Forumi” Imazh & Media”! Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar!
“Kombi Shqiptar, Imazhi Im”
Reportazhi i Festivalit të XVI Ndërkombëtar, “Imazhi Shqiptar”
Misioni i Imazhit Shqiptar për identifikimin dhe promovimin e vlerave të Imazhit Shqiptar nuk ndalet. Si çdo vit, Forumi “Imazh & Media”, ka pritur në Kryeqytetin Shqiptar, në Tiranë, edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar” Imazhit Shqiptar”, së bashku me miqtë dhe mbështetësit e kontributorët nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Tashmë, një traditë e veprimtarive të Forumit” Imazh & Media”. Prezantimi i vlerave unikale të Imazhit Shqiptar dhe Identitetit Kombëtar është bërë gjatë gjithë vitit me takime, seminare promovime librash e vlerash në të gjitha trevat mbarëshqiptare, që nga Gjakova ,Prizreni ,Prishtina duke u ndalur në Ulqin, Preshevë Shkup, e sigurisht në diasporën e largët si Romë, Bruksel, Gjenevë Stamboll e New York.
Forumi” Imazh & Media” është një forum, që ka për qëllim integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, organizma të tjerë rajonalë si dhe në Bashkimin Evropian. Forumi, i përkushtohet interesit të Kombit Shqiptar, profilizimit dhe profesionalizmit të personave fizikë, juridikë dhe të individëve në përputhje me kërkesat e kohës.

Në takimin e Festivalit të XVI Ndërkombëtar, “Imazhi Shqiptar” me mjaft interes u prit Konferenca Ndërkombëtare me temë: ” SHQIPTARËT & FQINJËT”. … Edhe në Konferencat e tjera shkencore, FIM, ka trajtojtuar tema mjaft të rëndësishme për të gjithë shqiptarinë… Mund të veçojmë;1.- “Bashkëjetesa Etnike- vllaznore providencialo-hyjnore te Shqiptarët për një Paqe të Qëndrueshme”, unikale te shqiptarët e Kombi Shqiptar drejt paqes universale pa kufij e përtej kufinjëve. ( Tiranë- Shqipëri,- Akademia e Shkencave, Dhjetor 2016)
2.-” Bashkëjetesa e harmonia fetare, unikale te shqiptarët”.( Tiranë- Shqipëri te Akademia e Shkencave, – Dhjetor 2015)
3.” Studimet Pellazgo- Ilire, sfidë e holumtimeve Shqiptaro- Globale.( Akademia e Shkencave, Tiranë- Dhjetor 2017)
Sivjet në këtë Konferencë” Shqiptarët & Fqinjët” kjo tematikë vjen mjaft aktuale dhe domethënëse në këtë vit i shpallur si “ Viti i Skënderbeut”, në përkujtim te 550- vjetorit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Ne e kujtojmë me respekt gjithçka që ai ka bërë për kombin tonë, luftën e Tij, për mbrojtjen e tokave shqiptare për 25-vjet kundër pushtuesve osmane, bashkimin e shqiptarëve, dhe gjithashtu mbrojtjen e gjithë Evropës, duke hyrë në histori si një nga gjeneralët më të shquar të botës. Edhe Kongresi Amerikan ka aprovuar një rezolutë për Skëndërbeun duke njohur kontributin e Tij dhe të gjithë shqiptarëve në formësimin e historisë perëndimore.
Skënderbeu ka mbetur frymëzimi më i madh për shqiptarët edhe pas vdekjes së Tij. Pavarësia, në 1912 u arrit duke i nxitur njerëzit të luftonin nën shembullin e Tij. Edhe sot, si shqiptarë e ndjejmë veten si stërnipër dhe stërmbesa të Skëndërbeut, dhe kjo na jep më shumë krahë, më shumë forcë, për të përballuar dhe kapërcyer të gjitha problemet në jetën tonë dhe për t’u ndjerë krenarë për identitetin, historinë, kulturën, dhe gjithçka tjetër që është shqiptare. 
Një tjetër ngjarje mjaft e rëndësishme për të gjithë shqiptarinë ishte dhe ajo e disa ditëve më parë , Krijimi i Ushtrisë së Pavarur të Kosovës. Më 14 Dhjetor, u shënua një nga aktet më të vecanta dhe më madhore të një rëndësie historike, krijimi I Ushtrisë së Pavarur të Kosovës. Por data e 14 Dhjetorit të vitit 2018 është vazhdim i një vendimi historikë që në korrik të vitit 1993, ne shtëpinë e Fatmir Brajshorit dhe të vëllezerve të tij, në Prishtinë, ku prezent ishte dhe Heroi Legjendar Adem Jashari. Aty u mor vendimi për të krijuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në referatin e mbajtur nga Kryetari i Forumit” Imazh & Media” Av. Prof. Assoc. Dr. Astrit Memia me temë: “Shqiptarët( faktor), gjenerojnë Paqe e Stabilitet në Ballkan”, u promovuan vlerat e shqiptarëve si” EKSPANSIONIST”, të paqes në shekuj e mileniume… dhe idete e vizionet per një të ardhme më të paqt e më të prospert në Ballkan e Europë… në strukturat euroatlantike e BE.
Me mjaft interes u priten nga elita akademike kombëtare, trajtimi temave mjaft të rëndësishme për të gjithë shqiptarinë dhe fqinjët.
Nga Konferenca po veçojmë disa nga temat e referateve të perfaqësuesve akademikëve, studiuesve, kontributorëve në vite të FIM & FMISHIK.
Temat kryesore që u trajtuan në Konferencë, të prezantuar nga studiues akademikë të njohur ishin: 
Temat:
1.- Doktoreshë Preveza Abrashi – tema : “Shpërnguljet e popullatës kosovare në Turqi organizuar nga genocidi i qeverisë Jugosllave në dekada.”
2.-Prof. Migena Arllati – tema: “Shkolla shqipe në Kosovë, përballë politikës mizore sllave”.
3.- Prof. Kurtesh Devaja – tema: “Marrdhëniet miqësore Shqiptaro-Bullgaro , Shqiptaro-Romune, në shekuj.”
4.-Prof. asoc. dr. Elena Kocaqi -tema : “Shqiptaret dhe grekët në prehistori dy kombet më të vjetra te Ballkanit”.
5.Prof. dr. Milaim Fetai -tema : “Marrdhëniet Shqiptaro-Maqedonase nga marrveshja e Ohrit dhe post referendumit drejt integrimeve euroatlantike”.
6.- prof. Asoc. Dr. Sazan Guri -tema: “E Drejta Ndërkombtare e Deteve, si e drejtë pro miqësise së shqiptarëve me fqinjët”.

7.-Agron Dalipi -tema: “Shqipja si gjuhë kozmike e rrënja e gjuhëve të tjera”.
8.- Ish- Prefekti i Selanikut Panajot Psomiadhi- tema:” Miqesia bilaterale shqiptaro- greke drejt vizioneve të Evropes së Re paqësore”.
9.- Jorgaq Qyfeku -tema: “Miqësia trako-ilire në prehistori dhe kontinuiteti në epokën e sotme globaliste”.
10.-Behar Hoxha – tema: “Shqipja dhe dhënia e marrja me gjuhët Sllave dhe Greke”.
11.- Edvin Shvarc -tema: “Miqësia shqiptaro-hebraike drejt prespektivës dhe paqes globale”.
Gjatë Konferecës u trasmetua dhe përshëndetja e zt. Panajoti Psomiadhi Ish- Prefekt i Prefekturës së Makedonisë Qëndrore i cili nuk ishte i pranishëm:-
– “President i Forumit” Imazh & Media”, Prof. Dr. Astrit Memia, u jam mirënjohës e jam krenar, se njihem përmes Jush, nga opinioni publik shqiptar, për përpjekjet e mia dhe kontributin tim në përmirsimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke gjatë mandatit, si Prefekt i Prefekturës të Maqedonisë Qendrore. Për më tepër besoj tek proverba shqiptare : “Komshiu është vëllai i parë”! Ju falenderoj sërish, Me respekt, Panajoti Psomiadi Ish Prefekt i Prefekturës së Makedonisë Qëndrore.
Si çdo vit, Forumi “Imazhi Shqiptar” ka përgatitur me shumë mjeshtëri videoklipin e të gjithë personazheve, që nderohen me çmimin jetësor të intelektualit për kontributin dhe promovimin e Imazhit Shqiptar & Identitetit Kombëtar, qoft shqiptar, apo edhe i huaj.
Me mjaft kuriozitet u ndoq videoklipi me historikun e Festivaleve në vite të Forumit” Imazh & Media”.
Më në fund u shpërndan dhe u lauruan 10 personalitete intelektuale për veprimtarinë e Tyre në dekada në fusha të ndryshme me Çmimin e Madh” IMAZHI SHQIPTAR”.
1.- “Imazhi Shqiptar në studimet gjuhesore albanologjike”, shkoi për profesorin, Ahmet Kelmendin( post- mortum).

Profesor, Ahmet Kelmendi lindi në Pejë, më 29 Gusht 1929 dhe vdiq më 21 Nëntor 2018. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, studimet në Beograd dhe studimet popstdiplomike në Zagreb. Me dekretin e qeverisë në atë kohë dërgohet që mësimet e para të ju japë nxënësve në Drenicë, tv shkatërruar nga lufta e pushtetit të kohës dhe skamja e madhe. Profesor në Gjimnazin e Pejës dhe Shkollën e Arteve. Punoi gjer në vitin 1960, ku vazhdoi si redaktor i gazetës së parë shqiptare në ish Jugosllavi “Rilindja”, ku edhe u bënë botimet e para të cilat mundësuan zhvillimin dhe avansimin e gjuhës shqipe. Ishte në grupin e organizatorëve të një ndër ngjarjeve më të rëndësishme të kohës, “Mbledhja për Gjuhen Shqipe” të mbajtur më 14, 15 e 16 janar 1963, e cila po shënonte një hap të madh të dijes, të përdorimit dhe shqyrtimit të cështjeve gjuhësore të shqipes në Kosovë. Në rrugëtimin e tij vazhdoi si profesor në Universitetin e Prishtinës me lëndët në degën e Gjuhes Shqipe, në Fakultetin e Arteve dhe degën e Dramës. Vlen të ceket si moment shume të rëndësishëm edhe puna e madhe që bëri profesori me përpunim, rradhitjen, sistematizim dhe sintetizim e materialit për nxjerrjen e librave të nëntë vëllimeve të veprës së madhe të Profesor Eqrem Cabej me titull “Studime Gjuhësore”.

2.-“Imazhi Shqiptar në përkthime” shkoi për Robert Shvartc.
Robrt shvarci, lindi në Sarajevë me 10 dhjetor 1932 nga një baba Vjenez Juliusi dhe një nënë Elbasanllije, Saveta Cipi dhe vdiq ne Tiranë me 25 prill 2003. Në Shkodër kreu shkollën fillore dhe me vonë u zhvendos në Tiranë, ku mbaroi vetëm arsimin e mesëm.Në vitet 1957-1961 ishte një ndër letrarët e rinj më prodhues si në poezi dhe në prozë .Por në vitin 1961 hoqi dorë nga krijmaria origjinale sepse ishte I bindur se në vendin tone në ato vite nuk ishte cështje parimesh por ruajtje froni dhe lufte e egër klanesh. Robert Shvarci ka përkthyer në shqip kryesisht nga letërsia botërore si Remarku, Brehti, Gete, Hajne ,Markez, Uris etj. Në gjermani u bë i njohur si perkthyes i letërsisë Shqipe dhe më 1995 Presidenti i Gjermanisë e nderoi me Kryqin e Meritës si të parin personalitet të kultures nga vendet e ish Lindjes komuniste. Në dhjetor të vitit 2002 , presidenti Moisiu e vlerësoi me dekoratën Mjeshtër I madh ,ndërsa në Janar të 2003 pak muaj para vdekjes, Këshilli Bashkiak I Tiranës e shpalli “Qytetar Nderi”. Ndërsa në maj të vitit 2016 Presidenti Nishani e shpalli “Nderi I Kombit”.
3.-“Imazhi Shqiptar në Humanizëm”, u u laurua, zt. Ahmet Bektashi, Kryetar i Fondacionit Humanitar” Të ndërtojmë e të shpetojmë shpërnguljen”.
Fondacioni i Zvicrës e Preshevës që kanë ndërtuar 57 shtëpi falas që mos të shpërngulet popullsia nga Lugina e Preshevë, dhe do i ndërtojnë 100.
Ahmet Bektashi, i lindur me 13 gusht 1956 në Bujanoc, kreu Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Punëtor drejtues ndërmarrjesh të ndryshme në Zyrih të Zvicrës. Familja Bektashi është një ndër familjet më të hershme dhe autoktone në Bujanoc. Kjo familje njihet si shume përparimtare jo vetem në vendlindje por edhe më gjerë në rajonin e Preshevës dhe Kosovës. Shumë anëtarë të kësaj familjeje janë me tituj të rëndësishëm akademik dhe profesione të ndryshme. Ali Bektashi njeriu që hapi shkollën e parë shqipe në 1945 vinte nga kjo familje. Ahmet Bektashi emigroi për në Zvicër 35 vite më parë me familjen. Angazhimi personal në aktivitete të ndryshme në Zvicër sidomos me fondin humanitar për Kosovën lindore ka qenë gjithmonë një obligim I trashëguar nga familja e tij. “Kombi Shqiptar, Imazhi Im”Besueshmëria në emër të familjes dhe personalitetit të tij e kanë ndihmuar shumë këtë insitut humanitar ku ai është dhe kryetar I saj.
Mundësia të ndihmojë njerëz në nevojë më mbush me jetë e më qetëson shpirtin , prandaj do te jem gjithmonë në shërbim të njerëzimit është shprehur Ahmet bektashi për Imazhin Shqiptar.
4.-“Imazhi Shqptar në Arkitekturë” shkoi për arkitektin e mirënjohur dr.Gajur Kadriu.
Dr. Gajur Kadriu, lindur në Tetor viti 1961 shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Tetovë ndërsa 1986 diplomohet në Fakultetin e arkitekturës në Universitetin e Shkupit në vitin 2007 merr titullin magjistër në po të njëjtin universitet ndërsa në vitin 2015 mbron doktoraturën dhe merr titulin Doktor i Shkencave Teknike nga viti 2012 është Drejtor i rrugëve të Maqedonisë.
5.- “Imazhi Shqiptar në telereportazh & dokumentar” shkoi për gazetaren e mirënjohur Alma Cupi.
Alma cupi, lindur në Burrel, kreu studimet në Academinë e Arteve të Bukura në Tiranë, dega drame.
Gazetare ne gazetën Albania nga 1996-2000,Prezantuese e programeve “Heronjtë” Projekt I IREX, Prezantuese e programeve “Hapur” projekt I IREX
Korespondente e radios Europa e Lirë 2000-2007,2007- 2008 gazetare ne radio Francë, RFI, 2008-2011 kryeredaktore ne TV Ora News, 2012-2018 autore e programit Histori Shqiptare.
Botuese e librave: “Media dhe trafikimi I qenieve njerezore.” Botim I mbeshtetur nga Ambasada Amerikane.
2.”Media dhe personat me aftësi të kufizuara” një minikod për gazetarinë e shkruar.
Cmimet-Tropoja I jep cmimin e mirënjohjes .Fieri i jep cmimin gazetarja e vitit për 2017. Ministria e turizmit I jep cmimin “Gazetarja e Aventurës per 2017.
Shqiptarët e Malit tv zi i japin cmimin e mirënjohjes nv vitin 2016.
Shoqata e gazetareve I jep cmimin në Kosovë si gazetarja më e mirë e vitit 2017.
6.- Me çmimin”Imazhi Shqiptar në pikturë” u laurua piktori i shquar prof.dr. Reshat Ahmeti.
Profesor Ordinar për Pikturë në Fakultetin e Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Lindi më 16,05,1964 në Gostivar, Republika e Maqedonisë. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje,
Arsimimi 1984-1988 – Fakulteti i Artit Figurativ në Shkup, klasa e Ana Temkovës
2000-2002 – Studimet postdiplomike në Fakultetin e Arteve në Prishtinë,

Cmimet :1.Cmimi për Vepër Jetësore në art dhe kulturë “11 Tetori ” / Ministria Kulturës të Republikës të Maqedonisë -2013
Ekspozita:
2. Muzeu Mimara 2017- Zagreb
3. Muzeu i arteve të bukra “Songzhuang” 2016 – Pekin,
4. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. 2016 – Shkup,
Monografi:
5. “Artistet bashkekohore te Maqedonise”, e botuar nga Shoshua, 2002- Londer – Angli.
7.- Me çmimin”Imazhi Shqiptar në kritikë letrare dhe publicistikë” u vlerësua Prof. Migena Arllati.
Prof. Arllati është aktiviste e devotshme e kulturёs shqipe dhe promovuese e fjalёs sё pastёr poetike. Çmojmë në mënyrë të veҫantë vlerat e fuqishme humane dhe intelektuale që znj. Arllati reflekton në aspekte të shumta të angazhimit të saj profesional.”
U lind në Elbasan / Shqipëri më 06.09.1974, në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse. Është martuar në qytetin e Gjakovës në Kosovë ku jeton prej 23 vjetësh me bashkëshortin dhe katër fëmijët.
Prej pasluftës së Kosovës ka punuar dhjetë vjet si gazetare, ku disa herë u shpërblye me çmime për punën e saj hulumtuese.
Aktualisht është profesoreshë e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Prej kohësh ka konfirmuar vullnetin ndaj studimeve në gjuhësi dhe punën në publicistikë e kritikë letrare, duke marrë pjesë në dhjetëra Konferenca të ndryshme shkencore të organizuara nga Universitete vendore dhe në Europë.
Është autore e shtatë librave, si dhe redaktore dhe recensente e 50 vëllimeve me poezi e prozë.
Znj. Arllati zhvillon një aktivitet të bujshëm edhe në kuadër të shoqërisë civile dhe organizatave humanitare, të cilat në vite e kanë nderuar me tituj të lartë.
8.-“Imazhi Shqiptar në Bashkejetesën e harmoninë fetare”, me këtë çmim u nderua Fondacioni ” Dritat e Shkelzenit”, me Kryetar të nderuemin e të dashtunin hyjnor, pinjollin e Tyrbes”Rexhep Beli”, Zt. Besfort Tafa.
Shoqata “Shkëlzeni dhe Dritat e tij”, ështe themeluar në vitin 2015. Ka realizuar këto vepra
1,Hapja e rruges në drejtim të vendit të Shenjtë të Shkëlzenit, me gjatësi 12km, 2,Rindërtimi i Xhamisë Fshati Buçaj,
3,Kërkesa,Organizimi,i Aktivitetit me Presidentin e Republikës,me rastin e dhënies së titullit Nderi i Kombit, Dervishit Rexhep Bel Boshnjaku
4, Organizimin e Aktivitetit të përvitshëm në Vendin e shenjtë të Shkëlzenit,
5, Mbështetje të vazhdueshme me bazë ushqimore të mbi 100 familjeve në nevojë në Rrethin e Tropojës, Kryetari I Shoqatës Besfort Tafaj.
9.- “Imazhi Shqiptar në studimet & hulumtimet historike”, shkoi për Prof. Asoc.Dr. Elona Kocaqi.
Profesore Asociuar Doktor Elena Kocaqi, Ka përfunduar studimet ne tre dege ditën me rezultate te shkëlqyera ne Universitetin e Tiranes për Histori, Juridik dhe Shkenca Politike. Doktoruar ne “Historia e Marrëdhënieve Ndërkombëtare” pranë Qendrës se Studimeve Albanologjike ne Tirane Ka marr titullin Profesore e Asociuar ne 2016 për shkak te punës kërkimore shkencore dhe asaj si pedagoge prej 12 vitesh, ne Administrim Publik. Autore e 8 librave historik dhe disa përkthimeve. Libri me i fundit Lufta e Trojës: Lufte Pellazgo-Ilire. Pjesëmarrëse ne shume konferenca shkencore jashtë dhe brenda vendit, si dhe autore e disa artikujve shkencor.
Një mbrëmjë mjaft emocionuese , E gjendur edhe një vit mes personazhesh dhe vlerave të gjalla që i kanë shërbyer mbarë shqiptarisë.
Mbrëmja u mbyll me shtrëngime duarsh dhe fotografi të pjësmarrësve për të shënuar në aparatet e tyre emocionet e Festivalit të 16 të organizuar nga Forumi” Imazh & Media”.

Divizioni i Departamentit të Imazhit Shqiptar & Diplomacisë Publike, të Forumit” Imazh & Media”.
Tiranë- Shqipëri, më 29. 12. 2018!



















Ndajeni këtë me të tjerët:
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…