Kategori
Uncategorized

1983/Karikaturat e Edi Ramës me operativë e “diversantë”.

Punim i Edi Ramës për revistën e Sigurimit të Shtetit

Kur Edi Rama shkrinte talentin për revistën e Sigurimit të Shtetit, “Në shërbim të popullit”, ishte vetëm 19 vjeç.

Ama këto mjaftonin për të urryer “armikun e klasës” e për të parë me simpati të thellë figurën e dashur të punëtorit operativ të armës së Sigurimit, i cili punonte ditë e natë për të ruajtur fitorjet e revolucionit komunist.

Djaloshi Rama, frut i papjekur i një familje shërbëtore të regjimit komunist, i rritur në një shtrat që është pak ta quash komunist, e tregoi me vepra dashurinë e pafund për atë regjim. Ndërsa në vitin 1983 hidhte në letër nëpërmjet skicës një punim ilustrues të një tregimi, kur mori drejtimin e partisë së Enverit dhe Miladinit, apo kur u bë kryeministër, rilindi gjithë qelbin komunist, i dha pushtet gjithë persekutorëve që jetonin dhe në muingesë biologjike të tyre, punësoi gjithë brezin e kësaj trupe.

E për këtë arsye, nuk mund të mos besojmë se aktivizimi i Edi Ramës nuk ka qenë i rastësishëm në vitin 1983.

Nuk të merrte kot partia.

Kategori
Uncategorized

Ministria e Punëve të Brendshme e diktaturës me 1102 oficerë vetëm në qendër.

Në foto pjesa e pasme e ministrisë dhe disa nga kuadrot e saj gjatë ushtrimit të gjimnastikës së mëngjesit

Nga Kastriot Dervishi

Aparati qendror i Ministrisë së Punëve të Brendshme në prag të rënies së regjimit kishte 1.102 persona, shumica ushtarakë, e fare pak civilë.

Si hartues i historikut të kësaj ministrie (në proces) nga viti 1912 e deri sot, kam vërejtur se gjatë viteve të komunizmit, kjo ministri, si udhëheqëse e specializuar e luftës së klasave, u shndërrua në një aparat gjigant që i shërbente ushtrimit të dhunës dhe mbrojtjes së interesave të regjimit.

Pjesë e ministrisë, në vitet 1922-1944 dhe 1946-1991 ka qenë edhe shërbimi sekret.

Për ata që nuk kanë idenë e kësaj ministrie, por e shohin në pjesë të saj, bashkëlidhur është një listë e organikës së fundit të saj. Ministria u vendos në vitin 1945 në godinën e ish Ministrisë së Financave.

Në përgjithësi, në godinë kanë qëndruar drejtoritë kryesore. Policia herë ka qëndruar brenda e herë jashtë godinës.

Drejtoria e dytë dhe ajo e tretë kanë qëndruar gjithnjë jashtë. Njësitë bazë të ministrisë ishin drejtoria dhe dega. Të gjitha këto harmonizoheshin me njëra-tjetrën. Ministria nuk kishte sekretar të përgjithshëm por zëvendësministrat mbulonin fushën që u caktohej.

Brenda godinës së ministrisë, ishte Dega e 4-t e Drejtorisë së Parë, e cila koordinonte kartotekat e degëve të punëve të brendshme për dosjet e rrjetit sekret dhe të bashkëpunëtorëve që i takonin Sigurimit dhe Policisë.

Në vitin 1986 ministrisë iu shtuan edhe zyrat e nëndheshme (sigurisht joantibërthamore) të cilat nuk u vunë në punë ndonjëherë. Në tabelën bashkëlidhur mund të shihen edhe pjesët e ministrisë dhe personeli që shërbente aty./55news.al/

Kategori
Uncategorized

Degët e punëve të brendshme të diktaturës.

Efektiv i Degëve të Punëve të Brendshme në fund të diktaturës në një foto me “xhipsi-n” (GAZ-69), nga ata që shoqëronin të arrestuarit

Nga Kastriot Dervishi

Në vitet e para pas lufte, organet e sigurimit kanë vepruar në bazë, në njësinë territoriale-administrative, nëpërmjet seksioneve të veçanta, por pas vitit 1948, ato ishin pjesë të pandashme të degëve të punëve të brendshme, si njësi unike e të pandashme, nën drejtimin e një titullari.

Kur u bë organizimi i degëve sipas ndarjes administrative të tyre, në çdo rreth ishte një degë e punëve të brendshme (Tiranë ishte drejtori).

Në tërësi të gjitha degët kishin një efektiv prej 12.715 personash prej të cilëve 1.466 i përkisnin Sigurimit të Shtetit.

Pra në veprimtarinë e degëve, kuadri i Sigurimit zinte sipas rastit 10-12% të efektivit.

Deri në vitin 1983, pjesë e degëve të punëve të brendshme kanë qenë edhe hetuesitë. Pas këtij viti, ky organ ishte civil në varësi të Kuvendit Popullor./55news.al/

Kategori
Uncategorized

Oficerët e Sigurimit të Shtetit në fund të vitit 1990.

Shifrat e oficerëve të Sigurimit, si dhe një klishe e propagandës së kohës. Një punëtor operativ (civili), bashkë me një polic gjatë takimit me një qytetar

Nga Kastriot Dervishi

Në fund të regjimit komunist, arma e Sigurimit kishte në tërësi një trupë prej 1.466 kuadrosh, shumica oficerë dhe legalë. Nga kjo shifër, një numër i vogël ishin ilegalë dhe nënoficerë. Megjithatë, drejtpërdrejt me terrenin ishte një numër më i vogël se kaq (do publikohet në vijim). Kryesisht ishin punëtorë operativë dhe oficerë drejtimi.

Krahasuar me vendet e tjera të Lindjes komuniste, në raport me popullsinë, paraqitet ky raport i një oficeri për banorë, gjatë gjithë ekzistencës së shërbimeve sekrete:

-595 banorë KGB (Bashkimi Sovjetik, për vitet 1917-1990)

-180 MIS (RDGJ) (për vitet 1950-1990)

-867 STB (Çekosllovaki) (për vitet 1944-1990)

-1.553 Sekurita (Rumani) (për vitet 1944-1990)

-1.574 SB (Poloni) (për vitet 1944-1990)

-300 Sigurimi (Shqipëri, për vitet 1944-1990)

Sigurimit i mungonte drejtimi cilësor, për inteligjencë nuk bëhet fjalë fare. Në raporte vërehen gabime të shumta, informacione të pasaktë dhe punë operative e pakët. Gjithë strategjia ishte në goditjen e shtresave të njohura si “armiq të popullit”, sesa te zhvillimi i teknikave të njohura të shërbimeve sekrete.

MIS në RDGJ kishte gjatë viteve 1950-1990 gjithsej 89.000 oficerë. Krahasuar me popullsinë, shifra është e lartë si në RDGJ ashtu edhe në Shqipëri. Duke pjesëtuar shifrën e përgjithshme të oficerëve, del informacioni i mësipërm edhe për vendin tonë. Në vendet e tjera të Lindjes oficerët e Sigurimit, anëtarë të një shkolle që nuk vlen për asgjë, janë hedhur me kohë në koshin e plehrave. Ndërsa në Shqipëri janë në pozita komanduese. Jo pak prej tyre, i shohim edhe në tavolina si “ekspertë sigurie”, kur në të vërtetë ata nuk janë veçse punëtorë partie. Përbën avantazh për administratën e sotme, origjina familjare me lidhje me Sigurimin. Për këtë nuk duhet ndonjë kërkim i madh. Mjafton të shohësh organikën e fundit të Sigurimit dhe do vëresh shumë drejtues të sotëm janë bijtë e tyre. Nuk është as rastësi e as punë zotësie. Është punë Sigurimi.

(Pjesë e një studimi dinamik në proces mbi diktaturën komuniste dhe armën e Sigurimit të Shtetit.)

Kategori
Uncategorized

Dega e Punëve të Brendshme e Rrethit të Shkodrës në vitin e fundit të diktaturës.

Klishe propagandistike e kohës. Punonjësi i MPB-së mban lidhje me popullin

Nga Kastriot Dervishi

Për të parë modelin e ndërtimit të një dege të punëve të brendshme në njësinë vendore që ishte rrethi, është rast i mirë të vërehet Shkodra. Dega e Punëve të Brendshme Shkodër ishte dega më e madhe në Shqipërinë komuniste. Regjimi kishte dy arsye që mbante një efektiv të madh këtu: prej praninë së madhe të elementit antikomunist dhe prej vijës kufitare.  Ndërsa qyteti i Shkodrës kontrollohej prej vetëm 7 punëtorësh operativë të Sigurimit, një prani operativësh shihet edhe në fshatra apo zonën kufitare. DPB si organ unitar ishte organizatori dhe udhëheqësi i diktaturës  në njësinë vendore. DPB ishte në varësi të dyfishtë, të MPB-së nga pikëpamja shtetërore dhe nga Komiteti i PPSH-së së rrethit nga pikëpamja partiake.

 

I-Komiteti i PPSH-së

-Sekretari i partisë

-Instruktor

-Sekretar rinie

II-Sigurimi

-Kryetari

-Zëvendëskryetari i degës

-Zëvendëskryetari i degës

-Shifrant i KP (kontrollit postar)

-2 punëtorë operativë për TO (teknikën operative)

1-Punëtorë operativë të drejtimit:

a-Drejtimi i kundërzbulimit (4 punëtorë operativë për drejtimet: zbulimet revizioniste; kapitaliste; kanalet legale; kërkim-verifikimin)

b-Drejtimi i grupimeve kundërrevolucionare (4 punëtorë operativë për drejtimet: elementin antiparti-letrat anonime-internimet e dëbimet; elementin e deklasuar; sigurimin e udhëheqjes e pastërtinë e reparteve të MPB-së; MES-it)

2-Seksioni i zonës kufitare (shefi dhe 5 punëtorë operativë të brezit kufitar)

3-Seksioni i qytetit të Shkodrës (shefi dhe 7 punëtorë operativë sipas lagjeve)

4-Seksioni i parë i fshatrave (shefi dhe 4 punëtorë operativë për: Hajmelin; Mjedën; Bushat-Barbullushin; Guri i Zi-Grudë)

5-Seksioni i dytë i fshatrave (shef dhe 5 punëtorë operativë për: Koplik-Zagorë; Gruemirë-Grizhë; Mes-Shllak; Shalë-Theth;

6-Hidrocentrali “Enver Hoxha” Koman (shefi dhe 2 punëtorë operativë)

7-Seksioni i përgjithshëm (shefi, 1 referent kartoteke, 1 përgjegjës administrate, 2

daktilografist)

(gjithsej sigurimi 47 persona)

III-Seksioni kuadër-organizim (shefi dhe 2 evidencierë)

IV-Shërbimi i ndërlidhjes (shefi)

V-Policia

-Shefi njëkohësisht zëvendëskryetar dege

-2 ekspertë kriminalistë

1-Sektori i ndjekjes së krimeve (zëvendësshef për ndjekjen e krimeve, 8 punëtorë operativë)

2-Seksioni i Mbrojtjes së Ekonomisë Socialiste (MES) (shefi dhe 5 punëtorë operativë)

3-Seksioni i qarkullimit rrugor (shefi, 5 oficerë)

4-Shërbimi i Mbrojtjes Kundër Zjarrit (MKZ) (15 punonjës)

5-Sektori i shërbimeve (zëvendësshefi, gjithsej 1984 punonjës, përfshi edhe referentin e burgjeve e internimeve, punonjësit e dhomave të izolimit, etj)

6-Posta e Policisë Dukagjin (7)

7-Posta e Policisë Mjedë (20)

8-Posta e Policisë Bajzë (36)

(gjithsej policia 300 persona)

VI-Objekti 055 (1 nënoficer)

VII-Batalioni i kufirit, reparti nr.298 me qendër Shkodër

-Komanda (komandant, komisar)

-Shtabi (5)

-Toga e gatishmërisë (35)

-Toga e shërbimeve (26)

-Mjetet lundruese (15)

-Posta kufitare Zhur (14)

-Posta kufitare Velipojë (24)

-Posta kufitare Pulaj (27)

-Posta kufitare Reç (36)

-Posta kufitare Pentarë (38)

-Posta kufitare Rrushkull (34)

-Posta kufitare Muriqan (35) me autoprozhektorë

-Posta kufitare Vidhgar (34)

-Posta kufitare Zogaj (28) me autoprozhektorë

-Posta kufitare Stacioni Zooteknik (18)

-Posta kufitare Grilë (19)

-Posta kufitare Kalldrun (26)

-Posta kufitare Kamnicë (28)

-Posta kufitare Tunel (25) me autoprozhektorë

-Posta kufitare Hot (38)

-Pikë kontrolli Hot (8)

-Pikë kontrolli hekurudhe (15)

-Posta kufitare Theth (24)

(gjithsej batalioni nr.298, 557 veta)

VIII-Batalioni i kufirit, reparti nr.299 Tamarë

-Komanda (komandant, komisar)

-Shtabi (7)

-Toga e gatishmërisë (35)

-Posta kufitare Brigje (36)

-Posta kufitare Rrapsh (24)

-Posta kufitare Grabon (22)

-Posta kufitare Tamarë (23)

-Posta kufitare Mrekë (14)

-Posta kufitare Kuadrat (24)

-Posta kufitare Velipojë (29)

-Posta kufitare Seferçe (19)

-Posta kufitare Lipovicë (21)

-Posta kufitare bashkimi i dy lumenjve (22)

-Posta kufitare Budaç (22)

-Posta kufitare Lepushë (36)

(gjithsej batalioni nr.299, 333 veta)

(gjithsej kufiri 890 veta)

VIII-Prapavija (32 punonjës)

Gjithsej DPB Shkodër kishte 1250 person

Kategori
Uncategorized

Le të flasi Bledi!

Nga Nebil Çika

“Bota është e atyre qe digjen, jo e atyre që ngrohen” – Ismet Toto

“Po shikoj qe protestën e PD-se po e quajnë “te dështuar ” te gjithë ata qe e kane dashur te jete e tille para se te niste ? Nuk po shoh asnjë qe ishte ne proteste ta quaj “te dështuar “.Fakti qe ne krye te korit e atyre qe e quajnë “te dështuar” është Edi Rama flet vet! “

Unë isha një prej mijëra pjesëmarrësve ne atë proteste dhe pa dyshim kam vërejtjet e mia si për organizimin dhe pjesëmarrjen por nuk e quaj te dështuar se ne të vërtetë nuk ishte e tille. Por ajo qe me beri përshtypje te keqe ne reagimet ndaj protestës ishte fakti se atë e quajnë te dështuar te gjithë ata qe deshën te ishte e tille qe ne fillim dhe veçanërisht qe nuk ishin fare ne proteste. Pikërisht kjo pjese e “demokrateve” qe nuk morën pjese ne proteste u falënderua publikisht nga kryeministri Edi Rama, rrëzimi i qeverisë se te cilit ishte edhe qëllimi i protestës .

Por edhe pas reagimeve te miqve te mi por edhe shume kritizerëve te tjerë ne medie e rrjete socialë unë serish këmbëngul qe ata demokratë e antikomuniste qe për arsye nga me te ndryshmet nuk ishin pjese e asaj proteste se paku duhet te heshtin.

Mendoj se te drejtën për te gjykuar vendimet e Bashes lidhur me protestën e kanë ata qe ju përgjigjen thirrjes se tij për te dale ne shesh dhe sidomos ata qe vendosen te përplasen me shtetin dhe policinë duke rrezikuar jetën e tyre. Mirëpo ata nuk falsin por edhe kur e bëjnë ketë nuk thonë se përpjekja e tyre e radhës kundër qeverise neo-komuniste te Ramës ishte një dështim se pa dyshim nuk ishte i tille. Sigurisht qe çdo demonstrim publik kundër te keqes ne shesh është shume me i mire se ta te rrish ne shtëpi apo ne kafe e të besh sehir instalimin e diktaturës.

Ka dy kategori kritizerësh te protestës: Keqdashësit dhe te painformuarit. Te paret kryesisht te mërzitur nga Basha e PD jo për arsye politike e ideologjike por personale te njohur ndryshimi si grupimi anti-basha ne PD qe edhe sikur “malet bashke” te beje Lulzim Basha këta serish do ta shajnë. Meraku im nuk janë këta por pjesa tjetër i kritizerëve “te painformuarve ” qe jetojnë ne periferi apo jashtë vendit e qe lajmet i marrin ose nga media ose nga rrjetet sociale te përpunuara dhe te manipuluara nga autoret e tyre. Kjo kategori mund te ketë dëshirën dhe vullnetin qe protesta të bënte namin e te rrezonte qeverinë por nuk kane te drejtën morale te gjykojnë përderisa për arsye nga me te ndryshmet nuk ishin pjese e protestës. Në pamundësi te një mesazhi mbështetës ndaj luftës se atyre shqiptareve qe kane ndare mendjen të përballen me qeverinë duhet te heshtin. Ne mënyre te veçante kam një këshille për miqtë e mi dhe demokratet e antikomunistet qe kane vendosur te jetojnë jashtë vendit. Reagimet tuaja negative ndaj përpjekjeve te demokrateve dhe antikomunisteve qe jetojnë ne Shqipëri janë te pa drejta dhe te pa moralshme . Ne se ju keni zgjidhur ne emër te një jete me te mire për vete dhe familjet tuaja te jetoni jashtë Shqipërisë, Zoti ua befte mbare. Por kur ju nga SHBA dhe BE ku jetoni ne kushtet ekonomike sociale e demokratike te atyre vendeve na kritikoni ne qe jetojmë këtu ne kushte tejet te vështira jetese, me varfëri, mungese te demokracisë, krimit korrupsionit etje kjo e tejkalon te drejtën tuaj për te folur e shkruar negativisht. Nëse nuk keni vullnetin te ndihmoni ne te gjitha mënyrat heshtni. Duhet ta dini besoj se ata qe dalin ne proteste nuk janë njerëz te pasur, përkundrazi janë me te varfrit e këtij vendi pa pune e te persekutuar me te gjitha mënyrat nga kjo qeveri. E megjithë këto kushte ata vijnë shpesh here me lek borxh nga Konispoli ne Vermosh drejt Tiranë për të protestuar duke rrezikuar jetët e tyre e të familjeve të tyre. Po doni te ndihmoni opozitën dhe protestën ne saj e keni një mundësi atë financiare. Kurse një kafe apo një birre dhe dhuro 5 euro, dollarë ose paund qe te mundësosh, te paktën transportin falas te atyre shqiptareve qe duan te jene pjese e protestës por nuk kane mundësi financiare ta bëjnë ketë. Ne se nuk e bëni dot as këtë, duhet te heshtni. Shikoni si veprojnë mërgatat e fqinjëve tanë greke e serbe për te ndihmuar vendet e tyre.

Një nga kritikat me te forta qe e behet Bashës është fakti qe i tërhoqi protestuesit nga një përplasje ne prag te gjakderdhje tek ministria e brendshme. Unë isha atje dhe e vlerësoj këtë veprim te Bashes si te mençur e te drejtë. Asnjë jetë njerëzore nuk mund te justifikoje çdo lloj qëllimi te hamendësuar te protestës. Basha kishte përgjegjësi për jetën e atyre qe thërret ne proteste dhe e mori ketë përgjegjësi ndoshta edhe ne dem te interesit te tij politik. Te drejtën për ta gjykuar këtë veprim te Bashes e kane ata qe ishin atje ne përballje me policinë. Ata qe kishin atje fëmijët, vëllezërit dhe motrat e tyre. Nëse kritizerët do te ishin ne këto kushte kane te drejte te falsin. Te drejtën e madhe e ka gazetari Beledi Kasmi i vetmi nga ne qe u përgjak e rrezikoi jetën ne atë proteste. Ishte pikërisht plagosja e Kasmit qe menjëherë pas saj e detyroi Bashën te merrte atë vendim. Nuk dua te justifikoj Bashen pasi ai e ka dhëne vete përgjigjen e tij por dua t’iu them kritikeve ne distancë te protestës se PD-se te heshtin ne se e donin vërtetë suksesin e saje. Le te falsin se pari Bledi Kasmi dhe te tjerët qe ishin atje

“Bota është e atyre që digjen, jo e atyre qe ngrohen “ – shkruan Ismet Toto.

Kategori
Uncategorized

Ja si iu shpëtoi prangave Saimir Tahiri

Lirimi i Saimir Tahirit nga çdo masë sigurimi është fundi i një loje si macja me miun e një pjese të prokurorëve, ende të pakontrolluar nga qeveria nga njëra anë dhe makinerisë së madhe të maxhorancës qeverisëse nga ana tjetër.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi të hënën që të hiqte masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, ndërkohë që prokurorët e çështjes kërkonin “arrest me burg” për të, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale “Habilaj” dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë.

Çështja “Tahiri” ka mbajtur të mbërthyer debatin politik për më shumë se 7 muaj. Në tetor 2017, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi nga parlamenti autorizimin për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Maxhoranca socialiste vendosi të mbrojë me votë Tahirin, duke rrëzuar kërkesën e prokurorisë. Gjithësesi, prokurorët arritën të siguronin nga gjykata vendimin për bllokimin e pasaportës së Saimir Tahirit.

Ngjarjet po precipitonin shpejt, të paktën fillimisht, në dëm të Saimir Tahirit. Vetëm dy javë pasi ai i shpëtoi arrestimit, në Elbasan, policia arreston për thyerje post-blloku Orest Sotën. Në automjetin e tij u gjetën patentat e lundrimit të Tahirit, si edhe 863 mijë euro, për të cilat prokurorët e Krimeve të Rënda kanë dyshimin se janë të ish-ministrit të Brendshëm.

Hetimet, pavarësisht se më vështirësi, vijuan edhe kur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme u caktua Arta Marku, vetëm me 69 votat e Partisë Socialiste.

Ashtu siç kishte paralajmëruar opozita, gjatë kohës së drejtimit të Markut, çështja “Tahiri” ka ecur vetëm në favor të tij.

Me firmën e Arta Markut dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ekstradohet në mënyrë të çuditshme drejt Italisë “financieri i Habilajve”, Nezar Seitaj. Ky person mund të shërbente si i penduar i drejtësisë, por tituallaret e institucioneve të drejtësisë nuk e lejuan diçka të tillë, duke vendosur ekstradimin.

Pavarësisht këtyre “shkopinjve nën rrota”, grupi i prokurorëve të rastit “Tahiri” vijoi hetimet, duke siguruar të dhëna interesante edhe nga autoritetet e huaja.

Saimir Tahiri kishte raporte të ngushta, me prova dokumentare, me një prej vëllezërve Habilaj, Artanin. Këtij të fundit, Tahiri i kishte shitur automjetin e tij, të famshmin AUDI AA 003 GB, pavarësisht se ky mjet vijonte të ishte i regjistruar në pronësi të ministrit të Brendshëm. Sipas Tahirit, kontakti i vetëm me Artan Habilaj, i cili ishte nën hetim prej fundit të 2013 nga prokuroria e Katanias, ishte momenti kur i ka shitur makinën. Por ky pretendim doli i pavërtetë.

Prokuroria për Krime të Rënda siguroi të dhëna nga autoritetet greke se Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj kanë qenë bashkë për pushime në Greqi, në Gusht 2014. Bashkë me ata, ka qenë edhe zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebreja, me familjen e saj.

Madje, nga autoritetet greke është siguruar një e dhënë akoma më interesante. Si një i apasionuar për lundrimin, Saimir Tahiri në atë kohë kishte udhëtuar drejt Greqisë me skafin e një biznesmeni nga Durrësit. Mjeti lundrues pëson difekt dhe, për rregullimin e tij, Saimir Tahiri njofton Artan Habilajn. Ky i fundit niset nga Vlora dhe merr përsipër shpenzimet e riparimit të skafit, rreth 40 mijë euro.

Pasi skafi riparohet, Tahiri kthehet në Sarandë. Prej aty, skafi me drejtues Artan Habilaj shkon në Vlorë dhe prej aty, tashmë me drejtues kreun e organizatës kriminale, Moisi Habilaj, udhëton drejt Italisë. Të gjitha këto të dhëna, për Saimir Tahirin nuk dëshmojnë asgjë rreth lidhjes së tij me Habilajt (!?)

Janë po të njëjtët Habilaj, të cilët, në përgjimet e Prokurorisë së Katanias, i mburren anëtarëve të tjerë të grupit se aktiviteti i tyre kriminal shkon për mrekulli, pasi kishte mbështetjen e Tahirit. Madje, si shpërblim për këtë mbështetje, ata i bënin shpesh dhurata, kostume, bizhuteri për familjaret, por edhe shuma të konsiderueshme parash.

Gjatë kohës që shëtisnin me Tahirin, Habilajt paralelisht vijonin trafikun e narkotikëve. Në krah të tyre ata kishin edhe drejtues të lartë policie dhe të strukturave të tjera monitoruese. Tre drejtues të Policisë së Vlorës, përfshirë drejtorin Jaeld Çela, aktualisht janë në kërkim, pasi akuzohen se kanë bashkëpunuar ngushtësisht me Habilajt.

Nga përgjimet e autoriteteve italiane, Habilajt rezulton se kishin lidhje edhe me persona që kontrollonin radarin në Vlorë dhe në Tiranë. Pra, një infrastrukturë e tërë shtetërore në shërbim të Habilajve, ndërkohë që vetëm ministri i Brendshëm, sipas deklarimeve të tij, nuk kishte informacion për aktivitetin e kushërinjve të tij.

Krahas kontakteve të shpeshta me Habilajt, pozita e Saimir Tahirit u rëndua, sado që për pak kohë, edhe nga episodi i arrestimit të Orest Sotës.

Në shtator 2017, vetëm tre muaj para se të arrestohej me 863 mijë euro në mjetin e tij, Orest Sota ishte pjesë e një grupi të ngushtë pushuesish, me në krye Saimir Tahirin në Mal të Zi. Ata ishin miq me njëri-tjetrin dhe të dhënat e ardhura nga autoritetet e Podgoricës bindën akoma më shumë prokurorët se paratë e gjetura në makinën e Sotës, në fakt ishin të Saimir Tahirit.

Por pavarësisht këtyre të dhënave, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi që Saimir Tahiri të hetohet në gjendje të lirë.

Nga Boldnews.al

Kategori
Uncategorized

Lirimi i Saimir Tahirit nga çdo masë sigurimi është fundi i një loje si macja me miun e një pjese të prokurorëve, ende të pakontrolluar nga qeveria nga njëra anë dhe makinerisë së madhe të maxhorancës qeverisëse nga ana tjetër. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi të hënën që të hiqte masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm, ndërkohë që prokurorët e çështjes kërkonin “arrest me burg” për të, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale “Habilaj” dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë. Çështja “Tahiri” ka mbajtur të mbërthyer debatin politik për më shumë se 7 muaj. Në tetor 2017, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi nga parlamenti autorizimin për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Maxhoranca socialiste vendosi të mbrojë me votë Tahirin, duke rrëzuar kërkesën e prokurorisë. Gjithësesi, prokurorët arritën të siguronin nga gjykata vendimin për bllokimin e pasaportës së Saimir Tahirit. Ngjarjet po precipitonin shpejt, të paktën fillimisht, në dëm të Saimir Tahirit. Vetëm dy javë pasi ai i shpëtoi arrestimit, në Elbasan, policia arreston për thyerje post-blloku Orest Sotën. Në automjetin e tij u gjetën patentat e lundrimit të Tahirit, si edhe 863 mijë euro, për të cilat prokurorët e Krimeve të Rënda kanë dyshimin se janë të ish-ministrit të Brendshëm. Hetimet, pavarësisht se më vështirësi, vijuan edhe kur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme u caktua Arta Marku, vetëm me 69 votat e Partisë Socialiste. Ashtu siç kishte paralajmëruar opozita, gjatë kohës së drejtimit të Markut, çështja “Tahiri” ka ecur vetëm në favor të tij. Me firmën e Arta Markut dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ekstradohet në mënyrë të çuditshme drejt Italisë “financieri i Habilajve”, Nezar Seitaj. Ky person mund të shërbente si i penduar i drejtësisë, por tituallaret e institucioneve të drejtësisë nuk e lejuan diçka të tillë, duke vendosur ekstradimin. Pavarësisht këtyre “shkopinjve nën rrota”, grupi i prokurorëve të rastit “Tahiri” vijoi hetimet, duke siguruar të dhëna interesante edhe nga autoritetet e huaja. Saimir Tahiri kishte raporte të ngushta, me prova dokumentare, me një prej vëllezërve Habilaj, Artanin. Këtij të fundit, Tahiri i kishte shitur automjetin e tij, të famshmin AUDI AA 003 GB, pavarësisht se ky mjet vijonte të ishte i regjistruar në pronësi të ministrit të Brendshëm. Sipas Tahirit, kontakti i vetëm me Artan Habilaj, i cili ishte nën hetim prej fundit të 2013 nga prokuroria e Katanias, ishte momenti kur i ka shitur makinën. Por ky pretendim doli i pavërtetë. Prokuroria për Krime të Rënda siguroi të dhëna nga autoritetet greke se Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj kanë qenë bashkë për pushime në Greqi, në Gusht 2014. Bashkë me ata, ka qenë edhe zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebreja, me familjen e saj. Madje, nga autoritetet greke është siguruar një e dhënë akoma më interesante. Si një i apasionuar për lundrimin, Saimir Tahiri në atë kohë kishte udhëtuar drejt Greqisë me skafin e një biznesmeni nga Durrësit. Mjeti lundrues pëson difekt dhe, për rregullimin e tij, Saimir Tahiri njofton Artan Habilajn. Ky i fundit niset nga Vlora dhe merr përsipër shpenzimet e riparimit të skafit, rreth 40 mijë euro. Pasi skafi riparohet, Tahiri kthehet në Sarandë. Prej aty, skafi me drejtues Artan Habilaj shkon në Vlorë dhe prej aty, tashmë me drejtues kreun e organizatës kriminale, Moisi Habilaj, udhëton drejt Italisë. Të gjitha këto të dhëna, për Saimir Tahirin nuk dëshmojnë asgjë rreth lidhjes së tij me Habilajt (!?) Janë po të njëjtët Habilaj, të cilët, në përgjimet e Prokurorisë së Katanias, i mburren anëtarëve të tjerë të grupit se aktiviteti i tyre kriminal shkon për mrekulli, pasi kishte mbështetjen e Tahirit. Madje, si shpërblim për këtë mbështetje, ata i bënin shpesh dhurata, kostume, bizhuteri për familjaret, por edhe shuma të konsiderueshme parash. Gjatë kohës që shëtisnin me Tahirin, Habilajt paralelisht vijonin trafikun e narkotikëve. Në krah të tyre ata kishin edhe drejtues të lartë policie dhe të strukturave të tjera monitoruese. Tre drejtues të Policisë së Vlorës, përfshirë drejtorin Jaeld Çela, aktualisht janë në kërkim, pasi akuzohen se kanë bashkëpunuar ngushtësisht me Habilajt. Nga përgjimet e autoriteteve italiane, Habilajt rezulton se kishin lidhje edhe me persona që kontrollonin radarin në Vlorë dhe në Tiranë. Pra, një infrastrukturë e tërë shtetërore në shërbim të Habilajve, ndërkohë që vetëm ministri i Brendshëm, sipas deklarimeve të tij, nuk kishte informacion për aktivitetin e kushërinjve të tij. Krahas kontakteve të shpeshta me Habilajt, pozita e Saimir Tahirit u rëndua, sado që për pak kohë, edhe nga episodi i arrestimit të Orest Sotës. Në shtator 2017, vetëm tre muaj para se të arrestohej me 863 mijë euro në mjetin e tij, Orest Sota ishte pjesë e një grupi të ngushtë pushuesish, me në krye Saimir Tahirin në Mal të Zi. Ata ishin miq me njëri-tjetrin dhe të dhënat e ardhura nga autoritetet e Podgoricës bindën akoma më shumë prokurorët se paratë e gjetura në makinën e Sotës, në fakt ishin të Saimir Tahirit. Por pavarësisht këtyre të dhënave, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi që Saimir Tahiri të hetohet në gjendje të lirë.

Kategori
Uncategorized

250 mijë të ikur në qeverisjen Rama, për azilantët nuk ndjen keqardhje…

Nga momenti që kryeministri Edi Rama mori pushtetin në vitin 2013 dhe deri më tani më shumë se 250 mijë shqiptarë janë larguar nga vendit, duke kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, por kjo për Ramën nuk është aspak problem.

Në një intervistë të gjatë për “France 24”, Rama ka një shpjegim prej “gjeniu”, kur jep arsyet se përse emigrojnë shqiptarët. “Ka një periudhë që vijoi pas izolimit të Shqipërisë, vendi u hap, njerëzit largohen, njerëzit kthehen sërish. Është ndryshimi i sistemeve që e sjell këtë gjë nga njëra anë dhe nga ana tjetër mendoj është normale që njerëzit të largohen e të kthehen”-tha ai.

Kreu i qeverisë sonë i konsideron emigrantët azilantë si “qytetarë të lirë”, që lëvizin sidomos pas ndryshimit të sistemit, por nuk është në gjendje të japë shpjegimin e vërtetë se këto ikje masive po ndodhin 28 vite pas shembjes së komunizmit. Por çudia më e madhe është filozofia e kryeministrit tonë që në 5 vite qeverisje ka shënuan në regjistra mbi 250 mijë shqiptarë të larguar, kryesisht të rinj pa shpresë. Ky fenomen mbetet shqetësues për vende si Franca, Gjermania, Homanda apo Belgjika të cilët regjistrojnë çdo ditë shtetas shqiptarë të cilët kërkojnë azil.

Për këto largime masive dhe braktisje të vendit, Rama nuk ndjen asnjë keqardhje.

“Nuk na vjen keq.

Historia na tregon se vendet që janë më të pasurat sot në Evropë kanë qenë vende të varfra, njerëzit kanë migruar, kanë ndihmuar familjet e tyre. Janë kthyer pas me kultura e kapacitete të reja duke pasuruar vendet e tyre”-deklaroi ai.

Numri një i qeverisë ndoshta nuk e di dhe nuk i intereson që shqiptarët që kërkojnë azil në vendet e BE-së nuk janë emigrantë që punojnë e ndërtojnë jetën në vendet që shkojnë. Ata qëndrojnë në kampet e azilantëve, të izoluar, duke iu mohuar e drejta e punës dhe mbajnë radhët e gjata për të siguruar ushqimin e përditshëm në kapanonet e pritjes.

Janë njësoj si emigrantët që vijnë nga Afrika apo zonat e tjera të luftës, siç është Siria dhe Afganistani. Shumë prej azilantëve u është mohuar e drejta e qëndrimit, ndaj Aeroporti i Rinasit çdo ditë mbushet me të deportuar, të cilët kthene në vendlindje edhe më të pashpresë nga koha kur ikën.

Nga Boldnews.al

Kategori
Uncategorized

POLICIA E KOSOVES SI ORGANIZATE KRIMINALE.

SERISH POLICIA E KOSOVES SI ORGANIZATE KRIMINALE, VEPRON PA VENDIM GJYKATE OSE KERKESE LIGJORE TE PROKURORISE.

Nga Dritan Kaba/
Policia e Kosoves pas krimit me 6 shtatasit turq qe i ekstradoi pa vendim gjykate ndalon edhe dy shtatas shqiptare pa urdher ndalimi apo vendim gjykate!
Në një komunikim zyrtar për Express, policia e Kosovës thotë:
“Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore me dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore. Me respekt, Zyra për informim e PK-së”
Behet fjale per qytetarin shqiptar Albert Veliu dhe te birin ose i njohur si deshmitari “X”, autori i pergjimit te Agron Xhafajt,
Gjithashtu ne nje njoftim tjeter Policia e Kosoves pohon qe jane njoftuar edhe autoritetet shqiptare. Por nuk sqaron aspak se kush autoritet shqiptar dhe ne çfare cilesie i ka bere kerkesen per ndalim per dy shtatasit shqiptare.
Kjo nuk eshte asgje me shume se nje rrembim i dy qytetareve. Kjo behet dhe me e qarte pas njoftimit te Prokurorise shqiptare qe per dy shtetasit nuk ka urdher ndalimi ose kerkese per arrestim as nga nje vendim gjykate as nga vete Prokuroria shqiptare.
Ky ndalim i padrejte eshte nje intimidim qe i behet deshmitarit ne vazhden e kercenimeve dhe joshjeve per te ndryshuar deshmine.
Policia e Thaçit eshte vene ne sherbim te ketij skenari kriminal. Eshte ne detyren e Kryeministrit te Kosoves qe te vere ne vend dinjitetin e shtetit te tij.
Policia e Kosoves po vepron si krah i armatosur i interesave kriminale te politikaneve te caktuar. Njhere per llogari te Erdoganit, tashme per llogari te krimit te organizuar shqiptar te perfaqesuar nga Edi Rama. Ky veprim i policise kosovare eshte nje skandal i permasave te njeta me ate te 6 shtetasve turq.

Kategori
Uncategorized

Të lirë të mos e besoni, por “nata është gjithmonë më e errët përpara agimit

Nëse ende po shani protestën, nuk keni kuptuar asgjë prej saj

Kategori
Uncategorized

Lu dhe Vlahutin na lanë shëndenë-Skandalet për të cilat do mbahen mend

Hashtag.al/

Donald Lu dhe Romana Vlahutin, dy ambasadorët e gjendur gjithnjë kur i kërkonte Edi Rama do largohen nga Shqipëria. Çuditërisht, informacionet për largimin e tyre, njëri me gjasë drejt Krigistanit, me urdhër të SHBA-ve dhe tjetrës i dihet se kush do t’ia zërë vendin, Luigji Soreca, u bënë publike në të njëjtën ditë.

Nuk jemi fort të qartë për rolin e ambasadorit amerikan Lu në Kirgistan, por në Shqipëri ambasadori Lu ia lejoi vetes t’i bënte presion ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për hetimet ndaj “Bankers”-it, madje këto ditë mori edhe rolin e gjykatësit, duke thënë se nuk do largohej nga Shqipëria pa bërë drejtësi.

Është e vështirë të përzgjedhësh në numrin e madh të skandaleve që kanë shoqëruar ambasadorët Lu dhe Vlahutin në Shqipëri, por le të rikujtojmë edhe njëherë ato më pikantet.

Skandali i Vilës së Romana Vlahutinit

Skandali i blerjes së një vile me vlerë 1,6 milionë euro nga ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, në një zonë rezidenciale të kryeqytetit, hapi një valë polemikash.

Për këtë arsye eurodeputetja gjermane Ingeborg Grassle njëherazi Kryetarja e Komisionit të Kontrollit të Buxhetit në Parlamentit Evropian i dërgoi një letër Frederica Mogherinit, ku i drejtonte 11 pyetje për blerjen e vilës nga Vlahutin në Tiranë. Shefja e Shërbimit të Jashtëm Frederica Mogherini i ka adresuar pyetjet e eurodeputetes pranë delegacionit të BE-së në Tiranë, për të marrë përgjigje më të saktë.

Delegacioni i BE-së në Tiranë i ktheu përgjigje eurodeputetes duke i saktësuar se nuk ka patur asnjë abuzim, por gjithçka është kryer konform rregullave dhe standarteve. Në përgjigjen e kthyer nga zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë për eurodeputeten gjermane ajo që bie në sy ishte një përgjigje e paparë më parë. Sipas stafit të zonjës Vlahutin afër me vilën 1,6 milionë euro, ndodhej një vilë tjetër me çmim më të ulët, por që nuk i përmbushte kushtet e sigurisë.

Zyra e BE-së deklaronte se vila tjetër ishte me dritare të pafortifikuara, me mure të ulëta dhe e rrezikuar nga tërmetet. Prandaj kjo blerje megjithëse me çmim më të ulët nuk u aprovua, dhe u zgjodh vila tjetër me çmim 1,6 milion euro.

Ky ishte një arsyetim interesant. Duket sikur Delegacioni i BE-së në Tiranë, ishte kthyer në një qendër shkencore sizmike, madje qendër tepër e specializuar, aq sa mund të dallonte edhe efektet e tërmetit në dy vila të ndryshme të së njëjtës lagje.

Më pas u bë e njohur se Vlahutini ishte vënë zyrtarisht nën hetim në Bruksel për abuzimin me fondet e BE-së dhe shkeljen e rregullave të rekrutimit. Lajmi u konfirmua për Hashtag.al nga një burim diplomatik i mirëinformuar pranë një ambasade të rëndësishme të BE-së në Tiranë.

Zyra e investigimit të vjedhjeve të buxhetit dhe shkeljes së praktikave të BE-së (OLAF), ka zyrtarisht nën hetim zonjën Vlahutin. I njëjti burim ofroi dhe detaje mbi çështjet për të cilat zonja Vlahutin po hetohet nga zyra e OLAF-it, duke thënë se nuk ishte thjesht çështja e blerjes së vilës dhe se po verifikoheshin edhe ndryshime të organigramës në strukturën e prokurimeve në zyrën e BE-së në Tiranë.

Rezultonte se zonja Vlahutin ka përqendruar procedurat e prokurimit, ndërsa disa ish-drejtorë të misionit në Tiranë janë shmangur prej saj ose janë pushuar nga funksioni, bazuar në arsyetime të dyshimta.

Në proces verifikimi ishin dhe disa emërime të reja që ka kryer zonja Vlahutin. Përshembull e motra e drejtoreshës së qendrës C.O.D në Kryeministri, është punësuar në zyrën e BE-së në Tiranë nëpërmjet një procedure që dyshohet si nepotike. “Ka të dhëna për të paktën 5 punonjës së zyrës së BE-së të punësuar prej zonjës Vlahutin dhe që rezultojnë lidhje nepotike e Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama, ose rrethit të tij”, – shprehej burimi diplomatik.

Dyshja e puthjes së famshme

Ambasadori Donald Lu ka dhënë prova në të kaluarën se është investuar personalisht për të dalë në mbrojtje të koleges së tij Vlahutin dhe delegacionit të BE-së në Tiranë.

Kjo u vu re kur Hashtag.al publikoi lajmin se shefi i misionit Euralius, zoti Rainer Deville ishte shkarkuar nga detyra për një gafë në përkthimin e ligjit të Vettingut, ambasadori amerikan doli publikisht dhe e quajti të pavërtetë lajmin.

Dalja e zotit Lu i dha mbështetje provizore dyshes Deville-Vlahutin, por pak më vonë u

konfirmua çdo e dhënë e raportuar nga Hashtag.al dhe rezultoi se ambasadori Lu kishte konsumuar një mashtrim publik, sepse shefi i Euralius ishte shkarkuar vërtetë nga detyra që mbante.

Por ndonëse zoti Lu dhe zonja Vlahutin nuk lënë rast pa shfaqur protagonizmin e tyre mbi reformën në drejtësi, ecuria ka vënë në dyshim serioz integritetin profesional të ambasadorëve.

Përshembull zoti Lu ka regjistruar disa dështime dhe gafa spektakolare. Ai është i vetmi ambasador amerikan në rajon që është përgënjeshtruar nga shefja e tij Nuland.

Ambasadori Lu pretendoi se reforma në drejtësi do bëhej pa opozitën dhe nisi të lobonte individualisht disa deputetë të opozitës, por pak më vonë Victoria Nuland mbërriti në Tiranë dhe i vuri kryq për 5 minuta përpjekjeve ekstravagante dhe disa javore të zotit Lu. Ishte ndoshta dështimi më arbitrar i një ambasadori amerikan në Tiranë.

Zoti Lu u bë palë në procesin e reformës në drejtësi dhe mashtroi opinionin publik shqiptar gjatë një proteste ku ai pretendoi se kishte dalë të protestonte me shoqërinë civile, por siç doli më pas, rezultonte se në fakt zoti Lu kishte protestuar me disa militantë të Partisë Socialiste të thirrur nga Musa Ulqini.

Zoti Lu kërcënoi dhe shantazhoi publikisht opozitën dhe kryetarin e saj Lulzim Basha kur ky i fundit çoi për shqyrtim në Kushtetuese ligjin e Vettingut.

Një shantazh i paprecedentë, dalje nga binarët diplomatikë dhe përpjekje për të ndalur opozitën në ushtrimin e një të drejtë ligjore të saj. Do guxonte zoti Lu të shantazhonte opozitën amerikane nëse ajo do bënte një ankimim në gjykatë?

Ndonëse shfaqet si ‘merakli i reformës në drejtësi’, ekzistojnë gjasat që zoti Lu ta ketë implikuar ambasadën në një skandal potencial të konfliktit të interesit. Sepse fondi prej 9.5 milionë dollarësh i USAID për drejtësinë i është akorduar një kompanie të administruar nga zonja Delina Fico. Bashkëshorte e një ministri të rilindjes dhe palë politike në proces.

Skandali i Bankersit-Presioni dhe Emaili

Më 24 korrik 2015, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, i dërgoi Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla një e-mail kompromentues duke i sugjeruar kryeprokurorit që të ndryshonte akuzat ndaj koorporatës ‘Bankers Petroleum’.

Kjo koorporatë asokohe ishte në epiqendër të hetimeve pasi disa shpërthime nëntokësore të zhvilluara në zonat hidrokarbure kishin shkatërruar shtëpitë dhe pronat në Patos-Marinzë.

E-mail-i i siguruar ekskluzivisht nga Hashtag.al, zbuloi se që në fillim ambasadori Lu bën të qartë se është tepër i shqetësuar mbi fatin e këtyre hetimeve dhe se e kishte personale këtë punë.

“Nuk mund ta theksoj mjaftueshëm se sa i shqetësuar jam personalisht për pasojën e ndjekjes penale të këtyre punonjësve të Bankers Petroleum nga prokurori i Fierit”, shkruante Lu në email.

Fill më pas ambasadori bën dhe kërkesën e tij, duke i kërkuar në mënyrë flagrante kryeprokurorit Llalla që të mos ngrinte akuza penale ndaj Bankers Petroleum por të mjaftohej me ca gjoba administrative.

Lexoni me vëmendje se si ky ambasador i ka shkruar kryeprokurorit të Shqipërisë, duke u përpjekur ta instruktojë se çfarë akuzash duheshin shmangur dhe çfarë akuzash duhej të ngrinte prokuroria ndaj Bankers:

“Në çdo vend tjetër, do të prisnim të shihnim gjoba dhe penalitete administrative. Akuzat penale janë të pazakonta”, – shkruante ambasadori.

Më tej në letër ambasadori vijon me tezën se ndëshkimi ligjor i koorporatës Bankers Petroleum mund të ndikonte në largimin e investitorëve të huaj që sipas ambasadorit po i gjurmonte për t’i sjellë në Shqipëri ministri Gjiknuri.

Pasi i ka shprehur kryeprokurorit Llalla se është i interesuar personalisht për hetimet e Bankers, pasi i ka kërkuar në mënyrë flagrante prokurorisë të konvertojë akuzën nga akuzë penale në gjobë administrative, ambasadori Lu e mbyll letrën duke u përbetuar për sinqeritetin e vet, e duke shtuar se ai dyshonte se hetimet ndaj koorporatës Bankers Petroleum ishin të nxitura nga korrupsioni dhe trysnia politike.

Ky e-mail i rivendosur në kontekst e kompromenton rëndë zotin Lu, i cili në muajt pasardhës u bë protagonist i reformës në drejtësi, ndërsa në kanale konfidenciale zoti Lu rezulton se i ka shërbyer oligarkëve, kompanive private, duke i kërkuar prokurorisë të mbrojë personat e dyshuar për krimin e Patos-Marinzës dhe shpërthimet e ndodhura atje.

Adriatik Llalla u shpall zyrtarisht si i pari prokuror ‘non grata’ në SHBA, kjo falë një procedure personale, inatçore të nisur dhe ndjekur nga Donald Lu.

Por i njëjti ambasador që fliste e përbetohej çdo javë për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, rezultoi i kapur gafil, pasi i kërkoi kryeoprokurorit Llalla të mbronte koorporatën Bankers Petroleum duke konvertuar akuzat dhe duke zhvlerësuar krimin e ndodhur në Patos-Marinzë.

Bashkëpunimi me Sorosin dhe fshehja e dokumenteve

Shoqata Judical Watch pasi i kërkoi Ambasadës Amerikane në Tiranë informacione mbi bashkëpunimin e ambasadës me fondacionin Soros, publikoi përgjigjen e ambasadës, nga një vëzhgim i dokumentit me 32 faqe rezulton se ambasada ka fshehur shumicën e dokumentacionit duke i klasfifikuar si akte që nuk mund të bëhen publike.

Ndërkohë presidenti i shoqatës Judical Watch Tom Fitton ka thënë se“Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i emëruar nga administrata Obama, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri.

Në maj 2017, Lu ndihmoi të minojë planet e partive opozitare shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës refuzuan të merrnin pjesë. Lu është përshkruar në shtypin e SHBA si “një forcë shtytëse prapa reformave gjyqësore të Shqipërisë”.

“George Soros është një miliarder dhe ai nuk duhet të marrë mbështetjen e taksapaguesve për të avancuar axhendën e tij radikale të majtë për të minuar lirinë këtu brenda dhe jashtë vendit“.

Judical Watch dispononte një material me 32 faqe ku tregohet se Administrata Obama i jep paratë e takasapaguesëve amerikanë për financimin e miliarderit George Soros i cili i përdor këto para për financimin e aktiviteteve të partive të majta në Shqipëri, përfshirë dhe punën që qeveria socialiste po bën për miratimin e reformës të shumëdiskutuar në drejtësi./Hashtag.al

Shënim: Meqë Donald Lu e kishte shumë qejf “Gjuhën Shqipe”, titulli mban një shprehje tipike shqiptare. Në ish-republikën sovjetike besohet që do ketë etje për të mësuar gjuhën kirkize, ose rusishten në rastin më të keq.

Kategori
Uncategorized

“Rilindja” e zhytur në krim.

Vëndi është marrë peng!

Fundi i kësaj qeverie, i kësaj bande bande narkotrafikantësh po vjen.

Por ai po vjen me një kosto të rëndë për vendin, politikën, dhe gjithë kombin shqiptar.

Evropa nuk pranon narkoshtetin në gjirin e saj, pra nuk na pranon ne shqiptarëve.

Vëndi është marrë peng nga narko-trafiku.

Me moton gjithë “qelbësira bashkohuni” të rrëzojmë Berishën.
Kjo bandë mashtruesish, burgaxhinj, kriminelë, trafikantë dhe shpërndarës droge.

Hajdutë xhepash, deri në “prostitutat” e bulevardeve të evropës bashkuan forcën, kërcënimet, lekët e drogës, për të blerë votën dhe marrë peng jo vetëm partinë socialiste, por gjithë kombin shqiptar.

Ata morën pushtetin!
Jo për ta qeverisur më mirë, jo për ta çuar vendin drejt evropës, por për ta këthyer në një bazë për lulëzimin e krimit, mbjelljen dhe trafikimin e drogës, si borç ndaj atyre (trafikantëve) që e sollën në pushtet.

Tanimë jo vetëm timoni, por edhe tepsia kaloj në duart e kësaj bande nga më të rrezikshme në vend dhe jashtë tij.

Rruga e “prostitutave” që financuan fushatën dhe marrjen e pushtetit me leket e pista të trafikut dhe krimit të organizuar tanimë ishte e hapur.

Ata u bënë deputetë,
—–kryetarë bashkish,
—-drejtues policije,
—-deri edhe në postin e lartë të ministrit të brendëshëm.

Avionët e drogës (mushkonjat rilindase) një si ata italjanë më Prill 1939 mbushën bregdetin shqiptar.

Bandat e habilajve nën drejtimin e vetë ministrit të brendëshëm, një si Zan Çaushi më 1997 morën drejtimin e policisë, kontrollin, prodhimin, dhe rrugët e trafikut të kanabisit.

Në anën tjetër vetë vëllaj i kryeministrit Olsi Rama, jo vetëm bënte udhëtime me këto banda në jug dhe jashtë vendit duke transportuar kokainë, por ishte i përfshirë drejt për së drejti në laboratorin dhe kokainën e Xibrakës, pse jo dhe në kokainën (banane) të Maminasit.

Ministria e mbrojtjes fikte radarët për të bërë të mundur lëvizjen e lirë të rrugëve të trafikut drejt evropës.

Banda tjetër krah i armatosur i “rilindjes.”
Financuese dhe shtyllë kryesore e shantazhit, krimit, pengmarrjes, dhe trafikut të drogës që drejtohej nga miqtë e kryeministrit (Shullazët) ishin kethyer ne tmerr i qytetareve dhe bizezmeneve.

Banda tjetër ajo e Elbasanit krah i armatosur i “rilindje” dhe kryetarit të bashkisë atje.

Më në fund edhe ministri tjetër i brendëshëm Fatmir Xhafa, ish hetues i diktaturës, është i përfshirë nëpërmjet vellait të tij Agron (Geron) Xhafa i denuar per trafik ne Itali dhe Kumbi, në organizimin e bandave dhetrafikimin e drogës drejt evropes.

Vëndi po shkon drejt katastrofës, me mijra familje po marrin rruget e mergimit, azilet e evropes mbushur plot.

Evropa tek qeverisja e bandave të qeverisë Rama po sheh rrezikun e stabilitetit të saj, ajo nuk na pranon.
Jo vetëm kaq por ajo po na mbyll me tela me gjemba.

Ambasadorët mbyllin sytë përballë kësaj katastrofe.

Peshku i madh doli sardele liqeni.
Në fund të fundit ata e bënë detyren e tyre ndaj Sorosit në dëm të interesave kombëtare shqiptare, dhe tani po largohen të kamur nga shqipëria.

Ku po shkojme!?

Vetëm bashkimi i popullit kundër së keqes mund dhe do e shpëtojë vendin nga kjo katastofë ku e ka çuar dhe po e çojnë bandat e “rilindjes.”

Të gjithë bashkë për të ç’kulur këtë çiban të keq, për të shpëtuar vendin dhe kombin, të ardhmen e tij, dhe rrugën drejt Bashkimit Europian.

Shqipërisë i kemi borç.

Kategori
Uncategorized

Basha: Njerëz të skeduar për vrasje nga Vlora dhe Fushë Kruja i kanë ofruar 200 mijë euro dëshmitarit x

Sot të dërguarit e Fatmir dhe Agron Xhafajt, njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe e Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të dëshmitarit x, Albert Veliu 200 mijë euro nga paratë e pista”

2

Shpërndarje

Kategori
Uncategorized

Rilindja sh.p.k.

Nga Carloalberto Rossi

Këto kohë e gjithë Shqipëria ka marrë një mësim të madh morali politik nga shkolla politikisht e korruptuar e “rilindjes”.

Shqipëria mësoi këto ditë se një ministër i brendshëm, mund të ketë një vëlla të dënuar mbi 7 vjet burg për trafik droge, me idenditet të ndryshuar dhe që bën një jetë të mirë pa bërë asnjë ditë burg, dhe prapë të mos mbajë asnjë përgjegjësi morale—penale, jo e jo—dhe mund të vazhdojë të jetë Ministër i Brendshëm.

Kjo sepse, sipas Ramës, në luftën e madhe të së mirës socialiste kundër të keqes demokrate po afrohet beteja finale dhe pushteti socialist duhet të përfundojë detyrën e tij historike, pastrimin etnik të Shqipërisë nga shpifësit demokratë, të vetmit përgjegjës për degradimin e vendit. Këtij qëllimi të madh ata i kanë kushtuar mandatin e tyre të dytë.

Ishte që ishte, Rama mund edhe t’u kishte kujtuar shqiptarëve se përveç Lusë dhe Vlahutinit edhe “Zoti është me ne”.

Pra, kjo qeveri, ky sistem i pushtetit, është vetëklasifikuar si një shoqëri me kapital e përgjegjësi të kufizuar, shpk, që është i vetmi model politik e jopolitik që njohin mirë. Dhe në rast të falimentimit shpk-ja përgjigjet vetëm me kapitalin e saj, pra me votat e zgjedhësve.

Në fakt ata nuk mund të mbahen përgjegjës për ndonjë gjë, sepse përgjegjësia morale sikurse e thamë më sipër nuk zbatohet ndaj atij që lufton kundër të keqes supreme. Dhe deri kur të kenë votat e zgjedhësve, nuk ka rëndësi se si i marrin ato, do të kenë kapital për t’iu përgjigjur përgjegjësive të tyre, më pas nuk kanë asnjë qëllim të japin llogari.

Pak rëndësi ka që të gjithë e dinin se vëllai i Ministrit të Brendshëm ishte i dënuar dhe bënte sikur nuk ishte, pak rëndësi ka që Ligji Antimafia kërkon që ministri të hetohet dhe të provojë se pronat e tij nuk janë të krijuara nga të ardhurat e aktivitetit kriminal të të vëllait.

Pak rëndësi ka se, ndërkohë, një polic i thjesht rrugor në zonën më të humbur të vendit duhet të kalojë nën skanerin e vetingut deri tek kushurinjtë e gradës së tretë—pak rëndësi ka edhe që kjo kërkesë është futur nga vetë ministri, vetë i lidhur ngushtë me histori të trafikimit të drogës.

Pak rëndësi ka se mes miqve të Ramës ka shumë që janë të përfolur për krime, pak rëndësi ka se në të shkuarën moralistët socialistë kanë mbrojtur me shpatë në dorë kryebashkiakun e Kavajës dhe ende sot mbrojnë atë të Durrësit, pak rëndësi ka se ka gjithmonë shqiptarë në çdo arrestim që bëhet në BE të bandave të trafikut të drogës.

E gjitha është një teatër i opozitës, dhe si i tillë nuk prodhon asnjë përgjegjësi moale.

Janë ata të këqijtë—vetë ai, Rama, është kampioni i të mirëve që po përpiqen të luftojnë të këqinjtë, dhe në fakt janë shumë të zënë, nga një goditje në tjetrën dhe duke hartuar ligje speciale për të arrestuar atë që duan. Ndoshta, për ti bërë shoqëri atyre “të këqinjve” të tjerë nga Kukësi që fatmirësisht janë burgosur nga drejtësia.

Ata, ata të Kukësit, nuk janë një shpk, janë vetëm qytetarë persona fizik dhe për këtë arsye përgjegjësia e tyre është e pakufizuar, dhe në rast falimentimi, apo të përgjegjësisë civile duhet të përgjigjen pa asnjë kufizim dhe të qendrojnë në burg.

Sipas “rilindjes” në politikë, ashtu sikurse në biznes, e rëndësishme është të kesh një avokat të mirë, ose të kesh kontroll mbi drejtësinë. Të gjitha të tjerat janë vetëm fjalë.

Kategori
Uncategorized

Çfarë nuk bëri Xhafa në një vit, e zbuloi Jetmiri në një ditë.

Nga Ergys Mërtiri

Një ndër pretendimet e atyre që po e mbrojnë Xhafën me dhëmbë, është se ai është ministër i suksesshëm dhe një zyrtar serioz, i cili po pastron policinë nga të inkriminuarit nëpërmjet vetingut të brendshëm dhe po lufton seriozisht trafikun e drogës.

Në fakt, kështu është thënë edhe për Tahirin. Policia që duam, ishte slogani që frymëzoi Ramën për të gjithë vendin. Policia me makina të bukura, me biçikleta sportive, uniforma të reja, e femra simpatike, ndryshe nga ajo e policëve barkderrë të dikurshëm, u bë imazhi i një institucioni që të merrte në qafë për nga pamja.

Piari i Xhafës po bëhet ndryshe. Ai është përqendruar tek një proces site, që pretendon se do pastrojë policinë nga të inkriminuarit. “Vetingu në polici”, ka qenë togfjalëshi magjik i tij, për të prodhuar imazhin e zyrtarit të hekurt, që po vendos rregull në polici. Në fakt, ai thjesht po xhiron retorikën e propagandës, në punë pa bereqet. Policia është qelbur dhe qelbet nga koka, jo nga barku i fryrë birrash i policëve të shërbimit, as nga flirtet e patrullave me spaçiatorët e lagjeve.

Në realitet Xhafa nuk ka asnjë rezultat. Përkundrazi, rastet që i janë dhënë kanë treguar se nuk ka vullnet të ndëshkojë krimin. Një ngarkesë kokaine prej 600 kilogramësh, u dekonspirua nga policia shqiptare pavarësisht se po survejohej prej javësh nga partnerët kolumbianë dhe ata italianë. Operacioni kapi vetëm pluhurin e bardhë dhe dy hallkat e fundit të zinxhirit të trafikut, që janë veç bishti i kavallit.

Por dështimet janë të përditshme. Zbulimet rutinë të sasive kolosale të drogës nga vendet fqinje, si dhe mosasgjësimi i asnjë rrjeti apo grupi kriminal në vend, tregon se policia është në gjumë. Më sakt, bën sikur fle, pasi kushdo e kupton se, nuk ka sesi të ketë vullnet për të luftuar trafiqet dhe trafikantët një ministër që ka trafikant, me vendim gjykate, të vëllanë e tij.

Investigimi i gazetarit Jetmir Olldashi tregoi, ndër të tjera, pikërisht mungesën e thellë të vullnetit për të luftuar drogën nga policisa shqiptare. Dështmitë e provuara prej tij tregojnë se droga është sheshit dhe policia nuk bën asgjë për ta ndaluar. Nëse një gazetar investigativ, me një xhiro të vetme në Vlorë, arrin të zbulojë aq lehtësisht aq kontakte, si ka mundësi që këtë nuk arrin ta bëjë policia, e cila ka në shumë më tepër informacion e mjete në dispozicion?

Është e kuptueshme se, kjo polici nuk është se nuk mundet, por nuk do. E nëse nuk do, për ç’arsye tjetër mund të bjë kjo, përveç përfshirjes së saj në zullum?! Rrotulloje nga të duash, ministri dhe i vëllai të dalin përpara në çdo arsyetim, ndaj, sado t’i shkatërrojë provat Arta Marku, nuk ka sofizëm në botë që mund të na ofrojë një skemë logjike shpejguese që ta nxjerrë Xhafajn të pastër.

Për këtë arsye, përpjekja për tu mbrojtur duke pranuar paaftësinë përballë inkriminimit, nuk bind njeri. Po të jetë kështu, të vendosin Jetmirin ministër të brendshëm, sepse ia doli që, me një rrugë të vetme në Vlorë, të zbulojë më shumë trafikantë se vetë ministri në një vit.

Kategori
Uncategorized

Një rrëfim për Jetmir Olldashin, linçimin mediatik dhe kanabisin.

Nga Habjon Hasani

Afro 10 ditë pasi Partia Demokratike publikoi një copëz nga audiopërgjimi i Albert Veliut me personin e dyshuar si Agron Xhafaj, media proqeveritare ka nisur sulmet ndaj gazetarit Jetmir Olldashi.

Ky i fundit bëri një deklaratë sqaruese dje, ku tregoi se si kishte hyrë në kontakt me Albert Veliun (a.k.a Babalja), foli për mënyrën si ishte kryer ai përgjim, tregoi personat politikë me të cilët kishte bashkëpunuar etj.

Mediat proqeveritare kanë nisur një sulm frontal ndaj Olldashit duke u përpjekur ta delegjitimojnë atë, kryesisht në dy teza kryesore:

Teza e parë, duke e paraqitur Olldashin si një militant të Partisë Demokratike dhe aspak si një gazetar.

Teza e dytë, duke vënë theksin (ndoshta me të drejtë) te disa kontradikta mes deklaratave të Babales dhe Olldashit.

Do përpiqem që në lidhje me të dy tezat, të them të vërtetën time, aq sa unë di dhe siç unë i di gjërat në lidhje me Jetmir Olldashin, të kaluarën e tij dhe çështjen konkrete të audiopërgjimit.

Unë e njoh që prej vitit 2002 Jetmir Olldashin, sepse e kam pasur në klasë, ishim të dy studentë të gazetarisë në Tiranë.

Në vitin 2005 kam punuar për herë të parë me të në televizionin A1 që asokohe ishte themeluar nga Koço Kokëdhima.
Jetmir Olldashi në këtë periudhë realizoi gjurmimin e famshëm të Fatos Nanos duke u larë me skaf në Jalë, pasi Nano kishte humbur zgjedhjet.

Filmimi bëri bujë asokohe dhe unë kam të fiksuar dhe një biçim debati në oborrin e televizionit mes Jetmir Olldashit, Julian Llupos dhe Klodian Tomorrit mbi këtë filmim, të katërt punonim në A1 asokohe.

Jetmir Olldashi nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se ishte anëtar i Partisë Demokratike, gjatë kohës së fakultetit disa herë më ftonte dhe mua që të bëhesha pjesë e FRPD-së.

Ai u angazhua pas vitit 2006 me punë në disa institucione shtetërore dhe në dijeninë time ai ka qenë në dilemë të fortë nëse duhej të shkëputej ose jo nga gazetaria.

Punoi në ujësjellës, por kur kryetar i Bashkisë së Tiranës ishte Edi Rama dhe jo Lulzim Basha..

Nuk ka punuar asnjëherë te AlUIZNI.

Pjesën më të madhe të kohës që qeverisi PD-ja ai punoi te AMA (Autoriteti i Medias Audiovizive) dhe në dijeninë time ka pasur një marrëdhënie shumë të tensionuar dhe problematike me ish-drejtoreshën e këtij institucioni zonjën Endira Bushati. U synua disa herë shkarkimi i tij nga puna.

Në verën e vitit 2013 unë kam intensifikuar kontaktet me të, ndërsa vetë punoja në gazetën DITA. Asokohe kisha shumë interes të ndiqja garën për kryetarin e Partisë Demokratike ndërmjet Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës.

Jetmiri ka qenë person kyç, që më orientoi mbi personat ose zyrtarët e PD që ishin potencial për informimin tim në kohë reale mbi këtë garë. Misioni u arrit, pasi personat që më referoi Jetmiri më rezultuan tepër të saktë, arrita të merrja çfarë doja prej tyre.

Jetmir Olldashi vijoi punën në AMA dhe ca kohë pas ardhjes së PS-së në pushtet, ndërsa ca muaj më vonë ai e gjeti veten pa punë, ndoshta ky ishte momenti kur kuptoi se gazetaria, për të cilën kishte kryer dhe studimet, ishte zanati që s’duhej ta kishte braktisur dikur dhe synoi rikthimin në gazetari.

Në verën e vitit 2015 ndodhi që unë shkëputa marrëdhëniet me emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, që asokohe transmetohej në ‘Ora News’.

Pasi u shkëputa, Rakipi më ka kërkuar që t’i sugjeroja një gazetar që mund të merrej me investigime, i kam sugjeruar vetëm një emër, atë të Jetmir Olldashit.

Jetmiri nisi punë në emisionin “Të PaEkspozuarit” por disa muaj më vonë, si pasojë e pengesave konjukturiale, Jetmir Olldashi sëbashku me regjizorin e emisionit të “PaEkspozuarit”, Artan Ramën, themeluan projektin investigativ ‘Publicus’.

Ata kapën një mundësi bashkëpunimi me VizionPlus dhe bënë bujë të madhe me serialin ‘Kodrina e Vdekjes’ , një investigim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Investigimi ishte i kopsitur dhe i fortë, pronarët e VizionPlus nuk përballuan dot presionet politike për të bllokuar transmetimin dhe stafi i ‘Publicus’ denoncoi censurën publikisht.

Jetmir Olldashi, Artan Rama dhe Indrit Habilaj janë tre njerëzit që punuan për investigimin mbi vdekjen e Ardit Gjoklajt në ‘Publicus’.

Bënë investigimin por ama mbetën të papunë dhe në rrugë, pasi emisionit të tyre iu mbyllën të gjitha dyert nëpër televizione.

Jetmiri mbeti pa bukë dhe iu desh të kthehej andej nga kishte ardhur, shkoi sërish te emisioni ‘Të PaEkspozuarit” me Ylli Rakipin, në kohën kur ky i fundit transferoi emisionin ne News24.

Kjo është trajektorja profesionale që unë di dhe unë njoh për Jetmir Olldashin. Ai se ka fshehur ndonjëherë se ka qenë anëtar i Partisë Demokratike, sikundër ka dhënë prova se di të punojë profesionalisht me investigime mirëfilli.

Olldashi, Babalja, kanabisi, linçimi

Ndaj Jetmir Olldashit ka pasur një sulm frontal, i pritshëm, por tepër i nxituar dhe paragjykues ama.

Mediat rilindëse e kanë etiketuar si mashtrues apo dhe si militant të PD-së Jetmir Olldashin, bazuar në disa detaje në intervistën që ai i bëri Babales, këto detaje nuk përputheshin me deklaratën e vetë Olldashit.

Por nëse Babalja ka bërë një finte në intervistë dhe ka thënë se “Agronin nuk e incizova unë”, kjo nuk është ndonjë mospërputhje që mund të rrëzojë të vërtetën e një investigimi.

Sepse është vetë procesi investigativ që lë gjurmë, ti duhet të njoftosh, të flasësh me njerëz, të udhëtosh të komunikosh me SMS dhe këto janë gjëra të dokumentueshme.

Sikundër nuk është faji i Jetmir Olldashit që një natë të bukur Maji, Babalja u paraqit në selinë e Partisë Demokratike, kërkoi ndihmë për kokën e vetë dhe familjes; dhe kur në PD i kërkuan që të linte një intervistë para se të largohej nga vendi, Babalja vuri kushtin dhe tha se do pranonte të intervistohej vetëm nga Jetmir Olldashi se vetëm atij i besonte.

Nëse ndonjë jurist apo skemaxhi në Partinë Demokratike e ka instruktuar Babalen ‘të mos pranojë se bëri përgjimin’ pasi kjo mund ta vinte para përgjegjësisë, ky nuk është problem i Jetmir Olldashit dhe Jetmiri nuk ka se ç’ti bëjë sugjerimeve idiote që mund të vijnë në një situatë presioni dhe nguti në orën 3 të mëngjesit.

E kam kontaktuar në orët e fundit Jetmir Olldashin, pyetja e parë që i bëra ishte nëse ai mund të dokumentonte udhëtimin me Babalen.

Jetmiri më dha 4 elementë orientues:

  1. Më datën 23 Tetor ai ka njoftuar zyrtarisht me shkresë të protokolluar në News24 se do të nisej për në Vlorë për një investigim. Unë e kam parë me sytë e mi këtë shkresë sepse Jetmiri posedon kopjen e saj.
  2. Më datën 24 tetor ai ka marrë makinë me qira, me akt-përdorimi, një makinë tip ‘Toyota Yaris’ dhe bashkë me Babalen janë nisur drejt Vlorës.
  3. Qelizat e telefonit të Jetmirit dhe Babales të datës 24 tetor 2017 mund të verifikohen dhe dallohet menjëherë nëse ata kanë udhëtuar sëbashku.
  4. Materialet audio që kanë siguruar në disa episode kanë regjistruar zërin dhe bisedat e Jetmirit dhe Babales.

Jetmir Olldashi më tha se ai Babalen e ka njohur në Tetor 2017 nëpërmjet një burimi të vetin që i kërkoi ta ndihmonte. Për disa ditë Jetmiri ka pasur dyshimet e veta dhe një lloj mosbesimi ndaj Babales dhe ngutit të tij për të kryer regjistrime.

Por njëherësh e shihte Babalen si një potencial të mirë për t’i siguruar akses në magazinat e kanabisit.

Tamam-tamam, misioni që Jetmiri ka pas ndërmend ishte që të fotografoheshin dhe të filmoheshin magazinat e kanabisit duke stimuluar një blerje.

Babalja gjatë kohës që njohu Jetmirin ka përfolur shumë emra të fortësh dhe familjarësh të njerëzve me pushtet dhe sipas asaj që Jetmiri më tregoi, Agron Xhafaj ishte një ndër njerëzit ndaj të cilit Babalja kishte shumë duf, por Agron Xhafaj nuk ishte një target i domosdoshëm për Jetmirin. Targeti ishin magazinat e kanabisit.

Puna e të dyve në Vlorë dhe orientimi nga Babalja, bëri që në një moment Babalja të rikthehej në një lokal dhe kur u rikthye, hyri i vetëm atje dhe u përball me Agron Xhafën.

Ky është momenti kur është zhvilluar dhe dialogu i famshëm mes Agronit dhe Babales.

Pasi kanë bërë dhe disa përpjekje të tjera Jetmiri ka ardhur në Tiranë dhe e quante një dështim me veten e tij sepse nuk kishte siguruar dot asnjë material filmik me magazinat e kanabisit, të cilat i kishte dhe prioritet.

Madje as nuk i ka raportuar dot të gjitha takimet në Vlorë me drejtuesin e emisionit sepse udhëtimi i Jetmirit në Vlorë u quajt i dështuar në mungesë të pamjeve të magazinave të kanabisit.

Itinerari i ndjekur nga Jetmiri dhe Babalja në Vlorë do të transmetohet të hënën e 21 Majit në emisionin ‘Ajsberg’ me të gjitha detajet e veta.

Për shkak të mosmarrëveshjeve personale, Jetmiri u shkëput sërish nga emisioni ‘Të Paekspozuarit’, ndërsa nuk arriti dot të montonte një emision për kanabisin, e la Babalen ‘të zhgënjyer’ dhe e ndjeu veten të kërcënuar, kur kuptoi se ato regjistrime audio mund t’i bëheshin telash koke, ndërsa ai i mbante të arkivuara por Babalja ankohej lartë e poshtë.

Papunësia e përsëritur, vështirësitë, presioni dhe rreziku, e lanë me pak aleatë dhe ndonëse paragjykohet kaq shumë sot, trokitja e tij te dera e opozitës dhe dorëzimi i regjistrimeve aty, mund të jetë akti më i mençur që do të bënte një gazetar në ato kushte.

Të gjithë ata që e kritikojnë sot, le ta kthejnë njëherë nga vetja e tyre se çdo të kishin bërë në një situatë të ngjashme, sa opsione kishin për të marrë garanci për kokën?

Është shumë kollaj të shesësh moral e të akuzosh dikë politikisht, por ishte sërish i njëjti Jetmir bashkë me kolegët e Publicus që dhe pse arritën të kryenin një hetim cilësor mbi landfillin e Sharrës, u shpërblyen me censurë, braktisje dhe e gjetën veten pa opsione dhe pa bukë në mes të rrugës.

Kush nga moralistët që duartrokitën investigimin e Sharrës e vrau mendjen këto muaj nëse autorët e atij emisioni kishin një punë apo nëse kishin një rrogë? Kush u shqetësua për ta? Kush u interesua?

E vrau njeri trurin se ç’bëhej me këta gazetarë që hetuan landfillin?

Më ka ndodhur të përjetoj dhe vetë faturën e një investigimi që mund të prekë interesa të fuqishme, dikur në vitin 2008 kur unë personalisht kam pasur dilemën e Jetmir Olldashit, por me çështjen Fazlliç.

I kam ende të dokumentuara dhe arkivuara SMS-të konfidenciale dhe e-mailet me disa personazhe politikë dhe mediatikë të asaj kohe dhe kam vendosur me vetëdije që të hiqja dorë nga egoja profesionale dhe ekskluziviteti i çështjes dhe ta amortizoja duke e shpërndarë në disa media, pasi nuk doja të më ndodhte kjo që po i ndodh sot Jetmirit.

Sepse isha askushi, isha i varfër, i pafuqishëm dhe i pambrojtur për të përballuar faturën e një loje që mori përmasa që as i imagjinoja dot kur e nisa atë investigim mbi kompanitë dhe aktivitetin e Damir Fazlliç.

Ndaj dhe faktin që Jetmir Olldashi ka kërkuar ndihmë te PD-ja e shoh si një provë të një investigimi serioz, sepse i tillë është mjedisi mediatik këtu, kur bën një punë që mund të prekë interesa të fuqishme, ka shumë gjasa të mbetesh një i papunë dhe të futesh në spirale pushteti të cilat nuk i përballon dot nëse s’ke krahë dhe je i vetëm.

Në vijim të gjithëçkaje kam shkruar më lartë, mendoj se kolegët gazetarë pavarësisht pozicionimit, mund të bëjnë punën e tyre, qoftë dhe të pozicionuar politikisht, mund të ngrenë pyetje dhe të kërkojnë shpjegime, por nuk kanë asnjë të drejtë të linçojnë dhe të paragjykojnë një investigim që Jetmir Olldashi mund ta ketë nisur pa pasur fare ndërmend Agron Xhafën, pa e imagjinuar se do mbërrinte në këtë spirale të bujës politike dhe lojës së pushtetit.

Kanabizimi është një fenomen (në radhë të parë ekonomik) në Shqipëri dhe përtej çimkave dhe raportimeve të caktuara, personalisht kam qenë i prirur ta shoh si një trajektore ekonomike dhe të hulumtoj arsyet se pse Edi Rama dha dritën jeshile që të mbillej jeshilja dhe pse amerikanët dhe BE-ja nuk e denoncuan asnjëherë këtë fenomen.

Jam përpjekur të shmang nga Hashtagu këto historitë policeske sepse siç unë e shoh dhe i kuptoj janë spirale pa kuptim. Nëse kryeministri i një vendi vendos kanabizimin si rrugëzgjidhje për të shlyer ndonjë borxh ndërkombëtar apo për të futur para në qarkullim, në konceptin tim nuk ka më asnjë rëndësi se kush janë personat zbatues, dikush do e bëjë atë punë.

Agron Xhafaj, Habilajt apo kushdo qoftë, janë thjesht pasoja, tjetërkund është motivi, shtysa.

Por ky është thjesht këndvështrimi im personal, nuk kam asnjë të drejtë të paragjykoj punën e cilitdo koleg që niset për të dokumentuar diçka, qoftë plaçkë apo individ, madje përpiqem të mos paragjykoj dhe kur punët bëhen me çimka, metodë të cilën unë personalisht e përçmoj dhe mendoj se nuk ka asnjë lidhje me misionin gazetaresk, pasi çimkat i konsideroj teknikë ekskluzive e misioneve parandaluese/subversive të shërbimeve të inteligjencës ose të shërbimeve të hetimit gjyqësor.

Kanabizimi nuk mund të jetë një histori policeske dhe as një histori aq e thjeshtë për kredo politike, sepse është kollaj të akuzosh e t’i krijosh siklete sot Edi Ramës për kanabizimin, e të përdorësh qoftë dhe fabula policeske, mirëpo kjo përveçse ndonjë përfitim të çastit nuk mund të sjellë dot një rrugëdalje, pasi kanabisi është problem ekonomik para se të jetë problem policesk.

Por duket se kanabizimi i ka dyzuar të gjithë.

E dyzuar është opozita që nxiton me të drejtë të denoncojë politikisht implikimet me kanabisin, por nuk ka thënë dot asnjë fjalë se si do ta adresojë këtë problem ekonomik kur të vijë në pushtet. E si për ironi Edi Rama ja përdori aq shumë Lazaratin politikisht opozitës kur ndërhyri forcërisht, për ta kompleksuar opozitën, ndërsa tani kanë ndërruar rolet, sepse është opozita që e akuzon.

I dyzuar është dhe Edi Rama që ndërsa miratoi në heshtje kanabizimin e vendit për shkak të leverdisë ekonomike, në të njëjtën kohë nisi të konceptonte dhe vettingun e policisë.

I zhyti policët mirë e mirë në kanabis dhe më pas u tha do bëni vetting.

I dyzuar është dhe Jetmir Olldashi, i cili ka dëshirë të bëjë punë dhe investigime të mira, të sigurojë page e karrierë, mirëpo sa herë bën ndonjë të tillë, e gjen veten pa punë, ose dhe më keq, e gjen veten në epiqendër të një cikloni që nuk do donte t’ia shkaktonte vetes. / Hashtag.al

Kategori
Uncategorized

Konferenca, Rama deklarohet sërish kundër Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Trump

Shqipëria u është bashkuar 56 vendeve të tjera anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në dënimin e vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për njohjen de facto të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit dhe ngjarjeve të fundit në Rripin e Gazës.
Takimi urgjent i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik u thirr më 18 maj 2018 nga Presidenti turk Rexhep Tahip Erdogan, si reagim ndaj inagurimit të Ambasadës Amerikane në Izrael dhe ndaj zhvillimeve të fundit në Palestinë.
Qeveria shqiptare mori pjesë në takim, por vendosi të përfaqësohej me nivelin më të ulët të mundshëm, atë të ambasadorit tonë pranë kësaj organizate Genti Gazheli.
Në deklaratën e takimit, të miratuar edhe nga Shqipëria, ndër të tjera thuhet:
Ne hedhim poshtë dhe dënojmë vendimin e paligjshëm të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me statusin e Al-Quds.
Këto veprime [ngjarjet e ditëve të fundit në Rripin e Gazës] janë krime të rënda të kryera nga Izraeli me mbështetjen e administratës amerikane, duke përfshirë mbrojtjen e pushtuesit izraelit nga llogaridhënia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Vendimi i SHBA-ve për të zhvendosur zyrtarisht ambasadën e tyre në qytetin e Jeruzalemit ka trimëruar qeverinë e Izraelit në sjelljen e saj moskokëçarëse ndaj popullit palestinez.

Në deklaratë i kërkohet vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik të:
Dënojnë inagurimin e ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem duke e konsideruar atë një veprim provokues dhe kundër Myslimanëve, kombit të Palestinës dhe si shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar.
Vendet anëtare duhet të marrin masa ndaluese ekonomike, zyrtare, politike diplomatike kundër çdo kujt që njeh aneksimin e Jeruzalemit nga Izraeli dhe ndaj çdo vendi që ndjek vendimin e SHBA-ve për të zhvendosur ambasadat e vendeve të tyre në Jeruzalem.
Të gjitha vendet anëtare të organizatës duhet të dënojnë hapur veprime të tilla; duhet të mbrojnë Palestinën nga veprimet e paligjshme të SHBA-ve ose të ndonjë shteti tjetër; të mbështesin vendimet e marra nga lidershipi palestinez.
Ndalojnë vendet e tjera që të kryejnë të njëjtin veprim të paligjshëm si SHBA-të.
Rikonfirmojnë qendrimin e tyre se Jeruzalemi do të vazhdojë të mbetet kryeqyteti i Palestinës dhe inagurimi i ambasadës së SHBA-ve nuk e cënon statusitn e qytetit të pushtuar, as nuk legjitimon aneksimin e paligjshëm të tij nga pushtuesi, Izraeli.
Deklarata thekson gjithashtu se paqja mes Izraelit dhe Palestinës nuk mund të arrihet derisa “të mbarojë pushtimi izraelit i Jeruzalemit Lindor, Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës dhe kur palestinezët të jenë të lirë në atdheun e tyre.”
Shqipëria për të dytën herë radhazi zgjedh të mbeshtes Presidentin turk Erdogan kundër qendrimeve të Presidenti amerikan Trump. Vendi jonë votoi pro rezolutës për njohjen simbolike të Jeruzalimit Lindor si kryeqytet të Palestinës, në dhjetor 2017, të miratuar nga 56 vendet anëtare të organizatës më të madhe pan-islamike botërore, ku bëjnë pjesë disa nga regjimet më autokratike të botës.Ndërkohë, Ambasada amerikane në Tiranë dhe Ambasadori Lu kanë heshtur në të dyja rastet.
“Exit.al”

Kategori
Uncategorized

Kush është dora Saja apo Vishoja. Eh taksirat.

“Shefi, e rregulluam me ata çunat e Gjormit”. “U mbyll me këta të Nivicës”. “Janë mirë fare këta të Dumresë”. “ Çuna të paparë këta të Qafë Gjashtës”.
Nuk ka faj, si tek Makbethi i shfaqen në ëndërr, hijet e tyre që e ndjekin pas, emrat. Mesazhet, përgjimet e aparaturës MCI chaptcher, që e futi për të zezën e vet nga Italia.

Rama nuk kishte faj!

Nga Dritan Kaba/
Tashmë, bishtnimi i Kryeministrit në përballjen me gazetaren Ambrozia Meta, ka pushtuar rrjetet sociale.

Shumë gazetarë, si të çliruar nga nje makth, që i kishte zënë prej kohësh, falenderuan gazetaren e Fax Neës.

Ambrioza këmbënguli deri në një pafajësi, në pyetjen e saj.

Kryeministri Rama u përpoq si zakonisht të ikte nga përgjigja duke përdorur një stil, tashmë të vjetër të tij. Ai u përpoq ta intimidonte për të disatën herë rresht gazetaren.
Në shkëmbimin e disahershëm mes

tyre, Kryeministri u detyrua të lërë foltoren, pa një përgjigje për pyetjen. Aq në hall e kishte vendosur pyetja, sa ai na qënkërka detyruar, pasi u fikën kamerat të riintimidojë Ambriozën me fjalet:

Të kesh turp që nuk respekton rregullat e konferencës për shtyp.
Po a ka të drejtë Rama, në këtë që i tha gazetares?
Po ai ka shumë të drejtë. Në këtë rast ai është më i drejtë, se vetë etaloni i së drejtës. Pas pyetjes që gazetarja i drejtoi, Kryeministri bëri një shmangie elegante, duke i dhënë shmbullin me pronarin dhe të vëllain. Sërish gazetarja këmbënguli në të sajën. Pas herës së katërt Rama iku për tu kthyer sërish, pa kamera.
Po ku qëndronte realisht hezitimi për t’u përgjigjur dhe bishtnimi nga pyetja, i Kryeministrit.
Gjatë përpjekjev për të fituar kohë për përgjigjen, qoftë në kohën që ishte në pod, qoftë kur doli edhe u rikthye, Ramës në mendje i kanë kaluar emrat dhe fytyrat e udhëheqësisë së Rilindjes, por hezitoi të shqiptonte qoftë njërin prej tyre.
Bashkë me fytyrat i kanë kaluar dhe netët e gjata të shoqëruara me verëra e plot hare me Sajmirin, kur e kishte ministër. Biseda para çdo konference për shtyp apo filmave dokumentarë alla Rambo për sukseset e “luftës” kundër plantacioneve me drogë.

Aty në ato castet e pyetjeve, i janë kujtuar edhe thëniet e Sajes, këtij ja lamë. Edhe atë tjetrin nuk e ngacmuam.

Filani ka marrë përsipër më shumë se ka mundësi. Fisteku më erdhi për ata çunat e Lumit. Ai tjetri për kodrat e Cakranit. I shkurtri për serat e Semanit. I vjetri për arat e Darëzezës. Ai I holli për malësinë e Krujës. Po edhe trashaluqi për mallet e Ersekës. Ai, i vogli, për Dibrën. Ky, vetullziu, për Librazhdin. Mjeshtri i madh, për Tepelenën. Gaztori për Kurveleshin. E me radhë shokët, shprehje që e ka pas përdorur vetë në atë kohë që shkruante Rama, Malësi e Madhe, Shkodra, Divjaka, kun a ra avioni i parë. Më tej Ishmi ku na ra i dyti.
Më tej i shfaqet raporti i SHISH. Fytyra e Vishos. Dilema hamletiane i sillet nëpër mendje:

Vishoja ia ka dhënë të gjitha emrat opozitës? Kush nga ata oficerë kanë kushërinj këta të mijtë? Enigmë që nuk zgjidhet kollaj. Ajo thellohet edhe më shumë.

Kush është dora Saja apo Vishoja. Eh taksirat.
Nuk ka faj.

Më tej i kujtohen mesazhet e fushatës kur donte të gjithë tepsinë për vete. “Shefi, e rregulluam me ata çunat e Gjormit”. “U mbyll me këta të Nivicës”. “Janë mirë fare këta të Dumresë”. “ Çuna të paparë këta të Qafë Gjashtës”.
Nuk ka faj, si tek Makbethi i shfaqen në ëndërr, hijet e tyre që e ndjekin pas, emrat. Mesazhet, përgjimet e aparaturës MCI chaptcher, që e futi për të zezën e vet nga Italia.

Eh sa halle ka tani.

Si tek “Tregëtari I Vanedikut”, nuk di kë të shesë.
Dhe Ambrioza nuk hiqte dorë nga pyetja e saj:

A ka ndonjë në Rilindje, që të nuk është marrë me drogë?

Ku ta dijë Kryeministri, përgjigjen e kësaj pyetje 1 Miliard euroshe, si programi i pagëzuar nga vetë ai për pastrimin e parave?
Prandaj i jap të drejtë, etalonit.
Ku ta gjejë i shkreti atë emër.

Kategori
Uncategorized

Rama përdor ambasadorin Lu si çingije.

Pas 5 vitesh në pushtet qeveria e Edi Ramës ka një rekord fantastik tek Ministria e Brendshme, praktikisht tek policia e shtetit, praktikisht tek trafiku i drogës tek bërja njësh e shtetit me malavitën.

Sigurisht që kjo që ka ndodhur në Shqipëri nuk ka qënë e mundur të arrihej nga “birbo” me famë botërore si Pablo Eskobar apo Al Kapone.

Jemi në kushtet ku si gazetar ke frikë se nëse kritikon policinë e shtetit do të vritesh nga malavita dhe e anasjellta.
Por le të rikthehemi tek thelbi i çështjes tek propaganda e qeverisë që do bënte shtet për 300 ditë dhe do të rikthente Policinë në krye të detyrës.

Këto fjalë thoshte Edi Rama kur përgatitej të merte pushtetin në vitin 2013.

Për të përmbushur këtë premtim ai vendosi në krye të Ministrisë së Brendshme njeriun e tij të besuar Saimir Tahirin.
Akuzave të opozitës dhe medias se drejtorët e Policisë në qarqe dhe pika kyçe po i vendoste Emiliano Shullazi, një nga miqtë e Tahirit, Rama u përgjigjej se po bënte shtet. Në fakt ai Policinë e mori dhe e përdori si leckë në fushatën e tij për pagesat e energjisë, për ndërtimet pa leje, për pastrimin anës autostradave, por nuk e la të bëjë punën që i takon të luftojë krimin.
Sa më shumë rriteshin sulmet ndaj Tahirit aq më shumë e mbronte Rama.

U arrit deri aty sapo dolën akuzat e para për lidhje me Habilajt Edi Rama nëpërmjet propagandës organizoi edhe një konferencë “ Antidroga një histori suksesi”. I ftuar special ishte ambasadori amerikan Donald Lu i cili përgëzoi Policinë për luftën ndaj drogës.

Pjesmarrja e Donald Lu-së në të tillë konference të sajuar të kujtonte mitingjet e Gon Dukës në vitin 2005 kur të ftuar special nëpër koncerte kishte Bleona Qerretin ose Çiljetën.

Deri këtu arriti Rama duke përdorur ambasadorin Lu si çingije.

Por Tahiri e kishte marë të tatëpjetën, jo prej sulmeve të opozitës, as prej medias por sepse ai tashmë ja kishte “shitur shpirtin shejtanit” dhe ishte kapur nga bandat.

Saimi një jurist i ri dhe pa eksperiencë ishte kapur peng nga malavita dhe tashmë ai smund të bënte më asgjë për ti shpëtuar fatit të tij.

Shpresat e tij ishin vetëm tek Edi Rama. Ai mendonte se mentori i tij do ta mbronte.
E njëjta fabul me dinamik të ndryshme është edhe kjo e vendosjes së Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme.

Rama vendosi të ndryshonte juristin e ri me një njeri me eksperiencë. Më të mirin që ai kishte në fushën legjislative, pikërisht kryetarin e Komisionit të Ligjeve.
Burime mediatike thonë se Xhafa nuk e pranoi këtë post pa u këshilluar më parë me amerikanët.

Lidhjet e tij me amerikanët ishin pak më të hershme kur drejtonte komisionin e Reformës në Drejtësi. Xhafa dukej si njeriu i tyre, atij të cilit ata i kishin besuar reformën e tyre në drejtësi.

Rama bëri të njëjtin truk si më parë kësaj here jo publikisht, ai e porositi mikun e tij Donald Lu ti përcillte Fatmir Xhafës mbështetjen e plotë të amerikanëve.

Me siguri Donald Lu këtë rol e kishte më të thjeshtë se ai i pari dhe dha garancitë e duhura. Por sikundër ka thënë dhe shoku Lenin lufta brenda llojit është e egër, kështu ndodhi dhe me pinjollët e së majtës në Shqipërinë e Edi Ramës.
Saimir Tahirit nuk i pëlqeu hapja e krahut që u detyrua të bëjë dhe ai u vendos në presion nga dyshja Rama Xhafa që të pranonte fatin e tij dhe të rrinte urtë ndryshe do përfundonte në burg.

Një vit më pas kur Edi Rama u bind se ato çka mund të flasi Saimir Tahiri mund ta marin edhe atë vetë me vete, vendosi ti rikthehet ortakërisë me këtë të fundit. Nëpërmjet një sulmi të koordinuar edhe nga mediat e kontrrolluara nga Edi Rama filloi goditja e Fatmir Xhafës.

Fatmiri dhe Saimiri janë e njëjta histori, janë njerëz të përdorur nga Edi Rama, sa herë që i janë dashur. Edhe veprimet e tyre kanë shkuar në favor të udhëheqësit.

Sigurisht që Edi Rama do të fitoj nga përplasja e tyre. Ai ka një mik që se lë kurrë në baltë sa herë që i duhet, Donal Lu.

Ndërsa Rama miqtë e tij i ka shitur e i ka blerë, i ka fyer dhe i ka hedhur tej sa herë që i është dashur të shpëtojë prapanicën e vet.

Nga ana tjetër diku në një qoshe të këtij amfiteatri të madh është Erion Veliaj alias Vilajet Qyrku që fërkon duart.

Kur ti vijë radha atij, Saimiri me Fatmirin do jenë dobësuar shumë dhe sdihet se ku do jenë ndërsa miku prej amerike do ketë shkuar të drejtoj ndonje OJF në SHBA, në këto kushte ai mbase ja del tja fusi Ramës.

Marrë nga

Nga Boldnews.al

Kategori
Uncategorized

Gazetarja detyron Ramën të braktisë konferencën e shtypit.

Cila është gazetaria dhe pyetja që detyroj Ramën të braktisi konferencën e shtypit.

Gazetarja Ambrozia Meta bllokon Edi Ramën me pyetjen “bombë”. Edhe pse Rama i dha një përgjigje tipike me atë që i përgjigjej dikur gazetares së TV Klan “Të fala Sandrit”, duke i kujtuar pronarin e televizionit të saj, Kasem Hysenbelliun, gazetarja me kurajo e ka detyruar jo vetëm t’i qëndrojë përgjigjes si kryeministër për të mos devijuar, por edhe në fund të braktiste konferencën për shtyp.

“A nuk ka në Partinë Socialiste njerëz të papërfshirë në trafikun e drogës që mund ta drejtojnë këtë Ministri?” e pyeti, gazetarja?

Kategori
Uncategorized

Masakra e sulltanit ndaj 1000 feudalëve shqiptarë të Toskërisë.

Gjatë fillimit të shekullit XIX të gjithë popujt e Ballkanit u karakterizuan nga lufta për pavarësi. Ishte shekulli i formimit të kombeve dhe në fakt kjo nuk ishte vetëm një luftë nacionale e mbështetur nga patriotët por dhe një kërkesë e shteteve më të fuqishme evropiane.

Ideja për krijimin e një kombi të pavarur patjetër që do ishte dhe ajo e patriotëve shqiptarë. Perandoria osmane kishte shfaqur dukshëm shenjat e perëndimit të saj dhe ishte koha e duhur për ngjizjen e idesë kombëtare dhe formimit të shtetit shqiptar.

Historia n’a mëson se shqiptarët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në formimin e shtetit grek, duke dhënë jetën dhe gjakun e tyre për formimin e shtetit të ri dhe kontributi i shqiptarëve ka qenë vendimtar.

Por ç’na mëson historia shqiptare? Pse shqiptarët do e krijonin shtetin e tyre aq vonë?Përgjigjen na e jep vetë historia jonë e ngjyer me gjak e dredhi të jashtëzakonshme. Siç e dimë që në vitet 1830 kemi luftën e pashallarëve shqiptarë për të krijuar shtetin autonom shqiptar, të shkëputur nga sulltani. Por duke qenë një bastion i lakmuar, osmanët bën të pamundurën për të shtypur çdo iniciativë dhe kryengritje për luftën për autonomi të shqiptarëve. Sulltani përdori të gjitha mënyrat për nënshtrimin e pasardhësve të Skënderbeut. U ndërmorën shumë ekspedita dhe luftra për nënshtrimin e shqiptarëve, për shuarjen e idesë së kombit shqiptar, duke mohuar çdo mëvetësi të gjuhës e të kombit.

Me dredhi ai arriti të mposhtte kështjellën e Janinës dhe përpjekjen e Bushatllinjve të famshëm. Urdhri i Sulltanit ishte i prerë: “Shqipëria duhet mposhtur me çdo kusht, me hekur, zjarr e barot”. Dhe pashallarët që ishin shërbyes të zellshëm të Sulltanit patjetër që do kryenin rolin e kolonës së pestë për Shqipërinë e brishtë. U eleminuan një nga një krerët e kombit shqiptar . Sulltani dëshironte të shtynte dhe një shekull zotërimin e tij në trojet shqiptare. Dhe si gjithmonë do përgatistë një nga masakrat e saj më të mëdha që ka hyrë në histori si masakra e Manastirit.

Është folur shkarazi për këtë fatkeqësi të madhe kombëtare në fakt. Por ngjarjet rrodhën si më poshtë.

Në 9 gusht të vitit 1830, Mehmet Reshit Pashai fton feudalët shqiptarë të Toskërisë në Manastir për t’i njoftuar reformimin e ushtrisë osmane sipas stilit evropian. U vendos që ushtria turke të realizonte një paradë ushtarake dhe më pas do organizohej një festë enkas për feudalët shqiptarë të Jugut.

Në kohën kur ushtria po parakalonte para të ftuarve, turqit i drejtuan armët nga tribuna dhe brenda pak minutash 1000 feudalë shqiptarë vriten në mënyrë makabre. Një pjesë e madhe e kokave të tyre përfunduan në Stamboll.

Kjo ishte një masakër e përmasave të mëdha sepse pjesa më e madhe e tyre ishin patriotë dhe luftonin për të mirën e Shqipërisë. Kështu u zhdukën një nga një patriotët tanë duke e lënë vendin tonë të fundit në Ballkan në krijimin e shtetit shqiptar.

Një histori e trishtë dhe fatkeqe që e ka karakterizuar ndër shekuj vendin tonë.

(Historia e popullit shqiptar) / Konica.al

Kategori
Uncategorized

RRËFIMI TRONDITËS/Gazetari: Tahiri më ofroi 20 mijë euro që të heshtja për avionët e drogës

Telnis Skuqi ishte i pari gazetar investigativ që zbuloi se, nga Shqipëria, niseshin avionë të vegjël me drogë drejt vendeve fqinje, si Italia dhe Greqia. Ai i bëri publike rezultatet e investigimit të tij në Prill të vitit 2014 dhe, që prej asaj kohe, ai ka marrë joshje dhe presione nga grupe kriminale, por edhe, siç thotë ai, nga ish-Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri.

Në një invervistë për“Boldnews.al”, gazetari investigativ tregon detaje tronditëse se si, ai dhe familja e tij janë kërcënuar me vdekje. Gjithashtu, ai tregon për tentativat e Saimir Tahirit për ta detyruar të tërhiqej nga investigimi, në këmbim të një shume parash, në vlerën 20 mijë euro.

Në fakt, investigimi për avionet e drogës i Skuqit shkaktoi një reagim të menjëhershëm tek qeveria socialiste e Edi Ramës. Ministria e Brendshme reagoi nëpërmjet një deklarate publike, duke mohuar ekzistencën e këtij trafiku. Por, vetëm pak javë më pas, rezultatet e investigimit u faktuan në terren. Në maj 2014, në bregun e Divjakës, u rrëzua një avion tip Piper, i cili po përgatitej të transportonte rreth 650 kg lëndë narkotike kanabis drejt Italisë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha artikuloi një tjetër akuzë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit. Sipas Berishës, Tahiri i ka ofruar një gazetari 20 mijë euro për t’i mbyllur çështjen? Mund të na thoni diçka më shumë rreth kësaj akuze?

Absolutisht është e vërtetë. Është një histori e përjetuar keq prej meje, sepse pesë ditë pas unë guxova të publikoj një investigim, në mesditë më është bërë gjyqi, ndërsa në mbrëmje të asaj dite më është ofruar 20 mijë euro për të përgënjeshtruar dhe mbyllur investigimi im.

Kur ka ndodhur, mund të jeni më konkret? Për çfarë investigimi bëhej fjalë dhe kush ua ofroi paratë?

Më 19 prill 2014 unë publikova tek gazeta “RD” invesigimin e parë për trafikimin e hashashin nëpërmjet avionëve të vegjël në jug të qarkun e Gjirokastrës. Ditën që u publiku investigimi, grupet kriminale më kërcënuan dy herë, njëherë me SMS, ndërsa disa orë më pas më postuan pranë banesës sime një kokë dhie të prerë. Sinqerisht isha i përgatitur për gjithçka, por nuk besoja se do të reagonin shumë shpejt. Pesë ditë pas pubikova investigimin, çuditërisht Unioni i Gazetarëve organizoj shpejt e shpejt një takim me temë “Si të raportojmë një investigim”. Në atë takim, kishin ardhur edhe gazetarët e “Fiks Fare”. Gjatë diskutimit, u hodhën shumë akuza ndaj meje, pasi, sipas ligjeruesve, unë kisha shkelur parimin e gazetarisë investigative. Qëllimi i tyre ishte që unë të bëja autokritikë, ndërkohë gazetarët e “”Fiks Fare” po më filmonin vetëm mua. I gjetur përpara një situate të tillë të paprecedentë, unë jo vetëm që nuk hoqa asnjë presje nga investigimin tim, por u tentuar të realizohej edhe një video e fshehtë ndaj meje. Po atë ditë, në mbrëmje një gazetare nga Tirana më ofroj 20 mijë euro për të përgenjeshtruar dhe mbyllur investigimin tim.Në atë takim, gazetarja është komunikuar me celularë dy herë me Ministrin e Brendshëm të atëhershëm, pasi unë nuk mund të premtoj asnjë gjë pa u informuar se kush ishin autorët që më kërcënuan familjen time.

Pse mendoni se pas kësaj oferte qëndron ish-ministri i Brendshëm? Çfarë provash kishit në dorë ju që Ministri duhet të bënte një ofrtë të tillë?

Në atë takim, pothuajse unë kam dëgjuar gjithçka, sepse bashkëbisedimi është bërë në praninë time. Ata prisnin përgjigjen e shpejt, por unë nuk u nxitova, pasi kërkoja kohë të analizoja gjithë ngjarjen që më ndodhi mua dhe familjes sime. Nga natyra jam një njeri që mendoj gjatë dhe ku vendos të marrë një vendim nxitoj për ta realizuar në kohën e duhur.

Përse duhet t’ju ofroheshin para kur ju e kishit publikuar investigimin tuaj? Pritej të ndodhte diçka tjetër, kishte informacione se ju po vazhdonit investigimin?

Të dyja bashkë. Së pari, ata kërkonin të më përdornin mua për luftën e tyre politike, pasi avioni i Divjakës ende nuk ishte rrëzuar. Së dyti, ata e dinin që unë kisha materiale të tjera që implikonte qeverinë me trafikimin e drogës, sepse shpejtësia për të transportuar sa më shumë lëndë narkotike përtej kufirit kishe nisur një muaj pasi ishte mandatuar qeveria e majtë në pushtet. Qarku i Gjirokastrës në atë kohë ishte hambar për grupet kriminale. Unë po ashtu jetoja në Gjirokastrës, d.m.th., e njihja terrenin dhe kisha shumë burime. Ndërkohë, sapo kishte nisur lufta brenda grupeve kriminale për monopolizimin e hashashit.

Këta gazetarë që ju kanë ofruar para në emër të ish-ministrit të Brendshëm, sikurse ju prëtendoni, çfarë përfaqësojnë? Mund të thoni diçka më shumë rreth tyre?

Ata janë kolegë të nderuar, por unë nuk mund ta publikoj emrat e tyre, pasi lidhur me këtë ngjarje unë kam informuar drejtorin e gazetës “RD” dhe të dy sëbashku kemi vendosur të mos e bëj publik.

Cila ka qenë forma e komunikimit me ta, mund të referoni një episod nga ky komunikim?

Unë dhe gazetarja jemi dy miq të vjetër. Ajo thjeshtë bëri punën që ishte ngarkuar nga Ministri i Brendshëm. Biseda kanë qenë të hapura, sepse unë nga natyra më pëlqen të flasim hapur dhe “pa sponte”. Ajo, që në fillim, më qartësoi se thjeshtë po përcillte mesazhin. Ndërsa vendimin duhet ta merrja unë. Dhe kështu ndodhi, pasi unë e mora vendimin disa ditë përpara se të ndodhte ngjarja e Divjakës dhe si për çudi, Ministria e Brendshme ka dalë në konferencë për shtyp vetëm për mua, duke tentuar të më intimidoj.

Pasi refuzua “ofertën”, çfarë ndodhi me ju dhe investigimin tuaj? Vijuan presionet? U përsërit më kjo ofertë?

Si e theksova më lartë, unë e refuzova ofertën e Ministrit të Brendshëm disa ditë para se të rrëzohej avioni në Divjakë. Kjo, në fakt, më solli pak qetësi të përkohshme, pasi rezultoi që unë kisha të drejtë. Por njëkohësisht, ngjarja e Divjakës në atë kohë ishte më primar. Pak pak fjalë, tërhoqi vëmendjen.

Nëse institucionet ligjzbatuese do ju kërkojnë të dëshmoni, a do shprehni gadishmërinë për të bashkëpunuar?

Unë kam denocuar në Komisionin e Medias në Kuvendin e Shqipërisë dhe po të lexoni deklaratën time nuk kam lënë asnjë shteg për keqkuptim. Unë nuk them se nuk kam frikë për jetën, prandaj u largova një vit pasi publikova investigimin tim, sepse kuptova se institucionet ligjzbatuese nuk ishin në gjendje të mbronin jetën time. Ngjarjet e fundit tregojnë se Shqipëria ka bërë regres, jo progres. Ti vërtetë mendon se një qeveri që promovon në politik njerëz me rekorde kriminale mund të më mbrojnë jetën time?! Është çmenduri të mendosh anën pozitive, ku shikon çdo ditë që një vend i vogël nuk është në gjendje të mbroj interesat e saj, apo akoma më keq ku gënjeshtrën e kanë kthyer në art.

Përveç dëshmisë tuaj, a keni ju prova të tjera që vërtetojnë gjithçka keni thënë më sipër?

Nëse unë do të kisha një defekt, të garantoj që do të më kryqëzonin si Krishti. Ata që më njohin e dine shumë mirë sinqeritetin tim, sidomos profesional. Po ju jap një fakt. E dini ju që unë kam identifikuar në dhomën time të gjumin një përgjues (Kamera e fshehtë)?! Sigurisht që jo! Ata (grupet kriminale) ishin aq të çmendur sa arritën të më shantazhonin, sepse unë bëja dashuri me bashkëshorten time, por përgjigja ime ka qenë e prerë. Po ju jap sërish një fakt tjetër dhe për këtë unë kam një dëshmitarë shumë seriozë. Është një ngjarje e ndodhur në Tiranë. Një gazetar nga një gazete pro qeveritare ishte në gjendje të më tregonte me hollësi se çfarë unë bisedova me Presidentin e Republikës së asaj kohe. Miku im, njëkohësisht ish gazetar, është befasuar se si është e mundur që një bisede midis meje dhe Presidentit, tepër konfidencial, ishte përgjuar. Kaq mjaftoi që unë të përgatisë planin e largimit tim nga Shqipëria.

Intervistoi: Boldnews.al

Kategori
Uncategorized

“Me mire nje varr ne Kolumbi se sa nje qeli ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,”

Tani edhe Escobari duket si diletant.

Nga Klodian Tomorri

“Me mire nje varr ne Kolumbi se sa nje qeli ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes,”. Ky ishte slogani i boseve kolumbian te droges, kur qeveria amerikane nisi luften ndaj tyre.

Ne vitet 1980, kartelet kolumbiane krijuan nje organizate te quajtur “Los Extraditables”. Kreu i organizates ishte Juan Pablo Escobar Gaviria, ndersa qellimi i saj ishte te parandalonte ekstradimin ne Kolumbi ne nivel Kushtetues.

Me pak fjale, kartelet e droges ne Kolumbi donin te ndryshonin Kushtetuten per te futur aty nje nen ku te thuhej specifikisht: Ndalohet ekstradimi i shtetasve kolumbiane.

Ne fillim Los Extraditables nisi si fushate sensibilizimi per te bindur shoqerine kolumbiane qe te mbeshteste ndalimin e ekstradimit. Per kete kartelet filluan te paguanin artikuj neper gazeta dhe madje te nxirrnin njerez publike qe te flisnin kunder ekstradimeve.

Por megjithese shpenzuan miliarda dollare, serish kartelet nuk arriten te korruptonin qeverine dhe Parlamentin. Pasi deshtuan te kapnin shtetit kaluam ne metodat e dhunshme.

Ne nentor te vitit 1985 Escobar urdheroi supm te armatosur kunder Gjykates Supreme te Kolumbise duke vrare gjysmen e gjyqtareve. Ky ishte akti i pare i nje vale te tmerrshme dhune, ku trafikantet vrisnin njerez te pafajshem per te nenshtruar qeverine qe te miratonte ndalimin e ekstradimeve.

Pas qindra atentateve ku mbeten te vrare mijera njerez, ne vitin 1991, fiks 10 vjet pas fillimit te luftes, parlamenti kolumbian e miratoi ndalimin e ekstradimeve. Jo ne nivel kushtetues, por me ligj.

Ajo qe kartelet me te fuqishme te droges ne histori e moren vetem pas 10 viteve lufte te pergjakshme dhe miliardave dollare te shpenzuara, ne Shqiperi qenka bere ne menyren me te sofistikuar. Madje ne nivel kushtetues. Pa zhurme, pa asnje efekt anesor.

Erdhi dita qe edhe Escobari po duket diletant.

Kategori
Uncategorized

“Tahiri”, Lu-Vlahutin përmendin prezumimin e pafajësisë. Po për të tjerët?

Dy ambasadorët më të rëndësishëm në Shqipëri, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, kanë dhënë nga një koment të tyre për masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Dy diplomatët e kanë vlerësuar si positive zhvillimet e fundit nga ana e autoriteteve shqiptare. Por, kur flasin për rastin “Tahiri”, ata theksojnë se “prezumimi i pafajësisë është element thelbësor…”. Pra, me fjalë të tjera, Saimir Tahiri nuk duhet konsideruar si pjesë e organizatës kriminale “Habilaj”, deri sa për këtë çështje të shprehet gjykata.

Shumë i drejtë ky qëndrim i diplomatëve. Ekziston një parim I shenjtë në të gjithë botën demokratike-askush nuk mund të konsiderohet fajtor, nëse ndaj tij nuk ka një vendim gjykate. Por, “Boldneës.al” po risjell disa emra, të përmendur ngaambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili, në fakt, nuk e ka respektuar asnjëherë parimin e prezumimit të pafajësisë..

“Boldnews.al” nuk merr përsipër për të vlerësuar nëse këta personazhe më poshtë janë apo jo fajtorë. Pra, ne po respektojmëe parimit të prezumimit të pafajësisë, për këdo prej emrave nëlistë, të cilët, ambasadori Lu, duke marrë rolin e prokurorit dhe gjyqtarit, i ka shpallur ata fajtorë, ndryshe nga qëndrimi “korrekt” që po mban për rastin “Tahiri”.

Në thuajse çdo rast, kur ambasadori Lu ka përmendur emra publikisht, në krah të tij ka qenë ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, e cila gjithnjë ka tundur kokën në shenjë aprovimi dhe nuk e ka përmendur asnjëherë parimin e prezumimit të pafajësisë.

Koço Kokëdhima, biznesmeni dhe ish-deputet, është përmendur shpesh nominalisht nga ambasadori Lu si person i përfshirë nëkorrupsion. Por, ndaj Kokëdhimës nuk ka pasur asnjë hetim dhe aq më tepër gjykim për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Gjithësesi, për “gjyqtarin” Lu, ai është i korruptuar. Nga ana e tij, edhe Kokëdhima nuk ka qëndruar i heshtur dhe i ështëkundërpërgjigjur shpesh diplomatit amerikan.

Adriatik Llalla është në qendër të kritikave të ambasadorit Lu, i cili nuk është treguar aspak i përmbajtur, duke e konsideruar “të korruptuar dhe që duhet të marrë dënimin”. Pra, sërish gjykatësi Lu ka arritur në përfundime dhe pret që porosia e tij të zbatohet nga autoritetet shqiptare. Edhe Llalla, njëlloj si Kokëdhima, nuk ka qëndruar heshtur ndaj këtyre deklaratave të ambasadorit Lu.

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është në hetim për tjetërsim pronash. Ndaj tij fillimisht u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”, e cila më pas u lehtësua në “detyrim për paraqitje”. Megjithatë, ai vijon të jetë nën hetim dhe, ndoshta në fund të gjykimit mund të rezultojë i pafajshëm. Por, për “gjithologun” Lu, edhe Frrokaj është i korruptuar. Nuk ka asnjë element të prezumimit të pafajësisë nga diplomati amerikan, siç ai kujdeset për rastin “Tahiri”.

Deputetit Tom Doshi, pavarësisht se është në dy procese gjykimi ende të panisura, gjithashtu është shpallur “fajtor” nga krye-gjykatësi Lu.

Ambasadori Lu i hodhi rreth një vit më parë publikut shqiptar një listë me gjyqtarë e prokurorë, duke i konsideruar të korruptuar. Ai, nëpërmjet konsullatës amerikane në Tiranë, u revokoi vizat një numri të konsiderueshëm zyrtarësh të sistemit të drejtësisë, të cilët kishin marrë “dënimin” si të korruptuar nga ambasadori Lu. Për shumicën absolute të asaj liste të zezë të ambasadorit Lu nuk ka asnjë hetim për korrupsion.

Pra, për të gjithë emrat dhe kategoritë e mësipërme, çifti ambassadorial Lu-Vlahutin nuk janë kujdesur aspak për të respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë.

Ndërsa sot, kur ministri kampion i qeverisë “Rama 1”, Saimir Tahiri, është nën masë sigurie, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, ata kërkojnë nga politika dhe qytetarët që të respektojnë parimin e “prezumimit të pafajësisë.

Kategori
Uncategorized

Komandanti, komisari dhe operativi në revoltën e Spaçit.

Në foto, komandanti Haxhi Gora dhe komisari Shahin Skura Në foto, komandanti Haxhi Gora dhe komisari Shahin Skura

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1968 kampi i punës i njohur me emrin “Reparti i riedukimit nr.303”, u zhvendos nga Elbasani në Spaç, në një vend të mbyllur mes malesh, tërësisht i izoluar me kufizime të shumta natyrore ku edhe bimësia kishte frikë të dilte, edhe zvarranikët nuk lëviznin e ku zogjtë nuk mund të fluturonin. Regjimi kishte gjetur në vendin ku dikur ngriheshin barakat e gjeologëve vendin ku të shfrytëzohej puna e të burgosurve. Në janar 1968 vendin e pa kryeministri Mehmet Shehu, ndërsa një muaj më pas, edhe Kadri Hazbiu. Të dënuarit erdhën më 28 prill 1968, duke u vendosur në Spaç dhe në Reps (këtu punohej për uzinën e pasurimit të bakrit).

Në kohën e zhvendosjes, personeli përbëhej nga komandanti Haxhi Gora, komisari Niko Kolitari (me profesion bujk, me 4 klasë fillore), 80 ushtarë, 12 nënoficerë, etj. Nuk u zhvendos në Spaç një prej operativëve famëkeqe të kampeve e burgjeve, Femi Mullaj.

Në kohën kur nisi revolta e 21 majit 1973, treshja drejtuese e kampit përbëhej nga komandanti Haxhi Gora (nga Delvina me profesioni punëtori ishte me 4 klasë fillo), komisari Shahin Skura (nga Mati me profesioni minator. Arsimi 4 klasë fillore) dhe operativi i Sigurimit Fejzi Liço.

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1968 kampi i punës i njohur me emrin “Reparti i riedukimit nr.303”, u zhvendos nga Elbasani në Spaç, në një vend të mbyllur mes malesh, tërësisht i izoluar me kufizime të shumta natyrore ku edhe bimësia kishte frikë të dilte, edhe zvarranikët nuk lëviznin e ku zogjtë nuk mund të fluturonin. Regjimi kishte gjetur në vendin ku dikur ngriheshin barakat e gjeologëve vendin ku të shfrytëzohej puna e të burgosurve. Në janar 1968 vendin e pa kryeministri Mehmet Shehu, ndërsa një muaj më pas, edhe Kadri Hazbiu. Të dënuarit erdhën më 28 prill 1968, duke u vendosur në Spaç dhe në Reps (këtu punohej për uzinën e pasurimit të bakrit).

Në kohën e zhvendosjes, personeli përbëhej nga komandanti Haxhi Gora, komisari Niko Kolitari (me profesion bujk, me 4 klasë fillore), 80 ushtarë, 12 nënoficerë, etj. Nuk u zhvendos në Spaç një prej operativëve famëkeqe të kampeve e burgjeve, Femi Mullaj.

Në kohën kur nisi revolta e 21 majit 1973, treshja drejtuese e kampit përbëhej nga komandanti Haxhi Gora (nga Delvina me profesioni punëtori ishte me 4 klasë fillo), komisari Shahin Skura (nga Mati me profesioni minator. Arsimi 4 klasë fillore) dhe operativi i Sigurimit Fejzi Liço.

Kategori
Uncategorized

E VËRTETA E MASAKRËS SË 4 SHKURTIT, PËR TË CILËN AKUZOHET XHAFER DEVA

Shkruar nga Dr. Vasfi Baruti

Masakra e 4 shkurtit! Ato ditë shkurti 1944 (e më pas), kur hidhërimi pushtoi Tiranën, pis-politika komuniste mashtroi e luajti si deshi me masakrën për interesa të veta! Trakti i PKSH-së për atë masakër, i botuar më 4 shkurt 1945, në gazetën “Bashkimi”, ishte qind për qind fals, mashtrues, sepse gënjeu e mashtroi lexuesit e tij për dhjetëra vjet, kurse trakti i vërtetë është ai me nr. 31 (dt. 5 shkurt, botuar në “Buletinin e Zërit të Popullit” 1944), që saktëson jo 80 të vrarë, por të “vrarë me dyzina të rinjsh”. Por, të dokumentuar nga procesverbalet e atëhershme janë vetëm 10 të vrarë. Masakra e 4 shkurtit që rëndom trajtohet e menduar dhe programuar përpara 4 shkurtit nga “klika naziste e Xhafer Devës”, ishte provokim i drejtpërdrejtë e shkak i dy atentateve (3 shkurt) të qarkorit të Partisë Komuniste për Tiranën.

Mashtrimi

Në gazetën “Bashkimi” të 4 shkurtit 1945, në dy faqe të saj botohej trakti i parë i Qarkorit të Partisë Komuniste për Tiranën, ribotohej edhe më 1962 në vëllimi “Thirrje dhe Trakte të PKSH, 1941-1944”, botim i Institutit të Marksizëm-Leninizmit. Por, trakti është fals, gënjeshtër, sepse trakti i vërtetë botohej në “Buletini i Zërit të Popullit”, nr. 31, 5 shkurt 1945 dhe ribotohej për herë të parë në vëllimin III “Zëri i Popullit dhe buletinet e tij”, viti 1986, botimi Akademisë së Shkencave.

E ngjashmja e dy trakteve janë 36 shkronjat shqip e disa emra të përveçëm dhe të pangjashëm: trakti origjinal ka një faqe e pak në librin e botuar, kurse trakti fals më shumë se katër faqe në botimin e vitit 1962, dhe në përmbajtje s’mund të lexosh asnjë paragraf, fjali ose rresht të njëjtë. Të dy traktet, edhe ai origjinali, edhe ai fals kanë të njëjtin autor: është mendja e dora e Nako S. Trakti fals shkruhej e botohej për ditën e demonstratës së madhe politike, që mbahej në Tiranë e gjithë qytetet e vendit, në përkujtesë të masakrës së 4 shkurtit.

Ngjarja

Më 4 shkurt, nga ora 01 e pasnatës, nazistët e Xhafer Devës me urdhër të tij ekzekutojnë në rrugët e Tiranës shumë njerëz të pafajshëm dhe më çnjerëzorja: kufomat lihen në rrugë deri mbrëmjen e asaj dite! Burimi i parë i masakrës, i shkruar ato ditë është një letër e Nako S. (në kreun e qarkorit të PK për Tiranë e shefi i lidhjes me qendrorin e komunistëve) që ia drejton udhëheqjes (Miladin P., Koçi Xoxe, Liri G.): “Të dashur shokë – Ali [Miladin P.], Trashi [Koci X.], Muzhik [Liri G.]… Në Tiranë reaksioni është shumë i madh. Më 3 shkurt vranë në rrugë katër të rinj, njëri prej tyre kishte qenë partizan. Shpifën se këta do bëjshin reaksion. Tue gdhi 4 shkurti… pushkatojnë ndër rrugë gadi 80 njerës. Mund ta merrni me mend se çfarë terrori ka këtu…. Këtu situate është e vështirë. Kontrolle për ditë e për natë. Të dalin shokët dhe miqtë tanë nga qyteti nuk është e mundur, pse çetat janë likujduar gadi… 13 shkurt. Të fala Deti”.

Do të kalonin vetëm tre ditë dhe më 17 shkurt Nako S. u shkruante të njëjtëve kuadrovikëve të lartë për një problematikë tjetër, por u rikujton të katër të vrarët e 3 shkurtit dhe asnjë kujtesë me emra e numër për 80 të vrarët e orëve të para të 4 shkurtit. Ditët e fundit të shkurtit del gazeta “Bashkimi” (nr. 5, pa datë) e faqen e parë e mbulon artikulli “4 shkurt 1944”, me autor Lame Kodra [Sejfulla Malëshova], mbushur përplot slogane e fjalë të përgjithshme e asnjë fakt për numrin e emrat e të vrarëve. Ndërsa, kishte kaluar thuajse një muaj që ishte kohë e pamjaftueshme për të marrë informacion konkret për ngjarjen: identifikimi i “80” të vrarëve, që shkruante më parë N. S.

Të masakruarit, sa janë?

80? 86? 45? 8 apo 14!Në letrën e 13 shkurtit Nako S. “numëron” 80 të vrarë në masakrën e 4 shkurtit, kurse në traktin e vërtetë të shkruar prej tij, siç e pohonte në letrën e 13 shkurtit dhe që botohej për herë të parë më 1986 në vëllimi III i serisë së “Zëri i Popullit e buletinet e tij”, “numëronte” të “vrarë me dyzina”. Por, 80 të vrarë është diferencë e madhe me të “vrarë me dyzina”, sepse “me dyzina” do të thotë më shumë se 12 apo 24…

Është e qartë se mashtrohej më së keqi me numrin e të vrarëve në masakër dhe ai mashtrim me fanatizëm vijon të mbahet gjallë edhe sot. Më 4 shkurt, në gazetën “Bashkimi” në Tiranë “numërohen” 80 të vrarë (me emra identifikohen 24 viktima), që citohen vit pas viti e deri ditët e sotme.

Më 2011 botohet libri “Lufta italo-greke”, nga prof. Arben Puto, e pos të tjerash hapet debat për “86 viktima të masakruar” e të “saktësuar” (pa burim) prej autorit, por fjala e profesorit ka peshë, merr vlerë. Por, për rastin numri 86 është një rren e stërmadhe. Autori është i politizuar në tërë qenien e tij!

Argumenti i parë vjen nga vetë Nako Spiru, në traktin e shkruar me dorën e tij, të cituar më parë. Edhe studiuesi Gilman Bushati, kërkues i burimeve arkivore, zbuloi procesverbalet e prokurorisë (5 e 6 shkurt) me të vrarët më 3-4 shkurt, botuar në “Gazeta Shqiptare”, e që është thuajse pranë (me 14 të vrarë) të vërtetës. Në vitin 2011 Organizata Kombëtare e LANÇ-it, në gazeta “Pavdekësia” boton një listë me dëshmorët e 4 shkurtit, ku identifikohen të listuar 42 persona.

Nga listimi në “Pavdekësia”, në procesverbalin e 6 shkurtit janë nëntë të identifikuar, dy të paidentifikuar, dy me identitete italiane, kurse një (Ali Ferra) i vrarë nuk është i listuar në “Pavdekësia”. Si përfundim, katër janë të vrarë në mbasditen e 3 shkurtit, shtatë të vrarë natën e 4 shkurtit (bashkë me dy italianë). Në listimin e “Pavdeskësisë” me statusin dëshmorë janë edhe shtatë të vrarë (s’listohen në procesverbalet e Prokurorisë) të identifikuar me emra e vitrënie (1944), por pa datën e rënies në vendimin e marrë në librin “Dëshmorët e Atdheut” (2012) dhe as që dihet nëse janë vrarë më 4 shkurt apo në një datë tjetër të vitit 1944.

Të listuar në “Pavdekësia”, dëshmorë të 4 shkurtit janë e tetë persona, por që me identitetet e tyre në libri “Dëshmorët e Atdheut” binin dëshmorë në krahina e vende të tjera: Hava Meça në Brataj të Vlorës, Inajete Dumi në Qarrishtë, Nife Sula në Çaush të Krujës, Rakibe Dervishi në Kallarat të Vlorës, Shyqyri Gorblleshi në Prishtinë, Trëndafile Hasanliaj në Vranisht të Vlorës, Vait Shima në Bërzhitë të Tiranës, Xhemal Misku në Bosnjë… Taktika e masakruesve ishte të vrasin dhe t’i lënë rrugëve për terror, prandaj s’ka asnjë arsye që të fshiheshin të masakruarit. Sekretari privat i ministrit Xhafer Deva, Isuf Deva (i pushkatuar) në dëshminë e tij (janar ’47), në hetuesi e nën tingujt e dajakut, pohonte se “Xh. Deva pohoi se ishin vrarë jo më shumë se 7-8 njerëz dhe nuk pranoi 80 të vrarë” (cituar dosja 2064-a 1947 nga kërkuesi objektiv Astrit Jegeni) dhe thuajse se e dhëna e dëshmisë së tij përkon me procesverbalet e Prokurorisë.

Përfundim: Në procesverbalin e Prokurorisë, të 6 shkurtit, me 12 të identifikuar të vrarë dhe dy të paidentifikuar me emra, konstatohet: Nga 12 të identifikuarit, katër janë të vrarë në pasditen e 3 shkurtit dhe tetë të tjerë të vrarë në orët e para të 4 shkurtit, nga të cilët dy janë italianë. Pra, janë 10 të vrarët e 4 shkurtit dhe katër të 3 shkurtit. Dhe 10 apo 14 të vrarë në masakrën e 4 shkurtit janë me diferencë të shumë madhe me 80 apo 86 të “saktësuar” nga Arben Puto!

Masakruesit

Në letrën e 13 shkurtit N. S. lë në hije autorët e masakrës së 4 shkurtit, kurse në letrën e 17 shkurtit, Kadri Cakranit (në rrethin e ngushtë të Ballit) i jep autorësi për vrasjen e katër personave më 3 shkurt. Kurse Sejfulla M., thotë: “Terrori e masakra qenë përgatitur me plan e me kohë. Atentatet kundër personaliteteve shqiptare ishin një provokacion i poshtër i organizuar nga klika qeveritare. Kryeartikulli i ‘Bashkimit të Kombit’ si edhe masat terroristike qenë biseduar e pranuar në kabinetin e Xhafer Devës para ngjarjeve të 3-4 shkurtit”. Kurse trakti fals përgjegjësinë e përcaktonte: “Atentati do të kurdisej nga Xhafer Deva në bashkëpunim me Xhelal Staraveckan [s’ishte protagonist në masakër] e Kadri Cakranin…”. Mëkatari kryesor mbeti Xhafer Deva, me të drejtë. Masakra e 4 shkurtit menduar dhe planifikuar kohë përpara 4 shkurtit, propagandojnë komunistët! E vërteta, cila është?

E paramenduar

Qarkori i Partisë Komuniste për Tiranën, në të dy traktet, ai origjinali e ai falsi, përgjegjësinë për masakrën e 4 shkurtit e kërkoi dhe e gjeti tek klika naziste e Xhafer Devës, e cila kohë më “parë” kishte planifikuar masakrën terroriste dhe paralajmërimi terrorist bëhej në artikullin “Gjaku don gjak”, në gazetën “Bashkimi i Kombit”, të atij “tre” shkurti të përgjakshëm. Dhe, “prova” e fortë lexohej në “traktin” fals të shkruar nga Nako S. e që botohej në “Bashkimi” i 4 shkurtit 1945: “Në mëngjesin e 3 shkurtit. Themi 3 dhe jo 4 shkurtit. Atëherë, në mëngjesin e 3 shkurtit, shkon për shtyp, prej zyrave të Xhafer Devës, artikulli i gazetës ‘Bashkimi i Kombit’, ‘Gjaku don gjak’. Për këtë jemi në gjendje të japim të gjitha provat”.

Gazeta “Bashkimi” e 4 shkurtit, në gjysmën e parë të faqes 3 botonte artikullin e plotë “Gjaku don gjak” dhe poshtë titullit në kllapa: (Botuar në gazeta ‘Bashkimi i Kombit’, nr.?, dt. 4 shkurt 1944). Kurse, në gjysmën e dytë të po asaj faqe botohej “trakti” fals me titull: “4 shkurti 1944”. Një mashtrim idiot: artikulli “Gjaku don gjak”, i botuar më 4 shkurt në gazeta “Bashkimi i Kombit” dhe i ribotuar në “Bashkimi” e në të njëjtën faqe me traktin fals, propagandohej me “siguri” të madhe (Trakti: “Mëngjesin e 3 shkurtit. Themi 3 dhe jo 4 shkurt”) se “Gjaku don gjak” botohej më 3 shkurt, për t’i mashtruar shqiptarët se në këtë datë bëhej paralajmërimi për atë gjak që përgjaku rrugët e Tiranës në të gdhirë të 4 shkurtit. Ja pra, shkrimi “Gjaku don gjak” s’ishte paralajmërim për masakrën e 4 shkurtit dhe qorri nuk do pengëla se rrëzohet vetë! Atëherë, cili ishte shkaku i masakrës së 4 shkurtit?

Atentate

Në zonën e Tiranës së re, më 3 shkurt, guerilët komunistë në befasi i bëjnë atentat makinës së autoriteteve të regjimit pushtues ku mbeti i plagosur a pa jetë shoqëruesi i afërt i Kadri Cakranit. Reaksioni hakmarrës ishte i menjëhershëm e terrorist, siç jepej në kronikë të ATSH të asaj dite: “Njoftim. Dje në ora 15 disa grupe të terroristësh të përgatitur me hollësi në disa vende të qytetit sulmuan automobile dhe personalitete me bombë… U vranë Todo Shkurti, Vangjel Capo, Hasan Çeliku, Mihal Koço.”! Pas këtij atentati, pasditen e vonë të 3 shkurtit, guerilë të qarkorit komunist i bëjnë një goditje të befasishme të armatosur makinës së ministrit Xhafer Deva, por mbahej i fshehur nga qarkori i Tiranës, nëpërmjet Nako S., por e vërteta zbulohet nga Isuf Deva (fare i afërt i ministrit), sekretar privat i tij, i cili edhe në rrethana torture dëshmonte: “Komunistët më 3 shkurt i bëjnë atentat makinës së Xhafer Devës, plagoset dhe vdes në spital i nipi, adoleshenti Fahri Ibrahimi”. (Dosja 2064/a 1947 e cituar nga publikimi i Astrit Jegeni.)

Në luftën kundër pushtuesve e bashkëpunëtorëve të tyre, assesi s’mund të jenë përjashtuese aksione e atentate guerile komuniste, por në ç’situatë politike ishte fronti komunist i luftës? Nako S. në një letër për Miladin P., të 30 janarit i shkruante për një situatë terrori dhe se forcat partizane ishin thuajse në shpartallim, kurse në letrën e 13 e 17 shkurtit për Popoviqin, Xoxe e Gega, u shkruante: “…Të gjithë çetat tona nga Shkumbini e nalt kanë mbetur me nga 10-12 veta ose më pak… Këtej po shkohet drejt likuidimit të forcave tona ushtarake. Reaksioni ka grumbulluar shumë fuqi, por edhe ne nuk kemi ditur me i mbrojtur çetat, na u shkrinë në duar. Populli nuk do të luftojë… Situata këtu është kritike. Kjo fushatë shkon paralel me terrorin dhe për këtë arsye pak nga pak fiton tokë. Tirana mbulohet përditë nga gazeta e me trakte kundër nesh. Pikat kryesore janë: 1. Miladin P. e Dushan M. 2. Vëllavrasja (shkaktuar nga ne). 3. Lufta ideologjike kundër interesave të Atdheut (nga ana e jonë)… Më duket se në disa gjëra kemi qënë mjaft sektarë. Populli nuk kupton mirë vrasjet politike. Mushketa e Kosturi nuk gëlltiten nga populli. Atentati kundër Bahrit (Omari) gjithashtu ka qënë i tepërt…”. Në këtë situatë terrori, pushtuesi ishte zot në vend dhe të goditej ai në pabesi me guerile pritej të llogaritej mirë qari e zarari. Dhe, cili ishte qari për komunistët? Buja, atentat kundër gjermanëve e bashkëpunëtorëve të tyre! Po zarari? Me probabilitet qind për qind: për një jetë gjermani 100 jetë shqiptarësh të pafajshëm! Por, Qarkorit as që i shkonte ndërmend zarari për shqiptarët e pafajshëm!

Qarkori K. i Tiranës nuk desh t’ia dijë asfare për pasojat që vuante populli tiranas nga atentatet komuniste ndaj gjermanëve. Argumenti: goditje e befasishme e komunistëve kundër gjermanëve, në rrugën e Dibrës. Qari komunist: lajmi gojë më gojë për goditje me armë të një automjeti gjerman në lëvizje dhe ja zarari që lexohet në njoftimin e Komandës së Lartë gjermane: “Natën duke i gdhirë 21 tetori, në rrugën e Dibrës u bë një atentat i shëmtuar kundër një automjeti gjerman. Durimi i fuqive të armatosura gjermane mori fund. Masa ndëshkimi: 1. Lagjja rreth e rrotull vendit të ngjarjes në rrugën e Dibrës, do të shembet. 2. 100 të burgosur komunistë prej Tirane e që i përkasin rangut intelektual dhe që ndodhen në fushën e përqendrimit të Prishtinës do të pushkatohen menjëherë për hakmarrje. 3. 80 pjesëtarë të njohur të nacionalçlirimtares në Tiranë do të mbahen peng dhe në rast përsëritje kundër pjesëtarëve të armatës gjermane do të varen. Komanda e Fuqive te Armatosura Gjermane në Shqipëri” (Bashkimi Kombit 24 tetor.). Nazistët e mbajtën fjalën: Më 23 tetor gjermanët urdhëruan të burgosurit shqiptarë të hapin një gropë dhe u vranë e groposën 104 shqiptarë të Kampit të Prishtinë. Përgjegjësinë e krimit e mbajnë urdhëruesit e krimit dhe ata janë drejtuesit e Qarkorit K. të Tiranës. S’ka dyshim se Nako S., mjaft nga ato shpirtra do të ishin sot në jetë, pa atë goditje marroke komuniste ndaj pushtuesve.

Demonstrata politike, pse?

Në përkujtim të 80 të vrarët më 4 shkurt 1944, në gjithë qytetet e vendit bëhen demonstrate politike dhe më e madhja demonstrate në Tiranë. Në gazetën “Bashkimi” të asaj dite lexohet komunikata: “I gjithë tregu do të rrijë i mbyllur për gjithë ditën, kafet e restorantet do të mbyllen. 1. Në ora 8-30 do të bëhen lutje në faltore për viktimat e terrorit. 2. Në ora 10 metingu në Kinema Kosova dhe fjala e general Koçi Xoxe. 3. Në orën e metingut i gjithë populli do të rrjeshtohet simbas lagjeve, organizatave, dikastereve dhe organeve të pushtetit në shesh nga ku do të transmetohen mitingu me altoparlant” (Bashkimi, 4 shkurt ’45).

Në faqet e gazetës pushtohesh nga një frymë ushtarake, që binte mbi njerëzinë tiranase. Përse i gjithë ky manifestim – demonstratë. Faqja e parë e gazetës nis me titullin e stërmadh: Demonstrata të mëdha në gjithë qytetet e vendit për të vrarët e 4 shkurtit. Përveçse nderimit për të vrarët, kishte dhe dy arsye të forta për demonstratat: së pari, populli i Tiranës e kishte të gjallë në kujtesë atë çka pa rrugëve të qytetit 75 ditë më parë: më shumë se 100 të pushkatuar natën nga 28 tetori deri 16 nëntor 1944, dhe për ta zbehur sa më shumë këtë pamje makabre bëhej ai organizim që ngjante si gjëmë. Së dyti, për të mprehur shpatën që do të binte mbi të kamurit, me emrin borgjezë që kërkoheshin në litar, siç lexohet në letrën e Nako S., të 17 shkurtit ’44.

“E pabesueshme, por e vërtetë”!

Në 70-vjetorin e masakrës së 4 shkurtit, disa të përditshme botojnë një fjalim të Luan Ramës, që pos të tjerash “zbulon” tre terrorizmat më të mëdha të historisë së Luftës: masakrën e Borovës nga gjermanët, masakrën e 4 shkurtit në Tiranë nga të djathtët – bashkëpunëtorë të pushtuesve gjermanë – dhe 104 shqiptarët e vrarë në kampin gjerman të Prishtinës. E saktë. Por, “harron” terrorizmat komuniste e pa gjyq: më shumë se 100 intelektualë, ushtarakë e të tjerë të pafajshëm në Tiranë, të vrarë natën nga 28 tetori deri 16 nëntor 1944; 180 të pafajshëm (nga rajonet Vlorë, Korçë e Elbasan) të masakruar e varrosur në një gropë të përbashkët te përroi i Shipskës të Voskopojës në ditët e para të shkurtit 1944; mijëra të masakruarit e Tivarit; 63 të vrarët në Matjan të Lushnjës; 20 të vrarë në Klos të Matit (të ftuar për bisedë politike nga një ish-zëvendëskomisar brigade); 26 martaneshas (mes tyre e fëmijë) te Operacioni i Dimrit.

Sa e pabesueshme, po aq e vërtetë! Historia jonë e mbushur ding me rrena dhe në pamundësi të rroket e vërteta, madje e në vepra të botuara së fundi,nga historian të shumënjohur si objektiv e të paanshëm!

Kategori
Uncategorized

Me Sali Berishën dhe Moisi Mirakën.

Kategori
Uncategorized

Sonet nga Uran Kostreci.

Sonet nga Uran Kostreci

DEDE’ ABAZI

Me dhunë iu gjegje dhunës , Kryegjysh,
Ia nise në tabut Enver tiranit
Nj’a dy klerikë të verbuar sysh
Jezitë kuqo yshtur prej shejtanit,

Që grua edhe taç lypnë ata këlyshë
Për të fëlliq statut’në e bektashianit,
Por , ti , me plumb ua preve atë yrysh,
Teqesë i dole zot edhe vatanit.

Kur në Shqip’ri sundonte një pafe,
Që vriste e s’linte asnjë me fol një fjalë,
Ti, me kobure… fole , o Dede’

E krisma e saj na ngrohu zëmrat valë!
Por gjall në dor’ tiranit nuk i re…
Dhe veten bëre fli , të qofsha falë.

______________________

Shënim: Jezitë – tradhtarë
Taç – kësula e klerikut bektashian.

Sonet nga Uran Kostreci

Hysni Lepenica

I ushtris’ Ballit , prijs zëmërluan
Që luftë i bëre hasmit si qëmoti!
Në Gjorm dhe gjeneralin italian
Vrave , Hysni , mes flake e zjarr baroti.

Italianët e mundur dakort ranë
Të dorzojë armët garnizon Grehoti,
Ndaj për t’marrë armët shkove o kapedan,
Po në Grehot , nga kuqo u bë komploti,

Ty , me gjith trima , atje , të zun’ pusinë :
Porsa u fute në atë oborr ferri ,
Prej kodre , kuqot , n’oborr , enkas shtinë…

Për ty , dyshuan fashistët e nga tmerri ,
Me mitraloz , Hysni , te gjithve… u grinë!
Të vranë kuqot me plumb bersalieri.

Sonet nga Uran Kostreci

Nëna dhe Kuçka

Nëna dhe kuçka bëjnë berihaj,
Me gjyq luftojn’ për një fëmij’ të shkretë,
Secila thotë atë e polli vetë,
Be e rrufe… që bebi është i saj,

Po kur gjykatsi u shpreh… beben ta ndajë
Dhe gjysmë trupi secila të ketë,
-Dakord ! – tha kuçka. Po nëna e vërtetë ,
– Mos e vrit ! – klithi – lerja asaj ta mbajë;

Ashtu dhe komunistët kryen tradhtinë;
Me gjasme luft’ gjermanve.. urra-urra,
Vran’ djem shqiptarë, dogjnë, bën’ hata.

Kur Balli u lut bashkim për Shqipërinë,
Mukja dështoi, se kuqot prishnë ujdinë
Dysh kombin ndanë… u bënë ortak me shkjah.

Sonet nga Uran Kostreci

Safet Butka

N`Atdhe u ktheve o Safet shkollari
Me dituri Europe i pajisur;
Në mëndje i mbolle dije çdo shqiptari
Dhe afsh per komb çdo shpirti të molisur.

Kur msyu fashizmi , revoltë u cove i pari,
Në burgje hasmi u pate degëdisur,
Në krye çetash , Safet kumandari
Me armë n`dorë e qylaf shkab-qëndisur

I re pushtuesit rreptas më cdo ças,
Po skota ku Dushani prijës qe
Te zbrazi pushkën , o Safet ,nga pas;

Ti kur tradhtinë e komunistve pe,
Një cast … në brengë e ankth e plot maraz,
The: -Jo vllavrasje! -e vetes tënde… i re.

Sonet nga Uran Kostreci

Mit’hat Frashëri

Nga kreu i Dangëllis’, dalloj me mall,
Pullazë e Frashërllinjve dhe teqenë,
Samin’ prej bronxi, Abdylë e Naim benë,
Po Ti Mit’hat, pse nuk je aty vallë!

Ti, Lumo, u prive burrave të rrallë
Në Manastir e bëre alfabenë;
N’Europë, Ti, e mbrojte mëmëdhenë;
Të gjuhës shqipe, shpuzën mbajte gjallë.

Në Vlor’ me Ismail’ ngrite flamurë;
Makutve fqinjë maskën ua çorre
Dhe çamët muhaxhirë n’mbrojtje i more.

I ajkës kombit prijs, o Lumo, o burrë,
Që nga të kuqtë u shave t’hodhën gurë,
Profet ngel Ti ! Medet, s’ke një shtatore…

Sonet nga Uran Kostreci

Ismail bej Vlora

Ismail bej, i Kombit At je Ti !
Mbas pesqind vjet robri vjen vrap, o burrë,
Nje cast me pas ish von ! Zoti t’ka prurë!
Rrezik nga fqinjët kish jugë e veri,

Ti shkon n’Europ, në cdo kancelari;
Mbështetje lyp. O sot Atdhe o kurrë!
Fton në Vlor’ delegatë ngre flamurë
Ne zgrip, në flakë e tym shpall pavarsi.

Gjithë energjin si kryeministër dhe,
Po veç një vit të lanë e t’hodhën n’erë…
Stërkëmbza Ty të vun’ ca derbederë.

Dorhiqesh, ikën po me mënd n’Atdhe.
N’syrgjyn, do t’ vesh Paris te na mbrosh ne,
Por të helmojnë e vdes, o At i mjerë.

Sonet nga Uran Kostreci

Ahmet Zogu

Në Vlorë u ngrit flamuri e more pjesë,
E më njëzet minister ishe Ahmet.
Kur në Mirdit’ po zgjidhje një ngatrresë,
N’Tiran’ ra shteti e erdhe e ngrite vetë.

Të bënë atentat; të bënë e grusht shtet;
Prapë erdhe e mes kurthesh të pabesë,
Me ndalë at’kaos, vendose u shpalle mbret.
Sakaq, Ti , rregull vure e ngjalle shpresë,

E ndonse intriga e kurthe plot përballe,
Udh, shkolla e ura e ministri ndërtove;
Monedhën ngrite, ekonominë e ngjalle.

Ndaj bote u hape. Djem jashtë edukove.
Ti, afsh për komb, në shpirt , nxënsve u kalle.
Shtet bëre, o Zog, po sa shumë u qortove.

Sonet nga Uran Kostreci

VDEKJA CIVILE

Nje kish mend shum… po nuk i mblidhte dot!
Ky, jerm,nje nate endrronte i ngazellyer,
Kurr nje skelet fantazme atij ,atbot,
Iu shfaq me sy zgafell flok ‘ gjak-perlyer

I tha..- O ti qe me flet kot me kot..
Ne Tepelen, nga ftohma e pa ushqyer
Shpirt dhashe une e femije plot,
Qe janë atje groposur , kalbezyer.

S’do zeri yt per ate krim te flase;
Mohon torturat tona n’ato vende;
Dhe nga list-vdekja do t’na fshish me gjase!

Genje , pra , se per ty do thon, u cmende..
Te merr mend Zoti kur do te t’ humbase
Dhe firmos vet vdekjen civle tende..

Sonet nga Uran Kostreci

ABAZ KUPI

Kur mbledhja n’Mukje u prish prej t’kuqve djaj,
Ajo tradhti nga Bazi u dënua;
Të kuq e shkjah Atdhenë …e mbytën vaj,
Shqiptarët vranë e u fryn.. si pallua!

Nga kuqot dhe Kosova u tradhtua:
Te serbi u shit me festë e berihaj!
Që, n’Durres , luftoi Bazi u harrua…
U përmënd luft, jo kush i priu asaj!

Po, n’Durrës, trimat që ran për lirinë,
Jetimë ngelën, në varr, si mjeranë…
Ata me gjeneralin kan lavdinë

Siç ka dhe ky me ta, që pas i vanë.
Abazi më 7 prill nderoi Shqiprinë,
Heronjve u priu, plumb derdhi mbi dushmanë

Sonet nga Uran Kostreci

Mehdi Frasheri

Sa her’ shoh historin,Mehdi,e ndjej
Me , Ty, vule e fytyre mori shteti,
N’kufij t’ Atdheut, misione te medhej
Imazhi i atdhetarit flakte mbeti,

Per Paris e Gjenev ‘ , Shqipria gjeti
Avokat mbrojtes ,Ty, o Mehdi bej;
Kryeminister ishe kur qe mbreti.
Kur msyu fashizmi, n’ radio, ata shkerbej,

I nxive, faqe botes, vetem Ti.
Nen Rajhun,kur pe kuqo e shkjah zuzare
Po vrisnin shqipo e fshatra benin hi,

At’her mbi supe e more Ti nje barre,
Po,medet,kuqot erdhen o Mehdi,
E ne syrgjyn u shove zemer vrare.

Sonet nga Uran Kostreci

Pater Anton Arapi

Gjat lufte kuqot nisën me gropos
Ata qe yllin sllav patën mallkuar,
At’here,Anton, te kuqve u thirre:-Mos!
Po kuqot neper kemb’ shqiptarët muar….

Ndaj veladonë e hape,o prift kollos
Nga komunizmi Atdhen per ta shpetuar:
Me Mehdi beun bashke e me Lef Nos
Vendose,o At,per tu sakrifikuar.

Kur… kufin ton do ndrroje Iden-degjove
Kur Shqiperine mbytur gjak-e pe,
Me bindje,Anton,te jesh Regjent pranove.

U bere fli me dashje per Atdhe!
Vertet nga Papa nuk u shenjtërove,
Po, n’zëmrën ton shenjtor ke qënë e je.

Sonet nga Uran Kostreci

Nacionalisti i merguar

Kur dimri… i pleqerise te mbertheu,
E le mergaten e si shpend ne ere
Flutrove per te cerdhja dhe njehere:
Te vatra e lashte te therriste…. dheu.

Sa ia pe malet, shpirti ngazelleu..!
Dikur, atje, per shkaben me dy krere
Luftove me Safetin sy skiftere
Me shporr ate yll, qe vendin gjak e ngjeu,

Brengosur Shqiperine e vatren gjete!
Po s’di pse flaka e vatres te kujtoi
Kolonjen e qemocme e te semboi,

-Ah, Zot ! – pshertive e koken e mbeshtete
Te shiltja, ne oxhaku e ashtu mbete !
At cast nje shkendij… vatre fluturoi…

PETRO ZHEJI

Nje mik e tha e un besoj ti fjete
Mbas aq brilant perkthimesh,korifé,
Mes mjegulle… antike,o eremit, me vete,
Ti rolin mesianik te shqipes pe.

Te gjuhes ton, gjenezen ndofta gjete,
Si Zarathustra fjalen tende e the
E do degjojme shpejt mbase termete:
Per shqipen celsi i gjuheve mbi dhe!

Perkthim plot ngjyre e shpirt e fjale ar
Cdo fraze jotja… Sa frymzim e afsh!
Her si ujvare e vrullshme uj llagar

Dhe here e qete e bute si mendafsh .
Ti qe u reke e aq ishe krenar
Per shqipen Petro, lart, parajsen pafsh !

Sonet nga Uran Kostreci

Gruaja e te arratisurit

E urte si hyjneshe lashtesie
Virtut e vojtje i ke ne balle shkruar,
Ti, ke sy pishe e buzagaz femije,
Po floket te jan zbardhur je regjuar,

Kur nuse ishe e yt shoq merguar,
Ne kasoll kashte me femijet flije,
Per te nxjerr buken qe me te aguar
Sokaket e qytetit shkoje fshije.

Ua mburrje t’ane femijve , i shkollove
Po vete u shkrive…Iku jeta e tere!
Me kazme n’internim u robetove

E naten duke arnuar me gjilpere,
Ti, qe , pa faj , gjith jeten u ndeshkove,
Tash, plakur, fshan e tepert…mos je bere.

Sonet nga Uran Kostreci

Luftetari i lirise (DIVERSANTI)

O, ti , ushtar i lashte, qe altar
Flamurin pate e faleshe mbi te
Kur shum te tjer gogsinin ne shulle!
Ti , qe per komb u hodhe shpesh ne zjarr

E predha “hengre” si peshqesh, qyqar,
Po lavde kurre s’lype per kete,
Si nuk u tha per ty, o trim, nje gje!
Se kur Shqiprise , kuqua i hapte varre,

Ti ,pushken more kaptove kufine,
Kacak erdhe tek ne kur ishim zi…
Ne mal, ne terr, ne bore e suferine,

U ndoqe nga koshadhe e polici;
Mes plumbash, ti , e cave shpesh pusine
Perzhitur flakesh komit per liri.

SONET NGA Uran Kostreci

Mirazhi i komunizmit

Dikur nje jahudi premtim u dha
Ne bote njerzve qe kan xhepin bosh
Ti conte ne filifistun ata
Nje vend prallor ku behet qejf me kosh

E enderronte i ziu fukara
Atje ne shkretetir nje vend asosh
E n’afshin prush iu be sikur e pa!
Mirazhin pa qyqari e zvarre…osh

U end si nje somnambul ta arrije
Kaptoi duna rere te zhuritur
Si ndjek ylberin prapa nje femije

Me gjuhen jashte e sy te cakaritur
S’u ndal as uje oazeve te pije
Gjersa zhgenjyer u kthye i sfilitur.

Jahudi-hebre (Marksi)

Mirazh-iluzion optik (enderr me sy hapur)

Sonet nga Uran Kostreci

“BOMBA” NE LEGATEN RUSE

Sic ndodh ne dimer kur bisha e uritur
Ne vathe i hyn kopes’ me bageti
E dhente, atbot, mes ujqve lukuni
Nga tmerri dridhen duke blegeritur;

Ashtu ne shkurt pesdhjetenje, papritur,
N’ Tirane komunistet si lubi
U hyjne njerzve, naten, ne shtepi
Dhe zvarre i nxjerrin lidhur, lebetitur;

Njez’ tenje burra e nje vajze elitare
Te gjith i bejn’ kurban se ato dite
Ne legat ruse ish hedh nje dinamit!

Medet, viktimat qe nuk din’ gje fare
Pa gjyq ne breg te lumit cohen zvarre
E vriten kot prej kuqove bandite.

Sonet nga Uran Kostreci

KENETA E VLOCISHTIT

Je thar’ nga skllever o kenete e zeze
E shume aty u groposen gjalle!
Mocal qe katandise ne vorreze,
U mpikse me gjak robi e me kokalle.

C’nur paske o Vlocisht,kete mengjez
O fush’ qe mbjell panxhar, ndonse jo rralle
Cukitin kocka, plisave, ca shpeze!
Po kur turiste vijne, u thuhet valle

Qe rober t’ fjales lire at’ mocalishte
Me thonj e thane uritur e cullak;
Gjith’ balte e duke hequr…osh kerbishte

Lluce anash hidhnin, zhytur ne batak;
Gjakosur nga shushunja e kallamishte,
Nga t’rojeve goditje me dajak….

Kategori
Uncategorized

Tribuni i Demokracisë, Azem Hajdari!

Kategori
Uncategorized

Rama iu dorëzoi deputetëve holandezë dosjen me fakte të falsifikuara…

Një delegacion deputetësh për mbledhjen e fakteve nga Parlamenti hollandez mbërriti në Tiranë për të mbledhur të dhëna në lidhje me përparimin e vërtetë të Shqipërisë pas publikimit të progres-raportit nga Komisioni Evropian. Exit.al ka marrë materialin që qeveria shqiptare i ka dhënë delegacionit prej shtatë deputetësh hollandez, mes të vilëve kishte dhe përfaqësues nga të katërta partitë e koalicionit qeverisës.

Sikurse mund të ishte e pritshme, të dhënat ishin përzgjedhur për të projektuar një imazh pozitiv të përpjekjeve të qeverisë Rama, duke mbuluar me llustër të gjitha problemet që lidhen me pesë kriteret kyçe të vendosura më parë nga Progres Raporti.

Reforma në drejtësi

Së pari, në dokument shkruhet se “zbatimi i procesit të vetingut filloi më 18 janar të viti 2017”. Është e paqartë se kur procesi ka nisur si datë, por është fakt se institucionet e vetingut u krijuan vetëm në qershor të vitit 2017, zyrat e tyre u ndërtuan plotësisht në tetor, dhe dosjet e para u zgjodhën përmes shortit në nëntor 2017.

Sikurse e kam argumentuar më parë, vonesat e shumta të krijuara në procesin e vetingut sollën emërimin e një Prokuroreje të Përkohshme të Përgjithshme në mënyrë antikushtetuese dhe paralizimin e institucioneve të reja të drejtësisë të përcaktuara në Kushtetutë.

Në dokumentin e shpërndarë tek deputetët holandezë, qeveria deklaron se “ka rritur buxhetin, burimet njerëzore dhe mbështetjen logjistike për institucionet e vetingut” në shumën e 4 milionë eurove për vitin 2017.

Këto shifra janë të vështira për tu vërtetuar, sepse alokimet e buxhetit të shtetit vendosen nga Këshilli i Ministrave dhe jo nga Parlamenti, por ne e dimë që në shtator të vitit 2017 qeveria në fakt nuk pranoi të plotësonte kërkesat e institucioneve të vetingut dhe partnerëve të tyre ndërkombëtarë për rritje të buxhetit dhe personelit, duke ulur personelin dhe buxhetin e tyre me rreth 40 për qind.

Si rezultat, sikurse është vënë re edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, se procesi i vetingut po ecën shumë më ngadalë nga sa ishte parashikuar, që është një kërcënim i vërtetë ndaj të drejtave të njeriut në Shqipëri, përfshirë të drejtën për një gjyq të drejtë dhe në përputhje me afatet kohore.

Lufta kundër krimit të organizuar

Sikurse mund të jetë e qartë nga lumi i pandërprerë i raporteve të huaja, krimi i organizuar shqiptar është në rritje në të gjithë Evropën, kryesisht si rezultat i përfitimeve të mëdha të marra nga kultivimi dhe trafikimi i kanabisit në periudhën 2014 – 2017.

Ky ishte një biznes fitimprurës i cili kapi nivelet e larta të qeverisë, prova e kësaj ëshët hetimi penal i nisur ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, dhe ndaj disa prej drejtuesve të Policisë së Shtetit. Si rezultat, Shqipëria është eksportuesi numër një i kanabisit në Evropë dhe ka numrin më të lartë të përdoruesve të kokainës për frymë.

Pavarësisht kësaj, Kryeministri Rama deklaroi se “institucionet italiane të zbatimit të ligjit treguan vitin e kalaur se trafikimi i drogës ëshët ulur ndjeshëm”. Ndoshta Rama po i referohet raportit të hamëndësuar të Guardia di Finanzia, që gjithashtu në raportin e vitit 2016 raportoi se në vitin 2016 është shkatërruar 99.8 përqind e kultivimit të kanabisit. Ky raport rezultoi më vonë të ishte i rremë.

Ndërkohë një përmbledhje e shkurtër për arrestimet e shqiptarëve në botë është e mjaftueshme për të përgënjeshtruar deklaratën se “trafiku i drogës ëshët ulur ndjeshëm”.

Në materialin për deputetët holandezë, qeveria është përpjekur të kundërshtojë këtë realitet shqetësues duke paraqitur të dhëna të paverifikueshmë për numrin e vrasjeve.

Nuk ka asnjë lidhje ndërmjet përhapjes ndërkombëtare të krimit shqiptar dhe numrit të vrasjeve në Shqipëri, dhe mbi të gjitha grafiku nuk jep asnjë të dhënë për suksesin e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar.

Lufta kundër korrupsionit

Sërish materiali i qeverisë paraqet në pjësn më të madhe të dhëna të parëndësishme, duke treguar një rritje të numrit të personave që marrin dënime përfundimtare për akuzat për korrupsion.

Pjesa më e madhe e këtyre dënimeve janë për punonjës të nivelit të ulët, ndërsa korrupsioni në majën e qeverisë po lulëzon më shumë se kurrë.

Komisioni i prokurimeve publike, i kontrolluar direkt nga Kryeministri Rama, në mënyrë të qendrueshme ka dhënë tendera për një grup të vogël të ashtuquajturish oligarkë, përmes procedurave në shkelje të frymës dhe ligjit të prokurimeve publike.

Koncesione prej miliona eurosh të dhëna nga qeveria vitin e kaluar treguan se përfituesit e vetëm në këto skema janë koncesionarët që paguhen në kurriz të  taksapaguesve shqiptarë dhe si Banka Botërore, ashtu dhe FMN kanë paralajmëruar qeverinë Rama për rrezikun e koncesioneve afatgjata.

Materiali citon edhe raportin e vitit 2018 Freedom House. Ne kemi dhënë citime të tjera nga ky raport:

“Kontrolli i plotë i Kryeminsitrit Rama mbi Partinë Socialiste dhe shumica e tij e fortë në parlament, e bashkuar me kontroll të fortë mbi ekzekutivin, mund të rrisin prirjen për regjim autokratik që mund të sjellë edhe institucione të tjera nën kontrollin e kryeministrit”.

Reforma administrative

Një raport i publikuar kohëve të fundit, i mbështetur nga BE dhe OECD, tregon se nuk është bërë asnjë përparim në profesionalizimin e administratës publike dhe se reforma e zbatuar gjatë mandatit të parë të Ramës ka qenë një dështim i plotë.

Për të kundërshtuar gjendjen e dëshpëruar të administratës publike, Kryeministri Rama përdori projektin e tij të preferuar, platformën e tij të bashkë-qeverisjes, ose siç e quan në fletushkën, “E-Participation”: “Që nga tetori i vitit 2017 kemi zhvilluar një platform qeverisje dixhitale për ndërveprimin me qytetarët “. Kryeministri harron të përmendë se nuk ka asnjë bazë ligjore për këtë platformë, e cila anashkalon institucione kushtetuese si Avokati i Popullit dhe nxit një klimë nepotizmit, duke i bërë ministritë drejtpërsëdrejti përgjegjës për trajtimin e problemeve të “qytetarëve të zakonshëm”, në vend që të zhvillojnë politika afatgjata dhe t’i zbatojnë ato siç duhet.

Për më tepër, qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve e madje dhe gazetarëve të përdorin platformën si një alternativë më të mirë se kërkesat për informacion bazuar në të drejtën të lirisë pë informacion, të cilat, ndryshe nga platforma e bashkë-qeverisjes, ende sigurojnë një mënyrë relativisht efektive dhe të bazuar në ligj për të kërkuar informacion nga qeveria.

Të drejtat e njeriut

Materiali i qeverisë nuk përmend të situatën e të drejtave të njeriut. Dhe kjo nuk habit aspak, sepse nuk ekziston asnjë provë sado e vogël që tregon përmirësim në këtë fushë.

Dokumenti i prezantuar tek delegacioni parlamentar holandez tregon qartë përpjekjen e dëshpëruar të qeverisë Rama për të pasqyruar veten në një  pamje më pozitive, në dallim nga provat e mëdha që tregojnë të kundërtën.

Kategori
Uncategorized

Edi, mos i fry zjarrit të luftës civile në Shqipëri, shqiptarët nuk e meritojnë këtë makth!

Nga Artur ZHEJI

Shqipëria nuk është prej shumë kohësh, një vend i lumtur për shumicën e shqiptarëve. Ka patur një vazhdimësi dramatike qeverisjesh dhe një banditizëm grabitqar të parrëfyer. Në të vërtetë, po kështu ankohen edhe italianët, grekët apo rusët, për qeverisjet e tyre tmerrsisht të korruptuara.
Deri këtu asgjë e re.
Sado problematike kanë qenë qeverisjet shqiptare në këto pothuajse 30 vite, pas vitit 1997, kur Berisha eksperimentoi të mbante në një dorë të hekurt të gjitha pushtetet, edhe me bekimin amerikan të asaj kohe, zjarri dhe pothuaj lufta civile e asaj kohe i tmerroi shqiptarët.
Sepse në vitin 1997, por mendoj se edhe sot 21 vite më pas, shqiptarët nuk janë të gatshëm të pranojnë, diktaturën e një personi të vetëm, verior apo jugor qoftë ai, socialist apo demokrat, aventurier apo pasionant, piktor apo doktor qoftë!
Kulti i individit, marrëzia e madhështisë dhe e dashurisë me vetveten, prodhon pashmangshmërisht ndarjen e papajtueshme të shoqërisë, dhe unë e di, që Rama e ka lexuar nëpër disa libra këtë, ndonëse sot në politikëbërje po zhbën krejt kulturën e vet të dikurshme me prirje antidespotike.
Shqipëria sot, me turrin e krisur të kryeministrit për të kapur të gjitha pushtetet, egzekutivin, drejtësinë – Akuzën dhe Gjygjsorin, shërbimet inteligjente, sistemin banker, por pa lënë mënjanë edhe bandat e mëdha të rrugës, në këtë turr hakmarrës, me një vrer që të ntrashur dhe vdekjeprurës që ka mbushur mëlçinë dhe zemrën, po e fut vendin në paradhomën e sigurtë të një lufte të afërt civile.
Duke ushtruar një shtypje të njëanshme pushteti dhe persekutimi, për mëkate të barabarta, të gjykuara dhe shpejt të ndëshkuara në mënyrë të pabarabartë.
Se çfarë po bën kryeminstri ynë shpirt-helmuar?
Nuk i ngop syrin më asgjë.
As pushteti që ka me të tepërt, as bythëlëpirësit e burratkurva që e rrethojnë me shumicë duke ju nënshtruar turpshëm, as adhuruesit e sinqertë, as skuadroni i oligarkëve të pangopur, që kërcejnë si ketra nga një pushtet në tjetrin, e që e shërbejnë me favore në çdo hap të vetin, që nuk është këtu vendi e ti rreshtojmë se cilat janë…
Pasi në konkurencën e xhunglës, kur me tallje dhe padrejtësisht kundërshtarët e vet, e mbiquanin një lepurush frikacak, Rama doli mundës dhe përdori mjeshtërisht këmbimin e “llokmave” që prodhonin para të madhe, me llokma pushteti, duke grumbulluar, si dikur spanjollët me indianët e Amerikës, gjithë arin e pushtetit në këmbim të pasqyrave…
Mirëpo “lepuri”, sot luani i xhunglës politike, kërkon që, si në filmat e Walt Disney-t, në bashkëpunim me të gjitha hienat e pyllit dhe të Shqipërisë pra, të shpallet mbret dhe të thotë si 3 shekuj më parë Luigji i XIV: Ligji jam unë!
Dhe kërkon tani, në emër të një drejtësie njëngjyrëshe, të burgosë dhe të persekutojë, për mëkate të barabarta që edhe ai dhe të vetët që e rrethojnë kanë po ashtu, kundërshtarët e vet politikë, por jo vetëm.
Rama, në të transformim që nuk njihet më se kush ka qenë më parë, kërkon në thelb, hiç më pak se luftën civile, si betejën e tij të fundit shfarosëse, të atyre që nuk i janë nënshtruar, ose që nuk i binden.
O Ed, unë e di që ashtu si më ke shkruar me marrazëm, herën e fundit, do ti lexosh edhe këto rradhë, më pas do të organizohet edhe grupi i posaçëm i sharësve, sipas variantit “rrobt ktij plerës”, e të tjera si këto…
Por nuk e kam fjalën këtu, ke akoma të gjitha mundësitë të mos e çosh vendin që të rriti mirë dhe të mban sot në pëllëmbë të dorës, si pakkush në Planet, që tja kursesh luftën.
Dikur në të ritë e tua politike, kur analizoje ndër grupe deputetësh socialist konfliktin Nano-Meta që po shkatrronte PS-në, sipas teje dhe që ti e frymëzoje sa në një krah në tjetrin, për të krijuar, ashtu si e krijove, hapësirën tënde të nesërme, në ato kohëra rrëfeje përrallën e atij plakut që këshillonte partizanët.
Partizanët po bënin planin për të zënë në çark gjermanët që megjithëse pushtues, ishin edhe ata trima në luftë thuhej, po plaku i përrallës-parabolë që u rrëfeje deputetëve të palexuar që të ndiqnin gojëhapur, një dy thoshte: “Po shtegu? Shtegu nga do ikin gjermanët nga është?”
Partizanët kujtonin se plaku po pirdhte nga mendtë, tek fliste për “shtegun”, ndërkohë që ata flisnin për “Çarkun”, por sëfundmi i dhanë llafin dhe plaku tha: O djema, duhet ti lini gjermanëve një shteg për tu tërhequr, se po e panë veten pa shpëtim, rrezikojnë të na mundin fare…”
Dhe kështu e gjykoje asokohe Metën, që duke mos i lënë asnjë shteg Fatos Nanos, e detyroi të fillonte betejën për Katharsis në Ps… e të tjera e të tjera…
Tani o Ed, po ta kujtoj këtë parabolë, dëgjuar sëpari nga goja jote, që të dish ta zbatosh edhe në rastin e qeverisjes tënde.
Jo se më dhimbsen kundërshtarët e tu, që ua ushqeve dobësitë dhe i munde në xhungël me zotësinë tënde dhe të miqve të tu të panjohur.
Tani ajo iku.
Kujdes për vendin, se kësaj rruge që po ndërmerr, po e shtyn në një qorrosokak pa rrugëdalje, drejt edhe në prehërin e një lufte civile, pa kuptim dhe pa një epërsi morale. Mjafton të hedhësh një sy, te pasuria maramendëse e ministrave të tu, që ti edhe e di, edhe se di…
Kaq për sot!

Kategori
Uncategorized

Kush është struktura e Sigurimit të Shtetit në Shërbimin Informativ?

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi mbrëmjen e sotme se sapo Visho Ajazi u emërua Ambasador, Edi Rama, që për 4 vite nuk i kishte miratuar SHISH strukturën, e miratoi atë, duke rikthyer Sigurimin e Shtetit atje.
“U krijua Drejtoria e Performancës, që drejtohet nga Mevlud Matraku, i ndjekur nga Bahri Shaqiri për lidhje agjenturore të palejueshme, me shërbime të huaja, me fqinjët. Inspektore të Përgjithshme emëroi njërën me 3 mbiemra që survejon edhe opozitën.
Ka një drejtori shumë të rëndësishme atje, ajo e luftës kundër drogës. Kujt iu besua kjo drejtori? Julian Markut, ish-sigurims që në sarandë rrinte në konaket e Balilit.
Qerim Dedja është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë, ish-sigurims.
Agim Karalliu është emëruar në krye të SHISH të Tiranës, militant i thekur i PS-së. Ilir Tafa, ish-sigurims dhe që ka qenë kryetar i degës në Durrës, vëllai i tij është në listën e SHISH për drogën.
Vladimir Elezi, ish-Sigurims drejton SHISH në Elbasan.
Renald Sinani drejton degën e Sarandës, ish-sigurims edhe ky.
Alban Ismaili është emëruar drejtor i kundërzbulimit.
Qerim Dedja sërisht një ish-sigurims.
80 % e të emëruarve janë lartësime në detyrë të ish-sigurimsave.
Nga 17 drejtori që ka ky shërbim ka mbetur aty vetëm 1 dibran, janë hequr të gjithë veriorët si armiq të egër. Janë spastruar veriorët sikur të ishin serbë”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri tha se kryesisht të emëruarit janë nga Korça, duke shtuar se ato janë emëruar nga Niko Peleshi dhe Edi Rama

Kategori
Uncategorized

Parashikimi i frikshëm i OKB: Popullsia shqiptare rrezikon të shkojë në 860 mijë banorë.

Shqipëria është nga të paktat vende në Europë që do përjetojë një tranzicion të trishtë të popullisë.
Shekulli në të cilin jetojmë do të mbyllet me rezultate fatale të popullisë së vendit sipas projeksioneve të reja te Departamentit të Popullsisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të publikuara në faqen zyrtare të këtij institucioni ndërkombëtare. Duke marrë në konsideratë ecurinë e popullsisë vetëm në normat bruto te lindjeve (norma e fertilitetit) sipas të gjithë skenarëve Shqipëria do të ketë ulje të popullisë së saj.
Varianti pesimist parashikon që vitin në 2100 popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari optimist që parashikon emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia ë vendit deri në vitin 2100 të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka rishikuar më përkeqësim treguesit e popullsisë së Shqipërisë për këtë vit në krahasim më një vit më parë. Në vitin 2017 OKB parashikoi që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë 1,754,540 banorë me një rënie prej 1.2 milionë personash nga popullsia aktuale (2.9 milionë) sipas portalit të OKB, ndërsa sipas projeksioneve të rishikuara të këtij viti popullsia e Shqipërisë në vitin 2100 do të jetë , 1,6 mln banorë ose 100 mijë pak se projeksionet e vitit të kaluar.
Edhe sipas të dhënave kombëtare (INSTAT) popullsia e vendit po tkurret më shpejt se projeksionet e popullsisë 2011-2031. Më 1 janar 2018 popullsia ishte 18 mijë persona më pak se projeksioni zyrtar i INSTAT.
Shqipëria po humb gjithnjë e më shumë nga dividendi i saj demografik për shkak se popullsia po pakësohet me ritme të shpejta në grupmoshën e artë 0-40 vjeç teksa numri i personave mbi 65 vjeç po rritet me shpejtësi.

Sipas statistikave të fundit të popullsisë, publikuar nga INSTAT, numri i personave 0-40 vjeç pësoi rënie me 2% gjatë një viti. Në janar 2018, në këtë grupmoshë u numëruan rreth 19 mijë persona më pak se më 1 janar 2017. Një nga shkaqet e rënies në këtë grupmoshë është emigracioni i lartë dhe rënia e numrit të lindjeve, rënia më e madhe i takon grupmoshës 10-14 vjeç, të cilët ishin 10,500 persona më pak në numër se vitin 2017.
Grupmosha e hershme 20-40 vjeç, që përbën kulmin e funksionimit fizik është pakësuar me 3777 mijë persona më 2017. Tkurrja e kësaj grupmoshe tregon humbjen e produktivitetit të forcës së punës dhe popullsisë në tërësi, pasi në këtë moshë merret vendimi për martesë dhe vihen bazat e karrierës.
Gjithashtu forca e punës shënoi rënie me 1.1%. Grupmosha 15-65 vjeç u tkurr me 2323 persona gjatë vitit 2017, teksa numri i të moshuarve ka shënuar rritje të mëtejshme.
Popullsia në mbi 65 vjeç u shtua me 11,216 persona më 2017, duke u rritur në mbi 3% brenda vitit. Për pasojë, raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i personave në moshë +65 vjeç ndaj popullsisë në moshë pune 15- 64 vjeç) ka shënuar një rritje nga 18,9% në 19,4% gjatë së njëjtës periudhë.
Projeksionet e tregojnë se popullsia në moshë pune do të bjerë me një ritëm pak më të shpejtë se sa popullsia e përgjithshme me më shumë sesa 18% në pothuaj të gjitha qarqet, përveç atyre që e shtojnë popullsinë nëpërmjet migrimit (Tirana, Vlora dhe Durrësi).
Tirana është qarku i vetëm në të cilin parashikohet rritje e konsiderueshme në forcën potenciale të punës (me 20% deri në vitin 2031, sipas skenarit normal me shpërndarje gjeografike dhe emigrim konstant brenda viteve të punës parashikohet për Gjirokastrën (me -43%), si dhe për Beratin dhe Dibrën (me të paktën -30%). Emigrantët janë në masën 90% pjesa më aktive e tregut të punës. /Monitor/

Kategori
Uncategorized

Një ditë me fëmijët shqiptarë në kërkim të azilit në Londër

Pastaj më tregon për thirrjen telefonike nga kushëriri i tij në Shqipëri që i ka thënë se disa burra erdhën për ta kërkuar.

Ata kishin AK 47.

Meqenëse Iliri nuk ishte aty, ata lidhën motrën e tij. Për të ndaluar ulërimat i vunë një leckë në gojë. “Unë nuk jam i mërzitur për veten”, thotë ai në heshtje “është për të. Unë duhet të jem në gjendje ta mbroj atë”

Esme Madill / OpenDemocracy

“Natën e parë që mbërrita te prindërit kujdestarë, ajo më tha të përgatisja ushqimin tim dhe pastaj të shkoja e të haja në dhomën time”, thotë Lorani.

“Unë u stresova sepse nuk dija të gatuaja dhe është shumë e çuditshme në Shqipëri që t’u kërkosh njerëzve të hanë vetëm. Ajo po më shikonte dhe më tha të pastroja ndërsa përgatisja ushqimin, por unë nuk po gjeja diçka për të pastruar. Përtyp dhe përtyp, por ushqimi nuk donte të zbriste poshtë. Nuk hëngra atë natë”.

Lorani është duke folur me stafin dhe vullnetarët e një qendre bamirësie për refugjatët në Jork. Ai po ndihmon për të trajnuar njerëzit që punojnë me “të miturit e pashoqëruar” -refugjatë fëmijë që kanë ardhur në këtë vend pa ndonjë të afërm të rritur që të kujdeset për ta.

Fillimisht e takova Loranin një të shtunë me diell te ‘Programi Shpresa’, një organizatë bamirëse e regjistruar nga/për gratë e komunitetit shqiptar, fillimisht e themeluar për të ndihmuar refugjatët që vinin nga konfliktet në Ballkan. Vullnetarët e ‘Shpresës’ caktuan të shtunën si një ditë takimesh për fëmijët e pashoqëruar nga Shqipëria që kishin vështirësi.

Loranin e dërgoi punonjësi i tij social. Mora rrëfimin e tij. Në Shqipëri një bandë e kishte detyruar që të kujdesej për bimët e kanabisit në një fermë të madhe. Ai flinte në një barakë me çati tenqeje të valëzuar. Qentë i lëpinin duart. Ai thotë se kjo ishte një gjë ngushëlluese. Duart e tij ishin shpesh të lënduara nga ditët e gjata të kultivimit të kanabisit. Dhe nga rrahjet.

Zhurmat e forta dhe lëvizjet e papritura e frikësojnë Loranin. E ka të vështirë të tregojë historinë e vet. Ai përpiqet të flasë për rrahjet dhe heziton. Sytë i dridhen. Flet për ikjen nga ferma e kanabisit. Pushon. Dridhet.

Ndonjëherë, kur një djalë qan, mund t’i vë krahun në qafë, t’i mbaj dorën. Kontakti fizik bën që Lorani të dridhet. Në sesionin e parë, Lorani më thotë se nuk ka nevojë për ndihmën tonë, ai është mirë. Ai dëshiron të na ndihmojë ne. Ai trajnon profesionistë dhe mirëpret të rinj të sapoardhur që dërgohen pranë qendrës. Thotë se mund të kujdeset për veten.

Lorani ishte i pafat me kujdestarët e tij. Të tjerë i telefojnë ‘Shpresës’ për të pyetur se si mund t’i mbështesin më mirë fëmijët që kanë në kujdestari. Fëmijë, edhe të moshës 11 vjeç, të cilët kanë ankthe dhe sulme paniku natën, fëmijë që ‘humbasin’ kur flasin për dhunën që kanë parë apo së cilës i janë nënshtruar.

Atë të shtunë, kur Lorani ikën, futem në zyrën e mbushur me njerëz, ku djem dhe vajza mund të presin me orë të tëra për të takuar vullnetarët, të cilët do të përpiqen t’u gjejnë një avokat, t’i referojnë te Kryqi i Kuq për t’i ndihmuar në gjurmimin e anëtarëve të familjes, t’i sigurojnë se nuk janë vetëm, dhe të përpiqen t’i udhëzojnë përmes sistemit kafkian të azilit në Britani.

Disa prej këtyre fëmijëve nuk kanë avokat kur vijnë te ne. Disa bien në duart e punonjësve të rastit që bëjnë punë të dobët. Kemi parë dokumente të dërguara në Ministrinë e Brendshme që kishin edhe vendin e gabuar të origjinës. Duhet kohë, kujdes dhe aftësi për të marrë një deklaratë nga një fëmijë që mund të jetë i frikësuar dhe mosbesues.

“Kujdestarja ime ishte e sjellshme”, thotë Iliri. “Ajo më tha se çka do të deklaroja aty nuk do të përcillej në Shqipëri; as nuk nxitohej, por unë nuk kisha patur kontakte me një kujdestar më parë … Nuk e dija se çfarë do të bënte. Atje ishte një përkthyese dhe mendova se mund të fliste me njerëzit në Shqipëri. Ajo ishte në fakt njeri i mirë, por unë nuk e dija atëherë. Në takimin e parë, nuk isha i qetë”.

Iliri është kallam i hollë, me një buzëqeshje të çiltër, çarmatosëse. Ai ka pritur tri orë për të na takuar. Kërkoj falje. Ai ma shtrëngon dorën me ngrohtësi dhe më thotë të mos kërkoj falje. Ai është mirënjohës dhe na bën të buzëqeshim. Bën shaka edhe për statusin e tij të të pastrehit dhe se si gjërat e tij të pakta janë të shpërndara ndër miq nëpër Londër.

I bën për vete të gjithë stafin dhe vullnetarët – dëgjon qeshje gazmore ndërsa ai lëviz nga dhoma në dhomë. Ashtu si Lorani, Iliri u detyrua të punonte për një bandë droge. Ai priti gati dy vjet për një vendim të Ministrisë së Brendshme dhe pastaj u kthye në një numër. Me sot me nesër, ai mund të deportohet me forcë në Shqipëri.

Ai pretendon se nuk mendon për këtë, nuk e vret mendjen.

Pastaj më tregon për thirrjen telefonike nga kushëriri i tij në Shqipëri që i ka thënë se disa burra erdhën për ta kërkuar. Ata kishin AK 47. Meqenëse Iliri nuk ishte aty, ata lidhën motrën e tij. Për të ndaluar ulërimat i vunë një leckë në gojë. “Unë nuk jam i mërzitur për veten”, thotë ai në heshtje “është për të. Unë duhet të jem në gjendje ta mbroj atë”.

Ne nuk e pamë Fationin atë të shtunë. Fationi është i shkëlqyer në mekanikë, i pëlqen vullnetarizmi, dhe rinovon biçikleta të vjetra. Pak kohë më parë e pyeta se çfarë do të bënte nëse mund të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar. “Ëndrra ime është të kem një punë në një servis dhe të jem vullnetar në ‘Programin Shpresa’”, tha ai. Fationi, i shurdhër në njërin vesh nga të rrahurat e të atit, kishte frikë se ai do ta vriste nëse do të kthehej në Shqipëri. Por, Ministria e Brendshme ia mohoi azilin dhe po ashtu apelimi iu hodh poshtë. Ne mendojmë se tani ai ndodhet në Shqipëri. Nuk ia kemi dëgjuar zërin.

Atë të shtunë me diell, takuam 13 viktima të trafikimit, dhunës apo gjakmarrjes. Në orën 18.30 ndamë detyrat, u diskutua se kush ishte më i pambrojtur, dhe rasti i cilit do të vendosej i pari të hënën në mëngjes. Një djalë kishte folur për vetëvrasje. Nuk thamë një fjalë teksa po bëheshim gati për të ikur në shtëpi.

Autoritetet lokale kanë për detyrë të mbrojnë dhe të mbështesin fëmijë në rrezik si Lorani. Qeveria e Britanisë e pranon që fëmijët emigrantë të pashoqëruar dhe fëmijët viktima të skllavërisë moderne, përfshirë trafikimin, shpesh kanë nevoja komplekse.

Ekziston një sistem për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, i njohur si Mekanizmi Kombëtar i Referimit. Supozohet që shpejt të mblidhen informacione nga agjenci të ndryshme, të identifikohen fëmijët e trafikuar dhe të mbahen të sigurt.

Por, sistemi nuk po punon për fëmijët shqiptarë.

Në vitin 2016, ndër 229 fëmijë të pashoqëruar nga Shqipëria, të cilët morën një vendim fillestar mbi kërkesën e tyre për azil, vetëm 2 prej tyre iu akordua statusi i refugjatit, sipas raportit të Këshillit të Refugjatëve. Një vit më parë ky numër ishte 1.

Një vajzë kishte pritur më shumë se 24 muaj për një vendim të Ministrisë së Brendshme. Një avokat i tha asaj: “Ju jeni nga Shqipëria, çfarë prisni? Do të duhen vite”.

Edhe midis profesionistëve, puna e të cilëve është të mbrojë fëmijët në rrezik- avokatë, mësues dhe punonjës socialë – ekziston një supozim i përbashkët se Shqipëria është një vend i sigurt, se këta fëmijë janë emigrantë ekonomikë.

Por, kjo nuk përputhet me faktet. Prej 3,805 viktimave potenciale të trafikimit në Mekanizmin Kombëtar të Referimit në vitin 2016, 699, numri më i madh, erdhi nga Shqipëria, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Fëmijët shqiptarë po ikin nga trafikimi, nga dhuna dhe gjakmarrja, një fenomen i paskomunizmit që bazohet në ligjin mesjetar të Kanunit dhe kërkon vrasje hakmarrëse për të shpëtuar nderin familjar. Ndërsa Ministria e Brendshme pretendon se këto raste janë ‘pak dhe në rënie drastike’ Parlamenti Europian raporton për numra në rritje. Edhe parlamenti shqiptar pranon se përpjekjet për të parandaluar gjakmarrjet nuk kanë patur sukses.

Rezultati është që djemtë shënohen për t’u vrarë kur mbushin 16 vjeç.

Djali i cili foli për vetëvrasje të shtunën plot diell i kishte ikur një gjakmarrjeje. Ai pa të ungjin t’i vritej para syve. Çdo natë ai lag shtrojet.

Apelimi i tij u hedh poshtë. Ministria e Brendshme thotë se shteti shqiptar do ta mbrojë. Nuk mund të gjejmë një avokat. Ne e kemi provuar ta marrim në telefonin celular. Zilja vetëm sa bie.

Të rinjtë nga ‘Shpresa’ do të flasin për përvojat e tyre në mjedisin armiqësor të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në eventin ‘Këputja e zinxhirëve’, organizuar nga deputeti i parlamentit Stephen Timms të premten, më 1 qershor 2018, nga ora 1-5. Njësia Ligjore për Fëmijët e Migrantëve dhe Refugjatëve dhe ‘Programi Shpresa’ do të bëjë bashkë të rinjtë e ‘Shpresa’ me profesionistë ligjorë dhe të tjerë që mbështesin shqiptarët e rinj, folës ekspertë të gjakmarrjes, përfaqësues të viktimave të trafikimit, juristë e të tjerë

*Emrat e të rinjve janë ndryshuar. Redaktuar nga Clare Sambrook për ‘Shine a light’ (Hidh dritë).

Kategori
Uncategorized

Vëllai i Fatmir Xhafajt i dënuar me 7 vjet burg në Itali, asnjë ditë në burg

Dokumenta që tregojnë dënimin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Xhafaj gënjen dhe është plotësisht në dijeni se vëllai i tij Agron Xhafaj, alias Goni është dënuar me vendim gjyqësor në Itali dhe se nuk ka vuajtur asnjë ditë nga dënimi i dhënë, duke jetuar nga 2013 e këtej në Shqipëri. Xhafaj ka jo vetëm përgjegjësi politike e morale, por dhe ligjore.

Sipas legjislacionit në fuqi një nga detyrat kryesore të policisë së Shtetit është identifikimi i personave të dënuar me vendim gjyqësor në mungesë. Është detyrë e ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në policinë e Shtetit të identifikonin Agron Xhafaj dhe të arrestohej për të vuajtur dënimin. Opozita ia ka bërë me dije ministrit të Brendshëm që vëllai i tij është i dënuar po ky i fundit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim”, tha deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

Pyetjet e PD për ministrin Xhafaj:

1) A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?

2. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?

3. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?

4. A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?

5. A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?

6. Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?

7. Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?

Sipas këtyre dokumenteve, që disponon PD-ja, Agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal që kishte për synim trafikun ndërkombëtar mes Europës dhe SHBA të lëndëve narkotike, marrëveshja mes grupeve kriminale në njërën prej të cilëve bënte pjesë dhe Agron Xhafaj.

Kategori
Uncategorized

Thoma Turtulli dhe zonja e tij Athina Turtulli.

Bamirësi nga Korca i ka dhuruar Korçës spitalin, bibliotekën, shtëpinë e jetimores, liceun, kinemanë e shumë vepra të tjera

Bibloteka
Ndërtimi i bibliotekës nisi në mesin e vitit 1927 dhe përfundoi në korrik të vitit 1930, ndërsa do të hapte dyert për lexuesit në dhjetor të atij viti. Në atë kohë biblioteka numëronte rreth 30 mijë libra.

Spitali
Punimet nisën në fillim të vitit 1933 dhe më 11 korrik të vitit 1934 u bë inaugurimi.

Liceu
Pas përfundimit të spitalit, në qytetin e Korçës ,zonja e Thoma turtullit, Athinaja, i dhuroi shtetit 40.000 franga ari për ndërtimin e shkollës industriale të Korçës. Thoma Turtulli në emër të tij do të jepte 300 napolona flori. Bëhej fjalë për një shkollë ku do të studionin nxënës të ardhur nga të gjitha krahinat e vendit. Inaugurimi i liceut u bë më 8 tetor 1938, me rastin e ditëlindjes së mbretit Zog.

Mbreti Zog e dekoroi zonjën Athina Turtulli me “Urdhrin e Skënderbeut”.

Beniamin Bakalli‎

Kategori
Uncategorized

Portret i Nevzat Haznedarit.

Kur mbushi 60 vjeç, pikërisht në kohën që kreu ekzekutimin e fundit të jetës, ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, në letrën përshëndetëse, midis të tjerash i shkruan:

“Jeta juaj është jeta e një komunisti militant të orëve të para, e një komunist partizan të papërkulur, e një ushtari e drejtuesi në organet e punëve të brendshme, e sidomos në armën e sigurimit të shtetit”.

Nga Kastriot Dervishi.

Nevzat Haznedari (1915-1984) ishte ndër figurat më përfaqësuese të diktaturës komuniste në Shqipëri. I ardhur si partizan i vonuar nga viti i parafundit i luftës (më 7.3.1943), ai ka regjistruar plot rekorde kriminale deri në mbyllje të jetës së tij në shërbim të diktaturës.

Ndryshe nga shumica e brezit të tij, përgjithësisht analfabetë ose me arsim fillor, Haznedari u arsimua në Liceun e Korçës në vitet 1927-1931 dhe Normalen e Elbasanit në vitet 1935-1939.

Punoi në vitet 1939-1943 arsimtar në Leskovik. Arsimimit të tij iu shtua në vitet 1951-1952 edhe specializimi në Bashkim Sovjetik për armën e sigurimit.

E nisi karrierën me gradën e kapitenit I për të përfunduar gjeneral-major në korrik 1961.

Spikaten nga jetëshkrimi i tij:

1945-1946 prokuror në Komandën e Përgjithshme të Ushtrisë

1946-1949 prokuror i Gjykatës në Lartë Ushtarake

1952-1964 kryetar i Degës së 7-të (hetuesia) i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, (2 vjet edhe zëvendësdrejtor)

1967-1974 kryetar i Degës së Punëve të Brendshme Elbasan

1974-1975 këshilltar në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB

1975-1977 inspektor në MPB

1977-1979 kryetar i Degës së Veçantë në Drejtorinë e Parë (kundër elementit antiparti)

Haznedari hyn te ato persona që për idealet komuniste nuk bëri kompromis as me njerëzit e familjet.

Ai shkruan:

“Kam patur një kushëri të mëmës fashist, Neki Starova, të cilin e vrau lëvizja nacionalçlirimtare në vitin 1942 (në fakt në vitin 1940-shënim).

Gjithashtu edhe një kushëri të dytë Xhevat Starova ka qenë me armikun, të cilin kur isha prokuror e kam gjykuar dhe ekzekutuar”.

Gjithashtu shënohej që dy shokët e ngushtë të tij u larguan në Itali para se komunistët të vendoseshin në pushtet.

Dy motrat e tij u martuan në SHBA, ndërsa bashkëshorti i motrës tjetër u dënua në Shqipëri si kulak e vdiq në burg.

Vetë Haznedari dënoi vëllain e vjehrrës së vet me 10 vjet burgim. Përllogaritet pjesëmarrës në rreth 270 procese kryesore politike si prokuror ushtarak, hetues dhe ekzekutor.

Kur mbushi 60 vjeç, pikërisht në kohën që kreu ekzekutimin e fundit të jetës, ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, në letrën përshëndetëse, midis të tjerash i shkruan:

“Jeta juaj është jeta e një komunisti militant të orëve të para, e një komunist partizan të papërkulur, e një ushtari e drejtuesi në organet e punëve të brendshme, e sidomos në armën e sigurimit të shtetit”.
””””””””””””””””””
Gazeta Panorama e dates 02/01/2009 :

Raporti: Fjalët e fundit të gjeneralëve

PROCESVERBAL

Në Tiranë, më 5/XI/1975
Në bazë të urdhrit të ministrit të Punëve të Brendshme Nr.850 datë 5/XI/1975, ora 16:00, në vendin e caktuar në prani të prokurorit Murat Kanani dhe të mjekut Nevzat Vigani, nga unë Nevzat Haznedari, i ngarkuari i Drejtorisë së Hetuesisë, u ekzekutua vendimi me vdekje për armiqtë komplotistë Beqir Ali Balluku, Petrit Taulla Dume dhe Hito Shaqo Çako.
Para ekzekutimit secili nga këta armiq u njoftua nga prokurori se Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi kërkesën e tyre për faljen e jetës. Mbas kësaj ata thanë:

1. Beqir Ali Balluku – Nuk foli fare
2. Petrit Taulla Dume – “Të rrojë populli, të rrojë partia”
3. Hito Shaqo Çako – “Mirë”
Në përfundim u krye ekzekutimi i tyre nga unë Nevzat Haznedari dhe pasi u kontrolluan nga mjeku Nevzat Vigani, u konfirmua vdekja e tyre

Nevzat Haznedari Murat Kanani Nevzat Vigani
Tiranë, më 5. XI. 1975
Historite me kete xhelat skane te mbaruar.

Megjithmend : Kush eshte ky Nevzat Haznedari qe ka shkrepur me doren e tij mbi tre gjeneralet?, qe ka mbytur me duarte e tij Teme Sejkon, qe ka….bere kaq e kaq zullume? A rron? A e ka vrare ndopak ndergjegja per cka bere apo ka vdekur si qen?
Me dridhen duarte tani qe shkruaj dhe sdi a ka folur dikush me te per bemat e tij.
Ju lutem kush di me teper per kete monster te shkruaj ne kete teme.