Muaj: Shtator 2018
Deputeti i PS-së për Krujën, Rrahman Rraja ka mbetur i plagosur në një shkëmbim zjarri me policinë në vitin 1998.
Xhelal Rraja së bashku me të vëllanë ka shkëmbyer zjarr me një punonjës të stacionit policor Fushë-Krujë në 1997-1998. Deputeti ka mbetur i plagosur në ato vite dhe polici gjithashtu.
Ndaj deputeti mban gjithnjë syze. Tani këta persona çfarë përfaqësojnë në parlament ?
ISH GRABITESI I BANGES, ME GRADEN MAJOR NE POLICINE E SHTETIT SHQIPTAR.
SOT NE KRYE TE ARKIVES SE SHTETIT.
Gjet Ndue Ndoj drejtor i arkives se shtetit eshte nje ish Major i Policise Shqiptare, i perjashtuar perfundimisht nga uniformat blu, si favorizues i krimit dhe shperdorues i detyres.
Gjet Ndue Ndoj eshte liruar si Major nga detyra ne Drejtorine e Policise Kukes, nga ish ministri Socialist Spartak Poci me 06.04.2000, me motivacion:
URDHER.
Nr 190 date 06.04.2000.
Drejtorise, Policise,Prefektura Kukes.
Bazuar ne nenin nr 2 te ligjit, 7978, date 27.06.95 “Per F_A_R_SH”
Urdheroj lirimim e Major Gjet Ndue Ndoj.
Me motivacion:
—Per thyerje te rende ne menyre te perseritur te disiplines ne pune.
—Paaftesi profesionale ne drejtimin e komisariatit.
—Mos pastrim te radheve nga te inkriminuarit.
—Pergjegjesi per grabitjen e bankes.
—Pergjegjes per grabitjen e makinave dhe te kalimtareve.
—Shkelje ne zyren e pasaport-vizave-
MINISTER.
Spartak Poci
Ish Majori i inkriminuar zevendesoj ne kete detyre nje grua me titullin Profesor Doktor ne fushen e historise, dhe pikerisht zonjen Nevila Nika.
Sicario / Hjekësi Artan Hoxha
Nga Eri Kodra/
Jeta e Nënkomisar Emiljano Nuhu dhe familjes së tij janë në rrezik të jashtëzakonshëm!
Hjekësi Artan Hoxha, nëpërmjet Shërbimit Sekret Shqiptar (SHISH) ka zbuluar dhe dekonspiruar vendin dhe shtetin ku ka kërkuar mbrojtje nënkomisar Emiljano Nuhu. Madje ky hafije i veshur me petkun e gazetarit invetigativ ka publikuar foton e Emiljano Nuhu dhe Dritan Zagani me vajzën e vogël përdore.
Duket qartë se fotografia është bërë nga agjent të trajnuar, sepse në fotografinë tjetër janë tre ID të lëshuara nga autoritetet zvicerane. Është gati e pabesueshme se si ka arritur të siguroj fotot e ID personale të familjes së nënkomisarit, veprim i cili nuk mund të realizohet nga askush, përveçse nga agjent special, të trajnuar nga shërbimet sekrete. Nisur nga ky konstatim, me sa duket provat dhe faktet që zotëron nënkomisari Emiljano Nuhu janë jashtëzakonisht shqetësuese jo vetëm për Taulant Ballën, por për vet Kryeministrin Edi Rama. Ndryshe nuk ka shpjegim tjetër të arsyeshëm pse duhet të ndërmerret gjithë ky angazhim i jashtëzakonshëm, jo vetëm për të fotografuar nënkomisar Emiljano Nuhu, por edhe ID e tyre lëshuar nga autoritetet zvicerane.
Qëllimi i publikimit të këtyre fotove është;
1. Të tregojë vendodhjen e saktë të nënkomisar Emiljano Nuhu dhe famijes së tij.
2. Të kërcënoj direkt me jetë atë dhe familjen e tij, në mënyrë që ky i fundit të mos bëj publike dokumenta dhe prova të tjera, si dhe të tërhiqet nga deklarimet e tij.
Artan Hoxha, duke shkelur çdo kod etik të profesionit të gazetarit vë në rrezik të jashtëzakonshëm për jetën një familje; jetën e vajzës së vogël të Emiljano Nuhu dhe gruas së tij.
Ftoj të gjithë lexuesit e këtij teksti ta shpërndajnë atë sa më shumë, për të denoncuar këtë Sicario / hjekës dhe ushtarë i Shtetit të Mafias të Kryeministrit Edi Rama.
Autoritetet zvicerane duhet të marrin urgjentisht në mbrojtje familjen e nënkomisar Emiljano Nuhu, duke i ofruar atyre siguri dhe mbrojtje të plotë nga SHISH dhe ushtarët e Shtetit Mafioz të Tiranës.
Publikohet Kartela e Sigurimit e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, e nënshkruar nga Punëtori Operativ, Besnik Bajraktari dhe zv/ kryetari i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, Refik Nanaj, me materiale të siguruara nga bashkëpuntori me pseudonimin, “Neranxa”.
Nga Dashnor Kaloçi.
Dokumenti nga dosja e deklasifikuar e ish_Sigurimit të Shtetit për ish-kryeministrin
Nga kjo dosje me siglën “Tepër sekret”, “ka rrjedhur” dhe një copëz dokumenti tjetër, që është Kartela Model 1, ku kanë nëshkruar me firmat e tyre, punëtori opetariv i Sigurimit të Shtetit, Besnik Bajraktari dhe zv/ kryetari i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme të Tiranës, Refik Nanaj. Në këtë kartelë formular, ndodhet edhe data e vënies në përpunim të shtetasit Aleksandër Meksi, (8 dhjetor 1982) si dhe motivacioni për të cilën edhe i është hapur dosja në fjalë, ku thuhet: “Zhvillon agjitacion e propagandë me gojë”.
Siç duket dhe nga faksimilja përkatëse e kapakut të dosjes, matërialet kryesore në ngarkim të Aleksandër Gabriel Meksit, janë siguruar nga bashkëpunëtori me pseudonimin “Neranxa”, që ka qenë ngarkuar për ndjekjen e survejimin e tij. Sipas platformës të ish-Sigurimit të Shtetit, Dosja 2A që ishte hapur në ngarkim të Aleksandër Meksit, hapej për personat me rrezikshmëri të lartë, të cilët në rast lufte, pas të burgosurve politik, ishin të parët që ekzekutoheshin.
LETRA E MANUSH MYFTIUT PER KOMITETIN QENDROR
Në Institutin e Monumenteve të Kulturës – punëtori Mustafa Dedja kritikoi shefin e kuadrit për sorollatje për t’i dhënë librezen e punës. Aleksandër Meksi kritikoi administratën se nuk ka marrë masa për sigurimin teknik, instruktimi nuk bëhet fare. Kushtet e punës për punëtorët nuk janë të mira. Çadrave të ekspeditës ju futet shiu brenda, dyshekët s’janë të përshtatshëm. Nuk bëhet asnjë përpjekje për ngritjen profesionale të punonjësve, po kështu pak punohet në ngritjen ideollogjike të punonjësve. Ministria e Arsim Kulturës duhet t’i ndihmojë më tepër me libra të natyrës së punës së tyre. Komisioni i kontrollit punëtor ka qenë i ndikuar nga drejtoria dhe si i tillë ka qenë burokratik.
SEKRETARI I PARE I K.P TIRANES
(Manush Myftiu)
Dy mandatet e qeverisë Rama nuk kanë qenë aq të qeta, për shkak të skandaleve të herë pas hershme që kanë përfshirë anëtarë të kabinetit, apo grupit parlamentar.
Por, më ‘produktive’ sa i takon denoncimeve ka qenë ky i fundit, pasi të shumtë kanë qenë emrat e zyrtarëve të lartë të përmendur në përgjime, skandale të ndryshme kriminale.
Taulant Balla
Rasti më i freskët është ai i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Së fundmi, ai është përfolur se ishte në zyrën e ish-nënkomisarit të Policisë së Fushë Krujës, bashkë me kreun e bashkisë së kësaj zone, Artur Bushi, deputetin e PS, Rrahman Rraja e vëllain e këtij të fundit, duke e kërcënuar me armë zjarri që të mbyllë dosjen e djalit të deputetit Rraja.
Skandali u publikua një ditë më parë, në dëshminë e vetë ish-oficerit Emiljano Nuhu, i cili tha se djali i deputetit Rrahman Rraja rezulton të ketë dhunuar në mënyrë barbare ish-të dashurën e tij.
Më herët, Balla u akuzua dhe është nën hetim edhe për ndërmjetësimin ndaj mikut të tij biznesmen, Edmond Bego se ka përfituar në mënyrë abuzive tendera deri në 1 miliard lekë.
“Toyota Yaris”, është një tjetër skandal ku u përfshi emri i Ballës. Kujtojmë se pak muaj më parë, u kapën rreth 3.4 milionë euro në dy Toyota Yaris në Durrës. Ai u akuzua se kishte dalë garant për këto para cash.
Jurgis Çyrbja
Pak muaj më parë, në media u raportua se mes Gilmando Danit, i dyshuar si anëtar i grupit kriminal ‘Shullazi’ dhe deputetit socialist, ish-zyrtari i lartë i Hipotekës në Durrës Jurgis Çyrbja ka përgjime se kanë komunikuar mes tyre në telefon.
Referuar dokumenteve rezulton se me vendimin nr.10 të datës 7 janar 2016, gjykata për Krime të Rënda autorizoi përgjimin e disa numrave telefonike, njëri prej të cilëve i përkiste Gilmando Danit, pasi kishte dyshime se ishte i përfshirë në aktivitet kriminal në fushën e gjobëvënies.
Bisedat janë zhvilluar në muajin shkurt dhe janë transkriptuar në procesverbalin e datës 27 të po të njëjtit muaj me numrat rendor 409 dhe 411.
Bisedat janë zhvilluar brenda së njëjtës dite me diference të shkurtër kohore nga njëra-tjetra. Një njërën prej tyre Dani e pyet Cyrbjan, nëse kishte ndonjë gjë serioze andej nga puna e tij, pra në hipotekën e Durrësit, ku ai mbante postin e kryeregjistruesit.
Përpara bisedës, oficerët e policisë gjyqësore kishin sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, në kuadër të një hetimi të çelur kryesisht.
Saimir Tahiri
Dosja “Tahiri” është një nga më të bujshme, madje u përfol se i kushtoi Shqipërisë edhe çeljen e negociatave në qershor të këtij viti.
Ndonëse prej muajsh i dorëhequr nga jeta politike, çështja e tij vijon të jetë “ e nxehtë”. Ish-ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës “Habilajt”.
Prej muajsh, Tahiri është nën hetim për lidhjet e tij me trafikantët e drogës, gjë e cila është mohuar gjithnjë nga ai.
Por dosjet me përgjime të Prokurorisë së Katanias, dhe faktet e tjera që janë publikuar nga mediat, kanë ngritur hije dyshimi mbi ish-ministrin, duke sjellë edhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Ditmit Bushati
Pak ditë më parë u godit një prej grupeve më të rrezikshme kriminale në Veri të vendit, banda Bajri.
Në pranga ranë 11 persona, ndërsa ‘koka’ e grupit, Enver Bajri vijon të jetë në arrati.
Megjithatë, pak pasi ngjarja u bë publike, pati zëra se ky grup ka patur mbështetje politike, e konkretisht nga ana e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Fatmir Xhafaj
Ministri aktual i Brendshëm u përfshi në skandalin e përgjimeve të të vëllait. PD publikoi një video, ku dëgjohej vëllai I tij, Agron Xhafaj, duke biseduar me një trafikant droge për një ngarkesë në Itali.
Xhafaj pranoi dënimin e të vëllait në Itali me 7.2 vjet burg, por ai refuzoi të merrte përsipër ndonjë përgjegjësi për mosekstradimin e tij drejt Italisë, duke shfrytëzuar pushtetin e tij politik.
Ilir Beqaj
Në vitin 2015, Prokuroria e Përgjithshme, Njësia Antikorrupsion, përgjegjëse për hetimin e zyrtarëve të lartë publikë, ka regjistruar procedimin penal për gjithë piramidën drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë, mes të cilëve është edhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja.
Sipas burimeve të prokurorisë, çështja ka filluar në bazë të akuzave të bëra nga opozita dhe media mbi tre koncencionet më të përfolura, ditët e fundit. Koncesioni për hemodializën, me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë dhe koncesioni i check up-it falas, me vlerë rreth 120 milionë euro janë tre çështjet më të nxehta mbi të cilat Task Forca ka filluar hetimin.
Koncesionet multimilionëshe të shërbimeve mjekësore e kanë vendosur ministrin Beqaj në qendër të akuzave të medias dhe të opozitës, pasi kompani të panjohura dhe pa eksperiencë kanë qenë përfituese të tyre./Politiko.al
Gazetari Basir Çollaku ka bërë publike sot kërcënimet që ka marrë gjatë ditës së djeshme, ai dhe televizioni Shijak që transmetoi videon e nënkomisarit Emiljano Nuhu.
Me një status në Facebook, Çollaku tregon se menjëherë pas pjesës së parë të intervistës një telefonatë në Shijak Tv ka lëshuar kërcënime, fyerje e sharje.
Reagimi i gazetarit Basir Çollaku:
Kanosja ne tv Shijak
‘Do tju vrasim do tju fshijme. ‘Kanosje ne redaksine e Shijak tv.
Sapo Televizioni Shijak transmetoi pjesen e pare te intervistes se nenkomisar Emiljano Nuhut, qe denonconte kansojen ne zyre ndaj tij te djalit te deputetit Rrahman Raja, ne prani te deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Artur Bushi, banda e trazuar nisi nga kercenimet. Nje telefonate vjen ne numrin fiks te redaksise dhe thote: Do tju vrasim, do tju fshijme
Ky eshtë mesazhi mafioz i ardhur ne redaksi.
Prokuroria nese eshte vullnetdashese ne zbatim.te ligjit mund te hulumtoje dhe gjeje telefonuesin e bandes kriminale. Ne do te vazhdojme te permbushim misionin tone te fjales se lire.
Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se Fatos Klosi në detyrën e shefit të SHIK ka organizuar vrasjen e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi.
Në intervistën e sotme në emisioni ‘FAKT’ në SYRI.net, përballë gazetarit Çim Peka, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Klosi është organizatori.
‘Në atë kohë kemi akuzuar Fatos Klosin se e ka organizuar ai vrasjen.
E pohoi vrasjen, ai e ka organizuar ai ka marrë pjesë. Ai nuk mohoi organizimin e vrasjes.
Ai tha unë nuk kam marrë pjesë. Kush e çarmatosi, kush e shoqëroi, ishin oficerët e ShIK-ut ata që e shoqëruan para ekzekutimit, ata kanë emra.
Kush i dërgoi oficerët e SHIKU-ut në momentin e ekzekutimit. Nuk mund të them nëse ishte oficer i SHIK-ut apo i paguar këtë nuk mund ta them.
Gjithçka është bërë me dijeninë e tij, është bërë nga Fatos Klosi, askush tjetër. Kjo është thënë në atë kohë janë publikuar në atë kohë, uroj që të hetohet.
Absolutisht po të kishte patur prokurori, jo Sallak e Ina Rama ajo do të hetohej.
Nëse unë them dhe kam bindjen e plotë, them se Ahmet Krasniqi, qe pata fat ta takoj disa herë, një burrë fisnik.
Sot dalin në treg kufijtë e Kosovës, i bëhet Kosovës një dëm i paimagjinueshëm, cili e njef Kosovën që s’ka zgjidh heshtjen e kufijve, kush e merr seriozisht Kosovën?
Dhe ja vënë në gojë edhe të ndjerit Rugova. I nxorën intervistën që është tërësisht jashtë konteksti, për tu kapur në cdo fije bari për zbatimin e skenarit të Beogradit.
Për fat të mirë, sot përveç Baton Haxhiut, s’ka shqiptarë që nuk e di se është e Beogradit.
Edhe Baton Haxhiu e di një gjë të tillë’, deklaroi mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha në SYRI.net.
Nënkomisari Emiljano Nuhu, të mërkurën, zbuloi se deputeti i PS-së Taulant Balla është i lidhur drejtpërdrejt me një nga grupet kriminale që vepron në qytetin e Elbasanit.
Nënkomisari tregoi se ky grup kriminal, i kërkoi Ballës shkarkimin e disa shefave të policisë.
Një kërkesë që u zbatua pak kohë më vonë nga vetë deputeti i PS-së, Taulant Balla.
Sipas tij, grupi i kërkoi Ballës arsyen se pse kishin ardhur këta shefa në qytetin e Elbasanit, duke kërkuar edhe shkarkimin e tyre.
“Ky grup kriminal i ka thënë Taulant Ballës se të kemi dhënë 3 milion euro për fushatën zgjedhore të 2017-ës dhe duhet t’na i kthesh”, tha Nuhu.
View Video (45:16)
Posted by Shijak Televizion
© SYRI.net
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar letrën e plotë të dorëheqjes, që nënkomisar Emiljano Nuhu, u kishte drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe kryeprokurores Marku.
Në letrën në fjalë, nënkomisar Emiljano Nuhu, ka denoncuar tek krerët e shtetit, skenarin e porositjes së vrasjes së tij nga deputeti Rrahman Rraja, nëpërmjet Durim Bamit.
Ai shkruan:
‘Më datë 12.09.2018, kam marrë informacion nga rrjeti im sekret që deputeti Z.Rrahman Rraja, ka kontaktuar me shtetasin Durim Bami dhe i ka kërkuar që të më ekzekutojë, pasi unë po i hapja shumë probleme dhe po e dëmtoja politikisht deputetin. Ai është shprehur që me kaq probleme që më ka hapur oficeri Emiljani Nuhu, unë nuk shkoj dot në Parlament. Shtetasi Durim Bami e ka marrë përsipër ekzekutimin tim. I gjetur në kushte të tilla, i lënë në dorën e fatit nga shteti u largova menjëherë dhe për sigurinë time dhe të familjes kërkoj të lirohem nga Policia e Shtetit’.
© SYRI.net
Nënkomisari Emiljano Nuhu ka rrëfyer gjatë ditës së sotme në mënyrë ekskluzive për Shijak Tv, një skandal të madh publik dhe politik.
Nuhu oficer policie në Fushë Krujë ka rrëfyer ditën e sotme për gazetarin Basir Çollaku në lidhje me hetimin e zhvilluar nga ai, për përdhunimin e Xhensila Malokut nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja.
Nënkomisari Emiljano Nuhu ka treguar se, kreu i grupit parlamentar të PS-së deputeti Taulant Balla ka ardhur e ka liruar nga Komisariati i Fushë Krujës djalin e deputetit, ndaj të cilit ishte prerë fletë arresti.
Nuhu ka treguar gjithashtu edhe se vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, ndërsa deputeti Taulant Balla i ka thënë me ironi: Hiqe pistoletën nga koka se oficeri është djalë i mirë dhe gjithçka që ka ndodhur do të mbesë këtu.
Nuhu ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me shtetasen Xhensila Maloku e cila sipas tij është rrëmbyer dhe kërcënuar me armë nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja dhe në momentin që ka dashur të bëjë kallëzim në policia, oficerët nuk ia kanë pranuar pasi është njoftuar deputeti i PS-së së bashku me të birin dhe e në sy të oficerëve e kanë nxjerrë nga komisariati ku e ka kërcënuar duke I vënë pistoletën në bark për të mos folur.
Më poshtë keni të plotë intervistën e nënkomisarit, Emiljano Nuhu:
Gazetari: Përshëndetje!
Emiljano Nuhu: Përshëndetje, si jeni?
Gazetari: Uroj të jeni mira më gjithë vështirësitë dhe sikletet dhe situatat që po kaloni.
EMILIANO NUHU: Shumë faleminderit!
Gazetari: Jeni një oficer policie, kur ka nisur karriera juaj dhe kush jan sektorët kryesisht që keni punuar në Policinë e Shtetit?
EMILIANO NUHU: Unë kam rreth 10 vjet në Policinë e Shtetit dhe mbaj aktualisht gradën e nënkomisar. Në këto dhjetë vjet, 6 vjet kam punuar në sektorin e agjentëve të mbulimit dhe infiltrimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 2 vjet i kam në sektor të rendit dhe pjesën tjetër kam në Vlorë si oficer i policisë gjyqësore te krimet e rënda, në sekttorin e Krimeve të Rënda. Në vitin 2017-2018 kam punuar si oficer i policisë gjyqësore në stacionin e policisë Fushë Krujë.
Gazetari: Dhe ky ka qenë ndoshta edhe momenti i fundit i punës tuaj? Deri tani së paku.
EMILIANO NUHU: Deri në datën 15 gusht me urdhër të drejtorit të përgjithshëm zotit Arti Veliu unë jam transferuar brenda ditës në drejtorinë e Beratit.
Gazetari: Si erdhi ky Emiljano ky transferim nga Durrësi në Berat? Cilat ishin arsyet e këtij transferimi sipas asaj që ju dini?
EMILIANO NUHU: Arsyeja… Ka disa arsye. Një nga arsyet është që me transferimin tim bëhesh e mundar ndërprerja e dosjes numër 372 që është në ngarkim të djalit të deputetit Rahman Rrahja I cili quhet Rexhep Rrahja. Duke më transferuar mua ndërpriteshin hetimet dhe i mundësonte atij për prishjen e provave.
Gazetari: Ndërpriteshin hetimet nga ana juaj por mund t’i merrte dikush tjetër …
EMILIANO NUHU: Nga ana ime, por oficerët e tjerë nuk e kan mark përsipër asnjëherë të hetonin këtë dosje prandaj erdhi tek mua.
Gazetari: Pra, ti ishe problemi në këtë rast, se Nase nuk ishin duurt e tua atëherë ata mund të rregullonin gjërat?
EMILIANO NUHU: Unë isha problemi se qëkur filloi në datën 21 që filloi hapat e para, që kur u bë kallzimi. Kallzimi është bërë në datën 21 në komisariatin numër 3.
Gazetari: Në korrik?
EMILIANO NUHU: Po. Në korrik. Në 21 korrik 2018
Gazetari: Në korrik nisën edhe telashet për ju le të themi.
EMILIANO NUHU: Po po. Në 21 korrik të vitit 2018 nisi e gjithë historia. Kur shtetasja Xhensila Maloku nga zona e Niklës së Fushë Krujës ka shkuar në komisariatin numër 3 për të kallzuar shtetasin Rexhep Rrahja.
Gazetari: Dhe objekti i kallzimit?
EMILIANO NUHU: Pasi ky shtetas në datën 19 korrik 2018 rreth orës 17:30 e ka para këtë shtetase duke kaluar tek vendi që quhet Ura e Gjolës në Nikël në zonën e Fushë Krujës e merr, ku e ka ndaluar dhe e ka marrë me force dhe e ka futur tek makina e tij.
Gazetari: E ka marrë me dhunë me neë fjalë per ta futur në makinën e tij?
EMILIANO NUHU: Po, e ka futur te makina e tij die duke e goditur me grushta, duke e kërcënuar me armë zjarri. Më pas e ka çuar aty pranë tek një hotel që quhet hotel Boçi…
Gazetari: Po.
EMILIANO NUHU: E ka gobitur përsëri gjatë kohës që ka qenë brenda në hotel me grushta, e ka djegur me cigare në press të ndryshme, në kofshë, në pjesë të ndryshme të trupit. E ka goditur në pjesën e kokës me qytën e pistoletës gjatë kohës që ka qenë në ambientet e hotelit dhe të gjitha këto që ka kallzuar kjo shtetase janë vërtetuar nga këqyrja fizike që është bërë.
Gazetari: Keni bërë veprime të tjera hetimore
EMILIANO NUHU: Kemi bërë, vërtetohen të gjithë thëniet e kallzimit nga veprimet hetimore që janë të njëjtat më thëniet e kallzueses.
Gazetari: Cilat janë provat tjera që keni grumbulluar për të vërtetuar dhe provuar deklarimin e kallzueses, pra këqyrje e vendngjarjes
EMILIANO NUHU: Po, do t’i shpjegoj, do t’i shpjegoj m e Radha. Gjatë kohës që kanë qenë në hotel ky shtetas ka mbyshur pistoletën dhe ja ka vënë në pjesë të ndryshme të trupit shtetases Xhensila Maloku duke thënë që do të vras tani në qoftë se ti nuk ben marrëdhënie seksuale me mua. Nga dhuna që i është ushtruar kësaj shtetase i ka rënë të fikët dhe akti seksual nuk është kryer.
Gazetari: Nuk është kryer. Dhe pastaj si kanë ecur ngjarjet?
EMILIANO NUHU: Këtë veprim ky shtetas, Rexhep rrahja e ka kryer në mënyrë përsëritur brenda një periudhë një vjeçare. Nuk është veprimi i parë.
Gazetari: Pra, e ka bërë edhe disa herë të tjera?
EMILIANO NUHU: Disa herë ky problem. Kjo shtetase ka shkuar në disa komisariate për të bërë kallzim por nuk është marrë kallzim nga oficerët e policisë gjyqësore për shkak të ndikimit dhe influencës së madhe që ka pasur babai i tij, i Rexhep Rrahjes që është deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Krujës dhe miqve të tij si Taulant Balla dhe kryetarit të bashkisë së Krujës i Partisë Socialiste zoti Art Bushi kanë bërë të mundur që kjo shtetase Xhensila Maloku para Vitit të Ri ose në fund të vitit 2017 ka shkuar për të bërë kallzim në komisariatin numër 6 në Tiranë për të njëjtën …
Gazetari: vetëm në këtë komisariat apo edhe në komisariate të tjera?
EMILIANO NUHU: Edhe në komisariate të tjera. Do t’i shpjegoj. Ka shkuar të komisariati numër 6. Në momentin që ka bërë këtë kallzim, oficerët e policisë gjyqësore së bashku me shefin e krimeve kanë marrë informacione që per kë shtetas bëhet fjalë, që bëhesh fjalë për djalin e deputetit të Krujës dhe e kanë lënë në pritje Xhensila Malokun, nuk i kanë marrë kallzimin, kanë njoftuar deputetin sëbashku me djalin e tij Rexhep Rrahja. Ai ka ardhur me njërëzit, disa njerëz të tjerë. Këto shpjegime janë shpjegime që i ka dhënë e dëmtuara gjatë deklarimit, gjatë hetimit. Dhe kanë shkuar ku kanë takuar punonjësit oficerët e policisë gjyqësore që kanë qenë të komisariati numër 6 dhe e kanë nxjerrë shtetasen Xhensila Maloku dhe e kanë kërcënuar në ambientet e jashtme duke I thënë që do të vrasim në qoftë se ti jep kallzim.
Gazetari: Në prezencë të oficerëve të policisë e kanë kërcënuar atë?
EMILIANO NUHU: Jo. Ky rast nuk ka qenë në prezencë të oficerëve të policisë. Është rast tjetër ai, ai I datës 21 që ka qenë në prezencë të oficerëve të policisë.
Gazetari: Kur ka ndodhur kjo?
EMILIANO NUHU: Ka ndodhur në komisariatin numër 6 në Tiranë, në muajin dhjetor të vitit 2017.
Gazetari: Sërish në mjediset e policisë?
EMILIANO NUHU: Po në mjediset e policisë kanë qenë këta persona dhe aty në moment që ata e kanë kërcënuar kjo shtetase është bindur dhe nuk ka dhënë kallzim për shkak të frikës që ka pasur nga këta persona sepse Xhensila Maloku jeton vetëm më mamanë, babanë ja kanë vrarë në ‘97 dhe kjo ka qenë shkaku i keqtratimit në mënyrë të vazhdueshme nga këta persona dhe nuk ka dhënë kallzim por ka dhënë një deklaratë te inspektori i rendit që është mbyllur problemi dhe nuk kemi probleme, me këtë është mbyllur historia në komisariatin numër 6. Më pas kjo shtetase është keqtrajtuar përsëri nga janari a shkurti I vitit 2018 ku ka shkuar në komisriatin e Krujës për të dhënë kallzim.
Gazetari: Po. Në komisariatin numër 3 ka vajtur apo përsëri te 6?
EMILIANO NUHU: Jo. Po t’i shpjegoj të tëra se ka vajtur te Komisariati i Krujës
Gazetari: Drejt drejt … EMILIANO NUHU: Po të shpjegoj të gjashtës, gjashtën e shpjeguam tani po të shpjegoj të Krujës
Gazetari: Drejt drejt …
EMILIANO NUHU: Ka vajtur te Komisariati i Krujës. Ka qenë janar ose shkurt i vitit 2018 se nuk e mban me detaje e dëmtuara kohën kur ka qenë. Ka shkuar te komisariati i Krujës ka qenë e gjakosur, dhe e dhunuar dhe përdhunuar në hotel ku ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj.
Gazetari: Ka qenë e dhunuar në këtë kohë kur ka shkuar për të dhënë kallzimin në komisariatin e Krujë?
EMILIANO NUHU: Kur ka shkuar te Komisariati i Krujës, në janar ose shkurt të vitit 2018 e theksoj.
Gazetari: Ka rezultuar e dhunuar?
EMILIANO NUHU: Po. E dhunuar ku e ka shpjeguar që ka qenë e gjakosur kur ka shkuar te komisariati dhe në moment që ka shkuar te komisariati ka marrë kontakt me punonjës që kanë qenë të gatshëm aty kanë ardhur, shumë shpejt janë njoftuar deputeti dhe kryetari i bashkisë sëbashku me njerëzit e vet, Xhelal Rrahjen që është i vëllai dhe është gjithmonë aty prezent dhe kanë shkuar direkt te komisariati ku kanë folur me drejtuesit e policisë që ndodheshin aty dhe e kanë rregulluar që kjo shtetase të mos jepte kallzim. Dhe, aty e ka marrë një person që sipas shpjegimeve të Xhensilës, një trup i madh, tullac që është prezantuar si shefi I madh dhe I ka thënë Xhensilës
Gazetari: Cili ishte ky që është prezantuar si shefi I madh?
EMILIANO NUHU: Shefi I komisariatit të Krujës në atë kohë. Dhei ka thënë që ai që të do të rreh prandaj mos jep kallzim për këtë problem. E kanë bindur me të gjitha format dhe ajo nuk ka dhënë përsëri kallzim.
Gazetari: A ka qenë përsëri nën trysni, kërcënime dhe …
EMILIANO NUHU: Ka qenë përsëri nën trysni dhe kërcënimet e personave Rexhep Rrahja, Xhelal Rrahja, nën presionin psikologjik të deputetit Rrahman Rrahja. Aty ka qenë prezent Artur Bushi që ka vajtur në komisariat gjatë kësaj kohe. Dhe në komsariatin numër 3 ka shkuar në datën 20 korrik të vitit 2018 pasi ngjarja ka ndodhur në datën 19 korrik 2018 ku është përdhunuar, është rrahur, është dhunuar tek hotel Boçi në Fushë Krujë. Ka shkuar te komisariati në datën 20 ku nuk ka mundur të japë kallzim pasi këta shtetas Rrahman Rrahja që është deputeti, babai I të akuzuarit Rexhep Rrahja sëbashku me vëllain e tij Xhelal Rrahja dhe persona të tjerë që e shoqëronin në komisariatin numër tre
Gazetari:
Emiljano Nuhu: Vajti te komisariati numër tre për të treguar ngjarjen në datën 20, për të kallzuar ngjarjen që ka ndodhur në datën 19 korrik të 2018. Dhe aty kanë shkuar shumë shpejt, janë njoftuar nga oficerët e policisë gjyqësore që kanë qënë prezent deputeti Rrahman Rrahja, djali i tij Rexhep Rrahja, shtetasi Xhelal Rrahja i cili është vëllai i deputetit dhe persona të tjerë që kanë shkuar. Në prani të oficerëve ekanë marrë shtetasen Xhensila Maloku e kanë nxjërrë përjashta, aty e ka future në makinë djali I tij Rexhepi …
Gazetari: E kanë marrë nga policia dhe e kanë future në makinën e tyre?
Emiljano Nuhu: Po, e kanë futur në makinën e tyre. Këto janë sipas kallëzimit dhe deklarimeve të Xhensilës
Gazetari: Të kallzueses…
Emiljano Nuhu: PO. E kanë futur në automjetin e tyre dhe gjatë kësaj kohe Rexhepi ka ushtruar presion që nuk do të japësh kallzim se unë do të vras. I ka nxjerrë një pistoletë model TT ku ja ka vendosur në bark. I ka thën do të vras në qoftë se jep kallzim se na more në qafë. E ka bindur gjatë kësaj kohe që të mos jepte kallzim…
Gazetari: E ka kërcënuar me pistoletë…
Emiljano Nuhu: Po me pistoletë, e ka bindur nën kërcënimin e armës, e ka detyruar. E gjendur në ato kushte është detyruar që të mos japi kallzim dhe deputeti Rrahman Rrahja me njogjet e veta më influencën e vet dhe si deputet i Partisë Socialiste ka rregulluar marrëdhëniet me oficerët e policisë gjyqësore që ata të mos vazhdonin veprimet për t’i marrë kallzim por t’i merrnin një deklarim te inspektori i rendit që problem që patëm u sqaruam dhe nuk kemi asnjë problem.
Gazetari: E kanë bërë këtë?
Emiljano Nuhu: E kanë bërë sipas deklarimit të dëmtuarës. Mbas këtij problem kanë ardhur në Fushë Krujë ku ajo ka shkuar në banesën e saj e shoqëruar nga këta persona. Këta kanë vazhduar rrugën e tyre. Dhe pas datës 20 ajo ka shkuar përsëri në datën 21, është ngritur që në mëngjes dhe ka shkuar për ta ribërë kallzimin.
Gazetari: Ku?
Emiljano Nuhu: Në komisariatin numër 3. Pasi ka deklaruar nuk kasha besim të vija në komisariatin e policisë Krujë për të dhënë kallzim as në stacionin e Policisë Fushë Krujë pasi kam vajtur e gjakusur dhe nuk ma ka marrë njeri kallzimin. Nuk kishte besim. Dhe ka shkuar te komisariati numër 3. Mbas shumë poërpjekjeve oficerët e policisë gjkyqsore që kanë qenë atë ditë në datë 21 korrik 2018 e kanë marrë kallzimin dhe deklarimin siç e ka shpjeguar e dëmtuara me detaje dhe për moskopetencë, për shkak se ngjarja ka ndodhur në zonën e Fushë Krujës ja kanë nisur me e-mail kallzimin komisariatit të p[olicisë Krujë.
Gazetari: Po.
Emiljano Nuhu: Data 21 me sa më kujtohet ka qenë ditë e shtunë. Unë kam qenë oficer i policisë gjyqësore i gatshëm në stacionin e policisë Fushë Krujë që e mbuloja të gjithë zonën Fushë Krujë dhe komisariatin e Krujës për ngjarjet që ndodhin në atë ditë.
Gazetari: Dhe në këtë formë ka ardhur kallzimi tek ju?
Emiljano Nuhu: Po, në këtë formë më ka ardhur kallzimi. Me ardhjen e kallzimit unë jam njoftuar nga salla operative që një shtetas ka bërë kallzim në komisariatin numër 3 dhe do të vazhdojne veprimet hetimore nga ju. Kam njoftuar shtetasin Rexhep Rrahja që të paraqitej në stacionin e policisë Fushë Krujë për të vazhduar veprimet hetimore. Ky shtetas është paraqitur rreth orës 19:30 afërsisht, në zyrën time në stacion. Gjatë kësaj kohe që është paraqitur aty unë kam telefonuar prokurorin e gatshëm të Krujës dhe i kam treguar se si qëndronte situate.
Gazetari: Dhe kush ishte prokurori i gatshëm të lutem?
Emiljano Nuhu: Ka qenë Mirela Kapo
Gazetari: Keni biseduar me prokuroren për rastin në fjalë?
Emiljano Nuhu: Po, për rastin në fjalë ku ja kam shpjeguar me detaje dhe më ka thënë pyete djalin e deputetit Rexhepin dhe më njofto mua, mos bëj asnjë veprim pa më njoftuar mua. Dhe unë i kam marrë deklarim ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasit Rexhep Rrahja për veprat penale përndjekje …
Gazetari: për ushtrim të dhunës, për
Emiljano Nuhu: Ja, një sekondë…
Gazetari: Po. Ju keni dokumentet aty për t’i parë.
Emiljano Nuhu: I kam dokumentet
Gazetari: Është nevojshme të bëjmë prezent edhe dokumentet.
Emiljano Nuhu: I kam të gjitha dokumentet, provat, i kam këtu dhe mund t’i paraqes në çdo moment.
Gazetari: Drejt.
Emiljano Nuhu: Për veprat penale: përndjekje me anë të mbajtjes dhe përdorimit të armës së zjarrit …
Gazetari: Mund të na tregosh edhe dokumentin që ke prezent aty, mnund ta tregojmë përballë cameras edhe dokumentin që ken ë dispozicion…
Emiljano Nuhu: Po. Po. Kam deklarimin që ka dhënë në 4 faqe shtetasja Xhensila Maloku ku ka treguar të gjithë ngjarjen. Këtë deklarim e ka dhënë, e ka ridhënë tek zyra ime në datën 30 korrik të 2018. Mbasi unë kam marrë dosjen hetimore kam vazhdu hetimet. Këtë deklarim e ka dhënë në datën 22 tek zyra e kontrollit të brednshëm në drejtorinë vendore të policisë në Durrës.
Gazetari: Po.
Emiljano Nuhu: Është deklarimi këtu, e ka shpjeguar situatën me detaje siç ma ka shpjeguar mua ia ka shpjeguar edhe kontrollit të brendshëm dhe unë e mora në hetim Rexhep Rrahjen për vepra penale përndjekje, heqje e paligjshme e lirisë dhe dhunën e ushtruar dhe marrëdhënie seksuale me dhunë me përdorimin dhe nën kërcënimin e armës. Këto ishin akuzat që ishin ngritur në bazë të kallzimit dhe ky shtetas nuk pranoi të jepte asnjë shpjegim për akuzën e ngritur. Në këto kushte unë jam detyruar të marr prokurorin dhe ta vë në dijeni që ky shtetas nuk do të flaës për akuzën.
Gazetari: Çfarë tha prokurorja?
Emiljano Nuhu: Më tha, në qoftëse nuk do të japë shpjegime nuk ka problem bëj të ditur personit se do të arrestohesh dhe të njoftojë një avokat që të jetë prezent për procedurë.
Gazetari: Ndërkohë prokurorja a e lëshoi urdhrin e arrestit?
Emiljano Nuhu: Ishte në gjendje të flagrancës dhe për veprat penale që ky shtetas kishte kryer nuk ka nevojë për urdhër. Bëhet me iniciativë …
Gazetari: Në kushtet e flagrancës?
Emiljano Nuhu: Po, në kushtet e flagrancës, nuk ka kaluar flagrant është brenda ditës dhe vazhdon ndjekja dhe hetimet, nuk ka ndërprerje dhe nuk ka nevojë për të nxjerrë urdhër arresti ose urdhër ndalimi
Gazetari: Dhe I komunikuat që do të ndalohej dhe të njoftonte avokatin
Emiljano Nuhu: Po, I kam komunikuar që ti sot do të arrestohesh për këto vepra penale dhe do të njoftosh avokatin. Në rregull më tha. Kam marrë në telefon babain e tij, shtetasin Rrahman Rrahja ku I kam thënë hajde në stacionin e policisë në Fushë Krujë se kam një problem. Për rreth 30 minuta ka ardhur aty prezent babai i tij te zyra ime Rrahmani i cili është deputet i Partisë Socialiste i shoqëruar nga kryetari bashkisë Artur Bushi, i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla që është kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i shoqëruar nga vëllai i tij Xhelal Rrahja
Gazetari: Në cilën datë kanë ardhur…
Emiljano Nuhu: Ata kanë ardhur në datën 21 korrik të vitit 2018 rreth orës 19:30 në zyrën time.
Gazetari: Pra kanë ardhur këta persona që ju përmendët?
Emiljano Nuhu: Po, personatr që përmenda më sipër.
Gazetari: Balla dhe Bushi përse erdhën. Mirë babai deputeti…
Emiljano Nuhu: Nuk e di ishin aty shumë shpejt, janë shumë miq, kanë lidhje miqësore shuëm të ngushtë me deputetin e Krujës. Erdhën në zyrën time, nuk kam arritur ta mësoj se si erdhën aq shpejt në zyrën time.
Gazetari: A mund të futeshin në zyrën tuaj persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen?
Emiljano Nuhu: Ata ishin persona me imunitet dhe janë njohur nga punonjësit e policisë në ambientet e jashtme dhe kanë hyrë pa thënë asnjë … ata nuk kanë nevojë për urdhër …
Gazetari: Mund të hyjnë në zyrën tuaj këta persona?
Emiljano Nuhu: Ligjërisht ata ndalohen, personat që s’kanë dijeni për veprën penale kur oficeri i policisë gjyqësore nuk i thërret, por imuniteti dhe fuqia që kanë ata nuk kanë nevojëpër urdhër për të hyrë në zyrën time.
Gazetari: E kuptoj. Erdhën këta persona, po persona të tjerë që i shoqëronin kishte?
Emiljano Nuhu: Kishte nja 10 persona që i shoqëronin, këta qëndruan në ambientet e poshtme të korridorit të komisariatit, të stacionit të policisë së Fushë Kruujës se quhet stacion, jo komisariat.
Gazetari: Po këta persona çfarë ishin, ketë të 10 që e shoqëronin?
Emiljano Nuhu: Nga informacioni që mora nga punonjësit e policisë që i njihnin si elementë me precedentë kriminalë të zonës të një grupi kriminalë shumë të fuqishëm në zonën e Niklës. Këta qëndruan në ambientet e stacionit, nuk u futën në zyrë, vetëm personat e lartpërmendur u futën në zyrë. Gjatë kohës që u futën këta unë isha në zyrë me shtetasin Rexhep Rrahja, ishin dy punonjësit e patrullës së përgjithshme me uniformë. Dhë në momentin që këta persona kanë hyrë, Rrahman Rrahja u ka thënë punonjësve të policisë dilni jashtë se kemi ne punë në zyrë. Unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë që nuk pse të dalin punonjësit e policisë jashtë, të flasin në prezencën e tyre. Ua ka bërë me shenjë punonjësve të policisë dhe punonjësit e policisë nuk kanë reaguar dhe kanë dalë përjashta për shkak të influencës që ka ai, nuk kanë
Gazetari: Ata janë larguar dhe në zyrë mbetët ju, 2 deputetët dhe kryebashkiaku i Krujës?
Emiljano Nuhu: Po, edhe vëllai i deputetit Xhelal Rrahja.
Gazetari: Nuk kishit eprorët tuaj në zyrë?
Emiljano Nuhu: jo jo. Për fat të keq atë ditë ishte e shtunë dhe i vetmi që ishte në zyrë isha unë I gatshëm nga oficerët isha në drejtim punonjës të tjerë. Shumica kanë qenë me leje për shkak të muajit korrik dhe të gjithë ishin vetëm nga telefoni kontakti me eprorët
Gazetari: Çfarë ndodhi pasi ngelët vetëm në zyrë?
Emiljano Nuhu: Pasi ngelëm vetëm në zyrë, unë i komunikova Rrahmanit, i thash që djali juaj do të arrestohet për shkak se është kallzuar nga shtetësja Xhensila Maloku dhe akuzohet për disa vepra penale. Aty u hodh dhe më tha: nuk ke shanse të arrestosh djalin tim. Gjatë kësaj kohe hidhet dhe flet shtetasi Xhelal Rrahja i cili është i vëllai dhe më thotë: Nuk ke shanse të arrestosh Rexhepin sot, nuk del i gjallë nga zyra…
Gazetari: Ju thotë juve?
Emiljano Nuhu: Po. Po. Nuk del i gjallë nga zyra nëqoftëse ti arreston nipin tim. Une i gjendur në këto kushte i thash kam marrë urdhër nga prokurorja ta arrestoj në të kundërt shkoj unë në burGazetari Me të thënë këtë fjalë ai është irrituar jashtë mase shtetasi Xhelal ka kapur nipin për krahu dhe i ka thënë dil përjashta. Në këtë moment unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë prit të flas me prokuroren dhe pastaj mere dhe nxirre përjashta. Në këto momente ka nxjerrë një pistoletë dhe ma ka vënë në kokë dhe më ka thënë hiqi duart dhe s’do flasësh me asnjë njeri në telefon dhe këto gjëra do të mbeten vetëm këtu në zyrë përkundrazi do të zhduk.
Gazetari: Në prani të këtyre të tjerëve që ne përmendëm?
Emiljano Nuhu: Në prani të vëllait të tij, deputetit Taulant Balla, dhe kryetarit të bashkisë, dhe këta me ironi I kanë thënë hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djali i mirë oficeri nuk i bën ato gabime.
Gazetari: Kush e tha këtë?
Emiljano Nuhu: Njëkohësisht e tha Taulanti me Arturin në qetësi absolute. E thanë, nuk ishin as të irrituar, asgjë. I irrituar vetëm me kërcënime ishte Xhelali, vëllai i deputetit i cili nxori armën. Në këto kushte e hoqi pistoletën e futi në brez dhe tha e mbyllëm këtë muhabet këtu dhe do të ngelet këtu askund tjetër në asnjë moment nuk do të hapet se çfarë ndodhi këtu se ti ke …
Gazetari: Xhelali armën me leje apo pa leje e kishte meqë
Emiljano Nuhu: E kishte pa leje, pa leje e kishte. Edhe djali e kishte pa leje gjatë kohës që ishte në zyrë dhe këtë e deklaron edhe personia e dëmtuar gjatë kohës që i është ushtruar person në zyrën e oficerit tjetër. Dhe në këto kushta këta dolën nga zyra ime, e morën dhe unë ngela I vetëm nuk dija çfarë të bëja …
Gazetari: Edhe të akuzuarin emorën me vete?
Emiljano Nuhu: Po, po. Unë ngela i vetëm, nuk kisha çfarë të bëja kundër atyre personave. E vetmja rrugë ligjore që kasha unë ishte të njoftoja eprorët e mi dhe prokuroren.
Gazetari: Dhe e bërë këtë gjë?
Emiljano Nuhu: E bëra. Mora shefin e komisariatit tim në telefon …
Gazetari: Që quhet?
Emiljano Nuhu: Artur Hebaj.
Gazetari: Po. E more dhe e njoftove për çfarë ka ndodhur?
Emiljano Nuhu: E njoftova mbi të gjithë situatën që kishte ndodhur, i thash dhe më kanosën me armë në zyrë, e morën nga zyra dhe unë ngela, nuk kisha çfarë të bëja, dua forca për të zbatuar ligjin, për të zbatuar urdhrin e prokurorit. Dua oficerë të tjerë të mi dërgosh këtu se kanë hyrë këta shtetas dhe I tregova për shtetasit e tjerë të armatosur që ndodheshin në mabientet e jashtme të stacionit të policisë, por ai më tha mere me qetësi, mos u mërzit se flas unë me ta.
Gazetari: Kjo ishte përgjigjja e shefit të stacionit?
Emiljano Nuhu: Jo shefit të stacionit, shefit të komisariatit. Shefi i stacionit nuk ishte aty, ishte me leje të zakonshme.
Gazetari: Po prukuroren e morët?
Emiljano Nuhu: Po, do ta sqaroj edhe këtë pjesë. Më pas më ka telefonuar përsëri shefi i komisariatit ku më ka thënë shiko lëri, fola me ata, mos u mërzit, merre me qetësi, lerë të merret me këtë çështje oficeri Gentjan Çitozi me problemin se i ka lidhje miqësore, se i ka mik shpije deputetin dhe e zgjidh ai situatën, ti mos u ngatërro më.
Gazetari: Do merresh me punë miqësore apo ligjore?
Emiljano Nuhu: Atje në atë zonë vetëm me punë miqësore i zgjidhim problemet, nuk funksionon ligji. Nuk ka fuqi fare ligji, sidomos për njerëz …
Gazetari: Kjo ishte porosia e shefit të komisariatit?
Emiljano Nuhu: Po, porosia e shefit të komisariatit lërë të merret oficeri Gentian Çitozi.
Gazetari: Ju si reaguat? Çfarë i thatë eprorit tuaj?
Emiljano Nuhu: Unë i thash në rregull le të merret po me problemin tim që unë u kanosa në zyrë, nuk i pata asnjë lloj hake… po bëja punën e shtetit cafarë do bëhet. Tha do të flasim, mos u mërzit. Në këto kushte mbyllet telefoni. Kam njoftuar prokuroren. I kam treguar prokurores të gjithë historinë që ka ndodhur brenda në zyrë dhe nuk arrita dot të zbatoj ligjin I thash për shkak të ndërhyrjes së atyre personave. Më tha merr drejtuesit e tu dhe kërkoju ndihmë në rrugë institucionale. Unë I thash drejtuesit e mi i vura në dijeni, kërkovandihmë por nuk më solli asnjë ndihmë, veç më tha mos u mërzit se merremi ne me ta dhe lërë të merret oficeri Gentjan Çitozi me këtë se i ka miq shtëpie.
Gazetari: Kështu tha edhe prokurorja?
Emiljano Nuhu: Jo. Nuk ma tha prokurorja, i tregova ato që më tha shefi i komisariatit.
Gazetari: Kuptoj. Po prokurorja, deri ku shkoi reagimi i saj?
Emiljano Nuhu: Prokurorja tha neqoftëse është kështu problem le të merret oficeri Gentjan Çitozi me këtë, ti mos u ngatërro më. I thash unë dua të bëj kallzim për shtetasit Xhella Rrahja, Rrahman Rrahja dhe dy personat e tjerë Taulant Balla dhe Artur Bushi që unë u kërcënova në zyrë nga Xhelali me armë në dorë qëma vendosi në kokë.
SI E NDIHMUAN EMIGRANTËT SHQIPTAR NË GREQI ÇËSHTJEN E KOSOVËS
Por dhe kontributi i cmuar,i intelektualëve arvanitas.
–Asnjëherë nuk është folur për ndihmën që ka dhënë shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi gjatë luftën së Kosovës. Atë periudhë të vështirë edhe pse pa dokumenta të rregullta emigrantët ndihmuan çështjen e Kosovës në disa drejtime. Ata ishin shumë aktiv gjatë debateve televizive përballë grupeve ekstreme greke dhe serbe që mbronin me fanatizëm pushtetin racist të Millosheviçit.
–Pra, edhe pse ishim emigrantë menduam të jepnim ndihmën tonë për të mos mbetur indiferentë ndaj tragjedisë sonë kombëtare që po kalonim si komb, atë periudhë të vështirë. Janë të njohura kontributet e intelektualëve arvanitas ndaj çështjes së Kosovës, veçojmë të madhin Aristidh Kola, po ashtu emigrantët në Athinë në prill 1999 mbajtën një protestë paqësore në përkrahje të UÇK-së. Por për ndihmën e ish-Forumit të Emigrantëve Shqiptarë, dega Selanik me drejtues z Arben Llala.Nuk është folur shumë dhe mendoj që ka ardhur koha që disa gjëra duhen thënë me emër dhe mbiemër.
Në vitin 1998 lufta ishte ndezur ashpër në Kosovë. Nga të gjitha anët e botës ku ishin shqiptarët kishin filluar të ktheheshin në Kosovë për të luftuar, prandaj edhe ne si shqiptar e ndienim se duhet të bënim diçka. Por nuk dinim mënyrën se si do mundeshim të jepnim kontributin tonë për çështjen madhore shqiptare.
–Pas masakrës së familjes së Jasharajve në mars të 1998, disa shokë tanë nisen në prill për t’u takuar në Tiranë me shefin e zyrës diplomatike të Republikës së Kosovës z.Iljaz Ramajli. Atje ata i shprehën ngushëllimet për viktimat e luftës si dhe i shprehën gadishmërinë për të ndihmuar. Ishte një takim miqësor prej rreth 40 minutash. Ndërsa miku jonë nga Hani i Elezit, Bastri Maliqi u nis në Tropojë për të vënë kontaktet e para me UÇK’në. Pas këtyre takimeve në Shqipëri diskutuam me vëllezërit nga Kosova, të cilët vinin nga Hani i Elezit, Kaçaniku, Prishtina, Shkupi për ndihmuar UÇK’në, të cilët ishin emigrantë në Selanik.
–Nga qershori i vitit 1998 disa nga shokët tanë emigrantë ishin lidhur me një gazetarë të gazetës “Zëri i Kosovës”, gazetë e cila ishte e afërt me Lëvizjen Popullore të Kosovës që vepronte ilegalisht. Gazeta “Zëri i Kosovës” na vinte rregullisht në adresa të ndryshme, çdo herë me qëllimin që të mos ndiqeshim nga sigurimi serb, që ishte shumë aktiv dhe me ndikim në Greqi. Kështu ne kishim informacione të përgjithshme rreth gjendjes në Kosovë dhe UÇK’së.
–Pas shumë përpjekjeve nuk kishim arritur ende të organizoheshim prandaj vendosëm të bënim një takim të përgjithshëm. U vendos që mbledhja të mbahej në shtëpinë e familjes së Maliqëve në Selanik. Pra, ai takim nuk ishte thjesht një mbledhje, por do të diskutohej për mënyrat e veprimit në ndihmë të UÇK’së dhe shqiptarëve të Kosovës. Në mbledhje morën pjesë shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët ishin të gatshëm për të ndihmuar me çdo formë çështjen kombëtare. Një ndihmë të veçantë na dha deputeti (i ndjeri) z.Azem Hajdari në Tiranë. Ai u tregua i gatshëm për çdo gjë në ndihmë të vëllezërve tanë nga Kosova.
–Bastri Maliqi gjatë qëndrimit në Tropojë kishte arritur lidhje të fshehta me UÇK’në dhe ne e përkrahnim për çdo veprim që do vendosej në ndihmë të luftës. Në dhjetor të 1998 themeluam degën e Forumit në Selanik. Kryetar u zgjodh gazetari Arben Llalla, i cili ishte nga Elbasani, ndërsa për sekretar u zgjodh Shahadin Maliqi nga Kosova me qëllim që të tregonim bashkimin kombëtar pa dallim feje dhe krahine nga vinim. Pasi morëm edhe dokumentat origjinale nga gjykata e Athinës nisëm punën për mbledhjen e fondeve në ndihmë të UÇK’së, por që këto ndihma do të mbeteshin sekrete. Në fillim nëpërmjet Shahadinit dërguam disa aparate telefonash mobile të cilët ishin të rrallë sepse punonin me bateri të zakonshme.
–Ne duhej të bënim edhe një propagandë mediatike për të ndryshuar sado pak opinionin në Greqi. Vëllezërit tanë arvanitas bënin një propagandë të madhe në të mirë të Kosovës. Arvanitasi i madh Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Korizos etj., anëtarë të Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë. Çdo natë i shikonim emisione debatesh në televizionet greke përballë deputetëve, gazetarëve, analistëve grekë për të treguar me fakte të vërtetën e asaj që serbët po kryenin masakra në popullatën e pambrojtur të Kosovës. Studentët shqiptar që studionin në Universitetet e Athinës ishin shumë aktivë nëpër kanalet televizive greke në mbrojtje të çështjes së Kosovës. Disa nga këta studentë ju prenë edhe bursat, duke lënë studimet përgjysmë.
–Në fillim të muajt shkurt të 1999 disa emigrantë shkuan edhe në radhët e UÇK’së për të luftuar kundra ushtrisë serbe. Ata morën pjesë në betejat të Shtimjes dhe Han-Elezit. Në prill 1999 shqiptarët në Athinë në drejtimin e shoqatës “Vëllazërimi” organizuan një protestë të madhe në përkrahje të UÇK’së dhe NATO-s. Kjo ishte edhe protesta e parë që emigrantët shqiptar organizuan në Greqi, pas disa vitesh emigracioni. Masa e madhe e të ikurve nga Kosova na bëri që të mblidhnim urgjentisht ushqime dhe veshmbathje për refugjatët. Në fund të muajt mars kishim mbledhur ushqime dhe veshmbathje që shuma në të holla arrinte rreth 8 mijë dollarë. Kishim mbledhur edhe të holla mbi një mijë marka gjermane. Thirrjes sonë për ndihma humanitare ju përgjigjen pozitivisht edhe shumë qytetarë grek.
–Ushqimet dhe veshmbathjet u dërguan në zonën e Korçës dhe të Ersekës ku ishin vendosur të ikurit nga lufta. Ndihmat tona ju besuan një shoqate fetare të Jakuvave që vepronte në Selanik dhe Korçë. Ndërsa të hollat ju besuan në Shkup Partisë Demokratike Shqiptare me emrin ”Ndihmë nga shqiptarët në Selanik për refugjatët që ndodheshin atje”. Deri në fillim të prillit aktiviteti i Forumit që ndihmonte UÇK’në ishte mbajtur sekret, vetëm kur Radio Tirana dha lajmin që kishim dërguar ndihmat ushqimore në Korçë, dhe kur gazetari shqiptar A. Ashiku botoi një shkrim në gazetën “Gazeta e Athinës & Telerevista”, në gjuhën shqipe që botohej në Athinë, për ndihmat që kishim dërguar për refugjatët.
Faksimile: Ndihma në ushqim e veshmbathje, për shqiptarët e Kosovës të vendosur në Shqipëri (prill 1999)
–Në shtator të vitit 1999 në Selanik morëm pjesë në Festivalin Antiracist që organizohej nga shoqatat greke dhe të emigrantëve të ndryshëm që punonin në Greqi. Forumi i Emigrantëve Shqiptar-dega Selanik me kryetar z.Arben Llalla bashkë me shoqatën e Shqiptarët e Selanikut e drejtuar nga znj.Mimoza Dako, bënë një paraqitje dinjitoze të vlerave tona kombëtare në këtë Festival. Ku paraqitja e tendës shqiptare u vlerësuar si më e mira nga organizatorët. Pa ndihmën materiale dhe morale të shqiptarëve nga Kosova nuk do të mundeshim të merrni pjesë në këtë aktivitet.
–Një ndihmë të madhe dha familja patriote nga Nëntë Jugoviçi i Prishtinës e Dalip Gubetinit e ardhur në Pogradec. Kjo familje djemtë e saj i kishte në UÇK. Valdete Gubetinin të cilët e thërrisnin Shote të gjithë ishte një vajzë heroine që u bë nëna e gjithë fëmijëve që ishin pa prindër, të përzënë nga shtëpitë e tyre. Shumë prej këtyre fëmijëve prindërit i kishin në UÇK dhe nuk u kthyen më. Ata ranë në vijën e parë të frontit për lirinë e Kosovës martire.
Lobim për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Greqi.
Intelektuale dhe emra qe nuk duhen harruar.
–Pas hyrjes së forcave të NATO-s emigrantët shqiptar në Greqi të udhëhequra nga shoqatat e tyre që tashmë ishin grupuar në ne nje organizim cilesor dhe te fuqishem.Tubimet ne mbrojtje te kosoves dhe pavaresise,sa vinin dhe shtoheshin.
Ne Lidhjen e Shoqatave të Shqiptarëve në Greqi, me kryetar, z Rudi Mezini,sekretar.Aleks Janaqi,-n/kryetare.Danel Cana_Mimoza Bejkollari, por vecanarish ne bashkepunim me intelektualet patriote te emigracionit ne Greqi, arriten te prononcohen dhe ne televizionet Greke.Ne Selanik Profesori shqiptar ne universitetin e Selanikut Luan Zyka,perballe nje paneli te tere gazetaresh Greke,Ne Athine intelektualet si Fehmi Oshafi, Lefter Marta. Zace Islami, Dritan Haxhia, te ardhur nga Patra ku njeri prej tyre ishte student duke shprehur dhe vullnetin e tij dhe duke ju bashkuar forcave clirimtare te UCK_se.Kur dikush qe dije fshihej dhe provokonte. Sot paturpesisht mashtron. Mashtron me perkushtimin dhe bashkimin e emigranteve, ne ceshtien e madhe te Kosoves.Ata qe dikur Arqile Gjaten e provokonin dhe quanin te cmendur, vetem e vetem nga roli dhe guzimi i tij patriotik duke shperndare thirrjet per demostrata pro Kosoves para ambasadave Amerikane dhe Serbe ne Athine. Ketyre provokimeve dhe forces se erret te grupeve ekstremiste pro Serbe,te ndimuara dhe nga policija Greke.
Nuk ju lane pa ju pergjigjur,ne mbrojtje te se drejtes dhe ceshties kosovare.Diamant Kodra apo Mihal Jano, Ismet Zusi, Eduart Tafaj Volos,Nihal Kurti, Mihal Dusha, Dashmir Zace,Flamur Sheu,Medi Bazelli,Skender Mesare,Bujar Muca,Mitat Mersinllari,Gjergji Dushku,Klevi Milo,ne Selanik.Safet Aneli, Danel Cana, Aleks Janaqi, Isuf Danaj, Dede Nimani, Vasil Logo, Zana Mero, Xheni Gjata, Qamile Paja, Artan Yzeiri, Brikena Pajo.Gazetari Albert Zholi,Jakup Gjoca apo Arbert Rudi. Kryetari i Lidhjes z.Rudi Mezini bashkë me shumë intelektualë të tjerë ne Athine,organizuan takime me forcat politike greke të majta dhe të djathta për të arritur qëllimin e Kosovës. Këto takime mbështeteshin edhe nga degët e partive politike shqiptare që funksiononin në Greqi si PD dhe PS. Çështja e Kosovës kishte bashkuar edhe këtë herë të gjithë emigrantët shqiptar në Greqi pa dallim feje dhe bindje politike. Përfaqësuesit e degëve të partive politike PD dhe PS zhvilluan disa takime edhe me diplomatë të huaj në Athinë dhe Selanik ku i kanë Selitë e tyre.
–Ditë e diel, më 27 janar 2008 sheshi i OMONIA-s në Athinë gumëzhinte nga këngët dhe vallet shqiptare. Lidhja e Shoqatave të Shqiptare organizojë miting në përkrahje të pavarësisë së Kosovës. Muzika që shoqëronte zërat të embël të këngëtarëve emigrantë, çlirohet bashkërisht me oksigjenin e zëmrave të përmalluara atdhetare të emigrantëve shqiptarë, që mblidhen në sheshin qëndror të Athinës, dhe mbushën gjithë hapësirën e Omonias.Me ne emigrantet qe festonim pavaresine e Kosoves,ishin bashkuar dhe shume qytetare Greke.Te gjithe se bashku ne festen e madhe Me ne fund.KOSOVA REPUBLIKE.
Kalimtarët e shumtë grekë habiteshin që sheshi i Omonia-s zgjohet nga kënga shqiptare kushtuar Kosovës, ku në duart e emigrantëve lartësohet edhe flamuri kuq e zi i Shqiptarëve. Një pëlhurë e bardhë vesh ballin e valltarëve të rreshtit të parë të valles të të gjithëve. Gërma të mëdha, në ngjyrën e kuqe shkruajnë RROFTË PAVARËSIA E KOSOVËS.
Të gjithë marrim Vallen e Madhe të shqipes, të kapur dorë për dore festojmë të bashkuar në sheshin qendrorë të Athinës. Me ne u bashkuan edhe shumë miq e shokë grek. Njerëzit që na kanë mbeshtetur gjithnjë në aktivitetet tona. Në këtë aktivitet treguam bashkimin, krenarinë tonë kombëtare, duke u lenë të tjerëve kuptimin e fjalës: Ja, ne shqiptarët, gëzohemi duke festuar, duke kënduar, duke hedhë Vallen e Madhe të shqiptarizmit. Jemi dhe do të jemi SHQIPTARË.
*Autori i këtij shkrimi është Urim Gjata nen/kryetar i Përgjithshëm i Lidhjes së Shoqatave shqiptare në Greqi, i dekoruar me titullin “Ambasador i Paqes”.
Kompania Air Albania, e cila nuk ka ende një licencë aktive në Shqipëri dhe nuk shet ende bileta me emrin e saj, është duke u propaganduar fuqishëm nga shefi i qeverisë Edi Rama.
Air Albania, me vetëm një avion të sajin në dispozicion, një AirBus 319, është duke funksionuar si kompania charterash, ku shefi i qeverisë shëtit në Stamboll personazhet që i ka më pranë pushtetit të tij duke reklamuar kështu atë që ai e quan arritje të qeverisë.
Në të gjitha kronikat e sponsorizuara nga qeveria me reklama apo qoka të tjera, këmbëngulet se Air Albania do të ketë avionë të rinj, me vit prodhimi jo më të largët se ai 2008.
Edhe pse është premtuar për më shumë avionë, përderisa nuk i dimë se çfarë janë, atëherë mbetet që vlerësimi të bëhet tek avioni i vetëm që fluturon sot nën ngjyrat e Air Albania, por që është ende nën inventarin e Turkish Airlines.
Avioni aktual, të cilin Rama e përdor si charter personal, është një Air Bus 319-132. Prodhim i familjes “AirBus 320”, por më ekonomik për udhëtime rajonale.
Ndryshe nga sa reklamohet, Avioni në fjalë, i cili mbaj kodin TC-JLR ka ndërruar pesë herë “lëkurë” deri kur mbi bojën e katër kompanive të tjera iu ngjit emri “Lasgush” dhe ngjyrat kuqezi.
Kështu, nga të dhënat e siguruara nga Albeu.com, avioni vitrinë i Ramës është futur në qarkullim në vitin 2006(këtu bie legjenda e 10 viteve moshë) dhe mban kodin unik të prodhimit “AirBus 319-132-3142”.
Nga gjurmimi përmes këtij kodi, rezulton se avioni në fund të vitit 2006 dhe gjatë vitit 2008 deri në shtator 2009, fillimisht ka fluturuar nën logon e Bangkok Airlines duke mbajtur emrin “Samui”.
Në shtator 2009, avioni AirBus 319-132 që tani mban ngjyrat kuqezi, ndërroi sërish “lëkurë” duke u ngjyrosur kësaj radhe bardheblu, me ngjyrat e kompanisë greke “Olympic Air” (shiko fotot).
Grekët e mbajtën avionin jo më shumë se një vit dhe në gusht 2009 ia dorëzojnë një kompanie leasingu, të cilët ia kalojnë turqve të Turkish Airlines. Këta të fundit ia japin nën kodin e tyre, boshnjakëve të kompanisë “BH Airlines”. Pra, avioni fluturoi me ngjyrat e Bosnjes, por kishte kodin e Turkish Airlines dhe ishte nën inventarin e tyre. E njëjta situatë siç është sot me Air Albania.
Tashmë, avioni që më parë ishte lyer bardheblu, duhej të lyhej me të bardhë, të verdhë dhe blu, sipas ngjyrave të kompanisë boshnjake (shiko fotot sipër).
Në shkurt 2012, turqit ia marrin boshnjakëve dhe e lyejnë avionin me ngjyrat e bardhe dhe të kuqe, sipas logos së Turkish Airlines.
Për disa vite, avioni AirBus 319-132 do të fluturonte nën logon e Turkish Airlines deri në gusht 2018 duke mbajtur emrin “BakirKoy” kur iu desh të ndërronte sërish “lëkurë”.
Tashmë, do t’i rripej ngjyra e bardhë dhe e kuqe e “Turkish Airlines” dhe do t’i ngjitej ajo kuqezi.
Kështu, Air Albania, një kompani që ende nuk shet bileta nën logon dhe kodin e vet dhe nuk ka një licence aktive në Shqipëri është kompania e pestë që përdor avionin AirBus 319-132 me kod unik prodhimi 3142.
Është lajm i mirë që Shqipëria të ketë kompaninë e saj ajrore pavarësisht se me ndryshimet aktuale për fluturimet nuk sjell ndonjë përfitim ekonomik kombëtar, por më e rendësishme është transparenca dhe shmangia nga propaganda e sponsorizuar prej zyrës së kryeministrit të Shqipërisë! .
” VALLJA E VDEKJES “.
DY DJEM TE VRARE, USHQIM PER DERRAT—-DHE MANI I LALE NDREUT NE FUSHE-LUMTH.
A ka valle Zot, te fale nje krim te tille , mallku qofte dita qe lindi kjo ideollogji.
&&& MARIA TUCIN (MARKATUCI) Ndërfushaz (Rrëshen-Mirditë),
—Vajzen 18 vjecare qe e mbyllën picak në një thes, së bashku me një maçok të egër.
Po nuk e hodhën në liqen.
Tepër e lehtë, një vdekje e tillë.
U dëfryen duke i rënë me shkop thesit, derisa u kthye në një masë gjaku të mpiksur.
&&&&&&&&
&&& Mëhill Preng Kola dhe Preng Ruçi mbasi u vranë nga forcat e ndjekjes,ja u hodhën si ushqim dhe ia vunë përpara Derrave te uritur.
—Dy trupa te rinjsh qe mbas pushkatimit ju hidhen derrave te uritur per ti cqyer cope cope dhe per ti ngrene.
—Prinder te moshuar, te lidhur dhe te detyruar nga “ushtria e ndjekjes” te shohnin femijet e tyre te vrare kur ja u copetonin trupat e pa jete, kopeja e derrave te uritur.
—Trupa te pa jete qe coptohen nga kopeja e derrave te ushtrise te lene disa dite pa ushqim,per te realizuar kete veper mizore.
—Mirdita dhe Mirditoret qe po vriteshin dhe turperoheshin pabesisht, nga bandat e kuqe kriminale.
Mëhill Preng Kola dhe Preng Ruçi mbasi u vranë nga forcat e ndjekjes i lidhen mbas disa kuajve, dhe ashtu duke i terequr zvarrë, mbas disa oresh i cuan në Shën Pal të Mirditës.
Aty ku njerzit e grumbulluar me zorr nga gjithe zona,me urdher te pushtetit po shikonin duke u dridhur se si te dy trupat e pa jete te bere shoshe nga plumbat ju hodhën si ushqim dhe ia vunë përpara Derrave te uritur.
Derrave te ushtrise që i kishin lënë me qellim pa ngrënë prej disa ditësh.
Tmerr ne syte e popullit!
Trupat e dy djeme te pushkatuar u coptuan dhe u asgjësuan në cast nga Derrat .
Bandat e kuqe, nuk ngopeshin me gjakun e ketyre malesoreve te rinj. Kjo komedi dhe hakmarrje e ndyre e sigurimit te shtetit luhej përpara popullit t vet që detyrohej te qendronte me ore te tera i terrorizuar.
Krim makaber i kanibaleve te kuq.
Perpara Prindërve dhe të afërmit e te vrareve te cilet u detyruan të merrnin pjesë, aty ku derrat coptonin dhe hanin trupat e njerezve te tyre me te dashur.
Dhimbja nuk njihte kufij.
Mirdita po vritej dhe turperohej pabesisht nga dora e kuqe kriminale.
Vec loteve te fshehte, askush nuk nxirrte ze.
Malsoret mes urrejtjes dhe dhimbjes shtrengonin mes dhembeve shkopinj te vegjel. Shkopij, qe klithma e dhimbjes te mos dilte nga shpirti i coptuar dhe i pa mbrojtur, para krimineleve dhe krimeve qe diktatura Sllavo-komuniste, po bente mbi ta,familjet dhe femijet e tyre .
Shteti komunist,kerkonte te cburreronte Mirditen dhe Mirditoret.
Ata qe ne shekuj nuk u perulen as Sllavit,as Turkut dhe askujt, popull qe historikisht nuk e kishte ulur qafën për t’u vënë nën zgjedhë. PKSH dhe Enver Hoxha, për gati 10-vjet rresht iu turrën si bisha të tërbuara, për ta gjunjëzuar, copëtuar, shpërbërë, e për t’ia thyer krenarinë e tij të ligjshme si popull kreshnik.
Sepse Mirdita, kjo trevë vitale, kompakte, katolike e antikomuniste nuk nënshtrohej kollaj.
&&&&&&
–MANI I LALE NDREUT, NE FUSHE-LUMTH.
Mani i Lalë Ndreut, në Fushë-Lumth buzë lumit Zme, na kujton nje tragjedi tjeter te dhimeshme Mirditore me shumë akte.
Tek ky man ogurzi pushkatoheshin e vareshin burrat më në zë të Mirditës, veprim ( pushkatim, mbas pushkatimit i varnin te vdekur ) i cili kryhej në të errur (muzg). Trupat e pushkatuar te varur mbas manit, gjithë natën ishin ushqim per dhelprat, korbat e thitë (derrat), duke pire gjak e duke ngrene tru njeriu !!!
&&&&&&&&&
–MASAKRA E QAFES SE VALMIRIT
Masakra e Qafës së Valmirit u krye në prani të afro 2500 mirditorëve, (gra dhe burra), ku u ekzekutuan 14 burra, nga më të mirët e Mirditës, 4 prej të cilëvë u varën në litar ndërsa 10-të, të tjerë u pushkatuan, ndërsa tre të tjerë ishin të planifikuar edhe ata për t’u pushkatuar, por shpëtuan përkohësisht dhe dhanë shpirt në burgjet e diktaturës, si rezultat i keqtrajtimeve.Në ndërgjegjen e krejt Mirditës kjo masakër nuk mund të harrohet kurrë.
Aty u luajt “Vallja gjigante” e vdekjes.
Ata të mjerë u martirizuan si Apostujt e Krishtit pa patur asnjë faj, pasi siç u vërtetua më vonë nuk kishin patur asnjë lidhje me vrasjen e Bardhok Bibës.
Po atë ditë pa përfunduar ende mirë masakra, “Perënditë e Olimpit” të zemëruara nga kjo tragjedi njerëzore që po luhej në Qafën e Valmerit, shkrepën mbi Mirditë rrufetë nga qielli të shoqëruara me furtunë dhe shi, breshër dhe dëborë, një fenomen ky i rrallë që nuk kishte ndodhur ndonjë herë dhe as ka ndodhur deri tani, që të bie borë në mes të Gushtit, e toka me qiellin atë ditë u bë një.
O Zot, çfarë dite e zezë qe për Mirditën dhe popullin e saj martir, 17 Gushti i vitit 1949…
–Me 17 Gusht 1949
Aty poshtë Qafës së Valmerit, buzë një prroske ishte hapur një gropë e madhe, ne buzë saj ishin rreshtuar 10-të burra të lidhur njëri me tjetrin me duar pas shpine, e kur krisën pushkët e mitralozët. Ata përnjëherë ranë në gropë duke tërhequr njëri-tjetrin pa u dalë ende shpirti. E andej nga gropa dëgjoheshin thirrjet e burrave që jepnin shpirt.
–“Aman qëlloni se jemi gjallë e mos na lini të na dalë shpirti me zor, he katila!”.
Dhe si rrufe që bie nga qielli ranë mbi ta plumbat e armëve të rënda, atje në fundin e gropës së zezë.
E prej andej copat e mishit fluturonin e binin në prroskë.
Ndërsa 4 të tjerët i varën në litar në katër lisat rreth gropës së zezë, aty ku jepnin shpirt 10 të pushkatuarit”.
Viktimat e kësaj masakre ishin:
Të varur në litar:
Preng Dedë Gjomarkaj, (Orosh), Pjetër Dedë Vila, (Kaçinar), Dodë Marka Biba, (Tenë-Kthellë), Pjetër Paloka, (Kaçinar).
Të pushkatuar:
Nikoll Bardhok Bajraktari, (Rrëshen-Kthellë), Llesh Gjon Melyshi, (Malaj-Kthellë), Ndrec Mark Ndoj, (Kaçinar), Nikoll Llesh Bajarktari, (Orosh), Gjokë Gjin Kaçi, (Bukmirë), Ndoc Gjetë Çupi, (Pshqesh-Blinisht), Bardhok Dodë Gjini, (Prosek-Kthellë), Gjergj Keç Beleshi, (Kthellë-Epër), Preng Shkurt Nikolli, (Orosh), Frrok Gjetë Mata, (Kaçinar).
U burgosen afro 500 burra dhe u internuan mbi 300 familje.
Shkaqet e kësaj masakre kolektive qenë të thella, mllefe të vjetra të rregjimit komunist kundër popullit kreshnik të Mirditës.
Preteksi qe i thjeshtë:
-Vrasja e Bardhok Bibës, më 7 Gusht 1949, me vendim të “Komitetit të Maleve”.
Masakrën e Qafës së Valmirit e drejtuan kriminelët. e Mehmet Shehut si:
Shefqet Peçi, Kadri Hazbiu, Sulejman Ku, Zija Kombo, Medin Bilbili, prokurorët Siri Çarçani, Arianit Çela e plot të tjerë si kjo shpurë, që të gjithë kriminelë me gjene të lindura.
KESHTU I VAJTOI MIRDITA BIJTE E SAJ DITEN E ZEZE TE 17 GUSHTIT 1949.
N’Qaf t’Valmirit të Mirditës.
Fort po vriten krah’t e Shqipes!!
Shkallës Madhe kush po zbret?
T’lidh me tela vajmedet.
Jo ma pak se katërmbdhetë…. …
Shtatë ditë burg e jo ma shumë,
Ditën e tetë n’litar e n’plumb
A ka valle Zot, te fale krim te tille ,
&&&&&&&&&&&&
&&& MARIA TUCIN (MARKATUCI) Ndërfushaz (Rrëshen-Mirditë),
mallku qofte dita qe lindi kjo ideollogji
Beniamin Bakalli
Sot do flas per Maria Tucin (Markatuci) nje vashe e jashtëzakonshme, e pa arritshme, gati-gati qiellore!
Ne, Shqiptarët, që për 50 vjet prekëm fundin e ferrit, në një vend ku fjala e shenjt ishte krim na duket çudi kur mendojmë se shenjtorët ishin e janë mes nesh. Se shenjtorë pati e ka edhe në Shqipëri. Se komunizmi, në vend që t’i zhdukte radhet e shenjtorëve, u shtoi edhe disa emra shqiptarësh. Një prej tyre është edhe Maria Markatuci,
Lindi në Ndërfushaz (Rrëshen-Mirditë), më 12 mars 1928.
Ishte shumë e bukur, e urtë dhe me fe të madhe. Kriminelet, hetuesit komuniste per te kenaqur instinktet e veta, u munduan ne te gjitha menyrat, por vajza rezistoi heroikisht. Pastaj e dhunuan ne menyre barbare, sipas deklaratave të shoqeve të saj të burgosura me të.
Maria u bëri ballë torturave, deri sa u dërmua aq, sa nuk e njohën më as shoqet e qelisë. Ndërmjet tyre, probanda korçare, Gjorgjina Bulgareci, që do të dëshmonte, më pas, për ate qe ndolli ne qelite e sigurimit te shtetit komunist
Ngjarja ndodh në Qytetin e Shkodrëse ne Shqiperi . Europa, që bënte sehir se si kthehej, në një skutë të trojeve Ilire, koha e Neronit, e amfiteatrove. Arena, tejet të përshtatshme për zbatimin e marksizmit në praktikë. E për fundin e Marisë. kthyer në skelet, e mbyllën picak në një thes, së bashku me një maçok të egër. Si Lejlanë, në poemën ekzotike të Bajronit. Po nuk e hodhën në liqen. Tepër e lehtë, një vdekje e tillë. U dëfryen duke i rënë me shkop thesit, derisa u kthye në një masë gjaku të mpiksur.
Marjeta, Maria Goretti shqiptare, ishte vetëm 18 vjeçe kur u arrestua. 22 vjeçe, kur u shua, duke e falur me gjithë zemër atë, që i kishte dhuruar Palmën e Martires. E kaloi provën e madhe, për të na lënë trashëgim aromën e mrekullueshme të jetës së saj të papërlyer.
Vdiq në spitalin e burgut në Shkodër, më 24 shtator 1950
” VALLJA E VDEKJES “. http://wp.me/p4z4nV-7C via @wordpressdotcom
Që nga kryeministri Edi Rama e deri tek deputetët e PS-së thuajse të gjithë janë të lidhur me krimin.
Ish ministri Bardhi i ka përmendur me emra.
‘Rama, Xhafa, Balla dhe deputetë të PS-së, janë të lidhur me bandat dhe krimin e me ta bëjnë biznes’, tha Gazmend Bardhi përballë gazetarit Alen Xhelili në studion e lajmeve të SYRI.net.
Kemi një qeveri të lidhur tërësisht me krimin e organizuar.
Kjo ka një impakt direkt në stabilitetin e vendit.
Ka vënë buxhetin e shtetit në shërbim të krimit të organizuar.
Kemi një qeverisje të marrë peng nga krimi i organizuar.
Se kush merr një tender e vendos organizata kriminale pranë politikanit në pushtet.
Taulant Balla doli e tha se nuk ka asgjë të keqe të kesh mik një person të lidhur me krimin.
Arsyeja: Ai të mbështet të vish në pushtet, dhe ti e mbështet në marrje tenderash.
Bëhet fjale për 13-14 milion euro të marra nga miku i Ballës, në kundërshtim me ligjin .
Kemi rastin e deputetit Çyrbja në Shijak, që e trajton veten si anëtar të bandës kriminale.
Kemi Ministrin e Brendshëm që ka vëllanë të dënuar për trafik dhe që përdor standarde të tjera nga ai vartësve të tij, kemi rastin e Taulant Ballës.
Vetë Kryeministri mbyll sytë çka tregon se lidhjet e tij me krimin janë të njëjta.
Jemi në kushtet nëse ekzistojmë më si shtet demokratik, dhe përsa kohë vendi drejtohet nga krimi i organizuar nuk mund të diskutojmë gjëra të tjera.
Në Shkodër, Vlorë apo Durrës, bisedë kryesore mes njerëzve është pasiguria për jetën.
Të njëjtën sjellje siç po mban sot për vetingun, Edi Rama e mbante edhe për dekriminalizimin.
Dhe pas zvarritjes së tij, ligji u miratua me këmbënguljen tonë, dhe sot janë mbi 300 zyrtarë publikë që janë larguar.
Ne besojmë tek mbështetja e qytetarëve dhe vullneti i partnerëve për të mbështetur platforma një vendi në Europë dhe që do të integrohet në BE’, u shpreh Gazmend Bardhi në studion e SYRI.net.

Dokumenti i 17 nëntorit 1946, ku jepet urdhri i Partisë për shkatërrimin e klerit katolik, veçanërisht atë françeskan në Shkodër. Direktivat e Partisë që i papaprinë inskenimit të Sigurimit për “armët në Kuvendin Françeskan”.
Marre nga Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit/
Kleri katolik në Shkodër ishte baza e shenjestrës së komunsitëve që në orët e para të regjimit të Enver Hoxhës. Instruksionet për eliminimin e tyre kishin ardhur direkt nga Moska dhe Sigurimi i Shtetit merrte vazhdimisht direktiva nga krerët e partisë për forcën e goditjes ndaj klerikëve katolikë. Pa eliminuar veprimtarinë e klerikëve katolikë në Shkodër nuk do të kemi mundësi veprimi në qytet, thuhet në dokumentin e mëposhtëm.
Dokumenti hartohet pas një mbledhje partie në në këtë qytet, ku ishte planifikuar me kujdes sulmi, që do i bëhej kuvendit françeskan në Shkodër dhe gjithë klerikëve françeskanë. Në fillim të dokumentit thuhet se pas arrestimeve të para kishin marrë informata se në Kuvendin e Françeskanëve ishin grumbulluar “dokumenta të Marka Gjonit, të Papalilos, të Patër Antonit dhe të Patër Shllakut, përveç dokumentave të shumta historike dhe sendeve të tjera antike”. Ndërsa citon hetimet nuk permend asgjë për “armët”, por më vonë thuhet se popullit do t’ia zbulojnë me filmime e fotografi depot e armëve që ishin fshehur në këtë kuvend. Shumë dëshmi e fakte historike e kanë zbuluar tashmë të vërtetën se e i gjithë “shou” i armëve në kishë kishte qenë i inskenuar nga Sigurimi i Shtetit. Por dokumenti që “Kujto.al” e sjell për lexuesit vërteton urdhrin dhe aksionin partiak për këtë goditje që i duhej bërë klerit katolik, si rruga e vetme për të shtënë në dorë Shkodrën. Më poshtë e sjellim të plotë dokumentin.
KOMITETI QARKOR I P.K.SH.
VDEKJE FASHIZMIT
PËR SHKODRËN
LIRI POPULLIT
Nr. 40
Shkodër më 17.11.1946
Komitetit Qendror të P.K.Sh.
T i r a n ë
Në një mbledhje të shpejtë të Komitetit Qarkor shtruan çështjen e goditjes kundra elementeve të Klerit Katolik. Në bazë të udhëzimeve të marra nga lartë seksioni i sigurimit filloi goditjen në fillim me arestime të vogla e të rralla, në mënyrë që nuk ranë fortë në sy. Gjatë këtyre arestimeve Seksioni mundi të shtyjë në dorë informata të sigurta mbi grumbullim dokumentash në Kuvendin Franceskan. Hetimet e zhvilluara nxuarën në shesh në këtë kuvend të fshehura nëpër dhoma (nën dhe), nëpër depo (brënda në mur), në tavan të fshehura mirë dhe në mes të Kishës (nën dhe) dokumenta të Marka Gjonit, të Papalilos, të Patër Antonit dhe të Patër Shllakut, përveç dokumentave të shumta historike dhe sendeve të tjera antike.
Këto zbulime të popullarizuara me anë të Radios dhe me anë të Organizatës, lehtësuan arestimin e Provincialit, të Ipeshkvit Frano Gjini e të disa klerikëve të tjerë dhe çelin rrugë për një goditje më të rreptë kundra këtyre njerëzve të shitur dhe shokëve të tyre.
Popullarizimi i këtyre zbulimeve ka bërë që masa e ulët katolike (musullmanët po se po) të aprovojë veprimin t’onë kundra këtyre njerzëve që kërkuan t’a bëjnë Kuvendin depo armësh kundra Pushtetit. Elementet kundërshtarë lëshojnë parullën e mëshirës “gjinah, nuk duhet t’i vrasin se s’ka kush e mbanë fenë” ose parullën e paraqitjes së pushtetit si kundra fesë: “po na zhdukin fenë e po na mbyllin dhe kishën”. Këto parulla nuk janë dëgjuar fortë, por fillohen të hidhen. Organizata është udhëzuar t’i demaskojë këto parulla dhe të bëjë çmos që të skjarojë popullin mbi veprimin e poshtër të këtyre njerzëve që e përdorin Kuvendin dhe Kishën akoma për depo armësh kundra Pushtetit Popullor.
Ne mendojmë se situata është e favorëshme tashti – nga vetë faktet që duallën e që po dalin vazhdimisht – për shtrirjen e goditjeve edhe në klerikë të tjerë të implikuar, duke lënë jashtë për tëvazhduar punën e fesë ata më pak të implikuar (mbassi nuk besojmë të ketë ndonjë në qytet pa implikuar). Njëkohësisht propozojmë mbylljen e Kuvendit Franceskan, shpërndarjen e xhakojve të këtij Kuvendi dhe konfiskimin e pasurisë së këtij Kuvendi (me përjashtim të Kishave – si u-bë për Jezuitët) si çerdhe armatimi kundra Pushtetit dhe si çerdhe axhitacioni, hedhje parullash e lufte kundra nesh. Në rast se aprovohet një propozim e tillë, sot mund të themi se është situata më e favorëshme në Shkodër.
Nga ana e jonë do t’ia shtrojmë organizatës edhe një herë zbulimin e bërë në Kuvend, veprimtarin e fëlliqur të këtij Kuvendi dhe të njerzëve si Mati Prenushi me shokë, do të bëjnë që nga Organizata e Rinija Komuniste të shtrohet në popull e të ngjallet urrejtja e masës kundra këtyre njerzëve dhe veprimtarisë së këtij kuvendi dhe do t’a nxisim organizatën për të qenë më vigjillante kundrejt veprimtaris së mëtejëshme të Klerit. Radioja dhe shtypi do të mobilizohen me anë komentesh të shkurtra ose parullash për demaskimin e kësaj veprimtarije të fëlliqur dhe për përgatitjen e opinionit për dënim shëmbëllor e marrje masash kundra Kuvendit.
Njikohësisht me inisjativën e Mbrojtjes do të dërgojmë në Kuvend për t’i parë në vënd, vëndet e depove të armëve, të bombave etj, një komision të përbërë nga njerëz të të gjitha organizatave që do t’a konstatojnë vetë këtë e do t’a faktojnë pastaj në gjyq. Përveç kësaj do të marrim dhe fotografi të ndryshme në vënd, ashtu si janë gjetur depot.
Axhitacioni i ynë do të lidhet me të kaluarën e klerikëve, me Gjyqin e Bashkimit Shqiptar, me përpjekjet e priftërinjve për të sabotuar reformat t’ona, me Postribën, me lidhjet me elementin tjetër reaksionar, me lidhjet me reaksionin e jashtëm etj.
Komitetin Qarkor të Partisë
(Spiro Pano)
(firma, vula), kujto.al
Gazeta franceze e referencës “Le Monde” i ka kushtuar një speciale të gjatë në rrubrikën e saj “Gjeopolitikë” çështjes së ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
Në shkrimin e madh të titulluar: “Shkëmbimi i territoreve fundi i një tabuje’ thuhej se “mozaiku etnik, infrastruktura kyçe dhe ndërtesat kulturore përbëjnë barrierat për projektin e ri-përcaktimit të kufirit”.
Gazeta e Parisit, në artikullin e parë, vë në dukje se “shkëmbimi i territorit në bazë të kritereve etnike përbën shqetësim” dhe se “në debatin për shkëmbimin e mundshëm të kufirit midis të dy palëve përplasen me njëra tjetrën etika dhe pragmatizmi”.
Në këtë artikull, ku autori Jean Baptiste Chastand ka shkelur vetë teritorret nga Mitrovica deri në Luginën e Preshevës tregohet se si shqiptarët e Serbisë janë pro kësaj ideje, ndërsa serbët që jetojnë në Kosovë janë totalisht kundër. “Shkëmbimi i territorit në bazë të kritereve etnike përbën shqetësim” shkruan autori që vazhdon: “në debatin për shkëmbimin e mundshëm të kufirit midis të dy palëve përplasen me njëra tjetrën etika dhe pragmatizmi”.
Në shkrimin e dytë tregohet për historinë e parimit të paprekshmërisë së kufijve dhe si ka ndryshuar ai
“Kufijtë janë të pacënueshëm nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, ato nuk mund të ndryshohen me forcë, por nga ana tjetër ato nuk janë të paprekshëm: ato mund të zhvendosen në qoftë se të dy palët të arrijnë një marrëveshje”, i ka thënë “Le monde” gjeografi francez Michel Foucher, i cili thotë se “nuk duhet të ngatërrohen shenjtëria dhe paprekshmëria e kufijve.
I njohur në Konferencën e Helsinkit 1975 mes Bashkimit Sovjetik dhe fuqive perendimore, ky parim zuri vend zyrtarisht në vitin 1990 me Kartën e Parisit. Ai ka mundësuar bashkimin gjerman pas rënies së Murit të Berlinit.
“Midis viteve 1989 dhe 1992 në Evropë – duke përfshirë Ukrainën dhe Bjellorusinë – u themeluan 22 kufij të rinj, të gjatë 11.149 kilometra”, shpjegoi Michel Foucher.
Gazeta franceze vë në dukje se, në rastin e shkëmbimit territorial mes Beogradit dhe Prishtinës, megjithatë, është hera e parë që bëhet fjalë në lidhje me kufijtë e rinj të vizatuar mbi baza krejtësisht etnike, dhe jo në linjat e mëparshme administrative të republikave përbërëse ose rajoneve autonome të ish-Jugosllavisë.
Ajo që bie në sy në shkrimin e dytë është fakti se gazata me burime të forta në administratën e lartë franceze rikonfirmon edhe njëherë një artikull të mëparshëm të saj se ndryshe nga Berlini, Parisi është më pro idesë së ndarjes. “Franca e mbështet në mënyrë driskrete shkëmbimin e territoreve” thuhet në këtë artikull.
Por pjesa me spektakolare e kësaj specialeje gazetarët e së cilës kanë kontaktuar direkt edhe me Hashim Thaçin është vizatimi i një harte se si imagjinohet ndarja e re. Ajo mban titullin: “Risku i destabilitetit”: “Midis Kosovës dhe Serbisë, mozaiku etnik, infrastruktura kryesore dhe ndërtesat kulturore janë pengesa për projektin e ri-përcaktimit të kufirit”.
Në hartë është treguar sesi do të duken “kufijtë e rinj në mes të Serbisë dhe Kosovës”, ku pjesa veriore e Kosovës, me komunat serbe të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës se veriut, do të kalonin në Serbi, ndërsa Kosovës do t’i bashkoheshin territoret e komunës së Medvegjës dhe Luginës së Preshevës, e populluar kryesisht me popullsi shqiptare.
Ajo që bie në sy sipas kësaj harte është fakti se Serbia nuk qeh dorë nga asnje prej interesave të saj ekonomike, Asaj i mbeten edhe liqeni i Ujmanit (shkruar në hartë lart me emrin Gazivoda mes Mitrovicës dhe Zubin Potokut) edhe miniera e Trepçës që është në tokë shqiptare (ne harte ne te djathte te Mitrovices) por edhe autostrada dhe hekurudha Beograd – Shkup që kalon përmes luginës së Preshevës (harte dy vijat jeshile në të djathtë të Bujanovcit)
Në hartë janë theksuar katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, për të cilat thuhet se janë “jashtë kontrollit, nuk janë të rregulluara me ligj dhe janë pre e grupeve mafioze”.
Syri.net
BIJTE E DJALLIT, S´MUND TE BEHEN BIJTE E KRISHTIT.
Ramiz Alia urdhëroi:
Të qëllohet ndaj anijes! Të qëllohet me armë! Të mos lejohet që të largohet!
libri me kujtime
“Kur shembeshin themelet”,
Të ish-Drejtorit te hetuesise se pergjitheshme shqiptare. Qemal Lame.
–Kush i jepte urdhrat dhe pse?
–Kush i bënte arrestimet dhe kush i lironte protestuesit më 1991?
–Pse Alia jepte urdhër të qëllohej?
Lame, përpos asaj që ka parë e dëgjuar, sjell tek-tuk edhe analiza të personazheve për të cilët shkruan.
Gramozi lexoi një raport me shkrim që kishte përgatitur Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, për gjendjen në Kavajë dhe masat që duhej të merreshin. Në përfundim, ai dha mendimin me propozimin për t’u internuar afro 300 persona, nga ajo zonë ku kishte më shumë probleme.
Të pranoje që të internoheshin një masë e tillë njerëzish, do të thoshte që të internoheshin një pjesë e mirë e popullsisë ne Kavaje. Kjo do ta bënte akoma më të rëndë gjendjen politike dhe do të krijoheshin probleme të mëdha, të cilat do të shtriheshin në gjithë vendin…
Kleanthi Koçi ndërhyri duke mbështetur mendimin e Ramizit, duke u distancuar nga mendimi im dhe i kryeprokurorit Rrapit:
– Të fillojë çështja penale për drejtuesit e sindikatës së minatorëve të Valiasit, të cilët ngrenë punëtorët në greva e mitingje.
Kico Mustaqi.
Më lajmëruan, sho-ku Ramiz, se ne Sazan është rrëmbyer një anije ushtarake dhe duan të ikin në Itali. Komanda ushtarake në Sazan kërkon urdhër për përdorimin e armëve.
Ramizi iu përgjigj:
Të bllokohet anija me anë të katerave silurues.
Të pengohet lëvizja e anijes.
Kiço Mustaqi u largua të komunikonte porosinë e Ramizit. Përsëri morën në telefon.
Më në fund, Ramizi urdhëroi:
Të qëllohet ndaj anijes! Të qëllohet me armë! Të mos lejohet që të largohet!
Ish-i dënuari politik Beqir Ajazi, në dëshmitë e tij për kohën kur ishte i burgosur në Tiranë, e përshkruan kështu punën në kampin e Jubës, ngritur në prill 1946, në fshatin Jubë në lindje të qytetit të Durrësit.
“Një ditë prilli të vitit 1946, kur sapo kishim hyrë nga pajdosi dhe të burgosurit kishin rënë në një farë qetësie, kush duke studiuar, kush duke luajtur shah, apo domino, filloi një zhurmë e pazakontë të dëgjohej aty ndër mjediset e burgut… Më në fund, llozi u hap me një tërsëllëmë të madhe dhe një oficer i ri u duk me një letër në dorë…
– Vini re! – thirri ai. – Të gjithë ata që do të dëgjojnë emrin, të lidhin teshat, t’i bëjnë deng dhe me to në kurriz, shpejt e në oborr, një minutë e më parë.
Pastaj, ai filloi të na lexonte një listë që s’kish të sosur. Kur e mbaroi, më shumë se gjysma e kaushit e kishin dëgjuar emrin. Po në të njëjtën kohë, porta e madhe e burgut që shikonte nga rruga “Mine Peza”, ishte hapur dy kanatesh dhe disa kamionë gumëzhinin aty, duke manovruar që të kthenin drejtimin. Kur kishin dalë të gjithë në oborr, dera që komunikonte me burgun u mbyll e u sigurua. Një palë policë na grumbulluan në njërën qoshe dhe filluan të na lidhnin grupe-grupe me një litar të gjatë. Me qëllim që ky deng litar të mund të lidhte një numër sa më të madh të burgosurish, lidhjen policët na e bënin fare afër njëri-tjetrit.
Kështu u bëmë disa grupe me nga 62 të burgosur me një deng litari.
Komandanti i kampit të Jubës, një farë Vangjel Mihali, që deri dje kishte qenë kamerier në Korçë, u mërzit dhe u bë nevrik nga mefshtësia që po tregonin policët e tij në këtë punë. Prandaj, për të dhënë vetë shembullin personal, ai hipi në kamion dhe duke i shtyrë të burgosurit me shqelma si të ishin kërcunj me miza, i hidhte poshtë njëri pas tjetrit. Ndodhte ngandonjëherë që i rrëzuari mbetej i varur në litarin që e mbante të lidhur me shokët që ishin ende në kamion. Kështu e pësuan të gjithë këta të mjerë deri tek ai që ishte në fund të litarit. Kur erdhi radha tek unë, ai më dha një shqelm të fortë nga pas, vrulli i të cilit më hodhi poshtë mua, si dhe shokun që kisha pranë. Duke i kujtuar ato çaste, kam i sigurt që, nëse duke na flakur kështu nga kamioni, ne shpëtuam pa thyer këmbë a dorë, kjo i detyrohet faktit që, duke rënë njëri mbi tjetrin, trupat tanë si prej mishi që ishin, krijonin për njëri-tjetrin një farë amortizatori shpëtimtar.
Dhe, kur mori fund procesi i zbritjes, ata na vunë të gjithëve në rresht dhe filluan të na numëronin, jo me emra por si njësi. Na sistemuan nga 6 veta në një çadër. Kush kishte dyshek, e kishte problemin të zgjidhur se shtrihej mbi të, ai që nuk kishte, shtrihej mbi tokën lakuriqe, por ama në vendin që i kishin caktuar. Ai kishte një fitim se nuk e lagte shiu. Meqë ashtu si neve këta sollën dhe nga Elbasani, Vlora e Berati, përfundimisht u bëmë aty rreth 800 veta. Që të nesërmen na nxorën në punë. Detyra jonë ishte të gërmonim kanalin e Jubës, për të shpëtuar fushën nga përmbytja.
Meqë ishte fare në fillim, gërmimi bëhej me traktor, kurse ne kishim si detyrë që të largonim dheun deri në atë distancë që e kërkonin kushtet teknike. Organizimin e punës e kishte bërë një rus i bardhë. Thuhej se ai kishte qenë apo dhe ishte i burgosur si ne, prandaj, me qëllim që të fitonte pikë me autoritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai nuk orientohej veçse drejt asaj që t’u pëlqente autoriteteve. Sipas këtij organizimi, çdonjëri duhej të mbushte dy karro dore. Gjatë ditës së parë, sistemi i punës së detyruar nuk m’u duk dhe aq i tmerrshëm, nga sa e kisha nxjerrë nga leximet. Punuam normalisht dhe askush nuk na trazonte dhe as na nxiste. Në nëntëshen time bënin pjesë: Demir Vila, Koço Kota, Et’hem Cara, Enver Hasa, Ahmet Ndroqi, Qazim Merlika, Hasan Kalaja, Reshit Ishmi dhe unë.
Të nesërmen dolëm në punë më me kurajë, se na dukej që ia kishim marrë dorën. Por, kur u kthyem nga puna e ditës së dytë, situata kishte ndryshuar fare… Përpara portës së madhe të kampit, mbërthyer e ngërthyer me tela me gjemba, kishin sjellë një lloj tjetër teli me gjemba, të cilin as e kisha parë dhe as kisha dëgjuar kurrë të flitej për të. Ky lloj teli ishte thurur në formë tubi, me diametër pak a shumë 70 cm. Këtë e kishin vendosur në formë rrethi përpara portës dhe përmasat e këtij, arrinin sa ato të një lëmi të madh. Ndërsa njerëzit, të lodhur, prisnin që të hynin në kamp dhe të shtriheshin secili në vend të vet, një listë emërore na u lexua. Ata nuk do të futeshin në kamp, të tjerët, po…
Të tërë ata të listës ishin personalitete të spikatura të regjimeve të kaluara, si prefektë, ministra, gjeneralë e kështu me radhë… Këta i detyruan të futeshin këmbadoras në tub të telit dhe të ecnin gjunjas nëpër të. Mjerë ai që ndalej, sepse, që nga kuadratet boshe, dajaku i policëve bënte kërdinë mbi mish njeriu. Të burgosurit e mjerë duhej të ecnin duke gjetur boshllëqe për të vënë gjunjët dhe duart, që të avanconin. Gati për çdo hap, gjuri i shkretë ose pantalloni i gjerë ngecte në grep të telit. Sa përqendroheshe në çlirimin e gjurit nga kjo ngecje, grepi që ishte nga sipër, të ngulej në këmishë ose dhe në kurriz. Dhe këtë ushtrim gjimnastikor komandanti i kampit, Vangjel Mihali, e vazhdonte deri në mesnatë.
Kur ktheheshin për t’u shtrirë e për të fjetur, trupi i tyre kullonte gjak, këmisha dhe pantallonat ishin zgripur, si t’i kishin çukitur laraskat…
Ditën e tretë, Koço Kotës, Ibrahim Biçakçiut dhe Et’hem Carës u vunë dhe nga një polic enkas prapa, detyra e të cilëve ishte që, tërë ditën e ditës, këta të mos bënin gjë tjetër, veçse të godisnin me bisht të lopatës, secili myshteriun që i ishte caktuar, pa marrë parasysh nëse punonte apo nuk punonte.
Kur e kuptova lojën mizore që luhej në kurriz të këtyre të mjeruarve, më pllakosi një trishtim i madh në zemër, i cili më bëhej si ankth në fyt dhe s’më linte të merrja frymë. Duke e ndjerë veten të pafuqishëm, për të protestuar me vepra kundër kësaj mizerje që ishte ngritur në sistem, shpirti dhe zemra ime qanin përbrenda dhe shkriheshin riga nga kjo e keqe, të cilën nuk ma kishte marrë mendja se mund të bëhej në faqe të dheut. Ç’është më e keqja, ky lloj presioni që bënte vullneti mbi shpirtin tim të zhuritur, më bluante dhe më rëndë përbrenda dhe më shkrinte fare. E dija se, po të kisha qarë ashtu me lot e me dënesa, sa të dëgjohej jashtë, e keqja që më gërryente në heshtje, do të më ishte më e lehtë. Po kjo nuk ishte në dorën time…
Ishte fundi i tetorit të atij viti kur komunistët u kujtuan të na kthenin nëpër burgje. Ne kishim lindur me jetë të gjatë se, pikërisht atë natë që u kthyem dhe qe boshatisur fare Kampi i Jubës, nisi ai shiu katastrofal që nuk pushoi ditë të tëra dhe që solli atë përmbytje historike që shkriu shtëpitë prej qerpiçi, rrëmbeu prodhimet e fushave, si dhe njerëzit që gjeti përpara i rrëmbeu e i çoi në det. Këtë fat do të kishim pësuar dhe ne, në rast se nuk do të kishte rastisur të na kishin hequr një ditë më parë. Me çadrat, me të burgosurit si dhe me policët, bashkë me Vangjel Mihalin në krye, do të kishim përfunduar në Gjirin e Lalëzit, ku të na hanin përbindëshat e detit, kurse, sigurisht që Vangjel Mihalin do ta kishte ngrënë ndonjë gjarpër ciklop, se gjarpër ciklop, ai ishte me të vërtetë.
Kur u kthyem në burgun e Tiranës, pamë se mënyra e administrimit aty kishte ndryshuar. Na futën në burgun e vjetër në rrugën “Mine Peza”. Kur patëm marrë rrugën e Jubës, aty nuk kishte mbetur më as një e treta e të mjeruarve, kurse tani që u kthyem, e gjetëm veten të shtrënguar si kokrrat e shegës. Holli qendror plot e përplot dhe gjithë korridoret ishin plot me të burgosur, ngjeshur e stivosur njëri pas tjetrit si fishekët në qese. Në fund të këtij vargu që s’kishte të sosur, pikërisht te zgara e hekurt, në krye të shkallës së birucave kishin vënë Hafiz Ibrahim Dalliun”.
Fundi tragjik i ushtarakut antikomunist, i diplomuar në Torino: U vetëvra për të mos rënë në dorë të komunistëve, më pas u gropos buzë Erzenit.
I diplomuar në akademinë ushtarake të Torinos, në vitin 1936, Mustafa Deliallisi ishte ndër të paktët kuadro të shkolluar në perëndim, në Shqipërinë e viteve 1944. Kishte mbajtur detyrën e Rrethkomandantit të rekrutimit në Librazhd, Burrel. Pas pushtimit të Shqipërisë, ai kishte dhënë dorëheqjen nga të gjitha detyrat në ushtri, në vitin 1943. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, Mustafa Deliallisi, u pozicionua kundër regjimit dhe krijoi çetën e tij kundër regjimit komunist, duke operuar për katër vite rresht. Mustafa Deliallisi dhe çeta e tij ishin në shënjestër të regjimit dhe për këtë, ishte ngarkuar grupi i forcave të ndjekjes, drejtuar nga Kadri Hazbiu. I rrethuar nga forcat e ndjekjes komuniste, në shtator të vitit 1948, Mustafa Deliallisi refuzoi të dorëzohej dhe ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes, me qëllim që të mos binte në dorë të terroristëve komunistë.
Për ta kthyer në shembull terrori, për të gjtihë ata që do të guxonin t’i kundërviheshin regjimit, komunistët e morën kufomën e Deliallisit dhe e ekspozuan për tri ditë me radhë, në qendër të Shijakut. Më pas, e ngarkuan në një karrocë plehrash dhe e groposën buzë Erzenit. Eshtrat e ushtarakut të famshëm, ende nuk janë gjetur, me gjithë përpjekjet e familjarëve të tij, të cilët nuk kanë reshtur së kërkuari deri sot.
Ushtarak Shijak 1912-18 dhjetor 1948. Mbasi mbaron gjimnazin në Shkodër dhe shkollën Plotësuese të Oficerëve në Tiranë, diplomohet në Akademinë Ushtarake të Torinos më 1936. Rrethkomandant rekrutimi në Librazhd, Burrel. Pas pushtimit emërohet në Malin e Zi përkohësisht. Jep dorëheqjen nga shërbimi ushtarak. 1943: Komandant xhandarmërie në Shijak.
Me ardhjen e komunistëve në pushtet, Mustafai krijon një çetë që vihet nën shenjestër të forcave të ndjekjes. Për 4 vjet çeta ia doli të kryente e pacënuar aksionet kundër regjimit komunist. Më 18 dhjetor u rrethua nga forcat e komanduara nga Kadri Hazbiu. Nuk pranoi të dorëzohej dhe vrau veten që të mos binte në dorë të terroristëve komunistë. Të nesërmen, Mustafa Deliallisin e vdekur, e ekspozuan në qendër të Shijakut, për tri ditë e tri netë përjashta, e më pas me një karrocë plehrash e çuan për ta varrosur, jo në varrezat e qytetit, por diku në breg të Erzenit, në një gropë, pa i vënë asnjë shenjë për njohje. Edhe sot, me gjithë përpjekjet e pandërprera, familja e tij nuk e ka gjetur varrin. Më 20 shkurt 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq, për “motive politike“, më 17 dhjetor 1948.
Çastet e fundit dhe amaneti i Filip Logorecit, lënë bashkëvuajtësit të tij të qelisë, Zef Staku. Historia tronditësë e gjimnazistit shkodran që humbi këmbë e duar nga torturat ç’njerzore në hetuesi e më pas dha shpirt në burgun e Shkodrës.
Nga Luljeta Progni
Kur në radio BBC dëgjohej zëri i Anton Logorcit, duke analizuar se si po shkeleshin të drejtat e njeriut në Shqipëri, i vëllai Filipi, po vuante të gjithë egërsinë e diktaturës komuniste nëpër birucat e burgut famëkeq të Shkodrës së viteteve të para të komunizmit.
Filip Logoreci, ishte fëmija i shtatë i familjes Logorci në Shkodër. Sapo kishte përfunduar gjimnazin.
Natyrisht kishte ëndrrat e tij për të vazhduar studimt e larta si fëmijët e tjerë të Logorecëve. Është ndër ndër familjet e spikatura në Shkodër e mbarë vendin, për traditën e dijes, kultures e patriotizmit.
Por Filipi nuk do të mund ta vazhdonte traditën sepse regjimi kishte vendosur të lëshonte mbi të, të gjithë mllefin monstruoz për kundërshtarin e regjimit.
I vëllai i Filipit, Anton Logoreci, ishte në atë kohë drejtues i sektorit për Shqipërinë dhe Evropën Lindore në radio BBC, në Londër. Anton Logoreci ishte një ndër analistët më në zë të BBC në atë kohë dhe mjaft aktiv për ngjarjet që po ndodhnin në vëndet e kampit komunist. Natyrisht Shqipëria dhe regjimi komunist, zinin një vënd të rëndësishëm në analizat e tij. Sa më shumë fjalë lëshonte Anton Logoreci kundër regjimit komunist, aq më shumë ngushtoheshin hekurat nëpër kyqet e këmbëve dhe duarve të njoma të të vëllait gjimnazist, Filip Logorecit.
Janë katë vite të mundimshme nëpër birucat e burgut të Shkodrës, atje ku u torturuan e u vranë qindra kundërshtarë të regjimit komunist. E ka rrëfyer historinë e Filipit, bashkëvuajtësi i tij i burgut, Zef Staku, dhe na vjen përmes një artikulli të botuar në Shkodranews, nga pinjolli i i kësaj familje Pjetër Logoreci. Në këtë rrëfim, ka detaje shumë të dhimbshme të ditës së fundit të Filip Logorecit në burgun e Shkodrës.
Vakti i fundit
Familja e Filipit kishte sjellë disa ushqime dhe vshjmbathje sipas rregullores, pasi lejohej një herë në tre muaj që familjarët të mund të kujdeseshin për të burgosurin. Filipit nuk i lejohej takimi me familjen. E ëma Maria nuk e kishte parë qysh ditën kur e arrestuan dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte me të birin. Ashtu në heshtje e ëma e la atë çantë me ushqime e veshje për të birin dhe u largua zemërthyer. Pas pak gardiani i burgut u shfaq në qelinë ku ndodhej Filipi dhe shokët e tij…Me ulurima ai thirri në derën e qelisë: … Cili është Filipi?! … hajde të marrësh ushqimin që solli familja…!
Por Filipi nuk mund të çohej sepse ai nuk i kishte as duart, as njërën këmbë. Doktori i burgut kishte vendosur tia priste pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Për shkak të shtrëngimit të hekurave gjymtyrët e Filipit ishin gangrenizuar. Filipi jetonte si në ferr me dhimbje e rënkime. Bashkëvuajtësi i tij, Zef Staku, kujdesej çdo ditë për të duke u përpjekur ta ushqeje, ta lajë e ta ndërrojë me aq mundësi sa kishte.
“Filipi nuk mund të ngrihet, zotni komandant”, u dëgjua zëri i Zef Stakut përtej hekurave, “ai asht shumë i smurë e ka ra në kllapi prej ethesh…”. Kapterri hodhi mbi çimento tasat e ushqimit duke mallkuar Filipin, Lekën e gjithë të tjerët…
Zef Staku, e mori çantën me ushqime që nënë Marija kishte dërguar për Filipin dhe u përpoq ti jepje një lugë me lëng mishi. Por Filipi ishte shumë i sëmurë e nuk mund të hante as të pinte. Në qeli ishin 13 veta. Askush nuk bzante në respekt të orëve të fundit të jetës të shokut të vuejtjeve. Në qeli vazhdon heshtja. Filipi është në grahmat e fundit por po përpiqej të belbëzojë disa fjalë. Zefi arrin të kuptojë përmes belbëzimesh: … Zef, … nanës, mi ço fjalë nanës…, … i thuej që e kam dasht shumë… nanës…Zef”
Prej së largu u dëgjuan këmbanat e kishës, ndërsa Zefi përshperiste lutjen e fundit për shpirtin e Filipit. Pas pak orësh dëgjohet përtej hekurave edhe britma e nanës Mari.(kujto.al)
Nga Dritan Kaba/
Rasti i hotel Plaza nuk ka të bëjë me parregullsinë, përkundrazi sipas ligjit “Masat shtesë të Sigurisë” e ka të detyrueshme t’i vendosë ndryshe ngarkohet me gjoba deri në pezullim të aktivitetit.
Neni 4 dhe 5 i këtij ligji, shumë të debatuar edhe në Parlament, perifrazon qartë detyrimin e vendosjeve të kamerave jo vetëm me rezolucion të lartë, por edhe me infra të kuqe për të xhiruar edhe me errësirë. Në këtë ligj jepet qartë edhe detyrimi ligjor që subjektet, në këtë rast hotel Plaza, e ka detyrim t’i ruajë të paktën dy muaj pamjet e regjistruara si minimum dhe nuk aspak të drejtë t’i fshijë ato. Ligji përkundrazi vendos minimumin e ruajtjes, por nuk e detyron kohëzgjatjen e mbajtjes së regjistrimeve. Edhe në këtë rast debati ishte se subjekteve të ndryshme ekonomike do i duhej server i madh dhe i kushtueshëm kështu qe u la një afat dy mujor detyrimin e mbajtjes së të dhënave.
Ky ligj detyron gjithashtu z. Besnik Dervishi si komisioner i ruajtjes se të dhënave personale që gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, që po bën gati dy vite i miratuar, të ngrinte rregulloren dhe regjistrin e subjekteve që disponojnë këtë teknologji. Deri këtu e ka hapin ligjor Besniku, asnjë çap më tej.
Hotel Plaza në këtë rast ka zbatuar ligjin pikë për pikë, ndërsa Besniku e ka shkelur atë, qoftë me shkresën e tij arbitrare, qoftë edhe me mospërmbushjen e detyrimit ligjor që i jep ligji i miratuar nga Parlamenti. Në rastin më të mirë për Dervishin duhej të kërkohej shkarkim nga detyra për mos plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji dhe në rastin e vërtetë ligjor, që Besniku e njeh mirë, deri në ndjekje penale për shpërdorim detyre, si për shkresën por edhe për mospërmbushjen e detyrimeve që atij si pozicion në mënyrë taksative ia ka përcaktuar ligji.
Pyetja që vjen është çfarë takimi të kujt me kë, kërkon të fshijë Besnik Dervishi?
Letra e tij si e thamë është në kundërshtim të plotë me ligjin, e propozuar nga Tahiri dhe mbështetur me forcë nga grupi i deputetëve të Rilindjes.
Kur ligji u miratua në Parlament ka pasur një përplasje të fortë edhe vetë mes mazhorancës. Grupi i deputetëve të LSI ishte kundër miratimit të këtij ligji dhe shumica votuan kundër. Ishte nga ato ligje që u miratua me 49 vota pro. Presidenti Nishani e ktheu ligjin sërish në Palament. Diskutimet ishin shumë të mëdha. U desh të ndryshohej rreth 50% e ligjit që ai të rimiratohej në Parlament, sepse grupi i Rilindjes nuk i kishte 71 bota për të rrëzuar dekretin e Presidentit. Pa asnjë hezitim e them që pa këmbënguljen e z. Petrit Vasili sot do kishim një ligj monstër, si ishte formuluar në fillim, të quajtur antikushtetues si nga PAMECA dhe ICITAP. Në atë kohe si Syri.net edhe Hashtag.al e denoncuan dhe çmontuan ligjin si antikushtetues. Media tjetër heshti, sidomos ajo televizive, po shume turpshëm, se duhej vetëm lavdëruar iniciatori i atij ligji monstër, Tahiri. Ishte koha kur Shqipëria mbulohej nga hashashi dhe televizionet jepnin paradat e asgjësimit të 99.99% të sipërfaqes së mbjellë me hashash dhe ne korr lavdëronin “policinë që donin” Kryeministri dhe pronarët e tyre.
Tani të dalim tek ajo që nuk shkon. Çfarë e detyron Besnik Dervishin të tejkalojë ligjin me shkresën e tij.
Ai, si jurist, e di që për të sekuestruar pamjet duhet vendim gjykate, por edhe për fshirjen e tyre, ndryshe ligji penalizon direkt administratorin e Hotel Plaza. Këtë gjë nuk mund ta bëjë Dervishi, as me letër as me urdhër.
Pyetja është kujt i djegin xhirimet e Plazas?
Kush ka darkuar apo pirë kafe me kë?
Kush ka takuar kë? Kjo gjë nuk bëhet për gjakun e punëtore, as për xhirimet për ta.
Kjo është një përralle absurde që nuk ka gomar ta hajë. Njësoj si ajo “bomba” poshtë makinës së Dervishit që “u zbulua” nga punonjësit e Gardës. Duke mos marre dot një vendim gjykate, Dervishi bën letra paçavure për fshirjen e serverit dhe shton atë punën e gjakut, e cila si i thonë “tironcit” është të mbulosh mutin me gjethe të thara që të mos vijë era.
Interesant është puna e zërit që e tremb atë që ka urdhëruar Besnikun të bëjë shkresën antiligjore drejtuar Hotel Plaza. Kush ka bërë pazar dhe me kë? Kush ka kërcënuar dhe kë ka kërcënuar dhe për çfarë . Kjo i dhemb urdhëruesit të Besnikut të Rilindjes, jo analizat e gjakut dhe filmimet e punëtorëve që janë shumë të ligjshme.
Nxjerrja në media si e një skandali të “madh” hedh edhe më shumë hije dyshimi. Pronarëve të Hotel Plaza do ju rekomandoja, jo vetëm gjyq për dëmtim imazhi, por edhe padi penale për Dervishin për tejkalim të kompetencave që i njeh ligji.
P.S. Të mos harrojmë aty është xhiruar edhe takimi i famshëm i Blushit me Dvoranin, që e “kaloi” vetingun, pas caktimit të këtij të fundit në trupën gjyqësore që do gjykonte pronësinë e Top Channel.
Kush e ka pas radhën?!
Kjo është çështja!
Drama e rilindjes shqiptare.
Ikni bij të atdheut të marrë peng, ikni anipse atdheu është peng
I lidhur me zingjirë prej disa bij kurvash mbetje të komunizmit vrastar
Ikni se do të vijnë dreqnit ndoshta ta shpëtojnë atdheun që e braktisin bijtë e vet
Që ikja u duket trimëri dhe lotin e dinë qëndresë
Ta shpëtojnë prej hajnave, kopukëve, bijve të së keqës
Ikni në kërkim të ndonjë qeverie tjetër që nuk shkreton atdhe.
Ikni dhe shpirtin tim merreni me vete.
Ikni vëllezër, ikni bij të këtij atdheu plak që nuk i hyn askujt në punë
Të këtij atdheu të përdhunuar që dergjet në shtratin e vdekjes
Pa pasë fuqi as të mallkojë dhunuesit e tij.
…
Ikni bij, ikni udhëve të botës dhe lini qyqet të vajtojnë në atdhe
Lini korbat të ngihen me sy e mëlqi të njerzve që s’kanë fuqi
Të ngrihen në këmbë, të mbysin me pështymë një qeveri.
Ikni pa provuar të mateni me dhunuesit e atdheut, ikni se ikja
Është trimëri më e madhe se qëndresa, në ikje nuk vdes
Ndërsa në qëndresë mund të bëhesh hero që vdes për bukë
Hero që ha thonjtë e tu, hero që ngrihesh dhe vret dhunuesit e atdheut
Hero që shporr dhe dëbon përtej varrit dhunuesit e atdheut.
Ikni bij se koha e herojve ka vdekë e ju nuk jini bij të asaj kohe
Ikni por më parë hapjani një varr atdheut që të mos i dergjet
Kufoma në udhë, të mos ia shkelin kufomën me këmbë
Të mos ia pshurrin kufomën qentë
Të mos ia shqyejnë korbat që po nxjerrin sytë e të nesërmës tuaj përditë
Dhe ju heshtni e thoni me vete, ç’po na duhen sytë.
Shtijeni në varr, në një varr të thellë, më të thellë se sa duhet
Hidhjani një grusht dhe`, një mal me dhe` që atdheu të mos çohet lugat
Të mos çohet lugat të hajë ëndrrat tuaja, të nesermën tuaj në dhera të huaja
Të mos çohet lugat të hajë qeveritë që u dëbojnë ju prej atdheu
Të mos qohet lugat të trembë fëmijët tuaj të nesërm me origjinë shqiptare
Që ndoshta do kenë turp që kanë origjinë shqiptare.
Hidhjani sipër varrit gjithë urrejtjen tuaj atdheut, urrejtjen që u bëhet
Aeroplan, tren, anije dhe ju mban në krahë në udhën e ikjes
Urrejtjen që ju bëhet lot se ishit të pazotë në qëndresë
Që zgjodhët rrugën e ikjes në vend të qëndresës kundër vampirëve
Që shqyejnë atdheun tuaj.
Hidhjani sipër varrit gjithë dashurinë tuaj ju që shqiptarë do të mbeteni
Kudo që të frymoni në botë
Ju që do të mendoni shqip e fëmijët e tuaj do të krenohen me atdheun tuaj.
Derdheni gjithë lotin mbi varrin e thellë të atdheut
Që të çimentohet dheu përmbi varr
Të mos e marrë era e ta shplojë kufomën e atdheut që s’kalbet kurrë
Të mos e marrë era e mallit ta sjellë në dhera të huaja ku jetoni të huaj
Vdisni të huaj, kalbeni të huaj, shaheni të huaj, duheni të huaj
Urreheni e përbuzeni të huaj, mashtroheni të huaj.
Ikni bij të atdheut të marrë peng, ikni anipse atdheu është peng
I lidhur me zingjirë prej disa bij kurvash mbetje të komunizmit vrastar
Ikni se do të vijnë dreqnit ndoshta ta shpëtojnë atdheun që e braktisin bijtë e vet
Që ikja u duket trimëri dhe lotin e dinë qëndresë
Ta shpëtojnë prej hajnave, kopukëve, bijve të së keqës
Ikni në kërkim të ndonjë qeverie tjetër që nuk shkreton atdhe.
Ikni dhe shpirtin tim merreni me vete.
Drande Stakja.
NENA QE U VARROS ME KAFKEN E TE BIRIT NE GJI.
E varrosën bashkë me kafkën e të birit Gjon Marashin.
Kafkën e shpuar nga plumbat e katilëve pa gjyq më 18 maj 1956.
Kafkën qe e nxorri fshehur nga varri dhe e mbajti me vete në një trastë gjthë jetën e saj.
Ja vendosën te zemra e saj, atë që kishte qenë jeta e asaj nane.
Oj Zojë Gjeloshi
A din të më tregosh varrin e djalit tim të dashur?
Sapo ishte liruar ,i kishte ba të plota tetë vitet e burgut.
Nane Dranden e dënuan se guxoi t’ia hiqte pushkën nga dora e policit, që po gjuante në drejtim të nuses së re.
Për këtë veprim e dënuan 8 vjet heqje lirie. Gjyqin ia bënë në Tiranë dhe dënimin e mbaroi në burgun e grave në TIranë.
Po nanë Drane
Une e di vendin ku e varrosën Gjonin tënd.
Qëndrova me turmën deri në mbrëmje dhe u ngulita mirë në kujtesë vendin ku i varrosën, në një përrua.
Ditën e Shenkollit, shkoi natën, e hapi vetë varrin e të birit, I ka marrë kafkën. E gjora grua, në një çantë të vogël kishte future kafkën e të birit dhe një varëse medaljon me fotografinë e tij, I qëndronte në gjoks.
Ecte e ecte nanë shkreta, që njerëz të pashpirt ia shkatërruan jetën, e lanë pa të ardhme, ia vranë shpresën, dritën e jetës.
Ajo ecte, ecte ku e zente nata.
I hapej një derë mikpritëse e njerëzve me zemër të madhe, të dukagjinasve të saj, ato që e deshën aq shumë deri sa u fik në moshëm mbi 80 vjeçare.
E varrosën bashkë me kafkën e të birit, ia vendosën te zemra e saj, atë që kishte qenë jeta e asaj nane.
Autore e shkrimit, “Gruaja qe u varros me kafken e te birit” Eshte ish nusja e djalit te Drande Stakja.
Zoje Gjeloshja banon në Hot të Ri, Shkodër.
“Kalvari i grave në burgjet e komunizmit”,
Një botim që përfshin tre libra nga dëshmitë e rrëfimet e grave që vuajtën kampet dhe burgjet komuniste.
Fatbardha Saraçi (Mulleti) vendos kontributin e jetës së saj në zbardhjen e këtyre dëshmive të fundit në 500 faqe libër. Rrëfime pa angazhim letrar, por me qartësinë e ngjarjeve të vërteta duke u dhënë jetë mijëra vajzave dhe grave që mbajtën të fshehura vuajtjet në kampet e diktaturës.
Saraçi sjell shifra:
10% e ekzekutimeve nga diktatura ishin gra, 308 prej tyre humbën ekuilibrin mendor, 7 mijë gra u dënuan politikisht, dhe mbi 10 mijë të tjera u internuan. Më poshtë kemi shkëputur një nga rrëfimet më tronditëse të librit, bashkë me shijen e dashurisë për mënyrën se si autorja e shihte jetën e saj në diktaturë
Kosova, që nga koha e luftës është përballur me shumë ngjarje të rënda, vrasje makabre, ku njerëzit më të devotshëm të saj u vranë nga tyta e tradhtarëve, të cilët me mburrje dhanë urdhra për vrasjet e tyre.
Tradhtarët shqiptarë, gjetën kohën edhe në luftë për të punuar kundër interesave tona dhe në dobi të armikut.
Atë që nuk e bëri armiku e bëri dora shqiptare!
Gjatë luftës, janë hedhur shumë hipoteza se disa prej komandantëve shqiptar, të cilët u vranë në luftë, u vranë pikërisht nga dora shqiptare ose në ndonjë pritë të përgatitur mirë nga shqiptarët.
Kështu ndodhi me Zahir Pajazitin, i cili u vra në Vushtrri, ku ra në pritë, por thuhet se informatori ishte shqiptar.
Vrasje të tilla ndodhen dhjetëra sosh.
U vra edhe Ilir Konushevci, Sali Çeku, ministri dhe koloneli Ahmet Krasniqi në Tiranë, komandanti legjendar Adem Jashari me familje në Prekaz… për të vazhduar me pas me vrasjet makabre të pasluftës, të cilat u kryen si nëpër filma aksion.
Vrasësit nuk pyeten fare se me kë ishin shënjestrat e tyre. Disa prej tyre u vranë në pragun e shtëpisë, e disa qëlluan edhe me familjet e tyre.
Vrasjet e pasluftës si për çudi, nuk u zbuluan.
Edhe pse e kishim Shërbimin Informator të Kosovës, SHIK, vrasjet mbetën akoma enigmatike.
E pikërisht ndaj SHIK-ut filluan akuza të rënda. Këta u akuzuan nga deputetët e Republikës së Kosovës, dhe ish anëtarët e saj, si Nazim Bllaca dhe Naim Miftari se kanë vet gisht në vrasjet politike.
Pas luftës u vranë figurat më të ndritura të LDK-së dhe atdhedashësit më të mëdhenj të kombit shqiptar:
Enver Maloku, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Xhemajl Mustafa, e dhjetëra personalitete të ndritshme.
Së fundi, po akuzohet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi se ka gisht në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqi dhe shumë personaliteteve tjera.
Këto akuza i bëri ish deputeti i Kosovës, Gani Geci, i cili ishte cak i sulmeve, e që vetëm fati deshi që ai të jetë ende është gjallë. Geci ka shumë për të thënë.
Geci, i cili ishte edhe krah i djathtë i Ibrahim Rugovs duke qëndruar besnik në frymen rugoviane, ka shpëtuar disa herë prej atentateve të ndryshme të kryera ndaj tij prej kundërshtarëve më të rrezikshëm, që disa prej tyre sot vazhdojnë të jenë pjesë e politikës.
Dyshimet asnjëherë nuk kanë munguar, se kundërshtarët politik të dr. Ibrahim Rugovës ishin edhe urdhërdhënësit e vrasjeve politike në Kosovë.
E kjo po dëshmohet edhe dita ditës, duke mos u zbardhuar asnjë vrasje e kryer pasluftës.
Dëshmitë që po dalin në dritë, janë dëshmitë më tronditëse nëse në një shtet të ri, akuzohet për vrasje presidenti i vendit.
Çka mund të ju themi fëmijëve tanë, se në krye të shteti kemi njerëz të akuzuar për vrasje, e këto vrasje nuk ishin çfarëdo, ishin figurat kryesore që kontribuuan me vite për shtet-ndërtimin e Kosovës.
Për ironi, sot në krye të këtij shtetit janë të akuzuarit për vrasjet e tyre!
Tronditje e madhe është për shqiptarët dhe gjithë kombin shqiptar, që një president, kryetar kuvendi apo dhjetëra deputet të Kosovës, të akuzohen për vrasje.
Në një shoqëri evropiane, urdhërdhënësit dhe kriminelët e kanë vendin në burg, ndërsa tek ne është e kundërta, këta udhëheqin me shtetin i cili u çlirua me gjak.
Kjo që po ndodh tek ne, mund ta quajmë tronditje të shekullit, pasi askund në botë nuk ka president që akuzohet për vrasje të veprimtarëve të çështjes kombëtare.
Një dokument sekret i Byrosë Politike, i vitit 1961, zbulon një ngjarje të pazakontë: njëri prej byroistëve më të vjetër i ka kërkuar udhëheqjes së Partisë ta ndëshkojë rëndë se është i poshtër, borgjez, gënjeshtar dhe imoral.
Pilo Peristeri
Më herët, Pilo Peristeri ka biseduar për këto çështje me Mehmet Shehun dhe i ka kërkuar ta ndihmojë për t’ia bërë prezente Enver Hoxhës. I befasuar nga ajo që i dëgjonin veshët, Shehu është munduar ta qetësojë dhe sa është ndarë me të, ka nxituar të takohet me Hoxhën.
Në bisedë me këtë të fundit, i ka treguar rrëfimin e jashtëzakonshëm të Peristerit, i cili pohonte se kishte fshehur disa probleme serioze në biografi, se kishte përftuar padrejtësisht disa mijëra franga kur kishte qenë me një delegacion në Paris, se ishte marrë me femra dhe nuk ishte treguar i sinqertë me Partinë.
Enver Hoxha, i çuditur nga kjo sjellje e mikut të vjetër, e ka thirrur Peristerin dhe i ka thënë të mos shqetësohet për këto lloj gabimesh, të cilat përballë kontributeve të tij për Partinë, nuk kanë ndonjë peshë. Pilo ka falënderuar udhëheqësin për “ndihmën e çmuar” dhe në largim e sipër i ka pohuar se tashmë është i qartë dhe mund të flejë rehat.
Mirëpo pa kaluar as 24 orë, ai është rrëfyer sërish te Hysni Kapo, asokohe sekretar i KQ-së: Unë jam i poshtër, i padenjë, borgjez, Partia duhet të më dënojë. Ashtu si dhe Mehmeti, Kapo i ka transmetuar Hoxhës fill e për pe atë që ka dëgjuar nga goja e byroistit më të hershëm. Hoxha e gjykon se diçka s’shkon në këtë histori dhe e thërret në takim në prani të Mehmet Shehut. Sakaq, Pilo vazhdon me avazin e tij: Më dënoni, s’e meritoj të jem në Byronë Politike, kam bërë faje të rënda. Enveri e sqaron me durim, deri sa tjetri pranon se e ka kuptuar dhe ikën i lehtësuar.
Po sa kalon zyrën e shefit të Partisë, pushtohet sërish nga e njëjta gjendje dhe fillon të rrëfehet te çdonjëri nga liderët që takon, tashmë më shkujdesur: Po, po, i kam bërë të gjitha, kam shkuar dhe me femra, kam vjedhur, shikoni me kujdes se për mua ka folur dhe Teme Sejko në gjyq. Më në fund Pilo bëhet çështje delikate për Partinë dhe kushtëzon një takim urgjent të Byrosë Politike. Gazeta “Panorama” publikon sot për herë të parë procesverbalin e plotë të mbledhjes së panjohur me debatin për sjelljen misterioze të Pilo Peristerit…
DOKUMENTI
Protokolli i mbledhjes së Byrosë Politike të datës 31 maj 1961 mbi çështjen e shokut Pilo Peristeri Sekretari i Parë i Komitetit Qendror, shoku Enver Hoxha, shtroi përpara kësaj mbledhjeje të Byrosë Politike çështjen e shokut Pilo Peristeri. Shoku Enver informoi Byronë sa më poshtë: Përpara ndonjë jave, shoku Pilo kërkoi dhe takoi shokun Mehmet, të cilit i njoftoi se ishte shumë i shqetë- suar, sepse një ditë më parë unë e paskam shikuar shtrembër, prandaj vuri pyetjen ç’ka dhe ç’dyshon për mua shoku Enver. Kur shoku Mehmet ju përgjigj se shoku Enver nuk ka asnjë gjë kundër teje, po ç’të shtyri ty të mendosh një gjë të tillë, shoku Pilo iu përgjigj se kishte disa gjëra që nuk ia kishte thënë Partisë dhe shtoi se unë jam i poshtër, borgjez etj. etj.
Sipas atyre që tha Pilua, del se ai nuk ka treguar në biografinë e tij se ka qenë një herë në Itali për ndonjë muaj dhe më vonë një herë në Greqi për nja dhjetë ditë për arsye se kishte sëmurë gruan e tij të parë. Përveç këtyre, ai thotë se kur ka shkuar një herë në Francë si delegat i Bashkimeve paska shpenzuar disa mijëra franga franceze mbi dietën dhe këto s’i paska shlyer.
Shoku Mehmet e qetësoi, i tha se shoku Enver s’ka asgjë me të dhe se këto gjëra që po i tregon janë çështje të vogla, por për çdo eventualitet eja të shkojmë te shoku Enver e të sqarohemi me të. Kështu të dy shkuan te shoku Enver dhe biseduan mbi këto çështje. Shoku Enver e qetësoi, i tha se asgjë nuk ka me të, se nuk e ka shikuar ndryshe nga herët e tjera atë ditë për të cilin dyshon ai, po kush e di si ka qenë rasti, se shoku Enver nuk mund të ketë maska dhe t’i shikojë njerëzit sipas qejfit të tyre. Edhe për sa u përket çështjeve që shoku Pilo tha se nuk ia kishte bërë të ditur Partisë, shoku Enver i tha të qetësohej se ai tani më së fundi i tha dhe ato.
Prandaj e këshilloi që kjo të konsiderohej e mbyllur. Shoku Pilo tha se tani ishte i qartë, u qetësua, e falënderoi dhe u largua. Mirëpo pas këtij takimi, shoku Pilo u takua edhe me shokun Hysni Kapo, të cilit i vuri në dukje të njëjtat gjëra. Edhe ai e qetësoi, i tha se ato s’kanë ndonjë rëndësi të madhe. Më vonë kërkoi një takim tjetër me shokun Enver dhe shokun Mehmet, para të cilëve shtroi çështjen se vuan shumë përbrenda, se e mundojnë ato gjëra që nuk ia ka thënë Partisë, se është i poshtër, i padenjë dhe borgjez etj. Gjatë fjalëve të tij, ai çfrente me të qara e dënesë, me histerizëm. Bile, shoku Pilo kërkoi që të pyeteshin gjer në fund Teme Sejkua me shokë se mos kanë gjë për të thënë edhe për Pilon.
Shoku Enver dhe Mehmet e qetësuan dhe i thanë se vuan nga një lodhje e madhe nervore, se i janë shkatërruar nervat gjatë kësaj kohe, prandaj e këshilluan të qetësohet se ato që kish për të thënë, ia kish thënë Partisë dhe se Partia asnjë dyshim nuk ka tek ai, prandaj nuk ka pse të pyetet as Teme Sejkua, as kurrkush tjetër, sepse Partia e njeh si njeri të ndershëm. Shoku Enver, në konsultën me shokët Mehmet dhe Hysni, duke e vlerësuar këtë si diçka jo me karakter politik, vendosën që të mos e shqetësonin Byronë Politike, duke menduar se shoku Pilo do ta mbyllte me kaq. Mirëpo, po të nesërmen, ai i bisedoi këto edhe me Tasi Mitrushin, të cilit i përsëriti të njëjtat çështje, se ishte i poshtër, borgjez,etj.
Pastaj këto ia thotë Haki Toskës dhe më në fund, pas referatit që bëri në seminarin me sekretarët e parë të komiteteve të Partisë të rretheve shoku Ramiz Alia, e kapi edhe këtë duke i përsëritur të njëjtat gjëra. Kjo është mjaft serioze, -tha shoku Enver, -aq më tepër kur shoku Pilo ka arritur në konkluzionin se për të tëra këto ai donte të fliste hapur edhe përpara seminarit ku merrnin pjesë kuadrot kryesore të Partisë. Një gjë e tillë do të ishte një hap mjaft i rrezikshëm për Partinë. Duke menduar këto situata, – përfundoi shoku Enver, -ne menduam që këto t’i shtrojmë për diskutim në Byronë Politike. Tani shoku Pilo ta sqarojë Byronë mbi të gjitha këto çështje.
Pastaj e mori fjalën shoku Pilo, i cili tha se aprovonte plotësisht të gjitha ato që tha shoku Enver dhe shpjegoi se kur ka bërë autobiografinë, nga turpi, paska fshehur faktin që ka qenë në Itali dhe në Greqi me të shoqen dhe ca më vonë kur ka shkuar pas çlirimit në Francë ka shpenzuar disa franga franceze të tepërta, të cilat nuk i ka shlyer. Tha gjithashtu se kishte bërë edhe disa poshtërsira të tjera me femra etj. Të gjitha këto veprime, – vazhdoi shoku Pilo, -nuk janë të përshtatshme për një udhëheqës, sepse unë në fakt e kam gënjyer Partinë, nuk e kam merituar besimin që ajo më ka dhënë. Unë, – tha shoku Pilo, -bëra një gabim shumë të madh që dyshova në sinqeritetin e shokut Enver, kur i shtrova shokut Mehmet që më është dukur sikur shoku Enver më pa me sy të shtrembër, por mendova se mos vallë shoku Enver kish marrë ndonjë raport nga poshtë kundër meje, sepse nga njëherë kur kam qenë në Dhërmi e gjetkë flisja ndonjë fjalë greqisht, prandaj për të treguar se unë nuk kam asgjë politike kërkova që të pyeten gjer në fund Teme Sejkua me shokë.
Por, unë, -përfundoi shoku Pilo, -e siguroj Byronë që në të gjithë veprimtarinë time nuk ka asgjë politike, por që të qetësohem, them se ajo të ngarkojë shokun Kadri Habiu për t’i verifikuar këto gjëra. Shokët e Byrosë, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Manush Myftiu, Rita Marko, Ramiz Alia, Haki Toska, Spiro Koleka dhe gjithë të tjerët e pyetën shokun Pilo, dhe i kërkuan të shpjegonte përse ai ngre një problem të tillë në këtë moment të vështirë që po kalon lëvizja komuniste ndërkombëtare, në një kohë kur kundra Partisë sonë drejtohen gjithë këto sulme të egra të revizionistëve dhe të Nikita Hrushovit? Përse nuk u kujtua edhe më pare për një gjë të tillë dhe a mos është lëkundur ai nga kjo situatë, a mos është frikësuar nga situata e krijuar dhe si rrjedhojë, duke nxjerrë këto çështje kërkon të largohet nga Byroja Politike? Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve, shoku Pilo tha se këto gjëra po e mundonin gjithnjë e më shumë tani, sepse ato po i dilnin edhe në Komitetin e Kontrollit të Partisë, ku shqyrtohen çështjet e sjelljeve jo të mira të komunistëve, ose çështje që kishin të bënin me abuzime nga ana e tyre, apo fshehje të gjërave në autobiografinë e komunistëve.
Shoku Pilo insistoi që Byroja të marrë masa kundër tij.Duke iu përgjigjur pyetjes së shokut Enver nëse ka ndonjë arsye politike në këtë çështje, shoku Pilo u përgjigj kategorikisht se asnjë arsye politike nuk ka. Pas diskutimeve që bënë shokët e Byrosë, shoku Enver bëri konkluzionet e mëposhtme: Ne e njohim shokun Pilo si një shok të vjetër që ka punuar për çështjen e komunizmit, për çështjen e Partisë dhe i themi se asnjë gjë, as një raport, asnjë çështje për të s’na ka ardhur dhe është shtruar në Byronë Politike, as në qeveri; as në Ministrinë e Brendshme ku të vihej në dyshim qëndrimi i tij politik. Shoku Pilo tani shtron disa çështje që i ka fshehur në biografinë e tij, siç janë çështja me frangat franceze, çështja me femrat etj.
Natyrisht këto janë të dënueshme nga Partia, por nuk janë aq të rënda sa të marrim masa ekstreme. Por çështja është përse shoku Pilo i ngre këto çështje pikërisht në këto moment. Ne duhet t’i flasim haptazi që t’i vërë gishtin dhe të vihet mirë në rrugën e drejtë të Partisë. Është e qartë se shoku Pilo së pari është tronditur në këtë situatë. Të gjitha presionet e armiqve, imperialistëve, revizionistëve etj., e kanë tronditur atë. Shoku Pilo është frikësuar nga situatat, të cilat kanë shkaktuar tek ai një dobësim të theksuar të nervave. Së dyti, ka influencuar edhe një lodhje e madhe nervore te Pilo. Shoku Pilo theksoi se në këto çështje s’ka asgjë politike. Po ne e besojmë, prandaj edhe e trajtojmë jo si një çështje politike.
Po shoku Pilo ka bërë gabime të mëdha që mund të ktheheshin në një çështje të madhe politike. Fakti është që edhe pas këshillave që iu dhanë për këto gjëra, ai ua shtroi shokëve njërit pas tjetrit dhe aq më keq kur deshi që ato t’i bënte problem edhe të kuadrove kryesorë të Partisë. Për ne fajet e shokut Pilo, poshtërsitë që thotë se ka bërë etj., nuk janë gjëra shumë të mëdha se ato nuk kanë shumë rëndësi. Po të ishin politike ato çështje që thua se të mundojnë, ta kesh të qartë se Byroja s’do të hezitonte aspak, por do të merrte masat përkatëse. Shokut Pilo i është tronditur thellë besimi ndaj Partisë. Ai pati frikë t’i shkruante në biografinë e tij këto gjëra që thotë tani, të cilat, në fund të fundit, nuk ishin asnjë krim.
Shoku Pilo pati frikë t’ia thoshte edhe më vonë këto gjëra Partisë dhe këtë gjë, besimin te Partia, shoku Pilo duhet ta ketë parasysh. Shoku Pilo ka mbeturina mikroborgjeze, madje shumë të theksuara. Ai vetë ka bërë shumë pak për të luftuar këto mbeturina, ashtu siç ka bërë pak edhe për ngritjen e nivelit kulturor e ideologjik. Por detyra jonë është t’i shërojmë shokët, t’i shpëtojmë ata.Njeriu sëmuret nga gripi dhe doktori e shëron, njeriu sëmuret nga tifoja dhe doktori lufton ta shërojë, njeriu sëmuret nga tuberkulozi dhe doktori përsëri e shëron; njeriu sëmuret nga kanceri dhe mjeku bën gjithnjë përpjekje ta shpëtojë të sëmurin. Kështu bëjmë dhe ne me njerëzit, me komunistët. Ne duhet t’i shërojmë ata nga sëmundjet e ndryshme, t’i bëjmë luftëtarë të vendosur.
Duke marrë parasysh tronditjen nervore të shokut Pilo, të gjithë shokët e Byrosë Politike janë dakord që ai të bëjë një vizitë mjekësore dhe t’i jepet një leje me kohë të pacaktuar për pushim, derisa të shërohet plotësisht nga kriza që e ka kapur. E porosisim edhe njëherë shokun Pilo që kësaj çështjeje t’i jepet fund njëherë e mirë nga kjo mbledhje e Byrosë, që ai këtë të mos e diskutojë jashtë me njerëzit. Pas fjalës së shokut Enver, shoku Pilo u shfaq dakord me konkluzionet e shokut Enver dhe premtoi se tashmë ai është i qartë, se do t’i zbatojë rekomandimet e Byrosë Politike.
(Shënimet u dhanë verbalisht nga shoku Ramiz Ali
I PA HARRUARI PJETER ARBNORI TREGON:
Deshmia rrengjethese e Pjerin Kcires ne gjyqin (popullor) Shkoder.
Pjerin Kcira
Une bashke me shefin e seksionit te sigurimit te shtetit Zoi Themeli kemi futur armet ne kishen e Gjuhadolit dhe pastaj kemi akuzuar shume prifterinj te pa fajshem,i kemi rrahur dhe torturuar dhe kemi krijuar nje akuze me te cilen i kemi denuar dhe pushkatuar.
Une e mbaj mend ceshtjen e Pjerin Kcires dhe shokeve te tij te shqyrtuar ne gjyqin ushtarak ne vitin 1949.Te lidhur me pranga dy e nga dy,te shoqeruar nga rojet qe shkonin e vinin ne qelite e birucave.
Rrugen nga rruga e sigurimit deri ne gjykaten ushtarake e pershkonin me kembe nga rruga e re ne Fushe Cele dhe arrinin tek vila e tregetarit Tefe Pogu,shtepi e sekuestruar me dekret te qeverise komuniste, dhe te kethyer ne gjykate yshtarake per te denuar “armiqte”.
Kryetar i trupit gjykues Vangjel Kocani,dhe prokuror ushtarak Harito Nashi.
Pjerin Kcires si kryetar i grupit anti parti ju dha pretenca 20 vjet burg.te tjereve ju dha nga 20 ne 5 vjet.
Por seanca e fundit beri qe te ndodhi dicka qe nuk pritej.
Gjykatesi dhe prokurori ishin miq te te arrestuarve,sepse deri para pak kohesh punonin se bashku.
I vure partise nje njolle.
Ndersa Pjerin Kcira ju pergjigj prokurorit.
Per dashurine ndaj kesaj partie une i kam vene vetes nje njolle qe nuk shlyet kurre.
Une bashke me shefin e seksionit te sigurimit te shtetit Zoi Themeli kemi futur armet ne kishen e Gjuhadolit dhe pastaj kemi akuzuar shume prifterinj te pa fajshem.
I kemi rrahur dhe torturuar dhe kemi krijuar nje akuze me te cilen i kemi denuar dhe pushkatuar.
Ja kjo eshte njolla qe une i kam vene vetes per dashurine e asaj qe ti thua.
Nje njolle e rende qe nuk do te mund ta fshi kurre.
Gjykatesit te acaruar mbyllin seancen menjehere,dhe te denuarit te lidhur njeri mbas tjetrit kalonin me kembe neper rrugen kryesore te qytetit nga Dugajet e Reja ne Fushe Cele aty afer kopshtit te Kaftalleve filluan qytat e sigurimsave mbi trupin e Kcires me shoke.
Mbas disa ditesh Pjerin Kcira u denua me vdekje dhe u egzekutua, mbas varrezave te Rmajlit aty ku u ekzekutuan dhe shume prifterinj.
Pjerin Kcira para pushkatimit.
Ju kerkoj falje me zemer gjithe viktimave te veta. Ishte nje djale jo me shume se 26 vjec.
E gjithe zona mori vesh me pershperitje se lajmi e armeve ne kishe dhe futja e tyre ishte loje e sigurimit te shtetit.
Kliko linkun e meposhtem per te lexuar me shume.
Ahmet Krasniqin e ekzekutuan në rrugicën në prag të derës së shtëpisë ku banonte, Fatos Klosi, pra shërbimi inteligjent shqiptar. Kjo është e padiskutueshme dhe gjerësisht e njohur.
Unë e kam njohur e kam takuar disa herë dhe ruaj kujtimet më të mira për kolonel Ahmet Krasniqin, ministrin e luftës të Qeverise së Kosovës të presidentit Rugova me kryeministër Bujar Bukoshin.
Në tre takimet, qëllimi i ardhjes së tij tek unë ishte vetëm një:
Të ndihmoja në bashkëpunimin e tij dhe forcave që ai komandonte me forcat e UÇK-së.
Ahmet Krasniqin e ekzekutuan në rrugicën në prag të derës së shtëpisë ku banonte, Fatos Klosi, pra shërbimi inteligjent shqiptar. Kjo është e padiskutueshme dhe gjerësisht e njohur. Pra organizator direkt i krimit të shëmtuar politik është Fatos Klosi, i cili gjatë qeverisë time ndiqej për lidhje me dy shërbime të huaja.
E bëri këtë me punonjës të tij apo vrasës me pagës këtë duhet që ta sqaroj drejtësia. Pas rikthimit në pushtet jam përpjekur që të zbardhet kjo vrasje, por kontrolli i PS-së mbi prokurorinë e bëri të pamundur këtë.
“Korrigjimi i kufijve” zhbërje e Kosovës, Fatos Klosi organizator i vrasjes së Ahmet Krasniqit
NGA NESIB HOTI MË 20 SHTATOR 2018 NË ORA: 08:59
Ish kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha
Intervistë ekskluzive me ish Kryeministrin dhe deputetin e PD-së, Sali Berisha
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tashmë deputet i PD-së, thotë se pazari me kufijtë është dhunim, cungim i integritetit territorial, sovranitetit dhe kushtetutës të Kosovës dhe një fitore spektakolare e serbomëdhenjve Vuçiq e Daçiq.
Berisha në intervistën ekskluzive për gazetën “Bota sot”, thotë se “korrigjimi i kufijve”, është zhbërje e Kosovës dhe e të gjitha akteve ndërkombëtare dhe kombëtare të shtetësisë, pavarësisë dhe njohjeve të saj.
Ndërsa, për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, ish-kreu i qeverisë shqiptare, deklaron se organizator direkt i krimit të shëmtuar politik është Fatos Klosi.
Berisha ndër tjerash në këtë intervistë të gjatë për gazetën “Bota sot”, ka folur për vrasjen e gazetarit Ali Uka, raportet aktuale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë si dhe gjasat e Shqipërisë që të bëhet pjesë e BE-së.
“Bota sot”: 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, brenda një kornize të pranuar nga pjesa dërmuese e bashkësisë ndërkombëtare, kufijtë e Kosovës janë vënë sërish në “pazar”. Si i keni parë ju këto zhvillime?
Sali Berisha: Këto zhvillime dramatike janë një thikë pas shpine nga argatët e Beogradit në Prishtinë, për Kosovën janë shkelmim i marrëveshjeve, akteve dhe ligjeve ndërkombëtare që qëndrojnë themel të pavarësisë së Kosovës, vetë aktit të shpalljes së kësaj pavarësie si dhe njohjeve të saj ndërkombëtare. Ky pazar është dhunim, cungim i integritetit territorial, sovranitetit dhe kushtetutës të Kosovës dhe një fitore spektakolare e serbomëdhenjve Vuçiq-Daçiq. Në një operacion të jashtëzakonshëm, Vuçiq, siç deklaroi në Mitrovicë, do të bëjë Serbinë më të madhe jo me luftë, por me argatët e tij serbomëdhenj shqipfolës në Prishtinë, të cilëve ua ka besuar që ta tundin ata flamurin e Serbisë së Madhe.
Pas vitit 1944, pushtimit të Kosovës nga ushtria partizane e Shqipërisë, votës së parlamentit të Kosovës për dorëzimin e autonomisë së Kosovës, Sllobodan Millosheviçit, ky është akti i tretë madhor i tradhtisë nga serbomedhenj shqipfolës ndaj Kosovës, të gjallëve dhe të rënëve e të vdekurve të saj. Të nxjerrësh në treg territore dhe kufij të vendit tënd sipas skenarit të vjetër dhe të rrezikshëm të Beogradit dhe t’i servirësh ato si skenar tëndin, dëshmon se je i detyruar nga gjithçka tjetër shqiptare përveç emrit.
Me këtë rast ju bëjë thirrje deputetëve të Kosovës mos lejoni kurrë që Parlamenti i Kosovës të përsërisë aktin e vitit 1981, mos pranoni që argatët e Beogradit të tregtojnë me territorin, kushtetutën dhe të drejtat sovrane të popullit dhe vendit tuaj.
“Bota sot”: Z. Berisha ju ishit ndër bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Ibrahim Rugova. E ka përmendur ndonjëherë në praninë tuaj çështjen e korrigjimit të kufijve, pasi që, së fundi, është nxjerrë nga arkivat një deklaratë e vitit 1994 e Presidentit Ibrahim Rugova rreth një ideje të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë?
Sali Berisha: Në të gjitha takimet që unë kam pasur me Presidentin Ibrahim Rugova, që nga 21 shkurti i vitit 1991 në Tiranë dhe gjerë para ndarje së tij nga jeta në Bruksel, kurrë ndonjëherë ai nuk ka folur për korrigjim të kufijve të Kosovës, për shkëmbim territoresh apo ndarje të saj.
Këtu duhet të shtoj se në çdo takim, pas çlirimit të Kosovës, kur Beogradi filloi të shtroje çështjen e shkëmbimit të territoreve, ai ka qenë kundër. Por duhet të informoj qytetarët e Kosovës së gjerë në shtator të vitit 2013, kërkesën e Beogradit për shkëmbim të territoreve e kanë kundërshtuar njëlloj bashkërisht dhe në mënyrë të përsëritur si udhëheqja politike e Shqipërisë ashtu dhe ajo e Kosovës përfshi këtu edhe ata që sot haptas sillen si argatë të Beogradit, flamurmbajtës shqipfolës të idesë së serbomadhisë, por që përpiqen që këtë ide tua servirin shqiptarëve si ide të tyre, dhe që në emër të saj u kërkojnë qytetarëve të Kosovës të përgatiten për të përballuar përsëri dhimbje të mëdha.
Motivi i këtij kundërshtimi nga Tirana dhe Prishtina zyrtare ka qenë vetëm një: prapa tij fshihet përpjekja e Beogradit për krijimin e Serbisë së Madhe. Ky kundërshtim i Prishtinës dhe Tiranës ka gjetur mbështetje totale nga të gjitha vendet që kanë njohur Kosovën, Brukselin dhe institucionet e tjera ndërkombëtare.
“Bota sot”: Në vazhdimësi ju jeni deklaruar se jeni kundër kësaj ideje, mund të na tregoni se pse dhe cili është rreziku që i kanoset Kosovës me korrigjim?
Sali Berisha:
Po unë jam deklaruar kategorikisht kundër sepse:
–Së pari ky akt është zhbërje e Kosovës dhe e të gjitha akteve ndërkombëtare dhe kombëtare të shtetësisë dhe pavarësisë, e njohjeve të saj, është kapitullim dhe defaktorizim i plotë i saj.
–Së dyti shënon hapin e parë simbolik tejet të rëndësishëm drejt Serbisë së Madhe, pra zmadhimit të Rusisë së Vogël, legjitimimit të kërkesave të Beogradit për territore, të cilat në të drejtën ndërkombëtare i përkasin një vendi tjetër sovran dhe për të vazhduar pastaj me aneksimin e “Republikës Srpska” dhe zmadhuar shumë kështu Rusinë e vogël apo Serbinë e madhe, historikisht faktor kryesor i destabilizimit të Ballkanit.
–Së treti, ky akt bazohet kryekëput mbi albanofobinë, racizmin serb ndaj shqiptarëve. Unë miqësisht do kërkoja nga redaksia e gazetës dhe lexuesit tuaj, por dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të mos harrojnë vizitën dhe deklaratat e Ivica Daçiq në janar të vitit 2013 fill pas heqjes së përmendores së të rënëve të UÇPMB-së para ndërtesës së Komunës së Preshevës dhe terrorin e egër policor të ushtruar ndaj fëmijëve, burrave, grave, të rinjve shqiptar.
Pasardhësi i Sllobos do tu thoshte banorëve të Preshevës:
Mirë jua bëri policia që ju rrahu dhe keqtrajtoi se ju nuk pranoni të shkoni me Kosovën.
Pra Ivica Daçiç manu militari, nga pozita albanofobe donte të bindte qytetarët Preshevës të bashkoheshin me Kosovën sepse ai duhet të merrte veriun e saj. Kurse, sot judët e Beogradit në Prishtinë duan të na mbushin mendjen se ky është një projekt i tyre.
–Së katërti, nuk jam dakord me precedentin që krijon Beogradi dhe albanofobët shqipfolës në Prishtinë sepse situata të ngjashme me katër komuna homogjene janë së paku 6-7 në shtatë në rajonin tonë. Hapja e kutisë së pandorës paralajmëron flakë të reja konfliktesh, që për pasojat e tyre katastrofale mund të ndryjnë në harresë të vjetrat. Në raste ndokush në komunitetin ndërkombëtar mendon vërtet se kufijtë aktual në rajon nuk krijojnë stabilitet, atëherë le të thirret një konference ndërkombëtare për të vendosur nonlens volens kufijtë e rinj që besohet se mund të garantojnë stabilitet afatgjate në Ballkan.
–Së pesti, jam kategorikisht kundër çdo forme, me luftë apo paqe të spastrimit etnik. Rajoni ynë kudo është shumë i pasur në minoritete. E vërteta është se ato përveçse një grusht bandash të lidhura me pushtetin e Beogradit por dhe të argatëve të tij në Prishtinë nuk janë absolutisht askund faktor destabiliteti. Në fakt, pavarësisht nga bandat që bëjnë ligjin në Veri të Kosovës, pjesa tjetër e Serbëve braktisi mitingun e Vuçiq për t’i thënë atij mos luaj për qëllimet e tua me fatin tonë.
–Së fundi, trajtimi që u bëjnë qytetarëve të Kosovës dhe kombit shqiptar në tërësi argatët shqipfolës të serbomëdhenjve në Prishtinë me mungesën totale të transparencës, është fyes, poshtërues për çdo shqiptar por në radhë të parë për dhjetëra mija të rënë të Kosovës. Kështu ata njëherë bëjnë fjalë për shkëmbim territoresh, pasi kapën ngushtë si tregtarë të integritetit territorial të vendit tyre betohen se nuk do ketë shkëmbim territoresh, herën tjetër flasin si ndjellës të fatkeqësive, duhet të përgatiten qytetarët se duhet kompromis i dhimbshëm.
Por, se pse duhet të vuajnë qytetarët e Kosovës përveç shërbimeve që ata duan t’i bëjnë Beogradit nuk e thonë.
Në një kohë kur Beogradi dhe mediat botërore flasin të gjitha për shkëmbim, tregti territoresh, ata betohen se nuk japin asnjë metër tokë të Kosovës, por sipas tyre do marrin si shpërblim nga Vuçiq tre komunat e Luginës.
Krahasimet e tyre i nxjerrin lakuriq se çfarë dhe ke përfaqësojnë, për të ilustruar dhe justifikuar pazaret e tyre njëherë na sollën shembullin e shkëmbimit të një ishulli sa një stadium futbolli e një lume midis Mbretërive të Belgjikës dhe Holandës, sepse ndryshimi i shtratit të lumit e nxirrte atë copë toke një herë në njërën anë dhe një herë në anën tjetër. Kurse së fundi, duke dëshmuar kretinitetin (budallikun) e tyre intelektual për të mashtruar shqiptarët, shkojnë deri aty sa të krahasojnë jashtë çdo konteksti politik, historik, gjeografik ndarjen paqësore të Çekosllovakisë, duke harruar se një krahasim të tille idiotesk mund ta bëjnë vetëm njerëz që kanë humbur mendjen për arsye që i dinë vetë.
Të krahasosh Serbinë me Çekinë dhe Kosovën me Sllovakinë është njëlloj si të krahasosh Havelin me Millosheviçin dhe të shkelmosh për interesa të Beogradit mbi lumenjtë e gjakut, sakrificave dhe vuajtjeve të shqiptarëve nga barbaritë e Serbisë.
“Bota sot”: Shtetet mike të Kosovës, kanë reaguar fuqishëm kundër kësaj ideje. Si i keni parë ju këto reagime?
Sali Berisha: Mendoj se kundërshtimi i projektit të Serbisë së Madhe nga vendet mike është i drejtë dhe ka si qëllim paqen dhe stabilitetin në rajon. Asnjëri sot nuk është dhe mendoj se nuk mund të jetë kundër dialogut Prishtinë – Beograd, por ky duhet të jetë dialog midis dy vendeve sovrane të pavarura që minimumi respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e njeri-tjetrit.
“Bota sot”: Kush duhet ta udhëheqë dialogun me Serbinë?
Sali Berisha: Se kush duhet të udhëheqë dialogun dhe cili do jetë mandati për negociata me Serbinë duhet ta përcaktojë parlamenti i Kosovës. Konsideroj të domosdoshme pjesëmarrjen e Opozitës si në rastin e negociatave të Vjenës, por në raste kjo nuk ndodh, konsideroj jetike që mandati i përcaktuar nga parlamenti për negociatorët të përfshijë dhe kërkesat më kryesore të opozitës.
“Bota sot”: Ditëve të fundit, keni pasur komunikim me drejtuesit shtetërorë e politikë të Kosovës, mund të na tregoni ndonjë detaj nga këto takime?
Sali Berisha: Po unë kam pritur kryetarin e parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendës kryeministrin Fatmir Limaj dhe para tyre kam patur një takim me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në të gjitha rastet së bashku kemi bërë publike brendinë e bisedave tona, çështjet e diskutuara, qëndrimet.
“Bota sot”: Si po qeveriset në Kosovë dhe Shqipëri?
Sali Berisha: Mjerisht Shqipëria, sipas realitetit të brendshëm por edhe të dhënave të institucioneve dhe mediave ndërkombëtare, është sot vendi i rekordeve më të zeza. Për shkak të këtyre rekordeve sot ajo braktiset nga qytetarët e saj në proporcion dhe herë-herë edhe në shifra absolute me shumë se çdo vend tjetër i planetit. Lidhur me Kosovën mendoj se nuk me takon mua të ndalem në qeverisjen e saj pasi për të folur duhet që shtëpinë ta shohësh jo vetëm nga jashtë por edhe nga brenda.
“Bota sot”: Kalojmë tek raportet aktuale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Si i vlerësoni?
Sali Berisha: Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë. Qeveria e Edi Ramës përveç shpenzimeve protokollare të mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, në 5 vite nuk ka asnjë projekt dhe nuk ka investuar qoftë dhe një qindarkë të vetme në bashkëpunimin ndërshtetëror midis dy vendeve tona. Kontributi i vetëm i saj është taksa e rrugës së Kombit për qytetarët e Kosovës dhe largimi masivë i qytetarëve të Kosovës këtë vit nga brigjet turistike të Shqipërisë.
Së fundi, konsideroj të qëllimshme dhe antikombëtare përpjekjet konstante të Edi Ramës për defaktorizimin e udhëheqjes së Kosovës që nuk i bindet atij dhe implikimin e tij direkt në projektin e Vuçiqit dhe argatëve të tij shqipfolës për copëtimin e Kosovës.
“Bota sot”: Sa janë shpresat që Shqipëria të bëhet së shpejti anëtare e BE-së?
Sali Berisha: Me gjithë dëshirën e vërtet që vendet mike anëtare të BE-së kanë që të shohin Shqipërinë në BE, mjerisht, sot me duhet të pohoj se me narkoshtetin e Edvin Kristaq Rames anëtarësimi i vendit në BE është një horizont që çdo muaj dhe vit largohet nga ne.
“Bota sot”: Z. Berisha, tashmë po bëhen 20 vite nga vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë, ndërkohë që kjo vrasje nuk është zbardhur ende, nga kush mendoni se është vrarë kolonel Krasniqi, Kosova apo Shqipëria apo të dyja bashkërisht?
Sali Berisha: Unë e kam njohur e kam takuar disa herë dhe ruaj kujtimet më të mira për kolonel Ahmet Krasniqin, ministrin e luftës të Qeverise së Kosovës të presidentit Rugova me kryeministër Bujar Bukoshin. Në tre takimet, qëllimi i ardhjes së tij tek unë ishte vetëm një: Të ndihmoja në bashkëpunimin e tij dhe forcave që ai komandonte me forcat e UÇK-së.
Ahmet Krasniqin e ekzekutuan në rrugicën në prag të derës së shtëpisë ku banonte, Fatos Klosi, pra shërbimi inteligjent shqiptar. Kjo është e padiskutueshme dhe gjerësisht e njohur. Pra organizator direkt i krimit të shëmtuar politik është Fatos Klosi, i cili gjatë qeverisë time ndiqej për lidhje me dy shërbime të huaja. E bëri këtë me punonjës të tij apo vrasës me pagës këtë duhet që ta sqaroj drejtësia. Pas rikthimit në pushtet jam përpjekur që të zbardhet kjo vrasje, por kontrolli i PS-së mbi prokurorinë e bëri të pamundur këtë.
“Bota sot”: Si e komentoni mos zbardhjen e vrasjes së gazetarit Ali Uka, edhe kjo vrasje e kryer në Shqipëri nuk është zbardhur ende?
Sali Berisha: Gazetari Ali Uka mesa di unë është vrarë në dhomën e tij, vrasja e tij tronditi thellë gazetarët e vendit dhe pati një proces gjyqësorë të cilin me duket e ndoqi familja e të ndjerit. Rrethanat dhe autorët e këtij krimi nuk dihen. Jam i sigurt se prokuroria politike shqiptare vetëm sa mund të ketë fshehur dhe prishur prova për të mos e zbardhur at
Alfred Lela
Dy deputetë të opozitës, Nada Meçorapaj dhe Agron Shehaj, që u janë gjendur si mburojë në një ditë të keqe banorëve të Jalës, janë përballur jo vetëm me furinë policore ndaj nënshtetasve të pambrojtur, që nga fëmijët e deri te të moshuarit, por edhe me kërcënimet e drejtorëve civilë të administratës.
Deputeti Shehaj është kërcënuar nga Fatmir Meta, kryeinspektori i IKMT, pas një konflikti verbal cytur nga gjaku i nxehtë lab dhe adrenalina e keqe që prodhon dhunimi i të pambrojturve. Inspektori i është ofruar deputetit dhe i kanë thënë me zë të ulur ‘mbaje mend këtë fytyrë. Jam Fatmir Meta nga Vlora’.
Fytyra e Fatmir Metës, ndoshta nuk është një portret i njohur për shqiptarët, por emri i tij, po. Skeda e tij e kronikës së zezë është e pasur. Ai u bë emër i njohur kombëtarisht, kur u publikua lajmi se makina e tij ishte përdorur në atentatin që i mori jetën liderit demokrat, Azem Hajdari, shtatorin e 20 viteve më parë.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e ka skeduar kryeinspektorin Meta edhe në dy ngjarje të tjera: vjedhjen e Bankës së Kursimeve të Tropjës në vitin 1998, kur ai ishte funksionar i lartë policie. Sipas kreut demokrat Meta u shpërblye me detyrën e lartë në polici për pjesëmarrje në bandën e Zani Çaushit në Vlorë në vitin e trazuar 1997.
Kërcënimi i hapur i një deputeti nga një punonjës i adminstratës është gjë e rëndë, por më shumë peshon në këtë rast emri i kryeinspektorit dhe ‘kreditet’ e tij publike. Fakti që Fatmir Meta është i përfshirë, qoftë edhe indirekt, në vrasjen e një deputeti demokrat, dhe në kërcënimin e një tjetri 20 vjet më pas flet shumë për një Shqipëri të paplotësuar.
E cila duket se ka bërë përpara, është sofistikuar, por mjaftojnë incidente të tilla për të kuptuar se ’97-a me personazhet e veta, shfaqet sapo e gërvisht pak varakun e sipërfaqes. Kjo, jo sa për të bërë një vëzhgim sociologjik, por për të thënë se si pushteti e degjeron shtetin, si ai e përdor atë, si punësohen ‘të fortët’ dhe si shpërblehen ata për ‘punët e rënda’ që kërkojnë ruspa, fadroma, përplasje, shantazhe, kërcënime e deri te vrasja.
Nga shteti i Fatos Nanos në 1997 te ai i Edi Ramës së 20 viteve më vonë, duket se në thelb nuk ka funksionuar ndryshimi, reforma, progresi, pavarësisht se kryeministri aktual i trumbeton çdo ditë në përpjekje për të thënë se qeveria e tij është viti zero i Shqipërisë. Ai përpiqet me forcën e propagandës ta ndajë kohën në para dhe pas Ramës. Një ndër gjërat që dëfton se ai nuk është më shumë se një pasardhës 2.0 i Shehut, Çarçanit, Meksit, Nanos, Metës, Berishës është edhe incidenti i sotëm.
Fatmir Meta del nga thellësitë e errëta të kronikës së Shqipërisë në të cilën u vra Azem Hajdari dhe futet në autostradën e ‘drejtimit të duhur’ të Ramës, mbushur anash me drita të kuqe si rruga Tiranë-Rinas. Për të thënë se, pavarësisht ‘dritave të kuqe’ Shqipëria është ajo bordelloja e vjetër e kronikës së zezë me të njëjtat huqe, të njëjtët personazhe, të njëjtat kërcënime dhe babëzi.
Nukështë vetëm Fatmir Meta i zgjedhur kryeinspektor, janë edhe ministrat, zëvendësat e tyre, drejtorët e lartë etj që janë rikthyer në pushtet. Por edhe gazetat afër Ramës që promovojne si ‘heronj’ personazhe të erret nga ‘97-’98.
Kush ka interes në riciklimin e vrasësve të demokratëve?
Ne e kemi kaluar edhe krizën e vështirë të 97-ës.
nga Jemin Gjana.
Kemi kaluar edhe krizën e 2013 që pësuam një humbje të thellë.
A mbajnë ndonjë përgjegjësi këta që kryesuan listat dhe e çuan PD-në në një humbje të thellë në 2013? U thellua edhe më shumë në 2015 pikërisht për faktorët që përmenda më lart. Kështu që janë kriza që do të kalohen.
PD-ja nuk do të copëzohet. Nuk do të ndahet. Do të ketë disa gërmërre, të cilat do të vazhdojnë për një kohë të gjatë, por PD-ja nuk është disa, apo maksimumi 100 individë që shëtisin klubeve, kafeneve apo televizioneve, e portaleve të Tiranës.
PD-ja është frymë.
PD-ja është qindra e mijëra njerëz.
Po të ishin siç isha unë në fushatë do t’i shihnin se ata janë të shumtë.
Kur ne ulemi me bazën, e kuptojmë se kush është PD-ja e vërtetë.
Janë njerëz që i qëndrojnë pranë PD-së prej vitesh edhe pse prej saj mund të mos kenë marrë asgjë.
PD-ja është një strukturë e gjerë, një potencial i madh njerëzor.
Ata nuk pranojnë që të bëjnë lojëra, sepse pjesa më e madhe e tyre kanë vuajtur diktaturën dhe sakrifikojnë edhe sot. PD-ja ka përgjegjësi e detyrime ndaj ish-të përndjekurve, ish-pronarëve, ndaj kontribuuesve ndër dekada.
Çfarë bënë për të kur ishin në pushtet?
Sot bërtasin që u ikën karriget. Kjo është faqja e zezë.
Nga ENNVER BYTYÇI/
U bënë disa javë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është vënë përballë opinionit publik shqiptar dhe i vetëm lufton me marrëzi për implementimin e prijektit serbo-rus të ndarjes së Kosovës dhe ndryshimit të kufijve midis të dy shteteve. Por ajo që e ka tronditur atë është përballja me kundërshtimin e prerë të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Përballja e parë e Berishës me idetë e ndryshimit të kufijve nga ana e zotit Thaçi dhe zotit Vuçiq me këmbim territoresh, apo korrigjim të kufirit ekzistues midis Kosovës dhe Serbisë ishte si ndeshje “gladiatorësh”!
Që në fillim Dr. Berisha e etiketoi Thaçin si “argat të Beogradit”! Ndërsa presidenti i Kosovës nuk vonoi pak orë për t’iu kundërvënë liderit historik shqiptar me akuza dhe fabrikime të tilla për “bashkëpunimin e ish-Presidentit shqiptar e Sllobodan Milosheviçin”. Thaçi foli si triumfator, edhe pse në përgjigje të kritikës së ashpër të Berishës. Por asnjëri nuk përmendi emrin e njëri-tjetrit. Pavarësisht kësaj çdokush e pati të qartë se për kë është fjala! Ndërkaq zoti Berisha krahas kundërshtisë përsëriti se akuzat e zotit Thaçi ishin sajesa të qëllimshme të Beogradit dhe se këto sajesa po I përdor kundër tij presidenti i Kosovës! Por që në fillim u bë e qartë se me përfshirjen e Berishës në debatin për kufijtë Hashim Thaçi do të ishte i dështuar.
Reagimi i vendosur dhe njëkohësisht i matur i Sali Berishës pati dy efekte: Në planin e brendshëm shërbeu për të homogjenizuar qëndrimet politike të Kosovës kundër idesë së çmendur të Hashim Thaçit për ndryshim kufijsh.
Ndërsa në planin e jashtëm Perendimi, sidomos Gjermania dhe Britania e Madhe, por edhe shumë liderë amerikanë, kuptuan se ndryshimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të shkaktonte vetëm efektin zingjir në Ballkan, por edhe një konflikt brendashqiptar.
Konflikti në politikën shqiptare në Kosovë, Shqipëri e gjetkë është kështu ashtu i ashpër. Po të lejohej dhe aplikimi i tezës beogradase të Thaçit për ndryshimin e kufijve, ky konflikt rrezikonte dhe rrezikon destabilizimin e Kosovës. Destabilizimi i Kosovës është automatikisht destabilizm i Ballkanit. Prandaj dhe në Berlin e Londër kundështitë e Berishës u lexuan si pashmangshmëri e konfliktit.
Ndonëse këto dy kryeqytete ishin skeptike për idetë e Thaçit dhe Vuçiq, dalja në skenë e Sali Berishës i bëri përfundimmisht ato kundërshtare të vendosura të idesë së dy presidentëve të të dy vendeve në konflikt. Ndërkaq në tryezat politike të Europës u shtrua edhe një llogari tjetër: Kush ishin dy iniciatorët dhe protagonistët e ndarjes së Kosovës? Ishin dhe mbeten dy presidentët e të dy vendeve. Po këto dy vende janë demokraci parlamentare?!
Atëherë doli abstraksioni: Nëse i lejojmë presidentët e demokracive parlamentare të imponohen deri te çeshtja e territoreve, përligjet kështu antidemokracia, shteti autokratik, ndërkohë që këto vende tentojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian?! Ndaj në Europën e qytetëruar nuk u gjend asnjë arësye të rërzohej kundërshtia e Berishës dhe e kritikëve të tjerë brenda dhe jashtë Kosovës për idetë e ndryshimit të kufijve të Kosovës në favor të Serbisë. Duke ndjerë këtë ngërç, zoti Thaçi hodhi idenë se marrëveshja do të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe nëse nuk miratohet, atëherë ajo bëhet e pavlefshme…
Hileja ishte dhe mbetet në prag të derës! “Na lejoni të diskutojmë, të vendosim, të nënshkruajmë një marrëveshje e pastaj ju zihuni dhe vrituni në betejën për ta miratuar ose jo atë”! Pikërisht këtë mënyrë të imponimit të idesë, me konflikt të brendshëm në Kosovë e jashtë saj, mënjanon edhe qëndrimi i prerë dhe i vendosur i Sali Berishës.
Por Hashim Thaçi e kuptoi se përballja me Berishën e rrëzon përtokë atë.
Në fakt duket se në këtë aventurë të jetë shtyrë për të shkuar në fundin e karrierës së vet politike. Atëherë u frikësua dhe filloi të thotë se “unë nuk e kam përmendur Berishën”!
Qëllimi ishte jo shmangja e reagimeve të ish-kryeministrit të Shqipërisë, por “një ujdi” me të. Ndaj angazhoi “forcat speciale” të ndërjetësimit me kallauz Baton Haxhiun, me qëllim aranzhimin e një takimi të tij me Hashim Thaçin. Doktori nuk pranoi, pavarësisht ofertave të shumta e në disa drejtime. Batoni dhe Hashimi dëshmuan në këtë rast se nuk e njohin Doktor Berishën. Ata bënë çmos, kërkuan ndjesë për reagimet antiBerishë dhe u përulën me një AMAN të madh, vetëm që TV-të ta jepnin presidentin e Kosovës në krah të Sali Berishës! Takimet e Albin Kurtit, Behgjet Pacollit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt me zotin Berisha do të fshiheshin nga kujtesa, nëse Hashim Thaçi do të arrinte të ulej në zyrën e Doktorit!
Prandaj ky i fundit e refuzoi kategorikisht një takim të tillë. Ndërkaq pati dhe një arësye tjetër pse Berisha refuzoi takimin me Thaçin:
Presidenti i Kosovës donte të shkonte në zyrën e Sali Berishës për ta legjitimuar idenë e tij absurde të ndarjes së Kosovës. Nuk po shkonte aty që t’i thoshte publikut shqiptar” “Më falni! Unë gabova!
U bëra spiker i Aleksandër Vuçiq! Nuk para ndonjë qëllim të keq, por u mashtrova! Heq dorë nga udhëheqja e negociatave e kjo nënkupton se heq dorë dhe nga çdo përpjekje për korrigjim apo ndryshim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë”!
Jo, Hashim Thaçi donte të shkonte në katin X të Coin-it si miso are i Aleksandër Vuçiq e në këto kushte kompromisi ishte i pamundur. Po ashtu një shtrëngim duarsh midis tyre! Më së fundi duhet thënë se Sali Berisha ka meritën e padiskutueshme për atë që ai imponoi: E bëri të pamundur misionin antishqiptar të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç!
Tiranë, 19.09.2018
Ganimete.
Nga Edison Ypi/
Maksi tha se nuk e dinte ku ishte ajo barraka e pisët ku pa u gdhirë e nesërmja e ditës së parë të internimit Ti dhe nëna jote varët vetet në një katund të Myzeqesë aty kah mesi i viteve ’60.
Xiko dinte diçka. Një shok ushtrie i kishte thënë se tmerri kishte ndodhur diku në Libofshë, vetëm kaq.
Një ushtri e tërë ish të burgosurish të Spaçit, Burrelit, Bulqizës, Ballshit nga ata që pinë kafe tek kolonat e Pallatit të Kulturës, më adresuan të gjithë në Myzeqe, por secili në fshatra të ndryshëm; Grabian, Çermë, Gjazë, Karbunarë, Libofshë, Zhamë, Seman, etj.
Burhani, i cili kishte dëgjuar por nuk dinte gjë të saktë, më drejtoi tek Tori. Mirpo legjenda e burgjeve, Tori, s’ka celular, s’ka asgjë.
Ti tironce Musai tironc, e pamundur të mos e dijë Musai ku u vetvare Ti. Por as Musai s’dinte gjë të saktë.
Agimi thotë se Ti një ditë në atë barrakë të qelbët dhe atë fshat të mjerë vajte bleve një litar. E ndave litarin më dysh me sëpatë. Skajin e njërës gjysëm ia lidhe në qafë nënës, skajin tjetër vetes, pastaj ia rrëzove stolin nën këmbë nënës. Sipas Agimit fshati i gjëmës tënde është Grabiani.
Por Agimin e kundërshton Besimi. Besimi më adreson, o në Ndërnënas, Gjazë, Karbunarë, o diku atje rrotull. Tepër aproksimativ Besimi, i cili shton se këtë mesele e di më mirë Leka ose Tomorri. Mirpo Leka ka vdekur dhe Tomorri s’dihet ku është.
Tjetër legjendë burgjesh, Qaniu. Qaniu celular ka, por nuk e përdor.
Kastrioti thotë se gjurmët e Tua duhet t’i kërkoj në Ministrinë e Brëndëshme. S’e ka keq Kastrioti. Por Ty dhe burokratët e ministrive nuk do t’i mpleks kurrë deri sa të vdes.
Donika. Ajo që përndjekjen e ka më të ngatrruara se ngatërrimi, duhet të dijë ndonjë gjë. Donika thotë se të ka njohur. Ka qënë një herë në shtëpinë Tënde për të qepur diçka për çupën e vogël. Nga ajo vizitë e shkurtër mban ment klasin Tënd, sjelljen Tënde aristokratike, por asgjë më tepër.
E pamundur të mos dijë për Ty Meti për të cilin thonë se të ka pasur të dashur. Meti të kujton me respekt të thellë. Me lot në sy, Meti kujton sjelljen Tënde fine, dijet e Tua, hiret e Tua, elegancën Tënde. Por mjerisht as Meti nuk e di fshatin e mënxyrës, e le më barrakën.
Enciklopedia e skutave, Doriani, më mbyt me informata të turbullta.
Serioz, nervoz, pretencioz, ultimativ, Urani i stërvuajtur dhe stërpërndjekur, interesimin tim e quan të kotë dhe Ty thjesht kurvë.
Do iki vet’ fshat më fshat.
Nga t’ia nis ?!
Do t’ia nis nga Manastiri i Ardenicës, nga ku Zoti sheh gjithçka.
Nga Manastiri i famshëm me varre nën të, kumbanare përmbi, zbres drejt Manastirit Tënd të panjohur dhe të përmbysur me varre përmbi, kumbanare nën të.
Në Libofshë, ku askush nuk di gjë për Ty, më drejtojnë në një fshat tjetër, në Ndërmënas.
Në Ndërmënas më tregojnë për një plak të moçëm spiun i vjetër. Spiunët dinë. Por spiuni po fle.
Një tjetër i moçëm, jo spiun, mbi 80 vjeç, nuk po fle, por ndodhet larg duke kullotur dhentë në derdhje të Semanit. Vete e pyes. Krruan e krruan kokën, por në hatër s’i vjen asgjë.
Duhet të kthehem. Nga Ndërmënas në veri të derdhjes së Semanit, në Ndërnënas në jug të po asaj derdhjeje.
Dikush rrugës të cilit i thashë se po të kërkoj Ty, më tha “je i rrjedhur”.
Një tjetër pak më tutje më tha “je i çmendur”.
Edhe më tutje një i tretë më tha “je i lojtur”.
Në mes të fushës një i katërt më shiti një sharqi të kalbur.
Në fshatrat e internimeve në dalje të Fierit në drejtim të detit, askush nuk di për Ty.
Në Ndërnënas takoj një kosovar mitrovicali. Thotë se babain ja vrau kurvi kur babai ishte 23 vjeç, pastaj e internuan këtu kur vet ai ishte 3 vjeç.
Edhe mitrovicaliu për Ty s’di asgjë. Megjithatë, pasi mendohet pak, thotë se disa kilometra më tutje ka qënë një fshat të internuarish “imoralë”, ndoshta atje.
Në fshatin e “imoralëve” të internuar një tufë pleqsh më ftojnë për kafe. Rretheqark toka të pafundme të pa punuara sepse të kripura. Flasin për projekte madhështore, mullinj ere që do prodhojnë energji elektrike dhe do begatojnë Shqipërinë. Derisa të vijë begatimi fshati është plot me plehra dhe vjetërsira nga koha e traktorëve të lavdishëm që çanin me buçima arat e kripura. Për ato kripëra e ato helme, ata njerëz e ato halle, poeti Pano Taçi shkruajti poemën madhështore “Balada e Pordhës”. Në barrakat e “imoralëve” të dikurshëm sot gjallojnë evgjitër qeflinj. Plot pleq të moralshëm të fshatit të “imoralëve” betohen me kryet nga Manastiri se për Ty nuk dinë asgjë.
Nga t’ja mbaj ?!
Ja ther për në Grabian.
Rrugës ndal dhe pyes. Nuk dinë asgjë.
Barinj të vegjël nuk mbajnë më në brez pagure por shishe plastike. Djem të rinj mbi motorra gjarpërojnë fushave duke lënë pas shtëllunga pluhuri që ngrihen lart si nëpërka të harbuara. Emigrantë me zinxhirë floriri nëpër qafa me të fejuara kokulura. Mesoburra që u përgjigjen pyetjeve me pyetje. Dy nga dy të zëna përdore, vajza të krehura bukur shetisin ngadalë në muzg. Zonjë e moshuar me lot në sy kujton tmerret e së kaluarës dhe ankohet për të tashmen. Thotë se më besnikët dhe më të zellëshmit e diktaturës janë ata që sot kanë ngritur vilat më të mëdha. Fermerë të zellshëm llërëpërveshur ankohen për shtetin dhe tregëtarët që vinë ua marrin prodhimet badihava. Diku afër Rrogozhinës rrëkëlleva një Coca Cola shqiptare me çmim Anglie.
Në Grabian gjithë fshati po pi kafe. Pleq pensionistë fukarenj që lozin domino mbi trotuare frikësohen mos i fotografoj. Si kudo edhe këtu asnjë femër. Dikush lavazhin e ka pagëzuar “Hashish”. Një plak i kërrusur thotë se ka qënë sekretar partie për dhjetra vite, nuk ka asnjë interes të gënjejë në këtë moshë, të internuarit i ka dashur shumë, me ta ka pirë kafe, ka qarë hallet, bën be’ se për Ty dhe nënën tënde nuk di gjë.
Të tjerë pleq thonë të njëjtën gjë.
Nga Rrogozhina në Roskovec, nga Semani në Karbunarë, kryq e tërthor e rrethepërqark i pyeta një për një. Për Ty s’dinë asgjë.
Ganimete,
Mjerë Ti që të vranë të re’. Lum’ unë që të kërkoj ku s’je duke u rrënqethur, që të dua kur ke vdekur.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net, pro ngritjes së një komisioni për të hetuar atë që e quan ‘kanabizimin e Shqipërisë’ dhe që sipas saj, nisi pas aksionit të policisë së Lazarat.
Sipas Kryemadhit, ka ndërkombëtarë që kanë qenë ‘pjesë e këtij komploti dhe kësaj skeme të kanabizimit të Shqipërisë’.
‘Ne kemi pasur dikur një fshat që quhet Lazarat, që cilësohej për çështjen e kanabizimit dhe shihnim që paratë e Lazaratit shtriheshin deri në qytetin e Fierit. Me politikën e ‘Policisë që duam’, e cila u përkrah edhe nga ndërkombëtarët, gjë që ngjalli edhe shumë dyshime dhe do të ishte shumë mirë që në një moment që do të kishim një sistem drejtësie të pavarur, të drejtë, një parlament të pahapur, një klasë politike të përgjegjshme, pavarësisht pozicionimeve dhe ideologjive politike, do ishte shumë e rëndësishme hapja e një Komisioni Hetimor për të investiguar edhe ndërkombëtarët dhe rolin e tyre në këtë gjë.
Sepse prishja e Lazaratit e ktheu të gjithë Shqipërinë në një Lazarat të tërë. Por, po ta kapësh në logjikën financiare i bie që shqiptarët duhet të ishin të pasur. Jo vetëm shqiptarët nuk janë të pasur, por shqiptarët u varfëruar shumë më shumë. Domethënë këto paratë ku shkuan? Ose kanë vajtur në xhepat e Edi Ramës dhe 5 trafikantëve të tij, ose kanë vajtur në xhepat e ndërkombëtarëve, sepse Edi Rama thotë unë s`kam’, tha Kryemadhi gjatë intervistës së saj përballë gazetarit Çim Peka në në SYRI.net.
Video Player
An error occurred.
00:00 | 49:09
‘E kam diskutuar me ndërkombëtarët kur kam qenë në Shtetet e bashkuara të Amerikës, që kjo gjë duhet investiguar sepse jam shumë dakord që në shumë komisione hetimore, çështja e kanabisit nuk është problematike, pra sepse shumë vende e kanë liberalizuar, e kanë licencuar kanabisin si kanabis medicinal, por nga ana tjetër këto para në një farë mënyre nëse do shkoje drejt një legalizimi të kanabisit, ishin paratë që duhet të shkonin në xhepat e fshatarëve, që kanë tokën, që e kanë mbjellë dhe kanë korrur e përpunuar.
Këto para nuk kanë vajtur faktikisht sepse njerëzve jo vetëm që nuk u është dhënë paraja, jo vetëm nuk janë paguar, por njerëzit dhe janë vrarë më pas. Dhe nga ana tjetër, shikojmë që këto para nuk janë injektuar më pas në ekonominë shqiptare, se nuk po them të injektohen koncesionet, që janë prapë 2 njerëz. Por është injektim që ti e vendos tek shishja e ujit, çokollata, libri, tek bluza, tek mënyra si po funksionon.
Në fakt, këto para nëse nuk janë në Shqipëri, ku janë? Nëse Edi Rama i ka çuar këto para jashtë Shqipërisë, nëpërmjet kujt i ka çuar? Transaksionet nëpërmjet kujt janë bërë? Pra, këtu nuk është çështja për të vetuar apo hetuar klasën politike, që mori vendime për ta kanalizuar Shqipërinë, por këtu çështja është për të hetuar dhe investiguar edhe këta ndërkombëtarë që kanë qenë pjesë e këtij komploti dhe kësaj skeme të kanabizimit të Shqipërisë.
Paratë e kanabisit tashmë nuk janë më para kanabisi, por janë kthyer në para kokaine, heroine, armësh dhe para segmentesh të cilat janë shumë të rrezikshme që rrezikojnë jo vetëm sigurimin e Shqipërisë, por janë edhe rrezik për në Bashkimin Evropian’, shtoi kryetarja e LSI-së.
Nga Artur ZHEJI
Në rradhë të parë ai njeh mirë kundërshtarët, të cilët një e nga një, nuk janë dot konkurues ndaj tij, jo thjesht për nga gjatësia, por nga njohja dhe përvetsimi i dobësive të tyre thelbësore.
Dobësia e parë që KM-ja ju a njeh mirë është, politikëbërja e tyre tradicionale sipas parimit: “Mishit të piqet dhe helli mos të digjet!…”
Ky parim që ndjekin verbërisht kundërshtarët e tij politikë, lidhet pra me mos sakrifikimin e asgjëje të dhimbshme që lidhet me jetën e tyre të përditshme, me të afërmit e tyre dhe me partitë e tyre politike, ata mendojnë rrejshëm se “mishi”, pushteti i tyre i ardhshëm pra, do të piqet vetvetiu një ditë, por deri sa të vijë ajo ditë, e rëndësishme është për kundërshtarët e KM-së, që “helli”, e pra, rehatia dhe ekuilibrat e privilegjeve të tyre ekonomike, apo që lidhen me stilin e jetës, të mos preken e të mos lëndohen.
Ironia e kësaj situate lidhet përshembull në marrëdhëniet me biznesin e madh dhe shumë të madh, që kanë lulëzuar fort dhe qartësisht, në periudhën e ish qeverive Berisha dhe Berisha-Meta.
Ata sot, kanë kaluar të gjithë në zonën e influencës së KM-së, sepse duan të vijojnë të bëjnë sa më shumë para, dhe sepse e kanë fituar lirinë e tyre shumë shtrenjtë me qeveritarët e mëparshëm. Por titullarët e Opozitës, në asnjë rast as nuk guxojnë të përmendin këta “tradhëtarë”, që përlajnë çdo ditë konçesione qeveritare, tendera dhe lehtësira biznesi në kurriz të taksave, në kurriz të OSSHE-së, në kurriz të deklarimeve të bilanceve të rreme, ku i zhvasin arkës së Shtetit miliona euro në muaj, me mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e funksionarëve përkatës. Dhe në shumicën e rasteve me “Leje” nga lart.
Të paktën 3 arësye janë të qarta përse Opozita vepron kështu:
–E para, sepse jo pak individë të saj, duhet të kenë aksionet e tyre në këto biznese të majme, nga ku edhe marrin dividente të majme dhe ku janë sot, ortakë në të njejtat biznese, me “individët” e pushtetarëve të sotëm. E pra, ruajnë edhe shëndetin e aksioneve të tyre ose të miqve të rëndësishëm, shëndet që lidhet më mbarvajtjen e Kompanive të mëdha. Nga ana tjetër, Kompanitë e mëdha, derdhin “kontribute vullnetare”, në të gjitha krahët e politikës kur afrohen fushatat elektorale.
–Arsyeja e dytë, lidhet me KM-në. Ai i ka kapur ata më të “Mëdhenjtë” e Kompanive, përmes joshjes faktike, më të madhe se sa paraardhësit, është treguar në disa raste edhe më shumë “zemërgjerë”. Opozita dhe kupola e saj, ka frikë nga armiqësia me ta, sepse kontrollojnë media, blejnë e shesin politikanë edhe në grupet e tyre rast pas rasti, kanë influencë të madhe në votimin e nesërm dhe disponojnë asete të rëndësishme.
E pra, po të sulmohen, Kompanitë multmilionere dhe bosët e tyre, që mbështesin sot fort KM-në, nund të “inatosen” dhe mund të hidhen aktivisht në tregun e politikës, përkrah KM-së, duke dëmtuar akoma dhe më shumë peshoren e brishtë të numrave në disfavor të Opozitës.
–E treta, në filozofinë varileshtë, “Mishi të piqet dhe Helli të mos digjet”, KM-ja, di të lëshojë pe rast pas rasti dhe dërgon përmes Kompanive të stërmëdha mike, peshqeshe të majme dhe ftesën e përhershme të formuluar pakashumë: “Politika është një lojë, kjo është rradha ime, nesër rradha juaj, mos më prekni këtu dhe unë nuk ju prek gjithashtu, madje ju mbaj mirë e shëndoshë se kështu më duheni…”
Mesazh ky që herë pas here nuk bie në veshë të shurdhët, përkundrazi, e mpreh dëgjimin e mjaft prej tyre.
Në të gjithë këtë panoramë, KM-ja është tre hapa para, sepse ka rubinetin e influencave, rubinetin e financanve dhe sëfundmi edhe kërbaçin e “Prokurorisë së pavarur” që është ende me sytë nga e kaluara, madje nga e kaluara sa më e largët të jetë e mundur.
Derisa nuk ndjehet fryma e dëshpëruar e njerëzve që shpresojnë te një ndryshim rrënjësor, rotacioni nuk mund të ndodhë. Përderisa Opozitarët të ecin me biçikleta apo me makina të thjeshta dhe jo me makina super të shtrenjta, të vishen firmato e të mos reklamojnë jetën marramëndëse të familjarëve të tyre anembanë botës, KM-ja i sotëm do ta ketë në terezi dhe do ti mbylli me lehtësi skandalet e veta, që shpërthejnë e digjen si flaka e kashtës, pasiqë mediat kanë urdhër të mos gërmojnë, por të bëjnë veçse vizatime në rërë

Nga Namir Lapardhaja/
Autoritetin. Doktori (Sali Berisha) është një autoritet i padiskutueshëm.
Mjafton të shohësh se kush e viziton zyrën e tij private dhe, pavarësisht propagandës kundër tij, ai shërben si vend rrëfimi. Autoriteti fitohet ndër vite, me Eksperiencë dhe Seriozitet.
Vitet nën supet e krusura dhe vragat në fytyrë kanë shenjuar autoritetin e tij.
Doktori është sot politikani aktiv më me eksperiencë.
Tek ai i gjen të gjitha. Fitoret dhe humbjet. Ngjitjet dhe rëniet.
Ndonjëherë edhe rrokullimat.
Serioziteti i tij duket tek fjala.
Thonë se “JO-ja” e tij është jo, po ashtu e njëjta gjë vlen edhe për “PO-në”. Çuditshëm ndodh me Doktorin se ndaj tij ke të njëjtin respekt kur të thotë jo, imagjino se kur të thotë po.
Doktori nuk është “rritur” me hormone. Rrugëtimi nga malet e Viçidolit për në “Pallatin e ëndrrave” në kryeqytet nuk ka qenë i lehtë, përkundrazi ka qenë tejmase i vështirë.
Por ai ia ka dalë.
I vetëm, me një xhaketë të vjetër dhe një valixhe të drunjtë dhe me hapat e tij prej malësori, jo vetëm që kapi kohën, por e tejkaloi atë.
Doktori di se çfarë është Vuajtja.
Dhe kush di se ç’është vuajtja, kam përshtypje se din gjithçka.
Doktori është Intelektual i kalibrit të lartë i mbrujtur me të gjithë llojet e baltës së natyrës njerëzore. Ai di se ç’është shoqëria e lartë aq mirë sa njeh edhe tabanin popullor. Ai flet gjuhën formale, aq mirë sa ç’zotëron atë informale me të gjithë variantet e saj.
Së fundmi, Doktorit i vlon gjaku në fytyrë. Ai nuk është homos-mecanicus. Ulje-ngritjet e zërit të tij, emocionaliteti i imazhit, mimika, toni dhe intonacioni janë armë të forta të tij. Fjala e Doktorit të godet, ajo ngjit, lë shenjë thellë dhe gjatë. Ai e mbështjell fjalën me magji. Është një lloj magjistari i fjalës.
Kaq për sot për Doktorin. Sigurisht që Doktori, përveç anës së ndritshme, ka edhe hijet e tij, por meqenëse Doktori i përket historisë tashmë, me këtë pjesë le të merren historianët në të ardhmen.
FATI I EMIGRANTIT SHQIPTAR PA ATDHE?…
Teleskopi.al-Nga Niku Ramollari
(Denoncimi i rrallë i një shoku të fëmijërisë,për gazetarin e portalit ”Teleskopi.al”,Niku Ramollari)
E sjellim fjale per fjale pa redaktim.
Artani-ku je o bosi kaubojseve te Librarazhdit? E ke me ate makinen qepse?
Une-jam ne Lushnje me shtepi ka dy vjet. Nuk qep me.
Artani- e di ,e di more andej më dukesh se merresh me ndonjë parti?
Une- jo jo, punoj per nje gazete.
Artani- o Nik ke nevojë për ndonjĕ lajm të freskët?
Une- ma thuaj por te jete i besuar.
Artani-më të besuar nuk ka.
Jam unë personalisht.
Kam katër ditë me solli policia greke dhe më kanë thyer dy brinjë.
Kërkoj nëpër spitale këtej nga Tirana dhe u dukem si i huaj.Shkoj nëpër televizione dhe nuk kam folur deri tani me asnjë gazetar.
Denoncimin e kam bërë në polici.
A jeton robi me dy brinjë të thyera.
Ngela nëpër oborret e spitaleve si tek ushtaraku dhe tek nënë Tereza
Të lutem Nik mos u thuaj robve të mi se nuk dua ta marrin vesh.
Unë- mi thuaj si vajte në spitale e nuk të pranuan.
Artani-sa arrita në doganën shqiptare që më solli policia greke të gjithë u tmerruan sa ishin prezent.
Kam ikur në këmbë nga dogana në Bilisht të gjithë këtë rrugë gjith gjak e brinjë të thyera e kam bërë pë katër orë.
Pasi vajta në spitalin e Bilishtit ata më mjekuan e më nxorrën me dy brinjë të thyera e dëmtime të tjera.
Unë-mi thuaj spitalet me rradhë.
Artani-pastaj vjen policia në spital për të bërë denoncimin .
E tregova të gjithë ngjarjen e më cojnë në spitalin e Korcës
Une-vazhdo.
Artani- në urgjencë aty më mbajnë vetëm një natë dhe të nesërmen një infermjere vjen e më thotë se nuk ke gjë.
Duhet të lësh spitalin. U siguruan qe nuk kisha leke. Më pyetën disa herë.
Nga aty me dhimbje shumë të mëdha i thash një taksixhiu që : të lë pasaportën peng vetëm më co në Tiranë.
Më mori duke i lënë pasaportën peng.
Sa arrita u drejtova tek Top Chanel.
Rojes i kërkova një gazetar por në gjëndjen që më pa me përzuri duke më thënë qe, nuk ka gazetar ķëtu.
Une- waw, sështë e mundur.
Artani- nga aty shkoj tek shtpia e Taulant Ballës si deputet i zonës dhe bashkfshatarin tim.
Te stacioni i trenit e ka shtëpinë.
U ngjita dhe i bie derës.
Nuk u përgjigj njëri.
Del një komshie dhe e pyes por më thonë qe janë me pozitë dhe nuk japim informacion.
Dhe unë i përgjigjem të thjeshtë jemi te gjithë , bij të zotit.
Une- hahaha ta bëjmë film Artan.
Artani- më vonë pash se në shtëpi kishte
Njerëz por nuk donin të më prisnin.
Nga aty situata sa vjen dhe rëndohet.
Pa ngrënë dy ditë, brinjë të thyera e kokë të carë shkoj tek nënë Tereza.
Tek nënë Tereza vinë dhe policët që u them hallin.
U them që vij nga greqia.
Unë- në spitale si të pritën?
Artani-më thanë që duhet të shkosh në spitalin ushtarak.
Shkoj tek spitali ushtarak dhe u them si e kam hallin.
Askush nuk e vuri ujin në zjarr.
U them me adresoi inspektori i policisë dhe dua një mjek specialist.
Bëra dhe denoncim që të më përcaktonin dhe diagnozat.
Sportelistja me tha : do specialist ti?
Po unë cfarë jam këtu? Nesër do takosh Doktorin pra.
Aty nuk kisha duqi më dhe mu duk sikur po vdisja.
Humba llogjikën dhe u them; ju nuk jeni njerëz por kafshë.
Aty ndërhyn nje polic duke më thënë fol mirë.
I kthehem Policit; mos të rëntë ty si jam unë sot se atëhere do e kuptosh rrobën që ke veshur.
O Nik, u shtriva tek lulishtja e spitalit dhe zoti më dha forcë atë natë te duroja dhimbjet, stresin dhe urinë. Nuk kisha shpresë më për asgje.
Kudo që shkoja asnjë ndihmë.
Asnjë shpresë.
Aty mes dhimbjeve e pashpresës mora një vendim,
Të bëja dicka të keqe e të shkoja në burg.
O Nik jam vetëm
Jetoj vetëm.
Unë- cfarë justifikime nxirrnin ata të spitalit.
Artani- e kuptova nga pyetjet që bënin, thjesht siguroheshin që nuk kisha lek.
Shkoj në një kishë të krishtere dhe vjedh një bicikletë të mirë dhe e shes për 20 000 lek të vjetra.
Nuk kisha ngrënë asgjë.
I kërkoj faljè mijra herë të zotit të bicikletës.
Isha pa shpresë.
Nuk kisha fuqi të bëja gjëra më të mëdha që të përfundoja në burg.
Kjo është e gjitha Niku nuk kam ctë të them më. Jam pa shpresë.
Me njerëz përreth dhe i braktisur nga shteti.
Une- pra pse nuk të kapnin me dorë nëpër spitale?
Artani- nuk kisha lek Niku.
Janë bërë profesionista ata i nuhasin njerzit.
Me mbaroi koha e internetit Niku.
Aq kisha për te paguar në në internet kafe.
Të përshëndes për herë të fundit Niku.
Një zot e di sa do më dënojnë për atë që do bëj dhe mbase nuk do kemi më rast të të takoj.
Të përqafoj Niku.
Mirëupafshim……….
Maxhun Peka, ish-ambasadori i Shqipërisë në Vietnam, Francë dhe Kinë, ka rrëfyer për herë të parë momente interesante dhe të panjohura nga misioni i tij i gjatë diplomatik, thuajse 50-vjeçar, në shërbim të vendit.
Në një intervistë të gjatë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin ‘Debati në Channel One’, Maxhun Peka ka rrëfyer nga karriera e tij e gjatë diplomatike:
Zoti Peka, keni shërbyer në 13 vjet si diplomat në Vietnam, gjatë kohës së luftës, keni shërbyer nga vitit 1982 deri në vitin 1988 në Francë dhe nga vitit 2006 deri në vitin 2013 në Kinë. Pas 50 viteve shërbim në diplomaci, a jeni i kënaqur me atë që keni bërë?
Kur bëj konkluzione të tërë veprimtarisë sime në fushën e diplomacisë, mendoj se në të gjithë vendet ku kam punuar, kam patur sukses. E kam ndier veten dhe e ndiej në përgjithësi, të kënaqur. Në këtë detyrë kam patur moton që ‘je përfaqësues i shqiptarëve’. Ambasada kurrë nuk ka qenë e imja. Ambasada është e shqiptarëve dhe gjithmonë jam përpjekur t’u shërbej shqiptarëve.
Sapo keni botuar librin ‘Një jetë në diplomaci’. Përse vendosët ta shkruanit këtë libër?
Unë në fakt gjithmonë kisha mbajtur shënime, por asnjëherë nuk e mendoja se do të shërbenin për të shkruar një libër. Në vitet e fundit mendova: ‘Unë kam një jetë të tërë. Kam punuar në kushte të ndryshme. Mendova, po shkruaj edhe unë kujtimet e mia. Para disa vitesh, më kujtohet – unë kam vetëm një nip – dhe po i bëja pak moral. Po i tregoja vitet e vështira të fëmijërisë sonë dhe po i tregoja se kemi hequr keq për t’u shkolluar apo për varfërinë; ai më shikoi dhe më tha: ‘Gjyshi, unë jetoj me të ardhmen nuk jetoj me të shkuarën’. Dhe i thashë: ‘Darli, ti jeton me të ardhmen, sepse nuk ke të shkuar. Por gjyshi jeton me të shkuarën sepse nuk ka të ardhme’. Por i bindur se pa të shkuar nuk mund të ketë kurrë të ardhme, mendova që t’i hedh shënimet e mia dhe kur nipi të jetë rritur, do të thotë: ‘ Ky ishte gjyshi im!’
Çfarë ndodhi që u futët në diplomaci?
Unë studiova në Vietnam për letërsi. Kur u ktheva në Shqipëri, isha i bindur që ishte gjuhë e papërdorshme. Por ndodhi ajo që dihet. Vietnami u përfshi nga luftë dhe u bërë vendi i lajmeve në tërë botën. Ishte koha kur delegacione të shumta nga Vietanimi i Veriut dhe Vietnami i Jugut vinin në Shqipëri dhe unë luaja rolin e përkthyesit. Më pas u hap ambasada. Punova atashe, sekretar dhe më pas ambasador.
Jn jeni nga Kruma e Hasit. Familja Peka njihet në atë zonë. Më ka bërë përshtypje që babai juaj ka qenë në Brigadën e 5-të dhe një bisedë e tij me Enver Hoxhën.
Familja ime ka qenë një familje modeste në Has. Babai ka qenë në Brigadën e 5-të. Vëllai i madh ka qenë më interesant. Ka marrë pjesë në ato që u quajtën provokacionet e gushtit në vitin 1949 në kufi me Greqinë si ushtar i dalluar. Ai kishte bërë një shkollë elementare në zonën tonë dhe për kohën quhej i shkolluar për ato vite dhe e futën në parti. Kur u kthye në fshat gjyshi mësoi se nipi ishte bërë komunist. Por gjyshi e urdhëroi të dilte nga partia. Dhe vëllai e dëgjoi dhe doli nga partia pas lutjes që bëri me shkrim. Duhet të jetë e rrallë kjo. Kur unë hyra në parti më thanë: ‘Mos edhe ti më pas do bësh lutje që të dalësh nga partia?’ Përgjigja ime ishte: ‘Gjyshi tashmë ka vdekur’.
Filluat punën si përkthyes. Kë keni përkthyer?
Në 1964 ka qenë delegacioni i parë që erdhi nga Vietnami dhe unë e kam përkthyer. Mbaj mend që ka qenë zëvendëspresidenti i Bashkimeve Profesionale. Për herë të parë kam përkthyer kryeministrin Mehmet Shehu dhe një javë më vonë Enver Hoxhën.
Si ishin Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha? A mund të na i përshkruash? Besoj ju si një djalë i ri në moshë dhe profesion, kishit shumë emocione kur punonit për ta?
Çfarë është e vërteta unë nuk i kisha parë asnjë nga afër. Kisha emocione. Kisha shumë kujdes. Por bëja punën si robot. Përktheja. Kur mbaroi takimi, Mehmeti më dha dorën dhe më pyeti: Ku e ke mësuar vietnamishten? i thashë se kisha studiuar atje. ‘Na ke përkthyer shumë mirë’.
Si e kuptoi ai që ju kishit përkthyer shumë mirë?
Shiko, më tha, ne na ke përkthyer shumë mirë. Se si i ke përkthyer atyre, nuk e dimë.
Po me Enver Hoxhën?
Ndërsa me Enver Hoxhën ka qenë më ndryshe. Në hyrje të sallës ku ishte delegacioni na dha dorën me radhë. Më pyeti: Po ju, përkthyesi? Po, iu përgjigja. Nga origjinali apo nga frëngjishtja? Pas takimit me delegacionin Enver Hoxha më takoi dhe më tha: Po ti more qerrata ku e ke mësuar vietnamishten? i tregova se kisha studiuar atje. Ai vazhdoi: Interesant sa mirë e ke mësuar. Mora guximin dhe i thashë se është gjuhë pa perspektivë. Por ai më tha jo. Ka shumë perspektivë madje. Ne do të hapim ambasadën tonë atje. Duket se këtu nisi karriera ime. Më pas kam përkthyer shumë herë të tjera te Mehmeti dhe Enveri.
A dukeshin të frikshëm Mehmeti dhe Enveri?
Në fillim është emocioni, por pastaj kur futesh në bisedë, kalohen. Pastaj unë vetëm përktheja një herë për këtë palë dhe një herë për palën tjetër. Nuk ekzistonte më kurrkush aty. Ishte vetëm biseda që bëhej.
Si ishin 13 vitet që shërbyet në Hannoi? Si e përjetuar luftën? Nga atashe, në sekretar, sekretar ambasade dhe më vonë si ambasador, si ishte të shërbeje atje kur luftohej dhe në çdo kohë kishte bombardime??
Lufta në Vietnam kishte kohë që kishte filluar që në marrëveshjen e Gjenevës që Vietnami ishte ndarë më dysh. Amerikanët u angazhuan për atë që quhej procesi ‘domino’. Donin të ndalonin shtrirjen e komunzmit në vende të tjera të Azisë Juglindore. U angazhuan në fillim me bisedime dhe më pas situata shkoi në luftë. SHBA ka patur mbi 550 mijë trupa ushtarake që shkuan dhe luftuan në Vietnam.
Nga këta 60 mijë u vranë.
Po, pak a shumë. Por për vietnamezët shifra shkon mbi 3 milionë.
Pra nga kjo luftë u vranë 60 mijë amerikanë dhe 3 milionë vietnamezë?
Po.
A mund të na tregoni një moment si e keni përjetuar luftën. Në libër ju përshkruani një histori kur shkuat në postë të postonit një letër për familjen dhe aty nisën bombardimet. Me sa di unë të dy fëmijët tuaj kanë lindur në Hannoi?
Po. Ka qenë prilli i vitit 1972. Bombardimet po bëheshin në paralelin 22. Isha duke ecur drejt postës. Kisha bërë 10 minuta rrugë kur fillojnë sirenat e alarmit. Nisën bombardimet dhe të shtënat e kundërajrorëve. Unë vazhdova rrugën ,ndërsa vietnamezët më thoshin kthehu sepse në ambasada jeni më të sigurtë. Po unë vazhdova rrugën dhe e postova letrën. Më pas filluan përsëri bombardimet. Hyra në strehimin e një hoteli dhe nga kjo shpëtova. Aty ka qenë edhe Jane Fonda.
Për atë që nuk e dinë, artisja amerikane Jane Fonda ka qenë kundër luftës në Vietnam dhe shkoi madje vetë në Hannoi.
Po është e vërtetë. Ajo vinte shpesh në Vietnam sepse ishte kundërshtare e luftës dhe pritej shumë mirë. Bombardimet vazhduan deri më 11 tetor 1972. Qemal Rrahmani ishte i Ngarkuar me Punë në ambasadën shqiptare në Vietnam. Kishte lënë takim më 11 tetor në orën 11 në ambasadën Franceze. Mbërriti në 10.58 dhe futet në sallonin e pritjes te ambasadori. Në këtë kohë një avion bën pikatën dhe lëshon bombën. Nga 7 veta që ishin në ambasadë, 6 vdiqën. Për fat Qemali arriti të dalë në aktin e parë nga xhamat por me plagë shumë të rënda. Damarët e qafës ishin prerë. Për fat shpëtoi. Më pas ishin dy shoferët tanë, njëri që kishte ardhur një ditë më parë dhe tjetri që do ikte pas një dite. Të dy ishin bashkë dhe u fshehën pas një peme të madhe. Njëri mori një cifël në qafë dhe tjetri në këmbë. Me makinë gjysmë të shkatërruar, por arritën të shkonin në spital dhe shpëtuan. Ky ishte bombardimi i fundit deri më 18 dhjetor 1972.
Ju keni qenë në atë kohë kur ishte rob lufte edhe ushtari amerikan që më vonë u bë senator, John McCain?
Po. E di këtë histori se kam qenë pikërisht aty. Ushtaraku McCain ka qëndruar rreth 5 vjet rob lufte në Hannoi. Ishte mes 400 ushtarakëve të tjerë amerikanë. Madje në shumë momente thuhej se do ti vrisnin. Por nuk ndodhi kështu.
Cili ka qenë momenti më i vështirë juaj që e keni përjetuar vetë?
Po. Në fakt të gjithë familjet e ambasadave të tjera ishin larguar. Ne shqiptarët i mbanim atje familjen tonë. Porosia e Tiranës ishte që në ditë gëzimi dhe hidhërimi ne jemi me popullin vietnamez. i kemi mbajtur atje fëmijët. Ishte interesante se sa herë që ngjisja shkallët e ambasadës në mëngjes, në orën 7.0 komunikoja me një nëpunës të ministrisë së Jashtme të Vietnamit e cila ishte shumë afër godinës së ambasadës. Ai më përshëndeste: Mirëmëngjesi shoku Peka! Unë ia ktheja: Mirëmëngjesi shoku Çu! Ai: i keni larguar gratë dhe fëmijët? Dhe unë ia ktheja: Në gëzim dhe hidhërim jemi me popullin vietnamez. Ai vazhdonte: Po ne i kemi larguar fshatrave gratë dhe fëmijët! Dhe unë vazhdoja refrenin: Shoku Çu , në gëzim dhe hidhërim jemi me popullin vietnamez. Kjo bisedë përsëritej çdo mëngjes. Kjo ishte porosia e Tiranës.
Përse Tirana e mbështeste Vietnamin?
Në atë kohë Shqipëria kishte një qëndrim me të gjithë vendet e Lindjes. Lufta ndaj imperializmit amerikan dhe solidaritetin me Vietnamin ishin terma dhe politika e ditës.
Si e ka mbështetur Shqipëria Vietnamin vetëm me fjaë apo e dhe materialisht?
Jo vetëm me fjalë. Me sa di unë ndihma e Shqipërisë për Vietnamin ka qenë 3 milionë dollarë në vit.
Vërtët?! Si ka mundësi? Shqipëria e varfër ndihmonte me 3 milionë dollarë në vit Vietanim!
Ka qenë ndihmë e kësaj natyre. i dërgonim tekstile, uniforma ushtarake, produkte farmaceutike, tela bakri etj.
Dhe kjo ishte 3 milionë dollarë në vit?
Po. Mendohej se lufta në Vietnam ishte luftë edhe për Shqipërinë. Sipas vijës së kohës amerikanët që kishin hapur front në Vietnam ndoshta ai front mund të ishte në Shqipëri. Pra vietnamezët luftonin edhe për ne. Detyra jonë ishte ta ndihmonim.
Pas vitit 1990 në disa gazeta kanë dalë fakte dhe janë dhënë dëshmi që disa ushtarakë shqiptarë kanë marrë pjesë në luftë në Vietnam për marrje eksperience dhe deri në luftime. Ju kishit dijeni si atashe, sekretar dhe më vonë si ambasador?
Ka patur grupe ushtarakësh që kanë ardhur për të marrë përvojë në Vietnam. Thuhet që në vitet 60- kanë qenë ushtarakë atje, por unë nuk kam qenë në ambasadë. Në vitin 1972 ka patur një grup ushtarakësh që erdhën për përvojë. Në të gjitha takimet që kanë patur unë kam përkthyer për ta. Po rata që kanë qenë në vitet 60 për përvojë në Vietnamin e Jugut unë nuk kam qenë në ambasadë dhe bëhet fjalë për një kohë më të hershme. Atëherë nuk kishim ende ambasadë. Unë do doja madje t’i takoja sot ata ushtarakë dhe t’i nijihja.
Në vitin 1982 ju u emëruan befas ambasador i Shqipërisë në Francë. Nga Hasi në Vietnam unë e kuptoj, por nga Hannoi në Paris nuk e kuptoj. Enver Hoxha mund të kishte emëruar në ambasadën më të rëndësishme të Shqipërisë një gjirokastrit, një korçar, por jo nga Hasi. Çfarë ndodhi?
Edhe unë jam habitur. Kur më njoftoi shifranti mendova se ishte shaka, por me njoftime të tilla nuk bëhej shaka. Lexova radiogramin: Me vendim të Byrosë politike jeni emëruar ambasador i Shqipërisë në Francë. Unë nuk e kisha menduar se do të isha ambasador atje. Çdo diplomat e ka ëndërr të jetë ambasador në Paris. U çudita.
Kujt i kishte shkuar ndër mend|?
Këtë nuk e di, por patjetër që Enver Hoxha ka propozuar. Kurrkush tjetër nuk mund të propozonte. Interesante është se Franca ndoshta mund të mos jepte agrementin. Unë kisha studiuar në Vietnam, ish-koloni franceze, kisha punuar në Algjeri ish-koloni franceze dhe po shkoja ambasador. E vërtetë, ishte e rëndësishme dhe diçka e madhe.
Megjithatë kur ju u emëruat ambasador në Francë, Shqipëria kishte kaluar tronditje tektonike në politikë dhe jo vetëm. Kryeministri Mehmet Shehu ishte gjetur i vdekur dhe ajo që ju keni dhënë në libër që ai është vrarë dhe jo vetëvrarë. Madje në çdo frazë që keni shkruar për Mehmet Shehun e keni shkruar vetëvrasje, por në kllapa vrasje. Pas tij u zbulua ai që u quajt grup armiqësor me në krye Kadri Hazbiun. Si e morët këtë detyrë? Vërtetë në Vietnam ishte luftë, por në Paris do ishit në qendër të ciklonit?
Ku punon në diplomaci je në sistemin e ministrisë së Jashtme. Drejtohesh nga ministria e Jashtme dhe politika e jashtme. Politikën e jashtme e vendosnin të tjerët kongreset dhe komiteti qendror. Kështu në punën tonë zbatonim porositë e ministrisë së Jashtme.
Zoti Peka, si arrinit ta ndanit ju shërbimin ndaj shtetit shqiptar dhe shërbimit ndaj ideologjisë. Si e ndanit këtë?
Ne bënim detyrën që duhet kryer. Ne ndanim literaturën që na jepej. Bëja një krahasim. Ambasada e Koresë së Veriut dërgonte n Shqipëri veprat e Kim Ir Senit. Askush nuk i lexonte dhe i hidhnin poshtë. Edhe ne kur dërgonim në Francë veprat e Enver Hoxhës nuk i lexonte kush. I hidhnin poshtë. Ishte revista ‘Shqipëria e re’. i jepnim falas në gazeta, shoqatave etj. Ata nuk kishin nevojë sepse e njihnin mirë realitetin këtu.
Ju vetë i keni bërë pyetje vetës kur ishit ambasador në Francë që si ka mundësi që profesori i frëngjishtes Enver Hoxha u bë diktator?
Kjo është pyetje për çdo shqiptar. Të gjithë e dinë pak a shumë jetën e tij. Profesor i frëngjishtes që u bë diktator? Pothuajse të gjithë diktatorët e Afrikës i kishin bërë studimet në Francë. Kur unë shkova në Paris në 1982, Franca e dinte jetëgjatësinë e Enver Hoxhës. Mjekët shqiptarë që vinin në Francë bënin konsulta dhe mjekët francezë që duhet thënë se dy tre kanë ardhur në Shqipëri, e dinin mirë gjendjen shëndetësore të Enver Hoxhës. Ka qenë kryetari i shoqatës së miqësisë Pol Miliez. Miliez ka qenë intelektual i niveleve shumë të larta. Një person me shumë autoritet në të gjitha shtresat e Francës edhe në gazetari. Për mjekësinë ishte kreu i mjekësisë franceze. Në këtë kohë ai nuk e ushtronte profesionin, por ai kishte mjekuar dhe kuruar deri mbretër. DMTH ishte një nga personat shumë të përmendur në Francë. Dhe ishte kryetar i shoqatës së Miqësisë Francë-Shqipëri. Kur mbërrita në Francë më priti në një vizitë kortezie. Ishte takim interesant. Biseduam për Vietnamin. Në një moment më tha; Lexova librin ‘Titistët’ të Enver Hoxhës. Ishte i bukur si një roman. Por aty thuhet se Mehmet Shehu ka qenë poliagjent. Mua nuk më impresionon aspak. Të jesh i bindur, zoti ambasador që edhe politikanët e niveleve më të larta në Francë, me përjashtime të rralla, nuk arrijnë në këto nivele nëqoftëse nuk kanë mbështetje të shërbimeve të fshehta. Më tha jam borgjez, jam katolik, antikomunist dhe e dua Shqipërinë. Më tregoi se Shqipërinë e kishte njohur nëpërmjet Mehmet Shehut. Kishte një simpati tepër të veçantë për Mehmet Shehun. E ka shkruar edhe në libër. Një libër që nuk u përkthye kurrë në Shqipëri.
Në atë libër që Pol Miliez thotë që Mehmet Shehun e vranë, jo u vetëvra?
Nuk merret me atë çështje, por shkruan se është enigmë. (Në libër shkruhet: Ka gjithashtu krime të maskuara si vetëvrasje, ka edhe vdekje për shkak bindjesh. Një nga miqtë e mi-shkruan ai pa i përmendur emrin e Mehmet Shehut,-personazhi lartë i një republike në Evropën Lindore, vdiq kështu dhe unë nuk mund të dhe as që shpresoj kurrë të mësoj të vërtetën. Familja e tij, nga turpi, dhimbja apo nevoja, edhe ajo është zhdukur. Unë e njihja mirë atë. Me të zhvillonim biseda të gjata filozofike, në mos teologjike, të cilat janë padyshim, të palejueshme në parti.)
Zoti Peka si ka mundësi që ky borgjez dhe katolik i madh dhe po aq antikomunist i madh mjekonte një diktator komunist?
Ai është interesuar dhe me herën e parë që ka ardhur në Shqipëri ndoshta ka vizituar Enver Hoxhën por asnjëherë tjetër. Ai merrej me mjekë të thjeshtë që vinin në Shqipëri dhe i thërriste në shtëpinë e tij mjekët për konsulta mjekët më të mirë të Parisit, kur vinte grupi i mjekëve shqiptarë njoftohej nga ambasada Pol Miliez dhe ata pastaj bënin konsulta për shëndetin e Enverit. Aq ishte puna e ambasadës. Në Francë shtypi shkruante se Miliez ishte doktori i Hoxhës, ndërsa shqiptarët thoshin se asnjëhërë nuk e ka vënë stetoskopin në trupin e Enverit. E vërteta është se nuk e ka vënë stetoskopin për të vizituar Enver Hoxhën por ka qenë prezent në çdo konsultë për shëndetin e tij.
Domethënë ka qenë mjeku i Enver Hoxhës?
Në dhjetor të 1983 erdhi në Shqipëri një neuro kirurg që të vizitonte Enver Hoxhën. E vizitoi dhe kur u kthye e prita në aeroport dhe më thotë: Nëse ai (Enveri) nuk punon më por rri krejt i qetë mund t’i zgjatet jeta ndryshe është i mbaruar.
Domethënë ju jeni nga njerëzit e parë që pak a shumë e dinit jetën e Enverit…
E dinin dhe francezët që jeta e tij ishte e shkurtër , ata prisnin ndryshmin pas vdekjes së Enver Hoxhës. Në Francë ka ekzistuar mendimi se ndoshta Ramiz Alia do ishte një Gorbaçov i Shqipërisë.
Sipas rregullit të asaj kohe njerëzit e thjeshtë për kurime jashtë shtetit çoheshin në Hungari, anëtarët e komitetit Qendror në Romë dhe në Vienë, ndërsa byroja politike në Paris. Ka ardhur gjithë byroja politike në Francë?
Një numër shumë i madh i Byrosë Politike ka qenë në Paris. Adil Çarçani, Manush Myftiu , Simon Stefani, Lenka Çuko etj.
Ishte e bezdisshme kjo që merreshe me të gjithë?
Ishte ngarkesë.
Si ishte vëmendja e medias franceze ndaj Shqipërisë?
Me gazetarët më me emër të Francës kam pasur marrëdhënie shumë të mira. Një diplomat nëse nuk do të kishte marrëdhënie të mira me shtypin do të kishte mangësi. Dërgonin gazetarë në Shqipëri, bisedonin probleme politike, ishin burim i jashtëzakonshëm për punën e një diplomati. Edhe ne mbanim qëndrimin tonë, kur takoheshim bisedonim me ta. Iu thoshim që Shqipëria ka hije dhe dritë. Andre Fonten kërkoi të vinte të intervistonte Enver Hoxhën. U bë gati, pala shqiptare preu dhe biletën e avionit dhe disa ditë para se të vinte në Shqipëri i thanë: Ju mund të vini në Shqipëri, mund të vizitoni çfarë të doni por Enver Hoxhën, nuk do ta intervistoni. Ndaj ai e anuloi udhëtimin. Unë i thashë që biletat i ke të tuat, kur të të mbushet mendja që të vizitosh Shqipërinë mund të vish. Në vitin 1984 donte të vinte në Shqipëri por mesa duket dikush nuk donte që intervista të bëhej… Ai e mori si një fyerje këtë… Enver Hoxha nuk pranonte të jepte intervista. Gazetarët francezë kërkonin shumë ta intervistonin .
Pol Miliez ka thënë: Kur e pyeta Enverin kush ishte arsyeja që po e mbante Shqipërinë të izoluar ai u përgjigj: ‘Doktor unë do t’i mbaj kufijtë mbyllur edhe për disa vjet sepse nëse i hap kufijtë shumica dërmuese do të emigrojnë siç kanë bërë në shekujt. Shqiptari është i aftë të japë maksimumin në tokë të huaj ndërsa për vendin e vet nuk kontribuon.’ Jeni në dijeni të kësaj?
Jo nuk jam. Ndoshta është bërë në bisedën që është bërë në vitin 1984. Atëherë Pol Miliez ka qenë në Shqipëri për 40 vjetorin e çlirimit. Kur u kthye doktori në Francë kërkoi që ti sillnin procesverbalin e bisedës së tij me Hoxhën.
Zoti Peka, ju e kuptonit që sistemi komunist po binte në Shqipëri?
Fenomeni Gorbaçov ishte tepër i njohur dhe tepër i mirëpritur . Shpresonim por deri në 1988 asnjëherë në Francë nuk është menduar se Perandoria e Lindjes do të binte. Takimi i Rejkjavikut mes Gorbaçovit dhe Ronald Regan për raketat, e tronditi Europën. Sepse një farë mirëkuptimi midis këtyre superfuqive Evropën e linte të pasigurt. Ka pasur mjaft probleme në atë periudhë, një farë përpjekje për të krijuar polin e tretë.
Lëvizja e Nëntorit 1990, sa vlerë reale kishte?
Ishte lëvizja e fundit në vendet e Evropës Lindore. Ishte dominoja e fundit.Guri i fundit i dominosë ishte Shqipëria. Sido që të jetë, ishte e destinuar të binte. Shqipëria nuk ishte as në lindje as në Perëndim.
Krushqia e Xhafës
TIRANE – Nuk ka pranuar të shënojë në kartela përkatësi helene për objektet arkeologjike ilire dhe është pushuar nga puna. Ky është pretendimi që ngre në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, arkeologu sarandjot Halil Shabani. Autor i më shumë se dhjetë librave kushtuar arkeologjisë dhe kulturës kombëtare shqiptare, përgjatë vitit të fundit ai ka punuar si përgjegjës sektori i arkeologjisë në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Sarandë.
“Më dt.01.04.2013, drejtori i DRKK, Panajot Gunari, më pushon nga puna me motivacionin e ardhjes së strukturës së re, prej së cilës, nga 13 vende pune, DRKK-ja bëhet me 12 të tilla. Drejtori pushoi dy persona, mua dhe ing. Grigor Marton”, – shpjegon Halil Shabani. Po atë ditë, sipas tij, është emëruar në punë në detyrën e përgjegjësit të Sektorit të Artit, Arkitekturës dhe Arkeologjisë, zoti Vangjel Zafirati, me specialitet ekonomist.
Ankesa.
Me gjithë shpjegimin që i është dhënë, ai nuk beson se arsyeja e vërtetë e largimit të tij nga puna ka qenë struktura e re e DRKK-së. “Arsyeja e vërtetë, është refuzimi im për të hedhur në kartelat dhe pasaportat e monumenteve të kulturës informacion joprofesional dhe që bie ndesh me kërkimet shkencore”, – deklaron z.Shabani.
Sipas tij, në shumë prej këtyre kartelave që Drejtoria e Monumenteve përgatit për çdo monument apo objekt që ka në mbrojtje, ai, sipas studimeve të tija apo fakteve të përcaktuara nga arkeologët tanë dhe ata të huaj, ka shënuar përkatësinë kulturore iliro-epirote.
“Por, ndërkohë që studimet të çojnë drejt kësaj origjine, drejtori i Monumenteve në Sarandë, inxhinieri Panajot Gunari, së bashku me personin që ka punësuar si përgjegjës të sektorit të Artit dhe Arkitekturës, Z.Vangjel Zafirati, më kanë kërkuar që në këto kartela unë të shënoj përkatësinë e tyre helene”, – thotë ai. Arkeologu, shton me bindje se kjo kërkesë bie ndesh me parimet e tija profesionale dhe për këtë arsye ka refuzuar ta zbatojë këtë urdhër të drejtorit Gunari.
Z.Halil Shabani bën me dije se si eksponent i Partisë Demokratike lokale dhe si anëtar i saj, ka kërkuar të drejtën e tij në hierarkinë partiake dhe atë institucionale.
“Kam parë se askush nuk më ka ndihmuar në të drejtën time dhe përgjigjja e dhënë ka qenë se, ish-shefi i urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, aktualisht drejtor i DRKK-së së Sarandës, z.Pano Gunari mbrohet nga deputeti Astrit Patozi dhe nuk kanë se çfarë të bëjnë”, – shprehet për “GSH” Shabani. I pyetur se kush është Vangjel Zafirati dhe pse i ka kërkuar të ndryshojë përkatësinë e objekteve ilire, arkeologu tha se ai është pjesë e të ashtuquajturit “komunitet grek në Sarandë” dhe është i angazhuar me PBDNJ-në.
Karriera.
Halil Shabani është autor i disa studimeve e librave, ndër të cilat do të veçonim: “Muharrem Rushit”, “Shalësi ynë në Jug”, “Trashëgimia Kulturore e Konispolit”, “Prasajbët e periferisë”, “Vendbanimi Shpellor Konispolit”, “Haki Rushiti me derte”, “Konispoli – guidë turistike”, “Arhondi i fundit i Butrintit” dhe “Foinike – guidë turistike”.
Ka mbaruar Universitetin e Tiranës në degën Histori-Gjeografi dhe është diplomuar në vitin 1973. Ka punuar si mësues historie dhe që nga viti 1976, është marrë me studime dhe gërmime arkeologjike në krahinën e Konispolit dhe në rajonin e Delvinës e Sarandës. Punimet e tij, i ka pasqyruar edhe në botimet e revistës periodike e shkencore “Iliria” dhe organe të tjera të shtypit të përditshëm.
Është zbuluesi i dhjetëra sajteve arkeologjike me rëndësi kombëtare, si vendbanimi shpellor i Konispolit, Kalaja e Dishatit, vendbanimi i antikitetit i Vastroit, sajti i nëndheshëm i gdhendur në gur në Manet (Konispol), sajti i Bregut të Seterrës, skulptura e Perëndisë së Panit e derdhur në bronz etj. Ndërkaq, ka kryer disa gërmime arkeologjike me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare, si ekspedita e bashkëpunimit shqiptaro-amerikan me Universitetin e Teksasit – SHBA në vitet 1992-’94, si dhe bashkëpunimi me arkeologë grekë në vitet 1995-96, ekspedita e vitit 1982 në Butrint etj. Për këtë aktivitet të dendur shkencor, nga Qendra e Kërkimeve Arkeologjike Tiranë është shndërruar në bashkëpunëtor të jashtëm shkencor.
Ambasadoret Shqiptare ne kampet e refugjateve.
Janë ambasadorë, janë e vërteta e asaj ç’ka është në fakt “shqipëria demokratike” në gjithë këto vite demokraci. Edhe pse nuk janë të dekretuar si të tillë nga Shteti Shqiptar, ata janë barometri i të vërtetës.
E bëjnë punën pa pagesë, udhëtojnë me shpenzimet e tyre, nuk kanë letra kredenciale, apo valixhe diplomatike, nuk kanë marrë udhëzime nga ndonjë ministër i jashtëm, apo titullarë të lartë të Shtetit.
Nuk i pret askush atje ku shkojnë dhe nuk gëzojnë imunitet diplomatik.
Por gjithsesi ata janë “ambasadorë”
Sepse, si askush tjetër, përcjellin mesazhet e vendit të tyre në vendet ku “i zë nata” dhe janë “të vërtetë” për vërtetësinë e këtyre mesazheve, krejt më ndryshe nga ato të ambasadorëve të dekretuar dhe të paguar të Shtetit.
Janë këta ambasadorët apo fytyra e vërtetë e Shqipërisë së krimit, trafikut, korrupsionit e kondrabandës, varfërisë e pa barazisë,keq qeverisjes, urisë dhe frikës për të jetuar.
Këta janë ata që po i tregojnë botës atë që qeveritaret tanë mundohen tja fshehin me pafytyresine. tyre.
Edhe pse në vitin 2018, edhe pse një vën me burime ujore nga më te miret ne ballkan gjithë diten mungon uji i pijshëm;
Një vënd ku, për një copë bukë, vidhen pusetat e kanalizimeve, ku në mes të kryeqytetit, një racë banorësh jetojnë duke rrëmuar në kazanët e plehrave;
Eshtë një vend ku pensionet janë kaq të ulta saqë ndjehesh më mirë të mos i hysh llogarisë se si do të jetohet me to.
Ku njerëzit ende blejnë ushqime “me listë” dhe ndihma sociale është vetëm me “bukë me domate” dhe jo më të paguash edhe energjinë elektrike vetjake;
Ku fëmijët për të qenë në shkollën e tyre të fshatit, ku “të vjen për të qarë”, shpesh udhëtojnë më shumë orë sa ç’udhëtojnë qeveritarët e këtij vendi për të qenë në kryeqytetet dhe qytetet e Europës;
Ku taksapaguesit çdo vit paguajnë shpërdorimet dhe pa-aftësitë e administratës shtetërore;
Ku po të ra një hall, më shumë dërrmohesh nga mosmundësia e zgjidhjes së tij se sa nga vetë halli;
Ku krimi dhe korrupsioni qeveritar ka zënë për gryke shtetin.
Ku droga kultivohet si ne vënd të duhanin dikur.
Ku policija merr pjesën e saj për cdo rrënjë hashashi.
Ku ministri i rendit sillet si gangëster me qytetarët, dhe bashkpuntor apo mik me kultivuesit e droges dhe kriminelët.
Ku banditët, trafikantët e drogës apo mishit te bardhë kane zaptuar gjithshka ne ate shtet, ata tani janë deputetë, ministra, kryetarë bashkish, drejtorë drejtorish ne ministri apo në polici.
Ku jeta e një bagëtie është më e shtrenjte se jeta e një qytetari.
Që është një vend, edhe i çuditshëm madje, ku numërimi i parasë nuk bëhet, si kudo në botë, me atë çka shkruhet në kartëmonedhë, apo në monedhën metalike, por me dhjetëfishin, edhe pse të gjithë e dinë se kjo s’është aspak e vërtetë.
Këto mesazhe, por edhe shumë-e-shumë të tjerë, i përcjellin botës ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë-
Azilkërkuesit shqiptarë të 2018 dhe janë ata që, realisht dhe me guxim, po bëjnë që “bota” të mos kujtojë më që “Shqipëria” është “Tirana” dhe ajo çka shijohet në udhëtimet këtu!
Respekt për misionin e azilkërkuesve shqiptarë, e këtyre ambasadorëve të vërtetë të Shqipërisë!
KU KATANDISEM.
Nuk eshte nje cader ciganesh,ata (ciganët) tani jetojnë ne shtepi te levizeshme.
POR.
Nje nga cadrat ku jetojnë shqiptaret ne Stokolm.
Nuk eshte reklame por nje e vertete e hidhur.
Ku katandisem keshtu.
Ku na katandisi politika dhe politikanet e krimit.
Ku na katandisi vota e deleve të zgjebosura.
Ku na katandisi idealizmi i sëmurë.
Te vjen keq ti shohesh, jane edhe me dite te tera pa bukë.
Greqia ishte lule para ketyre kushteve ç’njerezore ne te cilat jane katandisur shqiptaret ketu.
Mos harrojme temperaturat e uleta dhe debora qe se shpejti do te mbuloje keto cadra..
Shumica kane ardhur me leke borc, por tani nuk kane leke as te kethehen, disa dhe te semure nga fjetja ne toke.
Ne azil kane frike te regjistrohen.
Negativi dhe ekspulsi që i vjen i ben qe te mos ju afrohen zyrave te emigrimit.
Sot takova njerin prej tyre, pime kafe, ai me coj ne cadra ku flene 7 shqiptare, gjeta pune sot me tha por deri ne dreke ika, e lashe nuk mundesha dot.
Mu erren syte tha, kisha 3 dite pa buke.
Ku katandisem, ku na katandisen o ju vravftë perëndia.
Gentian Gaba
Sot, në një nga hotelet e kryeqytetit, u zhvillua takimi me të cilin u zyrtarizua rreshtimi i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet në frontin opozitar. Marrëveshja pati një “kumbar” jo të zakonshëm, pasi krahas përfaqësuesve të PD-së dhe PDIU-së, në tryezën e diskutimeve ishte i pranishëm edhe ish-Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Riccardo Migliori, një nga figurat kryesore të Partive Popullore Europiane.
Sikurse është në natyrën e akteve të tilla politike, valët e krijuara nga kjo lëvizje ngritën një debat të gjallë, brenda dhe jashtë opozitës, mbi rolin e PDIU-së dhe impaktin e saj në betejën kundër mazhorancës. Nëse pjesën e parë e debatit, duhet të pranohet apo jo PDIU, mund ta konsiderojmë të ezaururar nga nënshkrimi i marrëveshjes ditën e sotme. Pjesa e dytë e debatit, çfarë mund t’i shtojë PDIU opozitës dhe si do të funksionojë një aleancë kaq e gjerë, do të vijojë të gjejë jehonë ditën në vazhdim; ku patjetër do të evidentohen të gjitha të mirat dhe gjynahet sipas oreksit politik të komentuesve.
Ajo që mund të thuhet pak orë pas kësaj kontrate të re politike, me bojën ende të patharë në dokumentet që e bëjnë PDIU-në pjesë të opozitës, është se nga sot lindi një rend i ri opozitar me një masë kritike krejt të ndryshme nga ajo e zgjedhjeve të fundit. Në zhargonin e marrëdhënieve ndërkombëtare quhet “bandwagoning” (të hipësh në karrocën e fituesit); pra aktorët politikë kanë tendencën që të krijojnë aleanca me atë grupim që perceptohet si më afër triumfit në një betejë. Dhe nëse do të analizonim këtë grupim nga pikëpamja numerike, rezultati do të konfirmonte pikërisht këtë. Me një spostim mekanik të votave të vitit 2015 për Bashkinë e Tiranës, meqenëse rendi i ri opozitar betejën e parë politike do ta ketë vendore, pra duke postuar LSI-në dhe PDIU-në në krah të PD-së, rezultati në tavolinë do të ishte në favor të opozitës së sotme me një diferencë prej 25 491 vota.
Me këtë fitore simbolike në xhep, të cilën e japin në tavolinë zgjedhjet e vitit 2015, duhet të nisë puna për të fituar zemrat dhe mendjet e qytetarëve që nuk e kanë votuar tradicionalisht; pasi dihet, politika nuk është vetëm çështje matematike, por edhe emocionesh, vizioni dhe oferte programore.
Dhe këtu vijmë te kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka detyrën dhe përgjegjësinë që nga ky ekip (LSI, PAA, PDK, PR, PBDNJ dhe PDIU) të nxjerrë jo vetëm platformën qeverisëse, të ngjizë frymë dhe shpresë, por edhe të fitojë mbështetjen e mëtejshme të faktorit ndërkombëtar. Qartësisht renditja e të gjitha partive politike kryesore në vend, kundër një mazhorance me probleme kronike me krimin, ndihmon, sikurse dhe prania e Riccardo Migliorit mund të sugjerojë, në përçimin e një mesazhi të qartë dhe unik: të bashkuar kundër kriminalizmit të politikës.
Sigurisht, vendimin final mbi zgjidhjet e Opozitës të bashkuar do ta japin qytetarët me votën e tyre; megjithatë ky mbetet një fillim i mbarë për një grupim që me dashakeqësi përshkruhet në vështirësi. Mund të duket pak, por sot ka arritur një rezultat të kënaqshëm: ka lënë Ramën vetëm me një aleat për zgjedhjet e ardhshme: Krimin!
Atëbotë Milosheviçi do t’u thoshte serbëve “askush nuk guxon t’ju rrahë”. Me këtë ‘mbrojtje’ të serbëve pat nisur asokohe sulmi i madh mbi shqiptarët dhe Kosovën.
Nga Albin Kurti –
U bënë një javë nga fjalimi i Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Mitrovicë, kurse Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ende nuk e tha asnjë fjalë për atë fjalim.
Fjalimi i Vuçiçit ishte fjalim vajtues. Mirëpo, kur vajton një njeri i fuqishëm situata është e rrezikshme. Ky fjalim i 16 shtatorit 2018 në Mitrovicë nuk i përngjante fjalimit të Milosheviçit në Gazimestan më 28 qershor 1989, por shumë më tepër fjalimit të Milosheviçit në Fushë Kosovë më 24 prill 1987.
Atëbotë Milosheviçi do t’u thoshte serbëve “askush nuk guxon t’ju rrahë”. Me këtë ‘mbrojtje’ të serbëve pat nisur asokohe sulmi i madh mbi shqiptarët dhe Kosovën.
“Ju premtoj se askujt nuk do t’i lejojmë të përdorë armët e municionin kundër jush. (…) I lus të gjithë në anën tjetër që të më kuptojnë shumë seriozisht dhe të më pranojnë shumë seriozisht – për asnjë çast nuk do të kem mëdyshje në nevojën për ta mbrojtur popullin tonë, nëse në cilëndo pjesë të Kosovës dhe Metohisë populli ynë do të sulmohet.” – kështu tha Vuçiç sot një javë në Mitrovicë. Ky është gjithsesi një kërcënim, sepse në Kosovë nuk ka më krim ndëretnik. Edhe vetë serbët thonë atë që e dinë: Oliver Ivanoviçin nuk e vranë shqiptarët, por Beogradi.
Vuçiç lavdëroi Milosheviçin duke thënë që “Milosheviçi ka qenë lider i madh serb, qëllimet i ka pasur patjetër më të mirat, por rezultatet i patëm shumë më të këqija. Jo pse ai ose kushdo tjetër e ka dëshiruar këtë, por për shkak se dëshirat nuk kanë qenë reale dhe interesat e tendencat e popujve të tjerë i kemi shpërfillur e nënçmuar, dhe për këtë kemi paguar çmimin më të lartë e më të rëndë.
” Vëreni se si ai jo vetëm që lartëson qëllimet e mira të Milosheviçit, por edhe identifikohet me rezultatet e këqija për të cilat flet në veten e parë shumës (sic.). Madje, Vuçiç nuk lë pa kritikuar kundërshtarët e tij politikë (ndonëse pa e përmendur këtu me emër ish kryeministrin e vrarë serb, Zoran Gjingjiq) të cilët në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës i kanë dorëzuar Slobodan Milosheviçin dhe gjeneralët e ushtrisë e të policisë serbe: Ojdaniqin, Vladimir Llazareviqin, Nebojsha Pavkoviqin e Sreten Llukiqin.
Pastaj, në njërën anë, presidenti serb thotë “Faleminderit miqve tanë nga Rusia që kanë qenë politikisht me Serbinë, edhe kur askush nuk ishte.”, ndërkaq, në anën tjetër, shan NATO-n: “Ka luftuar Serbia kundër NATO-s me nder dhe trimëri në vitin 1999, ka mbrojtur veten, por kemi humbur, ata ishin shumë më të fuqishëm e shumë më të pasur, ishin qyqarë të mëdhenj, prandaj u duhej të hidhnin më shumë bomba nga ajri në popullin tonë. Humbëm si 610 vjet më parë…”
Vuçiç edhe vajton për serbët që kanë rënë për Kninin, Sarajevën dhe Prishtinën, por, edhe flet me nostalgji për kohën para 30 vjetëve kur serbë paska pasur 3 herë më shumë në Kosovë sesa tani. Përveçse gënjen meqë në Kosovë kurrë s’ka pasur 400 mijë serbë (pasi që sot janë 132 mijë), atij nuk i intereson se ndoshta në mesin e serbëve në Kosovë kishte kolonë, që zaptuan tokat e shqiptarëve, aso të reformës agrare midis dy luftërave botërore, të Rankoviqit apo edhe vetë Milosheviçit.
Vuçiç njëmend e kritikon idenë e spastrimit etnik por me renditje të qartë raciste: e quan vizion deluzor atë të Kosovës pa shqiptarë, ose, edhe më keq se kaq, atë të Kosovës pa serbë (sic.). Pas vajtimit për luftërat e humbura, fshin lotët, dhe thekson:
“Nuk jemi bërë më të mëdhenj. Tash pa asnjë pikë gjak, të askujt, po bëhemi më të mëdhenj.” Mbase kjo ishte përgjigje ndaj atyre që mendojnë se ai do ta ndryshojë synimin për Serbinë e Madhe. E, kur Vuçiç ju referohet investimeve nëpër fshatrat e komunat me shumicë serbe në Kosovë, ai flet si të ishin ato në Serbi e jo në Kosovë, dhe, sikur paratë po i nxirrte nga xhepi i vet.
Vuçiç flet jo pak për ardhmërinë mirëpo citon sundimtarin serb dhe pushtuesin e Kosovës Stefan Nemanja nga shekulli XII, depotin serb Stefan Llazareviq nga fundi i shekullit XIV e fillimi i atij XV, peshkopin serb Nikolaj Velimiroviç nga fillimi i shekullit XX, që njihej për nacionalizmin pansllavist e antisemit, si eminencë gri dhe bekues i vullnetarëve të organizatës fashiste serbe “Zbor”, e i cili u kanonizua si shenjt njëzëri nga Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe vetëm një javë pasi që u vra Zoran Gjingjiç, më 19 mars 2003.
Ndërkaq, nga të gjithë intelektualët bashkëkohor serbë, Vuçiç arrin të citojë vetëm gazetarin e njohur Aleksandar Tijaniç i cili gjatë sundimit të Milosheviçit, në vitin 1996, kishte qenë katër muaj ministër i informatave (post që do ta marrë vetë Vuçiç dy vjet më vonë).
Sigurisht se ajo që kujtdo i bëri përshtypje, jo vetëm nga ky fjalim por nga e gjithë vizita e tij, është se si Vuçiç në Kosovë fliste si demograf, për natalitet e moshë mesatare, për vitalitet popullsie gjithnjë mbi baza etnike. Veçse kur kreu nacionalist i një shteti flet si demograf kjo do të thotë se ai tashmë ka përqafuar pikëpamje naziste.
Pas këtij fjalimi mbi 40 minutësh që përveçse ishte i cekët kishte edhe shumë redundancë, të mendosh se mund të merresh vesh a pajtohesh me Vuçiçin, do të thotë që ke rënë në pozitat e nacionalizmit serbomadh (dhe këtu pak ka rëndësi se a nga frika prej lepuri apo naiviteti prej struci ke besuar të jetë vegjetarian krokodili).
Vetëm një frikacak a idiot si Thaçi mund ta shpëtojë një shovinist si Vuçiçi.

Nga Roland Bejko
Po e them që në krye të herës se kur u mora me organizimin dhe nxitjen e rebelimit të studentëve në dhjetor-shkurt ’90-’91 në universitetin e Gjirokastrës së bashku me një grup studentësh dhe pedagogësh kryesisht të rinj, kundër diktaturës komuniste, më kujtohet se as unë dhe askush nga kolegët e afërt studentë a pedagogë nuk ishte BIR a BIJË e ndonjë ATI me pushtet të fortë në hierarkinë komuniste.
Fëmijët e tyre na qëndruan larg. Ndonjë që guxoi të na bashkohej në dhjetor, në shkurt se pamë më sepse “ATI” e largoi menjëherë prej nesh.
Madie gjatë shkurtit 91 kur në Tiranë studentët ishin ngujuar në grevë urie dhe ne në Gjirokastër tuboheshim gjatë gjithë ditës në auditor, befas na u shfaqën aty “bijtë” që “etërit” e nomeklaturës lokale i kishin marrë nga Tirana në shtëpitë e tyre me urdhër të Partisë së Punës.
Natyrisht,nuk mar përsipër të flas për situatën si ishte në Tiranë.
Por, shumica jonë vinim nga familje populli.
Dhe Dr. Berisha besoj se këtë e di mirë.
Po atëherë, përse ai tha se “revolucioni i atyre ishte rebelim i bijëve kundpr etërve”… ” dhe “nuk ishte një revolucion i të deklasuarve…?!
Pse tani 27 vjet pas asaj kohe?!
Për ta mirëkuptuar arsyen e vërtetë të lëshimit të kësaj deklarate do të ishte mirë që mesazhi të lexohej në kontekstin e realpolitikës shqiptare, duke mbajtur parasysh faktet në të cilat ndodhet PD dhe Shqipëria që po zbrazet nga populli i saj, e cila, ajo pra që e braktis atë, është në shumicë votuese e së djathtës të cilëve qeveria e Ramës i ka mbyllur hapësirat jetike.
Edhe pas paraqitjes brilante të Berishës në Opinion, te tv Klan, ku tha se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira, dhe klika duhet përmbysur me revolucion demokratik të popullit, për mirë a për keq, shumica e portaleve dhe komentuesve u fokusuan te raporti sasior i dominimit absolut në audiencë i Dr. Berishës që ishte rreth 3 herë më shumë se ajo e Edi Ramës që te Top Channel dhe jo në brendinë e ligjërimit të tij.
Të paktë ishin ata që u morën me shpjegimin e përmbajtjes së mesazheve të koduara të lëshuara me inteligjencë nga Sali Berisha si në Opinion, ashtu edhe te përvjetori i Azem Hajdarit.
Në këtë rast mer vlerë ajo fraza që përdoret rëndom në disa raste, ” po dale more se nuk ishte ashtu siç duket”.
Në fakt më shumë se sa ti shpjegohet përmbajtja e tyre publikut, është e nevojshme që çkodimi i mesazheve të bëhet dhe të lexohet brenda PD nga kushdo që ka një rol drejtues në të gjitha nivelet.
Mendoj se një lexim të drejtë duhet të bëjnë edhe partitë apo organizatat e tjera politike pranë PD, por edhe ndërkombëtarët. ( Këta në PD mund ti gjejnë të dy profilet, edhe radikalin, z. Berisha, edhe të moderuarin, z. Basha. Pra njëra dorë lan tjetrën,të dyja lajnë fytyrën)
Leximi i drejtë, i arsyeshëm, racional, dhe mirëkuptirs do ta ndihmonte shumë kualicionin e djathtë që të siguronte një kohezion të brendshëm të qëndrueshëm.
Me sa kuptohet Z. Berisha vazhdon të besojë se që PD të fitojë zgjedhjet duhet të dalë para shqiptarëve si një PARTI POPULLORE ku shumica e qytetarëve të gjejë të mishëruara në programin e saj qeverisës interesat e veta.
Kryetari i PD z. Basha prej kohësh gjendet nën presion ku:
Antikomunistët i kërkojnë që ata të jenë shtylla që PD duhet të mbështetet.
Pronarët e shpronësuar nga komunizmi dhe të zhgënjyer nga “demokracia” mendojnë se PD duhet të mbështetet tek ata duke ndryshuar edhe programin.
Ish të përndjekurit mendojnë se PD me votat dhe mbështetjen e tyre mund të vijë në pushtet.
Konservatorët mendojnë se ajo është e vetmja ideologji që PD duhet të përkrahë.
Liberalët janë të shqetësuar për tregun dhe paranë.
Të gjitha këto kur statistikat na thonë se shqiptarët janë të majtë në shumicën e tyre edhe pse e kanë votuar masivisht PD në vitin 1992.
Dhe më pas PD i ka fituar zgjedhjet parlamentare për shkak të sistemit dhe jo se ka marrë më shumë vota se e majta.(2005, 2009)
A ka të drejtë Dr.Berisha kur na bën të nënkuptojmë se PD duhet të jetë një parti popullore pa një ideologji të vetme.
Secili është i lirë ta gjykojë dhe të mendojë si të dojë, por unë do sugjeroja që leximi dhe gjykimi të bëhej i ftohtë duke parë përtej majës së hundës dhe interesave tona.
Brenda një partie popullure evropiane psh, te Republikanët francezë bashkëjetojnë golistët, social-kristianët, social-liberalët, neoliberalët, konservatorët, etj. Lideri i PR franceze është i ri dhe e ka të vështirë të krijojë një profil, një idenditet atraktiv të partisë. PR franceze është e dobët tani, është në opozitë, sepse segmentet ideologjikë të saj janë përfshirë në beteja të zjarrta për dominim, Ajo ishte në pushtet (UMP) kur Sarkozi apo më parë edhe Shirak kishin siguruar një farë kohezioni të brendshëm të qëndrueshëm midis palëve duke dalë para zgjedhësve me profilin e një partie popullore të qendrës së djathtë.
Pra, më shumë se për të pohuar një fakt historik me deklaratat e ditëve të fundit z. Berisha lëshoi mesazhet se PD duhet të përafrohet në aksionin e saj politik me pritshmëritë dhe gutin e shumicës së elektoratit që ka mbetur në Shqipëri i cili për hir të së vërtetës, duhet pranuar, se më shumë se antikomunist, ballist, zogist, i persekutuar, ish pronar, demokrat, konservator, liberal etj, pra më shumë se idealist, është pragmatist.
Cila është ideologjia psh e kësaj gjeneratës së re të tekologjisë dixhitale që eret dhe gdhihet me smartphon nën jastëkun që fle?!
Janë 19 persona që rezultojnë të zhdukur në rrethana ende misterioze në harkun e rreth tri viteve. Pas denoncimit të familjarëve, Policia ka nisur hetimet, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tyre.
Ngjarja më e rëndë e zbuluar ndodhi kur një trup i masakruar dhe me kokë të ndarë u gjet më 24 janar të 2017-s në fshatin Romës të Vlorës. Ishte një çoban që zbuloi kokën e dekompozuar dhe njoftoi menjëherë Policinë.
Ksandro Imeraj, i zhdukur.
Kjo e fundit mbërriti në vend dhe po në këtë fshat, pranë vendit të quajtur “Përroi i Mollës”, në një zonë të pyllëzuar, gjeti edhe një pjesë skeleti njeriu, e përbërë nga gjymtyrët e poshtme dhe pjesë të legenit. Këto pjesë skeleti u gjetën rreth 40 metra larg vendit të ngjarjes k