Kategori
Uncategorized

Shqiponja e Ballkanit

Ne ishim nje grup i vogel te rinjsh Nga Suedia qe na lindi deshira per te vizituar vendin e Shqiponjave, ashtu sic e kishim lexuar ne librat e Ismail Kadarese, por veshtiresite ishin te medha.
Per tu futur ne Shqiperi qofte dhe si nje vizitor i thjeshte duheshin bere shume procedura ne ambasaden shqiptare.
Shqipëria ishte vendi më i mbyllur në Europë dhe ne nuk dinim shume per kete, por ishim te interesuar te dinim me shume per kete vend te bukur buze detit adriatik, me alpet e maniteshme, me liqenin “Orhida” ne Pogradec nje nga liqenet e rralle dhe nga me te pasterit ne bote ku uji i tij i kristalte thuhet se buron nga mali i thate dhe derdhja e tij krijon lumin Drin qe simbas poetit Shqiptar Lasgush Poradeci “Pershkon mes per mes shqiperine”.
Per te ardhur si turist ne Shqiperi ishte shume e veshtire, sistemi i juaj nuk lejonte kedo qe shprehte deshiren per te vizituar apo pushuar disa dite buze detit Adriatik apo Jonian. E vetmja mënyrë për të ardhur dhe vizituar Shqiperine ishte futja apo anetaresimi ne shoqaten e miqesise Suedi_Shqiperi per te mundesuar ardhjen si turist ne grup.
Ne ishim një grup prej dhjetë te rinjsh e te rejash qe u nisem ne veren e vitit 1981 nepermjet Budapestit drejt vendit te Shqiponjave sic dhe kishim degjuar dhe lexuar per te, natyrisht linja e Tiranes me boten ishte vetem nje here ne jave. Budapest Tirane dhe kethim .
Kureshtia e madhe na kishte bere qe dicka donim te shikonim ne kete vend te (Izoluar) ku historia na kish mesuar se ishte ndoshta i vetmi vend ne bote qe neper shekuj kishte nxjerre dhe krenohej me heronjte e vet.
Gjithashtu ishte i vetmi vend ne Europe clirua nga pushtuesit pa arritur nderhyrja e SH B A_se apo Rusise dhe Anglise.
Natyrisht etja jone e madhe ishte te shikonim nga afer historine,vendlindjen dhe kalane e heroit kombetar shqiptar, por dhe dashamiresin e shume vendeve dhe kombeve perendimore, Heroin Kombetar Shqiptar Gjergj Kastriot Skenderbeun.
Megjithe se kishim udhetuar dhe vizituar shume vende te lindjes Komuniste, udhetimi per ne Shqiperi kishte emocionet e veta, nje vend shume pak i njohur dhe i pa eksploruar nga ne te rinjte perendimore.
Zeri i spikeres ne autopolant se jemi mbi teritorin e Shqiperise na beri te kethejme te gjithe syte dhe te shohim te manitur nga lat vendin e shqiponjave per te cilin kishim mundur te lexonim dhe te njiheshim nepermjet aktiviteteve dhe shoqates se miqesise Suedi Shqiperi, qe nuk ishte aspak shoqate politike, por nje shoqate qe kultivonte ndjenjat e mirnjohjes dhe dashamiresise ndermjet vendeve dhe popujve Europiane, te pakten per ne te rinjte qe kerkonim te njiheshim me historine e vendeve te Ballkanit perendimor ne Suedei.
Malet e larta mbi te cilat po udhetonim na mbushen me nje lloj emocioni, gjithshka nga lartesia ishte e bukur.
Se bashku me ne ne kete avion udhetonin dhe nje grup shqiptaresh emigrante te vjeter nga SHBA te cilet na cuditen me brohorimat e tyre sapo zbritem ne aeroport ” Rrofte shoku Enver Hoxha” Gje qe per ne ishte nje menyre ndoshta dashurie apo nje lloj frike e pa njohur, sepse ne asnje vend te botes ku kishim udhetuar nuk na kish ndodhur ky fenomen, por shoqeruesja shqiptare na sqaroj se keta ishin emigrante te vjeter shqiptare, miq te Partise se Punes dhe shokut Enver Hoxha, ata kishin ardhur per tu takuar me udheheqesit e larte te partise dhe te afermit e tyre ne Shqiperi.Menjehere na akomoduan ne Hotel Adriatik ne qytetin e Durresit ku na respektuan dhe sherbyen ne nje menyre te shkelqyer dhe miqesore, aty per here te pare ne po njihnim bujarine dhe miqesine e paster te popullit shqiptar.

Nga shikimi shikimi i diteve te para ne kuptuam nje te vertete qe na gezoj por dhe na hidheroj.Shqiperia ishte nje vend shume i bukur, me njeres te shkelqyer. Por ishte shume e varfer dhe nen diktature.

Ne grupin tone kishim dhe nje grua shkrimtare Suedeze e cila kishte qendruar disa dite ne shtepine e Kadarese ajo na mundesoj nje takim me kete shkrimtar te madh dhe human.

I madhi Kadare.
Ne e njihnim vetem nepermjet librave te tij shumica te perkethyer ne gjuhe te ndryshme, por ne Shqiperi dhe pikerisht ne Hotel Adriatik ku ai erdhi dhe na takoj se bashku me bashkeshorten e tij Z. Elena Kadare, ne patem mundesine ta takonim te bisedonim nga afer per disa ore me te.
Zoti Kadare na dhuroj dhe librat e tij ne hotel Adriatiku ku ne ishim akomoduar.

Ne vizitat tona ne muzete e Shqiperise Tirane, Kruje, Korce, Gjirokaster, Shkoder, Durres, Vlore ne njohem nga afer perpjekjet dhe lufterat e shqipetareve per liri dhe pamvaresi, Ne pame nga afer vendet arkeologjike qe nga Pellazget dhe Iliret , Muzeun e prijesit ushtarak dhe politikan, heroit te shqipetareve, te madhit Gjergj Kastrioti deri tek plaku i urte Ismail Qemali, ngitja e flamurit Shqiptar dhe shpallja e Pamvaresise ne Vlore, kjo na beri te ndiheshim dhe me shume krenare per kete vend te Vogel , te varfer, por shume te bukur.
Ne vizituam afersisht gjithe shqiperine, u pritem neper universitete, shkolla, kampe pioneresh, aksione, ferma, Koooperativa, Nderrmarrje bujqesore, dhe industriale.
Ne vizituam dhe Kombinatin Metalurgjik nje gabim i madh i shqiperise se asaj kohe ne kete investim te pa menduar i cili binte ndesh me kodrat taracat e gjelberuara me ullinj, mandarina dhe portokalle, molle,kjo ishte e kunderta e tymit te zi te metalurgjikut dhe jo vetem bukuria e Jugut por dhe nje investim origjinal qe ja vlente te behej ne ate vend te bukur dhe te vogel.
Ne qendruam dhe pame Gjirokastren dhe kalane e saj ne mal, u njohem me historine shekullore te ketij qyteti dhe kesaj kalaje, me Argjirone qe u hodh nga bedenat per te mos ju dorezuar pushtuesve, Parisin e vogel sic na e thane ne Korcen Plake, rruget me kalldrem dhe pastertine e pa fund te ketij qyteti me kulture, qytetin e vogel por perrallor te Pogradecit buze liqenit shekullor “Ohrida” provuam dhe peshkun e famshem Koran, fshatin e bukur Lin, fushen e Domosdoves ku thuhej se Skenderbeu kish bere nje lufte te madhe me Turqit, Kalane e Petreles, muzeun kombetar, Krujen e bekuar, Lezhen dhe varrin e Skenderbeut, Kalane e Shkodres ku mesuam dhe historine e murit qe ndertohej diten dhe prishej naten, nusen e re te murosur dhe murin qe pikonte qumesht, Durresin e vjeter me kalane e tij, Fierin dhe Apollonine, Butrintin. Gjithshka ne Vendin e Shqiponjave ishte nje histori sa e vertete dhe perrallore qe cdokush do e kishte zili.

Shqiperia ishte nje vend i bukur me njerez te mrekullueshem, duart dhe forca e shqipetareve kishte ndertuar ne nje vend te vogel gjithshka.
Natyrisht ne nuk dinim pjesen tjeter, ate te diktatures se proletariatit qe ishte instaluar ne shqiperi, ne nuk dinim burgosjet, vrasjet ,interrnimet persekutimet, te gjitha keto ne pak a shume i mesuam pas rrezimit te sistemit komunist ne shqiperi.
Ne nuk e dinim se shume nga ata qe luftuan per clirimin e vendit nga pushtuesit mbas clirimit perfunduan neper burgjet politike, sigurisht ne nuk e dinim se ata qe mendonin kunder apo ndryshe sistemit komunist te drejtuar nga Enver Hoxha, ishin Pushkatuar, denuar dhe interrnuar, gjithashtu ne nuk e dinim se shume vepra industriale apo shfrytezim minierash misterioze ishin ngritur apo shfrytezoheshin pikerisht keta kundershtare te regjimit Komunist.
Ne na shpjeguan se gjitheshka ishte ngritur me duart e arta te rinise dhe popullit shqiptar neper aksionet vullnetare.

Ne Shkoder ne pame dhe vizituam nje kishe qe ishte kethyer ne Pallat Sporti gje e rralle ne boten perendimore, ne ndoqem dhe nje ndeshie vojlebolli ne ate kishe tashme e kethyer ne palester sportive.

Por ajo qe ne na beri me shume pershtypje ne vendin tuaj ishte se :

Megjithe varferine dhe kushtet e veshtira, ju Shqiptaret ishit nje popull punetor besnik, mikprites, i zgjuar, dhe i kulturuar.

Ajo vizite e jona dhe takimet me te rinjte,studentet dhe kooperativistet per ne mbeten te pa harruara, fotot e asaj vizite jane jo vetem neper familjet e grupit qe vizitoj Shqiperine, por ato u botuan dhe ne mediat e asaj kohe ne Suedi. Ne. Une personalisht jam dhe mbetem nje mik i shqiperise dhe i popullit te vogel por krenar Shqiptar, historia e juaj eshte nje histori e perzier me krenari per gjithshka qe kini bere per vendin tuaj.Sigurisht fale dhe mikut dhe nxenesit tim qe takova ne Stokolm Urim Gjates ne do ta vizitojme perseri me shume kenaqesi vendin e Shqiponjave, ju kini ndryshuar dhe kini bere shume ndryshime ne rrugen tuaj te demokracise, por une do ju uroja qe zakonet shqiptare si Besa mikpritja dhe dashurija te mos ndryshonin kurre.
Ato jane nje resus per gjithe boten perendimiore.

Pr. Dan Mattsson.
Stockholm.

Kategori
Uncategorized

Berisha pret prefektin Psomiadhis.

“I jemi mirënjohës prefektit dhe prefekturës së Selanikut për ndihmën që u ofrojnë bashkatdhetarëve tanë në Greqi”

Kryeministri Berisha priti të mërkurën Prefektin e Selanikut Panajotis Psomiadhis dhe delegacionin që e shoqëronte.
Per here te pare ne nje delegacion grek bente pjese dhe nje Shqiptare . Ana Kapia Samaraj shefe e kultures se prefektures Selanik.Nje perfaqesuese dhe mbeshtetese e denje e emigranteve shqiptare ne kete qark.
20080725105428july-23-14-33-58arkivegreku2Pasi i uroi mirëseardhjen e përzemërt, Kryeministri e konsideroi këtë vizitë një dëshmi tjetër të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve, qeverive, institucioneve dhe popujve tanë miq.
Prefekti Psomiadhis u shpreh se e konsideronte një nder të madh që pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, një mik i popullit të tij.
Shqiptarët, u shpreh Zoti Psomiadhis, janë një popull mik, qytetarët e të cilit me punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre kanë lënë mbresa të thella në zemrat e qytetarëve grekë. Ata janë bërë një faktor i rëndësishëm për ekonominë dhe shoqërinë greke, në të cilën janë integruar dhe po kontribuojnë me dinjitet.

Prefekti Psomiadhis vlerësoi rolin e Kryeministrit Berisha në forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis popujve tanë miq dhe qeverive të të dy vendeve. Zoti Psomiadhis i shprehu Kryeministrit Berisha konsideratën më të lartë për rezultatet e reformave të ndërmarra në të gjitha fushat për të çuar më tej zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë, si dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike. Ai shprehu përkrahjen e Greqisë për projektin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë në BE dhe NATO.
Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis dy vendeve dhe qeverive, në veçanti nivelin shumë të lartë të shkëmbimeve në fushën ekonomike dhe tregtare, si dhe interesin e jashtëzakonshëm të investitorëve grekë për të investuar në Shqipëri.
Në këtë aspekt, Kryeministri i prezantoi zotit Psomiadhias reformat e ndërmarra nga qeveria për lehtësimin e klimës së biznesit në vend, vendosjen e taksës së sheshtë 10 për qind, eliminimin në maksimum të lejeve dhe licencave, nismën “Shqipëria 1 euro” etj.. Të dy palët konstatuan rritjen e interesit të firmave të mëdha greke në Shqipëri. Kryeministri siguroi se investitorët grekë do të kenë mbështetjen maksimale të qeverisë shqiptare në projektet e tyre këtu.
Prefekti Psomiadhis vlerësoi përkrahjen që Kryeministri Berisha i ka dhënë minoritet grek në Shqipëri. Ai tha se i bashkohej shprehjes së Kryeministrit Berisha se vëllai më i mirë është fqinji. Kryeministri Berisha dhe Prefekti Psomiadhis i vlerësuan emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri si një faktor të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionale miqësore mes dy vendeve, marrëdhënie me një të ardhme të shkëlqyer.

E Premte, 25 Korrik 2008

Kategori
Uncategorized

Vdiq e shqyer nga macja e egër brenda një thesi’ – vdekja tragjike e martires katolike Marie Tuci

Nuk janë të paktë ato shqiptarë që guxuan dhe ngritën kokë kundër diktaturës dhe komunizmit në Shqipëri. Shumë intelektualë dhe fetarë dolën kundër sistemit të egër, por fati i tyre dihej.

Ato masakruan dhe u pushkatuan. Më me fat ishin ata që u burgosen për vite ose u internuan në kampe të ndryshme.

Mbase tortura e tyre ishte më e madhe se atyre që vdiqen, sepse në burgjet e kominizmit u kryenin krime të tmerrshme. Një prej emrave që ngriti kokën kundër komunizmit ishte Marie Tuci.

Marija ishte vajza e re nga Mirdita që sfidoi xhelatët e diktaturës komuniste, në emër të Zotit, përmes besimit katolik. Pas përmbysjes së komunizmit, hitoria e saj e trishtë u njoh në të gjithë vendin dhe më gjërë.

Maria, vdiq masakruar nga torturat e xhelatëve të diktaturës duke dhënë shpirt mes mundimeve të jashtëzakonshme.

Marie Tuçi lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë, si e bija e Nikollë Mark Tuçit dhe e Dilë Fushës.

Ajo ishte nxënëse e shkollës së mesme të motrave Stigmatine në Shkodër.

Më pas ajo zgjodhi rrugën fetare. Në vitin 1946, abati Frano Gjini e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës. Marie Tuçi u arrestua pas reprezaljeve që u bënë në Mirditë nga qeveria komuniste, me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës, sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë.

Vdiq në spitalin e Shkodrës pas torturave çnjerëzore, më 20 shtator të vitit 1950.

Sakrifica e saj u vlerësua edhe nga Papa dhe nga Vatikani. Ajo renditet ndër 38 martirët e Kishës Katolike.

Për ta torturuar deri në vdekje, xhelatët e zhveshën dhe e futën në një thes bashkë me një mace e egër. Hetuesit e godisnin macen e egër me gjëra të forta duke e ëgërsuar më shumë. Maria vdiq duke u masakruar u shqye nga macja e egër, shkruan konica.al. Historia e saj u bë edhe më shumë e njohur përmes poezisë së Meti Fidanit.

Po vdes nanë, sot po vdes

Nan’ e dashtun, sot po vdes

më kanë futur, në një thes

lakuriq, tok me një mace

më kanë mbyll, në thes linace

N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti

po ma merr nan’, shef Seiti

jashtë thesit, shqip po flasin

më shqelmojn’, e më godasin

ligësia, nuk ka ngjyrë

shqelm në bark, shqelm në fytyrë

Po vdes nanë, sot po vdes

një lëmsh gjaku, brenda n’ thes

nuk ka vend imagjinata

kriminel, shpirtzinj si nata

më kanë ça, bark e zorrë

hajde nan, e ver’ një dorë

Mbaju nan’, mbaju burrneshë

më sill teshat, e m’vish murgeshë

mos qaj nan, jam bij Mirdite

s’na kanë mposht, tash ndër vite

as dhe shkau, as dhe turku

as Enveri, as dhe burgu

as bollshik, e as titista

as hetues, as komunista

Po vdes nanë, moj un’ e zeza

shko më sill, një palë ndresa

njëzet e dy, sapo kam mbush

nuk du’ nan’, me m’qa kurkush

as n’ Orrosh, e as Ndërfush

as në bjeshkë, atje thellë

as në Fan, e as në Kthellë

as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë

as kurkund, nëpër Mirditë

Zoti nan, ka pat’ mëshirë

më ka dërgu, të vdes e lirë

më sill ndresat, po të pres

po vdes nanë, sot po vdes

Kategori
Uncategorized

Kanuni i Labërisë, pasuri që vjen nga Iliria.

Gjatë rrjedhave të historisë, në të gjitha malësitë shqiptare ka vepruar një e drejtë dokësore, pra një ligj popullor. Ato ishin një kompleks ligjesh të detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë bashkësitë, pavarësisht nga pozita dhe pozicioni shoqëror. Këto ligje njiheshin me emrin kanun. Kanuni është një kushtetutë e pashkruar.

Sipas prof.dr.Ismet Elezit mendohet që kanuni i Labërisë e ka zanafillën nga ilirët e lashtë. Këtë tezë e mbrojnë shumë studiues të huaj. Ai zbatohej në 165 fshatra të Labërisë dhe sigurisht në qytete si Vlora, Saranda, Gjirokastra, Tepelena dhe Delvina.

Kanuni i Labërisë përbëhej nga sanksionimi i etikës dhe vlerave morale si dhe parimet themelore juridike si mbrojtja e nderit, burrërisë, fisnikërisë, besës, mikpritjes, bujarisë dhe barazisë së njerzve.

Prof.dr. Elezi e vë theksin tek ngjashmëria që ka Kanuni i Labërisë me funksionimin e shoqërisë homerike që është kaq e njohur në veprat e Homerit dhe përkatësisht tek Iliada dhe Odiseu. Ka shumë ngjashmëri dhe me funksionimin e shoqërisë post-homerike. Në këto përfundime kanë dalë të gjithë vizitorët e huaj që vizituan vendin tonë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe gjysmën e parë të shekullit XX. Po në këtë përfundim ka dalë dhe studiuesi i famshëm japonez Kazuhiko Yamamato. Në librat e tij ai thekson tezën se struktura homerike është e përbërë nga besa, nderi, miku, gjaku dhe hakmarrja. Pra studiuesi japonez gjen shumë të përbashkëta, duke mbështetur tezën e hershmërisë së popullit shqiptar. Një tezë shumë e rëndësishme që del në përfundimin se popullsia shqiptare ka një histori zhvillimi dhe qytetërimi po aq të lashtë sa ajo e grekërve.

Kanuni i Labërisë mbart në vetvete norma shumë të lashta dhe me karakter primitiv. Ai është studiuar me shumë kujdes sepse përmban norma të së drejtës ilire, të rendit gjinor e farefisnor dhe më pas është pasuruar  me norma të të gjitha fazave që ka kaluar historia shqiptare nëpër shekuj.

Zakonet popullore u kthyen në norma juridike të pashkruara.

Në terma më të kuptueshëm ai përmbante fillimisht disa tabu, veprime që nuk duhet të kryheshin nga anëtarët e komunitetit, në asnjë rethanë. Ai shpjegon normat e moralit, norma që tregonin se kush ishte e mira dhe e keqja, si duhet të stimuloheshin veprat e mira dhe si duhet të luftoheshin të këqijat. Me kalimin e kohës të gjitha këto u kthyen në zakone të shqiptarëve.

Vendi ynë ka qenë një territor i pushtuar nga shumë invazorë të huaj. Si është e mundur që shqiptarët nuk zbatonin ligjet e pushtuesve?

Profesor Elezi e ka një përgjigje shkencore. Askush nga të huajt nuk arriti të impononte të drejtën e tij ligjore. Lebërit vazhdonin të qeveriseshin nga e drejta zakonore duke shpërfillur romakët, bizantët dhe turqit. E drejta zakonore asnjëherë nuk u asimilua nga të huajt.

Gojëdhënat popullore rrëfejnë se krijuesi i Kanunit të Labërisë ishte Papa Zhuli që ka jetuar në shekullin XI. Ai ishte një prift i Zhulatit dhe ka jetuar në kohën kur Shqipëria ishte nën pushtimin bizantin. Profesor Elezi ngul këmbë që e drejta zakonore është shumë më e vjetër dhe ndoshta Papa Zuli vetëm mblodhi atë që ishte trashëgimi e lashtë nga ilirët.

Dokumentet e para për Kanunin e Labërisë do të vinin në vitin 1492. Perandoria otomane do njihte Himarën si kryeqendrën e Labërisë. Udhëtarë të huaj të kësaj kohe si Lik, Liri, Hobhans dëshmojnë në veprat e tyre për një kod zakonor që ishte baza e qeverisjes së krahinës.

Në Kanunin e Labërisë ajo që të bën përshtypje është martesa. Sipas këtij kanuni martesa ishte monogame dhe egzogame duke i shpallur luftë çdo lloj martese tjetër. Një vend të rëndësishëm në Kanunin e Labërisë zinin normat e zhvillimit ekonomik të krahinës si dhe ndarja e sinoreve dhe pasurisë. Prona private, format e tjera të pronësisë, trashëgimia trajtohen gjerësisht. Gjithashtu  flitet dhe për sanksionet ndaj keqbërësve, atyre që shkelnin besën, marrëdhëniet në familje etj.

Kategori
Uncategorized

Dosja top sekret / Agjenti misterioz i Sigurimit, si kishte ndërtuar rrjetin në Greqi.

 

Dosja top sekret / Agjenti misterioz i Sigurimit, si kishte ndërtuar rrjetin në Greqi

Mëkatarët/ Nga libri më i bujshëm në këta 25 vjet për dosjet e Sigurimit të Shtetit, rrëfimi i kreut të Komisionit të Kontrollit të Figurave, Nafiz Bezhani

Misioni “Apolon”

Është një nga ngjarjet më mbresëlënëse nga veprimtaria ime në krye të Komisionit Shtetëror të Kontrollit të Figurës së Zyrtarëve në funksione të larta shtetërore. Kisha kaluar nëpër duar shumë dosje, madje të ngjeshura, të agjentëve, informatorëve apo rezidentëve të ish-Sigurimit të Shtetit, disa prej të cilëve i kisha njohur edhe personalisht. Por kur para syve të mi u shfaq dosja e prof. Sofos, mikut tim të vjetër, kur pashë se ai kishte qenë një figurë shumë e çmuar në shërbim të Shtetit shqiptar, në një periudhë kohe të caktuar, vura duart në kokë. Si është e mundur, vallë, të mos kisha kuptuar asgjë, të mos më kishte lënë në mendje të paktën një hije dyshimi, shoku im i vjetër, me të cilin kishim pirë mijëra kafe dhe kishim përgojuar shumë e shumë kuadro të lartë të asaj kohe, pse jo edhe vetë Partinë e Punës, pa dyshuar kurrë se veshët e tij janë veshët e djallit apo të ferrit? Por prof. Sofoja në asnjë mënyrë nuk mund të ishte ingranazh i një mekanizmi makabër, ai ishte njeri i virtytshëm, me shikim depërtues, me mendje të kthjellët e zemër të madhe, me një Sovran të fuqishëm e të urtë që shoqëron të gjitha mendimet dhe ndjenjat e tij, me një forcë të panjohur, që përfshin shpirtin dhe ndjenjat e tij – ndërgjegjja e pastër, që e shtyn fuqishëm vetëm për vepra të mira.

Sofokli Micin e kisha njohur qysh në muajin Gusht të vitit 1944, në Helmes të Skraparit, ku zhvilloi punimet Kongresi i parë i Rinisë Antifashiste Shqiptare. Ndërsa unë isha delegate i Rinisë të Brigadës së parë Sulmuese, Sofoja ishte dërguar aty nga krahinat e çliruara të rrethit të Gjirokastrës, si një nga të rinjtë më aktivë të terrenit, për të shërbyer në mensën e delegatëve. Ai ishte shumë i shkathët, i zgjuar dhe i dashur me të gjithë. Bashkë u miqësuam shpejt, jo vetëm për shkak të moshës, por edhe për shkak se ai vinte shpesh në çadrën time, ku mblidheshin të rinj për të luajtur “kungulleshkat”.

Pas çlirimit të vendit, Sofja na shfaqet në hotel “Dajti”, i veshur me uniformën e portierit. Dukej më i rritur dhe më simpatik. Dikush e kishte ndihmuar të vinte në Tiranë, me kush që të vazhdonte edhe shkollën, për t’u bërë më i vlefshëm për shoqërinë. Natyrisht, ai ishte një djalë që meritonte çdo përkrahje, sepse kishte dhënë prova të seriozitetit me zotimet e tij. I riemëruar në administratën e Ministrisë së Drejtësisë, krahas kryerjes së detyrës, ai vazhdoi natën edhe gjimnazin “Qemal Stafa”, të cilin e mbaroi me sukses. Për të ardhmen e tij u kujdes edhe vetë Ministri. Kështu, në një ditë të bukur vjeshte, Sofua niset për studime të larta jashtë vendit, me bursën që i siguroi shteti për të ndjekur studimet në Universitetin e Drejtësisë në Leningrad të Bashkimit Sovjetik. Dhe vitet ecën shpejt. Ai e mbaroi me sukses shkollën dhe u kthye me titullin “jurist” dhe me krenarinë e rezultateve të mira që kishte arritur. Me dijet e fituara dhe me begraundin e tij të pasur e të pastër, filloi t’u ngjitet shkallëve të jetës, të shtojë më tej njohuritë e tij profesionale e shkencore, të zgjidhet anëtar i Gjykatës së Lartë, të meritojë tituj shkencore, doktor e profesor. Dhe tani, mendoni për një njeri kaq të shquar, me një kulturë e me një post kaq të lartë, të pranojë për hobi një karrierë sekrete, të futet në vallen e rrezikshme të agjenturave aventureske. Jam i sigurt se askush nuk do të besonte një gjë të tillë. Edhe në qoftë se dikush do të ishte para informacioneve të firmuara prej tij, do të dyshonte për manipulim të dosjeve, apo për dosje fiktive, që në atë kohë nuk ishin të pakta. Por jo, edhe pse aktiviteti i tij, ka qenë në një periudhë kohe të kufizuar, dosja e tij ishte e plotë ndoshta një ndër dosjet e mëdha që kam pasur rast të kontrolloj unë.

Pas zgjedhjes time në Kuvendin, Popullor në postin e kryetarit të Komisionit Shtetëror të Kontrollit të Figurës të Zyrtarëve, përkohësisht u sistemova në një dhomë të vogël në Ministrinë e Drejtësisë. Isha në kushte pune shumë të vështira, por ndjeja kënaqësi e përkrahjen që me jepte Ministri dhe gjithë juristet-kolegë të kësaj Ministrie, veçanërisht ndjeja afërsinë e mikut tim të vjetër Sofokli Mici, që në atë kohë drejtonte një sektor të rëndësishëm. Ai do të vinte në zyrën time për çdo mëngjes dhe së bashku do të zbrisnim shkallët për të shkuar në kafen e Ministrisë, që gjendej në podrum. Sado probleme e mërzi që kisha, kur isha pranë tij ndjeja çlodhje dhe humor të mirë. Fytyra e tij ishte gjithnjë e qeshur, nuk e shikoje kurrë të mërzitur apo të ngrysur. Shpeshherë ngacmonte edhe femrat, por vetëm me qëllime të mira.

Thonë se kur ruan marrëdhënie shumë të mira me një person, për një kohë të gjatë, duhet të ruhesh vetëm nga “syri i keq”. Dhe ne, dikush na “hëngri me sy të keq”, duke na krijuar problem serioze. Ishte pikërisht një ditë dimri, në fillim v. 1998, kur ne ktheheshim plot humor nga kafja për në zyrë. Në sallon, përballë derës së zyrës time, më shkëputi nga miku im një djalosh që punonte së bashku me Sofon, aktualisht vazhdon të jetë kuadër me rëndësi në piramidën e Drejtësisë, i cili, me një ton intim, por qortues dhe fare patakt, më thotë:

-Ju shoqëroheni me atë? – duke tundur kokën i habitur.

Në jetën time, shumë gjatë, nuk kam ndier reaksion emocional kaq të madh, ndoshta për shkak të ndërhyrjes së pa takt nga një person i panjohur, ndoshta për shkak të ndikimit që më shkaktoi një këshillë e pazakontë dhe e papërshtatshme për sistemin demokratik, ndoshta edhe për efektin emocional që shkakton këshilla e një djaloshi tek një i moshuar, ose për shkak të të gjitha këtyre. Sado që u mundova ta përmbaja veten, nuk munda të mos i ktheja “reston”.

-Unë, djalosh, nuk u marr leje të tjerëve se me cilin shoqërohem!

Hyra në zyrë i tensionuar, aq sa e kisha të vështirë për t’u qetësuar e për t’u përqendruar në punë. Ishte një ngacmim banal i ndjenjave të mia, që pati efekt të mëtejshëm. Po bluaja me vete se një ndërhyrje e tillë, jashtë çdo rregulli të mirësjelljes, duhet patjetër ta kishte një shkak. Disa duhet të kishte ndodhur me mikun tim, diçka flitej, apo përpunohej kundër tij, ndërsa unë, me besim të patundur në pastërtinë e tij, nuk mund t’u besoja. Por çfarë qarkullon vallë, në mendjet e tyre, për mikun tim Sofo?

Disa ditë më parë, Ministria e Drejtësisë më kishte dërguar listën e kuadrove të saj për të kontrolluar figurën e tyre, konform ligjit nr. 8043, dt. 30.11.1995, e firmuar personalisht nga Zoti Ministër. Në një takim të rastësishëm që pata me të, pasi më pyeti nëse e kisha marrë listën, më tha:

-Është mirë, gjithnjë brenda mundësive që do të kini, ta shikoni me kujdesin më të madh listën tonë dhe mundësisht ta përfundoni sa më parë, për shkak se kam ndër mend të bëj një organizim të ri të Dikasterit dhe duhet patjetër të kem të qarta edhe figurat e tyre. Në të vërtetë unë i njoh personalisht pothuajse të gjithë, por dyshoj në tre persona…”

Kur midis tre të dyshuarve dëgjova edhe emrin e Sofos, u ndjeva paksa i emocionuar, për shkak se kisha bindje të plotë që ai nuk mund të bëhet kurrë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, për shumë arsye, veçanërisht për faktin se ai kishte qenë anëtar i Partisë së Punës dhe komunistët nuk mund të bënin pjesë si informatorë apo agjentë të Sigurimit të Shtetit. Megjithatë zgjodha heshtjen dhe ju përgjigja:

-Ju siguroj se do të bëj të gjitha përpjekjet që listën tuaj ta përfundoj sa më parë. Përfundimet do t’i përcjell zyrtarisht, konform dokumentacionit përkatës.

Dyshimet e shprehura për mikun tim, Sofo, ndonëse isha i sigurt në pastërtinë e tij, më nxitën kuriozitetin për të shkuar menjëherë në Arkiv, për të kontrolluar dokumentacionin përkatës. Dhe kurioziteti m’u shtua më shumë kur në kompjuter më doli emri: Sofokli Mici, lindur më… Kërkova menjëherë dosjen. Ishte një dosje e hapur nga organet e Sigurimit të Shtetit në vitin 1987. Në ndjekje të tij, si i dyshuar për bashkëpunim me Asfalinë greke. Të jetë vallë kjo dosja për të cilën dyshonte zoti Ministër? Nuk ka dyshim se një agjent në shërbim të një shteti të huaj, do të përbënte krimin e tradhtisë, pavarësisht nga regjimi që ka ekzistuar në atë kohë, por një veprimtari të tillë armiqësore, duhet të ketë prova ligjore të pakontestueshme. Raportet apo informacionet e dërguara kundër tij, nuk mund të krijonin bindje për të vendosur masa penalizuese. Lexova raportin e parë, të shkruar me një shqipe të rrjedhshme, mesa duket nga ndonjë agjent shqiptar i shkolluar e me eksperiencë, që kishte firmosur me pseudonimin e tij “Ksamili”. Ndoshta mund të ketë qenë vet shoqëruesi i një grupi turistësh grekë që kishin vizituar Shqipërinë. Në të thuhej: “Sot, në hotel “Dajti” u bë një takim i paplanifikuar midis turistëve grekë dhe prof. Sofokli Mici. Ai shkëmbeu biseda të gjata me grupin dhe mori prej tyre dy zarfe të dyshimta. Për njërin thanë se ia dërgonte kushëriri i parë i tij, Apostolos… nga Preveza, ndërsa zarfi tjetër iu dorëzua nga një turist i pranishëm në takim për një problem të tij. Profesori i futi zarfet në xhep dhe vazhdoi të bisedonte me ta. Biseda e tij është regjistruar dhe ju dërgohet në kasetën G-16-T, firmuar “Ksamil”.

Informacioni tjetër vinte nga një informator apo bashkëpunëtor vullnetar i paspecializuar, me banim në krahinën e Thesprotisë. KJo dilte e qartë jo vetëm nga shkrimi i tij, i papjekur dhe autodidakt, por edhe nga përmbajtja, në të cilën thuhej: Profesor Sofokli Mici, në një mbledhje që u bë për pritjen e tij, këtu, në Gumenicë, u pyet nga ne për përparimin e Komunizmit në Shqipëri, por ai u përgjigj se komunizmin e gjeta në Greqi. Kjo më dëshpëroi mua dhe shumë të tjerë. E pyetëm se përse i tha ato fjalë, por ai u përgjigj se në Shqipëri ne kemi punë, kurse këtu jo vetëm që jam në qetësi, por ju më kini shtruar të gjitha të mirat dhe nuk më kini lënë të vë dorën në xhep. Kështu e përfitojmë komunizmin, apo jo? Ishte firmuar: “Margarita”.

Eca më tej duke lexuar një informacion tjetër, i sigurt se edhe ai vinte nga jashtë shtetit, ndoshta nga Athina. Nga stili i të shkruarit, si dhe nga përmbajtja e tij, me terminologji të specializuar, kuptohej se kemi të bëjmë me një agjent të regjur apo me një rezident që udhëheq një rrjet të gjerë informatorësh, sidomos në Athinë apo në zonat kufitare të krahinës së Thespotisë. Informacioni ishte shkruar me makinë shkrimi dhe me një gjuhë të rrjedhshme. Në fund nuk kishte emër e mbiemër, por vetëm një firmë që deshifrohej lehtë: “Balla”. Në fakt ky informacion i ngjante një analize të hollësishme për vizitat e Prof. Sofos në Greqi. Në të përshkruheshin hollësisht takimet e shumta që kishte patur ai me shqiptarë, grupe të ndryshme shqiptarësh dhe grekë të thjeshtë, me qeveritarë dhe politikanë, si dhe për një takim të dyshimtë që kishte bërë prof. Sofoja me një familje të njohur për qëndrimin e saj antishqiptar. Ky informacion me dha të kuptoj se Sigurimi i Shtetit e kishte një rrjet agjenturesk efektiv në Greqi, që kontrollonte njerëzit e vet. Ndonëse informacioni nuk ishte i plotë, ai ishte serioz dhe tërhoqi vëmendjen time. Kur përfundova së lexuari faqen e tretë, që ishte e fundit, pashë se pas saj kishte një lidhje. Ishte një pusullë e zakonshme mbi të cilën ishte shkruar: “Partia është në dijeni të gjithë veprimtarisë së SHIK-ut Sofokli në Greqi”. E kishte firmuar një drejtues i paidentifikuar. Dhe ishte pikërisht kjo pusullë që më vuri në lëvizje për të kërkuar më thellë, për të gjetur diçka më të rëndësishme, që me siguri do të përmbante veprimtarinë e Profesorit në Greqi. Nuk mund të ishte një vizitë e rastësishme apo turistike, kjo që kishte bërë profesor Sofoja. Ajo do të kishte me siguri një mision, ndoshta shumë të rëndësishëm, që diku duhet të jetë i pasqyruar dhe diiku të jetë i ruajtur. Dhe kjo duhet kërkuar diku gjetkë, për shkak se prof. Sofua nuk mund të ishte një agjent i zakonshëm i Sigurimit të Shtetit, jo vetëm për shkak të funksionit të lartë, që kishte në Gjykatën e Lartë, apo të nivelit të tij shkencor dhe të eksperiencës së gjerë në sektorin ku punon, por edhe për faktin që militon si komunist i vjetër në radhët e Partisë së Punës. Njerëz të tillë mund të kryejnë vetëm misione të rëndësishme, me mandate të veçantë. Natyrisht edhe dokumentet e tyre trajtohen po në skedarë të rëndësisë së veçantë, Top sekret!

Kategori
Uncategorized

FOTO/ Shqipëria, udhëtim në “Kanabistan”, aty ku droga rrit ekonominë. Mafia shqiptare përdor Italinë si depozitë

FOTO/ Shqipëria, udhëtim në “Kanabistan”, aty ku droga rrit ekonominë. Mafia shqiptare përdor Italinë si depozitë

FOTO/ Shqipëria, udhëtim në “Kanabistan”, aty ku droga rrit ekonominë. Mafia shqiptare

HETIMET/ Nga vendi i “shqiponjave” në Salento, rruga e gjatë e mallit që mban të gjallë jetën e shumë qyteteve në brigjet e Adriatikut. Plantacione kudo dhe akuza të bollshme ndaj policisë dhe qeverisë. “Janë vetëm fjalë, do ti shkatërrojmë të gjitha e BE do të na ndihmojë”, thotë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për Il Fatto Quotidiano.it.

Nga Tiziana Colluto

“E sheh se si jemi katandisur? Duhet të presim sa të mbledhim kanabisin për të shitur ndonjë gjë”. Zonja Ana e ngre shikimin ndërsa është duke mbajtur shënime. Ajo e di se pavarësisht gjuhës ne e kemi kuptuar se çfarë po thoshte burri që sapo iku.

“Disa kohë më parë na kishte thënë që ti mbanim një pallto që do ta paguante me lekët që do mblidhte nga shitja e drogës. Menduam se po tallej me ne dhe ne ia dhamë dikujt tjetër. Por më pas në fakt u kthye me paratë. Tani është duke zgjedhur një dhomë gjumi. Na u lut që ta prisnim deri në korrjet e ardhshme.

Libri i borxheve është i mbushur plot deri në pritje të korrjes së ardhme. Kohët e fundit, ritmi i jetës dhe i ekonomisë është i lidhur me fatin e kanabisit. “Në të gjithë fshatrat këtu vërdallë prodhohet kanabis. Nuk kemi ç’të bëjmë vetëm të rrimë e të shikojmë. Kjo është ekonomia tani”, thotë Ana që pasi ka jetuar për shumë vite në Itali ka ardhur sërish në Shqipëri ku drejton një dyqan mobiliesh.

Në Vlorë, vjeshta ka filluar që të ndihet, pavarësisht tavolinave që janë jashtë në trotuarë dhe që rrinë plot.

Siç i thonë shqiptarët, Vlorë, që çdo vit ndryshon, punohet në lungomare sheshe dhe tani edhe rrugë të mira deri në qendrat e banuara. E reja vazhdon të ecë.

“Këto janë investime të privatëve. Një thes me para. Shumë prej tyre i kanë bërë falë barit. I shikon? Këtu poshtë kanë edhe depozitat ku sjellin kanabisin para se ta nisin për në Itali.

Ndërsa drejton makinën, Miri na tregon pallate të rinj bosh, 10, 15 katësh që mbijnë si kërpudha në vend të lagjeve të vjetra dhe shtëpia të ulëta me tjegulla.

Por kjo nuk është thjeshtë çështje biznesi. “Një miku im paguan universitetin e vajzës në Tiranë, një tjetër u dërgon para nipërve që kanë mbetur në Itali. Na ecën mirë sepse ajo që na mbetet e shpenzojmë për vete”, vazhdon ai duke buzëqeshur, sepse në një farë mënyrë edhe ai është një biznesmen.

Në Shqipëri një pjesë e madhe e gjendjes sociale dhe ekonomisë ishte e garantuar nga të ardhurat prej emigrantëve, kjo deri disa vite më parë, sepse tani është kanabisi që garanton ekonominë.

E pranon edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke folur për ilfattoquotidiano.it: “Lufta ndaj drogës nuk mund të jetë një luftë vetëm e policisë, por duhet që të luftohet fenomeni. Varfëri dhe papunësi shtyjnë fshatarët, shpesh në zona të varfra që të kultivojnë kanabis që të bëjnë edhe ata para në mënyrë të lehtë”.

Por bujqit ama janë të fundit dhe unaza më e dobët e zinxhirit të trafikut të kanabisit. Këtë po e tregojnë edhe hetimet e bëra nga prokuroria italiane: Truri i trafikut të drogës është në Shqipëri dhe është në gjendje që të drejtojë korridoret e drogës deri në destinacionin final, duke bërë pazare edhe me mafian e vendeve ku shkojnë.

Para për të gjithë. Nga ana tjetër edhe diçka më shumë: Akuzat për korrupsion të oficerëve të policisë së qeverisë së Edi Ramës nga debatet parlamentare kanë dalë në rrugë.

“Ky vend quhet Kolumbia e Europës”, thotë Petraqi, i cili është duke lexuar një gazetë, ndërsa flet për Sali Berishën, ish-kryeministrin që u largua tre vite më parë.

Marrë nga Il Fatto Quotidiano – Përktheu SYRI.net 

Kategori
Uncategorized

Një fjali e vetme që ndan lirinë nga dhuna.

Gruaja arabe që guxoi të thoshte atë që shumë e mendonin, por askush nuk e thoshte — në Al Jazeera.

Në vitin 2006, Wafa Sultan doli para miliona shikuesve dhe theu një heshtje të rëndë. Jo si politikane, jo si përfaqësuese e Perëndimit, por si një grua arabe, e rritur në një familje myslimane, që vendosi të flasë hapur — në gjuhën e saj dhe për botën e saj.

Ajo nuk bërtiti, nuk ofendoi. Tha diçka të thjeshtë, por tronditëse:

“Vëlla, beso çfarë të duash — edhe në gurë — për sa kohë që nuk i hedh mbi mua. Besimi yt është i yti, jo imi.”

Një fjali e vetme që ndan lirinë nga dhuna.

Më pas erdhi krahasimi që përplasi ndërgjegjet:

Dhe pastaj ajo tha atë që shumë nuk guxojnë as ta mendojnë me zë:

Një heshtje e rëndë ra në studio.

Ajo vazhdoi:

Mesazhi i saj ishte i prerë dhe i pakompromis:

“Myslimanët duhet së pari të pyesin veten: çfarë po i japim njerëzimit?”

Sepse respekti nuk kërkohet, ai fitohet.

Dhe çmimi që ajo pagoi ishte i rëndë: kërcënime me vdekje, izolim dhe përndjekje. Sepse e vërteta, kur dhemb, shpesh urrehet më shumë se gënjeshtra.

Por disa të vërteta nuk heshten.

Mos u bë pre e propagandës. Mos u dorëzo para fanatizmit. Mos e ngatërro besimin me urrejtjen.

Feja është një marrëdhënie personale. Kur përdoret për të frikësuar, për të imponuar apo për të ndarë, ajo pushon së qeni fe dhe kthehet në armë.

Dhe armët nuk ndërtojnë shoqëri — ato i shkatërrojnë.

Hape sytë. Mendo vetë. Mos lejo askënd të të radikalizojë në emër të diçkaje që duhet të mbetet personale.


Sepse Zoti nuk ka nevojë për dhunë për t’u mbrojtur.

Disa të vërteta nuk vjetërohen.

The Arab woman who dared to say what many thought, but no one dared to speak — on Al Jazeera.

In 2006, Wafa Sultan stood before millions of viewers and broke a heavy silence. Not as a politician, not as a representative of the West, but as an Arab woman, raised in a Muslim family, who decided to speak openly — in her own language, for her own world.

She did not shout. She did not offend. She said something simple, yet shocking:

“Brother, believe whatever you wish — even in stone — as long as you do not throw it at me. Your faith is yours, not mine.”

A single sentence that draws the line between freedom and violence.

Then came the comparison that shook consciences:

The Jews emerged from the Holocaust — one of humanity’s greatest tragedies — and they did not seek revenge against the world. They built, they learned, they worked, they achieved. Respect was earned not through fear, but through value.

And then she said what many dare not even think aloud:

“We have not seen Jews blow themselves up in restaurants. We have not seen Jews destroy churches. We have not seen protests turn into murder.”

A heavy silence fell over the studio.

She continued:

When the Taliban destroyed the Buddha statues in Bamiyan, the Buddhist world did not respond with violence — no fire, no blood, no revenge. True strength does not need to destroy.

Her message was clear and uncompromising:

“Muslims must first ask themselves: what are we giving to humanity?”

Respect is not demanded; it is earned.

And the price she paid was high: death threats, isolation, persecution. Because truth — when it hurts — is often hated more than lies.

But some truths do not remain silent.

Do not fall prey to propaganda.
Do not surrender to fanaticism.
Do not confuse faith with hatred.

Faith is a personal relationship. When used to intimidate, to impose, or to divide, it ceases to be faith — it becomes a weapon.

And weapons do not build societies — they destroy them.

Albanians have survived because they knew how to maintain this clear line: faith is personal, while the nation is shared. This is not weakness; it is strength.

Open your eyes.
Think for yourself.
Do not let anyone radicalize you in the name of something that must remain personal.

For God does not need violence to be defended.

Some truths do not age.
Kategori
Uncategorized

Daut Rexhepi;– Komandant (Leka) që nuk u ndal kurrë së luftuari

Ai nuk hyri në luftë rastësisht. 

Që në fund të viteve ’80, në kohë të vështira dhe të rrezikshme, ai ishte aty—në heshtje, në ilegalitet, duke ndërtuar rezistencën, duke përgatitur një popull për ditët që do të vinin.

Kur shpërtheu lufta në Kosovë, ai nuk qëndroi mënjanë. U bë pjesë aktive, duke ndihmuar, duke koordinuar, duke rrezikuar gjithçka për lirinë.

Por ai e dinte se lufta nuk fitohet vetëm me armë.

Ai besonte se pa arsim, pa vetëdije kombëtare, liria mbetet e paplotë. Prandaj u angazhua edhe në mbrojtjen e Universitetit të Tetovës—sepse e kuptonte që e ardhmja ndërtohet me dije, jo vetëm me pushkë.

Dhe kur lufta mbaroi… ai nuk u ndal.

Shumëkush do të ishte tërhequr. Por jo ai. Ai zgjodhi një betejë tjetër—politikën. Jo për pushtet. Jo për përfitim. Por për të vazhduar atë që kishte nisur: mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të popullit të tij.

Si deputet, ai u bë zëri i atyre që shpesh harrohen—i luftëtarëve, i sakrificës, i së vërtetës.

Sepse për të, lufta nuk mbaron kurrë—ajo vetëm ndryshon formë.

Nga pushka në fjalë.

Nga fronti në parlament.

Nga beteja fizike në atë morale.

Komandant Leka nuk luftoi vetëm për të fituar lirinë—por për ta mbrojtur atë çdo ditë.

Dhe për këtë, ai mbetet më shumë se një emër.

Ai është një simbol.

Një kujtesë.

Një frymëzim.

Sepse disa njerëz nuk ndalen kurrë së luftuari—edhe kur lufta ka mbaruar.

Ai është nderuar me çmimin e lartë “Ambasador Paqe i Imazhit Shqiptar” nga Forumi Kombëtar Shqiptar “Kombi Im, Imazhi Im”—një vlerësim që flet për kontributin e tij jo vetëm në luftë, por edhe në ndërtimin e një imazhi dinjitoz të shqiptarëve.

Gjithashtu, ai është nderuar me certifikatë mirënjohjeje nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Greqi, si shenjë respekti për angazhimin dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj çështjes kombëtare.

Këto nuk janë thjesht çmime.

Kategori
Uncategorized

Faik Konica: Çështë dita e Verës ?

Por cili është kuptimi që i jepte Faik Konica kësaj feste?

Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botiçelit, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.

Në pak ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikë padashur dhe pa dijtur, do të rrethojnë me verore degët e thanavet, të dëllinjavet, të dafinavet të gjithë shelgjeve të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do t’i venë mbi kryet e shtëpivet.

Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të rracës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Në një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë.”

An explanation by Faik Konica about what “Dita e Verës” (Summer Day) is

Dita e Verës, celebrated on March 14, is one of the oldest and most inclusive holidays in Albania. Many events are organized throughout the country, with the city of Elbasan often becoming the “capital” of the celebrations.

But what meaning did Faik Konica give to this holiday?

“It is the day on which our great-grandfathers, when Christianity had not yet been born, celebrated together with the Romans and the Ancient Greeks the gods of flowers, willows, and springs.

When winter melts away, when Summer approaches smiling, slender and tall like in a painting by Botticelli, the human heart is relieved of a burden and feels a calm, a gentle happiness. In this joy, our ancestors felt a duty to give thanks to the gods who brought these blessings. And thus was born the graceful celebration we call Dita e Verës.

In a few days in Albania, the last followers of paganism—followers unknowingly and unintentionally—will tie verore (colorful bracelets) around the branches of cornel trees, junipers, laurels, and all the honored willows. They will cut green branches and place them on the roofs of their houses.

Let us not allow these ancient festivals of our people to disappear. They do no harm to anyone. They bring a pure joy into the home. In a place where the lives of the young are often so sad, boys and girls have a rare chance to celebrate and enjoy themselves. For adults, Dita e Verës has a delicate and rare poetic flavor.”

If you want, I can also give you a shorter, more modern English version (easier to understand) or explain the traditions of Dita e Verës like verore bracelets and ballokume. 🌸
Kategori
Uncategorized

Astrim Q. Memia – Kalorësi i Paqes

Astrim Q. Memia – Kalorësi i Paqes

Prof.Dr. Astrim Q. Memia, nuk është thjesht një emër, por një simbol i paqes dhe i guximit moral qytetar .

Si një “kalorës i paqes”, ai ecën përpara jo me shpatë, por me fjalë, vepra dhe shembull personal. Çdo hap i tij është një thirrje për bashkëpunim, mirëkuptim dhe respekt midis njerëzve.

Në një botë ku konflikti shpesh merr përparësi mbi dialogun, Astrit Q. Memia kujton se forca më e madhe nuk qëndron në dhunë, por në durim, solidaritet dhe humanizëm.

Kategori
Uncategorized

Tre Ditë në Mërgim për Rrobat e Grekut

Ishim shumë devollinj. Me qindra.

Mësuam përmendësh vetëm dy fjalë greqisht: “psomi” dhe “ruka” (bukë dhe rroba). Lypnim në fshatrat përtej kufirit. Grekët na jepnin ç’të mundnin, u vinte keq që na shihnin ashtu, fytyrat tona ishin si mish i tymosur.

Dhe ishim shumë.

Edhe kishat i hapën hambarët e tyre.

Por u zbrazën shpejt, sepse nuk ishim një a dy. Turma e devollinjve ndahej në tufa të vogla. Shumica e tufave kërkonin në vendet e grumbullimit të plehrave të çdo fshati.

Preferonim deri në shishe Coca-Cola, bidona detergjentësh, lodra fëmijësh, veshje, radio… çfarë nuk mblidhnim. Pa e ditur se gjithë ai thes duhej çuar përsëri në Devoll.

Kush e kishte mbushur thesin, do të këthehej të nesërmen për në Devoll.

Por ikja kishte edhe hallet e saj, më shumë se vajtja.

Shumica e atyre që hynë në Greqi ishin buzë kufirit dhe i punonin tokat e kooperativës me bel, i lanë belat ngulur në tokë, dhe u hodhën me shpresë në shtetin fqinj për të fituar diçka …

Nga njësi kufitare ata ishin kthyer në banda hajdutësh .

Të merrnin me forcë gjithçka që kishe grumbulluar, kishe blerë me dy tre ditë pune, apo kishe marrë dhuratë nga grekët.

“E keqja jonë na vjen prej vetvetes”, ka thënë një shqiptar i mençur. Ushtarët apo policia greke na linin të lirë, ndërsa tanët na grabisnin.

Kalimi i kufirit për në kthim duhej bërë vetëm natën.

Edhe unë dhe dy shokët e mi të ngushtë natën pritëm. Madje binte shi i përzier me dëborë. Por ushtarët na ndjenë dhe na ndoqën, duke zbrazur edhe armë.

Rreth dy kilometra vrap, por çfarë vrapi! Dhe të ngarkuar.

Të nesërmen arrita në shtëpi. E çfarë nuk kishte brenda thesi im: të nevojshme e të panevojshme. Mes të tjerave edhe një shishe Coca-Cola 1.5-litërshe. E vumë në bufenë tonë shtatmijëshe për zbukurim. Plakat e mëhallës vinin të shikonin se çfarë kisha sjellë unë nga kurbeti.

Greku i hapi kufijtë kur ne ishim në kufijtë e mbijetesës, kur komunizmi po na çonte drejt greminës.

Populli grek hapi zemrën për ne të pangrënët e të paparët, me atë ritëm, banorët e fshatrave ndërkufitare të dy shteteve ne kishin hyrje-dalje të lira, pa përdorur doganat kufitare.

Por tregojnë se një fshatar dikur gjeti një gjarpër të ngrirë në mullarin e tij të kashtës. E mori gjarpërin brenda në shtëpi dhe e ngrohu pranë zjarrit, Gjarpri u gjallërua dhe pasi u ripërtëri mirë e mirë, gjarpri e sulmoi fshatarin për ta kafshuar.

Edhe ne, të pangrënët e të paparët, pak nga pak u bëmë tamaqarë, kusarë, grabitqarë. Jo të gjithë, sigurisht.

Rrobat e trupit të ndera nëpër oborre i rrëmbenim, shtëpi bastisnim, bagëti vidhnim, madje edhe kisha.

E kam parë vetë një shqipfolës me një frigorifer të madh në kurriz, ka kaluar male me atë frigorifer të vjedhur, derisa e çoi në shtëpi.

Edhe mushkë të kishte qënë do të kishte ngordhur.

Tregim i një Devolliu,-marrë nga Info 🔥 /

https://vm.tiktok.com/ZNRHf6Tr8/

Kategori
Uncategorized

📖 From Words to Deeds: Ambassadors of the Albanian Image 🇦🇱

📖 Nga fjala në vepra:Ambasadorët e Imazhit Shqiptar

Fort i nderuar veprimtar i shqiptarisë dhe vëlla i idealeve kombëtare, z. Urim Gjata,

Me shpirt misionari, me vizion dhe përkushtim të rrallë kombëtar, ju po e përfaqësoni me dinjitet identitetin dhe vlerat e shqiptarëve në mërgatë dhe në arenën ndërkombëtare. Nga Suedia në Greqi, e kudo ku jetojnë shqiptarët, veprimtaria juaj po shndërrohet në një zë të fuqishëm të kulturës, të historisë dhe të krenarisë sonë kombëtare.

Gjesti juaj fisnik në Selanik, duke dhuruar librin e memories kolektive shqiptare – Leksikonin Enciklopedik “Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë – Monografi+”, është një akt i lartë kulture, qytetarie dhe diplomacie publike. Ky veprim simbolizon më shumë se një kontribut intelektual; ai është një urë miqësie dhe mirëkuptimi mes popujve, si dhe një dëshmi se shqiptari, kur vepron me ideal dhe vizion, bëhet ambasador i denjë i kulturës, paqes dhe dinjitetit kombëtar.


Shembulli juaj dëshmon se misioni për lartësimin e Imazhit Shqiptar nuk është vetëm një ide, por një rrugë e përbashkët e shqiptarëve të ndërgjegjshëm, të cilët me punë, me besë dhe me përkushtim po e përfaqësojnë kombin tonë me nder në çdo cep të botës.

Ju falënderojmë për përkushtimin, për idealin dhe për shërbimin tuaj të pandalur ndaj kombit.

Zoti ju bekoftë dhe ju ndriçoftë në këtë mision të shenjtë!

Zoti e bekoftë Shqipërinë! 🇦🇱🙏


Dr. Pr. Astrit Memia
President
Forumi Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar në Botë”

Highly esteemed activist of Albanian national values and brother in our national ideals, Mr. Urim Gjata,

Please accept my sincere appreciation and profound respect for you and for our decades-long cooperation, built upon faith, dedication, and hope.

With a true missionary spirit and unwavering national commitment, you continue to raise and represent the dignity of the Albanian Image and National Identity throughout the world and across the Albanian diaspora — from Sweden to Greece and wherever the Albanian heart proudly beats.

Your initiative in Thessaloniki, as a distinguished messenger of Albanian cultural values, through the donation of the collective memory book — the Encyclopedic Lexicon “Ambassador of the Albanian Image in the World – Monograph+” — is a meaningful and noble act. It reflects the integrity, vision, and dedication that characterize your personality and your lifelong service to the Albanian cause.

This mission represents far more than a symbolic gesture. It is a valuable contribution to culture, friendship, and public civic diplomacy — building bridges of understanding among peoples while promoting the highest values of the Albanian nation.

Your example proves that when an Albanian acts with ideals, vision, and responsibility, he becomes a living ambassador of the Albanian Image, of peace, culture, and national dignity everywhere in the world.

We sincerely thank you for your valuable and continuous contribution in service of our nation and in advancing our shared mission of strengthening and elevating the Albanian Image in the World.

May God bless you and guide you on this noble path of the Pan-Albanian Movement, a movement that we are strengthening every day together with tens, hundreds, and thousands of Albanians around the globe who proudly represent the positive image of our nation.

God bless Albania and the Albanian people everywhere. 🇦🇱
Dr. Prof. Astrit Memia
President
International Forum “The Albanian Image in the World”
Kategori
Uncategorized

Një jetë për atdheun: Koçi Tahiri, intelektuali që u bë simbol i demokracisë dhe kujtesës historike

✍🏽 Nga Blogu alinsweden.blog

Një trashëgimi atdhetare që u kthye në mision

Koçi Tahiri vinte nga një familje e njohur atdhetare, një familje që për breza me radhë kishte kontribuar në mbrojtjen e identitetit dhe të dinjitetit shqiptar. Në këtë mjedis të mbushur me frymën e dashurisë për atdheun dhe respektit për historinë u formua edhe karakteri i tij.

Ai e kuptoi shumë herët se trashëgimia nuk është vetëm një privilegj, por edhe një përgjegjësi. Për këtë arsye, gjithë jetën e tij e ktheu në një përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur dhe promovuar historinë, kulturën dhe vlerat e kombit shqiptar.

Zëri i rinisë në ditët e mëdha të demokracisë

Në fillim të viteve ’90, kur Shqipëria po përjetonte një nga momentet më vendimtare të historisë së saj moderne, Koçi Tahiri ishte pjesë e zërit të rinisë që kërkonte liri dhe demokraci.

Ai u angazhua në lëvizjen studentore të dhjetorit, një nga momentet që ndryshoi rrjedhën e historisë së vendit. Ky angazhim ishte dëshmi e karakterit të tij idealist dhe e besimit të tij të palëkundur në vlerat e demokracisë.

Më pas, ai vazhdoi kontributin e tij në jetën publike përmes lëvizjes sindikaliste, ku u bë një mbrojtës i palodhur i të drejtave të punëtorëve dhe i drejtësisë sociale. Në këtë rol ai u shqua për integritetin, vendosmërinë dhe ndershmërinë e tij.

Një rilindje për Gorën

Një kapitull i rëndësishëm i jetës dhe veprës së Koçi Tahirit lidhet me përkushtimin e tij për trevën historike të Gorës.

Si kryetar i Shoqatës “Gora”, ai u bë nismëtari dhe realizuesi i një sërë iniciativash që rikthyen në vëmendjen e publikut historinë dhe kulturën e kësaj treve. Për shumë vite ishte folur për Gorën dhe për vlerat e saj historike, por ishte pikërisht Koçi Tahiri ai që arriti të konkretizojë projekte që sot janë pjesë e kujtesës sonë kolektive.

Po ashtu, ai kontribuoi në realizimin e filmit dokumentar për Kapedanët e Gorës, një vepër që ruan kujtesën e figurave historike të kësaj treve dhe e përcjell atë tek brezat e ardhshëm.

Një penë në shërbim të historisë

Koçi Tahiri ishte edhe një autor shumë prodhimtar. Ai ka lënë pas një trashëgimi të pasur me dy libra me karakter sindikalist dhe mbi tridhjetë libra me vlera artistike, historike dhe kulturore.

Përmes këtyre veprave ai kontribuoi në ruajtjen e kujtesës historike dhe në forcimin e identitetit kulturor shqiptar. Librat e tij mbeten një pasuri për studiuesit, për lexuesit dhe për brezat që do të vijnë.

Pena e tij ishte gjithmonë në shërbim të historisë dhe të së vërtetës.

Ruajtësi i kulturës gorare

Një tjetër dimension i rëndësishëm i veprimtarisë së tij ishte edhe promovimi i kulturës tradicionale gorare. Ai u angazhua veçanërisht në ruajtjen dhe promovimin e vallen gorare, një element i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore shqiptare.

Për të, kultura nuk ishte thjesht një kujtim folklorik i së shkuarës, por një identitet i gjallë që duhet ruajtur dhe transmetuar brez pas brezi.

Një pishtar që vazhdon të ndriçojë

Koçi Tahiri ishte një nga ata njerëz që e kuptuan se demokracia nuk është vetëm një sistem politik, por një mënyrë jetese, një përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe ndaj historisë.

Për këtë arsye ai mbetet një figurë që meriton respekt dhe mirënjohje.

Koçi Tahiri nuk ishte thjesht një emër.

Ai ishte një simbol i përkushtimit ndaj atdheut, kulturës dhe historisë.

Kategori
Uncategorized

Dhori Grinjoti : Një jetë mes ringut, burgut dhe lirisë

Një jetë mes ringut, burgut dhe lirisë

Historia e Dhori Gërnjotit është një histori e jashtëzakonshme force, karakteri dhe qëndrese njerëzore. Ai u rrit në një familje ku boksi nuk ishte thjesht një sport, por një mënyrë jetese. I ati, Rafael Dishnica, ishte një figurë legjendare e boksit shqiptar, një njeri që kishte shkëlqyer në ringjet e Ballkanit dhe më gjerë. Nën disiplinën dhe përkushtimin e tij, Dhori dhe vëllezërit e tij u formuan jo vetëm si sportistë, por edhe si njerëz me vullnet të fortë.

Që në moshë të re, Dhori tregoi talent të jashtëzakonshëm. Humbja e parë nuk e ndali, përkundrazi e forcoi. Me kalimin e viteve ai u shndërrua në një nga boksierët më të frikshëm të ringut shqiptar, duke fituar shumicën e ndeshjeve me nokaut dhe duke fituar respektin e publikut. Stadiumet mbusheshin sa herë ai ngjitej në ring, sepse të gjithë e dinin se po shikonin një sportist të lindur.

Por jeta e tij nuk u kufizua vetëm në lavdinë sportive. Në një kohë të vështirë për Shqipërinë, kur kufijtë ishin të mbyllur dhe ëndrrat shpesh shtypeshin nga sistemi, Dhori vendosi të kërkonte një jetë tjetër. Përpjekja për arratisje i ndryshoi rrënjësisht fatin: nga një kampion i ringut ai u bë një i burgosur politik.

Burgjet e regjimit komunist nuk arritën ta thyenin shpirtin e tij. Edhe në kushtet më të vështira, ai mbeti një njeri që besonte te liria dhe te dinjiteti. Arratisja dramatike nga burgu i Burrelit dhe plagët që mori gjatë asaj nate janë dëshmi e guximit të tij të jashtëzakonshëm.

Pas më shumë se dy dekadash në burg, Dhori doli sërish në jetë si një njeri i lirë. Ai u bë një nga të parët që iu bashkua lëvizjeve demokratike në Shqipëri, duke kontribuar në fillimet e një epoke të re për vendin.

Historia e tij është më shumë se një histori sportive. Është historia e një njeriu që nuk u dorëzua kurrë, që përballoi ringun, burgun dhe jetën me të njëjtën forcë. Dhori Gërnjoti mbetet një simbol i kurajos, i qëndresës dhe i besimit se njeriu mund të ringrihet edhe pas betejave më të vështira.

“Babai na stërviste fort”

“Kohët kanë ndryshuar, por në vitet 1950–’60 të ishe biri i Rafael Dishnicës nuk ishte pak. Ai ishte një legjendë e gjallë, një kampion boksi që kishte shkëlqyer në Ballkan që nga koha e mbretërisë së Ahmet Zogut, madje edhe para se të vinte në Shqipëri, në Argjentinë dhe në gjithë Amerikën e Jugut”, rrëfen Dhori për të atin.

Të rriteshe në familjen e njeriut që themeloi dhe stërviti ekipin e parë të boksit në Shqipëri, ishte pothuajse e pamundur të mos dashuroheshe me këtë sport. Boksi ishte fryma e shtëpisë, ishte mënyra e jetesës, ishte një disiplinë që nuk lejonte dobësi.

“Ishim tre vëllezër dhe babai nuk na ndau kurrë nga njëri-tjetri, duke na stërvitur fort. Në asnjë rast nuk na këshilloi të mos merreshim me këtë sport dhe as nuk na tha të zgjidhnim një rrugë tjetër në jetë përmes ndonjë profesioni tjetër. Përkundrazi, na stërviti që fëmijë me të njëjtat norma fizike që kryente edhe vetë.

Kështu, në moshën 14-vjeçare, unë dhe vëllai im Ilia, dy vjet më i madh se unë, u futëm në një ekip të rinjsh që babai krijoi në Korçë. Pikërisht aty nisën edhe ëndrrat…”, rrëfen ish-boksieri.

Megjithatë ai nuk e fsheh faktin se në ndeshjen e parë zyrtare pësoi humbje.

“Ishte viti 1958 dhe në Tiranë zhvillohej kampionati i të rinjve. Im vëlla, Ilia, doli kampion në peshën 54-57 kg, ndërsa mua, në peshën 49-51 kg, më mundi Viktor Martini i Shkodrës. Isha vetëm 15 vjeç dhe kujtoj tim atë që më ngushëllonte, duke më thënë se asgjë nuk kishte ndodhur dhe se një ditë do të bëhesha patjetër një kampion i madh.

Dhe vërtet, që nga ajo ndeshje e parë zyrtare e deri sa përfundova në qelitë e burgut të Burrelit, unë nuk pësova më asnjë humbje. Madje u shndërrova në një kundërshtar të fortë, duke i fituar shumicën e ndeshjeve me nokaut që në raundet e para”, rrëfen Dhori Gërnjoti.

Sipas tij, sukseset e tij dhe të vëllait nuk erdhën rastësisht, por falë përkushtimit dhe metodave të rrepta të stërvitjes së babait.

Në vitin 1959, Dhori dhe i vëllai shpallen kampionë kombëtarë në Spartakiadën e Parë të Shqipërisë që u zhvillua në Tiranë. Një vit më pas, në vitin 1960, Dhori zë vendin e parë në grup në Kampionatin Kombëtar të të Rinjve dhe të Rriturve.

“Isha një grushtues i fortë. Por edhe e merrja veten shpejt, edhe kur kundërshtari arrinte të më rrëzonte. Gjithçka falë stërvitjes që na bënte babai. Ishte një stërvitje e veçantë, një disiplinë e hekurt që ndoshta tek unë kishte gjetur njeriun e duhur. Të gjithë ata që më njihnin thoshin se isha i lindur për këtë sport”, rrëfen ish-kampioni.

Në vitin 1962 Dhori Gërnjoti merr pjesë në kampionatin e të rriturve.

“I rrëzova të gjithë me nokaut, por në finale me Daniel Vidën e famshëm për pak sa nuk e pësova. Ai më rrëzoi dy herë në raundin e parë dhe në të dytin. Po të më rrëzonte edhe një herë tjetër, ndeshja fitohej automatikisht nga ai, sepse kështu ishin rregullat. Por në raundin e tretë unë e godita fort dhe ai nuk u ngrit më. Arma ime më e fortë ishte përgatitja fizike”, tregon ai, ndërsa sytë i mbeten për një çast pezull në kujtime.

Stërvitja e babait ishte e pazakontë.

“E nisnim nxehjen ngadalë, por nuk vraponim në fushë. Asnjëherë. Vetëm nëpër male e gërxhe. Çdo ditë merrnim sëpatat dhe çanim dru. Ishte një ushtrim që babait i pëlqente shumë. I binim sëpatës për rreth 30 minuta në trungje të mëdha. Nuk kishte ushtrim më të mirë për të forcuar shpatullat.

Ndërsa në palestër, babai i kushtonte më shumë rëndësi dueleve mes boksierëve që zgjatnin derisa njëri të dorëzohej. Ishte një regjim stërvitjeje i përkryer”, përfundon ai.

Fitorja e fundit dhe arratisja

Në moshën 20-vjeçare Dhori kishte shtuar në peshë dhe tashmë garonte në kategorinë e mesme, 71-75 kilogramë, një kategori që sipas tij përfshin boksierët më të fortë në botë.

Por viti 1962 do të shënonte fundin e papritur të karrierës së tij sportive.

Në shtator të atij viti, në parkun “Nako Spiru” në Durrës zhvillohej kampionati i kategorisë së parë. Ishte një kampionat ku Dhori Gërnjoti shkëlqeu si rrallëherë.

Ai fitoi të gjitha ndeshjet kualifikuese duke i rrëzuar kundërshtarët me nokaut, pothuajse të gjithë që në raundet e para.

Në finale përballej me Todi Jankun e famshëm të Dinamos, një kampion absolut kombëtar.

Por kjo ndeshje — e fundit në karrierën e tij — nuk do të ishte e drejtë.

“Jo sepse e them vetëm unë. Unë kisha arritur kulmin e formës sime. Nuk kisha frikë nga asnjë qenie me dy këmbë të asaj peshe trupore që të më dilte përpara. Ndjeja se kisha forcë të përballesha edhe me më të mirët e botës”, rrëfen ai.

Në raundin e parë Janku u rrëzua përtokë. Pak çaste më vonë u rrëzua përsëri. Salla shpërtheu në ovacione.

Por arbitri ndërhyri dhe sipas Gërnjotit filloi ta favorizonte hapur kundërshtarin.

“E humba kontrollin dhe e shava arbitrin. Ai më skualifikoi. Në atë moment salla doli jashtë kontrollit. Beratasit dhe durrsakët që bënin tifo për mua u përleshën me tifozët tiranas të Dinamos. Ishte një përleshje masive. Kujtoj se atë natë policia arrestoi rreth 200 vetë.”

Po atë natë ai u kthye në Korçë.

Vendimi ishte marrë: do të arratisej.

“Ishim gjashtë gjithsej, përfshirë edhe spiunin që na tradhtoi te Sigurimi i Shtetit. Tre prej nesh ishin boksierë, mes tyre edhe Andon Vanko, tri herë kampion kombëtar. Na lanë të arrinim deri në fshatin kufitar Qytezë të Korçës dhe aty na arrestuan të gjithëve. Ishte data 1 tetor 1962.”

Nga burgu i Burrelit te liria

Pas gjashtë muajsh hetuesi, më 14 janar 1963, Dhori Gërnjoti dënohet me 18 vjet burg për “tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes”.

Fillimisht ai u dërgua në kampet e punës ku të burgosurit ndërtuan uzina dhe fabrika në gjithë vendin, duke punuar me norma të rënda dhe me ushqim minimal.

Më vonë u transferua në burgun famëkeq të Burrelit.

Edhe aty ai nuk u pajtua me fatin.

“Bashkë me disa të burgosur bëmë planin e shpërthimit të burgut. Para nesh nuk kishte guxuar askush. Por gjatë arratisjes rojet hapën zjarr. Njëri nga shokët tanë u vra në vend.”

Dhori u plagos rëndë nga disa plumba, por mbeti gjallë.

Pas gjyqit të dytë, në vitin 1967, ai u dënua me vdekje me pushkatim. Megjithatë dënimi iu fal dhe u zëvendësua me 25 vjet burg.

Në total ai kaloi rreth 20 vjet në burgjet e regjimit komunist.

Liria dhe angazhimi në demokraci

Dhori Gërnjoti u lirua në vitin 1987, në moshën 43-vjeçare.

Pas dekadash të tëra burgimi, ai u përpoq të rindërtonte jetën e tij nga e para. U martua dhe krijoi familje, duke gjetur më në fund një qetësi që për shumë vite i kishte munguar.

Por shpirti i tij rebel dhe dashuria për lirinë nuk u shua kurrë.

Kur në vitin 1990 Shqipëria filloi të përjetonte lëkundjet e para të ndryshimit politik dhe u ngritën lëvizjet demokratike, Dhori Gërnjoti ishte ndër njerëzit që iu bashkua menjëherë këtij procesi historik.

Ai u rreshtua në krah të forcave që kërkonin fundin e diktaturës dhe pluralizmin politik, duke u bërë një nga mbështetësit e parë të Partisë Demokratike.

Pas një jete të mbushur me sakrifica, burg, përndjekje dhe ëndrra të ndërprera, ai e pa më në fund vendin e tij të hynte në një epokë të re.

Historia e Dhori Gërnjotit mbetet historia e një njeriu që nuk u dorëzua kurrë: një kampion i ringut, një i burgosur i ndërgjegjes dhe një qytetar që besoi deri në fund te liria.

Kategori
Uncategorized

Minella !

Ata ecnin ngadalë, të ndojtur, si njerëz që mbartnin mbi supe një barrë më të madhe se vetja.

Në një cep, në qëndër të qytetit (gjysma i djegur nga bandat më 1997-tën) , në lokalin e vogël të Kolë Çyfekut, dikush i pa dhe ftoi të futeshin brenda.

Filxhanët e çajit të nxehtë u vendosën para tyre në tavolinën e vogël dhe për pak çaste, avulli që ngrihej nga çaji dukej sikur i mbulonte plagët e tyre të padukshme. Por në sytë e tyre vazhdonte të lexohej lodhja, dhimbja dhe një heshtje e rëndë, si ajo që mbetet pas një stuhie.

Mes tyre ishte një burrë që përpiqej të mbyllte këmishën me gishta, duke u munduar të mbulonte gjoksin e zbuluar nga të ftohtit. Ishte një përpjekje e vogël për t’i bërë ballë dimrit, por edhe një përpjekje për të fshehur varfërinë dhe fatin e tij të hidhur të tyre në këto ditë të dhimshme dhe të acarta .

Në atë moment, një palë sy të kujdesshëm brënda lokalit e vunë re.

Ishte Minella.

Pa thënë asgjë fjalë, ai hoqi nga trupi xhupin e tij të pellushtë, që e mbronte nga acari i dimrit, dhe me një kujdes të butë ia vendosi mbi supe burrit të panjohur.

Gjesti i këtij burri fisnik ishte i thjeshtë, por i mbushur me një dashuri njerëzore që nuk kishte nevojë për shpjegime.

Për një çast, sytë e Minellës u mbushën me lot.

Ndoshta sepse në atë pamje pa dhimbjen e një populli të tërë.

Ndoshta sepse e kuptoi se sa e brishtë është jeta dhe sa e madhe është nevoja që njerëzit të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Nella u largua menjëherë, me hapa të shpejtë, pothuajse në heshtje. Aq shpejt, sa burri nga kosova që mori xhupin nuk arriti dot as ta falënderonte.


Por ndonjëherë falënderimet nuk janë të nevojshme.


Sepse gjestet e vërteta të humanizmit nuk bëhen për lavdi, as për mirënjohje. Ato lindin nga zemra dhe mbeten përgjithmonë në kujtesën e njerëzve.

Kategori
Uncategorized

Media e pa varur, Neutrale.al: një urë mendimi mes Shqipërisë dhe Suedisë

Lideri demokrat Sali Berisha, duke lexuar neutrale.al

Media shqiptare Neutrale.al, përmes analizave dhe shkrimeve të saj, ka arritur të ndërtojë një urë të rëndësishme mendimi dhe dialogu mes Shqipërisë dhe Suedisë.

Në faqet e saj janë publikuar një numër i konsiderueshëm artikujsh kushtuar politikës suedeze, veçanërisht partisë
Moderate Party dhe figurës së kryeministrit suedez Ulf Kristersson. Ky i fundit konsiderohet nga shumë analistë politikë si një nga liderët më të spikatur të kohës sonë në rajon, për shkak të rolit të tij në drejtimin e politikave dhe reformave në Suedi.

Artikujt dhe analizat e publikuara paraqesin në mënyrë origjinale dhe të argumentuar kryetarin e Moderate Party dhe kryeministrin suedez Ulf Kristersson si një lider që synon të forcojë tri shtylla themelore të shtetit modern: ekonominë, stabilitetin institucional dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve.

Në këtë këndvështrim, politikat e tij përqendrohen në nxitjen e zhvillimit ekonomik, mbështetjen e biznesit dhe rritjen e punësimit, si dhe në forcimin e rendit dhe sigurisë publike.

Kjo qasje synon ta konsolidojë Suedinë si një model të qëndrueshmërisë institucionale dhe të përgjegjësisë shtetërore në Evropë.

Kryeministri Ulf Kristersson mban në duar revistën shqiptare, neutrale.al /


Këto reflektime marrin një domethënie edhe më të thellë kur vendosen në raport me realitetin politik shqiptar.


Partia suedeze Moderate Party dhe Democratic Party of Albania janë pjesë e së njëjtës familje politike evropiane, European People’s Party, duke përfaqësuar traditën demokratike të qendrës së djathtë në kontinent.
Kjo përkatësi e përbashkët krijon një hapësirë të natyrshme për krahasim dhe reflektim mbi vlerat e ekonomisë së tregut, forcimin e institucioneve demokratike dhe orientimin e palëkundur drejt integrimit evropian.


Megjithatë, ky krahasim nuk zhvillohet në kushte të barabarta. Ndryshe nga konteksti institucional dhe ekonomik i Suedisë, opozita e përfaqësuar nga Democratic Party of Albania operon në një realitet politik shumë më të vështirë.
Në Shqipëri, sipas kritikëve dhe analistëve të shumtë, pushteti i shumicës socialiste i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama është shoqëruar me akuza të vazhdueshme për presion politik, deformim të balancave parlamentare dhe ndikim të parasë së krimit të organizuar në proceset politike.


Në këtë klimë, debati politik zhvillohet shpesh nën tensione të forta institucionale, ndërsa opozita përballet me një sistem që shumëkush e konsideron të pabarabartë.

Kjo situatë e bën edhe më të rëndësishëm reflektimin mbi modelet e funksionimit të demokracive të konsoliduara evropiane, ku stabiliteti institucional, ekonomia e fortë dhe siguria e qytetarëve mbeten shtyllat mbi të cilat ndërtohet besimi i publikut ndaj shtetit.

Analizat dhe artikujt e publikuar nga Neutrale.al marrin një peshë edhe më të veçantë kur arrijnë në vëmendjen e ish-kryeministrit dhe liderit historik të së djathtës shqiptare, Sali Berisha.

Si një nga figurat qendrore të tranzicionit demokratik në Shqipëri dhe një nga drejtuesit më jetëgjatë të Democratic Party of Albania, Berisha ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e zhvillimeve politike të vendit.

Gjatë periudhës së drejtimit të tij, Shqipëria ndërmori hapa të rëndësishëm në konsolidimin e orientimit të saj euro-atlantik, duke përfshirë anëtarësimin në NATO, si dhe mbështetjen politike dhe diplomatike për Kosovo në procesin e shpalljes së pavarësisë.

Në këtë kuptim, interesi i tij për analiza dhe përvoja të qeverisjes në vendet evropiane – përfshirë modelin politik suedez – dëshmon rëndësinë e dialogut politik dhe intelektual që kapërcen kufijtë kombëtarë.

Ky dialog kontribuon në pasurimin e debatit publik dhe në reflektimin mbi mënyrat se si përvojat e demokracive të konsoliduara mund të frymëzojnë zhvillimin institucional dhe politik edhe në Shqipëri.


Sipas kësaj medieje, një kontribut të veçantë në realizimin e shumë prej këtyre shkrimeve kushtuar Suedisë ka dhënë edhe bashkatdhetari shqiptar që jeton në Suedi, Urim Gjata.
Përmes informacionit, analizave dhe mbështetjes së tij, është bërë e mundur që realiteti politik suedez të paraqitet në mënyrë më të qartë dhe më të kuptueshme për publikun shqiptar.


Në këtë mënyrë, roli i diasporës shqiptare në Suedi shfaqet si një urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve. Duke sjellë përvoja, perspektiva dhe ide nga një demokraci e konsoliduar evropiane, ajo kontribuon në pasurimin e debatit publik dhe demokratik në Shqipëri, duke ndihmuar që diskutimi politik të hapet ndaj modeleve, përvojave dhe standardeve të zhvilluara të qeverisjes evropiane. 🌍🤝📚

Në foto U. Gjata me kryeministrin Kristersson /

Në thelb, Neutrale.al dëshmon se media e pavarur nuk është thjesht një transmetuese e informacionit, por një hapësirë ku idetë, përvojat dhe modelet politike qarkullojnë lirshëm përtej kufijve.

Përmes analizave mbi realitetin suedez, figurave politike si kryeministri suedez Ulf Kristersson dhe lideri historik i së djathtës shqiptare Sali Berisha, si edhe falë kontributit të diasporës shqiptare, kjo media ndërton ura mendimi që pasurojnë debatin publik dhe forcojnë kulturën demokratike.
Në foto U.Gjata me kryetarin e PDSh,së, ish kryeministrin Shqiptar Sali Berisha /

Në një anë qëndron vizioni i Kristersson-it për një Suedi të fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar — një shtet që për shumë kombe përfaqëson modelin e stabilitetit, mirëqenies dhe funksionimit të institucioneve.

Në anën tjetër, qëndron përpjekja politike e Berishës dhe e opozitës shqiptare për ta nxjerrë Shqipërinë nga krizat e saj politike dhe institucionale, duke synuar një shtet më të drejtë, më të lirë dhe më të orientuar drejt vlerave perëndimore.

Në këtë dialog idesh mes dy realiteteve të ndryshme politike, roli i medias bëhet thelbësor: të informojë, të krahasojë dhe të frymëzojë.

Dhe pikërisht këtu qëndron vlera e një platforme si Neutrale.al — në aftësinë për të krijuar ura mendimi mes vendeve, për të hapur horizonte të reja reflektimi dhe për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe të debatit publik. 🌍📖🤝

🇬🇧
At its core, Neutrale.al demonstrates that independent media is not merely a transmitter of information, but a platform where ideas, political experiences, and democratic perspectives move freely across borders.

Through its analyses of Swedish politics, particularly the leadership of Ulf Kristersson, as well as reflections on the role of Sali Berisha in Albania’s democratic transition, the media outlet creates an intellectual bridge between Sweden and Albania.

These analyses highlight different political realities: on one side, Kristersson’s efforts to strengthen Sweden’s economy, institutions, and national security—contributing to a country that many nations see as a model of stability, prosperity, and responsible governance. On the other side, Berisha’s political struggle to restore democratic balance in Albania and challenge what critics describe as a system marked by corruption, organized crime influence, and weakened institutions.

The contribution of the Albanian diaspora in Sweden, including figures such as Urim Gjata, further strengthens this exchange of perspectives, helping present Swedish political realities more clearly to the Albanian public.

In this way, Neutrale.al serves as a bridge of ideas—encouraging dialogue, reflection, and democratic debate between societies with different political experiences but shared European aspirations.



🇸🇪

I sin kärna visar Neutrale.al att oberoende media inte bara är en kanal för information, utan också en plats där idéer, politiska erfarenheter och demokratiska perspektiv kan röra sig fritt över nationsgränser.

Genom analyser av svensk politik – särskilt ledarskapet hos Sveriges statsminister Ulf Kristersson – samt reflektioner kring rollen som Sali Berisha har haft i Albaniens demokratiska utveckling, skapar denna medieplattform en intellektuell bro mellan Sverige och Albanien.

Analyserna belyser två olika politiska verkligheter. Å ena sidan Kristerssons arbete för att stärka Sveriges ekonomi, institutioner och nationella säkerhet – vilket bidrar till att göra landet till en modell för stabilitet, välfärd och ansvarsfullt statligt ledarskap. Å andra sidan Berishas politiska kamp för att återställa den demokratiska balansen i Albanien och utmana ett system som enligt kritiker präglas av korruption, organiserad brottslighet och svaga institutioner.

Den albanska diasporan i Sverige, däribland personer som Urim Gjata, spelar också en viktig roll genom att bidra med information och perspektiv som hjälper den albanska allmänheten att bättre förstå den svenska politiska verkligheten.

På så sätt fungerar Neutrale.al som en bro av idéer – som uppmuntrar dialog, reflektion och ett starkare demokratiskt samtal mellan samhällen med olika politiska erfarenheter men gemensamma europeiska värderingar.