Kategori
Uncategorized

Kozi me Tërfonin në festën e brigadës.

shkruar nga Marsel Spahiu

Sa ishte kapur një grup i vogël me armiq të mëdhenj e të rrëzikshëm maheret…Maheret, kur e hanim preshin me dëshirë e mishin me pahir, për inat të kaptalistvet. Ja si njëmë ishte…Po qasëshin ato festat e Nëntorit…Më 8 kishte lindur ajo Nënia e madhe e urithvet të vegjël. Po në 16 kishte pjellë ajo plaka e vogël atë Komandarin e math, që ta Taras me psetonim e ta fuste pa psetonim.

Më 17 çlirimi kasabasë Tiranës…Opo më vonë, për 28-29 Nëntor…Berhaj për Pavarësinë e Smail Beut, (i ndriftë varri) e berhaj për çlirimin e Vatanit…Në çdo bythë fiku varnim një llambë ne! Dëmek qeshte fshati na gëzimi prolëtar i festave!

Dy ditë para ditlindjes së Nënës së Madhe që formoi ai Çuni i Madh i plakës së vogël, vjen Sifi me Bakiun në avllin time. Sifi i gjatë, po me espjerrjetë të shkurtër si spiun. Spiun axhami medemek. Bakiu 1 metër e gjyms na toka. I shkurtër na trupi po i lartë na spiunllëku…përgjonte na poshtë gardhit dhe spiunonte lart na Komteti…

-Në 8 nëntor do vesh me Tërrfonin në Kukës, Kozi! Në festën e Brigadës.

-Në vënd o po qysh!? Ne nuk pyetëm mes plumbavet të vinim në Kukst, do bëjmë naze njëmë që na solli xhadenë socjëlizmi?!

O nëneee, o nënee! Ne as 24 orë që kishim marrë atë statujën e vetëranit…U futëm në shpinë e Tërrfonit…

-Po njimë re Kozi?

-U dhjemë re Foni!

-Ne as këngë partzane nuk dimë… As kemi pushtuar, as rrethuar as çliruar noi gjë…Ça leshin do molloisim po ra llafi te ato kujtimet luftërake të brëkatës me batalone kopanirash?…

-Re Foni, po njimë ne gënjyem që gënjyem një çikë maheret, nuk ja mështjellim tamëm imëni??

-Qysh re?

-Qysh të na vijë ere! Atë avazin e korriervet neve. Unë korieri i Komandarit, ti korieri…i…korierit! Demek ai që më lidhte muan me lidhjen e atyre që kishin lidhje!

Dy ditë e dy netë na lexoi nipi i Fonit ca histori na ato të atyre heronjve që nuk flinin…Njëri kishte vdekur duke i bërë të fala asaj çështjes prolëtare. Një tjetër, megjithse tre orë i vdekur, kishte mbajtur në supt 4 orë një shok që i kishte thyer syrin bumja e fashistvet. E kishte çuar shokun me sy të thyer te ajo baza e atij botit ilëgal, masandaj ja kishte krisur vrapit për në përjetësinë heroike…

Asnjëri erej si kish lënë amanete plakës, plakut, çilminjvet? Opo trimëri komuniste njimë, jo llafe! Një ditë të tërë punoi cuni i Tërrfonit, Nasi me ca kaçole ranxhatash, ca pafka hekuri. Na kullandrisi ca si gjasme dëkorata prësidjumi. U ngjiti dhe ca burrulluk e ca beze na sipër. Ca shkronja.

Të nesëmet dola me Tërrfonin unë…U llahtarisën qëntë e fshatit na dekoratat tona. Ik ne e ringi xhingi! Si arixhofkat në aheng! Në sabah, pa gdhirë në kasaba të Lushnjës ne! Otopuzat rrjesht! Sikur do pushtonim Vjëtnamin!

-Bataloni i parë futu në filan otopuz! -ata…I treti në fistan! Unë e Tërrfoni si shtyllat e telfonit mes sheshit!

-Po ju të kujt batalioni jeni që nuk hipni? -na pyeti një i math ne…Tërrfoni shiko muan…unë shiko Tërrfonin…

-Të batalonit…të qarkorit…të komitetit ilegal të korriervet guërrile! -Tërrfoni hazërxhevap!

Një orë në mes të Lushnjës jep e merr ata me ne…desh u çmëndën shtyllat e rrugvet na pyetjet e përgjigjet…

Na hipën në një topuz. Sa hymë ne, grushtin lart të tërë ata brenda… Demek, -ku jeni o shokë të idëalit të atyre shokvet! Hidh një hap ne, e ata grushtin përpjetë e përqafo nevet! Ik ne e grushtin lart e përqafo shokët, që na dolën shokë nga ajo çështja shoqërore e atyre shokëvet…Në fund fare i ngritëm grushtin dhe sendiljeve te otobusit se na u bë zakon…

Ik e ska, e ik e ec…Ec e ik e s’ka e s’ka!

…Në akshëm në Kukst ne. Kishin bërë ca zjarre në kodër ata, po zjenin ca mish dhije në kazane partzane…Llafos ata e trego heroizmin e Brëkatës! Qysh kishin vrarë talanët mbi ura, gjermanët nën ura. Unë e Foni mënjanë si delet shterpa! As mëë! as bëë!

Ai më i madhi i vetranvet, një orë na i kishte ngulur sytë muan e Tërrfonit…Mbuluar me ato kaxholet e kauçuqet gjasme nevet, ju dukëm si gjenërala Armate. Na thirrën afër zjarrit neve…Era mish dhije i zjerë aty. Era këmbë te palara… Era vezë të zjera…era pordhë na i ftohti…era frynte…Tërrfonit sytë bashkuar si 8-ta na tërë ato erëra që kundërmonin dhe ato kujtime aromatike lufte.

-Të kujt batalioni ju kemi ju, o shokë? -qy i madhi, duke parë dekoratat tona si xhërre çilminjsh…

Po shyqyr i kisha hequr pesë gurrmaze na rakia që mbanim mshehtasi. Se rakia ka të ligat po ka edhe të mirat! Ta zgjeron mendjen e poshtra! Ta bën tollmbace! Ka vend në tollmbace dhe për mençurinë dhe për çmendurinë!

U kollita dy herë fort unë, pordha një herë pa zë, se na kish hyrë cërma shalve dhe mora si biçim poze heroike.

-Njëmë re shokë të Brëkatës, ju pëshndesim Kozi e Foni, korrierat e Rrahmet past Komandarit dhe të Hysni Mehmetit të Vasil Qëmalit na ana e Xhoxhi Kushit!

Sytë hapur ata!….

-Po kjo dekorata, KS-Lushnja?! Çfarë kuptimi ka?

Ooohh më lërofsh kopaçen re Nasiii! Na kishte ngjitur stampa fëtbolli Nasi në dekoratat gjasme!

-KS-Lushnja?! -prapë qy i madhi

-Korrieri Sekret i Lushnjës re shoku…i shokvet të çështjes shoqërore! Njimë mbani vesh ju! Po shpërndajam trakte me Tërrfonin unë mu në mes të luftës, kur vjen haberi na Skrapari me një korrier na Korça, që të shkonim ne Dibër te një korrier na Saranda…se ashtu ishte ai muhabeti ilëgal i çështjes që e dinim po nuk na e kishin thënë! Sekret demek.

Tërrfoni më tërhiqte mëngën muan…demek mo e lësho gojën re qyqq!

Eee! Unë dy herë hiqja paguren e ujit, tri herë të rakisë!

-Sa e nëgjuam nevet atë alarmin partzan të ilëgalvet çlirimitar mishi spica spica! Njëmë mortjaa që s’na ha ymrin nevet kur rrëzikohet ymri i Partisë! Tu nisur me Fonin unë mahere, të futur në gjit traktet, nën gjit atë dashurinë për partinë e atij shokut Miladin Mullagës…Atij Llukan Boboviçit…Me vrap na Lushnja në Tiranë nevet për 10 minuta e kemi bërë! Ti vajtur Memetit në shtabt, e thamë amanetet e Usta Qerimit! 6 herë na Lushnja në Tiranë unë e Tërrfoni! Se Kumandari kishte aq shumë psetonime sa u shushat Komandar Memeti…Në mesazhin e fundit të koduar, unë i thashë që ma firmosi Usta Nexhmija! Na inati që s’më vriste dot muan si korrier, Komandar Memeti çliroi kasabanë e Tiranës esëll! Pa pirë kahven e sabahut! Ik ai rrugicavet e gjermanët vdisnin na rrespekti!

Pas dy ditëve u kthyem ne fshat neve… Ditë feste! Ndriçonin edhe haletë! Dy herë ne vit dhisnim me drita! Për 1 Maj e për 29 Nëndor. Ditët e tjera dhisnim si në kohën e Noes… Mbaroje zbrazjen dhe do kërkoje me dorë si i verbër ndonjë gjethe fiku, ndonjë gur të rrumbullakët….Se të lanje bythën me ujë, te shpallnin agjënt i fesë myslimane…ta fshije bythën me libra a me kazeta të shpallnin të krishterë ose armik i klasës! Opo qysh i thoni ju sot, bio! Dhisje bio e fshiheshe bio. Shyqyr, Zoti pa gjethe, barishte e pa libra gjenialesh nuk të lë! Se po nuk ishe gjenial, librat e gjenialvet për cfarë hyjnë në punë?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s