Kategori
Uncategorized

Pse Rama ka vendosur të mbrohet me banditë? – Nga Andi Bushati.

Nga Andi Bushati

Dje u bëra pa dëshirën time dëshmitar i fytyrës kriminale të Edi Ramës. Një grusht banditësh civilë, zyrtarisht badigardë të hotel Tiranës, na penguan mua dhe disa kolegë të tjerë, të hynim në dëgjesën publike të projektit për kullën 15 katwshe me stadium.

Më kot kolegët e mi i tundnin ftesat e dërguara nga ministria e zhvillimit të territorit këtyre gorillave pa veshë dhe pa tru, ndërkohë që Garda e Republikës e fuste kryeministrin në sallë nga ashensori i lavanterisë së hotelit. Më kot ata rrekeshin të argumentonin se disa badigardë privatë nuk mund të komandonin në një aktivitet që zyrtarisht e organizonte qeveria.

Neve Edi Rama kishte vendosur të na vinte përballë banditët e vet dhe të klientëve të tij.

Kisha debatuar gjatë me kolegët e mi nëse duhet të shkonim në këtë aktivitet apo jo. Unë gjithnjë kam privilegjuar në aktivitetin tim profilin e gazetarit të ftohtë që i rezervon vetes gjykimin e pavaruar, përpara atij të intelektualit të angazhuar publik. Përpara se të marr pjesë në një protestë, e kam quajtur më të rëndësishme të raportoj për të; përpara se jem palë në një konfrontim, kam gjykuar se është më e rëndësishme ta tregoj atë ; përpara se të ballafaqohesha në atë sallë, me ata që mendonin ndryshe nga disa prej nesh, për ngritjen e një kulle të re në këtë qytet të shkatërruar nga betoni, unë mendoja se duhej rrëfyer çdo detaj i saj.

Prandaj dhe fillimisht u thashë jo atyre që më kërkuan të shkoja në atë sallë ku kryeministri po përgatiste show-un e radhës.

Por, një natë më parë, pati një ngjarje që ma ndryshoi mendjen. Pikërisht për temën e stadiumit të ri u gjenda duke debatuar, në emisionin “Të paekspozuartit” të Ylli Rakipit me deputetin socialist Fidel Ylli.

Ndoshta me naivitetin e atij që përpiqet të besojë se Edi Rama ende mund të bëjë gjëra të mira, Fidel Ylli që ishte pro projektit për stadiumin, na ftoi gjatë debatit: “E di që jeni kundra kësaj nisme, po nuk ka gjë nëse vini e dëgjoni nesër, ndoshta mund ta keni mirë, por mund ta keni edhe gabim. Ejani shikoni, pastaj po të doni lavdëroni, po të doni kritikoni. Dëgjesa është e hapur dhe askush nuk mund ta pengojë Fatos Lubonjën të marrë fjalën” tha ai me besimin e gjithkujt që mendon se nëse nuk je nisur për të bërë një krim, nuk ke asgjë për të fshehur.

Në dukje ftesa ishte racionale. Askush nuk ka pse paragjykon argumentet e dikujt me të cilin nuk bie dakord. Le ta dëgjojmë dhe ndoshta bindemi, vendosa.

Por, të nesërmen, në hyrje të dëgjesës publike, ndryshe nga ç’kishte predikuar Fideli në studion televizive, ndryshe nga fasada e ftesave që kish përgatitur qeveria, Edi Rama na nxori përballë, banditët e tij këmishëzinj. Pa uniformë dhe pa tagër për tu bërë padronë të një mbledhje qeveritare, ata u shndërruan në simbole të vërteta të erës së re: Partneritetit Publiko Privat.

Kur gjithë kjo shfaqe e shëmtuar përfundoi, përpos neverisë dhe zhgënjimit në mendje më rrotulloheshin disa pyetje:

Pse Edi Rama duhet të urdhëronte këta badigardë të na pengonin? E ç’punë do ti prishej atij se në atë sallë nuk do të kishte vetëm njerëz që e adhuronin kryeveprën e tij të re? Po në rastin më ekstrem, nëse ndonjëri nga kritikët shprehte ndonjë mendim kundër këtij projekti, ç’fatkeqësi do të ndodhte? Pse degradoi ky njeri deri në këtë pikë sa të përpiqet të pengojë mendimin me roje private?

Nuk kisha përgjigje për asnjë nga këto pyetje. Nga çdo anë që e ktheja më dukej sikur ai ishte veprimi më absurd që Rama mund të ndërmerrte, për të shkatërruar atë shfaqe butaforike që kishte përgatitur vetë.

Por, dalë ngadalë, kur orët kalonin dhe kur mercenarët e tij mediatëikë filluan të përpunojnë alibitë për mbledhjet e qeverisë që kontrolloheshin nga gorrillat private, disa gjëra nisën të më qartësohen.

Fillimisht, në mediat pranë qeverisë, u infiltrua lajmi se ata që s’ishin lënë në sallë, kishin vajtur me vonesë, pasi Rama kish filluar të fliste (e vërteta është ndryshe dhe ekziston dhe me video). Më pas doli versioni se ata që kishin ftesë kishin refuzuar të futeshin, sepse kërkuan të solidarizoheshin me miqtë e tyre të paftuar. (Tjetër gënjeshtër që vërtetohet nga videoja e Ylli Rakipit që tregon ftesën dhe rojet e 15 katëshit nuk e lejojnë të futet).

Më pas kur televizionet filluan të raportojnë për atë që ndodhi kuptohej dhe më shumë. Megjithëse disa zëra autoritarë nga shoqata e arkitektëve kishin dalë kundër projektit, Rama rekrutoi kryetarin e kësaj shoqate, i cili kishte vajtur në atë mbledhje për të lexuar një deklaratë kritike. Ai u detyrua të pohojë se personalisht ndërroi mendim dhe u bind se projekti qe i mirë.

Sikur të mos mjaftonte ky manipulim, Rama vazhdoi me një të dytë: Ai shkroi në Facebook:

“Shoqata e arkitektëve ndryshoi mendim” ndërkohë që në fakt mendja i ishte ndryshuar vetëm një fakiri të mbetur fillikat.

Por manipulimi nuk përfundon këtu. Po të shihje mënyrën se si u informua më pas për këtë ngjarje, absurdi nuk ka fund.

Gazetarët e lajmeve të TV Klan, bënë sikur ajo nuk kishte ndodhur, sepse pronari i këtij televizioni ka marrë deri më tani, nga dora e Edi Ramës, dy leje ndërtimi, një në qendër të Tiranës dhe një në buzë të detit.

Më pas në “Kapital” në Vizion Plus, drejtuesi i emisionit nuk pati fuqinë të mbronte kolegët ndaj ironisë dhe sulmeve të kryeministrit, sepse ai është thjeshtë bashkëshorti i njërës prej ministreve vartëse të Edi Ramës.

Ja pra kjo është historia.

Edi Rama i bën sqarimet për ngjarjen si askund në botë, te bashkëshorti i ministres së tij; ai i mbyll gojën me leje ndërtimi një televizioni kombëtar; ai shantazhon dhe shndërron në klounë profesionistë që ndryshojnë mendim sapo gjenden përpara fuqisë së tij; ai përdor media dhe infiltron lajme në to, kundër kolegëve të tyre.

Kjo është kulla ku është mbyllur dhe realiteti i rremë që ka ngritur përreth vetes.

Ndaj ka frikë, shqetësohet, trembet, tridhet, dridhet kur mendon se mund ti dalë përballë cilido që mendon ndryshe nga ai.

Kur imagjinon se ndokush që mund ti thoshte, në atë sallë, se ky projekt i stadiumit me kullë, është bërë që ai të vazhdojë të vjedhë. Se arkitekti italian që i ka vënë në jetë “këshillat” e porositësit e ka përdorur dhe më parë. Se ai vetë ndryshoi konceptin paraprak, nga një stadium që mund të kishte ndonjë aktivitet ndihmës, në një qendër biznesi që ka dhe stadium.

Se ai do të shkatërrojë atë ansambël që vetë, me firmën e tij, dikur e ka shpallur monument kulture. Se ai ka gënjyer kur ka nxjerrë në fushatë elektorale Erion Velinë për tu kërkuar vota tiranasve, me premtimin: “zero beton në kryeqytet”.

Pikërisht nga frika dhe paranoja se dikush mund t’ia thotë në sy këto, ai ka ngritur atë realitetin tjetër, me gazetarë manipulatorë, me media të blera, me arkitektë të shitur.

Pikërisht, nga ky ankth dhe ky mundim, i përballjes me disa të vërteta, ai nxori badigardët e tij privatë për të bllokuar dyert e një dëgjese publike.

Si një njeri i ndërgjegjshëm që po bënte një krim, ai kërkoi të ngujohej në kullën e servilëve dhe të blerëve prej tij. Dhe për ta ruajtur brenda saj, i duheshin patjetër ata banditë këmishëzinj.

/Lapsi.al

Kategori
Uncategorized

Edi Rama zbulon misterin e tmerrshëm të stadiumit.

FotorCreated
I dashur sovran!

Qorr ose syshqiponjë; miop ose hipermetrop; me gjyslyke apo me lente qofsh!

Jam vërtet i acaruar që shumë qorra nuk e kuptojnë idenë e projektimit të stadiumit.
As Arlind Qori nuk e kupton dot. :(

Ideja e stadiumit është një koncept origjinal që e ka zanafillën pikërisht atë ditë kur unë vizitova zyrën e Ilir Beqajt pa e njoftuar  më parë atë.

Në fillim shkova tek zyra e Beqajt por më tha sekretarja e tij që ai kishte shkuar tek salla e mbledhjeve.

Po ecja në majë të gishtave si Ilir Kerni dhe sa hapa derën e sallës pashë aty një tryezë vezake ku ishin ulur drejtorët e Ilirit të Vilmës; ndërsa në një cep të tryezës vezake qëndronte në këmbë si një zdap i vërtetë, Iliri i Vilmës dora vetë.  Shtat-derdhur, azgan, belkëputur,  më frymëzoi shumë Beqaj në këtë performancë të veçantë arreduese dhe vendosa ta përdor këtë inspirim frymëzues për të ndërtuar stadiumin e ri.

Dhe ashtu bëra vërtetë, sepse sot siç e shikoni të gjithë, stadiumi është vezak me një kullë të lartë në cep e cila personifikon Ilirin e Vilmës.

A nuk është një mrekulli e vërtetë që Iliri i Vilmës është ngulur aq natyrshëm në cepin e vezores?

Ata që nuk arrijnë ta preceptojnë këtë janë qorra. Dhe unë kur i them dikujt qorr nuk e them kot sepse kam një dell okulisti të fshehur brenda meje.

Nëse nuk e shihni dellin tim të okulistit dhe shtyllën që ngrihet si shtati i Ilirit të Vilmës, normalisht që qorra jeni.

Ky stadium lidhet me ftesën time që ju bëra anglezëve për të parë ndeshje futbolli dhe përgjigjja e tyre pozitive ishte vetëm për shkak se ata e gjetën dhe në Google stadiumin e ri.

Rreth hapësirës vezake supozohet që të ulen mijëra Erjonë. Frymëzimi për Erjonin më erdhi ndërsa po bënim takim në qendrën shëndetësore të Divjakës.
Sa herë që unë harroja diçka gjatë fjalimit me infermieret e spitalit, Erjoni ndërhynte duke folur me duar por nga gjatësia e tij modeste i dukeshin vetëm thonjtë e lyer.

Ndërsa tek pjesa ku ka një hapësirë midis shkallëve mendohet të vendosim ca NikoPelesha që normalisht mund të jenë diku tek 70 ose 80 copë.

Për detajet e tjera më të imtësishme të këtij projekti do ju informoj pasi të përfundoj ciklin e konsultave me Armandin e FSHF-së dhe me Qifin.

I juaji; Okulist-Edvini.

Kategori
Uncategorized

Rama përplaset me kryetarin e bashkisë së Pogradecit. Është i PD –së.

Kryeministri Edi Rama e ka theksuar disa herë publikisht se ai do të bashkëpunonte me çdo kryetar bashkie, pavarësisht nëse ishte i ndonjë force kundështare politike. E ka thënë shumë herë, pasi ai është vënë nën akuzë për qasjen që ka patur ndaj kandiatëve të PD në zgjedhjet e shkuara. Por ndryshe nga sa thotë, Rama nuk duket aq miqësor me të zgjedhurit vendorë të djathtë. E tregoi këtë në takimin për reformën e ujit, ku u përplas me kryetarin e Bashkisë së Pogradecit. Kapri po fliste për problemet që ka bashkia e Pogradecit, por Rama e ka ndërprerë.

“Kjo nuk është mbledhje për vajtimet e bashkive. Jemi mbledhur për ujin dhe reformën e ujit. Na thuaj sa ke ndër mend të flasësh, na jep një orar që disa të shkojnë të hanë bukë e të kthehen kur të mbarosh ti”, tha Rama.

Kapri e ka vijuar fjalën e tij, por Rama ka ndërhyrë sërish:

“Organikat e bashkive janë më të fryrat në rajon. Keni drejtori që mund t’i shkurtoni. Keni drejtori strategjish e muhabetesh që janë pa asnjë përmbajtje. Por jo nuk është arsye që të ankoheni pse s’u jep qeveria  fonde për të paguar njerëzit”.

Nga ana e tij kryetari i Bashkisë së Pogradecit kërkoi vetëm që administrata e tij të konsultohej për faktin se një burim ujor që ndodhet në territorin e bashkisë që administron, i është dhënë një bashkie tjetër.

Kategori
Uncategorized

Pse u fsheh për dy muaj arrestimi i Frrokut në Holandë?

Arben Frroku, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamaj është arrestuar në Holandë. Autoritetet holandeze konfirmuan dje ndalimin e Arben Frrokut. Sipas burimeve, Frroku është ndaluar para pak ditësh me dokumenta greke, me identitetin e shtetasit Renato Xhepa. Por autoritetet vendase dyshojnë se ky është pikërisht i kërkuari i drejtësisë shqiptare, për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, në shkurt të vitit 2013. Të njëjtat burime thanë se, ai është ndaluar në aeroportin Shiphol të Amsterdamit dhe është akuzuar për vënie në përdorim të dokumentave dhe identiteteve të falsifikuara.
Ish-Kryeministri Berisha e deklaroi katër ditë më parë se, Frroku ishte arrestuar në Holandë, duke shtuar se Tahiri nuk po dërgonte dosjen e plotë të të dhënave të Frrokut. Pas deklaratës së ish-Kryeministrit Berisha për arrestimin e Frrokut në Holandë, është kërkuar informacion nga Zyra Qendrore Interpolit dhe Europolit për këtë çështje.
Fillimisht Zyra e Interpolit ka sjellë një përgjigje negative, ndërsa këtë të enjte, zyrtarisht është dhënë informacion për ndalimin e shtetasit Renato Xhepa, i dyshuar se është Arben Frroku. Të njëjtat burime thanë se, pas këtij konfirmimi do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme, për sqarimin e dyshimeve të autoriteteve belge dhe në rast konfirmimi, ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013, por Prokuroria apeloi vendimin. Pak ditë para se Apeli i Krimeve të Rënda të jepte vendimin me burg përjetë për Frrokun, ai u largua jashtë vendit. Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit.
Prokuroria renditi provat, të cilat në harmoni me njëra-tjetrën, provonin më së miri tej çdo dyshimi kryerjen e veprave penale për të cilat akuzohej i pandehuri Arben Frroku.
Së pari, u identifikua motivi i cili ka shërbyer për të pandehurin në kryerjen e vrasjen.
Së dyti, u provua i gjithë mekanizmi i kryerjes së vrasjes, si numrin e personave, mjetet e përdorura, intinerari i ndjekur prej tyre.
Së treti, në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur Arben Ndoka dhe kamerave të sigurisë në vendin ku u vra Komisar Lamaj u provua se, Arben Frroku ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka qëlluar mbi të.
Së katërti, akuza ka mundur të rrëzojë alibinë e të pandehurit mbi udhëtimin e tij drejt Greqisë ditën e vrasjes së Dritan Lamaj.
Së pesti, në bazë të eksperimentit u provua se autori mund të largohej nga vendi i krimit drejt pikës kufitare të Kapshticës në Korçë, në kohën e llogaritur.
Vendimi i Gjykatës vjen pas disa seancash shtyrje për shkak të mosparaqitjes së avokatëve dhe vetë të pandehurit.
Në datën 3 prill të këtij viti, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi të shpallë të pafajshëm biznesmenin Frroku, duke rrëzuar të gjithë pretendimet e Prokurorisë.
Kur kanë kaluar më pak se 77 ditë nga lirimi i Frrokut, është Gjykata e Apelit, ajo që vendos se ai duhet të rikthehet në burg, për vrasjen e 24 shkurtit 2013, ku mbeti i vdekur Komisar Dritan Lamaj.

Berisha: Frroku i arrestuar prej 2 muajsh në Holandë, Tahiri nuk dërgonte dosjen

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi para katër ditësh në një intervistë në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit se, ka informacione për arrestimin e Arben Frrokut në Holandë, të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, por nuk dërgohen informacione nga autoritetet shqiptare. “A e dini që ka dy muaj që thuhet se, është arrestuar Arben Frroku dhe Saje qorri nuk çon të dhënat. I bëj thirrje kryeprokurorit të lidhet me prokurorin e Holandës”, u shpreh Berisha në emisionin “Studio e Hapur”.
Pas arratisjes së Frrokut, ish-Kryeministri Berisha deklaroi se ky ishte një pakt i Ramës, duke e ekzekutuar për herë të dytë komisarin Dritan Lamaj. “I dhanë pafajësinë për vota vrasësit të komisarit Lamaj. Arben Frroku, pas përmbushjes së misionit, arratiset! Apeli sot e dënoi me burg përjetë! Edi Rama me gjykatësit e Partisë i dha pafajësinë vrasësit të komisarit Lamaj, Arben Frrokut dhe i ngarkoi blerjen e votave me paratë e krimit në rrethin e Pukës. Dy ditë para zgjedhjeve, pasi kreu misionin, Rama e nisi atë për në Kubë. Në arrati e sipër Arben Frroku u ndalua nga policia në kufirin midis Malit të Zi dhe Kroacisë, por pasi Sajmir Shullazi i konfirmoi pafajësinë, Frroku vazhdoi i qetë rrugën për në ishullin e Karaibeve. Gjykata e Apelit e njoftoi në mungesë dënimin përjetë për vrasjen e Komisarit Lamaj. Kjo ishte një lojë e Edi Ramës me kriminelë, vrasës si Arben Frroku duke ekzekutuar për së dyti në detyrë komisarin Dritan Lamaj!”, shkruante Berisha në reagimin e tij në Facebook.

Partia e Frrokut aleate me PS-në e Ramës

Në zgjedhjet e vitit 2013, PS bëri koalicion me Partinë Kristian Demokrate të Mark Frrokut dhe Arben Frrokut ku si rezultat i mbështetjes nga Rama, Mark Frroku u zgjodjh deputet. Edhe pas zgjedhjeve, Partia e Frrokut ishte aleate e PS-së.
Vëllai i Arben Frrokut, deputeti Mark Frroku, i cili mbante dhe postin e kreut të Partisë Kristian Demokrate rezulton të jetë dënuar me 10 vjet burg në mungesë nga një gjykatë belge për akuzën e vrasjes. Në janar të vitit 2014, mediat belge kanë publikuar lajmin dënimit me 10 vite burg të deputetit të mazhorancës Mark Frroku në vitin 2010. Deputeti shqiptar Frroku akuzohet për vrasjen e bashkëkombasit të tij, Aleksandër Kurti, pasditen e 5 marsit 1999. “Në Bruksel i akuzuar, në Shqipëri deputet”, e titullonte lajmin faqja online belge Nord Eclair.be.
Në shkrim thuhej se, “i sapozgjedhur në Shqipëri në postin e ligjvënësit, Mark Frroku rezulton i dënuar në mungesë me 10 vite burg në Belgjikë për vrasje, mbi afera prostitucioni dhe trafiku ilegal emigrantësh”. Mediat belge shkruanin se ai duhet të rigjykohet në muajin shkurt 2014 para Gjykatës Penale të Nivelles pas Apelit të Gjykatës së Brukselit, pasi Froku kishte fituar lirinë para se çështja ndaj tij të shkonte në gjykatë dhe ishte larguar drejt Shqipërisë, ku aktualisht jeton.
Megjitëse Interpoli belg kishte dërguar dy kërkesa për ekstradimin e Frrokut, ato u mbajtën të fshehura nga Rama. Pas presionit të Këshillit të Europës, Rama u detyrua të nxjerrë kërkesat e Interpolit për të nisur hetimet ndaj Mark Frropkut. Tashmë Frroku ndodhet në burg.

Frroku u “tradhtua” nga shenjat e gishtave

Interpol Haga njoftoi dje në orën 17:15 minuta Interpol Tiranën se kishte identifikuar dhe arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Frroku, të dënuar nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm. Bëhet e ditur se, Interpol Tirana gjatë ditëve të fundit ka pasur disa komunikime me homologët në Holandë në lidhje me këtë çështje, por vetëm dje pasdite, u konfirmua se shtetasi i paraqitur me dokumente të falsifikuara nën emrin “Renato Tsepa”, ishte shtetasi Arben Frroku, i dënuar tashmë nga drejtësia shqiptare.
Verifikimi i identitetit të shtetasit Frroku erdhi pas krahasimit të gjurmëve të dërguara nga autoritet e vendit tonë për partnerët holandezë. Interpol Haga konfirmoi se gjurmët ishin identike me ato të një shtetasi të arrestuar me dokument (pasaportë) greke të falsifikuar, me gjeneralitetet “Renato TSEPA”, lindur në Korçë.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, kanë nisur procedurat e ekstradimit të shtetasit Frroku drejt Shqipërisë, ku pritet të vuajë dënimin sipas vendimit të Gjykatës.
Fillimisht Zyra e Interpolit ka sjellë një përgjigje negative, ndërsa këtë të enjte, zyrtarisht është dhënë informacion për ndalimin e shtetasit Renato Xhepa, i dyshuar se është Arben Frroku. Të njëjtat burime thanë se, pas këtij konfirmimi do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Përgjithshme, për sqarimin e dyshimeve të autoriteteve belge dhe në rast konfirmimi, ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Katër ditë më parë, ish-Kryeministri Berisha e deklaroi se, Frroku ishte arrestuar në Holandë, duke shtuar se Tahiri nuk po dërgonte dosjen e plotë të të dhënave të Frrokut. Pas deklaratës së ish-Kryeministrit Berisha për arrestimin e Frrokut në Holandë, është kërkuar informacion nga Zyra Qendrore Interpolit dhe Europolit për këtë çështje.

R.POLISI

Kategori
Uncategorized

Lideret e Evropes dhe…. Edi Rama.

 


LISTA – Cilët janë liderët më të fuqishëm të Evropës? Edi Rama renditet në fund

Kush janë liderët më të fuqishëm në Evropë? Nuk ka dyshim që kancelarja gjermane Angela Merkel qëndron në krye. Nëse do të ishte një autobus, ajo është drejtuesi dhe më pas vijnë liderët e tjerë të Evropës.

Pas zonjës Merkel, vjen kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron i ndjekur më pas nga Presidenti francez François Hollande, dhe kryeministri italian Mateo Renzi.

Në top-listën kryesore përfshihet edhe Turqia. Faqja Politico.eu, ka bërë një renditje të ndikimit të liderëve në vendet evropiane, anëtare ose jo anëtare të Bashkimit Evropian. Lista më poshtë tregon ndikimin që kanë drejtuesit e qeverive që nisin nga ambasadorët e vendeve të tyre, e deri tek pushteti dhe influenca.

Për fat të mirë apo të keq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është në fund të listës, i renditur në vendin e 33-të, ndërsa homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç, është rreth 10 shkallë më lart. Në listë nuk përfshihet Kosova.

Shqipëria ka afër Malin e Zi, ose kryeministrin e saj Milo Gjukanoviç. Përkrah kryeministrave është renditur emri i ambasadorëve të vendeve përkatëse të akredituara pranë Bashkimit Evropian.

Shqipëria përfaqësohet nga Suela Janina.  Roli i ambasadorit për influencë pranë Bashkimit Evropian është parësor në këtë përzgjedhje dhe me sa duket ambasadorja e vendit tonë pranë Brukselit nuk ka bërë punë të lavdërueshme, sigurisht sipas gazetës në fjalë. Kjo ka bërë që të humbasë pikë edhe kryeministri ynë.

Sa i përket kryeministrave dhe presidentëve matrica u përgjigjet pyetjeve të tilla si:

A kanë një qeveri stabël? A e qeverisin vendin dhe a e përcaktojnë agjendën e tij politike?

A kanë këtë udhëheqës një strategji koherente dhe pozita të forta negociuese në Europë?

Shkoni poshtë një hartë interaktive që tregon çdo vend dhe renditjen e tyre.

politico-power-matrix-europe-leaders-ambassadros-hq


Kategori
Uncategorized

Çohu Azem.Toka dhe monumentet nuk jane me per ty.

10530829_540701389369572_2372934651884370496_n

Qershori po vjen, ja edhe pak, tjetri më shpejt do te vijë,
veç ndërrimit të stinëve, viteve, asgjë tjetër s’do të ndryshojë.
Të zhgënjyer, hallexhinj, zagarë, lypsarë, azilantë, sekserë,
do të sjellë përsëri me bollëk kjo, ajo, dhe ajo tjetër verë.

Asgjë s’do ndyshojë, asgjë, veç ndërrimit të stinëve,
bisha përsëri do jetë në pushtet,
endrra për një jetë më të mirë, iku diku larg, ajo u vra,
Iku për të mos u këthyer më kurrë, bashkë me të edhe ne,
ikem te trembur, te tmerruar, dhunuar, e vrarë nga djajtë e zinj.

Po ku jeni ju….
ju….
ju ata që shpresën ndezët me ëndërrat, trupin, gjakun tuaj,
ju u lartesuat dhe mbetët, përjetësisht atje lart, në altarin e lirisë,
ju…heronj te vertete, që askush nuk mundi dot më t’ju zëvëndësojë.
Mjerë, o i mjerë ky popull, të mjerët ne, nga duart e kujt lirinë kërkojmë,
pa lider, pa heronj, pa shpresë, Azem çohu ku je, çohu bre burrë i dheut, boll ndejte atje.

Çohu o sokëllimë e malit, çohu, kaq vite që ty po të presim Azem Hajdari,
çohu.
cohu dhe ndale vampirin si dikur, nga pas i ke të gjithë, me ty,
Le të tallen, të qeshin, djajtë e pa besë, ata këtë ditë pritën,
që ti, zëri, urugani i demokracisë dhe liria, të heshtë, të vdesë.

Çohu Shqipe mali çohu.

Po kush do të mund të çohet, ata që partinë e këthyhen në biznes familjar,
ata që demokracinë e përdorën, e ropën, e molën si Lopë,
ata që pabesia dhe dosjet ful i ndjekin nga pas,
ata që bustin e Enverit dikur e mbajtën në shpinë,
Turp është ta thuash turp,
ata or vëllezër ata, e dhunuan, e mbytën, e vranë demokracinë.

Çohu Azem, çohu, të presin,
ti nuk duhesh më monument, ti je dhe duhesh i gjallë.

Kuçedra edhe ujin e ka zënë, pak nga pak dhe ajrin po na e merr,
diktatura me një tjetër fytyrë , më të egër është këthyer,
dhimbje dhe tmerr,
Bijtë, nipërit, mbesat e atyre qe ju vranë, sot i kini të kombit baballarë,
dhe mirë ju bëhet kur ju,
të frikësuar heshtni dhe prisni, të zhgënjyer, të lodhur, të vrarë, për tju hequr përsëri zvarrë.

Çohu Azem Hajdari çohu,
të presim,
toka dhe monumentet nuk janë më për ty.

Kategori
Uncategorized

Qershori po vjen, ja edhe pak, tjetri më shpejt do te vijë,
veç ndërrimit të stinëve, viteve, asgjë tjetër s’do të ndryshojë.
Të zhgënjyer, hallexhinj, zagarë, lypsarë, azilantë, sekserë,
do të sjellë përsëri me bollëk kjo, ajo, dhe ajo tjetër verë.

Asgjë s’do ndyshojë, asgjë, veç ndërrimit të stinëve,
bisha përsëri do jetë në pushtet,
endrra për një jetë më të mirë, iku diku larg, ajo u vra,
Iku për të mos u këthyer më kurrë, bashkë me të edhe ne,
ikem te trembur, te tmerruar, dhunuar, e vrarë nga djajtë e zinj.

Po ku jeni ju….
ju….
ju ata që shpresën ndezët me ëndërrat, trupin, gjakun tuaj,
ju u lartesuat dhe mbetët, përjetësisht atje lart, në altarin e lirisë,
ju…heronj te vertete, që askush nuk mundi dot më t’ju zëvëndësojë.
Mjerë, o i mjerë ky popull, të mjerët ne, nga duart e kujt lirinë kërkojmë,
pa lider, pa heronj, pa shpresë, Azem çohu ku je, çohu bre burrë i dheut, boll ndejte atje.

Çohu o sokëllimë e malit, çohu, kaq vite që ty po të presim Azem Hajdari,
çohu.
cohu dhe ndale vampirin si dikur, nga pas i ke të gjithë, me ty,
Le të tallen, të qeshin, djajtë e pa besë, ata këtë ditë pritën,
që ti, zëri, urugani i demokracisë dhe liria, të heshtë, të vdesë.

Çohu Shqipe mali çohu.

Po kush do të mund të çohet, ata që partinë e këthyhen në biznes familjar,
ata që demokracinë e përdorën, e ropën, e molën si Lopë,
ata që pabesia dhe dosjet ful i ndjekin nga pas,
ata që bustin e Enverit dikur e mbajtën në shpinë,
Turp është ta thuash turp,
ata or vëllezër ata, e dhunuan, e mbytën, e vranë demokracinë.

Çohu Azem, çohu, të presin,
ti nuk duhesh më monument, ti je dhe duhesh i gjallë.

Kuçedra edhe ujin e ka zënë, pak nga pak dhe ajrin po na e merr,
diktatura me një tjetër fytyrë , më të egër është këthyer,
dhimbje dhe tmerr,
Bijtë, nipërit, mbesat e atyre qe ju vranë, sot i kini të kombit baballarë,
dhe mirë ju bëhet kur ju,
të frikësuar heshtni dhe prisni, të zhgënjyer, të lodhur, të vrarë, për tju hequr përsëri zvarrë.

Çohu Azem Hajdari çohu,
të presim,
toka dhe monumentet nuk janë më për ty.

Kategori
Uncategorized

Të pacipë dhe mashtrues!


Të pacipë dhe mashtrues!

Çështja e vrasjes së 4 viktimave me 21 Janar ka marrë një rrjedhë tjetër në Gjykatën Administrative. Familjarët e 4 viktimave që u vranë  përballë kryeministrisë në vitin 2011 kanë kërkuar dëmshpërblim nga shteti. Palë e paditur në këtë proces është Garda e Republikës. Por argumentet që ka çuar në gjykatë Garda e Republikës kalon kufijtë e së imagjinueshmes. Në dokumentin e paraqitur nga ky institucion në gjykatë thuhet se: “Garda u detyrua të përdorte armët e zjarrit pas shpërthimit të portës hyrëse”.

Në argumentin e saj, Garda fajëson policinë, e cila sipas saj nuk ishte e aftë të shpërndante turmën.  “Mendojmë se Garda e Republikës nuk mund të përgjigjet për këtë dëm, pasi nëse efektivët e policisë do të kryenin detyrën më 21 janar 2011 duke shpërndarë turmën, atëherë sigurisht nuk do të kishte qenë e nevojshme që Garda të përdorte armët, e si pasojë e këtij përdorimi të vinin viktimat. Në asnjë rast nuk duhet të harrohet tensioni, stresi dhe goditjet që kanë qenë të vazhdueshme. Përgjegjës për këtë situatë është po aq, në mos më shumë sesa Garda, Policia e Shtetit, pasi paaftësia për menaxhimin e demonstruesve solli viktimat”,- thuhet në qëndrimin e Gardës së Republikës në Gjykatë. Ditën e djeshme, Garda e Republikës sqaroi argumentet që ka përdorur në këtë proces duke deklaruar se qëndrimi i saj i referohej Gjykatës së Apelit, e cila ka dhënë vendim për këtë çështje. Ndërkohë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri reagoi mbrëmjen e djeshme duke përgënjeshtruar qëndrimin e Gardës. Ai u kërkuar ndjesë familjarëve të viktimave, duke deklaruar se 21 janari është një krim shtetëror ende i pandëshkuar.

“Pavarësisht se Garda vetëm ka cituar vendimin e gjykatës, dua t’i kërkoj ndjesë familjarëve për sado janë lënduar nga përmendja e një vendimi haptazi të padrejtë! 21 Janari ishte dhe mbetet një krim shtetëror, ende i pandëshkuar!”,- shprehet ministri Tahiri.

Por pavarësish kësaj, qëndrimi i Gardës së Republikës lë një shije të hidhur për gjithë procesin dhe historinë e 21 Janarit. Në rast se ky qëndrim do të ishte mbajtur nga drejtuesit e Gardës para vitit 2013 do të ishte deri diku i kuptueshëm, pasi është në një linjë më qëndrimin e Partisë Demokratike, si e akuzuar direkt për këtë ngjarje. Por sot Garda e Republikës është në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë që drejtohet nga socialistët dhe Kryeministri Edi Rama.

Vetëm pak orë pas vrasjeve të 21 Janarit të pesë viteve më parë, Edi Rama dhe Saimir Taihiri do të deklaronin se protestuesit u vranë nga “pushkët e Gardës së Republikës”. Gjatë këtyre viteve gjithë debati dhe akuzat për vrasjet kanë pasur si pikënisje se kush e dha urdhrin dhe përse duhej që të përdoreshin armët ndaj protestuesve të paarmatosur. Aq më tepër që vrasjet ndodhen jashtë gardhit rrethues të kryeministrisë. Në të gjitha akuzat e Ramës dhe socialistëve të tjerë që sot janë ministra, cilësohej si shkelje keqpërdorimi kriminal i Gardës. Atëhere Garda dhe përdorimi i armëvë nga gardistët ishte “kriminale”, ndërsa sot që e kanë pushtetin dhe duhet të dëmshpërblejnë familjet e të vrarëve thonë “ duhej të përdorej arma”!

Justifikimi ligjor i Gardës lidhet me çështjen e dëmshpërblimit të familjarëve dhe jo me procesin penal. Pra Garda kërkon rrëzimin e çështjes në Gjykatën Administrative për të mos paguar disa dhjetra milionë lekë nga buxhetit i shtetit. Por duke kursyer lekët, pushteti i sotëm ka bërë një dëm të madh gjithë kauzës së 21 Janarit dhe drejtësisë në këtë vend. Institucioni i Ramës, pavarësisht se i referohet një vendimi të Gjykatës, rrëzon argumentet që vetë Rama pretendon prej pesë vjetësh për vrasjet. Dhe kjo është pak të thuash e pafalshme për një forcë politike që erdhi pushtet edhe për shkak të 21 janarit dhe me premtimin se do ta zbardhte atë.

Zhvillimet e djeshme me deklarata dhe përgënjeshtrime nuk janë goditja e vetme që ka marrë çështja e 21 janarit. Tre ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Prokurorisë për dënimin e tre gardistëve të akuzuar si ekzekutuesit e protestuesve. Kryeministri Rama deklaroi se reforma në drejtësi do të sjellë dhe drejtësinë për këtë ngjarje, duke nënkuptuar se gjykatat janë nën ndikimin e Partisë Demokratike. Por nëse gjykatat kanë ende ushtarë të Berishës në përbërjen e tyre, Garda e Republikës nuk është e PD. Ajo drejtohet nga qeveria e sotme. Të paktën formalisht të mos përdorin argumentet që i ka përdorur PD-ja për këtë çështje.

Gjatë një jave 21 Janari u varros sërish. Sipas Gjykatës nuk ka fajtorë për vrasjet dhe sipas Gardës së Republikës, që citon gjykatën, vrasjet ishin të pashmangshme. Siç duket, fajtorë kanë qenë viktimat!!

Nëse na lejohet mund të bëjmë një krahasim, që përsëri nuk është si vdekja, porse njëlloj mbetet qwndrimi sepse Avokatura e Shtetit në gjyqin me gazetën “Koha Jone” për dëmshpërblimin e saj nga shteti për djegien dhe shkatërrimin e redaksisë së saj me 3 mars 1997, thotë se “nuk e ka fajin shteti”! Pra deri dje PS-ja dhe Edi Rama thonin, siç është e verteta edhe në dosjen hetimore e në gjykatë, se “redaksinë e “Koha Jone “ e dogji SHIK-u dhe policia e Berishës”, kurse tani në gjykatën administrative e dredhin.

Qëndrim dyfytyrësh! Nuk kanë as turp ! Edhe bëjnë sikur digjen për drejtësinë, edhe mashtrojnë kur është puna të japin  qëndrim korrekt para drejtësisë !

Pra në vitin 2011 i vrau Saliu demonstruesit, kurse në prill 2016 “nuk i vrau!”. Në mars 1997 e “dogji Saliu gazetën “Koha Jone”, kurse tani që do të paguajnë lekët “nuk e dogji Shteti “!

Nga Alban Spiteni

Kategori
Uncategorized

Në demokraci mund të jesh i nevojshëm, por jo i pazëvendësueshëm.

Në demokraci mund të jesh i nevojshëm, por jo i pazëvendësueshëm

 

Sa gabime kemi bërë duke ndjekur “lidershipe” apo dhe individë të demokracisë?
Por njeriu ka empati dhe arrin të kuptojë menjëherë mendimet dhe gjendjen shpirtërore të një tjetri, qoftë dhe lider, dhe harron që kjo gjë nuk mund të jetë automatizëm dhe sidomos projekt politik. Sa faje janë bërë dhe në këtë vend të mbushur me “mitomanë” politikë – në mënyrë transversale dhe padyshim dhe në vertikalen njerëzore!?
Po, janë bërë shumë, e ka faje të mjafta edhe pjesa më e mirë e shoqërisë, ajo më e arsimuara, më e studiuara me aq sa na ka lejuar si sistemi dhe statusi shoqëror joni. Nuk kemi kuptuar se individi në krye është produkt i klaneve dhe fiseve, por dhe mentalitetit aspak normal urban, por kjo i përket sigurisht si zgjidhje ecjes përpara në emancipimin shoqëror, dhe këtu as kemi mundësi të shpejtojmë as të ndryshojmë, sepse është proces kohor dhe asgjë tjetër. Në fakt, në vetë krijimin e shtetit më të madh demokratik të botës që me George Washington u caktuan qartë dhe mirë modelet e njeriut drejtues në shtetin që nuk ishte as monarki, as trashëgimi hyjnore e çfarë do lloji në botë. U vunë bazat jo vetëm të zgjedhjes dhe shtetit të së drejtës, por u parapa dhe mori formë ligjore fundi i aktivitetit në drejtim madhor (madhërishëm) të shtetit dhe institucioneve të tij nga individi. Përndryshe çfarë kuptimin kishte ndryshimi i regjimit dhe llojit të tij, për të dalë pikërisht në demokraci moderne.
Ne na ka ndodhur se njerëzit që kryesojnë lidershipet, nuk lëshojnë në asnjë mënyrë jo lidershipin, por modelin sundim dhe drejtim, në të gjithë profilet që përcaktojnë drejtimin dhe që fillojnë që te partia. Kjo është dhe e “qarta” e madhe jona, e shtrirë kudo dhe për këdo. Shembulli “par exelance” dihet se kush është në këtë çerek shekulli të keq, më të keqin e mundshëm në raport me demokracinë dhe sundimtarin politik të përjetshëm?! Edhe në opozitë sigurisht kjo “formulë” vazhdon dhe nuk ka dallime as nga “Monarkia dhe as nga Diktatura” në sundim dhe projektimin si “unipronar” të përfaqësimit personal në demokraci. Kur them “demokraci” nënkuptoj këtë tonën. Më kujtohet Andreotti, i cili në pyetjen se – çfarë do të ndryshoje në karrierën tënde politike u përgjigj “nuk do të vazhdoja kaq gjatë lidershipin dhe qeverisjen”. Normalisht që e gjithë ajo karrierë politike dhe gjithë ato poste, do të mblidhnin sigurisht veprime të mira, por do të ngjallnin dhe aksione të mëdha kundër si njeriut dhe figurës së tij. Prandaj demokracia është akoma dhe sot rendi apo regjimi më i mirë, sepse ndërron njerëz dhe parti, për të bërë dhe momentin e ri, apo dhe të një koncepti në dukje në fund të fundit – të ri. E kjo gjë arrihet dhe me ligje dhe makinacione ligjore ku më i qarti është ai i kohëzgjatjes së Presidentit të SHBA-ve vetëm me dy mandate. Në demokraci nuk ka gjë më të mirë dhe reale, por dhe të drejtë se sa të kuptosh se kur është momenti për “mos ta zgjatur më”?! Ai shembulli jonë “par exelance” që dihet se kush (lideri maximus demokrat) është dhe vazhdon të jetë për keq në Shqipëri, i ka mësuar politikës shqiptare të jenë në funksion të tij dhe ka pjellë si te të vetët – dhe te kundërshtari individë që i ngjajnë pikërisht atij. I ka mësuar “demokracisë” tonë të prishë zgjedhjet dhe ti dyshojë ato përfundimisht në këtë vend – tanimë të bërë pis si moment i demokracisë së zbatuar me votë. Po pse? Sepse të tillë njerëz të lidershipve të përjetshëm dhe të drejtimit të pa ndërprerë, e dinë veten në “demokraci por dhe në trashëgimi hyjnore dhe për këtë regjim”?!
Nëqoftëse “lideri maximus demokrat” na paska qenë i nevojshëm dikur, ai gjatë sundimit të tij ka kujtuar dhe e kujton dhe sot e kësaj dite vetën të domosdoshëm ose më qartë të pa zëvendësueshëm?! Kështu e di veten ai – dhe kështu një pjesë që janë poshtë tij apo edukohen nga shembulli i tij, trajtojnë demokracinë në çdo moment dhe çdo element të saj si shtylla të shtetit dhe shoqërisë. Kurse në demokraci në fakt, mund të jesh i nevojshëm por asnjëherë i domosdoshëm apo i pa zëvendësueshëm. E kjo është e qartë për ta ndërtuar atë, përndryshe kemi bërë gabim që kemi rrëzuar Enverin, sepse ai ishte i “pazëvendësueshëm” deri sa vdiq rehat rehat në shtratin e tij, pa i hyrë ferrë në këmbë dhe pse kishte mbushur jetën e tij me krim. Ato që e zëvendësuan mund të ishin akoma më të këqinj se ai, por poshtë e dinin apo e kuptonin se “Enveri ishte i pa zëvendësueshëm”?! Të tillë njerëzve ju merr mëndja të bëjnë çfarëdo eksperimenti me popullin e tyre, sepse e dinë që ai ka “kuptuar domosdoshmërinë e tyre të përjetshme” dhe pse mosha biologjike dhe ajo politike – ju ka përfunduar?! Sepse në fund fare kështu duhet bërë dhe kushtetuta dhe rregullat dhe që sipas Washingtonit – në bazë të sistemit tonë politik është e drejta e njerëzve për të bërë ndërrimin të kushtetutës dhe të qeverisë së tyre?! Imagjinoni njerëzit?!
Por unë jam dakord me Roberto Gervaso-n që thotë se: në demokracitë, qeveritarët shumë rrallë janë më të këqinj se sa të qeverisurit?! Kjo normalisht që vërtetohet dhe te ne. Në bazë të mentalitetit të tyre poshtë në shoqëri, sundimtarë që shiten për demokratë dhe që veprojnë në demokraci, që shiten për anti regjim dhe jetojnë në regjim autokratik, vijojnë të qeverisin të zgjidhen dhe të sundojnë dhe nga “empati” për disa, kthehen në pothuaj – tirani autokratike?! E këtu as që pendohem pse e them, sepse kështu tenton dhe vazhdon të tentohet në këtë soj vendi dhe soj-demokracie krejt pa kuptim.
Kjo vjen se edhe për demokracinë është akoma herët që shoqëria jonë të ketë qëndrim dhe “trashëgimi” (në fakt ku do ta merrte, kur nuk ka kaluar dy ditë të mira bashkë) të jetuar disa dekada rresht! Edhe për të lexuar – pjesa më e madhe nuk e bëjnë për shumë arsye, prandaj më duhet të kujtoj Oscar Wilde që thotë: demokracia nënkupton thjesht goditje bastuni nga njerëzit për njerëzit?! Hahaha, nuk është e vështirë ta kuptosh nëqoftëse sigurisht do ta kuptosh pa pasur nevojë ta – keq interpretosh. Në fund po e mbyll me frazën e madhe të Alexis de Tocqueville që thotë se “demokracia është fuqia e një populli të informuar”!
E këtu qëndron dhe sekreti i “madh” te ne?! Prandaj te ne, sundimtarët paraqiten për të “zgjedhur të vazhdueshëm” të popullit?! Nga një popull jo i informuar, pritet “empatia” idiote dhe pa kuptim për delirantë dhe tiranë të vegjël të institucioneve dhe partive. Pikërisht nga një popull i tillë, pritet dhe modeli i të zgjedhurve të përjetshëm ose biologjikisht të përjetshëm si drejtues?! Kurse demokracia në fakt, nuk ka nevojë për “hyjnorë” dhe për të ekzaltuar ideologjikë dhe po ashtu politikë. Ato e dinë pikërisht veten të pazëvendësueshëm dhe nuk bëjnë asgjë tjetër, por një “klan” të tillë populli, që i mban me veprim demokratik të pazëvendësueshëm – sigurisht me votë! Po me votë, dhe mund të them se shumica e diktaturave ose vinë me votë, ose rikonfirmohen me votë, kur mungon koncepti në popull se lideri nuk është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm.
Nga Besi BEKTESHI

 

Kategori
Uncategorized

Engjëll Musai- Lulzim Bashës: Ja cfarë duhet të bësh t’i zotëri.

engjell musai1

Engjëll Musai, Drejtor i gazetës “Telegraf”

Vendimi i marrë para 1 jave, pikërisht më 20 prill 2016 nga Këshilli i Ministrave ishte një surprizë e vërtetë, pasi ky akt ndryshon statusin e Fondit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor në vendin tonë. Sipas këtij vendimi, Qeveria do të përdorë paratë e rimbursimit të ilaçeve të qytetarëve dhe spitaleve për një destinacion tjetër, duke blerë letra me vlerë.

Ky veprim sipas ekspertëve po kryhet, sepse vendi është zhytur në krizë të plotë financiare dhe se qeveria, në muajt në vazhdim do ketë probleme edhe me pagesat e rrogave. Dhe kjo situatë përbën një ngjarje të rëndë, pasojat e së cilës e dëmtojnë jetesën, pasi futja e duarve tek paratë e ilaçeve është ajo që populli në gjuhën e përditshme e quan “të luash me vdekjen”. Pra, spitaleve të boshatisura u hiqen fondet, ndërkohë që ato janë pa ilaçe, pa mjete, pa pajisje, pa shiringa, pa serume, pa mjekime për infektivin, pa medikamente dhe kimioterapi për onkologjikun, pa materialet për kirurgjinë dhe sallat operatore, pa kushtet për sanatoriumin dhe sëmundjet pulmonare etj.

Fondet do përdoren për letra me vlerë, ndërkohë që maternitetet janë lënë në mëshirë të fatit, kurse poliklinikat dhe konsultoret e nënës dhe fëmijëve janë drejt amortizimit total. Paratë transferohen nga shëndetësia për t’u grabitur në tenderin e radhës, ndërkohë që autoambulancat janë të shkatërruara dhe nuk kanë as goma për të lëvizur, pale karburant nuk bëhet fjalë. Sigurimet shëndetësore mësyjnë lokal më lokal, tek kompanitë, tek bizneset, tek individët, tek personat fizikë dhe juridikë, tek ambulantët dhe ku të mundin për të marrë edhe qindarkën e fundit, sepse kjo i duhet qeverisë për ilaçe. Por ilaçe nuk ka, sepse vetë qeveria, me një dorë i merr nga xhepi i qytetarëve dhe me dorën tjetër i dërgon në tek tenderimet e miqve, shokëve, familjarëve dhe të babëziturve, që nuk po ngopen duke shfrytëzuar edhe pikën e fundit të gjakut të shqiptarëve.

Situata aktuale në shëndetësi është më e rënda e këtyre 25 viteve dhe ndërkohë që qeveria premtoi shërbime shëndetësore falas, e vërteta ndodhi ndryshe dhe klientët e qeverisë po marrin miliarda, duke detyruar shqiptarët të marrin arratinë. Është ky momenti historik, kur populli ka nevojë që bijtë e sajë të dalin në ballë dhe të marrin situatën në dorë për hir të shoqërisë ku jetojmë dhe për të mirën afatshkurtër dhe afatgjatë të kombit shqiptar. Ja sot, ja kurrë, pasi këta “udhëheqës” e kanë mendjen të mbushin thasët e tyre dhe nuk duan të dinë për shqiptarët që janë katandisur si mos më keq dhe po bëhen gazi i botës. Me ne po tallen të gjithë dhe rasti i Francës dhe Anglisë tregon se jemi bërë gazi i botës dhe se sa shumë i poshtëruam vëllezërit dhe motrat tona kudo në Europë dhe Amerikë.

Liderët tanë që, ndonëse bëhen përbindësha për një foto me Obamën, me Bushin, ose Klintonin, por në të vërtetë e ndjejnë veten më komod në shoqërinë e Erdoganit dhe të Punit, madje kohët e fundit edhe kinezëve, të sllavëve dhe të grekëve, fatkeqësisht! Ja, kjo është aksioma që duhet të ndërmarrë opozita shqiptare, si forca më e organizuar dhe e mandatuar ligjërisht. Zgjedhje të parakohshme në Maqedoni, në Greqi, në Mal të Zi, në Kosovë, vetëm në Shqipëri opozita fle gjumë. Vendi ynë është sëmurë, madje shumë rëndë! Duhet patjetër një ndërhyrje e fuqishme, si në aspektin psikik, por edhe politik, për të shëruar shoqërinë shqiptare. Sa më parë të ndërhyhet, aq më mirë dhe këtë mision apo detyrë e ka opozita, e cila po bashkëjeton me ose pa dashje në krevatin e sëmurë të “Rilindjes”.

Në kushtet aktuale, opozita duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje qytetarëve dhe duhet të japë prova para tyre, se di të bëjë realitet premtimet. Duhet të japë prova se nuk do përsërisë gabimet e qeverisjes së saj dhe do të zhbëjë të gjitha koncesionet e turpshme, duke çuar para drejtësisë ata që kanë shkelur Kushtetutën dhe kanë miratuar ligje, që kanë varfëruar shqiptarët, duke i çuar në kufijtë e mbijetesës. Opozita, e veçuar apo e bashkuar duhet t’i tregojë me fakte popullit miliardat e shpërdoruara, ku shkuan 1. 3 miliardë borxhe, pse krimi dhe gjobëvënia komandohet nga mafia shtetërore, pse vetëmbrojtja dhe përdorimi i çfarëdolloj mjeti në kushtet e mbrojtjes së nevojshme është në përputhje me ligjin. Pse Shqipëria ka nevojë për vende pune dhe jo për stadiume luksi, pse qytetarët duan rritje të pensionit dhe punë, se nuk po mbushin barkun me bukë, ndërkohë që lekët e buxhetit po bëhen rrush e kumbulla, madje edhe fiq ngandonjëherë.

Opozita duhet t’i kërkojë llogari “Rilindjes” për 300 mijë vendet e punës, për legalizimet falas, për bujqësinë, për rrugët e lëna përgjysmë, për miliardat e harxhuara për pastrim muresh, kur na vjen ndonjë i huaj, për koncesionet e tenderave, dhënë miqve të tyre, milionat e harxhuara me festivalet e dritave, për ekspozitat ndërkombëtare, për tunelet dhe shtëpitë e spiunimit, për mos ruajtjen e sekretit, për milionat e palmave, për pensionet e ushtarakëve, për Varrezat e Dëshmorëve, për stadiumin kombëtar, që do i heqë edhe emrin e Heroit të Popullit Qemal Stafa, duke e quajtur Arena (Harema) e Kombëtares.

Opozita duhet të jetë në krah të medias së lirë dhe të mos lejojë pushtimin dhe poshtërimin e tyre, pasi po e kthen njëlloj si makina propagandistike e diktaturës, t’i kërkojë llogari qeverisë për ekspozitat e pikturave, për çmimet e “bletës”, që është kthyer në grerëz, për ministrat që janë zhytur në skandalet e tenderave të naftës, minierave, veshjeve, pajisjeve mjekësore, elektronike, ushqimeve të skaduara etj. Është opozita ajo që duhet t’i kërkojë llogari për kriminelët që janë futur në parlament dhe në pushtetin lokal, por duhet edhe të japë shembullin për deputetin që shkoi tek liqeni si kaubojs me pisqollë në brez, të rrethojë liqenin, por edhe ndërtimet e tjera rreth saj, të kujtdo “beu mediatik” qofshin. “Është opozita ajo që duhet t’u premtojë shqiptarëve, se duhet të besojnë tek kjo forcë, sepse ne sapo të vijmë në pushtet do ulim energjinë elektrike, do japim falas 200 kv.

Për ata që janë me ndihmë ekonomike, do e japim ujin për të gjithë shqiptarët me një çmim fiks vetëm 2 euro dhe bizneset 5 euro, që librat e fëmijëve dhe fletoret e fillores do jenë të gjitha falas etj., etj. Duhet t’u thotë fermerëve se do jemi me ju për të eliminuar përmbytjet, t’u thotë drejtuesve të automjeteve, se nuk do të ulet 30 % karburanti që është më i shtrenjti në Europë, që në spitalet shtetërore do ketë ilaçe, që shkollat shtetërore do jenë falas. Që administrata nuk do jetë më vendi i njerëzve që paguajnë për vendin e punës, apo ministritë dhe kuvendi nuk do jenë më vendi dhe streha e kriminelëve”. Është opozita ajo që do u thotë, këto do populli, pasi edhe qytetarët këto duan nga Ju zoti Basha. Qëndro sa më shumë në bazë, largo sa më shpejtë dembelët, servilët dhe hipokritët, se do jesh më i qetë dhe më i suksesshëm!

Largo parazitët dhe njerëzit e zyrave, që kanë harruar vuajtjet e qytetarëve, që nuk kanë parë lot fëmijësh që flenë pa bukë, që nuk e kanë ndjerë tymin e shtëpive të prishura në mënyrë selektive, që kanë kohë pa parë fukarenjtë që dredhin cigaren me letër gazete. Reagojnë këta njerëz që një dorë e kanë tek pozita dhe një tek opozita, pasi po të mbajnë të lidhur dhe po të rrokullisin bashkë pozitën që ka kohë që po rrokulliset tatëpjetë. Së fundi një këshillë miqësore për lidershipin e opozitës: Një nga detyrat primare të lidershipit, është zgjedhja e modelit mbi efikasitetin dhe impaktin pozitiv në shoqëri për një qeverisje ndryshe, kur ajo të vijë në pushtet.

Dhe suksesi i një force varet nga Vendimet e Lidershipit; Veprimet e Lidershipit; Efektiviteti i Lidershipit dhe grupit që ai ka zgjedhur në aksionin e tij. Fokusimi tek efikasiteti lidhet drejtpërdrejtë me rezultatin, kompetencat e ekipit, angazhimin e tyre, klimën bashkëpunuese, standardet, mbështetjen dhe njohjen e kulturës, traditës dhe gjendjes ekonomike-sociale dhe politike. Këto të fundit, besoj se çalojnë dhe më mirë se kushdo tjetër këtë e ka kuptuar pozita, e cila ka rënë, duke ju tërhequr dhe ju pas vetes.

Kategori
Uncategorized

PD rikonfirmon humbjen më 2017.Kuajt e tredhur ( ata që e vodhën dhe e shkatërruan)nuk largohen.

THJESH PD DHE BASHA,ME KETE AKT PO KONFIRMOJNE HUMBJEN E RADHES.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka caktuar drejtuesit e Grupeve të Punës në 12 qarqe të vendit.

Një vit larg zgjedhjeve parlamentare, lideri demokrat ka zgjedhur t’i besojë motorët e fushatës së selisë blu disa prej figurave jo vetëm të vjetra, por dhe të konsumuara në PD, duke u bazuar te ish ministrat e Berishës.

Ndryshe nga sa pritej, fushatën elektorale të Partisë Demokratike në qarqe veç Aldo Bumçit, Flamur Noka, dhe Eduart Halimit,do ta drejtojnë edhe disa nga ish ministrat jo vetëm me një të kaluar të dyshimtë, por që janë përfolur hapur për vjedhje dhe korrupsion në qeverisjen e kaluar, si Genc Ruli, Genc Pollo, Ridvan Bode, dhe Gjeneral Arben Imami,etj.

Me këtë veprim në ndarjen e këtyre ish ministrave më të përfolur pë vjedhje dhe abuzime, tani si drejtues të fushatës në 2017 nëpë qarqet e vëndit,Basha po tregon që jo vetëm nuk është de fakto drejtues i kësaj force politike, por as dhe nuk mundi ta pastrojë dhe ti largoje këta brumbuj….nga Partia Demokratike.

Në anën tjetër Edi Rama,  jo vetëm nuk do të ketë më dhimbje koke, por do i manipulojë dhe grabisi këto zgjedhje, sikundër elektorati i djathtë i zhgënjyer nuk do të votojë ish hajdutët ministra të qeverisë Berisha.

 

Ajo që bie në sy është lënia jashtë e Jozefina Topallit dhe Astrit Patozit. Për të dy këto figura të rëndësishme në PD, ky mund të jetë edhe një “përjashtim i butë” nga radhët e demokratëve, ndonëse është ende shpejt për të bërë llogaritë e listave të kandidatëve.

Në një takim të zhvilluar dy ditë më parë me strukturat drejtuese në PD, Basha ka diskutuar për grupet e punës të PD në çdo qark, dhe fillimin e menjëhershëm të veprimeve organizative në degë.

Do të jetë mbledhja e kryesisë nesër që do të vendosë përfundimisht për emrat e PD të cilët do të kryesojnë fushatat në bazë qarqesh.

Megjithatë, sipas burimeve pranë PD, në qarkun e Tiranë, grupi i punës do të drejtohet nga kryetari i grupit parlamentar dhe njëherazi nënkryetar i PD, Edi Paloka.

Në Korçë shkon Genc Ruli, i cili pas rezultatit të dobët në dy zgjedhje radhazi largohet përfundimisht nga Gjirokastra, për t’i lënë terren Tritan Shehut.

Edhe Genc Pollo largohet nga drejtimi i fushatës elektorale në Berat, duke kaluar në Fier.

Në Berat shkon ish ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili në 2013-ën ishte në Korccë dhe në 2015-ën në Elbasan.

Ndryshime ka edhe në qarkun e Vlorës, ku largohet Arben Ristani për tu rikthyer Arben Imami. Ish ministri i Mbrojtjes në dy zgjedhjet e fundit, 2013-ë dhe 2015-ë, ka udhëhequr fushatat e PD përkatësisht në Elbasan dhe Shkodër.

Fushata e PD-së në Durrës i besohet ish ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili është zgjedhur deputet në këtë qark në dy legjislaturat e fundit. Nga ky qark largohet Edmond Spaho, i cili për parlamentaret e 2017-ës do të jetë në qarkun e Elbasanit.

Aldo Bumçi do të kryesojë sërish fushatën e Lezhës dhe Flamur Noka atë të Kukësit.

Surprizë mund të cilësohet kalimi i Arben Ristanit në krye të Grupit të Punës në qarkun e Shkodrës dhe Gent Strazimirit në atë të Dibrës.

Thjesht, PD rikonfirmon humjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhëshëm.

Kategori
Uncategorized

37 shqiptarët që u shpallën Martirë të Kishës Katolike nga Papa Françesku.

kishaKisha katolike u pasurua me një grup të ri martirësh, të cilët me besim në Zotin sfiduan ideologjine komuniste që e bëri Shqipërinë vendin “më ateist në botë”. Lajmi behet i ditur nga Zyra e shtypit e Vatikanit.

Ne udiencen qe Papa i ka dhene kardinalit Amato, Prefekt i Kongregates per Shenjterit, ka autorizuar shpalljen e dekretit per “martirizimin e Sherbetorit te Hyjit Vinçenc Prennushi i Urdherit te Freterve te vegjel dhe 37 shoket martire te vrare ndermjet 1945 dhe 1974”.

Janë 38 për të cilët ka mbaruar proçesi i lumturimit, proçes të cilin sot me firmën e tij  e mbylli Papa Françesku duke i dhuruar Kishës Katolike shembuj të përkryer të besnikërise se njeriut përball Zotit. Pontifikati i Papa Françeskut, pasurohet me martirë të rinjë të shk XX.

Kush ishin martirët shqiptarë të vendosur në këtë proçes?

Proçesi përmbantë 38 martirë, edhe pse numri i personave të vrarë nga regjimi në odium fidei është padyshim shumë më i lartë.

Emrat e tyre janë:

Imzot Vinçenc Prennushi: françeskan, ipeshkëv i Durrësit, poet. U burgos e u torturua sepse nuk pranoi ta shkëpuste Kishën shqiptare nga Selia e Shenjtë; dha shpirt me 19 mars 1949 në birucë të burgut, i shtrirë në dheun e lagësht, të ftohtë, këmbëzbathur, si Shën Fraçesku, bir të cilit ishte!

Imzot Frano Gjini: ipeshkëv, martirizimi i të cilit ia kaloi çdo fantazie kriminale njerëzore: i papërkulur para torturave, si nuk pranoi ta shkëpusë Kishën nga Papa, u dënua me vdekje e u pushkatua më 11 mars 1948.

Imzot Jul Bonati: meshtari i madh intelektual, si u mbyll, për torturë, në çmendinë e si provoi tmerre të padëgjuara në qeli të ndryshme të sigurimit famëkeq, nga Vlora në Durrës, vdiq në burgun e Durrësit, pranë Imzot Prennushit, i cili i jepte shûjtën për shtegtimin e mbram: Vojimin Shenjt.

Dom Alfons Tracki: prifti gjerman, më shqiptar se shqiptarët, bir i Breslaut, u torturua dhe u pushkatua më 25 qershor 1946, në moshën 50 vjeçe.

Dom Anton Muzaj: u torturua në mënyrë çnjerëzore, vetëm sepse nuk pranoi të mohonte fenë: si i thyen këmbë e duar, e liruan nga burgu dhe e nisën në shtëpi, ku vdiq mes dhimbjeve të tmerrshme mbas pak ditësh, në moshën 29 vjeçare.

Dom Anton Zogaj: famullitar i Durrësit, sekretar i Imzot Prennushit, meshtar jashtzakonisht i përgatitur në të gjitha drejtimet, u burgos e u torturua mizorisht. E lanë të mbyllur disa ditë në një banjo të qelbur, në sa priste ditën e pushkatimit: 31 dhjetorin e 1946-tës.

Dom Dedë Maçaj: i akuzuar si spijun i Vatikanit, u torturua, u gjykua dhe u pushkatua për rezistencën e tij heroike fetare, në moshën 27 vjeç.

Dom Dedë Malaj: mbeti i paharruar në kujtesën e popullit për mbrojtjen heroike që i bëri fesë së krishterë në gjyqin e organizuar kundër tij, që e dënoi me vdekje. U pushkatua në breg të Liqenit të Shkodrës më 12 maj 1959. Ishte 39 vjeç.

Dom Dedë Plani: dha shpirt në spital më 30 prill 1949, mbasi nuk pranoi asnjë akuzë e u bëri ballë heroikisht torturave mizore.

Dom Ejëll Deda: famullitar i Bushatit, i arrestuar vetëm pse ishte prift, vdiq më 12 maj 1948 në spitalin e burgut, mbas torturash çnjerëzore.

Dom Jak Bushati: e akuzuan se ndihmonte diversantët, se bënte agjitacion e propagandë: pretekste të cilat e çuan në pushkatimin pa gjyq më 12 shkurt 1949.

Papa Josif Mihali: Njeri i Zotit, arrestuar e torturuar veç me këtë akuzë, u mbyt për së gjalli në baltën e kënetës, në kampin e shfarosjes të Maliqit.

Dom Zef Maksen: meshtar gjerman, pushkatuar me 1946, duke shqiptuar fjalët: “Des i lumtun, tue mendue se do të kujtohem prej shqiptarëve si meshtár i fesë së Krishtit”.

Dom Lazër Shantoja: meshtár i ndritur, njeri i kulturës, i letërsisë e i artit, u masakrua deri në atë gradë, sa vetë e ëma kërkoi nga xhelatët komunistë ta pushkatonin një orë e më parë, gjë që s’munguan ta bënin në fushat e shkreta të Tiranës, në sa ishte në moshën 54 vjeç.

Dom Lekë Sirdani: personalitet i shquar i Kishës katolike: prift, patriot, shkrimtar. U torturua mizorisht dhe u mbyt për së gjalli në një gropë ujërash të zeza.

Dom Luigj Prendushi: u arrestua, u torturua dhe u pushkatua si spiun i Vatikanit më 24 janar 1947.

Dom Marin Shkurti: i shuguruar meshtar më 1961, shërbeu pak kohë në Kishën me dyer të hapura e shumë, në atë të heshtimit: guxoi ta vijojë heroikisht shërbimin meshtarak në kohën e terrorit. U arrestua, prandaj, u torturua e u pushkatua në vitin 1969.

Dom Mark Gjani: u arrestua për veprimtarinë e tij meshtarake dhe u shua gjatë torturave të tmerrshme në duart e salvuesve të tij në qeli, me 1945.

Dom Mikel Beltoja: u pushkatua më 10 shkurt 1974, mbasi mbrojti heroikisht e haptas idealet e veta fetare në gjyqin që iu bë pas gjashtë muaj torturash, i cili e dënoi me vdekje.

Dom Ndoc Suma: vdiq 2 vjet mbasi ishte liruar, i shkatërruar, nga burgu, ku u torturua me akuza për të cilat thoshte: “Vetëm kur dola në gjyq e mora vesht pse isha arrestue”.

Dom Ndre Zadeja: prift e poet, pushkatuar pa gjyq në qytetin e Shkodrës, duke u bërë martiri i parë, viktimë e diktaturës komuniste.

Dom Pjetër Çuni: prift; vdiq i varur me kokë poshtë mbi gropën e ujërave të zeza.

Dom Shtjeën Kurti: prift, pushkatuar para banorëve të Gurëzit. Sigurimi e akuzoi se deshi të helmatiste popullin duke shfrytëzuar për këtë, furrat e bukës.

Atë Bernardin Palaj: frat e poet i madh, do të vdiste ne Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër, shndërruar në burg për 700 vetë. Nën torturat e Sigurimit mori tetanozin. Qe mbledhësi i parë i Eposit të Kreshnikëve, mitolog i shquar, por edhe muzikant e pianist i talentuar. Gjeni i letrave shqiptare, pasardhës i denjë i Fishtës së madh, i mbytur e i harruar.

Atë Çiprian Nika: françeskan, vdiq nën akuzën e rëndë e shpifëse se kishte fshehur armë në elterin e Shëna Ndout, në Kishën françeskane të Gjuhadolit.

Atë Gaspër Suma: rregulltar, pinjoll i një familjeje, që u shua nga komunistët, u arrestua më 1947 dhe vdiq në burg.

Atë Gjon Shkallu: frati i madh filozof, u pushkatua së bashkut me jezuitët Atë Gjovani Fausti (misionar italian) e Atë Daniel Dajani si dhe me seminaristin Mark Çuni, në fillimet e masakrës komuniste kundër klerit katolik. U akuzuan për “tentativë arratisjeje” dhe për formimin e Partisë Demokristiane. Që të katërtëve shteti shqiptar u ka dhënë dekoratën “Martir i Demokracisë”.

Atë Karl Serreqi: frati që nuk pranoi të kallëxojë rrëfimin e një të plagosuri në ndeshjet me komunistët në mal, e kaloi jetën burgjeve. Vdiq në Burrel më 4 prill 1954. Është një ndër martirët e rrallë të sekretit të rrëfimit në historinë e Kishës universale.

Atë Mati Prendushi: frati që mori pjesë në ngritjen e flamurit në Deçiq, u përndoq dhe u fal nga krajl Nikolla e nga mbreti Zog, por u dënua me vdekje nga i ashtuquajturi “gjyq” komunist. Nuk i dihet as varri.

Atë Serafin Koda: frat françeskan; dha shpirt mbasi hetuesët komunistë, duke mos u ngopur me torturat e zakonshme, ia shqyen fytin me thonj.

Vëlla Gjon Pantalia: jezuit; u arrestua ndër të parët e vdiq në spital, mbasi vuajti tmerre të papërshkrueshme.

Fran Miraka, Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi, të rinj që edukoheshin ndër jezuitë; u vranë pse deshën Krishtin.

Maria Tuci: u torturua e mbyllur në një thes, së bashku me një maçok, të cilin e godisnin me shkop. Virgjër e martire, vasha dha shpirt me mundime të jashtëzakonshme.

Kategori
Uncategorized

PENGESAT E DISPORËS SHQIPTARE.

diaspora-shqiptare.jpg

1378447_1415168365379275_700069128_nBlog-Autor: Ilir Hilaj

Në një distancë kohore relativisht të shkurtër, vendi po kalon një cikël të radhës, rënie e dëmtim të imazhit ndërkombëtarisht. Radha e gjetjes së zanafillës së gabimit, marzhit të pakthyeshmërisë së normalitetit dhe ciklika e procesit të imunitetit korruptiv kanë krijuar një ambjent toksik ndaj të resë dhe qarkullimit të elitave brenda vendit. Askush nuk dyshonte se progresi do vinte lehtë, por pritshmëritë janë tejkaluar. Në cerek shekulli largësi nga presioni diktatorial, duhej që pema e demokracisë të jepte frutet e para. Vendi të integrohej në BE, siguria juridike dhe e pronës të ishte arritur dhe trendi i rritjes ekonomike të mos njihte ulje, për shkak të resurseve natyrore të pamasa. Ndryshe nga sa ishin parashikimet, pema e demokracisë jo frute nuk po jep, por sopatat ja kanë copëtuar trupin.

Ky opinion është i kudoprekshëm në çdo kafe në Tiranë, Vermosh a Konispol, por përtej brengës opinioni mund të konsiderohej i induktuar mbase edhe nga lufta e brendëshme pozitë-opozitë. Motorrat propagandistikë janë ndezur duke paralajmëruar një garë të ashpër ku njëra palë pretendon se parajsa ka tre vjet që ka nisur, e tjetra duke tundur nëpër duar raporte ndërkombëtare negative ndaj vendit, raporte të cilat realisht janë të ashpra, por që qeveria duke i pluhrosur me pak pluhur zanash i servir si ëmbëlsira.

Në një cep të këtij ringu është qytetari, i cili ka lidhur kokën me peshqir, dhe vetë lutet për dy gjëra. Lutet për votën e shitur për një grusht miell, e që femijët e tij të pambrojtur t’ia falin pse i shiti të ardhmen e tyre aq lirë. Lutet që vëllai në diasporë të influencoi që perëndimi të bëj presion mbi qeveritarët për të mos rrënuar kombin. Në fakt, perëndimi ka një postulat. Nuk ndërhyn për aq kohë sa statuskuoja e qetësisë false nuk thyhet. Mirë apo keq, populli duhet të revoltohet, por hijet e ’97-ës ja presin hovin. Ky rreth vicioz, është ushqimi shpirtëror i korrupsionit, i cili ka në çdo rast një “win-win situation”, ose do vazhdoi të korruptoj e korruptohet, ose do të largohet nga vendi e të jetoj nën hijen e kërpudhës së parajsave fiskale.

Pra, diaspora duhet të bëhet aktor dhe katalizator njëherazi, për të sjellë farën e painfektuar nga virusi korruptiv. Në kontaktet me ta, gjej se edhe këtu në diasporë ka një problem. Në fakt është hall i madh. Diaspora nuk mund të vijë si pako postare me të gjithë aksesorët funksional, por kërkon një ambjent “karantin” ku elitat që pranojnë sakrificën e një jete më të vështirë, e të kthehen e ti shërbejnë kombit, me po aq zell, sa Izraelitët bëjnë për vendin e tyre të rrethuar njëlloj si ne, nga shtete miq-armiq.

Nevoja e thirrjes së diasporës si kavaleri në fushëbetejë, është evidentuar nga kreu i Partise Demokratike, pasi resurset luftarake opozitare, janë të pamjaftueshme, për të ndalur rrokullisjen e vendit drejt skenarit grek. Një pjesë jo e vogël e trurit ka emigruar në Kanada, ku statusi si diasporë është i dobët, sesa lidhja me vendit, për  shkak se migracioni këtu është i vonshmëm dhe me flukse më të larta intelektuale. Ky komunitet mund të ishte tepër i përshtatshëm për tu adaptuar përsëri në Shqipëri, nëse e ndjen të nevojshëm, për shkak të profilit të tyre me eksperiencë në të dy ambjentet. Një pjesë jo e vogël përgjatë viteve, kanë eksperimentuar individualisht, ti shërbejnë kombit, vendit. Disa kanë arritur, disa janë kthyer në diasporë, por disa kanë mbetur mes dy botëve.

Konkluzionet e të kthyerve në diasporë janë interesante. Armik madhor ata konsiderojnë “korporatizmin”. Ka korporatizëm në administratë, qeveri qendrore e lokale, por edhe në partitë kryesore politike. Në pamje të parë korporatizmi partiak, nuk duhej të ndikoj në punët e vendit, por ai është incentivi promovues, për jetën administrative.

Për shkak të evolucionit kulturor në diasporë, elitat që tentojnë ti shërbejnë vendit, luftohen me disa argumenta perëndimor, të sponsorizuar nga korporatizmi. Argumentat korporata sigurohet që ti arshivojë mirë, që çdo kërkim mbi elitat në shërbim, në rekordet e tyre të jetë negativ, duke i siguruar jetëgjatësi vetë pardronit korporat. Agumentat janë hijshmërisht të goditura. Ja disa prej tyre: “është rebel (ndaj korporates) ….. nuk di të punoj në grup (me korporatën) …. është i mbikualifikuar ….. është më qytetar se duhet …. idetë e saj janë për 2050-ën.”

Në fund, si e do forca e zakonit, që dicka të realizohet krkon një faturë financiare, të cilën dikush nga korporata mund ta paguante me shumë më tepër zell, për të mos u realizuar, sesa diaspora për tu realizuar. Beteja vazhdon ndaj le të shpresojmë se një ditë shqiptaret aty do të marrin kurajon e të ngrihen mbi këto sfida.

Kategori
Uncategorized

Godet “Lolita”: Nga Ristani te Nano, je me cilat simbole i krahason.

Faqja e njohur dhe thumbuese në rrjet “Lolita”, ka bërë një krahasim therës të politikanëve me disa sende apo simbole, se si ata perceptohen në opinionin e përgjithshëm.

Nuk kanë kursyer sarkazmat e firmën e Edi Ramës, që shpeshherë është shkruar nga më ironikët se përngjan me një organ intim.

Ministir Ahmetaj i është vendosur përkrah një brisk, në kuptimin ndoshta nga që ka në dorë taksat.

Por ka edhe krahasime më ngacmuese dhe të sikletshme sikurse mund të shihni më poshtë:

Ja si e sheh një fanse ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqajn.

Arben Ristani

Koco Kokedhima

Sali Berisha

Erjon Brace

Taulant Balla

Parlamenti

Rama-Meta

Firma e Edi Rames

Eduart Ndocaj

Arben Ahmetaj

Ilir Meta

Fatos Nano

Ylli Manjani

Gramoz Ruci

Jozefina Topalli

Ylli Pango

Lali Eri

Dashamir Shehi

Tritan Shehu

Dritan Prifti

Bujar Nishani

Ardian Fullani

Mesila Doda

Saimir Tahiri

Briseida Shehaj

Baba Taku

Neranxi

Haxhinasto

Panariti

 

 

 

Kategori
Uncategorized

Ja si “Sigurimi i Shtetit” ndiqte nga pas ambasadorin e parë të SHBA në Tiranë.

uillaim rajerson - sigurimi

Nga Kastriot Dervishi

Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri i periudhës së demokracisë, Uilliam Rajërson, në intervistën e para dy ditëve pohoi ndjekjen që i bënte ditët e para Sigurimi i Shtetit. Ai është parë prej Sigurimit si përfaqësues i “imperializmit amerikan”, si “armik”, por edhe si “kuadër zbulues”. Kjo ndjekje, nga e cila është dokumentuar ajo e periudhës prill-qershor 1991 përfshinte lëvizjet e tij si dhe përgjimet telefonike. Këtë informacion ai e ka bazuar në një publikim që kam bërë para disa vitesh. Kur e kam lexuar për herë të parë jam habitur. Disa dokumente mbanin shënime të llojit “të asgjësohet”, gjë që na jep të kuptojmë një shpëtim të rastësishëm dhe se fare pak prej këtyre dokumenteve kanë mbërritur në ditët tona. Përgjimi i z.Rajërson më është dukur një veprim i pabesë, tipik komunist i frymëzuar nga tradita komuniste dhe nga lidhjet lindore ruso-serbe. Dokumentet përkojnë me fazën e fundit të aktivitetit të Sigurimit të Shtetit, një institucion i degraduar, thellësisht politik dhe pa parime kombëtare, i cili i shihte amerikanët me syrin e Partisë së Punës që shquhej për retorikën e saj antiamerikane. Z.Rajërson ishte i drejtpërdrejtë në atë kohë me qëndrimin që duhej mbajtur ndaj komunizmit, kësaj të keqe të madhe që i shkaktoi pasoja të rënda Shqipërisë. Kështu që nuk kishin asnjë vlerë gjurmimet e Sigurimit.

Çdo shtet ka platforma në lidhje me veprimet agjenturore-operative që ndërmerr, me objektet e punës, etj. Por në radhë të parë nga këto veprime përjashtohen shtetet aleate, këtë rast sigurisht shteti nr.1 ishte SHBA. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku dhe aleati më i madh i kombit dhe shtetit shqiptar. Dokumentet në fjalë tregojnë se komunistët nuk e cilësonin vend aleat Amerikën në vitin 1991, pavarësisht se ishte një kohë kur ishte pranuar pluralizmi politik.

Në analizën e fakteve historike për mua si studiues i fushës së historisë tre janë ngjarjet më të mëdha të kësaj kohe: nisja e procesit të destalinizimit të Shqipërisë, dalja nga ndikimi ruso-serb si dhe futja e saj nën ndikimin amerikan e Atlantik.

Bashkëlidhur dokumente në të cilat përshkruhen aktivitete të zakonshme ditore të z.Rajërson në atë kohë.

dokumentet rajerson

Kategori
Uncategorized

SPASTRIMI I PARTISË (Si u flakën figurat qendrore në PS nga rilindësit).

FotorCreated

Zgjedhjet parlamentare të vitit 1992 jo vetëm që shkaktuan një humbje të thellë të Partisë Socialiste, por e vunë atë edhe përpara një krizë përfaqësimi dhe sfidave të menjëhershme për reformimim dhe modernizim.

Kriza e përfaqësimit lidhej ngushtësisht me domosdoshmërinë e rifreskimit të figurave drejtuese, pasi në 1992 nomeklatura drejtuese socialiste përbëhej nga figura të vjetëra të sistemit komunist.

Paralelisht me betejën për tu rikthyer në pushtet në zgjedhjet e 1997-ës, socialistët fituan dhe betejën e krizës së drejtimit të tyre; për 5 vite me rradhë pranë tyre u konsoliduan dhe u konfirmuan si figura emblematika të së majtës, politikanë të ardhur nga bota akademike dhe intelektuale, të cilët rimodeluan PS-në dhe e kthyen atë në forcën dominuese në jetën politike në Shqipëri.

Por që nga viti 2005, kur Edi Rama u shpall kryetar I Partisë dhe deri më sot, këto figura qendrore të Partisë Socialiste e panë veten në trysninë e sulmeve përjashtuese të Edi Ramës. Ky i fundit, u akuzua nga kundërshtarët e tij se kishte një plan për spastrimin e socialistëve nga PS-ja.

Edhe produkti i dalë nga mledhja e fundit e Asamlesë socialiste e konfirmon këtë linjë.

Ben Blushi, Arta Dade dhe Namik Dokle ishin tre figura qendrore të PS-së që u shkëputën nga strukturat e larta drejtuese të kësaj partie.

Por cilët janë disa nga figurat kryesore të përjashtuara ndër vite nga Partia Socialiste:

 

Fatos Nano, ish-lideri historik I PS-së, ish-kryeministër, një nga figurat më të sulmuara nga Edi Rama, I përjashtuar nga çdo funksion drejtues I PS, sot është thjesht dhe vetëm një anëtar I thjeshtë I saj

Rexhep Mejdani, ish-deputet. Ish-President I Republikës. Kritik ndaj qeverisjes së rilindsave, I përjashtuar nga organet drejtuese të Partisë Socialiste.

Ilir Meta, ish-kryeministër socialist, shkëputet nga PS në vitin 2004, për të krijuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pavarësisht koalicionit ka qenë një nga politikanët e sulmuar në mënyrë të vazhdueshme nga Edi Rama.

Ylli Bufi deputet për disa legjislatura. Ish-kryeministër socialist. I përjashtuar nga Rama nga kandidimi për deputetët dhe organet drejtuese të Partisë Socialiste.

Arben Malaj, deputet për disa legjislatura, ish-ministër socialist I financave. Kritikon Ramën për bojkotin e Parlamentit në zgjedhjet e 2009-ës. I përjashtuar nga kandidimi në zgjedhjet e 2013-ës, duke garuar si i pavarur në Qarkun e Vlorës.

Namik Dokle, deputet për disa legjislatura. Kryetar Kuvendi. Vazhdimisht kritik për qeverisjen e rilindasve. Nga sot nuk është më anëtar I kryesisë së Partisë Socialiste. Ka deklaruar mos kandidimin si deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Kastriot Islami- deputet për disa legjislatura. Ish-ministër socialist, Përjashtohet nga Partia Socialiste pas zgjedhjeve të 2009-ës, duke akuzuar Ramën si shkaktarin kryesor për humbjen e tyre. Si kundërshtar i ashpër i Ramës, Islami zgjedh ti bashkohet grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ben Blushi  deputet për disa legjislatura. Ish-ministër socialist. E nis kundërshtinë ndaj Ramës për bojkotin e parlamentit në 2009ën. Identifikohet si një nga kritikuesit më të ashpër të qeverisjes Rama. Ky I fundit e anatemon, duke e përjashtuar dhe nga kryesia e PS-së. është gati për kriijimin e një partie të re.

Arta Dade deputete për disa legjislatura. Ish-ministre socialiste. Kundërshtare me politika qeverisëse të rilindjes. Përjashtohet nga kryesia e PS-së gjatë asamblesë së sotme.

Ermelinda Meksi-deputete për disa legjislatura, ish-ministre socialiste. Nuk përfshihet në qeverisjen socialiste të 2013-ës, ndërsa PS e propozon si anëtare e Bordit të Bankës së Shqipërisë.

Luan Rama, deputet për disa legjislatutra. Ish-ministër socialist. Kundërshtar I Edi Ramës, pas ardhjes së tij në krye të PS-së, Luan Rama zgjedh largimin dhe bashkimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Maqo Lakrori, deputet për disa legjislatura, Ish-ministër socialist. Kritikon në mënyrë të vazhdueshme drejtimin e PS-së nga Rama pas zgjedhjeve të 2009-ës. Përjashtohet nga zgjedhja në organet drejtuese. Sot është vetëm një anëtar I thjesht I PS-së, firmëtar I kërkesës për zgjedhjet për kryetarin e ri të PS-së.

Sabit Brokaj, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër socialist. Rikthehet në 2009-ën te PS-ja. Vazhdimisht kritik ndaj politikave qeverisëse të Rilindjes.

Agron Duka, deputet, ish-ministër socialist. Largohet nga PS-ja, pas ardhjes së Ramës në krye të saj. Sot është kryetar I Partisë Agrare Ambientaliste.

Albert Çaçi, deputet për disa legjislatura. Nuk përfshihet në projektin e Ramës për rilindjen, largohet nga PS-ja, për të kandiduar për PSD-në për zgjedhjet për kryetar bashkie në Fier në 2013-ën.

Elmaz Sherifi, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër në qeverisjen socialiste. Ndër kritikët e parë të Ramës për mënyrën si drejton PS-në. Përjashtohet nga Rama dhe krijon parti të re politike.

Flamur Rogu, deputet për disa legjislatura. Figurë emblematike e së majtës në qarkun e Beratit. Përjashtohet nga kandidimi për deputet dhe nga organet drejtuese të PS-së.

Makbule Çeço, ish-nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Përjashtohet nga kandidimi për deputete dhe organet drejtuese të PS-së.

Luan Memushi, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër në qeverisjen socialiste. Përjashtohet nga kandidimi për PS-në. Garon për deputet nën siglën e LSI-së në zgjedhjet e 2009-ës

Marko Bello, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër në qeverisjen socialiste. Kundërshton bojkotin e parlamentit nga ana e Ramës. Ky I fundit nuk e kandidon në zgjedhjet e 2013-ës dhe e përjashton dhe nga organet drejtuese të PS-së.

Ndre Legisi, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër socialist. Largohet nga PS-ja në  2004 për t’iu bashkuar LSI-së. Në 2009-ën rikthehet në PS, por në 2013-ën nuk bën pjesë në planet e Ramës. Nuk kandidon dhe nuk bën pjesë në organet drejtuese të PS-së. Firmëtar I peticionit për zgjedhjet për kryetar të PS-së.

Gjergj Koja, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër socialist. Ish-kryetar I FRESSH-it. Kritik ndaj drejtimit të Partisë nga ana e Ramës, Koja largohet nga PS-ja për të krijuar Partinë Socialiste të Moderuar.

Spartak Poçi, deputet për disa legjislatura. Ish-ministër në qeverisjen socialiste. Largohet nga organet drejtuese të PS-së që pas ardhjes së Ramës në krye të Partisë.

Mustafa Xhani, ish-ministër në qeverisjen socialiste. Nuk bën pjesë në planet e Ramës pas marrjes së partisë, duke u përjashtuar nga organet drejtuese të saj.

Petro Koçi, deputet për disa legjislatura.Ish-ministër në qeverisjen socialiste. Kritik për mënyrën e drejtimit të PS-së nga Rama, shkëputet për të krijuar PSV 91. Sot në koalicion është zëvendësministër I Mbrojtjes.

Spartak Braho, deputet për disa legjislatura. Shkëputet në 2004-ën për tu bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Vangjel Tavo, deputet për disa legjislatura. Kritikon Ramën për humbjen e zgjedhjeve të 2009-ës, largohet më pas për tju bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nazmir Bilani, deputet për disa legjislatura. Një ndër kritikët e parë për drejtimin që Rama po I bënte PS-së. Shkëputet për tju bashkuar PSV 91.

Taulant Dedja, deputet për disa legjisltura. Përplaset fort me Ramën, duke hequr dorë nga mandati si deputet i PS-së.

Andis Harasani, ish-deputet i PS-së. Kritikon Ramën për bojkotin e Parlamentit, përjashtohet nga kandidimi dhe organet drejtuese të PS-së.

Ilir Zela, deputet, ish-themelues I FRESSH. Nuk përfshihet në listat e kandidimit dhe në organet drejtuese të Partisë nga ana e Edi Ramës.

 

Deputeti i PS, Gramoz Ruci, Kryeminitri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate punimeve te Kongresit te Partise Socialiste, PS ne Pallatin e Kongreseve, ku rreth 1500 delegate do te zgjedhin 175 anetaret e rinj te Asamblese Kombetare. /r/n/r/nLawmaker, Gramoz Ruci and Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during the Congress of Socialist Party, PS, at the Congress Palace.

Kush kanë mbetur në PS

Gramoz Ruçi, Servet Pëllumbi, Bashkim Fino, Fatmir Xhafaj; Pandeli Majko dhe Erjon Braçe janë të fundmit e Mohikanëve të mbetur nga elita e politikanëve që prodhoi Partia Socialiste. Sot ata janë shumë pak, përballë grupit të rilindësve të Ramës.

Hashtag.al.

Kategori
Uncategorized

“Opozita është në krizë, Blushi është më ngazëllyes për njerëzit”.

Ish-ministri i Bujqesisë ne qeverisjen demokrate, Jemin Gjana, aktualisht kreu i departamentit të rikthimit të figurave historike në PD, duke akuzuar qeverinë për gjendjen ne vend, deklaron prere se opozita nuk është sot në gjendje të drjetojë vendin me kualitetet ndryshe nga ata që e drejtojnë.

Në një intervistë në “Gazeta Shqiptare” ai thote se përballë një qeverie të tillë, opozita duhet të zhvillojë më tepër opozitarizmin dhe t’u kthejë shqiptarëve besimin tek e ardhmja

Sipas tij, është pa sens që njerëzit ndjehen kaq të frustruar sa të njëjtat gjëra në gojën e opozitës i ngazëllejnë më shumë kur i dëgjojnë nga deputeti kritik i Partisë Socialiste, Ben Blushi.

Gjana kërkon një opozitë të unifikuar ndërsa kreut të saj, Lulzim Bashës, i sugjeron se duhet të reflektojë ndaj kritikave brenda PD-së.

Opozita fjalën ka. Mendoj se si opozitë ia kemi dalë të themi të vërtetat, të sipërmarrim dhe të kurorëzojmë disa lëvizje politike, të bëjmë analizën e plotë dhe të saktë të gjendjes në të cilën ‘Rilindja’ ka katandisur fatet e vendit.

Është përpunuar pothuajse programi qeverisës për të ringritur vendin, financat dhe ekonominë e tij.

Nuk i mungojnë PD-së kapacitet intelektuale nga grupimet e reja të politikës, por edhe nga ata që kanë një eksperiencë e trashëgimi të vyer e të papërlyer qeverisëse për të drejtuar punët në të nesërmen.

Të mendosh se opozita nuk është e gatshme të drejtojë me kualitete që ndryshojnë thelbësisht me ata që drejtojnë sot, më së paku është e pavërtetë”– thotë ai.

“Opozita mund dhe duhet të bëjë më shumë, por duket se rrjedha e ngjarjeve kërkon kohën e vet.

Është pa sens që njerëzit ndjehen kaq të frustruar sa të njëjtat gjëra në gojën e opozitës i ngazëllejnë më shumë kur i dëgjojnë nga Blushi.

Dua ta them troç se opozita zvetnohet kur njerëzit ulin kokën dhe kanë më pak guxim se në kohën e diktaturës. Mijëra e mijëra biznese rruge e biznese të vogla e të mesme në faliment a në prag falimenti kanë frikë t’i dalin zot vetes, të bashkëngjiten në lëvizjen e opozitës. E gjitha nga frika, nga arroganca e pushtetit”– thote ai

Kategori
Uncategorized

Jam i dënuar!

Jam i dënuar!

(Pjesë nga mesazhi e një deputeti të maxhorancës parlamentare)

I nderuar miku im .

Po të nis këtë mesazh të parë pas këtyre muajve që mungon.Nuk e di por mu kujtua kafja e fundit që pimë disa ditë para se të largoheshe.Në fakt atë ditë nuk e kisha planifikuar të takoja por në një bashkbisedim elektoral emri yt mu përplas në fytyrë pa mëshirë,mua deputetit të qeverisë.Shumë nga pjesmarrësit mu shprehën se të kishin premtuar ty për votën dhe ishin të vendosur për këtë gjë.Në një moment,u irritova dhe u thashë…o miq nuk kandidon Ai,por ata nuk lëviznin nga e tyrja…….ishte një takim i vështirë.E mbylla para kohe.Duke ecur nëpër rrugën plot gropa ku asfalti vetëm emrin kishte të tillë u nervozova.Ç’farë kishe ti që se kisha unë.Të më falësh miku im.Isha i vendosur të të ofroja ofertën më të mirë duke u shtytur të bëja gabimin më fatal.Po po isha i vendosur sikur edhe një orë rrjesht ti bija telefonit tënd.Ngrita telefonin…..ti mu përgjigje në emër.Të gënjeva.Të thashë po vij nga Tirana dhe kam dëshirë që kafen ta pi me ty.Ajo përgjigjja jote “Patjetër” më çuditi.Ishe kaq gati,u çlirova mendova i gëzuar se qënka më e lehtë se çe kisha menduar.Mbase e kisha nga ajo që duke të ndjekur në shtyp dhe aktivitete më dukej e vështirë.Besoj e mban mënd,u ulëm tek kafja tek distributori i V.N,.Ti pas u përshëndetëm mu drejtove duke qeshur -Ti kishim bërë sevap ndonjë fukarai dhe jo këtij hajduti.
Unë e përtypa pak me zor në atë çast,por nuk fola.Pasi më pyete për babanë për të cilin e di që ke respekt,por që unë nuk pata kurajon të të tregoja se sa shumë të vlerëson ai.Të pyeta si i ke punët,ti fole hapur pa dorashka.Do kontriboj edhe këtë herë për të mirën e njerzve të mi dhe pse e di përfundimin dhe pastaj do largohem do shkoj jashtë shtetit,madje më tregove pasaportën me një vizë të lakmuar nga kushdo .Unë përtypa gjithë çkisha menduar për të ofruar.Më shumë ishte habia.Të krahasova me një të çmëndur.Ti nuk kishe aksione të tuat për të mbrojtur.E vlerësova egoizëm.Nuk u zgjatëm shumë sepse si një zotëri ma bëre të qartë se rruga jote ishte tjetër nga e imja……..Gjithsesi.Kanë kaluar muaj.Jam ngujuar në Tiranë.Kur i madhi që kemi në krye na thotë si janë strukturat ne e gënjejmë duke i thënë shumë mirë,por duan ca vënde pune.
Ai me atë tipin e tij të frikshëm na e pret-punë ska,apo të plasur i keni sytë.
Një ditë i shkova ministrit ……. ,për ti kërkuar nder për Miçon,ti e njeh ai dhe kur fle mban poshtë jastëkut fotografinë e kryetarit,kisha dy vjet që i thoja jo sot jo nesër duhet kjo letër,ky vertetim e plot të tjera sa një ditë skisha nga tia mbaja.Në parlament i thashë ministrit se do vij për ta takuar.
Atë ditë nga ora 2 pasdreke u drejtova nga Ministria.Kalova policin e parë,të dytin të tretin mbërrita tek zyra e informacionit në kat të parë.
-Të lutem -Ju drejtova një vajze që luante me një telefon-dua të takoj ministrin.
Skisha mbaruar fjalën
-Nuk është-
-Të lutem makina është poshtë-iu drejtova përsëri
-Ore po qënke i çuditshëm ti,nuk është-Kaq prerazi pa ngritur as kokën.
-Të lutem -iu drejtova përherë të tretë-Jam deputet,kam lënë takim-vazhdova duke i thënë dhe emrin…Ngriti kokën-me një më fal dhe …Kati i tretë korridori djathtas.
Mora rrugën,skisha bërë as nja 30m,kur një dorë e fortë më mbërtheu tek krahu
-Ku shkon ti o Daku?
-Jam deputet i thashë me gjysëm zëri-Do takoj Ministrin
-E kujt i plasi se ç’farë je,ec o Daku hajde kthehu,s’ka pritje ministri sot.
Më hipi gjaku në kokë.Jam filani i thashë-kujdes me ato duar.
Ai u shtang pak.Pastaj mu drejtua.
-Ti je deputet i “Rilindjes”?
-Po- ia ktheva-që mos qofsha.
-O po ti qenke dora jonë,thashë se ishe nga ata të demokratikes.
-Jo or jo -Ja ktheva -sjam dora jote dhe sjam as i PD dhe nxitova në shkallë.
Ç’të tregoj miku im.E para i thashë ministrit për tipin e “fortë” dhe pa takt në korridor.
-E ai ma priti,mos ja vër re,është i besuari i Shefit të madh.Ohu sa herë më ka bërtitur mua dhe nuk ja kam marrë për keq.Por ama është shpirt njeriu.Dje nuk la asnjë të më shqetësonte…..
U habita.Edhe këtu të “fortët”!
Nejse.Kur i kërkova punë për Miçon duke i treguar ministrit seç kishte bërë për partinë ai histori pas historie qeshi me lot.E di çmë tha….po akoma me Miçot ti,vetëm tek lagjja ime janë nja 10 Miço dhe unë që mendova se kishe ndonjë punë biznesi…..
U tmerrova.Të më besosh nuk e doja veten.E kishim ngritur kapitalin tonë politik mbi gënjeshtrën.Nuk po të tregoj se si kryetari i shan me familje tradhëtarët.Shikoj nëpër mbledhje kur pas kurrizit kam debila si ai tek ministri,jam në siklet.Nuk është kjo ëndrra që shpresova dhe shpresoi një pjesë e jona.Unë po vazhdoj ta gënjej Miçon dhe për çdo gënjeshtër ai shton nga një flamur mavi në çatinë e shtëpisë.Çmënduri fatale që ngrihet mbi mashtrim.Nuk mundem të them të vërtetën.Nuk kam forcë.Sot kur shoh që në zonë vethelmohen me fotoksinë nga varfëria,ju priten dritat se nuk mund të paguajnë,vuajnë të ftohtin,sëmundjet,papunësinë madje skanë ujë për të pirë e kuptoj se jam një i dënuar dhe për çdo ditë i lutem zotit të më fali.Politika nuk është vetëm k… ,por mban edhe erë të keqr.Përfundimisht jemi të tradhëtuar.Shumë herë kam uruar veten që nuk të premtova që nuk bëra gabimin fatal që të tentoja të të blija ashtu siç blemë shumë të tjerë.Ti nuk ishe në shitje dhe nuk ke qënë kurrë,por unë do humbisja pasqyrën që do më tregonte sa i shëmtuar është sistemi që ndërtuam me amoralitetin tonë politik…(Nga Ferdinand Veliu-USA).

Kategori
Uncategorized

Denancim i Presidentit të Republikës: Zyrtarë të Tahirit në krime.

DOSJA E SHËRBIMIT INFORMATIV: ZYRTARË TË TAHIRIT NË KRIME.

-Zoti President, një ngjarje e rëndë ndodhi para pak ditësh, u kërcënua kandidati për rektor i Universitetit të Tiranës nga një bandë kriminale. Si është e mundur të ndodhë kjo ngjarje?
Ajo tregon që nuk ishte një rast dhe çështje e izoluar, s’ishte reagimi i një konflikti të çastit. Fakti që ishin përfshirë në të anëtarë të një grupi serioz të krimit të organizuar, me një profil drejt organizatës mafioze, nëse një grup kriminal, ka lidhje me institucione të shtetit, përfshihet në aktivitet politike, ka akses dhe përfiton pasuri publike, shkon deri te jeta akademike, mund të tentojë të shkojë drejt medias, kjo e çon në profilin e organizatës mafioze. Kjo është mafia. S’ka ndonjë veçori të shumtë nga kjo. Mua më ka ardhur keq që është përkufizuar si ngjarje e papëlqyeshme. S’është një ngjarje e papëlqyeshme, ajo është një ngjarje e rëndë kriminale dhe paralajmëron një akt terrorist. Të tentosh të rrëmbesh një individ, një person për shkak të detyrës, është një akt terrorist.

– Po thoni që ka rrëmbime njerëzish?
Ka pasur një tentativë për ta kërcënuar. Dhe informacionet janë që ky person është tentuar dhe thirrur për t’u futur në makinën e personave që e kanë kërcënuar. Çfarë do të thotë që nëse një akademik nuk tërhiqet nga gara universitare, do të ketë pasoja jeta e tij dhe e familjes së tij. Unë them se është një akt terrorist.

– Zoti President, a nuk ju duket vendi ku ne jetojmë, një vend i frikshëm? Krimi kërcënon hapur edhe botën akademike. Hipotekat, pronat, pjesë të rëndësishme të politikës, pothuajse komandohen nga ky krim. Çfarë do t’ju thoni shqiptarëve?
Zoti Rakipi, shqetësimi është legjitim, i juaji, i botës që përfaqësoni, i medias, i qytetarëve, i aktorëve të tjerë. Shqetësimi është legjitim në raporte me krimin dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Por, aspak për hipokrizi, nuk duhet të ligështohemi apo të tërhiqemi, sepse ne i kemi të gjitha mundësitë institucionale ta fitojnë betejën me krimin.

– Më duket pak idealiste…
Kjo kërkon disa masa. Së pari, do të këshilloja, se nuk rekomandoj, në situatën aktuale, në debatin aktual, të një prej grupeve kriminale, sepse s’është vetëm grupi i Shullazit, janë dhe grupe të tjera, të cilat unë i kam kërkuar Prokurorisë të vijojë punën shumë të mirë të saj që bëri ndaj grupit të Shullazit.

– Ka grupe të tjera kriminale?
Natyrisht, po ka grupe të tjera dhe unë i kam kërkuar institucioneve, veçanërisht Prokurorisë të vijojë punën e saj, pasi shteti shqiptar i ka mundësitë t’i godasë.

– Nëse ju thoni se ka edhe banda të tjera, pasi i arrestuari i fundit jetonte si Vali, ne s’kemi shumë punë në këtë vend…
Ka edhe grupe, që veprimtaria e tyre kriminale unë besoj se është e neutralizueshme. Si mund të jetë? Së pari, do t’i rekomandoja, doja që Kryeministri i vendit, që ka përgjegjësinë të reagojë, Kryeministri i vendit të merrte disa vendime, të kthente besimin e opozitës politike.
Qeveria ka mundësi për të goditur fort përmes këtyre vendimeve institucionale dhe i takon që ta marrë situatën në dorë, për të kthyer besimin te ajo pjesë e popullsisë, që iu është tronditur besimi në raport me luftën ndaj krimit.
Ju sugjeroj të ndërmarrë disa hapa dhe vendime institucionale për të rikthyer këtë besim. Së dyti, duke larguar nga institucionet ligjzbatuese, duke filluar nga Policia e Shtetit, pse jo edhe me Prokurorinë, të gjithë ata të cilët janë të implikuar dhe të lidhur me krimin. Ka në zyrën e ministrit të Brendshëm një informacion të SHISH prej më shumë se një viti, me emra konkretë të oficerëve të Policisë së Shtetit të lidhur me veprimtari kriminale, informacion, i cili rri dhe fle në sirtarët e Ministrisë së Brendshme.

– Pra, zyrat më të rëndësishme të shtetit, të Ministrisë së Brendshme, ka informacione në këtë sektor të vështirë…
Ka informacion që janë të lidhur me veprimtari kriminale, informacion që e disponon edhe Presidenti i Republikës, përveç ministrit të Brendshëm.

– Ju dispononi informacion që persona të inkriminuar…
Po, po, brenda Policisë së Shtetit, oficerë të caktuar policie janë të lidhur në veprimtari kriminale, në trafiqe dhe në çështje të ndryshme të ndryshme të kriminalitetit.

– Ne duhet ta nisim nga koka dhe jo nga bishti këtë situatë. U bë një kohë e gjatë që shqiptarët po merren me një Parlament ku brenda tij ka elementë të inkriminuar, që kanë bërë trafiqe dhe njerëz të dyshuar për vrasje. Si u bëka ky pastrim dhe ky rregullim në këto segmente, kur në Parlament ka njerëz të tillë?
Ju thoni që është e thjeshtë, që autoritetet kanë në duar, lista me njerëz të inkriminuar. Shqipëria nuk dekriminalizohet dot në Parlament. Aty ka njerëz me rekorde kriminale…
S’ka ndodhur më parë. Dua të shpreh keqardhjen e thellë që Parlamenti shqiptar mbërriti në këtë ditë, jo për t’u mburrur, jo për të qenë krenar. Dua të bëj një dallim, shumica e deputetëve, e njerëzve, janë njerëz të respektuar me dinjitet, që i janë kushtuar politikës.

– Parlamenti i vitit 1992… kanë kaluar dy breza. Mos të flasim për Parlamentin e vitit 1925, me njerëzit më të rëndësishëm të Shqipërisë. Tani ka me rekorde krimiale, që kërkojnë të pasurohen dhe një pjesë injorantë.
Kjo reflekton standardin e vendimmarrjes. Sepse, përbërja e Parlamentit është për shkak të vendimmarrjes së lidershipit të forcave politike të caktuara, që janë pjesë e Parlamentit, jo vetëm pse se është sistemi i tillë, por edhe mënyra sesi është ndërtuar konfigurimi i grupeve parlamentare, angazhimi i njerëzve në fushatë, për të fituar vota, ka qenë bazuar në vendimmarjen politike të lidershipit.
Edhe më parë, ka qenë dhe duhet të jetë, një kryetar i partisë, që merr përgjegjësinë, i njihet e drejta për të përzgjedhur ekipin, por mbi bazën e standardeve, e interesit publik, të interesit të vendit. Kështu dua të besoj se është standardi i lidershipit politik.

– Më pas, njerëz me rekorde kriminale, shkojnë në administratën shtetërore. Ata mbërrijnë te kryetarët e bashkive. Kjo vijon edhe më tej. Pse zoti President? Pse ju duhen këta njerëz në Parlament? Përse i nevojiten Shqipërisë këta njerëz?
Ajo që kam unë si përgjigje është fakti se këta janë njerëz që mbledhin dhe gjenerojnë vota në mënyrë ilegale. Kjo është evidente.

– E keni biseduar këtë problem me Ramën apo me opozitën?
Kjo s’është që hyn te e drejta e Presidentit. Në momentet që Presidenti ndërhyn, ndërhyn nga pikëpamja legjislative apo zgjedhore, Presidenti ndërhyn kur ka krizë.

– Në rast të një lufte Presidenti është figurë e rëndësishme, luftë ushtri me ushtri. Nëse vendin e kërcënon edhe një ushtri karkalecësh, Presidenti mund të mbledhë edhe Këshillin e Sigurisë. Po flasim për inkriminim të institucioneve të shtetit shqiptar. Ky është edhe problemi juaj mendoj unë.
Bëhet e domosdoshme ndërhyrja e Presidenti kur aktorët janë në një krizë të thellë komunikimi dhe të gjetjes së zgjidhjes. S’mund ta them që në Parlamentin tonë që kemi mbërritur në atë pikë që ta dekriminalizojmë. Përderisa e kemi sjellë në këtë pikë, e cila është reale, duhet ta kurojmë menjëherë.
Formalisht ka një ligj që parashikon largimin e këtyre personazheve, për mendimin tim s’është vetëm te qenia formale brenda institucioneve, është edhe më e gjerë.
Nëse ka një person, i cili ka pasur një aktivitet kriminal në drogë, grabitje e vjedhje, ky person jo vetëm që s’duhet pjesë e administratës publike, ky njeri s’duhet të ketë akses në të mirave publike apo të financave të vendit. Nëse ky fiton nga tenderat paratë e qytetarëve, këtë fitim do ta përdorë në veprimtari kriminale. Zgjidhja më e mirë do të jetë ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe të ketë reagim qytetar.

– Kemi dëgjuar Ramën që sistemi është i kalbur dhe i korruptuar. Ndani të njëjtin mendim?
Nuk bëj komente të zotit Rama, as të politikanëve të tjerë. Qëndrimet e mia në lidhje me sistemin e drejtësisë kanë qenë shumë të hapura, shumë publike. Drejtësia vuan problematika, vuan ende trashëgiminë e një numri njerëzish që vijojnë të jenë pjesë e sistemit, por që janë arsimuar, edukuar dhe kultivuar, në diktaturë. Kemi individë, të cilët janë të përfshirë në afera korruptive, individë janë të paaftë që të shërbejnë në Prokurori dhe në gjykatë. Ka personazhe, të cilët janë të kapur politikisht dhe janë në shërbim të politikës dhe jo të ligjit, por është edhe ana e tjetër e medaljes. Kam pasur rastin të shoh që ka gjyqtarë e prokurorë me dinjitet. S’është bardhezi situata. Nuk pranoj etiketime që drejtësia është e kalbur dhe e korruptuar.
Marr veprimtarinë në Prokurorinë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda. Askush s’mund të thotë që janë të korruptuar. Është e rëndësishme që të bëjmë dallimin të atyre që e meritojnë të jenë pjesë e sistemit dhe atyre që nuk duhet të jenë. Unë besoj që vetë Kryeministri ka shkuar te institucionet e drejtësisë, edhe për interesin e vet të Kryeministrit.

– Zoti President, ka një perceptim që vazhdon të rritet. Që KLD-ja është kundër reformës. Si kreu i KLD-së, çfarë e pengon që ta nisë ajo këtë reformë? Në një rast KLD-ja, për ta mbështetur këtë interpretim, si rasti Gjin Gjoni…
S’konkurroj dot në agjitacion e propagandë. S’besoj te retorika, populizmi, unë besoj të pragmatizmi, eficenca. Unë e quaj agjitacion e propagandë.
KLD është një institucion që as bën reformë as e pengon. S’merr vendime në lidhje me reformën, ka një përfaqësues të KLD në grupin e punës, të ekspertëve të nivelit të lartë, është paraqitur dhe ka dhënë mendim, ka pasur një propagandë krejt të papranueshme, për të fokusuar që Presidenti e komandon KLD-në, askush s’e kontrollon. Mazhoranca e ka zëvendësuar 80 për qind.

– Pse këtë reformë nuk e ka nisur KLD-ja?
S’ka kompetencë. Presidenti ka bërë tentativën në tetor 2014. Askush nuk fliste për Reformën në Drejtësi. Kam idenë që kjo reformë është një përpjekje për të rrëmbyer një pushtet. Përderisa kemi një mazhorancë, duke e gjetur drejtësinë në këtë nivel, përpiqet ta marrë…

– Është një përpjekje për ta marrë këtë pushtet. Sepse kemi një mazhorancë që përpiqet të marrë dhe duke e gjetur në këtë pikë, pse mos ta marrë. Angazhimi i ambasadorit Lu po e çon ujin tek Kryeministri, për të rrëmbyer këtë pushtet.
Megjithëse Presidenti s’ka fuqi institucionale, as për të bërë reformë, as për ta penguar, nisur nga përgjegjësia institucionale për ta ndihmuar vendin dhe aktorët e tjerë, për t’i krijuar lehtësitë e nevojshme, për t’i mbledhur aktorët e ndryshëm në tavolinë, Presidenti që në tetor 2014, i koordinuar me BE, iniciuam procesin e Reformës në Drejtësi. Kushdo gazetar mund të shohë që Presidenti ka tentuar të bëjë reformë. Jam te pjesa e angazhimit të Presidencës, të gjithë aktorët e rëndësishëm, Kryeministri, Kuvendi, në tryezën e tetorit të vitit 2014, shfaqën mendimet e tyre.
Më pas, Presidentit iu tha që merremi ne me këtë punë. Dhe pas kësaj u krijua një komision parlamentar. Njëra anë, në mënyrë të pandershme, ka spekuluar në institucione shqiptare dhe jo shqiptare, për të depërtuar një stituatë të pavërtetë që Presidenti s’do reformën, kjo s’është dinjitoze.
Mendoj që reforma s’është e një qeverie, as e ambasadorëve, është një çështje e shtetit shqiptar. Dhe shteti ka qytetarët, ka institucionet e aktorët e tjerë që kanë përgjegjësi ta bëjnë shtetin të funksionojë më së miri. Reforma është pjesë e kësaj përgjegjësie. I ftoj palët të vijojnë punën, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë pranuar nga të gjitha palët. Askush të mos e mendojë ta përdorë në fushatat elektorale apo zgjedhjet.

Kategori
Uncategorized

Faleminderit Mark – Nga Çim Peka.

mark

Nga Çim Peka

Shqipëria ndodhet sot në nja kaos total ekonomik, politik, gjeopolitik, mediatik, madje dhe identitar. As në vitin 1997 shqiptarët nuk kanë qenë kaq të paqartë, të pasigurtë, të pashpresë, të pamotivuar. Nuk dinë kujt t’ja besojnë të ardhmen, nuk shohin më si shpresë as emigrimin i cili tashmë nuk është një rrezik i panjohur dhe i pa provuar për ta.

Po jetojmë depresionin ndoshta sepse pasi kemi provuar shumë, pothuajse çdo gjë, e prapë nuk jemi si të tjerët. Pavarësisht se si erdhi dhe sa i besoja Edi Ramës, ne vitin 2013, ish shefi i opozitës ngjalli shpresë atë vit. Po sot? Sot ka zhgënjyer pothuajse këdo. Më së shumti ka arritur të demotivojë biznesin, konkurencën, ambicjen, iniciativën. Me pak fjalë po mundohet të vërë në dyshim gjërat më të shtrenjta, frutet e Lirisë. Mjafton të shikoni se si i ka zhvleftësuar duke ju hedhur nga një kockë mediat e këtij vendi. Ose duke i lënë të rrëshqasin në paligjshmëri bosat e tyre për ti pasur lehtësisht të shantazhueshëm. Dhe për hir të së vërtetës ja ka arritur në masën më të madhe.

Aq shumë i ka nënshtruar sa kanë filluar ta bezdisin edhe me parëndësinë e tyre, prej faktit se është një politikan mirfilltazi prodhim i medias. Rama ndodhet mes dilemës se mos gazetat dhe ekranët që e prodhuan si politikan duan pak më shumë dinjitet sepse kështu i shtohet dinjiteti edhe vetë atij. E bën këtë nga frika se mos po ato media prodhojnë një tjetër si ai. Dhe brenda arësyes së tij të paarësyeshme nuk e ka keq. Shihni pjellën e ti virtuale, Erion Veliajn. Për cilindo që kupton sadopak nga imazhi, Erion Veliaj, duke qënë pjellë, është rrjedhimisht edhe një imituesi i Edi Ramës. Qytetarët nuk e dinë se Veliaj çdo kronikë lajmesh e ka me kosto milionëshe.

Çdo video e tij është me “Korrektor ngjyrash” për ta sjellë para publikut sa më perfekt. Prandaj Edi Rama mund të ketë pas një farë dileme për pak më tepër respekt ndaj “fabrikës” që prodhoi si politikan, por frika se një tjetër më i kuruar, më i artikuluar sado bosh mund t’i zërë vendin duke i hequr tinëz nga pas karriken, i ka zhbërë çdo dilemë. Ajo që Edi Rama nuk kishte menduar, është koha. Koha, edhepse me vonesë, gjithmonë e gjen një zgjidhje. Edi Rama duke i marrë frymën trsparencës dhe duke nxjerrë në rrugë këdo që nuk është dakord me të, në mënyrë të pavullnetëshme ka krijuar një armatë njerëzish të lirë të revoltuar në kërkim të mjeteve për të denoncuar dhe delegjitimuar metodat e tij kontrolluese-shantazhuese ndaj mendimit të lirë, invadimit të jetës së qytetarëve në të gjitha nivelet.

Përvec politikave të tij, Edi Rama po shfaq tendenca të qarta edhe të imponimit të shijeve të tij, që dikush cilëson ekstravagante, e shumëkush të çmendura. Por le të kthehemi tek ushtria e denoncuesve të qeverisjes që Edi Rama ka krijuar me gjithcka ka bërë këto tri vite. Falë rrjetit, të papunët, të pashpresët, dhe një pjesë e intelektualëve të lirë, i janë drejtuar “medias popullore”, asaj që sot është trendy global dhe po transformon në formë dhe në kohë mënyrën se si qytetarët informohen e manipulohen. Një studim i “BBC” kishte arritur në konkluzionin se pas dy vitesh 80 % e njerzve të planetit do të informohen nga rrjeti dhe mediat online. Rreth një milionë shqiptarë kanë sot një profil të tyrin në Facebook. Këta njerëz po aq sa informohen edhe dehen me të vërtetën e në shume raste me të pavërtetën, por gjithsesi informohen tashmë brenda rrjetit që ka krijuar për miliarda njerëz Mark Zuckerbergu.

Falë lehtësirave që Facebook u jep 1 milionë përdorueve të tij shqiptarë, ka bërë që shumë gazetarë të rinj dhe të pa përlyer për shkak të moshës, të bashkohen dhe të krijojnë portalet e tyre, duke i krijuar bezdisje e dhëmbje koke pushtetit, duke xhelozuar në këtë mënyrë, madje edhe inatosur e defaktorizuar, botuesit e kohës së Ramiz Alisë, Gazidedës e Fatos Klosit, të cilët tashmë janë kthyer thjesht në gjobvënës. Këta janë bërë shumë agresivë ndaj këtij trendi të ri të mediave, të cilin trend, për shumë arësye nuk e ndjekin dot, dhe duan s’duan mbeten mbrapa, nuk bëhen dot bashkëkohor. Si mund ta konkurojë letra, lapsi, kalemi,, internetin,celularin, transparencën? Si mund ta konkurojë shkolla e partisë, shkollën e teknologjisë, Fatos Klosi Ëikiliksin, apo Sofo Lazri Mark Zuckerbergun?

Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë. Prandaj kjo rracë e pistë është hedhur në sulm ndaj mediave online, se i risitë e kohës. Se atyre vetë u ka mbetur ora në kohën e shtypshkronjave me plumb. Shihni sa demode dhe jashtë kohe duken ca hajdutë dhe matrapazë që erdhën nga Italia në vitet ’90, zaptuan frekuencat në mungesë të legjislacionit dhe u pasuruan duke na paraqitur për teknologji të përparuar ca rraqe që i mori në koshat e plehrave. Më pas duke shfrytëzuar eksperincën e vendëve të lira na shiten manipulimin si informim e profesionalizem. Sot në kohën e lirisë globale falë dhe rrjetit, shakaxhinjtë e mediatizimit mafioz ndjehen të pafuqishëm dhe të padobishem e duan të na shesin vuajtjen tonë si vlerë, bunkerin si art, të çmendurin si ekstravagant, mjafton që të vazhdojnë të xhvasin miliona. Sot qytetarët shqiptarë janë më të informuar, pse jo dhe të dizinformuar nga llava e informacioneve në rrjet, por janë në epokën e lajmit të jetuar dhe publikuar prej tyre vetë, prandaj, në analizë të fundit, janë më të lirë. Ndoshta shumë herë edhe të pasigurtë, por të hapur. Kjo është arësyeja që rraqet mediatike të Sofo Lazrit nuk mund të mos e urrejnë Mark Zuckenbergun të cilit i themi, faleminderit.

Kategori
Uncategorized

Në mos keni armë gjeni, a duhet ligj i ri për armët?

I pari ja mbathi nga Parlamenti, i dyti është zverdhur, pas propozimit të Ish-Kryeministrit Berisha se shqiptarët me ligj duhet të vetmbrohen nga kjo organizatë kriminale, e cila ka ushtrinë e krimit të Shullazit që vret, që merr peng, që gjobit biznesmenët, që vjedh paratë e shqiptarëve, që e kthen vendin në një plantacion droge.

Ku biri i deputetes ekzekuton 5 qytetarë, ku deputeti vret në oborrin e komisariatit dhe bandat lëshohen të armatosura në të gjithë Shqipërinë duke ekzekutuar zgjedhjet për të siguruar pushtetin e përjetshëm të tyre.

Kur shteti bie në gjunjët e një organizate kriminale, atëhere këtu nuk ka më siguri për askënd dhe kujtdo i lind e drejta të vetmbrohet. Kjo nuk është gjuha në një vend normal, por kjo është gjuha që njeh një i cmendur që e ka kthyer vendin në një inkubator krimi. Kur qytetarët dëgjojnë faktet e tmerrshme të lidhjeve të kreut të qeverisë dhe ministrit të Brendshëm me kreun e krimit të organizuar, Shullazi, atëhere kush mund ti mbrojë qytetarët? Në kushte të tilla e vetmja zgjidhje mbetet vetmbrojtja nga një organizatë kriminale përmes një ligji të ri për armët.
Këto janë vetëm disa nga fotot e vrasësve me pushtet të Ramës nga të cilat qytetarët nuk ka kush i mbron ndaj po kërkohet vetmbrojtja. Kryeministri dhe ministri i Brendshëm nuk do të dënohen pse Shullazi godiste me antitank biznesmenët që nuk i paguanin gjobën, por për faktin se u shndërruan në ndërmjetësues dhe garant pagesash për biznesmenët e tjerë që ishin në listën e gjobvënies së Shullazit. Ata nuk do të akuzohen pse Shullazi vriste për të grabitur prona, por për faktin se e ndihmuan bandën që të legalizonte, hipotekonte dhe çertifikonte mbi 100 prona të grabitura në tre vite.
Me atë që tha në Parlament, Kryeministri Rama na ka bindur se jeta e çdo shqiptari është në rrezik, pikësëpari prej tij, ministrit të Brendshëm dhe bandave që kanë mbushur Parlamentin, administratën, policinë dhe rrugët e Shqipërisë. Ky rrezik vjen nga fakti se ky pushtet është shndërruar në një bandë që atë para dhe pasuri që nuk ta merr përmes taksave dhe tatimeve ta merr përmes Shullazëve që i ka në çdo lagje, fshat dhe qytet.
Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që pasi Shullazi të shantazhon, të gjobit, të grabit dhe të vret, kryeministri justifikohet “nuk e di se çfarë ka Mili kohët e fundit. Nuk është mirë”.

Vetëm në Shqipëri ndodh që ministri i Brendshëm të justifikojë ushtarllëkun e tij ndaj një krimineli me shprehjen “kushdo që do të ishte sot ministër i Brendshëm do të ishte i lidhur me Shullazin”. Vetëm në Shqipëri ndodh që kryeministri është kapobandë dhe çdo ministër, parlamentar, nëpunës i administratës dhe kriminel në vend është thjesht një ushtar i pushtetit të tij absolut, që merr frymë vetëm për të pasuruar dhe zgjatur jetëgjatësinë në karrige të absolutit.
Tragjike, por e vërtetë, vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që propaganda e pushtetit të sulmojë kandidatin për rektor për faktin, sepse nuk fliste publikisht se e kishte rrahur dhe kërcënuar me jetë Shullazi i kryeministrit. Tragjike, por kur një kryeministër që bën orgji dhe vret e pret qytetarët me banditë që ruhen me policë, kur një ministër i Brendshëm që bën me gisht shefin e tij për pafuqinë e tij dhe shndërron Shqipërinë në pashallëk të drogës, kur një armatë policësh që mund të qëndrojnë në detyrë vetëm nëse mbyllin sytë kur kalon Shullazi me armë, me pengje dhe me drogë, i kanë lënë qytetarëve vetëm një alternativë: vetëmbrojtjen.
Shqiptarët kanë patuar periudha pa fund në historinë e tyre kombëtare që të mos kenë shtet, të kenë një shtet pushtues, ose një pushtet kriminal, por gjithnjë përballë tyre janë mbrojtur ose kanë vdekur me armë në dorë. Jo rastësisht tre herë ka lulëzuar krimi i bandave në Shqipëri, fillimisht kur komunistët morën pushtetin në ’44, kur rimorën pushtetin me armë në ’97 dhe në 2013 kur mblodhën qelbësirat anë e kënd vendit. Këto janë edhe tre rastet, kur kriminelët janë futur në Parlament, mes tyre dhe gjakpirës.
Tani që Shullazët të vënë tritol dhe të djegin biznesin, të rrëmbëjnë fëmijët, paratë dhe pasuritë për t’i ndarë me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, dhe policia është e paaftë që të të mbrojë, shqiptarëve ju duhet dhënë e drejta të vetëmbrohen. Qoftë edhe përkohësisht sa të shporret Rama dhe banda e tij nga pushteti. Qytetarët meritojnë mbrojtje. Ata të gjithë nuk mund dhe nuk duan të ikin nga ky vend, ndaj ligji duhet t’i mbrojë. Shumë vende perëndimore të Europës dhe SHBA i lejojnë qytetarët të mbajnë armë për të mbrojtur veten, familjen dhe pronën. Në një këngë labe thuhet “në mos keni armë gjeni, ia rrëmbeni atij qeni”. Do ishte mirë t’u merreshin armët banditëve, por sa kohë shteti është vënë në shërbim të krimit, ligji duhet të miratohet për t’i ardhur në ndihmë qytetarit.

A.Shahini

Kategori
Uncategorized

Ilir Meta po e lë “tokën e djegur”


Ilir Meta po e lë “tokën e djegur”

Frrok Çupi.

“Po e lë” do të thotë se po i ikën tokës së djegur, ose po e braktis, ose po i largohet… Të gjitha së bashku. Si në një fushë beteje ku nuk ka mbetur më asgjë dhe komandanti më i shpejtë i largon ushtritë.

Tani “fusha e betejës” Shqipëri, po mbetet pa asgjë, që në fjalorin politik quhet “tokë e djegur”. Dy ushtritë e mëdha politike, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk hyjnë këtu si ushtri pushtuese, por si “shpëtimtare”. Në fillim deklaruan se më në fund erdhën shpëtimtarët! Njëra prej këtyre, ushtrinë e vet speciale (një apendiks i PS ose konglomerat i pa formë) e quajti “Rilindje”. Shqipëria do të ishte një kopësht me lumturi e begati!; gjithçka ishte bërë në 25 vjet do të hidhej poshtë si e pavlerë dhe “lum kush të rrojë”!…

Kjo u tha hapur nga ushtritë shpëtimtare. LSI që në fillim bëri hilen sikur ishte e vibektë në fjalë e në premtime dhe në skenografi. Tjetërkush e udhëhoqi marrëzinë.

Dita e fundit po shihet tek po vjen. Ushtria e Ilir Metës, pak nga pak po mbledh plaçkat. Dje ishte deklarata më e fundit e qeverisjes së LSI se “nuk bëhemi bashkëpunëtorë në aktin e vjedhjes me anë të koncesioneve”. Ministri i Drejtësisë, që i përket Ilir Metës, deklaroi se koncesioni i fundit është jashtë ligjit. Madje ai lëshoi edhe një gjysmë fraze që duket e stilit alias Meta. “Zoti Ministër, mos mendo se edhe çelësat e dritës i ke ti në dorë!”, i tha ministrit të Partisë Socialiste. Është fraza më e saktë për të dëshmuar tokën e djegur. “Priza e dritave” do të thotë se tashmë nën dorën e qeverisë, në shtëpinë tonë, është vjedhur gjithçka, “haj të marrim edhe çelësin e dritave”; do të thotë se në fund të betejës ku ka veç tokë të djegur, i fundit ka mbetur çelësi i dritave.

Përtej alegorisë, gjysma e qeverisjes që është Partia e Metës, e shikon më mirë se askush se ka mbetur veç një gjë: Ikja!. Asgjë tjetër nuk ka mbetur. Harxhet për koncesionet e famshme, që mbytën “gotën e ujit”, kanë kushtuar rreth një miliardë euro. Pagesat e kota si gjobë për CEZ kanë arritur shifrën rreth 600 mijë. Vjedhjet me tenderat e shëndetësisë i kanë kthyer spitalet në Mesjetë dhe kanë mbushur xhepat e qeveritarëve me qindra miliona euro. Veç shpërthimet me tritol mbi pasuritë e ligjshme e të paligjshme, kanë kushtuar rreth një miliardë euro dëmshpërblime. Varfëria eshtë shtrirë dhe thelluar, rreth 400 mijë familje çdo mëngjes kanë problem bukën e gojës për atë ditë. Varfëria ekstreme ka mbërritur në shifrën 14 përqind. 30 përqind e të rinjve nuk kanë punë. Banka Botërore, një aleate e Shqipërisë, ngriti duart e tha se në Shqipëri priten lajme shumë të këqija, “mbërritëm në deflacion!”. Jeta e njeriut është e pasigurt. Demokracia ka rënë. Krimi tani po kap Universitetet dhe elitat. Nesër do të kemi rini të edukuar nga profesor Shullazi….

… Ilir Meta po bën gati plaçkat. Prej kohësh kishte dhënë shenja, me mospranimin e plaçkitjes së Parkut dhe me përmbajtje ndaj opozitës në Kuvend. Tani, me sa duket, nuk ka mbetur më kohë. Toka e djegur braktiset.

Pse pikërisht në këtë moment?

1.

Ilir Meta, i ardhur nga Paria Socialiste, pikërisht në këtë moment ndjen se në Partinë mëmë është krijuar një boshllëk besimi dhe personaliteti. Në qoftë se dikur Meta mallkohej, tani kërkohet në PS. Lideri sicialist Rama është kapur në verse-alibinë se veç socialist nuk është. Aksioni i Blushit dhe Hafizit për përsosjen e PS pa Ramën, thjesht ka hapur rrugën për Metën. Ilir Meta nuk mendohet se do të katapultohet si lider në majë të kështjellës së PS. Jo. Ka ndodhur që shumica e socialistëve po dynden drejt Metës. Edhe për demokracinë politike të vendit kjo do të jetë më mirë, sepse në njëfarë mënyre do të zbehet hija komuniste në të majtën e vendit. E majta do të udhëhiqet nga LSI dhe nuk do të quhet PS.

2.

Ilir Meta, qysh prej fillimit të qeverisjes, i mbajti duart larg nga pikat e nxehta të ekonomisë. Ndryshe nga çfarë ndodhi në koalicionin me Berishën. Bujqësia, degë kryesore e ekonomisë është mbuluar nga LSI, por në krye të saj është vënë një studiues serioz, një njeri me integritet. Pikat e nxehta të tragjedisë ekonomike e financiare i ka në dorë Rilindja. Është rrënuar gjithçka, duke ndjekur një politikë “sot për nesër”, ose “unë për vete”, ose “e tokës së djegur”. Gjithkush në Rilindje ka punuar sot sikur nuk do të jetë nesër. Merr e ik përditë! Ndërsa Ilir Meta po vendos të largohet veç një ditë.

Meta mund të quhet një politikan me fat pse funksionoi në të njëjtin koalicion me Ramën.  Edi Rama,ky njeri i zbrazur nga çdo vlerë qeverisësi, i zbrazur nga vlerat humane dhe drejtpeshimi njerëzor, i ka lënë hapësira pa fund personalitetit të Metës. Tani pas tre vjet, njerëzit e shikojnë liderin te Meta dhe jo te Rama. Në krye të shtetit nuk bëjnë punë karagjozllëqet dhe fusha e basketbollit në zyrë. Në krye të shtetit njerëzit duan të shikojnë vlerën mbi mesatare humane të qëndrueshme. Meta i ka “gjuajtur” këto diferenca.

3.

Herën më të fundit të krimit, Ilir Meta u ndodh jashtë çdo paragjykimi ose thashethemi. U arrestua bujshëm një nga më të rrezikshmit e krimit. Shullazi është përfolur si bashkëpunëtor i qeverisë, edhe i vetë ministrit të Brendshëm dhe i kryeministrit. Qeveria e kishte ruajtur aset për vete, dmth., për të kërcënuar kundërshtarët, për të vjelur para “të lira”, për të vjedhur zgjedhjet që vijnë, për të gjunjëzuar vlerat e identitetit kombëtar siç është edhe rinina, dija e kultura kombëtare. Arrestimi i Shullazit u përshendet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Menjëherë pas vizitës së kryeministrit në Uashington.

Ilir Meta di ta lexojë aktin. Thashethemet qeveritare të stisura vetëm nga Edi Rama dhe soji i tij se  gjoja Aleati i madh po gjuan për Ilir Metën, më në fund ranë. Aleatët kanë vëzhguar me dhimbje si po “digjet toka” në këtë vend ku ka rënë demokracia.

Edhe Ilir Meta ka vëzhguar po kështu. Por tani duhet të ruajë çfarë i përket. Tjetërkush e dogji barin.

Ilir Meta, thjesht, po e lë.

Kategori
Uncategorized

Fotot e rralla të refugjatëve çamë, pse nuk u mirëpritën nga Hoxha

  Çamët, të njohur greqisht si Tsamides, janë shqiptarë të cilët banojnë në pjesën më jugore të trevave shqipfolëse. Krahina e tyre, Çamëria, është një zonë malore në kufirin greko-shqiptar
Kategori
Uncategorized

– Keni armë këtu ore shkërdhatë Kosove, e pyeti atë njëri nga policët e maskuar?

Dy dekada i mbajtur në sirtar, nga vrasja e kolonelit Krasniqi, krimet dhe dështimet!

Ishte 16 shtatori, shume pak dite mbasi ishte vrare heroi i demokracise Azem Hajdari.

Kishte kaluar ora 22.30. Shumica e ushtarakëve përgatiteshin për pushimin e natës. Në largësi si zakonisht dëgjoheshin krisma automatiku. Ato vinin nga pjesë të ndryshme të qytetit. Dikush filloi të trokasë me forcë në derën e oborrit.

– Policia shqiptare, hapni derën, dëgjohej urdhri nga ana tjetër e derës!

Toni i cili në ato çaste ishte duke u ngjitur shkallëve për të shkuar në katin e parë, kur ndëgjoi zhurmën dhe urdhrin e policisë, u kthye prapa dhe doli për të hapur derën e oborrit. Nga pragu i shtëpisë vërejti dhjetëra njerëz të maskuar e të armatosur që kishin hypur mbi mure. Tytat e pushkëve i kishin drejtuar nga ai. Kur ai hapi derën, dy policë të gjatë dhe të fuqishëm e vunë atë për toke duke e mbajtur me forcë nga të dy duart.

– Keni armë këtu ore shkërdhatë Kosove, e pyeti atë njëri nga policët e maskuar?

– Po, …jo, u pëgjigj Toni duke u hamendur dhe duke mos ditur se çfarë duhej të thoshte. Nuk e di unë, duhet të pyesni të tjerët!

Në mjedisin e mbi 30 policëve ishin edhe disa persona të pamaskuar e që ishin të veshur me kostume. Ishin po ata persona që ditëve të fundit vëreheshin shumë shpesh nëpër kafenetë e kësaj lagjeje. Shumë shpejt shumica e tyre u fut në objekt. Njëri që dukej se ishte shefi i tyre, kërkoi të bisedojë me përgjegjësin e objektit. Drejtori dhe disa punëtorë të Drejtorisë Informative ndodheshin në kuzhinë, ku edhe u fut një numër i madh policësh. Serembi pas pyetjes së policisë se kush ishte përgjegjësi i objektit, pa dashje bëri me dorë në drejtim të drejtorit, të cilit më pasë iu vërsulën policët e maskuar.

– Keni armë ju këtu, e pyeti atë një nga të maskuarit?

– Po, u përgjegj ai shkurt duke i shkuar buza në gaz.

– Edhe qeshesh kokëderr, iu vërsul një polic duke ngritur lart kondakun e pushkës dhe duke u përgatitur që ta godiste.

Në atë moment, në kuzhinë hyri një polic tjetër i veshur me kostum. Nuk ishte shumë i gjatë, por ishte i plotë. Ishte rreth 50 vjeç dhe kishte flokë kaçurrela. Ishte shefi i brigadës së anti-krimit për Tiranën.

– Këta paskan me të vërtetë armë, iu drejtua atij polici i maskuar, duke lëshuar ngadalë pushkën që e kishte përgatitur të godiste kosovarin.

– Ore zotëri, nuk kemi armë, por unë këtu kam një armë të vetme të cilën e kemi për të siguruar objektin, reagoi drejtori.

– Vetëm një thua?! Po edhe ajo nuk u duhet. E dini ju se është e ndaluar mbajtja e armëve pa leje në Shqipëri? Me ligj vetëm deputetët e Parlamentit dhe forcat e rendit kanë të drejtë të kenë armë.

– Po e di, por e di gjithashtu se këtu në Shqipëri çdo shtëpi ka të paktën një pushkë automatike, kallashnikov.

– Ore, mend më shet zotërote? Mendon se kam ardhur këtu që të pyes për mendim tënd për Shqipërinë? Më jep pra armën, urdhëroi më në fund ai duke ua bërë me kokë dy policëve të maskuar që ta kapin drejtorin.

Drejtori i shoqëruar prej të dy policëve u fut në zyrë dhe prapa perdes së dritares mori pushkën automatike. U kthye prapa në drejtim të derës, nxori një çelës për të hapur një dollap ku kishte mbyllur karikatorin me 30 fishekë. Që të dyja ua dorëzoi policëve.

Policët tashmë ishin përhapur nëpër tërë objektin. Ata kërkonin që të gjithë ushtarakët kosovarë të zbrisnin në përdhese, në kuzhinë. Të gjithë kontrolloheshin për armë. Drejtori, gjysmë fshehurazi, shfrytëzoj rastin dhe mori telefonin. Telefonoi në zyrën e kryeministrit kosovar, por askush nuk përgjigjej në telefon. Më pas morri në telefon Përfaqësinë e Republikës së Kosovë në Tiranë. Ishte Bujari që u përgjegj. Edhe ai ishte ushtarak dhe kishte disa vite me radhë që punonte në recepsionin e Përfaqësisë. Ndërsa drejtori i tregonte atij për kontrollin, dikush nga policët e pa dhe me thikë këputi telin për të pamundësuar vazhdimin e bisedës.

– Kryesorja është që dikush u njoftua dhe ka shpresë që të reagojnë pa u bërë vonë, tha drejtori vetë me vete.

Policët u ndanë në grupe dhe filluan të bastisin tërë shtëpinë. Diku rreth 7-8 policë të maskuar së bashku me shefin e tyre kontrollonin dhomën ku ishte dokumentacioni dhe kompjuterët e Drejtorisë Informative.

Kategori
Uncategorized

Prisni dhe pak se vërtet nuk keni “lexuar” ende asgjë.

13045485_1093158147414998_1996914195_n

Sulmi kiber-politik. Kush e sulmoi për 3 ditë me radhë portalin SYRI.net?

Të dashur miq!…

Portalit SYRI.net, pas pak kohësh do të shënojë 1-vjetorin e themelimit dhe daljes në tregun mediatik elektronik. 1 vit më pare, ne që punojmë në këtë hapësirë të lirë ishim entuziast se do të mund të bënim diçka të mirë në lëmin e informacionit virtual. Ishim të vetëdijshëm se tregu tashmë nuk është aspak i lehtë për të penetruar, dhe se disa piketa të rëndëishsme ishin vendosur shumë përpara se ne të bëheshim pjesë e këtij standardi të informimit.

Por ajo që ndodhi ishte realisht në kufijtë e të paimagjinueshmes.

Edhe në pritshmëritë tona më optimiste, ne nuk do ta besonim kurrë atë SYRI.net arriti në 6 muajt e parë, ndërsa sot pas 1 viti jemi akoma duke kuptuar se ç’farë kemi bërë që 800 mijë shqiptarë zgjedhin çdo ditë të informohen në portalin tonë. Kjo nuk na ka bërë aspak të ulim ritmin e misionit që i kemi vënë vetes, atë që çdo informacion, e përsërisim çdo informacion që ka vlerë për publikun shqiptar, ne e publikojmë në portalin tonë. Sqarim, çdo informacion që ka rëndësi për publikun, plus edhe ato që kanë shumë rëndësi për politikën që të mos dalin.

Dhe ndoshta ne këtu e kemi tepruar pak. Ose më saktë ne kemi tepruar keq fare.

Aq keq, saqë në dy ditët e fundit, portali SYRI.net ra pre e një sulmi kibernetik që siç na e përshkruan gardianët e serverave tanë ishte një “intifadë” elektronike nga ato që vetëm Anonymous mund të bëjë. Ata që e njohin botën kibernetike e kanë idenë se për çfarë po flasim. Ne nuk jemi aq delirantë të besojmë se Anonymous që i ka shpallur luftë kibernetike ISIS-it, të sulmojë serverat tanë, por paralelizmi mëton të shpjegojë natyrën e sulmit që kemi patur. Neve nuk na shqetëson aspal sulmi kibernetik, sepse për fushën ku operojmë këto fenomene janë natyrale.

Por ajo që na ka bërë të mendojmë  është se pse sulmi është ndërmarrë ndaj portalit SYRI.net pikërisht  në 3 ditët e fundit?!…Pse pikërisht SYRI.net, portali pararojë i publikimit të informacionit që ka të bëjë pështjellimin e që ka përfshirë politikën shqiptare me arrestimin e Emiljano Shullazit dhe shokëve të tij, u sulmua me një virus 60 giga?!…

Në morinë e informacionit që kemi publikuar (dhe prisni se nuk keni parë ende asgjë), ne e kemi pak të vështirë të kuptojmë se ku e shkelëm (vijën e kuqe)? Kur nxorrëm fakte sesi policia e Saimir Tahirit nuk pranonte të arrestonte Shullazin, apo tek fakti që informacionet e publikuara prej nesh faktojnë se “mandati” i Shullazit për të  kërcënuar Mynyr Konin, buron nga Surreli?!…

Apo frika buron tek ajo që ne dimë se kë ka kërcënuar Shullazi përpara se të kërcënonte Mynyr Konin, përpara se ti vinte gjoba Çet Kastratit, pronarit të Pasccuccit dhe atij ndërtuesit tjetër?

Dhe ajo që dimë ne është është ajo që Rama e di mirë, dhe ai e di mirë që edhe ne e dimë po aq mirë. SYRI.net i është në dijeni se të gjithë treguesit logjikë, politikë dhe elektronikë (siç na rezulton), na konfirmojnë se sulmi ndaj portalit SYRI.net është urdhëruar nga (zyra me kosh basketbolli) në Kryeministri. Në të njëjtën zyrë ku bujt nursëzi-kryeministër që po e kundërshtove e po i dole kundër, ai të trajton si diversant si ato të filmave të realizmit socialist dhe të godet anijen në det.

Gjithësesi, le ta sqarojmë këtë njëherë e mirë.

Ç’farë nuk të vret, të bën më të fortë!… Ne e lexuam qartë  mesazhin që erdhi përmes sulmit 3 ditor ndaj SYRI.net. Ne kuptuam se ne jemi në “Drejtimin e Duhur” po të doni që të flasin në gjuhën tuaj, në punën tonë. Ne e kuptuam se në një vit ne kemi arritur që të jemi media e identifikuar qartë si jo e kapur nga qeveria, përballë shumicës dërrmuese të mediave që e kanë pranuar këtë nënshtrim sidomos me dëshirë. Ne e kuptuam se çdo të thotë të mos jesh një media që ushqehesh me tendera dhe me udhëtime falas të sponsorizuara prej parasë publike. Ne e kuptuam se çfarë do të thotë të jesh një media që përballë kriminelit i del në krahë akademikëve, që përballë “Dekanit të Krimit” zgjedh Rektorin e Universitetit e që përballë çorbës së propagandës së mëkuar nga Endri Fuga, zgjedh të publikosh filozofinë e lirisë së Artan Fugës.

E duke qenë se në 1 vit ne arritëm të “fitojmë” me djersën e arsyes përmes informimit “mllefin e qeverisë”, e garantojmë atë dhe këdo tjetër që punon në dëm të interesit të shqiptarëve, se qëllimet tona kanë ndryshuar veç pak në misionin tonë.

Thënë kjo, 800 mijë klikimet ditore që kemi aktualisht, po punojmë fort, po fort aman që ato 1 milionë vota për të cilat krenoheni se keni marrë ne një ditë të vetme në 23 Qershor të 2013-ës, sëshpejti do t’ua kthejmë në 1 milionë klikime-shpulla në ditë, çdo ditë e përditë, dhe gjitha kjo nën shembullin e premtimit tuaj solemn: Prisni, prisni se vërtetë nuk keni “lexuar” ende asgjë!…

Kategori
Uncategorized

‘PSE RAMA U BË TRIM ME GATEN DHE NUK PIPËTIN PËR SHULLAZIN?’

rama shullazi gateNjë këndvështrim interesant për arrestimet e fundit sjell Rolajd bejko, kryetar i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër.

Pavarësisht pozicionimit politik, Bejko ka sjellë dy fakte që duket sikur stonojnë po t’i vendosësh përballë njëri-tjetrit.

Fakti 1

Për Gaten, çobanin e lopve nga Lazarati, Kryeministri i Shqipërisë dhe gjithë rajonit Edi Rama, Ministri i Brendshëm, media, komentatorët e rrjeteve sociale etj folën e komentuan pa fund sikur të kishin kapur Pablo Eskobarin shqiptar e jo më një të akuzuar si mbjellës të thjeshtë kanabisi. Kryeministri në delirin e “justifikuar” të “suksesit” në Lazarat na dërdëlliti gjatë për “degatezimin” e drejtësisë dhe shoqërisë shqiptare duke na premtuar se prej asaj dite në territorin shqiptar nuk do të kishte më asnjë rrënjë kanabisi të mbjellë.”

Fakti 2

Për Eskobarin, apo Al Kaponen e vërtetë shqiptar Edi Ramës dhe Saje Bobit nuk jua mbajti b…. a t’i përmendnin as emrin e jo më të flisnin për orë e ditë të tëra siç bënë për Gate mavrinë ! Nga frika e bandave të lidhura me pushtetin, ne shqiptarët pranojmë kokëulur talljebythën që po na bën të gjithëve Ministri i Brendshëm në prononcimet e tij televizive që hiqet sikur nuk e ka njohur fare më parë gjobvënësin.

Në thelb, dy tablotë që ofron Bejko janë më se të vërteta. Ndërsa arrestimi i Gate Mahmutajt u shndërrua në simbol të luftës kundër krimit, për arrestimin e Emiljano Shullazit u fol me pikatore nga Kryeministri dhe ministri i Brendshëm.

 

/HashtagAL/

Kategori
Uncategorized

Kush është Emiliano Shullazi.

blendi

Kjo pyetje e shtruar rëndom këto ditë në mediat dhe emisionet televizive, ka marrë një përgjigje që më së shumti, ka shkuar drejt profilit të personit problematik dhe bëmave të tij. Nuk ka asnjë dyshim që edhe ato kanë rëndësinë e tyre, madje një rëndësi të madhe për të cilën Prokuroria duhet të hetojë. Por personalisht besoj se Emiliano Shullazi shkon përtej emrit konkret. Më shumë se sa një person me gjithë veset e tij ai përfaqëson një fenomen, një fenomen që ilustron më mirë gjendjen e Shqipërisë që kemi sot.

Emiliano Shullazi është tendenca e vazhdueshme e politikës për t’u lidhur me botën e krimit dhe për ta përdorur atë. Eshtë bastardizimi i gjithë parimeve dhe normave politike në surrugatllëk, ku dominimi i pushtetit është më i rëndësishëm se sa shërbimi ndaj qytetarit.

Emiliano Shullazi është dështimi i konkurimit dhe zgjedhjeve të lira, kudo që janë ato. Në politikë, në zgjedhje parlamentare apo lokale, në sport, në universitete, madje edhe në organizatat rinore. Eshte filozofia e ngulitur se zgjedhjet janë më kollaj të vidhen e të manipulohen se sa të fitohen.

Emiliano Shullazi është dështimi i sistemit të drejtësisë, është shembulli më i mirë i një fjalie mbresëlënëse në shoqërinë e sotme. Ajo sipas së cilës në Shqipëri ka drejtësi, por është pak e shtrenjtë! Eshtë shitja e shtetit dhe institucioneve të tij tek shkelësit e ligjit, sipas një parimi fare të thjeshtë: shërbimi më i mirë i takon atij që paguan me mirë dhe jo atij që ke detyrim t’ja ofrosh, dmth qytetarit.

Emiliano Shullazi është dështimi i procesit të kthim kompensimit të pronave, një proces i deformuar, që ka prodhuar më shumë pronarë fallco se sa realë. Një proces që meriton më së miri slloganin: Prona shkon jo tek ai që i takon, por tek ai që e zapton, ose e merr me dhunë.

Emiliano Shullazi është dështimi i mediave. I të gjithë atyre gazetarëve që nuk kanë kurajo t’i thonë të vërtetat, ose i deformojnë me qëllim ato. I gjithë atyre që të hënën në mbrëmje i zuri gripi dhe i mbyti kolla kur ftoheshin në një emision ku do flitej për të.

Emiliano Shullazi është dështimi i biznesit dhe sipërmarrjes së lirë. Dështimi i atyre që tentojnë t’i zgjidhin problemet e tyre me të fortë dhe dështimi i atyre që nuk i denoncojnë presionet apo gjobat që ju vënë.

Emiliano Shullazi është përçudnimi i një endërre që mendohej krejt ndryshe në vitin 1990 – 1991. Nuk është ai as fajtori as mëkatari më i madh, në një vend, ku mëkati ju takon të gjithëve nga pak dhe ku të gjithë, kontribuojnë që ky vend të dominohet nga shullazët dhe të ngjashmit e tij. Eshtë mitizimi i botës së krimit, që krijohet dhe stimulohet për t’i shërbyer politikës dhe në fund merr peng atë. Dhe bashkë me të, gjithë shoqërinë!

Kategori
Uncategorized

DY FYTYRAT E EDI RAMËS / AKUZAT PËR BECHETTIN DHE HESHTJA PËR SHULLAZIN.

FotorCreated

HashtagAL.

Më 9 Qershor 2015 kryeministri Edi Rama e quajti sekuestrimin urdhër-arrestin për biznesmenin Bechetti dhe bllokimin e llogarive të tij bankare si një sukses të vërtetë.

“Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente “Agon Channel”, një sukses”, – u shpreh Rama në Facebook.

Por përveç kësaj deklarate mbi Bechetin; Rama e ka përmendur atë edhe në disa dalje televizive duke mbështetur fort aksionin ndaj Bechettit dhe biznesit të tij; aq fortë sa këto deklarata të Ramës; Bechetti po i përdor si prova në gjyqin e arbitrazhit.

Por tjetërsoj shfaqet kryeministri me rastin Shullazi.

Rama ishte të martën në Universitetin e Tiranës dhe kur komentoi garën e shumëpërfolur për Rektorin e ri dhe presionet; Rama as nuk guxoi të përmendë emrin e të arrestuarit Shullazi.

Qeveria dhe partia më e madhe e koalicionit nuk ka ndërhyrë në asnjë moment, dhe nuk kanë vënë gishtin për të drejtuar votën, për të orientuar, apo influencuar votën mbi një kandidat”-tha Rama.

Emiljano Shullazi është arrestuar prej tre ditësh dhe dyshohet për  zhvatje nëpërmjet  shantazhit dhe gjobëvënies të disa pronave dhe bizneseve; por kryeministri Rama nuk e komentuar asnjëherë këtë arrestim të bujshëm; ndërsa ministri i tij Tahiri këtë arrestim e komentoi politikisht në Facebook pa ja përmendur emrin të arrestuarit. / HashtagAL

Kategori
Uncategorized

Kontrata sekrete, si po trukohet tenderi 8.8 milionë euro i dixhitalizimit.

Radio Televizioni Shqiptar po përpiqet që të gjejë artificat ligjore për të lidhur një shtesë kontrate për mirëmbajtje në vlerën e 8.8 milionë eurove me kompaninë “Rohde-Shvarz”. Kjo e fundit ka fituar në vitin 2015 kontratën prej 21.5 milionë eurosh për ndërtimin e dy rrjeteve dixhitale të RTSH-së; kontratën e firmosi ministrja Milena Harito si autoritet kontraktor. Por RTSH-ja pretendon se kjo kontratë nuk mbulon dhe nuk garanton mirëmbajtjen e disa dhjetëra pikave të përforcimit dhe transmetimit.

Kontrata e lidhur ndërmjet RTSH-së dhe firmës “Rohde-Shwarz”

“HashtagAL” ka siguruar kontratën konfidenciale të lidhur me “Rohde-Shwarz”, ndërsa në këtë kontratë shprehet qartësisht se kjo kompani ka për detyrë të përfundojë të plotë ndërtimin e sistemit të rrjetit dixhital; ta dorëzojë “me çelësa në dorë” dhe dy vite pasi e ka dorëzuar të bëjë dhe mirëmbajtjen. Pra, për të paktën 2 vite pas ndërtimit të këtij rrjeti përgjegjësia e mirëmbajtjes është e vetë kompanisë “Rohde-Shwarz”. Atëherë pse RTSH-ja kërkon një kontratë shtesë prej 8.8 milionë eurosh për 4 vite për mirëmbajtje? Janë 2.2 milionë euro në vit që do të shpenzohen për mirëmbajtje; ndërsa RTSH-ja parashikon të marrë kredi në banka për ta siguruar shumën. RTSH-ja e argumenton këtë nevojë me faktin se “kontrata e lidhur me ‘Rohde-Shwarz’ nuk ka limite dhe afate për ekzekutimin e saj”. Kjo është e vërtetë; Shqipëria nuk e kapi dot në kohë afatin e vendosur nga BE-ja për ngritjen e rrjetit dixhital ndaj dhe aktualisht nuk ka ndonjë afat të dytë të përcaktuar. Efekti ka ardhur nga një mangësi e kontratës së lidhur nga Harito; por nga ana tjetër, palët po i hapin rrugë një procesi për sigurimin e 8.8 milionë eurove për mirëmbajtjen 4-vjeçare duke shtuar barrën financiare; për më tepër në kushtet kur mirëmbajtja ishte detyrim i “Rohde-Shwarz”. Drejtori i RTSH-së, Martin Leka po përdor artifica ligjore për t’i hapur rrugë tenderit të mirëmbajtjes; ndërsa ministrja Milena Harito në dukje i ka kundërshtuar këto përpjekje gjatë letërkëmbimeve zyrtare; por nuk e ka bllokuar procesin dhe “de facto” tenderi shtesë prej 8.8 milionë eurosh është shumë pranë finalizimit. Opozita ka akuzuar ministren Harito se po favorizon kompaninë “IDEA-Tel”, e cila dyshohet se do të nënkontraktohet për të relizuar mirëmbajtjen; ndërsa e gjithë nisma për tenderin e mirëmbajtjes është e mbështetur nga Kryeministri Rama.

Kontrata

Më 15 nëntor 2015, e përditshmja “Shqiptarja.com” ka zbardhur kontratën e plotë, gati për t’u firmosur midis drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, Martin Leka dhe administratorit të “IDEA-Tel”, Idlir Karkini. Kjo vjen në një çast kur nga ana e kompanisë gjermane “Rohde & Schwarz”, fituese e tenderit shumë të përfolur prej 21.5 milionë eurosh (pa TVSH) për kalimin në sistemin dixhital të transmetimit, nuk ka nisur ende asnjë punë. Në këtë mënyrë, kontrata e mirëmbajtjes prej 8.8 milionë eurosh në favor të “IDEA-Tel” (që rezulton si përfaqësuesi në Shqipëri i firmës gjermane “Rohde & Schwarz”), është përgatitur përpara se të nisë puna për dixhitalizimin e sistemit të transmetimit. Duket se administrata aktuale e RTSH, po nxitonte të nënshkruajë kontratën 8.8 milionëshe për të bërë të mundur zyrtarizimin e saj përpara zgjedhjes së drejtorit të ri të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Nënshkrimi i kësaj kontrate do ta vinte kreun e ri të TVSH, përpara faktit të kryer, ashtu siç ka ndodhur dhe me kontrata të tjera problematike, siç është ajo e “Rapiscan”, ajo për markimin e karburanteve e “Eurocontrol”, e kolaudimit të mjeteve nga “SGS” apo koncesioni monopol i Aereoportit “Nënë Tereza”.
Vetë RTSH, në kontratën mes Ministrisë së Inovacionit dhe “Rohde & Schwarz” për dixhitalizimin e RTSH është përfitues i kontratës dhe jo autoritet kontraktues. Sipas të përditshmes “Shqiptarja.com”, nëse do të merrte përsipër këtë rol, RTSH do të ishte e detyruar të përzgjidhte me tender të hapur ofruesin e këtij shërbimi dhe jo me përzgjedhje të drejtpërdrejtë. Ndërkohë që në kontratën mes Ministrisë së Inovacionit dhe “Rohde & Schwarz”, vihet re se kjo e fundit e ka detyrim kontraktual (pra të përcaktuar si detyrim brenda vlera 21.5 milionë euro) trajnimin e stafit inxhiniero-teknik të RTSH-së për mirëmbajtjen e sistemit të transmetimit dixhital.
Një element tjetër që e bën më të çuditshme këtë kontratë, ka të bëjë me faktin që RTSH ka një strukturë të posaçme të specializuar për mirëmbajtjen e rrjetit të transmetimit, e njohur si Drejtoria e Stacioneve. Pa përmendur, që “Rohde & Schwarz” ofron garanci dyvjeçare për pajisjet nga momenti i instalimit. Të gjithë këto elemente e bëjnë krejt të pamotivuar, kontraktimin e një kompanie të tretë për mirëmbajtjen e sistemit të transmetimit, që mund të garantohet pa kosto shtesë nga personeli teknik i RTSH (i trajnuar nga firma gjermane) dhe me pjesë këmbimi të furnizuar prapë nga firma gjermane pa asnjë kosto ekstra brenda kushteve të garancisë. Ndërkohë që në kontratën me “IDEA-Tel”, RTSH jo vetëm merr përsipër t’i paguajë “IDEA-Tel” 8.8 milionë euro në katër vitet pas dixhitalizimit, por zotohet t’i sigurojë kompanisë edhe ambientet ku do të realizohet shërbimi.

Kategori
Uncategorized

Bosët e medias,këlyshë të Shullazit.

mediaNga Edi Lesi

Një kob i zi ka mbërthyer rilindjen, çka vihet re në rrathët edhe më të rënduar të Edi Ramës, dallohet në një si gjendje mortore në ministra e drejtues.

Një pezm i madh, sikur kanë humbur një njeri të afërt, që pas arrestimit të Emiliano Shullazit.

E pritshme deri diku kur dihet botërisht lidhja e fortë mes tyre, cka prej tre vitesh, as Tahiri, as Rama nuk e përgenjështuan një ditë të vetme.

Zezona qeveritare e ka pra një shpjegim.

U fut SHBA në mes, erdhi goditja nga prokuroria, jashtë sinorit të tyre, atëherë kur më pak e prisnin.

E pabesueshme, që nuk ta rrok dot mendja e llogjika, është një kor zërash mjaft të njohur të medias, personalitete të spikatur që ngjajnë jo vetëm të patronditur nga seriali i gjobvënies e krimeve monstruoze, por po aq të pashqetësuar edhe për atë që ishte sak e fundbotshme; kërcënimi prej Shullazit i kandidatit për rektor në Universitetin e Tiranës.

Njëri syresh thotë; do kisha dalë dorë për dore në rrugë me Shullazin.

Tjetri e ka temën e tij të preferuar, shpall se ska prova, dhe e gjen si konspiracion kundër tij. Pra na e nxjerr të persekutuar.

Një i tretë e rrumbullakos të tërën, duke e konsideruar gjobvënësin, njeri të të gjithëve, gjithë duke hequr me një dorë një kuintal me mëkate e krime.

Mjerim i madh intelektual, një befasi e frikshme.

Për ngjarje disa herë më të vogla, ky soj ka ngritur zërin në qiell e ka ndezur altoparlantët e opinionit publik. Shpesh kanë frymëzuar me qëndrime të forta.

Po dhe peticione kanë firmosur kur e kur, me emrat e tyre shënuar përfund.

Shullazi i nxori paksa zbuluar.

Zgjedhje e rëndë duket të dalësh dorë për dore me të.

Guxim kërkon ta paralajmërosh se ska prova.

Dhe bishtnim, erdha sa me la gojën, kur i fut të gjithë në një thes.

Eshtë fakt se Shullazi ka pasur dy kohë. Në 8 vite nuk ka qënë aq i lumtur pasi është arrestuar dhe ka vuajtur edhe dënim në atë periudhë.

Eshtë fakt, se në kohën e dytë, pas 2013, ai ka ngritur atë që njihet si perandori. Gjobat e mëdha, lirinë për të hyrë e dalë në zyra, marrje pasurie, përkrahje shtetërore deri në eskortë të specializuar.

Mosdallimi i kësaj diference, barazimi i këtyre botëve nuk është gjetje e një gazetari të njohur, e një burri të mençur, nuk është hiç një epifani intelektuale.

Krim mediatik, ja çfarë është.

Sigurisht këta nuk janë njerëzit e Shullazit në media.

Atij i kanë mjaftuar njerëzit që ka në qeveri. Njerëz si këta që ruajnë veneracionin dhe vuajnë për arrestimin e tij, njerëz që nuk guxojnë tia përmendin emrin, njerëz që nuk gjetën një dekikë të vetme për të dënuar kërcënimin e kandidatit për rektor.

Si kjo lindita e arsimit, e cila ka zënë merak për ekranet e shfaqet në mijëra raste të panevojshme, por nuk gjen dy fjalë kur kanoset me jetë kandidati në garën më të rëndësishme akademike në vend.

Pra Shullazi ka boll njerëz në qeveri.

Nuk ka pse të ketë edhe në media. Mos na bëni të besojmë të kundërtën.

Kategori
Uncategorized

Akuza për korrupsion nga SHBA për Edi Ramën.

12974290_10153637716826523_4747954542928202293_n-640x340

Akuzat për korrupsion për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nuk vijnë më vetëm nga kundështarët e tij politikë. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një kryeministër shqiptar është akuzuar drejpërdrejtë për lidhje me korrupsionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke komentuar deklaratat e Ramës kundër Donald Trump, ish –zëdhënësi i Pentagonit, J.D. Gordon, në një intervistë për emisionin Fox Business, në kanalin prestigjoz Fox News, tha se kritikat vijnë nga një kryeministër i lidhur me korrupsionin dhe që drejton një mazhorancë parlamentare të korruptuar.

Ish –zyrtari amerikan theksoi se komentet e Ramës ndaj Trump vijnë për shkak të lidhjeve të ngushta që ai ka me George Soros. Dhe ai theksoi se këto komente kritike ndaj Trump vijnë nga një kryeministër i lidhur me korrupsionin, që drejton një mazhorancë parlamentare të korruptuar.

“E dini që këtë javë ishte në Washington miku i ngushtë i George Soros, i cili ka qenë i ftuar nderi në dasmën e tij. Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë zhvilloi takime në Shtëpinë e Bardhë. Ky njeri foli për Donald Trump dhe tha që përbën rrezik për civilizimin. Dhe e dini kush e thotë këtë, Edi Rama i cili është në krye të një parlamenti të korruptuar, që është i lidhur me korrupsionin. Ne duhet t’u themi këtyre liderve europianë që të mos fusin hundët në politikën tonë të brendshme”, tha  ish-zëdhënësi i Pentagonit.

Kjo është hera e parë në histori që emri i një kryeministri shqiptar përmendet në një televizion prestigjoz në SHBA si i lidhur me korrupsionin. Dhe këto akuza të drejpërdrejta ndaj Ramës vijnë vetëm pak ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin për të drejtat e njeriut, theksonte se korrupsioni është i përhapur në çdo degë të qeverisjes. Kryeministri Rama është prej kohësh në qendër të akuzave të opozitës për afera korruptive.

Kundështarët e tij politikë e lidhin emrin e Ramës me disa koncesione prej qindra miliona eurosh, kryesisht në Shëndetësi e punë publike. Në raportet konfidenciale të e ndërkombëtareve, Edi Rama figuron si një njeri me pasuri të dyshimtë. Raporti konfidencial i OSBE, i tetorit të vitit 2014, i botuar ekskluzivisht nga Lapsi.al, fliste për një pasuri prej 200 milionë eurosh që kryeministri shqiptar Edi Rama ka në kompani offshore dhe që menaxhohet nga vëllai i tij Olsi Rama. Por deklaratat e ish –zëdhënësit të Pentagonit mbeten akuzat e para publike që vijnë nga ndërkombëtarët për kreun e qeverisë shqiptare.

Kategori
Uncategorized

Kryeministri Rama, “dhi e zgjebur e bishtin përpjetë”.

 spahiu-800x445

Nga Fiorentina Spahiu

Eshtë e dhimbshme se si një skizofren si Kryeministri Rama na përfaqëson në vizita ndërkombëtare, por akoma më e dhimbshme është fakti se jemi ne fajtorët për këtë nam të zi që i transmetojmë botës me figura të tilla pa moral.

Ishte një hic në kuptimin e plotë të fjalës, një dështak edhe në profesionin e tij si piktor , por falë mbështetjes nga kush e di kush dhe taksave tona sot është një nder “kapot” më të pasur, që bën pushime luksoze në Miami, ka një vilë të vecuar nga pjesa tjetër e qytetit në Surrel dhe i biri mban syze 60 mijë €.

Ndërsa nga ana tjetër qytetarët e tij përballen cdo ditë me skamje e mjerim, varfëri e poshtërsi, vjedhje e pabesi.


Si e shpjegon kryeministri që nje shtetase e vendit që ai qeveris po kërkon blerës për veshkën e saj sepse jetesa e vështirë po i merr shpirtin?


Lartmadhëria e tij në pjesën tjetër të botës, në vend që të verë në pah situaten mizerable ekonomike, papunësinë, emigracionin masiv, apo numrin e madh të atyre që plotësuan lotarinë amerikane, në një moment ku qeverisja e tij kutërbon ai merr guximin e flet për zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Ku e con mushka këtë njeri?


Amerika është shembull i demokracisë, është pasqyra ideale që na tregon më së miri se ne jemi vetëm një mutacion i këtij sistemi.


Akuzon Trump-in; një njeri i pamoralshëm e vetmja gjë që di të bëjë është të zhvasë njerëzit që e besuan. Po si e shan ai Trump-in kur të paktën ky nuk ka vjedhur popullin e tij.


Vajmedet për ne si popull që lejojme të bëhen gafa te tilla… Jemi për tu mishëruar… ndërsa kryeministri yne më kujtoi atë shprehjen tonë të famshme “dhi e zgjebur e bishtin përpjetë”!!

Kategori
Uncategorized

Arixhiu i rilindjes,pronar pronash.

2016-04-18 04.31.39

 Fotot bashkengjitur tregojne se Shullazi eshte bere edhe de facto bashkepronar i Vollges ne Durres.

Prona tek Vollga eshte bere molle sherri mes bandave te qeverise, para 16 muajsh per kete prone pati nje afere te rende ku bandat e qeverise e kercenuan me jete kryerregjistruesin.
Ndersa per Vit te Ri 2016 u vra ne menyre te mistershme ne Durres nje i ri me mbiemrin Kodra por qe nuk dihet nese ka lidhje me pronen tek Vollga.

Por pervec ketyre, burime nga Durresi, qytet ne te cilin Mili i Partise kishte zhdepur Gjushin e Bashkise, për të marre miratimin e ketij te fundit per ndertimin e nje fshati turistik ne Lalz.

Veç ketyre, Milit te Edvin Shullazit i jane dhene ne Durres kodra mbreterore territori, rreth pallatit mbreteror.

Ai me 5 kompani ka marre ne perdorim per sezonin truistik te gjithe bregdetin e Bashkise se Durres.

Ky kriminel se bashku me drejtorin e policise se Durresit, narkotrafikantin Plerurat Çullhaj (drejtori i vetem qe ne tre vjet nuk ka levizur nga detyra dhe qe vetem ne konto bankare ka 3 milion euro) kontrollojne kete vit te gjitha plantacionet e pafundme te Kanabisit ne territorin e qarkut te Durresit.

Po ashtu ky kriminel  ka bllokuar tenderin e landfillit te Maminasit.

Kategori
Uncategorized

Emigranti që e la si legen Edi Ramën.

Screen-Shot-2015-05-14-at-11.56.02-PM

Kryeministrit Rama nuk përpjekja e tij dyfytyrëshe për të bërë batuta me këdo që i jep çertifikatat e legalizimeve.
Një emigrant, që Rama u përpoq ta bënte pjesë të shakave të tij, që duhet thënë janë të njëjta në çdo takim të tillë, refuzoi të bëhej pjesë e “gallatave” para kamerave.
Kur kryeministri e ftoi që të thoshte diçka në mikrofon, ai i tha se do të fliste kur Shqipëri të bëhej shtet.
Rama: Arben Ramiz Klaus.
Rama: Do të flasësh ndonjë gjë?
Banori: Jo, asnjë gjë.
Rama: Asgjë, mos fol fare, ça të thuash.
Banori: Kur të bëhet shtet do flas.
Rama: Jo tani s’ka shtet po ti u bëre me letra nga shteti Je në emigracion më duket mesa shoh (i sheh duart)
Banori: Po, e kam te shkruajtur në ballë
Rama: Jo nga mënyra sesi….
Banori: Atëhere suksese, kur të bëhet shtet më kein në dispozicion..
Rama: Në rregull, deri sa të bëhet shtet, ti n’qef tat. Ne vazhdojmë punën. Po shpinë e more iher si fillim. Kjo është shenja e parë që shteti të erdhi në shtëpi.
Se po mos ishte shtet, do rrishe akoma pa shpi.
Kategori
Uncategorized

Rama do t’ua mbyllë Facebook-un dhe internetin, shqiptarëve, me ligj.

stop-facebook

Këto ditë Kuvendi do të miratojë ligjin për kontrollin e Facebook-ut, gazetave online dhe të çdo rrjeti social, të parët që do të protestojmë do jemi ne,deklaron e Aleanca Kuq-e-Zi.

Aleanca Kuq-e-Zi, ka kërcënuar sot Ramën me protesta nën thirrjet:

“Mos e mbyllni facebook-un dhe internetin”

Me anë të një deklarate, Sekretari i Përgjithshëm Redi Ramaj bëri me dije se Aleanca Kuq-e-Zi nis protestat nëse Kuvendi do miratojë ligjin për kontrollin e facebook-ut, gazetave online dhe çdo rrjeti social.

“Aleanca KuqeZi i bën thirrje PD dhe LSI që të mos heshtin kundër këtij agresioni ndaj lirisë së fjalës”, tha ai.

Sipas Ramajt, Aleanca Kuqezi fton PD dhe LSI të rrëzojnë projektin e qeverisë me vota pasi është në shkelje të kushtetutës dhe kartës europiane të drejtave të njeriut.

Më tej, ai thekson Edi Rama kur ishte në opozitë përdori i pari facebook dhe tëiter si mjet komunikimi me publikun, ndërsa sot që është kryeministër do të mbyllë çdo dritare mediatike online dhe rrjetet sociale.

“Vetëm Kina, Koreja e Veriut dhe Turqia kanë bllokuar fjalën e lirë në internet. Mbyllja e 27.000 faqeve në internet nga Erdogani po kopjohet nga Tirana. deklaroi Ramaj.

Ndër të tjera, Sekretari i Përgjithshëm i AK-së thekson se çmenduria ka kaluar çdo kufi sa me anë të këtij projektligji synohet të pezullohet çdo faqe interneti në rast se dikush ankohet për fyrje ose shpifje.

“Po a mundet të përgjigjet qeveria pse nuk pezullohet një ekran televizioni nëse fyen ose shpif. Fjala e lirë duhet të jetë e barabartë si në internet ashtu dhe në ekran apo gazetë”, tha Ramaj

“Dy standarde nuk mund të ketë, vetë për të mbyllur gojën çdo kujt që guxon të kritikojë pushtetin nga faqet e tyre personale në internet”,-përfundon  ai.

Kategori
Uncategorized

E KAM LEXUAR NJË KËRCËNIM TË TILLË’ (Rrëfimi i plotë i Berishës që ngriti shtetin në këmbë).

berisha shullazi kolazh
Ish-kryeministri Berisha mbajti dje një konferencë urgjente për shtyp ndërsa denoncoi botërisht një kërcënim që u ishte bërë disa kandidatëve për Rektor të Universitetit të Tiranës.
Berisha dha detaje interesante mbi këto kërcënime dhe po aq interesante ishin dhe mesazhet që ai dërgoi tek kryeministri Rama dhe kryeprokurori Adriatik Llalla.

Pas kësaj konceference të Berishës “shteti u ngrit në këmbë” dhe nisën shoqërimet dhe arrestimet e grupit që njihet si “Banda e Shullazit”.

Aktualisht Shullazi dhe miku i tij Gilmando Dani janë të arrestuar ndonëse janë ende të paqarta akuzat konkrete ndaj tyre.
Në fillim ai thjesht u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës por pas një takimi të kryeprokurorit Llalla me drejtorin e Policisë Haki Çako dhe prokurorit të Tiranës Petrit Fusha u vendos arrestimi i Shullazit.

Për shkak të prevalimit të ngjarjes dhe përmasës që mori, HashtagAL ofron më poshtë fjalën e poshtë të Berishës gjatë konferencës për shtyp dhënë të shtunën dhe pyetje-përgjigjet me gazetarët:

*****************

Berisha: Zonja dhe zotërinj, Kërkova sot për t’ju takuar dhe erdha në këtë takim me ju, të cilën e thirra me urgjencë, për një çështje të pabesueshme në aparencë por reale, por dhe të trishtueshme sa më nuk bëhet.
Këto ditë, këto kohë në qoftë se mund të keni dëgjuar, zhvillohen zgjedhjet në universitet, zgjedhjet për dekanë, rektorë, një proces që ju intereson më së shumti akademikëve të universitetit, studentëve, dhe mendoj më së pakti politikanëve.

Para tre orësh informohem se Edi Rama, për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës ka ngarkuar Emiljano Shullazin, për të përcaktuar se kush duhet të jetë rektor i Universitetit të Tiranës.
Në zbatim të porosive të Edi Ramës, Emiljano Shullazi ditën e enjte ndalon njërin nga kandidatët, se nuk e di sa janë, akademikun e nderuar profesor Mynyr Koni, i cili është tek Shkencat e Natyrës, por nuk e di cila është fusha e Mynyr Konit. Një gjë dua të siguroj shqiptarët, që në memorien time ky person nuk ka kurrë një lidhje me Partinë Demokratike.

Kryebanditi Emiljano Shullazi i kërkon profesor Mynyr Konit të tërhiqet nga gara ose do t’i rrëmbehet djali, dhe i thotë se po fole ke kokën. Dje, profesori i nderuar Mynyr Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen.

Po dje, banda e Emiljano Shullazit me tre makina të blinduara, se sot në Shqipëri qarkullojnë me makina të blinduara vetëm Edvin Shullazi dhe Emil Shullazi, se makinat e blinduara përveçse në raste shumë të veçanta janë të ndaluara, por Emili ka tre, ka ndaluar në mes të sheshit “Nënë Tereza”, me tre makina, rektorin aktual të Universitetit, i cili e dorëzon detyrën, profesorin e nderuar Dhori Kule, dhe i kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese, ultimative, që t’i heqë çdo mbështetje Mynyr Konit.

Nuk e di nëse i kanë kërkuar apo jo më shumë se kaq, për arsye se unë, para se të vij këtu, nuk jam lidhur as me profesor Mynyr Konin dhe as me profesor Dhori Kulen, burimi është 100% i sigurt, se përndryshe unë nuk do të isha sot këtu para jush dhe as ju nuk do të ishit në zyrën time.

Në këto rrethana, besoj unike në planet, ngjarje e tillë nuk ka ndodhur në mënyrë absolute as në ditët më të zeza të diktaturës hoxhiste, sepse pavarësisht se çfarë terrori ushtronte, të paktën në sipërfaqe diktatura përpiqej të përfaqësohej me personalitete. Nuk kam lexuar kurrë ne jetën time në libra të përshkruhet një ndërhyrje e tillë në zgjedhjet e akademikëve, kurrë. Para kësaj situate dola këtu para shqiptarëve.

Së pari, për të paralajmëruar Edi Ramën, se në rast se një qime floku, pëson akademiku Mynyr Koni, ose djali i tij, akademiku Dhori Kule ose familjarët e tij, ose cilido akademik në garë, në mënyrë absolute ta marrë si ultimatum, do të përgjigjet ai personalisht dhe as Gregu dhe askush tjetër.
Do të përgjigjet në mënyrë personale, në proporcion absolut me atë që do pësojë akademiku, sepse kjo kështu siç ecën, ky këtë kërkon. Ky bandit. Po çfarë ti thuash këtij! Ju ndërsen bandat e tij akademikëve! Atëherë ata do të kenë një mbrojtje të plotë nga qytetarët e Tiranës.

Së dyti, i bëj thirrje profesor Mynyr Konit të mos tërhiqet nga gara. Unë nuk e njoh, por tërheqja nga gara është një përkulje para krimit. Unë i kuptoj shumë mirë rrethanat e tmerrshme që e kanë detyruar atë dje që të japë dorëheqjen, por të rikonsiderojë edhe njëherë si qytetar vendimin e tij për të vazhduar garën.

I bëj thirrje, dhe kam besim të plotë në integritetin e profesor Dhori Kules, që të tejkalojë këto kërcënime me integritet dhe dinjitet të plotë. Në rast se vjen puna që Edi Rama ti zgjidhë në këtë mënyrë emërimet në universitet, ju bëj thirrje shqiptarët të ngrihen në mënyrën më të fuqishme, kundër këtij banditi që s’ka normë, s’ka ligj, s’ka moral, s’ka shtet, ka një bandë që terrorizon institucionet dhe qytetin.

I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm ose të aktivizojë Prokurorinë e Tiranës, ose rolin e Petritit t’a marrë Emiljano Shullazi, se kështu vendi nuk mund të ecë. Kështu në këtë vend nuk mund të ecet në këtë mënyrë.

I bëj thirrje Presidentit të Republikës, të përdorë ato kompetenca që ka për t’u informuar saktësisht ndaj këtij akti të shëmtuar, ndaj këtij akti që tejkalon çdo lloj imagjinate.

Këtu para jush kam denoncuar rastet kur Emili i Partisë ka kapur me kthetra për fyti biznesmenë dhe ju ka thënë se duhet ti dorëzojnë ndërmarrjen dhe ai ka shkuar dhe e ka denoncuar tek Edi Rama. Edi Rama u është përgjigjur; – hë mo se nuk është në gjendje të mirë, se çfarë ka këto ditë.

Është bërë i qartë denoncimi që i ka bërë përfaqësuesi i Presidentit Barak Obama në Tiranë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, kurse ai kalon nga një akt kriminal në një akt tjetër kriminal. Atëherë vendi po shkon buzë greminës, por absolutisht faturën, njeriu që do të paguajë më shtrenjtë mbi tokë do të jetë Edi Rama, sepse këto veprime, nuk mund të tolerohen më tutje. Kjo është një situatë e rëndë, imagjinoni ju në detyra të tjera se çfarë bëhet.

Unë mendoj se ky përbën një nga aktet më të rënda në historinë e vendit dhe shqiptarët, pavarësisht se nuk kanë të bëjnë me rektorin dhe as me atë që dorëzon detyrën, por duhet të vendosin veten se cila është e ardhmja e tyre. A mund të jetohet në këtë mënyrë. Ky është veprim selektiv i Edi Ramës, poshtërues , kriminal, për t’i thënë botës akademike, se jo tek unë, por nën thundrën e Emilit jeni.

Pyetje: Dy ditë më parë dekani tek Shkencat e Natyrës, i është mbyllur dera një kandidateje për rektorë keni ndonjë koment, e kam fjalën për Klodeta Dibrën?

Berisha: Absolutisht nuk kam asnjë dijeni. Po të them me sinqeritetin më të madh, por meqë po më pyet kam vetëm një koment, që në një nga fakultetet, më kanë dërguar një mesazh dhe do ta publikoj, ka vetëm një kandidat që është kandidati i Lindita Nikollës dhe nuk ka të dytë, sesa është i vërtetë nuk e di, do ta verifikoj. Për këtë që thoni ju unë nuk kam asnjë dijeni, dhe këtë që ju tregova këtu nuk bëj asnjë lidhje me asnjë kandidat, sepse ju garantoj se bandën e Shullazit e lëviz vetëm Edi Rama dhe t’i bie në qafë dikujt tjetër është shumë e gabuar.

Pyetje: Ju thoni se Rama me anë të Shullazit po kërcënon kandidatët dhe nga ana tjetër ju i përgjigjeni Ramës me një tjetër kërcënim …?

Berisha: Sepse Rama vetëm këtë gjuhë kupton. Rama që vepron në këtë mënyrë kupton vetëm këtë gjuhë dhe po të jetë e nevojshme absolutisht do t’a demonstroj, pa asnjë hezitim, e di vetë ai. Kjo është shqip besoj.

Pyetje: Hakmarrje?

Berisha: Jo nuk është hakmarrje. Është përgjigje, është reagim. Asnjë hakmarrje. Po nëse ai i ndërsen njerëzit për ti rrëmbyer djalin tjetrin, këtë nuk mund ta lëmë ne. Kjo është një shoqëri e qytetëruar. Përgjegjësia qytetare nuk pranon kurrë që kjo mund të tolerohet. Po Ramës po të mos i bëhej ky kërcenim që më thua ti mua, të nesërmen e 21 janarit e digjte kryeministrinë, por kur e mori vesh se po të lëvizte bishtin do e merrte aty ku duhet, u tërhoq dhe nuk lëvizi vendit, veshi nja pesë palë anti-plumba edhe iku. Do të thoni pse kjo gjuhë! Por mund të ndodhë në botë kjo. Ka njëri në botë që mund të imagjinojë t’i çosh akademikut, Shullazin për ti rrëmbyer djalin, por Rama këtë gjuhë do. Atëherë jepi Çezarit atë që do.

Pyetje: A shihni hapësirë për përfshirjen e ndërkombëtarëve për këtë?

Berisha: Ndërkombëtarët nuk mund të zgjidhin dot këto punë. Çfarë mund të bëjnë ndërkombëtarët më shumë sesa në zërin e ambasadorit më të fuqishëm të botës në këtë vend, të deklarojnë se shëtit i lirë Emiljano Shullazi. Ai madje duhet të ruhet se mund ta kërcënojë Emili i partisë.

Pyetje: A keni kontaktuar ju vetë personalisht me dy akademikët dhe a keni ndonjë informacion se kush është pas kësaj?

Berisha: Pas kësaj është vetëm Edi Rama.

Pyetje: Po për personin që do e zëvendësojë pas dorëheqjes…?

Berisha: Po të garantoj nuk kam asnjë informacion dhe as që jam marrë fare se kush po kandidon dhe kush nuk po garanton. Nuk kam pasur asnjë interes për këtë proces.

Pyetje: Pse duhet të përfshihet politika?

Berisha: Sepse i duhet kryeministrit. I duhet njeriu. Ky zotëria në jetën e tij në evidencat e PD nuk ekziston, por mbase është një akademik i pavarur. Kush e di pse. Kush ia marr vesh idetë Edi Ramës.

Pyetje: Ju vetë nuk keni kontaktuar me akademikët?

Berisha: Jo kurrë, me zotin Koni asnjëherë. Me zotin Kule, këto ditë jo, por dikur po. Po çfarë ti thuash. Ka gjë më të turpshme. I dalin profesorit dhjetë bandit dhe kërcënojnë mes Sheshit “Nënë Tereza” . Çfarë ti thuash atij.

Pyetje: Nuk e dimë si do e marrë Edi Rama?

Berisha: E kupton Edi. Le ta provojë të ndodhë. E kupton ai këtë gjuhë. Këtu ai është i kthjellët.

Pyetje: Për vizitën e Ramës në Amerikë, ndonjë koment?

Berisha: A mund të pyesni Shullazin për këtë punë. ..

Pyetje: Kur thoni burim 100% i sigurt, çfarë është, qytetar dixhital, agjensi e zbatimit te ligjit?

Berisha: Është personalitet i universitetit. Emrin nuk po ia bëj publik.”

Kategori
Uncategorized

Si i shpëtuan 3 infermieret amerikane Kadri Cakrani dhe Mit’hat Frashëri në 1943.

Si i shpëtuan 3 infermieret amerikane Kadri Cakrani dhe Mit’hat Frashëri në 1943

 

Nga Robert Papa.
 Më 8 nëntor 1943 një avion amerikan i nisur nga Sicila për në Bari është rrëzuar në Shqipëri, diku mes Elbasanit dhe Beratit. Ishin 13 infermiere dhe 13 ndihmës mjekë, si dhe ekuipazhi i amerikanëve. Komunistët shqiptarë donin t’i përdornin si propagandë se amerikanët ishin me ta, dhe i sorollatën nëpër male deri në janar, që populli të shikonte që amerikanët janë më partizanët. Kur kanë mbërritur në Berat, janë pritur me lule si çlirimtarë, sepse partizanët shpresonin në një zbarkim të amerikanëve.
Partizanët kontrollonin Beratin, por gjermanët kanë ndërhyrë dhe amerikanët kanë mundur të arratisen duke hipur në një makinë të vjetër, por 3 infermiere amerikane mbetën të bllokuara në Berat.
Ishte 15 nëntor 1943. Një natë më parë kishin shkuar në kinema dhe kishin parë një film italian. Janë tronditur nga zhurmët e pushkëve. An Manjes, ishte 32 vjeçare; Helen Porter, nga Utahu ishte 31 vjeçare dhe Vilma Litll, ishte 31 vjeçare nga Kentaki.
Pas krismave, çifti që i kishte mikpritur, Nani dh Goni Karaja, i ftoi të zbrisnin në bodrumin ku prodhonin verën. Çifti jetonte me njerkën e Nanit, Ollgën dhe Kolin 7 vjeçar. Pas disa orësh janë ngjitur në katin e parë dhe mësuan se gjermanët dhe ballistët kishin fituar betejën me partizanët. Sipas Cate Linerbery, infermieret kanë vështruar nga dritaret lëvizjet e gjermanëve. Amerikanët kanë dashur të dorëzohen, që të mos iu krijonin problem familjes që i strehoi. Gjermanët dënonin me vdekje. Familja ka refuzuar kërkesën e tyre. Vëllai i Nanit, Kici, shiste verë për gjermanët dhe kishte miqësi me ballistët. Kici iu tha se grupi i amerikanëve kishte shpëtuar.
Pasdite, dy ushtarë gjermanë kanë hyrë duke bërë kërkim në shtëpi. Njëri prej tyre fliste shqip (ose dinte disa fjalë). Kur kanë parë infermierët me uniforma ushtarake i kanë pyetur se çfarë jeni? “Infermiere”, i është përgjigjur në shqip, njëra syresh. Gjermanët kanë ikur dhe nuk i kanë arrestuar. Sipas autores Linerbury, Kici, ngaqë njihej me gjermanët iu kishte folur atyre. Cate shkruan: “Pas dy ditësh Kici kishte shkuar me një shok të Ballit Kombëtar. Pas disa ditësh, Komandanti i Ballit Kombëtar, Kadri Cakrani, kishte vizituar infermieret amerikane dhe i kishte siguruar se do t’i ruanin dhe do t’u plotësonin çdo kërkesë. Infermiereve iu dhanë veshmbathje, sheqer dhe oriz”.
Arkivat e luftës
Nga arkivat e luftës, del se “Më 6 janar, grupi i amerikanëve kishte zbritur në Karaburun, 3 ditë para se të largohej me një motobarkë. Oficerët Smith dhe Palmer ishin përpjekur që të merrnin edhe 3 infermieret në Berat. Oficeri Mc Addo i ka thënë Smithit se disa drejtues të Ballit Kombëtar po mundoheshin t’i sillnin infermieret në Karaburun. Ballistët e zonës iu thanë aleatëve se gjermanët mund të arrinin, te bazat e tyre te Gjiri i Gjyshes dhe Syri i Elefantit. Smith ka kërkuar një bazë të re të Gjiri Ariut në veri të Karaburunit. Ndërkohë, Skënder Muço, anëtar i Ballit Kombëtar në Vlorë, i kishte thënë se nuk mund t’i sillte dot infermieret. Cate sqaron se Smith i ka kërkuar ndihmë ballistit Meto Hodo. Meto ka shkuar të Gjiri i Gjyshes. Meto ishte një nga ata që kishin punuar me Karapicin të ndërtonin rrjetin e bashkëpunëtorëve të aleatëve. Cate nënvizon se: “Mes përkthimit të Metos, Smith i shkruajti një letër Mid’hat Frashërit, liderit të Ballit Kombëtar dhe Kadri Cakranit, komandantit të forcave në Berat. Smith e dinte që infermieret ishin nën kujdesin e tyre. Ai i shkruan se: “Ushtria Amerikane e di se infermieret janë me ju dhe u bë kohë e gjatë që nuk po vijnë dot. Nëse më pyesin për arsyet, do t’u them se ka munguar bashkëpunimi nga na juaj”. Meto, ja ka dhënë letrën një kushëririt të tij, Tare Shyti, i cili nuk kishte lidhje as me partizanët e as me ballistët (ishte dhëndër në Dukat). Sipas Cate Lineberry, Tares i ishin dhënë të holla për të siguruar letërnjoftimet dhe të blinte veshje civile.
Meto kundërshtoi që t’i binte infermieret në këmbë nga Berati, sepse ai nuk donte të kalonte nga zonat e partizanëve. Gjermanët morën bazën e “Gjirit të Gjyshes” dhe amerikanët janë larguar drejt dukatit. Të nesërmen kanë pare 6 gjermanë edhe te Gjiri i Ariut.
Infermieret me emra të rremë 
Kishin kaluar 6 javë, që kur Smith kishte marrë urdhërin për të evakuar infermieret por asnjë fjalë. Meto kishte dërguar një korrier dhe i siguronte amerikanët se kushëriri i tij do vinte nga çasti në çast.
“Nëse kushëriri im nuk vjen, më vrini mua”, shkruan Cate. Kadri Cakrani ka vizituar disa herë infermieret dhe u shqetësua kur familja strehuese i tha se ato kishin vendosur të iknin vetë. Një natë i mori me makinë dhe i dërgoi të shtëpia e tij për darkë. Nga fillimi i marsit, Shyti kishte mbërritur në Berat, dhe Cakrani ua kishte shpjeguar planin infermiereve. Plani ishte se dikush do t’i çonte me makinë deri afër Karaburunit dhe aty Smith do t’i hidhte me barkë për në Itali. Tare Shyti dhe Sulejman Meço, një tjetër kushëri i Metos, shkuan dhe u thanë se duhet të dilnin në fotografi për letërnjoftimet false me emra shqiptare. Shyti, i cli jetonte në Tiranë i kishte siguruar lejekalimet në Tiranë, por gjetën vulat e Beratit. Amerikaneve iu dhanë emra falsë. Litll do quhej Arife Hamitaj. Në mëngjes, Shyti dhe Mecaj fotografuan infermieret dhe në darkë sollën lejekalimet. Komandanti Cakrani dhe shoferi i tij i morën në darkë. Kaluan aeroportin ku ishin gjermanët, por aty u shpua një gomë. Shoferi ndërroi gomën. Më 8 mars Meço erdhi më herët dhe infermieret nxituan të visheshin si shqiptare. Sipas Cate, “Një kamionçinë e vogël i priste jashtë me një shofer nga Balli Kombëtar. Infermieret dhe Meco hipën në makinë. An u ul në sedilen e pasagjerit dhe kishte edhe një pushkë të fshehur mes këmbëve për çdo rast. Shyti, shoferi i Cakranit dhe një ushtar i Ballit ishte pas me dy infermieret e tjera. Makina para humbi sysh, dhe kamionçina e tyre pësoi një gomë të plasur. Ndërsa shoferi po rregullonte gomën disa ushtarë gjermanë kaluan atypari. Cate sqaron se: “Amerikanet ulën shikimin poshtë, ashtu si vajzat shqiptare. Sytë blu e Porterit nuk duhej te këmbeheshin me gjermanët se ata do dyshonin”.
Pastaj u nisën, por u ndaluan disa herë rrugës nga postblloqet gjermane, por pasi kontrolluan lejekalimet u lejuan. Ndaluan për të ngrënë dhe burrat qëndruan roje duke parë se mos sulmonin partizanët. Cate shkruan: “Me një mushkë u afruan te një shtëpi bazë e amerikanëve. Fjetën që të ishin gati për të nesërmen. Smithi ishte në një shpellë bariu kur mori vesh lajmin se ato po vinin. Shkoi dhe i mori duke i çuar te shpella. Sapo ra nata, Smith i çoi te ferma e Xheli Çelos, një shtëpi e sigurt që përdorej nga agjentura amerikane edhe angleze. Ndenjën disa orë duke pirë çaj, derisa Smith tha se do niseshin. Ishte ora e dy e gjysmë e natës, ashtu si shoqet e tyre ecën nëpër borë që të mos i ndiqnin gjermanët. Në Karaburun arritën pas orës dy të drekës. Koha e keqe i detyroi të rrinin të ngujuara në shpellë. Natën e fundit e kaluan të shtrira me batanije plot morra, por ishin të lira më në fund”.
Raporti i Majorit Llojd Smith i OSS (pararendësja e CIA)
19 mars, 1844 (i fshehur pranë bregut jugperëndimor shqiptar)
Më datë 19 u zgjova në orën 7.00 nga një rreshter anglez shumë optimist. Unë po flija. Ai më paralajmëroi se po afroheshin gjermanët. Vura dorën te revolveri gjithë panik. Por ai më tha: “Infermieret arritën”. Fjalët e para të Hodos ishin: ‘E shikon djalli e mori. Major, a të thashë se kushëriri im do t’i sillte? Fakti se lejekalimet duhej të siguroheshin në Tiranë, e kishte shtyrë ardhjen e tyre. Sulejman Meço që flet shumë mirë anglisht, i shoqëroi që nga Berati, duke shërbyer si përkthyes i tyre. Infermieret ishin në kushte shumë të mira fizike dhe folën me shumë respekt për kujdesin e treguar nga Balli Kombëtar. Meço shprehu dëshirën e madhe që oficerë amerikanë të bashkëpunonin me Ballin Kombëtar për t’i përgatitur për aksione kundër gjermanëve, kur ata të lëviznin për t’u larguar nga Shqipëria. Mes lidhjeve të Hodos në Dukat, siguruam 2 litra vajguri që të karikonin baterinë për të çuar një mesazh me radio. Në darkën e datës 19 shkuam në shtëpinë e Xhelil Çelës. Ikëm në 2.30 të mëngjesit”. Gjithë ditën tjetër, 21 mars 1944, ndenjën duke parë shiun derisa një motobarkë e shpejtë italiane arriti aty rreth orës 11:30 të natës duke sjellë fundin e ditës së tyre të 135 në Shqipëri. Pas 8 ditësh, nga Bari u nisën për në atdhe, në SHBA. I shpëtuan Mit’hat Fashëri dhe Kadri Cakrani por me trima si Meto Hodo dhe Tare Shyti.

– See more at: http://www.sot.com.al/dossier/si-i-shp%C3%ABtuan-3-infermieret-amerikane-kadri-cakrani-dhe-mit%E2%80%99hat-frash%C3%ABri-n%C3%AB-1943#sthash.aV7zHff0.dpuf

Kategori
Uncategorized

Kur të del tym nga koka, afron ora e hetimit për Ramën e ministrat.

2016-04-16 12.35.21I vetmi produkt konkret i vizitës së Ramës në Shtetet e Bashkuara ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje në zyrat e FBI.

Rama u thirr në zyrat e FBI vetëm 24 orë pasi Sekretari Kerry deklaroi se korrupsioni në Shqipëri shtrihet në të gjitha degët e qeverisë. Asgjë nuk është rastësi. Problemi madhor që ka sot Shqipëria është korrupsioni dhe kjo është pika që shqetëson jo vetëm shqiptarët, por edhe amerikanët dhe Bashkimin Europian.
Fokusi në ditët, javët dhe muajt e ardhshëm do të jetë pikërisht tek korrupsioni dhe krimi. Pas deklaratës së Departamentit të Shtetit një tjetër deklaratë po aq e fortë erdhi dje nga Parlamenti Europian, i cili kërkonte arrestimin e zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion.
Laku në qafën e krimit dhe të korrupsionit që identifikohen direkt me këtë qeveri dhe kreun e saj Rama sa vjen dhe po ngushtohet. Dhimbjet e kokës kanë nisur për Ramën menjëherë sapo ka lënë Shtëpinë e Bardhë dhe ka vizituar FBI. Kjo qeveri dhe këta ministra duhet të nisin numërimin nga fundi. Byroja e Hetimit dhe Prokuroria Speciale kanë shumë punë përpara si në Rumani e Maqedoni. Atje e kanë nisur nga qeveria dhe kryebashkiakët. Kanë hetuar të gjitha aferat e ministrave, kryeministrave si dhe lejet e ndërtimit. Skemat e korrupsionit nuk kanë qenë të ndryshme në Shqipëri.
Në deklaratën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë pas takimit të Biden me Ramën kishte një fjali, e cila çuditërisht nuk ishte në deklaratën zyrtare të Kryeministrisë. “Të vazhdojë konsolidimi i reformave”. Dy janë reformat kryesore të këtyre dy viteve të fundit të Shteteve të Bashkuara. Reforma e parë e artikuluar nga ambasadori amerikan menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri ka qenë dekriminalizimi, ndërsa reforma ku është përqendruar tani puna e Shteteve të Bashkuara është ngritja e Byrosë së Hetimit dhe Reforma në Drejtësi.
Pa rezultate konkrete në këto reforma beteja ndaj oligarkisë nuk do të japë asnjë rezultat dhe vendi nuk do të mund të bëjë dot zgjedhje të lira.
Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar një raport të plotë mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, ku veç korrupsionit që ka përfshirë çdo sektor të qeverisjes, flitet për rikthimin e torturave dhe kapje të mediave nga oligarkia kriminale në pushtet.
Sa prioritare e kanë SHBA këtë angazhim në Shqipëri e dëshmon edhe fakti se e vetmja marrëveshje e nënshkruar në Uashington nga super delegacioni qeveritar është ajo me FBI, Byronë Federale të Investigimit, për të cilën Rama dhe Tahiri nuk dukeshin aq entuziastë. Të ndjekësh intervistën që Rama dha në televizionin e tij, më shumë gjen komente për kryeministrin e Serbisë, Vuçiç se për këtë marrëveshje, që padyshim ka të bëjë me përpjekjet dhe këmbënguljen e gjatë të SHBA për të krijuar një strukturë të ngjashme në Shqipëri.
Byroja shqiptare e Hetimit, falë angazhimit personal të ambasadorit amerikan Lu, betejës së gjatë institucionale të Partisë Demokratike dhe rekomandimeve të qarta të Komisionit të Venecias do të jetë një strukturë tërësisht e pavaruar dhe jashtë ndikimit të kryeministrit Rama, apo marionetave të tij në qeveri dhe polici.
Mesazhet e qarta të SHBA-së për Ramën në Shtëpinë e Bardhë dhe Kongres bënë që sot ushtarët e tij në Komisionin parlamentar të dakordësohen me pikëpamjet e Partisë Demokratike për qasjen në luftën kundër korrupsionit. Gjithë këto muaj kemi qenë dëshmitarë se si Rama me ekspertët socialistë të shitur si të pavarur lexonin sipas dëshirës rekomandimet e Komisionit të Venecias, apo të ekspertëve amerikanë dhe europianë, deri në atë pikë sa mashtruan opinionin, duke shitur si konsensual  me opozitën një projektligj të turpshëm, që e linte Njësinë Speciale të Hetimit në varësi të ministrit të tij.
Degradimi i institucioneve demokratike në Shqipëri është një shqetësim dhe pengesë madhore për zhvillimin ekonomik të vendit. Qeveria, parlamenti, administrata dhe policia të kontrolluara nga banda kriminale dhe korrupsioni që zhvat miliarda euro në vit janë shkak kryesor i thellimit të varfërisë në vend. Ndaj dekriminalizimi dhe Reforma në Drejtësi, krahas Njësisë Speciale të Hetimit janë beteja të opozitës që kanë marrë mbështetjen e hapur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të partnerëve europianë. E pamë edhe kësaj jave në Parlament mënyrën se si Rama instruktonte deputetët e tij që atakonin dekriminalizimin dhe aplikimin e këtij ligji që do të largojë nga Parlamenti, administrata dhe policia vrasësit, trafikantët dhe kriminelët që i dhanë pushtetin Ramës në 2013 dhe morën kontrollin e një sërë bashkish në zgjedhjet e fundit vendore. Njësoj si Rama, për deputetët e tij është më kushtetuese të kesh vrasës si Prenga në Parlament, trafikantë si Ndoka, Bushi, dhe Roshi. Prania e këtyre qelbësirave në institucionet e shtetit është garanci për pushtetin e Ramës, ndaj ai injoron Kushtetutën, ligjin për t’i marrë në mbrojtje sa herë që ata duhet të përballen. E pamë në mënyrën si mbrojti Koçon, Leskajn, Sulin dhe do ta shohim kur të mbrojë Pjerin Ndreun, Sadri Abazin dhe tërë bandën e oligarkëve që merr tendera, fonde publike dhe favore në këmbim të votës dhe forcimit të pushtetit personal të Ramës mbi Partinë Socialiste dhe çdo pushteti tjetër në Shqipëri.
Vazhdimi i reformave në luftën kundër krimit dhe korrupsionit janë porosia, urdhëri ose ultimatumi që Rama ka marrë në Uashington. Implementimi i shpejtë i dekriminalizimit, Reformës në Drejtësi dhe funksionimi i Njësisë së Posaçme të Hetimit do të rikthejë normalitetin në këtë vend, duke rikthyer qeverinë, Parlamentin, dhe institucionet e tjera në këtë vend në shërbim të qytetarëve, në shërbim të zhvillimit ekonomik. Këto reforma i japin fund gallatave të Ramës me shqiptarët mbi kriminelin e Kavajës, i japin fund shërbimeve të kartonit të Prengës për një qeveri kriminale si ai vetë, i japin fund grabitjes me koncesione për shërbime që nxjerrin burrat shtatzënë, i japin fund Beqjes që pasuron Ramën, dhe i japin fund pushtetit të një të babëzituri si Edi Rama që nuk ka lënë sektor të ekonomisë së vendit pa e shkretuar me bandën e rrjepësave që ka mbledhur rreth vetes. Ndaj, këto reforma janë interesi jetik i shqiptarëve, të cilët SHBA kanë dhënë dëshmi se e mbrojnë dhe e mbështesin pa rezerva.

Arben SHAHINI

Kategori
Uncategorized

POPULLIT GJITHMONË IA KANË FUTUR, JO VETËM NË GOJË…

mentoriBlog-Autor: Mentor Kikia

Pashë sot në rrjetet sociale një zemërim të ligjshëm të shumë njerëzve, të njohur e të panjohur personalisht, por qytetarë aktivë. Ishin revoltuar jo vetëm me arrogancën e kryetarit të bashkisë së Lushnjes ndaj një gruajë hallexhije, të cilës i tha “ta fus portofolin në gojë”. Reagimi lidhej me faktin se gruaja kishte ulur kokën dhe shkoi në zyren e kryetarit.

Ai tha se nuk kishte tehen tamam ashtu dhe se kishte qene nervoz. Beri nje foto me gruan dhe ajo kishte ikur e lumtur. Në fakt ulja e kokës nga njerëzit hallexhinj, para të pushtetshmit, është një sëmundje e vjetër. Populli është si ai qeni i rrahur, të cilin e zënë me shkelma, e pështyjnë, e shtyjnë, e përplasin, e zgërlaqin, dhe pastaj kur i hedhin një copë bukë ai të afrohet, të ledhaton këmbët, ti lëpin, pa pikë krenarie, pa pikë dinjiteti.

E di që do të thoni se halli dhe varfëria të zhveshin nga cdo lloj dinjiteti, të bëjnë leckë, halli të bën që atë që të rreh ta shikosh me admirim… Por mendoj se nuk është vetëm çshtje varfërie kjo punë, duhet të jetë edhe punë geni.

Sepse, ashtu si tregtarja e Lushnjes apo shitësja e qepëve në Tiranë, kanë vepruar edhe disa ministra e deputetë. I rrahu Berisha me shikasit e tij në 1997, i gjakosi, i degjeneroi, i zhburrëroi, dhe ata sapo iu ofrua një post i harruan të gjitha dhe u bënë si kone lajkatare.

Mos u revoltoni miq, ndaj jemi kështu si jemi dhe këtu ku jemi, sepse jemi këta që jemi. Këtij populli gjithmonë ia kanë futur, jo vetëm në gojë…

Kategori
Uncategorized

DRITËHIJET E NJË VIZITE TË ZEZË NË AMERIKË.

kreshnik osmani

Nga Kreshnik Osmani

Në Shqipërinë tënde dhe timen përben lajm një vizë amerikane dhe padyshim që një vizitë në Shtëpinë e Bardhë do t’ua bënte njerëzve mishin kokërr. Të bardhë, të zinj, socialistë, demokratë, ballistë, të gjelbër, nazistë, të punësuar, të pabukë, të uritur, të etur, me drita, pa drita në shtëpi, krenarë, seriozë, hutaqë, brekëgrisur, fisnikë, zorraxhinj, të ndershëm, maskarenj, të drejtë, servilë, mashtrues e legenë, besimtarë e ateistë, ata që dinë anglisht dhe ata që nuk dinë, kanë stampuar lumturinë e tyre tek vizita e kryeministrit me forma nga më të larmishmet.

10% e popullatës ka aplikuar në llotarinë amerikane dhe pret përgjigjen për t’u arratisur dhe për të nisur jetën në tokën e premtuar. Stafi kryeministror dhe orkestra e mediave të pushtetit kanë mundur t’i transmetojnë me sukses drithërimat e “muxhahidit” Rama dhe perjetimet e epshit më të madh politik të karrierës së tij, në kohë reale. Nuk ka dyshim se piku i “gjendjes orgazmike” të një karriere politike në epokën që jetojmë është takimi me presidentin e botës në Zyrën Ovale.

Le të zbresim me këmbë në tokë dhe t’i fusim këmbët në ujë të ftohtë për të ngacmuar ftohje. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit rreth Shqipërisë i lexuar prej Sekretarit Kerry është më i freskët se fiqtë e Erionit. Aty, ndër të tjera thuhet tekstualisht:

Korrupsioni ka zaptuar çdo segment të Shtetit. Arsimi, drejtësia, shëndetësia dhe të gjithë sektorët jetikë të vendit janë të krimbur prej korrupsionit“.

Ateherë zotërinj, a mund të na tregoni për cilat suksese dhe reforma të arritura ju ka përshëndetur Presidenti Obama?!

Ju ka mbështetur për trëqindmijë vende pune që hapët?! Ju ka përshëndetur për rritjen e cilësisë së orëve të gjyqtarëve?! Ju ka përshëndetur për taksën progresiste?! Apo për klimën e biznesit për investitorët e huaj?! Apo për të ardhurat në tatime e dogana?! Apo për deflacionin?! Apo ju ka përshëndetur për atë gruan nga Fieri që do të shesë veshkën për të ushqyer fëmijët?! Apo ju përshëndeti për mbushjen e parlamentit me banditë e kriminelë?! Apo ju përshëndeti për rritjen e rrogave dhe të pensioneve?!

Apo për biznesin gjerman që vlerëson Shqipërinë si vendin më të papërshtatshëm për të bërë biznes?! Apo ju ka përshëndetur për referendumin e fundit dhe ne nuk dimë gjë?! Apo ju ka përshëndetur për nismën e Erionit për të mos i lënë qentë rrugaçë të kryeqytetit të lëvizin pa brekë?! Mos ju ka përshëndetur për burgosjen e terroristëve që nuk kanë para të paguajnë dritat?! Apo për shëndetësinë falas?!

Nuk ka dyshim se respekti i treguar ndaj delegacionit të lartë shtetëror shqiptar është respekt i Administratës Amerikane për besnikërinë e popullit shqiptar, si strategu dhe gardiani kryesor i marrëdhënieve strategjike ndërmjet dy vendeve. Asnjë kryeministër dhe asnjë president shqiptar nuk do të mund të mbronte këto marrëdhënie pa vullnetin e shqiptarëve. Politikanët dhe krerët e shteteve janë të përkohshëm, ndërsa popujt mbeten.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë interesat e tyre në rajon dhe përshendetja e rolit të Shqipërisë si lojtar i rëndësishëm në stabilitetin e Ballkanit është përshëndetje e tyre drejtuar vetvetes, pasi ky rol strategjik i Shqipërisë në rajon është investim 100% amerikan. Po të lihej në duart e politikanëve tanë, do ta kishin dhënë Shqipërinë me gjithë shqiptarët me koncension.

I vetmi vlerësim që keni mundur të shkëpusni prej Presidentit Obama është se Shqipëria është një pikë reference në Ballkan. Ky nuk është kontribut i juaji, zoti kryeministër, por investim i pastër amerikan.

Respekt amerikan për delegacionin shqiptar si respekt për përfaqësuesit e një populli aleat dhe vlerësim për rolin e Shqipërisë në rajon si vlerësim për vetveten. Po ti ku je këtu?!

Nga ana tjeter, Shtëpia e Bardhë nuk mund të shërbejë për të lëshuar kërcënime brenda oborrit të korruptuar politik të Shqipërisë, as për aleatin tënd dhe as për aleatin “rezervë” të aleatit, që nuk pranojnë të firmosin Reformën në Drejtësi nga “frika prej burgut”.

Në këtë vend nuk janë disa engjëj dhe disa të tjerë djaj.

Ju jeni për në burg të gjithë. Të gjithë keni vjedhur. Lëkurën ia keni rrjepur këtij populli.

Si u bëre miliarder ti?! Te ra telebingo e Arditit apo llotaria amerikane?!

Leri këto pqrralla se nuk i ha njeri. Kthehu në vendin tënd dhe “energjitë” me të cilat të furnizoi presidenti amerikan shpenzoi për të bërë një punë të bardhë për vendin tënd dhe për popullin tënd fatzi. Me fryrje false, me përjetime jashtë realitetit dhe me këmbë në ajer, rri atje më mirë, hiç mos u kthe, bëj piktura dhe luaj basketboll.

Vetëm ti mund ta bësh mavi-në për tre vite zi.

Nuk të ka njeri inat, as zili. As objekt i urrejtjes nuk je.

Njerëzit urrejnë instiktivisht të gjithë ata që ua helmojnë jetën. Të gjithë ata që e errësojnë Shqipërinë.

Ty të gjuajnë me vezë dhe mërzitesh. Çfarë duhet të bëjë një popull që ka 25 vite që gjuhet me gurë në kokë si të ishte qen rrugaç?! Ç’duhet te bëjë një popull që jetën ia keni nxi….?!

Kategori
Uncategorized

Veliaj, ky pinjoll i racës së populistëve

 

Veliaj, ky pinjoll i racës së populistëve

Nga Armand Shkullaku.

Kryetari i bashkisë së Tiranës dha dje një tjetër shfaqje të shpifur populizmi dhe arrogance. Duke i dhënë vetes atributin për të folur në emër të fëmijëve të hidraulikut, infermierit, mësuesit, të papunit etj., Erion Veliaj doli para kamerave për të “demaskuar” kreun e shtetit, vetëm sepse ky shkoi për t’u dhënë mbështetje protestuesve në Parkun e Madh të Tiranës.

Shqiptarët dëgjuan nga një politikan i ri, si ky që është në krye të Bashkisë, gjuhën e përçmimit, të fyerjes, të cinizmit malinj, të mashtrimit dhe të manipulimit, në një formë vërtet provokuese për stomakun. Jo vetëm fjalori, por edhe dekori ku burra e gra ishin ulur dhe duartrokisnin epitetet fyese të kryebashkiakut, të krijonte shijen e keqe të një kohe të shkuar. Ata duartrokisnin edhe kur Erioni përdorte gjuhën e urrejtjes, edhe kur manipulonte ditën për diell, duke e quajtur rezidencën presidenciale, vilë personale të Bujar Nishanit.

Në një vend normal, kryetari i Bashkisë mund ta ftonte Presidentit në një takim apo komunikim për t’ia sqaruar nga afër projektet e tij për qytetin. Një kryebashkiak mund t’i mbronte idetë e tij pa u shërbyer me komunikimin agresiv, fyes dhe arrogant. Ai mund ta kundërshtonte aktin e Presidentit, që u dha mbështetje protestuesve, në një mënyrë më elegante, duke na kursyer shfaqje të tilla të populizmit bajat dhe arrogancës injorante. Për më tepër, kjo do të ishte e pritshme nga një politikan i ri, që do duhej të kultivonte një kulturë moderne komunikimi, të ndershme dhe të shëruar nga virusi i urrejtjes dhe përçmimit.

Por Erion Veliaj nuk del dot nga kultura e arrogancës manipulative, sepse ai është vetë shartim dhe përhapës i saj. Ai nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një modeli qeverisjeje, që pushtetin dhe votën e qytetarëve e konsiderojnë si leje për të shpërfillur ligjin, të drejtën, etikën dhe moralin. Për të bërë çdo gjë dhe për të mos i dhënë llogari askujt. Për t’i mbyllur gojën me arrogancë, me shpifje, me dhunë apo me para, kujtdo që del mbi vullnetin e tyre personal.

Veliaj është një nga kryetarët socialistë të bashkive, që sot po tronditin opinionin me injorancën, arrogancën dhe abuzimin e tyre. Dhe këtu nuk është fjala për grupin e mirënjohur të “të fortëve”. Por edhe për atë zonjën e Gjirokastrës që i trajton vartësit si dele, me një histeri që shkakton turp për sojin femëror. Edhe për atë trimin e Lushnjës që kërcënon se do t’i fusë portofolin në gojë një gruaje që proteston para bashkisë. Edhe për shumë trima të tjerë, që të tillë i bën pushteti dhe modeli që lideri i tyre, Edi Rama, ndërtoi në këto tre vjet. Padyshim që ky model e frymëzon edhe Tahirin kur kërcënon një gazetar shqiptar në Athinë, apo Ilir Beqajn kur me slang gangstash i drejtohet korrespondentit të VOA, “mos ma trash zërin”.

Mes tyre, Erion Veliaj shkëlqen më shumë për shkak të guximit për të gënjyer e manipuluar në një shkallë shumë më të lartë. Dallohet mbi të tjerët edhe prej kontrastit që krijon mes agresivitetit ndaj kundërshtarit dhe përulësisë deri në vetëmohim ndaj shefit. Është tipi që kryetarin e tij do ta lartësojë fjala vjen edhe si heroin e dhjetorit ’90, ndërsa presidentin aktual e quan mitingash e qesharak. Por Velisë nuk i duhet mohuar gjithashtu aftësia për të thithur më mirë se dishepujt e tjerë përfitimet e “metodës Rama”.

Ai e ka kuptuar se nëpërmjet propagandës në emër të popullit, të të varfërve, fëmijëve e të papunëve dhe nëpërmjet gjuhës së urrejtjes e manipulimit, mund të mbulojë më mirë paaftësinë e tij, interesat klienteliste, tenderët dhe koncesionet e dyshimtë, abuzimet me taksat e qytetarëve. Shfaqjet e tij, ashtu si ato të kryeministrit, janë pjesë e një makinerie që synon të heshtojë zërat kritikë dhe të errësojë çdo investigim që nxjerr në dritë korrupsionin dhe korruptimin në emër të interesave personale. Veliaj flet për një pallat 17-katësh, por nuk thotë që projektin e tij e miratoi Edi Rama kur ishte kryetar bashkie. Flet për gjelbërim të sheshit, por nuk tregon se kush i preu bredhat dhe e përmbysi lulishten historike aty. Flet për një kënd lojërash për fëmijë, por hesht për dhjetëra të tjerë që u betonizuan nga kryetari i tij dhe politikanët biznesmenë që sot janë në parlament.

Dhe kur këto të vërteta i dalin në shesh, kur mediat, shoqëria civile dhe opinioni publik e nxjerrin zbuluar, propaganda populiste ia lë vendin arrogancës dhe urrejtjes. Duke i mbuluar interesat meskine, shkeljet e ligjit, pazaret okulte me biznesin, me radikalizimin e qëndrimeve ndaj atyre që kundërshtojnë. Duke i quajtur protestuesit vandalë e të ardhur nga malet, duke sulmuar kreun e shtetit dhe duke personalizuar çdo kundërshti që vjen për shkak të detyrës si kryebashkiak. Dhe kështu synohet që në vend të hetimit për abuzimet me taksat e qytetarëve, këta të fundit të mbërthehen në debatin e vjetër PS-PD. Prandaj edhe kryetari riosh i bashkisë së Tiranës foli me atë gjuhë të degraduar për presidentin e Republikës.

Ai është pinjolli ekzemplar i racës së populistëve arrogantë dhe manipulatorë që po rritet çdo ditë në serat e Edi Ramës.

Kategori
Uncategorized

Problemi i Greg Ramës. Nuk janë vetëm syzet “Maybah”, por BMW-të e blinduara që ai qarkullon nëpër Tiranë.

 

greg ramamamasyri.net.

Në një artikull të vitit 2005, britanikja The Gurdian e përshkruante me këto fjalë 3 muajorin e pare të Presidencës së Viktor Jushçenkos, ish Presidentit të Ukrainës që erdhi në pushtet pas asaj që njihet si Revolucioni i Portokallinjtë.

The Guardian shkruante se: “Andry Jushçenko, djali i Presidentit të Ukrainës, ka përfundur në titujt kryesor të medias vendase. Mesa duket “djali i revolucionit portokalli” jeton në luks. 19 vjeçari Adrey Jushçenko, udhëton më një BMW X5, e cila kushton diçka më shumë se 130 mijë euro. Sytë e dëshmitarëve thonë se djaloshi, injoron sinjalistikën rrugore dhe udhëton me shpejtësi deri në 100 km/h në rrugët e ngushta të Kievit”.

Greg Rama 25 vjeçar, është sot djali i parë i Kryeministrit Edi Rama, dhe që prej ditës së djeshme ka përfundur në faqet e para të portaleve online (duke qenë se media vizive dhe ajo e shkruar në Shqipëria janë gjunjëzuar përfundimisht përballë presionit qeveritar), për një palë syze të veçanta “Maybah” të cilat nëse janë reale kushtojnë jo më pak se 60 mijë euro. Sot Partia Demokratike reagoi për këto syze duke e cilësuar djalin e Kryeministrit  “si studentin më i pasur në vend, dhe ndoshta në rajon, Syzet që mban djali i papunë i Edi Ramës, janë Maybach që sipas medias dhe ekspertëve kushtojnë të paktën 60 mijë euro”.

BWV x5

Por nëse për syzet “jashtë serie”, edhe mund të ketë ndonjë shpjegim, ajo që vështirë se mund të shpjegohet janë dy BMW-të në të cilat udhëton që prej 2013-ës, “djali i kryeRilindasit”.  Njërën (BMW 740 i blinduar) me të cilën ngjitet e zbret sa herë shkon e vjen nga shtëpia e t’etit në Surrel dhe që e nget vetë, dhe BMW-në X5 me të cilën qarkullon nëpër Tiranë dhe që e gjesdis me shofer.

Sa për të telefonat e shtrenjtë është e kotë të flasim tashmë sepse, modelet më të fundit të Galaxy-ve dhe Iphone-ve edhe mund të kalojnë sëpari në duart e një 25 vjeçari dhe nuk është ndonjë çudi e madhe tashmë.

gregi

Greg Rama nuk është i njohur dhe shumë present në jetën publike shqiptare dhe mundohet të mbajë një profil të ulët, ndryshe nga djali i ish Presidentit të Ukrainës që sapo i ati mori iu fut salltaneteve dhe u bë “zot” i Kievit. Por ama, njësoj se i ati i Adrey Jushçenkos, edhe i ati i Gregut u mandatua nga shqiptarët pak a shumë në të njëjtën formë si mbështetje popullore si “Revolucioni i Protokallinjtë”në Ukrainë, “Rilindje” në Shqipëri.

Dhe kur djali i babit të vet zbret e ngjitet nëpër Surrel me BMW 740-she të blinduar dhe qarkullon nëpër Tiranë vetëm BMW X5, sytë e popullit shohin njësoj dhe gjykimi bëhet po njësoj, ashtu si edhe për syzet 60 mijë euroshe.

Kategori
Uncategorized

Këtë domate e bleni çdo ditë me paratë tuaja… dhe vdisni.

domatee2Shikojini mirë këto pamje dhe kini durimin për disa sekonda ta lexoni tekstin…

Kësaj domateje që shitet në të gjitha tregjet dhe rrugët e Tiranës (jo lirë) dhe që konsumatorëve u thuhet se është e serave të myzeqesë, Elbasanit, a Korçës, e që akoma më keq tregtohet për “Bio”, i kanë hedhur aq shumë hormone saqë i kanë mbirë farat nga brenda.

Po, po! Ato filiza që shikoni në foto dhe që ngjasojnë si krimba, nuk janë gjë tjetër veç se filiza që kanë mbirë gjatë një nate, pra vetëm gjatë 12 orëve.

Kjo ka ndodhur pasi domatja është spërkatur me aq shumë pesticid hormonal, sa që ka mbirë brenda një kohe rekord, madje pjekja graduale që merr domatja edhe pasi këputet, ka bërë që perimja jo vetëm të skuqet, por edhe të mbijë duke çelur filiza.

Kjo gjë konsiderohet si diçka tepër e tmershme nga specialistët agronom, pasi jo vetëm që perimja nuk ka asnjë vlerë ushqyese, por është e tejngopur me hormone dhe e toksikuar me pesticide që janë vdekjeprurëse për ata që i konsumojnë.

Fertilizuesit, sipas specialistëve të agronomisë janë tepër të rrezikshëm dhe nuk mund të përdoren tek çdo lloj bime, por në rast se ata përdorem me kaq shumë sasi, ata stimulojnë menjëherë qelizat kancerogjene.

Pra! Këtë domate dhe shumë perime e fruta të tjera që shiten jo lirë në rrugët dhe tregjet e kryeqytetit tonë, janë duke i konsumuar i madh e i vogël vetëm pasi i shpëlajnë me pak ujë çezme, si dhe pasi i kanë blerë me paratë e tyre.

Disa thonë “ku është AKU-ja?”,- asnjë reagim apo kontroll nga kjo e fundit nuk ka pasur gjatë këtyre kohëve kur tregjet glojnë nga produkte si këto.

Vetëm dy ditë ma parë Maqedonia, pasi i kontrollojë produkte të tilla në kufi nga specialistët e saj, u mbulli menjëherë dyert dhe u uli traun e doganës kamionëve shqiptarë, madje e shoqërojë këtë edhe më një deklarim zyrtar të qeverisë së saj duke thënë se “nga Shqipëria u tentuan të futeshin produkte bujqësore me rrezikshmëri të lartë pasi përmbanin një sasi të lartë kontaminimi dhe ishin tepër të rrezikshëm për jetën e njerëzve”.

Po tani, ku do të shkojnë këto produkte që Maqedonia nuk i pranoi? Në shtetet e BE-së as që mund të mendohet… Kosova është e tejngopur nga produktet serbe. Pra…? Të hidhen e të groposen as që bëhet fjalë…

Kujdes! Këto produkte vrasëse po i blini me paratë tuaja të dashur konsumatorë. Po ua vini në pjatë edhe fëmijëve tuaj… dhe mjekët e Onkologjikut ju presin “krahë hapur” pastaj! …por ilaçe nuk ka!

Kategori
Uncategorized

Dosja “sekrete” e Gjykatës, ja si shqiptarët kthehen në grekë.

Ai është vetëm një prej qindra emigrantëve shqiptarë që ka ngjitur shkallët e Gjykatës së Tiranës, fillimisht për të regjistruar të bijën si greke, e më pas për të greqizuar emrat “e papërshtatshëm” të prindërve. Duke shfrytëzuar origjinën e bashkëshortes, H. P. ka ndryshuar në gjykatë kombësinë e vajzës së tij. Por jo vetëm kaq. Është rikthyer një muaj më pas, me pretendimin se në dokumentet greke, emrat e prindërve i kishte Andrea e Anthulla. I kërkonte Gjykatës së Tiranës që ata të rezultonin të tillë edhe në regjistrin shqiptar, e jo më Muharrem e Xhikme, siç quheshin në të vërtetë.

Gjykata e Tiranës s’i ka bërë dysh kërkesat e këtij emigranti, duke shtuar një greke në regjistër e dy gjyshër, tanimë “të denjë” për të. Histori të tilla, në dosjen e shqiptarëve të greqizuar të Gjykatës së Tiranës gjen me qindra. Një ndër konvertimet më të fundit në kohë është ajo e një familjeje çame, që më 24 maj 2010 fitoi në të njëjtën gjykatë kombësinë greke. Në këtë vendim thuhet se paditësit pretenduan se janë me origjine çame nga Greqia dhe se të dy prindërit, Alije Rakipi dhe Halil Rakipi ishin lindur në Greqi, fakt ky që provohet nga certifikatat familjare. Kjo familje kishte përfituar shtetësi shqiptare, me dekretin e vitit 1953 për popullsinë çame, por vite më vonë trashëgimtarët preferuan që në kolonën e kombësisë të rezultonin grekë.

Dosja “greke” në Tiranë

Historitë e mësipërme, të zbuluara përmes dosjes së konvertimeve etnike në Gjykatën e Tiranës, tregojnë se kombësia shqiptare është një mall që shitet lehtë, në dyert e drejtësisë. Mjafton një padi dhe një certifikatë e paraardhësve, e cila në shumë raste mund të jetë e falsifikuar, për t’u kthyer në grek, janë vendimet e Gjykatës së Tiranës për shtetasit që i janë drejtuar kësaj të fundit për ndryshimin e kombësisë, nga shqiptare në greke. Në bazë të këtyre vendimeve, rezulton se nga viti 2004-2010 janë 207 qytetarë shqiptarë që kanë kërkuar ndryshimin e kombësisë në Tiranë. Ky numër bëhet disa herë më i madh, po të llogarisësh dhe kërkesat të cilat janë refuzuar apo rrëzuar nga gjykata. Mes morisë së vendimeve të dhëna gjatë 7 viteve të fundit, përballesh me një sërë pretendimesh të ngritura për ndryshimin e kombësisë, por përqindjen më të madhe e zënë rastet kur paditësit paraqesin certifikata të njërit prej prindërve, të cilat figurojnë me kombësi greke. Duke shfrytëzuar ligjin “Për Gjendjen Civile”, paditësit zgjedhin pa hezitim prindin me kombësi greke, si origjinë për t’u trashëguar.

Harta e konvertimeve

Sipas inspektimeve të fundit të KLD-së, Gjykata e Tiranës rezulton më pak e prekura nga fluksi i qytetarëve shqiptarë që duan të ndërrojnë kombësinë. Kambana e alarmit, e cila është dëgjuar tashmë falë shqetësimit të ngritur nga nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, tregon se Gjirokastra është qarku më problematik, me 1600 raste. Një tjetër evidencë na vjen nga Përmeti, ku gjatë kësaj periudhe kohore ka pasur mbi 600 raste të lënies së kombësisë shqiptare për atë greke, ndërsa problematike rezultojnë rrethe të tjera si Saranda, Korça apo Vlora ( ku përfshihet Himara), qytete këto të njohura për pretendimet e kahershme të qarqeve të caktuara greke. Por ç’i shtyn shqiptarët të heqin dorë në masë nga kombësia e të parëve? Skedari i Gjykatës së Tiranës, por edhe i dy gjykatave të tjera ku janë kryer inspektime, tregon se flukset e kërkesave përkojnë me dy ngjarje në periudha të ndryshme kohore. “Sezoni” i parë është shënuar në vitet 2004-2005, kohë që përkon me premtimin e kryeministrit grek Karamanlis për t’u dhënë shtetësi greke të gjithë atyre që kishin kombësi greke. Muajt e fundit shënojnë dyndjen e dytë të qytetarëve shqiptarë në gjykatë, çka përkon me procesin e shumëdebatuar të regjistrimit të popullsisë, që pritet të fillojë pas 2 muajsh.

 

Xhuvani, padi për kombësinë greke

Mes morisë së qytetarëve që kanë ndryshuar ose korrigjuar kombësinë, është dhe aktorja e mirënjohur dhe deputetja e Parlamentit të Shqipërisë, Luiza Xhuvani. Ajo ka kërkuar në Gjykatën e Tiranës që t’i korrigjohet gabimi i kryer gjatë transferimit të dokumentacionit nga Saranda në Tiranë, ku, sipas pretendimit, kombësia e saj ishte shënuar gabimisht si shqiptare nga Zyra e Gjendjes Civile pranë Njësia Bashkiake Nr. 2 në Tiranë. Xhuvani i është drejtuar Gjykatës së Tiranës në vitin 2008, duke kërkuar që në regjistër t’i shënohej kombësia greke, duke qenë se babai i saj është grek dhe e kishte fituar këtë të drejtë. Në vendimin e Gjykatës, Luiza Xhuvani paraqet argumentin se me transferimin e dokumentacionit nga qyteti i Sarandës në qytetin e Tiranës është bërë edhe gabimi në rubrikën kombësia, prandaj ajo i është drejtuar Gjykatës për korrigjimin e gabimit në aktet e Gjendjes Civile, përsa i përket rubrikës “kombësia”. “Gjykata çmon se Kombësia e foshnjes në regjistrin themeltar shënohet në bazë të vullnetit të të dy prindërve ose kombësinë e njërit prej tyre dhe sipas vullnetit të fëmijës kur ky bëhet madhor.” Paditësja, sipas vullnetit të prindërve, ka marrë kombësi greke, prandaj dhe kërkon që të figurojë me këtë kombësi. Në këto rrethana, Gjykata çmon se kërkesë-padia është e drejtë dhe e bazuar në ligj dhe si e tillë duhet pranuar” – thuhet në vendimin numër 10105 të datës 21.11.2008 të Gjykatës së Tiranës.

Kategori
Uncategorized

Në Shqipëri do merrja 1 milion euro, ja si do trafikoheshin 240 kg kokainë.

  • cezaraugusto

Dëshmia e kolumbianit Cesar Augusto Pelaez Triana para Gjykatës për Krime të Rënda hedh dritë mbi mënyrën se si realizohet trafiku i kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Ballkanit dhe më tej, në Europën Perëndimore.

Ai rrezikon të dënohet me 15 vjet burgim, si pjesë e një rrjeti që tentoi të sillte rreth 240 kilogramë kokainë në Shqipëri, në një kontenier me banane, i cili u bllokua në portin e Barit, në Malin e Zi.

Deri më tani, hetimet nuk kanë zbuluar se cilët ishin porositësit e kësaj sasie të madhe lënde narkotike, por është arritur të kuptohet mekanizmi se si funksionon rrjeti.

Cezar Triana ka dëshmuar para gjykatës se ishte “punësuar” nga dy bashkëkombas të tij që të merrte në Shqipëri 600.000 deri në 1 milion euro pasi lënda narkotike të mbërrinte në destinacion. Për këtë shërbim, ai do të paguhej 200 mijë euro. Por, duke qenë se kokaina u zbulua në Mal të Zi, trafiku dështoi dhe Triana u dorëzua vetë në policinë shqiptare, nga frika se mund të vritej nga organizatorët e trafikut.

Dëshmia e Cesar Triannas para Gjykatës për Krime të Rënda:

“Kam ardhur më datë 19.05.2014 me Kompaninë Alitalia, me linjën Barcelonë-Romë-Tiranë. Nuk më priti njeri dhe kam ardhur në Tiranë me një taksi, të cilit i kam paguar 20 Euro. Në internet kisha gjetur një hotel, të cilit nuk ia mbaj mend emrin dhe kam pyetur taksistin, i cili më rekomandoi një hotel tjetër në qendër të Tiranës që quhet “Albatros”. Aty kam qëndruar një ditë dhe më pas jam transferuar në një hotel tjetër që ishte pranë qendrës dhe kushtonte rreth 35 euro. Aty kam qëndruar për 4-5 ditë dhe me pas jam transferuar në një hotel më të lirë që ndodhej pranë një bulevardi, ku niseshin autobusa për në Greqi. Përpara hotelit kishte një tabelë që shkruante “10 Euro”. Aty kam qëndruar  deri më datë 09.06.2014, datë të cilën u nisa për në Rinas.

12999469_10208177687455820_250575289_oKam komunikuar me një shtetas shqiptar një ditë pasi kam ardhur në Shqipëri. Bisedën e kam bërë nga telefoni celular i recepsionistes. Ka qenë pasdite dhe ai më tha që të mos rrija tek hotel Albatros, por të shkoja tek një hotel tjetër. Ka ardhur një taksi me një shofer rreth 60 vjeç, i cili më ka marrë dhe më ka çuar tek një hotel diku afër qendrës.

Qëllimi i vizitës sime në Shqipëri ishte që të merrja një sasi parash për një ngarkesë droge që do të vinte me një kontenier me fund të dyfishtë. Unë isha porositur nga dy kolumbianë, njëri me emrin El Chiquetette dhe Perea që të vija në Shqipëri dhe, pasi të kontaktoja me një numër shqiptar, të cilin, siç thashë, e mora nga Hoteli, do të merrja një këst parash që varionte nga 600.000 deri 1 milion euro. Nga kjo punë unë do të fitoja 200 mijë euro.

Jam njohur me Chiquetette në Bogotta, Columbi, të cilit i kam bërë të njëjtën punë. Kam shkuar, kam marrë një sasi parash në Medllin, nga e cila kam fituar 30 mijë euro. Ai fitoi besimin tim dhe më dha këtë detyrë që të merrja këstin e parë të sasisë së parave për drogën që do të vinte. Shtetasi tjetër, që ishte Perea, shoku i Chiquetette, ishte bashkë me të dhe nuk para fliste shumë, vetëm me xheste dhe më la të kuptoja se ishte më i rëndësishëm se Chiquettete.  Ai më tha se do të merrja sasinë e parave në Cash, që siç thashë më lart varionte nga 600.000 Euro deri në 1 Milion. Për këtë, do të komunikoja me një shtetas shqiptar, për të cilin më dhanë numrin e telefonit.

Një ditë më pas, pasi kisha mbërritur, kam komunikuar me shtetasin shqiptar në numrin e telefonit,  të cilin me dha Chiquetette, nga telefoni celular i sportelistit tek hotel “Albatros”. Ka qenë mbas dite, dhe personi që komunikova ishte një shtetas shqiptar, mashkull dhe i cili fliste spanjisht. Ai më tha se “kur të jem gati do të njoftoj”. Më pas më pyeti se ku rrija dhe unë i shpjegova se rrija në hotelin Albatros. Ai më tha se do ikësh që aty dhe do shkosh në një hotel tjetër. Për këtë më dërgoi një taksi, i cili më erdhi dhe më mori dhe më çoi në një hotel tjetër, diku afër qendrës së qytetit. Ky ishte risku, të cilin unë kisha marrë përsipër dhe për të cilën do fitoja 200.000 euro. Për këtë fola me një shok në Barcelonë, Huan Carlos, i cili më ka prezantuar me një person nga Kali dhe i cili kishte njohje dhe lidhje në Bankat në Shqipëri, Greqi dhe Hungari. Këtë person e takova ne Barcelonë dhe ai kishte marrë përsipër që ta ndihmonte. Kur të merrja parate, do t’i bëja telefon atij dhe ai do vinte në Shqipëri.13016798_10208177687415819_955579873_o

Nuk komunikova më dhe më vonë pashë në TV se ishte kapur një sasi e madhe droge në Malin e Zi, me distinacion Shqipërinë. Mendova se ishte ngarkesa që pritej të vinte, për të cilën unë do të merrja sasinë e parave. Pas kësaj, duke menduar se në bazë të telefonatës që bëra, policia mund të më kapte dhe mua, kam gjetur kartëvizita të dy avokatëve, të cilët mendova se mund të më duheshin në një moment. Nuk njoh asnjërin prej tyre, veç sa i kam parë studiot dhe kam marrë kartat. Kam qëndruar në hotel dhe nëpër bare, në pritje të kontaktimit me personin e duhur. Pas njoftimit në televizion, pata frikë dhe doja të ikja, por nuk kisha biletë kthimi dhe doja të komunikoja me personat e shtëpisë që të më blinin bileten. Kam blerë një kartë shqiptarë kartofon dhe kam komunikuar me motrën, që quhet Dora Pelaez, të cilës i kam thënë “jam mirë dhe të mos bëheshin merak”. Nuk mbaj mend, pasi kam konsumuar shumë alkol, dhe mbaj mend që i kam thënë taksistit vetëm me ço në aeroport dhe kaq…”.

 

Kategori
Uncategorized

Bie era tritol nëpër lagje or burrë.

fugaBlog-Autor: Artan Fuga.
Çvendosja me dhune e popullsise urbane si forme internimi duke i hedh miletit me tritol ne toke ndertesat e banimit, italisht, nga tarraca e bashkise, italjonce, i thenkan : cvendosje e te drejtave volumetrike.

Me fjale te tjera : E drejta e bashkise te Tiranes per te te internuar…

Dikur te pakten na internonte komiteti i partise…Kishte me lezet. Dhe shtepine ta merrte kryetari i Frontit. Tani te gjitha t’i ben bashkia.

Ma gezofshi reformen territoriale…

Territor
rrrrrr
terror!
Rrrrrrr.
Horror.
Rrrrrrrrr.

Interviste nga tarraca e bashkise si simbol paanesie e ekspertit nga Italia…

Tingellon gezueshem, nuk te thone “ta kerrejme themeline e shtepise”, por te zhvendosim te drejtat volumetrike.

Na bej selam o Sela Salaria.

Hahaha, cfare cmendurie…

Me kujtove gjeneral gramafonin.

Ritem usta Berati ritem, cicile moj cicile….

Ky arktikekti italian që ka ardhur të urbanizojë Tiranën, Stefano Boeri, na bën për te qeshur, po na shkriu gazit!

Por edhe na kall tmerrin.

Deklaron pa të keq se Tirana ka ndërtesa të degraduara që duhen shëmbur… Dhe banoret te degdisen andej nga Babrruja psh. Ose prapa Dajtit…

E mo ca po ju bej, thjesht po ju cvendos te drejtat volumetrike, ju marr nje qen pelushi dhe ju jap nje ari me lesh…

Mos do edhe te na cvendosi me trena ne Aushvic per emigrim ekonomik?

Ore vërtet e ka ky kur sikur të na tregonte Diellin dhe sikur na thotë: Ky është një trup qiellor rreth të cilit vërtitet Toka.

Trivialitete pa fund. Ore mos na di ky se jemi idiotë ne???

Mos na merr për debila!

Merrini një biletë me tragetin me të parë dhe niseni për në Bari a Trevizo se na nxorri bojën. Deri në Porto po e coj unë si Selam Salaria turistik me lekët e mia me taksi, vetëm hiqeni se na morri në qafë.

Ose mbylleni gjëkundi e mos e lejoni të dalë në media sepse me këto që thotë po dridhet edhe foshnja në bark të nënës !

Bie era tritol nëpër lagje o burrë!

Kategori
Uncategorized

“Tirana Papers” – Gazetari Hoxha: U grabiten vilat e ministrit dhe ish-ministrit. U vodh kasaforta 500 mijë euro.

Gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të bujshme në emisionin të “Pa Ekspozuarit” të Ylli Rakipit sot në mbrëmje në Ora News, duke theksuar se janë grabitur vilat e një ministri dhe ish-ministri. Sipas gazetarit, eshte grabitur dhe një kasafortë me 500 mijë euro.

Hoxha deklaroi se katër grabitje të bujshme janë kryer 6 muajt e fundit.

Hoxha: Në të gjitha këto raste, grabitjet janë bërë nga grupe kriminale. Kanë grabitur në shuma të mëdha në cash. Në rastin e fundit që është më i freskët është marrë kasaforta me 500 mijë euro.

Unë përmenda katër raste. Parajsa fiskale kemi edhe këtu. Njëri është ish-ministër, rasti tjetër është ministër i mazhornacës aktuale, rasti tjeter është një funksionare e lartë, që ju grabit kasaforta me rreth 500 mijë euro. Çfarë ndodh? Policia ka informacion.

Rasti ministrit, që e kanë grabitur. Policia e ka marrë vesh në rrugë operative nga informatorët e vet që është grabitur shtëpia e ministrit. Inspektori i zonës dhe oficeri  gjyqësor i kanë shkuar ministrit duke i thënë se kemi informacion se është grabitur shtëpia jua. Ministri ka thënë: jo mua nuk më kanë grabitur!

Rakipi: Si është kuptuar që ky kishte 500 mijë euro?

Hoxha: Ministri ka thënë: Jo mua nuk më kanë grabitur.

Policia i thotë se ne kemi informacione të sakta. Unë shpresoj se hetimi të bëhet dhe të merret vesh shifra reale e grabitjes. .Ata kanë goditur dhe kanë marrë para cash dhe problemi për policinë për të hetuar këto çështje eshte se  ka hasur në kundërshtimin e funksionarëve që kanë thënë: unë nuk jam grabitur.

Policia përdor burime të hapura informative dhe burime që janë qytetarë të zakonshëm. Ka raste që informacionet merren edhe nga grupet kriminale.

Katër rastet që përmenda janë raste që po të shkosh në policinë e shtetit ka informacion, procesverbal dhe dosje. Këto janë raste që janë skeduar. Kur i kam pyetur inspektorët se pse nuk keni pasur bashkëpunim tek personat që janë grabitur, më kanë thënë se nuk justifikonin dot paratë.

Rasti më i freskët, deklarata e pasurise e  kryetarit të Njësisë Administrative Roskovec. Ajo thoshte se kam 200 milionë cash

/Ora News/

Kategori
Uncategorized

Letër kryeministrit! Babai im e mbylli sot dyqanin, se njerëzit nuk kishin më para të blinin. Edhe ne nuk kemi më të ardhura

olta beqiri - rama

I dashur kryeministër,

Sot po ju drejtohem, disi në një mënyrë tepër miqësore, sepse ashtu dua ta merrni këtë letër që po ju shkruaj. Edhe pse do të përdor përemrin “ju”.

I dashur mik, vëlla, baba, xhaxha, kushëri, dajë e mbi të gjitha burrë, sot dua t’ju them ose më mirë t’ju rithem disa këshilla që ju nuk i dëgjuat nga vdekjet e njerëzve, nga mbylljet e dyqaneve, nga kasat fiskale, nga reformat.

I dashur kryeministër, të kesh një titull kaq të lartë, është nder. Populli jua fal me besim e nuk duhet ta njollosni atë, sepse është vetë ai që ju rrëzon.

I dashur kryeministër, kur vendosët të kandidonit, na premtuat një qeverisje të madhe, saqë ndonjëherë më dukej sikur shikoja ëndrra me sy hapur dhe në momentin që mbyllja sytë shikoja brenda meje popullin tim të mjerë me gjysmë shpirti të vrarë e me pak ngjyrë të gjelbër në dorën e tyre. Ishte ngjyra e shpresës kryeministër, ngjyra e shpresës, të cilën ju e bëtë të zezë. Aq të zezë sa gjaku nuk lëvizte më nëpër venat e tyre. Dhimbje.

I dashur kryeministër, sot babai im mbylli dyqanin e mishit, me të cilin ushqeheshim sot e njëzet vite më parë. Po, po e mbylli kryeministër. Njerëzit nuk kishin më të blenin dhe jo vetëm mish, por edhe fruta, perime, pula, ëmbëlsira, madje as miell e vaj kryeministri ynë. Dhe pse ndodhi kjo?  Sepse ju na premtuat mirëqenie sociale kryeministër, por kjo mbeti aty, te syri im i hapur i cili shikonte me të vërtetë ëndrra. Nuk di të them me sa është ulur kjo mirëqenie, por shoh shumë kryeministër.

Po mirë, i dashur kryeministër, a nuk premtuat 300.000 vende pune? Ku mbetën ato premtime? Apo ishin thjeshtë për punë gare politike? Po ku të punojë ai vlla imi tani që u mbyll ai dyqan o kryeministër? Të dalë e të rri rrugëve, brenda në shtëpi apo t’i gjëmojë azileve të Gjermanisë e llotarisë amerikane?

Po ne studentëve o kryeministër, ku do të na dërgosh? Apo do të na fusësh pastrues në kryeministri? Ku do t’i gjejmë aq para për të paguar një master shkolle? Apo do t’i kemi falas?

Kryeministër, nuk jam kundër kasave fiskale, nuk jam kundër pagesës së energjisë elektrike, nuk jam kundër parqeve për fëmije, nuk jam kundër reformës në drejtësi, sepse dua që edhe ne të jemi Shqipëria Europiane,por ky popull që ju jep besim ka një shprehje të urtë : Gjërat e mira bëhen ngadalë-ngadalë.  Ndërsa ju i morët shumë shpejt kryeministër, saqë kam frikën e ndonjë aksidenti gjatë rrugës. Jemi pak a shumë në një situatë të tillë si lepuri me breshkën, ku edhe pse kjo e fundit e mori rrugën e saj me ngadalë, arriti të dilte fitimtare. Mirëpo, për fat të keq, në këtë rast ju jeni lepuri.

Kryeminstër, duhet të shihni si fillim mirë mirëqenien tonë. Një pjesë e mirë e popullit shqiptar janë të rrënuar ekonomikisht, një pjesë tjetër janë në gjendje mesatare dhe pjesa më e vogël që mbetet, jeni ju deputët, kryetarët e bashkive dhe ndonjë biznesmen që ka ndërmarrje.

I dashur kryeministër, ndoshta nuk ju duhet aq shumë kjo këshillë, por unë do t’ua jap.

Ndoshta tani kryeministër ju po numëroni paratë e fituara vetëm sot, ndoshta tani kryeministër, ai roja juaj po ju hap derën e makinës, ndoshta tani kryeminstër po blini një orë 50.000 dollarëshe, ndoshta tani kryeministër po shfletoni e po firmosni letra pa i parë, ndoshta tani kryeministër po na shani neve, popullin budalla, ndoshta tani kryeministër, po vendosni se cilën kollare të vini për një mbrëmje, ndoshta tani kryeministër po vendosni të ndërroni makinën. Ka shumë ndoshta që ju përkasin juve kryeministër. Por di që shumë pak shkojnë për shtat me juve.

Kryeministër, i nderuari ynë kryeministër, pasuria më e madhe për ju nuk duhet të jenë paratë, telefonat, makinat. Nesër ndoshta nuk do t’i keni më kryeministër, ndoshta nesër zgjoheni edhe pa pizhamat tuaja të gjumit, sepse ashtu ka thënë, ai aty lart, që na vëzhgon. Ju e keni pasurinë tuaj kryeministër, është familja juaj dhe ne, populli budalla i cili fal aq shumë besim përkundrejt jush, por në fund kthehet në një lolo të mjerë e të papërfillshëm për katër vite.

Olta Beqiri, Shijak 8 prill 2016

Kategori
Uncategorized

“Surreli Papers”

“Panama Papers” ka tërhequr me të drejtë vëmendjen e publikut shqiptar për të mësuar se kush janë shqiptarët që kanë përdorur “parajsat fiskale”?

Sa prejt tyre janë politikanë?
Sa para kanë depozituar?
A ka informacion mbi burimin e krijimit të këtyre parave?
Janë një varg pyetjesh pa fund që vërtet do të ishte mirë t’i dinim përgjigjet. Thjesht, do të na ndihmonte për të kuptuar se kush janë këta rrufjanë politikë, që kanë përdorur këto rrugë të sofistikuara për të fshehur pasurinë e tyre, që besoj se në çdo rast ka patur burim korrupsionin.
Ajo çfarë presim të vijë nga kontinenti amerikan, nuk mund të na trullosë kaq shumë dhe të mos kërkojmë për të njëqindën herë përgjigje mbi pyetjet që dalin nga skandali i “Surreli Papers”. Ka vite që shqiptarët presin që kryeministri Edi Rama të bëjë transparencë për pronat e tij, për Sarajet e Surrelit, për vilat në Durrës, Voskopojë, Vlorë, Sarandë, për “pallatin në pajë”, për 200 milionë eurot që ka transferuar në parajsat fiskale.
Dhe pse jo të mos bëjë transparencë për pronën që ka blerë dy javë më parë në qendër të Tiranës. Për një nga vilat më të vjetra dhe karakteristike të Tiranës, Rama thuhet se ka paguar 5 milionë euro para të thata në dorë.

Pasuritë e Ramës dhe metodat e përdorura prej tij kam frikë se do të turpëronin edhe Putinin. Rama njihet për taksën 20 për qind që i vinte çdo lejeje ndërtimi që dha për ndërtime në Tiranë gjatë 11 viteve që ishte kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit. Rama është denoncuar publikisht nga biznesmenë të njohur në vend për gjobat që i vinte kujtdo që i duhej një firmë apo vulë nga zyra e tij. Këto gjoba të lëshuara nga zyra e Ramës fillonin nga 1 milion euro.
Gjatë tre viteve si kryeministër janë me qindra skandale që kanë mbuluar çdo zyrë të shtetit që është nën kontrollin e tij. Përveç biznesmenëve është buxheti i shtetit që rripet barbarisht çdo ditë prej tij me tendera dhe koncesione korruptive. Një grup i vogël pranë tij të dirigjuar nga vëlla OLSi janë në krye të një operacioni që grabit fonde publike, prona dhe pasuri të shqiptarëve.
Një grup tjetër i dirigjuar nga Sajme qorri grumbullon miliona e miliona euro të tjera për llogari të Ramës, nga prodhimi, shpërndarja dhe trafiku i drogave, që e kanë shndërruar Shqipërinë në një Kolumbi të Europës.
Një grup tjetër i njohur për vrasje dhe krime të tjera të rënda i dirigjuar nga Shullazi mbledh miliona të tjera për llogari të Ramës nga shantazhi dhe terrori që ushtron ndaj komunitetit të biznesit në Shqipëri. 200 milionë eurot që ka transferuar në parajsat fiskale nuk janë asgjë me qindra milionë të tjerë që Rama dhe banda e tij kanë krijuar në Shqipëri vitet e fundit.
Nuk ka dyshim se me të inkriminuar dhe ushtarë që kanë vënë në polici dhe në institucionet e tjera që merren me verifikimin dhe kontrollin e pasurive dhe të pastrimit të parave, Ramës nuk i duhet më të transferojë para dhe të kujdeset që të fshehë luksin dhe pasuritë e tij. Shqipëria e qeverisur prej tij është një parajsë jo vetëm për Ramën, por edhe për të gjithë të korruptuarit dhe kriminelët e këtij vendi. As Panama, as ishujt Virxhin, asnjë nga këto vende të ashtuquajtura parajsa fiskale nuk kanë deputetë vrasës në Parlament dhe anëtarë bandash në qeveri dhe administratë sa ka në Shqipëri. “Surreli Papers” duhen hapur sa më shpejt për të kuptuar edhe pse Shqipëria është sot një parajsë për krimin, por edhe pse është një ferr për qytetarët e thjeshtë.

Kategori
Uncategorized

Pse Edi Rama e sulmoi për herë të pestë Ilir Metën, duke hedhur gurin dhe fshehur dorën?

Pse Edi Rama e sulmoi për herë të pestë Ilir Metën, duke hedhur gurin dhe fshehur dorën?

Nga Kreshnik SPAHIU Dje (të martën) gjatë një debati në TV KLAN, gazetari Artan Hoxha tërthorazi denoncoi një “politikan” të mazhorancës që ka konvertuar floririn e “vjedhur në Krrabë” me 70 milionë paund pasuri të patundshme në Britaninë e Madhe. Sot disa portale pranë qeverisë po publikojnë me sponsorizim lajmin duke e shoqëruar me fotot e Ilir Metës të larë në flori dhe ku drejtpërdrejtë e akuzojnë se ai është i përfshirë në pastrim parash në Londër! Reagimi erdhi menjëherë pasi LSI kërkoi publikisht nga prokuroria që të hetohej Panamaja! Po pse pikërisht dje dhe pse Edi Rama e sulmoi për herë të pestë Ilir Metën duke hedhur gurin dhe fshehur dorën?

1) Edi Rama sponsorizoi dhe negocioi me Top Channel “përgjimin” Meta-Prifti në Janar 2011.
2) Edi Rama me deputetët e tij ndërtuan akuzën për tentativë vrasje ndaj Tom Doshit në 2015.
3) Edi Rama me SOROS publikoi kontratat e DIA me CEZ dhe akuzuan Ilir Metën për 100 milion euro ryshfet.

4) Edi dhe Ina Rama risollën në publik tre muaj më parë përgjimet e Ilir Metës për sponsorizim fushate me Kastriot Ismailajn të bëra që në vitin 2008.
5) Dje (të martën sërish Edi Rama i rinxori një histori 15 vjeçare disi të harruar për vjedhjen e floririt të Krabës duke përhapur informacionin se Ilir Meta zotëron 70 milionë paund pasuri të patundshme në Londër.

Po pse pikërisht dje? Sepse “Panama Papers” dhe shërbimet inteligjente e kanë paralajmëruar Edi Ramën se do i publikohen kontratat e offshoreve dhe pasurive të tij në SHBA, të filtruara nëpërmjet “Paradise Tax” të Panamasë. Tërmeti global i shkaktuar nga publikimi i emaileve të “Panama Paper” paralajmëron revolta popullore dhe revolucione në disa shtete. Populli islandez e ndezi zjarrin i cili do përhapet kudo. Edi Rama kishte vetëm një rrugë që baltën dhe turpin t’ja hidhte partnerit dhe aleatit kryesorë, për të bindur opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar se e keqja e Shqipërisë është Ilir Meta. Duke inskenuar legjendat e floririt të Ilir Metës me blerje hotelesh në Londër ai po synon të spostojë vëmendjen e publikut nga 200 milionë eurot e tij tek historitë e Ilir Metës.

Po deri kur Iliri do e durojë skuthin Edi Rama dhe thikat që ai i ngul sistematikisht pas shpine? Gjithsesi kjo është çështje e Ilir Metës.

Pyetja më saktë që duhet t’u bëhej shqiptarëve: Sa shekuj larg popullit islandez jeni?

Këtë e pëlqejnë %d blogues: