Kategori
Uncategorized

13 vjeçari që u dënua me 30 vjet burgim, akuzohej se 9 vjeç ishte bërë ballist.

1946/13 vjeçari që u dënua me 30 vjet burgim, akuzohej se 9 vjeç ishte bërë ballist

Nga Kastriot Dervishi

Gjatë evidentimit të personave të dënuar me burgim dhe me vdekje gjatë diktaturës komuniste, hasa këto ditë edhe një rast të jashtëzakonshëm, arrestimin e një 13-vjeçari. Më parë kisha hasur raste të dënimeve për arsye politike të moshave 15-16 vjeç. 13 vjeçari Feti Sadik Tutulli, lindur në vitin 1933 në Trebinjë të Mokrës, u arrestua më 15.6.1946. Së bashku me të u arrestua më 27.6.1946 edhe kushëriri i parë 26 vjeçari Irfan Xhelo Çela nga Selcka. Prokuroria e Gjykatës Ushtarake Korçë i akuzonte se ishin bërë anëtarë të Ballit Kombëtar qysh në krijim të tij dhe kishin marrë pjesë në luftime kundër partizanëve. D.th.th, 13 vjeçari që në vitin 1942 ka qenë 9 vjeç ishte anëtarësuar në forumet e Ballit Kombëtar dhe qysh këtë kohë kishte marrë armën kundër partizanëve. Babai i Fetiut ishte njëri prej të vrarëve nga komunistët në masakrën e Dunicës në mars 1944. Në deklarimin përpara gjykatës ushtarake, 13 vjeçari mohoi të kishte qenë anëtar organizate apo të kishte djegur shtëpi. Në përfundim Gjykata Ushtarake e Korçës e përbërë nga kapiten II Llazi Polena (zëvendëskryetar), kapiten I Agush Gjergjevica dhe kapter Shaban Pogradeci (anëtarë) duke pasur pranë prokurorin kapiten I Misto Bllaci, i deklaroi fajtorë në bazë të ligjit nr.41 “Mbi organizimin e gjykatave ushtarake” dhe me vendimin nr.240, datë 16.8.1946, Irfanin e dënoi me burgim të përjetshëm, ndërsa Fetiun me 30 vjet burgim me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtave civile. Gjithë këta ushtarakë të lartë duke u marrë me një fëmijë. Mbajtja në burg e një 13 vjeçari, apo dërgimi i tij në kampin e Maliqit për të punuar, ishte një turp i madh që shihej e komentohej shumë. U lirua pas 3 vjetësh dekretin nr.819, datë 27.4.1949 të Presidiumit të Kuvendit Popullor (nr.33 i listës në Burgun e Korçës). Megjithatë, menjëherë u internua e sigurisht nuk kaloi një jetë të qetë.

Kategori
Uncategorized

Ka pisllëqe andej dhe këndej kufirit që gjaku i derdhur në Bularat nuk lan dot

Gentian Gaba/

Për fat të mirë, baruti i “fuçisë ballkanike”, i lagur nga proceset integruese në të cilat jemi pjesë dhe krijojnë detyrime reciproke midis Shqipërisë dhe Greqisë, nuk merr dot flakë si në kohët kur u themelua urrejtja atavike që ndizet në kësi rastesh. Por, mund të përdoret nga politikanët e dy vendeve, të cilët, gjejnë tek nacionalizmi strehën e fundit për hallet e tyre të brendshme.

Për shembull, nëse ngjarja e Bularatit nuk do të monopolizonte debatin publik, kryefjala në edicionet qendrore të lajmeve, faqet e para të gazetave dhe energjia negative e banorëve të rrjeteve sociale do të përqëndroheshin tek dorëheqja plotë enigmë e Ministrit të Brendshëm; te dy ish-deputetët socialist që janë ende në burg, ose tek Supermeni që Partia Socialiste ka në krye të Bashkisë të Durrësit dhe marrëdhëniet e tij të dokumentuara me botën e krimit. E nëse Tirana qan, sigurisht Athina nuk qesh.

Qeveria greke është në një moment të vështirë pas largimit të Ministrit të Punëve të Jashtme Kotzias; fondeve të tij sekrete, andrallat e marrëveshjeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, presioneve të ekstremistit të djathtë Kamenos dhe skandaleve milionëshe të së kaluarës. Për këto arsye, një ngjarje si ajo e Bularatit, dhe fryrja e saj përtej dimensionit që realisht ka, nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë për të spostuar vëmendjen tek “armiku i jashtëm”; dhe për të fituar kuota politike nëpërmjet nacionalizmit, i cili, në këto troje, është përherë një “evergreen”.

Megjithatë, përtej përpjekjeve për ta kthyer një marrëzi në një krizë, pisllëqet andej dhe këndej kufirit nuk lahen dot nga gjaku i derdhur në Bularat.

Të paktën, jo përgjithmonë.

Kategori
Uncategorized

Raporti i deklasifikuar i CIA-s për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

Një raport i deklasifikuar i CIA-s paralajmëron për potencialin për paqëndrueshmëri në Ballkan që mund të shkaktohet nga keqtrajtimi i pakicës greke në Shqipëri. Raporti thekson se kjo paqëndrueshmëri mund të jetë e dëmshme për interesat e SHBA.

Raporti i qershorit 1994 u hartua gjatë një periudhe tensionesh të ngushta mes dy vendeve pas një sulmi të dhunshëm të kufirit në prill të atij viti. Dy oficerë ushtarakë shqiptarë u vranë nga një organizatë pak-njohur ultranacionaliste greke, Fronti i Çlirimit të Veriut të Epirit (MAVI).

Raporti thekson shqetësimin e SHBA për të mbështetur Shqipërinë postkomuniste, e cila u pa si aleati më i afërt në Ballkan. Megjithëse kriza e tanishme pas vrasjes së Konstantinos Katsifas është e ndryshme, dokumenti hedh dritë mbi të menduarit amerikan mbi mosmarrëveshjen greko-shqiptare.

në vitin 1994, Greqia po rriste pretendimet për represionin shqiptar të pakicës etnike greke, ndërsa Tirana shprehu frikë se Athina kishte dizajne në rajonin e pakicës greke në Shqipërinë jugore.

Raporti i CIA-s deklaron se një krizë mbi çështjen e pakicës që rezultoi me raprezalje në Greqi “mund të destabilizojë qeverinë pro-SHBA të Tiranës në favor të ish-komunistëve dhe të ketë pasoja rajonale”.

“Tensioni i vazhdueshëm me Greqinë do të kishte një ndikim negativ në vend në Shqipëri,” paralajmëron politikëbërësit në Uashington të etur për të ruajtur dhe forcuar marrëdhëniet strategjike me ish-vendin komunist.

Ata shtojnë se popullsia etnike greke e Shqipërisë “mund të bëhet pika qendrore e një krize serioze dhe destabilizuese midis dy vendeve”. Raporti thotë se Greqia ka bllokuar 2 herë ndihmat e BE drejt Shqipërisë. Po ashtu ka protestuar disa herë në organizatat ndërkombëtare. Dhe si kundër masë qeveria greke ka përdorur largimet e shqiptarëve ilegalë si formë presioni kundër Shqipërisë.

Megjithëse analistët e CIA-s nuk gjetën dëshmi se Shqipëria po ndjek një politikë të frikësimit sistematik të pakicës së tij greke ose duke tentuar të përzënë grekët etnikë, ata theksuan se “disa ankesa etnike greke kundër Tiranës janë legjitime”.

Sipas raportit Greqia sheh me dyshim afrimin e Shqipërisë me Turqinë, sepse e shikon si zgjerim të Turqisë përmes popullsisë muslimane dhe se Athina është nën presion nga qarqe të kishës ortodokse.

Raporti gjithashtu paralajmëron Greqinë se në afat të gjatë, armiqësia e ndërsjellë do të minojë ambicjet e saj për të marrë një rol udhëheqës politik dhe ekonomik në rajon.”Intransigjenca greke në Ballkan do të distancojë më tej grekët nga partnerët e tyre evropianë dhe amerikanë”.Raporti i CIA-s deklaroi se ndonëse nuk kishte statistika të besueshme, grekët etnikë ishin pakica më e madhe e Shqipërisë dhe ndoshta përbëjnë rreth 3 deri 5 përqind të popullsisë, ose rreth 100,000-150,000 njerëz. Rreth gjysma e komunitetit ishte e punësuar në Greqi.

Madhësia e minoritetit grek të Shqipërisë mbetet një çështje grindjesh midis Tiranës dhe Athinës. Autoritetet shqiptare pohojnë se në Shqipëri ka rreth 60,000-80,000 grekë etnikë, ndërsa Athina thotë se janë midis 300,000 dhe 500,000.

Kategori
Uncategorized

Raporti sekret/ Zbulohen lidhjet e të fortit të Shkodrës, Safet Bajri, me Niçen e Shijakut

TPZ.AL zbardh raportin sekret të Prokurorisë për Krime të Rënda, ku tregohet se si u vëzhguan orë pas ore pjesëtarët e fisit Avdylaj, të cilët dyshohen si drejtuesit e një organizate kriminale që trafikonte kokainë, heroinë dhe hashash.

Në këtë pjesë të raportit zbulohet lidhja e ngushtë dhe bashkëpunimi mes Altin Avdylit i njohur me nofkën, “Niçe” dhe atij që konsiderohet si i “forti” i Shkodrës, Safet Rustemi Bajri, drejtues i grupit kriminal, që u godit pak javë më parë

Altin Avdyli, Niçja, është gjithashtu personi që komunikonte me Vangjush Dakon, dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, ku kreu i Bashkisë së Durrësit, i kërkonte të falenderonte Astrit Avdylin, kreun e dyshuar të bandës.

Raporti i Prokurorisë së Krimeve të Rënda: 

Ora 14.22’ Automjeti me targë AA 953 SZ vjen dhe parkohet përpara hotel “Gjermania”, zbret nga automjeti shtetasi Altin Avdyli dhe një person rreth 45 vjec, të cilët futen në ambjentet e brendshme të hotelit.

Ora 15.34’ shtetasi 45 vjec dhe shtetasi Safet Bajri konstatohen duke dalë nga hoteli, shkuan tek një kioskë, aty afër, morën cigare dhe u kthyen përsëri në hotel.

Ora 16.35’ Konstatohet duke dalë nga parking i hotel “Gjermani” shtetasi Safet Rustemi Bajri me automjetin Mercedez Benz, ngjyrë gri me targa AA … TE si dhe drejtues automjeti dhe personi rreth moshës 45 vjec, pasagjer, ndërsa tek automjeti Mercedes Benz, ngjyrëq e bardhë me targë AA…TE ishte një person rreth moshës 30 vjec, me flokë të shkurtra i veshur me xhup të zi, i identifikuar si G.SH. të dy automjetet vazhdojnë lëvizjen në rrugën Pavarësia, në rrugën e Unazës dhe më pas në aksin rrugor Shkozet Shijak.

Ora 16.55’ automjetet Mercedez Benz, ngjyrë gri me targa AA ….TE me drejtues shtetasin Safet Rustemi Bajri dhe automjeti Mercedez Benz, ngjyrë e bardhë me targë AA … TE me drejtues shtetasin G.Sh, ndalon në zonën e Rrashbullit tek servis ….pas tyre vjen dhe ndalon edhe automjeti fuoristradë me targë AA 953SZ me drejtues shtetasin Altin Avdyli.

Ora 17.00’ Shtetasit Altin Avdyli dhe Safet Rustemi Bajri dhe personi rreth moshës 45 vjec hipin tek automjeti fuoristradë Toyota me targë AA …SZ me drejtues shtetasin Altin Avdyli dhe shkuan tek Servis …. Rreth 500 metër larg nga servisi ku ndaluan fillimisht, zbritën, u futën në brendësi dhe servisit dhe më pas dolën e shkuar përsëri të servisi i parë.

Ora 17.19’ Nga servisi del një autoveturë Audi A8 ngjyrë e zezë me targa AA… GI me drejtues shtetasin Safet Rustemi Bajri dhe vazhdon lëvizjen në aksion rrugor në drejtim të Shijakut dhe Fuoristrada me targa AA…SZ me drejtues shtetasin Altin Avdyli dhe pasagjer personin rreth 45 vjec pas tyre. Tek kryqezimi i Katër rrugëve të Shijakut shtetasi Safet Rustemi Bajri pershëndetet me shtetasin Altin Avdyli dhe personin rreth 45 vjec. Rustemi udhëton drejt TIranës, Avdyli drejt Durrësit

Kategori
Uncategorized

Shqipe mësojuni fëmijëve Shqip.

Ndërsa në Greqi shoqatat dhe mësuesit shqiptarë atje bëjnë ç’mos për të siguruar Abetare për mësimin e gjuhës shqipe falas fëmijëve shqiptarë, e kundërta po ndodh me po këta fëmijë të ardhur me familjet e tyre në suedi.

Në bisedë me mësuesit, por dhe përkëthyesit shqiptarë në Suedi po ngrihet shqetsimi i mesimit te gjuhes AMTARE (Shqiptare) nga fëmijet shqiptare të ardhur me familjet e tyre nga Greqia.

Shteti Suedes paguan mësuesit për tju mësuar fëmijëve shqiptarë Suedishten dhe gjuhen amtare (Shqipen).

Shteti Suedes paguan dhe blerjen e librave dhe çfarë do materiali që ju duhet nxënësve të të gjitha kombësive.

Shteti Suedes ju paguan dhe drekën fëmijëve nëpër shkolla.

Por problemi që po çudit jo vetëm mësuesit shqiptarë por dhe autoritetet e shkollave është se prindrit shqiptarë refuzojnë tju mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe në programin Shqip-Suedisht, dhe kërkojnë nga autoritetet e shkollave platformen tjeter atë greqisht-suedisht.

Mësuesit suedezë shprehen të habitur se ndoshta ky ështe rasti i parë që na ndodh si fenomen i tillë në gjith karieren tonë si mësimdhënës.

Tëgjithë prindrit e fëmijëve kërkojnë mesimin e gjuhës suedeze suedisht-suedish, dhe mesimin e gjuhes amtare dhe drejtoria arsimore menjehere ju ve ne dispozicion mësues të gjuhës amtare që të mësojë gjuhen suedeze, me disa nga fëmijet dhe familjet shqiptare të ardhura nga greqia ndodh ndryshe.

Prindër të dashur, gjuha greke nuk ju hyn me në punë në Suedi.

Lejoini Fëmijët tuaj tē mësojnë gjuhën amtare krahas asaj suedeze në programin arsimor.

Librat dhe mësuesit paguhen nga shteti suedes.

Êshtë mirë për ju dhe fëmijët tuaj.

E para Gjuha Suedeze (alfabeti suedes) është 95% i ngjashëm me alfabetin shqip, ndërsa ai grek 0%

Shprehia (leximi i fjalëve, fjalive) të cilat janë latine është shumë më i lehtë në Shqip-Suedisht sesa Greqisht-Suedisht.

Ju vetë mund të bëni apo mësoni si të doni shkofshi dhe në djall po të doni, por fëmijët lejoini të mësojnë Shqip-Suedisht.

Disa prej jush (i kam në shkollë) shqiptarë puro veç se kanë pasaportë greke deklarohen aty pa asnjë pikë turpi e morali si grekë (turpi ju marroftë)

Vërtet ju mund të keni marrë lejë qëndrimi dhe pune 5 vjeçare apo pashaporta greke, por jeni shqiptarë or njerës të perëndisë, keni gjak dhe gen shqiptari.

Këtu nuk të pyet më se kush je dhe nga je.

Në momentin që shteti ju paise me ID kort suedeze je si gjithë qytetarët e tjerë.

Mbas disa vitesh do merrni pasaporten Suedeze, kë do mbani, kë do lini????

Do dorzoni atë shqiptaren?

Sdo keni vënd për varr sepse nuk do keni të drejtë më të varroseni atje (në shqipëri) nëse bëni këtë veprim( ne greqi mbas 5 viteve ju hiqen kockat nga varri dhe…..)

Normal kjo nuk ka të bëjë me minoritetin grek që kanë ardhur këtu por me ne shqiptarët e greqisë..

Kategori
Uncategorized

Fati Fatmir Xhafës:Në ligjin e mafies, koka e dënuar duhet asgjësuar.

Tre akuzat e renda dhe poshteruese qe u leshuan mbi Xhafen!” e nis Berisha postimin e, ndërsa shton se në ligjin e mafies, koka e dënuar duhet asgjësuar, në mos fizikisht sës paku moralisht.

Sali Berisha reagoi sërish në Facebook lidhur me largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Tre akuzat e renda dhe poshteruese qe u leshuan mbi Xhafen!” e nis Berisha postimin e, ndërsa shton se në ligjin e mafies, koka e dënuar duhet asgjësuar, në mos fizikisht sës paku moralisht“.

“Kjo ekzakt ndodhi me Xhafën, te cilin pas e larguan i leshuan mbi shpine tre akuza, secila me e zeze se tjetra si shkaqe te largimit te tij.” thekson Berisha
Ish-kryeministri i qëndron deklaratave të tij se e gjitha u bë vetëm për të fshehur shkakun e vërtetë të largimit të Xhafajt, mbrojtjen me cdo kusht të lëkurës së tij dhe të Vangjush Dakos.
Berisha shkruan se Xhafaj shperndau dokumentat e dosjes hetimore dhe kërkoi pas urdhërit të prokurorise arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit. Sipas Berishës, Rama bllokoi veprimet e Xhafës duke e strehuar Dakon një natë në Surrel dhe të nesermen e mbajti kudo mbas vetes, madje për ti dhënë imunitet të plotë e paraqiti edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.
Postimi i plotë:
Tre akuzat e renda dhe poshteruese qe u leshuan mbi Xhafen!
Ne ligjin e mafies, koska e denuar duhet asgjesuar, ne mos fizikisht se paku moralisht. Kjo ekzakt ndodhi me Fatzi Xhafen, te cilin pas e larguan i leshuan mbi shpine tre akuza, secila me e zeze se tjetra si shkaqe te largimit te tij.
Te gjitha keto vetem e vetem per te fshehur e maskuar shkakun e vertet te largimit te tij, qe jane mbrojtja nga Rama me çdo kusht e lekures se tij dhe te Gjushit, per te cilin Xhafa shperndau dokumentat e dosjes hetimore dhe bindi/kerkoi pas urdherit te prokurorise arrestimin e tij. 

Rama bllokoi veprimet e Xhafes duke e strehuar Gjushin nje nate ne Surrel dhe te nesermen e mbajti kudo mbas vehtes, madje per ti dhene imunitet te plote e paraqiti edhe ne mbledhjen e grupit parlamentar.
Akuzat kryesore qe makineria e kryeshpifesit te kombit leshoi kunder Fatziut jane:
E para, Xhafa u largua sepse Sajmir Tahiri do te nxirrte ne konferencen e shtypit te njoftuar gazetareve direkt nga Sugar Fuga nje video me skena erotike. Per te mbeshtetur kete akuze, sipas te ciles Xhafa eshte viktime e krimit te pasionit, u angazhua vet direkt kreu i meduzes, i cili ne Lushnje paturpesisht deklaroi: “Kujdes kur anëtaresoheni në Partinë Socialiste, ka kushte të veshtira. Une hoqa dore nga e dalura nudo. Bëni llogaritë nëse hiqni dot dorë pasi të hyni në PS”.
Akuza e dyte, Xhafen e larguan sepse Sajmir Tahiri do te nxirrte ne konference shtypi ekspertizen italiane te zerit te aferes se famshme te Alfred Velise, e cila deshmon se zeri ne audio eshte fiks i Geron Xhafes.
Akuza e trete, Xhafa iku sepse kishte vendosur kontakte me Klement Balilin per ti marre videoregjistrimet e tij per Ramen, Bushatin, Gjiknurin, Ahmetin, Tahirin etj. Ndaj dhe Rama ne takimin me narkopolicine do ti thoshte haptas Xhafes se pritet te vije ambasadorja e SHBA te flase per arrestimin e Balilit, indirekt ti po e mbron Balilin.
Por perseri, te verteten e largimit tij e nxori Rama ne Lushnje ku i kujtoi Xhafes guret e hedhur mbi partine si me arrestimin e Ndokeve, per te cilin Rama nuk shqiperoi nje fjale por dhe te Avdyleve, Bajreve por mbi te gjitha Rama nuk i fali Xhafes perpjekjen per arrestimin e Gjushit, faktikisht rrezimin e tij si kryeminister ndaj dhe i dergoi me Don Agaçion ne ora 01:30 ne shtepi zarfin me dy shkresa. E para me propozimin e tij per shkarkim nga detyra, e dyta me vendimin e tij per te pranuar doreheqjen e tij. Xhafa zgjodhi fatin e tij.

Kategori
Uncategorized

Gazmend Kapllani: Shqipëria të sigurojë postat e kufirit, ekstremistët kërkojnë kaos, dhunë dhe gjak! 

Gazmend Kapllani: Shqipëria të sigurojë postat e kufirit, ekstremistët kërkojnë kaos, dhunë dhe gjak!

Viktima, me sa munda te kuptoj dhe te lexoj edhe faqen e tij ne fb, nuk eshte as i fantaksur, as i marrosur. Eshte fort i lidhur me qarqe ekstremiste ne Greqi, qe bien ere “Agimi i Arte” dhe MAVI (Ushtria per Çlirimin e Vorio Epirit), e cila ne te kaluaren ka kryer akte terroriste ne Shqiperi (1994).

Studiuesi, gazetari, shkrimtari Gazmend Kapllani, që është njohës i mirë i Greqisë, politikës, shoqërisë, kulturës etj. ka shprehur qendrimin e tij pas vrasjes nga Policia shqiptare të një minoritari grek në Bularat të Gjirokastrës.

“Shqipëria duhet të marrë masa urgjente për të siguruar postat e kufirit nga nje sulm i tipit MAVI si ai i vitit 1994”, paralajmëron studiuesi i njohur.

Kapllani ka lindur në Shqipëri, ka studiuar dhe jetuar për 20 vjet në Greqi dhe prej vitit 2012, jeton në Boston, ku jep mësim për “Shkrimin krijues” dhe “Historinë europiane” në Kolegjin Emerson. Tema e emigracionit, historia e pakicave, kufijtë, globalizmi, tolitarizmi janë në qëndër të veprave të tij.

Ja shënimi i Kapllanit:

“Incidenti ne fshatin Bularat, me nje te vdekur, eshte shume me i rende se sa duket. Viktima, me sa munda te kuptoj dhe te lexoj edhe faqen e tij ne fb, nuk eshte as i fantaksur, as i marrosur. Eshte fort i lidhur me qarqe ekstremiste ne Greqi, qe bien ere “Agimi i Arte” dhe MAVI (Ushtria per Çlirimin e Vorio Epirit), e cila ne te kaluaren ka kryer akte terroriste ne Shqiperi (1994).

Shenimi / deshmia e ministres greke te Kultures, M. Zorba, qe u ndodh ne varrezat e ushtareve greke ne Bularat nuk le asnje dyshim qe te gjitha rrefimet per gjoja ngritje apo zbritje te flamurit grek jane te rreme.

K.K. qelloi mbi policet shqiptarë pa u provokuar nga askush, me qellim vrasjen e tyre. Sipas posteve te tij ne Fb ai e sheh me armiqesi te terbuar qasjen diplomatike mes Shqiperise dhe Greqise si edhe fqinjesine e mire mes dy vendeve. Nuk eshte per t’u habitur. Kjo ka qene ngahere dogma e ekstremisteve ne Greqi. Por veçse kete radhe sulmi dhe sjellja e doresit dhe viktimes me pas te kujtojne taktikat kamikazi te ekstremisteve, gje qe nuk ka ndodhur asnjehere me pare.

Greqia kalon nje moment shume delikat dhe te turbullt, sidomos pas Marreveshjes per emrin me Maqedonine.  Ekstremi i djathte ne Greqi, qe mban marredhenie shume te forta me parashtetin, nuk perjashtohet qe te perpiqet te destabilizoje qeverine e A. Cipras, nepermjet trazimit te marredhenieve mes Greqise dhe Shqiperise. Ekstremistet kerkojne te ndezin nje konflikt ne Ballkan sepse vetem keshtu mund te mbijetojne dhe te behen “te dobishem”. Meqenese nuk guxojne t’a bejne diçka te tille me Turqine (do t’u kushtonte shume) mendojne se mund t’a bejne me nje shtet te dobet si Shqiperia.

Shqiperia duhet te marre masa urgjente per te siguruar postat e kufirit nga nje sulm i tipit MAVI si ai i vitit 1994.

Me qetesi dhe pa nerva te komunikoje me palen greke dhe te sqaroje me hollesi gjendjen si edhe lidhjet e K.K. me qarqet ekstremiste ne Greqi.

Ekstremistet jane armiq te dy vendeve dhe jo vetem te Shqiperise. Punojne kunder paqes se te dy vendeve dhe kerkojne kaos, dhune dhe gjak”.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria e zhurmshme `nacionaliste` dhe Shqipëria e heshtur e `Xhuxhit`! 

Shqipëria e zhurmshme `nacionaliste` dhe Shqipëria e heshtur e `Xhuxhit`!

Por nëse ke lindur në katakombet e fekaleve të Shqipërisë është postulat, që aty do të kthehesh sërish, për të marrë ushqimin e mbijetesës. Ndaj  të përgërat të shpërthejnë gjithandej kur nuk e pret, do apo nuk do.

Prandaj tani në këtë fundvit të 2018-ës kemi një Deja Vu, të 2016-2017-ës, të cilën e përshkruam më sipër.

Duke menduar se kishin mbyllur vrimën nga kutërbonte “Tahiri e kanabisimi i Shqipërisë”, u plasi “Xhuxhi” e Xhafaj. Dhe për “koincidencë” sërish  plas, edhe lufta e retorikës nacionaliste me Greqinë!

Nga Çim Peka   

Ju kujtohet mes dhe fundviti 2016; po fillim viti 2017?

“Bombë e Flamur” ishte Rilindja, rrjeti dhe shumica e medieve në atë kohë. Më në fund kishte dalë “një burë shteti”, “që ja mblodhi grekut”.

Dhe ai ishte vetë “kapiteni i shqiptarizmit”, Edi Rama, i cili nuk linte pa shfrytëzuar status në rrjet e aktivitete, seancë parlamentare e takime me popullin, pa siluruar e provokuar fqinjin tonë problematik.

Më 31 tetor të vitit  2016 hodhi në Facebook një `Amacord`, ku shfaqej një gravurë e vjetër e Akropolit. Mes rreshtave u kujtonte grekëve, se ky monument madhështor i antikitetit është ende në këmbë, falë një shqiptari’; Gjergj Dushmanit.

Kaq mjaftoi dhe nami në Tiranë e Athinë; lart e më lartë flamujt e nacionalizmit. Ky ishte kryelajmi, asnjë “hall” tjetër nuk kishin shqiptarët, qeveria dhe vetë KR Rama.

Pastaj sërish, po atë vit më 19 Nëntor, në Samitin e Diasporës, me një fjalim që do ta kishte zili edhe Enver Hoxha në kohën kur nuk kishte shkruar ende, “Dy popuj miq”, lëshoi gjyle e flakë të tjera;

“Për një kohë të gjatë, fqinjët tanë u mësuan, që këtu në Tiranë të kishin bashkëbisedues të nënshtruar, të heshtur, kur fjala ka qenë dhe mbetet për çështje, që nuk mund të bëjmë që nuk ekzistojnë”

Vuuu duartrokitjet dhe ovacionet në sallë, ngazëllim dhe histeri në rrjet, media dhe kafene.

-E patë o shqiptarë, se kush është Edi Rama?; ua mblodhi prapë grekëve, s`ka më, `nuk ekziston çështja çame` dhe as, të shijnë në mes të Tiranës dhe Himarës; tani ka shtet…

Po kështu nisi edhe viti 2017, me Ali Pashë Tepelenën, i cili qëndronte pas revolucionit grek, fjalime të egra në parlament duke e bërë “Qirje Vangjel Dulen”  copë- copë,  e plot “bomba e flamuj” nacionalizmi, që trullosnin, 24 në 24 orë, shqiptarët.

Prish haure kishash e qerpiçë shtëpish në Himarë, ndize flakë nacionalizmin, sillua në pjatë “çështjen çame”; pushtoi studiot televizive, portalet e rrjetin me këtë temë, për të cilën “vdesin” shqiptarët dhe ec përpara.

Kjo deri ditën që Ditmir Bushati dhe Niko Kotzias, shtrënguan fortë duar nën tavolinë, e hodhën valle së bashku në Kretë e në Korçë!

Meqenëse i kujtuam të gjitha këto që ndodhën në këtë seri nacionaliste të Rilindjes, ju ftojmë të ktheni kokën prapa dhe të rinxirrni nga memoria, edhe çfarë ndodhte po në të njëjtën periudhë në Shqipërinë reale.

Sapo kishte dalë zbuluar dhe nuk kishte më asnjë dyshim as për ndërkombëtarët, operacioni i kanalizimit të vendit; i gjithë zinxhiri komandues i policisë së shtetit rezultoi se ishte vënë në shërbim të kultivuesve dhe trafikantëve të drogës; avionë kartelesh që rrëzoheshin; radarë të ushtrisë që punonin për krimin…dhe mbi të gjitha skandali dhe implikimi i ministrit “kampion i Rilindjes”, Saimir Tahiri.

U fashit edhe kjo histori e denjë vetëm për një narko-shtetet, sepse anormalja për shqiptarët tashmë është bërë normalitet; “Çamëria” u harrua e u shit me gjithë 12 milje të detit Jon, me gjithë pasurinë e pamat të hidro-karburanteve që ka brenda, kurse grekët u bënë kaluar “dy popujve miq” të Enverit.

Por nëse ke lindur në katakombet e fekaleve të Shqipërisë është postulat, që aty do të kthehesh sërish, për të marrë ushqimin e mbijetesës. Ndaj  të përgërat të shpërthejnë gjithandej kur nuk e pret, do apo nuk do.

Prandaj tani në këtë fundvit të 2018-ës kemi një Deja Vu, të 2016-2017-ës, të cilën e përshkruam më sipër.

Duke menduar se kishin mbyllur vrimën nga kutërbonte “Tahiri e kanabisimi i Shqipërisë”, u plasi “Xhuxhi” e Xhafaj. Dhe për “koincidencë” sërish  plas, edhe lufta e retorikës nacionaliste me Greqinë!

Çdo vit që në territorin shqiptarë në zonat minoritare, por edhe në Himarë ka festë Greqia, ndodhin incidente të shkaktuar nga individë të me tru të mykur, apo të paguar nga qarqe përtej kufirit, të cilët e kanë prej dekadash biznes të madh, këtë punën e Vorio-Epirit.

Ka luftë flamujsh, thirrje e parulla ekstremiste, sherre të dhunshme mes të fortëve nga të dy palët; ka edhe armë që shkrehen në ajër. Kështu ka qenë çdo vit, por RENEA, nuk kishte nxituar kurrë që të udhëtonte drejt Jugut, sikur kishin rrethuar “Eskobarin”.

Ka boll forca policore Gjirokastra, Tepelena, Përmeti apo Fieri (shumë herë më të afta, se ai “ushtari” ditëzi i Vorio-Epiri) për të përballuar një psikik të veshur me rroba ushtarake greke, edhe pasi qëllonte drejt tyre dhe duhej eliminuar. Nuk kishte zbarkuar ushtria e “Mavi”, si në prill të 1994, jo.

Ligji për përdorimin e armëve nga ana e policisë, nuk funksionon vetëm për RENEA. Ky repart special i cili çohet për show aty ku ka vërtetë kriminelë të rrezikshëm dhe të shumë kërkuar, (gjysma e efektivit të tij në fakt pas orarit të punës punon, si roje të “biznesmenëve” që kërkohen nga gjysma e botës dhe ruhen nga kundërshtarët këtu brenda), ka plot punë për të bërë me kriminelë realë të rrezikshëm.

Por ngjarja duhej “e madhe” dhe me sa më shumë “bomba e flamuj” nacionaliste, me impakt shpërthyes në të dyja anët e kufirit.

Dhe ja ku rikthehet sërish Edi Rama, si kaposh nacionalist; ky që heshti për ndarjen e Kosovës, “se ashtu ishte një punë”; që nuk thotë asnjë fjalë se përse u shit dhe u kyç “çështja çame” dhe zona e pasur ekonomike në pjesën tonë të detit Jon.

Grepi i radhës u hodh, njësoj si në kohën e kanabisimit të vendit dhe kapjen me “presh në duar” të Tahirit:

Të gjitha mediat, lukunia e ushtrisë në rrjet; emisionet e darkës, deputetë, militantë, të zgjuar e budallenj; të gjithë janë lëshuar ta kapin karremin-krimb të Ramës, duke harruar peshkaqenët Xhuxhi&Xhafaj dhe gjithë bazenin e fekaleve, nga dolën në dritë të diellit, për ti parë shqiptarët këto ditë.

Dhe ja ky kemi dy Shqipëri; atë të Ramës me polici që vret një grek të sëmurë psikik dhe ngazëllon nga adrenalina e nacionalizmit dhe atë realen e “Të gjatit”, Xhuxhit, Qorrit, Xhafajeve, Lalës, Lalit e kmani, të gjithë në shërbim të trusteve të krimit, të patrazuar.

Për cilën, do të flasim dhe do të shkruajmë?!

Kategori
Uncategorized

Kozi me Tërfonin në festën e brigadës.

shkruar nga Marsel Spahiu

Sa ishte kapur një grup i vogël me armiq të mëdhenj e të rrëzikshëm maheret…Maheret, kur e hanim preshin me dëshirë e mishin me pahir, për inat të kaptalistvet. Ja si njëmë ishte…Po qasëshin ato festat e Nëntorit…Më 8 kishte lindur ajo Nënia e madhe e urithvet të vegjël. Po në 16 kishte pjellë ajo plaka e vogël atë Komandarin e math, që ta Taras me psetonim e ta fuste pa psetonim.

Më 17 çlirimi kasabasë Tiranës…Opo më vonë, për 28-29 Nëntor…Berhaj për Pavarësinë e Smail Beut, (i ndriftë varri) e berhaj për çlirimin e Vatanit…Në çdo bythë fiku varnim një llambë ne! Dëmek qeshte fshati na gëzimi prolëtar i festave!

Dy ditë para ditlindjes së Nënës së Madhe që formoi ai Çuni i Madh i plakës së vogël, vjen Sifi me Bakiun në avllin time. Sifi i gjatë, po me espjerrjetë të shkurtër si spiun. Spiun axhami medemek. Bakiu 1 metër e gjyms na toka. I shkurtër na trupi po i lartë na spiunllëku…përgjonte na poshtë gardhit dhe spiunonte lart na Komteti…

-Në 8 nëntor do vesh me Tërrfonin në Kukës, Kozi! Në festën e Brigadës.

-Në vënd o po qysh!? Ne nuk pyetëm mes plumbavet të vinim në Kukst, do bëjmë naze njëmë që na solli xhadenë socjëlizmi?!

O nëneee, o nënee! Ne as 24 orë që kishim marrë atë statujën e vetëranit…U futëm në shpinë e Tërrfonit…

-Po njimë re Kozi?

-U dhjemë re Foni!

-Ne as këngë partzane nuk dimë… As kemi pushtuar, as rrethuar as çliruar noi gjë…Ça leshin do molloisim po ra llafi te ato kujtimet luftërake të brëkatës me batalone kopanirash?…

-Re Foni, po njimë ne gënjyem që gënjyem një çikë maheret, nuk ja mështjellim tamëm imëni??

-Qysh re?

-Qysh të na vijë ere! Atë avazin e korriervet neve. Unë korieri i Komandarit, ti korieri…i…korierit! Demek ai që më lidhte muan me lidhjen e atyre që kishin lidhje!

Dy ditë e dy netë na lexoi nipi i Fonit ca histori na ato të atyre heronjve që nuk flinin…Njëri kishte vdekur duke i bërë të fala asaj çështjes prolëtare. Një tjetër, megjithse tre orë i vdekur, kishte mbajtur në supt 4 orë një shok që i kishte thyer syrin bumja e fashistvet. E kishte çuar shokun me sy të thyer te ajo baza e atij botit ilëgal, masandaj ja kishte krisur vrapit për në përjetësinë heroike…

Asnjëri erej si kish lënë amanete plakës, plakut, çilminjvet? Opo trimëri komuniste njimë, jo llafe! Një ditë të tërë punoi cuni i Tërrfonit, Nasi me ca kaçole ranxhatash, ca pafka hekuri. Na kullandrisi ca si gjasme dëkorata prësidjumi. U ngjiti dhe ca burrulluk e ca beze na sipër. Ca shkronja.

Të nesëmet dola me Tërrfonin unë…U llahtarisën qëntë e fshatit na dekoratat tona. Ik ne e ringi xhingi! Si arixhofkat në aheng! Në sabah, pa gdhirë në kasaba të Lushnjës ne! Otopuzat rrjesht! Sikur do pushtonim Vjëtnamin!

-Bataloni i parë futu në filan otopuz! -ata…I treti në fistan! Unë e Tërrfoni si shtyllat e telfonit mes sheshit!

-Po ju të kujt batalioni jeni që nuk hipni? -na pyeti një i math ne…Tërrfoni shiko muan…unë shiko Tërrfonin…

-Të batalonit…të qarkorit…të komitetit ilegal të korriervet guërrile! -Tërrfoni hazërxhevap!

Një orë në mes të Lushnjës jep e merr ata me ne…desh u çmëndën shtyllat e rrugvet na pyetjet e përgjigjet…

Na hipën në një topuz. Sa hymë ne, grushtin lart të tërë ata brenda… Demek, -ku jeni o shokë të idëalit të atyre shokvet! Hidh një hap ne, e ata grushtin përpjetë e përqafo nevet! Ik ne e grushtin lart e përqafo shokët, që na dolën shokë nga ajo çështja shoqërore e atyre shokëvet…Në fund fare i ngritëm grushtin dhe sendiljeve te otobusit se na u bë zakon…

Ik e ska, e ik e ec…Ec e ik e s’ka e s’ka!

…Në akshëm në Kukst ne. Kishin bërë ca zjarre në kodër ata, po zjenin ca mish dhije në kazane partzane…Llafos ata e trego heroizmin e Brëkatës! Qysh kishin vrarë talanët mbi ura, gjermanët nën ura. Unë e Foni mënjanë si delet shterpa! As mëë! as bëë!

Ai më i madhi i vetranvet, një orë na i kishte ngulur sytë muan e Tërrfonit…Mbuluar me ato kaxholet e kauçuqet gjasme nevet, ju dukëm si gjenërala Armate. Na thirrën afër zjarrit neve…Era mish dhije i zjerë aty. Era këmbë te palara… Era vezë të zjera…era pordhë na i ftohti…era frynte…Tërrfonit sytë bashkuar si 8-ta na tërë ato erëra që kundërmonin dhe ato kujtime aromatike lufte.

-Të kujt batalioni ju kemi ju, o shokë? -qy i madhi, duke parë dekoratat tona si xhërre çilminjsh…

Po shyqyr i kisha hequr pesë gurrmaze na rakia që mbanim mshehtasi. Se rakia ka të ligat po ka edhe të mirat! Ta zgjeron mendjen e poshtra! Ta bën tollmbace! Ka vend në tollmbace dhe për mençurinë dhe për çmendurinë!

U kollita dy herë fort unë, pordha një herë pa zë, se na kish hyrë cërma shalve dhe mora si biçim poze heroike.

-Njëmë re shokë të Brëkatës, ju pëshndesim Kozi e Foni, korrierat e Rrahmet past Komandarit dhe të Hysni Mehmetit të Vasil Qëmalit na ana e Xhoxhi Kushit!

Sytë hapur ata!….

-Po kjo dekorata, KS-Lushnja?! Çfarë kuptimi ka?

Ooohh më lërofsh kopaçen re Nasiii! Na kishte ngjitur stampa fëtbolli Nasi në dekoratat gjasme!

-KS-Lushnja?! -prapë qy i madhi

-Korrieri Sekret i Lushnjës re shoku…i shokvet të çështjes shoqërore! Njimë mbani vesh ju! Po shpërndajam trakte me Tërrfonin unë mu në mes të luftës, kur vjen haberi na Skrapari me një korrier na Korça, që të shkonim ne Dibër te një korrier na Saranda…se ashtu ishte ai muhabeti ilëgal i çështjes që e dinim po nuk na e kishin thënë! Sekret demek.

Tërrfoni më tërhiqte mëngën muan…demek mo e lësho gojën re qyqq!

Eee! Unë dy herë hiqja paguren e ujit, tri herë të rakisë!

-Sa e nëgjuam nevet atë alarmin partzan të ilëgalvet çlirimitar mishi spica spica! Njëmë mortjaa që s’na ha ymrin nevet kur rrëzikohet ymri i Partisë! Tu nisur me Fonin unë mahere, të futur në gjit traktet, nën gjit atë dashurinë për partinë e atij shokut Miladin Mullagës…Atij Llukan Boboviçit…Me vrap na Lushnja në Tiranë nevet për 10 minuta e kemi bërë! Ti vajtur Memetit në shtabt, e thamë amanetet e Usta Qerimit! 6 herë na Lushnja në Tiranë unë e Tërrfoni! Se Kumandari kishte aq shumë psetonime sa u shushat Komandar Memeti…Në mesazhin e fundit të koduar, unë i thashë që ma firmosi Usta Nexhmija! Na inati që s’më vriste dot muan si korrier, Komandar Memeti çliroi kasabanë e Tiranës esëll! Pa pirë kahven e sabahut! Ik ai rrugicavet e gjermanët vdisnin na rrespekti!

Pas dy ditëve u kthyem ne fshat neve… Ditë feste! Ndriçonin edhe haletë! Dy herë ne vit dhisnim me drita! Për 1 Maj e për 29 Nëndor. Ditët e tjera dhisnim si në kohën e Noes… Mbaroje zbrazjen dhe do kërkoje me dorë si i verbër ndonjë gjethe fiku, ndonjë gur të rrumbullakët….Se të lanje bythën me ujë, te shpallnin agjënt i fesë myslimane…ta fshije bythën me libra a me kazeta të shpallnin të krishterë ose armik i klasës! Opo qysh i thoni ju sot, bio! Dhisje bio e fshiheshe bio. Shyqyr, Zoti pa gjethe, barishte e pa libra gjenialesh nuk të lë! Se po nuk ishe gjenial, librat e gjenialvet për cfarë hyjnë në punë?

Kategori
Uncategorized

Gadishulli i dy Ballkaneve! 

Gadishulli i dy Ballkaneve!

Ballkani i paqes, bashkëpunimit, qe ka bere dhe bën përpjekje te mëdha dhe te suksesshme për vendosjen e standardeve demokratike, integrimin ne NATO dhe ne BE. Sot këto janë dëshirat dhe idealet e popujve te gadishullit, te cilët janë te etur te ecin drejt një te ardhme europiane. Por krahas këtij Ballkani ne gadishull ekziston,gjallon edhe

Ballkani i fantazmave te shtetomadhise, ne radhe te pare i serbomadhise dhe tani se fundi dhe i Megali Idea-s.

Gadishulli i dy Ballkaneve! 

Nga Sali Berisha   28/10/2018

I nderuar zoti President,

Te nderuar te pranishëm,

Ne sot diskutojmë ne këtë panel çështje te sigurisë globale ne 100 vjetorin e Luftës se Pare Botërore, njërës prej luftërave me te përgjakshme ne historinë e njerëzimit.

Debati ynë zhvillohet 100 vite larg asaj kohe dhe natyrisht mësimet e saj duhet ti shërbejnë te ardhmes. Mendoj se një nga mësimet e saj qe duhet mbajtur mend është e vërteta se ajo lufte nisi ne Ballkan dhe u parapri nga luftëra ballkanike, te cilat nga ky gadishull u përhapen ne Europe dhe ne bote. Duhet thënë këtu se Ballkani, përveç luftërave te fillim shekullit qe shkoi, njohu dhe luftërat e fund shekullit te kaluar.

Sot, 100 vite pas Luftës se Pare Botërore dhe rreth dy dekada pas luftërave me te fundit ballkanike, po ta vështrojmë me vëmendje gadishullin tone do konstatojmë se aty bashkëjetojnë dy Ballkane.

Ballkani i paqes, bashkëpunimit, qe ka bere dhe bën përpjekje te mëdha dhe te suksesshme për vendosjen e standardeve demokratike, integrimin ne NATO dhe ne BE. Sot këto janë dëshirat dhe idealet e popujve te gadishullit, te cilët janë te etur te ecin drejt një te ardhme europiane. Por krahas këtij Ballkani ne gadishull ekziston,gjallon edhe

Ballkani i fantazmave te shtetomadhise, ne radhe te pare i serbomadhise dhe tani se fundi dhe i Megali Idea-s.

Zoti President,

zonja dhe zoterinj,

Luftërat ballkanike te fillim dhe fund shekullit qe shkoi qe te gjitha filluan për çështje kufijsh dhe ne tërësi për Serbinë e Madhe por edhe për greko apo bullgaro-madhine.

Ne këtë kontekst janë tejet shqetësuese zhvillimet e muajve te fundit ne rajon, ne te cilat si çështje kryesore ka dale ndryshimi i kufijve, ndarja dhe shkëmbimi i territoreve. Çështja e ndryshimit te kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është shndërruar ne teme kryesore te debatit dhe dominon mbi çdo teme tjetër, çka mendoj se përbën kërcënim serioz për paqen pasi është ajo është kryekëput ne funksion te serbomadhise.

Këtu, zoti Vujanoviç tha se për dialogun ai i beson plotësisht zotërinjve Vuçiç dhe Thaçi. Me gjithë respektin qe unë kam per zotin Vujanoviç me duhet te pohoj se unë nuk i besoj absolutisht as njërit dhe as tjetrit dhe kjo sepse ata qe te dy janë vetëm një.

Po pse nuk i besoj unë zotit Vuçiç?! Unë nuk paragjykoj njeri por nuk mund ti besoj sepse ai është i fiksuar dhe po punon pa ndërprere për Serbinë e Madhe.

Zonja dhe zotërinj,

lidhur me sa me sipër unë po ju rikujtoj këtu vetëm deklaratat e zotit Vuçiç ne vizitën e tij te fundit ne Kosove. Ne këtë vizite presidenti i Serbisë nuk vizitoi vende te trashëgimisë fetare serbe ne Kosove, por ai vizitoi vetëm veriun e kësaj republike dhe konkretisht liqenin e Gazivodes, Liposaviqin, Mitrovicën e Veriut ekzakt territoret e Republikës se Kosovës qe ai rivendikon se duhet ti bashkohen Serbisë. Përveç simbolikes se vendeve qe vizitoi presidenti i Serbisë, le te shohim cilat ishin mesazhet qe ai dha për serbet dhe për boten gjate kësaj vizite ne veriun e Republikës se Kosovës.

Ne këtë vizite dy ishin mesazhet e tij kryesore.

Se pari, ai ne mënyre te përsëritur nga Mitrovica e Veriut deklaroi haptas për serbet dhe boten se: Serbia do te behet me e madhe!

Se dyti, ai ne vizitën e tij deklaroi publikisht se Sllobodan Millosheviç, kasapi i shqiptareve te Kosovës dhe boshnjakeve dhe popujve te tjerë te Ballkanit ishte një lider i madh, një udhëheqës i mire por ai beri disa gabime. Me këto deklarata zoti Vuçiç vetëm sa nuk tha haptas se Sllobodani madh mire ua beri viktimave te tij.

Unë gjithashtu nuk mund ti besoj z. Vuçiç sepse ai nuk po bën asgjë tjetër veçse po paraqet dhe mbron projektin e dikurshëm te Sllobodan Miloisheviçit, te paraqitur me dhjetëra here gjate sundimit te tij dhe me vone, për ndarjen e Kosovës, aneksimin e territoreve te veriut te saj për te vazhduar me pas me Republikën serbe te Bosnjës.

Se fundi, dua te shtoj se ne morine e pafundme te dokumenteve dhe akteve ndërkombëtare mbi te cilat qëndrojnë Republika e Kosovës por edhe ajo e Serbisë, nuk ekziston as dhe një i vetëm qe te njohe se midis këtyre dy vendeve ka çështje territoriale qe duhen zgjidhur. Nuk ekziston asnjë dokument ndërkombëtar qe te pohoje se Kosova ka ne territorin e saj qofte dhe një metër katror te territorit te Serbisë.

Çështja e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës ekziston vetëm ne projektin e Serbisë se madhe.

Se fundmi, theksoj se këtë ide te shkëmbimit te territoreve, korrigjimit te kufijve, përveç argatëve te Beogradit ne Prishtine, qe tundin tani se fundmi flamurin e Serbisë se madhe, e kundërshtojnë pa përjashtim dhe ne mënyre kategorike te gjitha forcat politike ne pushtet dhe ne opozite te Kosovës, qeveria, parlamenti i saj.

Ja sepse ata te dy për mua, pra Vuçiçi dhe argati i tij, janë një dhe vetëm një. I pari po përdor te dytin për te paraqitur si te vetin projektin e Millosheviçit te Serbisë se Madhe, dhe unë nuk mund kurrsesi ti besoj asnjërit prej atyre.

Zoti President,

zonja dhe zoterinj,

Po ne kuadrin e Ballkanit te shtetomadhise vetëm javën e kaluar ish-ministri i Jashtëm i Greqisë deklaroi para grekeve dhe mbare botes se ai po largohej i lumtur pasi kishte lëne ne tavolinën e presidentit të Republikës helenike tre dekrete për firme, me te cilat territori i atdheut te tij, Greqisë, zmadhohej edhe me mbi 40 mije km katror.

Ky nacionalist i sëmurë, te gjithë këtë sukses luftënxitës te Megali Idea-s e bazoi ne një marrëveshje deti antikushtetuese për Shqipërinë, qe arriti me qeverinë vasale dhe apatride aktuale te Tiranes me te cilën Shqipërisë i grabiteshin mijëra kilometra katror det dhe trilionë metër kub gaz dhe fuçi nafte pasuri te saj kombëtare nëndetare. Pas kësaj deklarate, me shpejtësi marramendëse gjendja po përshkallëzohej drejt një konflikti te gjere ne Ballkanin e shtetomadhise, ne rastin konkret te Megali Idese, por fatmirësisht kryeministri Cipras mençurisht tërhoqi menjëherë marrëveshjet luftënxitëse qe i la trashëgim ish-ministri i tij i Jashtëm nacionalisti i sëmurë Kotzias.

Zonja dhe zotërinj,

duke ju falënderuar për vëmendjen tuaj, dua t’ju siguroj se me këtë ekspoze nuk kam ndërmend te them se ne Ballkan po shkohet drejt një lufte te re ne 100 vjetorin e Luftës se Pare Botërore.

Unë këtë nuk e besoj, por vetëm desha te theksoj se ne interesin me te mire te sigurisë, paqes dhe stabilitetit nuk duhen nxjerre jashtë vëmendjes demonët e shtetomadhise qe gjallojnë ende ne rajonin tone.

Faleminderit!

*Fjala e mbajtur me 25 tetor ne Forumin Ndërkombëtar Crans Montana, Geneve.

Kategori
Uncategorized

Kumarxhinjtë e politikës!

Nëse personazhi i barsaletave shkodrane, Pal Vata, do të mund të mishërohej në këtë kohë do të lëshonte shprehjen emblematike “Këto gjëra të këqija i ka bërë Fatmir Xhafa se unë dhe Edi nuk dimë gjë!”

Nga Jorida Tanaku/

Këtë mendova ndërsa dëgjoja fjalimin e gjatë dhe të sforcuar të kryeministrit.

Gënjeu në shumicën dërrmuese të asaj që tha saqë ishte shumë e vështirë të ndaje fiksionet, shpikjet, gjysmë të vërtetat dhe trillimet e një njeriu të zënë në darrën e korrupsionit, krimit të organizuar, inkriminimit të çdo qelize të shqoërisë e deri edhe shkatërrimit të saj.

Deklaroi në fjalim se pronarët e lojërave të fatit kanë të shkuar kriminale, duke i dhënë të drejtë Opozitës në akuzën që kemi bërë për lidhjet e vëllait të ministrit Xhafaj me aksionerët e kompanisë që përfitoi më së shumti nga rritja e pikave të basteve. Por gjithsesi është e habitshme se si kryeministri ndonëse e ka ditur që pikat e basteve dhe kazinove janë drejtuar edhe nga njerëz të tillë nuk ka ngritur gishtin por në të kundërt ka votuar shtyrjen e implementimit të Ligjit për Lojërat e Fatit për dy vjet. Sakaq, i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre personave që sot i akuzon si të lidhur me krimin e organizuar mu në mes të Tiranës duke i ofruar edhe arkitektin e tij të preferuar. A mund t’i besohet këtij kryeministri në këtë pikë? A mund t’i besohet padija një njeriu që emëroi si deputetë në parlament mbi 10 të inkirminuar që sot po krijojnë grupin parlamentar të rilindjes në burgun 313? Natyrisht që jo! Vetëm një i verbër mund të besonte përrallat nën dritën e prozhektorëve që flet kryeministri.

Me një mohim të pabazuar në fakte dhe në asnjë shifër kryeministri pohoi që nuk janë rritur pikat e basteve pas aksionit “Fundi i Marrëzisë”. Por e vërteta sipas shifrave dhe fakteve të nxjerra nga librat e llogarive dhe statistikave të qeverisë dëshmon se u numëruan 4230 pika bastesh në vitin 2017 nga 928 të tilla në vitin 2013. Sado i paditur në matematikë, kushdo mund të bëjë një aritmetikë të thjeshtë dhe të llogarisë se janë hapur mbi 3 mijë pika të reja brenda katër viteve të qeverisjes Rama prej të cilave 2200 të të cilave janë të lidhura me grupin e Geron Xhafaj. Këtyre fakteve kryeministri i akrobacive dhe i gënjeshtrave nuk mund t’i shmanget dot.

Kjo luftë nuk është as morale, as religjioze dhe as me principe. Në të vërtetë është një produkt i një qeverie të marrë peng që zotohet se do të ngrejë skuadrën dixhitale që me shumë gjasa do të jetë e drejtuar nga kompania që zotëron Sistemin e Monitorimit Online të Lojërave të Fatit.

Kjo është edhe arsyeja se përse ata deputetë që para dy vitesh sollën kërkesën për shtyrjen e implementimit të Ligjit të Lojërave të Fatit me argumentimin që do mbylleshin vende pune, sot janë të parët që betohen me dorën në Bibël apo Kuran se bixhozi është i keq. Në të vërtetë ato mendojnë njësoj si dy vjet më parë, por me ndryshimin që para dy viteve u urdhëruan të votojnë pro kompanive të basteve ndërsa sot janë urdhëruar të votojnë Pro Kompanisë së basteve.

Pastaj, pjesa tjetër është histori e mbushur me betime dhe premtime të ngjashme me aksionet e qeverisë ndaj grupeve të inkriminuara. Pane et circum. Historia e botës njeh një rast deri diku të ngjashëm. SHBA në vitet 30 ndaloi pirjen e alkoolit duke e konsideruar ves të dëmshëm për njeriun, rezultati që prodhoi ishte kontrabanda e alkoolit dhe forcimin e familjeve mafioze si Xhenovezet, Lukezët dhe Al Kaponen. Fatkeqësisht për ne, qeveria shqiptare e bën me vetëdije këtë gabim, pasi kështu ajo mund të forcojë mafiozët dhe grupet kriminale që e mbajnë në pushtet sic provuan dhe pergjimet duke i dhënë mundësinë të monopolizojnë gjithçka edhe vesin e shqiptarëve. Pasi vetëm kështu ato mendojnë se mund të sundojnë shqiptarët.

Kategori
Uncategorized

Ka një lajm shumë të keq në dorëheqjen e Xhafajt.

Fitim Zekthi

Në Romën e vjetër, mes shumë dënimeve të dhimbshme, ishte edhe ai i lidhjes së trupit të të dënuarit me një trup të vdekur. Trupi i vdekur fillonte të dekompozohej, të kalbej dhe duke u kalbur  fillonte të kalbte dhe të gangrenizonte trupin e gjallë të të dënuarit. Ky process zgjaste disa ditë deri sa trupi i të dënuarit gangrenizohej ngadalë i tëri. Në fund i dënuari vdiste, kalbej plotësisht.

Pikërisht kjo po ndodh me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është vetëm dëshmi e përhapjes së gjerë të kalbëzimit te trupi i PS-së dhe i Qeverisë.  Në vitin 2013, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, thirri në PS, thirri në grupin parlamentar dhe në drejtimin politik të vendit, njerëz që vinin nga lidhje me krimin, që vinin nga bota e krimit. Këta njerëz nga pikëpamja politike ishin të vdekur, ata ishin njerëz apolitikë ose edhe më keq antipolitikë.

Kjo lidhje filloi të japë shenja kalbëzimi shpejt. Kjo lidhje bëri që vendi të mbillej me hashash, kjo lidhje bëri që trafiku i hashashit, i drogërave të tjera të rritej, që qeveria të hynte në luftë me opozitën që po denonconte këtë rol të krimit dhe të trafikut të drogës në jetën e vendit. Kryeministri i mbrojti me forcë të akuzuarit. Hyri në luftë personale me opozitën. Vetë të akuzuarit hynë në luftë me opozitën. Paralelisht me shkallën e kalbëzimit të qeverisjes, që rritej përditë si pasojë e kësaj lidhjeje, rritej edhe lufta që kjo lidhje i bënte opozitës. Opozita doli nga parlamenti dhe nisi një luftë për të prishur këtë lidhje, për të dekriminalizuar politikën. Megjithë një arritje në pamje të parë të rëndësishme me ligjin e dekriminalizimit, opozita u vu sërish nën sulmet e lidhjes së  PS-së me trupin e kalbur të krimit.

Zgjedhjet e vitit të kaluar ishin pika kulmore e bashkëpunimit apo pika në të cilën trupi i vdekur, krimi,  preku organet jetike të trupit tjetër. Me zgjedhjet e vjetshme, me blerjet masive por kirurgjikale -pallat pas pallati, lagje pas lagjeje, fshat pas fshati- të votave në Elbasan, Durrës, Lezhë, Dibër, Shkodër dhe Tiranë, kalbëzimi i trupit u përhap aq shumë te trupi ende i gjallë sa që koha po ecte shpejt dhe pakthim mbrapsht. Në fakt ajo lidhje katër vjeçare këtu do të çonte. Ajo lidhje është e pazgjidhshme. Ajo lidhje, edhe në mometin që trupi i gjallë e kupton se po e shkatërron, nuk mund të prishet.

Tani e vështirë është dalja nga kjo gjendje. Lajmi i dorëheqjes së ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj  ndonëse dëshmon drejtësinë e luftës së opozitës, ndonëse dëshmon kalbëzimin e Qeverisë dhe të PS si pasojë e lidhjes me krimin, nuk është lajm i mirë. Në radhë të parë, Xhafaj mund të jetë shkarkuar ose ka dhënë dorëheqjen i detyruar. Kjo, gjithsesi, ka pak rëndësi. Cili është njeriu që e ka ideuar dhe materializuar lidhjen e krimit me PS-në, cili është njeriu që i thirri njerëzit e botës së krimit në qeverisje? Përgjigja e kësaj pyetjeje na ndihmon të kuptojmë pse largimi i Xhafajt është një lajm i keq.

Është e sigurt se Xhafaj nuk është njeriu që e thirri krimin në PS. Dihet nga kushdo që deputetët që janë në burg, apo që janë larguar nga dekriminalizimi, janë thirrur nga Rama. Tashmë kur kalbëzimi po shkon në fazën fundore, Rama si bartësi kryesor i lidhjes së trupit të vdekur me trupin e gjallë, nuk ka asnjë mundësi të prishë lidhjen. Rama, aktualisht, nuk ka asnjë mundësi të luftojë ata që mbollën hashash, ata që morën konçesione dhe sidomos ata që vjet blenë zgjedhjet.

Kështuqë, Xhafaj, sado të ketë mbajtur anën e Ramës nuk ka qenë as ideator dhe as një forcë shtytëse e asaj ane. Në momentin që kalbëzimi bëhet kaq i madh sa tani dhe në momentin kur faktorë të tjerë jashtë PS-së dhe qeverisë –hetimet gjermane, presioni ndërkombëtar- nisin dhe sulmojnë lidhjen dyjare të kalbur që kundërmon shumë, atëherë Xhafaj do të nxirret jashtë nga Qeveria. Pra, në këtë kuptim situta është e keqe dhe largimi i Xhafajt është një lajm i keq.

Megjithatë, duhet thënë se Xhafaj nuk duhet të ishte ministër asnjë ditë. E kaluara e tij si Sekretar i Parë i Rinisë, dhe sidomos ajo si hetues i kohës së regjimit komunist, duhet të vlenin sadopak. Sigurisht që PS dhe Rama, përderisa bëjnë një lidhje të pamoralshme duke thirrur njerëz nga bota e krimit në politikë, as që do ta mendonin kurrë largimin nga Qeveria të njerëzve për arsye se vijnë nga regjimi komunist apo nga detyra politike të atij regjimi. Edhe fakti që Xhafaj e kishte të vëllanë të dënuar për trafik droge, e bënte atë të sulmueshëm dhe të papërshtatshëm për të qenë ministër i Brendshëm. Madje Rama dhe PS as që duhet ta mendonin emërimin e tij në Qeveri. Në këtë kuptim largimi nga Qeveria i ministrit të Brendshëm, Xhafaj është nëj fitore. Është gjithnjë një fitore kur dikush që ka kryer detyra të tilla si hetues i kohës së regjimit komunist dhe si Sekretar i Parë i Rinisë Komuniste, largohet. Po ashtu është fitore që të largohet nga detyra e ministrit të Brendshëm dikush që ka të vëllanë të dënuar për trafik.

Pra, kemi të bëjmë me një largim që, sa i takon gjendjes brenda Qeverisë tregon kalbëzimin e thellë të saj dhe tregon që Kryeministri hodhi ministrin e Brendshëm duke zgjedhur kalbëzimin. Sa i takon pamjes së madhe largimi është një lajm shumë i mirë sepse  faqe të gjithëve tregohet pushteti i madh i krimit në Qeveri, tregohet drejtësia e luftës së opozitës dhe, nuk kemi më në qeveri dikë me të kaluar të rëndësishme në komunizëm.

Kategori
Uncategorized

Skenari Rama-Tahiri detyron ministrin e brëndshëm Fatmir Xhafaj të largohej në kulmin e artestimeve.

Ministri Fatmir Xhafaj jep dorëheqjen në mënyrë të papritur, mu në kulmin e tij të punës, fill pas arrestimëve që tronditën politikën dhe sidomos mazhorancën. Edi Rama ka shkruar në Tëitter se Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen dhe ai e ka pranuar këtë.

Por nxitimi për ta bërë fakt të kryer, në mëngjez herët, pas një sherri gjithë natën mes kryeministrit dhe ministrit, tregon se diçka e madhe ka prekur interesat e Ramës.

Të jetë dosja Dako apo arrestimet e fundit të ish-deputetit Arben Ndoka, ku burimet afër kryeministrit tregonin këto ditë, se pas arrestimit të Ndokës, Rama është tërbuar?

Të jetë hetimi që po bëjnë gjermanët për dosjen Xibraka? Janë shumë dilema, por ministri Xhafaj ishte tamam në kulmin e tij të punës dhe në rritje të kuotave publike pas arrestimeve të fundit.

Pra diçka me këto arrestime duhet të jetë që nuk i ka pëlqyer kryeministrit. Bile për ta bërë më intriguese skenarin e detyrimit të ministrit Xhafa, dje u lajmërua nga burime kryeministrore “se do të dalë nesër (sot) ish-ministri Sajmir Tahiri në konferencë shtypi, ndaj jepeni si lajm”. Po çfarë do të thotë ish-ministri për ministrin tashmë ish-ministër Xhafaj?!

A ka skenar Rama-Tahiri që e detyruan ministrin Fatmir Xhafaj të largohej në kulmin e punës së tij?

Sikurse ka edhe një pikëpyetje të madhe kushtetuese, se çfarë do të ndodhë nëse Presidenti i Republikës nuk do ta firmosë dekretin për dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj? Pa dekret të firmosur nga presidenti, a mundet parlamenti ta shkarkojë ministrin Xhafaj, i cili me Kushtetutë pa një dekret presidencial që votohet në parlament nuk mund të largohet, pra detyrimisht vazhdon detyrën.

Shumë dilema kushtetuese po dalin pas kësaj dorëheqje të papritur, mënjëherë sapo u bënë arrestimet më të guximshme të policisë së shtetit.

A ka takat kushtetues Kuvendi që nëse Presidenti nuk e dekreton shkarkimin, ta vendos vetë miratimin e largimit?

Për dreq vetë PS-ja dhe kryeministri e shkatërruan gjykatën kushtetuese, ku mund ta çonin në Kushtetuese vendimin e Presidentit për mos dekretim të kërkesës së kryeministrit. Por Gjykatë nuk ka, si do tja bëjnë kryeministri dhe mazhoranca?!

E gjithë kjo lojë kryeministrore për ta larguar ministrin Xhafaj dhe futur nën kontroll policinë e shtetit, sipas metodës së tyre, po del në skenë pasi sot pas lajmit të kryeministrit, ish-ministri Tahiri anullon konferencën e shtypit.

Skemë? Patjetër!

Ndaj duket se kryetari i shtetit nuk do ta firmosë dekretin për largimin e ministrit të brendshëm. E çdo bëjë parlamenti dhe kryeministri, do të kërkojë shkarkimin e Presidentit?!

Ok, por duhen 93 vota! Ku ti marrë? As gjykatë kushtetuese nuk ka që të bëjë interpretimin kushtetues të aktit të Presidentit nëse nuk e firmos dekretin për shkarkimin e ministrit Xhafaj.

Nuk thonë kot se kur synon ti bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda.

Tani nuk ka gjykatë kushtetuese, Presidenti mund të mos firmos dekretin dhe Fatmir Xhafaj vazhdon ministër derisa të ngrihet gjykata kushtetuese. Ministri me ligj dhe Kushtetutë nuk mund të braktisë vendin e punës pa dekret dhe pa miratimin të dekretit nga parlamenti./Koha Jonë

Kategori
Uncategorized

Ylli Rakipi për Ramën.Je fundi i inteligjencës, gjysmak që po merr më qafë Shqipërinë.

Ylli Rakipi ofendon rëndë Edi Ramën: Je fundi i inteligjencës, gjysmak që po merr në qafë Shqipërinë

Ylli Rakipi ka bërë një shkrim, ku analizon kryeministrin Edi Rama.



Sipas Rakipit, Rama është një gjysmak me inteligjencë poshtë mesatares, që do të kapë majat e botës.

Ndaj sipas gazetarit duhet dikush t’ia lidh duart pasi po merr në qafë Shqipërinë.

Shkrimi i plotë i Ylli Rakipit

Shumë vite më parë, miqtë më të ngushtë të Edi Ramës, u mblodhën një mbrëmje, më vete dhe filluan një diskutim, për sjelljet e çuditshme, gati të përhershme dhe të pakuptueshme të tij.

Edhe pse miq shumë të afërt, ata nuk e kuptonin, se çfarë ishte në fakt ky njeri, si ishte ndërtuar në atë mënyrë, që nuk ngjante me asnjërin prej tyre dhe çfarë ishin veprimet e tij?

Në fakt, halli ku miqtë kishin rënë, dukej shumë i madh. Ky diskutim, ishte si të thuash një përpjekje, për të kuptuar se ç’ishte ky deformim kaq i madh i personalitetit të Edi Ramës dhe përse ndodhte ky deformim.

Çdo njëri nga miqtë, solli në këtë takim, variantin e vet. Në fakt, të gjitha variantet ishin shumë afër njëri tjetrit, por si më afër të vërtetës u çmua varianti i Fatos Lubonjës dhe drejtorit të atëhershëm të Soros-it në Tiranë, Fron Njazi. Në fund edhe këto dy variante u vunë në konkurim me njëra tjetrën dhe fitoi varianti i drejtorit të Soros-it. Varianti i Njazit, fitoi sepse ishte i thjeshtë për tu kuptuar nga i gjithë populli. Ja ç’ishte ky variant:

Kemi përpara, – filloi Fron Njazi, – në mes të një errësire të madhe, një super autostradë me njëqind korsi. Në sfond të kësaj autostrade, shfaqet një makinë e stërmadhe sa një mijë makina bashkë, me drita që ndriçonin çdo gjë rreth e qark. Anash autostradës, priste Edi Rama dhe sapo makina me dritat që llamburisnin u afrua, ai papritur dhe pa pyetur për rrezikun, u hodh në mes të autostradës. Dhe e gjitha kjo vetëm që drita të binte mbi të, vetëm që ai të ndriçohej, paçka se makina po e shtypte.

Ky pra ishte Edi Rama, si konkluzion, për miqtë e vet.

I gjithi ky, një vrapim i çmendur, drejt dritës së madhe të rrugëve, të podiumeve, drejt një madhështie të rreme, pa pyetur dhe pa kuptuar asnjë çast se kjo mund të ishte rruga e vetëvrasjes.

Vini re, çfarë ka ndodhur në jetën e Edi Ramës.

Në fillim Edi Rama u shpall piktor. Përfytyroni një mesues të thjeshtë vizatimi, pa pikë talenti në artet figurative, vetëm pse babai ka qenë skulptor, torturohet ditë e natë në rrugën e vështirë të piktorit.

Por, nuk mbaron këtu. Sëmundja e tij është kaq e përparuar sa vrapimi i tij i çmendur për t’u bërë basketbollist. Dhe a e dini pse? Vetëm se ishte i gjatë.

Kështu, herë si piktor dhe herë si basketbollist, herë si gazetar dhe herë si anti komunist, e kemi parë Edi Ramën, për më shumë se tre dekada. I palodhur, për gjërat që s’mundet ti ketë dhe s’mundet ti bëjë, me aftësitë që ka.

Deri këtu duket se nuk ka ndonje të keqe të madhe. E gjitha kjo, është thjesht një dramë e një personaliteti të deformuar, e një gjysmaku që dita ditës vret veten pak e nga pak. Dhe kjo u ndodh shumë njerëzve në botën ku jetojmë.

Por, Edi Rama nuk u ndal këtu, brenda të keqes së vet. Ky njeri është ndoshta rasti më tipik, në botën ku jetojmë, ku egoizmi dhe mundësia, janë në proporcionin më të zhdrejtë të mundshëm.

Një gjysmak, me inteligjencë poshtë mesatares, që kërkon të kapë majat e botës. Në sajë të kësaj, sëmundje apo budallallëku, quajeni si të doni, sot ai është kryeministri i Shqipërise!

A e keni parë si përdor paturpësinë dhe mediokritetin e vet, për të shkelur dhe hypur në çdo podium? A e keni parë, këtë palaço që përdor edhe atletet për të tërhequr vëmendjen e liderëve të botës, thjesht për të kthyer vështrimin drejt tij? A e keni parë, në parlament, ku vjedh fraza të Faik Konicës dhe imzot Nolit dhe mundohet të flasë si ata dhe bëhet qesharak? E ç’mund ta afrojë Edi Ramën me ta?!

A e keni parë se si me detyrën e kryeministrit paraqitet nëpër galeritë e botës me zhgarravina dhe përpiqet të vjedhë postin e piktorit? A thua se edhe piktor bëhesh kur rrëmben votat e shqiptarëve?

Por, kjo qenie, ka kthyer në dele një popull të tërë dhe është bërë kryeministër. Edhe sot, kishte mbledhur një qerre të madhe me policë dhe po u fliste për shpifjen dhe anti-shpifjen. O zot! A mund të ndodhë përshembull, që kryeministri italian apo kryeministrja britanike, të mbledhin policët e vendeve të tyre dhe t’u flasin për shpifjen…

Po çfarë po ndodh vërtet me Edi Ramën, që ditën, natën, në gjumë apo dhe në ëndrra, në takim me police, apo edhe me Endri Fugat, sheh vetëm shpifje dhe ndërton paketa kundër saj?

Edi Rama, është sot në ankth. Ai kërkon të ndalojë me ligj fjalën dhe për rrjedhojë edhe mendimin. Ai kërkon që njerëzit të mos flasin për ato që ai ka bërë dhe po bën. Kjo gjë e tremb, e mbush me ankth.

Deri dje, sjellja e Edi Ramës si piktor, si basketbollist, si gazetar, si anti komunist apo bredharak nëpër rrugët e Parisit, si njeri që bën sikur di t’i bëjë të gjitha, nuk dëmtonte askënd. Por sot, Edi Rama është kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe si i tillë ai duhet të përgjigjet.

Ndërtimi i paketave, nuk e ndihmon dot Edi Ramën. Halli i tij sot është i madh. E kuptojmë që ai nuk dëgjon dot më.

Ka vetëm një mënyrë, që jo vetëm ne, por edhe ai të shpëtojë nga vetëvetja. Duhet të gjendet dikush që ta lidhë Edi Ramën…

Kategori
Uncategorized

PD nuk kthehet më në Parlament, zgjidhja në rrugë.

Deputeti demokrat, Aldo Bumçi, thotë se kthimi i opozitës në parlament si fasadë nuk është zgjidhje.

Bumçi: Numrat Rama i ka, është një parlament ilegjitim i prodhuar nga një Shqipëri e mbjellur me drogë. Italianët mbikqyrën nga ajri vetëm 17% të territorit shqiptar ku identifikuan 2086 parcela.

Teksa Ambasadori austriak në Tiranë apeloi opozitën për këtë çështje, Bumçi ka këtë koment:

Bumçi: Po të ishim në Austri patjetër. Brenda PD-së ka zëra kritikë janë vetëm në një qëndrim, që opozita duhet të jetë dhe më radikale. Nuk ka asnjë zë që kërkon që ne të kthehemi në parlament. Në takimet me qytetarët nuk na kërkojnë të kthehemi në parlament por të djegim mandatet, të dalim në rrugë.Është thirrja që na bëhet çdo ditë.Shqipëria e mbushur me drogë nuk ka qenë kurrë si në 2016-2017. Kemi zgjedhje të blera, zgjedhje nën kërcënimin e armës dhe ofertës për të shitur votën.

Aldo Bumçi thotë se Partia Demokratike dhe opozita do të hyjnë në zgjedhje, por asnjëherë si ato të një viti më parë.

Bumçi: Patjetër që do të hyjmë në zgjedhje, nuk ka demokraci pa zgjedhje dhe nuk kërkon njeri të marrë drejtimin pa zgjedhje. Por zgjedhje siç e provuam vjet me krimin, drogë, policinë e bërë njësh dhe Edi Ramën si garant dhe arkitekt i këtij sistemi, zgjedhje nuk ka. Sot ka një zgjidhje, zgjidhja e ka emrin rrugë. Nuk është më parlamenti zgjidhja dhe shpresa.

Por a ka frikë PD se do ta tradhëtojë LSI?

Bumçi: Absolutisht jo.

Lidhur me përgjimet e dala për kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako,  deputeti demokrat u shpreh për Ora News se “kjo shëmti dihej, por ka dalë më qartë nga përgjimet”.

I pyetur se çfarë akuzash të tjera ka selia blu ndaj Vangjush  Dakos, ai  u shpreh:

Dako: Gjithçka që ekziston, është dhjetëfish e asaj që rrëzoi Nikolla Gruevskin. Përgjimet e partnerëve perëndimore që u bënë publike, protestat e opozitës që rrëzuan ish-kryeministrin maqedonas kanë qenë 1/10 e atyre që kanë dalë në Shqipëri. Shfaqja e mbrëmshme ishte dëshpëruese. Si  mund të jetosh në një vend ku kryetari i bashkisë thotë është normale që unë kontaktoj njerëz që merren me trafik droge, se nuk u kërkoj dëshmi penaliteti por i falenderoj për votat. 

Pse i shkuan votat, për programin e ekonomnik dhe taksat?! Kjo Shqipëri me këtë shëmti është prodhim i Edi Ramës. Krimi politik mund të ketë qenë dhe përpara por jo deputetë dhe kryetarë bashkish. Kjo është Shqipëria, cila është zgjidhja, të kthehemi në fasadë dhe të shkojmë në parlament sikur është parlament normal dhe të lexojmë hartime, të ngremë kartona që nuk kanë vlerë

Kategori
Uncategorized

Kiço Mustaqit: Si e shpëtova Nexhmije Hoxhën dhe familjen në 1991 nga gangot që u sulën drejt Bllokut.

Ne duhet të kishim bërë luftë dhe i pari që duhet të hidhesha në luftë isha unë, por nuk bëmë.

Domethënë u dorëzuam.

Në 110 vjetorin e lindjës së Hoxhës, Kiço Mustaqi vizitoi Nexhmije Hoxhën në shtëpinë e saj, nga ku sjell dhe detaje nga biseda me të.

Ish-ministri i Mbrojtjes Kiço Mustaqi shprehet se do të ishte turp i madh për të nëse nuk do të kishte qenë i zoti të mbronte familjen e udheheqësit komunist.

Ai shprehet se ajo më tregoi një episod të 1991 që kishte të bënte me mbrojtjen e saj kur u sulmua blloku nga protestuesit.

Nexhmija e ka falenderuar për mbrojtjen e familjes së saj me forcat speciale ushtarake, në 1991 kur turma e protestuesve iu sul Bllokut të udhëheqjes.Ish-ministri i Mbrojtjes shprehet se do të ishte turp i madh për të nëse nuk do të kishte qenë i zoti të mbronte familjen e udheheqësit komunist.

Më tha se oficerët që kisha dërguar ishin sjellë shumë mirë me të. Unë i vura në dispozicion disa forca speciale që kishim ne në Ushtri, në mbrojtje të familjes së Enver Hoxhës.

Ajo e mbante mend atë momentg kur unë e kisha marrë në telefon dhe i kisha thënë, a je mirë, a ndiehesh e sigurtë se nëse është nevoja, të sjell të gjithëUshtrinë. Nëse unë nuk do të mbroja familjen e Enver Hoxhës, çfarë detyre do të përmbushja?!

Për mua, do të ishte turpi më i madh që të pësonte gjë familja e Enver Hoxhës.

Mesa kujtoj unë, shprehet K Mustaqi familja e Hoxhës është vendosur në Dajt sepse atje zona ishte më e sigurt dhe larg gangove. 

Kategori
Uncategorized

Pushteti dhe krimi janë bërë një, 15 deputetë banditë në Parlament. po

Cdo dite qe kalon po provon se ceshtjet dhe kauzat për të cilat Partia Demokratike ka luftuar me një kosto të lartë politike, më në fund janë të qarta para syve të gjithë shqiptarëve:

• Gjendja e drogës që ne denoncuam u bë e qartë për të gjithë shqiptarët.

• Kriminelët në Kuvend u bënë të qartë për të gjithë shqiptarët.

• Lidhjet e ministrave dhe politikanëve me trafikun e drogës u bënë të ditura.

Tashmë kanë dalë në dritë edhe provat zyrtare, të krimit të të gjitha krimeve: marrja e pushtetit nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin.

Kriminelët janë bërë faktori kryesor elektoral në Shqipëri. Vota e njerëzve, vullneti i njerëzve nuk kanë asnjë rëndësi në zgjedhjen e qeverisë në Shqipëri.

Kriminelët e Fushë Krujës grabitën vota për Edi Ramë në zgjedhjet e 2017, nën drejtimin direkt të deputetit Rahman Rraja. Vetë djali i Rrajës u hetua për blerje votash dhe për kërcënim ndaj votuesve por hetimet ndaj tij u mbyllën.

Grupi Rraja ka qenë i vetmi shtab elektoral i PS-së në Krujë aq sa Rraja i vogël ndihet oponenti ynë zgjedhor dhe sfidon opozitën në zgjedhje, duke provuar hapur se konkuruesi ynë zgjedhor nuk janë socialistët por janë kriminelët e rekrutuar nga Edi Rama.

Përgjimet kane nxjerrë në dritë faktin se kriminelët e grupit të rrezikshëm Avdylaj kanë punuar për grabitjen e votave për llogari të PS, Vangjush Dakos dhe deputetëve të Edi ramës. Bashkë me Ramën, në pushtet erdhën edhe Avdylajt, ndaj ky grup kriminal u fuqizua në një grup të rrezikshëm ndërkombëtar të drogës.

Në përgjimet e Lezhës është e njejta gjë, Ndokat kanë qenë bandë elektorale e PS-së.

Në Kavajë del qartë se Elvis Roshi ka bërë të njejtën gjë, së bashku me Gent Dajën. Madje aty krimi dhe pushteti edhe formalisht u shkrinë në një në personin e Elvis Roshit.

Në Elbasan Qazim Sejdini ka bërë të njejtën gjë, trafikantët e drogës dhe pushteti i tij janë një,

Njësoj në Dibër, Prokuroria ka një dosje tjetër ku hetohet për vjedhjen e votave në Dibër ku është përfshirë Ulsi Manja, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri.

Sot mund të themi me siguri se krimi i ka siguruar Edi Ramës të paktën 10-15 deputetë përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës.

Ajo që është e vërtetë është po ashtu se 2017 ishte përsëritje në përmasa edhe më të mëdha e 2013-s. Në 2013, modeli ishte që kriminelët vetë i bëri deputetë.

Burimi i krimit në politikë, i korrupsionit dhe i rritjes së krimit në rrugë është krimi elektoral.

Një pushtet që merret me ndihmëm e kriminelëve do të punojë me kriminelët për kriminelët:

Një pushtet që buron nga krimi, do të ekzistojë si pushtet i krimit.

Në momentin që Edi Rama vendosi të bashkëpunojë me krimin për të fituar zgjedhjet, në Shqipëri mori fund çdo lloj procesi politik. Mori fund cdo lloj mundësie që të qeverisej për popullin dhe në emër të popullit.

Ky është realiteti dramatik ku jemi sot: pushteti i Ramës është pushtet i kriminelëve, nga kriminelët, për kriminelët.

Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon:

1) Pse Edi Rama lejoi kultivimin dhe trafikimin masiv të drogës, madje nën mbrojtjen direkte të policisë dhe qeverisë;

2) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon se pse Edi Rama liroi nga burgu dhe ju dha pafajësi bandave nga Hakmarrja për Drjetësi tek Indrit Taullai dhe Lul Berisha; pse Edi Rama nuk e luftoi asnjëherë krimin;

3) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon pse bëri që Shqipëria të kthehet në strehë të sigurtë për të gjithë kriminelët shqiptarë të përfshirë në trafikun e drogës në Evropë dhe në Botë.

4) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon pse sot Edi Rama është përfshirë në operacione gjigande të pastrimit të parave nga ndërtimet masive në bregdet e në qendër të Tiranës, te aferat korruptive të pastrimit të parave me inceneratorët, PPP e deri te grabitja e dhunshme e Teatrit Kombëtar për ta shndërruar në kulla dhe pastrim parash.

5) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama,

6) Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon emërimin e prokurores politike Arta Marku dhe përdorimin e saj për të mbrojtur të gjithë politikanët e lidhur me krimin, duke larguar të gjithë prokurorët që po i hetonin dhe duke i kaluar hetimet tek shërbëtorë të bindur të pushtetit.

Sot një gazetar dhe një deputet i opozitës janë nën hetim sepse kanë denoncuar një kriminel; kryetari i opozitës thirret në prokurori se ka denoncuar një kriminel në Fushë Krujë, dhe thirret sërish në prokurori se ka nxjerrë sekretin që Taulant Balla është garant politik i pastrimit të parave.

Kush nuk është sot nën hetim: Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini, Ervis Çyrbja, Damian Gjiknuri dhe të tjerë poilitikanë të lidhur me krimin

Pushteti i siguruar nga krimi shpjegon sjelljen e Edi Ramës:

brutal, dhe arrogant me qytetarët e thjeshtë dhe justifikues, mbrojtës dhe mbështetës i kriminelëve dhe politikanëve të lidhur me krimin.

Sepse Edi Rama e di që pushteti i tij nuk varet nga vota e popullit, por nga kriminelët. Ndaj ai tallet e sillet brutalisht me popullin, dhe mbështet, justifikon krimin.

Kategori
Uncategorized

Mercenarët, jo gazetarët

Zef Zefi/.

Kjo kërkesë është përsëritur edhe në vitet ’94-’95 nga parlamenti serb në adresë të sherbimit të jashtëm të Jugosllavisë së mbetur nga institucionet serbe; pse po vonohej destabilizimi i Shqipërisë. Që ka marrë gjithashtu përgjigje të ngjashme; se efektet e ketij “investimi” nuk do të vononin.

Dhe vërtet nuk vonoi; sulmi i armatosur i “të punësuarve” dhe armatosurve të “Zonës së Parë Operative” (përkthyer shqip: enklava antishqiptare) ndaj depove të ushtrisë shqiptare.

Kush e ka terrorizuar dhe qeverisur Shqipërinë, gjatë e mbas Luftës së Dytë Botërore deri më sot për 78-79 vjet, fiks 90 vjet nga këshilla e Pashiqit? Mercenarët, shoku shqiptar

Zef Zefi

1. Investimet financiare dhe shpenzimet e fqinjëve në dëm të shtetit tonë janë të hershme, madje më të hershme se vetë mosha e shtetit shqiptar. Fillon me marveshjet me turqit, paktet dhe blerjet pandërprerje të tokave shqiptare nga ana e tyre, duke qenë shitës turku, blerës fqinji, dhe gjak shqiptarësh i derdhur pafund, me një rezultat: Ta thotë historia.

Vonimi i pavarësisë së shqiptarëve gati gjysëm shekulli, krahasuar me fqinjët. Dhe një pavarësi e pakonsoliduar edhe në ditët më të mira të vetat. Mjafton të kujtojmë thënien e Nikolla Pashiqit kryeministrit të atëhershëm Jugosllav mbas ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha për moscoptimin e shtetit të brishtë shqiptar; “…ne do ta pranojmë një shtet shqiptar (siç e vendosën fuqitë e mëdha-shën.im), por gjithmonë të dobët ekonomikisht e përherë të ngatërruar mes vedi…”

Mjafton të lexosh informacionet e ish/konsullit jugosllav Ballukxhiq në Janinë që kishte në ngarkim pavarësinë qemaliste mbas 1912-s, informacionet agjenturore që “konsulli” i dërgon pandërprerje Pashiqit, lidhur me agjenturën që kishte ndërtuar për ta mbajtur nën rrethim e kontroll të plotë qeverinë e I. Qemalit, duke e shkatërruar atë së brendshmi. Mjafton gjithashtu, t’u hedhësh njé sy dokumenteve të shërbimit inteligjent që ndërtoi Zogu-ministër i Brendshëm mé 1921 e më vonë, sesi dhe sa punonin agjentuarat greke, turke e jugosllave kundër shtetit (jashtë kontrollit) të shqiptarve. (Me emra konkretë shqiptarësh që punonin kundër Shqipërisë).

Pashiqi vdiq më 1926. Më 1928 u krijua celula e parë komuniste në Korçë. Pas saj kërpudhat e tjera Vlorë, Shkodër, grupet komuniste, dhe më 8 nëntor 1941 kërpudha e madhe që shkatërroi Shqipërinë deri më 1992.

Në librin “Enigmat e 2 korrikut”, ish-drejtori i Policisë së fundviteve ‘90-të, Dilaver Bengasi ka cituar një replikë në parlamentin e Serbisë, Jugosllavisë së asaj kohe, sipas të cilit shteti serb kishte vënë në dispozicion 20 milionë dollarë për destabilizimin e Shqipërisë. Përgjigja nga administruesit e 20 milionëshit ishte se efektet e këtij “investimi” nuk do të ishin imediate. (20 milion dollarë në fillim të viteve ’90, ishte më i madh se gjendja e buxhetit të krejt shtetit shqiptar n’ato vite).

Kjo kërkesë është përsëritur edhe në vitet ’94-’95 nga parlamenti serb në adresë të sherbimit të jashtëm të Jugosllavisë së mbetur nga institucionet serbe; pse po vonohej destabilizimi i Shqipërisë. Që ka marrë gjithashtu përgjigje të ngjashme; se efektet e ketij “investimi” nuk do të vononin. Dhe vërtet nuk vonoi; sulmi i armatosur i “të punësuarve” dhe armatosurve të “Zonës së Parë Operative” (përkthyer shqip: enklava antishqiptare) ndaj depove të ushtrisë shqiptare.

1997-a. Armatosja kundër shtetit, i mirë apo i keq, siç ishte…, në fakt armatosja kundër Shqipërisë. Masakrat, shkretimi ekonomik, politik, financiar e sidomos moral i shqiptarve, ikjet masive.

1 milion dollarë apo euro në favor të agjenturave, a mercenarëve mediatikë për punë antishqiptarë, për ca copa deti nga qeveria shqiptare, është një fluskë më shumë mediatike dhe pak diplomatike. Mediat në liritë e tyre shesin e blejnë informacion, shesin e blejnë propagandë, shesin e blejnë heshtje apo çensura, “gosip” tani dhe foto, regjistrime telefonike dhe video informative, e do ta bëjnë këtë sa të jetë më e madhe liria e fjalës sesa shpifja penale diktatoriale. Një milion fqinjit tonë i ka kushtuar vetëm heshtja ose propaganda në favor të shitësit.

Shërbimi ynë “inteligjent” po qe se është i tillë, duhet të verifikojë sa ka marrë “shitësi” për copën e detit tonë.

2. Mjafton me hap pak sytë shoku shqiptar, i çfardo-feje, i çfardo-ideologjie, more po dhe etnie qofsh dhe fare pak me hollu mendjen e si në një dokumentar me regjisurë perfekte do të shfaqet epilogu pashiqist; “…një Shqipëri e dobët ekonomikisht dhe e ngatërruar mes vedi…” Kush e ka terrorizuar Shqipërinë nga viti 1941 deri më 1992? Kush e vuri në ligj vëllavrasjen e shqiptarëve ose “luftën e përgjakshme të klasave?” Kush e falimentoi Shqipërinë për gjysëm shekulli? Cili ishte ai që mbeti pa armë nga viti 1992-96 dhe sulmoi e shkatërroi ushtrinë shqiptare, me qëllim që të bënte dorëzimin e dytë të Kosovës pas vitit 1944 në duart e fqinjit? Kush e ka terrorizuar dhe qeverisur Shqipërinë, gjatë e mbas Luftës së Dytë Botërore deri më sot për 78-79 vjet, fiks 90 vjet nga këshilla e Pashiqit? Mercenarët, shoku shqiptar. Mercenarët. Jo gazetarët.

Ps/ Fotot janë të wordpres.com AL in Sweden.

Kategori
Uncategorized

Telefonatat me ‘Ramën e natës’, gazetari letër Shullazit: Ç’të premtoi pas largimit të Donald Lu, shumë zyrtarë të thërrasin ‘shef’ se ke pushtet.

Gazetari Basir Çollaku ka bërë një përmbledhje sa i takon lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, apo zyrtarë të tjetër pranë Partisë Socialiste me Emilajno Shullazin, një nga emrat e përfolur të krimit në Shqipëri, aktualisht i arrestuar për gjobëvënie dhe kanosje.

Ai i dërgon një letër të hapur Shullazit, të cilit i kujton lidhjet e ngushta me Ramën, ndërsa e cilëson si një person më të rëndësishëm se ai në raport me drejtësinë. “Politikanët thonë se kishit dhe keni pushtet në administratë, në Prokurori dhe në Gjyqësor”, shkruan Çollaku, i cili thekson se me njëri tjetrin nuk mungojnë edhe mesazhet, telefonatat dhe porositë.

Letra e plotë:

Leter Emiljano Shullazit..

Çte te thote vllai jot…eshte xhevapi i Rames kur shet…
I arrestuar ne pritje te denimit Shullazi. Mik dhe armik i pakujt dhe shumekujt, vartes dhe epror ne terrene te veshtira, telasheheqes dhe telasheprodhues per shume politikane rioshe dhe gerrnjare, biznesmene, zyrtare te sistemit, i shume akuzuar dhe akuzues, kontribues dhe kompromentues i drejtesise, deshmitar, ndeshkues dhe i ndeshkuar nga ligji..Ka mjaft te tjera gjetje ngjarjesh rreth teje, per te cilat flitet ne nje gjuhe me dhe pa alfabet.

Z Shullazi
Nese ju do te toleronit veten dhe flisni per ca pune te ngarkuar nga ju dhe te tjere pushtete ne kurrizin tuaj, duke nisur me police, prokurore, gjykates, drejtues administrate, deputete, ministra e Kryeministra, rendesia e fjales suaj arkivore, eshte me rendesi te madhe sa kapercen Kryeministrin dhe reformen ne drejtesi..Mbase dhe per fushata elektorale..


Jeni shumeakuzuar per miqesi te shtuar me ish-ministrin e brendshem Sajmir Tahiri dhe ne kohe te nenmbreterimit te tij te gjelbert, fort drejtore e zyrtare, pa lene menjane ministrin bindeshin mjaft porosive, per mjaft pune. Komisariati nr 2, banonte afer Komisariatit tend..Duhet te jete i gjate numri drejtoreve e zyrtareve që te thone shef, ndaj me shume gjase KM ka nje kepuce per dy kembe.

Politikanet thone se kishit dhe keni pushtet ne administrate, ne Prokurori dhe ne Gjyqsor..

Ketu dhe publikisht ka çaluar puna ne hetimin dhe procesin tuaj gjyqsor ku zgjatja e mosmarrja e vendimit gjyqsor, eshte nje gjeegjeze sa e thjeshte aq dhe zorshme per tu gjetur. Edhe gjate viteve te Tahirit por me teper me vone, thuhet politikisht, por dyshime enden kudo, se keni miqesi e bisedime te shpeshta dhe me te parin e vendit ne qeveri, me zotin Rama!!?!

Madje, ajo çfare shpesh thuhet, eshte se flisni ne telefon gjate me te. Mund te kene folur keqdashesit keshtu, po antenat kane kujtese me te mire. Po tu shkojme pas thashthemeve qarkullojne fjale plot, se Edi Rama te ka premtuar lehtesira deri ne lirim pas largimit te Ambasadorit amerikan Donald Lu.??!

Thone..!!

Kjo ngaqe Lu shpesh kerkonte te kunderten dhe Rama ngushtohej se mos humbte mbeshtetjen e tij me aq mund e djerse e zaifete te fituara.

Ai, Rama, nuk mban fjale, vetem nga frika po, kjo eshte e ditur, shet kedo dhe nese ke ndonje premtim prej tij, qaje, shkruaje ne akull, te ka perfshire ne listen e shitjes.

Jo te drejtesise, por te shitjes. Ndoshta te krijon ndonje shteg dhe ndeshkon rojtaret. Ndoshta..Por e kane mbuluar plot ngjarje dhe eshte trullosur fort. Keshtu me mire do ishte te dilje mbi Ramen dhe te thoje se shume e shume pune me fort jane te te Tahirit dhe te Rames se sa te tuat. Kjo ne raport me drejtesine te ben me te rendesishem se Rama sepse vendos perballe ligjit nje shkeles qe te kapercen ne sasi rastesh nga aferat e shemtuara. Ti e di qe Rama eshte frikacak, nese se ke hasur ne vitet e paqes e te lirise, apo mesuar nga bisedat e pretenduara dhe punet e mbaruara ndonjehere me te apo miq te tij, shiko çfare u ben te tijve pas arrestimve ku i shet si legena. Ky eshte ves i tij
Nese ai merr vesh se mund ti publikosh ndonje mesazh, apo disa te tilla, apo telefonatat, apo porosi here here, pas kesaj, ai nga sekelldia o do gaboje te te denoje shpejt, ose do ia hedh fajin dikuj tjeter e do te thote siç shpesh u thote te tijve kur i shet :

çte te thote vllai jot..Keshtu u thote dhe kur i ankohen per gjobevenie.!! Do e kesh degjuar tek uleriste para dida ditesh se llumi nga burgu kishte kanosur deputete e tij. Sigurisht do keni qeshur me te dhe mbase i keni keputur ndonje pershendetje shqeto maji..
Para se te mberrish te ky xhevapi i tij idiot, çte te thote vllai jot, nje dore deshmi rreth puneve te Rames, Sajes, Benit, Damianit, Gjushit, e plot ministra e qeveritare, bejne mjaft lehtesira, shume me teper se gjysemfjalia e KM, se pasi te ik Ai, Ambasadori punet do te marrin per mbare..

Keshtu me mire tia këthesh ti kusurin me çte thote vllai jot..Se “vellezerit” bejne per njeri-tjetrin..Me sa duket e ke kuptuar se prania e perfaqesuesve te Ambasades Amerikane ne sallen e gjyqit, eshte mesazh me fort per Ramen se sa per Shullazin.

Ata e dine se denimi per Shullazin eshte vendosur, por mbase duan te mesojne me teper per Ramen e nates..Po ju tregove kete, ata

mund te nderrojne denimin me Ramen..

Kategori
Uncategorized

Shoqja jone kampionia e Ballkanit‏.

Kudo ku e sheh dhe e takon ndjen nje dashuri dhe krenari te ligjshme per shoqen tone emigrante, ngritesen e flamurit tone kombetar me krenari dhe dashuri ne shume vende te botes.

Alma Thano Floqi eshtë N/Kryetare e Ambasadorëve të Paqes në Selanik dhe kryetare e gruas në Degën e PD Selanik, nje antare qysh nga krijimi i saj, nje kontributore e lëvizjeve dhe zhvillimeve demokratike.
Alma Thano ose <raketa fluturuese> kampionia ballkanike ne Turqi me 1983 me kohen 11,07 ne 100 metra. Ben pjese ne historine e atletikes sone se pa perseritshme se bashku me Pavlina Evron, Ajet Tosken, Donika Hanxharen dhe Anila Mekshin.

Vete Alma ne ate kampionat mori 4 medalje te arta duke ngritur disa here me krenari flamurin kombetar ne kete kampionat Ballkanik duke mposhtur shume ish kampione te tjera Ballkanike..
Alma kjo vajze e brishte qe askujt prej te huajve nuk ja mbushi mendjen kur doli ne gare tregon presidenti i federates  Ajet Toska. Me vrullin dhe krenarine e saj, e rrethuar me dashurine e te gjitheve.  Ngriti per here te pare flamurin tone kombetar ne mes shume e shume flamujve te shteteve te tjera pjesmarrese ne kete kampionat.
Kjo ishte hera e pare qe ekipi jone kombetar arrinti kete rekord ballkanik,i cili vaxhdon te ruhet ende i pa thyer.
.Por Alma para dhe mbas thyerjes se ketij rekordi,ka thyer dhe 20 rekorde ne Shqiperi qe nga moshat e reja deri tek te rriturat.

Pervec garave 100 metro eshte konkuruese dhe ne garat e tjera, si Kercim se gjati, garat 100 m, 200 m, 300 m, me pengesa ne te cilat eshte dalluar dhe eshte nderuar me medalje.
Por ne familje nuk ishte vetem Alma pjese e sportit Shqiptar. Bashkshorti i saj Maqo Floqi, ishte nje nga mes fushoret me te mire te ekipit te Skenderbeut te korces,dhe disa here 
i ekipit tone kombetar.Nje nga futbollistet qe beri emer duke fituar dashurine dhe duartrokitjet e pa nderprera te te tifozeve dhe shikuesve Shqiptare.Dhe vajza e saj sot eshte nje atlete e mrekullushme.
Ne vitin 91 si shume bashkatdhetare te saj dhe Alma me familjen e saj emigroj ne Greqi, ku qendron prej 18 vjetesh.
Pak ka ndryshuar nga ajo raketa fluturuese per te cilen tifozet korcare ngriten dhe nje kenge,duke treguar krenarine e tyre per kete vajze Korce. E sheh ne rruge  në krah të Profesorit të nderuar Vasilis Tulikas “Përfaqsuesin e Ambasadorëve të Paqes në Greqi”, duke biseduar apo ndimuar bashkatdhetaret e saj emigrantë ashtu te qeshur,si nje nene dhe moter e dhemshur,si nje njeri me zemer te madhe,ashtu sic ka qene gjithmone,e paster ne shpirt.

Krenare per vendin e saj,te kaluaren e saj,miqte dhe shoket  e saj.
Alma Thano ky emer i dashur jo vetem per shoket dhe miqte e saj por dhe per emigrantet eshte i njohur jo vetem ne Shqiperi por dhe ketu ne qytetin disa milionesh ne  Selanik.

Federata Boterore e Paqes me qender prane OKBse ku aderojne personalitete boterore te fushave te ndryshme. Ta nderoje ne nje aktivitet madheshtor ne Shtator 2006. Ne Cetine te Malit te Zi me cmimin  e  madh AMBASADORE E PAQES.


Rruga ime thote Alma ishte dhe eshte e veshtire,por jo e pa arritshme. Te jesh nje Ambasadore e Paqes. Te jetosh me hallet dhe problemet e vellezerve dhe motrave te mij emigrante dhe te jesh pjese e zgjidhjes se tyre, kjo nuk eshte lodhje eshte kenaqsi, dhe detyrim qe i kam vene vetes.

Kategori
Uncategorized

Me Voltanen mos!

Nga Albina Deda Gjoci.

Aspak per arsye miqesore e feministe por shqeto per aresye idealiste po leshoj kete apel per kedo qe pa aresye apo me aresye qe burojne nga interesa meskine po rrjeshtohet ne armaten paramilitare te Edi Rames dhe shpures se tij kriminele kunder kryetares se Bashkise Shkoder znj.Voltana Ademi.

Ju kujtoj atyre qe kane bashkuar zerin me korin e korbave per te okupuar me “Rilindje’keshtjellen e pa pushtuar te Demokracise

se ne kete beteje jo vetem do humbisni por dhe do vetdekonspiroheni ne qellimet tuaja.

Po ashtu ju rikujtoj se afro 4 vite me pare kur Shullazi e shullazeria dominonte vendin,frikesonte politiken e deri gjygjtareve e prokuroreve ju kallte friken ishte Voltana qe guxoi te denoncoje!

Se Voltana dhe emrin e ka me domethenje.

Volt-ana.

Ka shume energji qe pa droje djeg meskinet burokrate qe per pazare harrojne idealet.

Ndaj si demokrate leshoj thirrjen sos:

Me Voltanen mos..!

Albina Deda Gjoci

Kategori
Uncategorized

Beogradi ka varur ne qafe te argateve te tij ne Prishtine flamurin e serbomadhise!

Sali Berisha për Express: Thaçi e ka në qafë kumonën e Beogradit

Hashim Thaçi i ka tërhequr fjalët e rënda që i kishte thënë në muajin gusht pasi Sali Berisha e kishte kundërshtuar ashpër çështjen e ndryshimit të kufijve.

Thaçi po e mohon kategorikisht se Berishës i ka thënë “strehues i Bin Ladenit”, “i dëbuar politik” e “furnizues me naftë i makinerisë së Millosheviqit”, duke thënë se këto janë shpifje.

Por, Berisha nuk është zmbrapsur. Ai, në një përgjigje për Gazetën Express, duke aluduar në Thaçin, ka thënë se Beogradi ua ka vënë kumonat në qafë argatëve në Prishtinë në përpjekje për ta krijuar Serbinë e Madhe.

Thaçi e Berisha kishin zhvilluar polemika të ashpra nëpër rrjete sociale e studio televizive pa u ballafaquar ballë për ballë me njëri-tjetrin. Berisha i kishte pritur në zyrën e tij liderët e Luginës së Preshevës, duke e kundërshtuar fort lëvizjen e kufijve si një zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë duke thënë se një ide e tillë është ide serbe.

Kjo kishte nxitur reagimin e Thaçit kundër Berishës, me të cilin viteve të fundit kishte kultivuar raporte shumë të mira.

“Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike. Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës”, kishte shkruar Thaçi.

Por, tani presidenti i Kosovës në mënyrë amatoreske po e mohon që ky postim ka pasur të bëjë me Sali Berishën për faktin që aty nuk është përmendur emri i tij.

Ai me gjasë e ka dëshiruar me çdo kusht paqen me Sali Berishën, i cili pas deklaratave të Thaçit nisi një luftë frontale, duke thënë se presidenti i Kosovës me idenë e ndryshimit të kufijve, ndër të tjera është bërë argat i Beogradit.

Duke e komentuar për Express paqen e shpallur nga Thaçi, Berisha nuk ka dhënë asnjë shenjë tërheqjeje.

Ai ka thënë se qëndrimet e tij janë denoncime ndaj projektit të Serbisë së Madhe, që ka për qëllim ta zhbëjë pavarësinë e Kosovës.

“Ideja e ndarjes, copëtimit, shkëmbimit të territoreve apo quaje si të duash, korrigjimit të kufijve është ide e Beogradit, e servirur publikisht dhe jopubliksht, me dhjetëra e dhjetëra herë, që nga fillimi i viteve ’90 dhe gjer në vizitën e fundit të Aleksandër Vuçiqit në Gazivodë, Liposaviq, veri të Mitrovicës”, ka thënë ish-presidenti shqiptar.

Berisha nuk ka dhënë asnjë shenjë zmbrapsjeje. Ai ka thënë se Thaçi po e mban kumonën e Beogradit në qafë.

“Unë e kam kundërshtuar dhe e kundërshtoj këtë ide si antishqiptare, pavarësisht se tani Beogradi kumboret e saja ua ka varë në qafë, flamurin e saj ua ka besuar kësaj radhe argatëve të tij albanofobë në Prishtinë. Këta të fundit në dhunim flagrant të Kushtetutës së Kosovës, pa asnjë mandat kushtetues servirin, tregtojnë për llogari të serbomadhisë këtë ide si origjinale të tyre”, ka thënë Berisha.

Berisha ka refuzuar të përgjigjet direkt rreth tërheqjes së Thaçit nga beteja, duke thënë se nuk ka asgjë personale me askënd.

“Ne rast se ndiqni kronologjinë e reagimeve të mia lidhur me ndarjen, shkëmbimin apo korrigjimin e kufijve të Republikës së Kosovës, ju do të gjeni se ato nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me fjalë të rënda, sulme personale të ndokujt ndaj meje as dhe nuk janë polemike me ndokënd”, ka thënë ai.

“Qëndrimet e mia janë denoncime të hapëta, të prera, të projektit të Serbisë së Madhe dhe zhbërjes së Republikës së Kosovës, integritetit të saj territorial, sovranitetit në të gjithë territorin e saj, zhbërjes së pavarësisë, Kushtetutës, njohjeve, dhe dokumenteve ndërkombëtare mbi bazën e të cilave qëndron Kosova shtet i lirë i pavarur”, ka shtuar Berisha.

Ish-kreu i shtetit shqiptar nuk ka kursyer fjalët e mira për skenën politike, e cila po u reziston përpjekjeve të Thaçit për ndryshim kufijsh.

“Me këtë rast përshëndes forcat politike të Kosovës për qëndrimin e tyre ndaj kësaj ideje tejet të rrezikshme në radhë të parë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Duke dalë përsëri te pyetja e juaj, mendoj se Beogradi për momentin i përballur me qëndrimin e prerë të forcave politike të Kosovës dhe të komunitetit ndërkombëtar kundër kësaj ideje mund të bëjë një tërheqje, por do t’i duhen dekada dhe ndoshta nuk do të ndahet ndonjëherë prej saj”, ka theksuar Berisha.

https://www.gazetaexpress.com/lajme/sali-berisha-per-express-thaci-e-ka-ne-qafe-kumonen-e-beogradit-587736/

Kategori
Uncategorized

Vetingu, si ‘sitë’ morale dhe profesionale për gazetarët.

Nëse do të realizohet VETINGU shumë gazetarë nuk do ta kalojnë pragun e ndershmerisë morale dhe profesionale, fatkeqësisht.

Nga Arben Vata–Suedi.

Nëse është i vërtetë lajmi se një numër gazetarësh dhe persona të tjerë publikë kanë përfituar nga një fond special grek, ky është një skandal që nuk mund të kalohet sipas parimit “skandali ri bën të harrojmë të vjetrin”. Ndoshta ky rast duhet të çojë në një VETING edhe për njerëzit e medias. Nëse ndodh që të kontrollohen pasuritë e tyre, privilegjet etj, do të shihni se shumë pak prej tyre do të mund të justifikojnë gjithcka ata kanë siguruar nëpërmjet medias. Një hetim i pavarur do të nxirrte nëse këto parà janë “të pastra” apo vijnë si pasojë e shërbimeve ndaj politikës, biznesit, krimit apo edhe qarqeve anti shqiptare.

Në fakt, “përfolje” të tilla nuk janë një një e re në tregun mediatik. Kohë pas kohe, opinioni publik dhe ai mediatik ka vluar këto 25 vitet e fundit nga “thashetheme” me protagonistë gazetarë apo njerëz të medias, të cilët e kanë kthyer profesionin apo tribunën mediatike në një mjet të pa moralshëm të përfitimit të të ardhurave financiare apo të tjera përfitime.

Kjo histori ka nisur qysh në kohën kur disa media ushqeheshin me fonde dhe lidhje të dyshimta me ambasadat e huaja (1992-1997); vazhdon me kohën e Piramidave financiare (1994-1997) që ushqenin media e gazetarë që nxisnin njerëzit të fusnin kursimet aty. Më pas kemi qeveritë që njëra pas tjetrës qerasnin gazetarë e pronarë me fonde publike, tendera etj.

Nëse do të realizohet VETINGU shumë gazetarë nuk do ta kalojnë pragun e ndershmerisë morale dhe profesionale, fatkeqësisht.

Kategori
Uncategorized

Ka prova për arrestimin e menjëhershëm të Taulant Ballës, dekada burg për Tahirin, Dakon, Gjiknurin e Sejdinin.

Sot Vangjush Dako duhet të ishte në arrest.

Sot Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini duhet të kishin një pretencë me dekada burg.

Sot Fatmir Xhafaj do të ishte jashtë politikës”, u shpreh Basha.

Nga Lulzim Basha.

Prokuroria ka fakte dhe prova të mjaftueshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Për të kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin me shokë.

Por e kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës dhe nga krimi, prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror. Po mbron lidhjet e Taulant Ballës me bandat e krimit të organizuar, lidhjet e Vangjush Dakos me bandat e krimit të organizuar me bandat e krimit të organizuar, si sekret shtetëror.

Nëse prokuroria do të vepronte mbi përgjimet zyrtare, faktet dhe provat që disponon, sot Taulant Balla duhet të ishte në arrest.

Sot Vangjush Dako duhet të ishte në arrest.

Sot Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Taulant Balla, Qazim Sejdini duhet të kishin një pretencë me dekada burg.

Sot Fatmir Xhafaj do të ishte jashtë politikës”, u shpreh Basha.

Kategori
Uncategorized

Pinjollët … 

Pinjollët ...

Nga SYRI.net   

Sa po të lexohet ky titull do të shtrohet pyetja: Po ç’merreni me pinjollët kur populli është i varfër, i papunë dhe pa bukë…? Merruni me diçka tjetër se populli s’ju kupton dhe nuk e çan kokën për pinjollët..

Përgjigja është e thjeshtë:

Populli është i varfër dhe i papunë se në pushtet janë rikthyer pinjollët, e njëlloj si baballarët e tyre e quajnë Shqipërinë pronën e tyre dhe shqiptarët skllevërit e tyre, por ndryshe nga baballarët e tyre po kontrollojnë gjithçka që të pasurohen të bëjnë çdo gjë pronë të tyre.

Dikush tjetër bën pyetjen: ne na mbyti droga, për çfarë na duhet të merremi me pinjollët?

Përgjigja është e njëjtë: kultivimin e kanabisit, trafiqet e drogës, trafikantët kontrollohen e menaxhohen nga Pinjollët që gëzojnë fitimet e majme nga këto aktivitete…

E kështu më radhë marrin përgjigje të gjithë pyetjet e thjeshta të qytetarëve të varfër që janë kthyer në skllevër të Pinjollëve dhe të cilëve media e Pinjollëve tenton t’ju shpërlajë trurin…

Sepse:

Pinjollët janë ministra, deputetë, drejtorë të rëndësishëm,

Pinjollët kontrollojnë politikanë e jashtme, janë emëruar ambasadorë e konsuj dhe janë emëruar përfaqësues të vendit në institucionet ndërkombëtare

Pinjollët kontrollojnë arsimin, universitetet, shkollat publike e private, janë bërë rektorë apo dekanë, dhe janë pajisur me titujt profesorë e doktorë,

Pinjollët kontrollojnë sistemin shëndetësor, janë drejtorë të spitaleve publike e private….

Pinjollët kontrollojnë institucionet ku trajtohen pronat dhe hipotekat…

Pinjollët kontrollojnë doganat dhe tatimet…

Pinjollët kontrollojnë spitalet dhe universitetet

Pinjollët kontrollojnë bizneset e mëdha…janë oligarkë, biznesmenë të ndërtimeve, koncesioneve…

Pinjollët kontrollojnë mediat kryesore dhe së fundmi janë futur duan të kontrollojnë edhe rrjetet sociale

Pinjollët kontrollojnë shoqërinë civile….

Pinjollët kontrollojnë drejtësinë…

Pinjollët kontrollojnë dhe drejtojnë bixhozin dhe bizneset e qejfit…

Pinjollët kontrollojnë e drejtojnë korrupsionin, trafiqet dhe pastrimin e parave…

Pinjollët janë të lidhur ngushtë e bashkëpunojnë me kriminelët, trafikantët dhe klanet mafioze…

Pinjollët kontrollojnë zgjedhjet….

Pinjollët mashtrojnë dhe komprometojnë zyrtarët e lartë ndërkombëtarë

Thënë më shkurt e thjeshtë: Pinjollët kontrollojnë jetën e qytetarëve të thjeshtë në çdo aspekt, në çdo sektor, në çdo moment, duke i kthyer ata në skllevër, në shërbëtorë, në argatë, dhe së fundmi në emigrantë…

Dhe e gjitha kjo vjen se qytetarët kanë vendosur të kenë për Kryeministër një PINJOLL….

Kategori
Uncategorized

FALEMINDERIT TRUMP DHE MERKEL!

Nga Dritan Kaba/

FALEMINDERIT TRUMP DHE MERKEL!

Aksioni i DEA dhe Policise gjermane po prangosin ushtaret e Rilindjes. Po mbeshtetesit politike te ketyre bandave a do arrestohen?

Terrorizuesit e votes se lire po vihen nen pranga!

Faleminderit SHBA dhe Presidenti Trump, qe i ka shpallur lufte trafikanteve te droges kudo ne glob.

Faleminderit, Qeverise se RFGJ, qe e mesuar nga deshtimi me rastin “Xibraka”, kesaj rradhe nuk i ka lene asnje hetim ne dore PPP te Rilindjes.

Koha e inspiruesve dhe mbeshtetesve politike te krimit te organizuar po vjen.

Tik tak, tik tak, tik tak.

Kategori
Uncategorized

Çfarë drejtësie do bësh o prokurori e mallkuar?

I qahet dhe kërkon ndihmë e shkreta grua.

Po kuj i qahet dhe kërkon ndihmë, atij që sot eshtë një me trafikun dhe krimin e organizuar!?

E vrane kriminelet e dinin qe ishte i semure me zemer e vrane per 130 mij leke te vjera ai nuk eshte me.

Kriminelet jane te lire i mbrojti paraja.

dy vrasje brenda vitit beri jurgen kurti por eshte i lire cfare drejtesie do besh o prokurori e mallkur

Kryemistrit Edi Rama si njeri i pushtetshëm kerkoj nje drejtesi qe nuk e gjeta kurre prokuret gjygjtaret moren para te pa pare nga kriminele jurgen kurti dhe vjerri kostandin ekonomi jane te lire me vrane burrin drejtesi dua.

E vrane kriminelet e dinin qe ishte i semure me zemer e vrane per 130 mij leke te vjera ai nuk eshte me.

Kriminelet jane te lire i mbrojti paraja.

dy vrasje brenda vitit beri jurgen kurti por eshte i lire cfare drejtesie do besh o prokurori e mallkur

Kategori
Uncategorized

Dom Alfons Tracki, prifti gjerman që u vrà nga komunistët më 1946.

Nga Gjovalin Lazri.

Dom Alfons Tracki, prifti gjerman që u vrà nga komunistët më 1946

Me 18 korrik 1946, që pa u gdhirë, në orën 5 të mëngjesit, u dëgjuan britmat e forta të automatikut, që në atë periudhë ishin bërë për ne sinjali i zhdukjes së njerëzve të pafajshëm, sinjale të shpeshta që kishin filluar kohët e fundit të na zgjonin me ndjenjën e tmerrit, por dhe me atë të dhimbjes. Ashtu me një frymë dolëm nga shtëpitë tona për në pikën e takimit me shokë duke vrapuar drejt varrezave katolike, pranë zallit të lumit Kir…

nga Gjovalin Lazri

Në një shkrim të kohës mësojmë se forcat e shpëtimit kombëtar, që jetonin ende në male, i afruan atij të gjitha mundësit e shpëtimit, por ai nuk pranoi të largohet, duke u thënë: “Nuk kam arsye për t’u larguar.

Jam krejt jashtë politikës, dhe më e rëndësishmja është që në këto momente kam një mision fetar tepër të lartë që dua ta kryej me përkushtimin ma të madh. Ky njeri që kam pranë është një nga njerëzit e mi më të dashur. Siç e shikoni, ai akoma s’e ka lëshuar frymën e fundit. Kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta braktis. Pastaj kam dhe arsye të tjera edhe më të mëdha.

Dijeni se unë jam edhe shqiptar. Këtu nuk kam ardhur si politikan, nuk jam as ushtar, as pushtues, por jam meshtar, dhe po të jetë se duhet të vdes, dua të vdes si meshtar”. Dhe, ashtu i rrethuar, vazhdoi deri në fund punën e tij me të plagosurin duke i bërë shërbimet dhe nderimet e fundit ashtu si i lyp besimi katolik. Me një qetësi të admirueshme dhe deri në fund krenar, nuk ngurroi t’i drejtohej ushtarakëve të sigurimit të shtetit duke u thënë ballë për ballë: “Eni e më merrni, këtu jam, nuk keni përse të organizoheni për kapjen time, siç e shikoni jam dhe i paarmatosur”.

Në mënyrën më të egër e me natyrën e tyre të rebeluar, e tërhoqën zvarrë drejt burgjeve të tmerrshme, ku për gjashtë muaj e pritën torturat më çnjerëzore që mund t’i bëhen një njeriu. Pas gjashtë muajve, në kinema “Rozafat” të qytetit të Shkodrës vendosën t’i bëjnë gjyqin.

Një gjyq sa për ta turpëruar, diskredituar e për t’i komunikuar dënimin me vdekje, sepse pastërtia e figurës morale e politike e këtij prifti shembullor, s’kishte të bënte fare me ngjyrat e politikës komuniste apo të tradhtisë, siç e sajoi sistemi komunist. Në gjyq mbajti një qëndrim burrëror. Në mënyrën më solemne, duke ua përsëritur në sy komunistëve fjalët që ua kishte thënë para gjashtë muajve në momentin e arrestimit, ai shtoi edhe këto:

“Unë vërtetë jam gjerman, por Shqipërinë e kam Atdheun tim të dytë. Kam ardhur në Shqipëri si meshtar, kam vepruar si meshtar, e dua të vdes si meshtar. Si një qytetar i ndershëm e kam deklaruar dhe e deklaroj përsëri karakterin nazist të kësaj lufte të padrejtë, edhe duke mos qenë kurrë politikan”.

Megjithatë, xhelatët e kishin fiksuar dhe regjistruar me kohë dënimin e tij. Kur gjykatësi i dha dënimin me vdekje, me pushkatim, sipas një zakoni formal të asaj kohe, do t’i kërkonte dëshirën e tij të fundit. Dom Alfonsi me një ndjenjë të thellë shpirtërore përgjigjet:

“Kërkesa ime e fundit është që të m’i lejoni fëmijët e mi të dalin nesër në rrugë, që t’i shikoj për herë të fundit”.

Për çudi ky premtim u mbajt. Por doli më vonë se edhe ky premtim e kishte hilen mbrapa. Ishte mundësia e përgjimit dhe e pëshpëritjeve të njerëzve të ligj, se kush do të dilte në atë takim, por falë asaj që ne ishim të vegjël, gjithçka kaloi pa rrezik. Të nesërmen e asaj dite, në kohën që do bëhej seanca e fundit, gjatë rrugës për në gjyq, me bekimin e prindërve tanë dolëm në vendin e caktuar, para “Kafes së Madhe”, ku do t’u përshëndetnim për herë të fundit me Mësuesin tonë të paharruar. Ishte vërtetë një takim emocional. Shikimi i parë në ato momente të shkurtra në sytë e të dy palëve kishte brenda një domethënie shumë të madhe, kishte brenda një mal me mbresa e kujtime nga më të bukurat, por mbi të gjitha kishte mallin, dhimbjen, e dëshirën për të folur, kënaqësinë për t’u përqafuar, por që të gjitha u shkrinë brenda pak sekondash duke na lënë ashtu të ngrirë dhe të hutuar pa qenë në gjendje ta hapnim gojën, qoftë edhe për një fjalë të vetme. Një shtangie të tillë njeriu vërtetë rrallë e provon në jetë.

Ashtu me sy të përlotur e kaluam edhe këtë moment të vështirë, por të paharrueshëm, kur po ndaheshim përfundimisht nga njeriu më i dashur që kishim fituar në jetë. Një ditë më vonë, me 18 korrik 1946, që pa u gdhirë, në orën 5 të mëngjesit, u dëgjuan britmat e forta të automatikut, që në atë periudhë ishin bërë për ne sinjali i zhdukjes së njerëzve të pafajshëm, sinjale të shpeshta që kishin filluar kohët e fundit të na zgjonin me ndjenjën e tmerrit, por dhe me atë të dhimbjes. Ashtu me një frymë dolëm nga shtëpitë tona për në pikën e takimit me shokë duke vrapuar drejt varrezave katolike, pranë zallit të lumit Kir (në atë kohë lejohej pamja e të pushkatuarve). Një pamje e llahtarshme. Katër burra, katër atdhetarë, katër të pafajshëm, katër shpirtra që akoma janë në kërkim të mirënjohjes njerëzore: Dom Alfons Tracki, Kol Ashiku, Nikoll Preng Dodaj, dhe Kel Abati, janë tani pa jetë. Pamje më të dhimbshme nuk mund të shikonte njeriu. Prifti ynë edhe vdekjen e kishte zgjedhur në mënyrë të atillë që të ishte sa ma afër botës së tij shpirtërore, në krahët e Zotit, ashtu i gjunjëzuar në lutjet e fundit, me duar të puthitura ku kishte shtrënguar uratat, me ballë të çarë nga plumbat, nga kullonte akoma gjak, një skenë rrenqethëse kjo që u filmua në memorien dhe në shpirtin tonë për të mos u çregjistruar kurrë më. Në heshtje varri, ashtu të mpirë, qëndruam për disa minuta dhe lotët na rridhnin çurg në fytyrë. Ashtu të topitur siç ishim, sytë na u kryqëzuan me një fytyrë të zbehtë dhe të panjohur, nga i cili doli një zë i këputur sikur të dilte nga fundi i dheut, një zë i mekur por që mbante brenda një dhimbje të madhe. Njeriu si hije në mes të asaj heshtje, me një emocion të thellë, befas lëshoi bekimin:

“Dritë ju baftë shpirti, pushofshi në paqe”.

Të këputur e të vrarë shpirtërisht, me një botë të brendshme të rënduar sa më s’bëhet, u kthyem për në shtëpitë tona. Për një kohë të gjatë e jetuam mendërisht dhe shpirtërisht këtë humbje sa të dhimbshme aq edhe të pa drejtë, humbjen e këtij njeriu të rrallë, i cili gjatë gjithë jetës mendoi dhe veproi vetëm për të bërë mirë. Nga shkrimet e mëvonshme, si dhe nga njerëz që kanë dëshmuar këtë akt makabër, do të kemi të regjistruara fjalët e fundit të Dom Alfonsit:

“Rroftë Krishti Mbret” , dhe “Fali o Zot se nuk dijnë çfarë bajnë” .

Sigurisht që atë ditë nuk mund ta bënim asgjë, por pas disa ditësh me një grup shokësh, me mundësitë që kishim, mblodhëm një tufë lule e ashtu pa ra në sy, i vumë në atë vend ku menduam se preheshin eshtrat e Dom Alfonsit, por koha tregoi se ato eshtra kishin humbur përgjithnjë, për të mos u gjetur më kurrë. Rrjedha e lumit Kir i kishte përcjellur përgjatë fshatrave Bardhej e Rrencë së bashku me shumë fatkeq të tjerë, duke shpërndarë kudo tmerrin e krimit, por edhe ndjenjën e dhimbjes dhe të pafajësisë njerëzore. P.S. A duhet vepruar sa nuk është vonë, që një nga institucionet kulturore lokale të mbajë emrin e këtij personaliteti të shquar?

Kategori
Uncategorized

Taulant Balla i përfshirë dhe në trafikun e prostitucionit të femrave moldave 

Të tjera dëshmi dalin në dritë nga e kaluara e Taulant Ballës, kryetarit të Grupit parlamentar të PS-së.

Dëshmive dhe akuzave të hershme për përdhunim, për lidhje me elementë kriminale, pengim të drejtësisë, i është shtuar edhe ajo e trafikut të prostitucionit.

Kjo e fundit, e lidhur me kohën kur Balla kryente studimet në Rumani dhe bënte garanci për trafikimin e femrave moldave.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar shënimin e mëposhtëm, duke iu referuar mesazhit të një qytetari.

‘Burime diplomatike, – shkruan Berisha, –  kanë informuar në momentin e marrjes se Taulant Begos/Yaris etj etj, këshilltar në Kryeministri për marrëdhëniet me trafikantët, se ai është ndaluar nga Polici të vendeve të tjera fqinje për trafik të skllevërve të seksit. Kurse qytetari dixhital denoncon përdorimin e ambasadës së Shqipërisë për procedura lehtësuese për trafikimin e vajzave moldave gjatë viteve që ka studiuar në Rumani.

Lexoni mesazhin e tij!’

Përshëndetje doktor Berisha, të uroj shëndet!

Jam një qytetar i thjeshtë,  kam familjen në Rumani, Bukuresht, dhe kam pasur të bëj me Ambasadën Shqiptare në Rumani për dokumente të ndryshme.

Ndërkaq, një punonjëse e Ambasadës më ka treguar se Taulant Balla ka bërë një shumë të konsiderueshme garancish për femra moldave në Ambasadën Shqiptare në Rumani gjatë kohës kur ai ka qënë student në Iasi, qytet në Rumaninë verilindore, saqë edhe vet ish-ambasadori ka ngelur i çuditur nga kjo gjë.

Bëhet fjalë në vitet kur Taulant Balla ka qënë në universitet në Iasi, në 1994. Respekte doktor Berisha, je gjigand!”

Kategori
Uncategorized

Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen…

Nga Artur ZHEJI

Nuk është humanizëm, por thjesht një shërbim servil për të siguruar mbështetje ndërkombëtare dhe para.
Një akt i çmendur, cinik dhe me pasoja të frikshme për një vend të vogël si Shqipëria, që nuk mundet të shërbejë 600.000 refugjatë lufte të një kombi të huaj, me kohëzgjatje të përjetshme.
Në Shqipëri sot që flasim, banojnë realisht, jo më shumë se 2,5 milionë shqiptarë. Asnjë vend në botë nuk mund të strehojë në kushte normale, aq refugjatë, sa 25% e numrit të vet të popullsisë autoktone.
I dëshpëruar për mbështetje ndërkombëtare me çdo kusht, kryeministri dhe qeveria e tij, janë gati të bëjnë gjithshka, që të tjerët refuzojnë ta bëjnë, në emër të interesit të tyre kombëtar.
Dhe ky është pikërisht rasti.
Tani kuptohet sepse qeveria e Malit të Zi, me sa duket, e informuar me kohë, ka vendosur të ndërtojë një klon me tela me gjëmba, në kufirin shtetëror me Shqipërinë dhe ata qenka në të drejtën e tyre për këtë.
Emergjenca siriane duhet zgjidhur dhe palët që janë gjeopolitikisht të interesuar për këtë zgjidhje, mund të bëjnë trysninë e tyre për këtë, porse të marrësh përsipër një gjë të tillë, është një atentat i mirëfilltë antikombëtar.
Aq më tëpër në një vend të dëshpëruar nga varfëria dhe pasiguria që kërkon në ndërkohë, shpëtimin e vet, pikërisht në largimin nga Shqipëria. Vetëm kërkesat për emigrim në Usa, janë 500.000 individë, pa llogaritur familjarët.
Skema duket e qartë.
Zbrazja e Shqipërisë nga hallexhinjtë shqiptarë që grricin nervat me hallet e tyre dhe hapja e dyerve për një biznes të ri: sistemimi i 600.000 hallexhinjve pa atdhe, një treg i majmë dhe një fuqi puntore edhe më e nënshtruar se ajo vendase, shqiptare.
Dhe nga ana tjetër, nje retorikë e gatshme humanitare, ca medalje, ca financime ndërkombëtare, që mund të grabiten në terren me lehtësi dhe dhjetëra e mijëra skllevër pa asnjë të drejtë, në llagëmet e punës së zezë dhe e shfrytëzimit njerëzor pa kufi.
Një skenar i përbinshëm.
Dhe opozita rri e vështron dhe Partia Socialiste rri kurrizkrusur dhe aventurat në Shqipëri, ndjekin njera tjetrën, nën arrogantin kryeministër.
Ky lloj lajmi dhe kjo bëmë, nuk bën tjetër veçse nxit edhe më shqiptarët për tu larguar, ndalon rikthimin e tyre dhe krijon një demografi të re.
Përfytyroni pas pak vitesh edhe të drejtën për të votuar, që sirianët mund të fitojnë sëbashku me nënshtetësinë shqiptare.
Ata do te jën befas, pakica etnike më dërmuese në Shqipëri, me partitë dhe deputetët e tyre.

Kategori
Uncategorized

Remzi Selimi nga Shkupi, u dënua 3 herë në Shqipëri, bëri mbi 33 vjet burg komunist

Remzi Selimi nga Shkupi, u dënua 3 herë në Shqipëri, bëri mbi 33 vjet burg komunist

Nga Kastriot Dervishi

Lindur në Shkup në vitin 1933, i përmenduri është një prej rekordeve të zeza të regjimit komunist në trajtimin mizor që i bëri shqiptarëve që banonin në trojet shqiptare në Jugosllavi. Remziu u dënua tre herë. Erdhi në Shqipëri djali i ri 20 vjeçar dhe iku prej saj plak në moshën 58 vjeçare. Bëri 33 vjet e 2 muaj burgim.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1953-1964: 11 vjet, 4 muaj, 15 ditë

1967-1972: 4 vjet, 10 muaj, 9 ditë

1974-1991: 16 vjet, 11 muaj, 4 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 20 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 68 vjeç

Dënimi i parë

Remziu ishte me profesionin kasap. Kishte veçse dy klasë fillore. Me një formim të tillë e me moshë të re nuk mund të jesh i përshtatshëm për misione agjenturore sikurse e përfytyronin atë regjimi komunist i Shqipërisë dhe oficerët e Sigurimit.

Remziu dashuronte një vajzë, por familja e tij nuk e pranonte atë si nuse. Në këto kushte ka shkruar ushtar në Zagreb. Ishte nisur për të çuar postën ushtarake në Podgoricë kur merr vesh se dy shokët e tij ushtarë shqiptarë që do arratiseshin ishin arrestuar.

Në këto kushte, i ndodhur në Podgoricë arratiset për në Shqipëri. Më 22.7.1953 kalon kufirin dhe nga Shkodra e sjellin në Shijak ku mbaheshin emigrantët kosovarë. Në pyetësinë e parë, zhvilluar 4 ditë pas mbërritjes, Selimi tregon se kryente shërbimin e detyrueshëm në Zagreb dhe se nuk i njihte oficerët e UDB-së.

Torturohet për 15 ditë në mënyrë që të pranonte ato që i kërkonte Sigurimi.

Në raportin e datës 1.9.1953 komandanti i Repartit nr.2001 Zoi Themeli thotë se do ishte e vlefshme ta dërgonin si agjent në Jugosllavi, por në rast se kjo nuk bëhej, atëherë të burgosej e të dënohej si agjent.

Në këto kushte, duket që jeta e të riut ishte shkatërruar tashmë. Refuzimin për t’u bërë agjent ai do ta paguajë me burgosje të gjatë, nën akuzën për “spiunazh”.

Arrestohet më 12.10.1953. Gjykata Ushtarake e Tiranës, me vendimin nr.197, datë 19.12.1953, e deklaroi fajtor për spiunazh dhe e dënoi aq sa kërkoi prokurori, me 12 vjet burgim.

Gjykata shprehej se e dënonte me pak burgim nisur nga mosha dhe nga mungesa e pasojave (mbledhja apo dorëzimi i informatave). U lirua më 27.3.1964.

Dënimi i dytë

Tre vjet pas daljes nga burgimi i gjatë, Remzi Selimi nuk kishte çfarë të bënte më në Shqipëri. Duke qenë i internuar në Lushnje, së bashku me emigrantin tjetër shqiptar nga Kosova Muharrem Mazreku, u orvat të arratiset.

Komunikata nr.156, datë 6.7.1967 e MPB-së bën të ditur se të përmendurit u ndaluan në postën e Qafë Thanës në mëngjes. Me vendimin nr.24, datë 8.8.1967 Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për akuzën e tentativës për arratisje dhe dënoi me 5 vjet burgim. U lirua nga kampi i Spaçit nr.303, më 14.5.1972.

Dënimi i tretë

Dy vjet pas mbarimit të burgimit të dytë, duke qenë se banonte në Ndërmarrjen Bujqësore “29 nëntori” Çermë, Remzi Selimi tentoi të largohej nga Shqipëria.

Jeta e padurueshme nën një regjim internacionalist proletar antishqiptar si ai i Enver Hoxhës, ishin shtysa të forta për t’u largua nga vendi.

Disa herë kërkoi riatdhesim, por kjo nuk i lejohej, pavarësisht se nuk kishte shtetësinë shqiptare. Më 25.4.1974 tentoi të arratisej nga kufiri nga malësia e Shkodrës, por u ndalua e më pas u arrestua.

U gjykua nga Gjykata e Rrethit të Lushnjës. Me vendimin nr.70, datë 31.7.1974 në bazë të nenit 255 (arratisja) të Kodit Penal, gjykata e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 24 vjet burgim. Pas shumë vitesh burgim, u lirua me dekretin nr.7483, datë 27.3.1991 (nr.7 i listës) me të dënuarit e fundit politikë që mbaheshin të burgosur .

Kategori
Uncategorized

Trondit Kreshnik Osmani: Shteti ka rënë! Rrezikojmë të shuhemi si komb.

Trondit Kreshnik Osmani: Shteti ka rënë! Rrezikojmë të shuhemi si komb

Kreu i Partisë Shqiptare Atdheu, ka dhënë alarmin në studion e lajmeve të Syri.net, kur ka deklaruar se rrezikojmë të zhdukemi si komb.

Sipas tij për shkak të keqqeverisjes, krimit dhe drogës po largohen shqiptarët, dhe shumë shpejt nëse vazhdojmë me këtë ritëm do të zhdukemi si komb.

Më tej osmani ka dhënë disa arsye se përse shteti shqiptar ka rënë.

‘Nëse nuk vetëdijesohemi nuk do të ketë më Shqipëri dhe Shqipëria është duke përjetuar njërën prej periudhave më të rrezikshme dhe vendimtare të historisë së kombit, pas Konferencës së Londrës.

Shteti Shqiptar ka rënë sepse Greqia dhe shërbimet e huaja të tjera rajonale dhe jo vetëm kontrollojnë shumë prej mediave shqiptare, kontrollojnë politikën shqiptare dhe mendimin e lirë.

Shteti shqiptar ka rënë sepse kryeministri i vendit kontrollon gjithçka në këtë vend nëpërmjet terrorit, frikësimit, kontrollit dhe dezinformimit.

Shteti shqiptar ka rënë sepse nuk kontrollohet prej popullit por prej oligarkëve dhe prej lobeve ekonomike.

Shteti Shqiptar ka rënë sepse kryeministri përveç institucioneve të tjera të pavarura kontrollon zyrtarisht edhe aksionin opozitar.

Shteti Shqiptar ka rënë sepse ka rënë Siguria Kombëtare e Shtetit i cili nuk kontrollon me kufijtë e tij dhe nuk kontrollon me zbrazjen e Shqipërisë prej shqiptarëve.

Shteti Shqiptar ka rënë sepse në mungesë të shërbimeve partnere ky vend do të ishte nën kontrollin zyrat të kapove të kokainës, te kanabisit dhe te heroinës.

Shteti shqiptar ka rene sepse është bere transmetuesi, dhe tubi zyrtar i shkarkimit te heroinës se Afganistanit ne Europe.

Shteti Shqiptar ka rënë sepse Shqipëria sot është sipas raporteve ndërkombëtare vendi i parë në botë për konsumimin e drogës për moshat e reja.

Shteti Shqiptar ka rënë sepse ky vend është kthyer në një laborator të madh droge që do të vrasë fëmijët e shtresave të varfra shqiptare.

Shteti shqiptar ka rënë sepse gjysma e shqiptareve duan të largohen nga ky vend.

Shteti Shqiptar ka rënë sepse është vrarë shpresa dhe çdo lloj mundësie që ky vend të bëhet në të ardhmen.

Shteti Shqiptar ka rënë sepse shqiptarët ndiejnë se nuk gjendet asnjë projeksion serioz politik në horizontin e ferrit që ka projektuar Rilindja dhe bashkëpunëtorët e saj të dukshëm dhe të padukshëm’, deklaroi Osmani.

Kategori
Uncategorized

Mall Nostalgji dhe Brengë.

MALL, NOSTALGJI DHE BRENGE.

Dy fjale me erdhen fluturimthi.

pa pritur une ndjeva nje mall,

Te shkojme ne fshatin e lindjes.

ku une kisha shkuar rralle….

~

Erdhi dita e Shen Marise,

dite e bukur qe te jep fat,

bashkë me njerezit e mi

u nisëm shkuam ne fshat.

~

Kur zbritem te sheshi i shkolles

dy pika loti me rane….

emocionet shumë më kapën

fshatarët e mij i kasha prane.

~

Ishte shumë e pabesueshme

kete e them seriozisht.

Me te gjithe qe u takuam

u perqafuam aq miqesisht.

~

At Athanasi, dhenderr fshati

foli me shpirtin e miresise.

Kur vuri doren ne zemer,

na dha bekimin e Perendise.

~

Desha te shikoja shkollen

vendin ku kemi mesuar,

por kur hyra brenda e pashe

e gjitha ish e shkaterruar.

~

Ajo shkolle te ishte muze,

se ështe shkolla me e vjeter.

vinin nga e gjithe krahina

kur nuk kishte shkolle tjeter.

~

Komandant cete isha unë

me i miri ne mesime,

por ne ate jete te bukur….

ka brenda dhe hidherime.

~

Ah, moj e uruar shkolle .

kalvar me shume kujtime.

Aty ku beheshin mbremje vallezimi

aty beheshin dhe arrestime.

~

I ri isha ne aso kohe,

dhe te reja kishte shume.

Lundronin si varka ne dallge

atje xhytesha dhe une.

~

Disa nga vajzat si nure

moren levendat e vendit,

ne acar e ne debore

si thelleza maje gjembit.

~

Nuset ishin lozonjare,

Princesha tu vije kurore.

Tani ne festen e fshatit

mbanin bastumet ne dore.

~

Vazhdova rruget e fshatit

shkova te bregu Kapise,

Nusja per heren e pare

shkelte pragun e shtepise.

~

Po pragun ne nuk e gjetem,

as porten me dy sofate.

Atje kishte vetem gure

rrepira dhe monopate.

~

Nje kokerr fiku kërkova

tia dhuroja nuses shënjë,

Por dhe ate nuk e gjeta

ishin thare te gjithe me rrenje.

~

Ketheva koken nga fshati

me zemer te pikelluar,

nuk i pashe shtepite e lagjes

te gjitha kishin avulluar.

~

S’te kane dashur o Mbrezhan,

se njerezit te pa bindur

Nuk e kane pranuar zgjedhen

se te tille ishin te lindur.

~

Kohet ishin te veshtira,

regjimi ishte tinzar.

U ngrit breshka nga mocali

gremisi sorkadhin ne mal.

~

Ti ke pas burra te zote

nxore trima e kapedane

njerez te penes e pushkes

dolen bilbila me fame.

~

Fshati jone eshte me tradita

dolline e ngrinte me vargje.

melodia mbrezhanake,

eshte perla e kenges labe.

~

Fshati jone ka ustallare,

te shkolluar e punetore.

Kur do mblidhemi te gjithe

e ti veme fshatit nje dore.

~

Ne te gjithe jemi te mire,

vallen hedhim dore me dore

po te njifemi me shume

do bejme krushqi e veme kurore.

~

Le te ngrihet grupi i punes

edhe ndihma te kerkoje.

Fshati jone eshte i bekuar

ku ka rrjedhur do pikoje….

~

Miti Kapia….Selenik 15/10/2018..Në foto Dhimitër Kapia, Ana Kapia dhe konsullja shqiptare në Selanik Merita.

Kategori
Uncategorized

Berisha: Një tjetër marrëveshje Rama-Basha është “puthje me vdekjen”

I pyetur në studion e abcnews mbi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Lulzim Basha i kishte kërkuar gjatë natës së 17-18 majit të ndanin pushtetin në tavolinë, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk mund t’u besosh atyre që thotë kreu i qeverisë.

“Unë e kam mbajtur qëndrimin tim për atë marrëveshje. Unë e kam mbështetur atë marrëveshje, por Rama mbajti një qëndrim djallëzor ndërsa Basha ishte civil me atë pakt. A i besohet djallit në një marrëveshje?”

Ish-kryeministri e ka cilësuar gjendjen në vend mjaft të rëndë, ndërsa u ka bërë thirrje shqiptarëve që të reagojnë fort duke përjashtuar çdo mundësi për një tjetër marrëveshje mes PD dhe PS të cilën e ka quajtur “puthje me vdekjen”.

“Opozita do të jetë në bindjen time në krye të kësaj lëvizjeje mbarëpopullore, e cila siç e gjykoj unë është rruga e vetme për të bërë një zgjidhje edhe e dhimbshme por jetike për fatin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot nga çdo anë vijnë vetëm sinjale dhe deklarata secila më negative sesa tjetra.

Unë mendoj se opozita po punon për përgatitjen e asaj gjendjeje ose të themi për afrimin e asaj që quhet “pika e vlimit”. Opozita duhet të punojë dhe çdo qytetar duhet të punojë çdo ditë për këtë. Çdo qeverisje me mazhorancën do të ishte një “puthje me vdekjen”. Nuk mund të ketë një bashkëqeverisje me këtë qeveri”, – theksoi Berisha. ©LAPSI.al

Kategori
Uncategorized

Saimir Tahiri është rrahur për dosjen Xibraka të kokainës të Olsi Ramës, biles janë shkrehur dhe armë.

Ajo që qarkullon prej ditësh në media është pohuar sonte në “Opinion” nga lideri i PD Lulzim Basha. “Saimir Tahiri është rrahur para disa ditës, madje thonë se janë shkrehur edhe armët”, kështu deklaroi Basha.

Ai u pyet nëse ka informacion se kush dhe si e kanë rrahur?

“Është rrahur nga ata që kanë frikë. Ata që kanë frikë se mos e nxjerr të plotë dosjes Xibraka ku është i përfshirë Olsi Rama”, deklaroi më tej Basha.

Basha ka deklaruar se Olsi Rama është i përfshirë në dosjen e kokainës të Xibrakës dhe kjo tashmë është e pohuar nga burimve të brendshme si dhe të partnerëve ndërkomëbatrë.

Basha është shprehur se pikërisht detajet e kësaj dosje të Olsi Ramës që i kanë Tahiri dhe Xhafa e mbajnë peng kreun e qeverisë, I cili nuk e fut dot në burg Tahirin dhe as nuk e shkarkon Xhafën,

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka akuzuar deputetin socialist taulant balla, si kontakti i Ramës me krimin. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Basha ka deklaruar se balla ka zëvendësuar Saimir Tahirin, duke u bërë ai sot kontakti që lidh Ramën me krimin.

‘Mos prit që unë të bëj ciceronin me foto që ta sjell ai (Balla) këtu ty, Po të dalim në rrugë dhe bëjmë një ecje 500 metra në qendër të Tiranës, shanset janë që të takojmë 10-15 njerëz, prej të cilëve mund të ketë që kërkojnë të bëjnë foto me mua, me ty, me njerëzit publikë.

Nuk mund të krahasohet kjo kurrë me 57 udhëtime në TIMS me një trafikant të dënuar që pastaj e marrin dhe e përdorin, siç përdorën atë djalin e Rrahman Rrahjes që tha: do ta shohi Basha në votime, përdorin edhe këtë që të dali e të thotë se si kam marrë unë tenderat apo I kam marrë në kohën e opozitës.

Nuk mund të krahasohet me përgjimet zyrtare të Prokurorisë ku del dëshmitari I fabrikuar nga Drejtori I Përgjithshëm I Policisë, me porosi të Fatmir Xhafës, në mbrojtje të Agron Xhafës dhe thotë se: Takova Taulantin nga Librazhdi dhe mora pakon vlaa, etj.. I kam këtu përgjimet.

Unë nuk kam dijeni për deputetë të PD, por në qoftë se ka emra faktet ti bëjë publike, siç I bëjmë ne publike.

Taulanti ka zëvendësuar Saimir Tahirin. Tahiri ka qenë pika e kontaktit të Edi Ramës me botën kriminale, përveç kontakteve që mbante vetë drejtpërdrejtë.

Ka pasur Saimir Tahirin, është detyruar të bëjë sikur largon Saimir Tahirin dhe kontaktet tani I mban Taulant Balla. Kjo është arsyeja pse Taulant Balla del kudo’, tha Basha.

Kategori
Uncategorized

Kur Atdheu te frikeson!

Kur Atdheu te frikeson!

————————————-

Nga Guxim Alimani/

(Urrejtja gjenetike dhe policia politike shkaktojne hemoragji tek familjet nacionaliste e demokratike)

-Prej me se nje shekulli familja e Bali Nokshiqit e njohur ne histori per rezistencen kunder serbo-malazezeve u detyrua te shperngulet ne Malesine e Gjakoves,Tropoje.Kjo familje me zë nuk e pushoi rezistencen e saj edhe ndaj regjimit komunist i cili ne vend te mikpritjes vllazerore ju rezervoi atyre nje kalvar vuajtjesh 45 vjeçare.

Burgje e persekutime,dhune dhe privime ishte perkifizimi i qendrimit komunist ndaj familjes se madhe Nokshiqi.Per kete aresye te gjithe pjestaret e ketij fisi ne vitin ’90 e deri me sot u vune ne balle te levizjes demokratike kunder diktatures.

Mirepo instalimi ne vitin 2013 i regjimit te pinjolleve te komunisteve rihapi nje kapitull te ri perndjekje.

Shume prej anetareve te kesaj familje vetem per fjalen e lire dhe te drejten per te manifestuar idete e tyre filluan te syrvejoheshin e perndiqeshin nga policia politike qe sot drejtohet nga ish ministri i brenshem i komunizmit Gramoz Ruçi dhe hetuesi i Enver Hoxhes Fatmir Xhafa.

Jo vetem te rriturit por edhe me te rinjte e familjes ju nenshtruan veprimeve antiligjore e antinjerezore te pasardhesve te diktatures.

Grupe paramilitare socialiste te orkestruara torturuan deri ne agoni te riun Jetmir Nokshiqi vetem per hakmarrje te verber kimuniste.Me 26 maj 2013 kur fushata e PD-se sa kishte filluar Jetmiri dhunohet e traumatizohet duke ja rezikuar seriozisht jeten pikerisht nga ata qe sot drejtojne pushtetin prej 5 vitesh ne Shqiperi.Kjo e detyron te braktise me dhimbje Atdheun dhe prinderit per te marre rrugen e zorshme te mergimit si vete paraardhesit e tij nje shekull me pare.

Por hakmarrja e social komunisteve vijon.Ata nuk njohin liri dhe te drejta por vetem dhune.Kjo e detyron dhe vellain e Jetmirit,Isniq Nokshiqi te leshoje Atdheun per te garantuar jeten e lirine.Ata tashme gjenden ne USA-ne vendin e endrrave dhe demokracise por shqetesimi i tyre nuk perfundon.

Ata sot kane nje mesazh jo vetem per familjaret qe lane pas por dhe per gjithe bashkmoshataret.

( Në foto dy vëllezërit)

Ata kane frike nga Atdheu sot sepse eshte i riokupuar nga diktatura.

Nje diktature dhune e kamufluar.Shqiperia sot nuk ofron as jete normale e as liri.

Kudo droge e pasiguri,dhune klasore e varferi.”Deri kur”-eshte pyetja e dy te rinjeve tropojane,do te vazhdoje ky kalvar vuajtjesh per familjet e persekutuara nacionaliste te cilat ne vend te respektit e lirise i nenshtrohen dhunimit dhe ndeshkimit?!

Kategori
Uncategorized

Corbaxhinjte dhe gomari komunist

Friday, 24.04.2009, 07:25 PM

Corbaxhinjte dhe gomari komunist

Nga Urim Gjata, Selanik

Diku nga vitet 70 xhirohej nje film ne (Pojan) rethinat e Korces.

Ne nje pjese te xhirimit regjizorit i duhej dhe nje gomar.I shkreti regjizor ngarkon Rikard Larjen per kete pune,e gjeten gomarin dhe filluan xhirimet.

Pa pritur me vrap vjen sekretari i byrose me kryetarin e keshillit,nga buzet ju dilte shkumbe si duket kishin vrapuar shume.Mundoheshin te thoshin dicka a te ndalonin xhirimin por frymemarrja nuk po i lejonte te shprehnin ate cka donin.

Regjizori i trembur ndalon xhirimin dhe shkon te takoje te paret e zones qe turfullonin dhe asgje nuk po ju merrej vesh.

Pa arritur tju uroje mire seadhjen nje e share doli nga goja e sekretarit te partise, qe pa pritur u hodh mbi gomarin duke e goditur qe ta largoje prej xhirimit.

Ka zot apo jo ky vend,na pyet kush ne apo jo,partia nuk na ka vene te ruajme lopet? Per keto pune jemi.Regjizori duke pare Rikardin pyeti, po ckemi bere o sekretar,nje gomar morem te shkreten e derrit dhe do tja u paguajme, mire ndoshta beme dhe gabim qe nuk ju thame por ja ja kerkuam ati femijes atje dhe na i dha.

Por tersellemes se sekretarit ju bashkua dhe kryetari,ju e dini kush eshte ai gomar?Eshte i kulakut eshte gomar kulak,si e moret pa na pyetur ne.

Po gomar tha eshte te shkreten e derrit Rikard Larja duke u munduar te imitoje gjuhen e zones,per nje ore e morem.

Gomar gomar por ai eshte kulak,eshte i kulakeve.Pse nuk pyesni njehere ne ketu jemi. Partia per kete pune na ka vene.

Pyesni nje here te pakten,pak gomere kemi ne? Ju gjejme  komuniste per xhirimin e filmit.–Gomere na duhen shoku sekretar jo njeres..    Dhe ne per gomere e kemi fjalen.

Si? pyeti regjizori ka dhe gomere komuniste.E jo kete nuk e dija,me falni mos u gabuat?

Jo ore jo bertet sekretari dhe  gomari  qe eshte ne nje familje komuniste i joni eshte, dhe ju vini dhe merrni  gomarin kulak te xhironi film.Po lufta e klasave ku eshte,ne qe jemi ketu syte ku i kemi,derrat ruajme?

Juve aq ju ben mbaroni filmin dhe ikni,ne jemi ketu, ne do na degjoni.

Rikard Larja qe me zorr mbante te qeshuren i lutet kryetarit  se si mund ta mbyllim kete mesle. Ashtu de, thote Kryetari i qeshur tani ne fytyre, qe ta mbyllim me kaq  fshiheni xhirimin dhe tju japim ne nje gomar tjeter,komunist.

Keshtu dhe fshatit i vihet nderi ne vend dhe ne jemi mire me luften e klasave,apo jo o sekretar? Deshi s/deshi regjizori ashtu u be, me mire nje gomar komunist se sa nje informacion ne komitetin e partise,dhe te behej hataja.Kete histori qe ma kishte treguar dikur nje plak i mencur nga Mesareja e Kolonjes,Skender Mesareja.

Kategori
Uncategorized

Demokracia po vihet ne prove

Saturday, 13.02.2010, 06:08 PM

Katini yne……

 
Nga Bledi Kasmi 
…..Eshte Mali me Gropa.
Per gjysem shekulli diktature ai vend u be simbol i ferrit,ku qindra e qindra kundershtare te regjimit dergoheshin te hipur ne kamione per tu ekzekutuar me nje plumb mbas koke.
Ne cdo cep toke te ketij pylli qe gjendet 15 kilometra larg nga Tirana,mund te gjesh eshtra te njerezve te ekzekutuar.
Nuk u gjenden vetem te djelen.Edhe ne disa vite me pare lopatat dhe kazmat e kerkuesve kane prekur ne eshtra prej nga jane zbuluar te tjera varre masive.
ai eshte vendi ku djalli rrefehej,merrte fuqi nga gjaku i njerezve te pa fajshem dhe mundohej te largonte sadopak friken qe e kishte kapluar nga armiqte e kudogjendur imagjinare qe kerkonin t’i merrnin pushtetin.
I trembej edhe te vdekurve,pasi i vriste ne malin me gropa me nje plumb mbas koke.Kishte frike nga shpirterat e tyre,ndaj i dergonte shume larg shtepise se tij ndersa te afermve nuk u tregonte kurre se ku preheshin trupat e njerezve te tyre.
Ne memorjen e qytetareve te Tiranes,Mali me Gropa ishte dhe mbetet simboli i vendit ku pergjate 40 viteve vritej disidenca,shpirti rebel i antikomunisteve,qe nuk i neneshtronin as gjyqet farse te Aranit Celave e Fehim Abdive,as torturat e hetuesise,as prangat e burgurt dhe as plumbi pas koke i toges se pushkatimit.Pasi i vriste diktatori urdheronte instalimin e  nje reparti te perhershem te ministrise se brendeshme,pasi nuk ndihej i sigurte.
Edhe pasi i kishte groposur armiqte e tij te lidhur me tela me gjemba nuk ishte i qete,e mundonte karakteri dhe epersia e armiqve, qe dhe ashtu te vrare ishin shume here me superior se ai qe gjallonte.Kishte frike se mund ti ngiheshin  pas vdekjes nga varri dhe t’a rrezonin nga pushteti,ndaj kishte urdheruar sherbimin ushtarak ne ate zone me automatik ne dore pergjate 24 oreve.
Ka vite qe familjaret,te cilet kerkojne njerzit e tyre te humbur gjate kohes se diktatures e kane shendrruar ate zone ne nje lloj pelegrinazhi te heshtur.
Edhe sikur te mos e kene atje trupin e te afermit te tyre, ata besojne se ai vend i mallkuar eshte vendi ku mund te gjendet ndonje cope nga kujtimi i te dashurve te tyre,te bejne nje lutje apo te hedhin nje tufe me lule per ti kujtuar.
Zbulimi i Katinit tone ,i njgjashem me masakren e Stalinit ne Poloni, nuk ka se si te mos hapi debatin per ligjin e lustracionit dhe tani pas 20 vjeteve,per kete njolle te zeze te historise qe kerkon shpagim nga drejtesia.
Zbulojme emra te qendreses ndaj regjimit dhe kujtohemi se nuk duhet te arrojme,se ende ju jemi borclinj atyre.
Nderimi duhet te jete te pakten per ata qe kane dhene shume per kohen dhe se si u perballen me te keqen,por si nderim duhet te kene te pakten nje varr.
Rasti i Kosoves me zbulimin e varrit masiv te Recakut e kthelloi dhe e zgjoi perendimin,duke e ndergjegjesuar per gjenocidin qe u krye ndaj asaj popullate te pa fajshme.Ishte ai zbullim i atij varri masiv qe vuri ne levizje makinerine ushtarake te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Natos per te reaguar ndaj pushtuesit.
Zbulimi i varrit masiv te Katinit ka zgjuar kujtesen e shoqerise duke e kethyer ate 20 vjet mbrapa,ne dite kur vriteshin te rinj pse tentonin te kaperxenin murin e ambasadave.
Kur ne kufi vriteshin e percudnoeshin kufomat duke u terequr zvarre neper qytete te lidhur me tela me gjemba.
Kur poetet denoeshin me varje ne litar nga njeres qe sot ose jane dekoruar per krimet e tyre duke qene ne krye te kushtetues,ose pinjollet e tyre jane katapultuar per te marre trashegimine e partise qe prodhoj regjimin e varreve masive.
Mjafton te shohesh sot ne mediat apo ne forumet ne internet ku bashkbiseduesit flasin me shume per Fehmi Abdiun dhe te birin e te atit,Edi Ramen,se sa per diktatorin.Duke mos bere me perceptim te gabuar,por se fryma e diktatorit dhe imazhi i atij sistemi misheroet sot ne dy institucione te rendesishme,ku i pari eshte ne gjykaten kushtetuese dhe i dyti ne krye te PSse.
Se bashku si nje binom prefekt i bejne bllokade ndarjes nga bota e krimeve te diktatures prej nga vijne.
Abdiu kur denoi poetin Nela ishte nje gjykates i thjeshte i diktatures,ndersa tani mbas 20 vjetesh eshte shperblyer ne hierarkine me te larte te gjyqesorit.
Ai nuk mund te denoje me me varje ne litar nje poet disident,por shume me teper,nje sistem te tere.
Rama u perzu 20 vjet me pare nga levizja e dhjetorit duke u gjykuar perlidhjet e tij te aferta me regjimin,aq me teper qe i jati ne ato dite nuk kishte mbushur vitin qe kishte firmosur per varjen ne litar te poetit disident.
Ky njeri i perzene 20 vjet me pare nga levizja e dhjetorit po kerkon tani te sfidoje sistemin duke perseritur thirrjet e eterve te tij shpirterore per marrje te pushtetit me dhune dhe mos njohje te votes se lire.
Kategori
Uncategorized

Dhimbja e nje Mesuesi

Urim Gjata.

E sheh rruges ashtu te lodhur nga hallet e kurbetit.Por gjithmone krenar per prejardhjen e tij,vendlindjen e tij, dhe profesionin e tij nga me te bukurit ne bote.

Ky eshte mesues Dashua nga Permeti,tashme emigrant ne qytetin tone ne Selanik.Te gjithe me dashuri e therresim Profesor.Emer i bukur por qe i takon ne gjithe takimet me perfaqsuesit e shoqatave,klubit poetik forcave politike ketu ne emigracio te (lodh) me te vetmin shqetesim.

A do mundemi te kemi nje shkolle Shqipe ketu pa le te vdes.Dhe lotet i rrjedhin nga syte, nga syte e mallengjyer per tju mesuar vocerrakeve Shqiptare ketu ne emigracion gjuhen e nenes, te gjysherve dhe stergjysherve te tyre Shqiptare.Gezohet si femije kur klasa i mbushet plot e perplot me vocerrake,gezohet me gjithe shpirt.Sepse ai vete me gjithe moshen e tij ka shume vite ketu ne Selanik qe ka organizuar dhe organizon  falas per femijet shqiptare kurset e gjuhes shqipe.

Nje here ne jave i themi ne.

Buzeqesh, nuk jane pak na thote,behari nuk vjen me nje lule,por po nuk celi nje lule nuk vjen behari..

Fjale e mencur e nxjerre nga goja e embel e nje njeriu me shpirt te mire, e nje njeriu qe megjithe se ne moshe jo te vogel,mbas punes se lodheshme gjen kohen  tju mesoje femijve tane gjuhen shqipe.Duke pire kafe me kryetarin e artisteve dhe poeteve shqiptare Dega e Blerte,z Bujar Muco,ne nje moment vjen profesor Dashua duke buzeqeshu.

Tani jemi tre mesues na thote ai,bisedova dhe me Aleksin,-Ana Kapia me premtoj qe do mundohet te na ndimoje nga prefektura,zot shyqyr.Kam nje merak thote.Ju e dini une jam nje nga drejtuesit e shoqates me emrin e shenjtores Shqiptare Nene Tereza.Ne pervjetorin e saj sivjet  shpallim  konkursin  per krijimetme te mira  nga emigrantet per figuren e kesaj shenjtore te madhe.Do te  deshironim nga Dega e Blerte ketu te na dergoni krijimet me te mira.. Apo jo Urim me thote jemi apo sjemi Shqiptare.

Te dua me thote se je nip,- djale,- dhe vella mesuesi.E di mor shejtan cdo me thene mesues?

Une e gacmoj duke qeshur.Turku nuk ju merr ju mesuesve per deshmimtare.Qesh perseri, po- por pa ne sot nuk do lexonit dot Shqip. Dhe nis e flet me dashuri dhe mall per rilindesit tane dhe nuk mundet  te mbaroje pa permendur vellezerit Frasheri duke ju mbushur  perseri syte i mbushen me lot.Shteti na dergoj disa abetare qe nuk dime ku perfunduan,sikur ne te ishim ne shkretetire dhe jo ketu ne sinor, ja ku jemi ketu.

Ata vine per dite dhe me shume per qef,askujt nuk i shkon mendja se ketu po rritet nje brez i ri qe nuk di shkrim e kendim,pra nje brez pa te ardhme ne vendin e tyre.Vertet profesor Dashua kishte te drejte,shume te drejte ne fjalet e tij dhe ashtu i lodhur ngrihet. Do shkoj nga shkolla thote, te shoh si vajten sot mesimet,dhe gezohet perseri si femije kur femijet shqip[tare arrijne te shkruajne dhe lexojne shqip.Duke u larguar profesori mendoja, Jane te rralle keta njeres.

E cfare kishin me shume rilindasit se keta ne keto kohe qe jetojme.

Filsja me vete dhe ndjehja respek per kete njeri te mire qe po largohej me enderren se shume shpejt do kete dhe nje shkolle shqipe dhe ne Selanik. 

Po Dashua nuk ishte vetem mesues dhe hapes i klasës së parë shqipe ne Selanik, por ishte edhe themelues i Degës së Partisë Demokratike po në Selanik dhe një kohosisht dhe anëtar i kryesisë së kësaj dege.

Antar i Klubit Drita dhe me vone Dega e Blertë.

Kategori
Uncategorized

E DHIMBSHME!! “Kasapi SERB” rrëfen 49 vrasjet e femrave kosovare: I thereja, i hidhja t’i hanin derrat…

Një vrasës serial, i njohur si “Kasapi”, i cili ka vrarë plotë 49 gra, disa prej të cilave i ka groposur dhe me trupat e të tjerave ka ushqyer derrat e tij, është rrëfyer mbi masakrat e kryera. Krimet e Robert Picktonit ishin të tmerrshme. Ai është cilësuar si vrasësi më i keq i Sërbisë. 68-vjeçari jetonte një jetë të qetë duke rritur derrat në fermën e tij në Vankuver, por fsheh një sekret të errët. Ai eshte denuar me burg te perjetshem, dhe kete denim eshte duke e vuajtur ne nje burg te eger.

http://shqiperiaebashkuar.al/?p=23356

Kategori
Uncategorized

Briken Fejzullai, poshtëron Ramën: Ti që ua quaje shokëve gratë k*rva, tani…

Erion Veliaj disa kohë më parë zgjodhi Briken Fejzullain si kryebashkiakun e natës të Tiranë. Ky i fundit në një letër të hapur dërguar Ramës, si aktivist i shoqërisë civile, ironizon nisëm e kryeministrit për të kriminalizuar shpifjen.

Më poshtë shkrimi i plotë i Briken Fejzullait:

Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak! Ti ishe i sinqertë; kur nën petkun e piktorit ngjyrosje pa sens mure, me të kuqe gjaku e shkarravisje k*rlliqe me okë, kinse artistikisht. Ti ishe i sinqertë; kur rrihje për vdekje e i nxirrje rrugëve lakuriq nga shtëpia, duke ua flakur rrobat nga ballkoni, femrat të cilave u përbetoheshe se i doje.

Ti ishe i sinqertë; kur shaje me libër shtëpie këdo që të dilte përpara, në ditët e tua të zeza, pas netëve të gjata ‘të bardha’… përfshirë ata, të cilëve u vinte atëherë e u vjen akoma sot, llapa, erën e jashtëqitjes tënde, për sa shumë të kanë lëpirë bythën.

Ti ishe i sinqertë; kur ecje rrugëve me sëpatë në dorë, në versionin ‘Viking’ të Takut t’Lemes. Ti ishe i sinqertë; kur i quaje mbeturina kazani ditën për diell, sepse ajo është ç’ka mendon ti për ata, të cilët pastaj, i shëtit për qoka me avionë e u shkon me detyrim nëpër studio, sa herë të duhet të mashtrosh ‘sinqerisht’ sy më sy, barktharët që mbajnë radhën e dixhitalbit.

Ti ishe i sinqertë; kur i gjuaje me celularë kokës ca bashkëpunëtorëve të tu e kur ua quaje gratë kurva në sy ca të tjerëve, pa marrë mbrapsht atë që do kishe merituar, nëse do ishe në tavolinë me burra Shqipërie e jo me gojore partie.

Ti ishe i sinqertë; kur kërcënoje se ishte vetëm fillimi dhe gjërat akoma më ‘të bukura’, do t’i shihnim në vazhdim. Ti ishe i sinqertë:; kur kërkoje ta mbaje i vetëm timonin bashkë me kokën e marshit, për të qenë i sigurt që do ta çoje vendin tënd drejt greminës, pa pengesa.

Ti ishe i sinqertë; kur nuk le pëllëmbë të këtij vendi pa ua falur shokëve dhe shokëve të shokëve. Ti ishe i sinqertë; kur i preve në besë shqiptarët, duke përdorur sheeptarët. Ti ishe i sinqertë; kur vrave shpresën e përzure qindra mijëra bij nënash në kurbet, sërish pas 30 vjetësh. Ti ishe i sinqertë; kur na the që e kishe vendosur personalisht, që stadiumi do bëhej me kullë, e teatri idem, me shumë kulla.

Ti ishe i sinqertë; ndërsa bëje të fortin me të dobëtin, kur çoje në burg kryefamiljarë për 30 mijë lek të vjetra drita të papaguara, duke i parë sesi vrisnin veten, nga turpi. Ti ishe i sinqertë; kur ua fale shtetin të fortëve… jo sepse doje, por sepse je një bythec. Ti nuk ke shpifur kurrë, mor plak!

Ti ke qenë gjithnjë i sinqertë me veprimet e tua, ndaj të kuptoj mirë që acarohesh, nga fjala shpifje. Jemi ne bolet që nuk kuptuam një mut, ose harruam që ti ke qenë gjithmonë, ky që je sot. Një psiko-delirant pa bythë!

Ps fotot nuk janë të autorit, por të wordpres.com.

https://www.classlifestyle.com/d/198/171/13400/tirana-ka-edhe-nje-kryetar-per-turnin-e-trete-veliaj-prezanton-kryebashkiakun-e-ri/

Kategori
Uncategorized

Kryetarja e Helsinkit në Serbi: Para 2 vitesh në Nish, Vuçiç i filloi bisedimet me Ramën për ndarjen e Kosovës.

Zbardhen prapaskenat e idese per shkembimit te territoreve mes Serbise e Kosoves,

Biserko tregon se Vuçiq dhe Thaçi qe dy vjet në Bruksel kanë hapur kanalin për të bsieduar për ndarjen e Kosovës, ndërsa në këtë muhabet për shkak të ambicieve personale është kyçur edhe Federica Mogherini.

 Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit, përkatësisht Vuçiqit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme».

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëra ndër mbrojtëset më të zëshme të Kosovës, Sonja Biserko, flet për sulmet ndaj saj nga ana e regjimit të Aleksandar Vuçiqit dhe tendencat për ndarjen e Kosovës. Ajo për herë të parë përmend emra konkretë edhe të akterëve ndërkombëtarë, të cilët synojnë copëtimin e Kosovës. Biserko tregon se Vuçiq dhe Thaçi qe dy vjet në Bruksel kanë hapur kanalin për të bsieduar për ndarjen e Kosovës, ndërsa në këtë muhabet për shkak të ambicieve personale është kyçur edhe Federica Mogherini. Biserko tha se në dialogun për Kosovën janë kyçur shumë njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal.

Në deklarimet e saj publike Sonja Biserko ka qenë mjaft e zëshme muajve të fundit kundër idesë së Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës. Presidenti serb Vuçiq e quan projektin e tij ndarje me shqiptarë, ndërsa kolegu i tij kosovar Thaçi flet për korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën. Presidenti serb në një fjalim para funksionarëve të partisë së tij, të cilin e mbajti së fundi, sulmoi drejtpërdrejtë Sonja Biserkon, duke e radhitur në mesin e armiqëve të Serbisë. Në një intervistë me revistën «Vreme» Biserko nënvizoi se çfarë kishte thënë Vuçiqi paraqet një kërcënim, por «pas të gjitha përvojave që kam kaluar – dhe kur i kam parasysh të gjitha pushtetet tona – nuk mund të përcaktohem sa është serioz ky kërcënim. Nuk kam më ndjenjë për këtë». Sipas Biserko stigmatizimi i përhershëm në retorikën e Vuçiqit dhe përsëritja e këtij stigmatizimi në gazetat bulevardeske dhe në disa «shërbime të caktuara televizive» shërbejnë për ndërprerjen apo humbjen e kuptimit të çdo dialogu mbi atë se ç’është Serbia dhe nga shkon ajo.

 

Biserko mendon se tërbimi i Vuçiqit kundër saj ka të bëjë me dështimin tani për tani të planit për ndarjen e Kosovës dhe me letrën e përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova dërguar kryediplomates së BE-së, Federica Mogherini, ku shprehet qëndrimi kundër ndarjes së Kosovës. «Kjo letër në botën e jashtme u prit mjaft mirë dhe gjatë verës është cituar shpesh. Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiqit, përkatësisht Vuçiqit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme».

Asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës

Biserko tha se ideja për ndarjen e Kosovës vjen nga Beogradi – «ajo ka qenë përherë në qarkullim, në tavolinë dhe nën tavolinë. Gjithçka varej vetëm nga rrethanat ndërkombëtare. Tani kur bota gjendet në një turbullirë me të gjitha paqartësitë dhe sfidat, elita politike serbe llogarit se kjo do të jetë e përshtatshme për planet e saj. A ju kujtohet posteri i madh ‘Trampe Srbine’ (Trump, o serb), kur ishte zgjedhur presidenti i tanishëm amerikan. Çfarë duan amerikanët? Duan të mbyllin sa më shumë çështje të hapura për t’u fokusuar te Kina. Megjithatë, asnjë zyrtar amerikan nuk ka thënë se është për ndarjen e Kosovës. Ata thonë: merruni vesh ju, psataj ne do të shohim. Duket qartë se pa Gjermaninë kjo çështje nuk mund të zgjidhet. Dhe Vuçiq hapur e pranon se kancelarja Angela Merkel nuk është për ndarje, por ai thotë se prapë do të përpiqet të marrë diçka – të gjithë e dimë si shprehet ai publikisht. Në përgjithësi, ideja për ndarje është kalkulim që bazohet në paqartësitë në botën e tanishme. Këtu ende nuk ka ndodhur asgjë, çka nuk do të thotë se nuk do të ndodhë».

Biserko tha se tregimi për ndarjen e Kosovës i ka shqetësuar serbët dhe shqiptarët. Serbët në jug të lumit Ibër, sipas saj, tani nuk e kanë të qartë se çfarë do të bëhet me ta dhe një pjesë e tyre në Graçanicë tashmë mendojnë t’i shesin shtëpitë e tyre, ndërsa Lista Serbe, e imponuar me manipulime nga Beogradi si forcë kryesore politike e pakicës serbe, fare nuk angazhohet për interesat e serbëve të Kosovës.

Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës

Si përkrahës të ndarjes së Kosovës Biserko ka përmendur Aleks Sorosin, të birin e filantropit George Soros. Biserko tha se Aleks Soros është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiqit, Thaçit dhe Ramës. «Në këtë kontekst është interesant edhe Instituti East West, i cili ka dalë me qëndrimin se duhet treguar fleksibilitet ndaj Kosovës». Biserko tha ky aktivitet tani për tani është ndërprerë, por kjo nuk domethënë se nuk do të ngjallet sërish. Biserko tha se Vuçiq ka pasur përkrahje të madhe nga bashkësia ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por atij i mungon guximi për diçka të tillë, ndërsa për Thaçin nuk dihet si do të pozicionohet, sepse ndaj tij amerikanët mund të ndikojnë kur dhe si të duan, theksoi aktivistja serbe për të drejtat e njeriut.

Biserko tha se ka dy vite që në Bruksel nuk zhvillohen bisedime, për shkak se është hapur kanali që nën rrogoz të flitet për ndarjen. «Këtë më së miri e kemi parë këtë pranverë kur morëm raportet e Ivan Vejvodës, Institutit EastWest, Jelena Miliqit, pastaj vizitat e shpeshta të Aleks Sorosit dhe të ngjashme. Për çka atëherë po flasin Vuçiq dhe Thaçi, këtë nuk e di askush. Aty është kyçur edhe Mogherini për shkak të ambicieve të saj personale. Në përgjithësi, kur e shihni në mënyrë të izoluar këtë dialog për Kosovën, tmerroheni sa njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm ka aty, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal. Papërgjegjësia dhe papjekuria e këtyre elitave është humbëse».

Në pyetjen e «Vreme» se si e sheh ajo zgjidhjen e problemit të Kosovës, Biserko u përgjigj: «Më së shkurti – që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Nuk ka zgjidhje tjetër. Gjithçka tjetër është humbje kohe. Që nga viti 2000 është investuar shumë në opsionin europian të rajonit dhe në anëtarësimin në NATO, dhe krejt kjo është bazuar në kufijtë ekzistues. Çdo ndryshim i tyre do të ishte shembje e Europës»/ DIALOGPLUS.CH

Kategori
Uncategorized

Gjermania lëshon ‘bombën’: Po verifikojmë Taulant Ballën .

Gjermania lëshon ‘bombën’: Po verifikojmë Taulant Ballën

Pesë deputetëve tê Bundestagut gjerman, të cilët i përkasin CDU, partisë së kancelares Angela Merkel,i janë drejtuar javën e shkuar me shkresë qeverisë federale, specifikisht Ministrisë së Punëve të Jashtme ( Ausëartiges Amt), por edhe agjencive të tjera me kërkesë për informacion specifik nëse ka të dhëna mbi përfshirjen e Taulant Ballës me malavitën e Shqipërisë me degëzimet e saj në Europë.

Shkak u bë prezantimi i Ballës gjithandej në krah të Edi Ramës edhe në takimin me kancelaren Merkel, gjatë vizitës zyrtare në Berlin në fund të prillit të këtij viti.

Kjo sipas tyre, në dritën e skandaleve Bego e Rraja, ku Balla raportohet i përfshirë personalisht si dhe të fotove të tij me narkotrafikantë të dyshuar.

Afati i përgjigjes është sipas rregullit gjerman 15 nëntori.

Vizita e Ramës në Berlin u shoqërua me incidente të ndryshme.

Ne Komisionin për Çështje Europiane të Bundestagut u konfrontua me akuza se ai qëndronte pas sulmeve mediatike kundër personit e familjes së kryetarit të Komisionit Gunther Krichbaum.

Rama e humbi vetëkontrollin e u çua në këmbe duke bërtitur ‘lie, lie’ (gënjeshtër, gënjeshtër) çka çoi në mbylljen e parakohshme të mbledhjes.

Incidenti kulmor ishte bojkoti nga deputetët e Bundestagut te darkës që Rama shtroi në China Club. Arsyet e rrjedhura ne shtyp ishin superluksi, çmimet si dhe sinjali diplomatik i padëshiruar. Por arsyet reale kane qenë të tjera.

Gjatë kësaj vizite Merkel ka qenë e prerë për mbrojtjen parlamentare që Rama i kishte dhënë Saimir Tahirit.

Fill pas kthimit në Tiranë Tahiri dha dorëheqjen nga Kuvendi.

Kategori
Uncategorized

Faqezinj të rilindur


Zef Zefi

Komunistë, socialistë, rilindas e “krenaristë”:

Latë Shqipërinë me 7 ditë bukë në radhe te bukës, e gjetët me 7 a 70 llojë buke…(ne fakt qeshët si kokëtula mesjetarë, kur kjo u premtua.) Tani denduni me tul buke…

E latë Shqipërinë pa mbrojtje, e gjetët në NATO. Tani Gjosh-kua me bythëtundësat, na këndon “strategjira globale”.

E latë këtë popull vulëhumbur në radhet e ambasadave, konsullatave duke paguar gjithandej sekserë, mafiozë e noterë. E gjetët me lëvizje të lirë Shengeni. Tani shëtiteni dhe ju botën që e pështytë, krenaristë të pacipë.

E latë shqiptarin me 6 orë drita dhe ujë në ditë, e gjetët me 24 ujë e dritë. Tani e kthyet prapë atje ku e latë vetë, dhe qeshni me me ata që vazhdojnë t’u besojnë juve, dmth me fatkeqët.

E latë pa asnjë kilometër infrastrukturë, shteg as udhë, e gjetët me të gjitha akset kryesore autostradale të përfunduar, përjashtuar rr. e Arbërit. Bëjini të paktën rrugët dytësore, dhe vijëzoni, mirëmbajini e vendosni sinjalistikën, se çuditët botën.

Kosovës i kthyet shpinën njëlloj si në kohën e Enver-Titos. E gjetët të pavarur. Tani mos i fusni supin siç po bëni, me flirtime konspirative. Do t’ju dalë boja një ditë. Zoti ju marroftë!

Vëllezër (bythëkuq e faqenxirë, llupësa e kriminelë) keni qeverisur Shqipërinë 48+8+5 (+2vjet, gjysëm-Meta =63vjet, merreni një herë në dorë lupën, pasqyrën ose ndërlidhjen dixhitale ndër më të mirat e të lirat e botës, që jua solli armiku juaj Saliu dhe verifikoni fajin dhe turpin mbi fytyrat tuaja. Mbrapshtitë, hajnitë e krimet që keni bërë në këtë Shqipëri duke i shkarkuar fajet gjithmonë tek armiku i kllasës suaj të fëlliqtë. Kur shkaku dhe arsyeja e fajit dhe krimit është ekzistenca e species suaj.

PD, “burgaxhinjtë” e diktaturës tuaj, “SHQUP” e gjithë “fronti i së keqes” kanë qeverisur sigurisht jo perfekt, po vetëm 10 vjet…që me punë rezulton më shumë se dhjetëfishi i 63 vjetshit tuaj…

Sigurisht, mund e duhet të bënin më shumë, por përdoreni ndonjë herë atë gjendër të të menduarit, jo veç ato të stomakut tuaj të pangopur. Komunista, hoxhista, rilindsa bythkuqë e spurdhjakista…!

Boll e përgjakët këtë vend. Merrni lekët e “barit”. Merrni dhe lekët gjakut të këtij populli dhe thyeni qafën.

Boll tash…!Ps fotot janë të blogspot wordpres.com.

Kategori
Uncategorized

Sapo mora një pako’, Fredi Alizoti: Taulanti më tha ‘hap gojën sa do’.

Në datën 1 Qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetëofruar në prokurori në orën 8 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë ‘hap gojën sa do’.

Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier.

Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: ‘Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart’? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët ‘Mora një pako të mirë’.

Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet ‘lart ku më latë’.

Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë ‘Shefin e madh’ me patjetër atë ditë, duke e garantuar se ‘nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa’.

Çfarë ‘pako’ ka marrë Fredi Alizoti? Kush ia ka dhënë atë?

Kush është Taulanti nga Librazhdi që i ka thënë Fredi Alizotit ‘hap gojën sa do’?

Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë?

Pse e ka telefonuar përsëri në datën 7 Qershor 2018 Drejtori i Policisë së Qarkut Fier shtetasin Fredi Alizoti?

Cili është ‘shefi i madh’ i Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier që kërkon të takojë Fredi Alizoti?

Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ka të qarta përgjigjet. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar dëshmitar për të mbrojtur një trafikant droge.

Sot Fatmir Xhafaj është i vetmi Ministër i Brendshëm, që jo vetëm ka vëllain në burg për trafik droge, por i vetmi që përdor drejtuesit me të lartë të Policisë së Shtetit, për të fabrikuar prova e sajuar dëshmitar, me qëllim që të shpëtojë vëllain trafikant droge nga burgu.

Përdorimi i pushtetit nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, për t’i ofruar mbrojtje shtetërore vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, është një krim shumë i rëndë. Ai do të ishte ndëshkuar rëndë nëse celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të kryente detyrën dhe do hetonte krimin e organizuar me mbështetje shtetërore.

Por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka bërë zgjedhjen e vet antiligjore, duke bashkëpunuar në një akt mafioz për të shantazhuar gazetarët, qytetarët dhe opozitën, në përpjekjen e dëshpëruar për t’i mbyllur gojën denoncuesit.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata mund të manipulojnë prova e të fabrikojnë dëshmitar, sepse askush nuk i heton dhe dënon.

Por fundi i tyre është i afërt.

Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët.

Kategori
Uncategorized

Testament