Kategori
Uncategorized

Mos u mërzit koleg!

Mos u mërzit koleg!

Nga Sokol Shameti /

Kryeministri Rama arriti sërish të diktojë i pashqetësuar, temën me të cilën do të merren të gjithë këtë javë. Prej muajsh tashmë, skena politike dhe ajo publike në Shqipëri, janë lënë pa luftë nën dominimin e këtij njeriu, i cili si një solist i vetëm ligjëron mbi çështjen tek e cila të tjerët më pas tërhiqen me stil që të humbin kohë duke e debatuar.

Kjo strategji, pak e kuptuar nga opinioni, po vazhdon të funksionojë, duke i garantuar mbijetesën kabinetit të tij të rrethuar nga një pakënaqësi latente popullore. Ajo gjithashtu po i jep qeverisë komoditetin e maskimit të politikave të saj destruktive prapa një perdeje tymi çoroditës e cila shpërndahet me bollëk nga pirotekniku i saj kryesor – kryeministri.

Dje për të kushedisesatën herë, media, portale, blogje, agjenci, analistë, gazetarë, opinionbërës dhe publik i thjeshtë, kullufitën me gjithë grep karremin e hedhur prej kryeministrit i cili ia doli të peshkojë sërish pjesëmarrjen emocionale të të gjithëve brenda një debati të cilit ai ia përcaktoi vetë termat, kushtet dhe formatin. Kryeministri sulmoi dje me tallje dhe arrogancë mediat online, si një shënjestër me probabilitet të lartë për të prodhuar në mos ilaritet, së paku ndjeshmëri solidare midis një grupi komunikuesish publikë me audiencë të madhe: gazetarët e këtij sektori. Kësisoj, hapësira të tëra lajmesh të cilat përndryshe do të mbusheshin me lajme rreth shkatërrimit të Valbonës, hashashit anekënd Shqipërisë, katraurës në arsimin e lartë, dështimit të shëndetësisë, etj, përkundrazi, iu dedikuan debatit nëse media online ishte vërtet aq e kompromentuar sa e paraqiste kryeministri.

Energji gazetarësh e cila normalisht do të shpenzohej për të hetuar ndoshta më me themel krimin në Sharrë, implikimin e kriminelëve në vendimmarrjen publike dhe politike, rrënimin e demokracisë përmes erdoganizimit të partive, etj, u shpenzua për t’i treguar vendin një 52-vjeçari mistrec në krye të qeverisë i cili në vend që t’i shtrohet punës për të cilën paguhet, grindet për kruarjet e kurrizit të botës. E megjithatë, është ndoshta i domosdoshëm një skanim më i ftohtë jo vetëm i lëndës që serviri kryeministri për të fabrikuar një debat nga hiçi, por edhe mënyrës sesi ai e bëri këtë. Do të mjaftonte vetëm një shikim i shpejtë në teknologjinë me të cilën kryeministri ndërtoi këtë inkursion, për të kuptuar se bëhet fjalë për kurrgjë tjetër pos një provokacion. Situata hapet me efektin grafik të një perdeje gjysmë transparente mbi ekran, mbrapa së cilës duket turbull skena ku do të luhet komedia: zyra e madhe, shumëngjyrëshe dhe e zbrazët e kryeministrit. Gjithçka shoqërohet nga tik-taku i një kronometri prej edicioni BBC-je që priret të japë idenë e një ngjarjeje e cila do të vazhdojë nëpër epoka axhendën e vet pavarësisht ç’ndodh në botën përreth. Qentë pra, mund të lehin aty jashtë – tek zyra që shihet në sfond, punohet ditë e natë.

Pas pak dëgjohet tingulli i një kambane, si ajo që thërret grigjën e besimtarëve fanatikë të mblidhen për predikimin e së dielës. Një titër bën të ditur se po fillon “Komunikimi i javës”, a thua bëhet fjalë për një traditë aq të konsoliduar saqë është faji yt që nuk je i familjarizuar me këtë trill të ri kryeministror për ta kthyer një zyrë shteti në një studio inçizimi. Dhe ja ku më në fund, përpara syve të shikuesit që po ha thonjtë nga padurimi, shfaqet edhe “komunikuesi i javës”. Nuk është imami Irfan Salihu nga Prizreni që po komunikon nga Youtube teknikat e rrahjes korrekte të gruas. Është kryeministri i qeverisë shqiptare. Është veshur bukur, pas shpine ka një ekspozitë vetjake pikturash, si dhe një Ismail Qemal bardhezi që e kanë vënë në një pozicion të atillë që të duket sikur gjithçka po ndodh me miratimin e tij. Kryeministri ia nis pa humbur kohë, sepse i kanë thënë se komunikimi duhet të jetë i shkurtër. Po i drejtohet një audience interneti, pra njerëzve që s’kanë as megabajtë e as kohë me shumicë në dispozicion. Pra, shkurt. Më pak se 10 minuta. Një minutë më shumë dhe nëpunësit bankar të ulur tek veranda e lokalit do t’ia sjellin më në fund makiaton, studentes do t’i vijë një notifikejshën fejsbuku që do ta largojë përfare nga kjo video, ndërsa biznesmenin mesoburrë do ta telefonojnë nga zyra e tatimeve. Kohë nuk ka. Por arti i manipulimit është një zeje që kërkon shumë fjalë.

Atij i duhet ta zbrazë brenda një kohe të shkurtër gjithë municionin. Dhe ja e folura e tij, teksa kërkëllin si një tytë mitrolozi që i ka shpëtuar rekrutit nga duart dhe po xhiron në vend duke grirë plumba në të katër anët në ajër, pa adresë. Këtu spikat stonatura e parë. “Komunikimi” duket se është shkruar me në mendje një audiencë lexuesish e jo dëgjuesish. Fjalitë janë të mundimshme, të gjata dhe gjarpërojnë nëpër paranteza që e hallakasin publikun. Narratori e ndjen edhe ai këtë ngërç. Duhet të shesë për akullore të sapobërë një tavë të koklavitur turshish. Duhet të duket sikur po ia pjell mendja në çast figuracionet kadareiane që ai i nxjerr me lehtësi parafabrikati nga goja. Një njohës i mirë i medias megjithatë mund t’ia dallojë bebëzat e syve që i ndjekin tekstin e vendosur përpara në prompterin që përdorin edicionet e lajmeve në TV. Narratori e di që kjo mund të ndodhë, prandaj mundohet ta çorientojë hetuesin me anë të gjesteve anësore. Lëviz shumë, bën mimika të sforcuara bisedore, zgërdhihet pa arsye. Gjithçka që të tërheqë vëmendjen nga zona e rrezikut – sytë që lexojnë rreshtat e vendosur përballë tij.

Ky është ambienti ku luhet pra komedia. Libreti është po aq banal sa edhe një skenar i viteve ’80 “me frymëzim nga ditët që jetojmë”. Referati fillon me një pandehmë: a mos po e mësojmë keq Kosovën me sjelljen tonë të padenjë? Sigurisht, çdo shqiptar që e di çfarë ”malli” i kemi politikanët këndej kufirit e mendon me keqardhje këtë. Dhe kryeministri, edhe ai vetë një kontributor prolifik në banalizimin, kriminalizimin dhe degjenerimin e jetës politike në Shqipëri, ngjan sikur po pranon fajësinë. Mirëpo këtu vjen surpriza. Prit një sekondë. A mos ka diçka më të keqe se politika jonë e kalbur, që po infekton edhe Kosovën? Ë? Ja pra. Kjo është media jonë online. Këtu publiku ngre veshët me kuriozitet. A mund të jetë e vërtetë kjo? Referuesi këtu nis ta lodrojë me shkathtësi vallen e vet. Është e vërtetë si jo. Si mund ta provojmë? Po ja, thotë raportuesi, mjafton të konsultoheni me statistikat e postimeve në faqen e tij të fejsbukut. Ju sigurisht nuk keni kohë, prandaj, ftoheni t’i besoni dëshmisë që sjell ai: pakënaqësia ndaj analistëve të portaleve, e matur përmes audiencës së faqes së kryeministrit është më e madhe se ajo ndaj gjithçkaje tjetër (pra, edhe ndaj politikanëve që e kanë bërë baltë, si vetë ky që po sjell këto të dhëna).

Gjithçka që vijon pas kësaj loje prestigjatorësh për të krijuar një iluzion të gjithëpranuar, është thjesht një shumatore fjalësh të renditura sipas kriterit të kumbimit dhe jo atij të kuptimit. Gjakrat tani mund të ndizen. Revolta mund të derdhet. Komunikuesi dhuron një buzëqeshje cinike finale dhe minutazhi i klipit mbaron. Mirëpo, ajo që shumëkush keqkupton në këtë histori angazhimi të tejzgjatur të këtij personazhi me rolin dhe pozicionin që mediat online kanë në këtë shoqëri, nuk është roli dhe pozicioni i medias, por koordinata shoqërore e këtij “komunikuesi javor” që gabimisht e quajmë kryeministër. E vërteta është se teksa ai sulmon analistët që shpërndajnë të pavërteta “helmuese” për publikun, njerëzit harrojnë të shikojnë tek ai asgjë më shumë se analistin që shpërndan një tjetër version “të vërtetash” të cilat publiku duket se, për dreq, nuk i beson edhe aq. Teksa – ndonëse thjesht piktor – ai merr poza veterani gazetarie duke shigjetuar mungesën e profesionalizmit dhe të standardeve tek ata që mendojnë ndryshe prej tij, ai pretendon që njerëzit të mos kuptojnë se po u flet thjesht administratori i një portali – siç është shndërruar tashmë jo vetëm faqja e tij në facebook, por edhe krejt qeveria që ai e drejton si të ishte një kryeredaktor i rrethuar prej korrespondentëve të vet. Po u flet thjesht një rival për audiencë dhe klikime mes dhjetëra portalistëve anekënd Shqipërisë dhe Kosovës.

Po u flet mirëmbajtësi i një faqeje online, i cili teksa ankohet që konkurrentët e tij përdorin çdo mjet për ta luftuar, është gjithashtu edhe vetë i angazhuar në një luftë marramendëse ku nuk kursen asgjë – tekst, audo, foto apo video – për të joshur milionat e sardeleve ndjekëse, për të qenë ai pika e referencës, për t’u shpallur ai faqja më e ndjekur në Shqipëri. Klithma e tij kundër medias online pra, prej gazetarëve të përfshirë në këtë media të re kaq të suksesshme, s’duhet parë ndryshe veçse si klithma e një kolegu xheloz.

Kategori
Uncategorized

SKANDALI/ Depot farmaceutike marrin mallra të skaduara nga jashtë dhe ua shesin shqiptarëve.

SKANDALI/ Depot farmaceutike marrin mallra të skaduara nga jashtë dhe ua shesin shqiptarëve

“Disa depo farmaceutike marrin barna nga jashtë në prag të skadencës dhe paguhen për ti shkatërruar këtu në Shqipëri”. Kështu deklaron deputetja demokrate Albina Deda e cila më përpara se të hynte në parlament ka punuar si mjeke. Ajo ka hedhur akuza të rënda në medie, por nuk ka permendur emrat e depove që kryejnë këto manovra.

“Disa depo farmaceutike marrëdhëniet me furnitorët e tyre jashtë i kanë në kushte ku firma shqiptare kontraktohet (duke u paguar) për ti marrë medikamentet për ti shkatëruar pasi janë shumë afër skadencës”, tha ajo. Por jo vetëm kaq. Ka edhe medikamente që u ndryshohet data e skadencës dhe hidhen ne treg:

“Produktet hyjnë në tregun shqiptar, u bëhet ndryshimi i datës së skadencës mbi ambalazhim dhe më pas tregtohen. Në këtë mënyrë jeta e pacientëve është e rrezikuar”.

Sipas saj, në tregun farmaceutik shqiptar janë mallrat më të këqija në Europë, kjo sepse kështu e orientoi tregun Ministria e Shëndetësisë. “Ulja e marzhit të fitimit për medikamentet ka sjellë që depot farmaceutike të orientojnë importimin e medikamenteve nga vendet e zhvilluara perëndimore drejt vendeve të lindjes apo aziatike si India. Për të mos dalë me humbje grosistët veprojnë në kurriz të cilesisë. Tregu shqiptar farmaceutik po mbushet me produkte të lira dhe aspak cilësore”, vijoi Deda.

Ka një larmishmëri medikamentesh të cilat janë shumë cilesore por që QKKB nuk i autorizon, pra nuk i jep të drejtë për ti importuar asnjë depoje farmaceutike. Këtu deputetja përmend: Advil, flagyl apo medikamente e kremra të ndryshme gjinekologjike, etj.

Mjekët i shkruajnë shpesh në receta këto medikamente duke bërë që të lulëzojë tregu i zi, pra futja kontrabandë e produkteve cilësore, vijoi me tej Albina Deda duke denoncuar fenomenin. Ajo tha se kjo është një vepër kriminale.

Kategori
Uncategorized

Liljana Elmazi: Të largohen ata që po e mjelin PD-në si lopë.

Liljana Elmazi: Të largohen ata që po e mjelin PD-në si lopë

Deputetja demokrate e Vlorës Liljana Elmazi ka reaguar ashpër në rrjetin e saj social ndaj atyre njerëzve që ajo vlerëson se po “e mjelin PD-në si lopë”.

“Do të shpëtojë ndonjëherë PD nga ata pseudodemokratë që e duan si ” lope” për ta mjelë kur është në pushtet, apo për të bërë karrierë në opozitë , (ndërkohë që as profesion tamam nuk kanë), se mendojnë që shpejt mund ta kthejnë në “lopë” për ta mjelë për poste deputetësh apo pushtetarësh, nderkohe që jo vetëm nuk kanë kontribut në PD, nuk kanë as vlera, për mos thënë antonimin e saj, madje as votat e tyre e familjareve nuk i kanë dhënë PD”- shkruan në nisje të reagimit të saj deputetja Elmazi.

Më tej ajo shkruan se: “Për mua, këta janë më të rrezikshëm edhe se Rilindja e LSI për partinë tonë (sepse Rilindja e LSI dihen, njihen, e këta pseudot brenda nesh atyre u shërbejnë duke shpërdoruar besimin e demokratëve), këta jane si ai krimbi apo mola që e gërryejnë PD nga brenda pa u ndjere, larg imoralet politikë e jopolitikë dhe mediokriteti nga PD. Përveçse të këqija, asnjë të mire nuk i sjellin”.

Deputetja e Vlorës shtron pyetjen se “nga dallojme ne nga imoraleti e mediokriteti rilindas? Duhen burra e burrnesha në opozite sot, e jo marioneta, që në fakt gjithmone janë padobi, madje të dëmshme, duhet dekriminalizim i politikës, por jo vetëm, mendoj që edhe deimoralizimi në politike do e pastronte politiken nga…”- e mbyll reagimin e saj të ashpër deputetja demokrate Liljana Elmazi.

Kategori
Uncategorized

Qeveria Rama në mbështetje të projektit të vjetër serbo-rus.

Qeveria Rama në mbështetje të projektit të vjetër serbo-rus

Shkruan prof.Dr. Eshref Ymeri

Në internet, lexova analizën e zotërisë Lumir Abdixhiku, me temë “Projekti ynë”. Më bënë shumë përshtypje dy paragrafet e para të kësaj analize:

“Skandaloze, në secilin vlerësim të mundshëm, nga secili këndvështrim i mundshëm, mbetet nënshkrimi i marrëveshjes në mes të ministres për Zhvillim Ekonomik të Shqipërisë, Brunilda Paskali, dhe sekretarit të shtetit në Ministrinë e Tregtisë të Serbisë, Stevan Nikçeviç, mbi ndërtimin e linjës hekurudhore Beograd – Rudnicë – Prishtinë – Prizren – Morinë – Milot.

Për secilin që merr pak erë në zhvillimet politike rajonale ku ka Serbi, erë që, duket qartë, politika e Shqipërisë zyrtare s’e merr hiç, anashkalimi i Republikës së Kosovës, në një projekt që përfshin, në masën më të madhe, vetë Republikën e Kosovës, është pranim i mosekzistencës së saj: qëllimi përfundimtar i Serbisë. Në të vërtetë, nënshkrimi në fjalë pranon se sovraniteti i Serbisë mbi territorin e Kosovës është faktik; se për pjesën Prishtinë – Prizren të hekurudhës, vendos shteti serb”.

Kur e mbarova leximin e krejt analizës, menjëherë më shkoi mendja më shumë se një shekull prapa dhe aty për aty m’u kujtua ministri i punëve të jashtme të Rusisë cariste, Sergej Sazonov (1860-1927). Gjatë kohës që drejtoi ministrinë e jashme cariste në periudhën mes viteve 1910-1916, Sazonovi është njohur si një armik i betuar i kombit shqiptar dhe si një mbrojtës i flaktë i shovinizmit serbomadh. Gjatë zhvillimit të luftërave ballkanike, Sazonovi ka kërkuar me ngulm që të vihet në jetë projekti për daljen e Serbisë në bregdetin adriatik, nëpërmjet një linje hekurudhore, përmes territoreve shqiptare. Ai ka shkruar:

“Kuptohet vetvetiu se nga ana e Rusisë copëtimi i Shqipërisë mes ballkanasve, në thelb, nuk mund të haste në kurrfarë kundërshtimesh… Lejimi i Serbisë për të pasur një dalje në Adriatik, gjatë një periudhe të gjatë kohe, u shndërrua në një problem qendror të politikës evropiane, megjithëse në vetvete ai kishte një rëndësi thjesht të karakterit lokal. Qëndrimi i zjarrtë ndaj këtij problemi i opinionit mbarëshoqëror serb, nuk vonoi të gjente jehonë edhe në Rusi. Disa qarqe të Petrogradit, shumë të afërta me oborrin e carit, dhe mbarë shtypi i kryeqytetit me kahje nacionaliste…nisën…një fushatë të bujshme, të shoqëruar me demonstrata nëpër rrugë dhe me mitingje, ku mbaheshin fjalime patriotike, në të cilat kërkohej fillimi i luftës në mbrojtje të interesave sllave…” (Citohet sipas: Sergej Dmitrijeviç Sazonov. “Kujtime”. Shtëpia Botuese “Harvest”. Minsk 2002, f.77-79).

Këtu dua të hap një parantezë: ndërtimi i sa më shumë linjave të komunikimit mes vendeve ndryshme fqinje, është një gjë shumë e mirëpritur nga popujt e tyre. Kjo për arsye se sa më shumë të shkurtohen rrugët e komunikimit të tyre, aq më shumë përfitojnë njerëzit në kursimin e kohës, aq më tepër nxitet zhvillimi i tregtisë me interesa të ndërsjella.

Por, të nënshkruash një marrëveshje me Serbinë për ndërtimin e një linje hekurudhore nga Beogradi deri në Milot, duke injoruar tërësisht Kosovën, e cila duhej të kishte përfaqësuesin e vet për të nënshkruar atë marrëveshje, do të thotë të pranosh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Kjo është një marrëzi e qeverisë Rama që të bën të vësh duart në kokë. Si ka mundësi që Shqipëria, në marrëveshje me Serbinë, të ndërtojnë një të tillë linjë hekurudhore, e cila, për të arritur deri në Milot, duhet të kalojë nëpër krejt territorin e Kosovës? Madje një marrëveshje e tillë nënshkruhet në një kohë kur Serbia nuk ka kërkuar ndjesë para opinionit publik ndërkombëtar për masakrat e rënda që kreu në Kosovë, kur Serbia nuk ka kompensuar të gjitha shkatërimet e rënda që bëri gjatë viteve të luftës, kur Serbia, në bashkëpunim të ngushtë me neocarizmin putinian, armikun e egër të kombit shqiptar, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kur Serbia t’i përmbush këto tri kushte, vetëm atëherë mund të nënshkruhet një marrëveshje për ndërtimin e linjës së lartpërmendur hekurudhore, të firmosur nga Tirana, Prishtina dhe Beogradi.

Por zbatimin e këtyre tri kushteve nuk e kërkon as Tirana zyrtare, as Prishtina zyrtare. Sepse që të dyja notojnë në batakun e tradhtisë kombëtare dhe të nënshtrimit të neveritshëm para serbosllavizmit, në përputhje me strategjinë enveriste që zuri fill më 08 nëntor 1941, nën dirigjimin e emisarëve jugosllavë Dusham Mugosha dhe Miladin Popoviç. Kryeministri Rama ka shkuar disa herë në Beograd, pa kërkuar asnjëherë me këmbëngulje që nëse Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës, nuk duhet të ketë asnjë komunikim me Beogradin. Thaçi dhe Musrafa, me siguri që, në heshtje, e kanë pranuar nënshkrimin e marrëveshjes së Beogradit me Tiranën për ndërtimin e linjës hekurudhore, sepse ata kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten argatë të regjur të Beogradit.

Indianapolis, Indiana

Kategori
Uncategorized

Dil nga terri ku je futur.

dom-Gjergji meta

NGA DOM GJERGJ META

I dashur A.,

Kam qenë edhe famullitar në zonën tënde, për pak kohë, të themi rreth 2 vjet, aty diku përreth fshatrave të Fushë-Krujës, që këto ditë u përfol për kultivim lëndësh narkotike. Më njeh edhe ti se jemi takuar shpeshherë apo më ke parë në rrugët e fshatit tënd, apo duke pirë ndonjë kafe me njerëzit aty. Ti nuk ke për ta lexuar këtë letër për shumë arsye. E para, sepse ne “elita” letrat i shkruajmë për njëri–tjetrin se ashtu janë ca “muhabete”: ne i flasim vajzës që të dëgjojë nusja.

Por edhe sepse ti ndoshta sot je roje në ndonjë parcelë të mbjellë me kanabis me kallash në krah, ose po qëron bimët në ndonjë magazinë, ose po mban thasët e po i transporton, ose thjesht je në burg, sepse kësaj here të kanë kapur. Unë të njoh mirë dhe e di kush je, çfarë mendon, si arsyeton, si je rritur dhe çfarë ke dëgjuar qysh fëmijë. Ti je një i ri i pas viteve ‘90. Në këto vite ti nuk je rritur me propagandën komuniste, ti nuk ke dëgjuar për xhaxhi Enverin e as për arritjet e mëdha të Partisë dhe të pushtetit popullor. Ti nuk ke parë luftën e klasave as nuk e ke ndier fare atë.

Ti nuk ke bërë betimin si pionier i Enverit, ti nuk ke qenë debatikas dhe as nuk ke mbajtur shallin e kuq. Shumë gjëra kësisoj ti nuk i ke bërë dhe për këtë je me fat. Por ama, nga ana tjetër, ty të është servirur vazhdimisht si model ai i forti, me makina luksoze që e ka blerë pak kohë pasi iku në Itali. Ti je rritur me modelin e të fortëve të Kurbinit dhe Fushë-Krujës që kanë trafikuar femra, janë marrë me drogë, me vrasje etj. Po! Ky ka qenë modeli yt.

Ti je rritur me fjalë të tipit: “Hallall ia boftë Zoti atij!”, “Ai osht njish or ti”; “Ai ka pas gjith ato k..va në Milano or plak”, “Ho er burr ne ti se drog ka lujt se s’i ka bo dom kujt”, “Osht i zoti nuk matesh dot me te se t’heq qafe”. Madje kur i ke parë këta tipa që zbrisnin nga makinat e tyre luksoze, në lokalet e zonës, të blera në pak kohë, që sapo dilnin nga makina i fusnin një të shfryrë hundëve dhe një të pështyrë në tokë e përshëndesnin: “he or zjarm ça ke bo?” ti “eksitoheshe” krejt dhe ëndërroje të ishe si ai.

Ndërkohë ty qysh të vogël nuk të ka thënë kush që numrat e matematikës janë hyjnorë dhe se shkenca është e bukur; sa e bukur është gjeometria dhe algjebra; se germat e shqipes janë të bukura e që Eposi i Kreshnikëve, poezitë e Fishtës e të Naimit, sonetat e Mjedës dhe përkthimet e Nolit janë një ushqim për shpirtin.

Nuk të ka thënë kush me ngulm se të lexosh Hygoin, Dostojevskin, Servantesin e Floberin, Shekspirin e Dikensin, njeh shpirtin krijues të kontinentit të vjetër. Po ashtu, nuk të kanë vënë në dorë kurrë një dialog të Platonit, një copëz nga etika e Nikomakut të Aristotelit, apo thjesht një faqe të Kantit, Hegelit, Nices a ku ta di unë. Madje, edhe emrat e tyre mund të duken të çuditshëm.

Ti je rritur me tallavanë dhe me reperat dylekësh dhe as të ka shkuar ndërmend se ka një Bach, një Mozart, një Bethoven e kështu me radhë. Sa shumë do të kishte ndryshuar jeta jote po të kishe njohur në vend të të fortëve të Laçit, Tropojës, Tepelenës, Vlorës, Fierit, Durrësit, së paku një nga këto emra që të thashë më sipër. Më beso se jeta jote do të kishte qenë krejt ndryshe. Ti këto nuk i pate e as prindërit tuaj nuk i patën, duke qenë se në këto vite ata më shumë mundoheshin se si të siguronin bukën për ty dhe vëllezërit e motrat e tu.

Ata të lanë punën, por ti nuk e doje as punën, sepse e pe që yt atë dhe nëna jote me punë, çdo ditë në arat e tyre, nuk arrinin të siguronin as bukën e gojës. Ti e vure re se prindërit tuaj në këto vite, megjithëse punuan çdo ditë tokën, ruajtën lopët, apo punuan roje në ndonjë biznes privat, në fund nuk patën lekët e mjaftueshme kur gjyshja u sëmur rëndë, apo ku mami pati një tumor në gjoks. Ti e pe se ata që mbaruan shkollën nga fshati apo lagjja jote filluan punë në një “call center” dhe i rrofshin klasikët e letërsisë, shkencat ekzakte etj.

Ndërkohë që ti shihje para teje parakalime “tangarllëku” nga moshatarët e tu, apo edhe pak më të mëdhenj me Kabriolet, Cayenne e pastaj edhe më banale si X6 apo Ferrari. E tani më vjen ndërmend kur ti fëmijë vije te Kisha bashkë me fëmijët e tjerë e luaje me ta, luteshe me ta, gëzoheshe bashkë me të gjithë moshatarët e tu. Por çfarë ndodhi? Pse tani je aty pas hekurave, apo në vetminë e një are të mbjellë me lëndë narkotike të jashtëligjshme, apo brenda një magazine ku pastron kanabis? Pse? Ja ku po ta them se sot je thjesht një ushtar, një ushtar i vogël i papërfillshëm, i cili ka humbur lirinë e vet dhe rininë e vet.

Të kanë premtuar “të fortët” se po të bëje këtë punë fiton shumë, në pak kohë dhe je i sigurt, sepse “policia na mbron”. Jo i dashur, nuk ka një polici që mbron të keqen. Policia nuk mbron krimin, ajo herët a vonë do ta luftojë atë. Edhe policët janë prindër të disa të rinjve të moshës tënde dhe thjesht duan të marrin rrogën e tyre. Ka kriminelë në radhët e saj, mund të ketë drejtues të korruptuar, por jo policia.

Do të vijë momenti që një ditë do të hyjnë në magazinën ku je ti, me kapuça, të armatosur deri në dhëmbë, e do të bërtasin: “ndal, duart lart!,” do të kapin e do të shtrijnë përtokë duke të vënë një tytë të ftohtë pistolete në kokë e do të vënë prangat. Dhe ti si ushtar që je do të dënohesh, por “shefat” e tu jo. Ata do të vazhdojnë duke rekrutuar të tjerë të rinj si ti, duke filluar nga e para me premtimet e tyre e do t’i shohësh atje te ti në burg. E megjithatë të shkoi mirë që je në burg se mund të ishe edhe një kufomë më shumë dhe anonime në parcelat e kanabisit.

Por unë do të vij edhe atje të takoj në burg, jo për të thënë se je djalë i keq, por për të thënë se me gjithë të gjitha, nëse ti do, në fund të tunelit ka gjithmonë dritë dhe se mund t’ia dalësh, por për këtë duhet të dalësh nga terri ku je futur, duhet të dalësh mbi vetveten. Për këtë duhet të kesh guxim e unë jam këtu për të t’inkurajuar që të ikësh nga parcelat apo magazinat e kanabisit e të nisësh një jetë të re…

Kategori
Uncategorized

Nipi i ballistit: U pushkatua pa gjyq me djalin 18 vjeç, kur i zhvarrosëm i gjetëm të dy për dore.

Nipi i ballistit: U pushkatua pa gjyq me djalin 18 vjeç, kur i zhvarrosëm i gjetëm të dy për dore

Sokrat Turtulli, një prej familjarëve të njërit prej anëtarëve të Ballit të pushkatuar pa gjyq, nipi i Sadik Turtullit i quan të papranueshme reagimet ndaj Nishanit, teksa kujton vuajtjet e familjes së tij. Ai e quan turp për të rinjtë e sotëm që kanë mentalitet komunistësh, ndërsa kujton momentin e zhvarrimit të xhaxhait me të birin. “Ata u ekzekutuan në mënyrën më makabre të mundshme vetëm për faktin se ishin kundër modelit dhe ideologjisë bolshevike, që një grup individësh po përhapnin përmes terrorit në viset shqiptare. U pushkatua bashkë me djalin e tij 18 vjeç, pa gjyq. Kur u bëmë zhvarrimin, i gjetëm babë e bir të dy përdore. Ashtu kishin mbetur të ngjitura kockat si shenjë ulëritëse për të thënë se edhe në varr ishin të pafajshëm. Dhe s’ka si të mos jem dakord me presidentin”, thotë ai./

Në një letër të hapur për GSH, Sokrat Turtulli shkruan: “…Kur lexova këtë titull, të them të drejtën m’u rrënqeth mishi. Hodha sytë për të parë portretin e atij që e kishte thënë dhe në çast m’u përplasen kujtimet nëpër cepat e trurit. Mbylla sytë dhe drithërimat ma mbështollën të gjithë trupin. Kjo shprehje më ka shoqëruar në të gjithë rininë time. Ma thoshin përditë, në rrugë, në klasë, në zbor apo kudo ku trokisja: ”Ballist”, “Kulak”, i biri ballistit, djali kulakut, armiku i partisë. Nuk mundja të dashuroja, nuk mund të kërkoja punë, nuk mund të kërkoja shkollim për më lart, nuk mund të qarkulloja jashtë rrethit pa marrë leje tek ‘vampirët’ operativa të Sigurimit të Shtetit.

Edhe vajza e një kryetari të këshillit të partisë që e kisha në shkollë nuk mund të mi shikonte sytë dhe të më thoshte se sa më donte. Më dërgonte letra fshehurazi. Më shkruante emrin e saj në bankën time dhe me lutej ta prisja në klasë pas mësimit. Ajo nuk e kishte idenë çdo të thoshte të ishe djalë ballisti. E mësoi këtë vetëm duke parë filmat e realizmit socialist. Ballist babai im, që punonte ditë e natë në kooperativë. Ballist xhaxhai i babit, ose më saktë komandant Balli. Dhe ky komandant Balli që përndiqej aq shumë për ta vrarë, ishte edhe një ndër dashnorët e “partizanes” dhe komunistes më të famshme të zonës, që figura i ngrihej lart e lart nga partia. Ishin nga një fshat, hanin dreka e darka bashkë, jetonin me të këqijat e sistemit njësoj të gjithë.

U pushkatuan nga partizanët me motivin se ishin bashkëpunëtorë me gjermanët, në një kohë që bashkëpunimi i vetëm i tij ishte vetëm me “partizanen” hamshore të lagjes. U pushkatua bashkë me djalin e tij 18 vjeç, pa gjyq. Kur u bëmë zhvarrimin, i gjetëm babë e bir të dy përdore. Ashtu kishin mbetur të ngjitura kockat si shenjë ulëritëse për të thënë se edhe në varr ishin të pafajshëm. Dhe s’ka si të mos jem dakord me presidentin. -Ata u ekzekutuan në mënyrën më makabre të mundshme vetëm për faktin se ishin kundër modelit dhe ideologjisë bolshevike, që një grup individësh po përhapnin përmes terrorit në viset shqiptare.

Ata u ekzekutuan në mënyrën më kriminale të mundshme, pasi ishin kundër shitjes së trojeve shqiptare tek të huajt. Ata u ekzekutuan se kërkonin orientimin perëndimor të Shqipërisë.”

Kategori
Uncategorized

Kur ta ndjen bytha acarin.

Edi Rama ‘i palumtur’ në Kosovë.

Rikthimi në Kosovë për herë të parë pas vizitës në Serbi i kryeministri të Shqipërisë Edi Rama, nuk duket se po i pëlqen edhe aq.

Rama ka pasur shumë kritikat nga pala kosovare duke nisur nga ministra, analistë dhe publicistë të ndryshëm rreth vizitës së tij të fundit në Serbi ku kishte folur edhe për Kosovën.

Këto deklarata mbase e kanë bërë kryeministrin shqiptarë që të ndihet jo rehat në rikthimin e tij në Kosovë.

Në këto fotografi që ka realizuar “Zëri” i pari i ekzekutivit shqiptarë nuk shihet edhe aq i lumtur. Shikoni fotografitë më poshtë. /Zeri/ImageImageImageImageImageImageImage

Kategori
Uncategorized

Kathimerini”: Pas PDIU fshihet gishti i Erdoganit. Ka shumë biznese partia.


“Kathimerini”: Pas PDIU fshihet gishti i Erdoganit. Ka shumë biznese partia

“Një parti e vogël…dhe pas saj Erdogani”. Ky është titulli i një artikulli të gazetës “Kathimerini” të së dielës, që analizon rolin e partisë së çamëve në Shqipëri, deklaratat e Komisionerit Hahn, gjendjen politike në vend para zgjedhjeve parlamentare dhe ato për presidentin, si dhe minimin e marrëveshjes për kufirin detar midis Shqipërisë dhe Greqisë.

“Është paradoks – shkruan “Kathimerini”, – që një parti e vogël me 5 deputetë, por që pas saj fshihet gishti i Erdoganit, jep tonin në marrëdhëniet shqiptaro-greke në vitet e fundit, duke u bërë aleate në disa qeveri”.

Artikulli përshkruan gjendjen e krijuar në Parlamentin shqiptar pas vizitës së kryeparlamentarit Meta në Athinë.

Gjithashtu theksohet se, edhe ministri i Jashtëm Bushati, në të njëjtën seancë ka deklaruar se qeveria shqiptare mban lart në axhendën e saj çështjen çame dhe vetëm disa deputetë, si Dade, Meta dhe Dule, u përpoqën të bindin Parlamentin shqiptar se çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve kërkojnë edhe një klimë të mirë në marrëdhëniet dypalëshe, që do t’i shërbejë edhe ecurisë europiane të Shqipërisë.

“Kathimerini” përmend se, edhe ish-kryeministri Berisha ka lënë të nënkuptohet në Parlament se, pas prishjes së marrëveshjes së detit qëndron një forcë e tretë, e cila është Turqia, raporton “Top Channel”.

“Kathimerini” ka intervistuar edhe anëtarin tjetër të PDIU-së, Tahir Muhedinin, që ka folur me urrejtje për ushtarët e Zervës, për miqësinë me ortodoksët vendas para dëbimit, për organizimin e partisë prej viteve ’90 e deri më sot, kur numërohen mbi 320 mijë çamë në të gjithë vendin, pavarësisht se sipas historisë – siç thotë ai, – rreth 20 mijë kanë qenë ata që kanë ardhur në vitit 1944.

Duke iu përgjigjur pyetjes se ku i gjen fondet për aktivitete kaq të mëdha brenda dhe jashtë vendit, një parti e vogël si PDIU-ja, ai përgjigjet se “ajo mbështetet nga biznesmenë të fuqishëm”.

marrë nga Koha Jonë.

Kategori
Uncategorized

12 më të kërkuarit e Policisë së Tiranës, ja historitë e tyre dhe krimet që kanë kryer.

EMRAT/ 12 më të kërkuarit e Policisë së Tiranës, ja historitë e tyre dhe krimet që kanë kryer

Policia e Tiranës ka bërë publike fotot e 12 personave, që për këtë drejtori policie rezultojnë të jenë më të rrezikshmit. Ndërkohë që sipas kësaj policie, në këtë grup përfshihen edhe 3 gra. Në listën e personave të rrezikshëm , bie në sy mungesa e disa personave të implikuar në vrasje, por që nuk janë arrestuar ende, ndërsa në krye të listës qëndron Eduart Kurti, personi që u vu nën akuzë të nesërmen e një masakre të ndodhur në mes të Tiranës ku u ekzekutuan dy vëllezër brenda një makine me plumb në kokë.

Në listë policia e Tiranës ka edhe një djalë kuksian, i cili akuzohet për një vrasje të dyfishtë për të cilën është dënuar me 20 vjet burg në mungesë. Ai është i rrezikshëm, thotë policia, ndërsa 4 vite pas aktit të kryer prej tij, iu kanë vra në Kodër Kamëz motra dhe vëllai, një ngjarje e rëndë që u la thjesht në kuadrin e gjakmarrjes, ndërsa autori i moshuar, i ati i dy viktimave të Ferhatit pranoi krimin e dyfishtë!

Në listë gjendet edhe “tezja” e kokainës, lordit të drogës, njeriut që ka vënë në lëvizje policinë e gjysmës së Europës, që ngre punishte heroine e kokaine në mes të vendit, që dyshohet edhe për linjë fluturimi në funksion të hashashit të mes Durrësit e Kurbinit, ndërsa gruaja është në Kosovë duke vuajtur dënimin për trafik droge dhe nuk dihet se për se vijon të jetë në kërkim nga policia e Tiranës.

Po ashtu në burg gjendet edhe studenti shqiptar që kreu një masakër në Rumani, ndërsa policia e Tiranës vetëm në këtë skedë prej 12 personash ka futur edhe emrin e një personi që e ka ngatërruar me emrin e vëllait, në vend që të shkruante Artur Kuliçi, ka nxjerrë të dhënat e Eduartit, paçka se nuk korrespondojnë datëlindjet sipas të dhënave që ka publikuar policia.

Image1 – Eduart Kurti, burgim të përjetshëm; “vrasje me dashje”

Mbase mund të konsiderohet një prej ngjarjeve më të rënda të 2012-s, jo vetëm për faktin që u ekzekutuan dy vëllezër në makinë në mes të Tiranës, por edhe për faktin se pavarësisht se policia dhe prokuroria e kanë një emër, asnjëherë nuk u fol me prova konkrete se pse i vrau dhe si doli nga Shqipëria Eduart Kurti. Sot e asaj dite, ai nuk është hasur gjëkundi edhe pse është i kërkuari i drejtësisë sonë që prej 2 dhjetorit të 4 viteve më parë, ndërsa sot e asaj dite vijojnë përplasjet në lidhje me palët për shkak se dy vëllezërit Igland dhe Sokol Haxhialiu, nga Berati me banim në Bllok. Eduart Kurti u tha se u ngatërrua me vëllezërit biznesmen për çështje borxhesh, por policia fillimisht arrestoi një djalë të ri nga Mamurrasi, i cili më pas u la i lirë, pasi sipas policisë së asaj kohe u bë me dije se djali kishte qenë në shtëpinë e tij në momentin kur pretendohet se ndodhi vrasja në afërsi të “Vasil Shantos”.

2 – Eduart Gani Kuliçi, burgim të përjetshëm, “vrasjes me dashje”

Eduarti, nuk ka vrasje dhe asnjë ngjarje në Shqipëri. Akuzohet për një vrasje në Irlandë dhe është i dënuar atje nga shteti irlandez, histori e bujshme e vitit 2003!

3 -Bashkim Riza Ferhati, 20 vjet burgim, “vrasjes me dashje”

Ishte fillimi i vitit i 2008-s, kur një ngjarje e rëndë do të trondiste gjithë vendin; vëlla e motër ekzekutohen në makinë, ndërsa vëllai kishte ardhur për festat e fundvitit në familjen e tij dhe do të nisej ato dy ditë në drejtim të Anglisë. Autori i vrasjes së dyfishtë, Hasan Puci, kur u dorëzua i tha policisë; i vrava se nuk e gjeta dot vrasësin e dy djemve të mi. Nuk doja t`i vrisja ato, por meqë nuk gjeta atë. Bëhej

fjalë pikërisht për Bashkim Ferhatin, personin që kishte vrarë dy djemtë e Hasanit dhe ky i fundit në shenjë hakmarrjeje vrau me 3 janar Bilbilin dhe Mimozën. Bashkimi kishte vrarë plot katër vite më parë, ku u tha se shkak i sherrit ishte një copë tokë. Tashmë emri i Bashkimit rezulton ndër më të kërkuarit nga ana e Policisë së Tiranës.

4 – Kujtim Demir Demiri, 14 vjet burg, “trafikim i të miturve”

Bleu fëmijën për 10 mijë lekë dhe e përdori për disa vite të lypte nëpër rrugët e Greqisë. Ishte një nga ato rastet e frikshme të trafikimit të të miturve të cilët kaloheshin jashtë vendi dhe përdoreshin jo vetëm për lypje. Kujtim Demiri u shpall fajtor dhe u dënua me 14 vjet burg ndërsa ishin vetë prindërit e të miturit që treguan se bëhej fjalë për një pazar që kishin bërë me këtë person për ta nisur djalin drejt Greqisë dhe që djali i tyre do të punonte dhe do tu sillte të ardhura edhe atyre

5-Blenis Mihallaq Shyti, burg i përjetshëm, “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”

Në fakt është i arrestuar dhe është i dënuar me burg të përjetshëm. Akuzohet për vrasje të trefishtë në Rumani dhe madje para një viti gjykata e Tiranës ka njohur edhe vendimin e drejtësisë rumune për të tu njohur vendimi i tyre i dënimit përjetë por që Shyti mund të vuaj dënimin në Shqipëri. Ai vrau 12 vite më parë një çift dhe fëmijën e tyre për çështje droge, pasi ishte student atje.

6 – Fation Agim Muharremi, 11 vjet burg, “vrasjes”

Fation Muharremi 32 vjeç është në listën personave më të kërkuar nga policia e Tiranës. Në faqen zyrtare të policisë emri dhe fotografia e tij është e publikuar nën përshkrimin si i kërkuar për vrasje dhe i dënuar me 11 vjet burgim. Po në fakt 32-vjeçari është dënuar nga gjykata e Tiranës me 10 qershor të vitit 2009 (vendimi nr 899) për tentativë vrasje të një bashkëmoshatari në vitin 2007, që mbeti i plagosur, ngjarje e ndodhur në lokalin “22222” në rrugën e Kavajës

7 – Kreshnik Dëfrim Spahiu, 25 vjet burg, “vjedhje me armë me pasojë vdekjen”

Policia e Tiranës bën të ditur se ky personi duhet të konsiderohet i frikshëm dhe i armatosur!

8– Endrit Arben Daci, kërkohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë

Endriti akuzohet për një ngjarje të tri viteve më parë në një lokal në Tiranë.

9 – Florjan Robert Qafa, kërkohet për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Emri i Qafës u bë publik rreth një vit më parë kur Partia Demokratike do të denonconte emrin e tij si të përfshirë në banda kriminale, ndërkohë që ishte i punësuar. U tha se personi ishte hequr nga puna, ndërsa tashmë rezulton i kërkuar nga ana e Policisë së Tiranës.

Gratë e kërkuara të Policisë së Tiranës

Në listën prej 12 personash bien në sy edhe tri gra. Njëra është mjaft e njohur për shkak të lidhjeve që u tha se kishte me baronin e drogës Gëzim Çela, ndërsa të dy gratë e tjera janë të kërkuara për mashtrim me pasoja të rënda. Valentina është e arrestuar në Kosovë dhe e vuan atje dënimin, ndërsa policia e Tiranës bën me dije se ajo është e dënuar me 14 vjet burg dhe ndaj është e kërkuar!

1- Valentina Gëzim Tufina, 14 vjet burg, kërkohet për “trafikim i lëndëve narkotike”.*

“Një grua 50-vjeçare e quajtur Valentina Tufina, dyshohet të jetë truri i një rrjeti trafiku heroine dhe kokaine nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian duke përdorur transit Shqipërinë. E njohur me nofkën “Tezja”, Valentina Tufina, ka udhëtuar në tre kontinente brenda një muaji me qëllim trafikimin ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda. mësohet se në harkun kohor të më pak se një muaji, gruaja ka bërë të paktën shtatë udhëtime, në disa vende të Europës, në Kinë, Australi dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Kështu u bë me dije nga hetimet e asaj kohe, ndërkohë që gruaja u prangos në Kosovë.

2 – Adriana Rakip Çakmak, 16 vjet burg; “Mashtrim”

Për Çakmak ka pak të dhëna në lidhje me veprën penale për të cilën është dënuar vetëm se listohet në 12 personat më të kërluar të policisë së Tiranës

3- Çetina Xheladin Zajmi, 12 vjet burg; “mashtrim me pasoja të rënda”

Gruaja e moshuara mashtroi ortakun e ndërtimin dhe i mori 400 mijë euro. Ai rrëfeu në gjykatë gjithçka kishte ndodhur mes tij dhe gruas, ndërkohë që sipas tij gruaja i shiti atij një objekt të shitur njëherë .

Kategori
Uncategorized

Butka rrëfen masakrat e Mehmet Shehut dhe letrën e tij ku shkruante: “E tepruam”

Uran BUTKA

Një nga betejat më të përgjakshme të luftës civile ndërmjet Ushtrisë NÇ dhe forcave luftarake nacionaliste ishte lufta në Golem të Lushnjës, më 21 tetor 1943, pas prishjes së njëanshme të marrëveshjes kombëtare të Mukjes nga komunistët, me nxitjen e emisarëve komunistë jugosllavë Miladin Popoviç e Dushan Mugosha dhe pas Konferencës së Labinotit (4-8 shtator 1943), ku u shpall zyrtarisht lufta e armatosur kundër Ballit Kombëtar.
Në krye të kësaj lufte civile ishte vënë Brigada I S me komandant Mehmet Shehun dhe zv.komisar Dushan Mugoshën, me pseudonimin “Sali Murati”. Brigada I, qysh nga themelimi, betejat i bëri kryesisht kundër nacionalistëve të Ballit Kombëtar, mandej kundër Legalitetit, krerëve të Veriut etj.
Mjafton të përmendim mësymjet dhe masakrat e Brigadës I S në Dukat të Vlorës, me urdhër të Dushan Mugoshës, më 30 nëntor 1943, masakrën e Martaneshit, më 5 mars 1944, masakrën në Starovë me urdhër të Enver Hoxhës, më 21 prill 1944, masakrat në Mirditë, Dibër (Sinë), Mat, Dumre në vitin 1944, masakrat ndaj robërve italianë në Mallakastër, ku M. Shehu pushkatoi 83 robër lufte dhe në Malin me Gropa 140 oficerë dhe ushtarë italianë të vetëdorëzuar, masakrat në Malësinë e Madhe dhe Kelmend në janar-shkurt të vitit 1945, e kështu me radhë gjatë gjithë luftës civile 1943-1945, por edhe pas saj.
Le të përmendim masakrën në Valmir të Mirditës, ku M. Shehu vari e pushkatoi pa gjyq 14 njerëz të pafajshëm, më 17 gusht 1949 dhe masakrën tjetër me pretekstin e “bombës” në Ambasadën Sovjetike, ku me propozim të tij u pushkatuan pa faj e pa gjyq 22 intelektualë të shquar në Tiranë, ndërmjet tyre edhe shkencëtarja Sabiha Kasimati.
Përveç të vrarëve e të pushkatuarve të kundërshtarëve të komunizmit dhe viktimave të shumta nga popullsia, Brigada I S dogji shtëpitë e “reaksionarëve”, sekuestroi pasuritë e tyre dhe bëri terror në të gjitha krahinat ku ajo shkeli. Mjafton të përmendim se në Kelmend u dogjën 34 shtëpi, në Starovë me 400 shtëpi, vetëm 5 shtëpi që ishin me komunistët nuk u dogjën, të tjerat u bënë shkrumb e hi, siç raporton vetë Mehmet Shehu, e kështu me radhë.
Urdhrin për operacionin në Starovë e dha Enver Hoxha: “Sikundër që e dini, Starova ka qenë dhe është qendra e reaksionarëve të fëlliqur të Qarkut të Korçës… Me një fjalë, Starova është një çerdhe e ndytë, të cilën ne duhet ta godasim rëndë dhe ta zhdukim”. Bilancin e luftës në Starovë e bën M. Shehu: “Tani, me përjashtim të 5 shtëpive që ishin me ne, Starova u shua dhe nuk ekziston më. Nuk ka më Starovë!”.
Një nga ato masakra qe ajo në afërsi të Lushnjës, te kodra e Cen Hasanit në fshatin Golem, më 21 tetor 1943. Brigada I S sulmoi forcat nacionaliste të komanduara nga Tefik Cfiri dhe Isa Manastirliu, dy komandantë të çetave të Ballit Kombëtar, që kishin marrë pjesë në luftimet kundër pushtuesve italianë bashkë me forcat nacionalçlirimtare:
Tefiku në Mallakastër në bashkëpunim me Mehmet Shehun dhe Isai në luftën e përbashkët të Qafë Shtamës, nën komandën e Abaz Kupit, më 4-5 gusht 1943, pra, një ditë pas Marrëveshjes së Mukjes. Por krerët komunistë e prishën këtë marrëveshje dhe i kthyen pushkët kundër atyre, me të cilët deri atëherë kishin bashkëpunuar kundër okupatorëve.
Mehmet Shehu shkruante: “U ramë befas dhe i shpartalluam të 400 bashibozukët ballista: 172 robër dhe 10-15 të vrarë” (AQSH fondi 41 v.1943 D.32)
Pas betejës, Mehmet Shehu urdhëroi, në kundërshtim me çdo rregull lufte, pushkatimin e 65 robërve, që s’ishin tjetër veçse luftëtarë të thjeshtë e të rinj të pafajshëm, bujq nga fshatrat e Myzeqesë, që nuk pranuan të bashkoheshin me Brigadën I Sulmuese (vetëm njëri pranoi) dhe nuk donin të luftonin më, po të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ata që nuk i zuri plumbi, i theri thika e Dushan Mugoshës, zëvendëskomisarit të Brigadës me pseudonimin Salë.
Atje nuk kishte as italianë, as gjermanë, kish vetëm shqiptarë që luftonin kundër njëri-tjetrit, kishte dhe një të huaj, një komunist malazez që ushtronte luftën kundër shqiptarëve si një zanat i vjetër. Kemi të bëjmë me një krim lufte kundër njerëzimit: Vrasja e robërve të luftës.
Këtë masakër e pranon edhe vetë komandanti i Brigadës I Sulmuese, M. Shehu në një letër autokritike drejtuar Shtabit të Përgjithshëm:
“Me të vërtetë Ballit i dhamë një grusht të fortë në ekzekutimin e 65 ushtarëve të tij, porse mua më duket se kemi qenë të gabuar, kemi ekzagjeruar, kemi qenë shumë të rreptë. Do të mjaftonte të pushkatoheshin 10-20 ballistë nga më përgjegjësit… Gjurmët e këtij terrori duhen zhdukur dhe shpresojmë se do t’i zhdukim në të ardhmen.
Kjo do të vlejë shumë edhe për mua personalisht, që të mos nxitem herë tjetër, të jem më i matur e të mos lë të tërhiqem nga sentimentet dhe buçitjet e çastit, që në mua shfaqen akoma si konsekuencë e një origjine mikroborgjeze, patriarkale, prapanike, mesjetare”. (AQSH fondi 41 D.32 v.1943)
Sipas dëshmive të Xh.Staraveckës, i pranishëm në këtë masakër kolektive, pushkatimet u urdhëruan nga Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha, i cili ishte i plotfuqishëm në Brigadën I. Fiqrete Sanxhaktari (Shehu) ndikoi te Mehmeti për të hequr nga rreshti i ekzekutimit 10 “lafshëpaprerë”, meqenëse balanca rëndonte nga ortodoksët, për t’i bërë qejfin Dushanit.
Me gjithë 12 të vrarët në përpjekje dhe tre të tjerëve që M. Shehu i mori me vete dhe i pushkatoi, numri i këtyre viktimave arriti në rreth 80 veta. Vlas Arapi (Pelivani), kuadër i Brig. I, që erdhi pas masakrës, i tha Mehmetit: “Këta pushkatove ti? Trimëri të madhe paske treguar!”.
M. Shehu iu përgjigj: “Kjo s’është asgjë, me ato që kam parë unë në luftën e Spanjës. Atje janë derdhur lumenj gjaku…”. (F.Arapi, “Kush ishte Vllas Arapi”. Tiranë 2000) Në këtë përgjakje të luftës civile, ishte politika e PKJ dhe dora e emisarëve të saj M. Popoviç dhe D. Mugosha.
“Dy serbët e mallkuar, që rrinin në krye të Partisë Komuniste shqiptare, sot fërkojnë duart kur shohin se propaganda e tyre, për të cilën ishin dërguar, e bëri punën. Ah, ç’mjerim!”.

67 ushtarët e Ballit, “Martirë të Demokracisë”

“Popullin shqiptar e hodhën në vëllavrasje”, thuhet në një dokument të asaj kohe.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u ka akorduar titullin “Martir i Demokracisë” 67 ushtarëve të Ballit Kombëtar, të pushkatuar në vitin 1943.
Ceremonia u zhvillua ditën e premte në Divjakë të Lushnjës, në ditën e 73-vjetorit të masakrës. Ka qenë sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Florian Nuri, i cili ka dorëzuar dekoratat në emër të institucionit të Presidentit të Republikës.
Ky titull u akordua me motivacionin:
“Me mirënjohje dhe vlerësim për të gjithë ata burra nacionalistë e të pamposhtur që luftuan për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe të vëllazëruar. Në shenjë nderimi për rezistencën e tyre të paepur, deri në sakrifikim, kundër instalimit të regjimit komunist diktatorial në Shqipëri”.

LISTA E TË DEKORUARVE

Ndoni Sako
Fani Trungu
Gori Todi
Jani Gjeka
Jorgji Gjoni
Jorgji Lala
Kozma Zhuka
Ibrahim Luzha
Nasi Zhuka
Koli Tashi
Kristo Shkoza
Loni Bita
Llazi Prifti
Lili Shkoza
Mihal Bita
Nasi Janko
Nasi Sako
Nasi Zaho
Perikli Prendi
Pali Zaka
Ristan Bani
Simon Gjini
Stefan Prendi
Todi Gjurgji
Vasil Përboti
Myslim Bedalli
Bajram Jeshili
Mehdi Pirra
Ruho Nako
Hysen Dupi
Latif Karafili
Muharrem Meshani
Bajram Bilbili
Ismail Koçiu
Isuf Buzi
Ramazan Kofsha
Shefik Tota
Gori Lala
Ndin Ndoni
Gaqo Ndoni
Beqir Cani
Sabri Bullari
Tafil Lluzha
Ibrahim Lluzha
Haxhi Sina
Shemsi Arapi
Cen Arapi
Haxhi Murrizi
Kadri Murrizi
Hysen Murrizi
Ismail Murrizi
Trifon Gjeko
Alush Kasemi
Met Kasemi
Asllan Vrapi
Elmas Xhepa
Arif Muça
Rakip Xhepa
Bajram Pepa
Shaqir Sula
Çaush Xhepa
Hysen Ismaili
Shyqyri Leka
Arif Halili
Trifon Gjoni
Shaban Sina
Ram Koçi

Kategori
Uncategorized

Shullazi, me pistoletë në bark e duart në fyt Beqes.

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqja kundër Emiliano Shullazit dhe bandës së tij. Biznesmeni ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda se Shullazi e ka kërcënuar me pistoletë në kokë përpara noteres për t’i marrë 30 për qind të pronës së ish-hotel “Vollgës” në Durrës. Kërcënimi ka ndodhur, kur ata kishin shkuar në një zyrë noteriale në Durrës, për të regjistruar në emër të Shullazit 20% të pronësisë së hotel “Vollgës”, siç ishte rënë dakord më parë për shkak se 40-vjeçari e kishte ndihmuar biznesmenin ta regjistronte pronën në Hipotekë. Kur po nënshkruanin kontratën, Emiliano Shullazi merr vesh se një pjesë e ish-hotelit është shitur tek familja Kodra për 700 mijë euro. Biznesmeni ka thënë se ai ka nxjerrë menjëherë një pistoletë, që e kishte me vete dhe ia ka vënë në kokë, duke i kërkuar paratë e marra nga familja Kodra dhe 10% të tjera të pronësisë. Biznesmeni ka pranuar të firmosë për t’i dhënë Shullazit 30% të pronës dhe të paguajë paratë kesh.
Në dëshminë e biznesmenit Beqja, thuhet se si përfaqësues i kompanisë arabe Suadi Brothers, prona e të cilëve është ish-hotel “Vollga” në Durrës kishte kontraktuar një avokat si përfaqësues ligjor nëpër gjykata. Por, duke parë se në fillim të vitit 2014, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit vendosen kundër kompanisë arabe, avokati i Beqjas, i kishte propozuar zgjidhjen e problemit të proceseve gjyqësore, duke kontaktuar Emiljano Shullazin. Takimin me këtë të fundit, sipas deklarimeve, ia kishte mundësuar avokatit, ku edhe janë takuar mbrapa pallatit nr.40 në rrugën e “Kavajës”. Takimi i parë, ka thënë Beqja është zhvilluar në makinë të blinduar të Shullazit, mbrapa pallateve në këtë zonë. Ylvi Beqja në deklarime thotë se pas përshkrimit të situatës, Emiljano Shullazi kishte pranuar të merret me problemin e tij, duke kërkuar 20% të pronës.
Edhe pse ishte një shumë e madhe, pranova thotë Beqja në deklarime se nuk kisha zgjidhje tjetër. Takimi i dytë, sipas dëshmitarit të drejtësisë është bërë në gusht, në zyrën e noterit ku është nënshkruar kontrata e premtimit, duke lënë si detyrë që me regjistrimin e pronës do merret Shullazi 10% dhe në përfundim të të gjithë proceseve gjyqësore edhe 10% tjetër. Por me regjistrimin e pronës në Durrës, Beqja i shet një sipërfaqe të caktuar të pronës shtetasit Fejzi Kodra me vlerë 671 mijë euro.
Me të kaluar kjo shumë në llogari bankare, i dyshuari Shullazi ndryshon qëndrim. Ylvi Beqja thotë se nga marrëveshja për kalimin e 20% të pronës, Shullazi me anë të kërcënimit dhe dhunës ka kërkuar të nënshkruajë një kontrate të re dhurimi, ku Beqja i dhuron edhe 10% të pronës, para një notereje në Durrës. Ai tregon momentin kur Shullazi i kishte vendosur pistoletën në bark dhe dorën në fyt, duke kërkuar që të firmoste kontratën e dhurimit. Në dëshmi Beqja, thotë se Shullazin e ndiqnin nga pas 15 deri 20 persona me makina të ndryshme, duke dhënë si detaje momentin e nënshkrimit të kontratës së re, noteren e detyruan të mbyllë qepenin e zyrës, deri sa të firmoste Shullazi kontratën.
Biznesmeni Beqja i ka dërguar personalisht rreth 400 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër e ka paguar në 3 çeqe, të cilët janë tërhequr në bankë nga Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, në dhjetor të vitit 2015. Tërheqja e çeqeve prej tyre është provuar nga Prokuroria, në bazë të pamjeve filmike dhe disa dokumenteve të tjera të bankave ku është bërë tërheqja e parave. Për pjesën tjetër të dëshmisë pritet të merret në pyetje edhe noteri, para të cilit ka ndodhur kërcënimi, siç pretendon biznesmeni.

Kategori
Uncategorized

Kokëdhima: Zyrtarë të shtetit janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit Kokëdhima: Zyrtarë të shtetit janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Kokëdhima: Zyrtarë të shtetit janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit

Koço Kokëdhima ka akuzuar se zyrtarë të shtetit shqiptar janë të përfshirë  dhe të implikuar me organizatat kriminale të kultivimit të kanabis sativës.

Ish-deputeti i PS thotë se dominimi i organizatave kriminale mbi rendin dhe sigurinë përbën një fenomen shqetësues dhe situata aktuale është tepër e rrezikshme.

“Fenomeni nuk është kufizuar, është fenomen që ka agravuar dhe është situatë jashtëzakonisht e rrezikshme. Ka zyrtarë të shtetit të implikuar në organizatën kriminale të kanabisit”, është shprehur Kokëdhima në emisionin “Opinion”.

Ndërsa, sa i përket ligjit të mbetjeve, ish-deputeti u shpreh se Parlamenti nuk duhet që ta miratojë këtë ligj, pasi ndikon negativisht në ndotjen e ambientit.

“Nuk duhet ta miratojmë këtë ligj. Importi i mbetjeve ka në vetvete një potencial mbetjesh të rrezikshme. Nuk duhet që ta rëndojmë më tej këtë mjedis. Ne kemi potencial brenda vendit, le të pastrojmë Shqipërinë dhe nuk na duhen mbetje të tjera’, tha Koço Kokëdhima.

Kategori
Uncategorized

Rama firmosi pak ditë më parë shkarkimin e Ylli Manjanit dhe kërcënimi i Metës.

Ekskluzive/ Rama firmosi pak ditë më parë shkarkimin e Ylli Manjanit dhe kërcënimi i Metës

“Ushtria të angazhohet për të luftuar hashashin”- kjo deklaratë për pak sa nuk i ka kushtuar postin e tij Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Burime të Syri.net bëjnë me dije se mbëmjen e së martës së kaluar Kryeministri Edi Rama ka firmosur pa u menduar dy herë shkarkimin e Ylli Manjanit dhe madje ia ka bërë të ditur këtij të fundit duke iu drejtuar se me deklaratat e bëra, ai nuk mund të ishte më anëtar i kabinetit të tij.

Ylli Manjani besohet se sapo është njohur me këtë veprim të Ramës ia ka komunikuar vendimin kryetarit të tij Ilir Meta. Kaq ka mjaftuar që Meta të thërrasë në apel Edi Ramën e ta pyesë se çfarë i thoshte mendja. Besohet se mes të dyve është regjistruar një përplasje e ashpër verbale, por ajo që e ka bërë Edi Ramën të tërhiqej parimisht nga shkresa e firmosur në tryezën e tij, ka qenë kërcënimi me fjalët “bëje po ta mbajti dhe nesër dal nga qeveria!”.

Ndryshe nga ajo që besohet se ndodhi në fund të Korrikut kur në takimin e vilave qeveritare në Durrës ishte Rama ai që vuri Metën me shpatulla pas muri “o tërhiqu tani nga qeveria ose mbylle gojën”, situata politike duket se e nxjerr sërish në avantazh numrash Ilir Metën.

Sidomos me “derilindizimin” e votave të Blushit e Hafizit plus disa rrjedhje të reja në horizont drejt realiteteve të reja politike që po marrin formë. Ajo që ka ndodhut më pas është histori. Dy ministra Kodheli e Tahiri e kanë kundërshtuar publikisht qëndrimin e Ylli Manjanit duke i cilësuar ato konkretisht si deklarata që vinin “kolltuket” dhe që nuk ishin serioze.

Për të konfirmuar qëndrimet e ministrit të tij ka menduar edhe vetë Ilir Meta i cili foli për një situatë kritike e krijuar nga kultivimi dhe trafikimi i hashashit në Shqipëri. Ndërkohë sa për t’i kujtuar Edi Ramës se kush i mban pantallonat në mazhorancën aktuale, partia Ilir Metës takoi dje grupet e interesit kundër importit të plehrave. Ndërsa vendimi i firmosur për shkarkimin e Ylli Manjanit vazhdon ende të jetë në krye të axhendës ditore të Kryeministrit Edi Rama. /

Kategori
Uncategorized

PS, militantët e saj në rrjetet sociale me një sms: Filloni punën se po iu monitorojmë.

Ja si aktivizon PS, militantët e saj në rrjetet sociale me një sms: Filloni punën se po iu monitorojmë

Ajo që tregohej si një barsaletë duket se është një histori e vërtetë dhe e trishtë keqpërdorimi i nevojave të njerëzve të ndryshëm për një vend pune. Faqja Lolita ka publikuar sot një mesazh që iu është shpërndarë anëtarëve të PS-së ku iu kërkohet atyre që të jenë aktiv në Facebook dhe në portalet informative për të sulmuar ata që kritikojnë qeverinë dhe për të mbrojtur qëndrimet e “kryetarit”.

Mesazhi i cili besohet se është nisur në adresat e armatës së guerrilsave socialistë me shumë gjasë i takon datës 27 Nëntor të vitit të kaluar kur historian Aurel Plasari doli gjatë emisionit Debati në Channel One është shprehu për Edi Ramën me këto fjalë: “Ky zotëri nuk e do parlamentarizimin dhe sot po e shohim që do të bëhet dekriminalizim i parlamentit. Qeveria duhet të bëjë ndryshimin e madh, të qeverisë ndryshe, teknikat i di vetë qeveria, sepse ajo ka marrë votat. Opozita kryesore për të rregulluar qeverisjen, duhet të vijë nga ajo vetë. Qeverisjen e keqe duhet ta ndalojë potenciali i brendshëm i PS. Edi Rama nuk i do idetë dhe aspiratat socialiste. Ç’ të mirë ka bërë Rama, me gjithë këta njerëz që ikin? Ikin ata që janë të pakënaqur, që janë kritikë, ata që janë pa punë, pra ata që nuk japin votën. A është teknikë kjo për të larguar të gjithë ata që nuk i japin votën? Ka bërë vetëm disa piktura të bukura”, thotë Plasari. Sipas tij, fundi i Ramës do të jetë me pasoja të rënda për Shqipërinë”.

Deklaratat e Plasarit janë publikuar edhe në mediat Gazeta Tema, Lapsi.al e Balkanëeb.com dhe vetëm në portalin GazetaTema.net ka patur mbi 70 komentet pothuajse të gjitha kundër dhe me gjuhë të ashpër në adresë të Aurel Plasarit.

 

Disa nga komentet kundër Plasarit në portalin gazetatema.net…

i njemilionti

Plasari:Si Historian nuk e di,por si Opinionist qenka nje Koqe Kandari. Oreee Placar! E Imagjinon dot po te kishe Qeverine Berisha ende ne Pushtet si do ishte katandisur ky vend?Po Ai me aq sa ndejti,e Shkretoi,i nxorri Uji te Zi ketij vendi,apo harrove zotrote?Si nuk te kujtohet qe Ai Berish e mbushi vendin plote me Brrejtesa,qe i shkuan gjer ne Paslce te gjores Shqiperi dhe Sot ti i quan merita ato? Po paske lajthitur a derezi. Qenkeni nje Dore allasoj qei drejtoni shigjetat prej Letre Rames,por Inatciu me te Sinqertin jane shume larg.Mere pak ne Fokusnje Shqiperi qe vetem Emerin i lane dhe ajde ti e behe Shtet,kurBrrejtesat ende po nanxjerrin Syte.Kjo eshte Filozo??a e Hajduteve te berrtasin:Kapa Hajdutin!Pale ngrite nga Kadavra edhe Nanon Turp!per ty dhe nje takem te cmendurish si Lubonja meshoke Sa ju pelqene Stuhija ne Gote!Te thuash aventure eshte pak.ju jeni manjake te mbarsur me plote Inat.Qe nuk i sherbeni askujt vec Dreqit.Vertete ka ca gjera qe duhen bere ndryshe,por kursesi te Zerosh gjithcka.Prandaj mos beni Llogje me Hallet.

rrufeja

E DHJEVE PLASAR SAPO LAVDEROVE KRYKRIMINELIN BERISHA DHE KRYEPIJANECIN NANO. KESHTU QE NUK JE I BESUESHEM. SHKO PI NDONJI GOTE ME BASRI FALLIUN DHE QETESOJU

Spartaku

O Plasar,te plaçin syte dhe te plaste koka.Dukesh ti qen qe kur quan te mire Sali Berishen qe ka bere kaq krime te pallogariteshme,dhe ti je besnik i tij.EDI RAMES ti,ti rruash trapin,se e ka zgjedhur populli dhe jo ti

Salepi

O ç’na kenaqe o Rrelo, bjeri ti biem edhe ti. Po Rama te beri ama drejtor te BKSH mos e harro. Dashuria per Berishen te vjen nga kaloresi i madh Fahri aga Balliu i teqese se Mokres, te nje sëre jeni.

rroku

Si nuk shpetuan keta ish “miqte” e rames nga xhelozia per te, do te ikin nga kjo bote me marazin qe rama nuk qelloi te ishte nje deshtak si ata…….Shko aurelo futi i dopio me lubonjen e zhejin……

faro

Spiun i perjetshem! Nuk ka mundesi qe nje te tilli ti peleje nje njeri me shpirt te lire si reformarori Edi Rama! Si e ka patur pseudonimin ky ne MN?

Arti

O plaskari po pse dhunti e quan nje kryeminister qe vret qytetaret e vet vetem per te mos leshuar karrigen ku ishte

Ervest

Ky person paska rohitur qenka 100 vjet mbrapa paske nevoje per tu vizitue tek psikologu o I zi ,po shko se te rregullon dr.Saliu.

LORA

Lajm I mire;aurel plasari, si ithtar I statukuose se gangsterizmit te integruar nanoberisha,qeka tuj plas. I qofte e lehte.

Kategori
Uncategorized

Dhe maçokët rrinë e presin, për të ngrënë atë që dhjesin.

Dhe maçokët rrinë e presin, për të ngrënë atë që dhjesin.

E PD…PD u mbajte me hunj të çkulur.

Ore deri dije gjithë këta emra, kush më shumë e kush më pak ishin antare dhe kontribues të PD_së por fsheur edhe të LSI_PS_së.

Disa si…
Agai i Vranishti me shkolle te mesme (Ylli Taho) i emeruar doganier nga Nadiri vëllaj i Bodes sepse i kishin gratë kusherira te para, ikën me nga 500 000 euro si doganier peshoreje dhe sot paturpësisht është N/Kryetar bashkie duke sponsorizuar 35 000 euro.

Krye hajduti tjetër…
Romeo Hajdërlli (agai i Sulit) erdhi si emigrant grek me emrin Elvis, me 6 klasë, por që bleu punen me 7000 euro, dhe diplomën në Tetovë, me 3000 euro ero, plus pagoi dhe 7000 euro te tjera per tu bere pergjegjes turrni, lekët e vjedhura ne doganë si doganier dhe pergjegjes turrni, arriti të beje nje pallat 5 kat dhe nje farmaci në Bilisht.
Sot është Drejtor i ujsjellsit në Bilisht, duke sponsorizuar 20 000 euro.

Më krye bastardi….Valer Hoxha (Vali Viçka).
Agai i Vranishtit e nisi karierën me Gjinushin, e vaxhdoi me PD_në si financues i Rusmajit, si kryetar komisjoni i PD_së Devoll më 2013 për meritat e tij ne firmosjen e proçesverbalit pa kundershtim nga PD, emërohet në DPD dhe përfundon drejtues në Bashkine e Tiranës me Erjon Velinë.

Pse Ritvani ju hodhi gotën e ujit drejtuesve të fushatës në lokali i Paros në selia e PD_së.
Per 500 000 euro qe miqte e tij doganiere duke e mashtruar i nuk i hodhen keto lek ne fushate por i moren per vete?

Si i mori 100 000 euro doganieri i Qafthanës Ylli Nushi dhe nga erdhen ato??? plus nja 400 mije te tjera qe moren te tjeret dhe ???? Lekët e financimit të fushatës më 2013,për ti financuar në fshatrat Hoçisht, Ģrace, Baban, Stropan, Eçmenik, dhe u zhduk në Greqi pa lënë gjurmë.

Po babëzia Vali (Viçka) Hoxha që kolegët i plumbosën dhe bagazhin e bencit te mbushur me fruta ne dogane, sa dhjetra mijera euro mori?
Eh Vali Viçka, Vali Viçka, mos ishte Rusmajli sot do ishe akoma burg.
Nuk e di a të kujtohet skandali me eskavatorin grek i futur për disa muaj në shqiperi dhe ti duke marre disa mije euro i bere dalje fiktive nga shqiperia në Kapshticë.
U desh denancimi i palës Greke (i pronarit ne Kostur) që të zbulohej ky maskarallek dhe ky abuzim i joti, dhe eskavatori u gjet nga policia ne Bilisht diku prane ne nje gurore.

Harrova…
Doganierin krye majtistin Devi Bahon nga Verleni, fshat me shefin, qe vet shefi i doganet krye hajduti Artan Zaimi e mori doganier vetem e vetem me kemnguljen e tij, sepse ( Babai i Devit simbas Artanit) ish mesuesi i tij,nuk po e ngopte dot me buke… dhe e ngopi me leke te vjedhura ne dogane.

Mbas tortes pihet dhe kokakole.
Eh ku je Engjellush Collaku.
Engjell Collaku qe me me emrin e Bodes beje ligjin ne dogane, dhe leket me kurvat ne korce i harxhoje, aq sa dhe ne aksidentin e rende qe bere ne Plase ja futet atij fshatarit te shkrete, vazhdon perseri doganier tanime i LSI-se, si nje prostitute politike dhe mbetje e PD_se.

Po si mund te larghoem pa folur pak dhe bosin e LSI_se, kryehajdutin ish policin e forcave speciale,apo vellain e kryetarit te kesaj dege per Devollin, Edi Cenollin, nje krye hajdut, nje ish polic qe mori pjese, arrestoj dhe torturoj duke i shkulur edhe thonjte mikuk tim Azgan Haklajn ne Tropoje.
Si mund te harroj,,,, qe kam ndjekur duke u bere cop cop bashk me veturen time me sirena policie, bashk me komandantin e policise Landi Ibom fugonin e kondrabandes te drejtuar nga miku personal i Tan Zaimit nje kondrabandist nga Fshati Fitore, Arti Feto, i cili nen emrin e PD dhe Bodes,bente disa here ne jave kondrabande konfeksionesh Kineze gjithmone nen emrin e PD-se dhe Bodes.
Po si mund ta harroj……
Sepse nuk mund te harroj asgje as atehere kur Romeo Hajderlli kalonte nepermjet rrobave te vjetra qe vinin me kamion nga greqia dhe traktore te vegjel te vjedhur po ne Greqi.

Dhe nuk mbaron me kaq të dashur koleget e mij hajdut,qe si brumbuj haleje u futet ne institucionet e shtetit dhe ashtu perseri vazhdoni te qendroni….dhe radha vazhdon.

Kategori
Uncategorized

BUKUR BUZËQESHIN VARFËRIA DHE VDEKJA!…

BUKUR BUZËQESHIN VARFËRIA DHE VDEKJA!…

Varfëria dorëpërdore me vdekjen
buzëqeshin nëpër heshtje,
në turmë jeton shpirti i tyre primitiv
thërmuar si buzëqeshjet e akullta plot frikë.

Prej mjerimit ngrihet statuja e vdekësisë
vepër arti skalitur nga duartë e dhimbies
tretur në një shtatore drite.

Djegur nëpër klubet e natës, zyrave të seksit
shfarosen qënje të shëmtuara
dhuratë për tokën
ku varfëria ja ka ënda të jetoj mbi qiell
si top modele të kapin rrezet e thërmiave!

Ajo…
këmbëzbathura krusur mbi shpinë të kohës
ecën me zë krenar drejt sofrës së shpresës
dhe të varfër dhe të pasur tretur buzagaz nën gurë
ku më i miri i të gjallëve i dobishëm për vdekjen
e mjerimi tingëllon si trishtim,
nga lagështia e pritjes është qullur i tëri.

nga A.Gj.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria, udhëtim në “Kanabistan”. Mafia shqiptare përdor Italinë si depozitë

FOTO/ Shqipëria, udhëtim në “Kanabistan”, aty ku droga rrit ekonominë. Mafia shqiptare përdor Italinë si depozitë

HETIMET/ Nga vendi i “shqiponjave” në Salento, rruga e gjatë e mallit që mban të gjallë jetën e shumë qyteteve në brigjet e Adriatikut. Plantacione kudo dhe akuza të bollshme ndaj policisë dhe qeverisë. “Janë vetëm fjalë, do ti shkatërrojmë të gjitha e BE do të na ndihmojë”, thotë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, për Il Fatto Quotidiano.it.

Nga Tiziana Colluto

“E sheh se si jemi katandisur? Duhet të presim sa të mbledhim kanabisin për të shitur ndonjë gjë”. Zonja Ana e ngre shikimin ndërsa është duke mbajtur shënime. Ajo e di se pavarësisht gjuhës ne e kemi kuptuar se çfarë po thoshte burri që sapo iku.

“Disa kohë më parë na kishte thënë që ti mbanim një pallto që do ta paguante me lekët që do mblidhte nga shitja e drogës. Menduam se po tallej me ne dhe ne ia dhamë dikujt tjetër. Por më pas në fakt u kthye me paratë. Tani është duke zgjedhur një dhomë gjumi. Na u lut që ta prisnim deri në korrjet e ardhshme.

Libri i borxheve është i mbushur plot deri në pritje të korrjes së ardhme. Kohët e fundit, ritmi i jetës dhe i ekonomisë është i lidhur me fatin e kanabisit. “Në të gjithë fshatrat këtu vërdallë prodhohet kanabis. Nuk kemi ç’të bëjmë vetëm të rrimë e të shikojmë. Kjo është ekonomia tani”, thotë Ana që pasi ka jetuar për shumë vite në Itali ka ardhur sërish në Shqipëri ku drejton një dyqan mobiliesh.

Në Vlorë, vjeshta ka filluar që të ndihet, pavarësisht tavolinave që janë jashtë në trotuarë dhe që rrinë plot.

Siç i thonë shqiptarët, Vlorë, që çdo vit ndryshon, punohet në lungomare sheshe dhe tani edhe rrugë të mira deri në qendrat e banuara. E reja vazhdon të ecë.

“Këto janë investime të privatëve. Një thes me para. Shumë prej tyre i kanë bërë falë barit. I shikon? Këtu poshtë kanë edhe depozitat ku sjellin kanabisin para se ta nisin për në Itali.

Ndërsa drejton makinën, Miri na tregon pallate të rinj bosh, 10, 15 katësh që mbijnë si kërpudha në vend të lagjeve të vjetra dhe shtëpia të ulëta me tjegulla.

Por kjo nuk është thjeshtë çështje biznesi. “Një miku im paguan universitetin e vajzës në Tiranë, një tjetër u dërgon para nipërve që kanë mbetur në Itali. Na ecën mirë sepse ajo që na mbetet e shpenzojmë për vete”, vazhdon ai duke buzëqeshur, sepse në një farë mënyrë edhe ai është një biznesmen.

Në Shqipëri një pjesë e madhe e gjendjes sociale dhe ekonomisë ishte e garantuar nga të ardhurat prej emigrantëve, kjo deri disa vite më parë, sepse tani është kanabisi që garanton ekonominë.

E pranon edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke folur për ilfattoquotidiano.it: “Lufta ndaj drogës nuk mund të jetë një luftë vetëm e policisë, por duhet që të luftohet fenomeni. Varfëri dhe papunësi shtyjnë fshatarët, shpesh në zona të varfra që të kultivojnë kanabis që të bëjnë edhe ata para në mënyrë të lehtë”.

Por bujqit ama janë të fundit dhe unaza më e dobët e zinxhirit të trafikut të kanabisit. Këtë po e tregojnë edhe hetimet e bëra nga prokuroria italiane: Truri i trafikut të drogës është në Shqipëri dhe është në gjendje që të drejtojë korridoret e drogës deri në destinacionin final, duke bërë pazare edhe me mafian e vendeve ku shkojnë.

Para për të gjithë. Nga ana tjetër edhe diçka më shumë: Akuzat për korrupsion të oficerëve të policisë së qeverisë së Edi Ramës nga debatet parlamentare kanë dalë në rrugë.

“Ky vend quhet Kolumbia e Europës”, thotë Petraqi, i cili është duke lexuar një gazetë, ndërsa flet për Sali Berishën, ish-kryeministrin që u largua tre vite më parë.

Marrë nga Il Fatto Quotidiano – Përktheu SYRI.net 

Kategori
Uncategorized

Edi Rama lakuriq, befason sërish. Shikoni FOTOT

Edi Rama lakuriq, befason sërish. Shikoni FOTOTArtisti bashkëkohor Armando Lulaj provokoi në ekspozitën në grup të titulluar “Teatri i Gjelbërimit”, e cila u hap sonte në Tiranë pranë Galerisë së Universitetit të Arteve, Galeria FAB. Ekspozitë ku ndër emrat e kuratorëve spikaste ai i Vincent van Gerven Oei, i cili njihet për qëndrimet e tij kritike ndaj Ramës.

U vu re mungesa e pranisë së Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, e cila nuk ngurron të marrë pjesë në hapje dhe inaugurime të këtij lloji.

Idea e ekspozitës sipas Ardian Isufit një prej kuratorëve është kjo: Njëherë është thënë, “Ku e ka varrin shoqëria civile të shkoj t’i çoj lulet”. Ajo çka kjo ekspozitë tregon, është se vdekja po mbretëron në një pjesë tjetër të qytetit. I bie kryq-e-tërthor zyrave dhe institucioneve që e konsiderojnë qytetin si burim të përfitimit financiar, në vend që ta trajtojë si një hapësirë ku lindemi, jetojmë jetet tona, dhe ndjiejmë gëzim, trishtim, dashuri dhe urrejtje.”

Artisti Armando Lula e ka vendosur fotografinë e kryeministrit lakuriq pranë një kazani plehrash, të krijuar me mbetje të riciklueshme, në formën e një piramide të përmbysur.

Përballë, një shprehje e shkruar në mur: “I gjithë populli artist”. Parulla e deformuar e kohës së komunizmit, “I gjithë populli ushtar” ngjan një tallje me ekspozitat e pikturës dhe ngjyrimet artistike në politikat qeverisëse që kryeministri Edi Rama përdor për të kamufluar kaosin urban në Tiranë. Qëllimi i ekspozitës është pikërisht ky “kaosi urban në Tiranë në dy dekadat e fundit.

Kategori
Uncategorized

Urdhër arresti nga Italia për deputetin Ndocaj.

Një ndër prurjet e reja në Kuvendin e Shqipërisë, i cili është përfolur gjatë jo vetëm për angazhimin e tij në politikë por edhe imazhin me të cilin prezantohet, duket se nuk është dhe aq i ‘pastër’ siç pretendon.

Kapelja e Kaubojsit dhe makina e famshme Audi Q7 e Eduard Ndocajt   i kanë hapur shumë punë deputetit. Burime për Boom.al , bëjnë me dije se në emër të deputetit Ndocaj ka mbërritur një urdhër arrest nga shtetit italian. Pretendohet se personit të cilit i është blerë makina, Ndocaj nuk i ka kryer likujdimin e duhur me te gjithë shumën e parave dhe si pasojë ai e ka denoncuar atë në polici.

Aktualisht në Policinë e Lezhës ka mbërritur një memo nga policia e shtetit fqinj për ekzekutimin e këtij urdhri.

Kategori
Uncategorized

Farsa politike e Edi Ramës me ‘diasporën’ shqiptare

Erion Berisha: Farsa politike e Edi Ramës me ‘diasporën’ shqiptare

Kryeministri Edi Rama iu ka drejtuar ftesa një numri të madh shqiptarësh me banim jashtë vendit për të marrëpjesë në atë që ai e quan “Samiti i Diasporës”. Ndonëse emërtimi nuk është gjëja më esenciale dhe më e rëndësishme e kësaj farse politike, prapëseprapë duhet thënë se që në titullin e këtij tubimi ka njëdjallëzi dhe mashtrim alla – Edi Rama:

Dimensioni grotesk i “Samitit”

Titullimi i kësaj veprimtarie me këtë fjalë shpreh esencialisht megallomaninë dhe gjigandizimin e veprimtarive boshe të Edi Ramës. Kjo fjalëka kuptimin: Pika më e lartë e malit, niveli më i lartë i tij. Prej këtej rrjedh kuptimi i dytë: Takimi midis krerëve të shteteve ku dominojnë dy elementë – siguria shumë e lartë dhe ekspozimi maksimal mediatik. Të dya këto i ka qejf mashtruesi i plehrave Edi Rama. Për herë të parë në këtë kuptim kjo fjalëështë përdorur kur media i është adresuar Konferencës së Jaltës të mbajtur nga data 4 – 11 shkurt 1945 në takimin historik Ruzvelt – Çurçill – Stalin. Më pas ajo përdoret si Samiti G7, G8, G20 ose edhe tjera por gjithmonë duke patur në përmbajtje takimin midis krerëve të shteteve.

Prej këtej lind pyetja: Ata që do tëmashtrohen me Farsën Politike të quajtur “Samiti i Diasporës”, çfarë shtetesh apo gjërash të kesaj bote drejtojnë?  Është e qartë se kjo është një tallje e Ramës me bashkësitë shqiptare jashtë shtetit në vijim të talljes tragjike që ka bërë i ati i tij shpirtëror dhe ai biologjik: Persekutimin e tyre deri nëekzekutim fizik të familjeve të tyre. Në momentin e tashëm, kjo nuk është gjë tjetër përpos njëenglendisje e tij e rëndomtë dhe mashtrim elektoral.

Dimensioni fallsë – auto – identifikues i Edi Ramës me shqiptarine tërë shqiptarë.

Fjala Diasporë: Edhe pse përdorimi pa kriter i kësaj fjale nga media dhe shpesh politikanët tanëështë bërë modë (përjashtuar Presidentin Rugova),  duhet thënë se ajo rrjedh nga eksodi hebraik dhe nuk ka asnjë ngjashmëri me shpërndarjen e popullsisë shqiptare në botë.Shqiptarët janë larguar por asnjëherë nuk e kanë humbur territorin e tyre, tokën e tyre. Në fakt numri më i madh i njerëzve që e kanë lëshuar Shqipërinëpa të drejtë kthimi në atdhe është i lidhur me rregimin e Edi Ramës sot dhe Enver Hoxhës dje. Largimi i shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit të XX – të dhe në fillimin e këtij që jetojmëështë i lidhur me këto figura në periudhënenveriste që nga 1944 – tra dhe tani kur çdo vit largohen 100.000 vetë që kur Edi Rama erdhi në pushtet.

Kush janë samitasit e Edi Ramës?

Kush janë ata samitasit e Edi Ramës që do të marrin pjesë në këtë takim dhe përse tani?

Bashkësitë shqiptare në botë janë të vendosura në kohëra të ndryshme. Ata varësisht nga koha e largimit nga Shqipëria mund tëkategorizohen si vijon:

Periudha e para luftës së Dytë Botërore, që shkon deri në kohën e Skënderbeut. Këta tëlarguar nuk janë konsideruar armiq nga komunistët por ardhja e tyre në atdhe gjatë periudhës komuniste është bërë në mënyrë tëselektive nga Sigurimi i Shtetit bazuar në masën se sa ata e kanëpranuar rregjimin enverian në Shqiperi. Sesa i dashur ishte babai shpitëror i Edi Ramës me arbëreshët tanë të Italisëmjafton tëmësohet sa prej tyre e vizitonin Shqipërinë. Por le të vijmë më afër në kohë meqë Nënë Terezën tani e kemi Shenjtore: Sa herë kishte aplikuar për një vizëajo e shkretë për të parë nënën e vet në Shqipëri? Gjithkush e di se çfarë ndodhi me të? Tani janë komunistat që përgjërohen më shumë se askush tjetër për Shenjten Terezë.

Periudha e komunizmit lidhet me emrat e tërë atyre të cilët në kushtet kur nuk e duruan zgjedhën komuniste dhe ëndërruan për një Shqipëri Demokratike të modelit Amerikan, u larguan nga Shqipëria. Shumë syresh që e tentuan një gjë të tillëu vranë në kufi. Ata që shpëtuan,përfunduan më së shumti në Belgjike ose në ShBA.

Tërë të afërmit e të ftuarve – armiq të klasës të përzënë nga administrata shqiptare.Këta janë armiqtë e klasës së Edi Ramës. Familjet e tyre u persekutuan, kaluan nëpër burgje, kampe internimi, ose edhe vdiqën në këneta. Familjet e këtyre njerëzve të cilët Edi Rama i fton në samitin e tijfarsëjanë edhe sot të persekutuar prej tij. Mjafton të kërkosh në administratën shqiptare sot nëse gjen dot një njeri qëeka patur babain, xhaxhain, vëllain, kushëririn të arratisur nëBelgjikë apo nëAmerikë dhe do të mësohet shumë shpejt se tërë këta njerëz janë të përjashtuar nga puna e shtetit, të margjinalizuar nga qeveria e Ramës njësoj sinë kohën e Enver Hoxhës. Nuk ka qoftë edhe një  post drejtues në administratën e shtetit shqiptar që të jetë me “biografi të keqe” sipas standarteve të Enverit. Sot cdo post e mban i biri ose e bija enjë byroisti, antari të KQ ose shërbëtori të bindur tëkomunizmit.  Pra, Edi Rama fton në samitin e tij farsënjerëzit nga Amerika për tu treguar se çfarëpo iu bën ai njerëve të tyre të mbetur në Shqipëri dhe si i ka përjashtuar ata nga punët e qeverisë së tij en mass, si uaka nxirë jetën në dy breza – brezit të babait të vet e tash të brezit të vet.

“Të arratisurit” samitas – shërbëtorë të komunizmit dje dhe sot

Në samitin farsë janë ftuar edhe ata pjestarë të Bashkësisë Shqiptare të cilët e lanë Shqipërinë në vitet e komunizmit duke sakrifikuar familjet dhe të afërmit për ti shërbyer në mënyrë klandestine diktaturës.  Ata mbaheshin si “patriotët” më të mëdhenj, “heronjtë e heshtur” pasi kishin sakrifikuar njerëzit më të afërm të cilët internoheshin për të ruajtur kamuflazhin e tyre, për një shërbim që i bënë “atdheut të Enverit”.  Këta heronj të heshtur tanimëjanë ekspozuar sidomos në Amerikë. Janë ata që pritën Ramizin në udhëtimin e tij të parë në OKB, janëata që i bëjnë fresk sot Edi Ramës sa herë e viziton atë vend. Ata edhe sot nuk kanë turp dhe nuk ndjejnëpendesë për vuajtjet që iu shkaktuan njërezve të tyre më të afërt me aktin e tyre prej sherbëtori të diktaturës. Shumë prej tyre njihen mirë, por një pjesë e tyre do të ekspozohen edhe më mirë me pjesmarrjen e tyre në samitin farsëtë Edi Ramës.

Patriotët e vërtetë

Kategoria tjetër janë patriotët e vërtetë. Ata sapo u hap Shqipëria vërshyen drejt vendit për të takuar njerëzit e tyre dhe për të ndihmuar me çdo kusht. Ishin ata që ndihmuan ngritjen e forcave të djathta politike me çfarë kishin në dorë duke ruajtur gjakftohtësinë për të mos nxitur dhunën dhe hamkmarrjen ndaj asaj që iu kishin bërëkomunstët njerëzve të tyre të dashur.

Po çfarë lidhje ka kjo kategori me samitin farsëtë Edi Ramës?

Kush i përfaqëson të djathtët në Samit?

A ka në programin e samitit farsë tëEdi Ramës qoftë edhe një rrjesht ku flitet për shqiptarët e djathtë të larguar nga Shqipëria nga komunizmi? A kanë ata qoftë edhe një përfaqësim nga ndonjë prej partive politike të djathta të cilat kanë qenë dhe janë zëri i shqiptarëve antikomunistë në këtë të ashtuquajtur samit? A ka ndonjë referim për këtë histori, a ka ndonjë përfaqësues politik tëdemokratëve, republikanëve, monarkistëve,  legalistëve, rezistencës, Ballit Kombëtar që do të referojë në këtë të ashtuquajtur samit? Dihet se shqiptarët e arratisur nga Shqipëria gjatë pesëdhjetë vjetëve në numrin më të madh të tyre ishin të kësaj natyre politike. A janë shqiptarë ata, apo janë armiq të klasës siç ishin për pesëdhjetë vjetë? A i ka përjashtuar tërësisht nga ky takim krye-samitisti-kanabisti – krenaristi  rilindas Edi Rama? Tek e fundit, ku është simboli i unitetit të Kombit, Presidenti i Republikës? A është i ftuar ai tu adresohet këtyre shqiptarëve? Të paktën në programin e shpërndarë deri tani, Jo.

Mërgata e Qyqeve e Ditmir Bushatit:

Samiti Farsë i Diasporës organizohet pikërisht kur Ministri i Jashtëm Dimir Bushati, para disa kohësh përdori fjalën enveriste “Mërgatë e Qyqeve” kur iu referua ambasadorëve shqiptarë për të cilët tha se “ata nuk janë“Mërgatë e Qyqeve”. Shumëkush nuk e ka vënë re kanotacionin negativ, fyes dhe poshtërues të përdorur me këtë fjalë nga Ditmir Bushati i cili në emër të babait të tij Sulës, ish Nënkryetar i Komisionit të Dëbim Internimeve do tu luajisamitasve rolin e “qingjit” komunist që drejton sot vendin e tyre. A do tu tregojë ai atyre sesi u var në litar Avzi Nela në Kukës nëqytetin ku ishte Sekretar i Parë i Partisë babai  i tij dhe kur babai i Edi Ramës antar i Presidiumit të Kuvendit Popullor i cili nënshkroi varjen në litar të poetit?

Dimensioni elektoral i farsës.

Farsa për samitinështë farsë elektorale dhe zbulon qëllimin e Ramës për të instrumentalizuar në favor të tijemigratët shqiptarë të cilët pasi t’i joshë me fjalë të bukura dhe mashtrime e gënjështra, për të cilët tashmëështë njeriu më i njohur në botë, tu kërkojëvotën e tyre, dhe të familjeve të tyre. Rama do të dalë dhe do të tregojë atyre sukseset, me prezantime pompoze. Porai nuk do flasë për lopatat e lëna aty ku i la qeveria e mëparshme nëpër rrugët e Shqipërisë pa iu shtuar asnjë kilometër; do t’ju tregojë“arritjet e mëdha” në punësimin e pretenduar të 300 mijë vetëve, por nuk do flasë për 300 mijëemigrantëqëiu shtuan ushtrisë sëemigracionit për shkak tëkeq-qeverisje të tij; do t’ju tregojë projektin e Rrugës së Arbërit, por jo korrupsionin që e ngeci bërjen e saj; do tu flasë për Skavicën por jo për korrupsionin me firmen turke S?zer;do t’ju flasë me pasion për Lazaratin e zhdukur nga harta e kanibisit por do t’ju fshehë hartën e gjelbërt të Shqipërisë nga veriu në jug; do t’ju flasë se sa keq ishte Shqipëria kur borxhi publik kishte arritur në 62 për qint, por nuk do tu tregojë se “sa mirë” është tani që ka vajtur 74 për qint; do t’ju flasë për arritjet “fantastike” në dogana e tatime por nuk do ju tregojë se rënja e të ardhurave është drastike thjesht dhe vetëm për shkak të informalitetit, klientelizmit dhekorrupsionit galopant që instaloi në to;  do ju tregojë se në Shqipëri ishte edhe Croun Agents për të fiksuar doganat,por ata ikën me bisht në shalë pasi i zhvatën shqiptarëve disa miliona Euro dhe benë sehir dy vjet, thjesht dhe vetëm duke iu gëzuar këtyre parave dhe duke soditur sesi Rama flet tërë ditë për korrupsionin, vetëm që të tërheqë vemendjen nga bëmat e tij monstruoze me doganat; Rama do të flasë për drejtësinë dhe suksesin e Reformës por nuk do ta përmendë se çfarë lufteështë bërë për ta shpëtuar atë nga kapja prej tij. Rama do të flasë për lirinë e medias por nuk do të flasë as për shantazhet ndaj gazetarëve as për tenderat që iu jep, as për bizneset që iu rrënon në rast mosbindje bosave të mediave as për klasifikimin e medias si një kazan plehrash, aspër censurën që aplikon tanimë. Ai do flasë për zbatimin e ligjit në deklarimin e pasurisë por nuk do të tregojë asgjë ku i gjeti paratë e bunkjerit të tij nëMalin e Dajtit. Ai do u flasë për votën e lirë por nuk do tregojë sesi i manipuloi ata në Dibër vetëm pak kohë më parë; do tu flasë se si njerëzit janë të barabartë paraligjit por nuk do përmendë kriminelët që solli në parlamentin shqiptar. Mënë fund ai do tu kërkojë votën në mënyrë që tëqëndrojë në pushtet edhe disa manadate tjera.

Dimensioni Padronizues politik i shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë?

Rama iu ka dërguar ftesa edhe shqiptaëve të Kosovës. Po ashtu edhe atyre tëMaqedonisë të cilët Rama i ka partner në biznes  veçanërisht në Nju Jork.Ata të Kosovës tanimë kanë Ministrinë e tyre të Diasporës?Ramasillet si padron. Ai i ka përdorur dhe i përdor ata për bizneset e veta. Por le të kthehemi në Kosovë dhe ta krahasojmë me Shqipërinë:

Së pari, Kosova ka Ministri të Diasporës ndërsa Shqipëria ka një Drejtori Diaspore në MPJ e cila strehon nëpunësit më të margjinalizuar të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ndërsa Ministria e Disaporës në Kosovë ka ndërtuar database dhe Rrjetin e Biznesmenëve Shqiptarëmë të sukseshëm, (kupto shqiptar të Kosovës) në tërë Amerikën e Veriut, ShBA – Kanada, kur Ministri nuk ka lënë bashkësi pa vizituar, ajo e MPJ në Tiranënuk ka dalë qoftë edhe një herë për të parë se ku jetojnë samitasit e Edi Ramës. Nëse do të ishte një pëvjetor historik sibje fjala 104 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë, prania e tyre në festimet jubilare do të ishtë mëse e mirëpritur. Por se çfarë pune ka një udhëheqësi i  Partisë Socialiste të Shqipërisë me shqiptarët e përtej kufirit, këtë nuk ka mendje të shëndoshë që e rrokë.

Përdorimi politik i Samitit Farsë

Nukka asnjë dyshim se ky samit farsë do të përdoret politikisht dhe Rama do të vazhdojë talljen e vet me pjesmarrësit siç bën me “Ndarjen e Tapive” kur iu adresohet fshatarëve të gjorë:

“Merre mor ti tapinë që nuk ta dhanë ata! E sheh, një komunist ta mori dhe prapë një komunist po ta jep!!!”

Dhe kjo tallje do të vazhdojë në samitin farsë:

“Hajde fol ti mor anti – komunistdhe prano që komunistët të përzunënga vendi yt dhe po një komunist potë pret tani në këtë samit”.

Ku është simboli i Unitetit Kombëtar që i mbledh tërë shqiptarët?

I tërë programi i këtij samiti farsë drejtohet nga dy veta:  Edi Rama dhe Ditmir Bushati.

A e përfaqësojnë shqiptarinë këta dy atavizma të komunizmit më të egër të Europës?Çdokush i ftuar në këtë “samit” duhet të mendohet tre herë para se ti përgjigjet  një ftese të tillë. Sepse ky nuk është asgje tjetër veçse një samit farsë i organizuar për motive politike të Edi Ramës.

Në fund të fundit, a mundet vërtetë që Edi Rama,emri i të cilit sot gjëndet i shkruar nëpër kazana plehrash në Tiranë të jetë simboli i bashkimit të kombit tonë që jeton jashtë shtetit?

Ata që i përgjigjen kësaj ftese duhet të jenë ose bashkëpuntorët e rregjimit të kaluar ose aktivistë të mafias së Edi Ramës sot, i cili e ka vertetuar shumë herë lidhjen me të dhe veçanërisht tani me mafian e plehrave dhe shërbimin që po i bën Serbisë.

(!) Vini Re, Vini Re!

E gjithë kjo është një manipulim grotesk fallsë për interesa politke të një njeriu – Edi Ramës.

 

Image

Erjon Berisha.

Kategori
Uncategorized

Bandat famëkeqe të shqipërisë.

Bandat me famekeqe te shqiperise.

BANDA E CERRIKUT

Është bërë e njohur nga masakra e Cërrikut në vitin 1997, ku anëtarët e kësaj bande kanë vrarë gjashtë gardistë.
Si kapo i kësaj bande njihet Roland Xhepaxhiu, i cili është arrestuar teksa po kthehej nga jashtë në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të kësaj bande janë Met Bozi, Arjan Toska e vëllezërit e Arjanit, Sokol Buzani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Luan Buzani, Bashkim Buzani. Madje këta të fundit akuzohen për vrasjen e gardistëve. Kjo bandë ishte mbështetëse e padiskutueshme e Partisë Socialiste.

BANDAT E TIRANES.

..Banda e rrugës “Myslym Shyri”
Është bërë e njohur në rrugën “Myslym Shyri” për prostitucionin homoseksual. Kjo bandë është e përbërë nga djem, të cilët banojnë në rrugën “Myslym Shyri”. Ilir Kodumi, Ledio Lito, Gjergj Cukali, Eduart Skukaj si dhe Florina Metalla.

..Banda e Rrugës së Kavajës
Pjesëtarët e kësaj bande numërohen rreth 20, ku mbi 10 janë vrarë mes tyre. Veprimtaria e këtij grupi ka qenë e njohur për trafik droge. Fillimisht grupi vepronte si një i tërë, por grindjet për ndarjen e fitimit kishin bërë që “djemtë e Rrugës së Kavajës” të përfundonin në vitin 1999 të ndarë në dy grupe kundërshtare. Vrasjet nga ky grup janë bërë edhe me kundërtank.

..Banda e Kinostudios
Janë djem të së njëjtës lagje në Tiranë. Aktiviteti i tyre kriminal fillon me krimin në vitin 1997. Sipas të dhënave të policisë shokë të së njëjtës lagje kanë krijuar një grup të përbërë nga 10 veta dhe kanë marrë emrin “banda e Kinostudios”. Sipas uniformave blu, ata akuzohen për krime të ndryshme.

..Grupi i Emiljano Shullazit
Emiljani Shullazi, i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i grupit, tashmë është i arrestuar. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, janë Dritan Manaj, inspektor antidroge në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Ben Cami, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar. Ky grup kriminal, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

..Grupi “Harem 2005”
Janë cilësuar si grup i strukturuar kriminal. Ka qenë një bashkëpunimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda me atë italiane në vitin 2005 që ka bërë të mundur kapjen e anëtarëve të bandës “Harem 2005”. Në këtë grup bënin pjesë 7 persona, që akuzohen për veprën penale të trafikut të prostitucionit. Por gjithashtu kjo banë ka pasur edhe anëtarë jashtë kufijve të Shqipërisë.

..Banda “Go West”
Në krye të organizatës kriminale ishte Nikolin Cako, pronar i agjencisë turistike “Go West”, nga ku ka marrë edhe emrin banda. Anëtarët e grupit janë Eduart Bejko, Voltan Turtuli, Valbona Cako, Ylli Xhameta, Demir Shaba, Eljano Cenko, Betim Sadikaj, Altin Flamuri, Përparim Kateshi, ku një pjesë e tyre është lënë në arrest shtëpie.

..Grupi “Kokaina”
Krijim të organizatave kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, janë këto janë akuzat që kanë dërguar në burg ish-shefin e Policisë, Sokol Koçin, së bashku me pesë persona të tjerë në vitin 2001. Frederik Durda, i dënuar me 16 vjet burg ; Arben Përballa, me 15 vjet; Sokol Koçiu, me 15 vjet ; Mentor Hadërgjonaj, 7 vjet burg (tani është lënë i lirë) ; Vehbi Hysi, 5,5 vjet, vdiq në maj të 2003-it, pak muaj para se të lirohej ; ndërsa Alfred Nanaj, me 6 vjet burg, tashmë e ka mbaruar dënimin dhe është i lirë.

..Banda e “Benzave”
Ka qenë data 22 shtator e vitit 2006, kur uniformat blu të Tiranës, pas investigimeve disamujorëshe, arritën të godasin bandën e “Benzave” dhe u arrestuan 6 persona. Alfred Prenga, Mark Dyzeni, Jetmir Noka, Preng Lleshaj, Mëhill Ndreca dhe Pjerin Preçin, tashmë ndodhen në qeli.

..Banda “Kthesa e fundit”
Një operacion i policisë së Tiranës, më 2 korrik 2006, ka arritur të arrestojë anëtarët e bandës kriminale në trafikimin e drogës. Anëtarët e bandës ishin dy shqiptarë nga Maqedonia dhe një nga Kukësi. Në pranga kanë përfunduar Rexhep Osmani, Besir Zilfiu, dhe Kapllan Shehu që trafikonin drogë në drejtim të Kosovës.

..Grupi “Ledi V”
Ka marrë emrin e një gruaje “Ledi V”. Është cilësuar nga prokuroria si grup i strukturuar kriminal i përbërë nga pesë persona. Akuza që rëndon mbi të arrestuarit Mentor Cami, Vilson Rushiti, Veli Elezi, Vojsava Meta dhe Agim Kora, është ajo e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas policisë, anëtarët e bandës kishin si treg të tyre për drogën tregun vendas dhe të përqendruar ishin në kryeqytet.

..Banda “Ujëvara”
“Ujëvara”, është banda e përbërë nga tre anëtarë, të cilët janë vënë në pranga. Nikoll Kolmarku, Orgest Kordha dhe Sokol Pareshi janë arrestuar sepse transportonin drogë në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas policisë, kjo bandë, e përbërë nga tre veta, ka edhe persona të tjerë që janë ende të lirë.

..Banda “Era e Jugut”
“Era e Jugut” ka emrin banda, që e ka marrë nga operacioni i policisë dhe shpërndante lëndë narkotike. Një punë e mirëorganizuar e policisë së kryeqytetit arreston Alban Çunaj, Eduard Haskën, Fatjon Minxhën, Dorian Haskën dhe Kudret Hirin, duke bërë edhe sekuestrimin e 97 kilogramë drogë.

..Banda e Nehat Kullës
Ka funksionuar në vitet 1997-1998 në zonën e Tufinës në Tiranë, ku edhe ishin anëtarët e bandës me emrin e “gjeneralit” të Tufinës. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Nehat Kulla, i cili aktualisht ndodhet në qelitë e paraburgimit i akuzuar për vrasjen e shoferit të ish-ministrit të Brendshëm në qeverinë e PD, Halit Shamata.

..Grupi “Piramida”
Është një grup i përbërë prej dy personash, por sipas policisë pas tij fshihen edhe një numër i madh anëtarësh, të cilët kanë organizuar më së miri trafikimin e qenieve njerëzore. Ka qenë denoncimi i disa prej “viktimave”, i juristes në doganën e Tiranës, Edlira Spahija dhe Malo Qokut, që i ka dhënë shkasë policisë të nisin hetimin për grupin “Piramida”.

..Banda “Blow”
Është i përbërë nga shtatë persona, që të gjithë janë nga Fushë-Kruja dhe disa të tjerë nga Durrësi. Banda ka marrë emrin “Blow”, për shkak të veprimtarisë të të arrestuarve. Sipas policisë, një operacion i policisë së Tiranës, i koduar “Blow”, zbulon një rrjet të trafikut të armëve, duke bllokuar 70 pistoleta të tipit “Blow”.

..Banda vores
Eshte i perbere nga 30 persona emrat e tyre nuk behen te ditur per arsye hetimi. Kjo bande ne 1997 ka qen e perfshire ne vrasje plagosje grabitje trafik armesh dhe droge. Anetaret e kesaj bande jan ende ne kerkim nga policia shqiptare. Flitet se kapoja i bandes e ka nofken “Ujku”.

BANDAT E DURRESIT.

Nuk është një bandë, por nëse mund të arrestohen do të kenë të njëjtën akuzë, trafikim të lëndëve narkotike, por nuk lihet mbrapa pas ajo e kontrabandës. Të dyja këto vepra penale janë më të përdorura në qytetet bregdetare dhe sidomos atë të Durrësit. Në portin e këtij të fundit kanë kaluar sende kontrabandë. Për ta bërë sa më të vërtetë, është kontrabanda e cigareve, për të cilat është vënë në pranga dhe biznesmeni i njohur, Leonard Koka, vëllai i kryebashkiakut të Durrësit, Lefter Koka.

..Grupi Salillari
Gëzim Salillari i njohur ndryshe me pseudonimin “Gëzimi i Kashtës”, sipas policisë ishte drejtuesi i grupit me të njëjtin emër. Ai është arrestuar së bashku me Ilir Sukjen dhe Artur Vaqon me akuzën e trafikimit të drogës. Mos provimi i kësaj akuze ka bërë që pas disa muaj paraburgim, anëtarët e këtij grupi të dalin nga burgu.

..Banda e Lul Berishës
Akuzohen për një seri vrasjesh, numri më i madh i anëtarëve të bandës së Lul Berishë, i cili është edhe drejtuesi i këtij grupi, janë të arrestuar së bashku me të. Rivaliteti mes bandave ka bërë që të vriten mes tyre. Ndërkohë grupi, i cili është “krijuar” në qytetin e Durrësit numëron, Dritan (Adriatik) Coli, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Altin Olloni, Altin Nikolla, Indrit Dokle, Kujtim Buna, Serdian Sulejmani, Julian Meçe dhe Jurid Xhunga, të cilët janë të arrestuar.

..Banda “Kanun”
Operacioni i policisë së Durrësit arreston Arben Plakun, Arjan Kapon, Rudin Çallikun, Leonard Kolgjin. Të arrestuarit akuzohen për krijim organizate kriminale, vrasje, trafikim armësh, shfrytëzim prostitucioni. Madje gjykata e qytetit bregdetar ka dhënë dënimin për katër të arrestuarit, ku për secilin ka dhënë dënimin me nga 25 vjet heqje lirie.

BANDAT E ELBASANIT.

..Banda e “Mandelës”
Mbi këtë bandë rëndojnë të paktën 13 krime të rënda. Këto të fundit janë kryera në zonën e Elbasanit gjatë periudhës së trazirave të mars-qershorit ’97. Nëntë pjesëtarët e kësaj bande janë arrestuar dhe gjykohen nga gjykata e Elbasanit. Kapoja i bandës, Eduard Peqini, me pseudonim Mandela, bashkë me katër të tjerë, janë larguar jashtë vendit në vjeshtën e ’97-ës, por edhe ata do të gjykohen në mungesë.Kanë kryer shumë krime me motive politike.

..Banda e Kateshit
U krijua rastësisht në vitin 1997. Tan Kateshi, një i ri i pasionuar pas makinave, u cilësua si kapoja i bandës, pas disa përleshjeve me armë që realizuan disa nga shokët e tij të ngushtë, ku mendohet se ka qenë i pranishëm edhe vetë Kateshi. Banda mori formë të plotë pas vrasjes së dy personave në lagjen “Vullnetari”. Anëtarët e saj janë Dritan Kateshi, Taulant Balliu, Ndriçim Sadushi, Gjergj Dedja, Kastriot Dervishi, Spartak Çaushi dhe Arben Topi..

BANDAT E VLORES.

..Banda e “Kakamit”
Ka në radhët e saj emra të personave që tashmë janë VIP-a në burgjet ku vuajnë dënimin. Anëtarët e kësaj bande, Gazment Braka, me nofkën “Gaxhai”, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe ndodhet në burg, por edhe të tjerët janë Alfred Nebiu, i njohur ndryshe si “Kakami”, i arrestuar; Robert Boraku, Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Fredi Mertiri e Gazmend Nebiu. Banda e “Kakamit” akuzohet për vrasje.

..Banda e Çoles
Ka marrë emrin e një lagjeje në qytetin e Vlorës. Sipas policisë banda me emrin Çole është krijuar nga një anëtar tjetër i një bande, veç Zani Caushit në trazirat e vitit 1997. Sipas policisë, anëtarët e bandës së Çoles janë shokë të së njëjtës lagje që ka edhe emrin. Ata akuzohen për një sërë vrasjesh mes bandash rivale. Gjithashtu kjo bandë akuzohet për përdhunime,pengmarrje,djegie njerëzish dhe krime të tjera. Kjo bandë ishte mbështetëse e të ashtuquajturit “Komitet i Shpëtimit të Vlorës” dhe mbështetësja kryesore e Partisë Socialiste gjatë trazirave të vitit 1997. Kapoja i bandës Zani Çaushi ishte shoqëruesi kryesor i Skënder Gjinushit në Vlorë.

..Banda e Zani Caushit
Myrteza Caushi, i njohur me pseudonimin “Zani i Vlorës”, bashkë me bandën e tij, akuzohet për një seri krimesh. Veprimtaria e kësaj bande fillon në vitin 1997 në qytetin bregdetar të Vlorës. Kreu i saj është Zani Çaushi, tashmë i arrestuar dhe i dënuar me burg përjetë, ndërsa anëtarët e tjerë janë në kërkim nga policia.

BANDAT E ZONES LUSHNJE BERAT
..Banda e Lushnjes.
Është krijuar nga ish-efektivi i Repartit Special 326, Aldo Bare, në vitin 1997. Arsyeja që ka shtyrë Alfred shkurtin, i cili është edhe emri i tij i vërtetë, është vrasja e vëllait në vitin 1997 nga banda e Artur Dajës. Shtatë nga 10 anëtarët e akuzuar si anëtarë të bandës së Lushnjës u ndaluan në vitin 1999, dhe ndaj tyre nisi një proces gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Kjo bandë ishte pjesëmarrëse aktive në trazirat vitit 1997 dhe ishte mbështetëse e Partisë Socialiste për shkak edhe të të kaluarës së kapos së saj, Aldo Bares.

..Banda e Altin Dardhës
Banda e Altin Dardhës ka qenë e mirëorganizuar, por që kryente krime nga më të ndryshmet gjatë vitit 1997. Pikërisht i faturohen 70 dosje të vjetra, vetëm vrasje. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Altin Dardha, i cilësuar ndryshe si i “forti i Beratit”, i cili është vrarë në Selanik të Greqisë. Shumë prej vrasjeve të kësaj bande janë me motive politike. Kjo bandë ishte mbështetëse e Partisë Socialiste.

..Banda e Gjergj Gushalit
Viti 1998 do të shënonte edhe një numër grabitjesh, duke hedhur dyshimet se ato kryheshin nga anëtar të bandës së Gushalit në Berat. Drejtuesi i kësaj bande ishte Gjergj Gushali, që sipas policisë, veç grabitjeve grabitjeve që kryente, linte pas edhe viktima. Gushali është gjetur pas disa vitesh i vdekur.

..Banda e Lul Cakës
Banda e “të fortit të Beratit”, Lulzim Caka, daton në vitin 1995, kur ai ka kryer vrasjen e parë. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnjë. Arrestohet në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje.

..Banda e “Loshit të Karbunarës”
Banda e Bujar Sulës ishte bërë tmerri i banorëve të Karbunarës, në Lushnjë e Berat, aty edhe mori emrin “Loshi i Karbunarës”. Në vitin 1997 bashkohet me bandën e Lul Cakës, të cilin e kishte djalë tezeje dhe bandat e tyre bashkëpunonin për një sërë ngjarjesh në Berat, Lushnjë dhe Karbunarë. “Loshi i Karbunarës” vritet pas disa vitesh.

..Banda e Otllakut
Grupi i Ilir Jaupit, në qershor të vitit ‘97, pas grindjeve e sherreve me Altin Dardhën, vendosën dhe i zunë pritë atij te stacioni i autobusëve te Gjashtëkatëshi, ku u vranë tre te rinj. Kjo pritë u pasua me rindarjen tjetër të bandës se Altin Dardhës dhe me krijimin e bandës së Otllakut, e cila është e specializuar për grabitje.

BANDAT E BURRELIT.

..Banda e “Kola”
Është një nga bandat më famë keqe në qytetin e Burrelit e krijuar në vitin 1997. Drejtuesi kryesor i këtij grupi kriminal është Ermir Doda dhe miku i tij Rezart Llukovi. Sipas policisë, dy shokët akuzohen për një seri vrasjesh. Anëtari kryesor i kësaj bande, Ermir Doda është arrestuar. Anëtarët e kësaj bande kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit. Ermir doda është arrestuar ne angli për trafikim te lendeve narkotike.

..Banda “Dedja”
Banda e njohur me emrin “Dedja” në qytetin e Burrelit është krijuar përpara vitit 1997. Në krye ishin tre vëllezërit Dedja. Vëllai i madh i tyre, Haliti, i vetmi i mbijetuar nga seriali i gjatë i vrasjeve të ndërsjella me bandën Kola, ishte koka e grupit. Këta djem njiheshin si “të fortët e Burrelit” dhe me shumë para. Anëtarët e bandës kanë qenë pjesë e Sigurimit. Halit Dedja është ekzekuturar ne Tirane nga persona te panjohur ne dhjetor te vitit 2010.

BANDAT ME VEPRIMTARI ME TE GJERE.

“Hakmarrja për Drejtësi”
Leart Shyti, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Orik Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi janë pjesëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”. Tre të fundit janë të pandehurit, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë. Disa nga akuzat janë vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim, vënia e autobombe, vrasje etj. Është padyshim banda më jetëgjatë dhe më e njohur e Shqipërisë.
E akuzuar për një sërë krimesh nga pengmarrjet tek vënia e bombës në supermarketin e “VEFA” kjo bandë çuditërisht nuk u dëgjua gjatë trazirave të vitit 1997. Në çdo fushatë elektorale të dyja partitë kryesore kanë premtuar gjithmonë arrestimin e kësaj bande. Mendohet se kjo bandë vazhdon ende veprimtarinë e saj pavarësisht arrestimeve të shumta që janë bërë.

..Banda “Malësori”
Është një bandë që anëtarët e saj nuk i ka vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Deri tani nga banda që mban ermin “Malësori” janë arrestuar vetëm dy anëtarë të saj për trafik droge. Por sipas policisë, mësohet se pjesëtarët e tjerë që fshihen pas këtij grupi të strukturuar kriminal, ndodhen jashtë Shqipërisë Itali, Spanjë, Gjermani.

..Grupi i prodhimit të drogës
Deri tani janë arrestuar dy persona, por, sipas policisë, pas tyre fshihen edhe një numër i madh trafikantësh. Policia e Tiranës zbulon një laborator droge, sekuestron rreth 28 kilogramë lëndë narkotike, arreston në flagrancë Adhurim Nelën dhe Kujtim Karamuçën. Sipas uniformave blu, mësohet se një punë intensive ka bërë zbulimin e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, që kishte si pikënisje Maqedoninë dhe me destinacion Italinë.

..Banda e trafikut të fëmijëve
Ramiz dhe Xhulieta Petalli, si dhe Nexhip Kaçurri janë tre të arrestuarit, anëtarë të bandës së trafikut të fëmijëve drejt Italisë. Aktiviteti kriminal i tyre ka nisur në vitin 1998 deri në vitin 2002, kur janë zbuluar dhe kanë startuar hetimet. Fëmijë të moshave 6 deri në 12 vjeç merreshin në rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

..Banda e klandestinëve “Maloku”
Banda “Maloku” që i kishte fillesat e saj që në vitin 1992 funksiononte më së miri edhe me ndihmën e policisë kufitare, ku kalonin klandestin drejt Greqisë. Pas 15 vitesh veprimtari të paligjshme, arrestohen anëtarët e saj Hodo Çorraj, Ergest Rabaj, Aleko Puçi, Albert Golemi (polic), Ermal Koçaj, Krenar Boçi, Arben Sula (Maloku) (komandat i grupit kriminal), Ermal Fidhi dhe Florenc Meçe.

..Grupi për vrasjen e biznesmenëve
Një numër të konsiderueshëm të viktimave të krimit e zënë edhe biznesmenët. Të gjitha këto dosje nuk kanë mbi to asnjë emër autori. E për ta bërë sa më të besueshëm këtë fakt janë vrasjet e biznesmenëve si Florin Vila, Vajdin Lame, Florina Kulla. Madje në shtyp është bërë legjendë dhe mbetet ende mister zhdukja e biznesmenit maqedonas, Remzi Hoxha. Të gjitha këto vrasje nuk kanë një autor, por kanë të njëjtin motiv.

..Grupi për vrasje me eksploziv
Autorët e këtyre vrasjeve nuk kanë njohje me njëri-tjetrin, por kanë kryer të njëjtën vepër penale, vrasje me eksploziv. Kjo e fundit është më e praktikuar në qarkun e Tropojës, e sidomos vendosja e minave. Në këtë qytet “zgjidhja” më e mirë e problemeve është vendosja e eksplozivit. Ndërkohë, nga të gjitha vrasjet e bëra me lëndë plasëse nuk është vënë në pranga asnjë autor.

..Grupi “Poter Al”
Grupi “Poter-Al” i përbërë nga shtatë persona, është vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike. Sipas prokurorisë, ai është një grup i strukturuar kriminal. Ilir Koçiaj, Geront Tola Geront Dedja, Zamir Vadardha, Leonard Çobaj, Bledi Balliu, Aleksandër Koliçi, Aleksandër Gremi dhe Ervin Tavanxhi u prangosën në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

..Grupi “Kokrra e Ullirit”
Grupi, i cili është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me atë të Greqisë, ka marrë emrin “Kokrra e Ullirit” për vet trafikun që bënin. Prej gjashtë personash është e përbërë kjo bandë, Jorgos Kosmidhis, nga Selaniku, Lefter Meçaj, Alfred Pallashi, Dashnor Merdani, Bujar Cenolli dhe Leonard Shperdheja e Bledar Leço.

..Grupi “Kompas”
Arjan Selimi është cilësuar si drejtuesi i grupit “Kompas”. Kjo bandë trafikonte drogë në shtete të ndryshme të Evropës. Janë arrestuar 21 persona. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, të cilët ndodhen në qeli janë, Petraq Avrami, atë e bir; Blenard Fejzullaj; Mehmet Fejzullaj, si dhe Elis Progrozhda. Aktualisht pjesëtarët e kësaj bande ndodhen në gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

..Banda që trafikonte raketa tokë-ajër
Janë cilësuar si grup i strukturuar kriminal. Nuk janë pagëzuar me asnjë emër, por veprimtaria e tyre kriminale është quajtur mjaftë e rrezikshme. Kjo ka bërë që policia shqiptare në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi të godasin trafikun e armëve, dhe si rezultat është arritur të kapen pjesëtarët e këtij grupi kriminal, Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Cani. Sipas prokurorisë, si rrjedhojë u bllokuan dhe 3 raketat tokë–ajër.

..Banda e armëve nga Kosova
Përgjimet nxjerrin zbuluar grupin kriminal të dyshuar për trafik të armëve në linjën Kosovë-Shqipëri. Operacioni “Bjeshkët”, më 16 qershor 2007, çoi në pranga tre persona, Rrahman Dema, i cilësuar nga policia si organizator i kësaj bande kriminale, Artan Alija, dhe Ahmet Ferhati.

LISTA E BANDAVE TE VITIT 1997.

Banda e Cërrikut
Banda e Çoles-Vlorë
Banda e “Kola”-Burrel
Banda “Dedja”-Burrel
Banda e Kateshit-Elbasan
Banda e Zani Caushit-Vlorë
Banda e Lul Cakës-Berat
Banda e “Loshit të Karbunarës”-Lushnje
Banda e Otllakut-Berat

Kategori
Uncategorized

A po themelon Rama partitë e reja opozitare?

Sot Gjergji Bojaxhiu “zyrtarizoi” lëvizjen e tij politike! Në fakt ka kohë që është zyrtare por vetëm kohët e fundit u gjet momenti i përshtatshëm për të mbuluar fekalet me bojë. Nëse doni të shikoni trajektoren politike të Edi Ramës, mjaft të ndiqni edicionin e lajmeve të Top Channel.

Gjergji ishte menaxheri dhe “ylli” i ri politik që iu largua të djathtës. Gjatë zgjedhjeve për Tiranën ai arriti të merrte një numër të mirë votash. Sigurisht asnjëra nuk ishte e majtë. Vetëm gri dhe e djathtë. Më pas u duk se ai do të ngjitej e strukturohej pambarimisht. Personalisht isha shpresëplotë për të. Madje asokohe edhe mund ta mbështesja. Por kur zbulon se gruaja të tradhëton nuk është se mund të flesh me të sikur nuk ka ndodhur gjë apo jo?! Çështja është shumë e thjeshtë!

Për sa kohë që Bojaxhiu grryente vota dhe inskenonte një farë opozite të kontrolluar, aksesi mediatik ishte i plotë, puna e partisë nuk bojkotohej e as pengohej. Në të vetmen ditë që Bojaxhiu i doli piktorit përballë, krejt pa pritur karriera e tij politike mori fund. Si? Top Channel publikoi provat dhe aferën dhe pasurinë marramendëse që ai kishte krijuar ndërkohë që ishte zv. ministri që firmoste për “Petroliferën”. Pra, ai në kurriz të shqiptarëve, u bë miliarder, shkatërroi një pasuri si Pylli i Sotës dhe po na e shiste veten si e ardhmja e pastër.

Për sa kohë I leverdiste Ramës, ai ishte alternative e re nga e djathta, ditën që ai shkeli te Hotel Tirana për të kundërshtuar piktorin, bojaxhiun e hodhën nga shkallët. I njëjti skenar përsëritet me Blushin.

I vetmi ndryshim është që Blushi gëzon foltoren e Parlamentit. Grupimet e reja që shfaqen rastësisht para zgjedhjeve kanë përgjithësisht të njëjtin fund të hidhur. Shkojnë te thesi I madh I atij që ka pushtetin. Për një arsye të thjeshtë. Piktori përdor bojaxhinjtë e rinj e të vjetër për të rifreskuar fasadën e shpëlarë të ngrehinës neodiktatoriale. E provoj shpesh në kurrizin tim se çfarë do të thotë të bësh opozitë në Shqipëri. Në mediat tona nuk ngurojnë të nxjerrin as emrin e ndonjë hallexhiu që ka kaluar me të kuqe, por kur ti proteston kundër Ramës e kur të arrestojnë, mediat e kontrolluara, sillen sikur nuk ka ndodhur kurrë.

Doni një rast? Goditja me vezë ndaj ministrit të shëndetësisë në janar. Ndaj ftoj Blushin, Bojaxhiun dhe këdo tjetër që i ofrohet publikut si I ri, të bëjë diçka të re, se këtë filmin tuaj e kemi parë edhe me ritransmetim. Politika nuk zhvillohet vetëm nëpërmjet deklaratave por mbi të gjitha në struktura.

E kur sheh individët e përfshirë në këto lëvizje të reja, kupton që janë të njejtët njerëz që e majta i delegon për të mbledhur votat e të pakënaqurve e për t’i rikthyer në vathën e vet. Edi Rama tashmë po aplikon strategjinë që përdori me Mjaft-in edhe në skakierën politike. Krijo një grup që inskenon opozitën, investo dhe përfito.

Kategori
Uncategorized

Urgjenca bëhet për “urgjencë”: Mjekët mbledhin para për lavatriçen (FOTO LAJM).

Një akt i paprecedentë ka ndodhur në Urgjencën e Tiranës, ku përmes një njoftimi të firmosur dhe të ngjitur në derë, shefi i urgjencës kërkon një kontribut të caktuar për të blerë rrobalarëse të re.

Sipas njoftimit në fjalë e cila është në shkelje të plotë, persononeli i urgjencës duhet të japë lekët pasi rrobalarësja nukriparohet.

Këtë shqetësim e ka ndarë me të gjithë ndjekësit “Lolita”, teksa ka postuar edhe një sërë fotosh ku ambienti lë për të dëshiruar.

Fotot në fjalë janë nga Urgjenca e kryeqytetit, e cila ndodhet në afersi të ish ekspozites “Shqipëria Sot”.

254123254120254121254122

Kategori
Uncategorized

Shumë probleme me fqinjët, zero probleme me Vuçiç.

Shumë probleme me fqinjët, zero probleme me Vuçiç

Nga Çim Peka 19/10/2016

Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 duke kopjuar sloganin e Ahmet Davutoglu, ish-ministër i Jashtëm dhe kryeministër i Turqisë për “Zero Probleme me fqinjët’. Ndërsa sot, si për ironi, avionët turq bombardojnë brenda territorit të dy shteteve fqinje, Irakut dhe Sirisë, ndërkohë që marrëdhëniet e qeverisë socialiste me fqinjët janë në pikën e tyre më të ulët që nga koha e Enver Hoxhës.

Në verën e vitit 2013, kur Edi Rama sapo kishte fituar zgjedhjet, por nuk e kishte marrë akoma detyrën e Kryeministrit, së bashku me disa prej ministrave të ardhshëm filloi një tur ndërkombëtar, ku në sy ranë veçanërisht vizita në Itali, Turqi dhe Greqi. Pritja zyrtare që iu rezervua në këto shtete ishte e paprecedentë dhe sigurisht mbarte me vete shpresat e mëdha se raportet e qeverisë së re me fqinjët do të njihnin një periudhë të artë. Jo se raportet e paraardhësit ishin të këqija, por kishte elementë që në një mënyrë ose tjetër, kishin nevojë për një perspektivë më ndryshe. Prandaj, ardhja e Edi Ramës në pushtet u pa si mundësi e mirë për përmirësimin e tyre, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e Ramës për “Zero Probleme”.

Që në fillim u pa një retorikë boshe në raport me Greqinë, dhe “armiqësia” midis Partisë Socialiste dhe Greqisë për shkak të kundërshtimit të marrëveshjes së detit, kërkonte një qasje të re nga ana e Ramës. Nuk ndodhi. Jo vetëm kaq, por ai qartazi tregoi se prioritet kishte marrëdhëniet me Italinë, ndoshta edhe për shkak të raporteve të tij personale me Kryeministrin Italian Matteo Renzi.

Rama e rrethoi veten me miq dhe bashkëpunëtorë që ishin vokal kundër Greqisë dhe miqësor me Italianë. Historikisht ka patur një konkurrencë herë të hapur herë të kamufluar midis Italisë dhe Greqisë për influencë në Shqipëri, veçanërisht pas rënies së komunizmit. Qeveri të ndryshme shqiptare janë munduar të notojnë midis këtyre dy ujërave duke ruajtur një balancë në interes të vet. Sot, falë Edi Ramës, kjo balancë është prishur, në kurriz të marrëdhënieve me Greqinë. Nga ana tjetër, nuk është se marrëdhëniet e ngrohta politike me qeverinë italiane kanë sjellë ndonjë rezultat në fushën e ekonomisë, investimeve direkte italiane apo në atë të tregtisë.

Kryeministri italian përballet me dy kriza të brendshme, atë financiare dhe referendumin për ndryshimet kushtetuese me 4 dhjetor. Gjasat janë, që Renzi nuk do të shtyjë më shumë se disa muaj në krye të qeverisë italiane, dhe si rrjedhojë askush nuk është në gjendje të parashikojë kush do të jenë marrëdhëniet me Italinë më pas. I vetmi përfitim deri tani në këto marrëdhënie është mbyllja e syve dhe heshtja e palës italiane në lidhje me lumin e drogës që ka vërshuar nga kjo anë e Adriatikut. Edhe kjo duket se po ndryshon, pasi situata e trafikut të drogës ka arritur në përmasa dramatike, dhe heshtja e mëtejshme do të kthehet në një problem politik edhe për vetë Italinë.

Që me pavarësimin e Maqedonisë nga ish-Jugosllavia, faktori politik shqiptar atje ka patur vetëm dy pika reference: Uashingtonin dhe Tiranën. Që nga pranvera e vitit 2015 Tirana ka rënë si pike reference. Edi Rama është kryeministri i vetëm shqiptar që nuk ka asnjë lloj influence mbi faktorin politik shqiptar në Maqedoni. Kur në pranverë të vitit 2015 ndodhi kriza politike në Maqedoni, dhe incidenti i armatosur në Kumanovë, Edi Rama nën influencën e partive të majta të Europës Juglindore (të njëjtat parti që bekuan marrëveshjen e 1 prillit), zgjodhi të mbështesë liderin e opozitës Zoran Zaev, duke anashkaluar tërësisht faktorin politik shqiptar atje, si dhe dinamikat politike të brendshme në Shkup e Tetovë.

Jo vetëm kaq, por në kundërshtim me linjën politike të mbajtur nga çdo qeveri e mëparshme shqiptare dhe përkundër qëndrimeve amerikane, Edi Rama kërcënoi me veto anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Si pasojë, kur Edi Rama thirri në Pogradec në takim lidershipin politik shqiptar të Maqedonisë, ata e refuzuan. Nga ai moment, Edi Rama e zeroi veten dhe qeverinë e tij në raport me Maqedoninë.

Për shkak të raporteve personale të Edi Ramës me ish-kryeministrin Hashim Thaçi, por edhe raportit negative historik të Partisë Socialiste me Kosovën, pritej që marrëdhëniet e qeverisë socialiste me Kosovën të njihnin një periudhë pranvere. E kundërta ndodhi. Për arsyet që vetëm Edi Rama i di, dhe ne vetëm mund të hamendësojmë, në vend të Prishtinës ai zgjodhi Beogradin.

Marrëdhëniet e mira me Serbinë janë në interes të Shqipërisë, të Kosovës dhe të vetë rajonit. Por jo, kur ato përdoren për axhendë politike individuale të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçic. Aq më tepër në kurriz të Kosovës. Edi Rama i dha vetes një rol që nuk i takonte dhe që shkon në dëm të interesave kombëtare shqiptare në Ballkan. Ai u përpoq ta kthente veten ne interlokutorin e vetëm shqiptar në raport me Serbinë duke anashkaluar autoritetet legjitime të Prishtinës. E që të arrihej koj, Rama duhej të kthehej ne liderin shqiptar mbarë kombëtar, duke përdorur kartën nacionaliste.

Për këtë i erdhi në ndihmë Vuçiç. Në tetor të vitit 2014, u gjet rasti i artë duke përdorur hedhjen e një droni në stadium, me një flamur të zi, qe as sot nuk dihet me saktësi se si u fut në stadium. Mediat e Beogradit caktuan vëllanë e kryeministrit si autorin e lëshimit të dronit.

Vala e nacionalizmit që kaptoi shqiptarët duhej sipas planit të transmetohej tek Rama, si udhëheqësi nacionalist i gjithë shqiptarëve. Terreni ishte përgatitur tashmë për vizitën e Ramës në Beograd, i cili së bashku me Vuçiç luajtën një teatër me mjeshtëri në konferencën për shtyp.

Fatkeqësisht për Ramen, qytetaret e Kosovës nuk e blenë këtë shfaqje, sado të mirëorganizuar. Që këtu filluan problemet e Ramës me Kosovën dhe opinionin e saj publik. Shqiptarët e Kosovës nuk e pranuan, ndërsa ata të Shqipërisë e injoruan.

Vizita e tij e fundit në Beograd është vetëm epilogu i kësaj qasje të pamend. Reagimi i politikës në Prishtinë, mediave dhe opinionit publik ishte brutal, i patakt dhe i dëmshëm për marrëdhëniet midis dy shteteve tona. Sikur politika në Kosovë ta kishte ndaluar Ramën me herët, dëmi nuk do ishte ky. Edi Rama tashmë e ka humbur Kosovën. Por kjo nuk është e keqja më e madhe. Që sot e tutje, raportet politike midis Prishtinës dhe Tiranës nuk janë më të njëjta dhe do të duhet shumë kohë dhe vullnet që pas ikjes së Ramës ato të kthehen në normalitet.

Kategori
Uncategorized

DOKUMENTET/ Rama thikë pas shpine Kosovës, marrëveshje të fshehtë me Vuçiç, duke fshirë Kosovën nga harta.

DOKUMENTET/ Rama thikë pas shpine Kosovës, marrëveshje të fshehtë me Vuçiç, duke fshirë Kosovën nga harta

Mund të quhet pa frikë një thikë pas shpine që Shqipëria i ka bërë Kosovës me marrëveshjen e fshehtë që Edi Rama ka bërë në Beograd me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç. Në dokumentin e siguruar nga gazeta Zëri në Prishtinë, është zbardhur edhe kjo marrëveshje e pistë.

Për ndërtimin e autostradave dhe linjave hekurudhore që kalojnë nëpër territorin e Kosovës Qeveria e Shqipërisë dhe e Serbisë kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi pa e marrë pëlqimin e Qeverisë së Kosovës. Një veprim i tillë i palës shqiptare lë të kuptohet, të paktën nga pala serbe, si njohje e sovranitetit serb mbi Republikën e Kosovës, prandaj po kundërshtohet nga zyrtarët shtetërorë të vendit

Për autostradat dhe linjat hekurudhore që nisen nga Serbia dhe të cilat kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës për të dalë në Shqipëri zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, Brunilda Paskali, dhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Tregtisë së Serbisë, Stevan Nikçeviç, kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi pa e marrë pëlqimin e Qeverisë, që udhëhiqet nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

Ky veprim i palës shqiptare lë të kuptohet, të paktën nga pala serbe, si njohje e sovranitetit serb mbi Republikën e Kosovës.

Sipas dokumenteve zyrtare, që ka arritur t’i sigurojë gazeta “Zëri”, dy përfaqësuesit e qeverive, ajo e Shqipërisë dhe e Serbisë, Paskali dhe Nikçeviç, më 15-16 prill 2015, kishin negociuar Protokollin e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me këtë kishin rënë dakord që të paraqesin projekte të veçanta të cilat do të prezantohen pranë institucioneve të Bashkimit Evropian, me qëllim mundësimin e financimit të tyre nga fondet e kësaj të fundit.

Pak muaj pasi ka nënshkruar protokollin si kryesuese e delegacionit shqiptar, Paskali ka marrë detyrë të re, atë të zëvendëskryetares së Bashkisë së Tiranës.

Kategori
Uncategorized

Pas sa vitesh do bëhemi Europë.

Kategori
Uncategorized

Ej, shqiptarë ju thafshin kraht’
Ju shkoj jeta, kot së koti.
Ju që s’vleni as sa gratë
Kush s’ju don, veç ju dashtë Zoti!…

E shkutë jetën veç me pshtyma
Tre herë n’ditë kërkoni sherr.
“Bijt e shqipes” rritë me kryma
farën tuej Dreqi s’e merr!…

Shkuan shekuj e shkuan mote
endé sot nuk din nga shkon.
Fatkeqsitë e kësaj Bote
Në Shqypni veç i takon.

Rrugë pa rrugë në Shqipëri
Benza, kurva, vijnë e shkojnë
Veç hajduta në Qeveri
pensionista që mallkojnë…

veteranë me prostat truri
lekët bukës i blejn gazetë(!)
era shurrë vjen pas çdo muri
Era mut posht e përpjetë

Kisha, tyrbe e xhami
Priftër, dhjako e hoxhallarë
Mut me lule Shqipëri!
Mut mbi mut kombi shqiptarë!

Ngrihen çmimet, ulen brekët!
Lart, më lart se Mali i Dajtit
Nuk t’u sosën kurr fishekët!
qytetarët’ nën hyqëm t’fshatit(!)

vend ku vritet Deputeti
sikur t’ishte qen rrugaç…
Vrasësi merr Medalje Shteti(!)
Sa hap gojën të thonë: – plaç!

Vend që s’ka Ligje dhe Norma
(nga Athina erdh’ Kushtetuta)…
Vit për vit shpikin reforma(!)
“Dje m’a fute,…sot t’a futa!…”

Futja kot, me bazë hakmarrjen!
Bini Toskë e bini Gegë!
karakurvë ke gazetaren
Bandë me rrogë në çdo gazetë…

Vend ku vidhet historija
Origjina e kombit tim!
Vend ku ngrihet qeverija
Të rrëzojë…Shqipërinë(?)

Ndër ministra, shtat janë grekër
gjysh stërgjysh e baballarë
Bajnë orgji e hanë si mbretër
Ku një komb rron si lypsarë(!)…

Ku pëllcet kërrcet dyfeku
Shkollat plot me… heroinë
Ku hedh valle sërbi e greku
Që “mendojnë” për Shqipërinë(!)…

Vend ku çezma e pallatit
Nuk nxjerr ujë por lang fekalesh…
Vend ku vjen hajduti i fshatit
Dhe blegrin me jehon malesh.

Vend ku vjen Cjapi me Zile
Dhe mbush rrugët me kakërdhi
Vend ku shitet krimi me kile
Ku nuk thuret një poezi…

Ku gjëmojnë kangët jevgjite
Herë me dajre herë me buzuq
“Moj rrospi sa shpejt m’u rrite!
Pse m’i lyve thonjt e kuq?…”

Pse je veshun zhele – zhele?
Dhe dyshoj s’do bahesh kurrë!
Prap me gisht në gojë ti ngele,
“Ballëlarta me Flamurë?”

Ja kaluan 100 vite
Kur në Vlonë ngritën Flamurin
Sot ku je, dhe ku arrite!?
Là më là po ngre ushkurin…

Shtrirë përmbys lëngon mbi glob
Gjakun po t’a thith “shushunja”.
Ke marrë vrapin me galop
Kërmë që qelbesh nëpër plumba…

Vend ku gjen baltë e batak
drogë, alkool, Euro, dollarë,…
vend që vritesh veç për Gjak!
Shurragjaksit tanë shqyptarë!

Dil e shit dëshmorët e Kombit!
Dil, moho Martirët e tu.
Sot të thonë “putana” e Globit
Dhe “lavire” gjithashtu…

Ku asht shpirti i Naimit?
Ku asht fryma e At Fishtës?
Ku janë trimat e çlirimit?
Ku janë mendt e F.Konicës?

Janë tek plagët e Kosovës!
Janë tek varret në Çamëri!
Janë tek Fushë e Domosdovës!
Hot e Grudë, Plavë e Guci!

Janë tek britmat e Gjo Lulit!
Huta e gjatë e Boletinit!
Salari dhe djemt e Sulit
Janë tek gjoksi i Azem Trimit.

Njeqind vite shkunë sa ora.
Kujt t’i them: – Të qofsha falë?
Ku janë djemt që kishte Vlora?
Shqipëri moj rrënjëdalë!?..

Zemra ime nis merr vrapin
Don me puth në gjunj Flamurin.
Hajnat rrugën nuk m’a hapin
Hajnat fort shtërngojn ushkurin…

Ia hyp Atit të Inatit
Kaloj male si i marrë
Veç të shkoj tek Guri i Cakut
T’a puth Flamurin Shqiptarë!

Bubazhelë dhe buburreca
Jargë e qurra atdhetare
Para Flamurit seç ngeca
S’pashë anji fytyrë shqyptare!

Hipokritë me dhambë ckërmitur
Njerz që flisnin çuditërisht
Në mes sheshit të uritur
Iso burrash labërisht:

“Po ku je Ismail Vlora?
Ngrihu, zgjohu ti nga gjumi!
Ngrihu burrë e bëja fora.
Shqipërinë e morri lumi!…”

…Dhe u zgjova i trumhasur
ishte andërr… mos e zgjat!
Mosha plakë m’a kishte rrasur…
Kisha pshurrun në krevat!…

Kategori
Uncategorized

Edi Rama i kërkon Ilir Metës ta largojë ministrin Manjani për deklaratat e tij.


Edi Rama i kërkon Ilir Metës ta largojë ministrin Manjani për deklaratat e tij

Ylli Manjani nuk ndalon. Ai si përherë, origjinal në deklarata e qëndrime, krejt ndryshe nga pjesa tjetër e qeverisë flet hapur. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kërkon që qeveria të nxjerrë ushtrinë për të luftuar fenomenin e kultivimit të kanabisit. Kjo është një ndër deklaratat më të forta të bëra deri më sot nga një anëtar i qeverisë Rama përsa i përket situatës se kultivimit dhe trafikut të drogës.

Manjani pranon kështu se gjendja është emergjente, përkundër deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama apo ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët përpiqen ta fshehin atë me të gjitha format.

“Na takon ne që të reagojmë në mënyrë proporcionale. Ne duhet të reagojmë edhe më fort edhe sesa sot. Po qe e nevojshme them se duhet të dalë edhe ushtria. Për të dhënë një mesazh, edhe ushtria duhet të dalë. Nga ky fenomen o ndahemi tani, o nuk ndahemi më. O ndahemi më sa ka filluar, ose kur të ndahemi do jetë shumë vonë dhe shumë e vështirë. Nuk shkon më. Nuk e ka në traditën e vet askush në këtë vend që të marrë drapër të kësaja natyre”, u shpreh Manjani.

Një ditë pasi deputeti Ben Blushi deklaroi se mbjellja e kanabisit është një politikë shtetërore ekonomike, Ministri i Drejtësisë thotë se ky fenomen është i ngjashëm me piramidat financiare që goditën shqipërinë në periudhën ’96-’97 dhe se prej tij vendi do të ketë vetëm varfëri. Ai tha se perceptimi i të gjithë shqiptarëve është se në këtë vend droga është një fenomen i përhapur gjerësisht.

“Ky nuk është një biznes që siguron mirëqënie, por siguron varfëri dhe shton krimin, kriminalizon shqoërinë. Është e ngjashme me efektet e piramidave financiare. Jam për krijimin e xhandarmërisë. Të gjitha forcat policore në këtë vend duhet të qenë në një piramidë dhe duhet reagim porporcional. Dhe nuk jam kritik, sepse nuk e di çfarë është realiteti. Por ky perceptim ekziston. Po të dalësh në rrugë, në kafene, ky perceptim ekziston. S’ka rëndësi çfarë thotë Italia apo dikush tjetër, njerëzit në Shqipëri e besojnë”, deklaroi Ministri i Drejtësisë.

Deri tani, ushtrinë në terren për të luftuar narkotrafikantët e ka nxjerrë vetëm Kolumbia. Ndërsa në Shqipëri, deri tani ushtria ka dalë në terren vetëm për të mbledhur plehrat nëpër rrugë kombëtare.

Kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit Rama dhe nga informacione të besueshme thuhet se Rama është nxehur shumë dhe do ti kërkojë Ilir Metës që ta largojë si ministër, pasi po kundërshton autoritetin e kryeministrit. Në fakt vetëm ministri i drejtësisë flet hapur dhe pa frikë ndër ministrat e qeverisë, edhe kur nuk i pëlqen kryeministrit. Deklarata e ministrit Manjani se duhet të dalë ushtria për të luftuar hashashin tregon se fenomeni është bërë shkatërrues për vendin dhe imazhin ndërkombëtar.

Kategori
Uncategorized

Importi i plehrave, Komisioni Europian kundër Shqipërisë: Nuk keni infrastrukturën e nevojshme.

Importi i plehrave, Komisioni Europian kundër Shqipërisë: Nuk keni infrastrukturën e nevojshme

Importi i plehrave, Komisioni Europian kundër Shqipërisë: Nuk keni infrastrukturën e nevojshme

18:06, 17/10/2016Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për kontrollin e mbetjeve të importuara. Përmes një reagimi me shkrim pas kërkesës së ABCNews, Komisioni Europian kërkon që legjislacioni shqiptar të përafrohet me standardet europiane përpara se të nisë importi.

Komisioni Europian konsideron se Shqipëria nuk ka ende infrastrukturën e nevojshme, institucionet dhe sistemet e duhura për monitorimin, kontrollin dhe raportimin  e lëvizjeve të mbetjeve në Shqipëri. Sipas KE-së, ndarja e mbetjeve në Shqipëri nuk ka filluar ende me përjashtime të pakta dhe normat e riciklimit janë shumë të ulëta.

“Shqipëria duhet të bëjë përafrimin me direktivën dhe rregulloret e BE-së , duke lejuar importin e mbetjeve, përmes rritjes së klasifikimit të mbetjeve në burim, riciklimit, mbylljes së derdhjeve të paligjshme, ndërtimit të instalimeve të mbetjeve” shprehet KE-ja në përgjigjen e drejtuar mbi kredibilitetin e importit të mbetjeve në Shqipëri, kur vendi arrin të riciklojë vetëm 30% të mbetjeve të vendit. Në këtë përgjigjje, ekzekutivi europian nënvizon dukshëm dobësitë e Shqipërisë lidhur me kapacitet për menaxhimin dhe importin e mbetjeve:

“Forcimi dhe zbatimi i ligjit për menaxhimin e mbetjeve është kyç, pavarësisht regjimit të importit të mbetjeve, që është në fuqi aktualisht. Shqipëria duhet të zhvillojë infrastrukturën e nevojshme , si dhe të institucioneve dhe sistemeve për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e lëvizjeve të mbetjeve. Një kujdes i veçantë duhet të tregohet për  minimizimin e mbetjeve nëpërmjet parandalimit të mbetjeve, grumbullimit të diferencuar dhe riciklimit. Në këtë kontekst, është i domosdoshëm sigurimi i kapaciteteve administrative dhe teknike së bashku me investime themelore. Zgjidhja e problemit të mbetjeve në Shqipëri është një çështje serioze dhe kërkon teknikën dhe financat e duhura, vullnetin politik, dhe ndërgjegjësimin e publikut” thuhet në përgjigjjen e KE-së.

Komisioni Europian rikujton, se në bazë të progres-raportit të vitit 2013 për Shqipërinë , thuhet se “Menaxhimi i mbetjeve mbetet një çështje serioze shqetësuese në Shqipëri. Ndarja e mbetjeve nuk ka filluar ende me përjashtime të pakta dhe normat e riciklimit janë shumë të ulëta. Industria e riciklimit është sapolindur dhe ka nevojë të importojë materialet e nevojshme të para nga jashtë vendit. ”

Bashkimi Evropian shprehet i gatshëm për t’i ofruar Shqipërisë legjislacionin dhe praktikat më të mira në përputhje me standardet e BE-së.

Kategori
Uncategorized

Rama-Fuga-Bolino dhe portalet që u janë bërë ‘kancer’.

Rama-Fuga-Bolino dhe portalet që u janë bërë 'kancer'

“Por kanceri i vërtetë janë faqet ueb, të krijuara në vitet e fundit…”

Kjo shprehje monumentale kundër lirisë së shprehjes, nuk i përket diktatorit koreano-verior Kim Jong dhe aq më pak Fidel Kastros së Kubës. Janë fjalë të dala nga goja dhe zemra e italo-shqiptarit Karlo Bolino, i cili e mban veten si një pionier i medies së lirë, në Shqipërinë e post komuniste.

Ky mllef dhe kjo urrejtje për portalet dhe faqet ueb që kanë plotësuar vitet e fundit mozaikun bardh e zi, të një tufe mediesh të ashtuquajtura klasike dhe tradicionale të atrofizuara, të cilat nuk e fshehin më padronin e radhës është edhe thelbi i një shkrimi të gjatë në gazetën e tij, nënshkruar nga vetë Karlo Bolino.

Në pamje të parë ky shkrim triumfalist, duket sikur është bërë për të treguar sesi Bolino “duke fluturuar deri në SHBA” arriti të mbyllë një portal opozitar siç është Hashtag Albania dhe të kërcënojë duke futur në “listën e zezë” faqen e famshme në FB “Lolita”, e cila ironizon çdo ditë sukseset e Rilindjes dhe shërbëtorëve të saj mediatik.

Por në fakt thelbi i artikullit është krejtësisht tjetër; kërcënim i hapur për të gjitha mediet online që kritikojnë Edi Ramë&Co dhe tenderlëpirësit e tij.

Pas një fushate të paprecedentë të kryeministrit nëpër studio televizive, livadhe fshatrash me fermerë, auditorë studentësh, në faqen e tij në FB e Tëiter, e ku të mund kundër “medieve të kazanit”, lufta ndaj çdo zëri kundër ka kaluar në një fazë tjetër; mbyllje dhe kërcënime me gjyqe.

Karlo Bolino nuk e fsheh se është mik me kryeministrin, kryetarin e bashkisë dhe shumë ministra të tjerë. Reklamat shtetërore nga taksapaguesit shqiptar vërshojnë në mediet e tij, të cilat nuk mund të thuhet se janë ndër më të ndjekurat.

Por as Edi Rama dhe lukunia që i vjen pas për përpunimit të opinionit publik, nuk e fshehin fare që Bolino “çon ujë në mullirin” e tyre. Ky shkrim ku faqet ueb “të hapura vitet e fundit”, cilësohen si “kancer” duket sikur është gatuar në guzhinën e Edi Ramës dhe posaçërisht në komjuterin e Endri Fugës.

Aq shumë  i entuziazmuar ka qenë për këtë editorial shefi i përpunimit të imazhit virtual që ka filluar ta besojë edhe vetë Rama, sa që nuk ka rezistuar dot, për të fshehur bashkë autorësinë në këtë fletërrufe kundër portaleve që kritikojnë Rilindjen. Vetëm pak minuta pas hedhjes së shkrimit te Shqiptarja.com, Fuga nxiton ta hedhë në faqen e tij në Tëiter.

Etiketimi “kancer” që u është bërë portaleve të hapura vitet e fundit është i rëndë, por mund të jetë edhe i vërtetë, përderisa thuhet me alarm nga propaganda e Rilindjes. Aq shumë i përmend Rama këto medie “kancer”, çdo ditë, sa herë të ketë rast dhe mundësi, sa që ato vërtet mund të jenë kthyer në një “kancer” për kancerin që ka kapluar Shqipërinë me këtë qeverisje të korruptuar që të vetmin shpëtim sheh ekonominë kriminale të kanabisit.

Kur vetë i sëmuri këmbëngul, mjekët dorëzohen, e lënë në hall të vet!

Kategori
Uncategorized

Rilindja e djallit veshur me Prada.

Nga Albano Zhapaj

Filozofia, si mjet i përdorimit politik,  është pjesë e jetës së përditshme dhe ka ndikuar gjithmonë të gjitha fushat e dijes dhe të jetës,  duke komunikuar atë çka i intereson politikës, nëpërmjet përdorimit të elementëve zakonorë më të dashur apo dëshiruar  të një populli në periudha të ndryshme, përfshirë edhe elementë të modës si metodë efikase dhe imponues në popull,  për të importuar perceptimin e ndryshimit për mirë të një shoqërie të caktuar.

Politika e ndryshimit nëpërmjet luksit të modës dhe ngjyrave të ndezura  kushtëzohet gjithmonë nga mendimi, nga filozofia dhe nga komunikimi persuaziv (imponues/bindës) në momente të caktuara historike dhe kjo është konsideruar në vende të tjera evropiane si një fenomen që sjell ndryshime të konsiderueshme sociologjike. Edhe Italia, në qeverinë e dytë “Berlusconi”  u magjeps nga ngjyrat e bukura dhe pafundme mediatike që i jepeshin realitetit, aq sa pësoi një transformim edhe në mënyrën e të perceptuarit të arritjes së mirëqenies dhe begatisë personale e familjare.

Rrjetet e mëdha mediatike të atëherë Presidentit, Kavalier Berlusconi, kryen efektin e tyre social, duke bërë që shumica e italianëve të fillojë të ëndërrojë se edhe ata mund të arrinin të bëheshin pjesë e mirëqenies, të ngjashme me atë të Berluskonit dhe të mund të jetonin më mirë e pasuroheshin, falë kapaciteteve që ofronte ultramiliarderi president (ne i themi kryeministër), i zhytur në luksin e shfrenuar të modës, ngjyrave, femrave të reja e  të bukura dhe komunikimit karizmatik nëpërmjet batutave, humorit, talljes më kundërshtarët, e sidomos përçmimin ndaj vartësve. Rezultatet normalisht u panë që dolën ndryshe: Italia nga një shoqëri prodhuese u shndërrua në një shoqëri shërbimesh. Njerëzit u zhgënjyen por jeta vazhdon, në mos njëri tjetri, do ta qeverisë edhe Italinë, apo jo…!

Fenomeni i të bërit politikë ëngjëllore, të mashtruarit dhe të vjedhurit jo aq me lezet por hapur fare, ku e domosdoshme është që djalli të jetë i veshur me Prada, është një fenomen tepër kompleks që karakterizon fuqishëm shoqërinë e (jo)konsumit në të cilën jetojmë. Në një vend si Shqipëria ku kaosi ka shumëfishuar kompleksitetin, ku vlerat janë kamufluar me antivlerat, ku rezultati duartrokitet  pavarësisht mënyrës me të cilën arrihet, ku disfatat raportohen me buzëqeshje nga djaj të veshur me “modën e fundit”, ku ngjyrat e ndezura të sipërfaqes  mbulojnë  zbehtësinë e përmbajtjes,  ku vijat e bardha në rrugë (në formë pentagrami) bien më fort në sy se sa gropat anës saj, ku të jesh i varfër është sinonim i përuljes përpara shtetit dhe të jesh i pasur sinonim i përuljes së shtetit,  ka vend për shumë e shumë  pyetje, ka vend për meditime, reflektime, pra ka një hapësirë të mjaftueshme dhe të bollshme për të bërë filozofi.

Në këtë vend djalli politik i (pu)shtetit e ka kuptuar se për t`u shitur si ëngjëll, duhet të vishet me Prada dhe kur të flasë të përdorë gjithë elementët komunikues që karakterizojnë “naivin dhe të drejtin”, mundësisht të vet emocionohet kur tregon për vuajtjet e jetës së tij, pra djalli e ka kuptuar se midis politikës dhe shoqërisë qëndron moda, në një distancë aq të dukshme e të afërt, saqë ulet këmbëkryq arave “gju më gju me popullin” për t`i reklamuar këtij të fundit “sukseset dhe arritjet epokale”, ndryshimet rrënjësore dhe qasjen e re me njerëzit dhe mjedisin. Sovrani e duartroket, asgjë nuk kupton nga përmbajtja, pasi forma është më e shkëlqyeshme, e sheh oratorin-djall të buzëqeshur, me humor, dhe të veshur me aq ngjyra të bukura e të larmishme, nuk i shkon mendja në gjëra të këqija, edhe sikur të dojë.

Tek e fundit edhe doktori, momentalisht,  të shëron me fjalë të bukura, por gjithsesi nuk e bën dot pa veshjen e duhur, prandaj domosdoshmërisht i duhet përparësja e bardhë, bile sa më e bardhë, aq më i madh efekti tek pacienti. Për analogji edhe djalli duhet të vishet me Prada,  përndryshe nuk e bën efektin e duhur të propagandës të tij. Edhe ne, populli i thjeshtë, kur jemi mes miqsh, si të gjithë njerëzit kudo në planet, kur dëgjojmë që flitet për arritje apo suksese nga dikush me “fytyrë ë re”, karizmatik, që për më shumë se nëpërmjet fjalëve na flet nëpërmjet “modës” e kostumit të bukur, kravatës shumëngjyrëshe, përpara sfondeve të ri lyera të pallateve të vjetra, apo duke pirë një gotë shampanjë në bordin e avionit apo jahtit të tij personal, na vjen të mendojmë e të besojmë se kjo “fytyrë e re” ja vlen të na qeverisë, të na sjell ndryshimin, pra të na bëjë edhe ne të kemi mundësinë t`i kemi dhe shijojmë ato që ka ai. Ja që historia qenka e destinuar të përsëritet diku tjetër dhe nuk ma do mendja të jemi popull më i zgjuar se italianët.

Kohët e fundit komunikimi nëpërmjet “modës”  është kthyer (për djallin!) në një fenomen kryesisht politik për shkak se, si gjuhë e simboleve të figurave e ngjyrave komunikon, tek kundërshtari apo partneri, diçka të pashkruar dhe kjo diçka dihet që nuk ka një kuptim të caktuar në shoqërinë në të cilën jetojmë. Kur djalli zgjedh të vesh një “kostum të caktuar Prada”, nuk e bën sepse është i  tërhequr më shumë nga vlera e tij monetare, sesa nga vlera e tij simbolike, pasi vlerat simbolike bëhen më qartë objekt i interpretimeve të shumta, edhe pse mund të mos kenë vlera të njohura dhe sanksionuara shoqërore.

Kjo historia e djallit, që vishet me Prada, për të kaluar në sytë e miletit si ëngjëll mund të duket një gjë e zakonshme dhe, në një çast reflektimi, nuk bie në sy si fenomen në vetvete, por në fakt ajo reflekton një problem më të gjerë: garda e re (e djajve!) nuk e njeh më gardën e vjetër, duke propaganduar se ndryshimi i sotëm nuk kalon nëpërmjet reformimit të përmbajtjes por ndërtimit të një kategorie të re estetike, duke e shitur të vjetrën si të pavlerë dhe pa të ardhme, pikërisht se e vjetra është e “vjetëruar”. Kush nuk ka mëkatuar mjaftueshëm dhe nuk e beson këtë teori, le të hedhë gurin e parë dhe të shpjegojë nëse fenomeni nuk po ndodh realisht.

Engjëjt e vërtetë, intelektualët, ata që gjithmonë pëlqejnë të jetojnë të lirë, dëshirojnë që jeta dhe liria e vendit të jenë të paprekshme, dhe të pandikueshme nga dikush apo diçka. Është pikërisht besimi i tyre se liria është një vlerë e patjetërsueshme, ajo që i bën intelektualët e vërtetë, që të mos shpenzojnë në “Prada”  por të vishen thjesht e hijshëm në magazinat e prodhimeve në “seri” dhe përçmuar çdo gjë që në vlerë monetare është superiore aq shumë sa ti mbivendoset vlerës së lirisë.

Për njerëzit e vërtetë luksi i shfrenuar dhe ngjyrat e kostumeve të djallit nuk përbëjnë dallimin në mes të kulturës së lartë dhe kulturës së ulët. Por, po të gjykojmë fukarallëkun deri në mizerie, në kohën(qeverisjen) në të cilin po jetojmë, kuptojmë se po jetojmë në epokën e ndotjes;  ndotjes së vlerave nga antivlerat apo jovlerat, ndotjes së fisnikërisë nga batakçillëqet, ndotjes së ndershmërisë nga hajdutllëku, ndotjes së pastërtisë rinore nga korrupsioni i epsheve pusht(etare), ndotjes së realitetit nga virtualiteti, ndotjes së të mirës nga e keqja, gjykojmë se kemi arritur momentin ku e kemi pothuaj të pamundur për të përcaktuar kufij të qartë.

Nëse hapim të shikojmë lajmet në televizion, ato më së shumti janë zhytur në lajme estetike dhe monologje (pu)shtetarësh, ndërkohë që kanë zhvilluar potencialin ekspresiv dhe artistik të lidhur ngushtësisht me mesazhin që politika e “modës në fuqi”, kërkon të përçojë në popull.

E, ndërkohë, që ne përpara televizorit përpiqemi, sa herë që dëgjojmë monologjet dhe batutat plot humor, të reflektojmë përse  “ëngjëlli ynë shpëtues”, djalli i veshur me Prada, e ka zgjedhur sot atë lloj shfaqjeje monologjike, atë kostum, atë kravatë plot ngjyra e fantazi dhe kujt ëngjëlli botëror kërkon t`i ngjaj më tepër, ne kuptojmë se pas gjithë kësaj ka një studim, komunikim e reflektim, pra një filozofi të ndërtuar mbi një qëllim të pastër e të qartë: jetëgjatësinë e sundimit nëpërmjet mashtrimit të djallit të  veshur me Prada…!

Kategori
Uncategorized

Tahir Muhedini: Gjyshi im, kryetar në Paramithi. Grekët therën 28 vetë, fëmijët i dogjën të gjallë.

Tahir Muhedini: Gjyshi im, kryetar në Paramithi. Grekët therën 28 vetë, fëmijët i dogjën të gjallë

Deputeti me origjinë çame, Tahir Muhedini, ka rrëfyer për herë të parë, historinë tragjike të familjes së tij dhe fisit të tij në Çamëri. Ai u tha në fjalimin e fundit në Kuvend, kolegëve deputetë, se do të shkonte t’u vendoste gjyshërve të tyre, një tufë me lule në varre për t’iu kujtuar atyre se ai vetë nuk e ka një varr të gjyshërve të vet dhe sensibilizuar për Çështjen Çame. Ja çfarë tregon Tahir Muhedini për Gazeta Shqiptare:

“Është e vërtetë që nuk e kam përmendur asnjëherë masakrën e 27 qershorit të ‘44-ës, pavarësisht se kam vite që merrem me politikë. Dosjen e plotë ua kam dërguar kancelarive perëndimore. Unë vetë kam lindur në Tiranë, nga një familje me shumë pak anëtarë, sepse 28 prej tyre u therën në një ditë, në 27 qershor 1944. Nga familja e nënës sime kishte me dhjetëra të masakruar. Kam lindur në Tiranë dhe nuk kam arritur të vendos kurrë një tufë me lule në varret e të parëve të mi. 27 qershori ka ndodhur në shtëpinë e Sali Hafuz Muhedinit. Unë jam nipi i Sali Muhedinit. Ai ishte gjyshi im. Grekët e vranë në Çamëri se ishin shqiptarë, siç mund të ishin vrarë gjyshërit e çdo shqiptari po të kishin lindur në Çamëri. Këta njerëz u vranë se ishin shqiptarë dhe nuk e mohonin kombin e tyre.

E vërteta e familjes sime vjen nga gjyshi im, Sali Hafuz Muhedini, i cili ishte kryetar i këshillit të rrethit Paramithi, kryeqendër e Çamërisë. Gjyshi kishte katër djem dhe një vajzë. Familja kishte shumë prona dhe ishte në gjendje të mirë ekonomike derisa ndodhi tragjedia e 27 qershorit të vitit 1944.

Në gjithë zonën e Çamërisë ka pasur një klimë shumë të mirë. Në atë kohë, bëhet fjalë për vitin ‘44, kur u vendos ligji i luftës, e gjithë popullsia çame kishte shtetësi greke dhe kombësi shqiptare. Greku i mori djemtë çamë dhe i internoi në një zonë të largët nga Çamëria, diku në kufi me Turqinë. Kur ndodhi lufta greko-gjermane, njëri nga oficerët gjermanë shkoi në Çamëri dhe pa vetëm gra. Gjermanit i thanë që burrat janë të internuar.

Aty ndodhej edhe një shqiptar nga Përmeti, Qemal  Frashëri, që dinte gjermanisht, dhe fatmirësisht ai i tregoi si i kishin çuar në internim. Pas kësaj ata i kthyen djemtë dhe burrat në Çamëri.

Por në vitin ‘43 u vranë 5 ushtarë gjermanë afër Paramithi, dhe ata për 5 ushtarët e tyre vranë 50 veta. Akuzonin se i kishin vrarë çamët. Arriti të shpëtonte vetëm një shqiptar.

Kur iku gjermani në qershor të ‘44-ës, kryepeshkopi grek vjen gjoja për të bërë paqe dhe kërkonte të bisedonte me gjyshin tim. Babai im, Abdullahu, që ishte vetëm 25 vjeç, atë ditë ishte në Janinë, ndërkohë që xhaxhai i vogël sapo ishte martuar dhe kishte mundur të fshihej kur ndodhi masakra. Gjithë të tjerët, plot 28 veta, i morën dhe i therën, fëmijët i dogjën të gjallë. Drejt kufirit u nis babai im; xhaxhai u nis në drejtim tjetër, por mundën të takoheshin vetëm në Berat, dhe më pas erdhën në Tiranë e u vendosën në rrugën “Ali Demi”. Ndërkohë, edhe halla ime kishte tentuar të kalonte kufirin në Konispol, por shtatzënë për herë të katërt ajo nuk mundi të jetonte dhe vdiq në rrugë.

Kategori
Uncategorized

Edi Rama nuk është Shqipëria.

Berat Buzhala

Janë disa forma se si ne duhet të njihemi me mirë me njëri tjetrin. Njëra prej tyre padyshim qenka edhe kjo e ditëve të fundit. Kjo nuk është e vetmja mënyrë, e as më e mira, por është njëra prej tyre. Pak brutale, por efikase.

Si filloi e gjitha?

Çështja është shumë e thjeshtë: Vizita e Ramës në Beograd, si dhe ideja e tij, modeste, për t’i dhënë fund armiqësisë shumë shekullore serbo – shqiptare. Rama po mendon që e ka gjetur çelësin (jo atë të Bregovicit) e pajtimit, për konfliktin që zgjat qe disa shekuj, e që ka lënë prapa qindra mijëra viktima, në mos miliona.

Ndoshta ai tash edhe po e sheh veten, bashkë me Vucicin duke e ndarë Nobelin për Paqe në Stockholm, vitin e ardhshëm. Në fakt edhe do ta meritonin, sepse po i bëjnë bashkë dy popuj, e bashkë me të ndoshta edhe krejt Ballkanin. Rama, po ta arrinte këtë do ta meritonte Nobelin jo vetëm për paqe, por, nëse ka një të tillë, edhe për Biologji. E ka zbuluar kodin human të politikës serbe. Kuptohet këto çmime do t’i fitonin po të kishte mundësi të korruptimit.

Pra kjo është çështja. Këtu edhe filloi. Te deklaratat e Ramës për pajtimin historik të serbëve dhe shqiptarëve.

Kjo u përsërit në takimin e tyre të fundit.

Dhe pastaj thanë, gati si me humor se ishin pajtuar që për një gjë nuk mund të pajtoheshin: Për çështjen e Kosovës. Se Vucic thoshte se Kosova është krahinë e Serbisë, kurse Rama se Kosova është shtet i pavarur.

Më falni?

Pra, të dashur miq në Shqipëri, nëse Rama dhe Vucici nuk u pajtuakan për Kosovën, atëherë për çfarë pajtimi po flasin ata? A nuk ishin të pajtuara Serbia dhe Shqipëria? A nuk njihen si shtete në mënyrë reciproke? A nuk kanë ambasadorë në vendet reciproke? Shqipëria, pas vitit 1999, as që kufizohet me Serbinë. Madje as që kanë luftuar ndonjëherë me njëra tjetrën, këto 100 vitet e fundit.

Serbia ka qenë dhe është në armiqësi me shqiptarët, por me ata të Kosovës. I ka vrarë mbi 10 mijë, gjatë viteve 1997-99. I ka dëbuar mbi një milion gjatë kësaj kohe, një pjesë të madhe në Shqipëri, por për hir të së vërtetës edhe në Maqedoni, Mal të Zi dhe gjetkë.

Jo vetëm kjo: Serbia, ose ish-Jugosllavia, gjatë kohës së komunizmit, i pati dëbuar gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës për në Turqi.

Jo vetëm kjo: edhe para Luftës së Dytë Botërore, në kohën e Jugosllavisë së vjetër, Serbia ka dëbuar shqiptarë nga Kosova, ka realizuar pastrim etnik, të përkrahur, në mes tjerash, edhe prej titanëve të saj të letërsisë, si bie fjala Ivo Andric, që u citua me dashuri nga Rama në Beograd, por për të cilin bien në dy gjunjë edhe gazetarë të shquar në Tiranë, të cilët kanë arritur ta bëjnë dallimin prej Andricit njeri dhe Andricit shkrimtar. Bravo që e keni bërë, nuk ka qenë punë e lehtë. Por mos harroni, sikur të mos ishte Andrici shkrimtari i madh, as që do të flisnim për Andricin njeriun e keq. Ishte shkrimtari fillimisht që e bëri njeriun e keq.

Sa e kemi mësuar nga historia, kontakti kryesor i Shqipërisë dhe Serbisë gjatë kësaj kohe ka qenë në kohën e Mbretit Zog, kur ky i fundit ishte kthyer në pushtet me ndihmën e serbëve, që si shenjë falënderimi pastaj filloi t’i vrasë patriotët nga Kosova. Pastaj gjatë Luftës së Dytë Botërore, përpara hundëve të forcave të Enver Hoxhës (jo ministrit tonë) forcat serbe kishin kryer masakra të papara në territorin e Kosovës. Të mos flasim pastaj për tri vitet e arta të raporteve Shqipëri – Jugosllavi, Enver – Tito. Dhe edhe kur ndodhi prishja, kjo nuk u bë për Kosovën.

Këtë digresion historik bëra, jo për të nxitur animozitete të tjera, por për t’u përgjigjur në konstatimet paushall se Kosova është ndihmuar shumë këto 100 vite nga Shqipëria. Kjo nuk është gjithaq e saktë. E kundërta është më e saktë: Kosova ka bërë shumë për Shqipërinë këto 100 vitet e fundit. Ka qenë për të mburojë e mishit dhe e gjakut. Dhe kush ishin agresorët? Ishin serbët pra.

Të dashur miq nga Shqipëria, kjo është esenca: Për çfarë pajtimi po fliste Rama? Dhe çfarë është tepër e rëndësishme, madje në mënyrë kritike e rëndësishme: A e ka marrë Rama pëlqimin e Prishtinës për të na pajtuar me serbët? Ose a i ka kërkuar Kosova atij që të na pajtonte me ta, apo i ka kërkuar Vucici që të na pajtojë, ose çka dreqin po ndodh kështu? Në mes të dy qeverive, kësaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ekziston edhe një protokoll bashkëpunimi, për të informuar njëra-tjetrën për takime të rëndësishme. A ka ndodhur një gjë e tillë? A ka biseduar Rama me dikë në Prishtinë për këto iniciativa?

I lexova këto ditë me vëmendje edhe Mero Bazen, edhe Blendi Fevizun, edhe Andi Bushatin. Për të tre ata e kam respektin maksimal. Madje u gëzova që këta më në fund janë në një mendje për diçka. Nuk ju ka ndodhur një gjë e tillë këto 20 vjet. Mirëpo ajo çfarë nuk më gëzoi ishte tendenca e tyre për t’u rreshtuar krah Ramës pa kushte. As edhe një fjalë të vetme për iniciativën e tij megalomane për pajtime historike. Asnjë fjalë për vizitat e tij të njëpasnjëshme në Beograd. Asnjë fjalë për citimin që ai i bëri Ivo Andricit, njërit prej strategëve serb për politikat antishqiptare. Jahudinjtë edhe sot e kësaj dite kanë probleme serioze me muzikën e Wagnerit, e cila ishte përdorur, pa dijeninë e tij, sepse ai kishte vdekur, për tortura dhe për fushatë naziste.

Prandaj, për të gjitha këto arsye, si është e mundur që të insistoni në nënvizimin e faktit se Kosova po e dëbon Shqipërinë nga e ardhmja e saj. Kjo nuk është e vërtetë. Kosova nuk dëshiron ta pranojë vizionin e Edi Ramës, për të ardhmen e saj. Deklarata e tij sterile, madje në formë batute, se nuk u pajtuakan me Vucicin për Kosovën nuk do të thotë asgjë. Është e dëmshme.

Në biseda private, disa prej miqve të mi në Shqipëri, po më thoshin se “Rama është idiot” është “mashtrues”, dhe epitete tjera anatomike. Sipas tyre nuk duhej t’i kushtonim vëmendje se çfarë thotë ai. Unë mendoj që Rama është fillimisht Kryeministër i Shqipërisë, dhe në këtë cilësi ishte edhe në Beograd, e jo në atë të epiteteve të mësipërme.

Nacionalistët primitivë në Kosovë, por edhe këta në Shqipëri që sapo e kanë zbuluar dashurinë ndaj Kosovës, më akuzuan që i thashë Ramës mos fol në emrin tim në Serbi. U sulen të thoshin “Po në emrin tim”, sepse Rama qenka kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Në të gjitha format dhe trajtat kjo është e pasaktë. Rama nuk është Kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Sepse ne nuk e kemi një mbiqeveri dhe një mbikryeministër dhe pastaj edhe disa miniqeveri për punë lokale. Tek e fundit, shtrohet pyetja, a kishte folur në emrin tim (tonë) edhe Kryeministri i Shqipërisë, ose i shqiptarëve, Fatos Nano, në Kretë, kur kishte takuar Milloshevicin. Edhe Nano ishte Kryeministër, sikur që është Rama tash. Kosova e kishte refuzuar fuqishëm qëndrimin e Nanos se Beogradi është kryeqyteti i shqiptarëve të Kosovës.

Pra, nuk është në pyetje pozita e Kryeministrit. Në pyetje është se çka thotë ai Kryeministër.

Sigurisht që në Shqipëri thonë se “Nano ishte karagjoz dhe i papërgjegjshëm”. Kjo edhe mund të jetë e vërtetë, por, prapë, dëmi është i njëjtë.

Në disa shkrime të mia e kam thënë se Rama është i fundit që duhet të flasë për Kosovën, tash jo si Kryeministër i Shqipërisë, por si një individ krejtësisht naiv për zhvillimet në rajon. Ai bashkëpunimin rajonal e kupton si një ekspozitë artistike. Si art bashkëkohor. Ai nuk e ka asnjë referencë tjetër. Krejtësisht i papërgatitur. Ai është lideri i vetëm në rajon që i beson Vucicit, i cili me ngulm po kërkonte partner në Ballkan. Këtë mundësi nuk ia dha Kroacia, por as Greqia. Për çudi, po ia jep Edi Rama, duke e lavdëruar Serbinë për sjellje shumë evropiane, madje më evropiane se shtetet evropiane, kur është fjala për refugjatët. Jashtëzakonisht korrekte si deklaratë, por cila është nevoja të thuhej? Pse duhet që shqiptarët ta ngrenë Vucicin në pishtar të sjelljeve evropiane?

Pra, miq të dashur, reagimet që vijnë nga Prishtina duhet t’i kuptoni si reagim ndaj Ramës, e jo reagim ndaj Shqipërisë.

Ju me të drejtë mund të thoni se edhe liderët e Kosovës po takohen me ata të Serbisë. Kjo është shumë e saktë, por takimet e tyre janë sipas detyrës zyrtare, të detyruar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA. Sigurisht që i kemi pikëpyetjet tona për këto takime. Këta liderë edhe do ta paguajnë çmimin për çdo gjë që bëjnë ditën kur mbahen zgjedhjet. Por cila është përgjegjësia e Ramës? Çfarë përgjegjësie ka ai? Ose çfarë zori ka ai? Pse po i duhet me kaq ngulm t’ia tregojë botës fytyrën tolerante të Serbisë? Rama ka mjaft opsione për t’u takuar. Askush nuk pret nga ai që të marrë barrën e Ballkanit mbi supet e tij. Ai nuk mund të jetë më i afërt me Serbinë, sesa, ta zëmë Millo Gjukanovic i Malit të Zi.

Miq të dashur në Shqipëri, për fund, unë besoj që ne mund të bëjmë shumë më shumë për njëri-tjetrin. Mund të ndihmojmë njëri tjetrin, pa pasur nevojë që këtë ta bëjmë nga Beogradi, e as me një lloj pajtimi me Vucicin. Duhet të shikojmë shembujt e mirë. Kosova kurrë nuk do ta harrojë ndihmën që dha Shqipëria gjatë kohës së luftës. Qeveria shqiptare e vitit 1999 do të mbetet përgjithmonë në memorien tonë si shpëtimtarja e popullit të Kosovës, në orët e tij të liga. Ndihma e Mejdanit, Majkos, Berishës, Metës ishte vendimtare për Kosovën. Dhe mbi të gjitha ndihma e popullit shqiptar, i cili hapi dyert e tij për të pritur vëllezërit e tyre.

Shqipëria nuk është Edi Rama.

Kategori
Uncategorized

85 fakte nga jeta e Dritëroit në 85-vjetorin e lindjes

agolli-kolazh

Dritëro Agolli është një nga ata që i ka dhënë emrin kohës dhe jo koha emrin atij.

Patriarku i letrave shqipe mbush sot 85 vjeç, dhe me këtë rast “Tirana Observer” së bashku me një urim për ditëlindjen, boton 85 fakte nga jeta e patriarkut të letrave shqipe.

Që nga dëshira e tij e parë për t’u bërë veteriner, poezitë e para të botuara në “Zërin e Rinisë”, studimet në Shën Petërburg, familja, por edhe “bëmat” e kohës pa të cilat një njeri si Agolli nuk mund të imagjinohej.

1- Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të Devollit në qytetin e Korçës. Ai sot mbush 85 vjeç.

2- Agolli 16 vite të jetës i ka kaluar në Fshatin Menkulas, katër vite në Gjirokastër kur ishte gjimnazist, katër vite në Shën Petërburg (atëherë Leningrad) të Bashkimit Sovjetik.

14238251_1337583289600374_6540270614399925720_n

3- Që nga mosha 25 vjeç jeton në Tiranë, në katin e tretë të një apartamenti në Rrugën e Dibrës. Deri në vitin 1991 ka qenë komshi me shkrimtarin tjetër të madh, Ismail Kadare, në pallatin e shkrimtarëve.

4- Në moshën nëntëvjeçare përfshihet në Luftën Nacional Çlirimtare. Merr detyrën si korrier i çetave partizane. Një përvojë që Agolli e përmend shpesh në kujtimet e tij.

5- U martua për të dytën herë në moshën 34-vjeçare me Sadijen, më katër tetor të vitit 1965, me të cilën ka dhe dy fëmijë, Artanin dhe Elonën.

6- Me Sadijen u njoh në dasmën e Ismail Kadaresë me Helenën, në vitin 1963, në shtëpinë e Kadaresë. Agolli pyet pedagogun e Letërsisë, Naum Prifti, për vajzën që studionte për Letërsi në Universitetin e Tiranës.

2-agolli

7- Për herë të parë u martua gjatë kohës që ishte me studime, me rusen Nina, në vitin 1956, kur ishte 25 vjeç. Martesa zgjati shtatë vite, derisa Shqipëria prishi marrëdhëniet me Rusinë. Nga martesa e parë Agolli ka një djalë, Arjanin, i cili jeton në Rusi.

driteroi-10

8- Në Rusi Agolli u kthye pas 31 vitesh që nga ndarja e tij me gruan e parë. Udhëtimin e tij në Shën Peterburg e bëri në vitin 1991, kur mes Shqipërisë dhe Rusisë nuk kishte më sistem komunist.

9- Ditëlindja e Dritëro Agollit përkon me rilindjen e një tjetër gjiganti të letrave shqipe. Më 13 tetor ka lindur Millosh Gjergj Nikolla. Në të njëjtën datë, 20 vite më pas, lindi dhe Dritëro Agolli.

10- Rruga krijuese e Agollit nis në bankat e gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku boton në shtypin e kohës poezitë e para të ndikuara nga autorët e Rilindjes dhe folklori shqiptar.

driteroi-12

11- Veprën e parë Agolli e botoi në vitin 1958. Është vëllimi i parë me vjersha “Në rrugë dolla”, i cili u prit mirë nga kritika e kohës. Më pas, sprova e dytë letrare është përsëri me poezi, vëllimi “Hapat e mia në asfalt”.

12- Pas përfundimit të gjimnazit në Gjirokastër, Agolli bëri kërkesë për të vazhduar shkollën e lartë për Zooteknikë. Siç thotë vet Agolli, edhe pse kishte botuar poezitë e para, mendonte se letërsia mund të zhvillohej vetë dhe duke ndjekur rrugë të tjera në jetë.

13- Kërkesa për të ndjekur studimet për Veterinari i dërgohet ministrit të Arsimit, Karahman Yllit, i cili e kishte fiksuar emrin e poetit të ri. “Ky djalë ka botuar vjersha, ndaj nuk ka për të studiuar për Veterinari, por të shkojë me studime për Letërsi”, kanë qenë fjalët ministrit që i ndryshuan rrjedhën e jetës Agollit.

14- “Para se të bëhesha student, kur isha nxënës, ëndërroja të bëhesha veteriner, sepse më pëlqenin shumë kafshët. Unë mbaja një manar, një sheleg manar dhe ai flinte me mua, unë flija në atë shtrojën me dërrasa, ndërsa ai flinte poshtë nën mua. Nuk më ndahej kudo që shkoja. Më kujtohet, kisha një kalë në shtëpi, shumë të mirë. Edhe në dasma shkoja me të; ne djemtë shkonim në to se kush do t’ia çonte shaminë e nuses i pari në vatrën ku martohej dhe këtë punë bënim me kalin e shpejtë. Një mbrëmje kali ishte shtrirë në haur. Mua më dukej sikur qante, dhe qante vërtet. Vete në shtëpi dhe them se kali po qan. “Jo mor, – më thanë, – se nuk shtrihet kali, ai edhe kur fle, fle në këmbë”. Vajtëm të gjithë dhe vërtet kali ishte shtrirë, na pa një herë të fundit dhe vdiq. Kjo më ka mbetur merak dhe prandaj kërkova të bëhem veteriner kur mbarova gjimnazin”, ka thënë Agolli në një intervistë për dëshirën e tij për t’u bërë veteriner.

driteroi-9

15- Momentet më të hidhura të jetës së tij Agolli i kujton me shkrimet që ka lexuar nga autorë të ndryshëm pas viteve 1990 në adresë të tij. Por hidhërimi ka qenë më i madh kur autorët janë miqtë e tij të dikurshëm apo njerëz që i ka ndihmuar në krijimtarinë letrare.

16- Në Kongresin IV të Komitetit Qendror, Agolli kalon një nga momentet më kritike. I duhej të bënte autokritikë si kryetar i Lidhjes dhe të sqaronte arsyet se përse pinte dhe ndonjëherë fliste “pa menduar”. Një pozitë jo e këndshme kjo për shkrimtarin që njihej si një karakter rebel.

agolli-ne-kater-kohe-768x576

17- Në Kongresin X të Partisë së Punës, Agolli bëri dhe kthesën më të madhe të karrierës së tij politike teksa u rreshtua në forcat progresiste. Një veprim që i kushtoi shumë në sytë e komunistëve që kërkonin të mbanin me fanatizëm sistemin.

18- Dritëro Agolli ka marrë dhe kërcënime me vdekje pas vitit 1991. Ishte pikërisht fjalimi i Kongresit X të PP-së që solli mërinë e komunisteve ndaj shkrimtarit. Në adresë të tij u dërguan letra kërcënuese për të personalisht dhe familjen e tij.

19- Në vitin 1991, Agolli ka ndenjur i izoluar tre muaj në shtëpinë e tij në Rrugën e Dibrës, për arsye sigurie. Ministria e Brendshme vuri roje në pallatin e tij pas sinjalizimeve për ndonjë sulm të mundshëm nga huliganë.

20- Dritëro Agolli ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve për 19 vjet. Ai u emërua në vitin 1973 dhe u tërhoq nga ky post më 31 janar 1992.

21- Gjatë kohës së komunizmit Agolli ka mbajtur këto detyra: kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së dhe deputet në disa legjislatura.

22- Dritëro Agolli ka qenë që në vitet e ‘90 anëtar i Partisë Socialiste, duke dhënë një kontribut të veçantë në reformimin e kësaj partie. Agolli ka qenë deputet i Partisë Socialiste që nga viti 1992 deri në vitin 2001. Ai ka qenë gjithashtu edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie për vite më radhë.

driteroi

23- Për herë të fundit Agolli ka qenë deputet i Parlamentit për gjashtë muaj në vitin 2005. Pas largimit të deputetit të PS-së, Bardhyl Agasi, Agolli zëvendësoi atë.

24- Agolli kujton si momentet më të lumtura të jetës së tij studimet në Rusi, daljen e librit të parë në botim më 1958, martesën me Sadijen në 4 tetor 1963, si dhe botimin e veprave të tij në gjuhë të huaja.

25- Agolli është zgjedhur deputet për 30 vjet me radhë edhe në kohën e diktaturës, edhe dhjetë vjet në kohën e tranzicionit. Në Parlament mbahet mend për urtësinë dhe fjalimet brilante në podiumin Kuvendit.

26- Romani “Komisari Memo” është një nga librat e Agollit që është bërë film me titullin “I teti në bronz”. Ky film është shfaqur edhe në Kinë, ku është pritur mjaft mirë nga publiku kinez.

27- Dritëro Agolli ka thyer edhe parimin se vetëm pas vdekjes bëhesh legjendë. Ai që tani është një legjendë e letrave shqiptare, në këtë mënyrë shkolla 9-vjeçare në fshatin e tij të lindjes, Menkulas, që tani mban emrin e tij.

28- Por jo vetëm shkollat mbajnë emrin e Dritëro Agollit. Tashmë në Tiranë një shtëpi botuese ka pikërisht emrin e Agollit. Shtëpia botuese quhet “Dritëro” dhe është ndër shtëpitë botuese më të mira në Tiranë.

13876345_1301082713250432_316582595544470722_n

29- Dritëro Agolli ka shkruar edhe tekste këngësh, madje duke marrë edhe çmime. Një ndër çmimet ishte ai i vitit 1971, kur këngëtarja Alida Hisku, 14 vjeçe, në festivalin e 10-të merr çmimin e dytë me tekstin e Dritëro Agolli “E Paharruara”.

30- Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, veç çmimeve të tjera, është vlerësuar edhe me titullin e lartë, “Nderi i Kombit”.

Agolli është dekoruar para disa ditësh edhe me medaljen “Urdhri i Pavarësisë” nga Kosova, siç e quajti Agolli, “Republika e Shqipërisë përtej Drinit”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shkoi vetë në banesën e shkrimtarit për t’i uruar 85-vjetorin e ditëlindjes, por dhe për ti dorëzuar dekoratën.

14572179_1365764210115615_6308689278100495814_n

31- Dritëro Agolli është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranes në vitin 2003. Ceremonia është zhvilluar me rastin e përvjetorit të ngritjes së flamurit në Tiranë dhe çmimi iu dorëzua nga kryebashkiaku i asaj kohe, Edi Rama.

32- Dritëro Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në Letërsi. Dritëro Agolli është anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” në Itali. Përveç qytetit të Tiranës, ai është “Qytetar Nderi” edhe i qyteteve të Korçës, Gjirokastrës etj.

33- Nuk numërohen vlerësimet që i janë bërë legjendës së letrave shqipe. Ndër më të qëlluarit është vlerësimi i Fransua Nurisjes, i cili ka thënë se, “Agolli është Kafka, me pak më shumë diell”. Ndërsa Alen Boske shkruan për të se, “Shqipëria na zbulon një autor me përmasa të mëdha… Dhe dinamiti mbulohet me petale. Një autor që meriton famë evropiane”.

34- Dritëro Agolli e Ismail Kadare kanë qenë të përfshirë në Fjalorin Enciklopedik që në vitin 1985. Por ata ishin një përjashtim i jashtëzakonshëm në vitin e hershëm 1985! Pasi të përfshiheshe në Fjalorin Enciklopedik, në ato vite duhej të mos ishe më në jetë.

35- Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Jo vetëm në antologjinë shqiptare, por ai tashmë është i përfshirë në antologjitë e disa vendeve të botës.

36- Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Është i pari që krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej në atë kohë “për të bashkuar masat”.

37- Dritëro Agolli ka punuar për 15 vjet me radhë si gazetar i gazetës “Zëri i Popullit”. Më pas ai kaloi si shkrimtar i lirë i inkuadruar edhe në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

380 Gjatë gjithë karrierës së tij artistike, Dritëro Agolli ka lëvruar këto gjini të letërsisë: poezinë, poemën, tregimet, novelat, romanin, dramën, skenar filmi, reportazhin, kritikën, analizën dhe raportin e lajmit.

39- Agolli filloi të shkruajë vjershat e para i frymëzuar nga Naimi dhe Çajupi, vjersha të cilat u botuan në 1947 në gazetën “Rinia”. Për poezinë e parë të botuar ai shprehet: “Im atë e kish prerë pjesën e gazetës ku ishte botuar poezia, e kish vënë në kutinë e duhanit dhe mburrej në fshat: Ja ky është poeti im”.

40- Libri “Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo” është vepra që veç famës i solli dhe jo pak andralla autorit. Një vit pas daljes së tij, Mehmet Shehu i thotë Agollit se, “me atë libër na ke shkatërruar administratën”.

41- Dritëro Agolli është nga ata shkrimtarë që nuk e ka braktisur asnjëherë të shkruarën me dorë. Ai nuk ka përdorur kurrë makinë shkrimi dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe bën edhe me kompjuterin.

42- Dritëro Agolli nuk mban numër personal celulari. Ai vazhdon të përdorë numër fiks. Ndërkohë në disa raste flet me numrin celular që mban bashkëshortja e tij, Sadija.

43- Dritëro Agolli është shkrimtari që ka bërë poezi për këto kafshë dhe insekte: Kecat, dhentë, dhitë, maçoku, qeni, kali, lejleku, rabecka, pleshtat. Agolli është shkrimtari që ka bërë poezi për këta njerëz të familjes: Gruan, babanë, nënën, djalin. Agolli u ka bërë poezi njerëzve që kanë pasur këto profesione: Berberi, biznesmen.

13882212_1299406183418085_4872707736499586827_n

44- Dritëro Agolli është i pari që ka futur në fjalorin e përditshëm të shqipes fjalën pijetar, duke e zëvendësuar fjalën pijanec. Të ishe pijetar, do të thoshte të ishe një njeri që ta doje pijen, por të mos bezdisje të tjerët.

45- Një nga historitë më të famshme të treguara për pijet është ajo kur bashkë me mikun e tij, Niko Nikollën, gënjyen Sadijen sikur u kishte ardhur një shkrimtar turk me emrin Moskat Kanella dhe u duhej të ikin dhe ta shoqëronin. Në fakt u kishte ardhur dy litër raki “Moskat” që do ta shoqëronin me kanellë.

46- Një histori tjetër me pije është debati i famshëm mes Dritëroit dhe Niko Nikollës se kush pinte më shumë konjak. Vunë gotat radhë pas njëra-tjetrës dhe nisën garën se sa metra konjak kishte pirë njëri dhe sa metra konjak kishte pirë tjetri.

kadare_agolli

47- Në vitin 2005 ai është propozuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve për të qenë kandidat për çmimin “Nobel”. Por nuk ka pranuar të jetë kandidat. Sipas tij, Ismail Kadare është i vetmi shqiptar që duhet të jetë kandidat dhe që duhet ta fitojë këtë çmim prestigjioz.

48- Frazat më të goditura që Dritëro Agolli ka dhënë për shtypin pas ‘90-s janë: “Nëse PS është kënetë, ti Fatos je bufi i kënetës”; “shkërdhatokracia”; “Shqipëria tani është me dy shtete”.

49- Dritëro Agolli është shprehur se një nga ata që mund të futeshin në ambasadat e huaja në 2 korrik 1990 ishte edhe i biri i tij, Artani. Ai e kishte kundërshtuar këtë vendim duke i thënë se, nëse do të futej atje, ai do të mbyllej në një shpellë të thellë.

ismail-kadare-dhe-dritero-agolli

50- Agolli apo Kadare? Për më shumë se 50 vjet, fansat janë ndarë më dysh. Porse, siç thotë vetë Agolli, asnjëri nuk mund të ndahet dot nga tjetri. Sipas tij, nuk duhet të ketë më pyetje kush është më i madh e kush më i vogël, kush ka qenë më i përkrahur e më pak i përkrahur. Agolli ka treguar në një intervistë se kryeministri Mehmet Shehu u është drejtuar të dyve: “Ju jeni dy shkrimtarët kryesorë të vendit dhe jeni si dy qe që lëroni tokën. Ne, herë ngacmojmë njërin e herë tjetrin me hosten, në mënyrë që puna të shkojë mbarë”.

51- Miqësia e dy korifenjve të letërsisë shqipe, Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, zë fill në gjimnazin e Gjirokastrës në vitet 1950. Agolli ishte dy vite shkollore më i madh se Kadare, por bashkë bënin pjesë në rrethin letrar të shkollës, ku dhe i recitonin vjershat njëri-tjetrit.

52- Agolli së bashku me Kadarenë janë dy krijuesit që e ngritën letërsinë në nivelin e asaj ndërkombëtare. I përkasin brezit të shkrimtarëve të viteve 1960, që shpëtuan letërsinë nga dogmatizmi i realizmit socialist.

53- Veprat kryesore të Dritëro Agollit janë shkruar gjatë viteve të diktaturës. Megjithatë, edhe pse nën skematizmin e kohës, romanet tij kapin tema universale dhe janë të vlefshëm për të gjitha sistemet dhe të gjitha kohërat.

54- Dritëro Agolli është ndër të pakët krijues dhe njerëz të artit që e ka të qetë ndërgjegjen me të kaluarën e tij. Është i vetmi që pas rënies së komunizmit, e pranon se ka qenë komunist dhe ka punuar për komunizmin.

driteroi-8

55- Dritëro Agolli rendit dy shkrimtarë turq si miqtë e tij më të mirë të huaj. I pari, Jashar Qemal; si dhe shkrimtari satirik, Azis Nesin.

56- Karakteristika më e veçantë e Dritëro Agollit është thjeshtësia me të cilën komunikon, ulja në tavolinë, biseda e thjeshtë dhe mikpritja në shtëpi. Dhoma e ndenjes së tij është kthyer shpesh në dhomë bisedash mes miqsh, dashamirës, gazetarësh, por edhe njerëz të thjeshtë që kanë dashur vetëm ta takojnë.

57- Dritëro Agolli është i vetmi shkrimtar që pas vitit 1990 e ka takuar një personazh real, të cilin e ka pasur personazh në libra dhe në filma. Bëhet fjalë për Sejfi Protopapën, i cili është personazhi real i Sali Protopapës në romanin “Komisari Memo” dhe në filmin “I teti në bronz”.

58- Dritëro Agolli ka marrë cilësime të tilla nga politikanë, analistë dhe gazetarë: Patriarku i PS-së, mendimtari i të majtës, shkrimtari politikan.

59- Për kritikën letrare Agolli renditet në panteonin e letërsisë shqipe. Nëse në poezi Kadareja krijoi “Shqipërinë tjetër” që vinte nga lashtësia. Agolli gjatë viteve të diktaturën tregoi “Shqipërinë alternative”. Në krijimtari epiko-lirike që dallon nga pjesa tjetër e letërsisë së realizimit socialist.

driteroi-1

60- Gjatë krijimtarisë letrare, në të gjithë veprën e Agollit vihen re shtatë tipare kryesore në të cilat mbështetet arti i tij. Kulti i tokës dhe i bukës, shenjtërimi i njeriut dhe natyrës, raporti personal me botën, miti i atdheut, historia e të parëve, zhgënjim për kohën dhe humbjen e saj, dhe e ardhmja optimiste.

61- Agollit nga censura komuniste i janë ndaluar tre libra. I pari ka qenë “Zhurma e erërave të dikurshme”, në vitet 1960, drama “Mosha e bardhë” në vitet 1980 dhe një seri tregimesh në revistën “Nëntori”. Dy të fundit janë ndaluar gjatë kohës që ishte kryetar i Lidhjes. Ai e botoi librin “Zhurma e erërave të dikurshme”, në vitin 1964, por vetëm një vit më pas ky libër u hoq nga qarkullimi dhe Agolli u kritikua, pasi me këtë libër e paraqiste me pesimizëm realitetin komunist.

62- Në një intervistë të dhënë për median shqiptare, Agolli ka thënë që nga librat që ai nuk do t’i harrojë kurrë janë “Zhurma e erërave të dikurshme”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe librat me poezi “Pelegrini i vonuar”, “Në mesditë”, “Udhëtoj i menduar”, etj.

63- Gjeniut të letrave shqipe i është bërë edhe një bust. Shoqata e Devollit ka çelur në Menkulas një dhomë-muze, ku ka një kënd të veçantë edhe për bustin e tij. Busti është bërë nga skulptori i njohur, Mumtas Dhrami.

14238138_1336883956336974_3686014360432545347_n

64- Nga romanet e Agollit janë bërë një sërë filmash artistikë. Ndër filmat më të mirë janë “I teti në bronz” (romani “Komisari Memo”), “Njeriu i mirë”, “Apasionata”, “Njeriu me top”.

65- Shkrimtari i shquar, Dritëro Agolli, veç poezive, romaneve, tregimeve, ka shkruar edhe skenarë filmash. Filmi i parë për të cilin ai përgatiti një skenar dhe nuk shndërroi një krijim letrar në skenar ishte “Horizonte të hapura”.

66- Agolli, i cili është edhe autor i një sërë skenarëve për dokumentarë, ka megjithatë edhe një poemë që ka shërbyer si skenar për një dokumentar shqiptar me regji të Endri Kekos. Bëhet fjalë për “Partizanin Meke”, i punuar në një formë të cilën Dritëroi e quan origjinale dhe që ishte gjysmë film artistik dhe gjysmë dokumentar.

67- Librat me poezi dhe poemat më të njohura të Agollit janë: “Në rrugë dola”, “Hapat e mia në asfalt”, “Shtigje malesh dhe trotuare”, “Devoll-Devoll”, “Mesditë”, “Baballarët”, “Nënë Shqipëri”, “Fjala gdhend gurin”, “Udhëtoj i menduar”. Pas 1990-s “Pelegrini i vonuar”, “Lypësi i kohës”, “Njerëz të krisur” “Vjen njeriu i çuditshëm”, “Lutjet e kambanës”, “Fletorkat e mesnatës”, etj.

14222352_1329580150400688_8332796401717407379_n

68- Dy janë dramat më të njohura të Dritëro Agollit. “Mosha e bardhë”, e cila u ndalua nga botimi gjatë diktaturës, si dhe drama “Fytyra e dytë”.

69- Shkrimtari që vuajti nga censura në diktaturë, në intervistat që ka dhënë në shtyp thotë se ka një tjetër censurë për krijuesit jo më pak të rrezikshme sesa e parë: “Censura e parasë”.

70- Agolli arriti sukses fillimisht si poet i tokës. Përmbledhjet e hershme me poezi “Në rrugë dola”, 1958; “Hapat e mia në asfalt”, 1961; dhe “Shtigje malesh dhe trotuare”, 1965; e paraqitën atë tek lexuesit si një poet lirik të sinqertë dhe të talentuar të tokës, dhe që tregoi teknikë mjeshtërore në vargjet e tij.

71- Agolli u cilësua si novator i poezisë shqiptare në gërshetimin që i ka bërë folklorit me poezinë moderne, duke sjellë perla lirike të gjithës shqipe. Ndërkohë risi jo pak të rëndësishme Agolli solli dhe në metrikën e vargut.

13886403_1301082766583760_7206007476070167947_n

72- Poezitë më të njohura të Dritëro Agollit janë, “Kur të jesh mërzitur shumë”, “Kur një mëngjes”, “Ëndërr e prerë”, të cilat dihen përmendësh nga shumë vetë. Ndërsa poemat më të vlerësuar janë “Poemë për babanë dhe për vete” dhe “Devoll-Devoll”.

73- Agolli në poezitë e tij është ndikuar dhe nga poetët rusë si Lermontov, Esenini, Pushkini etj. Kjo pas studimeve që bëri në Shën Petërburg, ku mori dhe bazat e letërsisë bashkëkohore.

74- Reportazhet e Agollit gjatë kohës që punonte si gazetar janë përmbledhur para viteve 1990 në një vëllim të veçantë. Si në çdo gjini tjetër të krijimtarisë letrare edhe këtu Agolli tregon një finese të veçantë dhe një mjeshtëri të rrallë.

75- Në veprat e një shkrimtari ka gjithmonë diçka për të rishikuar. Mirëpo dhe këtu Agolli bën ndryshim. Në ato të pakta ribotime që ai u ka bërë veprave pas 1990-s, nuk ka ndryshuar asgjë nga ato që ka shkuar gjatë diktaturës.

12809555_1176330325725672_7290313579968339011_n

76- Në vitin 2007 një vëllim me poezitë e Agollit është përkthyer dhe në rusisht. Vepra përmbledh poezitë e tij më të mira dhe titullohet “Nga vjen kjo muzikë”. Është përkthyer një nga miku i tij gjatë kohës që ishte student në Shën Petërburg, Ilia Fonjakov.

77- Dritëro Agolli është një ndër rastet unikalë të krijuesve që edhe pas viteve të rinisë vazhdon të shkruajë poezi, madje dhe tani që mbush 85 vjeç. Ndërkohë që zakonisht pas viteve 30, krijuesit letrarë i përkushtohen prozës. Agolli vazhdon të shkëlqejë në të dyja gjenitë.

78- Për herë të parë Dritëro Agolli është takuar me Sali Berishën kur ky i fundit ishte ende fëmijë. Agolli kishte bujtur në kullën e të atit të Berishës në Viçidol të Tropojës, si shok i vëllait të Berishës. Ndërkohë më vonë koha i takoi përsëri në formacione të ndryshme politike.

79- Dritëro Agolli është i njohur dhe si përkthyes. Ka përkthyer nga anglishtja poezitë e poetit Robert Bërns dhe nga frëngjishtja poezitë e poetit Pol Elyear, i cili ka dhe disa poezi për Shqipërinë.

14203354_1331987543493282_1927035160328696589_n

80- Ndërsa veprën më të madhe në përkthim Agolli e ka nga rusishtja. Botimi voluminoz, “Shekulli i artë”, është një nga më të arrirët artistikisht. Agolli ka përkthyer poetët më në zë të shekullit të 19-të në Rusi, si Pushkin, Ahmatova, Bllok, Lermontov dhe shumë të tjerë.

81- Në poezitë e dashurisë së Dritëro Agolli gjen të ndërthurura: përmasat e emocionit; dashurinë e pafat që përjeton drama dhimbjesh; zbërthimin e gjendjes shpirtërore; përplasje emocionesh në momente të kundërta; gjuhën e ironisë në përshkrimin emocionues të dashurisë e mbi të gjitha, ndërthurjen e dhembshurisë dhe himnizimit të figurës së femrës, si qenia më hyjnore në këtë botë.

82- Prof. Dr. Shaban Sinani ka zbuluar se tema e diplomës së Agollit në Rusi ka qenë Migjeni. Në punimin e diplomës së Agollit me titullin “Skicat dhe tregimet e poetit revolucionar shqiptar Migjeni” është mbrojtur para jurisë në Universitetin e Petersburgut në vitin 1957, duke pasur si oponente albanologen e mirënjohur Agnia Desnickaja.

“Studimi u shkrua në gjuhën ruse kur autori ishte 26 vjeç, një vit para se të botonte vëllimin e parë me poezi “Në rrugë dolla”. Nuk qe punim diplome në studimet letrare, siç mund të na gabojë emri i Migjenit dhe siç shkruhet në jetëshkrime të autorit, por në publicistikë. Kjo është arsyeja pse D. Agolli veçoi në titull skicat, para tregimeve dhe poezive. Punimi i diplomës i Dritëro Agollit është studimi më i hershëm dhe më i plotë për Migjenin deri në kohën kur u mbrojt, në strukturë e në vëllim, me pesë kapituj e 115 fletë. Ai kishte të drejtë kur shkruante në hyrje të punimit se, në tërësinë e tyre, artikujt e shkruar për Migjenin deri atëherë në shtypin shqiptar s’i kalojnë së bashku 15 faqet”, ka thënë Sinani.

83- Një libër i ri me poezi do të dalë për publikun sot. Ai titullohet “Prit edhe pak” dhe sjell rreshtat e panjohur të shkrimtarit. Prej tij ne marrim një poezi, që mban titullin “Romantike” – Më ther e më djeg një dëshirë: Nën diell mes pemëve të eci/I madh, i shkujdesur, i mirë,/ Ku këmbët i shtyn karkaleci,/ Ku rrjetën e thur merimanga/ Dhe bishtin mbi gur ngre akrepi,/ Ku s’ka as qeli dhe as pranga/ As gracka që ngriti qyteti.

84- Me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, Ministria e Kulturës ka shpallur javën e Dritëro Agollit 10 tetor-17 tetor 2016, e cila do të ndiqet  nga një kalendar i ngjeshur me aktivitete të shumta kulturore dhe akademike.

Ministrja e Kulturës, Ministrja Kumbaro theksoi se Agolli është ndër të paktët që mban vulën e një shkrimtari kombëtar e që mishëron gjithë vlerat.

“Rrallë qëllon të kesh një shkrimtar kaq të dashur për të gjithë brezat, për të gjitha dialektet, për të gjitha trojet dhe i dashur për të gjithë diasporën”, ka thënë për të ministrja e Kulturës, Ministrja Kumbaro.

elona-agolli

85- Dhe për ta mbyllur, këtë portret me fakte të Agollit, sjelli, një citim të Elona Agollit, vajzës së Dritërit që e përshkruan në mënyrë brilante 85-vjetorin e bababit të saj:

“Poetët janë si anije të bardha, qëndrojnë për një kohë të gjatë në det para syve tanë, duke na mahnitur me bukurinë e tyre, pastaj largohen dhe humbin në horizontin e paanë.

Në çast na duket sikur i harruam. Pastaj, papritur, këto anije të bardha na shfaqen përmes horizontit dhe duke na sjellë mallin e parë, na mahnitin më shumë se dikur’. Citova Dritëroin në parathënien e Robert Bërns të përkthyer mjeshtërisht nga ai, jo pa qëllim.

Paçka se botërisht është e njohur egoja dhe ‘kokëfortësia’ e poetit apo krijuesit për të mbrojtur veprën e tij, e cila është fryma, firoma, bija, ati, nëna për të, im atë dëgjon vëmendshëm mendime, vëzhgime edhe mendime ndryshe nga i tij….

…për njerëz si ati im, plakja mendore kurrë nuk do të mund të vijë. Siç thotë edhe vetë ai: Jam një kalë që i kanë dalë brinjët dhe i kanë rënë patkonjtë nga udhëtimi i gjatë, megjithatë, këtij kali patkonjtë e trurit ende i mbajnë.”/Tirana Observer/

Kategori
Uncategorized

Skandal: I kërkuari për vdekjen e Arditit në inaugurimet e qeverisë.

Një muaj e gjysmë pasi është shpallur në kërkim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, kreu i PS, Peqin Edurim Teqja  jo vetëm që është i paprekshëm nga policia, por vijon i qetë aktivitetin e tij politik, duke u shfaqur edhe nëpër inaugurime të qeverisë. Më datën 24 shtator, kryetari i Ramës në Peqin, partneri i Erjon Veliajt në biznes, i kërkuar nga drejtësia si përgjegjës për vdekjen e një 17-vjeçari të pafajshëm, shfaqet mes deputetëve, Evis Kushi, Aqif Rakipi dhe Anastas Angjeli.
Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka denoncoi dje rastin në fjalë, ndërsa shfaqi para medias videon dhe foton që faktonin praninë skandaloze të Teqes në këtë aktivitet publik, ndërkohë që Prokuroria ka lëshuar urdhër për kërkimin e tij.
“Në këtë video e në këto foto, ju mund të shihni kryetarin socialist të Edi Ramës në Peqin, Edurim Teqja, duke marrë pjesë në një fillim punimesh, në datën 24 shtator, një muaj e gjysmë, pasi është shpallur në kërkim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës. Del dhe në televizion ky i kërkuar nga drejtësia, në një kronikë lajmesh në media lokale. Po pse njeriu i Edi Ramës, partneri i Erjon Veliajt është mbi ligjin?
Pse e sfidon ai hapur urdhrin e kërkimit?
Pse nuk është në burg, duke u hetuar për krimin e Sharrës, por shëtit i lirë dhe merr pjesë në inaugurime, del në ekran, dhe tallet me çdo shqiptar që kërkon drejtësi për Arditin, që kërkon barazi para ligjit? Përgjigja është e thjeshtë. Sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës”, tha kryetari i grupit demokrat.
Paloka theksoi se ky rast është dëshmi se si Rama ka ndërtuar një shtet ku sundon krimi, i cili falë Ramës ka marrë mbështetje të fuqishme shtetërore.
“Është Edi Rama që e ndalon ligjin të funksionojë për njeriun e tij, për kryetarin e tij në Peqin. Është Edi Rama që e ndalon ligjin të funksionojë për partnerin në biznes të Erjon Veliajt.
Është Edi Rama që ka ndërtuar këtë shtet kriminal, që nuk është në krah të 17-vjeçarit të pafajshëm, që nuk është në krah të qytetarëve, por është në krah të shfrytëzuesve të të miturve, në krah të banditëve, në krah të oligarkëve të korruptuar, në krah të trafikantëve e vrasësve.
Këtë shtet me të cilin mburret Edi Rama, që është në fakt sundim i krimit, shqiptarët e kanë mbi krye.
Është në dorën e shqiptarëve ta lejojnë këtë padrejtësi mbytëse, apo ta ndalin. Koha nuk pret më. Pika e vlimit po afron”, theksoi Paloka gjatë deklaratës për shtyp.
Ndonëse është shpallur në kërkim prej gati një muaji e gjysmë nga Prokuroria, policia vazhdon të mos e arrestojë kreun e PS në Peqin, duke refuzuar zbatimin e urdhrit të dhënë nga Prokuroria. Teqja nuk mund të arrestohet, sepse ai është kryetari i PS në Peqin dhe në të njëjtën kohë edhe ortaku i Veliajt. Kur krimi është veshur me pushtet, shteti e ka të vështirë që zbatojë ligjet për shkak se pushteti është mbi shtetin në Shqipëri.
Në të njëjtën kohë, Teqja rezulton një njeri me probleme me ligjin në Itali. Ai është dëbuar nga Italia. Sikurse po ndodh në PS gjatë këtyre viteve të fundit, çdo bandit, hajdut dhe kriminel që ka pasur problem me ligjin në vende të ndryshme të BE është kandidati i preferuar i Ramës për të drejtuar PS në zona të ndryshme të vendit. Kjo është edhe një tjetër dëshmi se PS po funksionon si një organizatë e mirëfilltë kriminale.

Teqja, i dënuar në Itali

Edurim Teqja, administratori i kompanisë “3R”, që merret me menaxhimin e landfillit të Sharrës, ku para disa ditësh u gjet i vrarë 17-vjeçari Ardit Gjoklaj, ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje. Ndërsa në Itali, ai është dëbuar, në Shqipëri është shpërblyer dhe graduar me punë drejtuese në ndërmarrje shtetërore. Teqja, kreu i PS Peqin është në kërkim prej një muaji e gjysmë. Me licencë ekstra nga Veliaj për landfillin e Sharrës, ai akuzohet për vdekjen e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj. Kompania “3R” që drejtohet nga Teqja me qendër në Peqin është përzgjedhur nga Veliaj për të menaxhuar landfillin e Sharrës. Dokumentet zyrtare tregojnë se vitin e kaluar të ardhurat e kompanisë “3R” u rritën me mbi 3.3 herë krahasuar me vitin 2014. Më konkretisht, nga 15.8 milionë lekë xhiro që realizoi në vitin 2014, një vit më vonë të ardhurat e kompanisë kërcyen në 52.5 milionë lekë. Për të njëjtën kohë, fitimi neto i saj u pesëfishua. Por zgjerimi i vrullshëm i “3R” SHPK ka vazhduar.
Në shkurt të këtij viti, ajo ka hapur një adresë dytësore në landfillin e Sharrës, ndërsa në maj ka marrë dhe lejen mjedisore për një stacion transferimi për mbetjet jo të rrezikshme me kapacitet 840 ton në muaj në landfillin e Sharrës. Ishte vetë Veliaj, që përzgjodhi kompaninë “3R” për menaxhimin e mbeturinave në landfillin e Sharrës. Menjëherë pas nisjes së punës nga kjo kompani në landfill, Bashkia nisi një aksion ndëshkimesh ndaj grumbulluesve individualë të mbetjeve në kryeqytet, shumica e të cilëve vijnë nga komuniteti rom për të favorizuar firmën e përzgjedhur nga Veliaj. Të dielën në landfillin e Sharrës u gjet i vdekur 17-vjeçari, Ardit Gjoklaj, i cili ishte punonjës sezonal aty. Për këtë ngjarje tragjike u arrestuan katër persona të kompanisë “3R”, ndërsa pronari i saj, Edurim Teqja u shpall në kërkim.

Arben Shahini

Kategori
Uncategorized

Rrugaçëria online, një mjet i fundit i pushtetit.

Është një fakt i njohur tanimë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka disa obsesione me median shqip. Ai ndërtoi një karrierë të suksesshme si polemist në gazetën “Koha Jonë”, eci mandej më vonë si ministër Kulture dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe më tej, si kryetar i Partisë Socialiste nën ombrellën e përkëdheljes së mediave: çdo deklaratë, çdo aktivitet sado banal dhe pa rëndësi, çdo aspekt i marketueshëm i “jetës private” ishte lajm i detyrueshëm i redaksive. Për ta nxjerrë Edin “ndryshe”, për të shitur qytetarinë në një vend ku politika dominohet nga katundarë. Sado që ngjan si një cilësi pa rëndësi, ajo luajti rolin e vet si kartë me vlerë për Edi Ramën. I cili sa më lart ngjitej dhe sa më shumë konsolidohej në pushtet, aq më shumë bëhej tekanjoz. Telefonata për një titër, për një titull, ankesa për shkrime, zënka me kameramanë e gazetarë nëpër konferenca shtypi, gjithë pra një absurditet i “lules mos më prek” që sot qeveris Shqipërinë. Kjo edhe për shkak të konçesioneve të medias dhe pronarëve të saj. Dhe më keq akoma: edhe për shkak të dashamirësisë së një shumice gazetarësh të cilët i ngatërrojnë në kësi rastesh “si të majtë”.

Mirëpo Edi Rama dhe të vetët, enturazhi i tij mbushur me askushë, i vënë në fokus vetëm këto kohë, e përmbushi qëllimin e vet. Erdhi në pushtet me një konsensus që ka një forcë negative në vetvete: eliminon efikasitetin e filtrave ndaj pushtetit pasi do kohë të krijojë simetrinë organike kundërshtuese. Një simetri që sot po përballet me karakteristikën konservatore dhe krejt amorale të socialistëve që kritikën jashët selisë e shohin si subversion. Me rritjen dhe gjallërimin e mediave online, për nga natyra të decentralizuara dhe pa kosto, problemi i Edi Ramës u shfaq për herë të parë në një përmasë të re. Dhe ky është një problem i cili po denatyralizohet jo pse mediat online po sjellin dhe aq inovacion në gazetarinë investigative, por sepse paranoja e kryeministrit ndaj një sektori ku deri më dje kishte kontroll absolut dhe sot nuk e ka më, amplifikon forcën opozitare të saj.

Në fillim u tentuan mënyrat legale: u propozuan disa ndërhyrje në ligj që kamuflonin qëllimin e vërtetë pas artificave që lidheshin me etikën. U fol për komentet online, kufizimin dhe fshirjen e tyre mbi disa kritere shumë evazive, ndërkohë që për të lexuar atë që ka në mendje kryeministri, mjafton të shohësh se cilat komente fshi ai apo stafi i e vet në profilin në Facebook. U ec më tej me një lojë në formën e letrës anonime me nenin e “influencave të papërshtatshme” në ligjin për SPAK-un në kuadër të reformës në drejtësi, e cila sërish dështoi. E ndërkohë që paralel me përpjekjet për të mbyllur rrugët e publikimit të disa të vërtetave, apo për të përpunuar opinionin me mundësitë e medias online, u hapën edhe media të qeverisë, rruga më efektive që i ka mbetur pushtetit sot për të larguar vëmendjen nga pasqyra që e nxjerr lakuriq, është vetëm të synojë ta thyejë atë.

Rrugaçëria e porositur në komentimet e pafundme dhe që pajtohen nga shqetësimi kundër Sali Berishës, kësaj fantazme që është shpresa e fundme e PS-së për të gënjyer akoma, është shenjë e qartë e degradimit final moral. Sulmet ndaj Koço Kokëdhimës, sulmet ndaj Ben Blushit, fërkimi anonim që i bëhet kritikave talasemike të Eduard Selamit, apo luhatja e humorit online ndaj Ilir Metës, zhgënjimi harbut ndaj Mustafa Nanos dhe përlavdimi i Andrea Stefanit pas letrës së këtij të fundit, janë provë antropologjike e socialistit të hedhur në veprim. Ato janë të njëjtat kritika dhe mburrje, e njëjta gjuhë, e njëjta sintaksë mendore, i njëjti predikim, të njëjta fyerje ekstreme si në rastin e Kastriot Islamit dhe e njëjta kulturë. Këtu nuk po futemi në konspiracionet nëse vetë kryeministri ulet e radhit ndonjë koment, apo nëse huazon ndonjë emër si maskë, por a do të çuditej vallë kush nëse do ta bënte?

Ky është një paradoks që thekson problemin e madh të pushtetit në Shqipëri, por ai na zbulon edhe njëherë atë boshllëk moral në PS, lidershipi i së cilës është futur në një luftë me mediat, pse nga brenda është i qetë që merret vesh edhe me sy me të vetët. Nga kjo pikëpamje sulmet rrugaçërore ndaj çdo kritike, pa folur këtu për pacientë mediatikë që vuajnë nga kompleksi Berisha, konfirmojnë se PS-ja si e vetmja strukturë e qëndrueshme politike në vendin tonë, është problem themelor për demokracinë në vend. Por edhe për lirinë, të cilën aty brenda e urrejnë nëse bie ndesh me interesat dhe rehatinë ekonomike të tyre. Ajo është një forcë për pranon e njeh kontribute nga brenda, por vetëm shërbime nga jashtë.

Dikush mund t’i bëjë thirrje kryeministrit të heqë dorë nga kjo lloj lufte perverse që e zhvillon i veshur tebdil me maska e me pseudonime, pse ky nuk është pozicioni i tij. Pse kjo nuk është puna e tij. Madje çdo punë e mirë e vërtetë e qeverisë do ta ulte profilin e goditjeve mediatike. Por kjo thirrje nuk ka asnjë vlerë sa kohë kemi një të dështuar që median e paska problem karakterial, obsesion final ku sheh se portreti që ka imagjinuar për veten, e ku fatkeqësisht ndoshta beson, po tjetërsohet për të marrë përmasën reale. Ndaj nuk mbetet veçse të gëzohemi të gjithë që Edi Rama të vazhdojë luftën, të polemizojë me gjithkënd, të sqarojë të gjithë friendsat që i shkruajnë, të akuzojë kë të dojë për sharlatanizëm. Sepse kështu edhe media detyrohet të marrë rolin e vet të natyrshëm, por edhe Edin e njohin të gjithë ndryshe sërish. Kësaj radhe ashtu siç është në të vërtetë.

Dhe le ta bëjmë një marrëveshje: t’i lëmë të gjitha komentet të kalojnë kur flitet për të. Mbase kjo e ngushëllon akoma, por edhe pse ta dallojmë nga të tjerët kur ai preferon të jetë pak popull?!

Kategori
Uncategorized

Edi Rama si hardhucë.

Edi Rama si hardhucë

Nga Lis Bukuroca 

Edi Rama paska cituar Ivo Andriqin në Nish. Kjo është po aq dinjitoze, si kur një hebre vjen në Gjermani dhe citon shkrimtarin kryesor të Rajhut të tretë, Hanns Johst, ose shkrimtarë tjerë, të cilët  mbështeteshin nga qeveria e krimit. Ata duhej të ishin me tipare gjermanike. Ose si kur një hebre  citon një mendim të Joseph Goebbelsit. Ai do të kishte pranuar të bëhet shkrumb e hi, por kurrë nuk do ta kishte bërë atë!

Me atë citat, Edi Rama, ka dërguar shumë mesazhe drejt Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës, por për Serbinë mund të jetë ky: “Andriqi me elaboratin e vet antishqiptar ka pasur të drejtë sa meriton të citohet!” Shqipërisë: “Andriqi kishte të drejtë që dëshironte copëtimin e Shqipërisë dhe pushtimin e Durrësit me hinterlandin”, kurse mesazhi drejtuar Kosovës mund të jetë ky: ” Jini mirënjohës që keni lënë pas vete  pasojat e shkollës së Andriqit. Nuk ju kanë dëbuar të gjithëve dhe nuk ju kanë vrarë të gjithëve. Andriqi është fisnik! Ishte zemërmirë, sa meriton të përkujtohet në një takim të rëndësishëm!”

Kur viktima citon xhelatin, domethënë skllavi ndjen nostalgji për sadizëm. Rama ka mundur të citojë edhe Çubrilloviqin, Pashiqin, Millosheviqin, ose Çosiqin, por paska veçuar këtë herë nobelistitin serb për ta mikluar sedrën e pinjollit të Millosheviqit. Në një takim tjetër mund të citojë Çubrolloviqin, që para Hitlerit, ka shkruar program shfarosëse.

Andriqi nuk mund të ndahet nga hartuesit tjerë fashistë serb! Me atë citat Rama nuk ka treguar respekt ndaj kulturës serbe, as interesim për letërsi, por ka treguar vetëm komplekset e veta të vogëlsisë dhe shpërfilljes absolute të parimeve morale njerëzor. Kriminelit nuk i kërkohet ndjesë pse të ka dhunuar! Krimineli nuk citohet! Ai ka ka mundur dhe është dashur të përmend Tucoviqin, por jo njërin nga ata që ka planifikuar shfarosjen shqiptare.

Pse Edi Rama nuk lexoi poezinë e Esad Mekulit, që i ka shkruar Andriqit? Sepse ajo poezi do të rrezatonte burrëri, jo bythëlëpirje. Ajo do të kërkonte gjykimin e elaboratit të Andriqit nga Kuvendi serb, por qëllimi i  Ramës nuk ishte ai. Qëllimi tij ishte defensiva poshtëruese dhe pështymje e sedrës shqiptare. Siç është zbythur edhe Thaçi.

Duket se bëjnë gara se cili të zbythet më shumë. Thua se kemi zaptuar Shumadinë! Horrat janë mësuar të bëhen të përdorshëm, të kërcyeshëm, të nënshtrueshëm sa besojnë se vetëm si zvarranik, mund të kalojnë në gjendje mbarsmërisë.  Pse kaq shumë pasion për ndërzim?

Esad Mekulli pas leximit të elaboratit të Andriqit shkruan këtë poezi:

SI KE MUNDUR?

(Duke lexuar tekstin e një dokumenti nga viti 1939,

i cili u publikua tash vonë…)

Fjalë pas fjale – faqe të tëra ke shkruar –

faqe dhune, robërie e smire?…

Ëndërrues i dikurshëm, në burgje i sprovuar,

t’i robërosh të tjerët? Të ndjellish ditë errësire?!

Si t’i marr sot, në këto ditë lirie,

fjalët e tua farmak?

Po shkrimet tua të tjera, që aq të patën hije?!

Syve si t’u besoj?… Ti, që nderimin e pate hak,

vallë,

lirinë e tjetrit ta vësh në darë e lak?!

Sjelljet e Ramës prej hardhuci, barkas, nuk i ka bërë pse Shqipëria varet nga Serbia, por për të përforcuar pozitën e tij: për të treguar se kemi bythën gati, por jo dinjitetin. Mu si Thaçi para varreve serbe, ku shkruante: “…janë vrarë nga terroristët” e Thaçit

Edi Rama me atë citat ka shpërfillur sedrën kolektive të popullit. Ai mund të jetë edhe pa virtyte njerëzore, mund të lahet cullak në Danub, por jo derisa përfaqëson shtetin shqiptar, sepse nuk është kryeministër i ‘Bagëtisë dhe bujqësisë’, por i Shqipërisë! Teveqeli!

*Marrë nga Bleta Shqiptare

Kategori
Uncategorized

Edhe zyrtarisht, ministri i Jashtëm i Kosovës kundër Edi Ramës: Mos u përzje në punë tona.

Edhe zyrtarisht, ministri i Jashtëm i Kosovës kundër Edi Ramës: Mos u përzje në punë tona

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, në një reagim ndaj vizitës së Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd dhe Nish, ka përjashtuar çfarëdo përzierje të Tiranës në raportet Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se për këtë punë, Kosova e ka mbështetjen amerikane dhe europiane, ndërkohë që duke komentuar bashkëpunimin Beograd-Tiranë, kryediplomati kosovar ka theksuar se kjo është çështje bilaterale e këtyre dy vendeve.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ia ka dërguar një porosi Tiranës rreth zërave të mundshëm për një rol të Shqipërisë në raportet e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për televizionin shqiptar ART në Maqedoni, ai ka përjashtuar çfarëdo lloj mundësie të përfshirjes së shtetit shqiptar duke thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe historikisht Shqipëria e ka të qartë këtë.

Madje Hoxhaj ka shkuar më larg duke thënë se Shqipëria nuk është aktor global dhe Kosova natyrisht kërkon ndihmën amerikane apo të BE-së, por jo të dikujt tjetër.

“Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, vetëm Kosova është aktor politik dhe Shqipëria besoj historikisht e ka të qartë këtë proces dhe besoj që edhe në të ardhmen do ta kenë të qartë. Kosova është shtet i pavarur sikurse çdo shtet tjetër në rajon ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global sikurse SHBA-ja apo BE-ja, prandaj ne në raport mes Kosovës dhe Serbisë natyrisht që kërkojmë mbështetje amerikane, dhe natyrisht që kërkojmë mbështetje evropiane meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Ndërsa çdo bashkëpunim që mund ta ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik është çështje bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë” ka deklaruar Hoxhaj.

Dje dhe sot, në Serbi po qëndron për vizitë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili është pritur me shumë rezerva në Kosovë jo vetëm në mesin e mediave por edhe të politikës zyrtare.

Pothuajse njëzëri kanë deklaruar se Shqipëria nuk duhet të ketë ndonjë rol në raportin mes Kosovës dhe Serbisë sepse normalizimi i marrëdhënieve mes këtyre vendeve i takon Prishtinës dhe Beogradit.

Kategori
Uncategorized

Veliaj leh sepse Prokuroria fle.

Ka ditë që në disa media po qarkullon një lajm sipas të cilit një emision investigativ në “Vizion Plus” nuk është lejuar të transmetohet pasi aty hulumtoheshin gjëra të pakëndshme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Emisioni merrej me landfillin e Sharrës, aty ku duart e Erjon Veliajt kanë lënë disa gjurmë që janë identifikuar tërthorazi edhe mbi dy kufoma. Gjurmë të papërgjegjshmërisë, të shkeljeve ligjore, gjurmë interesash, të kamufluara pas shpalljes së projekteve rilindëse. Media të tjera e kanë investiguar çështjen: edhe atë ku gjeti vdekjen Ardit Gjoklaj, edhe një rast tjetër më të hershëm, ku humbi jetën Myrvete Duka. Asnjë përgjigje nuk pati bashkia për këto çështje.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka imituar eprorin e tij në këtë drejtim. Ai përgjigjet vetëm kur akuzën e bërë në media e rimerr Partia Demokratike, pasi më pas e ka të lehtë që ta hedhë poshtë atë duke e cilësuar, si në përmbajtje edhe në formë, si tezë të diskredituar të një opozite të diskredituar. Këtë ka bërë “automati” Veliaj edhe kësaj radhe. Ndonëse njoftimin për ndalimin e emisionit e dhanë vetë producentët, pati edhe një intervistë të posaçme, ai preferon të merret me PD-në:

“Jam informuar dje nga një deklaratë e Partisë Demokratike dhe mediat e koordinuara prej saj me akuzat e radhës – tanimë thuajse të përditshme – kësaj here për një emision të pa transmetuar në Vizion Plus…Me një mori punësh që ka Tirana, as nuk kam kohë e as interes të merrem me çdo histori që shpiken në dhoma montazhi, seli partie e duzinë portalesh pranë tyre”, nis recitalin Erjon Veliaj, i cili nuk ka asnjë rëndësi që të jepet i plotë.

Është një recital i vjetër dhe i dalë boje, që ushqen një betejë boshe mes të akuzuarit dhe një akuzatori serial si opozita, duke shmangur ndërkohë punën e medias si të shkëputur nga politika. Edhe pse jo nga Politikat e enteve mediatike.

Mundësinë për ta vazhduar këtë teatër, njerëz si ky Erjon Veliaj apo edhe Edi Rama, e fitojnë dhe rigjenerojnë sa kohë që me marrëveshje nuk hyn në veprim hetimi penal. Një hetim penal efektiv që të çon të paktën në gjykatë, ku fjala humbet atë cilësinë imunitare që të jep zhurma e përditshme e akuzave. Nga kjo pikëpamje inskenimi dypalësh është utilitar edhe për qeverinë, por edhe për opozitën që nesër do vijë në qeverisje, pasi likujdon peshën e vërtetë të medias dhe shkurajon përgjegjshmërinë e saj.

Po të marrim vetëm rastin e z. Veliaj gjatë qëndrimit në krye të Bashkisë, do të sjellim disa momente kur shkeljet e tij janë konstatuar nga media, por kur asnjë trajtim real penal e ligjor nuk ka patur.

Së pari është falsifikimi i firmës së inspektorit të bashkisë gjatë protestës së PD-së. A ka një përfundim ky hetim, që nisi me kallëzim nga i dëmtuari?
Nuk dimë gjë.

Rasti i dytë janë ngjarjet e Sharrës ku humbën jetën dy njerëz. Kryetari i Bashkisë në fillim heshti, priti 3 ditë, por mandej u detyrua të hante një darkë me Ilir Metën, që kontrollon Prokurorinë. Pasi bëri këto hapa, për të cilat Veliaj nesër mund të na akuzojë se i imagjinojmë ne, ai doli dhe tha: “Të presim prokurorinë se çfarë do të thotë…”.

Një rast tjetër është ai me gazetaren Alida Tota që siç u tha humbi punën pse po kërkonte në sirtarin e punëve të mëdha të Bashkisë së Erjon Veliajt, një institucion që për ata e dinë e ka shumë zët zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit.

Ky vakuum në reagim dhe sidomos në hapjen e hetimeve reale, REALE, jo nga ato të një prokurorie që drejtohet nga një njeri që “bën gjoja sikur kërcënohet”, i jep gojën Veliajt dhe më lart, Edi Ramës që të krekosen e më tej edhe të bëjnë moral. Të dalin e të llapin se ata janë oshënarët e se çdo gjë që thuhet është e pavërtetë. Këta juristë Facebooku mund të bindin militantët, se sa për të tjerë, ata që shohin e duan të shohin, këto janë vetëm lehje në kush tet kur ligji fle në xhepat e Lallës.

ResPublica

Kategori
Uncategorized

Serbia synon ta diskutojë me Shqipërinë ndarjen e Kosovës.

Halil Matoshi

Të gjitha Serbitë ia kanë mësyrë Kosovës të nxitura nga intenca grabitqare dhe këtë Noel Malcolm e shpreh përmes metaforës së të uriturit përballë vitrinës me ushqime.

Sipas Jovan Ristiqit në “Historinë diplomatike të Serbisë”, libri II (1898) pas depërtimit të ushtrisë serbe në rajon, “në Arnautllëk kishte mbetur ushqim dhe bagëti si plaçkë, që ishte e mirëseardhur për ushtrinë tonë.” (Shih për këtë: Petrit Imami, “Srbi i Albanci kroz vekova”).

Dhe si kundërpërgjigje projektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Serbia ka vazhduar spastrimin etnik të këtyre krahinave kosovare deri në vitet 1912-13 dhe, më pas, kur edhe aneksoi tërë Kosovën (me viset e sotshme të banuara me shqiptarë etnikë në Maqedoni dhe ato nën Malin e Zi).

Pastaj, Serbia mbretërore (SKS) e pastaj edhe Serbia federale nën komunizmin jugosllav, e deri te Serbia fashiste e Milosheviqit dhe kjo postfashiste e Vuçiqit, duke e përdorur dendur “mitin e Kosovës” si djep të Serbisë dhe serbizimit, në emër të këtij miti të rremë, u ka shkaktuar fqinjëve të vet shumë gjak e vuajtje, deri në përmasa gjenocidale.

Njëqind vjet është djegur toka e Kosovës dhe njerëzit e saj, në emër të mitit historik për “Kosovën si djep i Serbisë”, e tashti, fillimisht Boris Tadiqi (ish-presidenti serb) i ka hyrë misionit historik ta rrënojë këtë mit, i cili, siç vlerësuan ai dhe shkrimtari Svetislav Basara, jo vetëm që qenkësh i rremë, por edhe i banalizuar si instrument në duart e politikës ditore dhe po e penguaka Serbinë në shtigjet prosperuese dhe integruese.

Dhe Tadiq fillimisht shfaqet i gatshëm të ndajë “djepin e serbizimit” (Krahinën jugore serbe) hiç më pak se me Shqipërinë (duke vëzhguar se në Tiranë ekzistojnë qarqe që po ashtu e trajtojnë Kosovën si “krahinë të Shqipërisë”), për ta arritur pajtimin historik mes dy kombeve.

Natyrisht në dëm të të tretit.

Synimi i Tadiqit është i qartë si kristali.

Fshirja e Kosovës edhe si nocion gjeografik, por para së gjithash si entitet juridik-politik nga harta gjeopolitike e Evropës dhe botës, si subjekt i së drejtës ndërkombëtare (Kosova sovrane është e njohur nga 110 kombe të botës), por edhe nga kujtesa historike.

Dhe kur lidershipi kosovar nuk u turr të binte në këtë kurth (qysh rëndom bie), ai u rishfaq sërish në rolin e kadiut otoman, duke akuzuar Prishtinën zyrtare se qëllimi i saj i fundit na qenkësh krijimi i “Shqipërisë së Madhe”!?

Serbia po i prin betejës për ripërkufizim etnik me Shqipërinë (natyrisht duke anashkaluar Kosovën si fakt), duke kërkuar etnicizim të mëtejmë të shteteve, e këtë karrem etnonacionalist duket se po e hanë edhe disa shqiptarë, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë.

Serbia zyrtare që nga Garashanini, Vasa Çubriloviqi e Ivo Andriqi ka prodhuar dhjetëra dokumente antishqiptare e së voni edhe antikosovare, saqë kur i kujton përmasat e fuqisë së saj ushtarake, secili vrojtues i Ballkanit habitet sesi kanë mbijetuar shqiptarët etnikë në Kosovë deri në ditët e sotme, madje duke arritur edhe pavarësinë kombëtare, Republikën e Kosovës (2008)?

Që në “Librin e kaltër” të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve (SANU), që ishte përgatitur nën patronazhin e “babait të serbizimit”, Dobrica Qosiq, pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vitit 1974, që si pako quhej Memorandumi i Parë i SANU, ishte në realitet Memorandumi i Tretë (pas Çubriloviqit dhe Andriqit) mësyhej t’u bëhej shqiptarëve jeta e padurueshme në Kosovë, për t’i nxitur ata që të ikin, ose nëse s’do të iknin dot, për të provokuar kryengritje e për ta justifikuar çdo lloj represioni e shtypjeje deri në përmasat e gjenocidit ndaj tyre.

Memorandumi i Parë i SANU (Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve) është botuar në gazetën e Beogradit “Veçernje novosti” më 24 dhe 25 shtator 1986.

E kanë shkruar rreth 20 autorë, ndër ta kryesorët ishin Antonije Isakoviq, Dushan Kanazir, Mihajlo Markoviq dhe sipas gjasave edhe Jovan Rashkoviq.

Porse baba ideologjik i tij llogaritet shkrimtari nacionalist, Dobrica Qosiq.

Kurse autorë të Memorandumit të Dytë (Libri i bardhë) janë Dobrica Qosiqi dhe filozofi Ljubomir Tadiqi (baba i Boris Tadiqit.)

I pari zë vang kinse tek rrezikimi i serbëve në Kosovë dhe kërkon zgjidhje ushtarake (me luftë), kurse i dyti kërkon zgjidhje politike, pra një “përkufizim me Shqipërinë” në mënyrë paqësore (“Razgranićenje sa Albanijom”), mirëpo qëllimi mbetët i njëjtë, ideja e Serbisë së madhe.

Kësisoj, Serbia i ka futur në kurth disa shqiptarë naivë dhe elemente antishtet për të bashkëpunuar për ta shpërbërë shtetin dhe shoqërinë kosovare.

Ashiqare, etnonacionalistë jointeligjentë dhe ndonjë plak i matufosur si çifti i Dritëro Agollit i janë bashkuar Tadiqit dhe Daçiqit në idenë se nuk ka kosovarë, që në thelb do të thotë se nuk ka as shtet kosovar. Kjo është jo vetëm marrëzi, por edhe thirrje për përplasje (luftë civile) mes integristëve shqiptarë dhe etatistëve kosovarë, sepse shumica absolute e kosovarëve, duke qenë se nuk kanë atdhe rezervë pos kësaj Republike ndihen të çorientuar dhe të fyer dhe ata do ta mbrojnë shtetin e tyre nga çfarëdo pazari që e nxit Beogradi dhe i shkojnë prapa disa shqiptarë injorantë.

Republika e Kosovës nuk është në shitje, ajo është e pandashme dhe e përhershme.

Është fituar me gjakun e derdhur të kosovarëve gjatë një shekulli lufte politike dhe kryengritje të armatosura,

Sipas asaj që e tha së voni Ivica Daçiqi, se nuk ka kosovarë, por vetëm shqiptarë të Kosovës, serbë etj. D.m.th. se shqiptari i Kosovës është thjesht pakicë nën Serbi, kurse kosovari nënkuptohet se është sovran, titullar i kombit që ka në pronësi shtetin kombëtar të Kosovës!

Në anën tjetër ish-ambasadori amerikan në Tiranë dhe njeriu ndër më meritorët për Kosovën e pavarur, Christopher Hill, duke folur për një Ballkan të papërfunduar dhe me shumë sfida, tha se Tirana zyrtare kurrë nuk ka qenë e interesuar për bashkim me Kosovën.

“Shqipëria nuk donte të ishte një vend me Kosovën; e kuptova se ishin dy vende me të ardhmen e vet. Asnjëherë nuk shqetësohesha si të huajt e tjerë mbi krijimin e Shqipërisë së madhe”.

a.) Etnia e shumicës së kosovarëve është shqiptare dhe kjo është një konstantë. Nga kjo etni ka lindur kombi kosovar (të gjitha kombet e botës janë artificiale dhe politike, pra të panatyrshme) dhe kjo është një variabël. Kombi kosovar mund të maturohet me bazë qytetare, pra të bëhet shumetnik nëse pos grupeve tjera etnike që pothuajse e kanë pranuar kosovarizmin edhe serbët mund të pranojnë vullnetshëm (politikani Nenad Rashiq deklaroi se ai ndihet kosovar) lojalitetin ndaj shtetit dhe kombit të ri, përkatësisht ata do të vendosin nëse duan të bëhen pjesë integrale e kombit unik kosovar, apo t’i ruajnë vetitë e minoritetit etnik serb!?

b.) Etnia shqiptare si shumicë absolute në Kosovë (ta quajmë simbolikisht si Dardani ose Arbnia e Epërme) është titullare e kombit kosovar dhe e ka në pronësi të vetën shtetin kosovar.

c.) Të jesh shqiptar i Kosovës e jo kosovar si entitet juridik-politik d.m.th. je pakicë etnike në një shtet të huaj (nën Serbi sipas qejfit të Memorandumit 2, pra të dy Tadiqëve dhe Daçiqit&Co.

d.) Të jesh kosovar, përket politikisht në “njësi të rritur”, pra përket në shtet sovran!

Ata që janë hedhur “në vijën e parë të frontit” për Shqipërinë e madhe si Tadiq e Daçiq (por edhe ndonjë Visar Ymer a Dritëro Agoll) mund të zgjedhin me kosovarizmin apo me Daçiqin!

Mes këtu nuk ka më.

 

“Koha Ditore”

Kategori
Uncategorized

Kush i çoj në pritë ata Taulant?

“Në 21 janar PS-ja e dinte që do kishte vrasje” (Video)

Postuar në 14 Tetor, 2016 00:03

Në replikën me Taulant Ballën në parlament shkaktuar nga vendimi i Ben Blushit për t’u larguar nga Partia Socialiste , ish-deputeti socialist risolli në vëmendje 21 Janarin dhe rolin që deputetët e kësaj force politike bashkë me kryetarin e partisë Edi Rama patën në protestën e 21 Janarit, ngjarje që përfundoi me 4 viktima.  

“Kush i çoi në pritë ata Taulant? E kam thënë të nesërmen në 21 Janar, unë nuk mund të marr pjesë kurrë në një miting që e thërres vetë, por vetë rri në shtëpi, vetë fshihem në zyrë, vetë fshihem poshtë Lanës, kurse njerëzit që unë thërras i çoj në pritë që t’i vrasin, duke i ditur që do t’i vrasin. Kujt i rëndon kjo?”- deklaroi Blushi.

Ky version i jep një optikë më të gjerë kësaj ngjarje, për të cilën Partia Socialiste dhe kryetari i saj morën përsipër të bëjnë drejtësi, por që deri më sot ka mbetur në kuadrin e një premtimi. Nga ana tjetër një detaj me vlerë që risolli Blushi është edhe roli i deputetëve  të ish-opozitës socialiste në bojkotin e parlamentit për të kuptuar raportin e tyre me parimet dhe të mirat materiale që gëzojnë nga deputetllëku.

 

BLUSHI – http://www.dailymotion.com/video/x4xbwj6_blushi_creation

Kategori
Uncategorized

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë azilkërkuesit nga Europa.

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë azilkërkuesit nga Europa

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet e Europës Lindore që kanë kryesuar në kërkesat e tyre për azil në vitin 2015, sipas një raporti të fundit të Pew Research Center, që ka analizuar të dhënat nga Eurostat, agjencia statistikore e Bashkimit Europian.

Sot,thotë raporti, vendet e Evropës Lindore, si Kosova dhe Shqipëria ende kontribuojnë në rrjedhën e përgjithshme të azilkërkuesve në BE, Norvegji dhe Zvicër, por rreth gjysma e refugjatëve në 2015 kishin origjinë nga vetëm tre vende: Siria, Afganistani dhe Iraku.

Disa prej azilkërkuesve të Evropës në vitin 2015 ishin nga rajone që kanë pasur dhe valë të kaluara të emigrantëve. Gati një në pesë azilkërkues në vitin 2015 (17%) kanë ardhur nga vendet evropiane jashtë BE-së, Norvegjia dhe Zvicra, duke përfshirë azilkërkuesit nga Kosova (68.000 në vitin 2015, nga 35.000 në 2014), Shqipëria (67,000 në vitin 2015,nga 16,000 në vitin 2014) dhe Ukraina (21.000 në vitin 2015, nga nga 14,000 në vitin 2014).

Kosova dhe Shqipëria janë përkatësisht në vendin e katërt dhe të pesë për kërkesat për azil  (duke përbërë secila nga 5% të totalit) për vitin 2015, pas tre shteteve që i ikin luftës: Siria, Afganistani dhe Iraku. Madje raporti vë në dukje se Europa mori pothuajse të njëjtin numër të aplikimeve për azil nga Shqipëria dhe Kosova së bashku, sa mori dhe nga Iraku. Nga Shqipëria në Gjermani kishte 54 mijë azil kërkues.

1 / 2

Në total, një rekord prej 1.3 milionë emigrantë kanë aplikuar për azil në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Norvegji dhe Zvicër në 2015 – pothuajse dyfishi  i rekordit të mëparshën prej 700,000 vetësh, që ishte vendosur në vitin 1992 pas rënies së Perdes së Hekurt dhe rënies së Bashkimi Sovjetik.

Që nga viti 2012, Gjermania ka qenë vend kryesor destinacioni për azilkërkuesit në Evropë, duke marrë 442,000 kërkesa për azil vetëm në vitin 2015. Pas Gjermanisë vjen Hungaria (174,000 aplikacione) dhe Suedia (156,000). Ndërkohë, Franca (71.000) dhe Mbretëria e Bashkuar (39,000) kanë marrë afërsisht numrin e njëjtë të aplikacioneve në vitin 2015, si në vitet kur vala e emigracionit nuk ishte kaq masive./

Kategori
Uncategorized

Rri bre Edi. Lidhje nuk ki me Kosovën ti. Pse po don me e bo çorap krejt punën. Merru me kanabis. Me plehra. Nuk kemi nevojë për avokat në këtë fazë. E posaçërisht jo për një avokat që i thotë Aleksandër Vuçiçit ‘mik’. (???)

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër në nisje te vizitës dy ditore të Edi Ramës në Serbi.

Buzhala i referohet përshkrimit zyrtar të vizitës për të lëshuar një lumë akuzash ndaj Edi Ramës dhe mënyrës së tij të qeverisjes, që e cilëson si të dështuar.

Buzhala thotë se Edi Rama është një profan sa i takon Kosovës dhe problemeve të saj dhe sipas tij, i fundit njeri që duhet te merret me problemet e Rebublikës është pikërisht njeriu që i thotë Vuçiçit, “mik”!
Reagimi i Buzhalës është konfirmimi i një vlerësimi të gjërë në Kosovë që besojnë se kurbani i miqësisë së Edit me Aleksandrin janë pikërisht interesat e popullit shqiptar te Kosovës.

Që se Edi Rama ka vënë këmbë në tokën serbe këtu e dy vjet të shkuara, fakt ështe se Serbia e ka shtuar qasjen represive ndaj Prishtinës,ndërsa Tirana zyrtare thjesht bën sehir nën merakun se mos i prishet humori kryeserbit.
Rasti me flagrant është ai me i fundit që ka të bëjë me arrestimin skandaloz të kryepolicit të Mitrovicës, Thaçi, çështje për të cilën ashtu si edhe për të gjitha situatat sensitive Prishtinë-Beograd, Edi Rama dhe ojq-isti i tij Ditmir Bushati kanë folur diç më pak se peshku në akuarium…
Postimi i plotë i Berat Buzhalës:

“Kryeministri Rama paska fluturu për në Beograd, për me u taku me Vuçiçin. Në shkrim po thuhet që kanë me diskutu për “raportet shqiptaro – serbe”. Amani të koftë mos fol në emën temin, nëse ka mundësi.
Edhe një socialist tjetër, para teje, Nano, e pat taku Millosheviçin në Kretë, në vitin 1997, për me diskutu për raportet shqiptaro – serbe. Pas takimit tha, atëbotë: Kryeqyteti i shqiptarëve të Kosovës është Beogradi.
Rri bre Edi. Nuk e njeh Kosovën ti. Lidhje nuk ki me Kosovën ti. Pse po don me e bo çorap krejt punën. Merru me kanabis. Me plehra. Nuk kemi nevojë për avokat në këtë fazë. E posaçërisht jo për një avokat që i thotë Aleksandër Vuçiçit ‘mik’.

13 Tetor 2016

Kategori
Uncategorized

Kodrina e vdekjes.Emision i censuruar.

Emisioni i censuruar.

Volteri ka thene se per te mesuar se kush te sundon mjafton te zbulosh ke nuk kritikon dot.

Shikoje!

 

Kategori
Uncategorized

Ben Blushi: Nuk mund të rri në një qeveri me banditë, përdhunues, trafikantë e injorantë.

Ben Blushi: Nuk mund të rri në një qeveri me banditë, përdhunues, trafikantë e injorantë

Duke folur në sallën e parlamentit ku deklaroi se largohet nga Partia Socialiste së bashku me deputeten Mimoza Hafizi, Ben Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka krijuar një partia dhe qeveri me banditë, përdhunues, trafikantë dhe injorantë.

Fjala e Ben Blushit në Kuvend për qeverinë Rama:

Ne besojmë se Rilindja ka ushqyer me qëllim banalizimin dhe vulgarizmin e politikës, duke sjellë në këtë parlament si dhe në administratën shtetërore njerez që më parë kishin vrarë, kishin dhunuar dhe kishin trafikuar, duke e kthyer banditizmin në një normë shoqërore dhe duke i krijuar vendit imazhin e një xhungle, ku fiton i forti dhe ku humb gjithmonë ai që respekton ligjin.

Rilindja e ktheu Shqipërinë në një ferr për të varfërit, në një burg për të mjerët dhe një parajsë për spekulantët, kriminelët dhe shkelësit e ligjit. Ndoshta edhe pak më shumë se kaq: Parlamentin e Shqipërise e ktheu në konviktin më të madh politik të atyre që kërkohen nga drejtësia ndërkombëtare dhe atyre që duan t’i shpëtojne drejtësisë shqiptare.

Ne nuk duam të jemi bashkë me këta njerëz në një parti.Nuk kemi asnjë arsye të kthehemi në çadër të banditizmit që mbrohet nga shteti.

Ne largohemi sot si njerëz të lirë, të cilët besojnë se Rilindja i tradhëtoi me ndërgjegje të varfërit dhe shtresën e mesme të këtij vendi, duke marrë vazhdimisht masa që cënojnë jo vetëm besimin e tyre tek një rend demokratik, por duke i varfëruar ata edhe më shumë për shkak të masave represive, çnjerëzore, të cilat nuk ishin asnjë ditë reforma, por një eksperiment njerëzor që duhej të ushqente nënshtrimin para detyrimit dhe të testonte poshtërimin e dinjitetit në emër të delirit të pushtetit.

Rilindja beson se një vend duhet të ketë shumë të varfër dhe pak të pasur, kurse ne besojmë se një vend duhet të ketë sa më pak të varfër, në mënyrë që të ketë më shumë të pasur dhe në këtë çështje ndoshta nuk do jemi kurrë dakord.

Rilindja ka zgjedhur të mbrojë pakicën, ne duam të mbrojmë shumicën.

Ne jemi të bindur se Rilindja e cënoi me qëllim arsimin publik, duke lënë rrugëve mijëra fëmijë dhe studentë, në emër të të cilëve prindërit e tyre kishin paguar taksa për një të ardhme më të mirë se ajo që kishin patur.

Nëse një rregjim vendos t’i tradhëtoje qytetarët e vet, kete nuk e bën as tek ushqimi, as tek kurimi, as tek taksimi, as tek pensionimi, por tek arsimi. Ne këtë drejtim Rilindja është unike. Të gjitha qeveritë zakonisht tradhëtojnë të shkuarën. Rilindja ka vendosur të tradhëtoje të ardhmen, duke e nisur me arsimin, të cilin e degradoi krejtësisht. Kurrë një vend nuk ka prodhuar më tepër injorancë dhe mediokritet. Rilindja do mbahet mend si laboratori më i madh i injorancës në historinë e këtij vendi dhe nuk ka nevojë të shkojmë shumë larg: Shihni çfarë ka sjellë në parlament, për ta kuptuar dashurinë e Rilindjes për budallallëkun dhe injorancën.

A mund të bashkëjetonim ne në këto kushte?

Pothuajse e pamundur dhe e panevojshme

Kategori
Uncategorized

PAMECA IV në kthetrat e ministrit trafikant.

2016-10-13-14-41-24

PAMECA IV ne sherbim Ministrit Tahiri, jo te misionit saj.                           nga Ismail Elezi/ish drejtor i antikrimit ekonomik shqiptar.

Shogata e Punonjesve te Policisé né Lirim 2013 u njoh nga mediat me qendrimin e misionit policor tè Bashkimit Europian, PAMECA IV né lidhje me disa ceshtje te rendesishme qe jane ne proces hetimi nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe subjekt i vendimeve te gjykatave.                       PAMECA IV ka reaguar ndaj disa dosjeve hetimore me sensibilitet te larte per opinionin publik per shkak ngarkesave te medha kriminale té autoreve do te ishte mirepritur ky reagim i Misionit PAMECA IV nese do te inkurajohej per te goditur krimin e organizuar.

Ne té vertete ajo qe ne konstatojme fatkeqesisht eshte dalja e Misionit PAMECA IV jashte objektit te punes duke u bere pjese e lojes politike te Ministrit te Brendshem, i cili njihet per lidhjet e shumta me boten e krimit dhe ne vecanti me keta persona qe jane objekt i hetimit nga Drejtésia.                                 Ky Mision ka heshtur ndaj emerimeve te hapura ne kundershtim me ligjin brenda organizates se policisé edhe kur jane provuar lidhjet e tyre me krimin e organizuar.                                                       Ky Mision nuk ka reaguar mbi paligishmerite e Ministrit te Brendshem qe kane shoqeruar ne vazhdimesi punen e tij ne kete detyre duke politizuar dhe inkriminuar Organizaten e Policise.

Nuk ka asnje reagim zyrtar nga ana e tyre per situaten tejet shqetesuese te kultivimit dhe trafikimit té lendéve narkotike si dhe perfshirjen e Ministrit dhe Drejtuesve Larte te Policise ne kete aktivitet kriminial.

Ky Mision, fatkeqesisht konstatohet se po devijon nga pritshmerite qe qytetaret shgiptare kane pasur ndaj tij, por edhe takspaguesit europiane, qe nuk do té donin qe taksat e tyre te shperdoroheshin.                                       Ata presin qe Pameca IV té jeté garante e ligjit, dhe jo mbrojtése e paligJshmerise.

“SHPPL-2013” njeh dhe vlereson te gjithe kontributin e ketyre misioneve ne vite per ngritjen e profesionalizmit te organizates se policise dhe forcimin e kapaciteteve te saj.                             “SHPPL-2013” eshte ne mbeshtetje te cdo anetari té organizates se policise qe i sherben ligjit dhe sigurise ne vend dhe cdo misioni qe kontribuon ne kete drejtim

Kategori
Uncategorized

PAMECA në kthetrat e ministrit trafikant.

PAMECA IV ne sherbim Ministrit Tahiri, jo te misionit saj.                                               Ismail Elezi/ish drejtor i antikrimit ekonomik.

Shogata e Punonjesve te Policisé né Lirim 2013 u njoh nga mediat me qendrimin e misionit policor tè Bashkimit Europian, PAMECA IV né lidhje me disa ceshtje te rendesishme qe jane ne proces hetimi nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe subjekt i vendimeve te gjykatave.                       PAMECA IV ka reaguar ndaj disa dosjeve hetimore me sensibilitet te larte per opinionin publik per shkak ngarkesave te medha kriminale té autoreve do te ishte mirepritur ky reagim i Misionit PAMECA IV nese do te inkurajohej per te goditur krimin e organizuar.

Ne té vertete ajo qe ne konstatojme fatkeqesisht eshte dalja e Misionit PAMECA IV jashte objektit te punes duke u bere pjese e lojes politike te Ministrit te Brendshem, i cili njihet per lidhjet e shumta me boten e krimit dhe ne vecanti me keta persona qe jane objekt i hetimit nga Drejtésia.                                 Ky Mision ka heshtur ndaj emerimeve te hapura ne kundershtim me ligjin brenda organizates se policisé edhe kur jane provuar lidhjet e tyre me krimin e organizuar.                                                       Ky Mision nuk ka reaguar mbi paligishmerite e Ministrit te Brendshem qe kane shoqeruar ne vazhdimesi punen e tij ne kete detyre duke politizuar dhe inkriminuar Organizaten e Policise.

Nuk ka asnje reagim zyrtar nga ana e tyre per situaten tejet shqetesuese te kultivimit dhe trafikimit té lendéve narkotike si dhe perfshirjen e Ministrit dhe Drejtuesve Larte te Policise ne kete aktivitet kriminial.

Ky Mision, fatkeqesisht konstatohet se po devijon nga pritshmerite qe qytetaret shgiptare kane pasur ndaj tij, por edhe takspaguesit europiane, qe nuk do té donin qe taksat e tyre te shperdoroheshin.                                       Ata presin qe Pameca IV té jeté garante e ligjit, dhe jo mbrojtése e paligJshmerise.

“SHPPL-2013” njeh dhe vlereson te gjithe kontributin e ketyre misioneve ne vite per ngritjen e profesionalizmit te organizates se policise dhe forcimin e kapaciteteve te saj.                             “SHPPL-2013” eshte ne mbeshtetje te cdo anetari té organizates se policise qe i sherben ligjit dhe sigurise ne vend dhe cdo misioni qe kontribuon ne kete drejtim

Kategori
Uncategorized

Kujdes Eduart.

Replikë Eduart Sallamit!!                                nga Ferdinant Veliu.

Politikanët shqiptarë dhe shqiptarët do ti kundërvihen kujdo ambasadori që për interesa grupimesh të caktuara rreshtohet hapur pro kësaj qeverie bandite e mbushur me vrasës,trafikantë dhe përdhunues mandje për ty si ylberist dhe kumarxhi që u sponsorizove nga dashnori i gruas në biznesin fiktiv këtu në Amerikë ta do interesi personal të hedhësh shashkën tymse të radhës.Të kujtoj se nuk je as burrë dhe as grua sepse të gjithë ne që jetojmë në Amerikë jemi të trishtuar kur besimin ndaj vëndit të lirisë e tradhëton një person.
Eduart Sallami po të kujtoj se:Pjestari i familjes tënde ka qënë komisari politik i mbrojtjes kundër ajrore të Tiranës përgjatë viteve 1980-1992.Një nga njerzit e besuar të diktaturës.Ti ke qënë një aksident brënda Partisë Demokratike.Ti nuk je pro amerikan kurrë ske qënë,ndërsa ne kemi lindur të tillë.Frymën antiamerikane që po mbjellin partnerët e tu rilindas,bijtë e ishëve të kuq dje nuk mund ta shisni me opinione si frymë të Opozitës.
Ju soji i kuq dhe bastard zëmrën dhe shpirtin e keni akoma në Rusi.Mos harro profesori i marksizëm-leninizmit,je mbetja më e pështirë e ngelur nga partia e punës që u riciklua.

Kategori
Uncategorized

Qivaçanë qeveri, dhe kovaçanë opozitë.

Elvis Roshi vë përballë gazetarin me deputetin, ja replikat mes tyre

Elvis Roshi vë përballë gazetarin me deputetin, ja replikat mes tyre

Lirimi i kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, të cilit iu hoq sot masa e sigurisë arrest shtëpie, ka vënë përballë gazetarin e News24 Bledian Koka dhe deputetin e Partisë Demokratike Gent Strazimiri.

Në një status në Facebook, gazetari reagon kundër opozitës duke i kërkuar që të reagojë përballë këtij vendimi të gjyqësorit që liroi kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi.

Sipas gazetarit Koka, asnjë qytetar i thjeshtë nuk ndihet i përfaqësuar nga opozita pasi kjo e fundit akuzon qeverinë vetëm për kanabisin dhe nuk flet për vendimet e padrejta gjyqësore.

Këto komente të gazetarit janë kundërshtuar nga deputeti demokrat Gent Strazimiri, i cili është kundërpërgjigjur në Facebook duke shkruar se ndryshe flasin në mediat ku punojnë dhe ndryshe në komentet personale jashtë orarit të punës.

Statusi i gazetarit të News24 Bledian Koka:

Aloooooo, opozitaaa, alooo?!

Nuk e di a e keni vënë re, por u lirua Elvis Rroshi me 5 emra, aloooo, opozitaaaa? Ndonjë reagim kshtu apo hiç fare ëëë? Alooo!
E kuptoni si po tallet Edi Rama me ju? Sepse e di që ju nuk e kritikoni dot prokurorinë, gjyqësorin për asgjë!
Flisni për krim elektoral në Dibër dhe s’keni bythë t’i bëni presion organeve të drejtësisë për ta zbardhur këtë krim. S’keni bythë të bëni opozitë siç duhet, ta vini gishtin në plagë ndaj bëni hartime me hashash nga mëngjesi në darkë ose më mirë deri në drekë. Sepse në darkë mblidheni para televizorit për të parë debatin Çili-Duma, i cili në vetvete ngërthen situatën ku ndodhet sot opozita në këtë vend: një miks midis parodisë, komedisë dhe mediokres.

Ja po jua them unë, me fjalët e atij që s’e kisha menduar kurrë se do ta citoja një ditë: Nuk keni parë gjë akoma! S’keni parë gjë akoma sepse me këtë mender-opozite që keni vendosur t’i bëni Aleancës së të Keqes në këtë vend, do katandiseni forcë e tretë.
Dhe sa t’ju ketë ju përballë, Edi Rama do shumëfishojë votat në këtë vend. Do i shumëfishojë aq shumë sa do t’ju duket Dibra rezultati më i mirë që keni marrë ndonjëherë.

Një pyetje për PD-në? A ka korrupsion në këtë vend? Nëse ka, pse nuk i bëni presion prokurorisë dhe gjyqësorit ta luftojë këtë korrupsion?
(Nëse NUK ka korrupsion, atëherë mirë e kemi këtë qeveri, pse duhet t’ju votojë një shqiptar?)
Çfarë mendoni për punën e organeve të drejtësisë që lirojnë Rroshët, Prengat, Frrokët, Xhuvanët e kësaj Shqipërie?
Çfarë mendoni për anëtaren e Gjykatës së Lartë që u kap me 50 mijë euro rryshfet dhe sot është ende e lirë?! Asnjë fjalë për të? Pse, ngaqë burri i saj është zyrtar në Kuvend?
E di çfarë i thoni ju shqiptarëve?

I thoni: jo, nuk duam ta reformojnë drejtësinë, nuk duam ta ndryshojmë atë, duam ta mbajmë kështu siç është. Duam të ruajmë drejtësinë që liron kriminelin, nuk arreston trafikantin, të korruptuarin, njeriun me 2 fytyra dhe 5 emra.
Edhe një herë, e kuptoni si po tallet Edi Rama me ju? Sepse ju keni vendosur të mos bëni aleancë me shqiptarin e thjeshtë, me atë hallexhiun që po ja pijnë gjakun përditë e ngadalë, por keni bërë aleancë me bosin e monopoleve, intrigantin e mediave, gjyqtarin e majmur e kështu me rradhë.
p.s…Alo, opozita? Qytetarët sot e ndjejnë veten të papërfaqësuar dhe prandaj, fatkeqësisht, madje dëshpërimisht: Nuk keni parë gjë akoma!

Reagimi i deputetit Gent Strazimiri:

Është interesant fakti që gazetarët që gatuajnë lajmet me të cilat qeveria na ushqen çdo ditë, sapo heqin kostumin e “politikës editoriale” të medias ku hanë bukë, janë të admirueshëm, të vërtetë, pothuajse të pakundërshtueshëm në opinionet personale të shfaqura në profilet e tyre në fb!!
Këtë e gjej DRAMTIKE!

Aloooooo gazetariaaaaaa!
Ke zgjedhur një zanat që nuk ka orar zyrtar, që mrekullinë e ka tek të qenit i lirë, bohem, jashtë çdo disipline, ligji, autoriteti që bie ndesh me TË VËRTETËN!
Alooooo dinjitetiiiiiiii!
Një gazetar nuk mund të jetë KURRË punëtor me mëditje…i nënshtruar ndaj interesave ekonomike të injorantit të radhës që “ka bërë” mjaftueshëm lekë sa për të blerë aparaturat, liçencën, shtypshkronjën dhe… liçencuesin… GAZETARINË (dmth TË VËRTETËN)!!
Alooooo solidariteti profesiooonaaal!

Pushuan në emër të së vërtetës Alida Totën, kërcënuan Artan Hoxhën, desh vranë Artur Çanin, vetëmbyllën emisionin “Stop”, emisionin “Ajsberg”, emisionin “PUBLICUS”….mbyllën brutalisht AGON CHANNEL…
-Piiiiip, piiiip, piiiip….Thirrja juaj po transferohet tek…OPOZITA….Ju lutem prisni!!!!
INTELECTUAL COËARDICE!!!
Nuk është fenomen shqipëtar! Është fenomen njerëzor që shoqëritë e venë në dukje në prag të REVOLUCIONEVE!

Kategori
Uncategorized

HOMAZH PER XHEVDET KALOSHIN.

1-shenje-zije-2

Nga Reshat KRIPA/

Ike i nderuar Xhevdet!

Ike dhe na le vetëm në rrugën tonë.

Nuk besoja kurrë se do të isha unë ai që do të thoja këto dy fjalë për ty. Nuk besoja, se deshëm të të kishim gjithmonë pranë, gjithmonë në krye të rrugës që kishim nisur së bashku, sepse kishim nevojë për prezencën tënde, për fjalën tënde. Por ti ike. Zoti kishte vendosur të të merrte pranë vetes dhe Zoti gjithmonë zgjedh më të mirët dhe ti ishe më i miri.
Në këto çaste para syve më del shprehja e filozofit të shquar Niçe që thoshte:
Ekziston vetëm fisnikëria e lindjes, fisnikëria e gjakut. Vetëm shpirti fisnikëron, por më parë duhet diçka që të fisnikërojë shpirtin. Çfarë duhet atëhere? Gjaku… Dhe ky gjak nuk të mungonte ty, i dashur vëlla! Fisnikërinë e familjeve të mëdha nuk mund ta errësojnë klithmat e korbave të zinj. Bijtë e një familjeje fisnike e tregojnë veten edhe në rrethana shumë të vështira. Po, Xhevdet i dashur, ti i mbijetove asaj kohe barbare, i mbijetove sepse në venat e tua rridhte gjak Kaloshi, nje fis i dëgjuar i krahinës së Dibrës. Ishe fare i ri kur u detyrove të përballeshe me dallgët e tufanit të tmerrshëm që kishte mbuluar vendin. Megjithatë ti nuk u theve. Ato dallgë i përballove me krenari dhe dinjitet. Çfarë të të kujtoj më parë i dashur mik, Tepelenën e tmerrshme apo Savrën dhe Gradishtën por ti qëndrove si “një copë graniti që u shkëput nga mali dhe u vendos mbi dy kambë të drejta e të forta si landa e pyllit”, siç shkruan Migjeni i madh. Por së fundi kohët ndryshuan dhe ti ishe gjithmonë në rradhën e parë të atyre që iu kushtuan demokratizimit të vendit dhe në mënyrë të veçantë të atyre që i kishin hequr mbi supet e tyre tmerret e sistemit gjakatar. U lidhe me shoqatën e të përndjekurve politikë pasi asaj i përkisje plotësisht. Por u lidhe, së bashku me gjithë familjen tënde, edhe me Partinë Demokratike duke i qëndruar pranë asaj deri në çastet e fundit të jetës tënde. Këto nuk do t’i harrojmë kurrë për tërë këta vite që na kanë mbetur për të jetuar. Ti i përkisje asaj plejade që kishin një pasion, një dëshirë të madhe për lirinë. Doje të jetoje i lirë, pa gjemba dhe ferra në rrugën tënde. Doje të jetoje në një botë të vërtetë. Por, për fatin e keq të atdheut, jetoje në një epokë të gabuar. Jetoje në atë epokë kur nuk mund të shprehje dot ato që ëndërroje, ato që të buronin nga zemra e madhe. Jetoje në atë epokë kur nuk mund të shprehje mendimet e lira, ndjenjat e shpirtit të pastër. Të nderuar familjarë. Më lejoni t’ju sjell ngushëllimet e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë. Mos derdhni lot. Nuk është zakon të derdhen lot për burrat e shquar. Atyre u thurren vargje, u këndohen këngë .Ai ishte një nga këta burra. Ju humbët me të vërtetë njeriun më të dashur, por edhe ne nuk humbëm pak. Ne humbëm mikun tonë më të mirë. Humbëm mikun tonë për fjalën dhe këshillat e të cilit kishim shumë nevojë. Ne sot i falim tokës mëmë vetëm trupin e tij të drobitur, ndërsa shpirtin e kanë marrë engjëjt për ta shpënë te Zoti i madh i madhërishëm, në parajsën e përjetëshme. Ndërsa deri dje kishim në mes mikun tonë të dashur, tani e tutje do të kemi kujtimin e tij të paharruar. Qoftë i lehtë dheu që do t’ i bjerë përsipër!

Me hidherim njoftoj ndarjen nga jeta te mikut tone te paharruar Xhevdet Kaloshi. Varrimi behet diten e merkure, date 12 tetor 2016, ora 15.00 Homazh për Xhevdet Kaloshin