Kategori
Uncategorized

Misteri i fëmijës që u mbyt në Drin: I pangrënë, i rrahur barbarisht nga i ati dhe njerka.

11 vjecari xholeshi

Më lini të qaj për një fëmijë 10 vjeç. Ai do të varroset sot i pangrënë. Do të përcillet në banesën e fundit me shumë plagë në shpirt. Plagë të hapura më shumë se mjerimi, nga dhuna barbare e babait dhe njerkës së tij. I mituri I.Xh. thanë se u mbyt dy ditë më parë në lumin Drin i Zi. Trupi i pajetë i vocërrakut nga fshati Mazhic i Bulqizës u gjet paraditen e djeshme në afërsi të fshatit Katund i Ri të Dibrës. I mituri u gjet pas shumë orë kërkimesh nga banorët e tri fshatrave, të cilët po e qajnë pa gjetur ngushëllim. Dhe jo vetëm atë, por edhe 7 motrat dhe vëllezërit e tij, të cilët, nëse nuk do të ndërhyjë urgjentisht shteti, rrezikojnë të kenë të njëjtin fat.

Pas lajmit të konfirmuar zyrtarisht edhe nga policia për mbytjen e 10-vjeçarit, “fshihet” një histori tejet e dhimbshme. Histori që vjen nga një zonë, ku varfëria ekstreme i shndërron njerëzit në ‘kafshë’.

Vetë të afërmit e të miturit dhe banorët e fshatit Mazhic, me rrëfimet e dëshmitë e tyre pohuan dje se babai i fëmijës që u mbyt në lumë është kafshë dhe jo njeri. Ata pohuan se djali i rritur pa nënë mund të mos jetë mbytur duke u larë në lumë, por mund t’i ketë dhënë fund jetës për shkak të traumës dhe depresionit. Se vetëm tri ditë para ngjarjes, ai ishte rrahur në mënyrë çnjerëzore nga i ati i tij, Shpëtim Xholeshi. 50- vjeçari e ka shtrirë përtokë djalin që kishte me gruan e parë dhe ia ka shkelur kokën me këmbë. Ky fakt është bërë me dije nga gjyshja 80-vjeçare e të miturit. Por, edhe nga njerka, e cila u shpreh se fëmijët e thjeshtrës i rrihte më pak se i ati i tyre.

DËSHMIA E GJYSHES PËR NGJARJEN

*Mëngjesin e së hënës, unë dhe nipi im 10 vjeç shkuam në pyll për dru. Morëm me vete edhe dy kuajt. Rreth orës 10:30 i thashë djalit të djalit të më sillte njërin nga kuajt për ta ngarkuar. Por, ai iku deri tek ura pa më thënë gjë se ku do të shkonte. E kërkova gjithandej, por nuk e gjeta. Mendova se mos ishte fshehur gjëkundi prej frike. U ktheva në shtëpi, ndërsa ai nuk u kthye. Të gjithë dolëm për ta kërkuar. Banorët e fshatit tonë dhe të Katundit të Ri (i përket rrethit të Dibrës) dolën një për një prej shtëpie dhe bashkë me ne kërkuan deri mëngjesin e sotëm (djeshëm). E gdhimë në bregun e lumit Drin, pasi aty gjetëm dy kuajt, të cilët i kishte marrë nipi”, thotë Hëne Xholeshi. Ndërkaq, e moshuara tregoi se djali i saj, Shpëtimi (babai i viktimës) ishte martuar dy herë dhe se me gruan e parë, të cilën e kishte ndarë, ka 4 fëmijë dhe po 4 fëmijë ka edhe me të dytën. Gjithashtu, 80-vjeçarja u shpreh se familja e saj prej 11 anëtarësh mbahej me pensionin e saj dhe pensionin e dy fëmijëve invalidë të të birit. E moshuara qante për humbjen e nipit, ndërsa krah saj dëneste mbesa e saj më e madhe, motra e 10-vjeçarit.

DËSHMIA E NJERKËS
Dje ajo qante. Njerka e 10- vjeçarit tha: “Unë jam nusja e dytë e Shpëtim Xholeshit, por ai plehra më bërtet edhe mua. Më thotë ik tek nëna jote. Më shan dhe rreh fëmijët. Me të kam 4 fëmijë. Ai na torturon mua dhe fëmijët”. E pyetur nëse i rrihte 4 fëmijët e tjerë që burri kishte me gruan e parë, ajo u shpreh: “Unë nuk i torturoj. Unë i dua, por ai (burri) i torturon më shumë. Kur i them unë mos i prek fëmijët, Shpëtimi më thotë: ‘Se nuk të pyes ty. Unë i ruaj me bukë. Ti nuk ke punë me fëmijët e mi’. Ai i rreh përditë fëmijët. Pi nëpër lokale dhe bëhet tapë. Para tri ditësh, erdhi vjehrra e më tha: ‘Oj nuse, yt shoq e mbyti djalin krejt. Ia ka shtypur kokën me këmbë dhe mezi ia kam nxjerrë nga duart’”. Ndërsa, banorët e fshatit ku ndodhi ngjarja pohuan se 50- vjeçari Shpëtim Xholeshi është baba diktator dhe i pamëshirshëm, pasi në vijimësi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi fëmijët e tij, të cilët duhet të merren urgjentisht në mbrojtje nga shteti. Gjithashtu, banorët thanë se i kanë ndihmuar me bukë, vaj e sheqer dhe me çfarë kanë mundur familjen e varfër Xholeshi./

Kategori
Uncategorized

Mësuesja e moshuar dhe sfida me kokra vezë fshati për vaftin e saj dinjitoz e të ndershëm.

Kategori
Uncategorized

GESTAPO APO VETTING?

Kategori
Uncategorized

Cironga jeni, por ju është mbushur mëndja se jeni Balena!

Cironga jeni, por ju është mbushur mëndja se jeni Balena!

Ilir Demaliaj/

Sot tek pashë ato foto të Stadiumit Kombëtar që kishte vendosur në faqen e tij Besnik J. Aliaj, u ndjeva ashtu siç ndjehet njeriu kur humb të dashurit e tij. Ato pamje që pashë, ngjanin me një varr masiv, varri i hapur për vdekjen e një qyteti. Qytetarët, apo më saktë, mileti i ketij qyteti, ka kohë që janë nisur në gropën e përbashkët…. mbi të do të ngrihet Mauzoleumi Kombëtar Edi Rama, i cili, do ti bëjë karshillik një Mauzoleumi tjetër tashmë, një dinosauri të ngordhur, Piramidës së Enver Hoxhës! Atij ja vunë litarin në statujën e bronxit, e çvarrosën nga “Varrezat e Dëshmorëve” megjithëse akoma mban titullin dy herë “Hero i Popullit” i paabroguar nga parlamenti postkomunist si pjellë e mitrës së PPSH-së! Kam frikë, se ty O Edi, (fjala ime të shtoftë jetën!) do ta venë litarin për së gjalli me këtë Turr Yxhym që ke marrë! Ata të “fortët” që ti mendon se i ke me vete, e di si do të lëshojnë sapo te marrësh tatëpjetën që mos kesh pushtetin?!…. e mban veten të zgjuar! Shiko si e lëshuan Saliun, Kodrat Mas Bregu, e Selom Selamët e soj e sorollop që kishte mbledhur që erdhën me biçkleta MIFA të Uzinës Tirana, e tani na ngasin makina 100 mijë dollar. Nuk po rreshtojmë shpiat e paratë në Qipro, Zvicër apo Luksenburg ! Tërhiqu o burrë sa nuk është vonë se nuk do të bëj dërman as Bunkeri Surrelit!

Po të kujtoj një thënie të poetit Jamarbër Marko që thonte për regjimin e Hoxhës por edhe për portavoçet e Lidhjes Shkrimtarëve dhe Artistëve: ” Këta Cironga janë, por i është mbushur mëndja se janë Balena”. Edhe ju djemtë e llastuar të Rilindjes, Cironga jeni, por ju është mbushur mëndja se jeni Balena!

Kategori
Uncategorized

Është koha për një ‘AlCanabis Panair’…të presim vetëm sa të mbyllet Panairi i Armëve.

Erdhi koha që vendi ynë të përfaqësohet me një pavion mostrash nga kultivarët më të mirë të drogave.

Nga Ylli Dylgjeri.I vetmi panair i munguar deri me sot. Arritjet e derisotme të hashashit, si në sasi dhe në vairete e kane ofruar shumë vendin me Holandën dhe vendet të tjera model të Amerikës Latine. Një show bashkohor do ti bente publicitet vendit në kete prag integrimi europian. Bota do ta prekte dhe shijonte në sy ashashin shqiptar. Bashke me ritmen e kënges

“O sa mirë me qenë shqiptar” do të krenoheshim edhe nga duart e bujqëve tepelenas krahas atyre krutane e dibrane, skraparllinj e leber, mallakastriote e dukagjinas, kudo ku i ka mbire fara kesaj bime patriotike. Konkurimi i qarqeve ne Panair do te sillte edhe te ardhurat me te larta, ciceronet me te zote, e natyrisht edhe korrieret kembeshpejte.
Dita e Panairit AlCanabis po ofron. Pritet vetem perfundimi i Panairit te Armeve, qe me sa duket me qytetin e Sarandes e mbyll harten e prezantimit./Nga Ylli Dylgjeri/

Kategori
Uncategorized

Një çam bio në Dibër kundër Shpëtim Idrizit: Ja pse je një çam i keq!

shpetim-idrizi1

Po bën gjithnjë e më shumë përshtypje roli i panatyrshëm i Shpëtim Idrizit në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës.

Kjo, pasi kreu i PDIU-së po i jep një ngjyrim të denatyruar aksionit të kësaj partie politike e cila ka lindur dhe punon si e tillë vetëm për të vënë në jetë “çështjen çame”: pra njohjen dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve të krahinës së Çamërisë, e cila është masakruar dhe dëbuar nga Athina zyrtare.

Lobimi dhe ndërkombëtarizimi i kësaj çështjeje, duke mos u përfshirë në politikën pragmatiste të ditës, (ku ka sjellë shprehjen që është më shumë një batutë tavoline: “Çam nuk lind, bëhesh”), do të ishte roli primar i PDIU-së. Dhe delegacionet e saj do të duhet të shiheshin në Bruksel, Strasburg, Nju Jork, Gjenevë, Vjenë etj, ku dhe kanë selitë organizatat ndërkombëtare.
Nëse do të rrinin pa lëvizur, do të shtynin të miratohej ndonjë rezolutë apo dokument që do të bindte çamët se PDIU është partia që pretendon se mbron interesat e tyre, atëherë do ta votonin pa asnjë hezitim.

Por Idrizi me ndërhyrjen brutale në bashkinë Dibër, ku po përdor njerëz dhe jo korrektë përballë ligjit po prish edhe imazhin e çamëve. Një reagim i ashpër ka ardhur nga mjeku Edmond Hasani, i cili është dibran i lindur, por që ka një prejardhje të pastër çame.
Babai i zotit Hasani, një intelektual i spikatur, Gjyzel Hasani ishte një çam që u dashurua me Dibrën dhe nga Dibranët. Kjo familje me profiling e saj qytetar, padyshim që krijoi një imazh për çamët që asokohe nuk njiheshin në një cep të vendit që është Peshkopia.

Ja ç’shkruan Edmond Hasani në statusin e tij:
“Perpiqem , si i vetmi cam bir Diber te mirkuptoj ‘camet’ e Dibres dhe interesat e tyre te ngushta personale qe detyrojne njerez hallexhinj e te papune, shprese vrare e enderrimtare , batakcinj e mashtrues qe nen siglen e Camerise se vuajtur dhe heroike shqiptare konvertohen nga dibrane safi ne ”cam’!
Mbaj mend disa came te nderuar qe ne vitet e diktatures jetuan e punuan ne Diber, si babain tim Gjyzel Hasani, veteriner Kasemin,,gazetarin e zp Hamdi Jupe dhe natyrisht zyshen e nderuar, te ndjeren Ani Stafa ! Ishin shembuj ndershmerie e qytetarie ! Tani une shikoj ”camet” dibrane aktuale, njerez te njohur te mi, shok, miq ,anonime ,,,! Nuk di si do reagonin keta nese dikush tjeter per perfitime personale, ekonomike, financiare apo politike do perdorte vendlindjen e tyre si maske!
Nuk di nese dikush prej tyre si ‘cam’’ do kercente vallen e Celo Mezanit apo te me fliste per Abedin pashe Dinon, per kriminelin Napoleon Zerva apo per masakren e Paramithise, nuk di nese zonjes se nderuar deputete me origjine dibrane dhe nuse Camerie Mesila Doda i duket moralitet i shendoshe camezimi i Dibres ama di nje gje; Shpetim Idrizi eshte cam i keq !”

Dhe vërtet që statusi i hasanit, i cili evokon qytetari më shumë se qëndrim politik ka të vërtetën e madhe bipatizani.
Gazetai Hamdi Jupe, një çam nga fshatrat e Konispolit ka jetuar në Peshkopi për shumë vite, ku ka qenë mësues gjuhe dhe letërsie.
Jupe dhe bashkëshortja e tij po mësuese lanë një emër të mirë në Dibrën e vogël dhe të ndjeshme ndaj rolit të individit.
Por tani në fushatën elektorale, asnjë nga këta identikite që përshkruan Mondi nuk janë çamët që kërkojnë bashkinë e Dibrës.
Por janë ata që kanë dalë nga aksioma e llahtarshme: “Çam nuk lind por bëhesh”, që s’ka asgjë me identitetin bio dhe të patjetërsueshëm.
PDIU mund të marrë edhe një këshilltarë më sumë më 11 shtator, or do të humbë padyshim një imazh duke hapur hendek mes shqiptarësh: “çamë e jo çamë”.
Por jo çamë”.
Por Shpëtim IDrizit nuk i intereson imazhi dhe pasqyrimi i vlerave çame: atij i duhen drejtorë patentash dhe hipotekash për të mbushur xhepat…/Boom.al/

121

Kategori
Uncategorized

Tjetër viktimë e dhunës policore në Greqi.

Athinë, edhe një shqiptar tjetër vdes nga dhuna e policisë

Nga Shpëtim Zinxhiria.
(Shkon në 96 numri i të vrarëve nga policia greke)
Dyshimi që pata publikuar pak ditë më parë lidhur me zhdukjen e shqiptarit nga punonjës të policisë greke është i vertetë. Ngjarja ka ndodhur kohë më parë nga punojnës të policisë së Rajonit në Agios Pantelimona, 1.5 km larg qendres nga Omonia.
Më shumë rreth kësaj na është premtuar se javën që vjen do të kemi mundësinë për të biseduar me pjestar të familjes se viktimës. Këtë ngjarrje e ka marrë përsipër një avokat grek në Athinë.
Deri tani është verifikuar se shqiptari është ndaluar nga policia pasi po kryente një vjedhje, dhe më pas është gjetur në një përua pranë Detit. Sipas informacionit trupi i viktimës ka shenjat dhunimit dhe të sakatimit në trup.
Tani shtetit i mbetet shtetit shqiptar në bashkëpunim me atë grek të hetojnë edhe për këtë vrasje, pasi ky rast çon numrin e të vrarëve nga policia në 96-të…

Kategori
Uncategorized

Gazetari i ‘The Economist’, Tim Judah,në kurthin e Ramës…?!

tim judah

Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj.

Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është përhapur në Europë e SHBA për kultivimin e kanabisit gjatë qeverisjes Rama. Nuk vonoi, dhe pas disa ditësh u publikua një raport i shërbimeve sekrete të Gjermanisë dhe Italisë ku jo vetëm tregohet se territori i Shqipërisë në 263 ditë është kthyer në një terren të përshtatshëm për kultivimin e kanabisit, por ky operacion kombëtar kryhet nën kujdesin e shefave të policisë dhe fitimet nga ky lloj biznesi shkojnë deri tek ministri. Dhe një nga detyrat e këshilltarit të Ramës duket se mbetet imazhi i qeverisjes në sytë e partënerëve nderkombëtarë. Biseda është përqëndruar se ‘cfarë duhet bërë? Për të ndrequr imazhin”.

Pikërisht pas të gjithë këtyre, Tim Judah vjen në Tiranë. Mënyra sesi është qasur ky gazetar për të bërë reportazhin për kultivimin e kanabisit shqiptar krijon shumë dyshime. Në vend që ky gazetar të fillonte me marrjen e kontakteve me ambasadorët e Gjermanisë e Italisë dhe përfaqësuesit e medias së pavarur, ky e nis reportazhin me një shfaqje publike me Sajmir Tahirin dhe “bandën” e tij të policëve me kallashnikovë. Dhe më tej në vend që t’i marrë një intervistë në zyrë ministrit të Brëndshëm Sajmir Tahiri duke e bombarduar me pyetje që do t’i jepnin mundësi të zbulonte rolin e policisë dhe të tijin personal lidhur me kultivimin e kanabisit, gazetari Judah, çuditërisht fluturon në helikopterin e ministrit dhe  shkon në një operacion të sajuar policie, nga ato që Sajmir Tahiri organizon çdo ditë për të mashtruar publikun shqiptar me mediat e Ramës Top Chanel dhe gazetën Tema. Në ato vende ku Sajmir Tahiri bën sikur shkatërron kanabisin. Dhe kulmi arrin kur në faqen e tij Twiiter, Tim Judah publikon “suksesin imagjinar” të operacionit të Tahirit?!

Të gjithë bëjnë pyetjen, përse Tim Judah nuk ndjek raportin e shërbimeve sekrete për të investiguar direkt në terren se çfarë shkruajnë ato? Përse ky gazetar i një reviste të famshme nuk takohet me specialistë të pavarur për të marrë mendimin e tyre lidhur me kultivimin e kanabisit në Shqipëri? Përse nuk niset vetë ne terren, në ato pika që janë tashmë të publikuara në mediat shqiptare se mbrohen nga ministri Tahiri, po shkon atje ku e çon ky ministër që është përgjegjësi dhe përfituesi i kultivimit të kanabisit. Përse Tim Judah nuk pyet Fatos Lubonjën se çfarë mendon për minsitrin dhe kanabisin? Ertur Zhejin? Andi Bejten? E tjerë e tjerë gazetarë kritikë, por mbyllet në helikopter me Sajmir Tahirin dhe mbrohet nga Mero Baze?

Dyshimet rriten më shumë kur menjëherë hidhet në sulm për ta mbrojtur Mero Baze gazetën ‘The Economist’, sepse e ndjen se të gjithë e shikojnë mashtrimin që nuk mbulohet dot dhe që marrëzia e Ramës e Tahirit po dëmtojnë rëndë imazhin e revistës së famshme. Sapo Sajmiri ka publikuar foton me Tim Judah dhe forcat speciale të gjithë kanë filluar të tallen në rrjetet sociale dhe të artikulojnë shqetësimin se me “paratë e kanabisit, kjo qeveri po blen jo vetëm shqiptarët por edhe ndërkombëtarët”./

Kategori
Uncategorized

“Vëllazërim-Bashkimi”. Vuçiç i boton “Kurbanin”, Rama i ndërton një qendër kulturore dhe kishë serbe në Libofshë.

edi rama - vucic - irinej

Serbia është duke ndërtuar “Qendrën Kulturore Serbe” dhe një kishe po serbe në Libofshë të Fierit.

Financimi nga qeveria serbe dhe zbatimi nga shoqata “Jedinstvo” me aktivitet në Fier. Kjo duket një platformë në heshtje për serbizimin e Shqipërisë.

Projekti ka marrë miratimin e qeverisë shqiptare. Megjithëse firma mbahet e fshehtë.

Në kohën kur mediat e Ramës flasin për “suksesin” e “Kurbanit” në Serbi, kryeministri shqiptar nuk ka humbur rastin për ti shprehur mirënjohjen dhe shpërblimin kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç.

Por këtë lajm deri më sot e kanë mbajtur të fshehur mediat afër kryeministrit dhe vetë qeveria shqiptare.

Pas refuzimit që shteti i ri i Kosovës i bëri “Bashkim-Vëllazërimit” Rama-Vuçiç, këta dy të fundit duket se kanë vendosur të vazhdojnë vetë.

Kategori
Uncategorized

Kjo është ajo çka lanë pas veti kur u larguan kriminelët serb nga Mushtishti (Foto)

Qindra banorë të Mushtishtit që nga orët e hershme të mëngjesit nuk lejuan serbët e zhvendosur të  futen në fshatin e tyre për të kremtuar një festë lokale ortodokse.

Arsyeja e banorëve shqiptarë të kësaj ane ishte krimi që bënë familjarët e këtyre serbëve në vitin 98-99.

Se paramilitarët serbë bënë krime në fshatin Mushtisht të Suharekës e dëshmojnë edhe këto fotografi.

Ndryshe, serbët e zhvendosur nuk u lejuan sot ta shënojnë një festë lokale ortodokse. Ata u larguan pa e vizituar këtë fshat. Qeveria e Kosovës u deklaruar se serbët patën drejtë të kthehen në pronat e tyre.

Ndërsa presidenti i Republikës, Hashim Thaçi tha se serbët kanë të drejtë të kthehen.

Njëjtë u deklarua edhe kryeparlamentari Kadri Veseli. Sipas tij, zhvillimet në Mushtisht mund të keqpërdoren nga Serbia.

Kurse sipas zyres së BE-së në Prishtinë e drejta për kthim të serbëve është e nevojshme.

Kategori
Uncategorized

Çmontimi i një miti të rrezikshëm.

klod tomorri

Nga Klodian Tomorri/

Ka një mit fals, që përhapet sa herë që trafikantet duan të zbusin reagimin e publikut. Ai se droga ndihmon ekonominë kombëtare dhe rrit standardin e jetesës së qytetarëve.

Pikërisht kjo është duke ndodhur në Shqipëri. Për të justifikuar përhapjen masive të kanabisit në të gjithë territorin e vendit, trafikantët dhe njerëzit me pushtet që qëndrojnë pas tyre, janë duke përhapur tezën se droga rrit të ardhurat dhe mirëqenien e fshatarëve të varfër. Dhe fatkeqësisht duket se po ja dalin.

“Ç’të keqe ka nga droga? Përkundrazi. Ajo po ndihmon ekonominë,” është një frazë që e ndesh jo rrallë së fundmi në publik.

Ky është një mit i rrezikshëm. Nëse do të ishte e vërtetë se droga rrit ekonomine, shqiptarët sot do ishin duke plotësuar llotarine kolumbiane dhe nuk do të turreshin në amerikane prej 200 mijë njerëzish në ambasadën amerikane.

E vërteta është krejtësisht ndryshe. Trafiku mbjell mjerim. Mekanizmi është i thjeshtë. Trafiku kontrollohet nga të fortët dhe kriminelët, të cilët i përdorin të ardhurat e jashtëligjshme për të konsoliduar pushtetin e tyre në kurriz të shoqërisë.

Paratë e drogës, blejnë vota. Votat sjellin pushtet. Pushteti vjedh tendera. E gjithë kjo krijon një ekonomi të kriminalizuar dhe informale që minon shtetin ligjor dhe gërryen shërbimet publike.

Ky është një qerthull negativ i rrezikshëm. Jo rastësisht të gjitha vendet ku ka kultivim dhe trafik masiv narkotikësh janë vendet me të varfra të planetit.

Nga ana tjetër, edhe teza e legalizimit si zgjidhje e mundshme e problemit nuk do të ndryshonte asgjë. Legalizimi i kanabisit në Shqipëri nuk nënkupton legalizimin e tij në Itali, Greqi apo çdo vend tjetër ku eksportohet. Rrjedhimisht trafiku i jashtëligjshëm do të vazhdojë. Kriminalizimi i ekonomisë po ashtu

Shqipëria ndodhet në një krize kombëtare. Kriminalizimi kaq masiv i ekonomisë mund të mbjellë farën e rrënimit ekonomik të vendit për një kohë të gjatë. Kjo ka vetëm një zgjidhje. Vullnetin e qeverisë për të luftuar pa asnjë kompromis ekonominë e drogës.

Është e qartë se organika aktuale e Ministrisë së Brendshme nuk mund të garantojë më rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Ndaj duhen ndryshime urgjente. Fillimisht në nivel politik, e më pas në të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit.

Përtej sondazheve të sponsorizuara që e nxjerrin Policinë e Shtetit si institucionin më të besuar nga qytetaret, e vërteta është se sot Policia është më e diskretituar se kurrë. Kjo jo për fajin e mijëra punonjësve të ndershëm të policisë, të cilët sot janë të tradhtuar, por për shkak të bosëve të tyre.

Në media janë publikuar fakte të pakundërshtueshme se shumë krerë të Policisë në qendër dhe në rrethe janë të përfshire drejtpërdrejtë në trafikun e drogës. Në këtë situatë ruajtja e status-quos do të kishte vetëm një rezultat. Kriminalizimin e mëtejshëm të ekonomisë kombëtare dhe rrënimin e qytetarëve të zakonshëm.

Rikthimi i autoritetit moral në Ministrinë e Brendshme dhe në Policinë e Shtetit është kritik për të triumfuar mbi drogën dhe mjerimin që ajo mbjell. Shqipëria nuk mund të jetë Kolumbia e Europës. Prandaj teza e ekonomisë që rritet nga droga meriton vetëm një përgjigje. Refuzimin me neveri dhe ndëshkimin me pushtetin e sovranit.

Kategori
Uncategorized

“The Guardian”Shqipëria, vend i cili shfrytëzon punëtorët, duke punuar jashtë orarit dhe në kushte të tmerrshme pune.

Fasonët

Një shkrim i prestigjiozes “The Guardian” i kujtoi europianëve që markat me emër që ata blenë me çmime marramendëse në rrugët e Londrës apo Milanos, bëhen në vende ku paga e një punëtori është më e vogël edhe se një palë këpucë.

Shkrimi i gazetës britanike hidhte dritë mbi origjinën e veshjeve apo këpucëve, të cilat nuk ishin Italia apo Anglia, siç kishin emërtimin të gdhendur mbi produktin, por Shqipëria, Maqedonia e Bullgaria, vende të cilat shfrytëzojnë punëtorët, duke punuar jashtë orarit dhe në kushte të tmerrshme pune.

Mes vendeve të botës së tretë, si India, Vietnami apo shtetet afrikane që punojnë me materiale porositëse për shkak të krahut të lirë të punës, është dhe Shqipëria.

Investimet në pajisje  kushtet e punës dhe paga nuk janë të njëjta me vendet fqinjë si Greqia e Serbia.

https://www.theguardian.com/fashion/2016/aug/20/shoes-uk-high-street-made-for-a-pittance-eastern-europe-sweatshop

Kategori
Uncategorized

Erdhi më në fund porosia?

Kryeshefi e mprehu edhe njëherë shpatën për situatën

Fugsi i Vogël, ia kishte gjëtur më në fund Kryeshefit shpatën që kërkonte prej kohësh. Një shpatë japoneze nga Hokaido, nga mjeshtri shpatabërës Hanzo. Shpatë e shtrenjtë. E mprehtë dhe me çelik të rrahur pesë herë. Fugsi i Vogël, e çmbështolli me kujdes dhe i fshiu pluhurin duke kënduar nën zë, këngën e njohur: “Kryeshefi e mprehu shpatën edhe njëherë për situatën/ Kjo është shpata që u rri te koka, të gjithë armiqve që ka bota!”. E nxorri nga këllëfi dhe admiroi vezullimin e tehut të mprehtë. Në këtë kohë ja behu papritur vetë Kryeshefi. Ai hodhi një vështrim qortues dhe Fugsi i Vogël e futi me nxitim shpatën në millin e argjentë stolisur me dy Dragonj të Artë.

– Erdhi më në fund porosia? – tha Kryeshefi duke i admiruar tehun e mprehtë dhe duke lëmuar njëkohësisht ciftin e florinjtë të Dragonjve mbi këllëf. Fugsi nuk foli. Por i zgjati një listë gjërash që kishte porosi për Sammitin e Nishit.

– Ja shef, këto janë pikturat e përzgjedhura për Ekspozitën madhështore! Do tronditen serbët! Skanë parë kurrë një kryeministër piktor në jetën e tyre! Piktor edhe shkrimtar njëherësh! Ai serbi e ka përkthyer mirë në serbisht “Kurbanin”, më tha edhe Këshilltari ynë ndërkombëtar që kemi nga Kosova. Se ai e di serbishten, njësoj si shqipen.

Kryeshefi u mallëngjye. U kujtua proçka e takave të fshehta të këpucëve të Vuços në takimet e mëparshme. Mirëpo sapo do të ishte përsëri qortues ndaj Fugsit të Vogël, Fugsi, ky lexues i mrekullueshëm i mendimeve të Kryeshefit, zgjati përpara këpucët e reja që shkëlqenin.

– Fitojmë edhe ne 2,5 cm nga taka speciale e padukshme. 3 kostumet Brioni janë gati. Kopsat me diamant të vogël të këmishave i kemi të reja dhe të papërdorura asnjëherë në asnjë Summit tjetër. Unë sygjeroj se duhet edhe një qethje e lehtë te Mjeshtri. Ta thërras? Edhe një shkurtim të lehtë të mjekrës dhe një masazh lëkure me atë kremin që na solli ai Ministri që nuk harron asnjëherë…

– I paske vënë në vijë të gjitha vëllaçko! Je i madh! Fjalimin e ka bërë gati Këshilltari Ndërkombëtar? Ma kalo në email, ti fus ca nga ato të miat! Ke lexuar se çfare shkruajnë plerat sot? – foli duke admiruar kopast e këmishës Kryeshefi. I bëri përshtypje kutia e mrekullueshme dhe i bëri një foto, të cilën e çoji me whattsup, aty ku marrin vesh nga e bukura, në një shoqe në Paris. “ajo kupton nga këto llukse!” mendoi me vete Kryeshefi.

– Avioni niset pas 2 orësh shef! Do shkojmë në kohë apo ta vonojmë ca? Të flas me aeroportin?!

Kryeshefi nuk u përgjigj. Mori shpatën japoneze të mjeshtrit Hanzo nga Hokaido, e nxorri nga këllëfi me dragonj të artë dhe e vringëlliu ca herë në ajër. Tehu i shpatës vringëllinte. Sa e bukur ajo kënga e vjetër e Enverit tha me vete Kryeshefi…” e mprehu shpatën edhe njëherë për situatën!/ Ajo është shpata që u rri te koka, të gjithë armiqve që ka bota!… Sa bukur!… I kemi rënë kotë në qafë!” mendoi ai.

– Jemi gati të nisemi Fugs! – dha urdhër Kryeshefi.

– Ndonjë briefing për takimin me Vuçen? Do hedhësh ndonjë sy lëndës që do diskutohet? Një update Shef?!

– Pse ja vlen? Autostrada Fugs! Ekspozita dhe “Kurbani” mjafton! Vuçës nja dy rrahje në shpatlla! Kaq është loja! Pjesën tjetër e bëjnë vetë mediat!

Dhe u nisën për takimin e madh gjeopolitik të Ballkanit. Kryeshefi ishte i paduruar të vinte kopsat e reja në mëngët e këmishës. U rehatua në ndenjësen e makinës, flaku celularin dhe filloi t’i vendosë. Ndërsa shpatën e Hanzos e vendosi në valixhen e vet diplomatike. Serbët po i prisnin me padurim…

Kategori
Uncategorized

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit.

Screen Shot 2016-08-28 at 11.19.05Formimi i lëvizjes Sioniste në fund të shekullit XIX ishte rezultat i erërave nacionaliste që filluan të fryjnë në gjithë Evropën. Lëvizja kërkonte një atdhe për popullsinë e shpërndarë hebrenje, e larguar nga Palestina që në vitin ‘70 p.e.s. si pasojë e persekutimit romak. Fillimi i lëvizjes lidhet me emrin e Theodor Herzl, një gazetar vjenez, që në vitin 1896 shkroi librin e tij “Shteti hebre”, ku bëhej thirrje për krijimin e një shteti kombëtar hebre si zgjidhje e problemit të diasporës dhe të antisemitizmit. Një vit me vonë në Bazel u mblodh Kongresi Botëror i sionistëve që mblodhi në një lëvizje të vetme grupet e ndryshme. Në kongresin e vitit 1903 u shpall çarja e parë mes sionistëve pas debatit nëse atdheu i hebrenjve duhet të ishte Palestina apo Uganda në Afrikë (një propozim ky i Britanisë që u mbështet vetëm nga një pakicë e delegatëve).

Mes lëvizjes sioniste nisi reagimi i arabëve që panë rrezikun e spostimit të tyre prej Palestinës. Presionet arabe bënë që britaniket të kërkojnë kufizimin e imigracionit hebre, por kolonët vazhduan të mbërrijnë në Palestinë, duke parë se qëllimi i tyre për një shtet ishte shumë pranë, si edhe të trembur nga rreziku nazist. Arabët ndërkohë ashpërsuan reagimet e tyre dhe midis dy grupeve filluan përleshjet e armatosura që vazhduan gjatë gjithë Luftës Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

Pas shumë tentativash për arritjen e një zgjidhjeje, Britania, e zhgënjyer, vendosi të heqë dorë nga administrimi i zonës dhe ia dorëzoi mandatin e saj OKB-së se sapo krijuar. Britania u tërhoq nga Palestina në vitin 1947, ndërkohë që hebrenjtë dhe arabët ishin përgatitur për luftë mes tyre.

OKB propozoi një ndarje të Palestinës në dy shtete të pavarura, njëri hebre dhe tjetri arab palestinez, ndërsa Jerusalemi do të ishte nën administrimin ndërkombëtar. Kufijtë u vendosën mbi baza thjesht demografike, pa pasur parasysh kriteret e sigurisë për ruajtjen e kufijve, forma e të dy shteteve duket mjaft e çuditshme në hartë. Arabët e hedhin poshtë planin e OKB-së, ndërsa hebrenjtë shpallin menjëherë krijimin e shtetit te tyre, të quajtur Izrael, në 14 maj 1948 në Tel-Aviv. Lufta filloi menjëherë, pesë shtete arabe (Libani, Siria, Egjipti, Jordania dhe Iraku) sulmuan Izraelin, ndërkohë që gjysma e popullsisë arabe palestineze u detyrua të shpërngulet nga luftimet. Gjatë kësaj lufte Izraeli pushtoi 77 për qind të territorit të Palestinës, si edhe pjesën më të madhe të Jerusalemit, duke kaluar kufijtë e vendosur nga OKB, ndërsa Egjipti dhe Jordania pushtuan pjesën e mbetur te vendit (përkatësisht Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor). Lufta e 1948-es shënoi vetëm fillimin e një vargu të gjatë e të përgjakshëm luftërash mes Izraelit dhe shteteve arabe.

Më 1949 Izraeli lejoi kthimin e 150 mijë prej arabëve të larguar, kryesisht për bashkimin e familjeve, pas presioneve ndërkombëtare. Ndërkohë, më 1950 shpallet Ligji i kthimit që jepte nënshtetësi automatike për gjithë imigrantët hebrenj që vendoseshin në Izrael nga e gjithë bota.

Ndërkohë, acarimi vazhdon të jetë i lartë, sidomos në Rripin e Gazës. Në mesin e viteve ’50 të shekullit të kaluar, presidenti Naser i Egjiptit vendos nacionalizimin e Kanalit të Suezit, që shkakton tërbimin e Britanisë dhe Francës, zotëruese historike të Kanalit. Në 1956 Izraeli sulmon Egjiptin dhe pushton Rripin e Gazës dhe gadishullin Sinai, ndërkohë që Franca dhe Britania pushtojnë Kanalin e Suezit. Kërcënimet e ashpra të Bashkimit Sovjetik (që ndërkohë po shtypte revoltën e Hungarisë) dhe frika e SHBA-ve për hapjen e një konflikti te zgjeruar në kulmin e Luftës së Ftohtë, bëjnë që lufta të ndërpritet dhe trupat e tri fuqive pushtuese tërhiqen duke i lënë territoret e okupuara nën kontrollin e OKB-së.

Vetëm 10 vjet më vonë, më 1967, lufta ndizet serish. Egjipti mobilizon forcat ushtarake në Sinaj dhe trupat e OKB-së largohen nga gadishulli, ndërkohë që Izraelit i bllokohet dalja në Detin e Kuq. Izraeli sulmon Egjiptin dhe Sirinë (këtë të fundit sepse nga territori i saj, në lartësitë e Golanit kryheshin sulme të vazhdueshme ndaj ngulimeve hebrenje). Jordania menjëherë sulmon Izraelin. Lufta hyri në histori me emrin “lufta e gjashtë ditëve”, brenda kësaj kohe të shkurtër Izraeli pushtoi Rripin e Gazës dhe gadishullin Sinai (të mbajtura nga Egjipti), lartësinë Golan të Sirisë dhe Bregun Perëndimor e Jerusalemin lindor nga Jordania. Lufta e gjashtë ditëve tronditi thellë botën arabe dhe shënoi acarimin e parë të madh të saj me Perëndimin që mbështeti Izraelin. Gjatë kësaj lufte të shkurtër, por shumë të ashpër, ndodhi eksodi i dytë i madh i palestinezëve, rreth gjysmë milion banorë u detyruan të largohen nga vendi.

Izraeli, shteti nga i cili bota ka kthyer sytë, ka një histori e cila, në fillesat e saj lidhet me Shqipërinë: një shqiptar që donte të ndalonte formimin e këtij shteti.

Në fillim të shekullit XX apo në vitin 1900, shqiptarët kishin zënë ngado vende të rëndësishme në jetën politike dhe administratën osmanë. Libri i kujtimeve të Eqrem bej Vlorës, jep një panoramë të hollësishme të jetës shqiptare gjatë viteve 1885-1912. Ky libër për herë të parë është botuar nga Instituti i Studimeve për Evropën Juglindorë në Munih të Gjermanisë, në vitin 1973. Telegrafi ju sjell më poshtë disa pjesë të saj, përkitazi me fillet e Izraelit të sotëm.

Në vjeshtën e vitit 1904, Eqrem bej Vlora – i cili në atë kohë jetonte në Turqi së bashku me një komision qeveritar – u nis për të përuruar hekurudhën e Hexhazit. Një udhëtim i gjatë e plot të papritura për shqiptarin, i cili edhe ndiqte Juridikun, por edhe punonte në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Gjatë udhëtimit, Eqrem Bej Vlorës i bëri përshtypje të madhe sistemimi i shqiptarëve në poste të rëndësishme.

“Në Rodos na bëri një vizitë guvernatori i përgjithshëm i ishujve të Egjeut, valiu Abedin pashë Dino, një shqiptar nga Çamëria. Ishte diçka e habitëshme”, kujton Eqrem bej Vlora, ndërsa udhëton drejt Rodosit për në Bejrut, ku edhe aty i kishin bërë përshtypje shqiptarët drejtues.

Pas përurimit të hekurudhës së Hexhazit, anija më të cilën udhëtonte Eqrem bej Vlora po udhëtonte drejt Jafës, por, siç kujton dëshmitari, anija e tyre kishte edhe një mision për të kryer, madje mision të fshehtë. Sipas Eqremit, shefi i tij kishte porosi të mblidhte të dhëna informative rreth “Jewish Research Mission” të sapongritur në Tel-Aviv – çështje kjo që i interesonte shumë autoriteteve turke.

“Më kujtohet mirë sesi në dhjetor të vitit 1903 unë u ndodha rastësisht në pallatin e Vezirit të madh të atëhershëm, Ferit pashë Vlorës. Ai na tregoi se pasdite do të priste Baron Rotçildin (Rothschild) nga Parisi. Më vonë mësuam se ai kishte kërkuar marrjen në koncesion, për 99 vjet, të 20.000 hektarëve tokë (duna rëre) në Tel-Aviv, për të cilën ai ishte gati të paguante Qeverisë një qira mjaft të lartë”, kujton në librin e tij Eqrem bej Vlora, duke shtuar se Veziri i madh nuk pranoi në asnjë mënyrë të ndihmonte në këtë marrëveshje.

Me gjithë përpjekjet e Vezirit shqiptar, Rotçildi arriti të marrë drejtpërdrejt nga Sulltani (Abdul Hamid i II-të) lejen për të krijuar në Tel-Aviv një “Komision studimor” dhe ishte ky komisioni, për të cilin anija me të cilën udhëtonte Eqrem bej Vlora, ndaloi për të marrë informacion.

“Në plazhin e Tel-Avivit ishin ndërtuar dy shtëpi të vogla, fare të thjeshta ku punonin pesë agjentë – nëpunës të Kongresit Botëror Çifut, dhe mblidhnin të dhëna për kushtet ekonomike të arabëve në Palestinë”, shkruan Eqrem bej Vlora.

Eqremi shënon se ky komision kishte punuar mirë. Kjo dukej dhe këtë e provonte mënyra e shkathët dhe e zgjuar me të cilën në çastin e përshtatshëm çifutët ua merrnin pronësinë arabëve të paditur dhe të shpërndarë.

Në plotësimet që Eqrem bej Vlora i bën këtij problemi, ai e sheh këtë situatë të krijuar si shumë të favorshme për lindjen e konflikteve dhe akteve të dhunës. Ai nuk fajëson çifutët për këtë, por atyre që ua treguan rrugën dhe ua sheshuan zionistëve rrugën për në Palestinë, pra anglezëve.

Sipas bej Vlorës, kur ky mision filloi t’i kapërcejë caqet e parashikuara jo vetëm nuk i shërbeu, përkundër i dëmtoi interesat britanike. E, si pasojë e kësaj, politika angleze filloi të punojë vërtet në mënyrë aktive kundër ngulitjes masive të çifutëve në Palestinë, po ishte shumë vonë: lumi i imigrimit çifut nuk mund të përmbahej dot.

“Sot ai ka marrë një hov të paparë, ka arritur edhe rezultate të mahnitshme, por shteti artificial i Izraelit që ai ka krijuar, fshehur në vetvete farën e trazirave të ardhshme. Kjo sepse për popujt arabë do të mbetet përherë e papërfytyrueshme të pranojë në heshtje, që një pykë çifute të ndajë më dysh botën arabe”, ishte opinioni i Eqrem bej Vlorës një shekull më parë, ku me situatën e krijuar priteshin luftëra të egra, ato që sot kanë bërë të tundet një botë e tërë.

“Në jemi ngopur me problemet etnike të maqedonasve, grekëve, armenëve dhe nuk kemi asnjë leverdi që tash të arnojmë një problem etnik arabo-çifut. Palestina ka qenë dikur çifute, por që nga koha e Solomonit të madh e Davidit të vogël kanë kaluar mijëra vjet. Me të drejtë apo pa të drejtë, sot ajo është 100 për qind arabe dhe Perandoria Osmanë nuk ka arsye, qoftë politike qoftë sentimentale, ta ndryshojë këtë gjendje”, ka thënë Veziri shqiptar që nuk kishte mundësi të frenonte dhënien e tokave me koncesion, apo fluksin e çifutëve që nisën të zinin vend rreth Izraelit, sepse Sulltani i kishte bërë ndërkohë pazaret e mëdha. /Telegrafi/

Kategori
Uncategorized

Kryeministri i pajtimit me Serbinë dhe i përçarjes së shqiptarëve!

Kryeministri i pajtimit me Serbinë dhe i përçarjes së shqiptarëve!

Nga Enver Bytyçi/

Kur kancelarja gjermane Angela Merkel erdhi në Shqipëri në korrik të vitit 2015 dhe më pas fluturoi drejt Serbisë, ajo u ndal gjatë si në Tiranë edhe në Beograd rreth idesë së “pajtimit shqiptaro-serb”. Në Tiranë, Merkel i kërkoi kryeministrit shqiptar pajtimin me Serbinë dhe bashkëpunim të ngushtë të të dy vendve. Në Beograd ajo i kërkoi kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç, jo vetëm pajtimin me Shqipërinë, por edhe me Kosovën. Rama dhe Vuçiç u zotuan para saj se do të vijonin procesin e pajtimit midis të dy popujve dhe vendeve që ata përfaqësojnë. Sipas gazetës më me emër në Gjermani Frankfurter Allgemeine Zeitung të datës 10 korrik 2015 kjo çeshtje kishte zënë thuajse vendin kryesor në agjendën e vizitës së Merkel në Tiranë.

Por çfarë ndodhi?

Vuçiç është angazhuar vetëm në “pajtimin” me Tiranën dhe Rama i përgjigjet atij pa bërë asnjë përpjekje që në këtë frymë “pajtimi” të përfshihet edhe Kosova. Pas zonjës Merkel Shqipërinë e vizitoi sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Xhon Kerry, i cili udhëtoi gjithashtu në disa vende ballkanike. Ndërsa para pak javësh Xho Biden vizitoi Kosovën dhe Serbinë. Përfaqësuesit amerikanë nuk kishin si agjendë kryesore pajtimin formal midis shqiptarëve dhe serbëve, por respektimin e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Për amerikanët duket se nuk është me rëndësi ndonjë kontribut specifik plus i kryeministrit të Shqipërisë për pajtimin e shqiptarëve dhe serbëve. Kjo jo se ata nuk e duan këtë pajtim, por se duhen respektuar normat morale të sjelljes midis palëve. Për amerikanët duket se sjellja konstruktive e shqiptarëve duhet të vazhdojë, me qëllim garantimin e stabilitetit rajonal, por për ta shqiptarët si viktimë nuk kanë asnjë arësye tu kërkojnë falje agresorëve dhe vrasësve në Serbi. Për amerikanët pajtimi duhet të vijë në linjën Prishtinë-Beograd dhe jo në linjën Tiranë-Beograd. Sjellja morale kërkon që Serbia si shtet të kërkojë falje për krimet makabre që ajo ka bërë në Kosovë e shqiptarët, në radhë të parë e kryesisht ata të Kosovës, t’i përgjigjen pozitivisht, nëse ndjesa serbe është e sinqertë.

Ndërkaq gjatë dy viteve të fundit këmi parë një kryeministër shqiptar, zotin Rama, që të rrëmbejë vullnetarisht, me eufori dhe makinacione mashtrimi, flamurin e pajtimit shqiptaro-serb. Në shumë komente dhe analiza kam shkruar rreth idesë së pajtimit shqiptaro-serb të inicuar në vitin 2011 nga ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, prandaj nuk kam ndërmend të ndaloj në këtë histori. Thjesht po përsëris se iniciativa dhe kërkesa e tij që konfliktin shqiptaro-serb të zhvilluar në Kosovë ta zgjidhë me bisedime midis Tiranës dhe Beogradit ishte një iniciativë provokuese e përçarëse për shqiptarët dhe kombin shqiptar.

Tani jemi para një prove të re të angazhimit të Edi Ramës në intenerarin e përcaktuar nga kumbari i tij, Tadiç. Në tetor kryeministri ynë do të shkojë i shoqëruar me gjysmën e qeverisë së tij në Nish dhe aty do të marrë pjesë në inagurimin e disa projekteve që lidhin Adriatikun me Serbinë. Në këto projekte bëjnë pjesë ndërtimi i autostradës dhe hekurudhës që do të kalojnë nëpër territorin e Kosovës. Gjithçka që do të bisedohet dhe vendoset në Nish ka të bëjë më parë se me Shqipërinë me Kosovën.

Por, Kosova nuk do të jetë e pranishme në këto ceremoni, ajo nuk është pyetur dhe nuk do të pyetet për ato çfarë do të vendosin Rama dhe Vuçiç për të. Thuhet se do të shkojë të marrë pjesë në këtë ceremony një zv. ministër shqiptar i Pushtetit Lokal të qeverisë së Kosovës. Por ky zv. ministër nuk ka tagër dhe dijeni të flaës për projrkte rajonale. E shumta ai mund të ketë dijeni për çeshtjet që lidhen me auronominë lokale, ose për krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Dhe një zv. ministër, nëse merr mandate përfaqësimi nga qeveria e Kosovës, mund të manipulohet shumë, shumë lehtë nga dy “udhëheqësit ballkanikë”, siç kanë dëshirë të prezantohen zoti Rama dhe zoti Vuçiç. Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pranuar si pjesmarrës në tryezën e Ramës e të Vuçiç për t’i bërë presion për implementimin e marrëveshjes pëe asosacionin e komunave serbe.

Por një gjë është e sigurt, ai nuk është palë në atë aktivitet politik e diplomatik, është viktimë e tij, nëse do të pranojë të jetë i pranishëm. Megjithatë nuk po ndalem në formën dhe formalizimin e çeshtjes. Por ne jemi para një sprove dhe sfide të rrezikshme. Para disa ditësh disa lojtarë të kombëtares së Shqipërisë u larguan nga Tirana dhe shkuan të marrin pjesë në kombëtaren e Kosovës. U ndez një debat i nxehtë, deri te etiketimet si “tradhëtar”. Andi Bushati ishte akuzuesi i madh i atyre djemve që vendosën t’i dalin zot vendit të tyre të sapo pranuar në FIFA dhe UEFA. Po kë kemi parasysh se Bushati asnjë qasje jo atdhetare të qeverisë së të majtëve në Shqipëri nuk e ka kritikuar e qortuar e aq më pak ta ketë cilësuar si “tradhëti”, duket qartë se arma e tij e akuzave për “tradhëti” është e rezervuar për t’u përdorur si armë ideologjike. Por e theksoj përsëri se nuk është ky thelbi i trajtesës që bëj.

Besoj se janë të shumtë ata që besojnë si unë, se shfaqja e këtij konflikte në dukje për sportin, nuk është në fakt për sportin. Eshtë si puna e dikujt që mbushet diku e zbrazet diku tjetër. Futbollistët nga Kosova ishin rrufepritësit, ndërsa rrufetë vinin nga sjellja e kryeministrit Rama në marrëdhëniet e tij me Serbinë e shpërfilljen totale që ai i bën Kosovës. Reagimet nga Kosova ishin të natyrës së kundërshtive me politikat e qeverisë shqiptare ndaj Kosovës. Kryeministri ynë ka marrë përsipër të flasë në emër të të gjithë shqiptarëve në rajon, edhe pse atë e kanë zgjedhur dhe njëkohësisht e kanë tradhëtuar zgjedhësit e tij në Republikën e Shqipërisë.

E kanë tradhëtuar se i ka tradhëtuar ai si demagog, mashtrues dhe gënjeshtar klasi të papërsëritshëm në historinë politike të shtetit shqiptar, madje i pakrahasueshëm edhe me diktatorin dhe diktaturën e regjimit komunist. Ai ka vendosur jo vetëm të rikthejë lavdinë e viteve 1945-1948 në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, por njësoj si atëherë të shpërfillë interesat e viktimave reale të terrorit serb, shqiptarët e Kosovës. Ai po shkon në Nish, jo për të folur e lidhur marrëveshje bilaterale, por për të imponuar marrëveshje që prekin shtetin e Kosovës.

Ndërkaq në Kosovë disa ende e konsiderojnë Edi Ramën si heroin e tyre për shkak të deklaratës në Beograd se “Kosova është shtet i pavarur”. Nëse kjo deklaratë do të ishte e sinqertë, ai nuk mund të vazhdonte më tutje marrëdhëniet aq të ngushta e të ngrohta me qeverinë e Serbisë pa u bërë realitet njohja e Kosovës nga ana e Beogradit dhe pa ardhur ndjesa e Serbisë për krimet shtetërore kundër shqiptarëve në Kosovë. Por nuk ndodhi kjo.

Edi Rama ka vendosur të shkojë jo vetëm në Nish, por edhe në Beograd si piktor me zhgarravinat e tij. Në Beograd do të kujtojnë dhe “ngjarjen historike” të vizitës së një kryeministri shqiptar në Serbi të para dy viteve, 67 vite pas vizitës së diktatorit komunist, Enver Hoxha. Ai nuk le rast pa dëshmuar servilizëm ekstrem ndaj gjermanëve dhe francezëve me pozat e tij pro një pajtimi shqiptaro-serb në modelin e pajtimit gjermano-francez menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe modelin e zgjodhi të njëjtë, aktivizoi si shou të radhës grupet rinore të të dy vendeve për shenjë pajtimi. Dmth kopjoi pikë për pikë modelin gjermano-francez. Por kushtet, rrethanat, territori ku kanë ndodhur krimet serbe nuk janë të njëjta me ato të situatës së krijuar në rastin e pajtimit gjermano-francez. Ato ndryshojnë krejtësisht. Franca u pajtua me gjermanët dhe anasjelltas, por nuk mori përsipër të përfaqësojë bie fjala Belgjikën.Gjermania po ashtu nuk mori përsipër të përfaqësojë bie fjala, Austrinë.

Edi Rama ka marrë përsipër të mënjanojë institucionet e Kosovës, përfaqësuesit legjitimë të saj dhe të hiqet si “udhëheqës panshqiptar”, ndërkohë që ai dëshiron të paraqitet i tillë vetëm në funksion të pajtimit me Serbinë dhe hapjes së rrugës së saj për integrime europiane. Ndërsa për integrimin e Serbisë në NATO nuk bëhet fjalë. Kryeministri shqiptar nuk do të lexojë faktet që rrjedhin nga ngjarjet e fundit ne Ballkan e te serbët. Megjithatë po i kujtojmë se partitë politike nga pesë shtete sllave të Ballkanit, përfshirë dhe partinë në pushtet të kryeministrit Vuçiç, në fund të qershorit të kaluar nënshkruan në Moskë në prani të presidentit rus, Vladimir Putin, një deklaratë të përbashkët “të territorit neutral në Ballkan”.

Ne shqiptarët e dijmë më mirë se të gjithë popujt e tjerë të rajonit, krahas kroatëve, se çdo të thotë një Ballkan “neutral”. Mësë paku do të thotë një zonë e influencuar nga Rusia dhe e pozicionuar kundër NATO-s. Më së paku do të thotë rikthimi i teorisë së sponsorizuar nga Moska dhe e pëlqyer aq shumë nga Milosheviçi dhe e majta shqiptare, “Ballkani ballkanasve”, që do të thotë nxjerrje jashtë tij të SHBA-së dhe rikthim të Moskës në vend të tyre. Ka shumë gjasa që kjo zonë ballkanike të orientohet drejt Bashkimit Europian në pikëpamje ekonomike, një politikë e gjithmonëshme e Serbisë që gjeopolitikisht të qëndrojë në sferën ruse dhe ekonomikisht e fusha të tjera të lidhet me Europën. Por nuk është politikë e integrimit në NATO. Serbia dëshiron marrëdhënie të ngushta me Shqipërinë, por me kush që Shqipëria të injorojë autoritetin e shtetit të pavarur të Kosovës, pra që Tirana zyrtare të ndjekë de facto të njëjtën linjë politike me Beogradin.

Në Europë ka vende, të cilave nuk u prish punë “neutraliteti” i Serbisë, Bosnjës, Maqedonisë, mjafton që këto vende të jenë pjesë e agjendës europiane. Shkurt në Europë nuk ka ndonjë shqetësim të theksuar nëse këto vende bëhen ose jo anëtare të Aleancës atlantike. Por për ne shqiptarët është e duhet të jetë krejt ndryshe. Ne kemi interes jetik pranimin në NATO të të gjitha vendeve ballkanike, me qëllim që t’i jepet fund konfliktit në këtë rajon. Në këtë konteks është enigmë se cilin interes ndjek kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama?! Interesin e pikturave?! Interesin e pushtetit?! Interesa materialiste dhe korruptuese me përmasa rajonale, sepse ky lloj kostumi në Shqipëri i rri ngushtë?! Interesa shpirtërore që lidhen me “lavdinë” dhe tërheqjen e vëmendjes te “partnerët europianë”?! Apo interesin e Rusisë e të Serbisë?! Të gjitha këto pyetje retorike e gjejnë përgjigjen vetëm te kryeministri ynë i pajtimit me Serbinë dhe i përçarjes së shqiptarëve.

Kategori
Uncategorized

Zbardhet emri i policit që mbolli 17 mijë rrënjë kanabis. Ja bashkëpunëtorët e tij

LAJMI FUNDIT OK

Oficeri i Policisë së Komisariatit Kolonjë, Edvin Meko, rezulton të jetë kultivues i drejtëpërdrejtë i lëndës narkotike, si edhe bashkëpunëtor me disa kultivues të tjerë në zonë, të cilët janë identifikuar nga një hetim i Prokurorisë së Korçës dhe ndaj të cilëve gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Oficeri i policisë, Edvin Meko, nëpërmjet familjarëve të tij, ka mbjellë dhe kultivuar disa parcela me kanabis në disa zona malore të Ersekës. Pranë parcelave të familjareve të tij kishin mbjellë lëndë narkotike edhe Krenar dhe Mariglen Nuredini. Oficeri i policisë u kishte dale garant këtyre dy personave se do t’i njoftonte në rast se do të kishte operacione policore në atë zonë.

Në fund të muajit Korrik, Prokuroria e Korçës siguron një informacion, në bazë të të cilit, në zonën ku operonin këta persona, ishin mbjellë sipërfaqe të mëdha me lëndë narkotike. Prokuroria e Korçës zhvilloi hetimet, në bazë të të cilave u krijuan dyshimet e provuara se punonjësi i policisë, Meko, bashkëpunonte me kultivuesit.

Në mesin e gushtit, ndërkohë që prokuroria Korçë po zhvillonte hetimet e saj, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme, referon një informacion po për punonjësin Edvin Meko.

Pasi u sigurua informacioni i nevojshëm, në bazë të urdhërit të Prokurorisë, në datën 22 gusht 2016, u organizua operacioni për zbulimin dhe asgjësimin e parcelave në zonën, e cila ishte objekt i këtij hetimi të Prokurorisë.

Gjate operacionit, u faktuan dyshimet e krijuara nga ana e prokurorisë për kultivim e lëndëve narkotike, pasi aty u zbuluan në total rreth 17.500 rrënjë kanabis.

Prokuroria e Korçës vijoi hetimet për të identifikuar organizatoret dhe porositësit e lëndës narkotike.

Ne vijim të hetimeve, Prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest ne burg”, teë cilat u pranuan nga gjykata për shtetasit, si me poshtë:

  1. Edvin Meko
  2. Krenar Nuredini
  3. Mariglen Nuredini
  4. Jorgo Kristali
  5. Gramoz Bejko

Dy personat e fundit (Kristali dhe Bejko) dyshohet se janë organizatorët dhe porositësit e lëndës narkotike të mbjellë në parcelat e të dyshuarve Nuredini.

Kategori
Uncategorized

Gazetat pranë Ramës kërcënojnë Berishën me dëshmitë e Izet Haxhisë.

Gazetat pranë Ramës kërcënojnë Berishën me dëshmitë e Izet Haxhisë

Sipas një lajmi të botuar në Shqiptarja.com, gazetë dhe portal shumë afër kryeministrit, është botuar sot lajmi se Byroja Kombëtare e Hetimit, do të rihapë dosje të vjetra. Bëhet fjalë për bombën që u vendos te Vefa në vitin 1998.

Dhe për këtë do të pyetet Izet Haxhia, ish body garfit i ish Presidentit Berisha, sot një nga akuzuesit më të mëdhenj të tij.

Duket qartë, se nëse një lajm i tillë është i vërtetë, Byroja Kombëtare e Hetimit, sipas këtij lajmi, sigurisht të gatuar në guzhinën e Qeverisë, do ta fillojë punën e saj duke hapur Dosje hetimore kundër Berishës.

Dhe nëse ky hetim fillon në shtator, kuptohet që do të kulmojë në fushatën elektorale 2017…

“Drejtësia, Byroja e Hetimit do të marrë në pyetje Izet Haxhinë

Byroja Kombëtare e Hetimit pritet të marrë në pyetje Izet Haxhinë, një ndër njerëzit më të afërt dhe të besuar të Sali Berishës gjatë pushtetit të tij të parë, për disa ngjarje të rënda, për të cilat Haxhia ka dy vjet që rrëfen detaje, emra, urdhra, prapaskena dhe rrethana të panjohura më parë.

Vrasje e bomba,dëshmitë e Haxhisë nga bomba te Vefa tek 14 Shtatori ’98

Ngjan si një film triller apo roman policor, por gjithçka ka ndodhur në Shqipëri. Gjatë dy viteve të fundit, Izet Haxhia, ka rrëfyer detaje për disa ngjarje të rënda, në harkun kohor 1992-1998. Në shumicën “bëmave” si protagonist shfaqet Berisha, por edhe aktorë të tjerë të jetës politike dhe mediatike.”/

Kategori
Uncategorized

Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës: Në shtator-tetor do ketë përplasje grupesh për drogën, fitimet do përdoren në fushatën e 2017!

Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës: Në shtator-tetor do ketë përplasje grupesh për drogën, fitimet do përdoren në fushatën e 2017!

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të tjera të detaje mbi drogën masive të kultivuar këtë vit në vend.

Hoxha ka deklaruar se nga trafiku i drogës fitohen qindra miliona euro, një pjesë e të cilavë do të shfrytëzohen për fushatën zgjedhore të 2017.
Ndërsa ka paralajmëruar se në muajt shtator-tetor pritet të ketë dhe përplasje grupesh.
“Në shtator-tetor mund të ketë përplasje grupesh. Qindra miliona eurot që do fitohen nga ky fenomen do të shfrytëzohen për fushatën zgjedhore të 2017”, ka theksuar gazetari Hoxha.
Kategori
Uncategorized

Rama i diskredituar në Shqipëri, kërkon të gjejë shpëtim tek Vuçiç.

artur zheji - rama - vucic

Nga Artur Zheji…

Kryeministri shqiptar është në një krizë të brendshme politike. Rilindja e tij, programi që e shoqëronte, objektivat dhe arritjet që synonte të mbërrinte janë tashmë një ngrehinë prej kartoni të lagur.

Kompromiset e tij në terren me pjesën laramane dhe gri e të nxirosur të shoqërisë shqiptare, janë të dukshme dhe të prekshme.

Konçesionet në fushën e mjekësisë dhe shëndetësisë së sëmurë shqiptare, e kanë diskretituar atë qartazi edhe ndër radhët e partisë së tij.

Ai tanimë është i pafuqishëm për t’u ringritur në një betejë morale, në emër të një të ashtuquajturi Morali Superior, të tijin personal dhe të stafit që drejton me dorë të hekurt.

Ai nuk ka se çfarë t’u thotë më shqiptarëve në Vitin e tretë të qeverisjes së tij të pasuksesshme.

Rama shpreson vetëm në 2 momente. Në “shpartallimin” e armiqve të tij politikë përmes Vettingut, çmontimit të sistemit të tanishëm të Drejtësisë dhe impiantimin aty, të shpurës së vet të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me sfond politik dhe të komandueshëm.

Momenti i dytë, lidhet me të qënit i pëlqyer nga Ndërkombëtarët, si një komisar i paqes dhe dialogut në Ballkan.

Tanimë ai, është i vendosur të luajë Tangon dyshe me Vuçiç, i cili ka halle të ngjashme me Ramën, në Serbi.

Tangon e Armiqësisë Historike të shndërruar në një Miqësi të re, plot bujë dhe pompë, për t’u pëlqyer në Bruksel, si ‘dancing gentelmen’, i piruetave gjeopolitike. Brukseli dhe Ëashingtoni e duan paqen në Ballkan dhe kjo është normale.

Rama dhe këshilltarët e tij, kanë vendosur të luajnë me këtë dobësi të ndërkombëtarëve, që të fitojnë në Beograd, kreditet e humbura më së shumti në Shqipëri.

Padyshim që kjo është pjesë e “lojës” politike, madje një lojë e pëlqyeshme, përderisa nuk shkelen disa kufinj.

Njohja e Kosovës nga Vuçiç! Njohja e Krimeve të Luftës në Kosovë! Njohja e detyrimeve ekonomike dhe të dëmshpërblimeve në Kosovë! Zbulimi, denoncimi dhe bërja publike e të zhdukurve shqiptarë në varret masive që gjenden akoma në territorin e Serbisë.

Një e kaluar që lidhet me Krime kundër Njerëzimit, të cilat Ebrenjtë nuk i harrojnë prej 70 vitesh dhe që shqiptarët nuk mund t’i harrojnë dhe aq më tepër t’i falin, për 15 vjet.

Por kjo lidhet edhe me faktin se askush nuk e di, se ku ishte kryeministri i sotshëm shqiptar gjatë luftës së Kosovës. Ku ishte politikisht si zë dhe si mbështetës i asaj Luftë Historike Çlirimtare.

Tani me pikturat dhe Kurbanin, ai kërkon të rrokë faqet e para të gazetave serbe, që përkthehen në anglisht dhe rusisht menjëherë. Por, këto kredite që kërkon ai të fitojë në Beograd, nuk imponohen dot në Shqipëri!

Sepse shqiptarët nuk ushqehen, nuk shkollohen dhe nuk mjekohen dot me pikturat e kryeministrit të tyre dhe me faqet e mbushura me mllef, të librit të vet të vyer.

Kategori
Uncategorized

Greqi, zhduket edhe një shqiptar tjetër në rajonet e policisë ?

Lajme Shqip,Lajmet e Fundit, Greqi, emigracion,Focus news

dhuna sotFtkeqësisht mësohet se edhe një tjetër shqiptar figuron i zhdukur në ambientet e policise në Athinë.

Ky sinjalizim ka ardhur pak ditë më parë në “FocusNews” nga një emigrant shqiptar. Për këtë dje shkuam në Ambasadën tone në Athinë për të komunikuar me përfaqësuesin e policisë shqiptare, për të vertetuar se sa i vertetë është ky sinjalizim, por përfaqësuesi i policisë shqiptare ishte me leje.

Sipas emigrantit shqiptar, ngjarrja ka ndodhur në një nga rajonet e policisë në Athinë, ku policia kishte ndaluar dy shtetas shqiptar për vjedhje, por vetëm njeri doli nga ambientet e policisë, ndërsa tjetri është zhdukur pa lënë gjurmë.

“Focus News” i vetëm ka ditë që po verifikon këtë sinjalizim. Urojmë që të mos jetë edhe ky një rast i vërtetë !

Për këtë nga ana jonë i kërkojmë shtetit shqiptar angazhimin e tij të plotë për të verifikuar edhe këtë rast…

Kategori
Uncategorized

Të keqen e Lazaratit, të paktēn përmendej vetëm ai; tani ç’të përmendim më parë. Shtet zorrësh e sorrësh njëzet e pesë vjet!

flutura acka

Në Lungare ka pak jetë njerëzore, por ka jetë hashashi me tepri. Të vetmet makina që sheh janë ato që çojnë e marrin punëtorët e ‘kompanise’, ose rojet. Sepse ruhet mirë mali dhe malli, thonë. Madje edhe retë i kemi aleatë, siç edhe duket nga fotoja.

Një i madh ka hise.

Cili ‘i madh’ të jetë valle? Kush e kontrollon territorin? U shqymë e u shamë për ato reformat e territorit dhe prapë fusha e male hashashi e bëmë. Kurrë nuk kemi qenë kaq qesharakë me këtë çështjen e hashashit. Digjen e priten përditē bimë, por pyetja është e thjeshtë: Meqenêse ka kaq shumë, si u mboll kaq shumë ndër sytë tanë?

Të keqen e Lazaratit, të paktēn përmendej vetëm ai; tani ç’të përmendim më parë.

Shtet zorrësh e sorrësh njëzet e pesë vjet!

Kategori
Uncategorized

Mustafaj – dibranëve: Sherefedin Shehu është burrë i mirë, është njeri i lirë.

shehu

Një nga figurat e njohura të PD, Besnik Mustafaj, ka marrë fjalën sot në hapjen e fushatës elektorale të PD-së në Dibër për kandidatin e saj Sherefedin Shehu.

Me gjuhë poetike, Mustafaj ka spikatur në thirrjen që u ka bërë dibranëve se pse duhet ta votojnë Sherefedin Shehun.Mustafaj

“Rinia juaj nuk mund të pajtohet më dëshpërimin, – tha ai. – Sherefedin Shehu është burrë i mirë në kuptimin e gjithë asaj që dibranët i japin asaj fjale.

Sherefedin Shehu është burrë i lirë. I lirë, sepse nuk është i kapur nga korrupsioni. Ja pra, Dibrës i duhet një njeri me këto cilësi,” theksoi Mustafaj.

“Në këto ditë shoh në fytyrat tuaja kthimin e shpresës si në 1990, – iu drejtua të rinjve më pas. – U shpërndaftë kjo erë e mirë në të gjithë Shqipërinë.

Në këtë lumë njerëzor që ka vërshuar sot këtu, shoh që shumica janë të rinj, janë lulja e rinisë dibrane. Këta djem dhe vajza janë burimi i mrekullueshëm i lindjes së shpresës. Ata nuk mund të pajtohen me dëshpërimin. Rinia nuk mund të pajtohet me dëshpërimin.

Dëshpërimin e sjell korrupsioni, frika dhe mashtrimi qeveritar. Rinia nuk mund të pajtohet me këtë mashtrim. Përmes mashtrimit qeveria do ta zbrazë Shqipërinë nga rinia dhe do të ketë një Shqipëri me pleq të nënshtruar”.

Kategori
Uncategorized

Hafiz Ali Kraja: mbi varrin e priftit françeskan Pader Gjergj Fishta.

Lexues i nderuem! Qe disa fjali, nga fjalimi i tij, i hoxhës shkodran, mbi varrin e priftit françeskan Pader Gjergj Fishta:

“Poet kombëtar, Pater Gjergj!

Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…

Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politke tanden do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcisë”, kryevepra jote monumentale.

Ta jesh i bindun, o Poet i Madh se Shqyptari me “Lahutën e Malcisë” ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë Helenët me Iliadën e Persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit shqiptar…

Me ty, Patër Gjergj, Kombi shqyptar mburret, naltësohet edhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër

Kategori
Uncategorized

SPAK: 3 mld euro u janë vjedhur shqiptarëve, gjurmim 1.5 mld dollarëve të fshehura jashtë vendit, ja shumat gjigante që do hetohen

Kliti Topalli

Struktura Speciale Antikorrupsion ka nisur të ngjallë panik dhe frikë tek politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët. Përveç se me ngritjen e saj askush nuk do mund të vjedhë dot më me ritmet aktuale, një pjesë e madhe e tyre do të duhet që t’i kthejnë pas paratë e korrupsionit, teksa do u sekuestrohen paratë, pronat, shtëpitë, makinat, etj., që janë vënë me para të pista. Por për çfarë shumash bëhet fjalë? Janë mbi 3 miliardë euro para korrupsioni të përfituara nga zyrtarët shqiptarë përmes aferave dhe abuzimeve me pushtetin. Në ligjin e ri për SPAK dhe atë të antimafias, theksohet se do hetohen të gjithë zyrtarët mbi të cilët ka indicie për korrupsion dhe atyre do u sekuestrohen pasuritë. Gazeta ka bërë një hulumtim se kush janë më të prekurit dhe që rrezikojnë që t’u merrte pasuria, si dhe për çfarë vlere bëhet fjalë. Së pari, janë vjedhur gjatë 4 viteve të fundit mbi 1 miliard euro vetëm me tenderat dhe abuzimet me pushtetin. Është vetë KLSH e cila në raportin për 2015 e bën publike këtë shifër. Për të gjithë këta persona që kanë abuzuar me tenderat, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal në prokurori dhe bëhet fjalë për rreth 400 persona. Pikërisht këta individë kanë vjedhur mbi 1 miliard lekë nga taksapaguesit shqiptarë, para që pritet t’u merren, duke u sekuestruar pronat dhe gjithçka tjetër. Dosjet e tyre janë në prokurori dhe me ngritjen e SPAK pritet të rihapen, ku nëse vërehet se kanë kryer shkelje atëherë do vuajnë pasojat e tjera, përveç dënimit.

Paratë e nxjerra jashtë vendit

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, që do të ngrihet në kuadër të reformës në drejtësi, do të ketë një zyrë vetëm për bashkëpunimin me ndërkombëtarët, me qëllim gjetjen e parave të pista. Ajo do ndjekë modelin e Kroacisë, ku falë bashkëpunimit me FBI, DEA apo Interpol do gjurmohen llogaritë bankare të gjithë personave të dyshuar. Por sa është vlera e parave të fshehura jashtë vendit, të paktën zyrtarisht? Sipas një raporti të “Global Financial Integrity” nga Shqipëria vitet e fundit kanë dalë rreth 1.5 miliardë dollarë, para të vëna nga korrupsioni, krimi dhe droga. Bëhet fjalë për një shifër vërtet të lartë dhe shumica e parave kanë përfunduar kryesisht në Qipro, Zvicër, Maltë, apo dhe ishujt Kajman. Të dhënat bazohen edhe mbi raportet e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe raporteve ndërkombëtare. Drejtoria në varësi të Ministrisë së Financave ka treguar se paratë dalin në mënyrë tokësore, ndërsa sipas një raporti të Byrosë së Sigurisë Diplomatike, pjesë  e Departamenti Amerikan të Shtetit, fshihen kryesisht në Zvicër dhe vende si Malta, etj. Ndërsa vetë DASH në raportin e 2016 thekson se një pjesë e madhe e parave të korrupsionit janë investuar në bregdet. Pra, me nisjen e reformës, do nisë dhe gjurmimi i tyre.

Fshehja e pasurisë

Në prokurori janë dosjet për dhjetra zyrtarë, që akuzohen se kanë fshehur pasurinë me vlera gjigante. Gazeta ka bërë një bilanc të të gjithë kallëzimeve që ka bërë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ku rezulton se gjatë 2 viteve të fundit ka pasur akuza për disa persona, por vetëm 10 prej tyre kanë fshehur rreth 12 milionë euro. ILDKP ka nxjerrë me detaje të gjithë pasurinë e tyre. Nëse vërtetohet se ata e kanë vënë atë me para jo të pastra, atëherë rrezikojnë që t’u sekuestrohet. Por duke qenë se ka dhe dhjetra zyrtarë të tjerë të kallëzuar kjo shifër është më e lartë. Pra, 1 miliard euro janë vjedhur me tenderat, 1.5 miliardë dollarë kanë dalë jashtë vendit dhe mbi 12 milionë euro janë fshehur, në total i bie rreth 3 miliardë euro, duke futur dhe vitet e mëparshme. Këto para janë të vëna nga korrupsioni dhe puna e pandershme.

Kliti Topalli

Kategori
Uncategorized

Pse nuk ka monitorim ndërkombëtar në Dibër? Ku janë Lu dhe Vlahutin?!

Pse nuk ka monitorim ndërkombëtar në Dibër? Ku janë Lu dhe Vlahutin?!

Denoncimet e mediave janë të pakundërshtueshme. Janë botuar foto dhe ka dëshmi për persona të inkriminuar, që janë kthyer në Dibër për fushatë. Dhe këtu nuk është nevoja të rreshtohen akuzat dhe denoncimet e opozitës, që mund të kenë edhe anën e tyre subjektive. Media ka bërë publike me emra dhe mbiemra, aleatët e qeverisë në terren, në fushatë dhe në shtabe.

Mbas gjithë asaj zhurme për vettingun dhe Reformën në Drejtësi, duket se ndërkombëtarët janë të “lodhur” ose me pushime të gjata.

Nikollë Lesi shkruan në gazetën e tij, se nëse Lu apo Vlahutin, apo kryepolici Cako kërkon të kapë kriminelët apo të përfolurit si të tillë, fushata e Dibrës i ka bërë bashkë.

Kjo është një sprovë e qartë se si do të jenë zgjedhjet e përgjithshme, të drejtuara dora vetë nga kryeministri i reformave të rreme spastruese ndaj krimit dhe të korruptuarve. /360gradë.al/

Kategori
Uncategorized

Ku do na i caktoni varret ne Dibranëve, zotni Kryeministër?

2016-08-20 00.01.37

A KISHTE “LUZNAKË” NË MITINGUN E RAMËS NË PESHKOPI ?

Rezonancë

Mu duk se dibranët i thanë në kor e me duartrokitje frenetike “PO SKAVICËS”, po mbytjes së Dibrës, po korrupsionit që lidhet me të…

Do të desha të bëhej një pyetje me fjalën e hidhur luznake në kësi mortesh: “Ku do të na i caktoni varret Zotni?”.
E ndoqa në germë dhe në figurë (aq sa e lejon kronika televizive) mitingun prezantues të kandidatit të “Rilindjes” për kryetar të bashkisë së Dibrës zhvilluar në Pallatin e Sportit “Bashkim Lala” në Peshkopi.
Më “ngrohu” në pikën e zhegut të gushtit premtimi një çerek shekulli i përsëritur si në garat e stafetave “katërqind metra me pengesa”, për Rrugën e Arbrit, tash me një ligjërim të veçantë…
”Nuk iki nga zyra e kryeministrit pa mbaruar Rrugën e Arbrit”.
Kjo më ngjau me atë meselenë e borxhliut që premtonte se do t’ia jepte paratë “të shtunën” pa i cilësuar as datën e as orën…
Kështu ndodhi edhe me kryeministrin tonë që “din ta mbajë fjalën”.
Në kronikat televizive pashë në figurë e në zë të gazetarit një deputet të partisë çame PDIU (!?) dhe një deputet të larguar të partisë së Metës LSI (!?), ta pyesnin kryeministrin për Rrugën e Arbrit (gjë që ua jepte e drejta e votës së popullit ta bënin në sallën e Kuvendit, në një interpelancë të posaçme për këtë), pyetje që e detyroi atë të bënte deklaratën e njohur tashmë në media si “premtimi i karriges”.
Nejse, lëshoji dushke. Me deklarata e premtime tashmë të njohura si “premtime elektorale” Dibra jo thjesht është ngopur por është nginjë deri në fyt, nga të dy krahët, nga e djathta dhe e majta, nga Berisha, Nano, Rama, Meta, Basha…
Me deklarata dhe premtime mjekut të Dibrës nuk i shtohet as edhe një duzinë vota. Dibra donë vepra e jo premtime.
Relativisht i besueshëm do të ishte Rama sikur në udhëtimin e tij zgjedhor drejt të Dibrës të ishte ndalë në Klos e ti ngjitej të përpjetës deri në pikën ku do të dalë tuneli i përfolur në “shtatë krajli” i Rrugës së Arbrit, të kalonte Urën e Vashës për ta regjistruar në kujtesë për një tablo të madhe për “Sallonin e Hartave”, t’i binte në këmbë trasesë së rrugës që përshkon luginën e bukur të Planit të Bardhë e për tu ngjitur e hedhë një sy mbi Bulqizën me “këmbë në florinj” e me “trup në qefinj.
Nuk e bëri…dhe as do ta bëjë ndonjë herë…
Ministri i Ramës, i deleguar për fushatën zgjedhore në Dibër, Gjiknuri, ulur në radhë të parë u pa me një dritë buzëqeshjeje në fytyrë. Komod si askush.
Prisja që në adresë të tij të dilte ndonjë “luznak”, ndonjë prej atyre që hidrocentrali i Gjiknurit, deklaruar se do të niste themelet e digës (dhe shkatërrimin e gjithë atij mjedisi të bukur që përmbledh Katundin e Ri me deltën e gjerë të Drinit ku do të merren inertet, Hoteshin, Selanet…) më 1 janar 2017 t’i bëhej një pyetje e thjeshtë, një pyetje me fjalën e hidhur luznake në kësi mortesh: “Ku do të na i caktoni varret Zotni?”.
Për rrugën e Arbrit u fol në mitingun zgjedhor në Peshkopi kurse për Skavicën e madhe dhe “sakavicat” e vogla nuk u tha asnjë fjalë. As edhe një fjalë e vetme…
Rruga e Arbrit do të ndërtohet një ditë, me apo pa Edi Ramën, është në logjikën e jetës.
Rruga e Arbrit pa Dibrën si e ka krijuar natyra, pa luginën e bukur të Drinit të Zi nga Mireshi në Skavicë, mbytur përjetësisht me të kaluarën historike dhe me të tashmen burim i jetës dhe i të ardhmes së trevës, bukës së “Nëntë Maleve”, nuk i shërben krahinës. Është rrugë në troje të mbytura.
Është kjo që desha të dëgjoja në takimin e Ramës me dibranët…
Është kjo që desha që ndonjë “luznak”, të pyeste jo për të kaluarën por për të ardhmen e tij, për varret e pasardhësve të tij…
Nuk pyeti njeri…
Më vjen keq.
Mu duk se dibranët, për hir të partive politike, e duan Dibrën nën ujërat e turbullta…
Mu duk se dibranët i thanë në kor e me duartrokitje frenetike “PO SKAVICËS”, po mbytjes së Dibrës, po korrupsionit që lidhet me të…
Mu duk…
Shpresoj që shqisat e mija të gabojnë…

Abdurahim Ashiku

25 gusht 2016

Kategori
Uncategorized

.

.

Kategori
Uncategorized

Gjithë kriminelët kanë shkuar këto ditë në fushatë në Dibër


Kujtesë policisë/Gjithë kriminelët kanë shkuar këto ditë në fushatë në Dibër

Nga Nikoll Lesi…

Fushata për fitoren e bashkisë së Dibrës për zgjedhjet e parakohshme, pas skandalit seksual të kandidatit të PS-së, është kthyer në një betejë të madhe mes PS e PD. Janë turrur të dyja palët për ta fituar me çdo kusht, pasi duan ta përdorin fitoren për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. PS-ja për të thënë se populli është me të, edhe pas këtij skandali, dhe se duket si ogur pozitiv për zgjedhjet parlamentare, kurse PD-ja për të treguar drejtimin se populli nuk e do më PS-në dhe si një muzikë për zgjedhjet e reja.

Asnjëra palë nuk e ka shumë merak hallin e dibranëve, se sa kanë hallin e tyre politik në Tiranë.

Ndaj përveç një fushate normale lokale ajo po merr ngjyrime politike kombëtare. Janë hedhur në veprim aktivistë, militantë, biznesmenë, kriminelë, të kërkuar nga policia dhe vetë shefa policie. Krejt shteti ka shkuar atje, në Dibër. Edhe PD-ja ka mobilizuar gjithkënd që ka pas vetes.

Po hidhen lekë, por me shumë thasë me euro po shkojnë nga mazhoranca. Premtime, presione, pazare, tendera, lekë, euro, mafie, politikë, krim, ndershmeri,etj janë përzier në Dibër këto ditë.

Një dyndje e paparë interesi politik dhe financiar po derdhet në Dibër, aqsa dibranët në këtë mënyrë kanë me leverdi të kenë zgjedhje lokale çdo vit, sepse marrin euro nën dorë sa nuk kanë marrë asnjëherë.

Me humor një dibran tha për “Koha Jone” se “ ma  mirë të kemi zgjedhje çdo 6 muaj se na vijnë deputetët, leku dhe muhabeti në çdo katun”. Ironi thërëse, porse nëse don me të vertetë ambasadori amerikan Lu dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Haki Çako që të kapin kriminelët me të kërkuar të lidhur me politikën i kanë këto ditë në Dibër, shoqëruar me politikanë.

Kategori
Uncategorized

Historia e 65 qyteteve të Shqipërisë: Kur janë themeluar, gjurmët ilire, origjina e emrit dhe kuriozitete të tjera.

Historia e 65 qyteteve të Shqipërisë: Kur janë themeluar, gjurmët ilire, origjina e emrit dhe kuriozitete të tjera

“Tirana Observer” boton historitë dhe e 65 qyteteve të vendit tonë. Kur janë themeluar, cilat janë gjurmët më të vjetra ilire, cila është origjina e emrit dhe kuriozitete të tjera.

TIRANE

tirana

Origjina e emrit: (Katër variantet) “Tiranë” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.

“Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të Malit të Dajtit. Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kështjella e Tirkanit.

“Tirana” vjen nga greqishtja e vjetër,“Tyros” që do të thotë bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqë në fushën e Tiranës bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.

Tiranë vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, në kujtim të një fitoreje të korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) në krye të ushtrisë turke gjatë fushatës në Persi.

Me siguri dihet që për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.

Themeluar: 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini.

Gjurmët më të vjetra: Tirana u themelua si qytet më 1614, por toka mbi të cilën u ndërtua ka gjurmë më të hershme banimi. Nga faktet e gjetura në rrënojat e një kështjelle ka mundësi të bëhet fjalë mbi një kështjellë të cilën Prokopi von Caesarea në shekullin e gjashtë e ka quajtur “Tirkan”.

Shpallet kryeqytet: 20 shkurt 1920

Objektet kryesore: Të gjitha institucionet shtetërore më të rëndësishme të shtetit, kështjella e Petrelës, Kalaja e Pezës, Xhamia e Ethem Beut në qendër të Tiranës, Muzeu Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, Galeria e Arteve.

Aktualisht ka: 595 mijë banorë (Census 2011).

 


DURRES

Durrës_Albania_2

Origjina e emrit: Durrahium

Emra të mëparshëm: Epidamus

Themeluar: Në vitin 627 para Lindjes së Krishtit.

Pushtuar: në 314 B.C. nga Aleksandri i Maqedonisë dhe në vitin 229 B.C. ai u pushtua nga romakët, më pas nga otomanët, serbët dhe italianët.

Objekte kryesore: Amfiteatri, Forumi bizantin, Muzeu Arkeologjik ku janë të paraqitura periudhat greke dhe romake, Torra Veneciane, Xhamia e Fatihut, Monumenti i Rezistencës, Muzeu Etnografik etj.

Karakteristika:

-Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdha të Mesdheut të lashtë dhe mesjetar. Qyteti Dyrrah u ndërtua nga ilirët taulantë, dallëndyshasit në shekujt XIII-XI p.K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoilir, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para parahistorike.

– Në afërsi të Shkëmbit të Kavajës është zhvilluar beteja e famshme mes Çezarit dhe Pompeut

– Në vitin 1200, pas një cunami, qyteti nuk është banuar për 6 vjet

-Ka qenë kryeqytet:

-Ka portin më të madh në Shqipëri

Aktualisht ka: 295 mijë banorë


LEZHE

Lezha-2014

Origjina e emrit: Lisus

Themeluar: 669 para Lindjes së Krishtit

1300: Ndërtohet kalaja e qytetit

Deri në vitin 1398 qyteti ishte në dorë të familjes feudale të Dukagjinasve, të cilët më pas ia lëshuan Venedikut

Ngjarje kombëtare: 2 Mars 1444, u mblodh “Kuvendi i Lezhës” nën drejtimin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kuvendi formoi një lidhje politike-ushtarake të princërve shqiptar duke formuar një ushtri shqiptare prej 10 mijë trupash kundër rrezikut osman.

Aktualisht ka: 30 mijë banorë.

KORÇË

KorcaDayTour_statue_image

Origjina e emrit: Gjoriçë, Goriçë. (Por edhe sot asnjë studiues nuk ka një ide të qartë se nga vjen emri i qytetit të Korçës).

Gjurmët e vjetra: Zona e Korçës e ndodhur në kufi me Mbretërinë Ilire dhe Epirin është banuar që nga mijëvjeçari i katërt p.e.s

Themelimi: Qyteti modern i Korçës u formua në shekullin XV kur Iljaz Bej Mirahorie zhvilloi Korçën sipas urdhrit të Sulltan Mehmeti II. Nën pushtimin osman Korça me emrin “Göricë” ishte sanxhak i vilajetit të Manastirit.

Data me rëndësi kombëtare: Është hapur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqipëri për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917.

Aktualisht ka: 86 mijë banorë.


VLORË

vlora

Origjina e emrit: Aulona

Gjurmët më të hershme: Shekulli i 6-të para lindjes së Krishtit. Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit.

Data me rëndësi kombëtare: Më 28 Nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë, Lufta e Vlorës, 1920.

Pushtuar: Nga normanët më 1081, 1205 nga Venediku, më pas nën sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 në mbretërinë e Arbërisë. U pushtua nga osmanët më 1417, italianët, gjermanët.

Objektet kryesore: Kalaja, porti, etj.

Aktualisht ka: 124 mijë banorë.


ELBASAN

Elbasan_Castle_1

Origjina e emrit: Në shekullin e 2-të para Krishtit njihej me emrin Skampa dhe më vonë Skampini. Elbasani u themelua nga Sulltan Mehmeti II në shekullin XV. Iu vu ky emër sepse ishte një ndër trevat e para të pushtuara nga osmanët, ELI-BASAM (vura dorë).

Themelimi: Nga osmanët në shekullin e 15-të

Ndërtimi i kalasë së qytetit: më 1466 për 25 ditë dhe për të punuan 150 mijë njerëz.

Gjurmët më të hershme: Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Të dhënat arkeologjike besohet se emri i pare i Elbasanit ka qene mansius që do të thotë vend-qëndrim.

Data me rëndësi kombëtare: Më 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit, ndër vendimet më kryesore të të cilit qe hapja e Shkollës Normale

Pushtuar: Romakët, turqit, italianët e gjermanët.

Objektet kryesore: Kalaja, banjat turke, stadiumin “Elbasan Arena”.

Aktualisht ka: 128 mijë banorë.


GJIROKASTËR

gjirokaster

Origjina e emrit: Qyteti e ka marrë emrin sipas fjalës greke argjend, Argyrókastron, që lidhet me ngjyrën e përhime të mureve, rrugëve dhe çative prej guri, të cilat vezullojnë si argjend kur lagen nga shiu. Një shpjegim tjetër lidhet me emrin e një fisi vendas që jetonte pranë Gjirokastrës: Argjirët. Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Kështjella e Gjirokastrës mendohet të jete filluar nga prijësi shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit, Gjirokastër. Zgjerimet e kështjellës janë bërë nga Ali Pashë Tepelena, dhe nga qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesën veriore të kalasë në burg.

Objektet kryesore: Në Gjirokastër gjendet kalaja më e madhe e Shqipërisë. Aty mund të vizitoni Muzeun e Armëve, i cili gjendet brenda në kala, Muzeun Etnografik, i cili gjendet në shtëpinë ku ka lindur ish-diktatori komunist Enver Hoxha si dhe muzeun e ri në shtëpinë e shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare.

1963: Shpallet Qytet-Muze

2005: Shpallet Pasuri Botërore nga UNESCO.

Aktualisht ka: 25 mijë banorë.


BERAT

Berat

Origjina: Berati u përket qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P.Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P.Kr. Këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ngaqë aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve ishte Oresti, i biri i Agamemnoni

Themelimi: 313-310 Para Krishtit si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea

Emrat që ka përdorur: Antipatrea, Albanorum Oppidum, Pulheriopolis,

Gjurmët e para: 2600 para Krishtit

Pushtuar: grekët, maqedonasit, bullgarët, osmanët,

1961: Shpallet Qytet Muze

2008: Shpallet Pasuri Botërore nga UNESCO

Objektet kryesore: I gjithë qyteti, Kalaja, Ura e Goricës, etj

Aktualisht ka: 60 mijë banorë.


SHKODËR

shkodra-albania

“Një njeriu të zakonshëm, të ardhur nga qyteti ortodoks i Manastirit, Shkodra i duket fillimi i Europës” – Ismail Kadare

Orgjinë e emrit: Skodrin, ose vendi ku shkon Drini, Skutari

Themelimi: Mes shekullit të 5-të dhe 6-të para Krishtit

Gjurmët e vjetra: Paleoliti (guri i vjetër), Neoliti.

Ka qenë kryeqytet i mbretërisë ilire në 181 Para Krishtit,

Pushtuar: Në vitin 168 nga Roma, sllavët, bullgarët, Venediku, turqit, serbët, malazezët, italianët, gjermanët.

Objektet kryesore: Kalaja e Rozafës, Muzeu Historik, Fototeka Marubi, etj.

Aktualisht ka: 115 mijë banorë


KAMZA

kamza

Deri në vitin 1990: Një qendër e banuar e Ndërmarrjes Bujqësore të Tiranës

Pas vitit 1990: Popullohet me të ardhur nga qytete dhe fshatra të nryshëm.

Sot: Një nga bashkitë dhe qytetet me dendësinë më të madhe në vend.

Karakteristikë: Një zonë periferike e Tiranës që pret të sistemohet falë një plani urbanistik

Aktualisht: Ka 104 mijë banorë.

KONISPOL

Qytet i ndërtuar si fillim për të rinjtë aksionistë që hapën tarraca për agrume

Fillimet: Në vitet ‘70

Karakteristikë: Kultivimi i agrumeve dhe zonë plazhi

Aktualisht: Ka 13 mijë banorë


KSAMIL

Kamsil

U ngrit si qytezë bregdetare gjatë periudhës komuniste. Në nëntor 1966 Enver Hoxha porositi që në këtë vend të bukur dhe të virgjër të ngrihej një qendër e prodhimit të agrumeve dhe ullirit. Kështu “lindi” Ksamili, vetëm 5 km larg Butrintit, përballë ishujve piktoreskë, në gadishullin e Heksamilit, (gjashtë miljeve nga Butrinti). Peisazhit të bukur të detit dhe kodrave i shtohen dy ngjyrat jetësore, e kaltra dhe e blerta, që e hijeshojnë edhe më tepër gjirin e Ksamilit, i cili ndodhet pothuaj përballë ishullit më të madh të Jonit, Korfuzit.

Aktualisht ka: 3 mijë banorë

 


KRASTA

Krasta

Qytet i ri minatorësh në rrethin e Matit. Ka qenë pjesë e fshatit Gjon të Martaneshit. Ndërtimi filloi më 1970 me ngritjen e minierës së Kromit në Batër. Më 1974 u vendosën banorët e parë. Më 1979 u shpall qytet.

Aktualisht: Ka dy mijë banorë.


MALIQ

maliq

Themelimi: Pas Luftës së Dytë Botërore, pas tharjes së kënetës

Gjurmët e vjetra: Në Maliq janë zbuluar gjurmët më të vjetra në Shqipëri që i përkasin kohës së Neolitit

Aktualisht ka: 6 mijë banorë.


LESKOVIK

leskovik-c1200x600

Administrimi: Ish-pjesë e rrethit të Kolonjës, sot në qarkun e Korçës

Origjina e emrit: Nuk gjenden të dhëna.

Themelimi: Vend pushimi për bejlerë në kohën osmane

Gjurmët e vjetra: Në lashtësi

Karakteristikë kryesore: Ujërat termale, muzika popullore, sazet

Aktualisht ka: Rreth 4 mijë banorë.


SHIJAK

shijak

Origjina e emrit: Me këtë emër që ka sot, Shijaku njihet që para Mesjetës. Toponimi gjeografik i Shijakut është me prejardhje fetare nga Shën Jaku ku fillimisht është quajtur Shen Jak, Shenjak, Shejak, Shinjak e me pas Shijak.

Themelimi: I lidhur gjithnjë me qytetërimin e Durrësit

Gjurmët e vjetra: Gjurmët më të vjetra të jetës njerëzore i përkasin kohës së Gurit të Ri, gjë që vërtetohet nga objekte të gjetura si: çekanë, sëpata prej guri të lëmuar etj. Në zonën e Shijakut janë gjetur prefëse të po kësaj periudhe.

Aktualisht ka: 27 mijë banorë.


BILISHT

bilisht

Origjina e emrit: Nga maqedonishtja, Bilišta-Bilisht.

Themeluar: Si qendër e banuar, Bilishti është rreth 3000-vjeçar dhe kjo dëshmohet nga mbeturinat e një kalaje ilire në një nga kodrat mbi qytet. Gjurmët e saj të fundit u zhdukën në fillim të viteve ’70 të shekullit XX, kur gurët u përdorën për ndërtimin e objekteve publike ose private.

Karakteristika: Shkolla e parë që u hap në këtë qytet daton në vitin 1917

Aktualisht ka: 12 mijë banorë.


CERRIK

cerrik

Themeluar: Në vitin 1947 me krijim e Ndërmarrjes Bujqësore Ushtarake

1956-1957 është ndërtuar Uzina e Përpunimit të Naftës

Objektet kryesore: Radiostacioni, Instituti i Duhanit, Sektori Pyjor i Përpunimit, i Tregtisë, TELEKOMIT, ELEKTRIKUT, i Shërbimit Komunal (janë mbyllur pas viti 1990)

Aktualisht ka: 14 mijë banorë.


MEMALIAJ

Memaliaj 2

Themeluar: 1946 si qendër industriale për prodhimin dhe shfrytëzimin e mineralit qymyrguri.

Objektet kryesore: Miniera e Memaliajt

Karakteristika: Në vitin 1990 arriti kapacitetin e prodhimit të qymyr gurit 500.000 tonë në vit. Qymyret e Memaliajit radhiteshin në qymyret e para për fuqinë kalorifike me vleftë 4500-4700

Aktualisht ka: 10 mijë banorë.


ORIKUM

orikum

Themeluar: Është themeluar si koloni mbi ndonjë vendbanim ilir më parë se shekulli VI p.e.s

U krijua si qendër bashkie në vitin 1960 dhe u emërtua si një qytezë ushtarake. Ndërsa si qendër e banuar, lagjja më e vjetër e këtij qyteti njihet me emrin “Lagjja e Fermës”, është formuar në vitin 1949.

Tradicionalisht mbahet si qendër e themeluar nga kolonialistët Eubeas, që u kthyen nga lufta e Trojës, por në të vërtetë duhet të jetë themeluar nga Apolonia për të kontrolluar guroret e Akrokerauneve.

Emrat e mëparshëm: Erihoi

Objektet kryesore: Monumenti më i njohur është teatri, i cili është hapur gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1958.

Aty përveç shfaqjeve teatrale zhvilloheshin dhe ndeshje me gladiatorë

Karakteristika: Qyteti luajti një rol të rëndësishëm në betejën e romakëve kundër Filipit të V-të të Maqedonisë si dhe në betejat e Cezarit kundër Pompeit në Orikum që janë dokumentuar në luftërat civile të Cezarit.

Është një nga vendet më turistike shqiptare.

Është qyteti antik më i mbrojtur, sepse është në hapësirën e paprekur të Pashalimanit.

Në 1989 gërmimet nxorën në dritë një varrezë, e cila mendohet të jetë helenistike.

Orikumi është shpallur park arkeologjik kombëtar.

Aktualisht ka: 11 mijë banorë.


BALLSH

ballsh

Themeluar: Në shekullin e 4-t para lindjes së Krishtit

Objektet kryesore: Kompania e Naftës “Armo”

Karakteristika: Është një qytet shumë i vjetër ilir, janë akoma rrënojat e Bylisit të vjetër.

Është cilësuar si një qytet arkeologjik afër Bylisit.

Është një nga qytet kryesore në Shqipëri për nxjerrjen e naftës.

Aktualisht ka: 39 mijë banorë.


FIER


fieri

Origjina e emrit: Ekzistojnë dy hipoteza:

E para, paraqet variantin e emrit Fier që vjen nga italishtja FIERA, d.m.th treg ose panair.

E dyta, bazohet tek toponimi i rajonit. Duke qenë se shumica e tyre janë me origjinë bimore, ajo thekson se emri i qytetit të Fierit rrjedh nga bima e fierit që rritej me shumicë në këtë vend.

Themeluar: Në vitin 558 p.e.s në një kodër pranë detit dhe afër grykëderdhjes së lumit Aoos ( Vjosa) nga kolonë të ardhur nga Korinti e Korfuzi.

Objektet kryesore: Qyteti antik i Apolonisë, Muri rrethues, Biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit të XIII

Karakteristika: Ndodhet në rrënojat e qytetit antik të Apolonisë

Në periudhën ‘45-‘90, Fieri kthehet në një nga qendrat më të rëndësishme industriale të vendit.

Aktualisht ka: 85 mijë banorë.


ÇOROVODE

corovode

Origjina e emrit: (Nga sllavishtja) Çorrnaja Voda,(Uji i Zi)

Themeluar: Në vitin 1912

Objektet kryesore: Kanionet e Osumit, Teqeja e Kulmakut, Tyrbeja e Abaz Aliut, etj.

Karakteristikë: Dallohet për rakinë e famshme të rrushit

Aktualisht ka: 8 mijë banorë.


POLIÇAN

Polican

Origjina e emrit: Poliçan (nga sllavishtja poli-fushë, çan-e pjerrët)

Themeluar: 1963 si qytet industrial për prodhimin e armëve

Objektet kryesore: Kombinati i armëve, municioneve dhe barutit

Aktualisht ka: 9 mijë banorë.


LUSHNJE

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Origjina e emrit: Një gojëdhënë e përhapur, tregon për “Hanin e Salushes” si burim nga rrjedh dhe emri i qytetit Lushnjës. Për Salushen, mendohet që ajo të ishte e veja e Pashait ose skllavja e tij, disa thonë vajza e tij. Përpos kësaj ekziston një tjetër gojëdhënë, e cila duket se është më e pranueshme nga këndvështrimi historik dhe logjika gjuhësore. Sipas saj, “qyteti fillimisht ka qenë i vendosur në kodrën e Vainit pranë Kishës së Madhe të Kuqe”.

Themeluar: Dokumenti më i hershëm historik i zbuluar deri më tani, e citon Lushnjën si qendër banimi, që në vitin 1431.

Data me rëndësi kombëtare: Në vitin 1920 u zhvillua “Kongresi i Lushnjës”, u zhvillua në shtëpinë që mban emrin Shtëpia e Kongresit të Lushnjës. Kjo shtëpi është kthyer në muze

Objektet kryesore: Shtëpia ku u zhvillua Kongresi i Lushnjës

Karakteristika: Dallohet si një qytetet ku kanë lindur personalitete të muzikës dhe artit, si Vaçe Zela, Margarita Xhepa, Vath Koreshi etj.

Aktualisht ka: 54 mijë banorë.


SARANDE

saranda

Origjina e emrit: Vjen nga një manastir i hershëm kristian që iu kushtohet Dyzet Shenjtorëve (Ágii Saránda në greqisht),(Santi Quaranta në italisht).

Emra të mëparshëm: Onhezmi ose Porto Edda për nder të vajzës së Benito Musolinit gjatë periudhës së mbretërisë së mbretit Zog.

Themeluar: Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropian.

Objektet kryesore: Kalaja e Butrintit, kalaja e Lëkursit

Karakteristika: Është cilësuar si riviera shqiptare

Aktualisht ka: 41 mijë banorë.


POGRADEC

pogradec1

Origjina e emrit: “Pogda grada”, që do të thotë “nën qytet” ose qytet kala dhe vjen nga sllavishtja.

Themeluar: Në shek. V para Krishtit

Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Enkelejtët kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë.

Pushtimi avaro-sllav në shekullin e VII-VIII dhe sidomos perandoria bullgare në shekujt XI-XII ndryshoi mënyrën e jetës nga ajo “polis” (jetohej brenda mureve të kalave) në atë sedentare fushore duke formuar vendbanime me toponimi sllave.

Objektet kryesore: Kalaja e Pogradecit, ka qenë kala iliro-shqiptare.

Karakteristikë: Është njohur si një qytet industrial dhe turistik.

Njihet edhe nga liqeni i Ohrit.

Aktualisht ka: 38 mijë banorë.


PATOS

Patos_Albania

Themeluar: Rreth vitit 1949 për të strehuar punëtorët dhe inxhinierët që punësoheshin në të quajturën zona (Patos-Marinëz)

Karakteristika: Një nga zonat më të pasura me naftë të Shqipërisë

Aktualisht ka: 22 mijë banorë.


PEQIN

kalaja-peqinit

Origjina e emrit: Klodiana-Biklinet-Peklin-Peqin (vend i lashtë ilir)

Emrat e mëparshëm: Biklinet, Peklin

Ka ekzistuar si një nga qytete më të lashta të vendit tonë

Themeluar: Rreth viti 1431

Objektet kryesore: Kalaja e Peqinit mendohet se i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës “Egnatia”

Aktualisht ka: 26 mijë banorë.


GRAMSH

gramsh

Themeluar: 18 shkurt 1960.

Objektet kryesore: Uzina e armëve, uzina e baterive për ushtrinë. i Ujëvara e Sotirës, Uji i Ftohtë më malin e Lenies, liqeni i Dushkut, Pishat e Grabovës, liqenet në malin e Rovjes, Shpellat në malin e Poroçanit, kalaja e Tunjës Irmanjit, etj.

Aktualisht ka: 24 mijë mijë banorë.


ROSKOVEC

roskovec

Themeluar: Roskoveci u titullua “qytet” në vitin 1968, në baze të kritereve të asaj kohe.

Objektet kryesore: Një nga kishat më të vjetra në vendin tonë, kisha e Kurjanit

Karakteristikë: Është një qendër e banuar e hershme.

Një nga degëzimet e rrugës Egnatia, ka qenë me pikë fundore pikërisht në këtë zonë.

Ka pazarin më të madh në vend i quajtur Pazari i Roskovecit.

Në këtë pazar behej tregtia më e madhe e gurëve të çmuar dhe e materialeve prej argjendi në kohën e Perandorisë Osmane

Aktualisht ka: 12 mijë banorë.


URA VAJGURORE

ura

Origjina e emrit: Vjen nga një urë me çimento e hekur, që besohet të jetë ndërtuar nga italianët që e përdorën për kalimin e tubave të naftës që nga Kuçova për në Vlorë

Emra të tjerë: Ura e Hasan Beut

Themeluar: Rreth 1960

Karakteristikë: Rrënojat e këmbëve të urës gjenden si dëshmitarë të ekzistencës së hershme.

Është e njohur herët për minierat sipërfaqësore të gurit.

Aktualisht ka: 5 mijë banorë.


DELVINE

delvine

Themeluar: Delvina është një qytet që përmendet që në antikitet. Rreth fundit të shekullit të XVII-të, Evlija Çelebiu e përshkruan kështu qytetin: Themeluesit e parë të Delvinës janë (Ispanja) spanjollët. Më vonë, venedikasit e shtinë në dorë me djallëzi. Kaloi në duart e sulltan Bajazitit, përsëri ra nën sundimin e të huajve dhe përsëri u mor nga sulltan Sulejmani, kur erdhi të mësyjë Korfuzin. Pushtimin e Delvinës ai ia ngarkoi Ajaz Pashës, shqiptar nga gjaku.

Objektet kryesore: Fabrika e Miellit, Fabrika e Vajit

Fabrika e Reçelit, Fabrika e Salcës (Përpunimi i domates)

NPA (Ndërmarrja e Përpunimit Artizanal, veshmbathje, tapiceri etj)

Aktualisht ka: 7 mijë banorë.


PERMET

permet

Origjina e emrit: Nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt, i cili për të mos rënë i gjallë në duar të armiqve ishte hedhur nga maja e “Gurit të Qytetit”, një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit

Themeluar: Qyteti u krijua si një qendër administrative, në shekullin e XV dhe XVI, cituar nga të dhëna historike turke, si një lokalitet i pasur me tregje, dyqane magazina dhe bujtina, kështu kjo zonë ishte një qendër e lulëzuar komerciale.

Karakteristika: Qytet i kulturës dhe i këngës shqiptare. Ndryshe quhet edhe si qyteti i trëndafilave. Është vendlindja e disa nga patriotëve shqiptarë, ku më të njohurit janë vëllezërit Frashëri. Parku Kombëtar i Hotovës me bredhin e rrallë mesdhetar, banjat  kuruese në Bënjë, kanionet e Bënjës dhe të Lengaricës, Shtëpia e vëllezërve Frashëri,  Kishat e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës pasohen nga  disa ura tipike me harqe, ndërtime të shek. të XVIII-të si ajo e Katiut apo Bënjës.

Aktualisht ka: 12 mijë banorë.


PRRENJAS

prerenjas

Origjina e emrit: Ka lidhje me fitoren e betejës së Skënderbeut në betejën e Torviollit, që e fitoi, por pati humbje të mëdha dhe se gjaku luftëtarëve rridhte si përrenj. Pikërisht nga kjo gojëdhënë u quajt Prrenjas.

Emra të mëparshëm: Fusha e Domosdovës, Fusha e Torviollit

Themeluar: 1958

Objektet kryesore: Miniera hekur-nikelit në Përrenjas-Fshat, Miniera e Nikel-Silikatit në Pishkash, e Sektori Minerar i Bushtricës dhe Skroskës

Karakteristikë: Ka pasuri të shumta minerale

Aktualisht ka: 10 mijë banorë.


ERSEKE

Ersekë_Lulishte

Themeluar: Rreth vitit 1768 me rreth 100 shtëpi

Karakteristika: Është qyteti më i lartë në Ballkan me një lartësi prej 1030 m. Në zonën e Ersekës kanë lindur një sërë patriotësh dhe personalitetesh.

Aktualisht ka: 7 mijë banorë.


KELCYRE

kelcyre

Origjina e emrit: Vjen nga fjala e greqishtes së lashtë Klisura, dhe përkthehet në shqip “vend i mbyllur”, pra Grykë.

Themeluar: Këlcyra në lashtësi ka pasur funksionin e një mansio, stacion ku ushtarët romakë kalonin natën me një garnizon që mbronte kalimin prej Adriatikut drejt Maqedonisë.

Emra të mëparshëm: Në shek. XIV qyteti kishte emrin Chisania Kisania) ose me emrin greko-romak Clazura (Klazura), Klelsoupa, Clisania (Klisania), Klisura.

Objektet kryesore: Kalaja e Ali bej Këlcyrës. Kisha e Këlcyrës, Teqeja në Këlcyrë, etj.

Karakteristika: Në grykën Këlcyrës në kohët e Fauces Antigonës, Filipi V i Maqedonisë u preu rrugën romakëve të Flaminit për në Greqi.

Qyteti ka qenë pronë e Muzakajve, Andrea Muzakës – zot i Beratit dhe Mareshall i Arbërisë (1280-1319)

Aktualisht ka: 3 mijë banorë.


KUÇOVE

Kucove-1

Origjina e emrit: (Është quajtur për disa kohë Qyteti Stalin)

Themeluar: Kuçova ka qenë vendbanimi i hershëm ilir i fisit të Desarëve.

Data me rëndësi kombëtare: Në vitin 1928 në vendin që sot quhet “Dikatër” (D4) u shpua pusi i parë i naftës në Shqipëri. Që nga ky moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vendburim nafte dhe më vonë edhe në hartat politike dhe ushtarake.

Objektet kryesore: Uzina Mekanike e Naftës (U.M.N)

Uzina e Riparimit te Avionëve (U.R.A.),

Ka arritur shifrën rekord në Shqipëri për temperaturën më të lartë të regjistruar me 44,4′C në korrik 1986

Aktualisht ka: 31 mijë banorë.


TEPELENE

tepelena

Origjina e emrit: Gjeneza e emrit Tepelena është shpjeguar në mënyra të ndryshme. Ekziston varianti Tepedelenë (kokëshpues) krahas Tepe e Lenës (Kodër e Lenës) e jo më pak intrigues e bindës është emri Antibylynë (përballë Bylynëve), që më pas evoluoi në Tepelenë.

Në lashtësi, Tepelena bënte pjesë në trevën e Kaonisë.

Në fundin e shekullit të 9-të, Tepelena hyn në Themën e Nikopopjës pastaj në Despotatin e Epirit

Themeluar: Rreth shek IV

Objektet kryesore: Kalaja e Ali pashë Tepelenës

Data historike: Në shekullin e XVI, Tepelena bënte pjesë në sanxhakun e Vlorës. Më 1789 Tepelenën ra në dorë të Ali pash Tepelenës

Karakteristika: Është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një kështjellë në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës.

Uji i Ftohtë është një zonë turistike 8 km në jugë qytetit të Tepelenës.

Aktualisht ka: 12 mijë banorë.


HIMARE

himara

Origjina e emrit: Vjen nga fjala e vjetër shqipe e përdorur në këto anë “Hi(j) Marë” – “Eja Marë”, që ka të bëjë me ftesën që i bëhet një vajze apo fqinje të marrë pjesë në një gëzim familjar apo t’i bashkohet një grupi që këndon një kënge shumë-zërëshe. Një tjetër tjetër variant është se emri Himarë mund të vijë emri i një kafshe të përmendur në mitologjinë e lashtë të quajtur Chimera, një luan mitologjik.

Në kohën e Ali Pashë Tepelenës, konsulli francez i asaj kohe, Pukevil, i mrekulluar dhe i hutuar nga madhështia, bukuria, trimëria dhe ngrohtësia e viseve dhe banorëve të tyre ka bere një krahasim për “Iliadeën” e Homerit. Sipas konsullit Pukëvil, “nëse Homeri do të kishte zgjedhur malet e Himarës për skenën e “Iliadës”, gjërat do të kishin marrë rrjedhë tjetër”.

Themeluar: Përmendet që në kohët e lashta ku paraardhësit ishin fisi Ilir i Kaonëve. Historia moderne fillon në 1199, kur në qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Në shekullin e XIII zona e Himarës u përfshi nga Karli i Anzhuinëve në atë që ai e quajti Mbretëria e Arbërisë.

Karakteristika: Në Himarë veç gjuhës shqipe flitet edhe gjuha greke. Ka të zhvilluar turizmin, tregtinë, peshkimin.

Aktualisht ka: 7 mijë banorë.


LIBOHOVE

libohove

Origjina e emrit: Emrin Libohovë duhet ta ketë marrë pas shek. të VI pasi sllavët u dyndën në Arbëri. Mbi këtë emër mendohet të ketë dy kuptime:

I pari libohova-vend buzë fushës, luginës.

I dyti libo-do të thotë i dashur me kuptimin vend i bukur dhe prapashtesa përkëdhelëse ovo.

Themeluar: Studiuesi Moikom Zeqo mendon se ka mundësi që të lokalizohet me një emër të vjetër që përmendet në hartat e lashta dhe që thirret Elaeus. Ky, sipas studiuesit Zeqo është një variant. Varianti i dytë është sipas tij përmendja e një qyteti antik me emrin Omfalius. Zeqo dhe studiues të tjerë e lidhin krijimin e qytetit me krijimin e qendrave të mëdha në luginën e Drinos si Antigonea, Adrianopoli etj.(shek.i IV-para Krishtit). Është cilësuar si një vend antik që arriti kulmin në shekullin e 17

Objektet kryesore: Kalaja e Libohovës

Karakteristika: Një nga vendet më të rëndësishme për të vizituar në këtë qytet është kështjella e motrës së Ali Pashë Tepelenës, Shanishasë, e cila u martua me një nga anëtarët e familjes Libohova

Aktualisht ka: 3 miië banorë.


SELENICE

selebice

Origjina e emrit: Dëshmitë e para për emrin Selenicë datojnë në vitin 1700 dhe deri më sot vazhdon të njihet me këtë emër. Emri i këtij qyteti është i lidhur kryesisht me pasuritë e nëntokës së saj.

Objektet kryesore: Miniera e Selenicës

Karakteristika: Nxjerrja e bitumit.

Bitumi i këtij vendi është përdorur për shtrimin e rrugëve të Parisit

Bitumi është shfrytëzuar që para erës sonë. Aristoteli, Straboni kanë shkruar për Selenicën dhe për bitumin e saj, që eksportohej në vende të ndryshme të pellgut të Mesdheut.

Aktualisht ka: 7 mijë banorë.


LIBRAZHD

Librazhd

Themeluar: Më 18 shkurt 1960

Historia: Librazhdi nuk ka pasur ekzistuar si qytet deri në vitin 1960, por pranë këtij qyteti ndodhet zona e Çermenikës, që daton që nga lashtësia. Nga kjo zonë ka lindur edhe Dita e Verës. Sipas studiuesve festa i kushtohej Dianës së Kandavëve, e cila, tempullin e vet, e ka pasur në  Çermenikë (Djana Kandaviensis).

Karakteristikë: Gjergj Aranit Komneni lindi në zonën rreth Librazhdit në vitin 1376 dhe vdiq në vitin 1470 në moshën 94-vjeçare. Ashtu si Bardhyli i Ilirisë (shek. IV p.e.s.) edhe Gjergj Araniti, ky luftëtar i madh deri në moshën 94 vjeç, kundërshtoi dhe fitoi ndaj ushtrive të Perandorisë Otomane. Ai është një njeri me disa emra. Emrin e vërtetë e ka Aranit Komneni, më së shumti njihet si Gjergj Araniti, në legjendat popullore e thërrasin Gjorg Golemi, mbi bustin e tij në Librazhd shkruhet Gjorg Golemi Araniti, disa të tjerë e thërrasin thjesht Gjergj Golemi.

Aktualisht ka: 10 mijë banorë.


DIVJAKA

Divjaka

Origjina e emrit: Divija (Dy vija)

Gjurmët më të vjetra: Në shekullin e II dhe III para erës tonë

Objektet më kryesore: Parku kombëtar Divjakë-Karavasta

Aktualisht ka: 7 mijë banorë.


KRUJË

kruja

Origjina e emrit: Krua nga burimet e shumta të ujit

Themeluar: Në shekullin e XII

Gjurmët më të vjetra: Vendbanim ilir që në shekullin e III para erës së re. Për herë të parë emri “Krujë” përmendet në shekullin e IX ne një dokument kishtar të vitit 879-të redaktuar nga peshkopi i krahinës, në përmbajtje të së cilit citohet ne latinisht, emri i qytetit “Croia” (Krua).

Pushtuar nga: Turqit

Objektet më kryesore: Kalaja e Krujës, monumenti i Skënderbeut dhe pazari i vjetër.

Data me rëndësi historike kombëtare:Pushtimi i parë otoman në 1369 dhe për herë të dytë në 1415. Dështimet e tre rrethimeve otomane 1450, 1466, 1487. Lindja dhe vdekja e Skënderbeut në 6 maj 1405 dhe vdekja e tij në 17 janar 1468

Aktualisht ka: 20 mijë banorë.


KUKËS

Pamje e Kukesit

Origjina e emrit: Në vitin 1571 njihet me emrin Kukufic. Në vitin 1879 shënohet me emrin Kukusa.

Themeluar: Në vitin 1160. Në vitin 1978 Kukësi antik u evakua pasi u përmbyt nga ujërat e ndërtimit të hidrocentralit të parë mbi lumin Drin. Qyteti i ri me të njëjtin emër u ndërtua 350 metra mbi nivelin e detit dhe njohu zhvillim gjatë regjimit komunist.

Gjurmët më të vjetra i përkasin periudhës së Neolitit 6000-4000 vjet para Krishtit.

Objektet më kryesore: Muzeumi Historik, Fabrika e Qilimave dhe aeroporti.

Karakteristikë: Motoja e qytetit është “Qyteti i mikpritjes dhe bujarisë”.

Në vitin 2000 Kukësi u kandidua për Çmimin Nobel për Paqe me motivacionin e pritjes së mbi 450.000 shqiptarëve nga Kosova të dëbuar nga ushtria, paraushtarakët serbë dhe serbët e armatosur në Kosovë. Në vitin 2010, banorët e Kukësit u shpallën nga USAID, si më të lumturit e Shqipërisë.

Aktualisht ka: 16 mijë banorë.


KLOS

klosi

Origjina e emrit: Kilos

Themeluar: Në shekullin XV

Gjurmët më të vjetra: Tre nekropole dhe 5 tuma ilire

Objektet më kryesore: Tre nekropole të lashta dhe 5 tuma ilire, ura guri në formë harku.

Karakteristikë: Klosi është i pasur me burime të shumta natyrore, tokësore dhe nëntokësore. Pyjet dhe kullotat komunale zënë një sipërfaqe të konsiderueshme, ku përveç lëndës drusore, ka edhe mjaft bimë mjekësore.

Aktualisht ka: 2 mijë banorë.


KOPLIK

kolik

Origjina e emrit: Kopenik

Themeluar: Në shekullin XV

Objektet më kryesore: Kështjella e vjetër e Barcelës, që vendasit e njohin me emrin Podgorës. Është ndërtuar në shekullin I-II të erës sonë.

Karakteristikë: Kopliku është qyteti më verior i Shqipërisë pranë kufirit me Malin e Zi në piken doganore të Hanit të Hotit dhe është kryqendra e rrethit të Malësisë së Madhe.

Aktualisht ka: 12 mijë banorë.


PUKË

Puk-2_1

Origjina e emrit: Pikaria

Themeluar: Në lashtësi, Puka përfshihej brenda trevës veriore të fisit ilir pirust, i njohur si shkrirës dhe përpunues metalesh.

Gjurmët më të vjetra: Të shekullit II para erës sonë

Objektet më kryesore: Muzeu Historik “Migjeni”.

Karakteristikë: Terreni malor i Pukës është shumë i përshtatshëm për zhvillimin e turizmit malor; krahas pasurive dhe burimeve natyrore me vlera të mëdha ekonomike që gjenden brenda hapësirës gjeografike të Pukës, kryesisht pyje natyrore, bimë mjekësore, pasuri nëntokësore minerare.

Aktualisht ka: 11 mijë banorë.


BAJRAM CURRI

tropoje

Origjina e emrit: Tre Fushat, Tri Polje, në vitin 1952 merr emrin Bajram Curri

Gjurmët më të vjetra: Qyteti i Bajram Currit ka një popullim të hershëm dhe të vazhdueshëm që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Kjo vazhdimësi e popullimit dhe vendbanimeve paraqitet nëpërmjet gjetjeve arkeologjike..

Objektet më kryesore: Muzeu dhe përmendorja e heroit Bajram Curri. Përmendorja e Asim Vokshit.

Karakteristikë: Turizmi malor është nën sektori kryesor, i cili është i zhvilluar kryesisht në Luginën e Valbonës. Rrethi i Tropojës karakterizohet nga etnografia, folklori, historia dhe gastronomia e pasur.

Aktualisht ka: 8 mijë banorë.


KRUMË

has

Kruma është kryeqendra e rrethit të Hasit.

Gjurmët më të vjetra: Janë gjetur objekte arkeologjike të kohës së ilirëve. Ishte qendër e prefekturës së Kosovës gjatë viteve 1921-1925.

Pushtuar nga: Turqit, serbët dhe bullgarët.

Aktualisht ka: 8 mijë banorë

 


BULQIZË

Bulqizi

Gjurmët më të vjetra: Populli i këtyre krahinave ka qenë gjithmonë në  luftë me pushtuesit osmanë, sllavë e italianë sepse lugina e Bulqizës është një nga rrugët kryesore për ardhjen e pushtuesve lindorë e futjen e tyre në thellësi të Shqipërisë.

Objektet më kryesore: Miniera e kromit

Data me rëndësi historike kombëtare: Viti 1948 kur u ngrit Miniera e Kromit.

Aktualisht ka: 4 mijë banorë.


BURREL

burrek

Origjina e emrit: Bujril dhe Burril

Themeluar: Në shekullin XV

Gjurmët më të vjetra: Vendbanim i lashtë në pellgun e kulturës tumulare ilire

Objektet më kryesore: Busti i Skënderbeut dhe i Pjetër Budës, Uzina e Ferrokromit.

Data me rëndësi historike kombëtare:Lindja e mbretit Zog më 8 tetor 1895 dhe 31 korrik. Hapja e burgut famëkeq komunist, ku vuajtën dënimin nga Pjetër Arbnori, Don Zef Jubani e deri tek Fatos Lubonja.

Aktualisht ka: 27 mijë banorë.


RRËSHEN

RReshen

Origjina e emrit: Fushë-Lumth

Themeluar: Në vitin 1635

Gjurmët më të vjetra: Ka qenë banuar që në kohët e fiset Piruse të ilirëve të lashtë, të njohura për nxjerrjen e mineraleve dhe të prodhimit të armëve. Prejardhja e banorëve rrjedh nga tre bajrakët: Orosh, Kuzhnen, Kthellë. Rrësheni është kryeqendra e rrethit Mirditë.

Objektet më kryesore: Kisha Mesjetare e Shën Mërisë dhe 8 kishat e tjera të ndërtuara pas vitit 1992, shkolla.

Aktualisht ka: 22 mijë banorë.


RUBIK

rubik

Origjina e emrit: Rubik

Themeluar: Në Mesjetë

Objektet më kryesore: Një kishë e vjetër 900-vjeçare dhe pikturat murale që ndodhen brenda saj, të njohura ndryshe si afresket e Rubikut. Uzina e Rafinimit të Bakrit, e cila ka filluar që në vitin 1938.

Data me rëndësi historike kombëtare: Ngritja e uzinës më të madhe të rafinimit të bakrit më 1965.

Aktualisht ka: 8 mijë banorë.


FUSHË-ARRËSfushe arrez

Origjina e emrit: Nga pemët e shumta të arrës.

Themeluar: Në vitin 1949.

Gjurmët më të vjetra: Që në shekullin IV-V të erës së re.

Objektet më kryesore: Stabilimenti i përpunimit të drurit

Aktualisht ka: 7 mijë banorë.


PESHKOPI

025

Origjina e emrit: Peskopija. Lidhet me qendrën peshkopale që përmendet në vitin 1020.

Themeluar: Në shekullin XV

Gjurmët më të vjetra: I përkasin një vendbanimi të fisit ilir të Doberëve në shekullin IV-II para erës së re. Emri i Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini.

Objektet më kryesore: Muzeu Etnografik

Aktualisht ka: 25 mijë banorë.


MILOTmilot

Origjina e emrit: Milot

Themeluar: Në vitin 1467.

Gjurmët më të vjetra: Sipas të dhënave nga studiues të ndryshëm, banorët e zonës janë me prejardhje ilire nga fisi ilir i Karavanteve (Ndre Mjeda) që u pasuan nga Albanët (Ptolomeu, sh. II pas K.).

Aktualisht ka: 12 mijë banorë.


FUSHË-KRUJË

fushe-kruje

Origjina e emrit: Ura e Zezë, prej lumit të Zezës që i kalon përmes

Themeluar: Në vitin 1970

Gjurmët më të vjetra: Në shekullin XVI

Objektet më kryesore: Instituti i Foragjereve dhe Fabrika e Çimentos

Data me rëndësi historike kombëtare: Dëshmia e shkrimit të shqipes që më 1805 me alfabetin arab. Beteja prej disa ditësh kundër turqve në vitin 1910. Vizita e presidentit amerikan, Xhorxh Bush, në 10 qershor të vitit 2007.

Aktualisht ka: 25 mijë banorë.


MAMURRAS

mamurras

Origjina e emrit: Marmur dhe Shpërdhet

Themeluar: Në vitin 1970

Gjurmët më të vjetra: Në vitin 1431

Objektet më kryesore: Busti i Skënderbeut

Aktualisht ka: 7 mijë banorë


LAÇ

Laç_air_view

Origjina e emrit: Laçi

Themeluar: Më 1959

Gjurmët më të vjetra: Në periudhën bizantine me kështjellën e Sebastjesë

Objektet më kryesore: Kombinati Kimiko-Metalurgjik

Aktualisht ka: 30 mijë banorë.


VORA

Vora

Origjina e emrit: Thuhet se emri Vorë nga koha e Skënderbeut, sepse aty u varrosnin ushtarët e rënë në luftë dhe u quante “vorre”. Me kalimin e viteve emri është transformuar në VORË.

Themeluar: Më 1943

Aktualisht ka: 25 mijë banorë.


KAVAJË

kavaja

Origjina e emrit: Kavalje

Themeluar: Në shekullin XV

Gjurmët më të vjetra: Qendër e lashtë e banuar që nga ilirët

Objektet më kryesore: Muzeu Historik, Etnografik dhe kullën e sahatit

Data me rëndësi historike kombëtare: Lindja në 2 prill të vitit 1879 e aktorit të famshëm Aleksandër Moisiu. Kryengritja e fshatarëve të Shqipërisë së Mesme 1914-1915.

Aktualisht ka: 29 mijë banorë.


RROGOZHINË

rrogozhine

Origjina e emrit: Rrogozhinë

Gjurmët më të vjetra: Vendbanimet e lashta ilire që në shekullin II të erës së re dhe nyje kalimi në rrugën Egnatia.

Aktualisht ka: 5 mijë banorë.


SHËNGJIN

shengjin-2

Origjina e emrit: Emrin që mban sot, qyteti e ka marrë nga Kisha me të njëjtin emër që ndodhej në Malin e Shëngjinit.

Gjurmët më të vjetra: Burimet historike tregojnë se Shëngjini është njohur si qendër banimi dhe banohej nga fisi ilir i Abrejve. Për herë të parë në dokumentet historike të periudhës romake. Në veprën e tij “Lufta Civile”, Cezari e përmend Shëngjinin si një liman i mbrojtur mirë nga erërat ku strehohej edhe një pjesë e flotës së tij.

Karakteristikë: Qeveria e Nolit e pas revolucionit të qershorit 1924 i vuri emrin Qyteti Uillson qytetit të Shëngjinit në nder të presidentit të SHBA-ve Woodrow Wilson. Emërtimi u mbajt deri në kohën e komunizmit.

Aktualisht ka: 4 mijë banorë./Tirana Observer/

Kategori
Uncategorized

Tërbohet Hasimja: Ti shqiptar legen që voton për hajdutët e ti burrë-lavir që shet votën! Ti je fajtor!

Tërbohet Hasimja: Ti shqiptar legen që voton për hajdutët e ti burrë-lavir që shet votën! Ti je fajtor!

Fajin e kanë grekët, serbët, Saliu, Sorosi, homoseksualët, iluminatit, thatësira, përmbytja e shkaktuar nga rreshtimi i planetëve, shejtani që shkundi brekët në Drin, Çurçilli që na fali te Stalini, etj, etj.

More po kemi qindra vjet që ankohemi e nuk po zgjidhim gjë!

Po sikur, larg qoftë, ta kemi fajin vetë?

Ti plehra që hedh plehrat nga makina.

Ti 20 vjeçar që futesh te forumi rinor se do të gjesh punë në shtet dhe ka goca të bukura.

Ti legen që voton për hajdutët.

Ti burrë-lavir që shet votën.

Ti trim i madh që vret dikë se të pa shtrembët.

Ti polic që ruan parcelën e kanabisit.

Ti mësues që mashtron nxënësit e prindërit me 10 qyl.

Ti pedagog që shet notat në provim.

Ti komunist me fuoristradë që qan për Çavezin dhe nuk pranon më pak se 30% në tender.

Ti drejtor që shpik ligje dhe i merr shpirtin biznesit se ashtu e ke parë në Itali.

Ti Jorgo që ke ndryshuar emrin në Greqi dhe quan Rashicën tradhtar se do të luajë me Kosovën.

Unë që po shkruaj këtë status?

Çfarë do t’u lemë fëmijëve?

Borxhe dhe ankesa?

Po sikur ta bënim si gjermanët?

D.mth. po sikur të punojmë?

Po sikur t’ia nisim nga vetja?

Kategori
Uncategorized

Thikat që po mprihen për në shtator dhe Listat e Zeza.

Thikat që po mprihen për në shtator dhe Listat e Zeza

Goditja e parë pritet t’u jepet mediave. Sepse në përgatitjen e listave, Lista të Zeza për armiqtë që duhen goditur dhe shkarkuar dhe Listat Rozë, të miqve që duhen nxitur dhe përkrahur, mund të bëhet sigurisht një zhurmë e madhe.

Sepse plani i kryeministrit, duket se është “goditja përfundimtare e Sistemit të Drejtësisë”. Që do të thotë zhbërja e këtij Sistemi, që Qeveria Rama-Meta, nuk e ka nën kontroll dhe ribërja e një Sistemi të Ri të Drejtësisë, kryesisht nën kontrollin e kryeministrit.

Në hartimin e Listave të Zeza, ka dy palë kritere:

1. Kriteri i parë, që do të publikohet dhe do të përhapet në media.

2. Kriteri i dytë, që lidhet me historikun e besnikërisë së gjygjtarëve të “rinj”, ndaj kryeministrit dhe shpurës së tij.

Padiskutim që Kriteri i Parë, lidhet me prapaskenat korruptive që ka në të vërtetë, aksh Gjykatës apo Prokuror. Pronat, bizneset apo llogaritë bankare që nuk mund të justifikohen me të ardhurat e punës së tyre të ligjshme. Për këtë u bë një provë disa muaj më parë, me Gjykatën e apelit dhe me gjykatësin që mori Vendimin e papëlqyer ndaj Kryepolicit, për cështjen e përgjimeve të paligjshme. Gjykatësit që mori atë vendim, ju fotografua shtëpia e madhe, bahcja dhe kërcënimi për të shkuar më tej, ishte i hapur. Dhe ky kërcënim mediatik, shto këtu edhe ulurimat akuzuese të kryeministrit, e bëri efektin e vet. Gjykata e Apelit u struk dhe ndrroi vendimin 180 gradë, duke e rikthyer me bisht në shalë Kryepolicin në krye të detyrës, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Mirëpo halli i madh, nuk është ky. Duke i dhënë popullit të egërsuar për drejtësi reale, profilet e gjyqtarëve realisht të korruptuar, mediat janë në të vërtetë ndihmëset më të mëdha, të Qëllimit të kryeministrit.

Cështja shtrohet në 2 hallka të tjera. Ata, jurist të “nderuar” që do të marrin këto vendime, dhe që gjenden në Listën Rozë, janë po aq të pasur, në mos edhe më tepër, se ata, për të cilët do të merret Vendimi i shkarkimit. Mjafton që një apo disa gazetarë të vëmendshëm, të hedhin një sy, te pasuritë që kanë, anëtarët e komisionit të Reformës, apo familjarët e tyre, për të kuptuar, hipokrizinë kriminale të këtij procesi politik. Nën maskën dhe alibinë Reformatore.

Në këtë pikë, Mediat, shndërrohen në “armiket” e procesit, Reformator, që në të vërtetë është një Proces i Kapjes masive, të Sistemit të Drejtësisë.

Sepse Viktimat e këtij spastrimi do të Flasin, për të mbrojtur veten, ose për të kundërsulmuar vendimmarrësit e shkaterrimit të karrierave të tyre.

Por nuk duhet të kenë Gojë! Nuk duhet të kenë Media që t’ua përhapin fjalët, sepse do të mbiquhen Shpifje apo Ndërhyrje në Procesin e Vettingut!

Dhe prandaj stafi i specializuar i qeverisë, në mënyrë të talentuar, ka vendosur ta fillojë Lojën e Madhe të pushtimit të Sistemit Gjygjësor dhe të Vettingut, në një Shqipëri me gojë të mbyllur, ose me gojë të kontrolluar mirë nga Qendra e Censurës Komëbtare, në emër të Ligjit. Materializuar në nenet 13 dhe 6, që kërkohen të imponohen paraprakisht.

Kategori
Uncategorized

Gazetarja denoncon: 4 vajzave u është kërkuar seks në këmbim të punës në ministri.

Të paktën katër denoncime kanë mbërritur në adresë të gazetares Arbana Xharra, nga vajza që janë ngacmuar seksualisht nga drejtorët në institucione të ndryshme shtetërore në Kosovë, përfshirë ministritë dhe komunat.

Xharra shprehet se vajzat i kanë ofruar të dhëna, sms dhe dëshmi të tjera për shantazhimet që u janë bërë, ndërkohë ato vetë kanë frikë t’i bëjnë publike qoftë edhe me iniciale.

Megjithatë, gazetarja u bën thirrje të gjitha atyre grave dhe vajza që kanë qenë në situata të ngjashme t’i denoncojnë këto raste, pasi ajo do trajtojë secilin rast.

“Katër vajza, më janë lajmëruar se janë ngacmuar seksualisht dhe janë kushtëzuar nga drejtorë politikë nëpër ndërmarrje publike, dhe nga zyrtarë të tjerë politikë nëpër institucione të ndryshme shtetërore (ministri dhe nivel komunal).

Ato më kanë ofruar të dhëna, sms dhe dëshmi për shantazhimet që janë bërë nga matrapazët e politikës (zyrtarë institucionalë). Por, kanë frikë të dalin qoftë edhe me iniciale, sepse thonë të
jenë të kërcënuara me jetë.

E kam ditur se në Kosovë ka kriminelë të llojeve të ndryshme, por që shfrytëzojnë varfërinë e papunësinë e të rejave për të kërkuar shërbime seksuale në këmbim të vendeve të punës, nuk kam mundur ta marr me mend.

Unë i inkurajoj të gjitha ato gra e vajza, të cilat janë në presion nga kushdo qoftë, të më shkruajnë në inboks, sepse do ta trajtoj secilin rast veçmas.

Mos ua kini frikën këtyre matrapazëve. Në momentin që publikohen dëshmitë, edhe Policia dhe institucionet
tjera të sigurisë do të detyrohen që të merren me rastet tuaja”, shprehet Xharra.

Kategori
Uncategorized

Serbët xhindosen nga ‘tradhtia’ e skulptorit kroat, përmendorja kushtuar heroit të Beogradit është një shqiptar me plis.

serbiSipas mediave serbe, më në fund u zbulua një “tradhti” e skulptorit të famshëm kroat, Ivan Meshtriviq, i cili në përmendoren e njohur të “Fitimtarit të Beogradit“ (Beogradski Pobednik) e kishte skulpturuar një shqiptar me plis. Sipas tyre, ky ishte një mashtrim i madh që i është bërë popullit serb.

Kjo përmendore me dekada të tëra e ka fshehur mashtrimin e madh, që trimi me shikimin e tij drejt Cerit, ishte një shqiptar me plis. Mediumi serb “Dveri srpske” shkruan se Ivan Meshtroviqi jo vetëm që kishte punuar kundër serbëve, por edhe në gjithë këtë tollovi ishin të përzier edhe Josip Broz Tito, Alojz Stepinac, komunistët, ustallarët, Njegoshi etj.

“Arsyeja themelore për ndërtimin e shtatores, e cila para Luftës së Dytë Botërore është quajtur “Fitimtari i Kosovës” nuk ishte, sipas tyre, që ai të bëhet simbol i Beogradit, por të bëhet një përmendore dedikuar çlirimit përfundimtar të Serbisë nga Turqia, dhe si e tillë u zbulua më 7 tetor 1938 në një lartësi të caktuar në tarracën e Kalemegdanit”.

Mediat serbe vazhdojnë që Ivan Meshtroviqi, skulptor i njohur kroat, shok i mirë i ustait Stepinac, pas luftës, si mysafir i Titos në Brione, e merr lejen dhe paratë për ndërtimin e përmendores së trimit të panjohur në Avalë të Beogradit, e cila më shumë duket si varrezë faraonësh se të paraqesë të përvuajturin, trimin serb në histori.

Kategori
Uncategorized

Telegraf.rs: Kush i pari u vendos në Ballkan – serbët apo shqiptarët? Ja përgjigjja shokuese!

Serbët nganjëherë janë edhe për keqardhje! Një pjesë e mirë e tyre ende besojnë se janë populli më i vjetër në Ballkan. Madje kanë libra shkencor të pseudo-historianëve të tyre që përpiqen të “argumentojnë” se edhe “Adami dhe Eva flisnin serbisht”, se “serbët janë kombi më i vjetër në rruzullin tokësor”, dhe se “prej kombit serb lindën kombet dhe gjuhët tjera”. Por kohën e fundit shihet përpjekja që “kombi hyjnor” të zbres shkallëve teposhte, të prekë realitetin.

Në librin e historisë për klasën e VI-të shkruan: Sllavët e vjetër ishin pritur në Gadishullin Ballkanik nga Ilirët vendas, të cilët më pas u shpërndanë në disa fise, dhe njëri prej këtyre fiseve mbijetoi. Popujt e Evropës Perëndimore, në shekullin XX-të, këtë fis e njohën me emrin Shqiptar.

Ky libër i autorit Radeta Mihalçiq, për nxënësit e klasave të gjashta të shkollave fillore në Republikën e Serbisë, vazhdon të mbetet temë për opinionin publik serb, pasi në të thuhet se shqiptarët janë vendas të këtij gadishulli, dhe se kanë ardhur në Ballkan shumë më përpara se sa Sllavët.

“Për të qenë më të qartë, jemi duke folur për Ilirët, fiset ilire, me shkallë të ndryshme civilizimi, që populluan Ballkanin Perëndimor dhe prej të cilëve rrjedhin edhe Shqiptarët, siç u njohën edhe nga popujt dhe vendet e Evropës Perëndimore”, shkruan të hënën e përditshmja serbe Telegraf.rs, e cila edhe vet e ka vështirë për të pranuar “rishikimin e historisë”, ani pse, përseri i shtrembëruar.

Në këtë libër, në leksionin “Sllovenët e jugut dhe vendasit, në mes të tjerash thuhet:

“Megjithëkëtë, vendësit që kanë jetuar së bashku në grupe më të mëdha nuk u sllavizuan. Shqiptarët ruajtën gjuhën, doket, zakonet dhe simbolet tjera të tyre kombëtare. Një pjesë e sllovenëve të ardhur pranoi gjuhën dhe zakonet e shqiptarëve dhe u asimilua”, transmeton e përditshmja serbe citatin nga ky libër.

Redaktor në Institutin për tekstet shkollore të historisë, Nebojsha Jovanoviq, shpjegon “dilemën” me të cilën një pjesë e serbëve assesi nuk mund ta pranojnë, pasi disa prej tyre besojnë se edhe Adami dhe Eva flisnin serbisht.

“Në publik është folur shpesh, në kuptimin pozitiv apo negativ, rreth nevojës për rishikimin e historisë. Disa janë të frikësuar dhe e dënojnë çdo përpjekje për të rishikuar historinë, ndërsa të tjerët shtrojnë nevojën që më në fund të diskutohen disa gjëra, të shkruhen saktë dhe të flitet me ndershmëri. Është edhe pala e tretë që abuzon me këtë situatë duke e paraqitur atë sikur ‘historia do të kthehet me kokë teposhtë’”, ka thënë Jovanovic për Telegraf.rs.

Jovanoviq ka thënë se është duke iu referuar librit të historisë, e jo disa librave shkencorë, me të cilat, sipas tij është bërë përpjekje që me pseudo-histori e teza të ndryshme të tregojnë se “serbët ishin njerëzit më të vjetër, që madje Adami dhe Eva ishin serbë dhe flisnin serbisht, dhe që nga kombi serb dhe serbët lindën të gjithë popujt dhe gjuhët tjera që ekzistojnë në ditët e sotme”.

“Ne jemi një komb që është krenare për historinë e tij të lavdishme dhe kemi rastin që për këtë të dëgjojmë diskutime të hapura dhe shumë të nxehta në rrugë, në një bar, në tubime dhe festime. Por kur diskutohet kjo temë, të vetmit që heshtin janë historianët, sepse ata nuk i pyet askush asgjë dhe librat e tyre nuk i lexon askush. Shumë herë kam qenë dëshmitar në situata të tilla, shumë herë jam bindur se literatura kryesore e këtyre historianëve është ‘interpretimi’ i historisë, lëndë në të cilën ata vet dikur janë vlerësuar me një dysh”, ka thënë Jovanoviq.

“Kur këta njerëz marrin në dorë librin e mësimit të fëmijëve të tyre, ata me të vërtetë e kuptojnë se disa mësime kanë ndryshuar. Megjithatë, përshtypje të këtillë do të kenë edhe ata që kishin pesë në histori. Sepse, disa mësime nga historia me të vërtetë kanë ndryshuar. Për shembull, sot në tekstet shkollore të historisë mësohet shumë më shumë rreth Luftës së Parë Botërore se që mësoj më parë, kur e tërë Lufta e Parë Botërore përshkruhej, mësohej, në një orë mësimi”, ka thënë Jovanoviq, duke shtuar se ndryshime në të shkruarit e historisë ka pasur edhe kur bëhet fjalë për Luftën e Dytë Botërore.

Por Telegraf.rs e ka vështirë të pajtohet dhe vazhdon të komentojë librin, i cili thotë gjysëm të vërtetën. “T’iu kthehemi edhe njëherë shqiptarëve. Pra kur arritën serbët në Gadishullin Ballkanik, ata gjetën Ilirët. Ky popull i quajtur Ilir u nda në fise dhe njërin prej tyre Evropa Perëndimore në shekullin XX i quajti ‘Albanians’. Ata e quajnë veten e tyre ‘Shqiptarë’, dhe rrjedh emertimi ‘Shiptari’, kur atyre iu referohen serbët”, shkruan Telegraf.rs, transmeton Lajmi.net.

“Duhet të theksohet se shqiptarët (gjoja fisi shqiptar) në historinë e tyre të gjatë, ndryshe nga pjesa tjetër e ilirëve që kishin shtetin dhe qeverinë e tyre, madje edhe mbretër (Mbretëreshën Teutë, me kryeqytetin e saj në Risan, etj), nuk përbënin një komb kushtetues, dhe në këtë drejtim ata u emancipuan vetëm në shekullin e XX-të”, komenton e shokuar dhe e zhgënjyer Telegraf.rs.

Kategori
Uncategorized

Ndyrësia seksuale ka pushtuar Shqipërinë: Ministra, deputetë e gjykatës, kanë të gjithë dashnore. Edhe italianët po vijnë në Tiranë për seks me vajza të reja.

14080937_1175625782501567_1926405490_n
Kryetari i partisë Aleanca Demokristiane, e cila është edhe pjesë e koalicionit qeverisës, Zef Bushati, me sa duket ka gjetur edhe shkakun e krimeve të shumta seksuale që kanë ndodhur së fundmi në vend. Ish aktori politikan nëpërmjet një statusi në FB, ka bërë thirrje që të mbyllen urgjentisht kanalet XX që transmetojnë pa pushim filma pornografik në paketën e dixhitale, të kompanisë mediatike “Top Chanel”.

Bushati përveç të tjerave paraqitet edhe tepër i shqetësuar për udhëheqësit, ministrat, deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët. Sipas tij të gjithë këta janë të sëmurë pas seksit.

“Ministrat janë me dashnore, politikanët, deputetët, prokurorët, gjykatësit, të gjithë ata që kanë para paguajnë për seks me vajzat e reja, vajzat që vinë për të vazhduar shkollën, vajzat që duan një vend pune”, denoncon Bushati. Po kujt ja thotë?

Postimi i plotë i Zef Bushatit
Te semure seksuale, manjake seksuale. Si u krijuan ?

Kush i krijoi ?

Shqiperia ishte shtet ku nuk njihej prostitucioni, ku pornografia denohej me ligj. Te mbyllen urgjentisht kanalet XX pornografike te digitalbit. Nuk ka ne Europe kanale televizive pornografike qe trasmetojne ne kete menyre,non stop 24 ore. Pamje te ndyra diten dhe naten qe eksitojne cdo fshatar e malsor, cdo qytetar e kryeqytetar. E shendrrojne njeriun ne kafshe seksualisht te semure qe kerkon te beje seks me kedo qe i del perpara. Kur nuk gjejne njerez bejne seks edhe me kafshet. Kjo ndyresire seksuale ka degjeneruar gjithe popullsine shqiptare qe nga udheheqesit, ministrat, deputetet, gjykatesit, prokuroret, te gjithe pa perjashtim. Kjo ndyresire seksuale ka shkaterruar me mijera familje. Askush nuk flet.

Pse ?

Se te gjithe tashme jane te semure, jane shndrruar ne manjake seksuale qe nga qeveritaret e deri tek fshataret ne zonat me te thella ku injoranca ben kerdine dhe pregatit kontigjente prostitutash per tregun e mishit te bardhe. Ky treg fillon me seksin per sigurimin e nje pune ne zyra e institucione e deri tek semaforet. Kush merret me keto skandale ?

Askush. Se te gjithe jane seksualisht te semure tashme. Ministrat jane me dashnore, politikanet, deputetet, prokuroret, gjykatesit, te gjithe ata qe kane para paguajne per seks me vajzat e reja, vajzat qe vine per te vazhduar shkollen, vajzat qe duan nje vend pune, seks,seks,seks,vine per te bere seks deri te huajt ne Shqiperi e sidomos me shumice vine italianet ne Tirane ne zonen e Bllokut. Askush nuk sheh me tej se seksi. Sida po ben kerdine. Ministria e shendetsise hesht. Cfare programi u aplikua per ta shkaterruar popullin tone ? Kush e implementoi programin ? E keqja ka mberthyer keqas shqiptaret dhe po i merr frymen. Si mund te shpetohet nga kjo e keqe ?

Kategori
Uncategorized

Identitet e maqedonasve sllavë të jugut, nuk kanë asgjë të përbashkët më pjesën e Maqedonisë së antikitetit.

2016-08-22 12.46.52

Prof. Dr. Ramiz Abdyli.

Vrasësi.

Mbreti serb i Rashës, që ia doli të pushtojë toka të huaja, më shumë se asnjë pushtues serb mesjetar, në politikën e tij brendshme kishte objektiv kryesor shfarosjen dhe asimilimin shqiptarëve , që do të rezultonte në kthimin e tokave të tyre në toka etnike serbe. Në këtë plan ai u shqua sidomos me projektin e konvertimit të dhunshëm të shqiptarëve, për t’i detyruar ata të kalonin nga feja e krishterë (katolike apo ortodokse) në fenë e “vërtetë”, që do të thoshte në fenë ortodokse serbe. Kjo dhunë e pazakontë dëshmohet edhe me disa nene të kodit të tij. Kjo vepër e shëmtuar e St.Dushanit ishte e panjohur deri atëherë në historinë e krishterimit në Ballkan e më gjerë. Për këtë krim njerëzor flasin qartë nenet 6,7,8,9,10 të Kodit të tij. Kështu p.sh. Neni 6 i këtij kodi përcaktonte në mënyrë të prerë “ndëshkimin e herezisë latine”( shqiptare), që autoritetet kishtare serbe do t’i kthenin këta besimtarë( shqiptarë )në besimin e vërtetë (ortodoks serb). Në vijim të këtij neni thuhet: “nëse një heretik (jo besimtarë dhe gjysmëbesimtarë, shqiptarë) nuk pranon të konvertohet në fenë e “vërtetë” (ortodokse serbe), ai “do të dënohet me vdekje”. Po në këtë nen i jepej e drejta perandorit Dushan që të “asgjësojë gjithë herezinë nga shteti i tij, e pasuria e atyre që e kundërshtojnë konvertimin do të konfiskohet; do të ndëshkohen pamëshirshëm priftërinjtë heretikë” (katolikë shqiptarë, gjysmëbesimtarë , ortododoks shqiptarë ),të cilët si ndëshkim do të “punojnë në miniera ose do të dëbohen nga vendi, ndërsa kishat heretike” (katolike e ortodoks shqiptare ) “do të shenjtërohen nga priftërinjtë serbë”. Neni 7 përcaktonte se në “krye të kishave të mëdha të jobesmitsarëve dhe gjysmëbesimtarëve (katolike dhe ortodokse) do të vihen kryepriftërinj serbë, që kanë detyrë t’i konvertojnë latinët (shqiptarët), kudo në qytete e në fshatra”. Në nenin 8 thuhej: “nëse do të zbulohet ndonjë prift latin (shqiptarë) “që do të përpiqet të konvertojë një të krishterë të vërtetë në besimin latin (katolik shqiptarë ), “ai do të dënohet me vdekje”.Neni 9 përcaktonte se “po të zbulohet një gjysmë besimtar (ortodoks shqiptarë), që është martuar fshehurazi më një grua të krishterë (pravosllave serbe ), ai do të pagëzohet sipas mënyrës së vetme të krishterë”(ortodokse serbe ); dhe, “në rast se ky nuk do të pranon të pagëzohet, ai privohet nga gruaja, nga fëmijët dhe nga shtëpia e tij”. Në nenin 10 thuhet: “nëse do të zbulohet një heretik (shqiptarë), “që jeton midis të krishterëve të vërtetë (ortodoksve serbë), ai do të njolloset me hekur të skuqur në fytyrë e do të dëbohet”. Po ky ndëshkim e priste edhe atë(serb) që do të kishte guximin të “fshihte një heretik (shqiptarë) në shtëpinë e tij”.

Nenet e mësipërme të Kodit të St. Dushanit, që u hartuan dhe u praktikuan kundër besimtarëve shqiptarë, për t’i kthyer ata në fenë e “vërtetë”, ishin lemeritëse dhe nuk duan koment. Del sheshit se prapavija politike e shtetit mesjetar serb të Stefan Dushanit, e cila dirigjohej nga kisha ortodokse serbe, synonte që me “hekur e zjarr” të luftohej kundër shqiptarëve, për të ndryshuar rrënjësisht përbërjen e strukturës etnike të tokave të tyre të pushtuara.

Le të shtojmë me këtë rast se popullata e cilësuar si “latine”, e cila shtrihej në harkun gjeografik nga Tivari Shkodra-Vranina, Shkupi, Kratova, Tetova, Prizreni, Mitrovica etj, ishte me shumicë shqiptare. Për gjendjen e rëndë e të padurueshme të shqiptarëve, nën sundimin e St. Dushanit, flet relacioni i kryepeshkopit francez të Tivarit, Gulielm Adae (1332), që ia dërgoi mbretit francez, Filipit V (sundoi 1328-1350). Në relacion murgu francez e informonte mbretin e tij për gjendjen e rëndë të kishës katolike dhe të shqiptarëve në Shqipërinë e Veriut nën pushtimin serb dhe kërkonte organizimin e një ekspedite ushtarake për “pushtimin e Mbretërisë serbe të Rashës”, sepse “shqiptarët, shpeshherë prangosen, fisnikët shpronësohen dhe mbahen rob , (…) klerikët poshtërohen e persekutohen (…)”etj. G.Adae e siguronte mbretin se sapo të dukeshin forcat franceze në tokat shqiptare, “(…) ky popull mund të nxjerrë 15.000 kalorës, burra të shëndetshëm, trima e luftëtarë të mirë, të aftë për çdo betejë”. Kardinali Guida da Padova në një letër që ia drejtonte mbretit të Hungarisë (1450), e vinte atë në dijeni për gjendjen e rëndë të katolikëve shqiptarë nga Mbretëria e Rashës, për t’i detyruar ata të kalonin në ritin ortodoks serb dhe të pagëzoheshin në kundërshtim me rregullat e kishës (contra roman eclesiae baptizari).Kjo përbënte një dhunë ta paparë ndaj njerëzimit. Ripagëzimin e katolikëve e “gjysmë besimtarëve” në Mbretërinë serbe e pohon edhe vet St. Dushani në një letër që ia dërgonte papës Inoçenti VI (1352 -1362. ). Miss Edith Durham, duke folur për Kodin e Dushanit, pohon “ (…) të krishterët latinë (…), duket se kanë qenë kryesisht shqiptarë, persekutimi nuk është thjesht fetar, por kombëtar dhe fakti që nevojitej një legjislacion i posaçëm kundër latinëve, si dhe udhëzimet e qarta se si duhej vepruar në kishat e tyre, tregon se edhe në kohën e lulëzimit më të madh serb kishte një numër të madh jo serbësh që duheshin konsideruar si rrezik për ta”.Shqiptarëve gjatë sundimit të Dushanit, po edhe pararendësve të tij, u merrej toka, pyjet, kullosat e u dhurohej manastireve e kishave serbe si dhe fisnikëve serbë. Kjo synohej që të ishte në funksion të përhapjes se fesë ortodokse serbe dhe të asimilimit të shqiptarëve. Është për t’u vënë në dukje fakti se shqiptarët në shtetin e St.Dushanit ishin kthyer në skllevër (otrokë), si dhe pjesëtarët e tjerë të popullsive joserbe. Sipas dispozitave të kodit të tij mbi këtë shtresë të madhe skllevërish mund të veprohej sipas vullnetit të zotit të tyre-fisnikut (gospodarit) serb.

‘Shqiptari i Mirë’

Projekti “Shkupi 2014”, zbatues i të cilit është kryeministri i Maqedonisë së sotme, N.Gruevski, përbën një përpjekje megalomane të qeverisë aktuale maqedonase, e cila duket se është në kërkim të identitet të maqedonasve sllavë të jugut, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët më pjesën e Maqedonisë së antikitetit. Ndërsa Leka i Madh (sundoi,336–323 ) ,që është ngritur mbi të gjithë monumentet tjera në atë shesh, ju bën nderë shqiptarëve, sepse ishte djalë i Olimpisë, princeshë ilire(epirote),vajzë mbretit të famshëm Pirro (sundoi 297-271 p.e.r), siç e pohojnë autorët antikë helenë.

Dhe, përse në vend të përfaqësimit të denjë të personaliteteve të historisë së popullit shqiptar në atë Projekt,janë ngritur edhe bustet e dy intelektualëve shqiptarë, bashkëpunëtorë të Shërbimit Sekret Jugosllav: Adem Gajtani (“Gojko”) dhe Murteza Peza. Ngritja e busteve të tyre len të kuptohet se nuk përjashtohet mundësia që edhe ndonjë bashkëpunëtor i sotëm shqiptar (intelektual) pas vdekjes do t’i ngrihet monumenti në atë shesh?!

Kategori
Uncategorized

Zv/ministri i Ramës: Jemi hilacak ndaj veriorëve dhe verilindorëve.

selim belortaja

Zv/ministri i Jashtëm Selim Belortaja ka rihapur edhe njëherë temën e debatit mes veriut dhe jugut. Mendimin që jugorët kanë ndaj veriorëve, Belortaja e etiketon “hilacak” dhe asnjë prej veriorëve apo verilindorëve nuk ka asnjë paragjykim ndaj jugorëve, thotë zv/ministri.

Statusi në Facebook i zv/ministrit të Jashtëm Selim Belortaja:

Zakonisht e quajmë “nxitje e urrejtjes veri-jug” por më duket se ky emërtim është pak ..hilacak. Se në fakt (ta themi troç) aty kemi thjesht një prirje të ulët të pak pseudoshqiptarëve “jugorë” ndaj Veriut, ndaj bashkëkombasve të trevave veriore e verilindore. Shpesh mes “intelektualësh” kjo nuk bëhet direkt dhe troç, i biet rretherrotull me dal’ po aty: që veriorët janë pak..ndryshe!

Them është e njëanshme, sepse në fakt unë nuk kam hasur as një “verior” të vetëm që të shfaqë hije zhvlerësimi për korçarin, beratasin, përmetarin, kolonjarin, lushnjarin, skraparlliun, sarandjotin etj. I njëjtë është edhe qëndrimi dominues i anës tjetër. Për vete jam korçar, ndër dy shokët më të mirë deri sot -njëri shkodran, ndër dy studentët më të mirë (dhe më vonë kolegë) -njëri dibran, ndër dy shefat më të lartë -njëri tropojan, me kuksianët, hasianët, kosovarët (e kisha një bashkëstudent në dhomë me origjinë andej), etj. etj, kemi shkuar vetëm mirë.

As na ka shkuar mendja të pyesin se “sa veriorë janë”, palè t’i dallojme nga bashkëkrahinorët tanë. Dhe kjo s’është punë “brezash”. Djali im psh, shokun më të ngushtë e më të afërt sot e prej 10 vitesh e ka ..nga Tropoja! Kjo s’na pengon që të ndihemi ..po aq korçarë! Nuk ka asgjë më qëllimkeqe, më të shëmtuar, por fatmirësisht edhe ..më të dështuar, se sa kjo e kësaj dasie mes shqiptarëve. Përveçse po aq e poshtër kjo është edhe më e pakuptimtë se sa psh dasia fetare, e cila fundja është sfidë e përbotshme dhe ka edhe shtysën e vet doktrinore.

Kategori
Uncategorized

Sekretet e një Babamali (për pelegrinët që vizitojnë këto ditë Tomorrin).

Sekretet e një Babamali (për pelegrinët që vizitojnë këto ditë Tomorrin)

Mali i Tomorit është formuar së paku 65 milionë vite më parë dhe rri e qendron, ashtu si e shohim apo e prekim sot, prej të paktën 5-6 milionë viteve, shumë më parë se njeriu të shfaqej mbi dhè. Mali është ndërtuar nga sedimente gëlqerore, sot të kthyer në shkëmbinj të gjithëfarëllojshëm dhe shumë të përdorshëm në nevoja të njeriut.

Ky mal prodhon dy lumenj të fuqishëm: Osumin dhe Devollin. Prej gjeologëve austriakë më 1917 është thënë se ky Mal ka brenda një liqen shumë të madh, prej nga dalin 100 burime uji.  Por më e saktë, lidhur me 100 burimet ujore të këtij Mali mbetet referenca prej gjeografit të lashtësisë Plinit (Plinius), për të cilin thuhet se i ka numëruar këto burime rreth e qark Tomorrit.

Një nga burimet e çuditshme është ai i Sulovës, kanioni i Sotirës (tepër i thellë e i mahnitshëm), pastaj ndesh burimin e Lubeshës me ujë të ftohtë si akull, pastaj të del para burimi i Vitalenit që gjendet në krye të Tomorrit, ndërkohë që ndodhet edhe një tjetër burim me emrin “Konti”, e plot burime të tjera, por mbi të gjithë është burimi çudibërës, që ne nga ky ‘çik vend’ e quajmë “Burimi i Kuçedrës”.

Mali që s’fle…

Kur i qasesh nga krahinat përreth (Kavajë, Berat, Kuçovë, Elbasan, Gramsh, Përmet), Tomorri  të shfaqet sa majtas e sa djathtas, aq tutje e kaq tëhu, herë i plotë e herë i fshehur, më saktë i madhërishëm, jo për nga lartësia, se syresh të tjerë (Korabi, Jezerca) e lënë pas, por për nga madhështia, befasia, kthjelltësia që së toku e bëjnë të magjepshëm dhe i japin emrin Mal i të Mirave/Mali i Tomorrit.

Mali që s’fle, sipas poetit të asaj ane Pasho Çela “gdhihet, pa u gdhirë”.

Po flasim për një Mal, që mbart në faqe të vet mijra hektarë me ah e lis, po aq me çajra shërim bërëse si sherebela, një mal që zinte vend në një krahinë, e cila Plutarkut para kërdive romake ishte: “një vend, ku gjithçka ishte me buri (bollëk)”

Mbi të gjitha, po flasim per nje mal që me shpellat e veta strehoi njeriun e racës parake europiane dhe bëri që njerëzimi i sotëm, pikërisht homo sapiens sapiensi, pas ftohjes së fundit (racat e tjera njerëzore si neandertali e astrolopiteku nuk mbijetuan dot) të ngjizte jetën nga e para.

Studiusi italian, njohës i mirë i pellazgjisë dhe i Dodonës pellazgjike Enzo Gatti, thotë se fatthënësit ose priftërinjtë që rrinin në këtë mal ishin ekspertë astronomë. Ata ndërtuan “porta” nga ku vëzhgonin qiellin. Parashikonin ndikimin e yjeve, kuptonin ciklet e hënës, ciklet menstruale të grave, baticat dhe zbaticat.  Studionin galaktikat, kometat dhe mjegullat dhe i faleshin yllit “Sirio”.

Ata kishin aftësi, veç të tjerave të vendosnin kontakte midis të gjallëve dhe të vdekurve, ishin në gjendje të shkrinin kufijtë realë midis dy botëve dhe konsideroheshin më të zotët nga gjithë të tjerët. Ishin këta priftërinj që sipas historianit Libius u mësuan barinjve të mbjellin drithëra dhe të linin lëndët e lisave.

Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë, e se betimi për Baba Tomorrin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur’an.

Në të vërtetë, askush nuk bën be të rreme për Tomorrin. Shumë vet e kanë aq frikë sa s’mund t’i përmendin as emrin, por e zënë me gojë, duke thënë vetem Ai, edhe bëjnë be “për atë Çukë”.

Një konsull francez në Janinë, Zhyl Dëgran, pasi e kishte vizituar dy herë radhazi, shkruan më 1901, fillimisht mbi thashethemet e bestytnitë, mandej mbi “takimin” me lisin e “shenjtë”:

“…Mjerë ai që do ta godiste drurin me vegël hekuri; goditja do t’i kthehej mbi vete; kush do t’i binte në qafë, nuk i kishte të gjata ditët; ka një rojë përbrenda që vigjëlon mbi thesarin. A do të mundem vallë të shtije në dorë gjethe nga të tijat… Për shkak të një dukurie të çuditshme, vërejtja dy muaj më vonë, se fletët e atij druri, përndryshe fare të shëndetshme, vijnë e gjelbërohen kur gjethi i lisave të tjerë zë e zverdhet…

Ata besojnë se atje në Mal është një zog, aq i shpejt sa s’kapet me dorë, edhe thonë se në majë është një mollë e shejntë, por vetëm ata me zemër të pastër mund ta këpusin, por deri më sot nuk është gjetur njeri. Sipas gojëdhënave, nëse një grua nuk mundet të lind femijë, ajo mund të hajë një kokër prej kësaj molle, dhe barra mund të ngjizet…”

Disa thonë se kjo ndodhet në luginën midis dy çukave, disa të tjerë thonë se ndodhet në grykën e një shpelle, që është përmbi një shkëmb ku nuk hypet dot, e ca syresh të tjerë të thonë se gjindet ndërmjet katundeve Bargulas e Kapinovë.

Disa citime për Tomorrin

Kristoforidhi qysh para Naimit e Çajupit pohon se: “te mali i Tomorrit rri Zoti, rri i madhi i jetës. I qofshim falë atij Zoti.  Hieja e ati na mbuloftë e na ruajtë”.

Më vonë, Çajupi shkruan: “Baba Tomorr, Kish’e Shqipërisë / Mal i lartë, fron i perëndisë / Tek ti vinë njerëzit qëmoti /për të mësuar se ç’urdhëron Zoti”.

Ali Asllani, e cilëson Baba kur thekson:Shenjtërinë e vendit tonë nuk e ka edhe vend tjetër. Është këtu Baba Tomorri kryefroni yt i vjetër.

Evelat Celebiu në vitin 1670, kur vizitoi Beratin ka shkruar:

“Në këtë mal  vijnë dijetarë dhe specialistë frëng e zotëri të tjerë, të cilët mbledhin me mijëra barna mjeksore. Me këto shërojnë të sëmurët në vëndet e veta. Këto maja janë rezervuar për shejtorët, por edhe për njerëz të mirë që kanë guxuar të ngjiten gjer atje”.

Ish konsulli grek në Berat më 1910 Emanuelis Rikakis që ka studiuar rrënojat thoshte se Oresti,  i cili vrau nënën e tij u fsheh në rrethinat e Tomorrit.

N.Frashëri, duke iu referuar Herodotit thekson se: Herodoti në Tomorr – qëmoti, atje rrinte Zoti.

Gojëdhëna thotë: kur të vijë dita e shkatërrimit të botës  do të shpëtojnë vetëm ata që janë brenda rrezes së gjashtë orëve me këmbë nga Çuka e bukur në rrethinat e Tomorrit.

Të vjetrit thonë se ‘Kur të pyet mali i Tomorit, a je mirë thuaj se jam mirë që të të kthehet me të vërtet mirë’.

Banorët e atjeshëm thonë se: ‘Mali ushtron e gjëmon herë pas here’.

Pse pikërisht mbi këtë Mal…

Priftërijtë ose fatthënësit, sipas historianëve të lashtë, quheshin Tomuri. Fatthënat e tyre quheshin Tomure, ndërsa vetë mali quhej Tomures. Ka prej atyre që besojnë se në anglisht, e nesërmja quhet tomorrow, sepse tregon çfarë të sjellë fati, e thëna apo tomurat. Fjalë kjo e marrë qysh nga koha, kur keltët qendronin bashkë me pellazgët, galët, baskët, 4500-5000 vjet para krishtit, ende pa u shkëputur nga njeri- tjetri.

Nëse ulemi në matje më të shkurtëra, pra në qindrat e kilometrave dhe të masim njëqind e njëmbëdhjetë kilometër në trekëndësh, del se pikat që ndërlidhen në këtë matje, janë ato pika që të gjitha konsiderohen si të shenjta nga popullata, paçka se disa prej tyre i ka mbuluar injoranca dhe presin të dalin në pah. p.sh. nga Kulmaku deri në Krujë ka 111km dhe nga Kulmaku në Janinë ka po ashtu 111 kilometra, që s’janë gjë tjetër, vecse distanca në vite drite të planetëve në qiell.

Duke u bazuar në shenja e gojëdhëna, të cilat trashëgohen brez pas brezi, matjet në “google earth”, japin të dhëna si: Shenja e “hapit të Zotit” (gjurmës), që gjendet në fshatin KULMAK në Tomorr, ku e njëjta gjurmë gjendet edhe në fshatin SALCATIK në Krujë – ku falej Gj. Kastrioti dhe gjurma tjetër gjendet diku ne Artë – Janinë – Prevezë.

Të treja gjurmët krijojnë trekëndëshin me dy brinjë të barabartë, të cilët kanë të njëjtën largësi të barabartë me KULMAK – SALCATIK. Këto quhen “gjurmët e zotit”.  Ajo që vlen të theksohet me këtë rast është se:  asgjë nuk është e rastësishme në ndërtimin e planetit tonë dhe në relacionin shpirtëror e material të kësaj matrikse me njerëzit.

Ky Mal, që sipas studimeve të NASA-s sot, ofruar një gravitet apo forcë rëndese për tokën si planet më vete, ndoshta për densitetin e shkëmbinjëve që ai mbart, ndoshta për volumin dhe thellësinë  e shkëmbinjëve që ai ka, etj.

Mos u habit i dashur lexues, por një gjeolog kupton dhe mund të bëjë lidhje të kësi gjerave. Këto që bota sot i zbulon me shkencë, njeriu parak i ka zbuluar qëmoti me metodat e veta. Për 3000 vjet (nga viti 12,000 deri në 9000 vjet para krishtit) para ilirët studiuan galaktikat, ligjet e natyrës.

Pse pikërisht mbi këtë Mal vendosën faltoren e parë të njerëzimit, kur male të tjerë në Iliri, Epir apo Egje nuk mungonin?

Shkëmb i gjakosur apo njerëz të marrosur?

Gjithsesi, Tomorri dhe Dodona flenë ende në dhè.

Shkencëtari i njohur francez Sharl Pikar (1882-1965) e ngriti aq sa mundi më 1943, zërin e vet, duke na thënë se: “Dodona, e vetmja qendër… së cilës nuk i është kushtuar ende një gërmim shterrues…”

Asnjë prej akademikëve tanë ose asnjë prej shtetarëve tanë nuk kujtohen që të paktën të kryejnë detyrën.

Pse lihet tërësisht në harresë një zbulim aq i madh e i rëndësishëm për historinë e lashtë, le të themi të Greqisë dhe të krejt Europës? Ndoshta sepse ata e dinë që Dodona dhe Tomorri janë pazgjidhmërisht të lidhur me historinë e para-shqiptarëve, që nuk është aspak histori greke?

Kuptoj pse Helenët nuk e donin, as Tomorin e as Dodonën. Sepse historia duhet të fillojë me ta duke patur Olimpin dhe Delfin. Kuptoj pse Romakët e anashkaluan, sepse iu duhesh të shkruanin historinë nga e para. Kuptoj pse Bizanti orthodoks nuk e donte, për shkak të kodeve të paracaktuara për shqiptarët nëpërmjet Dodonës, ndaj edhe e la në harresë. Kuptoj pse Turkomani nuk të linte të gërmoje, për shkak se dilte artifakti shqiponjë në emblemën e flamurit shqiptar. Ndaj është lënë puna merrëmime deri në pesë përqind të thellësisë, aq sa del shtresë e civilizimeve të sipërmendura.

Por, ajo që nuk kuptoj dot është sesi një grup i madh peligrinësh, çdo 20-25 gusht, populli i rretheve të Tomorrit dhe besimtarëve bektashinj nga gjithë Shqipëria ngjiten në Kulmak dhe në Majën e Çukës për të bërë kurbanet e zakonshme.

Dhe venë në këtë trevë, jo për hatër të Baba Tomorrit, që iu ka hapur portën për të paktën 10,000 vjet, qysh kur dolën nga shpellat e Vlushës, por për hatër të…  Abaz –Aliut. Nuk kuptoj dot si mund këta njerëz “modern” të besojnë se aty ndodhet varri i Ali Aliut, dhe jo varri i Zeusit.

Gjithe këtë pelegrinazh e bëjnë në emër të trimit martir të Qerebelasë, dhe jo të të Madhit të gjithë dynjasë. Kur rri e dëgjon ciceron të krahinës apo të muzeut që jetën e këtij Mali e lidhin me gjurmë të kalit të një fakiri luftëtar, i ardhur nga Irani në vitet pas 1600, – kupton pse i madhi Sami Frashëri thoshte: Shpesh, ky popull, – – nuk di se çka nën këmbët e veta.

Vazhdoj gjene të mos i kuptoj këta pelegrinë (skrapallinj e mendjellinj) që nuk dinë pse shkojnë, dhe në vend se të bëjnë kurban një apo dy desh si të parët tanë, therrin e shqyejnë mbi 4500 të tillë, me demek zengjinë të rinj.

Nuk kuptoj dot se në vend se të marrim urim dhe bekim nga fëshfërimat e Lisit, venë e lëshojnë mallkim, duke prerë e sterosur drurët e këtij Mali.

Një plak i urtë takon një grup shefash të policisë së zonës përreth Tomorrit dhe i pyet se ku po shkoni o djema, me që njihte njërin prej tyre. Atje xhaxha të therim ndonjë dash. Po pse për të therur vihet atje – iu gjegj xhaxhai. Kur të therni delen apo dashin, shikojeni sesi ajo do të kthejë kokën, si për t’u falur Majës së Tomorrit (Çuka), duke i kërkuar ndihmë për mëkatet tuaja…

Këta njerëz kanë harruar arsyen e të parëve të vet që ngjiteshin në Tomorr më 15 gusht dhe jo më 20-25 gusht. Ngjiteshin në këtë Mal për të festuar, jo festën prej 400 vjetëve të Abaz Alisë, por për festën prej 12,000 vjetëve të Tomorr pellazgjisë.

Mund të theksojmë se ziarreti apo festa e zajreve e yshyreve organizohesh e bëhesh ndër pellazgët apo selët (suliotët e sotëm) e kësaj krahine nga data 07-15 gusht, me kulm diku aty nga data 10 gusht. Prej ketej u mor nga kristianët dhe u emblemua si festa e shën Marisë më 15 Gusht. Synitët bektashinj për ta bëtë të tyren e çuan më 20 deri 25 gusht. Po t’i pyesësh këta të fundit, se çfarë është kjo festë nuk të thonë gjë. Po mirë ata, po ky popull, aq memorje të vockël na paska? Kjo është se ç’është.

Për datën 15 gusht si festë e Tomorrit e thotë prerazi edhe i madhi Ekrem Bej Vlora në librin me titull “Aus Berat und vom Tomorr” (nga Berati në Tomorr e kthim), i cili e cilëson si ditë, ku të krishterët i ngjiten malit për t’u falur Shën Mërisë.

Nuk kuptoj dot, sesi këta pelegrinë harrojnë atë çfarë thuhet me shumicë në librat e historisë e të gjeografisë, se njerëzit ngjiteshin në këtë mal, jo për ha ha ha e tra la la, por për të respektuar kodet që iu ishin ngarkuar këtij Mali dhe tempullit të vet. Njerëzit ngjiteshin në majë të malit në kujtim të kohës së tërheqjes së ujërave, nëpërmjet së çarës së malit, pas përmbytjes së madhe.

D.m.th. nëse ti o njeri do të tallesh me ujrat e lumenjve, të deteve dhe oqeanëve, dhe nëse ato fryhen, si nga gabimet e tua apo kapriciot e natyrës, është ky BabaMal, siç e poeton kaq ëmbël poeti ynë i madh, Xh. Spahiu që kokën të shpëton.

Përfundim

Sot, ne mund të mblidhemi si djem të ushqyer e të bekuar me ujin e këtij mali. Mund të mblidhemi si prindër për të përcjellë dertet e këtij mali, por mbi të gjitha mblidhemi si misionarë për të çuar në vend të shenjtat e këtij mali.

Mali i Tomorrit së bashku me hien e lënë të Dodonës që në supe mbart, nuk është i sotshëm, e as i djeshëm, e as i kohës së historisë së shkruar, por Mal shumë para historisë, që me shpellat e veta (Vlusha), mbas i gjeti vend pëllumbave dhe ariut, futi dhe mbrujti njeriun.

Ai është baza e historisë së njeriut parak pellazg apo Europian, ai është themel i jetës në tokë, kult i ngjizjes së shpirtit të njeriut shqiptar.

 

Sazan Guri

Kategori
Uncategorized

‘THE GUARDIAN’ PËR SHQIPËRINË: PUNË KA, POR JANË SKLLEVËR.

Fasoni-2Në dyqanet më të shtrenjta të Europës reklamohen produkte të markave më të njohura, por jo të gjithë e dinë se pjesa më e madhe e tyre prodhohen në vendet e varfra të Lindjes.

Një pjesë e tyre në Shqipëri.

Aktivistët për të drejtat e njeriut po ngrenë zërin se prodhimi i këtyre mallrave po kryhet në kushte denigruese, duke iu ofruar punëtorëve diçka sa për të mbajtur frymën gjallë.

Në një investigim të publikuar nga Guardian’ shkruhet se një pjesë e këtyre këpucëve apo veshjeve që shkruajnë se janë prodhuar në Gjermani apo Itali, në të vërtetë janë prodhim shqiptar.

Si është e mundur?

Përse të mos ndodhë kështu, kur në këto vende mund t’i paguani punëtorët më pak se gjysmë paundi në orë, më pak madje se minimumi jetik?”, shpjegojnë aktivistët.

Hetimi i aktivistëve ka zbuluar se nuk është vetëm paga e ulët: Skllevërit e Lindjes pranojnë të ekspozohen edhe kundrejt kimikateve, mjafton të sigurojnë bukën e gojës.

Raporti, i përpiluar nga aktivistët e disa nga grupeve të të drejtave evropiane, është i bazuar në intervistat me 179 punëtorë në 12 fabrika.

Aktivistët zbuluan se fabrikat që prodhojnë këpucë janë të markave të njohura, duke përfshirë Zara, Lowa, Deichmann, Ara, Geox, Bata dhe Leder & Schuh AG etj.

Rreth 24 miliardë palë këpucë prodhohen në mbarë botën çdo vit, 729 milionë, në Evropë.

Por çmimet për këpucë europiane janë më të larta: mesatarisht një palë këpucë italiane kushton 39 paund, ndërsa një palë këpucë kineze vetëm 3 paund.

Në fakt, ne tani e dimë se në Shqipëri dhe Maqedoni punëtorët janë duke u keqpaguar, aq sa ata nuk mund të ushqejnë familjet e tyre. Aq mq tepër që sot në këto vende diferenca ndërmjet pagës minimale dhe minimumit jetik është më e madhe se në Kinë”, thonë aktivistët. /HashtagAL

Kategori
Uncategorized

Dokumentet e CIA, ja si qeveria komuniste futi në delegacionin e OKB një pjesëtar të Sigurimit, misioni i tij në organizatën “Vatra” dhe tentativat për të zbuluar puçistët në emigracion.

Dokumentet e CIA, ja si qeveria komuniste futi në delegacionin e OKB një pjesëtar të Sigurimit, misioni i tij në organizatën “Vatra” dhe tentativat për të zbuluar puçistët në emigracion

 

Aktivitete CIA gjatë regjimit komunist, por dhe Komitetit për Shqipërinë e Lirë për rrëzimin e Enver Hoxhës, kanë bërë në atë kohë që pjesëtarët e Sigurimit të Shteti të dilnin edhe jashtë vendit. Në një dokument të deklasifikuar nga CIA, tregohet se si pjesë e delegacionit shqiptarë në OKB ishte dhe një anëtar i Sigurimit të Shtetit. Aty tregohet se ai tentoi disa herë që të informohen mbi operimin e emigrantëve shqiptarë në SHBA dhe planet e tyre për të rrëzuar regjimin komunist. Aty tregohen detajet mbi diskutimet për organizatën vatra, teksa përmenden dhe vetë debatet që ekzistonin brenda saj. Ndërsa në dy dokumente të tjera gazeta tregon përmbajtjet e fletëpalosjeve që agjentët e CIA hidhnin me avionë në Shqipëri. Në disa prej tyre u bëhej thirrje komunistëve që të dezertonin dhe u premtohej mbrojtje dhe strehim.

Departamenti i Drejtësisë

29 dhjetor 1969

Më 13 gusht 1967 një burim që ka dhënë informacione të besueshme në të kaluarën, sinjalizoi se Kozma Moja, sekretari i dytë i delegacionit shqiptar në Kombet e Bashkuara, kishte pranuar fshehurazi se ishte anëtar i Sigurimit. Më 14 dhjetor 1969, i njëjti burim raportonte se kohët e fundit Kozma Moja kishte shprehur interes dhe kishte komentuar si më poshtë:

Djali 7-vjeçar i Kozma Mojës u kthye në Shqipëri më 5 dhjetor 1969 për të vazhduar shkollën në Tiranë, ku do të qëndrojë me të afërmit. Ai e kishte dërguar të birin në Shqipëri pasi nuk aprovonte që ai të shkollohej në Shtetet e Bashkuara apo në shkollat e OKB në Nju Jork. Moja është shumë i afërt me djalin e tij dhe ndjehet i vetmuar tani që ai është larguar. I biri i Mojës u kthye në Shqipëri bashkë me delegacionin që mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Grupi fluturoi me avion nga Nju Jorku në Romë, ku pritën për dy ditë avionin e Alitalia për të shkuar në Shqipëri. Kjo linjë ka vetëm një fluturim në javë për në Shqipëri.

Përplasjet për Vatrën

Vincent/Marko nga Connecticut, SHBA, duhet të kishte qenë në aeroportin e Tiranës ditën kur djali i Mojës mbërrinte. Marko është kthyer tashmë nga Shqipëria por Moja nuk e ka takuar.

Moja komentonte se e dinte se çfarë kishte ndodhur gjatë dy darkave të dhëna nga organizata Vatra në 28-29 nëntor 1969, në hotelin e Nju Jorkut, por ishte më i interesuar në atë që ishte zhvilluar gjatë seminareve të Vatrës në atë fundjavë. Moja tha se kishte dëgjuar gjatë seminareve se kishte opozicion, kritika dhe protesta ndaj faktit se elementë politikë u jepej e drejta të flisnin. Ai vazhdoi duke thënë se disa njerëz po akuzonin të tjerë se po e kthenin Vartën në një organizatë politike, dhe se të dy … Unicos dhe Antony Athanas, presidentët e vatra në vitet 196…e 1963 e kundërshtonin një lëvizje të tillë dhe ishin kritikuar për lejimin e elementëve si … Kuliqi, kreun e Bllokut Indipendent, dhe Hasan Dosin, kreun e Ballit Kombëtar, të flisnin në seminaret e saj. Moja tha se kishte lexuar gazetën Dielli, por asgjë nuk thuhej në të për seminaret.

Ndarja e emigrantëve

Burimi raportonte se federata mbarëshqiptare e Amerikës e njeh Vatrën si një organizatë të shqiptarëve të vjetër amerikanë dhe grup anti-komunist, me gazetën e përjavshme Dielli. Burimi identifikonte Bllokun Indipendent si një organizatë të shqiptarëve në emigracion, kryesisht të atyre katolikë. Burimi raportonte se Balli Kombëtar është gjithashtu organizatë e shqiptarëve në emigracion.

Moja ishte i interesuar të dinte mbi grupet që marrin pjesë në Komitetin e Shqipërisë së Lirë, dhe gjithashtu donte të dinte nëse Departamenti i Shtetit i dërgonte urimet e përvitshme Komitetit. Moja komentoi se kishte dëgjuar se folësi kryesor i eventit kishte kritikuar qeverinë shqiptare dhe komunizmin, prandaj MOja po hetonte përse ishte zgjedhur një folës i tillë. Ai tha se Buzi  nuk e dinte për çfarë po fliste, dhe se Shqipëria kishte anulluar të gjitha taksat dhe ishte vendi i parë në botë që e bënte këtë. Më tej ai tha se Shqipqëria kishte ulur çmimet e ushqimeve dhe veshjeve.

Moja kishte thënë se donte të dinte më shumë për grupin e arbëreshëve që erdhën në Nju Jork për të marrë pjesë në celebrimet e organizuar nga Vatra më 28-29 nëntor 1969, duke përfshirë numrin e njerëzve në delegacion dhe kush paguante kostot e udhëtimit, ushqimin etj. Ai tha se vetë Vatra nuk kishte shumë para, prandaj donte të dinte kush i kishte sponsorizuar festimet. Prandaj ai donte të dinte çfarë kishte ndodhur gjatë udhëtimit në Uashington të presidentit të Vatrës, Vasil Gjermani, pasi udhëtimi ishte kryer vetëm disa ditë para ardhjes së arbëreshëve në SHBA. Moja shprehu habinë e tij dhe kënaqësinë që mësoi se në festimet e Vatrës nuk kishte dorë qeveria e SHBA, në nivel shtetëror apo lokal. Ai mendonte se Vatra është një organizatë politike pasi anëtarët e saj ndjekin linjën politike të administratës Nixon. Burimi ynë raporton se Arbëreshët janë pasardhës të shqiptarëve të larguar drejt Italisë që prej vdekjes së Skënderbeut në shekullin e 15-të dhe që kanë ruajtur prej atëherë traditat dhe koloninë e tyre.

Roli i Ernest Koliqit

Moja tha se Ernest Koliqi, kreu i Bllokut Indipendent, erdhi nga Italia për të marrë pjesë në festimet e Vatrës, dhe ishte ende në Shtetet e Bashkuara për t’u takuar me përfaqësues të Bllokut Indipendent në SHBA. Ai besonte se vizita e Maliqit kishte domethënie politike. Moja tha se dyshonte se qeveria e SHBA i kishte dhënë dorë të lirë Vatikanit për të drejtuar aktivitetet e grupeve shqiptare në Itali dhe se dark e Vatrës ishte vetëm fillimi i tyre. Ai tha më tej se Shqipëria do t’i japë vizë të gjithë atyre që duan ta vizitojnë. Ai këshilloi se janë dhënë tashmë disa viza për amerikanët dhe shpejt do të jepen të tjera. Moja ishte i interesuar të dinte vendndodhjen e Xhine Pipa dhe vëllait të saj, si dhe mënyrën e largimit të saj nga Shqipëria drejt Jugosllavisë dhe ata që e kishin ndihmuar për t’u arratisur. Burimi informon se Akshi Pipa është një prej intelektualëve të njohur në Shqipëri dhe që është mbajtur në një kamp përqendrimi për shumë vjet për arsye të kundërshtimit ndaj komunizmit. Ai erdhi në SHBA rreth 10-12 vjet më parë dhe punon si profesor në një shkollë apo universitet

1 prill 1953

Më poshtë kemi tekstin e pamfleteve të propagandës të aprovuar nga selia kryesore. Vonesat në kompletimin e tyre mund të shpjegohet me heshtjen e disa elementëve brenda degës, që nuk i shihnin ato në mënyrë favorizuese. Sektorë të ndryshëm të misionit kanë pasur mendime të ndryshme në stilin e veprimit apo në bashkimin në një, të të gjithë operacioneve.

Teksti

Pakti Turko-Greko-Jugosllav lajm i mirë për Shqipërinë

Që të qëndrojë në fuqi, Enver Hoxha me këlyshët e tij e dinë se populli duhet të mbahet në gjendje frike e në gjendje pasigurie. Prandaj mundohen t’i mbushin mendjen popullit se rënia e tyre do të sillte edhe copëtimin e atdheut tonë të dashtun. Ata bajnë çmos për të bindur gjithë botën se fqinjët e Shqipërisë kërkojnë dhunojnë kufijtë tanë, të aneksojnë tokat tona dhe të shuajnë kulturën tonë. Duan të bëjnë që populli të besojë se rënia e tyre do të ishte vdekja e Shqipërisë. Por kjo është një gënjeshtër me bisht. Ndodhja e tyre në pushtet nuk i ka sjellë veçse mjerim popullit tonë dhe është pengesa e vërtetë që populli ynë të përfitojë nga paqja. Kohët e fundit o bashkëatdhetarë, gënjeshtrat e tyne janë shtue edhe më tepër. Ata përpiqen të ç’vlerësojnë rëndësinë e paktit turko-greko-jugosllav, duke e kritikue ashpërsisht. Ata duan që të besoni se ky pakt është humbja e Shqipnisë dhe se qëndrimi i tyne është i vetmi shpëtim për Atdheun tonë. Motra e vllazën shqiptarë! S’ka gënjeshtër më të madhe se kjo. Pakti ballkanik i nënshkruar nga Turqia, Greqia e Jugosllavia në Ankara më 28 shkurt 1953 është në realitet një garanci më shumë nga ana e fqinjëve të Shqipërisë për të respektuar pavarësinë e Shqipërisë dhe integritetin e kufijve tona kombëtare. Le ta shqyrtojmë me urtësi e vërejtje këtë çështje.

Fqinjët

Tre fqinjët tanë megjithë mosmarrëveshjet e tyre, e kuptuan ma së fundmi se ata duhet të jenë të bashkuem që të mund të mbrohen nga një agresion rus. Solidarësia e këtyre tre shteteve u shton shpresën atyre kombeve fqinj që ndodhen nën zgjedhën e kuqe. Duke mbajtur e duke mbrojtur identitetin e tyre vetjak, ata u hapin shteg miqve të tyre të shtypur për të thye prangat e skllavërisë që i mbajnë të lidhur, dhe të krijojnë një mburoje kombesh të fortë që mund t’i tërheqin me vete. Marrëveshjet tregtare mes vendeve sjellim përfitime materiale për të gjithë, kondita më të mira jetese, më tepër ushqim dhe më tepër punë.  Bashkëatdhetarë, pakti midis Greqisë, Turqisë dhe Jugosllavisë ka pasur efekte shumë të mira për udhëheqësit e Perëndimit të Lirë. Ata pranojnë se ky pakt është një provë pozitive se vendet ballkanike janë bashkue dhe do të bashkohen miqësisht, për të mbrojtur identitetin e tyre kombëtar e për të mbajtur larg skllavëruesit ambiciozë. Motra e vëllezër shqiptarë! Mos u mashtroni nga shërbëtorët që kanë për qëllim vetëm t’i shërbejnë padronëve të Moskës, dhe t’i zgjasin jetën pushtetit të tyre. Pakti i miqësisë i nënshkruar nga Greqia, Jugosllavia e Turqia është i mirë për shqiptarët liridashës. Ai është hapi i parë i krijimit të një atmosfere në të cilën mund të vendoset liria e Shqipërisë.

Vdekje komunizmit! Liri Shqipnisë!

Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë”

Për liri! Për Shqipëri! Për flamurin kuq e zi!

 

31 korrik 1953

Informacion sigurie

Teksti i aprovuar i pamfletit të dezertimit

Me qëllim dërgimin e shpejtë të këtij teksti, detyra e përkthimit iu besua Samuel M. Pashley. Meqenëse komiteti i propagandës ka kritikuar shpesh përkthimet e zotit Pashley në të kaluarën, është sugjeruar që ai dhe stafi i tij të punojnë me kujdes. Ne mendojmë se Londra duhet ta kalojë tekstin dhe sipas referencave të nisin printimet prej 5 gushtit, nëse nuk regjistrohen ankesa nga Londra deri atëherë. Sa i përket degës së Athinës, faqja e pasme e tekstit do të jetë në faqen e pasme të edicionit të parë të botimit të propagandës së atjeshme. Teksti do të çohet në Athinë me korrier jo më vonë se 11 gushti.

Mesazh për komunistët shqiptarë

Vëmendje, anëtarë të partisë komuniste të Shqipërisë: Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë, e vetmja lëvizje çlirimtare e njohur dhe e mbështetur nga Perëndimi i Lirë, gjithmonë u ka zgjatur dorën e ndihmës refugjatëve që largohen nga shtypja komuniste në Shqipëri. Tani që regjimi komunist në Shqipëri, ashtu si në vende të tjera satelite po kryen spastrime dhe ndryshime, NCFA ka një ofertë të rëndësishme për të gjithë zyrtarët komunistë që nuk i kanë ndyrë duart me gjak shqiptar. Nëse jeni një anëtar i rëndësishëm i partisë komuniste apo oficer në ushtri apo në forcat e sigurimit, atëherë dëgjoni me vëmendje ofertën bujare të NCFA. Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë është në dijeni se shumë anëtarë të partisë i janë bashkuar asaj prej  propagandës së rreme të komunistëve. Kjo propagandë ka premtuar liri, bollëk dhe lumturi për të gjithë popullin shqiptar, por i soli atij vetëm skllavëri, uri dhe mjerim. Ne e dinë mirë se ka shumë zyrtarë komunistë që janë penduar për gabimin e tyre por nuk guxojnë të largohen në botën e lirë prej frikës së dënimit nga NCFA apo mbështetësit e tij. Por ne duam të sigurojmë këta persona se kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, ne u ofrojmë këtyre personave një mundësi për të ndihmuar në çlirimin e vendit tonë, për të fituar respektin ndaj vetes dhe të bashkatdhetarëve. Liderët moskovitë kanë nisur një luftë për jetë a vdekje mes radhëve të tyre dhe Rusia është aq e dobët sa ka anuluar disa nga masat shtypëse në vendet satelite dhe në Shqipëri, prej frikës së veprimit të popujve të skllavëruar. Partia komuniste zgjedh në mënyrë arbitrare njerëz për t’i bërë shembuj duke i sakrifikuar në vend të gabimeve dhe mëkateve të liderëve të partisë, apo të sistemit keqfunksionues sovjetik. Si rezultat i ndryshimeve në hierarkinë e regjimit të Tiranës, ju jeni të vetëdijshëm për përshpejtimin e shkatërrimit të perandorisë ruse dhe të sistemit të sja të skllavërimit. A dëshironi të bëni diçka për të çliruar popullin tuja nga skllavërimi? A doni të bëni diçka për të shpëtuar jetën tuaj dhe të rifitoni lirinë?

Ftesa për komunistët

Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë fton anëtarët e lartë të partisë komuniste të ndihmojnë në luftën për çlirimin e atdheut, por oferta në anën tjetër të faqes i bëhet vetëm atyre zyrtarëve, anëtarëve të partisë, të ushtrisë apo policisë që nuk i kanë ndyer duart me gjak. Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë, me mbështetjen e Botë së Lirë, ju ofron një mundësi për të shpëtuar në botën e lirë dhe për të punuar për çlirimin e vendit tonë të dashur. Në disa raste përfaqësuesit tanë besnikë mund t’ju kontaktojnë, por ju mos prisni për këtë, merrni vetë iniciativën dhe arratisuni përpara se të jetë tepër vonë. Liderë të partisë komuniste, oficerë të ushtrisë dhe policisë, nëse nuk keni gjak shqiptari në ndërgjegje, ndiqni këto udhëzime: Bëni menjëherë planin për të arritur në një prej zyrave tonë në botën e lirë. Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë ka zyra në Nju Jork, Paris, Romë, Bari, Trieste dhe Athinë. Nisni menjëherë udhëtimin tuaj në një prej këtyre pikave. Kur të arrini në degët tona do t’ju kërkohet vetëm identiteti, besnikëria dhe sinqeriteti. Edhe jo-komunistët miqësorë do t’ju asistojnë për të kontaktuar në NCFA. Do t’ju jepet mbrojtje dhe mbështetje, dhe do të merret çdo masë për të fshehur identitetin tuaj për të ndaluar çdo dëm ndaj familjes. Ju do të mund të zgjidhni mënyrën sesi të ndihmoni në luftën kundër regjimit bolshevik që ka skllavëruar dhe po vret ngadalë popullin tonë. Ky është një premtim solemn i Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë, që ka mbështetjen e botës së lirë. Sigurohuni që të përmendni këtë premtim pas kalimit të kufirit apo në kontaktin tuaj me NCFA, teksa kjo fletushkë mund të jetë leja e kalimit tuaj në botën e lirë.

Mesazh për jo-komunistët e Shqipërisë

Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë dëshiron të njoftojë të gjithë jo-komunistët e Shqipërisë se kjo ofertë nuk po bëhet nuk po bëhet për të kënaqur komunistët shqiptarë, të cilët i kanë sjellë vetëm mjerim dhe vuajtje vendit tonë. Kjo ofertë po bëhet me shpresën se ata komunistë që janë mashtruar duke besuar se Moska i ofronte paqe dhe bollëk vendit tonë, tani të dezertojnë anijen që p mbytet dhe të shlyejnë gabimet e tyre sa janë në kohë për të bërë diçka për çlirimin e popullit të skllavëruar nga kthetrat e përbindëshit komunist. Dyert e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë mbeten të hapura për të gjithë anti-komunistët  që kanë vuajtur në duart e shtypësve të Moskës

 

Kategori
Uncategorized

Çipa rrëfen të pathënat e turbullirave të fundit në Himarë: ja problemet e mëdha të grekofilëve.

protesta-himar-6

Takimi i Presidentit Bujar Nishani me “komunitetin himariot” që drejton Nikollaq Neranxi, rihapi sërish polemikat për protestën e 14 gushtit në Himarë ku u adresuan edhe në greqisht kërkesat drejtuar qeverisë.

Gazetari Aleksandër Çipa, në një intervistë për tesheshi.com analizon jo vetem zhvillimet e fundit, por edhe debatin shekullor se ç’janë himariotët: grekë apo shqiptarë…

Le ta nisim nga zhurma e fundit në Himarë. Keni reaguar shpesh kur ka pasur ngjarje dhe lajme nga Himara.

Përse këtë herë keni heshtur pas gjithë atij vulgu ngjarjesh që patën kulmin me mitingun e 14 gushtit?

Tjetër është heshtja reale dhe tjetër ajo që vjen prej mosartikulimit publik. Unë kam pritur enkas mbylljen e zhurmës që riciklohet në gusht në Himarë. Riciklimi i kësaj zhurme fyen, por edhe tradhëton, inteligjencën e njerëzve dhe sidomos përfaqësuesve të krahinës sime. Një vend, qoftë kjo edhe një krahinë, që nuk ia del  të zgjidhë për gati tri dekada, problemet e veta themelore; ose ka hequr dorë nga historia e vet ose ka degraduar. Banorët dhe komuniteti i tij, ose ka braktisur vetveten për t’u identifikuar si ankimtar i pakohë. Himara në të shkuarën nuk ka pasur kurrë një histori ankimtareje, por zotësi të cështjeve të vetëzgjidhura. Në demokraci kësi cështjesh nuk zgjidhen si në motet e zanafillave shtetformuese, por me inteligjencë dhe zgjedhje përfaqësuesish që dinë të negociojnë e dinë të lexojnë rrjedhat.

Himariotët duke bërë zhurma të porositura nuk bëjnë histori por thjesht po shkruajnë një kapitull historie si të përdorur dhe po krijojnë perceptimin e ankimtarëve bezdisës.

Kam drojë se ky rol,  po shënon një kapitull të gjatë dhe jo fort nderues, për historinë vetëqeverisëse dhe kapacitetet vendimmarrëse të himariotëve.

Sandër, në mitingun e fundit, sërish pati parulla në gjuhën greke por edhe u fol greqisht. Por ajo që dua të theksoj është mëshimi i himariotit si entitet i ndarë në një farë mënyrë duke krijuar apo nxjerrë pas kësaj alibinë e një autonomie, Si e shikoni këtë qasje që bëhet prej 25 vjetësh?

aleksander-cipaPyetja juaj shtron dy çështje. Së pari, gjuhësinë në dy versionet himariotshe, shqip dhe greqisht. Në kohën e sotme këtë aspekt nuk duhet ta trajtojmë si çështje. Kjo është një histori e hershme në Himarë, e shënuar të paktën institucionalisht, qysh në dokumentin e parë të integrimit të entitetit Himarë brenda hapësirës administrative të shtetit shqiptar. Në periudhën e luftrave ballkanike 1912-1914 u rikthyen pretendimet për të ashtuquajturat venome të krahinës së Himarës të fituara gjatë kohës otomane. Në këto kërkesa të negociuara nëpërmjet deputetit të Vlorës Spiro. G Koleka dhe tre përfaqësuesve të kryepleqësisë së Himarës, u sanksionua arsimi: gjuha shqipe do të jetë e domosdoshme. E thënë sipas dokumentit:“oblikatore”, ndërsa greqishtja të jetë e lirë kur populli të shfaqë dëshirën.

Sot, në rrjedhat e ntegrimeve euro-ballkanike shfaqja e një gjuhe apo dhe e parullave nuk vlen të merret seriozisht.Greqishtja në Himarë nuk është besdi për shqiptarët,se ka aq shqipe të kulluar aty, sa as nuk ekslipsohet, e as nuk humbet. Keqardhje ndjejmë ne bijtë e Himarës për torturën që ndjejnë fëmijët e sotëm të Himarës për të komunikuar me shqipen tonë, sa herë kthehen për dokumenta dhe shkresa administrative në atdheun e tyre Shqipëri. Ata tashmë e dinë këtë dhe unë do t’I sugjeroja Bashkisë së Himarës të kërkojë ndihmesë të posacme për një program ndihmues. Himara,sipas meje është pjesa e Shqipërisë ku nuk mjafton një gjuhë dhe kjo dëshmon valencë, jo vërfëri.

Çështja e dytë në pyetjen tuaj lidhet me identitetin. Kam përshtypjen se kemi një zhurmë që e gjeneron paqartësia rreth dy koncepteve: atij që lidhet me entitetin Himarë dhe atij që lidhet me etninë e padiskutuar prej meje dhe shumëkujt të lexuar në këto vise.

Kur ekzistonte entiteti Himarë nuk ekzistonin identitetet etnike në Mesdhe dhe në rajonin Ballkanik.

Pa frikë duhet ta themi që entitetet lokale janë më zanafillorë sesa identitetet etnike. Besoj himariotët janë vetëngatëruar që nga fundi i shekullit XVIII e këtej, me këtë të dytin, domethënë etninë. Mbajtja në fuqi e një ngatërrese të tillë nuk ndëshkon të tërën domethënë etninë, por vetë entitetin, pra bashkësinë që e kthen qëllim në vetvete këtë dhe që naivisht beson se dikush nga jashtë hapësirës kombëtare mund t’ia avokatojë.

Ka dy shekuj që himariotët, fiktivisht dhe për arsye përdorimi, po prodhojnë një histori zhurme dhe ankimtarie e cila më shumë po u lë gjurmë paqartësinë e tyre të brendshme.

Unë që po ju flas, jam bregas me at e nënë, piluriot dhe me identitet të qashtër si shqiptar.

Ka himariotë që ndjehen si të tillë dhe ka të tjerë që përkundër nesh, ndjehen grekë. Kjo ndierje e këtyre të tjerëve, nuk është e vjetër sa ekzistenca e fisit apo të parëve të tyre në Himarë.

Mirëpo tashmë ata udhëtojnë në jetën e tyre farefisnore me këtë dilemë. Në ditët e sotme, kjo pjesë pa pasur arsye të mjaftueshme sociale, duke qenë dhe në mankthin e kësaj dileme, po ngrenë stuhira në gotë si ankimtarë dhe në rolin fiktiv të protagonistëve që kërkojnë tokat e të parëve, ndonëse mund të kenë tapi dhe certifikata pronësie, ndryshe nga shumë sivëllezër të tyre himariotë që presin të mashtruar në kohën e mender tranzicionit.

Dy janë problemet themelore që ka Himara e sotme: humbjen e identitetit entitar dhe moszgjidhjen e tri aspekteve themelore sociale: pronësisë, shkollimit dhe përfaqësimit mirëadministrues.

Tek e para: përgjegjësia nuk është vetëm e atyre por e inteligjencës së shpërndarë të Bregut që nuk po merr qoftë edhe një nismë për të konstruktuar një pistë serioze trajtimi dhe zhvillimi. Një sipërmarrje e tillë dhe lëvizja nëpër të,  do të edukonte dhe kultivonte si dhe do të ngjizte, në kontekstet e zhvillimeve kombëtare shqiptare, zotësinë e re mirëqeverisëse dhe mirëzhvilluese të Himarës.

Himariotët e paqartë, kanë edhe një dilemë tjetër iluzive: Greqia, sa të jetë jeta, ka për të qenë fqinje e Himarës sepse e tillë është me Shqipërinë. Ndërsa Shqipëria në konceptin institucional, është ati dhe nëna, mëma dhe Zoti institucional i Himarës.

Nëse kjo nuk i përmbush këto cilësi, faji dhe përgjegjësia është komplekse, jashtë të së cilës nuk mund të gjenden  vetë himariotët.

Pra që të flasim më shkoqur ju jeni kundër tezës për ekzistencë “të minoritetit grek” në Himarë?

Pa asnjë lloj dyshimi e mohoj një pretendim të tillë. Nuk ekziston dicka e tillë në gjithëkohësi. Madje është një “vuajtje” që e kërkon me dëshirë ajo pjesë e këtij komuniteti e cila tashmë për të qenë realistë për shkak të emigracionit në kohën postkomuniste është shtuar disi numerikisht. Është një kërkesë që ka krijuar historinë e “këmbënguljes” për ta marrë fiktivisht këtë status. Për mendimin tim, marrja e shtetësisë greke nga himariotët është zgjuarsi pragmatiste, ndërsa të kërkuarit për tu identifikuar si individ të pakicës etnike greke është marrëzi. Shpjegimi logjik i së cilës  nuk ka lidhje me sentencën latine “në kërkim të vetvetes”, por me perifrazimin “kur humbet vetveten”.

Ju e quani pakicë atë që e identifikon veten pakicë greke dhe ka vite që kemi një konflikt mes palësh. Sipas jush si duhet ta zgjidhim këtë përplasje një herë e mirë?

Është gjë e mirë që nuk ka përplasje brenda entitetit himariot, ndonëse  brenda tij ka qëndrime diametralisht të ndryshme. Përplasjet kanë qenë e do të mbeten mes dy etnive, grekësisë dhe shqiptarësisë.

Nga fëminia ime mbaj mend një terminologji specifike për këtë diferencë. Filogrekët ose greqishtfolësit e Himarës, ne shqiptarëve të patrazuar himariotë, i cilësonim legotër.

Një shprehje lokale bregase që karakterizon fjalëthënësit greqishtfolës të komunitetit tonë.Në fakt kjo është një cështje më vete. Dhjetra e, pse jo, qindra fjalë të së folmes idiomatike të Himarës nuk shpjegone dot as me greqishten e vjetër e as me të sotmen, por ndoshta me një gjuhë tjetër, të humbur.(!)

E vërteta është se kjo diferencë nuk ka shkaktuar bjerje të cilësive identifikuese si bregas të grupeve mendim-ndryshës.

Ndërkohë, vitaliteti i identifikimit kombëtar në familjet e famshme të Bregut nuk rresht e nuk shuhet, nuk trazohet e as shbëhet. Si për shembull nuk humbet kënga për Odise Kasnecin (Nesturi) :”Haj me det Seo Kasneci/ të marrtë hakën amaneti” ( Bëhet fjalë për veprimtarin e shquar të Lidhjes Shqiptare të

Prizrenit, nga Vunoi). Sot kjo gjë është lehtësisht e evidentueshme, aq sa po t’i heqësh  historisë kulturore, politike, ekonomike shqiptare, pjesë të përfaqësimit bregas, himariot, do të thotë të shkaktosh një vakum.

Ndërsa për pretenduesit e identitetit që lidhet me fqinjët matanë detit, pra Greqinë, inventari është mjeran dhe sic na mëson historia, e shkuara nuk mund të bëhet në kohë të sotme! Por si i shkuar, mund të shfaqesh në kohë të sotme.

Po dikush foli se shqiptarët kanë vjedhur dhe polifoninë…

Për këtë besoj mjafton një citim i tim eti (Lefter Çipës), i cili njihet si ekspert dhe protagonist i kësaj fushe: “Gjurmët e vjetra nuk i lënë dot këpucët e reja”.

Edhe presidenti Nishani, në takim  me “komunitetin himariot” i mëshoi idesë së respektimit të vlerave entitare.

Mos ky mëshim i veçuar kështu, krijon precedentin e një “Mitrovice” në jug tashmë…

Paralelizma të tilla janë naïve dhe, të them të drejtën, ekspozojnë papjekurinë e një pjese të opinionit tonë publik dhe fatkeqësisht edhe të një pjese të komunitetit tonë profesional, pra mediatik .

Nuk gjej asnjë element krahasues midis Mitrovicës të cilën e ndau kufiri i pas ‘99-s,  dhe Himarës që nuk është ndarë kurrë nga trupi i Shqipërisë, e aq më tepër, nga ndonjë kufi tjetër.

Në ngjarjet dhe episodet që riciklohen historikisht në “gushtet” e Himarës, evidentohen britmat e të rekrutuarve filogrekë nga qarqe dhe eksponentë të Athinës si kundër dhe budallallëqet e përsëritura të qeverisësve të Shqipërisë shtetërore.

Në vitin 1924, në Himarë, ndodhi një histori gati e tillë me një kryexhandar të quajtur Aziz Çami, i cili urdhëroi xhandarët e tjerë për të ndaluar gratë e Himarës të hynin në vreshta.

Gratë dhe fëmijët u kacafytën me kosore, sëpata e sfurqe dhe nga ai episod xhandarët vranë dy gra himariote dhe gratë plagosën dy xhandarë dhe një officer.

Për të qenë korrekt, kjo është një ngjarje e ndodhur më 3 shtator 1924 dhe grekofilët e opozitarët politikë në Tiranë fajin ia hodhën Fan Nolit. Mirëpo dihet mirë sesi e shfrytëzoi këtë episod Greqia zyrtare në Lidhjen e Kombeve.

Histori të tilla të këtij mekanizmi përdorues ripërsëriten dhe sot.

Shteti shqiptar në këtë mënyrë merr kosto pa arsye prej himariotëve të porositur dhe prej papërgjegjshmërisë së  qeverisësve e politikëbërësve të vet.

Së pari, mendoj se Presidenti Nishani e ka keqpërdorur shqipen në emër të respektit dhe vlerësimit zyrtar, ndoshta oportun, që ka dashur të kumtojë për Himarën. Dhe kjo bie ndesh me rolin e tij si kryetar i një shteti të unifikuar. Mirëpo, mendoj që zoti Nishani e banalizon protokollin, kur ulet në një tryezë me një organizatë rishtare që nuk ka as kapacitete përfaqësimi dhe as tagër të tillë.

Ndoshta  bëhet fjalë për një organizatë që edhe procesin regjistrues mund të mos e ketë finalizuar.

Po këta bënë mitingun e 14 gushtit, ku ishte edhe Dulja, madje edhe Mediu. Sipas jush kush janë përfaqësuesit realë të komunitetit të Himarës?

Një gjë dua të them qartë dhe prerë. Trazuesit e Himarës në gusht mund të jenë të porositur dhe ankimtarë të ndryshëm, por ata ia kanë dalë për diçka në këto 25 vjet. Ia kanë dalë të zhvleftësojnë funksionimin e pluralizmit partiak  e atij institucional në Himarë.

Janë pengues të procesit natyral të urbanitetit dhe urbanizimit, të zhvillimit  dhe integrimit të Himarës në gjithë kuptimin e fjalës.

Shtiren dhe ulërasin se mbrojnë homogjenitetin demografik të Himarës duke u dëshmuar primitivë dhe njerëz si në zanafillë. Ndërkohë që ngjiten në tribunën e sajuar të kërkimit të pronës, vetë ata tribunarë, (folës të dy gjuhëve të pazotëruara plotësisht), të cilët i kanë marrë prej kohësh tapitë dhe certifikatat pronësore. U mbajnë fjalim atyre që realisht nuk i kanë marrë pronat ose janë në kalvarin e gjyqeve për shkak të grabitësve me hipoteka.

Ata, që u mblodhën apo u bashkuan përkohësisht, përreth një protagonisti që shet erëza dhe farëra nëpër Shqipëri, nuk mund të zgjojnë aromën e lirisë për pronën në Himarë.

Përfaqësuesit e ardhur nga Dropulli apo ata që porositen në Athinë, nuk i zgjidhin dot çështjet e Himarës. Kjo është e provuar që kur zuri vend Himara ndanë atij deti dhe nën ato male.

Himarjotët duhet të lenë rolin e ankimtait dhe të ndërtojnë mekanizmin konstruktivist me veten. Të respektojnë demokracinë institucionale e ligjore,  të investohen për vetëqeverisje nga të diturit, të zotët dhe drejt-oriontuentuarit që e duan realisht Himarën dhe të ardhmen e saj.

Këto, fatkeqësisht në tri dekadat e fundit, dëshmohen të munguara dhe pengesa serioze. Për mendimin tim, në një farë mase të madhe, një pengesë tjetër ka lidhje edhe me iluzionin e shtuar himariot, ndaj avokatisë që vjen nga një shtet tjetër, apo aq më tepër nga individë të  diasporës së saj greqishfolëse nëpër Amerikë./tesheshi.com/

Kategori
Uncategorized

11 emrat e tjerë të kartelit të policisë tek droga.

Erjon Bici, shef i Komisariatit Devoll.

I implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës, ku është akuzuar në vitin 2015 në emisione investigative për parcela me kanabis në fshatin Miras, ku për secilën raportohet të ketë përfituar 30.000 €.
Robert Ibrahimi, shef i Komisariatit Ersekë, menaxhon parcelat me kanabis në këtë zonë.
Alfred Maksuti, shef i Komisariatit Peqin.

Vëllai i vet është i dënuar për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa aktivitetin kriminal e ka vazhduar vetë Maksuti.
Vojo Peçi, shef i Komisariatit Kuçovë, i implikuar në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Elton Alushi, shef i Komisariatit nr.3.

Lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, jep ndihmën e tij në trafikimin e drogës.
Sali Skura, shefi i Komisariatit nr. 5. I implikuar në kultivimin e bimëve narkotike, gjobëvënie ndaj biznesit të ndërtimit të vogël dhe të madh në ndërtim duke përdorur edhe Loard Sallakun shef Seksioni i Krimeve.
Loard Sallaku, shef i Krimeve dhe zv/shef Komisariati në Kamëz.

Raportohet se ka marrë përsipër mbjelljen e menaxhimin e kanabisit në malësinë e Zall Herrit deri në kufi me Krujën.
Behar Caka, shef i Komisariatit Vlorë, i përfshirë në kultivimin edhe ruajtjen e kanabisit dhe i përfshirë në çdo aktivitet dhe fushatë të Partisë Socialiste në këtë qytet.
Roven Zeka, shef Rendi i Komisariatit nr. 2.

Lidhje e ngushtë e Emiljano Shullazit, i përfshirë në kultivimin e kanabisit së bashku me ish-shefin e Komisariatit nr. 2, Ilir Proda.
Gazmend Shehu, shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

I lidhur drejtpërdrejt në trafikimin e lëndëve narkotike në rrugët detare në bashkëpunim me miqtë e tij më të ngushtë, Balilajt, tek të cilët më parë ishte i punësuar si drejtues teknik i biznesit të tyre.
Me porosi të Edi Ramës dhe nën shembullin e tij, drejtuesit e policisë nuk kanë më prioritet qytetarët, rendin e sigurinë, por ruajtjen e trafikimin e drogës dhe marrjen e 30 për qindëshit nga ky biznes qindra milionë eurosh.
Ja si poshtërohen burrat dhe gratë në uniformë, që kanë integritet e punojnë me përkushtim, por kanë mbi krye një grusht shefash dhe qeveritarësh që po drejtojnë biznesin kriminal.
Ky është sundimi de fakto i vendit prej drogës dhe krimit.
Ky nuk është vullneti i shqiptarëve, as dëshira e tyre.
Shqiptarët duan një vend më të mirë, ku sundon ligji, me rend, siguri e punë të ndershme.

droga

Si pastrohen boçet e kanabisit në plantancionet e drogës

Ashtu si skllevërit, banorët e zonave pranë plantancioneve të drogës punojnë për të arritur normën. Pothuajse të gjithë i kanë duart me shenjat e gërshërëve, sepse janë të detyruar t’i mbajnë gjithë ditën në gishtërinjtë e tyre për të pastruar boçet e kanabisit. Nën garancinë dhe mbrojtjen e plotë të policisë, në çdo plantacion të mbjellë, narkotrafikantët kanë improvizuar nga një “minipunishte”. Aty sillen banorët e zonës, të cilët përdoren si skllevër për pastrimin e boçeve të kanabisit, procesi i fundit ky para se të nisin transportin jashtë vendit. Banorët punojnë nën ecejakjet e trafikantëve të armatosur, të cilët qwndrojnë gjatë gjithë kohës në pararojë të plantacioneve dhe ecurisë së punës, ndërsa ndërrohen me turne për të qenë sa më vigjilentë. Procesi sipas dëshmisë së disa prej tyre është i lodhshëm.

Ata pastrojnë me imtësi nga gjethet e panevojshme boçen e kanabisin, në mënyrë që trafikantët ta kenë gati për ta futur në treg. Siç edhe shihet në foto, punëtorët reshtohen me nga njw thes kanabisi para e nisin të pastrojnë me normë derisa mbaron dita.

Ata e nisin punën në orët e para të mëngjesit, rreth orës 6:00, sapo zbardh dita e vijojnë me normë pa asnjë pushim derisa bie nata, për të rifilluar sërish ditën e nesërme.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria e shoqatave.

Është mbushur Shqipëria në shoqata:

Agim Abdyli.

gjashtë të përndjekurish politikë të diktaturës, tri të të përndjekurve politikë të pas1991-it; dy të të internuarve, dy të klerikëve katolikë të persekutuar, një e priftërinjve të vrarë; tri të hoxhallarëve me pikpamje të djathta, të dënuar nga të majtët dhe dy të hoxhallarëve me bindje të majta, të dënuar nga të djathtët; pesë shoqata të ish-pronarëve; katër shoqata të veteranve të luftës, të ndara simbas armës me të cilën kanë luftuar; një shoqatë të atentatorëve të drejtuesve të BK, Legalitetit, kuislingëve dhe tradhëtarëve, por edhe një shoqatë e skuadrave të pushkatimit të kohës së diktatorit; dy shoqata të shkrimtarëve dhe artistëve të persekutuar nga diktatura; shoqata e gjuetarëve të kafshëve dhe zogjve por edhe shoqata e gjuetarëve të kurvave me seli në kryeministri; nëntë shoqata të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe katër për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve; tri shoqata për mbrojtjen e fëmijëve, tre pë gratë, katër për jetimët, (pritet të formohet shoqata për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara, dhe ajo e të verbërve); shoqata e LGBT-istëve aktivë dhe ajo e atyre pasivë; tetë shoqata për mbrojtjen e katër sindikatave; shoqata e kryetarëve dhe nënkryetarëve të shoqatave me prirje të djathta, një e atyre me prirje të majta dhe një e qendrës; katër shoqata të romëve, dy të ushtarakëve, tri të policëve në lirim, katër të arsimtarëve dhe tri të punonjësve të shëndetsisë; dy shoqata fermerësh dhe nga një shoqatë e punonjësve të farmaceutikës dhe kanabisit; tridhjetë e tri shoqata të miqësive internacionale,(me SHBA-në, Kinën, Francën, Rusinë, Burundin, Etiopinë, Francën, Italinë, Kamboxhian, Kanadanë, Holandën, Italinë, Izraelin, Jordaninë, “miqtë” historikë Serbi e Greqi, etj, etj; shoqatat e miqësive me përfaqësueset e futbollit të G20- ës si dhe ato të Peles, Bekenbauerit, Krojfit, Ronaldos, Maradonës, Mesit e Barezit; 32 shoqata “gjuhësore” të tipit “frankofonët”; shtatëdhjetë e gjashtë parti politike dhe showate “Moraça” e Millan Vasos…
Ju lutem pash hatrin e zotit: a mundet kush me na i gjetë do shqiptarë të pavarur e të pa-angazhuar, që t’i fusim e llogarisim për punë e për Shqipëri?

Kategori
Uncategorized

Nuk ka vetëm prostituta në këtë vend.

carabinieri-controlli-anti-prostituzione-rimini-generica-2

 

Nga Mentor Kikia

Pashë një film shqiptar, një nga ato punimet e studentëve, me metrazh të shkurtër.

Katër personazhe.

Prostituta, sekseri, tutori dhe klienti.

As i pari, e as i fundit.

Edhe me metrazh të gjatë, edhe nga producentë e regjisorë të njohur, edhe me më shumë para, kuptohet, e njëjta gjë.

Në mani për të bërë filma vetëm me pristuta, kriminelë, trafikantë droge, emigratë që shesin vajzët e shokëve dhe kushërirat, emigrantë që vjedhin shtëpitë e vendasve…

Eshtë e vërtetë? Patjetër që po! Por a duhet që ta hedhim doemos në ‘art’ këtë gjë? Pse jo, është realiteti ynë.

Por jo gjithmonë. Madje mendoj se tani jo. Tani kemi nevojë për tjetër gjë.

Jemi një shoqëri në llum, në fund të pusit, në pesimizëm total, në depresion, pa shpresë, pa dritë, pa busull se nga duhet të ecim e ku do të arrijmë.

Me një klasë politike këmbë e kokë e korruptuar. Arti e ka për detyre t’i vijë në ndihmë shoqërisë. T’ia kurojë plagët dhe jo qelbit t’i hedhë më shumë baktere, kënetës më shumë llucë dhe zjarrit më shumë benzinë.

Shoqëria ka nevojë për optimizëm, ka nevojë për pak më shumë jetë, shpresë, ka nevojë t’i promovohen vlerat, tradita…

Shteti paguan para për t’i bërë këta filma, para që vidhen, ca nga ata që i japin, ca nga ata që i marrin dhe pak shkon për të prodhuar këto pocaqi që quhen filma.

Shteti e ka për detyrë që të financojë prodhime që i shërbejnë shoqërisë dhe sot shoqëria nuk ka nevojë për këto gjëra.

Do të thoni që arti është i lirë dhe ç’punë ka qeveria?

Patjetër. Por po ju them se jo vetëm kinemaja që bëhet me paratë e qeverisë, por edhe Hollyëood-i që i bën filmat me paratë e veta, i “nënshtrohet” nevojave dhe interesit të shoqërisë.

Shoqëria amerikiane doli me hundë në baltë nga Lufta e Vientamit, pasi ikën të mundur, dhe pasi kishin djegur me napalm edhe fëmijët. Por kinemaja, nën këshillat e Reganit të madh iu kthye filmave “heroikë” të tipit “Rambo”, duke i rikthyer Amerikës krenarinë.

Ne nuk kemi çfarë heroizmi të rikthejmë. Por të paktën disa vlera të kësaj shoqërie mund t’i promovojmë.

Ndaj ju që shpërndani paratë për projektet e filmave, mos mendoni vetëm të zgjidhni producentët që ju lënë 30% të parave në dorë.

Kategori
Uncategorized

Kërkesa e çuditshme: Shqiptarët të poshtërojnë publikisht pantallona-shkurtrit, mjekroshët dhe femrat me ferexhe!

fotofoto (1)Organizata për Mbrojtjen e Integriteti dhe Dinjitetit Kombëtar “Shqiptari”, në një deklaratë kanë bërë ftesë për rebelim ndaj importimit, siç e quajnë ata të antivlerave në trojet shqiptare.

Ftojmë të gjithë atdhedashësit, të gjithë ata që janë krenarë me emrin e tyre shqiptar dhe me historinë tonë të lavdishme, të gjithë ata që kanë simbol krenarie heronjtë tanë, Skënderbeun, Nënë Terezën dhe Adem Jasharin e të tjerët, që të rebelohen ndaj këtyre dukurive që po importohen në vendin tonë dhe të përgjigjen me largimin dhe shkatërrimin e tyre”, thuhet në këtë deklaratë, të siguruar nga Gazeta InfoPress.

Mes tjerash në këtë deklaratë kërkohet që të poshtërohen publikisht ata që veshin pantallona të shkurtër, mjekroshët dhe ato që bartin ferexhe.

Krejt në fund të kësaj deklarate, kërkohet që çdo shqiptar që flet shqip dhe që e ndien veten krenar sipas tyre, duhet t’i përgjigjen kësaj ftese pa ngurrim.

Kategori
Uncategorized

Varr_rrëmihësi i Dibrës në krye të fushatës.

2016-08-20 00.01.37

Gjiknuri duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i fushatës zgjedhore në Dibër. Ai është në konflikt interesi me Dibrën, është zotuar ta mbysë… Partia Socialiste po qe se nuk do ta tërheqë Gjiknurin nga fushata e ka të humbur kryetarin e bashkisë së Dibrës

Gjiknuri, ministri i energjetikes u shfaq në ekranin e vogël tokësor e satelitor si drejtues “nga lart” i fushatës zgjedhore për bashkinë e Dibrës. Gjiknuri nuk është dibran dhe me sa dihet publikisht nuk ka ndonjë lidhje gjaku apo krushqie me Dibrën.

Gjiknuri nuk e njeh Dibrën dhe nuk e ka lexuar rresht për rresht këngën epike “Hajredin pasha po bie Radikës”. Gjiknuri është lakuar në të gjitha rasat dhe numrat këtij dimri e kësaj pranvere për ndërtimin e HEC-eve mbi lumin Drin, për vendosmërinë e tij për ta mbytur me çdo kusht Dibrën. Një janari i vitit të ardhshëm është caktuar prej tij si dita e nisjes së ndërtimit të hidrocentralit të Katundit të Ri. Deklaratat, kronikat televizive, reportazhet në gazetat e përditshme dhe periodike e kanë bërë fakt të kryer mbytjen e Dibrës. Mbytje në fillim me digën e “Katundin të Ri” e në vijim me diga të tjera deri në Skavicë.

Gjiknuri, në pozicionin publik si ministër, po qe se populli i Dibrës nuk ia këndon atë refrenin e njohur…”Hajredin pasha more kreje shënejk,/Nuk është Dibra Selanejk”, do të mbetet në histori si njeriu që i hapi varrin Dibrës, që mbyti luginën më të madhe, më të bukur dhe pjellore të Shqipërisë (pas asaj të Korçës).

Gjiknuri është zgjedhën e atllarëve në karrocën e shtetit që nuk e mbajti fjalën për ti dhënë Dibrës rrugën e vet historike, Rrugën e Arbrit.

Qeveria e tij i dha fjalën dhe nuk e mbajti.

I dha besën dhe e theu.

Dibra është e njohur për institucionin e besës. Thyerja në besë, mos mbajtja e fjalës së dhënë përbën sakrilegj për Të. Në Dibër janë vënë në garë për kryetarin e bashkisë dy dibranë, një i larguar prej vitesh dhe tjetri i ngujuar atje që në lindje, dy njerëz që siç thuhej në një prezantim kanë lidhje krushqie të shkallës së ngushtë. I djathti është më në avantazh. I majti ka mbi supe “bëmat e Shukriut” çka do punë të madhe e përkushtimqë në kushtet e mentalitetit moral dibran të kapërcehen lehtë.

Ka edhe “bëmat e Gjiknurit”, alergjinë që ka shkaktuar ai duke u vënë në krye të zhdukjes së Dibrës nëpërmjet gjoleve të korrupsionit mbi Drinin e Zi. Muharrem Ramës i duhet lehtësuar barra. Gjiknuri, koordinatori i Partisë Socialiste duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i fushatës zgjedhore në Dibër. Ai është në konflikt interesi me Dibrën, është zotuar ta mbysë…

Partia Socialiste po qe se nuk do ta tërheqë Gjiknurin nga fushata e ka të humbur kryetarin e bashkisë së Dibrës.
Abdurahim Ashiku
18 gusht 2016

Kategori
Uncategorized

Varr_rrëmihësi i Dibrës në krye të fushatës.

Gjiknuri duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i fushatës zgjedhore në Dibër. Ai është në konflikt interesi me Dibrën, është zotuar ta mbysë… Partia Socialiste po qe se nuk do ta tërheqë Gjiknurin nga fushata e ka të humbur kryetarin e bashkisë së Dibrës
Gjiknuri, ministri i energjetikes u shfaq në ekranin e vogël tokësor e satelitor si drejtues “nga lart” i fushatës zgjedhore për bashkinë e Dibrës. Gjiknuri nuk është dibran dhe me sa dihet publikisht nuk ka ndonjë lidhje gjaku apo krushqie me Dibrën.

Gjiknuri nuk e njeh Dibrën dhe nuk e ka lexuar rresht për rresht këngën epike “Hajredin pasha po bie Radikës”. Gjiknuri është lakuar në të gjitha rasat dhe numrat këtij dimri e kësaj pranvere për ndërtimin e HEC-eve mbi lumin Drin, për vendosmërinë e tij për ta mbytur me çdo kusht Dibrën. Një janari i vitit të ardhshëm është caktuar prej tij si dita e nisjes së ndërtimit të hidrocentralit të Katundit të Ri. Deklaratat, kronikat televizive, reportazhet në gazetat e përditshme dhe periodike e kanë bërë fakt të kryer mbytjen e Dibrës. Mbytje në fillim me digën e “Katundin të Ri” e në vijim me diga të tjera deri në Skavicë.

Gjiknuri, në pozicionin publik si ministër, po qe se populli i Dibrës nuk ia këndon atë refrenin e njohur…”Hajredin pasha more kreje shënejk,/Nuk është Dibra Selanejk”, do të mbetet në histori si njeriu që i hapi varrin Dibrës, që mbyti luginën më të madhe, më të bukur dhe pjellore të Shqipërisë (pas asaj të Korçës).

Gjiknuri është zgjedhën e atllarëve në karrocën e shtetit që nuk e mbajti fjalën për ti dhënë Dibrës rrugën e vet historike, Rrugën e Arbrit.

Qeveria e tij i dha fjalën dhe nuk e mbajti.

I dha besën dhe e theu.

Dibra është e njohur për institucionin e besës. Thyerja në besë, mos mbajtja e fjalës së dhënë përbën sakrilegj për Të. Në Dibër janë vënë në garë për kryetarin e bashkisë dy dibranë, një i larguar prej vitesh dhe tjetri i ngujuar atje që në lindje, dy njerëz që siç thuhej në një prezantim kanë lidhje krushqie të shkallës së ngushtë. I djathti është më në avantazh. I majti ka mbi supe “bëmat e Shukriut” çka do punë të madhe e përkushtimqë në kushtet e mentalitetit moral dibran të kapërcehen lehtë.

Ka edhe “bëmat e Gjiknurit”, alergjinë që ka shkaktuar ai duke u vënë në krye të zhdukjes së Dibrës nëpërmjet gjoleve të korrupsionit mbi Drinin e Zi. Muharrem Ramës i duhet lehtësuar barra. Gjiknuri, koordinatori i Partisë Socialiste duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i fushatës zgjedhore në Dibër. Ai është në konflikt interesi me Dibrën, është zotuar ta mbysë…

Partia Socialiste po qe se nuk do ta tërheqë Gjiknurin nga fushata e ka të humbur kryetarin e bashkisë së Dibrës.
Abdurahim Ashiku
18 gusht 2016

Kategori
Uncategorized

Ata që vijnë në Shqipëri janë trapa, ne jemi kopshti zoologjik.

artan fuga
Jepni legjendë

Nga Artan Fuga

Ne industri turizmi?
Hahaha ik o budalla mos u tall! 

Ata qe vijne nga jashte ketu jane ose kokekrisur, ose trapa, ose aventuriere qe duan te shuajne kurreshtjen sesi nje vend europian ende nuk eshte ne gjendje te kete uje te pijshem 24 ore, te kete energji elektrike per drita naten, te kete rruge te vizuara, muzera te vizitueshem, te mbledhi fekalet, te kete trotare qe te mos jene si buke e kafshuar nga qener qe nuk dine as te lehin lere pastaj te kafshojne, qe nuk ka nje guide hotelesh dhe qe mbi te gjitha ka neper lokale e rruge kombetare nevojtore qe romaket 2500 vjete me pare nuk do t’i perdornin as per tigrat qe gladiatoret perballonin ne arena.

Nuk jane turista, mos behemi idiote ne budallenjte, jane thjesht vizitore kurreshtare te kopshtit zoologjik ku jemi ne brenda gomere, lepurusha, minj, gjela deti, kunadhe, gjarperinj, zhapike, nuse lale….

 

Kategori
Uncategorized

Ndaloni vrasjet ndaj familjes Gjoni.

Nje krim qe duhet ndaluar.
Bandat e kuqe nen mbrojtjen e shtetit kane filluar te rikercasin dhembet per hakmarrje me te fuqishme kunder atyre qe dikur i masakruan jo vetem me dhune fizike por dhe nepermjet plumbave te Kallashnikovit.

Plumba kunder te zgjedhurve te popullit qe nuk pranuan tju plotesonin oreksin e tyre hajdut, grabites, dhe kriminal.
Te thuash eshte pa pergjegjshmeri e policise, apo e shtetit eshte pak apo nje flluske sapuni, sepse keta bandite me uniforme jane pjese e strukturave te shtetit”ligjor” qe qeveria Rama apo Minister Tahiri i ka ne organiken e tyre, pra keta mbrojtes te ligjit jane kethyer ne seksere, ndihmes, pse jo dhe bashkpuntore me kriminelet.
Me daten 02.08.2016 ne fshatin Bales te komunes Bradashesh_Elbasan, ka ndodhur ne dukje nje konflikt ndermjet dy familjeve nga ky fshat te cilat jane ne gjakmarrje prej 2 vitesh.

Konflikt qe perfundoj perseri me nje te plagosur nga familja Gjoni.

Dhe policia e shtetit pse jo dhe prokuroria jo vetem nuk marrin masa per te ndaluar agresoret apo mbrojtur viktimat por dashur pa dashur behen pale me vrasesit, kur ata kercenojne viktimat e tyre per rihakmarrje me te fuqishme pa pyetur per ligj, polici, apo shtet.

Ne duam gjalle a vdekur vend_ndodhjen dhe kethimin ne Shqiperi te Naim Gjonit kercenojne kriminelet e mbrojtur nga policia Elbasan, ne duam qe ai te terheqi denancimin per vrasje kundrejt njeriut tone, i cili e qelloj per vdekje, me jo pak por plot 5 plumba Pistolete ne trup, ndryshe te gjithe do te shkoni per lesh, Dhe kosorja ne duart e krimineleve, i pret kurrizin mes per mes dhenderrit te

Familjes Gjoni.

Perseri gjak ne familjen Gjoni, ndersa policija hesht.

Policija hesht sepse Vrasesi ka Cunin e tezes Oficer te Policise Gjyqesore Elbasan, Pra fuqia e ketij oficeri Gentian Hidri i ka zene syte dhe duart jo vetem policise

por dhe prokurorise ne Elbasan.

Ishte gushti i vitit 2013, kohe kur Naim Gjoni ishte i zgjedhur nga populli kryeplak ne fshatin Balez komuna Bradashesh, kohe kur oreksi i familjes se Qemaq Plakut i ishte shtuar oreksi per te grabitur tokat e institucioneve arsimore, Djali i kesaj familje apo killeri vrares I arrestuar dhe ne Greqi per trafik te lendeve narkotike i kerkon Kryeplakut te fshatit, Naim Gjonit firmen qe ky i fundit ta lejonte familjen Plaku te grabiste nje pjese te truallit te shkolles tetevjecare te fshatit, mos pranimi i kryeplakut beri ate qe djali i familjes Plaku te ushtroje presion te perditshem ndaj te zgjedhurit te popullit, derisa nje dite te zeze e ndalon ne rruge dhe i kerkon per te fundit here firmen per te grabitur truallin e shkolles.

Mos pranimi ne kete afere korruptive dhe kriminale i kryeplakut Naim Gjoni u shoqerua nga vrasesi gjak ftohte Kledian Plaku,me plot 5 plumba pistolete mbi

trupin e ketij te fundit, fati dhe zoti bene qe Naimi te shpetoje, arrin te beje dhe denoncimin ne polici, por frika e nje rihakmarrje te dyte nga vrasesit qe nuk u arrestuan kurre, por si hiena vertiteshin rrotull spitalit nen shoqerine e policise dhe miqve te tyre te rilindjes, per te vazhduar me ashpersine e tyre zhdukjen e qytetarit qe nuk i lejoj te grabisnin parkun e femijeve, parkun e shkolles.

Naimi largohet shume shpejt nga shqiperia, duke kerkuar strehim dhe mbrojtje ne nje shtet perendimor demokratik, por problemet e familjes Gjoni me vrasesit nuk mund te mbaronin, ata mbas shtatorit te 2013 moren edhe mbrojtjen e fuqishme te rilindjes ne pushtet si pjese e saj ne grabitjen e votave nepermjet kercenimit te fshatareve te zones.

Tmerri i atentatit kriminal, dhe gjaku i kryeplakut Naim Gjoni akoma nuk ishte thare, dhe askush nuk mund te kundershtonte me nje vrases qe leviste i lire dhe nen shoqerine e rilindjes dhe punonjesve te policise se shtetit.

Ne duam gjalle a vdekur Naimin i thote duke i zene prite Qemali Babai i vrasesit,bashke me djalin tjeter Sokol Plakute vellait Z. Hysni Gjoni,ne e duam ketu, ai duhet te vije dhe te terheqi denoncimin, ndryshe…… dhe nje kosore e shpejte tenton te vrasi Hysnine, nderhyrja e menjehereshme e Erjon Collakut,dhenderrit e ketij te fundit qe u afrua per te ndihmuar vjerrin, tenton ti heqi koken, dhe gjaku perseri mbushi rruget e fshatit, por kete radhe jo me plumba por me kose.

Nje meszh i paser per Naimin, apo dhe gjithe Naimet qe kundershtojne kriminelet, sidomos tani qe shtetin e kane me vete.

E kush do ti a presi tani me qimen ketyre vrasesve seriale kur me ne fund kane miqesi dhe mbrojtjen e policise dhe minister Tahirit?
Une ,ti, ne te gjithe?
Vrasesi leviz i lire.

Prokuroria as qe e ka marre mundimin ta arrestoje apo ta vere para ligjit, policija eshte pjese apo ushqehet nga keta killer te partise, po si mund te nderhyje policija kur kusheriri i pare i vrasesit eshte oficer i policise gjyqesore ne Elbasan.
Si mund te nderhyje policija kur rilindja dhe minister Tahiri keta bashibozuke vrases pret ti perdori perseri ne grabitjen e votave me dhune dhe gjak.

Si mund te arrestoje policija ne Elbasan vrasesin kur ajo pi kafe apo financohet nen dore nga ai, dhe killerat e tjere.
Dhe Naimi, merr plot 5 plumba para dy vjetesh, i pa mbrojtur nga shteti merr arratine nga syte kembet per te shpetuar jeten,theret i dhenderri qe nuk pranon te japi vendndodhjen e Naimit, apo ti coje Naimit mesazhin se kudo qe te shkosh, kudo qe te jetosh, ti do dhe duhet te kethehesh, ne akoma nuk kemi mbaruar pune bashke, ti duhet te terheqesh me cdo kusht dhe me cdo cmim denoncimin, 5 plumbat e pare ishin thjesht nje kafe-
Te tjera sfida te presin Naim Gjoni.

Kategori
Uncategorized

Skandali i vajzave shqiptare eskortë, zbulohen emrat e parë në listën e zezë.

Screenshot_12-13

Për këtë profesion fitimprurës diskutohet si për një legjendë urbane, por faktet flasin për një realitet që nuk mund të fshihet. Skandali i vajzave shqiptare që punojnë eskortë jashtë vendit është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut, pasi faqja në Instagram e “Demaskime_shqiptare_official”, ka nxjerrë publikisht emrat e disa prej tyre, të cilat sipas tyre ushtrojnë këtë profesion, në këmbim të pagesave të majme.

Faqja e sipërpërmendur ka zbuluar emrat dhe fotot e para të listës së zezë të vajzave që prezantohen në publik si modele apo këngëtare, fotot e të cilave po i publikojmë me këtë shkrim. Sipas komentuesve në rrjetet sociale, kjo është vetëm maja e ajsbergut të këtij fenomeni që po josh gjithmonë e më shumë vajzat e reja, mes tyre personazhe të njohura të showbizz-it.

Ky denoncim për shoqërueset e luksit që njihen ndryshe si “escorts”, vjen pak kohë pasi një vajzë e quajtur Alma deklaroi në studion e “Top Show” në “Top Channel” që punonte si shoqëruese luksi në Dubai.

Sipas saj mosha më e preferuar për një eskortë në Dubai është rreth 22-23 vjeç, ndërsa çmimet për një luhaten nga 200 euro në orë në 1500 euro për të gjithë natën” Eskorta shqiptare tha se burrat e pasur në Dubai, paguajnë mjaft shtrenjtë për të pasur shoqërinë e një femre të re dhe të bukur. Ajo deklaroi se këtë punë e kishte nisur rastësisht dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë prej saj pasi ka gjithcka që ka ëndërruar.

Po si funksionon një shoqëruese luksi në vendet e pasura të botës? Duke iu referuar këtij rrëfimi një person i pasur që ka dëshirë që një vajzë t’i ofrojë këtë shërbim, i dërgon shoferin e tij personal në hotel. Normalisht hanë mëngjesin bashkë dhe nëse ka dëshirë t’i ofrojë diçka, një veshje apo një aksesor të shtrenjtë, e bën këtë. Më pas vazhdojnë ditën me takime të ndryshme me njerëz të rëndësishëm, ku e punësuara e seksit e shoqëron kudo.

Screenshot_9-18-700x488Screenshot_10-15-700x486Screenshot_12-13

Këtë e pëlqejnë %d blogues: