Kategori
Uncategorized

Televizioni francez reportazh për Shqipërinë: Eksportuesja më e madhe e kanabisit

Disa herë në mbrëmjen e djeshme një nga emisionet më të njohura franceze në TV M6 e ka cilësuar shqipërinë si vendin më të madh të prodhimit të kanabisit në botë. Në dokumentarin e “Enquete Exslusive” të drejtuar nga prezantuesi Bernard de la Villardiere, krahas plazheve magjepsëse të jugut, shtimit të turistëve, gjakmarrjes dhe dasmës së çiftit Leka Zogu Elia Zaharia, i është kushtuar edhe një vend i veçantë prodhimit e trafikut të narkotikëve. Gazetarët francezë në dokumentarin e transmetuar të dielën në orën 24:25 duket se xhirimet i kishin bërë mbi një vit më parë kur Saimir Tahiri ishte ende ministër. Pra, kur ishte koha që qeveria e tij dhe e Ramës i quante kazan, të gjithë ata që flisnin për boom-in e kanabisit në vend.

Ashtu sikurse pritej dokumentari ishte instaluar edhe në zyrën e ish ministrit Tahiri në Ministrinë e Brendshme. Dhe ata e pyesin shprehimish: ka shumë akuza që ju lidhin ju direkt me trafikantët…

Përgjigjja e Tahirit: Unë do shqetësohesha po të mos ishte kështu….mua më kanë akuzuar edhe se i kam vënë vetë bombë familjes sime….Kjo tregon se ne po e luftojmë krimin.

Në fakt u desh edhe disa kohë që e vërteta të dilte në shesh për të gjithë shqiptarët. Por interesante është se në dokumentarin francez të “Enquete Exslusive”, pavarësisht se kanë takuar autoritetet vendase, pavarësisht se kanë marrë pjesë në aksionet e policisë, kolegët francezë kanë arritur në përfundimin se në Shqipëri po bëhej nami me kanabis, njësoj si mediat vendase që në atë kohë Rama filloi ti quante ‘kazan’ që nxin imazhin e vendit.

Linku për të parë dokumentarin e plotë: https://www.6play.fr/enquete-exclusive-p_831/plages-de-reve-business-et-vendetta-la-face-cachee-de-l-albanie-c_11692138

Kategori
Uncategorized

Shkrepsja si mjet demokratik..

Nga

gazetari Basir Çollaku

Shkrepsja si mjet demokratik..

Kioskat ne Tirane nje kthim ne vitet 90. Duhen çuar menjehere te trau i Kukesit, ndryshe nuk do habiteni kur te nisin tollonat, raportimet te operativi zones, fleterrufete, denimet per mjekren dhe floket e gjata, pantallonat e shkurtra, e te tjera mysybete te Diktatures..
Duket se Erion Veliaj, hetimet per te cilin duhet te kishin sjelle shume ngjarje penale, ka mbetur holle nga kullezimi i Tiranes. Kjo sepse Rama ka qene firmetari betonit si gjithnje. E duhet nje marifet i ri aq sa ishte i vjeter te pushtojme qendren me keto kulleza te vogla qe i shkojne per shtat kryeyarit te vogel se te tjerat i zaptoi kryetari i madh. Keshtu banoret e Tiranes jane thjesht sehirxhinj se si po shkermoqet toka ku banojne, ajri qe marrin fryme, e shumeçka tjeter. .
Shume miq e quajne te pavend idene time, por me eshte fiksuar ka kohe se mjeti demokratik rehabilitues dhe asgjesues i kesaj diktature te re eshte SHKREPESJA. Shkurt, arrogances, dhunes, mosndeshkueshmerise, abuzimit, plaçkitjes, babezise, mundesh tu vesh fre dhe ti dekdisesh ne dreq vetem me nje Shkrepse. Me nje mjet demoratik djeges te se keqes…Sa me heret aq me mire. Sa me vone aq me dreq..

Kategori
Uncategorized

Përse dështojmë kundër Edi Ramës?

Një nga arsyet më të rëndësishme të këtij popullariteti është strategjia e gabuar e opozicionit në raport me të. Një opozicion që shënjestër kryesore pati dhe ka Ramën si person, dhe jo Ramën si Kryeministër. Nëse fokusi i opozicionit janë sulmet personale mbi z.Rama, atëherë këto sulme do të prodhojnë efektin e kundërt, ato do të rrisin popullaritetin e tij.

POLITIKO.AL/

Red Varaku

Pesë vjet më parë Edi Rama fitoi zgjedhjet dhe u bë kryeministër i Shqipërisë. Për shumicën e të djathtëve dhe antarëve të Partisë Demokratike kjo ishte diçka e paimagjinueshme dhe gati qesharake atëkohë. Në fakt, në zgjedhjet e vitit 2013, po të mos ishte për koalicionin e shumëpërfolur që ai bëri me Partinë e Ilir Metës, Partia Socialiste bashkë me të do të vazhdonin të ishin edhe sot në opozitë.

Tani që Edi Rama i fitoi zgjedhjet dhe u rizgjodh Kryeministër, nuk duhet asesi të mendohet se kjo gjë ndodhi rastësisht dhe në mënyrë të pamerituar. Ky është një fakt dhe nëse ne nuk e pranojmë, do të vazhdojmë të mbetemi në një ‘limbo’ (jashtë realitetit), kësisoj të paaftë për ta ndryshuar.

Të gjithë kundërshtarët e z.Rama, përfshi këtu edhe opozitën, duhet të pranojnë që kanë dështuar në strategjinë e përdorur në luftën kundër tij gjatë këtyre viteve. Sepse, strategjia e përdorur në vend që ta dobësonte, e ka bërë atë edhe më të fortë. Këtë e dëshmuan edhe zgjedhjet e vitit 2017. Kundërshtarët e tij nuk arritën ta dobësonin figurën e tij, dhe nuk arritën të bindnin me strategjinë e ndjekur. Sot, ai është edhe më i fuqishëm dhe, fatkeqësisht, ka futur në dorë të gjitha pushtetet.

Merita asesi nuk i duhet mohuar. Ai arriti t’i bindë edhe njëherë shqiptarët, edhe pse ndaj tij pati akuza shumë të rënda nga opozita në lidhje me kriminalizimin e shoqërisë shqiptare nëpërmjet bandave të drogës. Të fitosh zgjedhjet, pas një qeverisje kryekëput të dështuar, pa një program të qartë dhe pa asnjë ofertë politike, duhet pranuar që është gjenialitet. Z. Rama sot është njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri, me një autoritet të pakonkurueshëm brenda Partisë Socialiste dhe një mbështetje të admirueshme edhe pas katër viteve qeverisje tërësisht të dështuar.

Zgjedhjet e vitit 2017 i fitoi bindshëm dhe, ç’është më e rëndësishme, pa pasur nevojë për ndihmën e ish-aleatit të tij ‘të çmuar’, Ilir Meta.

Pra, ia doli që të rizgjidhej Kryeministër dhe sot të krijon përshtypjen e një njeriu që nuk do të bjerë shpejt nga pushteti. Popullariteti i tij duket sikur rritet në përpjestim me dështimet. Cila është arsyeja e këtij popullariteti? Përse shqiptarët e mbështetën atë, edhe pas një qeverisje të dështuar gjatë katër viteve? Përse një person që e ka rrënuar ekonomikisht dhe moralisht këtë vend, gëzon akoma mbështetje?

Së pari, një nga arsyet më të rëndësishme të këtij popullariteti është strategjia e gabuar e opozicionit në raport me të. Një opozicion që shënjestër kryesore pati dhe ka Ramën si person, dhe jo Ramën si Kryeministër. Nëse fokusi i opozicionit janë sulmet personale mbi z.Rama, atëherë këto sulme do të prodhojnë efektin e kundërt, ato do të rrisin popullaritetin e tij. Fokusi i opozicionit te personi dhe jo te qeverisja, ka bërë të mundur një simpati të votuesve të moderuar/gri në Shqipëri për Ramën. Votuesit e moderuar/gri mendojnë se sulmi personal ndaj z.Rama është një sulm ndaj reformave që ai po ndërmerr. Sipas tyre është një sulm që ndërmerret pikërisht nga përfaqësues të ‘establishmentit të vjetër’ të cilët ndjehen kërcënuar nga humbja e privilegjeve dhe Vetingu. Kjo është një tezë të cilën z.Rama nuk përton ta përsërisë në çdo takim dhe dalje publike.

Së dyti, Rama ia ka dalë që ta shfokusojë debatin politik duke e orientuar atë më shumë në një debat rreth personalitetit të tij kontrovers, sesa në një debat rreth performancës së qeverisë së tij. Megjithë përpjekjet e mëdha të z. Basha, i cili duhet thënë se është i vetëm në këtë betejë civile, për të orientuar debatin rreth qeverisjes, , z. Rama ia ka dalë gjithmonë të shndërrojë këtë të fundit në një debat rreth tij dhe për të. Të gjitha mediat kanë rënë në grackën që ai di ta ngrejë me shumë mjeshtëri, duke u bërë kështu, mbase në mënyrë të pandërgjegjshme, aleatët më të mirë të kryeministrit.

Së treti, media dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm opinion-bërës dhe politikë-bërës janë aq të obsesionuar me personalitetin ‘problematik’ të z. Rama, saqë sapo ndodh ndonjë ngjarje substanciale politike, ata menjëherë e shndërrojnë atë në sulm personal, kësisoj në një debat steril që vetëm sa përforcon pozitat e KM, sepse e paraqet atë si heroi, i cili atakohet personalisht nga ‘snajperët politikë’ opozitarë, pikërisht sepse i është kundërvënë dhe po lufton ‘dhëmb për dhëmb’ me establishmentin e vjetër, ‘rrumpallën’ e tranzicionit, pengesën kryesore të integrimit në Bashkimin Evropian etj.

Sigurisht, që kjo nuk është një dinamikë e re. Këtë dinamikë e kemi vënë re edhe gjatë qeverisjes katër vjeçare, po ashtu edhe gjatë fushatës së vitit 2017, fushatë në të cilën ai u fut pa një program politik dhe nuk i premtoi asgjë; megjithatë fitoi bindshëm. Këtë dinamikë e hasim edhe tani kur të gjithë merren me karakterin kontrovers të tij dhe harrojnë qeverisjen e degraduar dhe rrënimin ekonomik. Kjo dinamikë duhet të ndalet menjëherë sepse nuk është gjë tjetër veçse një marketing falas për z. Rama, duke e shndërruar atë në “kalorësin” që sulmohet, pikërisht sepse po lufton me ata që i “kanë pirë gjakun këtij populli.” Kjo është një fabul që e dëgjon jo pak midis njerëzve.

Edhe Opozita duhet të ndryshojë strategjinë e opozicionit ndaj tij. Ajo nuk duhet të bjerë në grackën e sulmit personal ndaj KM. Fokusi i kësaj strategjie duhet të jetë vetëm te qeverisja, si dhe te arsyet që sollën dhe bënë të mundur një lider të tillë me prirje të pastra autokratike. Ajo duhet të dëshmojë që nuk është pjesë e së ashtuquajturës kastë politike, nëpërmjet akteve të qarta distancuese ndaj saj, duke vlerësuar me objektivitet çdo iniciativë të qeverisë, gjë që do t’i sillte asaj kredibilitetin opak.

Po ashtu, Opozita duhet të gjejë personalitete të besueshme, jashtë establishmentit të vjetër, për të dhënë shembullin e saj që nuk po kthehet në një monarki ku njerëzit i gëzojnë dhe trashëgojnë privilegjet e pushtetit deri në vdekje. Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë ajo do ta ketë gati të pamundur të luftojë tendencat autokratike të z. Rama.

Kategori
Uncategorized

‘Skifterat’ e Berlinit*

‘Skifterat’ e Berlinit*

Një dërgatë qeveritare shqiptare, përfaqësuese e një vendi me kaq shumë probleme, që ofron një darkë të shtrenjtë në restorantin më luksoz të Gjermanisë, ka qenë një teprim pagan dhe një keqkuptim mesdhetar për shpirtin gjerman.

Alfred Lela

Disa gjëra shkuan keq në Berlin për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Si fillim, ai mori me vete jehonën e disa shkrimeve denigruese të portaleve pranë qeverisë, ku cënohej dinjiteti njerëzor dhe ai politik i Gunther Krichbaum, një deputeti gjerman, njëkohësisht kryetar i Komisionit të Europës në Bundestag.

Edhe pse z. Rama u distancua nga shkrimet në Tiranë, ato udhëtuan për në Berlin pa lejen e tij. Partia e Merkel dhe Krichbaum ka këtu një zyrë mjaft aktive të Fondacionit Konrad Adenauer, organizatë që funksionon si formatues ideologjik dhe përhapës i ideve të qendrës së djathtë në Gjermani, Shqipëri dhe shumë vende të botës. Gjermania Federale ka gjithashtu një ambasadë, gjithaq aktive në Tiranë.

Animet, parapëlqimet dhe linjat editoriale të mediave, të vjetra apo të reja, nuk janë sekret për askënd, sa kohë janë veprimtari publike e përditshme, siç nuk janë të tilla as mbështetja financiare që jepet për to. Politiko.al raportonte dje për debatin e zhvilluar mes Ramës dhe deputetëve gjermanë, të cilët i kujtuan se mediat që publikuan shkrimet kundër kolegut të tyre janë afër qeverisë.

Kur Kryeministri i ka quajtur tri herë rresht ‘gënjeshtra’ pretendimet e Krichbaum, deputetët kristian-demokratë janë larguar nga takimi.

Një ‘sup të ftohtë’ shefi i qeverisë shqiptare e ka marrë edhe nga kancelarja Merkel, e cila ka folur për ‘kushte paraprake’, një togfjalësh që shpjegon atë që është quajtur skepticizëm gjerman; që Rama e ka mohuar me forcë, madje edhe pas vizitës në Berlin.

Si të mos mjaftonte ngrica e këtyre dy momenteve, në finale, ndoshta duke menduar të rregullojë punë, apo ndoshta për të transmetuar në Tiranë idenë se ‘me gjermanët e kemi mirë’, Kryeministri ka guxuar të shkojë, me këmbët e veta, drejt një thertoreje etike ku e priste e mprehur, e ftohtë dhe e pamëshirshme, kama teutone e protestantizmit gjerman.

Një ‘darkë e gabuar’ mund të konsiderohet ajo që z. Rama pati ndërmend të shtronte për deputetët e Bundestagut, një përpjekje për marketing që u kthye në anti-reklamë. Siç raportonte gazeta Tagesspiegel, deputetët gjermanë janë habitur nga përzgjedhja e restorantit ku do të shtrohej darka, një klub ekskluziv, ku hyrja lejohet vetëm me kartë antarësimi, të cilat, siç do ta shihni në këtë raportim të Politiko, janë një gjë fort e shtrenjtë.

Duhet të lexojmë në dy fakte për të kuptuar se çfarë i ka habitur gjermanët. I pari është ekskluziviteti dhe shtrenjtësia e China Club Berlin dhe, i dyti me atë se ky luks nuk i shkon përfaqësuesve të një vendi si Shqipëria, e cila ka varfëri të theksuar, korrupsion të lartë, dhe krim të organizuar, shqetësues edhe për Europën.

Nuk duhet shmangur as ajo çka është kombi gjerman, një popull i madh në numra dhe sfidant ndaj humnerave të historisë së shekullit të kaluar, që i kapërceu duke u bërë në disa dekada një nga vendet më të fuqishme të botës. E gjitha qëndron te ajo që Max Ëeber quan ‘etika protestante e punës’, ku gërshetohen përunjësia dhe e përkora me idenë se kuptimi i jetës dhe përmirësimi i njeriut vjen pikërisht prej punës.

Një dërgatë qeveritare shqiptare, përfaqësuese e një vendi me kaq shumë probleme, që ofron një darkë të shtrenjtë në restorantin më luksoz të Gjermanisë, ka qenë një teprim pagan dhe një keqkuptim mesdhetar për shpirtin gjerman.

Ne, këtu në Tiranë, na lejohet të ndërtojmë një parabolë tjetër me Ramën dhe shoqëruesit e tij. Imagjinarja që u shkon më shumë është ajo e ‘skifterave’, duke futur në punë personazhin grotesk të aktorit Bes Kallaku. Aty parodizohet hajduti i vogël shqiptar, grabitës vilash dhe apartamentesh në Itali, që kthehet në atdhe plot argjendurina, makina dhe tesha markash të shtrenjta. Përpjekja për të mbuluar statusin e vjetër me plaçkën e re, të zhvatur qyteteve të Europës, krijon situata komike.

Këtë shije ‘skifterash’ të jep shpura kryeministrore shqiptare, që u mundua të blinte një vend në Berlin duke u futur nga dera e pasme e klubit ekskluziv dhe luksoz. Gjermanët thanë ‘Nein’. Ndoshta, edhe në emër të atyre shqiptarëve që ndihen të grabitur nga ‘skifterat’ e Tiranës.

*Fjala ‘skifterat’ forma korrekte e së cilës në shumës është ‘skifterët’, është lënë me qëllim gabim.

Kategori
Uncategorized

Basha: Dora ime e shtrirë për kritikët për bashkim: Orë kritike, përballë një qeveri kriminale


126

“le të lemë pas humbjen dhe të shohim njëri-tjetrin në sy duke thënë: kurrë më, plot besim tek vetja dhe vizioni që ndajmë te njëri-tjetri, sot gjithë Shqipëria pret nga ne, miqtë tanë presin nga ne”.

“I kam parë shqiptarët edhe me mosbesimin ndaj politikës, por edhe me mosbesimin ndaj nesh. Njerëzit presin nga ne përgjigje, cili është vizioni ynë, çfarë do të bëjmë ne për njerëzit, ndaj ne duhet të flasim hapur dhe t’ia themi njerëzve në sy, jo vetëm demokratëve.

Unë kam bërë gabimet e mia, për të cilat kam pranuar përgjegjësinë time, por gjithçka e kam bërë për njerëzit. Jam i vetëdijshëm për gabimet e mia, por ishin të diktuara nga rrethanat që u krijuan.
Përvoja është një mësuese e dashur, duke mësuar nga gabimet do të fuqizojmë partinë tonë dhe do e kthejmë në një parti fituese.
Gjatë muajve të fundit ka pasur edhe akuza dhe sulme personale, duke u treguar më i matur. Sot nga ky Kuvend i madh i shtroj dorën gjithsecilit që dëshiron të kontribuojë, dora ime do të jetë e shtrirë jo për pazare”, tha Basha.
Sipas tij, qeverisja e Edi Ramës është kriminale.
“Eshtë qeveri hajdute. Mashtruese. Eshtë qeveri e një grushti njerëzish. Eshtë anti-popullore. Eshtë një kastë që shërben vetëm interesat e saj. Në Shqipëri Edi Rama ka instaluar një qeveri private ku vendos vetëm ai. Kuksianët janë në burg. Dritan Zagani është në mërgim. Saimir Tahiri është në parlament. Tahiri është i lirë, edhe pse është ministri i brendshëm më i implikuar në krim në gjithë historinë e Europës.
Nuk është kuvendi, nuk është qeveria, nuk janë institucionet shtetërore që bëjnë politika dhe vendosin politikat e vendit. Është Edi Rama me një grusht klientësh, dhe në ortakëri me krimin. Çdo minutë oligarkët e Ramës marrin mijëra euro nga paratë tona përmes konçesioneve, kontratave dhe favoreve direkte nga buxheti i shtetit.

Pengmarrësit e kësaj qeverisje janë Gjiknuri, Veliaj, Dako i bandave të Durrësit, Qazim Sejdini me bandat e tij të heroines. Pengmarrësit e socialistëve janë Balilajt dhe Habilajt, janë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Simboli më i turpshëm i kësaj qeverisje, është ai që i lidh të gjithë këta bashkë”, tha Basha.
Në fjalën e mbajtur përpara anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pranoi se opozita nuk ia kishte dalë dot në zgjedhjet e shkuara për të larguar sipas trafikantët e drogës nga zgjedhjet. Basha tha se ekonomia është në katastrofë.
“Shoqëria është e shpartalluar dhe e pa shpresë. Ekonomia është në katastrofë dhe se politika i ka braktisur njerëzit.
Ajo që na bashkon sot është dashuria për vendin dhe aspirata jonë historike për ta parë Shqipërinë si gjithë Evropa. Ajo që na bashkon sot është shqetësimi i thellë për kaosin ekonomik, depresionin shoqëror për udhëkryeqin ku ndodhet vendi.
Qeveria ka shkatërruar ekonominë, arsimin, ka vjedhur taksat, ka rrënuar shëndetësinë, ka vjedhur taksat për të shpërblyer oligarkun.
Kjo qeveria ka braktisur vendin dhe sot kemi një qeveri që vuri kriminelët në krye të shtabeve elektorale.

Kategori
Uncategorized

Basha: Fundi i kësaj periudhe të turpit kombëtar, askush s’do ti shpëtojë drejtësisë

Basha: Fundi i kësaj periudhe të turpit kombëtar, askush s’do ti shpëtojë drejtësisë

117

Kryetari i PD, Basha deklaroi nga Kuvendi Kombëtar se është koha ti jepet fundi këtij turpi kombëtar ku vendi qeveriset nga njerëz që kanë bashkuar politikën me krimin dhe ku shqiptarët po vidhen çdo ditë. Basha deklaroi se e nesërmja do të jetë ndryshe dhe se askush nuk do të mund ti shpëtojë drejtësisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka drejtuar Kryeministrit Edi Rama një mesazh të qartë dhe të prerë: ndalu para se të jetë vonë, para se të çosh vendin në destabilitet.
Nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, Basha tha se nevoja për ndryshim është urgjente dhe ndryshimi duhet të fillojë tani.
“Ky Kuvend është dëshmi për të ndryshuar, për të parë të vërtetat në sy”, theksoi Basha.
Sipas tij, demokratët duhet të ndjehen mirë për një gjë themelore: ne i kemi shërbyer Shqipërisë dhe interesit publik, shpëtuam Shqipërinë nga shndërrimi në një Kolumbi të Europës, e bëmë këtë edhe kur e gjithë Bota dyshonte në denoncimet që benim ne, pasi Europa dhe Bota nuk mund ta mendonte se Kryeministri dhe ministri i Brendshëm ishin vënë në shërbim të krimit.
Basha tha se ne shpëtuam politikën nga krimi, nuk bëmë aleancë me krimin, nuk kërkuam vota nga krimi, ndërkohë që Edi Rama i fuste në Parlament dhe në politikë si socialistë.
“Sot kemi më pak kriminale në politikë, falë këmbënguljes, guximit dhe kurajës që treguam”, theksoi Basha. Sipas tij, Edi Rama është sot në pushtet falë parave të siguruara nga droga dhe krimi, është sot në pushtet për shkak të atyre që u shitën tek ai duke tradhtuar inetersin publik, për shkak të humbjes së busullës së moralit të elitave shoqërore.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu rikthye marrëveshjes së 18 majit të vitit të shkuar që solli një rezultat zhgënjyes për këtë parti. Basha thekson se marrëveshja ishte e imponuar nga lobimet e forta sipas tij të Edi Ramës
“Protesta 90 ditore është protesta më e gjatë dhe dinjitoze kundër të keqes, por në fund luajti rol vendimtar në zbulimin e së keqes për vendin. Fatkeqësisht për partinë tonë, nën efektin e propagandës, nën ndikimin e përpjekjeve lobuese, nën ndikimin e madh mbi disa faktorë të huaj nga Edi Rama, Partia Demokratike u gjend përpara sulmeve për të ndërprerë bojkotin dhe për të hyrë në zgjedhje.
Nën këto kërcënime të jashtëzakonshme politike dhe asgjësimin e Partisë Demokratike, nën kërcënimin e njohjes nga faktori ndërkombëtar, çka do të çonte në përjashtimin e Partisë Demokratike nga proceset e ardhshme, ne u detyruam të pranonim marrëveshjen e 17 majit e ofruar nga ndërkombëtar.
Kjo marrëveshje ishte shansi i fundit. Ishte keqja më e vogël, nën trysninë e madhe ndërkombëtare ndërkohë që narkoshteti e kishte bërë punën e tij. Ndërkohë që fushata elektorale kishte nisur, ndërkohë që vendin tonë në Parlamentar do ta zinin pseudo-opozitarët. Kjo ishte sakrifica jonë për vendin dhe sigurinë kombëtare. Sigurisht që Rama i kishte blerë me kohë zgjedhjet.
Tahiri në krye të shtabit të Tiranës e kishte bërë punën e tij me bandat dhe paratë e drogës. Sigurisht që Vangjush Dako e Qazim Sejdini e kishin bërë punën e tyre. Midis një opozite false të emëruar në parlament me një opozitë ballore, morale dhe të vërtetë, ne zgjodhëm të dytën. Ishte një tërheqje e përkohshme për të njohur miqtë dhe kundërshtarët dhe për të nisur një sulm vendimtar”, tha Basha.

Kategori
Uncategorized

Ne Bundestag si skllav i krimit!

Kulmi i diskretitimit dhe vetdemaskimit i Edi Rames ne Bundestag, arriti me pergjigjen qe ai i dha si skllav i krimit pyetjes se e deputetve gjerman se pse ai nuk lejoi drejtesine te arrestoje Saimir Tahirin per akuzat qe rendonin ndaj tij!

Ne Bundestag si skllav i krimit!

Nga Sali Berisha/

Te dashur miq, ne takimin e tij ne Bundestag, me dy genjeshtrat e turpshme qe renacaku dymeterlik leshoi pa u skuqur para parlamentareve gjerman dhe ulerimat e njeriut te sfazuar, Edi Rama neveriti audiencen e nderuar sa asnje vizitor tjeter ne tre dekadat e fundit.

Se pari, pasi kerkoi te falur per fushaten e ulet shpifse me fjalor rrugaçi ordiner te tipit te luftes se ftohte, qe ai vet ndermori dhe drejtoi me mediat e tij, horrat dhe prostitutat politike kunder kryetarit te Komitetit per Europen te Bundestagut z Krischbaum, e paraqiti ate jo vetem si veper te shypit te lire te pavarur prej tij por edhe si nje akt te papergjegjshem te njerezve qe nuk duan integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Me kete genjeshter te peshtire Rama veçse iu provoi atyre perfundimisht se ai ishte jo vetem skenarsti i sulmeve te ndyra te stilit te luftes se ftohte por ishte njekohesisht burrec, frikacak dhe i pakarakter.

Prandaj deklaraten e tij, deputetet e Bundestagut e hodhen poshte me perçmim dhe ia perplasen siç e meritonte te verteten ne fytyre. Ata i thane rrencit dymetrosh se ato ishin mediat e tij aq sa eshte i tij sugar Fuga, Ymer Kellira apo Alban Hakmarrja etj etj.

Sipas Radio DW deputetet gjermane mendonin me te drejte se Rama e kishte ndermarre fushaten e shpifjeve si nje forme presioni primitiv stalinist per te detyruar ata te mbyllin syte para krijimit te narkoshtetit ne Shqiperi, eksportuesit kryesore te droges ne Europe, vendosjen e shqiptareve ne krye te listes per kerkesat per azil politik, korrupsionin galopant dhe lidhjen e tij me krimin, shnderrimin e Shqiperise si qender operacionale te krimit te organizuar, deshtimin e reformes ne drejtesi dhe perdorimin e kesaj te fundit si shpate e partise kunder opozites.

Por me fushaten e tij te turpshme, Rama synonte gjithashtu qe te mund te paraqese shqiptareve, si shkak te mos hapjes se negociatave, qendrimet inatçore te deputeteve te Bundestagut duke mbuluar keshtu deshtimin e tij ne plotesimen e kushteve per hapjen e negociatave. Natyrisht keto jane thjesht kalkulimet e nje njeriu te lige dhe deshtak, te cilat moren ne tempullin e demokracise gjermane pergjigjen me te merituar.

Por kulmi i diskretitimit dhe vetdemaskimit i Edi Rames ne Bundestag, arriti me pergjigjen qe ai i dha si skllav i krimit pyetjes se e deputetve gjerman se pse ai nuk lejoi drejtesine te arrestoje Saimir Tahirin per akuzat qe rendonin ndaj tij!

Kesaj pyetje Rama iu pergjigj me megamashtrimin e turpshem, te cilen nuk e kishte thene kurre me pare ai as dhe papagajte e tij me te verber ne media. Rama deklaroi se Saimir Tahiri nuk ka asnje imunitet. Reagimi i deputeteve gjermane ishte i prere. Ata i hoqen masken Rames duke i thene se ai jo vetem nuk lejoi arrestimin e Tahirit por ndermori sulme te hapura kunder prokuroreve te çeshtje Tahiri.

Rama beri kete megamashtrim nderkohe qe mbare komuniteti nderkombetar denoi bllokimin e drejtesise nga ana e tij ne rastin Tahiri. Ai e beri kete pohim pas deshtimit te perpjekjeve te tij diabolike per te zevenedsuar Llallen me Tahirin per te bertitur se eshte Llalla problemi kryesor dhe jo Tahiri viktima e Llalles. Mirepo kjo pergjigje e Edi Rames ne Bundestag ishte deshmia me flagrante dhe me e pakundershueshme qe bindi ligjvenesit dhe publikun gjerman se vet Edi Rama personalisht eshte skllav i dosjeve qe ka Tahiri per te dhe Olsin e tij.

Jo rastesisht Tahiri keto dite ka qene me ultimativ se kurre ne selamet e tij ndaj Rames dhe pertej Rames, duke e detyruar kete te fundit te mbroje ate ne konference shtypi me Mogherinin dhe te mashtroje pafytyresisht ne menyren me te paskrupullt ne Bundestagun gjerman sikur te ishte perfaqesues i Enver Hoxhes apo i KimJong Un dhe jo i nje vendi qe kerkon te hape negociatat me BE.

Ne kunderpergjigje te ketyre genjeshtrave te medha dhe te paskrupullta, grupi parlamentar politik me i madh i Bundestagut dhe Europes, qe ka votuar ne 30 vite mbi 1,3 miliarde euro ndihma per Shqiperine, mori, me direktive partie, vendime qe ndofta nuk i ka marre ndonjehere me pare:

1- Te refuzoje, ne nje akt tejet te rende dhe te paprecedent, ftesen e derguar dite me pare te Edi Rames per darken e shtruar per nder te tyre nga ai ne China Club.

2- Te anulloje viziten faktmbledhese ne fillim te majit te delegacionit te Bundestagut te kryesuar nga kryetari i komisionit per Europen Gunter Krischbaum. Shtoj ketu se kjo do te ishte vizita e 12-te faktmbledhese e deputeteve te Bundestagut ne vitet e fundit per integrimin e Shqiperise ne BE.

Keto qendrime te miqve tane te shkelqyer, jane ne vetvete nje apel per dinjitetin e çdo shqiptari, qe te denoje sjelljen staliniste te skllavit te krimit Edi Rama dhe te bejme gjithçka qe vendi te ece i sigurt ne rrugen e integrimit ne BE! sb.

Kategori
Uncategorized

Ne nuk do lejojmë hyrjen e Shqipërisë në BE, pa u…

“Me respekt të thellë e them se është vetëm në dorë të Shqipërisë të vazhdojë rrugën në drejtim të Bashkimit Europian. Gjermania nuk do të lejojë, me çdo çmim që të jetë për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian pa u plotësuar dhe përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, është shprehur deputeti gjerman

Tjetër “shuplakë” nga Gjermania, deputeti: Ne nuk do lejojmë hyrjen e Shqipërisë në BE, pa u…

Deputeti i Bundestagut gjerman, Thorsten Frei, i cili i përket partisë CDU/CSU, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ka shprehur qëndrim kritik lidhur me reformat në Shqipëri.

Ai ka thënë se Shqipëria ka bërë pak përparim në çështjen e Vettingut dhe në zbatimin e reformave.

“Problemi kryesor është së politika Shqiptare implementon nën presion nga komuniteti ndërkombëtar vetëm reformat e domosdoshme. Në letër, Shqipëria ka një nga sistemet konstitucionale më të mira në Europë. Por, fatkeqësisht, vetëm në letër.

Në përgjithësi, korrupsioni është akoma i përhapur. Procesi i Vettingut po ecën shumë ngadalë. Vetëm një grusht i vogël gjykatësish janë kontrolluar gjatë procesit. Ka shumë lidhje të pazgjidhura midis qarqeve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar.

Politikanët shqiptarë ndikojnë mbi njerëzit, kurdoherë që të jetë e mundur. Për shembull, në procesin e marrjes në punë në sektorin publik. Fatkeqësisht, dikush ka mendimin se reformat janë bërë vetëm si rrjedhojë e kërkesës së Bashkimit Europian dhe sepse Bashkimi Europian e kërkon këtë gjë”, është shprehur ai.

Frei ka thënë se ai e ka humbur durimin të merret me politikanët shqiptarë.

“Me pak fjalë, unë e kam humbur besimin që politikanët po e ndërtojnë axhendën e tyre, sepse reformat janë të mira për vendin e tyre dhe për gjithë popullin në Shqipëri.

Aksidentalisht, unë gjithashtu e kam humbur durimin e nevojshëm politik për t’u marrë me politikanët shqiptarë. Kjo nënvizohet edhe si pasojë e sharjeve dhe fyerjeve ndaj kolegut tim, Gunter Krichbaum, po aq dhe nga sjellja e qeverisë dhe përfaqësuesve të opozitës në parlament.

Në vend të politikës konstruktive, diskretitimi dhe tallja ndaj opinioneve të kundërta është bërë shpesh shënjestër e goditjeve të pakuptimta”, është shprehur ai.

Frei ka theksyar se Gjermania nuk do të lejojë hyrjen e Shqiupërisë në Bashkimin Europian para se ajo t’i përmbushë të gjitha kriteret e Kopenhagës.

“Me respekt të thellë e them se është vetëm në dorë të Shqipërisë të vazhdojë rrugën në drejtim të Bashkimit Europian. Gjermania nuk do të lejojë, me çdo çmim që të jetë për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian pa u plotësuar dhe përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, është shprehur deputeti gjerman

Kategori
Uncategorized

Prokuroret “Xhafaj” dhe policet “Marku” apo prapanica e “forces se ligjit” ..

Nga Basir Çollaku:
Kam lexuar njoftime, lajme, shkrime, keto.dy dite, se ne rrethe te ndryshme te vendit, jane zgjedhur Prokurore, te cilet do te hetokan, çeshtjet e te ashtuquajturit propagandistikisht “forca e ligjit”.

Qyfyret fasade, ne kurthin e se ciles ka rene Prokurorja e Pergjithshme, jane tregues se rehatia e ligjit dhe forca e Maliqit, kane prodhuar nje hibrid asgjesues per drejtesine.

Kam pyrtur eksperte me pervoje ne drejtesi, si prokurore, gjykates, avokate, se çfare eshte per ju institucionalisht marreveshja Xhafa-Marku nen kontekstin e sajeses “forca e ligjit”.

Te gjithe thuajse me kane pergjigjur ngjashem. Eshte nje tallje mendereje qe ligjerisht nuk ka asnje efekt, asnje mbeshtetje ne ligjet ne baze te te cileve funksionojne institucionet. Shkurt pordhe qeveritare, te degjuara pa zhurme nga Prokuroria.
Perse po perzgjidhen keto ekipe speciale ne Prokurori?
Kush i emerton keto te deleguar te “forces se ligit” per te dhene idene se Xhafa eshte violine e pare, kur Prokurori eshte Zot i hetimit?!
Perse do te hetokan keto ekipe speciale (partie sipas meje) kur korrupsionin e zyrtareve te larte e heton Prokuroria per Krime te Renda deri ne mberritjen e BKH dhe SPAK?!
Perse seleksionohen keto ekipe partie kur ende nuk eshte perfunduar vettingu, apo ne baze te sjelljes partiake, urdherave nga lart, do te mundesojne kalimin e klases ne vetting?
Perse ministri Xhafaj thote ne krah te Qazim Sejdinit se do tua nxije jeten krimineleve, duke harruar se shoqnia e dhenderrit te Lales dhe te vellait te ministrit Xhafa, jane objekt ku “forca e ligjit” ska prapanice te shkoje?
Perse prokurore “xhafa” dhe policet “marku” nuk mberrijne dot tek emrat e mesiperm?
Perse “forca e ligjit” teksa sheh shkurret pa leje neper male, nuk shkon te ndaloje investime ne prona te grabitura ne mes te Tiranes por turret te masakroje ndonje lypes sakat se i prish hijeshine lanes se mbushur me shurren e kryqytetit, ku ne çdo ure kundragazi eshte mjet frymemarrje?
Keto e mjaft pune te krimit jane menjanuar teksa gallata mediatike vlon per pune pa buk.

Kokaina me tonelata quhet ngjarje e zakonshme, iken nga krimet e renda, sepse keshtu do forca e çligjit..
Tahirir-Habilaj shkundet si dosje, duke e bere komedi ate çka mbetur dhe tragjike ate çka eshte tretur!!

Ne Durres edhe Prokuroria edhe Xhafaj nuk kane vegla te mberrijne tek dosja e Gjushit!!
Ne Elbasan gjithashtu.
Ne Tirane kryebashkiaku e ka shkeljen e ligjit brenda nje dite me shpesh se vaktet e bukes por as Marku as Xhafa nuk kane kellqe te bejne gje, madje Xhafa thone se eshte urtuar nga nje studio e dhenderrit, qe fjollen e puneve e ka diku afer bashkise..!!!

Keto pune ligji duhet ti hetojne te gjithe prokuroret, e jo te besh ekipe parrtie. Aq sa vettingu qendron si molla e Adamit per tu kafshuar me rradhe.

Deri atehere prapanica e “forces se ligjit” do te ngrohet ne diell e ftohet nen hije…

Kategori
Uncategorized

Vila, toka, aksione, depozite bankare. Kush kush është ministri i Ramës me kete pasuri marramendese ne kete popull te varfer….

Një pjesë e pasurisë së Arben Ahmetaj
Shtëpi banimi, 90 milionë lekë
Shtëpi banimi, 50 milionë lekë
Apartament banimi 120 metër katror
Shtëpi në Durrës 74 metër katror
Apartament 200 metër katror, 75 mijë dollarë
Apartament 200 metër katror+ 60 metër katror zyra+3 parkingje
Tre mijë metër katror tokë
Blerje toke dhe investim, 95 mijë euro
Blerje toke 2 mijë metër katror, 53.775 euro.
Depozitë në bankë, 300 mijë euro+ 14.310 euro interesa.
Aksione në kompaninë “Hermes” 330 milionë lekë
Bashkëshortja, 80 mijë USD + 10 milionë lekë

Gjendje depozitë bankare, 115 650 euro
Obligacione bankare, 100 000 euro.
Llogari CASH, 60 milionë lekë
Llogari në CASH, 40 milionë lekë, nga kursime disa vjeçare.
Paga e bashkëshortes 40 milionë lekë
Llogari bankare, 35.212 euro.
Divident nga H-Comunication SH.A, 50 milionë lekë bashkëshortja.
Shtim të llogarisë rrjedhëse 50.4 mijë USD + 26 mijë USD.
Pagë si konsulent i jashtëm në “H-Comunication SH.A” 10.5 milionë lekë + 45 mijë euro
Blerje automjeti tip “Benz”, 30 mijë euro.
Bashkëshortja, blerje makine tip “Nisan Juke”, 14.790 euro
Llogari e re, 9 mijë USD.
Bashkëshortja, të ardhura qiradhënia, 10 370 euro.
Bashkëshortja, të ardhura qiradhënia, 12 000 euro.
Llogari bankare e përbashkët me bashkëshorten, 32 133 euro
Llogari bankare e përbashkët, 2 500 000 lekë
Bono Thesari 2-, 1 800 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendje plan kursimi për pension, 3 335 616 lekë.
Llogari fëmijë i mitur, 13 715 dollarë.
Llogari fëmijë i mitur, 30 116 euro.
Llogari fëmijë i mitur, 18 435 dollarë.
Llogari fëmijë i mitur 40 154 euro.

Kategori
Uncategorized

Sali Berisha mes vëllezërve Kosovarë 1999.

Video e rralle.
Berisha ne Korce, tek familjet e vëllezërve kosovare te shperngulura me dhune nga trojet e tyre.

Vërtet një video që na ngjall kujtime, sepse jemi edhe vetë në këto kujtime.

Kategori
Uncategorized

Situata shëndetësore serioze në Shqipëri, DASH paralajmëron vizitorët: Merrni vaksinën kundër tërbimit

Veç krimit në Shqipëri, në raportin e Byrosë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, paraqitet dhe situata alarmante në sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Në raport, jepen disa këshilla për vizitorët e huaj të cilët duhet të marrin masa para se të vijnë në Shqipëri.

“Jashtë Tiranës nuk ka spitale të traumave dhe individët nën mbikëqyrjen e vazhdueshme mjekësore duhet të konsultohen me mjekun e tyre para udhëtimit. Vizitorët duhet të marrin barëra me vete dhe këshillohen të pinë vetëm ujë të ambalazhuar, pasi uji i rubinetit nuk filtrohet në përputhje me standardet e SHBA”, thuhet në raportin e OSAC, raporton Politiko.al.

“Të gjithë vizitorët rekomandohen të sigurohen para udhëtimit. Rekomandohet që vizitorët të vaksinohen kundër Hepatitit A dhe B dhe të marrin vaksinat e tjera si masë paraprake përpara se të udhëtojnë në Shqipëri.

Nëse udhëtarët janë të përfshirë në aktivitete në natyrë, këshillohet që të vaksinohen kundër tërbimit për shkak të numrit të madh të qenve endacakë”, shkruhet ndër të tjera, duke udhëzuar në këtë mënyrë vizitorët. /Politiko.al/

Kategori
Uncategorized

Nuk ndalet ish-gruaja e Ramës, Fico: Të huajt marrin vesh vetëm me kërcënime.

FOTO/ Nuk ndalet ish-gruaja e Ramës, Fico: Të huajt marrin vesh vetëm me kërcënime
Ish-gruaja e Edi Ramës, aktualisht gruaja e ministrit Bledi Çuçi, e cila del gjithmonë me qëndrime ekstreme në mbrojtje të kryeministrit, ka sulmuar diplomatët evropianë.

Ajo justifikon deklaratat e Ramës se Shqipëria rrezikohet nga terrorizmi islamik i mbështetur nga Rusia, me idenë që diplomatët e huaj marrin vesh vetëm me kërcënime.Fico i tha këto gjatë një diskutimi në facebook, ndërsa një eksperte sigurie i bën thirrje që dikush t’i thotë Kryeministrit Rama që të ndalojë shantazhimin ndaj BE-së me kërcenimin se rrezikohemi nga ISIS apo Rusia.

Ja si përgjigjet Delina Fico:“Ke shume te drejte, por ti duhet ta dish gjithashtu se me njerëzit duhet te flasesh gjuhen qe ata kuptojne. Dhe gjuha qe kupton shumica e diplomateve të huaj kur vjen puna tek Ballkani Perëndimor është shumë e thjshtë:
Ndikimi rus, konflikti i mundshëm ndër-etnik, rreziku i ekstremizmit të dhunshëm dhe rreziku i niveleve të migrimit, apo jo?

”Në fakt, i këtij qëndrimi është vetë Rama, i cili, prej kohësh po luan kartën e kërcënimit ndaj BE-së, me idenë që Rusia është aty, e gatshme për t’u përfshirë në Shqipëri.
Fico po thotë copë atë çfarë Rama po e bën me vepra, gjë që do të thotë se politika e jashtme e Shqipërisë në BE, është ajo e shantazhit.Image

Kategori
Uncategorized

P’thu, fare e keqe…

E perzura nga fb nje SHPIFES.

Nga Regjizor Ilirjan Fatkoja.

Sot e perzura nga miqesia ne fb nje shpifarak, nje langaraq me kuptimin e plote te fjales.
– Mos u merr me shpifje,- e qortova para ca kohe per nje postim qe prej se largu kuterbonte ere “mish dhije” .
– Ne vijme nga familje te persekutuara dhe nuk kemi luksin te shpifim e te baltosim askend, sic bene te paret e ketyre pisave me prinderit tane. Kulturat e trasheguara familjare dhe kultivimet personale na shterngojne qe te mos shperdorojme fjalen, dhe te mos behemi shpifarake si ata.
Ne duhet ta ruajme veten dhe njeri-tjetrin qe te mos na perdorin ata, te mos na kthejne ne marioneta per interesat e tyre te zeza.
Njerzit me mend nuk e leshojne fjalen si lopa bajgen.
M’u duk se reagoi. E terhoqi menjehere postimin.
” Bera mire qe i fola,” – thashe me vete. Familja tona kane vuajtur picirin neper internime. Por jo te gjithe kane arritur te qendrojne ne kembe, te mos thyhen as nga presioni e as nga miklimet e zezaneve!
Prandaj eshte e domosdoshme ta mbeshtesim e koregjojme shoqi-shoqin…
Por nuk zgjati shume dhe zoterine na e thirri… “detyra”.
Kishte shpifur serish…
I fola ne inbox, pasi nuk mendova se ishte zhytur aq thelle sa te qe kthyer ne “polumbarist”
– Kam prova me ze e figure per personin qe kam goditur….- ma ktheu .
– Po qe se ke prova m’i trego dhe mua dhe ne se jane te verteta do te mbeshtes.- ja ktheva megjithese e dija qe po genjente.
– Ne se nuk ke asnje lloj prove hiqe postimin dhe hiq dore nga baltosja e figurave te PD-se – i thashe….
Pasi kaloi gjysem ore me shkruajti :
– Kam mendimin tim per personin dhe ceshtjen dhe kjo me mjafton.
– Po ti me the se ke prova me ze e figure… – i thashe
– Behu pak i zgjuar….- shkruajti .
– Une te behem “i zgjuar’?! Shkerdhate, i ndyre. Burre langaraq e shpifarak.
Ne te sat’eme shkofsh o funderrine. Pthu, fare e keqe…
E fshifa pa dhimbje kete frymor te deformuar .

Kategori
Uncategorized

Çollaku: Si i tha Tahiri Ramës ”Bir Kurve”, miliarda eruo janë në duart e…

Gazetari, Basir Çollaku i ftuar në emisionin 360 grade në ora news, ka bërë një reagim të fortë në lidhje me Tahirin dhe deklaratën e tij të bujshme, ku sipas Basirit, Tahiri e ofendoi hapur Ramën.

Basiri: Deklarata e Saimir Tahirit në parlament, ishte e drejtpërdrejtë për Kryeministrin duke i thënë ”Bir Kurve’, kjo njohje ky intimitet kanosës ka të bëjë me atë që ata kanë bërë bashkë dhe me atë që ata dinë bashkë, dhe me çfarë e mbajnë njëri-tjetrin peng. Dhe mbahen peng me dosje me çështje trafiqesh. Në një shkrim që u publikua para pak ditësh nga një media e huaj thuhej që 1 e treta e shqipërisë është 4 miliardë euro dhe kjo shumë e madhe është në duart e trafikantëve. Tani imagjinoni një njeri të vetëm që ka miliarda euro në xhep të kërcënon, të thotë ”bir kurve’,’ të qëllon dhe nuk shkon në burg i vetëm. 4 miliardë euro janë në duart e trafikantëve./360grade.al

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F360Grade.Al%2Fvideos%2F1667636089992608%2F&show_text=0&width=560

Kategori
Uncategorized

Si i paguan ish-vendet jugosllave të akuzuarit për krime lufte.

Ish-shtetet jugosllave kanë shpenzuar gati 40 milion euro të parasë publike në mbështetje të akuzuarve për krime lufte në gjykatën e Tribunalin e Hagës, zbulon një hetim BIRN-it.

Beograd, Prishtinë, Sarajevë, Shkup, Zagreb

Dy vende që kanë shpenzuar më së shumti para publike për të dyshuarit e tyre që gjykoheshin në Gjykatën Ndërkombëtare të krimeve të luftës për vendet e ish-Jugosllavisë, janë Kroacia, e cila ka shpenzuar mbi 28 milionë euro për tre të akuzuar dhe Maqedonia e cila ka shpenzuar përafërsisht 9.5 milionë euro për dy persona, mëson BIRN.

Konflikti i brendshëm i Maqedonisë me rebelët shqiptarë në vitin 2001 zgjati vetëm gjashtë muaj dhe si rezultat vetëm dy maqedonas u akuzuan nga Tribunali i Hagës, por shteti i varfër i Ballkanit ka shpenzuar miliona në mbrojtjen, mbështetjen dhe lobimin për ish-ministrin e Brendshëm, Lube Boshkoski ( i cili në fund u dënua për krime lufte) dhe policin Johan Tarçullovski ( i cili u lirua pas apelimit të aktgjykimit të parë).

Kroacia, ndërkohë, ka shpenzuar më shumë se 28 milionë euro për shpenzimet e mbrojtjes për tre gjeneralët e saj, Ante Gotovina, Mladen Markaq dhe Ivan Çermak, të cilët në fund u shpallën të pafajshëm dhe u liruan.

Të dyja vendet e bënë politikë shtetërore mbrojtjen e të akuzuarve të tyre nga Tribunali i Hagës dhe shpenzuan shuma të mëdha parash për t’iu ofruar atyre shanset më të mira për tu shpallur të pafajshëm, një përpjekje kjo për të për të mbrojtur heronjtë e tyre të luftës, për të fituar pikë politike në vend dhe për ta parandaluar çdo dëm të mëtejshëm të imazhit të vendit të tyre.

Tri vendet e tjera të ish-Jugosllavisë kanë shpenzuar shuma më të vogla për një numër më të madh të dyshuarve, por shuma e përgjithshme e shpenzuar për oficerët e luftës të cilët u arrestuan dhe u dërguan në gjykatën ndërkombëtare për tu përgjigjur për disa nga krimet më të rënda të kryera në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore megjithatë arrin shumën e 40 milion eurove.

Fonde të dyshimta kanë mbledhur para përmes thirrjeve publike për të ndihmuar të dyshuarit për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë , ndërsa mbetet e paqartë se sa para janë mbledhur saktësisht dhe sa para janë shpenzuar.

Mbrojtja e ‘heronjve’ të luftës

Serbia ka shpenzuar 1.7 milionë euro të parasë publike nga viti 2004-2013 në pagesa personale, fatura të mjekëve dhe shpenzime të udhëtimit për të akuzuarit dhe familjet e tyre por jo edhe në ekipet e tyre mbrojtëse.

Por, Hulumtimi i BIRN-it zbuloi se nga 26 të akuzuarit e paguar nga Beogradi, 18 prej tyre janë zyrtarë ushtarakë serbo-boshnjakë, të cilët kanë shtetësi serbe, përfshirë edhe gjeneralin Ratko Mlladiq-përkundër faktit se Serbia kategorikisht ka mohuar të ketë luajtur rol në luftën e Bosnjës.

Gjithsej 640,000 € ka shpenzuar Bosnje e Hercegovina për të ndihmuar të akuzuarit e saj, por e gjithë shuma erdhi nga pjesa e Bosnjës e udhëhequr nga serbët, Republika Srpska dhe shkoi për të ndihmuar të dyshuarit serbë. Me para janë ndihmuar edhe familjet e të akuzuarve serbë përmes fondit Pomoq (Ndihma), i cili asnjëherë nuk e ka bërë publike se sa para janë mbledhur apo si janë shpenzuar ato.

Duke mos gjetur konsensus politik, subjekti tjetër politik i Bosnjës, Federata boshnjako- kroate nuk ka ndarë asnjë ndihmë për të dyshuarit boshnjakë dhe kroatë, thanë zyrtarët.

Kosova nuk ka shpenzuar asgjë në mbrojtjen e gjashtë të akuzuarve të saj për krime lufte i thanë zyrtarët kosovarë BIRN-it, duke shtuar se vetëm 16.750 € janë shpenzuar për organizimin e një feste mirëseardhëse për të dyshuarit e liruar.

Megjithatë, më shumë se 1,5 milion euro janë mbledhur për të ndihmuar dy ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shndërruar në politikanë, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, përmes thirrjeve publike të cilat mblodhën para në fonde të dyshimta.

As këto fonde nuk bënë publike për donatorët e tyre sa para ishin mbledhur apo si ishin shpenzuar ato. BIRN ka arritur të sigurojë disa shifra të pjesshme përmes dokumenteve të ICTY-së dhe një rast korrupsioni në Prishtinë lidhur menaxhimin e jashtëligjshëm të fondit për Haradinaj.

Në Bosnjë, Kosovë dhe Serbi, BIRN siguroi të dhëna për këtë hetim nga kërkesat për qasje ne dokumente publike.

Por dy vendet që shpenzuan më së shumti ngurruan të japin të dhëna të plota, ndoshta për shkak të ndjeshmërisë publike rreth shpenzimeve megalomane në këto kohëra të vështira ekonomike për Ballkanin.

Maqedonia nuk ka pranuar të japë asnjë informacion në lidhje me pagesat e saj për të mbështetur dy të akuzuarit e saj në Tribunalin e Hagës dhe llogaritjet e BIRN-it rreth shpenzimeve të Shkupit zyrtar u mblodhën nga intervistat dhe informacionet anonime nga një varg i burimeve zyrtare dhe ligjore brenda vendit, si dhe disa të dhëna të arkivuara.

“Jam përpjekur të marrë të dhënat që mi keni kërkuar, por menjëherë më thanë se këto të dhëna janë rreptësisht konfidenciale dhe nuk duhesha t’i kërkoja ” tha një zyrtar maqedonas në kushte anonimiteti për BIRN.

9.5 milionë euro të shpenzuara nga Maqedonia nga viti 2006 deri 2013 përfshijnë 3.5 milionë për avokatët amerikane të kryesuar nga avokati i famshëm amerikan Alan Dershowitz dhe 2.5 milionë për lobim.

Pavarësisht detyrimit ligjor për qasje në dokumente publike, Kroacia nuk ka dhënë të dhëna tjera pos shumës së njohur tani prej 28 milionë eurove të ndara për mbrojtjen e tre gjeneralëve të saj, të cilët u liruan nga akuzat për krime lufte.

Asnjë informacion tjetër nuk është dhënë as për pagesa tjera të mundshme ndaj të akuzuarve kroatë të Bosnjës, të akuzuar për mizori gjatë luftës në Bosnje, të cilët janë gjithashtu qytetarë kroatë. Është ende e paqartë nëse Zagrebi i ka ndihmuar ata apo jo.

Nuk kishte as të dhëna rreth shumë së shpenzuar nga shteti kroat për angazhimin e kompanisë amerikane Patton Boggs për të lobuar në rastin e gjeneralëve.

Fondacioni për të Vërtetën rreth Luftës Atdhetare të Kroacisë, një fond i mbyllur privat i ngritur për të ndihmuar gjeneralët dhe veprimet e tyre gjatë luftës nuk e ka bërë publike xhirollogarinë e saj edhe pse një nga promotorët e tij ka thënë se fondi ka mbledhur 1.1 milionë euro në vitin e parë të themelimit.

Pagesa të motivuara politikisht

Pagesat zyrtare për të ndihmuar të akuzuarit e Hagës shpesh janë përshkruar nga shtetet e tyre si përpjekjeve humanitare për të mbështetur qytetarët në gjykata jashtë vendit.

Megjithatë, këto pagesa janë bërë për arsye politike në radhë të parë thotë Roland Kostiq, ekspert për Ballkan në Universitetin Uppsala në Suedi.

“Gjykimet e Hagës janë parë nga shtetet e ish-Jugosllavisë si luftë për të treguar të vërtetën e tyre dhe çdo shtet e ka parë mundësinë e tij për të provuar se e vërteta e tyre është e drejtë”, tha Kostiq.

Sigurimi i fondeve për të dyshuarit për krime lufte, sado megaloman, nuk është i paligjshëm. Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serge Bramertz, i tha BIRN-it se është “çështje e shteteve sovrane të vendosin si duan t’i shpenzojnë paratë e tyre”.

Por ai vuri në dukje se shumë viktima të luftërave në ish-Jugosllavi, të cilët shpesh luftojnë për të fituar kompensim nga shtetet e tyre të goditura nga recesioni, shpesh ndjejnë se u është bërë e padrejtë kur shohin se si qeveritë e tyre sigurojnë para për komandantët e luftës.

“E kuptoj zhgënjimin e viktimave të cilat shohin sasinë e parave të investuara në mbrojtjen e kriminelëve potencialë të luftës, shumë nga të cilët janë dënuar më pas”, tha Bramertz.

Kategori
Uncategorized

Ju rrëfej si Astrit Patozi më prishi karrierën në PD.

Kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko: Ju rrëfej si Astrit Patozi më prishi karrierën në PD

Roland Bejko, kreu i PD Gjirokastër në një replikë me Endira Bushatin, ish-kreu i AMA, ka rrëfyer një histori personale.

E.Bushati:
Roland, une te njoh nga frpd qe nga 98’. Ne mos gabohem ke qene dhe kryetar i PD Gjirokaster edhe nje here tjeter me perpara. Ke qene dhe nivel drejtues gjate qeverisjes Berisha. Ti e konsideron veten qe i perket “Epokes Berisha”?

ROLAND BEJKO:
Po Endira, i përkas epokës Berisha dhe jam krenar që emërimet i kam marë pesonalisht nga Ai. Por, jam i bindur se edhe Ai është krenar që emëroi funsionarë si unë e shumë të tjerë në administratë që nuk ia shpërdoruan besimin, as duke vjedhur as duke manifestuar arrogancë e paaftësi në detyrë. Jam i bindur se ai ndien neveri sot kur shikon ti thurrin elozhe njerëz që abuzuan me besimin e tij si në Parti dhe në qeverisje. Sidomos nga ata që siç e kam thënë, hynë me xhaketa doku në institucione e dolën miliarderë.

Gjer në 2005 kam qenë anëtar i kryesisë qëndrore të PDSH, por më pas ata që sot na bëjnë moral për ngushtim të hapësirave në PD, nga 2005-2013 më përzunë pa shkak nga të gjitha forumet.
Në 2009 shpërndanë fletushka në Kongres me emrat që nuk duhet të votoheshin se gjasme ishin mbështetës të Bashës, dhe në ato lista gjendej dhe emri im. Astriti (Patozi) e di mirë këtë histori, se kemi debatuar bashkë në zyrën e tij ku i kam thënë se ai ishte një akt i turpshëm.

Pra kishin filluar hesapet e kryetarllëkut qysh atëherë.

Më pas më kishin fshirë dhe emrin si anëtar partie nga regjistri themeltar. Po unë zgjodha të heshtja e ta filloja nga e para në bazë, paçka se mund ta kisha bërë shumë mirë edhe një nga detyrat e ndonjë departamenti. Nejse, Endira, nuk kam hyrë në PD në 90 se aty ishte Berisha a dikush tjetër, por për bindjet e mia. As sot nuk jam në PD se është Basha kryetar.
Kushdo që të ishte kryetar i PD do ta mbështesja siç po e mbështet me gjithë vërrejtjet që mund të kem për të dhe që kam zgjedhur ti bëj në mbledhjet që zhvillojmë me Kryetarin. Ashtu si kundër e mbështes dhe e inkurajoj modestisht për gjithçka që krijon aksion opozitar.

Secili bën zgjedhjet e veta, mer dhe përgjegjësitë e veta. Debati juaj nuk më është dukur interesant dhe ndaj po i qëndroj larg. Nuk më është dukur parimor, por personal. Është e drejta ime ta besoj kështu.
A mund të bëhen gjërat më mirë në PD? Patjetër, si nga ana e Kryetarit dhe e gjithkijt që është angazhuar, por kjo kërkon pozitivitet dhe tolerancë nga të gjitha palët.

Tu përgjigja për respekt, nuk dua të polemizoj se nuk dua ti jap vetes ngarkesa negative. Secili është aq i rritur sa të marrë përsipër përgjegjësitë për qëndrimet dhe veprimet e veta.
Jam 27vjeçar në PD( me gjithë ato 8 vitet që më përzunë moralistët dhe parimorët e sotëm)dhe nuk ja fal vetes shpërdorimin e kohës dhe të energjive për shere banale.
Të uroj gjithë të mirat Endira.

Kategori
Uncategorized

Krichbaum tërbon qeverinë e Tiranës.

Gunther Krichbaum është një deputet gjerman që ka ndezur këto ditë sherrin e fundit mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri.

Në Gjermani ai është Kryetari i Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestag, pra njeriu kyç që mban marrëdhëniet mes BE dhe politikës gjermane.

Është deputet i partisë së Kancelares Angela Merkel dhe në median europiane cilësohet si politikani më besnik i saj. Kur mediat në Bruksel apo gjetkë duan të dinë se cili është qëndrimi i Angela Merkel, në jo pak raste u referohen qëndrimeve të deputetit të Bundestagut gjerman për të kuptuar lëvizjet diplomatike të Kancelares.
Gunther Krichbaum Tiranën e ka vizituar disa herë dhe mbahet mend për kritikat e forta e gjuhën e drejtpërdrejt kundër krimit, reformave të munguara dhe keqqeverisjes së Edi Ramës.

Në situata krizash politike në Tiranë, mesazhet e tij vijnë nëpërmjet radios shtetërore gjermane “Deutsche Ëelle”, ku së fundi ka folur për mosarrestimin e Saimir Tahirit dhe për shanset e pakta të Shqipërisë për të marrë çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Pikërisht këto deklarata të deputetit gjerman janë pasuar me një stuhi sulmesh “nën brez” ndaj tij. Fillimisht ishin deputetë të PS-së që në media deklaruan se në Gjermani ka deputetë të veçantë që po punojnë kundër çeljes së negociatave, duke nënkuptuar Gunther. Nuk munguan dhe etiketimet me emër ndaj tij, si njeriu që është kundër integrimit të Shqipërisë. Këto akuza PS i lidh dhe me një tjetër fakt. Mes politikanit gjerman dhe PD ka kontakte të shpeshta për shkak se PD dhe CDU janë pjesë e Partive Popullore Europiane.

Kaq ka mjaftuar dhe sipas PS-së, Gunther Krichbaum nuk po ndjek politikën gjermane, por atë të Lulzim Bashës. Por deri në këto akuza jemi brenda lojës së politikës shqiptare.

Limiti u kalua katër ditë më parë, kur disa portale, që dihen se financohen nga segmente të qeverisë, nisën publikimin e një serie shkrimesh jo etike kundër politikanit gjerman. Artikujt, thuajse të gjithë të shkruara nga e njëjta dorë, hedhin akuza dhe aludime që e kalojnë masën. Më pak fjalë, sipas këtyre medieve, Gunther Krichbaum paguhet nga Rusia për të dëmtuar politikën e brendshme gjermane, gjithashtu ai paguhet edhe nga PD-ja e Bashës për të bllokuar integrimin e Shqipërisë. Dhe në fund, portalet në Tiranë “zbulojnë” se deputeti gjerman është i përfshirë dhe në një histori trafikimi fëmijësh! Kjo ishte e rëndë, bile e ndyrë, pasi mund ta sulmosh apo urresh një politikan, por nuk mundet kurrsesi të gënjesh e sajosh se merret me trafikë fëmijësh.

Shkrimet “fake news” të sponsorizuara dhe kopjuara më pas në media të tjera serioze të majta nuk vlejnë për t’u analizuar nga ana e fakteve.

Duket hapur se është një sulm i sponsorizuar.

Fakti është se jehona e lajmeve të rreme shqiptare këtë herë arriti deri në Berlin dhe Bruksel. Arsyeja nuk ka të bëjë me “lajmet”, por sponsorizimet e këtyre shkrimeve të poshtra, gjurmët e të cilave, sipas PD dhe disa eurodeputetëve të çojnë të qeveria “Rama”.

Lulzim Basha akuzoi direkt Edi Ramën si njeriun që qëndron pas këtij sulmi ndaj deputetit gjerman. Basha tha se me këto veprime jo etike, Edi Rama po bën që në Berlin të shtohet numri i deputetëve që janë kundër çeljes së negociatave më Shqipërisë. Po dje shtypi gjerman shkruante për krijimin e një grupi të veçantë në Budestag që do të shohë me më shumë vëmendjen përmbushjen e kritereve të Shqipërisë për negociatat. Ish-eurodeputetja dhe kryetare e forumit të gruas në PPE, Doris Pack akuzoi personalisht Edi Ramën për sponsorizimin e sulmeve ndaj politikanit gjerman. “Rama mendon për të tjerët se janë në kategorinë e tij: të gjithë mund të blihen e shiten. Turp për të dhe gazetarët që përhapin shpifjen”,- tha Doris Pack.

Situata e krijuar detyroi Edi Ramën që të ulet dhe të shkruaj një letër të gjatë publike. Letra ishte hartuar si përgjigje ndaj Lulzim Bashës, por më shumë ngjante si një shpjegim ndaj palës gjermane për atë që ka ndodhur. Kryeministri Edi Rama nuk e fsheh që me gjermanin Gunther Krichbaum ka pasur mosmarrëveshje. Madje, kryeministri shkruan se ia ka thënë në sy mospajtimin me kritikat që Krichbaum i ka bërë qeverisë së tij. Lidhur me shkrimet e rreme, Rama thotë se si kryeministër nuk mund të mbajë përgjegjësi për ato që shkruajnë portalet anonime në Tiranë.

Megjithatë dyshimet janë se dikush afër qeverisë ka orkestruar portalet dhe mediat pranë qeverisë në këtë sulm histerik dhe të ndyrë për ta poshtëruar deputetin e rëndësishëm gjerman ose krahun e djathtë të kancelares Merkel për politikat europiane në parlamentin gjerman.

Javën që vjen kryeministri Rama do jetë në takim me Kancelaren gjermane Merkel dhe pritet të shikojmë reagimin e saj për negociatat.

Kategori
Uncategorized

Çfarë fshihet pas fushatës të sulmeve të ulta të llum-kazanit.

Berisha: Rama me gjuhë rrugaçi, çfarë fshihet pas fushatës të sulmeve të ulta të llum-kazanit

Keto vende jane kunder jo se nuk i duan shqiptaret apo Shqiperine por ato nuk mund te pajtohen me narkoqeverine e Edvin Kristaq Rames sepse ajo ka instaluar:- Narkoshtetin, ne te cilin kryeministri, vellai Olsi, ministrat jane baronet kryesor te droges dhe ka- shnderruar Shqiperine ne Kolumbine e Europes- ne vendin e tregtise se madhe te kanabisit, kokaines, heroines dhe- ne vendin, qe sipas DASH eshte qender operacionale rajonale e krimit te organizuar

– Narkoshtetin, ne te cilin kryeministri, vellai Olsi, ministrat jane baronet kryesor te droges dhe ka- shnderruar Shqiperine ne Kolumbine e Europes- ne vendin e tregtise se madhe te kanabisit, kokaines, heroines dhe- ne vendin, qe sipas DASH eshte qender operacionale rajonale e krimit te organizuar

Berisha: Rama me gjuhë rrugaçi, çfarë fshihet pas fushatës të sulmeve të ulta të llum-kazanit


Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një komenti të gjatë në rrjetet sociale është ndalur në sulmet e Kryeministrit Edi Rama jo vetëm ndaj opozitës, por edhe deputetëve të huaj, menjëherë pasi Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave.Berisha shkruan se Rama gjuhën e rrugaçit e përdori për faktin se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, në fjalën e saj nuk përmendi fjalën qeveri dhe nuk e paraqiti rekomandimin si frut apo meritë të qeverisë.Komenti i ish-KryeministritÇfare fshihet prapa fushates se fundit te sulmeve te ulta te llum-kazanit!Te dashur miq, qe diten e dorezimit te raportit pozitiv te Komisionit Europian ne Tirane nga Perfaqesuesja e Larte e Bashkimit Europian per Politiken e Jashtne, zonja Mogherini, madje bash ne prani te saj, me nje fytyre anksioze te vrerosur si Edvin Kristaq Rama, llum-kazani ne krye te qeverise shpertheu me nje gjuhe rrugaçi jo vetem kunder opozites, e cila ka lobuar fort per rekomandimin pozitiv, por edhe ndaj deputeteve te huaj qe kishte takuar opozita ne Berlin. Ndokush mendoi se ky shperthim, kjo vrerosje dhe gjuha e rrugaçit qe perdori ne konferencen e perbashket per shtyp lidhej me faktin se Perfaqesuesja e Larte e BE per Politiken e Jashtme dhe te Sigurise, zonja Mogherini absolutisht ne asnje rast te vetem ne fjalen e saj nuk permendi fjalen qeveri dhe nuk paraqiti rekomandimin si frut apo merite te qeverise por ne menyre te perseritur u shpreh se kjo ishe frut i nje pune mbi dhjetevjecare te shqiptareve.Te tjere qe vune re çakerdisjen dhe dihatjen e Rames ne ate konference shtypi, e lidhen me faktin se raporti i KE i ketij viti, pavaresisht nga rekomandimi pozitiv eshte qartesisht me kritik se sa ai i vitit 2016, ne te cilin nga Komisioni Europian duket u injorua totalisht fakti i mbjelljes se dhjetera milione bime kanabis ne te kater anet e vendit dhe rreziku i dhunimit te zgjedhjeve, u rekomandua hapja e negociatave, rekomandim qe mbeti ne klase per shkak se, ne vleresimin e vendeve anetare, ai raport nuk bindi vendet anetare sepse nuk shprehte realitetin shqiptar pasi Shqiperia nuk plotesonte kushtet, ndaj dhe negociatat nuk u hapen.Keto sigurisht qe e merziten jo pak Ramen por shkaku i vertet i xhindosjes dhe shperthimit te llum-kazanit, qe nga dita e dorezimit te raportit ne konferencen e shtypit te perbashket me zonjen Mogherini dhe ne vazhdim, qendron:se pari ne faktin se Komisioni vertet rekomandoi hapjen e negociatave, por ashtu siç e tha publikisht, dhe me te drejte mendoj une, ne sallen e Parlamentit Europian presidenti i Komisionit Europian, Juncker, ai rekomandim behej paresisht per arsye gjeo-strategjike dhe paqe, me konkretisht sipas tij per te parandaluar nje konflikt si ai i viteve 90 ne rajon dhe,se dyti, Edvinit dhe Ditziut te tij u eshte thene troç dhe ne menyre te perseritur se deri tani jane jo dy vende, pra Franca dhe Gjermania, siç i tha ne konference shtypi gazetarja e Financial Times ne Strasburg zonjes Mogherini, por kater vende te Bashkimit Europian kunder ose hezituese per hapjen e negociatave me Shqiperine.Keto vende jane kunder jo se nuk i duan shqiptaret apo Shqiperine por ato nuk mund te pajtohen me narkoqeverine e Edvin Kristaq Rames sepse ajo ka instaluar:- Narkoshtetin, ne te cilin kryeministri, vellai Olsi, ministrat jane baronet kryesor te droges dhe ka- shnderruar Shqiperine ne Kolumbine e Europes- ne vendin e tregtise se madhe te kanabisit, kokaines, heroines dhe- ne vendin, qe sipas DASH eshte qender operacionale rajonale e krimit te organizuarKeto vende hezitojne apo jane qartas kunder hapjes se negociatave sepse per ato Shqiperia eshte- vendi i eksodit masiv, qytetaret e te cilit renditen te paret ne Europe per kerkesat per azil politik dhe here here ne Gjermani dhe France zene vendin e pare ne bote per keto kerkesa- eshte vendi i blerjes masive te votes- vendi ku reforma ne drejtesi eshte hedhur ne ere dhe ku kryeprokurori eshte zgjedhur, siç shkruan ne raportin e saj Freedom House, ne kundershtim me frymen e Kushtetutes, fale kesaj dhe terrorit me kontrollin qeveritar te vettingut- eshte vendi ku kreu i ekzekutivit eshte njekohesisht kryegjykatesi dhe kryeprokurori i vendit dhe perdor drejtesine si shpate te partise per te bere gjahun e shtrigave ndaj opozites dhe kundershtareve politike dhe ka shnderruar Shqiperine ne- vendin e te rrembyerve dhe te burgosurve politike- vendin ku lidhjet me trafikante, vrases dhe bandite jane kriter per t’u bere minister, mbiminister, gjykates, prokuror, zyrtar i larte i te gjitha niveleve- ne vendin ne te cilin ne 4 vitet e fundit, sipas Kontrollit te Larte te Shtetit jane vjedhur ne tendera dhe konçesione 3.2 miliarde euro. Me nje fjale Shqiperia nuk ploteson ne realitet asnje standart dhe, krahasuar me dy vjet me pare ka bere nje hap perpara dhe dy hapa mbrapa, vertet eshte mbjelle me pak kanabis ne parcela por tregtia e droges kete vit eshte katerfishuar krahasuar me nje vit me pare etj.Te gjitha keto u jane thene ne sy ne rruge diplomatike madje disa syresh edhe publikisht llum-kazanit dhe Ditziut te tij. Pikerisht per te mbuluar llumin ku Edvini ka zhytur Shqiperine, i bindur se rekomandimi i vitit 2018 mund te kete te njejtin fat me ate te vitit 2016, llum-kazani shpertheu vet dhe me te gjithe puthadoret, horrat dhe prostitutat e tij politike ndaj deputeteve dhe personaliteteve te ketyre vendeve, njelloj si dikur babai i tij shpirteror Enver Hoxha ndaj agjenteve imperialist, duke deshmuar keshtu fytyren e tij te vertet prej nje halabaku politik dhe demtuar rende interesat e Shqiperise. sb

Kategori
Uncategorized

Sejmenët që u fshehën poshtë batanijes së Berishës dhe parfumoseshin me ‘pordhët’ e tij!

🔹Kryetari nuk hiqet me statut!
Bashkohuni të gjithë të rrëzojmë Ramën!

Debatet në partinë më të madhe opozitare, janë sponsorizuar këto ditë në mediat proqeveritare, sa të krijohet ideja se kjo parti ka probleme të mëdha, ndaj do duhet të durojmë edhe për ca vite Edi Ramën dhe partinë e tij të shpartalluar!

Rilindja nuk funksionon si parti, nuk voton fare kryetarin, nuk ka debat, nuk ka mendim, nuk ka demokraci, por ka vetem kryetar që ka vjedhur zgjedhjet dhe po keqqeveris vendin prej pesë vitesh!
Kjo është e keqja më e madhe e vendit; ‘rilindje’ që nuk lindi kurrë dhe qeveri e lindur nga krimi, droga, korrupsioni, oligarket, shokët dhe shoqet e kryeministrit!

Mungesa e demokracisë në PS është problem kombëtar dhe interes i drejtpërdrejtë për publikun, sepse është parti që po qeveris vendin duke dhunuar çdo institucion e duke i shpallur luftë çdo qytetari me taksat dhe fodullëkun e saj!

Partia Demokratike është partia, që lindi si shpresë për të gjithë shqiptarët; drejtoi vendin për disa vite në pluralizëm. Unë bëj pjesë te kritikët e kësaj partie, kam kërkuar sëbashku me të tjerë reformimin e saj vite më parë!

Sali Berisha mbetet një burrë shteti, autoritar, konseguent, mbajtës i fjalës, por edhe i ashpër deri në ekstrem.
Epoka Berisha është mbyllur me dorëheqjen e tij, sipas gjykimit tim me bilanc pozitiv dhe shumë arritje për vendin dhe PD!

Stafi politik dhe bashkëpunëtorët e z.Berisha nuk kanë arritur ta kuptojnë akoma, se dorëheqja vlen edhe për ta, moralisht dhe politikisht.

Si personazhe të rritur nën hijen e Berishës, tashmë në ‘diellin përvëlues’ të mënjanimit të tyre nga listat e Kuvendit, nuk po dinë ku janë, çfarë kërkojnë dhe ku do të shkojnë.

Shumica e tyre i përkasin rrymës konservatore në PD, alternativa e vetme për ta ishte; ‘rroftë Berisha’!
Personazhe, që nuk krijuan profil politik, që nuk u distancuan kurrë nga gabimet e PD- së dhe të Berishës ndër vite, përkundrazi morën role servilash në parti dhe përfituesish në qeveri!

Kur Olldashi mori kurajën qytetare dhe politike, të konkurojë Bashën në PD, këto sejmenë konjukturash u fshehën poshtë batanijes së Berishës dhe parfumoseshin me ‘pordhët’ e tij!

E braktisën Olldashin dhe statutin, parimet dhe garën, demokracinë dhe detyrën, e qëndruan si tinëzarë për të vazhduar më tej si dinin vetëm ata!

Ndaj sot, nuk kanë shkëlqim, nuk krijojnë besim, nuk kanë mbështetje, por kanë vetëm mllef dhe inate; me Bashën dhe ‘kunatin’, me rojën e PD-së, me të gjithë ato që përpiqen të mbështesin PD-në dhe Bashën, si Liderin e Opozitës së Bashkuar!

Të nderuar miq demokratikas që mendoni se kryetari përjashtohet me statut partie, kthjellohuni; çlirohuni nga e keqja, bëhuni kontribues opozitar, zgjeroni rrethin tuaj, ndikoni tek të tjerët në parti, tek aleatet, tek anëtarët e thjeshtë, krijoni alternativa të besueshme, krijoni ekip; atëhere nuk ka statut që e mbron Bashën, sepse shumica shemb me votë kryetarin dhe këdo tjetër!
Unë jam me Ju, nëse Ju jeni me veten Tuaj!

Sali Berishën nuk e largoi statuti, por morali i tij politik dhe qytetar e sidomos ju me keqqeverisjen tuaj.

Epoka Basha në PD sapo ka filluar; mungesa e përvojës, luhatjet në vendimarrje, aksioni si ‘presing’ politik, autoritarizmi fals; e dëmtuan jo pak në startin e tij politik!

Basha mori një goditje në zgjedhje, ku ju të nderuar demokratikas, kontribuat aq sa mundet, fshehuarazi dhe haptas ta sabotoni Bashën dhe Opozitën.

Basha nuk humbi nga Ju, humbi nga konjukturat e pista politike, u përball me drogën, grupet kriminale, korrupsionin qeveritar!

Basha humbi edhe më shumë; se humbi ndërkombëtarët, humbi trajektoren, humbi kauzën, humbi drejtpeshimin, humbi aleatët, ju humbi edhe ju; por askush nuk mund të fitonte në aq pak kohë!

Plagët që ju hapët gjatë mbretërimit Tuaj, indiferenca që ju mbollët, hendeku që ju krijuat me qytetarët, fodullëku, arroganca, e shoqëuan Bashën dhe Opozitën çdo ditë dhe çdo minutë në fushatë elektorale!
Qytetarët na pyesnin për Ju; ku janë, pse janë kundër?! Nuk na hapnin telefonat, nuk na prisnin, harruan partinë, mbushën xhepat dhe tashti na bëjnë moral!

Ja pra, që ju përveç aktivizimit tuaj botërisht kundra kryetarit, ju shoqëronte paralelisht edhe një dozë pakënaqësie e kthyer në urretje, tek votuesit, tek anëtarët dhe militantët e djathtë, aq sa edhe kandidatët e rinj i krahasonin me ju; të gjithë njësoj jeni edhe ju si ata do bëheni, përfitues në pushtet, grindavecë pa karrige dhe të neveritshëm në realitet!

Edhe unë sot, mendoj ndonjëherë si ju, debatoj me kolegët e mi aleatë. Themi që Basha ka defekte, i rendisim ato, analizojmë situatën, ngjarjet, nxjerrim konkluzione, mendojmë sikur të ishte Berisha kryetar; a do të ishte më mirë?!

‘Pse-të’ nuk mbarojnë kurrë, por një gjë është e sigurt; PD-ja dhe Opozita e Bashkuar nuk ka Lider tjetër më të mirë dhe më afër fitores se Lulzim Basha. Ky është mendim dhe gjykim i konsoliduar!

Ju po kerkoni që Luli të humbë, që statuti të shkarkojë Lulin, kur të humbë Luli edhe nje herë tjetër, ka shkarkuar vetën, ju dhe të gjithë Opozitën!

Ju keni kohë të prisni shkarkimin e Lulit, Opozita dhe qytetaret nuk kanë më kohë të presin shkarkimin dhe largimin e Edi Ramës!

Ndaj të nderuar miq, bashkohuni të gjithë, të largojmë Ramën, është detyrë politike, morale dhe kombëtare!

Kategori
Uncategorized

Beni opozite sa çereku i Berishes dhe kerkoni hapur vendin e Bashes ne krye te PD…

Nga Basir Çollaku/

Beni opozite sa çereku i Berishes dhe kerkoni hapur vendin e Bashes ne krye te PD…

“Sherr” ne PD per te rrezuar Bashen, si te ike, kur te ike, me ke do te ike, duke percjelle optimizem te thekur opozitar..!!
Pyesni nganjehere se si do te fitoje kur do te fitoje dhe me ke do te fitoje. Sepse duhet alternative kush do ta çoje PD dhe opoziten ne rrezimin e Rames?!

Mos jane flirtuesit e Rames udheheqesit e fshehte te PD?

Mos jane ata qe per 28 vjet vetem kane qeverisur PD dhe jane edhe humbes edhe perfitues?

Nuk duhen bindur emisionet televizive, duhen bindur shqiptaret, se Rama.duhet te ike. Nese nje politikan i vjeter apo i ri ne PD ka nje alternative, projekt, qe ia votojne demokratet ai nuk ka fort nevoje per rregulla..Zerat ndryshe jane te domosdoshem e te shendetshem, por ta konsiderosh kundershtine projeksion per marreveshje eshte çehre pazari, qe mbase politikisht sjell paqe por produkti eshte anemi.

Ka nga ata qe sulmojne Bashen se ka bere marreveshje me Ramen, ndersa vete nuk bejne marreveshje me Bashen, atehere dhe ata do e kene nje marreveshje te pathene diku, jo thjesht per pune inati, me teper se sa mjalti.

Mire do te ishte, qe koha opozitare e harxhuar kunder Bashes me ate te konsumuar kunder Rames dhe Veliajt te mos ishte qesharake ne pakice deri ne hiç kunder Rames dhe mazhorances.

Halli i PD dhe demkorateve duhet te kaperceje ate te nje kryetari, pasi gardhimi politik eshte nje dem i pakorrigjueshem deri ne zgjedhje. Raporti i DASH fliste per zullumet e qeverine se Edi Rames, dhjetera here me teper se opozitaret e pakenaqur.

Ndaj PD ka nje emergjence te madhe radikalizimin e opozitarizmit. PD nuk duhet te vije ne pushtet atehere kur te votohet kunder Rames, por kur te votohet pro opozites. Per te nxitur afruar ne kohe sa me shpejt kete, PD, ata qe jane te kenaqur e te pakenaqur, te anuar dhe menjanuar, te kujtuar gabim e harruar mire, te zgjedhur rastesisht e qokesisht, te fshehur pas Berishes dhe ngrefosur para Bashes, te inatosur me ish ministrat e ish pushtetaret, te lodhur nga ata qe kane vene shishet ne rradhe per tu zene vendin, duhet korrektim i panderprere dhe nderprerje e krasitjes, marreveshje e brendshme pa iluzione te jashtme, lakmi per te forcuar shtetin dhe jo pushtetin.

Nese sot Rama ende mbahet ne kembe me Tahirin, Ahmetajn, Beqajn, Gjiknurin, Veliajn, Bushatin, Sejdinin, Lelin, Kodhelin, Agaçin, Xhafen, e nje tufe drejtoresh ujqerisht, atehere eshte pak dalldi e paqarte te merresh 25 ore ne dite vetem kunder Bashes. Vetem nese, nese kriza ne ekonomi dhe drejtesi ka hapur diçka..

Beni opozite sa çereku i Berishes pastaj kerkoni hapur vendin e Bashes ne krye te PD..Por, te besh buk gruri me miell misri, e te ziesh orizin me fjale, sikur nuk ngjit…

Kategori
Uncategorized

“Më shitën motrën, me poshtëruan gruan”, historia e trishtë e burrit që vrau kushëririn për gjakmarrje

PUKE– Plaga e gjakmarrjes vijon të rëndojë shumë shqiptarët, kryesisht në veri të vendit. Diku në një prej kullave të braktisura në një nga fshatrat Pukës strehohet si një simbol i mbijetesës, duke sfiduar mungesën e ushqimit, sëmundjen dhe pamundësinë për të lëvizur, çfarë e ka bërë që të shkojë drejt venitjes në këtë botë, i pashpresë për asgjë.

Pjetër Marku prej ditësh jeton vetëm me ujë të përzier me sheqer, ndërsa për të tashmë çdo gjë është e pamundur, pasi Tuberkulozi nga i cili vuan, ja ka rënduar situatën aq sa e shikon të pamundur mbijetesën.

i-moshauri-i-varfer

Një vrasje e kryer në vitin 1997 në fshatin Gjegjan e ndjek ende nga pas këtë burrë, i cili pasi ka kryer 18 vite burg, i braktisur nga familja dhe pa shpresë për t’u kthyer në fshat, jeton në bunkerë e shtëpi të braktisura.

Pjetri tregon se ka vrarë për nderin e familjes, pasi nuk kishte rrugë tjetër, siç thotë ai përballë poshtërimit, ndërsa hasmin e ka tashmë me kushërinjtë, çfarë siç thotë dhe vetë, është akoma më e rëndë.

“Unë vrava se nuk kisha ku të shkoja, kështu e kanë zakonet tona, ose të vrasësh ose të jetosh i turpëruar. Familja me të cilën jam në hasmëri është ajo e kushëririt tim. Më kanë poshtëruar gjithnjë, më kanë shitur motrën, më kanë djegur shtëpinë, nuk më kanë lënë të varros babën e në fund më kanë poshtëruar dhe me gruan. Nuk kisha çfarë të bëj. Vrasjen nuk e kam kryer në pabesi, por në mes të ditës, i vetëdijshëm. Nuk kam ikur. Kam pritur Policinë deri kur erdhën dhe më arrestuan. Pasi kam kryer 18 vite burg, kam dalë, por kuptova se gruaja dhe familja më kishte braktisur. Në fshat nuk mund të kthehem më. Nuk ka kuptim bre ti shkoj gjakësit në gojë, është provokim”, thotë 55-vjeçari Pjetër Marku, i cili prej 10 vitesh endet rrugëve duke u strehuar në bunkerë e shtëpi të braktisura.

“Ka afro një vit që jam strehuar në këtë banesë të braktisur. Por Tuberkulozi së fundmi më ka lodhur sa nuk lëviz dot më. Prej shumë ditësh nuk kam më as ushqime, ndërsa barnat po mbarojnë. Po shkoj drejt fundit, e ndjej. Ndoshta s’do e marrë vesh kush se kam vdekur e do kalbem në këtë kullë të braktisur”, thotë ai i përlotur.

Pjetri prej ditësh e mban frymën gjallë me ujë e sheqer, teksa kushtet higjeno-sanitare janë si mos më keq në shtëpinë ku nuk ka drita, ujë, dhe as kushtet më minimale.

Ai tregon se vrasja nuk është zgjidhje, por nën mentalitetin e malësorit ai e justifikon vrasjen ndaj kushëririt si të vetmen mundësi që i kishte mbetur.

“I bëj thirrje gjithë shqiptarëve, se vrasja nuk është zgjidhje, por në rastin tim, nuk kisha një zgjidhje. Unë jam djalë i vetëm e në mesin e nëpërkëmbjes gjithnjë kam menduar ose të vras veten ose të vras ata që më nëpërkëmbnin. Zgjodha këtë të dytën”, thotë ai.

NGA ARMIR MEHAJ

Kategori
Uncategorized

ZBULOHET E-MAILI – Ambasadori Lu i kërkoi Adriatik Llallës që të mbronte ‘Bankers Petroleum’

Më 24 korrik 2015, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, i ka dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla një e-mail kompromentues duke i sugjeruar kryeprokurorit që të ndryshonte akuzat ndaj koorporatës ‘Bankers Petroleum’.

Kjo koorporatë asokohe ishte në epiqendër të hetimeve pasi disa shpërthime nëntokësore të zhvilluara në zonat hidrokarbure kishin shkatërruar shtëpitë dhe pronat në Patos-Marinzë.

E-mail-i i siguruar ekskluzivisht nga Hashtag.al, zbulon se që në fillim ambasadori Lu bën të qartë se është tepër i shqetësuar mbi fatin e këtyre hetimeve dhe se e kishte personale këtë punë.

Shkruan Lu në e-mail:

“Nuk mund ta theksoj mjaftueshëm se sa i shqetësuar jam personalisht për pasojën e ndjekjes penale të këtyre punonjësve të Bankers Petroleum nga prokurori i Fierit”.

Fill më pas ambasadori bën dhe kërkesën e tij, duke i kërkuar në mënyrë flagrante kryeprokurorit Llalla që të mos ngrinte akuza penale ndaj Bankers Petroleum por të mjaftohej me ca gjoba administrative.

Lexoni me vëmendje se si ky ambasador i ka shkruar kryeprokurorit të Shqipërisë, duke u përpjekur ta instruktojë se çfarë akuzash duheshin shmangur dhe çfarë akuzash duhej të ngrinte prokuroria ndaj Bankers:

Në çdo vend tjetër, do të prisnim të shihnim gjoba dhe penalitete administrative. Akuzat penale janë të pazakonta”, – shkruante ambasadori.

Më tej në letër ambasadori vijon me tezën se ndëshkimi ligjor i koorporatës Bankers Petroleum mund të ndikonte në largimin e investitorëve të huaj që sipas ambasadorit po i gjurmonte për t’i sjellë në Shqipëri ministri Gjiknuri.

Më tej në letër ambasadori vijon me tezën se ndëshkimi ligjor i koorporatës Bankers Petroleum mund të ndikonte në largimin e investitorëve të huaj që sipas ambasadorit po i gjurmonte për t’i sjellë në Shqipëri ministri Gjiknuri.

Pasi i ka shprehur kryeprokurorit Llalla se është i interesuar personalisht për hetimet e Bankers, pasi i ka kërkuar në mënyrë flagrante prokurorisë të konvertojë akuzën nga akuzë penale në gjobë administrative, ambasadori Lu e mbyll letrën duke u përbetuar për sinqeritetin e vet, e duke shtuar se ai dyshonte se hetimet ndaj koorporatës Bankers Petroleum ishin të nxitura nga korrupsioni dhe trysnia politike.

Ky e-mail i rivendosur në kontekst e kompromenton rëndë zotin Lu, i cili në muajt pasardhës u bë protagonist i reformës në drejtësi, ndërsa në kanale konfidenciale zoti Lu rezulton se i ka shërbyer oligarkëve, kompanive private, duke i kërkuar prokurorisë të mbrojë personat e dyshuar për krimin e Patos-Marinzës dhe shpërthimet e ndodhura atje.

Sot Adriatik Llalla është shpallur zyrtarisht si i pari prokuror ‘non grata’ në SHBA, kjo falë një procedure personale, inatçore të nisur dhe ndjekur nga Donald Lu.

Por i njëjti ambasador që flet e përbetohet çdo javë për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, tashmë rezulton i kapur gafil, pasi i ka kërkuar kryeoprokurorit Llalla të mbrojë koorporatën Bankers Petroleum duke konvertuar akuzat dhe duke zhvlerësuar krimin e ndodhur në Patos-Marinzë. / Hashtag.al

Kategori
Uncategorized

Tahiri.”Ska bir kurve që më pengojë në rrugën time ”

Rama e Tahiri si nje histori kurvash…!!?

Nga Basir Çollaku.

“Ska bir nënë dhe bir kurve që më pengojë në rrugën time për të gjetur drejtësinë”, ka thene Sajmir Tahiri. Kjo sot ne Parlament.
Dhe ka plotesisht te drejte ish- ministri. Sepse bij kurvash siç thosbte ai nuk e pengonin ata e ndihmonin. Siç thote populli “bir kurve” nuk eshte thjesht nje kopil, nje femije i jashteligjshem apo i nje gruaje dashamirese ne perdorimin e trupit. Jo i tille sot eshte ai qe eshte pushtetar, minister, deputet, gjyqtar, prokuror, dhe ketu jemi prape brenda klauzoles bir kurve. Njeheresh Tahiri ka harmonizuar thenien me ate te Rames kur thoshte dikur se skishte bir kurve ti gjente para te vjedhura ne xhepa..sepse sigurisht i kishte çuar tjeterkund. Ndaj Rama dhe Tahiri kane sjellje te ngjashme me bij kurvash. Por ky vend nuk duhet te jete prone ebijve te kurvave, ndonese sigurisht ata, pra kurvat, kane qene plot sukses ne pushtet. Ku keputet filli i Tahirit me bijt e kurvave dhe kush jane bijte e kurvave qe po bejne pazar me drejtesine?!?!
A po i thote Tahirir shefit te vet bir kurve?
A po ju thote Tahiri ministrave deputeteve drejtoreve te policise ortakeve ne biznese bij kurvash?
A po ju thote gjykatesve e prokuroreve qe kane marre para prej tij e Habilajve bij kurvash?
A po ju thote pushtetareve lokale bashkiake e prefektura ne territoret e te cilave kerdisej droga, bij kurvash?
A po ju thote ambasadoreve e diplomateve gojembyllur bij kurvash?
A po ju thote mediave qe i ndenjen dhe i rrine pas bythe se jane bij kurvash?
A ju thote shtetareve te huaj homologe qe i ka genjyer bij kurvash?
Pyetja ende pa pergjigje eshte a eshte historia e Rames, Tahirit dhe droges nje histori kurvash pushteti?!?!
Per te qene te drejte, kurvat jane shume here me te ndershme e te sinqerta, sigurisht dhe me te dobishme ..sesa gjithe kjo histori Rama eTahiri..

Kategori
Uncategorized

Integrimi, apo kënga e vjetër ‘mbeçë, more shokë, mbeçë…”

Raporti i rekomandimit të paraqitur nga Komisioni Europian, për të gjitha kriteret apo kushtet kryesore të vendosura më parë si korrupsioni, krimi, sistemi i drejtësisë, përshkohehin nga ndriçimi i errët i frazës në anglisht ‘some level of preparation’. Që do të thotë në shqip ‘njëfarë niveli përgatitjeje”. Që do të thotë në gjuhën e notave të fillores ‘pesë me hatër’

Alfred Lela

Odiseja e integrimit europian të Shqipërisë është ndoshta plaga më e thellë e tranzicionit shqiptar, apo paskomunizmit. E qartë dhe me forcë, që në protestat e para anti-sistem, në vrundujt e paepur të historibërjes së vitit ’90, Formula e Pagëzimit anti-komunist, ka qenë ‘e duam Shqipërinë si gjithë Europa’.

Shtatë qeveri më vonë, demokrate e socialiste, si shtatë premtime kaptuar, sërish jemi në Shqipëri, por Shqipërinë (vajmedet!) nuk e kemi ‘si gjithë Europa’. Eshtë naivitet i poshtër që e gjitha t’i shkarkohet klasës politike: ne jemi populli i atyre kastave, dhe i kemi prodhuara ato, siç edhe ato na kanë ‘prodhuar’ ne, duke na përfaqësuar në traditën, shpirtin, veset dhe virtytet tona.

Të pamarrë vesh kanë qenë, ashtu siç edhe ne, dhe kjo e nënkupton shprehjen e famshme ‘çdo popull ka qeverinë që meriton’.

Për të ardhur kështu, avash-avash, siç thonë turqit dhe pëlqejnë shqiptarët, në fundprillin e 2018, kur Komisioni Europian ka rekomanduar çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Pa kushte. Dymbëdhjeta, shtata, pesa, janë kaptuar dhe ne gjendemi, si popull, qeveri e opozitë, para një lumi që shpresojmë të jetë i qetë dhe mirëdashës deri në fund të qershorit, kur Këshilli i Europës do të mblidhet për të thënë një ‘Jo’ ose një ‘Po’. Për të hedhur një urë finale mbi këtë lumë ku shqiptarët të mund të ecin drej ëndrrës së ndryrë gjatë; të çelur në muajt e përmbytur nga shpresat e pastra e të mëdha të vitit 1990.

Deri atëherë kemi Edi Ramën në qeveri dhe Lulzim Bashën në opozitë. I pari ka përfituar, bashkë me të edhe ne, në këtë kthesë të kohës ku lumi ngadalësohet, nga një drojë europiane dhe amerikane për një shtrirje, krejt të mundur, të rusëve me ‘sovjetizmin’ si rivendikim; turqve me otomanizmin dhe islamizmin si shpresë shpirtërore dhe politike; dhe, të kinezëve me ‘rrugën e mëndafshtë’ të parasë dhe fuqisë së të gjithë numrave të mëdhenj.

Kjo lexohej, më qartë se asgjë, në fjalët e Fedeirca Mogherinit italianes së KE, që është mësuar ta shohë dhe kuptojë fqinjin grindavec lindor nga frëngjia e mundësisë së bazave sovjetike, jugosllave dhe kineze, kur vendin e saj e qeverisnin demokristianët dhe tonin Enveri me bandën e vet. Siç shihej në deklaratat e saj edhe ‘shqetësimi kufitar’, që e ka tashmë çdo vend europian, i madh dhe me prosperitet ekonomik, (pavarësisht krizës). Pjesë e këtij shqetësimi është marrëveshja e Shqipërisë me Frontex, agjensinë europiane të Mbrojtjes së Kufijve, i pari pakt i këtij lloji dhe përmbyllësja e frikës dhe rrezikut që vjen nga Shqipëria paraeuropiane me azilantët ekonomikë, drogën dhe kriminalitetin.

Raporti i rekomandimit të paraqitur nga Komisioni Europian, për të gjitha kriteret apo kushtet kryesore të vendosura më parë si korrupsioni, krimi, sistemi i drejtësisë, përshkohehin nga ndriçimi i errët i frazës në anglisht ‘some level of preparation’. Që do të thotë në shqip ‘njëfarë niveli përgatitjeje”. Që do të thotë në gjuhën e notave të fillores ‘pesë me hatër’.

Një lexim euforik i ‘some level of preparation’ e mban nivelin e lumit mbi të cilën pritet të hidhet një urë në fundqershor, të lartë dhe sidomos të turbullt. Krejt e kundërta, nevojitet një lexim kurajoz dhe europeist.

Premisa është, sepse si kurrë më parë, opozita e Lulzim Bashës po punon në funksion të zhbllokimit, dhe jo të bllokimit. Kësaj here nuk ka ”se japim Fierin për Brukselin”. Vizita e shpurës opozitare në Berlin dhe deklaratat e spektrit joqeveritar e dëshmojnë qartë këtë.

Integrimi, mbi të gjitha, nuk duhet parë si plaçkë lufte, por si plagë e vjetër. Ai është Formula e Pagëzimit të ‘epokës demokratike’.

Kush mundet ta shkruajë?

Kategori
Uncategorized

Kjo Shqipnija me krye n’hí…

E kanë shtrirë Atdheun si një Drenushë të plagosur, që shqyhet nga lukunia e hienave, që qeshin neveritshëm pas shqyerjes së çdo llokme…

Dhe qeshin pështirshëm, kur Drenusha e përgjakur dhe me kryet n’tokë dhe n’hirin e shkrumbit që e rrethon, lshon britma e piskama dhimbjeje…

Nga Artur Zheji

“Ti ke pas kenë një Zojë e Randë, burrat e Dheut e thirrshin Nanë!”

Nuk e di pse ky varg mbetet pas më shumë se 130 vitesh, sikur ta shkruash sot, madhështor ky Pashko Vasë Shkodrani, i trishtuar dhe i pikëlluar deri në asht (kockë).

Sepse mishi tretet dhe ashti mbetet, mizeriet e të përditshmes do t’kalben herët a vonë në dheun e harresës, ndërsa kockat, ashti pra, ngurtësohet e rron e dëshmon egzistencën tonë për qindra e qindra vite…

Ashtu edhe ky varg i Pashko Vasës, këtij dijetari dhe këtij gjenerali të suksesshëm i Perandorisë Turke, Guvernator i Libanit, endet në kohëra si një “varg-asht”, që nuk tretet.

Jo thjesht sepse është i bukur, por sepse është, shumë i vërtetë.

Sepse t’paktë janë ata që e duan këtë Shqipni-Nanë, si një simbol të identitetit të tyre.

Sepse t’paktë ose të aspaktë janë ata, që u pikon një lot dhimbjeje, n’masakrën që u bahet pasunive të saja, në rrobtimin që u bahet, qyqarëve t’shumtë që jetojnë n’ktë tokë t’lashtë.

Sa kokrra mashtruesish që kan msue me rrejtë, para se sa me folë shqip, ja kanë hypë shpinës së kësaj Nane, me thika e garuzhde n’brez dhe nuk ngopen, duke e therrun mishin e tuj ja pi gjakun e pakët, ditë pas dite e vit pas viti.

Dhe banditët krekosen si sipërmarrës dhe një skërfyell i gjatë, një tullumbace e fryrë, që fsheh nën kostumet e shtrenjta 999 komplekset e tija të pashërueshme, u shërben si kryeministër -kryeshërbëtor, në pjatanca të florinjta pasuritë tona kombëtare.

Dhe nuk i plas trapi këtij kryeshërbëtori se çfarë vjen pas dhe se Shqypnija mbetet me kryet n’hi.

E kanë shtrirë Atdheun si një Drenushë të plagosur, që shqyhet nga lukunia e hienave, që qeshin neveritshëm pas shqyerjes së çdo llokme…

Dhe qeshin pështirshëm, kur Drenusha e përgjakur dhe me kryet n’tokë dhe n’hirin e shkrumbit që e rrethon, lshon britma e piskama dhimbjeje…

Dhe lëpinjnë gjakun e saj që u rrjedh nofullave epshqare, dhe përsëri qeshin kur n’agoni, kur kjo ish Zojë e Randë, u bërtet me të madhe e mes lotësh fëmijve të saj:

“Largojuni nga ky vend se do t’ju shqyejnë edhe ju… por pashi t’Madhin Zot!… Mos e harroni se asht gjynah me e bjerr, ktë tokë t’bekueme që na ka dhurue i Lumnueshmi!”

Dhe largohen me turma “klyshët” e Shqypnisë së dergjun, nëpër Botën e madhe, duke e lanë Atdheun e vet në pushtetin e hienave dhe rracës “mosShqypnidashëse”…

Kategori
Uncategorized

Vaçe Zela.Në breg pulëbardhat çajnë fluturim 

Në breg pulëbardhat çajnë fluturim
si kënga jonë plot mall.
Këndojmë nga larg me dashuri,
moj Arbëri.

Të parët tanë me brengë të lanë,
sa kohë më nuk të panë?
por sot si lule më je ti,
moj Shqipëri.

(refreni)
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.

Këtej ne degë, ti rrënjë matanë,
N`mes deti me stuhi.
Shkuan kaq mote e degët s’u thanë,
moj Arbëri!

Kjo kënga jonë, për ty përherë
na djeg si zjarr në gji.
Tek zjarri yt ne jemi përjetë,
moj Shqipëri!

(refreni)
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukura Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.

Kategori
Uncategorized

Kreu i Myslimanëve: Fenë e zgjedhim ne, të qënit shqiptar e ka përcaktuar Zoti

I pyetur nga ‘Zëri i Amerikës’ për bashkëjetesën dhe harmoninë fetare në Shqipëri dhe për raportin e fesë me kombin, Skënder Bruçaj tha se kjo e fundit përcaktohet nga Zoti.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj mendon se kombësia dhe feja nuk mund të krahason me njëra-tjetrën. I pyetur nga ‘Zëri i Amerikës’ për bashkëjetesën dhe harmoninë fetare në Shqipëri dhe për raportin e fesë me kombin, Bruçaj tha se kjo e fundit përcaktohet nga Zoti.

“Ne e zgjedhim vetë të jemi myslimanë, katolikë apo ortodoksë, ndërsa për të qenë shqiptarë është diçka që përcaktohet nga Zoti. Janë dy gjëra që nuk mund t’i krahasojmë”, u shpreh Bruçaj.

Sa i përket bashkimit të shqiptarëve në Ballkan, Bruçaj përdori të njëjtën gjuhë diplomatike si liderët politikë: “Bashkimi i shqiptarëve i përket të ardhmes, ndoshta kur të jemi pjesë e familjes evropiane.”

Kategori
Uncategorized

Rusia e ka pasur enderr pashalimanin

Nga Flutur Zavalina.

New York USA.

Sot degjuam se per Shqiperine do te hapen negociatat per ne BE.Shqiperia mendoj eshte me fat (sepse ajo nuk ka kryer asnje reforme , dhe ku populli cdo dite e me shume merr udhet e kurbetit(deklarate kjo nga Gjermania e Franca per refugjatet shqiptare qe po dynden ne keto shtete)sepse shteti i tyre po i diskriminon.

Ku e shohim diskriminimin nga shteti.

Bizneset e vgla po falimentojne sepse TVSH shteti ua ka vendosur njelloj si bizneset e medha.

Shqiperia e mbushur me droge .

Pak kohe me pare u kap nje rrjet i madh prostitucioni ku e drejtonte…. ku papritur punonjesi i FBI amerikan qe e kapi kete grup kriminal vdiq ne hotel nga zemra asfiksi.

C’ironi.

Ish ministri i brendeshem kesaj qeverie i lidhur direkt me km me drogen si dhe me grupin kartel ne itali vazhdon te jete deputet .

Skandali me i madh i kesaj qeverije qendron se po nderton regjim diktatorial e jo sistem drejtesie sic pretendon.

Perse e them kete.

Kam faktin parasysh qe akoma mbahen ne burg 11 kuksiane pse protestuan per demokraci e shtet ligjor .

Shteti shkel ligjet i rremben ne mesnate i torturon ne mesante dhe serish duke shkel ligjin pa asnje dokument zytrat i dergon ne kryeqytetdhe serish sjell gjygjtaren pa asnje dokument ligjor transferimi e zhivllon gjygji si ne diktaturen hoxhiste, e i denon sic i donte (me urdher nga lart)qejfi asaj gjygjtarje te paligjshme e komanduar nga ditatoret edi rama KM dhe Fatmir Xhafaj ish hetuesi i dikttures hoxhiste.

Vetem nje avokat Altin Goxhaj ka ngritur zerin qe qeveria policia MPB KP kane shkelur ligjet qe i kane rrembyer ne mesante kuksianet dhe i kane denuar me te padrejte.

Qeveria per 5 vjet nuk beri asnje gje per popullin pervece u pasurua vete me drogen e prostitucionin.

Ju dot e thoni atehere perse iu hapen rruget per negociat!?

Jo se Shqiperia ka bere permirsime se Shqiperia eshte bloze ku asnje politikan nuk eshte futur ne burg duke filluar nga Km , Ish Km e me radhe .kasta 27 vjecare duhete largtohet nga politika se e renoi Shqiperine e mjeori popullin .Po perse u hapern keto negociata? Eshte nje politike e holle shume e holle.Qe te mos shkohet ngaa lindja.Sepse shqiperia eshte vend gjeostrategjik i mesdheut.

Rusia e ka pasur enderr pashalimanin .

Kur u larguan ruset nga Shqiperia dej=klarojne se do ta kerkojme Pashaliminain gjeneral por nuk do ta gjejme me .Ja pra pse iu dha Shqiperise jo se ka bere arritje por qe ti mbajne drejt timonin te mos shkoje nga lindja.

Megjithate Edhe Turqia i ka te hapura negociatat por ka mbi 20vjet qe nuk po futet ne BE.Prandaj ky eshte nje kembane per shqiptaret qe nese doni per ne BE largoni keto politikane 27vjecare largoni keto parti te dala nga partia diktatoriale ppsh dhe pastaj

MIRESE VINE NE BE.
FLUTUR ZAVALINA
NEW YOR,USA17 PRILL 2018

Kategori
Uncategorized

Ambasadori Lu ka humbur sensin e diplomacisë.

Nga: Vincent W.J. van Gerven Oei

Kohët e fundit ka patur shumë raportime në mediat amerikane dhe europiane për gjendjen e paqartë ku ndodhet Departamenti Amerikan i Shtetit, nga ku janë larguar mjaft diplomatë të kualifikuar dhe ku ka ende një numër rekord pozicionesh bosh në pritje të miratimit nga senati të personave për tu emëruar në to.

Vetëm në tetor 2017 u bë e mundur që të plotësohej nga Wess Mitchell vendi i Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Europiane dhe Euroaziatiake, i cili në administratën Obama mbahej nga Viktoria Nuland. Deri në emërimin e Mitchell, i ngarkuari i përkohshëm për politikën e Departamentit të Shtetit në Ballkan ishte Zëvendës Ndihmës Sekretari Brian Hoyt Yee, i cili luajti rol kyç për zgjidhjen e krizës së zgjedhjeve në Shqipëri, në qershor të 2017.

Megjithatë, gjatë udhëtimit të tij të fundit në Ballkan, një rajon strategjik për SHBA-të, Mitchell e shmangu Shqipërinë nga vizita e tij, ndërsa vizitoi Kosovën, Maqedoninë, Serbinë, Greqinë dhe Qipron. Kjo shmangie në vetvete mund të jetë tregues i dështimit të ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri.

Ky dështim u duk qartë gjatë intervistës së Ambasadorit Lu me Blendi Fevziun më 4 prill, në të cilën ai foli për më shumë se tre vjetët që ka shërbyer si ambasador në Shqipëri, përpara se të largohet përgjithmonë në fund të qershorit. Intervista konfirmoi se boshllëku i krijuar në Departamentin amerikan të Shtetit i ka dhënë mundësi Ambasadorit Lu ta përdorë postin e ambasadorit sipas vullnetit të tij personal.

Peshqit e mëdhenj

Fevziu i kujtoi Ambasadorit Lu premtimin e tij të përsëritur se prokuroria do të kapte “peshq të mëdhenj”, pra politikanë të korruptuar. Afati i fundit i dhënë nga Lu për këto arrestime ishte fundi i janarit 2018, por edhe gati tre muaj më vonë nuk është kapur askush. Lu u përgjigj se “pjesa më e madhe e peshqeve të mëdhenj janë në det. Disa janë aktualisht në rrjeta, por unë kam parë informacione se shumë shpejt do të kemi më shumë rezultate.”

Lu pastaj vazhdoi duke sjellë tre shembuj të fundit, asnjë prej të cilëve nuk ishin politikan: Met Kanani, një trafikant droge i cili u arrestua kohët e fundit në Turqi, sipas Lu-së me “ndihmën e qeverisë shqiptare” dhe Arbër Çekaj, i cili është përgjegjës për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë të kapur në Maminas, por i cili u lejua të arratisej nga policia dhe prokuroria përpara se të zhvillohej operacioni i bllokimit të ngarkesës.

Shembulli i tretë i Lu-së ishte Klement Balili, “Eskobari i Ballkanit”, pronat e të cilit u konfiskuan nga policia më shumë se sa një viti pasi Greqia kishte lëshuar urdhër arrest për të. Skurse Çekaj, ai nuk është arrestuar, pasi u la i lirë nga policia edhe pse kolegët grekë kishin kërkuar arrestimin e tij. Në fakt, në dhjetor 2016, Lu e kritikoi hapur qeverinë shqiptare për mos arrestimin e Balilit, por tani duket se ai është i lumtur thjesht me faktin që për Balilin ka një “urdhër arresti ndërkombëtar”. Sikurse Lu deklaroi në intertvistë, “ne, amerikanët, besojmë se [Balili] ndodhet ende në Shqipëri dhe ka një mundësi që ai mund të arrestohet gjatë ditëve të ardhshme.”

E kemi dëgjuar këtë këngë edhe më parë.

Saimir Tahiri

Më pas Fevziu e zhvendosi bisedën në drejtim të Saimir Tahirit, ish-Ministrit të Brendshëm dhe krahut të djathtë të Edi Ramës, i përfshirë drejtpërdrejt në organizatën e trafikimit të drogës që drejtohej nga kushurinjtë e tij, vëllezërit Habilaj.

Ndonëse Partia Socialiste e rrëzoi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, prokurorët urdhëruan arrestimin e disa drejtorëve rajonalë të policisë të lidhur ngushtë me Saimir Tahirin, të cilët të gjithë arritën të largohen nga vendi para se të arrestoheshin.

Disa dokumente të prokurorisë të rrjedhura në media ditët e fundit, konfirmuan se njëri prej tyre, Drejtori i Vlorës Jaeld Çela, ishte i lidhur ngushtë me bandën e Habiljave dhe se vetë Tahiri ishte pjesë e organizatës kriminale të Habilajve.

Ky fakt është pranuar edhe nga diplomatët amerikanë, por jo ata në Tiranë. Në nëntor 2017, përfaqësuesi amerikan pranë OSBE-së në Vienë, Harry Kamian, pohoi se Tahiri “ka qenë i përfshirë në Itali në mbështetje të trafikantëve të drogës”.

Por, në kontrast të dukshëm me të, Donald Lu ka qendruar në mënyrë të pazakontë i heshtur për çështjen Tahiri. Në vend që të deklaronte se provat nga Italia dhe provat (e fundit) nga hetuesit shqiptarë tregojnë qartë në drejtim të “peshkut” të parë vërtet të madh që mund të kapet, në tetor 2017, gjatë një diskutimi me studentët e Universitetit të Tiranës, Donald Lu bëri thirrje publike për të treguar kujdes ndaj Tahirit:

“Nuk më takon mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor, apo jo. […] Ju nuk jeni as gjykatës dhe as prokurorë, por qytetarë që votoni. Ju i keni dhënë besimin tuaj këtij personi si deputet dhe si një minsitër i rëndësishëm në qeveri. Është e drejta juaj që të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën rreth kësaj çështjeje. Nëse ai është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë gjë. Nëse ai është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë.”

(Kjo mbrojtje që Donald Lu i bëri atëherë Saimir Tahirit na nxiti që të shkruanim këtë artikull satirë.)

Në përgjigje të pyetjes së Fevziut se kur do të arrestoheshin “peshqit e mëdhenj” në politikë, Lu deklaroi se Tahiri “po hetohet dhe unë besoj se ne jemi afër një padie penale”. Por pasi u pyet nga Fevziu pse mendonte se hetimet për Tahirin po përfundonin me një padi penale, Lu dha një përgjigje që dukshëm kundërshtoi deklaratën që sapo kishte bërë:

“Nuk jemi në mbyllje të çështjes, por është qëndrimi i qeverisë së SHBA-ve dhe ambasadës së SHBA-ve që çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jot ë vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën e tyre. Por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shqyrtojë me transparencë të gjitha provat e çështjes.”

(Vini re referimin edhe ndaj “qeverisë” edhe ndaj “ambasadës” së SHBA-ve—thua se ambasada ka qëndrim të vetin, ndryshe nga qeveria amerikane.)

Asnjë fjalë për bllokimin e arrestimit të Saimir Tahirit nga Partia Socialiste. Asnjë fjalë për faktin se që kur Arta Marku u emërua, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve, në mënyrë antikushtetuese Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, çështja Tahiri është ngadalësuar dukshëm.

Adriatik Llalla

Me “prokurorët që nuk bëjnë punën e tyre”, Ambasadori Lu sigurisht që nuk iu referua Arta Markut. Me këtë shprehje ai iu drejtua ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, të cilin Donald Lu e ka sulmuar hapur disa herënë të shkuarën.

Megjithatë, nëse shohim objektivisht mandatin e Llallës si Prokuror i Përgjithshëm, vëmë re në fakt ai është i pari prokuror që filloi hetime serioze për politikanët, ndonëse pak prej tyre janë çuar deri në fund: çështja kundër ish-Ministrit Saimir Tahiri, çështja dhe dënimi i ish-ministrit Spiro Ksera, çështja e ish-Ministrit Ilir Beqaj, e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, e ish-kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika dhe çështja kundër ish-deputetit socialist Alfred Peza u hapën nën drejtimin e Adriatik Llallës. Pa përfshirë këtu rastet e dhjetra deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë të hetuar në bazë të ligjit të dekriminalizimit, hetime që çuan në largimin nga parlamenti të të paktën pesë prej tyre.

Deri më tani duket se Llalla ka punuar shumë më mirë se Marku, e cila ka urdhëruar ekstradimin e paligjshëm të Nezar Seitit, dëshmitarit kyç të çështjes Tahiri-Habilaj; ka lejuar arratisjen e trafikantit të 613 kilogramëve kokainë, Arbër Çekaj; dhe ka lejuar lirimin me kusht të Orest Sotës, të cilit ju gjetën 836 mijë euro cash në makinë bashkë me dy patenta për drejtimin e skafëve në emër të Saimir Tahirit, dhe i cili përmendet disa herë në dosjen e Jaeld Çelës, drejtorit të arratisur të Policisë së Vlorës.

Gjatë intervistës me Blendi Fevziun, Ambasadori Lu deklaroi haptazi se “ne e dimë që ka një hetim nga prokuroria [kundër Llallës] për korrupsion. Ky hetim mbështetet nga qeveria amerikane.” Thashethemet rreth këtij hetimi u raportuan nga Deutsche Welle në fund të marsit, duke i referuar “një burimi diplomatik “, por një hulumtim i Exit.al zbuloi se asnjë hetim i tillë nuk ishte duke u zhvilluar zyrtarisht—të paktën deri para një jave në kohën e interesimit tonë.

Çfarë duhet të mendojmë në, atëhere, për faktin se Ambasadori Lu deklaron hapur “mbështetjen” e qeverisë së SHBA-ve për hetimin e një ish-prokurori, hetim që të paktën është i paqartë se për çfarë dhe mbi çfarë faktesh mbështetet, ndërsa që po i njejti ambasador bën thirrje për gjykimin e Tahirit vetëm nga prokurorë të caktuar dhe nga gjykatës të paanshëm, të cilëve ai u kërkon t’i shyrtojnë provat me “transparencë”, edhe pse për Tahrin ka prova të rënda inkriminuese në dy shtete të ndryshme? Pse Donald Lu po tregon këtë urtësi e maturi të tejskajshme për Tahirin, ndërsa Llallës nuk i ofron as maturinë më minimale?

Në fakt, sipas faqes zyrtare të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, sfida kryesore me të cilën ndeshet mbështetja që SHBA-të japin për zbatimin e ligjit në Shqipëri janë “rrjetet kriminale ndërkombëtare me bazë në Ballkan [të cilat] kanë ndikim të drejtpërdrejt mbi SHBA-të përmes aktiviteteve kriminale, disa përmes krimit kompjuterik dhe të tjerat përmes trafikimit.”

Për më tepër, para pak kohe, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe Prokurori i Përgjithshme Jeff Session urdhëruan të gjithë hetuesit federalë amerikanë të kërkonin dënime të ashpra kundër trafikantëve të drogës, përfshi dënimin me vdekje (të cilin, sa për informacion, unë e konsideroj të neveritshëm.)

Pra, është e qartë se çështja e trafikimit të drogës nga ish-Ministri i Brendshëm duhet të jetë shumë më urgjente për Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë se sa çështja e korrupsionit të pretenduar të ish-Prokurorit të Përgjithshëm.

Por, në të vërtet, po ndodh pikërisht e kundërta. Arsyeja për këtë gjendje kureshtare nuk është e vështirë të gjendet. Ndërsa Ambasadori Lu ishte personalisht përgjegjës për futjen e Saimir Tahirit në një takim me ish-Presidentin Amerikan Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë në shkurt 2015, Adriatik Llalla e ka kritikuar hapur ambasadorin amerikan për ndërhyrje në hetimin e rastit të dëmtimit të shtëpive të qindra banorëve shkaktuar nga Bankers Petroleum në Fier, duke i kërkuar personalisht Llallës të ndërpriste hetimet.

Prandaj qendrimet e ndryshme të Donald Lusë ndaj Tahirit dhe Llallës nuk janë rezultat apo pasqyrim i politikës së qeverisë së SHBA-ve. Ato janë rezultat i veprimeve dhe ndjenjave personale të ambasadorit amerikan. Dhe në momentin kur personalja merr përparësi ndaj përfaqësimit të vendit të tij në atë mënyrë që çon përpara interesat strategjike të këtij vendi, dikush mund të pyesë me të drejtë: çfarë i ka ndodhur diplomacisë amerikane!

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Exit.al

Kategori
Uncategorized

Na dinë aguridhe këta të BE-së, ne?!

Nga Sonila Meço

Nga Sonila MeçoKomisioni Evropian pritet të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë. Mediat gjermane pohojnë se Komisioni vlerëson ecurinë e vendeve të Ballkanit, për t’u bërë pjesë e zgjerimit të BE-së, duke rekomanduar hapjen e negociatave si për Shqipërinë, ashtu edhe për Maqedoninë.

Por i njëjti raport thekson se korrupsioni, krimi i organizuar, demokracia dhe sundimi i ligjit janë çështje ende të paadresuara.

Po të kujtojmë se në 2016-ën KE rekomandoi çeljen e negociatave, duke vënë theksin tek reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, reforma në administratë, por vendet anëtare nuk pranuan (Austria vendosi veton), ateherë dy paradokse na plasen fytyrës:

  1. Ju rekomandojmë çeljen e negociatave, por po jua themi ndërkohë se ende nuk keni zgjidhur korrupsionin, krimin e organizuar e sundimin e ligjit.
  2. Ne bëjmë të mirin si Komision, por të keqen gjejeni tek vendet anëtare.

Na dinë vërtetë aguridhe dhe tallen me ne, apo po tallemi me veten duke besuar se janë aq aguridhe????

Kategori
Uncategorized

Llalla brenda, mban Tahirin jashtë.         

Por mbi të gjitha

urdhër arresti ndaj Llallës zgjidh një problem të madh me të cilën ndeshet prej kohësh Rama por edhe Lu: arresti i Llallës dobëson për pak kohë trysninë në rritje të ndërkombëtarve për arrestimin e Saimir Tahirit si provë të serioziteti të qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Llalla brenda, mban Tahirin jashtë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të lëshojë në dy ditët e ardhshme urdhër arresti për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Një burim i besuar nga prokuroria u shpreh se prokurorët janë prej ditësh nën presion të jashtëzakonshëm politik, përfshi kërcënimin për moskalimin e vetingut, nga qeveria dhe një përfaqësi e huaj në Tiranë për të arrestuar me çdo kusht Llallën.

Presioni është bërë intensiv dy ditët e fundit me kërkesën që arrestimi duhet të bëhet para vizitës, ditën e martë, të komisionerëve europianë Mogherini dhe Hahn. Nën këtë presion, edhe pse nuk kanë prova të arsyeshme, prokurorët janë dorëzuar dhe pritet lëshimi i urdhër arrestit.

Prej të paktën pesë javësh, Prokuroria e Durrësit ka zhvilluar verifikime dhe hetime në lidhje me të shkuarën e Adriatik Llallës. Këto hetime u përqendruan fillimisht në dy drejtime: në disa shitblerje tokash dhe në një gjobë të marrë në një aeroport gjerman për mosdeklarim të parasë në dorë mbi limitin e detyrueshëm për deklarim gjatë udhëtimit të zhvendosjes së familjes së tij në Gjermani para rreth dy vjetësh.

Së fundmi, prokurorët e Durrësit kanë ricikluar edhe një akuzë të para disa viteve për transferimin e një prokurori nga Tiranë në Shkodër, në mes të një hetimi ndaj një krimineli i cili edhe pas ndryshimit të prokurorit u dënua me 15 vjet burg.

Megjithatë, për asnjë nga këto pista hetimi prokurorët nuk zbuluan dot prova të mjaftueshme që të mund të justifikoni hetime zyrtare. Por nën presionin të vazhdueshëm politik, Prokuroria e Durrësit regjistroi para rreth tre javësh një hetim formal ndaj Llallës, për të cilin nuk është njoftuar dhe nuk është thirrur në pyetje asnjëherë vetë Adriatik Llalla, duke e bërë çdo veprim në fshehtësi të plotë.

Por këto veprime u njoftuan në publik nga ambasadori amerikan Donald Lu, i cili fillimisht u shpeh se Llalla po hetohet për korrupsion dhe në një deklaratë të dytë u shpreh se Llalla është një “zyrtar i korruptuar dhe i diskredituar” që po hetohet për “pasuri masive të pajustifikuar” dhe “pastrim parash” dhe se Llalla po kundërshtonte reformën në drejtësi se “rrezikonte të dënohej me burg”. Këtyre akuzave Llalla u është përgjigjur sot, duke i mohuar në mënyrë kategorike dhe duke akuzuar direkt Ambasadorin Amerikan për ndërhyrje në proces hetimi dhe sistemin e drejtësisë në shkelje të statusit të tij diplomatik dhe të ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare.

Por megjithatë hetimet e Durrësit për “pastrim parash” dhe “pasuri të pashpjegueshme” nuk çuan asgjëkund, ndaj Prokuroria e Durrësit i pasoi hetimet para tre ditësh tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila është përgjegjëse për hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Kjo përcjellje e hetimeve është në vetvete e diskutueshëm pasi në momentin e kalimit të çështjes Adriatik Llalla nuk ka asnjë funksion zyrtar.

Pavarësisht çështjes së juridiksionit, sipas një burimit të referuar në fillim të artikullit, që pas marjes së çështjes prokuroria e krimeve të rënda ka qenë nën presion dhe kërcënim të vazhdueshëm nga përfaqësues të qeverisë dhe të ambasadës amerikane për arrestimin e Adriatik Llallës.

Burimi u shpreh gjithashtu se qeveria ka urgjencë për të dhënë një provë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit para vizitës, ditën e martë, të komisionarëve europianë Mogherini dhe Hahn që do jenë në Shqipëri për të dhënë lajmin se Komisioni ka rekomanduar hapjen e negociatave. Një nga lëvdimet më të mëdha të raportit të Komisionit dhe të dy komisionarëve tyre do të jetë pikërisht suksesi i reformës në drejtësi.

Duket se urdhër arresti ndaj Llallës është i dëshirueshëm për të gjithë: Donald Lu ka nevojë jo vetëm të hakmerret ndaj një personi që i ka hapur shumë probleme, por ka nevojë të justifikojë të gjitha akuzat që ka bërë ndaj Llallës dhe informacionet që ka çuar për të në Uashington. Ndërkohë të tre, Rama, Lu dhe Vlahutin, kanë nevojë për një “peshk të madh” me qëllim që të tregojnë rezultate në reformën në drejtësi. Nesër të gjitha mediat e botës do të shkruajnë se Shqipëria po lufton korrupsionin duke arrestuar ish-Prokurorin e Përgjithshëm, çfarë do t’i japë treshes Rama-Lu-Vlahutin një armë të shkëlqyer propagandistike.

Por mbi të gjitha urdhër arresti ndaj Llallës zgjidh një problem të madh me të cilën ndeshet prej kohësh Rama por edhe Lu: arresti i Llallës dobëson për pak kohë trysninë në rritje të ndërkombëtarve për arrestimin e Saimir Tahirit si provë të serioziteti të qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Llalla brenda, mban Tahirin jashtë.

Kategori
Uncategorized

Akuzat e Donald Lu, reagon ish-kryeprokurori Llalla:

Akuzat e Donald Lu, reagon ish-kryeprokurori Llalla: Janë tinëzare dhe ...

Sulmet personale të Ambasadorit Lu janë të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Për mua është e vështirë të kuptoj se si një ambasador i huaj mund të pretendojë të ketë dijeni për një hetim të supozuar nga autoritetet e vendit pritës. Ambasadori Lu jo vetëm që e ka futur veten e tij në procese hetimore vendase, por ai i ka dhënë vetes të drejtën të sillet si prokuror, gjykatës dhe juri duke shpallur publikisht se unë jam nën hetim dhe pastaj duke më shpallur të fajshëm dhe me çfarë duhet të dënohem, pa patur asnjë provë dhe pa asnjë proces të rregullt.

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adritik Lllala ka reaguar sot pas akuzave të bëra nga Ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Donald Lu.
Përmes një deklarate për mediat, Llala thekson se akuzat ndaj tij janë të ulta dhe tinëzare.Deklarata e plotë e Lllallës:Unë hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat tinzare për korrupsion të lëshuara kundër meje nga Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, gjatë javëve të fundit. Akuzat e Ambasadorit Lu janë pa bazë dhe do të provohen të pavërteta nëse do të paraqiten përpara çdo gjykate.
Përfitoj nga mundësia për të ripërsëritur në mënryë të qartë dhe të prerë se unë kam mbështetur dhe vazhdoj të mbështes Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Unë mbështes çdo reformë që i shërben interesave të popullit shqiptar duke garantuar një sistem të pavarur drejtësie dhe ndarje të pushteteve.

Por unë jam kundër çdo përpjekjeje për ta vendosur drejtësinë shqiptare nën ndikimin e kujtdo—qeverisë, partive politike, oligarkëve, apo interesave kriminale dhe të biznesit. Natyrisht, kurdo që ka qenë e nevojshme unë kam dhënë këndvështrimin tim për propozimet konkrete gjatë hartimit të reformës.

Qëndrimet e mia kanë reflektuar gjithmonë shqetësimin tim të thellë për detyrimin tim si Prokuror i Përgjithshëm për të siguruar se prokuroritë vazhdonin të luftonin krimin dhe korrupsionin edhe gjatë kohës që hartohej reforma dhe për të ruajtur moralin e shumë prokurorëve dhe punonjësve publikë që janë të ndershëm dhe të pakorruptuar.
Natyrisht, është e drejta e publikut të shqyrtojë dhe gjykojë punën dhe arritjet e mia si Prokuror i Përgjithshëm, por unë nuk kam ndërmarrë kurrë asnjë hap apo veprim kundër reformës në drejtësi, nuk kam abuzuar kurrë me detyrën dhe nuk jam përfshrië kurrë në veprime korruptive.Sulmet personale të Ambasadorit Lu janë të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Për mua është e vështirë të kuptoj se si një ambasador i huaj mund të pretendojë të ketë dijeni për një hetim të supozuar nga autoritetet e vendit pritës. Ambasadori Lu jo vetëm që e ka futur veten e tij në procese hetimore vendase, por ai i ka dhënë vetes të drejtën të sillet si prokuror, gjykatës dhe juri duke shpallur publikisht se unë jam nën hetim dhe pastaj duke më shpallur të fajshëm dhe me çfarë duhet të dënohem, pa patur asnjë provë dhe pa asnjë proces të rregullt.Fatkeqësisht, qëndrimi ndaj meje është një tjetër rast në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të Ambasadorit Lu për të ndikuar administratën e drejtësisë në Shqipëri, ndër të tjera duke sulmuar në mënyrë arbitrare të gjithë prokurorët, përfshi prokurorët e ndershëm dhe të devotshëm të cilët rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre për të luftuar trafikun e drogës dhe korrupsionin politik.

Sjellja e Ambasadorit Lu është shtrëmbërim i diplomacisë dhe dhunim i hapur i ligjve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Është momenti që Ambasadori Lu të ndalojë së abuzuari pushtetin e tij duke ndërhyrë në administrimin e sistemit të drejtësisë shqiptare.

Kategori
Uncategorized

DASH’ ju trajton si koloni të Soros. Lëvizni vetë që t’ju dëgjojnë…

Asistenti e W. Bush/ ‘DASH’ ju trajton si koloni të Soros. Lëvizni vetë që t’ju dëgjojnë...

Jacob Grandstaff asistent i Presidentit të SHBA-s, Xhorxh W. Bush. Ai ka titullin profesor, dhe aktualisht është gazetar e analist i lirë.

Në një intervistë për median rumune ai, ndër të tjera ka thënë:

Puna e ambasadës në Bukuresht dhe kudo në botë drejtohet nga Departamenti i Shtetit. Ideologjia dominuese e të cilit është shumë afër asaj të Sorosit.

Për të qenë më të saktë duhet thënë se ideologjia e DASH është në një linjë me atë të Partisë Demokratike amerikane, ku Soros është një financues i rëndësishëm i ekstremit të majtë.

Shumica e stafit të DASH janë demokratë(janë simpatizantë të Partisë Demokratikë Amerikane). Dikush në administratën amerikane më ka treguar se 80-90 për qind e stafit të DASH janë demokratë; në vitin 2017, në DASH kishte 75 mijë punonjës, dhe kjo do të thotë se mbi 60 mijë prej tyre janë demokratë.

Kjo është arsyeja përse nuk është e lehtë të ndryshosh qëndrimet e DASH në kuptimin që edhe kur në krye të vendit vjen një President Republikan, si për shembull Xhorxh W. Bush apo tani Donald Trump, ata janë të detyruar të punojnë me punonjës që janë në shpirt me Partinë Demokratike, sepse është pothuajse e pamundur të largosh me mijëra vetë dhe të emërosh me mijëra të tjerë.

Kjo është arsyeja që në Rumani duhet të kenë parasysh se situata nuk do të ndryshojë për shkak të qëndrimeve të punonjësve të DASH por ajo duhet të ndryshojë nga brenda Rumanisë.

Rumunët për më tepër duhet të kenë parasysh se DASH e trajtonin Rumaninë si koloni.

Dhe përderisa Rumunët dhe Shqiptarët, nuk do të jenë në gjendje të menaxhojnë vetë vendin e tyre, vendi i tyre do të trajtohet si koloni nga DASH, sic ka vepruar gjatë 10 vjetëve të fundit.

DASH nuk e trajton as Hungarinë dhe as Poloninë si koloni se qytetarët e këtyre vendeve nuk e suportojnë një trajtim të tillë.

Kategori
Uncategorized

Kryeministri një avokat i shushunjave mëkatare që po përgatiten ta braktisin…

Vijon dritëshkurtësia kryeministrore, që nuk e kupton se tensionet kanë mbërritur në kulm dhe situate është përgjithësisht e sëmurë..

Vijon përzgjedhja e pakuptueshme e Gjykatës së Kukësit, në lidhje me të 11 të arrestuarit protestues, që mbeten në burg.
Vijon të mos ndjehet qartësisht se nervat janë krejtësisht të zhveshura dhe se teprimet abuzive që kanë mbërritur shifra dhe kuota të papërfytyrueshme, nuk kapërdihen më kollaj nga askush.

Realiteti tashmë konsumohet përpara syve të të gjithëve.

Super luks vezullues, sfidues dhe pordhëmadh nga njëra anë, ministrash, drejtorësh dhe sipërmarrësish të përkëdhelur nga pushteti dhe padrejtësi e theksuar sociale nga ana tjetër.

Djelmosha që futen në burg, për pak gjë, me ose pa të drejtë ligjore dhe buaj të korrupsionit që shkelin si harbutë në zyrat e shtetit, me sytë nga arka e qeverisë, grabitqarë të pashoq dhe llapaqenë të sprovuar tashmë.
Të vërtetat janë tashmë bardhë e zi dhe kontrasti i thellë dhe acarues, nuk mbushet dot më, me ngjyrat e rreme të fjalimeve kryeministrore, të cilave u ka rënë shkëlqimi, sepse janë shndruar tashmë në avokatinë e mëkatarëve të mëdhenj të këtij vendi.
Kryeministri avokat, që mbron përkundrejt gjygjit të Opinionit publik, palën mëkatare, palën gjakpirëse, që fryhet si shushunjë në kurriz të shumicës popullore, pa kuptuar as ai vetë dhe as kupola që ka krijuar, po shndërrohet me shpejtësi në një personazh antipatik.

Tepsia dhe Timoni që morri, krejt për vete, e ka lënë si peshku pa ujë, pasiqë nuk ka më se ku të qahet dhe të justifikohet se ja prishin qeverisjen dhe projektet shtetformuese, aleatët dhe “maskarenjtë” e domosdoshëm për të mbajtur pushtetin, në emër të gjoja “gjërave të mëdha” dhe shtetformuese…

Dhe ay, kryeministri, ndjehet i gëlltitur nga antipatia në rritje.
Krejt i paaftë të gjejë Zgjidhje, që ta afrojnë me shumicën popullore, që ndjehet e tradhëtuar, nga ky kryeministër i të Pasurve, që e ka vënë qeverinë dhe shtetin në punë, si të ishte një shtojcë e ca pak kompanive të mëdha shqiptare.
Më rëndë Rama nuk ka qenë asnjëherë deri më sot.

Dhe e keqja është se ai, nuk del dot më nga kjo grackë perfekte detyrimesh dhe ndër-vartësie ndaj oligarkëve, të cilën e ka krijuar vetë, në mënyrë të talentuar…

Mirëpo shushunjat, duan, ashtu si edhe vampirët, gjithmonë e më shumë gjak të freskët konçesionesh… kjo është natyrë e tyre. Nëse ky gjatoshi nuk u shkon tashmë krejt pas oreksit, ata e braktisin…
Sepse e kanë paguar sigurisht “gjobën”, ndaj tij ose ministrave të tij…/360grade.al/

Kategori
Uncategorized

Ekstradimit të Majollarit nga Suedia, shteti shqiptar mori përsipër se nuk i rrezikohej jeta

Zbulohet e vërteta e ekstradimit të Majollarit nga Suedia, shteti shqiptar mori përsipër se nuk i rrezikohej jeta


Lajmi i vrasjes së Mario Majollarit në Tiranë është pasqyruar edhe nga mediat suedeze. 28-vjeçari kishte aplikuar për azil në Suedi, por kërkesa i ishte refuzuar. Pesë ditë pasi ishte kthyer në Shqipëri, ai u ekzekutua me armë poshtë pallatit ku banonte në zonën e ish-Kinostudios.

“Ai vazhdimisht thoshte që nëse do ta kapnin, do ta qëllonin”, shprehet Anders Hedqvist, i cili ishte menaxheri i vendqëndrimit të azilit ku rrinte Mario Majollari, gjatë kohës që kërkesa e tij ishte në proces. Ka qenë Maj i vitit 2014 kur 28-vjeçari shqiptar aplikoi për leje qëndrimi në Suedi, shkruajnë mediat suedeze.

Autoritetet vlerësuan se Mario nuk kishte nevojë për mbrojtje, pavarësisht se 28-vjeçari thoshte vazhdimisht se ishte kërcënuar kur babai i tij u arrestua. Në Gusht të vitit 2015, Bordi i Migracionit refuzoi kërkesën e tij për azil.Mario e apeloi këtë vendim duke kërkuar që azili të aprovohej, por kërkesa e tij sërish u refuzua dy ditë përpara Krishtlindjeve të të njëjtit vit.

28-vjeçari bëri kërkesë për gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por iu refuzua dhe u kthye në Shqipëri në Pranverën e vitit 2016, sipas shtypit suedez.“Ai u njoftua kur mori refuzimin për azil. Tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri dhe duhet të shkojë në një shtet tjetër për të punuar“, shpjegon Anders Hedqvist. Menaxheri i qendrës së azilit në Suedi ku qëndronte Mario gjatë kohës që shqyrtohej kërkesa e tij, Anders thotë se e kishte ndihmuar 28-vjeçarin të gjente punë të ndryshme dhe mbante kontakte në Facebook me të. Më pas – tregon ai – përmes një miku të tyre të përbashkët mësoi se Mario ishte vrarë.Mediat në Suedi janë interesuar në lidhje me vendimin për refuzimin e kërkesës së Mario Majollarit për azil. Sipas informacioneve që disponojnë dhe i kanë bërë publike, Gjykata e Migracionit në Goteborg vendosi të refuzojë kërkesën e 28-vjeçarit sepse dëshmia e tij nuk u konsiderua e besueshme dhe nuk besonin se ekzistonte kërcënim real në Shqipëri për Marion.Shtypi suedez thotë se vendimi i Gjykatës u bazua edhe mbi informacionin e përcjellë nga Shqipëria, duke bërë që trupa gjyqësore të arrinte në përfundimin se “pavarësisht mangësive aktuale, sistemi gjyqësor në Shqipëri mund të ofrojë mbrojtje për konfliktet e gjakmarrjes”.Ndërsa zëdhënësja për shtyp e Bordit të Migracionit, Irene Sokolow thotë se është tragjike ajo që ndodhi në Tiranë.

Avokati i Mario Majollarit në Suedi, Maravgi Staifo: “Fatkeqësisht ju nuk e besuat dhe menduat se mund të merrte mbrojtje në Shqipëri. Kjo është një provë e qartë se Mario kishte të drejtë në pretendimet e tij, por fatkeqësisht ju i refuzuat gjyqin”. Irene Sokolow: “Jam shumë e pikëlluar për këtë që ndodhi. Është jashtëzakonisht tragjike”/klan.

Kategori
Uncategorized

Llalla: Donald Lu më kërkoi arrestimin e Ilir Metës (Dokumentet e Kongresit Amerikan)

Vendimi i firmosur nga ish sekretari i shtetit, Rex Tillerson u kontestua nga Llalla që akuzoi ambasadorin Lu se gënjeu departamentin e shtetit.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në shkurt të 2017-ës, deklaroi përgjatë një interviste në emisionin ‘Opinion’ se ambasadori amerikan Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e një zyrtari të lartë të shtetit, ku pavarësisht këmbënguljes së gazetarit Blendi Fevziu, ai preferoi të mos nxjerrë emër.

Llalla tregoi në emision historinë e takimit privat që pati me ambasadorin në zyrë, ndërsa i ishte bërë presion për Bankers Petroleum.

Pyetjes nëse ky politikan ishte Sali Berisha, Llalla nuk i dha përgjigje, duke lënë hapësira për aludime.

Megjithatë, emri i politikanit që iu kërkua nga Donald Lu të arrestohej, Adriatik Lalla e ka zbuluar në Kongresin Amerikan, kur iu kërkua informacion në lidhje me ndikimin e Soros-it në Shqipëri.

Mediat kanë ‘zbuluar’ sot një letër të Adriatik Llallës për disa kongresmen në vitin 2017 ku raporton shantazhin dhe ndërhyrjet e Ambasadorit Lu në hetimet e prokurorisë. E para ishte kërkesa për të ndihmuar Bankers dhe e dyta kërkesa për t’i bërë më të lehtë pushtetin Edi Ramës duke arrestuar pa hetim dhe prova ish kryeparlamentarin Ilir Meta.

Në letër shkruhet: “…Donald Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e Ilir Metës, kryetar i Parlamentit dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në vlerësimin e z. Lu, Kryeparlamentari Meta ishte i korruptuar dhe po bllokonte Reformën në Drejtësi”.

Më tej, Llalla tregon se ambasadorit amerikan mendonte se arrestimi i tij mund të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar në Bashkimin Europian, ish-Kryeprokurori shpjegon: “Kjo kërkesë, tërësisht e papërgjegjshme, detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të ndërpriste takimin, duke u shprehur se arrestimi i çdo njeriu, përfshirë edhe zyrtarët, mund të bëhet vetëm në bazë të provave”.

Debati duket se ka qenë i ashpër, pasi Llalla, në letrën drejtuar Kongresit, shkruan: “Prokurori i Përgjithshëm theksoi se kërkesa (e ambasadorit) ishte jo logjike dhe se, arrestimi i zyrtarëve të lartë, pa prova, rrezikon të sjellë destabilitet politik dhe social”.

Pjesa më e rëndë e këtij komunikimi vjen më poshtë, sipas përshkrimit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. “Përballë këtij qëndrimi (të prokurorit të përgjithshëm), Ambasadori Lu u shpreh se destabiliteti i mundshëm i Shqipërisë nuk përfshihej në prioritetet e tij”.

Në nëntor, Adriatik Llalla u zëvëndësua në detyrë me Arta Markun dhe fill pas kësaj ish-Kryeprokurorit, iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me familjen. Vendimi i firmosur nga ish sekretari i shtetit, Rex Tillerson u kontestua nga Llalla që akuzoi ambasadorin Lu se gënjeu departamentin e shtetit.

Image

Historia e ngjarjes

Vendimi theksonte se vetë Sekretari i Shtetit Rex Tillerson e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në afera madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt u ndalohet hyrja në SHBA.

Shefi i diplomacisë amerikane miratoi ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes, Ardjana Llalla dhe fëmijëve.

Vendimi vinte para nisjes së vettingut dhe u komentua gjerësisht si një vetting amerikan për njerëzit e drejtësisë. Ajo që ndodhi më pas i konfirmoi komentet.

Mes ish-kryeprokurorit dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu pati dukshëm një marrëdhënie të tensionuar. Konseguenca me të cilën ambasadori amerikan e ndoqi rrugëtimin e Llallës, edhe pas largimit nga sistemi i drejtësisë tregon që asgjë nuk ishte rastësi, apo qëndrim spontan.

Në kohën kur ish-prokurori deklaroi largimin nga drejtësia dhe për këtë njoftoi edhe organet e vettingut, ambasadori iu rikthye duke bërë të qartë se historinë e Llallës nuk do ta mbyllë as kërkesa e tij për të mos qenë më pjesë e sistemit të drejtësisë.

Përmes dy mesazheve në Tëitter, Lu reagoi se vendimi për tërheqje nuk i shfajëson ish-zyrtarët nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion, apo shpërdorim.

Reagimi i Adriatik Llallës

Pas bllokimit të vizës amerikane për të dhe familjen e tij, ish Prokurori i Përgjithshëm iu kundërpërgjigj ambasadorit amerikan, Donald Lu nga Ëall Street Journal.

Llalla e akuzoi ambasadorin se e ka gënjyer Departamentin Amerikan të Shtetit, në lidhje me veprimtarinë e tij.

“Jam i sigurtë se vendimi është marrë bazuar në keqinformimin e dhënë për personin tim nga ambasadori Donald Lu për Departamentin e Shtetit”,-tha ai për WSJ.

Llalla tha për Ëall Street Journal se ai nuk dinte se çfarë provash për korrupsion ka SHBA për të, por ai fajësoi Donal Lu duke thënë se “keqinformoi dhe keqinformoi me qëllim”.

“Ai më ka ofenduar mua dhe familjen time dhe të gjithë trupën gjyqësore dhe të prokurorëve, duke na trajtuar i kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”,- ka thënë Adriatik Llalla për ËSJ.

Reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme

Zëri i Amerikës kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme një qëndrim “nëse do të ndërmerret apo jo ndonjë veprim ndaj ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar atij hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni”

“Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë i jep përparësi integritetit moral dhe profesional të zyrtarëve. Populli shqiptar pret dhe meriton që zyrtarët të punojnë me ndershmëri dhe integritet në të mirë të interesit publik”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa shton se ky institucion “u jep mbështetjen e plotë të gjithë prokurorve që punojnë me përkushtim, dinjitet dhe integritet” e se “gjithashtu mbështet qëndrimin për ndëshkimin e cilitdo që cënon parimet e Shtetit të së Drejtës”.

Rasti i zotit Llalla ishte i pari i një zyrtari të lartë shqiptar ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara marrin sanksione të tilla. /Opinion/

Kategori
Uncategorized

“Vajzat shqiptare, më të nxehta se llava”, shkrimi që tronditi shtetin komunist.

“Atje ku vajzat, janë më të nxehta se llava” ka vizituar Sarandën gjatë vitit 1988.

Ishin disa syresh në atë kohë që ia dilnin të siguronin vizë, ndaj edhe regjimi e kishte të pamundur ta identifikonte mes tyre të huajin e aventurës së rrezikshme. Në këtë shkrim, i cili mbërriti në Tiranë nëpërmjet ambasadës tonë në Stokholm mungonte emri i autorit.

Ai përshkruan me detaje vizitën e tij në qytetin e Sarandës, ku qëndroi disa ditë e ku u njoh në hotel me një vajzë shqiptare që punonte aty. Sipas shkrimit dhe fotos nudo të publikuar në të, vajza quhej Ana dhe nga pamja ishte tepër ezmere. Përshkruhej me detaje sesi ata u njohën rastësisht dhe pas disa dialogësh, ai e fton Anën në dhomën e tij.

Po sipas shkrimit, Ana shkon në dhomën e turistit suedez, ku kalon atje gjithë natën. Autori në fund të shkrimit shpjegon me hollësi marrëdhëniet intime që pati me vajzën shqiptare, pa e ditur se historia e tij erotike nga Shqipëria do të fuste në hall të madh autoritetet e vendit më të izoluar të Europës.

Transkripti i shkrimit të suedezit

Në vitin 1988, vendi më stalinist i Europës nuk jepte as shenjën më të vogël të devijimit nga rruga e Enver Hoxhës. Ndaj edhe mund të imagjinohet skandali që shkaktoi në Tiranë shkrimi intim i turistit suedez, i formatit të revistave rozë. Për të gjetur personazhet e asaj aventure “mëkatare” në një hotel të Sarandës nuk do të ishte fare e lehtë. Duke e ditur se me ç’vend kishte të bënte, suedezi kishte fshehur veten dhe identitetin e vajzës shqiptare me të cilën kishte kaluar natën, duke i vendosur edhe asaj një emër të rremë, në mënyrë që të mos ishte nën vrojtimin e autoriteteve të kohës, nëse ata mund ta kërkonin.

Raportimet nga Shqipëria në mediat e huaja, edhe ata më të kotët analizoheshin shumë në atë kohë, pasi i vetmi burim nga brenda vendit, ishte informacioni zyrtar që vinte nëpërmjet kanaleve si ATSH-ja apo radiot në gjuhë të huaja, të cilat gjithsesi i përmbaheshin fort formatit të mërzitshëm komunist. Për shumë, vendi në këto vite kishte hyrë në një izolim të thellë dhe PPSH-ja i kishte shpallur luftë pa kthim gjithë botës. Në këtë sfond historik, shkrimi i turistit suedez në Shqipëri do të ngrinte në këmbë ambasadën tonë në Stokholm, Ministrinë e Punëve të Jashtme e atë të Punëve të Brendshme. Të gjithë u vunë në kërkim të Anës.

Materiali në fjalë kaloi në duart e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka, i cili do ta kishte të pamundur të gjente dhe përcaktonte se cila ishte vajza nga Saranda, që kishte kaluar një natë me suedezin. Historia e kësaj ngjarje shkon edhe më tej. Materiali i përcillet më 8 mars 1988 ministrit të Punëve të Brendshme të kohës, Simon Stefanit, një ndër drejtuesit më të lartë komunistë, njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Stefani, ndoshta ndër ministrat më të shkurtër që njeh historia e shtetit shqiptar, u alarmua nga informacioni dhe i kërkoi ndihmësit të tij, Zylyftar Ramizit të hetonte dhe të gjente me çdo kusht se cila ishte vajza në revistën suedeze. Jo vetëm kaq, por për regjimin ishte e patolerueshme edhe pamja e vajzës, e fokusuar nga suedezi: e uritur, me një mollë në dorë.

Nisin hetimet nga Dega e Punëve të Brendshme Sarandë për gjetjen e vajzës. Merren në pyetje njerëz të dyshuar. Të gjitha të dyshuarat, punonjëse në hotel ishin femra me një jetë normale. Fillon krahasimi i fotove me revistën. Asgjë nuk del në dritë. Fillojnë prapë hetimet dhe ngërçi është po ai. Vajza nuk ishte punonjëse hoteli, por një femër nga pjesët inferiore të popullsisë së vendit. Kishte kaluar një natë me të dhe kaq. Turisti suedez, në fakt i kishte futur në lojë të gjithë zyrtarët e Shqipërisë.

Raporti nga Stokholmi

Ambasada e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Stokholm ka qenë vigjilente në rastin e botimit të këtij shkrimi. Ajo menjëherë ka bërë përkthimin përgjithësues të materialit pa hyrë në gjërat e turpshme, dhe këtë ia ka postuar Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Për eprorët e tij, ambasadori shqiptar në Suedi shkruan: “Revista e përmuajshme suedeze “Stop Weekend”, nr.10/1988, me 45 mijë kopje, në lidhje me vendin tonë boton shkrimin: “Atje ku vajzat janë të nxehta si llava”

Kategori
Uncategorized

Themeluesi i BE-së, Giscard: Më mirë një Europë më e vogël

Ish-presidenti i Francës, Valéry Giscard d’Estaing, një prej themeluesve të Bashkimit Europian, sugjeron sot një “Europë më të vogël”. Madje ai po mendoj të ndërmarrë një nismë për këtë qëllim ndonëse është 92 vjeç.

Bota ka ndryshuar, por Europa nuk ka ecur përpara…Në kohën e nënshkrimit të Traktatit të Mastrihtit, Kina nuk ishte kaq e rëndësishme sa është sot dhe SHBA ishte shumë e lidhur me Europën. Ne kishim një politikë të përbashkët tregëtare

citon “Politico” politikanin francez.

Sipas tij, sot “blloku është në konfuzion të plotë”, ndërkohë që ideja e një Europe më të vogël do të përfshinte në formë federative gjashtë shtetet themeluese plus Spanjën, Portugalinë, Irlandën, Austrinë, Finlandën dhe Poloninë. Kjo referuar librit të tij të vitit 2014, “Europa: Shansi i fundit për Europën”, por njerëz pranë tij thonë se Giscard ka ndryshuar disa gjëra pasi edhe zhvillimet kanë qenë të vrullshme.

Sistemi fiskal është çështje kryesore dhe jetike për kohezionin e BE-së, ndërkohë që ish-presidenti e konsideron migracionin si një nga kërcënimet më të mëdha për BE-në.

Europa e ka arritur kapacitetin maksimal për t’i pritur

shprehet ai.

Po kështu një tjetër ide është ajo e decentralizimit të disa kompetencave dhe të drejtave pasi për to politikat nacionale përgjigjen më mirë.

BE-ja nuk është qeveria e Europës. Në këtë moment, Europa nuk ka një qeveri

citohet ai.

Valéry Giscard d’Estaing: Toward a smaller Europe
The EU founding father wants the bloc to move forward with a ‘stronger nucleus’ of committed countries.

By JACOPO BARIGAZZI AND MAÏA DE LA BAUME 4/10/18, 4:02 AM CET Updated 4/10/18, 11:30 AM CET

Valéry Giscard d’Estaing in Paris in 1993 | Joel Robine/AFP via Getty Images

Kategori
Uncategorized

A ka ndonjë fjalë kulla e Surrelit për avionët serbë mbi Preshevë?

Qeveria e Republikës së Shqipërisë, e fshehur në panik në Kullën e Surrelit, e shmangur nga revolta e njerëzve të thjeshtë në strofkullat e sarajeve të grabitura në Bregdet, është përqendruar në punën hetimore të drejtuar nga kryehetuesi i diktaturës, për të burgosur Opozitën shqiptare dhe nuk e ka në axhendë mbrojtjen e vëllezërve të një gjaku, që jetojnë nën terror në cepin më jugor të Republikës së Serbisë.

Kategori
Uncategorized

Shqiperise i duhet nje Victor Urban.Ndoshta po i vjen koha..

Shqiperise i duhet nje Victor Urban.Ndoshta po i vjen koha..

Sikur…!

Nah Guxi Alimani/
———–
Sikur nje dore magjike”deus ex machina” te mund te largonte kopilet e Sorosit nga jeta shqiptare do te ndodhte si me poshte:

-Shume parti te rendesishme do ngeleshin pa kryetar.
-Nga Kuvendi i Shqiperise do zhdukeshin plot 43 parlamentare.
-Nga televizionet e mediat me te rendesishme do zhdukeshin analiste e pronare.
-Ne universitetet private si ai i Naim Çilit do kendonte qyqja dhe jo zëri i bilbilit.
Ah sikur te kishim pak drejtesi e ti dergonim ne kampin muze te Tepelenes keta monstra.

Shqiperise i duhet nje Victor Urban.Ndoshta po i vjen koha..

Kategori
Uncategorized

Kronologji e veprimeve hiç vëllazërore të komunistëve shqiptarë

Kronologji e veprimeve hiç vëllazërore të komunistëve shqiptarë

Pas shpalljes të Pavarësisë të Shqipërisë dhe përgjatë Mbretërisë Shqiptare, shqiptarët e përndjekur dhe të rrezikuar nga Serbia, gjenin strehë të sigurtë në Shqipëri. Kështu menduan nacionalistët e trevave shqiptare, të mbetura jashtë Atdheut amë. Dhe, kur Kosova u ripushtua nga komunistët jugosllavë, disa nga nacionalistët kundërshtarë, kërkuan strehë në Shqipërinë, tashmë, komuniste. Ata u përplasën burgjeve shqiptare, disa syrësh u gjykuan nga gjykata ushtarake, me procedurë të përshpëjtuar dhe u ekzekutuan, si kundërshtarë të komunizmit jugosllav; disa të tjerë shteti shqiptar ua dozëzoi organeve të OZNA-s në Han të Hotit, Mal të Zi, në Morinë, Prizren dhe në Qafë Thanë, Maqedoni. Të tjerët u dënuan me afate të gjata burgimi.

Nga Idriz Zeqiraj 09/04/2018

Sjelljet aspak vëllazërore, për të mos thënë banditeske, të zyrtarëve komunistë të Shqipërisë, karshi Kosovës, janë sa të begata në raste, aq edhe të marrëzishme dhe cinike. Të ushqyer me sovjetizmin bolshevik, ndjenjen kombëtare e konvertuan në atë internacionale. Dhe, kjo dokumentohet me shprehjen e thënë dhe të përsëritur, në mjetet e informacionit qendror shtetëror, në vitet `70-a: “Miqtë kosovarë dhe vëllezërit kinezë!” Po sjellim një pasqyrë kronologjike, të veprimeve të zyrtarëve komunistë shqiptarë, ndaj Kosovës, ndër vite dhe dekada.

1) Qysh me krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, nga kolonët serbë e malazezë të Kosovës, Dushan Mugosha e Milldin Popoviqi, në nëntor 1941, Enver Hoxha me shokë dërgoi në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare, jashtë Shqipërisë londineze, djemtë e shkolluar në Shqipëri. Misioni i tyre ishte përhapja e ideve komuniste bolshevike në ato treva, me theks të veçantë në Kosovë. Këta djemë, që, tashmë, u bënë kuadro të Partisë Komuniste jugosllave. Dhe, luftuan bashkëkombasit e tyre nacionalistë, përkrah komunistëve tjerë jugosllavë. Më vonë, Brigadat Partizane Shqiptare, hynë në Kosovë dhe, u rrjeshtuan përkrah brigadave jugosllave, kundër nacionalistëve shqiptarë!

2) Një fotografi arkivore, e botuar, së fundi, ku shfaqen policia ushtarake e Shqipërisë, me pushkët e gjata, drejtuar kah rrjeshtimi i gjërë dhe i gjatë, të 1.700 shqiptarëe të pafajshëm, të lidhur me njëri-tjerin, në rrugëtim drejt vdekjes në Tivar. Faktin se kuadrotë komunistë, shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë, e dinin për fatin e shqiptarëve të arrestuar, e dëshmon, faktushëm, veprimtari dhe historiani Prof. Dr. Zekirja Cana. Në përzgjedhjen e viktimave të ardhshme, ishin angazhuar edhe komunistët shqiptarë. Me emër përmendët komunisti i thekur Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rrjeshtat e viktimave, në pritje të rrugëtimit për ekzekutim, djemtë gjakovarë.

3) Pas shpalljes të Pavarësisë të Shqipërisë dhe përgjatë Mbretërisë Shqiptare, shqiptarët e përndjekur dhe të rrezikuar nga Serbia, gjenin strehë të sigurtë në Shqipëri. Kështu menduan nacionalistët e trevave shqiptare, të mbetura jashtë Atdheut amë. Dhe, kur Kosova u ripushtua nga komunistët jugosllavë, disa nga nacionalistët kundërshtarë, kërkuan strehë në Shqipërinë, tashmë, komuniste. Ata u përplasën burgjeve shqiptare, disa syrësh u gjykuan nga gjykata ushtarake, me procedurë të përshpëjtuar dhe u ekzekutuan, si kundërshtarë të komunizmit jugosllav; disa të tjerë shteti shqiptar ua dozëzoi organeve të OZNA-s në Han të Hotit, Mal të Zi, në Morinë, Prizren dhe në Qafë Thanë, Maqedoni. Të tjerët u dënuan me afate të gjata burgimi.

4) Rezoluta e Kominternit, prishja e marrëdhënieve ruso-jugosllave, lakeu i Stalinit, Enver Hoxha, zgjodhi padronin më të fortë, duke u bërë vasal i Rusisë sovjetike. Stalini urdhëroi shtetet vasale, kufitare me Jugosllavinë, të organizojnë bandat diversioniste në territoret kufitare, brenda shtetit jugosllav. Krahas Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë, u aktivizua edhe Shqipëria. Hoxha i Tiranës i nxori nga burgu disa nacionalistë të dënuar të Kosovës; disa kosovarë të kohës të Mbretërisë; disa malësorë vendorë të zonave kufitare dhe nën komandën e oficerëve, i futi, herë pas here, në Kosovë dhe gjetkë.

Qëllimi ishte të vrisnin ndoca kuadro lokalë shqiptarë ose të rekrutonin vrasës. Pastaj, UDB-a, (Sigurimi jugosllav), do të fillonte reprezaljet kundër popullatës vendore, jo serbe, kryesisht, kundër familjeve të dyshimta. Qëllimi ishte që të shkaktohej panik e pasiguri, për të ikur sa më shumë njerëz nga Jugosllavia, në shtetet kufitare përrreth saj. Nga të ikurit, mendohej të krijoheshin brigadat e emigracionit politik, në shtetet kufitare të përmendura. Në fakt, ky ishte vetëm një pretekst, përndryshe, Stalini kishte planifukuar sulmin e Ushtrisë së Kuqe sovjetike, madje, kishte emëruar edhe presidentin e ri të Jugosllavisë, malazezin Pero Popivoda, i akomoduar në Tiranë, i cili do ta zëvendësonte Titon dhunshëm. Ikanakët malazezë u dyndën në Shqipëri.

Ndërkohë, Mbretëria malazeze, e lidhur ngushtë me Rusinë cariste dhe tani me bolshevikun Stalin, u trimërua nga propaganda sovjetike se, kinse, “Titoja i ka ditët e numëruara”, u rebeluan, sidomos armata numerike e ushtarakëve malazezë, pjesëtarë të luftës. Ata u goditën, afër 8.000 syrësh u përplasën burgjeve, sidomos në ishullin kroat “Golji Otok”, përfshi këtu edhe anëtarin e Polit-Byrosë, Millovan Gjillas. Pas vdekjes të Stalinit, në mars të vitit 1953, udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik e pasoi Nikita Hrushçov, i cili konsiderohet si liberal i moderuar, natyrisht, për kohën. Ai planin e Stalinit për rrëzimin e Titos, e quajti marrëzi, ndërsa organizimin e bandave diversioniste kundër Jugosllavisë, e quajti “budallallëk dhe akt kriminal”. Pra, i gjithë ai dajak, përgjakje, armqësi e përçarje ndërshqiptare ishte “për mustaçet e Stalinit!”

5) Armatës të atdhetarëve të burgosur në vitet `50-a, iu shtuan edhe çetanikët diversionistë dhe burra e djemë, të ikur ndët vite nga Jugosllavia, në fushatën e dënimeve, nga 10 deri në 25 vjet burg të rëndë, në vitet `70-a, përfshi kaçakun e fundit të Kosovës, Aziz Zhilivoda. Fjala e Enver Hoxhës në Tropojë, në vitin 1970, se “popujt vëllezër shqiptarë e jugosllavë, kanë derdhur gjakun së bashku, në të njëjtat fushë-beteja”, ishte sinjali i qartë se kundërshtarët e jugosllavizmit, duhet ndëshkuar dhe mbajtur burgjeve shqiptare. Kur Dr. Jetullah Gashin, të dënuar me 25 vjet, e sollën për të vuajtur burgun, ishte në mes jetës dhe vdekjes, nga torturat, për të pranuar akuza të pa bëra e monstrume. Ndonëse kishte humbur shpresat e mbijetesës, la një amanet -porosi: “Sigurojeni babain tim se e gjithë akuza është një sajesë dhë se jam krejt i pafajshëm”.

6) Në vitet `80-a burgjet shqiptare i begatuan, kryesisht, burra intelektualë të Kosovës. Ndër ta ishte edhe veterani i arsimit, Shefqet Kelmendi, i dënuari i viteve `50-a, në Kosovë, pjesë e celulës nacionaliste të heroinës Marie Shllaku. Nga grupi i Rugovës, profesor Selim Kelmendi, i la kockat në Burgun e Vdekjes, në Burrel. Ai kishte për nuse Drita Danin, vajza e deputetit markant të Shkodrës, Riza Dani, i ekzekutuar me grupin e deputetëve demokratë, në vitin 1946. Burrat dhe djemtë e Kosovës të dënuar politikë, në vitet `5O-a, `60-a, `70-a dhe `80-a, u liruan nga burgjet shqiptare, me fitoren e pluralizmit politik, në vitin 1990.

7) Demonstratat e vitit 1981, vazhdojnë të hymnizohen dhe të konsiderohen si pararendëse të lirisë. Vërtet, këtë cilësim do ta meritonin, pa mëdyshje, demonstratat studentore dhe të shkollarëve të mesëm të vitit 1968. Sepse, kundërshtia demonstrative e atij Moti të largët, karshi pabarazisë nacionale, ishte e kohëshme dhe u lëndëzua me fitore të prekshme, që nga e drejta e përdorimit të Flamuri Kombëtar, hapja e Universitetit të Prishtinës dhe u parapriu proceseve të tjera progresive. Zyrtarët komunistë të Tiranës, në pajtim me sivëllezërit e tyre komunistë, të prirë nga Hoxha i Prishtinës, për interesat e tyre, i heshtën demonstratat e vitit 1968, sikur nuk ka ndodhur asgjë”!?

Përkundër demonstrimit të 1968-së, mirë të organizuar dhe të qëlluar në kohë e rrethana, demonstratat e vitit 1981 ishin një hile aspak vëllazërore, bile kundra-kombëtare e Tiranës zyrtare. Qëllimi ishte kriminal. Agjitacioni figurativ i intelektualëve të Kosovës, me mirëqenie dalluese, e dukshme në shëndet dhe veshje, në raport me sivëllezërit e tyre në Shqipëri, e bëri të paefekshme propagandën lehaqene të Enver Hoxhës, për Shqipërinë e lulëzuar dhe të begatuar në brigjet e Adriatikut. Goditja e Kosovës, stopimi i një zhvillimi të lakmueshëm, në krahasim jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me vendet ballkanike, favorizonte qetësinë dhe mbijetesën e diktatorit Hoxhë, me bandën e tij të Bllokut byroistë. Dhe, me lejen e lobit serb, lehtësisht, u involvua në mesin e rinisë studentore, duke i keqpërdorur, në mënyrën më të vrazhdët, ndjenjat tyre atdhetare e liridashëse.

Goditja e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, duke i dërguar në plumb dy ministrat e saj të fundit, si dhe burgosja e gjeneralëve dhe të oficerëve të kësaj ministrie, disa syrësh pjesë e intrigimit të demonstratave srudentore të vitit 1981, zbuloi të vërtetën e angazhimit të Tiranës zyrtare dhe arsyen, të cekur më lart. Këtë e dinë mirë edhe zyrtari i lartë i asaj kohe të Kosovës, Azem Vllasi. Ai veçsa përmend rolin negativ të Shqipërisë, por, mjaftohet me kaq, pa denoncuar arsyen e vërtetë të kësaj ndërhyrjeje, sa të pakohëshme, aq edhe të dëmshme për Kosovën e viteve `80-a.

Për këtë të vërtetë të hidhur, nuk duhet të ndjehen keq pjesëmarrësit e demonstratave të vitit 1981. Ata ishin të rinj, madje, ishte kohë e hermetizimit të Shqipërisë dhe dashuria për Atdheun mëmë, nuk i linte t`i kuptonin “lotët e krokodilit”, të zyrtarëve komunistë të Tiranës, të cilët i gjakosën dhe ua nxinë jetën shqiptarëve fisnikë, për afro gjysmë-shekulli me radhë. Duket e pabesueshme, por është krejt e vërtetë, se kur policia serbo-sllav ushtronte terror, ndaj studentëve të Kosovës, Tirana zyrtare i mbushte burgjet me brezin e tretë të nacionalistëve shqiptarë.

Ata ngritën zërin se gjyshërit e tye, kishin të drejtë, të cilët nuk e njohën kurrë vëllazërinë me serbo-sllavët. Dhe, brezi i të rinjve të burgosur, quhej “Kontigjenti i Kosovës”. Ja çfarë hipokrizie “alla komuniste!” Por, shqetësuese, madje, e pafalshme, për disa nga ai brez i Kosovës, është vazhdimi i adhurimit, hymnizimit dhe i aprovimit të krimeve të diktaturës komuniste shqiptare, edhe pas viteve `90-a, kur populli shqiptar i denoncoi krimet e tyre, duke i tërhequr zvarrë edhe statujat e turpit.

8) Në vitet `80-a, me ikjen e disa intelektualëve shqiptarë në Evropën demokratike dhe gjetkë në botë, përfshi edhe Jusuf Gërvallën, Enver Hadrin me shokë, filloi organizimi politik i Mërgatës shqiptare. Për ta penguar këtë organizim atdhetar, shteti komunst nisi intrigimet dhe përçarjen ndërshqiptare në Diasporë. Lë të shembullojmë me dy qendrat “diplomatike”, Ambasadën Shqiptare në Vjenë dhe Konsullatën në Stanboll, të cilat e kishin marrë përsipër rolin “pajtues” të grupimit majtist dhe atij nacionalist. Të parëve u thoshin “mos lëshoni pe se ju keni të drejtë”, dhe, “të dytëve jeni në rrugë të mbarë dhe qendroni në mendimet tuaja!” Ky ishte angazhimi “pajtues vëllazëror” i Sigurimsave ” diplomatë” të Enver Hoxhës!

9) Në vitet `90-a, pluralizmi politik në Kosovë, i prirë nga Dr. Ibrahim Rugova, ishte shpresa e parë e realizimit të aspiratave shekullore për liri e pavarësi. Një prononcim i kërkuar nga Dr. Rugova, për “Zërin e Amerikës”, nëse “Balli Kombëtar Shqiptar” ishte organizatë tradhtare e kolaboracioniste e pushtuesit, Ai do të përgjigjej prerazi dhe argumentueshëm se “Balli Kombëtar”, ishte Lëvizje gjithëshqiptare për liri, vazhduese e dakalogut të Lidhjes të Prizrenit. Dhe, kjo mjaftoi që zyrtarët komunistë të Tiranës, të nisin anatemat kundër Rugovës dhe, njëherësh, edhe emisarët e saj gazetarë e sektetarë partie, për të sabotuar funksionimin e institucioneve paralele, me theks të veçantë, financimin për mbijetesë të Kosovës. Zëdhënëse e zërit të zi të emisarëve të Tiranës zyrtare, u bë fletushka “Zëri i Kosovës”, e cila, pas vrasjes të botuesit të saj të parë në Mërgatë, Jusuf Gërvalla, ndërroi kahje, nga atdhetare, në përçarëse të shqiptarëve dhe kundra kombëtare.

10) Me pluralizmin në Shqipëri, filloi interesimi i shqiptarëve të Kosovës për investime atje, si dhe blerje trojesh e banesa. Nga sjellja zhvatëse dhe haraçi shtetëror, i dështuan të gjitha firmat e Kosovës, si dhe u lanë dorë të lirë bandave vendore, për t`i pushtuar dhunshëm trojet dhe banesat e tyre, njësoj si “komándantët” e Hotel “Rognerit”, pas luftës në Kosovë. Ankesave të pronarëve të ligjshëm, qeveritarët ua rekomandonin gjykatën, për kthimin e pronave të pagguara majshëm. Dhe, nga gjyqet farsë, “dilnin me buzë të kuqe”. Asgjë nuk fituan, i humbën të tëra, sepse drejtësia në Shqipëri kishte marrë fund, bashkë me fundin e Mbretërisë Shqiptare. Dhe, për vendosjn e drejtësisë, dështuan komunistë e demokratë, pa përjashtim.

11) Qysh në nismë të luftës në Kosovë, qeveria e konvertuar nga komuniste, në socialiste, më sakt, neokomuniste, e ardhur në pushtet me përkalljen e Shqipërisë, sabotoi furnizimin për përballjen e lufës. Ilustrojmë me bllokimin fillestar të 43 kamionëve ushtarakë me ngarkesë, në Doganën portuale të Durrësit. Pasi u grabit malli, në serbatorët, rezervuarët e vajit, u hodh sheqer dhe i bllokuan motorët e makinave. Pastaj, fshehurazi “avulluan” kamionët, nga Terminali Doganor portual, me arsyetimin gojor të sekuestros, “për parregullësi dokumentacioni!”

12) Qeveria social-komuniste shqiptare, në koordinim me Lëvizjen Popullore të Kosovës, (LPK), dhe Serbinë me aleatët e saj, planifikoi sabotimin e luftës, sepse donte ruajtjen e statusquosë në Kosovë, me kryeqytet Beogradin. Andaj, pengoi unifikimin, bashkimin e faktorit ushtarak FARK, të themeluar nga Presidenti Ibrahim Rugova, me faktorin “ushtarak” fantomë, inekzistent të LPK-së, me qendër në “Rognerin” e Tiranës. Për ta realizuar përçarjen, pse jo, edhe luftën civile, siç bënë emisarët jugosllavë, Mugosha e Popoviq, në fillim në fshatrat e Vlorës, pastaj në tërë Shqipërinë, krijuan Organizatën kriminale e terroriste SHIK. Organizata ilegale SHIK, përgjaku atdhetarë ushtarakë dhe veprimtarë të LDK-së të Ibrahim Rugovës, në Shqipëri dhe Kosovë, gjatë dhe pas luftës, duke ekzekutuar 1.800 vetë, të cilësuar si kundërshtarë politikë.

13) Përgjatë luftës, qeveria social-komuniste shqiptare, hapi Agjensinë e Spedicionit “Tirana”, me kuadrin e ish-Doganës të Tiranës dhe asaj të Durrësit, të kohës të monizmit. Ishte e vetmja agjensi speditive e liçensuar, për makinat dhe mallrat e shtetasëve të Kosovës, që hynin në Shqipëri, e cila vazhdoi edhe pas çlirimit të Kosovës. Një marrëveshje e fshehtë, e bërë me zyrëm presedenciale në Tiranë dhe “komandantëve” të “Rognerit”, caktuan një taksë shoqëruese të makinave, deri në Morinë apo Qafë Thanë (Maqedoni), me kuotën, fillimisht, 450 marka, më vonë 350 dhe, pas kundërshtive të shumëta 250 marka. Burokracia torturuese për dokumentacion speditiv, zhvatja e zyrtarëve dhe e sekserëve të tyre, ishte e paskrupulltë. Nëse një fotokopjim i një faqeje A4, në Gjermani kushtonte 5 apo 10 pfenik të markës gjermane, në Durrës duhej paguar 10 marka!!!

Një llogaritje e bërë në atë kohë, nga vjelja taksave speditive, ekstrem të larta, rezultonte se çdo punonjës i agjensisë “Tirana”, fitonte pagë mujore prej 18.500 marka në muaj. Ndërkohë që rroga mesatare mujore në Shqipëri, nuk i kalonte të 150 markat në muaj! Vetëkuptohet se, përveç taksës shtetërore, shuma në fjalë, ndahej në mes të zyrtarëve të lartë korruptivë të Tiranës dhe “komandantëve” të “Rognerit”.

14) Taksa për “Rrugën e Kombit”, përkatësisht, kuota e proklamuar, është e pa përballueshme dhe shokuese, për shqiptarët dhe bizneset e tyre, në të dy shtetet tona. Veç kësaj, kuota në fjalë, nuk është hiç reale, në raport me shpenzimet e mirëmbajtjës të kësaj rruge. Specialistët kanë llogaritur se mjafton 1/10-a e kësaj kuote, për të përballuar shpenzimet e mirëmbajtjes. Kjo flet për një marrëveshje të pistë e konspirative, në mes të qeverisë aktuale dhe të 4 (katër) firmave të arazhnuara për mirëmbajtje të “Rrugës së Kombit”, në kurriz të popullit.

Presidenti Rugova kishte parashikuar “Rrugën e Kombit” qysh në vitet `90-a. Ndësa në vitet `2.000-a, ngulmonte të fillonte ndërtimi i saj. Komunistët e sabotonin dhe i devijonin investimet në akset tjera rrugore, me arsyetimin se “kjo rrugë të çon asgjëkundi”, siç injoronte, dikur, Edvin Rama. Ishte Dr. Sali Berisha, me demokratët e tij, që insistoi dhe e realizoi, duke gëzuar shqiptarët e kudondodhur, përveç sojit të ideologjisë ruso-sllave, të përfaqësuar nga kryeministri aktual fatal shqiptar.

Provokimi i shqiptarëve, deri në detyrim për reagim ekstrem, me kalljen e kabinave, me aparaturë për vjeljen e taksës së lartë rrugore, duke vazhduar kundërshtinë me mos dëgjim qytetar dhe bllokim të akseve rrugore, do ta detyrojë qeverinë social-komuniste të Ramës, ta zbresë kuotën, me anë të aboneve të shtetasve shqiptarë. Por, synimi i Ramës me shokë, është zhvatja e skajshme e qytetarëve dhe e bizneseve të Kosovës, duke shfrytëzuar mungesën e rrugëve alternative në relacionin Shqipëri – Kosovë. Ky është një krim kombëtar, që nuk ka asgjë vëllazërore.

Të gjitha këto batakçillëqe, me një renditje kronologjike, prej 14 makro rasteve, përgjatë 8 (tetë) dekadave, në relacionin Shqipëri – Kosovë, u përkasin zyrtarëve komunistë, me mendësi bolshevike dhe tërësisht kundra kombëtare, dhe nuk kanë të bëjnë fare me popullin shqiptar të Shqipërisë mëmë.

Vëllezërit tanë në Shqipëri, në Jug dhe Veri, kanë vuajtur “të zitë e ullirit”, për pesë dekada radhazi, nën regjimin diktatorial e vrastar të racës filo-sllave komuniste. Në Kosovë, më sakt, tek një pjesë e popullsisë, ka një mosnjohje të historisë dhe realitetit, çfarë ka ndodhur përgjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Tashmë, është faktuar, bindshëm, se partizanët shqiptarë proklamuan luftën çlirimtare, por, rrjedhën e saj e ndryshuan emisarët jugoslavë dhe lakeu i tyre Enver Hoxha, duke e kthyer në luftë civile, qytetare.

Organizata atdhetare “Balli Kombëtar”, e udhëhequr nga i biri i Abdyl Frashërit, Mit`hati, dështoi në marrëveshjet me komunistët, për ta krijuar një front të përbashkët, me qëllimin e bashkimit të trojeve etnike shqiptare. Marrëveshjen e Mukjes e prishën komunistët, me urdhër të emisarëve jugosllavë, krejt e ngjashme me Marrëveshjen e Osllos, që e prishën kuqaloshët e LPK-së, me urdhër të Tiranës zyrtare, në koordinim me Serbinë dhe aleatët e saj.

“Balli Kombëtar” ishte mirë i organizuar në Jugun e Shqipërisë, ku ndjenja dhe atdhedashuria ishte fort e ngulitur për lirinë e Kosovës dhe të Shqipërisë Etnike. Prandaj, gjatë luftës, ata u përgjakën shumë nga partizanët bolshevikë, të cilët nuk e fshihnin dashurinë dhe vëllazërinë për Jugosllavinë dhe Rusinë. Luftëtarët nacionalistë jugorë, u goditën pamëshirshëm dhe vuajtën persekutimet, internimet dhe burgjet përgjatë gjithë diktaturës. Për haraçin e paguar, për lirinë e Kosovës, trimat e dëshmuar jugorë, kurrë nuk u penduan. Ashtu siç qendruan stoikë edhe klerikët e krishterë katololikë, përballë egërsisë së handakosur komuniste e staliniste.

Marrë nga Bota Sot

Kategori
Uncategorized

Tash e 500 vjet mrekullojnë italianët me kulturë shqiptare, Arbëreshët festojnë Pashkët

Shqiperia ime

KultPlus ju sjellë fotografi të realizuara nga fotografi Mario Calivà në Horën e Arbëreshëve ku janë duke u mbajtur manifestime të ndryshme për të shënuar Pashkët.

Festimet për Pashkët nisin që më 25 mars dhe përfundojnë më 1 prill, të dielën e Shenjtë të Pashkëve ku mbahet mesha e celebruar nga peshkopi me ritualin e “tryezës së shenjtë”.

Një regjistrim i kohëve të fundit tregon se ka rreth 800 veshje në Horën e Arbëreshëve, 500 prej të cilëve vishen për Pashkë. Për të shënuar Pashkët, arbëreshët organizojnë parada pas të cilës jepet bekimi dhe shpërndahen vezët e kuqe.

Vezët e kuqe përfaqësojnë një traditë shekullore të Horës së Arbëreshëve dhe në përgjithësi të të gjitha komuniteteve lindore greko-bizantine dhe ritet ortodokse. Ato shprehin jetën, pjellorinë dhe Ringjalljen e Krishtit.

Hora e Arbëreshëve ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin).

Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan.
Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëve është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

Bashkia përdor në dokumentet zyrtare gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpianadeglialbanesihora%2Fvideos%2F1237245386408014%2F&show_text=0&width=267

Kategori
Uncategorized

Familja është e shenjtë.

Dritan Shano, hasmi i Xhenit: pse na kërcënon LGBT dhe si duhet reaguar

Dritan Shano, një zë ndër zërat e fisëm të mendimit të papërlyer intelektual shqiptar, ishte ai ditë më parë, në një studio televizive, ia ngeci fjalët në fyt një personazhi gey, që jo çuditërisht u flet vetëm goja e aspak mendja.

Në një intervistë ai shtjellon akoma më qartë se çfarë është kjo axhendë, ç’synime ka dhe si duhet përballur me të…

Bisedoi: Ermir Hoxha

Një thënie e juaj, e thjeshtë, e qartë, e thukshmërisht logjike gjatë një debati televiziv në replikë me një personazh LGBT, u shndërrua sakaq në virale. Opinioni ju përkrahu masivisht. A ju entuziazmon ky qibër publik i treguar, pos një zhvokjeje morale që ka shoqëria jonë?

Gjërat që lidhen me familjen janë të thjeshta dhe askush, me çfarëdo fuqie nuk i komplikon dot. Më shume se më entuziasmon më jep një qetësi të plotë. Subkoshienca e shqiptarëve mbi këtë çështje është ende e shëndetshme. Më tregon se familjet shqiptare bëjnë një punë të shkëlqyer me fëmijët e tyre, në kushte teje të vështira ekonomike dhe sociale. Pavarësisht nga presioni i stërmadh që po i bëhet familjes, shkollës shoqërisë në tërësi nga grupimi ideologjik LGBT që ka mbështetjen dhe pjesëmarrjen e qeverisë, mendoj se në subkoshiencën kombëtare ka një linjë të kuqe përtej së cilës askush nuk është i gatshëm të kalojë. Brenda kësaj linjeje te kuqe ndodhet familja. Natyrale, siç e ka krijuar Zoti dhe siç e njohim prej shekujsh në tradite dhe në ligj. Burri dhe gruaja! Si e vetmja formë e vazhdimit të jetës së njeriut në tokë. Reagimi i njerëzve besoj se mbështetej tek qartësia që ata vetë kanë se bashkimi i të ndryshmeve – burrë dhe grua = familje dhe mundësi për femijë, është thelbësisht natyral dhe krejtësisht i ndryshëm nga bashkimi i të njejteve – burrë dhe burrë = 2 burra dhe grua dhe grua = 2 gra. Reagimi i njerëzve është se ata nuk duan të jetojnë një realitet “politically correct”, por nje realitet “family correct”. Eshtë e qartë për çdo shqiptar së këto kombinacione nuk janë të barabarta dhe për këtë arsye nuk mund të kenë një trajtim të barabartë ligjor në Kodin e familjes – ndryshimi i Kodit të Familjes është programi politik dhe ideologjik i LGBT. Njerëzit e kanë të qartë se pavarësisht sesi i plotësojnë secili nevojat e tyre psiko-seksuale, ata mund të shkojne barazisht në burg nëse vjedhin apo abuzojne me pushtetin. Votën e kanë të barabartë. Punojnë dhe emigrojnë njësoj si kushdo…. Lagen nga shiu njësoj. Defekojne njësoj.

LGBT ndodhen përballë dy linjave gjykimi: mbi zgjedhjen e tyre të orientimin seksual e mbi prirjen e tyre për protagonizëm publik, duke e nxjerrë në publik atë çfarë është intime. Cila prej të dyjave është më shqetësuese?

Unë as gjykoj dhe as paragjykoj njeri. Jam i bindur se çdo qytetar shqiptar kur këmben fjalën apo rrugën me një qytetar tjeter, nuk ka asnjë interes per orientimin apo stilin seksual të këtij të fundit. Perkundrazi, aty ku qytetarët gjejnë veten janë ekonomia, punësimi, emigracioni, arti, e tashmja, e ardhmja. Qytetarët shijojnë njësoj si Fredi Mercurin dhe Mick Jagger dhe nuk ua ndjen se si u pëlqente seksi njërit apo tjetrit. Gjykimi dhe paragjykimi është një strategji politike e grupimit ideologjik LGBT. Eshtë një strategji sulmi e mirë-organizuar dhe financuar bollshëm, agresive, intolerante, një bullizëm par excelence që etiketon si homofob, si diskriminues këdo që qëndron për ruajtjen e familjes tradicionale. Stigma “homofob” është ajo çka ata përdorin për të shenjuar këdo që nuk mendon si ata, njësoj sikundër Hitleri shënonte dyert e shtëpive të hebrejve. Duke bërë këtë, ky grupim arrin të faktorizohet, njësoj si planktoni, të cilin ti arrin ta shohësh vetëm kur mbi të bie drita e hënës. Sa më shumë “homofob”, aq më shumë para. Faktorizimi sjell fonde dhe vëmendje politike, për shkak të peshës së fshehur politike që ka çdo grupim interesi, qoftë ky një shoqatë biznesi, apo grupim ideologjk si LGBT, i cili po ja ndjen lezetin këtij faktorizimi. Ajo që është më shqetësuese, është që për të avancuar axhendën e tyre, kjo qeveri i financon nga taksat tona. Jam i sigurtë se qytetarët shqiptarë i paguajnë taksat që t’i shërbejnë rritjes ekonomike, përmirësimit të infrastrukturës, shërbimeve shëndetësore e arsimore dhe jo për zgjerimin dhe shëndoshjen e LGBT të perkufizuar si grup interesi, përmbi të qenit thjesht qytetarë.

Ka shumë paradokse te sjellja e tyre publike, siç dhe në zgjedhjen e bërë në rrafshin intim. Por po veçon njërin. Pasi vetëtargetohen si vurnerabël, pra të privuar, kur dalin në rrugë për parada, shfaqin një çakërdisje nga lumturia. Pse ndodh kjo?

Çakërdisja nga lumturia?! Perveçse shpreh hapur vetëdijen se ata nuk e vazhdojnë dot jetën, por vetëm sa e shijojne atë, mendoj se gjithçka është pjesë e një strategjie të sofistikuar komunikimi për të arritur tek ajo që shpjegova më lart: faktorizimit si një grup ideologjik dhe krijimit të peshës politike, futja në kulturën kombëtare. LGBT përdor një fjalor të kufizuar duke ngatërruar qëllimshëm çështje civile me të drejtat e njeriut. Ky grupim ideologjik ka flamurin e vet, financat e veta, programin e vet dhe ditën e paradës së vet. Ka gjetur të çara tek indiferenca e politikës dhe kështu ne në Shqiperi sot kemi ditën e Nënë Terezes, kemi dhe ditën e Krenarisë LGBT.

LGTB gjykohet ndryshe dhe si komplot forcash okulte për të goditur moralin dhe familjen. Ju besoni te kjo?

Unë mendoj se ka vetëm aktivistë LGBT. Ata nuk janë përfaqësues të ndonjë komuniteti, thjesht pretendojnë se po veprojnë në emër të një komuniteti hipotetik. Kjo është një mënyrë inteligjente për të bërë para. Ata duan të quhen familja dhe strategjia që ndjekin është një agresion i madh ndaj familjes tradicionale. Vetëm kështu kanë arritur të perfitojnë. LGBT ka si axhendë politike të arrijë të ketë të njëjtat përfitime ekonomike që ka një familje. Axhenda e tyre është për përfitim ekonomik. Asgjë më shumë se kaq: trashëgiminë e pasurisë, sigurime shoqërore më të ulëta etj. Natyrisht, shoqëria privilegjon familjen – vazhdimin e jetës – dhe e vendos atë në kushte më të favorshme se beqarët. Minoriteti LGBT në botë, vende-vende ka arritur t’i marrë shoqërisë këtë trajtim natyral të privilegjuar pa qenë në gjendje t’i kthejë shoqërisë asgjë në këmbim të arsyes pse këto priviligje të familjes ekzistojnë në legjislacion. Thënë këtë, është e qartë se i gjithë aktiviteti politik i LGBT zhvillohet në një bazament neo-marksist, synimi i të cilit gjithnjë ka qenë shpërbërja e familjes, dhe sidomos mënyrat tradicionale të të folurit dhe të menduarit. Kjo do e bënte individin të dobët, pa një sistem vlerash të qëndrueshme dhe lehtësisht të manipulueshme për qëllime politike dhe pushteti.

Si e shihni këtë aktivizim të fuqishëm të tyre duke tentuar të depërtojnë së fundi deri në shkolla? Tashmë, te ne, ata po kanë prapa dhe struktura qeveritare. Pra, në një invazion drejt shkollave. Çështja tashmë nuk është te stafet pedagogjike, ku edhe mund të ketë kundërshti, siç në rastin e drejtoreshës së “Sami Frashërit”. Çështja është te prindërit. A ka vend në këtë rast për t’u bërë një apel, për t’u dhënë një këshillë?

Çdo avancim i LGBT në Shqiperi ka mbrapa mbështetje politike dhe qeveritare. Kryeministri dhe Kryetari i Bashkise së Tiranës mendojnë se mund të përdorin pushtetin e tyre për të avancuar preferencat e tyre socio-politike duke shqyer dyert e shkollave dhe garantuar akses LGBT atje për të zhvilluar propagandën e tyre dhe manipuluar mendjen e fëmijëve. E gjithë kjo bëhet nën maskimin se po u flasin fëmijëve për eksperiencat personale për bullizmin. A thua se bullizmi është një ekperiencë që nuk i ndodh kujtdo për 1001 arsye; që nga bluza firmato që ka veshur shoku, vendi i pushimeve të verës, obeziteti etj. Eshtë njësoj sikur unë që kam bërë tre operacione të shkoj u t’u flasë studentëve të mjekësise për kirurgjinë. Shkolla është vazhdim i familjes. Eshtë vendi ku prindërit dorëzojnë fëmijën në mirëbesim. Familja është e shenjtë. Për këtë arsye dhe shkolla është e shenjtë. E paprekshme nga asnjë grup interesi ideologjik, politik apo fetar. Kjo shenjtëri garantohet nga neutraliteti. Qeveritarët e sotëm e kanë prishur këtë shenjtëri, u kanë prishur qetësine dhe besimin prindërve shqiptarë. U kanë hequr atyre garancinë se në shkollë femijët e tyre janë të sigurtë dhe në dorë të edukatorëve profesionistëve. Nuk ka gjë më perverse se kaq, nuk ka abuzim më të madh me pushtetin se kjo gjë. Për këtë arsye prindërit nuk kanë se nga ku të presin. Njerëzit me të cilët duhet të merren janë drejtoret e shkollave, Drejtoritë Arsimore, Ministia e Arsimit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Kryeministri. Ta fillojnë nga të duan. Duhet t’i garantojnë netralitetin dhe shenjtërinë shkollës dhe sigurinë se mendja e fëmijve të tyre nuk do manipulohet nga njerëz që më shumë se edukimin kërkojnë të normalizojneëLGBT në subkoshiencën e fëmijëve të tyre dhe të bëjnë rekrutimin e tyre si ushtarë të kauzës LGBT.

Dhe ne fund diçka që ka të bëjë me politikën. A është momenti që PD, si e pozicionuar djathtaz, të dalë qartazi me një qëndrim kundër tyre? Deri tani nuk e ka bërë, gjë që e komprementon…

PD ka në themelin e vlerave dhe parimeve të saj familjen, mbrojtjen e saj. Largimi nga kjo vlerë dhe princip themelues do ishte degjenerues për të si forcë politike që kërkon të përfaqesojë dhe udhëheqë shqiptarët. PD-së nuk kanë ç’i duhen njerëz që nuk kanë fuqi dhe vullnet të luftojnë në favor të familjes dhe vlerave tradicionale. Eshtë e vërtetë ajo që thoni ju, ka një si heshtje të shurdhet. Duket sikur mendohet për të avancuar dhe ruajtur më shumë karrierat personale sesa vlerat mbi të cilat është themeluar dhe përfaqeson PD. Mund të ndodheë që palo-strategët politikë mund të arrijnë të mendojnë se ambiguiteti sjell më shumë vota se qartësia për ruajtjen e familjes shqiptare.

Në këtë rast, unë kam një ide të thjeshtë sesi ruhet familja nga cëdokush që i shkon goja lëng për vota dhe i duket vetja trendi, pa ndihmën e politikes, duke iu imponuar asaj:

Referendumi! Do ta zbatoj këtë ide. Jam i bindur se Partia e Familjes merr më shumë vota se të gjtha partitë politike bashkë. /tesheshi.com/

Kategori
Uncategorized

Financimet e Soros, presidenti i JW akuza të reja Donald Lu-s: Minoi përpjekjet e opozitës për …

FOTO/ Financimet e Soros, presidenti i JW akuza të reja Donald Lu-s: Minoi përpjekjet e opozitës për ...
Presidenti i Judical Watch, Tom Fitton ka dhënë detaje të reja në lidhje me aktivitetin e Xhorxh Sorosit në Shqipëri, sponsorizimin e tij nga fondet e administratës së Barack Obamës dhe rolit të Donald Lu në Tiranë.
Duke bërë një përmbledhje të zbulimeve të tij dhe Judical Watch, Fitton tregon se si në vitin 2017, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu minoi planet e opozitës shqiptare.‘Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i emëruar nga administrata e Obamës, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste të Edi Ramës, në Shqipëri. Në maj 2017, Lu ndihmoi të minojë planet e partive opozitare shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës refuzuan të merrnin pjesë.ImageLu është përshkruar në shtypin e SHBA si ‘një forcë shtytëse prapa reformave gjyqësore të Shqipërisë’, shkruan Tom Fitton në një shkrim të gjatë në lidhje me financimet ndaj Xhorxh Sorosit nga administrata së Obamës .Sipas presidentit të JW, administrata e Obamës kaloi në heshtje të paktën 9 milionë dollarë amerikanë në taksat e taksapaguesve amerikanë, në mbështetjet të miliarderit të krahut të majtë Xhorxh Soros.Me këto para, ky i fundit financoi qeverinë socialiste të Edi Ramës në Shqipëri. Është veçanërisht e papranueshme që Departamenti i Shtetit lejoi Sorosin që me paratë e amerikanëve të ndikonte në qeveritë anti-amerikane.Soros është një miliarder dhe ai nuk duhet të marrë mbështetjen e tatimpaguesve për të çuar përpara axhendën radikale të tij të majtë, e duke minuar liritë dhe të drejtat si në SHBA ashtu edhe jashtë vendit.Javën e kaluar, raportuam për përpjekjet tona për të ekspozuar financimin e administratës së Obamës për aktivitetet politike të krahut të majtë të George Soros në Rumani dhe Kolumbi. Gjithashtu vura re se ne po i ndiqnim veprimet e tij në Shqipëri, shkruan Fitton.Image‘Këtë javë jam i lumtur të them se kemi rezultate. Kemi marrë 32 faqe të të dhënave që tregojnë se si administrata e Obamës i dërgoi fondet e taksapaguesve të SHBA-së në një grup të mbështetur nga Soros për të financuar aktivitetete politike të krahut të majtë në Shqipëri.Kjo përfshinte bashkëpunimin me qeverinë e Edi Ramës për të nxitur reforma shumë të diskutueshme gjyqësore. Të dhënat gjithashtu tregojnë se Soros ndikoi tek Departamenti i Shtetit që të rishikonte planet e aplikimeve për grantet nga grupe të tjera për financimin e taksapaguesve.Dokumente të reja tregojnë se fondet e USAID-it u kaluan përmes projektit të Shoqërisë Civile për të mbështetur fondacionet e krahut të majtë të Sorosit në Shqipëri, veçanërisht në përpjekjet për t’i dhënë qeverisë socialiste kontroll të madh mbi gjyqësorin. USAID thuhet se ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 në fushatën “Drejtësia për të gjithë”, e cila mbikëqyret nga “East West Management Institute” i Sorosit.

Kategori
Uncategorized

Çdo qytet, fshat a katund e ka një budallë.

Fort të vështira janë disa punë:

Erl Kodra.

Çdo qytet, fshat a katund e ka një budallë. Ne budallën shkojmë dhe e bajmë Kryeministër. Po ky nuk na doli vetëm budallë, por edhe i mashkull i keq.

Shikoni se në çfarë sikletesh e ka futë Shqipërinë ky hajvani jonë. Ndërton disa raporte krejt private me Presidentin turk, duke e ditë se Recep Tayyip Erdoğan njerëzit i sheh vetëm si shërbëtor të tij, ose si armiq të tij. Tayyip-i do ta varrosi përfundimisht parimet e Republikës së Mustafa Kemal Atatürk.

Por këtu duhet ditë me ba një dallim; Presidenti Recep ashtë i përkohshëm, ndërsa Turqia ashtë e përjetshme. Ndaj unë besoj se duhet me pas kurajo të madhe me mujtë me ba dallimin e domosdoshëm mes Turqisë si shtet mik dhe aleate e madhe e shqiptarëve në Ballkan dhe Presidentit të përkohshëm Recep Tayyip, që me siguri nuk e dojnë ma shumë se gjysma e popullit të vet, turqit pra.

Fort e vështirë do të jetë për Shqipërinë ta përballojë presionin e këtij farë Presidenti, sidomos pas borxhit personal ku e ka shti Edi Rama Shqipërinë dhe Hashimi shqiptarët në Kosovë.

Ditët që vijnë do të jenë fortë të vështira për shqiptarët. Por me shpresë të Zotit dhe të Amerikës, shpejt do kthjellohen ujnat ku na kanë zhytë Hasha e Rama.

Kategori
Uncategorized

Sulmohet e dhunohet Ismet Drishti, policia “fle gjumë” (Video).

Mbrëmjen e djeshme është dhunuar administratori i “Tv Zjarr”, Ismet Drishti, i cili është sulmuar me leva nga persona të maskuar.

Menjëherë pas ngjarjes ai ka kërkuar ndihmën e policisë, por patrulla e forcave blu ka mbërritur shumë me vonesë.

Por ajo që mbetet më shqetësuese është se policia sot nuk ka nisur asnjë hetim ndaj dhunës së ushtruar mbi Drishtin, apo dhe për të marrë provat filmike nga bizneset.

Drishti njihet si një nga zërat dhe kritikët më të fortë opozitarë kundër qeverisë.

Këtë akt të dhunshëm e ka denoncuar edhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Ja postimi i Vokshit:

Administratori i “TV Zjarr”, gazetari Ismet Drishti, është kërcënuar nga një grup me maska, që ka sulmuar me leva dhe sende të forta ndërtesën e studiove të televizionit.

Gazetari Drishti ka kërkuar ndihmën e policisë, por patrulla e parë policore ka mbërritur shumë vonë. Në përpjekje për të mbrojtur pronën dhe punën e tij, gazetari Ismet Drishti është përleshur me agresorët dhe ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

Në 4 dhjetor të 2017, studiot e televizionit Zjarr u sulmuan dhe u plaçkitën natën, ndërsa policia ende nuk ka asnjë të ndaluar.

Edhe sot, policia nuk ka bërë asnjë veprim për të sekuestruar kamerat e bizneseve përballë studiove të televizionit për të rënë në gjurmë të agresorëve.

Partia Demokratike e dënon me forcë sulmin ndaj gazetarit Drishti dhe kërkon hetim të plotë e të shpejtë për ngjarjen e përsëritur kundër gazetarit Ismet Drishti, i njohur për qëndrinet kritike ndaj qeverisë.

Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimeve me shoqatat e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për hartimin e një rezolutë parlamentare në mbrojtje të jetës dhe profesionit të gazetarëve ne Shqipëri.

Vete Ismet Drishti, sot pasdite ka publikuar pamjet filmike te dhunes ndaj tij, ku shihen disa persona duke e goditur.

Kategori
Uncategorized

Derdhet kupa që mbushi arroganca e Ramës .

Derdhet kupa që mbushi arroganca e Ramës

Nga Artur Zheji

Shqiptarët i dhanë besim dhe pushtet, ndoshta si askujt tjetri në këtë vend, ku pasioni për eksperimentet njerëzore nuk njeh kufinj.

E bënë, ministër, e bënë 3 herë kryetar bashkie të kryeqytetit dhe 2 herë kryeministër. E bënë të pasur dhe të famshëm. E veshën dhe e ushqyen më së miri këtë kryeministër, e vunë si pasha në krye të vendit, e përkëdhelën me vota dhe dhurata të paçmuara.

Por ndërkohë, me vesin e keq të këtij populli, që prodhon diktatorë dhe diktatorucë, dhelat dhe përkëdhelat e shumta, e bënë kryeministrin të besonte gabimisht se ishte i pakundërshtueshëm, apo se mund t’i blinte të gjitha mendjet dhe gojët e lira në këtë vend mjeran.

Dhe ja arriti pothuaj, por ndërkohë është shkëputur krejtësisht nga realiteti që e rrethon, nga realiteti i popullit të vet, që e parazgjodhi ndaj shumë të tjerëve dhe më shumë se këdo tjetër.

Dhe kryeministri, pronar i plotë i krejt Tepsisë së pushtetit, vuri në tepsi, si të ishte një dash i pjekur në hell, krejt Shqipërinë.

Pastaj morri një hanxhar dhe çdo ditë të shtune, në gostinë e ngrënies së Dashit të pjekur – Shqipëri, priste ndonjë llokëm dhe ua hidhte si dikur mongolët e Çengçiz Hanit, në prehër pashallarëve më të vegjël, të shpurës së tij grabitqare. Ata që veshin stinë pas stine, herë çallma blu dhe herë çallma rozë, gjithmonë të uritur për llokmën e dhjamur të dashit, me të cilën s’kanë të ngopur.

Ja pra që gabuan këta derdimenë shqiptarë, që ja dhanë të gjithë Tepsinë, një individi të vetëm, qoftë ky më i gjati i politikanëve, apo qoftë ky batutaxhiu më i suksesshëm i Kuvendit të Shqipërisë, ku koha ka treguar, që ka mbledhur më së shumti batakçinj me vulë.

Mirëpo te “koqet” e Dashit-Shqipëri, ngatërrohet gjithmonë loja.

Ato të shkreta dhe të uruara hallate, dhembin.

10 apo 22 euro për të shkuar në Kosovë, për pak tregëti apo për pak çmallje me fisin, për të nisur pak kanabis drejt Beogradit, për punë të pastërta apo të papastërta, dhembin, sepse kjo është rruga e turizmit kombëtar që sjell dhjetëra e mijëra shqiptarë të Kosovës, çdo fundjavë në Shqipëri.

Më ç’rast qarkullon paraja, ushqehen bizneset e vogla të shërbimeve, punojnë qebabtoret e byrektoret, punojnë hotelet, restorantet apo hanet shqiptare, dhe mbyllet financiarisht muaji i varfër i të varfërve qëu gënjen mendja se bëjnë biznes. Por që të paktën kësisoj mbahen në këmbë.

Por pronari i Tepsisë të të gjitha pushteteve, i ka harruar qebabtoret, picat apo byrektoret apo birraritë e shumicës, që dikur, kur jetonte në Paris si i varfër, i frekuentonte përditshmërisht, si të gjithë ne, kush më shumë e kush më pak, në kohërat e para të ngushticës.

Si shekuj më parë Maria Antuaneta, që nuk e kuptonte se përse populli i Francës bëri revolucion për Bukë, kur në Pallatet e Versajës, shërbeheshin fazanë, peshq të rrallë dhe buka ishte hequr nga menyja mbretërore, edhe kryeministri i gjatë dhe përherë e më dritëshkurtër, ai, nuk e kupton dot sot, se 10 apo 22 euro janë shumë para, për t’u dhuruar në një sportel rruge, për ata që kanë pak para.

Udhëtimet me fluturime çarter, shefat personalë që gatuajnë për të, rrobaqepësit e famshëm milanezë që qepin kostumet e tija, arkitektët e mëdhenj që i projektojnë shtëpitë, me 10 euro pijnë vetëm një gotë ujë me gaz dhe me 20 euro paguajnë kafenë…

Nuk do të doja që ti shikoja kuksianët me leva në duar dhe as zjarret që më kujtojnë 21 Janarin.

Talenti ynë për të prishur e shkatërruar në një kohë të shkurtër, është i mahnitshëm.

Por me sa duket me pronarin arrogant të Tepsisë-Shqipëri, nuk ka rrugë tjetër për t’i hequr nga duart hanxharin që ndan llokmat fitimprurëse të Dashit-Pasuri Kombëtare, këtij anadollaku ortodoks-katolik dhe frankofon, përveçse me një “kryengritje” kukësiane.

Si dhe u dërmua edhe ngrehina presidenciale e Berishës së parë, nga kryengritja vlonjate në vitin ‘97.

Dhe kështu, derdhet në Kukës kupa që mbushi arroganca e Ramës, në të gjithë Shqipërinë.

Do të doja të ndodhte në Tiranë. Do të doja të ishin studentët në ballë, por Tirana është shumë e përzier dhe është padyshim, përveçse Kryeqyteti i shumicës së shqiptarëve, edhe kryeqyteti i maskarenjve më të pasur të Shqipërisë, kryeqyteti i pordhës dhe i shpërdorimeve.

Prandaj dhe shpërthen sot në Kukës apo dje në Vlorë./360grade.al/

Kategori
Uncategorized

Chuchill:”Diktatoret kalerojne mbi tigra të uritur”