Kategori
Uncategorized

“NON GRATA”, POR PËRSËRI NË SHBA! Ç’NDODHI?

KUR NARKO-PROPAGANDA TREMBET NGA FAKTET

Për vite, “Non Grata”, FBI-ja, Washingtoni, Sorosi e çdo emër i madh janë përdorur si armë propagandistike kundër Sali Berishës dhe opozitës.

Por emrat nuk janë prova.

Sot kemi një realitet që propaganda nuk e ndryshon dot:

SALI BERISHA ËSHTË PËRSËRI NË SHBA.

Dhe jo për një udhëtim privat.

Ai ndodhet atje si pjesë e një delegacioni politik të ftuar nga bota republikane amerikane, në një rol drejtues.

Pas viteve të përpjekjeve për ta paraqitur si të izoluar, të rrëzuar dhe politikisht të përfunduar, Berisha është ende në këmbë.

Me dinjitet, me qëndresë dhe pa u tërhequr nga beteja.

Viza është marrë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, por askush nuk duhet të sillet sikur një ambasadë vendos sipas dëshirës së një individi. Pas saj qëndron struktura institucionale e shtetit amerikan.

Kjo nuk është “falje zyrtare” dhe nuk është vendim gjykate.

Por është një zhvillim politik që nuk mund të injorohet.

Dhe ngre një pyetje të thjeshtë:

Po sikur disa vendime politike të së kaluarës të kenë qenë të gabuara?

Sidomos kur ato janë përdorur në Shqipëri si armë për të delegjitimuar opozitën dhe për të ndikuar mbi votuesit.

Rekrutimi nga Narkoshteti i drejtuesit të FBI-së McGonigal na kujton gjithashtu se edhe institucionet më të fuqishme nuk janë të pagabueshme dhe se zyrtarët e tyre mund të abuzojnë me detyrën.

Prandaj, mjaft me “burime nga Washingtoni”, insinuata dhe gjykata Facebook-u.

KU JANË PROVAT?

Sepse kur faktet ekzistojnë, nuk kanë nevojë për zhurmë.

Dhe kur mungojnë faktet, zhurma mediatike që është edhe arma e juaj e preferuar, është thjesht propagandë .

Avatari i @gjata.com

Nga @gjata.com

Jurnalist . AL in Sweden (alinsweden.blog) is an independent WordPress-based blog focusing on Albanian social, historical, and political commentary, international affairs, human rights, and occasional reflections or historical snapshots concerning Sweden.

Lini një koment