Kategori
Uncategorized

Ulf Kristersson – en av Sveriges bästa och mest värdiga statsministrar .

🇸🇪 REFORMER SOM STÄRKER STATEN HAR OCKSÅ ETT POLITISKT PRIS

🇸🇪 REFORMER SOM STÄRKER STATEN HAR OCKSÅ ETT POLITISKT PRIS

Det finns stunder då en stat måste fatta svåra beslut. Sverige behövde detta efter en period då den organiserade brottsligheten, segregationen, integrationsproblemen och otryggheten hade fått en omfattning som inte längre kunde ignoreras.

Regeringen som bildades 2022, med Tidöavtalet som grund, satte kampen mot brottsligheten, kontrollen över migrationen, integrationen, ekonomin, energin och säkerheten i centrum. Under denna period blev Sverige medlem i NATO den 7 mars 2024, samtidigt som regeringen vidtog en rad åtgärder för att stärka polisen, bekämpa den organiserade brottsligheten och förändra migrationspolitiken. (Regeringskansliet)

Kort sagt hade och har dessa stora reformer, som var mycket nödvändiga, också ett politiskt pris som inte var rättvist för Moderaterna (M) och särskilt för ledaren Ulf Kristersson.

Sverige består inte bara av de invandrare som missbrukar systemet.
Invandrare i Sverige (de flesta av dem) arbetar, betalar skatt, respekterar lagarna och har byggt sina liv här. Därför bör kampen mot brottsligheten och den oreglerade migrationen inte uppfattas som en kamp mot invandrare i allmänhet.

Här måste man också se påverkan från Sverigedemokraternas hårda retorik.

Dess ständiga angrepp på invandringen utan åtskillnad skapade hos en del av de invandrade grupperna en känsla av att de bedömdes som en enda grupp.
Denna känsla utnyttjades, och i vissa fall underblåstes den av politiska och organisatoriska aktörer, vilket skapade en politisk motreaktion.

I detta klimat kan man inte heller bortse från rollen hos vissa religiösa centra eller organisationer med utländska kopplingar, när de ägnar sig åt politisk propaganda, radikalisering eller skapandet av parallella strukturer.

Religionsfrihet är en rättighet. Antidemokratiskt inflytande är en annan fråga.

Staten måste vara stark mot brottsligheten, men rättvis mot medborgaren.

Ulf Kristerssons regering hade tagit på sig en stor politisk börda för att förändra landets riktning. Kristersson ledde Sverige under en svår period och under hans mandatperiod blev landet medlem i NATO, en historisk förändring av svensk säkerhetspolitik. (Regeringskansliet)

Men valet visade också politikens andra sida: reformer som syftar till att stärka staten kan ha ett politiskt pris hos en del av väljarna, särskilt när de kombineras med en retorik som vissa medborgare upplever som exkluderande.

Kristersson kan bedömas olika av olika medborgare.
Men en sak står klar: Den statsmannen tog på sig en tung politisk börda och ledde landet under en period då många av de nödvändiga besluten varken var lätta eller utan kostnader.

Av denna anledning förtjänar hans arbete respekt och offentlig uppskattning. Inte därför att varje beslut var felfritt, utan därför att det krävs ansvar, beslutsamhet och en beredskap att också bära de politiska konsekvenserna av fattade beslut när man leder ett land i svåra tider.

Och kanske ligger just här en av demokratins paradoxer: reformer som syftar till att stärka staten kanske inte belönas omedelbart vid valurnorna.

Och när ett religiöst centrum förlorar sin riktning och förvandlas till en politisk vänstercell, som vi också har sett i andra fall, då är problemet inte längre den religiösa tron. Problemet är användningen av en religiös struktur för politiska syften.

För regeln är inte riktad mot invandraren.

Regeln är till för att skydda medborgaren.

Och en stark stat mäts inte bara genom sin styrka att införa regler, utan också genom sin förmåga att tillämpa dem utan att förlora förtroendet hos laglydiga medborgare.

REFORMAT QË FORCOJNË SHTETIN KANË EDHE NJË KOSTO POLITIKE

Ka momente kur një shtet duhet të marrë vendime të vështira. Suedia e kishte të nevojshme këtë pas një periudhe kur krimi i organizuar, segregacioni, problemet e integrimit dhe pasiguria kishin marrë përmasa që nuk mund të injoroheshin.

Qeveria e formuar në vitin 2022, mbi bazën e marrëveshjes së Tidö, vendosi në qendër luftën kundër krimit, kontrollin e migracionit, integrimin, ekonominë, energjinë dhe sigurinë. Gjatë kësaj periudhe, Suedia u bë anëtare e NATO-s më 7 mars 2024, ndërsa qeveria ndërmori një sërë masash për forcimin e policisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe ndryshimin e politikës së migracionit. (Regeringskansliet)

Me pak fjalë këto reforma të mëdha që ishin tejet të nevojshme kanë dhe patën një kosto politike jo të drejtë për moderatët (M) dhe veçanarisht për liderin Ulf Kristersson

Suedia nuk përbëhet vetëm nga ata emigrantë që abuzojnë me sistemin.
Emigrantët në suedi (shumica e tyre) punojnë, paguajnë taksa, respektojnë ligjet dhe e kanë ndërtuar jetën e tyre këtu. Prandaj lufta kundër krimit dhe emigracionit të parregullt nuk duhet të perceptohet si luftë kundër emigrantit në përgjithësi.

Këtu duhet parë edhe ndikimi i retorikës së fortë të Sverigedemokraterna-s. Sulmet e vazhdueshme të saj ndaj emigracionit pa dallim, krijuan te një pjesë e komuniteteve emigrante ndjesinë se po gjykoheshin si një grup i vetëm.
Kjo ndjesi u shfrytëzua,dhe në disa raste u ushqye nga aktorë politikë e organizativë, duke krijuar një kundër reagim politik.

Në këtë klimë nuk mund të anashkalohet as roli i disa qendrave fetare apo organizatave me lidhje të huaja, kur ato përfshihen në propagandë politike, radikalizim apo krijimin e strukturave paralele.

Liria fetare është një e drejtë. Ndikimi antidemokratik është një çështje tjetër.

Shteti duhet të jetë i fortë ndaj krimit, por i drejtë me qytetarin.

Qeveria e Ulf Kristersson kishte marrë përsipër një peshë të madhe politike për të ndryshuar drejtimin e vendit. Kristersson udhëhoqi Suedinë në një periudhë të vështirë dhe gjatë mandatit të tij vendi hyri në NATO, një ndryshim historik në politikën suedeze të sigurisë. (Regeringskansliet)

Por zgjedhjet treguan edhe anën tjetër të politikës: reformat që synojnë forcimin e shtetit mund të kenë një kosto te një pjesë e elektoratit, veçanërisht kur ato shoqërohen me një retorikë që disa qytetarë e përjetojnë si përjashtuese.

Kristersson mund të vlerësohet ndryshe nga qytetarë të ndryshëm.
Por një gjë mbetet e qartë: Ai shtetar mori mbi supe një barrë të rëndë politike dhe drejtoi vendin në një periudhë kur shumë prej vendimeve të nevojshme nuk ishin as të lehta dhe as pa kosto.

Për këtë arsye, puna e tij meriton respekt dhe mirënjohje publike. Jo sepse çdo vendim ishte i pagabueshëm, por sepse drejtimi i një vendi në kohë të vështira kërkon përgjegjësi, vendosmëri dhe gatishmëri për të përballuar edhe pasojat politike të vendimeve të marra.

Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron një nga paradokset e demokracisë: reformat që synojnë të forcojnë shtetin mund të mos shpërblehen menjëherë në kutinë e votimit.

Ndoshta edhe kërkesa jonë që drejtues politikë të takoheshin drejtpërdrejt me emigrantët, për të biseduar dhe sqaruar keqinterpretimet, dikujt mund t’i jetë dukur si “tallava”. Por në një demokraci dialogu me qytetarët e sidomos me emigracionin nuk është tallava, por pjesë e politikës.

Dhe kur një qendër fetare humb drejtimin e saj dhe kthehet në një celulë politike të majtë, siç kemi parë edhe në raste të tjera, atëherë problemi nuk është më besimi fetar. Problemi është përdorimi i një strukture fetare për qëllime politike.

Sepse rregulli nuk është kundër emigrantit.

Rregulli është në mbrojtje të qytetarit.

Dhe një shtet i fortë nuk matet vetëm me forcën për të vendosur rregulla, por edhe me aftësinë për t’i zbatuar ato pa humbur besimin e qytetarëve të ligjshëm.

Kategori
Uncategorized

#NIKAJ-MËRTURI, QËNDRESA E PARË ANTIKOMUNISTE

82-vjetori i Betejës së Qafë Kolqit !
Nga Gjovalin PROGNI

Rezistenca e parë antikomuniste nisi në mesin e nëntorit 1944 nga Nikaj-Mërturasit, në Qafën e Kolqit, ku mbetën të vrarë disa burra, por aty mbeti e vrarë edhe Xhemile Shehu (motra e Mehmet Shehut), komandantja e brigadës partizane.

Për pasojë, Nikaj-Mërturi do të thyhej me çdo çmim, duke vrarë edhe njerëz të pafajshëm, duke djegur edhe shtëpi, për të kulmuar me “manifestin kriminal komunist” të 29 shtatorit 1946 në Lekbibaj (ditën e Shën Mhillit), kur u thirrën 2.000 burra, nga mosha 16 deri në 80 vjeç, me qëllim terrorizimin dhe nënshtrimin përfundimtar, duke pushkatuar në prezencë të burrit të qëndresës, Fet Sadikut, dhe të riut Ukë Çunit.

“Hiq kush t’jesh prej n’shtat e n’shtatdhet, se po vjen komunisti, anmiku i Atdheut dhe Fesë”!

Ky ishte kushtrimi që Pader Nikaj, prej Kishës së Palçit, lëshoi 82 vjet më parë, në mesin e nëntorit të vitit 1944, kur komunisti mësyu si bisha e tërbueme Nikaj-Mërturin për ta nënshtruar, pasi kishte nënshtruar me dhunë rrafshin e Malësisë së Gjakovës. Kushtrimi menjëherë mori dhenë.

E burrat kreshnikë të kësaj krahine legjendare, të cilët ditën të presin me pushkë çdo pushtues që iu mësyu vatanit dhe trojeve shqiptare, si turk e shkja, italian e gjerman, edhe kësaj radhe u bënë bashkë. Qitën kushtrimin edhe ndër shefitaret e tyre të përjetshëm, në Shalë e në Shosh, me të cilët ndanë gjithmonë gëzimin dhe idhnimin.

Të gjithë së bashku filluan përgatitjet për përballjen me bishën komuniste, trupat e së cilës drejtoheshin nga Xhemile Shehu (motra e xhelatit Mehmet Shehu), të cilat ishin drejtuar për në Qafën e Kolqit.

Roli i parisë së krahinës, bajraktarëve e vojvodëve, në përgatitjen e qëndresës ishte i jashtëzakonshëm.

U prenë këmbët e urës mbi lumin e Mërturit, për të penguar kalimin e forcave komuniste në zonë, në qoftë se do të thyhej Qafa e Kolqit. Njëkohësisht, trimat Nikaj-Mërturas mbërritën në Qafën e Kolqit, vendi ku do të organizohej prita, dhe u vendosën nëpër pozicione.

Forcat partizane kishin dërguar emisarë për t’u marrë vesh me parinë, në mënyrë që të mos kishte rezistencë, por malësorët trima, duke e ditur se çfarë i priste, nuk pranuan kurrfarë kompromisi.

Dita e parë e përballjes ishte shumë e përgjakshme.

Nga malësorët trima ranë në fushë-betejë:

* Babun Ukë Gjonpali, nga Perajt e Nikajve;
* Qun Kol Marticanaj, nga Perajt e Nikajve;
* Martin Pal Pepkolaj, nga Raja e Mërturit;
* Kol Zef Kukaj, nga Raja e Mërturit.

Në përpjekje e sipër, vritet Xhemile Shehu, komandantja e forcave partizane.

Vlen për t’u theksuar se humbjen e motrës së Mehmet Shehut në këtë betejë, të cilën nuk ua fali kurrë Nikaj-Mërturit, e pasoi një hakmarrje e egër.

Persekutimi komunist në këtë zonë do të ishte më i egër se askund tjetër.

Pas kësaj qëndrese të pashoqe të kreshnikëve të Nikaj-Mërturit, forcat komuniste tërhiqen për ta vazhduar sulmin ditën e nesërme me hakmarrje, jo nga Qafa e Kolqit, e cila u bë Qafa e Ferrit për ta, por duke përdorur rrugë të tjera, nga Dragobia – Lugu i Sylbicës – Qeresh Mulaj.

Gjatë këtij rrugëtimi, vranë edhe tre fshatarë të pafajshëm Nikaj-Mërturas, me pretekstin e pjesëmarrjes në qëndresën e ditës së parë.

Sulmi i ditës së dytë i gjeti të papërgatitur malësorët. Ndaj, Nikaj-Mërturi iu dorëzua sundimit komunist, për t’u pasuar me ngjarje shtypëse e terrorizuese ndaj familjeve të mëdha dhe burrave veprimtarë antikomunistë.

Paralajmërimi i Pader Nikajt doli i vërtetë; në pushtet erdhën ata që për Fe kishin idealet e Partisë dhe për Atdhe kishin Internacionalizmin proletar.

Vlen të theksohet fakti se qëndresa antikomuniste e Nikaj-Mërturit, pa diskutim, është ndër të parat, për të mos thënë e para në Shqipëri, pra e para e këtyre përmasave, e cila meriton një vend të veçantë në historinë antikomuniste të Shqipërisë.

Nderim për jetë qëndresës heroike të Nikaj-Mërturit, “Nderi i Kombit”!

Lavdi të përjetshme këtyre burrave që dhanë jetën në përpjekje me kuçedrën komuniste, për Atdhe dhe Fe!

Kategori
Uncategorized

“NON GRATA”, POR PËRSËRI NË SHBA! Ç’NDODHI?

KUR NARKO-PROPAGANDA TREMBET NGA FAKTET

Për vite, “Non Grata”, FBI-ja, Washingtoni, Sorosi e çdo emër i madh janë përdorur si armë propagandistike kundër Sali Berishës dhe opozitës.

Por emrat nuk janë prova.

Sot kemi një realitet që propaganda nuk e ndryshon dot:

SALI BERISHA ËSHTË PËRSËRI NË SHBA.

Dhe jo për një udhëtim privat.

Ai ndodhet atje si pjesë e një delegacioni politik të ftuar nga bota republikane amerikane, në një rol drejtues.

Pas viteve të përpjekjeve për ta paraqitur si të izoluar, të rrëzuar dhe politikisht të përfunduar, Berisha është ende në këmbë.

Me dinjitet, me qëndresë dhe pa u tërhequr nga beteja.

Viza është marrë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, por askush nuk duhet të sillet sikur një ambasadë vendos sipas dëshirës së një individi. Pas saj qëndron struktura institucionale e shtetit amerikan.

Kjo nuk është “falje zyrtare” dhe nuk është vendim gjykate.

Por është një zhvillim politik që nuk mund të injorohet.

Dhe ngre një pyetje të thjeshtë:

Po sikur disa vendime politike të së kaluarës të kenë qenë të gabuara?

Sidomos kur ato janë përdorur në Shqipëri si armë për të delegjitimuar opozitën dhe për të ndikuar mbi votuesit.

Rekrutimi nga Narkoshteti i drejtuesit të FBI-së McGonigal na kujton gjithashtu se edhe institucionet më të fuqishme nuk janë të pagabueshme dhe se zyrtarët e tyre mund të abuzojnë me detyrën.

Prandaj, mjaft me “burime nga Washingtoni”, insinuata dhe gjykata Facebook-u.

KU JANË PROVAT?

Sepse kur faktet ekzistojnë, nuk kanë nevojë për zhurmë.

Dhe kur mungojnë faktet, zhurma mediatike që është edhe arma e juaj e preferuar, është thjesht propagandë .

SALI BERISHA IS BACK IN THE UNITED STATES.

And not on a private trip.

He is there as part of a political delegation invited by the Republican world in the United States, in a leadership role.

After years of attempts to portray him as isolated, politically defeated and finished, Berisha is still standing.

With dignity, determination and without retreating from the political battle.

His visa was obtained at the U.S. Embassy in Tirana, but no one should pretend that an embassy issues visas according to the personal wishes of one individual. Behind such a decision stands the institutional structure of the U.S. government.

This is not an official apology, nor is it a court ruling.

But it is a political development that cannot simply be ignored.

And it raises a simple question:

What if some of the political decisions of the past were wrong?

Especially when those decisions were subsequently used in Albania as weapons to delegitimize the opposition and influence voters.

The McGonigal case also reminds us that even the most powerful institutions are not infallible, and that officials can abuse their positions.

So enough with “sources in Washington,” insinuations and Facebook courts.

If there is evidence — PRESENT IT.

If there are investigations — LET THE INSTITUTIONS SPEAK.

If there is criminal responsibility — LET THE COURTS DECIDE.

Berisha is not above the law.

BUT NEITHER ARE HIS OPPONENTS.

And today the question is stronger than the propaganda:

WHERE IS THE EVIDENCE?

Because when facts exist, they do not need noise.

And when facts are missing, noise is simply propaganda.

NÄR PROPAGANDAN FRUKTAR FAKTA

I åratal har ”Non Grata”, FBI, Washington, Soros och andra stora namn använts som politiska vapen mot Sali Berisha och oppositionen.

Men stora namn är inte bevis.

I dag finns det en verklighet som propagandan inte kan förändra:

SALI BERISHA ÄR TILLBAKA I USA.

Och inte på en privat resa.

Han befinner sig där som en del av en politisk delegation inbjuden av den republikanska världen i USA, i en ledande roll.

Efter år av försök att framställa honom som isolerad, politiskt besegrad och färdig står Berisha fortfarande kvar.

Med värdighet, beslutsamhet och utan att dra sig tillbaka från den politiska kampen.

Visumet utfärdades vid USA:s ambassad i Tirana. Men ingen bör låtsas att en ambassad utfärdar visum efter en enskild diplomats personliga vilja. Bakom ett sådant beslut står den amerikanska statens institutionella struktur.

Detta är inte en officiell ursäkt och inte heller ett domstolsbeslut.

Men det är en politisk utveckling som inte kan ignoreras.

Och den väcker en enkel fråga:

Tänk om vissa politiska beslut från det förflutna faktiskt var felaktiga?

Särskilt när dessa beslut i Albanien har använts som politiska vapen för att delegitimera oppositionen och påverka väljare.

McGonigal-fallet påminner oss dessutom om att inte ens de mäktigaste institutionerna är ofelbara och att tjänstemän kan missbruka sin ställning.

Så nog med ”källor i Washington”, insinuationer och Facebook-domstolar.

Om det finns bevis — LÄGG FRAM DEM.

Om det finns utredningar — LÅT INSTITUTIONERNA TALA.

Om det finns straffrättsligt ansvar — LÅT DOMSTOLARNA AVGÖRA.

Berisha står inte över lagen.

MEN DET GÖR INTE HELLER HANS MOTSTÅNDARE.

Och i dag är frågan starkare än propagandan:

VAR ÄR BEVISEN?

För när fakta finns behövs inget oväsen.

Och när fakta saknas är oväsendet bara propaganda.

Kategori
Uncategorized

ATT HA ETT IDEAL !

ATT HA ETT IDEAL

När posten tar slut, då börjar idealet att synas.

Margareta Cederfelt är ett välkänt namn inom svensk och europeisk politik. Hon har varit riksdagsledamot under flera mandatperioder, tidigare vice president och senare president för OSSE:s parlamentariska församling, och har lång erfarenhet av internationell parlamentarisk diplomati. Under åren har hon även haft viktiga uppdrag inom Interparlamentariska unionen (IPU).

Men det som imponerar mest på mig är inte bara hennes politiska karriär. Det är vad hon gör efter att hon har beslutat sig för att inte längre kandidera till riksdagen.

Margareta fortsätter att vara ute på fältet, möta medborgare, samtala med dem och kampanja för Moderaterna och dess kandidater. Hon arbetar för en politisk kraft även om hon den här gången inte själv söker ett mandat.

Och det är just här skillnaden ligger.

Om politik bara handlade om personligt intresse, varför skulle man fortsätta arbeta när det inte längre finns en post att vinna?

För att man tror på något.

För att man har ett ideal.

För att man ser politik som ett samhällsuppdrag och inte som en personlig investering.

Här blir också kontrasten tydlig mot det vi så ofta har sett i Albanien.

I Albanien verkar det för många politiker som om politiken börjar med kandidaturen och slutar med posten. När de står på listorna söker de röster. När de får mandat söker de makt. När de förlorar sin post eller hamnar utanför listorna är det vissa som inte bara drar sig undan, utan också vänder sig mot den politiska kraft som lyfte dem och gjorde dem till ledamöter, ministrar, borgmästare eller direktörer.

Här ser man idealet. I Albanien ser man alltför ofta egenintresset.

Här kan en politiker sluta vara kandidat och ändå fortsätta arbeta för sitt parti.

För vissa i Albanien gäller däremot att om det inte längre finns en stol åt dem själva, då finns det inte heller något parti, inget ideal och ingen medborgare att kämpa för.

Detta är skillnaden mellan politiskt idealism och politisk materialism.

Idealisten frågar: ”Vad kan jag göra för det jag tror på?”

Materialisten frågar: ”Vad kan jag få ut av det?”

Och just därför är Margareta Cederfelt, och inte bara hon, ett exempel som förtjänar att uppskattas.

För en politikers värde mäts inte bara när han eller hon har ett mandat.

Det mäts framför allt när mandatet inte längre är deras eget.

Om man även då fortsätter att arbeta, övertyga, tjäna samhället och stödja andra, då förstår man att det bakom politiken har funnits ett ideal och inte bara ett personligt intresse.

Posten kan ta slut. Idealet gör det inte.

Och det är denna demokratiska kultur som vi också måste lära oss att bygga i Albanien.

Men åtminstone efter att deras mandat har tagit slut borde de inte försvinna som om de aldrig hade varit en del av den politiska kraft som de tillhörde. Ännu värre är det när de förvandlar sin personliga besvikelse till hat och börjar lägga hinder i vägen för det egna partiet – det parti som en gång stödde dem och hjälpte dem att nå politiska positioner.

Mandatet tar slut, posten tar slut, men tacksamheten, värdigheten och idealet borde inte ta slut.

🇦🇱🌎🇸🇪🇦🇱🌎🇸🇪🇦🇱🌎🇸🇪

TË KESH IDEAL

Kur posti mbaron, atëherë fillon të duket ideali.

Margareta Cederfelt është një emër i njohur i politikës suedeze dhe europiane. Deputete e Riksdagut për disa mandate, ish-zëvendëspresidente dhe Presidente e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, me një përvojë të gjatë në diplomacinë parlamentare ndërkombëtare, ajo ka mbajtur ndër vite përgjegjësi të rëndësishme edhe në kuadër të Unionit Ndërparlamentar (IPU).

Por ajo që më bën përshtypje nuk është vetëm karriera e saj politike. Është ajo që bën pasi ka vendosur të mos kandidojë më për Riksdagun.

Margareta vazhdon të jetë në terren, të takojë qytetarët, të flasë me ta dhe të bëjë fushatë për Moderaterna-n dhe kandidatët e saj. Punon për një forcë politike edhe pse këtë herë nuk kërkon një mandat për veten.

Margareta Cederfelt dhe Doris Pack, në Bruksel

Dhe këtu qëndron dallimi.

Nëse politika do të ishte vetëm interes personal, pse do të vazhdoje të punosh kur nuk ke më një post për të fituar?

Sepse beson.

Sepse ke ideal.

Sepse e kupton politikën si shërbim dhe jo si investim personal.

Këtu është edhe kontrasti i madh me atë që kemi parë shpesh në Shqipëri.

Në Shqipëri, për shumë politikanë, duket sikur politika fillon me kandidaturën dhe mbaron me postin. Kur janë në lista, kërkojnë votën. Kur marrin mandatin, kërkojnë pushtetin. Kur humbin postin ose mbeten jashtë listave, disa jo vetëm që largohen, por kthehen edhe kundër forcës politike që i ngriti, i bëri deputetë, ministra, kryetarë bashkie apo drejtorë.

Këtu shohin idealin, në Shqipëri shumë shpesh shohin interesin.

Këtu një politikan mund të mos jetë më kandidat dhe përsëri të punojë për partinë e tij.

Ndërsa për disa në Shqipëri, nëse nuk ka më karrige për vete, nuk ka më as parti, as ideal, as qytetar.

Ky është ndryshimi mes idealizmit dhe materializmit politik.

Idealisti pyet: “Çfarë mund të bëj për atë që besoj?”

Materialisti pyet: “Çfarë mund të marr prej saj?”

Dhe pikërisht për këtë Margareta Cederfelt dhe jo vetëm ajo, janë një shembull që meriton të vlerësohet.

Sepse vlera e një politikani nuk matet vetëm kur ka një mandat.

Matet sidomos atëherë kur mandati nuk është më i tij.

Nëse edhe atëherë vazhdon të punojë, të bindë, të shërbejë dhe të mbështesë të tjerët, atëherë kupton se pas politikës ka pasur një ideal dhe jo vetëm një interes.

Posti mund të mbarojë. Ideali jo.

Dhe kjo është demokracia që duhet të mësojmë të ndërtojmë edhe në Shqipëri.

Ne e dimë se politikanët apo pushtetarët tanë nuk mund të bëhen lehtësisht si ata perëndimorë, e aq më pak si suedezët, që mund të ecin nëpër qytet mes qytetarëve, pa bodyguard, pa frikë, në këmbë apo me biçikletë.

Por, të paktën, pas përfundimit të mandatit, të mos largohen sikur të mos kenë qenë kurrë pjesë e asaj force politike; aq më keq, të mos e kthejnë zhgënjimin personal në urrejtje dhe të mos u vënë ferra nën këmbë atyre që dikur i mbështetën dhe i ngritën politikisht.

Mandati mbaron, posti mbaron, por mirënjohja, dinjiteti dhe ideali nuk duhet të mbarojnë.

U.Gjata me z. Margaret Cedërfelt
Kategori
Uncategorized

Sali Berisha nuk është thjesht një individ në PD.

Disa prej atyre që u rritën politikisht, u bënë deputetë, ministra, drejtues dhe figura publike nën siglën e Partisë Demokratike, harruan shpejt se nga kishin ardhur. Sapo menduan se Berisha ishte politikisht i “mbaruar,” nuk u mjaftuan me largimin prej tij. Ata deshën edhe rrënimin e tij politik dhe, kur menduan se ai kishte rënë, nisën të kërkonin edhe eshtrat.

Këta njerëz, të cilët për vite me radhë u majmën me pushtetin, strukturat dhe votën e demokratëve, u përpoqën të ndërtonin një alternativë mbi rrëzimin e atij që dikur i kishte ngritur. Në vend që të ndërtonin të ardhmen e tyre me ide, punë dhe besimin e demokratëve, pritën rënien e Berishës për të pretenduar trashëgiminë e tij.

Dhe pikërisht këtu qëndron një nga paradokset më të mëdha të politikës shqiptare.

Ata që duhej të përballeshin me pushtetin e Edi Ramës, shpesh u shfaqën më të zellshëm në sulmet kundër Berishës dhe Partisë Demokratike. Për shumë demokratë, kjo nuk ishte më thjesht një përplasje politike, por një përpjekje për ta dobësuar opozitën nga brenda, ndërkohë që pushteti përfitonte nga përçarja.

Për vite me radhë u ushqye një narrativë e njëjtë: Berisha ishte i izoluar, politikisht i përfunduar dhe pa të ardhme. Por sot, ata që e shpallën të vdekur politikisht duhet të përballen me një fakt që nuk mund ta ndryshojnë me deklarata televizive.

Berisha qëndroi.

Ai nuk u tërhoq, nuk u dorëzua dhe, mbi të gjitha, nuk e humbi lidhjen me bazën demokrate. Përkundrazi, me një thirrje të tij, demokratë që shumëkush i kishte shpallur të përçarë dhe të dorëzuar u mblodhën përsëri rreth tij dhe rreth Partisë Demokratike.

Këtë, malavitat politike nuk e besuan.

Nuk e besuan se pas gjithë këtyre viteve sulmesh, përçarjesh dhe përpjekjesh për ta nxjerrë nga skena, një thirrje e Berishës do të mjaftonte për të bashkuar përsëri pjesën më të madhe të demokratëve.

Dhe tani, kur Berisha po përgatitet të rikthehet në Shtetet e Bashkuara, të njëjtët njerëz janë hedhur përsëri në sulm. Sikur të mos kishin mësuar asgjë nga pesë vitet e fundit.

Por historia ka një të keqe për ata që përpiqen ta manipulojnë: ajo nuk fshihet.

Mund ta kritikosh Berishën. Mund të mos pajtohesh me të. Mund ta kundërshtosh politikisht. Por nuk mund ta zhdukësh historinë e tij, as historinë e Partisë Demokratike dhe të pluralizmit shqiptar.

Sali Berisha nuk është thjesht një individ në PD. Ai është pjesë e historisë së krijimit të saj, e betejës për pluralizëm dhe e një brezi politik që ndryshoi Shqipërinë pas rënies së komunizmit.

Prandaj, ata që menduan se do të ushqeheshin me rënien e tij dhe se, pasi të binte, do të hanin edhe eshtrat e Berishës, sot duhet të përballen me një realitet krejt tjetër.


Sali Berisha is not simply an individual within the Democratic Party !


FOR THOSE WHO WANTED TO EAT EVEN SALI BERISHA’S BONES!

There are battles fought against a politician by his opponents, but there are also far more bitter battles: those waged by people who were once politically nourished by the same political family and, the moment they thought it had weakened, turned against it to take even what was left.

For Sali Berisha, these past five years have not been merely a confrontation with Edi Rama and his government. They have also been a battle against an entire system of interests, influence and narratives stretching from Tirana to Brussels and Washington. But perhaps the most painful battle was the one fought within the Democratic family itself.

Some of those who rose politically, became MPs, ministers, party officials and public figures under the banner of the Democratic Party quickly forgot where they had come from. The moment they thought Berisha was politically “finished,” they were not satisfied with distancing themselves from him. They wanted his political downfall as well—and when they believed he had fallen, they began looking for even his bones.

These people, who for years had been politically nourished by the power, structures and votes of Democratic supporters, tried to build an alternative on the downfall of the very man who had once helped elevate them. Instead of building their own future through ideas, work and the trust of Democratic voters, they waited for Berisha to fall so they could claim his political legacy.

And this is precisely where one of the greatest paradoxes of Albanian politics lies.

Those who should have been confronting Edi Rama’s government often appeared more eager to attack Berisha and the Democratic Party. For many Democrats, this was no longer simply a political disagreement, but an attempt to weaken the opposition from within, while those in power benefited from the division.

For years, the same narrative was repeated: Berisha was isolated, politically finished and had no future. But today, those who declared him politically dead must face a fact they cannot erase with television statements.

Berisha stood.

He did not withdraw. He did not surrender. And, above all, he did not lose his connection with the Democratic grassroots. On the contrary, with one call, Democrats whom many had declared divided and defeated gathered once again around him and around the Democratic Party.

The political malavita did not believe it.

They did not believe that, after all these years of attacks, divisions and attempts to push him off the political stage, one call from Berisha would be enough to bring most Democrats together again.

And now, as Berisha prepares to return to the United States, the same people have once again launched their attacks—as if they had learned nothing from the past five years.

But history has one inconvenient quality for those who try to manipulate it:

It cannot be erased.

You can criticize Berisha. You can disagree with him. You can oppose him politically. But you cannot erase his history, nor the history of the Democratic Party and political pluralism in Albania.

Sali Berisha is not simply an individual within the Democratic Party. He is part of the history of its creation, the struggle for political pluralism, and the generation of politicians who transformed Albania after the fall of communism.

Therefore, those who thought they would feed on his political downfall—and that once he fell, they would eat even Berisha’s bones—must now face a completely different reality.

The “politically dead” man did not die.

He stood his ground. He came back. He brought Democrats together again and is rebuilding the political force that many had hoped to see destroyed.

And for those who were waiting to eat even his bones, history’s answer is simple:

Sali Berisha was not finished yet.

Read the full article – AL in Sweden