Kategori
Uncategorized

PA DEMOKRATËT NUK MBUSHET SHESHI! OPOZITARËT E STUDIOS, DILNI NË PROVË: KUNDËR RAMËS, JO KUNDËR PD-së!

Shkruan Albano Stolaj – djaloshi që u rrit dhe u burrërua me Partinë Demokratike.

KU JENI JU QË THONI SE NUK E DONI PD-NË DHE SALI BERISHËN? DILNI NË SHESH!

Ju që nuk e doni Partinë Demokratike, ju që nuk e doni Sali Berishën, ju që pretendoni se përfaqësoni një alternativë tjetër politike, një opozitë të re apo një shoqëri civile të pavarur, dilni pra në shesh!

Ja ku e keni sheshin. Është i hapur për të gjithë. Mbusheni!

Dilni, mblidhni njerëzit, mobilizoni mbështetësit tuaj dhe tregoni sa forcë politike e shoqërore keni.

Mos u mjaftoni me studio televizive, konferenca shtypi, statuse në rrjetet sociale dhe deklarata kundër PD-së. Politika nuk matet me zhurmën që bëni nëpër studio, por me mbështetjen që arrini të merrni në shoqëri dhe me njerëzit që ju ndjekin në shesh.

Por harrova një detaj thelbësor: pa PD-në dhe pa demokratët, nuk ka as protestë masive, as sheshe të mbushura dhe as qëndresë të vërtetë kundër pushtetit.


Kjo është prova reale e forcës suaj, Agron Shehaj dhe Arlind Qorri!

🔻Ju nuk jeni shumica alternative që pretendoni të përfaqësoni

🔻Jeni një pakicë brenda një pakice, brenda një pakice tjetër.

Një realitet që nuk ndryshohet me retorikë, me protagonizëm mediatik apo me sulme të përditshme ndaj opozitës së vetme që ka treguar aftësi për të mobilizuar mijëra qytetarë.


Sa për shoqërinë civile, sinqerisht, nuk kam shumë çfarë të shtoj. Në Shqipëri ajo ka vuajtur prej kohësh mungesën e pavarësisë dhe të një zëri të fuqishëm qytetar.

Shpesh, kur sheshet janë mbushur, kjo ka ndodhur falë mobilizimit të demokratëve, të cilët kanë qenë në vijën e parë të përballjes me pushtetin.

Të tjerët kanë qëndruar në hijen e tyre, por kanë kërkuar të marrin protagonizmin dhe meritat.

Dhe këtu lind pyetja: pse gjithë kjo energji për të sulmuar PD-në dhe Sali Berishën, ndërkohë që përballë një pushteti të akuzuar për korrupsion, lidhje me krimin dhe kapjen e institucioneve, nuk arrini të demonstroni të njëjtën vendosmëri në rrugë?

Në fund, qytetarët kanë të drejtë të pyesin se kujt i shërben kjo strategji politike. Sepse, kur gjithë energjia shpenzohet për të dobësuar PD-në, për të sulmuar demokratët dhe për të delegjitimuar opozitën, ndërsa Edi Rama mbetet përfituesi kryesor politik, atëherë rezultati është i qartë.

Mjaft me hipokrizinë e alternativave që ekzistojnë vetëm për të sulmuar opozitën!

Mjaft me moralin politik të atyre që kërkojnë të zënë vendin e demokratëve, pa qenë në gjendje të mbushin një shesh!

Përndryshe, mos u përpiqni t’i shisni shqiptarëve një opozitarizëm që, në praktikë, i bën fresk Edi Ramës.

👉🏽Dhe kjo vlen njësoj për Agron Shehajn dhe Arlind Qorrin.

Alban Stolaj në foto-portret me të jatin. Të ndjerin Gjovalin Stolaj, një nga kontributorët dhe qëndrestarët e Partisë Demokratike Shkodër .

Kush është Albano Stolaj, djali që u rrit dhe u formua bashkë me Partinë Demokratike?

Albano Stolaj është i biri i të ndjerit Gjovalin Stolaj, një prej themeluesve, kontribuesve dhe qëndrestarëve besnikë të Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës.

Ai u rrit në një familje ku përkushtimi ndaj idealeve demokratike, bindjet politike dhe sakrificat për Partinë Demokratike ishin pjesë e jetës së përditshme. Rrugëtimi i tij është i lidhur ngushtë me historinë e një familjeje që i qëndroi besnike PD-së dhe vlerave të saj ndër vite.

Albano Stolaj nuk e njeh Partinë Demokratike vetëm nga historia e saj, por edhe nga përvoja familjare, nga shembulli dhe trashëgimia politike që i la i ati.

Avatari i @gjata.com

Nga @gjata.com

Jurnalist . AL in Sweden (alinsweden.blog) is an independent WordPress-based blog focusing on Albanian social, historical, and political commentary, international affairs, human rights, and occasional reflections or historical snapshots concerning Sweden.

Lini një Përgjigje