Kategori
Uncategorized

EUROPE’S SECURITY IS NOT THREATENED ONLY FROM OUTSIDE, BUT ALSO FROM WITHIN!

EUROPE’S SECURITY IS NOT THREATENED ONLY FROM OUTSIDE, BUT ALSO FROM WITHIN!

“True security in Europe means the European Union and NATO. That is it. There is no other security in Europe.”

Russia’s invasion of Ukraine, the ongoing threats and pressure against the Baltic states, as well as Serbia’s provocations and destabilizing actions against the security and sovereignty of Kosovo, demonstrate that peace, freedom and sovereignty in Europe can never be taken for granted.

Albania is a troubling example of this challenge. It is a small country, a NATO member and a candidate for European Union membership.

Yet allegations of electoral manipulation and vote theft, the growing influence of drug cartels and organized crime networks, and corruption at the highest levels of government raise serious questions about the rule of law and the functioning of democratic institutions.

And this is where Europe faces a serious problem: when it turns a blind eye to the emergence of narco-states and governments linked to organized crime and corruption within its own continent, it undermines the very foundations of its own security.

European security cannot be measured solely by the number of armies, weapons or protected borders.

It also requires democratic states, free and fair elections, an independent judiciary, institutions free from political capture, and a genuine fight against organized crime and corruption.

Albania’s future belongs in Europe, but European integration must mean genuine democratic standards, independent institutions, electoral integrity and an uncompromising fight against organized crime and corruption.

WITHOUT SOVEREIGNTY, THERE IS NO FREEDOM. WITHOUT DEMOCRACY, THERE IS NO STRONG STATE. WITHOUT THE RULE OF LAW, THERE CAN BE NO LASTING SECURITY!

SIGURIA E EVROPËS NUK KËRCËNOHET VETËM NGA JASHTË, POR EDHE NGA BRENDA!

“Siguria e vërtetë në Evropë do të thotë Bashkimi Evropian dhe NATO-ja. Kaq është. Nuk ka siguri tjetër në Evropë.”

Pushtimi rus i Ukrainës, kërcënimet dhe presionet e vazhdueshme ndaj shteteve baltike, si dhe provokimet dhe veprimet destabilizuese të Serbisë ndaj sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës, dëshmojnë se paqja, liria dhe sovraniteti në Evropë nuk mund të merren kurrë si të mirëqena.

Por Evropa përballet edhe me një rrezik tjetër, më të heshtur dhe po aq shkatërrues: erozionin e demokracisë nga brenda.

Shqipëria është një shembull shqetësues i kësaj sfide. Është një vend i vogël, anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Megjithatë, akuzat për manipulimin e zgjedhjeve dhe vjedhjen e votës, shtrirja e ndikimit të karteleve të drogës dhe rrjeteve të krimit të organizuar, si dhe korrupsioni në nivelet më të larta të pushtetit, ngrenë pikëpyetje serioze për funksionimin e shtetit ligjor dhe të institucioneve demokratike.

Kur krimi i organizuar fiton ndikim mbi ekonominë dhe politikën, kur korrupsioni gërryen institucionet dhe kur qytetarët humbasin besimin se vota e tyre përcakton se kush qeveris, demokracia rrezikon të mbetet vetëm një fasadë.

Dhe pikërisht këtu qëndron një problem serioz për Evropën: kur ajo mbyll sytë përballë shfaqjes së narkoshteteve dhe qeverive të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin brenda vetë kontinentit të saj, ajo minon themelet e sigurisë së vet.

Siguria evropiane nuk mund të matet vetëm me numrin e ushtrive, armatimeve apo kufijve të mbrojtur. Ajo kërkon edhe shtete demokratike, zgjedhje të lira dhe të ndershme, drejtësi të pavarur, institucione të pakapura politikisht dhe një luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë dy shtylla themelore të sigurisë evropiane. Por anëtarësimi dhe integrimi nuk duhet të shndërrohen kurrë në flamuj politikë pas të cilëve fshihen dështimet demokratike.

Evropa nuk mund të kërkojë demokraci, llogaridhënie dhe shtet ligjor nga vendet kandidate, ndërkohë që hesht kur këto parime cenohen brenda kufijve të saj.

E ardhmja e Shqipërisë është në Evropë, por integrimi evropian duhet të nënkuptojë standarde të vërteta demokratike, institucione të pavarura, integritet zgjedhor dhe luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Një Evropë e sigurt kërkon mbrojtje jo vetëm nga agresioni i jashtëm, por edhe nga kapja e shteteve dhe institucioneve nga brenda.

PA SOVRANITET NUK KA LIRI. PA DEMOKRACI NUK KA SHTET TË FORTË. PA SHTET LIGJOR NUK KA SIGURI TË QËNDRUESHME!

Avatari i @gjata.com

Nga @gjata.com

Jurnalist . AL in Sweden (alinsweden.blog) is an independent WordPress-based blog focusing on Albanian social, historical, and political commentary, international affairs, human rights, and occasional reflections or historical snapshots concerning Sweden.

Lini një Përgjigje