Kategori
Uncategorized

Jo jo kjo,nuk është demokraci.

Te flasesh per Voten !

Edmond Dyrmishaj/

E tmershme ta fillosh cdo minute , cdo ore , cdo dite , cdo muaj e vit me ankth e stres per jeten ! Lajme negative 24 ore , vrasje e vetvrasje , shkaterime shtepish e bisnesi , dhune policore , pordhe ministrash e pushtetaresh , largim nga Memedheu , prishje e shperndarje familjesh , renie drastike e ekonomise etj ! Nje realitet i trishte pare kjo nga syte e nje qytetari !

Kjo situate e sotme e Shqiperise se mjere eshte e ngjashme me diktaturat me te egra te botes ! E shikojme me syte tane qe vendi vertete e per asnje cast nuk eshte cliruar akoma nga kthetrat e egersires komuniste !

Te gjithe flasin pa pushim , dhe ne fund ngelet cdo gje vetem demagogji , apo nje reagim i pa shprese ne FB !

Dikush thote votoni e dikush mos votoni , per kete e per ate , na e bene kete voten telef e na e servirni si ushqim mengjes , dreke e darke !

Po perse u dashka te votoj kur vota ime perkthehet ne mjerim , largim , persekutim , etj te tipit fashist apo neodiktatorial ?

Po lumturia e mirqenia , krenaria e kultura qytetare , endrat tona ku jane ?

Pse kaq peshe ka vota ime ?

Pse Demokraci eshte kjo ?

Jo jo , kjo eshte nje ibrit i kamufluar qe i sherben vetem hajduterise , injorances e te pa arsimuarve dhe aspak atyre qe punojne dhe e duan vendin , qe e duan kulturen dhe ligjin !

Jo , jo , kjo nuk eshte Demokraci !

A na e dhane shembullin “Akademiket” se si votohet per nje kandidat te vetem ne krye te Akademise se Shkencave me urdher Partie si ne sistemin komunist monist e njepartiak ?

Perse nuk reaguan “akademiket” pervec Artan Fuges qe te mos shkonin ne nje votim fallco ?

Ky eshte dinjiteti akademik ?

Shembulli i tyre lexohet qarte se ne nuk kemi shpetuar akoma nga diktatura komuniste !

Po perse asnje Diplomat ne vendin tone nuk raporton realitetin te pakten e jo me te reagoje per gjithe keto shkelje ligjore nga Shteti-Parti ?

Po ne perse e kemi kete ndjenje inferioriteti dhe shpetimin e kerkojme vetem nga te huajt ?

Perse sillemi si ai qeni i rrahur dhe i tregojme njeri tjetrit perralla me gogol kafeneve ?

Perse bejme luften te vetem dhe nuk dime te bashkojme mendimet per te vepruar bashkarisht e ne unison ?

Nga gjysherit tane kemi mesuar se ” Kur zihen dy vete fiton nje i trete” apo jo ?

Kush na e ka fajin qe zihemi per partite dhe ne fund mendojme per femijet e familjen ?

C’kusur na e kane femijet qe po ju leme kete pacavure jete me nje mije probleme ?

Me gjithe keto mangesi e perse duhet te votoj ?

Cfare peshe ka vota e nje frikacaku ?

Kuptohet !

Nje Zero me bisht !

Atehere ju karagjoze e te pa pergjegjshem pushtetare mbushini vete kutite e votimit plot sa mos te kete vend me , dhe une po gezoj frutet e kesaj diktature komuniste ne vazhdim !

A behet shteti me hajdute votash e taksash ?

Ja qe realiteti po na tregon qe behet , po , po edhe nen hunden e ” Nderkombetareve” !

Turp !

U beme gazi i Botes me keta Lidere qesharak qe nuk dine dhe nuk duan te bejne shtet !

Atehere s’na ngelet gje tjeter vecse te urojme njeri tjetrin “Ta gezojme” diktaturen e re !

Vetem ju lutem shume , qe ne ekrane te na jepni nga ato humoret e diktatures se vjeter Kripe Kripe e Sheqer Sheqer te qeshim pak o shoke te Partise , se mjaft qeshem dhe hodhem balte e beshtyme njeri tjetrit !

Kategori
Uncategorized

Të gjithë ikën.

Te gjithe iken!

(Nga poeti Bledi Llangozi)

Te gjithe iken,u shperdan si era,

Dallg’e detit i mori me vete,

I coi larg,shume larg ,per te

Siell ca fakte …,realitete.

Lajmetari i qiellit nga ku doli,

Ju dhuroi nje jete tjeter.

Harroji krejt mallin,

Dhe shperdau lulet e vjetra.

Te gjithe iken nga toka meme,

Dallg’e detit i mori me vete,

I coi larg,shume larg n’Parajs,

Per te pare pakez drit,

Pake drit dhe fakte realitete.

Mars 1993

Kategori
Uncategorized

Skandal/Publikohen mesazhet si ambasadori Soreca raporton tek Rama për Bashën.

Ka qenë vetëm një moment pakujdesie që ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka hapur telefonin gjatë një ceremonie me rastin e publikimit të Raportit të Progresit, por pa dashje ka zbuluar edhe një pjesë nga bisedat e tij me kryeministrin Edi Rama. Ekrani i telefonit të diplomatit italian është i mbushur me mesazhe dhe sinjalizime, por ai zgjedh të shohë çfarë shkruan në WhatsApp kreu i qeverisë shqiptare.

Pamjet janë publikuar nga ABC News, por lapsi.al ka mundur të deshifrojë një pjesë të komunikimit mes Ramës dhe ambasadorit Soreca. Bëhet fjalë për një bisedë të zhvilluar pak ditë më parë dhe është Rama ai që i dërgon një raport të situatës nga i cili zbulohet një fjali ku thuhet se “…Basha do të humbiste mbështetjen e ndjekësve të tij më të fortë”.

Më pas Rama përmend kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu që nuk kuptohet ku ka kërkuar të shtyhen zgjedhjet lokale me 6 muaj.

“4. Mediu u ndal në lidhjet ndërmjet Ramës dhe krimit të organizuar dhe korrupsionit: e vetmja mënyrë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme ishte që të shtynin zgjedhjet (me gjashtë muaj) dhe të fokusoheshin në kushtetut…” – i shkruan Rama në anglisht, ambasadorit Soreca. Ky i fundit i është përgjigjur shkurt në italisht me fjalët: “Çmenduri”.

“E pe?” – ia kthen Rama?

“Po, e pabesueshme” – e mbyll bisedën ambasadori i BE-së. Në telefonin e këtij të fundit më pas është një mesazh i ditës së mërkurë ku ai e uron Ramën për vendimin e Komisionit Europian që rekomandoi çeljen e negociatave. I gjithë ky komunikim, ndonëse vetëm një pjesë mjaft e vogël, tregon se çfarë ndodh në prapaskenën e krizës politike, ku janë të përfshirë politikanë dhe ambasadorë.

Kategori
Uncategorized

Fakte tronditëse të gjenocidit serb: Femrat shqiptare përdhunoheshin, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla

Sipas Leo Freundlih, hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, liber qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njejta ushtri vrau mbi gjysem milion shqiptare. Libri i tij “Akuza që ulërijnë” eshte dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912. Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë.

Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. “Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat.

Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Kopertina e librit  Albanienes Golgotha, Wien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”), te Leo Freundlich.

Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Wien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm.

Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 8-9).Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”.

(L.Freundlich, po aty) Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë robë, shkruan: “…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. /MekuliPress.com/ 

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Edhe fushat, ishin mbulur me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.” (Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshmitë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”! (Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu. Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare.

Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) etj./

http://www.mekulipress.com/

Kategori
Uncategorized

Pse pa mbathje mi gru!? skam kohë ti veshe e ti cvesh..me duhet me ja dhanë brigadierit,kryetarit,sekretarit,te plotfuqishmit…

-Pse pa mbathje mi gru, -e pyes…

-Sepse nuk kam kohe ti vesh e ti zhvesh, duhet me ja dhan’ brigadierit, kryetarit, sekretarit, te plotfuqishmit…

Nga lili kristuli.

Nuk e di pse m’u kujtua kjo histori pikerisht sot. Ndoshta sepse ka ndodhur, pikerisht si sot, ne nje dite te bukur maji, te vitit 77 o 78…

Nuk me kujtohet emri i asaj malsoreje por me pelqen ta quaj Selvie, sepse kur e kam njohur une, ishte akoma nje grua e bukur, dhe e forte si Selvi.

Selvia ishte e martuar ne Kosove. Me djalin motak vjen “per te pame” te robt e vet. Mbyllet kufiri, e Selvia mbetet me djalin ketej e burri pertej.

Nuk u martua me Selvia; rriti djalin me pekule e me shume mundime sepse ishte familje kulakesh.

Djali njeh ne aksion Shkurten, 15 vjec, familje komunistesh, po me qe dashuria nuk i njeh armiqte e klases,” rrembehet “ dhe vjen ne Mejdan ( lagje te themi e Tropojes) Paten 4 femije.

Nje dite prej ditesh, djalin e Selvise e arrestojne sepse paskesh dashur te shkoje ne Kosove, te i jati, e paskesh thene qe nuk i dilte me mbajt kater femije me punen e kooperatives.

Deri ketu, asgje te panjohur e te padegjuar nuk kam treguar…

Ne nje dite fillim maji, vjen Shkurta per t’u vizituar ne spital. E re, hokatare , e bukur, aq sa t’i luteshe zotit, me jep edhe nje pale sy te tjere per ta pare. Ishte pa mbathje.

-Pse pa mbathje mi gru, -e pyes…

-Sepse nuk kam kohe ti vesh e ti zhvesh, duhet me ja dhan’ brigadierit, kryetarit, sekretarit, te plotfuqishmit…

Nuk ja jepte kujt Shkurta… por si hokatare qe ishte, bente hajgare ( tallej) : po te them qe nuk kam me si t’i blej, me arrestojne, ndersa me thane qe ja jap parise se vendit, kerkush nuk guxon te spiunoje qe vjedh misrat e kooperatives.

Ishte fillim pranvere. Nuk e pashe me Shkurten te gjalle. Pas dy javesh ma sollen ne spital te vdekur.

Shtate plage thikash, tre ne shpine, dy ne krah ( kur ishte kthyer per te pare vrasesin) dhe dy ne zemer.

Nuk dihet pse e vrau. Nuk e beri dot per vete? E deshti te gjithen per vete e mahite e saj ( shakate) e bene te loste menc?

Asnje dite burg nuk beri vrasesi. Ishte familje e mire komunistash, familje e ndershme, ndersa Shkurta ishte…

-Shkurta ishte si cika ime, tha Selvia… Shkurta e bukur, e mire, hokatare, e pafat…

Kategori
Uncategorized

Zgjedhjet EU dhe dy grupimet (Homogjenët dhe Alogjenët) shqiptare në greqi .

Nga Gazmend Kapllani/

Shqiptareve ne Greqi: mos u merzisni qe nuk zgjodhet dot nje perfaqesues ne keto zgjedhje. Gjerat nuk behen menjehere. Ky eshte vetem fillimi dhe rruga eshte e gjate shume. Sic e dini kam jetuar shume vite ne Greqi dhe ende i ndjek nga afer zhvillimet. Ne krahasim me vendet e tjera emigrantet Shqiptare ne Greqi jetojne do thosha ne kushte te jashtezakonshme: politike, kulturore, individuale.

Kriza e rende politike dhe ekonomike e shoqerise greke reflektohet shume edhe tek ata. Shume emigrante te brezit te dyte, me te shkolluarit, ikin ose duan te ikin nga Greqia. Kjo eshte nje humbje e madhe dhe do rritet sipas te gjitha gjasave ne vitet qe vijne. Per me shume, ne asnje vend tjeter ku kane emigruar Shqiptaret, nuk ka nje ndarje kaq brutale (bere qellimisht nga shteti grek) mes “homogjeneve” dhe “alogjeneve” (ose “vorioepiroteve” dhe “shqiptareve”). Qe te dyja grupet kane te njejtin fat pothuajse nga ana sociale dhe mund te pine kafe bashke por politikisht nuk komunikojne aspak me njeri-tjetrin. Ka shume homogjene me nenshtetesi greke por ende shume pak alogjene (shqiptare).

Fakti qe pak Shqiptare relativisht shkuan te votonin (nga ata qe kane te drejten e votes), nga te dyja grupet, tregon se emigrantet shqiptare nuk besojne se vota e tyre mund te ndryshoje dicka. Kjo ndodh gjithkund ne bote me grupet qe ndjehen nen presionin e forte te racizmit dhe te perjashtuara nga jeta politike dhe kulturore. Eshte nje qerthull vicioz ku viktima e viktimizon veten dyfish. Dalja nga ky qerthull vicioz, fitimi i besimit ne vetvete si komunitet, perben sfiden me te madhe per emigrantet shqiptare ne Greqi.

Ne keto kushte duhet durim dhe duhen hapur dyert ne jeten publike te emigranteve (shoqata, aktivitete kulturore etj). per brezin e ri te emigranteve, qe jane shkolluar ne Greqi dhe dine ti flasin edhe komunitetit shqiptar edhe shoqerise greke me nje gjuhe moderne dhe te guximshme (dhe jo matrapaze gjysem-analfabete qe merren me shitje-blerje neshtetesish). Qe te zgjidhen politikane me origjine shqiptare nuk mjafton asnjehere vetem vota e komunitetit.

Ne asnje vend te botes, as ne Amerike ku shoqeria eshte e organizuar shume fort ne komunitete, nuk zgjidhet kush vetem me votat e komunitetit. Eshte gabim i madh dhe qesharak te mendosh te kunderten. Kandidatet duhet te jene te afte ti flasin shoqerise greke ne teresi dhe mbi te gjitha te bindin me personalitetin e tyre politik dhe vetjak. E di qe ekzistojne veshtiresi te panumerta, sic e pame ne keto zgjedhje, ku mediat greke injoruan pothuajse totalisht kandidatet qe vinin nga komunitetet e emigranteve.

Gjithashtu partite politike greke nuk tregojne interes te mirefillte, por vetem njelloj kureshtje cinike dhe te percipte, qe te integrojne seriozisht ne radhet e tyre politikane qe vijne nga komunitetet e emigranteve. Te shpresojme qe kjo do ndryshoje. Te shpresojme gjithashtu qe nga ky brez i ri do dalin individe te guximshem te cilet, duke i rezistuar racizmit sistematik qe kultivon percmim dhe nenvleftesimin per gjithcka “shqiptare”, do bejne sintezen politike mes origjines se tyre shqiptare dhe identitetit te tyre grek dhe europian.

Durim, shume pune dhe shprese…

Kategori
Uncategorized

Partia vrau qytetin e luleve.

Nga Ilirjan Fatkoja.

Para pak ditesh bera nje koment te shkurter ne postimin e F.Bajraktarit Kujtese per Metalurgjikun

Sot u ndesha perseri me postimet e gazetarit M.Kikia

Shpëtojini këta njerëz! Kanceri është bërë si gripi

I huazova nga një mik në faqen time në fb këto foto. Jane bërë 2-3 kilometra larg fshatit, ku unë kam lindur e jam rritur dhe mbaj mend rete e kuqerremta te smogut te Metalurgjise qe mbulonin qiellin nate e dite. Janë bërë 200-300 metra larg qindra shtëpive ku jetojnë mijëra banorë në fshatrat që janë pranë ish Kombinatit Metalurgjik. Janë bërë jo më larg se 10 kilomegtra larg nga qyteti i Elbasanit.

Këto janë subjekte industriale që operojnë aktualisht në territorin e këtij kombinati. Edhe pse kombinati është shkatërruar, disa subjekte që janë instaluar në karakatinën e hekurishteve gjigande, mjaftojnë për të prodhuar ndotje dhe vrasje.

Në këto zona numri më i madh i njerëzve vdesin nga kanceri. Kanceri në mushkëri është po aq i zakontë sa edhe gripi në dimër. Subjektet private nuk japin llogari për ndotjen që shkaktojnë. Madje ka dyshime, se natën ata i stakojnë edhe filtrat e ajrit, pasi kursejnë energji. Bashkia e ka shpallur këtë zonë si “Zonë të Emergjencës Mjedisore”, e vetmja në vend me këtë status. Por sërish asnjë masë për të ndaluar këtë krim.

Banorët e kësaj zone nuk mund të jenë të dënuar përjetë, e në çdo regjim.

U bej thirrje banoreve te Elbasanit dhe te afermeve te tyre, ta shperndajne kete postim sa me shume, si nje apel publik kunder kesaj maskarade ndaj jetes se njerezve.

Kategori
Uncategorized

Zbulohet sekreti/ Si do i lajë Edi Rama 140 milion eurot e Becchettit!

Pas mbarimit të punës voluminoze për hartimin e gjashtë letrave drejtuar Bashës, Kryeministri i vendit ka hartuar një tjetër strategji kombëtare, që do t’i habisë të gjithë shqiptarët. Së bashku, me stafin e tij të PR në kryeministri, ai do lançojë fushatën e grumbullimit të fondeve në shumën prej 140 milion eurove, për pagesën, që duhet të bëjë pas humbjes së gjyqit të Arbitrazhit në Washington.

Ai mbrëmë është pare, gjatë gjithë kohës në zyrën e tij, ku ka diskutuar me stafin e tij të ngushtë. Edi i ka komunikuar atyre vendimin, se nuk mund t’i lejë në kurriz shqiptarëve të varfër shumën prej 140 milion eurosh. Kryeministri shpalosi para tyre edhe planin e tij për të siguruar financimin e duhur.

Pas diskutimesh të shumta plani i tij u pasurua edhe me propozime të tjera shumë inovative të stafit të tij. Diskutimet dhe propozimet ishin nga më të larmishmet. Në sy bien propozimet e Ëngjëll Agaçit, të cilat ishin shumë konkrete. Ai i kërkoi miratimin e ligjit të importit të plehrave. Në këtë mënyrë mund të siguronin fonde të mjaftueshme për plotësimin e 1/3 e faturës totale. Gjithashtu ai kërkoi që firmat fituese të koncensioneve PPP të paguanin pjesën tjetër prej 2/3. Por ky propozim u hodh menjeherë poshtë, si pamundësi të kalimit të ligjit në këtë kohë kur opozita është në sheshe. Gjithashtu u pa e pavend që firmat koncensionare të ripaguanin. Ato do të ishin nën një trysni të fortë. Kështu u refuzua propozimi i tij. Më pas diskutimet vërtiteshin rreth këtyre argumentave. Fantazi kishte mbetur në vend. Rrotullohej vetëm në PPP, sa nga rruget tek shëndetësia, kthehej tek inceneratorët, por nuk po bitisej gjë. Çdo propozim i kësaj natyre mbyllej me refuzimin e ashpër të Ramësme një Jo të prerë. Mos mi ngatërroni këto, bërtiste ai i vendosur. Dikush u mundua të sugjeronte hapjen e ekspozitave dhe shitjen në ankand të veprave madhështore të Liderit Suprem, por edhe ky propozim u hodh poshtë. Arsyeja ishte e thjeshtë. Në të gjithë ekspozitat e hapuara, më shumë kishte kushtuar vetëm salla, pa llogaritur publicitetin, shpenzimet e udhëtimeve, se shitja e veprave gjigande të Ramës. Një i pranishëm shtoi nën zë se edhe ato që ishin shitur, ishin blerë nga ”anonimë”, që i njihte vetëm Kryeministri.

Kjo tollovi vazhdoi derisa pa pritur u shfaq në ekran lali Eri tek emisioni i Alketës “Në kurthin e Piter Pan”. Ai i bëri dhuratë, nga disa donacione, shtëpinë e re Xheisonit të vogël. Në këtë çast, si nga një ndriçim hyjnor, Liderit i shkëlqyen sytë.

Jeni komplet të paaftë, nuk keni fantazinë më të vogël. Ju mbledh të jepni rrugëdalje por jeni komplet idiotër. Ja lali i grumbulloi fondet në një kohë rekord për këtë kalamanin, ulëriu me të madhe.

Endri, thërriti ai. Mbaj shënim. Nesër urgjent një takim me të gjithë deputetët dhe ministrat. Do ta quajmë darkë informale. Aty do të parashtrojmë edhe kërkesën e qytetarit Edi Rama, i cili ka nevojë për 140 milion euro. E kemi sloganin “E gjithë vëmendja për ju” apo jo? Në këtë rast unë jam tek pjesa “Ju”, tha ai. Kështu e gjithë vëmendja tek halli i qytetarit Rama. Ka njeri më në hall se unë, jo nuk ka, vazhdoi i vendosur Edi. Më pas vazhdoi arsyetimin, Ne fushatë nuk kemi çfarë të bëjmë se jemi vetëm gjithkund. Kryetarin e bashkisë mund ta zgjedhim edhe vetëm me një votë. Kështu në çdo takim me socialistët do vendosim kuti prej xhami, që të jenë transparente, se ne kemi qeveri transparente, lërini ato tenderat “sekretë” që thotë opozita. Çdo qytetar duhet ta shohë lekun e tij kur ta hedhë në kuti. Kjo do të jetë një fushatë sensibilizuese për çdo votues tonin, këmbëngui Edi. Kështu kjo punë do fillojë me hapjen e fushatës së 1 qershorit. Aty do fillojë mbledhja e fondeve, Të gjithë të ardhurit duhet të kene lekë me vete që t’i hedhin në kutitë e xhamta.

Për mediatizimin e kësaj fushate kombëtare do të përdorim si fillim emisionin e Valbona Selimllarit “Ma jep dorën”. Alketën do e lejmë për në fund të mos biem në përsëritje. Nuk shkon që pas lalit të dal unë menjëherë në të njëjtin emision. Ka titull domethënës, do i lutem shqiptarëve me lot në sy të më japin një dorë.

Pas Valbonës, do shkoj, tashmë jo si i ftuar por si nevojtar, tek emisoni “Shqiptarët për shqiptarët. Aty kemi edhe Oltën, që na ndihmon. Endri flit pak me Elvis Naçin dhe Sidrit Bejlerin dhe thuaj që ju kam gjetur një personazh scoop, por lerja surprizë emrin. Në atë çast Fuga u hodh, po si surprizë. Ata duan të bëjnë xhirime paraprake për emsionin. Ju duhet të tregojnë sa në hall je, që të prekin donatorët nga e gjithë bota.

Rri aty rri, u skërmit Rama. A ja çon kasetat gati për lajmet e mia? Ja kështu do bëjmë edhe kësaj rradhe. Do t’i xhirojmë vetë skenat prekëse me ekpin e ERTV, do të quhen bashkëproduksion këto emisione.

Më gjeni edhe ata djemtë e “Fundjavë ndryshe” vazhdoi Rama. I themi Fevziut të bëjë një emison të dedikuar me ta tek “Opinion”. Kur do Fevzo i bën shqiptarët t’i dridhet mishi.

Në fund do e mbyllim me Alketën tek “Në kurthin e Piter Pan”.

Po tek Çani nuk do shkojmë, ndërhyri Vali me shpejtësi. Jo, jo mërmëriti Edi, Çani është gjirokastrit, nuk bën punë badiahva ai. Pastaj ka thënë që unë jam personi më i mërzitshëm në emisonin e tij. Kështu tek Alketa do e mbylllim fushatën e emisioneve të bamirësisë.

Më bëj edhe një listë emsionesh nga mëngjesi në darkë, i tha Fugës, por vetëm ditët e protestave mos më lerë emison se mund të më vijnë në studio protestuesit. Dua të shpalos këtë fushatë të madhe, vazhdoi Edi, ku në qendër ka njeriun e thjeshtë, mua Edin. Në këtë hall të madh prej 140 milion eurosh, përfundoi ai.

Bëhuni gati njerëz të mbledhim fonde për njeriun në nevojë Edi Ramën. Një fushatë model po na pret përpara! Suksese!

Kategori
Uncategorized

Arba Kokalari në PE pa votat e shqiptarëve.

Arben Vata Suedi/

– Ja të vërtetat e suksesit të mbesës së Musinesë

Në kushtet kur në Shqipëri, Europë dhe madje edhe në USA, ka shpërthyer një valë e pa përshkruar hareje mes shqiptarësh për fitoren e Arba Kokalarit si deputete e djathtë suedeze për në Parlamentin Europian (PE), mendova se është e nevojshme të jemi të përmbajtur dhe mbi të gjitha të mësojmë disa të vërteta, përpara se suksesi i Arbës të na duket si sukses i përbashkët, apo për më tepër sukses politik i Shqipërisë dhe Kosovës, bashkë.

Lajmi, sipas meje, nuk është që një zonjë shqiptare zgjidhet në Suedi si deputete e PE, por fakti që zonja është pasardhëse e një nga figurave të njohura antikomuniste në Shqipëri. Siç shumica e dinë, ajo është pinjolle e Musine Kokalarit, e cila pati një histori të hidhur gjatë regjimit të Enver Hoxhës, histori e cila mesa duket ka lënë gjurmë edhe në formimin ideologjik të Arbës. Megjithese u rrit në Suedi, ajo përqafoi herët idetë e partive të djathta (Moderaterna), ngjyrat e së cilës Arba do ti përfaqësojë edhe në Bruksel në grupin e Partive Popullore (EPP).

Po pse nuk është lajm që një shqiptare shkon në PE?

Nuk është ky lajmi, jo sepse Arba nuk është shqiptare (këtë nuk mundet askush ta vërë në dyshim), por për një arsye tjetër; sepse Arba shkoi në Bruksel në fakt pa votat e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Suedi. Ajo u votua deputete e PE, me votat e suedezëve.

Do mundohem ta argumentoj këtë si vijon:

1- Nëse ju kujtohet, 5 vjet më parë Arba ndërmori një tur mediatik në Shqiperi, nga ku kërkoi votat e shqiptarëve të Suedisë për në PE. Ajo takoi edhe liderët politikë të të gjitha krahëve, por siç dihet mbështetja e sinqertë që ajo kërkoi, nuk i erdhi në vitin 2014. Nisur nga ky zhgënjim, në zgjedhjet e kësaj radhe ajo nuk i bazoi shpresat në votat e shqiptarëve të Suedisë, por në votat e suedezëve, sidomos të rinjve.

2-Një tjetër arsye për këtë, ishte edhe fakti se në garë për një mandat deputeti në PE ishte kësaj radhe edhe shqiptari tjetër, Adnan Dibrani, i cili garonte për të majtët (S). Shqiptarët që jetojnë prej vitesh në Suedi, sipas preferencave partiake dhe personale, bënë thirrje të veçanta për të mbeshtetur Arbën ose Adnanin, megjithese për hir të së vërtetës Adnani ishte nr 10 i S dhe kishte më pak shanse për tu zgjedhur. (Partia S merr zakonisht 5 vende në PE, kurse M e Arbës 3-4 vende). Shqiptarët me të drejtë vote në Suedi janë disa dhjetra mijë dhe fakti është që nëse keto vota do të ishin të personalizuara, do ta kishin çuar Arbën në PE qysh në vitin 2014.

3- E vërteta tjetër është që shumica e atyre shqiptarëve që votuan, mbështetën publikisht Adnan Dibranin, siç thanë ata publikisht, për shkak të lidhjeve të tij më të ngushta me komunitetin shqiptar në Suedi.

4- Nga ana tjeter, shumica e shqiptarëve në Suedi (të Shqipërisë dhe Kosovës), njihen për afeksionin e tyre për të majtën dhe ky është një argument tjetër që Arba ka fituar vetë, jo me votat e shqiptarëve.

5- Për më tepër siç dihet, shumë shqiptarë nuk shkojnë fare për të votuar kur shikojnë se një pjestar i komunitetit të tyre mund të ketë sukses. Xhelozia nuk është një tipar i huaj ndër shqiptarë.

Modestisht, sipas meje, këto janë disa arsye se përse nuk mund të themi se Arba është një deputete shqiptare në Bruksel; aq më tepër nuk kemi pse mburremi sepse ne nuk kontribuam që ajo të zgjidhet. Arba e fitoi vetë këtë dhe e meritoi suksesin politik, pa ndihmen tonë. Si një zonje suedeze, jo si shqiptare, pavarësisht sesi ajo ndihet.

Pavarësisht sesi na pëlqen ne të mendojmë, ajo përfaqëson një parti suedeze në PE dhe do të mbrojë e përfaqësojë politikat e saj. E sigurtë, për ata që e njohin, është se Arba është po aq antikomuniste sa Musineja.

Suksese Arba! Gëzoju asaj që ti arrite vetë, pa ne!

Kategori
Uncategorized

Në Tiranë respektohen me memorial pushtuesit sërbë.

Kjo fotografi që shikoni është një memorial kushtuar 522 ushtarëve të vrarë në Shqipëri në vitet 1912-1913 (apo edhe më tutje). Është fotografuar prej meje para një jave. Ndodhet në varrezën e Sharrës në Tiranë. Duhet të jetë ndërtuar në vitin 1939 pas pushtimit fashist të Shqipërisë, në një kohë kur marrëdhëniet midis Italisë dhe Jugosllavisë ishin të mira.

Është i çuditshëm fakti se si ka mundësi të jetë treguar kaq kujdes për këtë memorial nga regjimi komunist, sepse ky regjim shkatërrues edhe varrezat i zhduku nga faqja e dheut. Memoriali si duket është zhvendosur me kujdes nga vendi i dikurshëm (ndoshta Varri i Bamit) te varrezat e reja në Sharrë, në kohën kur këto varreza janë hapur në fundin e viteve ’50 apo fillimin e viteve ’60.

Ushtarët i takojnë Batalionit të Dytë të Këmbësorisë së Brigadës së Moravës dhe janë nga qyteti serb i Shumadijes. Ushtria serbe pasi pushtoi në atë kohë territorin shqiptar bëri masakra të shumta mbi popullsinë shqiptare, dogji dhe vodhi pasurinë e shqiptarëve. Për të gjitha këto dhe historinë e të dy vendeve, ky memorial është i papranueshëm të qëndrojë jo në Tiranë, por as në Shqipëri, sepse është nderim i krimit dhe i masakrave serbe.

Nga. K. Dervishi.

Kategori
Uncategorized

Sali Berisha ka qenë, është dhe mbetet një monument i pavarësisë së Kosovës.

Presidentit Thaçi ia kam thënë edhe personalisht dhe e ka thënë gati tërë Kosova, publikisht, se diskursi i tij politik për korrigjim të kufijve është i shumë i gabueshëm dhe i papranueshëm. Ai duhet të korrigjohet. Nëse jo do ta ketë veten në qafë, jo të tjerët.

Ne e njohim mirë ish Presidentin Berisha dhe tani President Thaçin.

Duhet të mendohesh mirë e ti thuash ish Presidentit të Shqipërisë dhe ish Kryeministrit, Sali Berisha se ishte bashkëpunëtor i Serbisë dhe i Millosheviçit. Askush nuk të beson dhe në këtë askush merr pjesë edhe vetë President Thaçi.

Nga Isa Mustafa.

Miq të nderuar.

Sulmet ndërmjet Presidentit Thaçi dhe ish Presidentit të Shqipërisë, Berisha, nuk nxjerrin një të vërtetë. Si të tilla i konsideroj të dëmshme dhe të panevojshme.

Duhet të mendohesh mirë e ti thuash ish Presidentit të Shqipërisë dhe ish Kryeministrit, Sali Berisha se ishte bashkëpunëtor i Serbisë dhe i Millosheviçit. Askush nuk të beson dhe në këtë askush merr pjesë edhe

vet Presidenti Thaçi. Nuk është me rëndësi të gjurmojmë se kur dhe çfarë kanë thënë njëri për tjetrin, dhe si e kanë ngritur shoqishoqin në piedestal, por edhe ne të tjerërt e njohim edhe Sali Berishën edhe Hashim Thaçin.

z. Sali Berisha, si President dhe Kryeministër i Shqipërisë ka bërë të mundurën e të pamundurën për ta ndihmuar dhe përkrahur Kosovën. Në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, sa isha ministër i Qeverisë Bukoshi, në ekzil, për Kosovën ka qenë e hapur çdo derë e Qeverisë dhe Presidencës shqiptare me Sali Berishën; ka qenë në dispozicion tonin e tërë diploacia shqiptare, ministër, ambasadë e ambasador. Kjo ka vazhduar edhe pas luftës. Prandaj Sali Berisha ka qenë, është dhe mbetet një monument i pavarësisë së Kosovës.

Do të fitoja, ndoshta, ndonjë aplauzë nga një numër i njerëzve në Kosovë nëse Presidentin Thaçi e cilësoj si bashkëpunëtor të Vuçiqit dhe si njeri që po e shet Kosovën. Unë nuk e kam njohur si të tillë, prandaj nuk mund ti them, veç se e do pazari. Nuk jemi në Pazar të plaçkave, por në një moment shumë delikat që po kalon vendi ynë. Kështu që cilësimet nuk janë çështje personale, por ato u adresohen institucioneve që përfaqësojnë individët.

Presidentit Thaçi ia kam thënë edhe personalisht dhe e ka thënë gati tërë Kosova, publikisht, se diskursi i tij politik për korrigjim të kufijve është i shumë i gabueshëm dhe i papranueshëm. Ai duhet të korrigjohet. Nëse jo do ta ketë veten në qafë, jo të tjerët.

Prandaj kot shahemi e ofendohemi, sepse një zgjidhje e tillë nuk kalon, ajo është e papranueshme. Dhe kjo duhet të na mjaftojë.

Kosova dhe Shqipëria duhet të respektohen në mënyrë të ndërsjell. Sa u përket punëve tona, ne i dimë ato më mirë sesa Shqipëria; dhe Shqipëria i di punët e veta më mirë sesa Kosova. Por ne kemi nevojë të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të bashkëpunojmë mbi baza të barabarta dhe të respektit reciprok.

Jemi mjaftë të pjekur për të evituar cilësimet degraduese deri edhe me emra kafshësh. IM

Kategori
Uncategorized

Armiku i klasës i njëjtë si para 1990.

Nga Ylber Zyberi/

●Brahot vrasës dhe kriminel, mbrojnë krimet e komunizmit në Parlament dhe kërcënojn ata qe guxojn të thon të vërtetën,

●Ruçet Ministra të Brendshem të kohes së komunizmit, urdhërues të vrasjeve të 2-prillit në Shkodër, udhetojn sëbashku me vajzën e liderit të demokracise A.Hajdari nëper kancelarit Europiane për hapjen e negociatave dhe pranim të Shqipëris në Botën Demokratike!

●Çuni i Kristaqit dhe nipat e Kolekës shtërngojn litarin dhe denojn Demokratët me të njejtën akuz; – armiq të klasës dhe pushtetit, duke u mburrur se po ndërtojm shtet ligjor dhe kështu ngazëllehen e frymëzohen taulantët, llesht & spiro’lalet.

●Gjinushët ministra te komunizmit përfaqësojn zhvillimin e shkencës Shqiptare,

●Klosët e vrasjeve politike dhe me përvoj ne fushën e trafiqeve dhe krimit, drejtojn insitucionet ligjzbatuese dhe japin leksione demokracie nëpër auditore Universitetesh e studio televizive…

▪Armiku i klasës i njejti si para 1990!!

▪”Hapa gjigand kemi bëre në 30 vite Demokraci”!

Ja pra, nuk bëhet shaka kështu arrihet zhvillimi dhe integrimi i komunistve kriminel në Ekonomi e Politik, por jo i Shqiperis dhe Shqiptarve në sistemin Demokratik.

Kategori
Uncategorized

O djem rrëmbeni pushkët ja vdekje ja liri.

Nga Konstadin Koliqi/ Oficer drejtues i “SHIU” Vlorë

E kush tjeter do ta meritonte drejtimin e Akademis se shkencave shqiptare, vec shkencetarit Skender Gjinushi.

Ju i keni harruar por, une dua tja u kujtoi meritat dhe trimerite e ketij luftetari- shkencetar- komuniste, ne rrebelimin dhe kaosin e shqiptareve, ne vitin 97….mbasi ta lexoni kete pjesez te vogel te meritave dhe trimerive te ketij mjeshtri ne manipulimin dhe frymezimin e rrebeleve…..o te bindeni se nuk munde te gjendet nje tjeter qe ta meritou detyren e larte te drejtimit te shkencave shqiptare……. lexo me poshte – ….

Në orën 8të të mëngjesit, Skënder Gjinushi del tek sheshi i Flamurit.

Ai i thotë turmës: “Do të vazhdojmë protestat në bazë të një plani i cili do të miratohet në Komitet që do ta krijojmë tani.”

Në tribunë ishte dhe Neritan Ceka, Anastas Angjeli, Paskal Milo, Perikli Teta etj. Gjinushi thotë: “Do vazhdojmë deri sa të rrëzojmë Berishën dhe pushtetin e tij se ai ju ka marrë paratë”.

“Ne lebërit davetet i fillojmë me këngë dhe e mbarojmë me këngë, dhe pas kësaj ai fillon të këndoj “O djem rrëmbeni pushkëtë, ja vdekje, ja liri. ” Këtu Skënder Gjinushi i drejtohet turmës duke ngritur lart dorën me tre gishtat e parë të saj, të hapur. Pjesa e parë e turmës ja kthen përshëndetjen me tre gishtat lart duke e shoqëruar edhe me të bërtitura.

Në rrjeshtin e parë shikoj disa gra të veshura me të zeza dhe bënin shënja të turpshme duke mbledhur dorën dhe duke lënë të lirë gishtin e mesit. Edhe kjo shënjë e huazuar nga jashtë vëndit, si simboli sërb i të tre gishtave të Skënder Gjinushit, sepse ne shënjën e sharjes e bëjmë ndryshe.

Kategori
Uncategorized

Mendoje më mirë! Çeço rrypin e pykën ka, s’ka ç’të humbë më. Ai që humb je vetëm ti… Sinqerisht.”

Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë i ka bërë një thirrje ish-shefit të tij, kryeministrit Edi Rama: Shko në zgjedhje! Manjani ka shkruar në Fb: “ “Asnjë shans të ndryshoni qeverinë pa zgjedhje” – kumton Kryeministri në letrën e tretë të mllefit kundër opozitës.

Unë jam plotësisht dakort me këtë sentencë, pavarësisht dëshirës së mllefosur për të shkrirë opozitën. Në thelb ashtu është, qeveria ndryshon vetëm me zgjedhje. Prandaj, shpalli ato zgjedhje! Jepi vendit zgjidhje politike dhe parlament pluralist! Shko në zgjedhje politike si çdo politikan normal. Në mos si Kurz, të paktën si Vuçiç apo si Gruevski.

Sot për sot je Kryeministër jo nga shumica e votave popullore, por nga marrëveshja anti-Kushtetuese me Bashën. Ajo marrëveshje ra, ndaj duhet të vendosë populli për përfaqësimin e vet politik jo Ti, as Basha e as të dy bashkë ju! As të gjithë bashkë ju, pleq e të rinj politikanë! Por, vetëm ti ke në dorë zgjidhjen e problemit. Lexoje dhe përdore nenin104 të Kushtetutës. Ai nen është shkruar për këtë ditë.

Shko në zgjedhje, i padorëhequr ashtu siç je! Shko në zgjedhje dhe o konfirmo veten në krye të qeverisë, ose lëre me kaq këtë aventurë! Lëri bashkitë, se siç i merr në dorëzim nga Çeçua, do ia japësh prapë Çeços si Çeçua!

Mendoje më mirë! Çeço rrypin e pykën ka, s’ka ç’të humbë më. Ai që humb je vetëm ti… Sinqerisht.” syri.net

Kategori
Uncategorized

S.Berisha.“Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Flinte me një gazetar që quhej Ali Uka. Ai është gjetur i masakruar në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën.

“Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Flinte me një gazetar që quhej Ali Uka. Ai është gjetur i masakruar në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën.

Pas akuzave të presidentit hashim Thaçi ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur në emisionin “Opinion” duke i kujtuar presidentit të Kosovës se çfarë ka bërë qeveria e tij pro çështjes së Kosovës.

Sipas Berishës, Thaçi është arrestuar për vrasjen e gazetarit Ali Uka, shok dhome me të.

“Qëllimi i Berishës dhe PD është ky: më 22 dhjetor 1991 PD ka shpallur programin “çështja kombëtare”. Argatët e Beogradit këtë hall kanë me mua. Është futur paragrafi për Kosovën ku nuk trajtohej më me Serbinë por si njësi më vete. Në këtë periudhë janë stërvitur në Shqipëri disa njësi të UÇK-së në patronazhin e qeverisë së Kosovës dhe Ibrahim Rugovës. Mes tyre edhe Adem Jashari. Janë dërguar armatime falas Bosnjes dhe Kroacisë”, deklaroi Berisha.

I pyetur për arrestimin e Thaçit në Tiranë, ish kryeministri tha: “Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Flinte me një gazetar që quhej Ali Uka. Ai është gjetur i masakruar në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën. Nuk e them nëse është i implikuar në vrasjen e tij. Vijmë te embargoja. I vetmi vend në botë kundër saj ishte Shqipëria pasi rëndonte mbi Kosovën.  Këta përsërisin tezat e Beogradit”…/Syri.net

Berisha: Thaçi, në favor të linjave etnike të pastra serbe, e ka dosjen në Beograd

“Thaçi po lufton për linjat etnike të pastra serbe”.

Kështu deklaroi ish-Kryeministri Berisha i cili e akuzoi ashpër Presidentin e Kosovës si argat të Beogradit.

Berisha kujtoi se serbët nuk e kanë dashur kurrë Luginën e Preshevës, pasi kanë luftuar për krjimin e një Serbie me linja të pastra etnike dhe se përmes Hashim Thaçit tentuan të avanconin projektin e tyre në kurriz të Kosovës.

Berisha shtoi se Hashim Thaçi është peng i dosjeve që i zotëron Beogradi.

“Ky ka marrë misionin e Serbisë së Madhe. Dosja e Hagës është e tëra e formuluar nga Vukçeviçi, është prokuror i Serbisë. Z.Thaçi ka një dosje të madhe në Hagë dhe ajo dosje është bërë e tëra nga Beogradi”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha.

Nuk do të sulmoja kurrë një drejtues të shtetit të Kosovës nëse nuk do të cenoheshin interesat e saj, tha z. Berisha.

Ai akuzoi edhe Baton Haxhiun, një ndër personat më të afërt të Hashim Thacit dhe risolli në vëmendje të publikut një sërë deklaratash të tij në favor të ndryshimit të kufijve.

Sa u përket tensioneve Shqipëri-Kosovë, Berisha tha se është përgjegjsi direkte e Edi Ramës të cilën e cilësoi si antishqiptarin më të madh pas Zografit.

Unë jam kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës, tha ish-Kryeministri Berisha.  

Qëndrimi i Sali Berishës dhe Partisë Demokratike ndaj Sllobodan Millosheviçit është ky:

1-Më 22 Dhjetor Partia Demokratike ka shpallur programin “Ylli ynë polar”.

2-Njohja e Republikës së Kosovës më 1991.

3-Është bërë përjekje për promovimin e lidershipit të Kosovës në atë kohë.

4-Në samitin e Helsinkit është futur paragraf i veçantë, në të cilën Kosova trajtohet si njësi më vete.

5-Në atë periudhë janë stërvitur në Shqipëri disa njësi të UÇK, por që të gjitha nën patronazhin e qeverisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës. Midis tyre Adem Jashari.

6-Janë dërguar armatime falas pa asnjë çmim Bosnjes dhe Kroacisë në kundërshtim me embargon.

Nëse është arrestuar Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Hashim Thaçi flinte me një gazetar në dhomë, quhej Ali Uka, u gjet i bërë thertore në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën. Nuk them fare se është i implikuar apo jo në vrasjen e tij.

7-I vetmi vend në botë që ishte kundër embargos ishte Shqipëria. Pse? Sepse rëndonte mbi Kosovën. Të tjerët ku e merrnin naftën? Naftën sipas raporteve të OKB, 96% nga Danubi. Rafineria më e madhe e Beogradit merrte me tuba nga Rumania. Ne nuk kishim mjete lundruese në liqen. Ne sollën skafet e policisë. Shkodranët e mbushnin plot serbatorin dhe kalonin me makinë dhe e shisnin në anën tjetër gjysmën e saj.

8-Shqipëria ka qenë një vend i hapur dhe Arkani mund të ketë ardhur. Ai me pasaportë jo serbe mund të ketë hyrë, nuk them dot. Por si Arkan do të arrestohej 1 mijë herë.

Në vitin 1994 Shqipëria kaloi rezolutën në OKB me 137 vota në të cilën popullit të Kosovës i njihet e drejta për vetëvendosje. Kam bërë çmos që Prishtina të ngrihet në protesta kundër Millosheviçit. Mendoja se shqiptarët duhet të protestonin. Duhej reagim. Kaq ka qenë”.

Kategori
Uncategorized

1984/Debati në MPB për revoltën e Qafë Barit.

Nga Kastriot Dervishi

Më 22 maj 1984 të dënuarit politikë në Kampin nr.311 Qafë Bari në Rrethin e Pukës, u ngritën në revoltë. Të gjendur në kushtet e një keqtrajtimi të vazhdueshëm ata ngritën krye dhe e drejtuan urrejtjen e tyre të ligjshme ndaj diktatorit Enver Hoxha. Revolta e Qafë Barit ishte qartësisht politike, e qartë dhe e pastër kundër një regjimi terrorist si ai enverist. Ngjarja përveç burgimeve, pati tre martirë. I pari është Sandër Zog Sokoli, lindur më 1935 në Dragobi, ish oficer i ushtrisë. Më pak se një muaj më vonë, u pushkatuan Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, të cilët me vendimin nr.3, datë 3.6.1984 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me veprim në Pukë, u dënuan me vdekje. Për ngjarjen e diskutua edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Pjesë nga debati i zhvilluar në Ministrisë e Punëve të Brendshme për revoltën e Qafë – Barit

Hekuran Isai: Për ngjarjen në kampin e riedukimit Qafë – Bari të na thuhet si ndodhi, masat që u morën, mendimet që kanë shokët, si duhet të veprojmë në të ardhmen, si të marrim masa të mos na ndodhin gjëra të tilla herë tjetër, si të marrim masa që po të na ndodhi të jemi në krye të punës, të stabilizojmë e zotërojmë situatën. Prandaj shoku Agron (Tafa) është i ngarkuar të na raportojë për këtë çështje dhe ne të tjerët të themi mendimet tona. Fillo shoku Agron lidhur me revoltën në Qafë – Bari.

Agron Tafa: Ne kemi përgjithësuar punën që ka bërë komanda e Qafë Barit me sens që në Qafën e Barit u mendua për të krijuar një repart të ri. Me kryesinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor vajtëm për të parë kushtet e të dënuarve, në fakt nga pikëpamja e mjediseve dhe kushteve është bërë një punë me të vërtetë e mirë dhe e lavdërueshme. Dhe për këtë e përgjithësuam me ta dhe mendoj se nuk kemi bërë ndonjë gabim që e kemi përgjithësuar….Pse bëhet ndërtim pa rrethim vendi? Kjo është ndër mangësitë kryesore të komandës. Ne dhamë urdhër që kur ishim atje që kur të bëhet punim brenda atje të bëhet rrethimi, me qëllim që të udhëheqim çdo mundësi që kanë të dënuarit , se ai vete merr tullën dhe po nuk kishte levë, po atje kishte levë, kishte dhe mjete të tjera të punës dhe i kanë strehuar vetë në vende të ndryshme të dënuarit.

Ferdi Haxhiu (zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit: Për ngjarjen që ndodhi në Qafë Bari, ishin të gjitha mundësitë për ta parandaluar nëse do të ishin vlerësuar mirë dhe më konkretisht të dhënat e sektorit operativ, të dhëna të cilat ishin konkrete, ishin të përcaktuara, të detajuara dhe me persona pjesëmarrës aty. Gjithashtu duheshin luftuar shfaqjen e liberalizimit që vëreheshin e vërehen në zbatim të rregullave e të rregullores në këtë raport.

Drejtoria e Parë e sektori përkatës ka ndjekur me reokupacion të madh sepse dhe udhëheqja e ministrisë disa herë ne na ka tërhequr vëmendjen se duhet organizuar mirë puna që të mos ndodhemi para të papriturave. Në zbatim të këtyre detyrave ne kemi ndjekur me tendencë punën në këto reparte, është organizuar dhe kontrolli me grupe edhe të veçanta e të përgjithshme, edhe në bashkëpunimin me Drejtorinë e Zbatim-Vendimeve Penale. Nga kontrolli e puna në tërësi del që këtu në këto ambiente ka veprimtari armiqësore të organizuar, ka edhe grupe edhe me tendencë arratisje, ka edhe veprime të koordinuara me armiqtë e jashtëm. Në këtë drejtim duhet forcuar puna agjenturiale – operative, megjithatë ne konstatojmë përsëri boshllëqe, sidomos me mbulimin e këtyre objekteve me një agjenturë të kualifikuar, në organizimin e koordinimin më të mirë midis degës përkatëse që ka këto objekte dhe rretheve përkatëse. Për këtë ne kemi thirrur edhe në qendër disa herë rrethe të veçanta, janë thirrur edhe në range dege, megjithatë konstatojmë boshllëqe….

Zylyftar Ramizi: Që ngjarja është e rëndë, unë nuk dua ta mohoj, kështu është. Por një gjë duhet të dinë shokët. Që edhe Sigurimi edhe Policia për fazën e parë, d.m.th. për shpërthimin e burgut nga brenda dhe nga jashtë kanë qenë në dijeni dhe nuk kanë fjetur gjumë. Në këtë raste njerëzit do të shpërthenin burgun të kombinuar me të burgosurit nga brenda, kanë hyrë në burg e janë në burg sot. Ata që do të thyenin burgun nga brenda jashtë, koka e tyre, koka e tyre ka hyrë në burg dhe në burg janë edhe sot. Po tani ku është përgjegjësia e punëtorit operativ. D.m.th. u fut koka në burg, sektori operativ këtu në këtë çështje e ka nënvlerësuar, d.m.th. pjesëtarët e grupit, megjithëse diheshin dhe ishin këta pjesëtarë që do të merrnin pjesë të koordinuar me armiqtë nga jashtë për të thyer burgun, pjesëtarët e kësaj bande, megjithëse kishte të dhëna, e nënvlerësuan. Këtu unë them që del edhe përgjegjësia ime dhe e sektorit operativ në këtë çështje. Kurse për sa i përket masave që ka marrë komanda atë ditë kur ka ndodhur kjo, unë them se i ka kryer mirë. Në qoftë se do të filmohej e ta shikonin shokët, të themi të drejtën tani, ashtu si i kryenin shokët detyrat, se atje ishin 2 – 3 policë, nuk ishin 25 të dënuar, por ishin 150 vetë që morën pjesë aty dhe nuk i mbanin tullat në dorë, por i hidhnin ndaj tyre, që i mbanin thikat të afroheshin, por edhe të shtynin ndaj policëve e ndaj oficerëve tanë, shokët në këtë drejtim nuk u treguan të frikshëm, pavarësisht nga gabimet e të metat që kanë, por në rastin konkret unë them që janë treguar të rreptë e nuk kishte frikësim ose tërheqje nga shokët. Pavarësisht unë nuk dua të them se me këtë anë të nënvlerësojmë të metat e dobësitë që kemi pasur duke filluar nga mua, nga shoku Agron dhe komanda atje. Kryetari i degës megjithëse i ri, ka vepruar me armë, me mitraloz mu në kokë atyre, se është një organizëm i gjithë, nuk ishte spontane….

Hekuran Isai: Kjo ngjarje duhet të na bëhet mësim i madh. Unë mendoj që në radhë të parë duhet luftuar liberalizmi nga komanda e policia. Gjithë ato shembuj që dha shoku Ferdi këtu janë mjaft skandaloze, mjaft shqetësues, nuk tregojnë për një punë të mirë të Drejtorisë së Zbatim – Vendimeve – Penale e sektori i policisë për këtë problem…E dyta është se duhet forcuar puna agjenturore për ta njohur situatën nga brenda. Gjërat mund të ndodhin, por ne të mos pretendojmë që ja ne e njihnim situatën në Qafë-Bari, nga zbulimi i jashtëm po nga brenda kishim pavarësisht nga qëllimi, nga puna agjenturore, arrestimet që bëmë e njihnim, nga hetimi e njihnim. Këtu është ajo që ne operuam me shumë vonesë atje. Këto elementë që janë atje ishin të lidhur me penxhere nga Isuf Haluca, bie fjala, këto duheshin shpartalluar, se të krijosh skandalin në burg kur të duash…Prandaj ju porosis shokë që jepini një kontroll përsëri kampeve dhe burgjeve. Janë objekt e armikut. Armiku të shpërthejë një kamp që ka 1 mijë vetë, ai është një skandal politik i padëgjuar….

Kategori
Uncategorized

Pr/Erjon Kristo.

O Minister i Brendshem! O misherim i paaftesise dhe dallkaukllekut!

O njeri i pazoti te lidhesh dy fjale e te besh nje pune qe do mbahet mend!

Fshatrat e Jugut te Shqiperise po vidhen perdite dhe ti rri si gallof.

Largohu o antishqiptar!

Jep doreheqje!

Te zente mallkimi i babait tim qe i vodhen shtepine!

Te zente mallkimi i femijeve qe i helmove me gaz!

Kategori
Uncategorized

Thaçi-Haradinaj-Rama, foto sa 1000 fjalë!

Kur, çtë shoh! Veç shikojeni këtë foto që flet më shumë sesa 1000 fjalë. Shikojeni qeshjen servile, të shtirë, nënshtruese, aspak dinjitoze të Presidentit. Edhe Kryeministri Rama duket që po ndjek me vëmendje të shtuar Presidentin Macron…

Nga ana tjetër,Kryeministri Haradinaj duket që është përfshirë në një çështje tjetër jo aq serioze…

Ishte krejt e kundërta e asaj çfarë deklarohej nëpër intervista. Aty Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron mu dukën si njerëzit më të rëndësishëm të planetit ndërsa Presdienti Thaçi si një nxënës i dobët që shpreson tu marrë ndonjë notë kaluese mësuesve të rreptë.

Prandaj fotot nganjëherë janë më të rëndësishme se fjalët.

Nuk më duket fort “i tmmmeeeeerrrrruuuuaaaaarrrr” Presidenti…..

Nuk e di se ç’mendim ka Batoni.

Ermal Mulosmani.

Presidenti Hashim Thaçi nuk ka lënë rast pa deklaruar që Samiti i Berlinit ishte pa asnjë rezultat konkret. Madje, pa filluar mirë Samiti, në një intervistë për Top Channel, Presidenti do të deklaronte “Në këtë Samit  nuk ka vendimmarrje për dialog, nuk ka negociata e lëre më ndonjë marrëveshje ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë sepse çdo marrëveshje e tillë do të merrej vetëm me atëherë kur Shetet e Bashkuara të Amerikës janë prezente dhe udhëheqin bisedimet”.

Ndërkohë, në një intervistë tjetër në kuadrin e Samitin e Brdo Brijuni-t, në Tiranë, Presidenti i Kosovës u tërhoqi vëmendjen Gjermanisë dhe Francës me fjalët “Isha i tmeeerrrrruaaar kur mora vesh që fuqitë evropiane ishin të parakorduara me fuqinë kryesore të botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Të krijohej përshtypja që Hashim Thaçi është njëfarë faktori mbi palët, që i quante “të dobët dhe jo dinamik” fuqitë e mëdha. Fjala e ndarë “i tmmmeeeerrrruuuaaaarr” tregonte njëfarë epërsie të tij mbi Macronin dhe Merkelin.

Ndërkohë që Hashim Thaçi është President i një vendi të vogël që aspiron ti hiqen vizat nga as më pak e as më shumë sesa Gjermania dhe Franca (vendet kryesore të Evropës) dhe të integrohet në BE.

Pata përshtypjen që, as në takime nuk ka shkuar. Pa u pregatitë mirë ata nuk ka takime. Hajt, për kortezi -, – thashë me vete- do u ketë dhënë dorën. Por duke ua tërhequr mirë veshin!

Kur, çtë shoh! Veç shikojeni këtë foto që flet më shumë sesa 1000 fjalë. Shikojeni qeshjen servile, të shtirë, nënshtruese, aspak dinjitoze të Presidentit. Edhe Kryeministri Rama duket që po ndjek me vëmendje të shtuar Presidentin Macron…

Nga ana tjetër, Kryeministri Haradinaj duket që është përfshirë në një çështje tjetër jo aq serioze…

Ishte krejt e kundërta e asaj çfarë deklarohej nëpër intervista. Aty Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron mu dukën si njerëzit më të rëndësishëm të planetit ndërsa Presdienti Thaçi si një nxënës i dobët që shpreson tu marrë ndonjë notë kaluese mësuesve të rreptë.

Prandaj fotot nganjëherë janë më të rëndësishme se fjalët.

Nuk më duket fort “i tmmmeeeeerrrrruuuuaaaaarrrr” Presidenti…..

Nuk e di se ç’mendim ka Batoni.

Exspres.

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i truprojës: Si e vranë partizanët djalin e shtëpisë ku rrinte Enveri. Debati me Petrit Dumen për pushkatimin e ballistëve.

AFRIM IMAJ/ “Ne, ish-partizanët, kemi të drejtë të krenohemi, ta mbajnë ballin lart për atë që bëmë për lirinë e këtij vendi. Po jo t’i biem gjoksit vend e pa vend se çdo gjë na shkoi mirë e bukur. Pati Lufta, patjetër, lavdinë e saj, por kishte dhe ngjarje të padëshirueshme”. 

Përtej kësaj bindjeje të brendshme që Hajredin Meçaj e shfaqte kurdo kur binte fjala për historinë e atyre viteve të stuhishme, ish-truproja i Enverit, në kujtimet e tij, tregon raste konkrete ku fryma bajraktare e drejtuesve të veçantë të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare ka shkaktuar pasoja të rënda, madje edhe me jetë njerëzish. Shpërfillës deri diku ndaj qasjes së kohës, ai guxon të rrëfejë një ngjarje tronditëse të padëgjuar më parë, që bëhet akoma rrëqethëse nga fakti se nuk ka ndodhur në ndonjë repart të skajshëm, por brenda në Shtabin e Përgjithshëm të Luftës.

Një dorë vrastare e bashkëluftëtarëve të Hajredin Meçajt, një natë të ftohtë shkurti, ka vrarë pas shpine djalin e shtëpisë ku qëndronte Enveri, vetëm pse ishte regjistruar në radhët e çetës së Ballit Kombëtar. Për arsye që kuptohen, nuk kanë folur për këtë asnjëri nga pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, që i janë kthyer disa herë kronikës së atyre ditëve, madje as Enveri nuk e përmend në kujtimet e tij nga koha kur punonte në shtëpinë e Çokes, atij fshatarit të këputur nga Panariti që i vranë djalin pabesisht. Ngjarja e fshehur tinëzisht në skutat e harresës, për herë të parë, bëhet e ditur në kujtimet e Hajredin Meçajt, që nuk ngurron t’i zbardhë të vërtetat, pavarësisht ndjeshmërive që ato shkaktojnë te njerëz e grupe të veçanta, i bindur se kësisoj nuk cenon aspak lavdinë e luftës për liri dhe heroizmin e pashoq të bashkëluftëtarëve të tij.

Përveç këtij episodi të dhimbshëm, pjesa në vijim e shënimeve të truprojës së Enverit zbulon një debat të tensionuar të këtij të fundit me Petrit Dumen, pas pushkatimeve masive që u kishte bërë ballistëve të zënë rob, në zonën e Panaritit dhe një takim ngazëllues të Enverit me Zaho Kokën, nën kohën kur kishte ndodhur tragjedia e Ramize Gjebresë. Janë këto ngjarje, që kanë lënë gjurmë të thella në kujtesën e tij e, herë-herë, e kanë vënë edhe në mendime për mënyrën si janë shmangur nga historia zyrtare. Ky ka qenë një motiv më tepër që Haredin Meçaj t’u kushtojë dhe më shumë vëmendje në kujtimet e tij. Se nuk ishte një njeri i zakonshëm, por luftëtar i vijës së parë që luftoi shumë, përballoi sakrifica të mëdha, kaloi situata dramash të vërteta, përjetoi zhgënjime jo të pakta, duroi çdo gjë me besim dhe zemërgjerësi, me shpresën se e ardhmja do vinte më e mirë…

NË SHTABIN E PËRGJITHSHËM NË PANARIT

Megjithëse i lodhur dhe i rraskapitur, i sapodalë nga rrethimi në Shqipërinë e Mesme, Enveri filloi menjëherë nga puna. Llamba me vajguri rrite e ndezur pothuaj gjithë natën. Vetëm afër mëngjesit, Tarasi binte për të fjetur. Nuk bënte më shumë se tre-katër orë gjumë. Pikërisht në atë orë, gjithçka duhej të ishte në qetësi absolute. Ai ishte shumë i ndjeshëm ndaj zhurmës më të vogël. Jo vetëm kur flinte, por edhe kur punonte. Shokët e Shtabit i dinin këto hollësi dhe në lëvizjet e tyre ishin shumë të kujdesshëm. Nga ky rregull absolut bënte përjashtim djali i Vitori Titanit, Gjergji, që nuk ishte më shumë se 10 vjeç. Ai ishte i përkëdheluri i tërë Shtabit dhe partizanëve që shërbenin aty, por veçanërisht atë e donte shumë Enveri.

Gjergji ishte i përjashtuar nga rregulli e disiplina që mbretëronte në të gjithë mjediset e Shtabit të Përgjithshëm. Por edhe ai e kishte një autoritet që i bindej. Kjo ishte e ëma, Vitori Titani, infermierja dhe kuzhinierja e Shtabit. Vitoria ishte një anëtare e vjetër e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, familjarisht e lidhur me luftën, vetë trime dhe e palodhur. Ajo respektohej më tepër se një motër nga Enveri i pari e deri te partizani më i thjeshtë. Kur ajo, një grua e re, me fëmijën, dritën e syrit, kishte marrë mbi vete tërë atë përgjegjësi, tërë atë rrezik, po ne, djem të rinj çfarë duhej të bënim? Shembulli i saj më ka ndjekur tërë jetën në çdo detyrë që kam kryer. Shumë vite më vonë u takova me Gjergjin; ai një kuadër i arsimuar e i kulturuar dhe unë i thinjur. U emocionova kur e takova, e përqafova si fëmijën tim.

Por u ligështova vite më vonë, kur mora vesh një ngjarje të hidhur për jetën e Gjergjit, që ishte dënuar për politikë dhe vuante dënimin në Burgun e Burrelit. Më erdhi keq për të, por më shumë më ligështoi gjendja që duhej të përjetonte Vitoria, kjo partizane e nderuar e grua trime që mori mbi vete rreziqe të mëdha në emër të Atdheut, kur shoqet e saj shëtisnin bulevardeve të Korçës… Po le të kthehemi te jeta në mal… Enveri ishte shumë i rreptë me rregullat e vendosura. Për shkeljen më të vogël nuk të falte. Komunikonte nga afër me ne partizanët. Pyetjet e tij ishin të shumta: mbi orët e shërbimit, në kishim ftohtë, si ushqeheshim, në duhej të sillnim rroba më të trasha e më të ngrohta, në kishim lajme nga familjet, në kishim ankesa për sjelljen e ndonjërit nga shokët e Shtabit.

“Një natë,-tha ai- gjatë një bisede, rastësisht dola dhe roja e hyrjes kryesore, për disa minuta, nuk ishte në krye të detyrës. Kjo nuk është hiç disiplinë partizane. Këto sjellje, ta dini, se na kushtojnë shtrenjtë, se këtë kërkon armiku, të na gjejë në gjumë”. Ne shërbenim me orë të zgjatura se ishim pak partizanë. Secilit i takonte, përveç shërbimeve të tjera, të rrinte deri në 10 orë jashtë në borë e në shi. Akoma nuk ishim plotësuar me efektivin e nevojshëm. Ato ditë pritej të vinte dhe një grup tjetër nga partizanët e Brigadës së Parë. Sidoqoftë, dita-ditës, përballeshim me ngjarje nga më të ndryshmet. Një natë vonë, rreth orës 24:00, në Lagjen e Xhamisë, siç i thoshin fshatarët, rreth 20 minuta larg nesh, u dëgjuan disa breshëri pushkësh e automatikësh. Enver Hoxha punonte në dhomën e tij nën dritën e llambës. Sa dëgjoi krismat, doli dhe urdhëroi ngritjen ne alarm. Shokët e Shtabit i urdhëruan që të zinin pozicione jashtë ndërtesës dhe secili të merrte dokumentet. Vetë Enveri grumbulloi dokumentet e tij.

Në çdo situatë, veprimi i parë që ai kryente ishte sigurimi i dokumenteve. Aty për aty, duke u kthyer nga mua, më porositi se nëse vinte ndonjë korrier, t’i merrja letrën dhe t’ia dorëzoja sa më parë. Mbas 30 minutash, zjarri i armëve u ndërpre dhe pas pak mbërriti një korrier. Letrën që ma dha mua, ia dorëzova Enverit menjëherë. Ai e lexoi dhe shpejt e shpejt shkroi një letër tjetër. Korrieri e mori dhe u largua si vetëtimë. Pas kësaj, Enveri na mblodhi dhe na sqaroi se në Panarit kishte ardhur një çetë balliste, por partizanët i kishin zënë të tërë robër. Dua të nënvizoj se gjatë gjithë kohës, Enveri ishte jashtëzakonisht i qetë, masat i mori me qetësi të plotë.

Vetë u armatos me pistoletë dhe njëherazi bëri gati dhe automatikun “Tomson”. Po atë mëngjes, në shtëpinë e xha Çokes, ku qëndronim ne, u hap kuja. Ishte vrarë i biri, si ushtar i Ballit. Disa ditë pas kësaj ngjarjeje më lajmëron roja e jashtme duke thënë se kishte ardhur Petrit Dumja dhe se kërkonte të takonte Enverin. Trokita në derën e dhomës dhe po prisja të më thoshte për të hyrë. Kur Enveri punonte, ishte e vështirë të futeshe brenda. Disa herë na kishte tërhequr vëmendjen. Meqë nuk reagoi, po prisja që të dilte vetë. Pas pak doli dhe më pyeti se pse kisha trokitur. I thashë se ka ardhur Petrit Dumja dhe kërkon të takohet me ju. “Mirë,më tha,- lajmëroje të vijë”.

Mbylla derën dhe po qëndroja në korridor në vendin tim të shërbimit. Biseda brenda pothuajse dëgjohej. Enveri po e kritikonte rëndë Petrit Dumen për pushkatimet masive që kishte bërë ndaj ballistëve, të zënë rob disa ditë më parë në lagjen e “Xhamisë”. Më kujtohet se si i tha: “Ata janë njerëz të thjeshtë, pavarësisht se armiku i ka gënjyer. Ne duhet t’i bindim. Ja, ne jemi brenda në shtëpinë e tyre. Këtu po kërcet kuja dhe ne qëndrojmë brenda. A e kuptoni çfarë bëni apo jo?” Enverin e kishte nxehur shumë kjo ngjarje, aq sa dhe kur u ndanë, Petritit nuk ia dha dorën.

Në fakt, që nga ajo ngjarje, në radhët tona ishte krijuar një gjendje e rëndë. Dhoma ku banonim ne partizanët që ruanim shtabin, një korridor e ndante nga dhoma ku qëndronte familja e xha Çokes. Atij i ishte vrarë i biri, ndofta në nxitim e sipër të Petrit Dumes. Gratë po qanin me kujë. Nga ana tjetër, një shoku ynë ishte futur në një qoshe të dhomës ku qëndronim dhe po i frynte avazit me cule. Një nga gratë e shtëpisë që e dëgjoi, e shau rëndë.

Enver Hoxha sa e mësoi këtë xhest, në rastin më të parë na thirri dhe filloi qortueshëm: “Cili nga ju i ka rënë cules ditët kur familja e xha Çokes ishte në zi?” -Unë,- iu përgjigj aty për aty shoku ynë M.GJ. “Keq, shumë keq. Kjo nuk është njerëzore”, foli i zemëruar Enveri. “Po ai ballist ishte”, u justifikua tjetri. “Çfarë ballisti more. Një fukara që mezi ushqehej, që punonte tërë ditën për bukën e gojës. Një i gënjyer që ka vajtur ushtar i Ballit për një karroqe misër. Përse këta fukarenj të gënjyer do trajtojmë si armiq ne? Kurrën e kurrës!

TAKIMI ME ZAHO KOKËN

Mbërriti një ditë në Shtabin e Përgjithshëm Zaho Koka. Unë nuk e kisha njohur më parë atë, por emrin ia kisha dëgjuar. Një mal e ndante Vunoin, fshatin e tij, me Bratajn, fshatin tim. Ardhja e tij ishte një ngjarje e gëzuar për ne partizanët. Ai na solli lajme nga Vlora, për miqtë e të njohurit e përbashkët. Zaho Koka ishte vetë i tretë, me vete kishte dhe një pliko të adresuar për Shtabin e Përgjithshëm. Sa e morëm plikon, ia dorëzuam menjëherë Enverit, i cili sa e mori doli menjëherë jashtë dhe u takua me përzemërsi me Zahon dhe shokët e tjerë. Zahos i futi krahun dhe e mori në zyrën e tij. Se çfarë biseduan dhe çfarë porosie i dha Enveri nuk mora dijeni, po vura re se Zaho, ai djalë i gjatë e i pashëm, dukej i vrarë shpirtërisht. Ato çaste asgjë nuk na tregoi.

Qëndruam bashkë tri apo katër ditë. Bisedonim deri vonë dhe ia merrnim labçe. Zaho ia kthente shumë bukur. Ditën që u largua e përcolli vetë Enveri deri në njëfarë vendi. Unë me një partizan tjetër ecnim disa hapa mbrapa. Kur do ndaheshin, Enveri i tha: “Për ne je ti Zaho që ke qenë”, dhe e përqafoi me dashuri. Pastaj shtoi se kishte besim të plotë që ai do të punonte e luftonte siç dinin djemtë trima të bregdetit, si për ta nxjerrë nga ajo gjendje emocionale në të cilën ndodhej Zahoja. Aty u ndanë. U ndamë edhe ne me këtë shok të mirë, që u vra atje në ballë të luftës vetëm pak ditë më vonë. Kur po ktheheshim për në zyrat e Shtabit, Enveri i brengosur dhe shumë i mërzitur na tha: “Shokët tanë po ngatërrojnë dynjanë”.

Ne nuk dinim gjë se çfarë kishte ndodhur me Zahon, nuk e kishim mësuar akoma historinë tragjike të Ramizesë, por më vonë do të sqaroheshim dhe për misionin e Zahos në atë vizitë ne Shtabin e Përgjithshëm. Në një nga ditët që qëndronim në Panarit na thirri Koçi Xoxe dhe na mori emrin, mbiemrin, nga ishim me origjinë etj.. Na pyeti nëse kishim bërë pjesë në ndonjë grup të vogël andej nga kishim qenë. Unë i thashë se kam bërë pjesë në celulën e Partisë së Beratit qysh nga prilli i vitit 1943. Po kështu dhe në Brigadën e Parë. “Ke qenë komunist?” pyeti ai. “Po!”, i thashë.

Komunistë jemi të gjithë ne, jo vetëm unë”. Ai na sqaroi se në fakt ne nuk kishim qenë komunistë, por pjesëtarë të grupeve edukative, kandidatë për t’u bërë komunistë, gjë që nuk e dinim. E pamë me habi këtë shpjegim të Koçit, madje edhe u shprehëm. Ai me sa duket e kuptoi gjendjen tonë dhe u shpreh: “Komunistë do të jeni këtej e tutje”. Na dukej se këtu kishte ndonjë ngatërresë, aq më tepër që Koçi Xoxen nuk e kishim dhe aq përzemër. Qazim Mali na tha se po të kishim të bënim me Bacën, ndofta nuk do kishte ngatërresa të tilla. Këtë e dëgjoi Pandi Kristo. “Pse, nuk të pëlqen shoku Koçi zotrote?”, iu kthye ai me inat Qazimit. “Jo,- u shfajësua Qazimi,- njësoj janë, po ashtu se si më shpëtoi ai llaf”.

NGA PANARITI NË HELMËS

Në Helmës, Shtabi i Përgjithshëm u vendos në shtëpinë e Mehmet Myslimit e të Novruz Bilimanit, të vetmet shtëpi dykatëshe në atë fshat. Enveri u sistemua në shtëpinë e Novruzit.

Ajo ishte një shtëpi e mirë, me dritare e hyrje nga perëndimi, me shkallë nga brenda, me një korridor të gjerë, me dyert e dhomave dhoma karshi njëra-tjetrës e me dysheme dërrase. Në shtëpinë e Mehmetit u vendos Omer Nishani me një pjesë shokësh, ndërsa ne partizanët ngritëm çadra në mes të një bahçeje. Helmësi ishte një fshat i qetë, vend i paekspozuar nga armiku.

Aty filluan të na vijnë dhe shokë të tjerë partizanë. Shërbimi po na lehtësohej, por edhe koha sa vinte e po ngrohej. Ndërkaq, edhe shokët e Shtabit po shtoheshin. Enveri si zakonisht punonte ditë e natë i vetëm në dhomën e tij. Llamba e vajgurit rrinte gjithë natën ndezur. Një ditë të bukur nga Vlora erdhën dy persona të shoqëruar nga dy partizanë. Njëri ishte civil, ndërsa tjetri i veshur me rroba ushtarake gjermane. I sollën aty të shoqëruar, por jo të arrestuar. Partizanët që i sollën na dorëzuan një pliko për udhëheqjen. Nga sa mësuam, civili ishte qytetar me origjinë çeke, ndërsa tjetri gjerman. Ata i mbajtëm në gjendje të lirë.

Nuk e kuptonim se çfarë ishin dhe pse i kishin sjellë. Sidoqoftë, shpejt gjërat filluan të sqarohen. I pari u mbajt në hetim qytetari çek. Kishte qenë drejtues i bangës së Vlorës. Ai u mor në pyetje intensivisht dhe u zbërthye. Ia kaluam gjyqit partizan siç na urdhëruan. Më vonë morëm vesh se ishte dënuar me pushkatim. Ai doli se kishte qenë një spiun i rrezikshëm. Njëherazi filloi dhe hetimi për ushtarakun gjerman. Me orë të zgjatura, ditën dhe natën, ai pyetej dhe pyetej papushim.

Mbaj mend se Enveri porosiste me rreptësi: Asnjë lëshim për oficerin nazist! Është zbulues tepër i rrezikshëm. Ruajeni dhe nga vetëvrasja se na prishi shumë punë”. Dhe ne e lidhëm gjermanin me hekura gjermane për këmbësh e duarsh. E mbyllëm në një gazhdare kuajsh dhe e ruanim me shumë kujdes. Bashkë me të, në atë gazhdare ishte dhe gomari i xha Novruzit, me të cilin kishim gjetur belanë se nuk na linte rehat.

Marre nga gazeta Panorama

Kategori
Uncategorized

“Hante paçe e pilaf pa paguar”, Bujar Nishani i përgjigjet Topit: E vërteta e punës si ‘pompist’. Ja çfarë i thashë Bamirit kur do zgjidhej President.

“Ky ishte Bamiri.  Kur e kam njohur, fillimisht më vinte keq dhe nuk e kuptoja se përse elita e partisë e përbuzte dhe nuk e afronte.  Rrinte gjithmonë i vetmuar tek një kioskë përballë selisë së PD.  Më merrte në telefon dhe fillimisht shkoja ti bëja shoqëri.

Kur pashë se rrinte aty veç të hante një pjatë me paçe e një tas me pilaf dhe largohej pa paguar, mu pështiros.  Pronarët e lokalit mund t’ja kishin ofruar “privilegjin” e paçes dhe pilafit falas por unë nuk e “gëlltisja” dot atë sjellje. 

Ndaj nuk ja vlente që unë ti kundërvihesha një njeriu që kishte veç tre karakteristika ;

gënjeshtar, burracak dhe qelepirxhi. 

Këto janë në fakt karakteristikat e një individi me kompleksin e fortë të inferioritetit të cilit sot nuk i afrohen as vëllezërit e tij”, thekson Nishani.

Ish-Presidenti, Bujar Nishani i është kundërpërgjigjur ish-kreut të shtetit, Bamir Topi, i cili në librin e tij “Nocturn”, tregon se e ka njohur Nishanin si punonjës i një pike karburanti dhe se e ka afruar ai në PD.

Por Nishani i thekson se Bamir Topi  e sulmon për shkak të komplekseve të thella të inferioritetit.

Më tej Nishani tregon variantin e tij të futjes në politikë, madje dhe zbardh dhe debatet e brendshme të kohës kur Bamir Topi kandidoi si President i Republikës.

“I jam drejtuar drejt Bamirit duke i thënë : “nëse ti i ke votat (84) për tu zgjedhur President neve na ke të gjithëve në rresht pas teje, por nëse ti e çon Parlamentin drejt shpërndarjes dhe vendin në zgjedhje të parakohshme tre herë radhazi, duhet të marrësh përgjegjësi politike personale” !

U tmerrua nga kjo që i thashë, u ngrit në këmbë dhe tha se votat duhet ti gjente Sali Berisha dhe jo ai.  Ne fakt duheshin një duzinë votash nga socialistët për të kaluar situatën e për këtë duhej kandidat dikush që ishte “as mish e as peshk” që të mos viheshin në pozitë shumë të rëndë ata socialistë që do të votonin kandidatin tonë për President”, thekson Nishani.

Më tej në kundërpërgjigje, Bujar Nishani tregon dhe momentet kur shoqërohej me Bamir Topin.

“Ky ishte Bamiri.  Kur e kam njohur, fillimisht më vinte keq dhe nuk e kuptoja se përse elita e partisë e përbuzte dhe nuk e afronte.  Rrinte gjithmonë i vetmuar tek një kioskë përballë selisë së PD.  Më merrte në telefon dhe fillimisht shkoja ti bëja shoqëri.

Kur pashë se rrinte aty veç të hante një pjatë me paçe e një tas me pilaf dhe largohej pa paguar, mu pështiros.  Pronarët e lokalit mund t’ja kishin ofruar “privilegjin” e paçes dhe pilafit falas por unë nuk e “gëlltisja” dot atë sjellje.  Ndaj nuk ja vlente që unë ti kundërvihesha një njeriu që kishte veç tre karakteristika ; gënjeshtar, burracak dhe qelepirxhi.  Këto janë në fakt karakteristikat e një individi me kompleksin e fortë të inferioritetit të cilit sot nuk i afrohen as vëllezërit e tij”, thekson Nishani.

Nga Bujar Nishani

Nuk kam preferuar kurrë ti kundërpërgjigjem provokimeve dhe sulmeve të ndërsyera të Bamir Topit vetëm për një arsye. Duke e njohur mirë atë njeri, që për shkak të kompleksit të thellë të inferioritetit që e karakterizon, është përpjekur gjithë jetën e tij vegjetative të ndërtojë kontraste haluçinante me të tjerët që e mundonin me qenien e tyre.

Nuk i jam kundërpërgjigjur Bamiri kur si i vetmi ish-President keqpërdorej nga Edi Rama për të sulmuar Presidentin në detyrë.  Jo pse, këtë mision e merrte vetëm ky ndër të gjithë ish Presidentët e vendit por për një arsye fare të thjeshtë.  Kisha parasysh nivelin që përfaqësonte Edi Rama, imagjino pastaj një bufon që përdorej nga Rama.

Nuk kam reaguar as kur mora detyrën e Presidentit të Republikës dhe u skandalizova kur e gjeta institucionin më të lartë të Shtetit Shqiptar të kthyer në një vend ku kalbeshin mbeturina të hedhura prej vitesh, e ku vendi më i investuar ishte kuzhina e gatimit dhe menca e ngrënies.

Në fakt nuk mund ta mendoja më parë se si zyra e Kryetarit të Shtetit të kthehej në kuzhinë gatimi e ngrënie.  Natyrisht që e ktheva urgjentisht atë ambient në një bibliotekë e dhomë për median dhe të gjithë ambientin e Presidencës në një vend dinjitoz për shtetin e qytetarët. Tashmë Bamiri më paska bërë edhe pompist karburanti !!!  Të punosh pompist nuk është ndonjë gjë e keqe aspak.  Kam respektin dhe nderimin tim më të madh për të gjithë ata shqiptarë të ndershëm që bëjnë atë punë. Ajo është shumë më e ndershme se sa p.sh. ti ushqesh fëmijët me paratë që ju merr si gjoba gjyqtarëve e prokurorëve.  Por mua nuk më është dashur të punojë kurrë si pompist.

Nëse do ta kisha të nevojshme atë punë do ta bejë pa asnjë problem.  Në fakt mua më është dashur të punoj në sektorin privat si administrator në tre biznese të ndryshme, për disa vite, pasi megjithëse kisha vetëm një vit kur isha kthyer nga studimet pasuniversitare në një prej akademive më prestigjoze në Kaliforni të SHBA, u pushova nga puna në Ministrinë e Mbrojtjes dhe u largova nga Forcat e Armatosura prej ish-enveristëve të Shkollës së Bashkuar që u rikthyen në krye të asaj ministrie dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në shtatorin e vitit 1997.

Kjo periudhë më ndihmoi të diplomohesha më pas edhe në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Nuk ja vlen ti përgjigjesh gënjeshtrave ordinere të Bamirit që sipas tij më paska futur në PD duke më propozuar për Sekretar i PD për Tiranën.

Në fakt ky nuk e ka njohur dhe nuk ka ditur kurrë se çfarë bëhej në Partinë Demokratike. Përpara se të zgjidhesha Sekretar i Përgjithshëm për Tiranën e përpara se të drejtoja komisionin që bëri Bamirin deputet, unë isha zgjedhur kryetar i degës 3 për Tiranën.

Ishte ajo gara ime e parë brenda PD, madje duke fituar edhe përballë kandidatësh që atë kohë ishin personalitete të rëndësishme të PD. Në fakt nëse ka një kontribut për karrierën e tjetrit në politikë ai është i imi.  Nëse nuk do të ishin ato sakrifica të mëdha të miat përballë kërcënimeve të pushtetit të kohës dhe kalimi i netëve përgjatë një jave i mbyllur në ambientet e Gjimnazit Çajupi për të ruajtura të paprekura kutitë e votimi, Bamiri nuk do mund të ishte bërë dot deputet me ato (72) vota avantazh që kishte mbi kandidaten socialiste.

Demokratët e kujtojnë fare mirë betejën e pabarabartë që bëmë deri në Gjykatën Kushtetuese ku fituam përfundimisht mandatin për Bamirin.

Nëse nuk do të ishte futur në Parlament në vitin 2001, Bamiri do të ishte harruar në politikë e do të gjesdiste sot me vulën e veterinerit në dorë nëpër thertoret e Tiranës.  Nuk ka vlerë të shpjegosh sot pse u bë Bamiri, President Republike ? Bamiri as e ka kuptuar e as e kupton dot as sot.

Dështimi i zgjedhjes së Presidentit në atë periudhë shpërndante Parlamentin dhe e çonte vendin 3 herë në zgjedhje të reja parlamentare.

Shqipëria ishte në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe përballë përpjekjeve të faktorëve anti NATO për ta stopuar procesin e anëtarësimeve në Ballkan ne nuk do lejonim këtë skenar.

Duke qenë Ministër i Brendshëm në atë kohe dhe informacionit që disponoja për influencat e huaja kam mbajtur vetëm një fjalë në mbledhjen e grupit parlamentar.

I jam drejtuar drejt Bamirit duke i thënë : “nëse ti i ke votat (84) për tu zgjedhur President neve na ke të gjithëve në rresht pas teje, por nëse ti e çon Parlamentin drejt shpërndarjes dhe vendin në zgjedhje të parakohshme tre herë radhazi, duhet të marrësh përgjegjësi politike personale” !

U tmerrua nga kjo që i thashë, u ngrit në këmbë dhe tha se votat duhet ti gjente Sali Berisha dhe jo ai.  Ne fakt duheshin një duzinë votash nga socialistët për të kaluar situatën e për këtë duhej kandidat dikush që ishte “as mish e as peshk” që të mos viheshin në pozitë shumë të rëndë ata socialistë që do të votonin kandidatin tonë për President.

Ky ishte Bamiri.  Kur e kam njohur, fillimisht më vinte keq dhe nuk e kuptoja se përse elita e partisë e përbuzte dhe nuk e afronte.  Rrinte gjithmonë i vetmuar tek një kioskë përballë selisë së PD.  Më merrte në telefon dhe fillimisht shkoja ti bëja shoqëri.

Kur pashë se rrinte aty veç të hante një pjatë me paçe e një tas me pilaf dhe largohej pa paguar, mu pështiros.  Pronarët e lokalit mund t’ja kishin ofruar “privilegjin” e paçes dhe pilafit falas por unë nuk e “gëlltisja” dot atë sjellje.  Ndaj nuk ja vlente që unë ti kundërvihesha një njeriu që kishte veç tre karakteristika ; gënjeshtar, burracak dhe qelepirxhi.  Këto janë në fakt karakteristikat e një individi me kompleksin e fortë të inferioritetit të cilit sot nuk i afrohen as vëllezërit e tij.

Kategori
Uncategorized

Miti Kurici, operativi i sigurimit në burgun Qafë Bari, Agjentët dhe informatorët e tij në mesin e të burgosurve.

Shënim- operativ

“Unë punëtori operativ Miti Kurici, i repartit të riedukimit 311, Qafë Bari, në takimin që bëra me të dënuarin …. (emri i bashkëpunëtorit është i fshirë në dosje) më denoncoi se gjatë kohës që ndodhet në këtë repart është njohur me disa të dënuar, të cilët kanë shfaqur tendencën e arratisjes nga reparti.

Botohet për herë të parë dosja e Sigurimit të Shtetit: Planet e arratisjes që i paraprinë Revoltës së Qafë-Barit. Në dokumentet e klasifikuara si sekret, tregohen detaje për disa plane arratisjeje, vetëm pak muaj para se të shpërthente revolta. Galeria 796 ishte studiuar si “rruga e shpëtimit”.

Nga Blerina Gjoka/Kujto.al

Burgu i Qafë-Barit që funksiononte si kamp pune të detyruar në minierë (zyrtarisht kamp riedukimi), ishte një burg i mbushur vetëm me të burgosur politikë në vitin 1984. Pikërisht me 22 Maj të atij viti për shkak të dhunës policore dhe punës së rëndë në minierë disa të burgosur kundërshtuan togën e policisë së kampit dhe u ngritën në revoltë, revoltë e cila u shtyp vetëm pas ndërhyrjes nga Tirana me Helikopter dhe dhuna e policisë së kampit. Kjo revoltë përfundoi me dy dënime me vdekje për organizatorët Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja dhe vdekjen në tortura të Sandër Sokolit dhe me dënime të larta për pjesën tjetër.

Por, a ishte një revoltë spontane apo e organizuar? Sipas dosjes së hartuar nga Sigurimi i Shtetit që bëhet për të parë publike revolta ishte e organizuar prej më shumë se një viti, pasi dokumentet që informojnë sigurimin datojnë që në vitin 1983, ndërsa kësaj revolte i kanë paraprirë disa plane arratisje nga galeritë e minierës.

Sigurimi i Shtetit kishte agjentët dhe informatorët e tij në mesin e të burgosurve. Sipas dosjes informatorët ishin për çdo brigadë pune. Kësisoj të gjitha planet e arratisjeve u pikasën nga sigurimi dhe nuk u realizuan dot.

Në dokumentet e klasifikuara si sekret, që sigurohen nga kujto.al tregohen detaje për disa plane arratisjeje vetëm pak muaj para se të shpërthente revolta. Galeria 796 përmendet shpesh si “rruga e shpëtimit”, por që në fakt u në “varri” i një prej të burgosurve që po organizonte një arratisje. Kjo galeri nuk arriti kurrë t’i nxirrte në anën e dritës ata që kishin thurur ëndrra për lirinë. Sigurimi i burgut me ushtarë, policë dhe tela me gjemba, si dhe puna e sigurimit me agjentët dhe informatorët në radhën e të burgosurve, numri i tyre ishte 35 bashkëpunëtorë, sipas dosjes, bëri që askush të mos e realizonte këtë ëndërr.

Varianti tjetër përveç  galerisë, sipas dokumenteve, ishte fshehja në makinat që trasportonin mineral ose prerja e telave, por në rastin e parë një i burgosur që tentoi të largohej u kap në postbllok.

Një tjetër plan ishte dhe ikja i mbuluar me çarçaf të bardhë në ditët që kampi ishte i mbuluar me borë.

Sipas ligjit shqiptar për hapjen e dosjeve emrat e bashkëpunëtorëve fshihen.

Më poshtë, botohen të plotë disa dokumente të sigurimit:

Sekret

Pukë, më 1.11.1983

 Shënim- operativ

“Unë punëtori operativ Miti Kurici, i repartit të riedukimit 311, Qafë Bari, në takimin që bëra me të dënuarin …. (emri i bashkëpunëtorit është i fshirë në dosje) më denoncoi se gjatë kohës që ndodhet në këtë repart është njohur me disa të dënuar, të cilët kanë shfaqur tendencën e arratisjes nga reparti.

(rrëfimi i të burgosurit- bashkëpunëtor)

Në fillim punoja me të dënuarit Panajot Bostuni dhe Nikolla. Rreth muajve qershor- korrik i dënuari Ferdinand Vushaj më ka thënë se më pëlqen si tip, kur isha në Tiranë në kaush isha me një ordiner dhe më ka treguar vende ku mund të kaloj. Ne po të dalim për 4 orë shkojmë në Hot. Unë kam dalë disa herë jashtë për arsye se më kanë kthyer jugosllavët. Mbas dy ditësh më bëri propozimin Fredi, unë i thashë që jam dakord. Ferdinand Vushaj më tha se për këtë muhabet kam biseduar dhe me Vllasi Koçin, unë i thashë se meqënëse e ke biseduar hajde të dalim.

Fredi më tha tek 796 (galeria) se e njoh dhe kam punuar sidomos në turnin e dytë dhe të tretë. Ferdinand Vushaj dhe Vllasi Koçi më thanë që hajde të punojmë bashkë, unë u thashë që e kam një shok. Mbas tre -katër ditësh më thotë Fredi që i thashë Vllasi Koçit se unë punoj me Vasjar Tabakun. Vllasi Koçi punonte me Agim Karametën, i cili ka ikur një herë nga Bulqiza.

Në muajin Korrik Vllasi dhe Agimi kanë qenë turni i dytë, pasi mbarojnë punë, dalin jashtë rreth orës 20.30, dhe hapin magazinën. Qëllimi ishte për dinamit, fitil dhe kapsolla, Agimi kur del merr 3-4 palë kostume. Në garderobë ishte futur Haki Omeri dhe Gurali Beshi, unë, Agimi, Vllasi dhe Fredi jemi hapur në muhabete. Vllasi i thotë Agimit që futi përsëri për dinamit, fitil dhe kapsolla ose ndonjë llampë me bateri dhe ka marrë përsëri kostume.

Në muajin që u shkri brigada e 3-të, Agimi, Hakiu, Ferdinandi, Vllasi dhe unë punonim në një brigadë. Në horizontin 750, plani i pjerrët i vjetër, ku më parë punonte Filip Vata, atje janë ngjitur këtij furneli Agimi dhe Vllasi. Ata thanë që na duhet një martelë se dinamit dhe kapsolla kam gjetur unë, tha Vllasi. Këto ia thotë Ferdinandit.

Qëllimi ishte për të bërë birra (vrima) me anë të këtij marteli e dalë në galeri ku punonin të lirët dhe prej andej të arratiseshin.

Vllasi, kur shkrihen brigadat, punon me Agron Lukën dhe bisedon me të për arratisjen dhe vjedhjet.

Ferdinand Vushaj më tha që unë për 3 orë ju armatos në Fushë-Arrëz, ku është një depo e çetave vullnetare, atje është roje një plakë e lidhim atë dhe marim armët. Gjelosh Kuraj kur punonte i propozon për arratisje Sokol Progrit, këtë mua ma ka thënë Sokol Sokoli.

Tek 796, ku u vra i dënuari Fejzulla Çepi, janë ngjitur dhe kontrolluar atë horizont Vllasi Koçi dhe Agim Karameta, për të parë se mos ka ndonjë rrugëdalje për arratisje.

Punëtori operativ

Miti Kurici

 

Pjesë nga dokumenti i sigurimit: Studim “mbi format e metodat e përdorura aktualisht nga elementi armik i dënuar për realizimin e arratisjeve dhe detyrat tona për përsosjen e masave të sigurimit e rritjen e vigjilencës”

“…Fakti që armiku ëndërron dhe vepron kundër nesh vërtetohet qartë dhe nga studimi i përvojës së punës rreth 2-vjeçare të repartit tonë. Këtë e tregon rasti i fundit i datës 6 shkurt 1984, ku i dënuari Nimet Gjini, i cili ishte në kontroll nga ana e komandës, mbas disa kohë pregatitje dhe studimi të variantit të arratisjes, e vendosi dhe zgjodhi të mundshme atë me anë të fshehjes në makinat e trasportit të mineralit duke u mbuluar me mineral në karrocerinë e makinës.

Ky i dënuar për të realizuar arratisjen ishte bërë dhe përgatitje që më parë. Si kishte veshur teshat civile poshtë rrobave që i jep komanda, në mënyrë që ta kishte të lehtë në lëvizjet që do të bënte dhe të mos diktohej, caktuar ditën dhe orën e arratisjes dhe largohet nga fronti i punës duke iu shmnagur si rojës së punës dhe atij të trasportit.

I dënuari Nimet Gjini kishte kohë që punonte për të realizuar arratisjen. Ai menjëherë me ardhjen në repartin tonë gjeti gjuhë të përbashkët dhe krijoi shoqëri me të dënuarin Fejzulla Çepi dhe të dy u vunë në kërkim të një rrugëdalje të mundshme nëpërmjet galerisë. Pikërisht për këtë kishin studiuar tek horizonti 796, aty ku gjeti dhe vdekjen i dënuari Fejzulla Çepi duke rënë nga një furnelë 40-50 metra i lartë.

Në kapjen në tentativë për arratisje të dënuarit Nimet Gjini kanë punuar mirë si sektori operativ ashtu dhe personeli i shërbimit, i cili u tregua vigjilent dhe postblloku u bë i pakalueshëm nga ky i dënuar. Gjithashtu në kapjen e tij ndihmoi edhe vigjilenca e lartë e shoferit Gjok Doda.

Në muajin mars 1984 u arrestua i dënuari Ramadan Demiri për arratisje jashtë shtetit. Për realizimin e saj ky i dënuar përveç studimit që u kishte bërë galerive së bashku me disa shokë të vet kordinon veprimet edhe me elementin armik të brendshëm nga rrethi i Tropojës, të cilët do ta merrnin nga reparti së bashku me shokët e tij duke e rrëmbyer nga dhoma e takimit 15 min. Ose duke studiuar ushtarët e zonës së Veriut e kompromentuar ata.

Përveç rasteve të mësipërme, të dënuarit për të realizuar arratisjen kanë studiuar të gjitha galeritë dhe i njohin mirë ato.  Disa të dënuar për të realizuar arratisjen kanë vjedhur magazinën e minierës për të gjetur kapsolla dhe dinamit në mënyrë që të bëjnë bira me martelë në ato vende ku dyshojnë që shtresa e galerisë për të dalë në sipërfaqe është e vogël, të bëjnë plasjen në kohën e ndërrimit të turneve.

Prej tyre është studiuar furneli 796, ku u vra i dënuari Fejzulla Çepi, e janë ngjitur këtij furneli me anë të çakmakut, për arsye se kandili fikej nga mungesa e oksigjenit.  Është studiuari dhe varianti që të grumbullojnë dinamit, i cili mbetet nga plasjet dhe t’ia hedhin policit e ushtarit tek postoblloku nr.4. e prej andej të realizojnë qëllimin e  tyre.

Për vet kushtet e terrenit në të cilat ndodhet  reparti ynë është studiuar edhe varianti prej 2-3 të dënuarve që arratisjen ta realizojnë në kohë të keqe, si shi, borë e furtunë, duke prerë telat e rrethimit tek porta e furnizimit të të dënuarve nga magazina e repartit. Për këtë është tentuar disa herë kur ka bërë kohë e keqe.

Varianti tjetër përveç  galerisë, nëpërmjet fshehjes në makina dhe prerjes së telave, ka qenë edhe ai në kohë bore, duke u mbuluar me çarçaf e kaluar rrethimin në krah të djathtë të dhomave të izolimit.

Për realizimin e arratisjeve nga reparti i riedukimit mendojmë se ka dhe nxitje. Këtë e tregon fakti se kemi një numër të konsiderueshëm të dënuarish që punojnë së bashku në grupe 2-3 veta, e më shumë të cilët edhe lidhen ndërmjet tyre me 2 a 3 të dënuar. Elementi i dënuar kur e ndërmerr një akt të tillë i ka studiuar të gjitha, si mjetet, rrugëkalimet e mundshme, në cilin territor të kufirit do ta realizojë, armatimin që mund të sigurojnë në depot e armatimit të çetave vullnetare që dinë si dhe shokët e tyre që do tu prijnë dhe i njohin mirë këto zona.

Punëtori operativ

Miti Kurici

Qafë Bari 25.03.1984

/kujto.al

Kategori
Uncategorized

1939/Letra, Manush Myftiu kërkon bursë nga regjimi fashist

1939/Letra, Manush Myftiu kërkon bursë nga regjimi fashist

Nga Kastriot Dervishi

Në të njëjtën dosje që mbante Enver Hoxha ku ndodhej dokumenti i Nexhmije Xhuglinit si anëtare e Partisë Fashiste, ndodhen dhe një numër dokumentesh të tjera për anëtarë të rëndësishëm të kësaj partie për aktivitetin e tyre para vitit 1944. Pjesën më të madhe të komunistëve që pretendojnë se janë antifashistë, do t’i gjesh të përlyer në aktivitete fashiste, ndërsa dukja e tyre gjasme “antifashiste”, i takon kohës kur fashizmi vetëm ekzistonte në Itali. Këta “antifashistët” tanë komunistë janë të tillë vetëm në vitin 1944. Deri këtë kohë janë ngjyer me makarona fashiste. Sjell sot një letër të vitit 1939 të ish anëtarit të Byrosë Politike, ish ministrit dhe zëvendëskryeministrit Manush Myftiu. Është kjo pjesë e një praktikë që nis me një shkollim, por përfundon me nënshkrimin e një prej kuadrove të lartë të regjimit fashist (nesër firma e tij). myftiu i kërkon ministrit të Arsimit, bursë për të vëllain. Në fund, nënshkruan me vitin fashist.

Shkëlqesisë së tij Ernest Koliqi, ministrit të Arsimit, Tiranë

Shkëlqesë,

I nënshkruari Manush Myfti, nga e banues në Vlorë, kam nderin të parashtroj se duke u ndodhur 6 bonjakë (motra e vëllezër), një nënë dhe një gjyshe me një pasuri të vogël dhe të penguar për borxhe, kam patur tim vëlla, të dytin në liceun “Metz” në Francë ku paguaja vetëm 360 franga ari në vit dhe ndo 10 franga ati të tjera si shpenzime shkollore. Duke u ndodhur unë në pamundësi të përballoj shpenzime të rënda që imponon vlera e parasë italiane dhe shpenzimet tjera të cilat vetëm këto në barazim të franga arit me liretën kapërcejnë të gjithë pagën e vitit shkollor të tim vëllai në Francë. Lutem pra që të mos mbeten im vëlla, i quajturi Sulejman Myfti, i pashkollë, të kini mirësinë t’i akordohet një bursë për “Touritto Nazionale” të Romës. Me bindje se shkëlqesia juaj do marrë parasysh lutjen time dhe do të ketë mëshirë për vëllanë tim, ju lutem pranoni nderimet e mia.

Vlorë, 11 shtator 1939, XVII, Manush Myfti

Kategori
Uncategorized

Amb/Shqiptare Athinë..Në radhë nga ora 4 e mengjezit, ndryshe 20 euro seksereve

O shtet ktheje koken nga emigrantet dhe shiko se ç’behet…!

Vazhdojnë skandalet në “Amasadën Made in Albania” në Athinë, në radhë që në 4 të mengjesit për të mos paguar 20 euro seksereve një numër radhe…për të nxjerrë pasaportat

Çdo ditë nxjerrim fakte të reja për këtë përfaqësi tashmë e kthyer në Gestapo për disa, ndërsa për sekseret u serviret dhe kafe. Një skandal tjetër shenohet me vullnetin e protagonistëve të njohur në ambasade, bëhet fjalë për seksere te shoqeruar nga vete ata që punojnë.

nga dy ambiente sherbimi tashme sherben vetem nje edhe pse u shpenzuan per kete qellim 74 mije euro, por ende nuk ka nje kontroll nga shteti edhe pse eshte ne dijeni se ku shkuan keto para…

Askush nuk po merret seriozisht me kete dreq ambasade që po rrjep padrejtësisht në rrugë të paprecedente emigrantët tanë, të cilët për të mos paguar 20 euro seksereve duhet të zenë radhën që në orët e para të mëngjesit, një skandal që nuk ka të sosur në këtë të shkretë ambasadë.

Tashmë kjo përfaqesi ka mbetur në dorën ambasadores Hobdari e njohur për korrupsionet në përdorimin e fondeve publike dhe jeten e saj të shfrenuar lluksoze me banim vile te paguar tre herë më shumë se kolegu i saj i mëparshëm Dervishi, aq sa rroga e kryeministrit shqiptar dhe e një konsulli nuk mjafton për të paguar qiranë mujore prej 2200 euro në muaj.

Largimi i zv/ambasadorit Nova me përvojë shumë vjeçare karier ka bërë që tashmë të mbeten punonjës si Kristo Çakulli, I cili as vetë nuk e di se cfarë pune bën aq sa nuk figuron fare ne stafin e kësaj përfaqesie. Por…

Askush nuk thotë se cfarë pune bën ky njeri edhe pse paguhet prej vitesh nga taksëpaguesit shqiptarë.

por problem shqetësiues është dhe mbetet përse duhet të zënë radhën që në orën 4 të mëngjesit emigrantët dhe në të kundërtën përse duhet të paguajnë 20 euro te sekseret të cilët qendrojnë sëbashku me punonjesit e kesaj ambasade te mallkuar.

Nuk e di se cfare duhet te ndodhe më akoma qe shteti shqiptar te marre masat e metejshme, pasi ne gazetarëve që ngrejmë këto probleme na tregojnë konventa dhe na arrestojnë kur shkojmë të bëjmë punën tone ashtu siç ka ndodhur më 20 shkurt ku kjo zonjë injorante thirri 20 police greke, duke lënë shijem me te keqe profesionale dhe morale…

Deri më sot emigrantet kane paguar nga xhepat e tyre mbi 120 milione euro, per sherbimete ku shtetin e vulos pushteti dhe ekunderta…

Shpetim Zinxhiria Athinë/

Kategori
Uncategorized

Çudi e madhe!….

Mga Aulon Bej Kalaja/

Damian Gjiknuri fton PD per dialog.

Gjiknuri eshte hajduti i dokumentuar i zgjedhjeve ne Diber, viti 2016.

Gjiknuri po ashtu ishte personi pergjegjes per skandalin e 2 km rruge ne “Unazen e re”, me cmimin fantastiko-shkencor 40 milion euro, qe do te thote 1 cm rruge barabarte me 100 euro.

Edhe me flori t’a shtrosh ka kosto me te lire. Ky maskara me polici dhe spiuna, tentoi t’i prishte shtepite banoreve te “Astiri” per llogari te oligarkeve.

U shkarkua nga detyra e ministrit, por Damian Gjiknuri eshte i besuari i Edi Rames per reformen zgjedhore, qe do te thote “i kane vare ujkut, melcite ne qafe”.

Ky hajdut me cizme duhet te ishte ne burg, por burgun e tij sot po e ben Dorian Protoduari dhe familja e tij.

Edhe per dosjen 184 per zgjedhjet e Bashkise Diber, ky duhet te ishte ne burg dhe jo te gradohej si krye-reformatori i reformes zgjedhore, ose me sakte hajduti i certifikuar i zgjedhjeve te ardhshme qe do mbahen ne Shqiperi.

Kategori
Uncategorized

Dosja e sigurimit, 22 Maj 1984: “Kjo këmishë o vishet sot, o kurrë”.

Kush ishin heronjtë e një dite në revoltën e dytë më të rëndësishme kundër regjimit komunist, pas asaj të Spaçit, më 21 maj 1983. Si e nisën kundërshtimin ndaj policisë të burgosurit: Tom Ndoja, Sokol Sokoli, Martin Leka, Vllasi Koçi, Haxhi Baxhinovski, etj.

“Kjo këmishë o vishet sot, o kurrë” i thotë Nikollë Prenga mikut të tij Tom Ndoja, kur të dy ata dhe qindra të burgosur politikë që vuanin dënimin në kampin e Qafë Barit, për pak orë u bënë zotër të atij vendi. Ato orë që nisën në mëngjesin e 22 majit 1984, të burgosurit u ngritën në revoltë kundër dhunës së pandërprerë të policisë së kampit, drejtuar nga Edmond Caja. Ata refuzuan të dalin në punë dhe morën mjete rrethanore, duke iu kundërvënë policisë. Në një moment, disa të burgosur hyjnë në magazinë dhe Tom Ndoja merr një kostum. Shoku i tij Nikollë Prenga i jep këmishën e tij dhe i thotë  “Kjo këmishë o vishet sot, o kurrë”. E vërteta ashtu ishte. Ai e veshi atë këmishë për herë të fundit në jetën e tij. Vetëm disa orë më vonë, Tom Ndoja do të pushkatohej si një nga organizatorët e revoltës bashkë me Sokol Sokolin.

Kjo ngjarje njihet nga dëshmitë e ish-të burgosurve, por për herë të parë botohet dokumenti i Sigurimit të Shtetit i detajuar për atë ngjarje:

Sekret

Ekzemplar i vetëm

Pukë më 29.10 1984

Relacion për ngjarjen e ndodhur më 22 maj 1984

 

Në datën 22 maj, në repartin e riedukimit 311 Qafë Bari, disa të dënuar, duke kundërshtuar urdhërat e komandës kaluan në veprime të hapura agresive. Si ndodhi ngjarja:

Më datën 22 maj rreth orës 7.30 kur kthehet turni i tretë nga puna i dënuari Ndue Pisha dhe Mëhill Deda nuk kishin realizuar normën e nxjerrjes së mineralit. Për këtë roja e punës polic Islam Doga së bashku me rojen e brendshme dhe oficerin e rojës thërrasin dy të dënuarit në zyrat e këshillit të riedukimit për tu thënë se duhet të dilni përsëri në punë turni i parë të realizoni normën. Në këtë kohë që u thirrën të dënuarit Ndue Pisha dhe Mëhill Deda nga oficeri i rojes, të dënuarit Sokol Sokoli e Tom Ndoja iu thanë atyre që të mos dalin në punë se po dolën në punë do të kishin pasoja nga ana e tyre. Të nxitur dhe të inkurajuar nga të dënuarit Sokol Sokoli, Sokol Progni, Martin Leka e Tom Ndoja, i dënuari Ndue Pisha kundërshton për të dalë në punë. Në bazë të gjendjes së krijuar u vendos që të dy këta të dënuar që nuk dilnin në punë të çoheshin në dhomat e izolimit, por gjatë shoqërimit të tyre, të dënuarit Sokol Sokoli, Sokol Progni, Martin Leka e Tom Ndoja, Haxhi Baxhinovski, etj. I ndërhynë efektivit të policisë me tulla e gurë që të mos fusnin shokët e tyre në izolim.

Për gjendjen e krijuar në repartin e riedukimit u njoftua menjëherë kryetari i degës të punëve të brendshme, i cili menjëherë erdhi në repartin e riedukimit. Për të normalizuar gjendjen e krijuar u veprua në këtë mënyrë: u futën të gjithë të dënuarit në mencë për të bërë apelin e gjatë bërjes së tij të lidheshin e të shoqëroheshin për izol të dënuarit që kundërshtoheshin efektivin e policisë. Mirëpo për mungesë organizimi të mirë nga ana e efektivit të policisë këtij qëllimi nuk iu arrit se gjatë bërjes së apelit kur u thirrën emrat e pjesëtarëve që kundërshtuan ata nuk pranuan të dilnin një e nga një dhe kështu që sulmuan në drejtim të derës ku ishte efektivi i shërbimit duke e marrë atë përpara e dalë sipër banesës së 2-katëshit e qëlluar me gurë ndaj tyre. Në këtë formë u veprua edhe një herë kur erdhi në repart kryetari i degës, ku i gjithë efektivi i policisë dhe të dënuarit u futën në sallën e mencës.

Gjatë bërjes së apelit këtë radhë kur u thirr emri i të dënuarit Kostandin Gjordeni e doli jashtë, me të veproi personeli i policisë për ta lidhur, bërtiti, menjëherë në këtë kohë të dënuarit Tom Ndoja, Sokol Sokoli, Martin Leka, Vllasi Koçi, Haxhi Baxhinovski, etj., filluan tu bërtasin policive; Dilni jashtë dhe të bërtitura të ndryshme, kurse i dënuari Vllasi Koçi bërtiste “Viva Italia” dhe bënte thirrje të dënuarve të tjerë për ti përkrahur ata se do ti zhdukim spiunët, etj..

Gjatë kësaj përleshjeje të efektivit të policisë me të dënuarit disa prej tyre dalin nga menca

dhe marrin leva e thika në duar, kurse ata që ishin brenda qëllojnë personelin e shërbimit me stola e paterica. Duke u ndodhur para kësaj situate kryetari i degës urdhëroi që efektivi i policisë të tërhiqet dhe të dalë nga vendbanimi. Gjatë tërheqejes së efektivit për të dalë nga vendbanimi i të dënuarve disa policë ishin sipër tek fusha e basketbollit së bashku me instruktorin politik të rrethuar nga të dënuarit Martin Leka, Haxhi Baxhinovski, Bajram Vuthaj,etj. dhe kishin në duar thika.

Gjatë kohës që instruktori po bisedonte me ta i dënuari Haxhi Baxhinovski e godet atë me thikë, por ai tërhiqet dhe pak sa e prek në bark. Të dënuarit ndoqën policët që u futën në regjim me gurë e tulla deri tek porta afër oficerit të rojes, ku menjëherë në këtë kohë veproi ushtar Ramazan Doku, e qëlloi mbi ta për të shpëtuar policët e goditi njërin prej tyre në krah, pikërisht të dënuarin Kostandin Gjordeni. Kur qëlloi ky ushtar mbi ta atëherë në të njëjtën kohë të gjitha rojet e sigurimit të jashtëm qëlluan në ajër. Duke u ndodhur para këtij presioni të dënuarit tërhiqen dhe shkojnë e grumbullohen tek fusha e basketbollit poshtë depos private.

Për ngjarjen e ndodhur ishte njoftuar menjëherë Ministria e Brendshme dhe pritej që të vinin shokët e ministrisë e vepruar sipas porosive të tyre. Gjatë kohës që të dënuarit ishin të grumbulluar sipër godinave të banimit kishin marrë në depon private ushqime dhe tesha dhe pikërisht i dënuari Tom Ndoj veshi kostumin që kishte në depo, kurse i dënuari Nikoll Prenga i dha atij një këmishë të bardhe që kishte duke i thënë se kjo “o vishet sot, o kurrë”.

Me ardhjen e shokëve të ministrisë ku erdhi njëri nga zvministrat me drejtorin e drejtorisë së zbatimit të vendimeve penale dhe dy sampista, të cilët u dhanë urdhër të dënuarve të dorëzoheshin brenda 5 minutave.

Të dënuarit duke parë përforcimet e ardhura nga dega e punëve të brendshme Pukë me anë të forcave të ndjekjes dhe helikopterin që bënte xhiro rreth repartit të riedukimit u dorëzuan menjëherë, pa asnjë hezitim, duke kërkuar të mos i linin në repartin e riedukimit.

Në bazë të veprimeve të kryera prej tyre të gjithë pjesëmarrësit u arrestuan dhe dërguan në degën e punëve të brendshme Pukë.

Në këtë ngjarje u implikuan 38 të dënuar, 24 prej tyre u ndaluan që atë ditë, kurse të tjerë u transferuar në reparte të tjera. Pjesëmarrësit e kësaj ngjarje ishin; Sokol Sokoli, në përpunim aktiv 2/A për tendencë arratisje, Sokol Progri, në përpunim aktiv 2/A për tendencë arratisje, Vllasi Koçi, në përpunim aktiv 2/A për tendencë arratisje, Kostandin Gjordeni, në përpunim aktiv 2/A për tendencë arratisje, Agim Karameta, në përpunim aktiv 2/A për tendencë arratisje, Petrit Moriseni, Haxhi Baxhinovski, Lazër Shkëmbi, Lush Bushgjoka, Tom Ndoj e Martin Leka, kishin nga një të dhënë për tendencë arratisje, kurse të dënuarit e tjerë ishin Nikoll Prenga, i ridënuar, Kol Shkëmbi, i ridënuar; Ndue Kola, Hysen Tabaku, Edmond Mustafaraj, Dedë Martini, Bajram Vuthaj, Xhemal Tota, Dedë Nimani, Mark Ndoci, Ramazan Spahiu, Martin Pjetri e Ndue Pisha.

Të dënuarit e tjerë që u implikuan në ngjarje dhe u hoqën nga reparti i riedukimit ishin: Dalim Zhavoli, bashkëpunëtor, Drago Vojusheviç në 2/A si agjent i mundshëm i zbulimit jugosllav, Sandër Sokoli në 2/A për agjitacion e propagandë, Anastas Dhami në 2/A për tendencë arratisje, Roland Tole, Sali Gasa, Ilirjan Manushi, Agron Hoxha, Hajredin Fratari, Lulash Bushgjoka, Xhemal Mustafaraj, Çajup Bejko, Nuredin Skrapari dhe Veis Ceci.

Nga hetimet që u bëmë me personat që u ndaluan në degën e punëve të brendshme mbas dy ditësh u konkluduan që të arrastoheshin vetëm 12 kryesorët që muorën pjesë në këtë revoltë dhe pikërsht u arrastuan personat e poshtëshënuar; Sokol Sokoli, Sokol Progri, Martin Leka, Tom Ndoj, Vllasi Koçi, Kostandin Gjordeni, Bajram Vuthaj, Haxhi Baxhinovski, Lush Bushgjoka, Lazër Shkëmbi, Ndue Pisha e Hysen Tabaku.

Gjatë hetimit disa të arrestuar si Kostandin Gjordeni, Ndue Pisha e Agim Karameta pranuan se kishin biseduar për arratisje, kurse në gjykimin e çështjes nuk pranuan. Në përfundim të hetimit të gjykimit të çështjes pjesëmarrësit në revoltë u dënuan: Sokol Sokoli e Tom Ndoja me pushkatim; Sokol Progri e Vllasi Koçi me 25 vjet heqje lirie, Martin Leka me 16 vjet heqje lirie, Kostandin Gjordeni me 15 vjet heqje lirie, Haxhi Baxhinovski e Bajram Vuthaj me 18 vjet heqje lirie, Ndue Pisha me 25 vjet heqje lirie, Lush Bushgjoka me 13 vjet heqje lirie, Lazër Shkëmbi me 12 vjet heqje lirie dhe Hysen Tabaku me 11 vjet heqje lirie, si pjesëmarrës në organizatë terroriste.” /kujto.al

Kategori
Uncategorized

Bujar Nishani.Nëse……Bamiri do të ishte harruar në politikë e do të gjezdiste sot me vulën e veterinerit në dorë nëpër thertoret e Tiranës.

Nëse nuk do të ishin ato sakrifica të mëdha të miat përballë kërcënimeve të pushtetit të kohës dhe kalimi i netëve përgjatë një jave, i mbyllur në ambientet e gjimnazit “Çajupi” për të ruajtur të paprekura kutitë e votimi, Bamiri nuk do mund të ishte bërë dot deputet me ato (72) vota avantazh që kishte mbi kandidaten socialiste. 

Demokratët e kujtojnë fare mirë betejën e pabarabartë që bëmë deri në Gjykatën Kushtetuese ku fituam përfundimisht mandatin për Bamirin. Nëse nuk do të ishte futur në Parlament në vitin 2001, Bamiri do të ishte harruar në politikë e do të gjezdiste sot me vulën e veterinerit në dorë nëpër thertoret e Tiranës. 

Nuk ka vlerë të shpjegosh sot pse u bë Bamiri, President Republike!

Nuk kam dashur kurrë t’i përgjigjem, por sot po iu tregoj Bamir Topin e vërtetë!

Nga Bujar Nishani –

Nuk kam preferuar kurrë t’i kundërpërgjigjem provokimeve dhe sulmeve të ndërsyera të Bamir Topit vetëm për një arsye. Duke e njohur mirë atë njeri, që për shkak të kompleksit të thellë të inferioritetit që e karakterizon, është përpjekur gjithë jetën e tij vegjetative të ndërtojë kontraste haluçinante me të tjerët që e mundonin me qënien e tyre.

Nuk i jam kundërpërgjigjur Bamirit kur si i vetmi ish-President keqpërdorej nga Edi Rama për të sulmuar Presidentin në detyrë. Jo pse këtë mision e merrte vetëm ky ndër të gjithë ish Presidentët e vendit, por për një arsye fare të thjeshtë. Kisha parasysh nivelin që përfaqësonte Edi Rama, imagjino pastaj një bufon që përdorej nga Rama.

Nuk kam reaguar as kur mora detyrën e Presidentit të Republikës dhe u skandalizova kur e gjeta institucionin më të lartë të Shtetit Shqiptar të kthyer në një vend ku kalbeshin mbeturina të hedhura prej vitesh e ku vendi më i investuar ishte kuzhina e gatimit dhe menca e ngrënies. 

Në fakt nuk mund ta mendoja më parë se si zyra e Kryetarit të Shtetit të kthehej në kuzhinë gatimi e ngrënie. 

Natyrisht që e ktheva urgjentisht atë ambient në një bibliotekë e dhomë për median dhe të gjithë ambientin e Presidencës në një vend dinjitoz për shtetin e qytetarët.

Tashmë Bamiri më paska bërë edhe pompist karburanti !!! 

Të punosh pompist nuk është ndonjë gjë e keqe aspak. Kam respektin dhe nderimin tim më të madh për të gjithë ata shqiptarë të ndershëm që bëjnë atë punë. Ajo është shumë më e ndershme se sa p.sh. t’i ushqesh fëmijët me paratë që iu merr si gjoba gjyqtarëve e prokurorëve. 

Por mua nuk më është dashur të punoj kurrë si pompist. Nëse do ta kisha të nevojshme atë punë, do ta bëja pa asnjë problem. Në fakt mua më është dashur të punoj në sektorin privat si administrator në tre biznese të ndryshme, për disa vite, pasi megjithëse kisha vetëm një vit kur isha kthyer nga studimet pasuniversitare në një prej akademive më prestigjoze në Kaliforni të SHBA, u pushova nga puna në Ministrinë e Mbrojtjes dhe u largova nga Forcat e Armatosura prej ish-enveristëve të Shkollës së Bashkuar që u rikthyen në krye të asaj ministrie dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në shtatorin e vitit 1997. 

Kjo periudhë më ndihmoi të diplomohesha më pas edhe në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.

Nuk ia vlen t’i përgjigjesh gënjeshtrave ordinere të Bamirit që sipas tij më paska futur në PD duke më propozuar për Sekretar të PD për Tiranën. 

Në fakt ky nuk e ka njohur dhe nuk ka ditur kurrë se çfarë bëhej në Partinë Demokratike.

Përpara se të zgjidhesha Sekretar i Përgjithshëm për Tiranën e përpara se të drejtoja komisionin që bëri Bamirin deputet, unë isha zgjedhur kryetar i degës 3 për Tiranën.  Ishte ajo gara ime e parë brenda PD, madje duke fituar edhe përballë kandidatësh që atë kohë ishin personalitete të rëndësishme të PD.

Në fakt, nëse ka një kontribut për karrierën e tjetrit në politikë, ai është i imi. 

Nëse nuk do të ishin ato sakrifica të mëdha të miat përballë kërcënimeve të pushtetit të kohës dhe kalimi i netëve përgjatë një jave, i mbyllur në ambientet e gjimnazit “Çajupi” për të ruajtur të paprekura kutitë e votimi, Bamiri nuk do mund të ishte bërë dot deputet me ato (72) vota avantazh që kishte mbi kandidaten socialiste. 

Demokratët e kujtojnë fare mirë betejën e pabarabartë që bëmë deri në Gjykatën Kushtetuese ku fituam përfundimisht mandatin për Bamirin. Nëse nuk do të ishte futur në Parlament në vitin 2001, Bamiri do të ishte harruar në politikë e do të gjezdiste sot me vulën e veterinerit në dorë nëpër thertoret e Tiranës. 

Nuk ka vlerë të shpjegosh sot pse u bë Bamiri, President Republike!

Bamiri as e ka kuptuar e as e kupton dot as sot. 

Dështimi i zgjedhjes së Presidentit në atë periudhë shpërndante Parlamentin dhe e çonte vendin 3 herë në zgjedhje të reja parlamentare. 

Shqipëria ishte në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe përballë përpjekjeve të faktorëve anti NATO për ta stopuar proçesin e anëtarësimeve në Ballkan ne nuk do lejonim këtë skenar. 

Duke qenë Ministër i Brendëshëm në atë kohe dhe informacionin që disponoja për influencat e huaja, kam mbajtur vetëm një fjalë në mbledhjen e grupit parlamentar. 

I jam drejtuar drejt Bamirit duke i thënë : “Nëse ti i ke votat (84) për t’u zgjedhur President, neve na ke të gjithëve në rrjesht pas teje, por nëse ti e çon Parlamentin drejt shpërndarjes dhe vendin në zgjedhje të parakohëshme tre herë rradhazi, duhet të marrësh përgjegjësi politike personale!” 

U tmerrua nga kjo që i thashë, u ngrit në këmbë dhe tha se votat duhet t’i gjente Sali Berisha dhe jo ai. 

Ne fakt duheshin një duzinë votash nga socialistët për të kaluar situatën e për këtë duhej kandidat dikush që ishte “as mish e as peshk” që të mos viheshin në pozitë shumë të rëndë ata socialistë, që do të votonin kandidatin tonë për President.

Ky ishte Bamiri. 

Kur e kam njohur, fillimisht më vinte keq dhe nuk e kuptoja se përse elita e partisë e përbuzte dhe nuk e afronte. Rrinte gjithmonë i vetmuar tek një kioskë përballë selisë së PD.  Më merrte në telefon dhe fillimisht shkoja t’i bëja shoqëri. Kur pashë se rrinte aty veç të hante një pjatë me paçe e një tas me pilaf dhe largohej pa paguar, m’u pështiros.  Pronarët e lokalit mund t’ia kishin ofruar “privilegjin” e paçes dhe pilafit falas, por unë nuk e “gëlltisja” dot atë sjellje. 

Ndaj nuk ia vlente që unë t’i kundërvihesha një njeriu që kishte veç tre karakteristika: gënjeshtar, burracak dhe qelepirxhi.  Këto janë në fakt karakteristikat e një individi me kompleksin e fortë të inferioritetit, të cilit sot nuk i afrohen as vëllezërit e tij.

Syri.net

Kategori
Uncategorized

25 Maji po vjen… Ju vendosni.

Dritan Kaba.

Sot Rilindja i gostiti shqiptaret me 300 milione euro! 120 Becchetti dhe 180 koncensioni Tirane-Durres!

Çdo shqiptar nga 0 deri mbi 100 vjeç iu moren nga xhepi 170 mije leke. Nje familje me 4 veta sot hyri ne borxh per qejfet e Edi Rames dhe familjes se tij plot 680 mije leke.

E gjithe vemendja eshte per ju dhe ne xhepat tuaj!

25 maji po vjen. Ose merrni pjese ne proteste ose mbani rradhen tek trau i ri te shkundni xhepat!

Ju vendosni!

Kategori
Uncategorized

Miku im Borchardt, si të përdorën kështu?

Nga Besnik Mustafaj

Shkas për këtë shkrim u bë telefonata e një miku të vjetër, anëtar i Parlamentit Europian prej shumë vitesh. Ai ka mbajtur disa herë edhe poste ministrore në një nga vendet e mëdha të Bashkimit Europian. Miku im ishte i shqetësuar për kërcënimin ndaj ambasadorit të OSBE-së dhe po më kërkonte që unë të përcillja në rrugë informale këshillën e tij për drejtuesit e Partisë Demokratike, me qëllim që ata të dënonin hapur dhe pa vonesë këtë akt jo vetëm të shëmtuar, por edhe të dëmshëm për imazhin e opozitës.

– Po çfarë i kanë thënë? Si e kanë kërcënuar? – e pyeta unë.

Pa hyrë në hollësitë e bisedës sonë, miku im nuk dinte asgjë konkrete lidhur me përmbajtjen e këtij kërcënimi. Ai dinte vetëm se ambasadori i OSBE-së në Tiranë është kërcënuar, njoftim që e kishte marrë nga burime zyrtare brenda Parlamentit Europian. Unë i tregova pa shtuar as hequr asnjë fjalë çfarë kishte ndodhur. Madje i nisa edhe me Watsapp fotografinë e murit të pallatit ku jeton ambasadori, në hyrje të të cilit ishte shkruar “Ambassador Borchardt, shame on you”. (Ambasadori Borchardt, turp për ju!)

– Vetëm kaq është? – më pyeti ai. – Nuk ka diçka tjetër?

– Vetëm kaq. Nuk ka asgjë tjetër.

Pastaj, me dëshirën për ta kuptuar më thellë çështjen, miku im më pyeti nëse në kulturën tradicionale shqiptare damkosja me “turp” nxiste ndjenja urrejtje, të cilat sigurisht do të linin vend për ta menduar kërcënimin.

Një pyetje e tillë në gojën e mikut tim vinte pse ai, me aq tekst sa kishte ngjarja, nuk po e shihte ku ishte kërcënimi në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. I shpjegova se edhe në kulturën tradicionale shqiptare, një vlerësim i tillë nuk shkonte përtej një degradimi moral të njeriut. Aq më pak mund të përbëjë kërcënim sot, kur turpi i burrit është bërë një shfaqje banale në shoqëri. Turpi ka rëndësi vetëm atje ku nderi ka rëndësi. Pra, turpi në Shqipëri e ka humbur vlerën si emocion, sepse vetë nderi në thelbin e tij e ka humbur rëndësinë.

Me Bernd Borchardt jemi miq qysh në fillim të viteve 2000, kur ai erdhi në Tiranë si ambasador i Gjermanisë. Pas përfundimit të mandatit këtu, ai shkoi në Kosovë për të drejtuar Eulex. Jemi takuar po ashtu edhe në Prishtinë, kur unë isha Ministër i Jashtëm. Dhe kjo miqësi vazhdon me kthimin e tij në Tiranë, në krye të zyrës së OSBE-së. Shihemi herë pas here për kafe. Kam qenë i ftuar për darkë edhe në shtëpinë e tij. Po i përmend këto fakte për të pohuar vlerësimin tim për të si njeri dhe si diplomat. Me kaq sa e njoh, mbetem i bindur se ai e ka kuptuar shumë mirë që fjala e shkruar në hyrje të pallatit, ku ai banon, nuk përmban ndonjë kërcënim. Rrjedhimisht, mbetem i çuditur si pranoi ai të marrë rolin e një viktime të paqenë, duke u bërë protagonist deklaratash deri në nivelin më të lartë të diplomacisë evropiane, shoqëruar kjo edhe me teatrin e rojave që nxitoi t’i vinte qeveria e Ramës për ta marrë në mbrojtje, pra, për ta bërë edhe më të dukshëm kërcënimin që rëndonte mbi të.

Unë do ta kuptoja që ambasadori Borchardt të ndjehej i fyer dhe ta shprehte me plot zërin indinjatën e tij. Jo thjesht për solidaritet prej miku, por për parim do t’i bashkohesha në shprehjen e kësaj indinjate. Sepse ajo fjalë është një akt etik i papranueshëm nga ana e atij që e ka shkruar edhe shpresoj të mos përsëritet kurrë më ndaj një diplomati të huaj në Tiranë. Ma merr mendja se ambasadori Borchardt do të dilte shumë më i larë nëse këtë ngjarje të vogël, do ta trajtonte natyrshëm si një fyerje personale, morale, siç edhe është në të vërtetë. Konventat ndërkombëtare, në të cilat aderon edhe Republika e Shqipërisë, nuk i marrin në mbrojtje diplomatët kundrejt vlerësimeve morale, qofshin ato edhe padrejtësisht degraduese. Nga ana tjetër, duke e mbajtur incidentin brenda caqeve banale të përmbajtjes së tij, ambasadori Borchardt do t’i kishte hequr Kryeministrit Rama mundësinë për ta bërë manipulimin e tij të radhës me faktet, siç e bëri, duke dërguar skuadrën me roja. Në fjalë të fundit, me dëshirën apo pa dëshirën e tij, ambasadori i OSBE-së u përdor në këtë rast nga Kryeministri i Shqipërisë.

Rojet përreth banesës, zyrës apo çdo vendi ku gjendet ambasadori, për sytë e të huajve janë sot treguesi më domethënës për pasigurinë që sundon në vend. Përfshirja e këtij incidenti në raportet ndërkombëtare e prish imazhin e Shqipërisë shumë më tepër edhe se vjedhja e miliona eurove në pistën e aeroportit apo vrasjet për larje hesapesh midis bandave në Vlorë apo në Shkodër. E kam fjalën për imazhin që ndikon në udhëtimin e të huajve drejt Shqipërisë, kryesisht si turistë. Kërcënimi i një ambasadori nxjerr në pah pikërisht atë pasiguri, nga e cila tremben të huajt. Kryeministri ynë as që i mendon gjërat nga kjo anë. Ai madje gëzohet kur i jepet rasti të hedhë baltë mbi opozitën. Kështu veproi edhe kësaj here. Pa bërë asnjë hetim, ai nxitoi të niste drejt Brukselit, Vjenës apo Strasburgut mesazhe, ku fajësonte opozitën si kërcënuese të ambasadorit. Është pikërisht ky kryeministër, i cili ankohet kundër atyre që shajnë Shqipërinë në gjuhë të huaj.

Nga ana e saj opozita iu përgjigj në të njëjtën mënyrë. Domethënë, pa asnjë profesionalizëm. Ajo akuzoi Ramën si porositës të “kërcënimit”, me qëllim për t’i kthyer aleatët europianë kundër saj (opozitës). Pra, de facto e pranoi se ambasadori ishte kërcënuar. Sigurisht që as Partia Demokratike nuk bëri ndonjë hetim për të arritur në këtë përfundim mbi fajësinë. Por ajo ndoqi rrugën e Ramës: shpifjes iu përgjigj me shpifje, duke përforcuar kështu tek “aleatët europianë” bindjen se, pavarësisht të vërtetës rreth fajtorit, ambasadori ishte kërcënuar. Opozitës do t’i mjaftonte një distancim nga ky akt, duke kërkuar një hetim serioz për përgjegjësit. Dhe, po t’ia thoshte zemra, le t’i shprehte ambasadorit mbështetjen e vet për të kryer detyrën. Nuk nevojitej asgjë më tepër./Panorama/

Kategori
Uncategorized

Arben Malaj: Veliaj, ky arrogant që bëri tre dasma me paratë e fiqve…

“ Nuk kam parë politikan të majtë të thotë qe shisja fiq,  dhe të bëj dasmë në kala, madje dy dasma”.

Arben Malaj ka qenë për disa kohë këshilltar i kryebashkiakut aktual të Tiranës. Por gjerat kanë ndryshuar dhe po të krijoheshin mundësitë politike, ai do të donte ta sfidonte atë, ose më shumë modelin e tij socio-ekonomik për Tiranën.

Ai e gjykon qeverisjen e Veliajt si “ arrogante” dhe kjo ka qenë përplasja kryesore që i ka larguar.

“Unë pranova të jem këshilltar i tij, por ishte kërkesë e tij, edhe pse kisha të drejtën morale që të mos bashkëpunoja me atë njeri”, thotë Malaj, pa dhënë shumë detaje.

Por konkretisht çfarë ndodhi? “Duhet të qeverisim me zemër dhe jo me gjoba. Ekonomia zhvillohet duke ndihmuar biznesin, edhe të kalojë nga ekonomia informale tek ajo formale.  Nuk qeveriset me këtë llojë arrogance”.

Një kandidaturë teorike e Malajt përballë Veliajt do të pengonte Veliajn në figurën e tij si pasues i Edi Ramës? “ nuk më pëlqen fjala pengim, thjesht konkurrim” thotë ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, por shton se Veliaj “ me këtë model qeverisje po pengon veten”.

 Sfida e tij ndaj Veliajt, konceptuale akoma më shumë sesa e kapshme, duket e strukturuar

 

“Unë atij i dal përballë, i them direkt gjerat që nuk shkojnë.  Unë nuk bëj debat prapa shpine, nuk bëj shpifje të parafabrikuara si Mjafti, që sillte gomarin përballë Ministrisë”, shton ai.

Dhe shkon gjithmonë e më në detaj. “ nuk kam parë politikan të majtë të thotë qe shisja fiq,  dhe të bëj dasmë në kala, madje dy dasma.  Është habitur edhe Rexhep Qosja. Të kisha qenë unë ministri i çështjeve sociale të një vendi të varfër, dasmën do ta bëja vetëm me familjarët, dhe me pas do të merresha me varfërinë e vendit”, thumboi Malaj.

Kategori
Uncategorized

Jepi gaz Llesh, veç kujdes, do shëtisësh edhe ti një ditë në Tiranë.

Na ndau gazi lotsjellës…

Nga Ylli Dylgjeri/

Kishte kapërcyer ora 24.00 e natës së mbrëmshme. Takoj rastësisht në bllok ish Ministrin e Rendit Luan Rama të vitit 2003… Kohë kur Ai ishte Ministër e unë Sekretar i Përgjithshëm i Rendit. Pasi u përshëndetëm vendosëm të shëtisim në atë orë të vonë. Biseda u ndal për ngjarjen e ditës, Protestën. Protestë që ende po vijonte në ato çaste te Drejtoria e Policisë së Tiranës, për ndalim e Sahit Dollapit.

E pyes Luanin:

A përdorëm ndonjëherë në kohën e drejtimit tonë gaz, se nuk po më kujtohet?

Jo – tha prerë Luani. Oso kohe ne nuk kishim gaz. Por të kishim Ty, që na mbysje me gaz humori…

Kështu vazhduam ecjen dhe këmbët na çuan

në krye të rrugës që ndërpret Bllokun me Unazën… te kinema Agimi. Por aty na ndodhi

e pa pritura…Një valë gazi helmues na zuri fytin, na lotoi sytë, aq sa nuk pashë më ku ika

e ku më çuan këmbët. Frymarja mu morr, lotët më mbuluan deri në vjellje. Nuk e pashë më kolegun në krah se ku ishte…kishim humbur njëri- tjetrin, që se humbëm kurrë asnjë çast

kur drejtonim Ministrinë e Rendit të viteve 2003. Na ndau gazi helmues…

Jemi në vitin 2019.Ministër i Brëndshëm është ushtaraku Sandër Lleshi. Jepi gaz Llesh!

Por vetëm Kujdes! Do të shëtisësh një ditë në Tiranë.

https://www.syri.net/politike/252398/na-ndau-gazi-lotsjelles-dylgjeri-frymarja-mu-morr-lotet-me-mbuluan-deri-ne-vjellje/

Kategori
Uncategorized

Nga hyzmeqar te familja Cakrani, deputet në Kuvendin Popullor

Nga Kastriot Dervishi

Fotografinë e kandidatit për deputet të huazuar nga pamjet e piratëve që mbulojnë njërin sy, e shoqëronte një biografi prezantuese shumë qesharake. Kryetari i kooperativës bujqësore Cakran ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e Kuvendit Popullor. Ishte koha e përmbysjeve. Njerëzit e shkolluar ishin futur në burg dhe të palexuarit kishin marrë pushtetin, fatet e atdheut. Ishte koha kur të ishe nga “familje e varfër fshatare” ishte nder i madh. Kështu, pas pjesëmarrjes fakultative në çetën territoriale, hyzmeqari Dane Feçori në maj 1944 doli malit partizan. Në vitin 1950, kjo fletëpalosje biografike i prezantohej tok me arritjet kooperativiste, popullit të Mallakstrës. Ky ishte pushteti popullor.

Kategori
Uncategorized

“Lagjja luksoze e hajdutëve të politikës”.

“Vilat e bardha të oligarkëve”, si thesi i qymyrit:

“Sa më shumë t’i shkundësh aq më shumë pluhur të zi nxjerrin”.

E Musai/

Hetim blerësve te blloku i vilave të bardha, fituar me miliarda “të zeza” me çmime nga 500 mijë euro deri në 1.5 milion euro me mobilim. Shumica e tyre ish-deputetë, ministra, ambasadorë, moderatorë dhe opinionistë të medias, dashnore shtetarësh, prokurorë, gjyqtarë, doganierë, tatimorë, kryepolicë, kriminelë, trafikant droge, armësh e femrash etj

Nga Gazeta Telegraf –

“Vilat e bardha të oligarkëve”, si thesi i qymyrit: “Sa më shumë t’i shkundësh aq më shumë pluhur të zi nxjerrin”. Hetim blerësve te blloku i vilave të bardha, fituar me miliarda “të zeza” me çmime nga 500 mijë euro deri në 1.5 milion euro me mobilim. Shumica e tyre ish-deputetë, ministra, ambasadorë, moderatorë dhe opinionistë të medias, dashnore shtetarësh, prokurorë, gjyqtarë, doganierë, tatimorë, kryepolicë, kriminelë, trafikant droge, armësh e femrash etj

Përgatiti: E.MUSAI

“Vilat e bardha të oligarkëve”, si thesi i qymyrit: “Sa më shumë t’i shkundësh aq më shumë nxjerrin pluhur të zi “

“Lagja e hajdutëve të politikës”, blloku i 122 vilave të bardha, blerë me miliarda “të zeza”

Në rrugën që lidh Kryeqytetin me Elbasanin në të dalë të një supermarketit ose e thënë më thjesht vetëm 4 kilometra larg Tiranës në Petrelë, paralel me rrugën, ku ministra, drejtorë dhe kryeministra vodhën dhe vazhdojnë të vjedhin mbi 90 milionë euro ngrihen vilat e oligarkëve të rinj të Ballkanit, të cilët u paralajmëruan edhe nga ish-kreu i DASH, Xhon Kerri vite më parë në takimin e Berlinit. Miliarderët e rinj apo pasanikët u bënë të tillë me lekë krimi e korrupsioni shtetëror. Një pjesë e mirë e tyre rezultojnë të lidhur me botën e mafies. Ata kanë krijuar një bllok banimi me vila luksi, ku janë bashkuar e jetojnë pa pikë morali. Agallarët dhe shërbestarët e tyre, të çdo lloji, ngjyre politike e mëkatesh hyjnë e dalin si diversantë në Tiranë, duke e përdorur kryeqytetin si vend pazaresh apo si “kazino” ku bëjnë miliarda dhe pas saj struken në vilat katran të zi, por të lyera me të bardhë . Janë 122 vila të bardha, me sipërfaqe nga 350 m2, në mbi 600 m2, të blera me miliarda të zeza, prej deputetësh, ministrash, ambasadorësh, moderatorësh televizivë, opinionistë të medias, dashnore shtetarësh, prokurorë, gjyqtarë, krye-doganierë e krye-tatimorë, kryepolicë, kriminelë, trafikantë droge, armësh e femrash etj. Madje në to nuk mungojnë edhe vila diplomatësh të shumëpërfolur, por që edhe ata i mbajnë të kyçura hetimet, pasi janë pjellë e të njëjtit soj dhe të njëjtit sekt që i trullosi, dhe u shpëlau trurin për t’i emëruar në krye të shqiptarëve. E ndërsa këta batakçinj dhe kokë palarë, këta zhulanjosë dhe perversë mbyllen në dhomat e zeza, madje më të zeza se qymyri, ndërsa populli po dergjet rrugëve të Shqipërisë dhe rrugëve të botës për një copë bukë. Fermerët po piqen si zhapiku në sera dhe ara dhe në fund produktet e tyre po kalben dhe po hidhen në rrugë, sepse këta qymyrzinj të vilave të bardha, sjellin mallra ushqimorë, bujqësorë, blegtoralë, industrialë nga çdo cep i botës me çmime qesharake, pasi shumica e këtyre produkteve janë të skaduara dhe me elemente toksikë dhe kancerozë. Oligarkët e vilave kanë gjetur marifete që t’i fusin këto mallra me doganë të ulët apo edhe pa doganë, ndërkohë që rrisin taksat për fermerët, tregtarët dhe investitorët e fabrikave shqiptare. Ndaj ai që po e vuan dhe po heq te zinjtë e ullirit është populli fukara. Miliarderët e vilave kanë në gjirin e tyre shtetarët dhe drejtuesit e lartë që urdhërojnë hedhjen e gazit helmues dhe toksik në rrugët dhe rrugicat e Tiranës, duke helmuar qytetarët pa dallim moshe, pasi për veten dhe fëmijët e tyre thithin ajrin e freskët dhe plot oksigjen të malit të Dajtit. Pjesa dërmuese e tyre janë lidhur me trafikantët e drogës, që po helmojnë dhe drogojnë nxënësit, por për vete fëmijët i kanë në shkollat luksoze në vendet perëndimore, sipas http://www.shqiptari.net Blloqet e banimit, me sipërfaqe 226 mijë m2, nga të cilat 79 mijë m2 janë vila, është pagëzuar me emrin “Lagja e hajdutëve të politikës” dhe me plot të drejtë, mbasi çmimi më i ulët i një vile është 500 mijë euro, e deklaruar zyrtarisht. Sipas burimeve konfeidenciale, ka nga ata që i kanë paguar edhe një pjesë të shumës së parave në cash, pasi nuk e justifikojnë dot gjithë shumën që paguajnë për të blerë vilën në vlerën reale. Prandaj ka nga ata që deklarojnë 2 -3 fishin çmimin e blerjes së këtyre vilave, sikurse ishte edhe rasti që u përfol publikisht për blerjen e një vile nga një ambasadë, ku kishte diferencë të madhe në shumën e blerjes nga vlera e vërtetë e vilës. Këtu, nuk flasim për shumat e mëdha, që janë shpenzuar për mobilimin e brendshëm të këtyre vilave, që mund të ofrohet edhe me vlerën e blerjes.  Ndaj detyra e parë e shtetit të ri anti-oligark është transparenca e parave të këtyre personave që kanë blerë vila, ku i gjetën, sa kanë raportuar, të bëhen bilancet deri në qindarkën e fundit në lidhje me ato çfarë kanë deklaruar që nga dita e parë e karrierës dhe “bizneseve” të tyre.

I madhi Ali Asllani do të thoshte:

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,

dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’

Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi

që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

 

Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,

më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”

Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,

sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!

As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…

Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,

të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!

Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,

gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: ‘peqe, lepe!’

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,

ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!

Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarëve,

koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqiptarëve!

http://telegraf.al/sociale/lagjja-luksoze-e-hajduteve-te-politikes/

Kategori
Uncategorized

Nexhmije Hoxha vetëm një herë ka qenë fashiste, dajën vetëm një herë e kishte ballist.

Fletëanketa e neofashistes Nexhmije Xhuglini në vitin 1941 dhe faksimile e fjalës së E.Hoxhës në vitin 1952

Nga Kastriot Dervishi

Nuk mund të ishte jashtë gjoja debatit për luftën shefja e agjitacionit komunist, udhëheqësja morale e shpirtërore e çdo kalbësire komuniste, Nexhmije Hoxha. Në llogoren e kuqe, ajo nxori kryet duke dhënë alarmin se po ngjallej “neofashizmi”. Pavarësisht se fashizmi ka ngordhur në Itali, andej ku lindi dhe ku shoqja Nexhmije si fashisto-komuniste ka dhënë kontributin e vet, ajo kërkon “ta mbajë gjallë” vetëm në Shqipëri. Sipas gjuhës tejet demode të komunistëve, “neofashizëm” sot quhet çdo kundërshti komuniste, apo veçanërisht ai i evidentimit të krimeve të komunizmit. Nëse fashizmi qëndroi në Shqipëri për 4 vjet, në vitet 1939-1943, komunizmi i burrit të Nexhmijes qeverisi për 46 vjet. Nuk la familja shqiptari pa trazuar, pa i vjedhur pasurinë, pronën, lirinë, etj. Nuk la brez pa trazuar. Me triska e me gjak e nisën dhe me triska e me gjak e bitisën. Nuk ka të krahasuar për nga gjenocidi me asnjë rend e pushtues tjetër që ka parë toka shqiptare. Nëse fashizmi i luftës do krahasohej me komunizmin e pasluftës, fashizmi do të dukej tejet human. Fashizmi nuk të përndiqte politikisht në bazë familje, nuk të merrte pronën dhe të jepte mundësinë të udhëtoje lirisht. Komunisti i burrit të Nexhmijes, të vriste, të internonte familjen, të përndiqte brez pas brezi, të mohonte shkollën, punën, banesën, pronën, lirinë e lëvizjes, etj. Pra shiheni cili ishte fashizmi i vërtetë i Shqipërisë. Nexhmije Hoxha në fakt ka bërë pjesë në “forumin rinor fashist” (GLA). E ka pranuar vetë dhe bashkëshorti i saj. Jo vetëm në dokumentet që mbante partia për të, por edhe në diskutimet me rastin e kongresit të dytë, këto fakte vërtetohen kollaj fare. Tani për çfarë neofashistësh flet fashisto-komunistja Nexhmije Hoxha? Për çfarë ballistësh flet ekipi i saj, kur kjo edhe dajën e ka pasur ballist dhe ia kanë vrarë komunistët? E bukura është se si Enveri, si Nexhmija thonë se vetëm “një herë ka qenë fashiste” e përmendura. Po pse sa herë duhej të ishte kjo?

Deklarimi i Enver Hoxhës

Më 3 prill 1952 kur diskutoheshin kandidaturat në Komitetin Qendror të Partisë së Punës. Në këtë fjalë, Enver Hoxha thotë:

“Biografinë, shoqja Nexhmije e ka të mirë, vetëm një herë ka qenë në GLA. Rrjedh nga shtresë nëpunësi të ulët. Që kur ishte e re ka punuar kundra italianëve dhe bënte pjesë në grupin komunist të Shkodrës. Vazhdimisht ka punuar me rininë dhe gjatë kohës që është hedhur në ilegalitet ka punuar edhe në forume. Çështjet i kupton mirë, vetëm se duhet të bëjë më shumë përpjekje për ngritjen e saj dhe të punojë me më shumë vullnet se shumë herë i heq zvarrë çështjet. Asaj i duhet gjithashtu të përmirësojë edhe metodën e punës pse merret me shumë gjëra të vogla. Gabime në vijë nuk bën pse është edhe vigjilente. Një e metë e saj është se pak i ka ndihmuar vartësit e saj dhe shumë pak ka shkuar në terren. Ajo duhet të bëjë më shumë përpjekje për lartësimin e saj pse është në sektorin e agjitpropit dhe megjithatë dhe megjithatë nuk hap shumë libra me dorë dhe gjithnjë e sheh me shkresa. Kështu sigurisht që nuk mund të kalohet me njerëzit e agjitpropit. Këto të meta, ajo i ka, po ne mendojmë se i ka garancitë për të qenë në listë”.

Kategori
Uncategorized

‘Për të ardhur në pushtet Rama fshehu një dokument zyrtar’.

Rama po kontrollon në mënyrë absolute parlamentin.

Për të ardhur në pushtet në 2017, Rama fshehu një document zyrtar.

dosjet 339 dhe 184, të cilat duhet të hetohen.

Edi Rama sot kontrollon në mënyrë absolutete parlamentin.

Kontrollon statuset e Facebook,dhe kontrollon Gjykatën e lartë.

E gjitha kjo ka ndodhur për një arsye të të fshehtë.

Kur e thamë këtë në vitin 2017 nuk na e besuan dhe Edi Ramës i dhuruan pushtetin.

Me kriminelët Rama ndau tenderat, pushtetin dhe krimin e organizuar. Me ta Rama e kosideroi bazën e pushtetin me drogën, kanabisin drejt vendeve perëndimore.

Ndërsa Rama fshehu një dokument zyrtar që tregon se si erdhi në pushtet në 2017. Me ta Rama erdhi në krye, duke vjedhur vota, me krimin e organizuar.

Dosja 339 dhe 184 janë themeli që Rama ka organizuar këtë ngrehinë.

Duhet të shemben këto që të ndërtohet vendi. Ndaj që të hetosh 339 dhe 184 duhet gjykata, të cilën Rama po mundohet ta blejë.

Gjiknuri duhet të ishte i dënuar, Taulant Balla duhet të ishte i pandehur.

Ulsi Manja duhet të ishte në burg në rolin e tij në blerjen e Dibrës. Në këto zgjedhje ama po mundohet që kryetarët e bashkive të jenë në duart e tij dhe kriminelëve dhe jo qytetarëve, tha Basha.

Kategori
Uncategorized

Bushati sulmon Ramën: Si mund të krahasosh Kosovës me Greqinë …

Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën.

Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka konsideruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Berlini ishte i qartë, hartografët nuk e përcaktojnë kursin e historisë

Nga Ditmir Bushati –

Serbia dhe Kosova nuk kanë të njëjtën peshë për sa i përket subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar. Çdo proces, që mund të jetë i natyrshëm për sa i përket demarkimit të kufijve (siç ishte rasti me Malin e Zi), mund të bëhet vetëm pasi dy shtetet të njohin njëra-tjetrën dhe të pranojnë që të zbatojnë disa rregulla detyruese të së drejtës ndërkombëtare

‘Mjedisi i lirisë’, siç e përkufizonte Dean Acheson situatën e krijuar nga rendi i ri ndërkombëtar bazuar në vlerat e demokracisë liberale dhe respektin për pakicat është më i sfiduar se kurrë. Kriza e besimit po shfaq simptomat e saj me krizën ndaj multilateralizmit që po shoqërohet nga trysnia ndaj vlerave të demokracisë liberale, universalizimit të të drejtave të njeriut dhe banalizimi i gjuhës së urrejtjes.

Mjedisi i sigurisë është gjithashtu i brishtë, saqë është gjithnjë e më e vështirë të planifikosh zgjidhje mbi bazën e parimeve të gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare. Kjo situatë ka ndikimin e vet edhe në këtë kënd të Evropës, ku jemi ende larg pajtimit të mirëfilltë mes popujve e të menduarit bashkërisht për të ardhmen. E kaluara jo e largët e konflikteve politike, e kombinuar me mungesën e kulturës së shtetndërtimit demokratik dhe me një hendek të madh zhvillimor nga pjesa tjetër e Evropës vë përballë sfidave të pazakonta shoqëritë tona.

Në Ballkanin Perëndimor kemi tri lloj mosmarrëveshjesh, të cilat nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën. Natyra e parë e mosmarrëveshjeve e ka origjinën tek Lufta e Dytë Botërore, siç është për shembull rasti i Shqipërisë me Greqinë. Që nga Lufta e Dytë Botërore, Greqia ka vendosur një ligj luftë ndaj Shqipërisë, ligj që prodhon efekte edhe sot pavarësisht se të dyja vendet janë anëtare të NATO-s. Të dyja vendet po trajtojnë në një paketë çështje që burojnë që nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot.

Natyra e dytë e mosmarrëveshjeve e ka origjinën te shpërbërja e ish-Jugosllavisë, siç është për shembull rasti i Sllovenisë dhe Kroacisë; Kroacisë dhe Malit të Zi; Bosnjës dhe Serbisë; Kroacisë dhe Bosnjës, që kryesisht kanë lidhje me çështje kufitare dhe trajtimin e pasojave të luftës.

Natyra e tretë e mosmarrëveshjeve ka lidhje me subjektivitetin juridiko-ndërkombëtar, siç është rasti i Kosovës apo funksionaliteti i Bosnjë- Hercegovinës.

Henry Kissinger, në librin e tij ‘Rendi Botëror’ shpjegon se nuk duhet të ngatërrojmë dijen me përmbytjet informative e për më tepër me urtësinë. Dija kërkon fakte të verifikueshme që vijnë nga shembujt e praktikës. Urtësia kërkon eksperiencë dhe gjykim të kthjellët.

Këshilla e Kissingerit na ndihmon për t’i dhënë përgjigje edhe spekulimit për të barazuar mosmarrëveshjet ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë me ato mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria dhe Greqia janë të dyja subjekte të së drejtës ndërkombëtare, janë vende anëtare të OKB-së. Protokolli i Firences i 1925, i nënshkruar mes të dy vendeve nën garancinë e Fuqive të Mëdha të kohës përcakton pikën e nisjes se ku dhe se si palët mund të fillojnë delimitimin e hapësirës detare. Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të Konventës së OKB-së mbi të drejtën e detit (UNCLOS), e cila përcakton qartë metodat që palët zgjedhin për të kryer këtë proces. Kombinimi i këtyre metodave prodhon rezultatin final në praktikë.

Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën. Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka konsideruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Serbia dhe Kosova nuk kanë të njëjtën peshë për sa i përket subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar. Çdo proces, që mund të jetë i natyrshëm për sa i përket demarkimit të kufijve (siç ishte rasti me Malin e Zi), mund të bëhet vetëm pasi dy shtetet të njohin njëra-tjetrën dhe të pranojnë që të zbatojnë disa rregulla detyruese të së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj është e rëndësishme që kur analizojmë mënyrën se si konflikte të ndryshme mund të kthehen në mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet, duhet të kemi parasysh faktet e mirënjohura në aspektin historik dhe ato që na ofron e drejta ndërkombëtare.

Ndryshe nga sa më sipër, shoqërive tona gjatë vitit të fundit iu parashtruan idetë e hartografëve të shekullit XIX si ‘çelës magjik’ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Këto ide alarmuan thuajse të gjitha vendet e rajonit, udhëheqësit e të cilit vizituan menjëherë Berlinin për të shprehur pasigurinë nga pasojat që mund të sillte zbatimi i një projekti të tillë në praktikë. Është kjo arsyeja pse formati i nismës së fundit gjermano-franceze përfshiu në një takim të nivelit të lartë të gjitha vendet që lindën nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, plus Shqipërinë. Për pasojë, fokusi i takimit nuk ishte as procesi i zgjerimit në BE e as ecuria e agjendës zhvillimore të përvijuar në kuadër të Procesit të Berlinit, por siguria dhe stabiliteti rajonal.

Si për rastësi, ky takim u zhvillua në të njëjtën javë teksa 10 vendet e ish- bllokut komunist kremtuan 15-vjetorin e anëtarësimit në BE. Anëtarësimi i tyre në BE simbolizon ‘takimin e historisë me gjeografinë’ duke shënuar një arritje strategjike për procesin e papërfunduar të ribashkimit të kontinentit. Ndërsa mesazhi kryesor i takimit të Berlinit ishte pikërisht e kundërta e kësaj: që hartografët të mos përcaktojnë kursin e historisë.

/Autori është deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe ish-ministër i Jashtëm.

Shkrimi është botuar ekskluzivisht në gazetën ‘Koha Ditore’, Prishtinë

Kategori
Uncategorized

Profesori i njohur kosovar: Rusia po djeg Shqipërine nëpërmjet Ramës.

Profesori i njohur kosovar Milazim Krasniqi shkruan se “Pasi nuk arriti t’ia fusë flakën Kosovës, si pjesëtarë i komplotit me Vuçiqin, Edi Rama si duket ka vendosur t’ia futë flakën Shqipërisë.”

Ja reagimi i plotë i Milazim Krasniqit

Pasi nuk arriti t’ia fusë flakën Kosovës, si pjesëtarë i komplotit me Vuçiqin, Edi Rama si duket ka vendosur t’ia futë flakën Shqipërisë.

Pansllavizmit dhe Rusisë putiniane i nevojitet zjarri dikund në Ballkan.

Nuk pati sukses në Mal të Zi, dështoi në Maqedoni, gjasat janë që dështoi edhe në Kosovë, prandaj tash i është drejtuar Shqipërisë.

Pas brutalitetit të djeshëm policor, rreziku për një destabilizim të rëndë të Shqipërisë vërtet është i madh.

Kjo edhe për arsyen se bizantizmi në Shqipëri është shumë virulent.

Veç kujtojeni psikozën bizantiniste të vitit 1997!

Krasniqi thekson se “Pansllavizmit dhe Rusisë putiniane i nevojitet zjarri dikund në Ballkan.”

Kategori
Uncategorized

Ju luten xhelatë më buzëqeshni,nuk jam fotograf, jam thjesht vrasësi i juaj.

Sot kam deshire te sjell kete mbremje disa poezi te poetit, per mua me i madhi shqiptar, Jamarber Marko. ( Madu)

Mga Dritan Kaba/

Ju ftoj t’i lexoni ( Ne fakt jane vetem per ata qe i kuptojne.

(Beji share)

NE GJYQ

Ju lutem xhelatë

Më buzëqeshni.

Nuk jam fotograf

Jam thjesht

Vrasesi i juaj

Pa titull

Në udhë hapi do të jetë i imi

Në jetë fryma do të jetë e imja

Sa dëshirë

Në vdekje lulet t’i shpija vetë

# # #

Njoh një njeri

Që gjithmonë ka gabuar.

Njoh një njeri

Që gjithmone rrugën ka humbur.

Kur kthehej tek unë

E dënoja me një shpresë të re

# # #

Jua kam falur

Ditën kur më dënuat me vdekje.

Jua kam falur

Orën kur vuajta çmendurinë.

Jua kam falur

Minutën kur dashurova gënjeshtrën.

Do të hakmerrem për sekondën që më bëtë Zot

Kategori
Uncategorized

Sikur baba të ishte vrarë vetëm dy muaj më parë…ne do na…

SIKUR BABA…

Nga Agron Tufa/

Sikur baba të ishte vrarë vetëm dy muaj më parë… do të na kishin liruar… dhe motra ime Bardha do të jetonte. Por tim atë e vranë vetëm 6 ditë pas vdekjes së Bardhës.

Dhe mua më liruan. Inatin e kam pasë vetëm me babën. Babën s’e kam njohur kurrë, ndërsa Bardha e vogël 4 vjeçe, flokverdhë e sykaltër, si një engjëllushe, dha shpirt në prehërin tim. Po të mos vdiste Bardha nuk do ta merrja inat tim atë.

Por ai la ta vrisnin vetëm pasi Bardha kishte vdekur! Nuk ndreqej më asgjë. Të paktën të ngutej ta vrisnin më shpejt, para se Bardha të sëmurej. Do të na lironin dhe motra do të kishte shpëtuar. A e dinte baba, që Bardha lëngonte gjithë atij muaji? Nuk e di. Di vetëm që, për shkak të tij, na mbanin peng në atë kamp vdekjeje.

Bardha nuk e njihte babën. As unë. Pas vdekjes së mamit, aty, ajo më kishte vetëm mua: dhe nënë, dhe babë, dhe vëlla. Isha vetëm vetëm 9 vjeç . Nëntë. Paraditen e asaj dite isha nëntë… kur u zvarris gjer te unë dhe më tha me një zë të mekët: “Vlau, bëje prehërin…

Tani do vë kokën aty dhe do vdes”. “Joo! Ti do flesh”, i thashë. Ajo u mblodh kruspull, e zhyti kokën në prehërin tim dhe ra në gjumë të thellë. Dhe nuk u zgjua më…

Kategori
Uncategorized

Nuk burgosen mjekët, o të mjerë!

Nuk burgosen mjekët, o të mjerë!

Nga Edvin Prifti –

Dr. Enes Hafizi, eshte arrestuar dhe ndodhet ne burg. Kjo mu tha rastesisht dje ne oren 23.30 nga nje person shume i njohur i mas medias shqiptare, i cili interesohej per nje pacient qe une sapo e kisha operuar.

U preka tej mase! U indinjova dhe u lemerisa per cfare ky vend ka prodhuar. Nuk e njoh dr. Hafizin por kam degjuar vetem fjale pozitive per te. Baba i tre femijeve dhe mjek ne nje specialitet te veshtire. Nuk dua fare te gjykoj aktin apo ngjarjen e provokuar apo jo e cila na u ekspozua.

Por ama jam ne gjendje te gjykoj kur nje shoqeri e mbushur me krime nga me makabre te cilat nuk kane autore, kur degjojme me qindra raste te tjera qe arrestohen edhe pse dy vjet me pare jane denuar me dhjetra vjet burg, kur degjojme te shumekerkuar qe mbeten tejet te kerkuar dhe kaq, kur lumenjte e droges nuk kuptohen ku burojne dhe ku derdhen, kur njerezit zhduken dhe akoma nuk iu dihen kockat, paska akoma njerez qe ruajne drejtesine dhe kane kohe te mjaftueshme per tu marre me mjekun, “kriminelin” e shoqerise shqiptare qe na ka ndaluar futjen ne BE. ‘O tempora o mores’, do thoshte Ciceroni.

Nuk arrija dot ta kuptoja dhe pranoja kur ky mjek u pezullua nga detyra, ne konsideraten time pa te drejte, ne emer te nje populizmi rrenqethes dhe absurd. “Ti bejme qejfin popullit”, duke lencuar dike apo disa.

Doktori Enes Hafizi

 

Kjo eshte nje strategji, nuk e di me cvlera dhe cbaze perfaqeson, por dime ama fundin makaber te populizmit. Ne Romen e vjeter, plebe (populli) perfaqesohej nga tribunet popullor te cilet nuk ishin gje tjeter vecse populistet e sotem. Jo vetem qe keta nuk dhane asnje kontribut per zhvillimin e Romes antike por ne fund perfunduan te shqyer dhe te masakruar nga vete plebe dhe sklleverit sikur ishte edhe fati i Tiberio dhe Gaio Gracco dy vellezerit e famshem pjese e Gens Sempronia Plebea.

Mbase populistet e sotem nuk e dine akoma qe nuk po prodhojne asgje te re pervecse perfaqesojne ate cka njerezimi e ka me antiken e tij, prandaj dhe po jap nje shembull te cilit i referohen te gjithe.

Ky populizem qe na ka mberthyer ne nje dare te hekurt nuk ka se si te prodhoje si femije te denje vecse keto kimera te shemtuara te cilat i degjojme dhe shikojme per dite perfshire lencimin e mjekeve, dhunen ndaj tyre, burgosjen, dhurata, mirenjohje te gjobitura, ikje masive te mjekeve dhe infermiereve jashte vendit. Bravo qe e gjetem kriminelin!

Nuk vriten poetet o te marre,

Nuk burgosen doktoret o te mjere,

Mjeku nuk eshte sherbetor o te pashkolluar,

Mos shkaterroni gjithshka o te harbuar,

Kjo qe beni nuk eshte e drejte o te shkalluar.

P.S. duke filluar nga java qe vjen do referoj prane z. Salvini ne Itali si minister i brendshem rastin e pare qe kam asistuar ne vitin 1996, kur ish profesorit tim te kardiokirurgjise pacienti i operuar nga zemra i erdhi ta takonte duke i dhuruar nje makine Maserati.

Nuk besoj qe z. Salvini per sa populist qe eshte do arrestoje ish profesorin tim?! Mbetet per tu pare. Premtoj qe do i referoj edhe qeverise kanadeze kur nje pacient i dhuroi profesorit te kardiokirurgjise ne Toronto nje cek me para per gjithe ekipin qe kishte asistuar ne nderhyrjen e tij.

Per te mos thene qindra raste kur pacientet japin dhurata per zhvillimin e sherbimit apo per kerkimin shkencor apo cdo gje qe ata desherojne per te treguar mirenjohjen e tyre. Ashtu sikurse ka me qindra raste kur nuk ka mirenjohje.

Por ne asnje rast nuk kam pare mosmirenjohje ndaj mjekut ne 12 vjet qe kam punuar me dy kontinente. Dhe ky vendi yne eshte i mbushur me mosmirenjohje! Me vjen shume keq per gjithshka qe perfaqesojmë.

*Profesor, shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë – Shkrimi eshte marre nga faqja ne Facebook e autorit

Kategori
Uncategorized

Ish-gardisti i Grupit të Zjarrit në 21 Janar, kandidat i PS në zgjedhje.

21 janari është një datë simbol për Partinë Socialiste, një lloj reference e revolucionit të Rilindjes ndaj autokracisë së ish-punistit Sali Berisha.

4 “Dëshmorët” që u vranë me duar në xhepa nga plumbat e Gardës, tani nuk janë veçse disa dordolecë që patën çmimin e tyre në rikthimin e PS dhe zotit Rama në pushtet, kuptohet me ndihmën e Ilir Metës dhe partisë së tij. Pushteti vrastar i Sali Berishës siç e kanë etiketuar socialistët tashmë është vitrinë e Rilindjes.

Agron Malaj, komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit  është përzgjedhur nga Kryesia e PS-së, si kandidat Bashkine e Matit në zgjedhjet e 30 qershorit. Kujtojmë që Malaj  ishte një nga 10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët hapën zjarr ndaj protestuesve dhe  një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri sapo ai mori detyrën.

Në 26 tetor 2013, Agron Malaj u përjashtua nga Garda, për të vazhduar karrierën politike. Disa muaj më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth. Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste.

Kategori
Uncategorized

Peticion

Drejtuar Ambasadës Gjermane në Tiranë

Dhe gjithë ambasadave të huaja të akredituara në Tiranë

Objekti: Ti hiqet nështetësia gjermane Edmond Cajës dhe të përballet me krimet e kryera në burgun e Qafë Barit në vitet 184-1991.

Unë, Tom Ndoja, nipi i Tom Ndojës, djaloshit antikomunist i dënuar politik në burgun e Qafë-Barit, i pushkatuar për organizimin e revoltës së të burgosurve më 22 Maj 1984, kërkoj nga ambasada gjermane që të kërkojë në institucionet përgjegjëse në shtetin gjerman t’i hiqet nënshtetësia gjermane Edmond Cajës.

Ky kriminel me uniformë dhe fuqi ushtarake ka qenë një xhelat vrasës në kohën e komunizmit në Shqipëri.

Ky ushtarak i lartë ka kryer krime të rënda, ka dhunuar persekutuar dhe vrarë në burgun politik te Qafë Barit,njerëz të pa mbrojtur brenda telave me gjemba.

Ky njeri ka qenë komandant i policisë së burgut të Qafë Barit, i kthyer në një kamp pune çnjerëzore ku të dënuarit e ndergjegjies që kërkonin një shqipëri demokratike kanë provuar mbi shpinen e tyre tortura cnjerezore veç punës së detyruar.

Edmond Caja së bashku me zevendesin e tij Ludovik Calin kanë ushtruar dhunë ç’njerëzore mbi të burgosurit politikë në këtë burg.

Ata mizorisht dhe me ndergjegjie të plotë kriminale, i kanë trajtuar të burgosurit politikë si skllevër në punën e detyruar dhe super te rëndë në minierë.

Veç punës së detyruar, dhe kushteve tmerresisht të veshtira, dhuna e pashembullt që ata ushtronin çdo ditë mbi trupat gjysem te vdekur të të dënuarve politikë, ishte arsyeja që të burgosurit u ngritën në revoltë më 22 Maj 1984.

Kjo revoltë u shtyp me dhunë dhe armë dhe gjak nga vetë këta dhe pushteti i kohës dhe si pasojë u dënuan me pushkatim si organizatorë xhaxhai im Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli.

Po ashtu i burgosuri tjetër Sandër Sokoli vdiq në duart e Edmond Cajës dhe Ludovik Calin në torturat e tyre ç’njerëzore.

Ne pasardhësit e heronjve që u përballën me regjimin e egër komunist dhe vdiqën pa asnjë faj kërkojmë drejtësi dhe dinjitet.

Ne kërkojmë që të dënohen krimet ndaj tyre, kërkojmë që krimineli që sot është gjallë dhe bën karshillëk me viktimat e tij, të dalë para gjykatës, t’i hiqet nënshtetësia gjermane dhe të përballet me krimet e së kaluarës së tij.

Ne kërkojmë dinjitet dhe drejtësi pasi sot në pushtet janë akoma njerëzit që jo vetēm i kanë shërbyer atij sistemi famëkeq, por ka qënë xhelatë mbi viktimat e tyre që nga deputeti socialist Spartak Braho, një gjyqtar që ka dënuar edhe fëmijë me akuza politike gjatë regjimit.

Në një vend nuk mund të ndërtojë të ardhmen pa larë hesapet me të shkuarën e tij dhe e shkuara e Shqipërisë komuniste është e errët, e pazbardhur dhe kriminelët që e bënë komunizmin janë të pandëshkuar.

Kategori
Uncategorized

Pse o njerës pse heshtët, pranuat një moderator sorosian, dhe nje vegël të Sërbisë të vinë dhe shajne Dr/Berishën, Pse!?!?

Nga Atjanga Lubonja/

Ka kohe qe nuk e degjoj me ”OPINION”, po po te bente vaki ta degjonja mbreme…mos, keshtu e semure si jam, mbi kemishe nate do vishnja penuarin, do rrembenja shkopin (e kam metalik), do hipnja ne taksine e Franit…e do ndalnja ke TV KLAN!

Me paska ruajtur ZOTI,

Me shkopin do kisha thyer gjitheshka dhe kure te mbrinja ne STUDIO, sa te me hante dora do ti binja Fevziut dhe Thacit…

Po ju njerez pse heshtet!

Pranuat nje moderator te Sorrosit dhe nje vegel te Serbise te vine e te shajne dhe ke BERISHEN!

E di qe ka gabime, [po ay eshte simboli i SHQIPETAREVE-BURRE SHTETI!

Oh s’kam fuqi, vellezer dhe motra, tregoheni veten neser

”TE GJITHE TE BASHKUAR, TI SHPORRIM KETO PLEHRA”! FITORE!!!

Kategori
Uncategorized

Deklarata bombë e Aleksandër Vuçiçit: Hashimi varet nga ne! Nuk na ka kërkuar kurrë që Serbia të njohë Kosovën bashkë me tri komunat!

“Mjaft e kam dëgjuar Hashimin se çfarë do dhe nuk do. Ti Hashim varesh nga ne. Gjërat nuk do të shkojnë në atë mënyrë. A do më lejoni mua t’ju them se çfarë nuk dua?”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Radio serbe B92, duke përcjellë një lajm nga Tanjug sjell deklaratën bombë të Presidentit të Serbisë drejtuar Hashim Thaçit.

Aleksandër Vuçiç e nxjerr zbuluar Hashim Thaçin!

Presidenti i Serbisë ia tha këtë deklaratë Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi gjatë takimit të përbashkët në samitin e Brdo-Brijunit të zhvilluar në Tiranë, Shqipëri. Voal.ch ju sjell thekse të kësaj deklarate.

Ja çfarë citon Tanjug t’i ketë thënë Vuçiç Hashim Thaçit:

“Ti Hashim varesh nga ne. Jam duke t’u lutur të flasësh, për të mos thënë atë që ti do apo atë që ti nuk do!”

Sipas të përditëshmes së Beogradit Blic, presidenti serb ka nënvizuar se “Vuçiç nuk ka folur kurrë për ndonjë model për Kosovën, por për arritjen e një marrëveshje”, duke komentuar kështu rreth tri komunave nga pjesa jugore e Serbisë qendrore, të quajtura Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc – (që sipas Thaçit – sqarim i voal.ch), do të aneksohen nga e ashtuquajtura Kosovë.”

“Mjaft e kam dëgjuar Hashimin se çfarë do dhe nuk do. Ti Hashim varesh nga ne. Gjërat nuk do të shkojnë në atë mënyrë. A do më lejoni mua t’ju them se çfarë nuk dua?”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Vuçiç përsëriti se ai nuk ka folur kurrë për zgjidhje por për arritjen e një marrëveshje: “Nëse ndodh shumë mirë, nëse jo, ne do ta vazhdojmë jetën.”

Vuçiç e këshilloi gjithashtu Hashim Thaçin të mos e përmendë Republika Sërbska (RS) – etnitetin serb në Bosnje-Hercegovinë.

“Unë e di, tha Vuçiç, se ti (Hashim – sqarim i voal.ch) e thua sepse Amerikanët nuk e duan RS. Unë të them ty se nuk do të lejoj një RS brenda Serbisë, dhe kjo është Kosova”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se ai ka përshkuar shumë zgjidhje të vështira dhe Prishtina të mos e harrojë këtë!

Vuçiç gjithashtu i përgënjshtroi njoftimet e Thaçit, se, sipas tij, “Hashim Thaçi i ka kërkuar Serbisë në të gjitha takimet që ata kanë patur që të njohë Kosovën së bashku me tri komunat e jugut të Serbisë.” “Më lejoni t’jua them tani, mos e çoni nëpër mend”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Kategori
Uncategorized

Komandant “gjarpri” dhe vrasja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Ali Uka në Tiranë.

Po cili është roli i komandant “gjarprit” në luftën ndaj Serbisë dhe pse ai sot i trembet hetimeve nga Gjykata Speciale”

Hashimi mori pozat e një viktime të sulmeve të padrejta që janë ndërmarrë prej tij gjatë kohëve të fundit për atë që ai e mohoi të ketë një plan për nadrje të Kosovës.

Thaçi tha se ka qenë luftëtar kundër serbëve dhe ndjehej i lënduar nga sulmet që janë ndërmarrë ndaj. Ai sulmoi ish-Kryemnistrin Berisha për rolin që ka luajtur në ditët e para të krijimit sipas tij ndaj UÇK-së ndërsa përgjatë gjithë kohës ka mbrojtur deklaratat e Vuçiç për atë që ai e k deklaruar si “planin e vet për ndarje të Kosovës” të rakorduar me Thaçin.

Po cili është roli i komandant “gjarprit” në luftën ndaj Serbisë dhe pse ai sot i trembet hetimeve nga Gjykata Speciale”

Cilat janë lidhjet dhe implikimet e tij në vrasjen e Ali Ukës, ish zëdhënësit të UÇK-se që në ato ditë ishte edhe student në Tiranë dhe ndante dhomën me Thaçin. Ai u vra në rrethana misterioze dhe sot ende familjarët interesohen për të gjetur vrasësit?

Çfarë lufte bënte nga “Rogneri” komandat “gjarpri” ndaj serbëve ndërkohë që mijëra ushtarë vriteshin në frontin e luftës?

Pse ka frikë ky komandant “gjarpri” nga hetimet e Gjykatës Speciale krijimin e së të cilës e zvarriti me muaj me rradhë?

Kush e akuzon Thaçin për vrasjen e Ali Ukës dhe roli i SHISH të Klosit

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment rreth vrasjes së ish-gazetarit Ali Uka. Maralusha thotë se vdekja e gazetarit Uka, nuk ishte aksidentale, por, sipas tij, e gjitha ishte e planifikuar.

Madje ndër tjerash në ketë postim, ai thekson se arsyeja për rihapjen e këtij rasti është rrjedhja e disa informatave, ku dyshohet se aktorët kryesor të kësaj ngjarje janë Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti.

Ja postimi i plotë i tij:

Vdekja e Gazetarit Ali UKA nuk esht akcident por i planifikuar? Sipas disa burimeve të sigurta që vijnë nga disa burime zyrtare të një shteti perëndimor, vendimi është marrë që rasti i vrasjes së gazetarit Ali Uka të rishqyrtohet. Ali Uka u gjet i masakruar në vitin 1997 në një dhomë të një hoteli në Tiranë, që po ashtu shfrytëzohej bashkërisht me Xhavit Halitin dhe Hashim Thaçin.

Vdekja e gazetarit Ali Uka, tash shqyrtohet se ka qenë një rast i planifikuar bashkërisht ndërmjet Sigurimit Shqiptar (SHISH) dhe Udhëhëqësisë Politike të atëhershme të UÇK-së.Personi që do ta udhëheqë grupin hetues është caktuar dhe puna do të filloj sa më shpejt që situata të lejojë.

Arsyeja për rihapjen e këtij rasti është se kanë dalë disa informata tjera sheshit, ku dyshohet se aktorët kryesor të kësaj ngjarje janë, Hashim Thaçi (“Gjarpni”) dhe Xhavit Haliti (“Zeka”), të cilët kanë dhënë deklarata të rrejshme gjatë kohës së hetimeve fillestare në koordinim të plotë me Sigurimin Shqiptar (SHISH) të atëhershëm.

Tash dyshohet se vdekja e Ali Ukës ka qenë një koordinim ndërmjet SHISHI-t Shqiptar dhe Udhëheqësisë Politike të UÇK-së. Simbas rezultateve të hetimeve të atëhershme të bëra nga autoritetet Shqiptare – vdekja e gazetarit Ali Uka nuk ka qenë i një natyre politike, por ka qenë një rast kriminal.

Kategori
Uncategorized

RAPORTI I PLOTË- Fondacioni Soros kërkoi që minierat e Trepçës t’i jepen Serbisë…

Fondacioni për Shoqërinë e Hapur Dega-Beograd (Soros Foundation), është nxitësi dhe autori i studimit të detajuar për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hashtag.al ka mundur të sigurojë raportin e plotë, origjinalin, pa redaktime në gjuhën serbe, ndërsa më herët në media janë ofruar disa versione të kufizuara të këtij raporti, kryesisht përmbledhje përshkruese në gjuhën angleze.

Raporti në fjalë është përfunduar në muajin Prill 2018, vetëm 3 muaj pas takimit Rama-Vuçiç në Davos të Zvicrës, takim ky, ku është diskutuar për të parën herë ideja e  e zgjedhjes nëpërmjet një këmbimi territorial.

Pasi Fondacioni Soros Dega Beograd ka hartuar këtë raport (Prill 2018), Alex Soros djali i multimiliarderit George Soros, në harkun kohor Qershor 2018 – Mars 2019, ka vizituar me dhjetëra herë Tiranën-Beogradin-Prishtinën, për të mbikëqyrur gatishmërinë e qeverive në zbatimin e këtij studimi të hartuar nga fondacioni i tij, dega e Beogradit.

Struktura e raportit 

Duke qenë se raporti është voluminoz, Hashtag.al në këtë shkrim do të thjeshtëzojë shpjegimin e tij, duke ofruar kolonat kryesore të konceptimit të këtij studimi.

Në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, studimi i Soros-Beograd, ofron tre skenarë të mundshëm:

Skenari 1- Marrëveshje suksesi, nëpërmjet opsionit të shkëmbimit të territoreve, ku preket aksi Preshevë-Medvegj-Bujanovc në Serbi dhe Mitrovica dhe disa komuna rreth Zubin Potokut. Ky skenar trajton ndryshimet demografike që do pasojnë, peshën ekonomike në shtetet respektive pas këmbimit, por shqyrton në mënyrë tepër të veçantë dhe çështjen e pasurive nëntokësore dhe industrisë nxjerrëse të Trepçës.

Skenari 2 – Marrëveshje me sukses të kufizuar, ky skenar  parashikon zgjidhje përfundimtare, njohje reciproke bazuar në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, ku disa komunave serbe u njihet autonomi në vendimmarrje, ndërsa sistemi legal, prokurori gjykata etj, do jetë në një varësi të ndërthurur me Kosovën.

 Skenari 3- Marrëveshja status-quo, ky skenar është vijimi i situatës aktuale, pa asnjë ndryshim, mes dy republikave, të Serbisë dhe Kosovës.

Në mënyrë tepër të qartë, studimi thotë se varianti i këmbimit të territoreve është varianti që i leverdis Serbisë më tepër, ndërsa theksin e vendos sidomos te përfitimi nga të ardhurat që do sigurojë në vite biznesi i minierave të Trepçës. Madje raporti detajon fluksin historik të minierave të Trepçës dhe parashikon të ardhurat në disa miliardë dollarë për dekadat e ardhshme. Si dhe eksploron mundësitë se si do ndodhin ndryshimet e kalimit të pronësisë dhe të drejtave mbi Trepçën në rastin e këtij skenari.

Ekspertët e pajtuar nga Fondacioni  Soros e përfunduan këtë raport në Prill 2018, pas një pune disa javore, ndërsa bën përshtypje se në mënyrën e artikulimit të raportit që mban vulën e SOROS-Beograd, kur u referohet interesave të shtetit të Serbisë, raportuesit përdorin termin “pala jonë” ose “interesin tonë”, duke lënë të kuptohet se ky raport i Soros përfaqëson në mënyrë direkte dhe në radhë të parë interesin dhe këndvështrimin e shtetit të Serbisë.

Nuk ka asnjë që sugjeron se Fondacioni-Soros ka bërë të njëjtin studim në Tiranë me ekspertë të Shqipërisë, ose në Prishtinë me ekspertë të kosovës, për të dalë më pas në një konkluzion më të pjekur duke krahasuar tre raportet.

Rezulton se Fondacioni Soros është mjaftuar me këndvështrim e palës serbe dhe është qartësisht në mbështetje të këtyre interesave për motive dhe arsye ende të panjohura.

Soros si ekuivalent i “Omerta”

Ndonëse ky raport është prezantuar zyrtarisht në Beograd në Prill 2018, ndonëse për këtë raport ka raportuar media rajonale “BalkanInsight” dhe më pas “Gazeta Zëri”, rezulton se asnjë prej tre qeverive, në Serbi, Kosovë dhe Tiranë, nuk ka përmendur studimin ndonjëherë.

Ky studim rezulton shtysa e parë dhe plani më i detajuar për të zbatuar skenarin e këmbimit të territoreve, ky studim është lobuar nga vet Alex Soros në mënyrë publike me vizitat e tij në Prishtinë-Tiranë-Beograd, por asnjë prej shtetarëve të këtyre vendeve nuk ka guxuar të përmendë rolin e Soros në këtë histori.

I vetmi politikan me peshë që ka artikuluar në mënyrë precize se ideja  e këmbimit të territoreve është një nismë e Fondacionit Soros, është Sali Berisha.  Është i vetmi.

Bën përshtypje, se njësoj të kompleksuara kanë qenë dhe opozitat në tre vendet respektive, opozitat kanë kundërshtuar skenarin e këmbimeve të territoreve, por duke kritikuar qeveritë dhe në asnjë rast ideatorin, mbështetësin dhe financuesin e këtij projekti, Fondacionin Soros.

Nuk bën përjashtim as Lëvizja Vetvendosje në Kosovë. Një burim diplomatik i tha Hashtag.al se në muajin Korrik 2018, krerëve të kësaj lëvizje u është vënë në dispozicion një MEMO e detajuar mbi rolin e Soros dhe detajet e këtij studimi, por në asnjë rast Lëvizja Vetvendosje nuk ka guxuar të përmendë rolin e Soros.

Mediat kryesore në Tiranë-Prishtinë-Beograd, gjithashtu kanë shmangur raportimet dhe hulumtimet mbi rolin e Fondacionit Soros në këtë lojë.

Në finale, duket se një korporatë private si Fondacioni Soros (Quantum Fund)ka arritur të imponojë dhe të vërë në lëvizje tre qeveri për të mundësuar këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duke imponuar një plan që avantazhon në mënyrë arbitrare Serbinë, e cila do të lëshonte disa territore shqiptare që i ka në administrim, për të përfituar në këmbim disa territore të tjera shqiptare, në të cilat ndodhet dhe biznesi i minierave të Trepçës. / Hashtag.al

 

RAPORTI SOROS- PËRKTHIM  I PËRMBLEDHUR PËR TREPÇËN

 “Trepça” përfshin këto njësi kryesore minerare dhe metalurgjike:

Në miniera: në veri, komuna e Leposaviqit, minierat “Crnac” dhe “Belo brdo” (edhe pse këto miniera hyjnë në territorin e komunës së Leposaviqit, minerali është gërmuar aktualisht në hapësira (dritare) që shtrihen në territorin e Republikës së Serbisë – komunat e Rashkës dhe Novi Pazarit), “Paleta e Verdhë” dhe sipërfaqja e minierës Koporic;

• Miniera dhe flotacionet “Stari trg” në Kosovska Mitrovica, me rezervat më të mëdha të mineralit të plumbit dhe zinkut;

• Në jug, minierat “Novo Brdo”, “Ajvalija”, “Badovac” dhe “Kišnica”, të cilat gjithashtu përfshijnë kapacitetet përpunuese;

• Kryesimi i plumbit në Zveçan dhe zinkut në Kosovska Mitrovica.

43 “Trepça Veriore” përfshin vetëm katër nga minierat e listuara në komunën e Leposaviqit, ndërsa në minierën kryesore “Stari trg” është përbërja “Trepça Jugore”. Minierat në jug në afërsi të Prishtinës – “Ajvalija”, “Kišnica”, “Badovac” dhe “Novo Brdo” nuk punojnë për shkak të mungesës së pajisjeve dhe lëndëve të para.

Vlerësohet se rezervat e përgjithshme të mineralit të plumbit dhe zinkut në territorin e Kosovës dhe Metohisë janë midis 50 dhe 60 milion ton. Rreth gjysma (28 milion ton) i referohet minierës më të madhe të këtij sistemi “Stari trg”.

Në veri të Kosovës, duke punuar me shumicën e popullsisë serbe, rezervat vlerësohen në vetëm 6.5 milion ton. Nëse këto janë rezervat minerale të papërpunuara të tërë Kosovës dhe Metohisë janë përkthyer në metal të pastër, vlerësimet shkojnë nga rreth 3 milion ton plumb dhe 2 milion ton zink si dhe rreth 4.5 mijë ton argjend. Vlerësimet e vlerës së këtyre rezervave ndryshojnë po ashtu duke filluar nga 8 miliardë deri në 13 miliardë euro, nëse marrim parasysh rezervat e arit, argjendit, kadmiumit, bizmutit, germaniumit dhe burimeve të tjera minerale.

Është e rëndësishme të theksohet se çmimet e lëndëve të para kryesore që përbëjnë mineralet e Kosovës – plumbit dhe zinkut – janë rritur disa herë që nga viti 1990 deri në ditët e sotme. Në veçanti, çmimet e plumbit janë rritur nga rreth 600 dollarë për ton në vitin 1989, nërreth 2.500 dollarë për ton, çmimi aktual është rreth 2.100 euro për ton.

 – Nëse shfrytëzimi i mineraleve sigurohet, prodhimi i metalit mund kontrollohet në masë të madhe edhe nëse ky prodhim është në pronësi të dikujt tjetër.

-Sipas këtij parimi, ne do të kemi edhe pronësinë  mbi pjesën e kombinatit Trepça, i cili aktualisht në territor brenda strukturës së Kosovës. Obiliqi dhe Glogovaci janë thellësisht të vendosura në territorin e Kosovës, por kjo nuk mund të jetë arsyeja për të drejtën e pronësisë mbi ne, pjesë e kompanisë apo një kompanie të plotë, atë që ne mund të marrim nëpërmjet një kontrate ose nëpërmjet një procesi kthimi.

– Këto propozime duhet të hartohen në bazë të një analize serioze që do të demonstronin justifikimin e kërkesës tonë dhe të bazuar në një vlerësim se si dhe në çfarë mase kompanitë e përzgjedhura mund të kontribuojnë në konsolidimin ekonomik të komunave veriore dhe enklavat që mbeten në Kosovë.

– Të vetëdijshëm për faktin se rehabilitimi i këtyre kompanive do të jetë shumë i shtrenjtë dhe në disa raste do të duhet shumë kohë për të kaluar. Ky rehabilitim nuk mund të imagjinohet pa burime të huaja financimi, por ato do të jenë më të lehta kur këto kompani kanë një titull legjitim, veçanërisht nëse është ana jonë.

Kategori
Uncategorized

Ramushi vs Edi dhe FB në mes! e

Kur Edi lyente me bojë të kuqe korridorin e ministrisë dhe e tregonte si “heroizëm”.

nga Dritan Kaba/

Ramushi me vëllezër vadisnin me gjak pemën e lirisë së Kosovës.

Në fakt në kohën e Facebook tradhtarin, hajdutin, mashtruesin dhe lapanjgjozin e dallon shumë më shpejt.

Heronjtë nuk kanë nevojë për Facebook, se gjithmonë i janë kënduar këng dhe treguar trimëritë, betejat, fitoret, gjaku i derdhur në kuvende burrash, oda miqsh, oborre shtëpish dhe në ninulla djepi.

Në këto kohë të Facebook as e komandon dot as e manipulon dot mendimin e lirë të shqiptarëve, si dikur me Radio Tirana me kanalin për bashkatdhetarët, as me veprat prej lëkure të Enverit dhe me ATSH.

Sot të vërtetën nuk e burgos dot. As e var në mes te sheshit, as e internon në këneta dhe maja malesh.

Sot e vërteta për hir edhe të Facebook fluturon shumë më shpejt se zogjtë, zbret nga qielli më shpejt se shiu, ndrin më shumë se dielli.

Armiqtë e së vërtetës vetëm e anatemojnë gjithçka që e shpërndan atë. Siç anatemojnë, shajnë, kërcënojnë, ofendojnë këdo që nuk e blejnë dot.

Sot është e thjeshtë të dallosh vlerat nga plehrat!

Kategori
Uncategorized

Zv.ministrja socialiste diskretiton Ramën: Nuk ndërtohet shteti me terror.

Irena Beqiraj, e cila ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë Rama, si zv/ministre Financave apo në krye të doganave, tashmë ka dalë kundër vendimeve të qeverisë.

Ajo shkruan se ka ardhur koha që qeveria shqiptare të mësojë se dënimet me burg kur përdoren në masë humbasin efektin. Sipas saj frika nga dënimi me burg kur dënohet në masës bëhet elastike dhe nuk i tremb më njerëzit.

Kur denimi me burg nuk tremb me !!!

Në vitin 1937, në prag të luftës, Qeveria Britanike hartoi një raport me parashikimin se: një sulm i vazhdueshëm bombardues gjerman do të linte gjashtëqind mijë të vdekur dhe 1.2 milion të plagosur dhe do të krijonte panik në masë në rrugët e vendit. Njerëzit do të refuzonin të shkonin në punë. Prodhimi industrial do të ndalej. Ushtria do të ishte e padobishme kundër gjermanëve, sepse do të ishte e preokupuar me mbajtjen e rendit në mesin e miliona civilëve të panikuar. Planifikuesit ngritën disa spitale psikiatrike jashtë kufijve të qytetit për të trajtuar viktimat psikologjike te sulmeve. “Ka shume mundësi,” deklaronte raporti “se kjo mund të na kushtojë luften.” Në vjeshtën e vitit 1940 filloi sulmi i parashikuar gjatë.

Cuditerisht paniku kurrë nuk erdhi. Spitalet psikiatrike të ndërtuara në periferi të Londrës nuk u përdoren sepse askush nuk u shfaq. Shumë gra dhe fëmijë u evakuan në fshat ndërsa filluan bombardimet. Por njerëzit që kishin nevojë për të qëndruar në qytet në përgjithësi qëndruan. Ndërsa Blitz vazhdonte autoritetet britanike filluan të vëzhgonin – për habinë e tyre -vune re jo vetëm guximin përpara bombardimeve, por diçka qe dukej kaq afër indiferencës. “Në tetor të vitit 1940 ” një psikiatër anglez shkruante:

“Çdo qindra metra apo më shumë, kishte një krater bombe ose rrënoja dyqanesh apo shtepish. Sirena shpërtheu ne parajmerim dhe unë vezhgoja se çfarë do të ndodhte. Një murgeshë kapi dorën e një fëmije që po shoqëronte dhe nxitoi. Ajo dhe unë dukej të ishin të vetmit që e kishin dëgjuar paralajmërimin.

Djemtë e vegjël vazhduan të luajnë në të gjithë trotuaret, blerësit vazhdonin të grindeshin, një polic drejtote trafikun në mërzitje madhështore duke sfiduar vdekjen dhe ligjet e trafikut. Askush, aq sa unë mund të shihja, shfaqi panik”

Shpjegimi tipik për reagimin e londinezëve ISHTE “stoicizmi” , qe thuhet se është i natyrshëm në karakterin anglez. Por një nga gjërat që shpejt u bë e qartë ishte se nuk ishin vetëm britanikët që silleshin në këtë mënyrë.

Zyrtarët e qeverisë britanike gabuan – veç ne parashikimin rreth mënyrës se si do të reagonin londinezët . Ato nuk e dinin qe Frika perballe nje mjeti qe perdoret ne mase eshte elastike .

Ka ardhur koha qe kete ta mesoje Qeveria Shqiptare .

Denimi me burg KUR BEHET MJET i perdorur ne mase , humbet efektin që të gjithë mendojme se ka . Frika nga denimi behet elastike dhe denimi me burg nuk tremb me .

Lufta nuk fitohet nga frika , ligji nuk zbatohet nga frika, shteti nuk ndertohet nga frika .

Kategori
Uncategorized

Refuzoj të marr mandatin në një parlament ilegjitim që drejtohet nga vrasësi i Arben Brocit, në masakrën e 2 Prillit.

E paprecedentë/ Kandidati shkon në Kuvend, ja përplas në sy Ruçit: Nuk mund të marr mandatin, ti je urdhëruesi i vrasjes së…  

Indrit Hoxha, kandidat i PD, refuzoi të marrë mandatin dhe në mënyrë të paprecedentë, në sy të mazhorancës tha se nuk mund të ishte pjesë e një Kuvendi ilegjitim.

Pavarësisht se kishte kryer të gjitha procedurat ligjore për të marrë mandatin, Hoxha në mënyrë deklarative deklaroi se ai nuk mund të shkelte mbi gjakun e të përndjekurve politikë, dhe amanetin e babait të tij.

Ai hodhi akuza dhe në drejtim të Ruçit, të cilit i kujtoi masakrën e 2 Prillit, duke thënë se ai urdhëroi vrasjen e 4 dëshmorëve të demokracisë.

Pas deklaratës së bërë në Kuvend, ai iu bashkua të rinjve të FRPD-së dhe të LSI-së që po protestonin përpara godinës së parlamentit.

Fjala e Hoxhës:

Une Indrit Hoxha, kandidat ne listen vijuese te Partise Demokratike te Shqiperise ndermarr sot  kete akt politik ne emer te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci. E ndermarr kete akt politik ne shenje revolte dhe neverije kunder krimit te rilindur te ketij parlamenti ilegjitim dhe ne respekt te vlerave te familjes time dhe sidomos ato qe im ate me la trashegimi.

Refuzoj te marr mandatin e deputetit ne nje vend ku klika kriminale ne pushtet ka asgjesuar Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte dhe ka kapur drejtesine.

Refuzoj te marr mandatin ne Parlamentin ilegjitim qe e drejton urdheruesi i vrasesve te Arben Brocit dhe shokeve te tij ne masakren e 2 Prillit.

Refuzoj te behem pjese e nje Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurore te diktatures te cilet kane torturuar dhe vrare te rinj shqiptare.

Refuzoj te marr mandatin ne nje parlament ilegjitim ku ne karriken e kryeministrit ulet i biri i njeriut qe firmosi per varjen e poetit Havzi Nela.

Refuzoj te behem pjese e nje parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdheruesit e vrasjes se tribunit te demokracise Azem Hajdari.

Ky nuk eshte parlament, por galeri e krimit. Fundi i kesaj farse kriminale eshte shume i afert.

Une refuzoj te bej betimin dhe te marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo krimineleve, hajduteve dhe delenxhinjve qe ndodhen sot ketu.

Rrofte Shqiperia.

Rrofte Demokracia.

Zoti i bekofte shqiptaret.

(E.K/FAXWEB.AL)

Kategori
Uncategorized

Pёrralla e Peshqve tё Kuq”, ose orakulli i Edi(p) Ramёs

Nuk ёshtё rastёsi qё ngjyra e PS ёshtё vishnje e mavijosur). Ka shumё naivё qё kujtojnё se kemi tё bёjmё me njё profet.

Jo tё dashur mirёmendues, kёtu kemi tё bёjmё me njё njeri qё ёshtё tredhur, po tridhet dhe do tё vazhdojё tё tridhet politikisht.

Nё kёtё vend nuk qeveris Edi(p) Rama i cili fiton zgjedhjet duke specifikuar mirё e mirё gjatё pёrvjetorit tё parё tё 4 tё vdekurve tё bulevardit 2011 qё “nuk jemi çegevaristёt e Amerikёs Latine” se kushedi ndoshta matanё murit tё verdhё antiatomik tё Rrugёs sё Elbasanit nё Tiranё nuk e kanё kuptuar ende.

Dhe tredhjen zotit kryeministёr ia ka parashikuar qё nё vitet ’90 “orakulli” i tij [e kush tjetёr mund t’ia parashikonte Edi(p)t?], qё unё personifikoj me George Soros, por qё janё natyrisht vёllezёrit tanё tё mёdhenj me flamurё me yje dhe vija, made in USA.

Romeo Kodra

“Nuk ёshtё rasti/momenti pёr tё pyetur cili regjim ёshtё mё i rёndё apo mё i tolerueshёm, sepse nё secilin prej tyre pёrplasen liri dhe skllavёri… Nuk ёshtё rasti/momenti as tё qajmё e as tё shpresojmё, pёr tani bёhet fjalё pёr tё gjetur armё tё reja.”

-“Shoqёria e kontrollit”, Gilles Deleuze, 1990.

 

Te “Refleksionet” e A. Klosit dhe E. Ramёs – nё kёtё libёr fantazёm tashmё tё bibliofilisё shqiptare – u ndesha pёr shkak tё interesit tim mbi pёrshёnjimin e hapёsirёs si koncept. Nё mёnyrё tё veçantё tek shenja qё pёrshёnjon. Akoma mё nё veçanti tek autoriteti qё shenjon dhe procesi i transformimit nё autoritarizёm qё ky autoritet pёrshёnjues kryen falё shenjёs.

Nё kontekstin shqiptar kjo dialektikё e autoritetit me autoritarizmin, pra pushteti nё konkretёsinё e vet, ёshtё ende i virgjёr nё studimeve, paçkase si terren ёshtё tejet pjellor dhe me shumё mundёsi, falё veçantisё sё tij karakteriale, mund tё thotё shumё edhe nё rang mё tё gjerё sesa ai i studimeve albanologjike dhe/ose albanocentrike.

U ndesha gjithashtu sepse kisha dhe kam njё dёshirё personale pёr tё sintetizuar gjendjen dhe panoramёn e artit dhe kulturёs bashkёkohore shqiptare qё nga pёrshёnjimi i hapёsirёs prej pushtetit ёshtё krejtёsisht i varur, paçkase shumё mirёmendues – sidomos ata qё kujtojnё se nё Shqipёri ka njё qeveri tё majtё – pёr arsye qё shkojnё nga frika e humbjes sё njё vendi tё punёs, tek interesi i llokmave e deri tek verbёria intelektuale karshi rrezatimit tё imazhit karizmatik tё udhёheqёsit tonё tё dashur me tё cilin janё kokё e kёmbё tё pёrfshirё dhe kontribues tё situatёs sё mjerё artistiko-kulturore qё ky vend paraqet.

Kam kohё qё flas mbi tredhjen edipike tё Edi(p) Ramёs, si artist dhe si politikan, pёr tё cilёn shumё kujtojnё se ёshtё e tё njёjtit nivel banal dhe banalizues qё kryen Sali Berisha. Le tё shohim.

Po tё lexohen “Refleksionet” – dhe sidomos “Pёrralla e Peshqve tё Kuq” – duket qartazi qё kryeministri i sotёm e kishte mёse tё qartё kozmogoninё e politikёs shqiptare dhe procesin e saj funksional, dhe pёrsёri zgjodhi tё ishte politikan. Nё njё farё mёnyre iu shit ngjyrimeve politike, psikanalitikisht u trodh. Asnjeri tё mos çuditet qё Ramёs – i cili bёnte ironi me ngjyrёn e kuqe, ngjyrёn blu, ngjyrёn biçimblu apo vishnje tё mavijosur – i janё realizuar in toto tё gjitha “profecitё” nё kurriz tё vet (nuk ёshtё rastёsi qё ngjyra e PS ёshtё vishnje e mavijosur). Ka shumё naivё qё kujtojnё se kemi tё bёjmё me njё profet. Jo tё dashur mirёmendues, kёtu kemi tё bёjmё me njё njeri qё ёshtё tredhur, po tridhet dhe do tё vazhdojё tё tridhet politikisht. Nё kёtё vend nuk qeveris Edi(p) Rama i cili fiton zgjedhjet duke specifikuar mirё e mirё gjatё pёrvjetorit tё parё tё 4 tё vdekurve tё bulevardit 2011 qё “nuk jemi çegevaristёt e Amerikёs Latine” se kushedi ndoshta matanё murit tё verdhё antiatomik tё Rrugёs sё Elbasanit nё Tiranё nuk e kanё kuptuar ende.

Dhe tredhjen zotit kryeministёr ia ka parashikuar qё nё vitet ’90 “orakulli” i tij [e kush tjetёr mund t’ia parashikonte Edi(p)t?], qё unё personifikoj me George Soros, por qё janё natyrisht vёllezёrit tanё tё mёdhenj me flamurё me yje dhe vija, made in USA.

Tek lidhja Soros-Rama nuk kam arritur as prej Linda Bashёs, tashmё Rama, as prej Anri dhe Valdete Salёs dhe as prej dallavereve tё ojf-ve dhe ojq-ve tё cilat eksitojnё gazetat shqiptare dhe publikun e gjerё tё masave apo turmave me PD-istёt nё krye (Meqё ra fjala, ёshtё parё ndonjёherё PD apo tё tjerё t’i shkojnё nё fund kёtyre skandaleve eksituese? Pyetje vetes nuk kemi pse i bёjmё, apo jo?). Tek kjo lidhje kam arritur prej “Teorisё sё Pёrgjithshme tё Refleksivitetit” sorosiane, prej “refleksivitetit” dhe hetimit tё morfemёs qё qёndron nё rrёnjёn e kёsaj fjale, “refleksit”. Nga refleksiviteti, refleksi dhe tek “Refleksionet” hapi ёshtё i shkurtёr. Po le ta marrim nga fillimi.

Refleksi ka tё bёjё me pasqyrёn, me stadin e pasqyrёs psikanalitikisht, me momentin e fazёs anale tё psikologjisё sё fёmijёs kur dhe ku materializohet egoja dhe fraktura e saj. Nё stadin e pasqyrёs, nё fazёn anale, fёmija njeh vetveten si koherent, si diçka tё bukur, si objekt i dёshirёs sё nёnёs qё konfermon pulsionet e dёshirёs sё fёmijёs pёr veten. Ankthi, krisja e egos, e imazhit pasqyror, i fillon kur hyn nё funksion “ndalimi nёpёrmjet fjalёs”, i cili nuk ёshtё gjё tjetёr veçse ndalimi i Atit, dmth ёshtё momenti kur nёpёrmjet fjalёs sё Tjetrit fёmijёs i bёhet e ditur qё objekti Tjetёr i dёshirёs sё nёnёs ёshtё Ati dhe jo ekskluzivisht fёmija.

Duhet njё punё goxha e madhe pёr tё kaluar frakturёn e egos, shpesh zgjat vite me rradhё, madje pёrgjatё gjithё jetёs sё individit. Pёr disa psikanalistё kjo kalohet duke rindёrtuar dhe pёrforcuar egon, duke ngjitur fragmentet e egos sё shkёrrmoqur. Janё psikanalistёt qё – kryesisht nё SHBA – bombardojnё me ilaçe qё nё mosha tё mitura fёmijё pa pikё preokupimi pёr dёmet e parekuperueshme, dhe kёtё e bёjnё natyrisht falё lobimeve, falё sistemit tё spitalizimit, falё shumёkombsheve tё farmaceutikёs, mbi tё gjitha falё njё politike metafizike tё “self made man” qё s’ka shumё ndryshim nga “njeriu i ri socialist”. Po marr njё shembull: shihni figurёn e kandidatёve pёr President kur ngjiten nё podiume, shihni njё fjalim tё Obamёs p.sh.. Nuk ju duket si Rocky Balboa? Kanё nё sfond edhe muzikё. Gjithçka ёshtё njё vёnie nё skenё. Vёnie nё skenё e njё teatri idiot e tё dalё boje, paçka se bulimia e ngjyrave tё ndezura bёn ç’ёshtё e mundur tё mbulojё zbrazёtinё thelbёsore. Ёshtё vёnia nё skenё pёr rindёrtimin e egos, e fasadёs sё unit presidencial, qё do u shitet turmave tё votuesve apo “peshqve tё ngjyrosur” pёr ta thёnё me Edi(p)in e fasadave tona. Jo mё kot Carmelo Bene gjatё gjithё jetёs do tё fokusohej vetёm tek “heqja nё skenё” sepse e kishte kuptuar qё teatri ishte bёrё bajat, ishte bёrё njё pёrshfaqje politike dhe pёr politikanё tё tredhur, ishte pёr turma.

Pёr disa psikanalistё tё tjerё (Lakan mbi tё gjithё) fraktura e egos kalohet duke u pёrballur nё thellёsi tё saj, deri nё qenien e individit. Nё pak fjalё me dialektikёn e fjalёs, me ripёrpunimin gjuhёsor tё kёsaj frakture qё vetё fjala – ajo e ndalimit primar tё kryer prej nёnёs – na ka shkaktuar. Kalohet ky fragmentarizim i njeriut bashkёkohor duke u marrё pёr atё qё ёshtё, nё vёrtetёsinё intelektuale tё tij. Edhe kёtu po marr njё shembull: shihni Gjermaninё pas nazizmit dhe ripёrpunimin e Shoahsё. Nuk u stigmatizua nazizmi si e keqja absolute nё vetvete, por u hap njё diskutim nё tё gjitha instancat e shoqёrisё civile, politikёs, kulturёs gjermane. U vunё nё njё letёr (“Letra” thoshte Lakan) emra dhe mbiemra tё fajtorёve pёr krime dhe bashkёpunёtorёve tё tyre. U dёnuan si njerёz pёr aktet e tyre dhe jo si persona nё vetvete. Kjo nuk do tё thotё qё shoqёria mbeti e paprekur nga faji, edhe ajo ёshtё qё prej Shoahsё e stigmatizuar nga letra, nga shenja, nga pёrshenjimi i hapёsirёs sociale, kulturore dhe politike tё kryer nё Auschwitz, dhe bёn llogaritё pёrditё me tё. Po ashtu edhe individёt e saj e kanё mёse tё qartё qё asnjё nuk s’mund tё ndihet mё i mirё se gjyshёrit e tyre qё ndёrtuan kampet e pёrqёndrimit.

Pёr mua “e vёrteta intelektuale dhe politika janё – siç thoshte Pier Paolo Pasolini – tё papёrputhshme” dhe, si rrjedhojё e kёsaj, nuk ka artist qё tё mos praktikojё tё vёrtetёn intelektuale. Konkluzioni ёshtё qё Edi(p) Rama nuk mund tё jetё artist, paçka se alimentojnё erotomaninё egoistike tё tij Anri Sala me ekspozita dhe libra tё posaçёm pёr kёtё qёllim, apo Mirela Kumbaro me gjuhёn metafizike tё saj tё shpёlarё ku cilёson “artist nga shpirti dhe kryeministёr nga misioni” Edi(p) Ramёn. Kёta janё nё rastin mё tё mirё injorantё tё arti, politikёs dhe psikanalizёs apo, nё mos mё keq, janё tё tredhur qё japin/marrin favore prej kryeministrit duke kompletuar qarkun biopolitik shqiptar ku nuk ka mё as copa mishi me dy sy, por kemi tё bёjmё vetёm me zarzavate tё kultivuara nё kopshtin biopolitik tё deformimit antropologjik apo deantropologjizimit.

*Marrë nga blogu i autorit: aksrevista.wordpress.com

Kategori
Uncategorized

Pse Rama tashmë është e shkuara dhe do ikë, do s’do?

E pra, Ramë ziu, është sot mjeran në Bruksel, Paris, Berlin, Prishtinë…

Kur i pata shkruar ca muaj më parë të bënte valixhet, pa u ngarkuar me turpe të tjera, më ktheu përgjigje në cel, në të vërtetë i fundit mesazh prej tij, se do të kalonte akoma edhe shumë kohë për “valigjet e tij”(kështu e shkroi fjalën “valixhe”, KM-ja).

“Varrosja” e kësaj aventure që ndodhi dukshëm në Berlin, e la Ramën, jo vetëm pa mbështetje e ëndërruar, por edhe në një dritë fort të keqe. Në këtë mes, një figurë krejt të pahijshme dhe thjesht prej shërbëtori mirënjohës dhe të verbër të pushtetdhënësit, bëri edhe ministri ynë i jashtëm, ky djalë Kosove, që kacavirret edhe ay, si padroni vet, studio më studio për të mbuluar këtë inskenim ruso-serb, me petka shqiptare e me dialekt verior, për ta bërë rrejshëm më të besueshëm ndër shqiptarët këtej e andej kufirit Kosovë-Shqipëri.

Nga Artur ZHEJI

Së pari karriera politike dhe jo vetëm e kryeministrit të sotëm është e pabesueshme, për nga volumi, kapja dhe mbajtja e përsëritur e posteve të larta.

Për nga zotësia e e pazakontë dhe mrekullueshme, për tu kacavirrur në pushtet, me një këmbëngulje të admirueshme dhe deri tash të suksesshme. Dinakëri dhe taktiçizëm, oratori të bollshme dhe komunikim të mirë prej mashtruesi virtuoz. Bindës, hokatar dhe ledhatar, pa personalitet kur është në nevojë dhe në kryerjen e artit të kurthngritjes më të pamëshirshme, e që shpesh nuk ndan as brenda vetes, të vërtetën nga gënjeshtra, si ata personazhet të përshkruar aq mjeshtërisht nga pena e Gogolit në Rusi dhe e Balzakut në Francë.

Duke përfituar nga besimi i tepruar i Fatos Nanos, në vitet 1997-2000, ai doli në sipërfaqe. Pastaj ngriti krye e hodhi shtat, nga besimi i përsëritur politik, naiv dhe miqësor, i Ilir Metës, në vitet 2000-2001, në vitet 2004-2007. Dështimi i vitit 2009 e dëshpëroi dhe ju drejtua sërish Metës, që pandehu se i njejti person nuk tradhëton, të njejtin njeri, për të tretën herë. E kështu erdhi katërvjeçari 2013-2017, që e rriti si kryeministër, ku shtiu në dorë pushtetet më të mëdha të mundshme në Shqipëri.

Por edhe Sali Berisha, i dha një besim të hatashëm, me pikënisje pragmatizmin, në ndryshimet kushtetuese dhe të kodit zgjedhor, të vitit 2008. Por “besimin” më të fundit e dha edhe Lulëzim Basha, në marrëveshjen famëkeqe të Majit 2017, që e rrokullisi Partinë Demokratike në pikë të hallit.

Kanë kaluar pra plot 22 vite pushteti në rritje, eksperiencë, bollëk, adrenalinë, vetësiguri. Por, tani asnjë nga faktorët politikë, pas zhgënjimeve dhë përdorimeve të njëpasnjëshme që Rama, me përvujtësi, gjuhë të ëmbël apo me oferta të majme ka kryer me sukses, nuk kanë më asnjë përqindje besimi te ky personazh, që po vjetërohet me shumë shpejtësi.

Por deri pak kohë më parë, pakkush e dinte përgatitjen e aventurës më të fundit gjeopolitike.

Ishte skema më e fundit gjeopolitike, që u zhvillua vitin e fundit 2018-2019 dhe që lidhej me ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, nën emërtesën e rremë të një paqeje të qëndrueshme Kosovë-Serbi, “lojë” të cilën e hapi dhe e shtjelloi fort mirë fillimisht, vetë Hashim Thaçi. Pikësynimi paskesh qenë, krijimi i një faktorizim të pazakontë dhe shumëvjeçar, i treshes Thaçi-Rama-Vuçiç… si një treshe Paqesjellëse dhe Paqedashëse, por njëkohësisht edhe garantuese e stabilitetit në pjesën më të përvëluar të Ballkanit.

Pavarsisht se kishte një paraqitje dhe parashtrim të përkryer në formë, krejt ndryshe se çfarë fshihte në përmbajtje, kjo skemë, dështoi turpshëm në Berlin, me dy varrmihës ekselentë, Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin francez Macron.

Kjo ndoshta ishte karta e fundit, që Rama luajti “ndërkombëtarisht”, për të ruajtur sa më gjatë pushtetin e vet, ndën mbështetjen ndërkombëtare, duke zënë arbitrarisht vendin e “rëndësishëm” të garantit të “moderuar” të Tiranës, në mes të kokave të nxehta të Beogradit dhe Prishtinës. Për të qenë sa më korrekt në analizë, kjo ishte nga pikëpamja e taktikës politike, një lëvizje e zgjuar, sepse në tregun e gjeopolitikës, Shqipëria, nuk ka se çfarë ofron tjetër, përveç “stabilitetit”, apo përpjekjes hipokrite, për të luajtur një rol të tillë në sytë e perëndimorëve të shqetësuar, nga prania e afërt ruse në këtë rajon rrëshqitës.

Mirëpo kanceleritë europiane, të pandehura “budallaqe”, nga Vuçiç, Thaçi dhe Rama, dikur zgjohen nga gjumi i besimit të tepruar për “djemtë e mirë” që vijnë nga Ballkani, të cilët, duket se vendosën në Bruksel dhe në Berlin, një bombë me sahat, duke e mbështjellë si një ëmbëlsirë lokale, të mirëkuptimit dhe të arësyetimit trilateral, Beograd-Prishtinë-Tiranë, që mbiquhej ndryshe, një Marrëveshje Paqeje e qëndrueshme.

Në të vërtetë, kjo “marrëveshje”, duket se mirëfilli e kishte të përllogaritur jo për të krijuar një stabilitet të përhershëm, por për të kundërtën, për të institucionalizuar instabilitetin. Sepse ekuacioni gjeopolitik i shkëmbimit të territoreve, hapte një spirale mbushur me plot të panjohura që do të vinin pas në mënyrë të pashmangshme. Por kjo, në vend të shqetësonte autorët, ishte pikërisht në interesin e tyre.

Sepse, njëherë që një “lojë” e tillë hapej, aktorët politikë, garantë dhe ndërveprues të kësaj skeme, Vuçiç-Rama-Thaçi, do të duhet të merreshin në mbrojtje ndërkombëtare, si të vetmit persona të domosdoshëm edhe për 10 vitet e ardhshme, në postet respektive, pavarsisht pëlqyeshmërisë apo mospëlqyeshmërisë së popujve të tyre.

Me gjithë diabolizmin e admirueshëm të kësaj skeme, që dukshëm nuk është shqiptare, por ruse ose serbe, apo të dyja bashkë dhe që fsheh të panjohura të tjera në brendësi, dhe që dukshëm përputhet më këtë analizë, kjo skemë e shtirur si marrëveshje, u godit nga vizita eksentrike e presidentit rus Putin, vetëdeklaruar palë apo garant plus, në këtë zgjidhje, e më pas në Tiranë dhe në Prishtinë, nga aktorë të tjerë politikë syçelur, si Haradinaj, Meta, Berisha dhe Bushati. Pa nënvleftësuar edhe gjykimin e ftohtë, pozitiv dhe aktiv, të mjaft analistëve dhe personazheve të tjera të Tiranës apo Prishtinës.

“Varrosja” e kësaj aventure që ndodhi dukshëm në Berlin, e la Ramën, jo vetëm pa mbështetje e ëndërruar, por edhe në një dritë fort të keqe. Në këtë mes, një figurë krejt të pahijshme dhe thjesht prej shërbëtori mirënjohës dhe të verbër të pushtetdhënësit, bëri edhe ministri ynë i jashtëm, ky djalë Kosove, që kacavirret edhe ay, si padroni vet, studio më studio për të mbuluar këtë inskenim ruso-serb, me petka shqiptare e me dialekt verior, për ta bërë rrejshëm më të besueshëm ndër shqiptarët këtej e andej kufirit Kosovë-Shqipëri.

E pra, Ramë ziu, është sot mjeran në Bruksel, Paris, Berlin, Prishtinë…

Kur i pata shkruar ca muaj më parë të bënte valixhet, pa u ngarkuar me turpe të tjera, më ktheu përgjigje në cel, në të vërtetë i fundit mesazh prej tij, se do të kalonte akoma edhe shumë kohë për “valigjet e tij”(kështu e shkroi fjalën “valixhe”, KM-ja).

Zbardhja e mëteshme e kësaj “aventure”, për të mos përdorur fjalën e rëndë konspiracion, në kurriz të Brukselit, Berlinit dhe Parisit, përshpejton largimin e kryeministrit tonë, ndërkohë që Vuçiçi i ngriti publikisht duart lart, në Beogradin e trazuar.

Shpejt Perëndimi, do të reagojë edhe për këtë, pak mbasi të sheshohet mirë dheu, mbi këtë lojë të rrezikshme, varrosur bujshëm në Berlin…