Kategori
Uncategorized

Cili ishte fashisti nga Korca që u bë ministër i jashtëm i Enver Hoxhës.

Një foto e rinisë fashiste e vitit 1940

Në të njëjtën dosje ku gjendjen praktika e anëtarësimit të Nexhmije Hoxhës në Partinë Fashiste, gjendet edhe një praktikë për një vizitë të një delegacioni të gjerë shqiptar në Itali.

Në mars 1940, 50 profesorë dhe 200 gjimnazistë nga Shqipëria bënë një vizitë në Itali, e cila është pasqyruar edhe në shtypin shqiptar. Ata u takuan nga konti Ciano, bënë vizita të ndryshme, etj.

Mes nxënësve gjenden edhe dy figura nga Korça që bënë karrierë në komunizëm, njëri në vitet 1953-1966 ishte ministër i Punëve të Jashtme. Nga ky funksion ai demaskoi shumë herë politikat “fashiste” të shteteve perëndimore për vite me radhe.
Personi tjetër rezulton në vitet 1954-1962 drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit. Edhe ai u tregua i bindur dhe i përkushtuar i partisë për të goditur “armiqtë e klasës”, të cilët shumë herë i akuzonte si “fashistë”.
Këtë foto dhe të tjerat pas saj, Partia e Punës i ruante në dokumentet me të dhëna nga e kaluara për drejtuesit e lartë të saj.

Nga Kastriot Dervishi.

Kategori
Uncategorized

Kapitulli i mbyllur i PD-së .

Nga Desada METAJ-

Për ata që e njohin sadopak Partinë Demokratike është më shumë se e qartë që asnjëherë listat e kandidatëve për deputetë nuk janë diskutuar qoftë dhe formalisht në forumet e partisë,sikundër në zyrën e Berishës për t’i dhënë “dorën e fundit” emrave kanë qenë gjithmonë Topalli, Bode, Imami apo dhe Patozi. Katërshja që së bashku me Majlinda Bregun ishin sot të pakënaqurit e mëdhenj jo vetëm me listat e kandidatëve por edhe me mënyrën sesi Lulzim Basha po drejton PD. Dhe disa nga pretendimet e tyre qëndrojnë,siç mund të jetë shmangia e kryesisë për të paktën leximin e emrave të kandidatëve (të paktën Berisha i lexonte emrat në mbledhjen e kryesisë) ose edhe përfshirja në lista e emrave që nuk kanë kontribut apo profil për të përfaqësuar vlerat e demokratëve. Madje po të mundoheshin dhe pak mund të gjenin dhe shumë arsye të tjera për të kritikuar drejtimin e Bashës gjatë këtyre viteve.

Por a ishte ky momenti i duhur dhe a mund të kërkojnë ata që janë konsideruar figurat kryesore të PD largimin e kryetarit në fushatë elektorale që është akti final për fundosjen e një partie? Nëse ky drejtim paska qenë kaq i gabuar pse duhet të prisnin nisjen e fushatës për të dalë kundër publikisht dhe për më tepër në grup? Edhe më naivi në politikë e kupton se ky mllef, që ka bashkuar në një tryezë kafeneje 6 figura të larta të PD është më i madh edhe se inatet që ata kanë patur me njëri tjerin.

Topalli dhe Bregu, të konsideruara “shemrat” e PD dhe në përpjekje të vazhdueshme për ti fituar vëmendjen ish kryetarit Berisha, Imami dhe Bode apo dhe Patozi ,i vetmi në që përkrahu në garën për kryetar partie Olldashin dhe që u la i vetëm në këtë betejë nga shokët që kishte sot ne tavolinë. Të gjithë bashkë, me poste të larta në 8 vitet e Berishës dhe që sigurisht nuk i la të varfër sa ishin kur e nisën qeverisjen në 2005, sot janë rebeluar kundër Lulzim Bashës duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi i partisë. Dhe ndoshta kanë të drejtë, sepse për herë të parë që kur Berisha i zgjodhi për bashkëpunëtorë të afërt pa e kaluar kandidimin e tyre në garë apo forume partiake e ndjenë veten të përjashtuar nga partia për të cilën mendonin se ishte vendi ku mund të kalonin gjithë karrierën politike.

Por duket se diku llogaritë i kanë bërë gabim, dikush ndoshta i ka gënjyer deri minutën e fundit për ti lenë të besojnë se do jenë pjesë e listave e më pas zhgënjimi i bëri që të reagonin kaq ashpër. Ndoshta inati më i madh i tyre është se nuk e pritën që Lulzim Basha nuk do bënte as më shumë e as më pak sa ç’bente Sali Berisha kur hartonte listat e tij të deputetëve, mbushur me miq e preference personale. Askush prej të “mërziturve” nga Basha nuk do e kishte imagjinuar që në listat ku Berisha përfshinte të preferuarit e familjes së tij do të gjendej dhe ai që do t’i linte jashtë partisë. Sepse në fund të ditës, ajo ishte partia e Sali Berishës dhe sado kolegjiale të dukej vendimarrja e saj, më mirë se ne të gjithë, ata që ishin bashkë sot e dinin që çdo vendim ishte ekskluziv i kryetarit të partisë. E nëse kryetari ka ndryshuar, e pakuptueshme është pse ka kaq shumë mërzitje me ndryshimin e rregullave të lojës.

Nëse i janë bindur rregullave të Berishës, me heqje dhe vënie emrash pa miratim kolegjial, shkarkime apo largime thjesht nga bisedat në zyrën e tij “të mërziturit” nga Basha duhet ta kishin parashikuar që një fund të tillë do kishin dhe ata që kurrë nuk e ngirtën zërin kur njerëz me vlera u larguan me ceremoni nga PD, kur listat e deputetëve hartoheshin me të njëjtat standarte si sot, kur ministra e drejtorë të rëndësishëm ishin teka dhe kapriço të familjes kryeministrore.

Për të gjitha sa më lart, këta të gjashtë ose heshtën ose në rastin më të keq gëzoheshin që kishin nga një rival më pak në parti. Pa e përgatitur veten që një ditë gjithçka mund të kthehej kundër tyre, kjo ndoshta edhe padrejtësisht. Por pa e patur dot moralin për ti kërkuar Lulzim Bashës luajalitet kur rregullat e lojës i ke shkelur vetë kohë më parë. E megjithatë është i mirëkuptueshëm inati dhe rebelimi i tyre në këto moment, sikundër heshtja e Berishës është më ulëritëse se çdo mllef i artikuluar kundër Lulzim Bashës. Sepse në fund të fundit, largimi i njerëzve me të cilët ai drejtoi Shqipërinë për 8 vjet është ndoshta goditja më e madhe për kryetarin historik të PD.

I ndodhur për herë të parë si i huaj në një parti që e ndërtoi dhe e mbajti fort për më shumë se 20 vjet, ai sot duhet të jetë i mërzituri më i madh për listat e Bashës. E ndoshta për këtë, ndryshe nga sa bën zakonisht ai vetëm hesht. Duke dyshuar ndoshta se prezenca e tij në parlamentin e ardhshëm në krahë të njerëzve të Bashës do të jetë e denjë si skenë e spektakleve të humorit. /Opinion.al

Kategori
Uncategorized

Taulantizmi i Partive Politike në Republikën Parlamentare.

Jakup B. GJOÇA
Fillimisht, kam një pyetje për shqiptarët, për ata që De Jure janë SOVRANI, por që De Facto në fushatat zgjedhore, parlamentare dhe vendore përdoren si lolot e kryetarëve të partive, ( nga Sistemi Zgjedhor, që kanë imponuar kryetarët e partive), dhe përherë votojnë “UNI”-n e kryetarëve të partive, por aspak Vullnetin e vet.
-Kë nga kandidatët për deputetë, që janë në Listat e Kryetarëve të Partive, do të votonit me dëshirë, më bindje, që t’ju përfaqësonte në Parlament?
Te përgjigja e kësaj pyetjeve, DUHET TË FILLOJË debati, diskutimi: Sa Demokraci ka në Shqipëri?
Vetëm Taulant Balla është “senator” i përhershëm në Parti (Socialiste). Cilido kryetar partie të shkojë dhe të vijë në Parti, Taulant Balla, nëpërmjet “artit” të zotësisë së tij personale, ka arritur të jetë i përkëdheluri i çdo kryetari partie. Pavarësisht, sa e ka, apo nuk e ka personalitetin, sa reputacion gëzon, apo jo në elektorat dhe në opinionin publik. Taulant Balla, deputet me kryeministër Fatos Nano. Taulant Balla, deputet edhe me kryetar Edi Ramën, edhe pse PS dështon 2 herë në zgjedhjet parlamentare. Taulant Balla, deputet edhe me kryeministër Edi Rama. Taulant Balla do jetë sërish edhe deputet me Rilindjen Socialiste, edhe pse Rilindja Socialiste dështoi tërësisht si qeverisje!
Nëse Taulant Balla do të ishte kandidat për deputet, në Librazhd, në vendlindjen e vet, dhe Sistemi Elektoral do të jetë i atillë, që elektorati voton drejtpërdrejt kandidatin për deputet dhe jo Listën e Partisë, A DO TË VOTOHEJ NGA BASHKËFSHATARËT DHE BASHKËQYTETARËT E VET TAULANT BALLA PËR DEPUTET?
Ky fenomen i “senatorizmit” të përjetshëm të Taulant Ballës në Parti (Socialiste) përbën në Tranzicionin Politik të Shqipërisë fenomenin politik “Taulantizmi i Partive Politike” është përjashtim për vendet demokratike normale, por është veçori vetëm për republika të prapambetura në këndvështrimin e emacipimit demokratik.
Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Arben Imami, Ridvan Bode janë mbledhur në një restorant të Tiranës dhe “qajnë” hallin e tyre të përbashkët, dhe ky hall i tyre i vetëm dhe i përbashkët është mosqënia e tyre në Listat e PD për kandidatët për deputetë.
Ndërkohë, që në spitalet e Tiranës dergjen dhjetëra qytetarë, simpatizantë dhe anëtarë të PD-së, ngaqë u helmuan në mitingun elektoral të PD-së.
Ishministrat dhe ishdeputetët e PD-së, arritën deri aty, sa kërkuan edhe dorëheqjen e kryetarit të PD-së, si hakmarrje personale, ngaqë nuk i bëri më ata deputetë.
Ndërkohë, ishministrat dhe ishdeputetët e PD-së nuk u merakosën, nuk u shqetësuan, nuk ua nxorri goja, qoftë edhe një fjalë inkurajimi, një fjalë humane: “ Të shkuara!” për simpatizantët dhe anëtarët e PD-së, që u helmuan, ngaqë morrën pjesë në mitingun elektoral të PD-së.
PD-ja, (partia edhe e Jozefinës, edhe e Majlindës, edhe e Ridvanit, edhe e Arbenit) është në fushatën elektorale, dhe kundërshtari i vetëm politik për çdo simpatizant dhe anëtar i PD-së është Kryeministri Rama, janë ata që në 4 vjet keqqeverisën Shqipërinë. Kundërshtarë politikë në fushatën zgjedhore parlamentare të PD-së janë ata, që edhe Topalli, edhe Bregu, edhe Bode, edhe Imami, si deputetë të PD në Opozitë, i kanë akuzuar për korrupsion, për keqqeverisje, për arrogancë pushtetore.
Mirëpo, në kundërshtim me këtë logjikë politike, Topalli, Bregu, Bode, Imami e shikojnë kundërshtarin politik të tyre te Kryetari i PD-së dhe madje, para fushatës elektorale. Jo, se këta ISH-ët ministra për 12 vjet dhe ISH-ët deputetë për 12 vjet ndjejnë përgjegjësi për PD-në, jo sepse kanë merak dhe shqetësim për elektoratin e PD-së…
Kryetari i PD-së Sali Berisha në 24 qershor 2013 mori përgjegjësinë politike për humbjen elektorale të PD-së në zgjedhjet parlamentare, duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së. Mirëpo, përgjegjës politik i humbjes elektorale të PD-së në 2013, ishin edhe ministrat e PD-së, Bregu, Bode, Imami, që qeverisën 8 vjet! Përgjegjëse politike e humbjes politike të PD-së në 2013 ishte edhe Topalli, kryetarja e Parlamentit, që kryesoi 8 vjet! Përgjegjës politikë të humbjes elektorale të 2013-s ishin edhe deputetët e PD-së!
Përgjegjësia e humbjes elektorale të Partisë është kolektive!
Dhe përgjegjësia politike për Humbjen elektorale merret duke u vetpërjashtuar tashmë nga të qënit deputetë! Mirëpo, ISH-ministrat nuk ndjenë aspak përgjegjësi politike personale, sepse meraku i tyre është të garantojnë privilegjet personale, me ofiqet politike, sikurse është mandati i përjetshëm i deputetllëkut!!!
Mirëpo, gjithë bashkëpërgjegjësit politikë të humbjes elektorale të PD-së në 2013, jo vetëm që nuk kërkuan ndjesë publike ndaj PD-së, as në 2013, por në 2017-n, këta, bashkëpërgjegjës të humbjeve elektorale të PD-së, bëhen edhe parakohe varrmihës të shpresës të fitores elektorale të PD-së!
Po, po! Këta, ishministra dhe ishdeputetë të PD-së, SABOTOJNË sot fushatën elektorale të PD-së, ngaqë mbetën jashtë listës së PD-së, duke kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të PD-së, ngaqë i përjashtoi nga privilegji i …senatorizmit të përjetshëm partiak!!!
Edhe sikur PD-ja të shkojë në (tjetër) disfatë elektorale, edhe sikur PD-ja të “digjet” elektoralisht, këta ISH-ët e PD-së as që u dridhet qerpiku nga shqetësimi për PD, për elektoratin e tyre, për anëtarët e PD-së, për simpatizantët e PD-së.
ISH-ët janë mbledhur kokë më kokë nëpër restorante, për të sosur Egoizmin e tyre, qoftë edhe sikur të sakrifikohet vetë PD-ja. Motoja e tyre tashmë është: PD-ja jemi ne! Pa ne, nuk ka më PD!!!
Edhe sikur kryetari i PD-së, të ketë gabuar në mospërfshirjen e ISH-ëve në Listën për Deputet, prapëseprapë, ISH-ët nuk aknë asnjë Moral, asnjë të drejtë politike të kërkojnë, në hapjen e fushatës elektorale, dorëheqjen e Kryetarit të PD-së!
Kryetari i PD-së, nuk humbi zgjedhjet elektorale, që ISH-ët të kërkojnë që tani, në fushatën zgjedhore dorëheqjen e tij!
ISH-ët kritikojnë se: “Kjo nuk është PD-ja”, ngaqë ata vetë nuk janë deputetë.
Po, pse cila është PD-ja? Cila duhet të jetë PD-ja? Personalizimi i tyre?
Përse duhet të ekzistojë politikisht PD-ja?
Vetëm për të siguruar “senatorizmin” e përjetshëm të Topallit, Bregut, Bodes dhe Imamit?
Çdo të thotë kjo?
Që pa Jozefina Topallin, pa Majlinda Bregun, pa Ridvan Boden, pa Arben Imamin nuk ka PD?
Atëhere, përse humbi PD-ja në 2013, kur këta ishin ministra dhe kryetare e Parlamentit?
Dhe përse shpresa e fitores elektorale të PD-së, duhet të jetë riciklimi i ISH-ëve, si një supë e ftohtë, e ngrohur në furnelë vajguri?
Apo, këta ISH-ët e PD-së tani kanë zili Taulantizimin e Partisë Socialiste, domethënë “senatorizmin parlamentar të përjetshëm” dhe duan ta njehësojnë “Taulantizimi” si fenomen politik edhe në PD?
Nuk gjykoj dot sot, kur sapo ka filluar Fushata Zgjedhore Parlamentare, sa të drejtë ka Kryetari i PD-së, që rinovoi Listën e PD-së, si një ogur i ri për rinovimin edhe të shpresës për fitoren elektorale të PD-së.
Paraprakisht, duhet theksuar, se Kryetari i PD-së dallon nga kryetari i PS-së, pikërisht, nga strategjia politike elektorale. Që PD-ja të jetë e bashkuar me aleatët e saj në fushatën elektorale, duke qënë se nuk do të ketë koalicione elektorale, përfshiu në Listën e PD-së si kandidatë për deputetë edhe kryetarët e partive politike, për të bërë gjithëpërfshirës elektoratin e Djathtë.
Ndërsa kryetari i PS-së, nuk i përfshiu aleatët e vetë politikë, as në koalicion elektoral, por as një Listat e PS-së!
Është elektorati ai, që me votëbesim në zgjedhjet parlamentare, do të tregojë dhe do të kërkojnë nëse duhet të udhëheqë, apo të dorëhiqet kryetari i Partisë!

 

Jakup B. Goce
Originally, I have a question for the Albanians, for those who have sovereign de jure, but de facto electoral, parliamentary and local campaigns used as stooges of party chairmen, (the Electoral System, which imposed the party leaders ), and always vote “UNI” -we party presidents, but none of his own will.
KE candidates for deputies, who are in the charts Party Chairmen, will willingly vote, on conviction, to represent you in Parliament?
To answer this question, you must begin the debate, discussion: How Democracy in Albania?
Only Balla’s “senator” in permanent party (Socialist). Any party leader to go and come to the party, Balla, through “art” in his personal capacity, has come to be the protégé of any party chairman. Nevertheless, as has, or has not personality, enjoys the reputation, right in the electorate and in public opinion. Balla, a lawmaker with Prime Minister Fatos Nano. Balla, the deputy mayor Edi Rama, although the SP fails second time in parliamentary elections. Balla, a lawmaker with Prime Minister Edi Rama. Balla will again be the deputy of the Socialist Renaissance, although Socialist Renaissance totally failed as a government!
If Balla would be a candidate for deputy, shines, his hometown, and the electoral system will be such that the electorate votes directly candidate for deputy and not the party list, WILL BE VOTING BY fellow and your fellow ITS Balla MP?
This phenomenon of “senatorizmit” eternal Taulant Balla in the Party (Socialist) constitutes Albania’s political transition political phenomenon “Taulantizmi Political Party” is an exception to the normal democratic countries, but it only features backward republic in view of democratic emacipimit .
Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Arben Imami, Ridvan Bode are gathered in a restaurant in Tirana and “weeping” their common plight, and the distress of their single and common is their non-existence in the PD lists of candidates for deputies .
Meanwhile, hospitals in Tirana lie dozens of citizens, sympathizers and members of the Democratic Party, was poisoned because the campaign rally of the Democratic Party.
Ishministrat and PD ishdeputetët’s, went so far as even demanded the resignation of the chairman of the Democratic Party, as a personal vendetta, because they did not make more deputies.
Meanwhile, ishministrat and PD ishdeputetët’s did not care, did not worry, mouth not found them, not even a word of encouragement, a human words: “Long gone!” To supporters and Democratic Party members who were poisoned, because we took part in the election rally of the Democratic Party.
DP (party also Josephine, even the mattresses, even Ridvan, and Arben) is in the electoral campaign, and the only political opponent to every supporter and member of the Democratic Party’s Prime Minister Rama, are those 4 keqqeverisën years Albania. Political opponents in the Democratic Party’s parliamentary election campaign they are, even Topalli, the Coast, the Bode, the Imam as DP MPs in Opposition, have been accused of corruption, misrule for, for pushtetore arrogance.
However, contrary to this political logic, Topalli, Coast, Bode, Imam watch their political opponent of the President of the Democratic Party and even before the election campaign. No, these FORMER s ministers for 12 years and former s deputies for 12 years feel responsible for the DP, not because they worry and concern for the electorate of the Democratic Party …
President of DP Sali Berisha on June 24, 2013 took political responsibility for the DP electoral defeat in the parliamentary elections, resigned from the leadership of the Democratic Party. However, the political chief of the PD-election defeat in 2013, were the PD ministers, Coast, Bode, Imam, who ruled eight years! Responsible political DP-political defeat in 2013 was Topalli, Speaker of Parliament, who presided over 8 years! 2013’s were the Democratic Party MPs in charge of electoral politics loss!
Responsibility electoral defeat of the party’s collective!
And political responsibility for the election defeat was already taken by herself from being members! However, former ministers felt no personal political responsibility, because their concern is to guarantee personal rights, political duty and, as is eternal mandate deputetllëkut !!!
However, all political co-responsible of the DP electoral defeat of 2013, not only did not seek public apology to the DP, as in 2013, but in 2017 in these, jointly to the Democratic electoral losses’s become even Gravedigger premature to hope the Democratic Party’s electoral victory!
Yes Yes! These, ishministra and ishdeputetë DP, sabotage today the Democratic campaign’s because they remained outside the list of the Democratic Party, demanding the resignation of the Democratic Party Chairman, because excluded from the privilege of … the eternal party senatorizmit! !!
Even if DP go to (other) electoral defeat, even if the DP of “burning” electorally, they FORMER s DP nor was trembling eyelid by concern for the PD to their electorate for members DP to DP supporters.
FORMER s are assembled head to head in restaurants, to end their selfishness, even if it sacrificed himself DP. Their motto is now: DP we are! Without us, there is no PD !!!
Even if the chairman of the Democratic Party, have erred in the exclusion of the former s on the list for MP, nevertheless, FORMER s not acne no moral, no political right to require, at the opening of the electoral campaign, the resignation of the Democratic Party Chairman -That!
Chairman of the Democratic Party, lost no elections, the former s request that now, in the election campaign for his resignation!
FORMER s criticize it: “This is not the DP” because they themselves are not members.
Yes, which is why DP? What should be the DP? Their Personalization?
Why should there be politically DP?
Just to make sure “senatorizmin” eternal Topalli, Coast, Bodes and Imam?
What does this mean?
Without Jozefina Topalli, without Bregu without Ridvan Bode, without Arben Imami no PD?
So why DP lost in 2013, when they were ministers and Parliament Speaker?
And why hope the PD’s electoral victory, it should be recycled HI-ordinator, as a cold soup, warmed in kerosene cooker?
Or, they FORMER s DP far have envy Taulantizimin the Socialist Party, that “eternal parliamentary senatorizmin” and want to njehësojnë “Taulantizimi” as a political phenomenon in PD?
There can judge today, when just started the parliamentary election campaign, the right is the Chairman of the Democratic Party, which renewed the list of the Democratic Party as a young prodigy for renewal and hope for the Democratic electoral victory of.
Preliminarily, it should be noted that the Chairman of the Democratic Party differs from the president of the SP, namely, the electoral political strategy. Since DP to be united with its allies in the campaign, given that there will be no electoral coalitions, included in the list of the Democratic Party as candidates for deputies and heads of political parties, to make comprehensive electorate Right .
The chairman of the Socialist Party, did not include political allies itself or in electoral coalition, nor a PS charts of!
It is the electorate that the vote of confidence in parliamentary elections, will show and will ask whether to lead or to resign Chairman of the Party!

Kategori
Uncategorized

Shitja që Rama ju bëri mbasi i përdori “miqve” të tij në PD.

https://plus.google.com/106518131937434503325/posts/aXZdWFwyDWe

Kategori
Uncategorized

Jo ekstremizmit me ekstremizëm. Pavarësisht Manchester-it.

“Moderniteti, për shumë arsye të kuptueshme ka vënë në diskutim të gjitha siguritë e vjetra; pasiguria është një gjendje që shumë njerëz e kanë të vështirë ta durojnë; prandaj çdo lëvizje (dhe jo vetëm religjioze) që premton se do të kriojë apo do të ripërtërijë siguri e ka tregun e gatshëm”.

Ky është një pohim i sociologut amerikan të feve, Peter Berger bërë në vitet ’90, ende pa ndodhur 11 shtatori dhe ende pa u krijuar i ashtëquajturi shteti i Daesh-it. Këtu autori e ka fjalën për ato siguri që nuk janë vetëm çështje armatimesh apo organizmash të inteligjencës, por për ato siguri ideologjike që japin përgjigje të gatshme e të parafabrikuara për çdokënd dhe për çdo gjë e situatë, që kinse “dinë” menjëherë të dallojnë armikun e në mënyrë dogmatike të imponohen në mendjet e njerëzve. Ky është shkaku i ekstremizmit të dhunshëm sot, sepse i shemb themelet sigurive ideologjike dhe nuk pranon që bota ka ndryshuar.

Ngjarjet e fundit në Manchester dhe sot në Egjipt me koptët, por edhe shumë ngjarje të tjera nxisin brenda shumëkujt një lloj instinkti force, që nuk ka të bëjë aq shumë me vetëmbrojtjen e ligjshme, por me një lloj ndjenje hakmarrjeje. Këto ngjarje kanë si efekt të tyrin të menjëhershëm në shumë njerëz dhe shoqëri, mbylljen dhe pozicionimin në qëndrime kategorike dhe absolute që kthehen në përjashtuese. Është deri diku e kuptueshme një gjë e tillë, por është një rrugë e shkurtër, madje është një rrugë pa krye. Ky treg i gatshëm që gjejnë personat e hutuar apo të pështjelluar nga mungesa e sigurive ideologjike ka shpesh emrin e ekstremizmit të dhunshëm dhe të atij ideologjik të cilat janë faqet e së njëjtës monedhë.



Ekstremizmi i dhunshëm në emër të fesë është akoma edhe një herë një instrumentalizim i saj për qëllime të tjera hegjemonie dhe sundimi. Ai sigurisht që kërkon përgjigje, madje të menjëhershme nga ana e shteteve dhe organeve të sigurisë që kanë për detyrë të mbrojnë sigurinë e popujve në bazë të marrveshjeve që janë bërë. Kërkon po ashtu një përgjigje nga vetë religjionet, me një distancim të menjëhershëm dhe dënues e duke mbledhur besimtarët e tyre rreth faljes apo lutjes.

Nga ana tjetër, ekstremizmit të dhunshëm nuk mund t’i kundërvihemi me një ekstremizëm ideologjik po aq të dhunshëm, duke ndërtuar mure moskomunikimi midis popujve e sidomos midis religjioneve, të cilat kanë për detyrë të dialogojnë për të gjetur rrugë, se si së bashku t’i kundërvihen të keqes së ekstremizmit. Nuk ka një rrugë tjetër përpos dialogut, njohjes dhe pranimit reciprok. Kjo është një rrugë e gjatë që nuk sjell siguri të menjëhershme, nuk sjell zgjidhje të thjeshta, por është një rrugë e sigurt drejt një të ardhmeje më të mirë. Ekstremizmat, religjiozë apo edhe laikë qofshin, janë një e keqe për t’u shkulur, sepse dëmtojnë rëndë bashkëjetesën shoqërore.

Ndërtimi i urave na lejon të jetojmë në brigje të ndryshme (religjione te ndryshme, ide apo mendime, etni apo orientime të ndryshme), por të aftë e të mundshëm që të përqafojmë njëri-tjetrin e kështu të kremtojmë së bashku jetën, në paqe.

Kategori
Uncategorized

Ik nga ajo listë Sali Berisha

Ik nga ajo listë Sali Berisha

Më shumë se ata që janë në ‘listën Basha’, lajm bënë ata që u larguan dhe ata që nuk u përfshinë në listën e kreut të PD-së.

Nga Çim Peka /

Pasi krijoi të vetmen forcë të djathtë që nuk u shua nga tranzicioni në lindje të Europës, ish- komuniste, Sali Berisha u largua nga drejtimi i partisë së tij në verën e 2013-së, duke marrë për vete të gjitha përgjegjësitë e humbjes përballë ish-komunisteve shqiptarë. Sigurisht, që një deklaratë e tillë ishte një akt politik për ti hapur rrugë një drejtimi të ri të PD-së.

Dhe ky akt u lexua mjaft mirë nga dy nënkryetarët Jozefina Topalli e Astrit Patozi dhe sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode. Që të tre dhanë dorëheqjen nga funksionet e tyre duke mos garuar përballë Luzim Bashës, të cilin e sfidoi në mënyrë modeste Sokol Olldashi. Në mënyrë modeste edhe për faktin se baza e PD-së nuhati shijen e Sali Berishës për pasardhësin e tij.

Partia Demokratike me Lulzim Bashën kryetar, zgjodhën Këshillin Kombëtar, më pas drejtuesit e departamenteve, dhe në fund kryesinë e re. Organe që përfaqësonin një mbështetje të fortë për kryetarin e tyre të ri, por që Basha duke përvetësuar stilin e drejtimit të paraardhësit i mblodhi shumë rrallë.

Gjithsesi, protesta 90 ditore përballë zyrës së Edi Ramës tregoi se strukturat në dukje në hije, ju përgjigjen në një protestë të pashembullt të PD-së dhe opozitës shqiptare. Deri para dy netësh, kohë kur Lulzim Basha vendosi të përjashtojë kryesinë nga miratimi i listave për deputetë, por ta konkretizojë grupin e tij parlamentar në mënyre surprizë për shumëkënd.

Më shumë se ata që janë në ‘listën Basha’, lajm bënë ata që u larguan dhe ata që nuk u përfshinë në listën e kreut të PD-së.

Janë tre llojesh të përjashtuarit:

1- Ata që mbështetën Sokol Olldashin në garën për kryetar ranë ose u larguam rrugës gjatë këtyre katër viteve.

2- Ata që votuan dhe mbështetën Lulzim Bashën, pasi ishin të bindur se ish-lideri i tyre kishte preferencë anëtarin e ‘KOP’, që mundi edhe Edi Ramën në garën për Tiranën. Këta më së shumti ishin anëtarë të zgjedhur të kryesisë së PD-së së re. Por që Lulzim Basha i fshiu me një të rënë të lapsit, pa i mbledhur fare siç dhe e ka statuti i PD-së. Dhe arsye mesa duket ishte vetëm një. Basha nuk e duronte faktin që kjo pjesë e PD-së nuk e zgjodhën Bashën si Lulzim, por si zgjedhje të Sali Berishës.

3- Dhe të fundit janë ata që Basha i shikonte si sfidues real në garën e radhës brenda partisë. Më konkretisht Topalli e Patozi.

Rezultati: Lulzim Basha krijoji një listë të re e cila është larguar aq shumë nga PD e deri djeshme, sa dhe PS-ja e Fatos Nanos në ’91 nuk e bëri me PPSH-në e Ramiz Alisë. Edhe pse trashëgimia politike e partisë së Nanos ishte kriminale dhe kjo e partisë së Bashës është më së paku reformatore në tentativë.

Sjellja e Bashës ndaj PD-së që mori është shumë më radikale se e liberalit Nano ndaj PS-së që gjeti.

Kanë vetëm një ngjashmëri, Fatos Nano e më pas Edi Rama, mbajtën fort Gramoz Ruçin nga trashëgimia politike e partisë së tyre, për të ruajtur trungun fanatik të elektoratit të tyre. Djallëzisht ose jo, të njëjtën gjë bëri para dy netësh Lulzim Basha me Sali Berishën. Zhduku pjesën më të madhe të historisë së PD-së dhe duke shfrytëzuar indiferencën e Berishës ndaj drejtimit të PD-së, përfshiu thuajse tinëzisht vetëm atë në listë. Duke e trajtuar njëlloj si socialistët Fatos Nano e Edi Rama, Gramoz Ruçin. Me qëllimin e vetëm, për të mashtruar pjesën fanatike të elektoratit opozitar.

Ky është akti më hileqar që ka bërë me listat Lulzim Basha. Pasi, kurrë, po kurrë ama, PD nuk mbart trashëgiminë kriminale të Partisë së Punës. Dhe Sali Berisha nuk është një ish-kryepolic kriminel që drejtoi policinë kriminale të regjimit, por një intelektual i guximshëm që udhëhoqi shqiptarët drejt lirisë.

Prandaj Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e listës së “Republikës së Re”, i vetëm nga “Republika e vjetër”. Mund ta bekojë, mbështesë, por nuk mund të jetë pjesë e saj.

SYRI.net

Kategori
Uncategorized

1990/Si nisi asgjesimi i dosjeve të sigurimit te shtetit.

Takimi i Ramiz Alisë me Hekuran Isain më 22.9.1990

Në vitet 1990-1992 janë asgjësuar në degët e punëve të brendshme dhe në Degën e 4-t të Drejtorisë së Parë, të gjitha dosjet në ngarkim të personave që ndiqeshin prej organeve të Sigurimit për arsye politike.
Faktet që do citohen në vijim, tregojnë se sa i kotë dhe i panevoshëm është roli i Autoritetit “të hapjes së dosjeve”, kur praktikisht shumica e popullsisë së mundshme për t’u interesuar, nuk ka dosje dhe sa pa kuptim është thënë në gjithë këto vite shprehja “kur të hapen dosjet”.
Procesi i zhdukjes së provave nisi në korrik të vitit 1990, pikërisht në kohën kur regjimi e kuptoi se nuk do ta shtynte shumë gjatë. Fakti i asgjësimit të këtyre dosjeve është tashmë shumë i njohur dhe sigurisht nuk jam unë personi parë i përmendjes së kësaj të vërtete.

Fillimisht ka bërë disa shkrime në shtypin e kohës në vitet 1991-1992, ish kryetari i Degës së Arkivit të MPB-së dhe ish kryetar i Degës së 4-t, z.Enver Goxhaj.
Denoncimin e dytë, me një renditje kronologjike të urdhrave të asaj kohe e ka bërë prej kohësh publike ish-kryeministri z.Aleksandër Meksi dhe çdokush mund ta gjejë në internet këtë material. Referimet janë të sakta.
Me këto veprime, regjimi mbrojti praktikisht trupën e persekutorëve, pra ruajti oficerët e Sigurimit të Shtetit nga implikimet e tyre.
Në fillim janë pastruar dosjet e ndjekjes së anëtarëve e kandidatëve të Partisë së Punës, sepse këtë pjesë, kjo parti e konsideronte të vetën. Në masë jo të vogël, shumë prej tyre, sidomos në ushtri, ndiqeshin për veprimtar armiqësore. Asgjësimi i dokumenteve në favor të tyre, ruante këtë kontingjent në pozita besnikërie ndaj Partisë së Punës. Për këtë arsye, e para kategori e përzgjedhur për t’i hequr dokumentet, ishte brenda radhëve të partisë.

Me urdhrin nr.277 dhe 278, datë 2.7.1990, MPB njoftonte organet e varësisë, si vijon:
“Lidhur me përpunimet anëtarë e kandidatë partie dhe materialet në ruajtje të tyre, nga ana juaj të veprohet në këtë mënyrë: Hapni udhëzimet që ju kemi dërguar dhe në bazë të tyre të trajtohen përpunimet anëtar e kandidat partie si dhe materialet në ruajtje nga ana juaj. Ndryshimi qëndron vetëm në atë që për këto raste do të gjykohen nga sekretari i parë i komitetit të partisë së rrethit dhe në ushtri nga sekretari i komitetit të partisë së njësisë, barabartë me të.
Materialet në ruajtje do të jenë kryesisht që bëhet fjalë për spiunazh dhe organizim kudo ato që janë ruajtur, thjeshtë për agjitacion e propagandë që në ligjin e ri nuk konsiderohen më si krim, të asgjësohen menjëherë. Asgjësimi të bëhet në bazë të rregulloreve. Kjo punë të përfundojë brenda 15 korrikut”.

Pak kohë pas nisjes së aksionit të madh të asgjësimit, më 22.9.1990, Ramiz Alia priti zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Hekuran Isai. Në këtë bisedë u fol për zhvillimet e përditshme, ndërsa nuk kishte një plan të përcaktuar për rendin e ditës, sepse është vënë një titull i përgjithshëm në këtë mënyrë: “Organet shtetërore në fushën e tyre duhet t’i plotësojnë me akte ligjore vendimet e partisë”. Ndër të tjera, Hekuran Isai thotë:
“Unë i kuptova të gjitha idetë që shtruat në takimin me kuadrot e Ministrisë së Brendshme. Ç’është e vërteta, kuadrot tanë kishin një çoroditje të plotë, por porositë tuaja, që përbëjnë një ndihmë kolosale për ne, i sqaruan. Në atë kohë kishte ndër ta që mendonin se më mirë të mos kishte Ministri të Brendshme se sa ta kishim në atë gjendje që u krijua, duke i asgjësuar të gjitha dosjet, duket sikur ajo qe hequr mënjanë. Ishte kuptuar keq demokratizimi”.

Nga Kastriot Dervishi.
(tematika vijon)

Kategori
Uncategorized

Llojet e dosjeve të bashkëpunëtorëve (rezidentë, agjentë, informatorë, strehues):

Llojet e dosjeve dhe mjeteve të informimit që përdoreshin në Ministrinë e Punëve të Brendshme gjatë diktaturës komuniste

Nisur nga fakti i përmendjes shpeshherë i fjalisë “të hapen dosjen” pa e pasur të qartë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, po shpjegoj në mënyrë të përmbledhur llojet e dosjeve që përdoreshin dikur në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nga dendësia e informacionit që kanë, po shpjegoj shkurt vetëm ato më kryesorët si dhe po përmend llojet e tjera të dosjeve.
Dokumentet mbi aktivitetin e përditshëm të drejtorive dhe reparteve të MPB-së i gjejmë në dosjet që kanë dalë nga sekretari-arkivat e kësaj ministrie. Ndërsa dosjet që i takojnë rrjetit sekret dhe personave të ndjekje kanë rrjedhur nga kartoteka qendrore (Dega e 4-t e Drejtorisë së Parë) dhe kartotekat e degëve të punëve të brendshme në rrethe. Dosjet e mëposhtme janë qenë subjekt i Degës së 4-t dhe kartotekave. Ndërsa mjete informimi janë regjistrat dhe kartelat.

Llojet e dosjeve të bashkëpunëtorëve (rezidentë, agjentë, informatorë, strehues):
-Dosje personale, në të cilën shënoheshin gjeneralitetet, plani i rekrutimit, biografia, betimi, pseudonimi, etj.
-Dosje pune, në të cilën vendoseshin të gjitha raportet informative të bashkëpunëtorit.

Dosjet që hapeshin për personat që ndiqeshin:
-Dosje e përpunimit aktiv 2A, për gjithë personat mbi 14 vjeç, shqiptarë ose të huaj për të cilët kishte të dhëna për veprimtari “armiqësore” (agjitacion e propagandë, orvatje për arratisje, diversion, spiunazh, etj) ose keqbërëse (vjedhje, vrasje, etj).
-Dosje e kontrollit operativ 2B, për gjithë personat mbi 14 vjeç, shqiptarë ose të huaj, me të kaluar “armiqësore”, por që nuk e ushtronin më këtë veprimtari.
-Dosje e përpunimit paraprak (PP), për gjithë personat mbi 14 vjeç, shqiptarë ose të huaj, për të cilët kishte të dhëna për veprimtari “armiqësore” ose keqbërëse.
-Dosja agjenturore, për një grup personash që zhvillonin veprimtari “armiqësore” e keqbërëse, me kushtin që dy prej tyre të ishin në përpunim 2A. Këto lloj dosjesh njiheshin me pseudonim (p.sh. “Bloza”, “Bataku”, etj).
-Dosje e problemit të centralizuar, krijohej për ngjarje ose objekte me rëndësi të veçantë operative.

Llojet e dosjeve për krimet pa autor:
-Dosja e kërkimit
-Dosja e zbulimit të autorit
-Dosja e informatave

Llojet e dosjeve për evidencimin dhe kontrollin e shtetasve shqiptarë ose të huaj me interes operativ:
-Dosja e të arratisurit
-Dosja për të arratisurin me aktivitet
-Dosja e shoferëve të huaj me aktivitet
-Fashikulli i të internuarit
-Fashikulli i të huajve me qëndrim të përkohshëm në Shqipëri
-Fashikulli i shkelësve të kufirit
-Fashikulli i emigrantit
-Fashikulli i personit që arrestohet e dënohet pa qenë në përpunim

Dosjet e objekteve:
-Dosje e objektit të rëndësisë së veçantë (ORV)
-Dosje e objektit të përfaqësisë diplomatike e tregtare

Dosjet e zbulimit dhe parandalimit:
-Dosja e drejtimit të kundërzbulimit
-Dosja e drejtimit për ruajtjen e reparteve të MPB-së
-Dosja e drejtimit të ekonomisë
-Dosje e drejtimit për ruajtjen e forcave të armatosura
-Dosje e drejtimit grupimeve kundërrevolucionare
-Dosje e drejtimit për ndjekjen e krimeve (vetëm nga Policia).
-Dosje e drejtimit për mbrojtjen e ekonomisë socialiste (vetëm nga Policia)

Regjistrat:
-Regjistri i përpunimeve “Model 1”, në të cilin evidencoheshin të gjithë personat në përpunim 2A dhe 2B nga degët e punëve të brendshme dhe Sigurimi i Ushtrisë. Në Degën e 4-t hidheshin të gjitha të dhënat e përpunimeve. Përpunimet PP nuk shënoheshin, veçse në rastet kur personi ngrihej në përpunim 2A ose arrestohej.
-Regjistri i bashkëpunëtorëve, “Model 2”, në të cilin evidencoheshin bashkëpunëtorët nga Sigurimi e Policia.
-Regjistri i kontingjenteve, “Model 3”.
-Regjistri i evidencimit të regjistrave, “Model 4”.
-Regjistri i dosjeve dhe fashikujve, “Model 9”, në të cilin evidencohen dosjet e drejtimit ORV, ambasadave, zbulimit të autorit, etj.
-Regjistri i dosjeve dhe fashikujve të arkivuar, “Model 10”.
-Regjistri i dosjeve të centralizuara e agjenturore, “Model 11”.
-Regjistri i personave të riatdhesuar, “Model 13”.
-Regjistri i dosjeve penale, “Model 15”, për dosjet hetimore-gjyqësore.
-Regjistri i shkelësve të kufirit, “Model 16” (nga jashtë-brenda).
-Regjistri i personave të internuar apo dëbuar, “Model 17”.
-Indeksi i informatave, “Model 5”, në të cilin evidentoheshin personat që kishin dhënë informacione për Sigurimin dhe Policinë.
-Indeksi i personave të këshilluar apo demaskuar, “Model 7” (përjashto anëtarët dhe kandidatët e PPSH-së).
-Indeksi i të arratisurve “Model 14”, (në shkallë rrethi).
-Indeksi i të bashkëpunëtorëve nga të dënuarit “Model 25”.
-Lista e personave me tendencë arratisjeje “Model 16” (alfabetike).
-Lista e lidhjeve familjare të të arratisurve “Model 12”.

Kartelat:
-Kartela “Model 1”, për personat që ndiqeshin
-Kartela “Model 2”, për bashkëpunëtorët
-Kartela “Model 3”, për kontingjentet
-Kartela “Model 4”, për të arratisurit
-Kartela “Model 5”, për shtetasit e huaj me qëndrim në Shqipëri
-Kartela “Model 6”, për shqiptarët që takohen me shtetas të huaj
-Kartela “Model 6A”, për shqiptarët që mbajnë korrespondencë me të huajt apo me të arratisurit
-Kartela “Model 7M”, për shqiptarët që mbanin lidhje me të arratisurit

Ky shpjegim vlen për të kuptuar më mirë një informacion interesant që do ta postoj nesër.

Nga Kastriot Dervishi.

Kategori
Uncategorized

Sot ditëlindja e Naim Frashërit, poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare.

Naim Frashëri u lind më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Ai ishte poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare. Naim Frashëri luajti, përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol themelor për shqipen e re letrare, të cilën e shkroi me një pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbështetur kryesisht në gjuhën e popullit, e shkroi të pastër dhe bëri një punë të dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë në lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture. Ndikimi i Naim Frashëri, me gjallje të shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme, ishte i madh. Pas vitit 1945 u vunë në pah dhe u çmuan gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të veprave të Naimit. Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për merita kulturore në Shqipërinë jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.

Falja

Zot i math e i vërtetë

Që kreve ç’shohëm në jetë,

Edhe të tjerë që janë

Pa funt pa krye pa anë,

Edhe kudo je ti vetë,

Syri yn tekdo shikon,

Që nga lint e gjer tek përndon,

Më çdo vënt të sheh fuqinë,

Urtësin’ e madhërinë,

Falna gjithë mirësitë,

Epna dituri e dritë,

Tregona udhën’ e mirë,

Mos na lerë n’errësirë,

Dhurona gjithë të mirat,

Mërgona nga të pështirat.

Zot! falna vëllazërinë,

Dashurin’ e miqësinë,

Epna dëshirë të msojmë,

E të mirat të punojmë,

Bëna të but’ e të qetë,

E të urt’ e të vërtetë,

Jetënë ta trashëgojmë

 

Naim Frashëri

Naim Frashëri

Bagëti E Bujqësi

O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m’erë,
Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;
Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,
Në pyjet’ e gjelbëruar, atje rrinë perënditë.

Mendje! merr fushat e malet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti.

Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë,
E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
Bashkë me shpest edhe unë t’ia thërres këngës e t’ia them;
Të shoh kedhërit’ e shqerrat, deshtë, cjeptë, dhëntë, dhitë,
Qiellin’ e sbukuruar, dhenë me lul’e me dritë.

Vashë bukurosh’e bariut! që vjen me llërë përveshur,
Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur,
Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë,
Në sythit tënt e shoh gazë, që s’e kam gjetur ndë jetë.
Dashi sysk e me këmborë, q’e ke manar, po të vjen pas,
Dhe qeni me bes’ i larmë të ndjek me dëshir’ e me gas.
Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë?
– Pash’ atje pas më të gdhirë,… ja atje përtej tek vinë!

O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija!
Vinë posi mblet’ e plotë! I bekoftë Perëndija!
Nëpër shesh’ e nër bregore janë përhapurë shqerrat,
E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat;
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok,
Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur,
Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn’ e s’lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija,
Secili futet në tufë, suletë ne mëm’ e tija,
Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji,
Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi;
Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele,
Bir’ e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele.

Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë!
E ç’nom të bekuar vure për çdo gjë q’është në jetë!

Sa më pëlqen blegërima, zër’i ëmbël’ i bagëtisë,
Qëngji edhe kec’i bukur, që rri më gjunj’ e pi sisë!
Përhapurë bagëtija nëpër sheshe, nëpër brinja,
Nër lajthi e nëpër dushnja, ndër murriza, në dëllinja;
Bijen zilet’ e këmborët e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelbërojnë fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithë gjë e gjallë ndjen në zemër një dëshirë,
Një gas t’ëmbël’ e të shumë, o! sa bukur e sa mirë!
Pelën e ndjek mëz’i bukur, lopës i vete viçi pas,
Dellëndyshja punëtore bën folenë me të math gas,
Ogiçi ikën përpara, i bije tufës në ballë,
Me zemër të çelur shumë vete si trimi me pallë,
Zoqtë zënë këng’ e valle dhe po kërcejn’ e këndojnë,
E nëpër dega me lule si ëngjëllit fluturojnë,
Larashi ngrihet përpjetë, thua q’i shpie Perëndisë
Një lëvdatë të bekuar për gëzimt të gjithësisë,

Qielli sa ësht’ i kthiellt e sa është sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar!
Gjithë këto lule ç’janë, që u ngjallë menjëherë?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver’, o e bukura verë!
Çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë,
Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj’erë e një ngjyrë,
Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë;
Sa është e bukur faq’ e dheut! S’të zë syri gjë të metë.

Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar,
A me të matht të ti’ Zoti pej parajs’e ka dërguar?

Veç një njeri shoh pa punë dhe të mjer’ e të brengosur,
Të këputur, të mjeruar, të grisur e të rreckosur;
Lipën i gjori pa shpresë, se atje e pru përtimi,
S’i ka mbetur gas në zemrë, se s’i la vënt idhërimi.
Eshtë njeri, si dhe neve, po epini, o të pasur,
E mos e lini të urët dhe të mjer’ e buzëplasur,
Se përtimn’ e zi, q’e pruri të gjorën më këtë ditë,
Nuk’ e dimë vet’ e zgjodhi, apo ia dhanë Perënditë.
Edhe për një mizë, kur heq, i vjen keq njeriut të mirë,
Zëmëra s’thuhetë zëmrë me mos pasurë mëshirë.

Ah! edh’ atje tej mbi udhë i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul’e me bar, një të gjori udhëtari,
Që ka vdekur i ri shumë e ka rarë lark shtëpisë,
Mërguar nga mëm’ e motrë dhe pej gjithë njerëzisë;
Një zok i helmuar mi varrt i rri si mëmëzë dh’e qan,
Ndarë nga të gjithë shokët edhe zi për të mjerë mban.

Tomor! o mal i bekuar, fron i lartë, që rrij Zoti,
Pas fesë vjetrë që kishinë shqipëtarëtë qëmoti,
Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me syt’ e tu ke parë
Luftëra të mëdha shumë e punë që kanë ngjarë.
O malet’ e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!
Të patundurë përjetë jini, pa, kur oshëtini,
Udhëtarit në zemër frikë të madhe i vini;
Keni shkëmbënj, gërxhe, lisa, lumënj dhe dëborë ndë gji,
Përsiprë lulez’ e gjethe dhe brënda ergjënt e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe të majm’e pëllore,
Ju sheshet e lulëzuar, ju bregore gjelbërore,
Q’u fali Zoti të mira, u mba me shumë pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemërn’ e varfërë time aty ndër ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj’i ftoht’ e i kulluar;
Jam lark jush i dëshëruar edhe s’e duronj dot mallë,
Po s’e di si dua unë do t’u shoh një herë vallë?

Të paskësha vrapn’ e veriut, të kisha krahë pëllumbi,
Nxitimn’ e lumit me valë, q’ikën me vërtik si plumbi,
E të vija në gjit tuaj, nj’ ujë të ftohtë të pinja,
Edhe nëpër ato hije një copë herë të rrinja,
Syt’ e ballit t’i xbavitnja, zëmërënë ta dëfrenja,
Gazë, që paçë njëherë, prap’ aty ndër ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse më vini përpara syve pa pushim,
O ditët’ e djalërisë, o moj kohëz’ e të rit tim?

O flutura krahëshkruar, që fluturon nëpër erë,
As merr dhe zëmrënë time me vehtezë dhe ma shpjerë
Nër malet të Shqipërisë, tek kullosën bagëtija,
Tek i fryn bariu xhurasë, tek më rrinë mënt’ e mija,
Ku shkon me zile të madhe ogiçi përmes lajthisë,
Pa zjen e oshëtin mali ngaha zër’i bagëtisë;
Marrënë vrapn’ e nxitojnë, derdhen në gjollë për kripë,
Dhëntë ndër shesh’e ndër brigje, dhitë në shkëmb e në rripë.

Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,
E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;
Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,
Kush sjell gjeth e karthj’ e shkarpa, sicilido ndih më nj’anë;
Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,
Njëri merr ushqen këlyshnë, jatëri përgëzon qëntë.
Stopani, bër’i zi sterrë, shikon bulmetn’ e bekuar,
Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;
Udhëtar’ e gjahëtorë, q’u bije udha ndër male,
U ep mish, qumësht, kos, dhallë, ajkë, djathë, bukëvale…
Kec’i mbeturë pa mëmë dhe i varfër’ e i shkretë
Mënt mëmënë, që ka mbetur pa bir e pa gas në jetë.
Dëgjohet nga mez’i pyllit krism’ e sëpatës s’druvarit,
E sharrësë që bën lëndë, edhe fyell’i shterparit.

Shterpari s’i qaset stanit, po nër pyje bij’e ngrihet,
Nëpër maja, nër bregore, rri, këndon a gdhënt, a shtrihet;
S’i trembetë syri kurrë, vetëm ajy dit’ e natë,
Nga ujku e nga kusari s’ka frik’, as nga lis’i gjatë,
As nga shkëmbënjt’ e nga pylli, as gogolëtë s’e hanë,
Armëtë ka shok e vëlla, mëm’ e motërë xhuranë;
Miqt’ e ti shqeratë janë, kecërit, dhitë, dhëntë,
Cjeptë, ziletë, këmborët, deshtë e më tepër qëntë,
Që s’flenë, po rrin’ e ruajn bagëtinë dhe barinë,
Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas të math i vinë;
S’e hanë njerin’ e mirë edhe mikun’ e udhëtarë,
Se i njohën; po të liknë, egërsirënë, kusarë.
Vjen nata, e lë në t’errët, del hëna, i përhap dritën,
Vjen mëngjesi, sbardhëllehet, lint’ dielli, i bije ditën.
Yjtë, hëna, dielli, shënja, lindin e prapë perëndojnë,
Gjithë ç’lëvrijnë nër qiej, përpara syvet i shkojnë.
Mblidhen ret’ e hapësira bënetë e zezë sterrë,
Vetëtimat e gjëmimet nisin e shiu zë të bjerë;
Bariu vë gunën në kokë, z’eshkën me herët të parë,
Ndes shkarpat sakaqëherë, e lisnë fyl, dhe bën zjarrë;
Fishëllen e thërret qentë sicilin me emër veçan,
Pa, kur derdhetë Baliku, ujkun’ e zë edh’e përlan,
Se bisha, që bije dëmnë, errësir’ e mjergull kërkon,
Papo bariu shum’ ahere vë re dhe mba vesh e dëgjon,
Dhe sokëllin me zë të madh, tunden malet e shkëmbenjtë,
Gumzhitin pyjet’ e veshur e oshëtijnë përrenjtë!

Esht’ e lehtë dhi e stanit, që kullot gjethen e malit,
Dhe bij’e fle majë shkëmbit e pi ujëthit e zallit;
Dhi e shtëpis’ ësht’ e plokshtë, fle në vath’ e nënë strehë
E pi ujët e rrëkesë edhe shtrihetë në plehë;
Esht’ e butëz’ edh’e qetë dhe e urtë si manare,
Nuk’ është si malësorja, andaj i thonë bravare.

Në pshat, posa sbardhëllehet, sheh një plakëzë të gjorë,
Ngrihet, hap derën ngadale, e del me kusi në dorë,
Rri në derëzët të shtrungës, dhe djali duke dremitur
I nget bagëtin’ e delen, i mjel plakëz’ e drobitur.
Plaku lë shkopnë mënjanë e bën gardhin a zë shteknë,
Bariu vë tufën përpara, vasha përkëdhel sheleknë,
Nusja pshi e ndreq shtëpinë edhe bën bukën e gjellën,
I shoqi sheh kanë, lopën, viçnë, demnë, kalën, pelën,
Mushkën, që ësht’ e harbuar edhe bashkë me gomarë
Rrahënë të hedhin murë, të hanë bimën a barë.
Një grua vete në krua, e jatëra zë të tuntnjë,
Një sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatëra bën çtë muntnjë.

Na hyjnë shumë në punë kafshëtë dhe bagëtija,
Na i dha në këtë jetë shok’ e ndihmës Perëndija.
Të mos ishte gjë e gjallë, njeriu s’rronte dot në jetë,
Do të vdiste nga uria, do t’ish lakuriq e shkretë;
Gjë e gjallë na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
Kur shtohet e vete mbarë; jetënë tën’ e përsërit.
Edhe dheu, që na ep drithë, sido ta kemi punuar,
Nukë pjell mirë si duam, po s’e patmë plehëruar.
O shokëtë e njeriut, Zoti u shtoftë e u bekoftë!
Dhe shpirti im mik përjetë, sindëkur ka qën’ u qoftë.
Kafshët, edhe bagëtinë, që u ka kaqë nevojë,
Njeriu duhetë t’i shohë, t’i ketë kujdes, t’i dojë.
Të mos t’i mundojmë kurrë, po si fëmijë t’i kemi,
Eshtë mëkat edhe fjalë të ligë për to të themi.

Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,
Dhe të k’ënda vahn’ e lumën, që vjen me vrap e me valë,
A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie
Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?
Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,
Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,
Q’është thier, bërë posi një pasqirë,
Duke këputur nga cmagu, që s’e kanë vartur mirë,
Apo vjen nga fush’e Korçës, nga vënd’i mir’ e i gjerë,
Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot’ e ndjerë?
A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,
Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor’ e pej Myzeqeje?

Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,
Me gas të math do t’i vinjam Shqipërisë brënda në gji!
Për me marrë drejt Shkumbinë edh’ Elbasan’ e Tiranën,
E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,
Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,
Mat’ e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit’ e Tetovën;
Krojënë e Skënderbegut, q’i ka pas dhan ner Shqypnisë,
Tue bam me trimni luftë, e m’e munt mren e Tyrqisë.

Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz’ e mëmëdheut!
Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!
Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall’ Ylqinë
Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?
Nukë më ngjan e s’e besonj, kam te zoti shumë shpresë,
Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.

Dua të dal majë malit, të shoh gjithë Arbërinë,
Vëllezërit shqipëtarë, që venë në pun’ e vinë,
Burrat trima me besë dhe shpirtmir’ e punëtorë,
Dhe fushatë gjithë lule e malet me dëborë.

O fushazëtë pëllore, që m’ushqeni Shqipërinë,
Do të këndoj bukurinë tuaj edhe bujqësinë.

Ti perndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit,
Unju posht’ e më ndih pakë, o motra im’e të gjorit!
Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë,
Ball’ e gush’ e faq’e llërë dhe këmb’ e duar dëborë;
Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë,
Duaj edhe fusharakët dhe arat’ e bujqësinë,

Edhe ti, o mëmëz’ e dheut, q’i fale dheut aq’ uratë,
Sa pjell mijëra të mira e kurrë s’mbetetë thatë,
I dhe lul’e bar e gjethe, bim’ e drith’ e pem’ e drurë,
Mlodhe gjithë bukuritë edhe kanisk ia ke prurë.

Të keqen, o symëshqerë, shikomë një herë në syt!
Si lulet’ e si bilbili edhe unë jam djali yt.

Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë,
Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç’vent’i kesh nxjerrë!
O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more!
O bukuroshe, t’u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me dorët të bukur e more nga gjir’i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga prehër’ e plotë i motit?
Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri’ atje lulëzon!

Ti zbukuron faqen’ e dheut, ti do e ushqen njerinë,
Më të gjallë, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjinë!
Vjen dimëri, t’i than lulet, ti me një frym’ i ngjall prapë,
Napënë q’u heth përsiprë, ua heq me ver’ e me vapë.

Bujkun e xgjuan me natë edhe vë përpara qetë,
Nisetë pa zbardhëllyer për punëzët të vërtetë;
Mer pluarin e parmëndën, zgjedhën, tevliknë, hostenë,
Kafshën, farën, shoknë, bukën, trajstënë, lakrorë, qenë…
Shërbëtor’i mëmës’ së dheut, q’e ka zëmrënë plot shpresë,
Del kur hapet trëndafili dhe bari ‘shtë gjithë vesë;
I falet Zotit t’vërtetë dhe zihet nga pun’ e mbarë,
Zëmërzën e ka të bardhë dhe të qruar e të larë.

Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime,
Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime,
Si të punosh dit’ e natë e të bësh ç’duhenë gjithë,
Ahere kërko nga Zoti të t’apë bukëz’ e drithë.

Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija,
Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t’ep Perndija.

Puna ka duk e uratë, Zot’i math e ka bekuar,
Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar.

Ver’ o e bukura verë, që na vjen nga i madhi Zot
Me mirësi, me bukuri, me gas të math, me duar plot,
Sindëkur çel trëndafilë, e i fal bilbilit zënë,
Ashtu na bije nga qielli një gas në zëmërt tënë.

Zot’i e i vërtetë për të ushqyer njerinë,
Për të zbukuruar dhenë, për të shtuar mirësinë,
I dha zjarr e flakë diellit, i fali dhe shinë resë,
Bëri dimërin e verën dhe zemrës san’ i dha shpresë.

Për të arriturë rrushnë ç’ka punuar Perëndija,
Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tërë gjithësija!
S’është çudi pse na dëfren ver’ e bukur zemrën tënë;
Ç’ka punuar Perëndija edhe njeriu, sa e bënë!
Ju shokë, kur pini verën, mos dehi, mos zëmërohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos lëvdohi, mos qërtohi,
Se përçmoni Perëndinë, q’i ka falur hardhisë rrush,
Edhe kërkon dashurinë e ndodhet pshetazi ndaj jush;
Po gëzohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, dëfreni,
Flisni fjalë të pëlqyer, loni, këndoni, kërceni,
Bëjeni zëmrën të gjerë edhe shtoni dashurinë,
Mirësinë, njerëzinë dhe besën e miqësinë,
Se në breng’ e në të keqe, në punë e në të pirë,
Mirretë vesh njeriu i lik, njihetë njeriu i mirë.

A e shihni gjithësinë, yjtë, Diellinë, Hënën,
Dhenë, erën, retë, kohën, Kashtën’ e Kumtërit, Shënjën,
Si janë përveshur gjithë edhe lëçijn’ e punojnë,
Njëri-tjatërit i ndihin, ashtu punën e mbarojnë.
Në mest të këti rrëmeti, të punëtorëve shumë,
Njeriu duhet të lëçinjë, apo të bjerë në gjumë?

Mundohetë punëtori, po në zemërzët të qetë
Sa gas të math ndjen, kur njëra që hoth, i pjell dymbëdhjetë!
Kur e sheh kallin’ e plotë të kërrusurë nga barra,
Dhe parajsën e vërtetë të tfaqurë nëpër ara,
Kur heth lëmën e mbleth toknë, ndan bykn’ e kashtën mënjanë,
U heth kuajve e qevet, që janë lodhur, të hanë,
Kur e përmbush plot shtëpinë me drith’ e me gjë të gjallë,
Shtrohet me uri në bukë e ha me djersë në ballë.

Sheh pjergullnë, manë, fiknë, thanënë, arrën, ullinë,
Mollën, dardhën, pjeshkën, shegën, vadhënë, ftuan, qershinë,
Kumbullatë, zerdelinë, ngarkuar me pemë gjithë,
Oborrë plot gjë të gjallë, shtëpinë mbushur me drithë,
Dhe zëmëra i gëzohet, pa i faletë Perëndisë,
Q’e çpërblen punën e djersën e mundimn’ e njerëzisë.

Qysh rroit mblet’ e uruar dhe ven’ e vin e lëçijnë,
Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë.
O ç’punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn’ e mirë!
N’apin dyllëtë, q’ep dritë, dhe mjaltë fjesht’ ëmbëlsirë.
Dhe punëtorët’ e mirë m’atë mëndyrë punojnë,
Edhe gjithë njerëzija me mundimt t’atyre shkojnë;
Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit,
Kush t’harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Një bën pluar’ e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë,
Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë,
Çdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë,
Kjo ësht’ udh’ e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë.
Edh’ ajo miza përdhese, ç’i duhetë për të ngrënë,
Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz’ e ka vënë.
Ka një punë të punonjë si çdo gjë q’është në jetë,
Kshu e ka thënë me kohë Zot’i math e i vërtetë.

Bujku mundohet në verë, po në dimër rri e prëhet,
Sheh shtëpizënë më kamje, edhe zëmëra i bëhet,
Gratë të gjitha punojnë n’avlëmënt e në të tjera,
Edhe jashtë fryn e bije, por kur na trokëllin dera:
Eshtë nj’udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë,
I kanë ngrirë të mjerit vesh’ e goj, e këmb’ e dorë;
Ngrihet i zot’i shtëpisë edhe të huajthin e merr,
E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder,
Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija,
Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia,
Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh’e mbajnë me të mirë,
I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën’ e të pirë.

Kështu të huajt’ e miqtë njeriu q’është i uruar
I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar.

Në verë që çelen lulet, qielli ndrin si pasqyrë,
Sbukurohetë faq’e dheut e merr mijëra fytyrë;
Pa ngjallenë më çdo lule, më çdo bar e më çdo fletë
Gjëra të gjalla me mijë, rroitin nga dheu si mbletë.

Shpest’ e mizatë këndojnë e kuajtë hingëllijnë,
Lulet’ e bukura m’erë si ar e si flori ndrijnë,
Bujku nget pëndën e lëron, mbjell a bën gati ugarë,
Kalorësi i shkon njatë dhe i thotë — puna mbarë —
Papo merr anën e lumit me zëmërë të gëzuar,
Këndon, fishëllen e vete ngadalë, duke mejtuar;
Vë re lumën e kulluar, që ikën me ligjërime,
E ndër ment të ti i bije ca t’ëmbla shumë mejtime.
Vashazëtë bukuroshe, posi shqerratë manare,
Si kapërollet e malit, si thëllëzatë mitare,
Venë të lajnë në lumë gjithë tok duke kënduar,
Me gas në sy e në buzë e me lulezë nër duar;
Përveshin llërët’ e bardha dhe të majm’e të perndijta,
Pulpazëtë bukuroshe e këmbëzët’ e kërthijta.
Dellëndyshja që fluturon e ndehetë përmi lumë,
U afrohetë si mike e u thotë fjalë shumë,
Dhe mëshqer’ e përkëdhelur vjen në lumë të pij’ ujë,
A të prëhetë në hije, a të bënjë gjë rrëmujë.

Bari, bima vatur më bres e bujku shum’ i gëzuar,
Si bariu kur merr kërthinë edh’e përkëdhel ndër duar.

Bilbili ia thotë bukur, lumi vete gjithë valë,
Ep erën e Perëndisë trëndafili palë-palë.

Veç një vashëz’ e mjerë qan të motrënë, q’e ka lënë,
O! është mbuluar në dhe vashëza fytyrëhënë!
Mëma dhe motëra mbetur në zi e në vaj të shumë,
Dhe shqerra manarez’ e saj, e përzieshmez’ e për lumë!
Të këput shpirtinë plaka, kur zë dhe nëmëron e qan,
Ah, i ziu njeri në jetë sa heq e sa duron e mban!

Vashën vërtet e mbuluan, po shpirt’i saj në qiej shkoi,
Hapi krahëthit e lehtë, në hapësirat fluturoi;
Bukuri e saj u përzje me bukurizët të prillit,
Me fjalëzët të bilbilit, me erët të trëndafilit,
Gjësendi s’humbetë kurrë e gjë s’vdes me të vërtetë,
Mase ndryshohenë pakë, po janë në këtë jetë;
As shtohet, as pakësohet, as prishetë gjithësija,
Vdesën e ngjallenë prapë si gjith’ edhe njerëzija.
Këtu janë gjithë ç’janë e gjithë ç’gjë munt të jetë,
Engjëllitë, Perënditë dhe ajy Zot’i vërtetë!
Se një trup e një shpirt është gjithësia, që s’ka anë,
Të gjallë edhe të vdekur gjithë brënda në të janë.

Perëndija njerin’ e parë e mori prej dore vetë,
E zbriti mi faqet e dheut, q’ish me lulez’ e fletë,
Më të drejtënë të themi, mbi faqet të dheut e ngriti,
E bëri të zotthin’ e dheut edhe kështu e porsiti:

Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë,
Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit’ e natë,
Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti,
Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji.
Mos u bëj i lik e i keq, i paudh’ e i pabesë,
I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë,
Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije,
Mos vra, mos merr tek s’ke vënë, edhe ki nom dashurinë,
Bes’ e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë.
Në bëfsh mirë, liksht s’gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë,
Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë,
Ji i but’, i urt’, i vyer e mos u bëj kurrë makut,
I egër e i mërzitur dh’i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas;
Në dëgjofsh fjalët’ e mija, do të jesh gjithënjë në gas.

Nga gjithë ç’pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë,
Në u bëfsh si them, i mirë, emr’i math do të të mbesë.
Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç,
Dhe zëmër’ e vetëdijë, të mir’ e të drejtën ta njohç,
Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë,
Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj’ e të të zgjonjë.
Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar,
Po gjësendi në shesh s’nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen të gjitha me kohë, po rrëmo thell’ e më thellë,
C’do gjë që të duhet, kërkoje, barku i ti do ta pjellë.
Sa gjërërazë të vlera do të gjesh ti këtu brenda,
Edhe përsipërë soje, e sa do të t’i ket ënda!

Me fuqit që të kam dhënë, them që të vinjë një ditë
Të marrç udhën e së mirës e të gjesh të madhe dritë,
Të marrç vesh dalengadalë sa punëra që kam bërë,
Diell, hënë, yj, dhe, qiej e gjithësinë të tërë!

Po që u bëre i urtë, mua më ke afër teje,
Ndryshe, qofsh i mallëkuar edhe mërguar prej meje!

Të parit tënë perndia këto fjalë vetëm i tha,
I fali gjithë të mirat, i dha uratën dhe e la.
Det i p’an’i mirësisë, q’emrin tënd s’e zë dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithësinë pa lënë farë nevoje!
Fali njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
Butësinë, miqësinë, dashuri, vëllazërinë;
Epu sheshevet lul’ e bar dhe pyjevet gjeth e fletë,
Resë shi, aravet bimë e mos lerë gjë të metë,
Fali erë trëndelinës, manushaqes, trëndafilit,
Kalliut bukë, mizës pjesë, zogut ngrënie, zë bilbilit,
E drurëvet epu pemë dhe uratë bagëtisë,
Dërgo dhëmbj’ e kujdes për to në zëmërt të njerëzisë;
Epi pjergulls’ e vështit rrush dhe vozësë fali verë,
Mos e lerë pa të kurrë, kurrë thatë mos e lerë;
Fali diellit flak e zjarr dhe hënës e yjet dritë,
Edhe detit uj’ e kripë, gjithësisë jet e ditë.
Yjtë le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
Të dëfrejn’ e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.

Tregomu dhe shqipëtaret udhën e punës së mbarë,
Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh’ e lirisë,
Udhën e vëllazërisë, vahn’ e gjithë mirësisë.

Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë.

Kategori
Uncategorized

Ustallarët nisin pazaret.

 Bosët e hashashit, filluan leksionet apo pazarin, që ka të bëjnë me ndershmërinë dhe dobishmërinë e votës.

Në fushatë gënjeshtra në premtime është e madhe.

Moral tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë  nga ata që e tejmbushën Shqipërinë me krim, trafik, dhe hashash.

Dhe ky moral në këto zgjedhje vjen nga po ky pushtet që keq qeverisi në plot katër vite.

 

“Bëj cfarë them unë, por mos bëj sic bëj unë”.

Këto  po ju thotë ish-ministri i hashashit, qytetarëve në Kasharit:

“Në qoftë se në të kaluarën dini që keni komshinj apo të afërm që kanë bërë pazar me votën për cfardo arsye, shpjegojani që pazari në datën 25 është një pazar më shumë për 4 vitet e ardhshme.                                                       Kjo është e gjitha në kurrizin tuaj dhe familjeve tuaja.                                               Kështu që bindini të gjithë ata që njihni, që nuk ka pazar në datën 25. Në qoftë se ju ka lodhur jeta, hallet, politika e madhe në 25 vite, sepse është shpërndarë vota, është bërë pazar vota, ka vetëm një alternativë dhe kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë. Ne duam që pas 25 qershorit të qeverisim bashkë me qytetarët, të marrim më shumë se 71 deputetë”.

Gjithshka mbas katër vitesh në qeveri, mbas katër vitesh dështimesh dhe mashtrimesh, mbas katër vitesh ku Shqipëria po etiketohet si delja e zezë, jo më në Ballkan, as në Evropë, por më gjerë, gjithshka mbas katër vitesh ku shqiptarët kanë marrë rrugët dhe azilet e Evropës, për ti shpëtuar krimit, urisë, dhe pa barazisë.

Bilanci i rilindjes merr formën e autokritikës dhe nga ish gënjeshtrat e 2013  premtimet e “rilindjes” shkojnë deri te luga e floririt.
—-“Ne e dimë që kjo zonë ka nevojë për ujë.

—–Ne e dimë që këtu familjet vuajnë për ujë.

—–Ne e dimë shumë mirë që këtu ka nevojë për legalizime akoma më shumë.

——Këtu ka nevojë për t’i dhënë njëherë e mirë zgjidhje çështjes së pronave.

—–Këtu ka nevojë për të punuar për t’i dhënë dinjitet jetës së secilit prej jush dhe çdo familjeje që banon këtu.  Por një gjë duhet ta dini të gjithë bashkë për t’i dhënë fund halleve që iu kanë shoqëruar në 25 vite dhe për të pasur më në fund Kasharin që duam, Tiranën që duam dhe Shqipërinë që duam”– deklaroi ish ministri që do mbahet mend për implikimin e forcave të rendit në hashashizimin e vendit.

Kategori
Uncategorized

Letra e një ish- prostitute: Si iu shita deputetit dhe ai më shiti tek Ministri

BEP/PATRICK GHERDOUSSI/LA PROVENCE Illustration sur la prostitution

Më thërrasin Ela. Jam 1.77 e gjatë dhe kam vithe të bëshme por të forta dhe gjoks të madh. Sytë i kam larushe dhe buzët janë gjëja që meshkujt më pëlqejnë më shumë. Sot që shkruaj kam dalë më në fund nga xhiroja, sepse e bleva lirinë time 5000 euro, të cilat ja shleva bandës së Gonit. Sot jetoj në Kanada prej 2 muajsh, por kam vendosur të denoncoj shfrytëzuesit e mijë dhe do ta çoj betejën time deri në fund… Unë kam ardhur në qytet nga një fshat i Jugut, ku gjyshi im pinte çibuk dhe nëna ime punonte 15 orë në ditë, sa te lopa, te gatimi, te domatet dhe te hashashi që e rrisnim në haur. Fillimisht për pak më përdhunoi një shofer autobusi, por e godita kaq fort derëziun aty poshtë saqë hoqi dorë. Erdha në Tiranë te vajza e tezes, që studionte te Bujqësori. Ajo ja dilte vetë shpenzimeve. Dy herë në jave, të premte dhe të shtunë shkonte te një kafe luksoze në qendër dhe aty, mbyllte një pazar për 50 euro një herë. Punonte 4 herë dhe fitonte 200 euro të premten dhe 200 euro të shtunën. Por merrte edhe peshqeshe. Ajo më mësoi shpejt si ta përballoja jetën e Tiranës. Unë merrja shumë shpejt 100 euro për një herë dhe me kërkonin shumë se isha e ngushtë nga poshtë dhe se punoja mirë me gojë më thoshin. Një natë erdhi aty një njeri i rëndësishëm. Më dha 500 euro dhe më donte për gjithë natën, në një hotel luksoz në qendër. Më mbajti dashnore dhe s’ më la më që të shkoja me tjerë, se ishte xheloz. Më jepte 500 euro në javë dhe blinte rroba të shtrenjta. Një ditë më kërkoi një nder. Donte me kap një tender dhe duhet të shkoja me një ministër që e kishte këtë gjë në dorë. Pranova. Isha edhe mirënjohëse. Më dha 1000 euro që ta kënaqja. Por ministri kishte problem dhe donte vetëm nga pas. Unë s’pranova dhe ai më rrahu keq dhe më gjakosi. Pastaj thirri deputetin tim. E pashë më gëzim por u zhgënjeva, më rrahu dhë ai dhe më përdhunuan të dy. Pastaj erdhi Goni. Më shitën nga inati te Goni që më rrihte në mëngjes dhe më nxirrte në punë për 20 mijë lekë për një herë. Thashë se po vdisja në punë dhe takova deputetin. I kërkova falje për sjelljen time të keqe. Ai më mbajti disa net dhe unë shkova pastaj rregullisht edhe me ministrin dhe ai më bleu nga Goni, për 5000 euro nga Goni, që s’donte të më lëshonte. Mblodha ca lekë dhe ika nga. Nxora një vizë për në Kanada dhe jam në të zezë… “ /360 gradë
Kategori
Uncategorized

Nuk kemi më kë denigrojmë.

Nga Edmond Arizaj

Në fillim denigruam ushtarakët. Ata burra e gra, të mësuar me rregullin, me seriozitetin, me urdhëra, me komandë. I përqeshëm. I pushuam. I keqtrajtuam. I detyruam të punojnë roje, të shesin gazeta, të bëhen hidraulikë e elektriçistë. Ua hoqëm atë hijen e rëndë që përmbledh brenda shtet-rregull-ligj. I hodhëm ushtarakët tanë tutje, si plaçka të pavlera, megjithëse na e përplasën turinjve në 1997 gabimin tonë.
Pastaj denigruam arsimin. Mësuesit, dinjitarët e vërtetë të një vendi, i trajtuam si plaçkë. Hoqëm plaçkat e komunizmit, e vumë plaçkat e demokracisë (a nuk vepruan po kështu komunistët në kohën e tyre?!). Pastaj hoqëm plaçkat e demokracisë, e vumë të socialdemokracisë. Hiq njëri plaçkën e tjetrit e bëj tjetri po të njëjtën gjë, i katandisëm mësuesit e varfër në ca figura frikacake që bëjnë “urra” për këdo të pamend që do ta kishin ngelur dy-tre herë në vjeshtë, por që u ka në dorë vendin e punës. Mësuesit i frikësuam, i zëvendësuam, i filmuam, ua dhamë në dorë huliganëve të rinj, e ata e lanë punën e mësuesit. Thjesht marrin rrogën duke treguar libra.
Pastaj denigruam shoqërinë. I shtymë tutje të shkolluarit. U qeshëm në surrat. Fshimë prapanicën me librat e tyre. Maskarai u bë shef. Injoranti servil u bë drejtor. Partiaku që mezi merrte klasën, të ndan punët. I shtymë intelektualët në buzë të tavolinës, madje në prag të derës, e aty ulëm, vrasësin, kontrabandistin, mashtruesin, lakeun, bythëlëpirësin, të fortin, gangsterin, kodoshin. I përzumë të shkolluarit. I degdisëm jashtë kufijvë. Dhe rritëm të rinjtë me shembujt e injorantit që është i pasur, të trimit që të merr gjak në vetull, të mashkullit që gratë e vajzat i ka si çorapet.
Pastaj denigruam familjen. Gjithë marazin, mllefin, frustrimin, pamundësitë, mundësitë e pista, ofertat e turpshme i shfrymë mbi fëmijët, mbi gratë. I rrahëm, dhunuam e përdhunuam. Brenda përbrenda mureve, duhet të ketë shumë dhimbje, lot e krime të përditshme, sepse për të dalë jashtë, pritet me vite. E sikur të mos mjaftonte kjo, familjen nisën ta shqepin edhe si themel; burrë-grua-fëmijë. Nuk ka gjë thonë të jetë edhe burrë-burrë-fëmijë, apo grua-grua-fëmijë.
Në fund s’kishte mbetur më gjë për të denigruar përveç mjekut. Kështjella e fundit e intelektualizmit. Mbrojtësi i jetës. Luftëtari i vdekjes. E bëmë grabitës. E bëmë manjak. E bëmë të pashpirt. E bëmë vrasës. E bëmë të padinjitet. E bëmë të padin. E bëmë të paiman. E qëlluam. E plagosëm. E shamë. E pështymë mjekun.
Ia grisëm rrobën e bardhë e ia lyem me të zezë. E detyruam të fshihet, të mblidhet, të friket, të turpërohet, të ikë. E nuk do të jetë e largët dita kur të kemi xherahë në vend të mjekëve.
E tani?! Tani shohim njëri-tjetrin në tv. Nuk kemi më kë të denigrojmë. Ata që mbajmë mbi kurriz na tallin, por ne u puthim këmbët.

Kategori
Uncategorized

Lufta ka nisur, sa deputetë marrin LSI dhe PDIU pas goditjes nga Rama.

 

Armand MAHO

LSI do të rrudhet në këto zgjedhje nga disa faktorë. Së pari, formula e llogaritjes së mandateve nga sasia e votave të grumbulluara e defavorizon LSI. Konkretisht, me të njëjtën sasi votash LSI duke qenë e vetme do të marrë gjysmën e mandateve që do të merrte po të ishte në koalicion me PS. Për shembull, po t’i referohemi zgjedhjeve të vitit 2013, LSI e cila mori në koalicion me PS 18 mandate po të kishte dalë më vete do të merrte me të njëjtën sasi votash vetëm 9-10 mandate. Së dyti, votuesit e LSI që janë larguar nga PS apo PD vetëm për një vend pune, kur të kuptojnë se LSI nuk do të jetë më në pushtet, nuk do të votojnë më për LSI dhe do të kthehen në “shtëpitë e tyre”, përkatësisht lësëistët me origjinë socialiste do të shkojnë te PS kurse lësëistët me origjinë demokratike do të shkojnë në PD. Ky numër votuesish mund të jetë rreth 30 për qind e numrit të atyre që votojnë për LSI, për rrjedhojë numri i deputetëve do të ulej me 30 për qind, duke arritur në 6-7 mandate. Së treti, shumë nga drejtorët e LSI të punësuar në shtet për shkak se LSI nuk do të jetë më në pushtet ose s’do të punojnë më për fitoren e LSI se ajo do të jetë në opozitë ose do të bëjnë marrëveshje me PS apo PD për të ruajtur postet e drejtorit meqë qoftë PS, qoftë PD apo të dyja bashkë mund të jenë në pushtet pas 25 qershorit. Kjo do të ndikonte edhe në zvogëlimin e LSI me 2-3 mandate të tjerë, duke e çuar LSI në një parti me 4-6 mandate. Nëse LSI do të angazhohet shumë për të rezistuar përballë kësaj skeme të Ramës dhe do të hedhë shumë financime në fushatë, ajo nuk do të arrinte në asnjë rast më shumë se 5-8 mandate. Ky do të ishte vetëm ndikimi në zgjedhje, për më tepër që Rama do të bëjë edhe thirrje publike, por do të japë edhe udhëzime që duhet të merret çdo votë nga LSI, duke përdorur të gjithë joshjet e marifetet.

Goditja ndaj LSI-së

Goditjen më të madhe LSI pritet ta marrë në Tiranë. Marrëveshja e kryer së fundmi nga Edi Rama rrit pragun elektoral, nga 8 deri në 15 apo 17 për qind sipas qarkut, nga 4-10% që ishte shifra në rast se merrje pjesë në koalicion për një mandat deputeti. Skënder Gjinushi, një nga aleatët e Ramës, në inat e sipër do të deklaronte se marrëveshja e Ramës e rrit pragun padrejtësisht për aleatët e tij të regjistruar në zgjedhje në 8%. Në rast se i ecim kësaj llogarie vëmë re se në vitin 2013 LSI ka marrë në Tiranë 7.8% të votave ose 35 mijë në total dhe epërsia brenda koalicionit bëri që kjo të përkthehej në jo pak, por 3 mandate deputetësh. Duke qenë partia e dytë me numrin më të madh të votave, asaj i kalonin dhe votat e partive të tjera më të vogla, pasi sistemi De Hondt ia siguron këtë. Kjo vlen për të gjitha qytetet, sidomos ato të mëdhatë, në bazë të numrit të votuesve. Por hyrja e opozitës në zgjedhje dhe dalja jashtë koalicionit e aleatit më të madh të Ramës, bën që kjo shifër të përkthehet në 2 deputetë. Kjo sepse, në rast se i referohemi pragut 8%, atëherë të gjitha votat që ka marrë LSI në koalicion i kalojnë një mandat të vetëm. Pra, mundësia që LSI të nxjerrë vetëm një deputet në Tiranë është e lartë. Por kjo gjë mund të përsëritet dhe në Qarkun e Fierit, ku rezultati 9.7 për qind shkon për mandatin e një deputeti, nga dy që mori në zgjedhjet e katër viteve më parë, ose rezultati i Elbasanit ku në vitin 2013 i siguroi dy mandate deputetësh, ndërsa në këto zgjedhje mund të hyjë vetëm me një. Për shembull, nëse përsërit rezultatin e 2013-ës, mund t’i rrezikohet dhe mandati në Durrës. Po t’i shtojmë këtu se i janë hequr dhe drejtori si fjala vjen Hipotekat, Zhvillimi Bujqësor, ku ajo ka përqendruar forcën e saj kryesore dhe punësimet e përkohshme, atëherë e ardhmja nuk duket shumë optimiste.

Zhduket PDIU?

Akoma më e zymtë shfaqet situata për PDIU në këto zgjedhje. Në vitin 2013 kjo forcë politike aderonte në krahun e djathtë dhe mori deputetë në Fier, Elbasan dhe Vlorë. Në këto zgjedhje rrezikon të mbetet pa asnjë deputet ose në rastin më të mirë të nxjerrë një deputet në Elbasan, pasi vetëm aty ka arritur të marrë 7.8% të votave (natyrisht u shfrytëzua dhe situata duke marrë shumicën nga elektorati i djathtë). Kjo sepse në të gjitha rastet në çdo qark kjo forcë politike nuk e kalon pragun e 4.4-5 për qind të votave. Në një rast të tillë, rrezikohet që PDIU të dalë nga skena e politikës për katër vitet e ardhshme dhe të kthehet në parti pa zë, siç janë fjala vjen ajo e Paskal Milos apo e Skënder Gjinushit. Shto këtu, që shumë nga ministritë që i janë dhënë PD-së, kanë në varësi pikërisht institucionet që ka marrë Shpëtim Idrizi nga marrëveshja me Ramën, ku tek dy prej tyre ka përqendruar forcën kryesore. Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Fondi i Sigurimit Shëndetësor, njëra në varësi të Ministrisë së Financave dhe tjetra në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, të dyja të kaluara tashmë në varësi të PD-së, e cila s’do të lejojë përdorimin e administratës dhe resurseve të saj në zgjedhje. Nuk duhet harruar se këto drejtori ishin dhe furnizuesit kryesorë me fonde për këtë parti.

LSI pa pushtet, rrudhja akoma më e madhe pas zgjedhjeve

Pas zgjedhjeve, kur LSI do të gjendet në opozitë do të fillojë rrudhja e madhe. Së pari, të gjithë të punësuarit për të ruajtur vendin e punës do të largohen nga LSI sepse nuk kanë asnjë arsye të sakrifikojnë vendin e tyre të punës për të bërë opozitë me LSI dhe për më tepër që nuk shikojnë asnjë shans se do të mund të rriten një ditë. Së dyti, të gjithë drejtorët po ashtu do të bëjnë “kontrata” të reja me qeveritarët e rinj, të PS ose PD, sepse të njëjtën gjë kanë bërë kur janë futur në punë me LSI dhe sepse realisht nuk i lidh asgjë tjetër me LSI përveç vendit të punës si drejtor dhe “zarfit” që duhet të paguanin çdo muaj. Edhe kjo ide e Ramës do të aplikohet me shumë agresivitet, përndryshe ndaj atyre që do të rezistonin do të vepronte drejtësia e reformuar. Por ajo që është më e rrezikshmja për Metën është ideja e vjetër që Rama nuk heq dorë për ta çuar atë para drejtësisë. Dosjet e përgatitura nga Rama prej disa vitesh për Metën dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë gjenden në disa kancelari të rëndësishme perëndimore. Rama do t’i aktivizojë përsëri pas zgjedhjeve për të fituar imazhin e liderit që lufton korrupsionin elitar. Madje ëndrra e tij është që një ditë në Bruksel të mburret që ndryshe nga Kroacia apo Rumania që kanë prangosur ish-kryeministrat apo kryeministrat, Shqipëria e “gjeneratës tjetër” arriti të çonte para drejtësisë edhe Presidentin e vendit. Kjo duket si një teori konspiracioni apo fantashkencë, por ajo qarkullon çdo ditë në mendjen e Ramës dhe me këtë ide ka shkuar mesa duket edhe në takimin për marrëveshjen e 18 majit 2017.

Inati i Ramës me Metën, nis që 20 vjet më parë

Rama prej kohësh mendon se si të heqë qafe Metën, si pengesën e fundit drejt një pushteti absolut. Në realitet kjo është një betejë rreth 20-vjeçare mes tyre. Rama do ta nxirrte Metën jashtë PS. Rama do ta përdorte Metën për të shkaktuar humbjen e PS më 2005 dhe nxjerrë jashtë loje Nanon. Rama do të tentonte të rrudhte apo eliminonte Metën më 2009 duke e rrezikuar deri në 4 mandate me MJAFT dhe G99. Rama do ta përdorte Metën më 2007 për të forcuar pozitat e tij duke u zgjedhur kryetar Bashkie dhe do ta tradhtonte të nesërmen. Rama do t’i kërkonte Berishës më 2008 një sistem për të eliminuar Metën, Rama do të përdorte Metën më 2013 për t’u bërë Kryeministër. Dhe çdo ditë nga ai moment do të mendonte si ta hiqte qafe. Në fakt në këtë betejë 20-vjeçare mes tyre, kulmi arriti më 21 janar kur Rama me “videon e Metës me bllok” do të nxiste “kokëpalarët” për të eliminuar politikisht Metën. Madje për ta futur edhe në burg. Rama me dosjen e Metës do të shëtiste në të gjithë kancelaritë e Europës. Ndonëse më 2013 Ramës për t’u bërë kryeministër do t’i duhej të puthte dorën e Metës, asnjëherë nuk do të harronte mikun e tij armik dhe herë pas here do të nxirrte nga sirtari planin e vjetër. Lëvizjet e fundit të Metës me ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi dhe veçanërisht afrimi i qëndrimeve të tij kundër kanabisit dhe veçanërisht për përfshirjen e opozitës në zgjedhje do ta acaronin Ramën në ekstrem. Acarim që do ta shtynte të programonte planin e eliminimit të tij. Plan që nis me detyrimin për të pranuar para zgjedhjeve postin e Presidentit, që për një parti, e cila ka një simbiozë pandashmërie mes LSI e Metës do të thotë fillim i rrudhjes. Dhe vazhdoi me hilen që as Meta dhe as aleatët e tjerë s’e kuptuan me regjistrimin e të gjithë partive të mazhorancës më vete në zgjedhjet e 25 qershorit; kjo duket si një gjë e paramenduar që do të bëhej kërkesë kryesore e marrëveshjes. Po ashtu, Rama do të ngulte këmbë në datën sa më të afërt për të mos i lënë kohë as LSI dhe aleatëve të saj të organizoheshin. Pra, plani i eliminimit të LSI nisi para marrëveshjes për të marrë formë në marrëveshjen e 18 majit 2017. Në natën e 18 majit 2017 Rama do të vinte në takimin kokë më kokë me vetëm një synim, të eliminonte në mënyrë përfundimtare dhe të pakthyeshme Metën. Dhe në realitet marrëveshja ia mundëson arritjen e këtij objektivi. LSI do të jetë në çdo rast opozitë; kjo do të fillojë të artikulohet fuqimisht nga Rama që në fushatë duke i kërkuar të gjithë drejtorëve të LSI dhe votuesve të saj që të votojnë për PS nëse duan të ruajnë vendet e punës. Rama do t’ju bëjë thirrje hapur socialistëve të bashkohen me fituesin se, LSI do të jetë në opozitë, se ai është gati të bashkohet me PD vetëm e vetëm që LSI të shkojë në opozitë sepse kështu mund të shkatërrohet përfundimisht. Dhe kjo do të çojë në rrudhjen e LSI në kufijtë maksimalë, ndoshta LSI nuk do të arrijë të marrë më shumë se 6-8 deputetë.

Tabela sipas zgjedhjeve të 2013 në rast se LSI do shkonte vetëm

Berat 23%- 2 deputetë koalicion, vetëm 1
Dibër 13%- 1 deputet koalicion, vetëm 0
Durrës 7.8%- 1 deputet, vetëm 0
Elbasan 10.57%- 2 deputetë koalicion, vetëm 1
Fier 9.7% -2 deputetë koalicion, vetëm 0-1
Gjirokastër 19.3%- 1 deputet koalicion, vetëm 1
Korçë 9.86%- 1 deputet koalicion, vetëm 0-1
Kukës 12.6%- 0 deputet koalicion, vetëm 0
Lezhë 10.9%- 1 deputet koalicion, vetëm 0-1
Shkodër 10.46- 1 deputet koalicion, vetëm 0-1
Tiranë 7.84%- 3 mandate koalicion, vetëm 2
Vlorë 8.7%- 1 mandat koalicion, vetëm 0-1
LSI mund të merrte nga 7-10 deputetë.

Tabela sipas zgjedhjeve të 2013 në rast se PDIU do shkonte vetëm

Berat 0.86%- 0 deputetë koalicion, vetëm 0
Dibër 0.33%- 0 deputetë koalicion, vetëm 0
Durrës 2.44%- 0 deputetë koalicion, vetëm 0
Elbasan 6.98%- 1 deputet koalicion, vetëm 0
Fier 4.46% – 1 deputet koalicion, vetëm 0
Gjirokastër 0.33%- 0 deputetë koalicion, vetëm 0
Korçë 0.99%- 0 deputetë koalicion, vetëm 0
Kukës 1.16%- 0 deputetë koalicion, vetëm 0
Lezhë 0.74%- 0 deputetë koalicion, vetëm 0
Shkodër 0.20%- 0 deputetë koalicion, vetëm 0
Tiranë 2.03%- 1 mandat koalicion, vetëm 0
Vlorë 5.6%- 1 mandat koalicion, vetëm 0
E vetme në zgjedhje PDIU nuk merr asnjë mandat.

Kategori
Uncategorized

Kryeministri Rama në hall: 18 Qershorin e 2017-s, ta hajë, apo ta pijë?

Jakup B. GJOÇA
Kryeministri Rama del lakuriq në Opinionin vendas dhe ndërkombëtar, derisa nuk pranon shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, si kusht e parë e zbatimit të platformës “Mcallister” dhe të japë zgjidhjen e Krizës Politike.
Reagimi i parë i Kryeministrit Rama, pasi Opozita pranoi platformën “Mcallister”, është se zgjedhjet nuk mund të shtyhen, pasi 18 Qershori është … “kushtetuese…” dhe për këtë arësye, nuk mund të shtyhen zgjedhjet parlamentare.
Po kush e besoj këtë naivitet politik?
Të gjitha afatet kushtetuese të procesit zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare, së pari janë shkelur dhe nëpërkëmbur nga vetë Kryetari I PS, Edi Rama, derisa PS-ja u rregjistrua në KQZ një ditë më vonë, nga data që përcakton Kushtetuta e Shqipërisë!
Së dyti, kur bëhet fjalë për konsesus politik, midis Mazhorancës dhe Opozitës, për zgjidhjen e Krizës Politike të zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, koncepti “… kushtetues” për datën e zgjedhjeve parlamentare nuk mund të ketë më asnjë vlerë ligjore, sepse vetë domethënia dhe qëllimi i ZGJIDHJES SË KRIZËS POLITIKE e çvlerëson!!!
Së treti, paraprakisht, kryeministri Rama, ka pranuar fillimisht dhe është zotuar për dakordësinë e platformës “Mcallister:, domethënë, edhe për shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare, përtej 18 qershorit 2917.
Atëhere, …
Cila është frika e kryeministrit Rama, i cili tani nuk pranon shtyrjen e datës së zgjedhjeve?
-Kryeministri Rama nuk pranon shtyrjen e datës së zgjedhjeve, sepse (ndoshta) humb Monopolin e Manipulimit të Votës?
Çdo përgjigje, sado logjikë mund të ketë, prapëseprapë, nuk përbën thelbin e frikës të kryeministrit Rama. Së pari, kryeministri Rama është përkujdesur, që edhe në paketën “Mcallister”, të ketë nën kontroll të plotë mekanizmin e administratës zgjedhore. Së dyti, kryeministri Rama ka potencial shuma të mëdha financiare, që do t’i përdorë në fushatën zgjedhore, dhe Kodi Zgjedhor aktual e ka të pamundur ta ndalojë, ta hetojë, ta gjykojë, nëse përdor në kundërshtim me Ligjin financime të pajustifikueshme.
Frika e kryeministrit Ramës, që të pranojë shtyrjen e datës të zgjedhjeve parlamentare, përtej 18 Qershorit 2018 është sepse, Partia Socialiste, tashmë si subjekt politik zgjedhor më vete, pa asnjë koalicion zgjedhor, nuk ka asnjë mundësi zgjedhor të fitojë zgjedhjet parlamentare.
Kryeministri Rama, duke qënë fillimisht I bindur se Opozita nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare, ndaj QËLLIMISHT, PS-ja u rregjistrua në datën 30 prill në KQZ, një ditë më pas, pasi ishte afati i fundit kushtetues i subjekteve politike të rregjistrohen në zgjedhjet parlamentare. Por, kryeministri Rama, QËLLIMISHT, u rregjistrua edhe si subjekt politik më vete, pa koalicion zgjedhor, sepse, në dukje, donte të ruante ngjyrat e “pluralizmit” politik, meqë Opozita mungonte në zgjedhjet parlamentare. Së dyti, kryeministri Rama ka bindjen, se PS-ja, do t’I fitonte zgjedhjet parlamentare, ndaj partive të tjera, të cilat, përveç LSI-në, e ka satelitë dhe vasalë politikë të saj.
Mendjemadhësia politike e kryeministrit Rama u demonstrua edhe në renditjen që bëri në Listën e Kandidatëve për Deputetë të PS-së, ku vetveten e renditi të 6-in në Qarkun e Vlorës, pasi mendon se PS-ja mund të fitojë të gjitha mandatet e mundshme. Apo, sekretarin e Përgjithshëm të PS-së Gramoz Ruçin e renditi të 11-in në Qarkun e Fierit.
Ndaj, kryeministri Rama, tashmë ndodhet përpara situatave të padëshirueshme politike, të cilat mund t’I shkaktojnë edhe matematikisht HUMBJEN ELEKTORALE PS-së!!!
Ja, disa arësye, të cilat ushqejnë frikën e kryeministrit Rama, që të mos pranojë shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare, përtej 18 Qershorit 2017:
– Partia Socialiste ka dorrëzuar në KQZ Listën e Kandidatëve për Deputetë.
Pra, edhe nëse pranohet platforma “Mcallster”, PS-ja nuk ka më asnjë mundësi që të çregjistrohet nga KQZ, për t’u rregjistruar qoftë me Lista të reja për Kandidatë për Deputetë.
– Kodi Zgjedhor nuk e lejon më Kryeministrin Rama, që Partia (Socialiste) të rishikojë Listën e Kandidatëve për Deputetë, edhe nëse zgjedhjet parlamentare shtyhen.
– Do bëjë zgjedhje parlamentare pa aleancë elektorale!
– Partia Socialiste nuk ka bërë Koalicion Parazgjedhor. PS-ja humbet të drejtën, që të rikërkojë nga KQZ-ja, që të bëjë koalicione zgjedhore me parti të tjera politike.
– Kodi Zgjedhor nuk lejon që të rishikohen, të ribëhen Koalicione Parazgjedhore, pasi është dorrëzuar në KQZ nga subjektet politike elektorale Lista e Kandidatëve për Deputetë dhe janë rregjistruar edhe Kualicionet Elektorale! As paketa “Mcallister” nuk e ka parashikuar, si mundësi.
– Partia Socialiste humbet mundësinë të dalë Parti e parë në zgjedhjet Parlamentare!
-Kodi aktual Zgjedhor, i jep mundësi subjekteve zgjedhore që janë në Koalicion zgjedhor mundësinë që të fitojnë mandate të deputetëve me numër më të vogël të votuesve, ndërkohë, që një subjekt politik jashtë koalicionit zgjedhor, për një mandat deputeti, do t’i duhet një numër më i madh votash. Përshembull. Në koalicion zgjedhor, PS-ja në 2013 i fitoi mandatet e deputetëve në Qarkun e Tiranës, edhe me 3-4.000 vota, ndërkohë, që partitë që nuk janë në koalicion zgjedhor, do të duhen të kenë 11-12.000 vota për çdo mandat deputeti.
– Partia Socialiste, si parti e parë e Koalicionit Zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 2013-s, përfitoi të gjitha votat që kishin fituar partitë e tjera të koalicionit, kur ato nuk mundën të fitonin asnjë mandat për deputet, pra shumë mandate për deputetë PS-ja i përfitoni nga votat e partive aleate në koalicionin zgjedhor, jo nga votat e votuesve që votuan drejtpërdrejt PS-në.
Ndërkohë, nëse PS shkon në zgjedhjet parlamentare të 2017 pa koalicion zgjedhor, në këtë rast, nuk do të përfitojë më asnjë votë nga partitë e tjera, derisa nuk është në koalicion zgjedhor me asnjë subjekt politik.
– Ai vetë, Edi Rama, si kryetari i PS-së, nuk zgjidhet për deputetë, është i 6 në Listë në Qarkun e Vlorës! Me Kodin Zgjedhor aktual, PS-ja në Qarkun e Vlorës, nuk mund të përfitojë dot as 3 mandate për deputetë, derisa është subjekt politik më vete, jo në koalicion zgjedhor me parti tjetër.
– Opozita është me Koalicion Elektoral, dhe me Kodin aktual Zgjedhor, përparësi ka kualicioni zgjedhor që të fitojë zgjedhjet parlamentare, kundrejt çdo subjekti politik zgjedhor, që është pa aleancë.
Partia Socialiste, meqë i ka dorrëzuar Listat e Kandidatëve për Deputetë në KQZ, është rregjistruar edhe si subjekt politik më vete, jo në kualicion zgjedhor.

Kategori
Uncategorized

Si iu shkërmoq brenda orësh ”Republika e Re”, 5 PREMTIMET që Basha nuk mbajti.

Kategori
Uncategorized

Si iu vunë prangat regjisorit të parë të filmit shqiptar, Viktor Stratobërdha.

Më 15 prill është ditëlindja e regjisorit të parë të filmit shqiptar, Viktor Stratobërdha. Po në 31 prill është edhe ditëvdekja e tij. Në një letër që i shkruante regjisori operatorit dhe mikut të tij, Agim Fortuzi, thoshte: “Kur isha i vogël, mendoja se të jetoj deri në vitin 2000, pa le të vdes…”. Dhe ashtu ndodhi vërtet. Sapo ai mbushi 75-vjeç, më 15 maj 2000, dy javë më pas, u nda nga jeta. U shua në Kanada, larg atdheut që i shkaktoi aq shumë dhimbje e plagë…

***

Regjisori Viktor Stratobërdha ishte nga të fundit regjisorë e artistë që u arrestua në fund të viteve 70-të.  Stuhia dhe gjuetia ndaj shkrimtarëve dhe artistëve që kishte nisur që në vitet e para të pasLuftës, e u intensifikua në 1973 e më pas, po ulej pak nga pak, sepse, u pa që ishin arrestuar një numër i madh shkrimtarësh dhe artistësh. Në gjithë historinë 45-vjeçare ishin mbi 160 vetë, afro 10% e gjithë anëtarëve të LSHA.  Arrestimi regjisorit Viktor Stratobërdha u bë pas dënimit, të tij në 1956, internimit në Berat dhe akuza ishte, si gjithmonë, “agjitacion e propagandë”. Viktori u lind më 15 maj 1925 në Korçë. Studimet e larta i kreu në Moskë për regji filmi, më vitin 1953, ku mbrojti diplomën si as/regjisor i filmit “Skënderbeu”. Në vitin 1945 u emërua në kinostudio, ku realizoi dy filma dokumentarë “Pushime të gëzuara” dhe “Urime shokë studentë”. Bëri tentativën e parë për të xhiruar një film me metrazh të shkurtër, “Qeshim se nuk qajmë dot”, por që filmi u censurua dhe nga ai film kanë mbetur vetëm katër syzhetë të shkurtër nën titullin “Pse kështu?”. Në vitin 1956 u dënua pas konferencës së Tiranës dhe u dërgua në Berat. Për disa vite punoi si regjisor i estradës e më pas në punë të rënda në prodhim, si në bonifikim etj. Ja një pjesë nga aktakuza: “Viktori është pranuar në parti në vitin 1944. Në konferencën e partisë të rrethit të Tiranës, të vitit 1956, Viktori bashkë me element të tjerë antiparti, dolën hapur kundër partisë sonë, me qëllim që të goditnin udhëheqjen e saj, të reviziononin vijën politike dhe organizative të saj, për të ndjekur kursin revizionist, për këto arsye, Viktori përjashtohet nga partia, duke u cilësuar element antiparti dhe dërgohet me internim në qytetin e Beratit. Që nga koha e ardhjes në Berat e deri më sot, qëndrimi i tij ka qenë dhe është armiqësor, ka zhvilluar agjitacion e propagandë, të cilën ua ka përshtatur konjukturave politike e ngjarjeve që ka kaluar vendi ynë, duke synuar t’i kundërvihet vijës politike të partisë dhe masave të saj sidomos për zhvillimin e luftës së klasave dhe forcimin e diktaturës së proletariatit. I përmenduri në Berat, ka pasur shoqëri e kontakt me element armiq e të deklasuar, sidomos me intelektualë me prejardhje e qëndrim armiqësor si Luan Myftiu e Irfan Virjoni, sot të dënuar për veprimtari armiqësore. Edhe gjatë kohës që Viktori ka punuar si regjisor i estradës së qytetit, është munduar të fut në programet e saj, frymën e degjenerimit borgjezo-revizionist, gjë për të cilën edhe është kritikuar e pushuar dhe nga estrada.” Në vitin 1979 u arrestua dhe më pas u dënua me 8 vjet heqje lirie. U lirua në vitin 1988. Pas vitit 1991 emigroi fillimisht në Greqi e më pas në Kanada, ku edhe u shua në moshën 75-vjeçare, më 31 maj 2000.

Ja një fragment nga dosja e tij voluminioze, deponimet e tij në gjyq, para hetuesit Jake Tefiku, në maj 1979:

Viktor Stratobërdha: Pas 6 vjet e gjysmë studimesh në B. Sovjetik, në marsin e vitit 1955 kthehem në atdhe. Gjatë gjithë këtyre viteve vetëm një herë isha kthyer në Shqipëri. Pushimet e verës i kaloja në atë vend, nëpër kampet e pushimit të studentëve që na i jepnin falas. Gjatë gjithë kësaj kohe isha shkëputur nga jeta e organizata e partisë (jashtë shtetit nuk bëhej jetë partie) isha shkëputur nga disiplina e Partisë duke bërë një jetë krejt të pavarur dhe në ambiente artistike (me qenë se studioja për kinematografi).

Kur u ktheva u emërova me punë pranë Kinostudios si kino-regjisor. Fillova të bëja jetën e partisë e cila më dukej si e bezdisshme. Situata e politikës së jashtme në B. Sovjetik dhe në të gjithë Europën lindore ishte me plot të papritura. Stalini s’kishte dy vjet që kishte vdekur dhe brenda kësaj kohe të shkurtër u ndëruan dy sekretarë të parë të K. Qendror. Në fuqi hipi Hrushovi. Në maj t’atij viti (1955) Hrushovi vjen për vizitë në Jugosllavi, rehabilitoi Titon. Për ne, në atë kohë Partia Komuniste e B. Sovjetik ishte mëmë, ishte Partia Bolshevike që i bie në gjunjë Titos. Në të gjithë Europën lindore filluan kthesa rrënjësore në udhëheqje. Gazeta jonë “Zëri i popullit” botonte çdo ditë lajme të kësaj gjendje. Në Poloni, Gomulka del nga burgu e vihet sekretar i parë i KQ. Në Hungari zbret Rakoshi e hyp Imre Nagy e kështu edhe në vende të tjera të demokracisë popullore. Unë në atë kohë kisha si shok të përhershëm Nesti Zoton dhe mbrëmjeve takohesha bulevardit në xhiro dhe bisedonim për këto gjëra. Pak më vonë zhvillon në Moskë punimet Kongresi i 20 i B. Sovjetik. Raportin e Hrushovit e botoi “Zëri i Popullit”. Në çdo mbrëmje kur dilnim në xhiro e takoheshim ktheheshim, lexonim buletinin e lajmeve të mbas ditës së ATSH që kishte lajme të freskëta të asaj dite. Në këtë situatë, në prill të vitit 1956 do të zhvillonte punimet Konferenca e Tiranës. Nëpër organizata e Partisë u zgjodhën delegatë për në Konferencë. Në organizatën e Partisë ku bëja pjesë unë në Kinostudio u zgjodh Nesti Zotoja. Kishte orientim nga Komiteti i Partisë rrethit Tiranës që në Konferencë çdo i deleguar të merrte pyetje ose mendimet e anëtarëve të partisë për t’ju çuar Konferencës që atje të sqaroheshin. Mblidhet organizata jonë dhe bëhen pyetje. Nesti Zotoja mbante shënime. Pyetjet afërsisht ishin këto: Çështja e Sejfulla Malëshovës mos duhet parë (rishikuar). Pse nuk po përmirësohen marrëdhëniet me Jugosllavinë. Pse shtypi jonë lustron gjendjen e nivelit të jetesës? Pse shtypi jonë kritikon nga drejtorë poshtë. Sa shpenzime kanë dyqanet e bllokut të udhëheqësve? Pse sigurimi jonë kontrollon dhe pasaportat e anëtarëve të partisë. Mos ka nevojë të shikohet çështja e Bedri Spahiut dhe e Tuk Jakovës etj. që nuk më kujtohen. Unë bëra pyetjen për Jugosllavinë. Në Konferencën e Tiranës ishte i deleguar Beqir Balluku. Salla ku zhvillonte punimet konferenca ka qenë pallati “Ali Kelmendi”. Ne që s’ishim delegatë, unë e shokët që përmenda më sipër prisnim në xhiro për qark pallatit që kur të bëhej pushimi i seancës të konferencës të merrnim vesh se çfarë po bëhej. Kish grumbuj me shokë partie që takonin të deleguarit e tyre për t’u informuar rreth punimeve të çdo seance. Përgjigjet e pyetjeve nga ana e Beqir Ballukut nuk i kënaqnin të deleguarit? Në seancën e ditës së tretë erdhi udhëheqësi kryesor E. H. i  cili ishte vënë në dijeni të kësaj gjendje të elektrizuar. Ai u prit me duartrokitje. Ne përsëri prisnim seancat e pushimit. Gjendja filloj të merrte tjetër drejtim. Disa shokë kishin filluar të dilnin më autokritikë. Të nesërmen e asaj dite konferenca u dha fund punimeve. Ishin kritikuar rëndë diskutimet e ditës së parë si dhe pyetjet e disa dikastereve dhe ato të Kinostudios.

Pas disa ditësh bëhet mbledhja e organizatave të partisë të gjithë dikastereve të Tiranës. Tek ne në Kinostudio erdhi M. Myftiu. Ai mori një për një pyetjet që ishin bërë, pyeste emrin se kush e kishte bërë dhe i jepte përgjigje. Organizata me njoftimin që jepte Manush Myftiu propozoj për përjashtim nga radhët e saj Nesti Zoton dhe mua.

Unë u përjashtova se kisha arsim më shumë nga të tjerët dhe duhet të isha treguar më i pjekur nga të tjerët. Ndërsa gjithë të tjerët morën vërejtje me shënim në biografi me qënë se ishin më pak të arsimuar. Pas disa ditësh unë caktohem përgjegjës kinemaje në Berat. Konferenca vërtetë përfundoi, por ne kishim bindjen që Kongresi i Tretë që do të fillonte punimet pas 2-3 javësh do të rishikonte këtë çështje sidomos i deleguari i KQ të B. Sovjetik që do të vinte në Kongres. Në të vërtetë erdhi Pospjellovi. Si kongresi ashtu dhe Pospjellovi i vlerësuan të drejta vendimet e Konferencës së Tiranës si dhe masat që ai mori.

Lidhur me pyetjen që më bëhet unë deklaroj se nga konferenca e Tiranës ne kërkonim që vija e Partisë të shikohej siç po e shikonin edhe partitë e tjera në atë kohë “motrat” siç po bënte në atë kohë edhe Partia mëmë e B. Sovjetik. Pra interesimi im nëpër seancat e pushimeve që bënte konferenca ishte që a do të bëjë Partia e jonë ndryshime në vijën e saj.

Sikundër kam thënë edhe në procesin e mëparshëm kur u muar vendimi për t’u larguar nga Tirana e për të ardhur në Berat ashtu siç isha i dëshpëruar u nisa për në Berat, i përjashtuar nga Partia, i ulur nga përgjegjësia, i vrarë shpirtërisht, i trembur. Detyrë kryesore që i vura vetes ishte që të punoja mirë në detyrën e caktuar (përgjegjës kinemaje), të evitojë në maksimum shoqërinë me njerëzit dhe sidomos bisedat me karakter politik. Kisha gjithmonë bindjen se Kongresi i 3-të i Partisë që do të fillonte punimet mbas disa javësh do të shikonte çështjen e konferencës së Tiranës dhe unë do të shkoja përsëri në Kinostudio. Kjo nuk u bë. Më vonë kur në Hungari plasi kundërrevolucioni dhe u bënë të gjithë ato masakra ndaj elementit Stalinian, kurse Partia jonë filloj të zbuloj agjentët dhe agjenturën jugosllave për Konferencën e Tiranës …

Në fillim të vitit 1962 kur situata ishte shumë e nderë ku kishin plasur divergjencat parimore me Bashkimin Sovjetik, hiqem nga estrada dhe kaloj në prodhim. Edhe për mua kjo gjendje ishte shumë delikate e shumë e rëndë. Ishte e rëndë dhe delikate sepse: isha një njeri që kisha studiuar në BS dhe duhej të tregohesha shumë i matur në qëndrimin tim ndaj këtij vendi se çdo gjë mund të interpretohej si agjitacion pro atij vendi. Duke kaluar në prodhim punë kjo që për mua si fillim ishte shumë i rëndë nuk duhej të shkisja në asnjë moment dhe për asnjë çast në ndonjë pakënaqësi se një gjë e tillë ishte me pasoja. Kalimi në punën prodhuese më izoloj plotësisht nga shoqëria e mëparshme. Isha beqar, mbeta fill i vetëm. Mbas une absolutisht nuk kisha asnjë shok… Në fund të vitit 1971 merrem përsëri në Estradë. Puna ime në estradë gjatë këtyre viteve të fundit u vlerësua e mirë. Në karakteristikat e fundit që formuloj kolektivi dhe organizata e partisë midis fjalëve të mira që kish thuhej “… Gjatë katër vjetëve të punës të sh. Viktor drejtoria dhe organizata e Partisë s’ka patur asnjë shqetësim ideologjik”. Megjithatë nga estrada ika në janar të vitit 1976. Heqja ishte rezultat i situatave të komplikuara ndërkombëtare, të cilat detyrimisht nxirrnin ashpërsimin e luftës së klasave…

Mendoj se këto koncepte e kanë burimin tek liberalizmi, tek të shikuarit e gjërave me syrin thjesht humanitar, sentimental jo klasor…”

“Përfundimisht Viktori u arrestua dhe dënua me 8 vjet heqje lirie, regjisori i parë, i shkolluar për 6 vjet për regjisor në BS, në një nga shkollat më të mira të kinematografisë, por që, para arrestimit, kishte përfunduar punëtor, me punë në ndërmarrjen pyjore, me profesion murator…”

Kategori
Uncategorized

Si zyrtarët në komunizëm bënin orgjira me prostituta të martuara.

 

Kastriot Dervishi, ish drejtori i Arkivues së Ministrisë së Brendshme sjell një dëshmi për prostitucionin në vitet e diktaturës komuniste.

Ai ka publikuar në “Facebook” një dokument i vitit 1969 i prokurorisë së rrethit Tiranë, që flet për një çështje që po hetohej në vitin 1969 për një grup ushtarakësh që kishin shkuar me prostituta.

“1969/ Prostitucioni në Tiranë dhe implikimi i disa zyrtarëve. Në vitin 1969 organet e prokurorisë me një farë droje zhvilluan hetime në lidhje me një grup prostitutash në Tiranë dhe klientët e tyre. Pavarësisht se me Kodin Penal këto veprime dënoheshin, historia e këtyre ngjarjeve ngeli vetëm në akte zyrtare, pasi askush nuk u dënua, madje femrat u përdorën e keqpërdorën nga regjimi”, shkruan Dervishi.

Image

Në dokumentin e prokurorisë thuhet se 6 ushtarakë kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me prostituta.

Një prej tyre ishte Ibrahi…, i cili ka shkuar me Ja…. në vitin 1961 me pretendimin se do ta transferonte në Tiranë me burrin që kishte ushtar.

Kategori
Uncategorized

Nuk dihet nëse Berisha do të preferojë të jetë sërish deputet në Kuvendin e ri të Shqipërisë .

Deputetët/ PD ka gati propozimet.     Gjashtë aleatët do jenë në listat e demokratëve?

“Por pavarësisht se ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha është propozuar, nuk dihet nëse ai do të preferojë të jetë sërish deputet në Kuvendin e ri të Shqipërisë”.

Bisedimet për më se tetë orë midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha përgjatë dy ditëve përfunduan dje me një marrëveshje të gjerë politike.

 

Përmes kësaj marrëveshjeje, opozita përfiton gjysmën e qeverisë dhe për votimin e saj pritet që kreu i Kuvendit, Ilir Meta të thërrasë ditën e hënë seancën e jashtëzakonshme.

PD po tregohet hermetike lidhur me emrat që do të propozojë për qeverinë teknike, të cilët sipas burimeve brenda saj, mësohet se do të jetë jashtë politikës. Propozimet do të vijnë edhe nga aleatët, të cilët i qëndruan në krah PD-së përgjatë gjithë qëndresës së gjatë në çadrën përballë Kryeministrisë.

Deri të hënën emrat e opozitës duhet të jenë gati, pasi secili prej tyre do të votohet në seancën e jashtëzakonshme për t’i hapur rrugën qeverisë së re teknike.

Aleatët

Një nga pikat e marrëveshjes mes Ramës e Bashës që partitë të hyjnë secila në zgjedhje ka shkaktuar pakënaqësi tek aleatët më të vegjël. Pika e dytë e marrëveshjes thotë: “Regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës.

Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 maj 2017”.

Nga kjo pikë del që nuk ka koalicione parazgjedhore dhe më të penalizuar pritet të jenë LSI dhe PDIU, pasi i kanë dorëzuar tashmë listat e kandidatëve për deputetë dhe më të favorizuar të jenë aleatët e PD-së, që mund t’i kërkojnë Bashës të përfshihen në pozicione të sigurta në listat e kandidatëve të PD për deputetë.

Në rastet kur partitë e vogla hynë në zgjedhje pa koalicion, llogariten vetëm votat e fituara me siglën e saj, çka e bën më të vështirë kalimin e pragut zgjedhor. Referuar sistemit zgjedhor, një parti e vogël mund të marrë një deputet në një qark të madh, ku edhe numri i votuese është më i madh, ndërsa rrezikon të mos marrë mandate deputeti në qarqet më të vogla.

Por, ajo që pohohet nga burimet brenda PD-së për GSH.al është se në listën e saj pritet të jenë dhe tre aleatët e parë, konkretisht kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kreu i PAA-së Agron Duka dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Gjithshtu   te njejten marreveshje me PD-ne do te kene dhe Nard Ndoka i PDK-së, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Kreshnik Spahiu i AK-së.

Listat

Prej kohësh PD-ja ka gati propozimet e bazës për garën zgjedhore në Kuvendin e ri të Shqipërisë. Pavarësisht ngritjes së çadrës në Tiranë, degët e PD-së në rrethe sollën propozimet e bazës drejt qendrës në pritje të miratimit të listës përfundimtare nga kryesia e PD-së. Por, ky proces u ndërpre përkohësisht për shkak të protestës. Ndaj brenda katër ditëve, PD-ja do të ketë gati listën me emrat e demokratëve që do të garojnë më 25 qershor, duke marrë edhe miratimin e kryesisë së partisë.

Por, secili emër do të kalojë në filtrin e komisionit të posaçëm për verifikimin e figurave në kuadrin e dekriminalizimit dhe që drejtohet nga doktor Kosova. Burime brenda PD-së bëjnë me dije se Kosova do ta ketë më të lehtë këtë proces, pasi mësohet se emrat e përzgjedhur nga baza kryesisht janë të rinj dhe nuk ka preken nga dekriminalizimi.

Por, përveç shumë emrave të rinj që janë propozuar nga baza, si ish- zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi ka edhe emra të njohur të PD-së si Topalli, Bylykbashi, Boçi, Patozi, Bode etj., ndërkohë që pavarësisht se ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha është propozuar, nuk dihet nëse do të preferojë të jetë sërish deputet në Kuvendin e ri të Shqipërisë .

 

Kategori
Uncategorized

Shtëpia e lirisë( Cadra) e zbythi krim qeverinë. Zbardhet marrëveshja mes PS e PD. Ja dokumenti i plotë.

MARRËVESHJE POLITIKE 18 MAJ 2017

 

 

 

Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.

 

Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës.

 

Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarte demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

 

 

 

ZGJEDHJET

 

Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.
Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.
Listat e zgjedhësve

Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.
Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.

Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.
Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.
Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.
Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.
Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.
Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

 

 

 

QEVERIA

 

Zv.Kryeministër, teknik
Ministri i Brendshëm, teknik
Ministri i Arsimit, teknik
Ministri i Shëndetësisë, teknik
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
Ministri i Financave, teknik
Ministri i Drejtësisë, teknik
Drejtori i OSHEE
Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

 

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

PARLAMENTI

Votimi i organeve të vettingut.
Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.
Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.
Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.
Përmirësimi i standarteve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.
Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

 

 

ORGANET E PAVARURA

Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.
Avokati i Popullit, propozim i opozitës.

 

 

REFORMAT

Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).
Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).
Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.
Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

 

 

 

 

MASA TE TJERA

Dekriminalizimi. Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.

Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.
KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr  138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).

Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.
Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.

Kategori
Uncategorized

U zgjidh problemi por jo kriza.

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar për marrëveshjen mes kreut të PS-së Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, duke e përshëndetur atë si një mënyrë për të zgjidhur krizën e rëndë politike.

Por sipas tij, pas kësaj deri në këtë moment është zgjidhur vetëm kriza dhe jo problemi. Për këtë ai nëpërmjet 11 pikave, sugjeron se si mund të ecet përpara për ti dhënë fund përgjithmonë situatave të tilla.

Ja çfarë shkruan ai në një postim në faqen e tij në Facebook:

U zgjidh problemi por jo kriza.

Marrëveshja e minutës së fundit për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve ishte gjëja e duhur!

Zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëheshin- e kemi stërthënë e stërshkruar! Ndaj shumë mirë që u arrit kjo gjë!

Por vendi ka nevojë për tranformim rrënjësor të mënyrës se si bëhet politikë! Arroganca, mos dhënia llogari, sundimi në vend të qeverisjes e të tjera si këto kufizohen dhe reduktohen vetëm me reformën politike.

Po rendis më poshtë disa ide se cfarë mund të bëhet për t? ndryshuar situatën. Qëllimi është të mos përsëritet më kjo lloj krize, që më së shumti vjen si reagim ndaj arrogancës.

1. Parlamenti duhet të vendoset mbi qeverinë, domosdoshmërisht!

2. Duhet të kemi një President ballacues pushteti, të zgjedhur nga populli ose duhet të krijojmë dhomën e Senatit, si filtër krizash.

3. Kryeministri nuk mund të qëndrojë në detyrë më shumë se 8 vjet. Pra jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.

4. Deputetet të zgjidhen drejtpërdrejt nga populli, njëkohësisht partitë përfaqësohen proporcionalisht.( sistemi zgjedhor gjerman e realizon këtë gje).

5. Votimi dhe numërimi elektronik, por në qendrën e votimit, është mjeti që depolitizon menaxhimin e zgjedhjeve.

6. Duhet të ndalohen koalicionet para zgjedhore.

7. Koalicionet qeverisëse post zgjedhore, që bëhen për ndarje postesh në administratë, të jenë të dënueshme penalisht!

8. Duhet të hiqet trajtimi “preferencial” procedural kur hetohen zyrtarët e lartë të shtetit!

9. Duhet të mbrojmë me ligj statusin e opozitës dhe të karrierës së politikanit.

10. Asnjë vendim që prek buxhetin, borxhin publik apo pasurinë publike qe ka efekt jashtë mandatit të qeverisë nuk mund të merret pa u ratifikuar ne Parlament.

11. Asnje qindarke nga paratë publike nuk mund ti jepen medias.

Pa dyshim që kjo listë nuk mbaron këtu. Ka të tjera gjëra që duhen bërë, veçanërisht për rivendosjen e vlerës së fjalës në politikë.

Por vlerësoj si më të rëndësishme këto pika që parashtrova.

Insistoj, duhet të reformojmë politikën që të kenë efekt reformat e tjera!
Lexo edhe:

Ai që donte t’i mbyllte në një dhomë Ramën e Bashën, Eduard Kukan: Sot jam shumë i lumturFOTO/ Marrëveshja Rama-Basha, reagon SHBA: Bravo të gjithëveBE reagon për marrëveshjen Basha – Rama: PërgëzimeKomentet
Shto koment

Kategori
Uncategorized

Zyrtari i DASH: Rusia ka rritur ‘ndikimin malinj’ kundër integrimit të Shqipërisë

Zyrtari  i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.

Duke folur para një nënkomiteti të SHBA-së për marrëdhënie me jashtë, zëvendësi i ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato.

Por, shtoi Yee, Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike.

Yee e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.

Ai po ashtu tha se një qendër humanitare e Rusisë në Nish të Serbisë me siguri synon ndikimin në formimin e opinionit publik. Yee tha se Moska po përpiqet të nxisë edhe Republikën Serbe të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina. /REL/

Kategori
Uncategorized

Njeriu që na premton opozitë!!!’

‘Njeriu që na premton opozitë!!!’

Njeriu që premtoi luftë kundër trafiqeve dhe kanabisit, erdhi në pushtet dhe mbushi gjithë vendin me trafiqe dhe kanabis.

Njeriu që premtoi njerëz me vlera në politikë, e kriminalizoi atë kur erdhi në pushtet.

Njeriu që premtoi se do të jetë një kryeministër ndryshe nga të mëparshmit, pas katër vitesh në pushtet, rezultoi më i keqi i 25 viteve të marra së bashku.

Njeriu që premtoi një politikë ndryshe duke nënkuptuar apo edhe etiketuar drejtpërdrejt si autokrat Berishën, pasi erdhi në pushtet mbyti çdo zë kundër tij në parti dhe qeveri.

Nga Hysni Gurra 

Njeriu që premtoi drejtësi për Gërdecin, erdhi në pushtet i dha leje ndërtimi të akuzuarve për këtë ngjarje.

Njeriu që premtoi drejtësi për 21 janarin, erdhi në pushtet, mbylli hetimet, dhe një nga qitësit e gardës e kandidon për deputet sot.

Njeriu që premtoi çlirimin e drejtësisë nga kapja dhe ka dy vite që bërtet vetting, vetting, nuk pranon sot të votojë vettingu-n.

Njeriu që premtoi shëndetësi falas, e privatizoi gjithë sistemin shëndetësor.

Njeriu që premtoi arsim të aksesueshëm për të gjithë, erdhi në pushtet e shtrenjtoi dhe e bëri akses për të pasurit.

Njeriu që premtoi se do t’i kthente qytetarëve pasuritë nën dhe mbi tokësore, i shiti të gjitha kur erdhi në pushtet.

Njeriu që premtoi 300-mijë vende pune, erdhi në pushtet u bë shkak i eksodeve të papara të shqiptarëve për në Europë.

Njeriu që premtoi nxjerrjen e bujqësisë nga kushtet mesjetare, erdhi në pushtet e zhyti më keq akoma.

Njeriu që premtoi të mbarojë rrugët e lëna rrugëve sipas tij, nuk shtroi dot një metër rrugë.

Njeriu që premtoi luftë kundër trafiqeve dhe kanabisit, erdhi në pushtet dhe mbushi gjithë vendin me trafiqe dhe kanabis.

Njeriu që premtoi njerëz me vlera në politikë, e kriminalizoi atë kur erdhi në pushtet.

Njeriu që premtoi se do të jetë një kryeministër ndryshe nga të mëparshmit, pas katër vitesh në pushtet, rezultoi më i keqi i 25 viteve të marra së bashku.

Njeriu që premtoi një politikë ndryshe duke nënkuptuar apo edhe etiketuar drejtpërdrejt si autokrat Berishën, pasi erdhi në pushtet mbyti çdo zë kundër tij në parti dhe qeveri.

Njeriu që premtoi se nuk do dilte në TV si Berisha, erdhi në pushtet jo vetëm që rri gjithë ditën në TV aq sa ka zënë hapsirat edhe të emisioneve të femijëve, por ka hap kanal të personalizuar televiziv (ER-TV).

Premtoi gjithçka, nuk bëri asgjë.

Berisha ka qeverisur dhe është aktor kryesorë në politikën shqiptare pas viteve 90-të dhe sigurisht ka bërë edhe gabime.

Por, në fund të dokumentit për anëtarësimin e vendit në NATO, në fund të dokumentit që liberalizoi vizat për shqiptarët, qëndron firma e Sali Berishës. Edi Rama nuk mundi dot të vendosë firmën e tij në fund të një dokumenti që do të hapte negociatat me Bashkimin Europian.

Berisha e mori mandatin e dytë qeverisës nëpërmjet një akti politik, koalicioni me një parti të majtë (LSI), u quajt akt jo normal, jo i natyrshëm…etj, por ishte akt i pastër politik.

Ky po kërkon të marrë një mandat të dytë jo me një akt politik, por me një akt “kriminal”, duke shkuar në zgjedhje i vetëm, pa opozitë reale, duke premtuar në fushtatë se do ju japim këtë e atë, dhe do t’u japim edhe një opozitë!

Rast unik në botë ku një parti në pushtet premton në fushatë elektorale se do të krijojë edhe një opozitë.

Njeriu që në vitin 2013-të premtoi, vende pune, ulje taksash dhe ngritje rroge në vitin 2017-të premton, era shtet, vetting dhe opozitë!

Kjo, as ishte parë as dëgjuar ndonjëherë dhe ta mendosh që ky akoma thotë- s’keni parë gjë akoma!

Kategori
Uncategorized

Sa të merr malli për Kanunin, kur sheh Ramën si po mundohet të manipulojë me katolikët.

Nga Nga Ilir Nikolla

Dje përgjatë gjithë ditës, publiku u bombardua nga shkrimet e piskamat e porositura kundër deklarimeve të Lulzim Bashës, i cili u tha se paskësh thënë në një gazetë austriake se 95 përqind e deputetëve të inkriminuar janë nga komuniteti katolik i veriut. Folën deputetë që s’e kanë parë kurrë derën e kishës, pinjoj të atyre që me kazma iu turrën kishave në 1967, por para së gjithash, vlen të thuhet se agresioni politik u dirigjua direkt nga zyra e kryetarit të partisë, e cila është vazhduese e drejtpërdrejtë e asaj partie që e shpalli Shqipërinë vendin e vetëm ateist në botë dhe sulmoi shtetërisht objektet e kultit, kishat katolike (të Vatikanit) mbi të gjitha, por edhe xhamitë, teqetë e kishat ortodokse.

Në fakt, e vërteta është krejt e thjeshtë. Me deklaratën e Bashës, edhe njëherë ka dalë gafil taktika e Edi Ramës për të vënë nën zap veriun e kryesisht zonat katolike, me dhunë e me të inkriminuar, si dikur në 45, si në 67-n, edhe tani në 2013 e 2017-n. Është fakt se lista e deputetëve socialistë që fituan në zonat e veriut është e mbushur me persona me precedentë penalë dhe sadopak që u zbatua ligji i dekriminalizimit, “sopata” ra pikërisht mbi ta.

Por tani në terren, të njëjtët njerëz e nga e njëjta listë, po synojnë të kryejnë të njëjtën punë, por tani jo krejt në publik, por si qehajallarë të një liste-mushkë të Edi Ramës. Dy protestat e fundit kanë treguar se deputetët-mushka të komunitetit katolik (pra një martesë shterpë mes dhunës së 2013-s dhe dirigjimit në prapaskenë prej të inkriminuarve në 2017-n) s’po ngjisin, po shpallen si të padëshirueshëm, prandaj nevoja urgjente është të shpallet Lulzim Basha si armiku i katolikëve dhe i veriut në përgjithësi. Për këtë, ai duhet sulmuar pse u tha ndërkombëtarëve se 95 përqind e deputetëve me rekorde kriminale janë me prejardhje katolike nga veriu.

Ashtu janë. Çka për t’u turpëruar kjo deklaratë?

Këtë fakt, Partia Demokratike duhet ta përmendë ditë për ditë në çdo ditë të fushatës së ardhshme zgjedhore. Edi Rama e grabiti përfaqësimin politik në veri të vendit me kriminelë e tani po kërkon që kjo përdhosje të mos i kujtohet, të mos i përmendet e të mos i merret për të keq. Bile, po synon të nxjerrë përfitim nga kjo sjellje, duke tentuar të përdorë sedrën e opinionit publik, jo aq të emancipuar, i cili s’ka dëshirë t’i kujtohet as turpi, as vakia që i ka ndodhur. Megjithëse s’çalon shumë krahasimi, është disi si rasti i viktimave të përdhunimit, të cilat kanë turp të denoncojnë dhe heshtin për të ruajtur fytyrën. Fatkeqësisht, kjo strategji pati impakt ditën e djeshme dhe në rrjetet sociale pamë një lumë deklarimesh anti-Basha, që u shpall apriori fajtor se e paskësh deklaruar komunitetin katolik si të inkriminuar. Pamë edhe një demokristian, në aleancë me Ramën, që iu bashkua korit, ndoshta me urdhër të vetë atij. Gjithçka për të mos e zbuluar krimin që i biri i Kristaq Ramës ka konsumuar në 2013-n dhe që po tenton ta ripërsërisë në 2017-n.

Llurba e rrjeteve sociale kundër Lulzim Bashës të krijonte ndjenjën e pafuqisë për të reaguar, për shkak se peshorja e analizës është prishur, fajtorët nuk ndëshkohen, sepse Edi Rama qeveris në pandëshkueshmëri; pranë tij kriminelët s’japin llogari, përkundrazi, marrin përgjegjësi në kundërshtim me ligjin e me kushtetutën. Edi Rama e do prapë zaptimin e përfaqësimit politik të katolikëve e të veriut në përgjithësi, e do njësoj të përçudnuar, bile mundësisht me dirigjimin e kriminele të 2013-s në prapaskenë dhe me deputetë-mushka në skenë që përfaqësojnë Shkodrën, Rrëshenin apo Lezhën, por që flasin me dialektin e “zonës së parë operative”. Disa përfaqësues spikatës të betejës për demaskimin e krimit që ka kryer Edi Rama mbi komunitetin katolik më zhgënjyen dje me heshtjen e tyre ndaj përsëritjes së sakrilegjit, thjesht për interesa politike vetjake.

Në këtë reflektim mbi pafuqinë për të reaguar ndaj krimit të politikës, edhe kur ai godet bash ashtin e shoqërisë, mendja më shkon tek Kanuni, i cili për njerëz që bënin shkanduj, e kishte dënimin e paapelueshëm e konsensual: lëçitjen. Bash ky zakon na mungon e për të na merr malli, kur shohim një shkandull të shekullit XXI të përdorë komunitetin katolik të veriut si eksperiment social për mendjen e tij të sëmurë.

 

 

 

By Nicholas By Ilir

Yesterday during the day, the public was bombarded by the writings of the ordered howl against Basha’s statements, who said he had held on an Austrian newspaper that 95 percent of the incriminated members are from the northern Catholic community. They spoke to deputies who do not have never seen the door of the church, pinjoj those with pickaxe began attacking churches in 1967, but above all, it should be said that the political aggression was directed directly by the party leader’s office, which is continuing direct that party that declared Albania the only atheist in the world and attacked the statutory objects of worship, Catholic church (Vatican) above all, but also mosques, tekkes Orthodox churches.

In fact, the truth is quite simple. With Basha’s statement has once again come unawares tactics Edi Rama to put under zap northern predominantly Catholic areas, the violence of the incriminated as formerly 45, as in 67-n, and now in 2013 2017- n. The fact is that the list of Socialist deputies who won in northern areas is filled with people with criminal records and somehow that was implemented decriminalization law, “ax” fell exactly on them.

But now on the ground, the same people from the same list, is intended to perform the same job, but now not quite public, but qehajallarë a list-mule Edi Rama. Two recent protests have shown that MPs mules Catholic community (ie a barren marriage between the 2013 violence and Conducting at the background of the incriminated 2017-n) s’po climb, being declared as undesirable, therefore, an urgent need Lulzim Basha is revealed as the enemy of the Catholics and the north in general. For this, he must attack though told internationals that 95 percent of MPs with criminal records are Catholic originally from the north.

They are well. What to be ashamed of this statement?

This fact, the Democratic Party must mention day to day every day of the next election campaign. Edi Rama kidnapped political representation in the north of the country with criminals now seeking this sacrilege not to remember, not to mention the not considered as bad. Moreover, it is intended to draw benefit from this behavior, trying to use your own self-public opinion, not so emancipated, who has no desire to remember nor shame, nor vakia has happened. Although many s’çalon comparison is somewhat like the case of rape victims, which are ashamed to denounce and silence to save face. Unfortunately, this strategy had an impact yesterday and social networks saw a stream of statements anti-Basha, who was found guilty a priori that Pask said Catholic communities as incriminating. We saw also a Democrat, in alliance with Rama, who joined the choir, perhaps to himself commanded him. Everything for not discovering crime Kristaq son of Rama consumed in 2013 and is trying to reiterate in 2017 n.

Llurba social networking against Lulzim Basha to create a sense of helplessness to react, because the scales of analysis is broken, the culprits are not punished, because Edi Rama governs impunity; they give no criminals at his account, by contrast, take responsibility contrary to the law of the constitution. Edi Rama will still conquest of political representation of Catholics from the north in general, will equally monstrous, even preferably conducted by criminals 2013’s backstage and MPs mules on stage representing Shkodra, Rreshen or Lezha, but speak the dialect of “first operational zone”. Some representatives distinguishing the battle to expose the crime he has committed Edi Rama on the Catholic community disappointed yesterday with their silence against the sacrilege repetition, simply for its own political interests.

In this reflection on powerlessness to respond to crime policy, even when it hits bone bash society, my mind goes to the Kanun, which for people who do shkanduj, had irrefutable condemnation of the consensus: lëçitjen. Bash this habit misses us for we miss when we see a stumbling block to XXI century use northern Catholic community as a social experiment for his sick mind.

Kategori
Uncategorized

Një letër për Edi Ramëm.

nga Ndue Kalthi.

Unë jam një student. Një i ri si shumë të tjerë të këtij vendi, që me shpresën për një të ardhme më të mirë, jam investuar për vite me radhë jam përkushtuar për t’u shkolluar. Për t’u bërë sa i aftë në profesionin tim, e për të marrë vlerat me të mira, etike e profesionale.
Por në fakt shoh gjithnjë e më shumë pamundësi, pengesa, e dyer të mbyllura.
Ndaj ju shkruaj Zoti Kryeministër, për veten, për bashkëmoshatarët e mi, e për shumë të tjerë që ulen në auditorë, me shpresën e përbashkët për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.
E kur flas për një vend më të mirë, nuk iu referohem aspak atyre që premtoni e harroni ju Z.Kryeministër. Nuk po flas për ato pritshmëritë tuaja, larg realitetit, për arsimim me standarde, për reforma, e për cilësi.
E kam fjalën për ëndrrat e çdo të riu për t’u shkolluar, për të patur mundësinë të ulet në auditorë pa qenë nevoja t’ua marrë prindërve edhe lekët e fundit, nga paga nën atë minimumin që qeveria juaj ka vendosur.
E mos të flas për ata qindra e mijëra të rinj që i kanë prindërit e papunë, që jo vetëm nuk mund të përballojnë tarifat e shkollimit, por as nuk mund të shtyjnë as ditën.
E ja këtu dalim tek ato 300 mijë vendet e punës, por që nuk u plotësuan, se “punë ka, por s’ka profesionistë”. E pastaj vijmë te 220 mijë të premtuarat së fundmi, që s’dihet si do jetë edhe fati i tyre. Se fati ynë dihet.
Ne prapë do të ndeshemi me njerëz arrogantë, prapë do të hasim pengesa, do të gjejmë dyer të mbyllura, do të vrapojmë lart e poshtë në kërkim të një pune të denjë, deri sa të na dhëmbin gjunjët.
Nuk është kjo Shqipëria që duam Z.kryeministër, por është Shqipëria siç na e bëtë ju. Ndryshe në letër e foto “Facebook-u”, e ndryshe në realitet. Se fundja ju aty në “Facebook” i jepni përgjigjet ashtu, si veç ju dini, plot ironi për këdo që merr guximin t’jua paraqesë sadopak këtë realitet.
Largoni për një çast kompleksitetin e madhështisë që ju ofron karrigia e kryeministrit dhe zbrisni në terren të shikoni situatën e vështirë ku është katandisur ky vend.
Shihni sesi njerëzit kalojnë duke kthyer sytë nga tezgat e frutave e perimeve, por pa mundur t’i blejnë. Xhepat e tyre s’mund të përballojnë. Mjerimi është shumë më i madh z.kryeministër, nga ajo pak që duket, pas fasadave që lyeni çdo ditë, e na i shisni për Rilindje.
Ne kemi nevojë për arsimimin, shëndetësi, punësim, mirëqenie. Por ju këto i keni veç premtime fasadë, pas një propagande të bërë bajate, teksa i ofroni këtij populli sapunin për djathë.
Epo vota e qytetarit është e shtrenjtë. Po aq sa ëndrrat, dëshirat, buka e gojës, rritja e fëmijëve, e kështu me radhë. Mos i kërkoni votë një populli që çdo ditë e më shumë u shtrëngohet laku në fyt, aq fort sa nuk po munden më as të besojnë në këtë vend ka qeverisje.
Dhe e vërteta është kjo, një realitet që ne këtu nëpër rrugët e Shqipërisë e jetojmë çdo ditë. Shumë ndryshe nga sa shihet nga karrigia e kryeministrit…

Kategori
Uncategorized

Dy motrat shqiptare dhe një histori prekës

Publicisti Ilir Ikonomi ka publikuar një fotografi të hershme nga viti 1920, të dy motrave shqiptare dhe të varfra që kishin ecur 40 kilometra nga një fshat malor për të arritur në Tiranë.

Ikonomi shkruan se vajza në të majtë të fotos, vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë.

Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan.

Kur iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë.

“Një histori që flet shumë për karakterin dhe moralin”, shkruan Ikonomi krahas fotografisë së publikuar.

Postimi i plotë i publicistit Ilir Ikonomi:

Dy motrat shqiptare dhe një histori prekëse

Këto dy motra të varfra kishin ecur 40 kilometra nga një fshat malor për të arritur në Tiranë. Vajza në të majtë vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe, për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë. Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan. Kur iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë. Një histori që flet shumë për karakterin dhe moralin. (Biblioteka e Kongresit, Uashington)./a.k/noa.al/

Fotogaleri
Kategori
Uncategorized

600,000 PËR 1 – KOMENT NGA FRROK ÇUPI

600,000 PËR 1 – KOMENT NGA FRROK ÇUPI
Nga FRROK ÇUPIKy artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Ishin 600,00 apo nuk ishin 600,000? Protesta e fuqishme e Opozitës la pas dy filozofi:

E para: filozofinë e numrave, dhe

E dyta: filozofinë e qenies.

Ne të gjithë, në këtë rast, ndodhemi mes dy epokave: Mes epokës kur njerëzit ishin vetëm numra dhe epokës për të cilën mbetëm në kërkim: Qenia është vlerë, jo numër!.

Gjatë gjysmë shekulli të diktaturës komuniste të gjithë njerëzit përbënin numra dhe mekanizma pune.

Sa forca pune, sa anëtarë të PPSH, sa ushtarë, sa malësorë, sa priftërinj, sa nxënës… Madje edhe dëshmorët, pasi u groposën në dheun ëmë, morën vlerë vetëm si numra. Diktatori komunist, në vizitën e parë me Stalinin e BS, u pyet sa dëshmorë kishin rënë ‘kundër gjermanëve’ dhe mbeti gafil. Në mendjen e tij djallëzore erdhi një shifër gjeografike, sa kilometra katrore kishte territori i Shqipërisë. ‘Një dëshmor – në çdo kilometër, shoku Stalin!”- tha. Morën hartën dhe dolën 28,000. Numri mbeti vlera e komunizmit, ndërsa ata që ishin- nuk ishin më…

Të dielën që në mëngjes kryeministri i Republikës, Rama, u zgjua me numra në sy.

Sa kanë qenë në protestën e Opozitës?!- pyeti, siç thotë vetë në Twitter se kishte biseduar me dikë. Tjetri i bëri qejfin, si i ardhuri i largët te shoku Stalin, dhe kështu mbetën të kënaqur të dy duke thënë “një numër më të ulët se 600,000”. Prej afër 24 orë po diskutohet për numrin: 600,000 apo jo?!

Po mirë, le të themi se ishin dhjetë herë më pak, 6,000; le të themi njëqind herë më pak: 6; le të themi dyfishin e 60,000… Në fakt, sipas teknologjisë së numërimit perëndimor të protestës, çdo shifër duhet shumëzuar me disafish; sepse vetëm një për qind e atyre që ‘të urrejnë’ vijnë të ta thonë në sy, aq më pak në rrugë. Por le të mbetemi përsëri te detyrimi yt para urrejtjes së shumëfishit të 600, 000 njerëzve, ose të shumë herë më pak; ta zëmë 6000. Në qoftë se një kryeministër është i neveritur nga 600 ose 6000 anëtarë të kombit të vet, dhe këta guxojnë t’ia thonë para syve, atëherë ky kryeministër duhet të dalë në ballkonin e qeverisë dhe t’u thotë atyre: “Eej, mos më qëlloni me gurë sa t’u them dy fjalë: ‘Lamtumirë armiq!'”. Kaq është vlera, jo numri.

Numri i protestuesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit, të cilët unë i pashë, edhe dy milionë të tjerë i panë me sy, ishte shumë i madh. Nuk i numëruam- sigurisht, nuk i numëroi askush. Por derisa t’i numërojmë, qeveria ndaj të cilës protestohet, do ta ketë bërë namin në ekonomi, në krim, në drogë, në palaçollëk. Kjo është marramendja qeveritare që në mëngjes, që i trajton njerëzit herë si ‘dele’ e herë si ‘fëmijë’. Kësaj here ‘si fëmijë’, sepse iu thotë: ‘Hajde pak këtu në prehër… Ngreje kokën për nga qielli; numëroji yjet!”.

Mirëpo yjet nuk prodhojnë kurrë gjë, veç hutojnë ‘fëmijën’.

Njerëzit në protestën tetëdhjetë ditore prodhuan dy elementë për të cilët po haheshim nëpër kafe dhe nëpër ballkone mbrëmjeve duke numëruar yjet:

E para,

Prodhuan një balancë vlerash, dhe po të doni thoni edhe ‘numerike’. Opozita, për herë të parë, u shfaq si supremaci mbi mazhorancën. Opozita, pasi u mblodh nga gjithë vendi në qendër të Tiranës, u kthye në shtëpi pa asnjë kufomë njerëzore. Në vitin 2011, Janar, opozita e kohës që tani ndodhet në qeveri, u kthye në shtëpi pasi mori nga sheshi i vet katër të vrarë. Iu bëri thirrje njerëzve të vet që të digjeshin institucionet e shtetit, iu tha që t’i suleshin secilit se ‘do të garantohej brezi tjetër’ dhe la të vrarë. Liderët që thërritën popullin ‘për jetë a vdekje’ në shesh, në Janar 2001, bënë apel: ‘jo 3, por edhe sikur 13, 000 do të ishin pak të vriteshin’. (Shiko kronikën e asaj dite). Për kategorinë e asaj opozite (sot të kësaj qeverie)- si të gjallët, edhe dëshmorët janë thjesht numra. Nuk kishte asnjë njeri, asnjë skeptik, asnjë militant, që dje të thoshte se Opozita kishte në vlerë të paktë sa qeveria e cila dje ishte Opozitë. Të gjithë panë se u ngjit Opozita shumë lart. Opozitës tani mund t’i besohet fëmija për në shkollë se nuk ta drogon; mund t’i besohen financat se nuk t’i bën drogë për demonstruesit që të vrasin; mund t’i besohet kujdesi për familjen, edhe vetë kryetari i Opozitës kishte në krah familjen e vet me tre ‘vajza’.

Njeriu nuk është shifër, por është mendim. Mendimi mund të shkojë me fikë edhe te kryetari i bashkisë i kategorisë qeveritare sot, i cili, natyrshëm është kandidat për kryeministër. Pa mendoni t’ia besoni kujdesin familjar kryetarit të Kavajës!? Ai ta merr dhe ta shet në Itali ose në Honolulu. Ta shet brenda natës… Opozita dëshmoi dje se ishte superiore njerëzisht; ne kemi nevojë shumë për atë që është i njerëzishëm, aq më tepër në kohë ‘kolere’ kur mungon e njerëzishmja në qeverisje…

Atëherë pse u dashkan numëruar sa ‘qind mijë’ ishin në protestë. Ja ta zëmë se nuk ishin 600, por 500 mijë. Po mirë, vallë na duhet të kemi 500 mijë kryeministra, 500 mijë ministra, 500 mijë presidentë?! Po atëherë çfarë na duhet numri. Opozita në protestë po dëshmon vlerë- kjo është e tëra. Vlera kombëtare që po prodhon Opozita është se po na rëndit në krah të kombeve dhe lëvizjeve më të përparuara të Perëndimit. Bota po ndryshon në luftë kundër qeverive të demagogjisë, kundër arrogancës qeveritare, kundër establishmentit që e zhveshi kombin nga cilësitë kombëtare dhe kufijtë e shtetit i bëri ‘bordelo’. Opozita e Shqipërisë, edhe sikur 6000 protestues në shesh, e vuri kombin në radhën e Brexit, Trump, BE e re, vlerë dhe sovranitet.

E dyta, protesta e Opozitës dha një lider.

A nuk kishim mbllaçitur fjalë nëpër kafene se ‘nuk kishim lider’ që t’ua marrë pushtetin këtyre, edhe pse u ka rënë? Po, kishim bërë mijëra herë këtë gjë. Basha i Partisë Demokratike, më në fund u shfaq lider kombëtar i virtytshëm, i zoti, i fuqishëm, i qartë dhe i dashur- njëkohësisht. Në gjithë manifestin e tij dëshmoi se ka një pikë të qartë ku do të shkojë vendi dhe ku do të jetë individi. Ai tha se ‘asgjë nuk do të jetë siç është’. As do të prozvalesh nga qeveria, as nuk do të të shpërdorohen vlerat e buxhetit, as do të tallesh nga ata, as do të zhytesh në varfëri, as do të të vrasin e vjedhin zyrtarët e shtetit, as do të të vjelin ambasadorët abuziv, as do të të përdorë Soros si mish për top kundër Botës së Qytetëruar. Nuk e di sa miliona të parashtesës ‘as’ mund të them, sepse miliona arsye janë krijuar për të thënë “Aman, mos qoftë më nesër si sot!”.

Një lëvizje që prodhon një lider të besueshëm, nuk matet nga numrat. Ta zëmë se nuk ishin 600 mijë, por ishin 500 mijë!.. E pastaj, sikur të ishin 700 mijë në shesh a do të kishin ‘prodhuar’ një Bashë më të mirë se Basha… Kur nisën ta sulmojnë Bashën edhe ata që i rrinin më afër, d.m.th., deputetë të PD, atëherë u vërtetua se ‘vërtet u realizua’ lideri. Njeriu është si fëmija që numëron yjet, por kur shikon se dikush pranë u bë shumë i lakmueshëm, do që ta ketë për vete. Grindja brenda PD nuk është asgjë tjetër, veçse vlerë e lakmueshme e liderit që u bë gjatë Protestës… Të paktën tani nëpër kafene nuk mund të thuhet më ‘po, ja re, nuk ka lider PD-ja, se këta të Rilindjes duhen rrëzuar një orë e më parë’. Tani pas protestës nuk kanë pse e thonë më…

Sa për numrat, do të vazhdojnë të numërojnë, sigurisht. ‘Njeriu numër është’- thoshte sociologjia komuniste. Sot e kësaj dite libertarianët e Amerikës me Hillary dhe Soros, vazhdojnë të numërojnë dhe iu del se ‘Trump nuk ka numrat…’. Ky është fenomeni, njerëzit prodhuan ‘Gjënë Tjetër’ se ndryshe do të na ishte zënë fryma nga numrat.

 

Kategori
Uncategorized

Ballafaqimi Lulzim Basha – Edi Rama sipas një përqasjeje menaxheriale.

Nga Artan Fuga 

Në kushtet kur gjithandej bëhen trajtime ideologjike dhe politike, në kuadrin makrosocial të krizës politike të rëndë që ka kapllosur Shqipërinë, e cila është bërë si një mollë e kuqe me krimbin brenda, ndihet mungesa e një përqasjeje teknike dhe menaxheriale.

Para sesa ta ofroj atë theksoj se unë mbetem i frymëzuar nga ideja e një republike të re që duhet të angazhojë të majtë dhe të djathtë, dhe që Lulzim Basha, miku im, po e artikulon i vetëm, për turpin tonë i vetëm, sepse as në të majtë, por as në të djathtë nuk ka një deputet a politikan që t’ja zerë emrin me gojë kësaj formule politike.

Mua më mjafton kjo, pra vetmia e tij në lidershipiun politik, që ta shoh me entuziazëm dhe ta përkrah moralisht atë djalë në këtë pikë. Sikurse kam thënë në librin tim “Rrota e Mundimit” trimi i mirë është i vetmuar, sepse trimi i mirë me shokë shumë nuk është veçse një “kapobandë”, në kuptimin e një “komandanti çete” dhe rob i shokëve të tij.

Në betejën e vërtetë shkohet vetëm, pas beteje, kur fiton bëhesh me shokë shumë.

Por, të kuptohemi, unë republikë të re nuk e dua thjesht për vete, ose për Lulzim Bashën, ose për partitë politike, por për qytetarin. Nëse ka një shans që mundësitë të jepeshin dhe republika e re nuk do të zbatohej si kontratë e re politike e shtetit me qytetarin sovran, do të thërrisja : “Tradhëti”! Dhe nuk do të lija gurë që tradhëtia ta paguante haraçin e vet.

Po propozoj një përqasje menaxheriale sepse shihet që mbi baza politike dhe ideologjike të dy palët në konflikt, pra nga njera anë partia socialiste dhe lidhja socialiste për integrim dhe nga ana tjetër partia demokratike nuk po arrijnë ta zgjidhin krizën politike që po na rrezikon ne qytetarët me kancer gjiri, më falni më keq akoma, me monizëm politik, si i vetmi vend europian, ose në botë, me ndonjë përjashtim, që të bjerë në humnerën e një shekulli prapa. E pafalshme.

Cadra ka tre muaj po nuk e zgjidh problemin. E ka shtruar, por nuk po e zgjidh dot. Mitingjet janë madhështore por nuk duket se po japin rezultatin që ata dëshirojnë. Kryeministri nuk tërhiqet asnjë centimetër. Të huajt nuk u dëgjuan, madje mbi ta u derdh ironia e të dyja palëve. Data e zgjedhjeve po afron. Nesër vjen emisari amerikan dhe ndofta është shansi i fundit të shkojmë drejt një zgjidhjeje të arbitruar.

Republika e vjetër me këtë krizë politike që ka prodhuar, kur ne një muaj para zgjedhjeve kemi si prioritet diskutimesh dhe betejash politike se nëse do të ketë ose jo zgjedhje, po dëshmon se ajo e ka mbushur kupën, ka vrarë veten, po na zë brenda, është bërë qesharake, komike, idiote dhe madje edhe kriminale.

Ne qytetarëve na ka ardhur në majë të hundës me të.

Cfarë është këtu përqasja tekniko-menaxheriale? Ajo ndalet jo te një kuadër i përgjithshëm, por te analiza e lidershipit, pra e dy liderave, duke shtruar pyetjen se sa ajo është në të mirë ose në të keq të karrierës së tyre? Le të thonë sa të duan se nuk kanë hallin e karrierës së tyre personale, një fitore jashtë suksesit personal sigurisht që do të ishte absurde. Perqasja menaxheriale jep rast të kuptohen mundësitë për një zgjidhje nga lidershipi sepse ajo tregon se çfarë fiton dhe çfarë humbet njeri nga dy personat që qendrojnë në krye të ballafaqimit.

Unë po ua them miqësisht, pastaj ata le të bëjnë çfarë të duan me këtë përqasje.

Nëse në 18 qershor shkohet pa pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje Shqipëria shkon drejtpërdrejt në një pushtet të paligjshëm. Na pret shkatërrimi. Unë e kam shumë seriozisht se më i interesuari nga të gjithë që kjo të mos ndodhi është bash Edi Rama. Unë nuk e di se çfarë i thonë miqtë, këshilltarët, kolegët e tij, por nuk më duhet kjo. Fare nuk më duhet! Unë di që nëse kjo ndodh ai nuk fiton asgjë prej kësaj dhe krijon rrezikun maksimal që t’i humbasi të gjitha. Shkon drejt opsionit më të keq të mundshëm menaxherial të një krize, pra shton në maksimum rreziqet dhe minimizon deri në infinit shanset e suksesit të tij personal.

Ai sigurisht do t’i fitojë zgjedhjet, por ato do të jenë po aq zgjedhje saç ishin tridhjet a dyzet vjet më parë kur atë edhe mua na zgjonin në ora gjashtë të mëngjezit sazexhinjtë e lagjes për të na cuar përgjumësh dhe symbyllurazi drejt me pizhama nga shtrati te kutia e votimit.

Lulzim Basha ka të drejtë që i thotë se nuk do të ketë asnjë minutë jetë një pushtet i tillë. Sigurisht kryeministri i asaj here mund të sundojë edhe tridhjet vjet, por problemi është se pushteti i tij nuk do të ketë as legjitimitet, as moral, as efikasitet. Kush e dëshiron një pushtet të tillë! Duhet të jesh i marrë ta pranosh! Mesa di unë në politikën shqiptare aq më pak në krye të saj nuk ka të marrë!

Pra Edi Rama në votime pa opozitën shkon me sukses zero nga ana menaxheriale dhe me shanse dështimi maksimale.

Mirëpo në këto kushte ndodhet edhe Lulzim Basha. Nëse zgjedhjet e paligjshme bëhen, ai detyrohet të kalojë në një opozitë joparlamentare. Jo më republikë të re nuk bën dot, por do të jetë edhe viktima e asaj që i kanë rezervuar politikanët para tij partive joparlamentare. Shanse zero për t’u votuar. Ndërkaq do të ndjejë shumë shpejt se do të ketë vështirësi në fonde. Fatkeqësisht një pjesë e deputetëve aktualë do të shohin punën e tyre. Ata qysh tani nuk po ndihen dhe po presin se cfarë do të ndodhi. Ndërkaq edhe një pjesë e të rinjve megjithë entuziazmin e tyre idealist të mrekullueshëm do të ndihen në karrierën e tyre politike pa perspektivë dhe ka rrezik të lodhen. Rrezku menaxherial ky është. Personeli mund të çedojë. Aq më shumë që Lulzim Basha duhet ta ketë ndjerë mirë se qysh më 19 qershor do të nisin në mos kanë shkuar në mes të rrugës, traktativat për krijimin e partive të reja brenda formacionit të tij. Idealistë ka pak nga ana e tij, arrivistë politikë, ose edhe njerëz që kanë ambicie të drejta në politikë ka shumë në Shqipëri.

Kështu edhe Lulzim Basha shkon drejt 18 qershorit fatkeqësisht nga pikëpamja menaxheriale me një situatë të pakëndshme, pra me rreziqe maksimale dhe shanse suksesi të minimizuara fort.

Duke u mbështetur në raportin evitim rrisqesh – rritje oportunitetesh të dy liderat janë në një situatë mëse larg optimumit modelor. Duke kërkuar maksimumin në pretendimet e tyre rrezikojnë t’i ikin edhe optimumeve në aksionin e tyre politik.

Po aq është me rreziqe maksimale tani që ndonjeri prej tyre të heqi dorë nga këmbënguljet e deritanishme. As Basha nuk heq dot dorë nga kërkesa për qeveri teknike, as Rama nuk heq dot dorë nga karrigia e kryeministrit. Kush e bën këtë jo vetëm që humb direkt zgjedhjet pa u futur akoma në to, por normalisht edhe ikën nga politika. Pra, edhe një tërheqje totale e njerit në favor të tjetrit, nga pikëpamja e teorisë menaxheriale është e pamundur, sepse për secilin është me rrisqe maksimale dhe me oportunitete minimale.

Ndërkohë deri tani dy liderat, personalisht, në sfidën e tyre personale në politikë kanë vepruar duke minimizuar të gjitha rrisqet maksimale dhe kanë pasur avantazhe dhe arritje pra duke i rritur shanset e tyre maksimalisht.

Edi Rama po u tregon votuesve të tij se e meriton me rrezistencën që bën votën e tyre. Po anashkalon problemet që ka vend duke e tërhequr vëmendjen e opinionit te çadra e opozitës. Nuk ka humbur pikët te perëndimorët. Shpreson edhe në fushatën zgjedhore do ta ketë të lehtë para një lkundërshtari të munguar.

Lulzim Basha arriti të bëhet kryetari i padiskutueshëm i demokratëve në partinë e tij dhe të artikulohet në publik si lideri i së djathtës, theu censurën e mediave të kontrolluara nga qeveria, si edhe nisi një fushatë reale tepër të gjetur. Doli e djathta nga rënia që pësoi. Ajo është sot gati të konkurrojë me fytyra dhe personalitete të reja rreth Lulzim Bashës.

Të dy palët pra ja kanë nxjerrë maksimalisht të mirat konjekturës politike të krizës së sotme.

Kanë marrë gjithçka dhe tani rrezikon secili veç e veç ose të dy bashkë të humbasin gjithçka.

Ama kjo ka vlerë deri tani. Pas 18 qershorit të dy kundërshtarët bien në zgjidhjen e keqe menaxheriale.

Eshtë rasti për ta evituar 18 qershorin si ditë e fillimit të një monizmi që edhe pse nuk është dëshira e Edi Ramës, edhe unë i besoj kësaj sepse do të ishte marrëzi nga ana e tij po ta donte, do të ishte përsëri një fakt.

Sa fakte na kanë rënë dhe na bien mbi kurriz pa i dëshiruar! Po analizohen faktet dhe jo dëshirat!

Pra duhet një formulë që të arrijë edhe suksesin e Lulzim Bashës edhe të Edi Ramës!

Përndryshe të gjitha ato që liderat kanë fituar deritani do t’i humbasin ose kanë shanse maksimale t’i humbasin.

Nga ana menaxheriale janë të pozicionuar keq.

Kjo formulë shpëtimi do të përfshinte :

A. Ndryshime strukturore dhe funksionale në qeverinë qendrore.

B. Ndryshime dhe modifikime në kokë të administratës dhe në pushtetet lokale.

C. Ndryshime në ligjin zgjedhor.

Po e përsëris për të tretën herë që është e mundur që brenda këtij kuadri të gjendet zgjidhja ku të dy palët, pra të dy liderat të rrisin në optimum shanset e suksesit dhe të ulin në minimum rrisqet e disfatës totale.

Po e përsëris se ne, një grup universitarësh dhe akademikësh, që prej muajsh e ndjekim me vëmendje dhe me shqetësim krizën ku jemi futur politikisht, e kemi këtë formulë, jemi gati ta përpunojmë përfundimisht brenda një jave dhe t’ua japim forcave politike, të dy, tre, katër apo nuk e di sa liderave kryesorë ose parlamentarëve që të zgjedhin atë që u përshtatet më mirë.

Ftoj qytetarët që nëse arrijnë ta lexojnë këtë analizë të mërzitshme deri në fund ta përhapin, mbështesin, dhe ta zhvillojnë

Kategori
Uncategorized

INVESTIGIM/ Nafta, historia e një krimi të pandëshkuar në Shqipëri.

Cilësia e naftës shqiptare është shumë e ulët, nëse ajo krahasohet me atë të vendeve fqinje. Ky pohim nuk është legjendë urbane, por arriti të provohej nga PSE në rrugë laboratorike.

Kompanitë më të rëndësishme të shpërndarjes së naftës në vend rezulton se tregtojnë në pjesën dërrmuese gazoil të përzier me solar apo vajguri, në një kohë kur rafinimi i produktit nuk bëhet i plotë.

Cilësia e naftës shqiptare është shumë e ulët, nëse ajo krahasohet me atë të vendeve fqinje. Ky pohim nuk është legjendë urbane, por arriti të provohej nga PSE në rrugë laboratorike.

Një investigim, i shtrirë në disa muaj, provon qartësisht se nafta, e cila shitet në pikat e karburantit përreth Shqipërisë dhe furnizon rreth 430 mijë automjete, është, në pjesën dërrmuese të saj, jashtë standardeve normale të cilësisë.

PSE krahasoi naftën, e cila shitet në pikat shqiptare të karburantit, me atë që shitet në vendet fqinje, të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë.

Gjithsej u morën tetë kampione nafte, pesë prej të cilave në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe zonat kufitare të Shqipërisë dhe tri të tjera në pikat e karburanteve të vendeve fqinje. Në Tiranë dy mostrat u morën nga dy pika karburanti të vendosura në Tiranën e Re.

Një nga mostrat u mor në afërsi të Bradasheshit në Elbasan, një mostër u mor në qytetin e Shkodrës dhe e pesta u mor në afërsi të pikës doganore të Kapshticës.

Të pesta mostrat në Shqipëri u morën në pika karburanti të përzgjedhura rastësisht, duke pasur si qëllim analizimin e kompanive më të rëndësishme që operojnë në tregun e shpërndarjes së naftës në vend.

Mostrat e naftës u morën në pikat e shpërndarjes së kompanive Eko Al, Alpet, Gega Oil, Gulf dhe Kastrati.

Në Malin e Zi, Maqedoni dhe Greqi mostrat u morën në pika kufitare, nën emrin e shpërndarësve të rëndësishëm të naftës në këto vende, përkatësisht në Kalamper Oil, MakPetrol dhe Elin Oil.

Mostrat u ekzaminuan në laboratorin shkencor NAIAS në Pire të Greqisë, për t’u analizuar më pas nga një inxhinier me eksperiencë në fushën e hidrokarbureve, i cili përdori për to shkallën e vlerësimit nga 0 deri në 5 (yje), ku zero ishte cilësia më e ulët e gjetur dhe pesë ajo më e larta. Ekspertit iu dhanë elementët për t’u interpretuar, pa përcaktuar se cilës kompani i përkisnin apo nga cili vend mostrat vinin.

Të tetë mostrat u analizuan në bazë të gjashtë parametrave: viskoziteti kinematik në 40 gradë Celsius, temperatura e flakërimit, përmbajtja e squfurit, indeksi i cetanit, densiteti dhe distilimi në temperatura të ndryshme.

Analizimi tregoi se nga pesë mostrat e naftës të marra në Shqipëri, një prej tyre rezultoi me nivelin e cilësisë 4, një me nivelin 2, një tjetër me nivelin 1 të cilësisë dhe dy mostra rezultuan me nivel cilësie 0.

Mostrat e naftës të marra në Malin e Zi dhe Maqedoni, inxhinieri i hidrokarbureve i vlerësoi me nivelin 5 të cilësisë, ndërsa ajo e marrë në Greqi u vlerësua me nivelin 4.

Pavarësisht se në Shqipëri kanë munguar investigimet e pavarura apo institutet dhe laboratorët privatë për të analizuar cilësinë e naftës, qindra-mijëra qytetarë ndjejnë çdo ditë pasojat e cilësisë së saj të ulët në automjetet e tyre dhe miliona të tjerë efektet e saj në ndotjen e ajrit.

Më “fatlumët” janë ata qytetarë, të cilët jetojnë afër pikave kufitare të vendit, të cilët nuk ngurrojnë t’iu drejtohen vendeve fqinje për t’u furnizuar me naftë.

Arditi, një taksist i ri nga Shkodra, tha për PSE se, pas përvojave të hidhura me naftën që shitej në pikat e karburantit të qytetit të tij, ai së bashku me kolegë të tjerë furnizoheshin me naftë në Ulqin, rreth 40 kilometra nga kufiri.

“Ne shkojmë në Ulqin, se nafta është më e lirë dhe më cilësore. Ndryshimi duket qartë, kur furnizohesh me naftë vendi dhe kur me atë malazeze. Mua personalisht më është prishur makina “Benz”, nga cilësia e keqe e karburantit. Më ka mbetur makina në shtëpi nga dëmtimi i motorit. Naftën këta e përziejnë me solar”, thotë ai.

Ndërkaq, K. L., kamerier në një bar në pikën kufitare të Kapshticës, nuk ngurroi të tregonte për PSE se, çdo shqiptar që kishte mundësinë të kalonte me lehtësi këtë pikë doganore me Greqinë, nuk ngurronte të furnizonte me karburant makinën e tij.

“Nafta nga ana greke është më lirë dhe me cilësi më të mirë. Ne andej e mbushim. Edhe doganierët shqiptarë andej furnizohen me karburant”, tregoi ai.

Nga ana tjetër, pikat e karburantit në afërsi të qytezës së Strugës në Maqedoni janë kthyer në një destinacion të preferuar për shoferët shqiptare të zonës së Pogradecit apo Korçës, të cilët në asnjë rast nuk harrojnë të mbushin me karburant makinat e tyre ose ndonjëherë të kalojnë kufirin vetëm me këtë qëllim.

Nafta shqiptare nuk e kalon klasën

Rezultatet e të tetë mostrave të marra nga PSE u analizuan nga një inxhinier i hidrokarbureve me përvojë, i cili gjeti katër prej pesë mostrave shqiptare të naftës tepër problematike sa i përket përbërjes së tyre.

Dy nga mostrat e naftës së marrë në Shqipëri në opinionin e tij ishin të papërdorshme.

“Dy janë mundësitë për këtë mostër: ose kemi të bëjmë me gazoil parafinik, ose me vajguri…”, – theksohet në interpretimin e njërës prej mostrave, e cila kishte viskozitet të ulët, densitet të lartë, indeks cetani nën normë dhe fillim të lartë distilimi.

Për një tjetër mostër të naftës së marrë në Shqipëri inxhinieri vlerësoi se, të dhënat laboratorike tregonin se në të kishte një përmbajtje të lartë produkti vajor apo solar.

“Ka në përbërje dy pjesë të ndara me thikë, nuk ka konsistencë rafinimi. Nuk vlerësohet si produkt i besueshëm për t’u përdorur. Zakonisht, ky lloj produkti harxhohet shpejt, nuk lubrifikon mirë mjetin dhe nuk prodhon fuqi të mirë kalorifike”, – argumenton ai.

Një nga mostrat e naftës së shitur në vend u cilësua me një yll cilësie, si një gazoil shumë i dobët.

“Kjo mostër ka përmirësim në raport me dy pararendëset, por qëndron mes një nafte të rafinuar mirë dhe asaj të rafinuar në rafineri anonime”, – shpjegoi inxhinieri.

Nga ana tjetër, njëra nga mostrat arriti të vlerësohet me dy yje cilësie, ku përsëri rafinimi i produktit mbetej problematik.

“Kjo naftë ka shtesa rreth afro 3.5% produktesh flurore që më së shumti mund të jenë të parafinuara, edhe pse ka një masë të madhe produkti të rafinuar korrekt”, – theksohet në interpretim.

Nga ana tjetër, një nga mostrat shqiptare të naftës arriti të kualifikohej me katër yje cilësie nga pesë të mundshme.

“Ky gazoil duket se vjen nga një rafineri serioze që ka bërë maksimumin të jetë në 50% të përmbajtjes së squfurit. Ka një lidhje homogjene densitet-viskozitet-fraksione”, – vlerësohet nga eksperti.

Për sa i përket naftës së marrë në anën greke të kufirit, inxhinieri vlerëson se ndërlidhja e mirë viskozitet-densitet-distilim e bën atë cilësore e të vlerësueshme me katër yje.

Mostra e naftës e marrë në Malin e Zi rezulton me të gjithë parametrat korrektë, ku densiteti dhe viskoziteti i lartë i japin një vlerë të shtuar sa i përket harxhimit në djegie dhe ruajtjes së motorit të makinës duke e vlerësuar atë me pesë yje.

I njëjti vlerësim bëhet gjithashtu edhe për mostrën e naftës së marrë në Maqedoni, e cila konsiderohet si plotësisht e përputhshme me standardet ISO dhe si një produkt tërësisht i rafinuar.

Gazoili jashtë standardeve penalizohet vetëm me gjobë

Çdo ditë në rrugët e Shqipërisë lëvizin rreth 536 mijë mjete të transportit rrugor, ku 80% e tyre përdorin naftën për të qarkulluar. Mesatarisht, 2.2 milionë tonë naftë dhe nënprodukte të saj “digjen” çdo vit në rrugët e vendit.

Cilësia e ulët e naftës në vend nuk është një problem i panjohur edhe për institucionet shqiptare, të cilat janë të detyruara me ligj të analizojnë cilësinë e saj në shërbim të interesit të publikut.

PSE arriti të siguronte nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), dokumente, të cilat tregonin shkelje flagrante të disa operatorëve të shpërndarjes së hidrokarbureve në vend.

Nga kontrollet e bëra në periudhën kohore shtator-nëntor 2016, devijimet e standardit të naftës rezultojnë shumë të larta. Konkretisht, në Elbasan, Fier dhe Shkodër janë konstatuar norma tepër të larta të squfurit në naftë.

Nga 10 mg/kg që është sasia e lejuar e squfurit, në Elbasan ky parametër i ka kaluar shifrat e 210 mg/kg, në Fier 295 mg/kg dhe në Shkodër është konstatuar shkelja më e madhe prej 301 mg/kg squfur (afërsisht 30 herë më shumë se norma e lejuar).

Madje, norma e fundit e squfurit është kapur në një nga shoqëritë më të mëdha aksionere të vendit që shpërndan naftë. Shkeljet me squfurin nuk mbarojnë me kaq.

Në muajin korrik të vitit 2016 është regjistruar norma më e lartë e squfurit në një pikë karburanti në Berat prej 2330 mg/kg nga 10 e lejuar. E përkthyer kjo në mbi 200-fishin e normës.

Squfuri nuk është thjesht një element kimik në tabelën e Mendelejevit!

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, squfuri ka ndikime të drejtpërdrejta në shëndet.

“Dyoksidi i squfurit ndikon në sistemin respirator dhe funksionet e mushkërive duke shkaktuar edhe kancer. Sasitë e tij të mëdha sjellin raste të shtuara të bronkitit kronik dhe rrisin vdekshmërinë te personat me sëmundje kardiake. Kur dyoksidi i squfurit bashkohet me ujin, formon acidin sulfurik, komponentin kryesor të shiut acid”, – thuhet në raportin e OBSH-së për vitin 2016.

Ndërkaq, nga krahasimi i të dhënave të ISHTI-t dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, ka një papërputhshmëri faktesh. Nga raportet e përbashkëta që dy institucionet kanë, gjobat sipas muajve nuk korrespondojnë me njëra-tjetrën dhe shifrat e shkeljeve po ashtu. Ndërkohë, ISHTI, i detyruar t’i bëjë publike sanksionet për pikat e karburantit, të cilat nuk respektojnë standardet, në faqen e internetit të institucionit nuk ka të dhëna të përditësuara më të hershme se janari i këtij viti.

Gjithsesi, vetëm për tremujorin e parë të vitit 2017, ISHTI ka vjelur mbi 15 milionë lekë nga gjobat e vendosura për 44 subjekte, të cilat tregtojnë karburant. Për të gjitha rastet e shkeljeve të konstatuara ISHTI nuk shkon përtej gjobitjes së operatorëve.

Ky institucion theksoi se në ligjin për funksionimin e tij shkeljet e konstatuara nga operatorët konsiderohen vetëm si kundërvajtje administrative dhe nuk përbëjnë vepër penale.

Në kushtet kur, jo vetëm analizat e kryera në laboratore private, por dhe ato shtetërore, konstatojnë se në gazoilin e shitur në Shqipëri abuzimet janë të shumta dhe ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe pasurinë e qytetarëve, është e pakuptueshme, pse ato nuk konsiderohen një vepër penale.

Kategori
Uncategorized

Komisioneri Hahn: BE-ja ka nevojë për Serbinë si forcë udhëheqëse në Ballkanin Perëndimor.

 

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka dhënë një intervistë për agjencisën serbe të lajmeve “Tanjug” në të cilën përcjell opinionin e tij dhe të BE-së për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij. Së pari duhet thënë se Hahn nuk shpreh asnjë rezervë për të ardhmen e rajonit në BE, kjo qoftë edhe për shkak të fatit gjeografik.

Rama dhe Vuçiç.

Së dyti, disa komente të tij për Serbinë meritojnë vëmendje, pasi në thelb flasin për një ndryshim raportesh në Ballkan, rajon ku deri disa vite më parë Beogradi ishte tërësisht i izoluar. Sot tjetër gjë. Për Hahn Serbia është lojtari kyç, “forca tërheqëse, drejtuese”. Dhe kjo në kontekstin e një mjedisi që i ka favorizuar shumë shqiptarët për vite të tëra. Është e qartë tashme se korrupsioni, apo e thënë troç, hajdutëria si cilësi dhe tipar kombëtar i yni na ka ndëshkuar jo pak, pa folur këtu për paaftësinë thuajse tragjike për të zgjidhur një keqkuptim pa ndihmën e një të huaji. Çfarë e bën me më shumë interes komentin e Hahn është vlerësimi i tij për ekonomisë serbe, rrugën e këtij vendi në aderimin e vlerave europiane, diçka që nuk thuhej vetëm dy vite më parë.

“Perspektiva europiane Ballkanit Perëndimor si rajon është e e vendosur dhe e padiskutueshme…Gjeografia është destin. Ne të gjithë aspirojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, ku prosperiteti, shanset e barabarta, paqja dhe stabiliteti të dominojnë. Dhe ne kemi nevojë për Serbinë që të luajë pjesën e saj si forcë udhëheqëse në rajon në këtë drejtim, në termat e rritjes ekonomike, përqafimit të vlerave europiane, apo miqësisë së mirë. Kjo është ajo çfarë BE pret nga Serbia”, shprehet Hahn, i cili pak ditë më parë i nisi një letër të hapur popullit shqiptar ku i qante hallin për derexhenë ku e sheh veten në vijimësi në këtë mijëvjeçar.

Sot BE-ja ndoshta ka nevojë për vende apo aktorë që i përgjgjen nevojës së Unionit për suksesin e modelit të vet dhe stabiliteti i Serbisë është ndoshta më i nevojshmi. Po kështu Beogradi zyrtar ka hequr dorë nga kokfortësia në politikën e Jashtme, njësoj si nga aventurizmi dhe pompoziteti i deklaratave, sëmundje që kanë kapur të tjerë në këtë rajon. Në këtë kuadër Hahn e lë mënjanë historinë, për të mos e ndëshkuar Serbinë me përgjegjësitë që do të duhet t’i kishte edhe për ca kohë në tryezë.

“Serbia ka bërë progres të shkëlqyer; ajo është sot një lojtar kyç shumë i respektuar në rajon…Serbia po tërheq investitorë nga e gjithë bota…Studentët dhe profesorët serbë janë përfituesit kryesorë tyë programeve Erasmus në rajon”, shprehet me entuziazëm Hahn.

Pyetjes për deklaratat e Ramës dhe të Thaçit, komisionieri i është përgjigjur shkurt duke deklaruar se “ne e kemi bërë të qartë se nuk pranojmë deklarata të tilla”. Fjalë të mira për Aleksander Vuçiç dhe reformat e tij, Hahn nuk është kursyer në këtë drejtim, edhe pse pas zgjedhjes së tij president, pati protesta në Beograd. Pyetjes nëse mungesa e mbështetjes së mjaftueshme për Serbinë në BE, vjen nga neutraliteti i Serbisë dhe refuzimi i saj për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Hahn i përgjgjet pa asnjë dilemë dhe me një mesazh të qartë:

“Nuk bie absolutisht dakord që Serbia nuk ka mbështetje në BE”.

Duket qartë se rruga drejt BE-së është shtruar tashmë për fqinjin tonë, konfirmuar sërish si shumë më i zoti në shfrytëzimin e shanseve, shumë më serioz në raport me vendin dhe identitetin e vet dhe me gjasë edhe me një shoqëri politikisht më të edukuar.

http://tanjug.rs/full-view_en.aspx?izb=330525

 

Kategori
Uncategorized

Gazetari ka dy fjalë për deputeten Bregu: Ku do të isha dakord me ju.

Kategori
Uncategorized

Lulzim Basha është një simbol kundër një fatkeqësie historike që na kanoset.

Analiza/ “PD ka promovuar vlera e kopukë këta 27 vjet, por populli iu përgjigj sot Bashës sepse…”

Analisti Agron Gjekmarkaj në një shkrim të tijin për “Panorama” shkruan për protestën e sotme të opozitës.

Ai thotë se ajo pati sukses dhe se qytetarët iu përgjigjën kreut të PD-së në këtë protestë të madhe.

SHKRIMI

Sot populli foli. I kam ndjekur për arsye profesionale protestat politike në Shqipëri, edhe ato të opozitës socialiste dikur, edhe këto 4 a 5 që ka organizuar kjo e Bashës në këto vite. Si asnjëherë tjetër në historinë e 27 viteve liri, një masë e jashtëzakonshme qytetarësh u derdhën në Tiranë për të shpëtuar pluralizmin politik në vend.

Nga “Kali i Skënderbeut” deri te pallati i Kryeministrisë gjeje Sarandën, Vlorën, Elbasanin, Lezhën, vetë Tiranën, Shkodrën, Tropojën, me një dendësi mbresëlënëse për një vend të vogël si i yni. Me shqisat e ngritura lart si para çdo rreziku, erdhën për të mbështetur opozitën dhe Lulzim Bashën në orën më dramatike të demokracisë.

Qytetarët e kuptojnë atë që politikanët e Rilindjes refuzojnë ta kuptojnë, se gjymtimi i sistemit është gjymtim i lirisë, se gjymtimi i sistemit është një rrezik i madh për secilin prej tyre, për jetën e përditshme, aspiratat dhe ëndrrat. Pjesëmarrja kishte natyrë referendare dhe u shfaq si rezistencë ndaj shndërrimit nga qytetarë në numra, nga popull në fasadë.

Një logjikë e ftohtë dhe një mendje e arsyeshme -sinonime këto që zor se i shkojnë përshtat Kryeministrit Edi Rama- duhet të kuptojë se monizmi është i pamundur në Shqipëri; duhet të kuptojë se zgjedhje pa popullin dhe pa opozitën nuk ka e nuk mund të ketë.

Sot populli kishte zbritur në bulevard për të dhënë këtë këshillë, këtë mesazh. Personalisht nuk jam në gjendje të pohoj se të gjithë ata janë votues të opozitës apo mbështetës të Bashës, por një gjë ata e kanë kuptuar se, simbolikisht, Lulzim Basha është një simbol kundër një fatkeqësie historike që na kanoset.

PD në këto 27 vite ka qeverisur dhe ka bërë opozitë, ka pasur suksese dhe dështime, ka promovuar vlera, por edhe kopukë e hajna që të bëjnë me vjedhë, por dy herë asaj i jepet mundësia t’i shërbejë vendit në mënyrë ekzistenciale, në dhjetor 1990, duke sjellë pluralizmin dhe në pranverë 2017, duke e mbrojtur atë. Dhe e fundit kjo ishte dita më e mirë e Lulzim Bashës, që kur ka hyrë në politikë.

Kategori
Uncategorized

Flete-Rrufe nga Ismail Kadare.

 

Nga Ilirian Faktoja.

Ismail Kadare eshte gati t’i bjeri ne gjunje Z.Vllahutine!
Me erdhi ligsht kur i lexova ato rrjeshta.
Me ka shkuar ne mendje qe nje dite shkrimtari fame madh te marr penden e t’i shkruar Edvinit te Kristaqit per marrezite dhe te keqijat qe po i ben Shqiperise, per rreshqitjen ne diktature, (nje soj si beri qoftelargu njehere e nje kohe).
Me ka shkuar ne mendje qe t’ja “terhiqte veshin” per vjedhjet kriminale te ministrave, per shnderrimin ne Kanabistan te memedheut, shtepise sone te perbashket.
Por shkrimtari qe mbahet “me te madh” nuk e beri dhe kjo eshte puna e tij.
Me ka shkuar ne mend se ndonje dite do lexoj ndjesen ndaj Fishtes, se te thuash te drejten nuk ja ke lene pa share “as rrocin e as kocin”, por prape shkrimtari qe mbahet me te madh nuk ja tereziti ketij krahu.
Po per zonjen Vllahutine c’e pate gjithe ate yrysh ? C’te pickoi o shoku Ismail ?
Me sa me bije ne mendje mua, nuk e ke as fis e as fare, dhe per me teperti nuk i ke bere gje asaj qe t’i kerkosh falje e ti biesh ne gjunje.
Ne e ka share a fyer dikush, kush do qofte – pune e tij dhe jo jotja, se ne demokraci nuk ka pergjegjesira kolektive…
Nuk eshte zonja Vllahutin me e rendesishme se Presidenti Trump, qe Edi yt nuk la gje pa e etiketuar. Madje ja “perplasi” te gjitha keto me gojen kryeministrore. Po ty nuk ta ndjeu hic per kete.
Per kete zonjen qe pak zotnillek ka treguar ti u lemerise. Shkrove tere ato rrjeshta ne ate si bicim shkrimi qe me shembelleu me flete-rrufete e kohes se merhumit.
Me kishte shkuar ne mendje se nje dite do u kerkoje ndjese shqiptareve per te gjitha dithirambet qe bere per diktaturen dhe merhumin, po ti nuk e bere, dhe pse kjo nuk ishte vetem “puna jote”.
As per ate fatzezen qe ja katranose birin nuk kerkove falje.
As per Fishten, nuk kerkove ndjese, as per te tjeret qe ju plasi truoi e shpirti nuk e kerkove ndjesen.
Ndaj me erdhi cudi nga kjo decibao…Mbase mosha i ben me te bute njerzit dhe me dridhjen e gjunjeve njeriu mendon t’i qaset krijuesit duke u perpjekur te vetepastrohet. Ne eshte keshtu beje, por mos e nis nga Myftari e Vllahutinka.
Mos merr fajet e te tjereve, kur e ke plot thesin tend.
Nisjani nga Fishta, … do kesh shume pune…
Dhe mos harro – Ismail, ti nuk je Zeusi!

Kategori
Uncategorized

Fati i hidhur i Fatos Lubonjës dhe ata që do të harroen përreth tij…

Fati i hidhur i Fatos Lubonjës dhe ata që do të harroen përreth tij…

Fatos Lubonja është sot përsëri një i persekutuar politik. Ashtu sikundër ishte deri para viteve ’90. Ky është padyshim një fat i hidhur për Lubonjën, por edhe një tregues për regresin herë të dukshëm dhe herë të padukshëm ku po zhytet shoqëria shqiptare.

“Del në ekran kryeministri dhe thotë për të dhe për gazetarët e tjerë, se ju hani pula dhe vrisni pula dhe flisni kodra pas bregut.” Dhe as kush nuk reagon, për të mbrojtur gazetarin e fyer nga kryeministri, që ha peshk, ngjala, këput broçkulla, zhgaravit, kanabizon, jep me konçesione të dyshimta gjysmën e Shqipërisë, shkatrron, ve dinamit e tritol aty ku do, ngre piramida dhe shktraon arkeologjinë aty ku i teket, vetë intervistohet, vetëpëlqehet pa kufi dhe përsëri, gabim e paskan ata, që venë gishtin në plagët që hap ai.

Ngrihet sot, miku im, Mustafa Nano dhe e fyen publikisht Fatosin, për mendimet e tij. U ngrit dje Henry Çili po ashtu. Jam dakort, është e vështirë të ndash gjithmonë të njejtat mendime më Fatosin. Unë jam një nga ata, që kam rënë dakort por edhe kam debatuar fort me të, në kohra të ndryshme. Por ka diçka ndryshe në ekuacionion e debatit publik me Lubonjën. Idetë e tija, qofshin këto edhe të “gabuara” në periudha të ndryshme, të papërshtatshme apo radikale, nuk “fabrikohen për llogari të të tretëve” apo interesa palësh.

Në të vërtetë Lubonja, thotë të vërtetat e tij apo sendërton analizat e tij, që mund të jene të gabuara për disa, por duke ndjekur në mënyre të pamvarur rrjedhën llogjike të shqisave dhe të mendjes së tij.

Sepse Lubonja nuk e sulmon Ramën, për ti shërbyer Bashës dhe nuk e sulmon Bashën, për ti shërbyer Ramës.

Ndërsa ata që e sulmojnë Lubonjën, në një rrethanë apo në një tjetër, mbrojnë një sistem kundër një tjetri, sulmojnë Lubonjën për të relativizuar dhe për të vënë në diskutim, përfundimet e analizave të tija, që në këtë periudhë që jetojmë, bëhen gjithmonë e më dramatike.

Personalisht kam qenë jo rrallë, në kahje të kundërta mendimi dhe debati, me qëndrimet dhe përfundimet e analizave të tij. Por kam rrahur mendimet dhe nuk kam “rrahur” kurrë Lubonjën, përse e mendon kështu ose ashtu. Sulmet verbale ndaj tij sot, janë një tendencë linçimi, të vetë personit Lubonja dhe kjo është e rëndë dhe vërteton alarmin që vetë Fatosi jep në media.

Sepse mendoj që kur fillon kryqëzata e linçimit personal ndaj një figure si Fatos Lubonja, që ka virtyte, histori dhe rezistencë personale të papërsëritshme, dekadenca e një shoqërie është fundosur në llum dhe në mjerim.

Asnjë gazetar dinjitoz, nuk e ka sulmuar ndonjëherë Mustafa Nanon, kur aludonte jo pak herë që Sali Berisha, duhej hequr qafe me çdo kusht që të shpëtonte Shqipëria. Dhe lexova me keqardhje çfarë dhe si shkruante Muçi për Fatosin, edhe pa i përmendur emrin. Nëse nuk do të kishte një fushatë të mirëfilltë dhe të porositur kundër Lubonjës dhe nëse do të ishin në sherrin e një debatit televiziv, epitetet e Muçit mund të mbiquheshin edhe normale dhe do të merrnin një përgjigje të drejtëpërdrejtë nga vetë Lubonja.

Por më duket nën nivelin e asaj që unë mendoj se përfaqson Mustafa Nano, që të hedhësh fyerje personale për kolegun, ndërkohë që ka të gjithë të drejtën, për të hedhur poshtë mendimet e tij. Unë vetë jam bërë objekt i rëndë sulmesh, me porosi ose me passion, nga vetëdija apo nga padija, për shkak të bindjeve ose për shkak të keqdashjes. Herë jam përgjigjur dhe herë kam heshtur.
Porse Lubonja, rezistenca morale dhe individuale e të cilit, është unike ndër të gjallët në Shqipëri, si person, duhet shpallur i paprekshëm. Konkuroni apo djallosini idetë e tij, do të keni punë me Kohën dhe do të rrezikoni të harroeni shpejt në memorjen e përgjithshme kombëtare, por nuk lejohet të “ulet steka”, e të preket e të fyhet personi i tij, që ka marrë realisht kaq pak vlerësime, në këtë Shqipëri banditësh, të fortësh dhe drogaxhinjsh me pushtet. /360grade.al/

Kategori
Uncategorized

Nuk e kanë me Kaç Myftarajn!

Arrestimi i gazetarit dhe publicistit kontravers Kastriot Myftaraj, nuk është një akt që nuk pritej nga policia e Edi Ramës. Kushdo që ka ndjekur publicistikën dhe deklarimet publike të forta të tij, e di shumë mirë që ato kërcasin fortë dhe dalin shpesh nga i ashtuquajturi normalitet, i të bërit gazetari.

Në fakt Rama dhe strukturat ligjzbatuese në shërbim personal të tij, nuk e kanë me Kastriotin. Ky gazetar ka një mal me shkrime të forta konspirative, për gati të gjitha figurat publike të Shqipërisë dhe diplomatë të ndryshëm. Në stilin e tij, ai pretendon të dekodojë “misteret” dhe “arsyet” e shumë ngjarjeve që ndodhin çuditshëm në vendin tonë, por edhe në rang global. Ky është Myftaraj, prandaj edhe e kanë kërcënuar me jetë dhe hedhur në gjyq me dhjetëra herë. Por siç e thënë më lart, nuk e kanë me Myftarajn.

Ai ishte “peri i hollë”, që u këput pas tensionit të paprecedent të ushtruar nga kryeministri Rama, ndaj medieve dhe gazetarëve që mendojnë ndryshe. Ai është shembulli i parë, për çfarë ka kohë që paralajmërohet; shkarjes së Ramës drejt një erdoganizimi dhe putinizimi. Thelbi i këtyre filozofive qeverisëse autokratike është pikërisht frikësimi deri në prangosje, i çdo zëri mediatik jashtë kontrollit.

Në asnjë vend demokratik, nuk arrestohen gazetarët për shkrimet e tyre. Ata paditen, hidhen në gjyq, ku edhe mbrohet me prova nga palët varianti për të cilin akuzohet.

Që të jemi të qartë, ne jemi kundër çdo thirrje për dhunë, apo akte kriminale kundër çdo individi. Siç edhe jemi pro ndaj çdo denoncimi, për plane antikushtetuese nga kushdo që thuren ato. Cilido që i dekonspiron apo konspiron ato, përgjigjet përpara organeve ligjzbatuese dhe gjykatave.

Shkrimi për të cilin akuzohet Kastriot Myftaraj është një përsiatje për ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Ideja e tij është se kjo diplomate, po “prostituon” me qarqe evropiane dhe të sllavëve të Jugut, që Shqipëria të gllabërohet nga serbët në kuadër të një projekti të quajtur, “Ish-Jugosllavia+Shqipëria”. Në fakt ky projekt i hedhur si një nismë ekonomike fillimisht, tashmë është zyrtarizuar. Deri këtu nuk ka ndonjë zbulim. Qëllimet përfundimtare dhe roli i një diplomateje të rëndësishme për realizimin e tij, janë thelbi i shkrimit. A është e vërtetë e gjitha kjo? Myftaraj pretendon, se po. Ai për këtë ka pikëpamjet dhe analizën e tij; ndoshta edhe fakte. Nëse e akuzuara mendon të kundërtën, mund ta hedhë në gjyq për shpifje.

Në kuadër të kësaj, gazetari ngre alarmin, se sovraniteti i Shqipërisë është në rrezik. Vlahutinin që sipas tij jo rastësisht bën sikur nuk e sheh realitetin e drogës së Edi Ramës, ai e quan një protagoniste të këtij plani. Sipas tij çdo përfshirje që cenon sovranitetin dhe integritetin e vendit, përbën një akt terrorist. Në këtë pikë ai i referohet, Kushtetutës së vendit. Nëpërmjet një abstraksioni logjik, shkak-pasojë, Muftaraj arrin në përfundimin, se Vlahutin duhet trajtuar si terroriste nga shqiptarët.

Kjo është shumë e madhe dhe as ne, nuk e besojmë që përfaqësuesja e BE-së të ketë arritur deri këtu. Por kjo nuk i jep të drejtë Ramës, që të urdhërojë strukturat e antiterrorit në polici, që ti hedhin prangat me vrap Myftarajt që vetën fjalën ka si armë. Ai ka vënë në dispozicion zonjës në fjalë një “ushtri” me gardistë, që ta mbrojnë nga një rrezik që nuk po merret vesh se nga i vjen. Nëse problemi qenka Myftaraj, që mezi hipën në karriget e studiove televizive, atëherë po; situata qenka vërtet serioze për jetën e ambasadores së BE-së.

Në shkrimin që e çoi në burg, ai përdor edhe metaforën “kurvë”, për zonjën Vlahutin. Faktikisht kjo fjalë, është përdorur në konteksin e keqpërdorjes politike të saj. Por edhe nëse është e një etiketim i drejtpërdrejt, bëhet fjalë vetëm për një shpifje, ose jo. Këtë e ka të detyruar që ta vërtetojë, vetë autori i shkrimit. Por që të ndodhë kjo, zonja në fjalë duhet që ta padisë në gjykatë. Policët e Ramës, nuk ja fshijnë dot “njollën” që i vuri Myftaraj.

Të dyja “krimet” që ka bërë gazetari ndaj diplomates, nuk janë ndonjë gjë e re për median e përçudnuar shqiptare. Risi është vetëm akti i Ramës, pas një fushate të paprecedente shpifjesh dhe shantazhesh ndaj medias që nuk kontrollon, me veprime konkrete; prangosje.

Në mediat pranë tij, çdo ditë bëhen thirrje për hakmarrje dhe gjakmarrje ndaj kundërshtarëve politikë. Policia e tij jo vetëm që nuk i arreston, por edhe i ul e ngre drejtuesit e tyre, si “shefa”.

Prandaj duke ritheksuar se nuk jemi dakord fare me thirrje që kanë brenda fjalën vrasje, themi njëkohësisht, se nuk e kanë me Kastriotin.

Ai ishte “peri i hollë”, një mesazh i qartë, për atë që tashmë Edi Rama ka nisur…

SYRI.net

Lexo edhe

Fishta, Çadrës i thoshte Qadra, zoti KryeministërA janë të realizueshme premtimet e Edi Ramës?E drejta e Ramës për zgjedhje pa opozitënKomentet
osumi10/05/2017 12:03
Edhe ju te Syri.net nuk po guxoni jo ta mbroni z. Myftaraj se mbrojtjen ai e ben vete por menyra e trajtimit te ceshtjes se arrestimit me duket Jo mbeshtetje e duhur per kolegun tuaj. Mos kini frike ne mendojme se ju jeni nga me te pavarurit. Nqs dikush kryen akte anti kushtetuese e meriton dhe plumbin.PRA nese ato qe thote z.Myftaraj per Ramanen edhe plumbin e ka pak
Meleq Agaci10/05/2017 12:03
E vertete. Se kane me Kacin por me te gjithe ata qe jane kunder psikopatit kokebosh te kryeministrise.
Lali10/05/2017 11:56
O pelle e gjate ata jo, Po ti sigurisht qe e ke me kastriotin. Mos u merzit dhe prit, ske pare gje akoma. Do ta kene shqiptaret me ty….
i deleguari10/05/2017 11:54
Bukur mire!
Qytetar10/05/2017 11:54
Me kte qe bene me z. Myftaraj duan ti mbyllin dhe ato pak gazetare dhe analiste te pavarur qe kane ngelur mbasi te tjetet i blene dhe jane kthyer ne media Fake News.
hakmarrja e edvinit- rikthimi10/05/2017 11:50
https://opozita.com/2017/04/bomba-e-kastriot-myftarajt-rama-ka-biresuar-zahon-nga-nje-serbe/
shaba10/05/2017 11:39
Kaci, nuk ka bere thirrje per vrasjen e kurves Vlahutin. A thjesht thote “….mund ta vriste cdo shqiptar…”. Po a ka shqiptar sot qe te vret per Shqiperine???!!! Kurre! Kane ikur ata burra shqipetar qe te vrisnin per vatane! Prandaj, mos u trembni kot nga thirrjet me tone te larta zemerimi te Kacit, nuk ka me as patriote, as atdhetare, as memedhetare qe te vrasin per atdhe. Kur sot shikon se si vete politikanet shqiptare po e vjedhin, grabisin, shkaterrojne dhe baterdisin cdo gje, cdo pasuri, cdo flori, cdo liter nafte dhe cdo grame pasuri nga toka dhe nentoka shqiptare, cdo centimeter toke bregdetare, kodrinore dhe malore dhe se fundmi duan t’i grabisin edhe te drejten e votes se lire, po grabisin dhe po shketerrojne jetet tona dhe te femijeve tane dhe askush nuk i vret, mos u frikesoni se ka njeri qe do te rrezikonte per nje prostitute kroate. Lirojeni Kacin se nuk rrezikon askend dhe as nuk i pergjigjet askush dhe asnje shqiptar thirrjes se tij, qe ne fakt nuk eshte thirrje por nje hamendesi e denje vetem per vitet 1912-1939. Boll bete sikur po mbroni kesulekuqen e peshtire! Qellimi u arrit, gazetat u shiten!
i deleguari10/05/2017 11:35
Bukur mire!
poli10/05/2017 11:32
Prandaj ky njeri duhet larguar sa me pare jo vetem nga qeverisja e ketij populli te mjere.
TIRANA10/05/2017 11:31
Kush nuk kupton qe Vlahutini me lluksin dhe villen e saj, nuk i sherben aspak Shqiperise, le tja hedhi trurin qenve se nuk ka çi duhet !
Arrestimi i Kastriotit do te sherbeje qe populli ta marri vesh çfare ka bere Vlahutin!
Po behet nami me drogen, krimi merret me Kastriotin qe guxoji te thote te verteten ! E ka egzagjeruar pak me vrasjen, por kuptohet qe nuk ben thirrje per vrasje, kjo eshte simbolike ! Thirrja eshte te Iki Vlahutini dhe droga ! Ta marre vesh Europa se ketu ka zot !
Shto koment

Kategori
Uncategorized

Ja shkrimi për të cilin u arrestua Kastriot Myftaraj.

Nga Kastriot Myftaraj

Aventura e çuditshme e një kurve kroate në Tiranë

Në Kroaci, “Zonjën” Romana Vlahutin, e kanë quajtur “Prva Dama u sjeni”(Zonja e Parë-Hije) e Presidentit të majtë Ivo Josipoviç, i cili ishte në këtë post, në vitet 2010-2015. Josipoviç ishte një artist i shndërruar në politikan. Profesioni i tij ishte muzikant. (kompozitor) Por ai ishte edhe një jurist i shndërruar në muzikant. Josipoviç, për një kohë të gjatë (1987-2004) ka punuar si mësimdhënës në Akademinë e Muzikës në Zagreb.

Marrëdhëniet e tij me Romana Vllahutin, ndonëse të dy ishin të martuar, nuk kishin tërhequr vëmendjen para se ai të bëhej President i Kroacisë. Në rrethin e sorosianëve kroatë, të cilit i përkisnin të dy, konvencionet morale bëjnë pjesë ndër mitet që duhen dekonstruktuar, sic thotë frazeologjia e pëlqyer e tyre.

Kur Josipoviç u bë President, Romana dha shpejt prova se ishte sundimtarja e vërtetë e Pantovçak. (pallatit presidencial kroat) Josipoviç e emëroi atë të dërguarën e posaçme për Ballkanin Perëndimor. Meqënëse në organigramën e shtetit kroat nuk kishte pasur deri më atëherë një zyrë të këtij lloji (aspak anormale pasi Kroacia nuk është fuqi e madhe), u desh që Romana të sistemohej në zyrën e këshilltarit presidencial për politikë të jashtme, Joshka Para, si zëvendës-këshilltare. Media kroate nuk mungoi të vinte re risinë e çuditshme, pasi në Kroaci dhe madje në vende më të mëdha, nuk kishte as zëvendës-këshilltarë, një praktikë kjo e kancelarive të mëdha, si rasti i SHBA.

Posti i lartë që mori Romana, sa i përket shtetit kroat, në praktikë ishte një fjalë boshe me vlerë honorifike, në rast se mund të bëhet fjalë për “nder” në rastin e Romanës, që edhe ecjen e ka prej prostitute. Posti i shërbente Romanës vetëm për ta promovuar në një mision sorosian, që do ta them më tutje.

Zonja e Parë Hije e Pallatit Presidencial u bë aq e patolerueshme me sjelljen e saj, si një skandal shëtitës, sa Presidenti Josipoviç u detyrua ta largonte nga stafi i tij, madje edhe nga Kroacia. Meqënëse Kroacia kishte të drejtë të emëronte një shef delegacioni të Bashkimit Europian (i njohur si ambasador), u gjet për Romanën posti i shefes së delegacionit të BE në Shqipëri, që në zhargonin e vendit quhet Ambasadore e Bashkimit Europian.

Por Romana në Tiranë do të ishte më shumë një e dërguar sorosiane se e BE. Tutori i saj, Ivo Josipoviç është një nga të përkëdhelurit e Sorosit në Kroaci, ashtu si edhe Romana. Kur Josipoviç kandidoi për president në 2010, një nga premtimet e tij në fushatën zgjedhore ishte “Drejtësia e Re”. Është kureshti e madhe politike që këtë slogan e përdori edhe sorosiani Edi Rama më vonë. Romana, e cila nuk pati ndonjë rol në operetën politike “Drejtësia e Re” të Josipoviçit në Kroaci, do të kishte ironikisht një rol të madh në Shqipëri në komedinë me titull “Drejtësia e Re”, të vënë në skenë nga një tjetër politikan-artist, piktori i cili mburret se ka më shumë talent për barcoleta, Edi Rama.

Romana erdhi në Tiranë në tetor 2014. Josipoviç humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2015 dhe kaloi në pension politik, por Romana, të cilën ai e nguli në Shqipëri, mbeti këtu. Shpejt Romana u bë e njohur për skandale. Është e padyshimtë dhe e vërtetuar me dokumente se ajo ka vjedhur rreth një milion euro në aferën e blerjes së rezidencës së BE në Tiranë.

Nëse do të kërkoni CV zyrtare të Romanës në faqen zyrtare të “Delegation of the European Union to Albania”, është një humbje kohe. Nuk do të gjeni asgjë të tillë. Arsyeja është se Romana nuk pëlqen të përshkruajë shkollim e saj joserioz për detyrat e larta që mban. Pasi ka marrë një diplomë të gradës së parë (bachelor) nga Fakulteti i Filozofisë i Universitetit të Zagrebit, ajo ka kryer një lloj kursi pranë Universitetit të Harvardit, që njihet si Shkolla e Qeverisjes “John F. Kennedy”, barazvlerësi amerikan i kurseve ideologjike të universiteteve moskovite në kohën sovjetike për komunistët e botës.

Në fillimet e luftës në Kroaci, në 1991, Romana u punësua në Zyrën për Shtypin e Huaj në Ministrinë e Informacionit të Kroacisë. Detyra e saj ishte shoqërimi i gazetarëve të huaj në frontin e luftës. Si e tillë Romana fitoi urrejtjen e luftëtarëve kroatë pasi ajo kishte krijuar miqësi me gazetarët që shkruanin keq për luftën kroate për mbrojtjen e atdheut. Për këtë Romana u bë popullore në anën tjetër të frontit te serbët, të cilët kur mësonin ardhjen e saj, bënin të përhapeshin me megafonë tingujt e asaj këngës së famshme jugosllave të viteve tetëdhjetë “Romana, Romana”. Për këtë arsye Romanën e larguan nga kjo detyrë dhe ajo si sorosiane gjeti shpejt punë në organizatat ndërkombëtare.

Kur Josipoviç e emëroi Romanën si të dërguar të posaçme për Ballkanin Perëndimor, ai në fakt nuk kishte parasysh hapjen fuqishëm të një linje të re të politikës regjionale kroate, por një projekt sorosian që është edhe projekt i disa qarqeve në Bashkimin Europian. Atë të Jugosllavisë së Re. Sorosi dhe pjesa më e madhe e burokracisë së Brukselit, si dhe vendet e BE që mbajnë peshën më të madhe të marrëdhënieve me Ballkanin, bashkohen në idenë se problemi i Ballkanit Perëndimor të mbetur jashtë BE-së, mund të ketë si zgjidhje praktike afatgjatë futjen në një lloj frigoriferi gjeopolitik, atë të Jugosllavisë së Re, që do të krijohet nga bashkimi i ish-republikave dhe krahinave jugosllave minus Sllovenia dhe Kroacia, tashmë të anëtarësuar në BE, plus Shqipëria.

Për të punuar për këtë projekt ka ardhur Romana në Shqipëri. Nuk është rastësi që ajo erdhi në kohën kur nisi të promovohet partneriteti Beograd-Tiranë, deri edhe me një partneritet personal Vuçiç-Rama. Për shkak të këtij roli që ka Romana, asaj ia falin në Bruksel vjedhjet që bën si ajo me blerjen e rezidencës së BE në Tiranë.

Për shkak se Rama ka një rol të madh në “integrimin” e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re, Romana nuk flet kurrë për shndërrimin e Shqipërisë në një platancion gjigand droge, nga ku droga përmbyt Bashkimin Europian. Rama ka licencën e drogës, si shpërblim për pjesëmarrjen në realizimin e projektit të Jugosllavisë së Re.

78 vite më parë, një kroat i serbizuar, shkrimtari Ivo Andriç, që njëherësh ishte edhe zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jugosllavisë Mbretërore, bëri një memorandum për ndarjen e Shqipërisë, me ç’ rast Jugosllavia do të përfitonte gjysmën e territorit të vendit fqinj. Nuk është rastësi që Edi Rama gjatë një prej vizitave të tij në Serbi gjatë kohës që është kryeministër, gjeti të citonte pikërisht Andriçin, si përfaqësues të pëlqyer të kulturës serbe. Në gjuhën diplomatike, ku shpesh nënkuptimi ka rëndësi gjithëpoaq të madhe sa kuptimi i drejtpërdrejtë i fjalëve, kjo do të thotë se Kryeministri shqiptar është i gatshëm të pranojë edhe më tepër se kyçjen e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re.

Nuk më shkaktojnë asnjë ndjesi qëndrimet politike të Romanës në Shqipëri, mbështetja për njërën apo tjetrën palë. Për mua është i një rëndësie krejt dytësore fakti që ajo mbështet qeverinë kundër opozitës. Që Romana ka me Edi Ramën marrëdhëniet e prostitutës politike me tutorin te i cili e kanë shitur, kjo u vërtetua në ditën e ceremonisë së promovimit të muzeumit të përgjimeve të diktaturës komuniste, e njohur ndryshe si “shtëpia me gjethe”. Në prani të ambasadorëve të huaj, ndër ta edhe Romana, Kryeministri Rama, kishte inskenuar një komedi ku të gjithë do të dëgjonin fjalimin e tij në oborr por nuk do të hynin në ndërtesë. Kur Romana kureshtare, pas përfundimit të fjalimit të Kryeministrit, deshi të hynte në ndërtesë, ashtu siç ndodh në raste të tilla, atë e ndaluan rojet e Gardës së Republikës, që vepronin sipas urdhërit të prerë të Ramës. Askush nuk duhet të hynte në ndërtesë. Skenën e pamë në kronikat televizive.

Çdo ambasador që trajtohet kështu publikisht nga autoritetet në një ceremoni zyrtare ku është i ftuar nga vetë Kryeministri, aq më tepër kur përfaqëson BE, kërkon si satisfaksion dorëheqjen e kryepalaços të kësaj shfaqjeje ku është poshtëruar BE, jo thjesht Romana, ose jep vetë dorëheqjen. Romana nuk bëri as njërën as tjetrën sepse ajo ka ardhur në Shqipëri si prostitutë politike jo si diplomate.

Prandaj unë nuk jam i shqetësuar për qëndrimet e saj politike, sepse nuk kam iluzione për rolin e saj politik, por jam i shqetësuar sepse 75 vite pasi Andriç shkruante memorandumin famëkeq, në 2014, në Shqipëri vjen një kroate që me lehtësi i hyn aventurës për të punuar për inicimin e procesit të gëlltitjes së vendit nga një federatë e re sllavojugore. Pak kohë më parë Romana është ankuar se ka pasur kërcënime për jetën e saj, me ç’ rast Brukseli ka kërkuar që të bëhen hetime për të zbuluar autorët. Për Romanën është krijuar një shërbim sigurie shtesë nga shteti shqiptar.

Romana dhe ata në Bruksel që kërkojnë hetime për të zbuluar terroristët që kërcënojnë jetën e Romanës duhet ta dinë se në këtë histori ka vetëm një terroriste, që është Romana, e cila ecën në gjurmët e një tjetër Ivo, Andriçit. Përfshirja e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re është një atentat ndaj sovranitetit të Shqipërisë, është një akt që bie ndesh me përmbajtjen dhe frymën e Kushtetutës, është një proces që nuk ka të bëjë me asnjë lloj integrimi europian, por që ka të bëjë me aneksimin e kamufluar, për të cilin Serbia ka bërë përpjekje qëkurse është krijuar shteti shqiptar. Është edhe një krim i parashikuar shprehimisht në Kodin Penal.

Kështu që çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist. Në këtë histori ka vetëm një terroriste që është Kurva e Pantovçakut, e cila e mbetur pa tutor punon për llogari të Beogradit.

Kategori
Uncategorized

E drejta e Ramës për zgjedhje pa opozitën.

E drejta e Ramës për zgjedhje pa opozitën

E ka fituar me hapjen e 300 mijë vendeve të punës? Në këtë katërvjeçar, shqiptarët thyen rekordet e azilkërkuesve në Perëndim. Qindra mijë të zhgënjyer nga vendet që nuk u hapën, por edhe nga të ardhurat që iu ranë për shkak të rritjes së taksave në 2 vitet e para, u nisën në Perëndim duke konkurruar sirianët që vinin nga lufta.

Nga Enton Abilekaj/

Ndërsa miqtë e Shqipërisë vazhdojë të shpenzojnë kohë dhe para për të shmangur destabilizimin, liderët shqiptarë janë duke festuar dështimin. Kryeministri ishte më i bujshmi, me festën e sotme në qytetin e Gjushit, kryetarit të bashkisë, që sa më shumë e betonizon Durrësin, aq më i rëndësishëm bëhet në lozhat e Rilindjes. Pas një spektakli bajat, ku ministra në moshë të mesme recitonin si fëmijë të patalentuar, fakte që nuk janë dhe premtime që nuk do të bëhen, Kryeministri parashtroi vizionin e tij të pas 18 tetorit: Maxhoranca më e madhe në 27 vjet të pluralizmit, opozitë do të jenë ata që ai nuk do t’i dojë në qeveri. Parlamenti do jetë jetëgjatë, opozita  quhet e vetëvrarë.

Ata që e ndjekin Kryeministrin që qesh duke i thënë këto, pyesin pse nuk e ndalon askush këtë njeri? Si e ka fituar të drejtën ky, që pas një mandati që solli më shumë varfëri, të kërkojë më shumë pushtet në vend që të ulet më përulësi dhe të bëjë gjithçka që mundet për të sjellë të paktën zgjedhjet e lira, të ndershme dhe pluraliste në vend? E ka fituar duke bërë për 4 vjet më shumë se ç’ është bërë në 25 vjet? E ka fituar me Reformën në Arsim? Për atë ka kundër gjithë arsimtarët, nga cikli i ulët deri në nivelin akademik, ka kundër gjithë nxënësit nga cikli i ulët deri në doktoraturë, ka kundër edhe aleatin që e mbajti 4 vjet në pushtet. Pro asaj reforme janë vetëm pronarët biznesesh arsimore private që janë vetëquajtur Institucione arsimore që të përfitojnë para në këmbim të shërbimit për Kryeministrin.

E ka fituar me “Shëndetësinë falas”? Shqiptarët ankohen më shumë, shërbimet janë shtrenjtuar. Ato që janë dhënë me koncesion paguhen dyfish ose trefish nga buxheti i shtetit, dmth nga taksat e qytetarëve, ndërsa ato që janë ende shtetërore paguhen më shtrenjtë nga tarifat zyrtare dhe jozyrtare. Cilësia ka rënë, sëmundjet janë shtuar bashkë me viktimat.

E ka fituar me hapjen e 300 mijë vendeve të punës? Në këtë katërvjeçar, shqiptarët thyen rekordet e azilkërkuesve në Perëndim. Qindra mijë të zhgënjyer nga vendet që nuk u hapën, por edhe nga të ardhurat që iu ranë për shkak të rritjes së taksave në 2 vitet e para, u nisën në Perëndim duke konkurruar sirianët që vinin nga lufta.

E ka fituar me Reformën në Energji? Vërtet e paguajnë energjinë edhe ata që nuk e paguanin,por me paratë që mblidhen abuzohet më keq se më parë. Tenderat janë përqendruar në pak duar dhe “komisioni” është rritur. Sistemi i Transmetimit është përkeqësuar pavarësisht investimeve pikërisht për shkak të korrupsionit. Ndërprerjet e energjisë si rrjedhim janë shtuar, ndërsa çmimi për shtresat në nevojë është rritur. Edhe nga kjo kanë fituar ata që harxhojnë më shumë energji, bizneset.

E ka fituar me Reformën Territoriale? Vërtet Shqipëria u bë me 61 Bashki, duke i dhënë fund ndarjes nëpër njësi mikroskopike, por njerëzit kanë mbetur pa shërbim, administratat e emëruara që kanë zëvendësuar të zgjedhurat janë po aq të fryra dhe më të papërgjegjshme, rezultatet vijnë vetëm nga qeverisja qendrore, e cila investon vetëm kur e kontrollon pushtetin vendor.

E ka fituar me luftën kundër lojërave të fatit? Me aksionin Fundi I Marrëzisë? Qytetet e mbushura me kazino dhe pika bastesh e demaskojnë aksionin e parë të një Qeverie që erdhi me premtimin se do t’i largonte nga qendrat e banuara. Në fakt ato janë shtuar pasi qeveria i bllokoi disa javë, sa t’i merrte në kontroll.

Ndoshta e ka fituar me Reformën në Drejtësi. Është e vetmja reformë që nuk ka dështuar akoma, nuk ka prodhuar ende përfitime të njëanshme si të tjerat, nuk është përdorur si armë që Kryeministri të marrë në kontroll Pushtetin e Drejtësisë. Bllokimi që i ka bërë opozita, e ka bërë Reformën në Drejtësi të mbetet një premtim. Një premtim që Rama po e keqpërdor për të injoruar kërkesat e opozitës, për të marrë votat e të pakënaqurve nga gjyqësori, për të fituar mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Me premtimin e Reformës në Drejtësi, ai mendon se e ka mbështetjen brenda dhe jashtë vendit për ta futur Shqipërinë në zgjedhje të njëanshme, pa opozitë, siç thotë vetë: me një maxhorancë që nuk është parë në 27 vjet. Me një pushtet të pakufizuar, thuajse monist. Nëse kjo është e vërtetë, nëse ai e ka mbështetjen brenda dhe jashtë vendit për ta rikthyer vendin në një sistem njëpartiak, vetëm që të bëjë Reformën në Drejtësi, ta ndërtojë sistemin e ri sipas tekave të tij, atëherë 27 vjet tranzicion paskan qenë një stërmundim i kotë për shqiptarët. Nuk kishte pse të rrëzohej komunizmi, mjaft që të bëhej një Reformë në Drejtësi.

Kategori
Uncategorized

Reportazhi/ Mirësevini në Kanabistan! Plantacione, kallashnikovë dhe politikë… (FOTO).

“Mirësevini në Kanabistan!  Mes plantacioneve, kallashnikovëve dhe politikës. “Mekës” evropiane të marijuanës”.Është ky titulli i një reportazhi të gjatë gati 13 faqe të revistës “Millenium” që del në print së bashku me gazetën italiane “Il Fatto Quotidiano”. Në edicionin e muajit maj ka një reportazh të gjatë për Shqipërinë.
“Shqipëria është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i “barit” në kontinent. Kështu, çdo natë në brigjet e Pulias ndodh çdo natë përsëritet lufta e skafistëve me Guardia Di Fiananza. Varfëria i jep dorë kultivimit të drogës, por ky biznes vlen 4 miliard euro, një e treta e GDP-së. Ndërkohë mazhoranca dhe opozita po shkojnë drejt zgjedhjeve duke akuzuar njëra tjetrën për marrëveshje të fshehta me trafikantët” – thuhet në hyrje të këtij reportazhi, citon lapsi.al.
Një pjesë e rëndësishme e këtij reportazhi i kushtohet Kelmend Balilit, i konsideruar taushmë si “Eskobari i Ballkanit”. Gazetarët italianë kanë shkuar deri në fshatin Stjar të Delvinës ku është edhe vendlindja e Balilit.  Për gazerarët italianë është e çuditshme mbështetja politike që ai ka pasur në gjithë këto vite.  Përvec hotelit të ndërtuar prej familjes së tij gazetarët hedhin dyshime edhe për lidhjet politike. Balili vetë një funksionar shtetëror ndërsa një nip i tij është ende kryetar bashkie në Delvinë.
“Po vijnë miq”. Ishte kjo shenja që i dhanë Balilit për tu larguar nga shtëpia kur policia nisi kërkimin ndaj tij. Gazetarët italianë sjellin detaje nga operacionet e dështuara të policisë.
Një tjetër anë e prekur në këtë reportazh është kriza politike që mban të mbërthyer politikën shqiptare. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën. Qeveria thotë se opozita nuk e do reformën në drejtësi dhe mbron gjyqtarët e  korruptuar ndërsa opozita thotë se qeveria është e lidhur me kanabisin./lapsi.al/

Kategori
Uncategorized

Ëngjëll Musai: Kënga apo kuja e “Rilindjes”

Shqipëria atdheu ynë i dashur është ndoshta vendi i vetëm në Evropë që nuk po del dot nga tranzicioni politik, social, ekonomik , kulturor , shoqëror etj.

Kemi 27 vjet që përpëlitemi , që dëgjojmë premtime nga politikanët, që na premtohet luga e florinjtë para fushatave dhe pasi marrin votat harrojnë ato çka kanë premtuar, mbyllin telefonat, ndërrojnë zonat elektorale dhe gjithçka kalon në heshtje, duke mos u skuqur dhe zverdhur për premtimet, të cilat pa diskutim quhen mashtrim.

Shumë më herët Sami Frashëri, Faik Konica dhe ditët e fundit z. Meta deklaroi se, “Shqipëria nuk mund të bëhet turpi i Evropës”. E pra kjo politikë dhe këta politikanë po na kthejnë Shqipërinë në turpin e kontinentit dhe po i bëjnë një dëm të pallogaritshëm, jo vetëm Shqipërisë, por mbarë Kombit Shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, pse jo edhe çështjes Çame, e cila pret zgjidhje. Mjafton të përmendim faktin që një kryeministër i Evropës Qendrore deklaroi para pak kohësh në mënyrë intime por që u regjistrua nga mediat “se jo të gjitha premtimet elektorale do mbahen”, dhe kaq duhej që protestat ta detyronin të jepte dorëheqje.

Po tek ne ç’po ndodh me premtimet elektorale?!
U harruan dhe fatkeqësisht dhe Kryeministri ynë që ka marrë përgjegjësinë të na qeverisë merret me facebook dhe angazhohet në biseda me lloj-lloj njerëzish, në vend që të shikojë punët e qeverisë dhe të vendit.

Flet për bashkimin kombëtar, ndërkohë që shtëpia po i digjet nën këmbë. Rregulli dhe logjika e kërkon që gjithkush që kërkon të merret me punët e të tjerëve apo siç e përdorim rëndomë të komshiut duhet që në radhë të parë të zgjidhë punët e veta, pastaj të flasë për punët e mëdha siç është edhe ajo e bashkimit kombëtar. Dhe bashkimi kombëtar vjen me forcimin e ekonomisë, buxhetit dhe kthimin e vitalitetit tek njerëzit brenda kombit amë dhe jo me deklarata shantazhuese ndaj Evropës. Me këtë taktikë veprojnë diktatorët, të cilët trillojnë gjithmonë një rrezik të ri, për të justifikuar ekzistencën e tyre, sidomos kur gjenden para zgjedhjeve dhe pakënaqësive popullore. E pra këta politikanë nuk mund të quhen udhëheqës, sepse politika kudo në botë: udhëheq nuk sundon, shërben e nuk rrëmben, kudo ndërton, frymëzon e nuk rrënon… E pra, vetvetiu lind pyetja: A janë këta shpëtimtarët e kombit?!

Himni i Rilindjes
Arsyeja pse vendosa të hedh disa fjalë në këtë shkrim modest ku sigurisht pranohen edhe mendime të kundërta, ka të bëjë më faktin, se partia që drejton vendin shpalli një konkurs për këngën himn të fushatës së 18 Qershorit. Më duhet të them përpara se të bëj analizën, se kërkesa për dorëheqje të kryeministrit para zgjedhjeve, kushdo qoftë, duket disi e tepruar, por duke parë situatën ku kemi ardhur, kërkohet më shumë qetësi dhe më shumë tolerancë, pasi edhe situata e krimit dhe sidomos paratë e trafikut të drogës krijojnë një pasiguri tek pala tjetër apo tek palët, të cilat kërkojnë zgjedhje të gjithë pranuara dhe jo thellim të kaosit, pasigurisë, krizës ekonomike, papunësisë dhe emigrimit masiv. Ndoshta himni do të kishte vlerë kur partitë politike duhej dhe duhet të japin llogari pikësëpari për ato çka u premtuan shqiptarëve në zgjedhjet e 2013. Në këngën “Ne kemi lindur për të fluturuar” të kompozitorit David Guetta dhe të kënduar nga Lara Larson , thuhet se : “Ne kemi lindur për të fluturuar pra, le të vazhdojmë të jetojmë, derisa e gjitha kjo të bjerë poshtë, Le t’i mbyllim sytë dhe le të lëmë momentin të na udhëheqë në të gjithë botën, Ne jemi në këtë së bashku, Dëgjoni zemrat tona, Duke rrahur së bashku “ .

Dhe natyrshëm logjika bën krahasimin, se ku jemi ne me këto vargje dhe sa të sinqerta tingëllojnë këto në veshët, në mendjen, në zemrën dhe në shpirtin e shqiptarëve. Ti mund të fluturosh ashtu sikurse fluturon Shqiponja, madje shumë lart dhe më lart se çdo shpend tjetër, por nuk duhet harruar, se në fund të fundit, edhe Shqiponja folenë e ngre në tokë dhe vezët dhe zogjtë i strehon në tokë,. Ku janë zogjtë e shqipes? Ku janë shqiptarët? Jo pak por rreth 300 mijë kanë marrë arratinë nëpër botë, vetëm në këtë mandat të qeverisë së Rilindjes, ndërkohë që u premtuan 300 mijë vende pune.…Ja pra, se ne nuk jemi më shqiponja dhe ky himn nuk është i Shqiponjës dykrenare por i korbit që degdis zogjtë e vet në mënyrë që të mbijetojë vetë. Ja pra që nuk jemi bashkë dhe nuk sakrifikojmë si shqiponja. Ne nuk po fluturojmë lart, por jemi poshtë edhe më poshtë drejt greminës dhe kjo është fatkeqësi për këtë popull, vuajtjet e të cilit dhe lotët e kurbetit nuk qenka e thënë të thahen. Nënat dhe baballarët, gratë dhe fëmijët janë me brengë dhe një pjesë e mirë e tyre kthehen në Shqipëri kur kanë sebepe të forta apo fatkeqësi të rënda. Shqiptarët janë pa punë, por shqiptarët duhet të paguajnë për një vend pune, shqiptarët robtohen për një të drejtë studimi dhe me para aq sa një pjesë e studentëve nuk kanë mundësi ta përballojnë dhe shesin edhe veten apo merren me trafiqe, ndërsa fëmijët e politikanëve, deputetëve dhe shtetarëve janë për studime jashtë shtetit. Ku është premtimi për shkolla publike dhe mbylljen e fabrikave të diplomave? Ja këto duhej të ishin pjesë e vargjeve të himnit. U premtuan shëndetësi model, por Check-up, analizat e laboratorit, pajisjet kirurgjikale i mori privati. Në spitale vdes nëse nuk paguan nën dorë. Por këtë gjë nuk e ndjejnë politikanët dhe familjet e tyre, sepse ata kurohen jashtë shtetit dhe në spitale luksi. Ja pra këto spitale janë këngë për Rilindjen e Ramës, por janë kujë për shqiptarët. U premtua se do hiqeshin lojërat e bixhozit, madje u bë edhe një super aksion në fillim të qeverisjes duke e quajtur “Fundi i marrëzisë” . Pa më thoni a u mbyllë ndonjë apo u shtuan më shumë. Ja edhe kjo është kujë, se këngën e këndojnë ata që i morën për 30 vjet me koncesion nga Rilindja. Po koncesionet e naftës me, minierave, tokave në bregdet, doganave, regjistrimit dhe kolaudimit të makinave, lotarisë kombëtare, dializës pse nuk u mor qeveria që e kishte premtuar se do i shkatërronte monopolet?! Sigurisht që i pëlqeu kënga, se kujën e vënë shqiptarët dhe drejtuesit e mjeteve. Dhe fatkeqësisht pas zgjedhjeve të përgjithshme të 2013-s erdhën zgjedhjet lokale të 2015-s dhe kryebashkiakët, një pjesë e mirë e së cilëve dorëzuan mandatin e deputetëve i bënë edhe parkimet me para, duke ua dhënë ortakëve të politikaneve pavarësisht se automjetet e paguajnë taksat dhe çmimi i karburantit është më i shtrenjtë në Evropë. Po kioskat e reja që mbushën qytetet duke u hequr edhe copën e bukës hallexhinjve që punonin nga mëngjesi në darkë? Dhe kjo është, jo këngë, por kujë dhe kujë me lot. E mbani mënd super premtimin për Legalizime falas dhe premtimin se nuk do bëhemi si “Shaban tapia”? Jo falas që nuk u bënë, por me para që të rrjepin nga roja deri tek agai i Aluiznit. Madje nuk lanë televizion pa pushtuar dhe poshtëruar duke na kujtuar shprehjen e famshme “Dhe ne qeshnim me shakatë e kripura të Duçes”. Paradoksi është se Rilindja mashtroi edhe njerëzit e zotit kur del me tapi në dorë dhe mbledh klerikët. Sa turp për njerëzit e zotit që nuk ndihen para kësaj hipokrizie. E pra drejtorët e Aluiznit vunë miliona, qeshin e këndojnë dhe u vunë të kandidojnë për deputetë , ndërsa tritoli dhe shkatërrimet hapën kujën e hallexhinjve. Babai i tre fëmijëve u fut në burg, se bëri një lidhje të paligjshme në shtëpinë e vet pasi fëmijët nuk kishin dritë të lexonin dhe fëmijët bashkë me të ëmën shkojnë të takojnë babanë në burg dhe humbasin jetën në rrugët e Rrogozhinës, falë edhe makutërisë së Xhikës dhe Haxhinastos, ndërsa nga ana tjetër Rilindja e Ramës i fali CEZ-it plot 600 milionë euro. Ja kjo është kujë, por kënga nuk e lë Ramën ta dëgjojë këtë kujë. Çfarë u bë me pensionet e pensionistëve dhe rritjen qesharake prej 4 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që zyrtarëve u rritet deri në 100 mijë lekë. Turp dhe faqja e zezë për të gjithë ata që paturpësisht nuk ndjejnë sado pak dhimbje prindërore dhe respekt për moshën e tretë. Më mbeti në mëndje biseda me një veteran i cili deklaroi se po i kërkojmë qeverisë që të mos na japë pension, asnjë qindarkë dhe t’i mbajë vetë duke na ushqyer, të paguajë dritat, ujin, ilaçet, spitalet dhe nevojat jetike që kemi. Ja pra që edhe kjo situatë nuk meriton këngë …Po ushtarakët, pse u harruan dhe ende është në fuqi akti normativ famëkeq i Bodes dhe Berishës. Ku është SHQUP-i që do kthehej, po spitali ushtarak që do përzinte turkun e veshur si amerikan, po pushimet, po statusi. Kjo nuk meriton këngë, por ulërimë, pasi ushtarakët dhe familjet e tyre sakrifikuan më shumë se kushdo për atdheun dhe mbrojtjen e kufijve. Madje një pjesë e mirë e tyre kanë dhënë jetën duke derdhur gjak. Të gjithë u gëzuan kur ligji dhe shteti treguan forcën në asgjësimin e drogës në Lazarat. Menduam se shteti filloi të funksionojë në çdo cep të territorit, por tani që jemi në fund të mandatit dhe vendi; nga Konispoli në Vermosh vjen era hashash, aq sa jemi bërë tmerri i Evropës në kultivimin e hashashit. Për këtë arsye m’u kujtuan fjalët e pavdekshme të Faik Konicës që tingëllojnë aq aktuale …

Faik Konica :“Bëhuni burra dhe jo palaçot e dheut”
“ Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. Dhe përmbi të gjitha, heshtni! Jo fjalë, por kazmën. Hiqni dorë, se do të bëheni lodra e botës. Ta dini se ne,- në sy të Evropës së qytetëruar., jemi negër, dhe asgjë më tepër; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq, po të gjithë na …përbuzin e na kanë për të poshtër. Hiqni dorë, ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni, punoni, mos u zini besën raporteve që thonë gjëra të mira ‘për ne, dhe mbase një ditë dalim të “Rritur përpara botës, udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, por me ferra; ai që arrin në kulm, arrin i grisur, i përgjakur, i djersitur, i lodhur; dhe trëndafilat, dafinat, ujët e ftohtë, lëndina ‘ku është mirë dhe ëmbël të shtrihet, të gjitha këto i gjen në kulm vetëm, dhe atje shumë herë as që i gëzon dot, se bie i vdekur nga të lodhurit, po me vetëdijen që i hapi një udhë të re Popullit. Ne, vëllezër, jemi negër të varfër, pa ndonjë rëndësi fare; mos u dehni me moskuptime, mos dëgjoni njerëz të cekët, njerëz aq të paditur sa ju, më të paditur se ju ndofta, të cilët kanë vetëm një guxim barbar dhe të verbër që i shtyn të futen kudo, në mes të talljes së përgjithshme. Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. Dhe përmbi të gjitha, heshtni! Jo fjalë, por kazmën. Jo mbledhje, po kazmën. Jo misione, po kazmën. Dhe Parmendën, dhe draprin, dhe shoshën, dhe furrën. Po mjaft lëvdime. E kam zemrën aq të mbushur me lot, sa s’qaj dot. Dhe më në fund, aq di, aq them; Jini të lirë të bëni si të doni”…

Këto janë fjalë shpirti, xhani dhe zemre për politikanët shqiptarë, të cilët, nëse nuk duan ta kuptojnë dhe vlerësojnë, do u shkojë për shtatë shprehja e një tjetër figure botërore si Çurçilli, i cili thoshte se: “ Nëse jeni nisur drejt ferrit, vazhdoni!”.

Kategori
Uncategorized

Brenda subkoshiencës së Edi Ramës, në kërkim të vatrës nga buron mllefi dhe urrejtja për PD

Brenda subkoshiencës së Edi Ramës, në kërkim të vatrës nga buron mllefi dhe urrejtja për PD

Edi Rama kurrë nuk do t`ja falë vetes mungesën e tij fizike më 8 Dhjetor të vitit 1990, ditë që formëzoi klasën e re politike shqiptare. Pavarësisht se si pedagog në Institutin e Arteve ishte shquar në disa aktivitete “disidente” me muzikë të Xhon Lenon, ai u fsheh duke shmangur atë ditë historike. Mungoi në Institutin e Lartë të Arteve, por veçanërisht edhe në orët e vona të natës në Qytetin Studenti, ku lëvizja studentore ishte në kulm të saj dhe nga nisi rrugën e pandalshme, deri në rrëzimin përfundimtar të  sistemit komunist.

Nga Poli Hoxha 

Nuk është hera e parë që Edi Rama, herë nën zë dhe herë hapur, artikulon një nga ëndrrat e tij më të mëdha, likuidimin përfundimtar të Partisë Demokratike. Edhe sot gjatë kongresit parazgjedhor të Rilindjes, ai foli gjatë, plot mllef kundër forcës së parë politike demokrate, protagoniste e instalimit të pluralizmit; që futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat për shqiptarët. Duke ju mbajtur fryma nga urrejtja e përbrendshme, nëpërmjet një retorike me fjalor armiqësor të paprecedentë për kundërshtarin politik, Rama nuk e përmban dot më dëshirën dhe “parashikimin”, për likuidimin përfundimtar të PD-së, forcës që përfaqëson gati 700 mijë vota.

Kjo e gjitha do të marrë fund në 18 qershor. Kjo e gjitha do t’i përkasë të kaluarës më 18 qershor. Bashkë me këtë kapitull do të mbyllet edhe kapitulli i Partisë Demokratike, siç e keni njohur deri tani”, deklaroi edhe dy ditë më parë nga Berati, Edi Rama.

Por si shpjegohet i gjithë ky mllef, kjo urrejtje gati patologjike; jo thjesht ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe lidershipit të kësaj force politike; mëkateve të tyre të mëdha kur kanë qeverisur vendin, por ndaj vetë PD-së si institucion, si pasuri kombëtare, që nga themelimi i saj?!

Çfarë e shtyn Edi Ramën, që të tregohet i paduruar ta shohë forcën politike që doli nga ëndrra e studentëve të Dhjetorit, të përfundojë e likuiduar, “ e vetëvrarë”, siç edhe deklaroi në kongres?!

Duket qartë, se e gjitha kjo nuk ka të bëjë aspak me betejën politike 27 vjeçare mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, si dy kundërshtarë normal në pluralizëm, as mes së majtës dhe të djathtës shqiptare.

Për të shpjeguar të gjithën këtë, duhet të kthehemi shumë prapa në kohë, të futemi në subkoshiencën e trazuar të tij si individ dhe të gjejmë vatrën nga prodhohet i gjithë ky helm, i pakuptimtë në pamje të parë.

Gjithçka nis atëherë, kur në Shqipëri u ngjiz Partia Demokratike dhe pluralizmi njëkohësisht. Kur Edi Rama rastësisht ose jo, u përzje në zhvillimet e kohës dhe tentoi që të bëhet që atëherë protagonist i Shqipërisë së re politike.

Mungesa fatale

Edi Rama kurrë nuk do t`ja falë vetes mungesën e tij fizike më 8 Dhjetor të vitit 1990, ditë që formëzoi klasën e re politike shqiptare. Pavarësisht se si pedagog në Institutin e Arteve ishte shquar në disa aktivitete “disidente” me muzikë të Xhon Lenon, ai u fsheh duke shmangur atë ditë historike. Mungoi në Institutin e Lartë të Arteve, por veçanërisht edhe në orët e vona të natës në Qytetin Studenti, ku lëvizja studentore ishte në kulm të saj dhe nga nisi rrugën e pandalshme, deri në rrëzimin përfundimtar të  sistemit komunist.

Është vetë Edi Rama që në kujtimet e tij për atë ditë, rrëfen këtë mungesë në atë moment historik. Mungesë, që do të kishte një ndikim të rëndësishëm në karrierën e tij politike, deri sa të katapultohej 8 vite më vonë nga Franca ku kishte kryer arratisjen e dytë, por që me sa duket do të shënjonte edhe një deformim të jashtëzakonshëm në formimin, ndërgjegjen dhe karakterin e tij. Një urrejtje dhe mllef, që sot po shpërthen hapur.

Ja si e përshkruan ai vetë këtë moment në një intervistë për librin “Pardesytë e bardha”, të gazetares Luljeta Progni;

“Unë nuk u gjenda aty, sepse pas revolucionit rumun pati një farë lëshimi dhe në këtë kuadër filloi të aplikohej dhënia e pasaportave për njerëz që kishin të afërm jashtë vendit. Ne kishim të afërm në Korfuz nga familja e nënës time, shqiptarë të ikur gjatë luftës italo – greke. Morëm pasaportat dhe shkuam bashkë me tim vëlla në periudhën e verës së vitit 1990. Gjatë qëndrimit atje u vumë në kontakt me Galerinë e Teatrit Bashkiak të qytetit. Në këto kontakte ramë dakord të organizonim një ekspozitë në mesin e dhjetorit të atij viti dhe në tetë dhjetor, unë jam nisur për në Korfuz. I thashë Ardianit (Klosit), që unë nuk mund të rri në Tiranë pasi më duhet të shkoj për ekspozitën. Nuk e pata instinktin, që do të ndodhte diçka pikërisht ato dy tre ditë. Kanë qenë dy tre ditë shumë të rënda për mua, shumë të vështira dhe shumë absurde, sepse bashkë me të tjerë kisha më shumë se një vit që e prisja takimin me Ramiz Alinë. Kisha bindjen, se gjithmonë kur fillojnë binden përfaqësuesit e partisë atje, do të fillonte të kthehej në një lloj loje si macja me miun. Ndodhte diçka në Institut atëherë, ata vinin, bënin mbledhje flisnin e flisnin, ne e kthenim ne ilaritet dhe sa më shumë  shkonte koha, aq më shume rritej shkalla e atyre që vinin në institut. Unë isha i bindur dhe këtë e shprehja gjithnjë, që kjo lojë dhe ky proces mbaron kur ne të jemi përballë Ramiz Alisë. Isha i bindur dhe iu thoja shokëve të mi, se në një ditë shumë më të afërt se sa ju duket, ne do të ulemi përballë Ramiz Alisë, sepse ata nuk e durojnë dot atë që po bëjmë ne. Dhe pikërisht kur erdhi momenti ynë unë nuk u gjenda aty”.

Image

Në tentativë, për të kapur PD-në

Nga ato që thotë vetë, duket qartë që Rama e ka përjetuar shumë gafën e jetës së tij, duke ja mbathur për në Greqi “për një ekspozitë”, ndërkohë që studentët dhe intelektualët e Tiranës, po rrezikonin edhe jetën në përballjen me regjimin e plagosur rëndë, por që njëkohësisht ishte egërsuar për mbijetesë dhe rrezikonte seriozisht, që të bënte edhe gjakderdhje.

Vendimi i tij prej frikacaku për tu arratisur pikërisht në këtë moment historik, shumë shpejt do të shndërrohej nga zili e xhelozi, në mllef dhe urrejtje për ata që qëndruan, rrezikuan deri edhe jetën dhe u përballën me regjimin në ikje.

Por pavarësisht kësaj, bërthama e studentëve dhe intelektualëve idealist të lëvizjes së Dhjetorit, e fali. Nuk ja “vunë re” mungesën në 8 Dhjetor dhe për aq sa kishte kontribuar si “disident” në Institutin e Arteve e zgjodhën më 12 Dhjetor të vitit 1990, në Komisionin Nismëtar të Partisë Demokratike. Ishte ky grup që do ta çonte PD-në, në fitoren e zgjedhjeve të para pluraliste më 31 Mars të vitit 1991.

Në protokollin e mbajtur në këtë mbledhje të Komisionit Nismëtar të PD (shkruar me dorë nga Ilenja Mëhilli) që vjen me korrektësi te “Pardesytë e bardha” është edhe emri, i Edi Ramës. Ai u zgjodh në grupin e punës për çështjet elektorale si dhe në grupin e punës për statutin dhe programin e partisë.

Por pas një debati të ashpër me Gramoz Pashkon që në mbledhjen e parë, Rama nuk e pranoi detyrën që ju ngarkua dhe u largua. As miku i tij Arben Imami pas një tentative, nuk arriti dot ta kthejë pas. Ai nuk kishte besim se do të arrinin fitore në zgjedhjet e para pluraliste. Gjithashtu dëshmitarë të kësaj ngjarje kanë treguar më vonë, se ai kërkonte më shumë. Ambicia e tij e vërtetë, që buronte edhe nga një vetëvlerësim arrogant, ishte që të zgjidhej ai kryetar i PD-së.

Por ja si e shpjegon vetë Rama në të njëjtën intervistë, këtë moment;

“Nuk pata ndonjë dëshirë për t’u përfshirë në politikë, pasi mua më interesonte liria dhe jo politika. Unë e kërkoja lirinë si nevojë të brendshme për të bërë gjërat që doja, dhe nuk e kërkoja për t’u marrë me politikë”. 

Koha do të vërtetonte të kundërtën, shumë shpejt. Ai gënjen kur thotë, se “nuk kërkoja për tu marrë me politikë”. Pas kësaj tentative të dështuar duke mos kapur dot postin e kryetarit të PD-së, ai nisi punën për të krijuar një parti të re, krejtësisht të tijën.

Sot kur i hap dyert e pritës së përroit të subkoshiencës, të mbushur plot mllef dhe urrejtje ndaj PD-së, ai nuk e përmend këtë histori. Rama brenda një fjalie në kongresin e Durrësit, e shpalli Partinë Demokratike dhe historinë e saj 27 vjeçare, si e keqja më e madhe që i ka ndodhur Shqipërisë. Në fakt ajo i bëri “keq” me flakjen që i bëri Ramës atëherë vetëm Partisë Socialiste, siç edhe do të vërtetohet më pas.

Image

Provokimi i madh

Pavarësisht se u largua nga PD-ja, ose më saktë e përzunë, Edi Rama nuk hoqi dorë asnjëherë në ato kohë, që të uzurponte partinë e sapokrijuar. Ose të paktën ta përçante…

Ai rikthehet në një takim të PD-së me intelektual të Tiranës në fund të Janarit të vitit 1991, ku tenton të krijojë përçarje dhe futjen e një fryme radikale, që rrezikonte të sillte një konflikt civil në Shqipërinë e ndarë qartazi në atë kohë.

Ja si e përshkruan Arben Imami këtë moment kur Rama kërkonte luftë…

“Rama e njihte qëndrimin tim për ato rrethana të janar-shkurtit, por nevoja për ndryshimin e tyre duhej peshuar me kushtet e atyre rrethanave. Edhe nëse ishim për një vijë presioni, kurrsesi për konflikt social, kurrsesi për konfliktin. Kemi bërë gjithçka për ta shmangur atë. Kjo është padyshim një ndër meritat e mëdha të themeluesve e të drejtuesve të PD-së, të cilët u përpoqën në çdo rast për të shmangur konfliktin, i cili i kanosej Shqipërisë në çdo çast. Duhet analizuar situata në kontekstin e kohës. Ne kishim presion të madh nga mbështetësit tanë, sikurse edhe pala tjetër kishte presionin e madh të enveristëve…”

Ky ka qenë edhe kontakti i fundit i Edi Ramës, me PD-në zyrtare brenda rradhëve të saj. Ai iku duke mallkuar dhe u përbetuar, për hakmarrje.

Pasi dështoi të krijonte Partinë Radikale, ai nuk rreshti së sulmuari Partinë Demokratike, e cila sapo kishte marrë pushtetin. Libri i tij me bashkautor Ardian Klosin është i mbushur plot mllef ndaj PD-së, pavarësisht se ajo ende nuk kishte filluar të gabonte dhe mbushte faqet e saj ende të pashkruara, me mëkate. Edhe më e egër ishte publicistika e tij, në ato pak gazeta që dilnin në atë kohë.

“O një parti të madhe, ose hiç”

Pasi dështoi në politikë, i përzënë edhe nga PD-ja edhe nga PS-ja, ai kreu “arratisjen e dytë”, duke hedhur gurë prapa. Iku në Francë nëpërmjet një burse të fondacionit “Soros”, por pa reshtur së sulmuar Partinë Demokratike nëpërmjet shkrimeve të shumta, edhe që andej. Në vitet 1992-1997, Edi Rama ishte i pozicionuar, si armiku kryesor publik i Partisë Demokratike.

Por ata që e njohin mirë Edi Ramën e dinë mirë, se që nga tentativa e dështuar për të marrë Partinë Demokratike në momentet e krijimit të saj, ai nuk ju nda projektit të tij, i yshtur dhe i ndihmuar nga Soros, për të qenë kryetar absolute i një partie të madhe.

Duke qenë se tek PD-ja nuk kishte më asnjë shans, ai ju qep Partisë Socialiste, për të cilën kur synonte të spikaste te PD-ja e sapokrijuar, kishte deklaruar se duhej nxjerrë jashtë ligjit. Grepi, do të ishte Fatos Nano…

Por si e përshkruan vetë Edi Rama planin dhe mënyrën se si do të fuste këmbët për ta uzurpuar më pas Partinë Socialiste dhe shndërruar në një sekt siç e shohim sot:

“Nisa ta simpatizoj kur kam filluar të lexoj letrat që shkruante nga burgu.  Ishte shumë e papritur për mua qasja e tij në ato letra. Pastaj vetvetiu unë fillova të afrohem në qëndrime me socialistët sepse ishin forca që luftonin me një të keqe shumë të madhe dhe për këtë  arsye kam shkruar për vetë zhvillimet në PS, duke mbështetur Fatos Nanon kur ishte në burg. Atëherë unë nuk e njihja. Kur Fatos Nano u bë kryeministër, të them të drejtën unë kisha shumë shumë shpresë. Më dukej si një njeri që do të bënte gjëra të mëdha… Nuk bëri gjëra të mëdha…. Sigurisht bëri gjëra të mira por nuk bëri gjëra të mëdha”.

Dita e tij e madhe do të vinte në Qershor të vitit 1997, kur në pushtet erdhën socialistët. Fatos Nano tashmë kryeministër, ja shpërbleu. E morri nga Franca “me thonj të paprerë”, për ta bërë ministër Kulture.

Se çfarë ndodhi më pas, lojërat, pabesitë dhe keqpërdorjet me Nanon, Ilir Metën dhe të tjerë, dihen.

Sot është duke hedhur një hap të madh final drejt pushtetit absolut, edhe për të paktën 10-15 vite të tjera, siç deklaron tashmë hapur edhe vetë.

Por papritur rrugën ja ka zënë një pengesë e madhe; është sërish PD-ja që mallkoi kur iku nga salla në Janar të vitit 1991.

Vatra që ka 27 vite në subkoshiencën e tij, tani ka shpërthyer dhe po zien, duke e nxjerrë edhe jashtë kontrollit.

Nuk e ka me Lulzim Bashën, as Berishën dhe aq më pak me Vettingun…urren PD-në, që se kapi dot 27 vite më parë! /SYR

Kategori
Uncategorized

Kryeministri Rama nuk e do Europën, por e truk për të instaluar Pushtetin e tij Monark.

Jakup B. GJOÇA
Kryeministri i Çekisë para 3 ditësh dha dorëheqjen, sepse ministri i Financave të kabinetit të tij akuzohet për mashtrim me tatimet. Kryeministri Çek i kishte kërkuar paraprakisht dorëheqjen ministrit (i cili është kryetar partie i koalicionit qeveritar), por ministri i Financave kundërshtoi.
Kryeministri Çek nuk mund të bashkëqeveriste me një ministër, mbi të cilin rëndojnë akuza publike për mashtrim me tatimet, ndaj dha dorëheqjen. Ky është standarti i Demokracisë. Kryeministri nuk mund të presë (në Kohë) Drejtësinë, derisa të hetojë dhe gjykojë korrupsionin e ministrit. Në Demokraci kur, ministri, kryeministri akuzohen publikisht për Korrupsion, ose japin me transparencë të vërtetën dhe bindin që akuzat janë shpifje, ose japin dorëheqjen, për t’i lënë Drejtësisë mundësinë të hetojë e lirë nga Politika! Nuk ka rrugë të mesme.
Dorëheqja politike përballë akuzave për korrupsion, nuk është provë faji. Nëse Drejtësia jep gjykimin se akuzat për mashtrim ndaj kryeministrit, ndaj ministrit janë shpifje, atëhere, ky politikan fiton më shumë kredo politike te populli, te elektorati i vet.
Dorëheqjes i tremben vetëm kryeministrat dhe ministrat e e korruptuar, sepse mendojë se Pushteti do t’u japë “imunitet” ndaj drejtësisë.
Ambasadori i SHBA LU, në nëntor 2015 akuzoi publikisht ministrat e korruptuar të qeverisë së Kryeministrit Rama, që pengojnë Reformën në Drejtësi.
Kryeministri Rama, jo vetëm që nuk pati ndjeshmëri politike të kërkonte dorëheqjen e ministrave të korruptuar, por injoroi akuzat publike të Ambasadorit të SHBA, duke deklaruar menjëherë, që Ai, si kryeministër, nuk do të shkarkojë asnjë ministër të Korruptuar.
Atëhere, sa besueshmëri ka një kryeministër si Rama, se ka vullnet politik që Shqipëria të Integrohet në Europë, kur qeveris me ministra të korruptuar?
A mundet që Bashkimi Europian të ketë partner politik një kryeministër të korruptuar, si Edi Rama?

Presidenti i ri i Francës, Emanuil Macron ishte kandidati i pavarur, domethënë, kandidat pa mbështetjen e asnjë partie tradicionale, në garën për zgjedhjen e Presidentit. Hera e parë, që në Historinë e Francës, një kandidat i paparti fiton. Kjo dëshmon, se e Sotmja, rrjedha e Demokracisë po shemb konjukturat e klisheve politike tradicionale. Qytetarët janë zhgënjyer nga qeverisjet dhjetëvejçare të partive tradicionale, ndaj kërkojnë personalitete jashtë politikës, për t’u besuar Fatin e tyre!
Edi Rama, si kryetar i PS dhe kryeministër, ka instaluar në Shqipëri një Sistem Zgjedhor, që vret çdo elementë demokratikë të përfaqësimit të votuesve në Parlament dhe në Pushtetin Vendor.
Në Shqipëri, me Kodin Zgjedhor që ka instaluar Edi Rama, mund të bëhen deputetë dhe kryebashkiakë, çdo person edhe nga Bota e Krimit, nëse kryetari I Partisë e përzgjedh dhe e rendit të parin në Listat e Mbyllura të Kandidatëve.
Në Shqipëri, me Kodin Zgjedhor që ka instaluar Edi Rama, votuesit shqiptarë PËRJASHTOHEN DHE MOHOHEN nga e Drejta Sovrane, që ata të përzgjedhin dhe të votojnë drejtpërdrejtë kandidatin që duan ata t’i përfaqësojë në Parlament, apo në Pushtetin Vendor.
Në Shqipëri, me Sistemin Zgjedhor që ka instaluar Edi Rama, kurrë nuk fiton as për deputet, as për kryebashkiak, as për President i Shqipërisë ASNJË KANDIDAT I PAVARUR nga Partia!!!
Në Shqipëri, deputeti i Edi Ramës, Ervin Bushati, pikërisht mbrëmë, deklaron me mburrje, se “Partia Demokratike do të zhduket në Shqipëri….”.
Nuk është thjesht që deputeti i kryeministrit Rama i demonstron Popullit MUSKUJT e Pushtetit, DUKE DEKLARUAR Zhdukjen e një partie që është Opozita e Pushtetit. Është MENTALITETI i Arrogancës politike të pushtetarëve ndaj Demokracisë.
Kryeministri Rama, edhe pse është personi që Kriminalizoi Parlamentin, dhe Pushtetin Vendor, duke bërë deputetë dhe kryebashkiakë persona me rekorde kriminale, nuk denjoi që t’i kërkonte falje publike popullit, edhe atëhere, kur KQZ-ja u hoqi mandatin deputetëve dhe kryebashkiakut socialist, pikërisht për rekordet kriminale.
Në Demokraci, ai kryeministër, që bashkëpunon me Krimin për të bashkëqeverisur, ai kryeministër që bën deputetë dhe krybashkiakë persona me rekorde kriminale, NUK MUND TË KETË MË VOTBESIMIN TË QEVERISË!!!
Si mundet, atëhere, që Kryeministri Edi Rama t’u thotë akoma shqiptarëve, që ende aspiron integrimin në Bashkimin Europian? A mundet që Bashkimi Europian mund të ketë partner politik, një kryeministër si Edi Rama, që kriminalizoi Parlamentin?
Ambasadorja e BE në Tiranë, Vllahutin, haptazi është bërë sponsorja politike e kryeministrit Rama, në dëm të vlerave, standarteve demokratike të Bashkimit Europian, derisa merr pjesë bashkarisht me kryeministrin Rama në aktivitetet e tij politike, ndërkohë, që Opozita është 81 ditë në Protesta dhe nuk merr pjesë në Zgjedhje Parlamentare.
Ambasadorja Vllahutin, me sjelljen e saj politike në Tiranë, nuk mund të mishërojë dhe të përfaqësojë dot vlerat dhe standartet e Demokracisë Europiane, derisa kurrë nuk mbështet Protestat e Opozitës, përballë qeverisë së korruptuar dhe të kriminalizuar!!!
Ambasadorja Vllahutin me qëndrimin e saj dy standartesh në Tiranë, është thejsht një nëpunëse e emëruar në Tiranë nga Teknokratët politikë të BE, por nuk mund të përfaqësojë dot Demokracinë Europiane. Ambasadorja Vllahutin nuk ka denoncuar asnjëherë, kriminalizimin e Parlamentit nga kryeministri Rama. Ambasadorja Vllahutin nuk ka denoncuar asnjëherë as Canabizmin e Shqipërisë, ku përgjegjësi politik është Qeveria e Kryeministrit Rama.
Një ambasadore e Bashkimit Europian edhe mund të korruptohet nga Krimi dhe korrupsioni i një kryeministri, POR KY KRYEMINISTËR NUK MUND TË KORRUPTOJË DOT VLERAT DHE STANDARTET E DEMOKRACISË EUROPINAE!!!
Pushtetarët e sotëm në Shqipëri duan të tkurrin Demokracinë, për të instaluar Diktaturën e tyre politike.
Shikoni sjelljen e Kryeministrit Rama përballë Protestës së Opozitës. Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë në 2017, që këmbëngul se mund të zhvillojë zgjedhje parlamentare pa OPOZITËN.
Një kryeministër (si Edi Rama) që këmbëngul të zhvillojë zgjedhje parlamentare pa Opozitën, ​a mund të ketë Vullnet Politik të Integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian?
Bashkimi Europian a mund të pranojnë të anëtarësojnë në Demorkacinë e tyre një shtet, ku sundon Monizmi, që instalon Edi Rama?
Kryeministri Rama, me ambicien e tij pa kufi për Pushtet Absolut, kurrë nuk mund të ketë vullnet politik, që Shqipërinë ta integrojë në Bashkimin Europian.
Kryeministri Rama, derisa bashkëqeveris me Krimin dhe Korrupsionin, kurrë nuk mund të dëshirojë Demokracinë Europiane.

Kategori
Uncategorized

Corrispondenza Politica, (1901) : Memorandumi i përfaqësuesve të Kombit Shqiptar dërguar deputetëve italianë.

aurenc-bebja-kbp-e1438055160868
Nga Aurenc Bebja*

Revista « L’Orient », në shërbim të Perandorisë Osmane, ka botuar, në versionin e saj në gjuhën frënge, gjatë fundit të muajit maj të vitit 1901, në faqen n°8, memorandumin e përfaqësuesve të Kombit Shqiptar dërguar deputetëve italianë.

Revista shkruan se ky dokument kurioz është publikuar më parë në median « Corrispondenza Politica ». Cilët përfaqësuesë e dërguan atë ? Nga se druheshin bashkatdhetarët tanë ? Cilat ishin kërkesat e tyre ndaj deputetëve italianë ?

Capture

Në vijim memorandumi i tyre, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

« Zotërinj Deputetë,

Disa orë pranë Italisë, në bregun përballë detit Adriatik, në qendër të Evropës së qytetëruar; pavarësisht nga traditat e tij të lavdishme dhe origjina e tij e pastër Pellazgo-latine, jeton në një gjendje thuajse primitive, populli shqiptar, më trimi midis të gjithë atyre që jetojnë në Gadishullin Ballkanik.
Popull i braktisur nga të gjithë, ai i nënshtrohet një qeverie çnjerëzore, rezistente ndaj çdo ideje të lirisë, drejtësisë dhe qytetërimit.

Atij i mohohet gjuha amtare, edhe pse filologët më të mëdhenj evropianë kanë gjetur në të rrënjë (idioma) të padiskutueshme të pellazgjishtesh, ndërsa, në të kundërt, janë themeluar aty shkollat të cilat mbrohen nga serbët, bullgarët, austriakët dhe grekët.
Për shkak se industria dhe tregtia i janë ndaluar shqiptarit, ai është i detyruar të jetojë si në kohën e fiseve pothuajse parahistorike, dhe duhet të përdorë forcën për tu ushqyer.

Ja pra, mbi këtë popull sa fisnik dhe fatkeq, por gjithmonë krenar që i përket racës së madhe latine(Mund të jetë lojë diplomatike e pales shqiptare), shtrihet dora grabitqare e Austrisë ! Nëpërmjet mënyrave më tinzake, kompanive dhe shoqërive të ndryshme, ajo kërkon të zgjerojë dominimin e saj atje, kundër interesave italiane në detin Adriatik, dhe të drejtave të Shqipërisë, e cila, nëpërmjet cilësive të saj kombëtare, e meriton pavarësinë dhe lirinë e saj të plotë.

Xhuzepe Garibaldi, heroi i madh, ka thënë :

« Çështja e shqiptarëve më përket. Sigurisht, unë do të jem shumë i lumtur për të vënë në shërbim pjesën tjetër të jetës sime për të mirën e këtij populli trim, sepse shqiptarët janë heronj që e kanë dalluar veten në çdo luftë për qytetërim ».

Parlamenti i Italisë, përfaqësuesit e popullit fisnik dhe të lavdishëm italian, të mbështesin pranë Fuqive të Mëdha, në emër të qytetërimit dhe të lirisë, në emër të vëllazërisë së madhe latine, në emër të të drejtave të shenjta të Italisë në detin Adriatik, iniciativën e njohjes së kombësisë shqiptare dhe kështu të marrë fund skllavëria turke ! Pavarësia mbetet barrikada e vetme kundër ambicieve të Austrisë, Serbisë dhe Bullgarisë. »

Dervish Bej Hima (përfaqësues i delegacionit të Komitetit të Shqipërisë Veriore)

Manlio Bennici (përfaqësues i 22 kolonive shqiptare në Itali dhe i Komitetit shqiptar « Pro Patria »)

Jashar Erebara (përfqësues i delegacionit të rinisë shqiptare në Bukuresht)

Ibrahim Themo dhe Halil Zenel Beu (përfaqësuesë të delegacionit të shqiptarëve të Shqipërisë Jugore)

Ali Efendiu (përfaqësues i delegacionit të Vilajetit të Shkodrës)
Mahmud Lufta Beu (përfaqësues i delegacionit të shqiptarëve të Maqedonisë)

Ahmet Gani Beu (përfaqësues i delegacionit të shqiptarëve të Pejës, Shkupit dhe Prizrenit)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/corrispondenza-politica-1901-memorandumi-i-perfaqesuesve-te-kombit-shqiptar-derguar-deputeteve-italiane

Kategori
Uncategorized

Ministri i Brendshëm e pranon zyrtarisht: Lulzim Basha është kërcënuar.

 

bashaxhafaj-800x450
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pranuar publikisht për herë të parë se kërcënimet ndaj Lulzim Bashës kanë qenë serioze dhe reale: “Kërcënimet ndaj Z. Basha kanë qenë reale. Ne i kemi trajtuar këtë sinjalizime shumë seriozisht. Menjëherë ne kemi vënë në dijeni stafin e afërt që merret me sigurinë e Z.Basha”.

Sokol Balla: A është kërcënuar Basha nga grupe paramilitare në Maqedoni?

Fatmir Xhafaj: Kanë qenë disa deklarata të bëra nga ISIS dhe eksponentë të tyre në rajon. Nuk kanë qenë adresime direkte ndaj sigurisë së zotit Basha, por indiciet çonin edhe aty. Kemi pasur raporte të mira me SHISH, si p.sh për festat e kaluara.

Gjatë kohës së festave kishim informacione për persona konkret që ndodheshin në Shqipëri që kishin potenciale për akte terroriste. Ata kanë hyrë dhe kanë dalë në territorin shqiptar.

Gjate gjithë kësaj periudhe kemi qenë në alarm. Por edhe për ngjarjet në Kavaja kemi pasur shkëmbime me SHISH.

Kategori
Uncategorized

Zërat kundër brenda PD-së, analisti i njohur: Dyshoj se punojnë për .

Zërat kundër brenda PD-së, analisti i njohur: Dyshoj se punojnë për ...

Lëvizja politike e Lulzim Bashës që ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje në rast se nuk krijohen kushtet për një qeveri teknike ka marrë kritika nga disa figura të rëndësishme të PD, siç është deputetja Jozefina Topalli, Majlinda Bregu por edhe Eduard Selami.

Ekzistencën e këtyre zërave, analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e lajmeve në News 24 e konsideron si diçka normale në rast se kanë bindjet e tyre, por shton se ka hije dyshimi që këto zëra punojnë për një palë tjetër.

“Zërat kundër janë normale, kur udhëhiqen nga bindjet e tyre dhe jo për hesap të të tretëve se kështu nuk ka kredibilitet. Zërat që kanë dalë brenda PD, mund të konsiderohen normal në një parti, por kam hijen e dyshimit se punojnë për një palë të tretë. Se edhe kur u zgjodh presidenti i kaluar u blenë ca deputetë, njihet kjo histori në vendin tonë”,- thotë analisti për News24.

 

Kategori
Uncategorized

Kongresi amerikan mision urgjent në Ballkan, hetim ndërhyrjes së Sorosit në Shqipëri.

Politikat ndikuese të filantropit të majtë George Soros në shtetet e Europës duket se përbëjnë shqetësim madhor për administratën Trump.

Media amerikane “American Spectator”, raporton se kryetari i dhomës së drejtësisë në Kongresin amerikan, republikani Bob Goodlate ka nisur një mision urgjent në Europë. Sipas kësaj media, zyrtari amerikan udhëheq një delegacion prej 15 personash në një mision në Shqipëri, Greqi, Bosnje, Maqedoni, Kosovë dhe Itali.

Qëllimi i misionit është për të hetuar dhe për të vëzhguar nëse në këto vende, përfshirë dhe vendin tonë, vazhdon favorizimi i kohës së Barack Obamës. Hetimi i këtij delegacioni për ndikimet e George Soros raportohet se është i pavarur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por nuk janë dhënë të tjera detaje për shkak të sigurisë.

Për median amerikane “American Spectator” ka folur edhe një prokurore shqiptare, e cila nuk ka dashur të identifikohet.

“Kryeministri Edi Rama, i mbështetur edhe nga ambasadori i SHBA, ka shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit tonë. Duke tundur flamurin e reformës në drejtësi, ata e kanë politizuar këtë çështje. Kur ne kemi shprehur mendime profesionale të ndryshme nga ato të ambasadorit amerikan, Lu u zemërua”, thotë prokurorja për median amerikane.

Ajo pohoi gjithashtu se zyra e saj u përpoq t’i jepte përparësi trafikut të drogës dhe kriminalitetit, ndërsa ambasada e SHBA hodhi poshtë kultivimin masiv të kanabisit duke thënë se “nuk është problem i SHBA”.

“American Spectator” përmend edhe përplasjen mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit të SHBA Donald Lu. Kjo media flet gjithashtu edhe për ndikimin në Shqipëri të George Soros dhe lidhjen e ngushtë që ka me Kryeministrin Edi Rama.

Kategori
Uncategorized

A është duke u shkuar drejt një përplasje të madhe?

Pas ‘nxehjes’ me Kavajën dhe tërheqjen taktike të Ramës, opozita e bashkuar ka paralajmëruar mbajtjen e protestës më të madhe ndonjëherë në datën 13 maj në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Protesta 76 ditore e opozitës është një nga protestat model në Europë për nga qetësia dhe mesazhet paqtuese, ku opozitarët nuk ngurrojnë ta theksojnë shpesh faktin se ‘asnjë lule nuk është këputur’.

Parë nga retorika e opozitareve të cilët lënë të kuptojnë se situata nuk është aq rozë sa duket, aq me tepër ku vetë Sali Berisha dje nuk garantoi se situata nuk do dalë jashtë kontrollit, si dhe sfida dhe provokimet prej një të krisuro që Rama vazhdon ti bëjë opozitës, rreziku që situata të dalë vërtet jashtë kontrollit duket se është më e vërtetë se kurrë.

Në fakt, deri tanë është luajtur loje luftash. Të gjitha palët. Dhe të gjithë e kanë ditur. Ajo që ka ndryshuar ne kontekstin e brendshëm javën e fundit janë disa elementë që duhet të jenë vërtetë shqetësues;

I) Njerëz afër Kryeministrit kanë filluar të flasin hapur se amerikanet dhe deri diku gjermanët duan një përplasje të fortë;

II) Rama e ka kuptuar më në fund (ose duket se po e kupton) se Basha nuk po luan blofin dhe se opozita ka ndërmend ti shkojë deri në fund përpjekjes së saj për zgjedhje siç duhet;

III) Në kushtet kur po shkohet drejt përplasjes me shpejtësi (dhe ku te dy palët i friken kësaj përplasje për shkak të paparashikueshmërisë), duket që palët janë të prirura të rrëshqasin drejt veprimeve të nxituara;

IV) Në kushtet kur të dy palëve u është mbushur mendja se ‘edhe ndërkombëtaret e duan këtë përplasje’ secili për llogari të vet, atëherë premisat janë edhe më të mëdha. Nëse Edi Ramës i është mbushur mendja se ndërkombëtaret duan përplasje, atëherë Xhorxh Soros dhe i gjithë rrjeti i tij e duan këtë përplasje.

A janë në gjendje për një gjë të tillë? Po. E bënë në Ukrainë. Soros duhet të jetë akoma nëpër Europë, herë duke takuar Presidentin e Komisionit Europian, herë Kryeministrin Italian e herë familje të fuqishme financiare (lexo: dhe politike). A duket si teori konspiracioni? Po.

Por në fakt, e gjithë karriera e Edi Ramës është vetë konspiracion. Edi Rama, ndryshe nga çdo politikan shqiptar dhe rajonal në afër tre dekada, ka bërë politikë të madhe. Politikë të madhe me lëndët kimike siriane, politikë të madhe me sulme të sponsurizuara kundër Donald Trump kandidat, politikë të madhe me kanabisin, politikë të madhe me mos marrjen e refugjatëve siriane (sepse nuk mund të bënte edhe kanabisin edhe refugjatët), politikë të madhe me projektin e Merkel për Federatën e re Ballkanike, politikë të madhe me futjen e kinezëve në sektorë strategjike.

Të gjitha gjëra më të mëdha se vetë Edi Rama dhe Shqipëria. Si rregull, kur të japin rol të tillë, të konsiderojnë një-përdorimsh.

E ndërsa të përdorin, përgatisin pasardhësin tënd. Prandaj, është krejt e mundshme që Edi Ramën ta shtyjnë drejt përplasjes së madhe. Siç duket Sali Berisha edhe sot nuk foli kot.

Kategori
Uncategorized

Ambasadoret ne Tirane me prapaskena politike, ushqejne arrogancen pushtetore te Rames.

Ambasadorët në Tiranë, me prapaskena politike, ushqejnë Arrogancën Pushtetore të Kryeministrit Rama
Jakup B. GJOÇA
Kryeministri Rama dërgon në Kavajë 1.000 policë, deri të premten 5 maj 2017.
Kryeministri Rama përsëriste vazhdimisht, se zgjedhjet për kryebashkiakun e Kavajës do të zhvillohen me ëdo kusht, me ëdo kosto politike, pavarësisht se Opozita e ka bojkotuar procesin zgjedhor.
Ambasadorët në Tiranë, e sidomos Ambasadori i SHBA Lu, përsëriste vazhdimisht, se zgjedhjet janë “legjitime” edhe pa pjesëmarrjen e Opozitës, duke bërë iso refrenit politik të Kryeministrit Rama.
Mirëpo, Kryeministri Rama, edhe pse arrogant në sjellje dhe qëndrime politike, u tremb dhe të premten, më 5 maj 2017, deklaroi se Ai, si kryetar i PS tërhiqte kandidatin e tij për kryebashkiak nga zgtjedhjet vendore në Kavajë!
Kryeministri Rama u tremb, sepse Opozita kishte vendosur që Protestën ta vazhdonte në Kavajë ditën e zgjedhjeve!
Kryeministri Rama u tremb, se mos ai vetë, do të pësonte fundin e Çausheskut nga protestuesit! 1.000 policët, që dërgoi në Kavajë, nuk mund të mbrojnë dot Pushtetin e kryeministrit Rama nga Protesta e Popullit!
Nëse vërtet, kryeministri Rama ka kaq merak se mos destabilizohet Shqipëria nga ….Protesta e Opozitës, kurrë nuk do të deklaronte me arrogancë, se Ai do të bëjë zgjedhje vendore në Kavajë dhe parlamentare në Shqipëri PA OPOZITËN!!!
Shqipëria DESTABILIZOHET POLITIKISHT vetëm kur një Kryeministër Arrogant zhvillon zgjedhje parlamentare PA OPZOTËN.
Nuk ka Demokraci, pa Opozitë në Zgjedhje Parlamentare!!!
Çaushesku e provoi këtë në 1989 dhe e pësoi!!!
Por, ajo që vrau shpresën e shqiptarëve te ndihmesa e Ndërkombëtarëve, në zgjidhjen e Krizës në Shqipëri, është qëndrimi dyfaqësh i ambasadorëve të akredituar në Tiranë.
Ambasada e SHBA në Tiranë, pak minuta pasi kryeministri Rama u tërhoq – me bisht në shalë – nga zgjedhjet vendore në Kavajë, bëri deklaratë publike, dhe ….. ëuditërisht, përshëndeti Turpin Politik të Kryeministrit Rama, zbythjen e tij arrogante, përballë Qëndresës të Protestuesve!!!
Ambasada Amerikane në Tiranë, “harroi” të përshëndetëte protestuesit shqiptarë, që mbrojtjën Demokracinë në Shqipëri dhe nuk lejuan kryeministrin Rama të zhvillonte zgjedhje vendore pa Opozitën!!!
Ambasada Amerikane në Tiranë “harroi” që dje t’i kërkonte kryeministrit Rama, që të tërhiqet edhe nga zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit 2017!!!
Ambasadori amerikanë në Tiranë Lu, kishte të drejtën, më shumë se kushdo, që të mos lejonte Zgjedhje Vendore në Kavajë PA OPOZITËN. Ambasadori Lu ishte i pari në 2015, që I kërkoi publikisht kryeministrit të mos kandidonte Roshin, meqë ka rekorde kriminale. Kryeministri Rama në 2015 e sfidoi, e injoroi, e shpërfilli Apelin Publik të Ambasadorit Lu!
Por, ambasadori Lu heshti, përballë Arrogancës Pushtetore të kryeministrit Rama!
Shkaqet e heshtjes së Ambasadorit Amerikan ndaj Arrogancës Pushtetore të kryeministrit Rama mund të kërkohen te misioni diplomatic, që ndoshta Soros i ka ngarkuar Ambasadorit Lu.
Por një gjë është e vërtetë.
Ambasadori Lu, deri tani, në Tiranë, më shumë ka bërë prapaskena politike, për të ushqyer Arrogancën Pushtetore të Kryeministrit Rama, në dëm të Demokracisë në Shqipëri!!!
Ambasadori Lu, nëse do të kishte merak Demokracinë në Shqipëri, do të mjaftohej të bënte vetëm një deklaratë publike dhe t’u fliste shqiptarëve SHQIP: “ As ai, si qytetar i Demokracisë, As SHBA NUK NJOHIN ZGJEDHJE PARLAMENTARE PA OPOZITËN”!!!
Kaq. Thesht! Hapur! Shqip!
Dhe shqiptarët do ta kuptonin burimin e rrezikut të Demokracinë në Shqipëri!!!
Dhe Kryeministri Rama nuk do të sillej me shqiptarët KAQ ARROGANT, saqë EDHE DJE, të kishte kurajo, të deklaronte: “Ne do të bëjmë zgjedhjet parlamentare në 18 qershor 2017, edhe pa Opozitën”!!!
Ambasadori Lu, në sytë e shqiptarëve, tashmë është katandisur në një Lolo të Oborrit Kryeministror të Ramës!!!
Ambasadori Lu, duihej të bënte vetëm një herë deklaratë publike shqiptarëve: “ Nuk janë LEGJITIME zgjedhjet parlamentare PA OPOZITËN” dhe shqiptarët do ta besonin, që Ambasadori Lu mbron në Shqipëri Demokracinë dhe jo ….Pushtetarët!
Porrrrr….
Ambasadori Lu, duke i shkuar përditë në zyrë kryeministrit Rama, ndërkohë, që shqiptarëve nuk u flet SHQIP, atëhere, kushdo e kupton, që ambasadori Lu bën lojra politike në prapaskenë, në dëm të shqiptarëve, në dëm të Demokracisë, për të ushqyer VETËM Arrogancën Pushtetore të kryeministrit Rama.
Ambasadori Lu, duke u bërë lojtar aktiv i prapaskenave dhe pazareve politike, meqë shkon përditë në zyrën e kryeministrit Rama, KA MERAK, KA HALL vetëm pushtetin e kryeministrit Rama.
Prapaskenat politike gjithnjë i shërbejnë Pushtetarëve, në dëm të Kauzës së Popullit!
Shqiptarët, tashmë me të drejtë, e shikojnë Donald Lu, si një misionar dhe mercenarë të Soros dhe NUK E BESOJNË MË SI AMBASADOR TË SHBA!!!
Ambasadori Lu nuk përfaqëson më në Tiranë për shqiptarët as SHBA-të dhe as Presidentin Trump!!!
Deri tani, Administrata e Presidentit Trump NUK KA DEKLARUAR KURRË që “Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri janë “legjitime” PA OPOZITËN”!!!
Kryeminstri Rama, sërish, nesër, ndoshta pasnesër, DO TË DETYROHET, që të ZBYTHET, edhe nga zgjedhjet parlamentare!
Natyrisht dhe sigurisht, edhe Ambasadori Lu, edhe një herë tjetër, do ta përshëndetë Ramën, që ( do të) dorëhiqet si kryeministër dhe do të lejojë Qeveri Teknike, për zgjedhjet Parlamentare.
Por, as tani, Ambasadori Lu, nuk guxon t’u thotë SHQIP SHQIPTARËVE, që “ Nuk ka Zgjedhje të lira PA OPOZITËN”.

Kategori
Uncategorized

Qeveria hungareze: Qeveria shqiptare mbahet nga rrjetet e George Soros.

Në një artikull të botuar në të përditshmen hungareze “Daily News Hungary”, zyrtari i lartë i qeverisë hungareze, Zsolt Nemeth, i cili vizitoi të enjten Tiranën paralajmëron se:

search.jpg

Shqipëria rrezikon të shkojë drejt destabilizimit nëse nuk organizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai shpreh shqetësimin mbi influencën e George Soros mbi qeverinë shqiptare, ndërsa shprehet se indiferenca e Bashkimit Europian ndaj vendeve të Ballkanit i ka lënë hapësirë Sorosit që të fuqizojë pozitat e tij në rajon. Rast konkret i kësaj influence është qeveria Rama, që sipas zyrtarit të lartë hungarez, qeveria e tij po mbahet pikërisht nga Soros.

imgres.jpg

“Pa zgjedhje të lira dhe demokratike, Shqipëria rrezikon të rrëshkasë në kaos mes paqëndrueshmërisë së përgjithshme në gjithë Ballkanin Perëndimor, tha të enjten një zyrtar hungarez i punëve të jashtme. Ekonomia në të zezë, e mbështetur tërësisht në kultivimin dhe trafikun e drogës ka lulëzuar vitet e fundit dhe përbën një kërcënim serioz dhe një pengesë të madhe për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri”, është shprehur në një prononcim Zsolt Nemeth, kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Hungarisë, i cili mori pjesë në demonstratën e opozitës në bulevardin kryesor të kryeqytetit shqiptar, në Tiranë.

images.jpg

Në 77 ditët e fundit, Partia Demokratike ka protestuar nën kauzën e garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nemeth thekson se aktualisht në Shqipëri nuk janë kushtet për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe do të duhej kohë, në muajt e ardhshëm për të zhvilluar zgjedhjet. Pasi Kryeministri Viktor Orban zhvilloi një takim me kreun e PD, Lulzim Basha në kongresin e fundit të Partisë Popullore Europiane, u vendos që Nemeth të vizitonte Tiranën. “Qeveria shqiptare është ngritur nga rrjetet majtiste dhe mbështetet nga financuesi amerikan, George Soros dhe nuk ka vullnet të pajtohet me kërkesat e Partisë Demokratike.

auto_rama_-_lu_-_vlahutin_-_soros1486977029.jpg

Në mungesë të përmbushjes së këtyre kërkesave, Shqipëria ka gjasa të destabilizohet edhe më tej në mënyrë të ngjashme me Maqedoninë, tha ai. Interesi i Bashkimit Evropian në rajon duket se është zvogëluar kohët e fundit, por “Interesi i George Soros është jashtëzakonisht intensiv”, tha Nemeth. Rusia dhe Turqia gjithashtu po tregojnë interes në rajon, prandaj është e rëndësishme që zgjedhjet të mbahen sa më parë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, shtoi ai. Nemeth u takua edhe me ish­presidentin dhe ish­kryeministrin Sali Berisha gjatë vizitës së tij”, thuhet në artikullin e “Daily News Hungary”.

 

auto_george_soros-edi_rama1486320542.jpg

A Shahini.

Kategori
Uncategorized

“O shqiptare! Nenes mos ja beni varre”

Gjendja politike e trazueme, zhvillimi i pamjaftueshëm ekonomik, e paqa sociale gjysëm e thyeme në Shqipëri sot, më frikësojnë!

Me afrimin e datës së zgjedhjeve të 18 qershorit “opozita” politike kërcënon me bojkot. Kërkohet “nji qeveri teknike” me sigurue “zgjedhje të lira dhe të drejta” sepse partitë  në pushtet akuzohen se nuk gëzojnë mirëbesimin e duhun. Koalicioni sundimtar po thyhet. Zgjedhja e presidentit të ri ka tregue thellësinë e mosmarrëveshjes. Si përfundim, Presidenti, kryetar i shtetit “emnohet” nga udhëheqsit e nji partie politike, pa konsultim me “opozitën” demokratike, dhe me 24 korrik konfirmohet nga nji Parlament i ri i zgjedhun dy muej mbas “emnimit”. Parlamenti i ven vulen nji dokumenti, të cilin nuk e ka konceptue, shkrue ose aprovue ma parë. I gjithë operacioni i zgjedhjes së Presidentit na kujton metodat mesjetare të zgjedhjes së “Mbretit” nga baronët, kalorës të Oborrit. Sot, këta “zgjedhës” janë baronët e ri me pasuni prrallore të grumullueme me mjete të dyshimta. Në çdo etapë të procesit nuk ashtë përfillë vullneti i lirë i popullit, që ironikisht quhet “sovrani”. Nji ndërtesë e ngritun mbi këto themele rrezikon me qenë jo e besueshme dhe jo jetëgjatë.

Sami Repishti
Sami Repishti

Ashtu si shumë bashkatdhetarë, edhe unë frikësohem sepse jemi para nji udhëtimi të rrezikshëm, drejt nji kaosi shtetnor, dhe vetëm nji hap larg “luftës së nxehtë” që vendi njohu në vitin 1997, me të gjitha rrjedhimet shkatërrimtare …dhe derën e hapun për të gjitha!

Problemet që rrjedhin edhe nga nji pabarazi e turpshme ekonomike, me vorfëni sidomos në zonat rurale dhe malore të harrueme, pagesa të ulëta deri në dhimbje, papunësi, sidomos për të rinjtë, ndërsa krimi, korrupsioni dhe kanabis sativa lulëzojnë, janë tregues se besimi popullor në aftësinë e “Shtetit” me sigurue nji jetë me dinjitet po grryhet nga ky realitet i frikëshëm. Nga dëshprimi rritet numri i atyne që janë të bindun se Shqipëria ashtë vendi i degradimit moral dhe mbrapambetjes ekonomike si rezultat i qeveritarëve të perceptuem si “klasë hajdutësh” që veprojnë si kapitalistët e pam- ëshirëshëm, “…udhëheqës politikë që nuk janë tregue të aftë me udhëheq këtë vend gjatë tranzicionit.” (D. L. Pillips) Rrjedhimi ashtë nji emigrim i mallkuem që shterrë energjitë vitale të popullsisë.

Ankimet e shumëta tregojnë humbjen e besimit në nji të ardhme ma të mirë, nji ndjenjë të fortë inferioriteti ndaj kombeve të tjera, dhe nji paaftësi me arrijtë nivelin e zhvillimit që të tjerët gëzojnë. Në Shqipëri, në vend që të ndizet qiriu që na jep dritë, mallkohet errësina që na mbulon.

Perspektivë e frikëshme! Shqipëria po tregon se ende nuk ashtë formue si shtet organik, koordinim sistematik në shërbim të nji tanësie shtetnore. Në Shqipëri qytetarët nuk janë ende koshientë për detyrat e tyne ndaj Atdheut nanë. Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, në largimin e tij nga Shqipëria deklaroi: “…E le vendin me përfundimin e hidhur se këtu ka shumë për të berë që njerëzit të bashkëjetojnë brenda një kornize rregullash. “Antikompliment i randë!

Nji burim i “së djathtës” shkruen: “KM Edi Rama drejton nji ndërmarrje kriminale që e ktheu Shqipërinë në qendrën europiane të organizuar të trafikut të drogës”. Nji tjetër burim i “së majtës” paraqet gjendjen në Shqipëri “me ngjyra trëndafili”. Qytetarët e ndershëm janë të hutuem, -ashtu si ministri gjerman. Besimi në autoritetin ashtë damtue randë. Pa autoritet nuk ka “shtet”, dhe pa “shtet” tatpjetja rritet çdo ditë e ma shumë drejt greminës së hapun nga vetë shqiptarët…!

Thirrjet për rrëzimin e “autoritetit” me dhunë janë akte të rrezikshme që synojnë shkatërrimin, edhe kështu të dobët të strukturës shtetnore të vendit. Dhe kur këto thirrje bahen nga elementë shqiptarë, ata cilë- sohen nga bota e jashtëme si “marrëzina!” Në rastin ekstrem, edhe si “trathëti!”

Në nji situatë të këtillë, nuk duhet të mbështetemi në retorikë politike si udhëheqja e mendimeve tona, sado tërheqëse të jetë ajo, sepse retorika politike ka shumë ngrohtësi, dhe pak arsye. Shqipëria ka nevojë për mendimtarë të pavarun, larg propagandës dhe “fake news”, të mirëinformuem dhe të lirë me u çfaqë. Këto “të drejta qytetare” i siguron vetëm nji “shtet i lirë”.

Kontrasti “e drejta” dhe “shteti”, në dukje nji paradoks, ashtë i pranishëm kudo dhe kurdoherë në mendjet e qytetarëve të informuem. Në SHBA, rinia edukohet me parimin se çdo qenie njerëzore lind me disa “të drejta” të garantueme vetëm për faktin se jemi qenie njerëzore, e që përcaktohen si “të drejta natyrale”: jeta, liria dhe ekzistenca përherë e ma e lumtun (the pursuit of happiness). Ato nuk janë “të drejta që na jep “shteti” (të drejta pozitive), sepse vetë “shteti” formohet nga ne dhe për ne, e vepron vetëm për nji qëllim: me respektue, dhe me mbrojtë këto “të drejta natyrale” të qytetarëve.

Nji pozicionim i këtill i njohun si “the American exceptionalism” shpeshherë ashtë i keqinterpretuem si nji “e drejtë me qenë mbi të tjerët”, ose “imperializëm”. Ashtë e kundërta: të gjithë janë të barabartë para ligjit, me të drejta të plota dhe të pacenueshme. Dhetë amendamentet e para të Kushtetutës Amerikane janë përcaktime ligjore që mbrojnë këtë barazi dhe “qytetarin” e lirë nga ndërhymja e “shtetit”. Të rinjtë amerikanë edukohen me mendue se identiteti amerikan ashtë lidhun, së pari dhe fuqimisht, me nji ide, dhe jo me nji copë tokë ose nji grup racor të veçantë. Ky qëndrim e ban SHBA-në nji vend “exceptional”, të ndryshëm, të dalluem nga vendet e tjera.

Ky qëndrim doli në sipërfaqe me fuqi edhe me zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA. Senatori Ben Sasse (R.Nebraska) i frikësuem nga zhvillimet e padëshirueshme në politikën amerikane, foli për nji “zgjim të tribalizmit”, dhe shtoi: “Unë jam kundër ‘nji identiteti politik’. Unë jam për ‘nji politikë ideore’, që na tregon se çdo të thotë emni ‘Amerikë’, dhe cili ashtë qëllimi i jetës sonë të përbashkët!”

Shqip: do të kujdesohen shqiptarët me mbrojtë nji vend që quhet “Shqipëri” dhe se qëllimi i shqiptarëve ashtë nji jetë e përbashkët në këtë “Shqipëri”? A do të vazhdojnë shqiptarët me jetue të ndamë në grupe e fise me identitete lokaliste, pa “nji ide qendrore” që i bashkon, pa konceptin e jetës së përbashkët për të gjithë pa dallim, pa përjashtim? Sepse, Shqipëria nuk ashtë “çifliku i babajt”, por Atdheu i të gjithë shqiptarëve!

Nga përgjigjja korrekte e kësaj dileme që përballojmë akoma sot, mbas 105 vjetësh pavarësie, varet e ardhmja e jonë si nji popull me perspektivë europiane. Sepse edhe vetë Bashkimi Europian në thelb ashtë nji “ide” ma shumë se çdo gja tjetër: ideja e nji kontinenti të lirë, paqësor dhe të sigurt për të gjithë 500 miljonë plus qytetarët që e banojnë. BE që dëshmojmë na sot ashtë vetëm skeleti që nevojitet me ushqye e me realizue këtë ide.

Fatkeqësisht, idetë fisnike të Botës së Lirë, sidomos ato të mbas L2B, gjetën nji terren anmiqsor në vendin tonë, ku popullsia i u nënshtrue nji indoktrinimi të ashpër dhe nji fryme hakmarrëse. Nji shembull: në Plenumin e Gruas… Tiranë, 1979, Nexhmije Hoxha, bashkëshorte e diktatorit E.H., deklaronte:” …Ne do të persekutojmë armiqtë e popullit deri në brezin e shtatë, madje do të lejmë fëmijtë e tyre të pamartuar”…nji skenë makabre që ekzekutoi Sigurimi i Shtetit komunist, dhe nji përsëritje makabre e praktikës naziste të hitlerianëve kundër izraelitëve …! E pabesueshme, por e vërtetë!

Cila ashtë vlera morale e politike e “lëvizjes antifashiste” që reklamojnë ende përkrahsit e saj kur ata ballafaqohen me krime të këtilla të përbindshme? Le të gjykojmë me dorë në zemër…!

Kjo atmosferë e rrezikëshme përballohet nga antiteza -rezistenca antikomuniste, me plagët e trashëgueme nga e kaluemja e çmendun. I mbijetuemi i Auschwitz-it, John Amery, shkruen: “Kushdo që ashtë torturue, kurrë nuk e ndjen veten të sigurt përsëri në këtë tokë!” Ish-të persekutuemët shqiptarë antikomunistë kanë përbuzë hakmarrjen – cilësi shtazarake- dhe kanë kërkue “drejtësi, e cila u ashtë mohue me pretekste absurde. Me gjithë këtë gjest kaq fisnik që regjistron historia e popullit tonë, qëndrimi i “fajtorit” që nuk kërkon falje për krimet e kryeme, asgjason procesin e “pajtimit” dhe “bashkimit”, nji proces që na mundon të gjithëve, dhe që na pengon në çdo hap të jetës së përditëshme.

Efektet e nji fryme të këtillë helmojnë ende sot atmosferën shoqënore e politike të vendit tonë me rezultate shkatërrimtare dhe kërcënojnë të mbeten efektive edhe për breznitë e ardhme. Ashtë mallkimi që na ndjek në mënyrë të pamëshirëshme! Kështu ngjet kur pjesëtarë të Qeverisë deklarojnë haptazi se janë “krynaltë” për prindët e tyne me të kaluemen kriminele. Këtu ndershmënia vdes, dhe vargu i gënjeshtrave dhe i mashtrimeve me ndërgjegje të plotë lind e rritet deri në monstruozitet.(Mbasardhësit e kriminelëve nazistë nuk u martuen ose nuk banë fëmijë me qellim që të zhdukej nga faqja e dheut kjo racë xhelatësh!).

Në Shqipëri, ra heshtja pothuejse e plotë. Kundër kësaj heshtjeje mbytëse, shkrimtari Primo Levi, i Auschwitz-it, në shenj proteste, vari veten në litar, nji mesazh që tingëlloi në botën mbarë. Nuk u ndigjue në Shqipëri. Unë uroj të mos jemi “në pritje të z. Godot!”, kur shpreh bindjen time se do të vijë dita që Shqipëria do të udhëhiqet nga nji grupim burrash e grash të ndershëm, të pajisun me guxim qytetar dhe zemërgjanësi, që refuzojnë dukjet e jashtëme, e që nuk hipnotizohen nga “e keqja”, por dedikojnë mendjen e djersën e tyne shërbimit për popull e atdhe. Shkruej kështu sepse të shumtë janë ata që qeverisen Shqipërinë; shumë të paktë janë ata që qeverisen Shqipërinë si akt angazhimi patriotik, me mend e me djersë… e që do të kujtohen! Andërr? Jo! Nji dëshirë e ngritun në pasion!

Na duhet guximi dhe vendosmënia për punë ndërtimtare, shpresa dhe sidomos pajtimi në mes nesh, dialogu i hapët dhe i edukuem. Na duhet patriotizmi -dashunia e shërbimi për vendin që quajmë atdhe, pa humbe në errësinën e nacionalizmit romantik e agresiv, sepse nji strategji e ndërtueme mbi “territore” nuk ka sukses. Na duhet fryma e mirëkuptimit të ndërsjellë. Ajo që nuk na duhet ashtë polarizimi i politikës së vendit, dhe personalizimi i politikës si profesion. Si rrjedhim, sot në Shqipëri nuk kemi “parti kombëtare” por “parti të Tiranës”, nji rezervoar kuadrosh të ricikluemë…!

* * *

Zgjidhja e ngërçit politik në Shqipëri sot, nuk mund të bahet me përjashtimin e partive të opozitës, aq ma pak të PD-së, forcë politike me kapital moral të madh. Votimet nuk janë legjitime pa opozitën, me gjithë manipulimet politike të mbrapaskenës. Nji akt i këtill mohon sakrificat e rezistencës heroike antikomuniste dhe përjashton mundësinë e tyne me marrë pjesë në qeverisjen e vendit. Kjo tezë ashtë krejtësisht e papranueshme dhe duhet përjashtue! Modalitetet janë nji problem teknik që zgjidhet nga ata që duen Shqipërinë ma shumë se “partinë”. Bojkotimi i Parlamentit ashtë akt primitiv dhe antidemokratik, sepse në Parlament zhvillohet debati i lirë që sjellë marrëveshjen. Nji qeveri e re duhet të gë- zojë jo vetëm besimin e shumicës që e ka votue, por edhe të elementit të pavarun e asnjanës. Grindjet pozitë-opozitë rrezikojnë me e kthye zgjedhjet e 18 qershorit 2017 në nji replikë të zgjedhjeve të 2 nandorit 1945: nji arkë për “Frontin Demokratik” dhe “arka boshe” për “armiqtë e popullit”.

Këtu lind nevoja e nji kompromisi të thellë, ndoshta edhe historik të pranuem lirisht nga shumica dërmuese e popullsisë, dhe i hapun për të gjithë!

Nuk kanë vlerë akuzat absurde që qarkullojnë në tregun e mjeteve të informimit. Aq ma pak kur ato synojnë me diskreditue miqtë e aleatët tonë, e ambasadorët e tyne, akuza banale që na kujtojnë 45 vjetët e izolimit komunist. Ashtë qëndrim infantil, ashtë qëndrim vetë-damtues! Shqipëria krenohet të jetë nji demokraci parlamentare -me gjithë të metat parlamentare!- që kërkojnë ndryshime rranjësore. Nuk ka shqiptar normal që andrron kthimin e regjimit komunist dhe përdorimin e mjeteve të E.H. me arrijtë qëllimet e diktatorit: mbajtjen e pushtetit me dhunë, e të rolit udhëheqës të PPSH-së “permanent dhe absolut” me “grusht të hekurt”! Shqipëria ashtë kandidat serioz për anëtarsim në BE, me sigurinë e vendit të garantueme nga NATO, me pluralizëm politik, e shtypin e lirë (të paktën nominal!). Ndamja e qeverisjes në tri pushtete teorikisht ekziston, me gjithë komprometimin e thellë të sistemit gjyqësor (që shpresohet të riformohet). Pa dyshim ka shpresë!

Shqipëria nuk ashtë nji ishull! Jetojmë në Ballkanin Perëndimor të kontinentit europian, sot zonë e trazueme. Ka shumë mundësi që rajoni të priret drejt nji vale pakënaqësish në nji masë të madhe. Këto vitet e fundit, “Moska ka hapë nji front të ri në Ballkan me qëllim krijimin e nji krize politike”, shkruen J. Bugajski. Ai vazhdon:”Pikësynimi nuk ashtë me pakësue perspektivat (për vendet ballkanike) e hymjes në NATO dhe BE, por në forma kërcënuese me kthye Ballkanin në nji zonë ku konfliktet shkaktojnë ramjen e influencës së Perëndimit, dhe ngritjen e asaj ruse.

Tri shtete: Maqedonia, Bosnja dhe Kosova, paraqiten si konstruksione politike të përkohshme dhe artificiale dhe përparimi i tyne drejt Europës duhet të ndalohet. Shqipëria akuzohet se me ndihmën e Uashingtonit kërkon copëtimin e Serbisë dhe të Maqedonisë për formimin e nji ‘Shqipërie të Madhe’”- pjellë e fantazive serbo-greke.

Kjo situatë, propagandon shtypi rus, mund të sjellë konfliktin në mes të kombë- sive, dhe të detyrojë Shqipërinë (e Kosovën) me ndërhye në mbrojtjen e bashkatdhëtarëve të tyne. Ndërhymja ringjall rivalitetin serboshqiptar, me zhvillime të padëshirueshme, që tërheqin, mundësisht, edhe Turqinë e Greqinë në konflikt. Për studjuesët e origjinës se L1B, nji skenar i këtillë nuk ashtë i mundun. Megjithëse historia nuk përsëritet, ajo përmban tinguj të ngjashëm!

Që nga viti 2000, na jemi dëshmitarë të ngritjes së nji rreziku të ri: “populizmit”, dhe lëvizjes së politikës së nacionalizmit agresiv, lëvizje që kërkon kthimin e pushtetit në duert e “kombit-shtet”, larg nga institucionet ndërkombëtare të mbas L2B, si NATO, BE edhe UNO-si dhe nji serie organizatash ekonomike, shoqënore e kulturore që përbajnë strukturën e ruejtjes së paqes që nga viti 1945.

“Përgjigjja jonë ashtë edukimi i popullsisë, kryesisht rinisë sonë- shkruen dr. Moshe Kantor- me të drejtat e vlerat e tolerancës, demokracisë, bashkëndamjes së përgjegjë- sisë dhe sigurimit tonë. Nëse vlerat nuk kalohen nga nji brezni në tjetrën organikisht, e që sistemet tona arsimore mund të japin për këtë brezni, veçanërisht në vitet e krizës dhe mbrapambetjes ekonomike, përfundimi do të ishte fatal”.

Duhet të mobilizohet qytetaria e ndershme dhe koshiente!

Para së gjithash, të projektohen vijat kryesore të diskursit politik: nji bërthamë me ide koherente të kohës që jetojmë. Përcaktohen problemet që kërkojnë zgjidhje, dhe debatohen. Asgja nuk pranohet pa bindje të plotë, dhe nëse nuk u përgjigjet shqetësimeve të popullit mbar.

“Vlerat intelektuale dhe shkencore grumullohen në botën tonë; ata kalojnë nga nji brezni në tjetrën”, spjegon filozofi anglez, John Gray. “Nuk ashtë kështu me vlerat morale, që fatkeqësisht nuk kanë këtë efekt grumullimi”. Kjo ashtë arsyeja që çdo brezni duhet të mësojë këto vlera nga vetë eksperienca e tyne; nëse jo, krijohet mundësia e nji katastrofe të re…” shton ai.

Çfarë mund të bajmë për breznitë e ardhme? Me paraqitë përvojën e terrorit të kuq si paralajmërim i të ardhmes që i kërcënon. Rishtazi, Presidenti i Izraelit ftoi ish-Presidentin e Gjermanisë me marrë pjesë në përkujtim të Holokaustit. A mund të imagjinojmë na nji ftesë nga ish-të përndjekurit drejtue trashëgimtarëve të terrorit të kuq me vizitue Bedenin, Vloçishtin, moçalet e Myzeqesë, Burrelin, Spaçin, Qafë-Barin e vende të tjera shenjte ku pushojnë pa gjurmë, pa shenj kufomat e mijëra viktimave të pafajshme të komunizmit? A jemi na aq të pjekun për nji gjest të këtillë që do të trondiste edhe ndërgjegjen ma të fjetun? Gjeste të këtilla sot nuk janë “e kaluemja- e harruemja”; ata janë përpjekje për nji mirëkuptim, sot dhe nesër, nga ata që kërkojnë përsëritjen e katastrofës….!

Në Europë dhe në Amerikën e Veriut sidomos, qytetarët kanë tendencën me spjegue, për çdo epokë, vendin e tyne në botën ku jetojnë. Ky spjegim ashtë zakonisht optimist dhe përparimtar: kontribut për pasuninë e përbashkët të njerëzimit. Vlerat perëndimore, randësia e diskursit të lirë dhe racional, e drejta e pronësisë si bazë e lirisë së individit, nevoja për forume publike dhe për informata janë vlera që popujt e mëdhej trashëguen, e lajnë trashëgim. Kjo cilësi “e burrave të shtetit” iu dha popujve sensin e misionit të përbashkët, me nji fjalor të përbashkët, si dhe nji kuadër mbrenda të cilit argumentimet politike gjejnë fushë veprimi për zbulimin e pikësynimeve të përbashkë- ta.

Me humbjen e besimit në qytetnimin perëndimor nga sulmet e gjithanshme, ai u konceptue si histori e shtypjeve të vazhdueshme. Propaganda komuniste zen këtu vendin e parë! Tue fillue me diktaturën e shumicës, tue kalue në diktaturën e pakicës, e tue përfundue me “diktaturën e njëshit!” trashgimia e jonë e pasun u pezullue. Shtetet mafioze u çfaqën në çdo kand të botës, bashkë me “dorën e hekurt”. Fituen partitë e ekstremit. Vlerat liberale në familje – bërthamë e shoqënisë- u sulmuen randë në shkollat tona. Studentët e pakulturuem u banë agresivë, jo tolerantë, abuzues, e tallës të mësuesve në shkollë e prindëve në shtë- pi….! E frikëshme!

Mjaft persona nuk e kuptuen, edhe ma shumë të tjerë nuk e vranë mendjen me kuptue. Çdo gja perëndimore u gjykue si “reaksionare” dhe “shtypëse”. Ma në fund, ndërtesa e ngritun mbi këto parime, u shemb. Ajo që na mbeti ishte nevoja urgjente me rindërtue botën e re, botën e vlerave dhe ideve shoqënore të qytetnueme, hap mbas hapi, çdo ditë nga pak…!

Ma shumë se partitë politike, ma shumë se zgjedhjet katërvjeçare, vendi i jonë ka nevojë absolute për rindërtimin moral të shoqënisë sonë shqiptare. Dhe kjo, “sous peine de mort”! Nën kërcënimin e zhdukjes sonë si komb me identitet shqiptar…! Mos e dhashtë Zoti!

Kategori
Uncategorized

Asgjësimi i dosjeve, dy ditë para rrëzimit të shtatores së Enverit.

Tre urdhra njëri pas tjetrit janë dhënë në vitet 1990- 1991 për asgjësimin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Në një kohë kur flitet aq shumë për hapjen e dosjeve, një proces që tashmë pritet të nisë me hapjen e dosjes së shkrimtares dhe politikanes Musine Kokalari, dalin fakte pas faktesh se çështja e dosjeve është vetëm një mit dhe se ato më kryesoret janë asgjësuar.

Çfarë mund të ketë mbetur, me gjasë është fare e parëndësishme. Ishdrejtori i arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar së fundmi urdhrat për asgjësimin e dosjeve të caktuara, mes të cilave ato për ndjekjen dhe vëzhgimin e anëtareve apo kandidatëve të Byrosë Politike, për të vijuar me ushtarakët, por edhe bashkëpunë- torë. Publikimi më i fundit është ai i urdhrit të tretë, që daton më 18 shkurt 1991, vetëm dy ditë përpara rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës.

Nga rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës
Nga rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës

1991/URDHRI I TRETË PËR ASGJËSIMIN E DOKUMENTEVE TË SIGURIMIT

Më 18.2.1991, dy ditë para se të rrëzohej monumenti i diktatorit, në Ministrinë e Punëve të Brendshme u përgatit urdhri tjetër për asgjësimin e dokumenteve kryesore të kartotekave të degëve të Punëve të Brendshme, të atyre që kishte Dega e 4- t e Drejtorisë së Parë, Drejtoria e Dytë, si dhe sektorët e tjerë operativë. Ky ishte urdhri i tretë që vinte pas urdhrave të datave 2.7.1990 dhe 15.12.1990.

Urdhri në fjalë u konceptua të kishte jo vetëm karakter shkatërrues për dosjet në fjalë, por edhe të ndryshonte në disa pjesë të saj Rregulloren e Evidencës Operative. Ky urdhër përbëhej prej 12 pikash. Ai ligjëronte asgjësimin e të gjitha dosjeve në ngarkim të personave që ishin ndjekur për agjitacion e propagandë, tendencë për arratisje, etj., ndërsa linte për ruajtje dosjet e personave të ndjekur për spiunazh. Por nisur nga fakti se edhe këto lloj dosjesh ishin të përziera me “agjitacion”, edhe ato i nënshtroheshin asgjësimit.

Te grupi i dosjeve të bashkëpunëtorëve, theksi vihej se mund të ruheshin ato të agjentëve dhe informatorëve të spikatur që kishin dhënë informacion të larmishëm. Por edhe ky grup dosjesh, i lënë nën gjykimin e opinionit të administratorëve të tyre, pësoi një asgjësim të madh.

Një krim i vërtetë ishte shkatërrimi i Degës së 4-t, e cila ishte udhëheqësja nga pikëpamja administrative dhe dokumentare e gjithë kartotekave që ndodheshin në degët e Punëve të Brendshme. Në atë kohë, në këtë degë administrohej edhe informacioni për elementin kriminal. Dega e 4-t ishte hallka e ndërmjetme midis degëve dhe Arkivit të MPB-së, duke kryer një funksion jo shumë të njohur për njerëzinë e atëhershme dhe sigurisht për të sotmen.

TAKIMI I RAMIZ ALISË ME HEKURAN ISAIN, MË 22.9.1990

Në vitet 1990-1992 janë asgjësuar në degët e Punëve të Brendshme dhe në Degën e 4-t të Drejtorisë së Parë, të gjitha dosjet në ngarkim të personave që ndiqeshin prej organeve të Sigurimit për arsye politike. Faktet që do citohen në vijim, tregojnë se sa i kotë dhe i panevojshëm është roli i Autoritetit “të hapjes së dosjeve”, kur praktikisht shumica e popullsisë së mundshme për t’u interesuar, nuk ka dosje dhe sa pa kuptim është thënë në gjithë këto vite shprehja “kur të hapen dosjet”. Procesi i zhdukjes së provave nisi në korrik të vitit 1990, pikërisht në kohën kur regjimi e kuptoi se nuk do ta shtynte shumë gjatë. Fakti i asgjësimit të këtyre dosjeve është tashmë shumë i njohur dhe sigurisht, nuk jam unë personi parë i përmendjes së kësaj të vërtete.

Fillimisht ka bërë disa shkrime në shtypin e kohës në vitet 1991-1992, ish-kryetari i Degës së Arkivit të MPB-së dhe ishkryetar i Degës së 4-t, z. Enver Goxhaj. Denoncimin e dytë, me një renditje kronologjike të urdhrave të asaj kohe e ka bërë prej kohësh publike ish-kryeministri, z. Aleksandër Meksi, dhe çdokush mund ta gjejë në internet këtë material. Referimet janë të sakta. Me këto veprime, regjimi mbrojti praktikisht trupën e persekutorëve, pra ruajti oficerët e Sigurimit të Shtetit nga implikimet e tyre. Në fillim janë pastruar dosjet e ndjekjes së anëtarëve e kandidatëve të Partisë së Punës, sepse këtë pjesë, kjo parti e konsideronte të veten. Në masë jo të vogël, shumë prej tyre, sidomos në ushtri, ndiqeshin për veprimtari armiqësore.

Faksimile e urdhërit të III për asgjësimin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit
Faksimile e urdhërit të III për
asgjësimin e dosjeve të Sigurimit
të Shtetit

Asgjësimi i dokumenteve në favor të tyre, ruante këtë kontingjent në pozita besnikërie ndaj Partisë së Punës. Për këtë arsye, e para kategori e përzgjedhur për t’i hequr dokumentet, ishte brenda radhëve të Partisë. Me urdhrin nr.277 dhe 278, datë 2.7.1990, MPB njoftonte organet e varësisë, si vijon: “Lidhur me përpunimet anëtarë e kandidatë partie dhe materialet në ruajtje të tyre, nga ana juaj të veprohet në këtë mënyrë: Hapni udhëzimet që ju kemi dërguar dhe në bazë të tyre të trajtohen përpunimet anëtar e kandidat partie, si dhe materialet në ruajtje nga ana juaj. Ndryshimi qëndron vetëm në atë që për këto raste do të gjykohen nga sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Rrethit dhe në Ushtri nga sekretari i Komitetit të Partisë së Njësisë, barabartë me të.

Materialet në ruajtje do të jenë kryesisht që bëhet fjalë për spiunazh dhe organizim, kudo që ato janë ruajtur, thjesht për agjitacion e propagandë, që në ligjin e ri nuk konsiderohen më si krim, të asgjësohen menjëherë. Asgjësimi të bëhet në bazë të rregulloreve. Kjo punë të përfundojë brenda 15 korrikut”.

Pak kohë pas nisjes së aksionit të madh të asgjësimit, më 22.9.1990, Ramiz Alia priti zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Hekuran Isain. Në këtë bisedë u fol për zhvillimet e përditshme, ndërsa nuk kishte një plan të përcaktuar për rendin e ditës, sepse është vënë një titull i përgjithshëm në këtë mënyrë: “Organet shtetërore në fushën e tyre duhet t’i plotësojnë me akte ligjore vendimet e Partisë”. Ndër të tjera, Hekuran Isai thotë:

“Unë i kuptova të gjitha idetë që shtruat në takimin me kuadrot e Ministrisë së Brendshme. Ç’është e vërteta, kuadrot tanë kishin një çoroditje të plotë, por porositë tuaja, që përbëjnë një ndihmë kolosale për ne, i sqaruan. Në atë kohë kishte ndër ta që mendonin se më mirë të mos kishte Ministri të Brendshme, sesa ta kishim në atë gjendje që u krijua, duke i asgjësuar të gjitha dosjet, duket sikur ajo qe hequr mënjanë. Ishte kuptuar keq demokratizimi”.

1990/URDHRI I DYTË PËR ASGJËSIMIN E DOSJEVE TË SIGURIMIT

Pas urdhrit të datës 2 korrik 1990, në të cilin urdhërohej asgjësimi i dokumenteve të kartotekave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për anëtarët apo kandidatët e PPSH-së, vjen ai i dhjetorit 1990. Vetëm disa orë pasi ishte miratuar ideja e pluralizmit politik, organet e MPB-së urdhëruan nisjen e procesit të asgjësimit të shpejtë të dosjeve ndaj personave që ndiqeshin dhe dosjeve të bashkëpunëtorëve. Në urdhrin nr.615, datë 15.12.1990, të ministrit të Punëve të Brendshme, drejtuar organeve vendore dhe qendrore, thuhej:

“Të asgjësohen pa pritur përfaqësuesin e Ministrisë, të gjitha dosjet e bashkëpunë- torëve, të përpunimeve, e dosjet e tjera që janë veçuar, librat e evidencës së punëtorëve operativë, të hequra nga përdorimi dhe dokumentet e përkohshme të veçuara për asgjësim të shkallës: sekret, A.res.personal dhe SRV (janë nivele klasifikimishënim). Dosjet hetimore-gjyqësore të dërgohen në Arkiv, përfshi edhe ato që nuk kanë plotësuar afatin pesëvjeçar (por jo dosjet hetimore për zbulim autori). Veprimet të kryhen menjëherë. Këto janë veprime normale dhe bëhen sipas kërkesës suaj, pra nuk lidhen me situatën”.

Për sqarim, fjala “përpunim” do të thotë ndjekje personi. Librat e evidencës kanë qenë me kapak të verdhë dhe mbaheshin nga punëtorët operativë. Në to regjistroheshin të dhënat për bashkëpunëtorët dhe personat që ndiqeshin me dosje prej tyre.

KASTRIOT DERVISH

Kategori
Uncategorized

“Më mbyllën në çmendinë se i kërkova Enverit të mos mbyllte kishat”.

Mihal Davidhi, nga fshati Zhukë i Novoselës në Vlorë, në vitin 1967 ishte 19 vjeç kur mori guximin dhe i shkroi një letër të thjeshtë udhëheqësit të madh e të lavdishëm të popullit shqiptar, shokut Enver Hoxha. “Të madh, të lavdishëm…” e quanin të gjithë në atë kohë Enver Hoxhën.

Mihal Davidhi
Mihal Davidhi

Mirëpo kjo letër e shkruar me shpirt, në kërkim të dritës, do të ishte fatale për Mihal Davidhin. Kërkoi dritë dhe gjeti errësirën. I hapi zëmrën partisë dhe ajo i mbylli të gjitha dyert e jetës. Ishte gënjyer keq. Ishte mashtruar akoma më keq nga propaganda komuniste. I kishte besuar sloganit të partisë “se cilido mund të shkruajë me shkronja të mëdha ç’mendon për punën dhe njerëzit”.

Pas këtij slogani, të mëdhenj e të vegjël filluan t’i shkruajnë partisë dhe shokut Enver, pavarësisht se punonin në uzinë apo fabrikë, pavarësisht se punonin në fermë apo kooperativë, pavarësisht se mësonin në bankat e shkollës, apo militonin në ushtri. Kushdo mund t’i hapte zëmrën partisë dhe shokut Enver.

Nga të katër anët e Shqipërisë vërshuan letrat e popullit drejtuar partisë dhe shokut Enver, Komitetit Qendror dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor. Aq shumë letra shkruheshin nga populli, sa një gjë e tillë u kthye në epidemi. Shumë nga këto letra botoheshin në gazetë. Për shumë të tjera bëheshin komente pa fund. Më të zgjedhurat lexoheshin publikisht në uzina, fabrika e shkolla.

Në atë kohë nuk kishte televizion, po Radio Tirana, e vetmja në Shqipëri buçiste nga mëngjesi në mbrëmje duke lexuar letrat që populli i shkruante partisë.

Në Komitetin Qendror kishte një sektor të veçantë që lexonte letrat e popullit. Ishin këta njerëz që zgjidhnin me kujdes letrat që do bëheshin publike. Ishin këta njerëz që vendosnin se cilat letra do t’u kalonin komiteteve të partive në rrethe për shqyrtim, cilat nuk kishin interes e do hidheshin në kosh pa i parë e pa i lexuar njeri, dhe të tjera që do t’i kalonin Sigurimit të Shtetit për verifikim. Këto ishin letra të zeza, letra me spec, që kërkonin të shqetësonin udhëheqjen e lartë të partisë, prandaj ata që i shkruanin, duhet të jepnin llogari. Pse e kishin shkruar këtë letër, si e kishin shkruar, kush i kishte mësuar, me kë bashkëpunonin, a kishin kryetar, e të tjera e të tjera.

Ndërkohë që punonte një armatë e tërë për të nxitur njerëzit që të shkruanin letra, një armatë tjetër, dy herë më e madhe, punonte për t’i seleksionuar këto letra.

Në këtë atmosferë, Mihal Davidhi e kuptoi se ishte i vonuar për të shkruar letrën e tij. Më kot ishte përpëlitur për net të tëra me dilemën për ta shkruar apo jo letrën e tij.

Prindërit e tij ishin kooperativistë të thjeshtë. Ata punonin në bujqësi. Nuk kishin arsim, po ishin njerëz të ndershëm. Si të tillë, besonin në Zot, besonin te Jezu Krishti. Një gjë të tillë e bënin me shpirt.

Me besimin te Zoti i edukuan edhe të gjashtë fëmijët e tyre, Mihalin, vëllain e tij, si dhe të katër vajzat e tyre. Kur vendosi t’i shkruajë letër Enver Hoxhës dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor, Mihali ishte 19 vjeç. Ishte viti 1967, kur në të gjithë Shqipërinë po prisheshin kishat dhe xhamitë. Ishte koha kur rinia shqiptare, nën udhëheqjen e partisë, me mësimet e shokut Enver, ishte vënë në ballë të aksionit për të shkallmuar nga themelet këto vatra të obskurantizmit që helmonin njerëzit e i largonin ata nga partia dhe mësimet e saj.

Duke iu kthyer atyre viteve të largëta, Mihal Davidhi kujton: Ne jetonim në një vend të mbyllur. Ishim krejtësisht të izoluar dhe çuditërisht kujtonim se dinim shumë, po nuk dinim asgjë. Kujtonim se ishim të pasur, po në fakt ishim shumë të varfër. Ëndrra jonë ishte të mbaronim shkollën. Të ishim sa më të rregullt në jetë e të bëheshim kooperativistë të mirë. Shumë-shumë të bëheshim traktoristë, shoferë, brigadierë.

Në atë kohë, për ne të provincës nuk hapej kollaj drita jeshile. Kështu, pasi mbarova shkollën e mesme, më morën ushtar.

Kam qenë në rrethin e Korçës, në një repart artilerie me topa 192. Aty kam dëgjuar në radio vendimin e qeverisë, ku me ligj, në Shqipëri ndalohej besimi fetar. Kjo ishte një dhimbje shumë e madhe për mua që besoja te Zoti. Duke prishur të gjitha kishat e xhamitë, gjithçka që lidhej me besimin te Zoti, për mua kjo ishte absurde, një vendim i kobshëm.

Unë isha i hapur. Madje thosha: “Ne duhet ta kundërshtojmë këtë. Si është e mundur të na heqin Zotin?! Kujt duhet t’i besojmë? Një udhëheqësi! Po ai është si ne”. Ushtria më kishte burrëruar, më kishte zhvilluar. Aty kisha lexuar shumë libra, shumë autorë të ndryshëm. Pra, isha më i formuar.

Ndërkohë në kooperativë shihja se njerëzit punonin për një copë bukë. Po kuptoja izolimin, varfërinë, gati-gati skllavëruese. Ç’mund të bëhej më tutje? Pasi kaloi viti i ri, në atë kohë nuk kishte Krishtlindje. Asgjë. Madje, nëse zbuloheshe se festoje Krishtlindje, mund të futeshe në burg. Gjithë muajin janar po mendoja se çfarë mund të bëja. Nuk shikoja hapësirë, nuk shikoja dritë. Me vete mendoja se vetëm Zoti mund të më ndihmonte.

E përse të mos i shkruaj partisë, vetë shokut Enver dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor?

Unë jam thjesht një njeri, një ortodoks, një i ri kooperativist. Nëse nuk do ta ngrinim zërin, ne që besonim në Zot, kush do ta ngrinte?

Përse u prishën kishat dhe objektet e kultit?

E përpunova këtë vendim, e përpunova… dhe shkrova një letër.

Ishte një letër e hapur, drejtuar Enver Hoxhës si Sekretar i Parë i Partisë dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor me president Haxhi Lleshin. Unë mendoja se partia duhet ta rishikojë këtë vendim. Pse? Sepse pa besimin te Zoti, ç’do të bëjmë? Plus kësaj, ne nuk mund të ecim përpara si komb, si shoqëri, si familje pa Zotin. Kujt do t’i drejtohemi ne e kujt do t’i themi Zot? Për këto pikëpyetje, unë doja shpjegim. Për këtë letër që po ju shkruaj, ju mund të më burgosni, mund të më vrisni, mund të bëni ç’të doni, por gjyqit të fundit, gjyqit para Zotit, askush nuk i shpëton. Në fund, me respekt Mihal Thoma Davidhi. Kjo ishte letra ime e hapur, një letër individuale.

Nuk u konsultuat me të tjerë, në mënyrë që letra, veç firmës suaj, të mbante edhe firma të tjera?

Jo, një gjë e tillë për atë kohë ishte e rrezikshme. Nëse nuk i pëlqente partisë kjo letër, atëherë gjithë firmëtarët do trajtoheshin si grupazh, madje si grupazh i organizuar. Nuk do merrej në qafë një njeri, po gjithë grupi, familjet po e po.

Mirëpo unë isha i bindur se letra ime do të pëlqehej nga partia, se ajo do të hapte polemika, po më në fund do të ndërhynte partia, vetë shoku Enver e do thoshte: “Ndaluni pak! Ky djalë i ri ndoshta ka të drejtë. Pa të mendohemi mirë. Të vjetrit, prindërit tanë kanë besuar në Zot, e ky djalë i edukuar nga partia mendon dhe i sugjeron partisë që të mos i lëndojmë njerëzit tanë të dashur. Ata që duan të besojnë në Zot, le të besojnë. Ata që nuk duan, le të mos besojnë”.

Në këtë mënyrë Enver Hoxha kënaqte të dyja palët. Unë kthehesha në hero të ditës, sepse me letrën time kisha ndihmuar partinë. Kështu mendoja atëherë.

Pasi e shkrova letrën, e futa në një zarf dhe u nisa për në Vlorë.

Në këtë moment, vjen motra.

– Ti ke shkruar diçka të fshehtë, – më thotë ajo. Kërkoi të ma marrë letrën, por unë refuzova. Erdhi edhe nëna. Kur më pyeti, i thashë:

– Asgjë, moj nënë. Kërkoj të bëhem burrë, e kaq, – pa i thënë se ç’kisha bërë.

Ku e postuat letrën, në fshat?

Jo, në fshat nuk kishte postë. Vajta në Vlorë. E postova rekomande dhe po prisja. Sigurisht që do të më kthenin përgjigje.

Pasi kaloi një muaj e kuptova se letra ime ishte një thirrje e shuar, një zë në shkretëtirë. Ajo ishte një lule që kërkonte të çelte në acar, para se të vinte pranvera. Ajo letër ishte e destinuar të t