Kategori
Uncategorized

Rama krihet,Shqiperia digjet.

http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/59200

Kategori
Uncategorized

Fëmijë dhe gra nga Siria mbesin pa bukë në Maqedoni!

 

Fëmijë dhe gra nga Siria mbesin pa bukë në Maqedoni!<!– GazetaExpress E premte, 31 Korrik 2015 10:19–>

Maqedonia po tronditet me valën e emigrantëve të huaj të cilët vijnë nga Siria, Iraku dhe vendet tjera të përfshira nga konfliktet.

Informacione të besueshme për Agjencinë e lajmeve “Zhurnal” flasin se në ditë rreth 500 emigrantë të huaj hyjnë në territorin e Maqedonisë nga ana e Greqisë.

Gra shtatzëna, fëmijë të vegjël me ditë të tëra nuk janë ushqyer. Ata po bëjnë përpjekjet e fundit për të mbijetuar që një ditë të dalin në vendet evropiane.

Disa pamje të trishtueshme tregojnë se fëmijët nga uria kanë kolabuar dhe janë në gjendje të pavetëdijshme gjenden nëpër rrugët e ndryshme të Maqedonisë. Kjo situatë ka alarmuar bashkësinë ndërkombëtare, por jo edhe Qeverinë e Maqedonisë.

Gjatë kësaj kohe autoritetet e shtetit nuk bënë asgjë konkrete por emigrantët dhe i lanë të vdesin nëpër hekurudhat e shtetit dhe të keqpërdoren nga trafikantët e ndryshëm të mbështetur nga çarqe të ndryshme, shkruan Zhurnal.

Gratë dhe fëmijët janë të pafajshëm dhe duhet të gjithë urgjentisht t’iu ndihmojmë këtyre emigrantëve të cilët për shkaqe të sigurisë vetëm po kalojnë nëpër Maqedoni për të arritur në vendet e perëndimit.

Partitë politike maqedonase dhe ato shqiptare, organizatat humanitare dhe mediat duhet të raportojnë për krimin më të madh që iu bëhet emigrantëve të huaj në Maqedoni.

Kategori
Uncategorized

Qe rilindja ishte thjesht nje perralle e bukur.

foto e Urim Gjata
Liliana Elmazi (Prof Dr)

Te dashur shqiptare!
Ne me pak se 2 muaj qeverisje ky parlament ka diskutuar me procedure te pershpejtuar projektligje apo akte normative te qeverise si ai I nepunesit civil, I rishikimit te buxhetit, I miratimit te Deloitte si audituesi borxhit public, I crown agents si konsulent I doganave etj. Cdo gje me nxitim, sepse qeveria e nje million votave te marra me hir, me 2 mijeleksha, apo me pahir, me ndjeni qe nuk mund te percaktoj me saktesi porcionet e seciles prej tyre, por me saktesi mund te them aq sa I duheshin qe duke shtuar edhe blerjet ne parlament, te arrinte shumicen e cilesuar, te nevojshme per te rilindur cdo gje ne kete vend, te gjitha institucionet, pse jo, edhe ato kushtetuese, duke filluar me ILDKP dhe nese do te vazhdoje ankandi me sukses, qe me shume gjasa sipas mediave do ndodhe shume shpejt por tashme jo me nje por me nnje grup, te rilinde edhe vete kushtetuten, pra si e shohin te gjithe, kjo qeveri nuk ka kohe per te humbur, duhet te punoje nate e dite per te rilindur shqiptaret.
Deshiroj dhe Uroj qe ky nxitim i pershpejtuar I rilindjes te mos tentoje pambarimisht drejt shpejtesise stratosferike e shqiperia te dale jashte orbite. Ruajna zot!
Vetem 2 muaj dhe qeveritaret bejne kujdes per te nxire realitetin shqiptar, ekonomine, doganat, tatimet, rendin, sigurine, arsimin, shendetsine, sepse cdo gje e mire nis ne 16 shtator,atehere kur nisi qeverisja rilindase. sipas saj jemi ne krize , jemi ne recession, duke ngjallur frike e panic kudo qe natyrisht nese vazhdohet te ushqehet si I tille , ekonomia do te bjere ne recession dhe vendi ne krize.
Por qeveria nuk mendon keshtu kur ne menyre te paligjshme, selective e diskriminuese vetem per shkak te bindjeve politike flak ne rruge dhjetera e qindra, police, nepunes shteti, kur shkrumbon e ben pluhur e hi me tritol e rruspa, djersen, gjakun, dhjetera vite pune te ndershme te bizneseve te ligjshme, apo te qytetareve te thjeshte sepse keshtu mendon nje drejtues dhe jo ligji. Ne demokraci, edhe ndaj krimineleve dhe pronave te krimit, nuk veprohet keshtu, por vetem me ligj. Kjo qe ben qeveria eshte e rrezikshme per demokracine.
Zyrat e parties socialiste ne korce nuk mendojne keshtu, kur e trajtojne shqiptarin aq me teper studentin, thjesht si nje numer, si nje qenie pa dinjitet, pa moral, qe mund te blihet edhe me 2000 lek, duke luajtur ne menyre cnjerezore ndoshta me varferine apo nevojen e tyre. Kete duhet ta denojme te gjithe ne qe jemi ne kete tempull te demokracise, te majte edhe te djathte, sepse ndoshta ne mendjen apo listat e dikujt edhe ne jemi thjesht numra, ku prapa tyre fshihet nje cmim. Nuk ka percmim me te madh per njeriun se kjo!
Dhe nese kjo do te kthehet ne normalitet neser per te blere pushtetin, dhe askush prej nesh nuk ben detyren me minimale ndaj vendit te tij, atehere cdokush prej nesh ka ngritur nje kazme per varrosjen e demokracise. Dhe historia do na gjykoje, duke na damkosur….. turp!
Dhe si te mos mjaftonte kjo, javet e fundit vendi u mberthye nga ankthi e paniku per armet kimike. Personalisht kam qene dhe jam kunder demontimit te armeve kimike ne shqiperi, madje edhe kunder mbetjeve e plehrave. Thene thjesht kjo demtohet imazhi turistik I vendit, zmbrapsen investitoret per te investuar ne shqiperi dhe demtohet eksporti i produkteve bujqesore e blegtorale.dhe kjo perseri do te ishte dhurata e kryeministrit.
Nuk deshiroj te besoj asgje qe eshte thene ne lidhje me kete ceshtje ne media: qe eshte nje afere personale e kryeministrit per perfitime personale te tij, etj etj. Dua ti besoj asaj qe kryeministri tha kur te rinjte nxenes, student, prinder e qytetare dinjitoze protestonin poshte dritareve te zyres, e dhjetera e qindra mijera te tjere kishin mbushurr rruget e sheshet e qyteteve ne mbare vendin, qindra e mijera te tjere para ambasada shqiptare ne disa qytete europiane e amerikane, dhe miliona te tjere ne shqiperi kosove maqedoni qe ishin mberthyer para televizionit. kryeministri na tregoi te gjitheve se ishte I bindur per ‘po” qe ne parim u kishte thene amerikaneve. dhe shtroi argumentat e tij per kete bindje dhe cdokush me nje aftesi minimale per te gjykuar, kuptoi qe nje gje ishte e qarte: ate dite kryeministri duhej te zgjidhte midis dinjitetit dhe pushtetit. Tashme ishte lekundur, madje edhe kishte humbur besimi i shqiptareve, duke u shkelur kontrata me ta. 1 milion shqiptare e kishin votuar qe ti qeveriste me mire, por jo te vendoste ai per shendetin dhe jeten e tyre, e aq me pak te atyre qe nuk I kishin besuar as qeverisjen. Me voten e tyre te paret nuk I kishin dhene kryeministrit te drejten per te vendosur as per shendetin, as per jeten, as dinjitetin, dhe as shqiperine. me voten e tyre ata nje million shpresonin te kishin me pak stress e ankth per pune, siguri e mireqenie. Edhe pse kryeministri foli per bindjen e tij se shqiptaret do te dilnin me te paster e me krenare nga gjithe kjo histori, dhe nuk du ate dyshoj ne qellimin dhe bindjen e tij, kryeministri tregoi paaftesi per manaxhimin e gjithe procesit, duke anashkaluar dhe presidentin, parlamentin, majtas e djathtas, opinionin public me terr informative gje qe coi ne deshtim. U premtoi amerikaneve, dhe ashtu si tha ambasadori amerikan pala amerikane punoi shume pas “ po” se kryeministrit shqiptar, investoi shume kohe e perpjekje ndaj nje jo e kryeministrit ne dt 15 do te ishte zhgenjyese per ameriken…. Dhe kryeministri pas shume argumentave per ti pranuar armet kimike, por pa bere asgje per te bindur opinionin public per kete, tha : jo qe ne fakt tingelloi si nje pjo! Duke humbur ne te njejten kohe dhe besimin ne marredheniet politike e diplomatike me nderkombetaret Dhe Duke zgjedhur midis dinjitetit dhe pushtetit: pushtetin. Eureka!!!!!! thirri kryeministri: opozita, media vizive , e shtypur dhe ajo sociale, ambjentalistet krijuan apokalipsin per shqiptaret dhe antiamerikanizmin dhe dallandyshet e pastra: te rinjte u genjyen dhe mashtruan… madje te gjithe keta e degjuan kryeministrin kur deklaroi ne top show te merkuren qe une isha zeri I protestuesve ne negociata….. per cdo pyetje qe protestuesit ngrinin, ambjentalistet shtronin cdo gje qe ata thonin ekspertet tane ua benin me dije eksperteve nderkombetare dhe merrnin pergjigje…pra neve sna ngelet gje tjeter sot vecse te shpallim hero kombetar prof e nderuar sazan gurin qe foli I pari….. se ruajna zot sikur te mos fliste profesori…. Cfare do tu shtronte ne tavoline kryeministri experteve amerikane pastaj???// asgje dhe armet kimike do te vinin…..

Dhe se fundi kryeministri deklaroi se opozita nxiti antiamerikanizmin ne shqiperi: e harroi kryeministri qe pd lindi ne dhjetorin si parti e lirise dhe demokracise , vlerave amerikane , qe gjate qeverisjes se pd marredheniet midis dy popujve e vendeve tona kane qene te shkelqyera, mdh qe bazohen dhe ne ndjenjat reciproke, ne dashurine midis dy popujve, qe shumne qarte u shpreh kur presidenti bush vizitoi shqiperine, duke deklaruar se ishte I mrekullluar dhe prekur nga pritja e shqiptreve, nga dashuria e tyre per ameriken, , te gjithe shqiptaret z kryeminister, socialiste e demokrate, te majte, te djathte, e te paparti…. Demokratet skane asnje pike ku te puqen me antiamerikanizmin, por trashegimia e partive ne pushtet , si partia e punes apo komuniste e quante ameriken shtet imperialist xhandar te popujve…… midis dinjitetit dhe pushtetit kryeministri zgjodhi pushtetin.

Le te kthehemi te buxheti faktik I 2012
KLSH-ja me raportin e saj paraqitur ne komision certifikoi veprimtarinë e financave publike për vitin 2012. dhe ky është një leksion i mirë edhe për qeverinë e sotme, sepse tregon se si duhet hartuar buxheti dhe si duhet të menaxhohet ai.

1. eshte pozitive qe te behen axhustime te buxhetit gjate viteve ne periudha te krizave pasi duhen menjanuar suprizat ne fund te vitit te cilat mund te thellojne borxhin per shkak se te ardhurat nuk jane realizuar ndersa shpenzimet kane vijuar te ndjekin buxhetin. Keshtu qe ndjekja e perditshme qe i eshte bere buxhetit nga ministria e finances dhe matja e treguesve ka bere qe ne fund te vitit te mos kemi keqesim te treguesve. Nëse një qeveri e konsideron sukses mosrishikimin e treguesve, destinacioni I sigurt I saj eshte dështimi me hapa të shpejtë, vecanerisht në periudha krize.

Viti 2012 ishte një vit i vështirë, viti më i vështirë që ka provuar ekonomia shqiptare deri më sot.
Deri në vitin 2012 kapacitetet për stimuj fiskalë të financave publike kishin shteruar, sepse qeveria berisha harxhoi gjithçka në kapacitetet për ta
mbajtur vendin larg krizës. E mbajti larg goditjes së parë, duke e mbajtur vendin me ritmet më të larta të rritjes ekonomike në rajon dhe në të gjithë hapësirën e Europës Qendrore dhe Lindore. Viti 2012 ishte viti i dytë i goditjes së krizës globale mbi rajonin. Gropa e dytë e thellë ku ranë ekonomitë e rajonit.

2. por edhe pse viti 2012 ishte viti kulmor i krizes financiare ne rajon dhe i efekteve te kesaj krize ne shqiperi, perseri qeveria berisha ariti te kete nje rritje ekonomike me 1.6% , Sipas statistikave të FMN-së rezulton që kjo rritje do të jetë më e ulëta, pasi viti i ardhshëm pritet që të ketë një rritje më të madhe ekonomike. Ndërkohë, duke pasur një ulje gati 1,2% kundrejt vitit 2011, natyrisht, nuk mund të priteshin tregues fiskalë të përmirësuar.

3. Inflacioni ishte ne nivelin 2%
4. edhe pse te ardhurat u realizuan ne masen 99.3% me nje deficit 2.4miliard leke, shpenzimet 98.4% me nje deficit 6.1 miliard lek. ne pergjithesi shpenzimet rane ne 28% tePBB nga 29 % qe ishin ne 2011.
5. borxhi publik ariti ne 61.5 nga 59.6%. edhe pse kemi nje rritje me 1.9% ne krahasim me 2011,kemi nje rritje ne pike me te ulet se vendet e rajonit ku rritja eshte me 6 pike nga 41% ne 47%. Pavaresisht kesaj borxhi i mare ne 2012 eshte perdorur totalisht per investime ne ndryshim nga kjo qeveri qe mori borxh per te financuar shpenzimet operative dhe luksin e zyrtareve.

6. deficiti i vitit të kaluar eshte Më i ulët nga ai i vitit 2011. 3.5% ishte deficiti në vitin 2011, 3.4% në vitin 2012, në atë vit të vështirë.
Çfarë pati tjetër viti 2012?
Pati nje balance pozitive korente te buxhetit, qe ju e groposet kete vit duke financuar 100 milionë dollarë huamarrje, per shpenzimet operative. edhe në vitin 2012, në vitin më të keq, qeveria berisha kishte 1.2%, apo 150 milionë dollarë, surplus, tepricë, taksash përmbi shpenzimet e qeverisë te cilat i ka financuar në investime.

tashmë kriza ekonomike po kthehet në krizë besimi dhe problemi më i madh është përjashtimi social.

Po të shikosh treguesit të cilët raportohen sot ne buxhetin faktik, kemi një kombinim dhe një
balancim të shkëlqyer midis stimulimit fiskal dhe kohezionit, ose përfshirjes sociale.
E para ilustrohet shumë mirë me faktin që rreth 5% e produktit të brendshëm bruto janë bërë investime dhe, njëkohësisht, duke konsideruar edhe
faktin tjetër, shumë të rëndësishëm, atë standard të financave publike, të cilin qeveria juaj e shkeli me aktin normative. Ne buxhetin tone rreth 100 milionë euro investime, është financuar me të ardhura dhe jo me borxhin publik.
Për sa i përket përfshirjes sociale, duhen pasur parasysh dy aspekte.
Së pari, edhe pse kemi një nivel të ardhurash, pothuajse të njëjtë me atë të vitit 2011, dhe një ulje të borxhit publik nga 3,5 % të produktit të brendshëm bruto në 3,4 % të Tij, kemi një rritje të ndjeshme të mbështetjes së buxhetit social. Në kushtet kur të ardhurat mbesin në të njëjtin nivel dhe borxhi është i ulur kemi një rritje të përfitimeve të pensionistëve me 50 milionë dollarë, kemi një rritje në programin e ndihmës ekonomike me 1,6 miliardë lekë, ose rreth 20 milionë dollarë, kemi një rritje në buxhetin e papunësisë, sepse nga 9,3 miliardë që ka qenë në vitin 2005 vitin e kaluar arriti të jetë 18 miliardë, ose gati dyfish.

Do te ishte mire per shqiptaret qe nje pjese shume te vogel te borxhit tuaj prej 220 milion dollare, apo te 100 milione dollareve te marra borxh per luksiin e qeveritareve per 4 muajt e fundit te 2013 , rreth 2-3 milion dollare ti perdornit per pagesat e pensioneve te invaliditetit , sepse invalidet kane disa muaj qe nuk marrin pension.
Por ju
1. Pas 100 milione dollareve luks qeveritar, disa jave me pare me procedure te pershpejtuar pa konkurrence, iu dhate shqiptareve per te paguar edhe faturen e deloite , nje auditues nderkombetar qe do të saktësojë se sa është borxhi që qeveria u paska kompanive të vendit e të huaja, por Faktikisht, nuk kemi te bejme me nje Auditim. Objekti I kesaj kontrate percaktohet qarte : “Nxjerrjen e nje rezultati real te borxhit te qeverise ndaj sipermarjeve private per pune te kryera”. Normalisht, ky borxh duhet te nxirej nga ministria e financave (ushtrim shume I thjesht kontabel), te auditohej nga auditi I brendshem, kontrolli I larte I shtetit, dhe pastaj nqs do te kishte ende paqartesira apo pretendime te paleve mund te thirrej nje auditues I jashtem per te bere auditin e rezultatit dhe praktikes se ndjekur. Pra Deloite thirret te bej nje pune qe ministria e financave duhet ta kishte bere, e ka detyre te saj. Qeveria duhej tu pergjigjej dy pyetjeve :
– Ne cilin ligj do Bazohej deloitte ne nxjerrjen e ketij rezultati.
– Meqe Deloitte do te nxjerr rezultatin e Borxhit te qeverise ndaj ndermarjeve private, auditin kush do e bej?
2. Duket qarte qe Qeveria nuk ka problem kryesor nxjerrjen e nje rezultati te sakte dhe te pakundershtueshem per borxhin qe I ka ndermarjeve private, por ka vetem nje problem te gjej nje certifikues “te pavarur” per shifren qe ka deklaruar kryeministri qysh ne krye te heres.
3. Per sa I perket reputacionit te audituesit si nje nga kompanite me te mira ne bote, mjafton te kerkosh ne interenet dhe mbytesh nga rastet e shkeljeve gjobave dhe denimeve te tjera ndaj kesaj kompanie ne SHBA, angli afrike te jugut etj.
Po ashtu sancen e kaluar, qeveria me miratimin tuaj, te dashur kolege te majte iu shtoi edhe nje fature tjeter per te paguar shqiptareve, faturen tjeter 14-20 milioneshe euro, kur miratuat kontraten e crowm agents duke paguar konsulencen e miqve, dhe faturat shtohen e do te shtohen perdite, si fatura e paligjshmerise dhe arbitraritetit te pushimit nga puna te nepunesve, policeve etj, qe do te paguhen nga taksapaguesit shqiptare, Dhe ruajna zot, nese cdo dikaster do te kerkoje konsulence te huaj, si psh ministria e rendit te marre polici te huaj, sepse pd I la nje nivel te rritur krimi e pasigurie, aksidenteve rrugore, qe per cudi jane dyfishuar keto 2 muaj te qeverisjes suaj etj etj etj …… sepse mesa duket per ju ska problem, mjafton te enderrroje qeveria dhe kartonat jeshil ngrihen: paguajne te gjithe shqiptaret , edhe ata qe nuk ju votuan….
Po cfare ishte ajo fature 14-20 milione euro qe ju vendoset tia shtonit bllokut te faturave qe shqipatret duhet te paguajne, pervec stresit, ankthit dhe panikut , diten kur protestuesit me parulla jo helmit, po jetes, protestuan para parlamentit, ishte nje fature 14-20 mil euro :
1. Nje konsulence te panevojshme, pasi ne e kemi
një konsulencë pa paguar asgje, atë të BE-së.

2. Shqiptaret do te paguajne 14-20 milion euro per nje Kontrata te paplote, te panegociuar perfundimisht ku juve parlamentit nuk Iu kerkua te shpreheshit per nje mareveshje te nenshkruar nga qeveria ndaj ne mendimin tim, ju te keqperdorur nga qeveria juaj, miratuat nje mosseriozitet te qeverise, besoj se te sforcuar ngritet edhe kartonin jeshil.
3. Ju votuat nje konsulent te Perzgjedhur pa konkurrrim sepse nuk kishte gare per te perzgjedhur ofertuesin me te mire. Ne kete rast nuk mund te kishte vleresim te kontrates se propozuar nga Qeveria shqiptare pasi mungonin ofertat alternative. E vetmja gje qe mund te vleresohej ishte vetem historiku i crown agents, I cili ishte nje arsye me shume pse oferta e Crown agents duhej refuzuar.
4. Ju votuat nje konsulent qe ne fakt I eshte ofruar qeverise per konsulence , duke I dhuruar Crown agents,14-20 mil euro nga parate e shqiptareve, te varferuar edhe me shume nga kriza globale, duke provuar tragji- komedine qe luajti kryeministri juaj ne kuvend, kur sa nuk derdhte lot , se shpirti dhe zemra I dhimbnin, nga orizi, fasulet, sheqeri, buka qe ia kishin ngrene qeveritaret apo zyrtaret demokrate, dhe qe kryeministri u betua, se do ua cponte xhepat, per tu nxjerre keto apo leket e korrupsionit. Kjo eshte e dhimbshme, per ate qe ka shpirt e zemer…..

5. Ju qe ju premtuat shqiptareve dhe biznesmeneve shqipatre e te huaj qe kane investuar ne shqiperi nje taksim te ndershem e te drejte, votuat nje kontrate ku ngelet e pataksuar, jo vetëm kompania që fiton një shërbim konsulence në Shqipëri me fonde të Shqipërisë, por edhe personeli. Kjo është tërësisht e padrejte dhe diskriminuese. Ndoshta Argumenti I qeverise suaj qe mesa duket ju I besoni verberisht, shenje e keqe kjo per shqiperine e shqipatret se kjo ishte bërë në ngjashmëri me projekte të tjera të Bashkimit Europian Iu duk bindes. Por ai eshte I pa vertete, pasi ka nje dallim thelbesor midis dy rasteve, sepse Bashkimi Europian është donator dhe ka sens që të përjashtohet, pasi janë paratë e taksapaguesve europianë që dhurojnë në Shqipëri. Ndersa ne rastin e crown agents, jemi ne që blejmë. Pra ju votuat per nje kompani qe ka ardhur pikërisht për këtë punë, që jo vetëm të marre paratë e taksapaguesve shqiptarë, por edhe të mos paguajnë taksa në Shqipëri, të mos paguajnë as detyrimet personale që i paguan çdo njeri, që në Shqipëri siguron një të ardhur prej 300 000 lekësh të vjetra.

6. Ju votuat per ti dhuruar crown agents 20 mil euro te shqiptareve per Crown qe ka qene problematike ne vende te tjera si Bulgaria (eshte perzene duke I nderprere kontraten ne menyre te njeanshme). Pra edhe Bulgaria qe paraqitet si rast suksesi ne materialet e qeverise, nuk eshte gje tjeter vecse nje rast I thyrjes se ligjeve te shtetit Bullgar. Qe edhe Banka Boterore e ka penalizuar ne vitin 2006 Crown agents si dhe filialet e saj per perdorim te praktikave te paligjshme mashtruese. Kemi boll te korruptuar ne shqiperi, sa korrupsioni eshte kthyer ne nje kancer per shoqerine tone, sa skemi nevoje te shtojme edhe te huaj.
7. Ju votuat nje konsulent te huaj duke I dhuruar 20 mil euro te shqiptareve Nderkohe qe administrata e re doganore pretendon qe vetem ne muajin e pare te punes ka arritur te rrise me 5 % te ardhurat krahasuar me tetorin 2012, eshte e paarsyeshme te paguash crown agents me te pakten 14 milion eur per nje objektiv te rritjes se te ardhurave me 10% nderkohe qe ky duhet te ishte objektivi minimal per vitin 2014 pa kurfare shpenzimi shtese. Per me teper, ne kontraten qe ju aprovuat nuk sqarohet se a do te axhustohet objektivi 11% te produktit te brendshem ne rast te rritjes se taxave doganore dhe/apo akcizes. Ne fund duhet theksuar se me kalimin e akcizes se brendshme ne dogana, objektivi 11 % eshte tashme I tejkaluar.
8. Pra kompania do te marr nje dhurate nga qeveria per mbi 14 milion euro, te certifikuar edhe nga ju pa asnje kusht real dhe pa paguar asnje tax. Qeveri altruiste, por parate e shqiptareve.
9. Kontrata nuk kishte asnje rresht ku te flitej per perafrimin e legjislacionit doganor shqiptar me ate te bashkimit europian. Gjithashtu nuk kishte asnje nen (le me pastaj te jete kusht) qe ti referohej permiresimit te klimes se biznesit ne sherbimin doganor, qe ne fakt perben vete qellimin e doganave.
10. Ne keto kushte, kur nuk ka nje situate emergjente ne dogana, kur nuk ka asnje kusht real per performancen e konsulentit, kur dublohet puna nga asistenca e Eurodoganes ( per te cilen shteti shqiptar nuk paguan asgje) por konsulentit privat I dhurohet nje kontrate e majme, nuk mund te themi se kemi te bejme me nje pune te nxituar nga ana e qeverise, nuk mund te themi se kemi te bejme me nje vullnet te mire te qeverise per te permiresuar situaten ne dogana. E vetmja gje qe mund te themi eshte qe kemi te bejme me nje shperblim qe jepet per te tjera konsulenca qe skane lidhje me doganat dhe me asnje institucion shteteror dhe qe ju e certifikuat me votimin tuaj.
Si perfundim, 14-20 milion euro nuk jane pak per qeverine qe pretendon se I kane dorezuar nje arke bosh, qe ti perdore ne interes te shqiptareve psh per te shperblyer pensionet e invaliditetit, sepse nuk mjafton vetem nje zvminister ne qeveri nga kjo kategori per te treguar vleresim per te,apo per te kompensuar ishpronaret apo te persekutuarit dhe te burgosurit politik, sepse perseri nuk mjafton vetem nje drejtor I emeruar nga kjo shtrese per te treguar vleresim e respect ndaj saj, edhe pse I perket nje partie qe beri koalicion ne zgjedhjet 2 mije lekeshe te korces, mund ti perdorte per ujsjellesa, kopshte cerdhe apo shkolla, apo per te permiresuar cilesine e sherbimeve te tjera publike. Por ti heqesh buxhetit te shqiptareve edhe 14 milion-20 milion euro per te shperblyer nje agjensi konsulence te panevojshme, kjo eshte alogjike, abuzuese, pervecse e kushtueshme per shqiptaret.

Edhe sa fatura te tjera per miqte, per papergjegjshmeri, per dhurata e gosti do te paguajne ende shqiptaret? Kaq shtrenjte do ju duhet te paguajne voten e hedhur “ gabim” ne 23 qershor????

Edhe pse ju keni luksin e numrit te mandateve qe na e pamundeson rrezimin e akteve apo projekligjeve te paligjshme dhe ne dem te shqiptareve, ne jemi ketu deri ne diten kur shqiptaret te ndergjegjesohen
Qe rilindja ishte thjesht nje perralle e bukur, larg realitetit, qofte kjo dite edhe dedlajni I 2017……

Ju faleminderit!

Kategori
Uncategorized

Ne e perfaqesuam Partine Demokratike me dinjitet.

foto e Urim GjataNe vinim dhe priteshim me dinjitet.

Po me dinjitet ne perfaqsonim, politiken, emigrantet, dhe veten tone.

Ne dyert asnjehere nuk na u mbyllen nga autoritetet e shtetit Grek.

Me nder e nisem, dhe me nder e perfunduam misionin tone ne kete shtet.

Respekt per kontribuesit dhe antaret e Partise Demokratike ne emigracion.

Respekt per gjithe antaret dhe drejtuesit e shoqatave, lidhjes se shoqatave shqiptare ne Greqi, vecanarisht ne qarkun e Selanikut, ku bashkpunimi ne te mire te emigranteve gjithmone qe i suksesshem.

 Respekt per profesoret, intelektualet, perkethyesit, gazetaret, poetet, mesuesit e gjuhes Shqipe falas, pa perjashtim.
Ata jane nje aset i emigracionit.

Respekt dhe per miqte tane emigrante antare, te deges se Partise Socialiste ne Selanik, me te cilet kemi ndare te njejtat halle dhe probleme te emigracionit.

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Banditët në polici dhe hajdutët e “Crown Agents” grabisin duhanin.

foto e Altin Goxhaj

R POLISI.

Tregtarët e duhanit në Shkodër janë përleshur me policinë në orët e para të mëngjesit të djeshëm gjatë një aksioni policor. Bëhet e ditur se, dhjetëra forca policore kanë shkuar të sekuestrojnë duhanin e tregtarëve, por kanë hasur në rezistencën e tyre. Aksioni i policisë është zhvilluar në fshehtësi të plotë në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës. Sipas tregtarëve, fillimisht kanë ardhur disa persona civilë pa uniformë të shtetit, duke u thënë që të largojnë mallin nga rruga. Pas tyre ka mbërritur “Crown Agents” dhe dhjetëra punonjës të Policisë së Shtetit me në krye drejtorin e Policisë së Shkodrës, Lorenc Panganika.
Tregtarët kanë reaguar ashpër ndaj policisë, duke u përleshur me ta për të mos lejuar grabitjen e duhanit. Gjatë aksionit policor u shënua edhe një incident me gazetarët, pasi policia kërkoi të mos filmohej operacioni. Tregtarët u shprehën se, shteti po na grabit në mes të ditës dhe akuzuan qeverinë se në vend që të mbështesë këto fermerë, po i fundos edhe më shumë, duke u hequr ato pak të ardhura që mbajnë familjet. Hajdutët e “Crown Agents” dhe banditët e policisë u kanë marrë me dhunë duhanin tregtarëve. Mjetet e “Crown Agents” janë mbushur me sasi duhani, duke ia hequr nga duart tregtarëve. Tregtarët u shprehën tepër të revoltuar, duke thënë se ky nuk është një kontroll shtetëror, por një grabitje, një hajni që i bëhet njerëzve të ndershëm dhe asaj shtrese që kërkon vetëm të fitojë bukën e gojës dhe të mbajë me ndershmëri familjen. Ata thanë se e gjithë sasia e mallit që u grabiti “Crown Agents” dhe policia është nga tokat e tyre bujqësore.
“Na kanë rënë si grethat e na kanë rrethuar. Ne kemi kaluar këtu prapa pallateve për të mos ndjenjur në trotuare, por ato kontrolluan çdo vrimë miu dhe na i morën çdo gjë që patëm, e morën dhe e futën nëpër makina. Unë nuk kam me çfarë të jetoj tjetër veç të dal për të lypur. Unë nuk e di çfarë t’i them këtij shteti. Thirrja ime do të ishte që populli të lihet i lirë për të punuar deri sa të krijojnë një treg, pra, të na plotësojnë kushtet. Nuk kemi ku punojmë as ku të hamë, jam me 6 persona në familjen time”, thotë një prej tregtarëve.
“Mua më kanë marrë 400 mijë lekë mall, pra duhan ditën për diell pa lajmëruar pa asgjë, kjo është hajni, grabitje. Unë jam një pensionist dhe dal për të fituar kafshatën e bukës, sepse punë nuk ka as për pensionista e as për të rinj. Ku të shkoj unë, apo të vras veten siç po bëjnë shumë të tjerë”, deklaron një tjetër tregtar.
“Jemi 7 persona në familje edhe nuk kam asnjë mjet tjetër jetese. Ky duhan është e vetmja e ardhur që kam edhe këtë e mori shteti. Mbi 400 mijë lekë kanë marrë mall, mundin e njerëzve të shtëpisë. Djersën e djemve të mi që i fus në shtëpi në punë si indianët vetëm për të jetuar dhe për të ngrënë një kafshatë buke. Tani shteti të më marrë e të më fusë në burg, se nuk kam ku shkoj tjetër kund. Nuk kam asnjë të ardhur tjetër në botë”, shprehet një tjetër i dëmtuar nga ky aksion i befasishëm.
Tregtarët, pjesa më e madhe e tyre në një gjendje të rëndë ekonomike dhe pjesa më e madhe e tyre vijnë nga zona të ndryshme rurale të MbiShkodrës dhe NënShkodrës, duke qenë se nuk kanë zgjidhje tjetër për të siguruar të ardhura për familjet e tyre vijnë në lagjen “Rus” për të shitur duhanin që prodhojnë në tokat e tyre. Policia nuk i lejon të zhvillojnë aktivitetin, ndërsa banorët shprehen se ky veprim ka prapavijë politike, pasi gjatë fushatës zgjedhore ata janë lejuar nga vetë Policia e Shkodrës.
Ky është aksion i dytë, pas atij në muajin mars, ku policia u mori tregtarëve të gjithë duhanin që kishin në treg. Aksioni policor në atë kohë është zhvilluar me shpejtësi dhe duke mos i lënë mundësi tregtarëve që të manovrojnë. Ashtu si edhe dje, Policia ka shkuar në befasi dhe menjëherë u ka rrëmbyer duhanin tregtarëve dhe më pas aksioni është zgjeruar. Përveç trotuareve, forcat e policisë janë shpërndarë edhe pas pallateve, duke kontrolluar çdo cep të mundshëm. Në të dy anët e rrugëve policia ka sekuestruar qindra kilogram duhan.

Tregtari: Policia më grabiti 25 kg duhan të tokës sime

Terrori policor në Shkodër ka revoltuar tregtarët, të cilët shprehen se jo vetëm që janë dhunuar nga policia, por u është grabitur edhe duhani që ata po tregtonin. Njëri nga tregtarët thotë se, policia i ka marrë 25 kg duhan të prodhuar nga toka e tij. “25 kg më morën, duhanin e shtëpisë sime, të tokës sime. Krejt mundin dhe shpenzimet ata vinë dhe na i marrin këtu. 25 kg duhan më mori policia. Është turp”, shprehet i ndinjuar njëri nga tregtarët.
Ndërsa një tregtare thotë se policia jo vetëm që i ka marrë duhanin, por edhe e ka kërcënuar se do ta fusë në burg. “Uniforma i mbron, civilat na i marrin. Na thonë hajdeni dhe në burg, po shkojmë dhe në burg. S’na ka mbetë gjë tjetër veçse të na marrin në burg. Duhanin na e morën, na lanë fëmijët pa bukë, tani çfarë të na marrin tjetër, veç shpirtin”, shprehet tregtarja.
Ndërsa një tregtare tjetër thotë se policia dhe “Crown Agents” i kanë marrë 12 kilogram duhan. “12 kilogram fiks m’i kanë marrë. Kjo që bëjnë është hajni”, shprehet e revoltuar tregtarja që detyrohet të ikë në shtëpi pa asnjë lek dhe pa duhanin që kishte marrë për të shitur për të ushqyer fëmijët.
“Ky është sekuestrim. Të hapë treg shteti edhe ne nuk rrimë në rrugë të madhe. Uniformat kanë ushtruar dhunë, i kam me video të gjitha”, thotë një tregtar tjetër. Edhe tregtarët e tjerë thonë se, policia ka ushtruar dhunë dhe terror ndaj tyre. “Policia ka ushtruar dhunë, kjo është qeveria që dhunon popullin, rreh popullin, vjedh popullin”, thotë një tregtar. Disa herë këta fermerë janë ankuar për mungesë tregu dhe malli u qëndron stok. Duke mos gjetur mënyrë tjetër shitje, ata dalin në rrugë vetëm me pakicë, sa për të siguruar pak të ardhura për familjen.

Reagon Topalli: Terror shtetëror ndaj tregtarëve të duhanit në Shkodër

Deputetja e PD për Shkodrën, Jozefina Topalli, ka reaguar për dhunën policore ndaj tregtarëve të duhanit. Duke e cilësuar këtë aksion dhunë shtetërore ndaj tregtarëve në Shkodër, deputetja Topalli shkruan në rrjetin social “Facebook” se, fshatarëve po u ndërpriten mundësitë “për të nxjerrë bukën e gojës”. “Dhunë shtetërore në Shkodër! Sot, si e tërbuar policia është sulur mbi fshatarët që shisnin duhan për të fituar bukën e gojës, pasi janë të zhytur në mjerim. Në vend që fshati dhe fshatarët e varfër të inkurajohen për të mbjellur tokën ato po terrorizohen. Duhanin sipas një tradite të hershme e kanë mbjellur e prodhuar me djersë e punë të vështirë, pa ndihmën e shtetit, pa ujin e domosdoshëm pa subvencionet e premtuara”, shkruan Topalli.
Më tej, Topalli shkruan se ato ndoshta nuk nxjerrin as shpenzimet e bëra, por sikur kjo të mos mjaftonte shteti policor sot iu turr edhe grave, nënave që kishin dalë për të shitur atë pak duhan vendas për të fituar një lek me çu në shtëpi për bukën thatë të fëmijëve të tyre. “Policët i morën edhe mallin pas dhunës që ushtruan. Por nuk u ndalën këtu. Shefi i Komisariatit, Demrozi kërcënoi dhe gazetarët që të mos filmonin dhe dhunoi njërin prej tyre. Kjo është vetëm një prej fytyrave të kalbësirave në pushtet! Ajo e patolerueshmja, e turpshmja është edhe më lart. Ajo zyrtarja është ajo që prej dy vitesh e denoncojmë në Parlament dhe që para dy ditësh e shkroi në Raportin e tij Departamenti i Shtetit”, shkruan Topalli.
Deputetja e Shkodrës shkruan më tej se denoncon me forcë dhunën kundër fshatarëve në Shkodër, denoncon me forcë dhunën ndaj gazetarit e gazetarëve të ushtruar sot në Shkodër. “Të dashur miq! Nuk mund të vazhdojmë të mendojmë sot për sot. “Kjo çastësi e skajshme na çastëson, dhe veç kësaj na cektëson, na bën të përciptë”. E në fund ju detyron të ulni qafën! Ka vetëm një rrugë për të shpëtuar këtë vend, jetën dhe të ardhmen! Kalbësirat duhen përmbysur!”, shkruan Jozefina Topalli.
Policia e Shkodrës ka nisur një aksion blic në lagjen “Rus”, ku në fokus të këtij aksioni ishin tregtarët ambulantë të duhanit, të cilëve policia i sekuestroi të gjithë mallin. Të revoltuar, ata janë përleshur me forcat e policisë që të mos lejonin sekuestrimin e duhanit.

Shefi i Komisariatit dhunon gazetarin e “Star Plus”

Shefi i Komisariatit të Policisë në Qarkun Shkodër, Gazmend Demrozi, ushtron dhunë ndaj gazetarit të “Star Plus”, Senad Nikshiqi. Në aksionin për sekuestrimin e duhanit në lagjen “Rus” nga “Croën Agents” dhe Policia e Shkodrës në një mënyrë të turpshme dhe gati kriminale, shefi i komisariatit, i cili nuk ka shumë kohë që është emëruar, pa asnjë lloj të drejte dhe në kundërshtim të plotë me ligjin, ka tërhequr me forcë gazetarin e “Star Plus”, duke e ulur në tentativë për ta rrëzuar.
Kamerat e pranishme në vendngjarje kanë arritur që të sigurojnë një fragment të dhunës thuajse prej krimineli të Demrozit. I menjehërshëm dhe plotësisht i drejtë ka qenë reagimi i gazetarit Nikshiqi, i cili edhe në praninë e drejtorit Rajonal të Policisë, Lorenc Panganika, ka debatuar ashpër duke dënuar dhunën nga Gazmend Demrozi, i cili në vend se të ushtrojë detyrën e tij kërkon të sillet si gangster dhe jo si një prej drejtuesve të policisë.
Në fakt, kjo sjellje e Demrozit nuk vjen për të parën herë. Rolin e gangsterit me gazetarët e ka nisur që në një mbledhje në Prefekturë në sytë e prefektit të Qarkut Shkodër, Paulin Radovani. Më pas është përsëritur sërish pranë Drejtorisë së Policisë, kur për shkak të dhunës së tij verbale, gazetarët bojkotuan një konferencë shtypi. Dhe tashmë për të tretën herë brenda pak kohëve, shefi Demrozi kalon çdo kufi, duke dhunuar një gazetar e duke iu drejtuar me gjuhë të ashpër edhe pjesës tjetër të gazetarëve. Për ngjarjen “Star Plus” ka vënë në dijeni ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, zëdhënësen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa gjatë së enjtes pritet edhe një takim në zyrën e prefektit Radovani, sëbashku me drejtorin Panganika dhe vetë shefin Demrozi, i cili deri tani ka treguar se nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të ushtrojë dhunë.

Kategori
Uncategorized

Projekligji per Arsimin e Larte, 23 korrik 2015.

Liliana Elmazi foto e Liliana Elmazi
Te dashur studente, studente te universitetit te Tiranes ku kam punuar me ndershmeri e perkushtim per 24 vjet, kolege pedagoge tem bare universiteteve shqiptare
Po e nis me nje replike me kryeministrin, meqe asnje koleg se permendi kete. Foli e foli gjate per universitetet private, hodhi plot sharje mbi to. Disa me te drejte e disa mllef. Por po I kujtoj kryeminstrit qe nese nuk do ishin keto universitete , nje mjese e mire e ministrave te tij te ulur pas meje sdo ishin aty, sepse do ishin te padiplomuar. Mos te flas pastaj per nje numer te madh deputetesh te mazhorances qe po ashtu kane diploma private. Tani e kane blere apo jo , sdi ta them, po shume ende jane analfabete edhe pse te dplomuar.
Nje miljon vota ne 23 qershor qe ju thjesht fare I perktheni ne nje miljon shuplaka per opoziten e sotme, nje konfirmim sipas jush per te qeverisur shumicen e bashkive ne 21 qershor, edhe pse per here te pare ne historine e zgjedhjeve shqiptare jo vetem pluraliste nderkombetaret, miqte e shqiperise artikuluan qarte e prere se pati blerje te votes, pati kercenime nga qeveria, shto ketu dhe kandidatet e kriminalizyar, juve ju entuziazmuan per te alla reformuar cdo gje, me mire ta themi, per te filluar cdo gje nga 0 ne kete vend, sepse te majte e te djathte qe kane qeverisuar para jush, ishin thjesht fare “ djaj” qe e shkaterruan dhe dogjen kete vend. Por fati trokiti ne deren shqiptare ne 23 qershor: e fati shqiptareve ishte rilindja…e cila do te bente shtet, jo shaka si me pare. Do te reformonte cdo aspect te jetes ekonomike sociale ligjore.. do te ndermerrte reforma te thella qe do tu mundesonin shqiptareve parajsen, ne vend te ferrit berishian, te nanos, majkos, metes apo dhe finos. E niset me te ashtuquajturat reforma ekonomike e fiskale qe do te lehtesonin barren fiskale te shqiptareve te varfer duke premtuar qe do tu merrnit te pasurve me shume dhe rezultati: taksat jane rritur, perdite rendohet xhepi dhe ekonomia e shqiptareve, ata po behen me te varfer, te varferit te mjeruar u hiqet apo dhe ulet ndihma ekonomike, , por te pasurit pasurohen perdite e me shume vecanerisht klientela qeveritare… korrupsion ne dogana e tatime, evasion fiscal record, te ardhurat nga dy shtyllat e buxhetit jane ne renie, cfare bête ju sidomos keto 5 muajt e fundit: zhytet ekonomine dhe tregtine ne kllapi, qe per fat ende spo jep shpirt jo se ju per ta SHPETUAR po injektoni fonde per te ringjallur ekonomine , por po terhiqni fonde parash ne forme borxhi per te mbajtur ne kembe nje ekonomi ne kllapi. nderkombetaret u bien kembanave te alarmit: kujdes ekonomia po prek fundin…Rezultat ekstremisht me I keqi I corbes rilindase jane azilantet nga SHQIPERIA qe SHENOJNE REKORD: JEMI NE VEND TE PARE, IA KALUAM DHE SIRISE NE LUFTE… Perdite shqiptare qe ikin nga syte kembet, sa me larg kesaj “parajse allarilindase””’
Por Le ti kthehemi projektligjit ne fjale….
Duke pershendetur dhe vleresuar personalisht ministren e arsimit per deshiren dhe vullnetin e saj te mire per nje arsim universitar cilesor, larg sjelljeve joetike e korruptive te disa pedagogeve qe detyrojne studente te blejne noten, te ndonje drejtuesi universiteti apo fakulteti rajonal qe shet vendin e punes, apo atyre private qe e konsiderojne universitetin si nje kioske qe shet domate, pra, si cdo biznes fitimprures, apo problematikave te tjera me te cilat hasen universitetet shqiptare sot, kam mendimin , madje bindjen se nje reforme e tille ne arsimin e larte, I kalon caqet e deshires dhe vullnetit te mire te ministres, madje reforma ne fjale nuk ka sesi te shmange dhe interesat klienteliste , te segmenteve te caktuara qeverisese. Ndaj me keqardhje thjesht do te perseris se si e quajne profesoret e nderuar, pedagoget, studentet kete projekligj : abuziv, korruptiv, klientelist, qe e ve arsimin e larte nen hyqmin e qeverise apo te njeshit dhe qe e shkaterron ate…fare troc: universitetet do jene nen thundrren e politikes dhe parase. Me te drejte lind pyetja: cilet jane porositesit e ketij projektligji? Natyrisht nevoja e arsimit te larte jo… “gojet e liga” thone qe jane pronare universitetesh private, dhe jo vetem porosites ne fakt, por ndoshta dhe autore te tij… qe duan te fusin duart e zgjatura edhe ne buxhetin per arsimin, pra ne taksat e shqiptareve per te lulezuar biznesin e tyre universitar.
Por cfare bête ju Per dy vjet ,? U bête Eksperte ne hedhje laqesh ne fytin e shqiptareve ; e bête fytin e shqiptareve te shkrete sikur te jete prej celiku duke hedhur cdo here nga nje lak te ri : lak kur rritet taksat, lak kur shtuat taksa te reja, lak, kur hoqet ndihmen ekonomike per mbi 20 mije familje apo e ulet vleren e asaj ekzistuesene rreth 15 dollare, lak kur rritet cmimin e energjise dhe qytetaret duhet te paguajne padrejtesisht faturat e abusive te majme , perndryshe I prêt qelia dhe prangat……. Kesaj radhe laku u vihet studenteve me pamundesi ekonomike dhe familjeve te tyre…sepse projektligji ne fjale le pa shkolle mijera te rinj që nuk kanë mundësi financiare per te perballuar tarifat e rritura te studimit , duke ua kaluar koston vetë studentëve. ne te njejten kohe, ky pligj i kthen universitetet në varësi direkte te kryeministrit, ashtu si dhe rastet e tjera kur sillni dhe aprovoni ligje per te patur nen hyqm institucionet e pavarura te vendit…
E drejta per tu arsimuar eshte nje e drejte themelore, por ju ua hiqni mijera e mijera te rinjve shqiptare qe kane talent, kane ambicie, e duan qe kete ta permbushin në universitetet publike, por që nuk kanë mundësi ekonomike për te perballujar tarifat e larta te studimit, qe ju u ofroni me kete pligj.
Debati per kete pligj ka kohe qe ka nisur. Qe ne krye te heres, por dhe sot studentët janë kundër, maturantët janë kundër, prindërit janë kundër, stafet akademike të universiteteteve publike janë kundër, mbarë opinioni publik është kundër kësaj nisme, ekspertët më në zë të angazhuar nga vetë qeveria janë shprehur kundër, nuk kisha degjuar me pare, gjate karrieres sime 24 vjecare si pedagoge, qe pedagoget te neshkruajne memorandum… por jane 250 profesore te shquar te univers publike qe e kane nenshkruar nje memorandum te tille, per here te pare kam pare studente e pedagoge qe protestojne para kryeministrise duke e shpallur non grata ne universitete kryeministrin e vendit.. dhe qeveria vazhdon ta beje veshin e shurdher… jo vetem e sillni kete nisme, por kryeministri urdheron grupin prlm per votim on bllok. Parate publike te marra nga pensionistet, nga te varferit do te mbushin xhepat e pasanikeve qe financojne fushata elektorale apo media tellalle te pushtetit.
1. Pjesa me e debatueshme e ketij pligji eshte ajo e financimit te arsimit te larte. Ky Projektligj pretendon të implementoje nje model të ri të financimit të arsimit të lartë, I cili mbështetet ne dy elemente: a. në perfomancën (outputi: treguesit e cilësisë në mësimdhënie dhe kërkimin shkencor) e universiteteve ekzistuese, b. si dhe në kredinë studentore.
Financimi mbi bazën e treguesve të performancës është një prirje e kohës ne vendet e zhvilluara, e cila mbështetet në një investim të rritur nga buxheti dhe burimet e tjera (fondacionet e kërkimit shkencor, industria, degë të tjera të ekonomisë private, donacione) për zhvillimin e arsimit të lartë.
Por ne rastin tone ka dy pikepyetje ne lidhje me modelin qe kane te bejne me
a. nga nisemi per te implementuar kete model dhe
b. cfarë objektivash ka kjo qeveri me implementimin e nje modeli te tille, te denje per vendet e zhvilluara. ? Nisemi nga një buxhet I cili është vetëm rreth 0.4% e GDP për arsimin e lartë dhe parashikimii afatmesëm nuk shënon ndonjë rritje të konsiderueshme. Për të pretenduar cilësi në arsimin e lartë buxheti duhet të jetë së pakten 1.2 % të GDP. Vendet më të varfëra të BE investojnë së pakten 10 herë më shumë buxhet për një student në vit në krahasim me vendin tonë! Shqipëria praktikisht, jo vetëm tani por edhe për 10 vitet që vijnë,
nuk ka burime të tjera nga ekonomia private për të rritur investimin në arsimin e lartë, pra nuk do te kemi rritje te buxhetit per arsimin… kuptohet qe rruga e vetme

Eshtë rritja e kontributit nga familjet e studentëve përmes rritjes së tarifave të shkollimit.
Për të përballuar rritjen e tarifave, qeveria parashikon që studentët të marrin kredi nga skema e kredisë studentore, e cila nuk miratohet nga legjislativi por me nje VKM, duke bere qe studentet te varen nga qeverite qe shkojne e vijne.

Skema të kredive studentore aplikohen në shumë vende. Por shteti bëhet garant me mekanizma të ndryshëm për të mundësuar kushte/kritere shumë lehtësuese të kredisë studentore, në mënyrë që studentët të kenë mundësi të studiojnë, pavarësisht nga gjendja ekonomike e familjeve të tyre, dhe ta kthejnë lehtësisht kredinë pas përfundimit të studimeve.
Pra, me këtë model financimi që parashikon ky ligj, kjo qeveri synon të rritë financimin e arsimit të lartë duke futur në borxhe të mëdha studentët dhe familjet e varfëra shqiptare, dhe jo duke rritur buxhetin për arsimin, sic u premtoi shqiptarëve në zgjedhjet e 23 qershorit. Premtimi ishte: buxheti për arsimin 5 % e GDP! Deri tani e ka vetëm 2,7% për arsimin në tërësi, ku arsimi I lartë zë vetëm 0.4% të GDP-së! Ky ishte një mashtrim I madh. Tani u thotë shqiptarëve paguani nëse doni ti shkolloni fëmijët tuaj në universitetet tona publike! Ndryshe rrini pa shkollë,

Projektligji parashikon transformimin e uviversiteteve publike dhe shkollave të larta private në universitete publike të pavarura që kanë akses të barabartë edhe në fondet publike.gje te cilen prof Jan de GROOf e quajti nje marrezi te pahasur me pare

Ky është model tipik komercial! Me këtë model edhe shkollat e larta private, të transformuara në këtë tip universiteti, përfitojne “nga këto fondet shumë të mëdha publike”
Modeli I parashikuar në këtë ligj nuk ngjan me ndonjë model të një vendi tjetër. Qeveria pretendon se ka marrë për bazë modelin britanik! Sigurisht tipe të ngjashme universitetesh ekzistojnë në disa vende shumë të zhvilluara dhe shumë të pasura (SHBA; Britani e Madhe, etj), ku universitetet kanë mundësi të thithin financime nga industria, degët e tjera të ekonomisë, fondacionet dhe agjencitë e fuqishme të shkencës, donacionet private, etj. Në këto vende aplikohen edhe tarifa shumë të larta të shkollimit, ndryyshe nga vendet e Europës kontinentale që kanë tarifa përgjithësisht të ulta të shkollimit, në raport me të ardhurat e familjeve apo pagat.
Po Shqipëria është ndonjë vend I pasur që mund të krahasohet me SHBA, Britanine apo ndonjë vend tjetër të pasur?! Valle qeveria na konsideron shtetin e 51 te USA apo pjese te komonwelthit britanik?

Dhe ajo që është më e rëndë është se e gjithë këtë , qeveria e justifikon me autonomi më të madhe se sa ajo që parashikon Kushtetuta! Te pakten te ndryshonte kushtetuten… Kjo është tallje me studentët, prindërit e tyre dhe me pedagogët.

Per cfare autonomie flitet! Një Bord mediokër, që mund të jetë edhe me shumicë nga qeveria sidomos kjo e supershkolluara ne universitett private qe u mbyllen , do të marrë vendim për ta transformuar në Universitet I pavarur, ndoshta edhe kundër vullnetit të studentëve dhe pedagogëve! A mund të imagjinohet kjo në një vend demokratik? A mund të marrë një Bord mediokër, thuajse politik, një vendim të tillë kaq jetik psh për një universitet public, si psh UT, që është një pasuri e pacmuar kombëtare e ndërtuar për gati shtatë dekada nga mundi dhe djersa e shqiptarëve!

Nuk jam kundër arsimit të lartë privat. Une jam per nje arsim te larte privat e publik cilesor… Por nuk mund të pranoj që në kushtet reale të Shqipërisë, sidomos të financimit të arsimit, të implementohet një model i cili ato 400 Euro në vit, që jep sot qeveria për një student në universitetet publike, i përgjysmon apo më keq akoma. Dhe pastaj mund të pritet cilësi? Mund të qëndrojnë në këmbë universitetet publike te rretheve, psh? Jo, ato do të rrënohen.

Kur niveli i buxhetit dhe investimit tërësor që bën vendi për arsimin e lartë ti afrohet nivelit të pakten të vendeve të reja të BE, atëhere mund të bëhet fjalë për modele të mbështetura në konkurencën e lirë midis universiteteve publike dhe atyre private edhe për fondet publike.

Modeli I universiteteve publike të pavaruara e rrit me shpejtësi koston e shkollimit të lartë, duke e bërë atë të papërballueshem për familjet shqiptare, jo vetëm të shtresës së varfër por edhe të asaj të mesme të shoqërisë.

Projektligji dëmton rëndë aksesin e të rinjve në arsimin e lartë, sidomos të atyre te familjeve të varfëra dhe të zonave rurale, për shkak të:

-rritjes së tarifave të shkollimit. Si modeli i financimit së bashku me kredinë studentore, edhe modeli i universiteteve publike të pavarura, do të cojnë në rritje të shpejtë të tarifave të shkollimit, duke i bërë ato të papërballueshme për studentët dhe familjet e tyre. Ligji nuk ka asnjë referencë që kushtëzon qeverinë për nivelin maksimal të tarifës së shkollimit. Kjo qeveri i rriti vitin e kaluar tarifat e shkollimit me 20 deri 100 %, cka do të thotë se kjo është qasja e saj ndaj tarifave.

Projektligji është i bazuar në qasjen etatiste, pra është shteti në qendër, jo universiteti
arsimi duhet të jetë aspekt bashkëpunimi i gjithë grupeve sociale. Përgjegjësia e shtetit në përcaktimin e ardhshëm të sistemit të karrierës duhet të balancohet me përgjegjësinë e trupës akademike. Shteti nuk është faktori kyç apo aktori kryesor për arsimin e lartë, por trupa akademike, departamenti, fakulteti, pedagogët, studentët, vetë universiteti janë aktorët kyç.

Auditi dhe llogaridhënia
Referuar kontekstit specifik të Shqipërisë, mungon një kapitull për integritetin dhe sjelljen antikorruptive. Kështu nuk trajtohen auditi, llogaridhënia, auditi i auditeve. Mungojnë parametrat dhe objektivat për transparencën e buxhetit.
Projektligji krijon pasiguri të madhe tek pedagogët e universiteteve publike, jo vetëm për pagat por edhe për vendin e punës.

Me këtë ligj pagat e pedagogëve janë të pasigurta, sepse shteti nuk i merr përsipër ato. Madje, edhe vendi I punes se tyre nuk eshte I sigurt. Opozita kërkoi në komision që të përfshihej një amendament që „shteti garanton pagat e punënjësve në universitetet publike“ por nuk u pranua. Për më tepër, pligji nxirrte si burim të parë të financimit të universiteteve publike – vetfinancimin. Ligji u jep universiteteve publike të drejtën të përcaktojnë numrin e punonjësve dhe nivelin e pagave si shprehje e rritjes së autonomisë së personelit dhe të financimit. Po kur universitetet nuk kanë buxhet cfarë do të bëjnë me këtë të drejtë? Do ta përdorin atë për të shkurtuar numrin e pedagogëve në mënyrë që të mos ulin pagat.

Për shkak të frymës kufizuese të ligjit për aksesin e studentëve në universitetet e vendit, projektligji stimulon largimin e brezit të ri nga vendi për të studjuar, jo vetëm në vendet e zhvilluara, por edhe në universitetet e Kosovës dhe Maqedonisë. Gjithashtu, projektligji nuk parashikon politika reale nxitëse për kthimin në Shqiperi të të rinjve, që kanë përfunduar me rezultate të larta studimet universitare dhe pasuniveritare në universitete të huaja prestigjioze, dhe rekrutimin e tyre me përparësi si pedagogë apo kërkues shkencor në universitetet publike.
Perfundimisht, nje ligj te kundershtuar NGA TE GJITHA GRUPET E INTERESIT, qe rrit tarifat e studimit ne univers publike e I perafron me ato private, qe u heq te drejten e shkollimit public te rinjve qe kane talent, zotesi, por jo para, nje pligj abuziv e klientelist, nuk mund, nuk duhet, nuk dua dhe nuk kam si e votoj. Midis thirrjes suaj per ta votuar, dhe zerit te dhjetera mijera studenteve, mijera pedagogeve kolege te mi per 24 vite, prinderve te tyre, profesoreve te shquar… ndergjegjia me thote te jem me keta…pra nuk mund te votj nje ligj antiarsimit shqiptar, abuziv, klientelist.
Ju faleminderit:

Kategori
Uncategorized

Deputetja Elmazi.Projektligji per turizmin.

 

foto e Liliana Elmazi
 Liliana Elmazi.
Ne, deputetet e pd nga kjo foltore dhe jo vetem, qe ne krye te heres dhe jo vetem nje here, por gjate te dy viteve ter qeverisjes suaj, e kemi paralajmëruar rrezikun qe vjen nga marrja e borxhit per te lare borxhet,si dhe nga rritja me hapa te shpejta e tij. ndërsa ju e kundërshtuat me kokefortesi duke premtuar uljen e borxhit. Pas 2 vitesh qeverisje jane partnerët ndërkombëtare qe vene alarmin per lojen e rrezikshme te qeverise ne lidhje me borxhin si dhe per nivelin e ekonomise shqiptare. Rritja e menjëhershme e borxhit publik me 12 për qind te Produktit te Brendshem Bruto (PBB) per te mbuluar evazionin e korrupsionin pushtetar, po rrezikon recesionin ekonomik qe kërcënon seriozisht Shqipërinë.
Niveli i tij mbi 70% të PBB-së, rrit rrezikun e marrjes hua si edhe përkeqëson klimën e biznesit. Gjysma e borxhit të brendshëm është afatshkurtër, ndaj ka rrezik për rifinancimin e tij që arrin në 20% të PBB-duke mos u përballuar dot nga bankat vendase. Ndërsa borxhi i jashtëm është në nivele me të larta, rreth 29.1% të PBB-së nderkohe qe pesha e tij po rritet.
Edhe Komisioni Europian ka lëshuar alarmin lidhur me borxhin publik të Shqipërisë mbasi niveli i lartë po largon edhe “FMN” nga Shqipëria. Para disa ditësh “FMN” mbylli bashkëpunimin dyvjecar me qeverinë shqiptare pa rifirmosur bashkëpunimin, pasi ekonomia shqiptare nuk u stabilizua dhe rreziku i krizës eshte shtuar. Sot ekonomia shqiptare eshte ne recesion nga mos mbledhja e të ardhurave, nga korrupsioni i lartë në tatime e dogana dhe nga marrja e borxhit me interes të lartë për shpenzime luksi qeveritar, mungon një mjedis miqësor për biznesin, një sistem taksash i qartë dhe efiçent, një gjyqësor efiçent dhe të drejtat e qarta të pronësisë, që janë faktorët më të rëndësishëm dhe të nevojshëm për tërheqjen e investitorëve.

Duke e konsideruar turizmin industri prioritare, dhe ligjin e 1993 tashme te vjeteruarper realitetn shqiptar, ne vitin 2007, Ministria e turizmit me minister z Bujar Leskaj pergatiti në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit, qe ministrit I pelqente ta quante me emrin tjeter, si FMN-ja e turizmit, nje projektligj bashkekohor te standarteve europiane, dhe ne perputhje me legjislacionin e BE, duke ofruar një kuadër i plotë ligjor për turizmin në ndihmë të sektorit privat. Zbatimi i një sistemi me taksa të ulta, ligji i ri për lejet/liçencat (reforma rregullatore dhe One Stop Shop ) kanë sjellë një frymë të re liberalizimi në regjistrimin dhe lehtësira për biznesin privat në ushtrimin e veprimtarisë turistike; por dhe ne terheqjen e investitoreve te huaj.

Pligji I 2007, I paraqitur nga ministri demokrat z Leskaj eshte diskutuar per rreth nëntë muaj me grupet e interesit, ( edhe me katedrat universitare me profesore te fushes) nën drejtimin e një eksperti qe kishte asistuar 66 vende te botes në fushën e turizmit, jo në fushën e grabitjes së tokave, në fshat apo në qytet, psh sic bête ju në Golem apo dhe ne zona te tjera. po pligjin tuaj kush, e ka asistuar, pervec clienteles, qe si grabitqarri ne eresire prêt te shqyeje prene e saj, po prêt sot me syte nga ky kuvend I shnderruar per dy vjet ne nje noter, te nise grabitjen e tokave te pronareve ne bregdet? Kush e ka konsultuar? Sepse ju as opoziten nuk e degjuat ne komisionin e veprimtarive prodhuese, duke sajuar nje gjoja mbledhje, nderkohe qe ne ishim ne séance parlamentare . kjo, eshte ne fakt nje pyetje retorike, Sepse, thene troc fare ky projektligj I juaji sot eshte Golemizimi i Shqiperise” , per interesa te oligarkise dhe klienteles se pushtetit.

Ne thelb ky projektligj synon vjedhjen e tokave ende te lira, te pakthyera pronareve nga oligarket e pushtetit. Edhe pse Ligji per Kthimin dhe Kompensimin e Prones ndalon dhenien e tokave te lira privateve te tjere, pervecse per interes public, me kete projektligj ju Riktheni konceptin “toke falas” per 99 vjet per projekte turistike , concept qe u be mekanizmi kryesor qe perdori qeverisja socialiste para 2005, dhe qe solli shkaterrimin e Golemit, vlores, himares. Pikerisht , kesaj filozofie te Golemizimit ne Shqiperi ju po I ktheheni sot me kete pjligj.

Keni dy vjet qe zyra e kthimit dhe kompensimit te pronave ka bllokuar aktivitetin, pikerisht sepse prisnit kete ligj me te cilin do grabisni pronat e pakthyera te pronareve ne bregdet e zona tjera turistike, per interesa te oligarkeve dhe clienteles, dhe pervec retorikes boshe per pronaret, nuk ndryshuat qendrimin kundra, edhe kur u rreshtua ne koalicionin tuaj nje ish president pronar…qe per turp tani eshte ushtari juaj I bindur

Duke qene se kam drejtuar nje department ne universitet ku perfshihej dhe turizmi, duke punuar per vite krah shume profesoreve te nderuar te fushes, por duke pare edhe pervoja te huaja ne kete fushe , njekohesisht edhe si mesimdhenene e metodave te kerkimit shkencor ne turizem, kam konstatuar se ky pjligj permban keto problematika:
1. Ndarja e ministrise se turizmit nga administrimi i teritorit krijon nje kaos te madh ne te gjitha zonat turistike dhe vecanerisht ne zonen perendimore qe ka dhe potencialet me te medha
2. Turizmi percaktohet si industri prioritare apo sektor strategjik, por nuk ka asnje politike zhvillimore, nuk ka asnje incentive fiskale, nuk ka asnje politike diferencuese. Turizmi duhet trajtuar si një sektor preferencial në sistemin e taksimit”, duke u bere me fleksibel, gje qe do na bente competitive ne rajon.
Për momentin, Shqipëria ka një TVSH 20% dhe me gjithë taksat e tjera shkon mbi 31%. Ndërkohë, mesatarja e rajonit është 9% deri në 11%, pra shkon gati 300% më e lartë sesa taksa mesatare e të gjithë rajonit.
Politikat tuaja te deshtuara te rritjes se taksave, sollen rritjen e tatimit mbi te ardhurat me 50%, pra flasim për 30% të të ardhurave që janë taksa në sektorin e industrisë turistike nderkohe qe , BE-ja ka dalë me direktivë për ta ulur TVSH-në e turizmit, sepse është industri eksporti dhe duhet të tatohet me zero, por për arsye te ndërhyrjes edhe te elementeve të tjere, ka nxjerrë një vendim që TVSH-ja të jetë për hotelet nga 5% deri në 15%.
Pothuajse të gjitha vendet e Europës, por edhe ato që po aderojnë aty, e kanë ulur këtë TVSH. Mesatarja në rajon e tvsh është 7%… atehere si mund te behemi konkurrues ne rajon kur ne e kemi ende 20 %?
Jetojmë në një pellg shumë konkurrues turistik. Vetëm disa qindra kilometra ndaj nesh, ka shtete që kanë traditë investime më të gjata në turizëm dhe neve na duhet që të konkurrojmë jo me fillestarë siç jemi vetë, por me industritë e konsoliduara të turizmit si në Itali, Kroaci, Malin e Zi, Greqi, Turqi, pra me pjesën tonë të Mesdheut.
Regjimi fiskal që kemi ne industrinë e turizmit, dhe qe është i njëjtë me të gjithë sektorët e tjerë, padyshim që nuk ka asnjë diferencim dhe asnjë nxitje për turizmin, kthehet në një element frenues, si për TVSH- në, që është tepër e lartë, ashtu dhe për tatim – fitimin apo për komponentë të tjerë të politikës fiskale.
Duke qene qe kemi nje konkurrence te forte per produktin turistik ne ballkan, atehere taksat kane nje ndikim shume te madh per tu bere apo jo kompetitiv ne rajon.
ULJA e TVSH-së NE TURIZEM do te sillte rritje te numrit të turistëvegje qe do t’i sillte Shqipërisë, do t’i sillte zejtarit, do t’i sillte punëdhënësit të vogël shumë më tepër para, dhe nëpërmjet taksave, do të kishte prodhuar TVSH pa fund.

Taksat janë koncept politik, rajonal dhe zonal. Taksa nuk mund të jetë e njëjtë për të gjithë Shqipërinë dhe për të gjithë industrinë e turizmit.
Taksat duhet të jenë të para sipas politikave zonale, sipas politikave të rajoneve të ndryshme… Ka një kompleks dhe një integritet shumë të madh që ti bëhesh atraktiv për produktin që ti jep në treg. Mendoj se taksimi I diferencuar do te ishte nje politike me eficente.

Sot, Investitorët e huaj që kanë investuar në Shqipëri po i shesin investimet e tyre në sektorin e hoteleve. Edhe ata që janë vazhdojnë t’i nxjerrin në shitje. Këto vijnë si rezultat i situatës së vështirë që ato kanë nga sezonaliteti dhe nga taksat e larta që ka ky sektor.
Po marrim shembull Maqedoninë, meqenëse është brenda rajonit tonë dhe shitet si brend, domethënë Ballkani shitet si brand, por edhe Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi janë brenda së njëjtës paketë.
Maqedonia e uli 5% TVSH-në para tre vjetësh dhe mori një sërë politikash rregullatore stimuluese që e kapërcejnë kufirin e politikave të rajonit. Pra, stimulon çdo turist që vjen në Maqedoni dhe çdo turist sigurisht fut nga 5 deri në 7 veta në punë. Shihet qarte se është më mirë që të subvencionosh një turist dhe të nxjerrësh nga skema 5 deri në 7 veta të tjerë. Pra, në rast se kanë ardhur 3 milionë turistë, shumëzoji me pesë, kaq ditë pune gjenerojnë këta turistë. Këto janë raportet ndërkombëtare. Ne skemi pse shpikim, modele ka plot.
Prandaj, politikat që duhet të ndërmarrë Shqipëria për t’u kthyer në një vend atraktiv janë si në drejtim të stimulimit, edhe të subvencioneve
Ka stimuj ekonomikë që mund të jenë subvencione, mund të jenë taksim sezonal, sepse Shqipëria e ka aktualisht 52 ditë sezonin veror, por ajo do ndihmuar si ta mbajë atë personel edhe 313 ditë të tjera te vitit? Do ta lere pa pune? Cfare mund te ndihmoje shteti ketu? Prisja te gjeja nje reference ne ligj per kete ceshtje…dhe eksperienca ka plot. Ashtu si Ka eksperienca si nga vendet fqinje (Greqia, Kroacia, Mali i Zi), jo vetëm për të lehtësuar, por edhe për t’i nxitur investitorët dhe jo per tu falur pronat e pronareve oligarkeve apo clienteles se pushtetit.

3. Ne projektligj theksohet se ne raste me interes mund te perdoret nje fond i vecante nga buxheti I kesaj ministrie per partneritetin publik privat, Ky fond nuk do t’i nënshtrohet legjislacionit të prokurimit public, keto fonde do alokohen pa tender, nga nje komision, por nuk percaktohen kritere te qarta se si do perdoren keto fonde, si do tu alokohen bizneseve private etj.
Do te mbeshteten strukturat hoteliere dhe agjenci me lidhje klienteliste me Ministrine dhe KM?) mbetet per ta pare…..
4. Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për turizmin, miraton vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore për projekte investuese në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit.
Investitorët që kanë si synim sektorin e turizmit tashmë mund të përfitojnë nga pasuritë shtetërore, duke i marrë ato në zotërim vetëm me 1 euro. Kohëzgjatja e vënies në dispozicion do të jetë deri në 99 vjet. Vënia në dispozicion e pasurive të paluajtshme shtetërore mund të bëhet edhe nëpërmjet kontratës simbolike 1 euro . kolege deputete, te dashur shqiptare, une e kam ende ne vesh zhurmen e tellallit kur uleriste se berisha po shet shqiperine per nje euro, duke vjelle vrer e derdhur balte mbi te , kur promovoi nismen shqiperia nje euro. Sot thjesht ju po kopjoni… por si kopjace te keqinj, sdo mund te arrini me nisma te tilla te thithni milajarda euro investime si berisha, Që nga viti 2009 u thithen përafërsisht 4.2 miliard dollarë investime. Vetëm për vitin 2011, investimet e huaja në Shqipëri kapërcyen me 1 miliard dollarë vlerën totale të investimeve në katër vitet e mandatit të dytë Socialist 2001-2005 të marra së bashku. Raporti Botëror për Investime (WIR-UNCTAD) ne 2011, u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan me rritje të investimeve të huaja.
E thashe dhe me lart, Ju sot po I largoni investitoret e huaj dhe vendas, dhe ky projekyti juaj I golemizimizimit te shqiperise do te grabise pronat e pronareve dhe do tua “ fale” oligarkeve, clienteles, qe neser ti kerkoni ti “ derdhin ne fushata elektorale apo dhe ne blerjen e altorparlanteve mediatike, duke I kthyer ne tellalle te pushtetit.
Nuk e di pse mu kujtua nje shprehje qe kam lexuar diku dikur: gjurmet e luanit nuk mund ti fshijne macet e ngordhura…
5.Nuk duhet harruar se nuk mund te kete zhvillim te turizmit pa zhvillim te industrive mbeshtetse , pa zhvillim te agroindustrise dhe, mbi te gjitha te infrastruktures. Ne 8 vjet Berisha ndertoi rreth 10 mije km rruge kombetare dhe rurale, qe I sherbyen edhe zhvillimit te turizmit, duke rritur ne 4,5 here nr e turisteve te huaj, duke dyfishuar te ardhurat nga turizmi, duke rritur nr e te punesuareve ne kete sector me 22 mije, duke synuar zhvillimin jo vetem te nje industrie te qendryeshme turistike, por per ta kthyer dalengadale ate ne industrine e pare te ekonomise. Na shurdhuan tellallet se berisha mori borxh per te ndertuar rruge te panevojshme, ci duam rruget… natyrisht, kur je kunder zhvillimit, je dhe kunder ndertimit te rrugeve.. por sikur te mos ishin ato dhjete mije km rruge te berishes, perfshi dhe rrugen e kombit, si do zhvillohej turizmi rilindas, me gomere apo Me mushka? ju keni treguar gjate kesaj periudhe qe nuk keni asnje interes ne zhvillimin e ketyre sektoreve, qe do te thote se edhe sikur ky pjligj te ishte perfekt, nuk mund te jape rezultatet qe te gjithe presin nga industria e turizmit, ndersa berisha “I keq” per ju, ndertoi nje infrastructure rrugore te kenaqshme, ju bête ate qe dini mjeshterisht te beni : hodhet ne fytin e shqiptareve te varfer njeri pas tjetrit lakun e radhes ate te takses se rruges… dhe te karburantit… por durimi e ka nje kufi: dhe kufiri me I larget per t’u duruar ju eshte 2017…

ju faleminderit!

foto e Liliana Elmazi
foto e Liliana Elmazi
foto e Liliana Elmazi
foto e Liliana Elmazi
foto e Liliana Elmazi
Kategori
Uncategorized

Staravecka: Si i pushkatuam 111 karabinierë me urdhër të Mugoshës.

TIRANE- Xhelal Staravecka, pas dezertimit të tij nga Ushtria N.Çl. shpërndau një varg traktresh, ku bënte thirrje për të hapur sytë e për të mos i besuar Partisë Komuniste, pasi drejtuesit e saj vetëm mbillnin vrasje, maskra e terror.

Një prej trakteve të tij, trakti me numër 5 të cilin Balli Kombëtar e shpërndau nën thirrjen “Shqipëriua e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve”, po e sjellim të plotë si më poshtë. Në këtë trakt Staravecka rrëfen se si kanë vrarë dy xhandarë edhe pse për të cilët kishin dhënë fjalën se nuk do ti preknin, e po ashtu ai tregon se si kanë ekzekutuar 111 karabinierë italianë, edhe pse ishin nën mbrojtjen e aleatëve, vetëm e vetëm për t’ju marrë rrobat e trupit.

Ai tregon se si urdhërin e kishte dhënë Dushan Mugosha, dhe se i kishte porositur që ti vrisnin të gjithë e të mos linin asnjë të gjallë pasi urdhëri ishte shumë konspirativ e s’duhej të merrej vesh nga askush. Staravecka tregon me detaje edhe momentet e ekzekutimit, ku thotë se pasi i ndanë në grupe e i zhveshën lakuriq i vranë të gjithë, madje dëshmon se 17 prej tyre i ka vrarë ai vetë më dorën e tij, ndërsa shfajësohet se urdhërin e Mugoshës nuk guxonte askush ta diskutonte vetëm zbatohej…

Ndërsa rrëfen këto masakra Staravecka bën thirrje që shqiptarët të hapin sytë e të mos i besojnë Partisë Komuniste që udhëhiqet nga Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, dhe se masakrat e tyre dhe të kriminelëve që kishin mbledhur përreth ishin të pafund e nga më të tmerrshmet.

Dokumenti i plotë

Shqipërija e Shqipëtarëvet
Vdekje Trathtarëvet

Trakt i 5-të i Xhelal Staraveckës

Vazhdon Terrori!

Po ribotojmë traktin e pestë të Xhelal Staraveckës i cili na tregon këtë radhë se si vriten xhandarët shqyptarë për t’ju marrë rrobat dhe këpucët! Oh, të mjerë Shqyptarë! Oh, e mjera Shqipni!

Ditët kalonin dhe terrori bëhesh më i math. Viktima të pa fajshme kalonin nën zjarrin e armëve t’ona. Çdo Partizan nga neve ishte bërë bish’ e tërbuar dhe s’ngopesh me gjak të njeriut dhe sidomos të Shqiptarve që të derthte orë e çast kush më shumë. Kur vinte darka në çdo grup partizan ndigjohesh kallximi mbi kasapllëket që kishin kryer atë ditë; njeri thoshte: “i rashë kështu me thikë”, tjetri “e preva kështu”, një grup më tej: “i torturova kështu” e ku të di unë sa e sa kallxime rreth aksionash mbi vrasjen e zhdukjen e Shqiptarve fakir fukarenj qi i kapnin në çdo vënd. Ishte puna që kjo brigatë të kishte brënda prej të parit deri te i fundit kasape popullit Shqiptar; dhe me të vërtetë kur vrisnim ndonjë fatkeq as dora na dridhesh as fytyra na ndronesh.

Vaj hallit ku po shkonim. Dushani ………………………………………….. të të cilve ndodhej vetë.
Të nesërmen e ditës të 13 t’eksekutuarvet dhe të torturuarve nga Tirana po në katundin Fravesh i shoqëruar vjen një Kapiten Pustina, nga Dibra, që kishte 2 xhandarë me vehte. Ishja tok me Dushanin kur i prunë; ai porsa i pa, bëri një nënqeshje ironike dhe sytë e tij filluan të xixillojshin, ja përngjante një tigri që i tulitur në pusi pret me pa durim gjahun që i afrohet për t’i u derdhur e t’a coptojë. I thashë: “Këtë kapiten e njoh, është nga Dibra, është njeri me taraf dhe në qoftë se neve do t’a eksekutojmë do të na prishet puna se ka lidhje gjaku me Haxhi Lleshin.

Dushani është shumë i hollë, atje ku i prishet puna s’ka dert sepse devijon, që devijimi në Parti është i dëmshëm; por mbasi Partija është në duart e tija kush do t’i thotë se ç’bëre? Pa afruar mirë të shoqëruarit, Dushani më thotë: “jam dakort me mendimin t’ënd për oficerin, por xhandarët do të na i veshin dy Partizanë!

Xhandarët fatkeq do të kalonin atje ku shkuan shokët e tyre të më parshëm. Njeri ishte nga Martaneshi dhe tjetri nga Mirdita. U afruan, na përshëndetën alla Partizançe, dhe neve i ulëm; i pyetëm se nga vinin e ku shkonin, kapiteni mori fjalën: “Kam katër muaj i aratisur, shkova në Tiranë i fshehur dhe kur dolla mora 2 xhandarë që të më nxirnin nga Tirana se kishnja frikë mga Gjermanët. Sa po dolla pak lark periferisë së Tiranës, Partizanët më arestuan dhe më shoqëruan deri këtu”. I mbajtëm atë natë aty, të nesërmen kapitenin me gjithë një civil që kishte pas, e nisëm në drejtim të Dibrës, i cili na luti që xhandarët të lihen të lirë, mbasi e kishin shoqëruar atë; i dhamë fjalën të shkojë i qetë dhe sa po kaloj bregun xhandarve u hodhëm kllapat në duar.

Gjykoheni sa poshtërsi pa fund; xhandarët i vramë pse ata ishin fatkeq, s’kishin ndonjë farë tarafi që neve të kishim ndonjë farë frike, ndërsa kapiteni, pse ishte njeri me taraf nuk na i mbajti t’a vrisnim. Kuptojeni vetë se mëshirë nuk ka te Dushani dhe Partija e tij; ka vetëm frikë dhe kjo vërtetohet në kaq raste: kemi vrarë ata që kemi qënë të sigurtë se nuk na hedhin litar ndër këmbë; dhe s’kemi mundur të vrisnim ata që kanë qënë përgjegjës dhe pengimtarë të politikës t’onë Dushaniane.

Shëmbull: Ali Këlcyrën e kapëm jo për syt’ e bukur por për t’a vramë, nuk na i mbante t’a vrisnim pse qe një krahinë e tërë që u mobilizua dhe neve Dushanistët shpejt e shpejt përpara kërcënimit e liruam; jo për zëmrën e butë t’onën por për karakterin dhe pa shkrypolin që tek ne qëndrojnë.

Ç’kërkoni prej nesh? Jemi pritaxhinj, jemi kompllotista, kriminela deri në thonjët e këmbëvet, besa me neve s’ka të bëj aspak, bukshkelës deri në kulm, trathëtarë pa kufi. Quo vadis ti o Shqipëri me neve, vaj halli se ku do të shkonje, varre në çdo vënd, gërmadha në çdo kënd, mjerim e zi, vuajtje pa kufi. Oh! Ç’barbarizëm kemi bërë e do të bënim. Zgjohu o popull, hiqe perdenë që të kemi vënë, shikona lakuriq ashtu si jemi dhe bëna gjyq ashtu si të kemi thënë. Një varr i hapur, një plagë e pa mbyllur eksiston sot. Ngreu, ngreu nga gjumi ti o Toskëri, del nga errësira dhe kërko Liri. Thyej prangat e hekurta, zhduki gjakatarët që nesër të gjeç prehje e qetsi.

Mbas kësaj dite, u nisëm për në Labinot, atje ku është çerdhja e klyshve Dushanit e Meladinit qi natë e ditë me konferenca e mitinge pregatitshin varrin e Shqipërisë. Qëndra e Brigatës për një kohë të shkurtër qe në Labinot. Çdo njëri prej nesh bënte teza e hipoteza se ç’drejtim do mernim; me mënd nuk gjëndesh; e di vetëm Dushani. Unë e kisha gjetur: domosdo do shkonim në Toskëri pse nga Dibra ishte mbjellë urof. Atë natë kemi ngrënë mirë dhe shumë mirë, domosdo nga bagëtitë e Dumres të konfiskuara në luftën e gjakshme të Belçit.

Partizanët thojshin: “Sikur të mos kishte ndollur Balli neve sharuam për të ngrënë”. Ishte e vërtetë, ishim që të gjithë elementa të grumbulluar në atë Brigatë që o me vdekje o grabitje me forcë, e kishim kaluar kohën t’onë. Ishim të gjithë të hurit e të litarit, të thikës e të hanxharit; mjerë atij që i kishte rënë llotua të bënte kundra nesh. Ishte mezi i natës e sado i lodhur gjumë s’më zinte; ishja, sikur jam, akoma i tronditur thekkë nga skenë e tmershme që luhesh në fatin e Kombit t’onë.

Jo vetëm populli por edhe qentë po na urrenin, veç nga frika s’thonin fjalë. Shqipërisë i qe destinuar të kalojë një periudhë nga ato të mesjetës. Çudi pse të jem edhe unë një nga aktorët e kësaj drame tragjike? S’është faji i im, rash viktim i punës e i politikës t’ime, u bëra skllav e nuk shlirohesha dot. Kishja hyrë në një burg të thellë e të errët dhe asnjë dorë e mbinatyrshme nuk do më shëronte e të më nxirte nga këto vuajtje e mjerime. Besomëni në keni ndërgjegje me vehte; donja të shpërthenja, por terrori më kishte tulitur, donja të shfrenja po ishnja i kapitur. Ah dynja mizore, tmerr e trathti, o jetë e zezë që na solle në këtë katandí!

Më thirrën në këtë mesnatë nga gjumi që nuk më kishte zënë dhe më thanë: “Ngreu se të duan në Shtab”. U ngrita, shkoj në një shtëpi pa dritë dhe kur kapërxeva pragun njoha Dushanin me që sytë i shndritnin. Ishja i trëmbur e të më besoni, jo nga vdekja por nga terrori. Më thanë: “Xhelal në Orrejë të Çermenikës janë 111 karabinjerë italianë, mer Batalionin t’ënd, shko atje: vrai se kemi nevojë për petkat e tyre për veshjen e Partizanëve.

Ruaj mos të shpëtoj ndonjë pse është konspirative, e na del sekreti në shesh se Italianët sot janë miqtë e aleatëve e protestojnë kontra nesh, aq më tepër po të kuptohet kjo Balli mer një armë në dor për të na luftuar”. Ç’far del nga goja e Dushanit s’ka diskutim. Mar batalionin, shkoj në Orenjë që qëndrojn e Bat. Çermenikës e të Brigatës II që është në formim e sipër, në një pyll rrëzë një shkëmbi. Të nesërmen të 111 Karabinjerët bashkë me Kolonel Gamuçin në krye dhe oficera të tjerë i mora duke ju thënë se do t’i çoj në Burrel. Mbas 2 orë udhëtimi, karabinjerët i lidha, i ndava në 5 grupe dhe mbasi i çvesha lakuriq i pushkatova. 17 i kam vrarë vet.

Dhe në i vrava mirë bëra; pse i vrava me ndjenjë të pastërt duke marë hakrat e keqbërjeve të tyre gjat kohës të qëndrimit në Shqipri; po ata faqe zes që më nisën për një krim të këtillë më thanë vrai për rrobat. Ç’far masakre, pë të veshur një njeri, vrasin një njeri, ç’far poshtërsije, a keni pa ndonjë herë? Kjo është Partija Komuniste e Dushanit, e Meladinit dhe të këlyshëve të tyre. Ç’farë Komunista të poshtërt, neve që e shtojmë dashamirsinë dhe dhëmbsurinë e njërzimit më tej kufirit t’onë; vrasim për opinga e kuti duhani njers.

Ky është terori që s’e ka parë ndonjë herë historija; ky është barbarizma që s’ka barazim as në të kaluarën. Në këtë gjëndje ndodhemi sot që na luan mëndja, Ah, të mallkuar qofshin ata Shqiptarë partizanë që ndjekin akoma gjurmat e politikës Dushanit me shokë. Thyeni, thyeni prangat; mjaft me krime e trathtira. Gjak e gjak e nuk u ngoptmerr e terror mbuallët; pemën që e vutë nuk e korrët; nëm e mallkim paçin për jetë.

Vllazër Shqiptarë! Ja pasqyra e Partisë Komuniste. Dushan, Meladini, ja terrori; si do vejë halli i ynë?
Bij të mirë të Shqipërisë kanë hyrë në kët burg të thellë e s’dalin dot.

Fatkeqët ranë në grackën e Dushanit e Milaidinit e s’dalin dot dhe s’ka dorë të ngrërë atë pllakë që ka rënë mbi kurrizin e tyre. Haj, haj, dynja, bëjmë kaq krime e poshtërsira jasht vullnetit t’onë!
Por deri kur? Besa, një ditë do t’i shqyejmë ato dyert mizore t’atij burgu të ndërtuara me gjak e tmerr nga duartë trathëtore që na mbushën plot vrer. Një ditë do të dalim nga ky burg i tmeruar, e Botës do t’i kallxojmë gjithë çka kemi punuar.

Na mbyti barbarija, sharroi Shqipnija, po zhduket njerzija, na humbi vllazërija.
POSHT TERRORI
RROFTË BASHKIMI

Shqipëri e Lirë 27 Nanduer 1943

XHELAL STARAVECKA d. v.

TMERR E TERROR! Dridhet nana, dridhet foshnja në bark të nënës!
Ç’pritni ma o Shqiptarë të Shkretë? Pse nuk rrokni armët? Kur do të bindeni se barbari kërkon të shkallmojë themelet e Atdheut?
Koha ma s’pret! Duhet veprue nji orë e ma parë që të rrojë Shqypnija me Shqyptarët!

Balli Kombëtar
Xhelal Staravecka

Kategori
Uncategorized

Agolli, klasiku i lirikës mbarëshqiptare

Maxhun Osmanaj
(Prolog për klasikun)
Ka mbi gjashtë dekada që lexojmë, interpretojmë, rilexojmë në forma dhe mënyra të ndryshme veprën letrare të Dritëro Agollit, përkatësisht veprën poetike. Por çdo rilexim krijon premisën e etjes estetike për ta shuar gjithë atë interesim, gjithë atë kërshëri që reflekton vargu i Agollit. Ai varg u mbijeton ndryshimeve të kohës qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë. Ai u mbijeton edhe shpërfaqjeve të opinioneve për tradicionalen dhe modernen në letërsinë e sotme. Por kjo “mbijetesë” e Agollit arrihet falë veçorive, shprehjes poetike, kreativitetit, thjeshtësisë, ekspresivitetit dhe natyrshmërisë agolliane. Nëse Agolli i viteve ’60, ’70, ’80, kur ishte në zenitin e moshës dhe në zenitin e krijimit, në zenitin e fuqisë krijuese dhe merrte epitetin e poetit kombëtar me bazamentin poetik të padiskutuar, ai edhe sot, ndonëse në moshë të thyer, mbi atë bazament të hershëm letrar, ngre kate-kate, të cilat qëndrojnë me një siguri arkitektonike estetike-letrare që sjell freski, shije dhe larushi tematike në gjithë atë mozaikun poetik. Siç dihet, Agolli i viteve të cekura këndonte me timbrin e fuqishëm djaloshar, burrëror, uragan vargu, me patosin e zjarrtë për Atdheun, për Gruan, për Tokën, (një trekëndësh emblematik-tematik), ai sot i ngarkuar mbi supet e shpirtit me gjithë ato vite, me thinjat e një kohe të deformimeve të mëdha, që sollën ndryshime rrënjësore, i është kthyer vetvetes, gërmimeve të thella poetiko-shpirtërore, i është kthyer përditshmërisë, ndonëse pa “muskuj të fuqishëm trupor”, por ende me muskujt e mendjes, zemrës kërkon në kohë dhe përditshmëri të gjitha trajtat e dashurisë, qoftë personale, qoftë universale si balsam, si ilaç, si armë që t’i shërbejë si derivat për të shtegtuar edhe më tutje caqeve të ëndrrës letrare, të egos dhe unit të pashuar, magjik-letrar. Poezia e Agollit sjell gjithmonë kënaqë si. “Të gjithë kuptojmë çfarë lloj kënaqësie përfitojmë nga poezia, edhe atë shndërrim që sjell në jetën tonë përtej asaj që themi kënaqë si” (T. S. Eliot).
(I përndjekuri i dashurisë, cili ndjek një ri-tjetrin?!)
Qysh në fillim me një nëntitull, vargje për dashurinë, autori u konfirmon lexuesve se po hymë në fushë n, lojën apo betejën e dashurisë. Në se marrim konceptin e dashurisë si koncept në kuptim të parë, në këtë rast mund ta humbim gjykimin si baraspeshë, nëse marrim dashurinë si etje e pashuar, që gjithnjë kërkon shuarje(plotësim shpirti), prapë mund ta tradhtojmë konceptin e parë, por nëse marrim dashurinë si universale që rri zgjuar në çdo shpirt, në çdo moshë, në çdo kohë, atëherë Agolli duket të ketë hyrë në fushën e kuptimit të dashurisë si jetë, si gjallëri, si ripërtëritje, si vazhdim edhe të ndonjë dite, muaji, viti…, për t’i mundur shpeshherë pakënaqësitë që na rrethojnë, që na kafshojnë, që na mbysin, na vrasin në çdo çast. Heroi lirik i Agollit ende ndihet një marathonomak i rrugës së gjatë, një kalorës i shfrenuar pë r dashurinë. V llimi i cekur më lart nis me nëntitull, Vargje për dashurinë dhe duket se është një përmbledhje e lirikave të mehershme për dashurinë dhe botohet me rastin e 82-vjetorit të poetit, si dhuratë nga Fëmijët dhe Bashkëshortja;kështu shkruan në faqen e fundit të librit. Duke lexuar këtë vëllim(në se s’gaboj të jetë i fundit), më mbushet kupa e gjykimit-mendimit edhe njëherë se Dritëro Agolli pa fije mëdyshje është klasiku i poezisë mbarëshqiptare, duke i pasur parasysh një mori veçanti-veçori poetike;ekspresivitetin, dinamikën, ritmin e gjallë, patosin për jetë, nxjerrjen e temave nga përditshmëria, nxjerrjen e temave nga “qelitë” e mendimit t’burgosur, kthimi nga vetvetja, shkundja e tyre, përplasja me shkëmbinjtë e jetës, duke na dhuruar herë ëmbëlsirë të nxjerrë nga nëna Natyrë, por edhe duke shpërfaqur anët e zymta, anë te deformuara qoftë personale, qoftë kolektive. Pra, vetëm, pena, mendja brilante e shpirtit të bombarduar nga betejat e rrufeshme të jetë s, Agolli di t’i artikulojë në vargje, di të dalë “fitimtar” poetik. Veçoria e lirikës së Agollit qëndron në rrëfimin poetik; di të qartësojë aq çiltër, aq virgjërisht, sa s’lë dyshim për ngatërrim dhe mjegullim ideje. Poeti vargun e gdhend, e ripunon në laboratorin krijues me atë emocional duke u mbështetur në traditën popullore dhe rurale. Ngjyra poetike, rrëfimi poetik si motor lëvizës vë në lëvizje krahët imagjinative në hapësirën e mendimit, sa të pushton me freskinë e përhershme. Duket se aq bukur e laton fjalën, e gdhend vargun, sa s’ke çka t’i shtosh as t’i mungosh. Pra, çdo poezi është perlë poetike, vepër në vete. Agolli poezinë e merr nga mbarë gjeografia kohore dhe fizike të atdheut, nga mozaiku i përditshmërisë, nga çdo skutë ku frymon njeriu apo gjerave pa jetë (statike)I jap jetë, shpirt, i ringjallë. Vëllimi poetik ka 8o poezi, e cila çdo poezi mbart dhe përçon një filozofi të dashurisë apo një dashuri të filozofisë. Ajo reflekton mesazh për jetën;e ikura dhe e sotmja bashkëjetojnë njëra me tjetrën, por e ikura ruan vulë n e pashlyer të kujtimeve që grish dhe cyt në çdo çast heroin lirik, e përcjellë, e përndjekë. Ky mbetet një kalorës i përndjekur i dashurisë. Heroi lirik i dashurisë, nuk është aventurier, nuk është një përvuajtës, por thjesht një dashnor i jetës apo i kohë s si një romantik, por me zjarrin e brendshëm ngroh ata që i ka afër dhe larg…
Libri hapet me poezinë “Kur të vij një mëngjes”, ku heroi lirik, metaforikisht e mendon mëngjesin si rini, si fuqi, por që tani ka ndryshuar peizazhi fizik dhe shpirtëror;është urtak, sentimental, paqtor, që është pajtuar me jetën, se nuk trazon kënd, por; “Do të vërshëllej ngadalë -ngadalë / E s’do prish gjumin tënd të bukur / Do bien mbi mua petale/ E do ulet në sup një flutur…”. Themi heroi lirik s’ka rebelizëm, s’ka kokëfortësi, s’ka kryeneçësi, por ka pajtim, urtësi, maturi, pjekuri. “E kur sytë të hapësh, do shohësh /Romantikun e përjetshëm në xhame / Dhe këngën e dashur do njohësh;/”Ti çele herët moj bajame!”.
(Agolli, ndërtues i kupolës poetike të dashurisë)
Thuaja të gjitha poezitë e këtij vëllimi kanë notën e dashurisë, duke qenë një pikturë jete, një mozaik dhe një melodi që kënaq timbrin e lexuesit. E dashura e heroit lirik është ajo që ngroh dhe nuk djeg. Poezia “Dhe sikur” reflekton tërë madhështinë filozofike të heroit, është një perlë, është një vepër, arkitekturë poetike që ngre lart mesazhin e çiltër, pushtues ku shkruan; ”Dhe sikur në botë ti mos ishe, /Do jetoja si çdo gjë që jeton, / Veç për ty kjo botë do lëvizte, /Sic lëviz pa ngrohje një vagon”. Një lirikë e tillë ku dominon një vendosmëri, një afsh burrërie qe tingëllon një maturi. Edhe strofa tjetër sikur i kundërvihet strofës se parë “S’ma zëvendëson ti botën mua, /S’të zëvendëson as bota ty, /Por sa botën sigurisht të dua, / Ku jetojmë e vdesim tok të dy”. Në shpirtin e heroit lirik s’ka zëvendësim pos se dashurës. Në këtë poezi dystrofëshe, poeti kapërcen mesazhin ditor, mujor, vjetor, por kalon në mesazh të përjetshëm deri në vdekje. Kjo poezi ka kupolën e ndërtimit poetik sa s’ka kush ta shkatërrojë, ngase mbijeton si përmendore e mendimit, e shprehjes, e stilit, ngjyrës, patosit erotik dhe rrezatimit vezullues në çdo kohë. Vallë, cili lexues, kur të ndeshet me këtë perlë poetike të dashurisë, nuk do të dehet, nuk do të pushtohet nga ajo orkestër dhe melodi poetike e dashurisë, që shuan etje, që ngroh, që djeg. Duke i kënduar gruas, Agolli nuk përmend emra, por më shumë i drejtohet gruas si dashnore dikur, si grua sot, si e bukura. Një tjetër perlë dystrofëshe është poezia “E bukura” E bukura tokësore e thjeshtë lozonjare/, E tillë për mua je ti /, Unë vë kokën e zezë, si ugar, në supet e tua ledhatore /Dhe rri / Unë rritem kur jam me ty si Anteu / E gjaku muret e aortës godet / Të dy jemi bërë nga lulet, nga dheu, /Të dy njëri-tjetrit i duhemi me ditë e me net. /E bukura, tokësorja, e thjeshta grua!
Për autorin, gruaja ka fuqinë e tokësorë, dhe kjo ide filozofike mbart refleksionin e rolit të gruas në jetë, qoftë si bukuri, qoftë si thjeshtësi. Mendimi për gruan na shpie të mendimi i lirikut te madh, Lasgushit, ku shkruante”bukuri tmerrësisht e dashur, llahtari tmerrësisht e bukur”Kjo paralele ka ngjashmëritë dhe dallimet e veta. Agolli shkon edhe më larg; ”tokësorja” që simbolizon mbarë gjallë rinë në tokë. Agolli është një krua që kurrë nuk shteron. Bukuria dhe shpirti i saj i lajmërohen poetit në çdo kohë; në muzg dhe në agim, në ëndërr dhe zhgjëndërr. Dashuria e poetit për gruan mbetet pishë e pafikur nëpër vite dhe kurrë nuk i shuhet nga asnjë furtunë a fërfëllizë e kohës apo moshës. Ai e ndien veten rrëmbyes për dashuri edhe kur është pranë gruas se personifikuar, edhe kur është larg saj në kohë. Tani gruaja, heroit lirik i sjell; ”Gëzim, trishtim e ankth më mbolli, / Andaj, flas me vet veç për të , /Se kur nga njëra brinjë doli /M’i krisi brinjët një nga një “(Gruaja ka dalë nga brinja e burrit).
Po t’i krahasojmë lirikat e Agollit përballë lirikave të dashurisë të dy poetë ve më të mëdhenj të dashurisë, Naim Frashërit dhe Lasgush Poradecit, hetojmë se secili i ka veçoritë e veta dhe pikat e “nxehta”. Naimi ndalet të bukuria, të përshkrimi i vajzës, Lasgushi e ngrit femrën në atë që djeg e përvëlon, tërheq dhe largon, tmerron dhe lumturon, ndërsa dashuria e Agollit është sikur rurale, gërshetuar me furtunat e stinë ve. Dashuria e Lasgushit është më mondane, më qytetare, më filozofike, më përvëluese, ndërsa ajo e Naimit më platonike. Dashuria e Agollit përcillet me fijet e nostalgjisë, dhembjes, betimit, besnikërisë. Aty hetojmë edhe ëndërr, sprovë e përjetshme, kërkesa, ndonjëherë zjarr që djeg në çdo moshë, lumë kujtimi që ujit fushën pjellore të shpirtit. Ndërsa poezia që mban edhe vëllimi poetik “I përndjekuri i dashurisë” përmbush tërë filozofinë dhe mesazhin që bart i tërë vëllimi. Është një këngë e dhembjes, ku heroi lirik është një i burgosur i shpirtit të së dashurës. Duket se metaforikisht dhe me anë të simbolit ky i burgosur i përndjekur nga koha nuk do të ndalet drejt ëndrrës, drejt egos së vet. Ku shprehet ”Ky burgim sa do të zgjas s’e di, / I përjetshëm do kisha dëshirë, /Veç ti eja më shpesh në qeli, / Të përndjekurit tënd i vjen mirë …”. Burgun nuk mund ta kuptojmë si jetën, por ndoshta heroi lirik, mungesë n e dashurisë mund ta kuptojë si burg, dhe vetë ardhja e saj(dashnores, dashurisë mund ta zhvendos nga ky burg. Me një figuracion të pasur stilistik, ku dominon metafora, krahasimi, personifikim, epiteti i japin një stil dhe ngjyrë figurative mbarë këtij vëllimi poetik. Agolli pëlqen poezinë e ndërtimit tradicional, përdor rimën e kryqëzuar. Gjuha figurative stolis idenë, temën e çdo vjershe, por nuk e ngarkon dhe mjegullon atë. Shprehjet figurative i japin ngjyrim, i japin pikturë shpirtërore peizazhit poetik.
Në fund mund të konkludojmë se Agolli mbetet i madh në letërsi, përkatësisht në poezi, ku poezia e tij është poezi-rrëfim. Është i madh, ngase “Njeriu i madh nuk ka vetëm shpirtin e vet, por edhe shpirtin e miqve të vet” (Fridrih Nice).
Kategori
Uncategorized

Monarkia Shqiptare – Albanian Monarchy.

Kategori
Uncategorized

Berisha thotë se në Kumanovë ndodhi terror shtetëror ndaj shqiptarëve.

Kategori
Uncategorized

Pogradeci.

://www.facebook.com/tvsot7/videos/1614234192147984/“><

Kategori
Uncategorized

Nëndetësja misterioze.

 nendetesjaNë tetor të vitit të shkuar, suedezët thanë se kanë pikasur një nëndetëse të huaj pranë brigjeve. Sipas tyre, ky është një provokim rus. Lajmi vinte në kulmin e tensioneve mes Perëndimit dhe Rusisë. Megjithatë pati shumë nga ata që thanë se Suedia po ia fuste kot. Orët e fundit një lajm interesant vjen nga Suedia

Nga Ingrid Raagaard, Bild

Vetëm 2750 metra larg brigjeve suedeze, polumbarët kanë gjetur mbetjet e një nëndetëseje të vogël, që me shumë gjasa ka ardhur nga Rusia.

Nëndetësja është 20 metra e gjatë, mbishkrimet janë rusisht. Ky zbulim ka ngritur shumë pikëpyetje.

Stefan Hogeborn, një nga zhytësit e ekipit Ocean X, që ka zbuluar mbetjet, thotë: “nëndetësja është krejtësisht e paprekur. Nuk ka dëme të dukshme si për shembull ndonjë vrimë apo çarje. Vrima e daljes është e mbyllur. Prandaj kemi frikë se ekuipazhi nuk është larguar dot dhe janë akoma aty brenda”.

A ka në bordin e saj akoma trupa marinarësh?

Mesa duket ekuipazhi nuk mund të shpëtojë, ndërkohë që nëndetësja pati një avari, thotë Hogeborn.

Ekipi i Ocean X thotë se nuk e dinë se sa e vjetër është nëndetësja dhe sa kohë ka në fundin e detit.

Shkronjat cirilike tregojnë se ka prejardhje ruse.

Ndërkohë ushtria suedeze ka reaguar me përmbajtje ndaj këtij lajmi.

Zëdhënësi Anders Kallin tha për AFP se është ekipi i Ocean X që thotë se bëhet fjalë për nëndetëse.

Ekspertët e ushtrisë do të bëjnë vlerësimet e tyre gjatë ditëve që do vijnë dhe do i prezantojnë ato pasi të shohin edhe fotot e ekipit të zhytjes.

Ekspertët ushtarakë në Suedi dhe Rusi besojnë se me shumë gjasë bëhet fjalë për një nëndetëse ruse, që u përplas në maj të vitit 1916 me një avullore suedeze dhe u mbyt.

Në bord ishin 18 burra.

Tomas Ries, lektor për politikat e sigurisë në akademinë e ushtrisë, ishte ndër të parët që i pa fotot.

Ai mendon se nëndetësja nuk është shumë e vjetër.

“Duket moderne dhe nuk duket sikur ka shumë kohë aty. Por asgjë nuk mund të thuhet me saktësi. Duhet ta shohim nga afër”.

Ai mendon se nëndetësja ishte në një mision sekret.

“Normalisht duhet të kërkonin ndihmë, nëse kishin probleme. Duhet të kenë qenë në një operacion sekret”.

Peter Linberg i Ocean X mendon se ky zbulim ka lidhje me lajmin e tetorit të shkuar, kur marina suedeze kërkoi për një nëndetëse të huaj në brigjet e Suedisë.

Në atë kohë përpjekja nuk pati sukses.

Kategori
Uncategorized

Statement by the U.S. Embassy.

foto e U.S. Embassy-Tirana

Deklaratë e Ambasadës së SHBA

Në vijim të interesimit nga media për Raportin e Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Personave për 2015, Ambasada e SHBA dëshiron të vërë në dukje se raporti vlerëson se Qeveria e Shqipërisë bëri përparim të mirë dhe vazhdon të bëjë përpjekje domethënëse për të përmbushur standartet minimale për eleminimin e trafikut. Ne nxisim qeverinë shqiptare t’i vazhdojë ato përpjekje për të luftuar të gjitha format e trafikimit të njerëzve nëpërmjet zbatimit të fortë të ligjit dhe mbrojtjes efikase të viktimave, si dhe me politika për parandalimin e trafikimit. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të punojnë me Shqipërinë për të mbështetur përpjekjet e vazhduara kundër trafikimit të njerëzve.

Në të njëjtën kohë, Ambasada vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve. Shqiptarët kanë të drejtën të kenë përfaqësues të zgjedhur me integritet dhe standarte të larta etike, jo kriminelë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i kërkojnë të gjitha partive politike që t’i mbajnë individët me të shkuar kriminale larg jetës politike dhe publike të Shqipërisë.

###

Statement by the U.S. Embassy

Following media queries on the 2015 State Department report on Trafficking in Persons, the U.S. Embassy would like to note that the report recognizes that the Government of Albania made some good progress and continued to make significant efforts to comply with the minimum standards for the elimination of trafficking. We encourage the Albanian Government to continue those efforts to combat human trafficking in all its forms through strong law enforcement and effective victim protections, as well as with policies to prevent trafficking. The U.S. is committed to working with Albania to support its ongoing efforts against human trafficking.

At the same time, the Embassy finds it disgraceful that there is an Albanian member of parliament with convictions for human trafficking. Albanians have the right to have elected representatives with integrity and high ethical standards, not criminals. The U.S. will continue to urge all political parties to keep individuals with criminal backgrounds out of Albanian politics and public life.

Kategori
Uncategorized

Turpi! E nxjerrin në lirim, sepse punoj mirë.

 

komisari ne focus-1Urim GJATA / Na flasin se në emër të Demokracisë se do bëjnë shtet, po një shtet në emër edhe të popullit, por në fakt veprojnë ndryshe. Duan të bëjnë shtet në kundërshtim me parimet më elelementare, duke larguar kuadrot dhe duke i zëvëndësuar këta kuadro me militantë partie. Por siç dihet në shoqërinë shqiptare sot gjithçka pranohet. Akademikët dhe kuadrot largohen. Rasti i mëposhtëm është vazhdimi i militantizmit dhe nepotizmit.

Një nga kryekomisarët profesioniste, i ndershëm dhe i sukseshem, pjesë e efektivit më të mirë të forcave në policinë shqiptare. Fatkeqësisht në lirim. Ky është fatkeqi ish-kryekomisar i policisë shqiptare zoti Gazmor Osmani. Është nga qyteti i Skraparit, por që asnjëherë nuk pranoi t’i shërbente bandës së patriotit të vet “Skraparliut të madh”, dhe kur ky i fundit ishte në pushtet, si me Berishën dhe me Ramën.

Por kur zbaton ligjin dhe vetëm ligjin.

Dhe perfundimi! Një oficer kariere, një drejtues i disa komisariateve në juglindje me një stash të madh pune, nje specialist që zbatoi vetëm ligjin dhe që arriti të parandalojë dhe neutralizojë shumë trafiqe dhe krime të ndryshme.

Dhe shpërblimi ishte:

Nxirret në lirim nga partia në pushtet dhe në shtet. Për t’u zëvëndësuar me militantë partie që si profesion apo kariere nuk kanë policinë e shtetit, mbrojtjen e qytetarit, luftën kundër krimit, drogës dhe korrupsionit. Por fatkeqësisht kanë drogën, trafikun, dhe krimin e organizuar. Drejtuesit e shtetit nuk duan te kuptojne se, nuk shkohet drejt familjes europiane duke larguar specialistet dhe duke i zevëndësur me militantë partie, kopuke dhe servila.

Shtet o shtet, që kurre nuk ke për t’u bere i tillë.

Sa për Europën as që bëhet fjalë, ajo vërtet do që Ne t’i afrohemi dhe të bëhemi pjesë e saj.Por koha tregon të kundërtën, aq sa shpresa e shqiptarëve për t’u integruar në të, sa vjen dhe venitet. Europa po na largohet, ajo e do Shqipërinë dhe popullin e saj, por kurrë nuk pranon një shtet dhe institucionë që po largojnë çdo ditë specialistët dhe kuadrot apo akademikët e saj, për t’i zëvëndësuar me militantë apo kriminele, që drejtojnë krimin e organizuar. Shqipëria nuk e ka atë lluks, nuk ka vendin dhe kohën për të larguar kuadro të tillë, pasi në fakt përbën një krim, një krim që më mire se kushdo e kupton vetë ajo…

Lajme Shqip,Lajmet e Fundit, Greqi, emigracion,Focus news



Kategori
Uncategorized

Vrasja e 154 emigrantëve shqiptarë në Greqi, priten hetimet.

Vrasja e 154 emigrantëve shqiptarë në Greqi, priten hetimet

Familjet e viktimave shqiptarë të vrarë nga policia greke dhe nga neonazistët, ende nuk kanë marrë zyrtarisht një përgjigje nga Athina zyrtare, lidhur me hetimet për këto vrasje. Familjarët shprehen se qeveria greke dhe ajo shqiptare të fillojnë hetimin për këtë çështje, pasi numri i emigrantëve të vrarë në tokën greke është mjaft i madh

Shkatërrimi i “Agimit të Artë” është një rast i mirë për të zbardhur vrasjet që janë kryer ndaj emigrantëve shqiptarë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Nga të dhënat numërohen rreth 154 emigrantë shqiptarë të pafajshëm që janë vrarë në tokën greke. Ky nuk është një problem që duhet lënë në heshtje nga autoritetet greke, por pritet edhe një nxitje dhe një bashkëpunim i dyanshëm edhe nga ana e Shqipërisë, për të dënuar dhe parandaluar aktet e mëtejshme. Problemi është shumë i qartë! A do të ketë vullnetin politik qeveria greke për të nxjerrë para përgjegjësisë vrasësit?

Kronologjia dhe emrat e disa emigrantëve të vrarë në Greqi.

Në periudhën nëntor 1992- mars 1997 janë vrarë 47 emigrantë, ku nga këta 45 ishin shqiptarë dhe 2 romë. Në këtë periudhë ka pasur rreth 141 sulme kundra emigrantëve, ku mekanizmi shtetëror (policia) ka kryer 86 sulme. Deri më sot llogariten rreth 154 vrasjeve makabre.

Disa emra të emigrantëve të vrarë në Greqi S. Grina vrarë më 1992 N. Dremaj (20 vjeç) vrarë më 18/12/ 1992; A. Kuka (18 vjeç) 25/02/1995; I. Frroku (26 vjeç) 15/03/ 1995; A. Trocka 27/03/1995; A.Isaku 1/05/1995; Q. Bikli Nëntor 1995; T. Kodra 2/12/1995; B. Xixa (28 vjeç) 26/12.1996; J. Moka Nëntor 1996 Erion. X (14 vjeç) 8/02/1996; G. Meko (17 vjeç) 6/04/1997; I. Meksi ( 26 vjeç) 3/08/1997; A. Domaniku (16 vjeç) 30/09/1997; B. Bregkoki ( 30 vjeç) 16/12/1997; H. Sefa (19 vjeç) 28/12/1997; A. Fotiu 8/05/1998; B. Bakollari (28 vjeç) 5/06/1998; M. Gjenci 15/06/1998; S. Butka (40 vjeç) 8/11/1998; A. Hoxholli Nëntor 1998; I. Subashi 2/08/1999; S. Qilari 14/02/1999; A. Vekshi Mars 1999; A. Vejziu 13/03/1999; L. Pepa (20 vjeç) 18/03/1999; F. Neta (45 vjeç) 7/04/1999; A. Sufo 16/07/1999; A. Xhafa (48 vjeç) Prill 2000; B. Qoshku (23 vjeç) 1/11/2000; Xh. Kacani (22 vjeç) 23/11/2000; G. Çelniku (20 vjeç) 21/11/2001; A. K. (32 vjeç) 2/11/2002; A. Beso (27 vjeç) 11/05/2003; G. Fati (23 vjeç) 23/08/2003; A. Vreto (25 vjeç); 23/08/2003 V. Bytyçi (18 vjeç); 23/09/2003 A. Lufo (20 vjeç) Korrik 2003; L. Bërdëllima (36 vjeç) 11/08/2004; J. Karo (30 vjeç) 16/09/2004; I. Frroku (26 vjeç) 15/03/2005; B. Praimi (39 vjeç) 8/09/2005; F. Lika (24 vjeç) 2/11/2005; E. Jahaj (18 vjeç) 1/01/2006; L. K. (20 vjeç) 15/03/2007; G. Lajoti Nëntor 2007; L. Kalca (18 vjeç) 15/04/2007; I. Late (45 vjeç) 8/11/2007; A. Zoto (20 vjeç) 1/03/2008; F. Lala (24 vjeç) 22/09/2008; E. Bakiu (22 vjeç) 22/09/2008; A. Gashi 20/04/2009; N. Todi (20 vjeç) 4/02/2010; A. Manko 1/06/2010.

Mosha mesatare e emigrantëve të vrarë është 26 vjeç. Mosha më e madhe e të vrarëve është 48 vjeç, ndërsa mosha më e re është 13 vjeç.

Disa emra të policëve grekë që kanë vrarë emigrantët e pafajshëm

I. Sejtaridhis * 9/11/1992; Dh. Janopoulos 27/12/1992; A. Dellas 12/09/1993; A. Mesinis 20/02/1994; N. Kunapakis 9/03/1994; L. Karajanis Nëntor 1994; I. Rigas nëntor 1994; I. Sejtaridhis * 9/11/1992; Dh. Janopoulos 27/12/1992; A. Dellas 12/09/1993; A. Mesinis 20/02/1994; N. Kunapakis 9/03/1994; L. Karajanis nëntor 1994; I. Rigas Nëntor 1994.

S. Papadopulos 25/02/1995; A. Fotopulos Nëntor 1995; D. Karakajdas 20/01/1996; D. Spiropulu 11/11/1996; D. Trimis 10/11/1996; M. Andreopulos 8/02/1997; S. Tagaras 15/04/1997; D. Tsagrakos 3/08/1997; G. Spanidis 16/12/1997; G. Atmaxidis 6/03/1998; S. Demetriu 8/05/1998; P. Tcoleridis 8/11.1998; K. Zaharopulos Shkurt 1999; And. Kanavas Mars 1999; Ath. Kanavas 13 mars 1999; J. Rizopulos 21/11/2001. /Të dhënat janë marrë nga një studim i autorit Shpëtim Zinxhiria/

Kategori
Uncategorized

Skema tronditëse sesi kriminelet sajojne ngjarjet kriminale për azil.

Rasti më i fundit ishte ai i  Ervis Imerit.

Ervis Imeri mëngjesin e 12 korrikut alarmoi policinë e shtetit, pasi njoftoi se poshtë makinës së tij të marrë me qera, kishte konstatuar disa kallëpe tritoli. Bëhej fjalë për rreth 3 kallëpe me peshë 200 gram secila që u çaktivizuan nga policia. Në vend ngjarje ekspertët e forcave RENEA, pasi bënë këqyrjen e pakos së montuar poshtë makinës bën çaktivizimin e saj, ku u gjetën përveç 3 kallëpve eksplozivi, edhe detonatorin e dy bateri 9 volt që do aktivizonin shpërthimin. Gjatë marrjes, në pyetje për këtë ngjarje, 31 vjeçari Imeri mohoi të kishte problem me njeri. Agjentët e krimeve në drejtorin e Policisë së Tiranës pas marrjes në pyetje dhe veprimeve operative që kryen gjatë kësaj kohe në teren, arritën të zbulojnë se Ervis Imeri është një nga të dyshuarit e grabitjes me armë të një çifti të moshuarish në Tepelenë. Ngjarje kjo e ndodhur mesnatën e 31 marsit të këtij viti në lagjen “Demokracia” në Tepelenë, ku 4 persona të maskuar dhe të armatosur, nën kërcënimin e armës dhe dhunës, grabiten banesën e të moshuarit Naim Çiça. Sipas akuzës, grabitësit, pasi kanë rrahur çiftin Çiça dhe i kanë grabitur atyre shumën prej 5 mijë eurove si dhe disa sendeve me vlerë. Më pas ata janë larguar me një makinën që sipas policisë grabitësit e kishin vjedhur për ta braktisur dhe më pas janë larguar me makinë tjetër. Policia thotë se 31 vjeçari Imeri ka qenë një nga grabitësit e kësaj ngjarje dhe për këtë fakt tashmë i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Gjirokastrës. Për këtë ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë. Ndërkohë policia dyshon se vendosja e eksplozivit në makinën e tij të marr me qera në Tiranë është e sajuar nga ky shtetas, për arsyen e vetme të largimit nga Shqipëria. Pavarësisht këtyre dyshimeve, burimet nga policia thonë se po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes me ndihmën e Laboratorit të Policisë Shkencore.

Disa ngjarje janë të sajuara nga vetë qytetarët, me qëllimin e vetëm që të sigurojnë statusin e azilantit në një nga vendet perëndimore. Shkrimet në gazeta e portale të ndryshme me histori të sajuara e vërtetimet e falsifikuara nga shoqatat kundër gjakmarrjes, nuk pijnë më “ujë” në vendet e BE-së, që të japin statusin e azilantit shtetasve shqiptarë. Kështu shumë prej tyre kanë nisur të sajojnë ngjarje të ndryshme, duke kallëzuar në polici se janë kërcënuar, kanë tentuar t’i vrasin apo i kanë vendosur eksploziv makinës së tyre, apo apartamentit teksa u zbulua edhe rasti më i fundit i Ervis Imerit. Thuajse mediat on-line dhe më pas gazetat raportuan ngjarjen, referuar policisë se personit në fjalë i ishte bërë atentat. Sipas policisë, ngjarjet me eksplozivë janë më të shpeshta në gjithë territorin e Shqipërisë dhe në shumë raste eksplozivi nuk shpërthen apo nuk shënohen viktima. Burimet thonë se, ata fillimisht ata që sajojnë ngjarjet blejnë një numër celulari në treg të zi dhe i dërgojnë mesazhe kërcënuese numrave të tyre personal. Me ardhjen e këtyre mesazheve, ata bëjnë kallëzim në polici se ndihen të kërcënuar dhe disa ditë më vonë ose edhe muaj, sajojnë vendosjen e eksplozivit në makinë, derë të apartamentit apo hyrje të banesave private.

Disa prej këtyre eksplozivëve, i shpërthejnë por në shumicën e rasteve ata i gjejnë vetë personat dhe njoftojnë policinë për të bërë çaktivizimin. Të gjitha këto veprime dokumentohen nga policia dhe qytetari i përdor ato për të kërkuar azil në vendet e BE-së. Sipas policisë, deri më tani janë identifikuar disa raste brenda pak muajve në Tiranë, ku qytetarët pasi kanë sajuar ngjarjen, të fitojnë azil jashtë Shqipërisë, janë shpallur në kërkim, sepse janë larguar së bashku me familjen jashtë Shqipërisë. Për këto persona, policia thotë se janë njoftuar edhe autoritet përkatëse ku ata kanë kërkuar azil dhe pritet që të depërtohen në Shqipëri ku edhe do të arrestohen e procedohen penalisht.

Kategori
Uncategorized

Aeroplani italian duke filmuar drogën në Shqipëri (VIDEO).

 

Në operacionin e radhës u angazhuan rreth 50 forca policore dhe u shkatërruan më shumë se 6.100 bimë narkotike në këtë zonë me parcela.

Nga 1 janari deri në 22 korrik 2015, janë asgjesuar 261.699 bimë narkotike kannabis sattiva.

Në vitin 2014, janë asgjesuar 530.177 bimë narkotike kannabis sativa.

Kategori
Uncategorized

Kategori
Uncategorized

Kategori
Uncategorized

Kategori
Uncategorized

A është kjo një provë që alienët ekzistojnë?! (Video).

 

 

 

Gjuetarët e alienëve besojnë se kanë filmuar më në fund një qenie paranormale ose jashtëtokësore që dyshohet se jeton në Tokë. Paraqitja e këtij alieni është e njëjtë me të tjerë qenie të pashpjegueshme që janë parë në Meksikë dhe që dyshohet se mund të jenë fshehur në qendrën vullkanike amerikane.

Në periferi të qytetit Nuevo Laredo, në mes të ditës pronari i një ferme dëgjoi një zhurmë të çuditshme jashtë shtëpisë dhe vendosi të hetonte se çfarë ishte. Duke përdorur kamerën e telefonit të tij, ai filmoi një qenie të huaj me karakteristika njerëzore. Krijesa me sa duket ishte e zhveshur dhe kishte një lëkurë të zbehtë.

“Meksika është vendi më aktiv në botë për shenja nga UFO-t dhe askush nuk e di përse, por ne dyshojmë se ka shumë baza alienësh nën shumicën e vullkaneve meksikane”, thotë Scott C Waring.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria në vitin 1990.

Koleksioni i rrallë: Kështu dukej  Shqipëria në vitin 1990(FOTO)

 

 

 

 

Kategori
Uncategorized

Kush e vrau Artan Santon,zoti Minister,derisa ju keni emra të dyshuar?

 

Kush e vrau Artan Santon,zoti Minister,derisa ju keni emra të dyshuar?

Saimir Tahiri hedh dyshime te forta se mos ngjarja e Tom Doshit ishte sajuar per te mbuluar vrasjen e Santos, ku i dyshuari kryesor eshte Bami nga Fushekruja.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë një ndër personat e parë që u vunë në dijeni nga Tom Doshi për një plan që ai pretendonte se ishte thurur për ta eliminuar. Si i tillë, Tahiri ishte ndër personat e marrë në pyetje për këtë çështje. Edhe ai ka thënë se ngjarja ishte e sajuar. Por ndryshe nga të gjithë politikanët dhe drejtuesit e shtetit të përfshirë në këtë histori nga Tom Doshi, Tahiri ka dhënë edhe një version mbi arsyet e sajimit të saj. “Unë i thashë dyshimet e mia se mund të ishte jnë gjë e sajuar dhe se po shërbehej për të shmangur një ngjarje tjetër kriminale lidhur me ato që përmenda më lart për santon dhe Frrokun. I thashë Llallës se për këto dyshime i kisha thënë edhe Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit”, është shprehur Tahiri sipas dëshmisë së zbardhur nga portali Syri. Ministri i Brendshëm zbulon gjithashtu se Durim Bami, i cili sipas Tom Doshit ishte paguar për ta eliminuar, rezulton nga policia si i dyshuari kryesor për vrasjen e bankierit Artan Santo. Përpara se ta takonte Tahiri kishte mbledhur të dhëna nga drejtuesit kryesorë të policisë për Durim Bamin. “Kisha të thëna se mund të ishte i përfshirë në vrasjen e Santos dhe për një seri ngjarjes kriminale. U kam thënë zyrtarëve të policisë që ky mund të ishte teatër, por duhet të mernrnim masa pasi personi i përfshirë dhe i përmendur mund të kishte probleme, pasi siç m’u tregua, dukej e madhe”. Tahiri tregon gjithashtu se si është takuar me Durim Bamin, një të dyshuar si vrasës me pagesë, të cilit, thuajse gjatë gjithë dëshmisë së tij para Prokurorëve të Krimeve të Rënda i referohet me emrin Duri. Po ashtu, në dëshmi ai i referohet edhe kryeprokurorit Adriatik Llalla gjatë gjithë dëshmisë, me emrin Tiku.

Ministri i Tahiri ka hedhur gjithashtu dyshime se ky inskenim kishte të bënte edhe gjyqin ndaj Arben Frrokut, vëllait të deputetit Mark Frroku, që po gjykohej për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Këto dyshime ai thotë se ia ka bërë të ditur fillimisht kryeministrit Rama. “Pasi kam mbaruar me takimin te shtëpia e Tomës, i kam thënë Kryeministrit në telefon që kjo histori e treguar nga Toma më dukej përrallë dhe se ne nuk do ta neglizhonim dhe po kryenim të gjitha veprimet e nevojshme. Në darkë, pasi kisha marrë edhe informacion të zgjeruar nga zyrtarët e policisë, kam folur me Kryeministrin në telefon dhe i kam thënë që sipas meje kjo histori është e gjitha e pavërtetë. Kjo ishte përshtypja ime pasi nuk kisha fakte dhe prova. Unë i thashë gjithashtu që kjo bëhej ose se Toma do të jetë në qendër të vëmendjes së Kryeministrit ose për të mbuluar një ngjarje tjetër kriminale që sipas meje ishte diçka që kishte të bënte me Santo ose me vëllain e deputetit Mark Frroku. Kjo sepse ne kishim probleme me dëshmitarin e drejtësisë për çështjen e vëllait të Vrrokut, për çështjen e vrasjes së Dritan Lamajt”.

Atehere kush e ka vrare Artan Santon ?! Ministri i Brendshem paska dyshime per emra konkrete , por Adriatik Llalla a ka te njejtin dyshim? A eshte hetuar se Artan Santo ishte ne tratativa per t’ia shitur 50 perqind te aksioneve dikujt ne politike?

Zinxhiri duket se po zgjidhet pasi ka informacione se Prokuroria e Pergjithshme po pergatit arrestimin e nje deputeti per vrasjen e Santos.

Gazeta “Koha Jone”,

Kategori
Uncategorized
Kategori
Uncategorized

Letër Berishës nga një i arratisur: Denoncim shokues për atë që ndodh në doganat shqiptare.

  1. foto e Urim Gjata

     

    –Z.Kryeministër, denoncova sepse kisha besim tek ju… Por perfundova pa motiv, i kercenuar dhe azilant rrugeve te Europes”

    Mirmbrema z.Kryeminister! Gjate gjithe kohes te sherbeva me besnikeri duke rrezikuar disa here jeten timen dhe te femijeve. Ne emigracion mbi çdo gje vendosa idealet e PD-se dhe besnikerine ndaj jush duke ngritur degen e e PD-se Selanik te kerkuar nga ju dhe duke sponsorizuar gjithshka kisha per degen e Selanikut, pritjet dhe takimet me drejtuesit e PD nga Shqiperia dhe Greqia.

    Ne doganen e Kapshtices isha i vetmi me ju duke qene si delja mes dhive të Ridvanit. U mundova te mbroja shtetin dhe ju. U mundova te beja detyren si qytetar, ne mbrojtje te shtetit, luftes kunder krimit kondrabandes dhe korrupsionit qe zhvilloheshin ne menyre te vazhdueshme ne Kapshtice.

    U mundova te komunikoja me ju sepse te tjeret ishin vete pjese e asaj historie,por pa rezultat. U munduan te me hiqnin qafe, u detyrova te largohem jo nga frika por per te mbrojtur femijet duke marre perseri rruget e Europes. Denoncova sepse besova dhe besoj tek ju. Denoncova sepse kondrabanda dhe korrupsioni nga vete drejtuesit sa vinte dhe rritej. (vetem nje drejtor policie ka qene fisnik, korrekt dhe i ndershem, B.Caushi)

    Në Kapshtice çdo doganier çdo muaj dorezon tek shefi doganes shumen prej 300 mije lek te vjetra si ‘taksë’ rruge policise. Ne piken e hyrjes per Shqiperi i jepet çdo dite 100 euro plus ndarja e fitimit ne piken e kontrollit dhe zhdoganimit. Kondrabanda e fundit me e madhe ishte ajo e disa mauneve te ardhura nga Egjipti me dokumenta fallco me mallra ushqimore dhe faktikisht dolen me vone me Karburant. Kalohen çdo dite me autovetura konfeksione kineze kondrabande, djathi kackavall, mishi, kafeja dhe cigaret pa dokumentacion (vertetohet shume lehte nga kamerat e doganes). Të tjera: Kalimi dhe berja e veprimeve te kamioneve me (rroba te vjetra) me menyre te pershpejtuar vetem me nje prerje fature 200-300 mije leke pa deklarate doganore qe te futen ne sistem. Perfshirja e punonjesve te policise me kalimin e qytetareve te pa ligjshem; Kalimi i lendes drusore ne Greqi kunder ligjit, kalimi dhe mos regjistrimi i mjeteve te renda duke ju shmangur regjimit doganor. Kalimi ne kufirin e gjelber te mjeteve te vjedhura, klandestineve dhe armeve me qender fshatin Bozhigrad etj (shihni letrën bashkëngjitur)

     

     

    Duke mos patur mbeshtetje ne bllokimet dhe sekuestrimet e bera ne dogane, përballë presioneve dhe kercenimeve nga shefat e doganes dhe policise së implikuar vete, duke mos patur, pra, asnje tjeter mundesi u detyrova te denoncoj hapur para disa kohësh. Por gabova. Ata qe une denoncova sot jane me te fuqishem. Edhe nga ju z kryeminister?

    Mosmarrja ne konsiderate e akuzave te mija 100/perqind te vertetueshme nga Ju dhe i ndodhur perballe kercenimeve tejet te renda, u ndjeva pa mbrojtje, ndaj u detyrova te largohem me dy femijet e mij pa deshiren time. E bëra per ti shpetuar hakmarrjes se verber te bashkpunetoreve tuaj.

    Me respektin, besimin, sherbimin ndaj jush denoncova i bindur se ju mbroja ju dhe idealet demokratike, duke luftuar dhe denoncuar korrupsionin dhe kondrabanden. Por perfundova pa motiv, i kercenuar dhe azilant rrugeve te Europes.

    Me respekt

    Urim Gjata

    ******************************

    Urimi (1)“Bosët e kontrabandës venë dhe heqin vetë doganierët”

    “Erdhën më takuan, më testuan sa dija dhe më lanë në mëshirë të kërcënimeve…” – Më poshtë është letra që doganieri Gjata i ka drejtuar redaksisë, shoqëruese me tekstin e letrës që i ka dërguar Berishës. Aty ai përmbledh akuzat që ka paraqitur në denoncimin e parë dhe tregon çfarë i ka ndodhur

    Nga Urim Gjata

    “…Pas daljes së denoncimit tim në media (pasi kisha vene ne dijeni drejtuesit e mij ne institucione dhe kryeministrin) kam patur një takim me z.Bujar Vukaj, drejtor i anti korrupsionit DPD dhe nje funksionar ndihmes i Vukajt, nga LSI-ja.

    Ju shpjegova çdo gjë që dija. Dhe ata sikur te mos kish ndodhur gje, duke regjistruar dhe biseden fshehtas, u larguan. (dhe asgjë nuk ndodhi, përvec kërcënimeve që më erdhën dhe që më detyruan të arratisesha).

    Vura re se ishin me teper te shqetesuar per denoncimin dhe daljen e emrave në shtyp sesa per kondrabanden. Me kerkuan te dinin se sa dija dhe deri ku isha i gatshëm të shkoja me akuzat e mija per kondrabanden ne dogana dhe implikimin e drejtuesve dhe strukturave te shtetit ne kete gje.

    Sigurisht nuk qenka e lehte te perballesh me nje shtet te korruptuar ku mafia dhe kriminelet te lidhur ngushte me pushtetaret sot kane celsat e e vendit. Denoncimi im ne te vetmin vend ku mund te besoja shtypi i lirë, deshtoi. Deshtoi sepse mafia paguan, mafia te vret, mafia te mbyll gojen me rryshfet. Mafja eshte pjese e shtetareve dhe e parlamentareve.

    Nje miku im me tha: Çfare fitove? Te detyruan te largohesh, te kercenuan deri atje sa vetem ti dhe familja jote e di, te larguan me marifet nga puna, ti ishe bere pengese per ta, kete nuk e kuptoje? Të kishin ferre neper kembe, ata i duan njerëzit me pa goje pa veshe pa sy, ti ishe ndryshe?

    Ai kishte te drejte. Megjithate, sado e dhimshme, dikush duhej te fliste te nxirrte te verteten. Por perballe kujt dhe me ke? Me ke duhej te perplasej? Me ata qe drejtojne dhe doganat policine apo ata qe drejtojne dhe mbrojne korrupsionin! Me ata qe krimi i ka vene ne drejtimin e shtetit. Megjithate une fola, do flas dhe nuk do ndalem. Me fakte dhe me te drejte do akuzoj kete pushtet te korruptuar, kete pushtet qe ju ka mbyllur gojen te gjitheve

    Une besova te pakten te shtypi i lire, por edhe atij ja kane mbyllur gojen. Une besova tek drejtesia, por drejtësinë e kane mbyllur ne kafaz. Por une vazhdoj të besoj ke vetvetja, ndaj nuk do ndaloj! Boset e kondrabandes dhe tregtaret pjese e pushtetit, vene dhe heqin doganiere. Ata kane ne dore çdo gje. Edhe vulat ata i kane, te tjeret jane kot.

    UrimiDoganieret jane disa sherbetore te vegjel te pushtetit qe vetem duhet tju sherbejne me besnikeri boseve krimit dhe korrupsionit. Eshte dikush mbas tyre. Heshtja e shtetit flet qartë. Akuzat e mija te drejtperdrejta te kondrabandes dhe krimit te organizuar, në vend të veprimit të shtetit sollën fshehje apo eleminim të provave Kjo qenka puna e tyre dhe jo nxjerrja ne drite e fakteve…. Po une i kam akuzuar, denoncuar dhe perseri do t’i akuzoj. Pyetjet që dua të ndaj me opinionin publik:

    (1) Çfare fshihej ne maunet e ardhura nga Egjipti që përmenda në denoncim? Brenda tyre ishin instaluar bote te fshehte (sic u tha karburant special) dhe kaluan me dokumentacion fallco per mallra konsumi me disa plumba sigurie rresht (gje qe u mor vesh dhe doganieret e turnit). MBETJE RADIOAKTIVE?

    (2) Në zyrat e doganes eshte nje liste me 150 biznesmene, shumica sponsorë te PD-se qe nuk paguajnë detyrimet doganore qindra milione leke duke krijuar evazjon fiskal. Lejohet te kalojne me forcen e urdherit nga shefat pa u prekur.

    (3)Në maunet me dru, nuk ka dru zjarri sic deklarohet, por trupa ahu dhe pishe kondrabande. Me urdher verbal te n/drejtorit te doganave eksportojne jashte ligjit drurin shqiptar.

    (4) Dokumentat e importit jane krejt ndryshe me ato origjinalet. Jane te fallsifikuara si ne llojin e mallit dhe në sasinë e tij, duke i shkaktuar shtetit miliona dhe miliona leke demë, duke ju shmangur takses doganore.

    (5)Makinat e vjedhura ne Greqi dhe klandestinet nga Arabia te ardhur nepermjet Greqise lejohen të kalojne nepermjet Kufirit te Gjelber ne Poncare, Miras, Devoll dhe shperndahen neper pika me destinacion Vloren, Shengjinin dhe Shkodren nen hunden dhe mbrojtjen e policise.

    (6)Policet e thjeshtë jane kthyer ne dy mije lekesha per çdo veture qe kalon doganen, dhe kur nuk u jepen lekë, pranojnë të marrin ullinj portokalle molle dhe cfare te kene udhëtarët ne bagazh.

    (7) Dy oficere të SH.K.B Korcë, V. dhe S. kapën një kamiocine me sheqer kaluar kondrabande ne doganen e Prespes ne Gollomboc –Prespe dhe nga presioni më pas e leshuan. (emrate plotë ndodhen në letrën origjinale në redaksi)

    (8) Ekziston një “taksë e rruges” (300 mije çdo muaj) per drejtorine e policise së Korcës per te shmangur kontrollet apo bllokimin e mallrave kondrabande qe futen nga doganat. “Taksa” si dhe pjesa e shefit te doganes dorezohen çdo dite pas mbarimit te sherbimit.

    (9)Kondrabanda e konfeksioneve qe vine dhe kalojne pa zhdoganuar nga Turqia, Bullgaria dhe Greqia drejt Korces dhe Tiranes është thuajse e përhershme. Sa here eshte kapur nga SHIK dhe krimi Ekonomik dhe pas “marrëveshjes” jane lejuar te vazhdojnë “të punojnë”.

    (10) Kafeja disa dite ne jave ne dogane kalon pa u zhdoganuar dhe cigaret futen nepermjet dyqanit BIFRI ose FRE SHOP.

    (11)Kalimi i konfeksioneve dhe mallrave kondrabande si kafeja dhe cigaret bëhet me ‘lidhje’ mes doganave shqiptare, greke dhe kondrabandisteve. Ato kalojne pa u doganuar ne doganat e brendeshme Greke ne Selanik, apo Kozan Kostur dhe futen me marrveshje ndermjet dy “paleve” te doganave pa u regjistruar. Fakti që shume here, kur jane ndier te kercenuar makinat jane kthyer perseri pa procedure doganore drejt Greqise te ngarkuara me mall, dëshmon se ka nje lidhje të dy fishte ndermjet dy doganave shqiptare dhe greke.

    (12) Futen çdo dite nga Greqia mjetete me tonazh te vogel drejt Korçes me mish brinje dhe te brendeshme bagetish; futen çdo dite mjete me djath kackavall per konsum dhe pica, pa asnje kontoll mjekesor, analize apo procedure doganore; futen kuti vaji te ullirit grek te Kretes bosh dhe mbushja e tyre kryhet ne Korçë, te gjitha pa procedure doganore)

    (13) Lidhja e policise se shtetit dhe gjithe strukturave te tjera me kondrabanden dhe kondrabandistet eshte pika kryesore e zhvillimit dhe stimulimit te kesaj kondrabande: Drejtori i policise merr pjesen e vet, Kufiri te veten gjithashtu, Krimi ekonomik dhe Shish te veten.

    (14) Tashmë sistemi korruptiv ka shkuarv aq larg sa edhe të ndëshkon. Është pezulluar 15 dite nje oficer policie ne doganen e Kapshtices nga shefat dhe e dini pse? Sepse ju fsheu pjesen e nje nate pune te kalimit te kondrabandes !!

    (15) Njëherë na u kërkua të gjithë doganierëve nga 300 mije leke secili. Na u tha që duheshin per “te financuar nje kollone te ndricimit te stadiumit Korce”. Mësuam se lekët (qe u mblodhen nga shefi i doganes) ju derguan këshilltarit të ministrit E.Fundo ne zarf…”

    Kush është Urim Gjata

    Me fillimin e demokracisë në vitin 1990, Urim Gjata u anëtarësua në PD, duke qeë edhe e mik shtëpie i të ndjerit Azem Hajdari. Pasi ndodhën rrëmujat e vitit 1997, Urimi bashkë me dy fëmijët e tij të vegjël të mbetur jetim(gruaja i vdiq nga një sëmundje) emigruan në Selanik. I thirrur direkt nga Sali Berisha, Urim Gjata u bë njeriu kyç i organizimit të PD-së në Greqi duke themeluar degën e kësaj partie. Në çdo miting të opozitës së PD-së, Urim Gjata do të ishte personi kryesor i sigurimit të protestave paqësore që organizonte PD-ja në periudhën 1998-2005. Por Urim Gjata ka qenë një ndër personat kryesorë vendosi lidhjet e PD-së me partinë greke Demokracia e Re.

    Sa herë që në Greqi shkonin përfaqësuesit e PD-së në opozitë Sali Berisha, Besnik Mustafaj, Azgan Haklaj, Genti Strazimiri, Vili Minarrolli, Ridvan Bode.etj, të gjitha detajet për krijimin e kushteve të vizitave të tyre kanë qenë një përgjegjësi e Urim Gjatës. Në vitin 2005 demokratët erdhën sërish në pushtet por në mandatin e parë të tyre, deri në vitin 2009, Urim Gjata vazhdoi të qëndronte emigrant në Selanik dhe u mbajt larg detyrave në Shqipëri.

    Për më tepër në vitin 2007 Gjata ishte personi që denoncoi skandalin e rryshfeteve të konsullatës shqiptare në Greqi, materialin denoncues të të cilit e transmetoi emisioni “Fiks Fare” disa ditë rresht. Megjithe se fitoj onkursin ne vitin 2006 u la pa pune për 4 vjet, u desh një tjetër konkurs në Tetor 2009 që ai të merrrte emërimin pranë DPD, dhe pikërisht në doganēn e Kapshticës. Por rehatia e tij zgjati vetëm dy vite pasi në vitin 2011 nisën dhe përplasjet mes tij dhe atyre që në doganë njihen si “njerëzit e Bodes”.

    Në vitin 2012 këto mosmarrëveshje dhe përplasje u thelluan edhe më shumë, gjë që bëri që katër muaj më parë Urim Gjata të denonconte publikisht dhe me të dhëna spektakolare korrupsionin që sipas tij ka pushtuar doganat shqiptare. Ndonëse foli me të dhëna dhe emra konkretë, asnjë hetim nuk është ndërmarrë deri më sot për akuzat që ka hedhur ish-doganieri.

    Përkundrazi, ai u kërcënua dhe u detyrua të arratisej – sic tregon në këtë letër dërguar së fundmi gazetës “DITA”. Njëra nga letrat i dërgohet drejtpërdrejt Berishës, letra tjetër denoncon shkurt të paktën 15 pika me krime të rënda në të cilat ai vetë ka qenë dëshmitar.

    Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Nuk po i shërbeni islamit, por djallit serb!

 

Nuk po i shërbeni islamit, por djallit serb!

Për disa ditë me radhë shkruam se Serbia është ajo që po ndihmon dhe madje mund të jetë përgjegjësja kryesore për shfaqjen e islamit radikal në Kosovë dhe tani të ISIS-it. Madje tani Serbia po kënaqet kur po sheh frytet e shërbimeve të saja inteligjente në territorin e Kosovës.
Arrestimet e pesë shqiptarëve, eprorët e të cilëve nuk mund të mos jenë të tjerë veçse oficerë të shërbimeve inteligjente serbe, i kanë dhënë jehonë mediat në Serbi, duke propaganduar se ja, Kosova është vatra e re e ISIS-it, dhe bile prej nga po projektohet të sulmohet Serbia.
Pra, serbët e dinin se në Kosovë do të krijohet ISIS-i, atëherë kur nuk kishte fare, e dinin se do të arrestoheshin, dhe tash e dinë se prej tyre do të sulmohen.
Dhe nuk kanë se si të mos e dinë, sepse e gjitha po rrjedh sipas skenarit serb. Financuan për vite të tëra së bashku me arab dhe shërbime të tjera, zhvillimin e një fryme radikale islamike që as nuk ekzistonte në Kosovë, përveç disa celulave të vogla, që i kishte krijuar Serbia millosheviçiane, për ti përdorur për kohët e reja, pas ndarjes së Kosovës – pavarësimit.
Pastaj këto celula radikale u rritën dhe u shtuan pabesueshëm e vrullshëm, meshkuj dhe gra që vraponin nëse jo pas pornofilmave, sigurisht duke zbuluar çdo hir të tyre, njerëz që nuk kishin lexuar kurrë më shumë se një libër shqip, dhe që për pak para filluan të lexonin kuranin, të vishnin pantallona të shkurtra dhe gratë të mbuloheshin, pavarësisht triumviratit me djallin që kishin pasur, tash po kalonin në një djallëzi të re.
Kështu që shumë shpejt, gjërat shkuan në një rrjedhë të papritur për ne, të hutuar pas vlerave të ëndërruar që do të ofronte për ne bashkësia ndërkombëtare, e cila Kosovën do ta kthente në parajsë, meqë për neve kishte hyrë në luftë me Serbinë, nuk do mend se më lirë do ti kushtonte paqja të na ndihmonte, që ne të ishim njerëzit më të lumtur të botës, ani pse as punonim, dhe as po nguteshim ta krijonim shtetin, dhe pas krijimit të tij ta forconim shtetin ligjor dhe demokracinë.
Kështu që në këtë kaos, duke pasur Kosova shërbime ilegale katastrofale inteligjente si SHIK-u, pjesëtarë të cilit me shumë gjasa do të ktheheshin edhe në informator të Serbisë, dhe kështu që do të kishin në dispozicion paratë e veta dhe më të shumtat të arabëve, dhe ndihmën inteligjente të ndonjë vendi mik europerëndimor, dhe ngadalë, por sigurt do të krijonin mbështetje të fuqishme për të krijuar skenarin, fatkeqësinë dhe tragjiken e të cilit tash po e ndjejmë.
Tash kur ndodhën pesë arrestimet në liqenin e Badovcit, u lëshuan trumbetat serbe, Kosova ka celula ISIS-i, nga Kosova do të sulmohemi. Pra, ajo që kishim paralajmëruar se këto celula po krijohen nga Serbia, për “t’i demonstruar botës se Kosova është vendi më i rrezikshëm në Europë, dhe çerdhe e ekstremizmit radikal islamik”, po ndodhin.
Esenca e të gjithë këtyre thirrjeve tona ishte se shqiptarët para se të integrohen në këto grupe radikale islamike duhet ta dinë se nuk po i shërbejnë islamit, por para së gjithash djallit serb për ti shkatërruar shtetet shqiptare dhe gjithë shqiptarinë! I. M.

Kategori
Uncategorized

Shqiptari Hasan Tahsin Mesarea, Gjeneral-pashai me famë që u dhuroi grekëve Selanikun më 1912-n.

6.Caste nga dorezimi i Selanikut grekeve, 1912, autor Q.Mesareja
Arben LLALLA / Historian

Selaniku është kryeqendra e Greqisë së Veriut. Unë jetova dhe punova rreth 12 vjet në këtë qytet. Gjatë qëndrimit tim u mora dhe me studime historike që lidheshin me jetën politike-shoqërore të shqiptarëve që nga koha e perandorisë osmane e deri më sot. Gjatë kësaj kohe mësova se në Selanik ka jetuar disa vite Ismail Qemal Vlora, mbreti Ahmet Zogu qëndroi pak muaj mbas largimit nga Shqipëria në vitin 1939. Në qytetin e Selanikut është vrarë ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Prishtina, më 12 gusht 1933. Gjatë kohës së kryengritjes së turqve të rinj (Xhonturqve), në korrik-gusht të vitit 1908, Çerçiz Topulli, Bajo Topulli dhe Mihal Grameno, qëndruan disa ditë në Selanik. Në fillim të shekullit të 20-të Kristo Luarasi ngriti këtu shtypshkronjën “Mbrotësia”. Në vitin 1916, në qytetin e Selanikut forcat greke të ndihmuar nga ushtria franceze pushkatuan atdhetarin e shquar Themistokli Gërmenjin. Bashkësia shqiptare në Selanik ka pasur edhe varrezat e saja në lagjen e sotme Triandhria. Vendi i varrezave të shqiptarëve ka qenë i blerë nga familjet shqiptare që kanë jetuar dhe punuar në Selanik në kohën e Perandorisë Osmane. Këto varrezat u shkatërruan nga qeveria greke në vitin 1983. Eshtrat e mijëra të vdekurve u zhdukën, përveç disa të cilat i tërhoqën familjarët e tyre që jetonin ende në Selanik atë vit.

Me Selanikun lidhet një ngjarje tjetër shumë e rëndësishme për shqiptarët dhe për Greqinë, është ngjarja e 26 tetorit 1912, kur komandanti turk me kombësi shqiptare, gjenerali Hasan Tahsin Pashë Mesarea (1845-1918), pas largimit të turqve, ua dhuroi grekëve dhe jo bullgarëve qytetin e Selanikut. Hasan Tahsin Pasha, pasi ua dha grekëve Selanikun, u largua, në fillim për në Francë e më pas në Zvicër. Vdiq në vitin 1918, në Lozanë të Zvicrës, ku dhe u varros. Por varrimi i tij ka një odise të gjatë dhe, natyrisht, të dhimbshme, pasi varroset dhe zhvarroset tri herë.

Hasan Tahsin Pashë Mesarea kishte 7 fëmijë, prej të cilëve vetëm 3 jetuan, dy djem dhe një vajzë. Njëri nga djemtë e tij, Qemal Mesarea ka qenë ambasador i Shqipërisë në Athinë më 1933-1934. Ai u martua me një greke dhe vdiq në vitin 1968. Vajza e vetme e Hasan Tahsin Pashës u martua në Turqi. Kurse djali tjetër i tij, quhej Qenan Mesarea (1889-1965). Gjenerali Hasan Mesarea ka shërbyer si komandant i përgjithshëm i trupave osmane në Jemen, Siri, Irak, Qipro, Kretë dhe së fundmi në Selanik. Gjatë kohës që ka shërbyer në Kretë, ai lidhi miqësi me Venizelon, i cili pas dhurimit pa luftë të qytetit të Selanikut, si shpërblim e ndihmoi më vonë familjen Mesarea që të largohej për në Francë dhe të fitonte shtetësinë greke. Hasan Tahsin Mesarea i përket ajkës së shqiptarëve që kanë studiuar në shkollën e mesme Zosimea të Janinës. Siç dihet në këtë gjimnaz kanë ndjekur mësimet Konstandin Kristoforidhi, Ismail Qemali, Hoxhë Hasan Tahsimi, Ali Asllani, Abedin Pash Dino, Naim dhe Sami Frashëri, Sali Nivica, Aleksandër Xhuvani e shumë shqiptarë të tjerë që u dalluan për protagonizëm në të gjitha situatat historike që kaloi Shqipëria në kohën e tyre.

Historia e Hasan Tahsin Mesaresë është një nga historitë e shumta të ushtarakëve shqiptarë që i kanë shërbyer ushtrive të huaja. Rrugëtimi i Hasan Tahsin Mesaresë nisi në vitin 1845, në fshatin Mesare, në Jugun e Shqipërisë (Mesare do të thotë mes-are, fshat i vendosur në mes të arave, një fshat i vogël i besimit mysliman. Ky fshat fatkeq ndodhej pranë Leskovikut. Themi fatkeq, sepse ai nuk ekziston më. Në vitin 1913 Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve brutalisht e ndau këtë fshat më dysh, gjysma mbeti këtej kufirit shqiptar dhe gjysma tjetër iu dha Greqisë. Pas kësaj fshatarët e të dyja pjesëve e braktisën vendlindjen e tyre dhe shkuan shumica në qytetet e Shqipërisë, sidomos në Korçë, Kolonjë, Durrës dhe në Tiranë) dhe përfundoi në 2006, në Veriun e Greqisë, në qytetin e Selanikut. Hasan Tahsin Mesarea ishte një ushtarak vizionar i cili shpëtoj jetët e mijëra qytetarëve të kombësive të ndryshme që jetonin në qytetin e Selanikut. Akti i tij për dhurimin me paqe të këtij qyteti tregon shpirtin human të një njeriut të cilit i takon nderi më i madh për shpëtimin e Selanikut nga shkatërrimi nën grykat e topave të tri ushtrive, turqve, bullgarëve dhe grekëve.

Historianët grekë çlirim e Selanikut ia dedikojnë komandanti të ushtrisë greke, Konstandin apo Venizelosit, por këto merita janë të pavlera përpara aktit human, zgjuarsisë dhe urtësisë të gjeneral-pashait Hasan Tasin Mesaresë, i cili preferoi më mirë dorëzimin me nder se sa të derdhej gjaku lumë. Në çastin e dhurimit të Selanikut, gjeneral Mesarea kishte 26.000 ushtarë nën komandë dhe preferoi më mirë t’u shpëtonte jetën se sa të vriteshin në një betejë të kotë dhe të panevojshme pas një armëpushimi.

Ja si gjenerali shqiptar u dhuroi grekëve me dorën e tij “çelësin” e Selanikut

7.Komandanti grek, Kostandini dhe Hasan Tahsin MesareaPas luftimeve të gjata midis forcave turke dhe forcave të ushtrisë greke në Greqinë e Veriut u arrit armëpushimi. Gjenerali turk me kombësi shqiptare Hasan Tahsin Pasha, në 26 tetor 1912, kishte firmosur dhurimin e qytetit grekëve dhe po përgatitej të largohej bashkë me ushtrinë për në Turqi. Më 27 tetor, të dërguarit e krye-gjeneralit të ushtrisë bullgare Teodorov, duke mbajtur flamurin e bardhë u takuan me gjeneral Hasan Tahsinin. Bullgarët përfaqësoheshin nga një kolonel, dy oficerë dhe kapiteni Standov, që më pas u bë ambasador i Bullgarisë në Paris. Gjatë bisedës kapiten Standovi shprehu befasinë dhe pakënaqësinë për dorëzimin e Selanikut grekëve, pasi, siç tha ai, ushtria bullgare kishte hyrë duke luftuar disa herë në Selanik. Prandaj gëzonte të drejtën që të marrë në dorëzim në emër të naltmadhnisë së tij Carit të Bullgarisë. Por gjeneral Hasan Tahsini u kujtoi bullgarëve se ushtria turke kishte pasur kundërshtar lufte për Selanikun vetëm ushtrinë greke. Koloneli kryetar i përfaqësueses bullgare mbas këtyre fjalëve u përgjigj me tërbim se para pak orëve ushtria bullgare kishte luftuar kundra ushtrisë turke në rrethinat e Selanikut, prandaj duhej të përgatitej menjëherë një shkresë e posaçme, sipas të cilës qyteti i Selanikut u dorëzohej ushtrisë bullgare. Ndonëse tashmë i mundur, gjenerali Hasan Tahsin Pasha me kryelartësi tha JO. Atëherë me diplomaci ndërhyri kapiten Standovi për të qetësuar përshtypjen e keqe që kishte lënë koloneli bullgar, duke thënë se mbas një përgjigje pozitive për bullgarët, Hasan Tahsin Pasha do të vlerësohej nga kryegjenerali Todorov dhe ushtria e tij.

Pas dy orë bisedime pa bindur gjeneral Tahsinin, kapiten Standovi shprehu dëshirë të bisedonte vetëm për vetëm me djalin e gjeneralit, adjutantin Qenan Mesarea. Pasi kaluan në një sallë veçmas, zoti Standovi nxori nga çanta e tij një çek të një banke londineze me një shumë marramendëse, që ia dha adjutant Mesaresë, duke pëshpëritur se çeku ishte shpërblimi për një firmë të thjeshtë të babait të tij. Në atë çast Qenan Mesarea mbeti i hutuar dhe u kthye në zyrë duke refuzuar shpërblimin. Pasi dështuan kërcënimet dhe shpërblimet e ndryshme, përfaqësuesit bullgarë kërkuan që gjeneral Hasan Tahsin Pasha t’u jepte një kopje të protokollit të dorëzimit të Selanikut forcave të ushtrisë greke. Pasi morën kopjen e protokollit të dorëzimit të qytetit të Selanikut forcave greke, përfaqësuesit e ushtrisë bullgare u larguan për të mos u kthyer më kurrë.

“Arhondi i Janinës”

1.Qenan Mesarea, autoportretS’dihet pse, për atë historinë e famshme bashkë me të atin në Selanik më 1912, për atë që ishte i biri i një gjeneral-pashai të njohur, për atë që kishte marrë të shoqen në një nga dyert më të mëdha dhe më të pasura të Çamërisë, për atë karizmën dhe sharmin e spikatur fizik dhe intelektual që reflektonte në rrethet shoqërore, për profesionalizmin dhe talentin e madh në artin e pikturës, zejen e tij të zemrës, apo për të gjitha këto së bashku, ai është quajtur “Arhondi i Janinës”, qytetit ku kaloi pjesën më të madhe të jetës, ku dhe mbylli sytë përgjithmonë.

Qenan Mesarea, djali i Hasan Tahsin Pashë Mesaresë, u martua në Janinë me Rafetën,vajzën e shqiptarit Mustafa Pasha, që ishte pasanik më i madh i Çamërisë dhe gjithë Epirit. Pas mbarimit të shkollës në Janinë, studioi në shkollën Gallatasarait në Stamboll. Në fillim Qenani punoi adjutant i babait të tij, gjeneral Hasan Tahsinit. Ai ishte piktor i vetë mësuar dhe pas martesës më 1934, u vendos në qytetin e lindjes, Janinë. U mor me pikturë dhe shumë vepra të tij gjenden tek koleksionistët privat dhe në Shtabin e Armatës së Tretë të ushtrisë greke në Janinë, në klubin e oficerëve në Selanik e gjetkë. Një nga pikturat e rëndësishme është çasti kur babai i tij, gjenerali Hasan Tahsin Pasha firmosi dokumentin e dhurimit të qytetit të Selanikut grekëve në 26 tetor 1912. (Kjo foto është vendosur si foto kryesore edhe në çeljen e këtij shkrimi).

Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ndodhen disa punime të Qenan Mesaresë, që përbën një koleksion të rrallë dhe që është nder për këtë institucion. Këto punime piktori i ka lënë kur ka hyrë e ka dalë disa herë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me shumë artistë shqiptarë të kohës. Fatkeqësisht, në vitet e regjimit komunist atij iu ndalua hyrja në Shqipëri, çka do ta ketë prekur rëndë shpirtin e tij të ndjeshëm prej artisti.

Nëpër penelin e tij kaluan peizazhet e liqenit të Janinën, shpendët e ndryshme, çaste të çlirimit të Selanikut dhe Janinës. Është njëri nga hartuesit e kufirit të Greqisë së Re. Vdiq në vitin 1965, dhe u varros sipas dëshirës së tij në varrin familjar në varrezat shqiptare të Selanikut. Pas prishjes brutale nga shteti grek të këtyre varrezave eshtrat e tij u rivarrosën në një varr me babanë e tij më 2006. Për nder të figurës artiste të Qenan Mesarea, qyteti i Janinës ka një rrugë me emrin e tij, Kenan Mesare. Prefektura e Janinës ka botuar edhe një album me pikturat e Qenan Mesaresë si pjesë e propagandës turistike të këtij qyteti.

Djali i Qenan Mesare, Shahini i njohur me emrin Serxhio ose Ini Mesarea ka lindur në Janinë më 1936, u martua me Margarita Arvanitidhu, dhe bashkëshortja e tij ishte me origjinë shqiptare. Nga kjo martesë patën vetëm një fëmijë, Aleksandrën. Shahin-Ini Mesarea ndoqi gjimnazin Zosimea të Janinës dhe më tej u diplomua në Romë më 1962, dega Arkitekturë. Vajza e Shahin Mesaresë, Aleksandra ka punuar deri pak vitesh në zyrën e Greenpeace.

Deformime të qëllimta të historiografisë greke

pasawHistorianët grek rreth ngjarjeve që kanë lidhje më familjen Mesarea hedhin teza gënjeshtërta, duke shtrembëruar të vërtetën dhe ushqyer lexuesin me histori të shtrembëruar. Ata na i paraqesin personazhet e njohur në versione në të cilat nuk kanë qenë asnjëherë:

Historianët dhe studiuesit grekë shkruajnë se gruaja e gjeneral Hasan Tahsin Mesarea ishte greke e fesë myslimane. Këtë tezë e paraqesin vetëm e vetëm për të përfituar vlerat e larta të piktorit Qenan Mesaresë, për të cilin thonë se ka gjak grek nga nëna. Por deri më sot asnjë historian dhe studiues grek s’na ka ofruar fakte se si quhej gruaja e Hasan Tahsin Mesaresë, pra nëna e Qenanit, nga cili vend ishte, etj. Kështu, çdo tezë se gruaja e gjeneral Mesaresë është greke bie poshtë. Gruaja e Hasan Tahsin Mesaresë kishte shoqëri të ngushtë me gruan e Mustafa Pashës, pasanikut më të madh të Çamërisë. Kjo shoqëri e ngushtë u bë shkak që Qenan Mesarea të martohej më 1934 me Rafetën, vajzën e shqiptarit Mustafa Pasha. Siç dihet Kushtetuta e shek. 19 dhe fillim të shek. 20 përcaktonte qartë se kush quhej grek. Grek quhej ai njeri që i përkiste besimit ortodoks. E si paska qenë greke gruaja e Hasan Tahsin Mesaresë dhe nëna e Qenanit, kur ajo i përkiste besimit mysliman!?…

Historikisht grekët festojnë çlirimin e Selanikut, por e vërteta është se Selaniku nuk u çlirua, por u dhurua nga gjenerali Hasan Tahsin Mesarea. Ky akt i madh ka të bëj me botën humane dhe njerëzore të këtij ushtaraku që preferoi të shpëtoj jetët e mijëra qytetarëve që i përkisnin kombësive dhe besimeve të ndryshme se sa të masakroheshin. Nuk besoj se në Ballkan ka ndodhur ndonjëherë një akt i tillë i dhurimit me paqe dhe pa kushte të ndonjë qyteti apo kështjelle. Pra, qyteti i Selanikut nuk është çliruar e as dorëzuar, por është dhuruar, kjo gjë del qartë nga dokumentet historike, sepse gjeneral Mesarea ka patur mundësi t’iu dhuronte bullgarëve. Nëse do bëhej një akt i tillë, nuk e dimë se si do ishin kufijtë dhe politika ballkanike sot.

Dhurimi i Selanikut u bë pa luftë, pa asnjë kusht dhe për këtë Porta e Lartë e dënoi me vdekje gjeneral Hasan Tahsin Mesarenë dhe djalin e tij, Qenanin. Familja Mesarea u largua për në Francë me ndihmën personale të Venizelosit i cili më tej do t’u jepte edhe shtetësinë greke. Nuk është dëgjuar asnjëherë që të ndihmohet një kundërshtar lufte i dorëzuar pa kushte dhe të pajiset me shtetësinë e shtetit që pak kohë më parë kishte luftuar me armë!?

Grekët festojnë si datë të çlirimit të Selanikut, 28 tetorin, 1912, por ajo ditë në të vërtetë s’ka qenë ditë e çlirimit. Më 28 tetor, 1912, ora 11 paradite, komandanti i trupave greke, Konstandini hyri zyrtarisht me flamurin grek në Selanik dhe në mesditë në kishën e Shën Minas u mbajt mesha fetare. Më 29 tetor në Selanik mbërriti dhe mbreti Gjeorgjio.

Historia e familjes Mesare është njëra nga ato historitë e shumta të familjeve shqiptare që kanë dhënë një kontribut të madh Greqisë moderne. E pash të arsyeshme t’i rikthehesha edhe njëherë historisë të gjeneral Hasan Tahsin Pashë Mesaresë, e cila, besoj se ka vend për plotësime edhe në të ardhmen për të zbardhur figurën dhe kontributin e familjes Mesarea në të mirën e Greqisë moderne.

Tre varret e Hasan Tahsin Pashës

3.Varri i sotem i Hasan dhe Qenan Mesarese në Muzeun e Luftërave Ballkanike, 25 km larg SelanikutHasan Tahsin Pasha u varros aty ku dhe vdiq, në Lozanë të Zvicrës. Kjo ishte edhe hera e parë. Në vitin 1937 Hasan Tahsin Pasha ç’varroset dhe eshtrat e tij u varrosën për herë të dytë në varrezat e shqiptarëve në Selanik, në varrin familjar Mesarea. Pasi u prishën varrezat shqiptare më 1983, përsëri ç’varroset dhe rivarroset në varrezat e Malakopit, ku eshtrat i qëndruan 23 vjet. Më 2006, eshtrat e Hasan Tahsin Pashës do të ç’varrosen për të tretën herë për t’u rivarrosur me nderime të larta ushtarake bashkë me eshtrat e djalit të tij, Qenanit, në Muzeun e Luftërave Ballkanike që ndodhet 25 km larg Selanikut në drejtim të qytetit të Edesës. Ndërtesa që është kthyer në Muze ka shërbyer për bisedime midis gjeneral Mesaresë dhe komandantit të ushtrisë greke, Kostandinit nga 25-26 tetori 1912. Në vitin 2012, Kristo K. Kristodhulos botoi librin me titull Tre Varret e Hasan Tahsin Pashës, promovomi i këtij libri u bë në dhjetor të 2012 në qytetin e Selanikut.

Kategori
Uncategorized

Greqia në shitje, Buffett blen një ishull për 15 mln euro.

Ndërkohë që drama greke vazhdon, pasanikët janë sulur mbi Greqi për të blerë ishuj me çmime të lira. Pas aktorit të njohur Johnny Depp, Spiegel raporton se edhe miliarderi i njohur amerikan, Warren Buffett, ka dalë për pazar në Greqi. Qëllimi i njërit prej njerëzve më të pasur në botë është që të blejë prona të patundshme. Sipas Spiegel, ai e ka blerë tashmë një ishull për 15 milionë euro. Bëhet fjalë për ishullin Agios Thomas. Ishulli është 40 minuta larg Athinës me taksi ujore. Sipas Spiegel, pas krizës, çmimet e ishujve grekë kanë rënë në mënyrë drastike. Revista shkruan se për 1.6 milionë euro mund të blesh një mini-ishull. Por kaq kushton një banesë në disa prej qyteteve të mëdha në botë. Ndërkohë pasanikët rusë janë vërsulur po ashtu për të blerë ishuj. Në vitin 2013, vajza e oligarkut rus Dimitri Ribolovlev bleu ishullin Skorpios për 158 milionë dollarë.

Kategori
Uncategorized

ISIS’s commander ‘is forced to do Cersei Lannister-style walk of shame as he is paraded through town before being hanged in Libya’…

ISIS' 'second-in-command forced to do Cersei Lannister-style walk of shame

  • Abu Nabil Al-Anbari captured during fighting in the Libyan city of Derna
  • He was paraded through streets lined with people and led to the gallows
  • Sources who have seen the footage say it was to deter would-be defectors
  • Public execution resembles iconic scene from TV show Game of Thrones
  • Lead character made to walk naked through streets to ‘atone for her sins’

Abu-Nabil Al-Anbari, who was dispatched to set up an Islamic State branch in Libya, was caught by a rival Islamist group while fighting for control of the strategically important city of Derna.

Sensational reports suggest he was then marched through the streets as onlookers taunted him, led to the gallows and executed in front of the baying mob.

Cersei Lannister, a lead character in the popular fantasy-drama Game of Thrones, was forced to strip off and walk through the streets as furious crowd jeered and threw food at her in the show’s season finale.

Executed: ISIS's second-in-command Abu-Nabil Al-Anbari (pictured) was allegedly forced to do a walk of shame through the Libyan city of Derna before he was hanged to death

Executed: ISIS’s second-in-command Abu-Nabil Al-Anbari (pictured) was allegedly forced to do a walk of shame through the Libyan city of Derna before he was hanged to death

Mimic: Cersei Lannister (pictured), a lead character in the popular fantasy-drama Game of Thrones, was forced to strip off and walk through the streets during the show to 'atone for her sins'

The public execution was described to the Daily Beast by two sources who allegedly saw footage of the shaming and hanging of Al-Anbari.

One source told the website how the ISIS commander was marched through the street ‘Cersei Lannister-style’, referring to the queen mother in Game of Thrones who was forced to walk naked through the streets to ‘atone for her sins’.

The public nature of Al-Anbari’s execution, which reportedly took place in mid-June, was meant to deter followers of the unnamed jihadi group from joining ISIS. It mirrors the gruesome execution videos its rivals have become infamous for.

Last summer, Islamic State leader Abu Bakr al-Baghdadi sent his close associates to Libya to try and negotiate alliances with local groups, according to the Wall Street Journal.

They were supposedly led by Abu Nabil al-Anbari, a former al-Qaeda operative.

He was tasked with merging ISIS with local jihadist groups in the north-African nation who had come under pressure from anti-terrorist offensives in the neighboring states of Egypt, Mali and Tunisia. T

ISIS are supposedly making millions out of taxing gangs who are smuggling people out of Libya and across the Mediterranean into Europe, an investigation claimed in May.

The terror group are allegedly demanding half the profit from vessels making the dangerous crossing – commanding up to £60,000 per boat – which is then used to fund their activities.

Territory: ISIS is thought to control some territory in Libya and in February, a video appeared to show cars carrying the notorious black flag of Islamic State (pictured) as they drove through the country

Territory: ISIS is thought to control some territory in Libya and in February, a video appeared to show cars carrying the notorious black flag of Islamic State (pictured) as they drove through the country

Atrocity: ISIS was blamed for the bloody executions of 21 Egyptian Christians on a beach in Libya (pictured) in February
Kategori
Uncategorized

Shqipëria rikthehet në listën e vendeve për trafik prostitucioni.

Në Shqipëri është aktivizuar trafiku i prostitucionit drejt vendeve të BE.

Shqiptaret, nigerianet, vietnamezet dhe rumunet zënë vendin e parë të grave të trafikuara në Britaninë e Madhe. Të dhënat vijnë nga Ministria e Brendshme britanike pas dënimit të 11 personave që kishin trafikuar qindra vajza për prostitucion dhe punë të rënda nga Hungaria në Britani. Sipas një raporti të “Reuters”, mbi 13 mijë viktima të skllavërisë moderne në Britaninë e Madhe janë të detyruara të punojnë në ndërmarrje dhe në bujqësi, janë shitur për prostitucion nëpër shtëpi publike apo mbahen si shërbyese nëpër shtëpi. Shumica e tyre vijnë nga Shqipëria, Nigeria, Vietnami dhe Rumania.

Në rastin e trafikantëve nga Rumania, të paktën 250 vajza ishin trafikuar për t’u shfrytëzuar për prostitucion në shtëpi publike në Londër dhe Peterborou. “Ndërsa në shumë raste të tjera vajzat kanë punuar në mënyrë vullnetare nëpër shtëpitë publike, në këtë rast ato ishin trafikuar për t’u shfrytëzuar dhe për t’u mbajtur nën kontroll. Vajzat duhet të paguanin më shumë se gjysmën e fitimeve për privilegjet që u bëheshin duke punuar në shtëpitë publike që drejtoheshin nga të pandehurit”, u shpreh prokurori Baljit Ubhey në një deklaratë. Ai tha se shpresonte që ky rast të dëshmonte vendosmërinë e autoriteteve britanike për të bashkëpunuar me partnerët në vendet e tjera për të goditur krimin e organizuar të përfshirë në shfrytëzimin e prostitucionit.

Grupi i të dënuarve përbëhej nga burra dhe gra të moshave nga 28 në 53 vjeç. Ata u dënuan nga 20 muaj në 14 vjet burg. Një prej tyre u dënua edhe për dy raste përdhunimi. Industria e trafikut të femrave dhe prostitucionit mendohet se gjeneron rreth 150 miliardë dollarë fitime në vit. Britania kaloi një ligj të ri në mars që ashpërson dënimet kundër trafikantëve. Shqetësimi i ngritur nga Ministria e Brendshme britanike është konstatuar edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit, i cili i ka kërkuar qeverisë shqiptare “të hetojë dhe ndjekë penalisht në mënyrë energjike kundravajtjet e trafikimit dhe të dënojë dhe ndëshkojë autorët e kundravajtjeve të trafikimit; të sigurojë që viktimat të kenë akses tek ndihma, mbështetja dhe mbrojtja specifike për viktimat, përfshi shërbimet e riintegrimit, të tilla si trajnimi profesional dhe kujdes falas të shëndetit publik; të ofrojë financim për OJQ-¬të për strehat dhe shërbimet e ndihmës për viktimat, përfshi nëpërmjet Fondit të Posaçëm për Parandalimin e Krimeve; të zgjerojë njësitë e përbashkëta të lëvizshme që administrohen nga grupet e shoqërisë civile dhe agjencive ligjzbatuese për të rritur identifikimin e viktimave; të trajnojë prokurorë dhe gjykatës mbi amendamentet ligjore të fundit lidhur me trafikimin; të trajnojë personelin mjekësor të strehave që administrohen nga shteti mbi mbështetjen me viktimën në qendër; të trajnojë më tej policinë dhe zyrtarë në nivel vendor për të rritur numrin e viktimave të identifikuara dhe të ndihmuara; të vazhdojë të trajnojë inspektorët e punës dhe të tjerë zyrtarë mbi identifikimin e viktimave; të trajnojë zyrtarët në njësitë për mbrojtjen e fëmijëve për të rritur identifikimin e treguesve të trafikimit dhe për të referuar viktimat në shërbimet e përshtatshme”. Por megjithë këto kërkesa të parashtruara nga Departamenti i Shtetit në Shqipëri asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi rrjetet e trafikut të prostitucionit janë aktivizuar edhe më shumë.

Raporti i DASH: Shqipëria, vend burim për trafikimin.
Departamenti i Shtetit të SHBA në raportin e fundit për Trafikimin e Personave e cilëson Shqipërinë si një vend burimi dhe destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe për punë të detyruar. Në raport thuhet se femra dhe fëmijë shqiptarë i nënshtrohen në radhë të parë trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual brenda Shqipërisë dhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Grupe kriminale, thekson raporti, rekrutojnë me anë të mashtrimit femra me oferta për punësim si kameriere, banakiere, kërcimtare, apo këngëtare në vendet fqinje, specifikisht në Kosovë, Greqi dhe Maqedoni dhe i nënshtrojnë ato ndaj trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual. Një problem që raporti e cilëson në rritje, është ai i fëmijëve romë që i nënshtrohen lypjes së detyruar dhe formave të tjera të punës në Greqi, Kosovë dhe brenda Shqipërisë. Raporti vlerëson se qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, ajo është duke bërë përpjekje domethënëse për ta bërë këtë.

Në një vend ku nuk sundon shteti ligjor është larg BE.

“Një vend ku nuk sundon shteti ligjor e ka të largët rrugën drejt Bashkimit Europian”. Me këto fjalë, ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin bëri të qartë se pa përmbushjen e reformave nga ana e qeverisë shqiptare nuk ka hapje negociatash me Bashkimin Europian. Deklaratat ambasadorja e BE i bëri gjatë një ceremonie diplomimi ku u bëri thirrje të rinjve të mos ikin nga vendi i tyre. Vlahutin deklaroi se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë për t’u anëtarësuar në BE. Investimi tek dija është çelësi që hap portën e unionit, tha ajo, duke apeluar për sundim të shtetit ligjor dhe luftë kundër korrupsionit. Një vend që nuk e bazon zhvillimin e tij tek dija, një vend ku nuk sundon shteti ligjor, e ka të largët rrugën drejt Bashkimit Europian. “Duhet të siguroheni që të ketë sundim efikas të ligjit, por edhe ndryshime të tjera strukturore në sisteme të tjera, si administrata publike, shërbimet publike, energjia, uji, mjedisi, që të gjitha këto të menaxhohen në mënyrën e duhur. Parakusht që të ndodhin këto ndryshime është vullneti i gjithë shoqërisë për të ndryshuar diçka në vend, por çelësi i këtij vullneti është dija, arsimimi”, tha Vlahutin. “Ato shtete që investojnë më shumë në kërkimin shkencor dhe te dija janë dhe vendet më të zhvilluara dhe kapitali njerëzor është kapitali më i çmuar në botën e sotme. Ajo që i nevojitet Shqipërisë në këtë moment nuk janë ndërtesat, më shumë makina apo më shumë rrugë, Shqipëria ka nevojë për njerëz, për njerëz me njohuri, për të ditur si të krijojnë më tej, si të menaxhojnë, si të qeverisin e si të shkëlqejnë. Shqipëria ka nevojë për ju!”, u shpreh ambasadorja e BE. Që prej janarit nga Shqipëria po largohen mijëra persona në kërkim të një të ardhmeje më të mirë në vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian. Në lidhje me këtë situatë dramatike, ambasadorja Vlahutin iu kërkon veçanërisht të rinjve, që dijet për të cilat diplomohen t’i vënë në dispozicion të zhvillimit të vendit. “Unë kam shumë besim tek e ardhmja juaj dhe ne si Bashkim Europian po bëjmë gjithçka është e mundur që të krijojmë mjedisin, në të cilin ju do të keni mundësinë të përdorni potencialet tuaja. Një mjedis për sundimin e duhur të ligjit, një mjedis ku nuk ka korrupsion, nuk ka presion politik, ku më i miri mund të përdorë talentet e veta për të mirën e të gjithëve. Por dhe ne kemi nevojë për ju, sepse pa ju, kjo gjë nuk do të kishte kuptim. Ju lutem përdorni të gjitha mundësitë që të udhëtoni e të mësoni më shumë, por ju lutem, kthehuni në Shqipëri dhe qëndroni këtu. Na ndihmoni që të sjellim standardet europiane që Shqipëria të jetë aty ku i takon të jetë, në familjen e demokracive europiane”, theksoi Vlahutin.

Kategori
Uncategorized

Kthimi i azilkerkuesve.

1
Add a comment…
Kategori
Uncategorized

DOSJA E SIGURIMIT TË SHTETIT – Emrat e 315 intelektualëve dhe artistëve ne survejim


Dosja përmban një listë e gjatë ku figurojnë rreth 315 emra intelektualësh, të skenës, ekranit, artit, kulturës dhe letrave shqipe, ku midis tyre janë edhe mjaft personalitete të shquara si: Petro e Gjergj Zheji, Rikard Ljarja, Sali Shijaku, Marie Kraja, Naum Prifti, Bujar Kapexhiu, Gëzim Erebara, Luigj Gurakuqi etj., ishin objekt survejimi dhe ndjekjeje nga organet e Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumenti është nxjerrë nga arkivat e shtetit shqiptar dhe mban siglën “Tepër sekret”, i përket vitit 1978

Për herë të parë “Gazeta Shqiptare” publikon sot dokumentin “Tepër sekret” të Sigurimit të Shtetit të vitit 1978, i nxjerrë para pak kohësh nga arkivat e shtetit shqiptar, ku një listë me rreth 315 intelektualë, pjesa më e madhe e tyre, emra mjaft të njohur të artit, kulturës, skenës, ekranit dhe letrave shqipe ishin vënë në ndjekje nga shërbimet sekrete të diktaturës, duke u survejuar hap pas hapi për veprimtarinë e tyre. Dosja është “Ekzemplar i vetëm” – “A res. personal” dhe mban datën 16. 08. 1978. Kjo dosje që mban firmën e ish-zëvendësdrejtorit të Punëve të Brendshme, Zef Loka përmban listën me emrat e 315 intelektualëve të kryeqytetit që ndiqeshin nga Sigurimi. Lista ndodhej në dosjen e punëtorit operativ që ka shërbyer në një periudhë të caktuar kohe, i cili për shkak të transferimit të tij në një detyrë tjetër, ia ka dorëzuar atë kolegut pasardhës. Dosja përmban një listë e gjatë ku figurojnë rreth 315 emra intelektualësh, të skenës, ekranit, artit, kulturës dhe letrave shqipe, ku midis tyre janë edhe mjaft personalitete të shquara si: Petro e Gjergj Zheji, Rikard Ljarja, Sali Shijaku, Marie Kraja, Naum Prifti, Bujar Kapexhiu, Gëzim Erebara, Luigj Gurakuqi etj., ishin objekt survejimi dhe ndjekjeje nga organet e Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumenti është nxjerrë nga arkivat e shtetit shqiptar dhe mban siglën “Tepër sekret”, i përket vitit 1978. Lista e 315 intelektualëve është e kategorizuar në disa grupime, si p.sh: “Persona të regjistruar që i përkasin Drejtimit të Kundërzbulimit”, “Persona që i përkasin drejtimit të Grupimeve Kundërrevolucionare”, etj. Ky dokument është 100 % autentik dhe është një nga dokumentet e asaj periudhe, pra të para viteve ’90, kur ka funksionuar arma jonë e Sigurimit të Shtetit. Ky dokument ka të bëjë me dorëzimin e marrjen e detyrës nga dy funksionarë të Sigurimit të Shtetit dhe si i tillë, pra në këtë kontekst kohor, ai duhet parë për kohën kur bëhet fjalë aty

Dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit

MIRATOHET
Zëvendësdrejtori i Punëve të Brendshme, Zef Loka.

“A res Personal”
Ekzemplar i vetëm.
Tiranë, më 16. 08. 1978

PROCESVERBAL
I mbajtur më datë 4.8.1978 për dorëzimin e materialeve të sektorit të Institucioneve të Larta të Artit e të Kulturës nga punëtori operativ …, në prezencë të shefit të seksionit të V-të …, dhe i seksionit përgjegjësi …

Materialet dorëzohen si më poshtë:
Dosjet formulare 2/A: PP dhe 2/B.

Dosja formulare e objektit 2/A.
Barbara Haxhihyseni
Engjëll Tërshana
Adriatik Kanani
Asamble Hatibi
Mehmet Qemal Turhani
Niko Paskal Tanini
Vasil Todi Lato
Zihni Mehmet Berati
Prokop Dhimitër Nishku
Fisnik Sali Pulaj
Dhimitër Rafael Cani
Naum Ropi Prifti
Shyrete Turkeshi Cabej
Petro Marko Marko
Filip Jani Koça
Vladimir Myfit Maliqaj
Ali Ymer Hoxha
Pëllumb Mithat Kokalari
Çesk Rrok Zadeja
Llazar Zisi Morcka
Konstandin Vangjel Trako
Beniamin Zef Guraziu
Jusuf Fehmi Kazazi
Bujar Fiqiri Kapexhiu

Libri i llogarisë personale me kontingjentet e mëposhtme:
Tonin Lec Harapi
Mynevere Enver Kallanxhi
Fatbardha Ismail Tatzati
Lilo Thoma Kalami
Abaz Mehmet Xhomo
Vera Spiro Zheji
Haki Muhamet Beleri
Thoma Pandi Nova
Jorgji Lame Kareco
Kristo Piro Fotiadhi
Spiro Harallamb Konduri
Manushaqe Muhin Çoçoli
Edi Ndoc Luarasi
Skifter Mehmet Konica
Telat Hasan Hamzaraj
Fejzo Hysen Sejdini
Gjergj Spiro Zheji
Skënder Haxhi Alliu
Petro Spiro Zheji
Nuri Isuf Hamzaraj
Robert Petro Ndrenika
Gaspër Mark Çurçia
Kimete Shefki Berisha
Kiço Spiro Zbogo
Marketin Pashko Shoshi
Arben Zyhdi Basha
Gëzim Sul Erebara
Leonora Vasil Grazhdani
Suzana Mahmut Saraçi (Beluli)
Muharrem Ferid Skënderi
Laureta Aristidh Shundi (Gjini)
Lili Shemshedin Vendresha
Orhan Hajati Bega
Isuf Ferik Spahiu
Luigj Kol Gurakuqi
Vera Asllan Sojli (Vorpsi)
Shefki Mustafa Shkodra
Valter Bexhet Bablusha
Vilhelm Sulo Konjari
Sami Sulejman Bakalli
Pjetër Nush Gjoka
Enrik Zef Paci
Tom Nikoll Nikolla
Ganimet Daut Vendresha (Simixhiu)
Skënder Jovan Morcka
Donika Jani Gjoni
Pashko Ded Meçaj
Zamira Zihni Berati
Elmaz Xhevdet Cela
Kristaq Andrea Rada
Ermelinda Kol Pema (Paparisto)
Manushaqe Mahmud Cekani (Kiri)
Lenika Zisi Zotria (Morcka)
Aima Neki Radovicka (Zadea)
Agim Xheladin Rroi
Diamanda Zihni Berati
Dilaver Hasan Lamko
Agron Bardhyl Alia
Xhemal Rrapush Laçi
Liljana Rustem Sokoli (Petrelaj)
Myzejen Rexhep Dervishi (Balla)
Liri Hasan Alimehmeti (Seferi)
Eleni Leonidha Dusha (Adhami)
Bahrie Sali Dani (Lusha)
Mynyfe Bexhet Vorpsi
Qanie Abdyl Jonuzi (Haxhihasani)
Roza Nikoll Anagnosti (Xhuxha)
Bujar Xhaferr Doko
Jolanda Andon Rexhepi
Ndoc Kol Paci
Kleo Pandi Evangjeli (Mulla)
Zana Aqif Papajani
Dolli Muharrem Gjinali
Neka Shefki Turkeshi (Idrizi)
Efteri Kristaq Pasko
Drita Qazim Pelingu
Lazër Pjetër Vlashi
Avni Shefki Resuli
Feriz Riza Smajli
Kozma Dhimitër Lara
Vera Ibrahim Deliallisi
Spiro Lluka Kalemi
Aleksandër Lek Cefa
Sali Abdyl Shijaku
Marie Ndue Kraja
Kujtim Abaz Shehu
Novruz Xhemal Barimi
Meleqe Xhemal Cungu (Alushi)
Dalip Myftar Topulli
Anita Ali Take (Prodani)
Suzana Andon Trebicka
Natasha Petro Lako
Vasil Thoma Melo
Veli Kasem Islami
Marika Shan Vila
Atalanta Dhimitër Pasko
Vangjel Pino Liza
Thanas Harallamb Papadhopulli
Limos Hulusi Dizdari
Ismail Qazim Zhabjaku
Saimir Omer Kumbaro
Llukan Stefan Tako
Janulla Ilia Zheji
Frida Andon Zeqo
Stefan Gjon Hajmeli
Timoleo Pavllo Flloko
Fatos Petro Tusha
Pleurat Fahri Sula
Aurora Ymer Saraçi
Jani Thoma Melo
Ali Ismail Juma
Ermal Sadik Kaceli
Luan Ramiz Dibra
Abdulla Emin Cangonji
Dionis Gjergj Bubani
Bardhyl Rauf Fico
Halit Myfit Minxolli
Demail Ismet Tola
Sokol Vait Shupo
Arianita Petro Marko
Rikard Karl Ljarja R
oland Bardhyl Semini
Resul Fehmi Carçani
Klinton Rexhep Gilani
Gjergj Pjetër Mazreku
Irini Gaqo Ica
Nikolin Kel Naraçi
Riza (Enver) Emin Oparaku
Vitore Loro Sallaku
Isuf Jakup Jaçe
Fatmir Qerim Peza
Bashkim Shyqyri Rada
Hamdi Reshat Petrela
Përparim Ali Panariti
Albert Kel Naraçi
Arianita Petro Kristo
Halim Qerim Peza
Qemal Ibrahim Osmangai
Jeta Kostaq Nase
Haki Ibrahim Katroshi
Adelina Rahmi Nova (Mamaqi)
Xhavit Tahir Haxhiu
Roza Sami Cuçi
Shkëlqim Zyhdi Basha
Luiza Sokrat Cako (Papa)
Haki Shaban Dulli
Mira Cefo Gjoni (Fico)
Loni Thoma Papa
Mynevere Beqir Kazazi (Theodhosi)

Kategori
Uncategorized

LIGJI I DOSJEVE:Kush ka me shume spiune, qeveria,apo opozita!?

Nga  Gjergj Thanasi…

Tashmë ligji Veliaj për hapjen e dosjeve ka hyrë në fuqi, madje ka filluar edhe puna praktike me aktet nënligjore, rekrutimin e burimeve njerëzore etj për zbatimin e këtij ligji. Ish ministri Veliaj duke e besuar legjendën urbane, që PD-ja ka në elitën drejtuese të saj shumë më tepër ish spiunë Sigurimi se PS-ja, urdhëroi vartësit të punonin me zell për hartimin e projektligjit në fjalë, duke shpresuar të nxirrte përfitime politike nga zbatimi i ligjit. Fatkeqësisht legjenda urbane nuk është e vërtetë. Hapja e dosjeve dëmton më shumë PS-në dhe aleatët e saj (LSI-në) sesa PD-në. Ish ministri Veliaj njëlloj si Sanco Pancoja i penës së Servantesit, nga zelli i madh për t’i shërbyer “ustait” të vet jo Don Kishotit, por Kryeministrit Rama, i ka hapur këtij të fundit telashe pa fund me ligjin e hapjes së dosjeve. Këtë konstatim tonin do ta detajojmë në vazhdim.

Ligji për dosjet vërtet prek ish ministra të Berishës, vërtet prek deputetë aktualë të PD-së, por përgjithsisht të prekurit nga ky ligj në PD ose janë limonë të shtrydhur, të cilët Berisha dhe familja e tij nuk i ka fare problem t’i hedhë në kosh, ose janë të ashtuquajturat zëra kritikë, kundra trashëgimtarit të Berishës në PD-së. Të tillë zëra kundra artikuluar nga ish spiunë e spiune, që e bezdisin Berishën me zukatjet e tyre në parlament apo studio televizive, normalisht do të dilnin jashtë poltikës nga ligji i dosjeve. Në këtë rast ligji “Veliaj”, jo vetëm nuk do ta dëmtonte Berishën, por do t’i bënte nder duke ia pastruar oborrin e selisë së SHQUP-it nga gjithfarë hithrash e ferrash.

Për të provuar që ligji më shumë bën zarar majtas se djathtas mund të sjellim edhe shembullin e dosjes hetimore të të ndjerit Kadri Hazbiu. Në të ka materiale (pyetje dëshmitaresh si psh. sekretarja Eli, ish zv/ministri i punëve të brendshme Rexhep Kolli, apo një sigurims me mbiemrin Banushi, ish spiun i OVRA-s italiane), ka të dhëna jo plotësisht konkluzive për mundësinë që ministri Kadri Hazbiu të ketë pasur dy fëmijë ilegjitimë. Njëri prej tyre sipas indicieve është një ish ministër i Berishës aktualisht deputet “blu” dhe tjetri kanakari i rradhës i Kryeministrit Rama. Në këtë rast kush dëmtohet nga publikimi i pasazheve të dosjes hetimore të Kadri Hazbiut?!  Vallë Berisha, që nuk e ka dashur kurrë, që e ka urryer e është përpjekur t’i bëjë gropën ish ministrit të vet, apo Kryeministri Rama, që një mëngjes sapo të hapë sytë mund të mësojë nga emisioni “Koha për tu zgjuar”, se bashkëpunëtorin e vet e ka kopil në kuptimin fiziologjik jo figurative të fjalës? A nuk dëmtohet pakëz reputacioni i Rilindasve të Ramës, që na rezultojnë kopilë të ministrave të diktaturës komuniste?

Monopoli i dosejve tashmë është oligopol

Rama me mendjelehtësi mund të përpiqet t’i evitojë telashet e mësipërme  duke bërë hapje selektive të dosjve, por dosjet vecanërisht pjesë të tyre, që mund të përdoren për shantash, që mund të dëmtojnë mazhorancën deri në rikompozim kabineti,nuk janë vetëm në duart e Ramës, por edhe të Berishës. Të tilla dosje pjesërisht janë edhe në duart të personave të tjerë. Besoj se Berisha për shkak të emërimeve të sakta të njerëzve mjaft të aftë në arkivat e dosjeve (si të Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe të SHIK-ut) ka më shumë materiale, më pikante e më të mirë sistemuara se c’mund të gjejnë të emëruarit e Ramsë si fjala vien e biri i dashnorit të Shane Mudës.

Njëlloj si në një lojë shahu, sapo Rama t’i hajë Berishës një ushtar d.m.th. një deputet “blu” ish spiun Sigurimi, do të humbi një “torrë” d.m.th. një ministreshë në kabinet. Nëse Rama do t’i plagosë një “kalë” Berishës duke përdorur dosjet, menjëherë katër, pesë “gomerë apo kërricë” të Ramës do të shkojnë po për lesh bubi me bërjen publike të materialeve pikante nga këto dosje për to apo për familjarë të tyre. Në këtë kontekst i kujtojmë Kryeministrit Rama se si ambasada serbe në Tiranë e bëri memec një deputet socialist, që herë pas here në parlament e nëpër gazeta gërricej me trafiqet e armëve serbe apo të trafikantëve serbë të armëve, që vepronin në Shqipëri. Serbët thjesht i treguan “bilbil gjyzarit” deputet rozë foto të shkurt-marsit  të vitit 1956, ku e ëma e tij bënte kollotumba në dhomat e Hotel Dajtit me Rexhep Xhijën, diplomatin spiun të Legatës Jugosllave në Tiranë.

Njëlloj si ish-deputeti i mjerë me nënën qeflie edhe “hyzmeqarët” ministra, deputetë, gjeneralë, drejtorë e ambasadorë të Ramës me publikimin e materialeve të ndryshme të dosjeve nga opozita e Berishës do të shndërrohen në gazin e botës, duke i shkaktuar dëme të parparueshme imazhit të Rilindjes së Ramës. Hapja e dosjeve do ta ngrejë stekën e shantazhit por edhe  të degjenerimit publik të spiunëve në një stad mjaft më të lartë se sot. Spiunëve prej kohësh nuk u bën përshtypje tu përmendësh pseudonimet, sepse thjesht u ka plasur cipa. Nëse spiunëve u boton faksimile të spiunllëqeve të tyre me emra konkretë, me spiunllëqe konrete, atëhere ato i shndërron menjëherë në pengje të tuat, apo i djeg si figura publike. Tipik ishte rasti i Prec Zogajt, që as nuk skuqej e as nuk zverrdhej, kur përmendej “Cifetlia” në parlament e në gazeta, por kur deputetja Mesila Doda përmendi gjatë emisionit të Fevziut emrat e disa prej të spiunuarve nga “Ciftelia” madje që në kohën, kur “Ciftelia” ishte ushtar, intelektuali i ekuilibruar dhe tolerant, poeti Zogaj u bë bishë e filloi kërcënimet me libër shtëpie. Ca kohë pas këtij episodi “Ciftelia,” që egërsisht sulmonte bajlozin e zi Sali dhe lavdëronte Shpëtimtarin e Shqipërisë, piktorin Rama, e ndërroi melodinë duke sulmuar Kryeministrin Rama si autoritar, të dështuar etj. Shkurt puna: Dallëndyshe-Cifteli ktheje ndryshe se përndryshe të doli dosja e spiunllëqeve në pazar. Konkluzioni: spiunëve të kampit të Ramës edhe të Berishës xhanëm po t’u përmendësh apo tu botosh episode konkrete të spiunllëqeve të tyre i zvetënon dhe i neutralizon njëkohësisht duke i degjeneruar politikisht.

Rasti studimor “HOLTA”

Që ligji Veliaj për hapjen e dosjeve është një autogol spektakolar në portën e Kryeministrit Rama ilustrohet më së miri me rastin studimor (Case study) HOLTA. Rama për nevojat e tij klienteliste, kërkon që ta heqë pensionistin Neritan Ceka nga posti i Ambasadorit të Shqipërisë në Itali. Rezistenca e Presidentit Nishani për të mos firmosur cemërim-emërimin e Ramës e detyroi Kryeministrin të presë Ligjin Veliaj për ta shkarkuar Cekën për shkak të qenies së tij spiun Sigurimi. Fakt ky, që është provuar me një sërë dokumentash si psh. deklarata e bashkëpunimit e Neritan  Cekës me Sigurimin me material detyrues (historia e reperteve arkeologjike të varreve të Selcës në Mokër), shënimi si BP (spiun Sigurimi) i Cekës në kartelën e tij në Degën e vizave, kur do dilte jashtë shtetit për në Gjermani, faksimilja e informacionit me shkrim të Neritanit për vizitën në shesh gërmimin në Apolloni të një familje franceze me dy automjete thuajse 50 vjet më parë etj. Kur Neritani ish-ministër i punëve të brendshme nuk arriti dot të zhdukte cdo gjurmë të dosjes së spiunllëqeve të veta, mos t’u gënjejë mendja spiunëve të tjerë se ata vetë apo ustallarët e tyre ua kanë zhdukur dosjet!

Kjo histori me spiunë shndërrohet në një parodi të pagëlltitshme si supë spitali, kur Rama spiunin e Sigurimit Ceka ka ndërmend ta zëvendësojë me bashkëshorten e spiunit të Sigurimit me pseudonimin “HOLTA”. Sapo ky emërim të hyjë në fuqi, normalisht Berisha do bëjë publike dosjen e Holtës duke ia djegur Ramës së ngratë emërimin pa marrë ende agrementin nga Farnesina italiane.

Në këtë rast nuk do kemi vetëm një djegje ambasadoreshe por edhe një degjenerim publik të Rilindjes së Ramës, e cila nga populli do të përfytyrohet si progres, sepse spiunët e Sigurimit do të zëvendësohen nga bashkëshortet e spiunëve të Sigurimit. Prestigji i Shqipërisë do të goditet rëndë  në Italinë fqinje, mike e partnere speciale. Normalisht në të tilla raste për ta goditur sa më fort Ramën si firmosës të emërimit të ambasadoreshë, do botohen hollësi të dosjes Holta si fjala vjen dëshmia në hetuesi në vitin 1982 për grupin armiqësor të Fiqirete Shehut (gjegjësisht të birit Bashkim Shehut), spiunllëqe të ndryshme për anëtarë e kandidatë të Byrosë Politike të BRPSH-së etj. Vërtet sigurimsi Visar ka kohë që ka vdekur nga kanceri në fyt, por në dosjen e tij të punës gjen materiale me vlerë për tu përdorur pas 30 e kusur vjetësh në luftën politike. Gjithsesi rasti studimor “Holta” ia vlen të trajtohet në një artikull më vete të shoqëruar me faksimilet e 4-5 spiunllëqeve të tija si edhe të deklaratës së bashkëpunimit të Holtës me Sigurimin e ShtetitDosjet dhe goditjet e aleatëve

Hapja e dosjve mund të godasë edhe ndonjë aleat pa peshë të Berishës. Punë e madhe nuk bëhet qameti, që i biri faturinos, që në demokracii ka lyer duart me miell të bardhë, me barut të zi e me gjak të kuq, në diktaturë na paska qënë ca spiun Sigurimi. Fundi i fundit fakulteti i “urithëve”dihet se ka qenë plot me Notarë me Corape, Naftëtarë në Zarfa Poste, Plepa të Gjatë apo Patate Shtiqni.

Në rastin e aleatëve të Ramës hapja e dosjeve automatikisht con në rikompozim të qeverisë (cabinet reshuffling). Nëse dosja e Kungullit del mbi ujë duke marrë me vete profesorin kastravec bujqësor apo përkthyes shoqëruesin, një zot e di se cfarë ngjet me Qeverinë Rama apo edhe me stabilitetin e Shqipërisë.

Kriza qeveritare

Le të imagjinojmë në vjeshtën e ardhshme Ramën duke publikuar në mediat pranë tij spiunllëqet e Alfons Ballshës te Fabrika e qelqit Kavajë apo në Komitetin e rinisë. Le të imagjinojmë Ramën duke publikuar shkresa të Sigurimit për pajisjen me pasaportë për jashtë shtetit (para vitit 1990) të një deputeteje të PD-së për të shkuar bashkë me burrin në Itali “për nevojat tona” sic shkruhet në shkresë. Le të botohet edhe Lista e pasagjerëve e Tragetit Tiepolo me emrin e deputetes në të. Le të publikohet edhe spiunllëku i pastrueses së komitetit për deputeten vajzë të re, që hyri në zyrën e shokut Sulë për të kërkuar një të drejtë studimi. Pak rëndësi ka për Berishën se kjo limonja e shtrydhur u dekonspirua si spiune Sigurimi. Për të ka rëndësi, që mileti i Arnautllëkut të tallet me të birin e shokut Sulë, që u bë vezir rilindas me një ferman a irade të Sadrazem Zografit Ramë!

Kjo puna e dosjve, nëse përdoret me marifet nga Berisha, mund ta cojë Kabinetin Rama në një krizë të vazhdueshme qeveritare. Le të përfytyrojmë për një cast se nga botimi i pasazheve të dosjes hetimore të ish-ministrit Kico Ngjela, një anëtar(e) e Kabinetit Rama do dorëhiqet se e ëma do shndërrohet në barsaletë në Tiranë e në gjithë Shqipërinë. Menjëherë Rama do ta zëvendësojë me një taze-aleat. Berisha, sapo aleati të bëjë betimin si ministër, do i botojë shënimin, që gjendet në një shkresë të Degës së  vizave, që ministri na paska qenë rekrutuar spiun, që para se të shkonte në Itali për specializim. Më pas mund të botohen edhe ca spiunllëqe të tijat në Itali, ndonjë  vijë sjellje e sigurimsit diplomat në “Via Asmara”, që në kohën e Pirro Bitajt, para se ministri ynë i shtatorit të ardhshëm të shkonte për specializim.

Kabineti Rama do hyjë në krizë të vazhdueshme. Një herë në dy-tre javë do plasë skandali për kungullin spiun, për kastravecin bujqësor gjithashtu spiun,apo  për anëtarin e Kabinetit Rama, që ndër të tjera ka spiunuarnë edhe Elisabetën me të shoqin Jean Paul Champseix etj. etj. Shqiptarët do të zbaviten me estradën qeveritare, sepse cdo dy tre javë do japë dorëheqjen nga një ministër i Qeverisë Rilindëse. Nëse kësaj estrade ministrore do t’i shtojmë edhe materiale nga të dosjeve për prindër, vëllezër e motra të ministrave e ministreshave, nëse do shtojmë edhe dekonspirim pasazhesh të tëra nga dosjet e të tjerëve spiunë në rrangje më të ulta të administratës Rama, atëhere me të vërtet ligji Veliaj për dosjet do të shndërrohet në një autogol spektakolar në portën e Kryeminsitrit Rama. Ditët në vazhdim me siguri do të karakterizohen jo vetëm nga temperatura të larta të motit por edhe të politikës. Zjarrmia e dosjeve me siguri do rrisë temeraturën e politikës shqiptare.

Kategori
Uncategorized

“Le Monde”: Skema, si i merr Tony Blair paratë nga Rama

Prestigjiozja franceze Le Monde zbardh aferat e Ramës me Tony Blair. Këshilltari i Kryeministrit shqiptar, Toni Bler është vënë sërish në qendër të vëmendjes së shtypit perëndimor si një njeri që ka fituar imazhin e atij që ndihmon regjimet e diktatorëve satrapë, në këmbim të shumave marramendëse të parave. Po këtë herë është një investigim i gazetës së referencës në Francë. “Le Monde”  zbardh shumëçka nga skema se si funksionon makina e parave Bler. Madje aty përmendet edhe Shqipëria si një nga vendet ku burri bën lobingun dhe gruaja me kompaninë e saj merr paratë. Kaq thotë “Le Monde”. Si është përfshirë këtu kompania Omnia Strategy e Cheri Blair dhe se si është ndjekur fiks e njëjta skemë e dhënies së parave si në shtetet autoritare si Kazakhstani, Raboni apo Ruanda. Por fillimisht le të shohin seç shkruan “Le Monde” në këto pasazhe të përzgjedhura nga Lapsi.al. “Kush nga qiraxhinjtë e 19 Downing Street ka mundur të bjerë nga maja e piramidës në humnerë? Askush tjetër veçse Toni Blerit, popullariteti i të cilit shkonte në 70% në vitin 2003, ndërsa sot është politikani që britanikët dashurojnë më shumë…ta urrejnë”. Sipas shkrimit të “Le Monde” (me autorë: Beniamin Barthe dhe Philipphe Bernard) ikona e Kryeministrit të ri dhe me kurajo i ka lënë vendin Imazhit të zvogëluar të një njeriu që i shërben satrapëve më të madhej të planetit, duke përdorur portofolin e tij të adresave për të plotësuar pasionin më të fundit: paranë. Dhe këtu është pika më e rëndësishme që na intereson edhe ne shqipëtarëve. E përditshmja e referencës franceze shkruan: “Edhe funksionet publike për të cilat ai nuk pranon të paguhet, nxisin neveri ndaj figurës së tij”. Në qendër janë abuzimet. Pak kohë më parë, gazeta britanike “Daily Mail”, raportoi se një grup ish-ambasadorësh britanikë kishin kërkuar shkarkimin e tij si i dërguari special për Lindjen e Mesme me pretendimin se ai ngatërronte biznesin me diplomacinë. Një arsye tjetër ishte se, vetëm se Bler i kushton kontribuuesve britanikë plot 125 000 mijë stërlina (178 000 euro), sepse ai duhet të ruhet ende nga një armatë me 12 badigardë. “Le Monde” jep një shembull tipik se si ky ish-Kryeministër përdor lidhjet e tij për të bërë biznes. Fjala është për kompaninë telefonike “Watenya” në vitin 2007. Kjo kompani kishte marrë një licensë nga autoritetet e Ramallahut për të ushtruar aktivitetin e saj në territoret palestineze. Por, ushtria izraelite refuzonte t’i jepte frekuencat. U deshën afro dy vjet e gjysmë lobim i fortë nga Bler, që ajo ta arrinte këtë. Por, ajo që u morr vesh më pas qe e çuditshme. Financuesja kryesore e kompanisë telefonike qe banka JPMorgan. Po e njëjta bankë që e paguante Toni Blerin me 2 milionë stërlina në vit si këshilltar.  Por, ajo që nënvizon “Le Monde” është se çifti që Bler krijon me gruan e tij Cherie, 60 vjeç, është një makinë e vërtetë parash. Në një libër të dalë në Londër, Blair Inc me autor John Blake pretendohet se pasuria e dyshes Bler shkon në 85 milionë euro. Pikërisht për këtë ish-Kryeministri refuzoi të bëhej pjesëtar i Dhomës së Lordëve vetëm që të mos publikonte pasurinë e tij. Dhe një pjesë e kësaj pasurie është bërë sipas “Le Monde”, duke pasur si klientë shefa shtetesh aspak demokratë si kongolezi Joseph Kabila, ruandezi Pol Kagame, Alpha Conde i i Guinesë dhe Nursulltan Nazarbaievi, që vazhdon të jetë president i Kazakistanit që prej vitit 1990. Madje, Bler është përdorur edhe në një spot promovues të Kazakhstanit, ku nën sfondin e një dielli që ngrihet dhe të një harpe, ai përgëzon performancat ekonomike të këtij shteti autokratik. Duke përfituar 7 milionë stërlina në vit, ai e këshillon diktatorin në komunikim. Por le të kthehemi sërish tek gruaje e tij, Cheri, e cila sipas burimeve të Lapsi.al tashmë ka marrë një shumë të mirë parash nga buxheti i shtetit shqiptar.

Aktivitetet e Cheri Blair për klientët e bashkëshortit

Cheri Blair ose Cheri Booth, me emrin e saj të vajzërisë, praktikon të njëjtat aktivitete si i shoqi (investime në miniera, në naftë në këshilla strategjike, për qeverisje dhe për siguri), shkruan gazeta. Por ajo nënvizon një gjë, që nuk mund ta anashkalojë interesin e lexuesit të Lapsi.al. Pasi tregon se si ajo i braktisi aktivitetet e saj në bamirësi për të hapur kompaninë e saj, Omnia Strategy, gazeta vë re edhe lidhjen mes këtij biznesi me atë të gruas le ta citojmë të plotë: “Klientët e saj i ngjajnë atyre të “Tonit”: drejtuesit e Kazakhstanit, Shqipërisë, Gabonit, Ruandës, Bahreinit dhe Maldiveve. Asnjë çudi, pra që aktivitetet e saj kryqëzohen me ato të të shoqit. Të njëjtat pretendime, të njëjtat tarifa astronomike, të njëjtat kundërthënie” shkruan “Le Monde”. Gazeta e mbyll investigimin e saj me një paragraf ironik që gjithashtu Lapsi.al po e sjell të plotë: “Pragmatizmi i ka çuar drejt ndihmës që i japin regjimeve më të urryera, “për t’i përmirësuar”, ose për t’i zhvatur sa më shumë para”.

Problemet me pronësinë po largojnë investitorët e huaj

Problemet me pronësinë po mbajnë peng zhvillimin e tregut të kapitaleve në Shqipëri dhe po largojnë investitorët. Ekspertët e ekonomisë argumentojnë se problemet me tokën pengojnë krijimin e marrëdhënieve të besueshme dhe kontratave afatgjata me investitorët. “Që nga momenti i regjistrimit, që nga momenti i kthimit, që nga momenti i pasigurisë që kanë njerëzit në Shqipëri për statusin e pronës. Në çdo moment ajo mund të goditet për arsye burokratike. Kjo ka bërë që në Shqipëri të mos ekzistojë kolaterali si kolateral për bankat dhe ai të jetë i pasigurtë. Mungon edhe burimi kryesor i investimeve të huaja në Shqipëri, e cila duhet të zgjidhet në mënyrë definitive jo për pronarët, por për nevojat emergjente që kanë shqiptarët”, shprehen ekspertët e ekonomisë. Ata shprehen gjithashtu me rezerva për formulën e re të kompensimit të ish-pronarëve, prezantuar dy ditë më parë nga qeveria. “Këtu kemi një diskriminim përsa i përket pronarëve, kundrejt atyre që kanë përdorur tokën, pasi pronarët e sotëm që e kanë marrë atë nëpërmjet procesit të legalizimit apo proceseve të tjera që e kanë mbrojtur pas viteve ‘90, kanë fituar një status pronësie që nuk i takon asaj periudhës së mëparshme dhe për këtë jo vetëm që nuk kanë paguar kompensimin e plotë të vlerës së tokës, por nuk kanë paguar as taksën që i takon të paguajë për rritjen e vlerës së tokës nga një tokë bujqësore në një tokë truall”, shprehen ata. Nga ana tjetër dyfishimi i pjesës më të madhe të taksave që kanë nisur të aplikohen që në fillim të këtij viti kanë dhënë një ndikim shumë të madh në parashikimet që bëjnë bizneset për zërin e shpenzimeve dhe më gjerë. Vetëm si rezultat i rritjes së taksave bizneset që operojnë në vendin tonë kanë ulur investimet vetëm e vetëm që të përballojnë efektet negative që dha rritja e taksave nga qeveria që në janar të këtij viti. Por, ata jo vetëm kanë ulur investimet, por nga ana tjetër janë detyruar t’i shmangen edhe formalitetit në shlyerjen e detyrimeve ndaj qeverisë. Një pjesë e madhe e kompanive kanë reduktuar personelin deri në 7% në këto 20 muaj, ndërkohë që shpenzimet për marketing janë. Shtrëngimi sipas grupeve të interesit do të vijojë të jetë edhe më i madh, madje drastik, nëse qeveria merr përsipër që të rrisë taksat për gjysmën e dytë të vitit. Të gjendur përballë një konsumi më të ulët si dhe rënies së likuiditeteve, menaxherët po shkurtojnë shpenzimet. Në bizneset e anketuara mësohet se janë prekur në përgjithësi shpenzimet për të gjithë sektorët, që nga prodhimi, teknologjia e marketing, etj. Reduktimi i shpenzimeve ka nisur që në fillim të 2014 dhe në planet e kompanive parashikohet të vazhdohet i njëjti plan edhe për vitin e ardhshëm. Gjithçka pritet të ndryshojë nëse do të mbërrijnë sinjale pozitive dhe biznesi do të rinisë të operojë në të njëjtën “gjallëri” të një viti më parë.

Kategori
Uncategorized

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka: Shënime nga dosja hetimore.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA


18 July, 2015 at 9:00 am nga voal.ch

Kategori
Uncategorized

Europa po na mbyll ne kafaz hekuri.

Publikohen fotot e para të murit mes Hungarisë dhe Serbisë.

Në fshatin kufitar hungarez Morahalom është duke përfunduar ndërtimi i murit testues që synon ta parandalojë rritjen e numrit të emigrantëve.

 

Muri është i gjatë tri metra, ndonëse ishte thënë se do të ishte katër metra.

Njëra pjesë e murit do të përbëhet nga blloqet e betonit dhe telit metalik, kurse pjesa e tjetër është konstruksion metalik.

Gjithashtu mund të shihen edhe hapësirat e dyerve nëpër të cilat do të kalojnë njerëzit dhe automjetet.

 

 

Keta njerez duan te jetojne.

Kategori
Uncategorized

Beteja pa kthim me oligarkët në vjeshtë

 

Kryetari i PD Basha paralajmëroi nisjen e betejës pa kthim kundër oligarkëve nga vjeshta deri në triumfin e plotë në rrëzimin e bandës kriminale në pushtet me pranverën shqiptare.

“Le të bëhemi gati që fuqia e zërit të kësaj shumice të oshëtijë në sheshet dhe rrugët e qyteteve dhe fshatrave tona duke nisur që nga kjo vjeshtë e pa kthim, pa kthim deri në pranverën shqiptare të mposhtjes së oligarkisë dhe regjimit të krimit e korrupsionit dhe rivendosjen e themeleve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, u shpreh Basha në mbledhjen e Grupit parlamentar të PD. Basha u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen pjesë e kësaj beteje.
“Të thirrur në këtë betejë janë jo vetëm demokratët dhe opozitarët, por të gjithë ata që ndajnë me ne dhe besojnë si ne në vlerat e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të gjithë shqiptarët që pavarësisht bindjeve politike nuk mund e nuk do të pranojnë kurrë inkriminimin e pushtetit. E pra në këtë këndvështrim ne jemi shumica. Madje shumica dërrmuese. Në Parlament le të kumbojë zëri juaj si përfaqësues të kësaj shumice”, u shpreh Basha.
Basha e ka konsideruar të patolerueshëm krimin elektoral të zgjedhjeve të 21 qershorit, ndërsa paralajmëroi se ka një mbështetje të plotë të partnerëve amerikanë dhe atyre të Bashkimit Europian në të gjitha përballjet e opozitës.
“Për këtë arsye Rama-Meta goditën dhe zhbënë standardet demokratike zgjedhore. Çdo ditë dalin në dritë fakte të reja që u shtohen fakteve dhe shqetësimeve të shprehura tashmë në raportin kritik paraprak të OSBE/ODIHR. Këto janë zgjedhje që morën ndërkombëtarisht damkën e blerjes masive të votës, të blerjes dhe sekuestrimit të kartave të indetitetit, duke u hequr ‘de fakto’ shtetasve të drejtën kushtetuese për të zgjedhur.
Këto janë zgjedhje ku numri mesatar i zgjedhësve në bashkitë e fituara mes një mali me pengesa nga opozita është afro 48 mijë për kryetar bashkie, krahasuar me afro 18 mijë për kryetar bashkie si mesatare në bashkitë e fituara nga dyshja Rama-Meta, produkt i qëllimshëm nga qeveria për të siguruar paraprakisht, pa shkuar akoma në zgjedhje, një avantazh elektoral përmes hartës së re të ndarjes administrative, të denoncuar prej nesh si hartë e fitores në tavolinë me salamandra elektorale”, u shpreh Basha.
Në betejën ndaj oligarkëve, shqiptarët do të kenë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Për Bashën beteja e opozitës për zgjedhjet e lira, kundër krimit dhe korrupsionit gjigant mafioz është një luftë frontale që do të bëjë opozita.
“Ne kemi shpallur luftë frontale me këto fenomene shkatërrimtare dhe nuk do të ndalemi deri në fund. Bashkë me qytetarët shqiptarë, me mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë amerikanë dhe europianë do t’ia dalim t’i mundim. Para se regjimi i krimit dhe korrupsionit të ulë në gjunjë Shqipërinë”, u shpreh Basha.

Çmontim instrumenteve të shkatërrimit të zgjedhjeve

Basha deklaroi dje se i ka bërë thirrje organizmave ndërkombëtarë për të koordinuar hapat në çmontimin e instrumenteve kriminalë të shkatërrimit të zgjedhjeve. Kryetari i PD ka paralajmëruar se nuk mund të zhvillohen zgjedhje të tjera në rast se nuk çmontohet krimi elektoral i 21 qershorit.
“Për problemin madhor të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme kam kërkuar nga miqtë tanë që në bazë të raporteve fillestare dhe përfundimtare të OSBE/ODIHR dhe Këshillit të Evropës të rikthejmë në vëmendje të institucioneve europiane domosdoshmërinë për të vepruar si në rrafshin legjislativ dhe institucional, edhe në rrafshin politik për të rikthyer standardet zgjedhore që u shkatërruan nga kjo dyshe, nga kjo mazhorancë më 21 qershor. Askush nuk duhet të ketë më as më të voglin iluzion se në Shqipëri mund të mbahen të tjera zgjedhje pa çmontuar më parë instrumentet e kapjes dhe shkatërrimit të zgjedhjeve të 21 qershorit.
Nuk ka zgjedhje të lira pa prerë burimin e parave që hidhen për blerjen e votës. Nuk ka shtet normal me krimin, korrupsionin dhe kontrabandën në sistem”, u shpreh Basha. Këto janë zgjedhje të kapura që me rezultatin e manipuluar në shumë fragmente të procesit dhe territorit, dhanë për grupe të tëra shoqërore mesazhin e përkeqësimit dhe vrasjes së mëtejshme të shpresës.

Vjedhja e shfrenuar po rrit në ekstrem varfërinë

Kryetari i PD ka denoncuar rritjen e varfërisë në vend për shkak se nuk mund të flitet për rishpërndarje të të ardhurave përderisa këto para nuk përfundojnë në arkën e shtetit, por përfundojnë në xhepat e qeveritarëve.
“Do të heqin nga buxheti investime në rrugë e shkolla, spitale e çerdhe, sepse paratë me të cilat do të ndërtoheshin janë vjedhur. Do të heqin nga buxheti kompensimin e shtresave në nevojë, dëmshpërblimin e pronarëve dhe të përndjekurve, sepse paratë me të cilat do të paguheshin ata, janë vjedhur.
150 milionë dollarët që ju vodhën shqiptarëve në tatime dhe dogana nuk do të mund të hyjnë në arkën e shqiptarëve. Nuk do të kthehen në shkolla, rrugë, rroga, ndihmë ekonomike, kompensim për të përndjekurit dhe pronarët, rritje pensionesh, rimbursim ilaçesh”, tha Basha.
Basha deklaroi se me paratë që mungojnë nga arka e shtetit po venë pasuri marramendëse pushtetarët e korruptuar dhe në krye të kësaj bande është Rama dhe Meta.
“Rritën taksat dhe tarifat. Rritën akcizat. Dhe çfarë ndodhi: u rritën çmimet. U rrit varfëria. U rrit mjerimi dhe papunësia. Nga ana tjetër, po falimenton masivisht biznesi i vogël dhe po tkurret ai i mesëm dhe i madh. Investimet e huaja afër zeros. Kredia për investime të brendshme në pikiatë.
Rritën taksat akcizat dhe tatimet dhe çfarë po ndodh. Të ardhurat bien. Sepse është rritur kontrabanda, evazioni dhe korrupsioni. Me këto para po vënë pasuri përrallore qeveritarët dhe klientët e tyre. Po kapen institucionet. Po blihen zgjedhjet.
Këto janë betejat e mëdha të ekonomisë dhe demokracisë. Nuk ka ekonomi pa konkurrencë të ndershme. Kontrabanda dhe evazioni janë armiqtë e konkurrencës së ndershme. Nuk ka rritje pensionesh dhe pagash me hajdutërinë në sistem”, u shpreh Basha.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria në Luftën e Parë Botërore.Fotot e rralla.

SarandaNë serinë e koleksioneve me foto të rralla nga Shqipëria e dikurshme, ja disa foto të tjera nga gazetari Ilir Ikonomi.

Këto janë disa foto nga Shqipëria në Luftën e Parë Botërore.

Janë kryesisht foto nga Saranda (SIPER), por edhe nga Leskoviku i shkatërruar.

 

Hani i MuzinësHani i Muzines.

Leskoviku i shkatërruarLeskoviku i shkaterruar.

LLeskoviku i shkatërruar

Leskoviku i shkatërruarLeskoviku i shkaterruar.

LeskovikuLeskoviku.

SarandaSarande.

SarandaSarande.

Saranda

Saranda

 

Urë mbi Sarandapor

Urë mbi Sarandapor

Urë pranë Delvinës

Urë pranë Delvinës

Kategori
Uncategorized

Momenti kur 34 gra e fëmijë arratisen nga ISIS (Video)

Kategori
Uncategorized

SHPERBLIMI I KRIMINELEVE NGA QEVERIA E RILINDJES.

Vendimi për dëmshpërblimin e Shullazit, mikut të Saimir Tahirit

Vendim që dëshmon më së miri se si paguhen krerët e bandave në vend.

Ministria e Financave ka kaluar në favor të Shullazit një fond prej 4 milionë lekësh. Mënyra se si janë kaluar këto fonde hedh dritë në gjunjëzimin e plotë të kësaj qeverie në shërbim të krimit dhe tashmë është tregues se kemi të bëjmë me një Kryeministër të kapur.

Shullazi përmes në padie ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe Thesari i Shtetit që t’i paguajnë atij detyrimin për burgim të padrejtë. Padia lidhet me arrestimin e Shullazit në nëntorin e vitit 2011 për veprën penale të prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit dhe “Moskallëzim të krimit”. Pas një serie vendimesh, ka ardhur edhe padia e fundit e Shullazit ku kërkon dëmshpërblim për ditët e qëndrimit në burg. Analizimi i vendimeve të gjykatave nuk do të na shpinte askund, por ajo çfarë mund të konstatojmë është shkelja e ligjit nga Ministria e Financave në padinë ngritur nga Shullazi.

Ministria e Financave do të duhej që të ankimonte menjëherë vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës Administrative. Ky është një detyrim ligjor që e ka pasur si Ministria e Financave po ashtu edhe Thesari i Shtetit.

Është detyrim që ligji ja jep në transparencë dhe në respekt të taksapaguesve që do të duhet të kalojë të gjitha shkallat e apelimit përpara se të marrë formën e prerë, sepse kurrë nuk ka ndodhur që shteti të heqë dorë nga të drejtat e veta që pas gjykimit në shkallën më të ulët. Ka ndodhur në dhjetorin e vitit të kaluar me paditës Shullazin dhe të paditurin Ministrinë e Financave, pasi në këtë mes është Rama dhe Tahiri, të cilët i kanë kërkuar ministrit që të mos apelojë vendimin e gjykatës, por të zgjidhë qesen e parave të taksapaguesve dhe të paguajë, Shullazin.

Vendimi për dëmshpërblimin e

Shullazit, mikut të Saimir Tahirit

1. Pranimin e pjesshëm të padisë së paditësit Emiljano Shullazi.

2. Detyrimin e palës së paditur Ministria e Financave dhe Dega e Thesarit Tiranë t’i paguajnë paditësit Emiljano Shullazi, kompensimin për burgim të padrejtë në vlerën 404.800 (katërqind e katër mijë e tetëqind) lekë për 184 ditë paraburgim në vlerën 2.200 lekë për një ditë.

3. Rrëzimin e padisë për diferencën që i përket kompensimit në vlerën maksimale për periudhën e paraburgimit prej 184 ditësh, prej 800 lekë të tjera për një ditë.

4. Ekzekutimi i këtij vendimi duhet të bëhet nga subjekti i paditur jo më vonë sesa një muaj nga marrja e vendimit formë të prerë dhe paraqitja e kërkesës për ekzekutim nga kreditori, në një këst të vetëm për pagimin e të gjithë shumës, ndërsa ekzekutimi i detyrueshëm do të bëhet nga përmbaruesi gjyqësor.

5. Shpenzimet gjyqësore dhe ato në fazë e ekzekutimit të vendimit u ngarkohen palëve në raport me pjesën e pranuar të padisë.

6. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes. Për personin e tretë në mungesë, ky afat fillon nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
U shpall në Tiranë, sot më datë 15.12.2014.

Sekretare
Geralda Bakiasi

Gjyqtare
Elda Vrioni

foto e Urim Gjata
KUSH ESHTE EMILIANO SHULLAZI?

Emiljano Shullazi është një emër i njohur për drejtesinë dhe policinë.

Ai është ndaluar disa herë nga policia për kërcenime dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa ka vuajtur nëj dënim prej 7 vjetësh e 4 muaj burg për trafik droge.

Emiljano Shullazi, është cilësuar si drejtues i një prej bandave kriminale anëtarë të së cilit kanë qënë Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, e disa persona të tjerë. Edhe pse është akuzuar shpesh për ngjarje të bujshme, drejtësia nuk ka mundur ti provojë ato. Vec dënimit për trafik dorge, Shullazi është mbajtur në qeli edhe për armëmbajtje pa leje e më pas është lënë i lirë, ndërsa u rikthye sonte në qendër të vëmendjes e dyshohet se ngjarjet të kenë lidhje pikërisht me Shullazin e miqtë e tij , anëtarë të bandës së drejtuar prej tij.

Për herë të fundit ai u shoqërua në polici me 23 prill 2014 pas një incidenti të ndodhur tek Pallati me Shigjeta ndërsa më pas u la i lirë.

Në vitin 2012 Gjykata e Apelit dënoi Shullazin për akuzën e moskallëzimit të krimit.

Më 31 tetor 2012 Apeli e dënoi për mbajtje pa leje te armëve të krimit dhe luftarake, pasi ishte kapur me pistoletë ne Tiranë.

Në një tjetër rast Shullazi është arrestuar edhe gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit pasi u përfshi në nëj incident elektoral në Farkë.

Bandat kriminale shqiptare

Bandat e Tiranës.

  • Banda e rrugës “Myslym Shyri”

Është bërë e njohur në rrugën “Myslym Shyri” për prostitucionin homoseksual. Kjo bandë është e përbërë nga djem, të cilët banojnë në rrugën “Myslym Shyri”. Ilir Kodumi, Ledio Lito, Gjergj Cukali, Eduart Skukaj si dhe Florina Metalla.

  • Banda e Rrugës së Kavajës

Pjesëtarët e kësaj bande numërohen rreth 20, ku mbi 10 janë vrarë mes tyre. Veprimtaria e këtij grupi ka qenë e njohur për trafik droge. Fillimisht grupi vepronte si një i tërë, por grindjet për ndarjen e fitimit kishin bërë që “djemtë e Rrugës së Kavajës” të përfundonin në vitin 1999 të ndarë në dy grupe kundërshtare. Vrasjet nga ky grup janë bërë edhe me kundërtank.

  • Banda e Kinostudios

Janë djem të së njëjtës lagje në Tiranë. Aktiviteti i tyre kriminal fillon me krimin në vitin 1997. Sipas të dhënave të policisë shokë të së njëjtës lagje kanë krijuar një grup të përbërë nga 10 veta dhe kanë marrë emrin “banda e Kinostudios”. Sipas uniformave blu, ata akuzohen për krime të ndryshme.

  • Grupi i Emiljano Shullazit

Emiljani Shullazi, i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i grupit, tashmë është i arrestuar. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, janë Dritan Manaj, inspektor antidroge në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Ben Cami, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar. Ky grup kriminal, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

  • Grupi “Harem 2005”

Janë cilësuar si grup i strukturuar kriminal. Ka qenë një bashkëpunimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda me atë italiane në vitin 2005 që ka bërë të mundur kapjen e anëtarëve të bandës “Harem 2005”. Në këtë grup bënin pjesë 7 persona, që akuzohen për veprën penale të trafikut të prostitucionit. Por gjithashtu kjo banë ka pasur edhe anëtarë jashtë kufijve të Shqipërisë.

  • Banda “Go West”

Në krye të organizatës kriminale ishte Nikolin Cako, pronar i agjencisë turistike “Go West”, nga ku ka marrë edhe emrin banda. Anëtarët e grupit janë Eduart Bejko, Voltan Turtuli, Valbona Cako, Ylli Xhameta, Demir Shaba, Eljano Cenko, Betim Sadikaj, Altin Flamuri, Përparim Kateshi, ku një pjesë e tyre është lënë në arrest shtëpie.

  • Grupi “Kokaina”

Krijim të organizatave kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, janë këto janë akuzat që kanë dërguar në burg ish-shefin e Policisë, Sokol Koçin, së bashku me pesë persona të tjerë në vitin 2001. Frederik Durda, i dënuar me 16 vjet burg ; Arben Përballa, me 15 vjet; Sokol Koçiu, me 15 vjet ; Mentor Hadërgjonaj, 7 vjet burg (tani është lënë i lirë) ; Vehbi Hysi, 5,5 vjet, vdiq në maj të 2003-it, pak muaj para se të lirohej ; ndërsa Alfred Nanaj, me 6 vjet burg, tashmë e ka mbaruar dënimin dhe është i lirë.

  • Banda e “Benzave”

Ka qenë data 22 shtator e vitit 2006, kur uniformat blu të Tiranës, pas investigimeve disamujorëshe, arritën të godasin bandën e “Benzave” dhe u arrestuan 6 persona. Alfred Prenga, Mark Dyzeni, Jetmir Noka, Preng Lleshaj, Mëhill Ndreca dhe Pjerin Preçin, tashmë ndodhen në qeli.

  • Banda “Kthesa e fundit”

Një operacion i policisë së Tiranës, më 2 korrik 2006, ka arritur të arrestojë anëtarët e bandës kriminale në trafikimin e drogës. Anëtarët e bandës ishin dy shqiptarë nga Maqedonia dhe një nga Kukësi. Në pranga kanë përfunduar Rexhep Osmani, Besir Zilfiu, dhe Kapllan Shehu që trafikonin drogë në drejtim të Kosovës.

  • Grupi “Ledi V”

Ka marrë emrin e një gruaje “Ledi V”. Është cilësuar nga prokuroria si grup i strukturuar kriminal i përbërë nga pesë persona. Akuza që rëndon mbi të arrestuarit Mentor Cami, Vilson Rushiti, Veli Elezi, Vojsava Meta dhe Agim Kora, është ajo e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas policisë, anëtarët e bandës kishin si treg të tyre për drogën tregun vendas dhe të përqendruar ishin në kryeqytet.

  • Banda “Ujëvara”

“Ujëvara”, është banda e përbërë nga tre anëtarë, të cilët janë vënë në pranga. Nikoll Kolmarku, Orgest Kordha dhe Sokol Pareshi janë arrestuar sepse transportonin drogë në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas policisë, kjo bandë, e përbërë nga tre veta, ka edhe persona të tjerë që janë ende të lirë.

  • Banda “Era e Jugut”

“Era e Jugut” ka emrin banda, që e ka marrë nga operacioni i policisë dhe shpërndante lëndë narkotike. Një punë e mirëorganizuar e policisë së kryeqytetit arreston Alban Çunaj, Eduard Haskën, Fatjon Minxhën, Dorian Haskën dhe Kudret Hirin, duke bërë edhe sekuestrimin e 97 kilogramë drogë.

  • Banda e Nehat Kullës

Ka funksionuar në vitet 1997-1998 në zonën e Tufinës në Tiranë, ku edhe ishin anëtarët e bandës me emrin e “gjeneralit” të Tufinës. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Nehat Kulla, i cili aktualisht ndodhet në qelitë e paraburgimit i akuzuar për vrasjen e shoferit të ish-ministrit të Brendshëm në qeverinë e PD, Halit Shamata.

  • Grupi “Piramida”

Është një grup i përbërë prej dy personash, por sipas policisë pas tij fshihen edhe një numër i madh anëtarësh, të cilët kanë organizuar më së miri trafikimin e qenieve njerëzore. Ka qenë denoncimi i disa prej “viktimave”, i juristes në doganën e Tiranës, Edlira Spahija dhe Malo Qokut, që i ka dhënë shkasë policisë të nisin hetimin për grupin “Piramida”.

  • Banda “Blow”

Është i përbërë nga shtatë persona, që të gjithë janë nga Fushë-Kruja dhe disa të tjerë nga Durrësi. Banda ka marrë emrin “Blow”, për shkak të veprimtarisë të të arrestuarve. Sipas policisë, një operacion i policisë së Tiranës, i koduar “Blow”, zbulon një rrjet të trafikut të armëve, duke bllokuar 70 pistoleta të tipit “Blow”.

  • Banda vores

Eshte i perbere nga 30 persona emrat e tyre nuk behen te ditur per arsye hetimi. Kjo bande ne 1997 ka qen e perfshire ne vrasje plagosje grabitje trafik armesh dhe droge. Anetaret e kesaj bande jan ende ne kerkim nga policia shqiptare. Flitet se kapoja i bandes e ka nofken “Ujku”.

Bandat e Durrësit

 

Nuk është një bandë, por nëse mund të arrestohen do të kenë të njëjtën akuzë, trafikim të lëndëve narkotike, por nuk lihet mbrapa pas ajo e kontrabandës. Të dyja këto vepra penale janë më të përdorura në qytetet bregdetare dhe sidomos atë të Durrësit. Në portin e këtij të fundit kanë kaluar sende kontrabandë. Për ta bërë sa më të vërtetë, është kontrabanda e cigareve, për të cilat është vënë në pranga dhe biznesmeni i njohur, Leonard Koka, vëllai i kryebashkiakut të Durrësit, Lefter Koka.

  • Grupi Salillari

Gëzim Salillari i njohur ndryshe me pseudonimin “Gëzimi i Kashtës”, sipas policisë ishte drejtuesi i grupit me të njëjtin emër. Ai është arrestuar së bashku me Ilir Sukjen dhe Artur Vaqon me akuzën e trafikimit të drogës. Mos provimi i kësaj akuze ka bërë që pas disa muaj paraburgim, anëtarët e këtij grupi të dalin nga burgu.

  • Banda e Lul Berishës

Akuzohen për një seri vrasjesh, numri më i madh i anëtarëve të bandës së Lul Berishë, i cili është edhe drejtuesi i këtij grupi, janë të arrestuar së bashku me të. Rivaliteti mes bandave ka bërë që të vriten mes tyre. Ndërkohë grupi, i cili është “krijuar” në qytetin e Durrësit numëron, Dritan (Adriatik) Coli, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Altin Olloni, Altin Nikolla, Indrit Dokle, Kujtim Buna, Serdian Sulejmani, Julian Meçe dhe Jurid Xhunga, të cilët janë të arrestuar.

  • Banda “Kanun”

Operacioni i policisë së Durrësit arreston Arben Plakun, Arjan Kapon, Rudin Çallikun, Leonard Kolgjin. Të arrestuarit akuzohen për krijim organizate kriminale, vrasje, trafikim armësh, shfrytëzim prostitucioni. Madje gjykata e qytetit bregdetar ka dhënë dënimin për katër të arrestuarit, ku për secilin ka dhënë dënimin me nga 25 vjet heqje lirie.

Bandat e Elbasanit

  • Banda e “Mandelës”

Mbi këtë bandë rëndojnë të paktën 13 krime të rënda. Këto të fundit janë kryera në zonën e Elbasanit gjatë periudhës së trazirave të mars-qershorit ’97. Nëntë pjesëtarët e kësaj bande janë arrestuar dhe gjykohen nga gjykata e Elbasanit. Kapoja i bandës, Eduard Peqini, me pseudonim Mandela, bashkë me katër të tjerë, janë larguar jashtë vendit në vjeshtën e ’97-ës, por edhe ata do të gjykohen në mungesë.Kanë kryer shumë krime me motive politike.

  • Banda e Kateshit

U krijua rastësisht në vitin 1997. Tan Kateshi, një i ri i pasionuar pas makinave, u cilësua si kapoja i bandës, pas disa përleshjeve me armë që realizuan disa nga shokët e tij të ngushtë, ku mendohet se ka qenë i pranishëm edhe vetë Kateshi. Banda mori formë të plotë pas vrasjes së dy personave në lagjen “Vullnetari”. Anëtarët e saj janë Dritan Kateshi, Taulant Balliu, Ndriçim Sadushi, Gjergj Dedja, Kastriot Dervishi, Spartak Çaushi dhe Arben Topi..

Bandat e Vlorës

  • Banda e “Kakamit”

Ka në radhët e saj emra të personave që tashmë janë VIP-a në burgjet ku vuajnë dënimin. Anëtarët e kësaj bande, Gazment Braka, me nofkën “Gaxhai”, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe ndodhet në burg, por edhe të tjerët janë Alfred Nebiu, i njohur ndryshe si “Kakami”, i arrestuar; Robert Boraku, Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Fredi Mertiri e Gazmend Nebiu. Banda e “Kakamit” akuzohet për vrasje.

  • Banda e Çoles

Ka marrë emrin e një lagjeje në qytetin e Vlorës. Sipas policisë banda me emrin Çole është krijuar nga një anëtar tjetër i një bande, veç Zani Caushit në trazirat e vitit 1997. Sipas policisë, anëtarët e bandës së Çoles janë shokë të së njëjtës lagje që ka edhe emrin. Ata akuzohen për një sërë vrasjesh mes bandash rivale. Gjithashtu kjo bandë akuzohet për përdhunime,pengmarrje,djegie njerëzish dhe krime të tjera. Kjo bandë ishte mbështetëse e të ashtuquajturit “Komitet i Shpëtimit të Vlorës” dhe mbështetësja kryesore e Partisë Socialiste gjatë trazirave të vitit 1997. Kapoja i bandës Zani Çaushi ishte shoqëruesi kryesor i Skënder Gjinushit në Vlorë.

  • Banda e Zani Caushit

Myrteza Caushi, i njohur me pseudonimin “Zani i Vlorës”, bashkë me bandën e tij, akuzohet për një seri krimesh. Veprimtaria e kësaj bande fillon në vitin 1997 në qytetin bregdetar të Vlorës. Kreu i saj është Zani Çaushi, tashmë i arrestuar dhe i dënuar me burg përjetë, ndërsa anëtarët e tjerë janë në kërkim nga policia.

Bandat e zonës Lushnjë-Berat

  • Banda e Lushnjës

Është krijuar nga ish-efektivi i Repartit Special 326, Aldo Bare, në vitin 1997. Arsyeja që ka shtyrë Alfred shkurtin, i cili është edhe emri i tij i vërtetë, është vrasja e vëllait në vitin 1997 nga banda e Artur Dajës. Shtatë nga 10 anëtarët e akuzuar si anëtarë të bandës së Lushnjës u ndaluan në vitin 1999, dhe ndaj tyre nisi një proces gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Kjo bandë ishte pjesëmarrëse aktive në trazirat vitit 1997 dhe ishte mbështetëse e Partisë Socialiste për shkak edhe të të kaluarës së kapos së saj, Aldo Bares.

  • Banda e Altin Dardhës

Banda e Altin Dardhës ka qenë e mirëorganizuar, por që kryente krime nga më të ndryshmet gjatë vitit 1997. Pikërisht i faturohen 70 dosje të vjetra, vetëm vrasje. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Altin Dardha, i cilësuar ndryshe si i “forti i Beratit”, i cili është vrarë në Selanik të Greqisë. Shumë prej vrasjeve të kësaj bande janë me motive politike. Kjo bandë ishte mbështetëse e Partisë Socialiste.

  • Banda e Gjergj Gushalit

Viti 1998 do të shënonte edhe një numër grabitjesh, duke hedhur dyshimet se ato kryheshin nga anëtar të bandës së Gushalit në Berat. Drejtuesi i kësaj bande ishte Gjergj Gushali, që sipas policisë, veç grabitjeve grabitjeve që kryente, linte pas edhe viktima. Gushali është gjetur pas disa vitesh i vdekur.

  • Banda e Lul Cakës

Banda e “të fortit të Beratit”, Lulzim Caka, daton në vitin 1995, kur ai ka kryer vrasjen e parë. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnjë. Arrestohet në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje.

  • Banda e “Loshit të Karbunarës”

Banda e Bujar Sulës ishte bërë tmerri i banorëve të Karbunarës, në Lushnjë e Berat, aty edhe mori emrin “Loshi i Karbunarës”. Në vitin 1997 bashkohet me bandën e Lul Cakës, të cilin e kishte djalë tezeje dhe bandat e tyre bashkëpunonin për një sërë ngjarjesh në Berat, Lushnjë dhe Karbunarë. “Loshi i Karbunarës” vritet pas disa vitesh.

  • Banda e Otllakut

Grupi i Ilir Jaupit, në qershor të vitit ‘97, pas grindjeve e sherreve me Altin Dardhën, vendosën dhe i zunë pritë atij te stacioni i autobusëve te Gjashtëkatëshi, ku u vranë tre te rinj. Kjo pritë u pasua me rindarjen tjetër të bandës se Altin Dardhës dhe me krijimin e bandës së Otllakut, e cila është e specializuar për grabitje.

Bandat e Burrelit

  • Banda e “Kola”

Është një nga bandat më famë keqe në qytetin e Burrelit e krijuar në vitin 1997. Drejtuesi kryesor i këtij grupi kriminal është Ermir Doda dhe miku i tij Rezart Llukovi. Sipas policisë, dy shokët akuzohen për një seri vrasjesh. Anëtari kryesor i kësaj bande, Ermir Doda është arrestuar. Anëtarët e kësaj bande kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit. Ermir doda është arrestuar ne angli për trafikim te lendeve narkotike.

  • Banda “Dedja”

Banda e njohur me emrin “Dedja” në qytetin e Burrelit është krijuar përpara vitit 1997. Në krye ishin tre vëllezërit Dedja. Vëllai i madh i tyre, Haliti, i vetmi i mbijetuar nga seriali i gjatë i vrasjeve të ndërsjella me bandën Kola, ishte koka e grupit. Këta djem njiheshin si “të fortët e Burrelit” dhe me shumë para. Anëtarët e bandës kanë qenë pjesë e Sigurimit. Halit Dedja është ekzekuturar ne Tirane nga persona te panjohur ne dhjetor te vitit 2010.

Bandat me veprimtari të gjerë (në disa qytete)

 

  • “Hakmarrja për Drejtësi”

Leart Shyti, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Orik Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi janë pjesëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”. Tre të fundit janë të pandehurit, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë. Disa nga akuzat janë vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim, vënia e autobombe, vrasje etj. Është padyshim banda më jetëgjatë dhe më e njohur e Shqipërisë. E akuzuar për një sërë krimesh nga pengmarrjet tek vënia e bombës në supermarketin e “VEFA” kjo bandë çuditërisht nuk u dëgjua gjatë trazirave të vitit 1997. Në çdo fushatë elektorale të dyja partitë kryesore kanë premtuar gjithmonë arrestimin e kësaj bande. Mendohet se kjo bandë vazhdon ende veprimtarinë e saj pavarësisht arrestimeve të shumta që janë bërë.

  • Banda “Malësori”

Është një bandë që anëtarët e saj nuk i ka vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Deri tani nga banda që mban ermin “Malësori” janë arrestuar vetëm dy anëtarë të saj për trafik droge. Por sipas policisë, mësohet se pjesëtarët e tjerë që fshihen pas këtij grupi të strukturuar kriminal, ndodhen jashtë Shqipërisë Itali, Spanjë, Gjermani.

  • Grupi i prodhimit të drogës

Deri tani janë arrestuar dy persona, por, sipas policisë, pas tyre fshihen edhe një numër i madh trafikantësh. Policia e Tiranës zbulon një laborator droge, sekuestron rreth 28 kilogramë lëndë narkotike, arreston në flagrancë Adhurim Nelën dhe Kujtim Karamuçën. Sipas uniformave blu, mësohet se një punë intensive ka bërë zbulimin e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, që kishte si pikënisje Maqedoninë dhe me destinacion Italinë.

  • Banda e trafikut të fëmijëve

Ramiz dhe Xhulieta Petalli, si dhe Nexhip Kaçurri janë tre të arrestuarit, anëtarë të bandës së trafikut të fëmijëve drejt Italisë. Aktiviteti kriminal i tyre ka nisur në vitin 1998 deri në vitin 2002, kur janë zbuluar dhe kanë startuar hetimet. Fëmijë të moshave 6 deri në 12 vjeç merreshin në rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

  • Banda e klandestinëve “Maloku”

Banda “Maloku” që i kishte fillesat e saj që në vitin 1992 funksiononte më së miri edhe me ndihmën e policisë kufitare, ku kalonin klandestin drejt Greqisë. Pas 15 vitesh veprimtari të paligjshme, arrestohen anëtarët e saj Hodo Çorraj, Ergest Rabaj, Aleko Puçi, Albert Golemi (polic), Ermal Koçaj, Krenar Boçi, Arben Sula (Maloku) (komandat i grupit kriminal), Ermal Fidhi dhe Florenc Meçe.

  • Grupi për vrasjen e biznesmenëve

Një numër të konsiderueshëm të viktimave të krimit e zënë edhe biznesmenët. Të gjitha këto dosje nuk kanë mbi to asnjë emër autori. E për ta bërë sa më të besueshëm këtë fakt janë vrasjet e biznesmenëve si Florin Vila, Vajdin Lame, Florina Kulla. Madje në shtyp është bërë legjendë dhe mbetet ende mister zhdukja e biznesmenit maqedonas, Remzi Hoxha. Të gjitha këto vrasje nuk kanë një autor, por kanë të njëjtin motiv.

  • Grupi për vrasje me eksploziv

Autorët e këtyre vrasjeve nuk kanë njohje me njëri-tjetrin, por kanë kryer të njëjtën vepër penale, vrasje me eksploziv. Kjo e fundit është më e praktikuar në qarkun e Tropojës, e sidomos vendosja e minave. Në këtë qytet “zgjidhja” më e mirë e problemeve është vendosja e eksplozivit. Ndërkohë, nga të gjitha vrasjet e bëra me lëndë plasëse nuk është vënë në pranga asnjë autor.

  • Grupi “Poter Al”

Grupi “Poter-Al” i përbërë nga shtatë persona, është vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike. Sipas prokurorisë, ai është një grup i strukturuar kriminal. Ilir Koçiaj, Geront Tola Geront Dedja, Zamir Vadardha, Leonard Çobaj, Bledi Balliu, Aleksandër Koliçi, Aleksandër Gremi dhe Ervin Tavanxhi u prangosën në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

  • Grupi “Kokrra e Ullirit”

Grupi, i cili është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me atë të Greqisë, ka marrë emrin “Kokrra e Ullirit” për vet trafikun që bënin. Prej gjashtë personash është e përbërë kjo bandë, Jorgos Kosmidhis, nga Selaniku, Lefter Meçaj, Alfred Pallashi, Dashnor Merdani, Bujar Cenolli dhe Leonard Shperdheja e Bledar Leço.

  • Grupi “Kompas”

Arjan Selimi është cilësuar si drejtuesi i grupit “Kompas”. Kjo bandë trafikonte drogë në shtete të ndryshme të Evropës. Janë arrestuar 21 persona. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, të cilët ndodhen në qeli janë, Petraq Avrami, atë e bir; Blenard Fejzullaj; Mehmet Fejzullaj, si dhe Elis Progrozhda. Aktualisht pjesëtarët e kësaj bande ndodhen në gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

  • Banda që trafikonte raketa tokë-ajër

Janë cilësuar si grup i strukturuar kriminal. Nuk janë pagëzuar me asnjë emër, por veprimtaria e tyre kriminale është quajtur mjaftë e rrezikshme. Kjo ka bërë që policia shqiptare në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi të godasin trafikun e armëve, dhe si rezultat është arritur të kapen pjesëtarët e këtij grupi kriminal, Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Cani. Sipas prokurorisë, si rrjedhojë u bllokuan dhe 3 raketat tokë–ajër.

  • Banda e armëve nga Kosova

Përgjimet nxjerrin zbuluar grupin kriminal të dyshuar për trafik të armëve në linjën Kosovë-Shqipëri. Operacioni “Bjeshkët”, më 16 qershor 2007, çoi në pranga tre persona, Rrahman Dema, i cilësuar nga policia si organizator i kësaj bande kriminale, Artan Alija, dhe Ahmet Ferhati.

Lista e bandave të vitit 1997

Kjo është lista e bandave kryesore gjatë trazirave të vitit 1997:

  • Banda e Cërrikut
  • Banda e Çoles-Vlorë
  • Banda e Lazaratit
  • Banda e “Kola”-Burrel
  • Banda “Dedja”-Burrel
  • Banda e Haklajve-Tropojë
  • Banda e Kateshit-Elbasan
  • Banda e Zani Caushit-Vlorë
  • Banda e Lul Cakës-Berat
  • Banda e “Loshit të Karbunarës”-Lushnje
  • Banda e Otllakut-Berat

Banda të tjera.

 

  • Banda e Cërrikut

Është bërë e njohur nga masakra e Cërrikut në vitin 1997, ku anëtarët e kësaj bande kanë vrarë gjashtë gardistë. Si kapo i kësaj bande njihet Roland Xhepaxhiu, i cili është arrestuar teksa po kthehej nga jashtë në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të kësaj bande janë Met Bozi, Arjan Toska e vëllezërit e Arjanit, Sokol Buzani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Luan Buzani, Bashkim Buzani. Madje këta të fundit akuzohen për vrasjen e gardistëve. Kjo bandë ishte mbështetëse e padiskutueshme e Partisë Socialiste.

  • Banda e Jaupëve

Banda e Ilir Jaupit mori zonën e Urës-Vajgurore, ku edhe shtriu aktivitetin e saj kriminal, fillimisht me gjoba ndaj biznesmenëve të guroreve në vitin 1998. Pjesë e aktivitetit kriminal të bandës së Jaupëve, ishte edhe plaçkitja brenda një nate e një tregtari që sillte mall nga Bullgaria.

Kategori
Uncategorized

Shqiptarët për mbijetesë në rrugët e Suedisë.

 

 

Lajme Shqip,Lajmet e Fundit, Greqi, emigracion,Focus news

Shqiptarët për mbijetesë në rrugët e Suedisë

urimi portret -55Nga Urim Gjata / Varfëria ekstreme në Shqipëri, aq sa edhe kriza në Greqi po mbush gjithnjë e më shumë me shqiptarë rrugët e Stokolmit, të cilët kërkojnë punë dhe strehim. Ka kohë që qendra e Stokholmit është kthyer si Sheshi “Omonia” në Athinë, me dallimin e vetëm se këtu askush nuk vjen të marrë në rrugët e kryeqytetit punëtorë. Të gjithe shqiptarët janë më shumë hallexhinj, ndoshta dhe me nje vakt buke e nxjerrin ditën. Por, sapo mësojnë që je shqiptar të afrohen me shpresën, se diçka do të bësh për t’i ndihmuar. Gjithashtu shikon se në sytë e tyre ka dhimbje, lot dhe vuajtje, aq sa lë të kuptosh se shpresa është larguar përgjithmonë. Ata kërkojnë vetëm punë pa pyetur se sa do të jetë pagesa, kërkojnë të mbijetojnë qoftë dhe në “fund të botës”, duke sakrifikuar gjithëçka.

Shqiptarët për të mbijetuar kanë marrë rrugën e gjatë deri në Skandinavi për të siguruar një copë bukë për familjen dhe fëmijët e lënë vetëm, kanë lënë gjithçka të dashur vetëm për mbijetesë. Por mallkimi i perendive, shqiptarët po i ndjek kudo, për ta nuk ka asnje zyrë që t’i ndimojë, t’ju japë të paktën një informacion, por ndihen të vetmuar, të braktisur, kudo ku që shkojnë për të kërkuar ndihmë.

Ambasada sëbashku me shtetin shqiptar ka vdekur me kohë.

Për këta në Suedi nuk ka më as azil për gjakmarrje, dhe jo më ekonomik. Në përgjithësi ata cilësohen në regjistrin e emigracionit me një “minus” sapo regjistrohen nga autoritetet vendase.

Arsyeja?

Është se ata vinë nga një vend i sigurtë dhe “demokratik” nga një vend ku krimi, korrupsioni, pa barazia, gjakmarrja dhe varfëria po bën kërdinë, ku bandat të vrasin në mes të ditës pa pyetur kush je, nga nje vend ku jeta është gjeja më e lirë për çdo kriminel me kostum me pisolitet apo me kallash dhe tritol.suedia ne focus-1

Nga një vend ku të gjithë kërkojnë të ikin larg, sa më larg…

Fatkeqësisht shpresa e tyre vdes çdo minutë. Të vjen keq dhe ndjen dhimbje kur i shikon në atë gjendje, dhe nuk ke asnjë lloj mundësie për t’i ndihmuar, aq sa jo më shumë se nje kafe. Por si një emigrantë prej kohësh në këtë shtet skandinav do t’i thoja bashkëatdhetarëve të mi këto fjalë:

  • Mos u nisni për në Suedi pa u siguruar që dikush do ju presi.
  • Mos merrni rrugën pa u siguruar që dikush do ju marrë në punë.
  • Mos u nisni pa u siguruar qe dikush do ju ndimojë për një strehim me një krevat në një dhomë ku jetojne sëbashku dhe 2-3 emigrantë të tjerë. Sa për dijeni nje krevat kushton të paktën 2500 Korona ( Në se do keni fatin ta gjeni )
  • Si me dokumenta Greke, ashtu edhe me pashaporte Shqiptare, askush nuk ju merr në punë pa patur katër numrat e punës që nxirren vetëm nga zyra e punës ( Skateverket )
  • Numrat e punës mund t’i siguroni vetëm duke pasur një kontratë të rregullt pune nga një punedhënës vendas, ku dhe pagesa nga punëdhënësi bëhet vetëm nëpërmjet nr. të llogarisë në bankat Suedeze.
  • Nuk mund të hapni nje numër llogarie bankare në Suedi, pa vertëtuar bankave që kini numër pune, adresën e shtepisë, numërin e liçensës të punëdhënësit, si dhe një dokument që vertëton Bankës se të ardhurat në numrin tuaj të llogarisë do dërgohen nga firma që ai drejton.
  • Mos u besoni mashtruesve dhe seksereve shqiptarë apo të huaj, me pretendimin që mund t’ju gjejnë punë provizore me 6000 korona.
  • Shumë shqiptarë që kanë ardhur, jo vetëm që po enden rrugëve pa punë, por po e gedhijnë natën jashtë, aq sa kush ka fat dhe kap shortin, për një javë strehohet për të fjetur në Godinën e Kryqit të Kuq, godinë që u vjen në ndihmë endacakëve.
  • Zyra apo shoqata shqiptare ku mund të merrni informacionin e duhur apo ndonje ndihme juridike nuk ka…
Kategori
Uncategorized

Myftaraj analizon flamurin “e zi” të Beogradit

droni beogradNga Kastriot Myftaraj

Veksilologjia (Vexillology) është shkenca që merret me studimin e flamurëve (nga latinishtja “Vexillum” që do të thotë “flamur”) dhe që gjysmë shekulli më parë është ndarë nga Heraldika (Heraldry), e cila është shkenca e cila studion stemat dhe simbolet e ngjashme shtetërore, kombëtare etj. Shqipëria ka një Akademi të Shkencave, ka një Qendër të Studimeve Albanologjike, që janë institucione të paguar nga paratë e takapaguesve. Por në to nuk ka asnjë Veksilolog që të mund të analizojë flamurin e zi të dronit dhe të shprehet për të. Askush deri më sot nga historianët dhe studiuesit shqiptarë të Heraldikës nuk e ka analizuar flamurin e zi dhe nuk ka botuar qoftë edhe një shkrim të vetëm për të. Shqipëria nuk ka veksilologë. E pra cdo shtet sadopak serioz ka së paku disa të tillë në institucione si ato të mësipërmet. Madje duhet të ketë veksilologë zyrtarë pranë Qeverisë. Se Veksilologjia përcakton teknikisht edhe llojin e ngjyrave të flamurit. Në ligjet kushtetuese shqiptare si dhe në ligjet për simbolet shtetërore thuhet se flamuri shqiptar është me fushë të kuqe. Por për çfarë lloj të kuqeje bëhet fjalë nga pikëpamja veksilologjike? Ngjyrat kanë kodin e tyre veksilologjik, të shprehur në shifra. Asgjë të tillë nuk ka të përcaktuar zyrtarisht për flamurin shqiptar. Flamuri i Zi dukej qartë se ishte bërë nga ekspertë që kishin përcaktuar profesionalisht kodet veksilologjike të ngjyrave përbërëse të tij.

Veksilologjia na thotë se ngjyrat kanë shumë rëndësi në një flamur dhe ngjyra e fushës së tij është veçanërisht e rëndësishme pasi është dominuese. Në 18 prill 2015, ora 6: 33 minuta, në faqen e tij zyrtare ne Facebook, Ismail Morina, Ballisti Official ku ka bërë një postim me titull “Flamuri AUTOCHTHONOUS i varur mbi pemën mijëvjeçare”.

Serbia e ka quajtur zyrtarisht bannerin e dronit si “Flamuri i Shqipërisë së Madhe”. Disa mediume shqiptare me papërgjegjshmëri e kanë quajtur “flamuri i Shqipërisë së Madhe”, sipas emërtimit serb. Vetë Morinaj, i cili pretendon autorësinë e dërgimit të dronit në stadium, nuk e kishte përcaktuar kurrë me një fjalë deri më tani.

Në 18 prill 2015 Ismail Morinaj e quajti atë cohë katërkëndëshe, që pretendon se e ka ngritur me dron, një flamur: Flamuri AUTOCHTHONOUS”. Pra nuk kemi të bëjmë me një banner, ose poster, ose banderolë, por me një flamur. Morinaj, i cili është një njeri pa shkollë dhe pa profesion, u vetëshpall kështu, përveçse autor i ngritjes së dronit, edhe si Veksilologu i parë shqiptar, i cili e përcaktoi si flamur atë që të tjerët e kishin quajtur banner, banderolë.

Kështu, që nga mbrëmja e 14 tetorit 2014, pra që nga ulja e dronit në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen Serbi-Shqipëri, shqiptarët, domethënë Shqipëria si shtet dhe kombi shqiptar, trojet e banuara nga shqiptarë, kanë dy flamurë, flamurin kuqezi dhe flamurin e zi. I pari prej tyre është flamuri historik kombëtar dhe shtetëror shqiptar, me fushë të kuqe dhe shqiponjë të zezë, flamuri i Skënderbeut, flamuri që u ngrit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës në 28 nëntor 1912 me rastin e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, do të thotë të shtetit të pavarur shqiptar në kufijtë etnikë, që ndryshe njihet si Shqipëria Etnike. Ky është flamuri që njihet si kuqezi. Ky është flamuri për të cilin shqiptarët kanë qenë krenarë deri më sot. Dhe me arsye. Ne shqiptarët jemi një nga kombet e rrallë në Europë që kemi një flamur historik të vjetër, i cili vazhdon të jetë ende dhe sot flamur shtetëror dhe kombëtar. Dhe ky flamur është i lidhur me një ngjarje historike të njohur botërisht që është qëndresa e Skënderbeut ndaj agresionit otoman në shekullin XV. Çdo njeri në botë që ka lexuar për historinë e Europës mesjetare e njeh emrin e Skënderbeut.

Flamuri tjetër, Flamuri i Zi, është ai i zbritur me dron në stadiumin “Partizani” të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ky është një flamur me fushë të zezë. Kjo gjë të bie në sy së pari. Kjo nuk ka rëndësi thonë, është bërë për arsye grafike, për t’ u dukur më mirë dy portretet. Por nga pikëpamja veksilologjike kemi të bëjmë qartësisht me një flamur të zi në qendër të të cilit është një hartë. Nga pikëpamja veksilologjike, Flamuri i Zi është i llojit të flamureve me hartë, si flamuri i Qipros (greke) dhe ai i Kosovës. Pra simboli kryesor në flamur vec ngjyrës së fushës së tij është harta. Mbi hartën e Flamurit të Zi është një datë: 28 nëntor 1912. Në dy anët e hartës gjenden portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, dy etërve themelues të shtetit shqiptar në 1912, të cilët qenë ndër ata që shpallën Pavarësinë në këtë vit. Poshtë hartës gjendet fjala AUTOCHTHONOUS. E gjithë kjo simbolikë është e konceptuar si një mashtrim për të dhënë kumtin e gabuar se në 28 nëntor 1912 Pavarësia e Shqipërisë u shpall me një hartë të tillë të trojeve ku supozohet që shqiptarët të kenë qenë autoktonë dikur. Them supozohet se ishulli i Korfuzit, p.sh., që ishte pjesë e hartës nuk ka qenë kurrë tokë as shqiptare, as ilire. Qëllimi i autorëve të hartës së dronit ishte që t’ i kumtohej botës se kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë në 28 nëntor 1912, përfaqësuesit e kombit shqiptar të mbledhur në Vlorë, në Kuvendin Kombëtar, nuk kërkuan një shtet shqiptar në kufijtë etnikë, atë që njihet si Shqipëria Etnike, por kërkuan një shtet shqiptar në kufijtë ku shqiptarët kishin banuar dikur pra ku supozohej të kishin qenë autoktonë.

Në rreth gjysmën e sipërfaqes së hartës së dronit, në 1912 ose nuk kishte popullsi shqiptare ose ajo ishte në pakicë, aq sa nuk mund të pretendohej për t’ u përfshirë brenda kufijve të shtetit të ri shqiptar. Kumti i hartës së dronit me datën, mbishkrimin poshtë saj dhe portretet anash ishte se shqiptarët në 1912 nuk kanë dashur të krijojnë një shtet të pavarur në kufijtë etnikë, por kanë pasur një projekt shovenist të çmendur për të marrë edhe toka ku ose nuk kishte popullsi shqiptare, ose ajo ishte në pakicë. Në 1912, në rreth gjysmën e tokave të hartës së dronit, ku ose nuk kishte popullsi shqiptare ose ajo ishte në pakicë jetonin rreth një milionë e gjysëm sllavë dhe grekë. Çfarë do të ndodhte me ta? Nënkuptimi ishte se shqiptarët, me projektin e Shqipërisë Etnike kanë dashur të bëjnë spastrim etnik në Ballkan, për të rimarrë tokat ku kanë qenë autoktonë dikur. Si do të mund të bënin shqiptarët spastrim etnik? Duke bërë aleancë me Sanxhakun me popullsi boshnjake muslimane dhe vetë Bosnjën muslimane, duke kërkuar një shtet islamik në Ballkanin Perëndimor që do të krijohej me anë të Xhihadit (luftës së shenjtë islamike), dhe që do të tërhiqte në ndihmë edhe vullnetarët nga bota islame.

Për të krijuar përshtypjen se shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në 1912 u bë me një projekt shtetëror islamik, në hartën e dronit bënte pjesë edhe Sanxhaku me popullsi boshnjake islamike, që nuk bënte pjesë në hartën që Kuvendi Kombëtar i Vlorës i dërgoi Konferencës së Fuqive të Mëdha në Londër, me kërkesat për kufijtë e shtetit të ri shqiptar. Por Ismail Qemali dhe Isa Boletini nuk qenë të marrë që të kërkonin Sanxhakun se e dinin që kështu Europa do të mendonte se shqiptarët nuk donin një shtet në kufijtë etnikë, pra Shqipërinë Etnike, por një khalifat islamik ballkanas, me Sanxhakun si urë lidhëse me Bosnjën islamike.

Flamuri i zi i dronit ishte ideuar dhe dizajnuar në atë mënyrë që ta kompromentonte dyfish aspiratën e Shqipërisë Etnike: Si projekt historik të shpallur zyrtarisht në 28 nëntor 1912. Si projekt bashkëkohor shqiptar. Bota e analizoi veksilologjikisht Flamurin e Zi, zyrat e specializuara me siguri e bënë këtë gjë. Por edhe audience globale joprofesioniste që pa Flamurin e Zi e ka perceptuar të vërtetetën e simbolikës islamike të tij, për shkak të ngjashmërisë me flamurin e zit ë ISIS, shtetit islamik. Natyrisht që bota në këto raste hesht, duke vrojtuar reagimin e shqiptarëve. Dhe nxjerr përfundime.

Flamuri i Zi na erdhi dhuratë nga Beogradi, andej nga ku nuk i ka ardhur asgjë e mirë Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Flamuri i Zi është vepër e veksilologëve serbë. Ata që thonë se u ndjenë krenarë nga Flamuri i Zi, duhet ta dinë se do të kishin të drejtë të ndjeheshin krenarë nëse bota do të shprehte admirim për aktin e ngritjes së Flamurit të Zi dhe për vetë Flamurin e Zi. Nuk ka asnjë të dhënë që të ketë ndodhur kështu. Pas 14 tetorit, zyrat speciale serbe të luftës psikologjike shpërndanë në mediumet dhe rrjetet sociale shqiptare lajme të fabrikuara sikur njerëz të njohur të futbollit ndërkombëtar kishin shprehur admirim për atë që bënë shqiptarët në Beograd. Por asnjë prej këtyre lajmeve nuk del të jetë i vërtetë, dhe nuk ka asnjë burim serioz për to. Për këtë mjafton një kërkim i thjeshtë në Google. E megjithatë shumë gazeta e televizione shqiptare me naivitet i shpërndanë si të vërteta këto lajme të fabrikuara. Këto lajme u fabrikuan që të rritej entusiazmi i shqiptarëve nga droni me flamur të zi dhe të shkurajoheshin kritikët e mundshëm.

Flamuri i zi i dronit mund të quhet Flamuri Faqezi se ata që u entusiazmuan prej tij të do të faqen e zezë para historisë, që u mashtruan nga kjo dinakëri serbe. Në të vërtetë në këtë histori ka tre lloj faqezinjsh adhurues të flamurit faqezi:

1)Serbofilët shqiptarë, të cilët shtiren kinse entuziastë me flamurin e zi për të nxitur entusiazmin e naivëve dhe injorantëve.

2)Arabët shqipfolës shqiptarë, domethënë muslimanët praktikues të cilët e adhurojnë flamurin e zi si flamur të Xhihadit, luftës së shenjtë islamike për Khalifatin Islamik të Ballkanit. Islamikët shqiptarë e urrejnë flamurin kuqezi të Skënderbeut se ai nën këtë flamuri u luftua kundër ushtrive otomane islamike. Tashmë islamikët shqiptarë kanë gjetur flamurin e zemërës së tyre me flamurin e zi të dronit, që ka shqiponjën në qendër sa për të kamufluar sadopak këtë simbol të qartë islamik.

3)Shumica e shqiptarëve adhurues të flamurit kuqezi, por që duke qenë praktikisht injorantë në histori dhe Veksilologji (Vexillology), u bënë viktima të një operacioni të luftës psikologjike serbe kundër shqiptarëve. Kështu injoranti kuqezi, adhurues i flamurit kuqezi, u bë faqezi adhurues i flamurit të zi brenda një nate!

Serbia ia arriti që në një ditë të bëjë atë që nuk e kishin bërë dot në shekuj armiqtë e shqiptarëve, pra që ta dublonin flamurin kuqezi të Skënderbeut, me një flamur tjetër, të zi, të përhapur masivisht te shqiptarët gjithandej trojeve shqiptare dhe në botë. Në të vërtetë kjo është fitorja më e madhe e Serbisë në luftën historike shumëshekullore kundër kombit shqiptar.

E keqja e flamurit të zi do të shihet në të ardhmen. Faza e parë e operacionit serb me flamurin e zi është që shqiptarët të shprehin adhurim për të. Pastaj shërbimet e fshehta serbe, por edhe ato maqedone, greke, ruse etj., do të simulojnë atentate terrroriste ku do të ekspozohet flamuri i zi. Me këtë rast Serbia (shteti, media etj.). si dhe armiqtë e tjerë të shqiptarëve do të zbulojnë befasisht simbolikën islamike të flamurit të zi të dronit që u shfaq në Beograd në 14 tetor 2014. Dhe atëherë serbofilët faqezinj që shtiren se adhurojnë flamurin e zi do të thonë: “Ja një provë që Kastriot Myftaraj punon për Serbinë, se Serbia tani po thotë ato gjëra që i ka pasë thënë Kastriot Myftaraj!”

Kështu punojnë shërbimet e fshehta serbe kundër shqiptarëve. Çështja është sesi do të sillen injorantët kuqezinj që u bënë faqezinj brenda një nate. Injoranca e faqezinjve adhurues të flamurit të zi arrin deri në kufijtë e tradhtisë kombëtare. Në teatrin e Grekëve e Vjetër injoranca (padija) ishte faj tragjik që ishte shkaku i shumë prej ngjarjeve të kobshme në tragjeditë e dramaturgëve grekë. Morinaj me sinqeritet e pranon se ka ngritur një flamur të ri, Flamurin e Zi, Flamurin Faqezi. Morinaj është një faqezi i sinqertë

Kategori
Uncategorized

Heronjtë që shpëtuan femrat e robëruara nga ISIS.

PAMJE PREKËSE: Heronjtë që shpëtuan femrat e robëruara nga ISIS (FOTO)

 

​Këta heronj i rrezikuan jetërat e tyre për ti liruar femrat të cilat ishin skllavëruar nga ISIS. Pamjet të cilat ishin gjiruar në mënyrë të fshehtë shfaqin guximin e udhërrëfyesve trima brenda ISIS të cilët i ndihmuan disa persona nga jashtë që të kenë mundësinë për ti liruar një grup femrash që ishin zënë rob nga militantët e ISIS, transmeton lajmi.net

Aksionet e shpëtimit ndihmohen nga avokati cili tani është shëndrruar edhe në aktivist për të drejtat e njerëzve Khaleel Al Dakhi i cili i kordinon aksionet e shpëtimit nëpër Siri.

ISIS që nga muaji gusht i vitit të kaluar ka rrëmbyer gjithsejt rreth 3000 vajza Jazidi nga Iraku veriorë.

2A7E423B00000578-0-image-a-30_1436785404230 2A7E426E00000578-0-image-a-22_1436785362165 2A7E427F00000578-0-image-a-27_1436785380792 2A7E424400000578-0-image-a-26_1436785376594 2A7E425400000578-0-image-a-24_1436785371607

2A7E425900000578-0-image-a-29_1436785395304 292BF97900000578-3099560-image-a-1_1432885182964

Kategori
Uncategorized

​Harrojeni ngrohjen globale – Dielli do të futet në gjumë pas vitit 2020.

 

​Harrojeni ngrohjen globale - Dielli do të futet në gjumë pas vitit 2020 [FOTO]<!– GazetaExpress E hënë, 13 Korrik 2015 15:43–>

Në 15 vitet e ardhshme pritet që Dielli të bie në gjumë dhe Toka ta përjetojë një epokë të akullt, thonë shkencëtarët të cilët merren me studime solare

Përmes një sistemi të ri, tani mund t’i shohim ndryshimet e parregullta në pulsin e Diellit. Kështu, ky sistem i tregon parregullsitë e 11 viteve.

Sipas këtij modeli, del se aktiviteti solar do të bie për 60% mes viteve 2030-2040, gjë që do të çojë në një periudhë të akullt.

Këto kushte nuk janë përjetuar që nga epoka e fundit e akullt, e cila pati zgjatur nga 1645 deri në 1715, e quajtur Maunder Minimum.

Gjetjet po prezantohen në Takimin Kombëtar të Astronomisë, në Llandudno, transmeton Gazeta Express nga The Independent.

Në vitin 1843, shkencëtaret patën zbuluar se aktiviteti i Diellit variron bazuar në një cikël prej 10 deri në 12 vite.

Fluskat në këtë cikël kanë qenë vështirë të parashikueshme, edhe pse shumë fizicienë solarë e kanë ditur se variacionet shkaktoheshin nga dinamoja e lëngut lëvizës thellë brenda diellit.

Ekipi i hulumtuesve të Profesor Zharkovas ka zbuluar se vënia e një dinamoje të dytë afër sipërfaqes së diellit, krijon një model shumë më të përpiktë.

Shkencëtarët kanë gjetur valë magnetike në dy shtresa të ndryshme të brendësisë së diellit të cilat luhaten mes hemisferës veriore dhe jugore të diellit.

“Kombinimi i të dyja valëve së bashku dhe krahasimi me të dhëna reale për ciklin aktual solar, kemi zbuluar se parashikimet tona janë treguar 97% të sakta”, ka deklaruar Profesor Zharkova.

Kategori
Uncategorized

Nga burgjet në Shqipëri e Jugosllavi, te lufta për kauzën kombëtare në SHBA.

IMG_0238

Intervistë me profesor Sami Repishtin, aktivistin e shquar shqiptaro-amerikan të të drejtave të njeriut, me rastin e 90-vjetorit të lindjes

Intervistoi Ruben Avxhiu

Profesor, pranë festës së 90-vjetorit, besoj një nga përparësitë e jetës relativisht të gjatë ka qenë shansi për të parë rrëzimin e komunizmit dhe pavarësinë e Kosovës. Po këto nuk erdhën lehtë. Ju keni si viktimë e represionit në trojet shqiptare ashtu edhe avokat për të drejtat e njeriut pas zhvendosjes në SHBA. Cila është ndjesia e përgjithshme kur i hidhni një sy jetës suaj si veprimtar, nëse mundeni ta ndani me lexuesin tonë?

Faleminderit per intervisten!

Te mbijetosh dekadat e njimbasnjishme ne Shqiperi, e ne shoqenine shqiptare ashte ne vetevete nji sukses. Por ky “sukses” ka edhe momente te dhimbeshme.

Me duket e pabesueshme mosha 90 vjeçare, pothuejse nji shekull, e afersisht sa mosha e shtetit shqiptar te njohun nga Konferenca e Londonit, 1913. Ngjarje, njerez, dhe lojna te pameshireshme te “Fatit”. Kam perjetue vitet e monarkise dhe vorfenine e madhe e te pergjitheshme te popullsise, por me krenarine e qytetarit qe jeton ne nji shtet te lire, pa friken e policit te huej qe troket ne dere ne oret e nates. Kam perjetue pushtimin fashist italian te viti 1939-43, dhe ate nazist gjerman te vitit 1943-4. Kam perjetue vitet e diktatures komuniste ne formen e saj ma te çoroditun e thellesisht barbare per 14 vjet deri ne arratisje. Dhe ma ne fund, jeten e mergimtarit ne Amerike qe nga viti 1962 pa nderpremje.

Jeta ne moshen 90 vjeçare,… gjithçka me duket si nji film, i mbushun me te paprituna e ne situata te ndryshme. Megjithate, ka nji konstante: besnikeria ndaj vetes sime. Ajo qe mund te them sot, ashte: fryma e ime optimiste per nji te neserme ma te mire, nji fryme qe nuk u shue asnjihere! Ajo qe me frymezoi ka qene sensi i lirise qe une kam konceptue si i lire nga frika (kryesisht autoriteti) dhe i lire nga uria (kryesisht papunesia dhe vorfenia e paevitueshme).

Okupacioni fashist rrembeu lirine shtetnore, kufizoi lirine qytetare, dhe krijoi nji atmosfere frike dhe mosbesimi ne shoqenine shqiptare. Ngjarjet qe ndoqen, u treguen fatale per vendin, dhe per te rinjte sidomos. Okupacioni nazist e thelloi kete tragjedi edhe ma shume me rritjen e terrorit te ushtruem. Vendosja e “diktatures se proletariatait” me dhune, shkaterroi te gjitha shpreset – “andrrat” – e mia djaloshare. Terrori i hapet dhe gjithperfshires nderpreu jo vetem inisiativen e lire qytetare, por çdo mendim te lire – qe u trajtue si “krim kunder shtetit”- dhe u denue rande. Dhe kjo vazhdoi te thellohet çdo dite e ma shume per nji gjysem shekulli. Ashte e dhimbeshme me mendue se gjysma e jetes se shtetit shqiptar te pavarun ka kalue nen rregjimin komunist. Rrjedhimet e kesaj tragjedie vetevrasese i jetojme edhe sot.

Sot ka një mani të të kuptueshme të njerëzve në Shqipëri për të njohur më mirë të kaluarën, duke zbuluar fotografi e tekste të vjetra. Ju erdhët në jetë dhe u rritët në Shqipërinë e mes dy luftërave botërore, që duhet të ketë qenë një shoqëri në tranzicion. Sa mbresa ju ka lënë ajo kohë (në dukje pa shumë ngjarje drastike)? Si e kujtoni fëmininë tuja?

Rinia e ime u keput ne moshen 14 vjeçare me demonstratat kunder invazionit italian te 7 prillit 1939. Okupacion, okupacion u ba fjala e dites. Pergjigja? Rezistence! Keto ishin fjalet kuptimplote, dhe ne moshen tone te re ata na rrembyen emocionalisht. Me rezistue kunder “te huejve” ishte nji vendim i marrun pa diskutim. Por ne moshen time, ne u “pjekem” para kohe per aksion, ne vitet qe zakonisht karakterizohen nga andrrat romantike (si kudo ne bote!) e shpreset per nji jete ma te mire. Situata na imponoi te kunderten: “rezistenca kunder okupatorit” ishte urdheni i dites i pa shkruem. Natyrisht, forma verbale qe pergatiti terrenin, u transformue ne rezistence aktive, te armatosun, te pergjakeshme. Sot, me kujtohen vazhdimisht fetyrat e fjalet e shokeve qe rane deshmore ne luften kunder okupatorit, dhe i vajtoj ma lote te ngrohte…! Brezenia e ime u “dogj” ne flaken e luftes!

Megjithate, “politizimi i forte” i ndjenjave tona patriotike – karakteristike e moshes se re- krijoi nji dyshim ma pare, dhe nji ftohtesi ma vone. Shqiperia u okupue nga Italia e cila ne ate kohe ishte “fashiste”. Na luftojshim ushtrine okupuese italiane, Doktrina fashiste ishte nji problem personal. Pse te mos percaktohej “rezistenca kunder okupatorit italian” (ashtu si u ba ne Vlore me 1920)?

Dyshimi i jone i pare u rrit edhe ma shume kur parulla “Vdekje fashizmit-Liri popullit” mori nji karakter te theksuem ideologjik dhe social qe ishte pervetesue nga te gjitha partite komuniste, e kopjueme nga Sovjetet, me urdhen te Kominternit nderkombetar . Nga veçoria kombetare, rezistenca mori karakter “social” “Liri popullit”. Ashtu si u pa ma vone, donte te thote nji Shqiperi komuniste “pa liri dhe pa demokraci”, nji koncept qe mund te diskutohej persa kohe qe ishte nji “teori”, e jo nji praktike kriminale qe eliminoi kundershtaret politike fizikisht.

Per mue, student maturant, ky dallim u ba epiqendra e mendimit tim politik, qe percaktoi edhe veprimin tim politik te mavoneshem, te arritun ne nji moshe akoma te re.

Me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, George HW Bush.

Duket se pas fëminisë erdhi menjëherë burrëria se Shqipëria njohu pushimin dhe luftën. Babai juaj u vra nga fashistët ndërsa një kushëri i juaji humbi jetën në Kampin e Mathauzenit. Sa ka luajtur rol kjo përvojë në studimet që keni bërë më vonë për shpëtimin e hebrejve në Shqipëri dhe temën e përballjes së humanitetit me një regjim kaq racist dhe çnjerëzor?

Po, erdhi “burreria”. Shqiperia u perfshi ne L2B. Ishte e natyreshme qe ndamja e opinionit te shoqenise shqiptare te krijonte dy kampe. Kambengulja e elementit “komunist” ne marrjen e pushtetit me çdo kusht dhe mbajtja e tij me çdo kusht –sidomos me dhune- solli vellavrasjen. Kusherini i im 17 vjeçar u deh nga propaganda komuniste dhe perfundoi ne kampin nazist Mauthausen, ku u ekzekutue (1944). NJi vit ma pare, ai gjeti strehim ne shtepine tone, nji akt qe i kushtoi jeten babajt tim, viktime e terrorit fashist.

Efekti i vdekjes se babajt e te kusherinit ka qene i pallogariteshem. Une u bana cinik, u vete-izolova, dhe fillova te flas pa kujdes, natyrisht pa ndergjegjsim te terrorit komunist qe u vendos ne vendin tim. Ajo qe u ba permanente tek une ka qene bindja e plote se “diktatura e proletariatit” nuk mund te kishte sukses ne nji shoqeni te qytetnueme e me mjete paqesore; asaj i mungonte elementi thelbesor: “njeriu ne qender te vemendjes sone”, humanizmi marksist, i tradhetuem nga V.I.Lenin dhe i vrame nga krimineli botenor J.V.Stalin.

Per fatin tone te keq,”udheheqja” e Partise Komuniste Shqiptare kane qene disa te rinj pa eksperience, fanatike, pa arsim, pa pergatitje ideologjike, dhe nen influencen e kontrollin e plote te agjenteve jugosllave. Ky ka qene thelbi i tragjedise shqiptare nen komunizem.

Ju keni shkëmbyer përvojat tuaja me Tom Lantoshin, të mbijetuarin e parë dhe të vetëm të Holokaustit që u zgjodh në Kongresin amerikan. Çfarë kujtoni nga lidhja personale me të?

Te ndjerin Kongresmen Tom Lantos, e kam takue ne vitet ’60 dhe qe ne takimin e pare, mbasi i treguem njeni tjetrit te kaluemen tone, u miqesuem. Ishim te nji moshe, vijshim nga nji bote pothuejse e njejte, dhe njihshim mire diktaturen e natyren e saj shnjerezore. Bashkepunimi i yne u forcue sepse provuem njenin tjetrin kredibilitetin e fjales dhe vepres sone. Si hungarez, ai njihte mire serbet si elemente me prirje agresive, dhe tregimet e mia per vuejtje te popullit shqiptar ne ish Jugosllavine i kuptonte, dhe pranonte. Prandej me ndihmoj. Me rastin e vdekjes tij, kam shkrue nji artikull qe u botue ne Internationl Herald Tribune ne Paris,France, ku kam pershkrue cilesite e tia fisnike.

Profesor Sami Repishti me Senatorin Bob Doll.

Si dëshmitar i asaj kohe çfarë mendoni për tezën që i redukton zhvillimet në Shqipërinë e LB2 në një “luftë civile”?

Ashte e vertete se ne Shqiperi ka pase elemente te luftes civile. Qe ne fillim te vitit 1942, vrasjet e “ballisteve” nga çetat komuniste ne zonat e Korçes e Gjirokastres ma pare e ne te gjithe Shqiperine ma vone, kane qene masakrA me tortura te pa imagjinueshme, dhe ne pranine e fshatareve te tmerruem. Mbas ketyne masakrave, fillonte mobilizimi i “vullnetareve” ne mes te banoreve. Marrja e pushtetit me dhune ka qene “moto”ja komuniste qe ne ditet e para te rezistences. Per kete jam deshmitar i bisedimeve me ish “shoket komuniste”. Ne vjeshte te vitit 1944, Enver Hoxha i shkruente Fadil Hoxhes, ne Kosove: ”Mos lejoni asnji njesi ushtarake te luftoje kunder gjermaneve. Vetem Ushtria Nacional Clirimtare duhet te veproje ushtarakisht” Kjo direktive solli vrasjen e vellazenve Kryeziu ne Malesine e Gjakoves. I njajti qendrim u mbajt ne Shqiperi. PKSH kerkonte monopolin e plote te rezistences…. dhe fitores!

Terrori i gjithaneshem dhe varesia e plote tek instruktoret jugosllave, ngjarjet ne Kosove, sidomos masakra e Tivarit (mars 1945) me kane perforcue idete e mia te kundershtarit. Ne prill 1945, u bane manifestime e medha ne te gjithe Shqiperine tue kerkue Triesten:”Duam Triesten! Trieste eshte e jona!” Asnjeri e zuni me goje Kosoven. Une fola, u qortova, por komunistet nuk e harruen kete “faj” timin Gjyqet popullore, denimet e randa, arrestimet masive, torturat deri ne çmenduri, pushkatimet me gjyq e pagjyq, internime familjesh, shumica pleq, gra e femije “familjesh reasionare”etj.

Çfarë ju bëri që në moshë të re të reshtoheshit aq herët kundër komunizmit në Shqipëri? Shumë nga krimet më të tmerrshme të regjimit të kuq ndodhën pak më vonë. Ju çfarë dalluat që ju ndikoi aq shpejt?

Me keqardhje duhet te pohoj se propaganda komuniste ne rradhet a anetareve te Partise dhe sidomos te Ushtrise Nac.Çl. e ka paraqite “Veriun” si nji rajon anmik pa dallim nga “okupatori” dhe qe duhej “ndeshkue”. Veriu ashte “çlirue” si “zone armiqsore” me te gjitha konsekuencat e nji mentaliteti te ketill: ne çdo lagje qyteti, çdo fshat ne rrethina e Malesi te Veriut u ba “ndeshkimi” per mos-pjesemarrje ne luften Nac.Clirimtare. Burgjet u mbushen. Administrata u mbush me elemente te ardhun nga Jugu. Nji perbuzeje per “vendasit” ishte evidente.

Teorikisht, ne vitin 1944, Ushtria Nacional-Çlirimtare liroi Veriun nga okupatori. Praktikisht, Ushtria Nac-Çl. pushtoi Veriun me force dhe vendosi sundimin absolut te Partise Komuniste Shqiptare, dhe e mbajti ate ne fuqi per 45 vjet me rradhe. Historia do te vertetoje keto fakte dhe do te denoje rande kriminelet fanatike te ish PKSH.

Kesaj situate duhet t’i shtojme persekutimet e klerit katolik dhe te elementit intelektual te arsimuem ne Perendim Duhet kuptue se per Veriun, pavaresisht nga feja, kleri katolik ka gezue respektin ma te madh per punen e tij patriotike, kulturore dhe shoqenore, natyrisht se bashku me sherbimet fetare. Une nuk di nji veprimtari te randesishme kombetare ku kleri katolik e popullsia katolike te mos kene qene pjese perbamese, dhe ne shume raste te kete luejte nji rol udheheqes. Kleri katolik shqiptar asnjihere, ne dite te mira ose te keqia, nuk e abandoi popullin dhe nuk u shkeput nga Perendimi. Kjo ashte nji merite e madhe historike! Me eliminimin fizik –gjenocidin- e klerit katolik e te intelektualeve me pergatitje perendimore, PKSH eliminoi koken udheheqse te çdo levizje te mundeshme ne nji krahine thelbesisht kundershtare e komunizmit. Edhe une kam qene viktime e ketij “spastrimi politik”.

IMG_0238

Përvoja si i burgosur i ndërgjegjes duket se ka qenë përcaktuese në jetën tuaj. Edhe sot e kësaj dite vazhdoni të përqendroheni te të drejtat e njeriut. Disa nga këto detaje të jetës suaj janë në librin e jetëshkrimit, “Nën hijen e Rozafës”, po nëse do të kujtonit diçka për lexuesin tanë nga ajo kohë, çfarë do të zgjidhnit?

Ashte e vertete! Pervoja e ime e gjate dhjete vjeçare ne burgjet komuniste ka qene determinuese e qendrimit tim politik te mavoneshem. Ajo prirje vazhdon edhe sot te percaktoje te tashmen e te ardhmen time. Une nuk mund te jem “nji tjeter” nga ai qe kam qene, e qe jam sot, sepse qendrimi im mbeshtetet mbi disa parime baze te formueme gjate viteve te mia ne Shqiperi, e sidomos ne burgjet dhe kampet komuniste.

Burgu komunist ka qene, ne fakt, nji vend torture te vazhdueshme. Une e kam pershkrue disa here dhe me hollesi ne dy librat e mi “Pika loti” dhe “ Nen hijen e Rozafes” I gjithe helmi i propagandes komuniste i grumulluem nga leksionet e tyne per “armiqte e popullit” u derdh ne burgje dhe kampe te punes e te perqendrimit: rrahje te parreshtuna deri ne vdekje, heqje racioni te bukes, perdorimi me orar i nevojtoreve (nji torture e vertete sidomos per te smuret e te moshuemet), izolim per dite e nate te gjata ne qeli te erreta, te ftohta e te flliquna deri ne pambarim , te laguna me qellim qe te mos kishte vend per pushim ose per fjetje, denime pa vizita per familjen per muej te tane, mungesa e plote e pastrimit per teteqind te burgosun pa nji salle banje, 50 cm. vend per fjetje, dhe ma shqetesuesja prania e spiuneve te derguem qellimisht me veshtirsue jeten e te burgosuneve me akuza te rrejshme,… jane disa nga metodat e zakonshme te keqtrajtimit. Natyrisht, pa fole per torturen ma shenjeresoze gjate “hetuesise” dhe para Gjykimit- nji shaka makabre qe u kushtoi jeten ma shume se gjashte mije shqiptareve, “armiq te popullit”…

Ne rastin tim, burgu u randue edhe ma shume mbas internimit te nanes, motres dhe vellaut ne kampin e Veliqotit te Tepelenes per disa vite si ndeshkim per arratisjen e vellaut ne ish Jugosllavine

Por ajo qe na mbante te forte ka qene bindja e jone absolute se jemi te fa pajshem, se kemi veprue si patriote dhe si demokrate, solidariteti ne mes nesh, dhe krenaria e jone per rezistencen heroike kunder diktatures, si dhe ajo e shume bashkevuejtesve para tortures dhe skuadrave te ekzekutimit. Ndoshta, nji dite, diku dhe dikush do te dale me pershkrue (ose me vajtue!) me hollesi vuejtjet e pafund te ish te denuemeve. Ata, nuk kane fund!

Po kërcej pak përpara në dy drejtime, për këto tema.

E para, a sa mendoni se mund t’ia shpjegoni dot sot një të riu burgun komunist? Ka një shqetësim të përgjithshëm se shoqëria shqiptare nuk e ka përvetësuar dhe reflektuar siç duhet për këtë të kaluar të hidhur të saj. Ju që shkruani dhe flisni duke u prezantuar si ish-i burgosur politik, çfarë mendoni për këtë problem?

E para: Burgu komunist ashte per definicion i shoqenuem me torture. Ai nuk ashte nji vend rehabilitimi per ata qe kane gabue. Burgu komunist ashte nji tjeter menyre per eliminim fizik te “armikut” te vertete ose fiktv, sepse ashtu kerkon “Nena Parti”: asnji kundershtim, asnji kundershtar te gjalle.. Pergatitja e kuadrove te ish-Sigurimit te Shtetit ka qene e tille qe çdo i arrestuem ashte “fajtor” parimisht, ne se fajtor apo jo. Partia nuk gabon…! Dhe detyra e hetuesit nuk ashte te zbuloje te verteten, por te perpiloje nji proces-verbal ku te numerohen “fajet” e te pandehurit, te verteta apo jo nuk ka randesi, persa kohe qe kontribuojne ne planet e erreta te Sigurimit. Dhe ma ne fund, te detyrohet i akuzuemi me firmue procesin. Para daljes ne “Gjyq te Popullit” çdo i burgosun thirret ne “hetuesi” dhe kercenohet me tortura te reja ne se mohon “faktet” e rreshtueme ne akuze. Ka mjaft persona qe e kane mohue para Gjyqit akuzen e jane torturue rande mbas denimit. Nderkaq, denimi i tyne ashte rrite 5-10 vjet si ndeshkim per mohimin e “fajit” para Gjyqit. Ka qene nji situate absurde, makabre, groteske deri ne çmenduri!

(Nji shenim: Sigurimi i Shtetit ashte formue ne vitin 1943 i kryesuem nga Koçi Xoxe. Ky institucion ka qene “arma e mprehte e Partise”, dhe jo nji institucion i “Shtetit” shqiptar. Prandej, ne thelb, ka qene nji grup partiak qe ka veprue jashte rregullave ligjore te Shtetit shqiptar, nji institucion ilegal. Por me qe “Shteti” ka qene vetem nji instrument i Partise Komuniste, asnjeri nuk e ka ngrite kete problem)

E dyta, e mira e të jetuarit gjatë është që e mbijetoni të keqen. Keni përjetuar rënien e komunizmit dhe çlirimin e pavarësimin e Kosovës. Mirëpo, tani mund të shihni rilindjen e partive ekstreme të djathta në Europë, mohimin e Holokaustit, rikthimin e Rusisë kërcënuese ndaj demokracisë në Lindje dhe përpjekje flagrante për rishkrimin e historisë. A mendoni se njerëzimi, përfshi edhe shqiptarët do të vazhdojë të rrotullohet në vend, apo këto janë vetëm efekte të përkohshme politike?

E dyta: Natyrisht ashte nji fat i madh (ndoshta nji mrekulli) qe njeriu mbijeton vuejtje te ketilla. Ajo qe perjetoj sot permban te dy anet e monedhes: marshin historik drejt nji bote ma te mire, drejt nji popullsie ma te qytetnueme, drejt shpikjeve spektakolare per te cilat çdo njeri gezohet. Ka diçka universale ne qeniet tona. Siç thote nji shkrimtar francez: “kur del ne skene Greta Garbo lotet e saj na bajne te gjitheve te derdhim lote; kur del ne skene Charlie Chaplin, na ban te gjitheve me qeshe, kudo qe jemi ne Amerika apo ne Kine….” Ka diçka te perbashket tek ne qe duhet te kultivojme me kujdes dhe dashuni, e qe na mundeson empatine per njeriun vella e moter. Ky ashte solidariteti njerezor!

Ana tjeter ashte shume shqetesuese: konflikte te vazhdueshme neper bote; anmiqsi ne mes shtetesh, anmiqsi mbrenda shtetesh. Urrejtja, ky kancer qe shkaterron te gjithe ata qe e ushqejne, ashte zhvillue shume e rrezikon dekompozimin e shoqenise- sidomos shoqenive qe nuk kane nji baze te mjaftueshme per nji shoqeni civile te qytetnueme. Shnjerezimi!

Per fatin tone te keq, edhe Shqiperia e jone e vogel, e vorfen, po bie viktime e urrejtjes se perhereshme. Kjo ashte nji e keqe qe duhet luftue pa kushte, pa rezerva e çdo dite pa pushim.

IMG_0239

Sa zhgënjyese ishte për ju burgosja e dytë në Jugosllavi, pasi kishin shpëtuar nga regjimi komunist në Shqipëri? Dhe a shihni për ironi të fatit, një anë pozitive në këtë vuajtje të re të jetës suaj, për shkak të ekspozimit ndaj gjendjes së shqiptarëve në Kosovë etj? Si e kujtoni atë kohë?

Nga posta kufitare ku u dorezova, me derguen me nji jeep ushtarak, drejt ne burgun e Leshkopoljes, Titograd (sot Podgorice) Tri ditet e para, ushtruen presion me kerkesen per hymje ilegale ne Shqiperi e takim me disa persona “te besueshem” te tyne. Une refuzova pa hezitim, por me kujdes te mos shkaktoi kthimin tim me force ne Shqiperi. Shume bashkeatdhetare jane kthye ne Shqiperi ku jane burgose per dekada ose jane pushkatue nga ish Sigurimi. Spjegimi qe dhashe ishte: jam student, deshiroj te vazhdoj studimet e nalta, nuk jam njeriu i pushkes. Kerkoj strehim politik ne Jugosllavi simbas rregullores se OKB-se per “refugjatet politike”.

“Pergjigjja” e tyne ka qene mbyllje hermetike ne qeli me nji dritare te vogel pa xhama per plot njimbedhjete muej. Drita ishte e kufizueme; pa shtrat, mbulesa vetem me dy batanije. Dimni i Podgorices ishte i ftohet dhe une mbeshtjellesha me batanije dhe i mbeshtetun per mur kalojshe ditet e netet e gjata. Asnji kontakt me njeri, as me rojen me te cilen nuk fliteshe edhe pse nuk njiheshe gjuhen serbe. Roja siellte ushqimin dhe largohej pa fjale. Gjate te gjithe kesaj kohe, kam ngrane vetem fasule, dreke e darke, e nji çaj ne mengjez. Ne oren 12 te mesnates lejohesha me shkue ne nevojtore. Ne dhome kishte nji kuti teneqeje per rastet urgjente qe qelbej si mos ma keq. Vetmia u randue shume nga kujdesi qe kishe per familjen ne Shkoder, dhe trajtimi i saj nga Sigurimi. Gjysem ore larg, ne qytetin e Tuzit, banonte vellau me familje, por nuk u njoftue deri ne lirimin tim.

Nga pyetjet e diteve te para, kuptova se UDB-ja kishte njohuni per procesin tim ne Shkoder (1946) i cili permbante dhe deklaratet e mia per Kosoven. Nji qendrim i ketille ishte vetevrases ne ish Jugosllavine. Por nji dite gjate nji vizite te tre oficerave jugosllave ne qeli kuptova esencen e shqetesimit te tyne. Njeni nga ata tha: “kao nashi reaksionari” (ashtu si reaksionaret tone) Ashtu si e kuptova une, kjo tregonte se nuk dyshojshin ne bindjet e mia anti-komuniste ose ne mundesine e sherbimit per ish Sigurimin, dhe u qetesova. Sot, mendova, Tito ashte pro-perendimor dhe si anti-komunist nuk besoj te me kthejne me qe nuk paraqes nji “kercenim” per ata…Isha ne dileme: ose do te lirohesha dhe atehere do te kerkojshe largimin ne Perendim, ose kthimin e forcuem ne Shqiperi me rrjedhime te pa parashikueshme.

Mbas lirimit (qershor 1960) kam shkue ne Zagreb ku kam takue shume studente shqiptare nga Kosova. Kam mbete shume i shgenjyem nga qendrimi i tyne pro-enverist, dhe sidomos nga injoranca e plote e tyne per gjendjen politike ne Shqiperi. Spjegimet e mia mbi terrorin masiv ne Shqiperi, si dhe burgosjet pothuejse pa perjashtim te kosovareve te arratisun ne Shqiperi nuk i pranojshin. “Propaganda titiste” me thojshin. Kur i tregojshe fatin tim e te familjes sime,”duhet te kesh krye nji krim te madh kunder Shtetit”me pergjigjeshin.

E paprituna e madhe erdhi nji dite mbas takimit. Dy agjente te UDB-es erdhen ne biblioteke ku studjojshe gjuhen kroate e me qortuen per “bisedat politike me studentet”. “Ti je refugjat e nuk ke te drejte te bajsh politike ketu” me thane. Premtova se nuk do te diskutoj perseri.

Ky incident ka pase dy resultate. E para, une u trondita nga mundesia qe nji ose ma shume studente ishin informatore te UDB-es qe kishin raportue. E dyta, Nderpremja e plote e kontakteve me studentet kosovare, deri ne diten qe me thirren, me ngarkuen ne nji kamion dhe me derguen ne kampin e refugjateve ne Gerovo(Kroaci) nga ku kalova ne Itali. Dhe ajo ma e randesishmja, aty kuptova survejimin intensiv te studenteve kosovare nga UDB-a. Ne fakt, ata jetojshin gjithehere me friken e arrestimit. Por ishte e qarte qe UDB-a kishte penetrue rradhet e tyne. Per mue, ky incident me forcoi bindjen se duhej denoncue shtypja e popullsise shqiptare ne ish Jugosllavi.

Një tryzë debati për Kosovën -  nga e majta: Prof. Arshi Pipa, Prof. Shoup, Prof. Repishti, Prof. Nicholas Pano, Prof. Mestrovic, Prof. Josche.

A nuk duket se mërgimtarët si ju kanë jetuar dy jetë. Këtu në SHBA, sfidat janë të natyrave të tjera, po shumë shqiptarë gjetën mundësi dhe rrugë përparimi që nuk i kishin imagjinuar e që ndoshta vështirë se do t’i gjenin në ndonjë vend tjetër. A e kishit ndonjë ide të tillë për Amerikën kur u nisët? A ishte Italia apo ndonjë vend tjetër një alternativë tërheqëse në atë kohë?

Jo! Per mue, Shqiperia perfytyrohej ne mendjen time si nji vend i lire qe do te mundesonte nji jete te lire.

Pikesynimi im ka qene vazhdimi i studimeve te nalta. E para, per natyre une nuk jam “businessman”, dhe e dyta, une kisha nji obsesion per studime. Gjate viteve te burgut rojet e kuqe na ofendojshin pa pushim: “ju jeni asgje, armiq te popullit, parasite te rrezikshem, te afte per asgje” etj. Jam preke shume nga keto fyemje sepse ne mesin tone kishte mjaft te burgosun me arsim te nalte, e ish-zyrtare qe kishin veprue me kompetence ne detyret e tyne te mapareshme. Per ma teper, kishte nji element te ri, studente universitare, e te shkollave te mesme qe premtojshin shume per te ardhmen.

Te gjithe ne pritshim rastin e volitshem me u lirue e me fluturue ne universitetet perendimore, me plotesue arsimin tone te nderpreme, e me u kthye ne atdhe per sherbim. Ky rast nuk u paraqit; dhe pothuejse i gjithe ai arsenal kulture u shkri i qete –si nji lule pa uje!- ne qelite e shkreta, te erreta te burgjeve dhe kampeve te punes se detyrueshme komuniste; ose, ne pak raste- siç ishte rasti i im- u liruen dhe plotesuen deshiren e tyne.

Kur fillova studimet ne Queens College, vetem 15 dite mbas ardhjes ne SHBA kryenaltesia ime ka qene e pakufi: po plotesoj deshiren time dhe te qindera shokeve qe kalben e vdesin neper burgje. Une kishe nji bagazh ne kurriz: te kaluemen dhe efektet e vuejtjes. U ndjeva i vetmuem dhe nuk u shoqenova shume me te tjeret. Sepse, “te tjeret” –bashkatdhetare me mendime politike te ndryshme, ne fillim ishin “te huej” per mue.

Nuk kam kerkue, dhe as nuk do te kishe pranue, nji vend tjeter europian per emigrim. SHBA- pike! Ky vend ka nji magji terheqse.

Me Presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Ju doktoruat e u bëtë profesor universiteti këtu në SHBA, në një kohë kur nuk kishte shumë shqiptarë në akademinë amerikane. Si e vlerësoni rëndësinë e shkollimit. Shumë familje shqiptare kanë qenë në mëdyshje në zgjedhjen mes punësimit fitmprurës dhe arsimit të lartë. Për fëmijët e rritur këtu zgjedhja është më e lehtë. Ju vetë si vendosët që të vazhdonit studimet këtu? Kush ju shtyu dhe çfarë kujtoni nga ajo kohë?

Shume familje shqiptare iu shtruen punes per buken e perditeshme. Disa paten fatin me gjete mundesi per pasunim te shpejte, sidomos me tregeti banesash. Shumica kane qene punetore te thjeshte.

Brezi i dyte ka ec perpara. Shume nga te rinjte e te rejat shqiptare ndoqen, e vazhdojne te ndjekin kolegjet dhe universitetet amerikane dhe kane fitue tituj akademike dhe shkencor profesional. Disa jane dallue sidomos ne afarizem dhe finance. Sa per vete, une kam qene i lumtun ne arsim per 25 vjet me rradhe, ne boten e librave. Me arsimue rinine ashte nji privilegj i pakrahasueshem.

Edhe jeta juaj si aktivist në diasporë mund të ndahet në dy pjesë. Ndonëse ju dolët në Kongresin amerikan për të folur për Kosovën në vitin 1965, organizimet shqiptare mbetën rudimentare deri vonë në SHBA. Me Ligën e DioGuardit, NAAC, e biznesmenë që bëjnë fushata personale, duket se edhe diaspora shqiptare është transformuar shumë që kur mbërritët në këto brigje. Në disa prej këtyre momenteve keni qenë pjesëmarrës aktiv. Si e gjykoni këtë zhvillim? Çfarë mbani mend nga viti 1965 dhe si do ta krahasonit me fushatat sensibilizuese të mëvonshme?

Ne fillim, kishte vetem aktivitete partiake. Me ardhjen e shqiptareve nga Kosova (1960 e ma vone) u ndie nevoja e nji pune te organizueme. Me demostratat e vitit 1968 ne Kosove –mbas zbulimit te perndjekjes se shqiptareve nga A.Rankovic- nji grup te rinjsh u afruen me mue, dhe kerkuen nji vepimtari te kordinueme. U themelue “Rinia Shqiptare Kosovare ne Boten e Lire” (1968) Me kete emen kemi botue artikuj ne DIELLI-n kemi shpernda trakte, sidomos para OKB-se dhe per çdo vit kemi dergue nji Memorandum per Sekretarin e Pergjithshem te OKB-se mbi shkeljet e te drejtave te njeriut ne Kosove. Kam pase perkrahjen e plote te te ndjerit Tahir C. Kerrnaja, dhe te Maliq Arifaj, Merxhan Hysenit e Zeqir Berishes. Vellaznit Bitici na kane sponsorizue bujarisht. Shumica e shkrimeve tona u botuen ne “Breaking the silence- A voice for Kosova” dhe“The plight of ethnic Albanians in Yugoslavia: Ten Memorandums”. Me 1978, kemi formue Kosova Relief Fund USA,Inc, e njohun zyrtarisht nga Qeveria dhe qe sherbeu me ndihmue kosovaret ne nevoje, sidomos gjate viteve 1998-99 (Ne vitin 1999 kemi mbledhe ma shume se 600.00 dollare)

Kongresmeni J.J. DioGuardi doli ne skene nga nevoja e perfaqesimit tone para Kongresit amerikan dhe ne Departmentin e Shtetit. Ai na ka hape rrugen per Washington,D.C.. Me ndihmen bujare te Xhim Xhemes kemi themelue Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane (QSHA ose AACL=Albanian American Civic League) ne tetor 1986. (Prezent: Dioguardi, Xhema, S. Repishti dhe Kieran Mahoney, assistant i DioGuardit) Ma vone, DioGuardi mori titullin President dhe une Drejtor Ekzekutiv. Perkushtimi yne per kauzen e Kosoves se lire dhe te pavarun na ka mbajte se bashku. Më në fund, në 1992, une u largova per arsye parimore. Per mendimin tim, asnjeri ka te drejten të përfaqësojë një shtet pa qene i emëruar zyrtarisht, ose i autorizuar zyrtarisht per një pune te tille. Te tjeret mendonin ndryshe dhe perfaqësonin Kosoven edhe Shqiperine ne SHBA pa qene te zgjedhun, ose te emeruar nga autoritetet e vendit te perfaqsuar.

Tashti, per fat te mire, shohim nji orientim te rinise drejt karrierave akademike e profesionale nga ata qe vijne nga Shqiperia; ndersa shqiptaret e “Shqiperise lindore” orientohen ma shume drejt tregetise, dhe me sukses.

Sami RepishtiShqiptarët e Amerikës duket se kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në fatin e kombit të tyre. Sidomos për pavarësimin e Kosovës, po a ka një rol për të kryer edhe në të ardhmen? Duket se me rregullimin e atdheut do të bjerë pak vrulli i angazhimit këtu? Apo është një mit?

Ska dyshim qe vrulli “emocional” pothuesje revolucionar, i diteve te veshtira ka zbrite ne nivele te pakenaqshme.

Shqiperia e Kosova: dy shtete te lira dhe te pavaruna, nuk jane ne gjendje me krijue shoqenine civile demokratike. Me gjithe mungesen e inkurajimit te sinqerte nga te dy qeverite, detyra e jone sot ashte me mbrojte interesat gjitheshqiptare ne Ballkan prane qeverise se SHBA-se, me ndihmue te dy vendet me investime qofte direkte, qofte me investime nga te tjeret, me perkrahe forcimin e demokracise ne te dy vendet, me krijue fonde per arsimimin e studenteve ketu dhe ne vend dhe ne ate te lindjes, me ndihmue bibliotekat me dhurata librash e botimesh tjera, dhe ajo ma e randesishmja me ruejte dhe me forcue solidaritetin tone ketu, ne bashkesine shqiptaro-amerikane. Se bashku, mund te bajme shume pune.

Janë dy vizita në jetën tuaj që besoj janë momente të jashtëzakonshme. Në Shqipërinë pas rënies së komunizmit dhe në Kosovë pas çlirimit.

Shumëkush ka jetuar me shpresën por jo edhe me besimin se do t’i shohë këto ëndrra të bëra realitet. A mund të na sillni ndonjë detaj nga këto dy vizita?

Vizita e pare ne Shqiperi ka qene nji e papritun e madhe. Me qene se bota ishte e ndame ne dy kampe te medha ushtarake shpresa se gjendja ne Shqiperi do te ndryshonte ishte e vaket. Komunistet kane asgjasue çdo levizje opozitare me nji egersi proverbiale. (Ata kane ushtrue ma shume dhune se nevojitej me vra kundershtarin!). Vizita ka qene shume emocionale sepse ishe largue 33 vjet ma pare Shume te aferm, sidomos nana e mjere 85 vjeçare qe kishte vuejte te gjithe jeten, kishte vdeke. Vizita ne varreza me ka preke shume: nji rresht varresh per te dashunit e mi qe nuk i gjeta te gjalle. Varri i babes kishte humbe nen dyshemen e nji magazine. Megjithate, u prita mire, e u çmalla shume dhe premtova te kthehem perseri.

Me bani pershtypje se asnjeri nuk me njihte nga lagja ku jam rrite. Nji mengjez dola ne rruget e femijnise sime dhe asnjeri me pershendeti miremengjez! Te vegjlit nuk me njihshin, te medhejt kane qene te vegjel kur jam largue. Kjo me dha kuptimin e plote te kohes se gjate larg vendit tim. Perseri, liria qe gjeta atje me frymezoi me shpresen se ai popull po rilindte dhe se nji jete e re ngjallej ne ate vend te shenjte per mue. Tashti jam thellesisht i shgenjyem.

Vizita e dyte: ne Kosove, ka qene edhe ajo shume emocionale, dhe plotesimi i nji andrre te pamundeshme. Vizitova shume varreza kolektive, takova shume persona, si dhe te ndjerin President I. Rugova – me te cilin me ka lidhe nji miqesi e sinqerte- dhe u njoha me ambientin e kesaj toke martire. Perseri, entuziasmi i fillimit ngjalle shpresa te medha. Per fat te keq, jam i shgenjyem. Kujtimet e mia i kam paraqite ne nji vllim:”Kosova 2000:pershtypje udhetimi’ (me Harry Bajraktarin).

Pershtypjen ma te madhe me kane ba varrezat kolektive: edhe femije, dhe te rinj te ekzekutuem nga gangsteret serbe. Krime te pafaleshme; dhimbje te pakontrollueshme! Burime te besueshme pohojne se 174 familje shqiptare kosovare jane djege per se gjalli ne shtepite e tyne nga serbet….

Jam impresionue edhe nga vrulli revolucionar per rindertim. Kudo ndertoheshin shtepite e shkaterrueme….nji jete e re!

16 - autor - sami Repishti

Ju keni vazhduar të jeni aktiv me shkrime në median shqiptare duke u përpjekur të kontribuoni në zhvillimet e reja aty. Jo gjithshka ka shkuar si do të kishim dëshiruar, po ka edhe ndryshime shpresëdhënëse. Çfarë do t’u këshillonit shqiptarëve sot në Ballkan?

Para se gjithash, eliminimin e urrejtjes reciproke, Ka shume parti politike, por vetem nji Shqiperi, nji atdhe per te gjithe pa dallim, pa perjashtim., nji atdhe i perbashket. Ajo qe irriton njerezit ashte pa aftesia e ish-komunisteve me pa dhe me gjykue te kaluemen e urrejtun, me e shikue ate me qartesi, krimet e kryeme, frymen e urrejtjes dhe hakmarrjes, mbrapambetjen ekonomike, degjenerimin moral te individit e te shoqenise civile qe po kalon nga nji brezni tek tjetra, e qe nuk duket se do te shuhet.

Une kam shkrue, gjithehere me frymen e paqetimit dhe te mirekuptimit, por pa efekt. Mbas disa viteve konfrontimi, pushteti po kalon “demokratikisht” ne duer te femijve te ish gjerarkeve komuniste, te cilet nuk ndiejne asnji bremje ndergjegjje e pergjegjsi per aktet e prindeve te tyne kriminele.

Jam kunder tendences me denue, ose me pengue nji jete te rregullte te familjeve ish-komuniste. Me denue anetaret e pafajshem te nji familje per fajin e kryetarit te familjes ashte primitive, ashte barbare, mesjetare, ashte e paligjeshme dhe duhet perbuze. E kam provue ne kurriz kete trajtim kunder familjes sime te pafaj. Sepse, ligjerisht ata jane qytetare te lire, dhe gezojne te drejtat qe u garanton Kushtetuta. Por moralisht, keto familje duhet te njohin pergjegjsine e prindeve te tyne dhe te mos i mbrojne ata me fanatizem, sikur asgja nuk ngjau ne Shqiperi per 45 vjet me rradhe. Vetem me gjykata jane denue e ekzekutue ma shume se 6.000 vellazen e motra shqiptare per “veprimtai politike”. Mijera te tjere jane pushkatue pa gjyq dhe kane humbe…! Me dhjetra mijera te tjere jane arrestue, torturue, burgose, internnue. Jane sekuestrue shtepi e pasuni arbitrarisht, dyqane, kursime monetare, dhe jeta e tyne ashte shkaterrue per jete per keta qytetare te pafajshem e per arsye ideologjike… pa numerue vorfenine e skajshme, punen e rande, e shtypjet policore te “armiqve te popullit” qytetare te ndershem dhe patriote.

Babai i juaj ka qenë njeri i fesë dhe ju vetë keni shkruar për harmoninë ndërfetare shqiptare. Por kohët e fundit ka një vështirësi të harmonizmit të lirisë fetare me praktika ekstremiste dhe përjashtuese të fesë në Shqipëri. Flitet për ekstremizëm që vjen nga Lindja islamike, për nacionalizmë grek që vjen nga Patrikana dhe për trajtim preferencial për Vatikanin nga qeveritë. Një pjesë e akuzave nuk kanë bazë, po fakti është që sot kemi në Siri e Irak, shqiptarë të rinj që luftojnë me armë në një luftë që është e huaj për shumicën e bashkëkombasve të tyre. A do të jetë kjo sfida e re kombëtare shqiptare apo edhe ky është një fenomen aksidental e i përkohshëm?

Per harmonine fetare: me pak perjashtime duhet te krenohemi. Nji shembull: ne Shkoder, ne vitet 1921-24, u krijue Organizata “Ora e Maleve” qe luejti nji rol me randesi ne ata vite per ruejtjen e idealeve republikane. Babai im, imam me arsim te nalte, ka qene anetar i ketij grupimi, ne shoqeni te At Gjergj Fishtes, At Ambroz Marlaskaj, Luigj Gurakuqit, Xhemal Bushatit etj, Ne votimet parlamentare te vitit 1923, ky koalicion politik fitoi 7 deputete nga 8 qe kishte Shkodra. (Babai ishte njeni nga ata). Sot, bashkepunimi ne mes te klerit te dy besimeve ashte i kenaqshem.

Nji shembull i dyte: ne veren e vitit 1946, vdiq Argjipeshkvi i Shkodres Imzot Gasper Thaçi. Ne varrimin e tij, qe u transformue ne nji apoteoze, myslimane e katolike u bashkuen me i dhane lamtumiren e fundit. Ka qene nji manifestim madheshtor antikomunist, ku mora pjese edhe une. I pyetun nga te tjeret per pjesemarrje, une pergjegja: “Sot, per nji dite, na te gjithe jemi katolike!” Kjo ka qene atmosfera e solidaritetit ne Shkoder ne vitin 1946.

Frika e ekstremizmit “islamik” (qe gjithçka mund te jete por jo islamik!) ashte ekzagjerue per arsye te destruktivitetit te saj, dhe per arsye te perqafimit nga ajo te “kultit te vdekjes” qe ajo mbjell kudo qe shkon. Ekzekutime dhe akte tjera terroriste, barbare, qe trondisin ndergjegjen e njerezimit. Por, une nuk shikoj nji rrezik serioz ne Shqiperi as ne Kosove. S’ka dyshim qe ka te rinj ne Shqiperi dhe ne Kosove – ashtu si ne çdo vend tjeter te botes qe kane shkue vullnetare. Disa jane kthye thellesisht te shgenjyem. Ky “ekstremizem” ashte nji fenomen i perkoheshem i krijuem nga boshlleku ne shtetet e falimentueme, vorfenia, shtypja politike dhe fetare, sidomos nga fanatizmi i nji pjese te klerit mysliman ne ato vende.

Ju nuk patët kohë të jetonit gjatë me babain dhe emigracioni ju ndau me njerëz të afërt, po këtu në SHBA keni ndërtuar familjen tuaj, këni një vajzë dhe një djalë. Jeta e tyre ka qenë sigurisht shumë më e ndryshme nga e juaja. Si është dinamika në familjen tuaj? Kush është Sami Repishti familjar dhe baba, nëse mund të na tregoni për këtë aspekt të jetës suaj?

Po! Ne SHBA kam ndertue nji jete te re, fatmiresisht te qete dhe nji martese te lumtun me ish Zonjushen Diana Chipi. Kemi nji djal, Daren, mjek, i martuem me tre femij; dhe nji vajze, Ava, juriste, e martueme me dy femijë; pese nipa e mbesa jane gezimi i jetes sone ne keto vite pleqnie. Jeta e tyne ka qene dhe vazhdon me qene e qete, pa trazime, dhe me perspektive. Kryesisht, jetojne pa friken e pushtetit ose te urise. Natyrisht, zakonet shqiptare jane “zbute” por koncepti i shoqenise civile te qytetnueme ashte ma i forte se ne Shqiperi. Femije te lire, qytetare te lire, qytetare te mire.

Une ketu, tashti, ulem ne ‘karriken e gjyshit’, lexoj gazeten, ose za nji qoshe te qete e lexoj nji liber. Ne mbramje shikoj TV dhe lexoi perseri ne qetesine e nates. Libri ka mbete gjithehere miku i im ma i mire.

113 - Sami Repishti - Copy

Do ta mbyllim këtu edhe pse një intervistë e vetme sigurisht nuk mjafton për të mbuluar në detaje kujtimet për një jetë kaq aktive. Plus që unë disa pyetje po i ruaj për intervistën e 100-vjetorit që do të jetë edhe më e rëndësishme se kjo. Po ju keni për fat të mirë, dy libra dhe qindra artikuj (nga ju dhe për ju) që flasin për këtë jetë dhe lexuesit kurreshtarë mund të mësojnë më shumë aty.

A keni ndonjë plan të veçantë për 90-vjetorin?

Jam i kenaqun qe pata mundesine me shkrue per te kaluemen time nen komunizem. Jo vetem qe jam lehtesue shpirtenisht, por kam fole edhe ne emen te atyne qe vdiqen pa tregue odisene e tyne tragjike, tejet te dhimbeshme; ne emen te atyne qe paten frike me fole e me shkrue, dhe ne emnin e atyne qe nuk jane ne gjendje, ose te afte me shkrue. Kam perbuze heshtjen qe vret sepse nuk zbulon ferrin ku mbretnon vdekja e sundon tortura, nuk hjedh drite mbi te keqen e madhe, dhe kalon pa u vue re , si nen rrogoz, krimin e padenuem.

Duhet fole, duhet thirre me za te nalte, duhet shkrue sa ma shume per denoncimin e krimit komunist (dhe te çdo krimi tjeter, sepse krimi ashte krim, pavaresisht nga vjen!) Kemi perjetue tragjedine ma te madhe te popullit shqiptar gjate shekujve te ekzistences tij.

Sa per veten time, premtoj se do te flas, do te shkruej, do te denoncoi krimin kudo qe ai fshihet, dhe pa dallim ngjyre, deri ne zbulimin tij te plote.

Mirupafshim ne 100 vjetorin! Falemnderit!

Një rrugë në Shkodër, sot, mban emrin "Sami Repishti".

Kategori
Uncategorized

Këta janë Kryeministrat e Greqisë me origjinë shqiptare.

Këta janë Kryeministrat e Greqisë me origjinë shqiptare

Gjithnjë nga historia kemi mësuar se shqiptarët kanë bërë karrierë udhëheqëse politike në Turqi, Rumani, Itali, Egjipt. Por, shumë pak është shkruar dhe folur që shqiptarët ose grekët me origjinë shqiptare ishin shumë kryetarë dhe kryeministra të Greqisë.

Kryeministrat e Greqisë që ishin arvanitas janë më shumë se në këtë përmbledhje të përgjithshme, por mjerisht mungojnë të dhënat biografike për më gjerë.

Këto biografi janë marrë nga arkiva e Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë. Shumica e tyre janë me origjinë nga ishujt që historikisht njihen të banuar dhe banohen edhe sot me shumicë nga popullata arvanitase: si Hidra, Speca, Poros, Salamina etj.

Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmonë nga vartësia e Fanarit të Stambollit.

Arvanitasi tjetër, Dhimitër Vulgari, pasi u zgjodh kryeministër i Greqisë, u bë i mundur bashkimi i shtatë ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për t’u bashkuar me Greqinë.

Po ashtu, kryeministër të Greqisë kanë qenë edhe arvanitasit Teodoros Pangallos i cili më tej u zgjodh dhe kryetar i shtetit grek. Kryeministër i Greqisë ka qenë edhe anëtari i Akademisë së Athinës, Aleksandër Diomidhis.

Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndritshëm që i dhanë lavdi Greqisë së Re. Por, sot, pozicioni i gjuhës, kulturës dhe i traditave të tyre nuk e meritojnë vendin që u ka lënë shtetin grek. Madje, çdo gjë që ka lidhje me arvanitasit fshihet, izolohet dhe konservohet nëpër bodrumet e harresës për të mos dalë më në dritë e vërteta e tyre që janë zotër të Greqisë.

1. Gjergj KUNDURIOTI (1782-1858) lindi në ishullin e Hidrës. I takon familjes së Kunduriotëve që ia dhanë shumë kryengritjes së 1821. Tok me vëllanë Llazarin, dhanë shumën prej 1.948.158 franga ari (4/5 të pasurisë së tyre) për mbështetjen të Kryengritjes së 1821. Ishte Kryetar i Greqisë në periudhën 11.10.1824-06.02.1825. Kryetar dhe anëtar i Komisionit Drejtues më 1832. U zgjodh kryetar i mbledhjes së Pleqërisë së parë (1844-1845), të mbledhjes së Pleqërisë së dytë(1845-1846), dhe të mbledhjes së tretë(1846-1847). Në janar të 1844 u bë kryeministër dhe ministër i Marinës. U bë kryeministër përsëri në vitin 1848, dhe dha dorëheqjen për shkak të mospajtimit me mbretin Otton. Në vazhdim ishte deputet dhe kryetar i Kuvendit të mbretërisë së Greqisë më 1856. Vdiq më 1858 në ishullin e Hidrës.

2. Andon KRYEZIU (1796-1865) lindi në ishullin e Hidrës më 1796. Familja e tij kishte ardhur në ishull në shekullin XVII. Rrënjët e fisit të Kryezinjve gjenden në fshatin arvanitas Krieza të Eubesë jugore. Qysh në fillim të luftës së 1821 luftoi gjithnjë në vijën e parë dhe si dorë e djathtë e admiral Andrea Miauli. Më 1836 bëhet ministër i Marinës detare greke, më vonë bëhet krye kujdestar i oborrit të mbretit Otton dhe zgjidhet kryeministër në 1842-1844 e në vitin1849-1854. Gjatë periudhës që ishte kryeministër zgjidhi problemin e madh kishtar të asaj kohe me shpalljen e Kishës Autoqefale Greke më 1850, duke e shkëputur përgjithmonë nga qendra e fesë ortodokse në Stamboll. Ishte i pari njeri që u bë nënadmiral i Marinës greke dhe u caktua adjutant i mbretit Gjeorgjit të parë të Greqisë. Vdiq më 1865 në Athinë dhe u varros me nderime të veçanta të mëdha.

3. Dhimitër VULGARI (1801-1877) lindi më 1801 në ishullin e Hidrës. Ishte bir i beut të Hidrës, Gjeorgjio Vulgarit. Në moshën 17 vjeç u bë anëtar i Këshillit të Hidrës dhe më 1822, u zgjodh kryetar i përfaqësisë së Hidrës, u bë dhe drejtues i anijes luftarake në ishull. Më 1826 ishte prokuror i Hidrës dhe më 1848 u bë ministër i Ekonomisë. Ishte kryeministër nga viti 1855-1857, 1862-1863, 1863-1864, 1868-1869, 1871-1872 dhe nga 1874-1875. Gjatë periudhës që ishte kryeministër u bë bashkimi i Shtat Ishujve me Greqinë dhe mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës. Vdiq më 1877 në Athinë.

4. Athanas MIAULI (1815-1867) lindi në ishullin e Hidrës më 1815 dhe ishte djali i të lavdishmit Andrea Miaulit. U rrit pranë babait në det dhe mësoi në anije Fregatë shkrim e këndim në gjuhën greke nga Filip Joanu. Ai mbaroi Fakultetin Ushtarak të Mynihut në Gjermani dhe shërbeu si oficer i marinës greke. U bë adjutant i mbretit Otton dhe ministër i Marinës në vitin 1855. Kryeministër i Greqisë u zgjodh nga viti 1857-1862. Vdiq në Paris të Francës në vitin 1867.

5. Pavlo KUNDURIOTI (1855-1935) lindi në ishullin e Hidrës më 1855. Pavloja ishte nipi i Gjeorgjio Kunduriotit dhe bëri karrierë si oficer i Marinës, me një veprimtari të gjerë. Në vitin 1905 u bë adjutant i mbretit Gjeorgjio i Parë, në prag të luftës së 1912 u bë komandant i flotës së Egjeut dhe në vazhdim u bë nënadmiral. Pushtoi ishujt Limons, Tenedos, Tasos, Samothraqit, Psara dhe Mitilini. Mundi flotën turke në dhjetor të vitit 1912 dhe në janar 1913. Më 1915 u zgjodh ministër i Marinës dhe më 1916 anëtar i Treshes arvanitase Venizellos, Dangëlliu, Kundurioti që drejtonte lëvizjen më 1917, dhe u bë ministër i Marinës. Më 1920 u bë mëkëmbësi i mbretit të Greqisë dhe më 1923 u bë Kryetar i parë i Republikës Greqisë deri më 1926. Në vitin 1926 u zgjodh Kryetar i Republikës Greke arvanitasi tjetër Teodoros Pangallos. Në vitin 1929 u rizgjodh përsëri Kryetar i Republikës së Greqisë dhe dha dorëheqjen për shkaqe shëndetësore në dhjetor të vitit 1929. Vdiq më 1935 në Faliro të Greqisë.

6. Petro VULGARI (1884-1957) lindi në ishullin e Hidrës më 1884. Ishte oficer i Marinës në Luftërat Ballkanike dhe mik i ngushtë i Pavlo Kunduriotit. U bë në periudhën 1926-1935, komandant i përgjithshëm i aviacionit të marinës, komandant i bazës së nëndetëseve dhe më vonë atashe ushtarak në Ankara të Turqisë. U bë ministër i Aviacionit në Qeverinë e Lindjes së Mesme, dhe nga 8-4-1945 e deri më 17-10-1945 u bë kryeministër i Greqisë. Nuk pranoi kurrë shpërblimet për detyrën si kryeministër. Ai vdiq në Athinë më 1957.

7. Diomidh QIRIAKO (1811-1869) lindi në ishullin e Specas në vitin 1811. Familja Qiriako i dha shumë Kryengritjes të 1821. Vëllai i tij, Jani Qiriako ishte nënadmiral i flotës së ishullit të Specas dhe u vra në luftën e Mesollogjis. Diomidhi studioi për drejtësi në Universitetin e Pizës dhe të Parisit. Më 1835 u bë prokuror i Gjyqit të Shkallës së Parë. Në vitin 1840 u zgjodh i plot fuqishëm i ishullit të Specas. Ishte redaktori kryesor i Kushtetutës të vitit 1843 dhe qysh nga viti 1851 ishte profesor i së Drejtës Kushtetuese. Ishte ministër i Fesë dhe Arsimit Publik, dhe më 18-3-1863 deri 29-4-1863 ishte kryeministër i Greqisë. Vdiq në Itali në vitin 1869.

8. Emanuil REPILI (1863-1924) lindi më 1863 në Kranidhi. Studioi për drejtësi dhe u mor dhe me gazetari. Ishte kryeredaktor i gazetës “Akropol” dhe ishte artikullshkruesi special për më se një dekadë. U bë ministër i Jashtëm më 1910 dhe më 1913, në krah të kryeministrit Elefterios Venizellos. Ai mori administrimin e përgjithshëm dhe organizimin e Greqisë së Veriut. Në vitin 1925 u zgjodh ministër i Ekonomisë dhe më 1916 ministër i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i qeverisë. Si ministër i Jashtëm përpunoi dhe arriti të votohet ligji për Bashkitë dhe Komunat që tregonte sistemin e drejtimit të bashkive dhe komunave. U zgjodh kryeministër më 21.08.1917 deri 28.08.1917, dhe nga 19.10.1917deri 03.01.1918. Vdiq në Kranidhi më 1924.

9. Aleksandër KORIZI (1885-1941) lindi më 1885 në ishullin e Poros. Studioi për Drejtësi dhe në vitin 1903 u emërua nëpunës në Bankën Kombëtare Greke. U bë drejtor i kësaj banke më 1921 dhe nëndrejtor i saj më 1928. Në vitin 1929 krijoi Bankën Bujqësore dhe ishte i pari drejtor i saj. Më 1936 u bë ministër i Komunikacionit dhe më 1939 u bë përsëri drejtor i Bankës Kombëtare Greke. Me vdekjen e kryeministrit Metaksait në janar të vitit 1941, kur askush nuk ndërmerrte qeverisjen e Greqisë, mori detyrën e kryeministrit më 19-1-1941, dhe më 18 prill 1941, pas një mbledhje të vështirë të Këshillit të Ministrave, kur u kthye në shtëpi, vrau veten.

10. Kiço XHhAVELl (1801-1855), në s’është më i rëndësishmi i fisit të madh Suljot të Xhavellave, është gjithsesi, më i rëndësishmi i Xhavellave që morën pjesë në Revolucionin e 1821. Xhavella më i rëndësishëm cilësohet Fotoja, për të cilin Kollokotroni thoshte: “Marko Boçari nuk kapej, por Fotoja ishte përsosmëria. Kiço Xhavella u rrit në Korfuz, ku ishin shpërngulur suljotët pas pushtimit të Sulit nga Ali Pasha. Më 1820 rikthehet në Sul pas marrëveshjes të suljotëve me Aliun dhe shpallet kapedan në moshën 19 vjeç. Shkonte në Itali me detyrë të siguronte municione, por kur u kthye, Ali Pasha ishte vrarë dhe suljotët, u shkulën përse dyti nga Suli prej turqve të Sulltanit. Xhavella shkon në Etolakanani dhe merr pjesë në të gjitha betejat e rrethinës, qoftë nën komandën e Marko Boçarit qoftë dhe vetëm. Kur Gjeorgji Karaiskaqi u bë kryegjeneral i Rumelisë, Kiço Xhavella me suljotët e ndoqën pas, pavarësisht nga kundërshtimet fillestare. Më 1835 mbreti Othon e bëri nëngjeneral dhe Mbikqyrës i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe adjutant të vet. Kiço Xhavella shërbeu si prokuror, kryegjeneral pas vdekjes së Karaiskaqit, ministër i mbrojtjes më 1844. Më 1847-1848 ishte kryeministër. Vdiq më 1855 në Mesologgji. Sot pjesëtarët e fisit të Xhavellave i kemi në Shqipëri, Greqi, ShBA dhe Australi. Ata që jetojnë në Shqipëri e kanë ndryshuar mbiemrin nga Xhavella në Tasho. Trashëgimtarët e fisit të Xhavellave çdo 6 gusht mblidhen në Melesin në kishën e Shën Sotirit ku festojnë së bashku dhe kujtuar të parët e tyre. Xhavellasit kanë qenë pjesëtarë edhe të gardës së Skënderbeut.

11. Jonani Teodor KOLOKOTRONI (1804-1868) lindi më 1804 në Zakintho. Që në moshë të re 17 vjeçare mori pjesë në kryengritjen kundra turqve. Mori pjesë në disa beteja të mëdha për çlirimin e Greqisë si në Tripoli, Navplio, dhe luftoi përkrah arvanitasit Gjeorgjio Karaiskaqit deri në vrasjen e tij. Pas kësaj Joani u kthye në Peloponezi për të luftuar edhe aty kundra turqve. Ishte mik i arvanitasit tjetër Joani Kapodistrisë dhe u burgos më vonë nga kundërshtarët politik që kundërshtoni ardhjen e mbretit Otton. Në vitin 1836, kur Greqinë e udhëhiqte mbreti Otton ishte gjeneralmajor i ushtrisë së tij. U zgjodh Kryeministër i Greqisë në vitin 1862 dhe luftoi për të mbrojtur mbretin Otton të cilët kundërshtarët politik donin ta rrëzonin nga pushteti. Me largimin e mbretit Otton nga fronti mbretëror u largua për në Itali. U rikthye në Greqi pas ardhjes të mbretit Gjeorgjit të Parë. Vdiq më 20 maj 1868. /Standard/

Kategori
Uncategorized

Themie Thomai: Si i rezistova Enver Hoxhës për 13 vjet ministre

Themie Thomai: Si i rezistova Enver Hoxhës për 13 vjet ministre

Ilda Lumani

Ruan të njëjtin autoritet në pamje si të ishte ende pjesë e dikastereve të larta. Trupdrejtë, e kujdesshme me pamjen, fl okët e lyer, një truk i lehtë dhe një fjalor i zgjedhur dhe i rrjedhshëm. Themie Thomai, ministrja e Bujqësisë për 13 vjet, vjen në një rrëfi m të veçantë në “Bulevard VIP”. Mes historive të shumta që rrëfen nga ajo kohë, vë re dhe nostalgji,
por edhe një keqardhje për prishjen e gjithçkaje që u ndërtua nga ajo si ministre. Edhe pse e vëmendshme ndaj zhvillimit të ekonomisë dhe politikës, ajo tashmë i është përkushtuar tërësisht jetës familjare për të rikuperuar kohën
e humbur gjatë rinisë së saj, kur i duhej të merrte përgjegjësi të mëdha. Që në moshën 21-vjeçare u bë kryetare kooperative. 10 vjet më pas, kur ajo ishte 31 vjeç, u thirr në Komitetin Qendror për t’ju emëruar posti i ministres së Bujqësisë, të cilin e mbajti për 13 vjet. Por, si ishte kjo eksperiencë dhe cilat ishin përplasjet e saj me Byronë. Le të ndjekim këtë rrëfi m të veçantë, së bashku…
Rinia juaj i përket viteve ‘60- ’70. Si ishte atëherë rinia dhe si e kujtoni ju sot?
Do përpiqem të them diçka nga rinia ime, e cila ka qenë edhe e bukur siç është rinia vetë e bukur, por edhe me probleme. E them këtë, sepse në moshë fare të mitur mua më ka lënë babai, më ka vdekur dhe nënës i duhej të përballonte familjen. Dhe, ndonëse ajo ishte në moshë fare të re, ne ishim dy fëmijë, motër dhe vëlla, ndaj ajo
u përball me shumë sakrifi ca, prandaj them që rinia kishte edhe gjëra të bukura, por edhe peripeci, nga ana
ekonomike; nëna duhet të mbante familjen, fëmijët…
Unë gjatë gjithë kohës sime të rinisë kam qenë aktive, më ka pëlqyer kënga, muzika, fi lmi, sporti, mësimi po se po. Kam qenë vazhdimisht me rezultate të mira, dhe të gjitha këto e bënin jetën të bukur. Dhe, nëse kishe ndonjë gjë, e harroje. Që në moshë të re unë jam marrë edhe me rininë, kam punuar shumë me rininë. Unë jam bërë në një moshë fare të re, që 21 vjeçe kryetare kooperative në Këmishtaj, gjë e cila nuk ma la ta çoja rininë time deri në fund. Kjo atëherë ishte një detyrë e vështirë, sepse kishte të bënte me jetën e shumë kooperativistëve që ishin atëherë, që duhet të realizoje prodhimin, që ata të mund të merrnin paratë. Dhe, kjo natyrisht nuk të linte kohë të merreshe me problemet e mirëfillta të rinisë apo të kënaqësisë që të jep rinia, ndaj shpejt unë hyra në hallet e punës, të drejtimit, të realizimit të planit. Në fillim nuk kam dashur, e kam refuzuar këtë punë, për vetë moshën që kisha, përvojën që nuk e kisha fare, por siç ishte në atë kohë, të thoshin që këtë detyrë do ta bësh dhe do ta bëje.
Si ndiheshit kur u jepnit urdhra punëtorëve, që mund të ishin edhe prindërit tuaj në moshë?
E kisha vështirë, sepse kisha shumë nga ata që njihja që kur isha e vogël dhe më kishin mbajtur afër, por puna e donte që të jepje dhe urdhër, të jepja një detyrë që do ta bënin. Ajo që dua të vë në dukje është se, edhe pse kam qenë e re, për çudi ata njerëz më kanë kuptuar shumë mirë. Edhe unë u kam ndenjur afër, në mënyra të ndryshme jam përpjekur të njoh psikologjinë e tyre, të heq mendimet e tyre, që ishin të lidhura fort me traditën dhe nuk u pëlqente të bëje një kapërcim të menjëhershëm në mendime. Dhe, kur ti u thoshe diçka të re, ishte pak e vështirë. Duke ndërtuar një punë të tillë, edhe pse ishte shumë e vështirë, ne si kolektiv, specialistët, kolegët e me të gjithë atje, mendoj se bëmë më të mirën që mund të bëhej në atë kohë. Nuk mund të them që ishte e shkëlqyer gjithçka, por bëmë më të mirën e mundshme për kohën. Ekonomia, për të cilën unë kam drejtuar për 10 vjet si kryetare kooperative, arriti rezultate. Prodhimi bujqësor dhe blegtoral krahasohej në atë kohë edhe me rezultatet e Europës. Ekonomia u rrit, në rendimentin e grurit, të misrit, prodhimeve të tjera bujqësore që kishte drejtim kooperativa. Ne punonim si një ekip me specialistët që kishim. Madje, kishim ngritur laboratorë për prodhimin e farnave, për prodhimin e grurit, punimin e tokave, plehërimin e tyre, dhe këto lidhje ishin me institucione shkencore. Pothuaj këtë kooperativë ne e kishim kthyer në një institucion shkencor. Pse e thashë këtë? E vura në dukje, sepse pa shkencë pa dituri, pa punë, pa dashuri, bujqësia nuk mund të ecë. Dhe, ajo punë e vështirë, kur i shtohej kënaqësia e arritjeve, e lehtësonte peshën e vështirësisë. Kjo ka qenë një shkollë shumë e madhe për mua dhe kam mendimin që edhe sot, në zgjedhjen që i bëhet administratës duhet t’i vihet përparësi kësaj. Mendoj se punonjësi para se të kalojë në administratë duhet të ketë kaluar në një stazh prodhimi, a punë tjetër që të mund të jetë në gjendje të perceptojë rregullat me njerëzit në radhë të parë, teknikat, etika, teknologjitë, që sot janë shumë më lehtë për t’i përvetësuar, mjetet e informacionit nuk mund të krahasohen me atë kohë. Dhe, them se kjo do t’i shërbejë gjithsecilit, qoftë për karrierën e tij, por do t’i bëjë mirë edhe vetes. Praktika ka rëndësi të madhe.
Ndërsa keni qenë kryetare kooperative për 10 vjet, jeta juaj personale si ka shkuar?
Unë jam martuar me tim shoq në vitin 1967, kur isha 22 vjeç. Jemi njohur të rinj, isha e fejuar kur u bëra kryetare kooperative. Bashkëshorti im ka mbaruar për mjekësi, është mjek stomatolog, kemi dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, tani janë të rritur. Jeta familjare (duke pasur këto presione), përsa i përket argëtimit ka qenë e kufizuar. Të gjitha hapësirat ishin të pakta dhe duhet të them që ata kanë bërë sakrifica, burri dhe fëmijët, nëna ime dhe vëllai.
Bashkëshorti juaj, si e përballonte punën tuaj dhe faktin se impenjimet tuaja familjare ishin të kufizuara?
Ne atëherë kemi pasur disa koncepte të qarta, dhe mendoj se gjëja më pozitive ka qenë që im shoq nuk ka ndërhyrë në punën time. Më ka lënë të punoj sipas rregullave të kohës, dhe kjo më ka ndihmuar të jem shumë e paanshme ndaj gjykimeve me njerëzit, me punën. E vlerësoj shumë këtë si një ndihmesë të madhe që më është ofruar nga bashkëshorti im gjatë gjithë kohës. Ai e ka pasur pak më të vështirë, sepse merrej më shumë me fëmijët dhe në atë kohë çdo gjë ishte e planifikuar, e diktuar, duhet ta realizoje. Unë çdo ditë kisha të bëja me marrëdhëniet me kooperativistët, me shtetin e kështu që nuk mund të ishe një familjare shembullore.
Por, ama në moshën 31-vjeçare ju u bëtë ministre. Si erdhi ky propozim?
Kjo ndodhi në vitin ’75, kur ne arritëm rezultate shumë të mira në prodhim dhe nga ana shkencore, të cilat sapo ishin bërë të ditura në media. Madje u bë një qendër që vinin edhe për eksperiencë në kooperativë. Në vitin ’76, krejt papritur (mua nuk më kishte shkuar kurrë mendja), më thanë që të kërkojnë në Komitetin Qendror. Mendova se do të bëhej ndonjë mbledhje për çështjen e detyrave, meqë rezultatet kishin qenë të mira dhe u nisa për në Tiranë. Në pritje ishin edhe tre shokë, që do të bëheshin zëvendësministra. Dhe, ata të thirrur si unë në Komitetin Qendror. Kur shkuam, na komunikoi vendimin Hysni Kapo dhe pastaj na thirri Enveri dhe tha: “Siç ua tha dhe Hysniu, ju jeni vendosur në këto detyra të reja”. Përsëri unë shfaqa mendimin që kjo është një detyrë shumë e vështirë dhe vet natyra e bujqësisë është e vështirë, sepse ajo lidhet edhe me kushtet klimaterikë, është delikate, e kështu që nuk mundet t’i përgjigjem kësaj detyre. Por, ai më tha: “Kjo është vendosur dhe ju duhet ta kryeni këtë detyrë”. Natyrisht u bisedua edhe për bujqësinë, si një degë e rëndësishme e ekonomisë. Unë u shqetësova shumë, se isha e papërgatitur për një gjë të tillë dhe isha mjaft e emocionuar. Nuk mund ta konceptoja si karrierë, për mua ishte detyrë dhe mendoja, a do jem e zonja ta bëj këtë apo jo. Unë si natyrë nuk marr përsipër një detyrë që nuk e bëj dot, të thoshin e ulëm në një karrige sepse ishte grua. Unë nuk luftoja për këto, unë duhet ta meritoja këtë punë. Duke u nisur nga kjo, pasi u bënë dorëzimet, fillova punën në Ministrinë e Bujqësisë.
Çfarë kujtoni nga dita e parë e punës si ministre?
Të them të drejtën, atë ditë kam qenë edhe paksa e hutuar, por më kujtohet kur erdha nga zyra, shkova për të ngrënë drekë tek restorant “Drini”, pasi familjen e kisha ende në Lushnjë. Më parë shkoj të laj duart dhe një vajzë e re (si ju) më shihte dhe më pyeti, ju jeni filania, po i thashë. E ke të vështirë, – më pyeti? E vështirë është, – i thashë, – akoma nuk e kam provuar. – Unë e di që është e vështirë, por përderisa kam qenë 10 vjet kryetare kooperative e di që do ta bëj. Ajo më tha: “Ti mos e merr me frikë, se ke tërë gratë e Shqipërisë me vete”. Më inkurajoi. Nuk ja mësova emrin, por u ndjeva e lumtur. Ishte e vështirë, sepse bujqësia ishte një institucion i rëndësishëm, mbahej një popullatë, fshat-qytet me të, punonte fuqia punëtore në industrinë e lehtë dhe ushqimore, kishte një pjesë të rëndësishme të eksportit tregtia e jashtme. Pra, ishte një detyrë me përgjegjësi që duhet ta ndiqje. Kjo, natyrisht mua më shqetësonte, më rriste përgjegjësinë më shumë, këmbënguljen, por edhe probleme shumë kishte.
Cila ka qenë dita më e vështirë si ministre?
Ka pasur shumë, po të ishte një do të ishte mirë. Sa fillova detyrën në ministri (unë fillova në datën 1 maj ’76) në datën 5 qershor ka rënë një breshër i madh që ka rrafshuar gjithë fushën e Lushnjës dhe një pjesë të fushës së Fierit. Duheshin masa të jashtëzakonshme për ta rikuperuar, jo grurin se ai iku, por për ta mbjellë misër, etj. Ishte një ngarkesë, sepse përveç emocionit, se sa kisha filluar punë, u shtua edhe kjo. Ka pasur momente të vështira për të mbajtur edhe qëndrime. Për shembull, ka qenë një herë mes të tjerave, që diskutohej se fshatarët, kooperativistët kishin në dispozicion vetëm një dynym tokë që mund ta kultivonin për nevojat e tyre. Shtrohej problemi, këta kooperativistë do të kishin fëmijë, fëmijët do të rriteshin, ata do të martoheshin dhe do të largoheshin nga trungu i familjes. Problemi shtrohej se a do të ndahej ky dynym mes tyre, apo ai që martohej duhet të merrte tokë tjetër. Dhe, unë si ministre e Bujqësisë isha që duhej të merrnin një dynym tjetër dhe me këtë pikëpamje unë shkova në qeveri, të cilën qeveria nuk ma pranoi në atë kohë.
Kush e ka kundërshtuar më shumë këtë tezë tuajën?
Ka pasur shumë, por nuk dua të merrem me emra. Nuk u pranua dhe kemi vajtur tek Byroja Politike (sepse ajo vendoste) me dy mendime, mendimi i qeverisë përballë timit. Atje, pasi dhanë mendimet dhe se çfarë mendoja unë, më bënë shumë pyetje, edhe provokuese, që çfarë është kjo, në këtë mënyrë ndahet toka. Unë u përpoqa të jepja shpjegime, që toka nuk ndahet, ata që punojnë do marrin tokë dhe do të prodhojnë për veten e tyre, dhe kjo duhej bërë. Presioni ishte shumë i madh, ç’është e vërteta.
Keni pasur frikë?
Unë nuk para kam pasur frikë, por presioni ishte i madh. Kam qenë e hapur në mendimet e mia, aq sa më lejonte koha dhe hapësira, të kuptohemi. Ky ka qenë një moment i vështirë. Më kujtohet një herë tjetër, ka qenë problemi i shtimit të sipërfaqeve që mbilleshin me sojë, një bimë vajore, që diskutohet edhe sot. Ato i kërkonin për nënproduktet, por ama donte investime të mëdha. Apo, edhe shtimi i sipërfaqeve të duhanit. Unë në atë kohë i kam kundërshtuar me argumente. Presion shumë i madh më është bërë, pse e kundërshton, kjo është direktiva. Unë u thosha që kjo nuk bëhej, pasi kërkonte teknologji, etj. Dhe, natyrisht që nuk u bë. Gjithashtu ministria e Bujqësisë nuk ishte dakord që të bëhej, tufëzimi i bagëtive. Ky ishte një gabim i madh. Kjo pasi, e zhveshi fshatarin si prodhues dhe e bëri konsumator. Atëherë u bënë konsumatorë të gjithë. Unë në një formë ose në një tjetër e kam kundërshtuar, natyrisht kam marrë edhe risqe. Kjo e dëmtui shumë blegtorinë.
Po me Enver Hoxhën keni pasur përplasje?
Për çështjen e ndarjes së tokës, që u përmenda më lart, kam pasur në fakt. Vet me atë, madje. Ka qenë diku nga vitet ’80. Unë isha për dhënien e tokës për çdo familje edhe kur ajo shtohej nga një dynym. Qeveria jo. Në mbledhje Enveri më tha: “Pse ty të ka lënë Partia që të mendosh për fshatarët”. Jo, i thashë. Unë këtë mendim kam, meqë jam në këtë fushë, pastaj si vendoset është në dorën tuaj. Natyrisht, nuk ishte e lehtë, por nuk mund të veproja dhe të thosha ndryshe, se unë e dija çfarë donte fshatari.
Një femër në një dikaster të vështirë për mbi 12 vjet? Vetëm merita e punës?
Është e vërtetë që unë kam ndenjur për një kohë të gjatë në krye të dikasterit dhe fitova një përvojë shumë të mirë. Por, unë çdo punë që marr përsipër e çoj deri në fund. E dua punën, e dashuroj punën, jetoj me të. Dhe, nuk ishte se unë i bëja hyzmetin karriges që të rrija më gjatë, nuk më kishte shkuar mendja kurrë për këtë, unë i bëja hyzmet një pune të madhe që ishte e dobishme për vendin tim. E dija vërtetë atje ku njerëzit jetonin, punonin, dhe shihja njerëz që ushqeheshin mirë dhe njerëz që ushqeheshin jo mirë. Ministria e Bujqësisë më ka bërë që unë të njoh detajet e jetës shqiptare në fshat. Kam shkelur me këmbë gjithë Shqipërinë, mund të jenë të rralla fshatrat që nuk i kam shkelur, kam fjetur në shumë shtëpi familjarësh, nga Tropoja në Konispol, kam gjetur ngrohtësinë në ata njerëz, kam gjetur dashurinë; dashuri për punën, dhe kjo më ka bërë edhe më të motivuar për punën. Mendimet dhe idetë që më jepnin më kanë ndihmuar dhe me gjithë vështirësitë që kisha, thosha po jap një kontribut aq sa mund të jepja.
Si e kujtoni atë kohë?
E kujtoj edhe me dashuri, por edhe me dhimbje, sepse shumë gjëra të bukura që u bënë në bujqësi (që ishte mundi dhe djersa e gjithë shqiptarëve, sepse të gjithë punonin për bujqësinë), u shkatërruan. Përveç gjithë atyre agrumeve që u mbollën dhe u bë një kurorë që çdo stinë të kishte frutat e veta, me ç’kam parë gjithçka është shkatërruar. Dhe, e dyta ishte sistemi i vaditjes e kullimit. 63 për qind e tokave ishin nën ujë, mbi 2000 e ca ishin rezervuare, sistemi fushor ishte i vaditur, ky sistem u cungua dhe deri diku u prish. Dhe, e treta sipas meje, gabim është që toka të shpërdorohej në mënyrë të paparë nga erozioni, sepse pritat mbrojtëse nuk ekzistojnë. Ne jemi zonë kodrinore-malore dhe pritat që ndalojnë përmbytjet e reshjeve nuk ekzistojnë më. Gjithashtu, toka po zihet nga ndërtime pa kriter, po çimentohet dhe ajo nuk pjell më. Toka është copëzuar, dhe ti nuk mundesh të aplikosh një teknologji të lartë, që prodhimi ynë të mos ishte vetëm për vendin, por edhe për eksport. Kam dëgjuar që janë bërë investime, sepse unë jetën e kam të lidhur me bujqësinë, por ato janë të pamjaftueshme. Sa më parë të fillohet si duhet një punë e mirë në bujqësi, asnjëherë nuk është vonë. Duke zhvilluar bujqësinë, do të kishte shumë njerëz në punë dhe do të luftohej papunësia.
Si është e përditshmja juaj?
E përditshmja ime…. natyrisht nuk marr pjesë në ndonjë grupim politik, kam dalë në pension prej 4 vjetësh. I jam përkushtuar familjes, se kam shumë deficite nga e kaluara. E kam ndjerë këtë dhe tani jam më e përkushtuar për fëmijët. Ata janë rritur, por kam dëshirë të jem prezente pranë tyre. Kam një nip i cili është në gjimnaz, kam një mbesë 10 vjeç dhe një të vogël që është një vjeç. Më kënaqin, më çlodhin. Takoj dhe miqtë, shokët, diskutojmë për shumë gjëra. Dhe, kështu e mbush kohën. Ndërkaq ndjek zhvillimet në vend. Nuk jam indiferente, dhe sidomos diskutimet dhe investimet që bëhen për bujqësinë i ndjek me kërshëri. Nuk ngelen pas vëmendjes edhe zhvillimet politike.

Kategori
Uncategorized

EPITAF PER KOMUNIZMIN.

Ne shpresojmë të shohim një Botë të mbështetur mbi Katër Liri Themelore:

E para – Lirinë e Fjalës dhe të Shprehjes.

E dyta – Të drejtën që kushdo të mundë të nderojë Zotin sipas dëshirës e besimit.

E treta – Zhdukjen e Varfërisë.

E katërta – Çlirimin nga Frika …

Franklin ROOSEVELT

( Mbi “Katër Liritë Themelore” – 6 janar 1941 )

PLAGA E VJETER E ” TIGRIT”

7 nentor 1984…

Para bustit të V.I.Leninit, në sheshin e fabrikës së çimentos me të njëjtin emër, ishin mbledhur dy-tre qind vetë. Përkujtohej 67-vjetori i revolucionit socialist të tetorit në Rusi. Sekretari i parë i komitetit të Partisë të rrethit E.Halili nisi të flasë për vazhduesen besnike të idealeve të atij revolucioni dhe PPSH-në e udhëhequr nga marksist-leninisti i shquar i epokës moderne, Enver Hoxha. Pas pak, nga rradhët ngjyrë gri të punëtorëve dikush hodhi një parrullë, duke brohoritur me sa zë që kish.

Për një çast, turma u duk sikur u shkund nga një gjumë i thellë. Punëtorët, si statuja prej argjili të mbuluara nga një cipëz pluhuri çimentoje, lëvizën nga vendi. Më pas, kur folësi kryesor, amplifikuar nga disa altoparlantë, zuri në gojë emrin e komandantit, një grup militantësh që kishin zenë vend në rreshtin e parë, nisën kengën e njohur: Enver Hoxha, o tungjatjeta !.

Që lart nga tribuna, sekretari i parë vazhdoi:

– Armiqtë tanë të betuar, të brendshëm e të jashtëm, qëllimisht hapin fjalë se udhëheqësi ynë i lavdishëm Enver Hoxha, qenka i sëmurë…

– Të na marrin të keqen! – u dëgjua një zë nga nga grupi i militantëve.

– Ashtu, të lumtë goja !… – aprovuan ca të tjerë.

– Por, shoku Enver Hoxha, ashtu si dhe populli ynë, janë të pavdekshëm ! – vazhdoi sekretari i parë – Ai është shendoshë e mirë dhe kuq si molla !

Qe për herë të parë që, me qëllime të paramenduara, flitej publikisht për temën tabu mbi shendetin e Enver Hoxhës.

E, jo vetëm në Vlorë, por kudo.

Në çdo rreth, sekretarët e parë qenë porositur që, në takimet me popullin të evidentonin gjendjen e tij të shkëlqyer shendetësore, por pa bërë as një koment tjetër. ( Në fakt, veprimi në fjalë, krahas të tjerash, qe përgjigjja ndaj një lajmi që televizioni italian kish dhenë disa ditë më parë, e në të cilin qe thenë se, sipas disa burimeve të pakonfirmuara zyrtarisht, Enver Hoxha, lideri i Shqipërisë – bastionit të fundit stalinist në Europë – ose ka vdekur ose është në grahmat e fundit nga një semundje e gjatë dhe e pashërueshme, e kjo gjë nuk i është bërë e ditur popullit ). Pas atij lajmi rrënqethës, gojët e liga kishin nisur të pëshpërisnin se Ai, i kish ditët të numëruara. Kish dalë, bile edhe fjala se, një profesor i shquar japonez, kish ardhur posaçërisht në Tiranë me avion special, për të egzaminuar gjendjen e tij të rendë.

E vërtet, me gjithë konspiracionin e jashtëzakonshëm, fjalët s’kishin dalë kot. Ne fakt, Enver Hoxhës, i kish mbetur fare pak për të jetuar.Vetëm ca muaj më parë, pikërisht në mbremjen e 16 shkurtit 1984, gjatë një takimi me sekretarët e KQ të Partisë, ai qe larguar nga salla i mbajtur për krahësh e duke hequr kembët zvarrë. Më pas, po atë darkë, ai qe goditur fort nga një atak tjetër në zemër. E alarmuar, Nexhmija kish thirrur urgjentisht mjekët e, bashkë me ta dhe Ramiz Alinë. Të nesërmen, ky i fundit kish mbledhur me ngut Byronë Politike, për t’a njoftuar mbi situatën.

Por, plaga e tigrit, qe tashmë tepër e thellë dhe e vjetër.

Ajo qe shfaqur për herë të parë qysh më 1948, gjatë një feste familjare të organizuar me rastin e Vitit të Ri. Ishte pikërisht atëhere që, Enver Hoxhës, iu shfaqën shenjat e para të diabetit. Qysh prej asaj kohe, ai s’do gëzonte kurrë shendet të mirë. Mbas egzaminimeve, mjekët i rekomanduan të bëjë më tepër kujdes e, sidomos, të mbajë regjim. Por, problemi s’qe dhe aq i lehtë. Enver Hoxha ish qejflli i madh për të ngrenë. Veçanërisht, kur qe fjala për meny me gjellë franceze, të cilat ia përgatiste një guzhinjer i cili kish jetuar shumë vite në Lion. Pa folur pastaj, për djathrat lloj-lloj që i vinin me anë të valixheve diplomatike.

Vitet kalonin …

Burri i ri dhe azgan, patriarku 53 vjeçar Enver Hoxha, i shkon vitet e jetës midis zyrës së tij bibliotekë, ” kështjella ” e vërtetë e pushtetit dhe një vargu vilash të shpërndara në të katër anët e vendit. ( … ) Por, megjithë aparencën impozante, ai s’gëzon shendetin që paraqet. Edhe mbas ndërhyrjeve të shumta e kembëngulëse të Nexhmijes, ai s’arrin dot t’a presë duhanin. Për më keq akoma, vazhdon të mos u ndahet ushqimeve e gjellëve të renda, ndërkohë që duke qenë me diabet, lypset të mbajë një dietë shumë të fortë … 1)

Në pranverën e vitit 1966, Enveri sëmuret më tej.

Tani, veç diabetit, kanë lindur dhe probleme të tjera të natyrës kardiake. Doktorët e këshillojnë të shplodhet, të bëjë pa tjetër pushim. Pas dy vjetësh, pothuajse në të njejtën periudhë, ai bëhet përsëri keq. Kësaj rradhe, mjekët e urdhërojnë të ndërrojë klimë e të shkojë për pushime në Vlorë.

1969.

Mars.

Enver Hoxha pushon në Ujë të Ftohtë.

Klima mesdhetare, me sa duket, i bën mirë. Por, rruga nga buza e detit e gjer tek vila e tij, e lodhin tepër. Në ditët e verës, ai s’mund të zbresë dot në plazh, për të bërë banjë. Atëhere, Nexhmija sugjeron që, pranë vilës të ndërtohet një pishinë. Për realizimin e asaj ideje, angazhohen posaçërisht H.Kapo e R.Alia. Pishina, nenë mbikqyrjen e ushtarëve të Gardës e Sigurimit, ndërtohet në kohë rekord. Brenda 10 ditësh. ( Ndërkohë që ai ish duke vizituar vendlindjen ). Kur kthehet nga Gjirokastra, Enveri shikon i befasuar pishinën dhe thërret me sytë e përotur e plot ngazëllim: Të rrojë Partia !. 2)

1970.

Eshtë periudha e fërkimeve të para shqiptaro-kineze.

Shqetësimet shtohen.

Edhe gjatë atij viti, gjendja e Enver Hoxhës vazhdon të keqësohet. Si pasojë e diabetit, shikimi i dobësohet më shumë e, vështirësitë për leximin e gazetave, buletinëve të lajmeve e librave, shtohen. Mjekët porosisin jashtë, syze të teknologjisë së re speciale, por pa sukses. Atëhere, vendoset që një anëtar i sekretariatit, t’i shkojë për ditë në shtëpi e t’i lexojë materialet e nevojëshme. Por, duket, se Enverit kjo s’i pëlqen. Atëhere mbetet vetëm një zgjidhje. Jashtë vendit, porositet një projektor i paisur me zmadhues figure. Kështu, shkrimet e artikujt, priten prej ndihmësit të tij e vendosen mbi aparatin zmadhues. Duket se, kështu, Enveri arrin të lexojë …

__________________________________________________ _____________________

Më 1973 ndodh edhe e papritura.

Për herë të parë, ai goditet nga një infarkt i rendë i miokardit. ( Ndërkohë që, gjithmonë e më tepër, shfaqen hapur edhe shenjat e manisë së persekutimit. Ai shikon rreth vehtes armiq e vetëm armiq ). Tetor 1973. Enver Hoxha kremton 65-vjetorin e lindjes. Vetëm pak orë, pas ceremonisë së organizuar me atë rast, ai bie plasur për tokë i goditur nga një krizë e re kardiake më e fortë se e para. Mjekët, me në krye profesorin e njohur Petrit G, i rekomandojnë përsëri pushim absolut.

Ndërkohë, Nexhmija, jep urdhër të prerë:

… për goditjen e re në zemër, duhet të vihen në dijeni, vetëm familja dhe shokët e Byrosë Politike. Të tjerët, nuk duhet të dinë asgjë, sepse, nga njera anë nuk duam të hidhërojmë zemrat e anëtarëve të Partisë e popullit e, nga ana tjetër, s’duam t’i u japim rast armiqve që të fërkojnë duart nga gëzimi… 1)

1976.

Problemi i shikimit të tij, bëhet përherë e më shqetësues. Ai pothuajse është verbuar. Atëhere, porositet jashtë një manjetofon, me të cilin ai dikton urdhëra, porosi, instruksione apo pjesë nga Kujtimet. Kasetat e regjistruara, zbardhen pastaj nga daktilografistja e tij personale.

1979.

Prill. Plaku i sëmurë, goditet përsëri në zemër. Ai, tashmë, s’arrin të lexojë as me lupë, e as me aparatin projektues zmadhues. Gjatë shëtitjeve të shkurtëra në vilat e Vlorës apo Pogradecit, ai mban rregullisht bastun. Drejtimin e Partisë, faktikisht e merr në dorë, Nexhmija. Eshtë ajo e cila, ndër të tjera, i lexon për ditë telekset e ambasadave shqiptare apo shenimet e mbajtura nga mbledhjet e Komitetit Qendror.

Gjatë daljeve të rralla në publik, fshehja e gjendjes së tij të vërtetë shendetësore, bëhet gjithmonë e më e vështirë. Kështu, gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit të VIII-të (1981 ), Enver Hoxha shfaqet në tribunë si një kukull prej qiriri, me buzëqeshje të ngrirë e syze me xhama shumë të trashë. Ai shqipton me zor vetëm frazat e para të raportit, pastaj leximi i tij vazhdon i regjistruar në manjetofon.

Dhjetor 1981.

Mehmet Shehu vret vehten. Plaga e tigrit derdh shkulmet e fundit të gjakut. Por, megjithatë, populli e armiqtë e Shqipërisë duhet të sigurohen se, ai është aty. Gjithmonë i gjallë e i pavdekshëm. Me shpatën xhveshur për të goditur armiqtë. Improvizohet kështu, me kujdes e sipas stilit të njohur stalinist, dalja e tij në publik. Pikërisht në Ekspozitën Kombëtare të Arteve Figurative. Por, në kronikën televizive të Lajmeve të mbremjes, megjithë truket e montazhit, s’arrihen të bëhen çudira. Në ekran, shfaqet fantazma Enver. I zbehtë, i tretur e me shikim të përhumbur. Ulur në kolltuk. Pas asaj dalje, ai do të rishfaqet përsëri, më 7 korrik 1983. Kësaj rradhe, në stadiumin Qemal Stafa, me rastin e 40-vjetorit të themelimit të Ushtrisë. Përsëri, i ngrirë si statujë e pa folur as gjysëm fjalë.

Më 28 nentor, Enver Hoxha, merr pjesë në paradën ushtarake organizuar me rastin e 40-vjetorit të çlirimit. Ajo është dhe dalja e tij e fundit në publik. I dobët, i tretur e me fytyrë që s’ngjan e tij. Me njërin krah të paralizuar e, me syrin e djathtë, të ngrirë nga ishemia cerebrare. Meqënse, nuk është në gjendje të flasë, mesazhi i tij drejtuar popullit,

nëpërmjet radios e televizionit. Ai është edhe mesazhi – testament i tij:

… Për ne, ushtarët e Partisë, s’ka gëzim më të madh se kur shohim që populli ynë është zot i fateve të veta, i gëzuar, i lumtur dhe i lirë në Shqipërinë sovrane. Në Shqipërinë e transformuar në kështjellë të pamposhtur, e cila ecën pa u lodhur në rrugën e ndërtimit të socializmit … 1)

Tigrit plak i ka ardhur fundi.

Kreshta e bardhë e flokëve, i ka renë mbi qafë si paruke. Tashmë, ai s’është veç një kadavër e pakallur në varr. Megjithatë Partia, e dëshpëruar por stoike, përpiqet të mbajë heshtje rreth shendetit të tij. Ndërkohë që, shqiptarët endé nuk dinë që, komandanti i tyre i lavdishëm, tani lëviz mbi një karrocë handikapatesh me rrota e përqesh ushtarët e gardës, duke i sharë ata me gjithfarë fjalësh të ndyra.

9 prill 1985.

Aty nga ora 09:30 e mengjezit, bisha plaset përfundimisht për tokë. Me konvulsione. Pa frymë. Me gojën mbushur plot jargë e shkumë. Ai ka marrë kështu goditjen e fundit në zemër. Asnjë ndërhyrje mjekësore, s’mund t’a kthejë më në jetë …

VDEKJA E SULLTANIT

A do të ndodhte vërtet kataklizma, atëhere kur Enver Hoxha, do të jepte shpirt ?!

A qe ai një qenie e vdekëshme si gjithë të tjerët, ndërkohë që shumë prej shqiptarëve e konsideronin eternel, si perënditë e Olimpit ? Në fund të fundit, a mund të vdiste ai, i cili qe kthyer në simbol të Shqipërisë ? Ai, emri i të cilit kendohej, glorifikohej, hymnizohej e ngrihej në qiej, për çdo ditë ? Në festa publike, private, në lindje, vdekje e martesa ?…

Më 11 prill 1985, në Komitetin e Partisë në Vlorë, dritat qenë ndezur qysh pa gdhirë. Kuadrot e larta të Partisë, shtetit e policisë, venin e vinin me vetura të cilat ecnin me shpejtësi të madhe. Në orën 07: 00, sekretari i parë thirri me urgjencë mbledhjen e aparatit. Në sallën e mbushur plot kish renë heshtje mortore. Sekretari i parë, veshur me kostum të zi, me rrathët e syve të mavijosur, me zë të dridhur e fraza të copëzuara nga emocioni, dha lajmin e kobshëm:

Më 11 prill 1985, në orën 2 e 15 minuta të mengjezit pushoi së rrahuri zemra e udhëheqësit të dashur e të lavdishëm të Partisë e popullit tonë, shokut Enver Hoxha. 2)

Ca gra klithën me të madhe, ndërsa burrat rrënkuan thellë e nxorrën shamitë. Pastaj, në sallë u krijua pështjellim e rrëmujë, por sekretari vuri qetësi e vijoi leximin e Komunikatës së KQ të PPSH e Buletinin Mjekësor, të nenëshkruar nga 8 mjekë. Në të thuhej se, vdekja, kish ndodhur fill mbas:

… disa liezoneve të forta të sistemit kolateral periferik dhe dëmtimeve në zemër, veshka e organe të tjera. ( … ) Qysh në vitin 1973, Enver Hoxha kish pësuar një infraktus të miokardit të shoqëruar me aritmi të zemrës. Në vitet më pas, evoluoi një isufiçencë e rendë koronare e cila, para një viti, u bë shkak për goditje nga ishemia cerebrare. Në mengjezin e 9 prillit, pa pritur, zemra e tij pushoi së rrahuri për shkak të infiltracioneve ventrikulare … 1)

Vdekja e Enver Hoxhës, u shoqërua me tension e alarm të pa parë në kre