Kategori
Uncategorized

DESADA METAJ/ Cilët janë milionerët e pasuruar nga pushteti që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.

Vetëm më një sy të shpejtë konstaton fare thjesht se firmëtarët kundër Bashës në fakt, që kanë firmosur për 8 a më shume vite vetëm në bordero shtetërore, po të bashkojnë pasuritë e deklaruara dhe ato të fshehura mund të rrisin GDP-në e Shqipërisë.
Ajo listë me ish ministra milionerë (në euro), ish deputetë që nuk justifkojnë as karburantin që shpenzojnë me rrogat që kanë, ish drejtorë apo këshilltarë që në 2005 e nisën karrierën duke tërhequr overdraftin e rrogës në bankë dhe sot jetojnë në luks, janë treguesi më i qartë i inatit dhe mllefit njerëzor. Dhe aspak i një sjelljeje politike e atyre që të paktën pretendojnë se janë pjesë e saj.
Këta dezertorë që gjatë fushatës punuan kundër PD, sot kërkojnë përgjegjësi për humbjen. Këta që për 4 vjet me shumë pak përjashtime, jo vetëm nuk folën në parlament, por nuk bënë asnje status në FB për zullumet e Edi Ramës, sot kërkojnë ta tërheqin zvarrë Lulzim Bashën nga zyra e tij.
Por ata ndoshta kanë harruar që ka një gjë që paratë (sado shumë të kesh) nuk e blejnë dot. Dinjitetin dhe personalitetin nuk e gjen dot në tregun çam të rilindjes që blen dhe shet me raste edhe kundërshtarët politikë. As partinë dhe postet nuk mund t’i mbash përherë dhuratë nga ish kryetari apo si meritë e përdorjes që ai të ka bërë. Ka një moment kur të duhet të paguash për këtë.

Kategori
Uncategorized

Pastori i njohur i përgjigjet Genc Rulit: Turma do të vrasë bariun.

 

Pastori i njohur Akil Pano ka reaguar me një status të “Facebooki”, pas sulmeve dhe thirrjeve te forta anatemuese ndaj Bashës, pas humbjes dramatike të zgjedhjeve te 25 qershorit.
Pano në përgjigje te deklaratës se Rulit dhe paralelizmit që ai bëri për nxjerrjen e Bashës nga selia, ashti si Jezusi nxori tregtarët nga tempulli, shkruan se ai nuk sheh këtë rast, por një Jezus tjetër.

Postimi i plotë i pastor Akil Panos

Skena që unë shoh, miq demokratë!
Kryqëzojeni… kryqëzojeni!
Goditeni, mallkojeni… projektoni mbi të gjithë fajin, humbjen, rrëzimin dhe dështimin, për ‘parajsën’ tuaj të humbur tashmë dy herë.
Skena e lashtë e anathemas (mallkimit) publike që i bëhet Krishtit prej turmës, erdhi e gjallë tek unë, pasi dëgjova thirrjet mallkuese, fyese, poshtëruese, denigruese, të bëra prej një grupi jo të vogël, kryesisht ish-senatorëve deputetë, të partisë më të madhe opozitare në vend.
Këtyre zërave, me një shpejtësi të beftë iu bashkua kori i zërave të disa analistëve, pronarëve të medias, aksionerëve të politikës, kryesisht përfitues jo të vegjël të pushtetit, të cilët derdhën gjithë kupën e zemërimit, hidhërimit, gjykimit, fajit dhe ndëshkimit të tyre mbi njeriun të cilin duan ta shohin mbi kryq.
Thërrasin të rrëzojnë, kryqëzojnë, ndëshkojnë e largojnë, pasi kanë vendosur mbi kryqin e drunjtë të caktuar për kryetarin e tyre, mbishkrimin; Mbreti i Fajit.
Kjo skenë ishte e përgatitur prej kohësh, çarku ishte ngrehur për prenë kilometra të tëra rrugëtimi, përpara tendës së mbledhjes së demokratëve. Dikush duhet të paguajë për humbjen, dështimin, rrëzimin dhe pafuqinë e familjes e cila, shtegton, ndeshet, fiton dhe humb një, dy a më shumë beteja në historinë e saj.
Skenë e cila ka shkelmuar duke shkallmuar moralin, etikën, kulturën dhe gjithçka të dëlirë që lidhet me parimet konservatore të djathta në platformën e ndërveprimit politik. Ballkanizim copëzues që rend të riprodhojë armiqësi, ndarje, rigrupime, e më së tepërmi vrasjen politike të liderit. Ky është problemi ynë kryesor, lideri. Kur ai është dobët, s’mund të na udhëheqë, kur është i fortë themi se është diktator!
Cili është në të vërtetë lideri që duam!?
Përgjatë 25 viteve të rrugëtimit tonë post-komunist, jemi treguar të paaftë dhe shumë të kursyer të lartësojmë vlerat në jetën e liderit, por kemi qenë të zellshëm të amplifikojmë dobësitë e tij.
Por cili është lideri që duam!?
Oh, kjo është e lehtë;
natyrisht, liderin që na vlerëson duke na dhënë një pozitë në formacionin tonë politik, liderin i cili na çon në fitore.
Por rruga e liderit që çon në fitore, natyrshëm kalon përmes shtegut të dhimbshëm të humbjes.
Miq të mi demokratë!
Lideri nuk prodhohet brenda ditës, e as një dekade. Ruajeni liderin, kultivoni vlerat e tij, rrituni së bashku me të, bëjuni mburojë shigjetave të ndezura që tani kanë zënë diellin mbi kryet e tij. Kujtoni vlerat e familjes e cila qëndron dhe lufton për të vetët. Në të kundërt, e ndarë ndër vete, ajo s’mund të qëndrojë.
Skena që unë shoh, nuk është skena të cilën z. Ruli përmend në statusin e tij publik. Unë nuk shoh ‘Jezusin i Cili me kamxhik nxjerr tregtarët jashtë Tempullit,’
Unë shoh një Jezus tjetër! Shoh Jezusin përballë turmës së akuzuesve të cilët duan të vrasin bariun duke projektuar mbi të, pafuqinë e tyre.
Shoh burrin, i cili merr përsipër të paguajë çmimin e fajit të pafuqisë së familjes! Të gjithë familjes, në veçanti pjesës së saj më të brishtë. Vëllezërve që zgjodhën të mos ndeshen, jo prej drobitjes nga betejat e së shkuarës, por prej ambicies për pushtetin brenda familjes. Motrave të cilat nisën ankesat se u ndjenë të padëgjuara, e se harruan atë që prej natyre e japin pa u kursyer në familjen e tyre prindërore; dashurinë dhe përkushtimin. Shoh ‘miqtë’ të cilët në orën më të vështirë, braktisin bariun më një puthje.
Por gjithashtu, shoh morinë e vëllezërve, motrat dhe miqtë, të cilët duan familjen dhe bariun. Shoh realitetin e politikës dhe strukturave shoqërore në Shqipëri. Shoh nevojën në parlamentin e ri për opozitarizëm të fortë dhe konstruktiv. Shoh një kastë të re e cila duhet të çojë përpara reformat e rëndësishme për progresin e Shqipërisë.
Miq të mi demokratë! Lutem që Zoti t’ju japë urtësi të dalloni stinën politike në të cilën ndodhet vendi dhe të ndërmerrni hapat e nevojshëm drejt ringritjes të familjes tuaj e cila ka peshë historike në demokracinë e Shqipërisë.

Përzemërsisht, Rev. Akil Pano

Kategori
Uncategorized

Erdhët me pantallona të grisura e u larguat me vila.

U habita kur shoh njerez qe ju kan dale deshmitare shokeve te gjimnazit ne kohen e diktatures, njerez ish spiune te sigurimit, ish ministra e funksionare te PD qe erdhen me pantallona te grisura e pas 8 vitesh u larguan me vila tek Zamiri, individe qe ne rrethet nga jane i njohin si ” sende” pa vlere njerezore morale, te pangopur qe kur u larguan nga zyrat e ministrive vodhen edhe oren e murit te ministrise me derrase arre, ish keshilltare qe shisnin konçensione , ish deputet qe ne 2013 kane deklaruar se kete here edhe mund ta votonin PD meqenese ishin ne liste,” shkruan ai

 

Statusi i plotë

Kjo liste firmetaresh paska kerkuar largimin e BASHES????????

Ftoj çdo DEMOKRAT ne te gjithe Shqiperine qe u perball ne keto 30 dite me fushaten me te piste dhe te blere nga paraja e pushteti qe ti lexoj me vemendje dhe te me thote se per ke kane punuar e votuar keta????

A i keni pare keta ne fushate????

A nuk ishin po keta qe ne vitin 2013 punuan qe te humbiste PD dhe lart e poshte si te strukur thonin te perzeme “PLAKUN”?????

U habita kur shoh njerez qe ju kan dale deshmitare shokeve te gjimnazit ne kohen e diktatures, njerez ish spiune te sigurimit, ish ministra e funksionare te PD qe erdhen me pantallona te grisura e pas 8 vitesh u larguan me vila tek Zamiri, individe qe ne rrethet nga jane i njohin si ” sende” pa vlere njerezore morale, te pangopur qe kur u larguan nga zyrat e ministrive vodhen edhe oren e murit te ministrise me derrase arre, ish keshilltare qe shisnin konçensione , ish deputet qe ne 2013 kane deklaruar se kete here edhe mund ta votonin PD meqenese ishin ne liste.

U habita kur pashe dhe disa vemje per te cilet z Basha eshte fajtore qe i futi ne keshille kombetare dhe i degjoj ne ndarjen e degeve dhe prishjen e strukturave duke larguar nga drejtimi i degeve kryetar punetore partie si Osman Stafa, Moisi Meminaj etj.

Dhe ajo qe me habiti ishin disa njerez qe nuk i njeh njeri per demokrat apo faktore por si motorriste e puntore.

Perpelitjet e fundit per te ndare shapin nga sheqeri.

Mos derdellisni neper media por nxirrni kandidatin ose kandidaten perballe BASHES dhe me kete rast tentoni te takoni ndonje DEMOKRAT ne kete fushate se keni qysh ne vitin 2005 qe nuk i jepni doren nje NJERIU te vetem.

Ishalla nuk ju ngaterrojne DEMOKRATET ,se nje pjes e juaja ju vuri tankun dikur atyre dhe nje pjese ju njeh per rilindas se keni tre pale zgjedhje 2013,2015,2017 qe beni fushate kunder PD dhe DEMOKRATEVE.

 

Kategori
Uncategorized

Ministria e Arsimit e rrethuar, flet Karabina:

Ministria e Arsimit e rrethuar Plarent Ndreca i shkarkuar, lëviz me njerëz të armatosur

11:18, 28/06/2017
Konflikti ndërmjet ministres teknike të Arsiimit, Mirela Karabina dhe Sekretarit të Përgjithshëm të MAS, Plarent Ndreca, ka marrë përmasa të mëdha.

Karabina është detyruar të dalë sot para medias për të deklaruar se Ndreca përbën një rrezik të madh me shkeljet e tij ligjore në dëm të institucionit: “Ndërhyrja e njerëzve të paautorizuar në Protokollin e institucionit dhe marrja në administrim e Serverave dhe të gjitha dokumentacionit arkivor e shkresor përbën një rrezik shumë të madh. Lëvizja e këtij shtetasi në mjediset e Ministrisë, me persona të armatosur, të paautorizuar është një skandal shtetëror që tregon uzurpimin”.

Për këto arsye, Karabina ka kërkuar sot mbështetjen e të gjithë strukturave shtetërore, Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe të gjithë Trupit Diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë, për të marrë në konsideratë dhe për të ndërhyrë në normalizimin e kësaj situate tejet të rënduar e cila vjen ne kontekstin e zhvillimeve të reja politike në vend dhe gjatë proceseve të pranimeve në shkollat e larta.”

DEKLARATA E PLOTE E KARABINES

Jam këtu përpara jush si Ministre e Arsimit dhe Sportit për të bërë publike gjendjen e rëndë të krijuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si rezultat i shkeljeve të renda dhe të një pas njëshme të realizuar nga shtetasi Plarent Ndreca, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Si rezultat i veprimeve dhe ushtrimit të presionit të vazhdueshëm mbi të gjithë administratën kam hasur në bllokim të qëllimshëm të punës në të gjithë aspektet.

Kam ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara ligjore duke garantuar respektimin e ligjit dhe të drejtave kushtetuese në bashkëpunim me të gjithë institucionet pantere.

Me Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit të datë 13. 06.2017 shtetasi Plarent Ndreca është pezulluar nga detyra dhe sipas Kallëzimin Penal te datës 12.06.2017 është në ndjekje penale për dyshime të arsyeshme në përfshirjen e tij në dëm të Maturës Shtetërore.

Në kundërshtim me aktet ligjore shtetasi Plarent Ndreca ka firmosur dje, me datë 27.06.2017 një Kontratë e Shërbimit me një Kompaninë Kontraktore duke krijuar situate të paprecedentë në një institucion shtetëror. Aktualisht në MAS ka dy kompani private, njëra e ligjshme dhe tjera e kontraktuar nga z. Ndreca pas pezullimit nga detyra. Ky person ne vazhdimësi ka nënshkruar kontrata shërbimi dhe korrespondencë zyrtare pas aktit te pezullimit në kundërshtim flagrant me të gjitha dispozitat ligjore.

Titullari i Institucionit e ka bërë prezent situatën në të gjithë strukturat shtetërore dhe vijon të kërkojë ndërhyrjen urgjente për normalizimin e punës dhe marrjen e institucionit në ruajtje. Gjatë ditës së djeshme dhe gjatë gjithë ditës së sotme, Policia e Shtetit nuk është përgjigjur asnjë thirrje për të ndërhyrë dhe normalizuar situatën e rrezikshme dhe të tensionuar që është krijuar në këtë institucion.

Ky demonstrim force dhe arrogance i këtyre njerëzve të paligjshëm, të përfshire në çështje të dyshimta nuk ka asgjë të përbashkët me ligjin. Ndërhyrja e tyre në Protokollin e Institucionit dhe marrja në administrim e Serverave dhe të gjitha dokumentacionit arkivor e shkresor përbën një rrezik shumë të madh. Lëvizja e këtij shtetasi në mjediset e Ministrisë, me persona të armatosur, të paautorizuar është një skandal shtetëror që tregon uzurpimin e paligjshëm të institucioneve si manifestim i forcës përkundrejt ligjshmërisë, që nuk lejon vijimësinë e punës normale në këtë institucion. Ky nuk është standardi demokratik i shtetit ligjor që është aspirata jonë e përbashkët.

Po ju bëj thirrje institucionale të gjithë strukturave shtetërore, Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe të gjithë TrupitDiplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë, për të marrë në konsideratë dhe për të ndërhyrë në normalizimin e kësaj situate tejet të rënduar e cila vjen ne kontekstin e zhvillimeve të reja politike në vend dhe gjatë proceseve të pranimeve në shkollat e larta.

Garantoj përkushtim tim maksimal në zbatim të Kushtetutës, ligjit dhe standardeve qytetare dhe demokratike.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

MIRELA KARABINA

MINISTËR

Kategori
Uncategorized

Artan Fuga: Bëzhdila pa shtyllë kurrizore…dje i fusnin thikën Bashës, sot i lëpijnë plagët.

Akademiku Artan Fuga bën një analizë të humbjes së PD-së në këto zgjedhje, por më shumë të reagimeve dhe mos reagimeve nga ana e opozitës.

Fuga thotë se ca bëzhdila pa shtyllë kurrizore, grabitës të parave të publikut, që deri dje hidhnin anatema në emër të dihet se pse kundër Lulzim Bashës, sot i dalin me hipokrizi në mbrojtje atij. “Dje i fusnin thikën sot i lëpijnë plagët”, shkruan ai.

Nga Artan Fuga
Opozita e hutuar
Kandidatët e opozitës që kanë humbur thonë se elektorati u ka ikur sepse është paguar dhe e ka shitur votën. Por nuk japin asnjë rast, asnjë emër, kush bleu kë?
Ata që nuk u kandiduan kërkojnë revansh dhe lënë të nënkuptojnë se opozita humbi dhe u fundos sepse nuk ishin ata në listë.

Por nuk na sjellin asnjë njësi matëse për ta vërtetuar se elektoratit i digjej zemra vetëm për ta dhe nën këtë Qiell e mbi këtë Tokë nuk ka tjetër veç tyre.
Elektorati opozitar nëpër kafe është i trishtuar, deprimuar dhe bën hamendje se të dhëna nuk ka. Ndjehet i tradhtuar.

Ca bëzhdila pa shtyllë kurrizore, kalorës të xhepit të tyre, grabitës të parave të publikut, që deri dje hidhnin anatema në emër të dihet se pse kundër Lulzim Bashës, sot i dalin me hipokrizi në mbrojtje atij. Dje i fusnin thikën sot i lëpijnë plagët.

Vetë zoti Lulzim Basha deklaron se komentet do t’i bëjë pasi të dali rezultati, a thua se rezultati nuk ka dalë tashmë dhe se prej tij priten thjesht komente. Pasivitet i pakuptueshëm diskursiv dhe braktisje e hapësirës publike pa u kuptuar se përse.

Ata që kanë siguruar vendin në Kuvend heshtin dhe nuk deklarojnë humbjen e partisë dhe fitoren e tyre personale duke marrë përsipër opozitën. Ca mprehin “thikat” për të ekzekutuar fajtorin që e personalizojnë duke mos parë nga vetja se çfarë mëkatesh kanë!

Sa thjesht t’ia veshësh vetëm një njeriu mëkatin kolektiv, pa ia hequr askujt mëkatet personale!
Gjendet fajtori si në situata psikozash kolektive dhe pasi “vritet” ai ndërgjegjja e lënduar e turmës qetësohet. Thjesht iluzion. Inati nuk të çon kurrkund!

Dikush mund të thotë se janë çaste hutimi. Pse more çfarë është politika? Bast personal? Po keni mbi shpatulla përgjegjësi publike që nuk mund ta dorëzoni. Jeni fëmijë të hutuar që keni rrëshqitur mbi një lëkurë bananeje mbi trotuar? Nuk kishit një plan B, apo nuk e kishit kuptuar se po shkonit drejt disfatës elektorale!

Krejt e habitshme, e pakuptueshme kjo gjendje!
Qindra mijëra njerëz të trullosur politikisht në transmetimin absurd live të numërimit të votave.

Artikulli i Meparshem
Dëshironi që sot të gatuani diçka nga kuzhina italiane?
Artikull tjeter
Kim nevrikos të gjithë nënat me këtë foto (FOTO)

Kategori
Uncategorized

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË.

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës para një realiteti tronditës. Anarkia mbizotëronte kudo pas rënies së institucioneve shtetërore dhe shpërndarjes së forcave policore.

Tashmë armët kishin rënë jo vetëm në dorën e qytetarëve të thjeshtë por edhe të disa prej personave më të rrezikshëm që më pas do të formonin bandat famëkeqe, përgjegjëse për një sërë krimesh të rënda si vrasje, grabitje, pengmarrje dhe deri te ato më çnjerëzoret.

Po këtë mëngjes Sokol Bizhga, shefi i policisë kriminale në Komisariatin e Vlorës, mori përsipër një detyrë sa të rëndësishme aq edhe të vështirë; rimëkëmbjen e Komisariatit të Sarandës. Pas një bisede telefonike me zv/ministrin e Brendshëm, Agim Shehu, shefi i krimeve të Vlorës, Sokol Biozhga, Myzafer Blushi, efektiv i Komisariatit të Vlorës, Eduart Alia, inspektor i Policisë së Rendit dhe Gjergj Mehmeti, komandanti i togës në Repartin e Policisë së Vlorës vendosën të udhëtonin drejt Sarandës, ku do të mbetej i vrarë në Qafën e Gjashtës Kapiteni Gjergj Mehmeti dhe tre të tjerët do përballeshin me një nga ditët më të tmerrshme të jetës së tyre.

Ja si e kujton inspektori Eduart Alia këtë moment:

“…. takoi shefi i krimeve te Komisariatit Sokol Bizhga. Ai po fliste ne telefon nga zyra e informacionit dhe me tha te behesha gati pasi do ikja me te ne Sarandë. Sokoli me tha se kishte marre detyre nga Ministria qe te shkonte ne Sarandë per te ringritur Komisariatin e Policisë atje qe kishte dale jashte funksionit.”

Rënia e Komisariatit të Sarandës

Në datën 1 mars të vitit 1997 turma e revoltuar e sarandjotëve, një pjesë e madhe e të cilëve kishin humbur paratë në firmat piramidale, iu drejtuan Komisariatit të qytetit duke e shkatërruar plotësisht. Efektivat u shpërndanë duke lënë pas godinën e zbrazët që pas grabitjes iu vu zjarri dhe u shkatërrua plotësisht.

Nëse katër efektivat e policisë së Vlorës do të kishin informacion më të saktë rreth gjendjes së Komisariatit të Sarandës, tashmë një godinë të shkretuar pa dyer e dritare, ndoshta nuk do të kishin tentuar rimëkëmbjen, që dukej një mision i pamundur.

Qafa e Gjashtës

Shumë pranë fshatit Gjashtë të Sarandës, kalon rruga hyrëse për në qytetin bregdetar të përfshirë nga kaosi dhe anarkia. Kjo ishte e vetmja rrugë nga ku mund të hyje dhe të dilje nga qyteti, pasi rruga dytësore, ajo nga fshati Metoq drejt fshatit Çukë ishte e bllokuar.

Bllokimi i rrugës dytësore ka gjasa të ishte kryer nga të njëjtët persona që prej ditësh formonin postbllokun e Qafë Gjashtës, mes tyre edhe 10 autorët e ngjarjes së rëndë që mori emrin e vendit ku ndodhi. Asnjë makinë nuk kalonte përmes Qafës së Gjashtës pa u përballur me rebelët e armatosur rëndë, disa prej tyre ishin pjesë e Komitetit të Shpëtimit Kombëtar për Sarandën.

Ora 07:00 – Efektivat e Komisariatit të Vlorës, Sokol Bizhga, Gjergj Mehmeti, Eduart Alia dhe Myzafer Blushi u nisën nga Vlora. Me mjetin tip “Benz 240”, ngjyrë jeshile dhe targa të Vlorës, ata vendosën të përshkojnë rrugën e bregdetit (Vlorë- Himarë- Sarandë). Gjatë disa minutave pushim në Llogara, ata u takuan rastësisht me Genci Blushin dhe Lefter Blushin, të afëmr të efektivit Myzafer Blushi, të cilët po udhëtonin me një mjet tjetër me targa të Vlorës.

Të dyja automjetet vijuan rrugën njëri pas tjetrit drejt Sarandës.

Ora 11:00 – Dy automjetet mbërrijnë në Sarandë. Të afërmit e efektivit Myzafer Blushi, nisen me makinën e tyre dret Gjirokastrës ndërsa katër efektivat hyjnë në qytet dhe shkojnë fillimisht drejt Komisariatit ku përballen me godinën e shkatërruar, jashtë kontrollit dhe pa asnjë efektiv policie. Në pamundësi për ta rimëkëmbur ata kanë telefonuar zv/ministrin e Brendshëm, Agim Shehu, dhe i kanë raportuar për situatën.

Sokol Bizhga, Gjergj Mehmeti, Eduart Alia dhe Myzafer Blushi, përpara se të largoheshin nga Saranda vendosën të udhëtojnë në nëpër qytet, duke shpresuar se mund të takonin ndojnë efektiv policie dhe të informoheshin rreth gjendjes. Gjatë qënrimit në qytet ata u ritakuan me familjarët e efektivit Myzafer Blushi, të cilët ishin kthyer për shkak të bllokimit të rrugës. Ata vendosën të dalin nga Saranda me dy makinat njëra pas tjetrës. Ora shkoi rreth 14:00 dhe dy makinat u nisën drejt daljes së qytetit përmes Qafës së Gjashtës.

Përballja në postbllok

Sipas dëshmitarëve të shumtë, në Qafën e Gjashtës ishte ngritur postblloku. Persona të armatosur me pushkë, automatik dhe granata ndodheshin pranë ambienteve të një karburanti në pronësi të Stefan dhe Nikolla Vasos. Ndër ta ishin autorët e masakrës, Vladimir Sinani i njohur si “Ladi i Fajkasë” dhe vëllai i tij, Nestor Sinani i njohur si “Gici”. Personat e tjerë ishin Eduart Çipa, Alqi Paguni, Mikel dhe Arben Këndezi, Agron Qurku, Aleksandër Bala dhe Ristan Lapa. Ndërsa Edmond Sejko do të mbërrinte aty së bashku me katër efektivat e policisë.

Një “Benz 190” me targa “SR 3070 A” parakaloi makinën e efektivave pranë nënstacionit elektrik, në dalje të qytetit dhe i preu rrugën duke i detyruar të ndalojën.

Brenda kësaj veture ndodheshin tre persona; Armando Hysi, drejtues i mjetit, Edmond Sejko i njohur si “Bubeqi” dhe dëshmitari Fatos Mahmutaj.

Më pas, prej tij ka zbritur Edmond Sejko, i cili në dorë ka pasur dhe një armë zjarri tip automatik kallashnikov. Sejko, kur është afruar tek automjeti i punonjësve të policisë ka komunikuar me ta dhe i ka pyetur se kush ishin dhe ku do shkonin. Me të ka folur Sokol Bizhga, shefi i krimeve të Vlorës, i cili ka kryer edhe çarmatosjen e tij.

Ndërkohë, nga automjeti i mësipërm, me qëllim për të parë se ç`farë po ndodhte me shokun e tyre, kanë dalur dhe dy personat e tjerë konkretisht pasagjeri i sediljes së pasme dhe drejtuesi i automjetit. Në këtë moment janë dëgjuar dhe disa të shtëna me armë zjarri, e si rezultat i të cilave pretendohet se është plagosur pasagjeri i sediljes së pasme, Fatos Mahmutaj, ndërsa drejtuesi i saj është futur në brendësi të automjetit dhe është larguar me shpejtësi për në dalje të qytetit të Sarandës, rrugë e cila të shpie edhe për në Gjirokastër, destinacion në të cilin do venin fillimisht efektivat e Policisë.

Edmond Sejko (Bubeqi) dhe kunati i tij, Fatos Mahmutaj, u gjendën përballë katër efektivave të policisë, në momentin që shoferi i “Benz”-it me targa të Sarandës, Armando Hysi u largua me shpejtësi për të njoftuar personat që ndodheshin në postbllokun rreth 1 kilometër më sipër.

Efektivat kanë diskutuar me Edmond Sejkon, i cili ka marrë përsipër t’i shoqëronte ata drejt postbllokut ku do negocionte me personat e tjetë për t’i lënë të vazhhdonin rrugën.

Pasi kanë rënë dakort, Sejko dhe Mahmutaj kanë hipur në makinën e efektivave dhe janë nisur drejt postbllokut. Por aty më parë kishte mbërritur Armando Hysi, i cili i kishte alarmuar për ngjarjen e ndodhr te nënstacioni.

Armando Hysi do ta rrëfente këtë moment duke thënë:

“…Në atë moment, në përpjekje për të mbyllur portat kam parë njerëz në karburant. Dikush më pyeti se çfarë kishte ndodhur dhe i thashë se një makinë pa targa më ka qëlluar me Bubeqin dhe me Fatosin dhe se ata i kanë ndalur. Me personin që kontaktova ishte Vladimir Sinani. Unë pa zbritur nga makina pashë që mu afrua me automatik kallashnikov në dorë Vladimir Sinani, i cili së bashku me disa persona ishin të armatosur dhe nuk i kujtoj dot si emra tani por, jam i sigurtë se ata ishin Sarandiotë…”.

Por Vladimir Sinani do të deklaronte se:

“Na tërhoqi vëmendjen se fishkëlluan gomat e tij në kthesë por, nuk e dinim se pse vinte. Naloi rreth 15 metra larg karburantit, doli nga makina ishte Armando Hysi. Nuk bisedoi me mua por, doli nga makina dhe tha çuna dy makina pa targa na kanë gjuajtur dhe kanë marrë Fatosin dhe Bubeqin peng dhe u largua menjëhere në drejtim të fshatit Metoq.”

Vrasja e Gjergj Mehmetit, komandant toge në repartin e policisë së rendit të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Thirrja e Armando Hysit duket se nxiti personat që ndodheshin në pikën e karburantit që të mobilizoheshin dhe të vendoseshin në pritë.

Ndërsa katër efektivat po vinin drejt postbllokut të sigurtë se kalimi i tyre do sigurohej nga Edmond Sejko (Bubeqi), u ndaluan përballë postbllokut.

Në këtë moment, siç kishin diskutuar më parë, Edmond Sejko dhe kunati i tij Fatos Mahmutaj zbritën nga automjeti i parkuar pas një kamionçine buzë rrugës.

“O çuna, unë quhem Sokol Bizhga jam shef i Policisë kriminale te Vlorës, jemi Lebër, jemi vëllezër, mos qëlloni”, kanë qenë fjalët e Sokol Bizhgës drejtuar personave të armatosur.

Por kjo nuk e ndaloi Edmond Sejkon, i cili u drejtua nga personat e armatosur që ndodheshin në pikën e karburantit por në vend të negocionte ai thirri “Tufjani” duke bërë me shenjë nga makina e efektivave.

“Tufjani” ishte fjala e përdorur për të nisur të shtënat me armë në drejtim të tyre, dhe ndryshe do të thotë “Futjani”.

Një breshëri e madhe plumbash u lëshuan këtë moment drejt makinës së efektivave. Më pas një shpërthim granate u dëgjua, granatë që siç deklaroi edhe vetë, u hodh nga Nestor Sinani.

7 plumba fatal goditën në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokë efektivin Gjergj Mehmeti, i cili ndodhej në sediljen e pasme të makinës. Tre efektivat e tjerë u munduan të largohen. Gjergj Mehmeti humbi jetën në vend, ndërsa makina shpërtheu në flakë që dogjën edhe trupin e viktimës.

Sipas deklaratës së Vladimir Sinanit fjalët e fundit të efektivit të vrarë ishin “Mirë na e bënë”, por kjo deklaratë dyshohet të jetë bërë prej Sinanit për të shfajësuar vrasjen.

Ja si e kujton Vladimir Sinani këtë moment:

“…unë pashë një person tjetër të plagosur dhe unë i afrohem, u çua dhe ul në sediljen e pasme, ishte tek benzi i dytë. Më thote se jam Gjergj Mehmeti nga Tepelena. Unë i them se : – Nuk më intereson se kush je dhe i them hajde në spital të mjekohesh dhe do të pyesin ata të shtabit se pse ke arrdhur në Sarandë, gjithmonë duke u bazuar tek fjalet e Armandos. Jo më tha, për ato që kemi bërë mirë na e bënë, dhe u shtri ne sedilje dhe nuk foli më. Plagët i kishte në gjoks dhe në kofshë se nuk dalloheshin mirë nga njollat e gjakut.”

Evektivi tjetër, Eduart Alia nuk arriti të largohej. Ai u kap peng nga personat që ndodheshin në pritë dhe u torturua për disa orë në mënyrë barbare.

Ai rrëfen momentin para se Gjergj Mehmeti të ndërronte jetë dhe para se të merrej peng:

“…Në këtë kohë unë kam dëgjuar Gjergjin që thërriste : – U plagosa, më dërgoni në spital, ai ishte brenda në makinë. Unë në këto momente isha tek makina e dytë mbrapa nga krahu i pasagjerit. Gjatë gjithë kësaj kohe, qëllohej nga të gjitha drejtimet. Kam dëgjuar Gjergjin që vazhdonte të thërriste se ishte plagosur dhe kërkonte ndihmë.”

Pengmarrja dhe torturimi i efektivit Eduart Aliaj

Pasi makina kishte shpërthyer në flakë, e brenda saj digjej trupi i pajetë i të ndjerit Gjergj Mehmeti, efektivi i policisë, Eduart Aliaj, u mundua të largohej nga vendi i ngjarjes por u kap nga personat që i sulmuan në pritë.

Sesi ka arritur t’i mbijetojë torturave çnjerëzore dhe fakti që nuk u vra pasi u dërgua në Spitalin e Sarandës, është ende e paqartë.

Dëshmitari Garip Terzia kujton momentin se si e gjeti Eduart Aliajn të lidhur në një shtyllë teksa torturohej nga turma e personave që e kishin kapur peng.

“…Kur vajta unë tek lokali im pashë aty të mbledhur rreth 40 persona, si dhe lidhur me tele me gjemba në një pishë vura re një person i cili ishte civil (më vonë mora vesh se ishte polic) të cilin po e godisnin. Aty ishin të gjithë të armatosur me armë kallashnikov por unë nuk kam njohur njeri… unë aty pashë dhe një person që më vonë mësova se ishte Ristan Lapa.”

Po të njëjtët autorë të dënuar për vrasjen e komanantit Gjergj Mehmeti, qëndronin roje në dhomën e spitalit të Sarandës ku u dërgua Eduart Aliaj.

Dëshmitari Pëllumb Kolonja i cili e vizitoi Aliajn në spital tregon sesi i kërkoi personave të armatosur që e ruanin, të mos e dhunonin. Ndër personat që e ruanin ishte Vladimir Sinani i njohur si Ladi i Fajkasë.

“… Di se në spital ka qenë Ladi që e ruante. Ka qenë Vladimir Sinani që rrinte tek porta dhe ka thënë të mos lejojë të hynte njeri. Ndonjë armë kallash mund të ketë pasur. I sëmuri ishte i lidhur me njëren dorë me pranga. Tek dhoma e të sëmurëve dhe nuk linte Vladimiri të hynte njeri brenda, edhe unë i thashë të mos linte njeri. Në dhomën e policit nuk hynte lirisht çdo person. Nuk i linte Ladi. Polici (Eduart Aliaj), kishte dëmtime në fytyre dhe vinte mjekja ta mjekonte….Unë i thashë lëreni mos e ngacmoni. Vladimir Sinani më tha lëre se e dimë ne këtë punë.”

Modifikuar më Saturday, 04 Mars 2017 17:58

Kategori
Uncategorized

Mediat zvicerane: Edi Rama, ky zog me ngjyra që rriti biznesin e drogërave ilegale.

Socialistët e shefit të qeverisë, Edi Rama kanë fituar zgjedhjet parlamentare me pak mbështetje. Pjesëmarrja në zgjedhje ra në një rekord historik prej vetëm 45 për qind. Vetëm një e katërta e popullsisë e mbështet Ramën

Nga Rudolf Gruber
Luzerner Zeitung

Kur ai hyri në politikë, Edi Rama konsiderohej si zogu me ngjyra, që premtonte një të ardhme të begatë për Shqipërinë. Por thuajse njëzet vjet më pas- në poste të ndryshme, piktori dhe aktivisti është mpleksur me sistemin e shtetit mafioz dhe ka gjetur kënaqësi në pushtetin politik.
Gjithsesi, deri më tani nuk është treguar ndonjë reformator i madh. Tani shqiptarët i kanë dhënë 53-vjeçarit Rama një mandat të dytë: Partia e tij Socialiste arriti shumicën absolute të dielën dhe mund të qeverisë e vetme në katër vitet e ardhshme.
Sfidanti i zgjuar, 43-vjeçari Lulzim Basha i Partisë Demokratike, ishte larg pritshmërive të tij. Qëllimi kryesor i Ramës është që të udhëheqë shtetin bregdetar drejt BE në katër vitet e ardhshme. Ai kërkon të nisë negociatat me BE përpara vitit 2020.
Shqipëria, që i ka nisur negociatat që në vitin 2014, konsiderohet prej kohësh një vend i pashpresë në shtetet e reformës. Rama arriti megjithatë të nisë disa reforma në fushën ekonomike dhe financiare.
Por Shqipëria nuk po shpëton nga reputacioni si vendi më i korruptuar në Evropë.
Madje e kundërta. Zor të ketë një vend tjetër ku lidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar janë kaq të ndërthurura sa në Shqipëri.
E tëra kasta politike përfiton nga mafia. Prandaj ishte një komedi kur gjatë fushatës, të gjitha partitë akuzonin njëra-tjetrën për lidhje me trafikun e drogës dhe kontrabandën.
Reformat në shtet dhe drejtësi janë thuajse iluzion në këto rrethana, prandaj edhe zelli i Ramës ishte i kufizuar. Në vitin 2013 ai u shpalli luftë kultivuesve të kanabisit, por katër vite më vonë, biznesi i drogës ka lulëzuar si kurrë më parë.
Sipas raportit të fundit të OKB për drogën, Shqipëria është furnizuesi kryesor i kanabisit në Europë. Nën qeverisjen e Ramës, biznesi i drogërave ilegale u rrit në 2.6 për qind të prodhimit ekonomik kombëtar.
Megjithatë ka disa aksione policore, të cilat shërbejnë më së shumti për të qetësuar Komisionin Europian. Jo rrallë dështon suksesi ndaj zyrtarëve të korruptuar, të cilët mbulohen nga politikanët e korruptuar.
Nuk është habi që shqiptarët, që jetojnë me një pagë mesatare prej 350 eurosh në muaj, kanë frustrimet e tyre, siç tregohet në zgjedhjet e fundit. Pjesëmarrja në votime ra në një rekord të ulët prej 45 për qind, pavarësisht zgjatjes së kohës së votimit.
Edhe Rama gëzon pak simpati në linja partiake: Duke pasur parasysh ushtrinë e atyre që nuk votuan, ai e bazon shumicën e tij absolute për fat të keq tek vetëm një e katërta e elektoratit.

Kategori
Uncategorized

“Mos jep dorëheqjen!” thirrja e deputetes së PD-së për Bashën.

“Mos jep dorëheqjen!” thirrja e deputetes së PD-së për Bashën

Deputetja Albina Deda ka reaguar lidhur me rezultatet e votimit të së dielës, ka bërë një analizë të asaj që po ndodh me votat e PD dhe i bën madje edhe një lutje kreut të PD-së, Lulzim Basha, të mos japë dorëheqjen.

Postimi i Albina Deda

Rezultatet dhe projeksionet e deritanishme e nxjerrin PD-­në në një situatë të papritur, aspak të merituar që si mua dhe çdo demokrat e hidhërojnë deri në shok. Përpara se të jap opinionin tim të sinqertë ju bej thirrje demokratëve ta përjetojnë me qytetari e fisnikëri këtë situatë të rëndë. Ngelem po aq shumë e e tronditur nga entuziasmi i shumë eksponentëve të PD-­së e analistë të cilët pa menduar pasojat apelojnë për dorëheqje të menjëhershme të kryetarit Basha.

Së pari z. Basha ka një mandat politik të papërfunduar si kryetar i PD­-së, i pari i zgjedhur me një anëtar, një votë. Janë po ata njerëz që nuk e votuan 4 vite më parë që nuk lanë rast pa e kontestuar ani pse ky kontekst ka ndikuar fuqishëm në negativitetin e këtij rezultati. Ata tani kërkojnë medeomos këtë situate kritike që në mjegull e hidhërim të mund të realizojnë ambiciet e tyre me shumë meskine e egoiste sesa efektive për riorganizimin e PD-­së. ­

Së dyti, askush nuk thotë sot se jo partia, por Shqipëria ishte kauza Basha. Dhe kësaj kauze ndonëse më tepër kosto partiake, Basha i shërbeu. Si kujtoni ju se krimi e oligarkia, të korruptuarit e narkotrafiku nuk do reagonin dhunshëm ndaj Bashës e PD-­së? Por Lulezim Basha në këtë sfide nuk pati vetëm humbje. Parlamenti i ardhshëm do ketë shumë më pak kriminelë, ndoshta vetëm dy të cilet nuk do mund ta fillojnë mandatin e tyre. Për herë të parë pushteti pati frikë të instrumentalizojë administratën. Natyrisht kjo duket e vogël por është premisa më e fortë drejt shtetit ligjor. Nuk diskutohet se ka pasur lajthitje në zgjedhjen e ekipit electoral, por gjithesecili e njeh situatën nga ku ne u futem me emergjencë në zgjedhje. Pa dashur të bëj një analizë të detajuar që për gjithsecilin është e domosdoshme, apeloj Kryetarin Basha që në këto kushte të mos e konsiderojë dorëheqjen. Le ti presim rezultatet me qetësi dhe reagimet ti bëjmë me logjike demokraci dhe fisnikëri duke mos u fshehur pas gishtit në këtë bashkëfajësi. z.Basha dhe ne , që ju bashkuam vizionit të tij nuk kemi pse kërkojme ndjesë tek ishët që i entuziazmon humbja por tek demokratët e vërtetë që kurrë nuk u tunduan por na mbështetën me patetizëm. Ata vetëm ata, i kemi zhgënjyer e lënduar.

Kategori
Uncategorized

Crimes of Communism in Albania “VALLJA GJIGANDE E VDEKJES”

 

DY DJEM TE VRARE, USHQIM PER DERRAT—-DHE MANI I LALE NDREUT NE FUSHE-LUMTH.

Prinderit u detyruan te shihnin femijet e vrare kur ja u copetonin trupin derrat e uritur.

Mëhill Preng Kola dhe Preng Ruçi kur u vranë nga forcat e ndjekjes i cuan zvarrë në Shën Palë të Mirditës.

Aty u hodhën si për gjellë dhe ia vunë përpara Derrave, që i kishin lënë pa ngrënë prej disa ditësh.

C’farë tmerri!
Dy djemt e shkretë u asgjësuan në qast nga Derrat e uritur, përpara popullit që asistonte i terrorizuar.
Dy prindërit e të afërmit u detyruan të merrnin pjesë në këtë shfaqje makabre.

–MANI I LALE NDREUT, NE FUSHE-LUMTH.
Mani i Lalë Ndreut, në Fushë-Lumth buzë lumit Zme, na kujton tragjedinë Mirditore me shumë akte.
Tek ky man ogurzi pushkatoheshin e vareshin burrat më në zë të Mirditës, veprim i cili kryhej në të errur (muzg), e gjithë natën dhelprat, korbat e thitë (derrat), pinin gjak e hanin tru njeriu !!!

Me 17 Gusht 1949
Aty poshtë Qafës së Valmerit, buzë një prroske ishte hapur një gropë e madhe, e buzë saj ishin rreshtuar 10-të burra të lidhur njëri me tjetrin me duar pas shpine e kur krisën pushkët e mitralozët mbi ta,
Ata përnjëherë ranë në gropë duke tërhequr njëri-tjetrin pa u dalë ende shpirti. E atje nga gropa dëgjoheshin thirrjet e burrave që jepnin shpirt.
“Aman qëlloni se jemi gjallë e mos na lini të na dalë shpirti me zor, he katila!”.
Dhe si rrufe që bie nga qielli ranë mbi ta plumbat e armëve të rënda, atje në fundin e gropës së zezë.
E prej andej copat e mishit fluturonin e binin në prroskë.
Ndërsa 4 të tjerët i varën në litar në katër lisat rreth gropës së zezë, aty ku jepnin shpirt 10 të pushkatuarit”.

Viktimat e kësaj masakre ishin:

Të varur në litar:
–Preng Dedë Gjomarkaj, (Orosh), Pjetër Dedë Vila, (Kaçinar), Dodë Marka Biba, (Tenë-Kthellë), Pjetër Paloka, (Kaçinar).

Të pushkatuar:
–Nikoll Bardhok Bajraktari, (Rrëshen-Kthellë), Llesh Gjon Melyshi, (Malaj-Kthellë), Ndrec Mark Ndoj, (Kaçinar), Nikoll Llesh Bajarktari, (Orosh), Gjokë Gjin Kaçi, (Bukmirë), Ndoc Gjetë Çupi, (Pshqesh-Blinisht), Bardhok Dodë Gjini, (Prosek-Kthellë), Gjergj Keç Beleshi, (Kthellë-Epër), Preng Shkurt Nikolli, (Orosh), Frrok Gjetë Mata, (Kaçinar).

–U burgosen afro 500 burra dhe u internuan mbi 300 familje.

MANI I LALE NDREUT, NE FUSHE-LUMTH.

Mani i Lalë Ndreut, në Fushë-Lumth buzë lumit Zme, na kujton tragjedinë Mirditore me shumë akte.
Tek ky man ogurzi pushkatoheshin e vareshin burrat më në zë të Mirditës, veprim i cili kryhej në të errur (muzg), e gjithë natën dhelprat, korbat e thitë (derrat), pinin gjak e hanin tru njeriu !!!
Shkaqet e kësaj masakre kolektive qenë të thella, mllefe të vjetra të rregjimit komunist kundër popullit kreshnik të Mirditës.

Preteksi qe i thjeshtë:
-Vrasja e Bardhok Bibës, më 7 Gusht 1949, me vendim të “Komitetit të Maleve”.

Masakrën e Qafës së Valmirit e drejtuan kriminelët. e Mehmet Shehut si:
Shefqet Peçi, Kadri Hazbiu, Sulejman ku, Zija Kombo, Medin Bilbili, prokurorët Siri Çarçani, Arianit Çela e plot të tjerë si kjo shpurë, që të gjithë kriminelë me gjene të lindura.

DY TE VRARE, USHQIM PER DERRAT:
Mëhill Preng Kola dhe Preng Ruçi kurë u vranë nga forcat e ndjekjes i quan zvarrë në Shën Palë të Mirditës, u hodhën si për gjellë dhe ia vunë përpara Derrave, që i kishin lënë pa ngrënë prej disa ditësh.

C’farë tmerri!
Dy djemt e shkretë u asgjësuan në qast nga Derrat e uritur, përpara popullit që asistonte i terrorizuar.
Dy prindërit e të afërmit u detyruan të merrnin pjesë në këtë shfaqje makabre.

Kështu i vajtoi Mirdita bijt e saj ditën e 17 Gushtit 1949.
N’Qaf t’Valmirit të Mirditës. Fort po vriten krah’t e Shqipes!! Shkallës Madhe kush po zbret? T’lidh me tela vajmedet. Jo ma pak se katërmbdhetë…. …Shtatë ditë burg e jo ma shumë, Ditën e tetë n’litar e n’plumb…

Kategori
Uncategorized

Kontrolli mbi fukarallëkun quhet rimëkëmbje e ekonomisë.

Një nga kritikat që i adresohen qeverisë është se nuk ka bërë asnjë bilanc të politikave ekonomike dhe se i ikën këtij diskutimi me vetëdije të plotë. U desh shpërbërja e koalicionit që në publik të dalin shifra dhe bilance të pjesshme mbi situatën ekonomike të vendit. Shifrat janë dhe këto i di shumë mirë kryeministri, ministri i Financave por edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Ndonëse pjesën më të madhe në diskutimet publike e zënë intrigat politike shkarazi përmenden edhe shifra që tregojnë se realiteti nuk është ai që na përcillet për një rimëkëmbje të Ekonomisë. Ilir Meta zbuloi në intervistën për Opinion të dhëna lidhur me borxhin publik dhe investimet e huaja.
“Një fakt do t’ju them, është shtuar borxhi me një miliardë euro në katër vet dhe rritja ekonomike e akumuluar është 900 milionë euro, që do të thotë që për një euro borxh rritja ekonomike është 0.9 euro. Pse? Sepse ka qenë vizioni i munguar i Kryeministrit, por vizioni ende i një kryetari bashkie që merr borxh dhe harxhon energjitë më të mëdha dhe buxhetin më të madh për lulishte pr fasada për palma, për kullën e Korçës”- theksoi Meta duke shtuar se investimet e huaja direkte do të ishin në nivelin më të ulët historik nëse nuk do të llogariteshin projekti Tap dhe Hidropoëer Devolli, që konsiderohen investime të tërhequra nga qeveria e kaluar. Sipas Metës pa këto investime shifra e investimeve të huaja direkte nuk do t’i kalonte të 400 mln eurot. Vetë kryeministri është shprehur se me ekonominë do merret këto katër vjet dhe se nga pikëpamja e tij borxhi publik është ulur në 69%. Por ne nuk dimë sa është informaliteti në ekonomi, sa e gjeti dhe sa e ka qeveria aktuale, ministri i Financave të së cilës nuk bëri asnjë analizë serioze të situatës ekonomike dhe përgjegjësive të qeverisë në këtë drejtim.

Kategori
Uncategorized

Shqiptarë, mos e votoni Edi Ramën për Kryeministër.

Shqiptarë, mos e votoni Edi Ramën për Kryeministër

Shqiptarët, të dielën, duhet ta ndalin Edi Ramën, i cili është në kërkim të një pushteti të plotë. Është hera e parë që një politikan e kërkon kaq zëshëm një votë të tillë. Ma jepni timonin vetëm mua, sepse nuk do ta njihni Shqipërinë. Fraza të tilla të forta, në kërkim të pushtetit të pakontrolluar, para Ramës i kanë thënë edhe politikanë të tjerë. Historia botërore është e mbushur me kërkesa të tilla nga diktatorë megalomanë.
Nga Berat Buzhala t- 23/06/2017

Nga distanca duket sikur të gjitha mediat e ‘kazanit’ janë kundër Ramës; se ai si një Don Kishot i vërtetë po lufton kundër plehrave, se ai është uji i bekuar e të tjerët djalli, sepse Edi është i prekur nga dora e Zotit dhe është afër t’ia hedhë pastër edhe kësaj here, e bashkë me të edhe populli shqiptar, e pse jo edhe rajoni e kontinenti. E vërteta është deformuar.

Gjatë 12 muajve të fundit, sikurse gjatë gjithë jetës sime, mora anë të ndryshme politike, për zhvillime kudo në botë. Nga Filipinet – kundër Dutertes, deri në SHBA – kundër Donald Trump.

Bota sot është përplot zhvillime interesante. Duhet të mos jesh fare i interesuar për jetën që të kesh qëndrim neutral, se a zgjidhet Trump a Clinton, Macron a Le Pen, se a do të dilte Britania nga Evropa a do të qëndronte, se kush do të fitonte në Holandë e Austri, etj.

Në të gjitha këto përleshje, që i numërova më sipër, mora anë. Sigurisht ndikimi im në to ishte baras me zero. Kush e dëgjon një zë nga Kosova? As këta në Kosovë. Tekefundit, edhe kush qenkam unë që të më dëgjojnë? Një gazetar që ka qenë në politikë, që kohë pas kohë është komprometuar, por që ka provuar të ringritet – me plot vështirësi.

Mirëpo, le te sqarohemi: unë nuk pozicionohem për një problem, me shpresën që do ta ndryshoj realitetin, ose që ajo çfarë them unë është e vërtetë. Këtë gjë e bëj më shumë për bindje personale, e edhe nga besimi se ajo që them është gjëja e duhur. Pastaj, nëse dikush më beson në ato që them, kjo është një e arritur shumë e madhe, edhe pse kohë pas kohe kam frikë që ndikimi im është negativ. Por, as ky nuk është faji im.

I persekutuari Rama

Le të kthehemi tash te tema për të cilën edhe e nisa këtë shkrim: Zgjedhjet në Shqipëri, që do të mbahen këtë të diel. Edi Rama përballë të tjerëve.

Në shikim të parë, duket një betejë epike. Rama kundër të gjithëve. Nëse nuk thellohesh veç edhe pak më shumë te problemi, nëse atë e sheh nga një distancë pak më e largët, duket sikur i miri është Rama, kurse të tjerët janë forcat e errësirës që po duan ta ndalin Edin në rrugën e tij të shpëtimit kombëtar. Edi është drita në fund të tunelit. Edi po lufton për t’i këputur hekurat ku është lidhur Shqipëria, kurse të tjerët për ta prangosur edhe më shumë.

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Është iluzion optik, i orkestruar me dinakëri nga ekipi i Ramës dhe Rama vetë. Është krejtësisht e kundërta.

Në garë, këtë të diel, janë: në njërën anë Edi, i mbështetur prej 90 për qind të fuqisë ekonomike shqiptare, kurse në territorin tjetër janë të tjerët.

Në garë, këtë të diel, janë: në njërën anë Edi, i mbështetur nga 100 për qind e mediave tradicionale, televizionet, si Topi, Klani, Vizioni, Ora etj… dhe në anën tjetër partitë tjera politike që hapësirën mediale e gjejnë me vështirësi të mëdha.

Mos të ngatërrohemi. Edhe në mesin e këtyre mediave, aty-këtu, si ndonjë oazë në shkretëtirë, gjendet ndonjë emision i mirë televiziv, që mban balancën e duhur politike. Këtyre ua heq kapelën, si bie fjala Fevziu, Rakipi, e ndonjë tjetër. Mirëpo, unë po flas për qëndrimet editoriale, për politikat editoriale që orientohen për katër vjet me radhë, për t’i vënë në spikamë të arriturat kulmore të Republikës së Shqipërisë. Për të vënë në spikamë lavdinë e sypatremburit, Kryeministrit Rama.

E them prapë: nga distanca duket sikur të gjitha mediat e ‘kazanit’ janë kundër Ramës; se ai si një Don Kishot i vërtetë po lufton kundër plehrave, se ai është uji i bekuar e të tjerët djalli, sepse Edi është i prekur nga dora e Zotit dhe është afër t’ia hedhë pastër edhe kësaj here, e bashkë me të edhe populli shqiptar, e pse jo edhe rajoni e kontinenti.

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Janë vetëm disa gazetarë që po rezistojnë nga margjinat e mediave, duke i pasur kundër tyre personat më të fuqishëm në vend. Duke i pasur kundër tyre ata që i kanë miliarda euro në dispozicion, e që këtë të diel ka mundësi që t’i shkrijnë ndonjë prej miliardave. E si u mundka pastaj që një editorial, një paraqitje në një studio televizive, plot zhurmë e shkumë, të luftojë kundër 1 miliard eurove investime elektorale?

Pra, fotografia se Rama është i vetëm, kundër të gjithëve, është e deformuar. Rama është aktor i mirë, prandaj edhe kjo qasje deri diku mbizotëron në rrjete sociale, te rinia, e cila e sheh te Rama një rebel, një viktimë, një titan.

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Të tjerët janë të vetëm. Rama, ose ekipi i Ramës, janë të vetëm në ndarjen e përfitimeve marramendëse. Ose, mund ta themi edhe kështu: në rastin e Shqipërisë, shumica është më e vetmuar sesa pakica. Disa janë më shumë se shumica. Pastaj, atij i bëjnë hije edhe gazetarët, ose pjesëtarët e shoqërisë civile, që në forma të ndryshme janë të lidhur me suksesin e Ramës. Ata që i bënë hije edhe Berishës, por vetëm për sa kohë Berisha ishte Kryeministër. E kur ai humbi, këta e lanë Bashën në një diell përcëllues dhe të pamëshirshëm.

Të arriturat e Ramës: Respektimi i semaforëve prej kalimtarëve

Ndonëse jam shtetas i Shqipërisë, shtetësi e dhënë nga Presidenti Nishani (për ç’gjë e falënderoj edhe tash), ndonëse vij në Shqipëri çdo javë – dorën në zemër pothuajse vetëm në Tiranë – unë edhe më tutje, në vija të holla, nuk e njoh këtu gjendjen në arsim, në shëndetësi, në politika sociale, e në segmente të tjera të rëndësishme, që janë kritike për ta vlerësuar performansën e një qeverie. Por, di ta dalloj se çka është spektakël e çka është përmbajtje, se çka është cirk e çka është qeverisje, se çka është kloun e çka është politikan.

Por, për këto tema, në javën e fundit, e pashë Ramën të djersitet përballë pyetjeve të vërteta. Jo pyetjeve argëtuese te Ermal Mamaqit, që qëllim parësor kanë gajasjen, por pyetje që i bëhen nga Armand Shkullaku, Blendi Fevziu, ose Ylli Rakipi. E pashë Edi Ramën duke belbëzuar, e pastaj duke ofenduar, kur nuk diti ta numëronte asnjë investim të huaj të jashtëm që është më i madh se 5 milionë euro, e që është bërë gjatë qeverisjes së tij. Në vend të kësaj, filloi ta bënte atë që di më së miri: të ofendojë tjetrin se nuk kupton gjë nga ekonomia, të viktimizohet se askush nuk po e kupton, përveç tij, procesin e komplikuar të kulturimit të Shqipërisë që e paska filluar ai, e që ka kulmuar me respektimin e semaforëve nga kalimtarët, e në raste të caktuara edhe ndalimin e duhanit në baret dhe restorantet e Shqipërisë. Ndonëse komike edhe të përmenden, as këto nuk janë plotësisht të vërteta. E edhe po të ishin të vërteta, a vërtet beson dikush që një person që pret në semaforë në pishë të diellit në Tiranë e bën këtë ngase i ka në mendje këshillat iluminuese të Edit? Një pjekuri e tillë ka arritur gradualisht, pas kontaktit me botën, falë lëvizjes së lirë të shqiptarëve, gjë e cila ka ndodhur në qeverinë e kaluar. Pastaj, është trillim i pastër se cigarja nuk pihet në Tiranë, pse kështu e ka vendosur Rama. Cigarja nuk pihet, ta zëmë në Plaza, sepse kjo është politikë e pronarit të hotelit, nuk pihet në restorantet fantastike të Tiranës, sepse pronarët kanë vendosur t’i respektojnë standardet evropiane.

ama, nëse dëshiron ta zgjerojë edhe më shumë harkun e meritave të tij për ta kulturuar popullin shqiptar, mund edhe të thotë se tash shqiptarët nuk u bijnë borive, siç i kanë rënë në të kaluarën, se nuk e kruajnë barkun si në të kaluarën, se nuk i rrisin flokët si në të kaluarën, se nuk i pastrojnë as veshët me çelësin e makinës, se nuk po masakrohen brenda familjes si në të kaluarën. Ky edhe mund të thotë se është profeti që e solli ndryshimin, por këto janë, duke e cituar Ramën, që e citoi Fishtën, në debat me panelistët nga Kosova, “dokrra hini”. Shqiptarët janë rritur avash-avash, ndonëse mori shumë më shumë kohë seç do të duhej. Sigurisht që do të rriteshin shumë më shpejt, po të kishin një klasë tjetër politike. Por, klasën politike e nxjerr populli.

Ekonomia e egër kapitaliste, nën majtistin Rama

Rritja ekonomike, në statistika duket në njëfarë mase e pranueshme. Nëse i marrim këto të dhëna e i lexojmë në ndonjë ishull të largët, pa pasur të drejtë të bëjmë pyetje shtesë, gjendja nuk do të ishte shumë e keqe. Por, edhe ky është një mashtrim optik.

Paul Krugman, nobelist i ekonomisë, njeriu që mua më përfaqëson në ekonomi, në librin e tij Ndërgjegjja e Liberalit, e shpërfaq këtë mashtrim, pre e të cilit sot janë edhe shqiptarët. Ai tregon se si Amerika e viteve ’80 dhe ’90 është e fuqishme ekonomikisht vetëm në planin e përgjithshëm. Ja shembulli që e jep Krugman: Në një restorant qëndrojnë 10 amerikanë me të hyra mesatare vjetore prej 200 mijë eurove. Në ndërkohë atyre u bashkohen për një kafe edhe Bill Gates me dy-tre shokë të tjerë që i kanë miliardat. Tash (vazhdon Krugman) në rrafshin teorik, nga përtej derës, të hyrat mesatare të banorëve të atij restoranti janë shumëfishuar, tash teorikisht aty janë të gjithë milionerë, nëse jo edhe miliarderë. Por, kjo merr fund sapo Gates dhe shokët e tij dalin jashtë.

Me fjalë të tjerë, çfarë do të ndodhte me ekonominë e Shqipërisë, nëse i largojmë për në Itali Zaimir Manen, Grigor Jotin, Vilma Nushin, e të tjerë njerëz të pasur, të cilët sigurisht kanë të hyra vjetore sa e gjithë pjesa e banorëve të tjerë të Shqipërisë. E këta njerëz gjatë qeverisjes së Ramës nuk u varfëruan. Këta u pasuruan. Është e vështirë ta imagjinosh një gjë të tillë në një vend tjetër të qeverisur nga një i majtë. Nuk do të ishte e ndershme as t’i fajësonim këta për pasurinë që kanë krijuar. Qeveria do t’i krijonte disa të tjerë, po të mos ishin këta. Këto janë praktika të njohura ballkanike.

Si përfundim

Shqiptarët, të dielën, duhet ta ndalin Edi Ramën, i cili është në kërkim të një pushteti të plotë. Është hera e parë që një politikan e kërkon kaq zëshëm një votë të tillë. Ma jepni timonin vetëm mua, sepse nuk do ta njihni Shqipërinë. Fraza të tilla të forta, në kërkim të pushtetit të pakontrolluar, para Ramës i kanë thënë edhe politikanë të tjerë. Historia botërore është e mbushur me kërkesa të tilla nga diktatorë megalomanë.

Në zgjedhjet e vitit 1936, Hitleri u kishte thënë gjermanëve “nëse më votoni mua, pas 10 vjetësh nuk do ta njihni Gjermaninë”. Sigurisht që në vitin 1945 ka qenë shumë e vështirë ta njihje Gjermaninë. Nuk dëshiroj këtu të bëj kurrfarë krahasimi mes Gjermanisë naziste dhe Shqipërisë. As në mes të Ramës dhe Hitlerit. Janë shumë larg, si krahasime. Mirëpo, mund të krahasohen dëshirat. I dua të gjitha, ose asgjë. Një kërkesë për të realizuar një revolucion kulturor, politik dhe ekonomik. Sepse, ai i di të gjitha. Është i pagabueshëm. Të tjerët janë kazan. Plehra. Nën-qenie. Të paditur. Shpellorë.

Shqiptarët duhet ta fusin egon e Edi Ramës nën kontroll. Atë e bëjnë me votën e tyre. Të dielën ata mund të votojnë edhe majtas, edhe në qendër, e edhe djathtas. Mjafton që Edit të mos i plotësohet dëshira përfundimtare. Politika është kompromis dhe marrëveshje.

Gjermania e madhe që disa mandate qeveriset bashkërisht. Merkel e ndan pushtetin me rivalët, por kjo nuk e pengon ekonominë që të mos zhvillohet. Gjërat e mëdha në një shoqëri ndodhin edhe pa bërë bujë. Edhe pa rritur thonjtë, edhe pa dalë në publik me Air Jordan, edhe pa bluza të zbërthyera, e sidomos edhe pa i ofenduar të gjithë kundërshtarët.

Edi Rama, në fund, nuk e di kur do të jetë ai fund, do ta ketë fatin e Jose Mourinhos. Kur një ditë nuk do të shkëlqejë më, të gjithë do të qeshin me sjelljet e tij. Për arrogancën e Mourinhos, në raport me gjithë botën, pas rezultateve të tij të dobëta, The Guardian shkruante: Duhet të sillesh mirë me njerëz kur ngjitesh lart, sepse kur të zbresësh poshtë, do t’i takosh të gjitha ata në rrugë e sipër.

Rama do të takohet një ditë me të gjithë ata

Kategori
Uncategorized

Boll: PD nuk është Lopë për ta mjelë.

AL in Sweden.

PD_është_aset_ideal_është_shpresa_e_vetme_e_shqiptareve!!!

…heshtje totale nga ish drejtoret, drejtoreshat e Bashkise Tiranes, nga ish drejtoret dhe drejtoreshat e ministrive ish keshilltaret ne kryeministri e ministri.
Asnje rrjesht te shkruar as per ligjin e plehrave, as per samitin e diaspores, as per Shqiperine e mbuluar ne droge ,as per vendosjen e rregjimit te vizave, as per ikjen e dritave orar e pa orar , as per papunesine varferine qe ka pllakosur vendin, as per te rinjte qe po largohen nga Shqiperia.
Ku jane po ngrohin vezet ??????!!!!
Ku jane ata qe deri dije mundoheshin kush e kush te rrinte prane kryetarit per te dale foto ???
Ku jane ata qe dije na beheshin me katolik se Papa???
Me te ndershem jane ata qe deklarojne dhe ikin po ju pse fshiheni ne skuta , ndoshta po beni avokatin e djallit ???
Ju jeni frikacake, sahanlepires e per te mos thene b…lepires.
Tash ja u…

Shihni postimin origjinal 17 fjalë më tepër

Kategori
Uncategorized

MOS U TREMB BIJ E BABAJT SE KE MUA PRANE.

”AI ZE PRAP ME THERET”
KUSHTUAR BABAIT TIM (Aferdita Tartari Cipa)

Jasteku ishte lagur plotesisht, ne mengjez kur u cova une prap ate e mora e filloja te ferkoja syte, buzet,e ta shtrengoja fort mbas gjoksit tim, ashtu si dikur ti i shtrenjti Ati im.

Ati im ti qe me merje para duare me puthje fort e me perkeledhje kacurelet e mia, e ne fund gjoja sikur me qortoje me nje shuplake ledhatuse largoje ,syrin e keq.
Megjithese vitet e monizmit ishin teper te veshtira si gjith te tjeret, dimri ishte teper i ashper, ju prap u munduat te dashur prinderit e mi, ti i shtrenjti BABA, te na i largonit sa me shume urine e asaj kohe dhe dimrin e ftohte.

Kur isha e vogel na duhej nje ore me kembe per te ardhur ne shkolle, ne shi ne bore me diell e me suferine, por une nga natyra vija e frikesuar dhe sa here qe gjemonte e vetetinte, por streha e ime ishe ti,  une strehosha prane BABAIT tim, dhe shpesh here mbremje vone prane oxhakut na tregoje trimerite e krahines, te fshatit tone, e sidomos ma permendje shume here kengen e MIRO TERBACES.

Thuhet se Miroja e ka vrare pashane dhe ia ka djegur kullat me teper se njeqind e ca vjet me pare.

E zeza Miro Terbaçe,
moj Miro e qaj moj Mire,*
Moj e rritura bonjake
me lakera burdullake,*
te berberi u ngrite vajte,
the:-Berber a sha * vellane,
preme floket si djale,
te marr hake per vellane!

Nena cohej heret ne mengjez per te bere mengjezin, ndersa BABAI e ngarkonte oxhakun me dru te trasha dhe shpesh here na thosh ,, nje i ngrohte i mire i mengjezit ta largon shume urine,, e keshtu na percillte mengjezeve per ne shkolle,, duke me thene MOS U TREMB BIJ E BABAT SE KE MUA PRANE,, e keshtu ai ze mua me percillte deri sa une largohesha shume prej syrit te tij ,, por une ate ze prap e degjoj.

Mos u tremb bij e babait,,
Ai skaliti ne mendjen dhe zemren tone vyrtitet me te mira si dashurine, drejtesine , ndershmerine e krenarine per venlindjen tone BOLENEN, per atdheun tone.

Karvani i njerezise ate dite s’kishin te mbaruar, une ate dite BABAIN E KEROJA MIDIS LULEVE,,,, ndersa  nje ze me vinte nga larg.

Mos u tremb bije e babajt, me ke mua prane.

Ji  kryelarte qe jini BOLENASE…

Ti me ike o Ati im
more rrugen e moskthimit,
vecse thelle ne zemren time
mbolle lulen e kujtimit

dy muaj prane tu ndodha
te ktheja si cilimi,
por ce do dot ste shpetova
sdi shte beja me per ty

dhe jeten te ma kerkoje
do ta falja o Ati im,
doren fort ti ma shtrengoje
mbahu fort o biri im

djale shpirti me pate thene
mos me ler ne vend te huaj,
te me cosh ne vendin tim
sa me shpejt te lutem luaj

amanetin ne vend ta cova
bashke me Nenen e vellane,
nga Greqia rrugen mora
ishe etur per vatane

syri shume te lotoi
po dhe fryme more thelle,
thash se semundja te shkoi
sikur leve dhe njehere

filloje te me kshilloje
flisje me nje ze te shtruar,
dhe te sertine duroje
ne jete te jesh i duruar

mos largo njeri ne jete
te me kesh zemer bujare,
dhe te kene nga nje mete
mos u mba meri fare

oi dhembshuri per te gjithe
niper mbesa shume i doje,
se ti vete i kishe ritur
dhe me dashuri i koje

ata erdhen nuk pertuan
dashuria i theriti,
lule shume te dhuruan
po dot gjyshi nuk i priti

te putha per te fundit here
jo dot syve su besoja,
lulet mal te ishin mbledhur
midis tire te kerkoja

ndersa Nena thelle renkoi
te qante me ligjrime,
duart mbi ball ti leshoi
dhe filloi me ledhatime

ndersa motrat nuk pushuan
gjithe natene te qane,
permbi koke te qendruan
edhe me lot sec te lane

varg i madh i njerezise
thua skishin te mbaruar,
me respekt prej dashurise
qe te gjithe te nderuan

zemra jone sa te punoje
edhe syri hapur te jete,
jo BABA sdo te harojme
se te kishim lys me dege

ate dite koha qau
deti thelle sec gjemoi,
me ne fund rete i shperndau
ZOTI PARAJS te dhuroi.

Nga biri it POLO CIPA dt 13 , 2 2017

Kategori
Uncategorized

Llogaritë e Edi Ramës dhe zemërimi i Ilir Metës.

Nga Desada METAJ

As ndryshimi deri diku i qëndrimit të Lulzim Bashës se nuk do të bashkëqeverisë me Edi Ramën nuk e ka qetësuar konfliktin tashmë të hapur dhe gati të dhunshëm mes militantëve të PS dhe LSI. Dy partitë që me fjalën aleancë duket se nuk takohen as në ëndrrat më të largëta, tashmë ndodhen në fushëbetejën finale, atë të përballjes së 25 qershorit më të armiqësuar se kurrë dhe të gatshëm për një hakmarrje finale.

Edi Rama ishte i pari ai që ngriti siparin e fushatës me akuza ndaj aleatit të tij kryesor në këto 4 vite duke fajësuar LSI për çdo gjë që nuk kishte vajtur mirë. Të kënaqur nga këto deklarata duket se ishin jo vetëm një pjesë e mirë e socialistëve që kishin ndarë pushtetin me LSI, por dhe opozita. Që me këtë rast duket se zbuloi se kundërshtari i saj në këtë fushatë nuk ishte kryeministri por bashkëqeverisësi i tij në ekzektiv. Duke i gjetur marrëveshjes së 17 majit dhe “armikun” e keqqeverisjes në Shqipëri.

Lojë apo marrëveshje, batuta apo të vërteta, kryeministri në detyrë ndihet  i sigurt në 71 mandatet që do ti sigurojnë qeverisjen i vetëm. Përndryshe, Edi Rama nuk do guxonte të acarohej kaq shumë as për shoë me ish aleatin Meta, pa votat e të cilit nuk do të qeveriste këto 4 vjet. Këtë siguri të paarsyeshme për ata që e shohin realitetin me këmbë në tokë, kryeministri në detyrë e reflekton qartas në fjalorin e varfër politik të takimeve elektorale, sjelljes prej “garipi” që i ka kaluar vakti apo batutave që nuk bëjnë për të qeshur as më servilët e stafit të tij. Nga ana tjetër për  Ilir Metën “qetësia” dhe “dashuria” kanë mbetur si relike në muze, ndërsa bateritë e rënda janë drejtuar tek qeverijsa, kriminalizimi i policisë dhe kanabisi.

Po të mendosh që këto ishin pak a shumë dhe tezat me të cilat Lulzim Basha mbajti për 3 muaj në shesh Cadrën e Lirisë, duket e çuditshme që sot PD dhe LSI nuk janë në mos në të njëjtin front, të paktën në të njëjtën gjatësi vale për mesazhet e fushatës. Kjo situatë duket t’i ketë lënë hapësirën e nevojshme Edi Ramës që të shfaqet të paktën deri para dy ditësh si njeriu që po kërkon të jetë simpatik edhe për demokratët.

Por, Edi Rama e di se një shkelje syri apo dy gishtat lart mjaftojnë vetëm për ndonjë mendjelehtë që mund t’i ketë pëlqyer flirtimi me Rilindjen. Konflikti me Ilir Metën ia ka ulur besueshmërinë Edi Ramës, i cili e ka të pamundur të gënjejë shqiptarët si Ponc Pilati hebrejtë. Edi Rama nuk mund ta kryqëzojë Ilir Metën për keqqeverisjen e tij dhe pastaj të lajë duart sikur në krye të qeverisë këto 4 vjet ka qenë Ilir Meta. Enigmat e kësaj fushate mund të jenë shumë, por një gjë duket e sigurtë: Edi Ramës ndoshta nuk do t’i dalin llogaritë për kryeministër!

Kategori
Uncategorized

Le Petit Parisien (1921): Deklarata ekskluzive e Imzot Fan Nolit, delegat i parë i Shqipërisë në Lidhjen e Kombëve, mbi konfliktin serbo–shqiptar

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  19 Qershor 2017

Gazeta franceze, « Le Petit Parisien », ka botuar, të enjten e 22 shtatorit 1921, në faqen n°3, deklaratën ekskluzive të Fan Nolit, në lidhje me konfliktin serbo-shqiptar.

Atdhetari shqiptar, i shqetësuar nga hordhitë serbe, përfaqësonte asokohe Shqipërinë në Lidhjen e Kombëve (Gjenevë) me qëllim për të mbrojtur interesat tona kombëtare.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

« Gjenevë, 21 Shtator (Dep. Petit Parisien)

Imzot Fan Noli, delegat i parë i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, ka paraqitur një protestë (shkresë) kundër veprimeve të ushtrisë serbe, e cila ka pushtuar rajone të reja shqiptare dhe ka bombarduar disa fshatra. Ai na ka shprehur deklaratat në vijim :

Serbët, duke sulmuar, kanë dashur të parandalojnë vendimin e Konferencës së ambasadorëve dhe të Lidhjes së Kombeve. Prandaj, grusht shteti i tyre është një sfidë e hedhur ndaj dy organeve që janë aktualisht të angazhuara për çështjen tonë. Unë mezi besoj se qeveria në Beograd, duke vepruar kështu, është bazuar në premtime të fshehta që ajo mund të ketë marrë. Unë thjesht mendoj se ajo ka dashur të përfitojë nga pavendosmëria e përgjithshme. Megjithatë, shkatërrimi brutal i fshatrave paqësore do t’u kujtojë në mënyrë efektive liderve të politikës evropiane ndjenjën e realitetit.

Tani, është e kuptueshme, se problemi shqiptar është diçka që nuk mund të vonohet. Objektivi ushtarak i kësaj ofensive është pushtimi i malit të Lurës, në perëndim të Dibrës. Ky mal ka një pozitë shumë të fortë strategjike, i cili komandon fushën e Tiranës dhe tregjet jugore të Mirditës. Trupat, që do të instalohen aty, do të mbajnë vendin nën një kërcënim të vazhdueshëm dhe do të mund të pushtojnë kryeqytetin tonë kur të duan. Prandaj, ushtria shqiptare nuk mund të pranojë këtë zotërim pa u përpjekur për ta kundërshtuar atë. Lufta është e pashmangshme nëse nuk do të ketë një ndërhyrje.

Operacionet aktuale të shtabit serb kanë qenë të lehta për shkak se trupat e tyre, në pikënisje, pushtuan linjën e famshme të demarkacionit, e vendosur në mënyrë abritrare gjatë kohës së armëpushimit dhe se tashmë na marrin pjesën e gjashtë të territorit të caktuar Shqipërisë nga ana e Konferencës së Londrës në 1913.

Serbët, që prej tre muajsh, organizonin bandat e armatosura të artilerisë dhe të mitralozëve, të komanduara rregullisht nga oficerë, të cilët vepronin në krye të ushtrisë me qëllim për të përgatitur rrugën për pushtimin. Këto grupe kanë pikën e tyre të mbledhjes në territorin serb, Prizren, ku gjendet pseudo-qeveria mirditore e Marka Gjonit dhe në Dibër. Por ata u zmbrapsën kudo. Kështu, serbëve u ra maska dhe tani ata do të sjellin trupa të rregullta.

Unë nuk dua të hap këtu një debat mbi statusin territorial të Shqipërisë apo mbi kontradiktat e politikës serbe. Pas shpalljes së paqes, Serbia pranoi, zyrtarisht dhe disa herë, vlefshmërinë e kufijve të 1913, por ajo tani refuzon t’i njohë. Gjithsesi, asgjë nuk justifikon masat brutale që ajo ka  ndërmarrë. Serbët pohojnë se ata kanë të drejtë. Në qoftë se ata janë të bindur për drejtësinë e kauzës së tyre, mjaftonte të prisnin thjesht verdiktin e Lidhjes së Kombëve, i cili tashmë nuk do të vonojë. Në vend të kësaj dhe pikërisht në momentin kur popujt aspirojnë me gjithë shpirt paqen, ata përdorin dhunën dhe nuk ngurojnë të përdorin armët.

Rastësi domethënëse : ky agresion i ri përsëritet pothuajse një vit më vonë nga shkatërrimi  i 150 fshatrave shqiptare të luginës së Drinit prej trupave serbe. »

Kategori
Uncategorized

Ambasadori Lu: – Fajësohen qytatarët, që nuk mbajtën KondraGaz edhe në Protestën e PD.

 

Ambasadori Lu:
– Fajësohen qytatarët, që nuk mbajtën KondraGaz edhe në Protestën e PD

nga Kakup Gjoca.
Intervista Ekskluzive në EDTV
– Zoti Ambasador Lu, ju pse nuk denoncuat Helmimin nga Gazi, të qytetarëve në Sheshin Skenderbej?
– Së pari, lejomëni t’ju falenderoj, që më dhatë mundësinë të çaj Bllokadën e deritanishme, që më kishte bërë EDTV, ku ma kishte ndaluar kategorikisht të bëja deklarata, se mos KQZ do t’i cilësonte deklaratat e mia në ERTV si propagandë elektorale në favor të Rilindjes. Ah, harrova, përse më pyetët?
– Për gazin helmues, ndaj Protestuesve te sheshi “Skënderbej”?
– Ku ka më tani sheshi “Skënderbej”?
Shqiptarët e riemëruan ” Skënderbeu i Rilindjes Edi Rama”. Ju akoma jeni me Kohën e shkuar.
– Zoti Lu, tribloni që të mos denomconi akoma gazin helmues që u përdor kundër protestuesve?
– Zotëri, unë SHQIP ju flas. Nuk ishte Gaz Luftarak . Ua dha zyrtarisht Prokuroria. Tani ne kemi besim të Madh te Prokuroria e Reformës të Edi Ramës, deriaa atë e financoi I Madhi Xhorxh Soros!
– Zoti Lu, qytetarët u helmuan në Qendër të Tiranës me gaz helmues. Ju nuk u shqetësuat Hiç?
– Fajin e kanë vetë Protestuesit. Nuk përdorën KondraGazin. Ku shkojnë pa KondraGaz? Në Dasëm?

 

 

Where there are now street “Skanderbeg”?
Albanians renamed “Renaissance Skanderbeg Edi Rama”. You’re still

Exclusive Interview on EDTV
– Mr. Ambassador Lu, why do not you report the poisoning by gas, citizens in Skanderbeg Square?
– First, let me thank you, for giving me the opportunity to slash the current blockade, which had made EDTV, which was categorically forbidden me to do statements, the CEC will not qualify my statements as propaganda ERTV election in favor of the Renaissance. Ah, I forgot, why do you ask?
– To poison gas against protesters in the square “Skanderbeg”?
– Where there are now street “Skanderbeg”?
Albanians renamed “Renaissance Skanderbeg Edi Rama”. You’re still the last time.
– Mr. Lu, tribloni not denomconi still poisonous gas was used against the protesters?
– Sir, I speak ENGLISH. There was Gaz Battle. He officially gave the Prosecution. Now we have great faith in the Reform Prosecution Edi Rama, Derian it financed The Great George Soros!
– Mr. Lu, citizens were poisoned in the center of Tirana with poison gas. You were not worried Nothing?
– blame the protesters themselves. There used KondraGazin. Where KondraGaz go free? At the wedding?

Kategori
Uncategorized

Mos shkoni ne Bilisht te gjeni…..

Administrata nepotike
———–

Nga Artan Fuga/
Kater vjet na thane se kishim bere shtet. Dy javet e fundit papritmas po na bindin se ne vend te nje administrate publike ose ne pushtetin lokal paskeshim nje tufe kunetrish, baxhanakesh, cunash daje, krushqish qe familjarisht ndajne poste, punesojne njeri tjetrin, dhe e kane bere administraten shteterore ose bashkiake si obor shtepie ku per nate behet dasem mes krushqish me aheng.

Po ne kemi kater vjet qe u themi dhe ata na vervisin qener e zagare per te lehur : jo,jo,jo.

Po kete e di cdo lypes endacak ne Shqiperi!

E di cdo i ri dhe e re qe ka pasur iluzionin qe te hyje ne ndonje konkurim punesimi.

Nje drame e pafund per ta, sa lote dhe psheretima, mbytur nga te qeshura cinike dhe prapamendime pinjollesh qe gjithcka e gjejne gati!

Se mos sot vetem!

Tani e moren vesh keta???

Nxirrni pra brenda dy ditesh VKM qe shteti nderpret menjehere marredheniet e punes me kedo qe ka lidhje familjarisht brenda ansamblit te ministrive, institucioneve kushtetuese dhe bashkive.

Kaq pra t’ju besojme nje here te vetme.

Mos shkoni ne Bilisht te gjeni nepotizmin. Nuk ka nevoje vec merrni urbanin brenda unazes dhe do te shihni cfare katraure keni!

Perndryshe vazhdoni te beni demagogji, te na genjeni me fjale te medha, te beni gjoja Ce Guevaren me llogje tribunash. Opium.

Meqe jemi ketu, une jam ne gjendje t’u provoj se me perjashtim te nje pakice nepunesish administrate, jo me shume se 11% e tyre, qe jane me merite, nuk do te gjeni nje, po vetem nje, qe te jete i punesuar ne administrate dhe qe te mos jete:
1. Me lidhje familjare me shefat ose njerez prane pushtetin lokal ose qendror.
2. Mos te kete paguar rryshfet.
3. Mos te jete militant partie ose elektorat i partise.
4. Mos te jete nen presion per te ushtruar aktivitet elektoral.
5. Mos jete pjese e trafikut te influencave nepotizmit ose i shkembimeve te sherbimeve midis personave me influence ne pushtet administrativ, mediatik, financiar, etj.

Hapeni thesin dhe do ta shihni se cfare ka brenda.

Ne dollap do te gjeni kadavra!

Kategori
Uncategorized

Eqrem Çabej, një shkrim i panjohur i tij për origjinën e gjuhës shqipe.

MBI TEZËN ILIRE E PELLAZGE

 

Eqrem Çabej.

Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet të zgjidhet më fort nga ana e ruajtjes dhe e vazhdimësisë së gjuhës së tij sesa nga pikëpamja etnike, sepse më shumë se elementet e tjera gjuha është karakteristika që dallon një popull nga të tjerët. Një problem i tillë ndërkaq, për çdo popull, të çdo vendi qoftë e të çdo kohe, paraqitet kompleks, dhe për kushtet shqiptare veçanërisht i komplikuar. Kompleks: sepse në formimin e një populli si një njësi më vete e me tipare vetjake që e dallojnë nga popujt e tjerë, kanë pjesë, sikundër dihet, rrethana të ndryshme të karakterit gjeografik dhe procese të shumëfishta historike, etnike, ekonomike, kulturore e gjuhësore. I komplikuar: në këtë fushë të studimeve shqiptare është shumë e ndjeshme mungesa e burimeve historike e të shkrimit. Megjithatë, dija e re shqiptare, edhe me këtë varfëri burimesh, me mjetet që ka në dorë përpiqet t’i afrohet zgjidhjes së këtij problemi. Dhe ka arritur në këtë lëmë rezultate që mbeten, e që kanë zënë vend dhe në fushën shkencore ndërkombëtare. Për vetë karakterin kompleks të çështjes edhe metoda për t’u zbatuar këtu duhet të jetë komplekse. Aty duhet të bashkëpunojnë disa disiplina shkencore. Sidomos vijnë në vështrim aty gjeografia historike, historia, gjuhësia, etnografia dhe arkeologjia parahistorike. Rezultatet e njërës ndër këto fusha duhet të merren parasysh e të vlerësohen në masën e duhur nga disiplinat e tjera, të kombinohen me rezultatet e tyre, që të përmblidhen faktet e shumëllojshme në disa parime të përgjithshme, në disa fakte më të sigurta, për të arritur kështu disi në një sintezë.

Shqiptarët janë autoktonë ose anas në Gadishullin Ballkanik, duke qenë që rrojnë aty që nga kohët e lashta parahistorike. Ata janë bashkë me grekët populli më i moçëm i kësaj treve, janë trashëgimtarë të situatës etnike të periodës së lashtë në këtë pjesë të Europës Juglindore. Në këto rrethana pyetja se ku e ka burimin populli shqiptar, do të thotë me fjalë të tjera këtë: Stërgjyshët e shqiptarëve, ai popull që ka folur gjuhën nga e cila ka rrjedhur shqipja e sotme, me ç’emër njihej në kohët antike në Ballkan? Prej cilit popull të lashtë të këtij gadishulli rrjedhin pra shqiptarët e sotëm?

Në shekullin e kaluar u përhap shumëkund hipoteza se shqiptarët ishin stërnipët e pellazgëve. Kjo hipotezë a teori, e themeluar në tryezë të dijetarëve të huaj, pati jehonë të gjerë në lagjen e poetëve e shkrimtarëve shqiptarë të Shqipërisë e të Italisë. Ajo gjeti një truall pjellor në idetë e romanizmit, i cili në Europën Juglindore u përhap më vonë, në një kohë kur në Perëndim kishin dalë rryma letrare të tjera. Teoria pellazge ndërkaq më vonë ra poshtë.

Pellazgët në burimet greke e romake përmenden si një shtresë etnike paragreke, jo më ekzistuese në periodën antike. Autorë si Herodoti e Straboni flasin për ta për një kohë më të lashtë dhe i paraqesin si një popullsi barbare, d.m.th. jogreke, e me një gjuhë të ndryshme nga greqishtja. I lokalizojnë në zonën e Detit Egje, kryesisht në Tesali, me përhapje më një anë nga Epiri, më anë tjetër nga Azia e Vogël, nga Kreta e nga ishuj të tjerë të zonës egjeane. Ata paraqiten ndërkaq gjithkund si një popull legjendar, i mbuluar me mjegullën e një miti, popull pa konsistencë historike konkrete. Ndonëse në kohë të reja janë pohuar disa lidhje të tyre me ilirët e me trakasit, duhet thënë se ai element etnik e gjuhësor që mund të quhej, me shumë rezervë, pellazg, për shumë arsye, edhe të karakterit gjeografik, nuk mjafton kurrsesi për të pohuar me një farë baze vërtetësie shkencore një birëri pellazge të popullit shqiptar.

Duke u nisur nga një platformë më reale, për sqarimin e problemit të burimit, do t’i sillemi pikësëpari historisë si vazhdim i situatës parahistorike në Gadishull të Ballkanit. Kjo trevë e Evropës Jugore, në periodën antike ka qenë e banuar prej disa popujsh, popuj të ndryshëm nga ata të sotmit dhe të ndryshëm edhe nga njëri-tjetri. Dihet se në viset perëndimore të Gadishullit kanë banuar ilirët, në viset lindore trakasit, në anët jugore grekët, në qendër makedonët, të cilët kanë qenë të ndryshëm nga grekët edhe me një gjuhë më vete, sipas Herodotit me “gjuhë barbare”, d.m.th. jogreke. Duke lënë mënjanë disa popullsi më të vogla, si fiset iranike në pjesën lindore të Gadishullit dhe disa fise kelte në viset veriperëndimore e qendrore, kjo ka qenë gjendja etnike në epokën greko-romake. Në këtë mes shtrohet pyetja se prej cilit nga këta popuj zbresin shqiptarët, prej cilës nga gjuhët e tyre rrjedh gjuha shqipe. Në këtë problematikë grekët, ose si quheshin në atë kohë, helenët, përjashtohen vetvetiu, si një popull i ndryshëm nga populli shqiptar. Përjashtohen gjithashtu dhe makedonët e vjetër, si një popull relativisht i vogël dhe gjeografikisht më në skaj të truallit gjuhësor të shqipes, ndonëse për punë të afërsisë territoriale disa lidhje nuk mund të mohohen kryekrejet. Në këto rrethanat dy janë popujt që vijnë në vështrim si të parët e shqiptarëve, ilirët dhe trakasit.

Ilirët kanë qenë një ndër popujt e mëdhenj të Europës së lashtë. Duke lënë mënjanë përhapjen e tyre në kohët parahistorike, në periodën historike ata shtriheshin që nga anët e Istrisë afër Triestës në veriperëndim e nga viset afër brigjeve të Danubit në veri gjer në gjirin e Artës së Çamërisë në jug, qytet që aso kohe quhej Ambrakia. Kështu fiset ilire banonin viset e sotme të Shqipërisë me Çamëri, të Malit të Zi, Bosnjes e Hercegovinës, Dalmacisë e Kroacisë, pra gjithë bregdetin lindor të Adriatikut me hinterlandin përkatës. Të fisit ilir kanë qenë pas gjithë gjasësh edhe mesapët e japigët e Apulisë në Itali Jugore.

Në lindje fiset ilire mbërrinin gjer në anët e lumenjvet Vardar e Moravë në Maqedoni Veriore e në Kosovë, një trevë që në lashtësi quhej Dardania, dhe shtriheshin edhe në një pjesë të Serbisë së sotme. Në ato anë ilirët ishin kufi me fiset trake, vise-vise edhe duke u përzier me to. Edhe trakasit kanë qenë një ndër popujt e mëdhenj të Europës së lashtë: Herodoti e quan popullin më të madh pas indasve. Shkonin që prej kufijve të ilirëve në perëndim e gjer në brigjet e Detit të Zi në lindje, prej Detit Egje në jug e gjer në malet e Karpateve në Veri. Përfshinin kështu një pjesë të Greqisë e të Turqisë europiane të sotme, Bullgarinë, Rumaninë e një pjesë të Hungarisë e të Polonisë.

Për fatet historike të këtyre popujve e të fiseve të tyre, nga mungesa e materialit burimor për të cilin u fol më sipër, shumë pak jemi në gjendje të dimë, dhe kjo errësirë njohurish shtohet sa më lart të ngjitemi në lashtësi të kohëve.

Dimë p.sh. që koncepti edhe emri ilir erdhi e u përhap vetëm me kohë, duke dalë prej një popullsie me këtë emër e duke përfshirë edhe fise etnikisht e gjuhësisht të afra.

Ky emër në epopetë e Homerit ende nuk shfaqet. Emri i ndonjë populli të veçantë, si ai i dardanëve dhe ai peonëve, të cilët në kohë historike kanë banuar në veri të makedonëve, del në skenë të historisë shumë më përpara se emri i përgjithshëm i ilirëve. Dihet gjithashtu që këta popuj të lashtë të Ballkanit, nën ndikimin e qytetërimit greko-romak, e sidomos me zotërimin e gjatë të Perandorisë Romake, me kohë pjesërisht u greqizuan, e për një pjesë të madhe u romanizuan.

Me fjalë të tjera këta, pa u zhdukur si popuj, me kohë u asimiluan: lanë gjuhët e veta dhe morën vise-vise greqishten, vise-vise në pjesën më të madhe – latinishten. Kjo ndodhi sidomos nëpër qytete, nëpër qendra administrative e ushtarake ku romakët kishin ngulur garnizonet e tyre. Nëpër vise malore ndërkaq asimilimi nuk arriti të kryhej kryekrejet. Popullsitë vendase ruajtën më gjatë karakterin e tyre etnik dhe gjuhën e tyre. Ndonjëri nga këta popuj bile i shpëtoi gjer në fund romanizimit. Dëshmi e gjallë për këtë është populli shqiptar, i cili duhet të jetë pasardhës i njërit nga këta popuj (a fise) të paromanizuar. Çështja e birërisë, e filacionit, d.m.th. e rrjedhjes së një populli të sotëm prej një të lashti, të një gjuhe të re e të njohur prej një gjuhë të vjetër e të zhdukur, paraqitet mjaft e lehtë kur prej popullit të lashtë e prej gjuhës së tij kemi njohuri relativisht të sakta.

Po në lidhje me shqiptarët e me shqipen, kjo çështje, si u tha, mbetet veçanërisht e vështirë. Gjuhët e lashta të Ballkanit, për mungesë shkrimesh të tyre, mund të thuhet se njihen pak e aspak. Prej gjuhës së trakasve ka disa pak mbishkrime, prej gjuhës së ilirëve të Ballkanit nuk është gjetur gjer më sot asnjë mbishkrim. Mbishkrimet e mesapëve të Italisë Jugore lexohen, porse interpretimi i tyre ka mbetur gjer sot i pasigurtë. Prej të dyja gjuhëvet, ilirishtes dhe trakishtes, kanë mbetur disa të ashtuquajtura glosa, d.m.th. disa fjalë të tyre të dëshmuara prej autorësh grekë e romakë bashkë me kuptimet e tyre të dhëna greqisht a latinisht. Ka edhe një numër mjaft të madh me emra vendesh e personash, të gdhendur nëpër gurë a të dëshmuar nëpër tekste të autorëve klasikë; emra shumica me interpretim gjuhësor-kuptimor të dyshimtë dhe ku dijetarët modernë kanë gjetur prandaj një fushë të lirë për gjykime shpeshherë arbitrare. Kështu dy gjuhët në fjalë mbeten thuajse të panjohura për ne. Ne nuk ua dimë strukturën gjuhësore, as sistemin gramatikor, as fjalorin e tyre. Në këto rrethana mjetet e krahasimit mungojnë: mungon çelësi për të krahasuar materialin e shqipes me atë të dy gjuhëve në fjalë.

Duke qenë gjendja kështu, kriteri i gjuhës duhet të vështrohet së bashku me gjendjen gjeografike e historike. Në pikëpamje të gjeografisë historike dihet se shqiptarët e sotëm banojnë në ato vise ku në kohën antike banonin fise ilire. Në pikëpamje historike është vënë re me të drejtë, që sot e dy shekuj më parë, që nuk ka asnjë të dhënë, asnjë kumt historik që shqiptarët të jenë ardhës, që të kenë zënë vend në këto troje në një periodë historike të caktuar, si bie fjala aty nga mbarimi i kohës antike, ose në mesjetën e hershme. Në këto kushte vetë arsyeja e thjeshtë shtyn të pranohet që populli shqiptar është vendës, autokton në këto anë, në mos qysh prej periodave të mugëta parahistorike, së paku që prej kohës antike e këtej. Këto dy arsye, arsyeja e banimit në teritorin e dikurshëm ilir dhe arsyeja e autoktonisë, shpien vetvetiu në mendimin që shqiptarët e sotëm janë stërnipët e fiseve ilire të jugut dhe që shqipja është vazhdimi i njërit nga dialektet e vjetra ilire.Mund të thuhet bile që barra e argumentimit më fort u bie atyre që mohojnë burimin ilir të popullit shqiptar e të gjuhës së tij se atyre që e pohojnë.

Në lidhje me këto nuk mund të jetë një gjë gand e e rastit edhe kjo, që emri i fisit ilir Albanoi, që përmend astronomi e gjeografi Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit në shekullin e dytë të erës sonë në trevën midis Durrësit e maleve të Kandavisë në Shqipëri të Mesme, vazhdon të rrojë në Arbën Arbër, Arbënesh Arbëresh, emri i Shqipërisë e i shqiptarëve në mesjetë, i gjallë dhe sot e kësaj dite. Në pikëpamje gjuhësore këtyre rrethanave vjen e u shtohet ky fakt, që vazhdimi i emrave të qyteteve, maleve e lumenjve të trevës shqiptare të kohës së lashtë, në trajtat e tyre të sotmet ka rrjedhur në pajtim me rregullat fonetike të gjuhës shqipe. Aty hyjnë barazime të tilla si Scardus: Shar, Scodra: Shkodër, Drivastum : Drisht, Pirustae : Qafa e Prushit, Lissus : Lesh (Lezhë), Isamnus : Ishëm Ishm, Dyrrachium : Durrës, Aulon : Vlonë Vlorë, Thyamis: Çam e të tjera. Edhe kjo dëshmon për autoktoninë ilire të popullit shqiptar: sepse ky zhvillim nga trajtat antike të këtyre emrave në të sotmet nuk gjen spjegim veçse me mjetet e shqipes. Nuk mund të shpjegohet as me mjetet e gjuhëve romane as të gjuhëve sllave, e as nëpërmjet të ndonjë gjuhe tjetër të zonës ballkanike.

Për vazhdimësinë ilire ka dhe të tjera të dhëna nga fusha gjuhësore, si disa barazime që dalin në emra personash ndër ilirët e hershëm e ndër shqiptarët e sotëm. Përveç këtyre, ato të paka fjalë që dihen prej ilirishtes, shpjegohen mirëfilli me anë të shqipes. Edhe mjaft fjalë të mbishkrimeve mesapike zbërthehen me gjuhën tonë. Në këtë mënyrë të dhënat e gjeografisë historike dhe të gjuhës vijnë e plotësojnë njëra-tjetrën. Nuk mungojnë edhe disa paralele të karakterit etnografik, në të cilat nuk po hyhet këtu. Prej lëmit të arkeologjisë meriton vëmendje rrethana që në disa stacione parahistorike të trevës shqiptare vihet re një vazhdimësi e kulturës materiale, një kontinuitet nga epokat e lashta gjer në mesjetën e hershme; kjo rrethanë vjen e u shtohet argumenteve gjeografike, historike e gjuhësore që u shtruan më sipër.

Për sa u përket trakasve dhe gjuhës së tyre, mbi dëshminë e disa të dhënave historike dhe gjuhësore (emra vendesh me tipare trake) është vënë re me kohë një prani elementesh trake në krahun veriperëndimor të Gadishullit Ballkanik e veçanërisht në viset bregdetare të Adriatikut të jugut. Ato duhet të jenë përzier me kohë me elementet ilire, pa mundur të themi se nga ilirët e trakasit kush qe anas e kush i ardhur.

Si përfundim, edhe për arsye historike mund të thuhet se në formimin e etnosit shqiptar në bazë qëndron elementi ilir, porse mund të ketë pasur dhe një komponente trake, me përmasa gjithsesi më të vogla. Si u krye procesi i këtij formimi etnik e gjuhësor, në ç’rrethana territoriale e historike, në gjendjen e sotme të njohurive është vështirë të përcaktohet. Aty shihet më qartë përfundimi, që është populli shqiptar më gjuhën e tij, sesa rruga e zhvillimit që u përshkua gjersa u arrit gjer në gjendjen e sotme.

 

Nga Moikom Zeqo

Brikena Çabej, vajza e nderuar dhe e denjë e Eqrem Çabejit më dërgoi me email, që nga Parisi ku jeton, një shkrim të panjohur, ose shumë pak të njohur të babait të saj, të shkruar mesa duket në vitin 1977. Çabeji, i cili ka qenë edhe profesor i gjuhësisë, lektor, në Universitetin e Prishtinës, e ka shkruar këtë tekst për ta botuar në ndonjë nga organet në gjuhën shqipe të Prishtinës.

Mesa di unë, ky shkrim nuk është i përfshirë në veprat në disa vëllime me format të madh, që Prishtina botoi, duke përmbledhur dhe koleksionuar trashëgiminë e paçmuar dhe shumë të rëndësishme të këtij dijetari të madh shqiptar.

 

Moikom Zeqo

Brikena Çabeji më shkruan se padyshim ky shkrim, që merret me origjinën e gjuhës shqipe në rrafshin e dyfishtë historik dhe linguistik, do të përfshihet në libra të tjerë që do të botohen sëbashku me korrespondencën ende të panjohur të Eqrem Çabejit, kryesisht me linguistë dhe albanologë të huaj të botës.

Ajo që të bën përshtypje, gjatë leximit të tekstit të Çabejit është fakti që ai mbështet, pa mëdyshje, origjinën ilire të etnogjenezës së gjuhës shqipe, pa përjashtuar këtu dhe një dimension trak. Çabeji e artikulon këtë subjekt gati të një vështirësie të madhe algjebrike, të ndërlikuar, me pak të njohura brenda të panjohurave të mëdha të shekujve, i bindur se instrumentat mendorë të gjuhës mund të përvijojnë historinë e gjenezës, të formimit, të zhvillimit, të ndryshimit, të identitetit të vijuar dhe të plotësuar deri në ditët tona.

Teza e Çabejit është një tezë e drejtë nga pikëpamja shkencore. Me të drejtë Çabeji nuk e mbështet tezën e origjinës pellazgjike të gjuhës shqipe, e cila në shek.XIX, për shkak të fazës parashkencore të dijes tek shqiptarët, u bë një lloj teze mit, një lloj totemi i paargumentuar i prejardhjes. Teza e origjinës pellazge është rigjallëruar tashmë nga një numër i madh të ashtuquajturish studiues, por që nisen nga rrafshi i diletantizmit dhe nuk e njohin as procesin shkencor, nuk njohin parametrat akribike të linguistikës dhe as procesin e evoluimit sipas ligjeve të brendshme sintaktike dhe morfologjike, të leksikut etj. të gjuhës shqipe.

Por teza e Eqrem Çabejit qe me fat në shkencë dhe për faktin se zbulimet e prehistorisë shqiptare, të ndërmarra nga arkeologu i madh shqiptar siç është Çesk Prendi, vërtetuan se të paktën që nga epoka e bronzit dhe deri në antikitetin e vonë, kur spikat identiteti i arbërorëve, duke përfunduar deri në kohërat moderne, të sotmet, flasin për informim in situs, pra në këtë truall, pa ndërprerje të etnosit ilir, pa dyshim pa mohuar dhe një dimension trak.

Deri më sot shkenca si e arkeologjisë historike ashtu dhe shkenca linguistike në Shqipëri janë komplementare, por dhe tek dijetarët më seriozë në botë, nuk e mohojnë këtë përputhje identitare të gjuhës dhe të etnogjenezës.

Këtë mund ta mohojë vetëm ata që nuk kuptojnë asgjë nga shkenca ose që merren me fantazmagori që nuk i hyjnon ë punë askujt. Është kënaqësi nga ana ime dhe e falënderoj Brikenën, që më dha mundësi ta publikoj këtë shkrim të Eqrem Çabejit, për ta njohur jo vetëm publiku i gjerë, por edhe ata specialistë qëndrimëtarë, të paepur, që e kuptojnë dhe e mbrojnë idenë se shkenca është shkencë dhe s’mund të jetë fantazi.

Kategori
Uncategorized

Klevis Balliu takime intensive me fermerët: Republika e Re, alternativa e vetme për ju.

Klevis Balliu takime intensive me fermerët: Republika e Re, alternativa e vetme për ju

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Pogradec, Klevis Balliu, vijon turin e takimeve intensive me qytetarët dhe banorët e fshatrave të Pogradecit.

Ndalesat e radhës ishin fshatrat Beragozhd, Stropckë dhe Zërvaskë. Banorët ndanë me kandidatin Balliu shqetësimin për investimet e munguara në zonë dhe thanë se ndihen të fyer dhe injoruar nga qeveria Rama. Në të tria këto fshatra, banorët kërkuan që Pogradeci të jetë një prefekturë më vete, sepse për një shërbim të thjeshtë janë të detyruar të shkojnë në Korçë.

Një tjetër shqetësim i tyre janë faturat e larta të energjisë që i kanë detyruar banorët të hyjnë në borxhe dhe që po i presin bukën e gojës.

Papunësia është e lartë sidomos në radhët e të rinjve. Fermerët kërkuan punishte për prodhimet e tyre sepse po shiten me çmime shumë të ulëta ose hidhen në kosh si dhe subvencionime. Kandidati Klevis Balliu theksoi se në fjalimin e tij të parë në Kuvend do të kërkojë që Pogradeci të jetë Prefekturë më vete.

Në vazhdën e bashkëbisedimeve me banorët, Balliu nënvizoi se Republika e Re do të ofrojë zgjidhjen me uljen e çmimit të naftës për fermerët, do t’i mbështesë me subvencione dhe për familjet në nevojë,energjia elektrike deri në 300 kw do të paguhet nga shteti.

Më herët, Klevis Balliu zhvilloi një tur takimesh në fshatrat Rrodokal, Homezh dhe Golik të zonës së Mokrës për të diskutuar mbi problematikat dhe vështirësitë që përballen banorët e zonës. Në takimin me banorët e këtyre fshatrave, Balliu e konsideroi të trishtueshme mungesën e ujit të pijshëm dhe të infrastrukturës rrugore. Balliu theksoi se kjo keq-qeverisje e ka bërë mesjetare jetën e këtyre banorëve. Përgjatë këtyre takimeve, kandidati i djathtë u mirëprit në disa nga shtëpitë e banorëve. Kanatat e vjetruara, muret e rrudhosura nga krisjet dhe çatitë e rrënuara të shtëpive flisnin po aq sa vetë banorët për gjendjen e mjerueshme që ka mbërthyer këtë zonë.

“Qartazi, kjo keqqeverisje socialiste ka future duart tek xhepat dhe shporta ushqimore e pogradecarëve”, theksoi Balliu.Një tjetër ndalesë e Klevis Balliu ishte fshati Vërdovë i njësisë administrative Buçimas, ku u takua me banorët e kësaj zone për t’u njohur me problemet e tyre. Ai i mirëpriti sugjerimet e banorëve për mënyrën sesi mund të punohet së bashku me qytetarët për një Pogradec me ekonomi të fortë e të nesërme të sigurt. “Taksimi progresiv i qeverisë rilindase i ka rritur taksat në 1.5 mld USD në fund të katër viteve; çdo fëmijë sapo lind, të rinjtë, pensionistët dhe çdo shqiptar paguan 500 USD më shumë taksa. Bizneset paguajë 50% më shumë taksa!”, theksoi Balliu./360grade.al/

Kategori
Uncategorized

Berisha hap rrugën për Lulzim Bashën. Mbron ndryshimet kushtetuese të 2008-ës “për një president me më pak kompetenca”.

Intervista e Sali Berishës me Lutfi Dervishin në “Televizionin Publik Shqiptar” mund të veçohet për tre çështje:

Së pari që Sali Berisha, shpall miratimin e linjës Lulzim Basha duke pranuar vendimet e tij dhe duke bërë të qartë se ai nuk do të jetë pengesë në rrugën kryetarit të ri.

Njeriu i fundit që mund të pyetet për problemet e brendshme të PD-së jam unë. E them këtë me sinqeritetin më të madh. Pse? Përsëri statusi im është i tillë. Çdolloj qëndrimi publik mua më krijon përshtypjen se do të më nxirrte nga statusi im i një njeriu të dorëhequr njëherë e përgjithmonë, i njeriut të larguar pa rikthim. Dhe në këtë mes, kryetari ka pranuar që këto janë listat e fundit që bëhen në këtë mënyrë. Dhe çfarë mund të them për këtë?! Lista, çdo njeri po të bënte një listë… nuk ka diskutim që kryetari ka të drejtë të patjetërsueshme të ketë listën e tij

tha ai

Së dyti, që Sali Berisha pranon se partitë janë vetëm parti kryetarësh, duke përfshirë këtu edhe periudhën kur drejtonte vetë.

E vërteta është se në tërësi partitë, në të gjithë botën, janë parti liderësh. Të themi atë që është. Natyrisht, absolutisht, institucionet e saj janë të rëndësishme dhe shumë të rëndësishme dhe duhet të forcohen. Por të them se nuk janë parti kryetarësh…janë parti kryetarësh. Parti kryetarësh janë. Po të shohësh zgjedhjet që bëhen në partitë e mëdha, Sali Berisha në 20 e ca vite është zgjedhur shumicën e rasteve, me përjashtim të një rasti me mbi 90 për qind, në të gjitha rastet e tjera nga 70-80 për qind. Unë di liderë të partive të mëdha europiane që zgjidhen me 98% sa herë votohen. Partitë e kanë këtë solidaritetin… ndonjëherë zgjedhin me aklamacion, me duartrokitje

shtoi Berisha.

Dhe së treti, që roli i Presidentit që sot e ka Ilir Meta është zbehur shumë. Në këtë pikë Berisha ka deklaruar se ai ka qenë kundër edhe kompetencave që Kushtetuta e vitit 1998 i jepte presidentit, duke mbrojtur në mënyrë kontradiktore edhe ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Sidomos me ndërhyrjet e fundit presidenti ka humbur shumë funksione. Unë nuk kam qenë dakord. Dua të jem i hapur këtu, me përcaktimet e kushtetutës së ’98-ës, e cila e bëri presidentin kryeministër të gjyqësorit. A e di se dispozitat kushtetuese, unë isha president me fuqi ekzekutive…Mblidhja qeverinë, por nuk kisha ato fuqi gjyqësori. Unë emëroja në Gjykatën Kushtetuese 3-4 gjykatës. 3-4 të tjerë i emëronin grupet parlamentare. 3-4 të tjerë i emëronte gjyqësori. Pra, kishte një diversifikim. Jo i gjithë pushteti për gjyqësorin se pastaj

shprehet ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë

Kategori
Uncategorized

Rudina Hajdari: Babai im goditi murin diktatorial të komunizmit, unë dhe brezi im do të nxjerrim Shqipërinë nga tranzicioni.

Im atë pati guximin, karakterin dhe inteligjencën të ngrihet kundër diktaturës. Përplasjet e tij si luftëtar i lirisë, pluralizmit dhe demokracisë i dhanë atij një rol historik. Në qoftë se im atë goditi murin diktatorial të komunizmit dhe pati rolin e tij në ardhjen e lirisë, unë kam synimin dhe vizionin të kontribuoj në mbrojtjen dhe avancimin e mëtejshëm të këtyre të drejtave.

Image may contain: 1 person, smiling, sitting, table and indoor

Intervistë me zonjën Rudina Hajdari, e bija e heroit të Demokracisë Azem Hajdari, Kandidate për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë dhënë Kryeredaktorit të Gazetës”Dielli” në SHBA, Dalip Greca…

Çfarë do t’i japë Kuvendit, Rudina Hajdari, e bija e themeluesit të PD-së, parlamentarit më aktiv, heroit të demokracisë, Azem Hajdari?

Është kjo një nga pyetjet që i drejtuam Rudina Hajdarit, kandidate për deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e 25 Qershorit. Përgjigja e saj është e sigurtë:”Do të luftojë fort duke nxjerrë në pah të gjithë cilësitë më të mira të babait, por në mënyrën time”.
Rudina synon që të jetë një politikane e ndershme dhe me këtë nënkupton besimin se: të gjithë jemi të lirë, lindim të barabartë dhe se të gjithë duhet të jemi në gjendje të përparojmë bazuar në aftësitë dhe pasionet tona, dhe se do të flasë hapur dhe do mbrojë të vërtetën, edhe nëse ajo bie ndesh me më të fuqishmit e shoqërisë. Moto e saj është: Interesat e Shqipërisë para çdo interesi tjetër!
Rudina i ka të gjitha kualifikimet për të qenë një përfaqësuese e denjë e qytetarëve shqiptarë në Parlament: Ka kryer studimet universitare Bachelor në Shkencat Politike në SHBA, ka vijuar studimet e nivelit Master Shkencor në Gjeopolitikë, Territor dhe Siguri në Londër për të përfunduar me studimet e nivelit Master Shkencor në Të Drejtat e Njeriut po në SHBA. Vec kësaj ajo ka trashëgiminë dhe vizionin për të ardhmen e Shqipërisë Evropiane. Le ta ndjekim intervistën:

Gazeta Dielli:-Si ndihet Rudina në garën elektorale si kandidate për deputete e PD-së?

-Rudina Hajdari:-
Ndjesia e parë nuk është thjesht kënaqësi personale. Ajo është përkatësia ime reale, realizimi i një rruge të gjatë, jo vetëm e imja, por i një rrugëtimi krenar pasi i përket forcës politike së cilës i përkas çdo orë e sekondë të jetës sime.
Nuk ka rëndësi fakti i renditjes time në listën e Tiranës dhe nuk e bën këtë betejë më të lehtë. Ajo që e bën garën e fortë, konkurrimin të vërtetë dhe real, ajo që i jep përmasën e natyrshme kësaj fushate, më të veçantës nga të gjitha të tjerat, është fakti i ndërthurjes së natyrshme të trashëgimisë, forcës, vërtetësisë së Partisë Demokratike dhe vizionit të së ardhmes, vizionit të Republikës së Re. Jam e sigurt që me vullnetin e duhur do hyjmë në një etapë të re për Shqipërinë që i ofron shqiptarëve një politikë frytdhënëse dhe një demokraci të drejtpërdrejtë dhe gjithëpërfshirëse.

-Dielli:- A ishte një surprizë për ju përfshirja në listën e kryetarit të Partisë Demokratike,z. Lulzim Basha?

-Rudina Hajdari:-Personalisht, i jam mirënjohëse Kryetarit te Partisë Demokratike z. Lulzim Basha që vlerësoi prezencën time në ekipin e tij. Për mua është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe të garojë si nën siglën e PD-së, të një partie që përfaqëson frymën e parë të demokracisë dhe vlerat euro-atlantike, si një prirje e natyrshme e shqiptarëve.

-Dielli:- Çfarë do t’i japë Kuvendit, Rudina, e bija e themeluesit të PD-së, parlamentarit më aktiv, heroit të demokracisë, Azem Hajdari?

-Rudina Hajdari:-Dua të nxjerr në pah të gjithë cilësitë më të mira të babait tim, por në mënyrën time. Këtu, më lejoni të veçoj disa. Dua të jem një politikane e ndershme dhe me këtë nënkuptoj besimin se të gjithë jemi të lirë, lindim të barabartë dhe se të gjithë duhet të jemi në gjendje të përparojmë bazuar në aftësitë dhe pasionet tona. Unë dua të flas hapur dhe do mbroj të vërtetën, edhe nëse kjo bien ndesh me më të fuqishmit në shoqëri. Gjithashtu, dua të vendos interesat e Shqipërisë para çdo interesi tjetër.

-Dielli:- Besoni që brezi juaj me të vërtetë do të integrojë Shqipërinë në BE, Çfarë nuk është arritur në këtë tranzicion të zgjatur?

-Rudina Hajdari:-Në këto 26 vite tranzicion Shqipëria ka pasur përparime të mëdha. Sot, Shqipëria ka një sistem politik të gjallë, është anëtare e NATO-s dhe është në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Shqiptarët udhëtojnë lirisht në Europë dhe kemi në krah aleatë të fortë perëndimorë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të Europës. Por s’duhet harruar që Shqipëria ka përjetuar një tirani komuniste të pashembullt në Europë dhe se tranzicioni është me i ndërlikuar sesa mund ta kemi perceptuar. Deri tani, ka qenë qeverisja e djathtë ajo që ka dhënë kontributin më të madh në plotësimin e kushteve të Bashkimit Europian, në kuadër të çeljes së negociatave të anëtarësimit. Kemi akoma shumë punë për të bërë përsa i përket zbatimit të ligjit të dekriminalizimit në Parlament dhe reformës në drejtësi, por jam e lumtur që këto hapa po ndërmerren në mënyrën e duhur, duke përfshirë kontributin e padiskutueshëm të Opozitës. Krizat politike dhe institucionet e dobëta e kanë lodhur procesin e anëtarësimit. Gjithsesi mendoj se përfshirja e të rinjve në politikë është një shenjë pozitive për sa i përket përfundimit të tranzicionit në vend dhe integrimit të Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike.

Image may contain: 2 people, people on stage

-Dielli:- Sipas mendimit tuaj, duke qenë se keni jetuar për një kohë të gjatë në SHBA, çfarë duhet të bëhet ndryshe në Shqipëri?

-Rudina Hajdari:-Eksperienca ime në Amerikë ka qenë e vlefshme për të fituar një kulturë perëndimore, por kjo s’do të thotë që vendi im nuk ka qenë pjesë e kultivimit të karakterit tim. Mendoj se demokracia e drejtpërdrejtë është një nga gjërat që akoma i mungon Shqipërisë si dhe gjithëpërfshirja e te gjithë faktorëve shoqërorë në vendimmarrjet publike. Gjithashtu mendoj se sipërmarrja private duhet të operojë në mënyrë më të pavarur dhe bizneset duhet të jenë më pak të ndikuara nga rrethanat politike në vend.

-Dielli:- Ju keni përfunduar studimet universitare Bachelor në Shkencat Politike në SHBA. Më tej keni vijuar studimet e nivelit Master Shkencor në Gjeopolitikë, Territor dhe Siguri në Londër për të përfunduar me studimet e nivelit Master Shkencor në Të Drejtat e Njeriut po në SHBA? Si e shikoni politikën shqiptare, nga këndvështrimi juaj me këtë background të pasur arsimor?

-Rudina Hajdari:-Partneriteti strategjik i Shqipërisë me aleatët euroatlantikë, veçanërisht me SHBA-në, është shpresa dhe rruga e vetme e së ardhmes, e cila jo vetëm shëron çdo plagë të së shkuarës, por e bën të qartë dhe të vërtetë vizionin e saj për këtë ardhmëri. Shqipëria dhe faktori shqiptar në Ballkan, pavarësisht rrethanave, sfidave dhe përpjekjeve të të gjithë atyre që nuk e duan të ardhmen e këtij kombi, kanë një aleat të natyrshëm të ngulitur thellë në ndërgjegjen e këtij kombi, vokacionin perëndimor. Të gjitha përpjekjet e politikës shqiptare duhet të jenë në koherencë të plotë me këtë vokacion. Çdo lloj deviacioni është në dëm të kombit shqiptar dhe të ardhmes së tij.

-Dielli:- A mendoni se Shqipëria mund të dalë nga gjendja e rënduar e kultivimit, trafikut të drogës dhe korrupsionit të nivelit të lartë?

-Rudina Hajdari:-Absolutisht po. E gjithë përpjekja e Partisë Demokratike, jo vetëm në 90 ditët e çadrës, por dhe në më tej ka qenë ndërgjegjësimi i këtij fenomeni të shëmtuar dhe ndalimi sa më parë i trafikut të drogës dhe kultivimit të saj në vend. Lufta e të gjithë institucioneve shqiptare të papërfshira në këtë trafik, përpjekjet e mijëra punonjësve të Policisë, të paimplikuar, të njerëzve të ndershëm, të shërbimeve të inteligjencës, në bashkëpunim me aleatët perëndimorë, sigurisht, që e bëjnë të mundur.
Është e dhimbshme që ne, një shtet me bukuritë e mrekullitë e natyrës, vendi me moshën më të re në Europë, të etiketohemi si Kolombi e Europës dhe qindra mijëra të rinj të braktisin këtë vend për të kërkuar të ardhmen diku tjetër.

-Dielli:-A e shihni përfshirjen tuaj në politikë si vazhdim të punës së atit tuaj, ose më shumë se kaq?

-Rudina Hajdari:-Im atë pati guximin, karakterin dhe inteligjencën të ngrihet kundër diktaturës. Përplasjet e tij si luftëtar i lirisë, pluralizmit dhe demokracisë i dhanë atij një rol historik. Në qoftë se im atë goditi murin diktatorial të komunizmit dhe pati rolin e tij në ardhjen e lirisë, unë kam synimin dhe vizionin të kontribuoj në mbrojtjen dhe avancimin e mëtejshëm të këtyre të drejtave.

-Dielli:– Ndërkohë, ju jeni larguar nga SHBA! A mendoni se do të pendoheni për këtë vendim që keni marrë?

-Rudina Hajdari:-
S’do pendohem kurrë për këtë vendim që kam marrë. Amerika është aty dhe nuk pret për mua, kurse Shqipëria është vendi im dhe pret të rinj e të reja që gjallërojnë jetën politike, ekonomike dhe kulturore me ide inovative, bazuar në eksperiencën më të mirë Perëndimore. Për mua, largimi nga Shqipëria krahasohet me atë ndjesinë kur nëna të jep lirinë të ikësh në momentin që ti kërkon pak pavarësi, për t’u kthyer sërish tek ajo në momentin që ka nevojë për ty, për mbrojtjen tënde.

-Dielli:-Çfarë mesazhi do t’u jepnit mijëra të rinjve shqiptarë që janë arsimuar në SHBA apo Europë?

-Rudina Hajdari:-
Demokracitë e zhvilluara nuk janë të përsosura. Fakti që Shqipëria është akoma duke ndryshuar, u ofron më shumë hapësirë të gjithëve për t’u bërë pjesë e këtij ndryshimi. Besoj se kjo do të ishte më e çmuar se sa një gjurmë e vogël në një vend të zhvilluar. Këtu të rinjtë dhe të rejat kanë mundësinë të japin kontributin e tyre dhe të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e Shqipërisë. Ne nuk duhet të shohim Shqipërinë si inferiore ndaj shteteve që janë më të zhvilluara, sepse kemi shumë arsye për t’u krenuar me vendin tonë. Sa më shpejt të rinjtë të na bashkohen aq më shpejt do t’i arrijmë objektivat për një Shqipëri me një demokraci dhe ekonomi të zhvilluar, sikurse e meriton vendi ynë i mrekullueshëm.
-Dielli:-Rudina, faleminderit për Intervistën dhe urime në zgjedhje!
Rudina: Faleminderit Diellit!

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and outdoorImage may contain: 2 people, people smilingImage may contain: 9 people, people sitting and people standing

Kategori
Uncategorized

PD si një femër e përdorur nga Rama.

PD si një femër e përdorur nga Rama

Rama po kthehet në një atraksion elektoral për demokratët, të cilët presin me kureshtje batutat e Ramës për ta në mitingun e radhës, për të thyer sadopak monotoninë e kësaj fushate. Në fillim kureshtja, pastaj argëtimi dhe në fund transformimi i pandjeshëm, gati si në një lojë, nga një “armik” në një politikan të pranueshëm.

Nga Armand Shkullaku

 

Mes gjërave të pazakonta që po ndodhin në këtë fushatë, një fenomen i ri po bie gjithnjë e më shumë në sy. Për herë të parë ngjan sikur ka një flirtim në distancë mes liderit të një partie dhe elektoratit të partisë tjetër kundërshtare. Një flirtim i kujdesshëm, pa e kaluar masën, që nuk shkon në provokim si herët e tjera, por që mbetet në kufijtë e një shakaje që si fillim synon të mos refuzohet dhe më pas, pse jo, edhe të pranohet.

Edi Rama duket që ka ndjerë në ajër disa sinjale se klima elektorale pas nxjerrjes së opozitës nga çadra, çelektrizimi i votuesve të PD dhe qetësia e papërballueshme e fushatës, mund ta bëjë atë në mos të pranueshëm, të paktën të afrueshëm me votuesit e djathtë. Efekti i çuditshëm i raportit dashuri- urrejtje dhe vis versa, nuk i ka shpëtuar kryeministrit, i cili me hap tepër të matur po tenton t’i qaset një zone, deri dje, të ndaluar për të.

Ndryshe nga fushatat e tjera dhe ligjërimet publike, ku Rama i provokonte demokratët, i fyente për besimin e tyre tek Berisha apo Basha, u përqeshte Shqupin dhe i trajtonte si njerëz të humbur, në këto zgjedhje ai po manifeston një lloj dëshire për të qenë më i afërt me ta. Po e bën herë me humor e herë me seriozitet, por po e bën çdo ditë dhe sa herë i jepet rasti. Më shumë flet për ta se sa për socialistët e tij. Bën kujdes të mos i lëndojë në bindjet e tyre dhe të tregojë se dora e zgjatur për Bashën në natën e marrëveshjes, është një dorë e hapur edhe për ata.

Pa asnjë kompleks ai përdori një poster me dy gishtat (simbol i PD) duke u vënë në mes trëndafilin e PS, shenjë e qartë e një ftese për të qenë bashkë. Përshëndet me dy gishta, i pëlqen përhapja e një videoje ku në kufje duket sikur dëgjon zërin e Berishës dhe këngën elektorale të PD në 2013, përshëndet demokratët në mitingjet e PS, zgjedh të flasë për Shqipërinë dhe jo për partinë, duke avancuar kështu shumë kujdesshëm, centimetër pas centimetri, në tokën e “armikut”.

Kjo strategji e matur, ky flirtim i butë, për çudi, nuk po shkakton reagim refuzues në kampin tjetër. Disa e marrin me humor, disave u pëlqen si lojë argëtuese, disa habiten, por komentet përjashtuese apo armiqësore janë tepër të rralla. Rama po kthehet në një atraksion elektoral për demokratët, të cilët presin me kureshtje batutat e Ramës për ta në mitingun e radhës, për të thyer sadopak monotoninë e kësaj fushate. Në fillim kureshtja, pastaj argëtimi dhe në fund transformimi i pandjeshëm, gati si në një lojë, nga një “armik” në një politikan të pranueshëm.

Rama shihet qartë se po punon në këtë drejtim. Dhe ky nuk është një trill për t’u bërë i lezeçem për demokratët dhe për t’i dhënë ngjyra fushatës. Eshtë një strategji e menduar mirë. Për këtë arsye, kryeminstri po synon të bëhet i pranueshëm për demokratët jo vetëm me batuta apo përshëndetje me dy gishta. Përsëri me lëvizje shumë të kujdesshme, jo në mënyrë deklarative, ai po ia heq brirët e djallit Bashës dhe po ia vizaton ato çdo ditë në kokë Ilir Metës. Basha është pak dembel, por nuk është djalë i keq, madje për të ai ngre dolli dhe e përshëndet si mik të ri nëpër tubime. Problemi paska qenë LSI, që nuk i ka lënë të qeverisin siç duhet dy partitë e mëdha, por edhe i ka larguar ato. Rama i mëshon fort LSI duke shpresuar që kështu do jetë edhe më i pëlqyeshëm nga demokratët që u ndjenë të përdorur si në prillin e vitit 2013 ashtu edhe ditën kur panë nga çadra se si Meta u zgjodh president.

Kryeministri nuk ka munguar gjithashtu të shprehë keqardhje edhe për ata përfaqësues të PD që nuk u përfshinë në lista, duke dashur të mos lërë pa iu afruar në distancë asnjë sensibiliteti të votuesve opozitarë.

Pra, sjellja e Ramës në këtë fushatë nuk është thjesht një tundim për të qenë në qendër të vëmendjes mediatike, por një lëvizje e menduar mirë politike për të marrë vota edhe aty ku deri dje mendohej e pamundur. Shfaqjet atraktive, goditjet ndaj LSI, trajtimi i Bashës si një mik i ri që ai e shpëtoi nga çadra dhe do ta marri në qeveri apo keqardhja për listat e PD, përbëjnë një strategji të mirfilltë për të akaparuar vota edhe nga kampi tjetër.

Kjo strategji mëton të ngjizë idenë se pas marrëveshjes, pas realitetit të ri politik, vota e një demokrati për Edi Ramën nuk është një sakrilegj, nuk është më një tradhëti. Eshtë diçka që mund të ndodhë, madje që nuk do ta mërziste as vetë Bashën se fundi fundit nesër bashkë pritet të jenë në qeveri.

Një PD me busull të ndryshuar në fushatë, me kursin e drejtuar befasisht kundër LSI, me paragjykimin e një marrëveshjeje bashkëqeverisje me Ramën nesër dhe me probleme të brendshme që presin orën të shpërthejnë, është terreni më i mirë për të peshkuar. Dhe Rama nuk e bën me rrjetë për t’i trembur peshqit, por me durim po përdor grepin për të kapur çdo ditë maksimumin në ujërat e turbullta të PD. Me këtë skemë elektorale, do të mjaftonin dhe një grusht votash në një qark për t’i dhënë një mandat më shumë. Diferenca e madhe mund të behët edhe me pak vota dhe Ramës i duhet maksimumi i mandateve që aleatin e ri në qeveri ta pranojë jo si të barabartë, por si të nënshtruar. Nëse e arrin këtë, flirti i tij e ka arritur qëllimin dhe PD mund të ndihet si një grua e përdorur, që vështirë ta rigjejë besimin për ta nisur jetën nga e para.

Kategori
Uncategorized

XHUBLETA, MADHESHTORJA E FINESES DHE ELEGANCES SE GRUAS MALESORE, SIMBOLIKA VIJUESE ILIRO-SHQIPTARE.

Xhubleta, kjo veshje madhështore, ruan përveç bukurisë edhe një linjë trashëgimie të simboleve të moçme ilire, të cilat u konservuan deri ditët e sotme prej shqiptarëve.
Veshje tipike e grave ne Shqiperine Veriore, mbi lumin Drin, Dukagjin, Nikaj-Merturi e Rugova, Malesi e Madhe dhe shqiptar te Malit te Zi. Xhubleta eshte nje fund ne trajte kembane, qe vjen i valezuar perfundi, sidomos ne pjesen e mbrapme. Behej nga nje numer i madh copash e rripash te ngushte shajaku, te vene horizontalisht dhe te nderthurrura me breza gajtanesh. Mbahet e varur ne supe me dy rripa te gjere. Ne shek. XVIII, xhubleta behej me shume ngjyra, por ngjyrat qe kane arritur ne ditet e sotme jane: te zeza per grate dhe bardh e zi per vajzat. Pjese te tjera te kostumit me xhublete jane: kraholine, xhoka, kerdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. 

18952789_1947889861903951_8576335432796883842_n
Xhubleta eshte me prejardhje te lashte. Paraqet ngjashmeri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura ne Bosnje, por edhe ne vise te tjera te mesdheut, qe i perkasin mijevjecarit te dyte para eres sone dhe lidhen me qyteterimet e vjetera mesdhetare..
Ne xhublete verehen simbole pagane qe demonstrojne lidhjen e popullsise me perendite ilire te kohes, si Mikon gjarpri dhe binjaku I tij Zeau, perendise paqesore Eu si dhe simbole krijesash mitologjike qe mendohet se banojne edhe sot alpet e Malesise se Madhe, ne majat e Shkrelit, Kastratit, Kelmendit, si dhe disa shtepi te vjetra te ndricuara nga zanat ne Gruemire, Malesi e Madhe.

 Albert VATAJ
Kategori
Uncategorized

Tragjedia e Gërdecit ngjarje terroriste. Dalin detajet mjekoligjore, ja si u shmang sulmi ndaj anijes me armatime në Durrës.

Por rasti më i rëndë, me dyshime të mëdha për një akt terrorist, për të dëmtuar imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë për t’u anëtarësuar në NATO, ngjarje kjo që është shoqëruar me një debat të fuqishëm politik dhe mediatik, që prej shumë vitesh, padyshim është shpërthimi më datën 15.03.2008, rreth orës 12.05, në fshatin Gërdec (bashkia Vorë), në një fabrikë që shërbente për çmontimin e municioneve luftarake. Nga ky shpërthim i fuqishëm, që krijoi një krater gjigant shumë të thellë, i ngjashëm me atë një bombe atomike në miniaturë, humbën jetën 26 persona, u plagosën rëndë 11 të tjerë, 31 të tjerë me plagosje të lehta dhe 260 të tjerë – dëmtime më të lehta si dhe lëndime të shëndetit mendor dhe emocional të një numri të konsiderueshëm personash të tjerë; u dëmtuan 5413 banesa dhe objekte private dhe 32 biznese private.

Nga hetimet e kryera, si shkak i tij ka mundësi të kenë qenë shkëndijat e krijuara gjatë saldimit brenda ambientit të çmontimit të një karroce metalike të dëmtuar që shërbente për transportin e barutit që i kanë dhënë flakë grumbullit me barut dhe shpërthimit në tre kohë.

Trupat e 19 viktimave të para (ndërsa 7 viktima të tjera vdiqën më vonë në spitale) u ekzaminuan menjëherë në morgun e IML Tiranë, ku u konstatua se dëmtimet e tyre ishin shkaktuar kryesisht me mekanizmin e shpërthimit dhe djegies së drejtpërdrejtë nga ky shpërthim, të shoqëruara këto me copëtim dhe karbonizim të disa prej viktimave të kësaj ngjarjeje.

Nga këto viktima, 12 rezultuan të seksit mashkull dhe 7 të seksit femër.

Për 10 kufoma me dëmtime më të pakta, identifikimi u krye me lehtësi, kryesisht nëpërmjet njohjes nga të afërmit e tyre. Ndërsa për 4 viktima, identifikimi i tyre u arrit duke përdorur metodat e antropologjisë dhe odontologjisë mjekoligjore. Më në fund, për 5 viktimat e fundit të vdekura menjëherë pas kësaj ngjarjeje, të karbonizuara plotësisht dhe të ndara secila në disa pjesë, u përdor me sukses metoda gjenetike krahasuese e ADN-së.
Dyshimet që kjo tragjedi e rëndë në vendin tonë të ketë qenë një akt terrorist janë shumë të mëdha. Në radhë të parë, fuqia shumë e madhe e këtij shpërthimi me viktima të shumta dhe shkatërrime të panumërta, e bëjnë atë të ngjashëm me aktet e rënda terroriste që ndodhin sot në vende të tjera të botës.

Nga ana tjetër, vetë prokuroria që ka hetuar këtë ngjarje nuk e ka përcaktuar me saktësi shkencore shkakun e shpërthimit. Sipas saj, eksplozioni mund të ketë ndodhur për shkak të shkëndijave të saldimit të karrocës së dëmtuar, por sipas ekspertëve të kësaj ngjarjeje kjo është vetëm një dyshim, duke lënë kështu të hapur mundësinë e një shkaku tjetër të paparashikuar, pra lihet i nënkuptuar që ky shpërthim mund të ketë qenë kriminal.

Përveç kësaj, në hetimin e kësaj çështjeje janë paraqitur edhe disa informacione të tjera që i shtojnë këto dyshime: sasia tepër e madhe e barutit që mbahej në fabrikë, një sasi e afërt kjo me gjysmën e asaj të përdorur për bombën atomike të Hiroshimës, pra me shkelje flagrante të sigurimit teknik; pushimi i drekës ditën e ngjarjes ishte bërë një orë përpara në krahasim me ditët e tjera; fabrika ndodhej pranë një vendi të banuar dhe jo në një zonë periferike etj.

Por këto dyshime bëhen edhe më të mëdha prej disa të dhënave që kanë dalë në atë kohë nga specialistë të sigurisë kombëtare, sipas të cilave në atë periudhë po përgatitej një sulm terrorist në vendin tonë, epiqendra e të cilit ishte porti i Durrësit. Ky sulm do të realizohej nëpërmjet shpërthimit të një anieje në këtë port që shërbente për transportimin e barutit dhe municioneve që demontoheshin në fabrikën e Gërdecit. Anija e sinjalizuar për rrezikun e sulmit ndaj saj, e ngarkuar pjesërisht me materialet luftarake të Gërdecit, u largua menjëherë nga porti, duke u vendosur jashtë tij në një distancë sigurie. Kjo ngjarje ka ndodhur më datat 7 – 10 Mars 2008, d.m.th. disa ditë para tragjedisë së Gërdecit. Gjithashtu, në atë kohë ka pasur edhe disa sinjale që disa shërbime sekrete të vendeve të Lindjes mund të kryenin një akt terrorist me qëllim që të cënohej besueshmëria e vendit tonë për t’u pranuar si vend anëtar i NATO.

Të gjitha këto argumente e forcojnë dyshimin që ngjarja e rëndë e Gërdecit, e cila e dëmtoi me të vërtetë imazhin e vendit tonë, të ketë qenë një akt terrorist me qëllim për të cënuar besueshmërinë dhe penguar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Në vendin tonë, ky përdorim i tyre, ku përfshihen edhe aktet terroriste, është favorizuar nga hapja e depove ushtarake në vitin 1997, shpërbërja e ushtrisë ish-jugosllave, kalimi i rrugëve të trafikut të lëndëve apo pajisjeve eksplozive nëpër Ballkan.

Kështu në Shqipëri, në kohën e sotme janë zbuluar dhe dënuar disa grupe kriminale, të cilat merreshin me prodhimin apo trafikimin e pajisjeve eksplozive, si ngarkesa eksplozive të komanduara me anë të telefonave celularë, përdorimi i predhave reaktive (raketa) etj.

Në ngjarjet me shpërthime të karakterit terrorist me shumë viktima, ka rëndësi në fillim këqyrja e vendit të ngjarjes, nga e cila mund të përcaktohet nëse viktima ka qenë ose jo autori i krimit. P.sh. në literaturën mjekoligjore përshkruhet rasti i një shpërthimi të ndodhur në një automjet, ku shoferi e kishte pjesën e djathtë të trupit të shkatërruar plotësisht, ndërsa pasagjeri në sediljen e parë – kishte të destruktuar anën e majtë të trupit. Nga ky konstatim u mendua se bomba ishte vendosur midis tyre në sediljen e parë dhe se ata ishin duke e çuar atë në destinacionin e caktuar. Pra kjo e dhënë përforcoi dyshimin se të dy ata ishin terroristë dhe jo viktima të pafajshme, në automjetin e të cilëve ishte fshehur një bombë.

Përveç kësaj, në këqyrjen e vendit të ngjarjes së këtyre rasteve ka rëndësi të përcaktohet lloji i lëndës eksplozive të përdorur, ka qenë shpërthim kriminal apo aksidental, kush janë të dyshuarit për përgatitjen e kësaj lënde etj.

Në vendin tonë ka pasur edhe mjaft raste të terrorizmit individual, apo të organizuar me vendosje bombash në shtyllat e tensionit të lartë në rrethe të ndryshme të vendit, apo vrasje me anën e shpërthimeve të armëve plasëse në banesa dhe automjete etj.

Një rast tipik i shpërthimeve ka qenë ai i bombës në supermarketin VEFA në qendër të Tiranës, më 26 shkurt 1996, akt terrorist për kryerjen e të cilit janë akuzuar ish agjentë të shërbimeve sekrete komuniste shqiptare. Nga ky shpërthim u vranë katër persona dhe u plagosën 26 të tjerë. Shpërthimi ndodhi në orën 9.15, disa metra larg hyrjes në supermarket, disa minuta pas hapjes së tij. Në këtë rast u përdor një automjet brenda të cilit ishte vendosur lënda shpërthyese, i parkuar nga autorët e këtij akti terrorist ngjitur me murin e supermarketit. Lënda eksplozive e vendosur në automjet ishte në sasi të madhe pasi kishte si synim të dëmtonte objektin që ndodhej jashtë automjetit, siç ishte edhe supermarketi. Momenti i shpërthimit mund të ketë qenë i komanduar saktësisht, p.sh. me telefon celular, biper etj.), por mund të ketë qenë dhe i paracaktuar (koha e djegies së fitilit sipas gjatësisë, mekanizëm i djegies me orë).

Njëra prej viktimave, e seksit femër, me moshë 38 vjeçe, e punësuar si shitëse në supermarket, paraqitej në një gjendje krejtësisht të karbonizuar. Në vendin e ngjarjes, trupi i saj u gjet në një largësi rreth 15 metra nga muri që i korrespondonte vatrës së shpërthimit ku ishte mbështetur automjeti bombë, e mbuluar nga pjesët e rrëzuara të rafteve ku ishin ekspozuar mallrat, midis të cilave produkte kozmetike me lëndë detergjente.

Pra në këtë rast djegia deri në një karbonizim të thellë të trupit të saj, që përbën një prej dëmtimeve nga shpërthimet, ka qenë më shumë një djegie indirekte. Kjo, jo aq nga energjia termike që ka shoqëruar shpërthimin, sepse vatra e tij gjendej mjaft larg prej viktimës, sesa nga djegia e lëndëve detergjente të produkteve kozmetike prej shpërthimit, që ndodheshin në raftet që ishin rrëzuar dhe kishin qëndruar një farë kohe sipër viktimës.

Një rast tjetër i një krimi terrorist ka qenë ai i vrasjes të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, me anën e lëndës eksplozive të vendosur brenda automjetit, më datë 9.09.2011 rreth orës 9.30, në kohën që po udhëtonte në bulevardin e qytetit të Vlorës, për të vajtur në zyrën e tij në gjykatë. Lënda plasëse ishte vendosur brenda në makinë dhe momenti i shpërthimit duhet të ketë qenë i komanduar me telekomandë. Pas shpërthimit, automjeti mori zjarr dhe viktima që u nxor prej tij ende i gjallë, me dëmtime të rënda nga shpërthimi dhe djegia e automjetit ku kishte qëndruar një farë kohe pas shpërthimit, dha shpirt në spital. Automjeti që shpërtheu, ishte i tipit Benz, por mjaft i vjetër dhe i përkiste gruas së viktimës. Autorët e këtij krimi të rëndë terrorist, që nuk janë zbuluar ende, siç duket e kanë zgjedhur atë, sepse hapej më kollaj. Por më parë ata kanë dëmtuar gomat e makinës dhe pastaj kanë vendosur bombën brenda saj. Ky krim i rëndë terrorist kundër këtij gjyqtari është konsideruar si një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në vendin tonë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Kategori
Uncategorized

Gjithkush ka faj, vetëm kryeministri në detyrë, Rama, s’paska faj!

Nga Dr. Mine BALLIU*

U deshën katër vjet që Edi Rama të kuptojë se fajin nuk e paska pasur z. Berisha, por dikush tjetër! Në fillimet e mandatit të tij për dy vjet me radhë ngeli duke akuzuar në çdo fjalim ish liderin demokrat, e më pas vitin e tretë të mandatit fajin do t’ia atashonte z. Basha kreut të ri të selisë blu. Vetëm së fundmi ndërsa ka startuar fushata elektorale dhe ka mbaruar mandati i tij katër vjeçar në krye të qeverisë, Rama jo vetëm që nuk e merr mundimin ta drejtojë gishtin e përgjegjësisë nga vetja, por shumë lehtësisht e drejton atë nga aleati i tij kryesor në këtë qeverisje. Sikur ta kishte kuptuar pak më herët Rama këtë gjë ndoshta do kishte dhënë dorëheqjen nga qeverisja, e t’u tregonte shqiptarëve që një qeverisje e tillë me LSI-në aleate nuk mund të funksionojë. Sa kurajo e përgjegjshmëri do duhej për ta bërë këtë gjë, e sigurisht që Rama nuk karakterizohet nga kjo gjë. Ai zgjedh rrugën më të lehtë, qëndron në karrigen e kryeministrit për një mandat të tërë dhe në fund thotë që nuk paska pasur nën kontroll qeverinë, se dikush tjetër paska drejtuar vendin e se Rama paska qënë një pasagjer në taksi (që mesa duket ato shëtitjet me taksi natën nuk paskan qënë edhe aq të rralla, madje paska shëtitur për katër vjet pa pasur mundësi të zbresë).

Aleanca e PD-së dhe LSI-së në vitin 2009 nënkuptonte ndoshta të njëjtën vështirësi në bashkëqeverisje e megjithatë në zgjedhjet e 2013, z. Berisha ish kryeministri i vendit, mori gjithë përgjegjësinë mbi vete para shqiptarëve e nuk hodhi baltë mbi forcat e tjera të aleancës e as u përpoq të justifikonte veten apo qeverinë e tij. Përgjegjshmëria është virtyt dhe këtë gjë nuk mund ta gëzojë gjithkush!

Politika e Ramës duket se është tjetër gjë, arroganca shëmbëllen shumë qartë në çdo dalje publike. Le të lëmë mënjanë arrogancën e pakursyer që përdor ndaj medias, por mjafton të ndjekësh qoftë edhe një takim me qytetarët dhe kupton që ai dëshiron të ketë pranë vetes njerëz që vetëm e duartrokasin e buzëqeshin me pseudobatutat e tij. Në përballjen e parë që mund të hasë me ndonjë qytetar që është pjesë e këtyre takimeve, e duhet kuptuar fakti që më tepër sesa kritika ato vijnë në formë sugjerimesh e lutjesh për ndonjë hall ekonomik e ligjor që mund të kenë, me shpresën se do marrin një përgjigje pozitive e shpresëdhënëse nga kryeminsitri, por të shkretët qytetarë thjesht bëhen objekt batutash e talljeje nga Rama. Sa e trshtë! Kush do donte të ishte në vendin e atyre qytetarëve në ato çaste e të përjetonte ato poshtërime?! Ska asnjë mëdyshje që këto batuta marrin aprovim dhe buzëqeshje nga pjesa e ngushtë që rrethon Ramën sepse ata janë pjesë e administratës, kanë një buxhet që lehtësisht përballojnë nevojat ekonomike të familjeve të tyre, por ata persona që qajnë hallet para kryeministrit e që thumbohen prej tij me tallje nuk kanë mundësi t’a mirëkuptojnë e të buzëqeshin me sarkazmat e tij. I vetmi ngushëllim e shpresë për ata është ndihma konkrete që mund t’u ofrohet familjeve të tyre në këtë varfëri ekstreme dhe jo tallja e menefregizmi kryeministror, sado i rafinuar të jetë ai.

Përballja me të vërtetën, me realitetin duket se e tremb Ramën, ai krijon një realitet trillues dhe kërkon me imponim që gjithkush ta besojë atë, fenomen ky që ndodh vetëm në regjimet totalitare dhe jo në një shtet demokratik. Fjalimet e tij politike të stërgjatura, nuk kanë gjë tjetër veçse tone imponuese, batuta ironizuese kundrejt më të pambrojturve, fajësime kundrejt forcave të tjera politike, e së fundmi një agresivitet kundrejt elektoratit të 25 qershorit. Rama kërkon një mandat, por nga mënyra se si ai shprehet duket se kërkon një mandat të parë dhe jo një tjetër katër vjeçar të dytë. Fjalimet e tij para elektoratit nuk kanë asnjë lidhje me programin e 2013 me të cilin Rama fitoi, duke premtuar shëndetësi falas, pasi çdo njeri që ka provuar gjatë këtyre katër viteve të shkelë njëherë në spital e ka kuptuar që ishte një nga gënjeshtrat më të pastra të këtij programi me të cilin mashtroi qytetarët.

Sot Rama tund pishtarin për disa reforma siç i quan ai, ndaj le të ndalemi tek njëra prej tyre ajo e arsimit. Mjafton të pyesësh një mësues që ka provuar portalin “Mësues për Shqipërinë”, me shpresën se do mund të zinte një vend pune në arsimin shqiptar, por që shpejt ka dëgjuar e kuptuar se listat e punësimit si mësues vijnë të gatshme prej partisë dhe nuk ka rëndësi nëse je i pari apo i fundit i renditur sipas pikëzimit në këtë portal. Mjafton të pyesësh një student që u orvat gjithë vjeshtën për t’u regjistruar në një nga degët në universitete dhe ajo sipas “shorteut të telebingos” që hodhi Lindita Nikolla. Mjafton të pyesësh një prind që derisa i pajisi fëmijët me tekste iu desh një muaj, e kështu me radhë ti kupton që reforma ka qënë një dështim, por Rama këtë gjë nuk ka se si ta dijë pasi e parë nga lart, me syrin e një piktori realiteti i tij është kaq perfekt. Programi i 2013 i partisë socialiste sot nuk vihet në qëndër të fjalimeve të Ramës sepse ai e di që asgjë prej tyre nuk është arritur, e qeverisja e tij nuk ka sjellë gjë tjetër veçse ka thelluar varfërinë dhe ka thyer çdo shpresë të shqiptarëve për të jetuar në këtë vend.

Ai shkon në çdo cep të Shqipërisë me parrullat e tij se vetëm partia socialiste mund të bëjë shtet, sikur shqiptarët të kenë qënë në gjumë këto katër vite dhe mos të kenë parë lulëzimin e kanabisit në çdo skaj të Shqipërisë si asnjëherë më parë. Ndoshta syri i piktorit nuk e sheh me aq negativitet këtë fakt, mbase për të mund të ketë qënë diçka pozitive, pasi Shqipëria u gjelbërua si asnjëherë më parë!

* Autorja është pedagoge në Universitetin e Tiranës

Kategori
Uncategorized

Ish-ministri i Bujqësisë: Shqiptarëve po ju vjen vdekja nga ushqimi.

Nga Anxhela Ferra

Shqipëria është një prej vendeve më të bekuara, me 218 ditë me diell dhe me burime të bollshme uji që rrjedhin nga malet.

Toka ideale për rritjen e shumë produkteve të ndryshme ushqimore. Por, përsëri çdo ditë e më tepër flitet për ushqime të modifikuara gjenetikisht, përdorimi i pesticideve apo plehrave me bazë nafte.

Ndërkohë që çdo stinë ka produktet e veta, që nuk gjenden në 365 ditë të vitit. Në tregjet e frutave dhe perimeve, tregtarët të ofrojnë  domaten apo luleshtrydhen në mes të dimrit. Kjo pasi, shpesh përdoren antibiotikë dhe hormone që stimulojnë rritjen. Qofshin këto produkte të prodhuara në Shqipëri e ato të importuara nga jashtë.

Profesori i mirënjohur shkodran, Ahmet Osja, thotë për dritare.net se rreziku që na vjen nga ushqimet që konsumojnë, është shumë i madh.  Ekspert për më shumë se 30 vjet dhe më pas drejtuesi i Institucionit të Misrit dhe Orizit, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, gjatë kohës së Fatos Nano, bën thirrje për një kujdes më të madh të institucioneve, për produktet që hyjnë në Shqipëri, veçanërisht njohja dhe vënia në punë e resurseve që kemi.

“Ne kemi dy gjëra shumë interesante, një janë kushtet natyrore dhe e dyta tradita. Kushtet natyrore na ofrojnë ushqime të veçanta dhe tradita është e tillë që për mijëra vjet nuk e ka ndot ushqimin.

Ushqimi është numri një që kontrollon biologjinë, pra nuk është vetëm ajo që ti shuan urinë. Më e rëndësishmja është se nga mënyra se si ne ushqehemi, përcaktohet vazhdimësia jonë. Vazhdimësia është më e rëndësishme se uria.

Ne i japim rëndësi të madhe urisë, edhe nuk mendojmë se për çfarë na shërben. Njerëzit shohin më tepër interesin financiar të tyre e rrjedhimisht ushqimet që ofrojnë nuk janë të kontrolluara. Në këtë mënyrë kemi vrarë shijen e ushqimit.

Tani njerëzit nuk hanë më ushqime, ne kemi harruar si është shija e domates, specit, apo luleshtrydhes.

Ne marrim rrezatime nga buka që hamë çdo ditë!

“Kafja që vjen nga Brazili, kushton 900 lek, 900 lek bëjnë tre kile qumësht në fshatin Trush.

Për tre kile qumësht duhen gjashtë dele, një çoban e një qen, 24 orë. Bëjeni vetë llogarinë, çfarë del nga kjo.

Ai që shet, tani, nuk mendon a të bën mirë apo të bën keq, e rëndësishme është sa fiton. Produktet nuk janë me interes për konsumatorin, por për shitësin.

Ndërkohë, unë kam 17 vjet që nuk pi kafe pasi vjen nga Brazili. Prandaj, e unë i bëj thirrje të gjithë njerëzve, që mos të presin të vijë ndryshimi nga qeveria. Duhet të jenë ata të parët të cilët ndërgjegjësohen dhe të marrin masat te vetja.

Ne na vjen 1,123,000 kuintalë miell nga Ukraina, ku ka ndodhur Katastrofa e Çernobilit. Ne e marrim miellin me gjysmë çmimi. Prandaj buka jonë është kaq e lirë, mielli është i ruajtur në magazina e nuk e ka marrë askush. Ne që kemi nevojë e blejmë atë që vjen nëpërmes Beogradit. Nëse nuk do ta marrim nga Beogradi, atëherë buka që ne blejmë do të jetë 260 lekë të reja dhe jo sa e blejmë ne në furrat e bukës.  Rrezatimi që marrim ne nga konsumi i këtij mielli, është një prej shkaktarëve të sëmundjes së kancerit.”

Ligji ynë çalon, sepse shihen interesat!

“Prandaj është e nevojshme përgjegjësia që ka secili dhe e dyta ligji i shtetit. Ligji duhet të kontrollojë me përgjegjësi dhe me kompetenca  të jashtëzakonshme. Mund ta kesh përgjegjësinë, por nuk ke kompetencën. Dhe ligji ynë çalon, pasi shihen interesat.

Dy janë shinat për një vend, arsimi dhe bujqësia. Nëse një popull nuk ka shinat, kot që e bën lokomotivën.

Bujqësia është shkatërruar, arsimi merret me lek. Pra, është shumë e nevojshme të merren masat për këto dy fusha.

Duhet që shteti të ketë personel specialistë e jo administratë burokrate. Administrata nuk di si ta kryejë këtë punë, pasi nuk ka kompetencat. Kurse, specialisti di ta bëjë diferencat dhe të evidentojë risqet.

Në Ministrinë e Bujqësisë nuk ka profesionistë, nuk i paguan askush, ata paguajnë administratën.

Unë isha ministër që prej datës 22 shkurt 1991 deri në datën 15 maj 1991. Vendosja të ikja vetë, pasi që në atë kohë kuptova që nuk kërkohej më punonjësi shkencor, por punonjës i administratës.

Ne kemi në Alpet tona rreth 137 bimë endemike, ose siç njihen ndryshe të veçanta. Mbreti Genti, është i vetmi mbret në globin tokësor, ku një bimë mjekësore ka emrin e tij, ajo është Gentiana lutea, e cila gjendet në Bogë. Po këtë administrata nuk e di, janë specialistët që e dinë.

was

Ne jemi shumë të pasur edhe pse jemi vend i vogël, prandaj duhet të kujdesemi për tokën tonë, në këtë mënyrë rritet dhe ekonomia e shtetit.”

I njohur për rolin e çmuar në krijimin e hibrideve të rinj të misrit si dhe evoluimin e teknologjisë së tij, profesor Ahmeti, ka gjetur një mënyrë për të shpëtuar disa prej bimëve endemike që kemi në Shqipëri.

Në vitin 2000 krijoi një kopsht botanik në Shkodër, përballë Kështjellës. Në një hapësirë ku gjenden 7 qind e 38 lloje bimësh, nga e gjithë Shqipëria. Në mesin e tyre, janë edhe disa bimë të veçanta, pasi vendi ynë njihet për bimë endemike.

Ashtu të sistemuara dhe të etiketuar, ato shërbejnë për nxënësit e shkollave dhe të huajt. Kjo pasi siç edhe Osja tregon për dritare.net, shqiptarët nuk kanë shumë interes për ta vizituar.

Ndoshta është pikërisht kjo, papërgjegjshmëria jonë për të njohur dhe vlerësuar pasurinë që kemi, për të ardhur në ditët e sotme, ku shkojmë me frikë të blejmë ushqimet.

Por ajo çka dihet me siguri është nevoja imediate për të marrë masa, jo vetëm nga qeveria, por edhe nga njerëzit e thjeshtë. Pasi ashtu si profesor Ahmeti, i cili prej 17 vitesh refuzon të pijë kafen, pasi vjen nga Brazili, njëjtë duhet të kuptojmë dhe ne rreziqet që na rrethojnë./ dritare.net

Kategori
Uncategorized

Kohë depresive burojnë nga qeverira depresive…

Mos më çani kokën, e më thoni se po bëj politikë. Po ju flas për fqinjët e mi, që nuk i shoh më këtejpari dhe nuk e di se si e mbyllin ditën e tyre pikëllimtare, pasi vetëm ndriçimi i diellit nuk u mjafton të jenë të gëzuar. Ndonjëri prej tyre mbase do të jetë i ulur në ndonjë minimiting që kësaj fushate janë imitime pleqësish, nën diell e në pisk të vapës duke dëgjuar broçkullat të fushatës elektorale.

Flutura Açka

Këto nuk janë fjalët e mia, por m’u kujtuan tek u ktheva në Atdhe shumë muaj më pas. Në rrugicën time, në qendër të Tiranës, nuk i gjeta më fqinjët e mi, që ma bënin familjare vendin:

Bukëpjesësi nuk ishte më, kishte falimentuar
Floktorja nuk ishte më, kishte falimentuar
Shitoja e fruta-perimeve nuk ishte më, kishte falimentuar
Minimarketi im nuk ishte më, kishte falimentuar
Këmbimorja ime nuk ishte më, kishte falimentuar
Shitoja e bojerave nuk ishte më, kishte falimentuar

Ishte shtuar një avokat për çështje administrative (natyrisht më shumë gjyqe ka për shkelje të drejtash se për kriminelë), një tjetër avokat penal, një tjetër avokat që bënte njëherësh zyrë turistike dhe përkthime.
Përballë, megjithëse rrugica është shumë e ngushtë, ishte ngritur thuajse një pallat i ri (i është dhënë leja këtë vit) që ia kishte zënë sytë të gjitha shtëpive të ulëta rrotull. Në krah të ngrehinës sime, pa kurrfarë largësia ishte ngritur (i është dhënë leja para tre vitesh) një tjetër që ka tre vite me themele të hapura e me napat e varura nëpër skela. Pas shpine shumë shpejt do të na e zërë frymën një tjetër pallat, por përkohësisht hekurat e dala të themeleve të tij janë kthyer në landfill i hapur ku kush nuk gjuan plehëra, madje edhe drejt nga katet lart. Fqinjët e mi të afërm po mblidhnin fonde që të suvatojnë faqen e murit që na u zu, sepse për shkak të atij ndërtimi të ngritur pa kurrfarë respekti largësie, kërcënohemi nga lagështia dhe fëmijëve na u rrezikohet jeta.
Kuturisa të bëj një xhiro nga Pazari i Ri, ku veç pastërtisë së lëvdueshme (faleminderit dhe për kaq!), zona m’u duk sikur e kishin zënë menstruacionet prej ngjyrave, siç e gjthë Tirana jonë në përgjithësi, që dizenjohet pa i pyetur njeri banorët e saj. Aty ndesha vetëm kafene kafene kafene kafene dhe njerëz që dergjeshin në tryezat e tyre.

Ngrënësa e pirësa.

Asnjë librari, apo shitore bojërash për piktura, apo kënd të vogël lojërash për fëmijë, apo shitore veglash muzikore, arturinash e sendurinash që nuk të kujtojnë vetëm gojën. Pyes, a ka kush ndonjë lloj tjetër hobi këtu, veç të këqyrë ekranet e mëdhenj nga derdheshin gënjeshtrat që shoqërojnë fushatat zgjedhore?

Dielli jodepresiv më shtyu të vesh fustan e t’i gëzohesha asaj që i ka dhuruar natyra këtij vendi. Por tek mirosesha, m’u kujtua rrugica dhe u përpoqa të përfytyroj fatin e atyre që atë çast ishin pa bukë, sepse kishin ulur qepenët e tregtoreve nga i jepnin kuptim përditës së tyre. Dhe si njeri me një ndjeshmëri minimale, ndërrova mendje. Mos më çani kokën, e më thoni se po bëj politikë. Po ju flas për fqinjët e mi, që nuk i shoh më këtejpari dhe nuk e di se si e mbyllin ditën e tyre pikëllimtare, pasi vetëm ndriçimi i diellit nuk u mjafton të jenë të gëzuar. Ndonjëri prej tyre mbase do të jetë i ulur në ndonjë minimiting që kësaj fushate janë imitime pleqësish, nën diell e në pisk të vapës duke dëgjuar broçkullat të fushatës elektorale.
Ashtu, e trazuar për fatin e fqinjëve të mi, ndërrova pamje, vesha tuta dhe atlete, vura kasketë dhe dola jashtë për fushatë… paramentale.

Kategori
Uncategorized

Si vdiq Hatija, shoqja e Nexhmie Hoxhës, nën torturat e Sigurimit të Shtetit.

Si vdiq pa faj nën tortura një prej viktimave të Sigurimit

Detajet e dhunës ndaj Hatlije Tafajt në raportin e një efektivi të Sigurimit “I nënshkruari N/Toger Anastas Dushku, anëtar Partie prej datës 28-VIII-44, efektiv i Seks. Sigurimit Ministris Mbr. Kombëtare, parashtroj atij Komiteti Central, sa më poshtë: …nga muaj prill-maj 1945, në ish-Batalionin e IV të Brigadës i M.P. (ish-kuestura e vjetër, në rrugën e Barikatave), silleshin të burgosun prej Drejt. Sigurimit dhe mbaheshin në birucat të cilat i kishte krijuar që me kohë fashizmi.

Atëherë kanë sjellë aty të arrestuar dhe një shoqe, për të cilën mësova që ishte anëtare Partie. Vinin nga Drejt. e Sigurimit çdo natë oficerë dhe e merrnin në pyetje duke e torturuargjithë natën.
Kështu vazhdoi mjaft kohë dhe dukesh se kjo shoqe nuk tregonte gjë, sepse torturat vazhdonin gjithnjë, deri sa një ditë ajo u çmend fare. Në këtë gjendje e merrnin përsëri në pyetje dhe nga jashtë dhomës së pyetjeve digjonja që ajo të përsërisë dendur emnin e Partisë.

Kështu të çmendur e mbanin në një birucë të tmerrshme. Atëherë më ishte dhënë rasti t’a shoh, ishte katandisur në një gjendje që unë nuk jam në gjendje t’a përshkruaj këtu në letër.

Dhëmbët e para i kishte të thyera, pastaj ngaqë nuk ishte në ment, ndyeshe në vete dhe kështu ishte mbushur plot morra dhe krimba nga ndyrësira. Nuk mund t’i afroheshe nga era e qelbur që nxirrte.

Me këtë pamje ajo i përgjiste një shtrige dhe jo një vajze 18-20 vjeçare. Por oficerat e Sigurimit vazhdonin t’a merrnin në pyetje edhe në këtë gjendje, por me sa mësova ajo nuk kish treguar gjë me gjithë torturat barbare që i bënin, kështu që ata u siguruan që ajo ishte e pa-fajshme.

Por në gjendjen që ajo ishte nuk mundeshe që t’a lironin, prandaj e hoqnë nga biruca ku e kishin dhe e vunë në një dhomë të mirë me ajër dhe diell në katin e sipërm, e ushqenin tashi mirë, me qëllim që ajo të përmirësoheshe dhe pastaj t’a lironin.

Por ajo vazhdonte të mos ishte në vehte. Dhe një ditë në atë gjendje anormaliteti që ishte u hodh nga dritarja e dhomës së saj 8-10 metra lart, theu këmbën dhe dorën, dhe në këtë gjendje u çua në spital….

Mbas disa javësh mësova që i kishin prerë në spital një dorë dhe një këmbë dhe së fundi vdiq e çmendur. Emnin e kësaj shoqeje, e kësaj antareje Partie që kaq tmerrsisht u torturua, nuk munda t’a mësoj, por për këtë dhe për hollësira të tjera reth këtij krimi të pyetyet kapiten i Irë Sh.

Skënderi, tash efektiv pranë Komandës Divizjonit Mbrojtjes Popullit, i cili n’atë kohë ish-Zv. Komisar i Batalionit IV të Brigadës I M.P. dhe ka marrë pjesë në torturimin e saj”.

Kategori
Uncategorized

Pluhuri kimik,preket edhe Endri Fuga. Po përgjonte pas perdes në zyrën e Ramës në Kryeministri.

 

Tirana zien nga lajmet se PD-ja po zhbëhet, se të hequrve nga lista e Bashës u kanë ardhur mentruacionet e pakënaqësisë, kurse në Kryeministri ka një tjetër krizë. Më minore kuptohet, por shumë irrituese për nga budallallëku. Burime nga rojet e koshit të baskebollit në Kryeministri bëjnë me dije se Edi Rama nuk ka folur për atë që po ndodh me PD-në, ose sepse është në Pazar për të marrë votat e PD-së, ose sepse është në Pazar me Berishën për të mbajtur hapur një derë të sigurtë për 71-in, ose…Ose sepse siç edhe është e vërteta, atij nuk ka se kush t’i përgatisë lajmet, përmbledhjen e shtypit. Dihet se Rama është një përgjues kureshtar i Facebook-ut të Berishës; ai madje hyn dhe komenton vetë me profile të rreme, por Berisha ka 16 orë që nuk poston gjë. Qytetari dixhital po ashtu nuk po ka çfarë të thotë dhe ajo që ndodhi me Endri Fugën e ka tërbuar Ramën.

Ky I fundit është prekur nga pluhuri kimik që preku protestuesit e PD-së; i janë skuqur sytë, i kanë dalë ca flluga në faqe dhe krruhet pa ndalim në çdo vend. Arsyeja është sepse Fuga u prek ngaqë përgjonte nga dritarja e xhamit të zyrës së Ramës që e kishte lënë hapur. Më saktë ishte fshehur pas perdes, duke bërë edhe regjistrimin e protestës. Thonë se në simptomat nisën me një krruarje në dorën e majtë. Nuk ndalonte. Fuga pyeti dhe i thanë se “do marrësh lekë”. Pastaj nisi t’i hante edhe e djathta. “Do japësh lekë”, i thanë.

“Po kujt se listat u mbyllën”, ia ktheu i inatosur Endri i Komunikimit. Me të dyja duart që i hanin fort, drejtori nisi t’i fërkonte pas pantallonave, me ndjesinë e zmerilit që i bën derman kësaj çudije. Qesharake dhe dramatike kur mendon se në kryeministri ka kamera.

Irritimit që nxori në invaliditet opozitën iu shtua edhe Fuga, i cili urdhëroi që kjo të mbetej e fshehtë sepse asnjë nuk duhet të merrte vesh që ai ishte thjesht pas perdes. Po bënte punën për të cilën është kualifikuar: vuajerizëm dhe analizë politike. Do nisnin nga e para me teoritë e konspiracionit, ndërkohë që drejtorit i vinte të plaste kur mendonte se edhe në 21 janar, policët e Berishës hidhnin gaz lotsjellës dhe u prekën edhe vetë duke hequr kaskat e duke “qarë” dhe fërkuar sytë. Po kush të beson se?

Ky ishte minimumi i problemit. Problemi kryesor është si t’ia thoshte kryeministrit të cilit i duhej shumë këto kohë. Aq më keq kur me krruarjen erdhi edhe irritimi i syve. Rrotullohu nëpër zyrë dhe asnjë ide për të dalë nga kjo situatë muti. Kur doli lajmi se edhe ata të PD-së ishin prekur Fuga u çlirua. Nga gëzimi niste të krruante me dhëmbë pëllëmbët e duarve duke iu gëzuar faktit se Berisha merret akoma me politikë.

“E hodhi Berisha dhe më kapi edhe mua”, ja e vërteta. Disa komentues në Facebook u vërsulën në profilin e Berishës dhe nisën të shkruajnë këtë gjë: Doktor e hodhe vetë që të akuzosh. Je Doktor i Zi. I çliruar Endri u lëshua në divanin e shtëpisë duke paarë me lotë kimikë në sy Report Tv. Disa ditë në shtëpi dhe i shkoi në mendje si pa dashur mendmi që: “Ja pse duhet një prift apo një dervish a hoxhë në parti. Kujt t’i qahet njeriu i shkretë?”

Ose një psikolog. Për këtë të fundit nisi të shfletonte por për momentin thuhet se e ka lënë mënjanë si ide, ose do bëjë të munduar që atë taa propozojë dikush tjetër, pasi në lexim e sipër, drejtori i supershqetësuar se çfarë do të thoshte shefi i tij dhe jo nga ndonjë sëmundje, e gjeti veten si “pacient” të Sindromës: Pseudobulbar affect, ndryshe Papërmbajtja Emocionale.

endri fugapluhuri kimikprotestë.

Kategori
Uncategorized

Shitblerja.

Përmes një statusi në Facebook, Lefter Maliqi pjesë e listës së PD në Berat ka njoftuar dje se nuk do të pranojë të kandidojë për PD. Vendimi i Maliqit vjen një ditë, pasi ai kishte dorëzuar të gjithë dokumentacionin në PD që të ishte pjesë e listës së PD në vendin e tretë.
Jo më larg se dy ditën më parë, Maliqi ka dorëzuar pranë PD formularin e dekriminalizimit dhe sot, një ditë pas dorëzimit të atij formulari në mënyrë të pabesë, Maliqi deklaroi edhe se do të bëhej me PS në fushatë. Pra, nga njëra anë është regjistruar në listën për deputet dhe menjëherë më pas ka deklaruar se do të mbështesë PS. Kjo është e padëgjuar në historinë e fundërrinave të politikës shqiptare. Eshtë një rekord më vete.
Po çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 24 orëve, që Maliqi ka hartuar me kujdes planin si për t’u regjistruar në listën e PD ashtu edhe për t’u shitur tek Rama. Ajo çfarë ka ndodhur ka qenë pazari në mes të kësaj historie të pistë. Burimet konfirmojnë se Kryetarja e PS të Urës Vajgurore, Memaj, është bërë sekserja e një takimi mes Maliqit dhe Klosit. Klosi është kryesuesi i grupit të deputetëve në Beratit. Duke qenë se PS e ka të vështirë që të mund të fitojë në këtë qark, gjë që u provua dhe në zgjedhjet lokale, ku kandidati i majtë me vështirësi dhe manipulime mundi të sigurojë mandatin me 150 vota më tepër në fund të garës, atëherë ata kanë menduar se mund të funksionojë skema e blerjes së deputetëve që kanë pakënaqësi nga lista e PD. Duhet kuptuar se niveli i blerjes së votës në këto zgjedhje po kalon çdo parashikim, pasi nuk po blihen më vetëm votues, por tani po blihen edhe kandidatë për deputetë pa karakter.
Pazari për shitjen e Maliqit ka nisur prej ditësh, por ai ka mundur të konkretizohet gjatë orëve të fundit. Maliqi i konsideron votat e zonës ku kandidon sikur të jenë të tijat. Njerëzit për të konsiderohen si skllevër, të cilët i komandon ai vetë.
Disa pyetje përpara disa fakteve të reja për Maliqin. A përfitoi ai 300 mijë dollarët që të shesë votuesit në treg sikur të ishin skllevër?
A është kjo mënyra e reagimit të Maliqit si ajo e një tregtari skllevërish dhe jo njerëzve të lirë?
Maliqi duhet të dorëhiqet nga lista e PD dhe më pas, ai të mbajë qëndrimin që dëshiron në lidhje me zgjedhjet. Mirëpo, Maliqi nuk e bëri një gjë të tillë, pasi nëse do ta bënte atëherë do t’i iknin 300 mijë dollarët dhe kjo është pjesë e pazarit me Klosin.

Kategori
Uncategorized

“Skandal me taksat tatimore të administratës së Obamës për operacionet Soros në Evropë”

Hije dyshimi mbi bashkëpunimin Soros – Ambasadë e SHBA në Shqipëri
Grupi konservator amerikan, “Judicial Watch” padit Departamentin Amerikan të Shtetit dhe USAID për të dhënat e gjetura rreth financimit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, të George Soros në Shqipëri

Judician Watch njoftoi se ka ngritur padi kundër Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për të dhënat lidhur me financimin e aktiviteteve politike të Fondacionit Soros në Shqipëri. Padia u dorëzua më 26 maj 2017.

Padia u bë në Gjykatën e Distriktit të Kolumbias, pasi edhe Departamenti i Shtetit dhe USAID dështuan t’i përgjigjen kërkesës për të Drejën e Informimit të 31 marsit 2017.

Judicial Watch kërkoi:
1. Të gjitha të dhënat kanë të bëjnë me kontrata, grante ose alokime / disbursime të fondeve nga Departamenti i Shtetit (USAID) tek Fondacioni Soros në Shqipëri dhe / ose personelin e tij dhe / ose në çdo degë të Fondacionit Soros.

2. Të dhënat e tilla përfshijnë kontrata, kërkesa për financim, autorizime pagesash, fatura dhe të dhëna të ngjashme të buxhetit, si dhe të gjitha të dhënat lidhur me komunikimin midis zyrtarëve, punonjësve apo përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit, zyrtarë, punonjës ose përfaqësues të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

3. Të gjitha të dhënat e komunikimit ndërmjet ndonjë zyrtari, punonjës ose përfaqësues të Departamentit të Shtetit (USAID), duke përfshirë Ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe çdo zyrtar, punonjës ose përfaqësues të Fondacionit Soros në Shqipëri, filialeve të saj dhe / ose organizatave të lidhura me të.

4. Të gjitha vlerësimet, vlerësimet, raportet ose të dhënat e ngjashme në lidhje me punën e Fondacionit Soros në Shqipëri dhe / ose filialeve të saj ose organizatave të lidhura me të.

5. Të gjitha të dhënat e komunikimeve të transmetuara përmes sistemit SMART të Departamentit të Shtetit dërguar tek / ose nga çdo punonjës i qeverisë së SHBA që vepron nën autoritetin e Shefit të Misionit në Tiranë që kanë të bëjnë me Fondacionin Soros në Shqipëri, filialet e saj dhe / ose organizatat e tjera.

Në një letër të 14 marsit 2017, drejtuar Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, gjashtë senatorë amerikanë (Sens Lee (R-UT), Inhofe (R-OK), Tillis (R-NC), Cruz (R- , Perdue (R-GA) dhe Cassidy (R-LA) i bënë thirrje atij për të hetuar marrëdhëniet midis USAID-it dhe Fondacionit Soros dhe se si dollarët e taksapaguesve amerikanë po përdoren nga Departamenti i Shtetit dhe USAID për të mbështetur grupe politike të majta që kërkojnë të imponojnë politika të majta në vende të tilla si Maqedonia dhe Shqipëria.

Në letër, senatorët u referohen fondeve të USAID-it për aktivitetet e Soros në Maqedoni dhe më pas citojnë aktivitete të ngjashme në Shqipëri:

Pjesa më e madhe e aktivitetit në Maqedoni është përjetësuar nëpërmjet fondeve të USAID-it që u është dhënë për të zbatuar në entitete të tilla si Fondacioni i Shoqërisë së Hapur George Soros.

Si marrës i granteve të shumëfishta dhe duke shërbyer si kontraktues i USAID-it që zbaton projekte në këtë vend të vogël prej 2.1 milion njerëz, tatimpaguesi ynë ka financuar ndihmën e huaj, duke lejuar Fondacionin Hapur Shoqëria-Maqedoni (FOSM) të shtyjë një axhendë progresive dhe të nxisë politika të majta.

Ky problem nuk është i kufizuar në Maqedoni, por duket se ndjek një model të një aktiviteti alarmues në këtë rajon të paqëndrueshëm. Udhëheqës të respektuar nga Shqipëria kanë pasur ankesa të ngjashme për diplomatë amerikanë dhe organizatave të mbështetura nga Soros, se nxisin rezultate të caktuara politike në vendin e tyre.

Fondacioni për Shoqëria të Hapur në Shqipëri (Soros) dhe ekspertët e saj, me financim nga USAID, kanë krijuar Dokumentin e diskutueshëm Strategjik për Reformën Gjyqësore Shqiptare. Disa liderë besojnë se këto “reforma” në fund të fundit kanë për qëllim t’i japin Kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi pushtetin gjyqësor.

Lidhja e Sorosit me Departamentin e Shtetit në Shqipëri shkon së paku në vitin 2011 kur Soros i kërkoi Hillary Clintonit të ndërmarrë veprime në Shqipëri gjatë demonstratave të fundit në Tiranë.

Fox News raportoi më 17 gusht 2016 se: E-mailet e sapozbuluara dhe skedarë të tjerë nga organizata e miliarderit George Soros-it po hedhin dritë mbi ndikimin e gjerë të SOros në çështjet politike dhe diplomatike.

Një zinxhir email-esh tregon se si gjiganti i Wall Street (Soros) në vitin 2011 i kishte shkruar personalish Hillary Clinton-it, atëherë sekretare e shtetit, duke kërkuar ndërhyrjen në trazirat politike të Shqipërisë. Brenda disa ditësh, një i dërguar që ai rekomandoi u dërgua në rajon.

Në maj të vitit 2016, USAID njoftoi se po ofronte 9 milionë dollarë për projektin “Drejtësi për të gjithë” në Shqipëri “për të përmirësuar performancën e gjykatave shqiptare duke prezantuar standarde gjithëpërfshirëse gjyqësore për efikasitet, transparencë, aksesueshmëri dhe llogaridhënie.” Sipas njoftimit , Projekti “do të zbatohet nga USAID-i Kontraktor i Menaxhimit Lindje-Perëndim” (EWMI). Sipas raportit financiar 2011 të EWMI, rezulton se Kontraktori ka marrë fonde nga Fondi i Zhvillimit Ekonomik Soros: “kredi … deri në 1,000,000 dollarë.”

“Kjo është padia jonë e dytë e FOIA për të zbuluar të vërtetën në lidhje me skandalin e taksave tatimore të administratës së Obamës për operacionet Soros në Evropë”, tha Tom Fitton. “Ne shpresojmë dhe presim që administrata Trump të lejojë më në fund që të hidhet dritë mbi këtë polemikë në rritje”.

Më 19 prill 2017, Judicial Watch ngriti padi kundër Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për të dhënat dhe komunikimet lidhur me financimin dhe aktivitetet politike të Fondacionit Soros në Maqedoni.

Në shkurt, Watch Gjyqësor raportoi:

Qeveria e SH.B.A.-së ka shpenzuar miliona dollarë të tatimpaguesve për të destabilizuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, në qendrën e djathtë në Maqedoni, duke bashkëpunuar me filantropin e majtë, miliarderin George Soros. Ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess L. Baily, ka punuar në prapaskenë me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur Soros për të kanalizuar shuma të mëdha në dollarë amerikanë, çka përbën një ndërhyrje të ambasadorit amerikan në punët e brendshme politike në kundërshtim me Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike.

*

Ja se si funksionon operacioni klandestin, sipas burimeve të nivelit të lartë në Maqedoni dhe SHBA, të cilat kanë furnizuar Gjyqësor ëatch me të dhëna, si pjesë e një hetimi në vazhdim. Fondacioni Shoqëria e Hapur ka themeluar dhe financuar dhjetëra organizata joqeveritare (OJQ) në Maqedoni për të përmbysur qeverinë konservatore. Një zyrtar i qeverisë maqedonase i intervistuar nga Judicial ëatch në Uashington DC kohët e fundit e quan atë “këmbësoria Soros”. Grupet organizojnë lëvizjet e të rinjve, krijojnë media të influencuara dhe organizojnë protesta të dhunshme për të minuar institucionet dhe politikat e zbatuara nga qeveria. Një nga grupet e Soros financoi përkthimin dhe botimin e “Rregullat për radikalët” në gjuhën maqedonase të Saul Alinskit. Libri është një manual taktik i subversionit, jep këshilla të drejtpërdrejta për protesta radikale në rrugë dhe shpall Luciferin si radikalin e parë. Falë ambasadorit të Obamës, i cili nuk është zëvendësuar nga Presidenti Trump, “Xhaxha Sem-i” mban paratë që rrjedhin në mënyrë që grupet të vazhdojnë të veprojnë dhe të rekrutojnë, konfirmojnë burimet në Maqedoni dhe SHBA. /Judicial Watch -Përgatiti Lapsi.al

Këtë e pëlqejnë %d blogues: