Kategori
Uncategorized

Kryeministri shqiptar që u rrëmbye nga Sigurimi dhe KGB dhe vdiq në burgun që ndërtoi vetë.

kotaaa
 Mes 10 kryeministrave të vrarë të shtetit shqiptar dhe 6 prej tyre që nuk kanë varr është edhe Kostaq Kota (i treti djathtas në foto)
Kategori
Uncategorized

Nuk ka fund, zv/ministri Brendshëm i dënuar 4 vjet për trafik makinash të vjedhura.

May 31, 2016

Ilir Marko

Tmerr dhe turp, një qeveri e kapur për gryke nga thonjtë e mafies.

Ligji i Dekriminalizimit pritet që të nxjerrë të tjerë zyrtarë me të kaluar kriminale.

Sot Elvis Rroshi u largua nga posti i kreut të Bashkisë së Kavajës pasi ka qenë i dënuar në Itali për përdhunim në grup.

Por, viktimë e Dekriminalizimit duket se do të bien edhe zyrtarë të Qeverisë.

Nuk janë vetëm deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë në administratën publike, por edhe drejtues të lartë të ministrive, dhe pikërisht asaj ministrie ku sytë e qytetarëve duhej ta shikonin si një mbrojtëse dhe garanci të familjes, fëmijëve, jetës.

Krimi ka kapur edhe ministrinë e brendëshme, ku ish trafikantë makinash të vjedhura, të dënuar nga drejtësia Shqiptare sot janë në pozocionin e zv/ministrit të brendëshem.

Zv/ministri i Brendshëm Ilir Marko nga radhët e LSI ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për trafik të makinave.

Marko është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Tiranës në vitin 2006 për trafikim të mjeteve motorike.

Shikoni më poshtë vendimin e Gjykatës.

BA

Kategori
Uncategorized

DOKUMENTI/ Rroshi gënjeu dhe sot. Në Itali i dënuar për përdhunim në grup.

May 31, 2016

roshi (1)

Të tjera detaje mësohen rreth të shkuarës së Elvis Rroshit, i cili dha dorëheqjen sot nga posti i kreut të Bashkisë së Kavajës.

Sipas versionit të tij, sot mësoi papritur se është dënuar në Itali në vitin 1992, por nuk e dinte që ekzistonte ky vendim gjykate.

Edhe këtë herë Rroshi gënjeu. Sipas dëshmisë italiane të penalitetit, Rroshi është dënuar kur ai ka qenë 16 vjeç, me 1.4 vite burg për dhunë dhe përdhunim në grup.

Elvis Rroshi sot tha që ishte shoqëruar në polici në një kamp refugjatës pas një sherri të madh në grup. Kurse vendimi i gjykatës italiane e ka dënuar për përdhunim në grup.

Më poshtë, dëshmia italiane e penalitetit e Elvis Roshit:

56612e5d-81f2-4234-9161-90f1ece7d302

Kategori
Uncategorized

Ministri seks me transtitin.

2016-05-31 17.28.36

Politikani seks me transvestitin.

Exclusive nga Armir SHKURTI

31/05/2016 16:52

Ka ca ditë që po e presim me minuta të na dalë një video edhe më e rëndë se ajo e Dibrës, kur kryetari i Bashkisë kërkonte seks në këmbim të një vendi pune. Pas saj nëpër media e rrjete sociale, po aq sa edhe në kafene, u diskutua përditë e më tepër për një video shumë më të rëndë seksi.

Po! Bëhet fjalë për një personalitet të lartë shtetëror (ministër?) i cili kryen marrëdhënie seksuale… me një transvesitit?

Të gjitha hamendjet dhe më tej fantazitë, janë të pranuara!

Opinioni ngjan me atë udhëtarin e shkretëtirës që sa më shumë ka etje aq më me vrap ndjek mirazhin. Kemi harruar urinë, kemi harruar padrejtësitë, kemi pranuar arbitraritetin, deformimin e demokracisë, rrënimin ekonomik dhe vrapojmë si të magjepsur pas telenovelave!

Po kujt i plasi se me kë dhe si shkon ky apo ai? Ministër a deputet, kryeministër a gjykatës, kur ne kemi jetët e shkatërruara prej keqqeverisjes dhe skandaleve të tyre me paratë tona e në kurrizin tonë. Teknologjia sot na jep mundësinë në kohë reale të ndjekim audiencën e atyre që botohen në portal. Qindra, mijëra lexime për shalët, cicat, buzët e bëra me operacion të personazheve butaforike të artit dhe ekranit shqiptar. Me gishtat e dorës numërohen leximet e lajmeve që kanë të bëjnë me ekonominë, jetën e përditshme, realpolitikën.

Jam i sigurtë që sa të hidhet ky koment në internet kurba e audiencës do të çajë majat. Jo se ka për ta lexuar njeri deri në fund. Këtë e kam të sigurtë si buka që ha. Tek rreshti i parë i paragrafit të katërt 80% e atyre që do hanë karremin e titullit do pështyjnë e do shajnë, të brengosur se nuk e ngopën babëzinë voyeuriste të atij që shkepi atë, se si ia bëri, sa herë, e të tjera intimitete për të cilat vdes audienca e vdekur e një elektorati po aq të vdekur, që stomakun bosh dhe ditët boshe mundohet me siklet të madh t’i mbushë me historira seksi të të tjerëve dhe sensacione nga bota boshe e artit dhe ekranit bosh shqiptar.

Kategori
Uncategorized

Pengmarrja.

Identifikohen këshilltarët me rekorde kriminale në këshillat bashkiake të 61 njësive vendore.

Ja veyem disa nga emrat e këshilltarëve të dënuar, veprat penale të kryera si dhe masën dënimit, sipas vendimeve të gjykatave, brenda dhe jashtë vendit. Gjithsesi, formularët e vetëdeklarimit të anëtarëve të parlamenteve vendore, nxjerrin në pah një tjetër dimension të dështimit të ligjit të dekriminalizimit, në raport me retorikën dhe alarmin e opozitës shqiptare, por edhe më pritshmërinë e opinionit publik.

Çuditërisht, ligji i dekriminalizimit, i konsideruar si më i ashpri në Evropë, do të veprojë vetëm mbi një numër të papërfillshëm të elementëve të inkriminuar, në këshillat vendore. Mbi 90 për qind të këshilltarëve të dënuar një ose disa herë, nuk e humbasin mandatin për shkak të parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit. Edhe për veprat e rënda penale, si vrasje apo vrasje në bashkëpunim, gjykatat kanë dhënë dënimet qesharake.

Këshillat e dënuar 
Nga këqyrja e formularëve të vetëdeklarimit, rezulton se këshillat bashkiakë të bashkive të qarqeve Lezhë dhe Shkodër, kanë numrin më të madh të anëtarëve të dënuar për vepra të ndryshme penale. Këshilltarët janë dënuar për vrasje, mbajtje të armëve luftarake, trafik droge, vjedhje të energjisë elektrike, rrahje, kundërshtim i forcave të policisë, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre etj. Bibë Kolaj, anëtar i Këshillit Bashkiak Pukë, deklaron se është dënuar me 3 vjet për vrasje me dashje në bashkëpunim. Po ashtu, Muharrem Shkjau, anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër deklaron se është dënuar me dy vjet për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike. Mustafa Lici, anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, rezulton i dënuar në 2007 dhe në 1985 për plagosje e lehtë me dashje, ndërsa është ndaluar nga policia 4-5 herë nga viti 1990-2016.

Sadrit Danaj
Sadrit Danaj, anëtar i Këshillit Bashkiak Vlorë deklaron se është hetuar dhe ndaluar disa herë në Itali. Ai thotë se për të ka pasur edhe një urdhër ndalimi. Danaj është proceduar edhe për grumbullim të paligjshëm.

Harta 
Nga këqyrja e formularëve të vetëdeklarimit, rezulton se këshillat bashkiakë të bashkive të qarqeve Lezhë dhe Shkodër, kanë numrin më të madh të anëtarëve të dënuar për vepra të ndryshme penale.

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

kryebashkiaket me emrat e nderruar tabelat

Kategori
Uncategorized

Nuk e dija!???? Jam i dënuar në Itali….Jep dorheqjen Roshi i Kavajës, dhe radha-rilindase vazhdon……

May 31, 2016
elvis-roshi

 

Edhe kur jep dorëheqjen gënjen!

Kryetrafikanti i Kavajës ikën i pari nga dekriminalizimi, jep dorëheqjen

 

Edhe kur jep dorëheqjen gënjen!

Deklarata e plotë e Roshit

U bënë vite që mbi mua hidhen papushim akuza sikur jam kriminel, trafikant dhe gjithë të zezat. Unë u mësova me këto që për mua u kthyen në energji plus për të fituar zgjedhje dhe ndryshuar Kavajën. Po familja ime nuk e ka të lehtë asnjëherë me këtë sulm papushim. Me vjen tmerrësisht keq për shqetësimet që iu ka shkaktuar kjo histori.

E kam ditur se këtë punë do kisha me Partinë Demokratike, qysh ditën e parë që shporra Sali Berishën dhe ordinerët e vet nga Kavaja që e zhytën në zhul dhe mjerim njëzet vjet rresht. Arsyeja e vërtetë e sulmeve të tyre ndaj meje ka qenë kjo dhe s’ka për të ndryshuar asnjëherë. Po sot unë kam një arsye shumë më të fortë se kjo për të lajmëruar dorëheqjen time!

Që në momentin kur ligji i dekriminalizimit hyri në fuqi, u lidha me avokatët e mi që të siguroja përgjigje me dokumente ndaj çdo sulmi te Shqup-it për jetën time në emigracion. Të gjitha dokumentet që mora nga të gjitha shtetet ku ka kaluar rruga ime e emigrimit, provojnë qartësisht atë që unë kam thënë: Asnjëherë i dënuar askund, përveçse i përzënë si dhjetëra mijëra shqiptar në vitet e para të emigracionit për probleme dokumentesh.

Kam ikur fëmijë nga Kavaja dhe kam kaluar vështirësi të mëdha dhe situata të jashtëzakonshme. Lufta për mbijetesë në fillim pa ditur asnjë llaf italisht dhe duke lëvizur për të bërë çdo lloj pune ka qenë libër më vete. Po nuk më ka bërë as kriminel, as trafikant, as hajdut dhe as shkelës të ligjit. Prandaj kam dalë ballëlart përpara qytetarëve të Kavajës dhe opinionit publik kur i jam përgjigjur shpifjeve monstruoze të Sali Berishës. Në fillim më vinte të vija ulërimën nga shpifjet dhe akuzat pastaj u mësova dhe e përqeshja me përbuzje luftën e tyre me mua.

Po sot duhet te ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç.

Kjo është e vërteta tronditëse që sapo kam marrë dijeni. Por s’ka pike rëndësie e vërteta që tregoj unë sot. Faktikisht pa e ditur këtë dënim s’kam pasur si ta deklaroj. Ndërsa pasi jam venë në dijeni, kjo për mua është bërë një çështje që i përket drejtësisë jo politikës. Prandaj unë nuk mund të vazhdoj i qetë detyrën time si deri dje, për sa kohë pafajësia ime nuk është më një e vërtetë e provuar ligjërisht përballë çdo shpifësi.

E kam të pamundur të vazhdoj të kryej detyrën time si Kryetar i Bashkisë së Kavajës edhe sikur kundërshtarët e mi të mos e merrnin vesh kurrë këtë informacion.

Dua t’i kërkoj sinqerisht falje qytetarëve të Kavajës po edhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët më kanë besuar dhe mbështetur dhe sot duhet të marrin këtë informacion të padëshirueshëm. Po të gjithë duhet ta dinë se nuk kam fshehur asgjë që dija.

Ndoshta do vijë dita që këto fjalë që duken si llafe që i merr era, do t’i provojë drejtësia. Në radhë të parë për hatër të familjes time dhe dy gocave të mia, po dhe për hatër të gjithë atyre që nuk i besuan kurrë shpifjet ndaj meje dhe më mbështetën pa rezerva. I falënderoj të gjithë dhe kërkoj falje që duhet të largohem kokulur nga detyra.

E kam bërë këtë detyrë me gjithë forcat e mia. Kam punuar ditën dhe natën. Kam qëndruar afër çdo kavajasi në nevojë për shërbimin dhe ndihmën e bashkisë. S’kam kursyer asgjë dhe tani që largohem i shokuar nga kjo që më ndodhi papritur, kam vetëm një ngushëllim: Kavajën që rindërtuam nga gërmadhat në 4 vjet e gjysmë! Një qytet që ka hyrë në rrugën e një ndryshimi të madh dhe që gdhihet i pastër dhe në darkë është plot jetë.

Nuk e kisha menduar kurrë këtë ndarje me qytetin dhe njerëzit si kryetar bashkie. Po as nuk e mendoj që ta mbyll këtë histori pa fituar në rrugën e drejtësisë pafajësinë që meritoj. Kjo është tani beteja ime për dy gocat e mia dhe për gjithë qytetarët e Kavajës.

Faleminderit te gjitheve.

 

Kategori
Uncategorized

Vajza me AIDS denoncoi deputetin Taulan Ballën për përdhunim.

Vendi i kësaj qeverie në Lanë.

Vajza me AIDS denoncoi Ballën për përdhunim

– Si e pritet përjashtimin nga Parlamenti?
Një nderim i veçantë. Pse? Asgjë për njeriun nuk mund të jetë më themelore se sa fjala e lirë. Ky është një ndëshkim që marr për fjalën e lirë. Kjo vetëm sa nxjerr në dritën e diellit të atyre që marrin fjalën e lirë. Por do të thoni ju që duhet argumentuar. Nëse ju merrni arkivën e televizionit ju do të gjeni me qindra herë Edi Ramën, Gramoz Ruçin, Erion Braçen etj., duke i thënë Berishës kriminel. Kurse unë i thashë Ramës nisur nga një koncept që e besoj prej kohësh. Se midis atij që bën dhe atij që hesht më i lig është ky që hesht, se ai ka treguar një kurajo për të denoncuar atë krim që bëri. Unë i thashë zotëri më ke detyruar të ulem me kriminelë, vrasës dhe kjo ka qenë e rëndë për mua. Nëse gjen një të vetëm, jo në këtë Parlament, se këta deputetë janë me firmën time, por jo në këtë Parlament, por nëse gjen nga 1991, një të vetëm të lidhur me krime të parashikuara në konventën, unë largohem nga politika. Nëse ky përdor krime që krahason vrasjen me dënimin për një aksident rrugor, krahason vrasjen me dënimin e tjetrit me ligjin e Ramiz Alisë për arratisjen.Zotëria i ka shpjeguar një diplomati të huaj, një ambasadori dhe për fat të mirë ambasadori i tha një personaliteti që ma tha mua se, Edi Rama ma ka pohuar që unë në zonat e veriut kam emëruar kriminelë sepse ata ashtu janë. Dhe ja kam marrë Sali Berishës. Por unë në mënyrë kategorike, kurrë dhe asnjë prej tyre. E para bën një fyerje kombëtare sepse ky e quan veriun një pellg kriminelësh, çka nuk është kurrë e vërtetë.

– Kush është personaliteti që ia ka deklaruar diplomati?
I ka deklaruar kreut të PD, Lulzim Basha. Tani si të mos reagoj unë? I ka thënë dhe të tjerëve. Pse e vure Arben Ndokën i tha një lezhjan? Epo unë vetëm me atë fitoja. Prapa këtij qëndrimi fshihet një koncept fatal dhe ky koncept është krimi i dobishëm. Etërit e tij kishin grupin e vrasësve, të torturuesve, por ata ishin kriminelë të dobishëm dhe mbroheshin më shumë se kush tjetër. Krimi i dobishëm të jep mundësi të realizosh ato që nuk t’i lejon ligji. Shullazi është arrestuar 6 herë kur Berisha ishte në pushtet. Ka bërë burg është liruar, por mos harro kush ka qenë prokuror. Ekzekutivi ishte policia që e arrestonte. Ai ka shkuar në gjykatë dhe gjykatat e kanë dënuar disa herë. Shullazi kishte lidhje me Dritan Dajtin dhe banda e Dritan Dajtit ishte e lidhur me kryetarin e Bashkisë, Edi Rama.

– Ishte e pamundur t’i vërtetonit këto kur kishit ndikime edhe tek drejtësia?
Ndikim tek Ina Rama. Ina Rama besoj se në bashkëpunim me të tjerë bënte gjithçka për të sabotuar pushtetin e Berishës. Ina Rama, ndër të tjera një përpjekje titanike që bëra unë me amerikanët për të vendosur task forcën kundër korrupsionit, e cila në vitin e parë tha që shkruajti historinë, ata detyruan dumanin që të tërhiqej me një kërcënim absolut që ajo i tha partnerëve, por e bllokoi Ina Rama. Pasi iku dumani bllokoi totalisht luftën kundër korrupsionit.

– Mendoni se e tejkaloni me gjuhën në Kuvend?
Realiteti i Kuvendit është shumë herë më keq, është i paimagjinueshëm. Po e marrim këtë se mbase duhet të jetë kështu. Po nëse mediat ulin kokat për të përdorur emrat e kriminelëve, nëse opozita nuk përdor emrat e tyre, kjo e bën peshën më të rëndë. Kur shoh qëndrimin, unë dua të them se ju mund të keni Kryeministrin tuaj, po ju nuk keni zërin e lirë të shoqërisë.
Unë mendoj se në Parlament bëhet një transparencë dërrmuese për qeverinë. Në Parlament kanë dalë problemet më madhore dhe skandalet më të mëdha të kësaj qeverie. Ka një gjë, ka një mazhorancë që ditën e enjte e ka ditën e ferrit.

– Ka dhe një rregullore që duhet t’i përmbaheni…
Kur unë të paktën një vit më parë u ngrita dhe kërkova të zbatojmë marrëveshjen, rregulloren ata qeshën. Njeriu që thyen çdo gjë në Parlament është Kryeministri, atëherë prite, ti bën një gabim fatal. Kryetari i Kuvendit thotë do t’i japë të drejtën e replikës, nuk i durohet dhe vjen rri si badigardi im. Ata që shkelin, asgjësojnë rregulloren është ky dhe ministrat e tij. Ata fillojnë dhe mbarojnë një retorikë banale, të mbushur me injorancë. Por nuk e kuptojnë që gjuajnë mbi veten e tyre.

– Në Kuvend janë denoncuar aferat e qeverisë. Ka mjete të tjera për të bërë denoncime. Parlamenti është për ligjet. Ju keni humbur logjikën e ligjeve…
Nuk është faji im që ata vazhdojnë jetojnë në kohën time. Ky nuk ka çfarë t’i thotë shqiptarëve për tre vjet dhe mendon se do të nxijë kohën time. Unë bëj avokatin.
– Si ka mundësi që lajmi kalon nga Berisha?
Sepse njerëzit kanë besim tek unë. Unë e nxjerr lajmin e tyre.

– Kanë nevojë për filtrim ato që publikoni?
Ke të drejtë. Nëse nuk vendos 2 burime, lajmi është i vdekur. Unë nuk them se çdo mesazh i qytetarit dixhital është i saktë, por mbi 90% e denoncimit të qytetarit dixhital i kanë rezistuar kohës dhe janë të vërteta.

– Sot denoncimi me fushat me hashash u përgënjeshtrua…
Ai që m’i ka dërguar nuk mund të më thotë për plantacionet e Kuçit, që janë të vërtetuara dhe tregojnë zonën e Pilurit. Janë aktuale dhe të gjitha janë në pronësi të Koço Kokëdhimës.

– Mos rrezikoni që ta dekurajoni edhe Policinë e Shtetit me këto deklarata. Mos duhet të ishit më mbështetës në punën e policisë?
E them këtu, unë ai që respektoj më shumë respektoj profesionin e policit, sepse është më i vështiri, por këta e shkatërruan policinë. Ajo polici e imja është futur në Lazarat sa herë kanë dashur. Ata kanë shkuar rregullisht në Lazarat. Edi Rama, e kam këtu duke bërë fushatë elektorale në Lazarat dhe po të dojë ia dërgoj fotografinë.
Ne nuk hynim ta korrnim me forcë. Por cilat ishin qëndrimet? E para, prisnim ujin dhe e dyta, ne bllokonim daljet dhe kemi kapur me dhjetëra herë ngarkesa.
Cilat ishin sasitë që shkonin në Itali?! Janë raportet, janë qindra herë më të pakta, aq sa raporti i DASH më 2011 thotë se ka rënie të ndjeshme të kanabisit në Shqipëri. Kjo është e vërteta, ne nuk hymë. Ajo ishte një politikë. Lazarati ishte një geto, getoja absolute e sistemit komunist, domethënë ka patur zona të persekutuara. Por si Lazarati nuk ka pasur asnjë zonë. Në 45 vite ka pasur vetëm dy të arsimuar në Lazarat dhe të tjerët ishin armiq të rrezikshëm. Ne nuk donim të përdornim forcën.

– Mos ka ardhur momenti të mendohet për legalizimin e kanabisit?
Jam kategorikisht kundër. Ajo që mashtrojnë se Greqia e legalizoi është mashtrim. Greqia legalizoi Kerpin, Kerpi është kanabis, por jo sativa.

– Nga hetimet nuk rezulton se ka një pajisje të tillë…
Ky është një nga informimet e qytetarit dixhital që përbën një nga skandalet më të mëdha të 25 viteve. Kjo pajisje është futur në kundërshtim, ajo pajisje është futur disa herë edhe gjatë periudhës së qeverisjes së Fatos Nanos dhe kur kam qeverisur unë. Ajo pajisje është përdorur për të bërë identifikimin e vendndodhjes së kriminelëve të larguar. Ajo pajisje është futur edhe në vitin 2015 me firmën e prokurorit të Përgjithshëm. Ajo pajisje ka rregullat e veta. Këtë radhë është futur jashtë rregullave. Kjo pajisje, edhe celularin e shndërron në mikrofon për të regjistruar mbajtësin e tij. Është prodhim izraelit, e pamëshirë për përgjim. Kjo pajisje është futur në një kanal privat. Është bashkëshortja e Grilos që ka futur pajisjen. Kjo pajisje ka shkelur një ligj tjetër.

– Kjo pajisjes sipas ministrit të Brendshëm është futur me një marrëveshje që ka firmosur edhe Presidenti i vendit me Interforcën.
Kurrë! Nuk mund të futej kurrë një pajisje e tillë pa u përcaktuar se kush do të ndiqej me këtë. Pajisja për muaj të tërë nga Drejtoria e Policisë ka përgjuar jo vetëm 370 personalitete, por ka përgjuar edhe qindra qytetarë me akte rrugaçërie të paimagjinueshme. Pajisja ka lëvizur dhe lë të dyshohet se janë përgjuar edhe ambasada të huaja. Në qoftë se ti e dërgon atë pajisje këtu afër “TV Ora”, ajo vjen për të regjistruar çdo impuls që hyn dhe del nga thirrjet brenda këtij institucioni. Kjo deklaratë vetëm sa të bind më shumë në megaskandalin e krijuar. Në bindjen time nuk është e implikuar ambasada italiane se kjo do të ishte pastaj një situatë krejtësisht tjetër. Unë kam besim tek ambasadori aktual se nuk do të përfshihej kurrë në një aferë të tillë. Është përgjuar Presidenti i Republikës dhe ambasadorët.

– Pse nuk po heton Prokuroria për këto akuza? Pse nuk po e merr dot pajisjen?
Po heton! Letra që shkruan ish-drejtori i policisë italiane e komplikon edhe më shumë sepse ai përmend një nen të marrëveshjes që kanë imunitet.

– Janë kryer përgjime në kohën e Partisë Demokratike?
Jo! Kurrë!

– Nuk është e njëjta pajisje e përdorur nga Forcat e Armatosur më 2011-n?
Kurrë! Ajo pajisje ka ardhur për trupat tona në Afganistan sepse trupave tona ajo ju duhej.

– Janë bërë përgjime të paligjshme siç ka deklaruar Rama?
Nëse përgjime të paligjshme ka bërë SHISH-i, unë nuk e di. Kam konstatuar se janë bërë përgjime të paligjshme që të gjitha të nxitura nga Edi Rama. Përgjimi që i është bërë Ilir Metës më 2008, duke qenë kundërshtar i yni, duke qenë deputet, pa autorizimin e kryetares së Parlamentit është aktualisht shkelje flagrante.

– Si mund të bënte përgjime kryetari i Bashkisë?
Kryetari i Bashkisë e kishte të vetën Ina Ramën. E përdorte si i donte qejfi. Ina Rama dhe çfarë kanë bërë prokurorët e saj. Pasi kanë regjistruar Ilir Metën, sipas ligjit, zëri prishet. Edhe kur gjykatësi e ka urdhëruar prishjen e dosjes, ata nuk e kanë prishur. Dhe ata ia kanë dhuruar Saimir Tahirit. Kjo është një praktikë për të marrë peng. E di ti historinë e nipit të vjehrrës së Presidentit? I dërgon kryemafiozin Agaçe me një zarf dhe i thotë se çështja e pronës është zgjidhur. Mendoi se me këtë mënyrë mund ta thyente Bujar Nishanin, siç bëri me këtë përgjim. Është punonjës i Policisë Gjyqësore. Prokuroria duhet të hetojë sepse ka një shkelje të rëndë.

– Po heton në fakt Prokuroria dhe nuk ka informacion siç thoni ju dhe çfarë do të mbetet nëse si Drejtoria e Policisë italiane, si dhe ambasada italiane përgënjeshtron ashtu sikurse edhe hetimet që pajisja nuk ka përgjuar. Çfarë i mbetet opozitës kur e ka kthyer në kauzë këtë çështje?
Ambasada italiane nuk duhet kurrë ta pranonte atë mjet, duhet t’ia linte Interforcës. Kam bindjen se as shërbimet partnere dhe ambasada nuk janë implikuar në një skandal të këtyre përmasave. Kjo është një vepër e Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Pajisja ka ardhur nëpërmjet zonjës Grilos, e cila sjell një gjë nga dyqani i vet dhe instalohet në Drejtorinë e Policisë. I vuri orën në dorë, lakun në qafë.

– Kujt?
Spartak Ngjelës që të regjistronte.

– Zoti Ngjela nuk ka deklaruar kurrë se ka pasur një pajisje.
Rama ia dha atij të shkretit. Ai harroi se do të mund të intimidonte me këtë çimkë.

– Ju keni deklaruar se skandalet e videopërgjimeve nuk do të jenë në periferi, por në qendër të pushtetit. Keni ndonjë video që do ta bëni publike?
Unë kam një ligj, bëj publike vetëm videot politike, por theksoj këtu që për personat publikë, jeta e tyre private është publike. Unë e kam vlerësuar shumë rastin e “TV Ora” që bëri transparent një fenomen të shëmtuar të personave që bëjnë kërkesa amorale për vende pune. Unë e vlerësoj këtë. Meqë më pyet te përgjimet: qytetari dixhital më thotë se TV kanë video të tjera.

– Ju vetë nuk keni ndonjë video?
Unë i besoj qytetarit dixhital dhe më thotë që x TV ka një ose dy video të kësaj natyre. Unë pres dhe kam besim të madh te TV që do t’i nxjerrë ato. Edhe kur më tha për Riformaton, ata thanë se ishin mushkonja.

– Nuk besoj se doni të thoni TV apo do ta lini me keq?
Më mirë të mos ta marr atë unë…

– Cili është qëllimi i këtyre videove?
Denoncimi i atyre njerëzve që nuk respektojnë standardet më minimale në qeverisje. Në qoftë se shkelen standardet ke marrë fund dhe gjëja e vetme është të largohesh dhe të hysh në jetën tënde private. Do të ketë sepse është ky brumë…

– E lëmë me kaq! Për sa i takon qeverisjes, ju thoni se nuk ka rekorde pozitive dhe ai përgjigjet që gjendja që latë ju ishte skandaloze, duke thënë se po rimëkëmb ekonominë, shleu borxhet për kompaninë për punët publike, një sërë arritjesh që rendit Kryeministri Rama.
Që të gjitha janë suksese tërësisht imagjinare të një njeriu që nuk ka konceptet as minimale të ekonomisë dhe reformave. Një njeri që thotë se po të rritet prodhimi rritet çmimi, që borxhin do ta llogarisim e përqindjen e GDP-së dhe unë harrova të them se nuk ka dënim më të madh se sa t’i qëndrosh retorikës tërkuzë pa materie, me injorancë dhe pa koncepte të një njeriu që është një piktor dështak.

– Po e analizojmë si Kryeministër jo si piktor…
Borxhin e ka marrë me 62.8% sipas të gjitha konfirmimeve të FMN-së dhe BB-së dhe sot e ka 73%.

– Zyrtarisht është 69.3…
Gënjen, ai gënjen! Që ta ketë 69, sa duhet ta ketë rritjen ekonomike aq sa e kishte parashikuar në fillim. Banka Evropiane, Banka Botërore dhe Banka e Shqipërisë e parashikon çdo tre muaj me ulje ekonominë dhe çdo ulje ekonomik rrit borxhin. Kjo është në proporcion.

– Ka një iniciativë në Parlament për uljen e borxhit nën 60%. Do të fillojë që nga ky vit?
Kujton se do t’i fusë këmbët në një këpucë pasardhësit. Këta tani kanë bllokuar investimet. FMN ua ka futur këmbët në një këpucë dhe këta mburren se kanë një deficit buxhetor me 2% dhe mund ta çosh edhe 1% në qoftë se nuk investon fare. Nëse ti nuk investon, ti shkon mbrapa.

– Nuk kanë ikur investitorë thotë zoti Rama…
Këto ditë, një agjenci investimesh më informon se solli 10 kompani italiane para një viti, filluan punën. Asnjëri nuk është më në Shqipëri. Janë larguar që të gjithë, flamurmbajtësit e investimeve. Bankers dhe HOCHTIEF. Është e vërtetë që kontrata e HOCHTIEF kishte probleme. Por ama, kontrata bëri që Shqipëria, me kontratën për aeroportin të ishte më e sigurta. Unë kam mbajtur një kontratë të trashëguar. Iku HOCHTIEF bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan. Kur duan të ikin ajo ndodh. Këta filluan me megafona kundër HOCHTIEF. Një kompani gjermane nuk mund të duronte qëndrime staliniste. Nuk ndodh kjo. Në qoftë se ke probleme me kompaninë ke mjetet ligjore. Bankers riktheu Shqipërinë si vend nafte në arenën evropiane dhe botërore. Patoz-Marinza sipas Bankers, ka rreth 6 miliardë fuçi naftë, jo e tëra nxirret, por Bankers dha prova se me metoda primare mund të nxirren sasi kolosale. Këto dy fakte bën që Shqipëria të kuotohej. Kjo solli Shell-in. Në Shpirag ata më thanë se kishin ardhur pasi Shqipëria ka fushat më të mëdha naftëmbajtëse. Këtu filluan betejën mafioze ndaj saj. Iku. Është metalurgjiku, po rikonstruktohet. Ata nuk do t’i falin pasuritë.

– Këto kompani kanë qenë të paformalizuara, kanë qenë me dy bilance. HOCHTIEF më informojnë tani ka shitur aksionet në kohën kur ishte qeverisja juaj që është larguar për arsyet e veta. Pra, ka pasur probleme edhe në kohën e qeverisjes suaj…
Kompani që punojnë me dy bilance ka pasur, ka dhe do të ketë. Ky është problem i përjetshëm. Në qoftë se ju kujtohet kur plasi në SHBA kriza e ndërtimeve, një nga gjigantët ENRON nxori tonelata të tëra letra të grisura që ishin bilance të dyfishta. Asnjëra nga këto kompani nuk iku se u kap me bilanc të dyfishtë nga Edi Rama. Ikën pasi Edi Rama u përdor nga Koço Kokëdhima pasi donte me çdo kusht të merrte puset për t’ia dhënë kompanisë së vet. U bë një luftë primitive.

– I ka shitur aksionet Fondi kanadez i Pensioneve në kohën e qeverisjes suaj…
Problemi është se ikën… Kush do të ikë tjetër sipas tij? Ikën flamurmbajtësit. Bankers paguante 200 milionë euro në vit ishte dhe kishte perspektiva të reja.
– Çfarë afere ka stadiumi?
Stadiumi është koncesion, avi i dhënë për gjithë jetën, që do të thotë ta falësh. Stadiumi po ndërtohet duke dhënë 100 mijë metra katror avi. Nga gjithë metrat katrorë që ndërtohen aty 12 mijë ka federata, 68 mijë ka Edi Rama, Olsi Rama. 50 mln euro që thotë ky, 10 mln jep federata, 10 mln qeveria shqiptare, 20 e ca mln do të japë FIFA. Të gjitha paratë janë, por ky gënjen. Si mund të jepet një koncesion avi, vetëm ky i çmendur e jep. A e di që është bërë tenderi? Është shpallur pa asnjë konkurrent tjetër, 2 muaj para se të miratohej në KRRT.

– Është shpallur projekti apo ideja?
Janë shpallur fitues edhe kompanitë që do të çojnë aluminin, qelqin, xhamin.
Ka një ligj që pa u miratuar projekti nuk mund të bëhet tenderi. Ka një ligj që detyron koncesionin me një afat të caktuar. Ka një ligj që lejen zhvillimore e rregullon.

– Keni bërë një status që denonconi emrin e stadiumit, ku e dini?
Qytetari dixhital thotë se kulla do të quhet… do t’i verë emrin e të atit.

– Pra, vetëm kulla do të ketë emrin e babait të Ramës?
Thuhet…

– Ky qytetari dixhital ju beson ju se i bëni publik apo ngaqë keni burime të ndryshme duke përfituar edhe nga statusi që keni pasur. E kam fjalën merrni informacion edhe nga SHISH?
Me sinqeritetin më të madh nuk marr dhe s’kam përdorur kurrë një informacion të SHISH kundër një njeriu, sepse ajo do të ishte një akt tradhtie ndaj shtetit. Por do të them një gjë. Për vite të tëra kam marrë informacione nga SHISH, por më i fuqishëm ka qenë qytetari dixhital sesa vetëm shërbimi. Është informacioni më i fuqishëm dhe më i saktë në botë.

– Çfarë biseduat me Lu-në?
Ata po përpiqen të afrojnë palët dhe unë në këtë përpjekje e vlerësova dhe shpreha mendimin tim që opozita nuk ka arsye që opozita mos pranojë një përpjekje për të afruar palët.
Nëse PD do të thoshte se o ky o s’ka, del ashtu siç thoni ju, por nëse PD sjell një dokument serioz dhe ju garantoj se është serioz.
Takimi është shtyrë për një datë të caktuar. Desh Edi Rama ta largojë. Nëse Rama përjashton fjalën e lirë, kryetari i opozitës nuk mund të ketë qëndrim tjetër. Unë mendoj që të diskutojnë dhe nëse Rama do reformën, ka një paketë, të pranojë votimin elektronik të votës. Ai nuk po lë numërimin e votave të tij.

– Kur është afati?
Ky afat është qershori deri në fillim të korrikut që duhet të miratohet.

– Mendoni se do të miratohet Reforma në Drejtësi?
Po të gjykoj nga qëndrimet e Ramës ajo reformë mbetet në klasë për shkak të tmerrit që i ka krijuar Viktor Ponta. Duke thënë këtë mund të them se jo çdo gjë e ka në dorë Rama. Shanset janë reale që reforma të votohet. Uroj për vlerësimin tim, mundësitë e marrëveshjes mbi bazën e rekomandimeve të Venecias janë reale. Mbështes qëndrimin e kreut të PD për numërimin dhe votimin dixhital. Ky votim ka një gjë morale. Ne jemi i vetmi vend që nuk votojnë emigrantët.

– Takimi Rama-Basha, çfarë do t’i këshilloje?
Unë do t’i këshilloja ta përgatisnin, bëjnë një veprim shumë të dobishëm për vendin dhe për problematikën. Rëndësi ka që ata edhe që u shtynë të marrin pak kohë për ta përgatitur. Ftesa ishte sa për të larë gojën. Basha iu përgjigj është gati, pastaj ndodhi përjashtimi.

– Për sa i takon dekriminalizimit, Parlamenti ka një ligj pavarësisht imazhit që i kushtoi Shqipërisë. Nga të gjitha deklarimet tuaja, PS-ja duhet të kishte 19 deputetë të inkriminuar dhe tashmë duhet të kishin dorëzuar mandatin. Ku janë këta zoti Berisha?
Deri tani të vërtetuar tre vrasës që kanë ikur nga procesi i dekriminalizimit me një lloj marrëveshjeje vetëm për këtë. Nëse merr listën ka rrezik që të dalin 23 nga Partia Socialiste dhe aleatët e saj. LSI-ja ka pasur të vetët dhe PS-ja me aleatët e saj. Së dyti, ky Parlament ka kaq vite dhe nuk ke gjetur në asnjë rast të vetëm kriminelë me Kushtetutë.

– Në ç’kuptim?
Deputetë që kanë thyer Kushtetutën siç është Koço Kokëdhima, madam lokomotiva, e cila thotë se ç’punë ke ti se e merr djali im. Po marr njërin prej tyre, Taulant Ballën. Është i denoncuar me dokumente zyrtare për përdhunim nga një vajzë me AIDS. Nuk është pak kjo. Po ky person kur Fatos Nano e ka marrë këshilltar, një diplomat i lartë i qeverisë shqiptare i thotë se ky është arrestuar për kalim kufiri me prostituta. Kjo është e vërtetë, sa ç’është edhe për deputetët e veriut. Po ky person është regjistruar në TIMS duke kaluar kapon e grupit Qosja të trafikut të heroinës në Qafë Thanë. Po ky person. Në makinën e tij i arrestohet Presidenti i Sopotit, sapo kalon kufirin. Dhe kërkoj ndjesë se në një lapsus kam thënë Presidenti i klubit të Elbasanit, nuk është e vërtetë. Presidenti i Klubit Sopoti pasi autoritetet greke e kishin dënuar me 10 vite për drogë dhe ky e transportonte me makinën e deputetit.

– Ju keni kohë që i bëni akuza të tilla që janë të rënda për deputetët. Ose këto akuza duhet të hetohen dhe të zbardhen ose ju nuk mund t’i thoni gjithë kohës pafundësisht.
Janë të vërteta. Unë kam dokumentin e policisë për akuzën që i ka bërë vajza e sëmurë. Unë kam orën, datën dhe ditën për kalimin e kapos Qosja në Qafë Thanë.

– Vërjani në dispozicion drejtësisë dhe të zbardhet.
Nuk ka asnjë shpikje këtu dhe kurrë nuk mund të hesht. Është ky person që kapet me qindra raste punësimi. Ka punë vetëm kur merr 5 mijë eurosh, 3 mijë euroshin.

– Vetëm nga PS-ja kishte djaj dhe gjithë engjëjt janë nga PD-ja se kishte më të dënuar edhe nga opozita…
Unë nuk i ndaj në engjëj dhe djaj. Siç e shikoni, nuk ka asnjë nga Partia Demokratike për vepra të përshkruara në Konventën e Palermos. Asnjë! Ka një të dënuar për aksident rrugor, një tjetër që e ka mbajt Gramoz Ruçi si ministër i Sigurimit të Shtetit në vitet ’90.

– Flisnin për deputetin Flamur Noka që madje nuk e kishte deklaruar. Këto janë akuza që bëjnë socialistët.
Nëse thua dëshmo krimet në kohën e komunizmit, kjo është gjë tjetër. Ato janë krime politike. Me ardhjen e pluralizmit nuk mund të dënohej njeri pse kalonte kufirin. Edhe Ramiz Alia një nga aktakuzat që i bëri vetes ishte qëndrimi që mbajti ndaj kufijve. Ai vriste në kufi. Mund të sjell artikuj të shtypit botëror, “New York Times”.

– Ideja ishte tek teknikaliteti se pse nuk e ka shënuar.
Nuk ka asnjë lidhje me Konventën e Palermos. Nuk ka fshehur askush asgjë dhe nuk ka vepër penale. Le të marrin listën e të gjithë deputetëve dhe po gjete unë marr përgjegjësitë.

– Ka nga ata kritikë që mendojnë se në vitin 1992, cilësia e Parlamentit shqiptar ishte më e mirë se sa e tanishmja, në kuptimin e elitës dhe përfaqësimit. Po këta kritikë thonë se në vitin 2013, kjo elitë thonë se lë për të dëshiruar. Keni një moment refleksioni…?
Po të përpiqem me gjet thelbin e Sali Berishës, një nga gjërat kryesore që e ka shtyrë të marrë një rrugë tjetër përveç mjekësisë, është: Unë nuk besoja të pagabueshmen. Kisha një neveri të paimagjinueshme kur Enver Hoxha e shpallte veten të pagabueshëm. Sali Berisha ka një vetëdije të plotë dhe bën çdo darkë bilancin e gabimeve të tij. Është e vërtetë që më 1992 ka qenë përfaqësues, edhe –‘96-ta ka qenë elitar. Mund të kishte përzgjedhje më të madhe. Nuk besoj se nëse merr deputetë të sotëm, kanë koeficient intelektual të respektueshëm. Opozitar nuk lind, por bëhesh. Dhe unë kam vu re mediat, analistët, një super pretendim për opozitarizëm ndaj njerëzve që kanë qenë 8 vite në pushtet. Ju duhet një kohë të farkëtohen.

– Tre vite janë të mjaftueshme?
Janë të mjaftueshme.

– Janë ish-ministrat tuaj që marrin titujt e gazetave.
Besoj se opozita gjithnjë e më shumë konsolidohet dhe jo mbi bazën e skandaleve të pushtetit, por mbi bazën e alternativës që do t’u paraqesë qytetarëve do u fitojë atyre zemrën.

– I ka përmbushur pritshmëritë tuaja kryetari i PD-së?
I ka përmbushur në pjesën më të madhe. Për mua, më e rëndësishme është që të kishte stilin e vet. Në Partinë Demokratike ka pasur një ndryshim gjeneratash. Ai duhet që të përfaqësojë jo gjeneratën e Sali Berishës, por gjeneratën e tij.

– Në 12 qarqe janë ish-ministrat tuaj, nuk është parë si një mënyrë për hapje për figura të reja.
Prurje të reja ka aty, por nuk kanë arritur që të tregojnë fibrën e tyre politike.

– Cila është ambicia juaj për PD-në? Do të ketë një rikthim?
Kurrë! Gjithë jetën time unë e kam ndërtuar mbi disa vendime dhe parime jo të shumta me të cilat unë kam qëndruar pa u lëkundur. Do të ishte akti më qesharak në qoftë se unë do ta mendoja një gjë të tillë. Unë qëndroj në mbrojtje të interesit publik.

– Do të jeni prezentë, do të jeni në fushatë…
Nuk do të jem qendror dhe nuk mendoj se do ta udhëheq.

– Kaq pasion i madh është politika që triumfon mbi interesat familjare, cili është një objektiv që doni të arrini?
Pasioni që ka qenë i pashtershëm. Jam i udhëhequr nga pasioni dhe unë kam parë të mira. Pasioni të shumëfishon energjinë.

-Do të jeni në Parlament pas 2017-s?
E vendosin forumet…
Tare: E thoni me humor besoj. Nuk ka forum në PD që pengon Sali Berishën…

Marrë nga Ora News

Kategori
Uncategorized

DerStandard: Njeriu i qeverisë rrëzon reformën në drejtësi.

Rama-MetaNga Adelheid Wölfl/ Der Standard

Pak kohë më parë në Shqipëri një gjykatës përfundoi në spital me plagë të shkaktuara nga një therje. Ai pretendoi se ishte “një budallalëk i vogël”. Në veturën e tij u gjetën mijëra euro. Gjyqtari tha se paratë ishin të “nipit”, i cili ia kishte dhënë që t’i çonte në bankë. Çuditërisht, shenjat e gishtave të gjetura në kartmonedha nga policia kishin mospërputhje dhe çuditërisht u zhdukën edhe disa prova të tjera. Në Shqipëri ka një rrjet aktorësh që luajnë së bashku, kur vjen puna për të mbuluar korrupsionin.

BE-ja dhe SHBA-të kanë muaj që përpiqen të ushtrojnë trysni për të mundësuar reformën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ajo parashikon një autoritet hetimi, detektivët e së cilës do të trajnohen 8 muaj në SHBA dhe do të ketë prokurorë të posaçëm me paga tepër të larta si dhe një gjykatë të posaçme anti-korrupsion. Gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’u kërkohet që të nënshkruajnë përpara se të mund të përgjohen dhe do të përdorin vetëm një kartë krediti, e cila do të kontrollohet në mënyrë konstante. Qëllimi, është krijimi i një elite të pakorruptuar në polici dhe gjykata në një vend ku 80 përqind e gjyqtarëve dhe prokurorëve perceptohen si të korruptuar.

Në demokracinë e re shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste më 1990 njerëzit u morrën nga rruga pas tudime universitare dhe u bënë gjykatës e prokurorë. Shumë prej tyre janë jo vetëm të korruptuar, por gjithashtu joprofesionalë. Sistemi i dobët gjyqësor është një vegël direkte në duart e krimit të organizuar dhe të atyre që punojnë në politikë për këto struktyra. Por gjithashtu edhe në politikë ka një rezistencë kundër reformës. Shumëkush druhet se institucione si agjencia e investigimit mund të jenë vërtet të pavarura.

Krerët e Drejtësisë nuk duhet të emërohen nga Parlamenti. Sepse mandati i tyre përfundon pas nëntë vjetësh dhe duke qenë se synonin të rizgjidheshin, këta gjyqtarë nuk iu kundërvunë asnjëherë parlamentarëve të korruptuar. Këto ndërvartësi dhe favore e bënë virtualisht të pamundur që në Shqipëri të vendosej sundimi i ligjit.

Negociatat e anëtarësimit nuk kanë më rëndësi

Për shkak të mungesë së mbështetjes për integrimin në BE, “karrota” e hapjes së negociatave të anëtarësimit nuk ka më rëndësi. Shumë politikanë në Ballkan nuk duan të hynë në BE, sepse një gjë e tillë mund të binte ndesh me bizneset e tyre.

Rezistenca ndaj reformës ka ardhur edhe nga njerëz të Partisë Socialiste që qeveris vendin. “Ne druajmë se reforma në drejtësi mund të funksionojë dhe ndaj duan ta tresin në ujë”, tha një njeri i brendshëm. Inspektoriati i pavarur, i cili pritet të ndërmarrë veprime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, përfshi edhe dnaj Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, ëhstë si një grusht në sy. Në fakt, Ministri i Drejtësisë shfuqizohet nga reforma, sepse ai nuk mund të ndërmarrë më veprime disiplinore kundër gjyqtarëve dhe ai nuk do të jetë më anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Akuizat për korrupsion ndaj kreut të LSI Meta

Manjani vetë hiqet si i angazhuar dhe po punon bashkë me SHBA-të dhe BE-në. Megjithatë, nuk duhet harruar se kush “predikon” mbi të. Kreu i partisë së tij, Ilir Meta i LSI-së, luan rolin e “kingmaker”it në Shqipëri. Për Metën ka shumë akuza për korrupsion. Pavarësisht provave dërrmuese nuk ëhstë bërë dot asgjë ndaj tij. Shpeshherë duart e vetë politikanëve janë të lidhura sepse oligarkët në prapaskenat e partisë ndonjëherë kanë më shumë influencë në vendimmarrjet politike të partisë.

Për periudhën e tranzicionit deri në aktin e reformës, do të vendiosen kamera, gjyqtarët dhe prokurorët me performancën më të “keqe” do të largohen nga sistemi. Së pari ata duhet të deklarojnë apsuritë e tyre. Edhe familjarët e tyre do të hetohen, si dhe transferimi i parave në emër të personave të tjerë. Barra e provës do të bjerë mbi gjyqtarët dhe prokurorët e dyshuar. Në rast se nuk e justifikojnë dot pasurinë, ata lirohen nga detyra. Në Shqipëri ka rreth 20 gjyqtarë që kanë miliona euro.

Kategori
Uncategorized

Rama në zyrën e Metës,ambasadori i SH.B.A_së, Donald Lu,në zyrën e Berishës.

May 30, 2016

Dy takime diamentalisht te kunderta!sali berisha - donald lu

Në fakt çdo të mërkurrë Rama do apo jo,shkon në zyrën e Metës, ndërsa Ambasadori i SH.B.A_së z Donald Lu, preferon zyrën e Berishës, për tu konsultuar apo për ta “informuar” me të rejat e fundit, pë situatën dhe përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar pë të arritur një kompromis midis palëve, për reformën në drejtësi.

Shtetet e bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar janë të shqetësuar për situatën e brendëshme të shqipërisë, krimin, trafikun ndërkombëtar të drogës dhe kapjen e shtetit shqiptar nga mafia.Shtetet e Bashkuara kërkojnë nje politikë të qëndrueshme dhe jo konfliktuale në Shqipëri, ku insitucionet shtetërore dhe Parlamenti të pastrohen nga kriminelët, apo përfaqësuesit e tyre në qeveri, ku ligji jo vetëm të sundojë, por të jetë i barabartë për të gjithë si drejtues, politikanë, apo dhe qytetarë të thjeshtë.

Kjo bëhet vetëm duke votuar reformën në drejtësi, gjë që do i sjellë ajër të pastër, jo vetëm Parlamentit, qeverisë, opozitës, dhe politikës Shqiptare, por gjithë funksionimit të shtetit Shqiptar.

Largimi i kriminelëve, hajdutëve, tutorëve, dhe të inkriminuarve nga institucionet dhe politika Shqiptare, do të shkuli çibanin e qelbëzuar njëherë e përgjithmonë nga trupi i cfilitur i shtetit Shqiptar. Ky është dhe qëllimi i politikës ndërkombëtare dhe kryesisht asaj Amerikane.

Në këtë linjë kur mazhoranca qeverisëse e tmerruar nga faktet dhe e verteta që po e goxhdojnë çdo ditë në parlament dhe në sytë e shqiptarëve, përjashton për herë të dytë nga Parlamenti Berishën. Ambasadori i SH.B.A_së, ka zgjedhur të “konsultohet” me ish kryeministrin e vëndit, z Berisha, për situatën e rëndë politike në vend, dhe rrugëzgjidhjet e saj.

Këto takime diamentalisht të kundërta tregojnë se një palë (mazhoranca e sotma) e ka marrë dhe po e mban peng këtë vënd, dhe pala tjetër (opozita, intelektualët, shoqëria civile) së bashku me faktorin ndërkombëtar kërkojnë ta shkulin nga thonjtë e mafies po këtë vënd tanimë të rraskapitur dhe drobitur.

Simbas “Syri.net” sot Ish-kryeministri Sali Berisha pati nje takim me ambasadorin e SHBA, Donald Lu.

Në këtë takim ambasadori Lu e njohu zotin Berisha me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të arritur në një kompromis midis pozitës dhe opozitës për të votuar amendamentet kushtetuese brenda afatit të përcaktuar.

Ne takim zoti Berisha shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për përpjekjet e ambasadorit Lu për arritjen e një kompromisi, në vlerësimin tij plotësisht të mundshëm, midis palëve për votimin e reformës.

Ne takim zoti Berisha u ndal në rëndësinë jetike që ka zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, për institucionet dhe vendin në tërësi.

Ai theksoi  se Edi Rama nuk ka vullnet për zbatimin e këtij ligji. Berisha u shpreh se Rama, pasi ka futur ne Parlament vrasës, pengmarrës, trafikante jo që nuk kërkon ndjesë po përpiqet të maskoje aktin e tij kriminal duke i  krahasuar ata me deputetë të dënuar për shkelje të rregullave të trafikut rrugor apo të burgosur me ligjin e arratisjes se kohës së diktaturës, ndërkohë mashtron diplomatë të huaj duke iu thënë se ai vërtet  ka futur kriminelë nga Veriu në Parlament, por ato zona ashtu qeverisen dhe se ata i ka marrë nga Berisha.

Në këtë kontekst zoti Berisha theksoi se nga lista e PD nga viti 1991 deri sot nuk ka absolutisht asnjë deputet apo kandidat për deputet të dënuar për krimet e konventës. Biseda ishte e hapur!

Kategori
Uncategorized

“Në arrat e Saje qorrit”.

May 30, 2016

tahiri-berisha

 

Berisha i përgjigjet Tahirit, publikon foto të tjera: “Në arrat e Saje qorrit”

Pas reagimit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për parcelat me kanabis, ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook të tjera foto të parcelave të kultivuara me lëndë narkotike kanabis sativa.

Dje, Berisha publikoi një foto nga gryka e Sopotit, ku një person ruante parcelat me kanabis. Sot, ministri Tahiri replikoi duke thënë se fotografia i përket periudhës para vitit 2013.

Menjëherë më pas, ish-Kryeministri postoi dy fotografi të tjera të drogës së kultivuar, duke shkruar: “Në arrat e Saje qorrit”.

Screenshot_213323665_604015313092713_6321600698748221085_o13323233_604015349759376_1928236265297298618_o

Kategori
Uncategorized

Autochthonous Biri Im.

https://plus.google.com/106518131937434503325/posts/ev4gi9wgA72

Kategori
Uncategorized

Do bëjmë shtet, apo pushtet pushtash?!

rama-dhe-meta

Nard Ndoka, kreu demokristianëve shqiptarë ka reaguar ashpër kundër të gjithë faktorit politik shqiptar.

Ja çfarë shkruan Ndoka në profilin e tij në facebook:

“Do bejme shtet, apo pushtet pushtash?!

Drame e madhe per qeverisjen aktuale, kryeministri e nisi qeverisjen e tij me sloganin: ‘Do bejme shtet’! Te krijonte pershtypjen sikur qeverisja e tij kishte dale nga nje lufte dhe shteti ishte i shkrumbosur, institucionet kishin rene dhe se shpresa e vetme ishte, qe te rilindnim shtetin.

Ne fakt ne e kishim shtetin, institucionet e tij, pushteti ra me vote dhe erdhi nje pushtet tjeter. Pra nje rotacion normal, madje me normali ne keto 25 vite, sepse zgjedhjet ishin te pranuara nga palet dhe sepse nje parti qe kishte qeverisur me PD, LSI ishte ne pushtet akoma, pra kemi ne fakt nje gjysem rrotacioni.

Te bejme shtet nuk do thote te vendosim taksa te larta, te bejme shtet, nuk do thote te terrorizojme bizneset e huaja dhe vendese! Te bejme shtet nuk do te thote, qe ne fund te mandatit te kujtohemi per te miratuar nje ligj per drejtesine, qe është shteti i se drejtes.
Pra kjo maxhorance nuk beri shtet, por forcoi pushtetin e vet duke terrorizuar dhe frikesuar kedo, qe vinte duart te ‘shteti’ per te kerkuar ndihmë!

Largime masive nga vendi, biznese te falimentuara me shumice, biznese te huaja qe largohen çdo dite, gjobe, burg dhe perseri gjoba ishte refreni i perseritur nga pushteti, qe po tenton te beje shtet!

Pushteti po fryhet nga propotenca dhe korrupsioni, shteti drobitej dhe vuante nga inkopetenca, terrori, monopolet, koncesionet, nga liria e cunguar duke u kthyer ne nje shtet legen dhe gogol per qytetaret e vet!
Ne tashme kemi nje pushtet qe ka kapur shtetin, duhet te ‘qetesojme’ ose largojme pushtetin, qe te shpetojme dhe te kemi shtetin.

Nese pushteti i sotem arrin ta beje shtetin pushtet, atëhere do kemi shumë punë për të shembur diktaturen e shtetit qe po krijohet pa u ndjere.

Edhe opozita është pjese e shtetit, qe per fatin e keq është bere pjese e pushtetit here pas here, apo nuk ka arritur te garantoje paprekshmerine e shtetit. Shtet do bejme kur te çlirohemi nga kthetrat e pushtetit te pushtave!”

Kategori
Uncategorized

“Trëndafilja e kokoshkave”.

Requiem: “Trëndafilja e kokoshkave”

“Gratë e bossave të këtyre kompanive, të kenë para, që të blejnë plackën e tyre të zemrës pa teklif edhe për të mbajtur me para dhe dhurata, edhe ndonjë dashnor hamshor, kur burri bos, lëpin ndonjë studente, nga ato të jetës së natës”….

Nga Artur Zheji

Është kjo e Zonjës Trëndafile, një histori e dhimbshme. Një histori mjerimi që ka tronditur Shqipërinë. Në këtë dramë të zezë, të një njeriu të këputur, që merr kokra misri dhe bën kokoshka, për tu ushqyer, ashtu si mund të ushqehesh nga të ardhurat e kokoshkave, bien në sy sëpaku pesë gjëra:

E para, varfëria therrëse bërtet dhe loton me të madhe, në këtë vend mjeran. Dhe nuk pamë përshembull asnjë deputet, të asnjë force politike, të cajë kokën për të, qoftë edhe me ndonjë shënim dhimsurie në Fb, duke krruar qoftë edhe bythën nga ana tjetër.

E dyta. Në këtë vend,në Shqipëri pra, policia dhe ndërhyrja e shpejtë e saj, është bërë shumë më eficiente se sa mjekësia dhe shëndetësia dhe urgjencat e saja shkatarraqe dhe pise, sa më ska.

Për të të sekuestruar kokoshkat, shitur paturpsisht, pa faturë tatimore, e keqja të ndodh për 5 minuta. Kur e keqja të vjen, nga shëndeti, kequshqyerja, jeta e poshtër qenshe, apo stresi dhe ankthi që vjen nga pyetja se cfarë do të hamë nesër, duhet ti lutesh Zotit, që të jetë i mëshirshëm. Sepse shteti është duke dremitur me 5 yje!

E treta. Zonja Trëndafile Aliko, nënë e 4 fëmijëve, (shumë fëmijë do të thonë ca, dhe pse, a është koha për 4 fëmijë në ditë të sotme, do të thonë ca të tjerë (?!), zonja Trëndafile pra, është një taksapaguese e “keqe” dhe për këtë i rrëmbyen karrocën e kokoshkave. Zonja Trëndafile nuk e di, sepse, si qytetare e pandërgjegjshme që është, se edhe qindarkat e saja, që duhet të derdhen në arkën e shtetit, i duhen kryeministrit.

I duhen për Reformat e tij të Mëdha, që thirren ndryshe edhe “Koncesione”! Nuk ka rëndësi , që këto koncesione, kanë për qëllim kryesor, trashjen e dhjamit të disa kompanive të mëdha, të cilat në kohë zgjedhjesh, fryjnë zarfa dhe ja cojnë partisë në fushatë.

Dhe që, gratë e bossave të këtyre kompanive, të kenë para, euro apo paund, që të blejnë plackën e tyre të zemrës pa teklif. Canta 7000 eurshe, këpucë 500 eurshe, vetura 80.000 eurshe, botokse, trajtime në beauty center, udhëtime të shtrenjta në biznes class, e pse jo, edhe për të mbajtur me para dhe dhurata, edhe ndonjë dashnor hamshor, kur burri bos, lëpin ndonjë studente, nga ato të jetës së natës.

Zonja Trëndafile Aliko, duhet të presë kupon tatimor për kokoshkat e saja, se shteti ka nevojë për para! Ata që mjelin shtetin, kanë nevojë për më shumë. Gjithmonë e më shumë.

E katërta, Zonja Trëndafile Aliko, që jeton në Periudhën e Rilindjes, duhet të kontribuojë, që ministrat, drejtorët, rrethi i tyre, të luftojë mërzinë që buron nga jeta e tyre e ngjeshur dhe halleshumë e shtetndërtimit. Sepse vërtet Zonja Trëndafile Aliko, bën kokoshka dhe evadon fiskun pa pikë turpi, por ajo, në thelb është fatlume! Mbasi shet të përbrendshmet e karrocës së saj magjike, Trëndafilja, ja fut gjumit dhe nuk pyet për hallet e kombit!

Nga mundet ta dijë Zonja Trëndafile, se, ata, ministrat, drejtorët, stafet e tyre të parfumuara, jetojnë me stres 24 orë në ditë?

A e di Zonja Trëndafile, se sa e vështirë është sot, të gjesh kompani të besueshme dhe banka të besueshme off shore, ku të mund të fshehësh paratë e fituara (vjedhura)?

Jo Zonja Trëndafile nuk ka si ta dijë këtë! Ajo nuk mund ta dijë se sa e vështirë është bërë sot, të kesh besim te tjetri!

Ajo nuk e di se sa e vështirë është sot, të fshehësh me sukses paranë e shkretë, nga gruaja, nga komshinjtë, nga shefat, nga gjobaxhinjtë, nga prokurorët, nga tatimorët, nga spiunat e huaj, nga ambasadat, nga kjo botë e poshtër, që merret me carjen e trapit të pasanikëve të mjerë!

Trëndafilja ja fut gjumit dhe mund ta harrojë edhe derën hapur dhe të mos e rrezikojë asgjë! Dhe ka edhe guximin të mos paguajë taksat! Për të cilat të gjithë këta, kanë nevojë, se shpenzimet po rriten!

Gucci, Armani, Valentino, Mercedes Benz, Range Rover, Porsche, janë cmendur fare dhe vetëm rrisin cmimet!
Prandaj, paguaj Trëndafile!

Edhe ju Hasanë, Hysenë, Karafilë, Vjollca, Mimoza, Rruzhdie, Safete!… Qoftë me kokoshka, qoftë me qofte e panine, apo me patate, domate, hudhra, spinaq, mollë, speca, me punime druri apo hekuri, bojaxhinj, muratorë, kazmaxhinj, elektricistë, shërbëtorë e shërbëtore, fshesaxhinj apo varrmihës, ju që gërmoni për të mbjellë apo kacavirreni për të vjelë, ju që ngisni autobuzin apo që shërbeni kafen, ju që ngjizni dhe ngjizeni, pa u menduar dy herë dhe pillni skllevër, ju që hani supë dhe që nuk dini se cfarë është salmoni, sushi, havjari i kuq dhe havjari i zi, ju që pini ujë dhe dhallë dhe nuk dini se cfarë është vera Brunello apo se cfarë është lëngu i Perëndive, Gaya….

Paguani! Se po bëjmë Shtet!

E pesta. Zonja Trëndafile ka tërhequr vëmendje dhe dhimbje të popullit më të ri on line. Popull i ndjeshëm ky, që e bekoftë Zoti! Kjo kuptohet nga interesi i jashtëzakonshëm që ka ngjallur rrëfimi plot lotë i Zonjës Trëndafile.

Është kjo një gjë e bukur, si një trëndafil që cel në Kënetë!

Por a mjafton vallë?

360grade.al

Kategori
Uncategorized

Radha për të bërë gargarë me jargët e shefit i erdhi Oltës.

PD-selia1

Pas Fred Kobures së Partisë, dhe Elisës së Traut të Ngritur, radha për të bërë gargarë me jargët e shefit i erdhi Oltës, nuses së Partisë.   Nusja e partisë u keqpërdor sot nga Rama për të vënë shenja barazimi mes veprave të rënda kriminale dhe krimeve çnjerëzore të banditëve të rilindjes, me një arratisje nga Shqipëria e Ramizit dhe një aksident rrugor të 24 viteve më parë.   Eshtë qesharake se si Edi Rama mendon të fshehë banditët e tij, duke u kapur pas fijes së kashtës.   Vetëm pak ditë më parë ai katapultoi në krye të PS në Kavajë të dënuarin për drogë e trafiqe Gentjan Daja, i cili iku nga posti i Drejtorit Rajonal të Transportit në Tiranë sepse e kapte ligji i dekriminalizimit.   Por kjo tashmë është normë në partinë e Shullazit dhe Habilajve. Eshtë kthyer normë në partinë e Ndokës, Bardhit, Bushit, Roshit, Cubit, Frrokut, Prengës.   Edi Rama është lidhur prej kërthize me të gjithë të inkriminuarit e tij. Ai nuk ka as vullnetin dhe as dëshirën të ndahet nga ta. Ndaj jargavit pengje pa personalitet kundër opozitës, sepse mendon të legjitimojë kësisoj vendimin e tij për të mos dorëzuar tutorët, banditët, trafikantët, vrasësit.   Por e ka kot. Dekriminalizimi do të bëhet. Republika do të pastrohet nga krimi dhe politikanët që e promovuan atë. Shteti do u kthehet qytetarëve.

Kategori
Uncategorized

Meta-Lesi të “shqetësuar” për Berishën? Filloi si diversion ndaj PD-së, po përfundon si luftë Rama-Meta

meta-nikoll lesi

Edi Rama ka urdhëruar nga Suedia përjashtimin e Sali Berishës për 10 ditë nga Kuvendi, me shpresën se Lulzim Basha do të ishtë në pozita të vështira me ish kryetarin e PD-së, për takimin e mundshëm me kryeministrin Rama. Ilir Meta i është bashkuar këtij skenari me shpresën se Basha nën hijen e Berishësë do të tërhiqej nga takimi.

Pasi mashtroi me disa media pranë tij se Lulzim Basha është tërhequr nga takimi me Ramën, prej përjashtimit që Meta dhe Rama i bën deputetit Berisha, kreu i LSI-së po tenton edhe me lajme të sponsorizuara (siç shihet nga foto) të pamundësojë takimin Basha-Rama.

Me shpresën e një përplasje Basha-Berisha, media afër qëndrimit politik të LSI-së po “shqetësohen” për një Pazar Rama-Basha në kurriz të Sali Berishës.

Pse ky shqetësim i Metës për Sali Berishën?

Në fakt shqetësimi ka të bëjë me vetë rolin e LSI-së në lojën e madhe politike. Një takim Rama-Basha për reformat e mëdha, është “de facto” zhbërje e rolit të LSI-së në politikën aktuale. Një marrëveshje ndërmjet dy të parave e bën të parendësishme të treten.

Ky është shqetësimi real. Ditën që Ilir Meta bindet se Edi Rama nuk bën llogaritë politike me LSI-në por me opozitën, tentative për diversion me PD-në kthehet në përplasje Rama-Meta.

Gjatë muajve Qershor-Shtator 2013 Ilir Meta e justifikonte refuzimin e telefonatave të tij në drejtim të Bashës, me argumentin se Luli ka frikë se Berisha i përgjonte telefonin. Më pas nëpërmjet gazetarve dhe biznesmenëve të njohur, Ilir Meta dështoi të organizonte një drekë më shefin e ri të opozitës, drekë që kishte për qëllim shantazhin ndaj Edi Ramës.

Duket qartë se atë që nuk realizoi dot Meta po tenton ta bëjë sot Edi Rama. Të shantazhojnë njeri-tjetrin nëpërmjet takimeve me kryetarin e opozitës.

A do të flasë sërish Ilir Meta për marrëveshje kënetash? A do ti kujtojë sërish doktorit se PO-ja e tij është PO dhe JO-ja JO? Dhe si përfundim, si mund të jetë Ilir Meta tashmë një politikan i besueshëm, kur Edi Rama i ka veshur kostumin e Taulant Ballës në drejtimin e Kuvendit?

Më shumë e ka zhburrëruar Rama Metën duke i veshur kostumin e Taulantit, se sa Meta Ramën duke i veshur breket e grisura të Shukriut…

Screenshot_14

Kategori
Uncategorized

Prokurori përgjithshëm, urdhër arresti për drejtorin e përgjithshëm të policisë.

Prokurorë janë thirrur në zyrën e Ramës edhe pas një incidenti që ka ndodhur ditë më parë mes kryeprokurorit dhe një prej njerëzve të afërt të Ramës. Mediat kanë raportuar se, Kryeprokurori kishte firmosur urdhër-arrestin për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Çako disa ditë më parë, kur ai nuk lejoi prokurorët që të sekuestronin pajisjen e përgjimit. Urdhëri i Llallës sipas mediave është anuluar pas presionit që i është bërë atij nga politikani i lartë.

Rama ka thërritur me urgjencë një natë më parë në zyrën e tij 20 prokurororë. Prokurorët janë thërritur një e nga një, ndërsa dëshmitarët i kanë parë ata të ngjisnin shkallët e Kryeministrisë në orë jo të zakonshme, pasi kanë qenë orët e vona të natës.

Thirrja e prokurorëve në një seancë pyetjesh dhe marrje urdhërash është një skandal i rëndë që kompromenton pozicionin e këtyre prokurorëve dhe të vetë institucionit në punën e tyre. Gazeta ka të plotë listën e prokurorëve që janë thërritur në zyrën e Ramës, dhe ajo mund të botohet gjatë ditëve të ardhshme në varësi edhe të zhvillimeve të tjera që po ndodhin gjatë ditëve të fundit.
Nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e këtyre 25 viteve që 20 prokurorë të thirren si të jenë ushtarë të Kryeministrit në zyrën e këtij të fundit. Kjo është një praktikë e viteve të diktaturës, kur kreu i partisë-shtet ishte në të njëjtën kohë edhe kryeprokuror edhe kryegjykatës.
Kjo po ndodh edhe sot dhe qëllimi është i njëjtë. Kontrolli i plotë i institucionit të akuzës nga kreu i qeverisë, i cili më pas synon të nisë edhe gjuetinë e shtrigave ndaj kundërshtarëve politikë me qëllim krijimin e pushtetit absolut të tij.
Burime nga takimet në Kryeministri kanë konfirmuar se Rama i ka dhënë kësaj skuadre besimin e plotë të tij, ndërsa i ka bërë të qartë atyre se të gjitha urdhërat për hetimet nuk do të merren nga askush tjetër, por vetëm nga ai. Të njëjtat burime kanë saktësuar se Rama i ka dhënë garanci edhe për Prokurorinë e Posaçme, e cila parashikohet që të ngrihet bashkë me miratimin e Reformës në Drejtësi për të hetuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë.
Thirrja e Prokurorëve në zyrën e Ramës bëhet në një kohë që organi i akuzës ka nën hetim disa nga skandalet më të rënda që kanë ndodhur ditët e fundit. Prokuroria po heton aferën e përgjimeve, një skandal ku ministri i Brendshëm është kapur në flagrancë krimi dhe do të duhet të vihet në bankën e akuzës.
Në të njëjtën kohë këta prokurorë janë thirrur në zyrën e Ramës edhe pas një incidenti që ka ndodhur ditë më parë mes kryeprokurorit dhe një prej njerëzve të afërt të Ramës. Mediat kanë raportuar se, Kryeprokurori kishte firmosur urdhër-arrestin për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Çako disa ditë më parë, kur ai nuk lejoi prokurorët që të sekuestronin pajisjen e përgjimit. Urdhëri i Llallës sipas mediave është anuluar pas presionit që i është bërë atij nga politikani i lartë.
Prokuroria po ashtu ka nën hetim një tjetër çështje mjaft sensitive për Ramën. Ajo ka vënë në pranga krahun e djathtë të Ramës, Shullazin dhe dy krerë të tjerë të kësaj bande, ndërsa hetimet pritet të sjellin surpriza jo të këndshme për ministrin e Brendshëm. Duhet kujtuar se edhe ky arrestim u bë pas një përplasje të hapur mes prokurorëve dhe drejtuesve të policisë, të cilët me urdhër të Tahirit refuzuan për disa orë që të arrestonin kryekriminelin.
Prokuroria po ashtu po heton aferën e skandaleve të koncesioneve në shëndetësi, që prej kohësh vijon të mos sjellë rezultate për shkak të presionit në të cilin është angazhuar direkt Rama ndaj këtij institucioni. Dosjet e bandës së Ramës në duart e prokurorëve janë të shumta, dhe kreu i qeverisë ka zgjedhur si rrugën më të mirë për t’i mbyllur gojën prokurorëve, thirrjen direkt në zyrën e tij për t’i vendosur ata nën komandën e vet.
Hetimet ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit e kanë trembur Ramën. Takimi me 20 prokurorët është dëshmi e kësaj frike. Ai po kërkon që të bllokojë luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ky është një mesazh i pastër për atë që ai kërkon të arrijë.

Ajo çfarë Rama synon është zëvendësimin e Llallës me një kamikaz të bindur të tij. Kjo pikë e Reformës në Drejtësi të Ramës ka hasur në rezistencën e opozitës, ndërsa edhe Venecia është shprehur qartë se nuk e mbështet variantin e propozuar nga Rama.
Duke parë vështirësitë që po has në shkarkimin e Llallës, Rama duket se po suprimon pushtetin direkt të kryeprokurorit ndaj vartësve të vet. Thirrja e 20 prokurorëve në orët e vona të natës në zyrën e kreut të qeverisë mund të konsiderohet një puç i pastër në Prokurori për shkarkimin de fakto të Llallës dhe marrjen e kompetencave nga vetë Rama. Një takim i tillë e kompromenton akoma më thellë debatin për reformën, ndërsa i bën të qartë jo vetëm opinionin e brendshëm, por edhe partnerëve ndërkombëtarë se veprime të tilla si ky i Ramës janë shenja të pastra që kanë vetëm një synim dhe ky është nënshtrim i Prokurorisë dhe keqpërdorja e saj për interesa politike të kryebanditit që qeveris sot vendin dhe pas të cilit fshihen të gjithë kryekriminelët dhe kryehajdutët në këtë vend.

Kategori
Uncategorized

“La Repubblica”: Drogë dhe armë me avionë nga Shqipëria.

Drogë dhe armë me avionë. Në këtë mënyrë trafiku ka ndërruar rrugë. Për të sjellë substanca të ndaluara dhe armë në Pulia nuk ka më korrierë në bordin e anijeve, por pilotë që drejtojnë avionë të lehtë. Hetimet dhe numrat tregojnë këtë kanal të ri të përdorur nga grupet kriminale. Shifrat flasin qartë, në portin e Barit janë minimizuar sekuestrimet. Dhe kjo pavarësisht rritjes së teknologjisë gjithmonë e më të lartë dhe aktiviteteve të mbajtura në mbikëqyrje nga Guardia di Finanza nuk ka mundësi. Me alarmin e terrorizmit ndërkombëtar dhe rrobat gjithmonë e më të ngushta të kontrolleve në dogana grupet kriminale kanë vendosur të ndryshojnë rrugë. Hetimet e konfirmojnë këtë: deltaplanë, helikopterë të vegjël sportivë të aftë të kapin distanca të mëdha dhe një shpejtësi deri në 100 km në orë duke bërë transport nga përtej Adriatikut.

Verën e kaluar karabinierët pikasën në Ostuni një avion të lehtë me 3 kuintalë e gjysme marijuanë që vinte nga Shqipëria. Në shtator policia bllokoi në Vercelli një sipërmarrës me licencë fluturimi që duke iu shpëtuara radarëve dhe në linja turistike mënjanonte kontrollet në dogana kishte arritur të sillte në Veri një sasi të madhe droge. Vetëm me një teknik nga Leçe. Në mars u konfirmua përgjimi se në qiejt puliezë nga ana e Erofighter të aeroportit ushtarak të “Gioia del Colle” një avion i vogël që kishte shkelur hapësirën italiane pa leje.

Që Pulia është pika kyçe e trafiqeve internacionale të drogës dhe armëve është një gjë e njohur, por që të bëhej edhe pika e uljes dhe nisjes së avionëve të vegjël civilë të investitorëve është një risi. Gjysma e privilegjuar e dyvendësheve e aftë të transportojë dy persona dhe 30 kg më shumë do të bënte që mes Barit dhe Brindisi8t ku ka rrugë asfalti të fshehura dhe të përdorura në të kaluarën, tashmë janë aktivizuar për linjën e Veriut të Italisë apo dhe Shqipërisë. Në këtë pikë janë përqendruar edhej hetimet e Guardia di Finanza. Në Bari forcat e komandës vendore të drejtuara nga gjeneral Vincenzo Papuli, kanë vënë në shënjestër një numër të madh sekuestrimesh të armëve prodhim sovjetik. Janë pra armë që vijnë nga lindja: Shqipëria dhe Kosova janë vende që pas konflikteve të fundit kanë armë në qarkullim.

Janë armë lufte dy kallashnikovët AK-47 të modifikuar të kompletuar me 92 fishekë të kalibrit 7.62 dhe 3 karrikatorë të gjetur në kopshtet jeshile në një operacion të komandantit Marco Tannoia, të zbuluara në një kompresor në brendësi të portobagazhit të një Audi A6. Makina që udhëtonte me 200 kilometra në orë në autostradën 16 në drejtim të Brindisit pak pas orës 20 u përball me një patrrullë policie që nuk ndaloi dhe madje kërkoi arratrinë edhe për më shumë se 30 kilometra të tjerë drejt Torre Canne. Në makinë ishin 2 persona me precedentë penalë. Bëhet fjalë për Carmelo Semeraro, 55 vjeç, dhëndëri i superbosit Francesco Prudentino me nofkën “Ciccio la Busta”, ish-shefi i kontrabandës së cigareve dhe Giovanni Ciccarone, 48 vjec të dy nga Ostuni.

Të dy me precedentë, i pari për lidhje me grupime mafioze, grabitje, rrëmbime, dhunime dhe i dyti për grabitje, kërcënime, lidhje me grupe kriminale, kanosje dhe kontrabandë. Të dyu u arrestuan. Me siguri që e kishin me nxitim që të çonin armët në destinacion, ndoshta për t’i përdorur për një grabitje dhe ishin bërë ata transportuesit e armëve. Po hetohet ndërkohë nga kishin ardhur armët që me siguri mbaheshin në një depo aty pranë.

Kategori
Uncategorized

Basha i shkruan Ramës: S’mund të vija i padepiluar në takim.

basha rama

Më erdhi si bombë ajo ftesa jote. Kështu që formalisht m’u desh të dërgoja fjalë se kam axhendë të ngjeshur.

Në fakt e vërteta qëndron si më poshtë. Mua përveç se duhet të përgatitem shpirtërisht dhe mendërisht që duhet të të takoj ty, gjithashtu duhet të përgatitem edhe fizikisht.
Dhe me thënë të drejtën më zure pa përgatitur se jam i padepiluar.

E kam shumë të nevojshme që të bëj joga sepse ende nuk më besohet që do të takoj ty dhe kam filluar që të heq të gjitha qimet me piskatore.

Por deri nesër në orën 11 paradite nuk më del koha t’i heq të gjitha qimet dhe të organizoj shumë gjëra që kam në mendje që takimi ynë të bëhet i paharrueshëm.

Jo se nuk e prisja ftesën tënde, por në fakt nuk e prisja të tregoheshe aq romantik sa ta organizoje takimin tonë në sallën e hartave pa Endri Fugën nëpër brekë.

Unë po mendoja të merrja me vete Grida Dumën, më kupto drejtë, dua që një herë që takohemi të mbahet mend për gjithë jetën dhe ajo ka për të vënë buzëkuqin kaf.

Po mendoja t’i thosha shoferit që të marrë ca birra me vete, ndërsa ti na bëje ndonjë brusketë . Nga kjo anë mendova edhe për ty sepse e di që nuk ke për t’i bërë brusketat aq shpejt.

Tani jam në zyrë dhe po shkarkoj nja dy filma që t’i shohim, po ke ndonjë preferencë më thuaj që ta shohim dhe ta anlizojmë me terezi kur t’i shohim.

E kam me dy mendje çfarë të vesh dhe kjo kam përshtypjen se do ma shtyjë më tepër takimin sepse e kam ëndërr të të takoj ty dhe t’i kem kombinuar çorapet me fjongot e kordeles. Po dal të blej çorape të dielën me patjetër.

Qejfi do ma kishte që takoheshim ‘tek e tek’, se unë bezdisem kur më futen në mes të bisedës e më bëjnë si të zgjuar këta që marrim me vete. Sa për të prishur nivelin e inteligjencës së bisedës janë shumica.

Sa për orarin nuk është se më ngjiti shumë, ai orar paraditeje nuk është i përshtatshëm. Unë po mendoja diçka rreth pasdites se është si kohë me e përshtashme për të parë filma për të rritur.

Kështu zemra ime, ika të bëhem gati dhe do të të shkruaj  kur të përgatitem…

Kategori
Uncategorized

Ungjilli” sipas Rilindjes.

albano-c1200x600

Nga Dr. Albano ZHAPAJ

 

Çudirat, o miq, nuk kanë të sosur në këtë vend. Punë ka, por s`jemi zanatçinj. Reforma bëhen, por njerëzit si shikojnë. Qeveria punon, por njerëzit se kuptojnë, pasi dëgjojnë gënjeshtrat e opozitës. Policia në krye të detyrës, njerëzit thonë është mbushur Shqipëria me hashash.

Historianët e një të ardhme shumë të afërt, e më tej, do të kenë me siguri goxha punë për të kuptuar e shkruar atë që po ndodh sot. Por çpo ndodh sot që nuk paska qenë e parashikuar, në libra historie, apo edhe Libra të Shenjtë. Le të shikojmë ca më thellë:

«Do të shfaqen shumë profetë të rremë dhe do të mashtrojnë një mori njerëzish.» (Ungjilli sipas Mateut, kapitulli 24, paragrafi 11)

 

Kështu thoshte Mateu kur fliste për profetë dhe mësues të rremë. Me siguri që katoliku Rama nuk e ka lexuar siç këtë varg, e ka lexuar dhe po e keqpërdor, ose ndoshta e ka lexuar por e ka harruar. Nga sa po shohim, nga sa po dëgjojmë dhe nga sa po jetojmë në këtë vend, me sa duket ky është “ungjilli” që Grupi i Rilindjes ka krijuar, me aq kujdes e mjeshtëri, dhe që e preferon më shumë:

 

“Ungjilli” sipas Rilindjes

 

Vargu 1: Parlamenti komandohet me ushtarë të bindur, dhe që të mund të binden të gjithë anëtarër e tij, atëherë duhen futur në palament ca horra dhe vrasës, që anëtarët e tjerë të frikësohen, të dëgjojnë dhe të binden.

Vargu 2: Shteti ka të gjithë të drejtat mbi popullin, dhe që populli të bindet duhet frikë dhe terror, dhe një polici e fortë. Por terrori dihet se është virtyt i rrugaçëve dhe kriminelëve; atëherë le të shtojmë radhët e policisë, le të punësojmë në polici sa më shumë kriminelë dhe hajdutë, se meqë këta e njohin mirë këtë zanat,  edhe  duke i lënë edhe të bëjnë ca punë të tyre këta hajdutë, me siguri që do na binden e do bëjnë ç`tu themi, e kështu  do ta kemi më të lehtë të kontrollojmë popullin, apo kë nuk na do.

Vargu 3: Qeveria nuk ka nevojë që popullin ta vjedhë direkt, se bie në sy për keq. Atëherë jep me koncesion prona dhe shërbime shtetërore tek privati, në mënyrë që privati të vjedhë popullin, dhe në qoftë se populli ngelet borxh tek koncesioni, atëherë përdor policinë (sipas vargut 2) që ta terrorizojë pak, por edhe ta fus popullin në burg. Në fund në qoftë se hashiqare duket që po vidhet, atëherë prapë s`ka faj qeveria, por koncesioni.

Vargu 4: Një vit terror dhe burgime, mjaftojnë të qeverisës katër vjet pa probleme. Popullit i duhet thënë se s`ka faj qeveria që qytetarët e papërgjegjshëm  s`paguajnë dritat tek koncesioni privat, pasi ti popull vetë më votove dhe më the që të bëj shtet, dhe shteti nuk bëhet duke vjedhur. Populli duhet të krijojë bindjen se hajduti i madh (koncesioni sipas kreut 3) nuk ekziston, por që ekzistojnë shumë hajdutë të vegjël nga gjiri i popullit, që dëmtojnë popullin duke mos paguar detyrimet tek koncesionet.

Vargu 5: Qeveria duhet të punojë për popullin dhe të kënaqë nevojat e tij, nëpërmjet punësimit të popullit. Qeveritë e mëparshme kanë qenë hajdute dhe të korruptuara, prandaj edhe shumica e popullit ma besoi mua qeverisjen, që ti zhduk këto fenomene. Atëherë heqim nga puna të gjithë ata njerëz që tashmë janë pjesë e minorancës, lirojmë vendet e punës, dhe punësojmë aty njerëz nga “populli im” që më ka dhënë votën.

Vargu 6:  Që të qeverisësh gjatë, nevojiten para, dhe që të bësh para duhet të lidhesh me njerëzit që dinë të bëjnë, dhe që i kanë ato para. Atëherë jepu mundësinë këtyre njerëzve të ndërtojnë pallate, lokale e parkingje, në vende publike, dhe që frekuentohen më shumë nga populli. Parqet dhe lulishtet janë vende ideale, sepse janë të të gjithëve dhe të askujt. Në ndodhtë se dikush ankohet, me siguri do të jetë pjesë e atij populli në minorancë, që është i korruptuar, ose injorant që nuk e kupton zhvillimin dhe mirëqenien që i vjen popullit nga kjo qeverisje.

Vargu 7:  Qeverinë e mban në këmbë opozitarizmi i heshtur, dhe që të jetë i tillë, duhet që qeveria të godasë fuqimisht pjesëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit e opozitës. Këtyre njerëzve u duhet vështirësuar jeta në maksimum, u duhen prishur ndërtimet, me leje apo pa leje s`ka rëndësi, sepse populli na ka votuar që të bëjmë shtet (shiko vargun 3 dhe 4). Të tjerëve që kanë aktivitete private apo biznese, duhet ti gjobisim, ti falimentojmë, ti ndalojmë që të pasurohen, pasi po patën mirëqenie kanë edhe kohë të mendojnë e të flasin kundër qeverisë, po nuk patën punë dhe biznese, do mendojnë vetëm se si të gjejnë bukë, do të fillojnë të punojnë tek ne dhe për ne, ose do të largohen ta kërkojnë punën gjetkë.

Vargu 8:  (Ar)miqtë e jashtëm nuk duhet të kuptojnë se çka po ndodh këtu, prandaj duhen rregulluar qendrat e qyteteve dhe rrugët hyrëse në vend, që gjithçka të duket se po shkon në drejtimin e duhur. Kur na vjen ndonjë  “mik i madh”, të lirojmë rrugët nga populli, ti pastrojmë e ti lajmë mirë ato, ti zbukurojmë me lule e pankarta, që kur  “miku i madh”  të shkojë në vendin e tij, të tregojë për mirëqeverisjen tonë.

Vargu 9: Populli s`duhet të ketë kurrë kohë të mendojë e të gjykojë mbi qeverinë dhe qeverisjen. Për këtë arsye qeveria në mënyrë konstante duhet të prodhojë informacione për tja mbajtur mendjen dhe jetën të zënë, të prodhojë batuta, sharje, fyerje dhe tallje, në mënyrë që media që ja transmeton popullit këto informacione, të ushqehet me lajme, dhe të mos merret me probleme që si takojnë. Në fund të fundit, ç`i duhet popullit apo të huajve se ne prishim parqe dhe ndërtojmë pallate e lokale. Spostimi i vëmendjes nga hallet e vërteta e ndihmojnë popullin t`i kalojë vuajtjet e tij me sa më pak dhimbje. E ku ka doktor më të mirë se ai që të vë në gjumë kur ke dhimbje.

Vargu 10: Një qeveri e mirë, kurrë, nuk ja ngre taksat popullit, por ja ul. Qeveria jonë ja ka heq fare taksat popullit. Bizneset e  “ndershme”  s`kanë pse paguajnë taksa shtetit. Por shteti pa taksa nuk rron dot. Atëherë le të lemë pushtetin vendor t`i marrë popullit atë që si merr qeveria, dhe herë pas herë të gjobitet populli, ku në dyqane, ku në biznese e ku në rrugë me automjete, në mënyrë që shteti të jetë e të ketë. Aty ku pushteti vendor na mbështet, edhe ne e mbështesim me investime në infrastrukturë apo në shërbime.

Vargu 11: Populli duhet të kuptojë që qeveria qendrore është e aftë, e përgjegjshme dhe e pa korruptuar. Në qoftë se qeveritë vendore nuk punojnë siç duhet, atëherë fajin e kanë ato dhe duhen ndëshkuar. Herë pas here ndonjë zyrtar vendor e fusim në burg, që populli ta shikojë që ne jemi në krahun e tij. Pastaj i themi gjykatësit që ata që fusim në burg ne, ti mbajnë ca kohë brenda, e më vonë le t`u japin edhe pafajësinë po deshi. Kështu edhe populli kënaqet që zyrtari i vogël bëri burg, por edhe zyrtari (që është i yni, shiko vargun 2 dhe 3) del i pafajshëm dhe shpërblehet monetarisht për ditët e burgut që bëri.

Vargu 12:  Popullit i duhet thënë se gjykatësit që nxjerrin nga burgu ata që arreston qeveria, janë të korruptuar dhe duhen ndërruar. Nga radhët e popullit tonë të “ndershëm” që na ka votuar, duhen gjetur njerëz të rinj dhe të zëvendësojmë të vjetrit. Qeveria arreston e burgos të pafajshëm, që këta gjyqtarë të korruptuar më tej i shpallin përsëri të pafajshëm. Kështu që s`bëjmë dot shtet me këta gjyqtarë, dhe meqë populli na ka besuar qeverisjen e vendit, duhet që gjyqtarët ti zgjedhë qeveria. Kështu edhe populli fillon dhe kupton që qeveria është në rregull, dhe të këqijat i vijnë nga gjyqtarët.

Vargu 13:  Populli është mësuar që në pushtetin vendor të zgjedhë njerëz që më shumë i beson dhe respekton. Këto janë gjëra të vjetra dhe të  tejkaluara, pasi kur ecën përpara nuk ka më kuptim të kthehesh mbrapa. Atëherë këta kandidatë që do populli, duhen baltosur, denoncuar dhe burgosur. Por si? Mjafton që një qytetar ta denoncojë për një shkelje të vogël, dhe quaje të kryer. Sa ta nxjerrë gjykata të pafajshëm edhe këtë kandidat për pushtetin lokal, qeveria e ka zgjedhur e votuar të riun. Populli duhet të kuptojë që s’mund të ketë reforma në qoftë se nuk përputhen dëshirat e qeverisë qendrore me qeverinë vendore.

Vargu 14:  Populli duhet bindur se puna  dhe frytet e qeverisë nuk mund të duken kaq shpejt, pasi duhen vite për të ndrequr gabimet e qeverive të mëparshme, si dhe për të jetësuar projektet dhe idetë që kemi nisur. Populli duhet të besojë ç`i themi ne dhe jo atë çfarë duket. Kështu fitojmë kohë sa të mbyllim një mandat dhe i themi që na duhet edhe një tjetër për të mos lënë përgjysmë “punën e madhe” që kemi nisur. Për këto arsye në prag zgjedhjesh, asnjë gjobë, asnjë arrestim, ca amnistira, ca investime dhe ca fasada, dhe e shtyjmë edhe një mandat tjetër.

Pra o miq, historianë, gazetarë, politikanë e zanatçinj, siç e shikoni Ungjilli i vërtetë i paska parashikuar edhe profetët e rremë si rilindësit me shokë. Populli do mashtrohet, do bindet, do durojë, por në fund do ta kuptojë të vërtetën, do ta kuptojë se kush është qeveria “profete” dhe kush është populli, pasi populli gjykon me gjuhën e zemrës dhe Zoti s’do ta lerë për shumë kohë në errësirën e “ungjillit” të profetit të Rilindjes, Rama. Populli do ngrihet dhe ora e mashtrimeve do përfundojë

«Ai (populli) do të ngulmojë deri në fund, dhe do të shpëtohet.» (Ungjilli sipas Mateut, kapitulli 24, paragrafi 13).

Të rrojmë e të shikojmë.

Kategori
Uncategorized

New York Times: Arabia Saudite po shkatërron Kosovën.

New York Times: Arabia Saudite po shkatërron Kosovën

Arabia Saudite ka irrituar krijuesit e politikave amerikane për vite me radhë. Gjoja si një aleat kritik, strehuar nga armiqtë e saj përmes ndihmës dhe armëve amerikane, mbretëria ka shpenzuar miliona  të panumërt duke promovuar Vahhabizmin, formën radikale të Islamit Sunni i cili ka inspiruar rrëmbyesit e 11 shtatorit (9/11) dhe që tani po ndez Shtetin Islamik.

Kapitulli I fundit në këtë histori të gjatë e të pikëlluar përfshinë edhe Kosovën e vogël. Me një popullsi prej 1.8 milion banorë, Kosova ka dërguar më shumë të rinj për kokë banori se secili shtet tjetër i Evropës për të luftuar në Irak dhe Siri.

Që nga viti 2012, rreth 314 kosovarë I janë bashkuar Shtetit Islamik, duke përfshirë këtu dy sulmues vetvrasës, 44 gra dhe 28 fëmijë. Edhe Blegjika, e cila shihet gjerësishtë si një vatër e ekstremizmit pas sulmeve në Paris dhe Bruksel, mbetet prapa saj në renditjet e rekrutimit, shkruan NYT transmeton zeri.info.

 

Siç është detajuar nga Carlotta Gall në një artikull të kohëve të fundit në The Times, Kosova është në këtë pozicion kryesisht për shkak se Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit Persik kanë shpenzuar vite në zhvillim dhe financimin e një rrjeti të imamëve, xhamive dhe shoqatave të fshehta atje.

Dhe ndërsa nuk ka asnjë dëshmi se ndonjë grup dha para drejtpërdrejt dhe në mënyrë të qartë për të bindur kosovarët për të shkuar në Siri, zyrtarët e lartë në Kosovë tha znj Gall se klerikët ekstremistë dhe grupe kanë shpenzuar shumë për të nxitur të menduarit radikal islamik në mesin e të rinjve dhe njerëzit në nevojë. “Çështja është se ata mbështesin mendimtarë që nxisin dhunën dhe xhihadin në emër të mbrojtjes së Islamit”,ka thënë Fatos Makolli, shef i policisë së Kosovës kundër terrorizmit.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë investuar shumë për të ndihmuar Kosovën të fitojë pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe për të vendosur demokracinë.

Se Arabia Saudite duhet të jetë duke përdorur Kosovën si një terren të mbarështimit për ekstremistët, ose duke e lejuar atë për t’u përdorur si një terren të mbarështimit nga ndonjë entitet arab apo qytetar, është një kujtesë mizore e sjelljes kontradiktore dhe madje edhe mashtruese të partnerëve të Amerikës në Gjirin Persik dhe ndihmon për të shpjeguar se pse marrëdhëniet e saj me këto vende janë bërë gjithnjë e më të trazuara, shkruan NYT transmeton zeri.info.

 

Kosova, e cila është shpëtuar nga shtypja serbe, pas muajve të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, ka qenë e njohur si një shoqëri tolerante. Për shekuj me radhë, shumica muslimane ka ndjekur versionin liberale hanefite të islamit, e cila është pranuar nga të tjerët.

Që nga lufta, ajo traditë vazhdimisht është kërcënuar nga imamët e trajnuar në Arabinë Saudite, shpenzimet e tyre kanë qenë të paguara nga organizatat bamirëse Arabe, duke predikuar Supremacinë e ligjit të Sheriatit dhe duke nxitur xhihadin e dhunshëm dhe takfirismin e cila autorizon vrasjen e muslimanëve të cilët shihen si heretikë.

Shumica e kosovarëve kanë rezistuar një bindje të tillë, dhe zyrtarët në Kosovës thonë se mbështetja për Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin mbetet e fortë atje. Megjithatë, ekspertët tregojnë për një numër arsyesh që vendi ka qenë terren pjellor për rekrutim të ideologjisë radikale: një popullsi e madhe e të rinjve që jetojnë në varfëri rurale me pak shpresë për vende të punës; korrupsioni dhe mungesa e besimit në qeveri; dhe, sipas një raporti të 2015 nga ana e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, një sistem arsimor që nuk inkurajonë të menduarit kritik, shkruan NYT transmeton zeri.info.

Mbetet e paqartë se pse Qeveria e Kosovës, si dhe Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët e Kombeve të Bashkuara që kanë administruar pasluftës në Kosovë, nuk ka vepruar më shpejt. Amerikanët mund të kenë gabuar duke supozuar se bashkësia moderuar fetare në Kosovë do të parandalonte ekstremizmin nga lulëzimi i tij.

Sulmet 9/11 sqaruan shumë shpejt rreziqet. Disa organizata saudite në Kosovë u mbyllën, dhe qeveria saudite, e cila duket se ka zvogëluar ndihmën për Kosovën, tani insiston se ajo ka vendosur kontrolle të rrepta mbi organizatat bamirëse, xhamitë dhe mësimet fetare. Megjithatë përkundër kësaj, Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rritur financimin e linjës së ashpër islame në Kosovë.

Shtetet sunite arabe ende nuk duket se kanë kuptuar shkallën në të cilën versionet ekstreme të Islamit rrezikojnë edhe ato poashtu. Edhe pse familja mbretërore saudite mbështetet në klerikët vahabiste për legjitimitetin e tyre politik, shteti islam akuzon monarkinë për korruptimin e besimit në mënyrë që të ruajnë pushtetin e tyre. Që nga viti 2014, ka pasur 20 sulme terroriste në mbretërinë Saudite, shumë prej tyre të organizuara nga ISIS, shkruan NYT transmeton zeri.info.

Qeveria e Kosovës, duke punuar me Shtetet e Bashkuara, ka vepruar për të luftuar ekstremizmin duke miratuar ligje të reja Antiterror, duke goditur pastrimin e parave që mbështet grupet radikale dhe njëkohësisht ka rritur hetimet policore. Fluksi i qytetarëve të Kosovës të cilët janë të gatshëm për të luftuar me shtetin islamik me sa duket ka rënë në zero në shtatë muajt e fundit, ndërsa numri i kosovarëve në fushën e betejës është ulur në 140.

Megjithatë, të paktën dy imamë radikalë vazhdojnë të predikojnë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, dhe të grumbullojnë turmat e të rinjve. Shumë punë mbetet ende për tu bërë për të mbrojtur pavarësinë dhe frymën e tolerancës që Kosova ka punuar aq shumë për të arritur.

Kategori
Uncategorized

Varfëria, mijra shqiptarë drejt psiqiatrisë.

Shqiptarët po preken çdo ditë e më shumë nga sëmundjet  mendore. Ky fenomen shqetësues tashmë është i dokumentuar. Statistikat e 10 viteve të fundit për pacientët e prekur nga diagnoza të shëndetit mendor, që janë kuruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tregojnë numurin e madh të këtyre pacientëve.

Por, për të gjykuar mbi përmasat e vërteta të shtrirjes së sëmundjeve mendore, shifrave të QSUT-së duhet t’i shtojmë edhe numrin e pacientëve të vendosur në katër spitalet psikiatrike në të gjithë vendin. Një numër të konsiderueshëm zenë edhe qendrat ditore, ku shkojnë persona në fazën e parë të sëmundjes.
Alarmi për rritjen e të prekurve nga sëmudjet mendore është dhënë edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Shkaqet
Specialistët  që kanë kontakt të drejtëpërdrejt  me pacientët, evidentojnë disa nga shkaqet që vijnë si pasojë e këtyre sëmundjeve.  Doktoresha Psikiatre, Arjana Rreli shprehet se faktorët që ndikojnë në shtimin e të sëmurëve janë të shumtë. “Shkaqet janë biologjike, përshembull pacientë që e kanë të trashëguar gjenetikisht. Por, mund të ketë lidhje edhe me sëmundje të tjera, si p.sh një kancer, i cili sigurisht që shoqërohet me një problem mendor.

Nuk mbeten pas shkaqet sociale, të cilat mund të jenë probleme të ndryshme si papunësia, migrimi i popullsisë, konfliktet, divorcet e prindërve, pamundësia për një jetesë normale, siç mund të jetë strehimi”, shprehet doktoresha Rreli. Sipas saj, i dhimbshëm është fakti kur një personi të predispozuar nga ana biologjike i mbivendoset edhe ana sociale. Ky rast nuk ka shpëtim nga një sëmundje mendore.
Adela Lamçja, psikologia e spitalit psikiatrik në Elbasan “Sadik Dinçi”, i grupon në një mënyrë  tjetër arsyet që nxisin sëmundjet mendore. “Janë shkaqe predispozuese. Faktorë mund të jenë terreni ku rriten si dhe hapësira në të cilën ata kalojnë kohën e lirë. Ndërsa shkaqet percipituese kanë të bëjnë me keqjetesën, abuzimin dhe traumat që mund t’i kenë kaluar në një moshë të vogël, por që shfaqen më vonë. Së fundmi është edhe faktori gjenetik, pacientët që e kanë të trashëguar sëmundjen”, shprehet psikologia.

Kategori
Uncategorized

‘DREJTËSIA S’MUND TË JETË DHURATË NGA GANGOT DHE AMBASADORËT’.

lubonjaAnalisti Fatos Lubonja e konsideron jo vetëm të padobishme, por edhe të dëmshme reformën në drejtësi e cila, sipas tij, do të prodhojë padrejtësi edhe më të mëdha.

Në një opinion tëb publikuar në të përditshmen “Panorama” ai shpjegon edhe pse kjo gjë e dëmshme mund të na sjellë një dobi:

Reforma në Drejtësi duhet aprovuar sa më parë, në mënyrë që, me padrejtësitë edhe më të mëdha që do të sjellë, të na ndihmojë të ndërgjegjësohemi më shpejt se nuk mund të kërkosh drejtësi nga kjo skotë që pushtetin e ka ngritur pikërisht mbi themelet e padrejtësisë.

Lubonja ka folur edhe për detashmentet e partive politike, gazetarët në shërbim të tyre që ndërtojnë një strategji mashtrimi.

Këta, ca me vetëdije dhe ca pa vetëdije, synojnë të na bindin që shpresën tonë për shpëtim, domethënë, edhe për drejtësi apo shtet të së drejtës, ta mbajmë brenda qerthullit të këtyre partive.

Analisti Lubonja akuzon edhe ambasadorët e vendeve perendimore se po i shërbejnë pikërisht kësaj strategjie

Më e keqja është se për këtë debat shterpë, bjerrakohës, po punojnë përditë edhe të huajt që i kemi aq qejf, ambasadori amerikan apo ambasadorja e BE, për shembull.

Po për çfarë duhet të flasin ambasadorët sipas Lubonjës?

A i keni parë të thonë një një fjalë për padrejtësinë e madhe (në fakt krimin) që shtetarët tanë më të lartë kanë bërë duke bashkëpunuar me trafikantët e drogës e vrasësit duke i futur deri në Parlament? Unë jo. A i keni parë të thonë një fjalë se si policia përdoret për të rrahur protestuesit edhe pse këta janë në rregull me ligjin, kurse pushtetarët janë kundra ligjit? Unë jo. A i keni parë të thonë një fjalë se si në Shqipëri Ministria e Brendshme sjell aparate përgjimi duke i kaluar ato pa doganë dhe pa marrë lejen e Prokurorisë? Unë jo.

Lubonja thotë se miratimi i reformës dhe padrejtësia që do ta pasojë është një mësim i nevojshëm, që shqiptarët e meritojnë.

Vetëm pas këtij mësimi, ndoshta, do të lindë ndërgjegjësimi ndër shqiptarët se drejtësia nuk është diçka që falet në një ditë të bukur nga gangsterët, të shtrënguar nga miqtë e tyre të huaj, por, shtu sikurse liria, diçka që fitohet ose humbët përditë në luftë me ta.

Sipas analistit, vetëm pas kësaj vetëdije, ka shpresë për një klasë të re drejtuese të ndershme.

Kategori
Uncategorized

Biseda sekrete e ambasadorit dhe “halli” i videos së fshehtë në zyrat qendrore të Tiranës.

Ish Kryeministri, Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me Projektligjin “Per shpalljen e moratoriumit te gjuetise ne Republiken e
Shqiperise”./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

 

Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe deputeti i PS, Taulant Balla, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me Projektligjin “Per shpalljen e moratoriumit te gjuetise ne Republiken e Shqiperise”./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and lawmaker, Taulant Balla, during a parliamentary session.

 

Ish-Kryeministri: Rama ndërroi emrin nga Edvin në Edi për shkak të dosjes së Spanjës dhe akuzave të Kardiovskit

 

Gëzim Saliu

 

 

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi dje nga Parlamenti se një ambasador me peshë në vend i ka rrëfyer një personaliteti shqiptar se kryeministri Rama i ka pohuar se ka rekrutuar kriminelë nga zona e Veriut për të fituar zgjedhjet. Në fjalën e tij, ish-kryeministri tha se kjo praktikë e përdorur nga Rama solli vërshimin e krimit në jetën politike të vendit.  “Çfarë do ti thoshte ne një bisedë një diplomat i huaj një personaliteti shqiptar, do i thoshte: “po, Edi Rama më ka pohuar sinqerisht se ai ka rekrutuar nga zonat e Veriut vrasës, kriminelë e trafikantë sepse në ato zona vetëm me të tillë ia dilet”. Në këtë mënyrë Rama, me një racizëm të ulët, të ndyrë antishqiptar e antikombëtar, paraqet Veriun si pullë kriminelësh dhe dijeni të dashur qytetarë dhe qytetare nga rrethet e Veriut e Verilindjes, se ky është koncepti antishqiptar i tij për ju”, tha Berisha. I pyetur nga mediat jashtë sallës së seancës plenare  lidhur me deklaratën e ambasadorit, emrin e të cilit Berisha e mbajti anonim për çështje etike, ish-kreu i qeverisë theksoi se,: “Ky ambasador është i një vendi kryesor dhe unë për etikë diplomatike nuk po përdor emrin e tij por në mënyrë absolute ai këtë e ka thënë, jo më larg se para tre – katër ditësh nga dita e sotme. Ka thënë se zoti Rama i ka pohuar se ka vendosur, ka marrë kriminelë nga Veriu pasi ato zona të atilla janë dhe se ja mori Berishës për të fituar në ato zona”.

 

Akuzat

 

Duke u marrë me çështjen e ligjit të dekriminalizimit, ish-kryeministri deklaroi në Parlament se pasardhësi i tij Rama e ndërroi emrin nga Edvin në Edi për shkak të një dosje që sipas tij ai kishte në Spanjë. “Le të vijë këtu Edvin Kristaq Rama, për të cilin jam akuzuar mijëra herë se po i ndërroj emrin, ja që del se nuk i kam ndërruar unë emrin por e ka ndërruar ai emrin e tij. Unë pra i kam thirrur atij në emrin e vërtetë. Ai të vijë këtu të tregojë se nga Edvin u bë Edi për shkak të dosjes spanjolle, për shkak të Kardiovskit, për shkak të akuzave të Kadriovskit e shkaqeve të tjera që duhet t’i sqarojë, sepse ai ndërrim emri në një kohë kur pikërisht janë përfolur këto që them unë, në një kohë kur mediat e kanë akuzuar për një krim të tmerrshme në hotelet e Spanjës, në një kohë kur Kadrovski e akuzonte në një letër për të shoqen, Dilën, implikim direkt, janë në media të gjitha këto. Të vijë këtu të thotë ç’është ky ndërrim i emrit”, u shpreh Berisha. Më tej duke shprehur vlerësimin më të madhe për ligjin e dekriminalizimit, i cili sipas ish-kryeministrit u faktoi shqiptarëve se vrasësit i futi në parlament Edi Rama,: “se trafikantët i futi në parlament Edi Rama, u faktoi turpin e madh se si përpiqen për të fshehur kokën si struci në diell, të krahasojnë vrasjen me kundravajtjen ligjore në rrugë, të krahasojnë vrasjen me arrestimin politik, me nenet 55 dhe nene të tjera. Me këtë gjë vetëm sa i hiqni maskën vetes dhe dukeni më kriminelë se kurrë”.

 

Racizmi

 

Po ashtu në fjalën e tij Berisha e akuzoi kryeministrin Rama si një armik të egër të qenies kombëtare. Duke përfshirë në këtë pjesë deklaratat e  ambasadorit lidhur me qëndrimet e Ramës kriminelët në Veri, Berisha tha se kreu i qeverisë është treguar anti-shqiptar. “Rama, me një racizëm të ulët, të ndyrë antishqiptar e antikombëtar, paraqet Veriun si pullë kriminelësh dhe dijeni të dashur qytetarë dhe qytetare nga rrethet e Veriut e Verilindjes, se ky është koncepti antishqiptar i tij për ju. Dëgjoja një ditë në televizion njëriun më të afërt të tij tek u thoshte se nga Laçi në Vermosh dhe në Tropojë ka vetëm kriminelë. Në fakt ky është një fatkeq që beson mashtrimet, trillimet e shpifjet e ulta të një antishqiptari siç është Edi Rama, të njeriut që ka dekoruar Bregoviçin me çelësin e artë të qytetit të Tiranës për hymnet antishqiptare e antikosovare, hymnet ndaj atyre që ngrenë burrat dhe gratë e Kosovës. Ky s’është zotëri, është një kriminel i vërtetë”, pohoi ai. Sipas Berishës është Rama që u thotë të huajve, se veriorët me kriminelë qeverisen. Në këtë kontekst, ish-kryeminstri sfidoi mazhorancën duke pohuar se nga viti 1991 e deri më tani nuk ka asnjë deputet të përfshirë në akte të rënda kriminale sic ishin ata të PS-së.. Merrni listat e deputetëve të PD, në të gjitha legjislaturat nga 91 deri tani, dhe gjeni një të vetëm, silleni këtu po e gjetët, nga Jugu apo Veriu e çdo vend tjetër. Ju doni të krahasoni kundravajtjet rrugore me kriminelët, nxirrni ligjin e arratisjes së Ramiz Alisë”.

 

Reagimi i Ramës ndaj akuzave të Berishës

 

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj dje përmes një statusi në Facebook akuzave të ish kreut të PD, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit. “Gjithë lajmeve për shejtan budallallëqet e Saliut u shkon veç një titull: “Hedh një budalla një gur në lumë 100 të mençur s’e nxjerrin dot”…”, shkruante Rama në rrjetet sociale.

 

PS kërkon përjashtimin e Berishës me 10 ditë

 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi kërkoi dje në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, për të vendosur përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të tij në Kuvend për kryeministrin Edi Rama, të cilin e ka quajtur “kriminel”. “Kërkoj mbledhje urgjente të byrosë së kuvendit për të marrë masat përkatëse ndaj atij që lancoi të gjitha këto në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit që se ka për herë të parë po kështu s’mund të vazhdojë gjatë, kërkoj të thërrisni…sipas nenit 65 për ta përjashtuar deputetin Sali Berisha 10 ditë nga seancat e Parlamentit”- tha Ruçi. Kjo është kërkesa e dytë e demokratëve për përjashtimin e Berishës në kaq pak kohë, ku vetëm një muaj më parë ato kërkuan dhe arritën përmes vendimit të Byrosë qëndrimin e tij 10 ditë jashtë Parlamentit. Por ky vendim i asaj kohe pati edhe kundërpërgjigjen e demokratëve të cilët vendosën të mos merrnin pjesë për 10 ditë, aq edhe sa ishte dënimi i Berishës, në punimet e Kuvendit. Nuk e dimë nëse reagimi i PD-së do të jetë e njëjtë edhe këtë radhë nëse Byroja vendos ta dënojë sërish Berishën me 10 ditë përjashtim nga Kuvendi. Por lidhur me këtë çështjes ish-kryeministri deklaroi në Parlament se,: “Më nderoni me një vendim të tillë që të më dënoni. Ju keni fobi nga shqiptarët”.

 

xastrit-patozi.jpg.pagespeed.ic.EZktOfkesc

Patozi: Në 2017 zgjedhje parlamentare dhe të parakohshme lokale

 

Deputeti i PD, Astrit Patozi propozon që në vitin 2017, krahas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të zhvillohen edhe zgjedhjet e parakohshme lokale. Duke folur në foltoren e Parlamentit, Patozi tha se rithemelimi i Republikës është një emergjencë kombëtare, duke realizuar një reformë të plotë kushtetuese, përfshi edhe reformën në drejtësi. “Mendoj se vetëm një reflektim i thellë i klasës politike do të ishte zgjidhja. Pas këtij rrënimi moral, kam bindjen e plotë se nevoja për rithemelimin e republikës është kthyer në një emergjencë kombëtare. Na duhet reformë e plotë kushtetuese, që të nisë me ligjin e ri elektoral, e cila përfshin natyrisht dhe reformën e famshme të drejtësisë, si kapitull të rëndësishëm të saj.  Le të ulemi që sot për një kontratë të re sociale, sepse nuk mund ta zvarritet kaq pafundësisht tranzicioni i këtij vendi. Le ta fillojmë me zgjedhjet, sepse ato janë themeli i çdo shoqërie demokratike. Le të shkojmë vitin e ardhshëm në zgjedhje, jo vetëm për parlamentin e ardhshëm, por edhe për pushtetin vendor. Le të kemi zgjedhje të parakohshme lokale, sepse duhet ta pranojmë që jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Kjo do të shmangte edhe koston e dyfishtë, pasi e di që do të kërcenin përpjetë edhe qeveria edhe avokatët e saj për të na ruajtur nga gjoja shpenzimet e tepërta, meqë jemi vend i varfër. Le t’i quajmë zgjedhjet e vitit të shkuar si një shans të humbur, sepse të tilla ishin. Për shkak të problemeve të rënda që u vërejtën, të blerjes dhe deformimit të votës, por mbi të gjitha nga oferta e turpshme që iu bë shqiptarëve, me kandidatë me pesë emra, apo me të dënuar apo të arrestuar për trafik droge dhe prostitucioni”, tha Patozi. Më tej duke i mbetur këtij argumenti, deputeti demokrat pohoi se tejk zgjedhjet e deformuara e ka rrënjët vërshimi i krimit në politikë dhe në administratë. “Sepse të fortët, që kanë ardhur në parlament dhe sundojnë cifligje të tëra territoresh në bashkitë e reja të Shqipërisë, janë thirrur nën armë pikërisht për të rrëmbyer votat, me dhunë dhe me para të pista. Të ndahemi me vullnet të qartë nga kjo shëmti e frikshme, që na ka shndërruar në një shtet qesharak, i cili shërben si anekdotë për botën, si shembulli që nuk duhet ndjekur”, tha ai. Sipas Patozit mund të ketë plot formula, të cilat nuk janë vështirë të gjenden, nëse kërkohet realisht të dilet sa nuk është vonë prej gjendjeje së pashpresë. “Duhet ta pranojmë publikisht se ne, sot në opozitë, nuk arritëm ta ndryshojmë aq shumë për mirë Shqipërinë, sa kemi thënë. Ndërkohë, është po kaq e vërtetë se këtu nuk ka pasur asnjë ditë të vetme “Rilindje”, që nga 2013-a e këtej. Por kjo nuk kalohet me një ndjesë, e cila, edhe po të shqiptohet, nuk i shërben askujt. Prej nesh priten akte të forta dhe unë po propozoj një të tillë, pa ndonjë shpresë të madhe se do të merret në konsideratë”, deklaroi deputeti i PD-së.

 

Debatet në Kuvend

Replikat pa mikrofon, Ahmetaj me “hallin” e videos së fshehtë, Berisha: Aty e ke…

 

Mbyll fjalën në emër të grupit Gjergji Papa i PD për ligjin e titujve të pronësisë. Ministri Panariti kërkon fjalën. Meta: Pas atyre që flasin në emër të grupit nuk lejohet, por jua a jap direkt tek projektligji tjetër që është thuajse për të njëjtën çështje dhe në të nuk ka asnjë të regjistruar për të folur.

Ndërhyn Topalli nga vendi: po jepjani fjalën z.ministër, i jepet fjala kur e kërkon. Meta: Ju znj.Topalli këtë e keni vetëm për rastin e z.Panariti besoj. Topalli nga vendi: Po sigurisht vetëm për atë…

Berisha në foltore: Ky s’është zotëri, është një kriminel i vërtetë, që i thotë të huajve e diplomatëve kryesorë se Veriu…Revoltohet Ruci nga vendi, flet pa mikrofon: si mor zotëri mund ti thuash ti kryeministrit të vendit kriminel.

Berisha mes ngritjes së zërit të deputetëve socialistë: Më lër të flasë. Ky kriminel të vijë këtu… ka ndërruar emrin. Revoltohen deputetë e PS. Balla me të bërtitura ngrihet nga vendi: mbylle gojën, pusho ore pusho aty…

Berisha: pusho ti pusht i krimit… Balla: Çfarë the ore çfarë the… Kërkoj ndërprerjen e seancës, kërkesë nga grupi i PS. Berisha:s’mund të më ndërpritet fjala… Idrizi:ndërpritet seanca….

Mediat dalin, Berisha qëndron në foltore, ndërsa nga mbrapa i flasin Tahiri dhe AhmetajBerisha: këtu i keni ju të gjitha ato që keni bërë…Ahmetaj nga vendi pa mikrofon: Kur do e nxirrnit atë, kur do e shikojmë… ( i referohet videos që ish-kryeministri tha se ekziston në oborret më të larta të Tiranës). Berisha pa mikrofon: aty e keni….

Flamur Noka shkon tek Idrizi dhe ankohet: po pse e mbylle për pushim, e ka ai fjalën nuk mund të vazhdojë…. I drejtohet Ahemtajt: Mos u mërzit edhe ti se… Ahmetaj: jam në formë, jam shumë mirë Flamur…

Pas 10 minutash rinis seanca, Berisha sërish në foltore, bëhet gati të nisë fjalën, por Ruçi nuk e lejon.

Kreu i grupit të PS nga vendi i drejtohet Idrizit: Duhet të ma japësh fjalën mua…Berisha: në asnjë mënyrë, ju më ndërpretë fjalën në mënyrë të padrejtë, do flas unë…

Idrizi: Z. Ruçi unë hapa seancën e prita që të vishit ju që kërkuat ndërprerjen po ju nuk ishit, kështu që vazhdoi fjalën z.Berisha që e kishte…

Ruçi: Jo mor jo se ndërprerjen e seancës e kërkova unë dhe duhet të flas unë tani përpara atij.. Topalli çohet nga karrigia dhe i drejtohet Idrizit: jo, jo, jo,  në asnjë mënyrë s’do e marrë ai fjalën, s’ka të drejtë… Idrizi:Ju lutem z.Ruçi.

Ruçi: Ok kërkoj ndërprerjen e seancës sërish për dy minuta pra….Topalli revoltohet: jo ore ç’është kjo kështu, s’mund t’ia ndërprisni ju fjalën ashtu, ishte duke fol. Idrizi ndërpret seancën: mbyllet seanca për dy minuta…

Rinis pas 5 minutash seanca, në foltore Ruçi: sot është 20 vjetori i 20 majit, u masakrua opozita. Topalli nga vendi: ore po boll tani, po kush i pushkatoi mor ato, se po na habit tani

Ruçi: Kërkoj mbledhjen e Byrosë që të marrë masat përkatëse për ta përjashtuar Berishën 10 ditë nga Parlamenti…. Berisha: Fola këtu i revoltuar, sepse dy vite me radhë jam ulur me vrasës, dy vite me radhë jam ulur në parlament me trafikantë vajzash shqiptare, grash shqiptare…

Berisha: Dhe del ti këtu për çështje kombëtare dhe flet për linjën e interkonjeksionit. Ajo linjë është iniciativë e Sali Berishës e ta dish mirë zotëri. Ruçi nga vendi: ti e sabotove atë…. Berisha: Kur doli 8 mln më shumë, e anulova dhe u bë sërish tenderi dhe zbriti 8 mln më pak ndërsa tani doni të mbushni xhepat….

Braçe në foltore: Në këtë zotërinë e kemi mundur në Veri. Topalli nga vendi: me mafie e ke mund me mafie… Braçe vazhdon fjalimin: Në Shkodër e kemi mund me…Topalli ndërhyn sërish nga vendi: me mafie ore me mafie me asgjë tjetër. Braçe revoltohet dhe i drejtohet Idrizit: Thuaji kësaj të pushojë, ç’ka kjo që bërtet. Thojini të pushojë se është edhe në moshë.

Flet në foltore ministri Gjiknuri: Del e flet këtu Sali komiku… Topalli nga vendi: ore, ej ej, ej, çfarë bëhet këtu, do i flasësh këtij për fjalorin ti drejtues i seancës

 

Mungesa e opozitës, mazhoranca nuk arrin kuorumin për të kaluar ligjet

 

Mazhoranca nuk ka arriti dot të votojë  ligjet e parashikuara në rendin e ditës së djeshme për  shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm të deputetëve të pranishëm në sallë. Ndërkohë që deputetët e opozitës u larguan nga salla pasi mbyllën diskutimet duke mos preferuar të votonin, të majtët nuk kanë mundur të sigurojnë numrin e duhur të deputetëve të pranishëm në sallë për të nisur procesin e votimit. Në këto kushte projektligjet e rendit të ditës u shtynë në seancën e ardhshme.

 

blushi-2

 

“ Ja ku Berisha thotë të vërtetën”

 

Blushi: S’na mungon as toka, as dielli, por qeverisja. S’e kemi, të paktën edhe për një vit jo!

 

Deputeti socialist Ben Blushi foli dje në Parlament për atë që e cilësoi si garë dëmesh mes dy palëve se  kush e ka dëmtuar më shumë Shqipërinë. “E kush ishte gara e ripërsëritur? Kush i ka kriminelët më të padukshëm?! Kush ka shitur më pak drogë?! Kush ka vrarë më pak?! Kush ka kriminelët më të ‘butë’?! Kjo do të thotë që gara e dëmeve ka për të vazhduar. Çfarë u tha prapë sot? Ishte një pikë që u fol për çështjen e energjisë elektrike. Kush ua ka shitur shqiptarëve më shtrenjtë energjinë elektrike, Partia Demokratike apo Rilindja?! Kush e ka dëmtuar më shumë konsumatorin.  Këtu s’ka arsye pse të grinden, sepse një palë e ka nisur dhe një palë tjetër me shumë gjasa po e bitis”, u shpreh Blushi. Më tej ai foli edhe lidhur me ligjin e rendit të ditës për tokat bujqësore duke thënë se propozimi i qeverisë është i padrejtë.  “E kam thënë dhe e përsëris: iku Saliu në 2013. Ka 20 vjet që asnjë fjali të tij nuk e besoj, por një fjalë unë ia besoj dhe që ka filluar ta thotë më shpesh. Ai thotë: Unë ika, por unë vazhdoj të qeveris. Dhe kjo është e vërtetë fatkeqësisht. Saliu ka ikur, por metoda e qeverisjes së Saliut vazhdon.  Ka 20 vjet gjyqtarë, kryetarë komunash, kryetar bashkish tani ushqehen duke dhënë tapi të tokave që nuk i kanë. Ligji i famshëm 7501 vazhdon të funksionojë. Toka në Shqipëri është copëtuar”, pohoi ai. Duke ju drejtuar gjatë fjalimit kolegut të tij Sadri Aabazi i cili po replikonte nga vendi ndaj akuzave ndaj qeverisë, Blushi ironizoi kryeministrin me deklaratat e tij ndaj biznesit të huaj pak ditë më parë. “Edhe mua më vjen keq kur i tha: Po Patrik mos u bëj shqiptar të kishte parasysh ty, i tha mos u bëj si Sadriu. Dhe pastaj thonë pse shqiptarët ikin nga Shqipëria. Si mund të jetosh në një bashki që qeveriset nga një mediokër? Sadri nuk po ta përmend emrin as ty as atij. Si mund të pranosh që ky rrënim kthehet në normë Sadri. Si mund të pranosh që kjo shoqëri po bëhet çdo ditë e më e vogël. Kemi qenë 4 mln banorë para 25 vjetësh. 2.8 para tre vjetësh dhe sot jemi më pak se kaq. Pse po bëhemi kaq pak Sadri? Dielli, ajri, mineralet, toka, zejet. Na mungon vetëm një gjë: qeverisja. Na mungon mënyra e qeverisjes”. Në mbyllje të fjalimit të tij Blushi theksoi se,: “I tha: Patrik mos u bëj si ne! Sigurisht që ky kryeministri ynë ka tentuar në jetën e vet të bëhet francez por nuk ia ka arritur të bëhet dot. Nuk do të jetë shqiptar. I përçmon shqiptarët. I konsideron dembel. Ka një mundësi, francez nuk bëhet dot, shqiptar s’do të jetë, të paktën të paktën të bëhet maqedonas. Në ç’kuptim? Të hapë zona të lira ekonomike, të thithë investime të huaja dhe të hapë nja 6 mijë vende pune. Nuk na mungon as toka, as dielli, por qeverisja. Nuk e kemi. Të paktën edhe për një vit j

Kategori
Uncategorized

Kadriovski: CD-ja me akuza dhe vizita ime sekrete në Tiranë.

 

Daut Kadriovski rikthehet pas 8 vitesh në Shqipëri, me një batare akuzash për deputetët socialistë, por edhe për liderin e tyre. 62-vjeçari i kërkuar nga 13 shtete për trafik ndërkombëtar droge u ka mbijetuar qelive italiane, pas një dëshmie të fortë që i “dhuroi” statusin e të penduarit e pak pas rikthimit në Shkup, duket se ka vendosur t’i rihapë hesapet me të shkuarën në Shqipëri. “CD-në nuk e kam dërguar unë në Partinë Socialiste. Kam mbetur i habitur, kur e kam parë atë në duart e deputetit, pohon Daut Kadriovski në një bisedë telefonike, teksa tërheq vëmendjen se preferon të thirret me mbiemrin Kadria. Megjithatë, ai nuk heziton të shtojë se ka prova për ato që thotë e nuk flet kot. Në këtë intervistë, personazhi i shumëpërfolur për lidhjet e tij me rrjete të fuqishme të drogës tregon se CD-ja me denoncimin e regjistruar të tij nuk është një “rrufe” në qiell të hapur. Kadriovski tregon se jo më larg se një javë më parë ka qenë në Tiranë, ku ka takuar një prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Dollapin, me të cilin thotë se ka diskutuar mbi këto çështje.

– Zoti Daut Kadriovski, ju jeni përfolur për dërgimin e një CD-je, brenda së cilës gjendet dëshmia juaj me anën e së cilës akuzoni deputetë të Partisë Socialiste për një sërë veprash penale. Si është e vërteta?

Mbiemri im nuk është Kadriovski, por Kadria. Përsa i përket CD-së, dua që të dini që atë nuk e kam dërguar unë në zyrat e Partisë Socialiste dhe nuk i kam bërë asnjë kërcënim askujt. Se si ka vajtur aty, nuk di çfarë të them.

– E megjithatë, CD-ja përmbante pamje tuajat, ku ju akuzoni deputetët e PS-së, e madje edhe Edi Ramën për vrasje e trafik droge…

Unë kam prova të gjalla për ato gjëra që thuhen dhe për të gjitha akuzat e ngritura. E them dhe një herë, që atë CD nuk e kam çuar unë në zyrat e PS-së. Por dua të them prapë që unë kam shumë prova për ato që them dhe nuk flas kot. Kam mbetur i habitur, kur kam parë atë CD në duart e drputetit socialist. Unë kam qenë një javë më parë në Tiranë, ku jam takuar me një prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Dollapin, dhe kemi folur gjatë bashkë.

– Për çfarë keni folur me Prokurorinë?

Këtë gjë nuk mund t’ua them në telefon. Kur të vini të më takoni, flasim më gjatë bashkë.

– Zoti Kadria, ju thoni që keni prova për dy vrasje, njëra prej të cilave është ajo e bashkëshortes suaj Dile Mirashi. A mund të na thoni konkretisht cilat janë ato?

Nuk mund t’u them asgjë në lidhje me provat, por ju them që kam shumë prova për shumë persona, që janë përfshirë në këto ngjarje.

Kategori
Uncategorized

Dy fjalë për mikun tim, Eqerem Shehu.

Reshat Kripa

Dy ditë më parë u nda nga jeta miku dhe vëllai ynë i paharruar, Eqerem Shehu, anëtar i Kryesisë Kombëtare të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë. Ishe fare i ri kur u detyrua të përballesh me dallgët e tufanit të tmerrshëm që kishte mbuluar vendin. Megjithatë ai nuk u thye. Ato dallgë i përballoi me krenari dhe dinjitet. Bijtë e një familje fisnike e tregojnë veten edhe në rrethana shumë të vështira. Eqeremi i mbijetoi asaj kohe barbare, i mbijetoi sepse në venat e tij rridhte gjak fisniku. Fisnikërinë e familjeve të mëdha nuk mund ta errësojnë klithmat e korbave të zinj.
Biri i Zenel Shehut, komisarit të batalionit partizan “Baba Abaz”, që në Kongrasin e Përmetit pati kurajon t’i kundërvihej diktatorit Enver Hoxha duke i thënë:
– Ne morëm armët dhe dolëm në mal dhe vumë në dispozicion të luftës pasurinë dhe jetën tonë e të familjes, për të hequr spatat e fashizmit nga flamuri ynë dhe jo për të vendosur në vend të tij simbolin sllav të yllit të kuq.
Pas fjalës së tij Tahir Kadareja e tërhoqi mënjanë dhe i tha:
-Çfarë bëre kështu more Zenel? Nuk luftohet kështu si ti, se të mer plumbi ose në ballë ose prapa koke.
Tahir Kadareja e njihte strategjinë e hienave.
Këto fjalë diktatori nuk ia harroi kurrë. Më 14 janar 1948 Zenel Shehu së bashku me komandantin e batalionit ballist “Tafil Buzi“, Syrja Vasjari dhe shenjtorët At Gjergj Suli, Baba Ali Tomori dhe Baba Shefqeti Koshtani, me urdherin direkt te tij, ekzekutohen në bazë të vendimit të marrë më 17 nëntor 1947.
Kështu Eqëeremit iu desh të priste gati një gjysmë shekulli deri sa të vinte dita e përmbysjes së diktaturës komuniste. Qysh në ditët e para u hodh familjarisht përkrah së djathtës shqiptare duke luftuar për çrrënjosjen e sistemit totalitar. Por, përsëri e pagoi shtrenjtë. Në shtator 1998, një dorë e zezë komuniste qëlloi për vdekje vëllanë e tij, Adem Shehun që së bashku me Skënder Kalenjën dhe Isuf Ukën u bënë martirët e asaj dite të zezë terrori Megjithatë, përsëri ai ishte në ballë të luftës për një Shqipëri demokratike dhe europiane.\
Së fundi më lejoni të tregoj një histori intime, lidhur me këtë ngjarje:
Po shkonim për në Libohovë për të kremtuar 80 vjetorin e lindjes së mikut tonë Tomor Alikos. Isha me mikun tim Eqerem Shehun, djalin e Zenelit. Në të dalë të Gjirokastrës, Eqeremi i foli Fejzit, që drejtonte makinën:
– Ndale pak të lutem!
Makina ndaloi dhe ne zbritëm.
– Këtu është pushkatuar babai me shokët e tij, – tha Eqeremi
Ne qëndruam në heshtje në formë respekti. Në atë vend tani ishte ngritur një hotel. Një gjë e tillë sepse më kujtoi legjendën e Rozafës. Edhe në themelet e atij hoteli ishin bërë kurban njerëz. Tregojnë se në kohën kur filluan punimet për ndërtimin e tij, punëtorët gjetën eshtra njerëzish. Lajmëruan organet kompetente se dyshuan mos ishin varreza të gjirokastritëve. Por përgjigja erdhi të vazhdonin punën se ato ishin eshtra të “armiqve të popullit“.
– Fejzi, bjeri bories! – foli përsëri Eqeremi.
Dhe boria ushtoi në ato brigje si kushtrim
Pas dy muajsh ai vendosi të bënte varrin e së ëmës, që kishte vdekur një vit më parë. Shkoi përsëri në vendin ku ishte pushkatuar i ati, mori dy grushta dhe, i futi në një qeskë dhe i vendosi në varrin së ëmës të pambuluar me pllaka mermeri. Mbi pllakën e atij vari tashmë është mbishkrimi:

Zenel dhe Ervehe Shehu

Dhe më poshtë epitafi:

Të kërkuam në tokë dhe s’të gjetëm. Engjëjt na thanë se je lart në qiell tek i madhi Zot. Aty u preftë shpirti juaj!

Eqerem Shehu i përkiste asaj plejade që kishte një pasion, një dëshirë të madhe për lirinë. Donte të jetonte i lirë, pa gjemba dhe ferra në rrugën e tij. Donte të jetonte në një botë të vërtetë. Por, për fatin e keq të atdheut, jetonte në një epokë të gabuar. Jetote në atë epokë kur nuk mund të shprehte dot ato që ëndërronte, ato që i buronin nga zemra e madhe. Jetonte në atë epokë kur nuk mund të shprehte mendimet e lira, ndjenjat e shpirtit të pastër. Jetonte në atë epokë kur sistemi totalitar mbyste mendimin e lirë që në lindjen e tij. Ne i falëm tokës mëmë vetëm trupin e tij të drobitur, ndërsa shpirtin e kanë marrë engjëjt dhe kanë fluturuar lart në qiell për ta shpënë te Zoti i madh i madhërishëm, në parajsën e përjetëshme. Ndërsa deri dje kishim në mes mikun tonë të dashur, tani e tutje do të kemi kujtimin e tij të paharruar.
Qoftë i lehtë dheu që i ra përsipër!

Kategori
Uncategorized

KËPUCËT E ZONJËS SË KOKOSHËVE.

582384_4775887207220_521130627_nlog Autor: Flutura Açka

Kur zonja e karrocës së kokoshëve, humbi ndjenjat dje nga rrëmbimi brutal i karrocës së saj nga policët (katër copë për një qyqare, në zbatim të urdhrit të tyre), këpucët e saj mbetën në trotuar.

Unë i mora dhe i ruajtja.

Po ia dhuroj Bashkisë t’i ketë për Muzeun e Historikut të saj.

Mbase kujtohen se këta qytetarë nuk kanë ndonjë dëshirë të madhe të piqen në diell, as në shi dhe në të ftohtë për të këqyrur qytetarët që kalojnë atypari, por për bukën e gojës. Dhe kërkesa për bukën e gojës është instinktive dhe gjëja më humane e dykëpucëshit njeri, veçmas atij të paqtë.

13233151_10208200854131180_5143064203933310959_nKur t’i kesh sekuestruar vilat e vjedhura, llogaritë bankare të pajustifikuara, kur të kesh pastruar trotuarët e zënë nga bosat e mafias (miqtë e miqve), kur t’ia kesh siguruar kësaj gruaje bukën e gojës si shtetar që ke përgjegjësi për të dhe votën e saj, atëherë, po: atë karrocë ke të drejtë ta heqësh, jo ta tërheqësh zvarrë.

Ta paralajmërosh që ta heqë si qenie njerëzore që ka arsye dhe e kupton se qyteti duhet të bëhet më i bukur, por jo si ‘armike’.
Kam parë disa kohë më parë një bukinist te hekurat e vilës së diktarorit, që një police (me flokë extention, vetullat tatuazh dhe pa kapele, si kund në botë police) po ia mblidhte librat. U trishtova.

Dhe, edhe ngaqë isha përballë shtëpise famëkeqe, m’u kujtua diktatori. Po, ai e përdori policinë kundër qytetarëve të vet, sepse vetëm ashtu e mbante lavdinë e tij dhe pushtetin.

Po tani kjo është e papranueshme, ndaj e edukoni policinë shqiptare dhe ia mësoni nenin numër 1: ajo është në shërbim të qytetarëve të vet, dhe jo armike e tyre.

Kategori
Uncategorized

Fieraku rrezikon 1 vit pa burg se ndërtoi pa leje kotecin e pulave.

Një çift në Libofshë të Fierit përballet prej tetë muajsh me drejtësinë për rindërtimin pa leje të murit të kotecit të pulave, ndërsa bashkëshorti rrezikon 1 vit burg në kuadër të luftës së ashpër kundër informalitetit.

Caci Dhamo dhe e shoqja Zoica besojnë se rindërtimi i kotecit të shpendëve u ka sjell ters; vezët e shtruar për zogj kanë dalë më shumë klluka (lluka) këtë vit. Karakatina pjesërisht e shembur, e ndërtuar ngjitur me shtëpinë që më 1977 me tulla, blloqe, kallama dhe e mbuluar pjesërisht me tjegulla e eternit i ka hapur çiftit punë me shtetin dhe drejtësinë.

Kakarisjet e gjelave dhe zogjtë e hallakatur në oborr i kujtojnë tani 61 vjeçarit nga Libofsha e Fierit se i duhet të shkojë në gjykatë në një proces që zgjat prej 8 muajsh, pasi është kallëzuar për ndërtim pa leje të kotecit të shpendëve.

Në dosjen që Prokuroria i ka dorëzuar Gjykatës, Caci Dhamo akuzohet se ka konsumuar  elementët e veprës penale të ndërtimit të paligjshëm, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal. Hetimi kundër tij ka nisur shtatorin e vitit të shkoi, pas denoncimit të një fqinji.

Dhamo rrezikon të dënohet deri në 1 vit burg, pas ndryshimeve të bëra në Kodin Penal në dhjetor të 2014 në mbështetje të një fushate që qeveria ndërmori për prishjen e disa godinave pa leje dhe asaj që e cilësoi si luftën kundër informalitetit.

Policia e Shtetit njoftoi në fillim të 2016 se kishte proceduar më shumë se 1600 raste ndërtimesh pa leje në të gjithë vendin për vitin 2015. Por fushata e qeverisë nuk ka mundur të veçojë shkelësit e mëdhenj nga banorët që kryejnë ndërhyrje të vogla në shtëpitë e tyre.

Në Fier, zyra e ALUIZN-it i tha BIRN se ka marrë 10 kërkesa për informacion nga Prokuroria e Rrethit, kryesisht për raste meremetimi çatish, ndërtimi avllish e suvatimi, për të cilat kishte filluar hetimin edhe pse këta persona kishin aplikuar për legalizim të ndërhyrjeve.

Drejtori i zyrës,  Ervin Bushi i tha BIRN se edhe Caci Dhamo ka  dorëzuar aplikimin për  legalizim, ndërkohë që shton se “nuk ka asnjë vendim gjykate që pezullon këtë proces dhe se ai shumë shpejt mund ta përfitojë këtë leje”.

Caci Dhamo thotë se nuk do e kishte filluar rindërtimin e kotecit gati të rrënuar, por një topograf i ish-komunës i tha se nuk kishte ndonjë problem nëse fillonte punë për një mur që mund të mbante çatinë me eternite dhe teneqe të kasolles, që mund të shembej e njëkohësisht të aplikonte për leje.  “Kasollja po binte. S’kisha ku të vendosja shpendët, pulat, patat dhe rosat që rris për mish”- thotë ai.

Pas bisedës me topografin, Dhamo kërkoi leje në ish-komunën e Libofshës dhe ngriti një mur me blloqe në njërin krah të kotecit, por pa kaluar tre ditë nga kjo, në derë i erdhën dy oficerë policie e i bënë me dije se kishte shkelur ligjin.

“Policët bënë verifikime, pastaj më thirrën të shkoja në komisariat ku më morën në pyetje”, thotë Dhamo, i cili prej asaj dite ndiqet në gjendje të lirë.

Vladimir Kumaraku, fqinji 61-vjeçar që e ka denoncuar pretendon se Dhamo po ndërtonte në truallin që dikur i takonte atij edhe pse shtëpia dhe kasolla ishin ndërtuar së pari në vitin 1977 dhe Dhamo ka me tapi edhe shtëpinë, edhe oborrin në të cilin ndodhet koteci.

“Mua  këtë truall ma ka dhënë  pushtetit i atëhershëm për banesë, siç jepeshin në kohën e para ndërrimit të sistemit”, thotë 61 vjeçari elektriçist. Edhe prokuroria ka gjetur se kasolla është në tokë të Dhamos, e ndarë një herë më 1977 dhe një herë me ligjin 7501 në emër të së njëjtës familje.

Por prokurorët këmbëngulin se ai ka shkelur ligjin kur ka vendosur të ngrejë mure të reja për kotecin e pulave dhe rosave. “Nga kqyrja e vendit të ngjarjes…në anën veriore muri ishtë në ndërtim e sipër dhe sipër tij gjendet një kovë me llaç dhe mistri,” thuhet në kërkesën për gjykim që prokuroria i ka dërguar gjykatës së rrethit, duke veçuar ndër të tjera kovën e llaçit dhe mistrinë, si prova të krimit.

“Na vjen turp kur na pyesin se përse shkojmë në gjykatë”, thotë Zoica Dhamo. “Kam punuar një jetë të tërë ndershmërsht, dhe nuk kam qenë asnjëherë në derën e gjykatës… Por turp duhet të ketë ky shtet. Sarajet shumë katëshe nuk i quan ndërtime pa leje, kasollen e cilëson  pa leje dhe ne presim vendimin e gjykatës për kasollen,” shton ajo gati e përlotur.

Në Shqipëri deri në janar të 2015 ishin vetëdeklaruar sipas kreut të ALUIZN Artan Lame, 427.000 ndërtime pa leje, të ndërtuara këto 22 vjetët e fundit. Mes tyre ka pallate apo godina disa katëshe, që kanë aplikuar dhe janë në proces legalizimi, por pas ligjit të dhjetorit 2014 policia e shtetit dhe inspektoriatet e ndërtimit u treguan skrupulozë në ndjekjen e çdo rasti ndërtimi, riparimi apo edhe suvatimi.

Kjo duket se e detyroi qeverinë që pas hyrjes në fuqi të ligjit të nxjerrë dy VKM (në 13 maj dhe 25 nëntor të 2015) që synonin të sqaronin rastet kur një leje ndërtimi nuk ishte e nevojshme apo kur ndërhyrjet mund të bëheshin vetëm me vetëdeklarim.

Caci Dhamo thotë se pasi kishte filluar punimet ka bërë edhe një vetëdeklarim në njësinë vendore Libofshë të Bashkisë Fier dhe se ka marrë një leje më 26 tetor për të vijuar me “riparimin e zakonshëm”. Edhe prokuroria e pranon se ka një dokument vetëdeklarimi, por ajo po e përdor këtë si një prej provave kundër Dhamos.

“Sipas këtij vetëdeklarimi rezulton se shtetasi Caci Dhamo ka deklaruar një muaj pasi ka kryer punimet e ndërtimit,” thotë prokuroria, duke bërë njëkohësisht me dije se kjo vërtetonte se punimet më të hershme ishin bërë në mungesë të lejes. Prokuroria u angazhua edhe në një ekspertizë mbi objektin dhe ndërhyrjen në të që zbuloi se koteci ishte 3 me 3 metra  dhe është i shtruar me beton të varfër. “Objekti është ndërtuar qysh në vitin 1977 me leje të organeve të pushtetit administrativ të asaj periudhe,” thuhet në kërkesën për gjykim, ndërsa në parashtrimin e çështjes i bën me dije gjykatës se kërkon dënimin e tij.

Prej shtatorit kur ka filluar kjo çështje, Gjykata e Fierit ka zhvilluar katër seanca, një prej të cilave është shtyrë, ndërsa pritet ende të japë një vendim. Të dëshpëruar, burrë e grua e kanë lënë kotecin të rrënohet, ndërsa shpendët i mbajnë në oborr.

Avokati i tyre, Ilir Dushi ironizon procesin 8 mujor kundër çiftit nga Libofsha, ndërsa përmend si argument edhe kostot e gjyqit që duhet të paguajë shteti.

“Shteti është duke e paguar shtrejtë kasollen që është lënë të rrënohet,” përfundon Dushi. /BIRN.

dkumenti

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i Kreshnik Spahiut: Telefonata e Ramës kundër “malokëve” të Kosovës.

edi rama-kreshnik spahiu

Nga Kreshnik Spahiu

Kosova nuk do ta votonte kurrë Partinë Socialiste dhe e majta do mbetej përjetësisht në opozitë. Kjo ishte replika dhe debati  me Edi Ramën 4 vjet më parë kur bëmë prezantimin e projekt-ligjit kuqezi “Një Komb, Një Pasaportë”.

Ajo telefonatë e shndërroi mëngjesin në një komunikim sharjesh dhe fyerjesh me njëri-tjetrin. Ish-kreu i opozitës së asaj kohe shfrynte mllef pafund duke u çjerrë se: “Malokët nëse bëhen 5 milion do e linin PS-në pafundësisht në opozitë”.

Frika se 10 milion shqiptar mund të votonin për një parlament e bëri Edi Ramën që të deklarohej publikisht për “marrëzinë” tonë nacionaliste.

Nën fobinë e presionit ndërkombëtar qeveritë hezitonin të pajisnin me pasaporta shqiptarët jashtë kufirit deri në 4 dhjetor 2012 kur ish-qeveria demokratëve në shtëpinë e Pavarësisë në Vlorë, pikërisht në tavolinën ku u nënshkrua themelimi i shtetit Shqiptar do miratonin Vendimin për dhënien e pasaportave për shqiptarët e Kosovës por jo për ata të Maqedonisë.

Gjithësesi vendimi nuk u ekzekutua as nga demokratët dhe as nga socialistët por radhët e gjata nëpër konsullata mbetën sërish.

Disa ambasadorë shprehnin skepticizëm por kurrë nuk i jepnin përgjigje pyetjes pse për vendet e tjera në Ballkan e kishin lejuar.

Madje edhe sot shumë shqiptarë kokë-trashë ende nuk e kuptojnë rëndësinë e këtij procesi.

Asnjë shtet në botë nuk i lë bashkëkombësit e vet pa pasaportë pasi e drejta e nacionalitetit lind nga origjina, gjaku, trashëgimia. Mjafton një nga prindërit ta kesh në atë origjinë dhe të lind e drejta e pasaportës. Kështu veprojnë Gjermanët, Amerikanët, Suedezët, Francezët pavarësisht se ku jetojnë. Italianët që kanë dhjetëra breza që jetojnë në Argjentinë kanë pasaporta italiane dhe madje votojnë për senatin dhe qeverinë italiane.

Në 25 vitet e fundit ky projekt-ligj u miratua në Zagreb “Pasaportë për çdo kroat”, në Beograd “Pasaportë për çdo serb”, në Shkup “Pasaportë për çdo maqedonas”. Athina dhe Sofia japin më shumë pasaporta greke dhe bullgare për shqiptarët e Shishtavecit sesa jep Tirana për shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni, Kosovë, Preshevë, Ulqin, Çamëri dhe diasporë.

Shqiptarët mbeten ende i vetmi komb që vetëm 20% disponojnë pasaportë shqiptare. Pra shteti shqiptar e ka lënë shumicën e kombit pa pasaportë.

Ahhh sikur ta dinte Naim Frashëri i shkretë që: “Shqipëria s’na jep as nder dhe as emrin shqiptar”

Kategori
Uncategorized

Daut Kadriovski… Baroni shqiptar i drogës flet për lidhjet e tij me funksionarë të lartë socialistë.

daut kadriovski - ps

 

Nga Basir Çollaku

Daut Kadriovski ndryshe njihej edhe me emrin Mehmet Hajdini, vlerësohet si një nga trafikantet më të fuqishëm europianë të drogës. Ai është arrestuar në disa shtete, por përsëri ka arritur të dalë nga burgu, përmes ryshfeteve dhe ndërhyrjeve të ndryshme. Në gazetën “Dita” në vitin 2001 ne redaksinë e kronikës unë punoja me kolegët Anila Hoxha, Keti Banushi, Alma Lama, kur jemi marrë dhe publikuar ekskluzivisht këtë material. Pas publikimit të pjesës së parë vdes-vritet në Tiranë, Dile Mirasha e dashura, bashkëjetuesja e Daut Kadrovskit….

Ne 3 tetor 2001, shqiptaro-maqedonasi u arrestua nga autoritetet shqiptare ne Golem, aty ku kishte ngritur edhe kupolën e tij te veprimtarive te paligjshme, ku edhe jetonte prej gjashtë vjetësh. Ai u ekstradua ne Nëntor të po atij viti në Itali, pasi ishte dënuar në mungesë nga një gjykatë e Romës, me 12 vjet burg.

Në prangat e policisë, i kërkuari ne 12 shtete të ndryshme europiane, me urdhër-arresti nga Interpoli, ka përfunduar disa herë, edhe në Turqi e Gjermani, por përsëri ka mundur t’i shpëtojë burgut. Aktualisht, besohet se Kadriovski dhe banda e tij e trafikut të drogës vepron në SHBA, me disa biznese në Nju Jork e Filadelphia.

Bosi me i madh i 15 familjeve mafioze shqiptare konsiderohet i mirënjohuri Daut Kadriovski (i arrestuar disa vjet me pare ne Shqipëri, ne qytetin e Durrësit dhe u akuzua nga media e Tiranes per lidhje te aferta me disa familje politikanesh shqiptare shume te njohur, apo me femijet e tyre. shen. i red.). Ai konsiderohet si një nder trafikantet me te mëdhenj ne Europe. Kadriovski ishte arrestuar ne vitin 1985 ne Gjermani. Autoritet konfiskuan ne atë kohe disa vila, jahte dhe makina luksoze qe ishin ne pronësi te bosit te trafikut.

Ai u arrestua dhe te gjithë besonin se kishin dëgjuar për fundin e Daut Kadriovskit, por ai arriti te arratiset nga burgu dhe te strehohet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Besohet se vazhdoi aktivitetin e tij kriminal ne Nju Jork dhe Filadelfia. Ai është i njohur i familjeve te “Cosa Nostra”. Ai konsiderohet si një nder trafikantet me te njohur dhe organizata e tij besohet se është një nga burimet kryesore te heroinës afgane ne Amerikën e Veriut.

Trafikantet kosovare kane konsoliduar fuqinë e tyre dhe janë kthyer ne shpërndarësit me te mire te drogës ne rrjetin kolumbian, dhe janë me te rinjtë ne ketë biznes. Shqiptaret kane lidhje me rrjetin e kolumbianeve duke u kthyer ne burimin kryesor te kokainës ne Europe qe i lejon ata te kenë ne dore para ne kesh, me te cilat me pas ato bëjnë pastrim ne sistemet e tyre bankare. Kështu trafikantet shqiptare u kthyen ne trafikantet me te qëndrueshëm ne Europe, si dhe trafikante te kokainës.

Ato kane ne shtëpitë e tyre sisteme te pastrimit te parave dhe lidhje politike qe shumica e trafikanteve e ëndërrojnë ta kenë. Ato janë gjithashtu një nder kryesoret e botes se krimit dhe pjesa me e madhe e bashkëpunëtoreve vazhdon te mbetet e panjohur për forcat e rendit. Te 15 familjet shqiptare mafioze, dalëngadalë po kthehen ne organizata kriminale te fuqishme aq sa nuk i keni dëgjuar ndonjëherë.

Letra e Daut Kadriovskit: Ju rrëfej linjën e trafikut të drogës me targa “RSH”

“Ujku gri”, anëtar i bandës që ushtronte aktivitet në Romë në mesin e viteve ’90, i akuzuar nga më se 13 shtete për trafik të lëndëve narkotike. Është arrestuar më 3 tetor të vitit 2001 në Golem të Durrësit, ndërsa në janar të vitit 2002 është ekstraduar për në Itali ku po vuan dënimin me 12 vjet heqje lirie, që i është dhënë nga gjykata italiane.

I akuzuar dhe për vepra të tjera, shqiptaro-maqedonasi në fillim të shkurtit 2002, Kadriovski nga brenda qelisë i ka dërguar një letër shtypit shqiptar. Ai flet se kush janë veprimtaritë e tij. Miqtë, armiqtë, trafiku, njerëzit e pushtetshëm që u njohën dhe u lidhën me të. Kokaina dhe heroina. Kush ia kërkonte Kadriovskit, mallin e ndaluar. Si e nxirrnin në Greqi kokainën dhe heroinën me makina me targa RSH, si dhe njerëz të pajisur me pasaporta diplomatike. Lidhje të çuditshme me median, njerëz të njohur dhe të panjohur. Për këto dhe gjëra të tjera Daut Kadriovski ka shkruar në letrën që po ribotojmë.

“Ujku gri”, i cili tani po vuan dënimin në burgjet italiane përmes një letre dërguar medias pranon se ai ka qenë një nga krerët e trafikut të drogës, por ai shton se një trafik të tillë në Shqipëri e ka bërë me zyrtarë të lartë të pushtetit socialist. Si mbërrinte droga nga SHBA në Shqipëri, ku paketohej dhe si merrej ajo në aeroportin e Rinaist me targat qeveritare “RSH”, kush ishte zyrtari i lartë socialist me inicialet L.H. që fshihej pas këtij trafiku dhe me vilë në Amerikë.

Inicialet e emrave që Kadriovski përmend në letrën e tij janë bërë sot zëdhënës të së ashtuquajturës “politikë e re”, e cila nuk rezulton gjë tjetër veçse një politikë e interesave të grupeve kriminale të shkatërruara gjatë këtyre tre viteve, por që mbajnë ende shpresë se mund të rilindin duke pasur si garanci pikërisht këta zëdhënësa të politikës së re që gjenden në PS. Letra e Kadriovskit, pjesën e parë të së cilës gazeta po e boton sot nuk është gjë tjetër veçse pjesë e një historie të Mafies Shqiptare. Por ajo që të shqetëson, nuk është realiteti i së kaluarës, i cili tashmë dihet nga të gjithë se ka qenë një pushtet i kapur nga mafia, por mbajtja kapur nga të njëjtat segmente kriminale e të njëjtës parti që ishte në pushtet në atë kohë edhe pas rrëzimit nga pushteti në 2003. Njerëzit të cilët “Ujku gri” i denoncon me iniciale janë përfaqësues të PS dhe natyrisht që ato do të zbardhen sikurse do të zbardhet gjatë ditëve të ardhshme edhe letra e dytë e Kadriovskit në të cilën ai jep detaje të reja të emrave të “polikës së re” të lidhur me mafien.

LETRA

Unë Daut Kadriu, shfrytëzoj rastin t’ju dërgoj këtë letër nëpërmjet një miku, i cili lirohet nga burgu dhe t’ju siguroj se ku qëndron e vërteta. Kryesorja jam shëndosh e mirë e me këtë rast dëshiroj t’i faliminderohem personelit të burgut, për sjelljet njerëzore dhe civilizuese të tyre ndaj meje. Sa i përket drejtësisë shqiptare ka kaluar çdo kufi me padrejtësira ndaj meje. Unë jam i dënuar nga drejtësia italiane, vetëm me të dhënat e një personi. Nuk e kam ditur se kam qenë i dënuar gjer në ditën e arrestimit e si rregull drejtësia shqiptare u ka dash të thërriste hetuesit italianë që të vinin në Shqipëri për të hetuar çështjen, se a është e vërtetë apo jo. Kur u mbajt seanca e parë, vendosën me 40 ditë burg pa më dhënë sqarime, në seancën e dytë akoma pa kaluar 40 ditë dhe pa e parë dosjen, prokurori në sallë ia dorëzoi avokatit dosjen, kurse gjyqtari lejoi vetëm 10 minuta kohë për ta studiuar atë. Avokati refuzoi të më mbrojë pa studiuar dosjen, kurse prokurori kërkoi 90 ditë burg e gjykatësi e vendosi siç kërkoi prokurori. Të nderuar gazetarë, ju siguroj se dënimi që më është dhënë në Romë është i montuar nga ana e jugosllavëve, me qëllim që të më deportojnë në Jugosllavi. Kur do të lexoni dosjen, atëherë do të shihni të vërtetën.

PAKETIMI I KOKAINES

Puna qëndron kështu. Për veprat që akuzohem, bëhet fjalë në vitet ’90, ’91, ’92 në kohën kur kam qenë në Australi, e që mundin të dëshmojnë mbi 100 artistë. Shembull e kisha rastin në Amerikë pa dashje të hasi në vilën e një ish-funksionari të rëndësishëm, nuk e di a është akoma, L. H. Aty u bënte paketimi i kokainës në krye me mikun tim e pastaj u bë dhe mik i krye… A. B.

A mendoni se ish- funksionari nuk ka dijeni për ngarkesat dhe paketimet që bëhen në vilën e tij në Amerikë dhe i pret në Rinas me makinë “RSH”. Si punë delegacioni. Sikur të ishit të guximshëm dhe gazetarë të vërtetë do të zbulonit arinjtë në vend të lepujve. Unë me dëshirë do ju udhëzoja, mirëpo në situatën që gjendem unë duhet shumë guxim, se personi që ma montoi procesin e Romës ka lidhje me disa njerëz të rëndësishëm. Unë për momentin po ju tregoj tregun e ju mundohuni pak vetë. Shembull pse nuk gjurmoni për arrestimin tim. Si bëhet që bash përpara katër muajve të arrestohem kur unë jam prej vitesh në Shqipëri dhe ka pas mundësi me më arrestue me herët se policia e ka ditur se unë jam në kërkim dhe jam i dënuar, kurse unë nuk e kam ditur dhe lirshëm ecja nëpër Tiranë. Më erdhi çudi kur dëgjova me thënë “Ujku gri”, se atë emër ma kanë ngjitur jugosllavët para 25 vjet, bile një kryeçetnik i gazetarëve të Serbisë, i cili e ka shkruar një libër kundër shqiptarëve e sidomos për mua e përmend një libër. Librin e kam në Tiranë dhe do ia dorëzoj një avokatit e do vërtetoni se emri vjen nga Beogradi e shumë gjëra të tjera janë të dhëna nga Beogradi e Shkupi me anë të nipërit e njerkës sime sllave që i ka në Shqipëri.

KAM BERE VEPRA TE RENDA

Unë, nuk them se jam engjëll, kam bërë vepra aq të rënda, nis nga armët vrasjet, droga e të tjera punë, por i kam bërë kundra Jugosllavisë e jo kundra Shqipërisë e as Italisë dhe në këtë rast jam i pafajshëm. Kur ta shihni në libër sa keq më akuzojnë Beogradi saqë sipas tyre duhet me më rrjep për së gjalli. Neve kemi qenë mbi 100 veta në grup që punonim dhe e mbushnim Beogradin me drogë pa asnjë lloj fitimi se agallarët e Beogradit nuk kujdeseshin për fëmijët e tyre, por si t’i zhduknin kokat dhe popullin e Kosovës dhe neve me atë që mundeshim e bënim. Unë nuk fshehi realitetin, sikur edhe unë të bëhem ëngjëll është e kotë se dihet procesi i Prishtinës e shka ka folur ish-shefi i policisë serbe tashti ministër rendi, i cili ka qenë rëndë i plagosur nga ana ime. Atë kohë gazetarët serbë dhe maqedon e përmendën fjalën ujk. Më kujtohet shumë bukur kur doli në televizion e gazetarët thanë a mendoni se keni korrur sukses pa u kapur “Ujku” dhe atë ski që edhe ju e përdorët në gazeta. Kurse ke prokurori është pasaporti im me Kadrija dhe në flet arrest që ma dhanë në Drejtori me Kadriu. Gjurmoni pak sa e kam pasur….

Rrëfimi i Kadriovskit: Si dërgohej kokaina me pasaporta diplomatike

“Me Greqinë e kishim kollaj dhe trafiku i drogës kryhej rregullisht me automjete zyrtare dhe pasaporta diplomatike. Pa problem kalonim nga 20 kilogram kokainë. I bëj thirrje A. G. ta shikojë mirë fotografinë time, që të më njohë”

Letra e Daut Kadriovski i njohur si “Ujku gri”, dërguar në shkurt të vitit 2002 medias shqiptare ne ate kohe ne gazeten Dita.

Në pjesën e parë të letrës së tij, Kadriovski tregonte se si mbërrinte droga nga SHBA në Shqipëri, ku paketohej dhe si merrej ajo në aeroportin e Rinasit me targat qeveritare “RSH”. Kush ishte zyrtari i lartë socialist me inicialet L.H. që fshihej pas këtij trafiku dhe me vilë në Amerikë. “Ujku gri”, i cili tani po vuan dënimin në burgjet italiane, përmes letrës dërguar medias, pranon se ai ka qenë një nga krerët e trafikut të drogës, por ai shton se një trafik të tillë në Shqipëri e ka bërë me zyrtarë të lartë të pushtetit socialist. Aty dukej qartë se si ishte implikuar zëdhënësi i politikës së re në pazaret e pista të drogës dhe vrasjeve të mafies. Në pjesën e dytë të letrës së Kadriovskit, sot po botojmë të dhëna të reja rrënqethëse për kapjen e politikës së re socialiste nga mafia, njerëzit e së cilës militojnë pa shkëputje që nga viti 2001. Kadriovski tregon se si e transportonte drogën në Greqi me makina zyrtare dhe pasaporta diplomatike. Ai thotë se në Greqi e kishte shumë kollaj, pasi e dërgonin drogën rregullisht dhe pa problem kalonin me nga 10-20 kg kokainë. Makinat zyrtare të mbushura me drogë kalonin pa asnjë problem sepse personat që ishin brenda ishin të pajisur me pasaporta diplomatike. Kadriovski përmend edhe A. G., duke i bërë thirrje “ta shikojë mirë fotografinë time, që të më njohë”. “Ujku gri” tregon se si një ditë i kishte shkuar një zonjë zyrtare dhe i kishte kërkuar që kokainën ta transportonin vetë zyrtarët për në Greqi.

Gazetari i pushtetit, mik i trafikut të drogës

Jam befasuar me ju gazetarët. Ju nuk informoni kaq shumë dhe kaq për kasapët, barbarët e Ballkanit që lanë me mijëra fëmijë pa prindër dhe e dogjën Kosovën para syve të botës. Sa për mua, qeshja me vete kur dëgjova për një gazetë, kryeredaktori i së cilës më duket se nuk më ka njohur në fotografi dhe nuk më ka ditur si “Daut” apo si “Mehmet”. Më ka njohur dhe u bë shumë kohë që nuk më ka takuar, prandaj është ngatërruar. Tani nuk e di se çfarë pune bën, por 2-3 vite më parë mbante disa poste, inicialet i ka A. G. Më kujtohet nëpërmjet një miku, u takuam tek piceri “Shushica” në Tiranën e Re, e m’u prezantua si ish-përgjegjës i gazetës, i paprekshëm, diplomat etj. Më erdhi pak çudi se ishte shumë i ri, mirëpo kur u takuam prapë e vërtetova se bashkë me të ishin edhe dy veta që i njihja unë mirë. Ishin në atë kohë shoqëruesit e një ministri. Pas disa minutash erdhi edhe një zonje që tani është në një post të rëndësishëm. Gjatë bisedës ngela i habitur kur më kërkuan kokainë për vete. A. G. dhe për disa të tjerë, por prapë një mik që ishte me mua, u mbaroi punën dhe kështu u bëmë më të afërt. Pas disa ditësh më afruan të rrinim në Vlorë ku ishin edhe tre femra që na i prezantuan si shoqe.

Në Vlorë, tek Uji i Ftohtë afër tunelit hëngrëm nga një peshk e pastaj kaloi biseda për biznes. Na shëtitën nëpër disa vende që më treguan se çfarë gjërash disponojmë me njerëz me motoskafe. Duam vetëm të fillojmë punën, mirëpo unë u tërhoqa, vetëm ai miku im filloi biznesin me AG.

Trafiku me grekët

Sidomos me Greqinë e kishim kollaj dhe rregullisht me makina zyrtare dhe pasaporta diplomatike, pa problem kalonin me nga 10-20 kg kokainë, por edhe vendet në makina ishin mirë të rregulluara. Po i bëj thirrje A.G. ta shikojë mirë fotografinë time, që të më njohë, ndërsa për një tjetër koleg tuajin nuk më vjet çudi se ai vetëm emrin e ka në atë gazetë. E kam paur rastin ta takoj në Pogradec, thonë te vila e Enver Hoxhës, ishte së bashku me ish-prefektin e Shkupit dhe me shefin e Policisë së Ohrit. Unë isha me shoqen dhe dy fëmijët. Duhet t’i kujtohem mirë zotërisë. Por habitem kur dëgjoj se kush shkruan.

Ju, në vend që të gërmoni punën e cigareve Slim si tregtarët grekë e marrin nga Ukrahina që ka mbetur qysh në kohën e eksplodimit të Çernobilit dhe e sjellin dikund afër Janinës, ku e pastrojnë me një lloj acidi e pastaj miqtë e tyre e bien në Shqipëri, që pas disa viteve të fillojnë pasojat e të lindin edhe deshnit e jo vetëm mushkat. Më vjen keq që po përmend Slimin, se personat që e organizojnë i kam miq, mirëpo më vjen keq edhe për njerëzit e ngratë, meqenëse kjo punë ju takon juve që ta zbulonit në vend që të merreni me mua.

Më takonin deputetë e ministra

Në të vërtetë vinin deputetë e ministra dhe më takonin në Australi. Përshembull. Njëri nga ministrat më tha se, kam një fëmijë të sëmurë me një sëmundje të pashërueshme në Shqipëri. Më tha se, ka kërkuar, por se nuk kam gjetur ilaçe për atë lloj sëmundje. Unë bëra çmos, 4 mijë km larg shkova dhe ia gjeta ilaçin dhe tani e ka fëmijën top. Si mundet të jem për ju asi lloj egërsie dhe i keq shembull, si mundet një njeri sipas jush aq i keq e fëmijët e tij të jenë nxënësit numër një si në Australi, ashtu edhe në Shqipëri. Aq të shkëlqyer sa që vajza mbaroi shkollën e mesme dhe brenda 2 vjet të lartën, duke kaluar nga një vit në dy vite. Gjithashtu edhe çuni, Berati, pyeteni në kolegjin turk se ata do t’iu tregojnë më mirë. Nuk dua t’ju ofendoj se e di që një përqindje e juaj jeni gazetarë të mrekullueshëm dhe të aftë, kurse një përqindje e madhe nuk ka lidhje me gazetarinë. Ju e dini mirë se në të tjera vende gazetarët e luajnë edhe rolin e dedektivit, duke gërmuar më shumë zbulohet lloj-lloj skandali nga ata se nga policia. Shembull merrni në Amerikë nga presidentët e gjer te terrorizmi, në Turqi shembull 90 përqind e krimeve, kontrabandës, terrorizmit etj., është zbuluar nga gazetarët.

Arrestimi

Daut Kadriovski arrestohet në Golem të Durrësit, Supertrafikanti, super i kërkuari. Kjo është formula me të cilën është shprehur menjëherë drejtësia shqiptare. Janë të paktën 13 shtete që e kërkojnë njeriun me këmbë platini.

“Ujku”

Anëtar i bandës “Ujqërit gri” në Itali, në mesin e viteve ’90. Ka ikur nga prangat italiane dhe prej pesë vjetësh jetonte në Shqipëri. Në shtetin fqinj, përtej Adriatikut, ishte i dënuar me 12 vjet heqje lirie në mungesë. Dënimi është marrë nga Apeli i Romës, por trafikanti ka ikur.

Gjermania

Në Gjermani sërish emri i Mehmet Ajdinit apo Daut Kadriovskit njeri që sipas akuzës ka përdorur rreth 20 emra, është ndër më të kërkuarit nga drejtësia e këtij vendi. Po sipas organit të akuzës edhe në Gjermani është dërguar në qeli. Por ujku ka arritur të dalë nga qelia. Arratisja i ka kushtuar jo pak Kadriovskit, që është plagosur në këmbë.

Maqedonasit

Disa shtete kërkojnë ta rimarrin Kadriovskin mes të cilave dhe Maqedonia, por e para e ka kërkuar Italia. Më pas, Gjermania dhe Australia. Por, Daut Kadriu ka kundërshtuar duke pretenduar se është pala serbe ajo që kërkon ta fusë në dorë, pasi ai është atentatori i ministrit të Brendshëm aktual serb. Janari e ka gjetur në Itali, në qelinë e munguar ujkun gri.

Faqe nga libri “Sekrete të mafies shqiptare”

Sekretat e mafies shqiptare është libër i autorit Dejan Lluçiç, që i ka kushtuar një vend të veçantë rastit Kadriovski. Don Korleone quhet Daut. Kështu nis tregimi për kumbarën e mafies shqiptare sipas serbëve.

Fq.123

Daut Kadriovski është lindur më 1948 në Shkup e gjykuar sipas të gjitha gjërave është një kriminel shumë inteligjent. Kadriovski është kumbar (nun) i mafies shqiptare.

Fq.130

Në interes të dyanshëm është bërë një marrëveshje në mes të mafies shqiptare dhe asaj italiane. Mafia shqiptare ka marrë përsipër furnizimin me drogë të Italisë së Veriut për kundërvlerë janë marrë para ose armatim që është vlerësuar si biznes i fortë.

Fq.134

Interesante është që qendrat e porosisë së drogës për këtë grup të mafies shqiptare në të njëjtën kohë janë dhe qendra të emigracionit shqiptar, ç’ka të sjell në përfundim që ky grup nuk do të ishte kaq efikas nëse s’do të ishte krijuar bindje që në aksionet e saj nuk ka vetëm veprime kriminale, por edhe mënyrë që të krijohet kapital për blerjen e pasurisë së serbëve në Kosovë. Që lidhja në mes të emigracionit politik dhe kriminaliteti ekziston, tregon edhe angazhimi i oficerit të Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë, gjithashtu shqiptari Tahir Zehaj në punë me drogën.

Fq.138

Korruptimi i njërit prej njerëzve kyç, oficerit të UPJ-së i cili punon në Sekretariatin për Mbrojtjen Popullore në Prishtinë na tregon neve që puna e mafies shqiptare është drejtpërsëdrejti në funksion të destabilizimit të Jugosllavisë….

Shkrim i botuar në “Gazetën Dita” në vitin 2001

Kategori
Uncategorized

Ç’farë ka ndodhur në Spanjë? Akuza e Berishës për përfshirje në një ngjarje kriminale që “i djeg” Edi Ramës.

rama-berisha-1024x774 (1)ok

 

Edvin Kristaq Rama,  të tregojë se nga Edvin u bë Edi për shkak të akuzave të Kadriovskit e shkaqeve të tjera që duhet t’i sqarojë, sepse ai ndërrim emri në një kohë kur pikërisht janë përfolur këto që them unë, në një kohë kur mediat e kanë akuzuar për një krim të tmerrshme në hotelet e Spanjës, pse Kadrovski e akuzonte për të shoqen, Dilën. 

Ish kryeministri Berisha adresoi sot këtë deklaratë ndaj Edi Ramës: “Të vij këtu të tregojë se nga Edvin u bë Edi për shkak të dosjes spanjolle për shkak të Kadrovskit, për shkaqe të cilat ai duhet ti sqarojë sepse ai ndërrim emri në një kohë kur pikërisht janë përfolur këto që them unë, në një kohë kur mediat e kanë akuzuar për një krim të tmerrshme në hotelet e Spanjës, për Kadrovski e akuzonte për të shoqen, Dilën, të vijë këtu të thotë ç’është ky ndërrim emri”.

Pikërisht kjo deklaratë e papritur e kundërshtarit të tij politik, duket se i ka prishur rehatinë suedeze kryeministri Edi Rama ndërsa po bujt për një vizitë zyrtare në Stokholm. Si asnjëherë tjetër, Rama ka reaguar menjëherë sapo ka vënë re se makineria e kurizoitetit është ndezuar në maksimum është mundur ti hedhë ujë zjarrit: “Gjithë lajmeve per shejtanbudallalleqet e Saliut u shkon veç nje titull:”Hedh nje budalla nje gur ne lume 100 te mençur s’e nxjerrin dot”- shkruan Rama i cili duket qartë se po tenton ta hedhë tek humori atë që në fakt është një akuzë tejet serioze.

Syri.net angazhohet të mësojë akomë më shumë rreth kësaj akuzë të bërë sot nga ish kryeminsitri Berisha dhe gjatë ditëve do të informojë akoma edhe më shumë për ç’farë bëhet fjalë më konkretisht.

Kategori
Uncategorized

KOMPANIA ‘ITALALARMS SRL’ SIGUROI PAJISJEN E PËRGJIMIT.

Cako-Qato-operacioni-me printscreen9

E përditshmja italiane ‘Il Fatto Quotidiano’ sjell sot të dhëna të reja për çështjen e përgjimeve në Shqipëri, duke shkruar se ‘kjo është një çështje në të cilën Roma po luan një rol kyç”.

Gazeta i referohet ish-numrit 1 të policisë italiane, Pansa, i cili tha se instrumenti për përgjimet ishte njëVortex Aircube, një pajisje e prodhimit izraelit që në Europë është futur nga kompania francize Ercom dhe në Itali është shpërndarë nga kompaniaItalalarms, një kompani që duket e privilegjuar nga Policia e Shtetit në Itali.

Rreziqet për privatësinë e qytetarëve janë vënë re që në 2013, kur FBI pranoi se i ka përdorur “për të përgjuar kriminelët”. Por nga të dhënat e mbledhura që nga viti 1995, përveç kriminelëve, policia amerikane ka përgjuar edhe qytetarë të thjeshtë. Megjithëse përtej oqeanit FBI u dënua me publikimin e dokumenteve që lidhen me përgjimet e qytetarëve përmes IMSI Catcher, Italia që nga viti 2013 ka shpallur në mënyrë të vazhdueshme tender për të “transferuar” përgjimet e Policisë së Shtetit pikërisht përmes këtyre pajisjeve. Fituesja, në shumë raste, ka qenë “Italarms srl”, shoqëri në pronësi të Vittorio Maria dell’Orto dhe Giovanni Battista Adani. E njëjta protagonist e shitjes së dyshimtë në Shqipëri”, shkruan media italiane.

Duke bërë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur në dy brigjet dhe rolin e misionit ‘Interforze’ në Shqipëri, gazeta shkruan se po përflitet gjithnjë e më shumë përfshirja direkte e bashkëshortes së shefit të misionit, Michele Grillo, në shitjen e kësaj pajisjeje.

Gazeta hedh hije dyshimi edhe për rolin e drejtuesve të këtij misionin në Shqipëri.

Në të kaluarën, një rol i tillë mbulohej nga Anna Poggi, ish-shefe zyre në Genova Bolzaneto, e dënuar për dhunën e ushtruar kundër protestuesve në samitin e G8, dënim i konfirmuar edhe nga Gjykata e Kasacionit, por i paekzekutuar për arsye parashkrimi. Transferimi i saj në Slloveni ka koinciduar me një tjetër ‘histori spiunësh’: Një ish polic nga Vlora, Dritan Zagani, në 2015 ka kërkuar azil politik në Zvicër sepse insistonte se po përndiqej në Shqipëri për shkak se kishte zbuluar një linjë trafiku ajror të drogës nga Shqipëria drejt Italisë në të cilën ishin përfshirë të afërm të ministrit të Brendshëm Tahiri”, shkruan “Il Fatto Quotidiano”. / HashtagAL

Kategori
Uncategorized

E duam Kosovën….Bujrum socialistë të votojmë nënshtetësine shqiptare te tyre.

Sali-Berisha-Kuvend-Rama-mbas3-565x376

 

Berisha sfidon “patriotet” socialiste: Hajde të votojmë shtetësinë shqiptare për kosovarët

I ashpër ishte debati në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë, ku ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar mazhorancën me një ligj që lejon të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kosovë që të marrin shtetësinë e Shqipërisë.

Pas akuzave për antishqiptarizëm nga Gramoz Ruçi ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministri Berisha.

Duke iu drejtuar qeverisë dhe grupit parlamentar të mazhorancës Berisha u shpreh: “Unë antishqiptar, mirë hajdeni dhe të bëjmë një ligj së bashku dhe ta votojmë të gjithë që kosovarët të marrin pa pengesë nënshtetësinë shqiptare”.

Kategori
Uncategorized

Kush është ambasadori që Edi Rama i rrëfeu nevojën përse futi kriminelët në Parlament?

12

Fakte tronditëse u bënë publike sot në Parlament sa i përket deputetëve me të shkuar kriminale, disa prej të cilëve janë zbuluar e të tjerë priten të zbulohen në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit.

Ka qenë ish-Kryeministri Sali Berisha i cili sot në Parlament tha se Edi Rama i ka rrëfyer një ambasadori të rëndësishëm në Tiranë përse i ka futur kriminelët në Parlament. Sipas Berishës, arsyeja që Rama i ka thënë ambasadorit është se vetëm në këtë mënyrë mund të fitonte në zgjedhje.

“Është ambasador kryesor dhe e di dhe ai. Këtë ka thënë dhe e ka thënë jo më larg se 3-4 ditë nga dita e sotme që: ‘Zoti Rama më ka pohuar që ka marrë kriminelë nga veriu dhe ato zona të tilla janë, dhe unë ja mora për të fituar ndaj Sali Berishës”.

Ky ka qenë pohimi që ka bërë ambasadori 3-4 ditë më parë, i cituar nga Sali Berisha sot jashtë ambienteve të Parlamentit. Ish-Kryeministri nuk e ka bërë publike emrin e ambasadorit për arsye etike.

Kategori
Uncategorized

Veliaj fton Arlind Qorrin: Dua të të jap dhe ty një projekt.

12593769_10154210098946926_1764724850219678710_o

I dashur Arlind Qorri!

Po ju shkruan me bindje të plotë te arti juaj kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kemi qenë shumë të kënaqur nga avioni prej llamarine i Eljanit dhe tani mezi presim që të na ofrohesh me ndonjë vepër të radhës së bashku me Organizatën Politike.

Bashkia, në bazë të kërkesave të qytetit, ka nevojë imediate për një poster të Che Guevarës dhe më mirë se ju nuk mund ta projektojë askush tjetër.

Ne si bashki jemi në dilemë nëse Che Guevara në poster duhet të jetë me cigare apo pa cigare dhe për ketë duam një mendje.

Fondi për mendjen nëse duhet ose jo cigarja është 30 mijë dollarë. Nuk ju siguroj dot nëse do t’ju duhet edhe një mbështetje tjetër nga Ministria apo ndonjë fondacion i huaj sepse nuk di personalisht nëse do t’ju dalë fondi për ta realizuar me sukses projektin.

Llogaritarja ime po më thoshte që duhet diçka më shumë se është gjithë ajo punë… orët në të cilat do diskutohet për cigaren në poster, kafet që do pihen gjatë diskutimit, mjekra që do kruhet edhe këto kanë kostot e veta.

Unë i di mirë që këto punë kushtojnë. Punët e mira gjithnjë kushtojnë ndaj dhe jam i gatshëm që nëse nuk ju del fondi t’ju jap referenca për të aplikuar për fonde të tjera diku tjetër.

Këtë projekt në fakt kanë dashur shumë që ta merrnin por e kanë humbur kot. Njëri prej tyre ishte një person i cili ka pas dashur të protestonte, por u largua nga protesta se u ndje dështak nga që i zuri syri se po protestonin nja dy shokët e tij që nuk kishin fituar projekte. Aty ju kujtua një projekt që nuk e kishte fituar dhe iku me bisht ndër shalë…

Më vonë kërkoi azil politik në Gjermani me justifikim se nuk i kuptonin artin që bënte këtu në Shqipëri. Me pak fjalë ai vizatonte topa te dera e tualetit. Nuk e di nëse ka fituar ndonjë projekt me topa në Gjermani me thënë të drejtën. Nëse do ishte treguar me karakter dhe do kishte qëndruar në protestë, normalisht diçka do kishte përfituar edhe ai.

Kush nuk ka karakter ka metodë.

Kjo metodë këtu po bën mrekullira.

Kështu që me penë me pemë dhe me Sazan Gurin ju lutem na jepni ndonjë ide për të regulluar qytetin se njeriu për një mendje vuan sot o Arlind. Dhe kjo mendje na ka lënë me gisht te faqja.

Kam marrë vesh që disa prej protestuesve ju pëlqejnë projektet dhe jeta boheme. Pra mund të themi pa frikë se të kesh qejf projektet, je njëkohësit njeri serioz dhe i aftë.

Ne na mungojnë jo vetëm profesionistët, por edhe njerëzit e aftë dhe seriozë.

Duke besuar te talenti juaj dhe aftësitë për të bërë topa estetikë, pres përgjigje pozitive.

Kategori
Uncategorized

“Heroi” i shoqërisë civile miklohet nga bashkia e Tiranës.

heroi“Ky eshte nje shqiptar… Elian Tanini deri dje bente sikur protestonte sot….”, është ironia e gazetarit Armand Maho shoqëruar me foton e këtij artikulli.

Eljan Tanini, një prej organizatoreve të protestave kundër ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial, i shoqëruar në polici pas përplasjeve të dhunshme me forcat e rendit, është shpallur si një ndër 4 fituesit për projektin e vendosjes së skulpturave dekorative në sheshe dhe parqe të Tiranës.

4  fituesit do t’i ndërtojnë veprat e tyre në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe në përfundim ata do të vendosen  te lulishtja e Teatrit Kombëtar, te Amfiteatri i Liqenit Artificial, te ish-Fusha e Aviacionit dhe te lulishtja e Parkut Rinia.

Në një moment të caktuar Tanini shtrëngoi dorën me Veliajn, duke zyrtarizuar miklimin e tij me bashkinë e Tiranës, që erdhi pas protestave dhe tyrsnisë së shumtë kundër saj.

Kategori
Uncategorized

A e ka rekurtuar UDB Flamur Nokën?

Ku mësoi Flamur Noka të flasë serbisht?

Flamur NokaIsh-ministri i Brendshëm dhe deputeti i Partisë Demokratike ndodhet përballë disa akuzash të forta që po qarkullojnë këto orë nëpër porale të ndryshme, pas deklarimit të tij në formularin e deklriminalizimit.

ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, ka pranuar se ka marrë një ofertë zyrtare për të qenë agjent i UDB, duke qëndruar në ish-Jugosllavi në vitin 1991, dhe duke siguruar një punë të mirë atje.

Në deklaratat e tij zyrtare para policisë shqiptare në vitin 1991, ai ka pranuar se UDB i ka bërë ofertë të qëndrojë në ish-Jugosllavi, duke i siguruar punë të mirë, por ai ka kërkuar të kthehet në Shqipëri.

Në deklaratën e tij, nuk thuhet se ai nuk ka pranuar të punojë për UDB në Shqipëri.

Noka nuk ka raportuar që të jetë ndaluar apo arrestuar ndonjëherë.

Mirëpo disa dokumenta tashmë të publikuara të vitit 1991 tregojnë qartë se ai është ndaluar në Ish-Jugosllavi nga UDB-ja, sherbimi sekret i tmerrshëm i Titos.

Nga dokumentat e paraqitura, sipas deklaratave të Nokës para organeve zyrtare shqiptare, ai ka thënë se i është përgjigjur interesimit të UDB për ngjarjet në Shqipëri, themelimin e Partisë Demokratike, kush janë njerëzit që drejtojnë Partinë Demokratike, kush i ka nxitur ngjarjet e “Shkollës së Bashkuar” dhe rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës, si dhe për zhvillimet në fshatin e tij.

Ai thotë se është pyetur për zyrtarë që drejtonin sgurimin në fshatin e tij, për PD-në, dhe pas kësaj është deportuar në Shqipëri.

Interesante është se Flamuri ka pranuar se pas gjithë këtyre akteve, ka gisht PD.

Interesant po ashtu është fakti që Flamuri ka fshehur në CV-në e tij dhe faktin që di serbisht, pasi në deklaratën para policisë ka thënë se i “kuptoja kur fisnin serbisht, pasi kam bërë shkollën e mesme në Shishtavec, që është një fshat me origjinë gorane, që flasin sllavisht”.

Të gjitha këto janë deklarata të tij zyrtare para organeve të policisë së shtetit shqiptar, pasi ishte arrestuar dhe mbajtur për disa javë në burg nga polica sekrete e ish-Jugosllavisë.

Kategori
Uncategorized

I nderuar President. Historia e Gorës dhe gorarëve, nuk mund të fallsifikohet.

 

Shoqata Atdhetare Kulturore “GORA”

PROTESTË ME FAKTE HISTORIKE PËR FALSIFIKIMIN E HISTORISË SË KRAHINËS SË GORËS
Deklaratë ; Kryesia e Shoqatës A K “GORA”

Kryesia e shoqatës “Gora” I drejtohet Presidentit të Republikës z. Bujar Nishani, Deputetëve të qarkut Korçë, Këshillit Bashkiak Maliq, të korrigjojne gabimin historik me dekretin Nr 9576 dt 05 05 2016 për dekorimin e “Besëlidhjes gorare”.
Antari i kryesise se shoqates AK ” GORA ” z Besim Shyti , me të drejtën e autorit të historisë së krahinës së Gorës, jep FAKTE te pa kundershtushme qe tregojne FALLCIFIKIMIN e historise se krahines Gore ne dekretin nr 9576 dt 05 05 2016 te Presidentit te Republikes.
“Besëlidhja gorare” nuk i përket 28 marsit 1906.

Ne 28 mars 1906-te eshte krijuar “Nënkomiteti i fshehtë ” Për Lirinë e Shqipërisë (Shif librin “Themistokli Gërmenji” me autor Piro Takon f.45,librin “Traditë gorare” me autor Bajram Tresovën f.29 dhe librin e z.Besim Shyti “Gora” f.49), kurse “Besëlidhja gorare i përket 16 qershorit të vitit 1942, ( perfaqsusit e gores u mblodhën në fshatin Selcë ku moren pjese 200 gorarë dhe vendosën të luftonin së bashku kundër pushtueve fashistë italianë, kjo mori emrin “Besëlidhja gorare” dhe fitoi të drejtën e festës së krahines se Gorës ka 70 vjet festohet nga gorarët kudo ku jetojne dhe punojne.(Shif “Traditë gorare f.104-105 dhe “Gora” f.130-131).
Spostimi i emërtimit të “Besëlidhjes” nga viti 1942 në vitin 1906 është një FALLCIFIKIM i rëndë i historisë.
Besëlidhja i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore, ajo vetëm u shpreh për luftë të përbashkët kundër pushtuesit fashist,por këtë nuk e realizoi asnjëhere. Ajo mbeti një marrëveshje që ndihmoj në krijimin e 7 çetave partizane,por bashkimi nuk u konkretizua mbasi çetat e “Ballit Kombëtar” nuk morën pjesë në luftë.Kryesia e shoqates A K ” Gora ” i kerkon Presidentit te Republikes , shfuqizimin e dekretit nr 9576 te dt 05 05 2016 per “Beselidhjen Gorare” per te korrigjuar kete gabim te rende ne historine e krahines se Gore!Tirane me 26 05 2016

Kryesia e Shoqates Atdhetare Kulturore “GORA”

Kategori
Uncategorized

Cili mbante nofkën“Piccolino”…Kryebashkiaku i sotëm i Kurbinit?

Kryebashkiaku i Kurbinit thotë në formularin e dekriminalizimit se në të kaluarën ai ka përdorur edhe katër emra të tjerë. Çuditërisht, kryebashkiaku i mbante mend të gjithë emrat dhe mbiemrat e tjerë që ai ka përdorur në të shkuarën e tij. Ai ka qenë edhe Gentian Lila, ka qenë edhe Altin Tanushi, si dhe Gent Bushi. Ndërsa Bardhi i deklaron të gjithë këto emra në formular, ai nuk shpjegon se përse i është dashur kaq shumë herë të ndryshojë emrin.
Ai thotë se nuk është dënuar asnjëherë nga një autoritet gjyqësor i vendit apo i huaj. Ai po ashtu thotë se është i pastër pasi asnjëherë më parë nuk është dënuar edhe me një vendim jo përfundimtar nga ndonjë autoritet gjyqësor i huaj për një çështje penale të pazgjidhur me vendim të formës së prerë. Kryebashkiaku me katër emra po ashtu thotë se asnjëherë nuk ka qenë nën hetim nga ndonjë autoritet i vendit apo i huaj. Po sipas formularit ndaj tij nuk është caktuar asnjëherë më parë ndonjë masë shtrënguese e sigurisë personale.
Duke lexuar këtë formular të plotësuar nga Artur Bardhi mund të arrish në konkluzionin se ai është një “çun flori” dhe mbetet vetëm të urohet Rama se ku e gjeti një kandidat të tillë, që edhe pse nuk kishte kandidat rival në zgjedhje ai sërish i mbushi kutitë, kjo edhe e filmuar.
E shkuara e Bardhit në fakt është krejt ndryshe nga ajo që ai paraqet në formularin e dekriminalizimit. Kjo i mbetet autoriteteve përkatëse për ta provuar, por për t’i ndihmuar ato po japim disa të dhëna të vogla që me ndihmën e gjurmëve të gishtërinjve të tij, të mund të adresohet në institucionet kompetente ligjore të vendeve të BE për t’i verifikuar.
Bardhi është një kandidaturë e mundshme për t’u ndëshkuar nga penalitetet e ligjit kur ata gënjejnë për të shkuarën e tyre. Kjo do të bëhet ndonëse mund të kërkojë pak kohë, si dhe përkushtim në punën e Prokurorisë.

Nofka “Piccolino”

Përveç katër emrave që ka deklaruar, Bardhi ka harruar edhe një detaj të vogël, i cili natyrisht që nuk është një normë ligjore në formularin e dekriminalizimit. Bardhi nuk kishte si të shtonte aty edhe nofkën “Piccolino” ose e përkthyer në shqip “Vogëlushi”. Kjo nofkë i është vënë atij gjatë kohës që kryente trafikun e drogës. Për shkak të shtatit të tij të shkurtër dhe fytyrës së njomë, anëtarët e organizatës në të cilën ai vepronte menduan që ta thërrisnin “Vogëlushi” ose “Piccolino”.
Duhet evidentuar se cili ka qenë roli i tij, aktiviteti i tij në trafikun e drogës nga vitit 1997 deri në vitin 2005? Të dhënat flasin edhe për një dënim me burg të tij në Zvicër në vitin 1997. Mbetet për t’u zbardhur aktiviteti i tij përgjatë viteve 2000-2005 dhe lëvizjet që ai ka kryer.
Detaje të tjera rreth “Vogëlushit” mund të dalin gjatë hetimeve sikurse mund të provohen edhe vepra të tjera të rënda penale. Prokuroria duhet të verifikojë raportet italiane të viteve 1993-1994 në Itali për trafikun e prostitucionit.
Sikurse organet e zbatimit të ligjit duhet të rihapin hetimet për një sërë ngjarjesh të rënda që kanë ndodhur në Shqipëri dhe t’i japin përgjigje pyetjes, a ka qenë pjesë e grabitjes së bankës së Laçit në vitin 1996-1997 “Piccolino”?
A ka qenë Bardhi pjesë e grupit të organizimit të marrjes peng të shefit të Komisariatit të Laçit në vitin 2000? Cila është e vërteta e një hoteli që ai ka ndërtuar në një nga rrugët kryesore të Tiranës dhe me çfarë të adhurash e ka ndërtuar atë?
Dekriminalizimi është një betejë, të cilës do t’i shkohet deri në fund jo vetëm nga opozita dhe aleanca e saj me qytetarët për një Shqipëri pa krim, por edhe nga institucionet e pakapura në këtë vend dhe këtu detyra kryesore i bie Prokurorisë.

Enton DOCI

Kategori
Uncategorized

Nuk merret pushteti me filma porno.

Dritan HilaNga Dritan Hila
Nëpër ambjentet mediatike dhe politike të Tiranës, qarkullon dyshimi se videoja e Peshkopisë nuk ishte e fundit, por e para e një sërë serish rozë ku zhanri filmik përputhet me ngjyrën e partisë që i përkasin protagonistët. Dyshimet hidhen për ministra ose kryetarë bashkish të njohur për varësinë e tyre ndaj seksit e cila ju është zhvilluar shumë me marrjen e pushteit. Pleq për të cilët pushteti ka shërbyer si afrodiziakë, hamshorë të rracës poni që deri dje ishin në oborin e PS-së, kanë marrë atributet e protagonistëve të filmave hard. Dhe bashkë me thashethemet, rritet edhe pritshmëria e kampit blu, që nëse do të perifrazohej Konfuci, pret në breg të Lanës që të shikojë kufomën e armikut që i ka rënë infarkt në krevat.

Në fakt koalicioni Rama – Meta është në ditët më të këqija. Çdo afere nga njeri kamp, kampi tjetër i kundërpërgjigjet me filma ose arrestime. E vetmja gjë që i mban bashkë është llogaria e thjeshtë deri në zgjedhje. Por kjo nuk mjafton që PD-ja të vijë në pushtet. Opozitës i duhet shumë punë që të përshkuajë ato 200 metra që e ndajnë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku janë godinat e pushtetit. I duhet së pari të profilizohet. Askujt nuk i mbushin mendjen figurat e promovuara nga Basha. Janë fëmijërorë në gjithçka. Ende Berisha ju tregon sesi mund të bëhet opozitë dhe troshisësh kundërshtarin.
As konsumi moral i të majtës nuk është i mjaftueshëm që të vish në pushtet. E majta shqiptare i ka pasur numrat edhe në ditën më të keqe të saj, më të mëdhaja se PD-ja. Dhe në një vend ku morali perceptohet nga shumica e njerëzve si interesi vetjak, nuk duhet të presësh shumë kur kundërshtarit i mungon.
Duhet edhe një faktor i tretë që të ketë rrotacion. Dhe ky është mungesa e dëshirës tek pushtetmbajtësit që të mbajnë ende pushtetin. Por as kjo nuk duket në horizont. Rama nuk e lë pushtetin se nuk e lenë. Meta, nuk ka asnjë shenjë se i ka kaluar e keqja që provoi në opozitën e viteve 2004-2009.
Ajo që mund ta sjellë edhe një herë PD-në në pushtet, është alkimia e numrave, ku Ilir Meta del në zgjedhje i vetëm dhe vendos pastaj se me kë do të bëjë aleancën. Por e sigurta nga ky ekuacion është që nëse rikonfirmohet si kingmaker, do të kërkojë më shumë se 5 ministri, dhe pse jo edhe kryeministrin.
Ndërsa varianti i dytë, është një çarje e partisë së Ramës nga fraksioni Blushi. Por edhe ky algoritëm është ende për t’u marrë parasysh, është herët sesi do të jetë grupimi i ri, sa vota do të marrë dhe çfarë preferenca koalicionesh do të kenë. Dhe deri atëhere, në selinë buzë Lanës, mund të shtyjnë kohën të shohin filmat rozë të cilat vendos herë pas here ti shpërndajë shtëpia kinematografike e koalicionit. Ndërsa nëse do të duan të vijnë në pushtet, duhet të pregatisin liderë, programe dhe strategji. Nuk ka ardhur askush askund deri më sot në pushtet nga kasetat erotike. Aq më pak në një vend si ky yni. /dritare.net

Kategori
Uncategorized

Vallē pēr kaq budallej na marrin?

Punësimi i të huajve në Shqipëri

Punësimi i të huajve në Shqipëri

Vallë për kaq budallej na marrin, apo të tillë jemi?

Ministri deklaron…se….

3139 shtetas të huaj janë punësuar në Shqipëri përgjatë vitit 2015. ( kur në fakt këta janë specialistët e huaj që kanë ardhur bashkë me firmat po të huaja, dhe Kinezët)

Mi istri thotë se shumica e tyre kanë gjetur një vend pune në Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Gjatë pjesëmarrjes në tryezë diskutimi mbi të drejtat e emigrantëve në Shqipëri, Ministri i Mirëqënies Blendi Klosi ngriti shqetësimin se mungesa e punëtorëve të kualifikuar shqiptar po çon në rritjen e numrit të të huajve që punësohen në vendin tonë.

Referuar të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, shtetasit turq kryesojnë listën e të punësuarve në vendin tonë me 888 leje punësimi, më pas vijnë kinezët me 188 leje punësimi, kanadezët me 95 leje dhe në fund shetasit maqedonas me  80 leje punësimi.

A thua kaq budallej jemi ne, janë këta, apo të dyja bashkë.

Kategori
Uncategorized

Biznesmeni amerikan s’ia përton Ramës: Paketa juaj fiskal më detyroi të pushoj 80 punëtorë.

edi ramaKryeministri i Shqipërisë nuk i ka qejf kritikat e sidomos kur ato i bëhen drejtpërdrejtë dhe kur i dëgjojnë mijëra shqiptarë.  E për këtë ai reagon.

Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme, kur një biznesmen i huaj e ka kritikuar Ramën gjatë takimit për paketën fiskale, ndërsa u shpreh se për shkak të kësaj pakete kishte hequr njerëz nga puna, shkruan Syri.net

Por kryeministrit të Shqipërisë, kritika nuk i ka pëlqyer dhe i është drejtuar biznesmenit duke i thënë se “ishte bërë shumë shqiptar…”

Unë jam Patriku dhe kam një kompani bitumi në Selenicë. Në paketën e parë fiskale unë kam patur një shqetësim dhe i kam dërguar letër ish-­ministrit të Financave Cani dhe ministrit aktual Ahmetaj dhe shumë të tjerëve se ajo paketë nuk duhet të kalonte sepse do të dëmtonte biznesit. Por ajo që ndodhi ishte se paketa u miratua dhe unë u detyrova të heqë nga puna 80 persona.” – tha Patriku.

Por ai u ndërpre nga kryeministri Edi Rama duke i thënë:

Patrik je bërë shumë shqiptar. Kjo ka kaluar, tani vërtet do ta tregosh këtë histori…? Është rregulluar me paketën fiskale të korrikut.

Por edhe biznesmeni nuk ka lënë pa ia kthyer kryeministrit Rama.

Po, por unë dua ta ndaj, pasi ju nuk keni marrë masa për personin që e hartoi paketën fiskale. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për dëmin ndaj biznesit, por vazhdon të jetë ende në punë.

Kategori
Uncategorized

MOS FALLSIFIKONI HISTORINE !

Kryetari i te Urteve te Shoqates AK “Gora”,historiani, ish kryetari i shoqates z BESIM SHYTI,PROTESTON ME FAKTE HISTORIKE per dekretin nr 9576.
Drejtuar ;
-Presidentit te Republikes z. Bujar Nishani.
-Deputeteve te qarkut Korce.
-Keshillit Bashkiak Maliq.
-Te gjitha mediave vizive te shkruara, portaleve.

MOS FALLSIFIKONI HISTORINE !

Te nderuar zoterinj! Me tè drejtèn e autorit tè historisè sè krahinès sè Gorès, ju drejtohem publikisht dhe ju kèrkoj tè ndreqni njè gabim historik qè keni bèrè me dekretin Nr 9576
dt 05 05 2016 per dekorimin e “Besèlidhjes gorare”.
“Besèlidhja gorare” nuk i pèrket ngjarjes sè 28 marsit 1096..Ngjarja e 1906-tès e ka emèrtimin.Nènkomiteti i fshehtè “Pèr Lirinè e Shqipèrisè”.(Shif librin “Themistokli Gèrmenji” me autor Piro Takon f.45,librin “Traditè gorare” me autor Bajram Tresovèn f.29 dhe librin tim “Gora” f.49).
Kurse “Besèlidhja gorare i pèrket 16 qershorit tè vitit 1942,kur u mblodhèn nè Selcè 200 burra gorarè dhe vendosèn tè luftonin sè bashku kundèr pushtueve fashistè italianè.
Kjo mori emrin “Besèlidhja gorare”, fitoj tè drejtèn e festès sè Gorès dhe ka 70 vjet qè festohet nga gorarèt nè Gorè dhe kudo ku ka gorarè brènda dhe jashtè shtetit.(Shif “Traditè gorare f.104-105 dhe “Gora” f.130-131).Spostimi i emèrtimit tè “Besèlidhjes” nga viti 1942 nè vitin 1906 èshtè njè fallsifikim i rèndè i historisè i bèrè me qèllim pèr tè marrè lavdi personale aty ku s’u takon,prandaj me tè drejtèn e autorit kèrkoj tè reflektojne sa mè shpejt.
Duhet dekoruar Gora,jo “Besèlidhja”,e cila èshtè hallka mè e dobèt nè vargun e ngjarjeve tè mèdha historike tè krahinès.
Gora pèrveç Nenkomitetit te fshehte “Pèr Lirinè e Shqipèrisè” ka dhe “Kuvendin e Zbogjit”, ku mè 20 shtator 1907 u mblodhèn nèn drejtimin e Themistokli Gèrmenjit dhe Bajo Topullit pesè çetat e Gorès (e kryekapedanit Kajo Babjeni,e Ismail Dèrdushès,e Xhelo Selcès,e Malkè Zvarishtit dhe Hysen Pirgut) erdhèn dhe çeta e Themistokli Gèrmenjit,e Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos,e Spiro Bellkamenit,e Qamil Panaritit dhe shumè tè tjera. Aty u vendos organizimi i kryengritjes sè armatosur pèr pavarèsi.
Gora ka 28 korrikun e Gurit tè Kamjes,ku shtatè çeta tè Gorès u bashkuan me ato tè Mokrès bènè organizimin nè drejtimin e Koli Rrodhes dhe Lluka Karafilit tè ardhur nga Korça dhe me kryekomandant Kajo Babjenin çliruan Pogradecin katèr muaj para se tè ngrihej flamuri nè Vlorè.
Gora ka shpètimin e Korçès nga puçi grek i 2 prillit 1914,sepse dèrgoj katèr kapedanèt,Kajo Babjenin,Xhelo Selcèn,Malkè Zvarishtin dhe Hysen Pirgun me çetarèt e tyre.
Gora ka betejèn e Leshnicès kur luftètarè gorarè e mokrarè me kryekomandant Kajon mundèn ushtrinè e rregullt greke qè tentoj tè pushtojè Pogradecin.
Gora ka dhe fitoren mbi ushtritè sèrbe nè zonèn e Çèrravès.ka luftimet nè Qafèn e Qarrit,nè Arrèz,nè Zvezdè e nè Poloskè.Luftimet e gorarève s’kanè tè mbaruar,por kèto i ka bèrè Gora,jo “Besèlidhja”.! Besèlidhja èshtè von,I pèrket periudhès sè Luftès sè dytè botèrore, ajo veç se u shpreh pèr luftè tè pèrbashkèt kundèr pushtuesit fashist,por kètè nuk e realizoi asnjèhere. Ajo mbeti njè marrèveshje qè ndihmoj nè krijimin e 7 çetave partizane,por bashkimi nuk u konkretizua mbasi çetat e “Ballit Kombètar” nuk morèn pjesè nè luftè.
Ju e dekoruat Besèlidhjen qè ka pesè vjete qe eshte krijuar , PSE?
Ju keni harruar se Goraret kane shoqatèn e tyre me emrin Shoqata Atdhetare Kulturore “Gora” qè ka 18 vjet qè mban lart traditat dhe virtytet e krahinès dhe nuk bèhet pjesè e pazareve politike ne kurriz te krahines!
Gora gjithnjè ka qènè nè ballè tè sakrificave dhe ka bèrè detyrèn nè tè gjitha rastet e kthesave historike,por ajo s’ka kèrkuar asnjè here shpèrblim.Gora ka qènè e luftès dhe e punès!
Gora pas rènies sè monizmit dhe ardhjes sè pluralizmit politik ku vendi u pèrball me gjakmarrjen,me vrasjet ,me drogèn e prostitucionin,me vjedhjet dhe,krimin e organizuar,me krimin nè familje,me shpèrthime dinamiti dhe zjarrvènie nè pyje.Mè gjeni njè rast nga kèto qè tè ketè ndodhur nè Gorè.
Gora nuk shkatèrron,por vetèm ndèrton kjjo èshtè Gora qè ne gorarèt i kemi dhènè shpirtin e zemrèn.
Gorèn tè dekoroni z president jo Besèlidhjen qè u ka mashtruar.
Une Besim Shyti me tè drejtèn e autorit ;
I drejtohem deputetève tè zgjedhur nè Gorè ta mbrojnè historinè e krahinès.
I drejtohem Kèshillave Bashkiakè tè Maliqit dhe Pogradecit ta mbrojnè historinè e krahinès.
I drejtoehm Shoqatès Atdhetare Kulturore “Gora” ta mbrojè historinè e krahinès.
I drejtohem intelektualève gorarè tè tè gjitha fushave dhe sidomos atyre tè historisè ta mbrojnè historinè e krahinès.
I drejtohem gorarève kudo ku janè brènda dhe jashtè atdheut ta mbrojnè historinè e krahinès.
I drejtohem Institucioneve shtetèrore dhe akademike ta mbrojnè historinè e Gores!
Z President i Repubikes, korigjoeni kete FALLCIFIKIM TE HISTORISE sa seshte vone!!!

BESIM SHYTI
Tiranè 18 maj 2016.

Kategori
Uncategorized

Identiteti i dyfishtë i Bushit si Kastriot C. dhe atentati në Napoli.

9 muaj pasi doli nga burgu në Busto Arsizio, dhe dy pasi ishin mbyllur hetimet, Artur Bushi mori një ftesë të rrallë. Kryetari i PS, Rama e ftonte të kandidonte për Kryetar Komune në Thumanë në zgjedhjet e vitit 2011. Të mbërrish nga qelitë e burgut në karrigen e një Kryetari komune dhe më pas në manatin e deputetit dhe karrigen e kryebashkiakut të Krujës,  natyrisht që kjo do të ishte ëndrra më e madhe për çdo trafikant droge dhe prostitucioni. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me Bushin, i cili menjëherë e pranoi ftesën e Ramës dhe me paratë e fituara nga trafiku i kokainës e prostitucionit nisi fushatën, të cilën e bitisi me fitore në këtë zonë.
Prej këtu, Bushi nisi një karrierë tjetër atë të politikanit.

Një shprehje e lashtë thotë se gjithmonë do të gjendet një laps për të shkruar të ardhmen, por kurrë nuk do të gjendet një gomë për të fshirë të shkuarën. Ndoshta Bushi nuk e kishte menduar asnjëherë se letrat e punëve të tij të pista të emigrimit do të mund të hapeshin një ditë. Në formularin e dekriminalizimit Bushi ka pranuar arrestimin e tij për trafik droge në qershorin e vitit 2010. Ai thotë se ka qëndruar në qeli deri më 24 korrik të atij viti dhe më pas është liruar pas vendimit të Gjykatës dhe kërkesës së Prokurorit. Arsyeja e vërtetë e këtij lrimi të Bushit është disi ndryshe.

Ashtu sikurse flasin edhe mediat italiane, Bushi është arrestuar në flagrancë për trafikun e kokainës nga Holanda. Ai ka qenë në krye të kësaj organizate që trafikonte lëndën narkotike. Hetimi ka vazhduar për afro 1 vit nga autoritetet italiane. Përgjimet e bëra nga hetuesit italianë, një pjesë e të cilave mund të botohet në ditët e ardhshme, japin të plotë tablonë dhe rolin e Bushit në këtë trafik kokaine. Arsyet e lirimit të tij kanë pasur të bëjnë me një tjetër pakt që është arritur mes tij dhe të arrestuarve të tjerë, një prej të cilëve ka marrë përsipër barrën e trafikimit, duke parë edhe gjendjen e rënduar të Bushit. Kjo ka sjellë më pas edhe vendimin e Gjykatës për ta liruar.

Arrestimi për prostitucion

Në formularin e dekriminalizimit Bushi thotë se është arrestuar dy herë në Itali, një herë për arsye që atij nuk i kujtohen dhe një herë tjetër për trafikim të lëndëve narkotike. E vërteta është disi ndryshe. Në arrestimin e parë, të cilin ai e pranon në formular dhe që ka ndodhur në vitin 1996 në Caserta të Italisë, arsyeja e mbajtjes së tij në qeli ka qenë për trafik prostitucioni. Ai ka mundur që të dalë sërish nga burgu në një mënyrë të dyshimtë dhe pas një pakti të pistë me autorë të kësaj historie. Gjithsesi ky hetim dhe ky arrestim nuk e nxjerr atë të pastër edhe nga kjo vepër penale, pavarësisht se ai nuk është dënuar me vendim të formës së prerë.

Bushi fsheh emrin e dytë Kastriot C.

Në formularin e dekriminalizimit ka një pyetje, e cila kërkon nëse personi që e plotëson atë ka pasur gjeneralitete të tjera në të shkuarën? Rama e pranoi se ka pasur një të tillë kur tha se e ka pasur emrin Edvin dhe e ka ndryshuar në Edi. Kryebashkiaku i Kurbinit thotë se ka pasur 4 emra, ndërsa dyshohet se ka fshehur edhe dy emra të tjerë. Në këtë pikë Bushi ka bërë një gabim, i cili e penalizon atë dhe e çon direkt për ndjekje penale dhe deri në burg, pasi ai ka fshehur gjeneralitetin me emrin e dytë që ka mbajtur një periudhë të shkurtër kohore në Itali. Ai ka mbajtur atje edhe emrin Kastriot C. (Gazeta nuk mund ta publikojë të plotë mbiemrin për shkak se ai është një person konkret). Ky identitet i është vjedhur një qytetari i cili jeton sot në Shqipëri.

Pse e fshehu?

Arsyeja se përse Bushi e ka fshehur emrin e dytë ka të bëjë me një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në zonën e Napolit. Bushi ka bërë një atentat, duke plagosur dy persona, të cilët ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre për shkak të konflikteve të vjetra që kishin mes tyre. Dy personat në gjendje të rëndë nga atentati kanë mundur të mbijetojnë plagëve edhe për shkak të fatit, pasi aty pranë është ndodhur një autoambulancë. Kjo çështje ka nisur të hetohet në Napoli gjatë kohës që Bushi ishte atje me emrin e tij të vërtetë. Kur ai ka shkuar që të rinovojë dokumentat në Kuesturë, policët i kanë thënë se ai duhet të porsite për t’iu përgjigjur disi dyshimeve që policia kishte në lidhje me Bushin. Në mënyrë të shpejtë Bushi është larguar nga Kuestura, duke u nisur menjëherë për në Shqipëri. Veprimi i parë që ka bërë kur ka mbërritur këtu ka qenë ndryshimi i emrit. Ai është pajisur me një pasaportë tjetër me emrin Kastriot C. Me këtë identitet, ai ka shkuar sërish në Itali. Bushi ekziston me identitetin e tij në Caserta, ndërsa në Napoli ai njihet me gjeneralitete Kastriot C. Majde me këtë emër, ai ka bërë në gjendjen civile të zonës edhe veprime të tjera familjare, lehtësisht të evidentueshme nga Prokuroria, e cila do të hetojë të dhënat e të gjithë kontigjentit kriminal të Ramës në Parlament, Bashki dhe administratë.

“Varesse NEWS”:  Bushi, pjesë e kartelit të drogës

Të rinj, të edukuar dhe të mirintegruar në territorin e Galaratës. Pra, “djem të mirë”, të paktën kështu thoshin komshinjtë e shtëpisë në “Monte Leone”, lagjen periferike të Morixhias, se ata nuk kishin vënë re asgjë. Nuk kishin vënë re as që ata djemtë e mirë të derës ngjitur ruanin dhe paketonin drogë të importuar nga Holanda, e destinuar për t’u shitur më pas në gjithë Italinë.
Bledar Debrova, shefi i të ashtuquajturës “Debli”, 34 vjeç, Ndriçim Hindraliu, i quajtur ‘Çimi’, 30 vjeç, Bujar Hasani i quajtur ‘Polpeta’, 26 vjeç, Roland Abesci, i quajtur ‘Landi’, i vitit 1964, Artur Bushi, i quajtur “Turi”, 34 vjeç, Besim Kadiu dhe Erjon Tarja, i quajtur ‘Eri’, 27 vjeç. Një bandë e tërë dhe e vërtetë me role të mirëpërcaktuara, që për komandandin e Policisë së Shtetit në Galaratë, Franco Novati, i cili bashkë me Prokurorinë e Busto Arsizio kanë ndjekur hetimet, kanë përmendur qendrime tipike të “mafies sonë”: hierarki, organizim, kohezion, të lidhur me familjen dhe traditat.
Prej muajsh forcat e Komisariatit të Galaratës i ishin vënë pas këtij grupi, të cilët kanë zbuluar se grupi i trafikantëve me kombësi shqiptare që furnizonin tregun e Galaratës, një herë në katër muaj, pjesëtarë të grupit merrnin avionin dhe fluturonin për Amsterdam.
Një trafik i mirorganizuar dhe shumë fitimprurës, i cili mund të gjeneronte edhe 1 milion euro; Bledar Debrova, shefi, nga Elbasani, qyteti i tij i origjinës ishte pronar i pasurive të patundshme dhe ishte duke hapur një aktivitet të ri, biznes hotelerie. Precedentët ishin të vegjël, dikush për shfrytëzim prostitucioni, dikush për emigrim të paligjshëm, por askush për drogë.

Bushi, pjesë e bandës kriminale të Morrigia-s

Banda e trafikut të kokainës, ku bënte pjesë Artur Bushi, sot Kryetar i Bashkisë së Krujës, importonte kokainë nga Holanda në Itali. Para se të bëhej deputet më 2013, policia italiane e arrestoi Bushin më 11 qershor 2010 në qytezën e Gallaratës. Ai ishte i dyshuar si pjesë e një organizate kriminale, të njohur si banda e Morriggia-s. Franco Novati, një ish-komandant policie në Gallarate, i cili drejtoi hetimin, i tha BIRN se kjo bandë importonte kokainë nga Holanda në Itali.
“Kur ne i vumë nëntë prej tyre nën përgjim, ata folën për ‘pjesë këmbimi’, por ne e dinim se kjo qe fjala në kod për kokainën”, rikujtoi ai. Novati tha se, kokaina vinte nga Amsterdami përmes korrierëve dhe shitej me shumicë te bosët vendorë në Breshia, Modena, Luka dhe Piaçenza. “Ne ndërhymë në transportin e fundit të 10 apo 11 kileve të kokainës nga Holanda dhe arrestuam bandën”, shtoi ai. “Ai (Artur Bushi) qe pranë bosit të bandës Morrigia”, shtoi ish-shefi i policisë, aktualisht në pension.

Kush i verifikon të dhënat e dekriminalizimit

Faza më e rëndësishme e ligjit të dekriminalizimit është ajo e verifikimit të vërtetësisë së të dhënave të shënuara në formularët e vetëdeklarimit.
Sipas ligjit të dekriminalizimit, i miratuar me konsensus javë më parë, janë 16 institucionet që do të kryejnë verifikimet e para të formularëve të plotësuar nga të zgjedhurit dhe të emëruarit në poste publike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të verifikojë deklaratat e deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, Departamenti i Administratës Publike, DAP do të verifikojë formularët e vetëdeklarimit të plotësuar nga punonjësit e administratës, KLD ato të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit, Kuvendi të drejtuesve të institucioneve kushtetuese që emërohen nga ky institucion.
Ndërkaq, Presidenca do të verifikojë ambasadorët e vendit tonë në botë, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe komandantët e Forcave Tokësore, Detare dhe Ajrore, plus çdo funksionar tjetër publik të emëruar prej tij, me përjashtim të Kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
Në listën e institucioneve të verifikimit janë edhe Kryeministri, prefekti, drejtori i Shërbimit Informativ apo ai i Policisë së Shtetit për vartësit përkatës.
Verifikimi nga këto institucione ku dorëzohet formulari do të bëhet në javët dhe muajt në vazhdim sipas parashikimit të ligjit dhe në rast se do të ketë dyshime për deklarata të rreme, atëherë secili prej këtyre institucioneve i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme.
Kjo e fundit, që në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit të dekriminalizimit ka ngritur një grup të posaçëm, që përbëhet nga 2 prokurorë, tre oficerë të Policisë Gjyqësore dhe një punonjës IT, të cilët do të hetojnë çdo rast që do t’u paraqitet brenda 3 muajve.
Edhe pse ligji e parashikon Prokurorinë si një institucion të shkallës së dytë për verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit, kjo nuk ia heq të drejtën organit qendror të akuzës që në rastet kur ka dyshime të iniciojë vetë verifikimet për të zgjedhurit dhe emëruarit në poste publike.

Arben SHAHINI

Kategori
Uncategorized

‘Cari’ Putin kërcënon ‘sulltanin’ Erdogan: Siria mund të jetë fundi yt.

erdogan-putin-718043E ardhmja e Sirisë është tani duke u vendosur jo në Damask apo Gjenevë, por në Aleppo.

Në qoftë se ushtria siriane dhe aleatët e saj do të fitojë betejën për qytein,jo vetëm do t’i japin fund luftës, por edhe do të prishin planet e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili thuhet se po mbështet grupet radikale në Siri”, raporton agjencia ruse e lajmeve “Sputnik”.

Aktualisht, Aleppo është pjesë e ‘regjimit të heshtjes’ në Siri, një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, situata në qytet mbetet e komplikuar.

Gjatë disa javëve të fundit, përplasjet më të ashpra në Siri kanë ndodhur në Aleppo.

Nga betejat e vazhdueshme në rajon, më e madhe dhe më vendimtare është lufta mes rebelëve dhe besnikëve për ndarë qytetin e Aleppo-s.

Ndërsa qeveria siriane përpiqet të forcojë pozitën e saj me një fitore në Aleppo, rebelët po luftojnë për mbijetesë.

Grupe të ndryshme rebele kanë kryer ofensivat e tyre në Aleppo, duke përfshirë Frontin al-Nusra, Ahrar al-Sham, dhe forcat e Ushtrisë Siriane të Lirë. Megjithatë, përparimet e ushtrisë siriane dhe aleatët e saj të mbështetur nga sulmet ajrore ruse kanë prishur përpjekjet nga militantët për të përparuar”, shkruan Sputnik, duke iu referuar një shkrimi të “Stratfor”.

Konflikti sirian përfshin një numër të forcave të ndryshme dhe disa prej tyre nuk janë të interesuara në përfundimin e luftës”, tha analisti politik rus Azhdar Kurtov.

Në një intervistë për gazetën ‘Vzglyad’ ai shkruan për fuqitë e tjera të interesuara në konflikt.

Grupet radikale kanë pozita të forta pranë Aleppos. Ata nuk janë të gatshëm për një kompromis me Assadin. Shumë prej tyre gjithashtu kanë sponsorë të huaj si Turqia dhe Arabia Saudite. Edhe në qoftë se Moska dhe Uashingtoni kanë të njëjtat pozita, Ankaraja dhe Riadi do të vazhdojnë të mbështesin terroristët”, thotë analisti rus.

Ai shtoi se grupet radikale në Siri do të bëjnë çdo gjë që munden për të minuar armëpushimin.

Më parë, gjatë javës që kaloi, presidenti Erdogan dha një sinjal të qartë se qeveria e tij është seriozisht duke marrë parasysh vendosjen e trupave në Siri.

Të premten, qendra mediatike e Unionit Patriotik të Kurdistanit raportoi se ushtarët turq të shoqëruar nga dy tanke hynë në territorin e Sirisë në afërsi të qytetit turk të Nusajbin.

Gjatë vitit 2016 ka pasur shenja në rritje për qëllimin e Ankarasë për dislokimin e forcave tokësore në Siri. Në shkurt, qeveria ruse njoftoi “një numër në rritje të shenjave të përgatitjes së fshehur nga forcat e armatosura turke për të kryer operacione aktive në Siri.”

Fiksuar me ambiciet për të ringjallur Perandorinë Osmane, Erdogan është i gatshëm të dërgojë trupa në Siri, në një përpjekje për të mbështetur grupet terroriste” shkruan Catherine Shakdam, drejtor i asociuar i Qendrës së Bejrutit për Studime të Lindjes së Mesme.

Megjithatë, një veprim i tillë i pamatur mund të sjellë fundin e karrierës politike të Erdoganit”, shton autori. Nëse Turqia pushton Sirinë në një akt të njëanshëm agresionit, aleatët e Sirisë – Rusia dhe Irani – do të japin një përgjigje ushtarake”.

“Sputnik” shkruan se, me ambiciet e tij, Erdogan është i gatshëm të kundërshtojë edhe aleatët e tij të NATO-s, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.

Erdogan po dërgon një sinjal për partnerët evropianë NATO-s dhe të Turqisë – ata duhet të bëjnë një sy qorr ndaj agresionit të tij të mundshëm në Siri, ose do të përballen me ‘përmbytje’ emigrantësh. Ai u zotua për t’i frenuar ata  në përputhje me një marrëveshje të emigrantëve në mes Ankarasë dhe Brukselit,” shkruan agjencia ruse.

Duke pasur parasysh faktin se Turqia ka qenë një mbështetës i vjetër i terrorizmit në Siri për të ndjekur ambiciet e saj gjeopolitike, Erdogan tashmë përbën një kërcënim për Evropën”, përfundon shkrimi.

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i njeriut që u dërgua për të vrarë Enver Hoxhën.

Për Avdul Banushin është shkruar. Por shkrimtari Mihallaq Qilleri është njeriu të cilin ish-agjenti ish-diversanti ish-i burgosuri politik ka kontaktuar të parin pas viteve 90, për të bërë publike historinë e vet të jashtëzakonshme.

Si e ka njohur ai Banushin dhe aventurat e tij.

Lexojeni më poshtë …

Nga Mihallaq Qilleri

 Ky fragment është marrë nga libri “Një zë nga errësira”, i autorit Avdul Banushi. Libri është publikuar në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Kam pasur rastin ta redaktoj e ta sjell në gjendjen e botimit. Ishin ca shënime të mbajtura nëpër burgje, me fletë të zverdhura e të shkruara me lloj-lloj ngjyrash e lapsash,  sepse autori kishte kaluar nëpër një sërë peripecish, vuajtjesh, e dënimesh që, të mbledhura së bashku, do të bënin një rast unikal. Plot 31 vite burg, të ndarë në dy periudha. 1945-1961 dhe 1975-1990. Ndërkohën e kishte kaluar në arrati. Vitet e para në Greqi, pastaj në SHBA. Në ato vite erdhi me misione disa herë në Shqipëri, derisa u kap e u riburgos.

    Ai erdhi të kërkonte punën time, sepse askush nuk kishte pranuar ta ndihmonte. Madje as të afërm të tij që e quanin veten shkrimtarë. Sigurisht edhe unë u tremba kur i lexova këto kujtime. Po të kihet parasysh pasiguria politike e fillim viteve ’90, dyzimi, mosbesimi. Menjëherë mendova se një agjent kundër vendit tënd, është një agjent. Pushteti nuk merret me dhunë në demokraci. Kam kundërshtuar disa herë të merrja përsipër redaktimin e shënimeve  të tij. Dhe kur u binda kam bërë jo vetëm redaktimin. Por kurimin e tij deri në detaje. Sepse autori i vërtetë nuk e kishte idenë se si shkruhej një libër. Madje as gjuhën letrare shqipe nuk e njihte sa duhej.

   Në këto shënime, befas, gjeta 30 faqe të shkruara për një aventurë udhëtimi në pyjet e Amazonës kur autori gjendej në SHBA, në periudhën mes dy burgosjeve. Dhe i formulova e i botova një libër me titullin “Udhëtime në Amazonë”, me kuriozitetin se Avdyl Banushi duhej të ishte shqiptari i parë që shkelte e takohej me fiset e egra të atij vendi misteresh. Por z.Banushi nguli këmbë se i duhej më shumë jeta e tij politike. Dhe unë vendosa ta formuloja librin “Një zë nga errësira”, sigurisht duke hequr prej atyre shënimeve shumë  fantazi, të pavërteta, duke ulur disi zjarrin e urrejtjes antikomuniste, sepse shpesh herë  këto shënime më ngjanin të shkruara me metodën e socrealizmit. Ishte koha kur familja ime gjendej në emigracion dhe Avdyli mund të vinte në çdo orë të ditës e të mbrëmjes për të diskutuar me mua, për shtuar a hequr diçka. Ishin muaj tepër të tensionuara për mua, kur më vlonte dyzimi nëse bëja mirë apo keq që merresha me një njeri që kishte hyrë disa herë në Shqipëri për të kryer vrasje e aksione të tjera destabilizuese, deri edhe dinamit në ambasadën shqiptare në Romë, ose në tentativën për të vrarë Enver Hoxhën, siç përshkruhet edhe në fragmentin e mëposhtëm. Këto kujtime tregojnë sesa e ashpër ka qenë  Lufta e Ftohtë. Ajo vërtetë nuk krijoi një përballje frontale ushtarake kampesh, por pati shumë viktima. Si nga qytetarët e thjeshtë, ashtu edhe nga ata që u  përfshirë në këto histori spiunazhi. Në libër tregohet gjithashtu rolin që kanë pasur shtetet fqinje me Shqipërinë duke krijuar jo vetëm baza ushtarake kundër saj, por duke u lehtësuar këtyre grupeve antikomuniste rrugën të depërtonin në teritorin shqiptar. Kjo mund të konsiderohet sot si agresion shtetëror, por edhe njerëzit që merreshin me akte të tilla si vepra antikombëtare. Autori tregon gjithashtu se pa mbështetje brenda vendit vështirë që veprimtaria e tyre antikomuniste mund të kishte ndonjë rezultat. Përmenden kështu mbiemrat e disa familjeve që i strehonin e i ushqenin këto grupe për shkak të armiqësisë që ndjenin ndaj sistemit socialist. Por janë përdorur edhe para për të joshur njerëz. Sigurisht kjo veprimtari shumëvjeçare do të krijonte viktimat e veta të inkuadruara në të quajturën Luftë e Klasave. Edhe sot kjo Luftë mbetet armiqësia më e madhe politike që përjeton Shqipëria, e cila nuk po e lejon këtë vend të marrë frymë lirisht e të shërohet nga plagët dhe është e përçarë më shumë se kurrë. Deri askush nuk fal, askënd..

 

Për ish-agjentin ka patur edhe akuza verbale se ai kishte rënë në kthetrat e Sigurimit të Shtetit kur u burgos. Këtë të vërtetë nuk e di askush. Ndoshta kur të hapen të quajtura Dosje..

Libri u botua me një cilësi shumë të dobët, në një shtypshkronjë province. Mbaj mend se ai ua shpërndau miqve e të afërmve të tij, ndërsa dhjetra kopje i dërgoi në SHBA ku vazhdonin të jetonin personazhet e tij. Vite më pas shumë gazeta kanë shkruar për Avdul Banushin e bëmat e tij, por askush më mirë se vetë ai, që tashmë nuk rron, dhe unë, që kam i kaluar rresht pas rreshti shënimet e tij e biseduar net e ditë të tëra me të, nuk dinë, them, aq hollësi për këtë agjent të rafinuar e po aq trim, i cili përmbysjen e komunizmit e kishte detyrën e ndjenjën e jetës së vet. Ishte më shumë një hakmarrje, sepse ai ishte bir i një familjeje golemase të Kurveleshit të lidhur me Luftën Antifashiste. E vërteta është se nuk u vlerësua sa duhej pas ndryshimit të sistemit, për të cilin ai kishte sakrifikuar aq shumë!

PËR TË VRARË ENVER HOXHËN…

Më datën 20 nëntor 1970, së toku me Tomën dhe Ded Mërnacin u nisëm nga SHBA. Kuptohej itinerari; Athinë-Prevezë dhe pasi të furnizoheshim atje me gjithçka na duhej, të kalonim kufirin për në Shqipëri. Më 22 nëntor ishim në Filat të Çamërisë, ndërsa në orën 21 të po asaj dite nisëm të ngjitnim Malin e Stillos.

Kundërzbulimi shqiptar ishte vënë menjëherë në dijeni të misionit tonë. Nuk e di nëse i dinte edhe qëllimet. Por kishte gabuar në një pikë. Na prisnin në hyrje të Kepit të Stillos, ndaj kishin dërguar atje forca të shumta. Ne iu shmangëm atij drejtimi. Përmes njerëzve tanë në Greqi kishim mundur të rekrutonim një nga komandantët e postës shqiptare të kufirit duke i dhënë 700 dollarë dhe kaluam andej. Ky njeri do të arratisej më vonë për në Jugosllavi e s’andejmi do të mbërrinte në Kanada.

Në urën e lumit Povlla ishte vendosur një patrullë e fortë e cila qëndronte aty edhe në ditë të zakonshme. Por tani me afrimin e festave komunistët merrnin masa të rrepta sigurimi sepse e dinim se ne godisnim pikërisht atëherë. Kështu që u detyruam ta kalonim lumin në këmbë. Ishte ftohtë. Sapo kishin nisur shirat e para të vjeshtës. Lumi kishte shumë ujë. Por ne i kishim të gjitha mjetet.

Baza jonë e parë ndodhej në fshatin Aliko të Sarandës. Atje kishte shtëpinë djali i njërit prej përkrahësve dhe anëtarëve më besnikë të frontit të rezistencës në Amerikë. Ky bënte tregti të madhe dhe ishte larguar nga Shqipëria shpejt. Atje mësuam se djali i tij, megjithatë, ishte dhëndri i kryetarit të kooperativës e shofer njëherësh. Ky njeri do të na transportonte natën deri në Bamatat të Delvinës. Ne i dhamë atij 100 dollarë. Ai, paskëtaj, tha se mund të na çonte deri në Gjirokastër. Nuk mund të ngurroje para një fati të tillë…

Në Gjirokastër u strehuam në bazën tonë të përhershme, në familjen Jonuzi. Qenë po këta njerëz që na prenë 5 bileta për në Tiranë… Punët po shkonin mirë dhe ne, ja ku po hynim në kryeqytet.

Mirëpo nuk ishte aq e lehtë. Në Urën e Subashit ishte vendosur një postbllok me policë e ushtarë të cilët kontrollonin të gjitha mjetet dhe njerëzit e panjohur që kalonin s’andejmi. Ndaloi edhe autobuzi me të cilin udhëtonim. 6 ushtarë të tjerë e rrethuan autobuzin nga jashtë. Ishin të armatosur me automatikë. Një grup policësh qëndronin në këmbë para derës. Nuk kishte pikë dyshimi se të dhënat i kishin të sakta. Grupi që pritej të dërgohej nga jashtë kishte mundur të depërtonte në Shqipëri, megjithë përforcimet e kufirit dhe telat me gjemba të klonit. Prandaj qenë aktivizuar të gjitha postoblloqet.

Oficeri që hyri brenda në autobuz, foli me ton ushtarak.

– Nxirrni të gjithë pasaportat!

U hodha një sy tinës shokëve. Dy nga tanët ishin ulur në fund të autobuzit, dy në mes, ndërsa unë kisha zenë vend në sediljen pas krahëve të shoferit. Çasti ishte shumë kritik. O vdekje, o liri! – i thashë vetes.

Oficeri nisi kontrollin e pasaportave. Me radhë na kaloi edhe ne. Megjithë vëmendjen nuk arriti të diktojë asgjë. Dhe ja, u lehtësuam një çast të gjithë kur ai zbriti në tokë. Por menjëherë pas oficerit të policisë hynë në autobuz tri burra civilë. Ata mbanin të në krah nga një copë shirit të kuq. Kur u hodha një sy u drithërova. Që të tre ishin bashkëfshatarë të mi. Madje njeri prej tyre ishte bash… xhaxhai im. Ata kaluan në korridorin e autobusit midis pasagjerëve duke i vështruar njerëzit sa majtas, djathtas. Kuptohej se kërkonin fytyra të njohura. Kjo më shtoi ankthin. Kërkohesha pikërisht unë. Mirëpo kaluan dhe nuk njohën askënd. As mua. Kaq shumë kisha ndryshuar, me sa shihej! Pashë që xhaxhai im kishte në gojë një cigare të ndezur e ngjante pak nervoz. Pavarsisht se si ishim vendosur tani njeri kundër tjetrit, më kishte pikur malli për këtë njeri. Ndaj vetiu i thashë:

– Të lutem, ta ndez pak? – dhe vura në gojë me shpejtësi një cigare.

Ai ngriti cigaren e tij dhe nisi të më shikonte me vëmendje. Sytë tanë u kryqëzuan. Nuk e di se ç’drithërimë e fortë kaloi midis tyre. Gjaku ishte shndërruar në dritë dhe ajo dritë nuk mund të tradhëtonte. Më njohu; O, Zot, më njohu! Pastaj largoi disi me nervozizëm cigaren e ndezur nga e imja dhe shpejtoi të zbriste nga autobuzi..

Në orën 5 të mbrëmjes do të gjendeshim të strehuar në familjen Bineri në Tiranë.

28 Nëntor 1974. Tirana ishte zbukuruar e gjitha për festë. Nuk e kishim të vështirë të dilnim nëpër qytet. Aq shumë lëvizje kishte. Por gjithçka duhej ta kryenim të nesërmen, prandaj nuk largoheshim shumë nga baza jonë. Për të parë situatën doli disi më larg vetëm njeri nga tanët, Sulejmani. Ishte i armatosur me pistoletë e granata përfund bluzës së trashë. Doli deri në sheshin “Skenderbej”. Do të provonte të depërtonte së paku deri te vendi përballë tribunës tashmë të ngritur për paradën e nesërme. Por masat ishin të tilla, sa as te trotuari përballë Hotel “Dajtit”, ku vendosej zakonisht orkestra frymore, nuk lejohej të afrohej askush. Dikush i kërkoi fletë-hyrjen. U përgjigj thjesht se nuk kishte të tillë.

Sulejmani u kthye me shpejtësi e na njoftoi për gjithçka. Pra duhej një fletë-hyrje. Dhe ne duhej të shihnim mundësitë për të gjetur një të tillë e pastaj, po atë natë, të kopjonim disa. Vendosa të dilja vetë njëherë. Iu afrova drejtimit të tribunës, por kishte aq shumë njerëz të aktivizuar për sigurinë e saj e të vendit përreth, sa e ndjeva se do ta kisha shumë, shumë të vështirë. Njerëz të Sigurimit, ushtarakë, policë e të tjerë kishin mbushur bulevardin. Unë e dija se tashmë edhe fotografia ime qe shpërndarë gjithandej. Madje më zuri syri shumë golemas në mes vëzhguesve aty.

Të nesërmen, më 29 Nëntor, tentuam t’i afroheshim edhe njëherë tribunës, ashtu, kinse të shtyrë nga turma e njerëzve. Por nga sheshi “Skenderbej” e deri te Ura e Lanës gjithçka ishte në një kontroll aq të rreptë sa nuk mund të depërtonte as miza. Mbaj mend se ne qëndruam në largësinë më të lejueshme. Nuk kishim mundur të kopjonim lejet e hyrjeve. I pari në tribunë doli Haxhi Lleshi, kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Më pas vetë Enver Hoxha. Haxhiu u spostua nga qendra për t’i lënë vendin diktatorit. Më pas hynë të gjithë byroistët. Kur dëgjova emrin e drejtuesit të paradës Bejto Diftir Hysi mendova se edhe atë detyrë golemasit e mi e kishin marrë. Oficeri Bejto i raportoi diktatorit dhe parada filloi. Ish i pamundur çdo veprim që duhej të bënim pikërisht ato çaste. Madje sy zhbirues nisën të na vëzhgonim. I dhamë sinjal njeri-tjetrit se duhej të ktheheshim në bazën tonë për të mos ndërlikuar më tej situatën. Shumë golemas kishin dalë për të më kapur…, mendova!

Në tarracën e shtëpisë ku kishim bazën, ishte vendosur një roje. Vonë ai na njoftoi se disa civilë vështronin herë pas here nga shtëpia, madje nga tarraca. Të ishin vallë agjentë të Sigurimit? Të ishim dekonspiruar? Sidoqoftë duhej marrë një masë. Dhe ne u detyruam të dilnim natën nga kati i dytë me litar, pas pallatit. U larguam më këmbë për në Yzberisht, ku kishim një bazë tjetër.

Nuk mund të ikej nga Tirana pa kryer asnjë nga detyrat tona. Të nesërmen, më 30 nëntor, u detyrova të hyja vet në Tiranë. Së paku të kryenim aksionin e ambasadës kineze. Iu afrova ndërtesës e cila gjendej në një vend tepër të rrezikshëm. Nga njëra anë Radio-Televizioni shqiptar, nga ana tjetër bulevardi i Madh me institucionet e tij. Ruhej nga të gjitha anët. Ishte e pamundur të afroheshe pa rënë në sy. Thuhej se kinezët kishin nisur të ndërtonin një ambasadë të re, më të madhe. U ktheva pa bërë asgjë. Megjithatë, në konsultimet e pasdites vendosëm të hynin përsëri në Tiranë. Kësaj radhe baza do të ishte familja Begeja. Por duke qenë se ditët ishin të tensionuara dhe lajmet nga më të çuditshmet, Begejasit qenë trembur. Nuk ishin diktuar, por qenë squllur. Zbulimi shqiptar kishte të dhëna të sakta se ne gjendeshim në Tiranë. Megjithatë, në familjen Begeja bëmë një mbledhje të shpejtë ku analizuam situatën. Vendosëm të ndryshonim menjëherë bazën. Kështu u detyruam të hynim në Ndroq në familjen Mancaku. Atyre u ishin pushkatuar në burg dy djem, Seit dhe Zyhdi Mancaku, prandaj urrejtja ndaj rregjimit e bënte këtë bazë të sigurtë. Familja kishte një kasolle të madhe për kafshë dhe ne u stabilizuam atje për 7 ditë. Ishte e pamundur të hyje përsëri në Tiranë. Lajmet flisnin për kontrolle të ashpra, për rritjen e “vigjilencës” aq sa njerëzit e thjeshtë, të zhgënjyer, të shikonin me dyshim. U detyruam të niseshim për në Fier.

1)- Nuk e di nëse autori e dinte mirë që Bejto Hysi, në të vërtetë njihej me mbiemrin Isufi.

2)- Ishte në planin e operacionit formuluar para nisjes se duhej të sulmohej ambasada kineze në Tiranë, për shkak të lidhjeve të ngushta që ekzistonin aso kohe midis dy shteteve, nëse dështonte atentati ndaj Enver Hoxhës.

Title (slider):
Rrëfimi i njeriut që u dërgua për të vrarë Enver Hoxhën
Kategori
Uncategorized

SI SHPËRTHEU KORRUPSIONI DY VITET E FUNDIT

rama cover

Open Data Albania ka hulumtuar në lidhje me Dëmin Ekonomik të shkaktuar dhe personat e kallëzuar për ndjekje penale si shkaktarë kryesor ndaj Buxhetit të Shtetit, për vitin 2015.

Sipas auditiveve dhe raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë vitit 2015, është 84% e dëmit ekonomik total (prej 125.8 miliardë lekësh, ose afro 1.25 miliardë dollarë) që është shkaktuar përmes Administrimit të Pronës Shtetërore dhe Koncesioneve.

Abuzimi prone dhe koncensioneNga këto 100 miliardë lekë( dëm ekonomik është shkaktuar në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore dhe 5.3 miliardë lekë, afro 53 milionw dollarë janë shkelje të tjera të disiplinës financiare.)

Riskun më të lartë në këtë fushë e shënon sektori energjetik dhe ai i hidrokarbureve.

Në harkun kohor 2012-2015 dëmi i shkaktuar në sektorin e Administrimit të Pronës Shtetërore dhe Koncesioneve është rritur mbi tetë herë.

Sektori i Tatim- Taksave dhe ai i Doganave janë dy fusha të tjera në të cilat është shkaktuar një dëm i lartë ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit.

TatimeKëto dy sektorë shënojnë një dëm prej 12.6 dhe 4.2 miliardë lekësh. Dëmi në këto dy sektorë ka ardhur në rritje që prej vitit 2012, por ky fenomen ndjehet më shumë vitin e fundit ku dëmi në sektorin e tatim – taksave është rritur 45 herë dhe dëmi në sektorin e doganave është rritur 5 herë krahasuar me një vit më parë.

Në fushën e tatimeve kjo rritje vjen edhe si pasojë e ndryshimit të metodologjisë dhe aksesit për auditim.

Dëmi në Prokurime Publike në vitin 2015 ishte 2.6 miliardë lekë, ose 2% e dëmit ekonomik total.

Kategori
Uncategorized

DREJTORESHA E QSUT SAJOI TENDERIN 795 MIJË USD.

Kolazh beqaj manastirlliu

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Qendrës Spitalore Nënë Tereza, znj. Ogerta Manastirlliu.

Ky propozim erdhi pas një kontrolli që zbuloi se drejtoresha Manastirlliu kishte shpenzuar rreth 795 mijë dollarë duke lidhur dy kontrata mirëmbajtje me kompani private shqiptare për disa aparatura mjekësore që ishin sjellë në Shqipëri në përdorim nga kompania ‘Siemens’.

Por audituesit kanë zbuluar se sipas kontratës fillestare të QSUT-së me kompaninë përfaqësuese të ‘Siemens’, i takonte vetë QSUT-së ta realizonte mirëmbajtjen.

Dokumentet kanë zbuluar se drejtoresha Manastirlliu i ka dhënë dritë jeshile, hapjes së një tenderi për mirëmbajtjen,  duke nënkontraktuar dy kompani shqiptare në vlerën e 795 mijë dollarëve. Ndërsa dëmi neto i konstatuar nga KLSH-ja është në vlerën e 590 mijë dollarëve.

faksimile masa disiplinore ogertaPër rrjedhojë audituesit kërkojnë shkarkimin e drejtoreshës:

I rekomandojmë Kryeministrit të fillojë procedurat për dhënien e masës disiplinore nga “Vërejtje” deri në “Largim nga detyra” për zj. Ogerta Manastirlliu me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Për arsye se në tenderin me objekt dhënien e shërbimit të “Mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore” zhvilluar në vitin 2014 nga MSH, nuk ka bashkëvepruar me të, për të saktësuar se ky shërbim, është përcaktuar të bëhet nga QSUT. Si rezultat i këtij veprimi/mosveprimi, QSUT rezulton të ketë shpenzuar fonde publike pa efektivitet deri në përfundim të auditimit në vlerën 59 milionë e 751mijë lekë (590 mijë USD)”, – shkruhet në raport.

faksimile 22Raporti i KLSH-së ndër të tjera ka zbuluar se dhe sistemi elektronik i përdorur në QSUT, për regjistrimin e kartelave ka mangësi të shumta duke krijuar hapësira për abuzime dhe favorizime, sidomos të listës së ilaçeve të regjistruara për përdorim.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i raportit thekson se për vite me radhë QSUT-ja nuk ka mbajtur regjistra për trajtimin e hermodializës dhe të dhënat janë kontradiktore. Mbi këto të dhëna, qeveria vendosi më pas ta jepte me koncension këtë shërbim. / HashtagAL

Kategori
Uncategorized

Jepet alarmi, kjo kompani po rrënon rininë shqiptare, nisin hetimet.

mashtrim

Shqiptarët vazhdojnë ta hanë “sapunin për djathë” edhe pas mashtrimeve të Xhaferit, Sudes apo Lule Makashit, një tjetër kompani po i rrjep. Bëhet fjalë për “Mega Holdings”, në rrjetën e të cilës kanë rënë të rinjtë, së fundmi shumë shqiptarë.

Revista “Monitor” jep alarmin:

Dy djem të rinj, të pashëm dhe të veshur me marka, vetëm në pak ditë kanë arritur të arkëtojnë vlera të mëdha parash ndër studentë të Universitetit të Vlorës nëpërmjet prezantimit të një skeme për të cilën agjencitë shtetërore dyshojnë se që ngjan me modelin e famshëm piramidal “Ponzi”. Të prezantuar si trajnues të një kompanie turke, ata iu kanë kërkuar studentëve të bëhen pjesë e grupit duke paguar 1000 lekë, ku më pas ata do të krijonin një adresë në portalin e tyre dhe do të kishin një program të sofistikuar që ti duhet të shpërndaje 10 postime në ditë për të fituar 4 dollarë. Këto para mund të tërhiqeshin kur të bëheshin 300 dollarë, por kur arrije një shumë të caktuar, ata të zeronin llogarinë dhe të dërgonin një mesazh që kishe vepruar gabim në sistem.

Skemat funksionin kështu edhe me produkte të tjera, trajnerët shesin ndër të rinj paketa domain, me vlerë 70-75 mijë lekë (rreth 600-700 dollarë) disa herë më shumë se vlera reale e tregut. Çdo blerës duhet të gjejë dy blerës të rinj e kështu me radhë. Sipas ofertës, konsumatori përfiton 5% të shumës prej 600 USD për çdo referim të drejtpërdrejtë që do të arrijë të realizojë, të cilat kalojnë në Bonus Point Statement. Fitimi i parë për konsumatorin arrihet kur plotësohen dy çiftet e para, nga të cilat 150 USD kalojnë në Bonus Point Statement dhe 50 USD në Voucher Statement. Fitimet në vazhdimësi për konsumatorin arrihen atëherë kur të plotësohen 3 çifte të tjera, shumë e cila ndahet në 225 USD në Bonus Point Statement dhe 75 USD në Voucher Statement.

Me këtë ofertë janë mashtruar qindra të rinj në vend, të cilët edhe pse kanë arritur të realizojnë referimet dhe të kapin bonuset nuk kanë marrë asnjë para mbrapsht. Trajnerët janë zhdukur duke lënë pas jo vetëm paratë e humbura, por edhe konflikte të shumta sociale.

Me një kërkim të thjeshtë në internet sheh se çmimet e këtyre produkteve janë shumë më të lira. Një shitës britanik i produkteve të ëeb-eve dhe hosteve “godaddy.com” e shet një domain me 11.9 euro dhe nj ë host me 3.9 euro.

Kjo skemë e eksperimentuar në masë në Universitetin e Vlorës pasi është strukturuar mirë edhe në nivel menaxherësh, pasi ka grumbulluar shumat, ka përhapur lajmin te kreditorët se organizata ka falimentuar, ndërkohë që aktiviteti i saj vijon edhe sot në qendër të Tiranës dhe në të gjitha rrethet kryesore. Tre skema të tilla qe shesin produkte virtuale me çmime marramendëse po përhapen në masë, sidomos në qytetet e Fierit dhe Vlorës.

Burimet pranë kompanive pohojnë se janë përfshirë në këto skema rreth 4000 të rinj. Burimet policore kanë pohuar zyrtarisht për “Monitor” se janë në dijeni të aktivitetit të kompanisë, por nuk kanë zbardhur shumë detaje për shkak të konfidencialitetit.

Si po mashtrohen të rinjtë:

20-vjeçarët e sotëm nuk i kanë të qarta përmasat negative që patën skemat piramidale të vitit 1997. Ekonomia e Shqipërisë dhe jeta sociale e vendit ka përjetuar dimensione të tjera pas atyre ngjarjeve ku mbi 205 mijë shqiptarë humbën 1.2 miliardë dollarë kursime në 24 firma piramidale. Vendi për pak shkoi në luftë civile dhe pas këtyre ngjarjeve, një pjesë e madhe e vlerave kombëtare dhe sidomos dokumentacionit, u zhdukën. Teksa për shumë familje shqiptare këto plagë janë ende të hapura, 20-vjeçarët e sotëm duket se janë pak të informuar për këtë tragjedi dhe pasojat e saj.

Teknologjia dhe avancimi i saj nga njëra anë dhe papunësia e lartë ndër të rinj (32%) nga ana tjetër po joshin gjithnjë e më shumë skema të sofistikuara të mashtrimit. Pikërisht këta 20-vjeçarë që janë njohësit më të mirë të teknologjisë, në kushtet e mungesës së tregut serioz të punës dhe me etjen për të siguruar të ardhura shpejt dhe pa lodhje, po bien çdo ditë e më shumë pre e mashtrimeve. Kompanitë që po grumbullojnë me shpejtësi vlerat financiare kanë zgjedhur një mënyrë të sofistikuar me marketing të drejtpërdrejtë, duke i kontaktuar personat jo nga telefoni, po direkt. Janë përzgjedhur përgjithësisht disa punonjës të rinj që bëjnë ofertat për të rinj. Ata prezantohen si modele të rreme të personave që fitojnë mijëra euro në muaj nga klikimet në internet. Takimet kryhen në ambiente universitetesh dhe në zona që popullohen nga të rinjtë. Bëjnë disa prezantime në ‘poëer point’ dhe në këtë mënyrë arrijnë të krijojnë besueshmëri të mjaftueshme. Aq sa shumë të rinj kanë hyrë në borxhe për të investuar në këto skema.

Personat që kanë rënë viktima të këtyre skemave, por që duan të ruajnë konfidencialitetin, për shkak se shpresojnë të marrin paratë, pohojnë se, kanë më shumë se një vit në marrëdhënie me kompaninë e mashtruese dhe nuk po marrin paratë mbrapsht. Disa prej tyre janë në konflikte me familjet e tyre, pasi kanë nxitur të tjerë të afërm për të investuar në shërbime me vlerë më të shtrenjtë se tregu në këmbim të fitimeve që kurrë nuk i kanë marrë.

Disa prej të rinjve të mashtruar kanë zgjedhur të denoncojnë online skemën e mashtrimit, por të tjerët duket se janë drejtuar edhe në polici.

Ekspertët e IT zbërthejnë skemën e mashtrimit:

Xhoen Osmenaj, një ekspert IT, administrator i disa faqeve informative, thotë se skema në të cilën kompania turke ka përfshirë shumë të rinj është tërësisht mashtruese. Duke mos njohur tregun e shërbimeve të IT, njerëzit po paguajnë shuma të mëdha mbi 60-70 mijë lekë për diçka që kushton 20 dollarë.

Osmenaj shpjegon se, shumica e njerëzve në qytetin e Fierit, sidomos të rinjtë, po gënjehen sepse kanë dëgjuar që të tjerë fitojnë nga 2000 dhe 3000 euro dhe joshen se do të fitojnë shumë shpejt. Po ata kushtëzohen nga trajnerët që të ofrojnë edhe shumë persona të tjerë në skemë, në mënyrë që të fitojnë më shumë dhe rriten në hierarki. Xhoeni, i pasionuar që në vegjëli rreth teknologjisë, thotë i shqetësuar se nuk ka mundur të ndalojë as shokun e tij të ngushtë që është përfshirë në këtë skemë. Dhe pavarësisht se ka kaluar shumë kohë dhe ende nuk po i kthehet investimi, ai vazhdon të shpresojë, tregon Xhoeni. Ai shpjegon se, në këtë rrjet mashtrimi po përfshihen studentët, të cilët dihet që kanë nevoja të shumta për financimin e studimeve. Njëri prej pjesëmarrësve i pohon “Monitor”, se ishte nxitur nga trajnerët e kompanisë që të merrte para borxh se fitimet do të jenë të larta. Madje të sugjerojnë se mund të marrësh edhe kredi në banka dhe forma të tjera borxhi, që të blesh “ajrin” që ata shesin.

Prej shumë vitesh, Shqipëria ka lehtësuar së tepërmi skemën e regjistrimit të biznesit. Në vetëm një ditë, duke paraqitur një kërkesë të thjeshtë dhe disa dokumente identifikimi regjistrohesh në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Madje tani regjistrimi mund të kryhet edhe online, pa u paraqitur fare në sportelet e QKR. Në këtë mënyrë, kompania Mega Holdings në tetor të vitit 2014 ka kryer regjistrimin në QKR me status sh.p.k. Sipas të dhënave në tatime, kompania ka siguruar të një xhiro prej 50 milionë lekësh dhe ka shpërndarë vetëm 40 për qind të kësaj shume bonuse. Madje kompania ka hapur edhe ëebsite-n në shqip ku ekspozon shitjen e produkteve të saj (shih linkun http://www.megaholdingsbalkan.com/index.php.)

Hetimi në Turqi:

Në vitin 2014, shteti turk do të vihej në lëvizje për të parë anën mashtruese të Mega Holding, por sipas mediave vendase, shteti atje është përshirë edhe në plotësimin e mungesave ligjore për të frenuar mashtrimin e kompanisë. Gazeta Hyrriet, ndër mediat më të mëdha print në Turqi, raporton se organet e hetimit atje kanë zbuluar një shumë parash të barabartë me 70 milionë paund të grumbulluara nga kompania. Lista e të dyshuarve në kompaninë Mega përshin 160 persona me akuzën “Mashtrim i rëndë në progres”.

Zyra e Prokurorit të Stambollit, duke vepruar sipas instruksioneve nga zyra kundër krimeve financiare, ka treguar se kompania Mega ka mashtruar mijëra njerëz duke përdorur skemën “Ponzi”. Hyrrjet shkuan në artikullin e saj të datës 12 qershor 2015 se website i skemës mashtruese, kishte anëtarë të rinj në moshë dhe kryesisht shtresën e mesme. Policia e Stambollit, për të thelluar hetimin, ka infiltruar 100 mbi policë në këtë skemë. Kryeinspektori Shakir Engin Yüksel, i cili ka përgatitur raportin, ka argumentuar se Mega Holdings ka bërë “mashtrim të rëndë”.

Në përmbledhjen e raportit hetimor shihen qartë karakteristikat dalluese të sistemit të shitjes piramidë. “Të paktën 71.8% e anëtarëve kanë pësuar humbje në terma monetare. Anëtarët e sistemit krijohen përmes metodës psikologjike, duke premtuar shumë para te të rinjtë. Bëhet një ceremoni ku ofrohen bonuse. Produktet që shiten në webfaqe janë dukshëm më shtrenjtë se produktet e ngjashme në treg. Produkti (website) është përdorur si një mjet për të bërë regjistrimin si anëtar. Nuk është një model i qëndrueshëm i biznesit. Ata që janë në pjesën e poshtme të duarve piramidale (rreth 70%) janë gjithmonë të destinuar si humbës”, thuhet në deklaratën e kryeinspektorit të hetimeve Shakir Engin Yüksel.

Megjithatë, ekspertët ligjorë thonë se produkti është vetëm një mbulesë për zinxhirin e financuar nga rrjedha e parave të fituara me anë të përfshirjes së konsumatorëve të rinj në sistem. Prof. Ünal Tekinalp, një nga arkitektët e kodit të tregtar turk, e ka quajtur praktikën “mashtruese”. “Nuk ka vend për të cituar ligjet e tregtisë, sepse kjo skemë është mashtrim”, tha ai. Avokati Çagrı Çetin tha gjithashtu se baza website paraqitet si produkt me qëllim për të maskuar mashtrimin, shkruan Hyrriet. “Përdorimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit për të kryer mashtrimet përbën krim të madh”, deklaroi avokati. Kur blerësit shesin faqen e internetit te njerëzit e tjerë, ata fitojnë 315 dollarë në fazën e parë dhe marrin aksione nga çdo shitje të konsumatorëve të rinj dhe të klientëve të tyre, të ngjashme me një skemë piramidale.

Aktivizohet edhe policia shqiptare:

Policia shqiptare është në dijeni të aktivitetit të Mega Holding. Burimet policore pohuan se kanë dijeni për kompaninë, pa dhënë shumë detaje për çështjen, për shkak të elementeve të konfidencialitetit. Siç duket, hetimet janë ende në fazën e grumbullimit të të dhënave, teksa ekspertët ligjorë nuk janë të qartë rreth funksionimit të skemës. Tregtia online dhe abuzimi me anë të saj ende nuk është e rregulluar shumë mirë ligjërisht. Teknologjia ka avancuar më shpejt se ligjet, ndaj dhe mashtrimet duket se janë të pashmangshme. Nga ana tjetër, autoritetet që merren me mbrojtjen e qytetarëve nga mashtrimet financiare monitorojnë më së shumti subjektet ligjore që janë të ligjëruara, si bankat, kompanitë e sigurimit, fondet e pensionet dhe subjektet financiare jobanka. /Monitor.

 

Kategori
Uncategorized

Dekriminalizimi si kozmetikë e kriminalizuesve – Nga Sokol Shameti May 22, 2016.

  • sokol shameti

Nga Sokol Shameti

Një denoncim publik nga Ben Blushi në Kuvendin e Shqipërisë këtë të enjte i dha të shtyrën e fundit drejt greminës një strukture të diskredituar pushteti kriminal që ka marrë frenat e vendit prej vitesh.

Ligji për dekriminalizimin nisi të japë frytet e para dhe media publikoi pa vonesë vetëdeklarimet në biografitë e deputetëve dhe ofiqarëve vendorë nga jugu në veri. Perdja u ngrit nja dy gisht dhe në sytë e publikut u shfaq vetëm një pjesëz e vogël – por e mjaftueshme megjithatë- për të imagjinuar përmasën reale të degradimit të pakthyeshëm moral ku është katandisur ajo që mbahet për “udhëheqësi” e këtij vendi.

Ndoca ndjekje të vockla penale, nja dy burgime të padrejta, ndonjë papjekuri rinore, tek tuk disa masa të papërfillshme arresti, çështje të dorës së dytë, sjellje paksa të padenja në shoqëri, emra të lezetshëm falsë. Sigurisht, pakkujt i bën zemra të shkruajë me dorën e vet të zezat e vërteta të vetes në këtë histori që kutërbon e gjitha aromë pluhurash droge, vrasjesh, shantazhi, prostitucioni dhe një djall e di ç’poshtërsish të tjera nga ato që pjell mendja e një bashkësie gangsterësh.

Partitë që përbëjnë klasën politike në Shqipëri nisën sakaq gumëzhimën e zakonshme që synon ta transformojë falimentimin e tyre të përbashkët në një lojë pasqyrash. Në një numër shpejtësie ku pyetja jonë shoqërore duhet të devijohet me marifet nga “a pranohet ky sundim i degjeneruar?” tek “kush është më pak i degjeneruari?”.

Çka mbetet e vërtetë pas gjithë këtij operacioni është se sekush ka banditët e tij dhe sekush ka përfituar në masa të ndryshme prej këtij banditizmi. Mirëpo sikurse pritet nga një kastë pushtetarësh e cila mban edhe autorësinë mbi ligjet që do të veprojnë mbi atë vetë, askush nuk do të mbajë përgjegjësi.

Kriminalizuesit janë ata që po marrin edhe rolin e dekriminalizuesit a thua se s’ka ndodhur asgjë. Pa asnjë penalitet. Pa asnjë brerje ndërgjegjeje. Çka na shpie natyrshëm në një përfundim pesimist mbi pritshmëritë e këtij procesi të nisur me bujë e që mund të rezultojë në një tjetër spiraletë së së njëjtës përqeshje shumëvjeçare me publikun.

Pikë së pari, shenjat janë se e gjithë kjo që serviret si një luftë të papajtueshme opozitë-mazhorancë, mund të jetë ndërkohë një operacion i përbashkët kozmetik për fytyrën e të dyjave. Çka po bëjnë PD dhe PS është loja tradicionale e policit të mirë dhe atij të keqit përballë një të arrestuari.

Ishin bashkarisht PS dhe PD ato që prodhuan një sistem elektoral me lista të mbyllura i cili i lë dorë të lirë kryetarit të partisë të hedhë në betejën për vota cilindo djalë çapajev të sapoardhur nga mjegullat e dyshimta të kurbetit, çdo ish-badigard apo secilin shofer nga ata që e mbushën Kuvendin plot me emra anonimë prej të cilëve vështirë të presësh nisma ligjore në dobi të publikut, votim të ndërgjegjshëm apo përmbushje të detyrës së ligjvënësit.

Zullumi ishte trashur aq shumë dhe kishte rënë aq shumë në sy, saqë kjo klasë partiakësh që alternojnë njëri-tjetrin në pushtet doemos kishte nevojë për instrumente brenda vetes për të kryer këtë transfuzion gjaku. E kësisoj ia nisi edhe “beteja” për dekriminalizimin me viktima të dyanshme dhe show të përditshëm televiziv.

Së dyti, ndonëse në dukje një hendek serioz që ndan dy filozofi të ndryshme politike, çështja e dekriminalizimit në realitet është thjesht çështje e dy dozave të ndryshme të banalitetit. Është çështje gramature të së keqes midis dy grupimeve të ligjsh, të cilat përveçse në përqindjen dhjetore të së keqes që shkaktojnë, nuk kontrastojnë në kurrgjë tjetër me njëra tjetrën.

Diskursi i reduktuar në çështjen se nga anon shumica e banditëve për secilën palë, në fakt fsheh njëtrajtshmërinë e plotë që e djathta dhe pseudo e majta shfaqin tek ne në terma qeverisjeje, zbatimi të së njëjtës ideologji shkretuese neoliberale dhe varfërimi galopant për qytetarët.

Kjo është arsyeja pse teatraliteti është kaq i madh për një çështje si dekriminalizimi. Në fund, kur Kuvendi dhe pushteti vendor të jenë pastruar nga popullata e burgjeve ordinere që iu imponuan me arrogancë publikut për kaq vjet, kriminalizuesit ideatorët e kësaj panorame, do të vrasin mendjen për të gjetur ndonjë marifet tjetër që do t’u mundësojë sërish të marrin dhe mbajnë pushtetin me çdo kusht.

Me dekriminalizimin, politika mund të shpëtojë si përfaqësish prej brutalitetit të arrogancës, por jo prej vatrës së infeksionit që e konceptoi dhe vuri në jetë këtë murtajë. E kështu ndoshta do ta gjejmë sërish veten pas disa vjetësh duke bërë tifozeri për nisma të reja shpëtimtare si kjo e sotmja. Mbahuni fort shokëni. Po vjen desnobifikimi i politikës, despekullantizimi i politikës, debankierizimi i politikës, dekomercializimi i politikës, delobifikimi i politikës, e pse jo, desiçilianizimi i politikës.

Kategori
Uncategorized

NY Times: Kosovarët dikur një nga popujt më pro-amerikanë, sot burim i ekstremizmit islamik.

22KOSOVO-WEB-superJumbo

“Çdo të premte, pak kilometra nga statuja e Bill Klintonit, që ka ngritur krahët duke përshëndetur, qindra të rinj me mjekra gjunjëzohen në trotuar, për t’u falur jashtë një xhamie  të improvizuar, në ndërtesën e dikurshme të një magazine mobiljesh”

Me këtë fjali nis një shkrimi i New York Times mbi radikalizimin fetar në Kosovë, nën ndikimin e financimeve që vijnë nga Arabia Saudite. Të dhënat dhe dëshmitë sjellin një shoqëri të rrezikuar nga radikalët islamikë. Gazetarja Karlota Gall kujton se pak kohë më pare, kosovarët ishin një nga popujt më pro-amerikanë në botë.

“Që nga ajo kohë- edhe nën sytë e zyrtarëve amerikanë- paratë dhe influence e Arabisë Saudite e kanë transformuar këtë vend, dikur një shoqëri myslimane tolerante- në një burim të ekstremizmit islamik dhe një rrugëkalim për xhihadistët. 

Kosova gjendet sot njësoj si pjesa tjetër e Europës, e kërcënuar nga Islami radikal. Në dy vitet e fundit policia identifikoi 314 kosovarë – mes të cilëve dy kamikazë, 44 gra dhe 28 fëmijë- që i janë bashkuar Shtetit Islamik, numri më i lartë për frymë popullsie në Europë”

Sipas New York Times, ata në fillim u indoktrinuan dhe më pas u rekrutuan nga klerikët ekstremistë dhe shoqatat e financuara nga Arabia Saudite, që vepruan përmes fondacioneve bamirëse, individë privatë apo deri struktura të shtetit arab.

“Ata promovuan Islamin politik” citohet Fatos Makolli, drejtor i Antiterrorit të Kosovës. “Ata shpenzuan shumë para me programe të ndryshme, kryesisht me të rinjtë apo njerëz vulnerabël dhe sollën fillimisht literaturë Vehabiste dhe Salafite”.

Në dy vjet hetime, 67 vetë janë vënë para drejtësisë, 14 imamë janë arrestuar dhe 19 organizata janë mbyllur. Sot në Kosovë janë 800 xhami, 240 prej tyre të ndërtuara pas luftës dhe janë pikërisht shumica prej tyre që ndihmojnë në inddoktrinimin e një brezi të ri të Vehabistëve.

“Disa vajza refuzojnë të shtrëngojnë duart ose të flasin me kushërinjtë e tyre meshkuj. Disa djem kanë shkuar për xhihad. Vullnetarët fetare kanë kërcënuar, ose edhe kryer akte dhune ndaj akademikëve, gazetarëve apo politikanëve.”

“Në disa raste, ndërtesa qindra vjeçare janë shembur, përfshirë një bibliotekë historike në Gjakovë, apo një xhami 400 vjeçare , ashtu si tempuj, varre apo manastire të Dervishëve, të gjitha të konsideruara si “idhujtari” nga mësimet vehabiste”

“Erdhën në emër të ndihmës” thotë Enver Rexhepi, një imam i moderuar për New York Times. Rexhepi, nga Gjilani tregon një ngjarje të vitit 2004 kur u kërcënua nga një i ri vehabist. Zekeria Qazimi, një ish student i Medresesë. Brenda në xhami, Rexhepi kishte shpalosur prej kohësh një flamur shqiptar. Shqiponja me dy koka në flamurin kuqezi ishte edhe simboli i luftës çlirimtare të Kosovës.

Por fondamentalistët e konsiderojnë “idhujtari” vizatimin e çdo qënieje të gjallë. Zekeria Qazimi e kishte shkulur flamurin dhe e kishte hedhur poshtë. Enver Rexhepi e kishte varur përsëri në mur.

“Nuk do të zgjasë shumë kjo”, kishte thënë agresiv, Qazimi.

Disa ditë më pas, Enver Rexhepi ishte rrahur nga përsona të maskuar në pyjet mbi Gjilan.

Në të njëjtat pyje, Qazimi ishte kapur nga policia disa vite më vonë. Ai u arrestua pas hetimeve të policisë kosovare për dy sulmet kamikaze në në Irak dhe Turqi. Këtë të premte ai u dënua me 10 vite burg për nxitje të urrejtjes dhe për rekrutimin në organizata terroriste.

Për shumë familje të ndara në Kosovë mund të jetë shumë vonë shkruan NY Times. Albert Berisha, një nga studentët më të mirë të shkencave politikë thotë se u largua nga Kosova për të ndihmuar sirianët, për vetëm 3 javë. Kur u kthye u dënua me tre vite e gjysëm burg, por ai thotë nuk mori pjesë në luftime.

Ismet Sakiqi, një zyrtar i kryeministrisë dhe ish luftëtar i UÇK u trondit kur mori vesh se djali i tij 22 vjeç, Visari, një student i jurisprudëncës u arrestua ndërsa udhëtonte drejt Sirisë, bashkë me të fejuarën. Ai tani shkon ta vizitojë djalin në të njëjtin burg, ku dikur atë vetë, e mbanin të burgosur serbët.

Në Busavate, në një fshat në lindje të Kosovës, Shemsi Maliqi, një burrë i moshuar ende nuk e ka kuptuar cfarë ndodhi me familjen e tij. Një nga djemtë e tij, Alejhimi, 27 vjeç iku bashkë me familjen në Shtetin Islamik. Asnjëherë nuk u kuptua si u radikalizua. Dy vite më parë i kërkoi ndihmë të atit për të studiuar në Egjipt.

Shemsi Maliqi ndonjëherë ende shpreson se i biri studion në Egjipt por antiterrori i Kosovës e ka shpallur në kërkim.

“Më mirë të më vijë i vdekur, sesa i gjallë”, thotë Shemsi Maliqi. “Unë e dërgova në shkollë, jo në luftë. Shita lopën time për të”.

Alejhimi ishte martuar me një grua nga një fshat aty pranë. Ajo ishte aq conservative saqë mbulohej e gjitha,deri tek sytë. Ajo refuzonte të shtrëngonte duart edhe me kunatin e saj. Nëna e saj refuzoi të intervistohej. “Ajo bëri atë që duhej dhe ndoqi burrin e saj në Siri”, tha ajo.

Fshehtas, Alejhimi tërhoqi edhe tre të tjerë- motrën e tij, shokun e tij të ngushtë, i martuar me motrën e tij dhe motrën e gruas së tij- që e ndoqën në Siri. Ata janë kthyer tashmë, por mbeten të ndarë nga pjesa tjetër e familjes. Xhaxhai i Alejhimit, Fehmi Maliqi, njësoj si pjesa tjetër e familjes është i tronditur.

“Kjo është një katastrofë”, tha ai për gazetaren e NY Times.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: