Kategori
Uncategorized

Dosjet e Rames.

Kategori
Uncategorized

Dosjet me te cilat Tahiri kërcënon Ramën

Kategori
Uncategorized

Vllehët e Shqipërisë, origjina dhe kontributi i tyre në shoqërinë shqiptare.

Pellazgët dhe Ilirët sipas këtyre autorëve, ishin homogjenë, me prejardhje fisnore shumë të afërt. Në këto krahina që quhej Thesali dhe në veçanti në territoret e Pindit që quhej Maqedoni, kanë jetuar fiset shqiptarë e vllehë. Këta i përkisnin bërthamave të ndryshme, por ishin të së njëjtës rracë, Ilirë.

Jovan Bizhytij

Vllehët  e  Shqipërisë, origjina dhe kontributi  i  tyre në shoqërinë shqiptare

Një nga popujt e hershëm që kanë bashkëjetuar me shqiptarët në trojet e tyre, janë vllehët. Origjina e tyre shtrihet që me pushtimet e perandorisë Romake. Kanë shkruar për këto histori shumë studiues dhe autorë të ndryshëm.

Gjurmë në lashtësi

Më të plotë e më të hershëm  me studimet e tyre kanë qenë, Straboni, Eugjen Borene me studimin “Shënime mbi Vllehtëë” në vitet 1869, dhe veçanërisht murgu francez, Zhan-Klod Faverial, me librin “Vllehtë e Pindit” në vitin 1864 dhe “Historia e Vllehëve” në vitin 1891. Ky autor ka shkruar gjithashtu të parën vepër “Historia e Shqipërisë” (Histoire de l’Albanie), botuar në origjinal në gjuhën frënge,  si një ndër veprat e para të periudhës së hershme të Shqipërisë deri në gjysmën e dytë të shek. të XIX-të.

Këta autorë kanë shtruar pyetjen, se kush ka qenë Maqedonia e Aleksandrit të Madh, hipotezë e cila është ende e errët në historinë tonë? Në një nga përgjigjet Faverial thekson se, “maqedonasit e Greqisë ishin Pellazgë”. Kurse Straboni thekson se,“maqedonasit flisnin të njëjtën gjuhë me epirotët”. Pra nuk flisnin greqisht, dhe për t’u marrë vesh me grekët ishte i nevojshëm një përkthyes. Pellazgjishtja e tyre ishte më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten. Krahina e Thesalisë, sipas zbulimeve historike, është vendstrehimi i Pellazgëve dhe në rrethinat e shpateve të maleve të Pindit që quhet Maqedoni, ndodhen rrënojat e mureve masive të tyre.

Pindi, Olimpi i vllehëve

Pellazgët dhe Ilirët sipas këtyre autorëve, ishin homogjenë, me prejardhje fisnore shumë të afërt. Në këto krahina që quhej Thesali dhe në veçanti në territoret e Pindit që quhej Maqedoni, kanë jetuar fiset shqiptarë e vllehë. Këta i përkisnin bërthamave të ndryshme, por ishin të së njëjtës rracë, Ilirë.

Dokumente

Në vitin 1708 princi i Hongro-Vllahisë, Gjergj Kosturi, nxorri një akt themelimi për hapjen e dy shkollave vllahe në Kostur. Në kishën metropolitane të Elbasanit, gjendet një dokument i hershëm i vitit 1736, ku metropoliti i Beratit, Metodi, me origjinë nga fshati Bubullimë i Myzeqesë, shkruan për inspektimin që bëri në kishën e Shën Marisë së Neokastrës (Elbasanit), për funksionimin e shkollës vllahe. Elbasani shkurtimisht nga vllehtë është quajtur Neoksa. Një dokument i tillë për shkollat vllahe është dhe për Kavajën, Tiranën, e Durrësin. Këto janë dokumenta  të  hershme  të  shkollave  vllahe.

Në vitin 1878 Sulltani i shkruante Valiut të Selanikut dhe të Janinës, “Ne jemi bërë me dije se vllehët e Epirit, Thesalisë, Maqedonisë, Trikallës, e Selanikut, dëshirojnë të ngrenë shkollat e tyre në gjuhë amtare. Kërkoj të ngrini aq shkolla vllahe sa ta shihni të arsyshme.”Që në vitin 1884 në Korçë kishin nisur orvajtjet për shkolla shqipe dhe vllahçe. Vllehët qytetit të Korçës i thoshin Kërçao, Kavajës Këvalja, Beratit Villardi, Fierit Ferka dhe Vlorës Avllona.

Në vitin 1770 në Venecia u botua një fjalor Greqisht-Vllahish-Shqip me 1070 fjalë me autor Teodor Kavaliotin, protopap i Voskopojës. Studjuesi Hammer thoshte se, “Në mesin e shekullit të XVII-të, një voskopojar i quajtur Dhimitër Prokopi, lëvronte në vllahishte me mjaft sukses.” Ndërsa studjuesi Pakimer shkruan, “Vllehtë shtriheshin nga rrethinat e Kostandinopojës deri në Bizi e më tutje. Ata pëlqejnë të jetojnë në vende të pa arritshme, ku ushqejnë kopetë e bagëtive, si dhe janë të zot në përdorimin e armëve.”

 

Vllehët, vendodhja dhe besimi fetar

Vllehtë në territorin shqiptarë ndodhen të përqëndruar në pjesën jug-lindore, në atë të mesme dhe jug-perëndimore të Shqipërisë. Po ashtu ata shtrihen edhe në shtetet e tjera të Ballkanit si, në Greqi, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Serbi, deri dhe në SHBA, në Gjermani, Kanada, Australi, Argjentinë e tjera si emigrant ekonomik ndër vite. Në Fraiburg të Gjermanisë, është qendra e studimeve Vllaho-arrumune me në  krye  profesor  V. Barben. Besimi fetar i vllehve është ai ortodoks. Bizanti bëri të gjitha përpjekjet të konvertonte popujt në Helenë, ata që Roma i kishte kthyer dikur në Romakë. Po ashtu dhe latinishten e gjuhët e tjera vendase, i zëvëndësuan me gjuhën Greke. Helenizimi mori autorsinë dhe të krishterimit, ku çdo i  krishterë  quhej  grek. Profesionet e vllehëve kanë qenë kryesisht: blegtorë, zejtarë, tregtarë, mirëmbajtës kanalesh, ujësjellsave, ndërtues banesash urbane e  kishtare, si  dhe  ndërtues  urash.

Popullsia shqiptaro-vllahe ka bashkëjetuar në harmoni të plotë, si në përpjekjet për zhvillimin shoqërorë të tyre dhe në atë politikë. Mbretëria shqiptaro-vllahe e Prespës ka qenë një nga bashkëjetesat e suksesshme në luftrat e tyre të përbashkëta për egzistencë, nën drejtimin e Kontit Samuel në vitet 976-1017, duke patur si kryeqendra Ohrin dhe Durrësin.

Një  delegacion vllah në  Kostandinopojë

Në vitin 1878 nga Kongresi i Berlinit u shkëputën shumë krahina nga shtete të ndryshme, që u aneksuan vendeve të tjera dhe që e  ndryshuan hartën e Europës. Kështu u aneksuan dhe Epiri e Thesalia   që i kaluan Greqisë. Profesori Zhan-Klod Faverial në veprën e tij   shkruan : “Po aq sa dhe Epiri e Thesalia kurr njiherë s’i kanë përkitur Greqisë. Vllehtë iu kundërvunë aneksimit të këtyre krahinave me po ato arsye  të  drejta  si  dhe  shqiptarët  ndaj  aneksimit  të  Epirit.”

Një delegacion vllah shkoi në Kostandinopojë për të marrë takim me ambasadorët e disa shteteve të mëdha, për t’u ankuar ndaj këtyre padrejtësive. Një  takim  i  till  u  bë  me  ambasadorin  rusë. Ai  u  tha :

-“Kini mendjen, ju keni marrë përgjegjësi të madhe mbi vete”. Ata u përgjigjën :

-“Shkëlqesi, ne i kemi menduar mirë, por jemi mes jetës dhe vdekjes. Dhe midis këtyre të këqijave, duhet të zgjedhim më të voglën, ndaj kemi parapëlqyer shpresën për jetën ndaj vdekjes”. Në takimin me ambasadorin  italian, Konti  de  Kortin, ata i thanë :

-“Po, Europa na garanton zotërimin e disa fushave, maleve e shkrepave, por ajo nuk na del dorzanë për kombësinë tonë rromane, gjuhën e zakonet tona. Dhe për ne kanë rëndësi këto vlera më shumë se të tjerat. Ne vllaho-romanët me t’u përfshirë nën Greqinë, pa dyshim do biem pre e tyre dhe në se ndokush kërkon të mbetet rroman, ai me hirë apo me pahirë do detyrohet të emigrojë. E shihni zoti Ambasador,  se në se forma ndryshon, thelbi mbetet i njejtë? T’u lihen tokat tona grekëve, do të thot të lemë në dorë të tyre kombësinë, gjuhën e zakonet tona,  me  një  fjalë  ajo  çka  është  më  e  shtrenjtë  për  ne.”

Vllehët, as rumunë as grekë…

Shumë e rëndësishme është dhe Proklamata që vllehët i drejtuan shqiptarëve në 4 gusht 1888 ku shkruhet: “…dhe t’i dëshmojmë botës  së qytetruar, se shumica e popullsisë në Shqipëri e Maqedoni janë shqiptarë e vllehë dhe aspak grekë.” Edhe kongresi i vllehëve i mbajtur në Frajburg të Gjermanisë në vitin 1993, e deklaroi me argumente shkencorë  definitivisht se “vllehët  nuk  janë  as  rumunë  e  as  grekë”.

Zhak-Klod Faverial, studiuesi francez, mik i shqiptarëve

Ai ishte një prift francez i dërguar në patriarkanën e Ohrit. Që në vitet 1858-67 kish filluar të mblidhte një bibliotekë historike me libra të rralla për shqiptarët, bullgarët e vllehët. Ishte njeri i ditur dhe interesohej shumë për historinë dhe anekdotat e udhëtarëve mbi këta popuj. Interesohej kryesisht për historinë e popujve të Ballkanit të jugut. Në vitin 1884, ai vizitoi Shqipërinë së bashku me Apostol Margaritis, ku themeluan disa shkolla vllaho-arrumune në Berat, Korçë  dhe  Prizren. Ai ishte një mik i madh i shqiptarëve dhe vllehëve. Nga viti 1867 dhe deri sa vdiq në vitin 1893, punoi si profesor në liceun vllah të Manastirit, ku jepte mësim të gjuhës frënge dhe fillozofi. Vepra kryesore e tij është “Historia e Shqipërisë” (Histoire de l’Albanie) e botuar në origjinalin frëng, si e para vepër e lashtë deri në gjysmën e dytë të  shek. të XIX-të. Në vitin 1909 biblioteka e tij e madhe u dogj në qendrën lazariste të  Manastirit në shkurt të atij viti.

Tre fiset e vllehëve: frashërjotët, voskopojarët dhe myzeqarët

Historia e vllehëve të Shqipërisë

Shënime të Ilo Mitkë Qafzezit mbi vllehët

 

Vepror Hasani

Një histori interesante për vllehët e Shqipërisë vjen nga studiuesi Ilo Mitkë Qafëzezi, e shkruar me mjeshtëri, me sinqeritet, me ngrohtësi dhe mirënjohje. E papublikuar më parë në shtypin shqiptar, ai zbulon hap pas hapi tradita dhe zakonte të vjetra, tashmë të harruara, por që kur i lexon të lenë të befasuar dhe të mrekulluar njëkohësisht. Ai na rrëfen për bashkëjetesën me shqiptarët, për dasmat, fisnikërinë dhe këngët e tyre. Përmes këtij udhëtimi ne do të kemi mundësinë të hyjmë në të gjitha të fshehtat e jetës së vllehëve si nomadë.

Të tri fiset e vllehëve, me të cilët bashkëjetojmë vllazërisht në Korçë, quhen vllehë frashërjotë, voskopojarë dhe myzeqarë. (Këta të fundit janë fort të pakët, të parët përbëjnë numrin më të madh). Mirëpo krushqi me arbineshët korcarë edhe ne qarkun, frashërjoti bën vetëm rrallë e tek; vllehët voskopojarë bëjnë radhë krushqi me shqiptarët, po nga sa dihet, kurrë me dy fiset e parë, të cilët i heqin si më të poshtmë. Gjithashtu Voskopojari vllah nuk e bën aq kabull të nakatoset me vllahun frashërjot, por me korçarin Arbinesh, u përzie duke bërë krushqi që prej gjashtëdhjet vjet e tëhu (Studimi është i viteve 30), dhe u asimiluan shpejt. Voskopojari, zanaqar a tyxhar duke u vendosur në Korçë zgjodhi për vend shtëpie mëhallën e quajtur “e voskopojarëve”, pranë pazarit dhe përveç kësaj u vesh me dollma e me xhybe si tyxhari shqiptar korçar i asokohe. Mirëpo frashërjoti, dhëndër i djeshëm dhe terzi-shajaku i sotëm, zgjodhi një tjatër vend në Korçë: pëlqeu rrëzën e bregut të “Shën Thanasit” me erën më të pastër e të shëndetshme dhe përveç kësaj nuk e këmbeu rrobën e stërgjyshëve të tij; veshjen e bekuar të shajaktë dhe këmishën me kinda të dhenarisë. Sidoqoftë, është një gabim historik po të besohet se fiset vllehe që kemi në Korçë dhe kudo në Shqipëri, gjoja nuk paska lidhje gjaku mes tyre dhe se voskopojari, për shembull, është më i fismë nga frshërjoti dhe myzzeqari apo frashërjoti më i fismë nga myzeqari. Kjo gjë ngjet tani sikur të mburremi se cili prej nesh toskë e gegë, që njëri fis prej tjetrit gjoja, të kemi më tepër sipëroritet fisnikërie. Asnjë ndryshim gjaku në rrënjët nuk është mes cëncarit frashërjot, voskopojar apo myzeqar. Që të gjithë kanë rrënjën Dake të vjetër, të Dacisë së Rumanisë së sotme, kushërinj jo të largmë me Ilirët, stërgjyshrit shqiptarë, siç e dëshmon fare mirë historia.

Vllenjtë dhe Beteja e  Çezarit me Pompein në Frasalá

Pushtimi Romak i gadishullit Ilirë, krijoi dhe fiset e romanizuara, që pretendohet për prejardhjen e vllehëve. Këta janë quajtur dhe romano-vllehë, që lëvronin latinishten e vjetër e quajtur Volskja, latinishtja ballkanike me dialekt popullorë. Volskët kanë qenë ndër fiset më të lashta së bashku dhe me Umbrët, Oskët e tjerë, që iu nënshtruan pushtimit Romak rreth viteve 338 p.e.s. Straboni thekson, se rreth vitit 168 p.e.s. veç romanizimit të fiseve Ilire, në atë periudhë u shpërngulën në një eksod masivë rreth 150 mijë banorë e kryefamiljarë nga Iliria në gadishullin Apenin në Itali. Në vend të tyre romakët dërguan kolonë të tjerë romakë dhe këta romenë u quajtën romano-vllehë.

Po ashtu kësaj popullsie iu bashkangjitën edhe mbeturinat e ushtrive romake nga lufta midis Pompeit dhe Çezarit në betejën e famshme të Frasalës, ku këto mbeturina të ushtrive u quajtën vllehë-farserotë dhe që dallohen nga vllehtë e tjerë nga theksi frëng i gërmës R” dhe që shumë vite më vonë krijuan dhe fshatra me emrin Frashër, si në Shqipëri, në Bullgari e tjera.

Voskopoja, kryeqendra e qytetërimit të vllenjve

Voskopoja ishte nga kryeqendrat e qytetrimit vllah nga fundi i shek. të XVIII-të e fillimet e shek. të XIX-të. Ajo u bë lakmia e rajoneve të tjera dhe e rrethinave të saj që përjetonin varfërinë. Kjo çoi në atë  fund tragjik të sulmeve vandaliste, plaçkitjes e djegies nga bandat e dhunshme të Kolonjës e Dangëllisë, të mbështetura dhe nga feudalët e rrethinave,si dhe nga kreditorët voskopojarë. Voskopoja ishte për atë kohë kryeqendra për vllehtë e Pindit të sipërm, ndërsa Mecova ishte kryeqendëra për vllehtë e Pindit të poshtëm. Të dy këto kryeqendra vllahe nuk patën të njëjtin fat e rëndësi. Mecova ekziston dhe sot,  ndërsa Voskopoja u dogj e u shkatërrua. Ja çfarë shkruan profesori  francez Zhan-Klod Faverial për Voskopojën: “Po çfarë nuk do kish shkruar Pukëvili mbi Voskopojën, në se do kish arritur ta vizitonte këtë qytet kur ishte me rreth 45 mijë banorë, i pari i atyre kohëve në gjithë Shqipërinë para se të plaçkitej e të katandisej në një fshat       me 250  familje.”

 

Teodor  Kavalioti, personalitet  i  shquar  i  Voskopojës

Voskopoja në Mesjetë u bë qyteti i lakmuar i piktorëve, që erdhën aty të derdhin talentin e tyre të ikonografisë, u bë qendra e vëmendjes e tregtarëve të kohës, si qyteti më fitimprurës e më i pasur, me një tregti të zhvilluar fuqishëm. Voskopoja ishte një fenomen për kohën, një copëz Europe në mes të obskurantizmit aziatik, shkruajnë historianët…Lindi, lulëzoi e u shua, duke lënë pas pikëpyetje pa fund në kokat e studiuesve, historianëve, kureshtarëve e adhuruesve të saj, për shekuj me radhë.

Një ndër figurat e shquara të Voskopojës ishte Teodor Kavalioti. Ai lindi në 1718 dhe vdiq në 1789 në Voskopojë. Mbaroi kolegjin Marusian të Janinës dhe u emrua mësues në Voskopojë. Me iniciativën e tij dhe të disa profesorëve të tjerë, u ngritë Akademia e Re e Voskopojës dhe ky më pas u bë drejtor i saj. Ishte me kulturë të gjerë enciklopedike. U bë udhëheqës i mbarë lëvizjes kulturore në Voskopojë si dhe në    mbarë Shqipërinë e mesme dhe të jugut, duke qenë një përkrahës i flaktë i ideve iluministe. Jepte leksione në filozofi, logjistikë, matematikë, fizikë e filologji. Hodhi bazat racionaliste të një kulture të re, kundër skolastikës mesjetare. Bëri orvajtjet e para për ti dhënë kishës ortodokse shqiptare  një  karakter  shqiptarë.

Përktheu “Dhjatën e Re” në shqip. Botoi në Venecia në vitin 1770 fjalorin tri gjuhësh, Greqisht-Vllahisht-Shqip me 1070 fjalë dhe e  ribotoi atë në Leipzig të Gjermanisë. Ka hartuar dhe tekste të ndryshme për shkollat shqip e vllahisht. Gjithë jetën e kaloi në qytetin e lindjes në Voskopojë, ku vdiq në 11 gusht 1789. Jeta e tij është e pasqyruar    dhe në Kodikët e Manastirit të Shën Prodhomit, ndër kishat më të vjetra të  Voskopojës.

 Gjuha e vllehëve,  latinishtja ballkanike

Historiani rumun, Teodor Capidan në studimet e tij “Romani Nomadi” dhe “Farseroti”, i quan vllehtë e Shqipërisë autoktonë me rrënjë trako-romane të asimiluar shekuj më parë me shqiptarët dhe që kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet e tyre. Ai i ndanë vllehtë e Shqipërisë në tri degë: vllehtë me origjinë nga trevat e Pindit, vllehtë e Gramozit me shtrirje në Voskopojë e përtej, dhe vllehtë e Myzeqesë në lëvizjet e më vonëshme. Gjuha e folur e vllehëve është dialekt popullorë i latinishtes. Studiusi francez, prifti Zhan-Klod Faverial shkruan se, “Ata lëvronin latinishten ballkanike që ishte dialekt popullorë dhe kjo e folur përdorej nëpër familje. Kjo gjuhë vllahishte ruhet e tillë edhe sot, duke patur huazime sipas shteteve ku jetojnë vllehët”. Për ruajtjen e gjuhës vllahe  si dhe të shqipes, është bërë një luftë e madhe ndaj qarqeve shoviniste greke e sllave, që kanë dashur ti eleminojnë këto gjuhë.



Komentet nga origjinali: - http://www.gazetadita.al
        • Shkrimi ishte shkencor.  Vllehet nuk jane kombesi tjeter post pellazgjike dhe e deformuar nga mbivendosja e gjuhes latine per shkak te pushtuesve latine ose Romaket. Vllehet jane nje shembull si mbivendosja e gjuhes latine tek Rumunet. Greket dhe Romaket kane vepruar njesoj. vllah ka kuptim vetem ne Shqip. Voskopojen e qyteteruan vllehet dhe e dogjen per aresye fetare te nxitura nga Turqit. Pas Grekerve dhe Romakeve njesoj vepruan dhe Turqit. Gjthsesi kur thua vllah nuk ke thene komb tjeter por pellazg qe edhte bere dygjuhesh nga Latinet.

      1. Moskopolitis

        Moskopolitis

        Voskopoja u dogj me urdher te Portes se Larte dhe Fanarit, kurse punet e pista i benin shqiptaret…Dy vjet para djegies se Voskopojes, u shkaterrua Patriarkana e Ohrit nga Greket e Fanarit dhe kjo nuk ishte aspak rastesi…Kyci i zgjidhjes se problemit eshte lufta ruso-turke dhe kryengritjet ne Peloponez e Ballkan…Shqipot (jo te gjithe natyrisht) ishin kamzhiku i dores se piste fanarioto-turke…

        • Afrim

          Afrim

          Per origjinen e vlleheve,dy autore te medhenj kane folur me nje ze.Stefan Basunescu dhe Nikolla Jorga,ata mbrojne lidhjen pellazgjike,dhe jo ate Rumune apo Greke,megjithese keta i kane ndare ne dy shoqata te ndryshme duke harxhuar fonde pa fund.Sa per ate te fundit je gabim,Shqiptaret kane qene me te diskriminuarit ne Turqi.Greket kane qene administrata reale e osmaneve,edhe perpara renies se Konstandinopojes me1453,Turqit jepnin e merrnin me Bizantin qe ne shekullin e 11-te,Ishin ushtria qe Bizanti perdorte per te shtypur kryengritjet kudo,dhe ne kompensim u merrnin toka.

      2. Piro i Epirit

        Piro i Epirit

        Pergezime, per kete shkrim!

        Njekohesishte, ndiej keqardhje, per vllehet qe jane lindur e ritur ne Shqiperi, te cilet, rendin pas Pashaportave greke…
        Dhe ase e dine se nga vijne e ku po shkojne…

        Ne te shumtat e rasteve, ky komunitet, eshte bere vegel me kuptimin e plote te fjales, nga lobet greke te infiltruara ne Shqiperi… Duke cuar “ujin” atje ku duan greke e maqedonas… duke ritur ne menyre fiktive rradhet e minoriteteve greko-maqedonase ne Shqiperi…!

        Dhe me e keqja.. qe jane me mijra te rinj te komunitetit vlleh, qe kane bere ushtrine e Grekut… dhe qe normalishte ase qe e imagjinojne ushtrine Shqiptare…

        Me gjithe keto te zeza historike dhe te ketyre 26 viteve tranzicion…
        Serishte eshte per tu pergezuar fakti qe ka ende gjalle intelektual vlleh (apo coban dhe arumun…) qe njohin dhe guxojne te thone te verteten e tyre…!

      3. Lenci Pollorulinanobello

        Lenci Pollorulinanobello

        Straboni per vllehet? Betejat e vlleherve ne kohene Cezarit? Futja pordhes gri sallat sa te shkoi edhe kjo nate.
        Eshte e vertete se ushtaret romak qe dilnin ne pension vendoseshin ne fshatra me ligj edhe nuk leviznin nga aty…nga kjo linden vllehrit qe gjuha e tyre per nga rrenja ka fjale te vjetra shqipe.
        Eshte e vertete se sot nje takem vllehrish paguhen nga greqia si vorioepiriot edhe te tjere si vorio rumune…me pagese munde te dalin edhe vorio arabe….por ata jane vetem ilire te romanizuar sepse vetem iliret ishin ne keto troje kur erdhen romaket.

      4. Bekim kadriu

        Bekim kadriu

        Shume teme interesante kjo per vllehet por nuk pajtohem se keta flasin gjuhen latine ballkanike per arsye se pervec ILIREVE ketu ne ballkan kane jetuare barbaret sllave .E sa i perket vlleheve ata nuk jane kurgje tjeter vecse nje fise ILIRE dhe gjuha e ture eshte dialekt ILIRE.Dhe nuk eshte rastesishte se jane te afro 80 % ne shiperi dhe sot e kesaj dite ruajne zakonet dhe traditat si dhe ne kenget e tyre ritmin e muzikes shqipetare popullore dmth nuk eshte rastesi.Por problemi eshte te neve shqipetaret se ende vete nuk e dime vleren e races sone dhe qe eshte e cuditshme shume popuj qe kne jetuare te neve pasi qe largohen na ofendojne ,e pse.Pse i kemi ushqyer ,i kemi reespektuare,fshehur nga armiku i tyre,..,o te gjith ju mos perbuzni shqipetarine por respektojeni ate.A me se miri vleren e shqiptarite e dine Vatikani ,Gjermania etj.

      5. Lex

        Lex

        Ore te tera lini komente po nje Vllah nuk pyesi njere c’fare ndjehet ai ?
        Pa patur rendesi te madhe ku je lindur qe te gjitha shtetet Ballkanike na kane “shtypur ” Eshte shume veshtire te shikosh mamane tende dhe te mos dish ti flasesh ne gjuhen e nenes sepse jemi nje komunitet me gjuhen e kulturen tone,dhe NUK KEMI NJE SHKOLLE per te perpetuar gjuhen , mos komentoni per Pushtimin OTOMAN sepse atehere Kominiteti vlleh njiheshe dhe kishim “milet” plus shkolla me ndihnem e shtetit Rumun . A e dini si mund te Ndjehet nje njeri ? E kini menduar ndonjere pa patur qellime fitimi politik ? Sepse Thoni qe jemi vellezer ,kushurinj,te gjithe nje nje shtet ne nje familje mirepor ne te njejten kohe po vrisni dale e ngadale nje popull po na zhdukni vetem e vetem per qellime plitike dhe financiare!
        Zonja dhe zoterinj po ja u them une si nje vllah !

        ” Shpirti tone ndjehet si burgosur, ndjenja e perditshe eshte bllokimi dhe shtupja ,percarje ne fakte historike te fallsifikuara ,Ndaj ndjenjat e dashurise ndodhet dhe djenja E ZHGENJIMIT ndaj Shtetet Ballkanike eshte nje situate TRISTE shok dhe shoqe ! ” perse te flas 7-8 gjuhe dhe te mos keshe mundesi te mesosh ne gjuhen tende? Kush mund te pergjigjet ne kete pyetje atehere e di dhe pergjigjen si Ndjehet nje Vllah i/e ne ditet tona !

        Diten e mire
        1 Vllah

Kategori
Uncategorized

Kush ishte Sali Butka.

Kush ishte Sali Butka

Për ata që e dinë, ata që nuk e dinë dhe ata që bëjnë sikur nuk e dinë“Sali Butka ka zhveshur pallën dhe po bën luftëra të rrepta. Nga ana e Korçës po tregon trimërinë e tij si shqiptarët e moçëm në kohën e Skënderbeut.” Kështu shkruante Gazeta Liri e Shqipërisë, kur më 7 dhjetor 1912, pas pushtimit të Korçës, ushtritë greke iu drejtuan Kolonjës.
“Luani i Kolonjës, Sali Butka, na pret në Skrapar”, i shkruante Themistokli Gërmenji Qeverisë së Vlorës në korrik 1913, pas shumë luftimeve për mbrojtjen e trojeve shqiptare në Shqipërinë Juglindore.
“Nga ana e Kolonjës kundërsulmojnë forcat e udhëhequra prej shqiptarit të famshëm Sali Butka, që i detyroi forcat tona të tërhiqen deri te mesi i urave në Leskovik”, raportonin ushtarakët grekë më 1914.
“Atë ditë të mos e harrojmë kurrë! Vanë gjithë atdhetarët ta ngushëllojnë, kur Sali Butka na thotë: Mos kini frikë o vëllezër, që mbeta me një sy, se nuk do ta turpëroj Shqipërinë, se kundër armiqve s’ka për të shkuar kot asnjë plumb. Jo syri, por le të shuhem me gjithçka vetëm Shqipëria të rrojë!”. Kështu shkruante Gazeta Koha e Mihal Gramenos, kur Sali Butka humbi syrin në betejën e Nikolicës kundër pushtuesve të huaj në vitin 1914.
“Askush nuk do t’i ishte nënshtruar vullnetarisht një rasti të tillë, por duhet të jesh shqiptar, duhet të jesh trim dhe guximtar që të bësh një gjë të tillë”, shkruante Gazeta Corriere della Puglia në faqen e saj të parë kur Sali Butka, në fund të vitit 1914, e nxori syrin pa narkozë në një spital në Bari.
“Franca, në Konferencën e Londrës ishte kundër vendit tim. Ajo u mundua t’i jepte Greqisë pjesën më të madhe të Shqipërisë së Mesme. Austria, përkundrazi, mbrojti të drejtat tona. Kjo është arsyeja që ne ishim me Austrinë”. Kështu i tha Sali Butka komandantit francez në Korçë në vitin 1916, kur ai e pyeti se përse nacionalistët shqiptarë po luftonin kundër francezëve.
Jeta dhe veprimtaria e patriotit të shquar Sali Butka “gërshetohet me ngjarjet më të rëndësime të lëvizjes kombëtare shqiptare të fillimit të shekullit të njëzetë”, kur veprimtaria e tij dhe e batalionit të Kolonjës ka shkruar faqe të lavdishme në shërbim të kombit shqiptar.
Familja e Butkallinjve vinte nga Frashëri dhe ishte vendosur në Butkë që në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Aty lindi Sali Butka në vitin 1852. Në vitet 1882-1883, kur Petri Nini Luarasi ishte mësues në fshatin e Bezhanit, shumë afër me Butkën, këta dy burra lidhën një miqësi të ngushtë për çështjen kombëtare. Sali Butka u bë mbrojtësi i Petro Nini Luarasit dhe duke vlerësuar veprën e tij kombëtare shprehej: “Në qoftë se në Kolonjë do të ngrihet në kohën e ardhshme ndonjë përmendore për atë që e shpëtoi dhe e nderoi këtë vend, kjo përmendore duhet të jetë e Petro Nini Luarasit, që na zgjoi, na bashkoi dhe na lartësoi dëshirat dhe veprimet”.
Në vitin 1905, me krijimin e Komitetit të Fshehtë për Lirinë e Shqipërisë në Manastir, Bajo Topulli e bëri ndalesën e parë në shtëpinë e Sali Butkës, ku ai krijoi degën e këtij komiteti për Kolonjën dhe një nga çetat e para për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit otomanë. Të gjithë burrat e familjes së tij u bënë luftëtarë të çetës e më pas të Batalionit të Kolonjës, që ishte një nga forcat kryesore të armatosura në Shqipërinë Juglindore dhe kishte lidhje të ngushta me çetat patriotike të Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos, Themistokli Gërmenjit e Spiro Bellkamenit. Në më 20 qershor të vitit 1912, kur luftëtarët e jugut po mblidheshin në Frashër për krijimin e komitetit kryengritës, gjatë një përpjekjeje në Qesarakë të Kolonjës, u vra djali i Saliut, Iljaz Butka. “Hallall Shqipërisë”, i tha Sali Butka Dilaver Lubonjës që i dha mandatën duke vënë duart në kokë dhe shkroi “Për lirinë, për lirinë/ Lum kush vdes për Shqipërinë!/ Është i gjallë kurdoherë/ E ka të pavdekur nderë”.
Shpallja e Pavarësisë në Vlorë, i gjeti krahinat juglindore, ashtu si edhe pjesë të tjera të vendit, përballë rrezikut të pushtimit nga ushtritë fqinje ballkanike. Ismail Qemali, duke e parë këtë rrezik, në telegramin e datës 28 nëntor 1912, njoftonte shpalljen e pavarësisë dhe porosiste: “Shpallni edhe ju aty pavarësinë dhe forconi vijat e mbrojtjes kundër armiqve që duan të mësyjnë atdheun tonë të shtrenjtë”. Duke zbatuar porositë e Qeverisi së Përkohshme të Vlorës, batalioni i Kolonjës, i komanduar nga Sali Butka, pas pushtimi të Korçës, më 7 dhjetor 1912, zuri vijën nga Qafa e Qarrit, në Helmës e deri në Luaras, ku u zhvilluan luftime të ashpra nga dhjetori 1912 deri në mars 1913, kur forca të mëdha të Armatës së Epirit marshuan duke pushtuan Leskovikun, Ersekën, Gjirokastrën, Tepelenën dhe arritën deri në afërsi të Beratit. Sali Butka me forcat e tij u tërhoqën në kufijtë e Skraparit me Kolonjën. Aty, në Qafën e Martës, më 25 korrik 1913 u zhvilluan luftime midis forcave të Sali Butkës dhe atyre pushtuese. Në këto luftime u vra Nasi Spiro Qafëzezi, që Saliu e konsideronte si birin e vet ndaj u shpreh “Më mirë të më ish vrarë njëri nga djemtë”.
Me caktimin e kufijve të jugut me Protokollin e Firence më 17 dhjetor 1913, trupat e Sali Butkës filluan luftën që nga Skrapari për të marrë në dorëzim krahinat e pushtuara. Ato çliruan Panaritin, Grabockën, Katundin, Statobërdën, Selenicën e Pishës, Kaltanjin, Qesarakën, ku më 16 janar 1914 u zhvilluan luftime të ashpra. Në mars 2014 forcat shqiptare u futën edhe në qendrën e krahinës së Kolonjës. Më 8 mars 1914, forcat e Sali Butkës i vazhduan luftimet në drejtim të Leskovikut duke i prapsur andartët deri te Mesi i Urave në Lumin e Vjosës. Në këto luftime dha jetën djaloshi Mersin Prodani, që siç shkruhet në dokumentet e kohës “luftonte me trimëri të pashoqe,” kurse në luftimet në Qafën e Badrës dha jetën Qani Ypi. Gjatë prillit 1914, luftime të ashpra deri edhe trup me trup u zhvilluan në Ersekë, Selenice, Butkë dhe më 24 prill në Nikolicë. Në këtë betejë Sali Butka u plagos në sy.
Më 2 korrik 1914, Batalioni i Kolonjës, me urdhër të qeverisë së Princ Vidit forcoi vijat e mbrojtjes në drejtim të Pogradecit. Në Pogradec, i ndodhur mes dy zjarresh, nga forcat e Haxhi Qamilit dhe forcat sadiste, dhanë jetën 60 luftëtarë të këtij batalioni, mes të cilëve edhe Zalo Prodani dhe djali i Sali Butkës, “Gjenerali Gani Butka”. Kështu e quante Koloneli Amerikan Harold Spenser, i cili kishte marrë pjesë në luftimet e batalionit të Kolonjës gjatë vitit 1914, krahas luftëtarëve të tjerë shqiptarë. “Unë, – shprehet ai në një intervistë me një gazetar amerikan në vitin 1919, – si oficer me përvojë kuptova menjëherë se i ndjeri Gani Butka ishte një gjeneral praktik i mbaruar. ….trimëria, guximi dhe patriotizmi i gjeneral Gani Butkës më bëjnë të mos e harroj kurrë. Gani Butka ishte bërë vëllamë me mua, d.m.th., kishim pirë gjakun e njëri tjetrit, sipas zakonit shqiptar”.
Kur delegacioni me Themistokli Gërmenjin, Mihal Gramenon dhe Abdyl Ypin shkuan për ta ngushëlluar Sali Butkën për vrasjen e të birit 23 vjeçar, ai u tha: “Të rrojë Shqipëria” dhe iu ngriti këngë 60 të vrarëve: “Qaj, pa, qaj, Kolonja plakë/ Për ata djem si luanë/ Ç’e patën jetën e pakë/ Dëshmorë për Atdhe ranë”.
Në fund të korrikut 1914 trupat andarte e shoqëruan marshimin e tyre në krahinat juglindore të vendit me djegie, vrasje, masakra, duke bërë shkrumb e hi edhe gjithë Kolonjën, popullsia e së cilës iku në ullinjtë e Vlorës. Në Vlorë, me këmbënguljen e shumë patriotëve Sali Butka u nis për në Bari të Italisë për të hequr syrin që e kishte plagosur në betejën e Nikolicës. Gazeta italiane “Corriere della Puglia” botonte në faqen e parë njoftimin sensacional se “një shqiptar kishte nxjerrë syrin pa narkozë.” Dhe ky ishte Sali Butka.
Raporti i agjentit të Byrosë Amerikane të Hetimeve (paraardhëse e FBI), 6 nëntor 1918. Për më shumë shih në: http://frosina.org/tag/sali-butka/#sthash.Mc52IËlë.dpuf
Administrimi i Korçës në vitet 1912-1916
Deri në dhjetor 1912 – regjimi turk
Deri në maj 1913 – regjimi ushtarak grek
Deri në mars 1914 – regjimi civil grek
Deri në korrik 1914 – regjimi shqiptar i Princ Vidit
Deri në tetor 1914 – bandat greke
Deri në dhjetor 1914 – regjimi ushtarak grek
Deri në fund të tetorit 1916 – administrata civile greke – rojalistët
Deri 23 nëntor 1916, administrata civile greke – venizellistët
Deri më 10 dhjetor 1916 – autoritetet ushtarake franceze me nëpunës grekë
Që nga 10 dhjetor 1916 – Republika Autonome e Korçës nën protektoratin e Ushtrisë Franceze.
Në vitin 1916, me nismën e Aqif Pashë Elbasanit, forcat shqiptare në juglindje u riformuan si një ushtri e rregullt dhe komanda iu dha Sali Butkës nga Prefekti i Beratit, me porosi të Aqif Pashë Elbasanit. Qëllimi i tyre i parë ishte çlirimi i Qarkut të Korçës nga pushtimi grek. Më 20 shtator 1916, Sali Butka dha dorëheqjen si krahinar i Tomorricës dhe nisi organizmin e forcave shqiptare dhe brenda një jave krijoi një forcë prej 250 vetash. Sali Butka dhe Themistokli Germenji, në bashkëpunim edhe me patriotët e tjerë që ndodheshin në zonën e pushtimit francez, hartuan plane për marrjen e Korçës dhe për vendosjen e administratës shqiptare në Korçë. Forcat e Sali Butkës nga tetori deri në dhjetor 1916, çliruan fshatrat në perëndim të Korçës ku u vendosën krahinarë shqiptarë dhe po e shtonin presionin mbi Korçën.
Kronikë nga Gazeta e Korçës
Venizelistët të dehur nga mishi dhe vera
“Sali Butka, kumandar i çetave shqiptare të Oparit lajmëroi voskopojarët të përzënë venizelistët dhe të ngrehin flamurin kombëtar, duke u zotuar që asnjë njeri nuk do të pësonte gjësendi. Por voskopojarët me venizelistët të dehur nga vera dhe qejfet u kthyen dyfek shqiptarëve, të cilët, (shqiptarët), për të ruajtur nderë e armëve, bënë hyrysh dhe i ranë Voskopojës, ndenjësit e së cilës si panë rreziknë mbi kokë ngritnë nga pak plaçkë dhe muar udhën e Korçës. Ushtarët francezë, të cilët nuk e kishin gjetur për të mbarë të vinin për të luftuar në Voskopojë, kishin dalë në Gjonomadh dhe prisnin atje muhaxhirët e Voskopojës dhe i dërguan në Korçë. Dhe si mbaruan këtë detyrë u kthyen prapë në qytet pa zbrazur asnjë dyfek. Është për të treguar që Sali Butka u rrëfye fisnik në luftën e Voskopojës se nuku la të trazoheshe asnjë grua, asnjë fëmijë, po me të plasur dyfeku u lëshoi të lirë udhën e Korçës. Gjithë kështu u suall dhe për ata burra që dorëzuan armët dhe nuk kundërshtuan. Pas luftës së Voskopojës ushtria venizeliste pa shënuar (fitore) dhe me kokën unjur u kthye në Korçë. Sali Butka me çetat e tij zaptoi tërë fshatrat në jugperëndim të Korçës gjer në Boboshticë pa bërë dëm asgjëkundi.
Komandanti ushtarak francez në Korçë, Koloneli Dekoen shkruan: “Një përçapje personale e Sali Butkës, i cili që lart nga Teqeja e Melçanit vazhdonte të bënte pjesë në aspiratat e bashkatdhetarëve të tij, i shpejtoi ngjarjet. Më 3 dhjetor në mbrëmje mora nga ky një letër, në të cilën deklarohej se ai është gati të dorëzojë armët, në rast se shpallej pavarësia e Kazasë së Korçës nën mbrojtjen ushtarake franceze”. Ndërkohë, Themistokli Gërmenji hyri në Korçë për bisedime me komandantin francez, i cili i shkruante komandës së tij në Selanik: “Tashmë nuk ka asnjë dyshim se kryengritja e përgjithshme kundër grekëve është përgatitur plotësisht”. Siç shkruhet në kronikat e kohës: “Nën presionin e brendshëm, por sidomos nga presioni ushtarak i forcave të Sali Butkës, autoritetet franceze shpallën ‘Vetëqeverisjen e Kazasë së Korçës me gjithë rrethet nga autoritetet shqiptare”. Sali Butka mori nga komandanti francez i Qarkut të Korçës, Koloneli Dekoen, një letër ku thuhej: “Zotit Sali Butka. Shpallja e vetëqeverisjes së Korçës nga administrata shqiptare, ishte një fitore e forcave kombëtare dhe në mënyrë të veçantë e Sali Butkës”.
Republika e Korçës e pati jetën të shkurtër dhe Themistokli Germenji u pushkatua prej francezëve në Selanik, më 1917. Gjatë shkurtit 1917 u zhvilluan luftime të ashpra me trupat franceze në perëndim të Qarkut të Korcës. Gjatë këtyre luftimeve u plagos rëndë dhe vdiq nga plagët krahu i djathtë i Sali Butkës në fushatën e Qarkut të Korçës, Qazim Panariti. Në shtator 1919, Sali Butka i dërgon ultimatum komandantit francez për lirimin e Korçës dhe francezët takohen personalisht me Sali Butkën. Kur oficeri madhor francez e pyeti se përse nacionalistët shqiptarë po luftonin kundër francezëve, ai iu përgjigj: “Franca, në Konferencën e Londrës ishte kundër vendit tim. Ajo u mundua t’i jepte Greqisë pjesën më të madhe të Shqipërisë së Mesme. Austria, përkundrazi, mbrojti të drejtat tona. Kjo është arsyeja që ne ishim me Austrinë”. Komandanti francezë në Korçë shkruan se: “Për këta njerëz atdheu është gjithçka. Një nga armiqtë për vdekje të Sali Butkës është pajtuar me të. Një nënë nga Elbasani ka dërguar djalin e saj në Korçë, duke i dhënë porosi të vdiste nëse një gjë të tillë ia kërkonte atdheu – Shqipëria. Përveç kësaj të gjithë të rinjtë që vijnë nga Amerika, theksojnë idenë e lëvizjes kombëtare”.
Letër dërguar nga Komandanti Francez i Korçës, Komandantit të kufirit shqiptar, Eskadromi i Përgjithshëm i Ushtrisë Franceze
Sali Butka ka vendosur të ndërhyjë sapo grekët të futen në zonën neutrale. Leitnanti im Xhelal Panariti, me të cilin Sali Butka ka marrë kontakt më tregoi se kryengritësit presin se çdo të bëjmë ne. Nëse largohemi, atëherë ata do të veprojnë me të gjitha mjetet që disponojnë. Sali Butka e ka armatosur kontingjentin e vet. Sipas dëshmive lokale mund të numërohen mbi 4 mijë burra. Ditën e duhur, ai do bashkojë batalionin e qitësve shqiptarë. Sigurisht, me ikjen tonë pjesa me e madhe e GMA-s (Xhandarmëria e lëvizshme shqiptare) do të bashkohet me kryengritësit. Gjithashtu, tre batalione që shërbejnë nën urdhrat e italianëve do të dezertojnë dhe do bashkohen me Sali Butkën. Nëse do t’i besojmë një gazete italiane, numri i tyre do të arrijë në 5 mijë dezertorë. Këtyre burrave që janë armatosur mirë, me municion e granata, me disiplinë ushtarake, të stërvitur maleve prej dy vjetësh, qoftë në anën tonë, qoftë në anën e kundërshtarit, do t’u shtohen edhe vullnetaret e shumtë të përbërë nga djem të shumtë të ardhur kohët e fundit nga Amerika. Ata kanë sjellë me vete ide kombëtare të avancuara. Influenca e Sali Butkës që është zot i padiskutueshëm i të gjithë krahinës së Shkumbinit do të shtrihet shumë larg. Duke i bërë apel popullsisë së perëndimit deri në Vlorë, Sali Butka do të ketë në dispozicion mbi 30 mijë burra. Ai vetë ka lajmëruar se do të bëjë luftë dhe vetëm luftë.
Më 28 nëntor 1919, në mitingun e organizuar në Lushnjë për festën e Flamurit Sali Butka tha: “Mua më janë vrarë dy djemtë për çlirimin e Atdheut, por kurrë nuk u dëshpërova, sepse ata bënë detyrën si gjithë patriotët e tjerë që ranë dëshmorë. Sot jam kryelartë, kur shoh që ëndrrat e tyre, si edhe gjithë shokëve të tyre si Spiro Bellkameni, Themistokli Gërmenji e të tjerë, u plotësuan. Në këtë moment Sali Butka prek Flamurin Kombëtar dhe e puth”.
Në janar 1920, Sali Butka mori pjesë si delegat në Kongresin Kombëtar të Lushnjës, përkrah burrave të tjerë të kombit shqiptar, ku përshëndeti me vargje: “Uronj Këshillin e Naltë/ Me faqe të bardhë daltë/ Dhe më një Shqipëri të plotë!/ Shpirti im kështu e thotë”.
Po në këtë vit Sali Butka botoi në Korçë vëllimin e tij me poezi, “Ndjenja për Atdhenë”, i cili zbulon botën e madhe të këtij patrioti, trimërinë e bashkëluftëtarëve të tij, nuhatjen e tij të mprehtë politike, forcën e tij morale dhe ndjenjat e tij të holla.
Lermëni pak që të prehem/ Se më zuri pleqëria/ Dhe e baltë do të bëhem/ Sot që u bë Shqipëria.
Nga Jorgji QIRJAKO
Kategori
Uncategorized

Ja lista e 70 drejtuesve të parë të Sigurimit të Shtetit.

Kastriot Dervishi/
Kush ishin komandantët dhe përgjegjësit e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, struktura pararendëse e Sigurimit të Shtetit? Çfarë zbulon dokumenti për të dhënat arsimore të tyre, pjesa dërrmuese pa arsim fare ose me arsim minimal…
Divizioni i Mbrojtjes së Popullit ishte një strukturë kriminale operacionale në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila kontribuoi në shtypjen e çdo qëndrese antikomuniste dhe në konsolidimin e regjimit komunist. Kjo strukturë kishte në dorë fatin e inteligjencies së vendit, e arsimuar kjo në universitetet më të mira të Europës. Për t’i njohur më mirë se cilët ishin komandantët e përgjegjësit që kishin marrë grada ushtarake, po publikoj një listë me 70 persona siç e kanë hartuar komandantët e tyre. Në këtë listë të vitit 1945 do vëreni persona pa arsim fare ose me arsim minimal, të cilët po dërgoheshin në shkollë oficerësh.

Lista e kuadrove:

1-Njazi Bracaj – komandant batalioni, kapiten II, 6 muaj përgjegjës në Brigadën II të Mbrojtjes së Popullit (MP), ka kryer 5 klasë fillore, është prej Skrapari.
2-Harrulla Myrtezai – komandant batalioni, me gradë kapiten II, 8 muaj përgjegjësi në Brigadën I MP, ka kryer 4 klasë fillore, është nga Berati.
3-Kolë Shome – komandant kompanie, me gradë toger, 12 muaj përgjegjësi në Brigadën XV Sulmuese, ka kryer 4 klasë fillore është nga Korça.
4-Hamdi Bajrami – komandant kompanie me gradë nëntoger, 7 muaj përgjegjësi në Brigadën e II Sulmuese, ka kryer 3 klasë fillore, është nga rajoni i Beratit.
5-Rushan Malo – Komisar batalioni, pa gradë, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën e VI të MP, ka kryer 5 klasë fillore. Është komandant nga rajoni i Delvinës.
6-Tefik Qamili – komandant kompanie, pa gradë, efektiv i Brigadës II, 10 muaj përgjegjësi, ka kryer 5 klasë fillore, është nga Vlora.

7-Hekuran Çaushi – komandant kompanie, pa gradë, 8 muaj përgjegjësi në Brigadën I Sulmuese, ka mbaruar 5 klasë fillore, është nga Vlora.
8-Miço Guri – komandant kompanie, me gradë togeri, 9 muaj në përgjegjësi në Brigadën II S, ka mbaruar 5 klasë fillore. Është nga Korça.
9-Beqar Panariti – komandant kompanie në Brigadën VII MP, 7 muaj përgjegjësi. Shkollë nuk ka bërë. Është nga rajoni i Korçës, pa gradë.
10-Vafsi Spaho – komisar kompanie në Brig V të MP. 7 muaj përgjegjësi me gradë nëntogeri, ka mbaruar 5 klasë fillore, është nga Babani i Korçës.
11-Teki Blushi – nënkomandant batalioni me gradë toger, 5 muaj përgjegjësi, në Brigadën e V të MP edhe nga Kolonja.
12-Vangjel Spiro – Komandant kompanie, 4 muaj përgjegjësi në Brigadën V MP, 4 klasë fillore, pa gradë nga Blushi.
13-Idriz Çelo – komandant kompanie me gradë togeri, 11 muaj përgjegjësi në Brigadën e XII S, ka bërë një klasë fillore. Është nga Konispoli.
14-Refat Karamani – nënkomandant batalioni, me gradë togeri, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII MP, shkollë s’ka bërë. Është nga Kurveleshi.

15-Osman Dino – komandant kompanie toger, 12 muaj përgjegjësi në Brigadën III të MP. Shkollë s’ka bërë, është nga Mallakastra.
16-Jani Skrapi – komandant kompanie, pa gradë, 3 muaj përgjegjëi në Brigadën III të MP, ka kryer 5 klasë fillore, është nga Korça.
17-Bilal Xhajo – komandant kompanie, me gradën nëntoger, efektiv i Brigadës V MP, 10 muaj përgjegjës, 2 klasë fillore, është nga Mokra.
18-Xhevit Potoni – nënkomandant batalioni, efektiv i Brig V MP, 9 muaj përgjegjësi, ka kryer dy klasë fillore, është nga Skrapari, mban gradën toger.
19-Ramadan Qenami – komandant kompanie me gradë nëntoger, ish në Brigadën II S, 6 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 4 klasë fillore.
20-Haxhi Islami – nënkomandat batalioni, Brigada VII MP, 6 muaj në përgjegjësi, është nga Skrapari, ka kryer 5 klasë fillore, mban gradën toger.
21-Mete Senishta – komandant kompanie në Brigadën V të MP, 18 muaj përgjegjësi, shkollë s’ka bërë. Është nga Sinishta dhe mban gradën toger.
22-Bajram Adili – komandant kompanie në Brigadën V MP, 5 muaj përgjegjësi, ka kryer 3 klasë fillore, është nga Kavaja, mban gradën toger.

23-Syrja Salihalli – komandat kompanie në Brigadën IV MP, 4 muaj përgjegjësi, ka kryer 3 klasë fillore, është nga Mallakastra, mban gradën toger.
24-Cane Zaloshi – komandant kompanie në Brigadën VII MP, 9 muaj përgjegjësi, 5 klasë fillore, është nga Gjirokastra, toger.
25-Karafil Lengo – komandant kompanie, në Brig VIII MP, 4 muaj përgjegjësi, ka kryer 3 klasë fillore, është nga Gjirokastra, gradë nuk mban.
26-Boran Meçani – komisar kompanie në Brigadën e VI MP 4 muaj përgjegjësi, 1 klasë fillore, nga Gjirokastra, pa gradë.
27-Xhorxhi Vito – komisar në Brigadën V MP, 2 muaj përgjegjësi, pa shkollë, nga Zagoria e Gjirokastrës. Pa gradë.
28-Maze Dushani – komisar kompanie në Brigadën I MP, 6 muaj përgjegjësi, është nga Kurveleshi, 2 klasë fillore, nuk ka gradë.
29-Remzi Hila – zëvendëskomandant kompanie në Brigadën IV MP, 7 muaj përgjegjësi, ka kryer 3 klasë fillore, nga Pogradeci, nuk ka gradë.

30-Resul Alikaj – komandant batalioni, toger, në Brigadën e IV MP, 5 muaj përgjegjësi, 5 klasë fillore, nga Korça.
31-Jani Spiro – komandant kompanie në Brigadën IV MP, 8 muaj përgjegjësi, 5 klasë fillore, pa gradë nga Delvina.
32-Jani Papa – komandant kompanie në Brigadën IV MP, 5 muaj përgjegjës, nga Qarku i Gjirokastrës, pa gradë, 5 klasë fillore.
33-Nebi Dule – nënkomandant kompanie, pa gradë, në Brigadën e VII MP, 16 muaj përgjegjësi, shkollë s’ka bërë, gradë s’ka. Është nga Këlcyra.
34-Hysen Bajrami – komandant kompanie në Brigadën e VII MP, 16 muaj përgjegjësi, pa shkollë, pa gradë, nga Vlora.
35-Riza Dino – komandant kompanie me gradën nëntoger në Brigadën I MP, 10 muaj përgjegjësi, pa shkollë nga Mallakastra.

36-Velo Seferi – komandant kompanie në Brigadën IV MP, pa gradë, 6 muaj përgjegjësi, ka mbaruar 2 klasë fillore, është nga katundi Picar.
37-Halil Xhela – komandant kompanie, pa gradë, në Brigadën I MP, 7 muaj përgjegjësi, shkollë s’ka bërë.
38-Koli Thoma – zëvendës komandant batalioni, toger në Brigadën I MP, 6 muaj përgjegjësi, është nga Boboshtica.
39-Zenel Binozi – komandant kompanie në Brigadën III, 4 muaj përgjegjës, shkollë s’ka bërë, është nga Korça, gradë nuk ka.
40-Thoma Mori – komisar kompanie, pa gradë, në Brigadën IV MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Gjirokastra, ka kryer 5 klasë fillore.
41-Rrapo Çaçi – zëvendës komisar kompanie. Nëntoger në Brigadën I MP, 10 muaj përgjegjësi nga Nivani. 5 klasë fillore.
42-Shaban Karamani – komandant kompanie, në Brigadën VII MP, 8 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 3 klasë fillore, nuk ka gradë, ka kryer 3 klasë fillore, 15 muaj përgjegjësi, nuk ka gradë.
43-Burhan Beqari – komandant batalioni në Brigadën III MP, është nga Vlora, 1 klasë e mesme, 15 muaj përgjegjësi, mban gradën kapiten II.

44-Hasan Mero – komandant batalioni në Brigadën VII MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Korça, pa shkollë, është nga Konispoli, mban gradën kapiten II.
45-Llazi Palluqi – komandant batalioni në Brigadën VIII MP, 4 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 1 klasë të mesme, nuk ka gradë.
46-Nikolla Xhuveli – zëvendëskomisar kompanie në Brigadën VI MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Vlora, mban gradën nëntoger. Ka kryer 5 klasë fillore.
47-Hilmi Boshaj – komiras kompanie, me gradë togeri, ka qenë në Brigadën II MP, 10 muaj përgjegjësi, është nga Kurveleshi, me fillore.
48-Muçi Çobani – komirar batalioni në Brigadën V të MP, 4 muaj përgjegjësi, është nga Pogradeci, 5 klasë fillore, mban gradën kapiten II.
49-Sabri Pleshishti – komandant kompanie në Brigadën II MP, 14 muaj përgjegjësi, pa shkollë, mban gradëntoger.
50-Neki Tefiku – komandant kompanie në Brigadën V të MP, 8 muaj përgjegjës, nga Mallakastra, pa shkollë, mban gradën e nëntogerit.
51-Hamit Kotomi – komandant kompanie në Brigadën IV S, 7 muaj përgjegjësi, nga Fieri, ka kryer 5 klasë fillore, mban gradën e nëntogerit.
52-Zenel Xhemali – komandat kompanie në Brigadën IV MP, 6 muaj përgjegjësi, është nga Delvina, ka mbaruar 3 klasë fillore, s’ka gradë.

53-Nevruz Zereci – komandant kompanie në Brigadën III MP, 11 muaj përgjegjësi, është nga Korça, ka kryer 5 klasë fillore, mban gradën nëntoger.
54-Selman Vishocica – komandant batalioni në Brigadën VII të MP, 8 muaj përgjegjësi, nga Korça, shkollë s’ka, mban gradën kapiten II.
55-Feçor Ismaili – nënkomandant batalioni në Brigadën VI MP, 10 muaj përgjegjësi, është nga Mallakastra, shkollë s’ka bërë, mban gradën kapiten I.
56-Tefik Qerimi – nënkomandant batalioni, Brigada VI MP, 10 muaj përgjegjësi nga Mallakastra, shkollë s’ka bërë, mban gradën toger.
57-Jahe Çollaku – nënkomand kompanie në Brigadën IV MP, 3 muaj përgjegjësi, është nga Skrapari, ka mbaruar 4 klasë fillore, gradë nuk ka.
58-Sabri Shkëmbi – nënkomandant batalioni, Brigada IV MP, 5 muaj përgjegji, është nga Skrapari, 3 klasë fillore, mban gradën toger.
59-Llambi Miho – nënkomandant kompanie në Brigadën IV, 5 muaj përgjegjësi, është nga Delvina, shkollë s’ka bërë, gradë s’ka.

60-Koçi Vodica – komandant kompanie në Brigadën I, 8 muaj përgjegjësi, është nga Korça, 4 klasë fillore, gradë nuk ka.
61-Shpend Sherifi – nënkomandant kompanie në Brigadën II MP, 5 muaj përgjegjësi, është nga Tropoja, 5 klasë fillore, gradë nuk ka (ky emër shënohet me pikëpyetje).
62-Haxhi Nexhipi – komandant kompanie në Brigadës VII MP, 7 muaj përgjegjës, shkollë s’ka bërë, është nga Roskoveci, mban gradën nëntoger.
63-Hamdi Çobani – komisar batalioni në ish Brigadën VII MP me gradë kapiten II, 5 klasë fillore, 5 muaj përgjegjësi, nga Nepravishta.
64-Sinan Qerimi – zëvendëskomandand kompanie, pa gradë, pa shkollë, 8 muaj përgjegjësi, ka qenë efektiv i Brigadës III MP, është nga Vlora.
65-Foni Thano – ish-komisar batalioni me gradë kapiten II, 5 klasë fillore, tash komirar i Kompanisë Speciale Kuçovë.
66-Rushan Malo – komisar batalioni, 5 klasë fillore, 4 muaj përgjegjësi në Brigadën VI MP, pa gradë, është nga Delvina.

67-Muharrem Pojani – komandant kompanie, 11 muaj përgjegjësi në Brigadën IV MP, pa shkollë, është nga Pojani, toger.
68-Tare Mevlani – zëvendëskomandant batalioni, ka mbaruar 3 klasë fillore, 5 muaj përgjegjësi, dikur në Brigadën IV MP, ka gradën toger. Është nga Mallakastra.
69-Tefik Fetahi – komandant kompanie, 5 klasë fillore, 8 muaj përgjegjësi në Brigadën IV MP, gradë nuk ka, është nga Mallakastra.
70-Jorgo Papa – komandant kompanie në Batalionin Special të Delvinës, ka mbaruar 3 klasë fillore greke, është nga Grava e Konispolit, gradë nuk ka.

Kategori
Uncategorized

Mit’hat Zaçe: Si pushkatuam në  fshehtësi buzë liqenit, dy durrsakë.

Një dokument i vitit 1948 zbulon mënyrën se si vepronte Sigurimi i Shtetit, me viktimat që vinte në rreth të kuq. Skema ishte pothuajse e njëjtë. Arrestoheshin në fshehtësi të plotë, zakonisht natën ose në ambiente ku nuk mund ti shihte askush, dhe mbaheshin të izoluar në qeli të ngushta ku merreshin në pyetje. Të arrestuarit kishin kontakt vetëm me hetuesit dhe drejtuesit e Sigurimit të Shtetit, në disa raste rekrutoheshin si bashkëpunëtor me dhunë, e në raste të tjera edhe pushkatoheshin në fshehtësi pa treguar kurrë se ku i kishin hedhur trupat.

Një rast i ngjashëm është historia e dy të rinjve nga Durrësi Skënder Çela dhe Mark Toçi. Personi që e tregon skenën e ngjarjes është  një shef i lartë i Sigurimit të Shtetit dhe ai është njëri prej të katërve që kanë bërë ekzekutimin. Ai quhet Mit’hat Zaçe dhe bashkëpunëtorët e tij apo bashkë ekzekutorët, janë Beqir Balluku, Panajot Plaku, dhe Bajram Vula.

Ngjarja ka ndodhur një natë dhjetorit 1946, buzë liqenit të Ohrit. Katër drejtuesit e lartë të Sigurimit të Shtetit, pasi i kanë mbajtur një javë nën arrest të fshehtë, pa e ditur askush, i kanë çuar ty të arrestuarit në vendin e ekzekutimit dhe i kanë pushkatuar  pa gjyq dhe në fshehtësi të plotë. Mëkati i tyre ishte se “ata ishin anti-parti” dhe kishin dezertuar nga strukturat e Sigurimit. E gjithë dëshmia ku zbulohet ky krim dhe mënyra si funksiononte skena e të gjithë krimeve të kësaj natyre gjatë regjimit komunist, është përshkruar në dokumentin që sjellim sot, nënshkruar nga Mit’hat Zaçe shefi i Sigurimit të Divizionit VIII-të.

Zaçe e tregon ngjarjen kriminale dy vjet më vonë dhe jo si një i penduar për aktin çnjerëzor, por për të dëshmuar  metodat kriminale me të cilat e drejtonte Koçi Xoxe Sigurimin e shtetit, metoda që u cilësuan në kundërshtim me vijën e Partisë në kohën e dënimit të Xoxes. Ai është më i shqetësuar për emrin e mirë të Partisë dhe Enver Hoxhës, se sa për ekzekutimin pa gjyq, se fundja në atë kohë edhe ai vetë mendonte se ishte “e drejtë që të zhduken dy njerëz anti-Parti dhe që nuk mund të ndreqeshin”. Madje ai zbulon se në këtë kohë, miratimi për vrasjet sekrete vinte direkt nga Komitetit Qendror.

Ja çfarë shkruante në letrën drejtuar Komitetit Qendror “Mit’hat Zaçe. 

Dokumenti i plotë
Tiranë  31/X/948
Komitetit Qëndror P.K.Shq.
Kapiten II Mit’hat Zaçe ju njoftoj sa më poshtë:
Kamë qënë Shef i Sigurimit të Divizionit VIII-të deri në Tetor 1947.
Në fund të Dhietorit 1946 kish ardhur në Korçë Koçi Xoxe, me urdhërin e këtij, që i dha shokut Beqir Ballukut dhe Panajot Plakut, kemi zhdukur Skender Çelën e Mark Toçin që të dy nga Durrësi dhe të përjashtuar si anti-Parti. Shoku Beqir Balluku dhe Panajot Plaku qysh nji javë më parë më kishin urdhëruar mua që Skënder Çelën e Mark Toçin ti arestoja dhe ti mbaja në mënyrë shumë të fshehët, me nji fjalë të mos dinte njeri se këta janë arestuar, më kanë thënë se do ti zhdukim si elementa Anti-Parti dhe që në reparte kishin filluar të bënin punë armike. Unë i themë shokut Panajot Plakut se ne s’kemi urdhër nga lartë, ai më thotë se kemi ne, kemi biseduar me shok të K.Q. atëhere unë i thash se me që ju si përgjegjës i Partis në Divizion, më urdhëroni unë po veproj. I arestova dhe mbasë nji javë, kur Koçi Xoxe erdhi në Korçë këta dy u pushkatuan prej meje, shokut Beqir Ballukut, Panajot Plakut dhe Bajramë Vulës, buzës së liqenit të Ohërit nja 5 km nga Poradeci, ndërmjet Shën-Naunit dhe Poradecit.
Mbasi u pushkatuan, i themë shokut Beqir Ballukut se mua më duhet të lajmëroj shokun Kadri Azbiun si shef i Seksionit Sigurimit të Ministris Mbrojtjes Kombëtare mbasi këta mund të më ngarkohen mua, që si nuk munda ti ruaj këta njerzë që të mos ikin; pse ne lajmëruam se këta dy kanë dezertuar. Shoku Beqir më thotë s’ka gjë se ju themë unë, pastaj kur e di Koçi s’ka nevoj ta dij Kadriu. Për këtë, se gjoja ata kanë dezertuar, nga Seksioni Sigurimit më është hequr nji vrejtje dhe u regjistrua si pa zotësija ime për ti ruajtur këta njerzë.
Ju njoftoj për këtë gjë se jamë i bindur që K.Q. dhe sekretari i Përgjithëshmë i Partis shoku Enver nuk do të dinë as gjë.
Unë qysh atëhere këtë aktë e kamë quajtur si akt kriminel dhe i papajtuarshëm me Partin, këtë ja kamë thënë dhe shokut Panajot Plakut, porse unë nuk shkarkoj nga përgjegjësija veten t’ime si bashk-puntor i nji akti të tillë, dhe kur Koçi urdhëroj vrasjen e tyre, në atë kohë e kamë quajtur të drejtë se zhduken dy njërzë anti-Parti dhe që nuk mund të ndreqeshin.
Se si e ka shtruar çeshtjen Koçi Xoxe atë natë që këta u pushkatuan e di shoku Beqir Balluku dhe Panajot Plakut, mbasi mua më lanë tek dera, duke pritur sa të dilnin shoku Beqir dhe Panajoti.
Për-veç meje, Beqir Ballukut, Panajot Plakut, Bajramë Vulës, Baki Starjes nuk di tjetër njeri për këtë çeshtje, sigurisht nuk përjashtohet Koçi.
Adresa:
Drejtorija e III-të
Ministris M. Kombëtare

Kategori
Uncategorized

Afera ruse e uraniumit që prek Obamën dhe Hillarin.

 

John Solomon, Alison Spann

Administrata Obama është përfshirë në një marrëveshje të debatueshme në vitin 2010, duke i dhënë Moskës kontrollin mbi një sasi të madhe të uraniumit amerikan, madje FBI-ja ka mbledhur prova të shumta që tregojnë për zyrtarë të industrisë bërthamore të Rusisë të implikuar në afera korruptimi, rryshfetesh, zhvatjesh dhe pastrimit të parave në përpjekje për të rritur biznesin e energjisë bërthamore të Vladimir Putnit brenda Shteteve të Bashkuara, sipas dokumenteve qeveritare dhe intervistave me zyrtarë të lartë.
Sipas dokumenteve të FBI-së dhe gjykatës, agjentët federalë kanë përdorur dëshmitarë konfidencialë amerikanë që punonin brenda industrisë bërthamore ruse për të mbledhur të dhëna të shumta financiare, për të bërë regjistrime të fshehta dhe për të interceptuar e-maile të hershme që tregonin se, Moska kishte kompromentuar kompanitë amerikane të uraniumit me rryshfete në shkelje të Aktit të Praktikave Korruptive të Jashtme.
Ata kanë arritur të përftojnë edhe dëshminë e një dëshmitari okular – të mbështetur edhe nga dokumentat – që tregon se zyrtarët rusw të energjisë bërthamore kanë sjellë miliona e miliona dollarë në Shtetet e Bashkuara të kanalizuara përmes fondacionit të bamirësisë së ish-presidentit Bill Clinton, gjatë kohës kur Hillary Clinton shërbente në administratën qeveritare si Sekretare e Shtetit për t’u siguruar që të merreshin vendime që favorizonin Moskën. Natyrisht, skema korruptive është zhvilluar me miratimin e nivelit më të lartë të qeverisjes në Rusi, sipas dëshmisë nën betim të një agjenti vite më pas.
Në vend që të lëshonte akuza konkrete për aferën e vitit 2010, Departamenti i Drejtësisë ka vazhduar hetimin për më shumë se katër vite të tjerë, praktikisht duke mos informuar kongresin dhe publikun amerikan për aktivitetin korruptiv të Rusisë në territorin e Shteteve të Bashkuara gjatë një periudhe kur administrata Obama ka marrë dy vendime të mëdha që kanë favorizuar ambicjet komercionale bërthamore të Putinit.
Vendimi i parë është marrë në tetor të vitit 2010, kur Departamenti i Shtetit dhe agjencitë qeveritare në Komitetin e Investimeve të Huaja në Shtetet e Bashkuara kanë miratuar me votë unanime shitjen e pjesshme të kompanisë kanadeze të minierave “Uranium One” tek gjiganti i energjisë bërthamore të Rusisë “Rosatom”, duke i dhënë kështu Moskës kontrollin e mbi 20 për qind të uraniumit amerikan. Kur kjo shitje u bë publike nga fushata e Presidentit Trump përpara zgjedhjeve presidenciale, zëdhënësi i Hillary Clinton tha se ajo nuk ishte e përfshirë në shqyrtimin e komitetit dhe pretendoi se një zyrtar i Departamentit të Shtetit kishte deklaruar se ish-Sekretarja e Shtetit nuk ka ndërhyrë në çështjet e investimeve të huaja të komitetit.
Në vitin 2011, administrata Obama i dha miratimin nënkontraktuesit të Rosatom, Tenex, që të shiste uranium komercial tek centralet bërthamore të Shteteve të Bashkuara në partneritet me “United States Enrichment Corp”. Më parë, Tenex, i kishte shitur centraleve amerikane vetë, uranium të ripërpunuar, i cili përftohej nga shpërbërja e armëve bërthamre sovjetike sipas programit të paqes në viteve 1990 Megatonë në Megavatë.
“Rusët janë duke korruptuar kontraktorët amerikanë në industrinë bërthamore me rryshfete dhe kërcënime për zhvatje, gjë që ka ngritur shumë shqetësime legjitime lidhur me sigurinë kombëtare. Asnjë prej këtyre provave që janë marrë vesh përpara aferës së vitit 2010, nuk janë bërë publike përpara se administrata Obama të merrte vendimet që favorizonin biznesin rus”, deklaron një agjent që ka punuar me këtë çështje, i cili flet në kushtet e anonimatit nga frika e zyrtarëve amerikanë dhe rusë. Vendimi i administratës Obama për të miratuar blerjen e Uranium One nga Rosatom ka qenë në qendër të debateve politike që në vitin 2015.
Kjo ka qenë edhe koha kur Peter Schëeitzer, reporter i “New York Times” ka dokumentuar se si Bill Clinton ka mbledhur qindra mijëra dollarë nga gjobat ruse dhe fondacioni i tij i bamirësisë ka mbledhur miliona e miliona nga donacionet e palëve të interesuara për këtë marrëveshje kryenin gjatë kohës që Hillary Clinton ishte në krye të Komitetit të Invetimeve të Huaja në Shtetet e Bashkuara. Administrata Obama dhe çifti Clinton i mbronin veprimet e tyre në atë kohë, duke pretenduar se nuk kishte asnjë provë që rusët apo donatorët e ndryshëm kishin bërë ndonjë shkelje dhe se nuk ekzistonte asnjë arsye që burton nga siguria kombëtare që të pengojë marrëveshjen e Uranium One në komitet.
Por dokumentet e FBI-së, Departamentit të Energjisë dhe të Gjykatës tregojnë se FBI-ja ka mbledhur prova të mjaftueshme shumë kohë përpara vendimit të komitetit se Vadim Mikerin, rusi që qëndron në krye të fushatës së Putinit për ekspansionin bërthamor brenda Shteteve të Bashkuara – kishte kohë që kryente shkelje nga më të ndryshmet në territorin amerikan.
Eric Holder, Prokurori i Përgjithshëm në atë kohë, ka qenë një nga zyrtarët e administratës Obama që iu bashkua Hillary Clintonit në Komitetin e Investimeve të Huaja në kohën kur është miratuar marrëveshja e Uranium One. Shumë zyrtarë aktualë dhe të tjerë të asaj kohe kanë raportuar se nuk e dinin nëse FBI-ja apo Departamnenti i Drejtësisë kishin paralajmëruar anëtarët e komitetit për aktivitetin kriminal që ishte zbuluar. Në lidhje me këtë çështje, zëdhënësi i Holder dhe Clinton nuk i është përgjigjur telefonatave për të komentuar. As Departamenti i Drejtësisë nuk ka dashur të komentojë për momentin.
Mikerin ka qenë drejtuesi i Tenex të Rosatomit në Moskë që në fillim të viteve 2000, ku ka mbikëqyrur bashkëpunimin bërthamor me Shtetet e Bashkuara sipas programit Megatonë në Megavatë dhe shitjes së uraniumit komercial tek shtetet e tjera. Në vitin 2010, Mikerin u transferua në Shtetet e Bashkuara me vizë punë të miratuar nga administrata Obama për të hapur degën e re amerikane të Rosatom të quajtur Tenam.
Ndërmjet viteve 2009 dhe janarit të vitit 2012, Mikerin “…është angazhuar me qëllim dhe aktivisht në aktivitete konspiracioni dhe ka rënë dakord me persona të tjerë për të penguar, vonuar dhe influencuar tregtinë dhe lëvizjen e lirë të uraniumit të pasuruar në tregti përmes zhvatjes”, thuhet në një padi kundër tij në nëntor të vitit 2014.
Sjellja e tij e paligjshme është evidentuar falë një dëshmitari konfidencial, një biznesmen amerikan, i cili filloi të jepte rryshfete nën udhrin e Mikerinit dhe me leje nga FBI-ja, si agjent i infiltruar. Pagesa e parë korruptive e regjistruar nga FBI mban datën 27 nëntor 2009.
Në dëshmitë e firmosura në vitin 2014 dhe 2015, një agjent i Departamentit të Energjisë i emëruar për të asistuar FBI-në në çështje, dëshmoi se Mikerini ishte mbikëqyrësi i “skemës mashtruese” që përfshinte zhvatje, korrupsion, pastrim parash dhe rryshfete që miratoheshin dhe ofronin përfitime të shumta për zyrtarë të lartë të Rusisë. “Si pjesë e kësaj skeme, Mikerin, me miratimin e zyrtarëve të lartë në Tenex dhe Rosatom (të dy entitete shtetërore ruse), ofronte kontrata pa tender për bizneset amerikane në shkëmbim të ryshfeteve që paguheshin në llogari bankare përetj detit”, dëshmoi agjenti David Gadren. “Në atë kohë, mendohet se Mikerin i ndante përfitimet me bashkëpunëtorë të tjerë në Rusi”, vazhdon agjenti.
Ndërkohë, çështja e industrisë bërthamore ruse rezultoi një minierë ari e vërtetë, pasi zbuloi aparatin e pastrimit të parave që kanalizonte rryshfete përmes instrumenteve financiare në Qipro, Letoni dhe ishujt Seychelles. Një financiar rus në New Jersey ishte ndër të arrestuarit për pastrim parash, sipas të dhënave të Gjykatës. Rasti nxorri në pah edhe rrezikun e sigurisë kombëtare që administrata Obama mohonte: Mikeri i kishte ofruar një kontratë transporti një kompanie të quajtur Transport Logistics International, e cila kishte punën e rrezikshme të transportimit të uraniumit rus nëpër territorin amerikan. Kontrata është ofruar në këmbim të një rryshfeti prej më shumë se 2 milionw dollarësh nga ekzekutivët e kompanisë. Një nga ish-punonjësit e Mikerinit ka thënë për FBI-në se zyrtarët e Tenex në Rusi kërkon specifikisht që të kryhej kjo skemë dhe të aplikoheshin çmime të fryra për të përfshirë edhe rryshfetet, dëshmuan agjentët në Gjykatë.
Zbërthimi i nje skeme të tillë korrupsioni që buronte nga nivelet më të larta të qeverisë ruse dhe që përfshinte asetet e transportit të materialit të rrezikshëm të uraniumit në Shtetet e Bashkuara, duke lehtësuar gjithashtu edhe pastrimin ndërkombëtar të parave, do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për çdo agjenci të zbatimit të ligjit. Megjithatë, Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja vendosën të mos merrnin asnjë meritë në vitin 2014 kur Mikerin, financiari rus dhe ekzekutivët e kompanisë së transportit u arrestuan dhe dënuan.
E vetmja deklaratë publike u bë vetëm një vit më pas kur Departamenti i Drejtësisë lëshoi një deklarartë për shtyp në gusht të vitit 2015. Deklarata theksonte se disa të pandehur kishin rënë dakord për marrëveshje. Në atë kohë, çështja kriminale kundër Mikerinit ishte ngushtuar në një akuzë të vetme, atë të pastrimit të parave, për një skemë që zyrtarët pranuan se ishte zhvilluar gjatë viteve 2004-2014. Edhe pse agjentët kishin prova të shkeljeve të mbledhura të paktën që në vitin 2009, prokurorët federalë vendosën të mos i përmendnin dhe të mos bëhej lidhja me vendimet e rëndësishme qeveritare.
Vendimi i Gjykatës nuk përmendi as lidhjen me bisedat që FBI-ja kishte zbuluar nga informatorët që kishin dëshmuar për zyrtarët bërthamorë rusë, të cilët përpiqeshin përmes rryshfeteve të afroheshin me çiftin Clinton edhe pse agjentët kishin mbledhur dokumente që tregonin transferimin e miliona dollarëve nga industria bërthamore ruse drejt enitetit amerikan që kishte ofruar asistencë për fondacionin e Bill Clinton. Mungesa e publikimit të fakteve ka lënë në errësirë jo vetëm publikun amerikan, por edhe disa prej aktorëve kryesorë të kongresit.
Ish-republikani Mike Rogers, i cili drejtonte Komitetin e Inteligjencës gjatë kohës që FBI-ja zhvillonte hetimet tha se nuk i është thënë asgjë për rastin e aferës korruptive me Rusinë edhe pse shumë politikanë të tjerë kishin shqetësime serioze për vendimin e administratës Obama në lidhje me marrëveshjen e Uranium One.
“Fakti që informacione të tilla të rëndësishme nuk ofrohen përpara se të merren vendime të tilla, tregon se interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara janë shkelur nga vetë personat që janë përgjegjës për t’i mbrojtur ato”, tha ai. “Përpjekjet e Rusisë për të manipuluar politikën amerikane janë më tepër nga sa imagjinonim”.

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Kategori
Uncategorized

Nostalgji për socializmin.

 

Ramiz GJINI

Eh, çfarë begatie kemi pas në socializëm! Lëre, lëre…
Më mbushen sytë me lot kur e kujtoj… Aq shumë më ka marrë malli për atë kohë, sa. Katundin tonë, Kastriotin, e pat mbytur bollëku. Se, që ta dini ju, edhe bollëku të mbyt, të merr frymën kur të mbulon…
Kishim stalle lopësh, stallë delesh si dhe stallë pulash, por qumështin, mishin, leshin, vezët e të gjitha, i dorëzonim në shtet. Ne qemë të pasur e të lumtur, sepse tek e fundit, stallat ishin pronë e jona dhe ne krenoheshim gjithshka kishim e nuk kishim….
Po mollët?! Ah! mollët e Kastriotit; edhe në ëndërr më shfaqen. Aq shumë mollë ka pas në Kastriot, sa nuk i transportonin dot maunet, ndaj dhe kalbeshin. I kapte bora në parcela, por ne i mbulonim me kashtë, që të rrinin ngrohtë se na dhimbseshin. Dhe linin aty një roje si punë katili, që po t’i afroheshe të gjuante me gurë e ndaheshe nanas me të.
Ku shkonin ato maune të ngarkuara me mollë Kastrioti?!
Ca eksportoheshin jashtë, ca drejt e te Blloku ku jetonin, hanin e dhjesnin shokët e Byrosë Politike. Por edhe ne hanim, që ç’ke me të, pse jo…
Mbaj mend, që në dyqanin tonë shiteshin thela molle. Thela, të mëdha, mesatare dhe të vogla; pra, diçka si hazërllup, që populli i Kastriotit të mos lodhej duke i prerë me thikë.
Kjo ndodhte, sidomos, një ditë para festës së vitit të ri. U hiqnin kalbësinën dhe ia shisnin popullit të Kastriotit me 6 lekë kilogramin.
Dhe… O zot, kur e kujtoj! çfarë rregulli ka pasë!
Kur vjelëset e mollëve linin punën, brigadjeri u kontrollonte torbat e bukës se mos kishin fshehur aty ndonjë kokërr mollë. Dhe ashtu duhej, përderisa ato gra, qenë llupëse të mëdhaja, nuk ngopeshin kurrë edhe pse kishte plot. Pastaj, përse të vidhnin derisa paguheshin shumë mirë?
Me pagën e një dite, punëtorët e fermës mund të blinin, jo shaka, por dy bukë gruri; njërën për vehte, tjetrën për komshiun kooperativist.
Ky komshiu kooperativist, kur realizonte normën me kazëm e lopatë, e kishte pagën tridhjetë lekë të vjetra në ditë. Sepse edhe puna, asokohe ka qenë bio. Bëhej vetëm me kazëm e lopatë, nuk ka qenë e manipuluar me teknologji.
Ju ndoshta keni harruar, por një bukë misri kushtonte vetëm tridhjetë lekë. Dhe, merreni me mend: ato tridhjetë lekë, fshatari nuk i merrte për një muaj si në vendet kapitaliste, por i merrte vetëm për një ditë. Dhe t’i merrje kaq lekë vetëm në një ditë, nuk ishte pak, apo jo?
Aq e shijshme ishte at’here buka e grurit, sa katundari ynë e shtynte bukën e misrit me bukë gruri. Por ne, si ne…! Ndonëse mes bollekut, prap nuk na rrinte bytha rehat, sepse vidhnim, vidhnim sa i luanim fenë, të gjithë pa përjashtim.
Nuk vidhnim për të vënë kapital, ej… Vidhnim, thjeshtë se na hahej… Çudi, si na hahej kaq shumë asokohe, xhanëm?! Dhe kjo vjedhje, ishte si të vjedhësh për sport, për hiçgjë, vetëm sa për t’u turpëruar.
Edhe pse e dinim, që të vjedhësh nuk ishte një gjë e mirë, ne prap vidhnim… Nuk di pse e bënim…
Kur na kapnin, na gjobisnin, na vendosnin fletërrufe si dhe na diskretitonin si hajdutë para popullit tonë kryehajdut.
Kurse kuadrot… Ata shkriheshin me popullin, shkriheshin dhe ngrinin prapë. Shumica kishin pak bark si shenjë dallimi. Ata i kishin gratë antare partie, që gjithmonë ishin shumë dakort me parafolsin.
Parafolsi në Kastriot, ka qenë sekretari i partisë, shoku Rushit. Edhe sot i kemi parafolsit si athere, por sot, të paktën u a futim ndonjë të sharë aq drejtëpërsëdrejti sa i bëjmë të shkrihen gazit.
Tani, kur e kujtojmë atë kohë, na kap nostalgjia, një nostalgji për heroizmin tonë, për ngadhnjimin; për punën me vrull revolucionar e jetesën roje te grumbulli i misrit në arë.
“Pa, pa, pa…”, ia bëj unë nganjëherë me vehten time kur më kap nostalgjia, ” sa i bukur pat qenë ai xhumleku i sfungjerit, që ia mora kushëririt tim uha, që të shkoja e të konkuroja në Tiranë për tu futur në Akademinë e Arteve! Ashtu xhumleku nuk ka tani, sepse nuk ka as karrocierë tregtie. Vetëm ata mund të ta gjënin një xhumlëk të tillë kaq të bukur me vija.
Eh, çfarë të shtymjë kam bërë unë kur preva biletën e autobuzit për Tiranë! Jam krenar kur e kujtoj, sepse ia theva hundët një xhajë duke e shtyrë me kokë e me bërryla për t’u futur te sporteli. Ai xhaja, që ngordhalaq, nuk e preu dot biletën atë ditë, unë po! Lërë, lëre, sa i fortë kam qenë asokohe…
Eh, çfarë malli më ka pushtua për socializminr! Çfarë nostalgjie më ka zënë! Ka qenë tjetër kohe atëhere. Dhe ne, të tjerë njerëz, gjithashtu! Ishim të gjithë të rinj pavarsisht viteve që mbanin njerëzit në kurriz: njeriu i ri socialist.
Në mbyllje, dëshiroj t’iu rrëfej një episod, që përbën, si të thuash, sekret popullor, pra, nuk dua ta marrin vesh pushtetarët e asaj kohe, që ruanin në syrtare sekretet shtetërore. Nejse…
Kur mbarova studimet në Akademinë e Arteve, vajta të bëja ca lekë në Greqi. Shkuarja atje, nuk qe me avion, as me makinë, por që me këmbë, biles as me këmbë, por me stërvitje taktike, diku të përulur siç ecin kaçakët, e diku duke rrëshqitur barkas si zvarranikët, sepse bashkëudhetarit tim iu fiksua se do ta gjuanin ushtarët me snajper.
Më në fund ia dolëm të hynim në tokën helene, pa na gjuajtë me snajper.
Filluam punë. Vilnim ullinj në Zakinthos dhe paguheshim mirë.
Për çdo ditë, kur hanim, bosi na sillte dy litra vere, një pagure me vaj ulliri si dhe mish ose peshk me shumicë.
“Pini verë sa të doni” thoshte ai, “vetëm mos e teproni se do bini nga ulliri”. Mirëpo kishim një hallexhi më vehte që na u mërzit aq shumë sa pa u bërë java, deshi të ikte për Shqipëri. U mërzit pikërisht për shkak të ushqimit.
E quanin Emin. Gjithë jetën nuk qe ngopur as me bukë ky Emini.
“Çfar ke Emin, që je i mërzitur”, e pyeta.

Kategori
Uncategorized

Pushtohet Shqiperia nga Narko-Oligarkia!

Pushtohet Shqiperia nga Narko-Oligarkia!

Nga Guxim Kojeli/
—————————————————————–
Te dy “kundershtaret”qe drejtojne shtetin dhe pushtetin oligarket Meta-Rama pas nje takimi”depatues”3 minuta vendosen pushtimin total te Shqiperise nga narkodiktatura e oligarkise.Ata liruan te vetmen hallke e frike te narkotrafikut Visho Ajazi-Ish kreu i Sherbimit Sekret Shqiptar.Tani shume shpejt pritet lirimi i Shullazit dhe perpara tij pastrimi i Sajmir Tahirit.Tani eshte radha e shqiptareve.Te atyre shqiptareve te cilet si ne kengen e Ismet Drishtit nuk i kane veshet si te gomareve.Opozita dhe deputetet e saj te paepur Salinjani,Balliu e Andon Frroku pritet te thone fjalen e tyre!Askush nuk e shpjegon kete konspiracion.

Pëlqej
Kategori
Uncategorized

Zagani përballë Tahirit, kur ligji troket në derë në mes të natës.

Dritan Zagani është një zyrtar policie, i lindur në Shkodër, ai është në detyrë si shef i njesisë antidrogë në Komisariatin e Policisë së Fierit—një detyrë e parehatshme dhe e rrezikshme, mes informatorëve me pagesë dhe të dyshuarve për bashkëpunim të fshehtë me “armikun”, me një rrogë në kufi të mbijetesës dhe me shumë “tundime”.

Por ai beson dhe përpiqet ta bëjë mirë punën e tij, edhe pse tek ai ka hedhur rrënjë prej kohësh dyshimi se dikush dekonspiron operacionet që ai organizon. Për këtë arsye, ka filluar të kalojë informacione tek kolegët e tij të misionit italian të policisë financiare, Guardia di Finanza, me shpresën që, të paktën, ata të mund t’i arrestojnë kriminelët shqiptraë kur ata hyjnë në Itali.

Ashtu sikur çdo mbrëmje, edhe më 1 maj të 2014, pas orës 5 të pasdites ai mbyll derën e dhomës së vogël në Komisariatin e Fierit dhe me makinën e tij të rrënuar niset drejt Vlorës, aty ku jeton me dy prindërit e moshuar, bashkëshorten dhe tre vajzat e tij, në një apartament të vogël në lagjen Skelë.

Një darkë e thjeshtë, ca biseda të shkurtëra përpara televizorit dhe më pas në shtrat, nuk ka as para dhe as dëshirë për të dalë nëpër rrugët e Vlorës.

 

***

Saimir Tahiri është një i ri ambicioz, djalë i një farmacisti, që pas një përpjekje të pafrytshme për të studiuar në Itali, përfundoi në “ezaurim nervor” të gjatë, kthehet në Shqipëri dhe diplomohet në Drejtësi në Universitetin e Shkodrës. Puna e tij e parë në jetë është si zëdhënës i Partisë Socialiste, dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit “Qemal Stafa” të themeluar nga Partia Socialiste. Dhe në vitin 2009, pa mbushur tridhjetë vjeç, zgjidhet deputet i Partisë Socialiste. Dihet se për të bërë politikë duhet të njohësh njerëz dhe Saimiri kthehet në frekuentues të rregullt të jetës së natës së Tiranës, ku njeh personazhet më me emër në qytet.

Saimiri është praktik dhe falë njohjeve të tij të jetës së natës, organizon skuadra që duhet të “mbrojnë votën” në zgjedhjet e 2013-s, dhe shpërblimi i merituar i marrë nga Kryeministri Rama pas fitores është posti i Ministrit të Brendshëm.

Në klasifikimin famëkeq të ministrave të Brendshëm në historinë e Shqipërisë, ai ka hyrë si ministri më jetëgjatë në detyrë, falë një sistemi perfekt të marrëdhënieve me publikun, që filloi me hyrjen triumfale të policisë në Lazarat, tek panairet spektakolare të policisë, tek policet e këndshme në rrugët e Tiranës që shpërndajnë lule për shoferet femra në ditën e Festës së Gruas.

Sigurisht, ndonjë shqetësim vjen përherë, sikurse kritikat për premtimin e pambajtur për të mbyllur të gjitha kazinotë në qendër të Tiranës dhe se përdori operacionet e policisë për të riorganizuar tregun e lojërave të fatit, apo për bombën në farmacinë e të atit që u pasua me arrestime të njëpasnjëshme të një sërë kriminelëve që u liruan të gjithë brenda pak kohe, apo për atentatet e njëpasnjëshme me tritol pa asnjë fajtor, apo për serinë e gjatë të vrasjeve të bujshme të pashpjeguara ndonjëherë, apo së fundmi akuza e vazhdueshme (e pabazë sipas partisë së tij) se ka lënë të lirë kultivimin e kanabisit në Shqipëri, deri në pikën sa filloi transporti i tij me avionë.

Një bezdisje e veçantë i erdhi nga ai polici i Vlorës që e akuzoi se u ka dhënë makinën e tij, që do të thotë mbulimin e tij, kushërinjve të Vlorës, të cilët ai e di që janë tregtarë të ndershëm fruta-perimesh. Por roli i tij si Ministër dhe pushteti i tij politik që buron nga një marrëdhënie e ngushtë me Kryeministrin i dhanë mundësinë që t’ia hedhë lehtësisht dhe paq këtij problemi, duke cituar raportet miratuese të Guardia di Finanza, të cilat përgenjështronin problemin e drogës.

Por kur opozita kërcënon se do të bojkotojë zgjedhjet, ajo arrin të marrë “kokën” e tij, dhe pas ritriumfit zgjedhor të partisë së tij, Saimir Tahiri nuk merr asnjë post ministror dhe iu desh të kënaqet me detyrën e famshme politike të koordinatorit të projektit të bashkëqeverisjes, një shpikje e pavlerë e Kryeministrit pa asnjë domethënie dhe mbi të gjitha pa asnjë pushtet të vërtetë.

 

***

Në orën një pas mesnate bie zilja në derën e Dritan Zaganit, dëgjohet zhurmë e madhe, persona të shumtë që flasin nga ana tjetër e derës.

Nga brenda Dritani pyet se kush janë dhe ato i përgjigjen të hapë derën sepse janë kolegët që kanë ardhur me një urdhër arresti. Dritani nuk do që ta hapë—formimi i tij prej polici i kujton se në Shqipëri ligji nuk lejon arrestimet mes orës 10 të natës dhe 5 të mëngjesit, përjashto rastin kur ata që kërkohen të arrestohen janë të armatosur dhe të rrezikshëm. Kolegët ngulin këmbë për të hyrë, por pa shfaqur forcë (e dinë që ajo që po i bëjnë kolegut nuk është e këndshme dhe ndoshta as e drejtë) dhe ai vazhdon t’u thotë atyre se nuk mund ta arrestojnë në atë orë.

Askush nuk i tregon ndonjë urdhër arresti të lëshuar nga gjykata dhe as i thotë arsyen pse duan ta arrestojnë.

I gjithë pallati zgjohet nga zhurmat e policëve, nga të bërtiturat dhe nga të qarat e vajzave të tij, të gjithë, kuriozë, dalin në shkallë për të kuptuar se çfarë po ndodh, ndërsa dhjetëra policë presin në rrugë para pallatit, duke pirë cigare dhe duke u llafosur pranë pesë makinave të mbërritura nga Tirana nën drejtimin e shefit të kontrollit të brendshme të Ministrisë së Brendshme.

Stresi dhe tensioni rriten dhe i bëjnë një lojë të pakëndshme, Dritanit i bie të fiktë, duke rënë në dysheme. Gruaja e trembur hap derën për të kërkuar ndihmë nga policët, dhe ata, të shumtë, hyjnë në apartament, ndërsa vajzat qajnë me dënesë, gruaja e trembur bërtet, ndërsa pleqtë e tij shikojnë në heshtje, të trembur nga kujtimet e kohëve që shpresonin se kishin kaluar.

E shtrijnë në divan dhe e sjellin në vete, ndërsa të gjithë qetësohen. Ai kërkon dhe ja arrin që në apartamentin e vogël të rrinë vetëm ata policë që janë të nevojshëm. Këta, të mbetur gjashtë, vazhdojnë me një farë ndroje të kontrollojnë shtëpinë dhe të vendosin në një kuti të gjithë pajisjet elektronike që arrijnë të gjejnë, regjistruesa, memorie të jashtme kompjuteri, kompjuterin portativ dhe makinën fotografike.

Dritani këmbëngul dhe arrin t’i bindë që të paktën t’i bëjnë një proces-verbal për kontrollin e banesës dhe të gjërave që duan të sekuestrojnë, ato pajisje që i ka blerë me vështirësi për zell profesional apo ndonjë dhuratë nga miqtë e Guardi di Finanza, të cilat Dritanit nuk do t’i kthehen më.

Dritani ka ende marrje mendsh dhe ata e sjellin në spitalin e Vlorës, ku i bëjnë analizat dhe zbulojnë se nga stresi i kanë rënë të gjitha nivelet e sheqerit. I japin serum dhe pas dy orëve e fusin në makinën e policisë dhe në pesë të mëngjesit e sjellin në Tiranë, ku Dritan Zagani do të qendrojë për tre ditë në një qeli të izoluar në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pa kontakt me asnjeri dhe pa asnjë shpjegim.

***

Më 16 tetor 2017 në orën tre të drekës ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po shpejton të mbyllë një ditë normale pune si shef i Partisë Socialiste të Tiranës, mes takimeve me militantë dhe politikanë apo mundësive për foto për gazetarët që e ndjekin dhe ndonjë mbledhje pune, kur dikush i komunikon se Dritan Zagani sapo ka deklaruar në ”Facebook” që Moisi Habilaj, kushëriri i tij, me të cilin Zagani kishte pasur një përplasje që për të kishte rezultuar fatkeqe, është arrestuar nga një hetim antidrogë i prokurorisë antimafia të Katanias në Siçili.

Postimi i Zaganit elektrizon shtypin shqiptar dhe menjëherë politika fillon ritualin e saj të sharjeve, shumë shpejt të acaruara nga publikimi i disa përgjimeve në të cilat “kushëriri” Habilaj lëvdohet se gëzon mbrojtjen e Ministrit, se përdor policë shqiptarë si transportues droge dhe arrin të përdorë radarët e ushtrisë për të shmangur problemet gjatë udhëtimit në det për të transportuar drogë nga Shqipëria në Itali. Në fund, deklarata e përgjuar e Habilajt thotë se se duhet t’i japë 30 mijë euro Ministrit, edhe pse ai fiton pesë milionë në muaj.

Opozita publikon menjëherë dokumentin e plotë prej 416 faqesh të prokurorisë antimafia të Katanias, duke lënë të nënkuptohet se e ka marrë nga shërbimet sekrete italiane, gjë e cila i jep historisë një dimension tjetër, të një “rregullim hesapesh” të diplomacisë ndërkombëtare.

Partisë Socialiste, befas, nguron të ofrojë mbrojtje politike dhe Tahiri detyrohet të zhvillojë disa takime me majën e hierarkisë politike, natyrisht me dyer të mbyllura, për të cilat gazetarët bëjnë festë duke raportuar histori imagjinare përplasjesh të stuhishme, shantazhesh të dyanshme, kërcënimesh për përfshirjen e gjithë qeverisë e të tjera, si këto. Vetë Tahiri, duke dalë nga shtëpia, ushqen dyshimin e një përplasje force me Partinë Socialiste, duke u përgjigjur në mënyrë lakonike gazetarëve që e pyesin për kërkesën për arrestimin e tij si pjesëmarrës në “grup të strukturuar kriminal”, e përgatitur me shpejtësi të rrufeshme nga prokuroria shqiptare: Nuk keni parë gjë akoma.

Komisioni për Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend, i mbledhur urgjentisht për të miratuar ose jo arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit, u kthye në mënyrë të zgjuar në një proces hetimi dhe gjykimi ndaj prokurorëve, në një linjë politike të papërcaktuar mirë, që mban distancë nga ish-ministri por pa e braktisur atë në fatin e tij: hetojeni, kontrollojeni, por nuk mund ta arrestoni.

Dy ditë më pas, Kuvendi do të miratojë në seancë plenare këtë vendim dhe Saimir Tahiri do të jetë i lirë për të përgatitur mbrojtjen e tij, pikë së pari brenda Partisë Socialiste dhe më pas, nëse do të mbajë të pazbehur mbështetjen politike, gjykatat shqiptare nuk do të mund t’i bëjnë asgjë më, sepse, ndërkohë qeveria do të ushtrojë privilegjet e vetingut dhe atyre prokurorë dhe armiqve politikë mund të mos u mbetet më as hija.

 

***

Pas tre ditësh arrestim (afati ligjor është 48 orë) nga Policia e Tiranës, Dritan Zagani pret vizitë nga një avokat penalist, ndoshta i thirrur nga ndonjë koleg, i cili e informon se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe dyshim për bashkëpunim me grupe kriminale dhe më pas e shoqëron në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku ligjërohet arrestimi.

Për gjashtë muaj e tetë ditët e ardhshme Dritani do të mbetet në qeli në pritje të kotë që ndokush, prokuror apo hetues, t’i drejtojë ndonjë pyetje. Ndërkohë, pasi ndryshoi avokat, arrin të paktën të zbulojë se “grupet kriminale” me të cilët kishte bashkëpunuar ishin oficerët e Guardia di Finanza, të pranishëm në Shqipëri si pjesë e një misioni në ndihmë të policisë shqiptare.

Pas një tjetër viti në arrest, dhe pas shumë “këshillimesh përkujdesëse” për shëndetin e familjes së tij, duke parë që procesi i tij, ndërkohë i kaluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë të Fierit dhe i mbajtur në këmbë vetëm me akuzën e shpërdorimit të detyrës, po zhvillohet shumë ngadalë dhe pa asnjë garanci, Dritani merr familjen e tij dhe ikën në Zvicër, ku kërkon dhe përfiton nga qeveria zviceriane statusin e refugjatit politik, pra, statusin e personit që arratiset nga vendi i tij për t’i shpëtuar persekutimit për arsye politike.

 

***

Saimir Tahiri feston së bashku me mbështetësit e tij që e thërrasin në rrugë, aspak të lëkundër nga pesha e akuzave, hyn në makinën e tij luksoze dhe në apartamentin e tij lëshohet në ”Selfie” festive me figura të njohura të medias—fotot tregojnë si luksin e Saimir Tahirit edhe nivelin e lartë të atyre që ishin në ankthin e pritjes për të.

Por tani topi është në fushën e prokurorisë antimafia të Katanias, e cila vazhdon hetimet e saj të kujdesshme. Për të mbrojtur Tahirin dhe, me të, të gjithë zinxhirin e pushtetit, qeverisë shqiptare do t’i duhet të përunjet për të marrë në mëshirë pandëshkueshmëri faktike dhe për të shmagur daljen e informacioneve të tjera të sikletshme për të, të cilat do të ushqenin publikun dhe një opozitë përherë e më të nxehur dhe më të uritur.

 

***

Në praktikë diferencën, nëse e keni vënë re, e bën pushteti. Dinjiteti, përkundrazi, nuk blihet me Mastercard./ Exit.al

Kategori
Uncategorized

LETËR AMBASADORIT LU: KENI MARRË NË MBROJTJE KRIMIN E ORGANIZUAR !

Nga Idriz Morina

Ambasador i nderuar ka disa ditë, që të paktën privatisht po debatojmë me shumë miq, pse ju nuk po reagonit për rastin “Tahiri”.
Natyrisht, edhe ne si shqiptarë, dhe të mbushur me ‘frymëzim’ nga letrat tuaja, veçanërisht ato ku Ju i jeni drejtuar shqiptarëve, që veç sa nuk na keni quajtur një komb kriminel.
Letrat tuaja, madje, pavarësisht mospajtimeve për akuza kolektive, i merrja për miqësore, si një shprehje e vullnetit të pastër, që nuk lë vend për diskutim dashamirësinë.
Por, kur tash i rilexoj letrat tuaja, dhe duke qenë se jo pak e njoh mentalitetin në Shqipëri, pasi e kam njohur nga afër për muaj të tërë në vitet e pas daljes nga diktatura, dhe ku kam njohur katrahurën shpirtërore që ia ka shkaktuar po diktatura, më rezulton i çuditshëm mos reagimi juaj ndaj proceseve në rrjedhje e sipër (kur diskutohej në Komisionin e ligjeve dhe më pas në Grupin Parlamnetar të PS-së dhe në fund në Kuvendin e Republikës).
Po të kishit qenë shqiptar, ashtu siç edhe ju e përshkruani deri diku (shqiptarin), do ta kisha kuptuar si sjellje prej një inatxhiu shqiptar, pra për shkak të përplasjes që keni pasur me kryeprokurorin Llalla, ju nuk doni me asnjë kusht ta pranoni, se kundërshtari juaj ka të drejtë të paktën në një rast, pra gjithmonë do të donit ta vërtetonit të kundërtën.
Reagimi juaj, një ditë pas vendimit të Kuvendit të Republikës, i cili e mori hapur në mbrojtje një të dyshuar për krim të organizuar, është edhe më i papranueshëm, që të merret si i sinqertë apo i kuptueshëm.
Ju ambasadorët amerikan jeni mirëpritur gjithmonë në reagimet e juaja, edhe atëherë kur mund të mos keni pasur të drejtë, pasi fjala e Amerikës shihej si fjala e Zotit ndër shqiptarë!
Z.Ambasador, sikur ta kishte përdorur veturën tuaj ky grup apo cilido grup i krimit të organizuar, cili do të ishte reagimi i Administratës Amerikane?
Po të shkonte kjo çështje në Kongresin amerikan, cili do të ishte votimi?
A do të kishte amnisti apriori nga Kongresi për ju, dhe a do të përplasej Kongresi me prokurorinë e shtetit?
Pa na u përgjigjur ju, ne besojmë thellësisht se nuk do të kishte guximin askush ta ndalonte hetimin e një skandali të bërë publik, jo më nga mediat (që i fyen e poshtëron Rama), por nga Prokuroria italiane dhe shqiptare, ndërsa po shkojnë drejt dekadës akuzat e bëra publike nga polici hetues Zagani për ish ministrin Tahiri?
Pra, edhe më keq se sa heshtja juaj ishte reagimi juaj.
Ajo miqësi deri në përulësi e shprehur ndaj shqiptarëve nga ana juaj në letrat tuaja për shqiptarët, nga edhe e kam marr shkasin të reagoj, ka shpërputhje totale me qëndrimin tuaj me skandalin më të madh në ndriçim e sipër.
Nuk mund të mos i evidentoj dy gjëra, që reagimet tuaja publike, nuk janë në nivelin diplomatik në shumë raste,
Dhe që kjo sjellje e juaja, e cila i bën të dyshimta edhe raportimet (relacionet tuaja) për State Departamentin, është pro drogës, pro krimit më të lartë të organizuar.
Ju flitni për problemet periferike, dhe doni të mbuloni me çdo kusht skandalin e shekullit. Më saktë turpin e shekullit.
Me këtë ju po dëshmoni se politika që keni ndjekur ju ka qenë në shërbim të forcimit të klaneve të drogës, dhe kërkoni që shoqëria shqiptare ta harroj drogën, në kohën që në qeverisjen e Ramës, jo vetëm trafiku ka shënuar kulmin, por sipas raportimeve në media, tashmë sipas mesatares së përdoruesve për kokë banori, ia ka kaluar edhe Britanisë për përdorimin e kokainës, një shtet ku tradita e përdorimit të drogës është më shumë se prej një shekulli, ndërsa trafikimi-tregtia e drogës nga kjo perandori i ka më shumë se tre shekuj.
Ndoshta edhe këtu buron obligimi juaj, që aleatët tuaj të mos e humbin tregun, apo ta kompensojnë nëpërmjet Shqipërisë.
Ndryshe nuk ka as logjikë diplomatike, dhe aq më pak me shpirtin e dëlirë, për dashurinë ndaj shqiptarëve që keni shprehur, ama vetëm deri tek droga! Para këmbëve të drogës, dashuria juaj për shqiptarët dorëzohet, venitet deri në zhdukje!
Më tej akoma,
Si u bë që edhe në Kosovë, ata që janë në krye të shtetit të jenë të pranueshëm, madje për dekada për diplomacinë tuaj, edhe pse janë zbuluar me dhjetëra skandale tronditëse, droga, trafiku i armëve, i naftës, i tenderëve dhjetëra e qindra milionësh, deri tek vrasja e njerëzve të pafajshëm, kundërshtarëve politik, … zbrazja e Shqipërisë dhe Kosovës me rreth 50 % (jo nga mortaliteti, por nga detyrimi për të ikur), gjithë kjo heshtje e gjatë, tek një shtet dhe diplomaci, që për gati 3 dekada i kemi varur jo vetëm shpresat, por e kemi dorëzuar fatin tonë!
E dimë dhe e kuptojmë që pikësëpari jemi fajtorë ne shqiptarët, se s’patëm intelektualë të duhur që ta drejtonin vendin më mirë, por ne kemi dyzina njerëz më të mirë, dhe që janë të gatshëm ti ndihmojnë shtetet tona drejt një të ardhme më të mirë, se sa këta që ju i përkrahni, dhe asnjëherë si sfidoni seriozisht.
Mundësia juaj është e pakufizuar për ti sfiduar këta grusht kriminelësh, që ju thoni: Në 27 vitet e fundit … politikanë të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim”.
Sipas jush Berisha dhe Meksi nga e djathta, dhe nga e majta, Nano-Meta-Rama (dhe ndonjë tjetër), kanë kryer krime të tmerrshme pa pushim.
Por, kurdo që ju ta thoshit këtë në prag fushate, zgjedhjesh brenda partiake, ata do të ishin një hiq, duke ditur disponimin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve, dhe bindjen e verbër (jo vetëm besimin) se fjala e Amerikës është fjala e Zotit.
Por, ju nuk po e bëni këtë as tash!
As tash kur duhet të prangoset Saimiri sipas kërkesës-urdhrit të Prokurorisë, dhe gjithë saimirët që i shërbyen trafikut të drogës, ju po i nxirrni akuzat për të djathtën.
E kishit kohën e mjaftueshme deri në këtë moment të kërkonit edhe me emra ish zyrtarësh të shtetit nga e djathta gjer te Berisha, por ju luani në një kartë tjetër, të ruajtjes së këtyre dosjeve të përveçme për qëllime të ruajtjes së varësisë ndaj jush deri në mazohizëm!
Këtu përfundon diplomacia dhe zhveshët ‘dashuria’ juaj për shqiptarët ‘barbarë’!

Marre nga Shqiptari.eu

Kategori
Uncategorized

Symbyl Ages (Izet Haxhia). Ti nuk ke lavdi.

Nga Azgan HAKLAJ

“Keni mëshirë për shpifësit e mashtruesit”-thoshte Seneka, sepse ata janë skllevërit e vertetë të shoqërisë dhe njerëzimit.

E citova këtë sentencë të filozofit të madh të Romës sepse në qoftë se ka njeri për të cilin vlen më së shumti meshira e lutja, ky është Izet Haxhia.
Peng i mëkatit, skllav i sherbimeve sekrete i Klosit e sojit të tij siç deshmoj edhe vet si bashkëpuntor i ish-shikasit të Gazidedes, një kukuvajkë e zëdhenës i ish-sigurimit të shtetit dhe pse jo i sherbimeve sekrete te huaja serbo-greko-turke.
Qellimi final i platformës së tyre është destabilizimi i Shqipërisë, përçarja e lufta civile mes bashëkombasve, e më në fund coptimi i trojeve etnike për të kthyer në plaçkë tregu për orekset e këtyre shteteve ish-perandori të dikurshme, armike shekullore të Shqipërisë.

Shume miq më keshilluan të mos merrem me ty Izet, sepse me thanë ky interpret konspiracionesh, ky Rasputin i vogël ka përgenjeshtruar veten duke i kerkuar falje Dritan Zaganit, të akuzuar në fakt për një periudhë që ti dole bllof, sepse per në atë kohë që ti zoteri ben fjalë i bie që ai të ketë qenë student (shih ditëlindjen). Por unë vendosa të pergjigjem tutorëve e mentorëve tuaj që të udhëheqin në sulmet e paprincipta ndaj çdo kujt që nuk është në vathën e tyre.

Keto ditë ju zgjodhët të sulmoni një çift ekselentë juristësh me shpifje e intriga për shkak të detyrës, znj Elisabeta Imeraj dhe z Agron Bajri , por dhe grupin e prokurorëve në bllok duke u bërë pjësë e ansamblit të korbave të zi Mero Baze,çorapes dhe Muç-t Nanos që dirigjojnë frontin antimalsorian edhe pse urrejtja krahinore eshtë krim.

Izeti i erdhi në ndihmë qeverisë narkotrafikante në krye të të cilës janë trinomi Rama,Tahiri, Xhafa e të tjerë.
Ai sulmoi një zyrtar që kishte zbuluar oktapodin e zullumit të Tahirit dhe po mundohej te këpuste keto tentakula kriminale, konkretisht Dritan Zaganin duke e lidhur me mua, por që shpejt përgënjeshtroj vehten duke i kerkuar falje.

Shpifësi i perdorur duhet të më kerkonte falje mua sepse Dritan Zagani këtij mashtruesi publik i duhej për të më goditur moralisht mua, i xhelozuar nga aktiviteti im në sherbim të demokracisë dhe kontributi ndaj Kombit Shqiptar.
Por si padashje ai zbulon skenarin e perplasjeve, si dhe tentativen për eleminimin fizik të Zaganit dhe faturën per ta lanë tek Haklajt, pse jo tek unë me argumentumin e fshehjes së gjurmëve, natyrisht per të fshehur skenaristët, regjizorët dhe aktorët e vertet të ekzekutimit, si gjithmonë.

Ka 20 vjet që organizatori, skenaristi regjizori i vrasjes së Tribunit të Demokracisë Azem Hajdari i denuar tashmë nga gjykata në tre nivelet, është strehuar me perkujdesjen e Fatos Klosit e miqve të tij serbo-grek në një katund tē Turqisë për ti shpetuar drejtësisë duke u kthyer në instrument pergojues deri në jargavitje për këdo qe e urdhërojnë ustallarët e tij.Prej aty ky Symbyl Agë i oborrit të Klosit firmos, vulos e çertifikon pa u menduar dy herë enqiklikat e gatshme të cilat ia servir Padroni Klosi.

Badigardi Izet gjatë vitëve qe ka sherbyer ka intriguar me mjeshtri të lartë artistikë për Haklajt tek Berisha dhe Azemi dhe të njëjtën gjë per të dy tek Haklajt në vitet 97-2000 për interesat e tij utilitare që tashmë dihen kur dhe humbi pavarsinë dhe u ba instrument ne platformen antiPD ne Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Ju sygjeroj Izet të lexoni librin e vellait tuaj, Ismetit që thotë për këto vite;
Më thirri ministri i brendshëm i asaj kohe dhe me tha do të emroj shef komisariati në Tropojë dhe detyra kryesore që ke është arrestimi i Kryetarit të PD-së Tropojës Azgan Haklaj.
Nē fakt arrestimi im ndodhi por më vonë.
Partia Demokratike me kandidoi për deputet.
Populli i Tropojës më votoj për faktin se shpirtërisht përfaqësoja familjen blu,Partinë Demokratike, më votoj për ADN familjare Haklaj që i ka dhanë katër deshmorë Atdheut në betejat për liri dhe pavarsi të Kombit Shqiptar,si dhe nē mbrojtje tē institucioneve të shtetit demokratik.

Partia Demokratike me kandidoi për kontributin tim në mbrojtje të vlerave të demokracisē, për asgjë të pamoralshme në sherbim të dikujt dhe në dem të dikujt tjeter, siç aludoni ju me gjuhen tuaj tē helmtë si të neperkës
Filozofi i madh Niçe ne meson se;
” Liria e juaj është deri në kufirin e fillimit të lirisë sē tjetrit”.
Shtetari i moçëm, arkitekti i Spartës aristokratike Likurgu thotë;
” Kur mbaron liria jote fillon liria e tjetrit”.
Gjatë jetës tuaj ju Izet i shkelët keto parime duke intriguar për të gjithë.
Ju intriguat për Azem Hajdarin derisa ia arritet qellimit, ekzekutimin e tij.
Sigurisht që thonë se ke marre pjesë dhe në ngjarje të tjera të dhimbshme,edhe tek Haklajt,e tani ben sikur të dhimbsen shumë.

Se sa të dhimbsen e tregon fakti i tentatives tuaj per kurbanizimin e Zaganit dhe faturen të ua kalon me lehtësi Haklajve pas interpertimit mjeshtror tē konspiracionit të radhēs qē ta servirin mendjet diaboloke qe të kanē skllavëruar.
Ti zgjodhe pikërisht ditët e inagurimit të shtatores së Azem Hajdarit në Tropojē për të ndërmarrë këtë fushatë shpifjes.
Nē fakt zhveshe karakterin tënd tē vertet.
Veshja e mantelit të Pejgamerit për të hapē 7 vulat e librit “zbulesa ” tē Shēn Gjonit për tu treguar shqiptarëve të vertetat e mëdha, të cilët ti i din ështē përpjekja jotē deshperuese dhe deshtimi juaj i turpshēm i radhës dhe perfundimtar.
Por Haxhia nuk ngopet me vrasjen e Azem Hajdarit, me pergjakjen e Tropojës dhe vrasjen e qindra djemve të saj.
Ai është peng i betimit solemn para Fatos Klosit se do ta zhduke Pd e Tropojës.
A i mbani mend dekleratat Izet që ju benit, gjatë referendumit të Kushtetutës në vitin 1998.

Sigurisht kori qe drejtonit në të cilinin bënte pjesë edhe autori i atentatit ndaj meje qe do merrte pjese dhe në atentatet ndaj Azemit Hidajet Gjeçi ;
“Se te jemi gjalle ne nuk ka PD në Tropojë”
Dhe unë ju pergjigjesha vendosmerisht:
Sa tē jem gjallë unë ka PD në Tropojë.
Po i pate harruar rilexoj gazetat e asaj kohe.
Natyrisht Tropoja votonte në Referendum sistematikisht kunder padronēve tuaj dhe Pd e udhëhequr nga unë ka fituar edhe me rezultate spektakolore duke i marre të gjitha njësitë administrative të Tropojës 8 me 0.
Para 500 vjetësh Sulltan Mehmeti ekzekutoj të gjithë vëllezërit e tij për të hypur në fronin e Stambollit.
Izeti është i gatshēm tē firmosē ekzekutimin e tē gjithē personazheve të demokracisë e të patriotizmit shqiptar, Azem Hajdarin ta rivrasë, të vrasë Berishën, tē nxjerrë nga varri e te vrasë Rugoven, Ismail Qemalin e Isa Buletinin ,ta zhdukē Gjergj Kastriotin nga sheshi për tē mbajtë nē Fron Trinjakët bijtë e Eskobarit ,Tahirin, Xhafën, Edi Ramëm.

Izet Haxhia, ju keni lindur në Gash tē Malësisë të Gjakovës por në damarët e tu nuk rrjedh asnjë pikë gjaku e këtij fisi të lavdishëm i cili u shnderrua në shekuj në parzmore të Atdheut, në simbol shekullor të betjave historike pë liri e pavarsi.
Linde në Tropojë dhe u bane dirigjent i përgjakjes së saj.
Ishe badigard i Berishes dhe thure intriga, artikulove akuza e shpifje, sa do ta kishte zili vetë Nastradin Hoxha.
Mburreshe si mik e bashkëpuntor i Azemit,si protagonist i Dhjetorit 90 dhe udhëhoqe ekzekutimin pa mëshirë të heroit të demokracisë ashtu si Bruti para 2000 vjetësh Jul Qezarin.
Haxhia ky senator i krimit është i terbuar ditët e fundit ngaqë me dt 27 tetor u inagurua Shtatorja e Azem Hajdarit.
Ai nuk guxon ta shohë as me tylbi vendlindjen e tij dhe monumentin e studentit liberator, tribunit të demokracisë Azem Hajdari.
Ështē tërbuar,nga frika e burgosjes së Sajmir Tahirit dhe si dem i harbuar sulmon këdo e shpif gjithçka për gjithkënd që e urdhërojnë, në menyrë të padrejtë e cinike.
Si sharlatan që është sulmon prokuroren Imeraj, bashkëshortin e saj Agron Bajrin, pinjoll i familjes Atdhetare e nacionsliste të legjendarëve Kadri dhe Deli Bajri, grupin e prokurorëve të Çeshtjes Tahiri, familjen Lushaj,pishtarët e demokracisë Saliun dhe Ukën e shumē djem të Partisë Demokratike Deputetin Hysen Osmanaj ,madje përsëri Azemin e u hakërrehet tē gjithë Tropojanëve.

Haxhiaj është terbuar sepse e din mirë se Gashi, Tropoja e kanë liçitë( shlyer nga defteri) sipas gjuhës së tij turke.
Për Tropojën Izeti nuk ekziston.
Ai e shiti Tropojën për 30 astra si Juda Jezu Krishtin.
Tropoja e Shqipërisë e Flamurit Kuqezi nuk i bjen kurrë në gjunjë trikolorit serb,kryqit grek, gjysëmhanës turke, koktejet më tē hidhur me të cilët ngre dolli Izeti.
Si perfundim per ty Izet kam zgjedhur një histori të vertet të ndodhur në bjeshkët e Btoshës (të Gashit) në Lekëbibaj (Tropojē ) para shumē kohësh.
Njē çoban i thotë Fratit (qenit të tij) kujdes tufën e deleve.
Iken çobani për punēt e tij dhe len fratin e lidhur,por vjen ujku dhe mbyt gjithë tufën.
Frati keput vargonjtë e hekurt dhe mbyt ujkun dhe e mbulon me delet mbytura.
Kur vjen çobani e sheh çfarë ka ndodhur,çmendet nga zemrimi dhe vret Fratin.
Pasi pastron vendin nga delet e ngordhura dhe e gjen ujkun, çobani nga deshpërimi tenton te vrasë dhe vehten.
Nderhyjnë familjarët e tjerē dhe nuk e lejojnë.
Çobani i merzitur therret të gjithë fshatin dhe e varros Fratin në bjeshkët e Btoshës me gjamen e burrave të Lekëbibajve.
Edhe sot e kesaj dite i thonë tek Varri i Fratit.

Ti me shpifjet e tua kerkon përfitime e lavdi Izet por të siguroj se ke humb gjithçka.
Nuk do kesh lavdi as sa Frati.

Boll ma!

Kategori
Uncategorized

Dehja e pare (dhe e fundit) e Jetes time

Tregim

Jakup B. GJOCA

I dhashe fjalen vajzes se dashuroja, se do te shkoja te shtepia e saj, per ta kerkuar. Mirepo, prinderit e mi ishin larg, dhe nuk doja tu thosha ende.
Bisedova me nje mikun tim, qe e kisha nga qytetit tjeter. Me Shyqon njiheshim, ishim bere miq, edhe pse puna jone nuk na lidhte gjithsesi.
Shyqua pranoi me kenaqesi, sa une i thashe. Madje, nuk e fshehu gezimin, sa me tha, qe te shtunen do te shkonim me fshatin e se dashures time me makinen e tij. Ai ishte drejtor i nje ndermarrjeje te rendesishme te rrethit, ku une punoja.
Me te dashuren biseduam, qe te vinte edhe ajo me ne, po ate dite, packa, se ajo me tha, qe ritet dhe zakonet e duan qe ajo te na priste ne shtepine e saj.
Une i thashe, qe pak rendesi u jap riteve, por dua te bej ate qe deshiroj une.
Ne fakt, edhe se dashures nuk do ti jepnin leje qe te largohej nga kooperativa, ngaqe keto dite kishin edhe fushaten e mbjelleve te grurit dhe ajo ishte agronome e kooperatives.
Fshati i se dashures ishte thelle ne rrethin e Korces, dhe rruga ishte paralele me lumin, gjithsesi, edhe pse e ngushte, ishte e bukur dhe e shtruar me asfalt, ngaqe ishte edhe rruga e minieres me te madhe te rrethit.
Kur mberritem ne qender te qytezes se minatoreve, ishte mesdite. Qendra e qytezes gumezhonte nga njerezit dhe urbanet, qe shkonin e vinin ne Korce.
E dashura kerkoi vellain e saj.
Dikur, erdhi se bashke me ne.
E prezantoi. Ai, ishte akoma ne shkollen e mesme, dhe, sa u afrua te ne, tha.
– Me late te pres gjithe mbasditen ne kete te ftohte.
– Na u prish makina rruges. E keni larg, dhe njehere thame qe te ktheheshim, – iu pergjigj duke qeshur dhe me humor miku im, Shyqua.
– Sa mire do kishit bere, te ishit kthyer. Do te kisha luajtur edhe une, por kam ndenjur si lapidar ketu, ne kete te ftohte, – iu ktheu vellai i se dashures.
E dashura me pa ne sy, si per te me thene, te mos keqkuptohesha nga shakate.
– Rruga eshte e perpjete dhe ka balte. Te keni kujdes, mos u mbeten kepucet ne balte, – na tha vellai i se dashures, duke na hedhur syte gjate nga kembet.
– Ju i paskeni gjithe te keqiat. – i tha Shyqua. – Mire, qe na i the qe ne fillim, se kemi kohe akoma te kthehemi mbrapsht.
– Si te deshironi. Nuk ju fton njeri me zorr. – iu pergjigj vellai i se dashures.
Ajo qeshi dhe tha.
– Vellai ben shaka nga gezimi.
– Po fol ty, fol, se mos u mbetet qejfi ketyre, – iu kthye vellai.
U nisem rruges nga qendra e qytezes, per te shkuar te fshati, ku banonte e dashura. Sic na tha edhe vellai i saj, do te ecnim me kembe neper rrugicen e ngushte dhe me balte me shume se 2 ore.
– Ben shaka vellai, – tha e dashura.- Nuk eshte me shume se 30 minuta me kembe, edhe pse e perpjete.
– Po ty me thoshe qe je nga Korca. – i thashe une se dashures, me nje ton qortimi, por edhe duke qeshur.
– Ty u mesove me fshatin, sepse bredh cdo dite neper fshatrat e Librazhdit, – mu pergjigj e dashura, si per te me kundershtuar.
Vellai i saj, kishte qendruar ne ane te rrugices dhe une kujtova se na priste edhe ne.
Sa u afrova prane tij, ai shkeli nje pllake guri. Nje fllucke balte u hodh perpjete, duke me perlyer te dy kembet e mia.
E motra e pa dhe iu hakerrye.
– Pse e perbalte?
– Qe te mos na shaje fshatin. Po te doje, le te kthehet, nese fshati i duket larg dhe me rruge te perbaltura.
– Shaka beri, ska gje. – tha Shyqua.
Une, cuditerisht qesha. E dashura u ul, qe te me fshinte njollat e baltes nga pantallonat.
Une nuk pranova, por u ula ne nje vend me te thate, prane rrekese me uje, qe zbriste nga lart, neper mesin e rrugices.
Vertet, nuk beme me shume se 30 minuta rrugetim, kur mberritem ne qender te fshatit. Nje shesh i madh, dhe anash tij ishin 3 ndertesa.
E dashura me deftoi, qendren e kultures, dyqanin e ushqimeve dhe te bukes.
Para dyqanit te bukes ishin mbedhur nje grumbull njerezish.
– Tani ndahet buka. Njerezit shtyhen te marrin buken e grurit, sepse nuk arrin per te gjithe, sado qe shitesja e jep me racion, – me shpjegoi e dashura.
Njerezit, sa na pane, shprehen habi, duke mos na ndare syte.
Une mendova se ata pershperitnin per mua, mbase lajmi ishte perhapur, sic ndodh neper fshatrat e vegjel.
Te shtepia e saj, na priten prinderit. Kishin dale ne oborrin e shtepise.
Nje grua, qe sapo doli, erdhi e para dhe na takoi Pastaj erdhen prinderit e se dashures.
– Ky eshte vjehrri, kjo eshte vjehrra, – thote gruaja, duke na prezantuar prinderit e se dashures.
– Gezohemi qe u njohem, – thote Shyqua. – Tani qe u prezantuam, na takon te kthehemi.
– Pse? – i thote duke qeshur babai i se dashures.
– Po ne per kete prezantim beme kaq rruge. Tani, qe ju na pranuat, ne e mbaruam misionin tone. Erdhem te merrnim fjalen tuaj. Na e dhate. Tani te vijme here tjeter, per shkelkat.
– Ua, korba cfare bera! – tha gruaja. – Une kujtova se ju ishit prezantuar.
– Ska gje, teze, – i thote e dashura. – Ne duhemi, dhe kemi eardhur te njihemi, jo te japim e te marrim fjale.
Babai i se dashures, na fton qe te shkojme te shtepia dykateshe.
– Te ulemi aty ku ka zjarr, – i thote Shyqua babait te se dashures, – duke deftuar me dore ndertesen tjeter, me te vogel, qe ishte me prane.
– Jemi ngushte ketu, – i pergjigjet babai i se dashures. – Po edhe aty ku do rrime, do sjellim zjarr.
Shyqua nuk kundershtoi me.
Na cuan ne oden e miqve. Nje dhome e madhe, sa gjysma e shtepise, ku ne qender ka oxhakun dhe perqark ka divane.
Une dhe Shyqua u ulem ne krahun e majte, ndersa prinderit e se dashures ne anen e djathte te odase.
E dashura, qendronte ne mes.
– Ty hajde ulu me anen tone. Je e jona tani, – e ftoi Shyqua.
– Prisni ca, bre. Akoma eshte vajza jone.
E dashura qeshi dhe erdhi dhe u ul prane meje.
Kur u shtruam te tavolina dhe shkembyem miresite e pershendetjes, babai i se dashures, i thote Shyqos.
– Or mik, ky djale, keshtu nga kallepi, i mire duket. Por, nuk e dime si sillet, kur pi. Atje kuptohet si eshte.
– Mos e kij ate merak. Do ta rregullojme. – ia kthen Shyqua, me te qeshur.
Une e degjova dialogun e tyre, por nuk u dhashe rendesi.
Kur filluan dollite, edhe pse ishim 3 burra ne tavoline, une kundershtova te pija.
U thashe, qe une kurre nuk kam pire.
– Si ka mundesi? – thote babai i se dashures. – Ty thua qe ke 1 vit e gjysem qe punon ne Librazhd dhe bredh fshat me fshat. Aty ku te ftojne, nuk pi fare? Se libbrazhdiotet per raki, nuk te falin.
– Une nuk pi fare.
– Pse, vuan nga ndonje gje?
– Jo, jo. Por, qe kur kam qene i vogel, kam pare sherre te te aferme te mi, nga rakia, dhe kam vendosur, qe une te mos u ngjaj fare ne pije. Prandaj, nuk dua te pi.
– Mire ben, – thote Shyqua. – Por, meqe tani eshte bere i yni, do tja mesojme edhe kete zanat.
Une, pata rastin dhe u deftova nje histori, qe me kishte ndodhur.
Isha i ftuar me mamane, te dajua i saj, ngaq percillnim djalin e tij te vetem per ushtar, i cili ishte nje vit me i madh se une ne moshe.
Ne tavoline ishin te gjithe vellezerit e tij, domethene vellezerit e gjyshes time, nga mamaja. Si edhe 2 kusherinjte e tyre te pare.
Mamase, ngaqe e kishin lene qe ne vogel prinderit jetime, dajot e saj e perkujdesnin shume.
Ate mbremje babai nuk erdhi dot, ndaj une si djali i madh, isha edhe i perkedheluri i dajove.
Kur filloi dollia, une e merrja goten e rakise, trokitja per urim, e vija ne buze, por nuk pija asnje pike.
Dikur, nje nga kusherinjte e dajove te mamase, qe ishte edhe kusheriri i pare i gjyshes time (por qe une nuk e njihja ngaqe nuk kishte ardhur kurre te mamaja), duke me pare qe nuk pija, me thote:
– Po ty, pse nuk e pi dolline. Nuk te pelqen ai, per te cilin e ngreme dolline, apo nuk te pelqen zotrote rakia?
– Une nuk pi fare raki. Ritin dhe zakonin e pi, – ia ktheva pa ngurim, edhe me njefare zemerimi. Jo per fjalet qe me tha, por me teper, ngaqe kurre nuk e kisha pare te deftonte sadopak dhembshuri per mamane time, per me teper, qe kusherira e tij, e kishte lene jetim foshnje.
– Po tavolina eshte per burra. Dhe burrat pine raki Nese ti nuk je burre, duhet te cohesh nga kjo tavoline, – ma ktheu ai me tone inati.
Pashe, qe u ngrit dajua i madh i mamase.
– Cili je zotrote, qe i flet djalit tone keshtu?- i drejtohet, pa e permbajtur zemerimin.
– Pellumbi jam. Ketu tavolina eshte per burra. Do ndjekim zakonet, apo jo.
– Pse, te ty kemi ardhur? Apo ty ke ardhur te ne- ia kthen me me teper zemerim dajua i madh, kusheririt te tij.
-Ketu jemi ne tavoline burrash.
– E di zotrote, qe ai djale e ka vendin ketu, te tavolina e burrave, me shume sesa zotrote? E di kete? Nese nuk e di, ja ta deftoj une, ku e ke vendin zotrore, – dhe i defton me dore deren.
Nderhyne edhe dajot e tjere, per te qetesuar gjendjen.
Dajua i madh me mori prane dhe me perkedheli floket.
– Ketu tani je dhender. Nuk ke dajo te te mbroje. – thote Shyqua. – Prandaj, pi nje cike.
Une, me shume nga gezimi, po e ktheja goten.
Ne fillim me dogji. U kollita.
– Po ty, e ktheve menjehere. Jo ashtu, sa ta mesosh zanatin. – me keshilloi Shyqua.
Nuk lija me gote rakie bosh, ne dollite qe merreshin e ngriheshin.
Nuk mbaj me mend, kur u zgjova ne divanin perballe tavolines.
Ne mengjez, erdhi e dashura.
Ajo, sa me pa, qeshi.
– Na turpererove fare mbreme.
– Pse? Cfare bera?- i thashe. Ne fakt, akoma ndjeva koken te renduar, me nje dhimbje te madhe.
– Nuk mabn mend asgje?
– Hic. As kur fjeta, nuk mbaj mend.
– E di se cfare bere?
– Jo. Nuk mbaj mend. Bera sherr?
– Makari te kishe bere sherr. Bere me keq.
– Cfare?
– Doje te flije. Mamaja te tha, qe te shkoje te flije ne krevatin ne dhomen tjeter. Po ty nuk pranove, Dhe fjete ketu.
– Bera keq?
– Po ty, ne sy te te gjitheve, hoqe pantallonat fare.
– Vertet?
– Po, po.
– E bera vertet kete?
– Shyqua te ngacmoi. Kur hoqe pantallonat, ai te pyeti: Do te flesh vetem?
– Po une cfare thashe?
– Nuk fole, por rre si kucur.
Mbeta i habitur. Nuk mbaja mend asgje.
E dashura erdhi prane. Me puthi lehte.
– Babi qeshi. Dhe tha: Tani mu mbush mendja qe dhendrrin e kemi te mire. Nuk ben sherr fare ne raki, edhe kur eshte i dehur. Shume – shume, mund te beje ndonje zarar, te nderroje krevatin.
Une qesha, edhe pse u ndjeva i turperuar.
Ajo ishte hera e pare dhe e fundit, qe kam pire dhe jam dehur nga alkoli. Si te ishte provimi im i fundit i Jetes time.

LIBRAZHD 1991

Kategori
Uncategorized

Shokët e Azemit. Artur Kreka/ Pishtar i Demokracisë.

Të mbaj mënd për krah Azemit or bir, më nxorre mallin e tij.

Thoshin se listat ishin bërë gati pritej vetëm urdhëri i tmerrshëm për tju rrëmbyer, llafi kish marrë dhenë, plakat nduknin faqet të tmerruara se çdo ndodhte me bijtë e tyre, dyert e portave rrinin hapur ditë e natë vetëm për ju. Tmerri kish zaptuar qytetin, izaurat me sirena policie dukeshin ne çdo cep rruge,hafijet në grup tre e nga tre përgjonin çdo lëvizje, sytë e tyre te kuq kërkonin hakmarrje, hakmarrje ndaj çdo kujt që kish ngritur dorën mbi përbindëshin e tyre, birucat e degës ishin mbushur plot e përplot, klithmat dëgjoheshin nga larg, përbindëshi kërkonte gjak….gjak dhe vetem gjak.

Turi.

Pishtari i Demokracisë Artur Kreka/

Ndoshta pak kush ka pasur fatin ta njohi nga afer Turin, ish mundësin kampion të Skëndërbeut, një djalë i qeshur, i qetë dhe i respektuar nga qytetarët Korçarë.

Ti je ai…..jo jo nuk më kanë lënë syte ti je ai.

Ti je Turi….Turi që me shokët e tu heronj i hodhet lakun në fyt përbindëshit

Ishte mbremje, ndoshta dhe mesnatë, të lodhur po bënim kontrollin e autobuzave të fundit që vinin nga Greqia.

Ti je ai…..mbas shpine dëgjoj një zë kthehem dhe shoh nje burre te vjeter që me krahe apur i drejtohej kolegut tim duke e përqafuar përmallshëm.
Eh mor bir, po te kam kërkuar në qiell dhe ja  të gjeta këtu ku se prisja kurrë.
Nuk më njeh, unë po, të kishim idhull, krenoheshim me ty, atë ditë isha edhe unë aty në shesh, ndonse jo si ju, jo në rresht të parë duke u përleshur me bishat, por isha aty në shesh për tju përkrahur juve heronjë e lirisë. Ju pashë. Ju pashë se si sfiduat diktaturën dhe ja hodhët lakun në fyt përbindëshit, pashë dhe fytyrat e verdha të spiunëve fshehur cepave te pallatave tek mbanin shënim emrat tuaj (thuej se emri juaj ishte shënuar në gjithë blloqet e tyre te zeza) Ju shihja dhe gëzohesha, brohorisja edhe unë mes turmes se madhe qytetare, atë ditë Korça u çlirua nga një çiban i zi, atë ditë për herë të parë Korça mori frymë lirshëm,atë ditē ulicat e kalldremta gumëzhimin nga këngët patriotike “Eja mblidhuni këtu këtu”

Eh Turi Turi, sa paske ndryshuar mor bir.

Nga ajo ditë nuk të pashë më megjithë dëshirën të të takoja të të përshëndesja ty, por dhe të të thosha ruhuni “bisha e plagosur eshte me e rrezikeshme” desha te takoja atë djalin muskulos, mundësin kampion që me shokët e tu na nxirrnin gjithmonë faqebardhë…..Por që tashti ishte edhe kampion i Lirisë së ëndërruar të Qytetit
Koha na ndau mor bir, por ideali dhe shpirti kurrë. Jetoj larg shumë larg nga Shqipëria, dhe rrallë vi, por ja sot fati ma dha të të gjej, të të shoh nga afër, të të përqafoj mor bir, dhe sytë e plakut lotonin pa pushim duke përqafuar shokun, mikun dhe kolegun tim Turin.

Vërtet sytë e të dyve ishin mbushur me lot, ata ishin përqafuar duke u bere nje trup,Babë e Bir.

Pa dashur shoh se lot po dilnin edhe nga sytë e mij, lot po dilnin dhe emigrantët të tjerë që po dëgjonin atë dialog mes dy bureash heronj të demokracisë. Lot mallëngjimi dhe gëzimi.

Kam pyetur për ty mor bir, kam pyetur… dhe ja gëzohem që je mirë, kishim frikë për ty, hafijet te kishin shënuar me rreth te kuq dhe prisnin vetem momentin, por ja te shoh dhe gëzohem or bir. Rastesia me beri te te takoj dhe të të përqafoj.
Kohë që e kisha ëndërruar të të takoja.

Dhe ja erdha të pashë u kënaqa, nxorra mallin e atyre ditëve kur ju vutë jetën tuaj mbi gjithshka.

Eh Turi Turi…..me duar që i dridheshin nxorri telefonin dhe mu lut ti bëja një foto me kolegun tim Turin. Do ja u nis tani nipërve atje larg dhe tju them,,,e shihni e takova Turin…Turin…Turin…heroin dhe  mikun tim të lirisë, Turin që hoqi zvarrë përbindëshin, atë që ju e njihni vetëm nëpërmjet tregimeve të mija.

Të dy të përqafuar ju drejtuan kafes, bisedonin gjithë mall.

Nga larg dëgjoheshin fjalët e tij mallëngjyese, eh Turi Turi, shyqyr që të pashë mor bir, u çmalla dhe u kënaqa.

Kam 6 niper e mbesa, të gjithë të njohin, dhe a e di pse? Unë atje në kontinentin e largët nuk ju tregoj përralla, por historinë e Shqipërisë, për heronjtë e saj  Gjergj Kastriotin, Nene Terezen, Ismail Qemalin, ju tregoj për ju që shkatërruan diktaturën dhe i sollën lirinë, ju tregoj për Azemin me shokë, ti je njëri prej tyre o Turi.

E Turi Turi, të mbaja mend ashtu si atëhere sportist, përballë diktaturës dhe ashtu do ngelesh gjithmone ne syte e mij.

 

Kategori
Uncategorized

Turi. Pishtari i Demokracisë Artur Kreka/

Turi.

Pishtari i Demokracisë Artur Kreka/

Ndoshta pak kush ka pasur fatin ta njohi nga afer Turin, ish mundësin kampion të Skëndërbeut, një djalë i qeshur, i qetë dhe i respektuar nga qytetarët Korçarë.

Ti je ai…..

Ti je Turi….ai që me shokët i hodhet lakun në fyt përbindëshit!?

Ishte mbremje, ndoshta dhe mesnatë, të lodhur po bënim kontrollin e autobuzave të fundit që vinin nga Greqia.

Ti je ai…..
Eh mor bir, po te kam kërkuar në qiell dhe të gjej në tokë.
Nuk më njeh, unë po, të kishim idhull, krenoheshim me ty, atë ditë isha edhe unë aty në shesh, ndonse jo si ju, jo në rresht të parë , por isha aty në shesh, ju pashë. Ju pashë se si sfiduat diktaturën dhe ja hodhët lakun në fyt përbindëshit. Ju shihja dhe gëzohesha, brohorisja edhe unë mes turmes se madhe qytetare, atë ditë Korça u çlirua nga një çiban i zi, atë ditë për herë të parë Korça mori frymë lirshëm

Eh Turi Turi, sa paske ndryshuar.

Nga ajo ditë nuk të pashë më megjithë se kisha dëshirë të të takoja të të përshëndesja ty, atë djalin muskulos, mundësin kampion që me shokët e tu na nxirrnit gjithmonë faqebardhë.
Koha na ndau mor bir, por ideali dhe shpirti kurrë. Jetoj larg shumë larg nga Shqipëria, dhe rrallë vi, por ja sot fati ma dha të të gjej, të të shoh nga afër, të të përqafoj mor bir, dhe sytë e plakut lotonin pa pushim duke përqafuar shokun, mikun dhe kolegun tim Turin.

Vërtet sytë e të dyve ishin mbushur me lot, ata ishin përqafuar si Babë e Bir.

Pa dashur shoh se lot po dilnin edhe nga sytë e mij dhe të emigrantëve të tjerë që ishin në autobus. Lot mallëngjimi dhe gëzimi.

Kam pyetur për ty mor bir, kam pyetur… gëzohem që je mirë. Ja rastesia me beri te te takoj dhe të të përqafoj.
Kohë që e kisha ëndërruar të të takoja.

Dhe ja erdha të pashë u kënaqa, nxorra mallin e atyre ditëve kur ju vutë jetën tuaj mbi gjithshka.

Eh Turi Turi…..me duar që i dridheshin nxorri telefonin dhe mu lut ti bëja një foto me kolegun tim Turin. Do ja u nis tani nipërve atje larg dhe tju them,,,e shihni e takova Turin mikun tim të lirisë, Turin që hoqi zvarrë përbindëshin, atë që ju e njihni vetëm nëpërmjet tregimeve të mija.

Të dy të përqafuar ju drejtuan kafes, bisedonin gjithë mall.

Nga larg dëgjoheshin fjalët e tij mallëngjyese, eh Turi Turi, shyqyr që të pashë mor bir, u çmalla dhe u kënaqa.

Kam 6 niper e mbesa, të gjithë të njohin, dhe a e di pse? Unë atje në kontinentin e largët nuk ju tregoj përralla, por historinë e Shqipërisë, për heronjtë e saj që shkatërruan diktaturën dhe i sollën lirinë, ju tregoj për Azemin me shokë, ti je njëri prej tyre o Turi.

E Turi Turi, të mbaja mend ashtu si atëhere sportist, përballë diktaturës dhe ashtu do ngelesh gjithmone ne syte e mij.

 

Kategori
Uncategorized

Kontrollohet pa mandat nga Policia banesa e aktivistit Zirkon Disha!

 0

Hi

KËRCËNOHET Zirkon Disha dhe familja e tij nga Policë që i futen në shtëpi pa mandat! DUHET TË REAGOJMË TË GJITHË!!!

Aktivisti  Zirkon Disha shpehet se nuk ka frikë megjithëse  e mora  mesazhin, faleminderit!

Disha vijon mr poshte :

Po e bej gati shtëpin që ta lyeni! #policiaqëshantazhon
#merrniMandatin
#merrnipigmentGri dhe #furça
Policë i cili hyn në shtëpi vetëm se sheh derën e oborrit hapur!
Sot rreth orës 12:15 – 12:30 një punonjës policie afrohet dhe hyn brenda oborrit të shtëpise pa u prezantuar.
I kapur ne befasi vellai e peyet se çdo brenda?
Ai i thotë që jam inspektori i zonës. Po shikonte se çfarë po bënte!
Vëllai i kërkon të dal jashtë oborrit, ai insiston duke qendruar brenda. Atëhere kur vellai i thotë se nuk ke pune brenda shtëpisë dhe duhet te dali jashtë, ai fillon dhe kërcënon se do sjelli grupin e gatshëm dhe patrullat.
Ok i thotë vëllai, por si fillim dil jashtë oborrit.
Ndërkohë vellai po ndihmonte një komshi për të rregulluar spontin e nje makine te vogël transporti mallrash.
Njoftohem nga vellai dhe per 15 min kthehem ne shtepi, ku vellai bashke me komshiun me njohen me ngjarjen. Po qendroja aty duke u perpjekur pr te kuptuar se cfare pune kishte nje punonjes policie brenda oborrit të shtëpisë.
Në orën 13:00 ai kthehet sërish kalon pran rrugicës, nuk ndalon as nuk flet. Pasi u largua 10-15 metër, kthehet hap telefonin dhe fillon e flet me ze të lartë.
Unë e plotësova raportin, njoftoni patrullat, per sot ose nesër. Jam ketu te rrugica shtëpi 4 katëshe ngjyrë……., pataj ktheu shpinën duke folur ne telefon u largua.
_______
#mosmëvininëprovë
S’keni parë asgjē akoma!

Kategori
Uncategorized

Tropojë, përurohet shtatorja madhështore e Azem Hajdarit, marrin fjalën personalitete të shquara.

U përurua sot në Bashkinë e Tropojës, shtatorja madhështore e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit. Në përurimin e saj merrnin pjesë personalitete të rëndësishme të vendit dhe rajonit.

Në krah të kryebashkiakut Besnik Dushaj, ishin Kryetari i PD, Lulzim Basha; ish-Kryeministri Sali Berisha ish-kryeministri Sali Berisha; kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi; Princi Leka I; Daut Haradinaj etj.

Ceremoninë e hapi me fjalën e tij, kryebashkiaku i Tropojës, Besnik Dushaj, i cili tha: “Djalin tonë të bukur e përcollëm të ri, – tha Dusha, – dhe na u kthye në bronx. Azem, ti je gjallë dhe faleminderit që na dha mundësitë të ëndërrojmë”.  Kryebashkiaku Dushaj ia dha fjalën në vijim, Kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës.

NGA FJALA E Z. LULZIM BASHA

Kam ardhur me gëzim dhe dëshirë të madhe në këtë festë të bukur, kthimin e Azem Hajdarit në Tropojën e tij të shtrenjtë. Këto male janë plot me heroizëm dhe lavdi. Azem Hajdari ju përket ju, i përket Tropojës dhe ju jeni krenar për birin tuaj. Si udhëheqës politik, Azem Hajdari. Sa më shumë shkon koha, Azem Hajdarit i detyrohemi shumë për çka bëri për lirinë e gjithëve  ne. Kjo është vetëm njëra prej përmendoreve që ngrihen për të. Në fakt përmendoren më të madhe, Azem Hajdari e ka në mendjet dhe zemrat tona. Ai vazhdon të na ndriçojë rrugën. Në mendjen dhe zemrat time, të mbarë rinisë shqiptare, kujtimi i Azem Hajdarit na shërben të kujtojmë se liria është gjëja më e çmuar në jetë. Tropoja sot është shumë e bukur me përmendoren e Azem Hajdarit.”

Pas Bashës, iu dha fjala ish-Kryeministrit Berisha.

NGA FJALA E Z.SALI BERISHA

“Azem Hajdari  do të kthehej e do të shndërrohej në legjendën e vërtetë, – tha Berisha në fjalën e tij. – Do të ngrihej si luan mbi mitrolozët,përballë autoblindave, përballë një diktature më të rëndat e Evropës, do të brohoriste. Do të shkallmonte dyert e mbyllura të lirisë dhe dinjitetit për shqiptarët, që shqiptarët të ngrihen kudo si njerëz me besim dhe krenarë!

Vëllezër dhe motra!

Azem Hajdari jeton e do të jetojë përjetë në ëndrrën më të bukur të çdo qytetari të kësaj toke që do të ndihet i barabartë, me dinjitet, kokëlartë, ndaj dhe sot ai është një apel, një frymëzim pasi pas 27 vitesh nuk mund të mohohet se një vello e zezë ka mbuluar Shqipërinë. Velloja e narkotikëve që ka bërë që shqiptarëvt të mos vendosin dot për fatin e tyre, që emri i tyre të mos shkëlqejë në mes të kombeve të tjera. Por ne jemi ëktu sot të frymëzuar nga Azem hajdari për t’u ndarë nga çdo e keqe, për të ecur të sigurtë drejt hapësirave që meritojmë.

Shqipëria europiane është ëndrra jonë. Të luftojmë ta bëjmë realitet sa më shpejt. Azemi ?7shtë ngritur në bronx, por ai duket si i gdhendur në shkëmb. Falenderoj edhe njëherë skulptorin Isa Baliaj, që na e solli Azemin këtu në qytetin e alpeve, që ai të prehet përjetësisht këtu. Nder përjetë heroit legjendar.”

Kategori
Uncategorized

Denoncimi ‘bombë’ i oficerit të Antidrogës: Si ua shpërndanin shefat e policisë trafikantëve farën e kanabisit, merrnin 30%. Pjesa 2.

 

Basir ÇOLLAKU

(vijon nga nr. i djeshëm)

Ish-agjenti i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Fier, Antonio Nazeraj në pjesën e dytë të intervistës dhënë për “Gazeta Shqiptare” tregon vijimin e situatës së vështirë që hasi pas denoncimit të Habilajve duke bërë një denoncim “bombë”. Ai rrëfen se si ua shpërndanin shefat e policisë trafikantëve farën e kanabisit duke përfituar 30% si dhe jetën e tij të re….

Por, ju vazhduat punën nuk u larguat, por u arrestuat?

Unë nuk e kam lënë detyrën, madje eprorit tim i kisha thënë se do të qëndroj në detyrë dhe nuk e lë asnjë sekondë punën, që kam dhe më tha bëjë për familjen, nëse nuk e bën për vete, pasi ai kishte shumë informacion për këto grupe kriminale dhe trysninë që ushtrohej ndaj tij nga lart.

Dhe me 17 korrik jeni arrestuar?

Këtë detyrë nuk e kam lënë deri me datë 17 korrik. Më herët, diku në fund të muajit qershor, kam pasur një takim me një prokuror.

Përse ju kishte thirrur?

Më ka marrë oficeri i SHKB në telefon dhe më ka thënë se ka lënë një takim prokurori me ty. Vajta dhe poshtë prokurorisë po më priste shefi i SHKB, Melsi, i cili erdhi pas meje kur u ngjita në zyrën e prokurorit. Prokurori i kërkoi të dilte nga zyra se do merrte deklarimin tim, ndërsa Melsi nuk pranonte të dilte dhe thoshte se nuk dal, do të dëgjoj se çfarë deklarimi do të marrësh. Pati një debat mes prokurorit dhe shefit të SHKB, sepse kur më ka pyetur prokurori dhe më ka thënë se, përse e kisha lënë detyrën, pasi sipas tij unë nuk shërbeja më në Policinë e Shtetit. I them që jam ende në detyrë dhe po vij nga puna në Lushnjë drejt në prokurori. Prokurori debatoi me Melsin ku i tha se më ke sjellë informacione të rreme

Sipas SHKB?

Sipas SHKB, tha prokurori, unë kisha lënë detyrën në polici dhe i isha shmangur një hetimi. Detaji tjetër ishte kur prokurori ka pyetur mua dhe shefin e SHKB, ku isha në punë kur flitej për një kontroll automjeti, i kam thënë se kam qenë oficer antidrogë dhe jo qarkullimi që kisha bërë kontrollin e një automjeti për patentë.

Ju pranuat që ai të qëndronte aty?

Ai nuk dëgjonte të dilte nga zyra, me sa kuptova e kishte porosi nga shefat e tij. Më tha prokurori nëse mund të qëndrojë. I përgjigjem se këtë nuk e di unë, por ju. Atëherë më tha se do të të thërras një ditë tjetër për të të marrë një deklarim. Pastaj jam larguar për në punë.

Dhe kur ju ndaluan?

Më kanë ndaluar me datë 16 korrik 2014. mes datës 16 dhe 17 në mesnatë. Kur lashë detyrën në orën 16 më morën në telefon dhe më thanë se duhet të vish në Komisariatin e Fierit. Dhe aty rreth orës 22 të darkës më kanë arrestuar

Përse ju kanë arrestuar, cila ishte akuza ndaj jush?

Më kanë akuzuar me pretendimin, akuzën e korrupsionit pasiv, sepse pretendonin se unë si oficer, bashkë me dy agjentët e mi, kishim kontrolluar një automjet në fshatin Qarr dhe, sipas akuzës, ne i kemi bërë kontroll këtij personi, duke i bërë favor dhe e lënë të lirë, ndonëse ai nuk dispononte patentë dhe ne, sipas akuzës, kemi përfituar 80 mijë lekë të vjetra të tre së bashku.

Dhe ju e latë?

Ne për këtë person kemi marrë sallën operative dhe ata na kanë thënë se këtij personi patentën ia ka bllokuar zyra e trafiqeve, sepse ishte kontingjent për trafik femrash dhe fëmijësh dhe firmoste një herë në javë në Drejtorinë e Policisë Fier, ishte me detyrim paraqitjeje. Kam pasur informacionin se ky njeri ishte informato i SHKB dhe të gjithë këto veprime e akuza janë gatuar nga oficerët e SHKB. Kemi pasur edhe raste të tjera kur na janë ankuar persona, të cilët janë kërcënuar nga oficerët e SHKB, që të sajonin akuza ndaj nesh.

Shkuat në burg?

Kur kam dalë në gjyq dhe gjykata më ka njohur me masën e arrestit me burg, jam habitur, ndonëse e mora vesh mirë se si u sajua, atëherë i thashë avokatit të paktën të më dërgojnë në një burg, ku të kem siguri për jetën.

Ku të dërguan?

Më dërguan në burgun e Rrogozhinës. Kur e kam pyetur avokatin dhe i thashë të paktën të më dërgojnë në një burg ku të ketë siguri, të mos më dërgojnë në një burg ku ishin të arrestuarit e mi, sepse kisha tetë vjet në zyrën e antidrogës, dhe të shumtën e të arrestuarve unë i kisha në Rrogozhinë dhe në Peqin. Avokati më ka thënë se ka pasur një telefonatë të fuqishme ndaj prokurorit të rrethit për ty dhe nuk e marrin mundimin as prokuroria as gjykata se ka pasur kërcënime nga krerët e lartë të Ministrisë së Brendshme për ty.

Çfarë i kishin kërkuar prokurorit dhe kush i kishte telefonuar?

Me sa informacion mora nga avokati, më tha se është një telefonatë shumë e fuqishme, telefonatë e tillë ose nga drejtori i Përgjithshëm ose nga ministri të bëra prokurorit të rrethit për burgosjen time.

Ishit i pasigurtë edhe në burg?

Kur kam shkuar në Rrogozhinë, ka ardhur drejtori i burgut, pas një ore ku kam qëndruar në hyrjen e ambientit të burgut dhe më ka thënë se ke punuar oficer me Antidrogën, po, i përgjigjem. Më thotë se është e pamundur që ne të mbrojmë dhe mbajmë këtu, sepse jemi jashtë mundësive tona, sepse të burgosurit ka dy ditë që e kanë marrë vesh ardhjen tënde dhe janë duke bërë festë për ty… një festë e madhe dhe po të presin me dashuri… Ne e kemi të pamundur të të sigurojmë, më tha, ndaj do të flas me drejtorin e Përgjithshëm që të të transferojë në një burg tjetër, pasi, ne si polici e burgut, nuk e garantojmë sigurinë tënde fizike

Pastaj?

Ka folur me drejtorin e Përgjithshëm dhe pastaj më kanë dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin

Po aty ishit më i sigurtë?

Edhe aty ka pasur shumë nga personat që ne kishim arrestuar, që vuanin dënimin në atë burg. Më kanë çuar në një qeli, ku ishin dhe dy të tjerë, njëri prej të cilëve ishte i dënuar për dy vrasje dhe aty më kanë kërcënuar të dënuar për trafik dhe të bandave për të cilat ne po flasim. Nuk më linin të dilja në ajrim dhe kam qëndruar gjashtë muaj në qeli, sepse kisha frikë dhe policët nuk më siguronin dot, nuk jam lejuar prej tyre që të dal, nuk më jepnin siguri. Në dy raste kishte dhe policë që mbanin respekt ndaj policit dhe si ish- koleg dhe në dy raste persona me burgim të përjetshëm më janë futur në qeli, por ndërhyrja e policisë bëri që të largoheshin. Këto persona e dinin se kush isha unë dhe shanin oficerët e Antidrogës dhe në këto momente kanë ardhur policët e burgut duke shmangur incidentin.

Pas katër muajsh sërish Melsi në qeli?

Po, ka ardhur për të më komunikuar akuzën. Më erdhi me një copë letër dhe më ka thënë se duhet të firmosësh këtë procesverbal pasi nuk e kam me vete dosjen hetimore që të njihesh me aktet, procesverbalet dhe aktet e dosjes hetimore.

Nëse do ta firmosje ok, nëse jo, atëherë do të presësh dy vjet apo më shumë, më tha duhet të firmosësh ose të presësh

S’ju kish marrë në pyetje prokuroria?

Jo s’ më ka ardhur ndonjë prokuror. Vetëm ditën e dytë, kur jam ndaluar, që më ka marrë deklarimin e parë, dhe më tej asgjë. Pas katër muajsh shefi i ShKB-së, ku kam firmosur një letër bakalli dhe kam firmosur duke pranuar se janë mbyllur hetimet dhe në të thuhej se s’ka fakte të tjera dhe unë s’jam njohur me asgjë nga dosja, asnjë akt apo procesverbal dhe vetëm me një takim.

Pastaj u liruat?

Pastaj më liruan me shërbim prove. E dija se ishte lojë. Isha i pafuqishëm, kam pasur kundra qeverinë, një shtet kundër, më ka thënë dhe avokati që puna jote që ke bërë ka ndikuar në burgosjen tënde, nuk e dimë ku ke goditur ndonjë njeri të pushtetit, nuk shoh asnjë provë dhe nuk e di se për çfarë je burgosur. Nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë

Pastaj u larguat?

Po vendosa të largohem jashtë shtetit me familjen time, sepse e kisha të pamundur qëndrimin, pasi kisha kanosje të vazhdueshëm për vete dhe familjen.

Për denoncim kaq i vonuar?

Duke parë dhe situatën në Shqipëri kam dashur që familjarët e mi të ishin më të sigurte, edhe ata janë të rrezikuar.

Ia keni thënë prokurorisë këto rreziqe?

Jo, asnjë prokurori dhe asnjë polici, sepse nga informacionet e mia, këta kanë qenë kokë e këmbë të lidhur me krimin

Fieri një zonë e nxehtë?

Po. Fieri një vatër e nxehtë për trafikun e drogës si kanabis ashtu dhe heroinën dhe kokainën, heroina që vinte nga Afganistani.

Po nuk nisi në 2013?

Jo, por me ndërrimin e pushteteve këto trafikantë u bënë njësh me eprorët e policisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Më keni thënë më herët, se më herët nuk jeni tradhtuar nga eproret?

Jo asnjëherë, nuk kemi pasur këto probleme aspak, ndonëse vështirësi ka pasur jo pak, se antidroga nuk ka punë të lehtë. Ndërrimi i pushteteve, këta trafikantë të drogës bashkëpunonin dhe bënin takime me krerë të lartë të Policisë së Shtetit, ku ndanin eurot, ndanin parcelat, ndanin…

Të lutem, Nazeraj, ju thoni që trafikantët e drogës dhe krerët e bandave bënin takime periodike mes tyre?

Po. Bënin takime këto grupe trafikantësh, këtë banda që operonin në trafikun e drogës, bënin takime periodike me eprorë të Policisë së Shtetit, kundrejt pagesave dhe shpërblimeve…

Kemi një bord të mafias që mblidhet një herë në muaj, në javë, apo…?

Ka qenë një bord i mafias, pothuaj e quaj unë me eprorët e Policisë së Shtetit dhe trafikantëve të drogës.

Sa takime periodike bënin në javë, muaj apo…?

Në dijeninë time këto mblidheshin një herë në muaj.

Dhe ku mblidheshin?

Kishin vende të veçanta që mblidheshin, nëpër hotele, restorante, me aq informacion që kisha unë.

Çfarë bënin, përse takoheshin?

Këta ndanin detyra dhe linin detyra, krimi merrte detyrat, që u linin këta krerët e lartë të policisë, ndanin edhe pjesën e tepsisë më saktë, se sa ishte gjoba, sepse kjo ishte pothuajse një gjobë kundrejt trafikantëve të drogës, ishte edhe gjobë edhe ndarje detyrash mes tyre, ndarja e detyrave dhe hapja e rrugës për trafikun e drogës.

Me çfarë trafikohej?

Me skafe, me avionë të vegjël sportivë, pasi ne kemi pasur informacione për këtë që në gusht të vitit 2013, që nisën këto avionët sportivë, sipas informacioneve që kishim ne të transportonin drogë nga Divjaka drejt brigjeve të Italisë. Indiciet e para për trafik me avionë ne i patëm në gusht të vitit 2013, pastaj filloi të shtohej më tepër, si në skafe, ashtu dhe në avionët e vegjël sportivë.

Kryesisht kanabis apo edhe lëndë të tjera narkotike të shtrenjta?

Kryesisht kanabis, por sigurisht edhe lëndë të tjera narkotike, droga të shtrenjta.

Do i rikthehem këtij takimi të bordit të mafias, si funksiononte skema, sa merrnin pagesë policia, për parcela për rrënjë, si veprohej, sipas informacioneve që ju kishit?

Ka pasur shpërblime siç e përmenda për hapjen e rrugëve të trafikut të drogës me skaf dhe avionë të vegjël, por që filloi edhe kultivimi i kanabisit, në masë të gjerë dhe sipas informacioneve që kam pasur unë. Farën e binin direkt eprorët e Policisë së Shtetit dhe u ndanin trafikantëve. Ishte fara direkt, nga eprorët e policisë së shtetit dhe ju ndahej trafikantëve të zonës.

Po drejtuesit e policisë lokale?

Tani, aty nuk bëhej fjalë për policë se ata nuk kishin mundësi të ngrinin krye. Po e përsëris kjo bëhej nga eprorë të lartë të Policisë së Shtetit, zinxhiri i policisë, nga qendra dhe kjo farë pastaj ndahej për trafikantët dhe kultivuesit e lëndëve narkotike

Në këto takime periodike bëhej edhe shpërndarja e bazë mallit..?

Behej madje sipas informacioneve, që kisha, u shisnin edhe farën, shefa komisariatesh, apo drejtorë qarqesh u shisnin edhe farën këtyre trafikantëve, u merrnin edhe përqindjet, diçka te 30 përqind dhe pastaj kishin edhe shitjen edhe transportin e kanabisit që ua merrnin trafikantëve dhe u hapnin rrugë për trafikimin në vende si Italia dhe Greqia. Kjo vazhdonte nga fara, kultivimi, dhe trafikimi, ka qenë krejtësisht një organizatë, e mirëstrukturuar që fillonte nga krerët e lartë të Policisë së Shtetit, te trafikantët

Me bekim nga lart dhe e shtrirë në gjithë qarkun?

Kjo me sa informacion kam unë, kjo skemë u hap në gjithë territorin e Shqipërisë

Ata ishin të sigurtë?

Patjetër, se atyre s’mund t’u japë një inspektor zone t’u dalë zot gjithë atyre parcelave, nuk ishin 5 dhjetë apo 20 rrënjë, s’mund të lërë parcela pa fund.

Përveç këtij grupi të Habilajve ka pasur dhe të tjera?

Ka pasur në qarkun tonë grup të tjerra të strukturuara kriminale, që ushtronin aktivitetin ne qarkun tonë dhe më tej kryesisht dhe të heroinës dhe të kokainës.

Grupet e tjera në Fier, Vlorë?

Kishte grupe kriminale që kanë vazhduar gjatë gjithë kohës, ka pasur vullnet e dëshirë për t’i luftuar gjatë gjithë kohës.

Sa grupe te strukturuara kriminale kishte sipas infove tuaja në këtë zonë?

Në qarkun e Fierit janë të paktën katër grupe kriminale që kanë operuar në fushën e narkotikëve, heroinës dhe kokainës, që bënin trafikimin në Greqi dhe Itali si dhe kanabis. Heroina vinte nga Stambolli nga Turqia, por me prejardhje nga Afganistani që më pas trafikohej në Greqi, si dhe kokaina.

Kishin mbrojtje pushtetit?

Në ato vite që kam punuar të them të drejtën nuk e kam ndjerë asnjëherë veten të kërcënuar nga shteti para 2013, por më pas krerët e policisë dhe Ministrisë së Brendshme u bënë njësh me bordin e mafias. Këta kishin shumë mbështetje politike. Këta vendosnin dhe emëronin dhe oficerët, shefa policie, drejtorë policie, në rrethe të ndryshme, apo oficerë në drejtori policie, që i vendosnin, ata bandat vendosnin.

Ky bord bënte dhe emërimet?

Bënte dhe emërime në policinë e shtetit, që kurrë s’kishte ndodhur

Kanë mbështetur politikanë këto grupe?

Këto grupe kriminale kanë pasur goxha mbështetje dhe u bënë shumë të fuqishëm në muajt në vijim.

Heroina dhe kokaina një problem i madh, cilat linja funksiononin?

Ne kemi pasur në hetim gjatë atyre viteve të drogës që vinte nga Turqia dhe kokaina nga Brazili, ku ka pasur eksponentë të njohur në fushën e heroinës, kishim një grup kriminal që sillte kokainën nga Amerika Latine, nga Brazili, nëpërmjet kamionëve të vegjël, që përdoreshin kryesisht për pulat e ngrira.

Kishte një biznes që e mbulonte këtë trafik?

Po ka pasur një biznes, ka pasur disa biznese qe mbulonin trafikun e kokainës nga Brazili në Shqipëri, disa subjekte, ka qenë një bord, një grupim, që ndanin pjesët me përqindje, dhe bënin llogaritë e shitjes së kokainës.

Vinte nga Brazili për ku?

Destinacioni i kokainës në shumë raste, marr shembull një grup, zhdoganonte në Mal të Zi, pastaj futej në Shqipëri, në Veri të Shqipërisë dhe më pas vinte në Fier dhe shpërndahej në vende të ndryshme.

Fieri si magazinë?

Le të themi se ka qenë një laborator i kokainës. Nga infot që ne kemi ndjekur kjo bandë e trafikut të kokainës e mbulonte me shitjen e pulave të ardhura nga Brazili. Kemi pasur në ndjekje një tjetër biznes, biznes i ujit të pijshëm në Jug të vendit. Dhe ky e mbulonte këtë biznes dhe merrej me trafikun e heroinës nga Afganistani në Shqipëri, më pas transportonte në Greqi.

Përse si arrestonit këto?

Kanë qenë gjithnjë në hetim, por vitin e fundit ishte e pamundur të vepronin, kishim një operacion konkret me arrestime.

Ka një episod për t’ju korruptuar?

Kemi sekuestruar dhe ndaluar mjetin dhe ofruar 50 mijë euro t’i linim të lirë dhe dhjetë mijë euro që mos t’i linim të lirë.

Dhe ne e dërguam në burg. Kemi bërë sekuestrimin e heroinës, janë bërë veprime hetimore, ishte një grup shumë i strukturuar kriminal që doli më pas nga transkriptimet, por me terrorin e muajve të fundit nga SHKB, dhe eprorët e Policisë së Shtetit ishte e pamundur të hetojë këto grupe kriminale, pasi kishte dhe dhjetë persona të tjerë grupesh kriminale në trafik me destinacion Athinën, kishte persona të tjerë nga Fieri, Berati, Mallakastra në këtë grup kriminal. Por pjesa e krerëve të policisë, gjykatës dhe prokurorisë kanë paguar shuma të mëdha parash dhe ky hetim pastaj ngeli, isha në ditët e fundit, kur jam transferuar në Lushnjë.

Ka ardhur një zyrtar nga Amerika Latine, një trafikant?

Gjatë hetimit që kemi pasur për një trafik droge kokainë, që vinte nga Brazili në këtë episod ishte përfshirë dhe një shtetas nga Amerika Latine, nga Kili apo Brazili, më duket një ish-ministër, i cili ishte përfshirë në trafik droge dhe erdhi në Fier pasi ka pasur një ftesë nga ish-kryetari bashkisë në atë kohë, për planin e rregullimit të qytetit të Fierit, sipas informacionit që morëm në bashki, por, sipas hetimit tonë, ishte i përfshirë në trafikun e kokainës që vinte nga Brazili në Shqipëri dhe në Fier. Ky person ka pas bashkëpunim me disa persona që ne kemi pasur në hetim për trafikun e kokainës si dhe një grup kriminal të mirorganizuar në qytetin e Vlorës.

Një tjetër zyrtar që më shumë bënte mbledhje partie se policie?

Po në atë kohë më kujtohet se ish- nëndrejtori i policisë është munduar të fshehë një dosje kontingjenti të një ish- funksionari të lartë të partisë në pushtet, ishte nipi funksionari të lartë, ky nëndrejtor ishte një njeri shërbimesh në kohën e diktaturës.

Grupe të mëdha biznesi në kokainë heroinë, kishte vrasje, gjoba?

Pengmarrje e vrasje ka pasur, por këta, kohë pas kohe, kanë korruptuar gjykatën dhe policinë, por dhe krerët e lartë të Policisë së Shtetit

Gjykatës e prokuror të korruptuar?

Gjykata dhe prokuroria pjesë e sistemit të korruptuar.

Mos e bëjmë teorike, ju ka qëlluar konkretisht?

Po, jemi hasur, por edhe me emra nuk mund t’i themi të gjithë, pasi tetë vite kemi pasur info goxha se si korruptoheshin, duke parë dhe vendimet e gjykatës që me gjithë provat tona ata dilnin pa lagur.

Nëse drejtësia funksionon, ju do ia përcillnit këtë rrëfim asaj?

Po, patjetër. Nëse do të funksiononte do të isha i gatshme t’ia përcillja këto informacione, dhe informacione të tjera.

Aktualisht ku gjendeni?

Unë gjendem në një shtet të Bashkimit Evropian ku kam kërkuar strehim dhe mbrojtje për familjen time.

Kjo që ju thoni është e provueshme?

Po, është e provueshme, sepse këto gjëra kanë ndodhur dhe me këto persona unë përballem në çdo kohë.

Pas zgjedhjeve si reagonin këto grupe kriminale?

Me sa me kujtohet ka pas takime të ndryshme, nga ish-kreu i Partisë Socialiste sot kryeministër, me disa trafikantë, në një hotel në Tiranë, nga gjitha rrethet e vendit, por mes tyre kanë qenë dhe persona me precedentë penalë nga qarku i Fierit

Ju nga e morët vesh?

Po ne ngaqë ndiqnim trafikantët nga qarku ynë kishim goxha të dhëna, nga trafikantët apo njerëzit afërt të tyre, kish mbledhur për t’i falënderuar pas zgjedhjeve parlamentare dhe për t’u lënë detyra të mëtejshme. Në një moment hyn një insekt që zhurmoi aty dhe në atë moment kryeministri ka thënë pushoni se po na ndjeke, na përgjon amerikani… e kanë qeshur bashkërisht… personi ka qenë njëri nga të afërmit e trafikantëve.

 

Kategori
Uncategorized

A ka Shqipëria ndonjë idealist?

Nga Reldar Dedaj

Krimi në Shqipëri jo vetëm sot, por gjithmonë ka qenë pasojë e një kompleksi të madh faktorësh dhe rrethanash. Politika tek ne jo vetëm ka dështuar t’a bëjë shtetin dhe shoqërinë e dëshirave dhe ëndrrave të të rinjve tanë, por s’ka qenë në gjendje as të identifikojë rreshqitjen graduale të Shqipërisë në një mentalitet anadollak dhe kriminal.

Shqiptarët kanë pasur një dyshim të vogël, tani ata janë bindur se të gjithë, pa përjashtim, vitet e fundit janë ulur këmbëkryq mbi një zjarr që djeg përbrenda, por që flaka as tymi mund të mos jenë dukur ende. Askush më nuk mund të bëjë të paditurin, as të aktrojë befasinë me një shfaqje kaq të përnjëhershme të forcës dhe agresivitetit të krimit në vend.

Përgjimet e dosjes “Habilaj” dhe lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me bandën në fjalë, është një ajsberg, një shpërfaqje e dukshme dhe e zhurmshme e asaj që flinte përbrenda prej kohësh. Dalja në skenë e Prokurorisë për të hetuar një rast të tillë ishte diçka e pritur dhe e domosdoshme, por me siguri, sado që pak e ngadaltë makina e drejtësisë diku ka ngecur. Dhe nganjëherë është sabotuar me qëllim.

Vetëm katër vite më parë, shfaqja në skenë të hapur e Mark Frrokut, Armando Prengës dhe Arben Ndokës në Shqipëri më shumë ishte pasojë e trimërimit dhe e karshëllekut që njerëz me rekorde kriminale i bëjnë shtetit dhe opinionit shqiptar, sesa nënshtrim ndaj tij. Tani ata haptas po e sfidojnë jo më Shqipërinë si shtet, por edhe shoqërinë shqiptare në tërësi.

Shqiptarët i gjen gjithmonë të gatshëm të përfshihen në debate dhe zënka politike, por nuk janë asnjëherë në gjendje të flasin për një fenomen të ngjashëm, aq shoqëror, botëkuptimor, kulturor dhe të drejtë siç është krimi i organizuar në vend. Ka edhe nga ata gazetarë të ndryshëm, me ose pa karizëm publik, të cilët shfaqen të gatshëm të përfshihen në zënka të ndryshme, madje edhe duke treguar se kush me kë e kalon natën, por nuk janë të gatshëm të përballen me një sfidë të këtillë. Pse, a kanë frikë? Po.

Ta merr mendja se Shqipëria, ndryshe nga çdo vend tjetër i botës, ka mbetur pa asnjë idealist? Para njëzet e ca vitesh, Shqipëria u bë demokratike, por tashmë askush nuk e çan kokën për vlerën e kësaj demokracie, sepse ajo është zhgënjyese deri në pendesë. Idealistët e orëve të para u bënë pushtetarë, e pushteti dalëngadalë u shndërrua në fitim dhe biznes. Duke krijuar kështu, rrugën më të shkurtër, nga politika tek krimi.

Nga ana tjetër, klasa jonë politike, trimërohet ndaj medias; fyen dhe shan këdo gazetar që i prek bishtin. Por klasa jonë politike është në masë e prapambetur, e padijshme, e korruptuar, e çoroditur. Në këtë pikë nuk ka ndonjë ndryshim ndërmjet partive politike. Të gjithë e dimë se klasa jonë politike prodhon institucione të brishta, gjeneron krizë, riciklon korrupsionin, është e lidhur me krimin e organizuar.

Sakaq, ajo po përpiqet të izolojë gjithçka si në një kuti të errët, për të shpëtuar ministrin pirat. Kanë izoluar fuqinë ligjore të Kuvendit.

Sipas ligjit, deputeti nën hetim nuk merr në pyetje prokurorinë, por dorëzohet para prokurorisë dhe gjykatës. Sipas ligjit dhe moralit, kur kapet deputeti në bandë, ky dorëzohet menjëherë në pranga me qëllim që të mos prishë provat. Po sipas ligjit, vota e qytetarëve nuk kthehet në mburojë e krimit.

Mirëpo, në gjithë këtë histori, të gjithë pa përjashtim bëjnë të pafajshmin, të paditurin, të gjithë i lajnë duart si Ponc Pilati.

Kategori
Uncategorized

​Tungat Jeta, e, Mira, O Njeri i Zotit!

Tungat Jeta, e, Mira, O Njeri i Zotit!

Nga Astrit Memia/

O Dill, Bekoje Shqiptarin Tend!
T’ Miren e T’ Keqen, ma mire me e nda mes vetit,( me njeri-tjetrin), e T’ Njohurin, se sa me T’Hujin, e T’ Panjohurin!
Aq sa mund te ngrije Dilli akull, aq mund te shuhet meshira e shqiptarit providencial e hyjnor, per Shqiperine, Camerine, Iliriden, (ne Maqedoni), Ardianine, ( ne Mal te Zi), Kosoven e Re e Dardanine!
Dialogu dhe negociatat pozite- opozite, duke shmang elementet antishqiptar e ndonjeher naiv e medioker, ne Kosove, lypet e duhet te funksionoje larg ekstremeve, drejt,” te  mesmes se art”, aristoteliane.
Mdeshtetur, ne te Drejten Nderkombetare Publike dhe ne te DN Private, lypet te rikonsiderohet asosiacioni, (ose marreveshja ?), per komunat e Veriut te Mitrovices, dhe vija kufitare e Republikes se Kosoves, me Republiken e Malit te Zi. Marreveshja me Malin e Zi,  te mbeshtetet edhe ne diakronine e te Drejtes Natyrore, funksionale qe nga e Drejta Romake e ne ditet tona. Jasht implikimeve dhe ndikimeve te trazirave, te diteve te fundit nga antieuroatllantikasit, nga antiglobalistet, nga prointernacionalistet shovinist te remineshencave te ideologjise marksiste-leniniste, te boshtit ortodoks Beograd, Moske, Athine.
Mbeshtetur ne te Drejten Vendore, Lokale e te Brendeshme, pra ne Kushtetuten e Republikes se Kosoves lypet, per te mos thene me doemos duhet, qe dy palet,(pozita dhe opozita), te jene me fleksibel. Ne cdo rast, kur mes dy paleve nuk ka mirekuptim, pavaresisht pergjegjesise me te madhe, (shkak-pasoje, apo pasoje dhe post pasoje), te dy palet gjenden ne implikim dhe s’ mund te shmangen nga pergjegjesit qe u perkasin, me apo pa te drejt, por me pergjegjesi morale, politike, publike, shoqerore, kombetare, euroatllantikase dhe globaliste qytetare, pro civilizimit perendimor.
Mazhoranca te leshoje me shume pushtet, qe opozita te ndjehet, me e perfaqesuar e gjitheperfshirese, ne ngritjen, krijimin e ndertimin e Institucioneve dhe Shtetit te se Drejtes, shtetit me te ri ne bote, shtetit te Kosoves, per te cilin jane derdh lumenj gjaku, djerse, mundi e sakrifice ne shekuj nga shqiptaret, kudo ne planet, pa dallime feje, ideje, krahine e partiake.  (Ketu, kerkoj mirekuptimin Tuaj, qe jam kunder perdorimit, te cdo lloj dhune e force). Gjithecka, te arrihet me dialog, negociata, paqe, transparence, prosperitetet, mbeshtetur ne etiken, te verteten e te drejten, sipas diplomacise publike dhe qytetare. Mjere ata, qe gajasen nga dhuna, dhe qajne nga paqja!

Me shprese, perpara ne       Lufte me Hijen!

Hija drejt shkermoqjes!
Dilli shqiptar drejt Fitores!
Mos harroni, kujtojeni, ndjejeni dhe perjetojeni sa me thelle,

ne shpirtin Tuaj hyjnor, O shqiptare te vertete, O Njeri i Zotit:
Kombi Shqiptar, Imazhi Im!
Shqiperi pa kufij, Ballkan Perendimor pa kufij, Evrope e Glob pa kufij, drejt Paqes Universale, duke i quajtur e vleresuar te shejt dhe ruajtur si syte e ballit, Familjen, Vllaznine e Kombin providencialo-hyjnor shqiptar, nen Nje Zot!

 

T’Lir, Iliret!
Jam Shqiperi!
Per fund, Me ne fund, ja dhe fundi:
Pa Shqiperi s’ ka Kosove,

dhe

Pa Kosove s’ ka Shqiperi!
Perkushtimisht Astrit Memia

Kategori
Uncategorized

‘Zagani 2’/ Dëshmia e policit tjetër tregon lidhjet e Habilajve me Tahirin.

‘Zagani 2’/ Dëshmia e policit tjetër tregon lidhjet e Habilajve me Tahirin

Alibia e Saimir Tahirit se nuk i doli garant Habilajve për aktivitetin kriminal dhe se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me kushërinjtë e tij, merr një goditje të fortë nga dëshmia e një ish oficeri të Antidrogës në Fier, i intervistuar nga gazetari Basir Çollaku. Pas Dritan Zaganit, është Antonio Nazeraj që tregon përplasjen me Habilajt dhe gjithë çfarë ndodhi më pas, si provë e pozitës së privilegjuar të trafikantëve të drogës në Fier dhe Vlorë.

ImageAntonio Nazeraj

Në intervistën e botuar në “Gazetën Shqiptare”, Antonio Nazeraj tregon se si trafikantët u përplasën me policinë dhe jo vetëm u lanë të lirë “me urdhër nga lart”, por e ndoqën dhe e kërcënuan për ta vrarë.

Ngjarja ndodhi në vitin 2014, kur Nazeraj dhe efektivë të tjerë të Antidrogës ndaluan Audin e famshëm me targa “AA 003 B” në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Por Habilajt kundërshtuan kontrollin, i ikën postbllokut për t’u ndaluar nga një postbllok i dytë policie.

Basir Çollaku: Dyshonit për këtë automjet?

Ish oficeri i Antidrogës: Në përgjithësi, atje ne kishim dyshimet tona. Dhe e ndaluam. Në momentin që e kemi ndaluar, nga sa kujtoj, kanë qenë dy vëllezërit Habilaj, dhe ka pasur debat me ta, sepse nuk kanë dashur të kontrollohen nga ana jonë, të bënin kontrollin e makinës, të identitetit të tyre, nuk pranonin dhe patëm konflikt.

Basir Çollaku: Ishin të shoqëruar apo vetëm?

Ish oficeri i Antidrogës: Ishin të shoqëruar. Kanë insistuar që mjetit të tyre të mos u bëhej kontroll. Me sa kujtoj ishin të shoqëruar me dy femra. Në këtë moment duke debatuar kujtoj se na kanë kërcënuar, na kanë sharë dhe ofenduar dhe në ato momente, duke debatuar janë larguar nga pika e kontrollit, janë larguar me force.

Basir Çollaku: Pa i lejuar ju?

Ish oficeri i Antidrogës: Po, pa i lejuar ne janë larguar nga pika e kontrollit dhe më pas janë ndaluar dhe kontrolluar nga grupi tjetër, pasi u lajmëruan nga ana jonë.

Basir Çollaku: Çfarë bëtë më pas, i shoqëruat apo i latë të lirë?

Ish oficeri i Antidrogës: Më pas ka vajtur edhe grupi ynë dhe janë shoqëruar për në komisariat, automjeti dhe personat. Në komisariat kanë qëndruar rreth 10 minuta apo 15 minuta dhe me urdhër të drejtorit të policisë në atë kohë, janë lënë të lirë. Unë dhe grupi mbërritëm pak më vonë në komisariat dhe në atë moment u është dhënë urdhër që të dilnin nga komisariati dhe të liheshin të lirë. Kur unë dhe kolegët e grupit tim kemi mbërritur në komisariat, ky automjet dhe personat që ishin në të ishin në momentin e daljes nga drejtoria e policisë, duke ofenduar dhe kërcënuar punonjësit e policisë.

Basir Çollaku: Çfarë kërcënimesh?

Ish oficeri i Antidrogës: Kërcënime. Pasi këta e kanë shprehur edhe vetë se ishin njerëz të ministrit, kushërinj të tij, ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Basir Çollaku: Konkretisht, cili ishte kërcënimi i tyre?

Ish oficeri i Antidrogës: Kërcënimi i tyre, ishte se do ta shihni se çfarë do t’ju bëjmë. Do t’jua tregojmë shumë shpejt vendin se ku do të përfundoni, të gjithë ju që keni marrë pjesë në ndalimin dhe shoqërimin tonë.

Pas ngjarjes mbi oficerin e Antidrogës nis ndëshkimi. Provat që efektivët tentuan të përcillnin ndaj shefave të policisë për grupin kriminal u refuzuan rregullisht, deri kur SHÇBA nisi hetimet, që pasuan me uljen në detyrë, përgjimin e telefonit dhe kërcënimet me jetë nga grupi kriminal.

Basir Çollaku: Si e gjenin vendndodhjen tuaj?

Ish oficeri i Antidrogës: Ka pasur një rast në rrugën Fier-Tepelenë, në një restorant, ku kanë ardhur rreth 7 apo tetë veta me automjete fuoristrada, dhe kam qenë bashkë me shefin e sektorit dhe me disa agjentë dhe na ka paralajmëruar shefi i sektorit që të lëvizim të ikim dhe kemi dalë nga dera tjetër e restorantit.

Basir Çollaku: Ishit në operacion?

Ish oficeri i Antidrogës: Ishim me shërbim dhe kemi marrë mjetet tona dhe jemi larguar nga aty…

Basir Çollaku: U larguat ju dhe jo trafikantët…?

Ish oficeri i Antidrogës: Gjatë bisedës me shefin e sektorit më ka thënë që një grup i strukturuar kriminal, që kishte mbështetje të fuqishme nga lart, na kishte vënë në shënjestër për të na eliminuar fizikisht.

Basir Çollaku: Me mbështetje nga lart, si..?

Ish oficeri i Antidrogës: Me mbështetje nga qeveria dhe nga ministri i Brendshëm në atë kohë…

Basir Çollaku: Ju kishte vënë në shënjestër ju, oficerëve të antidrogës…?

Ish oficeri i Antidrogës: Po, oficerëve dhe agjentëve të antidrogës, për të na eliminuar fizikisht, kjo ka qenë biseda që kam bërë me shefin e sektorit dhe na ka lajmëruar disa herë që, kur të shkonim në banesa të shmangnim rrugicat, të shmangnim errësirën, dhe gjatë gjithë kohës që ishim me shërbim të rrinim bashkë, dhe të mos ndaheshim nga njëri-tjetri, por të bënim kujdes, pasi ishim në rrezik për sigurinë tonë.

Basir Çollaku: A keni pasur kërcënime gjatë kësaj periudhe?

Ish oficeri i Antidrogës: Kam pasur kërcënime nga Habilajt, në mënyrë indirekte për vete dhe për familjen, nga këta direkt, por edhe pjesëtarë të tjerë të bandës.

Basir Çollaku: Si ishin kërcënimet?

Ish Ish oficeri i Antidrogës: Kërcënimet ishin të tipit mafioz, që e ke kaluar vijën e kuqe dhe me ty do të merremi në forma të tjera, m’i dërgonin me persona indirekt, me njohje pak a shumë të përbashkëta.

Rrëfimi rrënqethës i Antonio Nazerajt, është një tjetër gur mbi qafën e Saimir Tahirit, i fundosur në alibinë e tij, sipas të cilës nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me Habilajt. E megjithatë dëshmitë e forta të Dritan Zaganit, të ish efektives së policisë në Vlorë, përgjimet e Prokurorisë së Katanias, udhëtimi në Greqi me Artan Habilajn dhe provat e tjera që prezantoi prokuroria në parlament nuk mjaftuan që Partia Socialiste t’i hapë rrugë arrestimit të Tahirit.

Kategori
Uncategorized

VIDEO/ ‘VOA’ korrigjon gabimin e vet/ Yee sulmoi Ramën.

VIDEO/ ‘VOA’ korrigjon gabimin e vet/ Yee sulmoi Ramën

Mediat e Ramës kanë vrapuar ta paraqesin si mbështetje ndaj Ramës deklaratën e Yee në Prishtinë, kjo edhe për faktin që “VOA” ka bërë një “gabim” në përkthimin e parë të intervistës së Yee.

“VOA” në variantin e parë shkruante se Yee në emër të qeverisë amerikane mbështet qeverinë që ka dhënë prova që lufton krimin dhe korrupsionin, por më pas e korrigjoi duke thënë se: “Qeveria amerikane mbështet qeverinë, që jep prova”.

Pra, në asnjë rast Yee nuk ka thënë se qeveria Rama ka dhënë prova. Rëndësi ka qe ky “gabim” “pa dashje” i seksionit shqip në “VOA” u korrigjua. Tani edhe “VOA” për Ramën është kazan.

Ja varianti i saktë:

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, një ish ministër i brendshëm, akuzohet për lidhje me një grup trafiku droge. Cila është pikëpamja juaj për mënyrën se si po trajtohet çështja e tij?

Hoyt Brian Yee: Më lejoni të them për Shqipërinë, se jemi shumë të kënaqur me përparimin që Shqipëria ka arritur dhe jemi të kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë pasur mundësinë të kontribuojnë në reformat, përfshirë këtu edhe reformat në drejtësi. Bashkërisht me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë të miratojë legjislacionin, të miratojë ndryshimet kushtetuese, me synimin që të forcojë sistemin e drejtësisë.

Dhe kjo për faktin se një gjë e tillë nuk është e rëndësishme vetëm për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe për kushtet në të cilat jetojnë qytetarët e saj, por edhe për faktin se [reformat] janë një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe pikërisht në këtë frymë, ne kemi vazhduar të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të zbatuar reformat në sundimin e ligjit, dhe po ashtu edhe në luftën kundër krimit, kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit…Të gjitha këto shërbejnë për të ngritur standardin jetësor për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për ta ndihmuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Së këndejmi, jemi duke ofruar drejtpërdrejtë ndihmën tonë, ekspertizën teknike, ndihmën financiare, në ndërtimin e strukturave, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve, për t’u ndihmuar që të kryejnë punën e tyre. Sinqerisht, nuk mund të flas dot mbi rastet individuale, por gjithsesi besojmë në disa parime.

I pari është se ligji duhet të jetë i zbatueshëm për të gjithë njësoj, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, askush nuk mund të gëzojë imunitet nga ligji. Mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit, të cilët ndjekin hetimet, dënimet, kudo që ato çojnë, në nivele të larta apo të mëposhtme të administratës. Nuk besojmë se individët duhet të shënjestrohen pse i takojnë një partie politike apo një tjetre, por parimi themelor është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Së dyti, ne mbështesim qeverinë, që jep shembullin. Qeveria është ajo e cila duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë para qytetarëve se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin, qofshin ata qytetarë, zyrtarë qeveritarë, të huaj, shqiptarë…dhe se Shqipëria është serioze në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin.

https://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/4085837.html?type=video

Kategori
Uncategorized

Policia e Edi Rames ne pararoje te krimit.

Policia e Edi Rames ne pararoje te krimit.

Nga GUXIM ALIMANI/ Gazetar.

(Nje ngjarje e trishtuar qe nuk don koment)

-Tani qe Sajmir Tahiri,ministri i brendshem i qeverise Rama 1 po akuzohet per drejtim te grupeve te ristrukturuara kriminale,nuk di ku e gjen kurajon kryeministri qe del dhe komplimenton policine me te perçudnuar ne kontinent e me gjere.

Policine e cila prej vitit 2014 rekrutoi ne radhet e saj kriminele ordinere te hurit e litarit.

Mjafton nje rast te cilin kam pasur rastin ta investigoj vete si gazetar qe me mbush me dhimbje por dhe me vullnet per te luftuar kunder kesaj klike kriminale.”Bashkeshortja e qytetarit Alfred Doku zonja me inicialet J.D.punonte si kasiere ne nje supermarket te firmes Conad ku njeri nga bashkpronaret ishte nje punonjes policie E.Karaj, i cili ne menyren me te poshter dhunon seksualisht punonjesen J.D.
Megjithe protesten denoncimi ishte i pamundur pasi vktima jo vetem u dhunua por u kercenua me jete ne rast denincimi se bashku me familjen e saj.

Kjo ngjarje e trishtueshme e dt 15.06 2016 tregon fytyren e vertete te policise se shtetit e cila ne vend te mbrojtjes ju ofron qytetareve dhune seksuale dhe i detyron dhe te braktisin Shqiperine.

Kjo eshte policia e Edi Rames te cilen ai e inkurajon jo ne lufte me krimin por per tu bere pale me te. GUXIM ALIMANI

Kategori
Uncategorized

Sipas Ramës, Tahiri s’është plotësisht me ‘barrë’.

 Sipas Ramës, Tahiri s’është plotësisht me ‘barrë’

Së pari, si ka mundësi që paska “prova e fakte” për ti kontrolluar banesën, makinën kompjuterin dhe s’paska “prova e fakte” për ta arrestuar?
Nga SYRI.net/

Rama i çoroditur dhe në panik ka urdhëruar marrjen e një vendimi absurd nga maxhoranca, nga 75 deputetë duke i trajtuar sikur të ishin të verbër. Rama i ka detyruar ata të pranojnë që Tahiri

të hetohet, ti kontrollohet banesa, ti kontrollohen të gjithë mjet personale(kompjuter, makinë, e tjerë) por mos të arrestohet. Dhe arsyeja që jepet në mënyrë të palogjikshme është: nuk ka “prova dhe fakte” për arrestimin e Tahirit!!!!

Së pari, si ka mundësi që paska “prova e fakte” për ti kontrolluar banesën, makinën kompjuterin dhe s’paska “prova e fakte” për ta arrestuar? Kjo do të thotë sipas Ramës, se Tahiri është vetëm pak me “barrë” sa për ti kontrolluar banesën, makinën, kompjuterin, por jo aq sa ai të arrestohet. Argumentim më të dobët dhe absurd zor se mund të gjendet dhe që natyrisht turpëron të gjithë kuvendin e Shqipërisë në sytë e shqiptarëve e ndërkombëtarëve. Pra prokuroria shqiptare paska punuar mirë duke grumbulluar “prova e fakte” për ti kontrolluar banesën, makinën, kompjuterin Tahirit por nuk ka fare “prova e fakte” për ta arrestuar atë.

Së dyti, vlerësimin e “fakteve e provave” nëse janë të mjaftueshme për të caktuar masën e sigurisë e bën vetëm Gjykata dhe askush tjetër; për më tepër kjo nuk është aspak dhe në asnjë rast kompetencë e kuvendit. Praktikisht maxhoranca sot i ka marrë kompetencat gjyqësorit duke shkelur jo vetëm kushtetutën, jo vetëm ndryshimet kushtetuese për kufizimin e imunitetit të deputetit por edhe reformën e drejtësisë për të cilën Rama është betuar e përbetuar duke mashtruar shqiptarët e ndërkombëtarët. Praktikisht ky vendim ka nxjerrë në pah mentalitetit e mbrapsht të Ramës për reformën e drejtësisë, thënë ndryshe për Ramën reforma e drejtësisë do të thotë kontroll i sistemit gjyqësor vetëm për të mbrojtur klientelën e tij të korruptuar e qeverinë e inkriminuar që drejton dhe goditur ashpërsisht kundërshtarët politikë, mediatikë, e njerëzit e ndershëm që e kritikojnë.

Së treti dikush mund të thotë që vendimi i 75 deputetëve të maxhorancës mbështetet pikërisht në diskrecionin që i ka lënë kushtetuta kuvendit për të mbrojtur deputetin apo ministrin nga “montazhet politike”, pra për të mos lejuar grupime të caktuara politike për të kryer intriga politike ndaj një personi me imunitet. Kjo është e vërtetë në parim por në rastin konkret nuk qëndron. Përse? Nëse kjo do të ishte e vërtetë, pra kjo do të thoshte se kërkesa e Prokurorisë është një montazh politik kundër Tahirit. A është kjo e vërtetë?

Nga analiza e të gjithë rrethanave arrihet thjeshtësisht në përfundimin se edhe vetë maxhoranca s’e pranon se kemi të bëjmë në rastin Tahiri me një montazh politik. Përse? Sepse vetë maxhoranca po të kishte arritur në këtë përfundim ajo nuk do të duhet të lejonte as arrestimin, as kontrollin e banesës, as të kompjuterit, as të makinës dhe duhet ta denonconte tërësisht kërkesën e prokurorisë si një “intrigë politike”. Pranimi i pjesshëm nga maxhoranca i kësaj kërkese e kompromenton rëndë qëndrimin e maxhorancës. Pra nga qëndrimi i dyzuar nga maxhoranca ndaj kësaj kërkese apo pranimi i pjesshëm i saj të shtyn në mënyrë racionale në përfundimin se nuk ka asnjë intrigë ndaj Tahirit. Pra sipas logjikës së vetë maxhorancës, Tahiri rezulton tërësisht e plotësisht me barrë; dhe cuditërisht pas shumë piruetash në këtë përfundim arrin edhe vetë maxhoranca. Nga ana tjetër, kërkesa ndaj Tahirit vjen nga Prokuroria shqiptare bazuar në hetimet dhe “provat e faktet” e prokurorisë italiane, prandaj “kjo intrigë politike” ndaj Tahirit siç përpiqet Rama të manipulojë opinionin publikm e sidomos atë ndërkombëtar, na u bazoka në hetimet e prokurorisë italiane dhe për më tepër në “prova e fakte” që kanë zbuluar vetë kushuronjë e Tahirit???!!!!

E gjithë kjo të shtyn të mendosh se kjo është një shfaqje e shëmtuar e maxhorancës ndërkohë që të gjithë i kanë të qarta lidhjet e Tahirit me Habilajt. Kanë të qarta dhe në shumë raste kanë parë me sytë e tyre marrëdhëniet e ngushta të Tahirit me Habilajt. Të gjithë shqiptarët, përfshi edhe ambasadorët e shumtë, kanë parë syzet e Tahirit. Kanë parë veshjet e Tahirit, Jahtin e Tahirit, e tjerë e tjerë. Të gjithë e dinë që Tahiri është me “barrë” për shkak të lidhjes me Habilajt kurse Rama i ka mbushur mendjen 75 “qorrave” që ai është vetëm pak me “barrë” dhe këtë 75 “qorra” duan të verbojnë të gjithë shqiptarët.

Kot mundohet Rama për ta nxjerrë Tahirin jo plotësisht me është “barrë”. Të gjithë e kanë parë me barkun deri në buzë; dhe me siguri do të jetë Rama ai që do të abortojë.

Kategori
Uncategorized

Autogol medioker i Edi Rames!

Nga Albina DEDA

Ne nje monolog te perzier me trishtim dhe marramëndje,me pathetizem e realizem mashtrues,me presion perballe frikes e paranojes,me pêshtjellim institucional e human kryeministri i Shqiperise sot perpara kukullave te tij parlamentare tentoi të bëje mbrojtjen e Sajmir Tahirit njeriut jo vetem te anatemuar por te argumentuar nga organi me i larte i akuzes per krim te organizuar dhe korrupsion!. Edi Rama njeriu qe perbetohet verbalisht prej afro 5 vite se deshiron e punon per Reformen ne drejtesi dhe po “bie cope””per shtetin e se drejtes sot u pa jo vetem pa principe te tilla por i zhveshur nga çdo makiazh. Ai doli para shqiptareve sic eshte ne te vertete nje rrugaç prevers i pafytyre,produkt i kahershem i bandave dhe i krimit te nivelit skandaloz. Sot ai u pa qarte se eshte lojtari mafjoz i permendur ne historite kriminale te klanit Gina apo dhe i Ujqerve Gri te Daut Kadriovskit. Ai tregoi se jo per parime politike,juridike e njerezore nuk mund te leshoje Sajmir Tahirin por thjesht dhe vetem se ish ministri i krimit dhe droges eshte pjese e bandes qe drejtohet prej tij. Por sot Edi Rama eshte i pashprese dhe kete ja shkaktoi drejtesia.. Ja bene ata prokurore dinjitoze te ndershem kurajoze e profesioniste te cilet po i presin kryemafiozit-kryeminister te dy krahet me te cilet ka sunduar: Ne fillim Shullazin vrastar ordiner e tani Sajmirin-kete Shullaz politik. Sot nuk ka shqiptar apo nderkombetar qe nuk e perkthen Edi Ramen dhe nuk e urren jo vetem per ate qe beri por dhe per ate qe tenton te beje. Po ashtu nje simpati e perkrahje njerezore anembane vendit ndihet haptazi per prukuroret qe guxuan te vene gishti aty ne “thembren e Akilit”te krimit ne Shqiperi. Tani rradhen e kemi ne te gjithe shqiptaret qe femijet deshirojme ti rrisim ne kete vend te themi fjalen tone. Asnje qeveri ne histori perveç diktatures nuk meriton ndeshkim sa kjo narkoqeveri e Shullazeve. Koha flet per shqiptaret. Prangat e drejtesise edhe per Sajmirin edhe per Ramen jane te hapura e gati per tu mberthyer. AD

Kategori
Uncategorized

Free Iran.

Kategori
Uncategorized

Atentati’ ndaj Doshit/ Ja kush e organizoi.

‘Atentati’ ndaj Doshit/ Kryemadhi: Ja kush e organizoi

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar në studion e lajmeve të ‘FaxNews’, deklaratën e ish-ministrit të Brendshëm Saimit Tahiri, se ai është armiku i presidentit Ilir Meta.

Kryemadhi ka thënë se ndryshe nga Tahiri, Meta nuk e ka pasur asnjëherë atë në listën e armiqve. Ndërsa ka rrëfyer se mbas inskenimit të ‘Çështjes Doshi’, ka qenë i fshehur Rama dhe tahiri.

‘Tahiri nuk ka qenë asnjëherë në listën e armiqve të zotit meta, për këtë duhet të pyesni dhe zotin meta.

Por di të them që zoti Tahiri ka qenë një nga skenaristët e çështjes Doshi, sëbashku me Edi Ramën, të krijimit të asaj çështjeje.

Një skenar amator se si futën në vorbullën e atij skenari amator jo vetëm shqiptarët por edhe opozitën e asaj kohe’, theksoi Kryemadhi.

Kategori
Uncategorized

Soros, Rama, Veliaj dhe Tahiri.

Soros, Rama, Veliaj dhe Tahiri

Rama natyrisht është i “gjakosur” dhe plagosur rëndë nga kjo ngjarje dhe largimi i tij nga pushteti është vetëm çështje kohe. Vetëm Veliaj rezulton i fituari i “madh” pas kësaj ngjarjeje i cili me siguri

Nga SYRI.net –  

Mund të duket si teori konspirative lidhja mes këtyre katër personazheve dhe ndonjë nga përfundimet e mëposhtme. Lidhja e Tahirit me klanin mafioz të Habilajve nuk është e re as për Ramën dhe as për publikun shqiptar. Një çështje në ndjekje për shërbimet antikrim të vendeve fqinje dhe ato partnere që interesohen për çështjet e sigurisë.

Një lidhje e shtetit me krimin dhe trafiqet, e cila në realitet është e orkestruar nga Rama, ndërkohë që Tahiri është njëri prej anëtarëve të kupolës klienteliste, i përzgjedhur nga Rama sepse përmbushte të gjithë kriteret për të qënë anëtarë i kupolës politike në lidhje të ngushtë me klanet mafioze.

Veprimet e autoriteteve italiane mund të konsiderohen një goditje e fuqishme për kupolën e Rilindjes, qeverisja e së cilës zorr se do të mund të marrë veten në ditët apo javët ne vijim. Tahiri i përjashtuar nga grupi i parlamentar dhe forumet drejtuese partiake është viktima e kësaj radhe; ai do ta ketë të vështirë të ringjallet dhe të rimarrë të gjithë pozicionet e humbura, madje mund të thuhet pa hezitim se eliminimi i tij politik është një ngjarje e sigurt.

Rama natyrisht është i “gjakosur” dhe plagosur rëndë nga kjo ngjarje dhe largimi i tij nga pushteti është vetëm çështje kohe. Vetëm Veliaj rezulton i fituari i “madh” pas kësaj ngjarjeje i cili me siguri

fërkon duart dhe pret ti vijë radha për ti zënë vendin Ramës; dhe kjo tashmë është po ashtu një ngjarje e sigurt. Soros 87 vjeç sigurisht nuk ka as kohë, as fuqi, as energji të merret me çfarë ndodh në Tiranë por një gjë është e sigurt, që nga informacionet që ai merr i rezulton se projekti i Tiranës është një nga “historitë e suksesit” të filozofisë së tij. Ai nuk mik të veçantë Ramën por e ka zgjedhur atë sepse ai plotëson disa nga kriteret e filozofisë së tij.

E thënë më thjeshtë, Soros apo njerëzit e tij që merren me Shqipërinë e kanë përzgjedhur Rama po ashtu siç Rama ka përzgjedhur Tahirin. Dhe ashtu si Rama ka arritur të trajtojë Tahirin si “limon i shtrydhur” ashtu edhe Soros apo njerëzit e tij që merren me “projektin e Tiranës’ kanë arritur në përfundimin se Rama është po ashtu “limon i shtrydhur”… Të njëjtin fat do të kenë edhe Mimi Kodheli, Damian Gjiknuri, Ilir Beqaj, Arben Ahmetaj, si dhe Vangjush Dako e Qazim Sejdini, madje të gjithë këta mund të jenë përzgjedhur edhe si “peshqit e mëdhenj” me të cilën do të testohet reforma në drejtësi.

Ky përfundim për Ramën ka kohë që është arritur. Insistimi për të vendosur në Bashkinë e Tiranës Erjon Veliajn dhe asnjë tjetër që sipas sondazheve të brëndshme të Ramës fitonte mbështetje më të madhe të votuesve socialistë, tregon se Soros apo njerzit e tij kishin arritur në përfundimin se “projektit të Tiranës me Ramën” i kishte ardhur koha të rinovohej dhe Veliaj ishte konceptuar si zëvendësuesi, apo personi që përmbush më mirë se kushdo tjetër kriteret e drejtimit të “projektit të ardhshëm” për drejtimin e qeverisë së Tiranës.

Madje kjo përzgjedhje duhet te shoqërohej me eliminimin e Tahirit që ky të mos kishte asnjë shans për të drejtuar partinë më të madhe dhe as të mos i shkonte mëndja se do të mund të sfidonte Veliajn, Fat të njëjtë apo afërsisht të njëjtë me Tahirin do të kenë të gjithë kundërshtarët e Veliajt apo më saktë të gjithë ata që sipas tij do ta bezdisnin atë.

Rama është prej kohësh në dijeni të të gjithë këtyre lëvizjeve dhe ka kërkuar vetëm dy gjëra. Së pari të largohet butësisht nga pushteti duke ëkrkuar garanci për të ardhmen. Dhe së dyti ai ka kërkuar që Veliaj të mos kthehet në at-vrasës siç veproi Rama me Nanon por ta ruajë atë për një fare kohe si liderin historik të Rilindjes, duke siguruar kështu një “jetë të tretë” të këndshme me paratë, pasuritë dhe privilegjet e fituara nga mbi 20 vjet pushtet.

Kjo shpjegon edhe tentativat e Ramës për tu marrë vesh me Bashën dhe zbutur marrëdhëniet me opozitën dhe të gjithë aktorët politikë kundërshtarë.

© SYRI.net

Kategori
Uncategorized

Pyetjet që Rama la pa përgjigje në takimin me krerët e policisë.

 

Dosja Habilaj – Tahiri ia ka rrëzuar të gjithë propadandën për “policinë që duam”.

Pa e përmendur skandalin që rrezikon ta çojë pas hekurave “ministrin më të suksesshëm” të qeverisë së tij, Edi Rama sulmoi mediat dhe atë pjesë të politikës (opozitën) që për 4 vjet me radhë denoncuan futjen në radhët e policisë të personave të lidhur me grupet kriminale, që i lejuan këto banda të zhvillojnë aktivitetin e tyre të patrazuar nga policia.

Kryeminitri sulmoi mediat dhe atë pjesë të politikës që kanë denoncuar kanabizimin e vendit dhe heshtjen e policisë, mosveprimin e saj përballë këtij fenomeni. Kanabisi i arriti deri në studiot televizive, por kryeministri e pa të udhës të sulmonte gazetarët që e çuan atje dhe jo policët që e lejuan mbjelljen.

Kryeministri sulmoi edhe gjykatat, në përpjekje për të fshehur dorëzimin e policisë përballë krimit, siç ndodhi në Elbasan disa javë më parë.

Por kjo mënyrë mbrojtje, e njohur tashmë, çalon në shumë aspekte.

Le t’i marrim me radhë.

Ai e nisi kështu fjalën e tij:

Rama: “S’është hera e parë që vij tek ju kur furtuna e kazanit të politikës dhe medias ngrihet mbi kokat e punonjësv e të policisë….

Çfarë ka ndodhur? Përse çdo policia e shtetit është vënë në një shenjestër të pandashme dhe është baltosur, akuzuar, sakatuar me fjalë papushim.

Kanë ndodhur shumë gjëra. Por po ju them vetëm një. Deri tani, pa mbaruar muaji tetor i këtij, viti policia ka sekuestuar nga duart e rrjeteve kriminale 35 milionë euro, të cilat deri në fundin e vitit të shkuar ishin plot 47 milionë euro para të sekuestruara nga krimi. Ndërkohë që në vitin 2013 nuk bëheshin as 1 milionë euro. Atëherë, a ka nevojë për koment?”

 Koment ndoshta jo, por të dhënat e bëjnë të çalë arsyetimin e kreut të qeverisë.

Sipas raportit të zyrës së OKB –së për drogën në vitin 2014 të adhurat nga aktiviteti kriminal i kultivimit dhe trafikut të kanabisit ishin afro 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sot, sipas një përllogaritje të publikuar në revistën monitor kjo përqindje ka arritur në 10, pra është 5 –fishuar. Plot 1.2 miliardë euro kanë qarkulluar në 2016 nga kanabisi, një shumë që e bën të papërfillshëm 45 milionëshin e sekuestruar. Ku janë këto para?

Po çfarë ka ndodhur? Përse, sipas kryeministrit, ka një furtunë mediatike dhe politike ndaj policisë? A është vërtet që policia ka dështuar në luftën me krimin?

Rama: “Çfarë ka ndodhur? Le të çohet një drejtues policie i këtyre 4 viteve dhe të thotë një dëshmi të vetme, që nuk ka mundur dot të ndalojë një ministër, një deputet, një zyrtar të lartë, një biznesmen apo njeri me influencë nga ata që deri para 4 vitesh pështynin në tokë pasi mbyllej xhami dhe iknin pasi i ndalonte polici rrugor. Nuk ka”.

 Nuk ka?! Një raport i policisë, i publikuar nga lapsi.al dy vjet më parë, tregon se si efektivët e antidrogës, në një operacion të gjerë ku ishte përfshirë Guardia di Finanza dhe policia e Malit të Zi, nuk u lejua të ndalonte kreun e një grupi të narkotrafikut. Një deputet i grupit të tij parlamentar, Mark Frroku, e kishte në makinë. Autovetura e tij u ndalua nga agjentët, por Mark Frroku nuk e dorëzoi Bardhok Pllanën, që rrinte i qetë në sediljen e pasme të Audit të deputetit. Agjentët e antidrogës njoftuan shefat. Udhëri që u erdhi nga lart ishte i prerë: makina e deputetit nuk duhej të kontrollohej, edhe pse aty ishte një trafikant droge.

Çfarë ka ndodhur më tej?

Makina Audi A8 me targa AA 003 GB e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri rezulton se është përdorur nga një familje mafioze dhe një grup i strukturuar kriminal në trafikun e drogës, Habilajt e Vlorës. Asnjë polic nuk ka mundur ta ndalojë. Ajo nuk është ndaluar as kur ish –shefi i antidrogës, Dritan Zagani e denoncoi publikisht. Në vend që të goditeshin trafikantët, u godit Zagani. Edi Rama e sulmoi edhe publikisht denoncuesin e trafikantëve përpara qindra policëve që, njësoj si sot, i kishte mbledhur për t’u folur për suksesin e luftës kundër drogës. Ishte viti 2015. Një vit më pas, e gjithë Shqipëria u mboll me kanabis.

Për kanabisin kryeministri ka një tjetër histori. Lexojeni:

Rama: “Padyshim kanë ndodhur edhe gjëra negative, por ama le të marrim kanabisin.

T’u referohemi fakteve, shifrave, provave, jo propagandës, perceptimit dhe baltës. Po të hyjmë në krahasimin midis shifrave të këtyre viteve dhe shifrave të vitit 2013, e di përgjigjen: ‘ishte vetëm Lazarati dhe u hap në të gjithë Shqipërinë’.

Kjo është një e vërtetë e ngritur mbi një gjysmë të vërtete. Një e vërtetë publike mbi një gjysmë të vërtetë për arsyen e thjeshtë se vetëm në Lazarat, sipas raporteve të policisë italiane në vitin 2013, u kultivua një sipërfaqe prej 300 hektarësh dhe u prodhuan 900 ton kanabis.

 Tani, këta 900 ton kanabis, ku shkuan? Pse nuk i pamë kurrë në televizor? Pse nuk i lexuam kurrë në gazetë? Pse nuk i dëgjuam kurrë nga goja e atyre që në atë kohë drejtonin Ministrinë e Brendshme? Sepse ato ikën të gjitha, të patrazuara, të shoqëruara, u shitën matanë detit dhe paratë u ndanë andej dhe këtej detit, poshtë dhe lart.”

Është e vërtetë që Lazarati ishte një histori suksesi e qeverisë “Rama I”. Por çfarë thonë shifrat që kryeministri ka aq për zemër që t’ia tregojë publikut, më shumë për ta ngatërruar sesa për ta sqaruar?

Sa tonelata drogë janë kapur përtej detit në kohën e Lazaratit?

Çfarë thonë shifrat?

Prokurori i Antimafias Italiane, Franko Roberti deklaroi në Tiranë se sasia e drogës që nisej nga Shqipëria për në Itali ishte 3-fishuar.

30 ton kanabis janë kapur vetëm këtë vit në Itali. Dhjetëra tonë vitin e kaluar. Po 900 tonët e drogës që kryeministri thotë se prodhoheshin në Lazarat, përse nuk u kapën nga partnerët?

Kryeministri është i vetëdijshëm se kanabisi është shndërruar në gangrenë për të dhe qeverinë e tij. Sa herë është dëgjuar duke iu vërsulur opozitës dhe medias e duke përsëritur plot ironi fjalët “drogë, drogë, drogë, krim, krim, krim”? “Po t’i hiqni fjalorit tuaj drogën dhe krimin s’keni ç’flisni më”, i tha opozitës herën e kaluar në parlament.

Kur i kërkohej të hidhte sytë nga policia që lejonte hashashin, e mohonte ekzistencën e drogës kategorikisht.

Kur droga zbulohej, ministri i tij i Brendshëm dilte para kamerave si hero në krah të policëve të pajisur me mjete bujqësore duke prerë qindra mijëra rrënjë.

Por nuk kishte asnjë masë për drejtuesit e policisë që kishin lejuar drogën.

Tani flet për masa radikale, a thua se nuk ka qenë ai në qeveri kur droga përfshiu vendin.

Rama: “Dhe unë i përshëndes dhe inkurajoj masat radikale. Nëse sot policia zbulon parcela me kanabis në Rinas, i gjithë zinxhiri aty duhet shkarkuar. Kjo është e qartë, i gjithë zinxhiri!”

 A nuk u zbuluan 6 hektarë drogë në Rinas në vitin 2016? Kush u shkarkua nga detyra? A nuk u zbuluan qindra parcela me drogë në Vlorë? A u shkarkua ndonjë drejtues apo efektiv i policisë?

A nuk u kryen operacionet më të suksesshme kundër drogës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila veproi thuajse në të gjitha rastet në fshehtësi të policisë lokale, nga frika e dekonspirimit të operacioneve? A nuk veproi kështu Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe kur gjeti këtë javë 4 ton drogë në baznë e Habilajve, kushërinjve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që lëviznin me makinën e tij në Shqipëri e jashtë, në vendet ku trafikonin drogë?

Habilajt ishin denoncuar publikisht nga shefi i antidrogës së Vlorës, por policia nuk u vu asnjëherë në ndjekje të tyre. A ka kryeministri një përgjigje për këto fakte?

Duke u bërë bisht këtyre pyetjeve që i drejtohen vazhdimisht, sot më shumë se kurrë pasi një ministër i qeverisë së tij akuzohet si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, kryeministri u shpreh i sigurt se sot nuk ka kriminel apo bos droge që nuk është kapur në Shqipëri. Shihni çfarë u tha drejtuesve të policisë.

Rama: “Vetëm një gjë duhet thënë, jo për të justifikuar çfarëdoqoftë, por për të vënë gishtin në plagë. Policia ka dhënë një dëshmi të qartë. Në këtë territor nuk ka frymë të gjallë që nuk kapet. Nuk ekziston një bos, një kapo apo një tërësi elementësh kriminalë që nuk kapet. Por nuk ekziston akoma një drejtësi që i lë prapa hekurave. Po të ishte dëgjesë me publikun, do t’i kërkohej çdo burri e gruaje që ka eksperiencë në fushën e betejës dhe secili do të mbante një fjalim të gjatë sa raste policia i ka nxjerrë nga dera e gjykatës dhe gjykata i ka nxjerrë nga dera tjetër”.

Po a ka ndonjë bos droge që është kapur në këto 4 vjet? A u arrestuan personat e denoncuar nga opozita me emër e mbiemër se mbillnin drogë në Vlorë, Gjirokastër, Durrës, Krujë, Dibër, Korçë, Elbasan etj apo ata që i përdorën paratë e drogës fillimisht në zgjedhjet lokale në Dibër, e më pas në shumë qytete të tjerë?

A ka ndonjë emër të njohur në trafikun e drogës të kapur në Shqipëri në këto 4 vjet?

Përse nuk u kap Klement Balili? Përse policia nuk i shkoi në derë sapo i doli emri në Greqi si kreu i një rrjeti narkotrafikantësh? Përse i la kohë disa ditë sa të përgatiste i patrazuar largimin?

Përse Habilajt u goditën nga Italia dhe jo në Shqipëri, ku gjithashtu ishin denoncuar si një klan i fortë mafioz i trafikut të drogës?

Të gjitha këto pyetje, që do të duhej t’u ishte përgjigjur kryeministri sot më shumë se kurrë, e bëjnë të çalë mbrojtjen që ai u bën dështimeve të qeverisë së tij në luftën kundër krimit dhe drogës.

Sepse, siç u shpreh edhe ai vetë, që ua kishte thënë edhe të huajve: “shqiptarin më të pashkollë nuk ka shkencëtar që e bën dot për budalla. Kush përpiqet të bëjë budallenj, ka paguar gjithmonë”. 

Këtë fabul e dinë edhe policët që e dëgjuan për 1 orë. Ata e dinë edhe se si qëndron e vërteta me krimin dhe drogën, shumë e ndryshme nga ajo që u imponohet. /Lapsi.al

Kategori
Uncategorized

Antikrimi ndërkombëtar në ofensivë.

Antikrimi ndërkombëtar në ofensivë

Ofensiva frontale ndërkombëtare antikrim ndaj Shqipërisë nuk është thjeshtë për një Saimir, për një Ed, për një Habil a Balil, por ndaj një strukture të tërë kriminale shqiptare të pleksur me shtetin e të hiperfuqizuar për këtë shkak. Jo se krimi ynë po trondit botën, siç qahej Kryerilindësi disa javë më parë se gjoja kështu po thonë ndërkombëtarët edhe me një farë racizmi ndaj shqiptarëve, por se simbioza shtet-krim në Shqipëri, e jo vetëm tek ne, është modeli më i keq e për këtë duhet zhbërë edhe në Shqipëri edhe kudo gjetke nëse shfaqet.

Antikrimi ndërkombëtar është hedhur në ofensive kundër krimit të organizuar rilindas. Informacioni i ardhur për Saimir Tahirin që të hënën e kaluar, shpërndarë rrufeshëm e njëkohësisht tek disa aktorë politikë e mediatikë përpara se ti dërgohej zyrtarisht prokurorisë shqiptare, tregon se antikrimi ndërkombëtar po vepron jo vetëm me mjete dhe institucione penale por edhe me ato diplomatike, politike e mediatike njëherazi e në koordinim.

Këto të fundit i kemi parë dhe/ose perceptuar në veprim thuajse një vit më parë e me intensitet në rritje. Që një vit më parë, fillimisht me sugjerime indirekte e më pas me kërkesa të drejtpërdrejta, të forta ndonëse konfidenciale, rezulton se është kërkuar largimi i Saimir Tahirit, kërkesë që u zbatua në shkurt 2017 nga Kryerilindësi. Që një vit më parë filloi sulmi mediatik ndërkombëtar ndaj “Shqipërisë kolumbiste e kanabiste” e që vijoi në rritje këtë vit.

Ofensiva frontale ndërkombëtare antikrim ndaj Shqipërisë nuk është thjeshtë për një Saimir, për një Ed, për një Habil a Balil, por ndaj një strukture të tërë kriminale shqiptare të pleksur me shtetin e të hiperfuqizuar për këtë shkak. Jo se krimi ynë po trondit botën, siç qahej Kryerilindësi disa javë më parë se gjoja kështu po thonë ndërkombëtarët edhe me një farë racizmi ndaj shqiptarëve, por se simbioza shtet-krim në Shqipëri, e jo vetëm tek ne, është modeli më i keq e për këtë duhet zhbërë edhe në Shqipëri edhe kudo gjetke nëse shfaqet.

Në çdo vend ka krim të organizuar që tenton të fuqizohet por lufta kundër tij e mban atë në një nivel të caktuar që konsiderohet i natyrshëm për atë vend. Çdo shtet duhet të përpiqet ta mbajë krimin e organizuar në këtë nivel, e kur çdo shtet arrin të bëjë, krimi i organizuar mbetet në nivel të natyrshëm edhe në shkallë globale.

Dobësia e një shteti është premisë për rritjen dhe fuqizimin e krimit të organizuar në atë vend përtej nivelit të natyrshëm. Edhe një shtet i dobët por vullnet mirë arrin ta mbajë nën fre krimin e organizuar të vendit të tij dhe, me ndihmën e nevojshme nga jashtë, herët a vonë, mund ta rikthejë situatën në favor.

Mpleksja e krimit me shtetin, bashkëveprimi dhe penetrimi reciprok krim-shtet, është habitati më i përshtatshëm për rritjen ekspotenciale të krimit të organizuar përtej nivelit natyror. Ky është një model i keq që sulmohet ndërkombëtarisht e pa mëshirë qoftë edhe kur shfaqet në një vend të vogël. Aq më shumë në një vend të vogël pasi zgjdhja është edhe më pak e koklavitur.

Për shkak të simbiozës shtet-krim, krimi i organizuar shqiptar tejkaloi me shumëfish nivelin ekzistencial në raport me përmasat e vendit tonë. Ky vlerësim është tashmë i gjithëpranuar ndërkombëtarisht.

Mbjelljet masive të kanabisit në verën 2016, vijuar me eksportet po aq masive më pas e përgjatë 2017-tës, bënë që antikrimi ndërkombëtar të kuptonte se e gjitha kjo nuk ishte një fenomen natyror rritjeje i krimit dhe/ose dobësi natyrore e një qeverie vullnet mirë por se kishin të bënin me një simbioze shtet-krim, një zhvillim i qëllimshëm politik.

Ndaj, që në verën 2016, Shqipëria u vu de facto nën moratorium të rreptë që vijoi me sulm në rritje me mjete penale, diplomatike, politike, mediatike duke marrë gradualisht trajtën e një sulmi frontal e të mirëkoordinuar, dora dorës mirëkuptimit të ndërkombëtarëve se ç’po ndodhte në të vërtetë në Shqipëri.

Deri në verën 2016, ndonëse opozita dhe një pjesë e opinionit publik e mediatik argumentonin rrezikshmërinë dhe bëmat e sistemit simbiozë Qeveri Rilindëse – Krim i Organizuar, ndërkombetarët vijuan ta konsiderojnë Rilindjen dhe qeverisjen e saj më shumë si sukses se si rrezik.

Ardhjen në pushtet në 2013-tën të Rilindjes edhe me fuqinë e krimit ndërkombëtarët e konsideruan ngjarje të tejkaluar – një mënyrë e keqe por në shërbim të rotacionit të pushtetit si një e mirë në vetvete; shtimin e prezencës së kriminelëve në politikë e shtet ndërkombëtarët e konsideruan një aksident me efekt të dobët dhe afatshkurtër e iu desh shumë kohë, rreth 2 vite, të sensibilizoheshin për të mbështetur opozitën në nismën dekriminalizuese; goditjen dhe shpartallimin policor të Lazaratit ndërkombëtarët e konsideruan si provë të mjaftueshme të fuqisë dhe vendosmërisë së Rilindjes për të goditur krimin e organizuar; reformën në drejtësi si të mjaftueshme për të arritur thuajse gjithçka kundër krimit dhe korrupsionit dhe qeverinë rilindëse si aleatin e vetëm të tyrin për këtë reforme ndaj fillimisht edhe i toleruan një farë influence të shtuar të saj në organet e reja të drejtësisë.

Ndërkombëtarët gabuan në të gjitha vlerësimet e mëparshme. Gabimi më i fundit i tyre ishte ai në zgjedhjet 2017 kur menduan se me paketën e bashkëqeverisjes një mujore Rilindje-Opozite do të pamundësonin blerjen masive të votave.

Tashmë kanë ndërruar edhe vlerësim, edhe taktikë. Të shtënat e tyre vrastare nuk janë më as tek-e-tek por breshëri. Saimir Tahiri duket veçse i pari në radhë. Me apo pa arrest, duket se ditë të zeza e presin atë dhe shume të tjerë. Opozita ndjehet e mbështetur e po iu shërben me hir ndërkombëtarëve të cilët, këtu në Shqipëri, gështenjat nga zjarri do t’i nxjerrin me duar tona.

Edhe me duart e Rilindjes në zbythje e tkurrje, që po detyrohet me pahir t’iu shërbejë ndërkombëtarëve deri ditën e paracaktuar të ikjes së saj një herë e përgjithmonë nga pushteti si një model i keq i qeverisjes së kriminalizuar, model që duhet e do të shkatërrohet pa mëshirë e përfundimisht

Kategori
Uncategorized

A po synon Rama të shpëtojë duke kërkuar statusin e të “Penduarit”?

Çfarë u paralajmërua në Parlament?

Bledi KASMI

Seanca e djeshme në Parlament shërbeu për të kuptuar jo vetëm realitetin e krimit të organizuar në Shqipëri, lidhjet e tij me politikën dhe ndikimin që ka patur në zgjedhje, sepse këto dihen dhe janë të faktuara në të gjitha raportet e brendshme dhe ato ndërkombëtare, por për të kuptuar një detaj të ri nga strategjia e ardhshme e opozitës.
Nga shqiptarët në sheshe, tek zbarkimi amerikan. Çfarë paralajmëroi dje Basha në Parlament me shprehjet “laku sa ka filluar të të ngushtohet”, “do t’ia dëgjosh krismën shumë shpejt” dhe “komuniteti ndërkombëtar të ka në rreth të kuq” apo “do ta shikoni përmes reagimit ditët e radhshme të partnerëve ndërkombëtarë”?
Këto pyetje retorike dhe paralajmërime të Bashës për atë që pritet të ndodhë gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme sollën një reagim të sforcuar të Ramës, i cili la të kuptohet një detaj të fortë politik, sipas të cilit “në muajin nëntor do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania ekspertë të luftës së krimit të organizuar”.
Po përse duhet të vijnë këta ekspertë në një vend ku Kryeministri sapo ka marë një mandat të fortë dhe është i pa kapur nga krimi? Përse duhen këta ekspertë kur ne kemi një ministër të Brendshëm pa lidhje me vëllanë e tij të dënuar në Itali për trafik droge?
Ardhja e këtyre ekspertëve është afishuar dje nga Rama në Parlament në shenjë paniku, por edhe për të larë duart si ponc pilati me krimin e organizuar, duke i dhënë mesazhin atyre që do të arrestohen se unë nuk kam çfarë t’u bëj më se në dorë tani punën do ta marrin amerikanët dhe gjermanët.
Nuk do të pijnë më ujë as frazat e përbetuara tek bosët e krimit si në rastin e Shijakut të Durim Keçit “se sa të jem unë Kryeministër nuk do të ketë bir nëne të të arrestojë”.
E vërteta është shumë më e hidhur se sa ajo që artikulon Rama. Në një deklaratë publike në një konferencë shtypi, Prokurori Antiamafias italiane deklaroi nga Tirana disa muaj më parë se dyshimet janë që paratë e krimit të organizuar shqiptar po shkojnë si financime të terrorizmit.
Kjo deklaratë kaloi në heshtje nga qeveria dhe shtypi i kapur. Një Prokuror i Antimafias italiane nuk flet kuturu, aq më tepër kur kemi të bëjmë me të vetmin vend sot në Europë, i cili thuajse nuk është prekur nga vala e terrorizmit, çka dëshmon për një nivel mjaft të lartë të strukturave të sigurisë. Duket se zhvillimet kanë shkuar shumë larg.
Deklaratat e Bashës dje në Parlament kanë paralajmëruar zhvillime të forta në drejtim të luftës së krimit të organizuar gjatë javëve të ardhshme jo më nga qeveria e Ramës, e cila e ka humbur plotësisht e besueshmërinë, por nga strukturat partnere që duket kanë vendosur të zbarkojnë.
Rama do të bëjë gjithçka për të shpëtuar veten, vetëm se koka e tij është sot në tepsinë e krimit. A po synon të shpëtojë duke kërkuar statusin e të “Penduarit” duke ftuar amerikanët dhe gjermanët të çbëjnë strukturat krim-shtet që ai ka ngritur në katër vite dhe duke shpresuar që ai vetë të mos preket.
Zbarkimi amerikan do të ketë shumë zhvillime. Nuk duhet harruar se janë raste të rralla në botë kur ata kanë vendosur të ndërhyjnë në vende sovrane.
Ka ndodhur në Kolumbi, kur kanë vrarë Eskobarin, ka ndodhur në Panama me diktatorin Noriega, që pasi u arrestua edhe u ekstradua dhe u dënua në Shtetet e Bashkuara dhe rasti i tretë i një ndërhyrje të tillë është paralajmëruar se do të ndodhë së shpejti në Shqipëri.

Kategori
Uncategorized

Si i’u mor goja Saje Qorrit para Shullazit:

Ish-ministri Tahiri e ka parë sërish veten përballë të pandehurit Shullazi në Gjykatën e Kirmeve të Rënda sot. Tahiri është thirrur të dëshmojë pasi ai ka qenë ministër i Brendshëm në kohën që ndodhi kërcënimi i rektorëve nga Shullazi.
Gjatë dëshmisë së tij, Tahiri nuk i ka kursyer komentet, gjë për të cilën i është tërhequr edhe vëmendje. Ndërkohë ish-ministri ka thënë se duhet ftuar Berisha për të dëshmuar, pasi ai e kishte denoncuar i pari rastin e Shullazit.
Dëshmia e plotë.
Prokurori Nakuçi:

Dëshmitar në periudhën prill 2016 çfarë funksioni shtetëorr keni patur?
Tahiri: Në këtë kohë drejtoja Ministrinë e Punëve të Brendshme.Prokurori: Në këtë kohë keni marrë dijeni për kërcënimin e dy pedagogëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni?
Tahiri: Po, kam marrë dijeni. Ka qrnë një status në Facebook i Sali Berishës, që njoftonte se dy pedagogët ishin kërcënuar. Nga Berisha kam marrë dijeni. Thirreni Berishën nga kush e mësoi, se ai pavarësisht rekordeve të gabuara me informacionet që publikon në “FB”, mund t’ua thotë se nga e mori këtë informacion që fliste për kërcënime dhe kanosjen e dy profesorëve të nderuar. Por Prokuroria nuk bën punë, por po bën politikë.
Ndërhyn Gjykata: Dëshmitar ju lutem lërini komentet në sallën e gjyqit. Jeni thirur të jepni dëshminë për atë çka juve dini në lidhje me këtë ngjarje, të tjerat nuk janë të dobishme.
Tahiri: Pikërisht po jap dëshminë time. Unë kam dëshminë time, nuk kam tuajën, ndaj më lini të tregoj atë që di unë…
Prokurorja Imeraj: Dëshmitar, kur jeni vënë në dijeni dhe kush ju ka vënë në dijeni për kërcënimet që i janë bërë profesorëve të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe Mynyr Koni?
Tahiri: Atëhere për shkak edhe të kohës që ka kaluar dhe disa gjëra nuk më kujtohen. I qëndroj publikisht të gjithë deklaratës time që kam dhënë në Prokurori për këtë çështje. Kësaj deklarate nuk i heq asnjë gërmë.
Gjykata: Dëshmitar, në kushtet kur jeni juve para Gjykatës dhe jeni në gjendje të dëshmoni, ajo deklaratë nuk ka vlerën e saj që thoni para Gjykatës.
Prokuroria: Si jeni vënë në dijeni për kërcënimet e dy profesorëve Koni dhe Kule?
Tahiri: Jua thashë njëherë që dijeni kam marrë nga Sali Berisha… unë nuk mund ta di se nga e mori vesh Berisha këtë informacion, por mund ta thërrisni atë e tjua thotë…
Prokurorja: Pasi jeni njohur me këtë informacion çfarë veprime keni kryer në lidhje me këtë rast.
Tahiri: Në dobi dhe të detyrës që unë kam pasur kam thirrur drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, dy pedagogët Kule dhe Koni si dhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolli, meqenëse ishte e fushës përgjegjëse. Takimi është bërë në zyrën time. Kam dashur të thërras dhe Sali Berishën, pasi ai e ka pas informacionin i pari, por ai nuk vinte.
Prokurorja: Çfarë është diskutuar më konkretisht në këtë takim, u diskutua për kërcënime?
Tahiri: Po kemi diskutuar për këtë gjë. Çështje kërcënimesh, por kam urdhëruar që dy pedagogët të depozitonin kallëzim penal dhe çështja të hetohej deri në fund. Unë nuk e di se çfarë kanë thënë profesorët në polici, pasi nuk ka qenë aty. Por ju them që Berisha ka informacionin e duhur për këtë pjesë. Po ju se thërrisni Berishën, se kërkoni të bëni politikë.
Prokurorja: Ne i besojmë Policisë së Shtetit.
Ndërhyn Gjykata: Zonja prokurore ju lutem mos flisni pa lejen e Gjykatës dhe shmangni komentet…
Gjykata: Pyetje të tjera ka nga palët në process.
Mbrojtja: Jo, nuk kemi.
I pandehuri Shullazi: Jo nuk kam.
Gjykata: Mirë atëherë, dëshmitari Saimir Tahiri është i lirë, mund të largohet. Faleminderit.
Tahiri: Faleminderit. Dhe herën tjetër thirreni Berishën dëshmitar t’ua thotë…

Kategori
Uncategorized

Jemi shtet kurvash.

https://plus.google.com/106518131937434503325/posts/WpaQaJrMdX2?_utm_source=1-2-2

Kategori
Uncategorized

Dikur komuniste, sot dëshmitare e Jehovait.

Makbule Dervishi, historia e 90-vjeçares.

bulja

Ajo tregon për pushtimin italian, gjerman, Luftën Nacional Çlirimtare, komunizmin, rënien e tij, demokracinë dhe azilin, ku ajo kalon jetën, duke kërkuar një tjetër kauzë, një tjetër mënyrë për të jetuar.

Makbule Dervishi është një nga të moshuarat e azilit në zonën e Ali Demit, siç quhet ndryshe, “Shtëpia e Të Moshuarve Tiranë”. Gjatë vizitës sonë në dhomën e saj, ajo nuk ndante sytë nga libri dhe nënvizonte çdo gjë që mund t’i dukej me rëndësi. Libri fliste për Dëshmitarët e Jehovait…

10

“Ndihem mirë me veten, pavarësisht se feja e re më ka larguar nga politika. 

Gjëja e parë që më thanë, kur u anëtarësova në Jehova, ishte që s’duhej të merresha më me politikë. S’duhet as të votoj. Është e vështirë për mua se unë kam qenë gjithnjë e informuar për politikën dhe çdo gjë që ndodhte në vend. Por do e provoj.”

Kur i them se më ngjan vërtetë e çuditshme që një zonjë 90 vjeçare, që ka qenë dëshmitare e luftës, të bëhet dëshmitare e Jehovait, ajo më thotë: “Kështu është jeta, ndaj jetoje si të të vijë. Edhe mua më dukesh goxha vajzë e çuditem që je gazetare, por kjo është zgjedhja jote.”


Hajde ta bëjmë këtë intervistë!”…

Dritare.net – E nisim nga fillimi

Unë quhem Makbule Dervishi, kam lindur në Mborie të Korçës, më 15 prill 1926. Jam rritur në një familje fetare me babanë hoxhë.

Dritare.net- Si e përjetuat luftën gjatë fëmijërisë?

E kam përjetuar me ankth, gëzim dhe shumë besim për të ardhmen e Shqipërisë. Me krijimin e Partisë Komuniste ne, disa të reja, u aktivizuam dhe krijuam grupin komunist në Mborie. Bëja pjesë edhe unë, në fillim ishim 5-6, pastaj 20-25. Ne përbënim grupin e rinisë komuniste dhe vazhdonim aktivitetin tonë në bazë të detyrave që kishim. Kishim një bazë te një familje e krishterë dhe bënim mbledhje të fshehta në lagjen e tyre.

 

Dritare.net – Ju ndërkaq shkolloheshit?

Ishte e vështirë që femrat të shkolloheshin në atë periudhë. Unë kam qenë me fat. Pavarësisht se babai ishte hoxhë, ai ishte dhe goxha përparimtar. Kur më çoi në shkollë vendosi të më shoqëronte vetë. Ikja dhe vija nga shkolla, por ishte babai ai që më shoqëronte gjatë rrugës. Gjimnazi im ishte në Drenovë, çerek ore larg fshatit tim, Mbories. Shumica e femrave të tjera ishin të pashkolluara në atë periudhë, por babanë tim e bindi mësuesja ime. Duke parë kapacitetin tim, i tha babait që unë duhet të shkollohesha patjetër. Babai e pati pak të vështirë, pasi burri i motrës së madhe nuk ishte dakord. Por ia dolëm. E ndjej veten me fat që kisha një baba të shkolluar dhe përparimtar, pavarësisht drejtimit fetar që kishte.

 

Dritare.net- Po pastaj, si e latë shkollën për të marrë pjesë në luftë?

Unë isha aktiviste e Partisë Komuniste. Siç ju thashë më parë, unë mblidhesha me shoqet e mia, bënim mbledhje të fshehta dhe ilegale. Në atë periudhë isha 17 vjeç, sapo kisha filluar shkollën e mesme për femra në Korçë. Mua dhe disa shoqeve të mia na hipi dëshira për të marrë pjesë në luftë, jo si aktiviste, por si partizane. Ika në shtëpi dhe i them motrës së madhe të më bënte gati ca plaçka se do iknim fshehurazi. Motra më bëri gati një qese me plaçka, veshëm pallton dhe u nisëm. Me ne u bashkuan dhe dy goca të tjera, njëra quhej Violeta dhe e kisha kushërirë. U nisëm për në Boboshticë në drekë dhe arritëm në bazën e luftës, ku ndodheshin 20 veta. Aty u bëmë pak pishman. Na hyri frika, sidomos kur pamë 2 morra që na kalonin në trup. ‘O Bule, do na hanë morrat’, më thoshin shoqet. Ndërkohë motra e madhe s’i kishte treguar gjë babait për vendimin tim. E dinte vetëm vëllai, që po më kërkonte, derisa më gjeti në bazë. Kur më pa,  më gënjeu se babai ishte në burg. Unë u pendova dhe u mërzita akoma më shumë për çfarë i shkaktova familjes. U kthyem nga baza e Boboshticës, ishte ora 10 e natës, ndërkohë rojet kontrollonin fshatin.

Na dalin rojet në atë kohë dhe unë duke kujtuar se ishin gjermanë, bërtas: ‘Jemi ballistë’. Ndërkohë, para meje doli një partizan që më tha: “Po, moj motra e Hajdarit. Normal që ballistë jeni, përderisa u kthyet”. Ika e turpëruar dhe rrugës u rrëzova e vrava gjurin keq. Mbërritëm në shtëpi, por babai ishte mërzitur me mua. Ai më tha: “Të kam mbështetur në çdo gjë. Pse e bërë këtë?” Mbaj mend që babi po më godiste, ndërkohë vjen motra e madhe nga shkallët dhe i thotë: ‘Mos e godit se ka këmbën të gjakosur’. Ma lanë këmbën, ma lidhën dhe nuk më lanë të dilja më nga shtëpia.

Dritare.net- Si reaguan njerëzit kur morën vesh që ju u larguat nga shtëpia për t’u bërë partizane?

Unë, pasi erdha nga baza e partizanëve, nuk dola nga shtëpia dy javë, kisha shumë turp për atë që kisha bërë. Por përreth vinin lajme që femra të tjera ishin larguar për t’u bërë partizane. Unë i përkisja një familjeje myslimane, që normalisht njihet si më fanatike se familjet e krishtera. Shoqet e krishtera vazhduan të iknin partizane dhe mua më bëhej shumë qejfi që u ndikuan nga unë edhe shoqet e mia.

5

Dritare.net –Pas çlirimit, çfarë bëtë, ende besonit te komunizmi?

Mbarova shkollën e mesme për femra në Korçë dhe babai vendosi t’i dërgonte një letër zyrtare z. Haxhi Kroji. “Çupa më mbaroi shkollën dhe e kam pasur të lidhur me luftën. Ju shkrova këtë letër sepse vuajmë ekonomikisht, kemi 5 fëmijë për të ushqyer.” Pas dërgimit të letrës nga ana e babait në prill të viti 1946, më erdhi emërimi si arsimtare në Selcë të Gorës. E kisha të vështirë në fillim ta përballoja si punë, por pastaj ia mora dorën. Aty punova një vit e gjysmë si mësuese, por pastaj u anëtarësova në parti. Më pas u transferova në një shkollë me katër klasë. U mërzita në fakt, sepse përveçse nuk më pëlqente puna ime, dëgjoja fjalët e shoqeve që më thoshin se nuk e meritoja këtë punë. Nuk qëndrova gjatë në këtë punë sepse u dërgua vendimi që unë të transferohesha në Organizatën e Pionierëve në Tiranë. Normal që në atë kohë ka qenë shumë e rëndësishme mbështetja e partisë, por unë kam punuar me ndërgjegje në çdo post që kam mbajtur apo më kanë ngarkuar.

9

Dritare.net- Çfarë kujtoni nga periudha komuniste?

Kongresi i fundit i Partisë që u mbajt nga Enver Hoxha ishte ai që më futi në drejtimin ekonomik, ndaj e mbaj mend. Komiteti i Partisë i bënte thirrje të gjithë shoqeve të partisë të shkolluara, të specializoheshin në një drejtim të caktuar. Aty u vendos që duhet të shkolloheshim. Doja të regjistrohesha në juridik, por nuk kishte vende, ndaj u regjistrova në shkollën ekonomike. Ndërkohë, jetoja me vëllain, nënën dhe motrën e vogël. Pasi mbarova shkollën, punova si ekonomiste derisa dola në pension. Punoja gjithmonë me orare të zgjatura, jo se doja unë, por ishte e detyruar në atë kohë. Në periudhën kur isha e martuar, kisha vjehrrën në shtëpi dhe më ndihmonte me të gjitha punët, ndaj unë kisha më shumë kohë për të punuar.

 

Dritare.net- Çfarë s’ju pëlqente nga periudha e komunizmit?

Lufta e klasave kundër të pasurve s’më pëlqente fare. Kisha një shoqe që ishte e pasur dhe më sillte librat e saj sepse s’kishte babai para të më blinte libra. Nga ajo lexova librin tim të parë “Sikur të isha djalë”.

Përveç kësaj, unë me atë u nisa partizane, ajo kishte edhe djalin e xhaxhait partizan. Ai ishte njeri me autoritet dhe shumë i aftë. Pavarësisht gjithë kësaj, familjen e saj sistemi e dënoi. Kjo gjë s’më pëlqeu fare, më preku dhe mërziti shumë.

4

Dritare.net – Si reaguat kur Shqipëria u bë një vend ateist me urdhër të Partisë Komuniste? E patët të vështirë të hiqnit dorë nga besimi juaj fetar?

Pavarësisht se babai im ishte hoxhë, ai asnjëherë nuk këmbëngulte që unë të isha praktikante e devotshme e besimit islam. Mbaj mend që kur fillova gjimnazin, ishte babai ai që më tha të hiqja dorë nga agjërimi. Për mua ishte më e rëndësishme partia, sesa feja. Partia komuniste bëri fushatë të egër kundër fesë, por nuk mbaj mend të ketë vdekur njeri që kundërshtonte heqjen e besimit.

Dritare.net – Po dashuria ishte e rëndësishme në atë kohë, apo vetëm partia?

Normal që edhe mund të ndodhte që të rinjtë të dashuroheshin, por ishte vetë periudha e tillë, që normat dhe parimet ishin më të theksuara.

Dritare.net – Po për ju?

Gjatë moshës 26 vjeçare unë njoha një djalë. Historia ime me të nisi nëpërmjet letrave. Ai më shkruante nga një letër çdo 3 muaj. Kjo përfundoi me fejesë, pas vdekjes së babait, pasi vëllait tim i pëlqente si çun. Pas fejesës ai u largua në Bashkimin Sovjetik me justifikimin e shkollës, por unë shumë shpejt marr vesh arsyen e vërtetë. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, leucemia dhe nuk më kishte treguar gjë. Fejesa jonë u ndërpre. Fakti që m’u ndërpre fejesa ishte i rëndë për kohën dhe unë u martova vetëm në moshën 40 vjeçare. Bashkëshorti im kishte 3 djem. Të dytin dhe të madhin i mbante ai, ndërsa të fundit e kishte mbajtur ish gruaja. Bashkë kaluam shumë mirë. Burri ishte moshatar me mua dhe ishte ushtarak gjatë periudhës komuniste. Pas martesës u transferova nga Tirana në Elbasan.

7

 

Dritare.net- Bëni dot një krahasim të jetës suaj në tre periudhat që keni jetuar?

Nga të gjitha periudhat që kam jetuar, do veçoja periudhën komuniste. Jeta dhe çdo gjë ishte më e sigurt në atë periudhë. Njerëzit ishin ndryshe, punoja dhe jetoja e qetë. Ndërsa me ardhjen e demokracisë, erdhi kaosi.

Por nëse unë do të zgjidhja mes tre periudhave, do të zgjidhja demokracinë sepse ke liri zgjedhjeje dhe çdo gjë është e bazuar në kushtetutë.

8

Dritare.net – E ndiqni politikën? Çfarë mendimi keni për politikanët aktualë?

Informohem shumë mbi politikën, gjithmonë e kam ndjekur. Edi Rama është artist shumë i mirë, por më duket se nuk di të qeverisë. Ilir Meta do të qeveriste më mirë sepse është i formuar në drejtimin ekonomik. Jam e informuar që ai është diplomuar për ekonomi politike në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, por s’është vetëm kjo. E mbaj mend që ka qeverisur mirë vendin në periudhën kur ishte kryeministër.

Dritare.net- Pse zgjodhët pikërisht fenë e Jehovait nga shumë fe të tjera?

Këtë fe ma sugjeroi mbesa ime, ndaj u bëra pjesë e saj. Më lodh vetmia, më vret, ndaj që ta evitoja, u anëtarësova me Jehovain, më shumë për t’u argëtuar. Në dhomë kam plot libra të Jehovait sepse dua të bindem që të besoj në Jehova.

1

Dritare.net- Çfarë këshille do më jepnit mua për jetën?

Jeta është sfidë, duhet ta përballosh. Kur është e bukur, ta gëzosh. Kur vjen keq, ta durosh! Duhet të kesh shumë kurajo me jetën. Sidomos sot sepse nuk ka besim, nuk ka sinqeritet dhe dashuri të sinqertë.

Por puna është punë, si atëherë dhe tani. Puno! Mos u bëj njeri servil! Sa më servile të bëhesh, aq më e paaftë je. Unë gjatë punës sime kurrë s’kam qenë servile. Mund të kem pasur momente që jam ndjerë e paaftë, ndaj të këshilloj, vajzë e vogël, të përgatitësh shumë për punën që merr përsipër.

Dritare.net- Juve ju ka shkuar mirë jeta, që keni bërë gjërat për të cilat më këshilloni mua tani?

Kam jetuar. Pengu më i madh nga jeta është që nuk kam lindur fëmijë. U martova në moshë të madhe dhe nuk bëja dot fëmijë. Por rrita fëmijët e burrit, si të mitë. Për ata, për mbesën, më merr malli tani dhe i mendoj para se të fle e kur çohem.

Kam punuar gjithë jetën dhe nuk rri dot tani pa punuar, pa lexuar, pa u marrë me diçka, pa u bërë e dobishme. Marr një pension të majmë, 220 mijë lekë të vjetra dhe me to paguaj azilin dhe më teprojnë. Më vjen keq që jam në azil. Mërzitem shumë dhe nuk përshtatem dot. Megjithatë nuk mund ta shaj vendin ku jetoj. Të tjerë çfarë nuk do të bënin që të jetonin në këtë azil. Kjo është jeta, ti nuk e ke në dorë, as ku do të lindësh, as si do të vdesësh, por si do ta jetosh e ke vetëm ti në dorë./dritare.net/

Kategori
Uncategorized

Bombat e ambasadorëve,shpesh na dalin lotsjellëse, “I zoti e nxjerr gomarin nga balta”.

Bombat lotsjellëse të Lu-së, pse amerikanët mbështesin politikanët autokratë

FATOS LUBONJA/

Deri ditët e fundit ambas adori amerikan Lu e la në suspens shpjegimin e deklaratës së tij se katër klane dhe njëzet familje kontrollojnë vendin. Kjo bëri që ajo të komentohej gjatë gjithë javës që shkoi si asnjë lajm tjetër. Më skeptikët thanë se kemi të bëjmë me një keqinterpretim apo ekzagjerim të medieve, sepse ambasadori deklaroi edhe se është  i lumtur në Shqipërinë e Ramës, jo si ata 56% që duan të ikin. Disa thanë se ky ishte një reagim emocional, që e kishte nxjerrë ambasadorin jashtë kornizave të diplomatit. Edi Rama tha se kjo ishte një ndihmë që po i jepte ambasadori në luftën kundër krimit. Por më të shumtët e interpretuan deklaratën e tij si një “bombë” të hedhur kundër qeverisë. Dhe ky interpretim, duke pasur parasysh mbështetjen që i ka dhënë Lu qeverisë Rama, u bë problemi i problemeve. Sepse pyetja që ngrihej logjikisht ishte: mirë që e kontrollojnë vendin, por si e kontrollojnë? Cili është raporti i këtyre kontrollorëve me kontrollorin e madh: shtetin dhe qeverinë? Mos ambasadori mendon se shteti ndihet shumë i dobët përpara këtyre klaneve që janë të mirëorganizuar? Apo se ka disa segmente të shtetit që janë të lidhur me krimin? Apo ka filluar të mendojë edhe ai, si një pjesë jo e vogël, se krimi dhe shteti janë e njëjta gjë në Shqipërisiç ndodhi edhe me ambasadorin Arvizu që andej nga fundi i mandatit e mori vesh se ç’ndodhte te ne? Kategoria e këtyre komentuesve filloi të ndërtojë shpresën se Amerika e mori vesh, më në fund, se çfarë po ndodh në Shqipëri, e njohu fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe tani gjërat do të ndryshojnë, se s’mund të lejojnë ata një gjendje të tillë. Shikoni kur të nxisin popullin të ngrihet në kryengritje, (se kot nuk foli ambasadori për të drejtën e popullit për të përmbysur qeveritë), apo kur të vijnë ata të FBI-së ta pastrojnë vetë vendin nga krimi.

auto_Fatos_Lubonja1477810771

Mirëpo më në fund ambasadori foli prapë e dha një përgjigje që na i davariti këto hamendje të shumta. Nëpërmjet një komunikimi virtual me gazetarin Skënder Minxhozi ai iu drejtua politikanëve që të mos grinden me njëri-tjetrin, por të punojnë për të futur në burg kriminelët. Nëse deklarata e parë mund të quhej bombë, kjo e dyta na bëri t’i vëmë bombës epitetin lotsjellëse.

Po si ka mundësi të mos të të vijë për të qarë kur sheh se ambasadori ende nuk e paska marrë vesh se këta nuk mund të presin degën ku janë ulur? Po si të mos qash kur mendon se gjithë ajo ambasadë, gjithë ai personel nuk ka fare memorie institucionale, por punuakan si institucionet tona që kur ikën një shef merr me vete krejt personelin, me gjithë kompjuterët, dhe tjetri vjen e fillon nga zeroja. Nuk e dinë këta se kjo e lidhjes me krimin është një histori në vazhdim, se struktura jonë autoritare vertikale e pushtetit nuk lejon as të imagjinohet se dikush mund të guxojë të ndërtojë një shtet që kontrollon shtetin pa bashkëpunimin me shtetin. A nuk kanë këta fare ndonjë dokument që flet për lidhjet e hershme dhe të reja të Kryeministrit (dhe jo vetëm) me trafikantët, për televizionet e ngritur me paratë e drogës, për kryebashkiakët trafikantë, për deputetët vrasës etj? Le që s’ka nevojë të kesh memorie fare, se lidhjet me krimin këtu duken sheshit. A nuk e sheh ambasadori se pasi Erjon Veliaj na tha se kemi me mijëra apartamente bosh tani kryeministri ka lançuar një plan ndërtimi kullash dhe qendrash tregtare që s’ka shqiptar që s’e di se nuk mund të ndërtohen përveçse nga paratë e krimit dhe kanabizimit?

Me një fjalë: a mund të mendohet se ambasadori nuk e di këtë gjendje që në anglisht e quajnë “state captured” (shtet i kapur). Personalisht nuk e besoj këtë. Kam një mendim tjetër që më bën të mendoj se deklarata e ambasadorit ishte një tërheqje veshi për gjeneralët se disa nga ushtarët e tyre të krimit po bëjnë ca si shumë zullume dhe po prishin imazhin që mezi e kemi ndërtuar me vetingun, prandaj duhet të futin brenda ndonjë syresh, qoftë edhe sa për sy e faqe! Dhe këtë arsyetim unë e lidh me rëndësinë që kam parë t’u japin amerikanët demokracisë dhe shtetit të së drejtës në raport me rëndësinë që u japin lidhjeve direkte me politikanët autokratë që drejtojnë vende si ky i yni. Kur kujtoj presionin që ushtroi dyshja Arvizu – Rama për të sjellë mbetjet siriane të armëve kimike në Shqipëri, me gjithë protestat popullore, kur kujtoj se në SHBA u bë nami vetëm për dy ujgurë që deshën t’i fusnin në territorin amerikan, kurse Berisha ua pranoi të gjithë, kur kujtoj se muhaxhedinët u refuzuan nga vende shumë më të fuqishme europiane sesa i yni, kurse Rama ua hapi portat kanat, them me vete: këtyre u intereson që vendi ynë të drejtohet më mirë nga autokratë që përdorin edhe paratë e mafies për të bërë një foto me presidentin e Amerikës, sesa nga demokratë që e kanë një lloj dinjiteti dhe kërkojnë që edhe vendi i tyre të ketë dinjitet në mes të vendeve ku sundon ligji.

Prandaj ngulmoj se në vend të shpresës te bombat e ambasadorëve, që shpesh na dalin lotsjellëse, është më mirë t’i ndërtojmë shpresat mbështetur në atë thënien tonë të urtë: “I zoti e nxjerr gomarin nga balta”.

Kategori
Uncategorized

Portreti Putinit në Mitrovicë.

Serbët e veriut shpresat te Rusia

veriu

Mitrovica e veriut, një prej katër komunave veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, me nxitjen e liderëve politikë lokalë, sot është një bastion pro-rus, ku simpatia për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, por edhe për shtetin rus, konfirmohet nga shumica e qytetarëve serbë të kësaj komune.

Nëpër rrugët e qytetit, valojnë flamujt rus dhe serbë, ndërkaq portreti i Putinit në ndërtesa ose i paraqitur edhe përmes mbishkrimeve, transmetojnë mesazhe të glorifikimit të aleancës serbo-ruse.

Disa qytetarë serbë të Mitrovicës së veriut e shohin Rusinë si aleatin e vetëm të Serbisë.

Miroslav Laketiq nga Mitrovica e veriut, shpreh mendimin se aleanca serbo-ruse, është krejtësisht e natyrshme.

“Kjo është një gjë që dihet në përgjithësi. Serbia gjithmonë ka qenë në udhëkryqin e interesave të perëndimit dhe të lindjes dhe kjo do të vazhdojë të jetë kështu edhe më tutje. Për dallim nga perëndimi, Rusia kurrë nuk na ka nxjerrë probleme, nuk na e ka rrezikuar sigurinë dhe mëvetësinë tonë”.

“Ata janë miqtë tanë tradicional. Shpresojmë që edhe kësaj here, Rusia do të mbetet në këtë rrugë. Rusia e fortë nënkupton edhe një Serbi të fortë. Kur Rusia është e dobët, atëherë nuk do ta ndihmojë Serbinë, ashtu siç ka ndodhur me Jelcinin e çmendur”, thotë Laketiq.

Mitrovicë

Mitrovicë

Mendim të ngjashëm ka edhe Bosanka Prodanoviq, serbe nga Mitrovica e veriut. Ajo thotë se populli në Mitrovicë të veriut, kryesisht, shpreson në mbështetjen e Rusisë:

“Na mjafton ndjenja që Rusia dhe Putini ekzistojnë. Kjo mjafton. Pres gjithçka pozitive nga ata. Populli këtu, kryesisht, beson në Rusinë, sepse ne nuk e dimë se çfarë po bisedohet në Bruksel”.

Me këtë gatishmëri të opinionit të qytetarëve në Mitrovicë të veriut, nuk duhet befasuar se pse lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, së bashku me shefin e Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka vendosur që para zgjedhjeve lokale në Kosovë, që do të mbahen me 22 tetor, ka shkuar në Moskë për të marrë këshilla.

Por, njohësi i çështjeve të sigurisë nga Mitrovica e veriut, Veroljub Petroniq, nga organizata joqeveritare “Qendra humane në Mitrovicë”, shpreh mendimin se rrëfimi për ndihmën e Rusisë për serbët në Kosovë, të cilit iu dha hov, është imagjinar dhe bëhet më tepër për propagandë. Sipas tij, një ndihmë e tillë nuk ekziston.

Petroniq thotë se kohë më parë ka marrë pjesë në një konferencë për sigurinë ndërkombëtare në Soçi të Kinës. Bisedat që kishte bërë atje me përfaqësues rus, siç thotë ai, e kanë sjellë deri te përfundimet interesante.

“Kam pasur rastin të bisedoj me një deputet rus, i cili thjesht më ka bërë t’i hap sytë dhe të zbres në tokë. Ai më tha që në listën e tyre të interesave është në vendin e 17. Ai me tha se shteti i tij është vend që kufizohet me 19 shtete dhe ka dalje në 12 dete. Siç më tha, Armenia, Gruzia, Azerbaixhani, Kazakistani dhe të tjera, janë një grumbull i problemeve të tyre. Prandaj, ne jemi në vendin e 17 për ta”.

“Madje, më ka thënë se Mali i Zi, para se të hynte në NATO, ka qenë një sferë apo zonë më e madhe e interesit për ta, se sa Serbia. Kjo, siç më tha ai, për arsyen e thjeshtë se do të ishte e mjaftueshme që e gjithë flota e Detit të Zi të shkojë dy herë në vit në Tivar, që të marr ujë për anijet dhe nëndetëset, të parakalojë nëpër Adriatik dhe ta tregojë forcën”, thotë Petroniq.

Portreti i Vladimir Putinit në Mitrovicë

Portreti i Vladimir Putinit në Mitrovicë

Por, rezerva të tilla ndaj Rusisë, sikurse ato të Petroniqit, vështirë se mund t’i gjesh në Mitrovicën e veriut.

Jova Jovanoviq nga kjo komunë, thotë se Rusinë nuk mund ta shohë ndryshe, përveç si një vend mik të serbëve.

“Rusët i përjetoj si miq. Ata janë miqtë tanë më të mirë për qindra vjet, e jo vetëm tash. Atij që i pengon Rusia, ai është armiku më i madh i popullit serb. Ata na ndihmojnë gjithmonë, pa ndonjë kërkesë për kompensim. Ata në perëndim, kërkojnë t’iu ndihmojmë vetëm kur kanë interes”, shprehet Jovanoviq.

Por, a ka ardhur mbështetja ruse për Listën Serbe në momentin e duhur, kur me lejen e Beogradit, kjo listë ka vendosur ta mbështesë Qeverinë e Kosovës, në krye të së cilës është Ramush Haradinaj, të cilin Serbia po e akuzon për krime lufte?

Megjithatë, serbët e veriut, e arsyetojnë këtë veprim të Listës Serbe. Një arsyetim të tillë e jep edhe Bosanka Prodanoviq:

“Ne kemi qenë kundër asaj që Lista Serbe të hyj në qeverinë e Haradinajt. Por, nëse këtë e ka thënë Putini dhe në qoftë se qeveria e jonë e thotë një gjë të tillë hapur, atëherë diçka do të dalë nga kjo”.

Besimi në gatishmërinë e Rusisë për të sakrifikuar për të mirën e Serbisë, në Mitrovicë të veriut nuk është mit e as temë historike.

Një gjë të tillë e beson edhe Smiljana Jovanoviq, serbe nga Mitrovica e Veriut.

“E shihni si ndihmojnë për ushtrinë, për pajisje dhe për shumëçka tjetër”, thotë Jovanoviq.

Bashkëpunimi ushtarak serbo-rus, ka marrë hov, përkundër politikës së balancimit, të cilën e proklamon qeveria në Serbi. Megjithatë, për shumë serbë të Mitrovicës së veriut, një gjë e tillë i thellon shpresat se Rusia do të vazhdojë mbështetjen për arritjen e qëllimit, që Kosova të jetë pjesë e Serbisë.

Kategori
Uncategorized

FOTO TË RRALLA/ Vrasjet e 2 Prillit në Shkodër.

TIRANË- Këto foto janë një dëshmi e gjallë e asaj që ndodhte në Shqipëri në fillim të viteve ’90. Kolazhi i fotoveështë përgatitur nga fotografi grek Janis Dhimous..

Ngjarjet tragjike të 2 prillit 1991 në Shkodër .

Publikohen edhe pamjet trishtuese të kufomës së Arben Brozit.

11

22

88

99

 

Dokumenti: 2 prilli – Urdhri i Gramoz Ruçit për ekzekutimin e 4 studentëve në Shkodër.

Dokumenti.

Protestat kundër regjimit diktatorial në 2 prill të vitit 1991, i morën jetën 4 të rinjve studentë në qendër të Shkodrës. Protestat e iniciuara në të gjithë Shqipërinë, arritën kulmin në kryqendrën e veriut, nga ku u demonstrua hapur qëndresa e studentëve dhe popullsisë vendase, për të shembur regjimin e kalbur, i cili mbahej në “këmbë” nga duart e gjakosura të Gramoz Ruçit dhe Ramiz Alisë.

Ish ministri i diktaturës dhe krahu i djathtë aktualisht i Edi Ramës, Gramoz Ruçi dha urdhrin e zi, për ekzekutimin e 4 të rinjve, se pse po protestonin kundër hafijeve vrasëse të diktaturës gjakatare të trashëguar nga Enver Hoxha.

Image

Vrasja e të rinjve, futi në zi jo vetëm Shkodrën, por të gjithë Shqipërinë, pasi u morën 4 jetë të pafajshme, 4 jetë rinore të cilët u bënë martirë të demokracinë për të çuar në vend nderin e kombit.

Vrasja e 4 studentëve në Shkodër, nuk është një vrasje enigmatike dhe e mbushur me mistere, por një ekzekutim i hapur dhe me urdhër të ish ministrit të Brendshëm enveristit Gramoz Ruçi dhe me pajtimin e Ramiz Alisë. Por, e keqja nuk është kapërcyer. Ndonëse kanë kaluar afro

27 vjet nga kjo vrasje makabër, e keqja është përsëri përballë nesh dhe vazhdojmë të ndjehemi të rrezikuar.

Gjakpirësit e enverit, vazhdojnë të selektojnë të tjera krime kundër shqiptarëve dhe rendit shtetëror në tërësi. Vrasësi i studentëve të 2 prillit kapardiset në Kuvendin e Shqipërisë sa herë t’i teket qejfi dhe ta përdorë atë si shtojnë të interesave megalomane bashkë me Edvinin.

Image

Image

Së fundmi ai është zgjedhur edhe kryetar i Parlamentit në qeverinë Rama 2, për të përcjellë kështu zërin e kërcënimeve, pse jo edhe për “ekzekutime” të mëtejshme, këtë radhë jo në njerëz, se ndonëse do jetë ngopur me gjakun e shqiptarëve, por “vrasjen” e vendit dhe të shqiptarëve në tërësi.

Kursi që po ndiqet nga Gramoz Ruçi dhe Edvin Rama, është tipi ai i firmëtarëve të së keqes së kombit, të bllokojë me çdo kusht integrimin e Shqipërisë dhe hapjen e dyerve drejt evropës për shqiptarët. Vrasësi i 4 studentëve, nuk ka asnjë interes për Shqiptarë, interesi i tij i vetëm është  zhdukja e 2 Prillit, dhe e fshehjes dhe e bllokimit të Dosjeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sigurimit të shtetit.

Kategori
Uncategorized

Gjahtar i mafias ku baronët e drogës fitojnë miliarda.

Supershqiptari Donald Lu, gjahtar i mafias ku baronët e drogës fitojnë miliardaGazeta zvicerane “Basler Zeitung” i ka kushtuar një artikull ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili ka si qëllim që pas përfundimit të mandatit të tij të lërë një Shqipëri me shtet funksional, të gatshme për t’u futur në BE.

Gazeta zvicerane shkruan se Donald Lu, po godet fort dhe me emra kriminelët në Shqipëri, dhe bën thirrje të vazhdueshme për hetimin e prokurorëve apo gjykatësve të korruptuar.

Shkrimi i Plotë:

Donald Lu është ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Por, kjo nuk është e gjitha: zotëria është gjithashtu gjahtari më i lartë i mafies në vendin ballkanik.

Një diplomat duhet që taktikisht të heshtë, kur të gjithë presin që ai të flasë me një tekst të qartë. Ata shpesh duhet të thonë, atë që nuk mendojnë. Dhe kështu me radhë. Diplomatët e shkollës së vjetër e njohin këtë rregull. Donald Lu ngre zërin. Si pwr shembull këtë javë. Ambasadori amerikan në Shqipëri mbajti një fjalim para gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai foli plot energji, aspak në mënyrë diplomatike, me shumë gjeste.

Qeveria shqiptare duhet t’i shpallte qartësisht luftë kriminalitetit të organizuar, kërkon Lu. Koha ka ardhur për të arrestuar “peshqit e mëdhenj”. Vendi i tij mikpritës ndodhet i asfiksuar nga trafikantët e drogës dhe pastruesit e parave.

Atëherë duhet që diplomati të jetë më konkret. Katër klane mafioze kontrollojnë Shqipërinë sot. Lu përmendi me emër tre mbretër të botës së nëndheshme të krimit, të cilët shumë herë e kishin korruptuar drejtësinë shqiptare dhe ata janë: Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe Klement Balili. Çdo shqiptar i njeh emrat e tyre, mediat raportojnë karrierën e tyre si keqbërës, dhe politikanët hidhen kundër njeri-tjetrit për lidhjen me mafien. Është një spektakël pa fund për keqbërësit.

Baronët e drogës fitojnë miliarda

Shqipëria, vendi i vogël në Adriatik, është bërë gjatë viteve të fundit një nga prodhuesit më të mëdhenj botëror të kanabisit. Baronët e drogës fitojnë miliarda. Me para ata mund të blejnë parlamentarë, prokurorë dhe policë. Kryeministri socialist, Edi Rama, tashmë i zgjedhur për një mandat të dytë, flet në mënyrë teatrale, qeveria e tij do të fitojë luftën kundër industrisë ilegale të kanabisit.

Për ambasadorin amerikanë janë fraza bosh. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri u ndaluan 1349 persona në lidhje me tregtinë e drogës, por vetëm 100 prej tyre dolën para gjykatës. Kështu nuk gjendet asnjë bosi i mafias, kështu foli Lu gjatë fjalës së tij përpara gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në kryeqytetin Tirana. Ai e di se, qortimet e tij të shpeshta i trazojnë shumë politikanë në Shqipëri. Megjithatë, asnjë nuk ka guximin që, ta kundërshtojë amerikanin, edhe pse ai shpesh thotë të vërteta të pakëndshme.

Për publikun e gjerë vepron Donald Lu si një “Superalbaner” (Supershqiptar), i cili kujdeset më shumë për të ardhmen e vendit sesa frazat boshe të politikës vendase. Ai tregon me gisht zyrtarët e korruptuar, sulmon Prokurorin e Përgjithshëm, pasi ai saboton reformën në drejtësi, dhe ai inkurajon qytetarët, që t’i kërkojnë llogari qeveritarëve. Lu bubullin kundër vilave të shtrenjta të politikanëve, makinave të tyre luksoze dhe pushimeve jashtë shtetit. Nëse një gjykatës do që të heshtin gazetarët dhe t’u mbyllin gojën atyre, vetëm se ata, dëshirojnë të dinë, sesi është bërë pasuria e tyre, atëherë Dajë Lu është aty: “Beteja juaj është beteja jonë”, thotë diplomati  – dhe reporterët e çojnë më tej punën e tyre.

Para se Lu të vinte në Tiranë në fund të vitit 2014, ai iu drejtua shqiptarëve me një videomesazh. Ai foli me një shqipe të rrjedhshme dhe fitoi zemrat e shumë njerëzve. Më në fund, dikush i morri shqetësimet e tij seriozisht, më në fund doli dikush që nuk e lë të qetë politikanët lokalë. Shumë shqiptarë mendojnë për Donald Lu, i cili pëlqen të bëhet personal në shfaqjet e tij. Si një fëmijë emigrant, ai i detyrohej shumë babait të tij. Ai kishte emigruar nga Kina dhe i kishte mundësuar familjen së tij që me punë të vështirë të përmbushte ëndrrën amerikane.

“Atëherë, ti je i korruptuar”

Tani ai po lufton, që ëndrra e tij shqiptare të bëhet e vërtetë: një shtet funksional që, një ditë të largët të bashkohet me BE. Lu ka triumfuar kundër rezistencës e shumicës së politikanëve, për të kaluar reformën për drejtësi në Parlament, por tani ai duhet të jetë i kujdesshëm që ajo të zbatohet. Qëllimi i reformës është që të shqyrtojë rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë për integritetin e tyre moral, kualifikimet profesionale dhe të vërtetojë kontaktet e tyre me botën e nëndheshme. Para fillimit të procedurës, disa oficerë gjyqësorë dhanë dorëheqjen. Sipas një studimi, pasuritë e 81 gjyqtarëve nga Gjykata e Apelit janë pesëfishuar që nga viti 2004.

Të tilla gjyqtarë ka Lu para sysh, kur ai tha në një takim: “Në qoftë se ju mbani një orë në dorë, e cila është më e shtrenjtë se limuzina ime zyrtare, atëherë ju jeni të korruptuar”. Për mbledhjen tjetër zëdhënësit e drejtësisë erdhën pa aksesorët e tyre luksozë. Për Lu nuk ka arsye për t’u çlodhur. Ai sheh dekriminalizimin e drejtësisë dhe të politikës si detyrën e tij më të rëndësishme në Shqipëri.

Kategori
Uncategorized

Maska jo gjithmonë mbulon…..

Alfred Lela

 

Firmëtarët e ‘Platformës për Ringritjen e PD’, lëvizin nën disa etiketa, por synimi për të rrëzuar Bashën i bashkon më shumë se çdo gjë. Nuk është grupimi i parë në botë, që qëllimin real e kamuflon me parabola morale; në këtë rastin tonë është gjetur kjo te konstantja shpresëdhënëse e gati religjioze ‘ringritje’. Ata janë një grupim klasik, në kuptimin që përbëhen nga burra të mirë, sharlatanë, apo merhumë politikë.

Targeti që i mban bashkë është ‘koka’ e Bashës. Ajo tjetra, pretendimi se është dashuria për Partinë Demokratike, është pak i ekzagjeruar. Kjo nuk do të thotë se platforma e paraqitur duhet zhvlerësuar, vetëm se impostohet politikisht me anë të një maske.

Maska, jo rrallë, është mjet politik i përdorshëm, i vlefshëm dhe efikas.

Maska, megjithatë, nuk mbulon dot disa fakte.

Më i pari i të cilëve është mungesa e një ideologjie në platformën e paraqitur nga ‘ringritësit’. Fraksionet, një term i përdorur fillimisht nga disa anëtarë të grupit, janë ‘ndarje’ ideologjike, pra pozicione që korente të ndryshme në një parti politike i shohin si zgjidhje të vetme për çështje të cilat konsiderohen si ‘bardh-e-zi (të tilla si p.sh. e shkuara komuniste apo lloji i taksimit). Fare mirë, edhe aleanca ose jo me të majtën (LSI), për të synuar pushtetin do të përbënte një ndarje të tillë.

Dokumenti i paraqitur nuk ka prerje ideologjike.

Së dyti, platforma nuk është as ‘dokument pushteti’ apo synimi drejt tij. Thuajse të gjitha pikat e ofruara si alternativa nga ‘ringritësit’ janë të artikuluara nga kryetari i PD. Respektimi i statutit, tagri i forumeve etj., janë të tejkaluara tashmë, në kuptimin që Basha ka bërë mea culpa dhe ka ofruar apo premtuar premisën e një ndryshimi. Për të saktësur edhe një gjë: është naiv mendimi se një parti me demokraci perfekte, kur kryetari u merr dorën të gjithëve, përfshirë edhe recepsionistin e organizatës, është automatikisht një parti e hapur, fituese etj.

Së treti, dhe ndoshta më e rëndësishmja, një pjesë (jo e vogël) e firmëtarëve ‘e mbysin’ dokumentin që në lindje. Ka aty ish-ministra dhe ish-drejtorë që nuk kanë, as në bazën e PD dhe as në opinion, një profil që ua lejon të strehohen nën sloganin pretencioz e të bujshëm ‘Ringritje’. Do u shkonte ‘riciklim’ apo ‘rivarrim’. Siç ka edhe njerëz që mbajnë aktualisht poste në Partinë Demokratike si emërime të Bashës, dhe jo të zgjedhur me garë. Kryetari i PD i ka ‘stacionuar’ në një zyrë në parti në shkelje të statutit të organizatës. Eshtë të paktën hipokrizi të akuzosh kryetarin si mosrespektues statuti, kur ai e ka shkelur njëherë për ty dhe ti e ke pranuar kundravajtjen.

Dokumenti u shërben hartuesve si një strehimore mediatike dhe zyrë virtuale në Partinë Demokratike, por nuk ka në të ‘tekst politik’, përveç fjalëve me natyrë të përgjithshme që i recitojnë të gjithë eksponentët aktualë të partisë. Nëse jemi në situatën ‘hajt të zëvendësojmë disa recitues me të tjerë’, ky është tjetër debat.

Platforma nuk na njofton mbërritjen e një ere të re në Partinë Demokratike, dhe si e tillë ajo nuk i shpëton firmëtarët e saj prej shtresave të paragjykimit. Nënshkruesve u duhet një mekanizëm dalës prej këtij paragjykimi; i tillë që i bën një shenjë të fortë opinionit demokrat dhe atij të përgjithshëm.

Një shenjë që thotë: ne nuk po lëvizim në lëngun viskoz të zemërimit që na shkaktoi moskandimi si deputetë. Kjo mund të arrihej nëpërmjet dy pikave në dokument:

a-analiza e zgjedhjeve të 25 qershorit të bëhet nga një ‘palë e tretë’; një prej fondacioneve simotra të PD: Konrad Adenaur i kristian-demokratëve gjermanë apo ‘Eduardo Frei’ i kristian-demokratëve holandezë.

b-E njohim Lulzim Bashën si kryetar të partisë, dalë nga vullneti i votuesve demokratë, dhe në bazë të statutit do të provojmë forcat kundër tij pas katër vjetësh. Gjatë kësaj kohe do të bëjmë ‘jetë partie’ dhe do të ofrojmë alternativën dhe ekspertizën tonë, pa dëmtuar interesin opozitar.

Në fund një anekdotë. Pak para Pavarësisë, dy komitë mirditorë pajtohen nga një tregtar krutan për të ruajtur nga rreziku i ndonjë grabitjeje, një karvan që transportonte kripë nga Durrësi në Krujë. Diku nga fundi i rrugës kur e panë se askush nuk po u binte në qafë, njëri i thotë tjetrit: prej kujt po e rujm’ kët’ kryp’ or Llesh?

Prej vedit, ia kthen tjetri.

Kategori
Uncategorized

Vdekja nga torturuat e Baba Myrteza Paja.

70 vjet nga dënimi i grupit të parë të deputetëve.

Nga Kastriot Dervishi/

Vdekja nga torturat e Baba Myrteza Pajës

Me mbarimin e proceseve ndaj teknikëve intelektualë në proceset “sabotuese” në Maliq në nëntor 1946, gjatë viteve 1947-1948 vëmendja e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit u drejtua mbi inteligjencien e vendit, pothuaj të gjithë me qëndrime properëndimore e proamerikane.
Goditja më barbare ndaj inteligjencies së vendit është paraqitur nëpërmjet proceseve në kuadër të goditjes së anëtarëve të “organizatës terroriste agjente sabotatore të deputetëve tradhtarë tekniko-intelektualë e demokristianë”. Të kësaj kohe, janë katër grupe kryesore të goditura, dy prej të cilëve kanë ish deputetë të dënuar dhe ekzekutuar, si dhe disa proceseve të vogla të cilat nuk kanë peshën e këtyre të përmendura. Janë disa persona të vdekur në hetuesi nga torturat e rënda të zhvilluara nga oficerët e Sigurimit. Nga studimi tërësor i dokumenteve rezulton se në qendër të goditjeve janë intelektualët të ndarë kështu:

-“Sabotatorët” e linjës proamerikane, kryesisht teknikë dhe inxhinierë, por edhe intelektualë të tjerë.
-Deputetë që kishin mendim ndryshe, pavarësisht se nuk e shprehën asnjëherë tërësisht atë.
-Të implikuar në ngjarjen e marsit 1947 në Kryegjyshatë.
-Persona të njohur nga Enver Hoxha që dinin të kaluarën e jetës së tij.
-Të njohur, lidhje shoqërore e miqësore të personave të mësipërm.

Akuzat e formuara në drejtim të tyre ishin për:
-Sabotim ekonomik.
-Organizim atentatesh ndaj Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes.
-Formim partish.
-Nxitje të ndërhyrjes së huaj anglo-amerikane.

Personat e arrestuar janë mbajtur në disa shtëpi të Sigurimit në Tiranë si: shtëpia e Serreqit (në të djathtë të sheshit “Avni Rustemi”), “Shtëpia me gjethe”, te “Selvia”, te shtëpia e Ali Qorraliut (te 9-katëshet) si dhe dy burgjet e Tiranës. Janë përdorur torturat nga më çnjerëzore dhe në përfundim u arrit të manipulohen edhe proceset hetimore-gjyqësore.
Të gjitha vendimet gjyqësore sipas dëshmisë së Koçi Xoxes janë marrë me nga Byroja Politike e Partisë Komuniste, por dokumentacioni vërtetues nuk është trashëguar në ditët tona.

Baba Myrteza Paja (në foto) nga Kruja u arrestua në maj 1947 në bazë të listave të përgatitura nga komisioni i posaçëm i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, por edhe si person me dijeni për ngjarjen e marsit 1947 në Kryegjyshatë. Babai ishte një prej klerikëve më të njohur e më të nderuar në Shqipëri. Ishte shumë i afërt me Mbretin Zog, si dhe njihej për lidhjet miqësore me legatën amerikane në Tiranë. Mbreti Zog i besoi një prej të fshehtave më të mëdha të jetës.
Babai u torturua në shtëpinë e Serreqit për 48 orë. U përdor tortura me thikë (prerje e ndadaltë e mishit), aq sa trupi i tij nuk duroi dot dhe mbaroi pas 48 orësh. Për të plotësuar “procedurat”, trupi u hodh më 24.5.1947 nga kati i dytë i godinës dhe u tha se “donte të arratisej”.

(Në ditët e ardhshme do lexoni pjesë të përzgjedhura në lidhje me “grupet” e dënuara si dhe dëshmi domethënëse rreth manipulimit të proceseve)

Kategori
Uncategorized

8Murrizi: Nga PS, PD dhe LSI, mbi 15 deputetë janë bashkëpunëtorë të ish-­Sigurimit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, sfidoi disa ditë më parë ligjvënësit shqiptarë, teksa publikoi përgjigjen e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-­Sigurimit të Shtetit për raportin e tij me ish-­Sigurimin.

Murrizi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com thotë se, vetëm një deputet i është përgjigjur sfidës së tij, duke iu drejtuar komisionit, për të verifikuar nëse ka pasur apo jo lidhje me ish-­Sigurimin. Ai është deputeti Romeo Gurakuqi. 138 deputetë të tjerë nuk i janë përgjigjur sfidës. Murrizi thekson se, sipas informacioneve të tij, 15 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë bashkëpunëtorë të ish­-Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, deputetët spiunë fshihen në grupet parlamentare të tre partive kryesore në vend, sidomos në Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste. Myslim Murrizi mendon se kjo është arsye se pse deputetët nuk i drejtohen komisionit, për ta zbardhur para shqiptarëve të kaluarën e tyre.

Z. Murrizi, disa ditë më parë, ju publikuat përgjigjen e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish­Sigurimit të Shtetit për raportin tuaj me ish­Sigurimin e Shtetit, ndërsa ftove kolegët në Parlament të qartësonin të kaluarën e tyre. Sa deputetë i janë përgjigjur sfidës suaj?

Unë mendoj se është detyrim moral i çdo deputeti që 27 vjet pas rënies së komunizmit t’ju tregojmë shqiptarëve të kaluarën tonë. Ai ligj nuk është ligj frenues, por është moral. Të gjitha vendet ish-­komuniste, përveç Hungarisë, kanë patur ligj frenues. Hungaria e ka pasur ligj moral, ku KQZ thjeshtë bënte me dije qenien apo jo pjesë e shërbimit sekret të asaj kohe. Nëse do ta votonin qytetarët personin, do të thonë se qytetarët e duan spiun deputetin dhe nuk ke çfarë i bën. Në Shqipëri, në 27 vjet pluralizëm, ne kemi një komision, i cili nuk komandohet nga një parti politike. Ka qenë komisioni ‘Mezini’. Për këtë komision aludohej se ishte nën urdhrat e Berishës. Kur unë kam qenë deputet, nga viti 1997­-2000, ka qenë komisioni i ‘Bezhani’, ku kryetari u emërua nga kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano. Ky që kemi tani, është një komision kolegjial, me 5 anëtarë të kaluar nga Kuvendi, ku një është përfaqësues i shoqatave të ish të përndjekurve politikë dhe një është drejtpërdrejt i përndjekur, Daut Gumeni dhe Simon Miraka. Unë mendoj se çdo i zgjedhur, edhe administrata, kryetarët e bashkive dhe qeveria duhet të bëjnë publike zyrtarët e lartë, ato që janë subjekte të këtij ligji, nëse kanë të kaluar me ish­Sigurimin e Shtetit apo jo. ­

A i është përgjigjur deri më sot ndonjë deputet sfidës suaj?

Di që përveç meje, ka marrë përgjigje nga autoriteti edhe deputeti Romeo Gurakuqi i Qarkut të Shkodrës. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar e pyeta nëse kishte dërguar kërkesë, ku më konfirmoi përgjigjen. Pra, di që ka marrë përgjigje edhe Romeo Gurakuqi. Këtë çështje unë e kam ngritur edhe në mbledhjen e parafundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kam pohuar se është detyrim moral, të paktën i deputetëve të Partisë Demokratike, si partia e parë antikomuniste, që të shkojnë të gjithë dhe të marrin tek ky autoritet përgjigjen për të kaluarën e tyre nëse kanë apo nuk kanë lidhje me ish­-Sigurimin e Shtetit.

Si u prit kërkesa juaj nga kolegët?

Pashë që disa hezitonin. Ky është problem i tyre. Për mua, ky Kuvend ka sërish bashkëpunëtor të ish­-Sigurimit të Shtetit. Unë mendoj se janë pjesë e të gjitha partive.

Ku e bazoni këtë konstatim apo bindje?

Po cila është arsyeja që i pengon për të ndërmarrë këtë akt moral, në një farë mënyrë për ta larë veten para qytetarëve në raport me ish­Sigurimin e Shtetit?! Pse nuk e bëjnë? Nuk ka asnjë kosto financiare. Është pa humbje kohe. Mund të bëhet me një formular. Çfarë i pengon?! Për mua në këtë parlament janë mbi 15 deputetë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit nga i gjithë spektri politik. Në hulumtimin tim 27­vjeçar, në reagimin e politikës sa herë hapet çështje dosjeve, në qasjen e tyre etj., për mua nga PD, PS dhe LSI janë mbi 15 deputetë bashkëpunëtorë të ish-­Sigurimit të Shtetit. Unë aludoj për të gjithë që kanë qenë mbi 18 vjeç në vitin ’90, por absolutisht e them me bindje se janë mbi 15 deputetë. Nëse mendojnë se e kanë të vështirë këtë plotësimin e formularit, le të bëjmë një vendim të gjithë si Kuvend, t’i japim tagrin autoritetit të dosjeve që të bëjë publike të gjithë emrat tanë kush ka qenë dhe kush nuk ka qenë bashkëpunëtor. ­Në ligj, nga të gjithë kategoritë e funksionarëve, duke përfshirë presidentin, kryeministrin, ministrat, kryetarët e bashkive etj., vetëm deputetët janë përjashtuar nga verifikimi. Ata mund të verifikohen vetëm me vullnetin e tyre… Kjo është bërë qëllimisht sepse kanë qenë pjesë e ish­-Sigurimit të Shtetit. Kjo do të thotë se nuk kanë mundur dot që të asgjësojnë dosjet e tyre. Të jesh i bindur se, nëse do të kishin zhdukur dosjet e vet, do t’i kishin hapur pa problem për të tjerët. Për mua është një ligj i cunguar, është bërë me hile, është bërë me qëllim, që të shpëtojnë veten ata që kanë menduar për të qenë në Kuvend ndoshta edhe këtë mandat apo edhe një mandat tjetër. ­

 

Kategori
Uncategorized

Sekretet e errëta të Ali Pashës: Vrau vajzën e tij dy vjeçare, të dashurin e nënës e poqi në hell

Sekretet e errëta të Ali Pashës: Vrau vajzën e tij dy vjeçare, të dashurin e nënës e poqi në hell

Zbulohet të dhëna të reja në lidhje me jetën e Ali Pashë Tepelenës. Të dhënat janë publikuar në librin “Luani i Epirit”, i autorit grek Spiro Mela. Këto detaje, janë drithëruese dhe nxjerrin në pah anën e egër të Pashait. Brenda librit gjendet dhe një profil për Ali Pashën.

“Me kokë të madhe, ballë të lartë, vetulla të dendura, shikim depërtues dhe dinak, gojë të gjerë, që kur buzëqeshte ngrinin në vend të gjithë sa ishin rrotull tij, sepse me këtë buzëqeshje vuloste dënimin me vdekje të ndonjë armiku ose miku të tij të rrezikshëm”.

Dhe kishte çuar në vdekje kaq e kaq vetë, duke filluar që nga njerëzit e tyre të afërt, kokat e tyre mund të formonin një resht piramidash Keopsi. Fama mbresëlënëse e pasurisë së tij, fuqisë dhe lavdisë ishte e shtruar me kufoma të panumërta. Vriste për të hequr qafe një pengesë që i kishte dalë përpara që të fitonte një tribunë për t’u mbrojtur, për të trashëguar për të garantuar diçka që e kishte fituar. Disa herë madje vetëm për t’u dëfryer.

I patrembur si një luan. Dinak si një dhelpër, tinëzar si gjarpër, i shkathët si hienë, i etur për gjak si ujk, hakmarrës si deve, i durueshëm si gomar, i shpejtë dhe largpamës si shqiponjë, epshor si majmunët. Në haremin e vet kishte 300 femra. Përparimtar si fisnikët e rinj dhe sfidues dhe paragjykues si një plakë, por edhe naiv që shpesh besonte lehtë, intrigantë pa miq dhe me dy fytyra. Ishte si një forcë natyrore e shqetësuar dhe vullkanike që tronditi nga themelet nga zotërimet europiane të qeverisë turke.

Zbuloi pafuqinë e saj, pa dashje përgatiti revolucionin e grekëve dhe vetëm me aktivitetin e tij ndryshoi rrjedhën e historisë së tij në këtë rajon të botës.” Kur u pyet përkthyesi i librit se çfarë e ka befasuar më shumë, thotë se: “Ka shumë, një e re që ndesha gjatë përkthimit është se ai ka mbytur vajzën e tij dy vjeçe, që e kishte me Eminenë. E mbyti, sepse nuk donte vajzë. Një tjetër, që pati dashnore gruan e Aliut, por ka edhe të tjera si ajo që kur dogji Hormovën, e poqi në hell Çaush Priftin, të dashurin e nënës së tij, Hankos. Masakrën e gjejmë në një fragment të librit. “U çoi fjalë hormovitëve që të shkonin tek ai dhe t’i përuleshin, por ata, të krishterë krenarë, me prijës Çaush Priftin, të dashurin e nënës së Aliut, iu përgjigjën:

– As babait tuaj nuk iu përulëm, as ty tani! Aliu u shtir sikur i admironte për trimërinë e tyre, por ai, më mirë se kushdo tjetër, e dinte se hakmarrja është gjellë që hahet e ftohtë. La të kalonte njëfarë kohe dhe pastaj do t’i ftonte të dy palët që të shkonin në një manastir, në Tërbuq, të paarmatosur, për të zgjidhur në mënyrë paqësore divergjencat e tyre dhe për t’u bërë miq. Porositi që të mos mungonte Çaush Prifti, miku i vjetër i shtëpisë. Pesëqind hormovitë ranë në grackë. U mblodhën në Oborrin e madh të manastirit…. Dhe filloi të përdorej pushka e jatagani. Aliu kërkonte Çaush Priftin, por ai nuk gjendej, kishte humbur. Më në fund e gjetën të fshehur në njërin prej qilarëve të manastirit.

– Ta shkoni në hell! – urdhëroi me të egër i biri i Hankos. Dhe ndihmoi që ta shkonin në hell dhe ta piqnin në zjarr të ngadaltë. Pas kësaj, bashkë me asqerin e vet, niset dhe i drejtohet Hormovës, shkon në thikë gra dhe fëmijë….”

Kategori
Uncategorized

Lista e arrestimeve: Katër ish-ministra, dy kryebashkiakë dhe dy deputetë.

Lista

Burime shumë të besuara tregojnë se tashmë dosjet VIP janë në duart e ekspertëve ndërkombëtarë dhe në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Po hetohen dy deputetë, por pa zhurmë janë edhe dy deputetë të tjerë që po hetohen për korrupsion dhe veprimtari kriminale. Po kështu mësohet se janë dy ish-ministra të PD, një ish-ministër i PS dhe një ministër aktual në kabinetin Rama, një ish-ministër i qeverisë PS-LSI, dy kryebashkiakë si dhe dy ish-drejtorë të përgjithshëm, të cilët duket se janë pranë arrestimit. Për ministrin aktual të PS-së burimet tregojnë ka debate shumë të forta, sepse kryeministri ka informacion se mund t’ia arrestojnë ministrin e tij në sallën e parlamentit dhe reagimi i palës kryeministrore mbetet shumë i egër. Por nëse flitet për drejtësi të pakapur, duhet që SPAK-u të jetë i drejtë në vendimet e urdhër arresteve të prishme.

Ka edhe një gjë pse po nxitohet, pasi në maj 2018 në Bullgari mblidhet Samiti i kryetarëve të shteteve të BE, ku ndër të tjera do diskutohet edhe emri i Shqipërisë si kandidat i mundshëm për hapjen e negociatave për anëtarsim në BE. Kushti i vetëm duket se vjen nga BE zbatimi i sistemit të drejtësisë dhe arrestimeve VIP në luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar.

Në këtë kuadër foli sot edhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Europën dhe EuroAzinë Wess Mitcell, ku kërkoi luftë ndaj korrupsionit në qeveritë e Ballkanit Perendimor.

Kategori
Uncategorized

Ministria e Mbrojtjes i paguan 97 mln në muaj kompanisë, radarët nuk punojnë.

Në kuadër të skandalit të radarëve, LSI ka publikuar sot dokumentin që tregon sipas saj milionat që Ministria e Mbrojtjes i paguan kompanisë private, ndërkohë që radarët nuk monitorojnë asgjë pasi nuk punojnë.

“Në vlerësimin tim jemi përpara një veprimtarie kriminale; organizim mafioz për defektimin e sistemit, cenim me vetëdije të sigurisë së njerëzve në det, cenim të elementëve thelbësorë të sigurisë kombëtare!”- thekson Rama.

Postimi i Luan Ramës

Skandali me radarët dhe gjeneralët e korrupsionit!

Ministria e Mbrojtjes i paguan çdo muaj 97 milionë lekë kompanisë private për mirëmbajtjes e radarëve që nuk punojnë!

Radarët e instaluar për të vëzhguar hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë prej më shumë se dy vjet nuk punojnë! Thënë me “gjuhën” ushtarake, Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD) nuk është operacional!

Mosveprimi i strukturave përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është kriminal!
Sepse lënia jashtë funksioneve operacionale e sistemit të radarëve, ka cënuar drejtpërdrejtë sigurinë kombëtare!

Instalimi i serverit të kamerave që vëzhgon veprimtarinë e institucioneve ushtarake tek kompania private e kontraktuar per mirëmbajtjen e radarëve, është cënin i rëndë e flagrant i normave më elementare të sigurisë dhe të ruajtjes së informacionit!

Në një vend normal demokratik, vetëm kaq do të mjaftonte për ta konsideruar të gjithën një skandal të madh dhe që qeveria të jepte dorëheqjen!

Ministria e Mbrojtjes i paguan çdo muaj 97 milionë lekë kompanisë private që është kontraktuar të mirëmbajë Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, edhe pse sistemi nuk është operacional!

Vetëm për një vit, prej korrikut 2015 deri në korrik 2016 i janë dhënë firmës private 1 miliardē e 150 milionë lekë për një punë që nuk e ka kryer!
Dhe si të mos mjaftonte kjo, në shkurt të ketij viti, pra në shkurt 2017 , komanda e forcave detare ka prokuruar një fond prej 370 milionë lekë shtesë, për punime dhe pajisje, që i janë dhënë të njejtës firmë, e cila në fakt duhej ti instalonte si detyrim kontraktual, pasi është paguar çdo muaj me 97 milionë lekë, për një punë të pakryer!

Por skandali i korrupsionit të gjeneralëve nuk është vetëm kaq!
Ka shpërdorim të frekuencave ushtarake, ka instalime private të pajisjeve të firmë në repartet ushtarake!

Në vlerësimin tim jemi përpara një veprimtarie kriminale; organizim mafioz për defektimin e sistemit, cënim me vetëdije të sigurisë së njerëzve në det, cënim të elementëve thelbësorë të sigurisë kombëtare!
Çfarë presin institucionet e zbatimit të ligjit?!

(Dokumentete/ Faksimile e pagesave që Ministria e Mbrojtjes i ka kryer firmës, megjithëse radarët nuk punojnë!)

Kategori
Uncategorized

Fundi i ‘ëndrrës’ turke?

 

Nga Çim Peka/

Në përfundim të referendumit për pavarësi të kurdëve të Irakut, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan reagoi me një nerv të kuptueshëm. Në deklaratën e tij, duke u munduar të zhbëjë përpjekjet e kurdëve në Irakun e veriut, ai ju referua Kosovës, ku sipas mediave u shpreh se ‘114 vende pranuan Kosovën, por fatkeqësisht nuk mund të jetë shtet, pasi është ende vështirë. Iraku i Veriut, ju do të merreni vetëm me Izraelin?’

Ky qëndrim i Presidentit turk, në fakt bie ndesh me qëndrimin e tij të shprehur me plot emocion në Kosovë në vitin 2013 ku vetë Erdogan pati thënë: ‘Ne të gjithë i përkasim të njëjtës histori, kulturës së përbashkët, qytetërimit të përbashkët, ne jemi popuj të vëllazëruar nga kjo strukturë. Mos harroni, Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi’.

Në të dy rastet presidenti turk është gabim. Kosova është shtet, pavarësisht rrethanave të reja gjeostrategjike të Turqisë, si dhe Kosova nuk është Turqi. Kosova nuk është as Serbi, e as Shqipëri, pavarësisht se kush e thotë. Kosova është thjeshtë Kosovë. Një shtet i ri, Sovran, i pavarur, me problemet e saj në shtet-formim si çdo shtet i ri. Nuk është ndonjë hata e madhe pse presidenti turk e sheh si problem numrin e njohjeve të Kosovës nga shtetet anëtare të OKB-së, problem i vërtetë qëndron në faktin se ai e lidh shtetësinë e Kosovës me anëtarësimin në OKB, duke e sjellë Turqinë zyrtare në pozicionin e Moskës dhe Beogradit në raport me Kosovën. Mund të shihej si një çedim i padëmshëm nëse një deklaratë e tille nuk do te vine në kohen kur shohim një largim të Turqisë nga Euro-Atlantizimi 70-vjeçar dhe afrim i saj me Rusinë. Gjithsesi, do t’i ngelet Turqisë që të shpjegojë raportin e saj me Kosovën në periudhën afat-shkurtër.

Që të jemi realistë, nuk është ky raporti i vërtetë mes Kosovës dhe Turqisë. Turqia është një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht problemeve të saj të brendshme me minoritetin kurd. E ka mbështetur, dhe ka lobuar për njohje të mëtejshme. Ka ndihmuar institucionet e Kosovës, ekonominë e saj dhe Trupën Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Porse ne duhet të jemi të qartë se këtë nuk e ka bërë se pse shqiptarët e Kosovës janë vëllezër të turqve, as se pse “Kosova është Turqi e Turqia, Kosovë’. E ka bërë thjesht në zbatim të interesave të veta shtetërore. Pikërisht këtë duhet ta kuptojnë shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e ku do janë. Raportet midis tyre dhe Turqisë janë raporte që diktohen nga interesat shtetërore të secilës palë. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Interesat reciproke janë shtylla kurrizore e marrëdhënieve midis shteteve dhe popujve. Shqiptarët thjeshtë duhet ta kuptojnë këtë dhe të largohen nga folklorizmat.

Duke i thënë këto, duhet të pranojmë se në historinë e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe Turqisë, që nga rënia e Perandorisë Otomane, raportet kanë qenë të forta, miqësore, deri diku edhe vëllazërore, me ulje-ngritjet e veta, por prapë Turqia mbetet një fuqi ekonomike, politike, diplomatike dhe ushtarake rajonale me ndikim pozitiv karshi shqiptarëve. Nga ana tjetër as nuk kemi mundur dhe as nuk mundemi që ne të ndikojmë në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Serbisë, pikërisht për hir të interesave shtetërore të Turqisë. Raporte këto, që pavarësisht Kosovës, Turqia e i ka patur të shkëlqyera (përjashto ndërhyrjen e NATO-s në Kosove në vitin 1999). Edhe sot i ka të shkëlqyera, sidomos ato ekonomike. Madje më të mira se me shqiptaret në shtetet e tyre respektive.

Qëndrimi i çdo lideri apo shteti të huaj ndaj Kosovës, është automatikisht edhe qëndrim ndaj shqiptarëve në tërësi. Raportet e zotit Erdogan me shqiptarët deri në deklaratën e fundit të tij, kanë qenë miqësore. Raportet e tij individuale me lidershipin shqiptar kanë patur ulje ngritjet e veta. Që nga vitit 2013, raportet e tij personale me Kryeministrin e Shqipërisë kane qenë më shumë se miqësore. Hyrje-daljet e Ramës në shtëpinë e Erdogan tashmë janë rutinë. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, për sa kohë që këto marrëdhënie midis liderësh, përkthehen ne marrëdhënie të mirë midis shteteve të cilët përfaqësojnë. Ndërhyrja brutale e Erdogan në krah të Edi Ramës në fushatën e fundit elektorale, pavarësisht faktit që e kemi kritikuar, do të ishte e falshme nëse këto raporte individuale do ti kthente në raporte të konsoliduara institucionale midis dy vendeve.

Për arsyet e veta, dhe në kushtet e izolimit të Edi Ramës, propaganda e tij është munduar të na mbushë mendjen se Turqia është shpëtimi i shqiptarëve. U trumbetuan me të madhe dy projektet individuale të Erdogan për krijimin e një kompanie ajrore shqiptare me ndihmën e Turkish Airlines. Ndërkohë që kjo është një gjë e mirë, nuk ndikon në asnjë mënyrë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Edhe ngritja e një aeroporti në jug të vendit është pozitive, por suksesi i tij nuk varet nga ndërtimi i një piste avionësh, por nga shfrytëzimi i tij për zhvillimin ekonomik të vendit. Nëse ai ndërtohet, por lihet ashtu si aeroporti i Kukësit, ato janë para të çuara dëm.

Duke ju rikthyer deklaratës së Erdogan, i takon atij të qartësojë se cili është raporti i tij dhe qeverisë së tij në lidhje me shtetësinë e Kosovës. Por nga ana tjetër, shërbeu që entuziastët e Turqisë ti kthejë me këmbë në tokë, dhe të kthjellohen se në marrëdhëniet ndër-shtetërore nuk ka vëllazëri të përjetshme, por përputhje ose mos-përputhje interesash. Po ashtu, i hoqi edhe maskën e fundit Edi Ramës në të ashtuquajturën ‘ëndërr turke’. Dhe së fundi, u heq edhe një argument sharlatanëve politike, siç ishte ai politikani i ‘Besës’ në Maqedoni, i cili shprehej ‘se kam biseduar me Edi Ramën për investimet turke në Maqedoni’.

Kategori
Uncategorized

Donald Lu. Emiljano Shullazi vijon të bëjë trafik droge nga qelia

Godet Donald Lu: Shullazi vijon të bëjë trafik droge nga qelia. Lul Berisha u lirua, Balili ia ka dalë të ...

Godet Donald Lu: Shullazi vijon të bëjë trafik droge nga qelia. Lul Berisha u lirua, Balili ia ka dalë të …

Ambasadori i SHBA-së Donald Lu ka bërë sot një deklaratë të fortë. Duke folur në 20 vjetorin e Shkollës së Magjistraturës ambasadori Lu ka hedhur akuza të forta.

‘Emiljano Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia.

Lulzim Berisha u lirua gabimisht më herët nga zyrtarët e burgut. Edhe pse u vunë në hetim drejtori dhe juristi i burgut, Berisha vazhdon të jetë i lirë’ është shprehur ambasadori i SHBA-së Donald Lu.

‘Klemend Balili ia ka dalë që për 18 muaj ti shpëtojë drejtësisë’, ka qenë deklarata tjetër e fortë e ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

Image

Pjesë nga fjala e ambasadorit Donald Lu:

Në këtë sallë ka dy grupe. Një grup me shumë përvojë grupi i parë, po për mua grupi i dytë e më i rëndësishëm janë të rinjtë me shpresë e optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë. Vettingu fillon javën që vjen. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që larguan kriminelët nga Parlamenti.  Ai i 2017 është më i mirë se i 2013.

Lufta kundër krimit të organizuar; derisa peshqit e mëdhenj të futen ne burg kanabisi do kthehet sërish. Kateë klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare që dominojnë aktivitetet kriminale.

Emiljano Shullazi është një nga këta grupe kriminale.

Lulzim Berisha, i cili u lirua gabimisht. Klemend Balili i shpëtoi drejtësisë për 18 muaj.

Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri.

Kategori
Uncategorized

KAUZA përtej individit GERTE!…

Nga: Gjergj Marku
“Pse nuk po e mbroni Gerten nga disa sulme tipike allashqiptare…, me shkruante nje miku im sot ne mengjes, ndersa shihte ndonje publikim, qe nuk shkonte ne nje vije virale me publikimet masive pro fjales se saj ne Parlament diten e djeshme.
Po i pergjigjem ketu atij dhe kujtdo!

Sepse Gerta nuk ka nevoje per avokature e mbrojtje, por Kauza e saj po! Nuk ka nevoje individi Gerte per ta mbrojtur sepse mbrojtjen me te mire ia ka bere vetes nder vite. E ka mbrojtur veten duke u shkolluar maksimalisht ne Shqiperi dhe Itali. E ka mbrojtur veten me sjelljen e nje vajze dhe grua fisnike dhe shume familjare duke krijuar nje familje te perkryer me Nardin punetor dhe mirkuptues ne ndertimin me fondament te familjes. Jane nje çift i ri per t’u admiruar dhe marre si model punetoreje nga te rinjte e sotem.

Mbi te gjitha Gerta e ka mbrojtur veten, qekur e pa se politika ne kete vend eshte pak e veshtire te ta sajdise jeten ne “tepsine e arxhende” sado e zonja dhe e shkolluar te jesh, ndaj nuk vegjetoi, nuk u be parazite as per vete, as per familjen, as per komunitetin ku jeton, e as per shoqerine.

Mendoj se Shqiperia perfitoi nga ajo ne disa ane e kahje; perfitoi nje model jo parazit te te riut te sotem, qe ia del edhe ne maje te malit duke mbajtur tufen me dhi e keca. Edhe Gerta perfitoi, jo thjeshte se nuk iu pershpirt askujt per te jetuar me dinjitet, porse njohu pikerisht magjine e dhise, magjine e fshatit (nuk e besoni sa e fiseshme eshte dhia, qe ia duam aq shume djathin dhe gjithcka tjeter, por e perbuzim me artikulimin e emrit!).

Mbase Gerta mund te ishte nje specialiste dikund ne nje zyre qe me daljen nga bankat e shkolles, mund te ishte dhe drejtuese, mund te ishte dhe deputete e kudi une! Por a do te ishte Gerta e sotme, qe me se pari i duhet shoqerise sone si MODEL dinjitar!

Personalisht bej shyqyr qe Gerta nuk u fut ne zyre qe ne krye te heres sepse nuk do i kishim perfituar ato emocione qe te gjithe i perfituam dje nga salla e Parlamentit, sepse dhe Gerta do e kish kyç gojen si shume te tjere majtas apo djathtas, qe pasi ulen ne karriket e pushtetit, braktisin dhe te verteten dhe te vertetat!

Gerta e “shkundi” Parlamentin dje, dhe per kete, mbi te gjitha nuk perfitoi individi GERTE, por Kauza e saj qe eshte kauza e kujtdo qe merret me fshatin, perfitoi FSHATI shqiptar! Ky ishte misioni i saj si personi qe prej vitesh jeton me dhite e malit, ndaj une mendoi se ishte mrekulli e Zotit qe kete femer atipike shqiptare e patem prej disa viteve atje ne mes kecave e dhive, ne stallen me eren e tyre duke i mbareshtuar me kujdes hyjnor ne te kater stinet e vitit.

Natyrisht, Gerta nuk do te rrinte pafundesisht pa punen per te cilen ka djersire aq fort per vite e vite, dhe nuk ka sesi ta braktiste mundin e studimeve, oret e nates ne studim apo punet qe ka bere per te mbajtur frymen gjalle si studente ne dhe te huaj. Dikush ia ka permendur dhe punen qe ka filluar si zyrtare e merituar ne nje kompani private. Ç’te keqe ka ketu! Por ama Gerta, vazhdon serish te shkoje tek dhite e saj, dhe te mos i harroje ato. Ne momentin qe do i harronte ato, ne si shoqeri, dhe vete fshati shqiptar do e kishte humbur GERTEN e vet!

Gerta, tashme, e bani punen e saj mbeshtetur ne gjithe kete eksperience praktike, tanime eshte rradha e Parlamentit, Qeverise, Opozites te bejne punen e tyre, te bejne ligje me te mira per fshatin dhe natyrisht te nxisin inspirim konkret me terma financiare per ta zhvilluar realisht ate me projekte qe shkojne tek çdo shqiptar nga Jugu ne Veri, qe merret me token dhe blegtorine!

(Dhe dicka, Gerta me falenderoi per keto rradhe qe nuk jane qellim ne vetvete nga stalla ku po u sherbente bagetive. Me gezoi qe eshte atje ku e dua dhe une Gerten e Fshatit shqiptar, qofte dhe cdo fundjave)

Këtë e pëlqejnë %d blogues: