Kategori
Uncategorized

VIDEO-LIVE/ Basha : Paratë tuaja janë në xhepat e tyre, me ‘Ne’ nuk do të ketë pension nën 250 mijë lek.

 

Në ditën e 11 të protestës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur në atë që ai e quan “Çadrën e lirisë” pensionistët, duke u ndalur tek shqetësimet me të cilat ata përballen çdo ditë.

Basha tha se qeveria aktuale ka mashtruar pensionistët, pasi sipas tij, jo vetëm nuk mbajti premtimet, por i bëri ata më të varfër nga sa ishin 4 vite më parë.

Në fjalën e tij para të moshuarve, Basha tha se nuk do të ketë më pension nën 25 mijë lekë në muaj. Sipas tij ky do të jetë premtimi i tij i mbajtur në fund të mandatit të tij të parë si kryeministër.
“Nuk do të ketë në fund të mandatit të parë pension nën 250 mijë lekë. Këto para nga diku do të dalin, këto para dikush do të duhet ti lëshojë. Këto para sot i ka një grusht njerëzish. Ata ndezin purot e shtrenjta me 50 mijë lekësha. Këtyre njerëzve do tua marrim këto para. Ata do përpiqen të mos i dorëzojnë, do përpiqen t’i mbajnë këto privilegje dhe këto para. Kjo është skema e tyre, ata duan ta ruajnë pasurinë përmes një qeverie të kapur. Ndaj është luftë që këto para t’ia marrim një pakice dhe t’ia japim shumicës së qytetarëve që i meritojnë, pensionistëve, studentëve, pacientëve, pedagogëve dhe policisë”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës ka deklaruar sot se ka pasur biseda me politikanë të rëndësishëm në Bruksel lidhur me protestën e nisur prej 18 shkurtit. Basha tha se shpreh se kauza e opozitës po merr mbështetje ndërkombëtare.

“Kauza jonë po merr mbështetje ndërkombëtare. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, por edhe nuk pranojmë asgjë më pak, se gjithçka që do të pranonte çdo qytetar i Europës, zgjedhjet lira e të ndershme, zgjedhje pa krim, zgjedhja pa drogë. Për këtë është i domosdoshëm krijimi i një qeveria pa konflikt me zgjedhje. Ky kryeministër dhe kjo qeveri ajnë në konflikt interesi me zgjedhjet e lira e të ndershme, dhe kjo është arsyeja pse duhet të largohen dhe t’i japin rrugën një qeverie të ndershme, që nuk e lidhur me drogën, që nuk ka sjellë kriminele në parlament.

Vetë ministrat e qeverisë së tij e kanë thënë se Rama ka urdhëruar me telefon lirimin e kriminelëve.
Kjo është një betejë e domosdoshme për Shqipërinë e re që po lind. Në këto ditë dhe netë janë bashkuar shqiptarët. Në ballë të kësaj beteje janë të rinjtë shqiptarë. Në këtë çadër janë shprehur përfaqësuesit e të rinjve, por sot do të flasin të moshuarit. Sot kjo kategori nuk gëzon respektin dhe mbështetjen e kësaj qeverie mashtruese.

Ndaj jemi mbledhur sot këtu, sepse politika e re që po lind, do të ketë në veçanti në fokus qytetarin.
Premtuar rritje pensionesh, por sot realiteti flet vetë. Pensionet nuk janë rritur as sa vlera e indeksimit të inflacionit, çka do të thotë se me pensionin e sotëm, pensionistët blejnë më pak se ç’mund të blinin para tre-katër vitesh.

Pensionistët nuk kërkojnë lëmoshë, kërkojnë t’u njihet kontributi i tyre në gjithë to vite punë robëruese. Ata kërkojnë të jetojnë me dinjitet”, tha Basha.

Sipas tij “Politika është rishpërndarje resursesh. Politika e vjetër ia ka dhënë një grushti kriminelësh dhe një grushti oligarkësh. Republika e re do ta zhbëjë këtë me fuqinë e votës së lirë. Ky është ndryshimi, kjo është përmbysja, ky është revolucioni demokratik. Shumica do të rimarrë në dorë fatet e saj. kjo është zgjidhja, zgjidhje tjetër nuk ka. Ju na dëgjoni, ju keni shpresë, ju keni besim dhe vendosmëri”.

Kategori
Uncategorized

1400 kontenierë me mbetje kimike u zhdukën në Shqipëri. Antimafia italiane nis hetimin për zyrën e Ramës.

 

16998931_781357675354067_1221918123257133821_n.jpgMediat italiane kanë hedhur dritë mbi një skandal ku është Shqipëria është në qendër të tij, e që ka të bëjë me importin e plehrave në Shqipëri. Sipas investigimit të një media italiane, bëhet fjalë për rreth 2600 kontenierë secili me 22 ton mbetje që duhej të përfundonin për tru ricikluar Maqedoni, por në Shkup mësohet se kanë përfunduar vetëm rreth 1130 kontenierë.

Por shumica e kontenierëve nuk kanë mbërritur në Maqedoni dhe kanë ndryshuar drejtim për në Shqipëri. Sipas asaj që shkruan media italiane, kontenierët me mbetje janë zhdukur në doganën e “Qafë Thanës”.

Bëhet fjalë për lëndë kimike shumë të rrezikshme që dyshohet se janë groposur në Shqipëri. Janë përdorur në dokumente si tranzit për në Shkup, por që nuk e kanë kaluar asnjehere kufirin shqiptar për në Maqedoni.

Këto kontenierë me lëndë kimike kanë sjellë në Tiranë dhe kreun e Prokurorisë së Antimafias italiane, Franco Robertti i cili ka pasur një takim me kryeprokurorin e Shqipërisë, Adriatik Llalla. Diskutimet për këtë hetim të nisur janë bërë në mënyrë të fshehtë. Mësohet se Prokuroria e Antimafias italiane ka nisur një hetim për qeverinë shqiptare, për lidhje me mafian italiane të plehrave.

Ky hetim ka përfshirë edhe zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Siç bën të ditur media italiane, përfaqësues të ambasadës së Italisë në Tiranë dhe Shkup, janë bërë pjesë e këtij hetimi, në të cilin Maqedonia është duke bashkëpunuar.

Image

Më poshtë keni edhe artikullin e medias italiane ‘Pianeta Italia’:

“Bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë është në një pikë kthese… Ura e gjyqësorit mes vendeve tona do të sjellin një evolucion në bashkëpunimin ndërkufitar për krimin. Me pak fjalë, mafiet e reja do të gjejnë bukë për dhëmbët e tyre”!

Tonet e konferencës për shtyp janë me shenja optimizmi. Adriatik Llalla, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, ka pritur në Tiranë prokurorin e Antimafies italiane Franco Roberti. Një debat i gjatë për trafikun e drogës dhe armëve, luftën kundër riciklimeve të bërë nga mafia dhe shkëmbimeve të numrave e të dhënave për të hetuar më thellë…

“Hetimet kofidenciale do të vijnë shumë shpejt në rezultate vendimtare”, thuhet në korridoret e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, por askush në konferencën për shtyp nuk guxon të ngrejë hipoteza lidhur me interesat e përbashkëta hetimore. Asnjë indice, pra me përjashtim të një pyetjeje të ‘pacipë’ lidhur me trafikun e paligjshëm të mbetjeve nga Italia, shpesh ilegal, në territoret e Gadishullit Ballkanik.

Image

“Prokuror, mijëra kontenierë të nisur nga porti “Gioia Tauro” në Kalabri drejt Maqedonisë kanë zbarkuar në Durrës dhe janë zhdukur gjatë rrugës. Dukej se përmbanin mbetje urbane dhe industriale. Shqipëria është kthyer në kazanin e plehrave të Europës?”, pyeti një gazetar.

Ai bën një shenjë me sy dhe ngre supet. I shmanget pyetjes, por e bën vetëm për sa i përket sekretit institucional që është i nevojshëm për të mbajtur në vazhdim procesin.

Është e vërtetë, Italia dhe Shqipëria hetojnë “mbeturinat e zhdukur” në rrugën drejt Ballkanit.

Dokumentet në posedimin tonë tregojnë se në vitin 2016, të paktën 1.300 kontenierë, prej 22 tonelata secila dhe zyrtarisht të destinuara për tu shkarkuar në Dresla, Maqedoni, nuk e kanë kaluar kufirin. Të shkarkuara në portin e Durrësit, në Shqipëri, nga anijet e kompanive të mëdha, të nisura nga porti i Gioia Tauro në Kalabri. Duhet të ishin shkarkuar në Shkup, Maqedoni, në vendin më të madh të shkarkimit në Europë, menaxhimi i së cilës i është besuar aktualisht një kompanie italiane.

Mbetjet urbane të ardhura nga Napoli dhe provincat, nga Campania, Bari dhe komunat e këtij territori. Madje edhe nga provinca e Imperias. Por, ndoshta edhe mbetje industriale dhe helme të rrezikshme, kjo e fundit, hipotezë që e bën aferën më shqetësuese dhe të sjellë në memorie vitet më të errëta të helmeve nga mafia. Në Napoli dhe Campania, vendet e “të keqes së errët” të përhapur në vitet e katastrofës më të madhe ambjentaliste të viteve të fundit, ata e dinë mirë se për çfarë bëhet fjalë.

Image

Vijon …

 

Lexo edhe

Kategori
Uncategorized

Kryeministri Rama terrorizon bisneset shqiptare me ANTILIGJE dhe me gjoba milionë euro!

12814304_1166366626708923_7351199808856564463_n.jpg
Jakup B. GJOÇA
Udhëtoja pardje me autobus të një kompanie shqiptare, nga Athina në Tiranë. Në Gjirokastër, autobuzin e ndalon kontrolli I Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Kontrolli i DPT-së, pasi kontrolloi të gjithë dokumentacionin që i dha shoferi, filloi të kontrollonte edhe biletat e udhëtarëve.
-Ju ku e keni prerë biletën? – më pyeti mua inspektori I DPT-së.
– Në Athinë, vajtje – ardhje. – iu përgjigja.
Inspektori i DPT-së thorri shoferin.
-Përse udhëtarit nuk i keni prerë biletë shqiptare, sa u futët në territorin shqiptar?
– Zotëri, unë e kam prerë biletën vajtje – ardhje nga Athina. Si do të më presë kompania e Udhëtimit biletë tjetër, sa futem në territorin shqiptar? – pyes inspektorin e DPT-së?
– Nuk kam punë me ty! – më përgjigjet me arrogancë inpsektori i DPT-së. Dhe i drejtohet shoferit!
– Keni gjobë 50.000 lekë të reja!!!
Inspektori i DPT-së preu gjobën dhe ia la shoferit në dorë!
Këmbëngula te inspektori I DPT-së, që të më dëftonte mbi cilin ligj u bazua për gjobën që i vuri Kompanisë shqiptare të Transportit! Mirëpo, inspektori i PDT-së, shpërfilli me arrogancë kërkesën dhe u largua, pa vazhduar më tej kontrollin e biletave edhe për udhëtarët e tjerë. I mjaftoi që gjeti një shkelje ligji, sipas Ligjit të tij, shkruajti gjobën dhe u largua!!!
Pyes shoferin, cila është arësyeja e kësaj gjobe prej 50.000 lekë të reja, që DPT-ja gjobiti bisnesin e Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, edhe pse unë si udhëtar, kam biletën e rregullt!
-Gjobitemi përditë, – më thotë shoferi- kur udhëtarët që presin biletë nga Athina për në Shqipëri. Këto bileta janë me faturë greke, ndërsa në Shqipëri na detyrojnë që edhe për këta udhëtarë, që presin bileta në Athinë, ne, sa futemi në territorin e Shqipërisë, t’u presim tjetër biletë me faturë shqiptare!
-Po bileta që unë preva në Athinë, është e rregullt, sipas ligjeve të Greqisë, nga ana financiare!
– Po shteti shqiptar kërkon të na detyrojë, që udhëtarëve që udhëtojnë nga Athina në Shqipëri, t’u presim biletë të dytë, që kjo biletë të taksohet edhe në Shqipëri!!!
Nuk munda ta besoja!
Kaq skandaloze është një kërkesë e tillë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndaj kompanive të Transportit Ndërkombëtar të Shqipërisë!
Në Greqi ka ligj, që detyron të gjitha bizneset e Transportit Ndërkombëtar, që nga Athina drejt çdo destinacioni tjetër ndëtkombëtar, të presin bileta greke për udhëtarët e tyre. Ndërkohë, ligji grek e njeh të drejtën, që këto kompani ndërkombëtare të Transportit të pajisin udhëtarët e tyre, që udhëtojnë për në Greqi bileta të tyre, dmth, që ato të taksohen në vendin e tyre të pikënisjes.
Kujtim Hashorva, Sekretari i Pergjithshem te Shoqates se Transportuesve Nderkombetare te Udhetareve dhe antarit te bordit drejtues te Dhomes se Tregtise Tirane më pohon, se në Shqipëri ka një VKM, Nr. 643, datë 11.06.2009, i cili në pikën 9 thotë: “ 9. Shoqëritë rezidente shqiptare, të licencuara në transportin ndërkombëtar, detyrohen të pajisin me bileta udhëtimi, të shpërndara nga organet tatimore, të gjithë pasagjerët udhëtues, si në drejtimin dalës nga territori i Republikës së Shqipërisë, ashtu edhe në itinerarin e kthimit.”
Kujtim Hashorva, pohon se ky VKM është po kaq absurd, saqë njëkohësisht, lejon Kompanitë e Transportit Ndërkombëtar greke,, kosovare, etj, që tëp resin nga Shqipëria biletat e tyre, të cilat nuk taksohen fare nga shteti shqiptar.
Ja, pra, sesi kryeministri Rama, qeveria e Rilindjes Socialiste vret bisneset shqiptare me Antiligje, me VKM kaq absurde!
Si mund të detyrojë qeveria shqiptare, bisneset shqiptare të Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, që kanë prerë bileta për udhëtarët e tyre në shtetet e tjera, të RIPRESIN biletë shqiptare, sa futen në territorin e Shqipërisë?
Si mundet qeveria Shqiptare, të lejojë bisneset e huaja të Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, të presin në Shqipëri bileta të tyre, të cilat nuk taksohen fare në Shqipëri?
Përse qeveria shqiptare bën diferencim të tillë në politikën fiskale, midis bisneseve të huaja dhe bisneseve shqiptare, që veprojnë në Shqipëri, në dëm të bisneseve shqiptare dhe favorizon bisneset e huaja, duke i përjashtuar bisneset e huaja nga detyrimet tatimore?
Këto pyetje ia përcolla edhe ministrit të Financave të Shqipërisë, zotit Arben Ahmetaj.
Mirëpo, Arben Ahmetaj, ministri i Rilindjes Socialiste, as që denjoi të kthejë asnjë përgjigje!
Edhe Kujtim Hashorva, Sekretari i Pergjithshem te Shoqates se Transportuesve Nderkombetare te Udhetareve, i ka dërguar ministrit të Financave, Arben Ahmetaj një letër zyrtare, për të zgjidhur këtë ABSURDITET të VKM, e cila diskretiton dhe dënon pa asnjë bazë ligjore bizneset shqiptare të Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve.
Ja përmbajtja e letrës që Kujtim Hashorva, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtarëve i ka dërguar Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, POR QË DERI TANI MINISTRI AHMETAJ NUK KA KTHYER ASNJË PËRGJIGJE, ndërkohë që inspektorët e DPT-së vahzdojnë të gjobitin bizneset shqiptare me gjoba milionë euro!
I nderuar Z.Minister
Po ju drejtohem Juve ne cilesine e Sekretarit te Pergjithshem te Shoqates se Transportuesve Nderkombetare te Udhetareve dhe antarit te bordit drejtues te Dhomes se Tregtise ,Tirane.
Shoqata e transportuesve nderkombetare te udhetareve te Shqiperise (SHTNU) perbehet nga 19 anetare qe operojne ne linja te rregullta me autobus drejt Greqise,Italise, Gjermanise, Kosoves, Maqedonise,etj. dhe mbulojne afersisht rreth 70% te ketij tregu.
Ne kete komunikim shkurtimisht deshiroj t´ju bej dhe nje here me dije per domosdoshmerine e nje nderhyrjeje ligjore ne VKM 643, qe do bente te ligjshem funksionimin normal te trafikut nderkombetar te udhetareve, do eleminonte abuzimin konstant te organeve te kontrollit.dhe do vendoste  rregull  per raportimin e te ardhurave.Duke qene se ne korespondencen e gjate (rreth tre vjecare) dhe kontaktet e shpeshta qe kemi pasur me te gjitha institucionet pergjegjese  ,te cgenjyer edhe nga reagimi i administratas qe Ju drejtoni ne pergjigje te letres tone  te fundit,do ju lutesha qe Ju personalisht t´i kushtoni ketij problemi nje pjese te kohes Suaj qe per vete thjeshtesine e tij sigurisht do jete shume e shkurter dhe shpresoj qe dhe vendimi do jete i shpejte.
Perserisim se problemi buron  nga konflikti qe legjislacioni yne dhe konkretisht VKM Nr.643, date 11.06.2009 “Per prodhimin, shperndarjen dhe pajisjen e udhetareve me bileta transporti rrugor”, paragrafi 9, ka me ate grek. Ne kete vendim thuhet: “Shoqerite rezidente shqiptare, te licencuara ne transportin nderkombetar, detyrohen te pajisin me bileta udhetimi te shperndara nga organet tatimore, te gjithe pasagjeret udhetues, SI NE DREJTIMIN DALES, nga territori i Republikes se Shqiperise, ashtu edhe NE ITINERARIN E KTHIMIT”.Zbatimi i ketij vendimi eshte thjesht i pamundur sepse legjislacioni grek (por ne pergjithesi edhe te gjitha vendet BE) nuk e lejon paisjen me bileta te huaja per pasagjeret qe kane origjine territorin grek ,dhe jo vetem per ata shqiptare  sic rendom na jepet si argument. Kjo eshte e pamundur edhe per faktin se nese nje ligj i tille do ishte ne fuqi dhe ne vendet e tjera partnere  trafiku nderkombetar nuk do mund te egzistonte
Per pasoje ndodhemi ne nje situate paradoksale: nese pasagjeret pajisen me bileta shqiptare ne nisje nga Greqia sipas ligjit grek gjobitemi nga organet greke, por nqse pasagjeret pajisen me bileta greke atehere penalizohen dhe gjobiten nga organet shqiptare  sipas VKM 643. Shuma e tyre eshte e konsiderueshme sidomos nga pala greke ku kontrolli eshte me rigoroz.
Sqaroj se ligji grek ne ndryshim nga VKM 643 e lejon paisjen me bileta shqiptare te mjeteve greke apo shqiptare, qofte edhe vajtje –ardhje, kur nisja behet nga Shqiperia.
Adoptimi i modelit grek do ishte  fitim prures edhe per financat tona sepse do detyronte dhe kompanite partnere te cilat aktualisht nuk kontrollohen fare nga organet tona, te paiseshin me bileta tatimore shqiptare.
Per te zgjidhur ngercin e krijuar shoqata ne bashkepunim me Ministrine e Transporteve ka propozuar edhe nje Draft-Vendim  per modifikimin e VKM 643 i cili e zgjidh definitivisht problemin.
Duke Ju falenderuar per mirekuptimin

Kategori
Uncategorized

Takim i kushërinjëve në Athinë.

16998165_1260208770693996_4545470590750984465_n.jpg

 

Bushati takim zyrtar në Athinë, do ta shoqërojë vajza e tezës së tij.

Takim i kushërinjëve në Athinë, ministri do uroj vajzen e tezes së tij mbasi e ka emëruar anbasadore të Republikës së Shqipërisë në Greqi. Më bukur nuk ka…Ikën një dajë dhe vjen një teze !

Fatkeqësisht, kështu ndodh ikën një dajë dhe vjen një teze në përfaqësinë tone dipllomatike në Greqi. Kështu të paktëm jemi mësuar në Shqipëri kur bëhet fjalë për rokadë në përfaqësitë tona në mbarë botën. Nepotizmi ka lulëzuar dhe mbretëruar këto 25 vitet e fundit, duke përjashtuar fëmijët tanë që mbarojnë shkollat përkatëse në vendet e BE.
Askush nuk mund të mohojë dot se gjatë gjithë këtyre viteve nuk janë punësuar fëmijë të cilët kanë shkëlqyer në universitetet përkatëse në këto përfaqësi, të kthyer në çifligje të këtij dikasterit, edhe pse çdo vit mbarojnë shkollën me dhjetra student.
7 vite me radhë qendroi ambasador Dashnor Dervishi, daja i kreut të Kuvendit të Shqipërisë, i cili tashmë është larguar për t’i lënë radhën Ardiana Hobdari, vajzës së tezes së ministrit Ditmir Bushatit, një rokadë që I shkon përshtat vendit tonë, duke na treguar se kështu bëhet shteti.
Greqia është nje vend i BE që duhet marrë seriozisht nga MPJ e Shqipërisë, kur dihen se në cfarë tensioni janë sot marrëdhëniet e dy vendeve përkatëse, por pa nënvletësuar figurën e zonjës Hobdari, për mendimin tonë duhej që të ishte një dipllomat kariere me një përvojë të gjatë punë.
Po le t’i kthehemi këtij takimi dy ditor që do të mbahet më 2-3 mars në Athinë, ku ministri Bushati do të takohet me homologun e tij Nikos Kocias.
Fokusi i diskutimeve do të jetë në katër çështje si:
– Korigjimi i teksteve shkollore.
– Marrëveshjet e ndryshme konsullore, pullën apostile.
– Çështja e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri.
– Përgatitja e grupeve të punës mes dy vendeve për përfundimin e traktatit të ri të miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Theksohet se kjo është vizitë e dytë që bëhet brenda 12 muajve…

Kategori
Uncategorized

Shpërthen aktivistja demokrate e Fierit: Jeni shitur, na lodhe ti Mesilë, Majlindë, Ridvan, Astrit…

Kategori
Uncategorized

Shkruan SPJV: Kush e kërcënon simpatiken Romana Vlahutin.

Shkruan SPJV: Kush e kërcënon simpatiken Romana Vlahutin?

Romana Vlahutin është ambasadore BE në Tiranë, një grua simpatike, e kudondodhur në raste festash dhe që jeton në një rezidencë private në periferi të kryeqytetit, në një vend super të ruajtur ose më saktë mu përballë rezidencës  së ambasadorit rus në Tiranë.

Rezidenca e Romana Vlahutin është vërtet e bukur, çmimi i blerjes është jashtëzakonisht i shtrenjtë, diku te 4700 euro metra/katror, ndërkohë që vilat e tjera rrotull sillen rreth 1000-1200  euro metri/katror. Është blerë katërfish me shtrenjtë, porse paratë e taksapaguesve europianë mbeten e jo të shqiptarëve!

Romana Vlahutin mbetet femër simpatike. Flokët e saj, gjithë dredha-dredha, të orkestruar me kaq shije, tundojnë në mënyrë serioze çdo politikan shqiptar, por jo vetëm. Si rregull ambasadorët e BE në Tiranë kanë shijuar jetën bukur dhe në mënyrë përmanente. Nuk besohet se edhe Romana të bëjë përjashtim.

I vetmi ambasador i huaj në Shqipëri, që historikisht ka punë, probleme, angazhim, pasion, interesim për Shqipërinë mbetet ambasadori amerikan. Edhe Donald Lu është në këtë vazhdë pune.

Pasionant, impulsiv, i jashtëzakonshëm në sjellje dhe stoik në parimet amerikane të lirisë dhe demokracisë. Ambasadorët amerikanë mund t’i kesh miq, porse miqësia me ta prishet në sekondë kur ti nuk zbaton ligjin dhe parimet e demokracisë. Të shenjtë ambasadorët amerikanë kanë LIGJIN. Ndërsa ambasadorët e BE vijnë në Shqipëri si në një vend ekzotik, sepse nuk kanë ndonjë përgjegjsi të madhe siç ka ambasadori amerikan.

Edhe Romana Vlahutin, e cila është femër e këndshme, nuk ka ndonjë shqetësim  apo trazim të madh për punët e Shqipërisë. Nuk besohet fakti se e përndjek njeri atë, apo që të jetë objekt presioni apo shantazhi, nga kushdo. E kush nuk e do të bukurën!

E bukura pëlqehet, preket si trëndafil, por kurrë nuk kërcënohet. Ndaj edhe loja mediatike dhe politike e një pjese të mazhorancës së sotme në Shqipëri se gjoja Romana Vlahutin kërcënohet se po lufton krimin apo mafien, është një gjë e sajdisur kaq keq dhe  e pabesueshme.

Të thuash për Ambasadorin Lu e beson njeriu, sepse është në ballë të luftës kundër mafies dhe pa rolin e tij do ishim shumë larg luftës së dekriminalizimit në politikë, ku është futur mafia. Por për Romanën tonë simpatike nuk besohet.

E kanë akuzuar për afera të ndryshme dhe lidhje me kryeministrin Edi Rama, por këto duhet ajo vetë t’i sqarojë. Natyrisht që blerja e një vile që kushton 4700 euro metri/katror nuk bind njeri se ka ndershmëri, pasi po hetojnë edhe vetë strukturat e posaçme në BE. Ka informacione të besueshme se hetimi po avancon dhe që në Tiranë do vijnë prokurorët specialë për të verifikuar.

Por është punë e tyre. Ne si shqiptarë na intereson që Romana Vlahutin ndjehet shumë mirë, siç thotë edhe për  “Jutarnji List”, siç e citon edhe e përditshmja austriake “Der Standard”. Rojet që i ka shtuar kryeministri Edi Rama, ambasadores Romana Vlahutin duket se janë për shou, se gjoja po e kërcënojnë mafia.

Po ç’punë ka mafia me Romana Vlahutin?! Çfarë rreziku ndjen Romana nga oligarkët apo politikanët, ndërkohë që ajo ka blerë dhe jeton në rezidencën e oligarkut me të madh shqiptar apo ku përreth saj ka policë plot të ambasadës ruse, greke, etj? Bile në darkë në shëtitoren pranë saj bëjnë xhiro biznesmenët më të mëdhenj të vendit, të cilët ajo i njeh dhe duket se i ka miq.

E përditshmja austriake “Der Standard” ka njoftuar se madje Romana Vlahutinin e kërcënojnë me vdekje dhe se ajo ka marrë mbrojtje policore 24-orëshe. “Në Shqipëri unë ndihem shumë mirë. Titujt e gazetave se kinse më kërcënojnë me vdekje janë ekzagjerim. Megjithatë, duke pasur parasysh qëllimin e qartë të grupeve të caktuara të interesit që përpiqen të na trembin, është dashur të merren disa masa paraprake. Kolegu im ambasador amerikan i ka truprojat që nga fillimi i mandatit. Ne nga BE-ja dhe shtetet anëtare jemi shumë më të relaksuar, por në këtë moment megjithatë duhet të jemi pak më të kujdesshëm”, thotë Vlahutin.

Vlahutin thekson se “vetting-u – verifikimi – natyrisht është një kërcënim i madh për grupet e interesit, të cilat kanë kontrolluar pjesë të mëdha të gjyqësorit, aksionet janë të mëdha, prandaj për këtë arsye edhe rezistenca e tyre është e ashpër. «Flasim për gjyqësorin, në të cilin, për shembull, kryeprokuror i shtetit është ende personi, të cilit Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia morën vizën për të hyrë atje, si dhe rrethi më i afërt i bashkëpunëtorëve të tij”, shpjegon ajo.

Dhe me poshtë Romana shton se: “Kjo është vetëm njëra prej aferave të trilluara, apo, siç thuhet sot, fake news – lajme të rreme, të cilave u jemi ekspozuar në Tiranë, sidomos kolegu im amerikan dhe unë. Disa politikanë shqiptarë janë duke bërë gjithçka që diplomatët dhe komunitetin ndërkombëtar t’i përfshijnë në konfliktet e tyre të brendshme dhe t’i përdorin si alibi për gabimet e tyre. Nganjëherë kam përshtypjen se kjo është njëra nga pasojat e diktaturës së tmerrshme të Enver Hoxhës kur njerëzve ua shpëlanë trurin sesi të gjithë të huajt janë armiq dhe se të gjithë kanë qëllime të fshehta. Megjithatë, për ndryshim nga grupi relativisht i vogël i njerëzve, por shumë agresivë, të cilët janë të lidhur me grupet e interesave politike dhe kriminale, populli i Shqipërisë është jashtëzakonisht mikpritës, i hapur posaçërisht për mysafirët dhe të huajt», pohon Vlahutin dhe përmend fyerjet e shumta, madje edhe atë që «nuk kreh flokët». Dhe në fund Romana e mbyll me «Ambasadori amerikan dhe unë deri më tani kemi qenë të akuzuar për çdo gjë, që nga shërbimi Soros dhe krimi i organizuar, e deri te korrupsioni dhe paragjykimi. Thuhet se unë jam vendosur nga dikush në këtë post, se nuk kreh flokët, se burri im është duke punuar në një projekt hekurudhor me Malin e Zi… gjëra tepër të çuditshme, të cilat shumë shpejt kam ditur t’i injoroj”, tha ajo.

Askush nuk akuzon Xhorxh Soros për Romana Vlahutin. Soros mbetet një  miliarder amerikan që ka interesat e tij dhe zbaton ligjet e shtetit të tij, ndaj fshehja pas Sorosit e ambasadores se BE, Vlahutin, duket se është me shumë për të mbuluar ndonjë mëkat që Romana mund te ketë bërë në Tiranë për llogari te saj.

Gjithsesi Romana është femër simpatike dhe duhet ruajtur nga ngacmimet.

Marrë nga spjv.it

Kategori
Uncategorized

Dikush po pret castin.

Policia bëri një akt lufte ndaj liderit të opozitës, pra me naivitet apo me djallëzi dikush e ka sajuar që protesta e opozitës të humb durimin dhe të kalojë në akte  dhune e përballje me forcat e policisë. Policia bëri padi ndaj Lulzim Bashës për thirrje antikushtetuese dhe antiligjore, pas deklaratave të forta të kreut të PD-së pardje, dje dhe sot në shesh. Ndërkohë që protesta e opozitës po hyn në ditën e tetë të saj dhe kur po duken shenja nervoziteti nga opozita dhe sidomos Basha, dikush në qeveri po inskenon që të futen në kryeministri me dhunë. Heshtja ose neglizhimi i kërkesave të partive të opozitës për zgjedhje të lira, nuk po merr përgjigje për dialog nga pushteti, por përkundrazi policia bën padi penale. Dhe sipas nenit të fjalë Lulzim Basha duhet arrestuar dhe tre vjet dënohet për akte të tilla.

Në të vertetë opozita mund ta kishte organizuar ndryshe protestën: edhe çadrën, por edhe duelin dhe përplasjen në Kuvend.  Në Parlament fliste dhe në fund të fundit nuk linte asnjeri të zhvillonte seancë parlamentare dhe paralel çadra mbushej me popull opozitar. Gjithsesi kështu e kanë menduar, por nuk mund të neglizhohet fakti që opozita deklaron se nuk futet në zgjedhje me këtë qeveri. Nuk po themi të ik qeveria me vrap, por pushteti dialogon dhe kërkon mënyra për të arritur në konsensus të pranueshëm nga opozita.  Por duket se ka një skenar për ta acaruar opozitën që të kalojë nga çadra para kryeministrisë ne katin e parë të kryeministrisë!

Dikush po pret çastin, pasi ndërkohë e acarojnë liderin e opozitës, pra krejt popullin opozitar, dhe mezi presin që përplasja të jetë e dhunshme. Vertet Lulzim Basha ka bërë disa thirrje të cilat interpretohen si të duash ta marrësh. Nëse don për zjarr e merr sikur Basha ashtu do, nëse ke dëshirën e mirë të kuptosh se duhet një përgjigje e jo indiferencë nga pushteti, e merr si një ofertë për të gjetur zgjidhje.

Por situata nga pak e përditë do dalë jashtë kontrollit. Edhe durimi ka një kufi. Por skenari mos është që Lulzim Basha të paditet dhe të thuhet se “ja i dolëm hakut me padi” dhe me pas ta arrestojnë nëse përplasja do jetë e dhunshme me policinë.

Dihet vetëm një gj: Demokratët nuk janë si socialistët që turren drejt kryeministrisë, vriten dhe ikin me vrap nga sheshi. Demokratët janë soji tjetër; ata të hyjnë në kryeministri!

Ndaj uluni e gjeni forma dialogu në të  mirë të vendit! SPJV.IT

Kategori
Uncategorized

Musine Kokalari, gruaja që trembi komunistët. Zbulohen pseudonimet e 20 sigurimsave.

Musine Kokalari, gruaja që trembi komunistët. Zbulohen pseudonimet e 20 sigurimsave

Musine Kokalari u përndoq për gati 4 dekada. Por nga 10 shkurti, dosja e saj u hap me kërkesë të vetë familjes, për të hedhur dritë mbi ata që e survejuan dhe ata që e dënuan gjatë regjimit komunist. Top Channel hap për herë të parë dosjen dhjetëra vjeçare të disidentes së burgosur dhe internuar nga diktatura.

Për mbi 20 vjet dosja e saj qëndronte në arkivin qendror të shtetit, mes mijëra dosjeve e miliona faqeve te shkruara për ata që u përndoqën dhe u dënuan gjatë regjimit komunist. Por në 10 shkurt, në 100 vjetorin e lindjes, dosja e Musine Kokalarit u hap e para, për të hedhur dritë mbi të shkuarën, për të mësuar emrat e atyre që e dënuan përjetë në vetmi, për ta zhytur në dhimbje e vuajtje, ata që për 38 vjet e përndoqën në çdo moment të jetës.

Kjo është dosja e Musine Kokalarit, disidentes së burgosur e internuar nga diktatura. Historia rikthehet, këtë herë me kërkesë të vetë familjes, si e para dosje që hapet në sagën e mijëra të tjerave që për dekada u pluhurosën në arkivat e shtetit. Është dosje e vjetër, e paruajtur mirë, ka shkrime të saj, biografinë, shënime, raportime, relacione.

Detajet janë ato që e bëjnë atë të jashtëzakonshme, mbushur me foto e përshkrime të ditëve të saj, aktiviteti para dënimit nga gjykata, koha e burgut apo edhe ditët kur ajo u internua në Rrëshen, madje edhe shëtitjet që ajo bënte për orë të tëra e vetme në këmbë, ku shoqëri i bënte vetëm lapsi dhe letra. Shkruante kudo, edhe në copa fare të vogla letre, për të mos harruar në asnjë moment se ishte e vetme dhe këto copa letre do të mbeteshin kujtimi i saj i vetëm në botë. Mbi njërën prej tyre shkruante:

“Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje sa andej këtej”.

“Ç´fat tragjik. Më doli edhe sëmundja kundër. Të paktën të kisha pak qetësi në vitet e fundit të jetës sime”.

Gjithë materiali është i ndarë në 2 dosje, në njërën përshkruhet i gjithë procesi gjyqësor ndaj Musine Kokalarit, dhe tjetra është kjo dosje, me etiketimin “Top Sekret”. Në të përshkruhet mënyra se si Musineja është përndjekur për gati 4 dekada nga ata që njihen si bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Dhe janë 20 të tillë qe kane pseudonime nga me te ndryshmet:

Pseudonimet e bashkëpunëtorëve
1.BAMJPJEKUR
2.SORKADHJA
3.LULE ZAMBAKUT
4.ÇAJUPI
5.REFERATI
6.NJË-ZAMBUTKA
7.SHKËNDIJA
8.BRISKU
9.KALAJA
10.RRUFEJA
11.BESNIKU
12.PIKTORI
13.LISI
14.MEDIKAMENTI
15.MOTORRI
16.BESA
17.MUNELLA
18.MALI
19.APARATI
20.PLLUMBI

“Musineja kishte një vizion tjetër për të ardhmen dhe ky ishte ai konflikti për të cilën ajo u arrestua. Aty gjenden të gjithë bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit. Zakonisht këta bashkëpunëtorë ishin mbi 18 vjeç, por ka patur raste që ishin edhe më të vegjël. Janë pseudonime dhe emra. Me aprovimin e këtij ligji, do griset ajo perdja e këtyre njerëze. Kanë qenë afro 20 ata që kanë survejuar Musinenë. Ka pas edhe Brenda në burg, por edhe pas burgut, kur u internua në rrëshen. Ajo ka bërë jetë të mbyllur, njerëzit kishin frikë ta takonin, edhe familjarët. Mund të kishin pasoja, edhe familjarët nqs shkonin ta takonin, do kishin pasoja. Ka qenë një luftë e tmerrshme klasash. Ajo bënte një rrugë të gjatë, shëtiste vetëm sepse shihej si armike e partisë”, shprehet Simon Mirakaj, Anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit.

Musineja njihen ndër radhët e bashkëpunëtorëve me epitetin “Armike e Rrezikshme’.

“Se çfarë rreziku vjen nga intelektuale si Musineja, vetëm ai lloj sistemi bën të tilla arsyetime”, vë në dukje Mirakaj.

Vdekja e saj ishte ashtu si vetë jeta:

“Ajo ka vdekur në 1983, ashtu sic jetoi e vetmuar edhe vdekja e saj ishte e vetmuar. E kanë hipur në një riportabël, është makinë me një karroceri prej hekuri që ngarkon beton për ndërtime. Është varrosur nga njerëzit e komunales”, shton Mirakaj.

“Kjo dosje, që është dosja formulare e Musinesë, është hapur nga sigurimi shtetit në 1945, për 39 vjet ajo është ndjekur, para bugrut, në burg dhe pas, gjatë periudhës së internimit në Rrëshen, shprehet Altin Hoxha, anëtar i Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të Sigurimit.

Ajo çka familja kërkon të dijë është kush e ka përgjuar Musine Kokalarin, kush e ka përndjekur hap pas hapi për gati 4 dekada? Ishin të afërm, miq të saj?

“Përgjithësisht bashkëpunëtorët zgjidheshin nga të afërm, rrethi i miqve sepse ishin ata që kishin akses dhe mund të informonin për aktivitetin e saj”, thotë Altin Hoxha.

Dosja e Musine Kokalarit ka vetëm 119 faqe. Nuk përbëhet vetëm nga raportet e hartuara në ato vite nga bashkëpunëtorët e ish sigurimit por edhe nga detyra, plane biografi, një sërë metodash të përdorura në atë kohë për ndjekjen e personave. Top Channel publikon për herë të parë atë çka në dosjen për Musine Kokalarin njihet si “Koncepti i Social-Demokracisë”, material që përmblidhet në 23 faqe, që ishte edhe platforma që Musineja kishte hartuar për vendin.

“Njerëzit që duhet të qeverisin vendin duhet të vijnë nga rradhët e arsimtarëve, mjekëve, artistëve….për 6 muaj me rradhë një grup prej tyre, duhet të shkojnë në terren, në cdo cep të Shqipërisë, të takojnë njerëzit, të njohin realitetin e tyre, pastaj të ulen të gjithë bashkë dhe të hartojnë një platformë të përbashkët. Më pas, po aty të shkojë një grup tjetër, të bëjnë të njëjtën gjë për 6 muaj, të kthehen dhe vetëm kështu mund të kemi një program të denjë politik dhe ekonomik”, citat nga dorëshkrimi i Musinesë.

Për këtë platformë Musineja u dënua me burg.

Pas dënimit, e internuar në Mirditë, ku nisi të punonte me beton tulla e llaç. Një koleg i saji, spiun e bashkëpunëtor i shtetit, i kërkonte gjatë orarit të punës, për të bërë pushim, duke i thënë “mjaft se u lodhëm, fundja ne shumë pak paguhemi”. Dhe Musineja, shkruhet më tej në dosje, I citon një fjali të shkrimtarit francez Zhan Zhak Ruso: “Papunësia është shkak për vese të këqija”. Bashkëpunëtori i sigurimit edhe në raportin e bërë për atë ditë shkruante, Musineja më foli më një Zhak, por nuk e di për kë e kishte fjalën.

“Ju patë platformën e Musinesë për social demokratët. Material 23 faqe, iluminues dhe I pjekur. Është për tu admiruar se si një vajzë vetëm 28 vjece, ishte në gjendje të artikulojë aq mirë. Kërkesa tjetër e familjes ka të bëjë me materialin tërësor, ato duan nëj kopje. Bëhet fillimisht një process kërkimor pëtr gjithë personat e përmendur në dosje dhe më pas fshirja e emrave të personave që janë palë të treta, që sjanë përfshirë në raportin prekur-bashkëpunëtorë. Ishin disa dhjetëra persona. Identiteti i tyre bëhet i palexueshëm. Kemi bërë disa axhustime të shpejta. Hapi tjetër, zbulimi i identitetit të bashkëpunëtorëve”, shprehet Genta Sula, kryetare e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve.

“Misioni hnë kryesor është që s’do ketë më të fshehta, që të keqpërdoren. Familjarët do njihen me dhimbjen dhe ata që kanë shkaktuar dhimbjen. Dosjet s’do përdoren më as për shantazh, as për të trilluar dhe as për inskenime”, thotë Altin Hoxha.

Por në qoftë se për familjarët apo vetë Autoritetin për hapjen e dosjeve, ky proces do të hedhë dritë mbi të shkuarën qe vijon te mundoje edhe sot, Fatos Klosi, ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, thotë se përveç shuarjes së kuriozitetit, hapja e dosjeve nuk shërben për asgjë.

“Dosjet po të ishin hapur dhe të kishin efekt për shoqërinë shqiptare, duhet të ishin hapur që në vitin 1991-1992. Që mbase kishte efekt direkt. Por sot, hapja e dosjeve ka vetëm natyrën e shuarjes së një kurioziteti. Nuk mund të influencojë në shoqërinë shqiptare, çfarë do bëjë? Ja u hapën dosjet…ja dolën dhe ca pseudonime. Edhe pastaj? Nëse ata bashkëpunëtorë, duke qenë në shërbim të atij regjimi, thjesht kanë thënë të vërtetën, unë nuk shoh ku është krimi. E vërteta, hap dosjet, kanë thënë kështu kështu. Asnjë se di, përveç Musinesë vetë, cila është e vërteta. Bashkëpunuesit s’kanë ç’duhen për t’ju mësuar emrat, ata nuk dënohen dot as me ato ligje, as me këto që kemi sot. Ligjet nuk kanë fuqi prapavepruese”, shpjegon ish- kreu i SHISH.

Për Fatos Klosin, ata që njiheshin si bashkëpunëtorë të sigurimit, në atë kohë ishin njerëz të nderuar.

“Kush ishte bashkëpunëtor, regjimi e konsideronte të nderuar, njeri që i shërbente shtetit, që e ndihmonte shtetin në luftën kundër gjithë armiqve që ishin turrur atëherë. Kjo ishte propaganda”, shton Klosi.

Klosi thotë se një pjesë e dosjeve ende sot nuk duhen prekur.

“Dosjet e zbulimit si ka ngarë njeri. Ato janë të rëndësishme se lidhen me aktivitetin e botës kundër Shqipërisë. Dosjet e kundërzbulimit janë edhe më interesante se është lufta e bërë nga shërbimet e huaja brenda Shqipërisë. Nuk do hapen këto, do ishte një gafë shumë e madhe të prekeshin ato”

Por si e kujton sot familja e Musien Kokalarit këtë “kundërshtare të regjimit komunist”?

“Unë e kam njohur Musinenë pak por e kam njohur shumë nga tregimet e gjyshes time. Ajo fliste përditë, pra ky lloj edukimi ka qenë i përditshëm. Ajo më fliste përditë për gjyshin, për Musinenë, për jetën që ata kishin përpara tragjedisë, pra para vitit ’44”, tregon Linda Kokalari, mbesa e Musine Kokalarit.

Linda kujton takimin e parë me të pas shumë vitesh, kur ajo dergjej në spital nga sëmundja, sërish e vetme.

“Në atë takim u përqafuam gjatë të dyja. U përqafuam shumë gjatë. U emocionova. Ajo më tërhoqi vërejtje. Më tha asnjëherë mos të të shoh me lot në sy. Kishte ndryshuar sigurisht por më shumë kisha ndryshuar unë. Unë e njoha menjëherë”, thotë ajo.

Mbesa e Musinesë, vajza e të vëllait me të cilin shkëmbente vazhdimisht letra dhe ishte shumë e lidhur kujton një fjali të shkrimtares, kur ajo ka qenë vetëm 20 vjeç.

“Lirinë unë e kërkova gjithandej dhe e gjeta Brenda vetes. Pra flasim për vitet 1940-1942. Parakohshmëria e Musine Kokalarit është e pakrahasueshme. Ajo ishte shumë para kohës së vet. Musine Kokalari qëndron diku lart, është një figurë e përkryer, e paatakueshme, sipas mendimit.”, shprehet Linda Kokalari.

Linda, në emër të familjes Kokalari i ka kërkuar Autoritetit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, zbardhjen e të vërtetës për jetën dhe vdekjen e saj. Por a do të mjaftojë kjo për të shuar dhimbjen e familjes?

“Nuk di të them do shuhet dhimbja apo jo. Të dalë e vërteta. Të dihet se kush është kush”, shprehet ajo.

20 bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit, që për 40 vjet përndoqën e spiunuan Musine Kokalarin, së shpejti do të kenë një emër dhe “Shkëndija” apo “Piktori” do të përballen me të vërtetën publike.

Ky është një proces që sapo ka nisur dhe duket se do të ketë një rrugë të gjatë edhe pse është me shumë vonesë tek ne.

Debati për hapjen e dosjeve e ka shoqëruar politiken dhe shoqërinë shqiptare gjatë këtyre 27 viteve të demokracisë. Në disa vende ish-komuniste dosjet u hapën dhe u panë si çlirim nga e shkuara.

Ndërkohë në Shqipëri dosja e Musine Kokalarit është e para. Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit sapo ka nisur grumbullimin e të gjitha materialeve.

Koha do ta tregojë se sa i vështirë apo i lehtë do të jetë ky proces dhe cilat dosje nuk janë prekur deri më sot dhe mbi to do të mësohet e vërteta, apo cilat dosje janë zhdukur ndër vite dhe a do të ketë çlirim për shoqërinë gati 3 dekada pas rënies së Komunizmit. /Top Channel/

Kategori
Uncategorized

Protesta e PD/ Basha tjetër paralajmërim: E kemi “ushtrinë” për të larguar bandën në qeveri.

Ora e fitores po vjen”, “Republika e Re”, “Qeveria e krimit ka rënë” “Mos na provokoni se turma bëhet e papërmbajtshme”. Këto dhe të tjera shprehje artikuloi sot kur shënohet dita e 9-të e protestës në çadrën para kryeministrisë kryedemokrati Lulzim Basha, duke u shprehur i bindur se vendit i duhet sot më shumë se kurrë një qeveri e re teknike, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme e të bëjë vettingun, e vërtetë që i duhet këtij vendi. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se ushtria e vërtetë e demokratëve është populli.

“E para që duhet garantuar është largimi i bandës, kjo është detyra e madhe që kemi, jo vetëm për zgjedhjet por shqiptarët. Nuk do pranojnë më zgjedhje të diktuara nga krimi, ose zgjedhje të lira e të ndershme ose zgjedhje të lira e fasadë nuk ka për të pasur, ne nuk do t’i lejojmë zgjedhjet fasadë. Ku është ushtria e republikës së re do pyesni? Ushtria ishte në sheshin e 18 shkurtit, është në këtë çadër dhe në çdo shtëpi shqiptari që është i zhgënjyer, i nëpërkëmbur për ta mbytur republikën e krimit… Ditët e kësaj beteje janë ditët e lavdisë së vërtetë qytetare. Nuk është beteje për të marrë pushtet në tavlinë”,- tha Basha.

Kreu i PD-së e cilësoi qeverinë si “një grusht kriminelësh, hajdutësh e zuzarësh”, ndërsa për kryeministrin Rama tha se që prej 18 shkurtit s’po gjen vrimë ku të fusë kokën.

“Populli nuk ka më frikë, e ka vrarë frikën, s’ka pse të ketë frikë nga një pakicë që përfaqëson llumin përtej atyre mureve. Edi Rama dhe banda e tij është më e izoluar se kurrë, nuk e do Jugu, as Veriu nuk e duan as ndërkombëtarët”.

Duke folur më tej për Republikën e Re, Basha tha se do jetë pikërisht ajo që do bëjë vettingun e vërtetë. “Vetting me Armando Prengën e Elvis Roshin nuk ka e as ka për të patur. Veting do ketë me qeverinë e re, ne do ulemi për t’i dhënë shqiptarëve vettingun që garanton gjyqtarë e prokurorë të pa kapur. Edi Ramës i dridhen leqet e këmbëve kur mendon për drejtësinë e pa kapur. Atij i prishet gjumi nga vettingu i vërtetë. Vetting do të ketë 1 ditë pas qeverisë teknike, vetting të vërtetë dhe drejtësi të vërtetë”,- shtoi Basha.

Kategori
Uncategorized

Zharrëzi, si Veliaj ndërseu Qorrët e tij kundër Bashës

Protesta e banorëve të Zharrëzës para Ministrisë së Energjetikës po sabotohet nga njerëzit e Erion Veliaj dhe të Partisë Socialiste. Lideri i opozitës, Lulzim Basha kishte marrë miratimin e përfaqësuesve të protestës së Zharrëzës për të bashkëbiseduar me ta para Ministrisë së Energjetikës, por kur shkoi atje kanë qenë njerëzit e Veliajt që kanë thirrur nga mesi i turmës, “Ik, ik, ik”.
Kanë qenë të njëjtat fytyra që iu kundërvunë protestës tek Parku i Liqenit Artificial kundër betonizimit nga Veliaj, ata që nuk lejuan Liderin e opozitës të bashkëbisedonte me banorët e Zharrëzës, të cilëve u janë shembur shtëpitë nga punimet për nxjerrjen e naftës nga kompania “Bankers Petrolum”.
Aktivisti i Shoqërisë Civile, avokati Altin Goxhaj ka publikuar fotot e këtyre ushtarëve të Velaijt, të cilët sapo mësuan se tek protestuesit e Zharrëzës para Ministrisë së Energjetikës po shkonte kreu i opozitës kanë shkuar te protestuesit, duke i nxitur që të mos lejonin këtë takim. Megjithatë, vetë protestuesit e Zharrëzës nuk kanë reaguar kur aty ka shkuar Basha, por kanë qenë këta bazhibozukë që kanë thirrur nga mesi i turmës “ik, ik”.
Në orët e vona të mbrëmjes, protestuesit e Zharrëzës i kanë përzënë njerëzit e Veliajt. Në një postim në rrjetin social Facebook Goxhaj shkruan se, organizatorëve të grevës së Zharrëzës po ja dalin tani në mbrëmje t’i përzënë diversantët e Lali Erit dhe PS, të cilët kanë gjithë ditën që përpiqen të sabotojnë grevën e tyre, duke u munduar ta izolojnë dhe ta lejnë pa përkrahje siç bënë edhe te Parku i Liqenit! “Ata që organizonin thirrjet; “Ik, ik, ik” kur erdhi kryetari i opozitës dhe përkrahësit e tyre opozitarë ishin ushtarët marksistë të organizatës sorosiane komuniste, Organizata Politike e Arlind Qorrit, mes tyre edhe Eljan Tanini i kioskës së Lali Erit! Ata nuk janë aty për solidaritet, por për ta izoluar grevën, duke ushtruar presion dhe shantazh ndaj çdokujt që nuk voton Rilindjen!!! Njësoj siç bënë te Parku i Liqenit!”, shkruan Goxhaj. Ai u ka bërë thirrje protestuesve të Zharrëzës që t’í përzënë sa më parë nga protesta e tyre e drejtë, sepse kanë shkuar qëllimisht për ta sabotuar atë.
Protestuesit e Zharrëzës, pasi u dhunuan dhe terrorizuan nga policia para Ministrisë së Energjetikës kanë larguar nga protesta njerëzit e Veliajt. Ata u shprehën se do të qëndrojnë natë ditë para Ministrisë derisa të zgjidhen kërkest e tyre të drejta.

Kategori
Uncategorized

Te protestosh sot eshte fisnikeri.

 

TE PROTESTOSH SOT KUNDER BANDITEVE ME KOLLARE DHE KOSTUM NE PARLAMENT DHE QEVERI, ESHTE FISNIKERI.

Intelektuali, qytetari, militanti, qe nuk i ndahet protestes.

Te protestosh sot kunder keq qeverisjes, krimit, korrupsionit, kondrabandes, trafikut, eshte mese fisnikeri.

Te protestosh sot per te larguar nga Parlamenti dhe qeveria kriminelet qe poshte kostumit dhe kollareve qeveritare, mbajne akoma armet e krimit, pse jo dhe me veturat shteterore, vazhdojne te bejne dhe mbrojne trafikun e droges dhe prostitucionit duke forcuar lidhjet me mafien e KUQE nderkombetare.

Te protestosh sot kunder thesit te miellit, varferise, urise se qindra e mijera femijeve, gra dhe pleq ne keto vite te veshtira nen qeverisjen e rililindjes qe eshte kethyer ne makth dhe rivdekje per shqiptaret eshte heroizem.

Nje prej ketyre heronjve protestues qe e gjen cdo dite, ore e minute ne proteste eshte edhe Gjovalin Progni, me familjen , miq e shoke.

 

16729325_1476678812364564_8148191765336744719_n.jpg16806865_1478904248808687_6241819686930613086_n.jpg16997509_1486944444671334_774410861_n.jpg16997509_1486944444671334_774410861_n.jpg12734041_592656627557507_3377356155230301467_n.jpg16832321_1478903665475412_1898115506752072276_n.jpg16832321_1478903665475412_1898115506752072276_n.jpg16807809_1478097668889345_3061497689231402384_n.jpg16939353_1486065638092548_8213229675979815160_n.jpg15327405_1394665913899188_8616441039217538518_n.jpg16681849_1478903482142097_1249209040896681452_n.jpg16832096_1478990052133440_7039984031065697461_n.jpg16996065_1486065644759214_4623834373095295279_n.jpg16708388_1470904606275318_1432842227551578506_n.jpg16807804_1478902355475543_1578925360008297521_n.jpg16711521_1475217565844022_1003939712203558756_n.jpg16832138_1484182244947554_6424227962320104105_n.jpg16830667_1478990055466773_4298702553512594237_n.jpg16806954_1478904798808632_7618378081389106353_n.jpg16831118_1483313755034403_8951943886336473798_n.jpg16976941_1486944378004674_602791804_n.jpg16819453_1780727285579297_2135023756425222427_o.jpg15179177_1381183001914146_5782207016043721699_n.jpg16684309_1470904596275319_5769330739404240670_n.jpg16831120_1478904555475323_2419382084841890919_n.jpg14938132_1357355487630231_5899973694166373760_n.jpg16730395_1478903235475455_7915227895100557762_n.jpg16806881_1478902388808873_7054022501695114777_n.jpg

Kategori
Uncategorized

Rilindja e krimit në kërkim të destabilizmit të vendit.

Rilindja e krimit në kërkim të destabilizmit të vendit

Rilindja e krimit në kërkim të destabilizmit të vendit

Nga Enver Bytyçi 25/02/2017

Një i shtirur si simpatizant i Sali Berishës ka qëlluar me grusht sot kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiun. Ai ka hyrë në çadrën e protestuesve bashkë me dy persona të tjerë dhe ka kryer aktin e shëmtuar, duke provokuar kështu një konflikt që mund të çonte në viktima dhe prej këtej më pas në një konflikt social midis forcave që mbrojnë oligarkinë e qeverisjes dhe protestuesve opozitarë. I takon policisë dhe prokurorisë që të gjejë shkaqet e këtij incidenti të rëndë.

Dhe sa më parë të ndriçohet rasti, aq më mirë do të jetë për paqen dhe sigurinë në këtë vend, që edhe kështu si është nuk gjen qetësi në këtë sketerrë të krijuar me dashje nga rilindasit e krimit në qeverisje. Por nuk mund të lihet jashtë vëmendjes ky akt barbar i sjelljes qeveritare ndaj protestuesve, derisa policia dhe prokuroria të zbardhin ngjarjen. Agresori është parë një orë para aktit të tij të dhunës kundër një prej figurave kryesore të politikës shqiptare në shoqërinë e deputetit socialist Taulant Balla, i njohur si kobure në duart e kryeministrit Edi Rama. Dhe agresori është zgjedhur me shumë kujdes.

Ai rastësisht ka bërë një foto në fund të janarit me Doktor Berishën diku afër kompleksit Lura në Gjirin e Lalzit dhe mesa duket është përzgjedhur nga skenaristët e kabinetit Rama për ta përdorur si karem në luftën kundër opozitës. Alibia është e qartë. Agresioni shitet si “konflikt i brendshëm midis opozitarëve”. Kështu do ta interpretojnë qeveritarët e krimit në Shqipëri. Por kjo do të thotë gjithashtu që Doktor Berisha, kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe vetë Kreshnik Spahiu do të duhet të bëjnë kujdes kur bëjnë foto me të ashtuquajturit simpatizantë të tyre. Këta mund të gjuhen nga falangat e krimit qeveritar, të paguhen e të përdoren kundër opozitës!

Nuk kishte ndodhur kurrë ndonjëherë më parë që të ndjehej nevoja që të bëhej kujdes edhe kur bëhen fotografi me njerëzit nga ana e personaliteteve publike. Por kjo qeverisje e ka sjellë Shqipërinë deri në atë gjendje, sa do të duhet bërë kujdes se mos të ngjitet ndonjë virus në xhaketë. Eshtë qeverisje e frikshme kjo. Të shet si fans të opozitës dhe të përdor të grushtosh opozitën. Rasti në fjalë është një mësim për këtë. Grushti ndaj Kreshnik Spahiut ishte përgjigje e qeverisë dhe kryeministrit për kërcënimin e Lul Bashës dhe kërkesën e tij që të “gjuhen me grusht ata që përdhosin shqiptarët”, pra oligarkët politikë të majmur me verdhushkat e hashashit. Ata që guxuan e ngritën grushtin e rilindjes kundër opozitës në fakt ishin tre veta. Por vetëm njëri prej tyre, i cili u bllokua nga protestuesit, u kap nga policia.

Kishin kaluar tri orë dhe policia asgjë nuk bëri. As të dëmtuarin nuk e kontaktuan. Protestuesit ia dorëzuan shtetit agresorin. Shteti hesht për orë të tëra, në vend që të vinte sirenën e alarmit, në mos për jetën e një politikani, së paku për faktin se akte të tilla mund ta destabilizojnë vendin. Po pse shteti heshti? Sepse kryeministri është autori i ngjarjes, ai është regjizori i dhunës! Ai ia sharron këmbet gjyqtarit që zbaton ligjin! Shteti ka marrë përsipër që me të gjitha mjetet ta ndalojë ose sabotojë protestën. Suksesin e parë e arriti me zharrzazit, të cilët i bleu me qëllim që kreut të opozitës t’i tregojnë grushtin e hekurt bolshevik në vend të solidaritetit për kauzën e tyre. Më pas, në të njëjtën ditë dërguan tre persona për ta demonstruar në praktikë këtë grusht. Kjo do të thotë se qeveria e krimit ka frikë nga protesta. Por ajo me dy milard euro të nxjerra nga tregëtia e hashashit në vendin e origjinës, pra në Shqipëri, është e aftë të blejë dhjetëra mijë njerëz, që ata të mos I përgjigjen protestës.

Me aq para, të cilat i deklaroi ambasadori I OSBE-së, duke i cilësuar si rrezik për blerje deputetësh, qeveria e krimit ka mundësi të blejë jo vetëm votues, por edhe protestues. Madje ky skenar ka filluar të aplikohet. Ndërsa blerja e agresorëve dhe banditëve për t’i aktivizuar kundër eksponentëve të opozitës shqiptare është gjëja më e lehtë. Qeveria ia ka lehtësuar vetes këtë proces, sidomos nga pikëpamja financiare. I ka varfëruar shqiptarët në atë masë sa për një monedhë valute mund të aktivizojë jo pak në dhunën kundër opozitës. Ndërkaq qeveria e deshi vetingun që të lirojë kriminelët e dënuuar për jetë nga qelitë e burgut. Nga ana tjetër, në skenarin e saj rilindja e krimit ka bërë kujdes edhe në një detaj tjetër. Kishte përzgjedhur që të ushtrojnë forcën kundër Spahiut tre veriorë.

Alibia e krimit është e qartë: “Arkaikët përleshen me njëri-tjetrin”. Ky skenar u aplikua më së pari me përzgjedhjen e deputetëve në veri të Shqipërisë, sidomos në qarkun e Lezhës. Thuajse të gjithë deputetët e rilindjes së krimit në këtë qark u dëshmuan ligjërisht kriminelë. I pari dhe i fundmi i kësaj liste është Armando Prenga, me dhjetë emra të ndërruar në përpjekjet e tij për të fshehur krimet e bëra. Por që mbahet në sallën e parlamentit shqiptar me pahir, sepse Edi Ramës nuk i dalin llogaritë arthmetike, nëse Ilir Meta i thotë “Adio” atij! Në këtë sallë kriminelësh Ilir Meta e fton opozitën!!! Dhe paradokset nuk kanë fund. Radhët e kriminelëve në parlament kjo qeveri po i shton me kontigjentet e kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm, të kriminelëve të kartelit të drogës dhe banditëve të rrugës, që hiqen si simpatizantë të opozitës! Vetëm se opozita do të duhet të përgatitet të përballojë provokacione të tjera me të rrezikshme. Ajo do të duhet të organizojë vetëmbrojtjen nga krimi shtetëror! Nëse nuk vetëmbrohet, opozita rrezikon të dhunohet sipas skenarëve të intrigave të Edi Ramës.

Dhuna ndaj saj do të prodhojë reagimin e pakontrolluar të protestuesve dhe vendi mund të shkojë drejt destabilitetit. Një përplajse e palëve në konflikt në kryeqytet nuk do t’i ngjajë përplasjeve të zhvilluara në jug të Shqipërisë në vitin 1997. Mënjanimi i konfliktit në Tiranë ishte aso kohe arritja më e madhe, ndërsa sot është e pashmangshme. Nëse qeveria e rilindjes së krimit provokon, konflikti fillon dhe mbaron në Tiranë. Një konflikt i tillë i provokuar hapur dhe ashpër nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk do të digjte në flakë vetëm atë, por gjithë Shqipërinë dhe për më tepër Shqipërisa më pastaj do të duhej ta harronte faktin se i përket më kontinentit europian. Përrallat e Edi Ramës për rrezikun rus në Shqipëri do të bëheshin një realitet konkret, sepse një Shqipëri në zjarr do të ishte njëkohësisht edhe një Shqipëri në duart e Moskës e të Kremlinit.

Mesa duket ky është edhe një nga synimet e provokimeve të Edi Ramës me veglat e tij të tipit Taulant Balla kundër opozitës shqiptare në protestë për zgjedhje të lira, si themeli i një demokracie funksionale. Republika e Re është dhe mbetet zgjidhja e vetme! Duket që rilindja e krimit është në kërkim të destabilitetit, sepse në këtë mënyrë mund të amnistojë ose fshehë gjurmët e zullumit të saj katërvjeçar në kurriz të shqiptarëve!

Kategori
Uncategorized

Basha-Ramës: Po bëra thirrje për luftë do vijnë të të arrestojne ty.

Screenshot_1-157-655x356
Lideri demokrat, Lulzim Basha ka reaguar ndaj masës së marrë nga policia ndaj tij për ta ndjekur penalisht, pasi bëri thirrje për shpime gomash e thyerje xhamash.

Duke folur nga çadra e protestës, ai sqaroi se bëhet fjalë për luftë për zgjedhje të lira. Ai tha se nëse do të bënte thirrje për luftë të vertete, i pari që do të arrestohej do ishte Rama.

Më poshtë deklarata e Bashës

Policia do të vijë e do të ndjekë penalisht kryetarin e opozitës sepse paska bërë thirrje për luftë.

Dy gjëra t’i ndajmë bashkërisht këtu. Kjo është patjetër luftë. Eshtë luftë për Shqipërinë demokratike. Eshtë luftë për Shqipërinë europiane. Eshtë luftë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Eshtë luftë për të drejtat e çdo qytetari që nëpërkëmbet e goditet pabesisht nga arroganca e pushtetit të inkriminuar deri në palcë.

Po është luftë, por kësaj lufte populli i bashkuar, Partia Demokratike dhe unë personalisht kemi vendosur t’i vëmë gjoksin përmes një qëndrese dhe lëvizje madhështore, popullore, demokratike, kombëtare dhe paqësore.

Askënd nuk kemi provokuar, por nëse na provokoni ta dini se nuk do të qëndrojmë si dele, por do t’ju godasim fort.

Reagimet tona dhe reagimi im është thirrje për mospranim të së keqes. Po. Eshtë thirrje për mospranim të së keqes, dhe, kur e keqja shkel Kushtetutën dhe ligjin, për t’u futur në shtëpinë e çdo shqiptari, për t’u futur në jetën e çdo shqiptari, për të kapur prej fyti kryefamiljarët, për të shantazhuar gratë dhe motrat tona, për të trembur dhe frikësuar qytetarët, mbajeni mend, do ta merrni grushtin në fytyrë.

Nuk është thirrje për luftë, a e dini pse?

Nuk është ai formati i thirrjes për luftë.

Ka tjetër format dhe tjetër formulë, thirrja për luftë.

Po bëra thirrje për luftë z.Edi Rama, treçereku i policisë së shtetit do të vijë të të arrestojë ty.

Do të vijë të të marrë ty, sepse tre të katërtat e policisë së shtetit si gjithë qytetarët e tjetrë të Republikës së Shqipërisë, kanë hequr në shpinën e tyre padrejtësinë, paligjshmërinë, abuzivizmin dhe arrogancën, hiq këtu ata pak veta që i ke kthyer në rreshterë të drogës. Po të ishte puna për thirrje për luftë e për polici, të jesh i sigurtë që tre nga katër oficerë policie, do të ishin tek dera jote duke të të marrë ty të pandehur.

Por kemi zgjedhur një rrugë tjetër që na shkon për shtat. Na shkon për shtat qytetarie, na shkon për shtat demokracie, na shkon përshtat si shqiptarë europianë, të vlerave perëndimore, të dinjitetit dhe të drejtave të njeriut dhe kjo është rruga e pjesmarrjes, kjo është rruga e bashkimit, kjo është rruga e vendosmërisë totale deri në fitoren pa kushte të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përmes një qeverie të vullnetit të mirë.

Kjo është beteja, kjo është kauza, ky është sheshi, këtu do të vijë së shpejti fitorja.

Kategori
Uncategorized

Cilët janë të paguarit e Edi Ramës në selinë blu për sabotimin e protestës?

Një shkrim i fortë dhe fshikullues i drejtuesit të gazetës RD, Bledi Kasmi, ndaj atyre demokratëve të cilët nuk e duan në thelb çadrën e protestës dhe që për dreq duket se janë edhe ish-ministra të PD-së, ka bërë një pështjellim mediatik, natyrisht sipas interesave të sejcilës media. Pavarësisht se kanë filluar disa media pranë kryeministrit Rama të nxjerrin emrin apo emrat e atyre ish-ministrave të PD-së, të cilët nënkuptohen në shkrimin e Bledi Kasmit, prapë nuk dihet saktësisht për cilin (e) flitet në selinë blu.

Por e verteta mbetet siç shkruhet më poshtë në shkrimin të cilin po e botojmë të plotë. Ka një numër jo të vogël ish-drejtuesish apo ish-zyrtarë të pushtetit të PD-së, të cilët nuk duan protesta, nuk duan greva, nuk duan telashe me pushtetin, pasi kanë bërë shumë prona e para. Duan të shkojnë në parlament, të rrijnë ngrohtë në sallë, të pijnë kafe te kafja e Kuvendit, të takojnë ndonjë ministër për ndonjë punë që nuk kanë mbaruar sa ishin në pushtet, presin t’i thotë një fjalë të ngrohtë kryeministri socialist dhe të bëjnë sikur digjen për demokratët.

Kjo kategori politikanësh të selisë blu më mirë të mos shkojnë te çadra, se sa të shkojnë dhe të pyesin: “Kur do shkojmë në sallën e ngrohtë te parlamentit?”. Apo që mezi presin dështimin e protestës dhe me pas të hidhen në sulm ndaj kryetarit të tyre.

Këta më mirë të ikin nga PD dhe të merren me paratë që kanë vjedhur kur ishin në pushtet, ndonëse duhej që Prokuroria ti kishte marrë nën hetim.

Kur rreshtohesh në një betejë duhet të kontribuosh, edhe me kundërshtime, por jo me hile apo me keq siç thotë Kasmi ” të paguar nga kryeministri Rama”.

Komenti:

Pagatorët e Ramës

 

Ndonjë që po zvarritet me mundim dhe imponim tek sheshi i protestës, duke vënë kushte dhe ultimatume, se e mbështesin protestën “vetëm nëse nuk afrohet dikushi”, po mundohen ta personalizojnë atë. Këtyre individëve që numërohen me kokrrat e njërës dorë nuk i intereson protesta. Ata e shohin protestën si parcelë të ndarjes së pushtetit nesër dhe po bëjnë llogari.
Këta individë vijnë aty si korrierë të pushtetit për të bërë diversion me kalkulimet politike që bën Rama. Mos i shikoni si opozitarë. Janë zvarranikë të paguar me honorare të majme nga pushteti.
Halli i tyre është Rama dhe jo kauza e protestës, sepse po të ishte kauza e protestës shqetësimi i tyre, atëhere do ta kishin kuptuar se çështje e zgjedhjeve të lira dhe beteja me bandën kriminale në pushtet nuk është luks dhe nuk duhet të përjashtohet askush që rreshtohet në këtë anë të barrikadës në këtë moment.
Duhet bërë e qartë se kjo betejë për zgjedhje të lira dhe largim të organizatës kriminale nuk është vetëm e opozitës. Ajo e ka tejkaluar opozitën dhe ky është suksesi më i madh i saj. Ajo është betejë e të gjithë shoqërisë dhe bashkimi me opozitën edhe i të majtëve që e gjejnë veten në këtë Lëvizje Popullore është i mirëpritur.
Çfarë duhet bërë me ata ish deputetë socialistë si Harasani që e kanë mbështetur pa pasur asnjë interes? Mos vallë për shkak të pazareve të këtyre paçavureve që i afrohen protestës, duke pasur hall tenderat e pushtetit do të duhet ta dënonim për mesazhin që lëshoi ditën e 18 shkurtit, kur këta u zhdukën si minj dhe ai tha se nuk duhet ta ndalim protestën deri në largimin e qeverisë?
Mos vallë duhet të shpallim armik të protestës ish-deputetin e PS, Pëllumb Shullazi, që i doli kundër Ramës dhe iu bashkua protestës që ditën e parë në çadrën e qëndresës vetëm, sepse ai kërkon si ne të gjithë dorëheqjen e kreut të organizatës kriminale?
Mos duhet ta linçojmë ish-kandidatin e Ramës për deputet që kandidoi përballë Berishës në Kavajë, tenorin Agim Hushi vetëm se ai sonte protestoi bashkë me Lulzim Bashën?
Mos duhet që për hir të interesave personale të këtyre paçavureve që kërkojnë të shesin moral, ne u dashka të çensurojmë ish-ministrin e Drejtësisë, Manjani për opozitarizmin ndaj Ramës dhe që është më i madh në kontribut dhe përballje sa i të gjithë këtyre matrapazëve që shfaqen me kostumin e opozitarizmit kur në fakt natën e kalojnë me qentë e pushtetit me të cilët ndajnë favoret, ndërsa në mëngjes zgjohen me pleshtat e tyre për t’i hedhur tek sheshi i protestës?
Po ndodh një bashkim popullor përtej opozitarizmit. Ata që vijnë në atë shesh të rezistencës dhe të porositur bëjnë deklarime për parcelizim të protestës, duhet të kuptohet se ata nuk janë të lirë. Ata janë të marrë peng nga interesat e pushtetit dhe për çdo deklaratë që lëshojnë kanë nga pas tendera e allishverishe të tjera. Ata janë veç pagatorë të mjerë të Ramës që majmen me vuajtjet e një populli opozitar.

Kategori
Uncategorized

Cilët janë të paguarit e Edi Ramës në selinë blu për sabotimin e protestës?

Një shkrim i fortë dhe fshikullues i drejtuesit të gazetës RD, Bledi Kasmi, ndaj atyre demokratëve të cilët nuk e duan në thelb çadrën e protestës dhe që për dreq duket se janë edhe ish-ministra të PD-së, ka bërë një pështjellim mediatik, natyrisht sipas interesave të sejcilës media. Pavarësisht se kanë filluar disa media pranë kryeministrit Rama të nxjerrin emrin apo emrat e atyre ish-ministrave të PD-së, të cilët nënkuptohen në shkrimin e Bledi Kasmit, prapë nuk dihet saktësisht për cilin (e) flitet në selinë blu.

Por e verteta mbetet siç shkruhet më poshtë në shkrimin të cilin po e botojmë të plotë. Ka një numër jo të vogël ish-drejtuesish apo ish-zyrtarë të pushtetit të PD-së, të cilët nuk duan protesta, nuk duan greva, nuk duan telashe me pushtetin, pasi kanë bërë shumë prona e para. Duan të shkojnë në parlament, të rrijnë ngrohtë në sallë, të pijnë kafe te kafja e Kuvendit, të takojnë ndonjë ministër për ndonjë punë që nuk kanë mbaruar sa ishin në pushtet, presin t’i thotë një fjalë të ngrohtë kryeministri socialist dhe të bëjnë sikur digjen për demokratët.

Kjo kategori politikanësh të selisë blu më mirë të mos shkojnë te çadra, se sa të shkojnë dhe të pyesin: “Kur do shkojmë në sallën e ngrohtë te parlamentit?”. Apo që mezi presin dështimin e protestës dhe me pas të hidhen në sulm ndaj kryetarit të tyre.

Këta më mirë të ikin nga PD dhe të merren me paratë që kanë vjedhur kur ishin në pushtet, ndonëse duhej që Prokuroria ti kishte marrë nën hetim.

Kur rreshtohesh në një betejë duhet të kontribuosh, edhe me kundërshtime, por jo me hile apo me keq siç thotë Kasmi ” të paguar nga kryeministri Rama”.

Komenti:

Pagatorët e Ramës

 

Ndonjë që po zvarritet me mundim dhe imponim tek sheshi i protestës, duke vënë kushte dhe ultimatume, se e mbështesin protestën “vetëm nëse nuk afrohet dikushi”, po mundohen ta personalizojnë atë. Këtyre individëve që numërohen me kokrrat e njërës dorë nuk i intereson protesta. Ata e shohin protestën si parcelë të ndarjes së pushtetit nesër dhe po bëjnë llogari.
Këta individë vijnë aty si korrierë të pushtetit për të bërë diversion me kalkulimet politike që bën Rama. Mos i shikoni si opozitarë. Janë zvarranikë të paguar me honorare të majme nga pushteti.
Halli i tyre është Rama dhe jo kauza e protestës, sepse po të ishte kauza e protestës shqetësimi i tyre, atëhere do ta kishin kuptuar se çështje e zgjedhjeve të lira dhe beteja me bandën kriminale në pushtet nuk është luks dhe nuk duhet të përjashtohet askush që rreshtohet në këtë anë të barrikadës në këtë moment.
Duhet bërë e qartë se kjo betejë për zgjedhje të lira dhe largim të organizatës kriminale nuk është vetëm e opozitës. Ajo e ka tejkaluar opozitën dhe ky është suksesi më i madh i saj. Ajo është betejë e të gjithë shoqërisë dhe bashkimi me opozitën edhe i të majtëve që e gjejnë veten në këtë Lëvizje Popullore është i mirëpritur.
Çfarë duhet bërë me ata ish deputetë socialistë si Harasani që e kanë mbështetur pa pasur asnjë interes? Mos vallë për shkak të pazareve të këtyre paçavureve që i afrohen protestës, duke pasur hall tenderat e pushtetit do të duhet ta dënonim për mesazhin që lëshoi ditën e 18 shkurtit, kur këta u zhdukën si minj dhe ai tha se nuk duhet ta ndalim protestën deri në largimin e qeverisë?
Mos vallë duhet të shpallim armik të protestës ish-deputetin e PS, Pëllumb Shullazi, që i doli kundër Ramës dhe iu bashkua protestës që ditën e parë në çadrën e qëndresës vetëm, sepse ai kërkon si ne të gjithë dorëheqjen e kreut të organizatës kriminale?
Mos duhet ta linçojmë ish-kandidatin e Ramës për deputet që kandidoi përballë Berishës në Kavajë, tenorin Agim Hushi vetëm se ai sonte protestoi bashkë me Lulzim Bashën?
Mos duhet që për hir të interesave personale të këtyre paçavureve që kërkojnë të shesin moral, ne u dashka të çensurojmë ish-ministrin e Drejtësisë, Manjani për opozitarizmin ndaj Ramës dhe që është më i madh në kontribut dhe përballje sa i të gjithë këtyre matrapazëve që shfaqen me kostumin e opozitarizmit kur në fakt natën e kalojnë me qentë e pushtetit me të cilët ndajnë favoret, ndërsa në mëngjes zgjohen me pleshtat e tyre për t’i hedhur tek sheshi i protestës?
Po ndodh një bashkim popullor përtej opozitarizmit. Ata që vijnë në atë shesh të rezistencës dhe të porositur bëjnë deklarime për parcelizim të protestës, duhet të kuptohet se ata nuk janë të lirë. Ata janë të marrë peng nga interesat e pushtetit dhe për çdo deklaratë që lëshojnë kanë nga pas tendera e allishverishe të tjera. Ata janë veç pagatorë të mjerë të Ramës që majmen me vuajtjet e një populli opozitar.

Kategori
Uncategorized

Policia padi Bashës/ Plan për arrestimin e liderit të Opozitës?

Policia bëri një akt lufte ndaj liderit të opozitës, pra me naivitet apo me djallëzi dikush e ka sajuar që protesta e opozitës të humb durimin dhe të kalojë në akte  dhune e përballje me forcat e policisë. Policia bëri padi ndaj Lulzim Bashës për thirrje antikushtetuese dhe antiligjore, pas deklaratave të forta të kreut të PD-së pardje, dje dhe sot në shesh. Ndërkohë që protesta e opozitës po hyn në ditën e tetë të saj dhe kur po duken shenja nervoziteti nga opozita dhe sidomos Basha, dikush në qeveri po inskenon që të futen në kryeministri me dhunë. Heshtja ose neglizhimi i kërkesave të partive të opozitës për zgjedhje të lira, nuk po merr përgjigje për dialog nga pushteti, por përkundrazi policia bën padi penale. Dhe sipas nenit të fjalë Lulzim Basha duhet arrestuar dhe tre vjet dënohet për akte të tilla.

Në të vertetë opozita mund ta kishte organizuar ndryshe protestën: edhe çadrën, por edhe duelin dhe përplasjen në Kuvend.  Në Parlament fliste dhe në fund të fundit nuk linte asnjeri të zhvillonte seancë parlamentare dhe paralel çadra mbushej me popull opozitar. Gjithsesi kështu e kanë menduar, por nuk mund të neglizhohet fakti që opozita deklaron se nuk futet në zgjedhje me këtë qeveri. Nuk po themi të ik qeveria me vrap, por pushteti dialogon dhe kërkon mënyra për të arritur në konsensus të pranueshëm nga opozita.  Por duket se ka një skenar për ta acaruar opozitën që të kalojë nga çadra para kryeministrisë ne katin e parë të kryeministrisë!

Dikush po pret çastin, pasi ndërkohë e acarojnë liderin e opozitës, pra krejt popullin opozitar, dhe mezi presin që përplasja të jetë e dhunshme. Vertet Lulzim Basha ka bërë disa thirrje të cilat interpretohen si të duash ta marrësh. Nëse don për zjarr e merr sikur Basha ashtu do, nëse ke dëshirën e mirë të kuptosh se duhet një përgjigje e jo indiferencë nga pushteti, e merr si një ofertë për të gjetur zgjidhje.

Por situata nga pak e përditë do dalë jashtë kontrollit. Edhe durimi ka një kufi. Por skenari mos është që Lulzim Basha të paditet dhe të thuhet se “ja i dolëm hakut me padi” dhe me pas ta arrestojnë nëse përplasja do jetë e dhunshme me policinë.

Dihet vetëm një gj: Demokratët nuk janë si socialistët që turren drejt kryeministrisë, vriten dhe ikin me vrap nga sheshi. Demokratët janë soji tjetër; ata të hyjnë në kryeministri!

Ndaj uluni e gjeni forma dialogu në të  mirë të vendit! SPJV.IT

Kategori
Uncategorized

Kryeministri Rama terrorizon bisneset shqiptare me ANTILIGJE dhe me gjoba milionë euro!

 

12814304_1166366626708923_7351199808856564463_n.jpg
Jakup B. GJOÇA/
Udhëtoja pardje me autobus të një kompanie shqiptare, nga Athina në Tiranë. Në Gjirokastër, autobuzin e ndalon kontrolli I Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Kontrolli i DPT-së, pasi kontrolloi të gjithë dokumentacionin që i dha shoferi, filloi të kontrollonte edhe biletat e udhëtarëve.
-Ju ku e keni prerë biletën? – më pyeti mua inspektori I DPT-së.
– Në Athinë, vajtje – ardhje. – iu përgjigja.
Inspektori i DPT-së thorri shoferin.
-Përse udhëtarit nuk i keni prerë biletë shqiptare, sa u futët në territorin shqiptar?
– Zotëri, unë e kam prerë biletën vajtje – ardhje nga Athina. Si do të më presë kompania e Udhëtimit biletë tjetër, sa futem në territorin shqiptar? – pyes inspektorin e DPT-së?
– Nuk kam punë me ty! – më përgjigjet me arrogancë inpsektori i DPT-së. Dhe i drejtohet shoferit!
– Keni gjobë 50.000 lekë të reja!!!
Inspektori i DPT-së preu gjobën dhe ia la shoferit në dorë!
Këmbëngula te inspektori I DPT-së, që të më dëftonte mbi cilin ligj u bazua për gjobën që i vuri Kompanisë shqiptare të Transportit! Mirëpo, inspektori i PDT-së, shpërfilli me arrogancë kërkesën dhe u largua, pa vazhduar më tej kontrollin e biletave edhe për udhëtarët e tjerë. I mjaftoi që gjeti një shkelje ligji, sipas Ligjit të tij, shkruajti gjobën dhe u largua!!!
Pyes shoferin, cila është arësyeja e kësaj gjobe prej 50.000 lekë të reja, që DPT-ja gjobiti bisnesin e Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, edhe pse unë si udhëtar, kam biletën e rregullt!
-Gjobitemi përditë, – më thotë shoferi- kur udhëtarët që presin biletë nga Athina për në Shqipëri. Këto bileta janë me faturë greke, ndërsa në Shqipëri na detyrojnë që edhe për këta udhëtarë, që presin bileta në Athinë, ne, sa futemi në territorin e Shqipërisë, t’u presim tjetër biletë me faturë shqiptare!
-Po bileta që unë preva në Athinë, është e rregullt, sipas ligjeve të Greqisë, nga ana financiare!
– Po shteti shqiptar kërkon të na detyrojë, që udhëtarëve që udhëtojnë nga Athina në Shqipëri, t’u presim biletë të dytë, që kjo biletë të taksohet edhe në Shqipëri!!!
Nuk munda ta besoja!
Kaq skandaloze është një kërkesë e tillë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndaj kompanive të Transportit Ndërkombëtar të Shqipërisë!
Në Greqi ka ligj, që detyron të gjitha bizneset e Transportit Ndërkombëtar, që nga Athina drejt çdo destinacioni tjetër ndëtkombëtar, të presin bileta greke për udhëtarët e tyre. Ndërkohë, ligji grek e njeh të drejtën, që këto kompani ndërkombëtare të Transportit të pajisin udhëtarët e tyre, që udhëtojnë për në Greqi bileta të tyre, dmth, që ato të taksohen në vendin e tyre të pikënisjes.
Kujtim Hashorva, Sekretari i Pergjithshem te Shoqates se Transportuesve Nderkombetare te Udhetareve dhe antarit te bordit drejtues te Dhomes se Tregtise Tirane më pohon, se në Shqipëri ka një VKM, Nr. 643, datë 11.06.2009, i cili në pikën 9 thotë: “ 9. Shoqëritë rezidente shqiptare, të licencuara në transportin ndërkombëtar, detyrohen të pajisin me bileta udhëtimi, të shpërndara nga organet tatimore, të gjithë pasagjerët udhëtues, si në drejtimin dalës nga territori i Republikës së Shqipërisë, ashtu edhe në itinerarin e kthimit.”
Kujtim Hashorva, pohon se ky VKM është po kaq absurd, saqë njëkohësisht, lejon Kompanitë e Transportit Ndërkombëtar greke,, kosovare, etj, që tëp resin nga Shqipëria biletat e tyre, të cilat nuk taksohen fare nga shteti shqiptar.
Ja, pra, sesi kryeministri Rama, qeveria e Rilindjes Socialiste vret bisneset shqiptare me Antiligje, me VKM kaq absurde!
Si mund të detyrojë qeveria shqiptare, bisneset shqiptare të Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, që kanë prerë bileta për udhëtarët e tyre në shtetet e tjera, të RIPRESIN biletë shqiptare, sa futen në territorin e Shqipërisë?
Si mundet qeveria Shqiptare, të lejojë bisneset e huaja të Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, të presin në Shqipëri bileta të tyre, të cilat nuk taksohen fare në Shqipëri?
Përse qeveria shqiptare bën diferencim të tillë në politikën fiskale, midis bisneseve të huaja dhe bisneseve shqiptare, që veprojnë në Shqipëri, në dëm të bisneseve shqiptare dhe favorizon bisneset e huaja, duke i përjashtuar bisneset e huaja nga detyrimet tatimore?
Këto pyetje ia përcolla edhe ministrit të Financave të Shqipërisë, zotit Arben Ahmetaj.
Mirëpo, Arben Ahmetaj, ministri i Rilindjes Socialiste, as që denjoi të kthejë asnjë përgjigje!
Edhe Kujtim Hashorva, Sekretari i Pergjithshem te Shoqates se Transportuesve Nderkombetare te Udhetareve, i ka dërguar ministrit të Financave, Arben Ahmetaj një letër zyrtare, për të zgjidhur këtë ABSURDITET të VKM, e cila diskretiton dhe dënon pa asnjë bazë ligjore bizneset shqiptare të Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve.
Ja përmbajtja e letrës që Kujtim Hashorva, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtarëve i ka dërguar Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, POR QË DERI TANI MINISTRI AHMETAJ NUK KA KTHYER ASNJË PËRGJIGJE, ndërkohë që inspektorët e DPT-së vahzdojnë të gjobitin bizneset shqiptare me gjoba milionë euro!
I nderuar Z.Minister
Po ju drejtohem Juve ne cilesine e Sekretarit te Pergjithshem te Shoqates se Transportuesve Nderkombetare te Udhetareve dhe antarit te bordit drejtues te Dhomes se Tregtise ,Tirane.
Shoqata e transportuesve nderkombetare te udhetareve te Shqiperise (SHTNU) perbehet nga 19 anetare qe operojne ne linja te rregullta me autobus drejt Greqise,Italise, Gjermanise, Kosoves, Maqedonise,etj. dhe mbulojne afersisht rreth 70% te ketij tregu.
Ne kete komunikim shkurtimisht deshiroj t´ju bej dhe nje here me dije per domosdoshmerine e nje nderhyrjeje ligjore ne VKM 643, qe do bente te ligjshem funksionimin normal te trafikut nderkombetar te udhetareve, do eleminonte abuzimin konstant te organeve te kontrollit.dhe do vendoste  rregull  per raportimin e te ardhurave.Duke qene se ne korespondencen e gjate (rreth tre vjecare) dhe kontaktet e shpeshta qe kemi pasur me te gjitha institucionet pergjegjese  ,te cgenjyer edhe nga reagimi i administratas qe Ju drejtoni ne pergjigje te letres tone  te fundit,do ju lutesha qe Ju personalisht t´i kushtoni ketij problemi nje pjese te kohes Suaj qe per vete thjeshtesine e tij sigurisht do jete shume e shkurter dhe shpresoj qe dhe vendimi do jete i shpejte.
Perserisim se problemi buron  nga konflikti qe legjislacioni yne dhe konkretisht VKM Nr.643, date 11.06.2009 “Per prodhimin, shperndarjen dhe pajisjen e udhetareve me bileta transporti rrugor”, paragrafi 9, ka me ate grek. Ne kete vendim thuhet: “Shoqerite rezidente shqiptare, te licencuara ne transportin nderkombetar, detyrohen te pajisin me bileta udhetimi te shperndara nga organet tatimore, te gjithe pasagjeret udhetues, SI NE DREJTIMIN DALES, nga territori i Republikes se Shqiperise, ashtu edhe NE ITINERARIN E KTHIMIT”.Zbatimi i ketij vendimi eshte thjesht i pamundur sepse legjislacioni grek (por ne pergjithesi edhe te gjitha vendet BE) nuk e lejon paisjen me bileta te huaja per pasagjeret qe kane origjine territorin grek ,dhe jo vetem per ata shqiptare  sic rendom na jepet si argument. Kjo eshte e pamundur edhe per faktin se nese nje ligj i tille do ishte ne fuqi dhe ne vendet e tjera partnere  trafiku nderkombetar nuk do mund te egzistonte
Per pasoje ndodhemi ne nje situate paradoksale: nese pasagjeret pajisen me bileta shqiptare ne nisje nga Greqia sipas ligjit grek gjobitemi nga organet greke, por nqse pasagjeret pajisen me bileta greke atehere penalizohen dhe gjobiten nga organet shqiptare  sipas VKM 643. Shuma e tyre eshte e konsiderueshme sidomos nga pala greke ku kontrolli eshte me rigoroz.
Sqaroj se ligji grek ne ndryshim nga VKM 643 e lejon paisjen me bileta shqiptare te mjeteve greke apo shqiptare, qofte edhe vajtje –ardhje, kur nisja behet nga Shqiperia.
Adoptimi i modelit grek do ishte  fitim prures edhe per financat tona sepse do detyronte dhe kompanite partnere te cilat aktualisht nuk kontrollohen fare nga organet tona, te paiseshin me bileta tatimore shqiptare.
Per te zgjidhur ngercin e krijuar shoqata ne bashkepunim me Ministrine e Transporteve ka propozuar edhe nje Draft-Vendim  per modifikimin e VKM 643 i cili e zgjidh definitivisht problemin.
Duke Ju falenderuar per mirekuptimin

Kategori
Uncategorized

FOTOLAJM/ Çfarë nuk u pa nga dita e shtatë në protestës.

auto_Lulzim_Basha_protesta1487964267.jpgauto_16990943_10155067572986952_1269739141_o1487956735.jpgauto_basha-agim_hushi1487955826.jpg16864362_1888244051433196_1371821067869879354_n.jpg16938729_1888246671432934_5743604299416163432_n.jpg16831118_1483313755034403_8951943886336473798_n.jpg376220_490246574373128_621830825_n.jpg

  

Kategori
Uncategorized

Dokumenti/ Si i manipuloi Enver Hoxha zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945.

Vjedhja e votave, modeli komunist si mallkim që e përndjek Shqipërinë deri në ditët e sotme. Bajram Isufi, Xhafer Muja, Ramdan Halilaj në Kukës dhe  Kleanth Mineu, Sul Ferçanit, Maliq Eleni Balo Veliu në Kavajë, personat që morën “kokrrat” dhe i hodhën në kutinë e Frontit

Si sot 71 vite më parë, më datë 2 Dhjetor 1945, Shqipëria e dominuar nga komunistët,  hyri në zgjedhjet e para për të përcaktuar sistemin politik që do të qeveriste vendin. Është pikërisht kjo ditë, nga ku e ka origjinën edhe manipulimi i zgjedhjeve, një mallkim që e ndjek Shqipërinë edhe sot.  Diktatori Enver Hoxha, u kujdes që menjëherë pas luftës të krijonte mekanizmat e duhur për të ushtruar presion në popull që të mos lejohej vota për asnjë parti apo individ, që mendonte ndryshe nga komunistët.

enver-hoxha-i-preferuari-i-jugosllav-euml-ve-u-b-euml-komandant-dhe-u-shnd-euml-rrua-n-euml-mit-nga-mugosha-e-popoviqi-hdNën ndikimin e fuqive aleate, u vendos të bëheshin zgjedhjet, për të cilat Enver Hoxha dhe komunistët e tjerë i premtuan SHBA-së dhe Britanisë se do të ishin “pluraliste, të lira e të kontrolluara dhe nga bota”. Ishin zgjedhjet e para që zhvilloheshin në Shqipëri, pas Luftës së Dytë Botërore.

Votimi me kokrra

Votimet, u vendos të bëheshin të fshehta. Ndërsa votat, që ishin kokrra me ngjyra të veçanta, hidheshin në dy kuti të ndryshme. Njëra kuti ishte e komunistëve, ndërsa kutia tjetër ishte e opozitarëve ose siç quhej ndryshe, kutia pa kandidat. Sipas dëshmive, dokumenteve të kohës dhe materialeve të botuara në shtypin e huaj të asaj kohe, me kutitë u bë loja e komunistëve me votat dhe me presionin psikologjik ndaj votuesve, të deklaruar e të cilësuar “kundërshtarë të regjimit komunist”. Kutia ku do të hidheshin votat (kokrrat) e opozitës, ishte bërë e tillë nga komunistët, që në fund të saj, kishte një shtresë prej metali, në të cilin pasi të binin “votat” prej kokrrash, të shkaktonin tingull. Ky tingull, sipas “provave” të bëra, dëgjohej nga anëtarët e komisionit dhe kështu, ata kishin mundësinë e plotë, për të zbuluar se cilët votonin kundër komunistëve dhe cilët pro tyre, duke evidentuar me emra kundërshtarët politikë të Partisë Komuniste dhe të pushtetit të Enver Hoxhës. Kjo lojë e bënte pa vlerë deklarimin e komunistëve, për “votime të lira e të fshehta”.

Manipulimi

Megjithëse kishin të gjithë situatën në dorë, përmes presionit për të mos e lejuar popullsinë të votojë për kandidatët  jokomunistë të opozitës, e cila ishte jo shumë e organizuar, komunisëtët patën nevojë të manipulojnë zgjedhjet.

27.al, sjell dy dokumente zyrtare të cilat vërtetojnë manipulimin e zgjedhjeve në dy qëndra votimi, në një fshat në Kukës dhe në një tjetër në Kavajë. Në dokumente identifikohen emrat që ishin ngarkuar të hiqnin kokrra nga kutia pa kandidat, dhe t’i hidhnin tek kutia e Frontit demokratik, pra atë të PKSH-së së Enver Hoxhës.  Shihni më poshte detajet e këtyre dy letrave dhe përpjekjet e komunistëve për të mbajtur të fshehur manipulimin.

Tirane 4 Shtator 1947.Gjyqi kunder grupit te Deputeteve.Foto:Atsh
Tirane 4 Shtator 1947.Gjyqi kunder grupit te Deputeteve.Foto:Atsh

Datë 6 dhjetor 1945

Koçi Koke

Jemi informuar se në katundin Loinë të Lurës Këshilli Mbikëqyrës, ka marrë 53 vota nga kutia pa kandidat dhe i ka hedhur në të Frontit Demokratik, tue pasë dijeni vetëm tre persona të këshillit në fjalë. Elementi që ka dhënë këtë informatë është një nga tre anëtarët e këtij këshilli, Bajram Isufi sekretari i tretë i nënprefektuarës së Bicajt.  Ky i ka deklaruar sekretarit të pushtetit Bicaj se i ka bindë dy shokët e tjerë të Këshillit Mbikëqyrës për ta bërë këtë. Shokëve të tij të Këshillit Mbikëqyrës u ka thënë kështu: se ju nuk keni punue mirë në popull dhe nuk i kini skjarue se cila është kutia e frontit dhe prandaj do të jeni përgjegjës e në sy të keq.

Ata janë përgjegjur:  rregulloje si të mundesh se ne nuk kemi dashur të votohet kundër frontit. Së fundi kanë rënë dakord dhe kanë kalue 53 vota nga kutia pa kandidat në atë të frontit.  Me sa deklaron Bajram Isufi, kjo çështje është e kufizueme në mes të këtyre personave të Këshillit Mbikëqyrës.

Proceset dhe dokumentet e tjera ligjore në lidhje me votimet e atij katundi, kanë ardhur në komisionin e  qarkut në rregull dhe nuk lënë asnjë dyshim ligjor. Tash po u përshkruajmë  shkurtaz biografinë e Barjam Isufit:  Elemen aventurier, i lëkundshëm, frikacak, don të duket.  Element i palidhur me Frontin por as që e don reaksionin.  Indiferent. Me sa kuptojmë ne këtë punë, egrupi-i-deputeteveka bërë gjoja për të fituar kredi kundrejt Frontit. Anëtari tjetër Xhafer Muja Afëzi, 19 vjeç mësues filloreje në katundin Lojë, element i padjallzuar.  Ungji është Din Muja katundar i mesëm, i squet dhe ka kaluar një jetë politike aventurierësh.  Dyshojmë se djali mund t’i tregojë ungjit të tij. Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës, katundari i thjeshtë nga Loja, Bajram Isufi, është porositë nga sekretari i Komitetit Ekzekutiv Ramadan Alilaj, që çështja rigorozisht të mbetet konspirative tue ia heq vërjetjen se ka bërë gabim të madh dhe se Fronti nuk ndihmohet në këtë mënyrë. Shoku Ramdan Halilaj është edhe sekretar i komisionit të zgjedhjeve të një rrethi tjetër elektoral e jo për katundin Lojë. Jemi lajmëruar për këtë mbrëmë natën. Lutemi urgjentisht na njoftoni mënyrën e veprimit.  Ne jemi në dilemë e nuk dimë si të veprojmë.

Çështja është konspirative dhe e kufizueme deri më tash. Presim përgjigje shumë urgjente.

Abedini!

Komitetit Qëndror  të Partisë Komuniste Shqiptare

Në lidhje me ç’fjalosëm dje,  puna qëndron ndryshe.  Është bërë ngatërresë në emër  të Kleanth Mineut dhe të Kleanth Vorfit.  Në qëndrën e Kavajës na kanë futur për të vëllain e Klenath Mineut, Piero Mineu. Kiçua që ishte në Kavajë  e tregon në këtë mënyrë çështjen:  Piero Mineu në bashkëpunim dhe në dijeni të Këshillit Mbikëqyrës ku ka qënë edhe një anëtar partie, Balo Veliu, kanë fshehur kokrrat e kutisë pa kandidat. Piero Mineu ai me mburrje i është fjalosur sekretarit të Frontit, Jemlush Thaçi, se ka bërë një punë të tillë dhe kështu i kishte bërë mirë gjoja frontit. Jemlushi i dha përgjigjen e duhur duke i vënë në dukje se kjo ishte një shkelje ligji dhe se për këtë ligji të dënon dhe bile rreptë. Piero Mineu është tronditur për këtë dhe e pret ndonjë dënim se shifet i ç’qetësuar.  Por Pjero ka folur dhe me Maliq Elenin sekretar i komitetit Ekzekutiv të Nënprefekturës për këtë punë.  Tani çështja është në dijeni të këshillit Mbikëqyrës të Jamlushit, Maliqit,  Sul Ferçanit. Qëndrimi i Pieroenver-qeniMineut  nuk është plotësisht me frontin, por këtë e ka bërë për të fituar kredi në Front.

Ka mundësi  që ky tiu thotë dhe tjetër kujt. Ne shokëve të Kavajës i kemi porositur që të mos e trumbetojnë një gjë të tillë përderisa vetë komisioni i zgjedhjeve për nënprefekturën nuk e ka ngritur këtë si problem.  Si dhe Këshillit Mbikëqyrës, nuk ka se ku bazohet se ka bërë një punë të tillë. Karshi Piero Mineut ne u mjaftuem vetëm me qëndrimin që mbajti që në fillim, Jamlush Thaçi, duke e quajtur të gabuar veprimin e tij, në qoftë se e kishte bërë. Që ta thërrasim përsëri Piero Mineun në formë gjyqi, ose për ta këshilluar që të mos e hapë një gjë të tillë, nuk na u duke  arsyeshme.  Meqënëse s’është anëtar partie dhe se ne dyshojmë të jetë provokator.  Anëtari i partisë, Seit Veliu, që bëntë pjesë në Kshillin Mbikëqyrës është një element mjaft i dobët që me revizionimin në parti mbetet jashtë. Megjithkëtë ky u thirr nga shokët në Kavajë (Jamlushi), dhe iu bë një vërejtje e rëndë për gabimin e madh që ka bërë.  Gjithashtu u porosit që të mos e pëshpëritë asnjë gjysëm fjale mbi këtë çështje dhe me Piero Mineun të mos provokojë  asnjë bisedë rreth këtij problem, asnjëherë. Çështja megjithse nuk është siç neve e biseduam dje me shokët e Kavajës, pa të ngatërruar, Klenath Vorfin me Kleanth Mineun por më e ngatërruar akoma, neve na duket që të jetë e kufizuar.  Dhe nuk besojmë që të përgjithësohet dhe të merret vesh nga populli.

Megjithkëtë shikojeni edhe ju përsëri dhe na këshilloni ndonjë qëndrim më të mirë që neve duhet të mbajmë karshi kësaj çështje./faktiditor

Durrës 9.12 1945

zgjehdje-45

Kategori
Uncategorized

VDEKJA NE DEBORE.

Dashmir Zace/

Ajo dite ne Tirane ishte llahtare.Nga mbasditja e vonet filloi nje shi i imet qe do te kthehej ne nje rrebesh dhe s’do te dalloje rrugen as dy metra larg.Ndaluam je taksi dhe u nisem nga stacioni i trenit per tek Komuna e Parisit.Rruget e mbushura me uje, levizja e makinave e veshtire.Shiu litare-litare i pengonte fshireset e xhamave te benin punen e tyre.Ndalesat qene te gjata dhe kjo na ndihmoi te zinim muhabet me taksixhiun.Ishte mallakastriot.I thame se sa ishim kthyer nga kurbeti grek. Edhe ai kishte qene ne Greqi, por kishte dy vjet qe ishte kthyer dhe kishte blere nje taksi se bashku me lejen e ushtrimit te profesionit.
– Kemi vuajtur shume, e nisi rrefimin taksixhiu.- Ke mi qene 6 femije ne shtepi . Babai na ka vdekur heret dhe na rriti nena me shume mundime.Me ne jetonte dhe gjyshi me gjyshen se keshtu e donte zakoni.Nusja dhe femijet jetime duheshin marre nen mbrojtje dhe duheshin perkrahur.Punonin te tre ne kooperative dhe mezi siguronin buken e gojes.Prodhonim grure dhe hanim mise,miser nga ai i foragjereve.Kishim zene vendin e lopeve.Po lopeve per te shtuar qumeshtin mbase u hidhnin dhe grure, kurse vetem miser.Buka e misrit behej aq e forte sa dhe plumbi i kobures bente rikoshete, ndersa dhembet tane qene me te forte se plumbi.
Por ne Shqiperi shkrine akujt. Populli u zgjua nga gjumi dhe si nje lume i dale nga shtrati, vershoi rrugeve duke kerkuar liri-demokraci.Klonet u shqyen, kufijte u hapen.Vellai i trete u nis per te punuar ne Greqi.Une isha ne shkolle.Dy here s’e ndihu fati.E kapen dhe e kthyen,por heren e trete pas mundimesh arriti ne Larise , ku punoi per disa vjet .E kapen dhe e kthyen> Qendroi ne fshat dhe vendosi te merret me bujqesi.I ka ecur mire deri tani.Une mbarova shkollen tetevjecare dhe isha nxenes i mire ,por nevoja me detyroi te merja rrugen e kurbetit dhe une qe ne moshe te njome.U nisa te provoja fatin por s’me eci sepse sa vinim ne zonen e Konices na kapnin ushtaret dhe pasi na rihnin na kthenin prapsh.Kjo u perserit disa here.Heren e fundit u nisa me vellane.Ai ishte 25 vjec une !5-te.
Tha keto dhe u zverdh, dy pika lot i rreshqiten nga syte.Ndaloi makinen tek kryqezimi i 21 dhjetorit dhe pasi na kerkoi te falur vazhdoi:
– U nisem ne dreke nga fshati, arritem ne Permet dhe ne te ngrysur ne Carshove. Kaluam uren mbi lume ne te errurduke iu ngjitur kodrave te mbulluar me shkurre dhe drure.Vellai e njihte rrugen pasi e kishte bere dhe here te tjera.Ecnim ne erresire te lidhur dore per dore dhe ndiheshim me te sigurte.Pengoheshim e binim mbi njeri- tjeterin.Me ne fund vellai me tha se kishim hyre ne token e huaj. Pasi te kalonim perroin peseqind metra me te siper ishte nje kasolle barinj e braktisur ,ku do te kalonim naten.Kaluam perroin i cili kishte shume uje dhe ashtu te lagur arritem tek kasollja.Hoqem kepucet , shtrydhem rrobat dhe ne vatren e zjarrit u munduam te ndiznim nje zjarr i cili me shume nxirrte tym se sa flake nga drute e njoma, po dhe nga frika se me flake mund te diktoheshim nga ushtaret greke.E gdhime si e gdhime ate nate , gjume e pa gjume si lepuri ne ferre me syhapur.Afer mengjesit pame se jashte kishte filluar debora.Ishte shkurt.Aty , ne mes te pyllit,vetem ne kasolle e kaluam diten dhe ndaj te ngrysuri u nisem per rruge, une dhe vellai im.Debora vazhdonte te binte , por ne cenim dhe vetem ecnim.Ndjeme lodhje , por nuk mund te qendronim , se po te qendronim do te ftoheshim e do te mpiheshim e do te ngeleshim aty duke rrezikuar jeten.Benim pushime vetem sa mbusheshim me fryme . Une fillova te capitesha, por vellai me jepte kurajo dhe keshtu te dy vazhdonim rrugen me besimin se do t’ia dilnim.
Debora sa vinte e dendesohej dhe trashesia e saj rritej duke na veshtiresuar ecjen.Kepucet na ishin bere qull dhe kembet na rendonin.
– Edhe pak,- me tha vellai,-dhe arrijme tek stani tjeter.Atje ka nje shtepi cobenesh dhe do te ndezim zjarr e do te thahemi.Keshtu ishte gjetur kjo pune ,stan me stan.Me ne Fund arritem ,por dera e asaj qe im vella e quajti shtepi ishte me kyc.Kerkuam neper bore dhe gjetem nje gur .Me te thyem deren dhe hyme brenda.Afshi i ngrohte i shtepise na hyri neper trup dhe ne ndjeme nje fare lehtesimi,por rrobat e lagura na ngjethnin trupin.Ndezem zjarrin dhe ashtu prane e prane filluam te thahemiPer te ngrene kishim plot cante, nje cante nga ato te ushtriseThekem buken ne prush dhe e hengrem me djathe.Gjumi po na kapiste pak e nga pake.Nuk e di sa fjetem ashtu te kthyer me kurris nga zjarri, vetem se , kur hapem syte pame se qe gdhire.Une vura re kembet e vellait qe qene mavijosur , por ai e kapi shikimin tim dhe me tha se ishin bere nga te ftohtit dhe duke u nrohur do t’u vinte ngjyra e atyre normale.Une e besova vellane.Qendruam aty gjithe diten dhe pa u ngrysur mire nisem rrugen per ne Kallpaq.Here xhadese e here pyllit vazhduam ecjen, por une e ndjeja se vellai kishte veshtiresi ne ecje.Per ta ndihmuar i mora krahun dhe e hodha ne supin tim, kurse krahun tjeter ia kalova ne mes dhe ashtu vazhduam rrugen. Vellai filloi t’i hiqte kembet zvarre dhe pesha e tij binte mbi shpatullat e mija te cilat i shterngoja fort per te mbajtur ate dhe per te mos u rrezuar.Kjo gjendje sa vinte e perkeqesohej me shume.Kepucet qe kishte veshur qene care dhe kembet pothuaj shkelnin zbathur ne debore.Ecnim pa pushim ne debore e cila tani kishte pushuar dhe nje hene e shndritshme , por e ftohte akull na ndriconte rrugen.Ike e rezohu, rezohu e ngrihu.Vellane gati sa se hiqja zvarre,por asnjehere se leshova nga dora.Mbase zoti ma dha ate fuqi, mbase dashuria per vellane?Nuk e di ,por une vazhdoja te ecja dhe vetem te ecja.Ne nje moment vellai me tha ta lija aty dhe te vazhdoja i vetem se 2-3 kilometra me tutje ishte nje stan dhe te kerkoja ndihme.Une nuk iu binda dhe me te ne krahe vazhdova rrugen pa pushuar.Kishte momente , kur nuk e ndjeja vellane, qendroja te degjoja frymemarrjen e tij dhe ,kur bindesha se qe djalle shpetoja hapin.Per nje moment rreshqita dhe rame njeri mbi tjetrin.Ne driten e henes pashe se kembet e vellait ishin mbuluar me gjak.E rrembeva dhe e hodha ne kurris dhe u nisa andej nga vinte nje e lehur qeni.Eca dhe pak dhe pashe stanin.Ishte bosh.U futa ne te dhe dhe duke e ulur vellane ne toke degjova nje si gogesime dhe trupi i vellait u nde i gjithi.Une isha femije dhe nuk e kuptova fillimisht c’kishte ndodhur.Fillova ta ferkoj trupin e vellait per ta nxehur sado pake ,i vija duar ne zemer per te degjuar rahjet e saj,por duart e mija te ngrira nuk ndjenin asgje.E perserita disa heredhe pasi ai nuk m’u pergjigj e kuptova se vellai me kishte lene vetem aty ne ate kasolle stani. Qava me ulerime, qava gjithe naten dhe ashtu i mpire nga dhimbja dhe te ftohtit nuk e ndjeva zhurmen e makines qe po i afrohej stanit.I zoti i stanit kishte ardhur per te marre bar per bagetite qe i dimerote diku ne fushe. Ne fillim u tremb, por pasi me pa ashtu te mpire dhe vellane qe s’leviste nga vendi m’u afrua , me mori e me futi ne kabine duke me mbeshtjelle me nje batanie, pastaj mori bar e shtroi ne makine vuri dhe nje batanie mbi te , pastaj mori trupi e vellait e shtriu mbi batanie dhe e mbuloi me nje pallto te madhe dhe u nisem per qendren shendetsore te Kallpaqit.Lajmeroi me celular dhe , kur arritem atje po na prisnin. Dy infermiere me moren dhe me futen ne nje dhome te ngrohte dhe me mbeshtollen me nje batanie te leshte . Me kishte zene gjumi dhe ne mbremje ,kur u zgjova nuk kuptoja ku isha.Infermierja qe me rrinte tek koka me beri shenje qe te flija. Une u ngrita vrik dhe fillova te kerkoj vellane duke qare me ulerima, por ajo me mbante fort duke me shternguar pas kraharorit te saj.
Erdhi doktori,e ai me coi tek vellai te cilin e kishin mbuluar me nje carcaf te bardhe.Ne fillim nuk e njoha ,aq shume qe transformuar, por pastaj i rashe ne gjoks duke qare. Me moren , me bene nje gjilpere dhe me cuan ne dhome.Pas procedurave qe beri punonjesi i konsullates sone te Janines dhe mjeku ,te nesermen u nisem per ne Mallakster per t’i dhene lamtumiren vellait .Gjyshi qe jetonte me ne s’e duroi dot ikjen e te nipit dhe pas tre muajsh na la dhe ai.Une u ktheva ne Greqi me vize, por ato qe hoqa ate shkurt ,kur humba vellane nuk kam per t’i harruar kurre.I thone nje fjale vazhdoi taksixhiu per ta mbyllur : Zot ,o zot , pa hall mos me lenc, por hall mbi hall mos me dhenc.E ne shqiptaret kemi shume halle.
Permet , tetor 2013

Kategori
Uncategorized

Basha: Shpojuani gomat e makinës, thejuani dritaret, nxirrini nga zyrat atyre që ju shkelin të drejtat tuaja
Nga ShqipNews.AL – 24, Shkurt, 201703

Reklamo
Protesta – Basha drejtorit të TVSH-së: O pleh, do të tërheqim zvarrë nga zyra!

Kreu demokrat, Lulzim Basha sulmoi ashpër Thoma Gëllçi, o pleh do të të tërheqim zvarrë nga Televizioni Shqiptar. Ora jote po vjen, ora e çdokujt që abuzon me shqiptarët, Ta di mirë çdo kush që godet qytetarët, që godet protestën se do t’i marrim zvarrë në këtë shesh.
Doni luftë, luftë do të ketë. Qytetarët do të fitojnë. Shpojuani gomat e makinës, thejuani dritaret, nxirrini nga zyrat atyre që ju shkelin të drejtat tuaja. Ngrihuni, protestoni, reagoni.
Askush të mos kujtoj se kjo është lojë dhe se po luajmë me popullim, t’i bëjnë mirë llogaritë, përndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak. Populli ka duruar mbi kurriz padrejtësitë, populli nuk mund të durojë më. Durimit i ka ardhur fundi. Boll me provokime, me akte të paligjshme ndaj qytetarëve, në kurriz të biznesit. Kur zemërata popullore të ngrihet nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur.

TAGSBasha: Shpojuani gomat e makinësnxirrini nga zyrat atyre që ju shkelin të drejtat tuajathejuani dritaret

Artikulli para
MIMOZA KOÇIU: BERND BORCHARDT ËSHTË I DYTI AMBASADORI I OSCE NË SHQIPERI QË DETYROHET TE TËRHEQË PUBLIKISHT DEKLARATAT E TIJ QË “PREKIN” RAMËN
blank
ShqipNews.AL
http://www.shqipnews.al
Gazetar

Kategori
Uncategorized

Marshimi Epik i banorëve të Zharrzës

Nga Dr. Albano Zhapaj/
Nuk është udhëtimi Biblik i Moisiut që u nis nga Deti i Kuq për në malin Sinai, duke kaluar nëpër shkretëtirën e Sinit dhe për të vënë në shpëtim popullin e tij. Nuk është Marshimi Epik i udhëhequr nga Luther King prej 87 kilometrash nga Selma deri në Montgomery që kulmoi me nënshkrimin e Aktit të të Drejtave të votimit nga Presidenti Lyndon Johnson, që rezultoi të ishte një nga fitoret më të rëndësishme për lëvizjen e të drejtave civile në historinë e Amerikës dhe njerëzimit në përgjithësi. Është marshimi i banorëve të Zharrzës, një fshat në lindje të qytetit të Fierit që po bën epizmin në epokën e re shqiptare që duhej të ishte demokratike.
Zharrza është një vend që për nga pasuritë nëntokësore mund të konsiderohet pa frikë si i bekuar nga Zoti, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për banorët e saj. Në vendet arabike kush ka pasur fatin të lind dhe kush vazhdon të lindë në mbitokën naftëmbajtëse mund të quhet i bekuar për nga mirëqenia ekonomike, dhe në këto vende banorët dallohen lehtësisht për nga veshja karakteristike sheikjane që mban, përkatësisht veshje e bardhë nga këmbët tek koka, me shiritin e zi të lidhur mbi shemagh-un (mbulesën tradicionale) e mbajtur mbi kokë.
Jo shumë larg këtyre vendeve, në krahun tjetër të Mesdheut, në Shqipërinë tonë situata rezulton të jetë krejt e kundërta, banorët e zonës naftëmbajtëse më të madhe në vend janë njerëz të ndëshkuar nga fati, ku me fat nënkuptohet jo ai që të ka dhënë Perëndia, por ai fat që për ata ka vendosur Qeveria. Të varfër deri në mjerim, të nëpërkëmbur nga shteti dhe një kompani e huaj, të mashtruar, të përbuzur deri në poshtërim, të papërfillur, pa një të ardhme për vete dhe fëmijët e tyre, vendosën të ngujohen deri në vetëflijim duke nisur një grevë urie që për turp të shtetit dhe reflektorëve të fikur të mediave kombëtare, nuk do të njiheshin ende sot, në qoftë se nuk do të kishin iniciuar këtë marshim epik.
Banorët e Zharrzës të ngujuar në një grevë urie, ndryshe nga banorët e fshatrave simotra të Arabisë Saudie apo Kuvajtit, dallohen lehtësisht pasi janë të mbuluar me batanije, dhe mbi kokë nuk mbajnë shaminë e bardhë me shemagh-un arab, por një shirit të kuq, atë të mbrojtjes së të drejtave që u takon, me shiritin me ngjyrë gjaku.
Populli i Zharrzës “Fajtor” se ka lindur në tokën e vet.
Fati i tyre i zi është përcaktuar që në lindjen e tyre, ata janë “fajtorë” vetëm e vetëm se jetojnë aty prej shekujsh, në tokën që nga gjyshërit dhe etërit e tyre kanë trashëguar, dhe në shtëpitë që me mund e djersë kurbeti kanë ndërtuar. Ata janë “fajtorë” që vazhdojnë të banojnë aty, janë fajtorë që ngrenë të ardhmen e tyre në tokën e tyre, janë fajtorë që martohen, krijojnë familje dhe lindin fëmijë, janë fajtorë që nuk largohen dhe t`ia lënë dheun dhe pjesën e diellit që u takon kompanive të huaja dhe shtetarëve që nxjerrin përfitime nga pasuria e nëntokës së Zharrzës.
Pse është marshim epik ky i banorëve të Zharrzës?
Me shtëpitë e dëmtuara vazhdimisht nga “tërmetet” e plasjeve me mina në nëntokën e tyre, me ajrin e ndotur të rafinerive të naftës, si dhe me tokën e përmbytur nga shpërthimet dhe dajlet mbitokësore të naftës, me rrugët e katandisura më keq se në kohën e Zogut, banorët e Zharrzës për vullnetin, forcën dhe dashurinë që kanë për të jetuar në tokën e të parëve të tyre i`a kalojnë edhe popullit të Moisiut, pasi kërcënimi i jetës aty është puthuaj i njëjtë.
Për nga vuajtjet, mashtrimet, poshtërimet, sëmundjet, padrejtësitë dhe distanca e rrugës që po përshkruajnë me siguri që ja kalojnë edhe Marshimit Epik të Selmës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi marshimi i Selmës u bë në këmbë, ishte vetëm 87 kilometra dhe i udhëhequr nga martin Luter King, ndërkohë që marshimi i banorëve të Zharrzës është gati dyfish, gati 150 kilometra dhe nuk udhëhiqet nga asnjë lider, por udhëhiqet nga vetë banorët, të cilët të uritur, lodhur e rraskapitur nuk ecin dot as në këmbë, por në karroca invalidësh, të shtyrë përgjatë rrugës nga bijtë e tyre.
Në këto kushte ky nuk është dhe nuk mund të jetë një udhëtim i zakonshëm, nuk mund të quhet as një shpërngulje e përjetshme, por vetëm një Marshim Epik, pasi mbart në vetvete të drejtën bazë të njeriu, të banotir të Zharrzës, atë të të jetuarit në tokën e tij, në shtëpinë e tij, të krijuarit familje, të të trashëguarit, të të punuarit me djersën e ballit, qoftë edhe duke punuar tokën dhe pritur të mbjellat e saj, pa pasur frikë se një mëngjez të çfarëdoshëm shtëpia të të shembet dhe toka të të mbulohet me naftën e zezë, duke e bërë jetën dhe fatin e tyre më të zi se nafta.
Marshimi Epik i banorëve të Zharrzës të shërbejë si lëvizje për të drejtat e shqiptarëve.
Shumëkush mund të mendojë se situata e banorëve të Zharrzës mund të përdoret apo keqpërdoret për qëllime politike. Por në qoftë se nuk bëhet politikë për mirëqenien e popullit, për sigurimin dhe mbrojtjen e banesave të tij, për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja e naftës dhe e gazit, për mbrojtjen e të mbjellave, për mbrojtjen e punës dhe të jetës në vendin ku jemi lindur, atëherë për çfarë mund të bëhet politikë tjetër?
Ky popull është lodhur së emigruari, ka thyer shpinën duke punuar në tokën e të huajve, është rraskapitur duke jetuar i ndarë nga familjet, sa në emigrim e sa në vendin e tij, ka parë e ka jetuar mjaft për të kuptuar se e ardhmja e tij mund të ndërtohet edhe këtu. Asnjë nga vendet ku kanë emigruar shqiptarët nuk rezulton të ketë këto bukuri dhe pasuri natyrore, përmos i kemi më tepër se ata, prandaj politika duhet të kontribuojë që populli të jetojë jetën e tij në tokën e tij dhe punë e tij, dhe jo ta detyrojë atë të emigrojë dhe pasuritë t`i lerë tjetërkund e tjetërkujt.
Opozita e sotme ka detyrimin madhor që kauzën jetike të banorëve të Zharrzës ta bëjë kauzë për Shqipërinë, t`i mbështesë, t`i mbrojë dhe t`i udhëheqë në të drejtat e tyre, me respektin dhe dinjitetin që meriton çdo banor i Zharrzës dhe çdo shqiptar. Nëpërkëmbja e të drejtave të banorëve të Zhërrzës është nëpërkëmbje e të drejtave të shqiptarëve. Qeveria u pa se çfarë qëllimesh ka në nëntokën e Zharrzës dhe për banorët që jetojnë në atë mbitokë.
Kreu i opozitës, gjithë faktori opozitar dhe shoqëria civile të mbështesin këta banorë dhe t`u thonë hapur dhe në sy se cila do të jetë e ardhmja e tyre në qeverinë e ardhshme të djathtë, dhe të kenë kujdes me premtimet, sepse bëhet fjalë për të drejta të pamohueshme dhe për ndërtimin e jetës të çdo qytetari, ashtu si të çdo banori të Zharrzës, në shtëpinë dhe vendin e vet. Një shoqëri nuk mund të quhet e tillë kur qeveria nuk i garanton të drejtën e ndërtimit të jetës së vet në tokë të vet. Kauza është më se e shenjtë, ta ruajmë dhe ta mbrojmë.

Kategori
Uncategorized

Kriminalizimi i Parlamentit dhe Korrupsioni i Qeverisë “Rama”janë shkaqet e Krizës dhe Kaosit Politik në Shqipëri.

Jakup B. GJOÇA
Në Shqipëri, Media e dirigjuar nga Kryeministri Rama, “opinionistët” rrogëtarë të kryeministrit Rama, misionarët e Bashkimit Europianë, që janë rrogëtarë të Soros, mundohen të etiketojnë Protestën e përditshme të qytetarëve dhe të Opozitës si “Krizë Politike”.
Arrijnë deri aty sa Protestën e quajnë “Kaos Politik”, meqë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe Zgjedhje me qeveri teknike.
Knut Fleckenstein, erdhi në Tiranë dhe “këshilloi” që debate politik të mos bëhet në Protestë, por në Parlament!
Është po ky emisar i BE-së, që në raportin e BE-së për integrimin e Shqipërisë, ka shkruar se Shqipëria nuk mund të bëhet palë me BE për hapjen e negociatave për anëtarësim, pa luftuar Korrupsionin dhe pa bërë Dekriminalizimin e Parlamentit!
Atëhere, si guxon Knut Fleckenstein, që në emër të BE-së t’u kërkojë protestuesve të ndalojnë Protestën dhe të rikthehen në Parlament, kur më parë nuk kushtëzon Dekriminalizimin e Parlamentit?
Dekriminalizimi i Parlamentit bëhet vetëm me SHPËRNDARJEN E PARLAMENTIT TË KRIMINALIZUAR.
Si guxon Knut Fleckenstein, që në emër të BE-së, t’u kërkojë protestuesve të ndalojnë Protestën dhe të rikthehen në Parlament, kur më parë nuk kushtëzon dënimin e Korrupsionit, duke kërkuar Domosdoshmërisht shkarkimin e ministrave të korruptuar?
A mund të luftohet korrupsioni i ministrave dhe i kryeministrit me debat në parlament, PA U HETUAR DHE GJYKUAR MË PARË NGA PROKURORIA DHE GJYKATA?
Duke u sjellë kështu Knut Fleckenstein në Tiranë, nuk erdhi si emisar i BE-së, por u soll si SPONSOR POLITIK I KRYEMINISTRIT RAMA, në dëm të Demokracisë së Shqipërisë!
Derisa Kryeministri Rama pengon Integrimin e Shqipërisë me korrupsionin dhe kriminalizimin e Parlamentit, si mund të kërkojë Knut Fleskenstein, si emisari i BE-së në Tiranë, debat politik në Parlament për zgjidhjen e krizës politike?
Zoti Knut Fleskentein: Në kë demokraci të Europës Korrupsioni dhe Kriminalizimi i Parlamentit është luftuar me debat në Parlament?
Përse Knut Fleskentein nuk shkoi edhe në Rumani dhe të kërkonte nga protesutesit që të ndalojnë Protestën dhe të bëjnë debat politik në Parlament me kryeministrin e korruptuar?
Në çdo Demokraci, Kryeministrin e Korruptuar e rrëzon nga Pushteti VETËM PROTESTA!!!
Korrupsioni dhe Dekriminalizimi në Shqipëri u FAKTORIZUAN nga kryeministri Rama, i cili bëri deputetë në 2013-n persona me rekorde kriminale. Korrupsioni në Shqipëri bëhet nga ministrat e Ramës, duke dhënë koncensione dhe tendera publikë PA TRANSPARENCË!
Kjo është Kriza Politike në Shqipëri! Kur Shqipëria është PENG i Korrupsionit dhe i kriminalizimit të Kryeministrit Rama.
Dhe kjo Krizë Politike në Shqipëri vazhdon 4 vjet, pasi kryeministri Rama nuk mund të kryejë asnjë reformë në Drejtësi.
Nuk mund të ketë vlerë asnjë reformë në Drejtësi, kur ligjet i hartojnë dhe i votojnë deputetë kriminelë.
Nuk mund të ketë VETTING të Reformës në Drejtësi, nëse Vettingu nuk prek edhe pasurinë e Kryeministrit Rama, e cila arrin 200 milionë euro, sipas raportit të OSBE në 2015-n.
Atëhere, çfarë debati politik mund të bëhet në një Parlament të kriminalizuar?
Krizën Politike në Shqipëri e ka shkaktuar Kriminalizimi & Korrupsioni i kryeministrit Rama! A nuk ishin deputetët socialistë, që kërkuan në 2015-n zbimin e OSBE-së, meqë raportoi që kryeministri Rama ka pasuri 200 milionë euro? A nuk ishin deputetët socialistë, që krijuan Krizë politike në Shqipëri në 2015 në raportet Shqipëri – OSBE, pikërisht, që të mbronin Korrupsionin e kryeministrit të tyre Edi Rama? Protesta e tanishme e qytetarëve dhe e Opozitës kërkon Zgjidhje Demokratike të kësaj Krize Politike në Shqipëri.Parlamenti i Kriminalizuar nga kryeministri Edi Rama nuk mund të bëhet Faktori i zgjidhjes së Krizës Politike!
PROTESTA  kërkon NDËSHKIMIN E KORRUPSIONIT & KRIMINALIZIMIT TË KRYEMINISTRIT RAMA. Hapi i parë i ndëshkimit të një qeverie të korruptuar dhe të kriminalizuar është DORËHEQJA! Nuk mund të pretendosh, se një qeveri e korruptuar dhe e kriminalizuar do të rrëzohet me zgjedhje, të cilat do t’I drejtojë po kjo qeveri e korruptuar dhe e kriminalizuar!
Mos krijoni Iluzione!
NUK KA ZGJEDHJE TË LIRA PARLAMENTAREme Edi Ramën si Kryeministër, i cili bëri deputetë & kryebashkiakë Persona me rekorde kriminale,pikërisht, DUKE BLERË VOTAT E SHQIPTARËVE ME LEKËT & KËRCËNIMET E KRIMIT!!!
Me kryeministrin Rama, zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017 janë të kërcënuara të manipulohen.
Ndërkohë që OSBE nëTiranë tha pardje se qarkullojnë 2 miliardë euro për të blerë zgjedhjet parlamentare në 18 Qershor 2017. Dhe këto 2 miliardë euro I KANË KËTA QË QEVERISIN, DUKE KORRUPTUAR ME KONCENSIONE & TENDERA PUBLUKE!
Ose, le të argumentojë publikisht Kryeministri Rama, që 2 miliardë euro i ka Opozita dhe ajo do të blejë Votat në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017!
Ndërkohë, që heshtin për deputetët kriminelë që votojnë ligje dhe për ministrat e korruptuar që akoma japin koncensione!!!
2 milardë euro, që qarkullojnë sipas denoncimit të OSBE-së në Tiranë, i kanë në dorë vetëm politikanët e mazhorancës së Rilindjes Socialiste. Burimet e tyre janë trafikimi i Canabis dhe korrupsioni.
Drejtori i Antimafies Italiane erdhi dje në Shqipëri dhe deklaroi nga Tirana që Shqipëria ka mbytur Italinë me trafikimin e Canabis. Trafikantët e Canabis në Shqipëri janë vetëm qeveritarët e Rilindjes Socialiste, të cilët janë përkujdesur për Canabis, që nga mbjellja e mijëra hektarëve në gjithë Shqipërinë e deri në procesin e tharjes dhe të paketimit të Canabis. Pa mbështetjen dhe mbikqyrjen e drejtpqërdrejtë të Qeverisë së Rilindjes Socialiste, nuk mund të thahen, të manipulohen, të paketohen mijëra ton Canabis në Shqipëri, ndërkohë që në shtetet fqinje, në Greqi, në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, nuk mund të mbillen dot as dhjetëra rrënjë Canabis!!!
Protesta e qytetarëve dhe e Opozitës, tashmë është e përditshme dhe kërkesa e vetme që kanë është dorëheqja e kryeministrit Rama, si një garanci që në Shqipëri më 18 qershor 2017 të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla, para disa ditësh deklaroi se nuk ka më kohë për numërimin elektronik të Votave në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, duke aluduar haptaz, se numërimin e votave do ta bëjnë komisionerët militantë partiakë socialistë, që dominojnë në Administratën Zgjedhore. Edhe Kryetari i KQZ-së (militant socialist) deklaroi pubklikisht që nuk do të bëhet numërimi elektronik, QË TË KETË MUNDËSI PARTIA SOCIALISTE TË MANIPULOJË REZULTATIN ZGJEDHOR!
Por, kryeministri Edi Rama dje në parlament, u detyrua nga Protesta të pranojë numërimin elektronik, duke shpresuar që protesta trë reduktohet dhe të mos kërkojë më DORËHEQJEN E KRYEMINISTRIT!
Madje, për hiporkizi politike, deputetë socialistë kërkojnë që “debate politik” të bëhet në parlament (i cili ende nuk është DEKRIMINALIZUAR), dhe jo në Protestë!
Janë po këta deputetë socialistë, që në 2009 bojkotuan 6 muaj Parlamentin! Sot, po këta deputetë socialistë,  që bënë grevë 6 muaj, duke sabotuar debatin në Parlament, “ftojnë” PD braktisë Protestën, që të marrë pjesë në Parlament, me pretendimin se debati politik bëhet në Parlament! Në 2009 deputetët socialistë, kryetari i PS Edi Rama pretendoi që u vodhën votat në 2009, prandaj bojkotuan Parlamentin 6 muaj, prandaj bënë edhe grevën e Urisë 6 muaj! Por PS në zgjedhjet e 2013-s mori po aq vota sa mori në 2009-n, ndërsa në zgjedhjet e 2015-s mori 312.311 vota më pak se në 2013-n, duke vërtetuar, që PS-së nuk iu vodh asnjë votë në 2019-n, por bojkotin e Parlamentit e bëri për të justifikuar Humbjen Elektorale dhe se Etja për Pushtet që kishte Kryetari i PS Edi Rama mund të shkatërronte edhe vetë Demokracinë në Shqipëri!
Krizën dhe Kaosin politik në Shqipëri e ka shkaktuar Korrupsioni dhe Kriminalizimi i Parlamentit nga kryeministri Rama.
Kryeministrin e korruptuar e rrëzon nga Froni I Pushtetit vetëm Protesta. Rrrëzimi nga Pushteti i kryeministrit të Korruptuar është e vetmja zgjidhje e Krizës dhe e Kaosit politik në Shqipëri!
Nuk ka zgjidhje të dytë për Demokracinë dhe Integrimin demokratik të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përveç dorrëheqjes të kryeministrit Rama, si përgjegjësi kryesor i Korrupsionit dhe i Kriminalizimit të Parlamentit në Shqipëri!

Kategori
Uncategorized

Dikur vije në kishë, tani je ushtar i “të fortëve” me X6.

Dikur vije në kishë, tani je ushtar i "të fortëve" me X6

Nga Dom Gjergj Meta

I dashur A,

Kam qenë edhe famullitar në zonën tënde, për pak kohë, të themi rreth 2 vjet, aty diku përreth fshatrave të Fushë­-Krujës, që këto ditë u përfol për kultivim lëndësh narkotike. Më njeh edhe ti se jemi takuar shpeshherë apo më ke parë në rrugët e fshatit tënd, apo duke pirë ndonjë kafe me njerëzit aty. Ti nuk ke për ta lexuar këtë letër për shumë arsye. E para, sepse ne “elita” letrat i shkruajmë për njëri– tjetrin se ashtu janë ca “muhabete”: ne i flasim vajzës që të dëgjojë nusja.

Por edhe sepse ti ndoshta sot je roje në ndonjë parcelë të mbjellë me kanabis me kallash në krah, ose po qëron bimët në ndonjë magazinë, ose po mban thasët e po i transporton, ose thjesht je në burg, sepse

kësaj here të kanë kapur. Unë të njoh mirë dhe e di kush je, çfarë mendon, si arsyeton, si je rritur dhe çfarë ke dëgjuar qysh fëmijë. Ti je një i ri i pas viteve ‘90. Në këto vite ti nuk je rritur me propagandën komuniste, ti nuk ke dëgjuar për xhaxhi Enverin e as për arritjet e mëdha të Partisë dhe të pushtetit popullor. Ti nuk ke parë luftën e klasave as nuk e ke ndier fare atë.

Ti nuk ke bërë betimin si pionier i Enverit, ti nuk ke qenë debatikas dhe as nuk ke mbajtur shallin e kuq. Shumë gjëra kësisoj ti nuk i ke bërë dhe për këtë je me fat. Por ama, nga ana tjetër, ty të është servirur vazhdimisht si model ai i forti, me makina luksoze që e ka blerë pak kohë pasi iku në Itali. Ti je rritur me modelin e të fortëve të Kurbinit dhe Fushë­Krujës që kanë trafikuar femra, janë marrë me

drogë, me vrasje etj. Po! Ky ka qenë modeli yt.

Ti je rritur me fjalë të tipit: “Hallall ia boftë Zoti atij!”, “Ai osht njish or ti”; “Ai ka pas gjith ato k..va në Milano or plak”, “Ho er burr ne ti se drog ka lujt se s’i ka bo dom kujt”, “Osht i zoti nuk matesh dot me te se t’heq qafe”. Madje kur i ke parë këta tipa që zbrisnin nga makinat e tyre luksoze, në lokalet e zonës, të blera në pak kohë, që sapo dilnin nga makina i fusnin një të shfryrë hundëve dhe një të pështyrë në tokë e përshëndesnin: “he or zjarm ça ke bo?” ti “eksitoheshe” krejt

dhe ëndërroje të ishe si ai.

Ndërkohë ty qysh të vogël nuk të ka thënë kush që numrat e matematikës janë hyjnorë dhe se shkenca është e bukur; sa e bukur është gjeometria dhe algjebra; se germat e shqipes janë të bukura e që Eposi i Kreshnikëve, poezitë e Fishtës e të Naimit, sonetat e Mjedës dhe përkthimet e Nolit janë një ushqim për shpirtin. Nuk të ka thënë kush me ngulm se të lexosh Hygoin, Dostojevskin, Servantesin e Floberin, Shekspirin e Dikensin, njeh shpirtin krijues të kontinentit të vjetër. Po ashtu, nuk të kanë vënë në dorë kurrë një dialog të Platonit, një copëz nga etika e Nikomakut të Aristotelit, apo thjesht një faqe të Kantit, Hegelit, Nices a ku ta di unë. Madje, edhe emrat e tyre mund të duken të çuditshëm.

Ti je rritur me tallavanë dhe me reperat dylekësh dhe as të ka shkuar ndërmend se ka një Bach, një Mozart, një Bethoven e kështu me radhë. Sa shumë do të kishte ndryshuar jeta jote po të kishe njohur në vend të të fortëve të Laçit, Tropojës, Tepelenës, Vlorës, Fierit, Durrësit, së paku një nga këto emra që të thashë më sipër. Më beso se jeta jote do të kishte qenë krejt ndryshe. Ti këto nuk i pate e as prindërit tuaj nuk i patën, duke qenë se në këto vite ata më shumë mundoheshin se si të siguronin bukën për ty dhe vëllezërit e motrat e tu.

Ata të lanë punën, por ti nuk e doje as punën, sepse e pe që yt atë dhe nëna jote me punë, çdo ditë në arat e tyre, nuk arrinin të siguronin as bukën e gojës. Ti e vure re se prindërit tuaj në këto vite, megjithëse punuan çdo ditë tokën, ruajtën lopët, apo punuan roje në ndonjë biznes privat, në fund nuk patën lekët e mjaftueshme kur gjyshja u sëmur rëndë, apo ku mami pati një tumor në gjoks. Ti e pe se ata që mbaruan shkollën nga fshati apo lagjja jote filluan punë në një “call center” dhe i rrofshin klasikët e letërsisë, shkencat ekzakte etj.

Ndërkohë që ti shihje para teje parakalime “tangarllëku” nga moshatarët e tu, apo edhe pak më të mëdhenj me Kabriolet, Cayenne e pastaj edhe më banale si X6 apo Ferrari. E tani më vjen ndërmend kur ti fëmijë vije te Kisha bashkë me fëmijët e tjerë e luaje me ta, luteshe me ta, gëzoheshe bashkë me të gjithë moshatarët e tu. Por çfarë ndodhi? Pse tani je aty pas hekurave, apo në vetminë e një are të mbjellë me lëndë narkotike të jashtëligjshme, apo brenda një magazine ku pastron kanabis? Pse? Ja ku po ta them se sot je thjesht një ushtar, një ushtar i vogël i papërfillshëm, i cili ka humbur lirinë e

vet dhe rininë e vet.

Të kanë premtuar “të fortët” se po të bëje këtë punë fiton shumë, në pak kohë dhe je i sigurt, sepse “policia na mbron”. Jo i dashur, nuk ka një polici që mbron të keqen. Policia nuk mbron krimin, ajo herët a vonë do ta luftojë atë. Edhe policët janë prindër të disa të rinjve të moshës tënde dhe thjesht duan të marrin rrogën e tyre. Ka kriminelë në radhët e saj, mund të ketë drejtues të korruptuar, por jo policia. Do të vijë momenti që një ditë do të hyjnë në magazinën ku je ti, me kapuça, të armatosur deri në dhëmbë, e do të bërtasin: “ndal, duart lart!,” do të kapin e do të shtrijnë përtokë duke të vënë një tytë të ftohtë pistolete në kokë e do të vënë prangat. Dhe ti si ushtar që je do të dënohesh, por “shefat” e tu jo. Ata do të vazhdojnë duke rekrutuar të tjerë të rinj si ti, duke filluar nga e para me premtimet e tyre e do t’i shohësh atje te ti në burg. E megjithatë të shkoi mirë që je në burg se mund të ishe edhe një kufomë më shumë dhe anonime në parcelat e kanabisit.

Por unë do të vij edhe atje të takoj në burg, jo për të thënë se je djalë i keq, por për të thënë se me gjithë të gjitha, nëse ti do, në fund të tunelit ka gjithmonë dritë dhe se mund t’ia dalësh, por për këtë duhet të dalësh nga terri ku je futur, duhet të dalësh mbi vetveten. Për këtë duhet të kesh guxim e unë jam këtu për të t’inkurajuar që të ikësh nga parcelat apo magazinat e kanabisit e të nisësh një jetë të re…

Kategori
Uncategorized

Basha i përgjigjet Koçijançiç: Nuk merrem me zëdhënëset e BE.

Basha i përgjigjet Koçijançiç: Nuk merrem me zëdhënëset e BE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë i ashpër në përgjigjen e tij me zëdhënësen e BE-së, Maja Koçijançiç.

Kjo e fundit shprehu keqardhjen e saj për sulmet ndaj ambasadores Vlahutin dhe tha se BE-ja po ndihmon qeverinë që të luftojë drogën.

I pyetur për këtë deklaratë në emisionin “Opinion”, Basha tha se ai nuk merret me deklarata të zëdhënësve të BE-së apo të kujtdo tjetër.

“Nuk merrem unë me deklaratat e zëdhënësve të BE-së apo të kujtdo tjetër. Faktet janë aty”, tha kryetari i PD Lulzim Basha.

Kategori
Uncategorized

Marshimi i banorëve të Zharrëzës, e afera 557 milionë euro e Ramës.

Armand MAHO

Grevistët do i gjenim pak kilometra më tutje, nga kryqëzimi që ndan Lushnjën me Grabianin. Ishin ulur buzë rrugës, sa të merrnin pak frymë, me qëllim për t’u rinisur sërish dhe shoferi ia dalloi që larg nga jelekët fosforeshentë dhe karrocat. Ata që kanë dalë prej, grevës rrijnë ulur në karroca, ndërsa të tjerët i shoqërojnë. Në fillim të vargut dhe në fund qëndrojnë dy makina… Janë të bashkëfshatarëve të tyre që u rrinë afër për çdo të papritur. Një natë më parë e kaluan në Lushnjë, ku improvizuan një kamping, pasi kishin ecur për plot 45 kilometra. Na tregojnë se disa prej tyre të rraskapitur, i kishin zënë gjumi sapo ishin shtrirë madje as të hanë nuk kishin pranuar. Me agimin e ditës së re, ishin nisur sërish dhe deri në momentin që i takuam ne kishin bërë rreth 10 kilometra. Natyrisht, nuk ecin më me tempin e ditës së parë, pasi dhe fuqitë janë mpakur nga rruga e gjatë. Nga krahu tjetër i rrugës në drejtim të Fierit, kalon  me shpejtësi një fuoristradë qeveritare me një makinë shoqërimi përpara. Makina e stërmadhe, fodulle dhe komode nuk e ndaloi aspak shpejtësinë, ndërsa grevistët e shoqëruan me kokë derisa u zhduk në horizont. Nuk e dinin kush ishte brenda, por luksi i saj dhe fodullëku i atij personi që ishin brenda dukeshin si dy realitete krejt të ndryshme.

Simbolika

Pa asnjë mëdyshje simbolika e këtij marshimi biblik të kohëve moderne ka vetëm një arsye. Ai është korrupsioni galopant, që për interesa të ngushta okulte i ka detyruar ata njerëz  të ndërmarrin këtë akt. Një simbolikë, dhe një mënyrë tjetër revolte për të kërkuar të drejtat e tyre. E bëjnë sepse pushteti nuk u la asnjë zgjidhje tjetër. Pas ata kanë lënë ato që dikur ishin shtëpitë e tyre. Themi ishin, se sot janë bërë të pabanueshme. Janë bërë të pabanueshme, sepse atyre që janë sot në qeveri u intereson vetëm marrëdhëniet që kanë me kompaninë e lidhur ngushtë me spekulantin miliarder Xhorxh Soros. Ai e pat thënë qartë në një intervistë: “Unë jam këtu për të bërë para, jo për të menduar pasojat sociale”. Dhe pasojat sociale ja ku janë. Banorët e Zharrëzës prej kohësh përballen me shurdhërinë e pushtetarëve mavi. Prej kohësh, përballen me talljen e tyre, ndërsa jetojnë me frikën se shtëpitë mund t’i zënë brenda bashkë me fëmijët. Me frikën, se fëmijëve të tyre mund t’i shfaqen lloj-lloj sëmundjesh nga kontaminimi i tokës, i ajrit dhe i ujit. Një prej tabelave të tyre kishte një thënie shumë domethënëse “Kryeministër, provoje ta sjellësh Zahon të jetojë një ditë në Zharrëz”. Por kryeministri nuk dëgjon. Për të është më e rëndësishme të hapë një ekspozitë me vizatimet e tij në ndonjë vend të Evropës, se të hapë sytë e shohë se çndodh me jetët e njerëzve në vendin e tij. Ai është më i preokupuar të ndërtojë luksin e tij, se të rindërtojë shtëpitë e tyre. Ai është më i shqetësuar të lexojë lavdet e militantëve në rrjetet sociale se të lexojë parullat në duart e lodhura të banorëve, “bankers po na pi gjakun”.

Ka ende rrugë

Tirana është ende larg… Banorët dje e ngritën kampingun e tyre në Kavajë, pasi ecën më shumë se 30 kilometra nga Lushnja. Por, ama që nuk ju mungoi ishte solidariteti…. Kudo në rrugë njerëzit ndalonin të të jepnin diçka. Dikush një freskuese, dikush diçka për të ngrënë, të tjerë ndalonin makinat dhe bënin një copë rrugë më këmbë. Shqiptarët po shohin live këtë lloj revolte të veçantë që po ndodh në vendin që kërkon të hyjë në Evropë. Ata që nuk dëgjojnë janë vetëm qeveritarët. Rrugës iu bashkuan marshimit të tyre dhe aktivistë të Shoqërisë Civile si dhe artistë… Tirana është ende larg, por dhe ata janë të vendosur që ta arrijnë. Pranë kampingut të improvizuar në Kavajë, një grua aty afër gatoi pak supë për njerëzit që kanë dy ditë që ecin. Mariusi, një prej tyre që ka qenë dhe në grevën e urisë, e nisën drejt spitalit, pasi ndjeu këputje. Mjeku i tha që duhet të ndërpriste marshimin, por ai nuk dëgjoi. Nesër do nisë rrugën sërish…

Të shtunën në Tiranë

Banorët e Zharrëzës pritet të mbërrijnë nesër në Tiranë. Rrugëtimit të tyre i kanë mbetur dhe rreth 50 kilometra për të përshkuar. Mijëra qytetarë besohet të dalin ti presin dhe t’i shoqërojnë deri në vendin  e mbërritjes. Marshimi i tyre për ta është një shembull i revoltës para shurdhërisë të pushtetit. Ata nuk kërkojnë asgjë më shumë se të jetojnë. Të jetojnë aty ku kanë jetuar prindërit e tyre, gjyshërit e tyre. Të jetojnë e të rrisin fëmijët në shtëpitë e tyre, të cilat makutëria e pushtetit po ja shemb çdo ditë. Nuk ndodh në asnjë vend me standarde perëndimore që një kompani të fitojë miliona nga pasuritë e nëntokës dhe të mos ketë asnjë detyrim për ata që u shkatërron jetën. Nuk ndodh në asnjë vend, që shteti të ketë në këtë masë shurdhërinë ndaj njerëzve të tij që e kanë zgjedhur për t’i shërbyer. Në fakt ndodh, ndodh në vendet ku liderët janë të papërgjegjshëm, atje ku jeta e njerëzve vlen më pak se interesat. Ndodh në vendet ku i kushtohet më shumë rëndësi hobit të kryeministrit se punëve të shtetit.  Ndodh në Shqipërinë tonë.

Kategori
Uncategorized

Berisha: Soros po falsifikon Reformën në Drejtësi, PE të hetojë.

Foto: Hamza Hatika

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka vijuar edhe sot akuzat ndaj asaj që e cilëson mafia sorosiane. Në përgjigje të apelit të Fleckenstein, Berisha iu përgjigj këtij të fundit me një këshillë.

Nga çadra e protestës ai denoncoi skandalin e fundit sipas tij të mafias së Xhorxh Soros, duke akuzuar se po falsifikohet reforma në drejtësi.

Berisha apeloi Parlamentin Europian të hetojë mbi këtë çështje, pasi sipas tij në këtë mënyrë po punohet për destabilizimin e vendit.

Fjalimi i plotë:

“Kjo reformë (reforma në drejtësi) e dirigjuar nga kryespekulanti i botës, kryemafiozi, Xhorxh Soros në emër të Edi Ramës dhe për Edi Ramën.Nuk do më dëgjoni kurrë mua të sulmoj pa fakte dhe argumenta. Do ti them atij mikut tim të djeshëm, mikut të shqiptarëve,  deputetit Fleckenstein se u shpreh se “Berisha po tregon përralla me Sorosin”. Kam vetëm një këshillë miqësore po e deshi. “Nëse Sorosi ka besim tek ti, ti mos ki besim tek Sorosi se kjo do të shërbejë të gjithë jetën.”

Në këtë ndërtesë krahas kryemafiozit është dhe mafiozi tjetër i ardhur nga Italia i lidhur me të gjitha grupet mafioze shqiptare në Itali, është sot Sekretai i Përgjithshëm i mafias shtetërore. Kushtetuta dhe me kërkesë të ndërkombëtare përcakton që vetorët ndërkombëtarë, funksionimi i tyre do përcaktohet me një marrëveshje ndërkombëtare. Ato hartohen nga Këshillim i Ministrave, shqyrtohen, miratohen dhe ratifikohen nga Parlamenti. Por çfarë bëri mafia sorosiane? I them atij mikut tim që më çonte habere nga konferenca e shtypit, mikut të shqiptarëve se unë ja vlerësoj kontributin atij, na ka ndihmuar shumë në ligjin e dekriminalizimit dhe marrëveshjen. Përdorën përsëri falsifikimin e turpshëm përmes përkthimit.

Kjo fytyrë e tyre, neni që thotë se realizohen nëpërmjet një marrëveshje ndërkombëtare e kishin dërguar ndrikullat dhe kumbarët e Soros e kishin përkthyer “realizohet me marrëveshjet ndërkombëtare në fuqi”. Dhe filloi operacioni duke shndërruar Kushtetutën njëhërë në Kushtetutë dhe njëherë në prostitutë si ju intereson atyre. I bëj thirrje PE të hetojë këto akte të shëmtuara falsifikimesh, nuk bëhet reformë për Edi Ramën. Në këtë mënyrë punohet vetëm për destabizilimin e këtij vendi. Absolutisht jemi për reformën dhe që të kemi drejtësi të pavarur, por nuk jam kurrë për një drejtësi të kapur nga Edi Rama por as për një drejtësi në duart e kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha, drejtësia duhet të jetë e pavarur.

Kryetari i PD qëndroi në mënyrë më të vendosur ndaj të gjitha presioneve të pandershme që kishin vetëm  një synim, reformën, drejtësinë, në duart e kryebanditit Edi Rama. Lulzim Bashën dhe jo Edi Ramën, për qëndrimin e tij e morën në telefon nga qendrat më të rëndësishme të pushtetit të botës dhe e përgëzuan. Pasi deklaruan se dhe 7 ligjet do jenë konsensuale, ndaj dhe ne votuam, të nesërmen si zuzarë dhe primitivë shkelën marrëveshjen. Nuk kanë ligj, nuk kanë kontratë, nuk kanë moral. Ato që nuk morën dot në Kushtetutë, i vendosën në ligje për të dhunuar Kushtetutën, marrëveshjen, për ti dhënë Edi Ramës drejtësinë në pëllëmbë të dorës. Na përjashtuan. Nuk mjaftoi kaq, bënë përkthimin duke falsifikuar nenet e Kushtetutës dhe e çuan në Venecia.

E keqja nuk kërkon asgje tjetër që të triumfojë përveç indiferencës së njerëzve të mirë, përveç konformizimit të intelektualëve, heshtjes së tyre. Mos u bëni bashkëfajtorë në këtë regjim kriminelësh, banditësh. Ju që të gjithë mund të lexoni për politikën dhe politologjinë dhe do gjeni se më i keqi i të gjitha regjimeve, më i keqi i të gjitha dikaturave, më i keqi i të gjitha oligarkive është banditokracia. Ajo është më e keqja se vetë diktatura. Ngrihuni dhe frymëzohuni.

Kategori
Uncategorized

Rruga drejt pushtetit.

 

16832216_778818502274651_343468346136740487_n.jpg

Rruga drejt pushtetit

Nga Erion Piciri 23/02/2017

Si fitohet dhe mbahet me nder pushteti? Disa konkluzione përgjithësuese mund të nxirren duke parë ecurinë e atyre që janë ngjitur dhe kanë rënë nga pushteti, e atyre që kanë lënë gjurmë në historinë e lidershipit politik dhe atyre që e kanë shpërdoruar forcën e tij. Ngjitja fillon kur kauza, njerëzit dhe lideri gjejnë njëri-tjetrin dhe së bashku nisin luftën drejt ndryshimit. Bashkimi i njerëzve rreth një çështje që i mundon, besueshmëria e atyre që e drejtojnë, artikulimi koherent dhe guximi për ta çuar çështjen drejt realizimit, janë vendimtare. Ideali, prestigji dhe aksioni janë forca që kanë bërë ndryshime në histori. Kur këto përbërës të lidershipit janë pjekur mjaftueshëm, lëvizje të vogla janë bërë të mëdha dhe njerëzit i kanë ngjitur në pushtet sikurse degradimi i këtyre komponentëve ka sjellë erozion, humbje të mbështetjes popullore dhe rënie prej pushteti. Më poshtë po trajtoj disa shembuj lëvizjesh politike në demokracitë e vjetra dhe të reja, që ndërthurin njerëz, kauza, liderë dhe veprime që të japin dhe të heqin pushtetin.

Pushteti buron nga njerëzit e thjeshtë

Në 10 shkurt 2007, senatori nga Illinois-i në Senatin Amerikan, Barack Hussein Obama II, shpalli kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara. Kështu nisi një ndër rrugëtimet më të pamundura politike në historinë moderne. Një njeri me ngjyrë kërkonte të drejtonte vendin ku ndarjet raciale kishin qenë të thella prej shekujsh. Një dëshirë që tejkalonte edhe ëndrrën e Luther King-ut për të ulur në tavolinën e vëllazërisë bijtë e ish-skllevërve me bijtë e ish-skllavopronarëve. As Luther King-u kur luftonte për të drejtat politike, nuk e kishte menduar se vetëm mbas 45 vjetësh, Amerika do t’i gjykonte njerëzit jo nga ngjyra e lëkurës por nga forca e karakterit, ashtu siç ai kishte predikuar.

Në këtë rrugëtim thuajse të pamundur, Obama ndalet në ato fillime në një bisedë me një përfaqësuese afro-Amerikanë të Karolinës së Jugut. Ç’mund të bëj të fitoj mbështetjen tënde, e pyet ai? Përgjigja ishte e shkurtër – të vish në Greenwood. Kjo ishte një qytezë me më pak se 30 mijë banorë, që nuk dihet se sa kandidatë presidencialë do e kishin marrë në konsideratë. Dhe jo më kot. Në rrugën për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara, një kandidati i duhen mbi 60 milion vota. Vetë Obama mori afro 69.5 milion vota ne 2008-ën dhe është e sigurtë që nuk arriti të shkonte në çdo qytezë të Amerikës 300 milionëshe. Por nga përvoja si community organizer, ai kishte kuptuar se respekti i njerëzve buron nga vëmendja ndaj tyre, se pushteti buron nga njerëzit e thjeshtë dhe për të pasur mbështetjen e tyre duhet të kesh një kauzë në qendër të së cilës janë ata, t’ju shërbesh me përkushtim t’iu fitosh zemrën dhe mendjen. Me këtë përkushtim, në një prej ditëve, diku pas mesnate, ai arrin në Karolinën e Jugut. Me pak orë gjumë zgjohet që herët në mëngjes, bëhet gati dhe i lagur nga një shi i rrëmbyer momenti niset për në Greenwood. Mbas afro një ore e gjysme rrugë arrin në qytezë. E priste një grup i vogël njerëzish të varfër në një atmosferë aspak entuziaste. Mes tyre, përballë tij qëndronte një grua e shkurtër tek të 60-at, me kapele dhe syze të mëdha që i buzëqeshte. Nuk kaluan pak sekonda dhe ajo thirri Fired up! Të tjerët ia kthyen, Fired up! Ready to go, u dëgjua sërish gruaja. Ready to go, ia kthyen të tjerët. Fired up, ready to go!, ishte refreni i saj që u përcoll nga të tjerët dhe ndezi atmosferën e solli entuziazmin. Këtë histori Barack Obama do ta kujtonte gjatë gjithë presidencialeve, do ta kthente në një ndër motot e fushatës së tij, do ta shkruante në bluzat e mbështetësve në mbarë Amerikën, dhe do ta kujtonte edhe në fund të dy mandateve presidenciale, në fjalimin e fundit mbështetës të Hillary Clinton-it në nëntor 2016.

Ika nga ai takim ne Greenwood kujton Obama, dhe ndjeva se mora me vete një energji të fortë për të ecur përpara. Fushata shkonte nga një vend në tjetrin, nga Jugu në Veri, por ajo thirrje nuk harrohej. Zjarri brenda vetes mbahej ndezur dhe dëshira për të ecur nuk ndalej. Konkluzioni ishte i qartë. “Nëse një njeri mund të ndryshoje një dhomë, mund të ndryshojë edhe një qytet, nëse ndryshon një qytet mund të ndryshojë edhe një komb, nëse ndryshon një komb mund të ndryshojë  të gjithë botën”, besonte Obama mbas atij takimi.

Në fakt ajo çfarë ndodhi në atë mëngjes në Greenwood, ishte prova se ky kandidat ishte gati për të qenë një lider. Përkushtimi edhe ndaj një njeriu të vetëm është thelbi i pushtetit. Jo rastësisht gruaja tek të 60-at reagon në një formë të tillë. Kandidati, lideri në ngjitje komunikon me pamjen, prezencën, sinqeritetin dhe ngrohtësinë e tij. Obama mbajti premtimin, i vlerësoi dhe ata e ndjenë se ky njeri meritonte gjithë besimin e tyre. Energjia që mori nga ai takim tregonte se ai sinqerisht i çmonte ata njerëz. Çmonte mirësisë e tyre më shumë se statusi a paraja dhe ata e ndjenin diçka të tillë.

Rasti tipik kur lideri dhe mbështetësit gjejnë dhe frymëzojnë njëri-tjetrin, shkrihen për t’u bërë një, në rrugëtimin historik të ndryshimit të kombit. Njerëzit besonin tek ai njeri, besonin se kauza e tij se ishte kauza e tyre, kauza e njerëzve të thjeshtë që dëshirojnë një botë më të drejtë. Ata i dhanë frymëzimin për të përshkruar një ndër rrugët më të pamundura, të papërshkuara nga askush tjetër më parë, që një njeri me ngjyrë të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, të drejtojë Shtetet e Bashkuara dhe të behet lideri i të gjithë Botës së Lirë. Kur një lider potencial krijon një marrëdhënie besimi të ndërsjelltë me njerëzit, krijon sinergjinë e transformimit, me kohë kthehet në një lëvizje të madhe ndryshimi.

Ajo çfarë e bënte të veçantë fushatën e Obamës, e gjejmë në një prej fjalimeve të tij, mbajtur në New Hampshire, më 10 janar 2008. “Të gjithë kandidatët në garë i ndajnë këto qëllime. Të gjithë kanë ide të mira. Të gjithë janë patriotë që i shërbejnë këtij vendi me nder. Por arsyeja se pse fushata jonë ka qenë gjithnjë ndryshe është se ajo nuk ka të bëjë vetëm me atë çfarë do të bëj unë si president, por edhe se çfarë ju, njerëzit që e duan këtë vend, mund të bëni për ta ndryshuar atë”.

Një fushatë që i përfshinte njerëzit, i bënte pjese aktive me kontribute dhe përgjegjësi në rrugën drejt ndryshimit. Kjo shpjegon atë se pse njerëzit rrinin në radhë për ta votuar. Ata mendonin për kauzën, për realizimin e saj përmes këtij njeriu që kishte në mendje interesat e tyre më të mira. Puna e liderit është të mendojë për njerëzit, puna e njerëzve është të dërgojnë drejt pushtetit njeriun që mbron kauzën e tyre. Obama kishte kuptuar thelbin e pushtetit ose më mirë me thënë jeta i kishte dhënë pozicionimin e duhur. Ai mendonte për njerëzit, kjo ishte kauza e origjinës së tij, e historisë së jetës se tij dhe të ngjashmëve të tij në Amerikë.

Mbrojtja e një kauze të rëndësishme sjell fuqizimin

Rreth 20 vjet më parë, në Rumani, një vend kandidat atëherë dhe anëtar i sotëm i BE-së, u krijua një koalicion qeverisës paszgjedhor midis një grupimi të madh edhe një grupimi të vogël politik. Ata erdhën në pushtet me nje valë popullore ndryshimi, mbas një revolucioni të tjetërsuar nga një e majtë që kishte pasuar në pushtet Ceausescu-n. Një vit mbas bashkëqeverisjes aleatët fillojnë kontradiktat. Ministri i transportit nga grupimi i vogël jep një intervistë televizive ku shfaq pakënaqësinë mbi performancën e ekzekutivit. Sipas tij “Kjo qeveri ka dy mundësi, ose të hyjë në librat e historisë ose të përfundojë në koshin e plehrave të historisë. (…) Deri tani nuk jam i sigurt se do hyjë në librat e historisë”. Kaq u desh të fillonte një konflikt midis dy partnerëve të koalicionit. Ministri kërkonte të ruheshin parimet edhe eficienca qeverisëse, ndërsa kryeministri dorëheqjen e ministrit. Në këtë konfrontim, figurat markante të partisë së vogël, me gjithë kryetarin, u bënë bashkë dhe nuk e lanë kolegun e tyre të vetëm në betejën e tij. Një muaj nga ky konflikt, partia e vogël kërkoi  dorëheqjen e kryeministrit dhe pak kohë më vonë tërhoqi ministrat e saj nga qeveria.

Vendosmëria e tyre bëri diferencën jo vetëm për atë moment politik, por edhe për raportin e forcave në 15 vitet e ardhshme në arenën politike të atij vendi. Grupi më i madh për hir të qeverisjes dhe koalicionit i tërhoqi mbështetjen politike kryeministrit dhe e zëvendësoi me dikë tjetër. Puna çalonte si tek kauza edhe njerëzit që kishin zgjedhur t’i drejtonin. Mbas këtij momenti kjo forcë nuk pa më ngjitje, në dy vite nga parti kryesore e skenës politike, nuk hyri dot më as në parlament. Nga parti historike mbi njëqind vjeçare, që i mbijetoi  në burgje edhe komunizmit, u shua në një dekadë tranzicion se nuk kaloi testin e unitetit rreth vlerave që e kishin rikrijuar. Në katër vite pushtet u tret kauza e saj, krijimi i një demokracie ligjore, unitet rreth moralit, eficiencës qeverisëse dhe c’komunistizimit të vendit. Ata thërrmuan bërthamën e vlerave dhe mbështetjes së tyre elektorale.

Ndërsa partia e vogël, që i dha mbështetje totale ministrit të saj për një çështje të drejtë, fitoi një lider potencial, u asociua me dëshirën për performancë qeverisëse dhe disa kohë më vonë filloi ngjitjen. Me këtë ministër si kandidat fitoi bashkinë e kryeqytetit, fitoi dy herë presidencën me votë popullore dhe krijoi si parti kryesore qeverinë e vendit. Me moton ‘Drejtësi dhe Vërtetësi’ njerëzit u mobilizuan për t’i dhënë një energji të re pushtetit. Lideri nuk kishte zhgënjyer me funksionet publike dhe opozitarizmin e tij. Mori një parti të vogël, e reformoi, e rinovoi, e pastroi dhe filloi një luftë pa kompromis ndaj sistemit kleptokratik të vëndit. Kur një herë i doli një eksponent lokal partie që kishte marrë disa vota të pandershme, e përjashtuan nga rradhët e tyre. Sipas tij, një njeri që nuk dinte të respektonte votën, nuk dinte c’është demokracia, nuk mund ishte i denjë për të bërë pjesë në partinë e tyre politike. Në cdo detyrë publike si ministër transportesh dhe kryebashkiak ai solli ndryshimin. U përball me sistemin dhe doli fitues. Ndezi shpirtin e revoltës së miliona njerëzve dhe u kthye në një uragan elektoral. ‘Nuk mund të na vjedhin ata sa mund të votojmë ne’, ishte thirrja e tij në raundin e dytë të presidencialeve të  2004-ës dhe njerëzit e dëgjuan. Nga 31% të raundit të parë, rikuperoi afro 20% në dy javë dhe doli fitues. Të rinj dhe të reja votonin në masë, që një ish-komandant anijeje, t’i udhëhiqte në ujrat e trazuar të tranzicionit, për të vënë drejtësi ndaj korrupsionit dhe autoritarizmit, për të hapur një hapur një faqe të re në historinë e tyre kombëtare. Ai e cliroi prokurorinë speciale nga ndikimi politik, u dha  forcën prokurorve për të cuar drejt dënimit mbi dy mijë personazhe publike, ndër të cilët edhe vëllain e tij.

Kjo është historia e ngjitjes drejt majave të pushtetit të ish-presidentit rumun Traian Basescu dhe e partisë së tij, një histori që ilustron konkluzionet e studiueses gjermane të shkencave politike Elisabeth Noelle-Neumann me teorinë e saj mbi spiralen e heshtjes. Sipas saj, grupi që ka disponibilitetin më të madh të luftojë për pikëvështrimet e tij, me kohë do bëhet dominues, ndërsa një grupim, qoftë ky edhe mazhoritar, që nuk ka besim tek mbrojtja e qëndrimit të tyre, me kohë do pësojë tkurrje (Elisabeth Noelle-Neumann, The Spiral of Silence: Public Opinion – Our Social Skin, Comunicare.ro, Bukuresht, 2004). Por nuk duhet të harrojmë se besimi dhe vendosmëria buron nga forca e idealit që ndan grupi, nga garancia që afron lideri. Devotshmëria ndaj kauzës, sjell devotshmërinë e njerëzve dhe  hap rrugën drejt pushtetit.

Abandonimi i njeriut të kauzës së drejtë cenon besimin

Një situatë afërsisht e ngjashme, me fillimet e Basescu-t, përsëritet plot mbas 20 vjetësh në Shqipëri, edhe ky një vend kandidat për në BE, po dy parti të koalicionit qeverisës, një e madhe dhe një e vogël, me një ministër drejtësie i partisë së vogël që hyn në konflikt me ministrin e brendshëm dhe kryeministrin e vendit për luftën ndaj drogës dhe kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni.

Paralelizmi edhe mund të çalojë se ende nuk dimë me saktësi profilin moral të ministrit dhe partisë së tij, por ama jemi të qartë mbi vërtetësinë e akuzave të tij, mbi vendosmërinë e kryeministrit dhe të tijve për të mos luftuar kursin e kriminalizimit të vendit dhe zellin për të goditur çdo kënd që thotë disa të vërteta, sikurse kemi një lojë të partisë së vogël të ministrit, për të abandonuar këtë të fundit, për të lënë luftën e së vërtetës në këmbim të jetëgjatësisë së pushtetit.

Partitë dhe liderët që hedhin kauzat dhe promovuesit zor se bëhen të mëdha dhe nëse janë të tilla do treten me kohën. Nuk duhet të shitet për pushtet mbrojtësi i një kauze. Kur shet një luftëtar ke shitur shpirtin dhe pjesën më të mirë të vetes dhe të kombit. Në një pjesë të kulturës politike të Lindjes ish-komuniste, ky mund të jetë një normalitet, por në kohë abandonimi i njerëzve me ideale dhe kauzave të drejta, ka minim të besueshmërisë.

Stalini, Hoxha & Co shquheshin si tinzarë dhe të pabesë jo vetëm me kundërshtarët por edhe me bashkëpunëtorët. Ambiciet karrieriste të këtyre të fundit keqpërdoreshin, i dërgonin t’ju bënin gropën të tjerëve dhe mbasi i kishin përdorur deri në zvetënim, i sakrifikonin duke iu ndërsyer ujqërit e tjerë të kopesë. Kjo kulturë e organizimeve tona politike duket se nuk ndalet. E. Hoxha ishte mastershefi i kësaj filozofie, por edhe pionierët e tij nuk mbeten pas. Njëherë e një kohë përdoreshin dhe sakrifikoheshin me radhë shefa shtabi dhe shërbimesh sekrete, ministra të brendshëm, të mbrojtjes dhe kryeministra. Sot vazhdon e njëjta traditë, por eliminimet fizike nuk janë në rend të ditës. Kështu nuk ecet më. Kjo zhbën besimin e njerëzve tek pushteti, qeverisja dhe lidershipi.

Ka një rregull të artë në politikë – kurrë mos e lër vetëm njeriun tënd kur ai lufton për një kauzë të drejtë. Kur njeriu yt lufton për një çështje parimore mos e hidh, mos e shit, por mbështete me çdo çmim sepse lufta për vlera dhe ideale të lartëson, të shton mbështetjen dhe të kthen në forcë të madhe lëvizëse dhe transformuese në shoqëri. Të shkosh me të deri në fund tregon forcë karakteri. Se edhe politika ka ca parime. Nuk dërgohen njerëzit në luftë, u jepet siguri se do mbështeten dhe më pas në betejën e parë të humbur i sakrifikojmë, për pushtet dhe para kalojmë nga një anë e barrikadës në tjetrën. Kjo kulturë bie ndesh me kodet morale të lidershipit bashkëkohor, me frymën e luftës në ekip.

Përgjegjësia e lidershipit thonë Galford dhe Maruca, është jo vetëm të krijojë një model, një trashëgimi, por të ndërtojë edhe një komunitet liderash që do t’a transmetojnë këtë grup vlerash dhe parimesh më tej (Robert M. Galford, Regina Fazio Maruca, Your Leadership Legacy, Harvard Business School Press, 2006). Në rastin e fundit në Shqipëri, lënien pa mbështetje të ministrit të drejtësisë nga të tijët, kemi jo një krijues por një rrënues të këtij komuniteti, një ekzekutues të kurajës dhe luftës për të mbrojtur një kauzë të drejtë siç është ç’kriminalizimi i ekonomisë, qeverisë dhe shoqërisë. Nuk është ky lidershipi i vërtetë, nuk është kjo mënyra se si duhet të ndërtohet klima e bashkëpunimit në organizata – lufta krah njëri-tjetrit, në të mirë dhe në të keq, për të ndërtuar një komb vlerash. Në historinë e njerëzimit, ç’është ngritur mbi dredhinë ka sjellë rrënim dhe ç’është ngritur mbi nderin ka sjellë pushtetin dhe zhvillimin.

Fjala, nderi dhe ideali i mban njerëzit bashkë. Njerëzit kanë nevojë për modele që shquhen në kohë furtunash. Kjo shpjegon se pse fraksione politike krijojnë parti të vogla dhe të mesme, por që nuk rriten mjaftueshëm për të ardhur të vetme në pushtet. Janë liderë dhe parti që tranzaksiojnë interesa por nuk krijojnë frymë. Besimi që njerëzit të akordojnë është gjithçka për një njëri. Nuk duhet arritur i pari me çdo çmim. Fitorja duhët të vijë në kohën e duhur pa thyer kollonën e vlerave të tua. Kjo të kthen në një model të parë për të gjithë. Nëse shoqërohet edhe me vendin e parë kjo është një fitore e dyfishtë.

Kultura e ‘ujkut oriental’, për të cilën shkruante në periudhën interbelike Krist Maloki (akademik shqiptar që jetoi e punoi në Austri), duhet abandonuar. Orientalizma shqiptare, thoshte ai, ka rrënjë të vjetra që me ndarjen e Perandorisë Romake, në Lindje dhe Perëndim. Në 13 shekuj ne ia kemi shteruar lëngun helmues kësaj bime dhe nuk njohim kauzë, shok e mik, por si një kope ujqërish shkojmë bashkë për të shqyer prenë dhe kur ndonjëri plagoset rrugës e copëtojmë midis nesh. Sado e vjetër të jetë si traditë duhet harruar. Duhet një qasje e re – bashkë me të mirin dhe ndarë me të ligun deri në fund të kësaj bote. Kjo e forcon besimin e njerëzve duke i hapur rrugën çdo iniciative të suksesshme.

Mbrojtja e të inkriminuarve ndan fajësinë, sjell kompromentimin

Përkrahja direkte apo indirekte e njerëzve të inkriminuar sjell bashkëfajësinë. Kjo mund të jetë rrënuese kur profilin publik e ke ndërtuar mbi ndershmërinë. Paqartësia dëmton besueshmërinë, stimulon goditjet e kundërshtarëve dhe ç’orienton mbështetësit. Një shembull mund ta japim sërish nga politika shqiptare. Në vitin 2005 në Shqipëri vjen në pushtet një mazhorancë e re, një koalicion politik dhe civil që moto kishte qeverisjen ‘me duar të pastra’.

Për sa kohë iu përmbajtën kësaj filozofie ndenjën në pushtet, kur nuk dhanë prova se e kishin seriozisht, ranë prej tij. Ushtrimi i pushtetit është i vështirë dhe shpesh duhet të bësh zgjedhje ku testohen nën presion parimet dhe vlerat për të cilat njerëzit të kanë besuar. Kështu ndodhi edhe me ta. Viti 2011  ishte momenti kur sakrifikimi i kauzës për ruajtje pushteti u bë më i dukshëm. Në vitin 2011, dy ministra qeverie, nga një parti e vogël kishin filmuar njëri-tjetrin duke negociuar afera korruptive. Ky ishte momenti kur partneret më të mëdhenj, ata të duarve të pastra, duhet të mbanin një qëndrim të prerë. Duhet të aplikonin parimin e Lincoln-it, qëndrojmë bashkë për sa kohë ndajmë të njëjtat vlera, ndahemi kur ndonjëri shkon në drejtimin e gabuar. Hezituan, menduan për mbajtjen e pushtetit por harruan se po dëmtonin fibrën morale të partisë së tyre, vlerat që i mbajnë njerëzit bashkë dhe frymën që i motivon për të dalë në luftërat politike dhe elektorale. Njëherë tranzaksioni i pushtetit i instaluar, infeksioni përhapet në çdo nivel dhe kjo shpjegon jo vetëm daljen e tyre të mëvonshme në opozitë, por edhe kalimin me lehtësi të elektoratit nga një parti në tjetrën. Ashtu si dy vite më parë lidershipi la vlerat për pushtetin, dy vite më pas një pjesë e aktivistëve dhe elektoratit të partisë së madhe e braktisi këtë të fundit për të ndenjur në pushtet me partinë e vogël. U krijua modeli i ri, tranzaksioni në funksion të pushtetit, jo politikë parimore në funksion të kauzës. Kriza e atëhershme e besimit vazhdon edhe sot, ende ky formacion politik nuk krijon frymë mbarëkombëtare si një herë dhe një kohë, nuk ngjall shpresën për të cilën kanë nevojë qytetarët. Ndonëse shoqëria ka hyrë në një krizë mbijetese ku alternativë e vetme qeverisëse është kriminalizimi i politikës dhe ekonomisë, ende një projekt që kthen besimin mbetet një dëshirë e papërmbushur. Ka nevojë për një korrektim të së shkuarës dhe një vendosmëri për një moral të ri drejt së ardhmes. Ngjitja drejt pushtetit vjen mbas pastrimit të pjesëve të infektuara, me një lidership që përfshin njerëz me autoritet të lartë moral, të vendosur për të luftuar për një sistem të konsoliduar vlerash. Në kohë krizash kërkohen lëvizje të forta transformuese. Në këtë formë politika i kthehet idealit dhe njerëzit e ndjejnë se duhet t’i bashkohen. Kur mbetet një lojë statusi dhe pushteti, politika humbet frymën dhe kthehet në një proces mekanik frike dhe interesash. Nga ky moment rënia është çështje kohe dhe ngjitja e vështirë, me raste e pamundur.

Kauza, besimi dhe vendosmëria (ri)sjellin fitimin e pushtetit

Lënia e pushtetit për kauzën të rikthen më fuqishëm se më parë. Njerëzit janë të etur për luftëtarët e paepur, për njerëzit që jetojnë për triumfin e kauzës së tyre, që zotërojnë forcën e fjalës, frymëzimit dhe mobilizimit për një transformim që ua bën jetën më të mirë bashkëqytetarëve të tyre. Rasti i Mikheil Saakashvili-it është domethënës në këtë drejtim. Në vitin 1995 ai kthehet në vendlindje mbas një masteri në Columbia University. Hyn në politikë, në parlament dhe shquhet për dashuri ndaj vendit, profesionalizëm dhe idealizëm, që lë në hije çdo frymë klanore. Pak kohë në politikë e kishin kthyer atë në një ndër njerëzit më me popullaritet të vendit të tij.

Në vitin 2000, bëhet pjesë e ekzekutivit dhe shërben si Ministër Drejtësie i Gjeorgjisë në presidencën e Eduard Shevardnadze-s. Një natyrë reformatore, ai hyri shpejt në konflikt me Ministrin e Brendshëm dhe krerët e policisë për aferat e tyre korruptive. I pambështetur në përpjekjet e tij nga partia, në shtator të 2001 jep dorëheqjen si ministër duke refuzuar të ishte pjesë e një regjimi që kishte përhapur metastazat e korrupsionit në çdo qelizë të tij dhe duke akuzuar vetë Shevardnadze-n se po administronte dhe po kriminalizonte vendin. Saakashvili kishte arritur shumë gjatë atyre viteve, por kuptoi se kauza dhe vendi ishin më të rëndësishme se pushteti. Rasti tipik i një lideri që nuk rend mbas qetësisë, por mbas përballjes dhe ndryshimit, nuk rend mbas karrierës si shpërblim ndaj bindjes dhe konformimit, por mbas monopatit të rrezikshëm të konfrontimit me njerëzit më të pushtetshëm, të krimit politik dhe ekonomik. Një kthim tek forca reale e një vendi, tek mobilizimi i njerëzve. Kështu nisi rrugëtimi  i tij për të ndryshuar Gjeorgjinë.

Energjik dhe i pandalur ai themelon Lëvizjen e Bashkimit Kombëtar në 2001 dhe mbas zgjedhjeve të manipuluara të vitit 2003, udhëheq në nëntor të atij viti Revolucionin e Trëndafiltë, që e detyron Shevardnadze-n të japë dorëheqjen. E nisur nga zero, partia e tij fiton 67% të votave në zgjedhjet e 2004-ës dhe ai fiton zgjedhjet presidenciale duke i dhënë Gjeorgjisë një qasje të qartë properëndimore dhe proatlantike.

Si e arriti ky njeri diçka të tillë? Forca buron nga kauza, prestigji dhe guximi. Forca buron nga vendosmëria për të realizuar atë çfarë është e nevojshme për kombin në një moment të vështirë për të. Dhe çfarë është më e rëndësishmja të kuptohet se këto cilësi nuk vlerësohen nga establishmenti, por nga njerëzit e thjeshtë, kështu që lënia e pushtetit dhe kthimi tek ai qytetari që tregton prodhimet në cep të rrugës, tek intelektuali që po e nëpërkëmb tarafi i partisë, tek fermeri që prodhon me vështirësi kulturat tradicionale, tek sipërmarrësi prodhues që lufton me konkurrencën e pandershme, tek profesionistët e rinj që administrojnë me sukses kompani vendase dhe të huaja, është burimi i forcës, energjia që zëvendëson të vjetrën me të renë.

Veçse ka diçka, njerëzit e thjeshtë nuk vihen pas një njeriu të dobët, nuk japin maksimumin mbas një njeriu me faqe të nxirë, mbas një njeriu që rend mbas pushtetit, por mbas një njeriu që pushtetin do ta kthejë në një mundësi mirëqenieje për të gjithë. Ata çmojnë kurajën, pastërtinë e njerëzve që kërkojnë t’i udhëheqin, sinqeritetin e qëllimeve, energjinë dhe dashurinë ndaj tyre. Sakashvilli deri në atë moment i kishte të gjitha, kredibilitetin, figurën publike me reputacionin më të lartë në vend, kishte provën se për kauzën lë pushtetin, se për të shpëtuar vendin e rrezikonte, qetësinë, karrierën por edhe vetë jetën.

Ka shumë për të folur mbi arritjet dhe mosarritjet e tij të mëpasshme gjatë dy mandateve presidenciale, por këtu u ndalëm tek pjesa e parë e jetës së tij politike, tek forca që nuk buron nga mbajtja e pushtetit me çdo çmim, por nga lënia e diçkaje të inkriminuar, tek ngjitja mbi prestigjin, kredibilitetin dhe vendosmërinë për kauzën.

Qëndrueshmeria e përkushtimit ndaj njerëzve të jep infulencën, pushtetin dhe historinë

Në të tre rastet e mësipërme, në demokracitë e reja Lindore, ata që zgjodhën qëndrimin në pushtet duke sakrifikuar kauzat për të cilat ishin investuar, në tre vitet që pasuan humbën përfundimisht pushtetin. Kështu ndodhi me Konventën Demokratike të Rumanisë dhe partinë kryesore PNTCD (partine historike të rezistencës anti-komuniste), me regjimin e Shevardnadze-s në Gjeorgji dhe me qeverisjen e Partisë Demokratike në Shqipëri.

Këtu është rasti të nënvizojmë edhe trajektoren e atyre që u ngjitën në pushtet përmes kauzës, prestigjit dhe vendosmërisë. Si Traian Basescu ashtu edhe Mikheil Saakashvili erdhën në një valë popullore shprese dhe besimi, por në fund të dy mandateve presidenciale kuotat e mbështetjes së tyre ranë ndjeshëm. Nga heronj u kthyen në të dyshuar për shpërdorim pushteti. Traian Basescu  u rikthye në politikë, në krye të një partie të re (Lëvizja Popullore) dhe mezi hyri në parlament me 5% të votave. Partia e tij hershme u nda, u përça dhe u shkri me një parti tjetër.

Saakashvili, humbi zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale me partinë e tij, u largua nga vendi dhe sot vazhdon karrierën politike në vendin e studimeve të hershme universitare, Ukrainën. Partia që krijoi është në një proces ndarjeje mes fraksioneve të shumta të saj. Rasti tipik i personazhesh politike në Evropën Lindore që ngjiten dhe bien në sajë të kauzave, kredibilitetit dhe vendosmërisë, por nuk arrijnë dot të krijojnë një model, të lënë një trashëgimi për të cilën të vlerësohen gjatë. Duket se bien viktima të një kulture të munguar të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit pa kompromentuar vlerat që i ngritën në krye të punëve të vendit. Historia post-komuniste e Europës Lindore është e mbushur me raste te tilla.

Nuk ndodhi kështu me Barack Obamën. Trajektorja e ngjitjes së tij në pushtet ishte në kufijtë e të pamundurës, ushtrimi i pushtetit me arritje dhe pa skandale, një histori suksesi. Kauza, besueshmëria dhe vendosmëria jo vetëm gjatë ngjitjes drejt pushtetit por edhe ushtrimit të tij, garanton përjetësinë, rrit prestigjin, ndërton trashëgiminë e lidershipit.

Në një anketim të vitit 2017, të kryer midis 91 historianëve, biografëve dhe studiuesve të lidershipit presidencial amerikan, në universitetet më të mira të Shteteve të Bashkuara, bazuar në karakteristikat udhëheqëse Barack Obama zë vendin e 12, duke u përfshirë në 1/3 e presidentëve më efektive Amerikanë në histori. Në këtë klasifikim ai renditet pranë Reagan-it dhe Wilson-it, përpara Kennedy-t, Clinton-t, Bush-ve dhe shumë të tjerëve. Një lider që frymëzon, ngjitet në pushtet përmes një kauze të fortë, për një vend të mundësive për të gjithë, merr mbështetjen dhe e përdor pushtetin me integritet për të shumtët. Tek autoriteti moral ai radhitet i shtati, tek menaxhimi ekonomik i teti dhe tek drejtësia e barabartë për të gjithë i treti mbas Lincoln-it dhe Lyndon Johnson-it. (https://www.c-span.org/presidentsurvey2017/?përsonid=34702) Asnjë skandal gjatë gjithë jetës së tij, si para ashtu dhe gjatë ekzekutimit të pushtetit. Një ndër presidentët që e mbyll mandatin me një miratim prej 55% të punës së tij, i dëshiruar nga një mazhoritet amerikanësh për një mandat tjetër. Kështu mund të krijosh një model dhe mbahesh mend gjatë. Kështu fiton dhe ushtron një pushtet të përjetshëm që kalon çdo hapësirë dhe kohë.

Në vend të përfundimit…

Ngjitja drejt pushtetit i dedikohet vendosmërisë të një lideri dhe të një grupi njerëzish, që të pafrikësuar nga humbjet ecin përpara drejt një rruge të re, të panjohur por të dobishme për ruajtjen e moralit dhe kohezionit social rreth vlerave që ata besojnë. Këtu dallohen liderët e vërtetë. Ata janë mbartës vlerash, modelesh, rigjenerues virtyti dhe integriteti në organizata dhe vendin në tërësi. Ruajtja e vlerave në opozitë dhe pushtet, në ngjitje dhe përgjatë ushtrimit në majat e lidershipit të jep pushtetin real, influencën përtej çdo autoriteti formal, krijimin e një modeli me rezonancë në kohë.

Një kauzë e drejtë në dorën e njerëzve të gabuar nuk do të ketë asnjë efekt. Nuk mund të frymëzosh për lirinë kur ke qenë cënues i saj, nuk mund të frymëzosh për ndershmërinë kur ke qenë i pandershëm në ushtrimin e pushtetit dhe me popullin tënd, nuk mund të frymëzosh për drejtësinë kur ke qenë shantazhues i saj, nuk mund të frymëzosh për votën e lirë kur ke qenë manipulues i saj. Kur tjetër thua dhe tjetër bën, askush se di se ku qëndron. Kriza e besimit kompromenton edhe vetë kauzën.

Nëse ke qenë largpamës dhe simbol i më të mirës njerëzore do mbështetesh dhe kujtohesh gjatë, nëse nuk i ke këto cilësi mundohesh më kot. Njerëzit janë të vëmendshëm jo vetëm ndaj çështjes por edhe ndaj promovuesve të saj. Bindja se diçka do realizohet sipas asaj që premtohet i jep lideri një mbështetje të gjerë, nga njerëz dhe grupe të pamenduara më parë.

Mos rend mbas pushtetit por mbas kauzës së përbashkët, mos iu gëzo influencës që buron nga statusi por fito besimin e sinqertë të njerëzve të tjerë, mos i detyro të të ndjekin por ndërmerr veprime për të mirën e të gjithëve që njerëzit të kenë nder të të bashkohen, ta kthejnë kontributin në misionin e jetës së tyre. Respekti fitohet dhe nuk kërkohet apo imponohet. Qëndrueshmëria e kauzës dhe besimit janë burim i pashtershëm pushteti…

Kategori
Uncategorized

Zbulohet skandali i Vlahutin: I kërkoi Adriatik Llallës të arrestonte Berishës.

Kur Knut Fleckenstein, raportuesja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, u takua me Lulzim Basha, kreun e opozitës në Shqipëri, këtë javë, një person që duhet të ishte bashke me ta ishte zhdukur: Kjo ishte Ambasadorja Romana Vlahutin, kreu i delegacionit të BE-së në Shqipëri.

Basha ka kërkuar që ambasadori Vlahutin të lihet jashtë takimit, një dalje nga protokolli për takime të këtij lloji. Lideri i opozitës së Shqipërisë argumentoi se do te publikoje disa fakte tek Fleckenstein për të cilat ambasadorja e BE-së nuk gëzon besimin e opozitës, shkruan Tirana Times.

Kjo është hera e parë që një përfaqësues i opozitës shqiptare thotë se ambasadori i BE-së nqë Tiranë nuk është besuar, dhe është e qartë se sa Partia Demokratike është e shqetësuar se Vlahutin ka kaluar vijën e kuqe, transmeton DRONI.al.

Në lajmet e fundit, kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla, ka thënë në intervista televizive se ambasadori i BE-së i kishte kërkuar Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për të arrestuar politikanë të lartë, dhe një burim diplomatik tregon, se vetë Berisha ishte në krye të listës.

Llalla informoi Presidentin Bujar Nishani, eprorin direkt në Këshillin e Drejtësisë për kërkesën. Nishani, një ish-zyrtar i lartë në Partinë Demokratike, atëherë duket se i ka kërkuar Vlahutinit për të shpjeguar kërkesën e saj dhe bazën e saj.

Një zyrtar i lartë në Partinë Demokratike tha për Tirana Times se Vlahutin ka dëmtuar kredibilitetin e BE-së në Shqipëri me “të qenit një mbështetës emocionale e qeverisë dhe kryeministrit”, duke shtuar se këtë mendim ndahet më gjerë, jo vetëm nga opozita.

Berisha ka bërë publike se aktivistë të njohur socialistë dhe mbështetës të kryeministrit janë të punësuar në stafin e Vlahutin në Tiranë.

Vlahutin është e pazakontë për një ambasador të BE-së. Një shtetase kroate, ajo kishte punuar më parë për presidentin e vendit të saj përpara se të dërgohet në Shqipëri si përfaqësues i BE-së në vijim të vitit 2013 pas pranimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian. DRONI.a

Kategori
Uncategorized

Arbana moj Arbana.

Arbana moj Arbana………

Nga Ilirjan Blloshmi/

Komunistes Arbana Xharra, i thoni mos i bjerë nga rruga e kombit kur të vij në Shqipëri. Helbete atë rrugë e ka bere Sali Berisha. E nderuara Xharra, Berishën do e vlerësojë historia. Por nuk i ka hije një “gazetarie” të madhe, që ti referohet Izet Haxhise dhe Spartak Ngjeles për lidhjet e Berishës me arabët. Nëse ju referohesh këtyre të dyve për gazetari investigative, eshë njësoj si me kërkuar një femer të virgjër në bordello.
Berisha eshte i vetmi udheheqes shqiptar qe ka vizituar dy here Shtepine e Bardhe dhe ka pritur ne Shqiperi nje president amerikan ne detyre, vizite gjate se ciles u artikuluan publikisht futja e Shqiperise ne NATO dhe pavaresia e Kosoves.
Nëse nuk më besoni, hapni internetin dhe shikoni media kryesore amerikane të atyre viteve. Shikoni: Herald Tribune, Wall Street Juornal etj, qe i kane bere jehone ne menyre te perseritur, kontributit te rendesishem te Shqiperise dhe personalisht te zotit Berisha ne luften dhe operacionet kunder terrorizmit islamik. Kontribut sipas tyre me i madh se sa i çdo vendi tjeter ish komunist ne Europe.

Kategori
Uncategorized

Zbulohet dokumenti / Fondacioni Soros: ‘Knut Fleckenstein është i besuari ynë’.

Soros knut faximile foto cover

Paraditen e së mërkurës, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut  Fleckenstein gjatë një prononcimi të pazakontë në Tiranë, i cilësoi si përralla akuzat e bëra nga ish-kryeministri Berisha për rolin dhe ndikimin e rrjetit Soros.

Deklarata e zotit  Fleckenstein ishte eksplicite. Ai u shpreh:

Më lejoni të tregohem edhe më i drejtpërdrejtë në lidhje me një shfaqje televizive që është shfaqur mbrëmë. Kam shumë respekt për z. Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë dhe ndoshta më shumë respekt sesa mund të mendoni. E kam me të vërtetë.
Por ama do doja t’i kërkoja atij të mos fliste më me ato përralla sorosiane dhe madje mund të them se është fjalë për fjalë e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni dhe nga përvoja ime është se vetëm të dobëtit kanë nevojë për ato lloj përrallash dhe zoti Berisha nuk është një njeri i dobët.

Ndonëse zoti Knut Flenckenstein injoroi tërësisht deklaratat e Berishës dhe i cilësoi ato si përralla, një dokument i siguruar nga Hashtag.al, tregon se zoti Flenckenstein është pjesë integrale e rrjetit Soros dhe kritikat e tij ndaj Berishës rezultojnë në konflikt arbitrar interesi.

 

Knut soros faximile 1

Disa mijëra dokumente të deklasifikuara të DCLeaks për rrjetin Soros, kanë mes tyre dhe një raport tepër interesant, të hartuar në vitin 2013.

Raporti i brendshëm i Fondacionit Soros mban emrin: ‘Lista e aleatëve të besuar në Parlamentin Evropian (2014-2019)’.

Që në hyrje të raportit bëhet e qartë se materiali është hartuar si një guidë për të orientuar të gjitha degët e këtij fondacioni në lidhje me zyrtarët e besuar në Parlamentin Evropian. Pra lista e zyrtarëve  evropianë që kishin dhënë ‘besën’ tek fondacioni.

Lista është e strukturuar sipas sektorëve dhe departamenteve të Parlamentit Evropian, ndërsa në seksionin e titulluar ‘Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë’, në listën e zyrtarëve të besuar të Fondacionit Soros, renditet edhe zoti Knut Flenckenstein dora vetë.

Knut soros 2

Soros knut 3

Nuk është përrallë, por dokument zyrtar i Fondacionit Soros, ai që e ka klasifikuar zotin Flenckenstein si pjesë të besuar të rrjetit.

Ky dokument e vendos zotin Flenckenstein përveçse në pozitat e konfliktit të interesit; edhe në pozitat e sharlatanit anglishtfolës të radhës, sepse rezulton se zoti Flenckenstein na ka thënë të mos besojmë përrallat për Sorosin, por janë vetë dokumentet e Fondacionit Soros ato që zbulojnë se Flenckenstein është në listën e njerëzve të besuar të Soros. / Hashtag.al  

Kategori
Uncategorized

BBC: Si trafikohen vajzat shqiptare drejt Anglisë, ku përdhunohen dhe nxirren në rrugë.

BBC: Si trafikohen vajzat shqiptare drejt Anglisë, ku përdhunohen dhe nxirren në rrugë

Rrjeti britanik “BBC” ka realizuar një reportazh drithërues me vajzat shqiptare të trafikuara si prostituta në Britaninë e Madhe. Këto histori duket se kanë përlotur jo vetëm të rejat fatkeqe që i kanë rrëfyer për gjigantin mediatik, por edhe gazetaren e cila shprehet me nota proteste kundër brutalitetit dhe trajtimeve çnjerëzore nga ana e trafikantëve.

Trafikimi i njerëzve në Britaninë e Madhe është në rritje dhe numri më i madh i femrave të trafikuara tyre vijnë nga Shqipëria, shkruan britanikja.

“Më kanë detyruar të fle me shumë burra”, i rrëfen i Seja gazetares së BBC-së, Reeta Chakrabarti, e cila ka vizituar një strehë për gratë e trafikuara në jug të Shqipërisë.

Viktimat e trafikimit dhe të dhunës ishin thjesht nxënëse, 10 ose 12 vjeçe kur u trafikuan dhe tani na vështrojnë me ndrojtje, shkruan gazetarja duke shtuar se të gjitha kanë qenë të dhe shfrytëzuara brutalisht. Disa nga këto fëmijë, tashmë kanë fëmijët e vegjël të tyre, “produktet” e dhunimeve dhe përdhunimeve nëpër të cilat iu është dashur të kalojnë.

Seya ishte vetëm 14 vjeç kur u largua me dhunë nga shtëpia dhe u shit në një rrjet trafiku nga një njeri që ajo e mendonte si të dashurin e saj, bën të ditur BBC. Por ajo e gjeti veten në një rrjet të tmerrshëm krimi, e paaftë për të bërë dallime mes tutorëve dhe viktimave.

Ajo u detyrua për muaj të flinte me disa burra në ditë dhe me “klientë ndërkombëtarë”, të cilët paguanin më shumë gjatë natës.

“Unë i urrej – i tha ajo gazetares britanike, duke folur me qetësi – Unë dua që ata të marrin dënimin që meritojnë… Ata të vjedhin lirinë… të përdorin… sundojnë mbi ty… nuk e di… është shumë poshtëruese”.

Shqipëria është një vend i vogël, në të cilën trafikimi i qenieve njerëzore kapi kulmin pas rënies së komunizmit në vitin 1990, shkruan “BBC”. Trafikantët janë të mirë organizuar dhe shquhen për brutalitet.

Ana është një tjetër viktimë e cila është intervistuar nga gazetarja britanike në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka lindur në një qytet të vogël shqiptar dhe është mashtruar nga i “dashuri” për t’u larguar nga shtëpia, por më pas, u shit për prostitucion në Britani, shkruan SYRI.net. Ajo është dërguar në Britani, por nuk kishte idenë se ku ndodhej.

“Isha diku nën tokë – thotë ajo – Unë nuk kisha asnjë ide për botën rreth meje. Ata nuk na lejonin të shihnim… hyra në ndërtesë me sytë e lidhur”.

Ana tani është në të 20-tat dhe ishte e virgjër para se të trafikohej. Ajo ka qarë gjatë gjithë intervistës tonë, shkruan “BBC”, por megjithatë ka këmbëngulur se donte të tregonte historinë e saj.

Ajo i rrëfeu gazetares se ishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur çdo ditë, nga shumë njerëz.

“Ata më bënë shumë gjëra – thotë Ana- gjëra që unë kurrë nuk i kisha imagjinuar se ishin të mundura”.

Trafikimi njerëzor në Shqipëri

Gra dhe vajza të varfra, veçanërisht nga zona rurale, janë më vulnerabël.

Ato gënjehen me martesa të rreme dhe punë.

Shumica e viktimave oi nën shtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar në disa vende europiane.

Mendësi të rrënjosura ndaj femrave kontribuojnë ndaj problemit.

Përpjekjet e qeverisë për ta eliminuar këtë problem janë akoma të pamjaftueshme, pavarësisht progresit.

Trafikanti: “Është e tmerrshme”

Aktivistët kundër trafikimit shprehen se mendësitë e rrënjosura ndaj femrave në shoqërinë Shqiptare kontribuojnë në këtë problem.

Kjo është një kulturë e dominuar nga meshkujt, ku vajzat e reja janë të varfra, zonat rurale janë vulnerabël ndaj dhunës në familje dhe gjithmonë femrat kërkojnë mënyra të arratisen nga aty.

Kjo i bën një pre të lehtë për trafikuesit.

Shpesh viktimat manipulohen përmes martesave të rreme ose mundësive të punësimit, me trafikantë që u premtojnë se do u mbulojnë shpenzimet, shprehet një reporter i OKB-së.

Në Shqipëri, procedurat ligjore nuk kryhen si duhet, por qeveria ka bërë disa hapa para për ta përmirësuar këtë gjendje. Një raport i Departamentit të Shtetit Amerikan rekomondon se duhet bërë më shumë në këtë fushë duke “hetuar, proceduar dhe dënuar trafikuesit, përfshirë ëdhe zyrtare.”

Autoritet shqiptare na lejuan të flasim me një të dënuar në burg i mbajtur nën siguri të lartë në Korç, në lindje të vendit. Në mes të dimrit, bora është e trashë, burgu fryn dhe është ftohtë.

I burgosuri është Fatos Kaplani, momentalisht po vuan një dënim me 15 vite heqje lirie për trafim fëmijësh drejt Greqisë, duke i detyruar të prostituojnë ose të lypin. Ai është vetë një baba dhe ka qenë i martuar atë kohë.

Çfarë të detyroi ta bëje? – e pyes unë.

“Ishte një kohë kur të gjithë e bënin këtë gjë” thotë ai, me një mbledhje supesh që ndoshta është pendim ose ndoshta turp.

“Është e tmerrshme. Imagjino sikur të ishin fëmijët e mi dhe dikush tu bënte atë gjë. Është e tmerrshme.”

Kategori
Uncategorized

Darka Rama-Meta/ Kryeparlamentari i kërkon të jap dorëheqjen, darka prishet

D

Darka Rama-Meta/ Kryeparlamentari i kërkon të jap dorëheqjen, darka prishet

Një burim shumë i rezervuar kryeministror, pjestar i shërbimit darkor, tregon se darka e mbrëmshme mes Edi Ramës dhe Ilir Metës ka përfunduar siç filloi, e  pa ngrënë! Që në fillim kryeministri ka kërkuar pozicionimin e saktë dhe të prerë të Ilir Metës, çka ka rritur tensionet mes tyre, ndërkohë që Meta ka thënë se nëse duhet për të siguruar normalitetin e vendit dhe të garancisë së opozitës, si dhe të mos ketë destabilitet, Rama dhe Meta të japin njëkohësisht dorëheqjen. Pra që të mos duket sikur PS humbet liderin , ndërsa LSI e mban kryeparlamentarin, edhe Ilir Meta jep dorëheqjen.
Kryeministri ka insistuar se nuk pranon asnjë zgjidhje me anë të protestës së opozitës dhe për protestën. Këmbënguljes se Ilir Metës se puna do të shkojë në përplasje të shoqërisë së ndarë në dy kape si dhe Opozita nuk do të futet në zgjedhje, kryeministri mësohet nga burime të rezervuara kryeministrore se ka qenë i vendosur për asnjë variant për qeveri teknike.
Edhe variantit që PS e LSI të ndryshojnë këto ditë pothuaj 90 përqind të kabinetit qeveritar, Ilir Meta ka insistuar duke i sqaruar se opozita do kokën e Ramës se nuk ka besim në zgjedhje të lira.
Darka ka përfunduar pa asnjë zgjidhje, bile tregon punonjësi i shërbimit se asnjeri nuk ka prekur pjatat. As verën. Vetëm kanë tymosur cigare, të dy. Duke shkelur dhe ligjin antiduhan.
Mësohet se Gjergj Koja i drejtorisë antiduhan për Tiranën sot do të dërgojë fletgjobat për Edi Ramën dhe Ilir Metën në shumën prej 300 mijë lekë të reja, për sejcilin.
J.V.
SPJV.it.
Kategori
Uncategorized

Përse ju shërben protesta shqiptarëve?

Përse ju shërben protesta shqiptarëve?

Qytetarët duhet të protestojnë që parlamenti dhe administrata e këtij vendi të mos mbushet me banditë dhe kriminelë. Që Parlamenti i ardhshëm të mos ketë thuajse 20 % të tij që ka pasur probleme të hapura me drejtësinë.

Nga Blendi Fevziu

Basha ka bërë atë që dukej se pritej prej kohësh. Ka thirrur një protestë masive dhe është ngulur prej ditësh në sheshin përpara Kryeministrisë. Kërkesa e opozitës është vetëm një. Ajo kërkon qeveri teknike si garanci për zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe kërcënon që nëse kjo nuk ndodh, në vend nuk do këtë zgjedhje. Basha e ka ripërsëritur këtë deklaratë edhe në një takim të rastësishëm me gazetarë, duke konfirmuar indirekt që përplasja me mazhorancën do jetë e gjatë dhe e përshkallëzuar.

Nuk ka asnjë dyshim që Basha ka vënë një bast të fortë. Nëse presioni i tij dhe i opozitës është i tillë që e detyron qeverinë të tërhiqet, atëherë ai ka fituar një betejë të madhe. Nëse ai ja arrin që faktori ndërkombëtar ta mbështesë dhe të kthejë kokën me seriozitet nga Shqipëria, sërish kjo është një fitore. Por nëse PD tërhiqet pa arritur asgjë, kjo konsiderohet disfatë dhe mund të ketë kosto të mëdha për Bashën dhe PD në zgjedhjet e ardhshme. Ky është basti i vështirë i Bashës dhe ai po e luan këtë.

Liderët politike rriten dhe krijojnë personalitet vetëm përmes sfidave dhe basteve të vështira. Në këtë këndvështrim, vendimi për të protestuar, me çdo përfundim që të vijë do ta konsolidojë atë si lider politik. Personalisht kam një vështrim tjetër, edhe pse ndryshe për protestën në shesh. Unë besoj se pavarësisht përfundimit, protesta e opozitës shërben për të krijuar tek publiku një dimension të munguar prej vitesh në Shqipëri, dimensionin e protestës qytetare. Jo protestës partiake, protestës qytetare. Le të jetë sot PD apo opozita në shesh. Nesër ose në raste të tjera do të jenë më shumë qytetarë. Qytetarë që e kuptojnë që protesta është një e drejtë e tyre; që kuptojnë që protesta është një mjet për ta bërë më të mirë jetën e tyre të përditshme; është një mjet për t’i kërkuar llogari atyre që ju ke dhënë votën dhe që e shpërdorojnë atë.

Kudo në botë protestohet. Madje protestohet në vendet demokratike. Në vendet e pazhvilluara dhe të mjerë nuk ka protestë. Ka herë herë dhunë, por jo protestë. Shqipëria duhet të mësojë të protestojë paqësisht. Ideja që votohet një herë në katër vjet dhe vullneti shprehet me votë, nuk mjafton, është demode. Amerikanët janë të parët që po protestojnë; Francezët janë çdo javë në protestë; Britanikët kanë ditë që janë në shesh për çështje që ju interesojnë; Po ashtu fqinjët tanë: grekë, maqedonas apo rumunë. Protesta shërben që t’i bëjë qeveritarët më të përgjegjshëm.

Qytetarët duhet të protestojnë që parlamenti dhe administrata e këtij vendi të mos mbushet me banditë dhe kriminelë. Që Parlamenti i ardhshëm të mos ketë thuajse 20 % të tij që ka pasur probleme të hapura me drejtësinë.

Që Bashkitë të mos drejtohen nga trafikantë dhe ish të dënuar ordinerë. Si mund të jetojë i lirë një qytetar në bashkitë e vogla, kur në krye të tyre janë njerëz që shkeljen e ligjit e kanë pasur moto dhe krenari. Që Gjykatat dhe sistemi i drejtësisë të mos funksionojnë sipas motos së njohur sot: “Drejtësi ka por është pak e shtrenjtë”! Që Gjykatës e prokurorë të mos hapin dyert e burgjeve për bandat dhe të mbyllin brenda tyre mjeranë që s’kanë asnjë përkrahje.

Që në këtë vend të mos ekzistojë bindja që të fuqishmit dhe njerëzit politik nuk preken nga ligji edhe kur e bëjnë atë rreckë për të justifikuar zullumet e shpeshta.

Që pasuria publike të mos jetë pre e 4 – 5 oligarkëve që kanë marrë gjithë qeverisjen me konçension. Që janë përfituesit e vetëm dhe ekskluzivë pavarësisht nëse në fuqi është e majta apo e djathta. Kjo nuk ndodh askund në botë.

Qytetarët duhet të protestojnë që ministrat të mos jenë arrogantë dhe të mos e shmangin llogaridhënien. Qytetarët duhet të protestojnë për taksat dhe mënyrën se si shpenzohen paratë që ata paguajnë.

Qytetarët duhet të protestojnë, kudo, përditë dhe nëse mësojnë ta bëjnë këtë për llogari të tyre dhe jo vetëm të partive, ky vend padyshim që do të jetë më i mirë. Në këtë vështrim, ngjallja e frymës së protestës, do të sherbejë për të mësuar se si të përballemi me të keqen dhe se si qytetarët të jenë vetë zotër të fateve të tyre. Të fatit të vet çdo ditë, jo një herë në 4 vjet, vetëm kur votojnë. Opinion.al

Kategori
Uncategorized

Dëbimi i romëve, azilkërkuesit dhe pajisja e përgjimit – pikat kryesore të rapo.rtit të AI që turpërojnë Shqipërinë.

Dëbimi i romëve, azilkërkuesit dhe pajisja e përgjimit - pikat kryesore të raportit të AI që turpërojnë Shqipërinë

Kushtet e rënda të komunitetit rom dhe egjiptian dhe rreziku i dëbimit të vazhdueshëm krahas 20 mijë kërkesave për azil nga shqiptarët në BE janë dy çështjet në fokus të raportit më të fundit vjetor të Amnesty International të sapopublikuar.

Por në raport përmendet në veçanti çështja e pajisjes së përgjimit, rasti i pezullimit nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit dhe fakti se qeveria akuzoi gjykatësit për këtë çështje se po i shërbenin opozitës, duke minuar kështu pavarësinë e gjyqësorit.

1 / 3

Në raport thuhet: “Komunitetet rome dhe egjiptiane vazhdojnë të jetojnë në kushte të këqia banimi dhe kanë qënë në rrezik të vazhdueshëm dëbimi. Mbi 20 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE.

Në pikën “Sistemi i drejtësisë”, Amnesty International shprehet se “në qershor, një gjykatë pezulloi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për abuzim me pushtetin dhe pjesëmarrje në vendosjen  e pajisjeve përgjuese në komisariatet e Policis. Në përgjigje, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme akuzuan gjyqtarin se se po i shërbente opozitës dhe  duke minuar pavarësinë e gjyqësorit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbeti i pezulluar deri në fund të vitit.”

Në pikën “Zhdukjet” thuhet se autoritete nuk kanë bërë asnjë hap përpara për të vënë përpara drejtësisë ata që janë përgjegjës për zhdukjen me forcë në vitin 1995 të Remzi Hoxhës, një shqiptar etnik nga Meqedonia. Fati I tij dhe vendndodhja mbeten të panjohur.  Qeveria ka filluar të bashkëpunojë me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Humbur për të gjetur dhe identifikuar eshtrat e shqiptarëve të zhdukur nga qeveria komuniste në vitet 1944-1991. Megjithatë, edhe ën fund të vitit 2016 kishte ende zhvarroje të reja për t’u bërë. Rreth gjashtëmijë persona mbeten të zhdukur.

Në pikën “Të drejtat e banimit – dëbimet me forcë” thuhet: Në qershor, autoritetet venodre në Tiranë kërcënuan për të dëbuar me forcë mbi 80 familje kryesisht rome dhe egjiptiane që jetonin në zonën e Bregut të Lumit, një zonë nën rrezikun e përmbytjeve prej lumit të Tiranës.

Kategori
Uncategorized

Liria e protestës dhe protesta e lirisë.

Nga Dr. Albano Zhapaj

 Vala e madhe e zemërimit popullor më në fund plasi, qindra mijëra qytetarë zbarkuan në shesh në 18 Shkurt dhe i treguan pushtetit se është duke ecur në rrugën e gabuar. Presioni i frikës pothuaj katër vjeçare më në fund u thye dhe vlerat qytetare i dhanë një leksion demokracie “prijsave rilindas” që, jo vetëm do të mbahet mend gjatë, por do të shërbejë si precedent qytetarie jo vetëm këtij pushteti, por çdo lloj qeverie që do të marr këtej e tutje në dorë fatet evropiane të shqiptarëve.

Liria e protestës dhe shteti ligjor

Liria e protestës është e njohur dhe garantuar nga të gjitha kushtetutat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe gjithë shteteve moderne të botës. Në Deklaratën  Universale të të Drejtave të Njeriut, atë të vitit 1948, firmëtare e së cilës është edhe Shqipëria, gjejmë plot dy nene që trajtojnë të drejtën e protestës, si e drejtë themelore e mendimit dhe veprimit të një populli të lirë.

Natyrisht që pushteti e pranon teorikisht dhe nuk e ndalon ligjërisht këtë të drejtë, por ajo që ndodh në realitet është ndryshe. Në një vend të vogël dhe të varfër si Shqipëria, ku ekonomia e shumë familjeve varet nga rroga mujore e punës, sidomos asaj në shtet, shumë njerëz detyrohen nëpërmjet ushtrimit të presionit pushtetar të frikës se nëse merr pjesë në protestë humbet vendin e punës. Nga kjo kuptohet lehtë se asnjë familjar shqiptar nuk e ka luksin të ndërpresë të ardhurat ekonomike të fëmijëve dhe familjes së tij, nëpërmjet humbjes së vendit të punës. Presioni i frikës në këtë mënyrë kthehet në ambivalent të së drejtës së mendimit dhe veprimit qytetar, duke e detyruar qytetarin të pranojë në heshtje shtypjen pushtetare dhe njëkohësisht të ndjejë brenda vetes se gjithçka që po ndodh nuk është e drejtë.  Është pikërisht ky momenti i duhur kur opozita e një vendi, me kurajë e qytetari duhet të bëhet flamurtare e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të vendit dhe t`i ndohmojë ata të mposhtin frikën dhe të kuptojnë se të drejtat e tyre janë të pamohueshme dhe në qoftë se nuk ngrihen t`i kërkojnë, e ardhmja e familjeve dhe fëmijëve të tyre është në rrezik serioz.

Si po e pengon pushteti “de facto” ushtrimin e lirisë së protestës?

Pushteti i sotëm nën etjen  e pandalshme të përdorimit të shtetit për përfitime korruptive të një kaste të ngushtë njerëzish, në kurriz të ekonomisë dhe pasurive të këtij vendi, ka nënshtruar dhe vënë nën kontroll edhe lirinë e qytetarëve, duke i kthyer këta nga qytetarë në klientë. Monopolet e krijuara për këtë qëllim fillojnë nga arsimi, shëndetësia, pasuritë natyrore dhe duke përfunduar tek taksat e rënda, shërbimet e mos dhëna, doganat, tatimet, etj.

Kërcënimi i refuzimit të pjesëmarrjes në protestat e lira me heqjen nga vendi i punës është mënyra më klasike dhe e rëndomtë që përdor një pushtet antishtet dhe antiqytetar, për të penguar qytetarët e thjeshtë të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore. Biles arrihet deri aty sa nënpunësve dhe specialistëve të thjeshtë t`i gjejnë pjesëtarët e tjerë të familjes, duke përdorur edhe “libër shtëpie”, për të cilët i bën përgjegjës ata vetë, nënpunës e specialistë, nëse familjarët e tyre dalin në protestë.

Më tej nëpërmjet policisë pengojnë, vonojnë dhe krijojnë barriera nga më të ndryshmet të gjitha ato automjete që marrin përsipër të transportojnë qytetarët drejt vendit të protestës. Nuk mungojnë këtu as mediat propushtetare të cilat mundohen ta ridikolizojnë një protestë, ta banalizojnë dhe ta opinionojnë si një protestë të kotë, si një gjë të pavlerë, apo edhe si një kauzë të humbur. Më tej akoma nëpërkëmbin dinjitetin e qytetarit të zhytur në varfëri duke i ofruar “ndihmë ekonomike shtetërore”, ndonjë lëmoshë monetare të tillë që të nxjerr një muaj nga “halli”, dhe duke devijuar kështu lirinë e mendimit të atyre pak qytetarëve, buka e fëmijëve të të cilëve është më e rëndësishme se sa fjalët e bukura apo filozofia politike opozitare.

18  Shkurti si protestë e lirisë.

Nuk jam aspak dakord që kjo mund të quhet një protestë e Partisë Demokratike apo e vetëm popullit të djathtë. Kjo është protesta e qytetarëve dhe opozita me të drejtë i është bashkuar për të ndihmuar qytetarët në thyerjen e frikës dhe në fitimin e vetëbesimit dhe të lirisë. Një shoqëri nuk e bën dot as pushtetit dhe as opozita, ato mund të ndihmojnë natyrisht, por një shoqëri e bëjnë qytetarët, dhe mund ta bëjnë vetëm kur janë të lirë, të lirë të mendojnë, të punojnë, të veprojnë e të bashkëveprojnë, të ndërtojnë të ardhmen dhe lumturinë e tyre në atë copë qiell që Zoti u ka falur, me punë të ndershme dhe me djersën e ballit.

Një shoqëri demokratike kurrsesi nuk mund të quhet, konceptohet apo ndërtohet me marifete e marifetçinj, duke mbjellë apo prodhuar hashash,  drogëra dhe helme të tjera, qofshin edhe fitimprurëse, sepse kurrësesi mirëqenia e familjeve tona dhe fëmijëve tanë nuk mund të ngrihet mbi helmin që u shesim familjeve dhe fëmijëve evropianë.  T`i japësh mundësinë një populli të ndërtojë lumturinë e tij mbi punë të pandershme dhe në kurriz të fatkeqësive të familjeve të vendeve fqinjë, pasi droga që u shesim mos të menojmë se i përmirëson ato, është një krim shoqëror përveç se ligjor, është një pabesi që ne i bëjmë shoqërive të tjera, psesë e së cilave aspirojmë të jemi. Lumturia personale e çdo njeri dhe e çdo familjeje ndërtohet vetëm nëpërmjet punës së ndershme, dhe shteti ka detyrimin të sigurojë kushtet e nevojshme që qytetarët të punojnë me dinjitet dhe të sigurojnë të ardhurat për fëmijët dhe familjet e tyre.

Protesta e lirisë si rizgjim i ndërgjegjes qytetare.

Kushdo në Evropë apo Amerikë që ka menduar, qoftë për shkak të historisë, qoftë për shkak të dizinformimit, se shqiptarët kur protestojnë janë të dhunshëm, kësaj radhe morën një leksion të ri, njëleksion që vetëm një popull qytetar di ta japë. Është një moment me të vërtetë reflektimi mbi qytetarinë, që na çon të mendojmë se ëndrrat për të cilat u ngritën studentët e dhjetorit 1990 nuk janë shuar. Liria dhe dinjiteti qytetar vlejnë më tepër se çdo parrullë pushtetare që mashtrueshmërisht ndriçon antivlerat dhe i shet për vlera, që ndriçueshmërisht mashtron me fasadat që i shet për reforma, dhe këtë qytetarët e kanë kuptuar.

E kanë kuptuar jo vetëm ata që në 18 Shkurt dolën në shesh, por edhe ata qindra mijëra të tjerë që u pozicionuar përpara ekraneve, jo nga mos dëshira për të dalë, por sepse ende nuk e kanë thyer frikën ndaj pushtetit, jo nga dëshira për të mos qenë prezent, por nga meraku se dalja në shesh mund të dëmtojë fëmijën, vëllain, kushëririn, xhaxhain apo dajën që mund të jenë të punësuar në shtet. Meraku se mos na shohin “spiunët” është real, pasi pushteti ka lançuar një armatë spiunësh besnikë për të linçuar lirinë e veprimit qytetar të nënpunësve e specialistëve të sektorit publik, dhe për ta bërë kurbanin e radhës në pushimin nga puna. Mijëra mesazhe solidarizuese kanë mbushur inbox-et e protestuesve dhe ky është treguesi më i qartë i analizës së mësipërme.

Opozita përballë (s)provës së lirisë.

Opozita dhe krerët e saj kanë marrë një mision sa të rëndësishëm aq edhe të vështirë e delikat. Mbështetja e lirisë qytetare duhet çuar deri në fund, pa kompromise që cënojnë qytetarinë dhe të ardhmen e vendit. Shumë prej nesh ju bashkuan protestës së lirisë me bindjen se opozita e sotme do të mbajë premtimet e veta, ato të ç`bërjes së të këqijave që solli pushteti katër vjeçar i rilindjes, çbërjes së Ligjit famëkeq të Arsimit të Lartë, konçensioneve korruptive në shëndetësi, kthimin popullit pasurive të popullit, garantimin e lirisë së sipërmarrjes, uljes së taksave, ringritjes së shtetit ligjor dhe kthimin e institucioneve në shërbim të qytetarëve.

Opozita të tregojë që Shqipëria është evropiane por që është pikë së pari e shqiptarëve, të tregojë se pushteti buron nga qytetarët dhe i shërben atyre, se liria e mendimit dhe veprimit janë jetike për shoqërinë tonë. T`i tregojë dhe ne qytetarët do ta mbështesim pa kufij, jo thjesht për faktin e të ardhurit në pushtet, por për të ndërtuar një Shqipëri të lirë dhe Evropiane.

Kategori
Uncategorized

Deputetja e PD, studente e grevës së ’91, letër të hapur Ramës: Reflekto, bindu se nuk është demarsh politik!

Një letër e hapur ka shkruar në drejtim të kryeministrit Edi Rama, nga deputetja e PD-së, Albina Deda.

Në këtë letër, të cilën e ka bërë publike edhe në rrjetet sociale, deputetja i shkruan Ramës më shumë si një studente e grevës së urtisë së dhjetorit ’91 sesa si një deputete e Kuvendit. Edhe pse me fjalë të rënda fyese, deputetja në fund e mbyll letrën me një kërcënim të hapur ndaj Ramës, i cili deri më tani ka qenë ‘tolerant’ ndaj gjithë tubimit që a ndërmarrë PD përpara Kryeministrisë.

Letra e plote

Leter e hapur Edvin Kristaq Rames-Kryeministrit uzurpator te Shqipërisë!

Po te shkruaj jo si politikane e deputete!

Jo aspak.Por si nje ish-studente e dhjetorit, e lindur e rritur ne Mirdite, qe per te hequr qafe mallkimin komunist dha bijte e bijat me te mira.

Po te shkruan nje mjeke qe ja shite edhe formulen e Hipokratit klienteve te tu byroiste.

Po te shkruan nje zonje e indinjuar per perversitetet e njohura e dhunen tende ndaj gjinise se saj te brishte.

E kuptoj gjendjen tende preverse pathologjike dhe paranojat qe te jep overdoza duke degraduar personalitetin tend nga ana psikologjike!

Por megjithate ti sot je kryeminister.

Ndaj reflekto ndaj protestes sone! Bindu sot se nuk eshte demarsh politik por revolte demokratike kunder sulltanatit te droguar kleptokratik.

Mos abuzo me tolerancen tone se ti paranojak do largohesh shume shpejt por largimi yt nuk dua te kete asnje kosto te papelqyer per Atdheun tim.

Une jam e bindur se ti nuk njeh as princip as nuk ke fe e atdhe!

Ti je monster kukull e krimit e oligarkise.

Por ik dorehiqu dhe mos u perball me zemerimin e demokrateve fisnike te Shqiperise!

Dije se dhe durimi yne ka cak.

Te siguroj se po I afrohehesh vijes se limiteve humane. AD

Kategori
Uncategorized

Berisha: E turpshme, Lu e Vlahutin janë si dy guvernatorë që po qeverisin këtë vend.

Berisha: E turpshme, Lu e Vlahutin janë si dy guvernatorë që po qeverisin këtë vend

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka quajtur të paaftë kreun aktual të qeverisë, Edi Rama, për të qeverisur vendin.

Në një intervistë për gazetarën Eni Vasili, Berisha u shpreh se në Shqipëri, Rama ka lënë të qeverisin dy guvernatorë, të cilët janë ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

“Edi Rama është bërë si legen. Lë dy guvernatorë të bëjnë si të duan në këtë vend. Dy ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së.Dy ambsadorët sillen si guvernatorë këtu. Nuk mund të sillen kurrë në këtë mënyrë”, u shpreh ish-kreu i qeverisë.

Me pas Berisha theksoi se SHBA dhe BE janë aleatë dhe partnerë të rëndësishëm strategjikë të Shqipërisë, por “këta dy ambasadorë Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë në unision me interesat e Edi Ramës.

Administrata amerikane mbetet mike, por kam një rast kur shefat e një ambasadori amerikan  i foli ambasadorit të tyre në Tiranë që të mos kaloj cakun e tij diplomatik.

Kategori
Uncategorized

Basha-Fleckenstein, takim të gjatë mes tyre: Zgjedhjet kërcënohen nga Edi Rama i lidhur me krimin.

 

auto_Lulzim_Basha_21487329380.jpg
Ka përfunduar takimi mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe raportuesit të PE-së, Knut Fleckenstein. Takimi mes tyre ka zgjatur më shumë se 1 orë, ndërsa e pranishme ka qenë edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Duke folur për median, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se ishte një takim i frytshëm mes tij dhe Fleckenstein.

Sipas Bashës në këtë takim u diskutua për zgjedhjet dhe faktin që ato rrezikon nga krimi, droga, mos zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, që sipas tij po mbahet peng nga qeveria e Edi Ramës.

Fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Ishte një takim i mirë, folëm kokë më kokë për 45 minuta, ku diskutuam problematikën në vend, domosdoshmërinë për të garantuar zgjedhjet si një kauzë jetike për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Zgjedhjet kërcënohen nga krimi, korrupsioni dhe shit-blerja e votës, nga mos zbatimi i dekriminalizimit.

Nga lirimi i bandave dhe i banditëve me urdhër kryeministror jemi para një kolapsi total, i vetmi institucion përgjegjës është qeveria.

I shpjegova zotin Flackenstein vendimin për mos u tërhequr nga vendimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike, ndaj PD është e vendosur të jetë me qytetarët dhe pranë qytetarëve deri në realizimin e këtij qëllimi.

Këto ishin ato çfarë diskutuam, si dhe sqaruam çështjen e krimit dhe të drogës që qarkullon në Shqipëri.

Në këto kushte s’ka zgjidhje tjetër përveç një qeverie teknike si dhe opozita nuk do të jetë pjesë e një parlamenti fasadë.

Unë i thashë Knutit, se në këtë parlament ta kriminalizuar opozita nuk ka vend, për sa kohë zgjedhjet janë në rrezik. Ne do të kthemi në parlament vetëm kur ti japim shqiptarëve një qeveri që garanton zgjedhje të lira.

Zoti Flackenstein nuk ka ardhur në Tiranë për të negociuar, e falënderova për rezolutën në PE e cila flet qartë për problemet e Shqipërisë.

PD është krenare për kontributin që ka dhënë në reformën në drejtësi. Mazhoranca Rama-Meta deklaroi se 7 ligjet do i miratonin me konsensusin me opozitën, por nuk ndodhi kështu. Or sot prioritet janë vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Reforma u pengua kur 7 ligjet u kaluan duke përjashtuar opozitën. Kur e përjashton opozitën çfarë kërkon prej saj.

PD nuk mund të pranojë asnjë fasadë e cila do të sjellë zgjedhje me kriminelë, ky është vendim i madh qytetar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë aspiratë e çdo shqiptari të ndershme, ne nuk pranojmë zgjidhje fasadë.

Ka16864562_777817232374778_274133344040691790_n.jpg dy rrugë, ose do të kemi zgjidhje të lira dhe të ndershme, ose qytetarët do të vazhdojnë qëndresën. PD nuk do të lejojë zgjedhje fasadë, kësaj do ti shkojmë deri në fund.

Kategori
Uncategorized

Shpërthen i afërmi i Ziver Veizit: Mos u bo aq i dhje*ë, ti je vrasësi i viktimave të 21 janarit

Kryeministri Edi Rama foli sot për Policinë e Shtetit, të cilën në fakt e ngriti në piedestal. Jo vetëm kaq, por arriti deri aty sa tha që “populli i beson më parë policisë, sesa liderëve fetarë”.

Këto deklarata kanë acaruar një të afërm të një prej viktimave të 21 janarit.

Një familjar i Ziver Veizit ka shkruar pranë redaksisë së JOQ, ku thotë se në fakt është Rama vrasësi i viktimave të 21 janarit, që i çoi socialistët drejt vdekjes, ndërsa vetë qëndronte tek piramida.

Përshëndetje JOQ. Nuk do doja të reagoja po tani Edi Rama e mbushi kupën. Unë jam një i afërm i Ziver Veizit që u vra në 21 janar jo nga ai pushtet që ishte po nga vete Edi Rama dhe Sajmir Tahiri. Nuk e kuptoj se çfarë po flet Edi Rama për drejtësinë. Ai dhe për viktimat e Gërdecit vetëm  sa i ka reklamuar në rrjete sociale. Unë i them kryeministrit nëpërmjet jush mos u bo aq i dhjerë sa që je more ftyrë kriminel i pabese qe e ktheve partinë në një hale kriminelash. Vrasës dhe burracak, për viktimat  e janari vetëm ti bashkë me Sajmir Tahirin jeni përgjegjës. Ju i detyruat protestuesit që të hynin brenda në kryeministri dhe të rrëzoni Sali Berishën. Ti je fajtor, ju jeni fajtor. Eh çfarë policie na foli Kryeministri dhe Sajmo, për cfarë? E patë Partinë Demokratike çfarë proteste paqësore bën? Po ato nuk dinin që atë popull ta çonin në vrimën e zjarrit? Por jo, i çuan në çadrën e lirisë. Unë kam qenë kundër Sali Berishës edhe do jem si një Veiz që jam, por i them Edi Ramës mos u tall me viktimat e janarit sepse ti je fajtor dhe një gjë e them si një socialist i betuar, Edi Rama dhe Sajmir Tahiri janë kriminelat që e duan PS për 4 vjet në një arenë droge, vrasje dhe të mos bëjë reklama për viktimat dhe policinë, pasi po vetë Rama dhe Tahiri kanë sulmuar policinë me shpirt e gjak, Sajmo trimi bashkë me kupolën e tij të organizimit të 21 janarit. U fshehën tek piramida, kurse më 22 janar bëheshin burra të mirë dhe jepnin ngushëllime. Ti pse nuk vë drejtësi për këto viktima? Tregohu burrë dhe largohu njëherë e mirë bashkë me kupolën tënde që e kthyet PS-në në një parti hajdutësh e krimi. Edi Rama ik! Unë si socialist dhe si Veiz dua të shporresh dhe të gjesh vrimë të shpëtosh aty ku ti e ke vendin.
Kategori
Uncategorized

Aurela Basha: Duam për vendin tonë, ato që çdo europian do për vendin e tij

Aurela Basha: Duam për vendin tonë, ato që çdo europian do për vendin e tij

Bashkëshortja e Kryetarit të Partisë Demokratike flet në bashkëbisedimin me gratë nënat dhe vajzat mbajtur pasdite në Sheshin e Lirisë

Bashkëshortja e Kryetarit të Partisë Demokratike, Aurela Basha, ishte sot e pranishme në takimin e mbajtur në Sheshin e Lirisë me gratë, vajzat dhe nënat.

Ajo mbajti një fjalim të shkurtër, ku theksoi se si përfaqësuese e të rinjve të parë që u larguan për studime jashtë Shqipërie në vitet 92-93, ka pasur rastin të njohë standardet europiane, dhe se sot i takon këtij brezi të punojë fort që këto standard europiane të vendosen edhe në Shqipëri.

Basha tha se ky është një detyrim ndaj fëmijëve tanë dhe ndaj prindërve që na kanë rritur me shumë sakrifica.

“Unë doja të thoja që jam këtu si bashkëshorte por jam këtu edhe si nënë e dy fëmive të vegjël. Jam këtu edhe si përfaqësuese e brezit të parë të të rinjve shqiptarë që në vitet 92-93 iu dha mundësia të ikin jashtë shtetit, të studiojnë e të kenë një mundësi për një jetë më të mirë. Jam këtu edhe si bija e atyre prindërve, nënave dhe baballarëve, që na rritën me aq sakrifica.

Dhe sot, është detyra jonë që ta kthejmë këtë sakrificë mbrapsht. Eshtë detyra jonë që sot të bëjmë ne sakrificën tonë. Tani që ne dimë më mirë, kemi parë më shumë, është detyra jonë që të qendrojmë këtu në këtë shesh e të mos pranojmë asgjë më pak se sa standardet europiane. Ne nuk jemi qytetarë të dorës së tretë, ne nuk duam standarde të tjera, ne duam standardet e vërteta.

Ne i kemi parë këto standarde, e dimë shumë mirë se çfarë janë ato. Ne duam për Shqipërinë atë që do çdo europian për vendin e vetë”, u shpreh Aurela Basha.

Kategori
Uncategorized

Kryeprokurori i Shqipërisë kërkon ndihmë për arrestimin e Balilit, policia nuk do ta ndalojë.

Media belge: Kryeprokurori i Shqipërisë kërkon ndihmë për arrestimin e Balilit, policia nuk do ta ndalojë

Kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla i shoqëruar edhe nga dy vartës të tij kanë zhvilluar një vizitë në Bruksel në datën 8 shkurt dhe me vete kanë pasur edhe disa fotografi. Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin e Belgjikës, Frédéric Van Leeuë, të cilit edhe i ka vënë në dispozicion disa fotografi.

Në ato foto dukej “Escobari i Ballkanit” Klemend Balili në jahtin e tij në Sarandë, ndërsa policia shqiptare nuk ka vënë energji të plota për ta arrestuar njeriun që ka trafikuar drogë në Belgjikë, shkruan në një artikull të ditës së sotme gazeta belge, “Le Dernière Heure”.

Sipas gazetës belge, kryeprokurori i Shqipërisë ka kërkuar ndihmë në Bruksel për arrestimin e Klemend Balilit, për faktin se dy bashkëpunëtorët kryesorë të tij janë arrestuar në muajin qershor të vitit 2016 në këtë vend.

Gazeta i ka kushtuar një faqe të plotë Balilit, duke shpjeguar se Shqipëria është kthyer në vendin numër 1 të prodhimit të drogës.

Sipas saj, edhe pse qeveria e Edi Ramës betohet se është duke luftuar mbjelljen dhe trafikun e drogës, në fakt duket se Shqipëria nuk e ka seriozisht luftën ndaj saj, por as arrestimin e Klemend Balilit.

Gjithashtu gazeta shkruan se për mos arrestimin e Klemend Balilit ka pasur edhe një përplasje dhe akuza të shumta mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe atij të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili më pas dha dorëheqjen nga posti.

Image

Kategori
Uncategorized

DINASTIA ZOGU. AHMED ZOGU Jeta dhe puna e tij per Shqiperine

bedet_small.jpgalbum z1_small.jpgHysen_Selmani_small.jpgZogu the first_small.jpg

AHMED ZOGU

Jeta dhe puna e tij per Shqiperine

(Nga Adil Bicaku)

DINASTIA ZOGU

Brezi jone fatkeqesisht dine shume pak per jeten e te n’deruarit Ahmet Zogu – Mbretit te Shqiptareve. Jeta dhe puna e tij ka zene nje nga vendet me te para ne peripecite e jetes politike, luftarake e civile te vendit tone, prej viteve 1912 e deri ne kohen kur italia pushtoj Shqiperine me 1939 dhe me pas ne mergim deri ne vitin 1961.

Nuk eshte e lehte me qe te flases per jeten e te n’deruarit Zog. Arsyet jane te ditura, sepse rregjimi komunist mbi 50 vjecar mbylli cdo gje te asaj kohe , dhe ne permendje emrin e Zogut apo te kohes se tij te kushtonte edhe jeten. Keshtu qe ajo periudhe 25 vjecare Zogu luftoi, punoi e sundoi u be tabu. Por fatkeqesisht akoma vazhdon nje heshtje per te edhe pse Sqiperia tashme eshte shpallur demokratike dhe ka shume parti politike…….

Ahmed Zogu lindi me 8 Tetor te vitit 1895. Ishte i biri i Xhemal Pashe Zogut. Principata Zogalliane e kishte qendren ne Burgajet te Matit. Historia na thote se Matja ishte Principata trashegimtare e Heroit Tone Kombetar, Skenderbeut. Sipas saje kur u munden shpatajt dhe Balshajt zemer medhenjt dhe te gjithe princat shqiptare, zune vendin e tyre, dhe moren flamurin e lirise dhe u rradhiten t’u bejne balle sulmeve turke.

Me i afti nder ta ishte Gjon Kastrioti, Princi i Krujes, Matit dhe i Vumenishtit ne Veri, Arian Komnen Topia, Princ i Kanines, i Himares, Cermenikes dhe i Shpatit ne jug…

Luftra te medha u zhvilluan si ne kepat te veriut ashtu edhe ne ato te jugut. Gjon Kastrioti u mund. Ne marreveshje me turqit u moren peng 3 djemt e tij. Me te voglin nga djemte e rriti Sulltani me bindjen se ky do te behej nje luftetar i mire ne sherbim te Turqise dhe nuk do to mbaj mend Krujen, vendin e tij. Mirepo Gjergj Kastrioti Skenderbeu luftoi, fitoi dhe me ne fund kur i gjeti rastin erdhi ne Shqiperi me trimat e tij per te cliruar Krujen e tij qe se kishte harruar kurre.

Me 3 Nendor te vitit 1443 pas thyerjes se Otomaneve ne betejen e Nishit, niset me 300 kalores trima shqiptare dhe pas 3 javesh me 28 Nendore te vitit 1443 ngren Flamurin e Lirise ne Kruje.

Per njeset e pese vjet Skenderbeu e mbajti Krujen dhe principatat e tjera te lirise te lira. Pas vdekjes se tij me 17 Janar te vitit 1468 merr fund dhe Liria qe paten shijuar Shqiptaret per cerek shekulli. Kruja dhe principatat e tjera rane , por jo ajo e Matit dhe motra e saj Mirdita nuk iu nenshtruan Turkut.

Burgajeti ishte zemra e Matit me 200 shtepi, vendi ku ishte keshtjella e motshme e Principates se famshme Zogu dhe ku dergjej shpirti i ndritur i Mamices, motres se Skenderbeut. Sipas historise rreth shekullit XV, familja fisnike e Zogut zbriti nga Veriu I Shqiperise dhe zuri vend ne Burgajet te Matit.

Zogollet u ngriten kunder turqise dhe me vrasjen e Gazi Beut, Sulltani u detyrua me njoft Dinastine Zogalliane sundimin e Matit, qe I pari I saj Zogu i Madh dhe me pas Zogu i Vogel.Te gjithe pashallaret dhe bejleret e kesaj dinastie munden me e mbajt Matin jashte sundimit Turk.

Me 1621 kur ne fushe te betejes u vra Abdullah Beg Zogu i dha te kuptoje Sulltanit njehere e pergjithmone se ne Mat zien vetem baruti.

I biri i Abdullait, Ahmeti dhe me pas i biri i Ahmetit, Mahmuti jo vetem qe mbajten Matin te lire, por ndihmuan krahina te tjera me i shkeput copa-copaprej duareve te turqeve. Pas Mahmutit erdhi i biri Xhelal Pashe Zogu, i cili ne nje beteje u plagos rende dhe u zu rab e u internua ne Turqi.

Vendin e Xhelalit e zuri i biri, Xhemal Pashe Zogu. Ky u be qeveritari i Matit me zonjen e tij Sadije Hanmi, qe e quanin ne ate kohe “Luanesha e Matit”.

T. Dilo ne librin e tij “Mbreti i jone ne rinine e Tij”, botuar ne Tirane ne vitin 1935, thekson:

“Dhe ne fakt ka qene nje familje shume e degjuar dhe shume e respektuar ajo e Zogut. Ne shume vilajete te Turqise dhe ne qarqet e Stambollit, bashke me Pallatin e Sulltaneve, prej shumeshekujsh, nderoheshin cquarisht djemt e kesaj Familje, te cilet kishin ditur te fitojne simpathine dhe respektin me cilesite e tyre te rralla, dhe kjo pasuri morale ishte, pothuaj, bere nje tradite familjare brez pas brezi.”

Xhemal Pashe Zogu, qe i ati i Ahmet Zogut, me vone Mbreti i Shqiptareve, me emrin Zogu i Pare. Xhemal Pasha kishte nje kulture shume te gjere, politikan i ralle, administrator dhe luftetar. Mati dhe Dibra aty e kishin vendin e keshillimit te tyre.

Xhemal Pashau kujdes shume per edukimin e te birit Ahmetit. Ai mori si mesues te gjuhes shqipe patriotet Efendi Ceken dhe Dervish Himen, kurse per turqishten Hafiz Muharrem Dibren.

Ne kohen kur Xhemal Pasha ishte ne pergatitjen e planit per nji kryengritje te pergjithshme ne Shqiperi, dhe ne prag te levizjes se Xhon Turqeve, qe ishte njifare shprese per pamvaresine e Shqipnise, me 1908, vdiq ne moshen 41 vjecare.

Kjo qe nje humbje e rende per Dinastine Zogalliane, per Matin, Mirditen dhe Shqiperine. Me vdekjen e Babait te Zogut timonin e Dinastise Zagu e mori nana e Ahmet Zogut me qe Ahmeti ishte vetem 13 vjec.

Gazetari, shkrimtari dhe historiani i shquar Suedez Sven Auren ka shkruar ne librin mbi Shqiperine “Europeisk Orient” se:

” Familja Zogu ishte shume e bezdiseshme per sulltanet e Turqise. Dhe nena e Zogut ishte shume e afte dhe ambicioze, ajo e shihte Shqiperine se shpejti te lire, dhe familja Zogu te ishte ne krye te betejes se ardheshme te fitores kunder sundueseve sikurse kishte qene shekuj me radhe. Ajo parashikonte djalin e saj Ahmetin si te vetmin pinjoll te kesaj familje qe me ne fund te vendoste fatin e Shqiperise se panvarur dhe sovrane. Sipas saj kishte lindur e po brumosej pasardhesi I Skenderbeut”.

Ahmet Zogu kishte nje zgjuarsi te madhe nga natyra. Ai ishte kureshtare, i matur, serioz i shkathet e mjeshter i perdorimit te armeve. Ishte 13 vjecar e merrte pjese ne kuvendin e burrave. Ata qe e kane njoftur shkruajne se Ahmeti megjithese i vogel nuk permende kurre krahine por gjith shqiperine. Burrat neper gjyqe thirrnin Beun e Vogel (sikurse e quqnin). Ai jipte vendime qe edhe te moshuarit nuk gjenin zgjidhje.

Nena e tij e ndritur, duke i pare dhuntite e djalit te saj nuk donte me e mbajt ne Mat, por donte me i dhene dituri me te medha per nje te ardhme per gjithe vendin per nje dite jo te larget. Megjithe pikellimin per djalin e vogel dhe me gjithe kundershtimeve e te pareve te Matit dhe te pleqenise ajo vendosi me e cu ate ne Stamboll ne lice e me vone me studiuar ne Akademine Ushtarake. Per zgjuarsi dhe pervetesimin e gjere te shkolles. Ai u gradua ne intervale te shkurteta. Prej vitit 1912, Ai jo vetem studionte, por ishte ne kontakt me perfaqesues shqiptare dhe informohej per gjendjen ne Atdhe. Ishte koha e levizjes per pamvarsine e Shqiperise dhe fitorja e Xhon Turqeve, shpallja e Hyrietit, qe mund te quhet dhe nje sukses i shkelqyer i armeve te papushuara shqiptare.

Kryengritja e pare e Kosoves, perhapja e saj ne Shkoder, Mirdite dhe Kongreset e Manastirit, Dibres dhe Elbasanit per te drejten e Gjuhes Shqipe. Kryengritja e pergjithshme ne shqiperi dhe si pasoje e saj Autanomija Shqiptare ne Vilajetin e Shkodres, Kosoves, Manastirit dhe Janines qene nxitje e flakes e 17 vjecarit Ahmet Zogu qe te ndodhej ne qender te ngjarjeve qe kishin te benin me fatin e Atdheut. Atdheu po lahej ne gjak, dhe vendi i Tij tashme ishte beteja vendimtare ne Shqiperi

NGA LUFTETAR I THJESHT DERI NE KOMANDANT LEGJENDAR

Ne fund te vitit shkollor me 1912 Zogu u nis prej Stambolli me disa trima te Tij e arriti ne Diber te Madhe ku u prit si nje prijes dhe burre me pondus, u informua mbi gjendjen e vendit dhe vendosi me i be nje visite kortezie Kamejkamit te vendit. Qeveritari Turk priti Beun e Matit, por u befasua kur pa nje djale fare te ri. Ai e permbajti veten kur pa se kishte te bente me nje burre te pjekur, te afte dhe me nje horizont te gjere si per Shqiperine gjithashtu edhe per Turqine. Ne fund te ketij takimi Zogu i tha qeveritarit Turk:

“Perandorija Otomane gabon kur perdore nje qendrim armiqesor kundra aspiratave te Kombit Shqiptare, sidomos pas shpalljes se Hyrietit, mund tr rrjedhin ngjarje te pa pandehura dhe te idheta nga kjo sjellje”

Pasi u kthy ne Sarajen e vet ne mat kaluan jave dhe nga te gjitha anet vinin njerez me e pa dhe me i paraqit besnikerine e patundeshme te fiseve te tyre, ketij djaloshi te ri tek i cili kishin varur shpresat per nje panvaresi te shpejt.

Kur plasi kryengritja e dyte ne Kosove ne korrik te 1912, ajo u perhap shpejt ne Jug. Keshtu qe Turqija u detyrua me pranu kerkesat e shqiptareve.

Shtetet Ballkanike e pane qe Shqiperia do te perfitonte dobi te medha ne saje te armeve te bijeve te saj, e nga kjo frike dhe per faktin qe nuk donin nje Shqiperi te lire me vehte, i shpallen lufte Turqise. Zogu si largpames qe ishte parashikonte kurthin qe shtete fqinje i thurnin vendit tone, vendosi te mos kthehet ne shkolle ne Stamboll, por te luftoje per bashkimin e gjith Shqiperise. Shtetet Ballkanike iu sulen Shqiperise me i marre nga nje cope. Zogu e kuptoj mire se bashkimi i Shqiperise ishte me e sigurt nen Turqine ne ato moment sesa te binte ne dore te armiqeve shekullor ballkanas. Ky popull qe kishte ndezur kryengritjen e Kacanikut kunder Durgut Pashes, ky popull qe nuk iu kishte trembur vdekjes, ky popull paqedqshes qe i kishte qendruar besnik antareve te Lidhjes Ballkanike sot ishte me ne rrezik se kurre po nga vendet anetare te Lidhjes se Ballkanit.

Ky 17 vjecar i pa perkulun i ben nje telegram prefektit te Dibres:

“Mund te mbledh nje fuqi prej 2000 matjanesh dhe jam gati te nisem vete ne krye te keasj fuqije kunder armikut ne Shkoder po te me dergoj qeveria Turke minicion.”

Zogu e kishte te qarte strategjine qe do te perdorte. Me ndaluar ushtrite ballkanike me shkel token Shqiptare dhe ne ato vende ku t’i merrte prej Turqise te ngrinte flamurin e pavaresise me Shkodren ne krye.

Pergjigjja e gatshme e Turqise nuk vonoi.Armet erdhen dhe Zogu u beni nje kushtrim malesoreve per te ruajtur tokat e Ilireve nga pushteti grabitqare fqinje. Kalaja e Zogut u mbush me mijera pleq dhe te rinj. Nena e tij e porositi me tregua burreri si te paret dhe bekoi betejen e ardhshme i uroj djalit te dilte faqebardhe ne lufte kunder Karadakut grabitqar. Luftetaret trima u nisen per betejen e madhe nen udheheqjen e Beut te Vogel. Lufta qe e ashper dhe 80 trima matjane dhane jeten ne ate beteje. Ahmet Zogu ne krye te luftes here me komande here me pushke nuk pesoi gje vec xhoka e tij ishte shpuar nga plumbi tej per tej. Kjo beteje eshte perjetesuar me nje kenge epike.

“Ketu do te bej nje krahasim me Heroin Tone Legjendar Skenderbeun.”

Ne moshen 18 vjecare Skenderbeu ne krye te nje ushtrije Turke, shtypi kryengritjen ne Brusa te Azize se Vogel. Kjo fitore qe hapi I pare ne ngritjen e grades dhe simpatia e Sulltanit.

Ndersa Zogut iu desh me u hedh ne lufte per Shqiperine ne moshen 17 vjecare, se atehere e kerkoje nevoja e Atdheu.

Me 17 Qershor te vitit 1961, ne New York, z. Vaclovas Sidzikauskas, Kryetar i Asambles te Kombeve Evropiane te Roberuar, thote se emrin e Mbretit Zog e sheh te lidhur ngushte me historine e Shqiperise moderne dhe nga kjo histori vecon e deklalon:

“Personi i Mbretit Zog dhe ai I Skenderbeut pese shekuj me pare na tregojne se c’prej celiku jane bere Shqiptaret”.

Serbet iu kishin drejtuar Matit. Zogut i erdhi lajmi, dhe ai caktoi zevendesit e vet ne lufte kunder Malit te Zi, ndersa vete niset per ne Mat me u pre sulmin Serbeve.

Kur Shqiperia ishte ne valen e luftes me shtetet fqinje, erdhi nje lajm tjeter, por gazmor: Ismail Qemal Beu ishte nisur per me shpallur pamvaresine ne Vlore. Zogu tani duhet te linte Matin ne duart te sigurta qe te mos e rrembenit Serbet. Ai edhe ketu zgjodhi trima te zot qe iu betuan se nuk do te lejonin kembe serbi te shkelte Matin. Zogu vendosi me shku ne Vlore pa marre parasysh motin e keq dhe pengesat e turqeve gjate rruges. Ai do te arrinte ne Vlore gjalle apo vdek. Zogu qe delegati i Matit. Kur Ismail Qemali e pa delegatin, djalin 17 vjecar, i mallengjyer e puthi ne balle dhe i tha:

Mirese erdhe biri im. Duhet ta dishe se, per kete pune qe po bejme sot per shpetimin e Shqiperise, kemi pasur per mesues gjyshin tend, Xhelal Pashe Zogun.

Pas shpalljes se pavaresise duhej vepruar shpejt.Ai u kthye ne Mat dhe mblodhi parine dhe i njohti me pamvaresine e vendit, por kjo duhej me u mbrojt me gjak e lufte. Konferenca e 20 Dhjetorit te vitit 1912 e njohti pamvaresine e Shqiperise dhe e emberoj nje komision per administrimin e vendit derisa Fuqite e Medha te zgjidhnin nje mbret. Fqinjet ju versulen Shqiperise perseri. Shtetet e medha caktuan nje Mbret per te vendosur qetesine dhe qeverisjen e Shqiperise. Princi prusian Wilhelm afWied erdhi ne Shqiperi me 7 Mars te vitit 1913 dhe vendosi me pas si kryeqytet Durresin. Ai u prit me shume enthuziazem nga populli i lodhur nga grindjet dhe grabitjet e fqinjve nga te gjitha anet. Shqiperia perjetonte nje lufte per egzistence si ng grindje e kryengritje te ndryshme, ashtu edhe lufte per pushtet dhe nga influenca e te huajve. Me 15 Maj te vitit 1913 u zbraz Shkodra dhe fuqite e medha moren administraten, kurse me 11 Gusht ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer u caktuan afersisht kufinjt me Greqine. Por shtetet fqinj nuk e respektuan pamvaresine tone. Keshtu qe Princ Wiedi nuk mundi me e ndryshuar situaten fare. Ai nuk e njihte popullin tone, karakterin, zakonet as dhe gjuhen, keshtu qe shpejt e pa qe misioni i Tij qe i pa mundshem ne labirinthin Shqiptare. Ai u largua nga Shqiperia me 3 Shtator te vitit 1914.

Lufta e Pare Boterore e gjen Ahmet Zogun ne malet e Matit ku luftonte per fatin e ri te Shqiperise.Me 1916 terhiqen Malazezet prej Shkodre dhe hyne forcat austriake.

Komandanti I ushtrise Austriake August Von Karl kishte degjuar ne Shqiperi ishte nje burre shteti dhe nje luftetar i madh dhe vendosi te hyje ne marreveshje me te. Augusti i propozoi Zogut qe te mblidhte ushtri dhe nen komanden e nje konoleli Austriak te nisej per ne Kruje dhe te lufonin per Austrine.Pergjigjja e Zogut qe koncize dhe e prere. Ai ne vend qe te pranonte ne nje ushtri te madhe ngadhenjyese iu pergjigj Von Karlit:

“Fuqine e kanm gati, dhe do te nisem per ne Kruje brenda dy diteve, do te nisem po, vecse kurre nen komanden e nje koloneli te huaji, dhe ne favor te nje ushtrie qe nuk eshte e vendit tim. Do te punoj dhe luftoj ne emer te Shqiperise dhe, arritur ne Kruje, mendoj me thirre ne nje kuvend te gjithe perfaqesuesit e krahinave tr ndryshme Shqiptare per me formuar Asamblene Kushtetuese per te caktuar fatin e Atdheut. Kush eshte burre Shqiptare, sot nuk duhet te duroje me qe te luhet me fatin tone”.

Ai u nis me dy mije trima ne Kruje, por Austriaket e kishin pushtuar.U drejtua per ne Tirane dhe ajo sapo kishte rene ne duart e Austriakeve. Atehere u nis per ne Elbasan, me 14 Shkurt merr Durresin, ku midis brohoritjeve entuziaste ngren Flamurin e Skenderbeut. Po keshtu veproi te dergoje nje fuqi kombetare per te zene Fierin, Lushjen dhe Beratin.

Elbasani e priti prijesin dhe lutetarin e pa trembur me brohoritje te zjarrta. Pa u clodhur mori dy zyra per administrate, mblodhi disa intelektuale te zot dhe vendosi te mbante nje mbledhje ku do te formonte Asamblene Kombetare.

Ushtrija Austriake u befasua dhe nuk dinte se si t’ia bente ketij kryetrimi dhe politikani qe ngriti ne kembe gjithe Shqiperine. Me e eliminuar u dilte keq. Ata u munduan me e integru ne ushtrine e tyre. I akorduan graden e kolonelit ne ushtrine austriake, i premtuan pasuni, i afruan gjithecka qe mund ti afronin nje prinjesi, vec se ky te hiqte dore nga planet e tija. Ahmet Zogu kishte urdher te caktuar, per te nuk kishte pasuri, grada ne bote qe t’ia shuante zjarrin e dashurise per Atdheun.

Austriaket e pane se me cilin kishin te benin dhe sabotuan Asamblene e Elbasanit duke penguar delegatet me pretekst se kishte rene semundja e koleres ne ate qytet.

Zogu nuk u demoralizua.Kauza e Tij nuk ndaloi perkundrazi titanik vazhdoi misionin qe i kishte ngarkuar vehtes per Atdhe.

Ahmed Zogu iu pergjigj thirrjes se August Von Karlit per nje takim te ri ne Shkoder. Zogu e sfidoi dhe njehere komandantin Austriak ne mes te ushtrise se huje tude i thene:

“Austria kishte ardhur ne Shqiperi si libruese, e pra, ishte mike e Shqiperise; ghe nuk kuptoj se me c’te drejte ajo perzihet ne punet tona te bredshme; dhe nuk kuptoj se si administrata e vendit te mos jete ne duart dhe kontrollin e Shqiptareve”.

Ky qendrim e acaroi dhe me shume gjendjen, por dhe kesaj iu gjet nje zgjighje elegante.

Kur, me 21 Nendor te vitit 1916 vdiq Franc Jozefi dhe ne fron hypi Perandori i ri Karli i

Pare, Zogu perfaqesoi nje delegacion shqiptare per ti parashtruar Atij homazhet e Shqiperise.

Zogu u prit si nje kryetar shteti. Kur Karli I e kuptoi qe Zogu po pergatitej me e kthy ne atdhe atehere ndryshoi puna. Ata i parashtruan Zogut me shume takt se prania e Tij ne Shqiperi, do te pengonte veprimet ushtarake te Austrise ne Shqiperi, dhe i premtuan graden me te larte. Zogu protestoi:

“Une kam ardhur ne Viene si delegat i Kombit Shqiptare dhe jo si rob, asnje grade dhe pasuri nuk kane vlere per mua”.

Zogu mbeti ne Viene deri ne mbarim te luftes se Pare Boterore. Koha e qendrimit te Tij ne Viene qe shume e dobishme. Ai mesoi shume, u stervit ne artin luftarak, lexoi historine dhe gjuhen gjermane…

Ne Austri pregatiti nje plan per pamvaresine e Shqiperise. Kur u neneshkrua armepushimi me 11 Shtator1918, u vendos qe ushtrite aleate te qendronin ne Shqiperi derisa te caktohej fati i saj ne Konferencen e Paqes ne Paris.

Pas dy vjetesh mergimi ne Austri u kthy perseri ne Shqiperi me nje bindje te pa tundur se i vetmi shpetim i Shqiperise ishte pregatitja e nje Kongresi te Madh Kombetar per te diskutuar gjendjen e mbrendshme dhe te jashtme dhe per te marre masat adekuate decisive per clirimin e vendit.

Keshtu u vendos me u mbajt Kongresi i Lushjes me 21 Janar te vitit 1920. Situata ishte shume e veshtire. Ushtrite e huaja ishin kudo, bile komanda ushtarake e Italise vrau patriotin me te pakompromentuar Abdyl Ypin. Kjo qe perpjekja e te huajve me ndaluar dhe me prish planet e ketij Kongresi sikurse bene me ate te Elbasanit para disa vitesh. Vendosmeria e Zogut dhe e patrioteve te tjere bene qe ky Kongres te vazhdoje punimet nen mbrojtjen e sigurt te Ahmed Zogut.

Shkrimtari Milto Sotir Gurra ne librin “Themelet e patriotizmit shqiptare” botuar ne vitin 1933, e ka cilisuar Ahmet Zogun si “Shpirti i Kongresit te Lushjes”.

Ne ate Kongres qe vazhdoi deri me 9 Shkurt, u proklamua themeli I shtetit te pare Shqiptare. U zgjodh kryetari i Kongresit Aqif Pashe Bicaku.

U hartua nje note e rrepte proteste kunder forcave aleate qe synonin ta coptonin Shqiperine. U padit qeveria e Durresit me Esat Pashe Toptanin qe perkrahej nga te huajt dhe qe nuk perfaqesonte aspiratat e popullit Shqiptare. U zgjodh Keshilli i Larte (Rregjenca deri ne vendosjen e nje Mreti). Ne ate keshille u zgjodhen patriotet me te afte, me eksperience dhe urtesi dhe qe perfaqesonin te gjitha shtresat e relihjionit shqiptare. Imzot Bumci katolik, Aqif Pashe Bicaku bektashi, Sotir Peci ortodoks dhe Abdi Toptani Musliman. Ne Kongres ishte perfaqesuese e gjith Shqiperia me nje shumice te konsiderueshme delegatesh, prandaj u zgjodh dhe qeverija e re me ne krye Shkelqesine e Tij Sulejman Delvinen, Ahmet Zogu minister i puneve te Mbrendshme, Mehmet Konica i

Puneve te Jashtme, Hoxha Kadriu i Drejtorise, Ali Riza Kolonja i Luftes etj. Kryeqytet provizor u caktua Tirana. U zgjodhen dhe anetaret e Senatit.

Delegatet e Kongresit do te qendronin ne Lushje deri sa te vendosej qeveria ne Tirane.

Parlamenti i pare i Shqiperise se pamvarur u mblodh me 27 Mars te vitit 1920.

Zogu ishte zgjedhur ne postin me te veshtire meqe ishte i vetmi qe kishte treguar nje vetmohim te pashembullt si ne pregatitjen e Kongresit dhe te mbrojtjes se tij, por edhe ne te gjitha perpjektet me lufte, zotsi, urtesi dhe diplomonci qe ne moshen 17 vjecare, pa ndaluar rugen per clirimin e Atdheut. Delrgatet e kishin te qarte se Ai ishte i vetmi qe mund te siguronte zbatimin e vendimeve te Kongresit dhe ruajtjen e gjithe Shqiperise.

Zogu u zotua se do te nisej per Tirane dhe kur ta merrte Tiranen do te pregatiste qeverine qe te instalohej atje. Megjithe keshillat e mjaft delegateve qe te mos nisej aq shpejt, sepse rruget ishin plot me ushtri te huaja, ai nuk u mprapsht.

Ahmet Zogu mori me vehte 25 djem matjane qe dhe keta vendosen te vdesin me prinjesin e Kongresit Kombetar. Kur iu afrua Kavajes u gjend perpara topave dhe mitralozave te nje fuqie ushtarake te huje. Komandanti i asaj ushtrije e ndaloi Ministrin e Puneve te Mbrendshme te Shqiperise dhe e urdheroi qe te kthehej prapa se ndryshe do te perdorte forcen. Zogu gjakftohte si gjithmone iu pergjigj:

“Jam i urdheruar nga Kongresi i Lushjes, i cili me ka zgjedh M.P.Mbrendshme te Shqiperise qe te arrije me doemos ne Tirane; une jam nje ushtare, dhe prandaj gjalle ose vdek, duhet qe te kryej detyren qe me eshte ngarkuar. Ju ne doni qelloni me pare mbi gjoksin tim”.

Nje heshtje varri ra aty. Komandanti i huaji e pa qe ky djale kaq i ri dhe kryelarte nuk ka ndermend me u m’brapesuar, dhe i leshoi rrugen per te mos be nje krim.

Zogu me te 25 trimat e Tij hyri ne kavaje, emeroi nje nenprefekt dhe nenpunesa te tjere per administrimin e qytetit, refuzoi kategorikisht propozimet e Qeverise se Durresit me anulluar vendimet e Kongresit te Lushnjes, dhe u nis per ne Tirane.

Ne Shijak prap nje natalion ushtarak i kishin zene rrugen dhe ishin gati te hapnin zjarr. Komandanti i batalionit te huaji e urdheroi qe te kthehej prapsht, dhe ketu qe pergjigja e vendosur, pergjigja e Shqiptarit “gjalle ose vdekur do t kaloj”. Atehere komandanti i tha ushtrise qe te pergatitej per te hapur zjarr, po ashtu dhe Zogu u tha trimavete vet qe te ngrenin mauzeret por te mos qellojne pa qelluar ushtrija e huaji. Kur Zogu shtriu kemben e djathte ne prag te ures pa u trembur nga grukat e gatshme te mitralozave, atehere ngrihet kamandanti nga pozicioni luftarak barkas, i afrohet Zogut dhe i shterngon doren ne sheje miqesije. Ushtari i huaji e kishte kuptuar vullnetin e celnikte te Zogut dhe vendosmerine me e derguar nje urdher te shenjte ne vend.

Rruga per ne Tirane qe shume e veshtire per Ministrin e Puneve te Mbrendshme per kete 25 vjecar qe ia kishte kushtuar rinine dhe jeten vec Shqiperise.

Qeverija Kombetare u vendos ne Tirane dhe minjihere i deklaroi te gjtha qeverite e tjera qe sundonin ne Shqiperi te rrezuara dhe proklamoi pamvaresine e Atdheut me kufinjt politik te 1913. Kjo qeveri u njoft shpejt nga shume vende.

Edhe pse Konferenca e Paqes pati caktuar kufinjt prap se prap si Greket ashtu dhe Jugosllavet mundoheshin me shkeput dhe me nga toka jone. Kurse Vlora ishte ne duart e Italianeve, Korca Republik ne vehte me Francezet si sundues. Jugosllavet gjeten nje shkak tjeter me marre nje pjese te madhe. Ata kishin strehuar Marka Gjonin dhe me pretekst se gjoja qeverija Shqiptare po sillet keq kunder katolikeve ngriti Mirditen me shpall edhe ata nje Republik me Markagjonin si kryetar. Ishte tetor 1921. Fqinjet u munduan me cdo menyre me perca dhe sundua. Ata paguanin agjenta me shti faren e luftes dhe te vllavrasjes. Bajraktaret nuk ishin mesuar me iu bind nje qeverije legjitime. Ata deshen me vazhduar si ne kohen e turkut te percare me tarafin dhe trimat e tyre. Ne mars 1922 u ngrit Dibra dhe i pari i saj Elez Isufi gati e mori Tiranen. Zogu ishte akoma minister i mbredshem. Katastrofa e madhe qe shume afer. Zogu mori vete komanden dhe njehere tregoj trimerine dhe vendosmerine me mbrojt qeverine legjtime. Ai i dha afat Elez Isufit deri ne oren 12, qe te dorzohej se ndryshe do te hapte zjarr. Konsulli Anglez nderhyri dhe Elez Isufi u lejua te largohej per ne Diber me te 500 luftetare te tij bile dhe me armatim. Ketu shihej shpirti i Zogut. Nje shqiptare nuk carmatosej kur jepte fjalen.

Elez Isufi e kuptoi se Qeverija e Tiranes luftonte per gjithe Shqiperine dhe Zogu ishte garanti i saji.

Shqiperia qe krejt e shkaterruar nga cdo pikepamje. Qeverija e dinte qe pa shkolla nuk kishte asnje shans. Deri ne fund te 1922 u happen 54 shkolla neper qytete e katunde, 50 prej tyre per 3 deri ne shate vjet, Liceu i korces. Ishte nevoje e ngutshme me nxjerre mjeke, agronome, jurista dhe administratoreme shkolle te larte perendimore.

Per kete arsye qe nga Kongresi i Lushnjes u krijuan bursa shteterore dhe me se 100 shqiptare ishin derguar ne universitetet e Frances, Italise, Austrise dhe Gjermanise.

Nje dite kur Zogu po ngjitej shkalleve per ne Kuvend, iu be nje atentat nga studenti Matjan Beqir Valteri. Zogu u plagos ne kembe e ne dore. Ai tregoi nje gjakftohtesi te jashtezakonshme dhe hyri ne salle pa dhene asnje shenje alarmi. Keshtu evitoi nje gjakderdhje fatale.

Herman Berstein, minister i SHBA ne Oborrin Mbretor Shqiptare e ka pershkruar kete fakt, ket skene, ne kujtimet e tij:

“Nje i ri budalla, Beqir Valteri nga Mati, u shti te vere ne zbatim kete plan te kundershtareve dhe te armiqeve politik te Zogut. Beqirit ja mbushen mendjen se po te bente kete pune ai do te konsiderohej Hero Kombetar dhe se emri i tij do te kalonte ne histori si ai qe shpetoi vendin e tij. Me 23 shkurt te 1923, ndersa Zogu ngjitej shkalleve per te hyre brenda ne sallen e Asamblese, Beqir Valteri ju vu dhe shtiu dy here nga prapa kunder Zogut. Zogu, i goditur dy here ne dore dhe ne kofshe, u fut, sic ishte nisur ne sallen e Asamblese. Delegatet e Asamblese shikuan me sy te caroditur, kur Ai me ngadale u ul me gjakftohtesine me te madhe ne vendin e sekretarit. Zedhenesi i Parlamentit, i frikesuar ishte larguar dhe shume te tjere ishin ne pikun e panikut te pergjithshem. Trupi i Zogut qe mbushur me gjak, po ai u ngrit ne kete cast dhe nisi te flase:

“Keto gjera, – u tha ai delegateve me qetesi, – shpesh here ngjajne, ne nuk i

dijme se jur dhe ku: pra merreni kete gjendje me qetesi dhe rregull”.

Ne kete menyre ai i zbuti delegatet. Pastaj u nis per ne shtepine e vet, kur te dy plumbat ia hoqen nga trupi dhe u mjekua. Per se shpejti Ai u sherua fare dhe pas atentatit doli ne skene”.

Kur kishte kalur nje muaji, ne nej rruge te Tiranes u vra Avni Ruetemi, I kishte vrare ne Paris tradhetarin e Shqiperise Esat Pashe Toptanin. Opozita ja ngarkoi fajin qeverise. Fan S. Noli ishte kryetar i opozites dhe shpalli se varrimi i Avniut do te behej ne Vlore. Atje u mblodhen te gjithe kundershtaret e qeverise. Atje Noli me nje fjalim te zjarrte kerkoi zgjidhjen e gjendjes se vajtueshme te Shqiperise me revolucion.

Nje komision me 10 prefektura vendosen me pergatit nje kryengritje dhe me rrezuar qeverine legjitime te Tiranes. Keshtu qe me 10 qershor te 1924 kryengritesit u futen ne Tirane pa gjakderdhje. Qeverija dhe Zogu menduan me e lene me aq se me kundershtuar do te behej nje lufte vlavrasje dhe do te ishte ne dobi te shteteve fqinj qe nuk linin gur pa luajtur me e shkaktuar trubullira te tilla.

Zogu me nje grup qeveritaresh shkuan ne Jugosllavi, kurse nje grup tjeter ne Itali, me shprese se vendi do te gjente bnje zgjidhje politike dhe ekonomike, me qe per keto arsye u nis kjo kryengritje. Ky puc shteti eshte quajtur padrejtesisht Revolucioni i Qershorit te 1924. Revolucioni eshte kur nje popull ngrihet ne kembe dhe ndryshon krejt nje sistem shoqeroro-politik, ndryshon arsimin, kulturen, administraten, sistemin ekonomik, industrine dhe te ndrurit e pasurise etj. Edhe sipas gjournalistit, historianit dhe perjetuesit te asaj kohe te ndierit Tajar Zavalanit, thuhet ae qe nje grush shteti dhe ilegal. Per sqarim (Zavalni qe vete folenist dhe antizogist deri pas Luftes se dyte Bterore).

Ne krye te qeverise u vu Bishkop Fan Noli. Asgje nga se u premtua nuk u be. Prape po citoj Tajar Zavalanin:

“Rralle ne histori shpresat e nje populli u tradhetuan me nje menyre kaq te plote dhe kaq shpejt. Duel ne shesh menjehere se opozita radikale ishe nje grumbull politikanesh qe vepronin se bashku pse ishin kundra disa gjerave, dhe jo pse deshen me zbatuar nje program konstuktive reformash administrative, ekonomike dhe shoqerore”.

Sulejman Delvina qe beri pjese edhe ne kabinetin e Fan Nolit e permblodhi qendrimin e qeverise keshtu:

“Ne luftuam per te debuar partine e Ahmet Zogut sepse kishim jeten ne rrezik. Reformat qe kerkoni ju te rinjte jane gjepura”.

Deshperimi me i madh erdhi kur ai qe hodhi parrullen e revolucionit mbi varrin e Avni Rustemit u tregua me pak revolucionar se te gjithe. Noli e tregoji vehten se ishte nje dashnor dhe nje mjeshter i letersise por nje diletant i politikes.

E ashtuquajtura Qeveria Revolucionare e Qershorit ishte nje barke pa timon ne mes te tallazeve te furishme. Qeverija Noliane nuk zgjodhi asnje rruge qe duhej ne ate situate: ose me zbatuar reformat qe duheshin me urgjence ne disa dekrete revolucionare: ose ne legalizuar pushtetin e ri duke bere zgjedhje te reja parlamentare. Qeverija e Nolit nuk beri vec gabime fatale ne politiken e mbrendshme, por edhe ne ate te jashtmen qe i kushtoi shtrejt jo vetem atij por edhe Atdheut. Ai shkoi ne Gjeneve per te lypur nje hua. Dikur Lidhja e Kombeve e kishte pranur dhe perkrah Shqiperine, kurse tani ai u pa si nje uzurpator deri sa nuk kishte provuar legalisht se ishte i zgjedhur nga populli. Prandaj qeverite e botes nuk e njihnin si kryetar qeverije, por me i dhene hua jo se jo.

Nuk munden me lene pa permendur fjalet e zjarrta thumbuese te ketij briljanti te gojes qe kete here qene fatale per te e per popullin. Aty Noli tha:

“Demokracia eshte mashtrimi hiprokit i popujve, parlamenti nje mortaje, zgjedhjet e lira nje komedi; buokracija e Gjeneves, me komisione, i mbulojne merimangat…..”

Ai i vuri nje damke te zene Lidhjes se Kombeve te Bashkuara me frazen e famshme:

“Keshilli dhe Assambleja jane duke ardhur rrotull me nje qerthur pa fund dhe jane duke prodhuar flluska sapuni”.

Kjo shkoi kunder qellimit te tij, dhe ishte krejt e padrejt, se Lidhja e Kombeve e kishte shpetuar Shqiperine tre vjet me pare nga agresioni jugosllav. Ate e kishte peskuar miza e hakmarrjes shqiptare dhe menjehere sapo u kthye ne Tirane njhti Bashkimin Sovjetik dhe lidhi me ta marridhenie diplomatike.

Me krijuar ne qender te Europes nje qender propogante komuniste, ne ate kohe kur Europa jetonte nen tmerrin e Revolucionit Bolshevik, ishte nje sfide qe vuri Europen ne levisje.

U dha kushtrimi ne kancelarite e Evropes per rrezimin e qeverise se Fan Nolit, bile qe diten qe zbarkuan ne Durres 18 perfaqesuesit e Bashkimit Sovjetik.

Njohja e Bashkimit Sovjetik dhe kritika e rende ne OKB, e ndryshuan poziten nderkombetarete Shqiperise ndryshe c’ishte tre vjet me pare. Dhe kete ne disfavor te saj.

Ahmed Zogu me shoket e tij ne Beograt, ndegjonin me keqardhje se si u kandadis vendi i tyre. Edhe shtetet perendimore u befasuan per ngjarjet, dhe keshtu erdhen ne kontakt me shqiptaret per te bere dicka si per vehte dhe per neve. Zogut ia lane duart e lira te pregatitej nese mund ta ndryshonte situaten politike te vendit te Tij qe ishte ne shkaterrim.

Politikanet qe kishin shkuar me Zogun ne Beograt kishin luajtur nje rrol te madh dhe ishin te ngritur. Atje ishte Xhaferr Ypi, Shefqet Verlaci, Koco Kota, Selaudin Blloshi, Ceno Kryeziu, Leon de Gilardi e te tjere.

Me forca te emriganteve shqiptare mbrenda kufinjve te 1913 dhe jashte saj, u pregatit nje plan aq gjenial sa qe dhe luftetaret e sprovuar dhe te vjeter u mahniten nga kjo stragjeti e kolonel Ahmet Zogut. Ai porositi kryetaret e forcave qe ti shmangen cdo perpjekje sa te kene mundesi qe te mos vritnin ushtare dhe popull se mjaft gjak ishte derdhur.

Shkelja e Shqiperise nga cetat e armatosura filloi me 13 dhjetor te 1924. Luftetaret nuk gjeten ndonje rezistence me perjashtim te Elez Isufit ne Peshkopi dhe Bajram Currit ne Malesi. Nuk kaluan 10 dite dhe qeverija e Nolit u shpartallua, disa u bashkuan me cliruesit, po keshtu bene dhe populli dhe ushtrija, Ahmed Zogu hyri ne Tirane ne krye te 9000 burrave te armatosur me 24 dhjetor te 1924, qe u proklamua si dita e “Triumfit te Legalitetit”.

Per me e pershkruar kete ngjarje tragjike por te pa anshme ja japin fjalen z. Swire qe mori mendimin e Fan Nolit per fatin qe pesoi “revolucioni” i tije. Ne nje leter qe shkruan Noli me dore te vet, tregohej fare sinqerte:

“Duke ngul kembe qe te behej reforma agrare, bena kunder vehtes pronaret e medhenj; duke mos zbatuar reformen agrare humba besimin dhe perkrahjen eturmave katundare”. “Kthimi i Ahmet Zogut dhe Triumfi i Legalitetit, tregoi se ai kishte me shume kuptim politic se te gjithe kundeshtaret e tij vue se bashku”. (sipas Zacalanit).

Sapo erdhi Zogu u proklamua kudo qe te mos hakmerrej askush dhe te zbatohej rregulli dhe qetesija, nenpunesit qe ishin te qendronin ne detyrat e tyre, po ashtu dhe oficeret e ushtrija qe ishte te mos trembeshin se nuk do te kishin pasoja edhe pse kishin sherbyer nen Fan Nolin.

Me tu qetesuar vendi kolonel Ahmed Zogu tregoi fisnikerine e tij, patriotizmin, bindjen para ligjit, dhe pas 10 ditesh sundimi si komandant i pergjithshem i operacionit ushtarak dhe fitues pa gjak, xhveshi rrobat ushtarake, dorezoi shpaten dhe pushken, dhe ia leshoi fuqine ne dore Keshillit te Larte te Rengjences me 4 janar te 1925.

Xhafer Ypi si anetar i Keshillit te Larte ja ngarkoi barren kabinetit te ri Ahmet Zogu, ketij shpetimtari dhe ringjallesit te shpresave kombetare.

REPUBLIKA SHQIPTARE

Me 17 janar te 1925 u mblodh Asambleja Kushtetuese dhe nuk vonoi dhe Shqiperia u shpall Republike Parlamentare sipas stilit Amerikan me nje president me dore te forte.

Kushtetuta e Republikes qe hartuar sipas asaj Amerikane , poe natyrisht duke iu pershtat Shqiperise.

Shqiperia ishte krejt per toke. Nuk kishte asgje. Luftat, pushtimet, semundjet kishin bere kerdine ne Shqiperi. Duhej nje rregjim deri diku autoritar. Keshtu ishte dhe ne shtetet fqinje.

Me 25 janar te 1925 Shqiperia u shpall Republike.

Me 31 janat te 1925 Asambleja zgjodhi Ahmet Zogun te parin President te Shqiperise ne mes te brohoritjeve dhe te entuziazmit qe s’baronte me thirrjet: Rrofte Presidenti! Rrofte Ahmet Zogu! Gjithe bota u lajmerua dhe filluan me njoht Shqiperine dhe me derguar perfaqesuesit e tyre. Keshtu filloi dhe ndihma ekonomike dhe firma te huaja me ardhe ne Shqiperi se shihnin nje stabilitet dhe nje njeri te vendosur qe ishte ne krye te vendit.

Zogu kishte shume detyra te medha per te bere. Se pari te krijonte nje admistrate te rregullt, nje fuqi policore per te vene qetesine, gjykata dhe ligjet moderne, zhdukjen e analfabetizmit, qe ishte rrenja e gjithe se keqes, spitale dhe lufte kunder semundjeve ne mase si loleres, vendosjen e qetesise, shtrimi i fiseve dhe bajraqeve qe nuk donin me iu nenshtruar nje qeverie moderne te kohes se tij.

Shqiperia ishte shume e verfer. Keshtu qe Zogu iu desh nje shtet mik per me i kerkuar ndihme immediate. Kjo u be Italia. Tjeret shtete per rreth na kishin pushtuar shume vende, dhe nuk ishin te qete, por donin me ndez fesat mbrenda per me na henger fare.

U pakesua ushtrija kombetare, me qe shkojshin shume shpenzime. U krijuar gjindarmerija dhe si inspektor i saj u emeruar koloneli i ushtrise britanike Sterling. Zogu nuk donte me u lidh kembe e koke, vec me Italine, prandaj merrte oficiere dhe keshilltare nga vende te tjera perendimore. Qellimi ishte me krijuar nje qetesi civile dhe kjo u arrit deri sa ate kohe e kujtojne njerezit e thone: “Si qetesia e kohes se zogut mbahet mend”. Ushtrija dhe gjandarmaria ishte e vogel, por shembullore. Filluan kerkimet per nafte midis Vlores dhe Beratit. U hap Banka Shteterore Shqiptare. Shqiperija filloi me ec ne rrugen e ndertimit dhe te perparimit me ate takatin qe mund te kerkohej per ate kohe.

MBRETERIA SHQIPTARE

Me deshtimin e vajtueshem te qeverise se Nolit, u kuptua shpejt se Ahmet Zogu ishte njeriu i caktuar nga fati per te ndertuar Shtetin Shqiptare te pamvarur qe kishte mbetur i sakatuar nga rrenimet e Luftes se Pare Boterore.

“Mbreti Zog ishte ne lartesine e duhur dhe njeriu i cilesuar per ta udhehequr vendin qe natyra dhe traditat e popullit shqiptare kerkonin”.

Keshtu ka deklaruar Hug H. Grant, ish-minister i SHBA ne Oborrin Mbreteror Shqiptare.

Pasi kishin kaluar 3 vjet Shqiperia Republik, njeresit politikane deshen me i dhene vendit nje legjimitet, dhe nje autoritet me me baza dhe duke e krahasuar me vendet qe na rrethonin, me nje fjale dhe me u mat me ata me ate pondus. Nga ana tjeter ishte vendosur ne Lushje nje Keshill Regjent qe ne nje te ardhme me te qete te gjindej nje mbret. Ajo kohe qe koha me e ndritur e historise tone kombetare. Tani po fryente era e pese shekujve te lavdishme histarike tradiocioanale, ku principatat e ndryshme caktuan nje kryeprinjes, nje trim qe doli ngadhenjyes ne lufterat kunder grabitqare te huaj; turqeve otomane, sic ishte atehere Skenderbeu.

Me 7 qeshor te 1928 ne mbledhjen legjislative te dy dhomave te deputeteve dhe te senatit vendoset nje zeri shtimi i nje paragrafi ne nenin 141. “Rishikimi i pergjithshem i statutit i perket vetem Asamblese Kushtetuese”. Sipas artikullit 47 te dekretoheshin zgjedhjet e reja per Asamblene Kushtetuese.

Zgjedhjet u dekretuan me u mbajt me 17 gusht 1928. Nje asamblist duhej per 15,000.00 fryme. Kjo zgjedhje nxorri 58 deputet. Siapas popullsise Berati 7, Dibra 6, Durresi 6, Gjirokastra 9, Elbasani 6, Korca 9, Kosova 4, Shkodra 8 dhe Vlora 3.

Asambleja e re u mblodh me 25 gusht te 1928 dhe te gjithe perfaqesuesit folen per secilin rreth elektoral qe perfaqsonin duke paraqitur deshiren e popullit.

Mbledhja e katert me 1 shtator te 1928 u hap ne oren 9 te mengjesit. Seanca hapet nga kryetari Pandeli Evangjeli. Gezimin dhe entuziazmin qe ndienin perfaqesuesit ne ate salle do ta pershkruej me fjalet e deputetit te Shkodres K. Mjeda:

“Zotnije! Ne kete stine 5 shekuj me pare, misat e popullit ishin mbledhur ne Lezhe; ne vendin historik per me i dhuruar te Madhit Skenderbe kuroren e Shqiperise, edhe sot Asambleja Kushtetuese eshte mbledhur per me i dhuruar Shpetimtarit te Kombit Kuroren e Mbretrise te te Madhit Skenderbe……(duartrokitje dhe brohoritje ne sallen e asamblese). Cou Leke, cou Pirro…cojuni o burra shqiptare, afrohuni ketu, e Ti o i Madhi Skenderbe shih dhe gezou se shqiptaret e cuan deshiren tende ne vend, qe Ti pese shekuj me pare deshte me e bere. Oh ! Skenderbe! Ne kete minut, sternipi yte, Zogu, po zen vendin tende, qe vete, me gjoks te vet e shpate te vet e fitoi. A je kund Naim, po ti Vaso, ku je, eja ketu e nxjerr nja dy vjerrsha prej zemres tende dhe tregoi botes se populli shqiptare qe ka ruajtur gjithmone fronin e te Madhit Skenderbe, sot po krenohet, po lertesohet me te madhin Zog, Mbretin e Shqiptareve, Oh c’dite e fatbardhe, oh c’dite e gezueshme per gjithe popullin shqiptare mbrenda dhe kudo qe gjindet.

Ne kohera me te rresikshme qe ka pasur Shqiperia, ai djale i ri rrezikoi jeten e vet, por vetem e vetem si te shpetoje Shqiperine. Ne kohen e Luftes Ballkanike, djali i ri len shkollen e erdhi ne qytetin historik te Lezhes, aty ku eshte varri i Skenderbeut dhe betohet se nuk do te la qe te humbi Shqiperia! Ky eshte zotnij Shpetimtar i Kombit! Njaty eshte Pirroja, njaty eshte Leka i Madh, njaty eshte Skenderi, te cilet bashke jane mbledhur me i dhuruar kunoren e te Madhit Skenderbe, sternipit te tij Ahmet Zogut…

(Brohoritje e duartrokitje te gjata)”.

Asmbleja Kushtetuese shpalli njezeri Shqiperine Mbreteri Parlamentare, Konstitucionale Demokratike dhe te Trashegueshme.

ME 1 SHTATOR TE 1928

Pasi delegatet uruan njeri – tjetrin per ligjeratat e ndryshme kuptimplote, zgjodhen nje komision me i paraqit Ahmet Zogut nje Vendim te Posacem me kete permbatje:

“Asambleja Kushtetonjese e mveshur me fuqirat sovrane te kombit, e aspinuar prej deshires se shquar te popullit, per interesat vitale t’Atdheut, ne mbledhjen me date 1 shtator diten e shtune ne oren 9 e 12 minuta me nje ze e me nje shpirte zgjedh e proklamon: Mbret te Shqiptareve (Zogu i I) birin te dalur prej gjirit te vet Shpetimtarin e Kombit “Ahmet Zogun” i zbritur prej familjes se famshme Shqiptare “Zogu”.

Pranohet .

Duartrokitje te papreme.

Komisioni u perbe prej 17 vetash nga dy per cdo rreth elektroral.

Ne oren 5 mbasdite te 1 shtatorit paraqitet Nalt Madhnija e Tij, Zog I-Mbret i Shqiptareve para Asamblese Kushtetuese dhe ne mes te brohoritjeve te pa ndaluara

betohet sipas Statutit te Shtetit Shqiptare.

Pas betimit Mbreti mbajti nje fjalim te shkurter qe ketu po permend disa fraza:

“Zotnije, ne mesazhin para disa diteve u pershendeta duke u uruar sukses Juve Eterva te Kombit. Sot po iu drejtohem si shok, bashkepunetor te idealit te perbashket.

N’asht se ne fjalimin T’im nuk do te gjeni fjale te medha te kreneve te ndershme te stolis ma krenore mos u cuditni. Se une shoh ne Kryesine e Shtetit Shqiptare, ne te cilin titull qofte, “shembelltyren besnike te popullti dhe sherbyesin e palodhshem t’Atdheut. Sot ne minutin kur ngarkohem me detyren e rende dhe te larte te Shtetit prej vullnetit e deshires se popullit te c’faqur nepermjet vendimit te ndergjegjshem s’Uj, do te punoj duke marre parasyshe responsibilitetin moral, te cilin, heret a vone dine ta cmoje populli shqiptare me nje energji te pa kufishme per naltesine e vendit. Bota e ka marre vesht se po te lihen te qete dhe bijte e Shqipes, mund te krijone nje shtet. Mbas sodi tedyren e kemi me te rende, se duhet t’i deftejme botes, se edhe shqiptari, si cdo popull i qyteteruar, mund ta marri kulturen, e cila eshte pasurija e te gjitheve dhe ideali i botes mbare. Vetem ne kete menyre, duke i siguruar vendit nje te ardhme te mire, mund te paguajm nje detyre historike…”

Verbi Mbreteror u be “Atdheu mbi te gjitha”. Kete fraze shume kuptim plote, e ka pasur Zogu ne shpirt qe ne femini, shkolle, lufte dhe ne veprimtari derisa dha shpirte.

FILLIMI I PUNES PER NGRITJEN E NIVELIT TE JETES

Jemi ne mbarim te vititeve 20. Qe nga viti 1912 kur u shpall Pamvaresia e deri me 1922 ne Shqiperi pothaji se ka pasur lufte nga te gjitha anet si me njeri-tjetrin per pushtet, p.sh. kryengritja e Haxhi Qamilit, Qeverija tradhetare ne sherbim te te hyajve e Esat Pashe Toptani, Republika e Miredites, Kryengritja e Elez Isufit, ashtu dhe me Fuqite e Huaja. Shtetet e huaja kishin fuqi ushtarake ne shume qytete deri ne fund te vitit 1920, por dhe me pas nuk pushuan duke futur percarje per mos me i dhene shans Shqiperise te zgjedhe rrugen e veteqeverisjes ne qetesi.

Shqiperija qe shesh lufte deri vone. Shtoi dhe gati 5 shekuj nen roberine Turke. Pra nuk pati as mundesi, as kohe, me nis rrugen e zhvillimit. Analfabetizmi ishte nje nga shkaqet penguese per nje zhvillim.

Kjo rruge zhvillimi filloi kur Zogu u zgjodh me qeveris si President dhe pastaj si Mbret. Zogu e kishte kuptuar qe me filluar nje rruge civilizmi se pari duhet te garantohet sigurimi fizik i personit, sigurimi i qetesise publike, i papunesise etj.

Me mencuri dhe zgjuarsi ia arriti ne nje nivel te shkelqyer per nje kohe shume te shkurter, si me ligjet moderne te nje kushtetute te perpunuar dhe te pershtatur per traditat dhe zakonet tona me nje fjale nje far perzimje qe une besoj se nuk gaboj me e quajtur Perendimore Lek – Dukagjinore.

Me shpalljen e Mbreterise, sikur populli ndryshoi botkuptimin pernjehere. Si duket ajo enderr, qe ruanin ne shekuj per kohen e Skenderbeut, u ripertri ne nje realitet. Fjala Mbretni dhe Mbret ishte nje besim, nje kurajo, njerezit filluan me besuar se pas asaj apatije dhe plogeshtije me intriga dhe me percamje ja koha erdhi me ne fund me u kthy se mbari dhe me filluar nje jete te re me optimizem se se shpejti dhe neve do te krahasoheshim me te tjeret dhe do te ecnim ne rrugen e perparimit dhe te civilizimit.

Megjithe veshtiresite qe kishte vendi, puna filloi ne te gjithe sektoret e jetes. Edhe bota filloi me na ndihmuar ne nje menyre tjeter, sepse kishin besim ne nje burre shteti, ne nje Mbret qe edhe pupolli tani kishte besim te madh ne te. Ketu dua me permend se ne kohen e Zogut filluan reformat ne cdo sektor, natyrisht ne shkalle te vogel se ashtu ishte mundesia ekonomike dhe sikurse thash me pare dhe niveli arsimor. Iu desh me derguar njerez jasht me bursat e shtetit per te studiuar qe te krijoheshin kuadro per ngritjen e vendit. Filluan me u ngrit shkolla, jo vetem ne qytete, por edhe ne fshatra. Numri i shkollave arriti ne 511, i nxenesve ne 26,681.00 dhe i mesuesve ne 817.

Keta ishin ne vitin 1923. Ne vitet e Monarkise numuri i nxenesve te shkolles fillore u rrit ne 56,634.00. U hapen me shume shkolla te niveleve dhe profesione te ndryshme. U shtuan shkollat femerore. U hapen 500 kurse kunder anafalbetismit. Kurse per gra dhe vajsa, u happen kurse edhe per me alfabetue, edhe per me mesuar profesione te ndryshme.

Dergoheshin per studime jasht shtetit me burse 100 studenta, kurse afro 400 studjonin jasht shtetit ne shkollat e larta me perkrahjen e prindereve. Librat e mesimit u permiresuan. U formua nje keshill armisor per tekstet dhe si dialekt u zgjodh ai i Elbasanit, me qe ishte i kuptueshem per te gjithe. At Gjergj Fishta e ka quajtur me te drejt “gjuha e mushkes”. U hapen edhe konvikte prane shkollave me u dhene mundesi dhe femijeve te fshatrave me mesuar ne shkolle 5 klasore dhe te mesme.

U hap instituti privat me emrin Shkolla Teknike e Kryqit te Kuq e te rinjve amerikan, gjimnazi i Shkodres, Liceu i Korces u zgjonua, konviktet ne Shkoder, ne Kolgecaj per prefekturen e Kosoves, ne Kastriot, Diber, Skrapar, Mat, shkollat e mesme si Shkolla Tegtare e Vlores. Gjimnazi i Tiranes dhe ai i Beratit. U happen muzeume dhe bibloteka. Ne muzeumin Kombetar me 1928 e vizituan 1785 veta, kurse me 1937, gjithsej 15,276.00. Keto qen disa shembuj.

Infrastruktura nuk ekzistonte pothuajse fare. Kjo filloi me u ngrit natyrisht me ngadalesi, por me vendosmeri dhe optimizem. Lidjet me krahinat e kadundet ishin te veshtira, se natyra e vendit eshte e ashper. Keshtu qe filloi riparimi i rrugeve, hapja e rrugeve te reja, ngritja e uarave.

Ato 1,500.00 km rruge qe ekzistonin ishin shume te pasigurta dhe qe duheshin te riparoheshin dhe paralel te hapeshin rruge te reja. U ngriten 100 ura me nje gjatesi deri me 470 metra dhe nja 100 ura deri ne 10 metra. Programi i ministrise se ndertimit permblidhte ndertimet e porteve, rrugeve, urave, kanalizimeve dhe tharje kenetash, ndertesash, institucione, banesa etj. Gjat kohes se rregjimit te Zogut u ngriten ma se 4000 ura, u happen shume rruge, u asfaltuan rruge qe lidhinin gjithe qytete. Ato jane edhe sot dhe kane nje vlere historiko-artistike te nje populli optimist per nje te ardheshme me te mire.

Dua te permend se mjaft qytete u lidhen edhe me linja ajrore si Tirana, Shkodra, Vlora, Korca dhe Gjirokastra.

Ndertimi i Kryeqytetit filloi ne stilin perendimor. Vlen te permendim gjashte pallatet e bukura te ministrive qe edhe sot jane ne vend te pare, bulevardi i bukur, lulishtja ne sheshin Skenderbej, Spitali Ushtarak, Spitali Civil me shume pavione etj.

Po keshtu cdo qytet kishte planin e vet te ndertimit dhe te rregullimit.

Filloi elektrifikimi. Me ndihmen e shtetit filluan me u installu 2655 familje imigrante nga krahinat e pustuara te Shqiperise. Shteti u dha 60071 dylym toke. Shqiperija beri lidje diplomatike, tregtare, ekonomike, kulturore dhe turistike me shume vende te botes.

Shqiperija me te drejt pat shkel ne rrugen e qyteterimit dhe kishte ne vend po te njejta perfaqesi sikurse shtetet e perparuara.

Dua te permend se ne vendin tone ka pasur ambasada qe ne vitin 1920 si p.sh. Italia 1920, Anglija 1921, SHBA 1922, Franca 1922, Jugosllavija 1922, Greqija 1923, Gjermania 1924, Bullgarija 1925, Rumanija 1925, Turqija 1926, Spanja 1929, Rusija (Perfaqesohej nga Athina) qe ne vitin 1935…..Gjithsej 18 ambasada. Kishte dhe shume konsullata qe po i permend per kuriozitet qe nuk e kemi degjuar me pare psh. Ne Tirane kishte 7 konsullata si e Japonise, Suedise, Italise, Hollandes, SHBA, Rumanise dhe Greqise, ne Durres 6 konsullata si e Britanise, Belgjikes, Rumanise, Norvegjise, italise dhe Frances, ne Shkoder 3 konsullata, ne Vlore 5, ne Gjirokaster1, ne Sarande 2.

Keto tregojne se kishte filluar, nje levisje, nje aktivitet pune, tregtije, kulture dhe turizmi, sepse, kur nuk ke mardhenije pune e interesi bilateral nuk ke nevoje me pas kaq perfaqesues ne nje shtet si Shqiperia e porsa lindur, e vogel, e varfer dhe shume e prapambetur.

Krahasoje me kohen e pas mbarimit te luftes e deri me sot. Drejtesia filloi ne stilin e botes se qyteteruar. Reforma e legjislacionit shqiptare qe shembullore. Projektligjet hartoheshin nga Keshilli i Shtetit, nje nga entet me te vlefshme te funksionit te Monarkise. U aprovuan nje rradhe ligjesh dhe kodesh te adaptuar nga me te perpanuemit e perendimit. Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi Tregetar dhe Keshilli Kontrollues jane disa nga veprat me te cmushme te periudhes se pamvaresise ne kohen e Monarkise. Perdorimi i sitemit metrik, perdorimi i operacionit bankar, barazia e burrit me gruan etj.

Dua te permend se te mendojsh ne cfare gjendje ndodhej Shqiperi, me ate fantazi fetare me e bind popullin me ligj dhe bindje pa gjak dhe burg, ishte nje mjeshtri, zotesi qe vetem Ai, Ahmet Zogu, e beri. Ne pershendetje te perfaqesise se “Gruas Shqiptare” me 10 dhjetor te vitit 1929 Mbreti u shpreh keshtu:

“Nje nga ditet me te lumtura te jetes s’Ime eshte kjo dite kur po shoh para Meje, Ju Zonja Shqiptare, dhe ju falenderoj nga zemra per urimet qe me beni. Ju cfaq kenaqesine Time per inisjativen qe keni marre me ndryshuar jeten shoqerore.

Ne qofte se gruaja shqiptare nuk do ta beje, si duhet, detyren e Nenes, dhe nuk do ta tregoje kurajon e saje per ti sherbyer ndryshimit te jetes sahoqerore, atehere organizimi qe kemi filluar do te mbetet mangut. Dua nga gruaja shqiptqre jo vetem te paraqisi elegancen dhe nderin, por edhe te jete nje element i dobishem per patriotizem”.

Kryetarja e delegacionit mbajti nje fjalim e nder te tjerash tha: “Nena Mbreteresh i dha gruas shqiptare shembullin e shkelqyer per rritjen e femijes”.

Mbreti i pergjigjet:

“Tani cdo portokolli dua me shtua: Jam nga ata qe e ndiej dashurine dhe respektin ndaj Nenes. Nena, deri diku perfaqeson Atdheun per njerine. Nena ben njerine per Atdheun, Kombin.

Nuk duhet t’a quani Familjen tone jashte rrethit t’uaji; jemi si ju, bijte e kesaj toke, bijte e ketij Atdheu; burrat e kesaj familje jave vellezerit e juaji, femrat jane motrat e juaja dhe Nena eshte Nena juaj. Froni Jone bazohet ne dashurine e popullit. Familjen t’one gjithsecili do ta gjej gati per nevojat e tij dhe per intersin e Kombit”.

Me 10 mars te vitit 1937 u hap java e “Gruas Shqiptare” me moton: “Skllavja e Cliluar”. Zbulimi i fytyres se gruas u be me ligj. Filloi heqja e ferexheve. Dita e 10 marsit qe shesh femren shqiptare te lire pas kaq shekujsh skllaverije e vuajtje, krenohet lumturisht me heqjen e mbuluses absurde qe simbolizonte kohen e erret kur ajo ndahej nga jeta nga nje rradhe paragjykimesh te trasheguara prej sundimit te huaji.

Emancipimi i gruas u be dhe me ligj.

Zogu dhe mbare familja e Tij, kishte dhene shembull qe shume kohe me pare. Si Nena e Tij ashtu edhe motrat dhe i gjithe fisi i kishin hequr ato rrobet se kohes se Turqise dhe visheshin si cu quajt allafranga (civilizuar).

Financat u rregulluan sipas ligjit, doganat, taksat, sistemi monetar, monopolet, huanat shteterore edhe pensionet.

Persa i perket pensionit qe ishte nje gje e pa njohtur filloi me hyre ne rruge qe ne vitin e krijimit te qeverise se Kongresit te Lushjes, por per arsye te lufterave dhe crregullimit nuk funksiononte. Punetoret e shetit linin 5% te rroges per pensionin.

Pensionet paguheshin, por e drejta me dale ne pension nuk qe rregulluar. Por me

3 nendor te vitit 1937 u krijua me ligj Drejtoria e Pergjithshme e Pensioneve per civila me nje karakter relativ autonom, kurse Ministrija e Financave kishte pergjegjesine juridike.

LUFTA PER MEKEMBJEN E EKONOMISE KOMBETARE.

Shiperija ka qene dhe eshte nje vend agrar, por e mbetur ne shkallen me te ulet te asaj kohe, ne krahasim me te gjithe vendet e Europes. Nga vitet 20, kur Qvererija e Lushjes mori legjimitet, filloi hapi i pare drejt nje ngritje, por me shume ngadale.

Ne fillim, ne kohen e Repuplikes, u krijua Ministria e Bujqesise dhe e Pyjeve, por me 12 frur te vitit 1929 u nderrue ne Ministrine e Ekonomise Kombetare. Filluan me u kultivu a dritherat te zgjedhur, dhe filluan me u marre farera nga jasht. Banka bujqesore e sapokrijuar filloi me dhene ndihma per kultura te ndryshme.

Shqiperia, ky vend i varfer, i posa dalur ne drite, filloi me u perzie me boten e madhe. Ajo mori pjese me prodhimet e saja ne ekspozitat e ndryshme te asaj kohe qe mbaheshin neper bote: si Panairin Nderkombetar te Arteve dhe teknikes ne Paris, ne Panairin Nderkombetar te Budapestit.

Qeveria filloi me ndihmuar bujqerit me vegla punimi te bleme nga jasht si me 1929 u blene nga Greqia 4000 parmenda dhe 200 trina hekuri, kurse nga Cekosllovakija 1400 parmenda dhe 150 trina. Me vone filluan me u ble makineri me te avancuara.

Filloi kultivimi i ullirit me 1934 me 46500 rrenje kurse me 1937 me 38,105,000.00. Kultivimi i duhanit u zhvillua ne menyre me te studjuar. Filloi nje aktivitet eksperimentimi ne te gjithe sektoret e bujqesise, blegtorise, bimeve industriale etj.

Ne vitin 1929 u ngriten 8 stacione meteorologjike. U hapen shkolla bujqesore. Ne Lushnje u hap nje shkolle bujqesore, Fidanishtja Shteterore u ngrit ne Laprake, Instituti Zooteknik ne Xhafzotaj etj.

Qeverise i duhej te luftonte kunder semundjeve te ndryshme qe ishin perhapur ne Shqiperi, per arsye te vobektesise dhe te prapambetjes.

Gjendja shendetesore ishte si mos me keq. Spitalet i njihje me gishta, kurse specialiste kishte vetem 50 ne vitin 1920. Gjate rregjimit Mbreteror u happen spitale neper qytete kryesore, dispanceri ne vende me te vogla dhe abulanca, ambulanca antiveriane, stacione antimalariken, qendra higjenike, loboratore bakteriologjike, ingjineri sanitare, mami dhe agjenta shendetesore. Po ashtu edhe mjeke te shkalleve te ndryshme si: mjek i posacem, mjek i bashkise, mjek komunal dhe mjek qeveritar.

Lufta duhej drejtuar semundjeve te zakonshme, por me shume kunder semundjeve ngjitese si per njerezit, ashtu edhe per kafshet. Malarja bente kerdine ne Shqiperi. Ne analizat e nxenesve te Gjirokastres, Durresit, Vlores dhe Beratit ishin mbi 55 perqind me symptoma te malaries, kurse ne Gjirokaster deri ne 90 perqind. Me ndihmat e miqeve te huaji te Shqiperise u be nje lufte e sukseshme kunder semundjeve ngjitese. Me krijimin e Institutit antimalarik nen drejtimin e Fondacionit Rrokfeler dhe te specialisteve shqiptar, si dr. Ashta, u hapen dege te ndryshme ne shume qytete.

Pervec sherimit me ilace luftoheshin dhe folete e mushkonjave. Sipas analizave qe u bene ne vitin 1938, perqindja e femijeve me symptoma te malaries kishte zbritur: ne Tirane nga 42% ne 11%, ne Berat, Vlore dhe Durres ishte pergjysmuar. Keshtu qe ne nje kohe kaq te shkurter u korr nje sukses gati i pabesueshem.

Edhe lufta kunder semundjeve te kafsheve shkonte paralel. Shqiperija kishte 6 milion bageti te imta dhe te trasha me nje vlefte prej 100 miljon franga ari qe ne vitin 1927. Por keto ishin me nje numer te madh semundjesh. Ministria e Ekonomise mori masa profilaktike nepermjet dispanserive veterinare duke vaksinuar dhe shpernda ilace.

Tregtia u garantua me ane te Kodit Tregetar. Por meqe ishim pa fabrika dhe pa punishte te medha nuk mund te flasim per tegeti, por edhe kjo filloi me ate takatin e kohes. Me teper prodhime blegtorale eksportoheshin per te importuar lende te pare te industrise se lehte dhe farera te zgjedhura.

Jemi ne vitet 30, kur ne Bote filloi depresioni ekonomik. Ky depresion solli sisteme te rrezikshme ne Bote qe do te shkaktonte tragjira gjyshekullore, sikurse e perjetuam edhe ne. Shqiperija kishte hyre ne rradhen e vendeve te qyteteruara sapo filloi pununen Qeverija e dalur nga Lushnja. Ministri i Puneve te Mbrendeshme Ahmet Zogu propozon dhe me 30 djetor te vitit 1921 themelon Kryqin e Kuq Shqiptare dhe me 2 gusht te vitit 1923 u be anetar i Kruqit te Kuq Nderkombetar. Me themelimin e Monarkise, parlamenti caktoi si patroneshe te Kryqit te Kuq Shqiptare, Princeshen Sanije. Nen kujdesin e Kryqit te Kuq u happen shkolla, jetimore, streha varferore, azilet e para te pleqeve, ndaheshin dhe gjella per te varferit ne disa qendra.

Aktivitetet sportive nuk mbeten pas. Shqiperia filloime marre pjese ne kampionatet e ndryshme te lojrave. Vlen te permendim kampionatet e futbollit, notit, ciklizmit, atletikes se lehte. Ne vitin 1932 Shqiperia u pranua si anetare e FIFA-s. Ne vitin 1933 mori pjese ne lojrat olimpike te Ballkanit ne Athine, me 1934 merr pjese ne garat e Sofias. Si patronashe u zgjodh Princesha Myzejen.

Artizanati Shqiptare filloi nismen e tij. Filluan te dalin ne drite mjaft punime artistike, dekoracionale, piktura, skulptura fotografimi etj. Me 24 maj te vitit 1931 u organizua nje ekspozite e artit ne Tirane. Dy shkolla u happen ne Tirane, njera e vizatimit dhe tjetra e Institutit Teknik. Shqiperija u perfaqesua ne Ekspoziten e Parisit me 12 vepra te punuara nga nxenesit e shkolles se vizatimit.

Me punen e palodhur te motrave te Zogut filluan me u fotmua kore, orkestra dhe teatro. Tearti shqiptare nisi te veproje si nje foshje e njome qe kerkon te gjeje fushen e artit te vertete. U vune ne skene edhe pjese te veshtira.

Per te krijuar nje imazh te mire per turizmin filluan me u botuar broshura te bukura nga natyra shqiptare me ane te Entit Shteterore te Turizmit. Se pari u moren masa legjislative. U hartua Kodi per mbrojtjen e rrugeve dhe te qarkullimit. Shume perparimtare qe edhe dalja ne qarkullim e Kartes se Turizmit. Kjo i jepte turistit, si te mbrendshem ashtu dhe te jashtem nje perkrahje dhe informacion shume te dobishem. Ishte e shkruar ne frengjisht dhe shqip. U krijua edhe nje statistike per hyrje dhe dalje te turisteve.

Po marr nje shembull per vitin 1936; Numri i vizitoreve te huaji ishte 3742 veta, numri I diteve te kaluara ne Mbreteri 10559 dite, diviza si kapital qe ka hyre ne Shqiperi nga keta 125708 franga ari.

U bene lidje me shoqata turistike nderkombetare si: Qendren Nderkombetare te Turizmit, Unionin Internacional dhe Organin Zyrtare te Propogandes per Turizem, Zyra Internacionale e Shkembimit Aleancave Internacionale e Hoteleve dhe Aleanca Internacionale e Turizmit.

U shkembyen perfaqesi turistike me Parisin, Vienen, Amsterdamin, Londren, Athinen, Pireun dhe Dubrovnikun. U lidh nje linje e rregullt Shkoder – Dubrovnik. U lidhen marreveshje me shoqerite e flotave per vizita me vapor ne portet shqiptare e anasjelltas. U kryen 3 filma dokumentar mbi vendin tone. Filluan botime dhe afishe ne gjuhe te huaja.

Ne cdo hap shesh se vendi yne kishte hyre ne rrugen e botes se zhvilluar. Edhe pse neve ishim te varferit dhe me te prapambeturit, jo per fajin tone, por te roberise shume shekullore, prap nuk deshem me u demoralizuar dhe me vazhduar sikur qeme.kurre ndoshta populli me pare nuk kishte pare automola, tani u krijua dhe Klubi Turistik dhe Automobilistik Mbreteror. U bene lidhje me shoqata dhe klube nderkombetare.

SHTYPI I EPOKES ZOGISTE

Mund the thuash me plot te drejt dhe bindje se shtypi pati lulzimin me te vrullshem se asnjehere.

Censura Shqiptare nuk funksiononte si ne Gjermani dhe Itali.

Regjimi i Shqiperise nuk kishte nje monopol ideologjik, si keta dy vendet qe permenda, si Gjermanija dhe Italia qe ishin shtete partiatike dhe me nje diktature policore. Keshtu qe ne Shqiperi botoheshin shume libra dhe gazeta. Edhe nga jasht hynte mjaft materiale i cdo ideje, bile fatekeshisht dhe propogande komuniste, qe me vone i hengri koken vendit dhe popullit gjate me shume se 50 vjet.

Ketu dua me permend disa gazeta dhe revista te ndryshme sepse ato jane riperteri pas 50 vjetesh.

Shembu; “Albania” e New Jorkut, “Arbrnija”, “Besa”, “Demikracija”, “Drita”, “Djersa e Popullit”, “Jeta e Re”, “Kosova”, “Kombi”, “Rilindja Shqiptare”, “Shqiperia e Re”, “Sporti Shqiptare”, “Populli”, “Vatra”, “Vllaznia”…….

Mbi 30 gazeta me tituj te ndryshem.

Revista: “Bujqesija”, “Ekonomisti Shqiptare”, “Edukata e Re”, Hylli i Drites”, “Ilirija”, “Jurisprudenca Shqiptare”, “Leka”, “Mesuesi”, “Minevra”, “Shekulli XX”, “Shqiptarja”, “Diana”, “Java”, “Kombi”, “Ekonomija Kombetare”……

Revista mbi 30 tituj.

BOTA NE DEPRESION, SHQIPERIA PERBALLE PRESIONEVE.

Jemi ne vitet ’30 kur bota hyri ne depresionin me te madh ne histori, dhe si gjendje e tille i dha shkak keijimit te ideologjive te reja dhe te rrezikshme. Ne Itali kishte fituar fashizmi me kohe, por dale ngadale ai mbolli faren e militarizmit dhe te imperializmit.

Ne Gjermani nga fillimi i viteve ’30, fitoi dhe nje tjeter ideologji Nazizmi. Kreret e krtyre vendeve, Musolini dhe Hitleri, u binden se vec ata mund te shpetonin boten nga kriza e madhe ekonomike, duke rrezuar demokracine dhe me vemdos, sipas tyre, rregjime njipartiake dhe me qeveris me nje rregull te caktuar nga shteti.

Kjo rryme filloi me influencua edhe Shqiperine. Shqiperija qe nuk kishte asgje kur u shpall e veteqeverisur qe nga Kongresi i lidhjes filloi me kerkuar ndihme dhe kjo iu akordua sipas rre gullave internacionale. Kjo ndihme ishte me e pershtatshme me u mbeshtet ne Italine, sepse ishte i vetmi vend fqinj qe nuk kishte me asnje pellembe toke tonen. Keshtu behej nje kunder ballans perballe shteteve grabitqare: Greqise dhe Jugosllavise.

“Shteti yne thoshte Zogu, mbasi eshte i vogel dhe i pa organizuar, prandaj duhet te ndjek nje politik neutrale me te gjithe shtetet”.

Zogu u mundua me mbajt njefare balance duke prure dhe keshilltare ushtarak anglez ne shqiperi megjithe protesten e Italise.

Por fashizmi kishte kohe qe pregqtiteste plane pushtimi.

Ai i filloi me kohe duke mbjell faren me ane te shkolles ushtarakeve, disa te shiturve etj. Keshtu qe Zogu u detyrua me 1934 me shtetzuar te gjitha shkollat qe te mos i linte shume fushe veprimi propogandes fashiste.

Gjendja filloi te acarohej dhe italia i nderpreu ndihmat e premtuara. Keshtu qe Zogu prap con nje delegacion dhe sikur puna u vu ne vije.

Me 1 prill te vitit 1938 Mbreti Zog, me aprovimin e parlamentit dhe sipas dispozitave ligjore te shtetit, martohet me Konteshen Geraldine Apponyi te Hungarise.

Qe nje gezim i madh per popullin Shqiptare. Ai ishte tashme gati 43 vjec dhe populli ishte i brengosur qe nuk po linte nje trashegimtare te Frontit Mbreteror. U be feste kudo. Te gjithe ata qe u martuan ne ate dite iu pagua dasma nga Pallati Mbreteror.

Per ironi te fatit ne ceremonine e marteses se Zogut mori pjese edhe Konti Ciano dhe bile si deshmitar i marteses. Ai u nderua si mik dhe njerezit shpresonin qe rregjimi i Duces i kishte lene planet djallezore te lakmise per Shqiperine.

Mbreteresha e Re qe ne Hungari quhej “Lulja e Budapestit”, per bukurine dhe fisnikerine e saj qe e tregoi shpejt se ashtu ishte me te vertet. Ajo u hyri ne zemer shqiptareve, dhe filloi me u vene ne jete disa projekte per ngritjen e mireqenies se vendit.

Kush mund ta mendonte se pas asaj vere te bukur, nuk do te kalonin vec 12 muaji, dhe Shqiperia do te humbiste pavaresine e saj ne kuptimin e vertete te fjales! Kriza qeveritare Italo – Shqiptare kishte qene rregulluar me se miri me ane te marrveshjes se nenshkruar nga Qeveria e Mehdi Frasherit tre vjet me pare.

Italija filloi luften perpara ne Abisini. Planet per pushtimin e Shqiperise ishin nga konti Ciano, dhendri i Musalinit dhe Minister i Jashtem Italian. Ne ditarin e vet Ciano shkruante keshtu:

“Zogu do te sakrifikoje poziten e Tij, perhire te familjes se Tij. Me thene te verteten, nuk mund te perfytyroj Mbretereshen Geraldine duke ikur neper malet e Shqiperise, ndersa lindja e femijes pritet me dite ne mos ore”.

Ai kishte caktuar javen e pare te prillit, date 7, heret, dite premte, (qe ne e quajme te premten e zeze), para Pashkeve, dite feste. Ciano vazhdon:

“Do te perfitojme nga cdo mundesi qe te na paraqitet……

Kete here nuk do te terhiqemi si me 1920. Ne Italine e Jugut kemi absurbe (apo jo!) disa qindra mije Shqiptare. Perse po kjo gje te mos ngjase ne anen tjeter te Adriatikut”.

Ai kishte filluar planet e tija djallezore qe nga viti 1937 dhe e bombardonte vjehrrin e tij revanshist Musolinin me raporte dhe statistika. Agjentet Italiane llogaritnin nje ngritje te prodhimit bujqesor deri me 200.000 tone drithera ne vit, qe kjo sasi sherbente per ushqimin e italianeve. Po keshtu edhe per pasurit e nentokes, vajgurit etj.

Italia do t’i shpetonte krizes dhe do te pasurohej ne kurriz te fqinjit qe kishte premtuar me e ndihmuar dhe me e ruajtur. Fashistet mendonin me detyruar Zogun me pranuar zbarkimin e ushtrise ne Shqiperi me te mire ose me force. Tashti pritej profecija e Cianos qe Mbreti Zog per hire te familjes do te pranonte te behej vasal i Musolinit dhe njerezit e besueshem, te blere te fashizmi, do t’i afronin Kunoren e Shqiperise Viktor emanuel III.

Diten qe lindi Princ Leka me 5 prill te vitit 1939 iu dorezua Zogut Ultimatumi i Musolinit nga Jakomani. Populli doli neper rruge me festua gezimin per Lindjen e Trashegimtarit pa ditur se c’fat i zi i priste shqiptaret dhe Atdheun. Ultimatumi permblidhte 17 pika, dhe ato ishin te padiskutueshme dhe pakompromis, se ndr

histori.gif
Kategori
Uncategorized

Djaloshi qe theu mitin e diktatures.

I duhej Kombit Shqiptar Mbreteria, i duhej.

Me keto fjale e nis biseden profesori i gjuhes suedeze dhe perkethyesi me gjak te paster Shqiptar Adili.

Koha po tregon cdo dite e me shume se kombi kishte nevoje qofte edhe nje ore te vetme per Mbreteri, ndryshe laramanet rreckamane, internacionalistet e djeshem dhe te sotem,vec mbushjes se xhepave nuk kane asgje te perbashket me termin Komb dhe me pasurine e shenjte kombetare.

Atdheu dhe Kombi nisin nga familja, ato u shiten dhe shkaterruan jo vetem ne 45 vite diktature, por edhe ne keto post vite demokraci, ku i ligu dhe viktima jane te detyruar te rrine bashke ne nje kuvend, ne nje salle, pse jo edhe ne nje tavoline.

Fajin nuk e kane shqiptaret, por regjimet dhe lideret, qe ata zgjedhin per ti drejtuar. Ne ishim edhe para 80 apo me shume vitesh, me shtet ligjor, me ligj, me personalitet, ndoshta nje nga te paktet vende ne rajon qe leku jone njihej dhe shkonte ne gjithe boten, jo vetem kaq, por Pasaporta Mbreterore Shqiptare ishte nje thesar me vete, ku cdo shqiptar jo vetem kishte mundesine dhe te drejten te udhetonte ku te deshironte, por kishte dhe personalitet si njeri, si qytetar, si zotni. Ndersa sot  edhe ish ata qe dikur i kishim cifcinj, na i flakin pashaporten si lecke turinjve.

Pasaporta tregon forcen dhe dinjitetin e nje shteti.   Ne na ka mbetur gje? Prandaj e them qe Shqiperise dhe Kombit tone i duhet Mbreteria qofte edhe nje ore te vetme.

Adil Bicaku.

Nje personalitet nga emigracioni i vjeter shqiptar ne Suedi dikur kameraman i dasmes se Leka Zogut te pare, tanime, i ftuar nderi ne dasmen e Princit Shqiptar  Lek Zogut te dyte.

Shqiptaret ne Stockholm kane te drejte  te ndjejne  respekt per Profesorin, z. Adil Bicaku. Kete human, kete patriot, kete qytetar me vlera intelektuale dhe kombetare, kete  antikomunist, qe edhe pse i vetem,  ne moshe te re, arriti te sfidonte diktaturen duke shprehur hapur urrejtjen per sistemin sllavo_komunist qe u instalua nga kjo klike ne Shqiperi. I perndjekur prej tyre kemba kembes, por qe nuk arriten ta kishin kenaqsine e fundit.Ta arrestonin, torturonin, pse jo dhe ta pushkatonin per bindjet e tij anikomuniste, duke i lene me gisht ne goje ujqerit dhe dosat e  terbuara  te uritur per te pare dhe pire gjak nga ai me i miri, gjak i shqiptareve nacionaliste.

Adili ishte intelektual, ai ishte mesues, si i tille ata nepermjet hijenave te tyre e pergjonin, ata  i drueshin dhe e kishin  etiketuar si kundershtar i rrezikshem per sistemin e diktatures se proletariatit.

Adili vinte nga nje familje e madhe nacionaliste, perkrahes te mbreterise. Familje qe mbas viteve 1945 kish filluar te njihte, persekutimet, sekuestrimet, interrnimet dhe burgjet te cilat do i ndiqnin kemba kembes deri ne thyerjen dhe rrezimin e diktatures.

Arrestimet dhe denimet si kundershtare te betuar te regjimit komunist e nje pjese te familjes se afert, ishte nje arsye me teper  qe ndaj tij te fillonte panderprere perndjekja ne cdo hap dhe levizje,per ta cuar ne te njejtat qeli vdekjeprurese ku torturoheshin te afermit dhe miqe tij, nga xhelatet, spiunet apo bashkpuntoret e sigurimit te shtetit.

Me mire i vdekur sesa i gjalle ne duart e tyre.

Adili kish kohe qe e ndiente eren e keqe te zvarranikeve qe e survejonin ne cdo levizje, ata prisnin vetem nje sinjal dhe fundi i “armikut te popullit” do ishte i shpejte.

Telat me gjemba ne trupin e tij do ishin miq te pa ndare. Per ate ishte bere gati edhe dosja e armikut, biles jo vetem biruca  por dhe xhelati ishte shenjuar, pritej vetem urdheri.

Por fati dhe zoti ishte me Adilin.

Kur ata po pregatiteshin dhe ishin bere gati per ta arrestuar, Adili atyre ju la vetem pendet.

Me mire i vdekur se i gjalle ne duart e tyre,me mire nje ore ne liri, se sa nje jete i roberuar.

Ai vendosi. Sikur edhe nje minute jete te me kete mbetur une do te iki nga bisha e kuqe, dua ta jetoj i lire.

Dita erdhi, Adili ju iku, ai u arratis duke thyer jo vetem kufirin e pa prekshem, por duke shembur mitin dhe krenarine e tyre.

Vertet familja e tij tani do paguante dhe pagoi shume rende edhe haracin e ri per armikun tjeter te partise dale nga trualli i saj, pinjoll i saj qe nuk e shtine dot nen kethetra, por me mire harac se sa djali i tyre i lidhur nga bishat me tela me gjemba, i terhequr zvarre, i burgosur dhe torturuar deri ne vdekje, me mire harac mbi gjithe pjesen tjeter te familjes.

 

Z. Bicaku eshte perkethyes i disa librave dhe botimeve Suedeze ne gjuhen shqipe.thumbnail_IMG_20161008_150818.jpg

Kategori
Uncategorized

Një kryevepër/ Lexoni Fugën e popullit, jo atë të Ramës.

Një kryevepër/ Lexoni Fugën e popullit, jo atë të Ramës

Jo vetëm simpatizantë të Partisë Demokratike apo partive të tjera aleate, por edhe akademikë, intelektualë, aktorë e qytetarë të ndryshëm po sensibilizohen me protestën për shkak se kanë humbur besimin tek Qeveria.

Akademiku Artan Fuga është njëri prej tyre. Ndryshe nga nipi i tij Endri Fuga, i cili është drejtori i mediave në Kryeministri apo i njohur ndryshe si “njeriu që bën zap” Kryeministrin Edi Rama, akademiku Artan Fuga është fund e krye kundër Qeverisë.

Statusi i tij i fundit në Facebook, i argumentuar tërësisht me fakte konkrete, shtjellon përse kjo qeveri ka humbur kredibilitetin. Sipas tij, protesta e nisur nga Partia Demokratike ka marrë mbështetje të madhe popullore për shkak se qytetarët nuk kanë më besim tek Kryeministri Edi Rama dhe të gjitha institucionet kanë rënë.

Prezenca e madhe popullore në protestën e opozitës është një tregues i qartë, arsyeton akademiku Fuga, se e kanë humbur besimin tek të gjithë institucionet e shtetit shqiptar.

Statusi në Facebook i Akademikut Artan Fuga:

Në çadër kur të ze shtëpia brenda!
——–

Protesta e drejtuar nga Lulzim Basha, me pjesëmarrje shumë të gjërë popullore, kërkon qeveri teknike.

Këtu nuk është puna te qeveria, thjesht, këtu kanë rënë institucionet!

Mirëpo te ne kanë pësuar lëkundje të forta tërmeti të gjitha institucionet.

Populli ka pas dalë në çadra edhe në kohën e monizmit kur binin tërmete sepse i zinte shtëpia brenda.

Institucionet tona kanë pësuar krrisje të thella dhe populli nuk iu beson më.

Kush do sondazhet më të fundit, mund t’ja jap!

Qeveria? Nuk merret vesh nëse dy partitë që e drejtojnë janë në aleancë apo në opozitë me njera tjetrën!

Drejtësia? Nuk merret vesh si i trajton politika në fuqi prokurorët dhe gjykatësit, si kriminelë, apo si ata që luftojnë kriminelët?

Parlamenti? Poqese deputetët e opozitës nuk shkojnë në punime, çfarë mbetet që andej?

Ca ministri, vetëm emrin kanë të tillë sepse në sektorin e tyre mbretëron ,korrupsioni, amullia, kaosi!

Deputetët? E kush beson se i ka zgjedhur populli kur ata thjesht janë numra në lista kryetarësh partie?

Partitë? Cfarë partish kur nuk bëhen zgjedhje?

Media? Politika i do si seksionet e agjit-propit të vitit 1936!

Po filma kemi mo?
Po opera kemi mo?
Po dokumentarë kemi mo?
Po teatro lokale kemi mo?
Po muzeume kemi mo?
Po arkitekturë kemi mo?

Këtu ranë komunat sepse gjoja u bë reformë territoriale, dhe bujqësia u kthye në parcelë kanabisi!

Po kërkim shkencor kemi mo!

Po, çfarë kemi mo?

Kemi ngel lakuriq në mes të dimrit!

Kemi ndeshje mes bunkerit te ish kafe Krimeja dhe çadrës te ish Komiteti Qendror!

O pika neve thuaj!

Image

 

Lexo edhe

Kategori
Uncategorized

Banditët që mbajnë peng politikën.

Banditët që mbajnë peng politikën

Nga Desada Metaj-

19, është numri i deputetëve të parlamentit shqiptar që kanë patur probleme me formularin e dekriminalizimit. Sigurisht që jo të gjithë kanë qenë të dyshuar për vepra penale, madje 5 apo 6 kanë marrë dhe pafajësinë për sa kohë bëhej fjalë për shkelje administrative. Por, gjithsesi mbetet i konsiderueshëm numri i atyre që kanë qenë apo dyshohet se kanë kryer vepra të rënda penale që nga trafiku i lëndëve narkotike deri tek vrasjet apo përfshirja në rrjetet e prostitucionit.

Nuk është aspak e vështirë të kuptohet se si përfunduan këto personazhe në karrigen e deputetit. Me një formim elementar në kufijtë e injorancës, të pasur dhe të fuqishëm në zonat periferike elektorale, ku blerja e votës është fenomen normal, të respektuar nga krerët e politikës dhe prezentë në tryezat e tyre, ata një ditë të bukur vendosën të ishin pjesë e vendimmarrjes politike, dhe pse jo, të ishin të rëndësishëm në vendimmarrje.

Jo rastësisht sot kemi një parlament gangsterësh, jo vetëm për spektaklin dhe fjalorin që shohim çdo të enjte, por sepse mirëfilli kemi deputetë të dënuar në Europë apo gjetkë dhe që sot bëjnë ligjet në Shqipëri. Ata janë pjesë e vendimmarrjes politike, të sigurt në pozicionet e tyre dhe të pafrikësuar. Sepse dhe gazetarët druhen të flasin për ta, kur shohin se deputeti që disktuohet ti hiqet mandati apo një tjetër që duhet të lerë shenjat e gishtërinjve, janë miqtë dhe të preferuarit e Qeverisë dhe Kryeministrit.

“Media e kazanit”, siç ndonjeherë i pëlqen Edi Ramës ta etiketojë, një pjesë e medias rrezikon të shndërrohet vërtet në të tillë për sa kohë një pjesë e financuesve të saj fshihen mes banditëve të parlamentit.

Nuk dihet me saktësi se kur nisi ky kriminalizim i politikës shqiptare, por pa dyshim si asnjëherë më parë sot kemi deputetë apo kryetarë bashkie për të cilët ambasadori amerikan bën thirrje që të mos votohen (edhe pse në fakt ata sërish janë rizgjedhur). Sot kemi ende kryetar bashkie në Kavajës, Elvis Roshin, në Krujë Artur Bushin, të dy nën hetim, të dy me rastësinë e çuditshme e përdorimit të shumë emrave, dhe po të dy të mbështetur publikisht ose në heshtje nga Qeveria dhe Kryeministri.

Si për rastësi edhe një deputet tjetër i PS, Armando Prenga ka përdorur disa emra, është pjesë e një procesi gjyqësor, i akuzuar për plagosje në Shqipëri dhe zyrtarisht i përjashtuar nga grupi parlamentar i PS. Por jo zyrtarisht, KQZ e drejtuar nga i përzgjedhur i PS po bën përpjekje maksimale që mos ti hiqet mandati, sepse pas tij vjen Kastriot Piroli një tjetër kandidat me dosje penale dhe i fundit në listën e PS për qarkun e Lezhës.

Këto lista dhe këta emra, të përzgjedhur direkt nga Kryeministri Edi Rama janë pa dyshim frika më e madhe për demokracinë në Shqipëri. Sigurisht që ai mund të ketë dështuar në shumë drejtime si drejtues i Qeverisë, në dhënien me koncensione të të gjithë vendit apo nivelin e lartë të korrupsionit, por kriminalizimi i politikës mbetet pa dyshimin më të vogel mëkati më i madh i Edi Ramës si politikan dhe drejtues i një forcë të madhe politikë. Ndaj kauza kryesore e opozitës në betejën e saj me keqqeverisjen pa dyshim që mbetet dekriminalizimi, mbajtja larg e banditëve nga politika.

Sigurisht që dhe opozita ka mëkatet e veta në këtë pikë, por vetëpastrimi dhe vënia e dekriminalizimit si shtyllë kryesore e kauzave të saj mund të mos sjellë shumë njerëz në sheshin e protestës, por automatikisht i jep asaj më shumë mbështetje tek pjesa qytetare dhe e ndershme e shoqërisë shqiptare. Tek ajo pjesë që duket e vogël në numër për shkak të zullumeve ku politika e çoi këtë vend për shume vite me radhë, por që ende beson se e keqja më e madhe mbetet banditizmi politik dhe nuk ngushëllohen me faktin që Vetingun e votuan Armando Prenga dhe shokët e tij të qelisë.

Kategori
Uncategorized

Banditët që mbajnë peng politikën

Kategori
Uncategorized

PERSE U RRAH RAMA.

1383765_445131432310028_1803463300747295421_n.jpg

Papërgjegjshmëria e ka bërë, që si një dashnor i vërtetë të marrë drejtimin drejt shtëpisë së gruas greke të një miku të tij me të cilin njiheshin prej kohësh. Ndoshta nuk do të ishte mirë që të japin detaje të hollësishme në lidhje me emrin dhe punën e saj, sepse nuk do të ishte etike sot. Ajo që mund të kujtojmë nga ajo grua e bëshme dhe më e madhe në moshë se Rama ishin dhe funksionet e saj në Shqipëri. Mbi të gjitha, ajo ishte bashkëshortja e mikut të tij.
Rama është goditur nga një person pikërisht, sepse bashkëshorti i saj është lënduar kur ka mësuar që miku i tij flirtonte me gruan e vet. Dhe këtë e ka zbuluar për banorët e lagjes edhe vetë Rama, i cili atë natë në gjendje të rënduar, para rrahjes, ka shkuar në lagje duke bërtitur dhe ulëritur në kërkim të gruas greke të mikut të vet. Kjo ka sjellë edhe sherrin dhe reagimin e dhunshëm, ku Rama është goditur me grusht me dorezë metalike në nofull.
Duhet shtuar edhe një detaj, Rama ka qenë në lokal atë natë, para incidentit edhe me bashkëshorten e radhës me emrin Delina F, mirëpo ai nuk ka vazhduar të qëndrojë me atë, por ka shkuar tek gruaja e mikut të vet.
Kjo është historia e vërtetë dhe e vetmja e asaj çfarë ka ndodhur atë natë.

Kategori
Uncategorized

Ose bëjmë zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do të ketë.

Lulzim BASHA

Nga Tirana dhe nga gjithë Shqipëria, shqiptarë të ndershëm, shqiptarë të lirë, bashkimi më i madh popullor që ka njohur ndonjëherë ky vend, është derdhur sot këtu në këtë shesh, sheshin e lirisë, sheshin e protestës, sheshin e vendimit të madh për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.
Mirësevini!
Ne jemi mbledhur sot këtu, ju keni ardhur sot këtu, sepse kjo qeveri e ka çuar vendin në mjerim, në varfëri dhe kaos, dhe tani që ju ka vjedhur gjithçka nga xhepat dhe shtëpitë tuaja, do t’ju vjedhë edhe zgjedhjet.
Ju të gjithë e dini mirë këtë.
Ju, ne jemi mbledhur sot këtu për të thënë: Boll më! Boll kemi duruar ato që durojmë përditë që kur erdhën këta në pushtet.
Sot, ne nisim rrugëtimin drejt një fillimi të ri për të cilën vendi ka kaq shumë nevojë, për të cilin ka nevojë kaq shumë çdo shqiptar, për të cilin ka nevojë çdo fëmijë, i ri dhe e re.
Sot jemi këtu për ta shpallur këtë vendim me zë të lartë: Po, duam zgjedhje të lira dhe të ndershme!
Duam ndarjen e politikës nga krimi!
Duam dinjitet!
Duam drejtësi!
Duam punë!
Duam ta vëmë interesin e njerëzve të thjeshtë të parin!
Duam një të ardhme dinjitoze që na bën krenarë për vendin tonë!
Duam shpresën, shpresën që po lind, nga ky bashkim më i madhi në historinë e shqiptarëve.

Vendimi për të ndalur maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve

Sot jemi të bashkuar në këtë shesh sepse nuk e pranojmë dot më këtë gjendje; jemi të bashkuar sepse kemi besim se mund të ndërtojmë një jetë dinjitoze; jemi të bashkuar nga alarmi kombëtar dhe ndërkombëtar se pushteti i korruptuar dhe kriminelët duan të vjedhin zgjedhjet e ardhshme.
Sot jemi bashkuar për të marrë një vendim të madh, vendimin për të ndalur njëherë e mirë maskaradën e grabitjes së zgjedhjeve.
Ose do të bëjmë zgjedhje të lira ose zgjedhje nuk do të ketë.
Rrugë të mesme nuk ka. Rrugë tjetër nuk ka.
Zgjedhjet për fasadë, zgjedhjet e njollosura nuk do t’i pranojmë.
Zgjedhjet e standardeve të krimit në vend të standardeve të Evropës nuk do t’i pranojmë.
Zgjedhje me kriminelë të veshur me pushtet nuk do t’i pranojmë.
Zgjedhje që shtrembërojnë vullnetin tuaj, vullnetin e shqiptarëve nuk do të ketë më në Shqipëri.
Partia Demokratike lindi në rrugë dhe në sheshe, me ju popullin në krah.
Partia Demokratike lindi sepse e deshët ju, qytetarët e këtij vendi.
27 vite më parë, shqiptarët kishin nevojë për një lëvizje të madhe demokratike.
Sot, ne prapë kemi nevojë për një lëvizje të madhe kombëtare dhe demokratike.
Kjo qeveri palaçosh ka dështuar! Ju e dini këtë!
Kjo mazhorancë është një dështim total! Ju e vuani këtë!
Ky kryeministër është turpi i vendit! Ju e shihni këtë!

Garanci që qytetarët të ndihen të mbrojtur

Sot, ne nisim kthimin e Shqipërisë, sot ne nisim kthimin e vendit tonë në rrugën e sigurtë drejt të ardhmes.
Unë jam këtu, me ju, sepse dua që ju, njerëzit e lirë, shqiptarët e lirë, të jeni të parët për qeverinë e re që duam të kemi për Shqipërinë tonë.
Unë dua që ju, të jeni krenarë për vendin tuaj. Unë dua që ju të jeni e të ndiheni të sigurtë. Unë dua që ju të jeni e të ndiheni të mbrojtur. Të mbrojtur nga arroganca. Të mbrojtur nga padrejtësia. Të mbrojtur nga varfëria. Të mbrojtur nga korrupsioni dhe krimi. Të mbrojtur nga propaganda. Të mbrojtur nga ky sistem i pashpirt e i padrejtë.
Po, jam sot këtu sepse dua t’ju mbroj nga politika që i shërben krimit dhe jo ju. Politikanët e lidhur me krimin po e shkatërrojnë vendin. Ata po ju shkatërrojnë jetën. Droga nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Korrupsioni nuk është e ardhmja e Shqipërisë.
Krimi i organizuar nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Papunësia nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Varfëria nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Emigrimi nuk është e ardhmja e Shqipërisë. Kjo qeveri nuk është e ardhmja e Shqipërisë! Bashkëqytetarët e mi, Shqipëria po shkatërrohet. Shqipëria po shkatërrohet sepse ky sistem nuk punon. Shqipëria po shkatërrohet sepse kjo qeveri nuk punon për njerëzit. Ata punojnë vetëm për veten e tyre, vetëm për xhepat e tyre.
Ata dështuan për të sjellin një jetë më të mirë për shqiptarët. Një grusht pushtetarësh dhe kriminelësh, po gëzojnë gjithçka, ndërsa shqiptarët po marrin rrugët e botës. Shqipëria është bërë sot hambar i krimit dhe i drogës.
Ata dështuan dhe mashtruan me 300 mijë vendet e punës. Ata dështuan dhe mashtruan me shëndetësinë falas. Ata dështuan me demokracinë e vërtetë. Dështuan me lirinë e vërtetë.
Si mund të jenë të lirë njerëzit kur kanë frikë për të nesërmen? Frikë për të ardhmen e fëmijëve.
Frikë për shëndetin. Frikë se do të humbasin ose nuk do e gjejnë kurrë një vend pune.
Frikë nga taksidari që u vjen tek biznesi dhe ua mbyll. Frikë nga kriminelët e veshur me pushtet.
Frikë për të votuar të lirë.
Frikë se do t’ju duhet të lënë shtëpitë e tyre, për të nisur një jetë të vështirë, plot të panjohura në emigracion.

Qeveria Rama detyroi 300 mijë shqiptarë të braktisin vendin

Kjo qeverisje ka detyruar 300 mijë shqiptarë të braktisin vendin, kjo duhet të marrë fund!
Ne kemi qenë në pushtet dhe kemi qeverisur. E dimë sa e vështirë është. E dimë që duhet kurajo, për të marrë vendimin e duhur, çdo ditë. Ne u përpoqëm ta përmirësojmë jetën për njerëzit. Në fakt ne e bëmë këtë.
Ne e vendosëm Shqipërinë në vëmendjen ndërkombëtare, e futëm në NATO, hoqëm vizat. Ne punuam fort për të ruajtur vlerat tona, lirinë, taksat e ulëta, investimet madhore në infrastrukturë.
Ne punuam për të mirën e vendit tonë.
A bëmë mjaftueshëm? Jo. Por a e shkretuam vendin kështu? A lamë fatin tuaj në dorë të krimit dhe kriminelëve? Jo.
A jemi ne ndryshe nga këta? Po!
Sot, dua të ndaj diçka me ju dhe mendoj se ka ardhur koha ta dëgjoni. Unë jam gati!
Jam gati, t’ju udhëheq në rrugën që na nxjerr nga ky kaos- drejt së ardhmes. Jam gati të ndërtoj me ju, për ju, një shoqëri të re, një vend të ri, një të ardhme të re për çdo shqiptar të ndershëm.
Po, jam gati. Sot, më shumë se kurrë. Tani, kam një pyetje të thjeshtë për ju, për ju qindra, mijëra shqiptarë në këtë bashkim më të madhin popullor në histori dhe për shqiptarët anembanë vendit:
A jeni gati të luftojmë bashkë? Të luftojmë bashkë për Shqipërinë? Të ngrihemi bashkë për zgjedhje të lira?
Për të shporrur qeverinë e krimit, për të shporrur qeverinë e korrupsionit.
Bashkë për një qeveri të njerëzve? Bashkë për një qeveri të qytetarëve? Le të nisim sot, jo nesër. Sot, sot, sot, lëvizjen e madhe kombëtare dhe demokratike për të cilën Shqipëria ka kaq shumë nevojë. Sot, qëndroj këtu bashkë me ju për t’ju dhënë fjalën se do të punoj pa pushim për të përmbushur aspiratën tonë të përbashkët që gjithsecili prej jush të bëjë realitet ëndrrën e tij për një jetë më të mirë për veten tuaj dhe për familjen tuaj.
Sot është dita kur nisim marshimin drejt këtij qëllimi! Ky qëllim është më i madh se gjithsecili prej nesh. Më i madh se qëllimet e një partie politike. Më i madh edhe se qëllimet e koalicionit tonë. Shumë më i madh se rrotacioni politik i radhës nga e kuqe në blu apo nga blu në të kuqe.
Sepse ka të bëjë me vendin tonë. Sepse ka të bëjë me njerëzit tanë. Ka të bëjë me të ardhmen tonë. Ka të bëjë me vendimin që ne vetë, ne vetë dhe askush tjetër të mos vendosë për fatin tonë! Miqtë e mi, gjithçka në jetë varet nga vendimet që ne marrim.
Sot, bashkë do ta marrim një vendim të madh! Ky vendim është në dorën tuaj.
Kjo që po ndodh në Shqipëri nuk është fatalitet i pashmangshëm.
Ju, njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, e keni shkruar një herë historinë.
Unë e mbaj mend si të ishte dje, 8 dhjetorin 1990, atë ditë ne morëm një vendim, vendimin se nuk mund të vazhdonim më si më parë.
Vendimin për t’u ngritur kundër krimit dhe tiranisë shtetërore, vendimin për të zgjedhur lirinë! Sot unë dua që ju, të gjithë bashkë, të marrim një vendim tjetër të madh. Thellë brenda vetes, e dimë se kështu nuk mund të vazhdojmë më.
Sot, ne vendosim:
Ose vendi do të vazhdojë kështu, dhe ne do të zhytemi përditë e më shumë në varfëri dhe kaos;
Ose ne, do të hapim një derë të re drejt të ardhmes, një derë që na çon në një fillim të ri për vendin tonë, mundësi të reja për një jetë më të mirë. Ky është një vendim i madh, sepse është një vendim i vështirë.
Ky vendim kërkon nga të gjithë ne këtu në këtë shesh dhe anembanë Shqipërisë të zgjedhim mes frikës ose kurajos, mes indiferencës ose përgjegjësisë, mes oportunizmit ose sakrificës.

Në shesh deri në krijimin e një qeverie teknike

Unë kam vendosur të zgjedh kurajon! Unë kam vendosur të zgjedh përgjegjësinë! Unë kam vendosur të zgjedh sakrificën! Ka ardhur koha miqtë e mi. Ka ardhur koha të marrim vendimin e madh.
Vendimin për të bërë realitet ëndrrat tona. Vendimin për t’u ngritur bashkë! Vendimin për të vrarë frikën dhe për të zgjuar shpresën për të cilën Shqipëria sot ka nevojë. Vendimin për të caktuar vetë fatin e fëmijëve tanë.
Vendimin për të shpallur se ky vend i lashtë ka çfarë t’i ofrojë popullit të vet, ka çfarë t’i ofrojë Evropës.
Vendimin për të vënë punën e ndershme, mirëqenien, demokracinë e vërtetë, në themelet e reja të Shqipërisë.
Vendimin, miqtë e mi, për të bashkuar, për të bindur, të gjithë ata që e duan Shqipërinë me zemër.
Vendimin për të dekriminalizuar shtetin, vendimin për të zhdukur ekonominë e drogës, vendimin për t’u kthyer njerëzve fuqinë ekonomike, vendimin për t’iu kthyer njerëzve pushtetin.
Ne do të qëndrojmë këtu në këtë shesh derisa të sigurojmë njëherë e mirë zgjedhje të lira e të ndershme.
Ne do të qëndrojmë në këtë shesh dhe nuk do të lejojmë zgjedhje fasadë me këtë qeveri të kapur nga droga dhe krimi.
Unë do të qëndroj këtu në shesh. Ju ftoj të gjithëve të qëndrojmë së bashku!
Të qëndrojmë së bashku për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat vijnë vetëm përmes shporrjes së qeverisë së krimit dhe një qeverie teknike të zgjedhjeve të lira.
Ky është vendimi im.
A është ky vendimi i të gjithëve këtu sot?
Fitorja është në zemrën e gjithsecilit prej jush!
Kjo do të jetë fitorja më e bukur sepse do të jetë fitorja juaj!
Ne ngrihemi bashkë!
Ne fitojmë bashkë!
Shqipëria fiton me ne!
Zoti ju bekoftë ju!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Kategori
Uncategorized

Ramën: Tahirin mbaje për vete. Po ta mbajti, hajde ndeshemi e shikoje kush fiton.

Basha sfidon Ramën: Tahirin mbaje për vete. Po ta mbajti, hajde ndeshemi e shikoje kush fiton

Lulzim Basha e ka sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se është i gatshëm të ndeshjet me zgjedhje të lira e të barabarta dhe të shikohet se kush fiton.

Duke folur në “çadrën e lirisë” kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se Rama nëpërmjet mediave që ai kontrollon, sot ka ofruar kokën e Saimir Tahirit që opozita të ndalojë protestën.

Por këtë ofertë PD e refuzon, ndërsa Basha sfidoi Ramën për të bërë një përballje të barabartë.

Pjesë nga fjalimi i Lulzim Bashës:

Fati merret në dorë kur vota e çdo qytetari lexohet ashtu siç është hedhur. A ka njeri që beson se ky kryeministër dhe kjo qeveri do të organizojnë zgjedhje të lira? Se kjo qeveri që e ka lidhur fatin e vet politik dhe shumë raste ehe personal, do të organizojnë zgjedhje të lira?

Ne duam që qeveria e re të dalë si vullnet I votës së shqiptarëve. Ne I shteruam të gjitha mundësitë. Një vit me parë ne kërkuam votimin dhe numërimin elektronik, ligjin e demrkiminalizimi dhe lirinë e medias  dhe do të shkonim në zgjedhje edhe me këtë qeveri. Këta e zvarritën sepse mendonin dhe mendojmë se zgjedhjet e 18 qershorit do ti trajtojnë si nëj fasadë për tio hedhur hi syve të botës.

Këta në një vit premtuan e mashtruan dhe nuk e mbajtën fjalën. Tani nuk kanë përballë vetëm opozitën por një popull të tërë që ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe prêt zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama Ik!

PD ka marrë një vendim dje në përputhje me zërin tuaj. PD me grupin e sa parlament do të zhvillojnë aktivitetin parlamentin të vërtetë këtu në sheshin lirisë me qytetarët. Ta harrojnë se mund të përdorin të njëjtat truke si paraardhësit e tyre.

Sot kanë afruar nga mediat e tyre kokën e Saimir Tahirit. Ai është peng i bandave. Pra, kërkojnë që të pranojmë zgjedhje të prishura. Mbaje Saimir Tahirin për vete, zgjidhja është largimi yt dhe I qeverisë tënde.

Dëgjoje zërin e qytetarëve. Hapi rrugën qeverisë teknike dhe në ta mban dil të ndeshemi e shih se kush fiton.

Nga përballja e PD me opozitën nuk shpëton dot.