Kategori
Uncategorized

Kur të gjithë janë njësoj pse duhet të largohet qeveria?!

Protestat

nga Hajro Çini/

Unë e përkrah çdo lloj proteste kundër “Rilindjes”.

Edhe pse nuk më përfaqsojnë, unë përkrah protestën e socialistëve të Aristirit (mbi 90% kishin votuar Psikopatin) protestën (jopolitike!!! Idiotsi totale) të studentëve apo këtë të diasporës.

I përkrah edhe për një arsye tjetër, sepse këto protesta hedhin poshtë “Teoritë” e opozitës së Opozitës se “Opozita nuk ngjall shpresë”.

Në botë njerëzit nuk protestojnë kur apo pse ngjall shpresë opozita, por kur dështon në mënyrë spektakolare qeveria. Por opozita e Opozitës nuk e di këtë, dhe sa kohë që paguhet për të “teorizuar” do ta vazhdojë “teorizimin”.

Kur ti prishen pazaret do bëjnë “autokritikë” siç bëri Ylli Rakipi kohët e fundit ku akuzoi vetveten si një mashtrues ordiner, për të mbuluar një krim të hershëm të Ramës, atë të përmbytjes së Tiranës. Ai nuk duhet të dalë më publikisht pas kësaj, ose opinion publik (në se ka një të tillë) duhet ta abandonojë.

Edhe pse i përkrah, asnjëra nga këto nuk më përfaqson mua apo bindjet e mija. Ajo e studentëve është jo bindëse, përderisa nuk është politike. Bile më duket absurditet që për të rrëzuar një ligj politik, të një qeverie (politike) bëhen thirrje për protestë jo politike.

Kjo e diasporës nuk më përfaqson, sepse në vend që të vëri vetullat nxjerr sytë. Pse? Oraganizatori nuk arrin të bëj dallimin midis një mashtruesi të sëmurë mendërisht dhe një opozite konstruktive, të saktë, të ndershme që ka 6 vjet që akuzon me fakte, të cilat janë vërtetuar plotësisht, një bandë kriminale jashtzakonisht të rrezikshme.

Që në momentin që ai nuk e bën këtë dallim, që ai vë shenjë barazie, ai e shndërroi protestën në një miting mbështetës të Ramës.

Kur të gjithë janë njësoj pse duhet të largohet qeveria?!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s