Kategori
Uncategorized

Pederastia e Enver Hoxhës në problemet e centralizuara “Shtriga” dhe “Krokodili”.

Pederastia e Enver Hoxhës në problemet e centralizuara “Shtriga” dhe “Krokodili”

Nga Kastriot Dervishi.

Letra e datës 2.4.1980 e shkrimtarit Ismail Kadare drejtuar Enver Hoxhës, është pjesë e një historie “me grupe armiqësore” të nisur në vitin 1978, në të cilën implikohet edhe motra e tij, Kadria. Njohja e letrës pa ditur shkakun e saj është një histori e copëzuar dhe pashpjeguar mirë. Shkrimi i kësaj letre është një përpjekje njerëzore për të shpëtuar motrën e vet nga burgosja, thuajse e sigurt. Ajo letër është gati është e njëllojtë për nga përmbajtja dhe qëllimi me qindra letra të tjera të të dënuarve që kërkojnë faljen e dënimit me vdekje.
Kadria ose Kakuka siç e njohin ne, ka qenë një antikomuniste e njohur në vitet 70-80, e sinqertë më shumë nga ç’duhej në atë lloj shoqërie të gatshme për të spiunuar. Në shumë raste, agjitonte kundër regjimit duke pasur për bazë edhe bisedat që bënte në shtëpi. Duke mos menduar asnjëherë për rrezikun që i vinte nga ziliqarët, spiunët e dashakeqët, ajo i deklaronte me një sinqeritet të habitshëm mendimet e veta. Kadria është këshilluar nga zëvendësdrejtori i Punëve të Brendshme të Tiranës, Nusret Dautaj, ndërsa vëllai i saj është thirrur në Komitetin e PPSH-së së Tiranës. Këtu e kanë këshilluar që meqë është prekur emri i Enver Hoxhës, duhej patjetër t’i bënte një letër atij.
Në vitin 1978 Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë, mbi bazë të një denoncimi nisi çeli dy probleme të centralizuara: “Shtrigat” dhe “Krokodili”. Në thelb të këtyre çështjeve ishte emri i Enver Hoxhës, i zënë me gojë në mënyrë të ashpër edhe për pederastinë e tij nga disa prej personave të implikuar. Çështja përfundoi me disa burgosje, këshillime dhe me një vetëvrasje.
Asamble Hatibi kishte pakënaqësi ndaj regjimit sepse në mënyrë mizore komunistët i vranë në mënyrë kriminale bashkëshortin në vitin 1947. Ajo u arrestua shumë shpejt me urdhër të Feçor Shehut sapo përforcoi fjalët për figurën e keqe morale të Enver Hoxhës. Kësisoj organet e punëve të brendshme ishin vigjilente për të mbrojtur kreun e regjimit të Tiranës.
Vendimi për hapjen e dosjes agjenturiale “Shtrigat”, u mor më 27.9.1978. Në të u implikuan:
1-Asamble Hatibi, lindur më 1924 në Tiranë, punëtore në ndërmarrjen artistike “Migjeni”, u vu në përpunim aktiv 2A më 18.7.1978. U arrestua më 10.10.1978. U dënua me 7 vjet burgim në bazë të nenit 55 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë. Ajo kishte thënë:
“Koçi Xoxe me Enver Hoxhën kanë qenë njëlloj, kanë punuar bashkë, por Enveri kur pa se Koçin e donin më shumë dhe ishte rrezik se do ta ulnin atë dhe di të vinin Koçin, atëherë ktheu politikën dhe bëri grusht, nuk sulmoi jugosllavët, por ia vuri të gjitha Koçit, demek se ishte katil…Çdo 10 vjet Enveri bën fushata vrasjesh siç qe rasti i Beqir Ballukut, Kiço Ngjelës, etj. Ky ka qenë shkaktar i (vrasjes) së vëllezërve Kokalari gjatë luftës, burri tim Galip Hatibi e shumë të tjerëve. Ai vret ata që dinë për të, është pederast, pis, “Zeus”, vrasës, diktator si Franko, etj”.

2-Kadrie Kadare, lindur më 1937 në Gjirokastër, pedagoge në ILB Kamëz. U vu në përpunim paraprak më 15.7.1978. Më parë ishte marrë në përpunim aktiv 2A më 3.11.1976, fillimisht si “si agjente e mundshme” në shërbim të zbulimeve të huaja e më pas iu ndryshua tendenca në agjitacion e propagandë më 4.2.1977. U këshillua më 3.8.1978. Megjithatë, vazhdonte të bënte agjitacion e propagandë sepse “flet shumë ashpër kundër udhëheqësve të partisë e të shtetit”. Fjalët e saj ishin ndër të tjera: “Shteti harxhon valutë për të përkthyer veprat e Enver Hoxhës për t’i botuar jashtë, por bota nuk pyet për to. Vëllai im ia ka hedhur Enver Hoxhës dhe ai është i zoti. Po ndërroi situata do mbretërojë me librat e tij”.

3-Eqerem Biba, lindur në Tiranë më 1917, redaktor në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Ka një histori të vitit 1964. U vu në përpunim 2A më 14.9.1978. I përmenden bisedat që ka zhvilluar kur jetës luksoze të udhëheqësve. U arrestua më 20.2.1980. U dënua me 9 vjet heqje lirie në bazë të nenit 55 të Kodit Penal.

4-Lela Petrela, lindur në Tiranë më 1923, muzikant, mësues fizike. U vu në përpunim 2A më 23.9.1978. Ishte këshilluar në vitin 1951. Zhvillonte biseda armiqësore. Citohej se në shtëpinë e tij shiheshin filma të huaj se ai diskutonte keq për Leninin, etj.

5-Durim Hatibi, lindur në Tiranë më 1947, biri i Asamblesë, punëtor në ndërmarrjen gjeologjike. Në kallëzim për të thuhej: “Është tepër korrekt, tepër i mbyllur, por në gjoksin e tij zien një vullkan”. U këshillua.

6-Marilda Veshi, lindur më 1935 në Shkodër, redaktore në shtëpinë e librit shkollor. U vu në përpunim paraprak më 15.9.1978. shënohet se bënte biseda armiqësore me bashkëshortin e saj Lefter Veshi (drejtor i Institutit të Tokave). U këshillua.

7-Tomson Baçi, lindur në Tiranë më 1945, inxhinier pyjesh në Pogradec. Kishte shoqëri me Asamblenë dhe personat e tjerë dhe bënte biseda politike me ta. U tentua të tërhiqej në bashkëpunim, por refuzoi dhe kreu vetëvrasje.

8-Fatbardha Qorri (Deliu), lindur në Tiranë më 1927, nëpunëse në pension. u arrestua më 21.9.1979. Cilësohej “element antiparti”, lidhje e Todi Lubonjës. Shoqe e Asamble Hatibit. U dënua me 5 vjet burgim në bazë të nenit 55 të Kodit Penal.

9-Drita Çaushi, pedagoge në ILB Kamëz. Shoqe me Asamblenë me të cilën ka zhvilluar biseda armiqësore. U këshillua.

Denoncimet nisën pas kallëzimet më 12.8.1978 ndaj Asamblesë dhe shoqeve të saj. Kohë pas kohe, u informua për zhvillimet sekretari i parë i Komitetit të PPSh-së së Tiranës, Simon Stefani.

Në problemin e centralizuar “Krokodili” u implikuan:
1-Eqerem Biba, (nxjerrë nga “grupi” i mësipërm)
2-Hysenil Dume, lindur në Selanik më 1925, nëpunës në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, i përjashtuar nga partia, arrestuar më 5.7.1980. U dënua me 9 vjet burgim sipas nenit 55 të Kodit Penal.
3-Xhelal Ramku, lindur në Tiranë më 1932, i përjashtuar nga partia, nëpunës, arrestuar më 21.3.1980. u dënua së bashku me Eqerem Bibën, me 9 vjet burgim sipas nenit 55 të Kodit Penal.

Nesër:
-Deklarime të Asamble Hatibit mbi moralin e diktatorit.
-Deklarimet e rrezikshme të Kadrie Kadaresë kundër Enver Hoxhës dhe regjimit komunist.

Kategori
Uncategorized

Fundi tragjik i Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve.

Kush është Kryegjyshi i parë shqiptar që bëri histori? Ja fundi tragjik i tij me dy plumba pas shpine.

Kur flasim për besimin një nga ata që bie më shumë në sy në vendin tonë është ai bektashi e një nga ata që ka shënuar historinë jo vetëm të bektashizmit, por edhe atë të vendit është Sali Njazi Dedej, Kryegjyshi i parë botëror shqiptar. Por kush ishte ai dhe cili ishte roli i tij si Kryegjyshi botëror i bektashinjëve?

Misioni i ngarkuar i dha një përvojë të pasur si klerik, organizator dhe drejtues i aftë i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. Në vitin 1925, Ataturku me ligj, ndaloi dhe mbylli teqet bektashiane në Turqi. Në vitin 1929, Kongresi i tretë bektashian në Korçë vendosi që qendra e Kryegjyshatës Bektashiane të vendosej në Shqipëri (mbasi ishin bërë bisedimet disa vjeçare me Sali Njazi Dede e qeverinë shqiptare të Zogut dhe Turqisë).

Kryegjysh u vendos të ish sërish Sali Njazi Dede, i cili ka vlera të veçanta në privilegjin dhe në respektin e madh që i bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve për vendosjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë. Ai bashkëpunoi me qeverinë e asaj kohe për ligjin mbi fenë. I dha dimension të ri bektashizmit në Shqipëri dhe marrëdhëniet e bashkëpunimin me teqetë në rajon dhe në botë. Ishte krijues i talentuar me mjaftë shkrime.

Sali Dede para se të vinte në Shqipëri si Kryegjysh Botëror, ka një aktivitet të madh si klerik e atdhetar në Turqi, Greqi, Egjipt e vende të tjera…

Dhe një ngjarje shumë e rëndësishme ka ndodhur para se patrioti Sali Njazi Dedej, 74 vite më parë, i vendosën dokumentin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe në cilësitë e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, i kërkojnë të firmosë këtë akt, ku pushtimi, duhej të quhej ‘ftesë nga vetë shqiptarët’.

Sali Dedej refuzoi duke thënë:

“Ky është pushtim dhe asgjë tjetër! Nuk mund të firmos për robërinë e shqiptarëve, për pushtimin e vendit tim!”. Këto fjalë, të fiksuara dhe në dokumentet e kohës, u pasuan menjëherë me vendimin për ekzekutimin e tij nga pushtuesit e qeveria kuislinge. Kjo ndodhi më 28 nëntor të vitit 1941, në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore në Tiranë. “Sali Njazi Dede, është krenaria e bektashizmit dhe patriot i çështjes kombëtare shqiptare…”

Por cili ishte fundi i tij?

Mbështetur në dokumente arkivore, nata e 28 nëntorit e vitit 1941 kur u vra Sali Njazi Dede, është parapri me një ditë debatesh të ashpra mes tij dhe përfaqësuesit të mbretit italian në Shqipëri, për të pranuar pushtimin e italianëve si liri, nëpërmjet një shkrimi që ai ta botonte të nesërmen (ditën e 28 nëntorit) në gazetë. Ja si vjen kjo ngjarje në dokumentet e dëshmitë e kohës: “…Sali Njazi Dede ftohet nga përfaqësuesi i mbretit italian i cili i tha: ‘…Edhe drejtuesit e tjerë shpirtërorë kanë thurur lavde për italianët dhe mbretërinë, po ju nuk do të shkruani!’. Sali Njazi Dede iu përgjigj: ‘Unë jam udhëheqës shpirtëror i bektashinjve, nuk jam drejtues i një partie politike, nuk merrem me punë politike’.

Pas debatesh të ashpra, refuzimit të Sali Dede, funksionari i lartë italian i tha:’…Lëreni, mos flisni, do e shohësh këtë…!’”. Po çfarë ndodhi pak orë më vonë? Pa u afruar mesnata, Sali Dede qe banonte në Selinë e Kryegjyshatës, pasi ka qëndruar deri vonë me dervishët e punonjësit, ka shkuar si zakonisht të flejë gjumë në dhomën e tij. Ndërkohë, sipas një skenari të parapërgatitur, disa persona futen në dhomën e tij dhe e ekzekutojnë, bashkë dhe me një dervish që dëgjoi zhurmë e vajti në ndihmë. Pastaj largohen.

Vrasja e Kryegjyshit Botëror Bektashian, bëri bujë të madhe. Menjëherë u arrestuan 17 persona, e zyrtarisht u tha se ‘vrasja ndodhi nga një grup vjedhësish që donin të merrnin një orë shumë të shtrenjtë të Njazi Dede”. Por në fakt, kjo ishte alibi, pasi ora, më vonë u gjet. Janë tre alibi që hidhen, po asnjë prej tyre nuk është vërtetuar.

 

 

Kategori
Uncategorized

Qef o qef, o qerrata.

Miladini, “beu” i luftës

Nga Kastriot Dervishi.

Personi mbi kalë është Miladin Popoviçi.

Në pyjet e bukura të Shqipërisë, kalin e tërheq një shoqe lufte. Kapardisja e tij dhe fotografimi në këtë formë, nuk janë veprime të rastësishme. Tregojnë shumë.

Popoviçi qëndroi pranë komunistëve të Shqipërisë nga tetori 1941 e deri në shtator 1944. Ishte drejtuesi politik i PKSH-së, ndërsa Dushan Mugosha (i cili qëndroi në Shqipëri në shtator 1941 deri në maj 1944) ishte drejtuesi ushtarak.

Te komunistët vihet re një dukuri e çuditshme. Ndërsa flasin në propagandën e tyre për “luftë heroike” në atë kohë, nuk përmendin asnjëherë meritat e dy drejtuesve jugosllavë të partisë së tyre. Thënë ndryshe, është njësoj si të lavdërosh ushtarët e të mos zësh në gojë gjeneralët.

Çfarë bënin pra Miladini e Dushani pasi formuan partinë? Pse qëndronin ende në Shqipëri?
Shiheni foton e vitit 1943. Një vajzë e re udhëheq kalin e jugosllavit Popoviç. Simbolika është e qartë në çfarëdo lloj drejtimi. Miladini ishte në fakt “beu” i komunistëve të Shqipërisë.

Kategori
Uncategorized

Pederastia në Byronë Politike të PPSH-së.

Nga Kastriot Dervishi/

Në një mbledhje të fillimit të viteve ’50, u diskutuan disa figura që do merrnin poste të rëndësishme në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe në rrethe. Ndër të tjerë, u propozua për instruktor në KQ një emër i njohur. Askush nuk diskutoi për të. I vetmi që flet kundër tij është Gogo Nushi. Në procesverbalin përkatës, janë shënuar këto fjalë:
“Gogua thotë se ky është me emër të keq. Para lufte ay ka qenë pederast pasiv dhe kjo nuk shkon. Atëherë pranohet të hiqet”.
Të bën përshtypje mungesa e diskutimit në Byronë Politike. Askush nuk e kritikon kuadrin veç G.Nushit. Çështja është mbyllur si me zamkë dhe është kaluar në emra të tjerë.
Nuk u pranua për instruktor, por kuadri në fjalë u vendos në poste më të larta. Ai është ndër më jetëgjatët e Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte edhe “veteran i nderuar” i luftës dhe mbahej ndër kuadrot më të mirë të partisë. Qysh nga viti 1951 ishte sekretar i parë në disa rrethe si Lushnje, Berat, Fier, Peshkopi, etj. Partia e Punës ia dinte vesin e keq. Megjithatë, nuk bë kurrë pengesë që ai të vazhdonte karrierën gjithnjë të sukseseshme në drejtim.

Kategori
Uncategorized

Shiko “Ndryshimet e Sali Berishes gjate viteve…” në YouTube

Kategori
Uncategorized

Bullgarizimi, 100 mijë duan të ikin drejt si BE si bullgarë.

Asgjë nuk i mban dot më shqiptarët të mos largohen nga vendi. Deportimet masive nga vendet e BE për shkak të kërkesave të larta për azil i kanë bërë shqiptarët të kërkojnë për mënyra të reja për t’u larguar nga vendi. Një mënyrë e nisur para dy vitesh, që kur fenomeni i azilkërkuesve u rrit në masë ishte edhe marrja e pasaportës bullgare, me qëllim përfitimin e të drejtave si qytetar i Bashkimit Europian. Tani që shpresat e shqiptarëve për t’iu drejtuar kryesisht Gjermanisë, Holandës apo Francës përmes kërkesave për azil janë këputur ata kanë nisur të shpresojnë përmes marrjes së pasaportës bullgare.
Trebishti në verilindje të Shqipërisë duket si një fshat fantazmë, i zbrazur nga banorët e saj me nxitim për të marrë pasaportat bullgare që hapin derën për në Bashkimin Evropian. Arman Kadriu ka emrin shqiptar, por ky fëmijë 12-vjeçar e konsideron veten bullgar, transmeton agjencia e lajmeve “INA”. “Nuk dua të qëndroj këtu t’i ruaj lopët. Dua të luaj futball”, thotë ai, i tëri i djersitur derisa luan futboll në një rrugë të paasfaltuar në fshatin e rajonit të Golo Bërdo. “Në Agli me pasarportë bullgare, kjo është e mundur”, thotë ai. Kurse në Shqipëri ku tani po shqyrtohet ligji i pakicave, nuk ka bullgarë në mesin e pakica etnike.
Derisa Maqedonia instiston se banorët e kësaj ane janë maqedonas, agjencia shtetërore “Bullgarët jashtë vendit”, e cila ndihmon banorët e kësaj ane të pajisen me pasaporta bullgare thekson se, këta banorë janë bullgarë dhe se janë vendosur në Shqipëri në shekullin V. Nuk ekzistojnë stastika, por organizatat bullgare në Shqipëri vlerësojnë se ka rreth 100 mijë bullgarë. Parlamenti Evropian në muajin shkurt kërkoi nga Tirana t’i futë në ligj dhe t’i njohë në praktikë të drejtat e personave me origjinë bullgare nga Prespa, Golo Bërda dhe Gora. Kjo porosi “na dha shpresë të re. Për çdo ditë 7 apo 8 persona vijnë dhe interesohen për pasaportat bullgare”, thotë Haxhi Pirushi. Ai e drejton shoqatën “Prosperitet Golloborda”, e cila ju jep vërtetime për origjinën bullgare të shqiptarëve dhe e njëjta është e njohur nga qeveria në Sofje.
Një dëshmi për origjinën gollobordase, bashkë me kartën e anëtarësisë së shoqatës u kushton atyre 150 euro. Tahir Muçina nga Trebishta, një fshat i cili dikur kishte 6 mijë banorë thotë se, më tepër se gjysma e banorëve kanë ikur në Perëndim me një pasaportë bullgare. Edhe banorët e rajonit të Prespës të madhe janë duke u pajisur me pasaporta bullgare, njofton “AFP”. Bullgaria është vendi me nivelin më të ulët të jetesës brenda Bashkimit Europian, por ajo është kthyer në burim shprese për qindra banorë të zonës së Gorës në verilindje të Shqipërisë. Nëntë fshatrat e kësaj zone popullohen nga banorë që kanë trashëguar gjuhën sllave të ngjashme me atë maqedonase, e që mendohet se janë ngulur aty mes shekujve XI dhe XIII, kohë kur Bullgaria u përfshi nga lëvizja bogomile- që banorët e shqipërojnë “të dashurit e Zotit”. Përgjatë dy dekadave të tranzicionit, ky komunitet është tunduar shpesh nga ofertat për nënshtetësi ballkanase. Në vitet ‘90 erdhën serbët që, përmes përpjekjesh të fshehura u munduan ta përgatisin Gorën si minoritet të tyren në Shqipëri. Më pas, edhe maqedonasit synuan një gjë të ngjashme, duke u premtuar edhe pasaporta goranëve. Të tretët ishin bullgarët, të cilët ndryshe nga dy pretendentët e parë ia dolën të shkaktonin valën më të madhe të emigrimit dhe zbrazjen e zonës nga banorët e saj. Në fillim të vitit 2015, fshatrat e Shishtavecit dhe Zapodit u vendosën në fokusin e medias për të ilustruar fluksin e lartë të largimeve nga Shqipëria dhe kërkesave për azil në vendet e BE-së. Në të vërtetë, banorët e këtyre fshatrave përdorën pasaportat e reja bullgare për të nisur një jetë të re në Perëndim, shumë herë më të favorizuar se mijëra shqiptarë që përfunduan në kampet e azilkërkuesve.

Shqiptarët kryesojnë listat e çdo vendi të BE

Zyra europiane për Azilin ka publikuar raportin vjetor, sipas të cilit vendi ynë është një ndër 10 vendet me numrin më të lartë të kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian. Shqipëria për 2016 ka pasur rreth 3 për qind të totalit të aplikacioneve, duke u radhitur pas Sirisë, Afganistanit dhe Irakut, por në krah me Somalinë dhe Eritrean. Megjithatë, Shqipëria është edhe vendi me reduktimin më të lartë të shifrave të azilantëve krahasuar me 2015, por kjo nuk na zbret nga lista e dhjetëshes me numrin më të lartë të aplikimeve për azil. Në krahasim me tre vjet më parë numri i azilkërkuesve në Europë ka pësuar rënie, ndërkohë që Siria mbetet ende vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve. 1.3 milionë kërkesa azili janë paraqitur më 2016 në Bashkimin Europian, ku përfshihet edhe Norvegjia, Zvicra, Islanda dhe Lichtenstein.

Kategori
Uncategorized

40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi.

 

Më 17 korrik 1977 mbushen 40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Ata bënin pjesë në radhët e familjeve kundërshtare të regjimit komunist. Për këtë arsye u përfshinë në një proces agjenturialo-operativ të Sigurimit dhe më pas hetimor-gjyqësor të hetuesisë e gjykatës.

-Genc Leka (1941-1977), ishte 36 vjeç kur u ekzekutua. Prej vitit 1959 ishte vënë në përpunim të organeve të Sigurimit të Shtetit. U arrestua më 31.8.1976.

-Vilson Blloshmi (1948-1977), ishte 29 vjeç kur u ekzekutua. Raportimet e para për të nga Sigurimi janë nga viti 1966, ndërsa ndjekja aktive është nga viti 1970. U arrestua më 5.8.1976.

Çështja e trajtimit të tyre në një proces agjenturialo-operativ të centralizuar nis në maj 1975. U implikuan 39 persona. Regjimi kërkoi të lidhte gjoja “sabotimet” në kooperativë me një grup “armiqsh” ishin familje kulakësh, në krye të të cilëve qëndronin intelektualë si poetët Blloshmi e Leka. Për këtë arsye u nxorën në gjykim 8 të pandehur, një pjesë e të cilëve u përdorën për të dënuar të ekzekutuarit (formulë e njohur kjo e proceseve komuniste). Bedri Blloshmi u arrestua më 3.4.1976. Pas një hetuesie të gjatë e barbare, përfshi trajtimin e ekspertizave letrare, gjyqi ndaj tyre në kinemanë e Librazhdit ishte një demonstrim i urrejtjes klasore, një triumf i ligësisë ndaj të drejtës e moralit njerëzor.
Për vite me radhë këtë çështje e ka zbardhur me përkushtim të veçantë, Bedri Blloshmi (i dënuari i tretë i këtij procesi), vëllai i Vilsonit, i cili arriti të zbulojë vendpushkatimin e tyre, si dhe të grumbullojë një dokumentacion të bollshëm, një pjesë të së cilit e ka botuar.
Procesi ndaj poetëve u zhvillua në Librazhd më 6-13 qershor 1977. Me vendimin nr.45, datë 13.6.1977 Gjykata e Rrethit Librazhd, i dënoi poetët me vdekje, pushkatim dhe Bedri Blloshmin me 25 vjet burgim.
U la në fuqi nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.202, datë 2.7.1977. Më 16.7.1977 Presidiumi i Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës. Një ditë më pas, ministri i Punëve të Brendshme nxjerr urdhërekzekutimin, i cili realizohet më 17.7.1977. Nga kërkimet e bëra, nuk është arritur të gjendet procesverbali i fjalës së fundit të poetëve.

Bashkëlidhur urdhri i ekzekutimit

Kategori
Uncategorized

Lista e pacientit të Doktor Petrelës.

 

Petrela-Ramës: Barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë…

Një prej neurokirurgëve më të njohur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, Mentor Petrela ka reaguar dje në lidhje me përfshirjen e emrit të tij në “listën e zezë” të publikuar nga kryeministri, sipas të cilit vetë qytetarët kishin përzgjedhur mes 101 zyrtarëve që kishin eksperienca negative me ta dhe abuzues në detyrë.
Doktor Petrela duke përdorur shprehje të filozofëve të ndryshëm, në një reagim për “panorama on line” kujton edhe historinë e familjes më ’44 ku heq një paralele edhe me “gjyqin” që iu bë nga skuadra e Facebook-ut të Ramës.

Reagimi

Populizmi është një mënyrë cinike për të luajtur me zemërimin e një mase amorfë që e përkëdhelin me emrin popull që jo rrallë është përdorur për të hequr qafe elitën “uzurpatore”.
Shkaku është urrejtja e përjetshme dhe zilia ndaj talentit. Për të evituar gomarllëkun me të cilin ky populizëm ushqehet me mjetet e sotme të komunikimit influencuar dhe nga “Bota është e sheshtë” e Thomas Friedman i kam refuzuar këto mjete.
Sot e gjej veten të korruptuar. “Virgo et incorrupta” paradoks i skuadronit FB. Volteri në letrën drejtuar D’Alembert 18 korrik 1766 shkruan “…barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë, nesër ajo do të na therë kur t’i vijë qejfi, madje juridikisht”.
Në historinë e familjes pas ardhjes së komunistëve më ’44 gjyshërit, klasa e përmbysur e përjetuan me etiketa të varura në qafë “gjakpirës të popullit” më pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, kështu që kjo e sotmja më duket lule.
Ajo që më shqetësoi është mentaliteti i skuadronit i Saint Just “Mbreti duhet të gjykohet si armik”.
Jetojmë në demokraci, disa “realistë” janë pjesa më antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebës, harrojnë se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracinë e shtetit e përkufizon “përbindëshi i ftohtë”.
Skuadra FB kurrë nuk do të ketë shansin të dëgjojë korin e së vërtetës që i drejtohet Eteoklit në Shtatë kundër Tebës “Ti nuk do të quhesh një i poshtër sepse jetove me arritje”.

Kartela

A ka lidhje emri i doktor Petrelës në listat e zeza të Ramës me kartelën mjekësore të tij që mendohet se mund të gjendet në spitalin Nr. 5, ku doktor Petrela shërben prej shumë vitesh dhe ku shumë vite më parë Rama është kuruar me diagnozën për skizofreni të thelluar?
Kryeministri aktual Edi Rama ka vuajtur nga sëmundje të rënda psikike dhe është kuruar sistematikisht në pavijonin e neurologjisë pranë spitalit pas viteve 1980. Më pas me rekomandim të komisionit mjekësor është dërguar në Paris për një trajtim më profesional dhe një terapi intensive.
Simptomat e para të sëmundjes së Ramës datojnë që në fillimin të viteve ’80, kohë kur ai nisi të frekuentojë rregullisht spitalet. Sikurse dokumentohet në kartela dhe sikurse pohojnë mjekët, pacienti Rama ka qenë mjaft agresiv jo vetëm në ambiente shoqërore, por edhe me pjesëtarët e familjes. Kjo e detyronte familjen që të kërkonte ndihmë në spital. Në atë kohë, duke njohur pozitat e larta në parti të Kristaq Ramës, Edit i rezervohej një pritje e veçantë në ambientet e spitalit ku kurohej.
Përdorimi i dhunës ndaj nënës së tij dhe gruas së asaj periudhe kishin detyruar autoritetet për t’ia nënshtruar pacientit Edi Rama edhe një kurë të veçantë mjekësore, e cila më pas u vazhdua në Paris. Diagnoza e ekzaminuar edhe nga personeli mjekësor është konsideruar siç shihet edhe nga kartela klinike e pacientit si “skizofreni e thellë” me simptoma përdorimi dhune të shfaqur tek familjarët dhe të afërmit e tij. Skizofrenia pati shkaktuar depresion agresiv dhe luhatje në kujtesë që shfaqeshin me pagjumësi nga ana e pacientit Edi Rama.
Rama është kuruar sistematikisht në Pavijonin e Neurologjisë pranë Spitalit Nr.5. Faksimilet e akteve të ekspertizës mjekoligjore të rrahjeve dhe keqtrajtimeve nga Edi Rama, kartelën klinike të mjekimit për skizofreni të Edi Ramës, paditë gjyqësore të firmosura nga Edi Rama për mohimin e atësisë së djalit të tij, çështja e sëmundjes, u lakua edhe në kohën e divorcit me aktoren e talentuar, viktimë e qëndrimit çnjerëzor të bashkëshortit të saj të çekuilibruar, që bëri akuza, në gjyqin kalvar që zgjati 9 vjet. Kartela e plotë e sëmundjes së Ramës është botuar fillimisht në gazetën “Tema”.

Kartela e Ramës, Dritëroi: Mos i jepni armë atij se…

Simptomat e sëmundjes të skizofrenisë tek Rama të shfaqura që në fillimin e viteve ’80 vijonin të paraqisnin të njëjtën problematikë dhe të njëjtën rrezikshmëri edhe në vitet e mëvonshme. Ata që vuanin më së shumti pasojat e saj kanë qenë familjarët e Ramës.
Ashtu sikurse shihet në kartelën klinike të Ramës, mjekët kërkonin që kontrollet ndaj tij të ishin të vazhdueshme. Ata rekomandonin kontroll sistematik dhe i kërkonin atij që të paraqitej çdo tre muaj përpara mjekëve të spitalit ku shtrohej për mjekim dhe kurohej. Këto vizita bëheshin për të parë se sa kishte avacuar sëmundja dhe nëse kishte pasur rezultate ndërhyrja mjekësore, si dhe për të ripërtërirë kurën e mjekimit.
Janë të shumta episodet që sjellin ngjarje vërtet dramatike në sjelljet e Ramës. Në të njëjtën kohë edhe dëshmitarët që i kujtojnë ato ngjarje nuk janë të paktë. Një nga ngjarjet që ka mbetur në kujtesën e shumë njerëzve të asaj kohe për vetë problematikën që përmbante ka qenë ajo e vitit 1985, në Repartin Ushtarak të Burrelit, ku Rama do të duhej të kryente shërbimin e zborit ushtarak.
Zbori ka qenë një nga stërvitjet imagjinare që diktatura bënte me të gjithë shqiptarët. Të gjithë ishin të detyruar që të shkonin në zbor të paktën dy herë në vit. Periudha e zborit ishte nga 7 deri 9-ditore deri në tremujore. Kjo varej nga situata e rrezikshmërisë që paraqitej përpara vendit nga armiqtë tanë të betuar që kërkonin të na pushtonin kurdoherë.
Burra dhe gra dërgoheshin nëpër reparte të ndryshme, ku i nënshtroheshin një stërvitjeje ushtarake për të qenë gjithmonë të gatshëm për të luftuar armikun imagjinar, kryesisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të armatosur zboristët i ngjanin një çete qesharake që futej nëpër bunkerë vrojtonte qiellin, futej në bodrumë, bënte qitje dhe gjithfarë veprimesh të tjera që për kohën konsideroheshin si detyrë mbi detyrat.
Më ’85, Rama dërgohet të kryejë zborin ushtarak në Repartin Ushtarak të Burrelit. Thirrja e tij në zbor shkaktoi një shqetësim të madh tek familjarët e Ramës, të cilët kishin frikë nga veprimet që ai mund të kryente atje, ndërsa ishte nën efektin e kurimit të vazhdueshëm.
Mjaft njerëz të tij të afërt, kanë bërë të pamundurën, duke ndërhyrë tek eprorët e Repartit Ushtarak, ku kryente zborin që Edi Rama të mos pajisej me armë, sepse rrezikonte jetën e të tjerëve. Kristaqi dhe bashkëshortja e tij, Aneta, kanë shkuar pas disa ditësh në Burrel dhe u janë lutur drejtuesve të repartit, që të mos i jepnin armë Edit se mund të vrasë njerëz.
Një anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të degës Burrel tregon se në shtator, tetor dhe nëntor të vitit 1985, Edi Rama kishte shkuar në garnizonin e Burrelit për të bërë zborin ushtarak tremujor. Njëri nga ata që kanë ndërhyrë ka qenë edhe Dritëro Agolli, i cili në atë kohë ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Ai kujton se, Dritëroi ka shkuar posaçërisht në Burrel dhe u ka kërkuar drejtuesve të degës së Lidhjes së Shkrimtarëve të Burrelit, që të ndërmjetësonin tek Komandanti i Repartit Ushtarak, që të mos i jepnin armë Edit, pasi paraqiste rrezik për shkak të problemeve mendore.
Ka qenë pikërisht ndërhyrja në atë kohë e Dritëroit, si dhe ndërhyrja e vazhdueshme e prindërve të Ramës që të bënin që atij përgjatë kohës që kryente zborin ushtarak ndryshe nga të tjerët të mos i jepej arma.
Kjo ka qetësuar në atë kohë familjarët, të cilët ishin më të qetë për të birin që të mos bënte ndonjë veprim të papërgjegjshëm. E gjithë frika sikurse dëshmonte anëtari i Lidhjes së Burrelit ishte se mos Rama vriste ndonjë nga zboristët e tjerë, duke qenë se në atë kohë krizat i kishte më të shumta. Kujtojmë se bëhet fjalë vetëm për tre vite pas lëshimit të kartelës nga pavijoni neurologjik i Spitalit Nr. 5.

Kategori
Uncategorized

Tredhja e Gjyqësorit nga kryeministri Rama.

nga Jakup Gjocaj/

Gjykata e Krimeve të Rënda, tani pas fitores elektorale të kryeministrit Rama, i hoqi edhe sekuestron e pasurisë Alfred Pezës, deputetit të kryeministrit Rama.
Domethënë, me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, deputeti socialist Alfred Peza, aksionet bankare në vlerën e 1,2 miliardë lekëve, i ka blerë me …paratë e djersës së Ballit.
Vetëm Gjykata e Krimeve të Rënda u bind se deputeti Socialist, me rrogën e deputetllëkut në 2 vjet. 2013-2015, arriti të blejë aksione bankare 1.2 miliardë lekë.
Sepse, zyrtarisht, vetë deputeti socialist Alfred Peza ka deklaruar në Gjykatën e Tiranës, që është i varfër ekonomikisht, ka deklaruar po në këtë gjykatë, që rrogën mujore e ka vetëm 600 euro!
Kryeministri Edi Rama, para zgjedhjeve elektorale të 2017-s, e hoqi nga lista për deputet Alfred Pezën, pikërisht nënë trysninë e skandalit korruptiv të Alfred Pezës për blerjen e aksioneve bankare.
Gjykata e Krimeve të Rënda, nëse vërtet beson që deputeti Socialist Alfred Peza 1.2 miliardë lekë aksionet bankare i bleu me djersën e Ballit, përse nuk e hoqi sekuestron përpara zgjedhjeve elektorale?
Kush beson se tani, pas fitores elektorale të kryeministrit Edi Rama, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk është nën trysninë politike të kryeministrit Rama, për gjykimin e korrupsionit të deputetit socialist Alfred Peza?
Sepse, Gjykata e Krimeve të Rënda, nuk ka bërë dot argumentin financiar, se si deputeti socialist Alfred Peza i ka bërë 1.2 miliardë lekë me rrogën e deputetllëkut?
A hetoi Gjykata e Krimeve të Rënda shpërblimet dhe honararet e deputetit socialist Alfred Peza, në kohën kur ky punonte si gazetar?
Cila Media në Shqipëri, shpërblen gazetarin e saj me qindra miliona lekë? A janë deklaruar këto shpërblime në Tatime?
Nuk ka ndodhur kurrë në asnjë vend të Botës, që një deputet, por as edhe ndonjë gazetar, me rrogën e tyre, të bëhen milionerë (në dollarë dhe euro) brenda 2 viteve.
A vërtetoi Gjykata e Krimeve të Rënda, që Media ku punonte deputeti Socialist Alfred Peza i ka deklaruar në Taksa qindra milionë lëkë honararet dhe shpërblimet që i ka bërë Alfred Pezës? Për hir të Transparencës, përse Gjykata e Krimeve të Rënda nuk publikon këto fatura financiare, për të argumentuar vendimin e saj gjyqësor?
Deputeti Socialist Alfred Peza, gjatë këtyre 2 viteve që ka blerë aksione bankare 1.2 miliardë lekë, edhe ka blerë pasuri të tjera të patundshme në vlera dhjetëra milionë lekë, edhe ka shpenzuar dhjetëra milionë lekë për “halle” të tjera familjare, private, argëtime, etj.
Këto shpenzime të tjera të deputetit socialist Alfred Peza, në qindra milionë lekë, a i ka mbledhë Gjykata e Krimeve të Rënda, për të llogaritur shumën përfundimtare të fitimeve dhe shpenzimeve të deputetit Socialist Alfred Peza?
Dhe, paskëtaj, Gjykata e Krimeve të Rënda, sërish gjykon, që deputeti socialist Alfred Peza i ka të justifikuara këto (për)fitime dhjetëra miliardë lekë, me rrogën dhe honararet që i kanë dhënë?
Apo, Gjykata e Krimeve të Rënda kopjoi teksin që i dërguan nga Kryeministria, për të dhënë vendimin gjyqësor për heqjen e sekuestros ndaj pasurisë të deputetit socialist Alfred Peza?
Nëse në një rast kaq flagrant të korrupsionit nga deputeti socialist Alfred Peza, edhe Gjykata e Krimeve të Rënda jep të tilla vendime, atëhere është e imagjinueshme, sesi dhe sa është kapur nga kryeministri Rama vetë Gjyqësori, sidomos pas Reformës në Drejtësi.
Më shkoqur, siç thotë troç populli, Gjykata e Krimeve të Rënda, duke dhënë vendimin për heqjen e sekuestros ndaj pasurisë të deputetit socialist Alfred Peza, menjëherë pas fitores elektorale të Kryeministrit Rama, pa publikuar njëkohësisht ARGUMENTAT, dëshmon qartazi tredhjen politike të Gjyqësorit nga kryeministri Rama.
Për më shumë,
Me vendime të tilla të Gjyqësorit, sikurse edhe vendimi i tanishëm i Gjykatës të Krimeve të Rënda, për heqjen e sekuestros ndaj pasurisë së deputetit socialist Alfred Peza, çdo shqiptar e imagjinon si do të sillet dhe si do të gjykojë Gjyqësori në Gjeneratën e Rilindjes Socialiste. Çdo vendim i Gjyqësorit, paskëtaj e tutje, do të jetë i tredhur (politikisht) nga Ekzekutivi dhe Qeveriu!
Kjo është Shqipëria që Duam

Kategori
Uncategorized

LISTA/ Ja 118 “kriminelët shqiptarë” të gjallë e të vdekur që ndaloheshin të hynin në Shqipëri në shtator 1991.

 

Nga Kastriot Dervishi/
Me dekretin nr. 3005, datë 23. 11. 1959 të Presidiumit të Kuvendit Popullor regjimi komunist pat shpallur një amnisti për të arratisurit politike, prej së cilës u amnistuan 7.003 persona dhe u cilësuan “kriminelë lufte” 208 të tjerë. Nga kjo amnisti u riatdhesuan në Shqipëri vetëm 60 persona, një pjesë e të cilëve edhe u burgosën pas një farë kohe. Nga 208 personat, jetonin në fundin e vitit 1990, rreth 104 persona.
Në vitin 1991 në kushtet e reja, trashëgimtarët e regjimit komunist kërkuan “aktualizimin” e dekretit të vitit 1959. Një informacion nr. 959, datës 4. 9. 1991 i Ministrisë së Rendit Publik, listoi 118 persona si “kriminelë”. Formulimi i listës u bë në mënyrë naive dhe qesharake nga Ministria e Rendit Politik, në bazë të dekretit të amnistisë së vitit 1959. Nuk ishte kurrfarë akti ligjor në përcaktimin e saj.
Autoritetet e ministrisë në fjalë, bënë një interpretim idiot të dekretit të vitit 1959, pa marrë parasysh rrethanat e reja në të cilat ndodhej Shqipëria. Kryegafa e kësaj liste me “kriminelë” ishte zëvendësimi i Mbretit Zog me Leka Zogun. Pra hartuesit e listës i njihnin të drejtën vetes të vendosnin për “trashëgiminë” e “kriminelëve”. Dhe meqë Leka Zogu ishte 5 vjeç kur mbaroi lufta, ai ishte bërë “kriminel”.
Ky dokument me fjalinë shoqëruese “Lista emërore e kriminelëve të arratisur jashtë shtetit që nuk përfitojnë nga amnistia e bërë me dekretin nr. 3005, datë 23.11.1959”, nuk njihet deri sot. Atë e hartuan oficerë Sigurimi që punonin në atë kohë në Ministrinë e Rendit Publik. Çdo pikë e kalimit kufitar kishte urdhër t’i ndalonte personat e kësaj liste të hynin në Shqipëri.
Por, sikurse e përmenda, kjo listë përbëhej nga të vdekur e të gjallë, duke e paraqitur kështu si një listë qesharake. Listë nuk pati fuqi. Të arratisurit u amnistuan me nenin 2 të ligjit nr. 7514, datë 30. 9. 1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”.
Lista e “kriminelëve të luftës” e datës 4. 9. 1991

1 – Leka Zogu
2 – Azem Mustafa Shehu
3 – Avdul (Aqif) Emin Kadiu
4 – Alo Muke Luarasi
5 – Asllan Zenel Cenaj
6 – Ajdin Qazim Mete
7 – Abulla MuratKaloshi
8 – Ali Kajmak Tubova
9 – Ago Sherif Agaj
10 – Asim Shefqet Jakova
11 – Abaz Fejzo Ermenji
12 – Bajrush Azem Kosova
13 – Bardhok Shkurt Markaj
14 – Dodë Bardhok Gjini
15 – Ditar Ibrahim Kurtesi
16 – Dilaver HasanKacuqi (u dogj dhjetor 1951)
17 – Dilaver Dino Begu
18 – Dhimitër Miho Maksakuli
19 – Enver Mehmet Shaska
20 – Enver Selman Dangëllia
21 – Eqrem Hysen Peshkëpia
22 – Enver Halim Peshkëpia
23 – Eqrem Mahmet Telhaj
24 – Ndue Frrok Dushi
25 – Gjon Mark Jaku
26 – Gjon Marka Çupi
27 – Gjon GjetoVokrri
28 – Gjon Marka Ndou
29 – Hysen Osman Vërçani
30 – Hetem HamitXhera
31 – Haki Shefik Shehu
32 – Hafuz Selman Hasa
33 – Hiqmet Elmaz Meçe
34 – Hasan Elmaz Dosti (kishte vdekur)
35 – Ishan AbdiToptani
36 – Isuf Maksut Baruti
37 – Islam Sali Dobra
38 – Isa Haziz Manastirliu
39 – Isuf Mehmet Luzaj
40 – Jorgji Refael Ruço
41 – Jonuz HysenNdreu
42 – Kujtim Bektash Cakrani
43 – Kadri Hysen Morina
44 – Kolë Ndue Frroku
45 – Kolë PrendëDoda
46 – Kajo Maksut Tresova
47 – Kosta Harallamb Karajani
48 – Kalem Ibrahim Xhepaxhiu (u dogj i gjallë dhjetor 1951 në Rrajcë)
49 – Limoz Vehip Runa
50 – Llesh Marka Doda
51 – Miftar Zenel Spahiu
52 – Meto Fetah Kalliri
53 – Mubereq MuratToptani
54 – Mark FranoTraboini
55 – Mark Pash Pëllumbaj
56 – Mehmet HasanXherahi
57 – Mustafa Ismail Doko
58 – Mark Bib Vokrri
59 – Mark Tunxh Myftari
60 – Mark ZefNdreca
61 – Musa RexhHasani
62 – Mato Murat Myftaraj
63 – Ndue Mark Lala
64 – Nikoll DodPrenga
65 – Ndue Jak Zefi
66 – Ndue Jak Bajraktari
67 – Ndue Lush Martini (Prela, Miraka)
68 – Ndrec NdueTuçi
69 – Nikoll Mark Gjon Markaj
70 – Ndue Gjon Markaj
71 – Nesti JosifKopali
72 – Pal Mark Lala
73 – Prend NdueKaziu
74 – Qemal Mustafa Siqeca
75 – Qazim Azem Çakërri
76 – Qazim Neki Libohova
77 – Qani Emin Lesko
78 – Reis SheroAgaj
79 – Ramiz Faslli Gjilani
80 – Ramiz MehmetKoçaj
81 – Ramadan Ismail Koçaj
82 – Rexhep Musli Krasniqi
83 – Ruhi Veip Runa
84 – Reshat Dervishi Biçaku
85 – Rexhep Refat Beqiri (Dervish Rexhep)
86 – Skënder Muço Metohu
87 – Sulo Banush Pipa
88 – Syrja Shefik Shehu
89 – Sabaudin Shefqet Haxhiu
90 – Sait QazimDemneri
91 – Selaudin Hysen Sula
92 – Selman BanushZhurka
93 – Sami Ali Çaushaj
94 – Stavro KristoKokali
95 – Subi IdrizTopulli (ishte vrarë në vitin 1944)
96 – Seit beg Kryeziu
97 – Sadik FeçorPremtaj (kishte vdekur)
98 – Shaban Fetah Peshtani
99 – Shyqyri Dervish Biçaku
100 – Tajar Mehmet Shaska
101 – Tahir Hajdar Vata
102 – Turan Vesel Aliko
103 – Teki Isuf Xhindi
104 – Tahir Avdulla Hoxha
105 – Theodhor Refail Ruço
106 – Vasil KolëAndoni
107 – Vasil Dhimitër Alarupi
108 – Vehbi Mehdi Frashëri (kishte vdekur më 1988)
109 – Xhemil Hysen Dino (kishte vdekur më 1972)
110 – Xhafer Zenel Meçe
111 – Ymer Jakup Çakallozi
112 – Zef Zog Zogu
113 – Zef Marka Gjoka
114 – Zeqir Jashar Hoshi
115 – Zyber Mahmut Musaraj
116 – Zef Marka Çupi
117 – Zef Preng Gjoka
118 – Zenel Sali Kellolli

Kategori
Uncategorized

Spiunët le të krijojnë partinë e tyre.

Zgjedhjet, Kreu i PD kërkesë Nënkryetarëve/Verifikoni çdo kandidaturë, nëse kanë pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit…
Kandidatët për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike duhet t’i nënshtrohen Komisionit të Verifikkimit të Figurave për të parë nëse e shkuara e tyre ka qenë e lidhur apo jo me strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit.

Kjo është kërkesa që kreu i PD-së së Lushnjes dhe deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Myslim Murrizi, i ka drejtuar dy Nënkryetarëve të PD-së, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

“Pas 27 vitesh pluralizëm mendoj që ardhur koha që PD si parti e parë opozitare të shkëputet përfundimisht nga ish bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

Pas kësaj , fituesi më datë 22 korrik si kryetar i PDSH duhet që Këshillin Kombëtar, Kryesinë qendrore, kryetarët e degëve të PD dhe kryesitë e rretheve të verifikohen që të gjithë pa përjashtim për lidhjet me ish sigurimin e shtetit.

PD dhe demokratët nuk mund të drejtohen nga individë që janë me çengela në hundë, apo i kanë shitur shpirtin dreqit.

Boll më me njerëz me dy tre emra.

Pas 22 korrikut duhet të fillojë një periudhe e re për forcen tonë politike.

27 vite penetrim të :gaforreve, çorapeve, shkrimtarëve, revizorëve, financierëve, shisheve të qumështit, bozhureve , e lloj lloj lëtyrash qe kur ju përmend emrat e ” pagëzuar” nga sigurimi të vjen për të vjellë, janë shumë për një popull të vuajtur si shqiptarët.

Spiunet le të krijojnë partinë e tyre, se boll janë ushqyer e majmur nga vota e demokratëve”, shpreht deputeti Murrizi.

Kategori
Uncategorized

Hodo Habibi: Toger “Baba”, bastardi që përdhunonte gratë dhe terrorizonte Mirditën

E sa për gratë…mjerë ajo grua që ia vinte syrin Toger Baba, se nuk dilte nga duart e tij pa u përdhunuar.

▪️Kur hynte nëpër pyje në ndjekje të të arratisurve merrte me veta gra (jo burra) që t’i tregonin rrugën.
▪️Toger Baba, që Mehmet Shehu e solli në Mirditë për të nënshtruar mirditorët ka qenë faqja e zezë e partisë komuniste, e filloi gjyshi tregimin e tij.

Plaku ktheu gotën e vogël të rakisë dhe nguli pirunin mbi një kokërr ulliri, të cilin e bashkoi me një copë djathë.
-Ai i vuri emrin vetes ‘babë’, a thua se Mirdita kishte nevojë për ’baba’. Emrin që i kish vu e ama e kishte Hodo Habibi dhe ishte prej Kurveleshi.
▪️Ishte një njeri mizor, imoral, pa nder e pa princip. Erdhi me karta bjankë në Mirditë me shtru në hu djemtë e burrat e me çnderu femnat.

Kishte me vete 200 partizanë dhe dorën të lirë me pushkatu kë të donte ai, pa gjyq fare. Në atë kohë, viti-‘46, në malet e Mirditës ishin rreth 500 burra, të shpërndarë në çeta të vogla. I kishin lanë shtëpitë e tyre pasi nuk e donin regjimin e Enver Hoxhës.

Ishin në hall se për t’u hedhur përtej kufirit në Jugosllavi, kishin frikë se Titoja mund t’i dorëzonte tek qeveria e Tiranës.
▪️Toger Baba kishte për qëllim gjetjen e arrestimin e tyre. E filloi misionin e tij me terror në popull, pa dallim. E nisi fillimisht në Fanë. Dha urdhër që katundarët të mos i mbyllshin shtëpitë e as ditën e as natën, se ishin për kontroll.

Burrat i mblodhi dhe dha urdhër t’i shtronin në hu, pasi t’i zhvishnin.

Të çburrëruar e të lidhur dorë për dorë i shtynin pranë një zjarri të madh të ndezur, ndërsa i rrihnin.
E sa për gratë…mjerë ajo grua që ia vinte syrin Toger Baba, se nuk dilte nga duart e tij pa u përdhunuar. Kur hynte nëpër pyje në ndjekje të të arratisurve merrte me veta gra (jo burra) që t’i tregonin rrugën. Pasi mbaronin misionin ato të shkretat ktheheshin në shtëpitë e tyre të turpëruara e pa guxuar të thoshin një fjalë. Populli jetonte në panik.
Qeverisë i shkuan raporte për punët e tij të zeza, por mbeten nëpër sirtarët e zyrave deri sa i erdhi fundi kësaj pune. Në tetor të vitit 1946, ai mbërriti në Kodrën e Spaçit dhe arrestoi krejt burrat e katundit, 40 vetë. Të lidhur dorë për dorë ata i detyruan të ecin tre orë në këmbë, të zhveshur. Në katundin Mushtë të Bjeshkës së Munellës përdori si burg për ta një stallë lopësh, ku balta kishte shkuar deri në gju. Të nesërmen burrat i vunë përsëri përpara deri në Kimëz. Atje kishte mbledhur burra e gra nga katundet e tjera.
Aty i ra në sy gruaja e Preng Gjon Markut. Quhej Dilë. Ai e arrestoi dhe pastaj dha urdhër që ta zhvishnin. Gruaja kundërshtoi me fjalë të rënda dhe atëherë togeri urdhëroi të bëhej një zjarr me dëllinja të thata dhe ta hidhnin gruan në zjarr. Burri i saj duke mos duruar më, shpërtheu lidhjen e duarve dhe arratiset nëpër mal ashtu siç ishte, i paarmatosur. Policia dhe partizanët e Toger Babës iu vunë pas dhe e vranë. Një kushëri të tij, që atë kohë studionte në Moskë, Pal Nikoll Prendit, i shkoi fjala se ç’po ndodh në Mirditë Ai mori dy javë leje e kthehet prej andej dhe raportoi gjendjen në qeveri.
Raporti i Pal Nikoll Prendit i shkon në dorë ministrit të Brendshëm në atë kohë, Koxi Xoxes.
Toger Baba e lë Mirditën e shkon në Zadrimë. Mendoi se me Zadrimën do ta kishte më lehtë, duke mos e ditur se zadrimasit përbëheshin më shumë nga mirditorë. Në Hajmel vendosi qendrën e tij. I ra në sy një vajzë e bukur. Ishte e motra e Kol Simonit, Luçia. Për ta pasur lehtë me e shti në dorë të motrën, Luçien, arreston të vëllain nën preteksin se ky ka strehuar çetat e malit. E torturoi djalin me pyetje, por nuk nxorri gja prej tij. E vërteta ishte që Kola s’ishte marrë me këtë punë.
Atëherë arrestoi Luçien, dhe i kërkon të bjerë në shtrat me të. Kur ajo nuk pranoi atëherë ai i u hodh për ta përdhunuar. Vajza rezistoi me gjithë fuqinë e saj, duke ia çjerrë fytyrën me thonj togerit, dhe i shpëtoi nga duart. Iku me vrap dhe u fsheh në një shtëpi në katund. Aty priti sa të dilte drita dhe u nis për në Shkodër. Ndërkohë togeri kishte dhënë urdhër që katundi të dorëzonte vajzën ose përndryshe do t’i vriste të vëllain, Kolën. Dhe ashtu bëri. Porositi që ta dërgonin djalin në burgun e Lezhës e rrugës ta vrisnin nën pretekstin se u kishte ikur nga duart rrugës.
Luçia me të mbërritur në Shkodër shkoi drejt e tek familja e Tuk Jakovës me të cilën familja e saj kishin miqësi. Prova se çfarë i kishte ndodhur ishte ajo vetë, boll që ta shikoje të shkyme rrobash e të rrahun. Tuku e këshillloi të shkojë në Tiranë dhe i dha vajzës një letër për t’ja dhënë në dorë Koçi Xoxes.
Koçi Xoxe kur e pa vajzën në atë gjendje dhe lexoi letrën dha urdhër që të shkohej në Hajmel e të vërtetoheshin në vend gjitha sa ishin raportuar për Hodo Habibin, të ashtuquajturin “Toger Baba”. Gjykata e Shkodrës kishte marrë informacionet për veprimet terroriste të togerit ne Mirditë. Toger “Baba” u var në konop. Më kanë thanë se ma vonë, pasi Enveri e dënoi Koçi Xoxen, “babën” e bani hero..
(Shkëputur nga libri ‘Yjet nuk janë të kuq’ i shkrimtares shqiptaro-amerikane Albana Melyshi Lifschin)

Kategori
Uncategorized

Shote Galica, heroina që zgjodhi armën, në vend të diplomacisë me serbët.

Sot, 90-vjetori i vdekjes së Shote Galicës, “Heroinë e Popullit”. Eshtë koincidencë fatale sepse, pikërisht, ditën që ajo mbylli sytë, e dëshpëruar e në mjerim në Fushë – Krujë, atë ditë, më 3 korrik 1927, me ndërhyrjen e diplomacisë angleze dhe asaj franceze, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë, kur Shota kishte luftuar për lirinë e kosovës kundër serbëve.

Në fillim e përgojuan, pastaj e shanë, më vonë e uruan, e nderuan, e harruan dhe tani krenohen me të. Kjo është “Heroina e popullit” Shote Galica, gruaja simbol e Kosovës që luftoi në rradhët e luftëtarëve të Çetës së Drenicës, 12 vjet, me armë në dorë për lirinë e Kosovës.

Emri i vërtetë i saj ishte Qerime (Halil) Radisheva, (1895 – 1927). Më 1916, në moshën 29-vjeçare, u vesh si burrë dhe u rreshtua në rradhët e luftëtarëve për çlirimin e Kosovës nga serbët, përkrah të shoqit Azem Galica. 12 vjet, luftoi me armë në dorë për lirinë e Kosovës. Pas vdekjes së Azemit, ajo zuri vendin e tij në krye të çetës. 22 vetë nga njerëzit e familjes së saj, kanë dhënë jetën për liri dhe pavarësi. Mbas çlirimit, asaj iu dha titulli i lartë, “Heroinë e Popullit” dhe u ngrit një varr monumental, i cili u dhunua më vonë.

Shota mbante gjithmonë veshje meshkujsh dhe mbante në kokë një qeleshe të bardhë, poshtë saj gërshetin dhe pjesën tjetër e mbulonte me shall, u përball me  mentalitetin kosovar. Atë e quajtën herë si të përdalë e herë si acaruese. Kjo për faktin se Shota, merrte pjesë shpeshherë në kuvendin e burrave, aty ku bëhej plani i luftës dhe ku pihej duhani me llullë. Burrnesha shqiptare quhej e përdalë sepse ajo shoqërohej gjithmonë vetëm me trimat e Azemit dhe shoqërohej rrallë me femra.

Gruaja dhe nëna shqiptare, në vend të parfumeve europiane, përdori barotin. Stolitë e saj ishin koburja dhe gjerdani me fishekë. E tillë ishte Shota dhe si e tillë vazhdoi këto rrugë pa u luhatur, edhe pas vdekjes së burrit e shokut të jetës së saj Azem Galicës.

Shote Galica, në fundin e dimrit të vitit 1926, të një dimri të ashpër, e lodhur dhe e dërmuar e me zemër të plagosur, e shoqëruar nga Mehmet Deliu e me pak shokë të tjerë, erdhën në Shqipëri, duke e lënë Kosovën nën kthetra të pushtuesit serb, me shpresën se do të ktheheshin me pranverën e parë. Por, për fat të keq, nuk ndodhi ashtu… U shua më 3 korrik 1927 në Fushë – Krujë, në mjerim e dëshpërim të thellë.

Eshtë koincidencë fatale sepse, pikërisht, ditën që ajo mbylli sytë, e dëshpëruar në Fushë – Krujë, atë ditë, më 3 korrik 1927, me ndërhyrjen e diplomacisë angleze dhe asaj franceze, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë, kur Shota kishte luftuar për lirinë e kosovës kundër serbëve.

Gjatë viteve të komunizmit, në vitet 80-të u bë gati një skenar për film artistik për heroinën, në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do ta merrte përsipër regjisori Muharrem Fejzo, por që, për fat të keq, regjimi nuk e pa të arsyeshme ta realizonte. Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës kishte realizuar me sukses një dramë për të, “Gërsheti i luftrave”, dhe sapo kishin ndodhur ngajrjet e Kosovës në 1981, ndaj regjimi një film për Shote Galicën do të ishte i tepërt

Kategori
Uncategorized

DOSJE/ Shqiptarët e larguar me eksodin e 2 korrikut 1990.

Foto, fleta e aplikimit për pasaportë e z. Gëzim Peshkëpia (ish-i dënuar politik) në ambasadën Gjermane, ditët e korrikut 1990
Nga Kastriot Dervishi
Kastriot Dervishi

Qeverisja e Shqipërisë prej komunistëve dhe pasoja e saj, i kanë shkaktuar Shqipërisë eksodet më të mëdha në historinë e vendit. Këto eksode filluan në fundin e vitit 1944 dhe vazhduan në formë të dukshme apo të padukshme në vitet e tjera. Shkak bazë ka qenë persekutimi politik dhe fukarallëku që sjellin regjimet komuniste (bashkë me pasojat dhjetraveçare të tyre).
Sot, në përkujtim të eksodit të 2 korrikut 1990 (u larguan më 13 korrik 1990), ngjarjes që turpëroi regjimin kriminal komunist në sytë e gjithë botës, por bëj të ditura disa informacione.
Evidentimi i shqiptarëve të larguar me ambasadat ka qenë në fillim shumë i vështirë për vetë regjimin komunist. Informacioni u sigurua me vonesë, vetëm pasi u nxorrn pasaportat e atyre që u larguan. Kjo tregonte ndër të tjera punën e dobët të organeve të Sigurimit të Shtetit (fakt që e përmend edhe Ramiz Alia në një mbledhje të atyre ditëve).
Në fillim, në regjistrin përkatës u shënuan 4.691 persona të larguar. Më pas kjo shifër shkoi në 4.764 dhe në fund në 4.785 persona.
Raporti më i saktë gjendet në informacionin që Ministria e Punëve të Brendshme i dërgon Byrosë Politike të KQ të PPSH-së më 20. 11. 1990, tek i cili mbështeten të dhënat e mëposhtme.

Origjina e shqiptarëve të larguar më 13 korrik 1990, sipas rretheve
Tirana, 3.905 persona
Berati, 16
Durrësi, 455
Elbasani, 43
Erseka, 3
Fieri, 40
Gjirokastra, 6
Korça, 16
Kruja, 49
Kukësi, 7
Peshkopia, 14
Përmeti, 2
Pogradeci, 2
Saranda, 5
Skrapari, 2
Shkodra, 139
Tepelena, 2
Tropoja, 3
Vlora, 27

Sipas ambasadave të shteteve
RFGJ: 3.172
Itali: 809
Francë: 547
Greqi: 29
Turqi: 73
Hungari: 40
Çekosllovaki: 51
Jugosllavi: 6
Egjipt: 6
Bullgari: 5
Poloni: 52

Gjendja shoqërore e 4.785 shqiptarëve të futur në ambasada (4.477 nga qyteti dhe 308 nga fshati)
– 1.509 të rinj, nxënës të shkollave 8-vjeçare e të mesme
– 59 studentë
– 123 me arsim të lartë
– 2013 me arsim të mesëm
– 1974 me arsim 8 vjeçar (përfshi fëmijët)
– 230 nëpunës
– 2296 punëtorë

Të dhëna të tjera
– 749 të papunë
– 695 të dënuar (419 një herë; 128 nga dy herë dhe 148 tri herë)
– 855 persona në evidencat e Sigurimit (d.m.th. si kontingjente, përpunim aktiv 2A, kontroll operativ 2B, etj.)

Foto, fleta e aplikimit për pasaportë e z. Gëzim Peshkëpia (ish-i dënuar politik) në ambasadën Gjermane, ditët e korrikut 1990
Kategori
Uncategorized

2 korrik 1990, 27 vjet nga hapja e ambasadave, aty ku nisi fund i regjimit komunist.

2 korrik 1990, 27 vjet nga hapja e ambasadave, aty ku nisi fund i regjimit komunist

Sot është 2 korriku, data që na kujton një nga ngjarjet më të mëdha politike dhe të bujshme në fundin e regjimit komunist, ngjarja që i dha grushtin e fortë diktaturës dhe që çoi me shpejtësi në fundin e saj. Regjimi komunist i Tiranës ishte një regjim i mbyllur, që nuk kishte lidhje me vende perëndimore, por kishte vetëm marrëdhënie formale me vendet komuniste europiane e disa vende të papërfillshme aziatike e afrikane. Edhe pse Shqipëria kishte marrëdhënie me 105 shtete të botës, pesha e Shqipërisë në botë ishte shumë e vogël dhe në shumë raste me nam të keq. Ky nam i keq i kushtohej formatit të regjimit dhe trajtimit kriminal që ai i bënte popullit të vet. Shqiptarët ishin jo pak, por një popull i rreckosur dhe i uritur. Ushqimet e racionuara me tallona, jetesa e keqe në fshat ku nuk njihej as buka e grurit, e kishin bërë shqiptarin të konkurronte për nivelin e jetesës me vende të dorës së tretë në Afrikë.  Ajo që ndodhi në 2 korrik 1990, kur shtetasit shqiptarë u dyndën në ambasadat e huaja kishte të bënte me kundërveprimin e njerëzve më të guximshëm që prisnin ndryshimin e madh.

Në Tiranë, në vitin 1990 ishin të vendosura vetëm 17 përfaqësi diplomatike, 4 përfaqësi tregtare, si dhe 5 rezidenca e 4 pallate banimi, por vetëm 3 prej tyre ishin ambasada perëndimore: RFGJ-ja, Italia, Franca, Greqia, Jugosllavia, Çekosllovakia, Rumania, Turqia, Polonia, RDGJ-ja, Hungaria, Bullgaria, Vietnami, Kuba, Kina, Koreja e Veriut, Algjeria, Ambasadori arab.

Pasi popullsia u dynd në ambasada të huaja dhe regjimi nuk mund ta përballonte fluksin, ato u lanë hapur për disa ditë.  Lëshimi i situatës ndodhi për pak ditë, aq sa mund të krijonte mbushjen e menjëhershme të hapësirave të ambasadave.   Pas dyndjes në ambasadat e huaja, në bisedim me të dërguarin e sekretarit të përgjithshëm të OKBsë, regjimi u detyrua të lejonte grupin e madh të personave të dilte jashtë shtetit me statusin e kërkuesit të strehimit politik.  Nëse zgjateshin ditët më shumë, të mund të kishim shpërthim epidemish, vdekje  të më të dobëtëve, vdekje fëmijësh, etj. Nëse këto do ndodhnin, regjimi nuk kishte ku ka çonte revoltën e pallogaritshme që mund të shpërthente. Për pasojë, Presidiumi i Kuvendit Popullor, nën direktivat e Ramiz Alisë, nxori dekretin përkatës që normonte rregullimin e kësaj gjendjeje. Në zemër të Tiranës ishin afërsisht 5 mijë persona që dashje pa dashje mund të bënin figurë publike qoftë edhe me largim pasiv. Po për të shmangur çdo problem, regjimi përgatiti largimin e tyre në orët e vona të natës. Dhjetëra autobusë me në krye e në fund makina të policisë, i ngjanin një kortezhi mortor. Askush nga ata që ishin brenda atyre autobusëve, në zymtësinë e asaj mbrëmje korriku, priste me ankth fundin e kësaj historie.

Qëndrimi në ambasada zgjati 11 ditë për ata që hynë në datën 2 korrik e diçka më pak për të tjerët që hynë ditët në vijim. Pas bisedimesh midis përfaqësuesve të regjimit dhe të dërguarit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, u vendos largimi i tyre, i pjesës më antikomuniste të vendit, në shtetet perëndimore.

Grupi i parë u largua më 13 korrik 1990. Për këtë qëllim u ngrit një grup pune i kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme Zylyftar Ramizi.

Gjithsej të larguar më 13  korrik 1990 janë 4.691 persona, të ndarë si më poshtë:

-550 vetë në ambasadën franceze. Drejtimi i largimit, Vorë – Shijak te Porti i Durrësit.

-3300 vetë në ambasadën gjermane. Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës te Porti i Durrësit. Sipas informacionit këta janë larguar në anijet “Greccia”, “Appia”, “Chepallonian Sky”.

-812 vetë në ambasadën italiane Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës, te Porti i Durrësit.

-29 vetë në ambasadën greke. Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës, te Porti i Durrësit.

Regjistri i të ikurve të 2 korrikut përfshin gjithsej 4.764 persona. Por nga këto janë hequr 9 vetë (mundet të kenë dalë para ikjes) duke mbetur 4.755 vetë. Nga lista janë kthyer në Shqipëri 17 persona kryesisht nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Përveç persona në ambasadat kryesore, ia vlen të bëjmë të njohur edhe personat e futur në ambasadat e tjera.

Për të rregulluar paksa imazhin e prishur keqas nga ngjarjet e ambasadave, më 13 korrik 1990, regjimi organizoi një miting masiv, të cilin e zotëronte heshtja, e ku fjalën kryesore e mbajti Xhelil Gjoni, e pas tij përfaqësuesi i veteranëve, intelektualëve dhe përfaqësuesi i rinisë. Ruajtjes së regjimit, autoritetet komuniste, filluan t’i japin ngjyrime patriotike duke thënë se vetëm regjimi i tyre i kishte siguruar vendit lirinë e pavarësi.

2 korriku është datë symbol, sepse me këtë akt, shqiptarët i dhanë një goditje te rëndësishme politike regjimit ne fuqi, kur shqiptarët e nisën vetë përmbysjen e diktaturës komuniste.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: