësinë e shërbimit të dializës.
Të dhënat e publikuara në APP tregojnë se në garën e koncesionit u përfshinë 9 kompani, tre prej të cilave u skualifikuan në fazën fillestare për shkak se nuk paraqitën ofertë. Gjashtë kompanitë e mbetura në garë janë shoqëria “2T” me ofertë 10.080 lekë për njësi, shoqëria “Blindi” me ofertë 10.458 lekë, “Evita” me ofertë 11.203 lekë, “Diamed Skopje” me 11.095 lekë, kompania italiane “Spindial” me ofertë 13.180 lekë dhe “Hygea Hospital Tirana” me ofertë 10 740 lekë.
Edhe pse u paraqit si risi, partneriteti mes publikut dhe privatit për hemodializën është një praktikë që ndiqet prej vitit 2012 në vendin tonë. Të dhënat e siguruara nga “BIRN” tregojnë se për shkak të mbingarkesës, spitalet publike kanë transferuar një pjesë të pacientëve dhe të fondeve buxhetore drejt Spitalit Amerikan dhe Hygea Hospital Tirana përgjatë tri viteve.
Gjatë vitit 2014, spitali Hygea ka kryer 28 transaksione me Thesarin e Shtetit për shkak të kontratave me QSUT në vlerën e 239 450 910 lekëve. Spitali Amerikan ka marrë tre herë më shumë fonde, për trajtimin e pacientëve me hemodializë.
Të dhënat e siguruara nga Thesari i Shtetit tregojnë se Spitali Amerikan ka lidhur kontrata me QSUT, Spitalin e Fierit dhe Spitalin Ushtarak, duke përfituar 865 668 286 lekë nga buxheti i shtetit në vitin 2014, vlerë kjo thuajse identike me paratë që “Evita shpk” pritet të marrë në një vit nga koncesioni i sapofituar i hemodializës.
IMG_20151023_235238

Kategori
Uncategorized

“LSI na ka marrë burgjet”. Ja letra e nëndrejtorit për kryeministrin Rama…

TIRANE – Pak muaj më parë nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve i ka nisur një letër kryeministrit Rama ku ankohet se, ndryshe nga marrëveshja, LSI e ka mbushur këtë drejtori me njerëzit e saj.

Ja letra e plotë
I nderuar zoti Kryeministër! Jam Bledar Skënderi Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Së pari Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin, por ndoshta jam dhe i vonuar për këtë raportim. Në përgjithësi situata e sigurisë në burgje dhe paraburgime është e mirë dhe në kontroll. Aktualisht kemi 22 institucione(IEVP) ku vuajnë 5600 të dënuar dhe paraburgosur. Desha të ngrija disa shqetësime në lidhje me mbarëvajtjen e punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve (DPB) ;

Shqetësimi im kryesor është pjesa e punësime në sistem.

Në institucionet ku janë Drejtues të propozuar nga ne (PS) jemi përpjekur të respektojmë marrëveshjen bashkëqeverisëse PS+LSI. Në institucione ku janë drejtues të LSI pothuajse nuk respektohet fare marrëveshja kjo dhe për faktin se të gjitha emërimet ,civilë apo staf policor janë kompetencë e Drejtorit të Përgjithshëm.

Më konkretisht më poshtë është tabela e emërimeve sipas institucioneve:
Emërimet në D.P.Burgjeve Tetor2013 –Gusht 2014
Nr. INSTITUCIONI Emërime total
PS LSI Të ndryshme
1 I.E.V.P.“J.Misja” 69 Police. LSI-56 # PS-13
2 I.E.V.P.Vlorë 18 15 3
3 I.E.V.P.“M.Peza” 25 2 23
4 I.E.V.P.Lezhë 53 25 28
5 I.E.V.P.Burrel 19 12 7 6 I.E.V.P.Tepelenë 21 11 10
7 I.E.V.P.Peqin 22 18 4
8 I.E.V.P.Lushnjë 17 4 13
9 I.E.V.P.Vaqarr 35 3 32
10 I.E.V.P.Rrogozhinë 33 15 18
11 I.E.V.P.“A.Demi” 51 17 34
12 I.V.Krujë 19 3 16
13 I.E.V.P.Fushë Kr. 60 5 55
14 Spitali Burgjeve 46 3 43
15 I.E.V.P.Durrës 48 4 44
16 I.E.V.P.Kukës 11 9 2
17 I.E.V.P.Sarandë 14 7 7
18 I.E.V.P.Korçë 76 33 43
19 I.E.V.P.Tropojë 5 5 0
20 I.E.V.P.Kavajë 20 17 3
21 I.E.V.P.Berat 15 1 14
22 I.E.V.P.Elbasan 32 22 10
23 Drejtoria e Përgjithshme 54 13 40
Total 763 300 462

Drejtorët e institucioneve (burgje apo paraburgime) të emëruar nga PS në përgjithësi janë njerëz seriozë ,të përkushtuar dhe kemi një frymë të mirë bashkëpunimi. Përjashtim bën Drejtori i Paraburgimit 313 Jordan Misja zoti Sajmir Allushi i cili 70 % të emërimeve i ka bërë nga zona e tij Komuna Dajt dhe një pjesë të mirë të tyre,njerëz të tij të afërt. Që ditët e para të emërimit asnjëherë nuk ka denjuar të mbajë kontakte me mua si titullari më i lartë i PS-së në DPB. Si pasojë ka krijuar probleme pasi punësimet i ka kryer jashtë listës zyrtare të dërguar nga PS Tiranë ku ishte bërë një shpërndarje midis të gjitha njësive bashkiake. Dua të theksoj faktin se është drejtori i vetëm i joni në Tiranë nga 5 institucione që ka në Tiranë.

Përsa i përket punësimeve është shumë e rëndësishme që Burgu i ri i Fierit që hapet për 3¬4 muaj të drejtohet nga një drejtor i Ps¬-së pasi do të ketë rreth 700 veta staf. Në përgjithësi të gjitha emërimet në stafet drejtuese të policisë së burgjeve(shefa policie dhe oficerë) janë marrë nga jashtë sistemit,njerëz jo me formimin e duhur profesional dhe kjo po cënon sigurinë në institucione. Në DPB ka rreth 6 vjet që nuk pajisen stafet policore me uniforma dhe situata do një ndërhyrje urgjente. Kemi nevojë për makina (furgona) për transportin e të burgosurve. Do ndërhyrje në sistemet e vrojtimit me kamera në shumicën e institucioneve.

Përsa i përket arritjeve dua të theksoj se jemi përpjekur të minimizojmë rastet korruptive sidomos në procedurat e dhënies së lejeve për të burgosurit qoftë me ndërhyrje ligjore ashtu dhe nëpërmjet monitorimit nga një bord i posaçëm i ngritur në DPB që verifikon rast pas rasti të gjitha procedurat e dhënies së lejeve. Në lidhje me procedurat e prokurimeve dua të theksoj faktin se të gjitha vendimet e Komisioneve te Vlerësimit të Ofertave janë ndryshuar nga Komisioni i Prokurimit Publik,duke sjelle për pasojë që furnizimet me ushqime i bëjnë të njëjtat firma që kanë furnizuar këto 8 vjet.

Ju falenderoj! Bledar Skënderi.

Kategori
Uncategorized

Kastriot Dervishi: Kampi i Tepelenës ishte kamp vdekje – ku u zhdukën 300 fëmijë.

19-10-2015 08-24-40Me rastin e ditës Ndërkombëtare të personave të zhdukur nga rregjimi komunist, në një prej kampeve më famëkeqe atë të internimit në Tepelenë, një aktivitet përkujtimorë ku u inagurua edhe memoriali kushtuar personave që jane vendosur në varrë pa emër, të cilët humbën jetën gjatë internimit në këtë kamp, në folëm me zotin Dervishi, i cili i ka kushtuar disa studime këtyre burgjeve dhe kampeve të interrnimit në kohën e rregjimit komunist të Enver Hoxhës.

Kategori
Uncategorized

Zhdukja e 500 6femijeve shqiptare ne Greqi.

Kategori
Uncategorized

JA PERSE ENVER HOXHA ISHTE KRIMINEL.

http://www.radiandradi.com/15-fakte-pse-enver-hoxha-eshte-nje-kriminel-lufte/testata-kryesore/gazeta/

Kategori
Uncategorized

QAFA E BARIT—PORTA E FERRIT.

http://www.radiandradi.com/qafa-e-barit-porta-e-ferrit-nga-urim-gjata/testata-kryesore/gazeta/

Kategori
Uncategorized

Urrejtja Serbe ne Suedi.

 

Urim Gjata

Urrejtja e Serbise s’ka kufij as ne Suedi.

Mire me thoshte nje nga drejtuesit me te vjeter te shoqatave shqiptare ne Greqi, dhe mesues i gjuhes shqipe falas atje, miku im Eduart Tafaj:
Sido qe te jeni ju shqiptaret ne Suedi me te bashkuar se ne ne Greqi nuk mund te jeni.

E dhimeshme por e vertete.

Racizmi etnik Serb ne institucionet e shtetit Suedez, ka dhe emra qe punojne si urithet ne zyrat e ketij shteti.

Ajo quhet Sadziva Burarezovic, nje Serbe Bosnje.

Fatkeqesisht kjo Serbe me nje urrejtje nacionaliste,punon si asistente ne komunen Kista ne Stokholm.
Fatkeqesisht kjo Serbe raciste ndaj shqiptareve eshte e paguar nga shteti Suedez si asistente, ajo mbi ate karrige nxjerr urrejtjen, rracizmin, nacionalizmin e eger dhe te ndyre te ish serbise shtypese dhe gjakatare ndaj etnive te tjera ne kete shtet perendimor.

Urrejtja ndaj nesh Shqiptareve kesaj raciste i pershkon gjithe dejet e trupit te saj.

Ne momentin qe per nje arsye apo tjeter paraqitesh ne mini bashki ne Kista Stockholm, ku ajo punon asistente e paguar nga taksapaguesit Suedeze, sapo meson qe je nga Shqiperia, syte e saj marrin tjeter ngjyre, ate te kuqes me roze bashkuar.

Satziva Burazerovicin, urrejtja nuk e le te flasi.
Buzet e saj fillojne te belbezojne fjale pa kuptim te cilat vec urrejtjes nxjerrin jarge dhe vetem jarge te ndyra te nje gruaje raciste qe nuk ka me mundesine si te paret e saj per te bere genocid.

Racizmi ne Suedi eshte mese i denueshem sidomos nga ata qe perfaqesojne apo dhe punojne ne administraten shteterore.

Por jo per kete fytyre te urryer per shqiptaret.

Dhe jo me nga ata, apo ato, qe dikur kane ardhur si sot shqiptaret ne Suedi me breke neper kembe, duke ……Dhe duke mashtruar, apo duke bere xhelati serb viktimen e Srebenices.

Satziva Burazerovic.
Kjo rraciste e ndyre e punesuar ne komunen Kista, kjo femer pa moral, kjo Serbe Bosnje, me nje urrejtje ne shpirt ndaj shqiptareve, shfrytezon postin shteteror per te kenaqur epshet e saj raciste.

Satziva Burazerovic.

Shfrytezon zyren e shtetit Suedez, shfrytezon besimin e shtetit punedhenes, shfrytezon karrigen shteterore, duke shkelur keshtu me te dyja kembet kushtetuten dhe kodin e punes te nje shteti mbreteror.

Mire me thoshte Eduart Tafaj:
Sido qe te jeni ju shqiptaret ne Suedi me te bashkuar se ne ne Greqi nuk mund te jeni.

Po.
Shqipetaret ketu jane nje hic, po po nje hic.

Dikur para disa viteve shqiptaret e Kosoves,krijuan nje shoqate por e shkaterruan vete, e shkaterruan sepse ish bashkpuntoret e sherbimeve sekrete Serbe jane te pranishem kudo, ne cdo aktivitet apo dhe kafe, ne cdo bisede apo perpjekje per te bashkuar shqiptaret e Suedise pa dallim si nje komunitet i fuqishem dhe i vjeter ne kete vend, kur Greket kane mbi 30 te tilla (shoqata) vetem ne Stokolm, me zyra, salla, dhe avokate. ( i financon shteti Suedez)

Ndersa shqiptaret ……

Te vjeterit ata qe jane ketu nga para viteve 1990, por dhe ata qe kane shume vite ne Suedi jo vetem qe nuk jane te bashkuar, por ish te (arratisurit) i shohin me frike apo…emigrantet,te vajturit e rinj jo sikur i kane bashkatdhetare, jo sikur varferia dhe gjakmarrja, krimi dhe korrupsioni, pasiguria dhe uria i ka detyruar te emigrojne ne kete shtet te ftohte dhe te larget, por sikur i kane armiq dhe jane te derguarit e sigurimit te shtetit per ti spiunuar dhe  jo me ti ndihmojne.

Eshte e turpshme te lexosh disa nga intervistat e tyre dikur ne menyren se si shajne kombin dhe popullin e tyre dhe jo regjimin komunist diktatorial qe i persekutoj dhe denoj, fajin nuk ja u kane pasur bashkatdhetaret e tyre por regjimi diktatorial qe u vendos mba 1944, regjim qe kush me shume e kush me pak e provoj mbi supet e veta.

Shqiptaret ketu jane vetem per bla bla bla, te ndahen ne nacionaliste dhe anti, te ndahen ne te vjeter dhe te rinj, ne te arratisur dhe komuniste, tju luten grekerve neper kinotitat e tyre per ndonje shtepi apo pune, dhe jo te bashkohen per te ndihmuar njeri tjetrin.

Harroni se mund te kerkoni ndihme dhe dikush mund tju ndihmoje qofte dhe moralisht.

Dhe me e turpshmja

Te shkojne te hane per sevap nga greket ndonje supe falas per darke ne ndonje nga keto kinotitat, kur vetem ne Stokholm jane disa institucione serioze falas qe vene ne dispozicion rroba, ushqim, dhe fjetje per te huajt qe nuk kane mundesi per momentin te perballen me veshtiresite dhe ftohtesine e vendit.

Deri ketu kemi arritur.

Ata shqiptare qe kane biznese ne pergjithesi  nuk marrin shqiptare ose i marrin me gjysmen e pageses.

Ka dhe seksere.

Qe te gjejne nje vend pune por me nje cmim te kripur, e provova vetem per kuriozitet dhe perpara syve te mij me doli nje femer seksere qe kerkonte te pasurohej ndoshta dhe mbi hallet dhe problemet e refugjateve.

Ka dhe seksere qe ju nxierrin numurat e punes shqiptareve qe vine me leke te marra borc nga Shqiperia, apo dhe nga Greqia me nje cmim jo pak te kripur deri ne 6-7 mije korona, sepse askush nuk mund ti ndihmoje apo orientoje keta shqiptare qe vetem me nje adrese postare te banimit numurat e punes i nxjerr pa asnje problem ne zyrat e punes se shtetit, dhe jo duke paguar 600-700 euro seksereve.

Ndersa greket  i genjejne duke i marre ne pune por duke mos i paguar, sepse askush nuk mund tju mesoje ketyre njerezve nje adrese, nje zyre, ate te sindikatave ne kete shtet, te cilat jane me te populluarat, me te fuqishmet, e zgjidhin problemin jo me larg se disa dite ne favor te puntoreve te pa siguruar dhe te pa paguar, me dhe pa dokumenta pune dhe qendrimi.

Bildresultat för shoqatat e emigranteve shqiptare ne greqi

Kur Greket me (mik) i fusin shqiptaret  neper dhoma nga 6 veta duke ju marre jo pak por 2500 korona ( 300 euro) per njeri, kur nje shtepi e marre me qira kushton nga 4500 deri me e mira ne pjace 8000 korona.

Azilantet nga shqiperia jane nje dhimbje me vete.

Ndryshe nga azilantet e vendeve te tjera qe kane nje trajtim shume me ndryshe, ata copetohen, shperndahen neper cepat e humbura te shtetit, kampeve dhe fshatrave te braktisura ne veri ku bora dhe e ftohta fillon qe ne fund Nendori dhe mbaron ne Maj, larg shume larg qendrave te banuara, qe te mos kene asnje mundesi levizjeje, pune apo komunikimi me bashkatdhetaret e tyre, nuk ju jepet asnje lloj mundesie per te kerkuar apo filluar pune.

Per te mbijetuar ndoshta ju duhet dhe te (trazojne) neper supermarkete, fukaralleku eshte maskarallek.

Rrobat po, por barku nuk arrnohet.

Dikur nje nene u kap ne supermarket nga policija sepse (vodhi) qumesht per femijen e saj disa muajsh, mes ngasherimave ajo mundohej tju tregonte autoriteteve se nuk kish qumesht nga gjiri i saj per te ushqyer femijen, por as lek per ti blere qumesht.

Dhe shqiptaret nuk e kane ate fuqi qe te bashkohen dhe te jene zot te vetvetes, por te varur dhe lypsare te Grekeve dhe Serbeve, dhe keshtu nacionalizmat e armiqve shekullore do te bihen lehte lehte pa problem,mbi kurrizin e shqiptareve te ndare apo copetuar ne gjithe Suedine.

Kjo eshte Suedija,keta jemi ne shqiptaret.

 

 

Kategori
Uncategorized

Historia e erret e Genc Rulit.

Featured image

Një biografi e Genc Rulit

Sot, në vitin 2014, kur PD gjendet në opozitë, pasi ka qenë në pushtet për 13 vjet që prej krijimit të saj në 1990, është koha që të shihet se cilët kanë qenë njerëzit të cilët kanë përfituar më së shumti nga ky pushtet, duke marrë më shumë poste të larta. Përveç Sali Berishës, duket se njeriu që ka marrë më tepër poste është Genc Ruli. Genc Ruli është i i vetmi njeri në PD, dhe i dyti njeri në politikën shqiptare gjatë tranzicionit, pas Shkëlqim Canit të PS, i cili ka qenë pushtetar (ministër) në harkun e 22 viteve (1991-2013). Në periudhën 1991-2013 Genc Ruli është bërë katër herë ministër dhe pesë herë deputet. Genc Ruli u bë për herë të parë ministër në qeverinë e stabilitetit të kryesuar nga Ylli Bufi, në qershor 1991, ku ishte Ministër i Financave. Ruli ishte Ministër i Bujqësisë deri në shtator 2013. Të qenët pushtetar në një hark kohor kaq të gjatë në periudhën paskomuniste, përbën një rekord të llojit të vet që nuk e ka arritur asnjë politikan tjetër i PD-së. Gjithashtu, Genc Ruli është një nga tre deputetët e sotëm të PD-së, të zgjedhur në 2013, i cili ka qenë deputet edhe në parlamentin e parë pluralist të zgjedhur në vitin 1991. Dy të tjerët janë Sali Berisha dhe Arben Imami. Të dy, si Genc Ruli ashtu dhe Arben Imami kanë pasur konflikte të ashpra me Berishën.
Rekordi i Genc Rulit bëhet edhe më interesant po të mendosh se Genc Ruli ka mbajtur një post të rëndësishëm që në kohën e regjimit komunist. Genc Ruli që në vitet tetëdhjetë u bë drejtor i Drejtorisë së Makina-importit në Ministrinë e Tregëtisë së Jashtme. Në shtetin komunist, për shkak të veçanësive të këtij shteti të izoluar, disa zyrtarë mund të kishin një pushtet shumë më të madh se rëndësia e tyre në hierarkinë shtetërore. Kështu, në Shqipërinë me ekonomi totalisht shtetërore, të centralizuar, Drejtoria e Makina-Importit bënte të gjitha blerjet e makinerive dhe teknologjisë jashtë vendit për çdo sektor të ekonomisë. Sigurisht që kjo gjë bëhej sipas urdhrave që vinin nga lart, por ashtu siç ndodh në shtetet diktatoriale, të centralizuara, burokracia kishte në mënyrë të pashmangshme një pushtet të madh në praktikë. Posti i Drejtorit të Makina-importit ishte shumë i rëndësishëm se ky njeri kishte qasje në dy gjëra që shteti komunist ua kishte ndaluar të gjithë qytetarëve të tij: Në këtë post Ruli kishte në dorë valutë të huaj dhe udhëtonte shumë shpesh jashtë vendit, madje edhe në Perëndim, për të bërë marrëveshje biznisi me të huajt. Të gjithë sekretarët e parë të Komiteteve të Partisë të rretheve dhe të gjithë kryetarët e Degëve të Punëve të Brendshme të rretheve, të cilët qenë sundimtarë të plotfuqishëm në rrethet ku qenë emëruar, nuk i kishin këto kompetenca dhe privilegje.
Pushteti dhe rëndësia që kishte Ruli ilustrohet mirë me një episod që ka ndodhur në vitet tetëdhjetë. Në atë kohë, ndodhi një herë që tek kafeja e Hotel “Dajtit”, i cili ishte vendi kryesor ku shkonte elita e regjimit komunist dhe të huajt e ftuar prej tij, të hynin njëkohësisht Skënder Gjinushi, ministri i Arsimit dhe anëtari i Komitetit Qendror të PPSH, dhe Genc Ruli, drejtori i Makina-importit në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme. Në vazhdim ndodhi një nga ato skena që zbulojnë hierarkinë okulte të një regjimi totalitar, ku zyrtarët çmohen dhe respektohen sipas rëndësisë së kompetencave faktike që kanë, më tepër se nga rëndësia e tyre në hierarkinë zyrtare. Skënder Gjinushit i dolën para disa zyrtarë të rangut të mesëm të regjimit, të cilit donin të zgjidhnin ndonjë hall për njerëzit e tyre, si ndonjë të drejtë studimi të privilegjuar, ndonjë vend pune për pedagog për ndonjë mikun e tyre e gjëra të tilla.
Genc Rulit i dolën para dhe e ndalën duke e përshëndetur gjithë përzemërsi dy ministra, një anëtar i Byrosë Politike, dy sekretarë të parë rrethesh të mëdha, të cilët të gjithë interesoheshin për kërkesat për makineri importi që kishin bërë ndërmarrje të caktuara, drejtorët e të cilave ata i kishin miq. Ministri i Ekonomisë Komunale, Xhemal Tafaj, i cili ishte duke pirë kafe me eprorin e Genc Rulit, ministrin e Tregtisë së Jashtme, Shane Korbeci, i tha këtij të fundit:
-Shife këtë verdhacukun tënd o Shane. Kur hymë ti dhe unë, nuk na pritën kështu si atë. Si është kjo punë?
E meqënëse Shane Korbeci nuk u përgjigj, Xhemali vazhdoi me të vetën:
-E ke dëgjuar atë historinë o Shane, kur u kthye pashai i Tiranës nga Stambolli, dhe e pyetën miqtë e tij u përgjegj: Mësova se paska dy dovlete (qeveri), një ajo që dimë ne, me ca burra që kapardisen me nishane e me ofiqe të mëdha, dhe një tjetër e panjohur, me ca ftyrëverdhë, ca verdhacukë të cilëve sulltani iu ka dhënë shumë pushtet, pa u dhënë nishane të mëdha. Këta e rrotullojnë perandorinë.
-Xhemal, mbaje gojën se megjithëse të ka dalë nami se bën vetëm gallatë, do ta hash kështu si flet.- I tha ministri i Industrisë Ushqimore, Jovan Bardhi dhe u çua të ikte.
-Pusho mor ti llacifac,- i tha Xhemali dhe shtoi,- do ta hash ti, dhe do të mbetesh pa gjë, po nuk rende pas atij verdhacukut.
Dhe vërtet edhe Jovan Bardhi shkoi tek tryeza e Genc Rulit, çka e bëri Xhemalin të thoshte:
-A nuk thashë unë, edhe ai tek verdhacuku rendi!
-Ika në zyrë unë Xhemal, dil dhe ti ndonjëherë andej nga zyra tënde, apo e mbylle për sot.- I tha Shane Korbeci duke u çuar.
-Jo mor, për të dalë do të dal, por për çfarë duhem unë andej, më ka vënë edhe mua “sulltani” pas një verdhacuk, Shane vëllai.- Tha Xhemali.
Kjo është historia. Skënder Gjinushit i ka mbetur nofka e “ministrit të kohës së komunizmit”, ndërsa Genc Rulit nuk ia kujton kush që ka qenë superministër faktik në kohën e regjimit komunist. Kur përshkruhet karriera e një politikani shpesh përdoret fjala “trajektore”, çka është një metaforë nga fizika, posaçërisht nga kinetika, që tregon lëvizjen e sendeve. Derisa kinetika tregon vetëm lëvizjen e trupave pa treguar forcat që e shkaktojnë atë, dinamika tregon forcat që bëjnë të mundur këtë lëvizje. Kush është forca në dinamikë të trajektores politike të Genc Rulit? Kjo pyetje bëhet më intriguese po të mendosh që Genc Ruli ka patur konflikte të hapura me Berishën gjatë kësaj periudhe, dhe se është përfolur për shumë afera korruptive, për njërën prej të cilave madje ka qenë duke u arrestuar, sikur mos të ishte mbrojtur nga vota e e disa deputetëve rebelë në PD, si dhe e deputetëve të PS në 1995, të cilët edhe pse e kishin kritikuar, nuk lejuan që t’ i hiqej imuniteti, gjë të cilën e kërkonte Prokuroria. Karriera e Genc Rulit është ilustrim i forcave djallëzore dhe të mistershme, të brendshme dhe të jashtme, të cilat ia kanë dalë të komandojnë për gjëra të caktuara politikën shqiptare.
Në shtetin komunist, në gjysmën e dytë të ekzistencës së tij, kur ata që e patën marrë pushtetin në 1944 tashmë qenë plakur, nuk ndodhtë që një njeri të arrinte në një post të rëndësishëm në moshë të re, përveçse kur ky njeri kishte një marrëdhënie speciale me zyrat e posaçme të shtetit komunist. Genc Ruli u bë drejtor i Makina-Importit ende pa arritur moshën 30 vjeç. Që Genc Ruli ishte në një nomenklaturë (listë emrash) të cilët qenë të llogaritur për karrierë të madhe në kohën e shtetit komunist, kjo kuptohet nga fakti se atij iu dha e drejta që veç studimeve universitare parësore për ekonomist kontabël, të studionte paralelisht edhe në Fakultetin Juridik. Në atë kohë studimi në Fakultetin Juridik ishte një gjë shumë e pëlqyer. Është e vërtetë se studentëve të mirë iu mundësohej të ndiqnin studimet edhe në një Fakultet të dytë, por ishte një privilegj i madh që ky të ishte Fakulteti Juridik. Genc Ruli pati dhe shumë privilegje të tjera nga shteti komunist. Ai mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave Ekonomike” që në moshën 28 vjeç, në vitin 1986, pesë vite pasi mori diplomën universitare për ekonomist kontabël. Në këtë kohë Genc Ruli punonte si pedagog i kontabilitetit dhe financës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ku ishte emëruar në 1982.
Posti që ka mbajtur Genc Ruli në kohën e shtetit komunist, për të cilin kam folur më lart, i përkiste atyre posteve shtetërore specifike për të cilët vëmendja e Sigurimit të Shtetit, policisë së fshehtë të diktaturës ishte shumë e madhe. Në 2 nëntor 2007, Ruli ishte i ftuar në emisionin Deja vu të Mustafa Nanos në Top Channel, ku foli për tema nga më të ndryshmet, sipas praktikës së emisionit ku i ftuari komenton fotografitë që i paraqiten. Kur erdhi fjala për dosjet e Sigurimit të Shtetit, Genc Ruli tha se pas vitit 1997 u duk se kjo çështje u mbyll vetiu, siç mbyll trupi plagën vetiu, dhe se tani është gabim që kërkohet të rihapen dhe shtoi se ky kapitull duhet mbyllur. Ruli e quajti të marrë Presidentin konservator të Polonisë i cili e pati rihapur këtë çështje në atë kohë, dhe u shpreh se ai kështu rrezikon të largojë nga politika gjysmën e politikanëve të cilët sipas Rulit qenë më të votuarit në Poloni. Ruli krijon dyshime të mëdha duke u bashkuar me ata që kërkojnë që çështja e dosjeve të mbyllet se ai (Ruli) në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD në prill 1997, është rrudhur krejt kur Berisha e ka quajtur drejtpërdrejt bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit që pati futur njerëz në burg me dëshminë e tij dhe këtë çështje deri më sot nuk e ka sqaruar siç bën ai që i preket dinjiteti, por hyri përsëri në një qeveri me Berishën, i cili i kishte shumë për zemër ata ndaj të cilëve kishte “material kompromentues”. Një nga ironitë në ballafaqimin Genc Ruli-Mustafa Nano ishte se po bashkëbisedonin dy njerëz të George Soros në Shqipëri. Genc Ruli pati qenë qenë më parë anëtar i bordit drejtues prej shtatë vetash të Fondacionit “Soros” në Shqipëri, ndërsa Mustafa Nano ishte në atë kohë kohë anëtar i bordit të Fondacionit “Soros”. Ky dialog sorosianësh ishte aq i përzemërt dhe pajtues sa më s’ bëhet. Ironikisht, të dy këta kalorës të “shoqërisë së hapur” sorosiane ranë dakord që dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, që i përkiste shoqërisë së mbyllur totalitare, nuk duhen hapur. Mustafa tha se edhe ai mendonte që dosjet nuk duhet të hapeshin. I bukur ky pajtim i shoqërisë së hapur sorosiane me shoqërinë e mbyllur komuniste.


Pas fotografisë së dosjeve, në ekran u paraqit fotografia e Martin Luter. Genc Ruli tha për të se e goditi Kishën Katolike në pikën më të dobët, në tregëtinë e indulgjencave dhe sqaroi shikuesit se kjo do të thoshte se ai që kishte bërë çdo mëkat apo krim, dilte i pastër duke blerë një copë letër nga kisha ku thuhej se i ishin falur mëkatet. Nuk e di nëse Mustafa Nano ka patur një ndjenjë ironie kur i shfaqi këto dy foto njëra pas tjetrës, duke bërë që dy temat, të diskutohen njëra pas tjetrës, duke krijuar dhe asociacion idesh mes dosjeve dhe tregëtisë së indulgjencave. Një gjë është e sigurt, Genc Ruli ka përfituar shumë nga tregëtia e indulgjencave politike në Shqipëri, që e ka bërë Berisha, PS dhe të huajt.
Genc Ruli ishte një nga nismëtarët e krijimit të së parës parti opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike, pas lejimit të pluralizmit politik në dhjetor 1990. Sigurisht se në këtë parti nuk duhej të ndalohej anëtarësimi i atyre anëtarëve të PPSH, partisë komuniste në fuqi, që largoheshin nga partia e tyre, se ndryshe PPSH do të mbetej një bllok monolit që do të mund të ruante pushtetin. Por nuk kishte kuptim që në PD të hynin, madje në poste drejtuese njerëz të cilët i përkisnin nomenklaturës së lartë komuniste, qoftë drejtpërdrejt apo si rreth familjar. Tekefundit këta kishin partinë e tyre. Në komisionin nismëtar prej 16 vetësh të PD, ishte dhe Genc Ruli, së bashku me kunatin e vet, Gramoz Pashko. Ç’ donin kunetërit Ruli dhe Pashko, në komisionin e së parës parti opozitare, kur ata të dy ishin pjesë e nomenklaturës së regjimit komunist, i pari si drejtues i një enti të rëndësishëm në kohën e diktaturës, por edhe si i lidhur me krushqi me një familje të udhëheqjes komuniste, ndërsa i dyti si pinjoll i një familjeje të udhëheqjes komuniste? Madje ironikisht, edhe mbledhja e komisionit nismëtar për të hartuar programin dhe kërkesën për krijimin e PD, u bë në vilën e Gramoz Pashkos, që ishte vila e një të familjeje të persekutuar politike, që ishte konfiskuar nga regjimi komunist dhe i ishte dhënë babait të Gramozit, Josif Pashkos, i cili kishte qenë një prej funksionarëve të lartë të regjimit, si ministër dhe sekretar i Komitetit Qendror të PPSH. Por Genc Ruli kishte qenë i lidhur me krushqi nga gruaja e vet e parë dhe me anëtarin e Byrosë Politike, Rita Markon, gjë që e kishte ndihmuar jo pak të bënte karrierë. Pra, ai ishte nga të dy anët i lidhur me udhëheqjen e regjimit komunist. Kjo është një simbolikë shumë domethënëse. Sigurisht që ishte krejt e panatyrshme dhe kompromentuese për të parën parti opozitare që u krijua në Shqipëri në dhjetor 1990, pra për PD-në, që Ruli dhe Pashko hynë në lidershipin e kësaj partie me krijimin e saj. Me këta nuk dua të them se këta njerëz nuk duhej të ishin në politikë, por jo në PD. Në këtë parti opozitare në mënyrë të natyrshme, nuk mund të hynin njerëzit që u përkisnin 2-3 mijë familjeve të lidhura ngushtë me PPSH-në dhe që përbënin nomenklaturën. Ardhja e njerëzve nga këto familje në lidershipin e PD-së nuk kishte kuptim as edhe nga pikëpamja elektorale se këta njerëz nuk mund ta bënin shtresën së cilës i përkisnin që votonte për PD-në dhe koha e tregoi se nuk arritën që ta bëjnë dot këtë gjë. Ku e kishin blerë indulgjencën politike Pashko dhe Ruli që kishin kurajo të dilnin si bartës të aspiratës të shqiptarëve për për një linjë të re politike alternative?
Në PD, fill pas krijimit të saj nisi një konflikt i brendshëm, gjë që erdhi si pasojë e forcave nga jashtë vendit që donin të ushtronin kontroll në këtë parti. Kur në dhjetor 1990 u krijua Partia Demokritike, në lidershipin e saj u zgjodhën Azem Hajdari, si kryetar i komisionit nismëtar të PD, domethënë kryetar i përkohshëm i partisë, si dhe dy nënkryetarë, Sali Berisha, dhe Gramoz Pashko. Azem Hajdari nuk mund të ishte kryetar i PD-së për shkak të natyrës së tij ekcentrike, që e kishte shfaqur në deklarata radikale nga më të çuditshmet, me të cilat në atë kohë kishte rival vetëm Edi Ramën, i cili në atë kohë paraqitej si i djathtë radikal. Në forumin e vetëm drejtues të PD, që ishte Komisioni nismëtar, prej 16 vetësh, në atë kohë qenë profilizuar dy klane të përqëndruar rreth dy nënkryetarëve faktikë, Sali Berishës dhe Gramoz Pashkos, secili prej të cilëve donte të merrte postin e kryetarit të PD-s, në konferencën e partisë që pritej të mbahej së shpejti. Genc Ruli ishte në klanin e Pashkos.
Në të vërtetë, meqënëse PPSH pati qenë partia udhëheqja e së cilës kishte qenë e dominuar nga jugorët për gjysmë shekulli, PD natyrshëm që do të kishte në krye një verior. Sali Berisha ishte verior nga Tropoja, Gramoz Pashko ishte jugor nga Kolonja. Pashko kishte edhe një problem tjetër në PD, se meqënëse në partinë rivale PPSH (PS), ishte duke u profiluar si lider i ardhshëm një i krishterë ortodoks Fatos Nano, në PD, sipas ligjeve të politikës që ekzistojnë në çdo vend të botës me përbërje diverse religjioze, kryetari nuk mund të ishte i krishterë ortodoks. Se dihet që Fatos Nano do të tërhiqte shumë më tepër vota të të krishterëve ortodoksë për PS se Gramoz Pashko për PD.
Lëvizja për të nxjerrë në krye të PD një të krishterë ortodoks filloi në janar 1991, kur gjatë vizitës së kryeministrit grek Micotakis në Tiranë, ky i fundit takoi një përfaqësi të partisë së re opozitare, ku bënte pjesë dhe Genc Ruli. Në këtë takim kryeministri grek dha të kuptojë simpatinë e tij për Gramoz Pashkon, u përpoq të joshte Azem Hajdarit që ia prezantuan si lider të lëvizjes studentore dhe kryetar të përkohshëm të partisë dhe i kushtoi më tepër vëmendje Genc Rulit se Sali Berishës, “ylli” i të cilit ishte duke u ngjitur në “qiellin” e politikës shqiptare ngase kishte qartas mbështetjen e amerikanëve për të dalë në krye të partisë, çka e kuptonte kushdo edhe nga publiciteti që i bënte “Zëri i Amerikës”. Vazhdimin e bëri ambasada greke në Tiranë, që përpunoi konspiratorët. Pra, Ruli dhe Pashko e blenë indulgjencën politike në Athinë. Në PD kishte një paqartësi sa i përket zgjedhjes së liderit të partisë, si dhe manovra të ndërlikuara të klaneve për të marrë nën kontroll drejtimin e partisë. Në atë kohë, në PD Pashkon mund ta rivalizonte vetëm një njeri që kishte mbështetjen e amerikanëve, se Ramiz Alia mbështeste qartësisht Pashkon. Mbështetjen amerikane, siç e tregoi koha, e kishte Berisha. Ai, me përkrahjen e tyre, po shkonte qartas drejt postit shihej si njeriu i amerikanëve, kërkohej të mënjanohej me çdo kusht nga klani tjetër, që kishte mbështetjen e Greqisë.
Sipas statutit të asaj kohe të PD-së, kryetarin e partisë e zgjidhte forumi më i lartë drejtues i partisë që ishte komisioni drejtues prej 19 anëtarësh i zgjedhur nga konferenca e partisë (komisioni drejtues atëhere kishte vendin që më vonë e patën kryesia e partisë dhe këshilli kombëtar), e mbajtur në shkurt 1991. Kandidatët për kryetarë të partisë qenë Sali Berisha, Azem Hajdari, Gramoz Pashko dhe Aleksandër Meksi. Në votimin për kryetar Berisha mori 9 vota, nga 10 që i duheshin për të marrë këtë post, Pashko mori 5 vota, Meksi mori 4 vota dhe Hajdari mori 1 votë. Genc Ruli votoi pro Gramoz Pashkos. Kështu u krijua një impas që dukej i pakapërcyeshëm. Në këtë kohë Genc Ruli ishte shumë aktiv për të përpunuar disa nga ata që kishin votuar pro Berishës, duke u kërkuar që të votonin pro Pashkos, se ai kishte të siguruara votat e mbështetësve të Meksit. Por, ndërsa pritej një votim i dytë për të zgjedhur midis Berishës dhe Pashkos, me siguri nën presionin amerikan ndoshta edhe deri tek Ramiz Alia, krahu antiberishë në PD u tërhoq dhe Berisha u zgjodh me konsensus kryetar i partisë, me propozim të Neritan Cekës.
Genc Ruli u bë deputet i PD në zgjedhjet e para pluraliste të marsit 1991. Nga 75 deputetë që ka pasur PD në vitin parlamentin e vitit 1991, sot janë deputetë të PD vetëm trevetë: Sali Berisha, Genc Ruli, Arben Imami. Kjo është domethënëse për atë se pas Rulit qendrojnë forca okulte që e mbështesin karrierën e tij politike. Sali Berisha ka pasur që në fillim një urrejtje të veçantë ndaj Genc Rulit si intrigant politik. Në ditët e para të parlamentit të parë pluralist të dalë nga zgjedhjet e marsit 1991, kur diskutohej për projektin e ligjit kushtetues që do të zëvendësonte Kushtetutën e vitit 1976, kur Berisha për herë të parë ka replikuar me një deputet të PD-së duke thënë se nuk ishte dakord me të, kjo ka ndodhur me Genc Rulin. Dhe kjo ndodhi në seancë parlamentare, e cila transmetohej në televizion. Genc Ruli, si një intrigant politik, uli kokën atje ku ishte ulur dhe nuk reagoi fare. Debati u bë për një artefic juridik, në dukje hipotetik, por që nëse miratohej pamundësonte zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend, të cilat i kërkonte PD-ja.
Megjithatë, Berisha, si për shkak të raportit të forcave, të pafavorshëm për të në lidershipin e PD-së, ashtu edhe për shkak të ndërhyrjes së të huajve, u detyrua që kundër dëshirës së tij t’ i jepte pushtet të madh Rulit. Në qeverinë e quajtur, e stabilitetit, që ishte një qeveri e përbashkët e PD dhe PS, e krijuar në qershor 1991, Genc Ruli u bë ministër i financave, ndërsa kunati i tij Gramoz Pashko ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i ekonomisë. Kështu kunetërit morën në dorë çelësat e ekonomisë shqiptare. Kjo gjë bëri përshtypje të keqe se një nga akuzat që kishte bërë PD në fushatën elektorale ndaj PPSH, partisë që kishte sunduar vendin për gjysmë shekulli, ishte ajo për përqëndrimin e pushtetit në duart e një klani të lidhur me krushqi, duke e pasur fjalën në rradhë të parë për lidhjen e këtij lloji mes familjeve Hoxha dhe Alia. Tash PD, me Rulin dhe Pashkon dukej se po vazhdonte këtë traditë. Për të ulur përshtypjen e keqe që u krijua, njerëz të klanit Pashko-Ruli filluan të thonë se qenia e këtyre të dyve në qeveri nuk duhej parë si ato të regjimit komunist, se këta të dy ishin ekonomistët më të mirë që kishte Shqipëria, prandaj e meritonin këtë gjë. Por e vërteta ishte se ekonomistë si Pashko dhe Ruli shkolla e asaj kohe kishte nxjerrë sa të duash. Genc Ruli në vititn 1986 kishte marrë gradën shkencore “doktor në ekonomi”, por ai edhe në jetëshkrimin që ka paraqitur më pas si deputet dhe ministër nuk e ka përmendur temën e disertacionit me të cilin e ka marrë këtë gradë shkencore. Dhe këtë e bën se i vjen turp të thotë se është doktor në gjepurat e ekonomisë së planifikuar komuniste.
Kunetërit Pashko dhe Ruli i morën në dorë çelësat e ekonomisë shqiptare, që nga licencat e biznesit, tek doganat, tatimet etj., në një kohë që në vend filloi të funksionojë ekonomia e tregut të lirë, filluan të krijohen bizneset e mëdha, kryesisht në tregëti, dhe filluan të profilohen monopolet e para të kundraligjshme. Ruli dhe Pashko janë përgjegjës për ato monopole që u krijuan në ekonominë shqiptare që nga ajo kohë, dhe që ishin kryesisht në duart e njerëzve të ish-nomenklaturës komuniste, dhe që mbeten në fuqi edhe sot. Një nga gjërat që bënë Ruli dhe Pashko me porosi të Greqisë ishte që të vazhdonin punën që kishte bërë paraardhësi i Rulit Anastas Angjeli për të krijuar bazat e bizneseve greke në zonën e minoritetit, në Dropull dhe në Vurg, ku u krijuan shumë kompani që bënin tregëti me Greqinë dhe që u favorizuan fillimisht për të krijuar monopole dhe oligopole në tregun shqiptar. Kunati i Genc Rulit, Gramoz Pashko, gjatë vizitës që bëri në mars 1991, në SHBA, së bashku me Berishën, kishte vendosur lidhje me lobin greko-amerikan, i privilegjuari i të cilit do të bëhej dhe Genc Ruli. Sigurisht që Ruli dhe Pashko u kujdesën që të krijojnë dhe bizneset e veta, në 1991, në tregëtinë e cigareve, pijeve, ushqimeve, dhe karburanteve.
Në ndërkohë Pashko dhe Ruli, vazhdonin të endnin fijet e një konspiracioni për të marrë nën kontroll PD, në kuvendin (kongresin) e saj të parë që do të mbahej në shtator të atij viti. Tashmë synimi nuk ishte më që Pashko të bëhej drejtpërdrejt kryetar i partisë, por që të largohej Berisha nga posti i kryetarit, duke u vënë dikush tjetër në vend të tij, i cili mund të mënjanohej më letë, më vonë. Këto i ka pohuar dhe Mitro Çela në kujtimet që ka botuar, ku thotë se edhe ai, duke qenë pjesë e lidershipit të PD, u përfshi në këtë konspiracion, i tërhequr nga Pashko dhe Ruli. Pashko dhe Ruli për të arritur synimin e tyre përdornin dhe avantazhet që kishin nga të qenët pushtetarë. Siç ka treguar “pentito” Mitro Çela, konspiratorët u mblodhën para Kuvendit të PD, në shtëpinë e Pashkos, dhe vendosën të përdorin si ekspedient për të larguar Berishën kandidaturën për kryetar të PD, të Neritan Cekës, që ndërkohë kishte kaluar me klanin Pashko-Ruli. Plani i konspiratorëve ishte që kryetari të zgjidhej sipas formulës se kryetarin do ta zgjidhte kryesia e partisë, që do të zgjidhej nga këshilli i zgjedhur nga kuvendi. Kjo quhej si mënyra më e sigurt për ta larguar Berishën. Fjala “komplot” (konspiracion) ishte keqpërdorur shumë politikisht gjatë regjimit komunist dhe kishte marrë një konotacion disi komik, por ajo në fakt ishte fjala më e saktë për të përcaktuar atë që po bënte klani Pashko-Ruli për të marrë nën kontroll partinë. Të nesërmen e takimit konspirativ, sipas kujtimeve të Mitro Çelës, në mbledhjen e komisionit drejtues të PD, Berisha dhe Ruli patën një grindje mes tyre, kur u propozua formula e re për zgjedhjen e kryetarit. Ruli reagoi ashpër ndaj Berishës kur ky u fundit tha se formula e re ishte përgatitur në bodrumin e vilës së Pashkos. Me 14 vota pro dhe 5 kundër fitoi varianti i klanit Pashko-Ruli, por që nuk u pranua nga Kuvendi i PD, pas disa ditësh. Kështu Berisha u zgjodh kryetar. Në nëntor të vitit 1991, kur Këshilli Drejtues (kështu quhej atëherë Këshilli Kombëtar i PD) mori vendim që PD të dilte nga qeveria e stabilitetit, në mënyrë që vendi të shkonte në zgjedhje të reja, Genc Ruli, i cili atëherë ishte ministër, ishte ndër ata që e kundërshtuan ashpër këtë vendim, duke kërkuar që PD të mbetej në qeverinë e koalicionit. Por dominoi linja e Berishës dhe PD u largua nga qeveria dhe vendi shkoi në zgjedhje të reja.
Nga të gjithë ata të klanit të Pashkos, Genc Ruli ishte ai i cili u trajtua më me zemërgjerësi nga PD dhe Berisha. Genc Ruli, jo vetëm që u bë deputet, por ai u bë dhe ministër, kur u krijua qeveria e PD pas zgjedhjeve të vitit 1992, duke marrë madje portofolin e një superministrie që u krijua nga bashkimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave, në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave, pra mori në dorë ato dy sfera që në qeverinë e stabilitetit i kishte ndarë me kunatin e vet Gramoz Pashko, duke përfshirë doganat, tatimet, sistemin bankar, privatizimet, dhënien e licencave për bizneset e ndryshme. Kjo është shenjë e forcave misterioze që mbështesnin karrierën e Genc Rulit, dhe që ishin forca të huaja. Nga të gjithë njerëzit aktivë të klanit të Pashkos, vetëm Ruli u bë ministër. Vetëm tre muaj pas zgjedhjeve, kunati i Rulit, Gramoz Pashko u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, për shkak se e atakoi publikisht dhe shumë ashpër Berishën në parlament, duke paralajmëruar lëvizjen e mocionistëve, që doli dy muaj pas largimit të Pashkos. Vetëm katër muaj pas ardhjes së PD në pushtet, në gushtin e vitit 1992, thuajse i gjithë ai që kishte qenë klani i Pashkos në vitin 1991, u largua nga PD, për të krijuar partinë e re, me emrin Aleanca Demokratike, që u bashkua me PS. Genc Ruli nuk i mbështeti miqtë e vet dhe ruajti postin e vet në qeveri. E megjithatë ndaj tij kishte ankesa të mëdha në PD, sikur atë e kishin lënë pas mocionistët si “Kali i Trojës” në parti dhe në qeveri. Për Genc Rulin kishte ankesa të mëdha sikur ai emëronte në sektorët e administratës së varur nga ministria e tij dhe që përfshinin edhe doganat, tatimet, sistemin bankar dhe privatizimet, një shumicë njerëzish që ishin pranë mocionistëve, se mbante në punë militantë shumë aktivë të majtë, dhe se favorizonte bizneset e njerëzve pranë mocionistëve dhe të të majtëve. Ardhja e Genc Rulit në krye të superministrisë, konincidoi me vendosjen e embargos ndaj Jugosllavisë, që nxiti kontrabandën e karburanteve dhe produkteve të tjera nga Shqipëria drejt vendit fqinj, nga e cila u siguruan të ardhura të mëdha nga ata që u morën me këtë punë. Ministri Ruli, kishte në dorë çelësat e kësaj kontrabande për shkak të postit që mbante dhe ai përfitoi nga kjo për të krijuar një linje të tillë biznesi të kundraligjshëm me njerëz të besuar të tij, duke siguruar përfitime të mëdha. Ruli gjithashtu ka një përgjegjësi të madhe dhe për hedhjen e bazave të kompanive rentiere piramidale, gjë që ndodhi kryesisht në kohën kur ai mbante portofolin e financave, sigurisht duke pasur Ruli përfitimet e veta nga kjo gjë. Në vitin 1993, Ruli u zgjodh dhe kryetar i Bordit të INSIG, një post të cilin e mbajti pa ndërprerje deri në vitin 2005, për 12 vjet. Ruli ditnte ku t’ i fuste duart, në levat e pushtetit që prodhonin para.
Në fund të vitit 1993, ankesat kundër Rulit ú bënë aq të mëdha në PD sa Berisha vendosi ta largonte nga qeveria, aq më tepër kur në PD kishte pasur dhe një rebelim të krahut të djathtë, që përdornin si argument për të mbështetur pakënaqësinë e tyre edhe faktin e qenies së Rulit në qeveri, gjë që e konsideronin si lëshim absurd që u bëhej mocionistëve. Ruli madje konsiderohej si ministri më i korruptuar i qeverisë dhe Berisha qortohej që i kishte lejuar aq shumë kompetenca. Ruli nuk u largua nga qeveria me dëshirën e vet, por u detyrua të largohej, nën kërcënimin e një “materiali kompromentues”, po të përdor një term të regjimit të kaluar, pasi atij iu bë e ditur një videoregjistrim që disponohej kundër tij. Në vitin 1994, kur filloi një fushatë antikorrupsion, Prokuroria i kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit të deputetit për Genc Rulin, në mënyrë që ta merrte atë të pandehur për një aferë shpërdorimi detyre që u bë e njohur si çështja e drurit të arrës. Fjala ishte për eksportimin e një sasie të madhe druri arre që përdorej në Perëndim për veshje muresh dhe tavanesh dhe mobilje luksoze. Një ndër personat për të cilët u lëshua një urdhër arresti nga Prokuroria për këtë çështje ishte dhe Artan Hoxha, i cili atëherë ishte ministër i bashkëpunimit ekonomik me jashtë, dhe që më pas rezultoi të ishte miku i ngushtë i Genc Rulit, duke qenë se ai e mori në institutin (OJF) që krijoi në 1998, dhe që në 2005, kur Ruli u bë ministër e bëri kryetar të Këshillit mbikqyrës prej gjashtë anëtarësh të KESH. Genc Ruli shpëtoi nga arrestimi se e mbrojti PS, e cila i bashkoi votat në Kuvend me një pjesë të deputetëve të PD-së, të cilët votuan kundër kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për t’ ia hequr imunitetin Rulit, pasi trembeshin se heqja e imunitetit të Rulit do të iniconte një efekt “domino” dhe se do ta pësonin dhe shumë nga ata të cilët gjithashtu ishin të përzier në afera korruptive. Madje shumëve prej tyre Genc Ruli ishte në gjendje t’ u bënte shantazh duke u thënë se do t’ ua publikonte dosjet korruptive të cilat ai i dinte mirë për shkak të detyrës që kishte pasur. Pra Ruli shpëtoi edhe sepse e majta, që e kishte kritikuar sa kohë kishte qenë në qeveri, e mbrojti duke mos votuar për heqjen e imunitetit të tij, edhe pse pretendonte se ishte për luftë kundër korrupsionit qeveritar. Me çmimin e antiberishizmit, Ruli bleu indulgjencë politike tek e majta, për mëkatet e veta, të llojit të aferave korruptive.

Rezultate imazhesh për Soros
Para zgjedhjeve të vitit 1996, Ruli tentoi të pajtohet me Berishën, të cilin e kishte quajtur për dy vite “diktator”. Genc Ruli u bë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, në Kuvendin e PD të mbajtur në prill 1996, para zgjedhjeve parlamentare të atij viti. Por Berisha nuk e bëri deputet. Megjithatë Berisha i bëri privilegje të tjera Rulit, ndër të cilat ato akademike nuk qenë gjë e vogël. Kështu, Genc Ruli mori titullin “Profesor” në vitin 1996, në moshën 38 vjeç. Kjo u bë pas ndërhyrjes personale të Berishës te rektori i Universitetit të Tiranës, prof. Nestor Tereska, i cili ishte miku i Berishës. Genc Ruli u bë kështu një nga profesorët më të rinj në historinë e Universitetit të Tiranës. Genc Ruli mban rekordin që u bë profesor ende pa botuar asnjë libër të vetëm. Ende sot, 18 vite pasi Ruli ka marrë titullin “Profesor” në CV të tij zyrtare mungon një titull libri autor i të cilit të jetë Ruli.
Në të njëjtin vit kur mori titullin “Profesor”, në 1996, Ruli u rikthye në Fakultetin Ekonomik si pedagog, me po atë lëndë që e kishte pasur para vitit 1991. Kur Genc Ruli e pa të mbyllur përkohësisht rrugën e karrierës politike, ai i hyri karrierës në “shoqërinë civile”. Pas zgjedhjeve të vitit 1996, Genc Ruli, për të mbetur në lojë, dhe për të fituar para, sikur mos t’ i mjaftonin ato që kishte siguruar, krijoi një OJF me emrin Instituti i Studimeve Bashkëkohore, në të cilën ai u bë president. Me këtë, Ruli, që e ndjente se po dilte në periferi të politikës, donte të ngjtej në elitën e “shoqërisë civile”, për ta përdorur atë si një pistë për t’ u rikthye në politikë.
Në pranverën e vitit 1997, Genc Ruli ishte shumë aktiv për të punuar që në PD të dilte një grup kundër Berishës. Ky grup u tubua rreth Dashamir Shehit, i cili publikoi një promemorje së bashku me mbështetësit e vet. Kjo gjë solli që Berisha dhe Ruli të përplasen ashpër në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar pas ngjarjve të shkurt-marsit 1997, që u mbajt në prill 1997. Në këtë mbledhje Berisha e akuzoi Genc Rulin se kishte qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit dhe kishte futur njerëz në burg. Genc Ruli u bashkua me Dashamir Shehin në grupin nismëtar të Partisë Lëvizja për Demokraci, që u krijua në pranverën e vitit 1997, me të larguar nga PD, që Berisha i etiketoi si “karrigethyerit”. Genc Ruli kandidoi si deputet në Gjirokastër për Lëvizjen për Demokraci, duke arritur të marrë një nënfish të fraksionit të nën 1% përqindshit që të votave që mori kjo parti në rang vendi. E vetmja gjë për t’ u shënuar nga kandidimi i Rulit ishte se komitetet e shpëtimit publik, që nuk i lejuan kandidatët e PD të shkojnë në Jug, e lejuan Genc Rulin të shkojë në Gjirokastër dhe të bëjë fushatë.
Kur PS erdhi në pushtet në 1997, i shkarkoi të gjithë ata që kishte emëruar PD si kryetarë të bordeve fitimprurëse të kompanive publike. Vetëm Genc Rulin nuk e shkarkuan nga detyra shumë fitimprurëse e kryetarit të bordit të INSIG kompanisë së vetme në vend të sigurimeve shoqërore. Merret vesh se PS e bëri këtë që ta përdorte Rulin për intriga kundër PD-së dhe Berishës. Genc Ruli, i cili nuk u bë dot deputet në zgjedhjet e vitit 1997, ai, megjithatë “nga dritarja” në parlament, me ndihmën e PS-së. Kur në nëntor 1997 parlamenti me shumicë të majtë krijoi komisionin parlamentar për hartimin e projekt-kushtetutës, të përbërë nga 14 deputetë, në këtë komision u përfshinë me një status të posaçëm, edhe dy persona të cilët nuk ishin deputetë, dhe që ishin dy të larguar nga PD, Genc Ruli dhe Petrit Kalakula. Duke qenë se PD nuk merrte pjesë në Komisionin e Projekt-Kushtetutës mungesa e saj kompensohej nga Ruli dhe Kalakula, ishte ministrat e PD-së. Kështu, Ruli u bë deputet informal dhe pagën për këtë e merrte si kryetar i Bordit të INSIG.
Në atë kohë Genc Ruli kishte një status të dyfishtë, duke qenë politikan dhe veprimtar i shoqërisë civile. E ashtuquajtura OJF e Genc Rulit, Instituti i Studimeve Bashkëkohore, në fakt ishte një OSHF (Organizatë Shumë Fitimprurëse), se ishte shumë e privilegjuar nga ambasadat dhe fondacionet perëndimore në Tiranë, për të marrë financime për projektet e saj fiktive. Instituti i Rulit bëri me paratë e USAID-it edhe të Fondacionit “Soros” atë që bëri me drurin e arrës, duke bërë tym së paku nëntë milion dollarë grante. Të kërkosh se ç’ është bërë me to, është njëlloj si të dalësh e të kërkosh dru arre në pyjet shqiptare. Synimi i kësaj OJF-je ishte që të merrte fonde nga donatorët ndërkombëtarë, të cilët nga ana e tyre duke bërë këtë veç të tjerash kishin interes që ta paraqisnin këtë OJF si provë se ata nuk mbështetnin vetëm OJF-të e majta, por mbështesnin dhe OJF-të “e djathta”. Por kryesorja ishte se ndërkombëtarët donin që të krijonin artificialisht një elitë të shoqërisë civile, që vinte gjoja nga e djathta dhe që donin ta mbanin si rezervë për ta katapultuar politikisht në drejtimin e PD-së. Genc Ruli në vitin 2000 u bë edhe anëtar i Bordit Drejtues prej shtatë vetash të Fondacionit “Soros” në Shqipëri. Kjo të krijon një ide për natyrën e forcave misterioze që kanë mbështetur karrierën e Genc Rulit. Funksionarë shqiptarë që kanë dalë jashtë vendit së bashku me Genc Rulin, tregojnë se të huajt që e kanë parë ministrin shqiptar të financave, kanë thënë në konfidencë si me shaka, se ai u ngjante si çifut.
Në vitin 2000, kur Genc Pollo tashmë i shkëputur nga PD, krijoi një parti që do t’ i bashkonte të gjitha të larguarit, Genc Ruli ishte në grupin themelues, si përfaqësues i Lëvizjes për demokraci, së bashku me Dashamir Shehin. Ruli ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të lidershipit të partisë së re. Gjatë periudhës 1997-2004, Ruli ishte shumë kritik ndaj PD-së së drejtuar nga Berisha dhe këtij të fundit. Në një dalje në emisionin “Opinion” në Tv Klan në kohën e pajtimit Nano-Berisha, në vitin 2002, Ruli u shpreh se meqënëse konflikti politik në vend u fashit pasi Berisha u pajtua me Nanon, atëhere dilte se shkaktari dhe gjeneratori i konfliktit politik në Shqipëri kishte qenë Berisha. Gjithashtu në një tjetër dalje në të njëjtin emision në dhjetor 2003, Ruli u shpreh shumë ashpër për kryetarin e PD-së, Sali Berisha, duke thënë: “Aq sa mund t’ i besohej Hitlerit denazifikimi i Gjermanisë, aq mund t’ i besohet Berishës demokratizimi i PD-së”. Por nëse Berisha kishte qenë “Hitleri”, Genc Ruli kishte qenë “Hjalmar Shahti” i tij.
Ruli, në cilësinë e një personaliteti të shoqërisë civile u ftua në vitin 2002, në Departamentin e Shtetit në SHBA, si ekspert për luftën kundër terrorizmit islamik, dhe çështjet fetare në Shqipëri, si pjesë e një grupi ku bënin pjesë dhe Piro Misha, Blendi Fevziu, Remzi Lani, Diana Çuli etj. Duke qenë se në Washington ishte e fortë fryma e krijuar si pasojë e atentateve të 11 shtatorit 2001, Ruli përfitoi për të nxitur amerikanët që ta eliminonin politikisht Berishën. Ruli tha se sa kohë që Berisha ishte në politikë dhe aq më tepër në krye të PD-së, qendrat fundamentalist nga bota islame kishin shumë shans që të kontrollonin një parti të madhe politike në Shqipëri.
Ky qendrim i Rulit ndaj Berishës ndryshoi kur Berisha e ftoi atë t’ i bashkohej PD-së, para zgjedhjeve të vitit 2005, duke e joshur me postin e deputetit dhe portofolin e ministrit pas ardhjes së PD-së në pushtet. A ishte Berisha që po blinte indulgjencën e Rulit, apo ishte Ruli ai që po i kërkonte indulgjencë Berishës? Është e sigurt se Berisha nuk e bënte ftesën për Rulin me dëshirën e vet, dhe se ai nuk donte ta kishte pranë Rulin, të cilin në rreth të ngushtë e kishte quajtur “gjarpri me zile”. Por Rulin ia imponuan Berishës ato qendra misterioze ndërkombëtare që kishin mbështetur karrierën e Rulit që herët dhe që ishin një kombinim kurioz i lobit greko-amerikan me qendrat hebreje ndërkombëtare të llojit të Soros. Në vitin 2003, Genc Ruli së bashku me kunatin e vet Gramoz Pashkon hapën si bashkëpronarë universitetin e parë privat në Shqipëri, që e quajtën Universiteti i New York në Tiranë. Në fakt ky universitet ishte dega shqiptare e degës së Athinës të një universiteti privat amerikan, në pronësi të disa greko-amerikanëve, miq të Pashkos. Rektori tashëm i këtij universiteti, Kostas Xhakumis është ekspert në ikonografinë bizantine. Mendoni se çfarë shkolle është kjo që ka një specialist ikonash bizantine për rektor, dhe kur studentët shqiptarë paguajnë në këtë shkollë 4 mijë euro në vit (apo mos duhet thënë evro), një pjesë e mirë e të cilave shkojnë në xhepat e Rulit. Kështu Genc Ruli rikthehej në PD në 2005 si njeriu i grekëve. Aspekti më ironik i rikthimit në PD të këtyre “themeluesve” si Genc Ruli është se ata, pasi e patën sharë Berishën për vite të tëra si autokrat, tashmë e gjejnë konvenuese rikthimin në PD me anë të një veprimi autokratik të Berishës, që para se për të ardhurit të vendosin strukturat e PD-së, i shpall ata si pjesë të lidershipit të PD-së dhe kandidatë për deputetë të PD-së në zgjedhjet e ardhshme. Pra, për këta njerëz “autokracia” e Berishës është e papranueshme kur është në dëm të tyre dhe e pranueshme kur është në favor të tyre!? Gjithsesi anëtarët dhe simpatizantët e PD-së e kanë të pamundur që ta kuptojnë sesi këta njerëz paskan privilegjin që të largohen nga PD-ja dhe të bashkohen me PS-në, e pastaj kur kësaj partie nuk i duhen më dhe nuk u ofron më poste, të rikthehen në PD për t’ i fituar privilegjet dhe benefitet prej kësaj partie kundër së cilës ata nuk kanë lënë gjë pa thënë dhe pa bërë.
Me rikthimin e PD në pushtet, në qeverinë “Berisha”, Genc Ruli, ashtu si në vitin 1992, mori portofolin e një superministrie, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, të cilën e krijoi vetë, duke bashkuar së paku dy ministri të rëndësishme, atë të Ekonomisë dhe atë të Energjitikës, duke shtuar dhe Tregtinë. Kjo ministri kishte akronimin (inicialet) METE. Prandaj thuhej se Genc Ruli kishte moton “O METE për vete!” që e pati shprehur në një rreth miqsh shumë të ngushtë. Kështu, në rastin e Rulit, formula e Berishës për një qeveri në dietë, ku do të pakësohej numri i ministrive, arriti qëllimin e kundërt me krijimin e një superministrie nën kontrollin e Rulit. Në këtë superministri Ruli kishte në dorë tre sfera shumë fitimprurëse të ekonomisë, privatizimet, energjitikën, ku ka mundësi fitimesh të mëdha me tenderat me prokurim të drejtpërdrejtë të KESH për blerjen e energjisë elektrike, ku luheshin qindra milion euro në vit. Por nuk duhej harruar dhe tregëtia, një sektor i rëndësishëm i superministrisë së Rulit. Për të kuptuar se çfarë levash kishte në dorë Ruli sa i përket tregtisë në superministrinë e vet, mjaft të shohësh organigramën e Ministrisë, me drejtoritë dhe sektorët që mbikqyrin biznesin. Pa harruar sektorin e lojërave të fatit, që ishte shumë fitimprurës, jo vetëm nëpërmjet licensimit, por edhe mbikqyrjes së atyre ekzistuese. Disa struktura në varësi të kësaj ministrie, si Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimeve ishin mjete shumë fitimprurëse nëse përdoren për këtë qëllim. Qenien në krye të kësaj ministrie Genc Ruli e përdori për të t’ u dhënë një impuls bizneseve të veta të vjetra, dhe për të hapur biznese të reja, për të cilat është në gjendje të kujdeset në mënyrë abuzive që të bëhen shumë fitimprurëse.


Si të mos i mjaftonin këto, Genc Ruli në 2005 na u bë dhe guvernator i Bankës Islamike për Shqipërinë, ndonëse deri në atë kohë shtirej si antiislamik i madh.
Ministria e Genc Rulit ishte ajo ku militantët e PD e kishin derën krejt të mbyllur për të kërkuar punë, edhe pse në zyrat e saj kishte shumë punonjës që kanë hyrë atje me meritën e vetme të të qenit militantë të PS, dhe që Genc Ruli vazhdoi t’ i mbante në punë për sa kohë ishte në atë Ministri. Pasi u largua drejtori i KESH, Andi Beli, Genc Ruli bëri të emërohej në vend të tij, miku i tij Gjergj Bojaxhi, të cilin kur u bë ministër e mori që nga SHBA për ta bërë zëvendësministër. Bojaxhiu na u paraqit si një gjeni ekonomik që kishte punuar në Bankën Botërore, por po të shikosh jetëshkrimin e tij, rezulton se ai diplomuar në vitin 1997 në SHBA për filozofi dhe se pastaj ka marrë një master në vitin 2003, po në SHBA, për marrëdhëniet ndërkombëtare. Ky njeri fare mirë mund të kishte punuar në Ministrinë e Jashtme, por nuk merret vesh se çfarë bënte ai në atë të Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, dhe në KESH.
Në METE Ruli ishte në zyrën që kishte pasur Enver Hoxha si kryeministër, kur erdhi në Tiranë në vitin 1944, dhe Kryeministria e kishte selinë te ndërtesa e parë e bllokut të ministrive, në anë të ndërtesës së Bankës së Shqipërisë. Kështu jetëgjatësia e Genc Rulit në politikë dhe në pushtet, bën asociacion me jetëgjatësinë e Enver Hoxhës, nga kulisat e regjimit të të cilit doli Genc Ruli.
Si Ministër, Ruli do të mbahet mend për krijimin e tregut mafioz të koncesioneve në burimet natyrore, duke nisur që nga hidrokarburet. Në kohën kur Ruli ishte ministër u privilegjua kompania Stream Petroleum që, në kundërshtim me ligjin të kishte drejtën ekskluzive të kërkimit dhe të nxjerrjes së naftës dhe gazit në katër nga gjashtë zonat naftëmbajtëse në vend. Sipas termave të marrëveshjes së arritur shteti pësonte humbje të mëdha. Gjithashtu, Ruli është autor i një skeme sipas së cilës Korporata gjigande shumëkombëshe “Shell” arriti të siguronte për kërkime dhe shfrytëzim disa nga vendburimet më të pasura me naftë në Shqipëri, duke paguar një çmim të ulët, madje jo te shteti shqiptar, por te kompania fiktive që kishte marrë koncesionin pothuajse falas nga ana e shtetit shqiptar. Vetëm nga kjo aferë Ruli duhet të ketë përfituar si mitë (rryshfet) një shumë tepër të madhe. Natyrisht se ai që përfitoi ishte dhe Kryeministri Berisha.
Kjo ishte një nga arsyet që ndonëse në qeverinë “Berisha” u bënë disa herë ndryshime gjatë tetë viteve që PD ishte në pushtet, dhe u larguan shumë ministra, por Ruli mbeti i patundur. Ruli u largua në 2009 nga superministria e tij vetëm se PD bëri koalicionin e detyrueshëm me LSI-në dhe kjo parti kërkoi që të merrte pikërisht këtë Ministri. Kryeministri Berisha i tha Rulit se nuk kishte çfarë të bënte pasi pa aleancën me LSI-në PD-ja do të humbte pushtetin. Këtë gjë nuk e donte natyrisht as Ruli, i cili pranoi një Ministri tjetër, atë të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Në këtë post Ruli qëndroi deri në shtator 2013, kur qeveria e PD-së ia la vendin asaj të PS-LSI. Edhe në këtë ministri, Ruli vazhdon me traditën e vet të abuzimeve. Ruli ishte një nga dy njerëzit në PD që ishin ministra gjatë tetë viteve që kjo parti ishte në pushtet, nga 2005 në 2013. Tjetri ishte Ridvan Bode.
Epigrami i Rulit është se duke qenë ministër në disa qeveri, që nga viti 1991, kur e ka lënë postin, shqiptarët kanë dalë më të varfër, ndërsa ai ka dalë më i pasur. Genc Ruli u rikthye në politikë në 2005 si i ardhur nga shoqëria civile, për shkak se ai kishte hapur një OJF. Në anglisht mbiemri i tij ka kuptimin “sundoj”(“rule”), dhe nisur nga kjo mund të thuhet se ai ka sunduar në politikën dhe shoqërinë civile shqiptare për 22 vite, duke mbajtur poste nga më të ndryshmet si kurrkush tjetër (merreni me mend ai ka qenë dhe nënkryetar i Komitetit Olimpik Shqiptar), por nisur nga kuptimi i mbiemrit të tij në anglisht, ai meriton të quhet një nga sundimtarët e korruptuar të Shqipërisë. Genc Ruli është sigurisht një nga dhjetë njerëzit më të pasur në Shqipëri, por pasuria e tij i përket asaj pjesës gri të GDP të Shqipërisë, madje një pjesë e mirë e saj llogaritet në GDP të vendeve të tjera ku ai ka depozituar paratë. Në vitet e tranzicionit Ruli na u paraqit si deputet, ministër, drejtues OJF-sh fitimprurëse, si kriptobiznesmen i fuqishëm, si analist politik mediatik etj. Vetëm në një gjë nuk e pamë Rulin produktiv, në atë fushë ku ka pretendim intelektual, në shkencën e ekonomisë, ku ka marrë titullin profesor doktor. Edhe pse në tranzicionin shqiptar ka shumë për të shkruar në ekonomi, Ruli megjithatë nuk ka bërë një libër për çështjet ekonomike, edhe pse e mban veten për ekspert të madh. E vetmja mënyrë që ai të siguronte indulgjencë reale do të sihte që të shkruante kujtime relativisht të sinqerta, gjë që ai nuk pritet ta bëjë.
Nëse ka ndonjë ish-ministër të PD-së të cilit Qeveria “Rama” duhet t’ ia përgatiste dosjen e abuzimeve për ta kallzuar penalisht në Prokurori, ky është Genc Ruli. Por Edi Rama nuk e ka bërë këtë gjë ndaj Rulit dhe nuk pritet ta bëjë, se Ruli ka qenë anëtar i Bordit të Fondacionit “Soros”, llozhës masonike nga ku ka dalë vetë Edi Rama.
Në një nga mbledhjet e fundit të Qeverisë “Berisha”, pas zgjedhjeve të qershorit 2013, Kryeministri Berisha iu kërkoi të gjithë ministrave që secili prej tyre të përgatiste dosjen me arritjet e veta. Dhe Berisha e pyeti të parin Rulin se cilën shihte si arritjen e tij kryesore në qeveri, meqënëse kishte qenë për tetë vite ministër. Ky ishte një komunikim i koduar mes Berishës dhe Rulit, nga i cili pjesa më e madhe e të pranishmëve në mbledhjen e Qeverisë nuk arrinin të kuptonin asgjë. Ruli u përgjigj me ironi dhe arrogancë: “Arritja kryesore e kësaj qeveria ka qenë që unë kam qenë ministër në këtë Qeveri”.
Berisha nuk i dha përgjigje. Nëse do t’ i bëjnë Rulit të njëjtën pyetje për arritjet e tij si deputet dhe anëtar i forumeve të larta të PD-së që nga viti 1990, ai me siguri që do të përgjigjej se arritja kryesore e PD-së është që ai ka qenë deputet dhe anëtar i forumeve të larta të kësaj partie. Ruli, i cili është 56 vjeç nuk mendon se karriera e tij politike ka marrë fund. Ai dëshiron të bëhet anëtar i Kryesisë së PD në zgjedhjet e ardhshme dhe të bëhet përsëri deputet në 2017. Ruli, duke qenë se është një intrigant i sprovuar politik, kërkon që të ketë një rol në shpërbërjen e PD-së pas dështimit të pritshëm në zgjedhjet vendore dhe parlamentare të Kryetarit të sotëm të PD, Lulzim Basha. Kështu Ruli do të çojë deri në fund atë punë për të cilën e futën në PD në 1990, pra reduktimin e kësaj partie në një nga partitë e vogla të vendit, sipas formulës së Ramiz Alisë, të pluralizmit politik me vetëm një parti të madhe, PPSH (PS)./Kastriot Myftaraj

Kategori
Uncategorized

Në Tiranë, Fermerët e Devollit e Korçës protestë me mollë para Kuvendit.

Kryetari i bashkise se Devollit ne krah te fermereve te ketij qarku.

 fermerët nga Korça dhe Devolli ndodhen para kuvendit dhe po protestojnë.

Për disa minuta ata bllokuan hyrjen e Kuvendit me një makinë ku kishte disa arka me mollë, por me ndërhyrjen e policisë makina u largua.

Në krah të tyre janë dhe deputetë të PD-së.

“Ne po na kalben mollët. Duam të na dëgjohet zëri. Qeveria të dalë para nesh. Duam subvencione” thonë protestuesit.

Çmimet janë nën kosto. Importi I patateve dhe mollëve vazhdon dhe qeveria s’po merr masa  Nuk ka asnjë mundësi ku ti shesin. Është një protest kundër politikave të papërgjegjshme që ka braktisur fermerët dhe po krijon problem të mëdha. Molla e Devollit është një ndër më të mirat, ndërkohë që tregu është plot me mollë nga Maqedonia”

protesta

foto e Jakup Gjoca
foto e Jakup Gjoca
foto e Jakup Gjoca
foto e Jakup Gjoca
foto e Jakup Gjoca
+3
Kategori
Uncategorized

Kënga SARISALLTËKUT.

Kategori
Uncategorized

TE KEQEN O EDI RAMA….

Kategori
Uncategorized

Kush eshte Abaz Aliu.


Kush është Abaz Aliu?!

Abaz Aliu është i biri i Imam Aliut dhe e ëma e tij quhej Umul Benin. Ai u lind në datën katër të muajit Shaban të vitit 26 hixhri në qytetin e Medinës. E ëma e tij, Fatime Umul Benin, ishte e bija Hizambin Khalidit, i cili ishte një ndër më trimat ndër arabët. Imam Aliu, dhjetë vjet pas vdekjes së Hazreti Fatimesë u martua me Umul Benin dhe si lidhës i kësaj martese ishte i vëllai i tij Akili.

Thuhet që teksa Umul Benini po hynte në shtëpinë e Aliut Hasani e Hyseni ishin të sëmurë, ajo u përkujdes për ta derisa ata u shëruan. Umul Benin nuk lejonte që ta thërrisnin Fatime, sepse kishte frikën se mos Aliut dhe të bijve të tij i rikujtoheshin vuajtjet dhe pikëllimet e saj dhe kështu do të mërziteshin. Nga kjo martesë lindën kater djemë që ishin Abazi, Auni, Xhaferi dhe Osmani por më i madhi prej tyre ishte Abazi. Fatimeja, për shkak se pati katër djen u quajt Umul Benin – nëna e djemve.

Kjo ishte kaq shumë besnike ndaj Imam Aliut saqë pas martirizimit të tij nuk u martua më, ndonëse rrojti edhe më shumë se njëzet vjet të tjera. Kur lindi Abazi, Imam Aliu i këndoi ezanin dhe ikametin në vesh, i këndoi në vesh edhe emrin e Allahut dhe të dërguarit të tij dhe i vuri atij emrin Abaz! Imam Aliu herë pas here e shtrëngonte fort në gji Abazin, i puthte krahët dhe pastaj vajtonte. Një ditë Umul Benini e pyeti shkakun se pse ai po vajtonte e ky u përgjigj, se këto krahë do të priten gjatë rrugës për të ndihmuar Hysenin! Abaz Aliu u rrit në prehrin e ngrohtë të të nënës së tij besimtare dhe besnike dhe së bashku me Hasanin e Hysenin, prej të cilëve mësoi mësimet e madhështisë së njeriut, martirizimit dhe sinqeritetit.

Një ditë prej ditësh, Aliu e uli Abazin e vogël pranë tij dhe i tha atij: “Thuaj, një!”, Abazi tha: “Një!”, Imami i tha: “Thuaj, dy!”, por Abazi nuk pranoi të thoshte. Kur imami e pyeti se pse nuk thotë dy, Abaz Aliu u përgjigj: “Më vjen turp që me gjuhën që kam shprehur njëshmërinë e Zotit, të them dy!” Abazi nuk ishte vetëm i madh në trup, po ai kishte edhe një mencuri të madhe. Ai me siguri e dinte se ishte lindur për një ditë të madhe, për ashuren! Abaz Aliu mori pjesë në luftërat e të atit, në moshën dymbëdhjetë apo katërmbëdhjetë vjecare, ndonëse atij i lejohej pjesëmarrja në luftëra. Që në atë moshë ai ishte ndër më trimat në mesin e heronjve arabë. Në njërën prej ditëve të luftës të Sifinit, në sheshin e luftës doli një djalosh me fytyrë të mbuluar. Ushtria e Muavijes po dridhej nga frika. Ushtarët armiqë pyesnin njëri-tjetrin se kush mund të ishte vallë ky djalosh, i cili me guxim të madh doli në sheshin e luftës. Nga ushtria e Muavijes askush nuk guxoi të dilte në shesh. AI urdhëroi oborrtarin e tij që quhej Ibn Shuatha që të shkojë të luftojë me këtë djalosh. Ibn Shuatha u përgjigj: “Mua më quajnë trim sa për dhjetë mijë luftëtarë si po më dërgon të luftoj kundër një fëmije?” Më mirë po nis një nga djemtë që të shkojë e ta vrasë atë! Muavija pranoi dhe Ibn Shuatha dërgoi në dyluftim djalin e tij më të madh. Mirëpo ai u vra sa hap e mbyll sytë. Më tej Shuatha dërgoi djalin e tij të dytë, po edhe ai u vra dhe kështu me radhë iu vranë të shtatë djemtë. Atëherë i inatosur Ibn Shuatha doli në shesh të luftës dhe me inat iu drejtua luftëtarit, duke i thënë se ti që më vrave djemtë, do të të vajtojnë yt atë dhe jot ëmë. Por edhe vetë ati pas një dyluftimi të shkurtër shkoi pas të bijve! Që të gjithë e shikonin të habitur këtë djalosh trim. Imam Aliu e thirri atë, i hoqi mbulesën nga fytyra dhe e puthi në ballë! Që të gjithë të habitur panë se ai ishte Abazi.

Pasi ndërroi jetë i ati, Abaz Aliu, përjetoi edhe vitet e hidhura të imamatit të të vellait të tij, Hasanit. Vite në të cilat hiletë dhe dredhitë, dhuna dhe intrigat e MUavijes kishin arritur kulmin dhe shumë nga shokët trima të Imam Aliut dhe Imam Hasanit kishin rënë dëshmorë. Ishte periudha kur nëpër xhamitë që kontrolloheshin nga Muavija, shahej Imam Aliu, kur Imam Hasani u helmua dhe më pas ra dëshmor. Abaz Aliu ishte në moshën njëzet e katër vjecare. Vdekja e Imam Hasanit edhe njëherë e mbyti në vaj fisin e Beni Hashimit, midis të cilëve edhe Abaz Aliu. Ky, u martua disa vjet pas vdekjes të së atit, me një vajzë të quajtur Lubabe, vajzën e Abdullah Ibn Abasit. Abdullahu ishte transmetues hadithesh dhe një prej nxënësve më të daluuar të Imam Aliut. Kështu, nusja Lubabe ishte rritur në një ambient mistik dhe fetar. Nga kjo martesë Abaz Aliu pati dy fëmijë, Ubejdullahun dhe Fazlin. Pas lindjes së Fazlit, Abaz Aliu u quajt Ebu-Fazl! Por disa të tjerë mendojnë që arsyeja që Abaz Aliu u quajt kështu, ishte për hir të mirësisë së tij të pafundme.

Gjatë gjithë jetës së tij Abaz Aliu, i kishte qëndruar pranë të vëllait, Imam Hysenit. Rininë e tij ai e kaloi duke i shëbyer atij. Në mesin e të rinjve të fisit Beni Hashim, ai spikaste më shumë se kushdo tjetër dhe gëzonte respekt në mënyrë të vecantë. Që të gjithë të rinjtë që ishin rreth tridhjetë vetë, e rrethonin Abaz Aliun si flutura që rrotullohet rreth qiriut dhe e shtrëngonin atë me dashuri. Që të gjithë ata ishin të gatshëm që të binin dëshmorë në krah të tyre. Në fushën përvëluese të Qerbelasë, kur Abaz Aliu vuri re buzët e thara dhe sytë e përlotur të fëmijëve të Imam Hysenit rrëmbeu kacekun dhe u nis për të dhënë provimin më të madh të jetës së tij. Ai u nis për të mbushur ujë dhe me trimëri cau radhët e armikut, mbërriti në breg të lumit Eufrat, e mbushi kacekun e lëkurës plot me ujë, dhe buzëthatë e hodhi vështrimin në ujin e kthjellët të Eufratit, por nuk guxoi të pijë as një gëllënkë ujë! Sepse Hysejni dhe të bijtë ishin të etur dhe nuk ishte e meritueshme që ai të shuante etjen para tyre! Armiku e dinte më së miri që përderisa Abaz Aliu të kishte krahët, nuk kishin mundësi të përballeshin me të. Kështu ata morën shenjë dhe qëlluan krahët e tij. Trimi për të ruajtur ujin, i humbi të dy krahët. Nga goditjet e armikut ai u rrëzua nga kali. Imam Hyseni i shkoi pranë Abaz Aliut, i qëndroi mbi kokë dhe e shtrëngoi fort në gji të vëllanë e tij të dashur, i cili më pas nxitoi për të Zoti i tij, duke lënë vetë Imam Hysenin me një mal brengash dhe pikëllimesh në Qerbela. Abaz Aliu ra dëshmor në moshën tridhjetë e pesë vjecare. Imam Sexhadi, thotë kështu për xhaxhain e tij, Abaz Aliun: “Zoti e mëshiroftë xhaxhain tim Abazin, i cili u vetëflijua në rrugën e të vëllait duke dhënë edhe shpirtin. Ai tregoi vetëmohim të madh saqë iu prenë të duja duart. Zoti si shpërblim atij, ashtu sikurse bëri edhe me Xhafer in ebu Talibin, si kompenzim ndaj të dy duarve të prara, iu dhuroi dy krahë për të fluturuar në xhehnet së bashku me engjujt. Abaz Aliut, Zoti i dha një pozitë dhe rang të lartë, saqë në ditën e kiametit që të gjithë martirët do ta kenë zili atë.”

***
Shkëputur nga revista “Urtësia” e Komunitetit Bektashian Shqiptar. Numër special për nder të Matemit 2014.

 · 
Kategori
Uncategorized

DEDE AHMETI-SHENJTI KEMBEZBATHUR-PJESA E DYTE..

Kategori
Uncategorized

Drejtori.

Diku në një qytet të vogël të Shqipërise jeton një drejtor. Përpara dy vitesh ai nuk ishte drejtor prandaj s’kishte as makinë as shoqëri as rroba të reja as parfume të shtrenjta, ups ndjesë në fakt as tani nuk ka parfume, po ç’rëndesi ka kjo.

Përpara dy vjetësh drejtori ishte i palumtur, kurse këto kohë po jeton ditet më të bukura të jetës së tij. Në qytetin e vogël ku ai jeton të gjithë i njohin të gjithë, kështu që është e pamundur t’u shpëtosh gojëve të liga. Për drejtorin flasin tyrli tyrli fjalësh. P.sh thonë që ai merr ryshfet për punësimet, dhe e paskan vënë re ndryshimin te makina që drejtori kishte blerë menjëherë pas emërimeve të para.

Në shëtitoren e mbrëmjës ku dalin xhiro qytetarët, drejtori është me i palodhuri, zbret dhe ngjet shëtitoren pa pushim. Në këtë qytet gjendet vetëm një shëtitore prandaj njerëzve u bie të shkëmbehen me njëri tjetrin të paktën 20 herë në ditë.

Të ardhurit nga qytetet e tjera apo emigrantët e kthyer për pushime bien menjëherë në sy, por nuk mund të rrijë pa rënë në sy edhe drejtori për të cilin po flas. Për t’u treguar njerëzve që atë darkë ka ngrënë mish e mban kunjin e dhëmbëve në cep të gojës gjatë gjithë xhiros së mbrëmjes. Kur dikush e thërret ai i ndërron vendin kunjit mes dhëmbëve dhe pastaj kthen përgjigje.

Fytyrën e ka të rreshkur nga dielli por kjo nuk e pengon atë të sillet si drejtor. Madje ai shumicën e rasteve mban kravatë: të gjërë të lidhur shkurt që i qëndron mbi bark.

Makiaton e mëngjesit e porosit gjithmonë në të njëjtën mënyrë, pështynë gishtin tregues dhe i thotë kamarierit, – pa u tharë pështyma në gisht e dua makiaton mbi tavolinë. Ndërsa kamarieri i mësuar tashmë me batuten e drejtorit nxiton t’i sjellë një makiato dhe një raki të mirë: rakinë e ka nga tavolina perballë.

Drejtori është në dijeni të gjërave që fliten në lidhje me të, por nuk shqetësohet për këtë. Ai është i bindur që e bëjnë nga xhelozia për suksesin e tij. Madje ndodh që nga goja e drejtorit të dalë ndonjë e sharë për ndonjërin që ka thashethemuar mbi aftësitë e tij. Po prapë se prapë nuk shqetësohet shumë për këto thashethemet lokale. Stresi i vërtetë për të është kur i vjen dikush i rëndësishëm nga Tirana. Angazhohet me mish e me shpirt t’i lënë të kënaqur vizitorët nga kryeqyteti.

Zhvillimet për prishje koalicionesh dhe thashethemet për rënie qeverie a zgjedhje të parakohshme që vijnë nga Tirana ai i ndjek me shumë shqetësim.Sa gjeti miza pak gjak e ngriti kali bishtin, – është dëgjuar të ketë thënë drejtori.

Me këto radhë nuk dua kurrësesi t’ju bëj të mendoni gjëra negative për drejtorin, në fund të fundit populli thotë,mos i shiko gunën por punën. Nëse dëshironi ta bëni një gjë të tillë bëjeni për drejtorin që keni në qytetin tuaj.

Bilbil Beqiri.
Photo
Kategori
Uncategorized

Hajdutet brenda PD_se nuk i mbron me dot as zoti, dhe jo me Basha apo Berisha.

Hajdutet brenda PD_se nuk i mbron me dot as zoti, dhe jo me Basha apo Berisha.
 
Ish-ministrat duhej të ishin larguar që kur Sali Berisha dha dorëheqjen nga kreu i PD.
 
Koha e demokrateve, e qendrestareve, e idealisteve sapo ka filluar.
 
Krerët e degëve të PD: Ish-ministrat na çuan përtokë
 
 
Vazhdon tensioni mes krerëve të PD në rrethe dhe ish-ministrave të kësaj partie.
 
Ish ministrat hajdute kanë reaguar në një mbledhje grupi të PD, duke i kërkuar kryetarit Lulzim Basha që të mos lejojë fyerjet dhe sulmet e tyre.
 
Dalldisje provinciale
Por krerët e PD në rrethe nuk kanë ndërmend të ndalen.
 
I pyetur nga Panorama, kreu i PD në Vlorë, Moisi Meminaj thotë: “Ju lutem na lini të qetë të punojmë për fitoren e vitit 2017. Ta riformatojmë, ta sjellim sërish PD-në fituese ashtu siç i takon.
Na e latë Vlorën me 3 deputetë në vitin 2013, e çuam në 4 deputetë në vitin 2014, na lini ta çojmë në 5 deputetë në vitin 2015”.
 
Ai thotë se ish-ministrat duhej të ishin larguar që kur Sali Berisha dha dorëheqjen nga kreu i PD.
 
“Një pjesë e mirë e tyre e kanë nëpërkëmbur këtë parti.
Ishin pikërisht ata që e çuan përtokë Partinë Demokratike në vitin 2013. Ne vijmë nga një ‘shok’ i madh që morëm në vitin 2013. Kur iku Sali Berisha dhe dha dorëheqjen, këta të tjerët duhet të ishin bërë shkrumb e hi. Duhej të ishin fshirë. Këtu nuk ndihet Berisha, të mos flasin as këta të tjerët. Ne kemi një kryetar të zgjedhur dhe legjitim. Të tjerët të heshtin”.
 
Kurse Roland Bejko, kryetar i PD në Gjirokastër, shkruan në FB: “Kryetarët e PD-së të degëve meritojnë respekt e mirënjohje sepse me sakrifica të papara, pa asnjë shpërthim e mbështetje financiare, po mundohen të rindërtojnë ata ngrehinë që disa nga ‘spikerët’ e sotëm e shpërbënë me qetësi, dashuri dhe arrogancë për 8 vjet me radhë”.
&&&&&

VETEM PAK DHIMBJE DHE DO E KALONI.

Do ju kaloje:

Pak dhimbje, vetem pak dhe do shporreni njehere e pergjithmone nga syte tane.
Ju ish bashkpuntore te sigurimit te shtetit, ju kerpudha helmuese, ju burra gra qe vishni tanga, ju te pa fytyre, ju maskarenj qe u futet brenda PD-se, e molet si lopen dhe e shkaterruat.
Fundi i juaj nje dite do te vinte, ndonese se i vonuar por ajo dite do te vinte.

Dhe ja:

Demokratet filluan te flasin, ata do te flasin, ata nuk do te heshtin me, nuk mund tju mbajne akoma mbi kurrizin e tyre tanime te lodhur nga zullumet tuaja,askush nuk mund te ndaloje me zerin e tyre te lire.

Boll me me diktature, klane, frike dhe presione brenda PD_se.

Qerohuni dhe na lini te qete.
Largohuni nga ne, zhdukuni ne jeten tuaj private, largoni duart tuaja te ndyra nga Partia demokratike, boll e percate, boll e shkaterruat.
Demokratet filluan te flasin, kazani po zjen, kazani po rrjedh, askush nuk do e kete fuqine tju mbroje apo tju fshehi me, ju dhe te kaluaren tuaj te zeze.

Qerohuni andej nga erdhet, misionin tuaj brenda partise demokratike e mbaruat.

Qerohuni.
Padronet e vjeter po ju presin.

foto e Urim Gjata

Funksionarët e PD, të cilët sot analizojnë humbjen, lanë gratë dhe morën dashnoret sapo Berisha i bëri me lekë.

Murrizi i referohej Bodes, Ristanit dhe deputetëve të tjerë të PD.
“Politika është vendore, ka thënë Xhefersoni, politika nuk bëhet në kafe.
Ata që gjoja marrin vendime sot nuk i lidh gjë me PD.

Pjesa dërmuese nuk dinë si kërkohet vota.
Unë kam qenë deputet në ’97, 16 deputetë kemi qenë në opozitën e atëhershme.
Këta që sot bëjnë bërr-bërr, kanë qenë të gjithë refugjatë.
Këta që ndajnë gratë dhe marrin dashnore, nuk më bie mendja mua.
Këta i mori në qafë Berisha, sa i bëri me lekë në pushtet, dhe i lanë të gjithë gratë dhe zunë dashnore.
Nuk keni dëgjuar ju se disa sa u bën ministra lanë gratë?
Lanë gratë e morën kurvat.
Fakti është se ata që marrin sot vendime, nuk i lidh asnjë me pjesën dërmuese me deputetët që zgjidhen me listë, nuk dinë si kërkohet vota”, deklaroi dje Murrizi për gazetën.
Debatin në mbledhjen e Kryesisë e kanë komentuar edhe krerët të tjerë demokratë. Humbja Në një prononcim për gazetën “SOT”, Murrizi tha se krerët e degëve nuk janë shpëtimtarët e partisë. Ai tha se Partia Demokratike në 2013 ka qenë në gjendjen më të keqe të saj, dhe kjo sipas Murrizit për shkak të ish-ministrave dhe deputetëve.
Ai shigjetoi ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami.
.&&&&&
Kreu i demokratëve të Lushnjës ishte i ashpër, sidomos ndaj Ridvan Bodes dhe Arben Imamit.
“Dëgjova mbrëmë, që ka folur Bodja, Ben Imami, që nuk kanë qenë dakord me raportin për analizën. Po ne partinë në fije të hallit e kemi gjetur nga Ben Imami dhe Bodja, se këto kanë qenë 8 vjet ministra.
Unë nuk kam qenë as një copë herë në punë shteti, kam qenë në biznesin tim. Kështu që ata që kërkojnë të fitojnë kapital politik nga humbja keta jane pjesa më e pisët që mund të këtë PD brenda”, deklaroi kreu i demokratëve të Lushnjës.
Kryedemokrati i Lushnjës kritikoi edhe drejtuesit e partisë më të madhe në opozitë.
Kritikat Kreu i demokratëve të Lushnjës, deklaroi se drejtuesit e PD vetëm pispillosen dhe rrinë tek kafja e selisë. “Kryetarët e degëve nuk janë shpëtimtarët e partive, ne nuk e kemi gjetur PD në ditën më të mirë, e kemi gjetur në ditën më të keqe. Nga 2013 në 2015, në Lushnjë nga 19. 600 vota që ka pasur PD në 2013, në të gjithë rrethin, unë kam marrë 33.800 vota më shumë se çka marrë partia në 2013. Nga këta bilbilushët që rrinë tek kafja e PD dhe kërkojnë të bëjnë politik të madhe, nuk e kam mendjen unë. Nga bilbilushët që pispillosen gjithë ditën, heqin vetullat, dhe rrinë tek kafja e PD, nuk pres gjë unë dhe nuk dua t’ia di. Unë jam tërësish

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

TAKIM MBAS PUSHKATIMIT.

TAKIM MBAS PUSHKATIMIT.

Mos me vra te lutem, jam nje vella mbas gjashte motrave, ata qe vrate pak përpara ishin axha dhe daja im.

Mos me vra te lutem.

Përjashta një shi i ftohtë sikur e kishte ftohur më shumë
atmosferën në atë makinë ushtarake që me zor merrte
të përpjetat e asaj rruge të lodhur që mbaronte te qafa
e të vdekurve afër një humnere. Nik Vladi shikonte i
trishtuar tre viktimat e radhës që pa dalë as në gjykim
po shkonin për ti pushkatuar. Një trishtim i shkonte
dhe vinte nëpër ndjenja kur shikonte fytyrën e njërit
prej tyre që akoma s’i kishte mbushe të
shtatëmbëdhjetat. Heshtja e varrit qëndronte pezull në
atë natë dimri ku drita e mëngjesit me zor po mundohej
të dilte.
– Oh zot! Ishalla prishet kjo makinë mortjeje që
pothuajse çdo muaj ngjitej në këtë të përpjetë, nuk dua
të vras fëmijë, djalli e marrtë këtë komunizëm.
Si arritën afër vendit të pushkatimit i zbritën të lidhur në
pranga dhe i nisën në të përpjetë të kodrës. Poshtë
humnerës së thepisur dëgjohej vajtimi i zakonshim i lumit,i vetmi deshmitar i përjetshëm i të pushkatuarve. Iu
dhanë lopatat që të hapnin varrin e përbashkët.
Agimi një shok shkolle i Nikës i hodhi një vështrim tërë
inat dhe iu afrua afër veshit duke i pëshpëritur me të
madhe.
– Po të dhimbsen armiqtë e popullit, të gjithë në plumb
do ti çojë kjo Parti, kulakët e dreqit.
Nika nuk bëri zë. I hodhi një vështrim tërë inat dhe u
nis drejt të dënuarve.
– Ku po shkon o Nikë?
– T’iu heq prangat se me duar të lidhura do të vonojnë
shumë të hapin varrin dhe është gjynah ti pushkatojmë
ashtu.
– Jo, jo ktheu të thashë. Ashtu të vuajnë minutat e fundit
të jetës maskarenjtë e komunizmit…
– Eshtë gjynah o të vrafte zoti!
Ha ha ha! – qeshi me të madhe Agimi, – ku është zoti o
Nik, apo ka ardhë andej nga fshati juaj? !…
Nik Vladi nuk u ndal. Shkoi tek ata dhe nisi t’iu hiqte
prangat kur dëgjoi një krismë dhe një fishek i fluturoi
afër tij. Ktheu kokën kur pa se shokët e tij ishin ulur në
pozicion luftimi dhe i thirrën me forcë.
– Mos ia hiq prangat se do të vrasim dhe ty bashkë me
ta se na ikin dhe ec të gjejmë vrimë ku të futemi.
Nika u step disi dhe nisi t’iu flasë me zë të lehte të treve
të cilët e vështruan tërë dhembshuri në minutat e fundit
të jetës me shpresë të kotë se ndoshta shpëtonin.
– Më vjen keq, por… nuk mundem. Ju do te vdisni pa
dalë dielli, ndaj kur unë t’i afrohem atyre, kush të
mundet të hidhet në humnerë, të vdekur se të vdekur
jeni provojeni fatin e fundit.
– Në rregull! – bërtiti Nika me të madhe dhe u nis drej
togës së pushkatimit, – mos qëlloni se nuk po i zgjidh.
Sa hap e mbyll sytë u dëgjua një zë korbi që u bashkua
me krismat e panumërta që u lëshuan drejt tyre. Një
mjergull e hollë si me porosi erdhi dhe në atë majë mali
çdo gjë e mbuloi trishtimi. Më pas ra një heshtje varri,
Agimi e rimbushi pushkën dhe u nis drejt të
pushkatuarve. Kur u afrua afër gropës të mbushur tërë
gjak, mes rënkimeve të të vrarëve që jepnin shpirt nisi
të qëllojë përsëri kur në një moment u shtang. Në gropë
ishin vetëm dy veta. Hodhi një vështrim habie dhe iu
bërtiti me forcë shokëve.
– Ejani shpejt, ejani shpejt.
Toga e pushkatimit iu afrua varrit ku trupat e dy të
vrarëve me një shenjë lutjeje për jetë kishin vdekur me
sy të hapur. Nika i shikoje tërë dhembshuri dhe shau
vehten se pse dreqin kishte zgjedhur atë zanat.
– Më mirë bari në fshat se sa të pushkatosh njerëz, – i
foli vehtes, – por është tepër vonë sepse nuk ka më
kthim prapa. Çdo pendesë, dhimbje për kulaket apo
kthim prapa shpërblehet me një plumb pas koke.
Ashtu duke menduar dëgjoi një zë si thikë pas koke.
– Luaj vendit or dreq, ta kërkojme kulakun se na ka
ikur.
Iu afruan humnerës por ajo ishte shumë e thepisur sa të
tërëve iu morën mendët.
– Nga na iku! – bërtiste tëri inat dhe ironi Agimi, – apo
e mori zoti yt Nik Vladi!
– Mbylle gojen, maskara me kë tallesh ti!
– Me zotin tënd, por mos u mërzit një ditë do të të kem
edhe ty në vend të tyre.
Nika i inatosur mbushi pushkën dhe i bërtiti me të
madhe.
– Mos luaj o Agim Karadaku! Në djall do shkosh dhe
ti!
– Mosss Nikë, më fal, mos më qëllo, të hëngsha m…,
po bëja shaka, jemi shokë shkolle e pune.
Shokët e tjerë iu afruan dhe e qetësuan situatën. Si ra
një paqe e lehtë mbuluan të vraret dhe u nisën në kërkim
të të tretit që as vetë nuk e dinin se nga kishte ikur.
Nika kaloi nga Shtegu i Dhive. Pas një shkurreje shikoi
një njeri që dridhej. Iu afrua, kur pa vocërrakun që në
momentin e pushkatimit ishte hedhur në humnerë.
– Mos më vrit të lutem, jam djalë i vetëm pas nëntë
motrave…
– Jo, jo nuk do të vras!
Nika iu afrua dhe i hoqi prangat.
– Rri këtu sa të bjerë nata pastaj kalo lumin dhe pas atij mali do të arrish në Selitë ku në të majtë të Lakut të
Krojit është një fshat dhe ka një kullë të madhe. Eshtë
e Bushpepajve aty shko dhe thuaj se më ka dërgu Niku
i dajës Zef. Merr njërin nga djemtë e tyre dhe nisu për
Lurë. Atje do të të ndihmojnë dhe ik nga Shqipëria. Në
rregull!
– Po po! – foli me gjysëm zëri Mark Gega që dridhej
nga të ftohtit dhe nga frika . U nis pa marrun frymë
drejt një kaçubeje të madhe që as ujku nuk kishte
mundësi të hynte…
Hapja e derës së kafes bëri që Nik Vladi të kthente
kokën pas. Nga larg dalloi një burrë disi të shëndoshë
që po afrohej drejt tij tavolines ku po rrinte me Gjonin.
Si jeni !- i përshëndeti ai shqip.
– Mirë, – ja ktheu Gjoni.
– Gjon cfarë kemi ndonjë të re?
– Asgjë për tu shënuar. Po pret ndokënd apo do ulesh
me ne.
– Jo askënd, po ulem.
– Çfarë do të pish.
– Një kafe.
– Çfarë kafje?
– Ekspres!
– Sigurisht, kjo është një kafe e fortë, kafe për ne
shqiptarët që mijëra vjet kemi luftuar me vdekjen e prapë gjallë jemi.
Hynë ngadalë mbrenda kafes e u ulën.
Si vështruan njeri-tjetrin në sy një habi u qëndronte të
dyve pezull.
– Ke kohë në Florida? – theu heshtjen Marku.
– Nja dy vjet.
– Si ka mundësi që nuk të kam parë? Këtu e pin kafen?
– Rrallë shumë rrallë sepse këtu vijnë ca shqiptarë nga
ato që duan të zgjidhin hallin e politikës shqiptare pas
rrëzimit të diktaturës komuniste ku një pjesë e
baballarëve të tyre i kanë lyer duart me gjak.
– Pse ti nuk i do shqiptaret?
– Eh more bir, si nuk i dua a jam edhe unë shqiptar? A
nuk duhet ta dua vetëvehten por koha që shkoi na ka
lënë shumë probleme .
– E di ishte kohë e tmerrshme, komunizmi që e përgjaku
Shqipërinë e ndërroi shumë edhe shqiptarin.
– Po ti si quhesh? – s’iu durua Nikës dhe e pyeti me një
frymë.
– Mark.
– Ta gëzosh.
– Faleminderit.
– Mark kush?
– Mark Gega. Po ty sikur të kam parë diku.
– Ndoshta.
– Ç’farë ke punuar në Shqipëri?
– Vrasës!
– Ç’farë?
– Pushkatar. Vrisja njerëz me gjyq e pa gjyq.
Mooosss! – bërtiti Marku me të madhe ti je ai që më
ke shpëtuar jetën kur më pushkatuan dajën dhe axhën
tek Shtegu i Dhive, oh zot kot s’kanë thanë se mali me
malin nuk takohen ndërsa njeriu me njeriun po…
Kur nata e zezë pus mbuloi tërë bjeshkën Marku duke
u dridhur nga të ftohtit doli nga kaçubja dhe u nis drejt
lumit. Si piu ujë mirë e mirë hyri në të dhe kaloi në anën
tjetër. U ngjit ngadalë në majë të malit dhe sa kaloi
Lakun e Kroit shikoi një dritë të lodhur që vinte nga
kulla që i kishte thënë polici. Duke ecur tërë frikë u nis
drejt kullës.
– Si t’ia them! – nisi të belbëzojë me vehte, – më dërgoi
Zefi i dajës dhe…
Pa e ditur kishte arritur para derës shekullore të kullës
ku një kryq i gdhendur sikur ia treti frikën. Iu afrua afër
dhe trokiti në derë.
– A doni miq o burra.
– Mirësevjen dhe mirë se të pruni zoti!
Një plak i Bushpepajve me krenarinë e bjeshkëve hapi
ngadalë derën me një kandil të vogël të ndezur në dorë.
– Eja ore bir mbrenda se qenke bërë si lugat.
– A keni besë se…
– Bushpepajt s’kanë pre askënd në besë tash sa shekuj
e jo të presin një fëmi.
– Faleminderit në besën tuaj dhe të zotit.
U ul në krye të oxhakut në një post deleje. Ngrohtësia
e shtëpisë e bëri ta merrte vehten. Si i bënë një kafe, i
sollën për të larë duart dhe e ulën në sofër për të ngrënë.
– Ç’e mirë të solli në këtë natë në mes të bjeshkëve e të
ujqve.
– Më ka dërguar një njeriu juaj, më tha t’iu them se
ishte djali i dajës Zef dhe të më dërgoni sa më shpejt në
Lurë.
Si mesoi hallin e tij, plaku i Bushpepajve mori pushkën
dhe bashkë me djalin e tij dhe Markun u nisën nëpër
natë për në Lurë…
– Po në Lurë ku shkove? – e ndërpreu Markun Nika.
– Nuk e di emrin, mbiemrin më duket e kishte Vladi,
por…
Si kaluan Kurbneshin dhe u nisën luginës së Krejës për
në Lurë një kokrrizë bore ia nisi të binte. I ftohti
mundohej të na lodhte por malësorët gjithmonë e kishin
trembur të ftohtin dhe armikun. Pak pa dalë drita arritëm
në një fshat të Lurës.
– O i zoti i shtëpisë, – bërtiti plaku i Bushpepajve, – a
doni miq.
– Eja dhe mirë se ju pruni zoti në këtë natë me borë që
edhe vetë nata lodhet dhe kërkon ndonjë shpellë të
rrije disi ma ngrohtë.
Si hynë mbrenda i zoti i shtëpisë iu lëshoi kutinë e
duhanit. Pa vonaur shumë erdhi një grua e vogël por
me një fytyrë të rreshkur dhe na solli katër kafe.
– Ç’farë e mire të solli kaq herët or mik? Na e kena
ndarë ditën për dasmën e vajzes, a mos jeni penduar?
– Jo ore i pari i Vladit, tjetër hall më ka sjellë sonte ndaj
kam marrë edhe dhandrin tand me vehte. Unë e di
Kanunin por kur hyn besa e burrit dhe e zotit kanuni
gjithmonë thotë je në rregull.
– Po more, vazhdo, si e keni hallin.
Plaku i Bushpepajve nisi të flasë ngadalë dhe i tregoi fill
e për pe historinë e këtij fatkeqi.
Si hëngrën mëngjesin lanë Markun aty dhe u nisën nga
kishin ardhur…
– Mark! – ia ndërpreu kujtimet Nika, – gëzohem që je
gjallë, ajo ish një ëndërr e keqe që na lodhi shumë.
– Ajo ishte jeta ime që falë teje dhe besës së shqiptarit
që sot nuk jam në gropë si daja dhe axha por kam
familje dhe fisi i Gegajve ka pesë djem.
– I paç me jetë.
– Faleminderit, por zoti i madh të solli ty këtu sepse
kam kërkuar shumë në Shqipëri dhe e di se ka vdekë
plaku zemërmirë dhe i besës i Bushpepajve por nuk di asgjë për plakun e Vladit e as për një djalë nga Kacorri
i cili për të më shpëtuar mua, u arratisëm bashkë.
– Edhe plaku i Vladit ka shumë vite që ka vdekur…
– Ashtu? – tha me keqardhje, – ku e di ti?
– Sepse ishte babai im!
Marku iu hodh në qafë dhe niste të qante. Lotët nuk i
ndalonte dot saqë të gjithë kthyen kokën të shikojnë se
ç’farë po ndodhte.
– Qetësou sepse jeta kështu është, me lindje, dashuri,
të papritura, vdekje trishtim.
– E di por nuk do ta kisha besuar kurrë që në Florida
do të takohesha me ty pas pushkatimit, që ti më dërgove
tek gjaku yt për të më shpëtuar. Por jeta është jetë që
duhet jetur, ndaj jetoj me dhimbje në shpirt që për faj
të një diktatori komunist për shumë vite shqiptarët nuk
e shijuan dot jetën dhe mijëra të tjerë i vranë.
Jashtë një erë e lehtë u duk jo vetën si dëshmitar i këtij
takimi por sikur edhe asaj iu rrënqeth trupi nga kjo histori
e dhimbje jete.

Lek Gjoka
Marre nga libri me tregime
“Përroi i Djallit”
Tiranë 2013

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Ambasadoret Shqiptare ne kampet e refugjateve.

Ambasadoret Shqiptare ne kampet e refugjateve.

Janë ambasadorë edhe pse nuk janë të dekretuar si të tillë nga Shteti Shqiptar.

E bëjnë punën pa pagesë, udhëtojnë me shpenzimet e tyre, nuk kanë letra kredenciale, apo valixhe diplomatike, nuk kanë marrë udhëzime nga ndonjë ministër i jashtëm, apo titullarë të lartë të Shtetit.

Nuk i pret askush atje ku shkojnë dhe nuk gëzojnë imunitet diplomatik.

Por gjithsesi ata janë “ambasadorë”

Sepse, si askush tjetër, përcjellin mesazhet e vendit të tyre në vendet ku “i zë nata” dhe janë “të vërtetë” për vërtetësinë e këtyre mesazheve, krejt më ndryshe nga ato të ambasadorëve të dekretuar dhe të paguar të Shtetit.

Janë këta ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë që i tregojnë botës që është një vend dhe një shtet, edhe pse në Europë, ku, edhe në vitin 2015, ende gjithëditën mungon uji i pijshëm;

Ku, për një copë bukë, vidhen pusetat e kanalizimeve, edhe të kryeqytetit, apo që një racë banorësh jetojnë duke rrëmuar në kazanët e plehrave;

Eshtë një vend ku pensionet janë kaq të ulta saqë ndjehesh më mirë të mos i hysh llogarisë se si do të jetohet me to;

Ku njerëzit ende blejnë ushqime “me listë” dhe ndihma sociale është vetëm me “bukë me domate” dhe jo më të paguash edhe energjinë elektrike vetjake;

Ku fëmijët për të qenë në shkollën e tyre të fshatit, ku “të vjen për të qarë”, shpesh udhëtojnë më shumë orë sa ç’udhëtojnë qeveritarët e këtij vendi për të qenë në kryeqytetet dhe qytetet e Europës;

Ku taksapaguesit çdo vit paguajnë shpërdorimet dhe pa-aftësitë e administratës shtetërore;

Ku po të ra një hall, më shumë dërrmohesh nga mosmundësia e zgjidhjes së tij se sa nga vetë halli;

Ku krimi dhe korrupsioni qeveritar ka zënë për gryke shtetin.
Ku droga kultivohet si ne vënd të duhanin dikur.
Ku policija merr pjesën e saj për cdo rrënjë hashashi.
Ku ministri i rendit sillet si gangëster me qytetarët, dhe bashkpuntor apo mik me kultivuesit e droges dhe kriminelët.

Ku banditët, trafikantët e drogës apo mishit te bardhë kane zaptuar gjithshka ne ate shtet, ata tani janë deputetë, ministra, kryetarë bashkish, drejtorë drejtorish ne ministri apo në polici.

Ku jeta e një bagëtie është më e shtrenjte se jeta e një qytetari.

Që është një vend, edhe i çuditshëm madje, ku numërimi i parasë nuk bëhet, si kudo në botë, me atë çka shkruhet në kartëmonedhë, apo në monedhën metalike, por me dhjetëfishin, edhe pse të gjithë e dinë se kjo s’është aspak e vërtetë.

Këto mesazhe, por edhe shumë-e-shumë të tjerë, i përcjellin botës ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë-

Azilkërkuesit shqiptarë të 2015 dhe janë ata që, realisht dhe me guxim, po bëjnë që “bota” të mos kujtojë më që “Shqipëria” është “Tirana” dhe ajo çka shijohet në udhëtimet këtu!

Respekt për misionin e azilkërkuesve shqiptarë, e këtyre ambasadorëve të vërtetë të Shqipërisë!

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

KU KATANDISEM.

KU KATANDISEM.

Nuk eshte nje cader ciganesh,ata tani jetojnë ne shtepi te levizeshme.

POR.
Nje nga cadrat ku jetojnë shqiptaret ne Stokolm.

Nuk eshte reklame por nje e vertete e hidhur.

Ku katandisem keshtu, ku na katandisi politika dhe politikanet.

Te vjen keq ti shohesh, jane me dite te tera pa bukë.

Greqia ishte lule para ketyre kushteve cnjerezore ne te cilat jane katandisur shqiptaret ketu.

Mos harrojme temperaturat e uleta dhe debora qe se shpejti do te mbuloje keto cadra..

Shumica kane ardhur me leke borc, por tani nuk kane leke as te kethehen, disa dhe te semure nga fjetja ne toke.

Ne azil kane frike te regjistrohen, negativi dhe ekspulsi 2 vjen i ben qe te mos ju afrohen zyrave te emigrimit.

Sot takova njerin prej tyre, pime kafe, ai me coj ne cadra ku flene 7 shqiptare, gjeta pune sot me tha por deri ne dreke ika, e lashe nuk mundesha dot.

Mu erren syte tha, kisha 3 dite pa buke.

Ku katandisem, ku na katandisen.

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Djaloshi qe shpertheu birrucat me leve, per te shpetuar shoket

10334356_311465472343292_329999487909546985_n

Urim Gjata:

Ec vella Ali, arritem ec dhe pak,ja arritem,arritem shpetuam blebezonte djaloshi imcak duke ndimuar shokun dhe mikun e idealit anti komunist ne rrugen e tyre pa kethim.Ne erresiren e nates Aliu ishte rrezur dhe vrare keq,ndima dhe kurajoja e Ulsit e bente shokun te mblidhte te gjithe forcat.Dymbedhjete ore qe mundoheshin ti shpetonin te maskuar neper honet e malit syrit te rojeve kufitare.Dymbedhjete ore qe terhiqte mbas vetes shokun e vrare keq,me ne fund dukej se fati po ju buzeqeshte.Perpara syve ju shfaqet piramida,arritem thote Ulsi me ne fund,cohu Ali Lika cohu, arritem te shpetojme, fituam, dhe perqafon shokun e tij.Por ky gezim dhe ky perqafim nuk do te zgjaste shume.Nje krisme arme dhe zerat e cjerre ,”Ndaloni jeni te rrethuar” shkeputen ne mes ate gezim femijeror te tyren.Hidhu Ali bertet Ulsi dhe si shqiponje fluturon ne fund te gremines.Na iku bertet duke qelluar zeri i cjerre i kapter Myfit Zagorcanit na iku, djaloshi kish fluturuar ne gremine.Ali bertet Ali kuje Aliiii dhe zeri i tij thyen heshtien e muzgetires se atij mengjezi te vrenjtur.Aliu nuk kish mundur te ndiqte me shokun e tij,mbi te ishin leshuar si bisha me dhjetra e dhjetra duar dhe trupa kufitaresh,AGBV dhe spiunesh.Ata kishin ore qe prisnin e prisnin ne heshtien e malit. Prita ndaj tyre kishte filluar me kujdes shume heret,spiuni dhe dora e zeze kishte kurdisur gjithshka. Ah Ali Ali ngasherehet Ulsi i vogel nuk te mora dot,nuk mundem dot ne fund ti gezoheshim fitores.Une ketej dhe ti ne duart e tyre. Zerri i cjerre i kapterr Myfitit vjen si oshetime ne veshet e djaloshit: Ulusi Pashollari,ne qofte se ti nuk kethehesh shoku jot do te vritet ketu para syve tane dhe te tu,kohe nuk ke, ose ketheu ose harroje shokun dhe mikun tend,ne nuk do ju bejme gje ketheu.Mbi shkemb shoku i tij i shtrire me tytat e armeve mbi koke dukej sikur i thosh ik Ulsi ik mos degjo keta bisha ikeeee.Une nuk munda te te ndjek deri ne fund Ikeee. Ulsi Pashollari koha po mbaron bertet kapteri dhe qytat e armeve filluan te godasin per vdekje shokun e tij.Britmat dhimbjes qe leshonte shoku mbas goditjeve shtazarake detyruan djaloshin imcak te kethehet.Ai vendos. Me mire te kethehem se sa te me vrasin shokun.Zeri i tij i fuqishem i beri keta bisha te dridhen.Ndaloni, mos e vrisni po kethehem dhe niset drejt tyre per te shpetuar shokun e vet,pa ditur se kete radhe rruga e tij e kethimit do te ish nje kavalar torturash,denimesh dhe ridenimesh,nje dhimbje e pa fund. Sapo kemba e tij preku ne token shqiptare, mbi te si bisha u hodhen dhjetra duar e trupa ushtarakesh,ata kishin arritur ta shtinin ne dore kete kriminel te vogel,kete gjarper te sistemit komunist. Djaloshi qe sfisoj ata dhe vdekjen u rikethye per te shpetuar shokun e vet,ai nuk mund te shkelte mbi betimin qe kishin bere te dy .”Gjalle a vdekur o te lire o te vdekur”Nuk do te ndahemi. Telat me gjemba lidhen duart dhe trupat gjysem te pa jete te te dy djemloshve,a`thua kishin te benin me dy femije apo me ndonje bande te armtosur,ata u terhoqen zvarre nga vija kufitare ne malin e Thate drejt fshatit Alarup te Pogradecit,nga pas i ndiqnin qindra (fitimtare) dhe nje lukni ushtarakesh perballe dy djelmoshave qe akoma nuk kishin vene brisk ne faqe Buzet e thara per uje dhe gjaku qe ju rrithte ne fytyre dhe cdo pjese te trupit tregonte gjitheshka ishte bere mbi trupat e lidhur te tyre,gjitheshka jo njerezore.Njerezit me uniforma ushtarake ndiheshin krenare per detyren ndaj atdheut.Kushdo qe do guxonte te prekte kufijte e shenjte kete fund do te kish,ndoshta dhe me keq. E cfare ishte ne fund te fundit nje plumb per keta dy gjarperinj te vegjel,asgje. Makina e zbuluar e kufirit mori me vete dy djemte e rinj dhe grupin e ushtareve,oficereve,hetuesve dhe drejtuesve te deges se brendeshme,fytyrat e tyre te egersuara tregonin se cfare do behej se shpejti me keta dy fatkeqe.Kavalari i tyre sapo kishte filluar,telat me gjemba ishin vetem fillimi i odisese ogurzeze te tyre. Fole bertiste hetuesi ndaj nje njeriu te lidhur gjysem te vdekur nga torturat e xhelateve per dite te tera me radhe.Fole, nuk e kupton se nuk do te dalesh dot me i gjalle nga keto biruca? Tani je ne duart e mija mor kelysh i armikut, ketu as djalli vete nuk do te marre vesh se cfaredo te ndodhi me ty dhe jo me te tjeret ata miqte e tu,fole qen. Trupi i dobet filloj tju neneshtrohej torturave nga me te ndryshmet.Vezet e zjera dhe kunjat e pishave ne thonjte e djaloshit po tregonin me se miri egersine me te cilen e kishin marre kete detyre xhelatet.Urrejtja dhe hakmarrja ishin pjese e jetes se ketyre ndaj dy viktimave te radhes.Te arrestuar dhe njerezit e tjere te familjes,spiuni i fshatit kishte vepruar me se miri,ai ndihej krenar per detyren ndaj atdheut,buzeqeshia e tij nga dhembet e krrimbura dhe duart qe i dridheshin ,tregonin se sa i peshtire ishte zanati i tij ndaj fshatareve te vet.Ai ndiente gezimin e fitores mbi dhimbjet dhe plaget e dy te rinjve.Bisha kenaqej dhe dehej nga era e gjakut. Ju i nipi i armikut te popullit Bedri Pashollari,i arratisur me 1946, i kini drejtuar nje leter dhe Sekretarit te pare shokut Enver,kush ju ka mesuar,kush fshihet mbas jush,kush ja u futi ne mendie kete loje.Kush,kush,kush. Askush une jam nje djale fshati nxenes shembullor ne shkolle dhe ne jete, une vete i jam drejtuar drejtuar Enver Hoxhes ,pa ditur se po i drejohesha bishes se komunizmit,ju jeni te gjithe bisha,qelloni keshtu te lidhur sic me kini,cfare prisni me qelloni. Hetuesi i dehur vazhdonte te qellonte pa pushim ne nje trup gjysem te vdekur i lidhur dhe torturruar prej ditesh dhe netesh pa pushim,ju nipi i armikut kini kerkuar te shkoni ne shkolle ushtarake,ha ha ha qeshte krimineli me duart e ngjyera me gjakun e djaloshit .Ju gjarper kini kerkuar te futeshit ne ushtrine shqiptare,ju armiku i partise,ju gjarperinj te sistemit tone,ju. . Nje goditje shtazarake e fut perseri djaloshin ne kllapi. Para sysh i kujtohet viti 1964 se si i lindi ideja se duhej ti drejtohej shokut Enver,ndoshta ai nuk e di se une jam i pa fajshem ne fund te fundit nje femije qe sapo mbarova shkollen jam,e clidhje kam une me arratisjen e xhaxhait une dua te mesoj dua te shkoj ne shkolle. Gishtat e tij me penen shtrenguar filluan te nisnin nje leter per komandantin e pergjitheshem,leter qe do ish fillim nisja e thyerjes se enderres se tij femijerore,leter qe do e mesonte Ulsin se rruga e tij e enderruar per tu shkolluar ketu merrte fund. Por dhe te mos ishte ajo leter dicka tjeter do ja thyente enderren e tij rinore. 12 km larg ne kembe drejt postes se Maliqit,rrugen e beri me kembe por lodhjen nuk e ndiente, gezimi se dikush do e ndimonte te vazhdonte shkollen e bente te ndihej krenar. Dite mbas ditesh,priste nje pergjigje, postieri ishte i vetmi njeri qe sapo vinte ne fshat i jepte lajmin se akoma nuk ka ndonje leter per ty vogelush qe e pret me kaq anth.Dhe dita e shume pritur erdhi,pergjegjesi i vatres se kultures E Shparthi erdhi vete ne shtepi per ti lajmeruar se Ulsin e priste sekretari i komitetit te partise ne Maliq Vait Kolaneci. Ate nate nuk kish gjume, me ne fund komandanti e kish marre letren e tij,fati dukej se po i trokiste ne deren e ketij vogelueshi, si gjithe shoket e tij do te vazhdonte ne mos shkollen Skenderbej nje shkolle tjeter se zben,neser do te merrte vesh gjitheshka. Pa gedhire me vrap mori rrugen e gjate 12 km me kembe drejt Maliqit vraponte dhe kendonte,kendonte me gezimin femijeror,ai kish nje gezim si gjithe shoket e tij do te kish mundesine te shkollohej.Nje ore para se te hapej zyra ai ishte atje jashte dhe priste ta therrisnin,priste ti buzeqeshnin dhe ti thoshin. Djalosh shoku Enver ju ka derguar nje leter,ju do te shkoni ne shkollen e mesme,urime vogelush.Pritja dhe enderrimet nuk po mbaronin aq sa nuk e vuri re dhe shikimin e shtrember qe i dha atij sekretari i partise Vait Kolaneci ndersa ngjiste shkallet e komitetit te partise. Dikush e thirri mbas disa oresh pritjeje, ashtu me nxitim duke i kaperxyer shkallet dy e nga dy djaloshi u gjend perballe nje dere te rende,dikush e futi brenda,perballe me sekretarin shokun Vait i cili ne duart e tij qe i dridheshin mbante nje leter, ishte ajo letra qe ai vete i kish nisur shokut Enver. Nje ze i trashe rrengjethi trupin e vogel te djaloshit. Ju nipi i armikut te partise Bedri Pashollarit i jeni drejtuar shokut Enver dhe kerkoni te shkolloheni? kush ju ka mesuar, si e keni marre kete guxim,a e dini kush jeni ju mor nip armiku.Ne nuk luftuam per shkollomin tuaj, por per tju denuar te gjithe ju gjarperij armiq te betuar te partise,ti duhet te ulesh koken dhe te punosh atje ku duam ne,koka e juaj do te rrije ulur gjithe jeten perballe nesh..Djaloshit imcak me enderren e madhe per shkolle po i rrotullohej tavani, ne ate zyre te akullt dhe te zeze per te.Doli jashte pa u ndiere duke lene sekretarin te fliste akoma me vete-veten pa e pare qe djaloshi ishte larguar. Ai as vete ne moshen e tij nuk e dinte se cfare i kishin bere ketij pushteti,vinte nga nje familje e varfer fshati me dy prinder bujq. E vetmja njolle e zeze ishte arratisja e xhaxhait qe nuk kishte asnje te dhene ku dhe si jetonte. Diku aty prane i kish ardhur i jati, Xha Refati i ferkon koken dhe te dy marrin rrugen e kethimit,mos bir qaj i thote i jati nuk kemi cfare te bejme ikim dyert keta na i kane mbyllur njehere e pergjithmone. Te dy u kethyehen ne mbremje ne fshat, frika se mos kryetari i keshillit nje mik i ngushte i sigurimit te shtetit i ndiqte nga pas, ai mund tju dilte perpara dhe ti pyeste apo ti provokonte, i detyroj te futen ne fshat nga rruga e malit,eh kryetar kryetar cfare te kemi bere. Nje kove me uje e nxierr nga kllapija duke i i prere gjithe enderrimin qe nuk dinte se sa ore ishte ne kete gjendie. Tani djaloshin 17 vjecar vetem urrejtja e mbante gjalle perballe ketyre bishave me fytyre njeriu,trupi i tij ishte kethyer ne nje poligon goditjesh dhe torturash cnjerezore. Ne dera e trepallancive ne Korce,nje grua plake e kerrusur veshur me te zeza kishte dite qe nuk i ndahej asaj banese te tmerreshme per torturat qysh nga koha e Zogut,birucat e saj te nenedheshme te mbushura me uje kishin marre jetet e dhjetra dhe qindra bij nenash.Kush futej aty nuk dilte me i gjalle.Aty tani ishte locka e nenes Lekes asaj i kishin marre shpirtin dhe po ja torturonin cnjerezisht.A do te mund ti duronte torturat trupi i tij i dobet,a do e lejonin xhelatet te dilte i gjalle prej andej? Askush nuk i jepte pergjigje,askush nuk i fliste vec kapterrit te policise qe e urdheronte te largohej prej andej.Ike shtrige,qerou prej ketu,gjarperit tend ketu do ti shkulen dhembet nje e nga nje,ikeeee. Dite,jave dhe muaj te tere tortura.Por nga goja e Ulusiut dhe Aliut nuk doli asnje fjale,as per Vasfi Selamin qe ju tha rruge te mbare,as per miqte dhe shoket qe ne heshtie ju uruan rrugen e tyre,as per vellezerit dhe motrat.Ata gjithshka e mbajten mbi vete.Te pakten te tjeret te shpetojne,puna jone u pa. Kerkesa e kryetarit te keshillit G karafili beri qe gjyqi ndaj tradhetareve dhe armiqve te zhvillohej ne mes te fshatit ata duhej te diskretitoheshin ne mes te fshatit,ata dhe te gjithe armiqte qe kishin lidhje me ta,diktatura e proletariatit do te binte tmerresisht dhe mbi keta dy femije. Nje gjyq me aktore ordinere hajdute dhe kriminele,akuza te sajuara dhe te intriguara mire. Akuza ku vec arratisjes, agjitacion e prapagande do ishte neni qe do ju shtonte denimin e dhene nga prokurori.Burrat e fshatit ulnin koken perballe kesaj mizorie ndersa spiunet ngriheshin pa pushim, ata diskutonin dhe denonin dy armiqte e partise dhe pushtetit. Varja eshte pak per keta qener bertiste nje spiune duke treguar grushtin drejt dy femijeve te lidhur dhe ne sallen e inprovizuar te gjyqit ne mes te fshatit.Ore te tera deri sa partia u bind se vec gjyqit ndaj armiqve te klases ishte bere dhe nje pune e mire Agjitacioni per te frikesuar kedo qe do te mendonte te dilte kunder vijes se partise. Eleni Selenica me nje urrejtje patologjike jep vendimin e denimit. 17 vjecari Ukusi Pashollari denohet me 15 vte burg. Dhe 19 vjecari Ali Likaj me 13 vite. Nisi keshtu jeta e e veshtire e burgjeve per ta dhe familjen qe e ndiqte nga pas kudo,por as vitet e burgut dhe operativi i sigurimit nuk po e thyenin dot karakterin e Ulsit ai sa vinte burrerohej,ne dokumentat e burgut shkruhej ky i denuar eshte nje anti komunist i vendosur ky sa vjen dhe behet me i rrezikshem per shtetin tone socialist,ky nuk duhet te dali me i gjalle nga burgjet.Veprimtaria e tij nacionaliste dhe anti komuniste brenda te burgosurve ra ne sy te komandes, njerezit e saj brenda te burgosurve mbanin nen vezhgim cdo ore djaloshin e dobet por me nje guxim te celiket, Transferimet nga burgu i Elbasanit,Ballshit,Fush-Krujes nuk po thyenin dot me kete njeri.Spaci u be menjehere vendi i ri per Ulsi Pashollarin. Viti 1973 ishte viti vendimtar ku Ulesi tanime nga nje djale i ri ishte burreruar dhe formuar me se miri me ideologjine e tij antikomuniste Shoket dhe miqte e tij ishin te gjithe ata intelektuale antikomuniste te vendosur deri ne fund,ai aty brenda telave me gjemba kishte gjetur vete-veten. Ata duhej te ngriheshin kunder regjimit,ata duhej te protestonin.Zeri i tyre duhej te degjohej,bisha komuniste nuk mund te mbyste me dhe shpirtin e tyre te lire,fjala,urrejtja dhe protesta ishte e vetmia arme qe ju kish mbetur. Grupi i pare i antikomunisteve te denuar ne Spac mori drejtimin e Ulsi Pashollarit.Ata vendosen mos daljen ne pune pa ju plotesuar kerkesat e tyre,ky ishte vetem fillimi i nje revolte te heshtur qe me ne fund po shperthente me zemerim brenda telave me gjemba.Ne krye te grupit Ulsi djeg stendat e emulacionit dhe fotografine e Enver Hoxhes 12 te denuar dolen me force nga birucat duke ju bashkuar shokeve dhe revoltes e cila po rritej dhe perqafohej cdo ore e me shume nga te gjithe te burgosurit. Derdhia e ushqimit dhe mos dalja ne pune detyroi vete Kadri Hazbiun te vinte ne Spac, thote i denuari tjeter Bedri Coku,policija nderhyn forcerishte dhe merr Pal Zefin duke e torturuar,por nderhyrja e grupit te te denuarve arrin tja u shkepusi me force shokun e tyre duke e futur ne mes dhe duke rrahur policet e burgut. Gjendia sa vinte dhe po rendohej atehere u vendos qe askush nga burgu te mos dali ne pune, te gjithe duhej te perballeshim me diktaturen.Frika ishte thyer ajo nuk kishte me vend tek te denuarit,nje grup i madh shokesh mbaheshin akoma ne birucat speciale te burgut. Ulsiu merr me vete Dashnor Kazazin dhe te dy me nje leve hekuri arrijne te kepusin drynet e birucave, duke i nxjerre jashte shoket e tyre te sakatuar me muaj ne biruca.Djaloshi 21 vjecar Skender Daja mbahej ne krahe nga shoket ai nuk ecde dot torturat me shufrat e hekurit dhe elektroshok e kishin lene gjysem te paralizuar.Krismave te armeve keta djem ju pergjigjeshin me thirrjet njerezore mos qelloni ne jemi brenda telave,ne jemi te pa armatosur mos qelloni,ne jemi vellezerit tuaj. Menjehere filluan te zevendesohen ushtaret me police dhe operativet e ardhur me urgjence.Thyet bibloteka dhe digjen librat e klasikeve te komunizmit se bashku me foton e diktatorit. Nje carcaf i bardhe po ngjyrosej me gjakun e te denuarve per tu bere flamur,Ulsi ishte i pari qe preu doren per te ngjyrosur flamuri.Flamur me gjakun e heronjve,flamur me dhimbjen dhe fitoren mbi diktaturen.Aty po ngrihej flamuri i Gjergj Kastriotit pa yllin komunist. Piktori Mersin Vlashi realizoj ne flamurin e te denuarve stemen e shqiponjes.Gjet Kadeli dhe Ulsi Pashollari me nje shtize te gjate ngriten per here te pare flamurin kuq e zi pa yllin komunist ne katin e trete te godines se Burgut.Ky flamur ishte nje shprese per te denuarit dhe nje vdekje per sistmin dhe kriminelet qe kishin rrethuar keta njerez brenda telave Flamuri me gjakun e te denuarve pa yllin Sllav,tmerroj dhe rriti me teper urrejtjen per thyerjen e kesaj revolte me cdo mjet,rrethimet sa vinin dhe shtoheshin. Ulesiu duke vendiosur flamurin bertet me ze te larte: “Vellezer sot ketu ne Spac,ne zemren e Mirdites,ketu ku po vuajne denimin djemte me te mire te shqiperise, ne te denuarit e ndergjegjies anti komuniste po ngereme flamurin e pare shqiptar. Ky flamur eshte simbol i mijera e mijera te pushkatuarve,denuarve dhe interrnuarve nga ky regjim gjakatar”. Me 24 Maj diktatura leshoj tanket ndaj ketyre heronjve,ne gryken e Repsit shurma e tyre degjohej deri prane veshit te te denuarve,tymi qe nata ngrinin filloj te dukej me sy te lire.Tanke perballe nje grupi te denuarish te ndergjegjies,revolta duhej te stypej me cdo mjet.Tanket ishin gati te futeshin duke rrafshuar cdo gje se bashku me trupat e ketyr heronjve.Cdo gje ishte e mundur bisha e terbuar nuk pyeste me.Vec ushtareve te armatosur tanket ishin perballe ketyre heronjve te lirise. Uji u pre,dy dite dhe pa uje,Kucedra po i ndalonte dhe ajrin, bombat kimike te hedhura ne mes te kampit po veshtiresonin frymemarrjen e ketyre njerezve viktima,pa buke pa uje dhe tani pa ajer te paster. Por as kjo nuk po i mposhte te denuarit,megjithe se forcat po i linin pak e nga pak. Kadri Hazbiu fut nje zevendes minister per te biseduar por Ulsi nuk e lejon qe ai te flasi me te denuarit, qindra forca te armatosura deri ne dhembe u futen pabesisht nga te gjitha anet e burgut.Te lidhur kembe e duar te gjithe u lane jashte ne oborrin e kampit. Bisha donte gjak,para skuadres se pushkatimit ne prani te te denuarve vrane Ajri Pashain dhe Dervish Bejkon,n dersa 38 te burgosur te tjere se bashku me Ulsin u nisen te lidhur ne Tirane ku mbas nje hetuesie te re disa muajore ju dha si shperblim dhe 13 vite te tjera denim. Se bashku me Caushin dhe Gieten i cojne ne burgun e Burrelit,deri ne vitin 1986. I pa harruari Z Pjeter Arbnori tregonte: Per vuajtjet qe qe kishin kaluar se bashku me Ulsin ne burgun e zi te Burrelit,Per Ulsin thote Pjetri.Kishim degjuar, per ate djale te imet por te pa mposhtur ne te gjitha burgjet e shqiperise,por fati e solli qe ai te vinte prane nesh ne Burrel. Ai kishte nje shpirt te celiket dhe nje kuraje te pa pare ai studionte fliste rrjedhshem disa gjuhe te huaja.Ulsiu mbante gjalle mes te denuarve shpresen e madhe te nderrimit te sistemit gjakatar,por semundia dhe torturat e vazhdueshme neper kampet e punes e kishin dobesuar dhe lodhur fizikisht,por kurre moralisht ai kishte shprese se dita e lirise po afrohej.Izolimi nga bota dhe me ne fund vdekja e diktatorit jane yje nga qielli qe po lajmerojne ardhjen e pranveres thoshte me shprese Ulsi shokeve te burgut.Por sigurimi i shtetit nuk mund ti ndahej, ai semuret perseri dhe cohet ne spitalin e Burrelit,ku nje mjeku kirurg me emrin Xhelal i kerkohet ti beje nje injeksion vdekjeprures,fatmiresisht mjeku kirurg thote Z Arbnori nuk pranoj dhe jeta e Ulesit u shpetua, ata e donin me cdo kushte te vdekur Semundia dhe 22 vitet e burgjeve kishin bere punen e tyre,ne vitin 1986 ai lirohet me kusht. Por frika ndaj tij i detyroj qe te shoqerohej nga dy punonjes policije nga Burreli ne Korce,ne vazhden e kesaj e cuan perseri ne policine e Korces per ti treguar dhe nje here vendin aty ku ish torturuar per muaj te tere cnjerezisht nga kriminelet me uniforme shteti,me vete ai kishte sjelle nje valixhe druri mbushur plot e perplot me libra dhurate nga miqte e tij neper burgje. Takimi naten vone te operativit te sigurimit te shtetit Adhurimit me spiunet e vjeter dhe te rinj ne fshat ngriti vigjilencen.Shtepia filloj perseri te ruhej naten,te gjitha levizjet e Ulsit por dhe te familjareve te tjere filluan perseri te survejohen asgje nuk kish ndryshuar ne keta njerez qe i prene ne mes te rinise jeten dhe lirine vetem e vetem se donte te shkollohej si gjithe shoket e tij . I vellai Zini Pashollari tregon ka qen data 26 dhjetor 1986 .. ishte mbazdite dimer acar. kur ai mbas kaq vitesh dhe peripecish u kethye i semure perseri ne shtepi .nete te gjata dimri, tregime , vuajtesh, te 22 vite e 75 dite burgu nga me te ndryshmet.. e perse ? Sepse donte te shkollohej. nuk i jepej e drejta per shkollim se ne kishim nje xhaxha te arratisur.Ai quhej Bedri Pashollari vellai i vogel i Babait ai ishte nje anti komunist qe nuk pranoj te rreshtohej ne forcat komuniste.Mbas clirimit Bedriu u vu menjehere ne syrin vigjilent te forcave te ndjekjes per tu arrestuar,kjo e detyroj ate si shume e shume atdhetare patriote nacionaliste te marrin rrugen e dhimeshme te arratise.Ne nje nate dimri te vitit 1946 ai iken ne arrati bashke me disa shok te tjere. Kethimi i Ulsit ne shtepi solli dhe shpresen per nje rrezim te shpejte te pushtetit te diktatures,Burgu ate nuk e kish frikesuar,burgu dhe torturat vetem se kishin forcuar me teper karakterin e tij antikomunist,ai u be nje nga nismetaret ne hedhien e bustit te diktatorit ne Korce,por dhe nje nder firmetaret e pare te krijimit te Partise Demokratike.Oratoria dhe fjalet e tij zinin vend ne zdo takim me njerzit.Por Ulsiu asnjehere nuk u ankua,ai asnjehere nuk kerkoj shperblim per sherbimet e tij ndaj demokracise.Semundia dhe vuajtjet shume vjecare neper kavalarin e burgjeve bene qe ai te largohet nga kjo bote me 15 Shkurt 1995 duke lene pas nje vajze si driten e syve Jeta dhe vdekja e tij kishte nje domethenie jo vetem per ata qe e kishin njohur brenda dhe jashte burgjeve por dhe me gjere.Ai asnjhere nuk kerkoj shperblim,ai asnjehere nuk kerkoj hakmarrje.Ai kerkonte bashkimin e shqiptareve ne rrugen e demokracise perendimore.larg hakmarrjes dhe dhunes se verber. Ai erdhi dhe u largua nga kjo jete si nje zgalem perballe dallgeve.Ulsi Pashollari ishte nje ZGALEM i lirise.
Kategori
Uncategorized

EMIGRANTI.

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Per cilat struktura te PD_se ne Greqi e ka fjalen Tritan Shehu…

Per cilat struktura te PD_se ne Greqi e ka fjalen Tritan Shehu.

Apo per bizneset e tij ne Volos.

Kur ne krijuam degen e Partise Demokratike ne Selanik, dhe filluam takimet dhe bashkpunimin me perfaqesuesit e te djathes ne Greqi, Tritan Shehu jo vetem qe ishte ne qeverine Nano, por na quante kelyshe te Berishes, duke na vene shkopinj nen rrota me miqte e tij ne Volos dhe Selanik.

Ne u munduam te benim dicka te mire dhe e realizuam, por ne ishim vecse emigrante, nuk ishim as bizesmene as politikane.

Meqene se Tritani shkruan se strukturat tona po bashkpunojne ngushte atje per te mundesuar fitoren e te djathes greke, si duket nuk e di qe 99% e shqiptareve te cilet nuk disponojne pasaporte greke, nuk kane te drejtë vote.

Megjithëse desha ta pyesja Z Shehu se:

Me cilat struktura te Demokracisë se Re kane lidhje apo kordinojne veprimet keta apo keto struktura qe ky po na i deklaron ne kete status.

Ka vertet struktura te organizuara PD ne Greqi, apo eshte nje shou i Tritan Shehut qe mbas mbarimit te puneve dhe bizneseve ne Greqi, i fut nje kafe apo dreke me disa nga miqte e tij, apo me ndonje sponsor (emigrant) te mbetur akoma dhe kethehet ne Tirane, mbush statuset e tij me brockulla dhe enderra te dala boja.

Si nuk dolen njehere keto struktura ne takime me emigrantet (ashtu sic beri Gj Papa) ne nje takim me degen e PD_se por Korcen ne Selanik, ku bashke me deputetin ishin gjithesej kater veta, ai me nje tjeter korcar dhe dy te tjere emigrante (turp)

Si nuk dolen njehere te bashkuar, apo ne fushaten e partise simoter ne Greqi, ashtu si dega e partise Socialiste, te pakten sa per reklame.

Si nuk evidentuan njehere me emra dhe zonat nga jane, emigrantet antare te degeve te PD_se ne emigracion.

Si nuk u paisen me nje dokument antaresimi, ashtu si dikur dega e PD_se Selanik.

Si nuk evidentuan njehere sa emigrante te djathte,apo antare te ketyre degeve te PD_se ne Greqi, shkuan dhe votuan.

Ne fakt nen drejtimin e udheheqesit legjendar Shokut Tritan Shehut, emigrantet e djathte ne Greqi jane bere grusht çeliku rreth partise, gje qe e kane vertetuar edhe ne dy fushatat e fundit elektorale 2013-2015, ku kane shkuar per te votuar ne shqiperi, gjithesej 100-200 votues te djathte.

Ky eshte Bilanci i punes, apo frytet e ketij organizim te drejtuar nga Shehu ne emigracion, jo cfare poston njeri apo tjetri, ne FB apo faqe gazetash partiake.

Me keta drejtues te konsumuar, me emigrante qe kane pasur probleme dhe jane perballur dhe denuar nga gjykatat e shtetit grek, por dhe me keto genjeshtra PD nuk do te mund te ringrihet kurrë.

Ku jane ish drejtuesit direkt te kesaj dege, ( PD Selanik Greqi) apo ata qe kane ndimuar ne ngritjen dhe konsolidimin e saj me vajtjet ne Greqi, dhe takimet me emigrantet atje.

Ku jane perse nuk flasin Zoterinjte.

Z Minarolli.
I caktuar direkt nga Berisha per drejtimin e deges se PD-se Selanik.

I pari qe the theu akullin e mardhenieve te ngrira prej vitesh me drejtues te institutit nderkombetar “Kanramali”, Demokracise se Re, dhe z Nikos Bakallis kryetar i kesaj partie per rajonin e Selanikut dhe deputet i parlamentit Europian.
Z Dhimiter Garrufa President i avokateve te veriut te Greqise, instituti Karamanli.

Zoterinjte qe kane dhene kontribut, kane erdhur dhe zhvilluar takime me emigrantet,antare dhe simpatizante te deges se Partise Demokratike Selanik.

Z. Besnik Mustafaj.- Astrit Memia.-THoma Nini.- Ilia Milo.-Alfred Olli.- Azgan Haklaj.- Zini Tolloxhina.

Ku jane perse nuk flasin themeluesit e pare te deges se PD_se Greqi.

Zonjat dhe zoterinjte.
Ramiz Datja, Ana dhe Miti Kapia, Dode Lleshi, Piro Merkuri, Valter Qirjako, Llambro Cipa, Gezim Kolonjari, Klevis Milo, Niqi dhe Gjergji Dushku, Medi Bazelli, Agron Saliasi, Alfons Bazelli, Besnik Bazelli (Drejtuesi i pare i deges se PD-se) Rexhep Dollapi, Skender Mesare, Dashmir Zace, Mitat Mersinllari, Pellumb Bilci, Llambi Gjikuli, Fred Jubani, Idriz Tabaku, Valter Malelli.

Apo:
Genje o Loni genje perderi sa genjeshtrat e tua i beson partia, por dhe nuk ka kush te te pergenjeshtroje.

Emigrante te djathte dhe antare te PD_se, ka ne Greqi, por ata jane te vetmuar, percare, shperndare,dhe harruar me kohe nga strukturat qendrore te Partise Demokratike .

E vetmja strukture e organizuar (qe nuk ekziston me) me kuotacion te rregullt, ka qene dega e PD_se Selanik (dikur)

Dege qender e Partise Demokratike ne Greqi.

Perndryshe ajde te genjejme njeri tjetrin me takime spostane elektorale ku mbledhim miq e shoke, kur vijne te derguarit nga Tirana dhe i etiketojme antare apo simpatizante te PD_se .

Perndryshe dega e PS_se ne Greqi, ka nje organizim dhe bashkveprim per tu patur zili. (na vjen mire apo jo)

Kjo eshte e verteta, jo shou i Tritan Shehut, apo tritaneve te tjere, qe ahengjet (me cingi) neper bozuqet greke i cilesojne si takime te rendesisme me emigrantet demokrate.

Plaga e qelbezuar kerkon thiken e kirurgut jo melemin e infermierit.

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
+3
Kategori
Uncategorized

Ambasada Amerikane Stockholm.

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

M’FAL DY LEK Z. KRYEMINISTER.

Dikush po lyp, dikush ka shtrire doren drejt teje per lemoshe, dikush nuk ka buke te haje.

Dikush,dikush,dikush.

Dhe keta dikushe,nuk jane askushi, por ata qe te votuan dhe shpresuan per nje dite me te mire.
Jane ata qe te sollen ty ne ate karrige ku ti sot rehaton bythen tende dhe shpures qe ke pas.
Jane ata qe i mashtrove dhe luajte me fatkeqesite dhe fukarallekun e tyre, per nje thes me miell.

Mos e perbuz ate dore qe te dha voten.
Ditet ikin, vitet gjithashtu, ajo dore qe te coj aty ku je shpejt do te te coje ne shtepi.

Ate karrige nuk ta dha Endri Fuga apo Erjon Velia, as shami kuqet e Librazhdit apo shami zezat e Vlores, ate vote dhe ate karrige ta dha ajo dore qe shtrihet poshte kembeve te tua duke u dridhur nga i ftohti dhe turpi me foshnjen ne krah.

Te pakten ate dore qe deri dije e puthe, e lepive, e mashtrove.

Ule koken dhe shikoje.
Shikoje se eshte ajo dore qe te dha gjithshkaqe ti enderroje,por kurre nuk e besoje.
Voten, karrigen, pushtetin, parane.

Shikoje mire se:

Do te jete ajo dore qe se shpejti, do te te coje ne shtepi, me shpejt, shume me shpejt se sa coj te tjeret para teje, dhe nuk do te kete jo me shami kuqe dhe shami zeza, Fuge apo Veliaj, por as zoti i madh ta ketheje me ate dore pro teje.

Ti e ke harruar ate dore qe sot shtrihet para teje, per nje cope korromane thate, ti i ke harruar premtimet sepse ne te vertete ato ishin thjesht mashtrime.

Por syte e asaj nene nuk do te harrojne kurre, cinizmin ironine dhe mosperfilljen tende kur i kalon prane, para syve dhe trupit te saj bashke me foshnjen pertoke, e perlotur duke tu lutur:

M’fal dy lek Z.Kryeminister.

Ti sot ke pushtetin, por ajo dore neser ka perseri voten, kete mos e harro zoti kryeminister.

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

PD te pastrohet nga ish sigurimsat dhe hajdutet.

VETEM PAK DHIMBJE DHE DO E KALONI.

Do ju kaloje:

Pak dhimbje, vetem pak dhe do shporreni njehere e pergjithmone nga syte tane.
Ju ish bashkpuntore te sigurimit te shtetit, ju kerpudha helmuese, ju burra gra qe vishni tanga, ju te pa fytyre, ju maskarenj qe u futet brenda PD-se, e molet si lopen dhe e shkaterruat.
Fundi i juaj nje dite do te vinte, ndonese se i vonuar por ajo dite do te vinte.

Dhe ja:

Demokratet filluan te flasin, ata do te flasin, ata nuk do te heshtin me, nuk mund tju mbajne akoma mbi kurrizin e tyre tanime te lodhur nga zullumet tuaja,askush nuk mund te ndaloje me zerin e tyre te lire.

Boll me me diktature, klane, frike dhe presione brenda PD_se.

Qerohuni dhe na lini te qete.
Largohuni nga ne, zhdukuni ne jeten tuaj private, largoni duart tuaja te ndyra nga Partia demokratike, boll e percate, boll e shkaterruat.
Demokratet filluan te flasin, kazani po zjen, kazani po rrjedh, askush nuk do e kete fuqine tju mbroje apo tju fshehi me, ju dhe te kaluaren tuaj te zeze.

Qerohuni andej nga erdhet, misionin tuaj brenda partise demokratike e mbaruat.

Qerohuni.
Padronet e vjeter po ju presin.

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Enver Hoxha ishte kundër një Republike të Kosovës


TIRANE- 
Me pak fjalë, në asnjë dokument të Partisë Komuniste Jugosllave dhe në asnjë lloj dëshmie tjetër nuk gjendet ndonjë urdhër apo thjesht direktivë për ta ndëshkuar me censurë frazën e rezolucionit të Konferencës së Bujanit, ku flitet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Kategori
Uncategorized

Xhihadi ortodoks i kishës Ruse.

 

kisha ruse


Kisha ortodokse e Rusisë i dha një dimension të ri tepër të rrezikshëm konfliktit në Siri dhe në Lindjen e Mesme, kur shpalli se lufta e Rusisë në atë rajon kundër terroristëve dhe për mbrojtjen e kristianëve është “luftë e shenjtë”. Në 30 shtator, ditën e nisjes së sulmeve ajrore të avionëve rusë në territorin e Sirisë, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Ruse, arkiprifti Vsevolod Çaplin, deklaroi në emër të saj, se “lufta me terrorizmin është një luftë e shenjtë dhe vendi ynë është ndoshta forca më aktive në botë për ta luftuar atë”. Këtu nuk është çështja vetëm te politizimi i kishës ruse dhe përdorimi i saj si institucion shpirtëror për mbështetjen e strategjisë globale dhe të politikës së jashtme ekspansioniste të Kremlinit. Këtu është çështja për një dimension të ri, dimensionin e luftës fetare, që Kisha Ortodokse Ruse po i jep ndërhyrjes ushtarake ruse në Siri si “luftë e shenjtë”.
Ky është një objektiv dhe një transformim i rrezikshëm, që kërkon të legalizojë dhe të noterizojë ndërhyrjen ushtarake ruse në emër të idealeve të ortodoksisë dhe të rolit ekskluziv të Rusisë si protektore e ortodoksisë nëpër botë. Në këtë kontekst fetar, ndërhyrja ushtarake ruse në Siri merr formën e një kryqëzate fetare. Shpallja e një “lufte të shenjtë” nga kisha ruse është deklarim i një lufte të shenjtë fetare, që përkthehet si luftë e Rusisë për idealin e ortodoksizmit ose më saktë, si luftë fetare e ortodoksëve rusë kundër myslimanëve arabë. Në këtë impostim ideologjiko-nacionalisto-fetar, Kisha Ortodokse Ruse aktualisht shfaqet me të njëjtin pozicion ekstremist si grupi terrorist i “Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut”, ISIS, i cili gjithashtu veprimtarinë e tij e quan luftë të shenjtë.
Është e kuptueshme se implikimet e kësaj devize të kishës ortodokse ruse për konfliktin në Siri dhe Irak si luftë e shenjtë fetare janë deviacione politike, strategjike dhe etike shumë të thella. Së pari, ato komprometojnë vetë qëllimet e dislokimit dhe të veprimit të forcave ushtarako-ajrore ruse dhe krejt synimet ruse në Siri dhe në Lindjen e Mesme. Qeveria ruse nuk është distancuar deri tani nga qëndrimi i kishës ortodokse për luftën e shenjtë në Siri, ndonëse dihet se Kisha Ortodokse Ruse është instrument i politikës së brendshme dhe të jashtme të presidentit Vladimir Putin. Jo rastësisht, deklarimi i luftës së shenjtë nga Kisha Ortodokse Ruse u bë në të njëjtën ditë, që parlamenti i Rusisë miratoi rezolutën për lejimin e përdorimit të forcave ushtarake ruse jashtë vendit. Nuk duhet harruar se përdorimi i forcave ushtarake ruse për ndërhyrje në Siri po bëhet pas një viti të ndërhyrjes së këtyre forcave për aneksimin e Krimesë dhe ndezjen e luftimeve në Ukrainën Lindore. Në qoftë se përdorimi i forcave ushtarake ruse për ndërhyrje jashtë ishte përdorur për herë të fundit nga udhëheqësi i Kremlinit, Leonid Brezhnjevi, në vitin 1979 me agresionin rus në Afganistan, tani kreu i ri i Kremlinit, Putin, po e përdor çdo vit, edhe në vitin 2014, edhe në vitin 2015.
Me sa duket, Kremlinit i vjen për shtat nxjerrja e një flamuri fetar të ortodoksisë për t’i prirë kryqëzatës së sapofilluar të ndërhyrjes së gjithanshme në Lindjen e Mesme. Deputeti i Dumës Ruse, Semjon Bagdasarov, deklaroi në 2 tetor se “Siria i takon Rusisë, sepse është toka jonë e shenjtë”. Në këtë linjë, duhet menduar se objektivi i dërgimit të forcave ushtarako-ajrore të Rusisë në territorin e Sirisë ka qëllime shumë më të gjëra, sesa pretendimi i Kremlinit se forcat ajrore ruse do të godasin grupin terrorist të ISIS-it. Që në sinjalet e para të vendimit rus për të dërguar forcat e veta ushtarake në Siri, kemi theksuar në rubrikën tonë se ato dërgohen për të mbrojtur regjimin e Bashar al-Asadit dhe për të vendosur kontrollin rus. Është naive të mendohet se qëllimi i Moskës është për të goditur vërtet organizatën terroriste të ISIS-it. Faktet e komprometuan shumë shpejt pretendimin propagandistik të Kremlinit. Gjatë 24 orëve të para të sulmeve ajrore ruse të datës 30 shtator, asnjë nga objektivat e goditur prej tyre nuk kishte lidhje me ISIS-in. Aviacioni ushtarak rus në mënyrë selektive goditi pozicionet e grupeve të opozitës demokratike siriane, që lufton kundër regjimit të Asadit, dhe nuk goditi fare forcat e ISIS-it. Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Ernest, deklaroi në 2 tetor se avionët rusë po godasin rajonet, në të cilat nuk është e njohur për ndonjë prani të forcave të ISIS-it, por për prani të kundërshtarëve të armatosur të presidentit Asad. Koloneli Stiv Uorren, përfaqësues i forcave amerikane në Irak, deklaroi se nga 12 objektivat e goditur nga avionët rusë në Siri gjatë 24 orëve, asnjë prej tyre nuk kishte lidhje me ISIS-in. Shqetësimin për këtë strategji ushtarake ruse në Siri, shprehu edhe ministri i Jashtëm turk, i cili deklaroi se “ne jemi seriozisht të shqetësuar nga informacioni që sulmet ajrore të Rusisë në Siri kanë synuar pozicionet e opozitës, në vend të ISIS-it, dhe si rezultat shumë civilë kanë humbur jetët e tyre”.
A po ndërmerr Rusia një “luftë të shenjtë” apo një kryqëzatë fetare në Lindjen e Mesme? Kjo nuk duket larg së vërtetës, kur konstaton se Moska ka përfshirë priftërinjtë në forcat ushtarake ruse, që bekojnë raketat e tanket, kur sheh se Moska po përpiqet intensivisht të krijojë një aleancë botërore të shteteve ortodokse etj. Moska po mban në pushtet me forcën e armëve regjimin prorus të Asadit, që është përfaqësues i një pakice alavite, e cila ka shtypur dhe masakruar shumicën e popullsisë siriane, të cilët janë sunitë. Sepse nuk mund të mos bëhet pyetja, se përse avionët rusë në objektivat e tyre të sulmeve ajrore në 30 shtator futën edhe bombardimet mbi xhami.
Kremlinit i duket se, duke veshur me raso ndërhyrjen ushtarake ruse në Siri dhe në Lindjen e Mesme, mund ta shesë këtë ndërhyrje në opinionin botëror si një mision salvetik fetar, dhe kjo do të rrisë peshën e Rusisë në vendimmarrjet botërore. Përfaqësuesi i kishës ortodokse ruse, Çaplin, deklaroi se vendimi për veprime ushtarake ruse në Siri “përputhet me mentalitetin e popullit tonë dhe me rolin special, që vendi ynë ka lozur gjithmonë në Lindjen e Mesme”. Kjo do të thotë që Rusia ka të drejtë të ndërhyjë në emër të ortodoksizmit dhe si protektorja e ortodoksëve në rajonet e ndryshme të botës. Sepse, vështirë të kuptohet se çfarë përputhjeje ka një ndërhyrje ushtarake ruse me mentalitetin e popullit rus, përveç kredos fetare.
Çka e konturon ndërhyrjen e Rusisë në Siri si një kryqëzatë fetare, është edhe fakti se ajo bëhet në emër të fesë ortodokse dhe se atë rol udhëheqës në këtë luftë të shenjtë mund ta luajë vetëm Rusia, si shteti më i madh dhe më i fuqishëm ortodoks. Është një megalomani tepër dogmatike, edhe nga pikëpamja politike, edhe nga pikëpamja diplomatike, edhe nga pikëpamja fetare. E ashtuquajtura luftë e shenjtë e kishës ortodokse ruse në Lindjen e Mesme është deviacion fondamentalist dhe një përligjje e terrorizmit ndërkombëtar, sepse i jep konfliktit një ngjyrë dhe përmbajtje fetare. Nga terrorizmi ndërkombëtar kërcënohen të gjithë popujt dhe grupet nacionale, shoqërore dhe fetare. Për hir të së vërtetës, duhet theksuar se shumica dërrmuese e viktimave të terrorit të ISIS-it janë myslimanët, dhe pastaj vijnë grupet e tjera fetare në rajon. Lufta kundër terrorizmit nuk mund të marrë ngjyrime dhe ngarkesa fetare, sepse e ashtuquajtura luftë e shenjtë e devijon objektivin dhe saboton koalicionin ndërkombëtar antiterrorist, dhe nga ana tjetër bëhet njësoj si lufta e terroristëve kundër njerëzimit.
Qëndrimi i rrezikshëm dhe obskurantist i kishës ruse duket edhe më qartë kur e krahason me qëndrimin e drejtë parimor, që po mban bota demokratike, SHBA, BE, dhe forcat demokratike në Europë dhe në botë kundër organizatës terroriste të ISIS-it. Ata kanë krijuar edhe koalicionin ndërkombëtar antiterrorist, dhe në këtë koalicion bëjnë pjesë edhe shumë shtete me shumicë myslimane, si dhe Shqipëria. Koalicioni ndërkombëtar i luftës kundër terrorizmit kurrë nuk e ka ngatërruar luftën e tij të drejtë me ndjenjat apo me përkatësinë fetare, pavarësisht se shtetet më të fuqishme të këtij koalicioni nuk janë myslimanë, por katolikë dhe protestantë. Ata e kanë të qartë, se çdo përpjekje për etiketime fetare apo për kundërvënie fetare do të largonte arritjen e objektivave për shkatërrimin e organizatave terroriste.
Shpallja e një kredoje fetare të luftës së Rusisë në Siri dhe në Lindjen e Mesme mund të ketë efekte negative tepër të rrezikshme. Së pari, duke dalë me devizë fetare, automatikisht mund të krijojë çarje të mëdha brenda koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit. Sepse, asnjë shtet demokratik, katolik, protestant apo mysliman, nuk mund të pranojë që misionet e tij në Siri dhe në Lindjen e Mesme kanë karakter fetar. Së dyti, duke shpallur se Rusia po bën një luftë të shenjtë fetare, automatikisht krijohen kundëreaksione dhe lufta e shenjtë ortodokse do të zgjojë orekset dhe reaksion zinxhir për luftë të shenjtë fetare jo vetëm në radhët e ISIS-it, por shumë më gjerë, në popuj e shtete të rajonit. Kjo do ta komplikojë më shumë situatën, jo vetëm në Siri, por në krejt Lindjen e Mesme. Së treti, duke paraqitur kredo fetare dhe Rusinë si mbrojtëse të ortodoksisë në shkallë botërore, kjo mund të çojë në tensione dhe konflikte të reja me vulë fetare në disa rajone të botës. Ajo mund të ketë efekte negative edhe në Ballkan, ku Rusia po punon prej disa vitesh të organizojë një aleancë të shteteve ortodokse kundër kombit shqiptar, kundër NATO-s, kundër SHBA-ve dhe kundër Vatikanit. Agjencia bullgare “Fokus”, në 1 tetor i referohej një televizioni maqedonas, i cili njoftonte për planet “për krijimin e një aleance ortodokse midis Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë kundër projektit të Shqipërisë së Madhe”. Analisti Vit Klima shkruante para pak kohësh në “aktualne.cz” se, “nëse rusët do të arrinin të krijonin perandorinë ortodokse në Europën Lindore dhe Jugore, ata do të ndryshonin rrotën e historisë. Nuk duket rastësi që presidenti rus V. Putin ka folur për ndikimin dhe vlerat e ortodoksisë dhe bile për familjen e popujve ortodoksë”. Instrumentalizimin e ortodoksizmit si flamur të ambicieve globale të Rusisë e denoncoi në 4 maj të vitit të kaluar ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt, një nga personalitetet më të shquara të diplomacisë europiane, kur duke analizuar dhe paralajmëruar rreziqet dhe format, me të cilat po shfaqet kërcënimi i një Rusie agresive, pas aneksimit me dhunë të Krimesë, formuloi paralajmërimin e madh: “Linja e re antiperëndimore e Vladimir Putinit bazohet në konservatorizmin e thellë të ideve ortodokse. Ortodoksia është rreziku kryesor për civilizimin perëndimor”.
Duke pasur parasysh se Kisha Ortodokse Ruse është një nga institucionet bazë të shtetit rus dhe të politikës së jashtme ruse, mendohet se nuk ndodh rastësisht shpallja e luftës së shenjtë fetare të Rusisë nëpër botë. Kjo lidhet me faktin se, Rusia në aksionin e vet ndërkombëtar dhe në ambicien e saj globale e ndjen mungesën e një kredoje ideologjike apo morale, që ta ligjërojë strategjinë e saj botërore. Në kohën e Bashkimit Sovjetik, Moska kishte ideologjinë komuniste dhe mitin e vendosjes së diktaturës së proletariatit në shkallë ndërkombëtare. Në kohën e tanishme Moska nuk ka as një bazë ideologjike dhe as një bazë etiko-morale. Rusia nuk ofron dot as një model ideologjiko-shoqëror e as një model moral. Perëndimi dhe shtetet perëndimore e kanë bazën e tyre të politikës së jashtme të mbështetur në vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Rusia nuk e ka dhe nuk mund ta vërë këtë. Këtë vakum ideologjik e moral Kremlini mendon ta mbushë nëpërmjet kredos fetare dhe rolit të protektorit të ortodoksizmit, besim që nuk është në botën perëndimore. Por kjo kredo fetare vështirë se mund ta ndihmojë politikën e jashtme ruse të imponohet si fuqi botërore. Kjo, nga fakti se numri i shteteve me popullsi ortodokse është i kufizuar dhe sepse shumica e shteteve ortodokse kanë zgjedhur të integrohen në BE dhe në vlerat europiane. Nga ana tjetër, bota demokratike ka si një nga themelet e saj sekularizmin, ndarjen ligjore të shtetit nga feja. Një nga kontributet madhore të Perëndimit në historinë e njerëzimit është sekularizimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, ndarja e shtetit nga feja, jo vetëm në politikën e brendshme, por edhe në politikën e jashtme. Në këtë kuptim, përbën një nonsens historik kredoja fetare dhe pretendimi fetar i Rusisë si protektore e ortodoksëve në shtete e rajone të ndryshme të botës.
Shpallja e operacioneve ushtarake ruse në Siri si luftë e shenjtë është një rrugë e rrezikshme, e cila mund të provokojë konflikte shumë më të mëdha, jo vetëm nacionale, ekonomike e politike, por edhe fetare. Ndaj, xhihadi ortodoks i kishës ruse meriton analiza të thella, për pasojat që mund të ketë, siç kërkon edhe një distancim të fuqishëm diplomatik, politik dhe fetar, nga të gjitha shtetet që i përkasin apo duan të hyjnë në familjen demokratike perëndimore.

Nga: SHABAN MURATI*