Kategori
Uncategorized

250 mijë të ikur në qeverisjen Rama, për azilantët nuk ndjen keqardhje…

Nga momenti që kryeministri Edi Rama mori pushtetin në vitin 2013 dhe deri më tani më shumë se 250 mijë shqiptarë janë larguar nga vendit, duke kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, por kjo për Ramën nuk është aspak problem.

Në një intervistë të gjatë për “France 24”, Rama ka një shpjegim prej “gjeniu”, kur jep arsyet se përse emigrojnë shqiptarët. “Ka një periudhë që vijoi pas izolimit të Shqipërisë, vendi u hap, njerëzit largohen, njerëzit kthehen sërish. Është ndryshimi i sistemeve që e sjell këtë gjë nga njëra anë dhe nga ana tjetër mendoj është normale që njerëzit të largohen e të kthehen”-tha ai.

Kreu i qeverisë sonë i konsideron emigrantët azilantë si “qytetarë të lirë”, që lëvizin sidomos pas ndryshimit të sistemit, por nuk është në gjendje të japë shpjegimin e vërtetë se këto ikje masive po ndodhin 28 vite pas shembjes së komunizmit. Por çudia më e madhe është filozofia e kryeministrit tonë që në 5 vite qeverisje ka shënuan në regjistra mbi 250 mijë shqiptarë të larguar, kryesisht të rinj pa shpresë. Ky fenomen mbetet shqetësues për vende si Franca, Gjermania, Homanda apo Belgjika të cilët regjistrojnë çdo ditë shtetas shqiptarë të cilët kërkojnë azil.

Për këto largime masive dhe braktisje të vendit, Rama nuk ndjen asnjë keqardhje.

“Nuk na vjen keq.

Historia na tregon se vendet që janë më të pasurat sot në Evropë kanë qenë vende të varfra, njerëzit kanë migruar, kanë ndihmuar familjet e tyre. Janë kthyer pas me kultura e kapacitete të reja duke pasuruar vendet e tyre”-deklaroi ai.

Numri një i qeverisë ndoshta nuk e di dhe nuk i intereson që shqiptarët që kërkojnë azil në vendet e BE-së nuk janë emigrantë që punojnë e ndërtojnë jetën në vendet që shkojnë. Ata qëndrojnë në kampet e azilantëve, të izoluar, duke iu mohuar e drejta e punës dhe mbajnë radhët e gjata për të siguruar ushqimin e përditshëm në kapanonet e pritjes.

Janë njësoj si emigrantët që vijnë nga Afrika apo zonat e tjera të luftës, siç është Siria dhe Afganistani. Shumë prej azilantëve u është mohuar e drejta e qëndrimit, ndaj Aeroporti i Rinasit çdo ditë mbushet me të deportuar, të cilët kthene në vendlindje edhe më të pashpresë nga koha kur ikën.

Nga Boldnews.al

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s