Kategori
Uncategorized

Faleminderit Mark – Nga Çim Peka.

mark

Nga Çim Peka

Shqipëria ndodhet sot në nja kaos total ekonomik, politik, gjeopolitik, mediatik, madje dhe identitar. As në vitin 1997 shqiptarët nuk kanë qenë kaq të paqartë, të pasigurtë, të pashpresë, të pamotivuar. Nuk dinë kujt t’ja besojnë të ardhmen, nuk shohin më si shpresë as emigrimin i cili tashmë nuk është një rrezik i panjohur dhe i pa provuar për ta.

Po jetojmë depresionin ndoshta sepse pasi kemi provuar shumë, pothuajse çdo gjë, e prapë nuk jemi si të tjerët. Pavarësisht se si erdhi dhe sa i besoja Edi Ramës, ne vitin 2013, ish shefi i opozitës ngjalli shpresë atë vit. Po sot? Sot ka zhgënjyer pothuajse këdo. Më së shumti ka arritur të demotivojë biznesin, konkurencën, ambicjen, iniciativën. Me pak fjalë po mundohet të vërë në dyshim gjërat më të shtrenjta, frutet e Lirisë. Mjafton të shikoni se si i ka zhvleftësuar duke ju hedhur nga një kockë mediat e këtij vendi. Ose duke i lënë të rrëshqasin në paligjshmëri bosat e tyre për ti pasur lehtësisht të shantazhueshëm. Dhe për hir të së vërtetës ja ka arritur në masën më të madhe.

Aq shumë i ka nënshtruar sa kanë filluar ta bezdisin edhe me parëndësinë e tyre, prej faktit se është një politikan mirfilltazi prodhim i medias. Rama ndodhet mes dilemës se mos gazetat dhe ekranët që e prodhuan si politikan duan pak më shumë dinjitet sepse kështu i shtohet dinjiteti edhe vetë atij. E bën këtë nga frika se mos po ato media prodhojnë një tjetër si ai. Dhe brenda arësyes së tij të paarësyeshme nuk e ka keq. Shihni pjellën e ti virtuale, Erion Veliajn. Për cilindo që kupton sadopak nga imazhi, Erion Veliaj, duke qënë pjellë, është rrjedhimisht edhe një imituesi i Edi Ramës. Qytetarët nuk e dinë se Veliaj çdo kronikë lajmesh e ka me kosto milionëshe.

Çdo video e tij është me “Korrektor ngjyrash” për ta sjellë para publikut sa më perfekt. Prandaj Edi Rama mund të ketë pas një farë dileme për pak më tepër respekt ndaj “fabrikës” që prodhoi si politikan, por frika se një tjetër më i kuruar, më i artikuluar sado bosh mund t’i zërë vendin duke i hequr tinëz nga pas karriken, i ka zhbërë çdo dilemë. Ajo që Edi Rama nuk kishte menduar, është koha. Koha, edhepse me vonesë, gjithmonë e gjen një zgjidhje. Edi Rama duke i marrë frymën trsparencës dhe duke nxjerrë në rrugë këdo që nuk është dakord me të, në mënyrë të pavullnetëshme ka krijuar një armatë njerëzish të lirë të revoltuar në kërkim të mjeteve për të denoncuar dhe delegjitimuar metodat e tij kontrolluese-shantazhuese ndaj mendimit të lirë, invadimit të jetës së qytetarëve në të gjitha nivelet.

Përvec politikave të tij, Edi Rama po shfaq tendenca të qarta edhe të imponimit të shijeve të tij, që dikush cilëson ekstravagante, e shumëkush të çmendura. Por le të kthehemi tek ushtria e denoncuesve të qeverisjes që Edi Rama ka krijuar me gjithcka ka bërë këto tri vite. Falë rrjetit, të papunët, të pashpresët, dhe një pjesë e intelektualëve të lirë, i janë drejtuar “medias popullore”, asaj që sot është trendy global dhe po transformon në formë dhe në kohë mënyrën se si qytetarët informohen e manipulohen. Një studim i “BBC” kishte arritur në konkluzionin se pas dy vitesh 80 % e njerzve të planetit do të informohen nga rrjeti dhe mediat online. Rreth një milionë shqiptarë kanë sot një profil të tyrin në Facebook. Këta njerëz po aq sa informohen edhe dehen me të vërtetën e në shume raste me të pavërtetën, por gjithsesi informohen tashmë brenda rrjetit që ka krijuar për miliarda njerëz Mark Zuckerbergu.

Falë lehtësirave që Facebook u jep 1 milionë përdorueve të tij shqiptarë, ka bërë që shumë gazetarë të rinj dhe të pa përlyer për shkak të moshës, të bashkohen dhe të krijojnë portalet e tyre, duke i krijuar bezdisje e dhëmbje koke pushtetit, duke xhelozuar në këtë mënyrë, madje edhe inatosur e defaktorizuar, botuesit e kohës së Ramiz Alisë, Gazidedës e Fatos Klosit, të cilët tashmë janë kthyer thjesht në gjobvënës. Këta janë bërë shumë agresivë ndaj këtij trendi të ri të mediave, të cilin trend, për shumë arësye nuk e ndjekin dot, dhe duan s’duan mbeten mbrapa, nuk bëhen dot bashkëkohor. Si mund ta konkurojë letra, lapsi, kalemi,, internetin,celularin, transparencën? Si mund ta konkurojë shkolla e partisë, shkollën e teknologjisë, Fatos Klosi Ëikiliksin, apo Sofo Lazri Mark Zuckerbergun?

Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë. Prandaj kjo rracë e pistë është hedhur në sulm ndaj mediave online, se i risitë e kohës. Se atyre vetë u ka mbetur ora në kohën e shtypshkronjave me plumb. Shihni sa demode dhe jashtë kohe duken ca hajdutë dhe matrapazë që erdhën nga Italia në vitet ’90, zaptuan frekuencat në mungesë të legjislacionit dhe u pasuruan duke na paraqitur për teknologji të përparuar ca rraqe që i mori në koshat e plehrave. Më pas duke shfrytëzuar eksperincën e vendëve të lira na shiten manipulimin si informim e profesionalizem. Sot në kohën e lirisë globale falë dhe rrjetit, shakaxhinjtë e mediatizimit mafioz ndjehen të pafuqishëm dhe të padobishem e duan të na shesin vuajtjen tonë si vlerë, bunkerin si art, të çmendurin si ekstravagant, mjafton që të vazhdojnë të xhvasin miliona. Sot qytetarët shqiptarë janë më të informuar, pse jo dhe të dizinformuar nga llava e informacioneve në rrjet, por janë në epokën e lajmit të jetuar dhe publikuar prej tyre vetë, prandaj, në analizë të fundit, janë më të lirë. Ndoshta shumë herë edhe të pasigurtë, por të hapur. Kjo është arësyeja që rraqet mediatike të Sofo Lazrit nuk mund të mos e urrejnë Mark Zuckenbergun të cilit i themi, faleminderit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: