Kategori
Uncategorized

Nje leter drejt Amerikes

Thame te te shkruanim nje leter nga larg me mall, se gjithmone te kemi shkruar keshtu nga afer.

Morem vesh qe e ke me vale te gjata kete rradhe. Te jemi te sinqerte, sa na e thane qe do te rrish 2 jave, na mori malli menjehere, s’pritem dot te kalonin ditet fare.

Andej besojme se do te kesh marre shtepi me qera. Shpresojme ta kesh gjetur ne vend te mire.

Po ndonje pune..apo s’ke kerkuar? Shife njehere, se ti vizen e ke qe e ke. Gjej nje pune dhe rregullohu andej.

Ketej ne jemi sic na le.

Aksionit te kuponave, sikur i ka mbaruar benzina.

Vajti qekur ke ikur ti, qe s’eshte arrestuar njeri. As berbere, as speca djeges, as turshi…asnje.

Se cfare bejne gjithe diten keta aksionistet, nje zot e di?

Leje qe kane filluar keta shitesit e farave te kungullit, po e teprojne prape me evazionin. Jo per gje, po japin shembull te keq.

Se keshtu fillon, ne fillim ata me fara kungulli, pastaj ata me fara luledielli, pastaj ata me cokollata, pastaj berberet..dhe ja ku u be grope buxheti prape pastaj.

Keshtu qe shikoje njehere vete kete ceshtje.

Se mos harrojme.

Brisi, komandantja e tatimeve, doli prape ne TV. Duket qe eshte vajze qe s’e vret mendjen se c’thone bota. Bravo!

Dhe rastisi ne te njejten dite qe Arjan Cani i beri testin e ADN-se Bleones ne mes te emisionit…

S’e dime kush ka pasur audiencen me te madhe, qe mos te te genjejme kot. Ishalla e ka pasur kjo e jona.

Ndersa nga energjia cdo gje ne rregull.

Sec kishin dale sot nja 400 familje ne Kamez qe kishin paguar energjine dhe kishin 8 muaj qe s’ua lidhnin dhe po protestonin aty e po bertisnin. Aman. Muhabete shqiptaresh. Mbeten duke u ankuar.

Leje qe nja 20-30 vete kishin hypur maje nje pallati, na e bene gjakun uje. Thame se u be vetevrasje kolektive.

Jalla se keshtu tek e tek jemi mesuar, po 20 pernjeheresh… do ta kishin marre gjithe keto mediat e Europes dhe kush rri e jep prape interviste tek Tim Sebastian pastaj..

Dhe nje gje tjeter. Ka filluar eshte hapur prape ai muhabeti i atyre 1.35 miliarde Eurove qe i fale CEZ-it me marrveshjen e mirekuptimit. Dhe per ate 85 milionshin qe ua dhe cash dhe per Arbitrazhin e DIA-s 135 milion. Kane filluar njerezit kerkojne t’iu kthehen leket. Duan te ktheje CEZ-i 85 milionet, arbitrazhi me DIA-n t’i kaloje CEZ-it sic ishte ne fillim dhe pastaj te paguaje CEZ edhe faturat e papaguara. Nja 350 milione Euro.

Ahh thone edhe qe te paguaje dhe detyrimet qe ka CEZ ne tatime nja 17 milione Euro. Se e ke parasysh ti, fillojne keta me daulle, jo fut ne burg berberat per 500 Leke dhe CEZ-it i fali 17 milione Euro.

Domethene kane ikur njerezit nga mendja me nje llaf.

Se ku do t’i gjesh ti ato leke tani. Ato kane ikur tani, jane prishur.

Gjithsesi, sa per qoke, thuaji Peleshit te dali t’i sqaroje dhe nje here si nje here, se ia ka marre doren.

Si tha atehere Peleshi “S’kemi 200 milione qe kerkon CEZ-i. Jemi shtet i varfer”.

Dhe nje muaj me vone vajtet dhe i dhate CEZ-it, me deshire, 220 milione. Brilante!

Degjo je qe je andej, na sill cik nafte kur te vish. Mbushi ato te tuat cfare ke per te mbushur dhe na sill dhe ne ndonje serbator. Ta blejme me 2-fishin e cmimit qe do ta blesh ne SHBA, se prape dalim me leverdi.

Keto ishin pak a shume..

Kalofsh bukur andej dhe befsh qejf.

Ah se desh harruam. Ata te OKB-se i kishe mahnitur fare na thane.

Thone qe Papa sapo kishe mbaruar ti fjalimin mbi harmonine fetare, ishte ngazellyer kaq shume, saqe kishte vajtur te behej synet, po vetem se s’kishte gjetur dyqan hapur.

Megjithate ti je i prere per kesi gjerash, s’ta qajme hallin.

Befsh qejf dhe mos e vrit mendjen per ne, se kur s’je ti, s’ka c’e keqe na gjen. Gjithe hallin e kemi kur je ti.

Do te te shkruajme prape kur te na marri malli.

P.S. Dhe mos harro shiko per ndonje pune andej e kemi seriozisht. Dhe fundja, rri andej mos u kthe fare. Ca do besh ketu me ne katunaret e bezdisshem qe te shkurtojme jeten me keto problemet tona mediokre.

Merru me piktura pershembull. Ti i qan. Galerite e Neë Yorkut jane si saksi me balte qe iu mungon lulja, pa ato pikturat e tua.

Kategori
Uncategorized

Ngrehuni te ngrihemi.

Ngrehuni te ngrihemi.
Ti veme perpara, si dosat, si derrat, ta pastrojme, ta shpetojme shqiperine, nga gjarperinjte dhe ferrat.

O NE NE PUSHTET, O DESTABILIZIM.

Ku po shkon shqiperia.
Ku kekojne ta cojne te pa udhet, hajdutet, maskarejte, shushunjat qe e kane marre peng dhe nuk po e lene kete vend te marri fryme.

Kush jane keta bastarde me kostum politikani.
Kush jane dhe perse kercenojne me destabilitet, vellavrasje, djegie dhe shkaterrime per te mbajtur karrigen dhe mbrapanicat e tyre te mykura.

Si guxojne tju shkoje ne mendie nje tjeter revolucion sllavo komunist i tre gishtave Serbe si ai i 1997 _es.

Ju Shushunja, ju mbeturina apo funderinat e sistemeve të djeshëm  dhe te sotem, shqiperine nuk do ta destabilizoni dot.
Ju kellira, as militantet tuaj, as ndonje tjeter qe mezipret ta rishkaterroje kete vend nuk do te mundeni dot te beni realitet endrren tuaj te vjeter.
Zjarri qe ju kerkoni te ndizni per te mbajtur pushtetin, do ju djege si minjte, si brumbujt e halese te paret ju, familjet dhe femijet tuaj, niper mbesa gjithshka dhe gjithkund qe juve ju dhemb me shume.
Askush nga ju nuk do te ferkoje apo ngroje duart me kete zjarr qe doni apo jeni gati ta rindizni dhe te ridigjni shqiperine.
As ai ( Fakir fukaraja) me kostum kryeministri qe kercenon europen me fantazmat e ISIS_it qe i dalin cdo nate ne gjume.
As Like floriri, apo shurraxhinjte e karrigeve te parlamentit me te ndyre qe ka njohur ky vend.

Nrehuni te ngihemi.
Ti zhdukim, keta bastarde politikane, ku jane e ku nuk jane.
Hajdute karagjoze,brumbuj haleje me nam, ne turren e druve, mos ju leme dine e iman.

Nrehuni te ngrihemi.
Perpara se te na vene zjarre, ti nxjerrim nga parlamenti zvarre, o te vdekur o te gjalle.
Zvarre dhe vetem zvarre, karagjoze politikane, kelyshe bushtrash, minj dhe brumbuj haleje jane.

Nrehuni te ngrihemi.
Zeri i atdheut na theret, perpara se te na djegin shqiperine,le ti bejme keta synet,
Te gjithe bashke, Shqiperia s’ka dallim,ai eshte atdheu yne, atdheu i jot, atdheu im.

Ngrehuni te ngrihemi.
Ti veme perpara, si dosat, si derrat, ta pastrojme, ta shpetojme shqiperine, nga gjarperinjte dhe ferrat.

Ngrehuni te ngrihemi sot, neser do jete vone.

Kategori
Uncategorized

Grabitesi me graden Major.

GRABITESI I BANGES, MAKINAVE, QYTETAREVE, ME GRADEN MAJOR NE POLICINE E SHTETIT SHQIPTAR.

SOT NE KRYE TE ARKIVES SE SHTETIT.

Gjet Ndue Ndoj drejtor i arkives se shtetit eshte nje ish Major i Policise Shqiptare, i perjashtuar perfundimisht nga uniformat blu, si favorizues i krimit dhe shperdorues i detyres.

Gjet Ndue Ndoj eshte liruar si Major nga detyra ne Drejtorine e Policise Kukes, nga ish ministri Socialist Spartak Poci me 06.04.2000, me motivacion:

Me urdher Nr 190 date 06.04.2000.
—Per thyerje te rende ne menyre te perseritur te disiplines ne pune.
—Paaftesi profesionale ne drejtimin e komisariatit.
—Mos pastrim te radheve nga te inkriminuarit.
—Pergjegjesi per grabitjen e bankes.
—Pergjegjes per grabitjen e makinave dhe te kalimtareve.
—Shkelje ne zyren e pasaport-vizave-
MINISTER.
Spartak Poci

Majori i inkriminuar zevendesoj ne kete detyre nje grua me titullin Profesor Doktor ne fushen e historise, dhe pikerisht zonjen Nevila Nika.

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Në emër të kujt po kërcënon Meta?

 

Bledi KASMI

Një kërcënim publik ka mbërritur në zyrat e shtetit nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë. Njeriu që do të duhet të ishte i fundit në kërcënime për sigurinë kombëtare dhe i pari në mbrojtje të saj ka bërë të kundërtën. Letra bëhet edhe më e rëndë, pasi ajo nuk është një plumb i postuar me zarf nga ndonjë individ me rekorde kriminale. Ajo është zyrtare. Me emër e mbiemër nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.
Është e kuptueshme që baba Taku nuk ka këllqe për kërcënime të tilla të drejtpërdrejta, aq më tepër tani që i është rënduar edhe prostata dhe pastrueset e Kuvendit e presin me uturak sa herë bëhen mbledhjet e komisionit që drejton. Braho në atë letër është Ilir Meta. Po vetë Meta në emër të kujt po kërcënon?
A kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm me një presion të hapur drejtuar politikës që të tërhiqet nga hetimi i aferës në CEZ, apo kemi të bëjmë me një mesazh politik që kalon caqet e forcës që përfaqëson Meta dhe duhet kërkuar aty ku fijet e politikës lidhen me ato të mafies rajonale?
Nëse do të ishte thjesht dhe vetëm një mesazh politik, kjo nuk kishte nevojë që të adresohej zyrtarisht dhe në formën e presionit e të kërcënimit. Gjithkush nga aktorët politikë të sotëm e di forcën e LSI në Parlament, e di numrin e deputetëve dhe mund ta mendojë kahjen e votës së tyre.
Në rast se bëhet fjalë për një mobilizim militantesk për të kundërshtuar hetimin e aferës së CEZ, gjë e cila po lihet të kuptohet nga pasuesit e Metës, atëherë kjo është pesë me hiç, të cilën as vetë Meta nuk e beson se do të ndodhë. Votuesit e LSI janë klonuar në mënyrë të tillë pragmatiste që militantizmi i tyre nis dhe mbaron tek paga e vendit të punës apo përfitimet korruptive.
Nga mënyra se si ka reaguar dje Braho, më pas Manjani dhe më herët edhe shkrues të tjerë të Metës, të cilët po kërcënojnë se në rast se i shkohet deri në fund hetimit të aferës së CEZ, atëherë vendi do të destabilizohet, kjo lë të kuptosh se këtu po punohet për një skenar tjetër, atë të aktivizimit të miliona dollarëve të parave të krimit që janë pastruar pikërisht për të siguruar sot edhe mbijetesën politike të individëve që janë peng i këtyre lidhjeve.
Në këtë pikë duhet ndalur. Duhet lexuar mirë dosja e Kastriot Ismailiajt. Duhet parë mirë se çfarë ka përfaqësuar përgjatë këtyre viteve ky personash, duhet lexuar se në emër të kujt ka bërë biznes, kush kanë qenë ortakët e tij dhe çfarë përfaqësojnë ato jo vetëm brenda vendit, por edhe tek fijet e mafias rajonale.
Duhet bërë një skaner në të gjithë kompleksitetin e vet të asaj çfarë ka përfaqësuar Ismailaj gjatë këtyre 20 viteve, pasi aty janë emra të batakçinjve politikë të së shkuarës së errët, të cilët kanë djegur dhe kanë kryer masakra në këtë rajon. Ismailaj ka pastruar para mafiozësh, por edhe para individësh të shërbimeve sekrete të lidhur me kasapët e Ballkanit.
Milionat e pista të pastrimit të parave të Ismailjat, nuk kanë pasur si qëllim vetëm përfitimet ekonomike, por edhe kurorëzimin e krushqive politike që sollën të majtën në pushtet përmes blerjes masive të votave. Me ato para të pista janë blerë parti politike. Me ato para janë financuar aleanca politike për t’i shërbyer politikave të krerëve të këtyre rrjeteve të pastrimit të parave që kanë edhe koperturën e vet politike.
Sipas raportit të fundit të Institutit të Bazelit, një ndër organizatat më prestigjioze në studimin që i bën pastrimit të parave në indeksin e saj për vitin 2015 thotë se, Shqipëria është sot një nga 5 vendet kryesore në Europë, ku bëhet pastrimi më i madh i parave të mafias, krimit të organizuar, drogës dhe trafiqeve. Sot, Shqipëria ka ngjitur 15 vende për keq në këtë botë të errët të krimit krahasuar me dy vite më parë.
Pak kush i ka kushtuar vëmendje këtij raporti, por ajo çfarë duhet kuptuar prej tij është se vendi është kthyer sot në një parajsë të mafias, e cila blen deputetë, blen qeveritarë, por blen edhe parti politike. Për të mbrojtur këtë parajsë dhe për të mos e lëshuar pushtetin që i garanton asaj imunitet, kjo mafia është e gatshme që të nisë të veprojë me mënyrat e veta dhe të shpallë se mund të sjellë edhe destabilitet.

Kategori
Uncategorized

Dhjete misteret qe diktatori mori me vete.

E20150925_084525nver Hoxha eshte njeriu i cili ne historine e Shqiperise ka marre me vete shume mistere, jo domainvetem si drejtues i nje sistemi i cili kishte ne thelb te fshihte te verteten por dhe si nje diktator i famshem ne periudhen qe drejtoi vendin.

Misteret e Hoxhes fillojne qe ne rinine e hershme te tij ku edhe sot nuk njihet aktiviteti, shkollimi dhe formimi intelektual. Askush nuk thote dot me siguri nga erdhi dhe si arriti te mbante nen urdhra nje popull qe historikisht njihej per kryeneçesi ndaj udheheqesve.

Misteret vijojne me marrjen e PKSH-se, marrjen e pushtetit, afrimin me Lindjen, eliminimin e kundershtareve dhe aleateve te tij, prishjen e marredhenieve me aleatet me te medhenj te Shqiperise, Rusine dhe Kinen, planet kunder tij nga anglo-amerikanet per ta rrezuar dhe deri ne fund te “heqja qafe” e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Edhe momenti i fundit i jetes se tij eshte i mbushur me mistere, semundjet e tij kurre nuk u bene publike, po ashtu vdekja u arrit te mbahej e fshehte per dy dite. Me 11 prill behen 25 vjet qe Enver Hoxha ka nderruar jete, por thuajse eshte bere shume pak per te zbuluar misteret e tij. “Tirana Observer” boton sot dhjete mistere, te cilat ne shkrimet e ardhshme do te jene objekt studimi me i thelluar per te zbardhur jeten e njeriut me te perfolur te Shqiperise. Enver Hoxha eshte nder te paktet, qe kundershtaret e donin nga frika dhe te vetet e donin nga mallengjimi. Sistemi qe ai instaloi ne Shqiperi me gjithe perparesite dhe mangesite qe ka, kurre nuk mund te hiqet nga memoria historike e vendit. Çdo fakt i ri qe del per diktatorin komunist, aq me shume rrit pikepyetjet per te kaluaren e tij. Ne keto 20 vjet jane thene e sterthene nje pafundesi faktesh per te, por askush nuk ka marre persiper te beje nje biografi te tij, jo vetem per ndjesite qe ai shkakton ne popull, por dhe per faktin se do duhet nje pune voluminoze nga historiane serioze per te nxjerre ne drite anet e erreta te Enver Hoxhes.

Mosha e rinise se Enver Hoxhes edhe sot ka pikepyetje te medha. Ish-diktatori komunist, ne kujtimet e tij e kalon periudhen e rinise si revolucionar, por kurre nuk jepen permasat reale te aktivitetit. Pse nuk e shau kurre pushtetin e Mbretit Zog?

Ish-diktatori komunist eshte padyshim njeriu qe ka marre me vete ne boten e pertejme me shume mister se çdokush tjeter qe ka drejtuar kete vend. Misteri i pare, qe edhe ne ditet e sotme ka te beje me rinine e tij, shkollimin dhe aktivitetin ne France. Pjesa e erret e jetes se ish-udheheqesit komunist,Enver Hoxha, ajo qe ka te beje pikerisht me vitet e rinise se tij, eshte formesuar ne kujtimet e tij dhe ne tekstet e pafundme te biografeve te tij, si kohe aktiviteti revolucionar, pa marre asnjehere permasat e saj reale dhe te verteta. Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos ne periudhen 1927-¬1939, ngec ne arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjeteve te regjimit te tij, ka bere ketu punen e saj. Aktiviteti “revolucionar” i djaloshit Hoxha, ne keto vite, ka te beje me qendrimin e tij ne Korçe (1927-¬1930), “studimet” ne Montpelje (1930-¬1934), jetesa ne Paris (1934-¬1935), detyra e diplomatit ne Bruksel (1935¬-1936) dhe ardhjen ne liceun e Korçes, ne kohen kur ketu kish filluar perhapja e propagandes bolshevike dhe kerkohej qe te kontrollohej nga sherbimi sekret. Ne misteret e shumta qe mbulojne jeten e ish-diktatorit komunist, eshte ajo qe Enver Hoxha kurre nuk e shau sherbimin sekret te Mbretit Zog, ndonese nuk la qelize te ketij regjimi pa share e mallkuar. Se dyti, asnjehere Hoxha ne kujtimet e tij kilometrike dhe as biografet e tij te shumte, nuk japin sqarime pse shefi i mevonshem i komunisteve nuk kreu sipas ligjit, sherbimin e detyrueshem ushtarak.

Nje nga misteret e medha te Enver Hoxhes eshte padyshim dhe ardhja e tij ne krye te Partise Komuniste me 8 nentor 1941. Ne mbledhje ai nuk u caktua te ishte drejtues, nderkohe qe me pare del si lider i komunisteve, cili ishte ndikimi i jugosllaveve ne ngritjen e tij?

Mbledhja per formimin e PKSH filloi ne mbremjen e 8 nentorit 1941 dhe aty erdhen perfaqesuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korçes ishte Koço Tashko, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani. Nga Grupi i Shkodres ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i te Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Çitaku dhe Sinan Hasani. Po keshtu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, per te cilet te tre grupet kishin rene dakord qe te ishin si ndermjetes dhe t’i ndihmonin per punet procedurale. Ne mbledhje, ishte Koçi Xoxe ai qe mori ne dore frenat e partise, por me vone kjo gje u kalua ne hije dhe drejtimin e PKSH-se e merr Enver Hoxha, i cili e drejton deri ne prill te vitit 1985.

Vrasja e Qemal Stafes eshte nje pjese e erret e historise se Enver Hoxhes. Edhe pse ish-sekretari i Rinise Komuniste u vra nga pushtuesit enigme, kane ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti per te shkuar ne Vlore ne 5 maj te vitit 1942.

Ne daten 4 maj 1942, Qemal Stafes iu caktua nje detyre nga udheheqesi i PKSH-se, Enver Hoxha, per te shkuar ne qytetin e Vlores. Qemali, duke qene ne ilegalitet te plote, strehohej ne nje shtepi tiranase, e cila nuk bente pjese te shtepite e dyshuara per strehim komunistesh. Vendndodhjen e tij ne ate shtepi e dinin shume pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjehere nuk ka dale me siguri nese ishte nje kurth prezenca e Qemal Stafes ne ate shtepi, apo ishte thjesht nje rastesi. Megjithate, gjate periudhes se komunizmit nuk eshte folur shume me kete teme pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjate asaj kohe per vrasjen e Qemal Stafes, ka bere qe pas viteve ’90 te diskutohet qe vrasja e tij te kete ardhur si pasoje e ndonje drejtuesi te larte te Partise Komuniste te asaj kohe, qe ishte ne dijeni te vendndodhjes se tij. Por te gjitha keto dyshime nuk jane zbardhur ende, megjithese shpeshhere te njohurit apo personat qe kane qene deshmitare te asaj kohe, kane hedhur idene duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund te jete spiunuar. Fakt eshte qe djali 21-vjeçar nuk arriti te realizonte dot deshirat dhe synimet qe ai kishte.

Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfare ndikimi kishin jugosllavet dhe ruset ne vendimmarrjen e Hoxhes, pse i prishi marredheniet me Titon dhe çfare synonte me refuzimin e planit Marshall?

Enver Hoxha ashtu dhe si Stalini njihet ne histori si diktator qe ka eliminuar me radhe bashkepunetoret e tij me te ngushte. Qysh nga vitet e Luftes, Hoxha nisi procesin e spastrimeve. Akuzat e para vijne per Qemal Stafes, vdekja e te cilit edhe ne ditet e sotme eshte e mistershme. Kulmi eshte denimi i Koçi Xoxes, apo dhe vetevrasja e Nako Spiru. Ne vitin 1948 Hoxha prishi marredheniet me nje nga aleatet e tij te ngushte, qe drejtonte Jugosllavine, Jisif Tito. Nje vit perpara kesaj, Enver Hoxha kishte refuzuar te merrte pjese ne planin Marshall. Fakti qe Hoxha refuzoi planin Marshall erdhi dhe per faktin se do te cenohej ndjeshem marredhenia me Stalinin, qe aso kohe ishte aleati me i ngushte i Shqiperise dhe i vete pushtetit komunist. Plani Marshall, si nje plan per rimekembjen e ekonomise, nese do te pranohej nga Shqiperia, do te sillte nje sere perparimesh ne vend. Edhe sot kane mbetur mister bisedat e Hoxhes me Stalinin per te refuzuar propozimin amerikan.

Arsyet e eliminimit te disa figurave kryesore qe ishin bashkepunetore te tij si Koçi Xoxe dhe te tjere, jane padyshim sekrete qe Enver Hoxha i ka marre ne varr. Cilat jane taktikat e tij per te mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u perball me tentativat per ta rrezuar nga pushteti, çfare qendrimi mbajti me diversantet?

Misterin per denimin e Koçi Xoxes, fare mire e zbardh deshmia e Prokurorit te Pergjithshem te asaj kohe, Bedri Spahiut. Ashtu siç deklaron vete Spahiu, ai u detyrua qe te deklaronte se Koçi Xoxe ishte fajtor. Duhet thene qe pendimi i Bedri Spahiut behet me i besueshem kur kujton qe keta te dy kishin marredhenie jo fort te ngrohta. Me vdekjen e tij, Koçi Xoxe mori dhe shume mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllaveve? Kishte plane per rrezimin e Enver Hoxhes, donte apo nje rilidhje me shtetin fqinj, keto e te tjera mistere mbulohen me trupin tij. Gjate gjithe periudhes qe Enver Hoxha ishte gjalle, deri ne vitin 1985 propagandoi me te madhe qe Koçi Xoxe e kishte tradhtuar ate vete, por edhe atdheun, duke punuar per armiqte me te medhenj, siç i cilesonte Enver Hoxha, jugosllavet. A ishte Koçi Xoxe agjent i jugosllaveve, pse e denoi Enveri me nje motivacion te tille absurd po t’u referohesh rrethanave te kohes? Ne kohen e Luftes, Shqiperia kishte marredhenie shume te mira me shtetin jugosllav. Kjo erdhi per nje sere arsyesh, por sidomos per faktin qe kishin nje qellim te perbashket, ate te luftimit te armikut nazi-fashist, i cili kishte marre me dhune territorin e dy vendeve, por edhe bashkimi drejt nje ideali siç ishte komunizmi. Me mbarimin e Luftes edhe marredheniet midis ketyre dy vendeve filluan te ftoheshin.

Keshtu, ne vitin 1948 vjen dhe divorci i nje marredhenieje disavjeçare. Por kete zhvillim do te vinin dhe viktimat e para pas saj. Keshtu Koçi Xoxe, i cili kishte qene ne marredhenie mjaft te mira me jugosllavet, u etiketua ngaEnver Hoxha dhe klika e tij drejtuese, si nje agjent me rrezikshmeri te larte dhe nje devijant i asaj qe quhej “vija e Partise”. Goditjen me te madhe ndaj ushtarakeve te larte, Enver Hoxha e filloi ne prag te Kongresit te Pare te PKSH-se. Asokohe dhe me pas, gjate vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkepunetorin e tij me te afert gjeneral-leitenant, Koçi Xoxen. Me 1949 Shtetet e Bashkuara dhe organizata te zbulimit britanik ishin duke punuar me Mbretin Zog. Ata rekrutuan refugjate shqiptare dhe emigrante nga Egjipti, Italia, dhe Greqia, ata qe ishin trajnuar ne Qipro, Malte dhe Republika Federale e Gjermanise dhe ata te infiltruar ne Shqiperi. Njesitet guerile hyne ne Shqiperi ne vitin 1950 dhe 1952, por ata u vrane apo u kapen nga forcat e sigurimit shqiptar. Kim Philby, agjent i dyfishte sovjetik, duke punuar si nje oficer nderlidhes ne mes te sherbimit te zbulimit britanik dhe Shtetet e Bashkuara, Central Intelligence Agency, ka zbuluar detajet e planit te infiltrimit ne Moske, si dhe menyren se si Enver Hoxha arriti te mbante pushtetin.

Pse i prishi Shqiperia marredheniet me Jugosllavine, Rusine dhe me pas me Kinen, çfare qellimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kerkoi aleate te rinj ne vendet komuniste?

Padyshim qe ne listen e gjate te mistereve te cilat Enver Hoxha i ka marre ne boten e pertejme jane dhe arsyet e prishjes se marredhenieve te Shqiperise me tre vende ish-komuniste siç ishte Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Pas prishjes se marredhenieve me Jugosllavet, Enver Hoxha, nje dekade e gjysme me vone u prish dhe me ruset, te cilet sipas tij kishin shkelur vijen marksiste-leniniste dhe nuk perfaqesonin me as idealet e Stalinit. Kjo padyshim mbetet objektiv studimi per historiane te ndryshem, pasi eshte e pamundur qe te gjesh nje arsye te vertete perse Hoxha largohet nga aleati i tij me i madh qysh prej ardhjes ne pushtet. Pas BS,Enver Hoxha afrohet me Kinen, e cila po e ndihmonte mjaftueshem ekonomikisht vendin tone. Mirepo dhe kjo marredhenie do te pesonte krisje ne menyre te pashpjegueshme. Politika e Shqiperise ishte nje gershetim i maoizmit dhe respektit per Stalinin, busti i te cilit ishte karakteristike ne çdo qender te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise. Por, pavaresisht borxhit ekonomik te Shqiperise ndaj Kines, i cili zinte nje pjese te madhe te mallrave te importuara ne vend, qe nga letrat higjienike, e deri tek traktoret, sloganet qe vleresonin miqesine Shqiperi-Kine, shiheshin shume rralle. Thuhej se Hoxha nuk ishte i kenaqur me pajtimin e Kines me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne vend gjendeshin shume pak keshilltare kineze. Ata te gjithe mbanin veshje perendimore. Ne historiografine e Shqiperise, prishja e marredhenieve te Shqiperise me tre aleate te rendesishem te saj, eshte ende e pazbardhur dhe do te duhet ende nje kohe e gjate per ta zbardhur.

Si ruhej Enver Hoxha, çfare te vertete ka lidhur me sozite e tij dhe kush ishin ata qe Hoxha i shikonte realisht si armiq te tij

Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja qe ka munduar prej kohesh shqiptaret, ka marre pergjigje nga me te ndryshmet. Por ne vend qe te sqaronin, ato e kane dendesuar edhe me teper mjegullen rreth temes intriguese. Vetem tashme, pas 18 vitesh pas vdekjes se njeriut qe udhehoqi me dore te hekurt Shqiperine, nje deshmitar pranon te flase. eshte rrefimi i njerit prej njerezve te sigurimit te afert te jetes se Hoxhes, ai qe duket se ka shkundur pluhurin qe mund te varroste perfundimisht enigmen e madhe. Historia e tij dhe e sozive te Hoxhes, eshte e thjeshte. Enver Hoxha jo vetem ka patur dytes, por njerezit ne nje rol te tille, mesohet te kene qene plot kater. Per sigurimin e jetes se Enver Hoxhes, ne udhetimet jashte Tiranes, sidomos gjate pushimeve ne malin e “Dajtit”, ne vilat e plazhit te Durresit, ne Vlore, Pogradec ose vizita te ndryshme te vendit, mobilizohej Drejtoria e dyte ose drejtoria e “sigurimit te Udheheqjes”, Garda dhe grupi i sigurimit te afert.

Byroja Politike kishte hartuar nje rregullore te posaçme, e cila detyronte te gjitha Deget e Puneve te Brendshme ne rrethet ku do te kalonte autokolona, te qendronin ne gatishmeri numer nje, 24 ore perpara dhe per disa ore me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve ne rruge. Te gjithe shqiptareve, qe kane jetuar ne ate kohe ne qendrat e banimit prane rrugeve nacionale, i ka rene rasti te pakten qe nje here ne jete te jetojne kete skene: “Nje autokolone me 4-5 makina levizte me shpejtesi, por pa zhurme, pa sirena e drita te ndezura. Ne mes te tyre, zakonisht qendronte nje limuzine e zeze, e ndryshme nga benz-at e zinj te udheheqesve te tjere komuniste. Nje grumbull i tille makinash luksoze ishte nje ngjarje e jashtezakonshme per rruget e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private. Kjo autokolone, qe ishte me e gjate se e udheheqesve te tjere, ishte shenja me e mire se ne te po udhetonte Enver Hoxha. Ajo qe eshte e vertete ne te gjithe kete histori, eshte fakti se sozite e tij, me se shumti ishin manekine, pra njerez qe mbanin veshur brenda makines gjate udhetimit, vetem rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane “luajtur” kurre Enver Hoxhen jashte hapesires se brendshme te “Mercedezit” te zi.

Megjithese askush nuk e pranon kete fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizem, si nje nga shume enigmat qe kane shoqeruar regjimin komunist ne Shqiperi. Por, per te kuptuar me se miri detyren specifike ekstra te kater sozive te diktatorit, mjafton te permendet nje fakt i panjohur: Megjithese ata kane siguruar ne 46 vjet pa nderprerje jeten e Hoxhes, ne dhjetera e qindra dalje te tij ne publik, portreti i tyre nuk figuron ne asnje prej mijera fotografive te publikuara te ish kreut te shtetit. Madje as ne njeren nga fotot e albumit te madh e luksoz te botuar me rastin e 80 vjetorit te lindjes se Enverit.

Ka pas nje plan te CIA-se per te eliminuar Enver Hoxhen? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikaneve, kur nderkohe ishte krahu i djathte i Hoxhes?

Ai qe hedh drite me shume mbi enigmen e ekzistences se nje komploti ne fund te viteve ’40 dhe fillim te viteve ’50, kunder qeverise komuniste ne Shqiperi, eshte Nikolas Beathels. I cili, ne librin e tij “Tradhtia e madhe”,- bazuar ne te dhenat e dokumenteve autentike arkivore te sherbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: “Qeverite amerikane dhe britanike, kishin miratuar ne parim nje operacion te fshehte me synimin per te shkeputur nje vend te Evropes Lindore nga blloku socialist. Per shume arsye, per realizimin e ketij objektivi, ishte zgjedhur Shqiperia. Ky ishte vendi me i vogel dhe me i dobeti ne radhen e vendeve te tjera socialiste. Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanise se Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, ne baze te ligjit mbreteror te Luftes se II Boterore, e konsideronte Shqiperine shtet armik dhe i kishte shpallur asaj lufte (nje vendim qe formalisht eshte ende ne fuqi?!). Ne veri dhe ne Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas eksperteve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante nje qendrim neutral per çfaredolloj ndryshimi qe mund te ndodhte ne Tirane. Ne keto rrethana, Shqiperia dukej e izoluar dhe me mundesi te mira per t’u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit te Maltes”. Sipas Bethelit, “anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte te vazhdueshme me grupet e emigranteve shqiptare, te gjithe fraksionet e te cileve filluan te bashkonin perpjekjet e tyre per çeshtjen e kunderrevolucionit”.

Ne kete kohe, ne Itali ndodheshin 750 emigrante, ndersa ne Greqi, 800shqiptare te arratisur. “Per te ndihmuar ne riorganizimin e emigracionit shqiptar, qeveria angleze dergoi ne Rome lordin Xhulian Emer”. Zv/ Ministri i Luftes ne qeverine e Londres, pas eksperiences gjate luftes ne perberje te misioneve angleze ne territorin tone, konsiderohej si njohes i mire i Shqiperise. Britania vuri ne dispozicion te pergatitjes se grupeve desante, ishullin e Maltes, e cila “ishte nje baze e avancuar dhe terren i pershtatshem per imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave permes detit dhe ajrit ne Shqiperi”. Oficeret britanike Maikell Bruke dhe David Smajli, u moren me pergatitjen speciale te trupave desante. Nje grup ne perberjen e te cilit bente pjese edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mesimet e shifrimit te radiokomunikimit.

Ndersa amerikanet, moren persiper pjesen me te madhe te mbeshtetjes financiare dhe logjistike te operacioneve ushtarake. Si baze prapavije dhe depo materialesh, ata vune ne dispozicion aeroportin e Mhelus ne Libi. Gjate 5 viteve, per pergatitjen dhe realizimin e operacioneve desante per rrezimin e qeverise komuniste te Hoxhes, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vete. Sipas ish-Drejtorit te CIA-s, Eilliam Colby, “operacioni deshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar ne organizatat e emigranteve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumices se grupeve pothuajse qe ne kohen kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashute”. Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenje e rrjedhjes se sekretit rreth operacioneve ne Shqiperi. Sipas Sherbimeve Sekrete Perendimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambientet e Komiteteve te emigracionit shqiptar ne Rome, ku personeli i ambasades shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe ne Athine. Deshtimin ndoshta e ka pershpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te “qeverise shqiptare ne mergim”, Mit’hat Frasheri. Sipas Beathelit, rreth kesaj vdekje ende te mistershme “ekziston edhe nje variant i vrasjes (shkaktimit te infarktit nepermjet ilaçeve apo nepermjet gazit nga agjentet e KGB-se). Kim Filbi, agjent i dyfishte, i cili kishte qene ne Londer ne shtator te vitit 1949, kur Mit’hat Frasheri e koleget e tjere te Komitetit “Shqiperia e Lire” ishin atje, mendohet se kishte njoftuar nderkohe agjentet e KGB-se ne New York qe te vepronin mbi Mit’hat Frasherin, ashtu siç kishin vepruar edhe mbi disa personalitete te tjera antikomuniste te Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mit’hat Frasheri u gjend i vdekur siç supozohej nga njee atak zemre, atehere kur Kim Filbi udhetonte per ne New York me anijen “Coronia”.

Pse i prishi marredheniet me Mehmet Shehun dhe me pas me Kadri Hazbiun, cilin kerkonte Enveri te linte pasardhes te tij, a ishte Ramiz Alianjeriu qe po projektonte per te drejtuar vendin? Çfare kishte biseduar me Hysni Kapon deri ne vitin 1979?

Jo rastesisht, vetem pak dite pas prishjes se lidhjes mes Silva Turdiut dhe Skender Shehut, gjerat moren per keq ne familjen kryeministrore. Para vdekjes misterioze te Mehmet Shehut, Byroja Politike gumezhinte me historine roze te djalit te kryeministrit dhe fanatiket e luftes se klasave luftuan me mish dhe me shpirt qe çifti te ndahej. Por, dilema me e madhe edhe sot e kesaj dite eshte nese historia e Silva Turdiut u perdor si arme ne luften e brendshme te Byrose, apo ajo ishte thjesht nje viktime ne kurthet e Bllokut? Ne debatet e shumta te eksperteve dhe historianeve, kur flitet per kryeministrin me jetegjate te regjimit komunist, jepen detaje qe tregojne se ne nivelet e larta te Partise Komuniste, Shehu kishte jo pak kundershtare, te cilet luftonin me çdo mjet qe te gjenin prova per ta rrenuar karrieren e tij. Njera prej armeve qe u perdor ishte vajza me biografi jo te mire qe hyri ne shtepine e kryeministrit. Por ka edhe hipoteza te tjera, te cilat lidhen me motive te tjera, te cilat e shtyne kryeministrin t’i jepte fund jetes. Gjithsesi, prishja e nje lidhjeje perfundoi me nje fund tragjik edhe per Mehmet Shehun dhe rrenimin e familjes se tij. Po ashtu, disa kohe me vone Enver Hoxhadenoi Ministrine e Brendshme, te ciles i kishte besuar nje pjese te mire te pushtetit. Edhe denimi i Kadri Hazbiut mbetet misterioz. Ka shume hipoteza lidhur me denimin e tij. Ato qe me shume duket se kane zene vend, jane hipotezat e frikes se Hoxhes per marrjen e pushtetit nga nje njeri i cili dilte nga sfera e influences se tij. Mendohet se Hoxha si pasardhes te tij kishte parashikuar Hysni Kapon. Por vdekja e tij ne vitin 1979 prish planet dhe ne skene del ideja e Ramiz Alise. Per te trasheguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej te largoheshin njerezit me te forte siç ishin Mehmet Shehudhe Kadri Hazbiu.

10.Misteri i fundit eshte padyshim semundja dhe vdekja e Enver Hoxhes. Pse u mbajt semundja dhe vdekja, e fshehte per nje kohe te caktuar?

Enveri ishte nje koleksion semundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, me 1983-in dhe 1984-en, kishte humbur gati krejtesisht syte ne menyre te pakthyeshme, nderkohe qe dy dite para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashme eshte shkruar mjaft per faktin se diabeti i rende kishte ndikuar ne kete fund te keq. Humbja progresive e mundesive te tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij te tmerrshem, ate pushtet, qe njerezit e tij te aferm, me nje fshehtesi gjithnje e me te madhe, e ruanin deri ne absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Momentet e fundit te Hoxhes jane shoqeruar nga hije dyshimi te medha. Dyshimtare te kohes tregojne se vdekja e tij u mbajt e fshehte per dy dite. Me 11 prill te 1985 Enver Hoxhadeklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqerua me homazhe madheshtore, sa ne psikozen e njerezve u duk se nga ai moment e pas Shqiperia nuk do te kishte me te ardhme. Trupi i tij u vendos ne varrezat e deshmoreve. Shume pikepyetje u ngriten asokohe, nese do te ishte Piramida vendi ku do te vendosej trupi i balsamosur i Enver Hoxhes. (Botuar me pare nga Tirana Observer)

Kategori
Uncategorized

Ngrehina e peshtire.

Në hymje të ngrehinës nderet nji strehë-shtojcë, që i përgjet strajcës që i varet kalit te bishti… Ka hije të randë kjo ngrehinë e as buzëqeshjet e do vajzave, që rrinë te hymja për me i drejtue vizitorët kah skutat ku qyqojnë rrangallat e nji epoke të mbrapshtë, nuk mbërrijnë me i shprishë mirazhet e nji fantazme që sillet papra’ në retinat e syve të gjithkujt… Arkitektët i kanë dhanë forma abstrakte barkut të ngrehihës, tue u rrekë me ia mshehë mirfilli vizitorëve qëllimin e saj.

Zani monoton i vajzës që cicëron, shkapetet ndër stendat kabahe e rrëshqet poshtë kambëve të vizitorëve që çapiten kuturu:

– Këtu janë prodhime të kombinatit të autotraktorëve “E H”, kurse këto janë të kombinatit të teksitileve “S”. Në këtë sergjinë këtu janë copa të kombinatit “Çeliku i P”… Ato atje janë … të “Mao CD”, kurse ato ma’ndej janë… të “Drapër e Ç”.

Vajza i ka mësue përmendësh fjalët që duhet me thanë e teksa reciton “himnin e fantazmës”, i cytë vizitorët përkah skuta e errët, ku pulsojnë dritë-hijet e nji filmi badh e zi. Fotot që përcillen në atë faqe muri janë të vjetra e aty-këtu dallohen edhe shenjat e ndonji retushimi …(eh, kjo asht krejt e kuptueshme për dikë që e ka përjetue epokën e fantazmës).

Krejt indiferente, damkosin murin imazhet e vizitave të bujshme të liderve të komunizmit botnor; përurimet e veprave të P.; brohoritje të stisuna të nji populli mjeran; fronti demokratik e votimet “e lira”; arrijet e liderit të marrëzisë, që përlynte tribunat me jargavitje të pështira; miq sovjetikë e kinezë, që mandej u kthyen në armiq… E kësisoj, fotografitë ndjekin nervoze njena-tjetrën, pa e kuptue se mbartin, si në nji vig funebër, shkaktarët e fatkeqësisë ma ekstreme që mundet me përjetue nji popull…

Rrallëkush kujtohet se te kjo paradë që u projektue në mur, nuk u shfaq asnji nga tmerret që përjetuen shpirtnat e lirë të atyne që u pushkatuan prej fantazmës, që zgërdhihet ma triumfuese se kurrë; amanetet e atyne që u varën se thanë të vertetën; eshtnat e atyne që as sot s’kanë muranë përmbi e veç ndonji qiparis ia din ofshamën e mrame…

Vizitorët dalin tue pulitë sytë prej terrinës së asaj skute, por anipse asht shtator, streha-shtojcë nuk asht e zonja me pengue rrezet e diell


it që të verbon. Nji bilbil bjen papra’, teksa polici rreket me drejtue trafikun e çoroditun…

Rozafa Shpuza

Kategori
Uncategorized

Yllir Iliret

Mili Butka


Yllir – ilirët

Dielli, një trup i zjarrtë, burim i pashtershëm energjie, burim i dritës, i dijes, burim i ngrohtësisë, i dashurisë, burim i jetës, e gjithçkaje që na rrethon, por jo vetëm …

Shikojmë fjalën Orë, nga fjalori shqip-shqip.

ORË II f.

1. mit. Figurë e besimeve popullore shqiptare, e cila përfytyrohej, si një gjarpër (si një grua-zanë ) etj., besohej se jetonte në male, në pyje, në fusha, në kroje ose pranë njerëzve, u ndihmonte a u sillte fat të mirëve dhe ndëshkonte të këqijtë. Orët e bardha. Orët e liga. Orët e maleve (e pyjeve, e fushave, e krojeve). Ora e njeriut, e shtëpisë, e fisit. Ora e Shalës.

2. fig. Fati. Ora e bardhë (e mirë, e tetë, e ligë, e keqe). Ka orë. Qofsh me orë! ur. I ka prirë ora dikujt. E ka lëshuar ora s’e ndihmon më fati.

* Ora e shtëpisë – bolla. Bolla – Një demon shqip në formën e një gjarpri. Këta demonët hapin sytë e tyre një herë në vit dhe pastaj hanin çdo njeri që ata e shihnin. Vitin e dymbëdhjetë ata bëhen si Kueçedra herë, të identifikuar si Bolla, Bullan, Bullan, Bullar ose Bullar.

Shikoni sa e lidhur ngushtë, domethënëse dhe tepër kuptimplotë, kjo figurë e besimit popullor-shqiptar, *Ora ose bolla e shtëpisë – Një demon shqip në formën e një gjarpri, e këta demonë hapin sytë e tyre “një herë në vit” dhe pastaj hanin çdo njeri që ata e shihnin. Pas “dymbëdhjetë” vitesh ata bëhen “Kuçedra” herë të identifikuar si Bolla, Bullan, Bullan, Bullar ose Bullar.

Çfarë kuptojmë prej kësaj?

Dimë që; tek pellazgo-ilirët, figura e gjarprit “Serpen” (xarpen-gjarpër) shfaqet si simbol i prejardhjes së tyre, gjarpri njëkohësisht është simbol i pafundësisë, i së tërës-gjithësisë, pikës zero-infinit, i jetës së pakufijtë në vazhdimësi.

Pra, “Ora” ose “Bolla” e shtëpisë, është shënja e “Zotit-Atit-Zeus” ajo tregon prezencën e tij kudondodhur, Dritë-sjellës = Jetë dhe tek pellazgo-ilro-shqiptarët si Bij-pasardhës të Tij.

Tek Yllirianët, gjejmë figura-artifakte me “gjarprin-serpen”, vendosur mbi kokë, shënjë kjo e YLLIT të vetëm e të Zjarrtë në këtë U’nji-bërës – Univers, Jo më kot quhemi; YLLIR, “Lerë prej Yllit”, lindur prej tij!

Shkëpusim dy vargje nga poeti i madh Çajupi

Ku Kemi Lerë

Në ç’vend kemi lerë?

Ku na bëjnë nderë?

Po njeriu vetë

Cilën do në jetë

Do vend’ e tij …

MEMEDHEU

Shqipërin’ e mori turku,

I vu zjarr!

Shqipëtar, mos ri, po duku,

Shqipëtar!

Mjaft punove për të tjerë

O fatkeq!

Kujto vendin tek ke “lerë”

dhe tek heq.

Në gjuhën e bukur shqipe, Bekuar qoftë dialekti Geg, ku në vend të fjalës “lind” kemi fjalën; Le “Ler”, pra ajo që, “le Ylli nga pas” rrezet e tij të “arta” ashtu si “Lindin” rrezet e para në “Agim<>mingjes”, nga ku kemi dhe fjalën shqipe, “D/el”, Led, lid, lider – i pari, e paksa i shkëputur nga tema që po trajtoj ju kujtoj edhe fjalën tjetër të mirënjohur tashmë “Anadoll” pra kemi; “Ana del” ana nga ku del Dielli = Lind/je.

Unë d/al, ti d/el, ai dolli, (Doli)

Ne, jemi Yl-ler = Ilir, “pasardhës” të dritës-Diellit vet, njerëz të Lirë, liridashës dhe të d’lirë, shqipfolës, i gjuhës hyjnore: Shqipes-Zeus.

Shqipja në fillesën e saj, gjendet figurë me trup shqiponje dhe dy koka gjarpri, quajtur “Amphisbaena” ndaj ende sot shqiponja jonë dykrenare shfaqet me gjuhën e gjarprit skicuar, kjo jo rastësisht, sepse gjarperi-serpen dhe shqiponja-qiellore, janë simbol i padiskutueshëm i vetë Atit tonë, la/rt në qiell “Zeusit-Diell”

Gati në të gjitha artifaktet antike, të lashta e të reja qofshin ato, prodhuar e riprodhuar me figurën e atit-Zeus, ai na shfaqet, përherë së bashku me birin e tij të Besës-dhënë shqipes, zogut-qiellor, simbol i flamurit, popullit me të veçantë, po me të njëjtin emër; Shqiptar. (Skipetar)

Ky popull, mban dhe trashëgon njëkohësisht, gjuhën mëm’ e njohur dhe e miratuar nga shumë studiues akademikë e albanologë të huaj si degë speciale e veçantë treguar dhe në pemën gjenetike të lindjes se gjuhëve indoeuropiane ashtuquajtur.

Sot shumë të tjerë historianë, gjuhëtar, studiues, vendas dhe të huaj, me keqardhje po them, përveç shqiptaro-akademik-kolltuk-paguar, gjithë të tjerët po i drejtohen studimeve gjuhësore me shqipen gjuhën bazë.

Tashmë duke ju rikthyer temës sonë çdo të thotë; “Yllir” e çfarë përfaqëson “gjarpri-serpen” tek ta, i hedhim një vështrim Wikipedias, mbi Yllin e vetëm, trupi më i madh i zjarrtë qiellor.

Aty thuhet se Dielli është quajtur në mitologji me emra të ndryshëm, grekët e quajtën atë “Helios” (Yllios) ndërsa romakët e quajtën atë “Sol”.

Kuptohet ne, Yllirët e quajtëm dhe e quajme ende Yll, huazuar më pas nga grekët ku gërmën “Y” e lexojnë; Ipsilon, kemi: Yll – Ill, Ilios.

Dielli, nuk është një organ solid-i ngurtë si Toka. Vazhdon wikipedia…etj.

Pra Dielli është një trup-vorbull materjesh të ngurta, të forta, një pështjellim në Kurora- Corona sipërfaqja e saj, duke formuar rajone aktivë, nga fushat magnetike, që janë burim i fishekzjarrëve intensivë diellorë = ndriçim, Qëndra e saj bërthama, brumë i zjarrtë, arin temperatura të larta deri në

15.000.000 °C

Nxjerrja në masë më të madhe e materialëve nga Corona. …

tregon ciklin e plotë 11-vjëçar diellor, pra vitin e 12-të (dymbëdhjetë) kemi të ashtuquajtura “reshje” apo shpërthimet diellore.

Fiks ashtu trashëguar nga gojëdhënat e mitologjitë shqiptare të besimeve të ndryshme, se vitin e dymbëdhjetë Bolla-gjarpër kthehet në kuçedër, nxjerr zjarr nga goja dhe ka etje, për tu “shuar” ashtu si kundër thuhet se “Bolla” për çdo vit hap sytë nga gjumi i rëndë dimëror “çmbështillet” dhe ha këdo gjen para …pra kemi ringjalljen e tij.

Ky, është simbol i gjarprit-serpen, tek ne Yllirët, trashëguar nga Pellazgët, raca e parë pjellë mbi këtë tokë, Ai është shënja-simbol i “Shqiponjës-Zeus”, Atit-Diell, e drita e tij “fara” hyjnore e racës sonë, ashtu si shqiponja në mesin e flamurit shqiptar si dhe mbi kokën e të madhit, THOT.

“Zeus, zoti ynë i vetëm, i plotfuqishëm, ABSOLUT, i gjithçkaje dhe i së tërës, sigurisht që edhe gjuha mbarë njerëzore, i përket Atij.

Kategori
Uncategorized

Suedia dhe 20 fakte të njohura që e bëjnë të veçantë nga shtetet tjera.

Shpesh kemi ndëgjuar rreth të mirave socio-ekonomike nga shtetet nordike ku edhe Suedia pothuajse në shumicën e rasteve përmendet si një shtet që sjell mundësi të ndryshme për të gjithë banorët që jetojn atje. Prej shumë gjërave të cilat nuk mund ti përmbledhim me një vend, ne kemi vendosur tju sjellim juve disa fakte interesante të cilat kanë të bëjn me Suedinë.

  1. Qysh nga vitet 1800-ta karkaleci i detit (se: kräftskiva) ka qenë i njohur në Suedi. Peshkatarët në vitin 2013 kanë kapur 186 000 kg ku shumica prej tyre është ngrënë në festimin tradicional gjatë muajit Gusht.
  2. Në Suedi jetojn 20 000 banorë të minoritetit Sami ku që nga viti 1993 ata kanë parlamentin e tyre dhe në vitin 2000 gjuha Sami është pranuar zyrtarisht.
  3. Çdo ditë në 313 dyqanet e mobiljeve të IKEA-s në mbarë botën janë ngrënë rreth 1 836 000 qofte ku më së shumti janë ngrënë nga gjermanët pasi ata janë edhe frekuentuesit më të shpeshtë të këtij rrjeti dyqanesh.
  4. Që nga viti 1901 janë dhënë 561 çmime nobel, çmimi është si trashëgimi i shpikësit të dinamitit Alfred Nobel.
  5. Në Suedi 48 % e prodhimit të energjisë vjen prej burimeve të ripërtëritëshme ku gati 95% e saj vjen nga hidrocentralet.
  6. Suedia ka fituar 625.5 medalje olimpike ku 475.5 vijn nga lojërat olimpike verore ndërsa 150 nga ato dimërore. Një medalje e artë është ndarë me Danimarkën.
  7. Çdo muaj nga qyteti i Stockholm-it mblidhen rreth 993 000 kg meturina të ushqimit dhe ky ushqim shëndrrohet në lëndë djegëse (benzinë) duke prodhuar 115 000 m3 të cilën e shfrytëzojn autobusat dhe taksit e Stockholmit si karburant.
  8. Suedia ka rreth 9.7 milion banorë ku 23% prej tyre janë nën moshën 20 vjeçare dhe 15% kanë lindur në një vend tjetër.
  9. Rreth 300 000 deri 400 000 drerë enden nëpër pyjet suedeze, pavarësisht nga fakti se 100 000 prej tyre vriten gjatë gjuetisë vjetore ku marrin pjesë rreth 250 000 njerëz.
  10. Prindërit suedez kanë të drejtë ti shfrytëzojn 480 ditë pushim të paguar për kujdesjen e fëmijës ku 60 ditë janë të rezervuara për baba. Në vitin 2012 për babanë janë marrë 24% nga numri i përgjithshëm.
  11. Rripi i sigurisë nëpët automjete pretendohet të ketë shpëtuar 1 miljon jetë i cili është lëshuar në qarkullim në vitin 1959 nga kompania suedeze Volvo. Ky rryp i sigurisë gjendet në 1 miliardë automjete të ndryshme.
  12. Vetëm 1 % e mbeturinave shtepiake në Suedi përfundojn në vendet ku hedhen pleherat. 90 % e kanaçeve të aluminit riciklohen.
  13. Në vitin 1944 në Suedi është legalizuar mardhënia e gjinisë së njëjtë. Një pjesë të kësaj e ka meritu një shoqatë për edukimin seksual e formuar në vitin 1933.
  14. Në Suedi janë 95 700 liqenjë më të mëdhenjë se 100m x 100m. Kjo mbulon 9% nga sipërfaqja e përgjithëshme ku disa liqenjë kanë emra qesharak si psh “lördagsträsk” që dmth përmbytjet e të shtunës.
  15. Mesatarja që një turist shpenzon për një ditë në Suedi është 800 SEK (86 €). Në vitin 2012 turistët kanë shpenzuar rreth 11 miliardë euro. Shumica e turistëve thonë se vijnë të blejnë.
  16. Suedia e ka ndaluar e para rrahjen e fëmijëve në shkollë në vitin 1979 dhe nga ajo kohë e kan bërë njëjtë edhe 35 shtete tjera.
  17. Puna mesatare e një suedezi në vit është 1644 orë duke e krahasuar me mesatarën nga organizata OECD në rank botëror që është 1776 orë. Në këtë list Suedia renditet e 6 në rank botëror.
  18. Suedia është e gjatë 1574 km e cila çon në temperatura ekstreme. Më e ulëta është regjistruar në veri gjatë muajit Shkurt -53 gradë ndërsa më e larta në jug gjatë muajit Qershorë +38 gradë.
  19. Selma Lagerlëf është një nga 7 fituesit suedez të çmimit nobel në literaturë si dhe femra e parë në botë që ka fitu çmimin në këtë lëmi. Libri i saj “Gösta Berling’s Saga” është në dispozicion në 50 gjuhë të ndryshme.
  20. Në Suedi rreth 85 % e banorëve jetojnë në qytete ku Stockholmi si kryeqytet ka numrin më të madh ndërsa në vendin e dytë është Göteborg në perëndim dhe pastaj Malmö në jug.

Kategori
Uncategorized

Rrethohet selia e Partise Demokratike.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp gjatë mbrëmjes së sotme, duke denoncuar rrethimin e selisë blu nga ana e forcave të rendit.

Sipas Bashës ky rethim bëhet për të arrestuar ish-të përndjekurit që protestuan sot dhe kishin për qëllim prishjen e një bunkeri në qendër.

Basha e quajti këtë akt si burracakëri nga ana e Ramës dhe tha se nuk ka bunker që e ruan Ramën nëse prek qytetarët.

Kreu i opozites e akuzoi Ramen si te inkriminuar dhe te korruptuar dhe tha se pushtetit te tij i ka ardhur fundi.

Ja deklarata e plote e Bashes:

Nuk ka bunker që e ruan po preku një qytetar

Me një akt të pashembullt, Edi Rama ka urdhëruar policinë që të rrethojë selinë e Partisë Demokratike, pas protestës sot pasdite të një grupi të të përndjekurve dhe një grupi mbështetësish të opozitës e qytetarësh, kundër simbolit komunist që po ndërtohet në hyrje të Ministrisë së Brendshme. Dhjetra policë dhe civilë kanë qendruar dhe vijojnë të qendrojnë për orë të tëra rreth e qark dhe para selisë së Partisë Demokratike, duke pritur për të marrë natën, në errësirë, me dhunë, protestues që janë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.

Jam këtu për të dënuar këtë akt prej burracaku dhe nga një burracak, siç është Edi Rama.

I ka bërë shumë keq llogaritë.

Nuk frikëson dot Edi Rama asnjë demokrat, asnjë qytetar të lirë. Secili nga ne, ish-i përndjekur apo që përndiqet sot nga kjo qeveri, nga ky kryeministër i korruptuar dhe i inkriminuar, ështe më i fortë, më i palëkundur se skalionet e tij të dhunës.

Këto janë grahmat e fundit një regjimi të kalbur, të inkriminuar dhe të korruptuar. Edi Rama mund të urdhërojë policë të rrethojnë godinën e Partisë Demokratike, shtëpinë e madhe të opozitës e qytetarëve, por kurrë nuk do t’ia dalë të shtojë as një orë dhe asnjë ditë të pushtetit të tij, në këtë mënyrë.

Përkundrazi po shpejton fundin e tij të pashmangshëm.

Po ia bëj të ditur se nuk ka bunker që ta ruajë, ta shpëtojë, nëse prek edhe një fije floku të një demokrati, një qytetari të vetëm që proteston në paqe e me dinjitet, për më të shtrenjtat vlera e liri për të cilat kemi sakrifikuar dhe derdhur gjak.

20150922_00125420150921_235307

Kategori
Uncategorized

kurvi ka 30 vjet qe ka cof, kurvizmi eshte ne zenit


Edison Ypi.

Kurvi ka 30 vjet që ka cof, kurvizmi është në zenit.

Mozaiku kriminal ta përshkon trupin si rontgen, ta mpin trurin, t’i ngathtëson gjymtyrët, të mposht, të zgërlaq. Nuk jetohet në këtë vend me këtë shesh e këtë simbol diabolik. Ik nga kurvizmi. Ik e mos u kthe më kurrën e kurrës.

Në bulevard t’i trazon zorrët varri i kurvit. Është aq i madh sa do-s’do nuk mund të mos e shohësh. Jo-po është vepër arkitektonike, jo-po brezat e ardhshëm duhet të dinë çfarë ka ndodhur, janë rrena për ta detyruar miletin të votojë për kurvizmin. Ik nga sytë këmbët. Si zhapik duke u zvarritur. Ik si kunadhe duke u fshehur. Ik si gjarpër duke u përdredhur. Vetëm ik.

Në të dy anët e bulevardit, rrugë e rrugica që mbajnë emra vrasësash. Ik në ndonjë vend tjetër. Po nuk ike do çmendesh nga emrat e rrugëve dhe nuk do ketë psikiatër ta kuptojë sëmundjen.

Sheshi tek Pazari i ri që mban emrin e një halabaku vrasës komunist parakurvist të uluret; Ik-ik-ik, vetëm ik dhe kurrë mos u kthe.

U hedh një sy gazetave dhe zë kokën me duar, balli të mbushet me djersë, nëpër trup të kalojnë mornica; Krim në familje. Deputetë tutorë kurvash. Aleanca parlamentare që s’kanë asnjë lidhje me preferencat e elektoratit. Sajesa, shpifje, intriga kurviste. Thonë se dosjet duhen hapur. Por procedurat dhe masën e hapjes i sugjerojnë të atilla që të mos preket gënjeshtra propagandistike kurviste sipas të cilës spiunët kanë qënë viktimat e spiunllëkut, pra të përndjekurit, ndërsa ata që projektuan dhe realizuan spiunllëkun s’kanë aspak gisht në spiunllëk. Alarmin për ikjet, shoqëruar me “argumentat” përkatës, bashkë me sugjerimet për ndalimin e tyre, i bëjnë ca kurvista të cilët kurvizmin e kanë marrë me qumështin e nënës. Leri gazetat, kafen, ujin e gazuar. Mos humb kohë. Ik.

Në shkallët e shtëpisë, ti duke u ngjitur, ai duke zbritur, të vështron vëngërr një sigurimist. Një kat më lart banon një ish-komandant burgu të cilit po t’i thuash se Sigurimi ishte kriminal, të vret. Në shtëpi Ndez kompjuterin për të hyrë…ku tjetër veçse në Fejsbuk. Në Fejsbuk edhe më zi se në sheshin e mozaikut të proletarëve të xhindosur, bulevardin e varrit të kurvit, Pazarin e Ri të vrasësit, rrugicat e atentatorëve. Në Fejsbuk shesh tmerre dhe turpe që kapërxejnë çdo përfytyrim. Femra që mbahen për konservative serioze, s’lënë ditë pa ta provuar se janë copa mishi duke fotografuar veten nga një mijë kënde. Burra-lavire pa asnjë zotësi apo talent të cilët në perëndim i ka hedhur Sigurimi, burracakë të pështirë që sa më larg të ndodhen aq më trima hiqen, në përpjekje për të pakësuar dhimbjet që u shkakton identiteti katastrofik, bëjnë pafund selfie mendimtare me vështrimin prej gjeniu tretur në horizont me t’i sjellë zorrët në fyt. Hiç mos vill. Hiç mos u mërzit. Ik e mos u duk. Sa më larg të jetë e mundur.

Në mbrëmje sheh programe televizive të kushtueshme që paguhen nga taksapaguesit dhe konsumatorët, por udhëhiqen nga ca gjobëvënës, të cilët, të ftuarve, në këmbim të ftesës, u kërkojnë favore. Ke plotësisht të drejtë të mos i shohësh. Nuk durohen. Ik nga kokën këmbët.

Pasi u ke hedhur nga një sy banakëve televizivë të hajdutëve që kanë vjedhur gazeta dhe humbin në bixhos çdo ditë aq Euro sa janë të ardhurat vjetore të një komune, mbështillesh me batanije, merr në dorë telekomandën dhe kërkon ndonjë film shqiptar. Ah, gabove. Në Shqipëri nuk është bërë asnjë film. Të gjithë kanë qënë propagandë. Po thonë se soc-këllirave po ua restaurojnë pelikulat. Për të marrë ca pare, se për çfarë tjetër.

Gjynah prej Zotit ta shpenzosh jetën me të tilla televizione e ata mender filma. Duke u përplasur e duke rrokullisur, barkaz, me kurriz, duke thyer brinjë e duke u gjakosur, vetëm ik.

Qytetet e vogla dhe katundet, po aq zhytur në kurvizëm. Kurvistat kanë bërë vilat më të mëdha. Kalamajtë i kanë çuar me studime jashtë nëpër universitete të shtrenjta. Vetë mbajnë postet kyçe të rendit, të drejtësisë, të gjithave. Prandaj ik, ik, ik, ik, ik dhe vetëm ik dhe kokën prapa mos e kthe.

E njëjta gjë në Kosovë ku ligjin e bëjnë “çlirimtarët” hajdutë dhe vrasës. Mos e zgjat asnjë dekikë. Ik nga Kosova. Më këmbë, me vrap, me autobuz, me furgon. Bjeri nga të mundesh; nga Serbia, nga Hungaria, Japonia, Kina, Indonesia, Alaska, vetëm ik.

Ik edhe nga Maqedonia perëndimore. As atje s’ke ç’bën mes patriotave të llafeve.

E ç’ju duhen Lugina e Vjosës, Korabi, Cukali, Karavastaja, Tomorri, Devolli, Naimi, Noli, Lasgushi, Kadarea. Ikni o budallenj, ikni. Ikni dhe vetëm ikni. Ikni këmbejini kaltërsitë e llogorasë me tymrat e Birminghamit, diellin e Myzeqesë me ngricat e Stokholmit, freskun e Thethit me erërat e qelbta të kuzhinave ku do lani tasat e zbrazura. Ikni qafën thefshi. Gjermaninë ku ma gjen. Ikni edhe në Etiopi, në Nepal, në Indonezi, në Madakaskar, ikni ku të mundni. Vetëm në Shqipëri mos rrini. Vetëm në Shqipëri kurrë mos u kthefshi.

  1. Ikni shqiptarë ikni. Ikni nga kurvizmi. Ikni sa më parë, sa më larg, sa më tepër, mundësisht të gjithë. Hiç mos u sëkëlldisni se shqiptarët paksohen dhe Shqipëria zvogëlohet. Shqipëria nuk ka qënë kurrë më e vogël se e ka merituar. Shqiptarët nuk kanë qënë kurrë më pak se kanë mundur të jenë. Mos u merakosni se pasi të ikni ju do vijnë t’ua pushtojnë vatrat e ngrohta, shtëpitë e gjalla, tokat e begata. Ku kurvizmin e kultivuat vetë me aq zell e pasion sa tashmë kurvizmi ka infektuar gjithçka, askend nuk do ta marri malli t’i popullojë vatrat e ftohura, tokat e helmatisura, shtëpitë e vdekura, para fundit të botës.
Kategori
Uncategorized

Takim mbas pushkatimit.

Mos me vra te lutem, jam nje vella mbas gjashte motrave, ata qe vrate pak përpara ishin axha dhe daja im.

Mos me vra te lutem.

Përjashta një shi i ftohtë sikur e kishte ftohur më shumë atmosferën në atë makinë ushtarake që me zor merrte
të përpjetat e asaj rruge të lodhur që mbaronte te qafa e të vdekurve afër një humnere.

Nik Vladi shikonte i trishtuar tre viktimat e radhës që pa dalë as në gjykim
po shkonin për ti pushkatuar. Një trishtim i shkonte dhe vinte nëpër ndjenja kur shikonte fytyrën e njërit
prej tyre që akoma s’i kishte mbushe të
shtatëmbëdhjetat. Heshtja e varrit qëndronte pezull në atë natë dimri ku drita e mëngjesit me zor po mundohej
të dilte.
– Oh zot! Ishalla prishet kjo makinë mortjeje që pothuajse çdo muaj ngjitej në këtë të përpjetë, nuk dua
të vras fëmijë, djalli e marrtë këtë komunizëm.
Si arritën afër vendit të pushkatimit i zbritën të lidhur në pranga dhe i nisën në të përpjetë të kodrës. Poshtë
humnerës së thepisur dëgjohej vajtimi i zakonshim i lumit,i vetmi deshmitar i përjetshëm i të pushkatuarve. Iu
dhanë lopatat që të hapnin varrin e përbashkët.
Agimi një shok shkolle i Nikës i hodhi një vështrim tërë inat dhe iu afrua afër veshit duke i pëshpëritur me të
madhe.
– Po të dhimbsen armiqtë e popullit, të gjithë në plumb do ti çojë kjo Parti, kulakët e dreqit.
Nika nuk bëri zë. I hodhi një vështrim tërë inat dhe u nis drejt të dënuarve.
– Ku po shkon o Nikë?
– T’iu heq prangat se me duar të lidhura do të vonojnë shumë të hapin varrin dhe është gjynah ti pushkatojmë ashtu.
– Jo, jo ktheu të thashë.

Ashtu të vuajnë minutat e fundit
të jetës maskarenjtë e komunizmit…
– Eshtë gjynah o të vrafte zoti!
Ha ha ha! – qeshi me të madhe Agimi, – ku është zoti o Nik, apo ka ardhë andej nga fshati juaj? !… Nik Vladi nuk u ndal. Shkoi tek ata dhe nisi t’iu hiqte
prangat kur dëgjoi një krismë dhe një fishek i fluturoi afër tij. Ktheu kokën kur pa se shokët e tij ishin ulur në
pozicion luftimi dhe i thirrën me forcë.
– Mos ia hiq prangat se do të vrasim dhe ty bashkë me ta se na ikin dhe ec të gjejmë vrimë ku të futemi.
Nika u step disi dhe nisi t’iu flasë me zë të lehte të treve të cilët e vështruan tërë dhembshuri në minutat e fundit
të jetës me shpresë të kotë se ndoshta shpëtonin.
– Më vjen keq, por… nuk mundem. Ju do te vdisni pa dalë dielli, ndaj kur unë t’i afrohem atyre, kush të mundet të hidhet në humnerë, të vdekur se të vdekur
jeni provojeni fatin e fundit.
– Në rregull! – bërtiti Nika me të madhe dhe u nis drej togës së pushkatimit, – mos qëlloni se nuk po i zgjidh.
Sa hap e mbyll sytë u dëgjua një zë korbi që u bashkua me krismat e panumërta që u lëshuan drejt tyre.

Një mjergull e hollë si me porosi erdhi dhe në atë majë mali çdo gjë e mbuloi trishtimi. Më pas ra një heshtje varri,
Agimi e rimbushi pushkën dhe u nis drejt të pushkatuarve. Kur u afrua afër gropës të mbushur tërë gjak, mes rënkimeve të të vrarëve që jepnin shpirt nisi të qëllojë përsëri kur në një moment u shtang. Në gropë ishin vetëm dy veta. Hodhi një vështrim habie dhe iu bërtiti me forcë shokëve.
– Ejani shpejt, ejani shpejt.
Toga e pushkatimit iu afrua varrit ku trupat e dy të vrarëve me një shenjë lutjeje për jetë kishin vdekur me
sy të hapur. Nika i shikoje tërë dhembshuri dhe shau vehten se pse dreqin kishte zgjedhur atë zanat.
– Më mirë bari në fshat se sa të pushkatosh njerëz, – i foli vehtes, – por është tepër vonë sepse nuk ka më
kthim prapa. Çdo pendesë, dhimbje për kulaket apo kthim prapa shpërblehet me një plumb pas koke.
Ashtu duke menduar dëgjoi një zë si thikë pas koke.- Luaj vendit or dreq, ta kërkojme kulakun se na ka
ikur.
Iu afruan humnerës por ajo ishte shumë e thepisur sa të tërëve iu morën mendët.
– Nga na iku! – bërtiste tëri inat dhe ironi Agimi, – apo e mori zoti yt Nik Vladi!
– Mbylle gojen, maskara me kë tallesh ti!
– Me zotin tënd, por mos u mërzit një ditë do të të kem edhe ty në vend të tyre.
Nika i inatosur mbushi pushkën dhe i bërtiti me të madhe.
– Mos luaj o Agim Karadaku! Në djall do shkosh dhe ti!
– Mosss Nikë, më fal, mos më qëllo, të hëngsha m…,po bëja shaka, jemi shokë shkolle e pune.
Shokët e tjerë iu afruan dhe e qetësuan situatën. Si ra një paqe e lehtë mbuluan të vraret dhe u nisën në kërkim të të tretit që as vetë nuk e dinin se nga kishte ikur.
Nika kaloi nga Shtegu i Dhive. Pas një shkurreje shikoi një njeri që dridhej. Iu afrua, kur pa vocërrakun që në
momentin e pushkatimit ishte hedhur në humnerë.
– Mos më vrit të lutem, jam djalë i vetëm pas nëntë motrave…
– Jo, jo nuk do të vras!
Nika iu afrua dhe i hoqi prangat.
– Rri këtu sa të bjerë nata pastaj kalo lumin dhe pas atij mali do të arrish në Selitë ku në të majtë të Lakut të
Krojit është një fshat dhe ka një kullë të madhe. Eshtë e Bushpepajve aty shko dhe thuaj se më ka dërgu Niku i dajës Zef. Merr njërin nga djemtë e tyre dhe nisu për Lurë. Atje do të të ndihmojnë dhe ik nga Shqipëria. Në rregull!
– Po po! – foli me gjysëm zëri Mark Gega që dridhej nga të ftohtit dhe nga frika . U nis pa marrun frymë drejt një kaçubeje të madhe që as ujku nuk kishte
mundësi të hynte…
Hapja e derës së kafes bëri që Nik Vladi të kthente kokën pas. Nga larg dalloi një burrë disi të shëndoshë që po afrohej drejt tij tavolines ku po rrinte me Gjonin.
Si jeni !- i përshëndeti ai shqip.
– Mirë, – ja ktheu Gjoni.
– Gjon cfarë kemi ndonjë të re?
– Asgjë për tu shënuar. Po pret ndokënd apo do ulesh
me ne.
– Jo askënd, po ulem.
– Çfarë do të pish.
– Një kafe.
– Çfarë kafje?
– Ekspres!
– Sigurisht, kjo është një kafe e fortë, kafe për ne shqiptarët që mijëra vjet kemi luftuar me vdekjen e prapë gjallë jemi.
Hynë ngadalë mbrenda kafes e u ulën.
Si vështruan njeri-tjetrin në sy një habi u qëndronte të dyve pezull.
– Ke kohë në Florida? – theu heshtjen Marku.
– Nja dy vjet.
– Si ka mundësi që nuk të kam parë? Këtu e pin kafen?
– Rrallë shumë rrallë sepse këtu vijnë ca shqiptarë nga ato që duan të zgjidhin hallin e politikës shqiptare pas rrëzimit të diktaturës komuniste ku një pjesë e
baballarëve të tyre i kanë lyer duart me gjak.
– Pse ti nuk i do shqiptaret?
– Eh more bir, si nuk i dua a jam edhe unë shqiptar? A nuk duhet ta dua vetëvehten por koha që shkoi na ka
lënë shumë probleme .
– E di ishte kohë e tmerrshme, komunizmi që e përgjaku Shqipërinë e ndërroi shumë edhe shqiptarin.
– Po ti si quhesh? – s’iu durua Nikës dhe e pyeti me një frymë.
– Mark.
– Ta gëzosh.
– Faleminderit.
– Mark kush?
– Mark Gega. Po ty sikur të kam parë diku.
– Ndoshta.
– Ç’farë ke punuar në Shqipëri?
– Vrasës!
– Ç’farë?
– Pushkatar. Vrisja njerëz me gjyq e pa gjyq.
Mooosss! – bërtiti Marku me të madhe ti je ai që më ke shpëtuar jetën kur më pushkatuan dajën dhe axhën
tek Shtegu i Dhive, oh zot kot s’kanë thanë se mali me malin nuk takohen ndërsa njeriu me njeriun po…
Kur nata e zezë pus mbuloi tërë bjeshkën Marku duke u dridhur nga të ftohtit doli nga kaçubja dhe u nis drejt lumit. Si piu ujë mirë e mirë hyri në të dhe kaloi në anën tjetër.

U ngjit ngadalë në majë të malit dhe sa kaloi Lakun e Kroit shikoi një dritë të lodhur që vinte nga kulla që i kishte thënë polici.

Duke ecur tërë frikë u nis drejt kullës.
– Si t’ia them! – nisi të belbëzojë me vehte, – më dërgoi
Zefi i dajës dhe…
Pa e ditur kishte arritur para derës shekullore të kullës ku një kryq i gdhendur sikur ia treti frikën. Iu afrua afër dhe trokiti në derë.
– A doni miq o burra.
– Mirësevjen dhe mirë se të pruni zoti!
Një plak i Bushpepajve me krenarinë e bjeshkëve hapi ngadalë derën me një kandil të vogël të ndezur në dorë.
– Eja ore bir mbrenda se qenke bërë si lugat.
– A keni besë se…
– Bushpepajt s’kanë pre askënd në besë tash sa shekuj e jo të presin një fëmi.
– Faleminderit në besën tuaj dhe të zotit.
U ul në krye të oxhakut në një post deleje. Ngrohtësia e shtëpisë e bëri ta merrte vehten. Si i bënë një kafe, i
sollën për të larë duart dhe e ulën në sofër për të ngrënë.
– Ç’e mirë të solli në këtë natë në mes të bjeshkëve e të ujqve.
– Më ka dërguar një njeriu juaj, më tha t’iu them se ishte djali i dajës Zef dhe të më dërgoni sa më shpejt në Lurë.
Si mesoi hallin e tij, plaku i Bushpepajve mori pushkën dhe bashkë me djalin e tij dhe Markun u nisën nëpër
natë për në Lurë…
– Po në Lurë ku shkove? – e ndërpreu Markun Nika.
– Nuk e di emrin, mbiemrin më duket e kishte Vladi, por… Si kaluan Kurbneshin dhe u nisën luginës së Krejës për
në Lurë një kokrrizë bore ia nisi të binte. I ftohti mundohej të na lodhte por malësorët gjithmonë e kishin trembur të ftohtin dhe armikun. Pak pa dalë drita arritëm në një fshat të Lurës.
– O i zoti i shtëpisë, – bërtiti plaku i Bushpepajve, – a doni miq.
– Eja dhe mirë se ju pruni zoti në këtë natë me borë që edhe vetë nata lodhet dhe kërkon ndonjë shpellë të rrije disi ma ngrohtë.
Si hynë mbrenda i zoti i shtëpisë iu lëshoi kutinë e duhanit. Pa vonaur shumë erdhi një grua e vogël por
me një fytyrë të rreshkur dhe na solli katër kafe.
– Ç’farë e mire të solli kaq herët or mik? Na e kena ndarë ditën për dasmën e vajzes, a mos jeni penduar?
– Jo ore i pari i Vladit, tjetër hall më ka sjellë sonte ndaj kam marrë edhe dhandrin tand me vehte. Unë e di
Kanunin por kur hyn besa e burrit dhe e zotit kanuni gjithmonë thotë je në rregull.
– Po more, vazhdo, si e keni hallin.
Plaku i Bushpepajve nisi të flasë ngadalë dhe i tregoi fill
e për pe historinë e këtij fatkeqi.
Si hëngrën mëngjesin lanë Markun aty dhe u nisën nga kishin ardhur…
– Mark! – ia ndërpreu kujtimet Nika, – gëzohem që je gjallë, ajo ish një ëndërr e keqe që na lodhi shumë.
– Ajo ishte jeta ime që falë teje dhe besës së shqiptarit që sot nuk jam në gropë si daja dhe axha por kam familje dhe fisi i Gegajve ka pesë djem.
– I paç me jetë.
– Faleminderit, por zoti i madh të solli ty këtu sepse kam kërkuar shumë në Shqipëri dhe e di se ka vdekë plaku zemërmirë dhe i besës i Bushpepajve por nuk di asgjë për plakun e Vladit e as për një djalë nga Kacorri i cili për të më shpëtuar mua, u arratisëm bashkë.
– Edhe plaku i Vladit ka shumë vite që ka vdekur…
– Ashtu? – tha me keqardhje, – ku e di ti?
– Sepse ishte babai im!
Marku iu hodh në qafë dhe niste të qante. Lotët nuk i ndalonte dot saqë të gjithë kthyen kokën të shikojnë se
ç’farë po ndodhte.
– Qetësou sepse jeta kështu është, me lindje, dashuri,
të papritura, vdekje trishtim.
– E di por nuk do ta kisha besuar kurrë që në Florida do të takohesha me ty pas pushkatimit, që ti më dërgove tek gjaku yt për të më shpëtuar. Por jeta është jetë që
duhet jetur, ndaj jetoj me dhimbje në shpirt që për faj të një diktatori komunist për shumë vite shqiptarët nuk
e shijuan dot jetën dhe mijëra të tjerë i vranë.
Jashtë një erë e lehtë u duk jo vetën si dëshmitar i këtij takimi por sikur edhe asaj iu rrënqeth trupi nga kjo histori
e dhimbje jete.

Lek Gjoka
Marre nga libri me tregime
“Përroi i Djallit”
Tiranë 2013

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

SHQIPERIA 2015

Kategori
Uncategorized

SHQIPERIA 2015

Kategori
Uncategorized

SHQIPERIA 2015

Kategori
Uncategorized

Ambasadoret Shqiptare ne kampet e refugjateve.

Janë ambasadorë edhe pse nuk janë të dekretuar si të tillë nga Shteti Shqiptar.

E bëjnë punën pa pagesë, udhëtojnë me shpenzimet e tyre, nuk kanë letra kredenciale, apo valixhe diplomatike, nuk kanë marrë udhëzime nga ndonjë ministër i jashtëm, apo titullarë të lartë të Shtetit.

Nuk i pret askush atje ku shkojnë dhe nuk gëzojnë imunitet diplomatik.

Por gjithsesi janë “ambasadorë” sepse, si askush tjetër, përcjellin mesazhet e vendit të tyre në vendet ku “i zë nata” dhe janë “të vërtetë” për vërtetësinë e këtyre mesazheve, krejt më ndryshe nga ato të ambasadorëve të dekretuar dhe të paguar të Shtetit. 


Janë këta ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë që i tregojnë botës që është një vend dhe një shtet, edhe pse në Europë, ku, edhe në vitin 2015, ende gjithëditën mungon uji i pijshëm;

Ku, për një copë bukë, vidhen pusetat e kanalizimeve, edhe të kryeqytetit, apo që një racë banorësh jetojnë duke rrëmuar në kazanët e plehrave;

Eshtë një vend ku pensionet janë kaq të ulta saqë ndjehesh më mirë të mos i hysh llogarisë se si do të jetohet me to;

Ku njerëzit ende blejnë ushqime “me listë” dhe ndihma sociale është vetëm me “bukë me domate” dhe jo më të paguash edhe energjinë elektrike vetjake;

Ku fëmijët për të qenë në shkollën e tyre të fshatit, ku “të vjen për të qarë”, shpesh udhëtojnë më shumë orë sa ç’udhëtojnë qeveritarët e këtij vendi për të qenë në kryeqytetet dhe qytetet e Europës;

Ku taksapaguesit çdo vit paguajnë shpërdorimet dhe pa-aftësitë e administratës shtetërore;

Ku po të ra një hall, më shumë dërrmohesh nga mosmundësia e zgjidhjes së tij se sa nga vetë halli;

Që është një vend, edhe i çuditshëm madje, ku numërimi i parasë nuk bëhet, si kudo në botë, me atë çka shkruhet në kartëmonedhë, apo në monedhën metalike, por me dhjetëfishin, edhe pse të gjithë e dinë se kjo s’është aspak e vërtetë.


Këto mesazhe, por edhe shumë-e-shumë të tjerë, i përcjellin botës ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë-

Azilkërkuesit shqiptarë të 2015 dhe janë ata që, realisht dhe me guxim, po bëjnë që “bota” të mos kujtojë më që “Shqipëria” është “Tirana” dhe ajo çka shijohet në udhëtimet këtu!


Respekt për misionin e azilkërkuesve shqiptarë, e këtyre ambasadorëve të vërtetë të Shqipërisë!

 

Kategori
Uncategorized

Femrat dhe holokausti,si u varrosen te gjalla lakuriq.

Eshte mbajtur fshehur gjithë këto dekada, por së fundmi fotografitë çnjerëzore të forcave naziste gjermane dhe bashkëpunë- torëve të tyre janë publikuar në “Dailymail”. Janë pjesë e kolazhit nga masakra e quajtur “Holokausti i plumbave”, ku fotografitë me femrat lakuriq teksa përçudnohen janë përtej çdo imagjinate. 

Fotot e tmerrit të përjetuar nga gratë hebreje në Ukrainë, gjatë Luftës II Botërore
Fotot e tmerrit të përjetuar nga gratë hebreje në Ukrainë, gjatë Luftës II Botërore


Janë minorene dhe gra, që pasi dhunohen në grup dhe zhvishen lakuriq, në shumicën e rasteve janë urdhëruar që të gërmojnë varre masive, për t’i groposur më pas për së gjalli. Femrat që shihni në këto foto janë pikërisht disa prej këtyre viktimave, që kanë hapur varrin me duart e tyre për veten dhe për burrat që ua “sharruan” në plumba para syve. Ngjarja ka ndodhur në Ukrainë, ku gjithsej në “Holokaustin e plumbave” gjatë Luftës së Dytë Botërore janë ekzekutuar rreth 1.6 milionë hebrenj (hebrenj europianë, 4.5 milionë në total). 

hol2
Ndërsa në holokaustin e Polonisë dhe Gjermanisë, masakrat janë bërë nëpër dhoma të përqen drimit, përgjithësisht në “Holokaustin e plumbave” që ka ndodhur në Ukrainë, shumica janë qëlluar me plumba dhe janë varrosur aty pranë. Siç e thamë më lart, fillimisht u vranë meshkujt me breshëri dhe më pas femrat, të cilat hapën varret dhe disa prej tyre përfunduan të mbuluara me dhe, teksa merrnin ende frymë…. 

hol4
“Ky holokaust ishte mbajtur i fshehur për vite të tëra që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, por disa dëshmitarë të asaj kohe kanë vendosur më në fund që të thyejnë heshtjen dhe të flasin për këtë qendër vrasëse në Ukrainë”, raporton “Dailymail”.

holo7
Tashmë, 70 vite nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, sekretet e holokaustit në Ukrainë po dalin sheshit, falë punës këmbëngulëse të një prifti katolik francez, i cili ka hulumtuar për një kohë të gjatë këto vrasje makabre. Ai ka zbuluar edhe 2 mijë varre masive të viktimave hebreje, me burra, gra dhe fëmijë.

Kategori
Uncategorized

Parlamenti Shqiptar.1920-2015,histori tradhetish,vrasjesh dhe burgu.

IMG_20150912_121109

 Historia e parlamentit shqiptar në periudha të caktuara ka qenë mjaft i trishtë, përsa i përket fatit të deputetëve anëtarë të tij. Nga viti 1920 deri në 2015, fati s’ka qenë me shumë deputetë, pasi 37 prej tyre janë vrarë në rrethana të ndryshme.

Duke filluar me Esat Pashë Toptanin e vrarë në Paris mga Avni Rustemi, ndërkohë që ky i fundit së bashku me Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Hasan Prishtinën vriten nga Ahmet Zogu në kohë të ndryshme. Të gjithë deputetë, madje dhe ministra në qeveritë shqiptare të pas vitit 1920. Por me e keqja për Kuvendin shqiptar nëse mund të quhet i tillë në atë periudhë, vjen pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri më 1945.

 Kështu, 68 vjet më parë më 10 tetor 1947, ora 03.00 pas mesnate, i ngarkuari me cilësinë e prokurorit, përshkoi rrugën deri në burg e mori në dorëzim të dënuarit me vdekje, të cilët ishin 17 deputetët e opozitës në parlamentin shqiptar, që po atë mëngjes herët u varën në litar dhe u pushkatuan. Ndërkohë, 12 të tjerë u dënuan nga burgim të përjetshëm deri me 15 vite burg. Ndërsa të tjerët janë dënuar me vrasje në vitet e mëvonshme në atë kohë si grupe antiparti, duke filluar nga Mehmet Shehu e Nako Spiru që u vetëvranë dhe vijuar me Beqir Ballukun, Kadri Hazbiun etj., pa harruar vrasjen e Bardhok Bibës që shërbeu për terror komunist në Mirditë për vite e vite me radhë.

Por situata nuk u stabilizua as pas viteve 1900 kur u vendos demokracia në vend, teksa 8 vite më vonë vritet para selisë së PD lideri i dhjetorit Azem Hajdari, ndërsa vite më vonë vritet dhe deputeti i PS Fatmir Xhindi. Ndërsa të arrestuar ndër vite kanë qenë 27 të tillë, që kanë kaluar në burgje nga dënimi i përjetshëm në diktaturën e Enver Hoxhës, deri në burgime më të shkurtra në atë kohë por dhe në vendosjen e demokracisë, duke filluar nga ish-kreu i PS e ish-kryeministri Fatos Nano i dënuar për shpërdorim detyre dhe abuzim me ndihmat e dhëna nga Italia, Gafurr Mazreku për plagosjen e Azme Hajdarit në Kuvend më 1997, e deri tek Tom Doshi, Mark Frroku e Armando Prenga.

Nga ana tjetër pas viteve ’90 heqja e imunitetit me sa duket ka prekur shumë nga deputetët e të gjithë krahëve të politikës, duke filluar nga Fatos Nano që dhe u dënua me 12 vite burg dhe vazhduar me ish-kreun e PD, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha për organizim kryengritje të armatosur e përmbysje të rendit kushtetuese, vijuar me kreun aktual të Kuvendit që iu hoq imuniteti për prishje të rendit kushtetues, organizim proteste, korrupsion por çështja u pezullua për mungesë provash, ish-kreu i Kuvendit Pjetër Abnori për ngjarjet e 14 shtatorit, po akuza u pushua nga prokuroria, si dhe Leonard Demi, Vili Minaroli, Shaban Memia e Jemin Gjana për ngjarjet e 14 shtatorit, ku akuza u pushua nga prokuroria.

Po dhe Nikoll Lesi për nxjerrje të sekretit shtetëror. Ndërkohë dhe kreut të PD Lulzim Basha iu hoq imuniteti për abuzim me detyrën korrupsion, po çështja u pezullua për kalim afati, e njëjta për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për abuzim me detyrën e korrupsion, çështja u pezullua për kalim afati.

Por imuniteti është hequr dhe për deputetët Prifti, Harasani, Doshi, Balla, Baraj por që janë pushuar. Ndërkohë që kanë dorëzuar mandatin deputeti Arben Ndoka i PS, për t’i hapur rrugë hetimit, si dhe i është hequr mandati deputetit Ilir Beqja, por janë pa imunitet janë dhe deputetët Tom Doshi, Mark Frroku e Armando Prenga, duke arritur numrin e 26 deputetëve të cilëve iu është hequr imuniteti. Çka tregon qartë se historia e Kuvendit shqiptar ka qenë e dhunshme ndër vite. M.Nikaj
 
 
Kryeministrat
 
Mehmet
Shehu dhe
Nano VIPA
e viktima
 
Në historikun e Parlamentit shqiptar deputetët e vrarë dhe të dënuar kanë qenë dhe ish-kryeministrat në kohë të ndryshme. Kështu, viktima më e madhe e komunizmit, pavarësisht se cilësohej si i vetëvrarë ka qenë ish-kryeministri më jetëgjatë në Shqipëri, Mehmet Shehu. Ndërkohë që ai është pasuar nga ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Socialiste Fatos Nano, i cili u dënua pas viteve ’90 me 12 vite burg nga Sali Berisha, nën akuzën e abuzimit me pushtetin dhe me ndihmat e dhëna nga Italia, ndërsa 5 vite me vonë Nano mori pafajësinë, si dhe postin e kryeministrit.
 
 
Fati i deputetëve shqiptarë për periudhën  1920-2015
 
Deputetët e vrarë, 1920-1945
 
Viti 1920
Vritet Esat Toptani
 
Viti 1924
Vritet Avni Rustemi
Vritet Bajram Curri
 
Viti 1925
Vritet Luigj Gurakuqi
 
Viti 1933
Vritet Hasan Prishtina
 
 
Vitet 1945-1990
 
Viti 1947
Grupi i deputeteve
Shefqet Beja (me varje në litar)
Riza Alizoti (me varje në litar)
Sulo Klosi (me varje në litar)
Selaudin Toto (me varje në litar)
Sheh Ibrahim Karbunara
Paolo Saggioti
Agathokli Xhitoni
Mehmet Prishtina
Abdul Kokoshi
Beqir Çela
Salim Kokalari (me varje në litar)
Tefik Deliallisi
Irfan Majuni (me varje në litar)
Pertef Karagjozi
Enver Sazani (me varje në litar)
Hysen Shehu
Islam Radovicka pushkatim
 
Me heqje lirie të përjetshme u dënuan:
Foto Bala
Ramazan Tabaku
Rram Marku
Gjovalin Vlashi
 
Me nga 20 vjet heqje lirie u dënuan:
Shefki Minarolli
Rustem Sharra
Xhevat Xhafa
 
Me 15 vjet heqje lirie u dënua:
Sulo Konjari Burg
Zef Haxhija  burg
Kostandin Boshnjaku burg
Kadri Haziz Hoxha burg
Arif Gjyli  burg
 
Nako Spiru vetëvritet
Dali Ndreu pushkatim
Liri Gega pushkatim
Liri Belishova burg
 
Viti 1949
Mark Gjomarku vritet
Bardhok Biba vritet
 
Viti 1974
Beqir Balluku pushkatim
Petrit Dume pushkatim
Hito Çako pushkatim
Rahman Parllaku burg
 
Viti 1977
Abdyl Kellezi pushkatim
Koço Theodhosi pushkatim
Kiço Ngjela burg
Fadil Pacrami burg
Todi Lubonja Burg
 
Viti 1982
Mehmet Shehu Vetëvritet
Kadri Hazbiu pushkatim
Feqor Shehu pushkatim
Nesti Nase burg
Mihallaç Ziçishti burg
Fiqiret Shehu burg
 
 
Deputetët që iu është hequr imuniteti apo mandati
 
Viti 1990-2015
 
Viti 1992
Fatos Nano PS
Ilir Meta PS
 
Viti 1994
Arben Lika PD
 
Viti 1997
Gafurr Mazrreku PS
 
Viti 1998
Sali Berisha PD
Pjeter Abnori PD
Leonard Demi PD
Vili Minarroli PD
Shaban Memia PD
Jemin Gjana PD


Viti 2004
Nikoll Lesi Pavarur
 
Viti 2007
Lulzim Basha PD
 
Viti 2008
Fatmir Mediu PR
Hajrulla Paturri PR
Andis Harasani PS
Nikollaq Neranxi LSI
 
Viti 2011
Ilir Beqja PS mandati
Dritan Prifti LSI
 
Viti 2012
Tom Doshi PS
Taulant Balla PS
Besnik Baraj PS
 
Viti 2015
Tom Doshi PS
Mark Frroku PKDSH
Armando Prenga PS
Arben Ndoka PS(dorëzoi mandatin)
 
Viti 1998
Azem Hajdari PD i vrarë
 
Viti 2009

Fatmir Xhindi PS i vrare

Kategori
Uncategorized

KRYETARE BIZNESMENE.

Nga: MIMOZA KOÇIU*
Mua me zor nuk më mori njeri në punë. Kisha trefi shin e pagës aty ku isha dhe erdha këtu me një ideal, për të thënë që ky vend bëhet”, tha të shtunën Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, në një dalje publike para mediave. Fatkeqësisht, ky shpërthim idealizmi i kontrastoi fort me arrogancën e tonit, gjestikulacionin e tepruar dhe pamjen prej aksionisteje socialiste që nuk ka kohë as të kurojë pamjen e vet. Pa paragjykuar aspak “idealin” e drejtoreshës, operacioni kundër informalitetit është një aksion i domosdoshëm, edhe pse me dy vjet vonesë. Ndërsa “sakrifica” e saj dhe e shumë kolegëve të saj në politikë, që si profesionistë a biznesmenë të provuar, vendosën t’i përkushtohen “idealit” të së ardhmes së këtij vendi, më nëpërmendi dorëheqjen para një viti të një deputeti konservator, nënsekretari i Jashtëm në Britaninë e Madhe, Mark Simmonds. Dorëheqja bëri bujë për arsyen e shpallur të deputetit: paga prej afro 90 mijë sterlinash në vit, nuk i mjaftonte që të mbante familjen në një qytet si Londra. Debati vazhdoi me përllogaritjet e vetë konservatorëve anglezë, sipas të cilëve, për të hyrë në parlament shpenzimet e fushatës së një kandidati shkonin në rreth 35 mijë sterlina dhe se si humbësit ngeleshin me një vrimë të madhe në xhep.
Pa pretenduar krahasim me vendin e Manja Kartës, për shkak të distancës me vite dritë që në kulturën politike, nuk mund të mos parafytyrosh edhe distancën pasurore me politikanët tanë, të vënë teksa mbajnë poste publike. Edhe ata na e mbushin mendjen t’i votojmë se artikulohen si idealistë race, e sidomos kërkojnë më shumë se një mundësi për të përmbushur idealet e ëndërruara. Se përse u duhet më shumë se një mundësi, mjafton të shohësh shifrat e tyre pasurore në një memo konfidenciale të OSBE-së, që rrodhi të premten e kaluar në media, mbi politikanët e lartë dhe deputetët biznesmenë të kësaj legjislature.
A ishin surprizë ato që shkruheshin në atë dokument zyre të para një viti, me burime të hapura? Shumica e tyre qarkullojnë lirshëm në korridoret e politikës e medias, madje edhe në tryezat e kafeve të shoferëve e shoqëruesve të tyre. Madje, duhet thënë se burimet e memos së OSBE-së ishin të varfra në raport me sasinë e informacionit, që në shumicën e rasteve, protagonistët e qarkullojnë vetë për njëri-tjetrin si pjesë e luftës për influencë politike a ekonomike.
Por të përthithur siç jemi prej muajsh tashmë nga tema e dekriminalizimit, që për momentin duket ka në fokus personat me rekorde kriminale që mbajnë poste të larta publike e vendimmarrëse, kemi ngelur duke numëruar firot që po pëson mazhoranca, sidomos grupi parlamentar i Partisë Socialiste, nga individët me të kaluar të errët. Justifikimi i deritanishëm se elementë të fortë i duheshin Edi Ramës për të “ruajtur” votat dhe ardhur në pushtet, përveç skepticizmit të shëndetshëm, se janë ca si shumë të fortë si në parlament, ashtu edhe në listat e pritjes së Rilindjes, i shtohet vërtetimi i aludimeve të deritanishme, përmes shifrave që përmenden në memon e OSBE-së. Aty flitet për udhëheqës politikë e deputetë, që kanë pasuri me shumë zero edhe për t’u numëruar. 500 mijë euro, 800 mijë euro, 5 milionë euro, 15 milionë euro, 30 milionë euro, 50 milionë euro, 100 milionë euro dhe 200 milionë euro, që shkruhet se është pasuria e kryeministrit Rama.
Ato shifra, janë vërtet marramendëse për një vend kaq të vogël e të varfër, që edhe me këtë ekonomi të deformuar tregu, mbeten të pajustifikueshme. Dokumenti jep shembuj se deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, e kanë blerë me shuma të frikshme mandatin që kanë.
Ato shifra janë ilustrimi më i mirë se përse janë shtuar kaq shumë biznesmenët në parlamentin e Shqipërisë dhe se si shtohen pandalur të ardhurat e atyre që kanë vetëm poste publike, pa qenë biznesmenë formalë.
Konkluzioni duket i thjeshtë, jo aq i panjohur, por i konfirmuar nga ai dokument i prodhuar në zyra ndërkombëtare: postet publike në këtë vend janë nxjerrë në shitje dhe, duke pasur parasysh praninë e personazheve të tillë, që pikë të fortë në jetëshkrim kanë milionat në euro, si në parlament, qeverisjen vendore e atë qendrore, kupton fare lehtë se klientë të kujt janë. E tingëllon jo thjesht cinik, por makabër patosi televiziv për luftë kundër korrupsionit, apo siç është trendi më i fundit, kundër evazionit apo vjedhjes, për të huazuar kryeministrin. Pa dyshim që, politikanët tanë kanë një kurajë shumë të madhe, për të shkelur mbi veten, e vënë maskën e moralistit, teksa janë autorët e një situatë të tillë.
Pyetja që nuk duhet të tingëllojë absurde për realitetin tonë është: përse një njeri me probleme me drejtësinë, të shlyera ose jo, qenka i papranueshëm, ndërsa ai që bën pazar me të, duke i ofruar një vend deputeti, kryetari a drejtori kundrejt pagesës, qenka burrë më i mirë? Duke u krahasuar nivelin formal të edukimit, i bie që i dyti, ai që ia shet ofruesit më të mirë vullnetin e qytetarëve që i besojnë, është më i keqi, sepse kryen korrupsion të pastër politik. Dhe, për më tepër, mbetet më i rrezikshmi, sepse ai ka në dorë fuqinë vendimmarrëse dhe vullnetin politik për të ndryshuar një situatë, që vetë e ndihmon veç të lulëzojë. Dhe nuk e kanë fare problem që të shtojnë pa kurrfarë mase qoftë edhe thjesht njerëzore, të tillë “klientë”, që nuk arrijnë as të artikulojnë një mendim, edhe kur ky u parapërgatitet me shkrim. Mjaft që të enjten parlamentare të ngrenë kartonin siç u kërkohet, ose për postet e tjera, të firmosin pa hezituar atë që u është urdhëruar.
“Transparency International”, organizata që mat nivelin e korrupsionit në botë e që na renditi vitin e fundit në vendin e 110-të, nga 175 vende të monitoruara, e përcakton korrupsionin si “një nga sfidat më të mëdha të botës moderne. Korrupsioni minon qeverisjen e mirë, deformon thellësisht politikat publike, çon në mosndarjen e burimeve të të ardhurave, dëmton sektorin privat e zhvillimin e tij dhe dëmton sidomos të varfrit”.
Ky definicion duket si i hartuar duke pasur parasysh këtë vend, ku postet publike, aty ku projektohet e ardhmja e vendit, me sa duket janë kthyer në biznes fitimprurës. Me këtë panoramë, sa besim mund të kihet te ky sistem, te këta vendimmarrës? Pyetja është retorike, por e vlefshme vetëm për zhgënjimin e radhës të profesionistëve që punojnë fort, në mënyrë të pavarur apo në sektorin privat, e që këto lloj shifrash pasurore mund t’i lexojnë vetëm nëpër dokumente të tilla, duke u përpjekur mundimshëm të mos çuditen, se si posti publik mund të shpërdorohet në këtë masë, kaq hapur e kaq paturpësisht, pa të hyrë gjemb në këmbë.

Kategori
Uncategorized

Shqiperia deshton ne luften ndaj trafikimit te qenieve njerezore.

Trafikimi i qenieve njerezore ne Shqiperi vijon te jete ne nivele te larta.
Sipas raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit te publikuar kete muaj, korrupsioni ne radhet e policise e ben te pamundur luftimin e ketij fenomeni që mbetet shqetesues ne vendin tone.
Po jo veten kaq. Ne raport theksohet se bashkëfajësia zyrtare në krimet trafikuese mbetet një shqetësim i konsiderueshëm. Dhe ketu, raporti i DASH i refetohet një anëtari te Parlamentit  shqiptar i denuar me pare per trafikimin e qenieve njerezore.
Me konkretisht ne raport thuhet: korrupsioni ndër forcat e policisë dhe përfaqësimi në instancat më të larta të shtetit shqiptar, si parlamenti, i qytetarëve nga persona me precedentë kriminalë që lidhen me trafikimin e cenojnë besimin se përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes strukturave të saj për të luftuar fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore janë substanciale.
Referuar raporteve te viteve 2013, 2014, 2015 qeveria shqiptare nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit.
Nje tjeter shqetesim qe ngrihet ne buletimin e muajit korrik mga APPA, eshte edhe radikalizmi fetar. Rreth 150 shqiptarë i jane bashkuar ISIS qe nga 2012.
Në një studim të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, vihet në dukje mungesa e përgatitjes të shtetit shqiptar dhe të segmenteve të tjera të shoqërisë për t’u përballur me këtë fenomen dhe për të gjetur përgjigjet e duhura ndaj tij.
Perdorimi i dhune s ndaj qytetaret  nga organet ligjzbatuaese eshte nje tjeter problem. Pasi  kjo provokon ndjenja hakmarrje ndaj tyre dhe lehtëson mundësinë e mbështetjen së grupeve të ekstremizmit të dhunshëm. Prandaj është e nevojshme që personeli i këtyre agjencive ligjzbatuese të marrë trajnimin e nevojshëm për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe parandalimin e situatave të tilla thuhet ne buletin.
Kategori
Uncategorized

koha e spiuneve.

images

Rastësia e takimit me një punonjës policie, më ka dhënë një mesazh të frikshëm, por edhe të habitshëm, sa e kam dëgjuar me shumë vëmendje bisedën me te.
“Sapo u ndava nga një qytetar, tha ai, për shkak të njohjes që kam me të – dhe më hutoi me fjalët që më tha. Ai ishte nja 70 vjeç dhe me një nxitim dhe shqetësim më kërkoi ta dëgjoja, vazhdonte të fliste me një lloj çudie polici i shtetit, duke shtuar se çfarë i kishte thënë qytetari. Dëgjo, më tha qytetari, aty te kthesa e filan ndërtese, një qytetar (më tha edhe emrin) po prish një mur se kushedi se çfarë do të ndërtojë, ndaj shko dhe pezulloje. Po gjithashtu, vazhdoi me një lloj egërsie qytetari i moshuar, edhe në rrugicën tjetër një qytetar po hap një dritare, ndërsa në afërsi tek tregu fshatar, më duket se një tjetër po suvaton shtëpinë nga jashtë. Dhe të gjithë i ke nga ata të Saliut ndaj merrjua shpirtin”. U habita pa masë, kur qytetari më tha se “po nuk vajte ti, do të shkoj unë tek drejtori i policisë. Nuk u ndjeva mirë për zellin e një qytetari që më solli ndërmend një kohë që edhe unë si polic e kam urryer simptomat e tij po na rikthehen si pa dashur, pikërisht nga njerëz të tillë që e ushqyen me këtë lloj mënyre sjelljeje, që mund të jetë gjithçka, por shërbim ndaj shtetit nuk është, aq më tepër në një sistem demokratik”.
Ky ishte rrëfimi i policit që kishte një mërzitje të madhe për faktin se nuk i pëlqeu kjo lloj sjelljeje qytetare që troç do të thotë spiunllëk pa para si në kohën e diktaturës, që sot përkthehet në raportim. E qetësova punonjësin e policisë me mendjen se më kishte dhënë një mesazh të madh me tregimin e tij se në Shqipëri “nuk kemi parë gjë akoma” siç e ka thënë Kryeministri ynë Edi Rama. I thashë të gjorit polic se ka edhe më të mëdhaja nga këto që rrëfeve ti, i thashë unë me qetësi dhe u ndamë si miq, por në mendje m’u kujtuan shumë e shumë raste të tilla, por jo vetëm për ndërtime të këtij niveli që janë të rëndomta dhe që nuk prishin asnjë punë shtetit, por janë investime të lehta qytetare në shërbim të familjes. Ndërsa për ndërtimet pa leje në tokën e privatëve që u është hapur drita jeshile për legalizime, as Kryeministri, as drejtori i ALUIZN-it, as edhe ndonjë ministër, pale kryebashkiak nuk po e sheh të udhës për të ndalur paligjshmërinë, pale më pas kur flitet për pallatet shumëkatëshe që ende vazhdojnë dhe investitorët mund të shkelin çdo kondicion, por që askush nuk i penalizon, se ato janë të miqve të pushtetarëve të sotëm.
Nëse një qytetar do të duhej të shkonte e të merrte leje për një restaurim të thjeshtë, do t’i mërzitej puna kaq shumë sa ai do të mallkonte veten që nisi këtë punë. Jo se nuk ta japin, por do bëhen aq shumë letra dhe do të hedhin firmë kaq shumë njerëz sa qytetarit do t’i duhen një shumë e madhe lekësh, që mund t’ia kalojë parave që do të duhen për restaurimin. Po çfarë është ky fenomen që po na duket sikur bëjmë shtet dhe po bëjmë diktaturë, po na rikthehen ata spiunët e lagjeve, të cepave të pallateve, të atyre që të nxinin jetën dhe që për një fjalë goje përfundoje në agjitacion e propagandë.
Në një kohë kur shteti ynë ka kaq shumë probleme të mëdha me trafikantët e drogës dhe me avionët e transportit të hashashit, shteti nuk u shqetësoka për këtë, se duket që e drejton vetë, por na u merrka me një dritare apo një mur që restauron një qytetar. Është një marramendje e çuditshme që lidhet me sjelljen e një kryeministri apo një kryebashkiaku, të një ministri apo drejtori policie. Në sinkron, këta shtetarë po kërkojnë t’i “hedhin trutë e gomarit”, si thuhet fjala popullit, ashtu si bëri diktatori i 45 viteve të sistemit komunist.
Ndoshta është për t’u rrëfyer ajo fabula, kur një kryebashkiak i ri i tha kafshëve të pyllit se, pylli ku ata kishin lindur dhe strehuar do të prishej dhe në mes të këtyre kafshëve hyri një shqetësim i madh. Vajti luani, vajti elefanti, vajti tigri, vajti ariu, që të ankoheshin tek kryebashkiaku që donte të bënte këtë punë, por asnjëri nuk arriti ta bindte kryetarin të hiqte dorë nga vendimi. Më në fund vajti edhe gomari që i bëri për të qeshur të gjithë dhe çuditërisht u kthye me sukses se kishte marrë aprovimin se pylli nuk do të prishej. E pyetën gomarin se si mundi ta arrinte këtë gjë. Ai u përgjegj “po aty ishin të gjithë shokët e mi dhe ne merremi vesh mes nesh me gjuhën tonë”. Nuk ka nevojë për komente.
Ajo që po shihet tashmë rrugëve të qyteteve shqiptare janë tatimorët që kanë piketuar gjobat për lokalet e demokratëve kohë pas kohe dhe që me blloqe në duar pa asnjë arsye fillojnë kontrollet dhe menjëherë presin gjobat pa pyetur se për çfarë dhe pa folur as me pronarin e lokalit apo të dyqanit. Ka një lloj planifikimi të qartë për të gjobitur këdo që në listat e tatimorëve janë të piketuar si mbështetës të opozitës. Bile lidhjet telefonike me shefat e gjobave për të marrë udhëzime para një rasti, janë tashmë kërkesa që po bie në sy të qytetarëve që heshtin se do gjejnë belanë.
Ndërtimet pa leje të punonjësv të bashkisë apo të të fortëve në çdo qytet janë të paprekshme dhe as që mund të shkohet nëpërmend të vihen gjoba për mosprerjen e faturave tatimore. Kontrolle bëhen kudo, por gjoba vendosen aty ku janë emrat e shënuara më parë nga shefat që flasin në emër të informalitet dhe bëjnë informalitet në emër të shtetit.
Kryeministri flet për ujin e pijshëm, por në Elbasan atë nuk e paguajnë ose e paguajnë sa një çezmë shhtëpie edhe lokalet me pishina dhe për çudinë më të madhe, drejtori i Ujësjellësit në Elbasan është një i tillë që ka një kompleks pishinash, ashtu siç ka qenë edhe ish-drejtori i këtij ujësjellësi, siç të thonë miqtë e tyre si për të treguar se kush guxon të shkojë tek ata, pale t’u vendosë gjoba. Si duhet kuptuar kjo si shtet apo shteti i të fortëve që s’të çon në diktaturë?
Gjithçka po bëhet me dy standarde dhe me sjellje harbute për të bërë shtetin si në diktaturë, se këtë e mbështet dhe e filozofon Kryeministri që nuk dihet e paguan taksën e shtëpisë së tij, nuk dihet se sa është fatura për pagesën e ujit të pijshëm apo të energjisë elektrike, i shkon apo nuk i shkon fatura Kryeministrit për të gjitha shërbimet që bëhen në shtëpinë e tij. Nuk po flasim për paratë se ku i gjeti Kryeministri që në deklarimin e pasurisë së tij ka vetëm 3 mijë euro. Kuptohet që jo. Po ministrat e këtij Kryeministri a kanë deklaruar pasuritë e vërteta, po miqtë që e sponsporizojnë Kryeministrin?
A nuk vepronin kështu anëtarët e byrosë politike dhe ministrat e qeverisjes së diktaturës që po imiton Kryeministri aktual i shqiptarëve?

Pirro GUREMANI

Kategori
Uncategorized

Letra e Mitrush Kutelit per te shoqen.

Burim: Letra e Mitrush Kutelit per te shoqen.

Kategori
Uncategorized

Letra e Mitrush Kutelit per te shoqen.

E dashur Efterpi,
Këtë letrë, që është, ndofta, e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mund. Sot nuk e kam dorën të sigurtë, më dridhet. Ti s’je këtu. Ke shkuar me Pandin në Rrushkull për të parë Poliksenin dhe Atalantën. Të nxita më shumë unë. Nga brenga, nga malli. Jam vetëm në shtëpi. Doruntina ka shkuar të lozë me vajzat e Bajramit.
Mendjen e kam të turbullt nga pagjumësia, nga ëndrrat e këqia. Sikur më ndiqnin gjermanët, që të më varnin. Iknja me vrap, hynja në gropa e puse, dilnja prapë. Ata më ndiqnin. Ment më kapnin. Iknja përsëri. Në një çast u gjende edhe ti pranë meje. Dhe iknim. Pastaj u ndamë. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerëzit tanë. Prapë gropa, puse, gremina. Sikur isha në Berat, nën Kala. Në një sterrë të Kalasë, pranë Kishës. Më tej, në Fier. Kisha shpëtuar nga ndjekjet dhe kërkonja ndonjë shtëpi për t’u fshehur.
Isha i zbathur, i zveshur. Dikush më thirri: “Qëndro, Dhimitri! Të zumë”. Më rrethuan, më zunë dhe po më shpinin të më vrisnin. Unë qeshnja. Kisha qef të më vrisnin… Dhe ja, u gjenda në burg. Shumë njerëz. Midis tyre Sofo Çomorra, që ka vdekur. Më shikonte me dhembje. “Si u bë kështu, o Pasko? Ç’ke bërë?” –“S’di”. –“Shiko këtu”. Dhe më dha ca shkresa të shkruara bukur: një akt akuzë dhe ca lidhje të tjera. Më quanin bejtexhi. Më thoshin se kisha bërë një vjershë për glyrën me rima italiane. Pashë Andrean. I ardhi keq. U vendos të më vrasin. Prapë u gëzova. –“Fundja, do vdes, thashë. Do të shpëtoj. Do çlodhem. Jeta ime ka qenë shumë e turbullt, e ngatërruar, e mirë dhe e keqe. Sa mirë që mbaroi”. Kur u ngrita, ti po bëheshe gati për në Rrushkull. Kokën e kisha, dhe e kam, të rëndë. Ti shkove më 7 e gjysmë. Pas 5 minutash ardhi Ilua i Sterjos e më solli lajmin: vdiq Thanas Cikuli… Sipas mendjes sime, shpëtoi. E kam zili. Vdekja është prehje e madhe, shkëputje nga dhembjet. Vërtet, edhe nga gazet, por në një kohë, kur njeriu është shumë i sëmurë, i mërzitur, vdekja është shpëtim: nga dhembjet fizike e shpirtërore. Që të dyja janë të rënda. Ti e di sa dhembje të tilla kam pasur në kohën e fundit. Njëra, që ti ma di, është se si pasojë e tyre nuk jam i zoti të punoj, të krioj, të paguaj bukën që më jep shteti për vete e për fëmijët. Unë s’kam qënë e s’dua të jem kurrë parazit. Po ç’të bëj, grua? S’mund. Kokën e kam të turbullt…..
Letrën e nisa për tjetër gjë: të të përsërit porositë e mija të fundit. Më fal se të mërzit. Unë t’i kam thënë kaq herë. Të kam helmuar jetën, sepse edhe mua ma kanë helmuar të tjerët. Dhe s’kam qënë i zoti ta mbaj helmin për vete, siç më takon. Ky qoftë i fundit që po të sjell.
Ne u bashkuam, rrojtmë, dhe bëmë fëmijë në vjete stuhie: burg, urbanizëm, hotel. Po atëhere kisha shëndet dhe i kapërxeva të gjitha. Tani, ti e di… I di ditët e netet e mija. Sëmundjet dhe brengat më brehnë, më hëngërn. Unë e shoh tani vdekjen si një lirim nga dhembjet. Nuk e dua, po nuk e largoj dot. E shoh se afrohet, më çik. Më vjen keq se do t’i le fëmijët të vegjël, pa krah, mbase në vobekësi të madhe, në pamundësi për t’u arritur synimeve. Pensioni im nuk do të mjaftojë. S’kam “vjete shërbimi”. Domosdo, 22 vjet jashtë. Edhe atje kam punuar sa jam shuar, por këtavjete pune nuk peshojnë për efekt pensioni. Fati im i keq, fati i tyre i keq. Ndofta, pas vdekjes, kur të pushojnë pasionet dhe urrejtjet, shteti ynë mund t’ju ndihmojë për hir të punës sime së kaluar: në gazetari dhe letërsi, që në moshë të njomë, dhe sidomos në fushën ekonomike. Një pjesë të shkrimeve të mija-shqip dhe rumanisht- janë aty, në Bibliotekën Kombëtare. Disa njerëz i dinë përpjekjet e mija kundër kapitalit italian, kundër grabitjeve gjermane. Kam punuar pa interes vetiak, bile kundër interesit vetiak. Nuk kam ndjekur kurrë pasurimin tim, sepse ky pasurim mund të bëhej vetëm me dy mjete: me vjedhje (ka njëmijë e një mënyra vjedhjeje dhe unë s’kam përdorur asnjërën) dhe me trathëti, duke u shërbyer të huajve për të grabitur vendin dhe duke marrë para për këtë shërbim. Zgjodha rrugën e kundërt: luftën kundër atyre që donin të grabisnin, atyre që grabisnin. Nuk i ndala dot të tëra, jo se s’desha, jo se kisha interes, po se s’munda. Kaq munda, kaq bëra. Kundër grabitjeve italiane, kundër grabitjeve gjermane, kundër grabitjeve jugosllave. Nuk zgjodha kurrë udhën e rehatit vetiak, udhën e “urtë e butë e lugën plot”. Kam punuar shumë, kam dashur shumë, kam gabuar shumë. Tani jeta shkoi, nuk kthehet dot, nuk ndreqet dot. Të kam treguar se gjermanët do të më varnin përpara bashkisë, kur muarr vesh se kisha sabotuar nxjerrjen e monedhës së re që donin të bënin. Më shpëtoi fati. Nuk do të skuqem kurrë nga turpi as me veprimin tim në ditët e para të çlirimit. Punova si i marrë, luftova kundër grabitjeve jugosllave. Aq më fort nuk mund të skuqem nga turpi për veprimtarinë time praktike-në fushën ekonomike-në Rumani. Edhe atje kundër gjermanëve. Unë kam pasur gjithnjë, si bir i një populli të vogël, një urrejtje të madhe kundër idesë së zezë “popuj mbi popuj” ose “të mëdhenj mbi të vegjël”, por “popuj përkrah popujsh”. Ky parim ka ushqyer në mënyrë të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme, automatikisht, veprimtarinë time. Kam qënë kundër rusëve sepse ata mbajnë nënvete dhe shkombëtarizojnë popuj të tjerë; kundër gjermanëve sepse kanë shfrytëzuar dhe zhdukur popuj të tjerë, kundër anglezëve për të njëjtën arësye. Biri i një populli të vogël nuk mund të bënte ndryshe. Në Rumani kam luftuar, aq sa mund të luftojë një njeri i vogël, kundër shfrytëzimit të kapitalit vëndas dhe të huaj. Këtë qëndrim kam pasur edhe kur isha drejtor banke. Një nga pasojet e para ka qënë një “skedë e zezë” në aparatin gjerman të Vjenës, më 1940-41. Për këtë “skedë të zezë” ardhi e më foli dikush në bankë: “Ç’po bën kështu? Nuk e di ç‘të pret? Pse kundërshton që vëndin e kapitalit çifut ta zerë kapitali mik gjerman?” Unë di një gjë: kapitali s’mund të jetë kurrë mik, po vetëm kapital. Ay ushqehet me fitime, mbahet me fitime, rron për fitime. Dhe fitimet s’kanë kurrë të mbaruar. Njëja kërkon të bëhet dy, dyja katër, katra tetë, mija dhjetë mijë, milioni qindmilion e kështu me radhë. Në dëm të njerëzve, të popujve. Si ish drejtor tri bankash (gjithnjë i varfër) di se fitimi i vjetër nuk ngopet me fitim të ri, siç nuk ngopet deti me ujë.
Do të më njohë dhe do të më kuptojë dikush, të paktën pas vdekjes? Nuk di. Desha të më kuptonte dhe njihte jo për nder e lavdi, po që fëmijët e mij-të cilëve u le trashëgim punën dhe ëndrat e mijatë mos vuajnë për bukë sa janë të vegjël, të ndjekin studimet dhe të gjejnë udhën e tyre në jetë.
Jam i sigurtë se po të vlerësohej në këtë drejtim puna dhe përpjekjet e mija në të kaluarën, fëmijët nuk do të vuanin.
Nisa të të shkruaj një letrë të shkurtër lamtumire, dhe u nxeva-ndonse më buçasin veshët e më dhemb koka prapadhe shiko se ku arrita.
Dëgjo!
Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më priten këmbët, më mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaçe. Netet i kam skëterrë, siç e di vetë. Këto të gjitha thonë se nuk e kam të gjatë. Pra, mos u hidhëro se po të porosit edhe një herë.
1. Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret.
Vdekja është një ngjarje që i takon atij që vdes dhe shtëpisë së tij. Pse ta dijë bota? S’dua!
Nuk do të lajmëroni, para varrimit, asnjeri, me përjashtim të pesë a gjashtë njerëzve më të afërmë për të bërë formalitet e varrimit dhe varrimin. Kaq!
S’kam qef të mërzit njeri. Sikush ka hallet e veta.
2. Dikur kisha dashur të varrosesha në Pogradec, pranë babajt e nënës ose lart në gështenjat, në Shën e Djelë. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi është një ngatërresë. Varrosmëni këtu, në Tiranë. Gjith Shqipëri është! Nuk dua asnjë shkrim mbi varr. Vetëm një kryq, si babaj, gjyshi, stërgjyshi.
3……………………..
4. Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje.
Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëhere kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeli kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike-ajo fizikë; ay, mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar, -dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesjon kryesor. Profesionismi në letërsi, në vëndin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Tereni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjerprinjtë. Të vrasin shokët, se ju bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ja u le atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do të lexojë shënimet e parealizuara, do t’i përpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.
Askush të mos më prekë dorëshkrimet para se të më rritet djali! I vini në arkë, i mbyllni!
Polikseni dhe Atalantë! Pandeli dhe Doruntinë! Të doni njëri tjetrin, të ndihmoni njëri tjetrin, të duroni njëri tjetrin! Mos vini re vogëlsirat, mos u grindni për vogëlsira, për asgjë. Hithni tutje inatin, se ay është burim i shumë të këqijave. Përpiqi të mos ju rritet mëndja. Inati dhe mendjemadhësia na kanë bërë dëme të mëdha. Na prishnë. Zemra juaj të mos njohë urrejtjen, grindjen, mërinë. Urtësi, butësi, zemërgjërësi! Hapni sytë për çdo hap që bëni në jetë. Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap. Pastaj vinë greminat. Kur t’ju vijë koha, martohuni. Të dëgjoni zërin e zemrës, po edhe të arësyes. Shpesh, zemra të shpje në udhë të gabuar, në qoftë se nuk e drejton arësyeja. Mos i kërkoni shumë jetës, sepse jeta është koprace në mirësi. Mos ëndëroni ato që nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mëngjezit, që sjell mëndjemadhësinë. Do t’i kërkoni jetës aq sa mund t’ju japë.
Ta doni dhe nderoni mamanë, se ka qënë trime në jetë, ka vojtur shumë. Të dy kemi vojtur. Embëlsojani pak pleqërinë pas kaq tufanesh. Ajo ka grumbulluar shumë përvoje nga jeta e hidhur, dhe kjo përvoje mund të jetë e dobishme për ju, që të mos vuani.
Doruntina është më e vogla. Ajo ka nevojë për mjaft vjet ndihme dhe drejtimi. Mos i kurseni ndihmën tuaj, që të mund të prehem i qetë në dhe.
Mos më qani! Mbahuni! Unë e rrojta jetën, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin të tjerët kur qani. Më dëgjoni? Lotët janë të kotë. Kush vdes nuk ngjallet. Unë asqë dua të ngjallem, asqë dua ta filloj jetën përsëri. Mjaft! Këtë porosi mos e shkelni.
5. Efterpi, më fal për këtë mërzitje të fundit! Mbahu dhe jepu zemër fëmijëve. Bëj siç të porosita. Mos ndrysho asgjë. Nuk dua njerëz në varrimin tim. Më të shumtit vinë për sehir, për formë. Unë i kam urryer ngahera varrimet e bujëshme, me kallaballëk. Edhe disa fjalë: kuptohet se nuk do të lajmërosh as njerëzit e tu, këtu ose në Korçë, me përjashtim të Foqit dhe Nestit.
Të përqafoj, të lutem të më falësh dhe lamtumirë.
Yti
Dhimitraq
Kategori
Uncategorized

ATA ISHIN KATER.

Nga 31 deputetët biznesmenë të parlamentit shqiptar, të përmendur në raportin konfidencial të OSBE, 4 janë të PD-së, 3 prej të cilëve u janë bërë publik emrat dhe sipas këtij IMG_20150912_121109raporti shumica e kanë ngritur pasurinë e tyre mbi aktivitete të dyshimta apo nga burime po të dyshimta ose të panjohura. Ata dyshohet se janë të përfshirë në trafiqe të paligjshme apo aktivitete të krimit të organizuar.

Astrit VELIAJ /Adresa: Kuvendi i Shqipërisë

astrit veliajkBulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Tiranë
mail: astritveliaj58@hotmail.com
Të dhëna vetjake
Datëlindja: 08.04.1958
Vendlindja: Tiranë
Edukimi:
Universiteti Shtetëror i Tiranës, dega Shkenca Juridike.
Master i nivelit të dytë në Shkenca Administrative.
Në ndjekje të studimeve të Doktoraturës.
Veprimtaria profesionale:
1995-2000: President kompanie në sektorin e ndërtimit.
1990-1995: Aktivitet privat në tregëti, shërbime dhe prodhim.
1980-1990: Administrator në ndërmarrje shtetërore.
2000-2013: President i shoqërisë UFO i njohur si Albania University.
Veprimtaria politike:
2009: Kandidat për deputet në Qarkun e Beratit për Partinë Republikane.
Zgjedhur në:
Legjislatura VIII/
Grupi dhe Komisionet parlamentare: Grupi parlamentar i PD-së.
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, anëtar.
Botime: Artikuj të ndryshëm në gazeta.

Kozma DASHI /Adresa: Kuvendi i Shqipërisë
kozma dashiBulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Tiranë
kozmadashi@gmail.com
Të dhëna vetjake
Datëlindja: 27.07.1953
Vendlindja: Fier
Edukimi:
1968-1972: Shkolla e mesme “Janaq Kilica”, Fier.
1972-1977: Inxhinier Elektroenergjetik, Universiteti i Tiranës.
1982-1984: Kurs pasuniversitar “Automatikë e sistemit energjitik”, Universiteti i Tiranës.
Qershor 1982: Provim pasuniversitar i ” Gjuhës Angleze”.
Mars 1984: Provim pasuniversitar “Teoria e qarqeve elektrike”.
Veprimtaria profesionale:
1977-1984: Inxhinier elektrik në H.E.C, Fierzë.
1984-1987: Inxhinier elekrik T.E.C, Fier.
1987-1990: Inxhinier elektrik, përgjegjës i reparti “Linja n/stacion”, Fier.
1990-1992: Inxhinier elektrik, projektues pranë “Byroja Studimore e Projektimeve”, Fier.
1992-1994: Inxhinier elektrik në ndërmarrjen private “Rilindja”, Fier.
1994-1997: Person fizik “Projektime instalime elektrike”, Fier.
1997-2013: Administrator i firmës “INEL” sh.p.k, Fier.
Zgjedhur në: Legjistalurëv VIII.
Grupi dhe Komisionet parlamentare:  Grupi parlamentar: PD
Komisioni për Veprimtarinë  Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin, anëtar.

Roland KETA /Adresa: Kuvendi i Shqipërisë
Roland KetaBulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Tiranë
rolandketa@hotmail.com
Të dhëna vetjake
Datëlindja: 07.04.1971
Vendlindja: Bulqizë
Edukimi:
1990-1995: Mjekësi e Përgjithshme.
2000-2001: Specializim Kardiologji.
2010-2013: Doktor i Shkencave Mjekësore.
2012-2013: Specializim Kardiolog QSUT.
Veprimtaria profesionale:
1996-2003: Mjek në spitalin e Bulqizës dhe Shef i Poliklinikës së Rrethit Bulqizë.
2001-2003: Mjek Ligjor.
2003-2013: Kryetar i Bashkisë Bulqizë.
Veprimtaria politike:
Anëtar i PD-së nga viti 1991.
2000-2003: Anëtar i Kryesisë së PD-së.
2003-2013: Kryetar i PD-së, Bulqizë.
2003-2013: Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Zgjedhur në: Legjislatura: VIII
Grupi dhe Komisionet parlamentare:
Grupi parlamentar: PD
Komisioni parlamentar: Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, anëtar.

Bedri HOXHA/Adresa: Kuvendi i Shqipërisë
hoxha_b_8052_0Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Tiranë
E-mail: bedrihoxha@hotmail.com
Të dhëna vetjake
Datëlindja: 07.04.1968
Vendlindja: Gur i Bardhë
Edukimi:
Qershor 1989: Diplomuar në kUniversitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, dega mësuesi.
Korrik    2009: Diplomuar në Universitetin “Kristal” Tiranë, dega Drejtësi.
Veprimtaria profesionale:
Shtator 1989-qershor 1992:  Mësues në Gurrë të Madhe, Mat.
Qershor 1992-shtator 1994: Zëvendësdrejtor në shkollën 9-vjeçare, Bejne -Mat.
Shtator 1994-korrik 1997: Specialist në Drejtorinë Arsimore, Mat.
Korrik 1997-shtator 2003: Menaxher në Kompaninë e Ndërtimit “Superbeton-Mati”.
Veprimtaria politike:
Tetor 2003-qershor 2009: Kryetar i Bashkisë Klos -Mat
Zgjedhur në:
Zgjedhur në legjislaturën: VII, VIII
Qarku: Dibër
Grupi dhe Komisionet parlamentare:
Grupi parlamentar: PD

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, anëtar.

Kategori
Uncategorized

QEVERIA E KA FOBI VERIUN DHE TROPOJEN


TIRANE- 

IMG_20150912_121109Deputetja e Partisë Demokratike e Qarkut të Kukësit, Mimoza Hajdarmataj në një intervistë të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare” akuzon ma-zhorancën e majtë se po qeveris me paragjykime krahinore. Sipas saj qeveria me politikat e saj fiskale po penalizon Veriun e në veçanti Tropojën duke mos u akorduar fonde e duke i zhytyr në mjerim ekonomik.
Zonja Hajdarmataj Ju jeni deputetja e parë nga Tropoja në historinë parlamentare. A besojnë tropojanët tek gratë në politikë dhe çfarë do të thotë ky status për ju?
Të qënurit deputete pavarësisht korodinatave gjeografike të prejardhjes është përgjegjësi dhe prestigj sepse ti përfaqëson një trevë të tërë prej mijëra njerëzish. Sigurisht që kësaj përgjegjësie i vishet dhe e veçanta që ti shënohesh si e para femër në Kuvend për të përfaqësuar, mbrojtur dhe për t’i dhënë zë një krahine, që i ka dhënë shumë emër dhe dinjitet historisë së kombi tonë. Tropoja ka nxjerrë kreshnikë, trima të mendjes dhe pushkës, gra dhe burra të urtë e largpamës dhe sigurisht memoria historike e Shqipërisë në liri dhe demokraci lidhet dhe me ideatorin e arritjeve historike, birin e Tropojës, Sali Berishën dhe te pavdekshmin “Tribunin e Lirisë”, Azem Hajdarin. Kam qenë dhe mbetem me një lidhje shumë të fortë me Tropojën, jo vetëm për faktin se kam lindur, jam rritur dhe punuar dhe një pjesë të jetës sime atje, por dhe se karriera ime është përqëndruar në dimensione të ndryshme me jetën e kësaj krahine. Përfshirja në politikë nuk ishte thjesht një ambicie personale por një angazhim dhe detyrim më shumë për të dhënë kontributet dhe rezultatete mia për zhvillimin e Tropojës. Unë nuk i ndaj dot burrat dhe gratë në mbështetjen që më japin pasi Tropoja është një krahine ku të drejtat e të dy gjinive zbatohen dhe respektohen me shumë etikë dhe janë një shembull për t’u ndjekur dhe nga krahinat e tjera. Por unë do të përpiqem edhe më shumë që gratë nënat dhe vajzat e Tropojës të jenë edhe më të integruara dhe me status më solid si në familje ashtu edhe në profesione të ndryshme si në Bajram Curri, edhe në të gjithë Shqipërinë.
Cilat janë problemet që ka sot Tropoja dhe që ju i trajtoni në Kuvend?
Varfëria dhe papunësia, e çfarë është më e keqja mungesa e shpresës, si në të gjithë vendin janë plagët më të rënda sociale, që vuan më shumë Tropoja. Si deputete përpiqem që në çdo mbledhje të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe në seancë plenare të ngrej zërin për mangësitë dhe hallet e shumta të kësaj krahine, të cilat përkojnë dhe me hallet e të gjithë Shqipërisë. Aktualisht bashkia e Tropojës dhe ujësjellësi po përfundojnë zgjidhjen e furnizimit me ujë i cili u bë një gangrenë e madhe për shkak të thatësirës që solli uljen e prurjeve në burimin që furnizonte ujësjellësin. Pati përpjekje dhe punë shumë të madhe nga punonjësit, por çështja mbetet e pazgjidhur pasi menaxhimi i furnizimit me ujë kërkon ndërhyrjen e qeverisë qendore me vendosjen e matësave. Nuk pati asnjë reagim nga qeveria, kryeministri për kërkesat që i bëri kryetari i bashkisë, Besnik Dusha për këtë çështje. Ndërkohë një fenomen shumë i rëndë është pamundësia e qindra familjeve në nevojë dhe pikë të hallit për të paguar faturat apo kamatëvonesat. Dihet që kompensimi është i papërfllshëm dhe shpesh herë një e drejtë e mohuar. Ka një shpërfillje totale dhe arrogancë ne heqjen masive të ndihmës ekonomike duke ulur kështu në maksimum mundësinë për pagesa, shto këtu papunësine e lartë dhe mbytjen e biznesit të vogël që mezi arrijnë të mbajnë familjet si rezultat i taksave të larta dhe gjobave arbitrare. Çdo javë që unë takoj banorë në Bajram Curri përballem me histori dramatike, ku familjeve me të sëmurë, me të moshuar në mjerim total u priten dritat me javë të tëra. Kjo errësirë fizike nuk ka kurrësesi mundësi të vlerësohet si vendosje e shtetit ligjor, sepse shtet ligjor nuk do të thotë të persekutosh të varfrit, por të zbatosh të drejtat dhe ligjin për mundësi punësimi dhe shërbimi dhe në të kundërt për lehtësira për familjet në nevojë.
Do të ketë bashkëpunim mes qeverisë dhe bashkisë për zbatimin e reformës së re territoriale?
Piksëpari nga informacioni që unë kam kjo qeveri me ministrinë e Planifikimit të Territorit e kanë përjashtuar Tropojën dhe disa bashki te Veriut nga projekti ndërkombëtar për rregullimin dhe planifikimin të qendrave në këto bashki. A thua të jetë një shpërfillje e rastësishme politike apo se këto bashki që drejtohen nga të djathtët nuk mund të përbëjnë burim për abuzim dhe korrupsion të këtyre pushtetarëve Përsa i përket bashkëpunimit me ekzekutivin, përgjigja teknike e kësaj çështjeje i përket kryetarit të zgjedhur dhe këshillit bashkiak. Ajo çka mund të them politikisht është se Rama me qeverisjen e tij këta dy vjet ka diskriminuar dhe shpërfillur në mënyrë arbitrare problemet sociale të Tropojës që janë problemet jo vetëm të këtij komuniteti por të gjithë Shqipërisë nga Jugu në Veri. Përshembull marrim rastin e pamundësisë së pagesave të dritave në kohë reale. Ministria përkatëse por dhe qeveria në tërësi po çon drejt flijimit të jetëve kryefamiljarë sepse nuk kanë me çfarë të ushqehen dhe jo më të paguajnë faturat. Para dy ditësh në “Facebook”-un tim kam edituar një video ku jepen imazhet nga shtëpia e një familje tejet të varfër e cila figuron debitore në vlera mbi 3 milion lekë. Kërkesa e tyre për ndihmë është mundësia e shlyerjes me më shumë se 12 këste, përndryshe ata do ta harrojnë se si ndriçon llampa në shtëpinë e tyre. A thua po kërkojnë shumë nga qeveria e cila jep 34 mijë lekë ndihmë sociale, por ju kërkon 250 mijë lekë këst mujor? Kjo ka bërë që shumë familje dhe nga fshatrat e Tropojës të marrin rrugën me shumë sakrifica të emigrimit, që Rama e mohon pa ndrojë. Ose në rastin e sektorit të shëndetësisë kur ministri Beqja erdhi në Tropojë dhe pasi bëri show-n e radhës në ekrane me telemjeksinë apo me aparatura moderne dera e dhomës ku janë strehuar nuk është hapur sot e asaj dite e jo t’u kenë ardhur në ndihmë popullatës për ndonjë lehtësi në shërbimin mjekësor atje. Kësaj i thonë të tallesh me hallexhinjtë dhe nevojtarët. Për të kaluar tek një sektor po aq strategjik që është zhvillimi i turizmit. Rama dhe qeveria e kanë përqëndruar të gjithë vëmendjen e kompanive të tyre të interesave klanore në Bregdetin e Jugut dhe nuk kanë investuar asnjë lek në Alpe edhe pse Thethi dhe Valbona janë perlat e turizmit malor të Shqipërisë dhe më tej në Rajon.
Pra ju po thoni se po qeveriset me paragjykime krahinore?
Jam e bindur që ky kryeministër dhe kjo qeveri është pushteti i dhunës mbi bazën e ndasive krahinore, sepse në thelb filozofia e supermacisë dhe e imponimit të mentaliteteve të një komuniteti mbi një tjetër, është në themel të sistemeve dikatoriale. Të gjitha sjelljet e kësaj qeverie me Tropojën dhe Veriun, duke mos lëvruar asnjë fond dhe duke mos parashikuar asnjë projekt në ngritjen e infrastrukturës dhe shërbime publike, kanë vetëm një shpjegim “mllef dhe urrejtje”. Të majtët qysh në gjenezë e kanë patur fobi Veriun dhe për më tepër Tropojën qëndrestare të antikomunizmit.
A keni një qëndrim për dekriminalizimin e Parlamentit dhe vënien në shënjestër në përgjithësi të deputetëve të Veriut nga Rama?
Është një temë që duhet të shqëtësojë çdo shqiptar pavarësisht bindjeve partiake, Kuvendi është institucioni më i rëndësishëm i përfaqësimit të sovranit në një sistem demokratik parlamentar. Duke abstraguar nga fakti i të qënurit deputete, revoltohem që në parlamentin e vendit tim, njerëz me të kaluar kriminale të marrin vendime për interesat e mia si qytetare, familjes dhe fëmijëve të mi apo të gjithë shoqërisë sonë. Është një çështje ku duhet të kontribuojnë të gjithë me mendimet dhe të qënurit aktivë pasi Parlamenti është vendi ku vendoset e tashmja dhe merr rrugë e ardhmja e shoqërisë sonë. Në BE nuk hyhet me krim dhe korrupsion qeveritar, por me shtet dhe ligje, që janë në dobi të qytetarëve. Përsa i përket identitetit të deputetëve, krimi nuk çlirohet nga pesha e tij nëse vjen nga Jugu ose nga Veriu. Të vish në pushtet nëpërmjet të fortëve, e bën këtë se je mbështetës dhe favorizues interesash kriminale të atyre personave dhe jo të vendlindjeve të tyre.

Kategori
Uncategorized

12 Shtatori 1998.

Hysen Arapi

Te nderuar miq! Me 12 Shtator te viti 1998, forcat policore me uniforme ne baze te nje urdheri politik ekzekutuan ne deren e Pd , liderin historik te dhjetorit, prijesin e fitores kunder komunizmit, kryetarin e pare te Pd, Nderin e Kombit, Azem Hajdarin. Operacioni per ekzekutimin e kesaj Legjende ishte i mire organizuar me kohe po te kemi parasysh tentativat e meparshme , numrin e pjesmarresve, vendin ku u krye, kohen e kryerjes , mbulimi gjate terheqjes, dhe kamuflimi i krimit, duke u perdorur jo vetem policia por dhe segmente te tjera te shtetit. Cuditerisht asnje doreheqje, asnje veprim nga strukturat e shtetit, asnje spjegim. Perkundrazi , pati nje ngazellim i cili degjeneroi ne dhune ndaj njerezve te revoltuar nga vrasja e liderit te tyre. Keshtu pas ekzekutimit te Azemit dhe Besim Cerjes, vjen ekzekutimi i Skender Kalenjes me d 13, dhe 3 personave te tjere me 14 ne bulevard dhe prane Bar Kalase ne mbremje , ne kohen kur Qeveria kishte marre arratine nga zemerimi i madh popullor. I shpallur si person i rrezikshem per rendin kushtetues sipas pohimeve te vete zyrtareve te kohes projektimi i vrasjes ishte i tille qe ai kesaj rradhe te mos i shmangej vdekjes dhe bandat me mandat politik ja arriten qellimit. Venia e disa tufave me lule , fjalimet , dhe homazhet jane shume pak per te shlyer nje borxh ndaj Azemit. Borxhi lahet duke rihapur dosjen e vrasjes se tij, kur te shkojne prapa hekurave jo vetem ushtaret por dhe komandantet dhe komisaret qe urdheruan ekzekutimin e tij. Ka qene nje premtim solemn i PD. Le ta beje . Kjo ishte vrasja e shekullit dhe per ta zbuluar e derguar para drejtesise kriminelet me kollare ka gjithmone kohe.
Kategori
Uncategorized

Si u organizua kryengritja antikomuniste e Postribës…

 

Shtatorin e 69 viteve më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend. Rrethi i Shkodrës, kampion i demokracisë të luftës për liri, rreshti i parë në historinë e Shqipërisë kishte filluar organizimin, rezistencën antikomuniste për një kryengritje të madhe popullore
Shtatorin e 69 viteve më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend. Rrethi i Shkodrës, kampion i demokracisë të luftës për liri, rreshti i parë në historinë e Shqipërisë kishte filluar organizimin, rezistencën antikomuniste për një kryengritje të madhe popullore. Në malet e veriut, ku komunizmi nuk kishte shkelur akoma, vazhdonte lufta për liri. Në Kelmend vepronin çetat e Prek Calit, me Ded Lulash Smajlin, Nik Mark Ujkën etj. Në Malësi të Madhe vepronin forcat e Llesh Marashit, Lul Grizhës, Pjetër Gjok Bajraktarit, Caf Smajlit etj., në Kastrat forcat e Nik Gjelosh Gjekës. Në malet e Dukagjinit vepronin forcat e Nik Sokolit, Ndue Palit etj., po kështu në Shllak etj. Në Postribë situata ishte në shpërthim. Filluan të zhvilloheshin mbledhjet e para, me qëllim pjesëmarrjen sa më të gjerë të fshatrave dhe banorëve të qytetit të Shkodrës. Në korrik, një mbledhje u mbajt në shtëpinë e Cin Serreqit. Në Shegaj të Ibros në Postribë, nën drejtimin e Osman Haxhisë, u mblodhën përfaqësuesit kryesorë të fiseve, edhe nga Hoti i Ri. Në këtë takim merrte pjesë edhe përfaqësuesi i njohur i fisit të Kazazëve, Jup Kazazi, i cili kishte një autoritet shumë të madh në Shkodër e fshatrat rreth saj. Forcat nacionaliste të Ndoc Kol Bibës në Iball të Pukës dhe të Mark Gjonmarkaj në Mirditë, u solidarizuan me këtë mbledhje kuvendi nëpërmjet një letre që i dërguan atij. Në kuvend u cilësua data e fillimit të kryengritjes, e cila do të kishte karakter të përgjithshëm, që do të fillonte me çlirimin e të burgosurve politikë në burgjet e Shkodrës e më gjerë. Thirrja e djemve ushtarë, më datë 09.09.1946, nxiti mbledhjen e datës 07.09.1946 në shtëpinë e Abdullah Sahitit në fshatin Kullaj, ku u la që të nesërmen pas dreke të mblidheshin bajraktarët e paria e popullit, rreth 150 vetë në fshatin Kodër Boks në vendin e quajtur Shegat e Ibros. Në mbledhje morën pjesë Osman Haxhia, Abas Sulejmani, Zyber Cafi, Kasem Rragibi, Jenim Zyberi, Selim Raci, Dervish Nuzi, Ismail Duki, Abdullah Sehiti, Jakup Dani, Muho Fetahi, Myrto Dani, Ali Brahimi, Metush Halili, Ram Fazi, Muho Osja, Haxhin e Idriz Tahiri, si dhe 150 kryengritës. Prijësi Osman Haxhia i bindi pjesëmarrësit që kryengritja të fillojë më 09.09.1946. Më datën 07.09.1946 një autoritet tjetër, qytetar shkodran, organizon mbledhjen në kullën e Man Hotit, për të njoftuar shokët për mbledhjen e Postribës.

Organizimi i kryengritjes
Në pritje të datës së caktuar, njerëz të sigurimit komunist kishin depërtuar në radhët e kryengritësve. Më datën 09.09.1946 filloi kryengritja. Asaj i parapriu aksioni i prerjes së telave të ndërlidhjes Shkodër-Tiranë, nga Hamza Trieshti me shokë. Ishte vendosur që grumbullimi i kryengritësve të bëhet në orën 2 të 9 shtatorit në Stom Golem, ku do të bëhet organizimi dhe përgatitja për fillimin e sulmit, sapo të fillonte të zbardhte drita. Kryengritësit synonin që me veprime të shpejta, të koordinuara me forcat e zonave të tjera të Gurit të Zi, të fshatit Oblik, të ndihmuar nga forcat brenda qytetit të krijonin një situatë të pasigurtë për forcat qeveritare. Kryengritës nga Oblika e Anës së Malit dhe Guri i Zi, nuk arritën të kalonin urat. Qyteti nuk ndihmoi kryengritësit, përveç ndonjë përjashtimi, sepse qytetarët nuk arritën të merrnin armët që ishin premtuar deri në orën 24 të natës, mungonte informacioni dhe organizimi. Sulmi u përqendrua në tri drejtime: kundër kazermave të ushtrisë në Rus, kundër burgjeve politike dhe një pjesë tjetër do të sulmonte Degën e Punëve të Brendshme që të paralizonte veprimet e këtij organi. Sulmi filloi, sipas dëshmive të Abdullah Sahitit, dënuar me burgim të përjetshëm në orët e para të mëngjesit. Me tri të shtëna pushke, nisi sulmin mbi kazermat e ushtrisë në Rus. Luftimet në këto kazerma u zhvilluan të ashpra deri në ndeshje trup me trup, sepse një pjesë e kryengritësve nuk kishte armë. Luftimet zgjatën rreth një orë e gjysmë. Nëpër lagjet e qytetit, patriotë si Qazim Rroji, u përpoqën të ngrinin popullin në kryengritje, por organizimi jo i mirë bëri që përkrahja e tij të ishte e vaktë. Deri në atë moment ishin vrarë rreth 12 kryengritës dhe plagosur me dhjetëra të tjerë, por një pjesë e kryengritësve, kishin arritur të depërtonin deri në lagjen “Rus”, te Doganët e rinj.

Nga terrori komunist, 18 burra u pushkatuan pa gjyq, 30 shtëpi të djegura
18 burra u pushkatuan pa gjyq, 30 shtëpi të djegura me çfarë kishin brenda. Në çdo fshat kishte të paktën një të pushkatuar, 10 shtëpi të djegura, çdo burrë i aftë për pushkë arrestohej. Me dhjetëra qenë të pushkatuarit me gjyq

Forcat qeveritare, duke pasur epërsi numerike dhe armatimi, në mbështetje edhe nga forcat e reja të ardhura nga Tirana arritën që nga pozicioni mbrojtës të kalojnë në sulm. Udhëheqësit e kryengritjes Osman Haxhia, Idriz Tahiri, Jakub Dani, etj., qenë shembuj burrërie. Kryengritësit u detyruan të tërhiqeshin. Tërheqja qe e organizuar dhe e thellë. Gjatë tërheqjes mbeti i vrarë Elez Bazi, Nuz Salja. Osman Hyseni plagoset rëndë, lidhet pas një makine dhe tërhiqet zvarrë deri te Ura e Mesit. Në fshatin Krebaj, të bregut të Bunës, bie heroikisht me armë në dorë Rasim Gjyrezi. Filloi terrori i egër komunist. 18 burra u pushkatuan pa gjyq, 30 shtëpi të djegura me çfarë kishin brenda. Në çdo fshat kishte të paktën një të pushkatuar, 10 shtëpi të djegura, çdo burrë i aftë për pushkë arrestohej. Me dhjetëra qenë të pushkatuarit me gjyq. Çdo ditë para popullit vriteshin e torturoheshin me dhjetëra kryengritës. Repartet ndëshkimore komuniste, kalonin nga fshati në fshat dhe pushkatimet, burgosjet, internimet, djegiet, plaçkitjet, torturat s’kishin të mbaruar. Nga viti në vit, për të thyer rezistencën, shpirtin antikomunist e demokrat të postribasve organizoheshin presione të vazhdueshme. Por asgjë nuk i mposhtte postriborët. Ato qëndruan si gjithmonë krenarë e të pamposhtur. Nga viti në vit burgoseshin e internoheshin me dhjetëra postriborë. Uria dhe varfëria bënin kurdinë. Por sa mposhtej mali apo përkulej, aq mposhtej dhe përkulej postribori. Ai priste një ditë që të shpërthente përsëri, më fuqishëm se kurrë shpirti liridashës, demokrat, antikomunist i postriborëve. Në lëvizjet e para demokratike të vitit 1990-1991, ato janë në rreshtat e para të protestuesve. Me qindra e qindra bëhen anëtarë të PD, marrin pjesë në epopenë e 2 prillit 1991, me qindra e mijëra i japin votën PD dhe fitorja erdhi më 1992.

Kategori
Uncategorized

Epirotët nuk ishin grekë, por ilirë. Ja faktet që ata nuk u helenizuan..

 

Epirotët nuk ishin grekë
Thuajse të gjithë autorët e lashtë grekë i kanë konsideruar epirotët popull barbar, ashtu siç kanë konsideruar edhe fqinjët e tjerë të tyre trakë, ilirë, ose dhe më tej, trojanët, fenikasit, persët, egjiptianët, etj. Në këtë mënyrë, ata quanin barbar çdo grup etnik jogrek, pavarësisht nga niveli i kulturës ose shkalla e organizimit shoqëror të tyre. Ky fakt kërkon që fillimisht të bëjmë të qartë se ç’kuptonin grekët e lashtë me fjalën barbar.

Termi ‘barbar’ nuk ndeshet në poemat e Homerit ku del vetëm termi barbarofon ( βαρβαροφώνων), që Homeri 2 e përdor për karianët, aleatët e trojanëve, që flisnin një gjuhë luviane të grupit anatolik perëndimor.

Ndërsa për romakun barbari ishte i aftë për tu akulturuar, për grekun nuk ishte. Fjala barbar hyri në përdorim në greqishten e lashtë, pas luftrave Greko-Persiane, të cilat, duke forcuar unitetin e fiseve të ndryshme greke, bënë që ata të ndjejnë e të theksonin më shumë ndryshimin midis vetes dhe të huajve. Ky ishte një term onomatopeik që theksonte faktin që ata ishin të huaj dhe flisnin një gjuhë të pakuptueshme për grekët. Një grek etnik në lashtësi, po të ishte i pagdhëndur e i pakulturuar për grekët e tjerë ishte një ksenos (ξένος), d.m.th. i huaj3, që sidoqoftë ishte superior ndaj barbarit, që gjithënjë ishte i huaj.
Tukididi nga shekulli V p.e.s. na informon se, në kohën e tij, fise të veçanta, madje në jug të Epirit, në Etolinë greke, si fisi i madh i euritanëve flisnin ende një gjuhë të huaj, në shprehjen e tij, një gjuhë fare të pakuptueshme ( ἀγνωστότατοι δὲ γλῶσσαν) 4 . Lidhur me fisin periferik epirot të amfilokëve, ai na thotë, pa dykuptimësi, se pjesa e fisit epirot që kufizohej me ambrakiotët grekë dhe u lidh me ta mësoi greqisht, duke na lënë të kuptojmë se më parë ata flisnin një gjuhë të tyre kurse pjesa që nuk u bashkua me ambrakiotët mbeti barbare, duke vërtetuar edhe një herë konceptin grek se kush nuk fliste/mësonte greqisht ishte/mbetej barbar.

Në mbështetje të pohimi të Tukididit vjen edhe një njoftim i gjeografit grek të lashtësisë, Skimnosit të Kiosit nga shekulli II p.e.s., i cili, duke folur për amfilokët, që në kohën e tij flisnin greqisht, thotë se mbi ta jetonin barbarë epirotë5.

Edhe Diodor Sikulusi në shekullin I p.e.s. tregon se në botën greke epirotët nuk njiheshin si grekë. Ai ankohet se kur Themistokliu u aratis në Mollosi u mor në mbrojtje nga mbreti mollos Admet, megjithë « tradhëtinë dhe dëmet që i kishte shkaktuar tërë botës greke” (ἀποκαλοῦντες προδότην καὶ λυμεῶνα τῆς ὅλης Ἑλλάδος)6, duke përjashtuar kështu Mollosinë epirote nga bota greke. Edhe kur ai thotë se po ta mbanin në Mollosi Themistokliun “të gjithë grekët do të nisnin luftë” kundër mbretit epirot, lë të kuptohet qartazi se epirotët nuk ishin grekë.

Straboni gjithashtu nuk lë të dyshohet se epirotët, po ashtu si dhe ilirët dhe trakët, ishin fqinjë të grekëve e jo grekë, kur thotë: “Edhe sot akoma, trakët, ilirët dhe epirotët rrojnë në kufi të Greqisë” (οἱ δὲ Θρᾷκες καὶ Ἰλλυριοὶ καὶ Ἠπειρῶται καὶ μέχρι νῦν ἐν πλευραῖς εἰσιν: ἔτι μέντοι μᾶλλον πρότερον ἢ νῦν, ὅπου γε καὶ τῆς ἐν τῷ παρόντι Ἑλλάδος) 7.

Por më parë, në shekullin V, p.e.s., Herodoti, shkruante se mollosët, ishin me prejardhje greke. Besnik i metodës se tij mitologjiko-historike, ai e mbështeste këtë opinion në gjenealogjinë mitike të familjes mbretërore mollose dhe në një thënie se një mollos, i quajtur Alcon, ishte midis atyre që kërkonin dorën e vajzës së Kleistenit8.

Përpjekje janë bërë edhe për të paraqitur si grek orakullin e Dodonës. Por autori i parë grek, Homeri, këtë orakull e quan shkoqur pellazg e jo grek. Një shekull pas tij, edhe Hesiodi e quan lisin e orakullit si “vendin ku rrinin pellazgët” dhe Efori bashkëkohës i Herodotit, në shekullin V p.e.s. na thotë se orakulli i Dodonës ishte themeluar nga pellazgët”9.

Historiani britanik N.G.L. Hammond ka treguar se fillimisht orakulli vizitohej nga fiset veriore, d.m.th., ilire dhe epirote, dhe vetëm nga shekulli VII p.e.s. nga grekët. Edhe ata që banonin rreth tempullit të Dodonës ishin barbarë, thotë Straboni, duke u mbështetur te Homeri dhe, sipas Herodotit priftëreshat e atyshme flisnin një gjuhë të huaj (ἐβαρβάριζε) 10, 11, 12.

Dëshminë më shtrënguese dhe të pakundërshtueshme të identitetit jogrek të epirotëve, faktin që grekët ngritën koloni në Epir, unë po e përmënd të fundit jo pa qëllim: ajo dëshmi, në vetevete, do ta bënte të tepërt paraqitjen e argumenteve të mësipërme.

Ne njohim tre koloni të rëndësishme greke (dorike), të themeluara në bregdetin e Epirit: kolonia greke e Ambrakisë (Ἀμπρακία) e themeluar në shekullin VII p.e.s., mbi një vëndbanim epirot të shekullit IX p.e.s., Butrinti (Bouthrotos) – i themeluar rreth vitit 600 nga kolonistë prej ujdhesës përballë të Korfuzit mbi një vëndbanim të mëparshëm epirot dhe kolonia e Orikumit (Oricum) në gjirin e Vlorës, themeluar po rreth vitit 600 p.e.s. nga korinthianët. Veç këtyre njihen edhe të paktën 4 koloni të vogla greke në territorin e në nënfisit thesprot të kasopëve.

Edhe me anën e një silogjizmi të thjeshtë, çdo njeri, e jo vetem historiani, mund të arrijë në përfundimin se themelimi i kolonive greke në Epir, në vetvete, pa sjellë prova të tjera, mjafton për të vërtetuar se epirotët nuk ishin grekë. Sepse grekët, si dhe çdo popull që ka ngritur koloni, i themelonin ato në vënde të huaj e jo në vendin e tyre.

Megjithatë, fakti që epirotët nuk ishin grekë, në vetvete, nuk provon se ata ishin ilirë e madje as se nuk mund të jenë helenizuar më vonë. Kjo kërkon që tu jepet një përgjigje edhe spekullimeve se ata mund të mos kenë qënë grekë fillimisht, por mund të jenë helenizuar dikur në lashtësi.

Epirotët nuk u helenizuan në Lashtësi

’Helenizimi’ është një koncept tepër i papërshtatshem, që ka hyrë për të përcaktuar ndikimin grek në kulturat dhe jetën e popujve të tjerë. Autorë të ndryshëm me këtë term shpesh kuptojnë gjëra të ndryshme. Koncepti i sotëm i ’helenizimit’ nuk e shikon më atë si një ndikim të njëanshem të kulturës greke mbi të tjerat, por më shumë si një ndërveprim të kulturës greke me kulturat vëndase në të cilin këto të fundit janë vendimtare në procesin e seleksionimit dhe përshtatjes së elementëve kulturorë që përvetësohen13.

Epërsia e njohur kulturore greke bënte të mundur që mënyra e jetesës, zakonet, arti, organizimi shoqëror dhe urbanizimi i vëndeve në të cilat u ngritën këto koloni gjatë tërë bregdetit të Mesdheut e madje edhe në brigjet e detit të Zi, të ndikonin në shkallë të ndryshme në atë proces që sot njihet nën konceptin relativ, të papërcaktuar mirë e të papranuar me bashkëkuptim, të ‘helenizimit’ të popujve dhe vendeve të tjera. Në qoftë se me helenizim do të kuptohej vetëm ky ndikim kulturor grek në Epir si tjetërkund në Europën mesdhetare, Lindjen e Afërme dhe Afrikën e Veriut, atëhere ky ka ndodhur edhe në Epir.

Duke besuar se epirotët u helenizuan dikur në Lashtësi, studiuesit britanikë të Epirit, G. N. Cross14 dhe N.G.L. Hammond, automatikisht kanë pranuar prejardhjen jo greke të tyre. Hammond mendon se zbulimi i mbishkrimeve greqisht të shekullit IV p.e.s. në Epir përbën një provë të helenizimit të epirotëve. Ky argument i Hammondit, bie nën peshën e rëndë të fakteve të shumta se mbishkrimet greke të gjetura në shumë vende të Europes, nga Spanja deri në Rusi, si dhe të Azisë e Afrikës, nuk kanë sjellë as helenizimin as humbjen e identitetit etnik të popujve të atyre vendeve.

Futja e greqishtes në dokumente epirote të shekullit IV ( 370/368) p.e.s., gjithashtu nuk është e papritur edhe përdorimi i saj nga ndonjë mbret apo elita mollose për punë prestigji dhe komunikimi, ishte kushtëzuar jo vetëm nga fakti që në atë shekull, madje dhe shekuj më vonë, greqishtja ishte gjuhë e shkrimit, por ajo ishte pjesë e pandashme e projektit të dinastisë aiakide për të ruajtur lidhjet me Athinën dhe për të rrënjosur në opinion prejardhjen mitike hyjnore të tyre, si element i rëndësishëm legjitimitetit të pretenduar të saj për të sunduar në Epir.

Më vonë edhe latinishtja u bë lingua franca dhe gjuha e Kishës në shumicën e vëndeve të Europës perëndimore për shekuj me radhë; Koperniku dhe Neëton-i i shkruan veprat e tyre latinisht dhe Lajbnici shkroi edhe frengjisht, por kjo nuk preku identitetet etnike të tyre respektivisht gjermano-polake, angleze dhe gjermane të tyre.

Do të ishte gabim të mendohej se ndikimi kulturor grek preku identitetin etnik të epirotëve, deri sa nuk ka të dhëna se ky ndikim shpuri në humbjen e gjuhës së tyre, prishjen e raporteve etnologjike te popullsisë, që mund të vinin nga ardhja e popullsive greke, humbjen e besimit dhe të organizimit të tyre fisnor dhe shtetëror. Siç do të shohim më tej, epirotët duket se i kanë ruajtur tërë ata elementë thelbësorë të identitetit të tyre etnik edhe përballë dhe kaq afër presionit kulturor grek.

Përsa i përket gjuhës, deri më sot askush nuk ka sjellë të dhëna nga burimet e lashta se epirotët ‘barbarë’ e humbën gjuhën e tyre dhe filluan të flasin greqisht; askush nuk ka sjellë të dhëna se arbrit/shqiptarët janë ardhës në Epir e, rrjedhimisht, epirotishtja/ilirishtja nuk është paraardhëse e shqipes. Në pjesën e tretë të këtijj shkrimi do të sillen të dhëna që tregojne se epirotët e lashtë kanë folur këtë paraardhëse të shqipes.

Për qëllimin e këtij shkrimi është e nevojshme të bëhet një dallim i qartë midis ‘helenizimit’ kulturor, dhe ‘helenizimit’ etnik. I pari do të kuptohet si ndikim i kulturës dhe artit grek në kulturën dhe artin e epirotëve, ashtu si dhe të latinëve dhe popujve të tjerë të lashtë ballkanikë si trakët, maqedonasit ose dhe dhe popujt e Lindjes së Afërme. Me ‘helenizim etnik’ do të kuptohet ai proces historik qe shpie në humbjen e vetëdijes etnike, gjuhës, mënyrës së organizimit shoqëror, që duket se ka ndodhur në Maqedoninë e lashtë, pas vdekjes së Aleksandrit të madh, por edhe në Etoli dhe rajone të tjera të Greqisë që autorët e lashtë grekë na thonë se ishin banuar më parë nga fise jo greke7.

Në fillim le të shohim në se ‘helenizimi’ i Epirit preku strukturën sociale dhe organizimin e shoqërisë epirote në kolonitë greke në bregdetin e Epirit, në zonat rreth tyre dhe në tërë Epirin. Tablloja që po ravijëzohet, sidomos vitet e fundit, nuk përputhet aspak më atë që do të pritej po të qe se Epiri ishte helenizuar etnikisht.

Sot ka të dhëna bindëse se epirotët e ruajtën organizimin e tyre fisnor, që ishte fare i ndryshëm nga ai i qyteteve-shtete (poliseve) të Greqisë. Për këtë dëshmon jo vetëm fakti që Straboni beson se në kohën e tij në Epir ekzistonin ende 14 fise dhe në tërësi në epokën klasike njiheshin 36 fise epirote 15. Të dhënat më të reja nga mbishkrimet e Butrintit, që përfshijnë dekrete të Lidhjes Kaone dhe Prasaibe, si dhe mbishkrimet për lirimin e skllevërve, tregojnë sa të nxituara kanë qënë hamëndjet se epirotët e lashtë u ‘helenizuan’ dikur në Lashtësi.

Nga ato mbishkrime të shekulllit IV p.e.s., del se njësia më e vogel e organizimit të fisit të prasaibëve në Kaoni ka qënë klani ose subetnia një komunitet prej 200-500 njerëzish 16. Bashkësia (koinoni) i prasaibëve në atë kohë përbëhej nga 90 klane dhe bashkësi klanesh.

Daubner mendon se kjo ruajtje e habitshme e strukturës fisnore në Epirin e periudhës helenistike tregon se si studiuesit e Lashtësisë, në të vërtetë janë marrë me aspekte të kulturës elitare, ndërkohë që mendonin se ajo ishte kultura e popullit epirot. Ai arrin në përfundimin e drejtë por tronditës për një opinion mbizotërues se në epokën helenistike ka ndodhure helenizimi i Epirit. Nje helenizim i tillë, këmbëngul me bindje ai, “nuk ka ndodhur kurrsesi” 17.

Fakti që prasaibët kaonë, që kishin si kryeqendër Butrintin, një koloni greke, që ishin më të ekspozuar ndaj forcave helenizuese, të shtyn arsyeshëm të mendosh se në rajonet e tjera larg kolonive bregdetare greke të Epirit, struktura shoqërore e trashëguar epirote duhet të ketë mbetur akoma më e paprekur nga ‘helenizimi’ dhe urbanizimi helenistik.

Edhe në organizimin shtetëror, Epiri kishte ndryshime me botën greke: mollosët qeveriseshin nga një mbret kurse tesprotët dhe kaonët ishin shoqërira pa mbret (abasileutoi). Në ditën e inaugurimit, mbreti epirot betohej para popullit se do të qeveriste në bazë të ligjit dokësor dhe populli betohej të zbatonte atë ligj 18. Duke u mbështetur edhe në mbishkrimet e Butrintit, Daubner ka arritur në përfundimin se edhe nga forma e organizimit të shtetit Greqia dhe Epiri (kaonët) ndryshonin në mënyrë rrënjësore 19. Është theksuar se edhe mollosët, të cilët kanë pasur lidhjet më të ngushta me Athinën nga çdo fis epirot, ”ishin shumë larg nga një demokraci pjesëmarrëse e modelit të Athinës ose Argosit” (“”ëere noëhere near being a participatory democracy on an Athenian or an Argive model”)20.

Deri sot, askush nuk ka paraqitur ndonjë të dhënë të besueshme nga burimet e lashta greke e romake ose nga burime të tjera arkeologjike, etnografike, etj. që do të provonte se epirotët e lashtësisë humbën gjuhën e tyre. Prania e popullsisë autoktone shqiptare në Epirin e vjetër e në Epirin e Ri dhe mungesa e çdo gjurme mërgimi shqiptarësh në Epir, provojnë të kundërtën.

Në burimët e lashta nuk ka të dhëna që të tregojnë në se masa e popullit epirot ka përvetësuar (adoptuar) perëndi greke ose deri në ç’shkallë mund të ketë aritur ‘helenizimi’ i panteonit epirot. Dhe këtu është rasti të kujtojmë se grekët vetë kanë përvetësuar një numër perëndish nga trakët (Dionisin dhe Aresin), nga Lindja e Afërme (Afërditën) dhe Egjipti dhe Herodoti na siguron se “Emrat e thuajse të gjitha perëndive në Greqi kanë ardhur nga Egjipti” 21. Por a do të thotë kjo se panteoni grek u egjiptianizua?
Sigurisht që jo.

Ne kemi një fakt elokuent se panteoni i epirotëve në Lashtësi nuk u shua. Nga fjalori i leksikografit më të madh grek, Hesikut, ne mësojmë se ende në shekullin IV, dmth pas 10 shekujsh trysnije ‘helenizuese’ nga kolonitë greke të bregdetit jonian dhe të fqinjësisë akoma më të gjatë me botën e kulturën greke, fisi epirot i timpejve vazhdonte të adhuronte atin e perëndive të tyre, Deiëa patyros (Δειπάτυρος – ϑεὺς παρὰ Τυμφαίοις) 22 dhe jo Zeusin, atin e perëndive greke. Mbijetesa e atit të perëndive epirote deri në shekullin IV-V të erës sonë në këtë fis të Epirit, madje edhe pas përhapjes së krishterimit, është një indikacion me peshë i mbijetesës së panteonit të trashëguar epirot.

Epirotët ishin ilirë

As fakti që epirotët nuk ishin grekë, as ai që ata nuk u helenizuan, në vetvete, nuk provojnë se ata ishin ilirë ose paraardhës të shqiptarëve të sotëm. Por ekzistojnë të dhëna historike, gjuhësore, mitologjike, dhe etnografike që tregojnë se epirotët janë, sic thoshte Mommsen-i, “shqiptarët e lashtësisë” 1.

Të dhëna gjuhësore
Fjalët e trashëguara epirote që njohim janë shpjeguar me anë të shqipes e jo të ndonjë gjuhe tjetër
Numëri i fjalëve te trasheguara epirote që njohim është i vogël, por gjuhëtarët i kanë shpjeguar ato me anë të shqipes.

Disa nga këto fjalë jane:

aspetos Kjo fjalë del te Plutarku kur ai tregon se aspetos (Ἄσπετος) quhej Akili në gjuhën e vendit (ἐπιχωρίῳ φωνῇ )23. Kjo fjalë është interpretuar edhe si një fjalë greke edhe me fjalën shqipe i shpejtë. Por, ka dy arsye që e bëjnë më të besuëshëm shpjegimin me fjalën shqipe i shpejtë. Së pari se në Iliada Homeri në dy vënde e mbiquan heroin “këmbëshpejtë” (πόδας ὠκὺς)24, 25 dhe, së dyti, se Plutarku na thotë shkoqur dhe thekson që me këtë emër, aspetos, Akili quhej në “gjuhën e vëndit”.

barden (βαρδἥν), τὸ βιάζεσϑαι γυναίκας Ἀμπρακιώται. ‘gruaja me barrë, ndër ambrakiotët’ thuhet në Fjalorin e Hesikut. Nga ilirishtja kjo fjalë ka hyrë në latinisht equa bardia ‘pelë mbratë’ dhe është trashëguar në shqipen ‘bratë, mbratë’, që, sipas V. Pisanit, ka dalë nga një ilirishte *bhordịō ‘bars mbars’ 26. Në greqisht Heisku e përkthen këtë fjalë biazesthai (βιάζεσϑαι).

daksa (δάξα) e jep Hesiku 27 si një fjalë epirote. Është shpjeguar me fjalën shqipe det. Francesco Ribezzo (1875-1852) e krahasoi ate me ilirishten *dakti 28. Fjala greke për detin është thalasa (ϑάλασα). Në greqishten e lashtë deti quhet thalasa (ϑάλασα).

dramis (δράμιξ) ‘bread’. Është lidhur me shqipen dromcë ‘thërrime’29 dhe me maqedonishten dramis (δραμις) ‘fetë buke’. Ka dalë nga proto-indo-europianishtja *dhreu28.

gnosko (γνώσκω) ne epirotisht kishte kuptimin njoh. Siç vuri re Paul Kretschmer, kësaj forme epirote i mungon dyfishimi karakteristik i greqishtes [ γιγνώσκω ( gignṓskō ) dhe γινώσκω ( ginṓskō) ‘njoh’]. Është e njëjtë me fjalën e trashëguar ilire * gnēskō 30 dhe me shqipen njoh, që ka dalë regullisht, në bazë të regullave fonetike të shqipes, përmes kalimeve sk>h dhe gn>nj.

manu (μάνυ) ‘i, e vogël’ (μάνυ πικρόν ᾽Αθαμᾶνες) 31. Fjalë që përdorej nga fisi epirot i atamanëve, prej së cilës rrjedh fjala shqipe mang ‘i vogli i një kafshe ose zogu’31, që, nga ana e saj, e ka burimin në një rrënjë proto-indo-europiane *men ’i, e vogël’. Eqrem Çabej a ka konsideruar këtë fjalë si një konkordancë epirote-shqiptare31. Këtë fjalë epirote Hesiku e përkthen me greqishten pikron.

pelio/pelia (πέλιος/πελία). Fjalë epirote për ‘plak/plakë’. Është trashëguar në shqipen plak/plakë dhe rrjedh nga ilirishtja *pelak 32. Lidhet dhe me maqedonishten e lashte pelia ‘old man’33. Në greqisht pleqtë quhen gerontes.

Pelagones ishin pleqësia e epirotëve të cilën së pari von Hahn e lidhi me shqipen plak34, që është ruajtur në institucionin shqiptar “pleqësia e fshatit”. Rrjedh nga ilirishtja *pelak 35 .

Emrat e njerëzve

Në mbishkrimet e gjetura në Epir dalin edhe emra njerëzish me tingëllim ilir si Admatos, Amyntas, Anna, Annyla, Appoitas, Dazus, Derdas, Menoitas, Pyrrhos, Sabyrtios, Sabylinthus (Σαβύλινθος). Emrin femëror ilir Bikerna e gjejmë si emër fshati Pikernes (sot Piqeras) në bregdetin e Epirit 36. Banorët shqiptarë të territoreve të Epirit përdorin ende një numër emrash të lashtë ilirë si Balil
Emrat e fiseve epirote

Një veçori unike e pa vënë re, ose e patheksuar sa duhet, që flet në të mirë të identitetit etnik ilir të epirotëve, është numëri i konsiderueshëm i emrave të fiseve epirotë që i gjejmë edhe si emra fisesh ilire. Numri i tyre është i atillë që nuk mund të shihet si një lojë e rastësisë, kur ngjashmëri të tilla me emrat e fiseve greke ose trake mungojnë. Disa prej këtyre fiseve ‘binjake’ iliro-epirote janë:
Autariatët e Ilirisë qëndrore kanë ndajgjegjësin e tyre në autariatët thesprotë në Epir.

Amantëve ilirë u përgjigjen amantët epirotë në Kaoni dhe amintët në Thesproti .
Atintanëve ilirë u përgjigjen atintanët epirotë në luginën Vjosë-Drino.
Enkelejve ilirë u përgjigjen enkelejtë e Kaonisë në Epir.

Dasaretëve ilirë u ndajgjegjen deksarojtë epirote.
Pleraejtë ilirë në Dalmaci kanë ndajgjegjësin epirot në pleraejtë thesprotë (S. Bizantini).
Boii , një fis në në Ilirinë veriore e ka ndajgjegjësin në fisin Boioti të Epirit veri-lindor nga i cili, ka të gjarë, rrjedh edhe emri i mesëm i despotit të Despotatit të Epirit, Gjin Bua Shpatës.

Emrat e vendeve

Emrat e vëndeve të Epirit të Ri e të Vjetër, në format e tyre të sotme, gjithashtu kanë evoluar në bazë të ligjeve fonetike të shqipes
Amonicë: Amantia37.
Arbëri (krahina e Labërisë): Albania/Arbania 38, 39, 40
Arta: Arachthos41.
Bual: Ombalion 42.
çam, Çamëri: Thyamis43.
Delvinë, Delvinë (Përmet), Delvinaq, Delvinaqopulos: *Delminium44.
Drino: *Drilon.
Gjashtë: Onchesmus45.
Konispol: *Konispolis (vëndbanim i kaonëve)
Nemërçka: Amyron46.

Të dhëna historike

Nuk njihet asnjë dokument autentik i lashtë ose mesjetar që të flasë për ndonjë emigrim shqiptarësh në Epirin e Ri ose të Vjetër. I vetmi dokument autentik për imigrim popullatash të huaja në Epir është imigrimi i popullsisë greke në fillim të shekullit XIII, si rrjedhim i keqtrajtimit, përndjekjes dhe masakrimit të tyre nga kryqtarët e Kryqëzatës së katërt47.

Nga shekulli XIV, në Perëndim, Epiri kishte filluar të njihej me emrin Albania. Kështu, në ndalesën që bëri në ujdhesën greke Leukas, nga fundi i atij shekulli, udhëtari italian Niccolo de Martoni pa brigjet e kontinentit që gjëndej përballë, disa kilometra në veri, dhe e quan Albania atë që njihej si Epir në Lashtësi48.

Fakti që ai përdor emrin Albania, dhe jo Greqi për Epirin, tregon pa dykuptimësi se ende në mesjeten e vonë, në shekullin XIV, Epiri vazhdonte të ishte nje territor shqiptar. Këtu duhet mbajtur parasysh edhe fakti që, në ate shekull, shqiptarët në Epir, kishin krijuar shtetet e tyre të pavarur me sundimtarë Gjin Bua Shpatën, Peter Loshën dhe Gjin Zenebishin.

Roli i shquar i gruas në Epir e Iliri bën kontrast me botën greke

Në qytet-shtetet (polis) e Greqisë së lashtë gruaja ishte në një pozitë inferiore shoqërore, me të drejta jo të plota, e mbyllur në jetën familjare dhe e privuar nga postet publike dhe shoqërore.
Në një pozitë pa krahasim më të lartë gjëndej gruaja në shoqërinë epirote. Kjo është pranuar përgjithësisht madje edhe nga autorë grekë49. Një shëmbëll tjetër i rolit dhe i të drejtave të gruas epirote, është Olimpia, nëna e Aleksandrit të madh, e cila jo vetëm luajti një rol aktiv në mbretërinë dhe perandorinë maqedone, por pas vdekjes së vëllait të Aleksandrit të madh u bë regjente e nipit të saj Neoptolemit II. Nga shoqëria ilire mund të përmëndet rasti i Teutës, që arriti, në mënyrë të pashëmbëllt në shekulin II p.e.s., të behet mbretëreshë e shtetit më të madh ilir në histori.

Lidhje mitologjike iliro-epirote

Ka një mit ilir që duket se flet për përkatësine etnike të epirotëve të lashtë. Në variantin e parë të mitit, që na jep Straboni, deti Jon e ka marrë këtë emër nga sunduesi i ujdhesës ilire Isa50. Në variantin e Apianit, emri i qytetit Epidamnos vjen nga emri i mbretit ilir Epidamnos kurse deti Jon e ka marrë emrin nga Ionio, emri i vëllait të mbretit ilir Dyrrakut (Dyrrhachium), nipit të Epidamnit.

Kur Dyrraku u sulmua nga disa prej vëllezërve të tij, ai u lidh me Herkulin, i cili pa dashur vrau Ionion, vëllanë e Dyrrakut, dhe e hodhi trupin e tij në det për ta quajtur detin, ashtu siç e njohim edhe sot, me emrin deti Jon51. Studiuesja sllovene Marjeta Šašel Kos, si dhe Radoslav Katičić dhe Mladen Nikolanc, ka arritur në përfundimin: « të dy versionet ruajnë një fragment të mitologjisë ilire…në të dy Joni është ilir…që do të thotë se kolonistët greke adhuronin një hero vëndas.

Ka të gjarë që ata ta kenë adoptuar (përshtatur) Jonin si një paraardhës mitik të tyre »52. Lidhja mitologjike e detit Jon, që lag Epirin, me mbretërit ilirë Epidamn dhe Dyrrak mund të simbolizojë, në përfytyrimin e autorëve të lashtësisë, lidhjen etnike të epirotëve me ilirët.

Miti grek rreth gjarpërit që me Olimpian u bë ati i Aleksandrit të madh vë në dukje kultin e gjarprit si symbol i pjellorisë dhe riprodhimit, funksion që ruhet në besimin popullor shqiptar. Kulti i gjarprit si symbol i mirësisë është akoma i gjallë ndër shqiptarët. Në Gjirokastër ekziston ende sot një kult i gjarprit, që njihet si ”vitorja e shtëpisë”, dhe vrasja e saj besohet se ndjell fatkeqësi.

Etnografia e sotme e Epirit i lidh ata në mënyrë të dukshme me shqiptarët

Studiuesi erudit dhe enciklopedist Franz Baron Nopcsa ka treguar se fustanella ishte një veshje tipike burrash ndër ilirët dhe nga fillimi i shekullit XX ai e ka gjetur fustanellën në tërë trojet e Ballkanit ku kanë jetuar ilirë, duke përfshirë Epirin, Sërbinë, Slloveninë38, kurse në Greqi ajo mbahej vetëm nga shqiptarët e Greqisë ose, në ndonjë rast, nën ndikimin e shqiptarëve.

Po kështu, kënga popullore polifonike karakteristike e Toskërisë është e përhapur saktësisht në territoret që përfshinte në Epir Straboni, nga rruga Egnatia (afërsisht lumi Shkumbin) deri në gjirin e Artës.
Të dhënat e parashtruara në këtë shkrim të shpien natyrshëm në përfundimin se, në Lashtësinë klasike, Epiri banohej nga një popullsi etnikisht e ndryshme nga grekët e lashtë, që i perkiste grupit etnik ilir.

Referencat

1. Mommsen, T. (1881). Römische Geschichte: Bis zur Sclacht von Pynda. Ëeidmannsche Buchhandlung, Berlin, f. 387.
2. Homer Iliad, II, 867.
3. Cartledge, P. (2002). The Greeks: A Portrait of Self & Others, 2nd ed. (1993; Neë York: Oxford University Press, According to LeMoine, R. (2014). Philosophy and the Foreigner in Plato’s Dialogues. Dissert.
4. Thucydides, The Peloponnesian Ëar, 3, 94, 5.
5. Scymni Chii Periegesis et Dionysii Descriptio Graeciae. Meineke , Berlin, 1846, p. 102, v. 457.
6. Diodorus Siculus, Library 11.56, 2.
7. Strabo Geography, 7,7,1.
8. Herodotus The Histories II, 127, 4).
9. Strabo Geography 7, 7, 10.
10. Strabo Geography 7, 7, 10.
11. Herodotus The Histories II, 57, 1.
12. Herodotus, Po aty, 57, 2.
13. Mairs, R. (2012). Hellenization. In The Encyclopedia of Ancient History. Red. R.S. Bagnall, K. Brodersen, C.B. Champion, A. Erskine dhe S.R. Huebner. Ëiley-Blackëell, Malden, MA- Oxford, pp. 1-4.
14. Cross, G.N. (2015). Epirus . Cambridge University Press, p. 2-4.
15. Merleker K.F. (1841). Das Land und die Beëohner von Epeiros. Jahresbericht über das königliche Friedrichskollegium, Königsberg, f. 4.
16. Daubner, F. (2014). Epirotische Identitäten nach der Königszeit. In Athen und/oder Alexandreia?: Aspekte von Identität und Ethnizität im hellenistischen Griechenland. Ed. K. Freitag and C. Michels, Böhlau Verlag Köln – Ëeimar, 99- 124, (f. 102).
17. Daubner, F. (2014). Po aty, f. 114.
18. Plutarch Pyrrhus. 5, 2.
19. Daubner, F. (2014). Po aty, f. 119.
20. Davies, J.K. (2002). A Ëholly Non-Aristotelian Universe: The Molossians as Ethnos, State, and Monarchy. In Alternatives to Athens…. p. 255.
21. Herodotus The Histories. II, 50, 1 dhe 2.
22. Hesychii Alexandrini Lexicon.
23. Plutarch Pyrhus 1, 2.
24. Homer, Iliad, 1.58.
25. Homer, Iliad, 1.84.
26. Çabej, E. (1976). Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes II. Tiranë, 1976, f. 173-174.
27. Hesychii Alexandrini Lexicon.
28. Orel, V. (1998). Albanian Etymological Dictionary. Brill, Leiden-Boston Köln.
29. Çabej, E. (1976). Studime Gjuhësore I. Rilindja, Prishtine, f. 142.
30. Çabej, E. (2002). Studime Etimologjike ne Fushe te Shqipes VI. Tiranë, p. 106-107.
31. Hesychii Alexandrini Lexicon.
32. Çabej, E. (2014). Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes V. Tiranë, f. 281.
33. Blažek, V. (2005). Paleobalkanian Languages: Hellenic languages. Sborník Prací Filozofické Fakulty Brnĕnské Univerzity. N 10, 15-33.
34. von Hahn, J.G. (1854). Albanesische Studien. F. Mauko, Jena, p. 241-242.
35. Demiraj, B. (1998-1999). The Albanian inherited lexicon. Internet: http://ëëë.ëin.tue.nl/~aeb/natlang/ie/alb.html
36. Leake, Ë.M. (1835). Travels in Northern Greece I. Rodëell, London, f. 79.
37. Çabej, N. (2014). Vazhdimësi iliro-shqiptare në emrat e vëndeve. Fan Noli, Tiranë. p. 5-8.
38. von Hahn, J.G. (1854). Albanesische Studien. F. Mauko, Jena, f. 230.
39. Çabej, E. (1976). Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes II. Tiranë, f. 61-69.
40. Demiraj, Sh. (2006). The Origin of the Albanians. Tiranë, p. 168- 179
41. Kretschmer, P. (1896). Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache. Vandenhoeck und Ruprecht, Göttingen, p. 258.
42. Çabej, N. (2014). Vep. përm. f. 57-59.
43. Leake, Ë.M. (1835). Researches in Greece. J. Booth, London, f. 257.
44. Çabej, N. (2014). Vep. përm. f. 69-70.
45. Çabej, N. (2014). Vep. përm. f. 96-101.
46. Çabej, N. (2014). Vep. përm. f. 119-122.
47. Ossëald, B. (2007). The Ethnic Composition of Medieval Epirus. Në Imagining Frontiers – Contesting Identities. Red. I. Ellis, G. Steven, Klusakova, L. Universita di Pisa, Pisa, f. 132.
48. Pelegrinage a Jerusalem de N. de Martoni: Notaire italien (1394-1395). Revue de l’Orient latin, vol. 3, 1895, Paris, p. 662.
49. Mpalaska, E., Oikonomou, A. and Stylios, C. Ëomen in Epirus and their social status from ancient to modern times. INTERREG IIIA GREECE-ITALY 2000-2006.
50. Strabo Geography VIII, 5, 9.
51. Appian The Civil Ëars II, 6, 39.
52. Kos, M.Š. (2004). Mythological stories concerning Ilyria and its name. Në L’ Illyrie méridionale et l’ Épire dans l’Antiquité IV. DeBocard, Paris, pp.493-504.
53. Nopcsa, F.B. (1925). Albanien – Bauten, Trächten und Geräte Nordalbaniens, de Gruyter, Berlin, f. 223.
Teodor Mommsen
Teodor Mommsen

Kategori
Uncategorized

Jahjaga fjalim në Kuvend: Shqipëria është në mendjen e çdo kosovari …

Kategori
Uncategorized

Avionët me drogë drejt Italisë….SHISH njoftoi 6 herë policinë..

Kategori
Uncategorized

Pallati mbreteror Gustav…Stockholm.

Sot ne ambientet e brendshme te Pallatit Mbretëror GUSTAV.

Mbreti ka lejuar qe qytetaret te vizitojnë Pallatin ku banon familja mbretërore ne Stokolm.

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata

Kategori
Uncategorized

Historia e nje Ambasadori..

Me Z.Minarolli.

Jo vetem nje politikan dhe ish drejtues i larte i Partisë Demokratike Shqiptare, por dhe nje mik i rrallë me personalitet.

Nje familje e nderuar patriotike nga Bejlerët e Starovës, familje qe arriti ti mbijetoje regjimit,megjithe se e pagoi shume shtrenjte.

Me babanë e dënuar jo pak por 20 vite burg, dhe me nje daje te pushkatuar. Deputetin Kokoshi nga Vlora, i pushkatuar me grupin e deputeteve te pare antikomuniste mbas clirimit.

Por fatkeqësisht,Partine Demokratike e uzurpuan vullnetaret e Enverit duke e cuar ne kete derexhe ku ndodhet sot.

Dua te theksoj se me kerkesen e kryetarit te PD_se,Berishës, me kemnguljen dhe inkurajimin e Z.Minarolli, se bashku ne arritëm te realizojme takime me përfaqësuesit e larte, drejtuesit e institucionit nderkombetar “Kalamanli” drejtues te P.P.E_se, dhe Eurodeputete Greke te Partisë “Demokracia e Re” ne Selanik.

Se bashku dhe nen drejtimin e Z. Minarolli, ne thyhem murin e akullt te mardhenieve te ftohta te dy forcave politike, qe nga 97_ta.

Mardhenie qe vec te tjerave, ju kish bere nje bllok, grupi Pollo-Shehu.
Grup qe kishte dhe vazhdon te kete influence dhe biznese ne Greqi, kryesisht ne Volos dhe Selanik.

Ne kete takim dhe ne keto veprimtari,nuk mund te mos citoj dhe nje emër qe dha dhe jep aq shume per emigrantet atje.

Ish, N/Kryetarja e degës se P.D_se.
Filologia, Ana Kapia Samara, Shefia e kulturës ne prefekturën e Selanikut,Qytetarja me origjine Greke, qe me shume se kush ngrinte vlerat e kombit Shqiptar,duke u prezantuar me dinjitet si qytetare Shqiptare.

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Me Z. Uran Butka.

UMe mikun e babait.

Profesor/Doktor. Z.Uran Butka.

Pinjoll i nje prej familjeve patriotike dhe atdhetare shqiptare ne Kolonje.

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

KU I KE KOMISARET, GJENERAL…

 

Po me emigrantet e Greqise c’pate o i pa burre.

I percave ata dhe shoqatat.

I mashtrove, i shkatërrove, i dhunove bashke me voten e tyre.

Nuk u ngope?

Me ne fund po ju hedh mbi shpine dhe dështimin total te qeverise tende.

–Qe je i pa burre.
–Qe ti dhe komisarët e tu( rilindes) mashtruan emigrantet e shkrete duke ju grabitur voten. (me nje bilete vajtje_kethim)
–Qe i harruat mbasi moret pushtetin.

Te gjitha u kaluan.

Por qe tju vesh mbi supe dhe nje barre tjeter, vetem nje i pa burre si puna e jote mund ta beje.

Dhe mire ja u ben, biles pak e kane.

E meritojnë dhe kete poshtërsi nga ana e juaj.

–Ata ju besuan dhe u keqpërdoren nga komisaret tend.
–U keqpërdoren dhe nga te tjerët para tyre dhe teje.
E megjithatë ata dorën kurre nuk ja u shtrine, dhe lemoshe nga ju nuk kerkuan.

Kerkuan vetem te drejtat e tyre, te cilat kurre nuk i fituan.

Ndersa ju.
Pabesisht dhe djallezisht i akuzoni si shkaktare te prishjes se imazhit tuaj.
A thua ju ka mbetur gje nga ai imazh i dale boje, apo nga ajo c’ka i mashtruat ne fushate.

Ju paturpesisht.
Mashtroni se emigrantet e Greqisë po mbushin azilet ne Gjermani.

Ju paturpesisht.
Mbasi genjyet shqiptaret, po mundoheni te gënjeni europen.

Ju paturpesisht.
Deshtimet e qeverise, krimin, korrupsionin, kondrabanden, lidhjen tuaj me to, kerkoni ta mbuloni me gënjeshtra.

Ju paturpesisht.
Kercenoni Europen qe po ju zbon, me fondamentalizmin islam ne shqiperi. (kjo vetem në mendjen tuaj te sëmure)

Ju paturpesisht.
Po vazhdoni te luani komedinë e maskarait, shfrytëzuesit, abuzuesit me emigrantet e pa mbrojtur shqiptare ne Greqi.

Ku jane tani ata qe vute per te mashtruar dhe ju marre voten emigranteve?

Kush sponsorizoj?
Ku jane dhe nga erdhe milionat e pista te fushatës suaj ne Greqi.

Ku i ke komisaret, Gjeneral.

Harrova.
Komisaret, ti me krye komisar Veliajn, i shperbleve.
Se te tjerët i shker….

Dhe vazhdo.
Vazhdo, shume shpejt do vije koha e tyre, se do te te shker…..Dhe ata.
Po me vote.

Mos harro, ti dhe komisaret e tu, bota rrotullohet.

Ju e harruat.
Francen dhe veten tuaj atëkohë emigrant, kur iket i rrahur si një qen me morra nga shqiperia.

Ju i harruat.
Thonjte e pa prere, duart e pa lara, shitjen e ikonave të vjedhura, fjetja nen ura. ( kjo eshte thënie F Nanos) kur te gjeti ne Paris.

Ju i harruat.
Abuzimet dhe plazhet nudo me ato qe sot ja u ke dhene për gra ministrave te tu.

Ju i harruat apo Beni sikur……..Z. Krye…..

Por emigrantet dhe familjet e tyre nuk mund te harrojne, ata dine dhe do te dine te reagojnë shume shume shpejt, jo me nepermjet komisarëve dhe autopolanteve tuaj te prishur, por nepermjet zërit, votes, te ardhmes, femijeve, lirisë, dhe te drejtave te tyre te neperkembura cdo dite, nga ju, qeveria dhe parlamenti bolshevik.

Shiko më shumë

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Nje grek ne Stokolm…

 

Ngjarje e vertete.

Kristua kishte dite qe me kërkonte ti mësoja kompjuterin.
Gjithe qef sapo filloi te shkruante me nje gisht, tak tuk ne tastierë dëgjohet nje ze.

Hej Kristo, tualetet bërtet pergjegjesi i pastrimit te shkollës,gishtat i ngrinte ne tastierë.

Vrap Kristo vrap i them une,kompjuteri ketu eshte e mëson me vone.
Nje zezak e kish zene barku thote kur kthehet i skuqur gjithe inat, me thirren ti pastroja perseri.

Shkerdhatat.
C’pate i them keta per kete pune te paguajnë.

Jane raciste dhe shkerdhata keta me thote gjithe mllef.

Te paguajnë i them?
He hakerrehet,nje dite te vonohen dhe…
Ka shtet ketu….
Po ne valle nuk kishim te drejte i them kur ju thoshim ju grekeve, shkerdhata.
Ju jo vetem nuk na jepnit leket e punës, por lajmeronit dhe policine, na fusnit dhe ne burg, na grisnit pasaportat, na torturonit me ushtaret tuaj ne kufi.
Dhjetëra ore neper zyrat e bashkive, dhjetëra ore kontrolle ne dogana ne mes te dëborës,grave dhe femijeve, me dokumenta dhe pa to si te burgosur brenda nje shteti.

Pale pale sa kënaqeshit kur na thërrisnin Alvane.
Bote me rrote o Kristo.

Kristo kish qene afendiko ne Greqi.
Kishte pasur dhe argate nga shqiperia, kishte bere qef, por evropa e poshtër i detyroj te rimarrin rruget e kurbetit si dikur.

Jemi barabar tani me thote, u kënaqet?

Jo Kristo jo i them, ne nuk kënaqemi me fatkeqësinë urrejtjen apo paditurinë e tjetrit.

Pse pyet i habitur?
Barabar nuk jemi, dhe nuk kemi qene kurre.
Ne na shkatërroj diktatura, juve ju beri njerez Amerika dhe kjo Europe qe ju i thoni kurve.

Por…..
Ato hale te shkollës qe une i përdor sot per tu cliruar, ti paguhesh per ta pastruar,o afendiko i Verias.

Ti ke rimarrë profesionin e vjetër ate te pastrimit të haleve, sikur ne emigrimin e pare.

Ju kurre nuk besuat se nje dite do riemigronit si shqiptaret e shkrete, se do ri provonit racizmin ne kurrizin tuaj te bute, ashtu si ne shqiptaret nga ju ne Greqi, se do te mbanit radhën ne zyrat e punës, se do jetonit nga 6-7 burra ne nje shtepi,(per te ndare qiranë) se do i lani vete pjatat dhe brekët, se do i shihnit grate dhe femijet nje here ne dy vjet, se do ju duhet te merrni edhe nje dokument qendrimin dhe numura pune, se duhet te integrohemi ne kete vend te ftohte.

Se do pastroni edhe halet e shkollës time.
Pune eshte dhe kjo, gjithkush mund ta beje, por edhe “dhi e ngordhur dhe bishtin përpjetë”, kjo sikur nuk shkon.

Mire qe i shani apo urreni Suedezet qe po ju rimbajne me buke, po atdheun tuaj perse e shani nga ketu, ai c’fare borxhi ju ka.
Apo se e molet si lopen dhe me ne fund i vute shqelmin.

Nuk eshte faji i jone or mik qe ju po riemigroni mbas nje haremi shume vjecar.

Aha po harrova, qe ju ishit dikur afendikoj, dhe ne argatet tuaj, por ju harruat dhe emigrimin mbas luftës civile, ku ne ju pritem dhe ju ndihmuam, ju harruat emigrimet tuaja ne vite me radhe, anijet e mbushura plot me gra dhe burra drejt Australisë dhe Amerikës. Eh Kristo, Kristo,bota eshte e vogel.

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Si sot tre vjet larguar…..

Si sot tre vjet larguar.

Nga ata qe bojen mos ja u pafsha me kurre.
Nga ata qe mbi gjakun dhe sakrificat tona ngriten bizneset dhe krijuan pasurite e tyre te ndyra.
Nga ata qe mbasi mbajten bustin e Enverit ne kurriz, depertuan ne Partine Demokratike si urithet, duke e degraduar, vjedhur dhe shkaterruar gjithshka atje.
Nga ata ish bacevane mollesh, domatesh, qepesh, patatesh, koke pa lare, qe miku dhe zarfi i beri drejtues doganash, doganiere, apo hajdute me pushtet.
Nga ata qe qeset me leket e vjedhura ja u numeronin naten grate ne shtepi, nen driten e kandilit.
Nga ata qe sot perseri si minj te zgjebosur qendrojne ne parlament, dogana, apo dege partish, vetem e vetem ti shpetojne drejtesise.
Nga ata qe mbajne akoma peng PD_ne, per te mbajtur dhe drejtuar bizneset e vena me krim dhe kondrabande.

Mallkuar qofshi gjithe jeten, o bastarde, kelyshe bushtrash, dhe brumbuj haleje.

Keshtu, dhe keta keni qene dhe jeni ne te vertete, pamvaresisht se vota, kostumet, parate ju cuan atje ku kurre nuk e meritonit.

Ju ish bashkpuntore te ndyre, ju ish spiune ordinere, ju llumi i shoqerise.

Ju…

Duke blere e shitur ere, ju u benet milionere,
Kur populli pinte uthull ju zotrinjte pinit vere.
Milioneret tane te i rij,
Nga gomari, ne dogana, shpejt ju vute pasuri.

Me dy faqe, me dy nofulla, xhepin plot dhe dy flamure,
Hidhnit kemben me daulle edhe turk edhe kaur!

Rroftë miku juaj i rrallë që përdita lozni qeshni,
Bukur ja ngjeshen PD_se, bacevani dhe qafe leshi.

Late mollet dhe patatet, late pazarin dhe magjarin,
vute spaletat permbi supe, (shefin) e kishit te parin.

Shiko më shumë

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

PERSERI DROGE ME AVION…

foto e Urim Gjata

PERSERI DROGE ME AVION.

ITALI – Autoritetet italiane kanë sekuestruar një avion të vogël, që transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. Sipas mediave italiane, avioni ishte modifikuar për të transportuar rreth 80 kg kanabis gjatë çdo fluturimi.

Policia ka vënë në pranga 4 personat që merreshin me shpërndarjen e drogës në Itali, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ndërsa po punohet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
Sipas hetuesve, avioni nisej nga pista të vogla në Shqipëri, për të shmangur kontrollet në kufi. Avionit i ishte hequr sedilja e ndihmës/pilotit, për të siguruar hapësirën e nevojshme për transportimin e lëndës narkotike.
Pak ditë më parë, policia italiane shkatërroi një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë me avion sportiv. Të paktën 14 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë Vladimir Zanaj, përfunduan në pranga, në kuadër të një operacioni të përbashkët antidrogë mes policisë italiane dhe asaj shqiptare të koduar “Fluturimi i lirë”. Avioni sportiv “Aereoprakt A22″, pronë e 26-vjeçarit Vilson Lamaj, që mes miqsh thërritej Vilson Mandela, u bllokua në Brindizi dhe në bordin e tij u zbulua një sasi prej 120 kilogramësh marijuanë. Zyrtarët e policisë thanë se avioni ishte ngarkuar me lëndë narkotike në fshatin Xhelilaj të Vlorës. Hetimet për grupin në fjalë nisën një muaj e gjysmë më parë, kur autoritetet italiane informuan përmes një letërporosie policinë shqiptare, se kishin dyshime se po kryhej trafik droge me avionë ultra të lehtë, të cilët nuk kapeshin as nga radarët, e me sa duket, pikërisht për këtë arsye pjesëtarët e grupit i kishin zgjedhur si mjete transporti të drogës.

Kategori
Uncategorized

Nje fotografi qe deshmon pafuqine e regjimit.

http://www.gazetatema.net/web/2012/08/22/nje-fotografi-qe-deshmon-pafuqine-ndaj-regjimit/

Kategori
Uncategorized

Cameria ,kush ta qepi xhamadane

Kategori
Uncategorized

Gold AG – Çameria [Diss Greece] New 2010 ….. With Lyrics

Kategori
Uncategorized

Lad Rexhepi – Cameria (Official Video)

Kategori
Uncategorized

faleminderit ju peshq që do të ndani dhe hani mishin e trupit tim duke mos pyetur për përkatësinë time nacionale, fetare e as partiake.”

  • foto e Elvis Sejko

    Botë hipokrite, botë e poshtër!!

    Letër lamtumire e një refugjati sirian që e shkroi para se të mbytej në ujërat e detit Mesdhe:
    “Faleminderit o det që na pranove pa viza, faleminderit ju peshq që do të ndani dhe hani mishin e trupit tim duke mos pyetur për përkatësinë time nacionale, fetare e as partiake.”

    Nuk e di cila eshte pergjigjja per keto foto e lidereve qe shkaktuan keto viktima te pafajshme! frown emoticon frown emoticon

    Elvis Sejko

Kategori
Uncategorized

ENKELEJDA & HYSNI ALUSHI – “Ah kjo zemër” – Çmimi i produksionit PROMOTOR.

Kategori
Uncategorized

ENKELEJDA & HYSNI ALUSHI DHE ARIFI – CAMERI NUSE ME HALLE.

Kategori
Uncategorized

Enkeleda & Hysni Alushi – Mall per Cameri.

Kategori
Uncategorized

Kalë Troje në Dhërmi.

“Kisha e Dhërmiut me arkitekturë katolike, duan ta bëjnë ortodokse”

shembet kisha

NGA GJERGJ FRASHERI*…

Para ca ditësh u dëgjua kuja e Athinës të ankohej zyrtarisht në Zyrat e Brukselit dhe më tej në Berlin e Washington, sepse në Dhërmi të Shqipërisë u prishën muret e kishës së Shën Thanasit, sipas tyre një kishë “orthodokse”!(Kisha e Athina notë proteste e ankesë në KE, BalkanWeb, 27.08.2015; gaz. Tema, 27.05.2015). Sa komshinj të ndjeshëm që kemi, i duan shumë kishat tona ortodokse në truallin tonë! Asnjëherë Athina nuk ka qenë më e lumtur në historinë e saj, sesa në 23 vitet e fundit, derisa Kishën Autoqefale Shqiptare e udhëheq një komandant shpirtëror 24 karat nga barku i tyre, safi grek – me pjellje, mendësi dhe nacionalitet! Lumturia e Orthodoksisë së Athinës ka qenë rrallë kaq e dalldisur, derisa merr kurajën t’u çirret Elefantëve të botës me diplomacinë e qaramanit ballkanik, pse fqinji ka prishur një faltore të tij në oborrin e vet. Ankimi i paudhë i Komshiut, i kriposur pak si tepër me histeri ortodoksie, pse fqinji matanë gardhit prishi apo ndërtoi një faltore në oborrin e vet, bëhet, pa dyshim, me dozë guximi të paturpshëm dhe grotesk, çka tregon se Komshiu e vlerëson fqinjin si inferior për nga aftësia shtetërore dhe i ekspozon vetë shqiptarët, si të vetmit që lejojnë dhe durojnë paudhësitë e Athinës në Evropën e sotme. Si nuk pamë një dhemokrat grek alla evropian të ankohej në Bruksel për shkeljen e Kushtetutës së Shqipërisë, meqë udhëheqësi i Kishës Autoqefale shqiptare duhet të ketë nënshtetësinë shqiptare dhe jo greke. Si duket nuk ka qenë e nevojshme të ankohej qytetari grek, sepse ka pasur qytetarë shqiptarë që e kanë ngritur zërin për këtë në mediat e vendit, por udhëheqja dhe politika përgjegjëse vendase, as ia ka fërshëllyer. Përse ankohet Athina për kishën e Dhërmiut? Pse bën sikur nga Dhërmiu po i vjen fundi ortodoksisë greke, domethënë kombit grek? Cila është dredhia e saj e radhës?

1. Nënshtresa fetare e Kapelës së Shën Thanasit në Dhërmi: Siç flasin dokumentet historike, një pjesë e të cilave janë paraqitur mjaft qartë edhe në formatin publicistik konciz nga studiues seriozë në ditët e fundit, Kapela e Shën Thanasit në Dhërmi gjatë periudhës e shek. 16-19 ka qenë pa asnjë pikë dyshimi një kishë uniate shqiptare (Matteo Mandala, Kisha ka qenë katolike e ritit lindor, Shqiptarja.com, 25.08.2015). Kjo do të thotë se ajo nuk ka qenë një kishë thjesht ortodokse, por nuk ka qenë as vetëm katolike. Kjo faltore ka qenë një kishë katolike, brenda së cilës kryhej riti ortodoks. Pra kemi të bëjmë me një faltore që prezantohet nga jashtë si kishë katolike, por në brendinë e saj besimtarët kryenin ritin bizantin. Kapela e Dhërmiut nuk ka qenë e vetmja e këtij lloji, por njëra në vargun e dhjetëra e dhjetëra kapelave dhe kishave të ngujuara kryesisht në pjesën malore të bregdetit shqiptar të Jonit (të paktën deri në Pargë), por edhe më në thellësi të vendit, pa llogaritur këtu një numër të pafundmë të kishave uniate në hapësirën e arbëreshëve në Italinë e Jugut. Kisha uniate është një produkt i mirënjohur historik – një kompromis historik midis dy aktorëve: Ortodoksëve Shqiptarë (arbëreshët e sotëm), të shpërngulur në Itali në shek. 15-16 prej vërshimit osman, dhe Selisë së Shenjtë të Vatikanit, që ajo të mbronte besimin e tyre shekullor.

Shqiptarët e shek. 15-16 nuk u hodhën në Italinë e Jugut apo në Veriun e saj (Venedikun) si dyndja ekzilante e tyre në 25 vjetët e fundit. Vepra gjigante që bënë ata nën udhëheqjen e Skënderbeut për mbrojtjen e qytetërimit të krishterë, e bëri Selinë e Shenjtë matanë detit mirënjohëse të përjetshme ndaj shqiptarëve. Prandaj, kompromisi për krijimin e Kishës uniate kishte në njërën anë, kërkesën dhe lutjen jetike të shqiptarëve të besimit ortodoks (bizantin) që t’u lejohej atyre në ngujimet e reja ndërtimi i faltoreve për të ushtruar ritin bizantin, ndërsa në anën tjetër, lejen historike që Vatikani u dha shqiptarëve në shenjë mirënjohjeje për të ndërtuar faltoret e tyre të dëshiruara ortodokse, por me një kusht. Meqenëse ato do të ndërtoheshin në një truall të mbushur me faltore katolike, Vatikani i kushtëzoi brenda marrëveshjes, që faltoret e tyre të ndërtoheshin nga jashtë me fytyrën arkitektonike të kishave katolike. Ai që ka pasur rastin të vizitojë me një interes të tillë Siqelinë, Bazilikatën, Kalabrinë dhe më tej, nuk është larguar pa takuar dhe pa u sqaruar, se ç’është kisha uniate arbëreshe.
E themeluar fillimisht në viset e mërgimtarëve shqiptarë ortodoksë në Itali, kisha uniate prej shek.16 erdhi e u përhap edhe në Shqipëri. Me pushtimin e vendit nga administrata osmane, kisha ortodokse shqiptare dhe besimtarët e saj mbetën pa përkrahje, jetimë. Në këto kushte ata kërkuan ndihmë dhe iu lutën Kishës së Perëndimit për mbijetesën e kishës së tyre ortodokse, sepse nga Lindja nuk kishte kush t’ua jepte. Prej shek. 16 ndërtohen kishat uniate (kryesisht kapela) në thellësi të vendit, që të mos binin në sy të administratës osmane, të ngjashme me atë të Dhërmiut. Jo vetëm kaq, por është edhe koha e pikturave murale dhe ikonografike me ndikime të ndjeshme perëndimore (Renesancës), kryesisht të shkollës venedikase, ndikime që studiuesit tanë tashmë i kanë zbuluar me kohë në muret e brendshme të këtyre kishëzave. Kemi të bëjmë pra me një kishë ku kanë të drejtë të hyjnë besimtarët e të dyja riteve, katolikë dhe ortodoksë, por mesha mbahet sipas liturgjisë ortodokse. Si të thuash në gjuhën popullore, Kisha e Shën Thanasit për nga statusi fetar, ka pasaportë të kishës katolike dhe një kombësi të ortodoksisë shqiptare.

Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi qysh prej shek. 16 është përdorur nga shqiptarë të krishterë uniatë, pra edhe nga ortodoksë shqiptarë, por kanë pasur të drejtë të merrnin pjesë në meshën ortodokse edhe katolikë shqiptarë. Siç e kanë theksuar shumë studiues, shqiptarët e dy riteve të krishtera, duke mos qenë fanatikë të besimit fetar në përgjithësi, nuk kanë penguar kurrë veten të kërkojnë dhe të pranojnë kujdesin e Kishës Romane, sidomos në periudhën e sundimit të administratës osmane, në një kohë kur për mbijetesën e tyre nuk i ndihmonin më institucionet kishtare ortodokse fqinje. Një gjë është e qartë: sido që t’i kthesh dokumentet, Kapela e Dhërmiut nuk ka të bëjë aspak me ortodoksinë greke dhe nuk mund të jetë përdorur nga ortodoksë grekë. Nuk mund të besohet se këta të fundit mund të falen në një kishë katolike.

Publiku shqiptar është njohur tashmë mbi misionet e murgjve bazilianë në Himarë (shek. 17-18) dhe kudo gjetkë në brigjet e shqiptarëve të Detit Jon, të mirëpritur prej kërkesave dhe lutjeve të pareshtura të popullsisë së krishterë shqiptare të këtyre viseve. Por publiku shqiptar nuk është njohur ende sa duhet me një rezultat tjetër origjinal kombëtar të krishterimit mesjetar shqiptar, më të hershëm se dukuria e kishës uniate, me sintezën e bashkimit të të dyja riteve të krishtera nën të njëjtën ndërtesë kishtare, proces që ka nisur qysh në kohën e Topiajve dhe Muzakëve të shek. 14, dukuri kjo unikale e historisë kishtare botërore

2. Kapela e Shën Thanasit të Dhërmiut u prish në vitin 1972-‘74: Sipas vëzhgimit tim, kishat uniate (katolike të ritit lindor) nuk patën shumë fat në vlerësimin që u bëri të gjitha kishave të Shqipërisë një komision ndërshtetëror në vitin 1967. Mjerisht, qysh prej vitit 1991 koha u ka dhënë lapsa në dorë dhe të drejta të pakuptueshme një tufë “gazetarëve” për të shtrembëruar të kaluarën, jo vetëm me pasaktësi, por me gënjeshtra të gjalla dhe mashtrime me peshë kombëtare. Kështu është edhe me historinë e të ashtuquajturit “revolucion kulturor në vitet 1967”, pjesë e të cilit është edhe e ashtuquajtura “Lëvizja për prishjen e kishave dhe të xhamive”. Ata që e kanë shtrembëruar dhe mundohen çdo ditë ta shtrembërojnë më tej këtë histori, janë ideatorët, hartuesit dhe drejtuesit e kësaj lëvizjeje. Kishat dhe xhamitë që u prishën në Shqipëri, nuk u prishën brenda ditës dhe nuk u caktuan as nga Enver Hoxha dhe as nga partia që udhëhiqte. Listat e kishave që do të ruheshin u caktuan nga një Komision Ndërshtetëror në rangun më të lartë njohës shkencor të vendit të asaj kohe. Shteti nuk kishte mundësi ekonomike të mirëmbante me paratë e popullit faltore pa pikë vlere historike, arkitektonike, etnografike etj. Kanë qenë udhëzime shumë të qarta nga qeveria që u janë dërguar institucioneve kompetente të asaj kohe, për krijimin e këtyre komisioneve shtetërore dhe vlerësimin e veprave me seriozitetin më të madh, cilat prej tyre përfaqësonin dokumente për historinë e Shqipërisë dhe më tej. Kapela e Shën Thanasit, për të cilën po flasim sot, e cila në vitin 1967 ka qenë në këmbë, nuk u përzgjodh nga Komisioni Ndërshtetëror për t’u futur në listën e veprave-dëshmi të çmuara të trashëgimisë kulturore, pra për t’u shpallur monument kulture, pra për t’u futur në mbrojtje të shtetit. Por nuk ka qenë vetëm kishëza e Dhërmiut, por edhe disa të tjera, të cilat kishin të bënin kryesisht me sferën e kishës katolike. Mbi faltoret, kishën katolike dhe prelatët e saj ra kasaphana më e madhe, në krahasim me faltoret myslimane-osmane, ato bektashiane dhe sidomos ndaj kishave ortodokse, të cilat u listuan me shumicë për t’u mbrojtur, do të thosha, si më të privilegjuarat. Një peshë në këtë përzgjedhje luajtën edhe prania e pikturave murale te faltoret. Por nuk mund ta lë pa vënë në dukje konstatimin tim, se përçmimi që iu bë veprave të kultit të lidhura me kishën dhe ritin katolik në vitin 1967, është i njëjtë me atë të sotmin. Qëndrimi ka mbetur i pandryshuar. Kjo nuk ka të bëjë me të vërtetën historike, por me një lloj qëndrimi politik tradicional, që po i rezistoka kohës, me gjithë ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri. Shikoni, edhe tani që kishës katolike të Shën Thanasit të ritit lindor iu zbuluan vlerat pozitive historike në mbijetesën dhe lëvrimin e gjuhës shqipe, nuk mendon kush ta shpallë atë monument kulture pikërisht për këtë vlerë historike kombëtare, por dëgjohen klithma nga segmente politike tepër të errëta brenda dhe jashtë vendit, të cilat kërkojnë me paturpësi të ndërtohet në vend të saj një kishë ortodokse?! Pse dhe kush fshihet pas? Përgjigjen po ia lë lexuesit. Por ju lutem, mos harroni Kalin e Trojës të dhuruar nga Komshiu i evropianizuar. Largoheni atë, përpara se ai t’i vërë zjarrin qytetit!

3. Çfarë kërkoi Athina në Bruksel? Strategjia e Athinës është – të ndërtohen sa më shumë kisha ortodokse në oborrin e fqinjit. Sidomos tani që komandanti i Kishës Autoqefale Shqiptare është grek, Mirësia e tij Janullatos, i cili i jep vetvetiu bekimin dhe rrjedhimisht, pse jo, ndoshta me kalimin e kohës edhe autorësinë greke të tyre. Sa herë që sajohet mundësia për të ndërtuar kundër së vërtetës një kishë ortodokse në oborrin e fqinjit, duhet ulëritur aq sa të dëgjohet në Bruksel, pse jo edhe në Washington apo Berlin. (E padrejta ka shans të bëhet një copë e Drejte, vetëm duke bezdisur me ulërima dhe kërcënuar). Një kishë ortodokse e ndërtuar në këtë konstelacion aktual në Shqipëri i duket Komshiut, copë Greqie. Në të vërtetë, Athina nuk e ka fare hallin pse po prishet një kishë apo xhami në Shqipëri. Strategjia e saj është që, çdo faltore që prishet në Shqipëri, të thuhet fillimisht se ishte kishë ortodokse, ashtu si çdo varr që zhduket, mundësisht të shpallet se i varrosuri ishte grek. Në rastin konkret, Athina donte patjetër që Kapela e Shën Thanasit në Dhërmi të prishej tërësisht, madje të zhdukeshin të gjitha gjurmët direkte apo indirekte që mund të ruhen në nëntokën e saj, sepse ajo e di mirë, se ato gjurmë nuk flasin kurrsesi për një kishë ortodokse greke, por tregojnë pikërisht identitetin e saj fetar të kishës uniate shqiptare. Athina ulërin që kisha të mos prishet, me qëllim që shqiptarët ta prishin.

Sepse Athina e di që gjërat në Shqipëri prishen pa u dokumentuar më parë, madje shpesh edhe pa vendime të rregullta shtetërore. Sidomos ato prishen edhe nga inati e sipër mes shqiptarëve, për t’i treguar njëri-tjetrit se kush e ka hundën më të madhe. Ajo e di që në këtë vend nuk bëhen vetëm ndërtime pa leje, e di që nuk bëhen as ekspertiza kur prishen monumentet, nuk mbahet as dokumentacion profesional, ose që merren vendime në shkelje të ligjit, që falsifikohen dokumentet, që nuk ndëshkohen dëmtuesit. Ajo e di që aksionin për prishje do ta realizojnë vetë shqiptarët, si në Kishën e Dhërmiut, kundër rregullave të shkruara, si gjithnjë për pesë aspra, madje në mes të errësirës, që të zhdukeshin sa më shumë dëshmi historike rreth kishës uniate shqiptare. Athina e di, se mbasi të prishej Kishëza uniate e Shën Thanasit në Dhërmi nga vetë shqiptarët, ajo do ta bindte Brukselin se ajo kapelë ishte ortodokse greke, siç po ndodh. Cili institucion shtetëror shqiptar përgjegjës po e kundërshton këtë të pavërtetë? Kush po ia tregon vendin me dokumente, provokimit dhe karshillëkut arrogant që Kreu i Kishës Autoqefale të Shqipërisë i bëri me këtë rast shtetit shqiptar?

4. Çfarë mendon institucioni shtetëror përgjegjës në këtë vend; është Kapela e Dhërmiut ortodokse (shqiptare apo greke), apo uniate shqiptare? Si ka ardhur puna, ortodoksia greke nuk e ka kapur kurrë më të dobët Shqipërinë sesa sot. Jo vetëm se në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare ka një Kalë Troje, por sepse në 23 vjetët e fundit ajo nuk i ka pasur kundërshtare institucionet shtetërore të këtij vendi për t’i denoncuar dhe ndaluar të pavërtetat që manipulon. Kundërshtarët e saj për të nxjerrë në dritë të vërtetën historike janë vetëm personalitete individuale shkencore qytetare. Ndërsa tonin e jep shoqëria civile miqësore origjinale e papërsëritshme e këtij vendi dhe bandat mediatike politike nën komando, që merren me gjithçka. Midis këtyre të fundit komandohen shpesh politikanë dhe titullarë pushteti, që të lënë me gojë hapur (të habisin) për shkelje të kompetencave dhe për kaosin që shkaktojnë.

Ende pa u shprehur zyrtarisht ndonjë institucion shtetëror përgjegjës për të nxjerrë në dritë se e kujt nënshtrese fetare të krishterë i përket Kapela e Dhërmiut, dëgjon nga kryetari i Bashkisë së Himarës, se ai “beson” se kisha duhet të jetë e ritit ortodoks (Jorgo Goro, Kisha e Shën Thanasit do të rindërtohet, intervistë në Gazeta Shqiptare, 27.08.2015). Kompetencën e një historiani nuk mungon ta dëgjosh edhe në recitimet fëminore të Kreut të OMONIA-s, sipas të cilit, “populli i Himarës ka traditë dhe ka thurur edhe këngë, me të cilat ironizon përpjekjet e vazhdueshme që ndër shekuj janë bërë për tjetërsimin e besimit fetar nga Vatikani, por pa rezultat”(Kreu i OMONIA-s: Vatikani s’i tërhoqi dot në anën e vet ortodoksët e Himarës, 28 gusht, 2015, gaz. Panorama). Deri në vitin 1992 jam i sigurt se asnjë himarjot që jetonte në Himarë dhe sidomos ata më të shumtit që jetojnë matanë Adriatikut gjenerata pas gjeneratash, nuk kanë pasur këtë mendim. Përkundrazi, ata i janë mirënjohës Vatikanit, sepse përveç mikpritjes që u është bërë atyre prej shekujsh për themelimet e reja pas shpërnguljeve, nuk e harrojnë edhe kompromisin jetik historik në ndërtimin e kishave uniate, që himarjotët të mos e ndryshonin besimin e tyre ortodoks shqiptar, siç e kanë prej 500 vjetësh. Kush i ndihmoi stërgjyshërit e himarjotëve të sotëm të mbanin gjallë kishat e tyre ortodokse në shek. 16-19, Kostandinopoja, Athina apo Beogradi, të cilat nuk ekzistonin as si shtete? Është mungesë e madhe qytetarie për një drejtues institucioni, të mohosh dhe të ironizosh ndihmesën e paçmueshme që i ka dhënë katolicizmi, besimi më i lashtë dhe i përhershëm, historisë fetare të Ilirisë dhe Shqipërisë, gjithashtu të mohosh kontributin e madh të murgjve bazilianë dhënë besimtarëve ortodoksë shqiptarë dhe në veçanti atyre himarjotë, nëpërmjet kishës uniate shqiptare, për të ruajtur besimin që ata kanë dëshiruar gjatë historisë dhe për t’i ndihmuar djemtë himarjotë në mënyrë shembullore për mbijetesën dhe lëvrimin e gjuhës shqipe, tejpërtej robërimit stërshekullor osman të Shqipërisë.

Nuk më duket ortodokse të harrohet, se ishin besimtarët ortodoksë himarjotë me shtëpi e katandi të përvëluara, pa udhëheqje dhe përkrahje kishtare në toka të huaja, ata që i kërkuan dhe iu lutën Kishës Romane për t’i ndihmuar në ngritjen e institucioneve të tyre fetare dhe që ajo t’i përkrahte në zhvillimin e fesë së tyre ortodokse. Dhe Vatikani ia dha këtë ndihmë, himarjotët e morën dhe sot janë përsëri ortodoksë. Nuk është mirë të lëshohen deklarata apo të jepen përkufizime historike prej picirruku pa u konsultuar me historianët e vendit tënd.

Studiuesi i mirënjohur i kishave, A. Meksi shprehet se “kisha dhe trualli ku është ngritur, u përket besimtarëve ortodoksë, … se kishë katolike quhet ajo që përdoret nga besimtarët katolikë” (Aleksandër Meksi në krah të ortodoksëve: Kisha u përkiste atyre, Panorama/BalkanWeb, 27. 08. 2015). Nuk e di pse studiuesi ka ardhur në këtë përfundim, por Kapela e Dhërmiut ka në themelet e saj të varrosur një murg katolik. Duket pak kjo? Domethënë se kisha është përdorur edhe nga katolikët midis ortodoksëve, madje për të mësuar, shkruar dhe folur gjuhën shqipe në shekujt e errët të ortodoksisë. Pra mendoj, se nuk është e saktë të thuhet se kisha uniate u takon vetëm besimtarëve ortodoksë.

5. Si do të jetë fundi i fatit të Kapelës së Dhërmiut? Mjerisht ka ardhur kohë e keqe në këtë vend për ruajtjen e veprave ndërtimore historike, për respektimin e së vërtetës dokumentare historike që shprehin ato. E përsëris, ka 15 vjet që edhe vetë monumentet e kulturës që mbrohen nga shteti me ligj, më shumë po shpërfytyrohen dhe zhduken sesa po ruhen dhe aq më pak po mbrohen. Ka tashmë më se 15 vjet që shkatërrimet më të mëdha të tyre po vijnë me shembuj nga vetë Instituti i Monumenteve të Kulturës, i mbështetur nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit, natyrisht jo pa tutelë më sipër. Në këtë situatë nuk është çudi, që Kapela e kishës uniate shqiptare të Dhërmiut të përfundojë në një kishë ortodokse. Shumë shpejt pas kësaj, mund të forcohet zëri i Athinës, se Dhërmiu ka qenë përherë ortodoks, pra ka qenë përherë grek. Më pas çështja do të humbasë shumë nga e vërteta. Ata politikanë, analistë, qeveritarë, forumsa, gazetarë që po llapin tani pa përgjegjësi, vetëm për t’u dukur, nuk do jenë në gjendje nesër të riparojnë dëmin që po bëjnë duke lozur sot me dokumentet dhe të vërtetën e historisë së vendit.
Më bëri përshtypje të hidhur kuraja e një ministri të qeverisë aktuale, duke paraqitur një projekt me tri pamje për të ardhmen e rrënojave të Kapelës së Dhërmiut me titull “Kisha si ishte, si është dhe si do të jetë” (Klosi në Dhërmi: “Shën Thanasi” do rindërtohet në një vend tjetër, Shqiptarja.com, 28.08.2015). Padashur, ndoshta nga padituria profesionale nga njëra anë, por edhe nga sinqeriteti për të zgjidhur problemin, në projektin e paraqitur prej tij është përmbledhur në mënyrën më koncize komedia që po luhet, ku vetëm mendimi profesional nuk është pjesëmarrës. Dihet tashmë se kisha uniate ka për fasadë, atë të arkitekturës së kishës katolike, ndërsa interieri i saj është i pajisur me orenditë e kishës ortodokse. Siç duket edhe në foton “si ishte”, fasada e hyrjes së Kapelës të Shën Thanasit në Dhërmi para se të prishej në vitin 1972, duket sheshit se ishte një fasadë tipike e një kapele katolike me çati tjegullash. Përkrah saj ministri servir një foto të një projekti të ri arkitektonik, se “si do të jetë” kisha e re, e projektuar nga arkitekti i tij i padeklaruar. Shumë interesant të shihet – se për kishën e re, projekti paraqet një kishë tërësisht ortodokse me kupole të vetme mbi tambur. Ka më komedi se kjo?

Pra kemi një shpërfytyrim flagrant të arkitekturës së jashtme të Kapelës së Shën Thanasit, siç ajo vjen nga historia. Ky veprim, sipas Kartës së Mbrojtjes së Monumenteve Evropiane dhe Shqiptare klasifikohet si falsifikim i dokumentit historik. Duket pak kurajë e madhe, që ministri i një qeverie merr përsipër të falsifikojë një të vërtetë dokumentare të historisë së vendit të tij. Përveç falsifikimit, përpjekja diletanteske e arkitektit të ministrit duket edhe më gazmore, sepse nga ana profesionale, ndërtesa ortodokse e fantazuar prej tij me kupolë mbi tambur nuk mund të qëndrojë kur të fillojë të ndërtohet. Sepse nga pikëpamja strukturale-konstruktive, ndërtesës i mungojnë krahët e shkarkimit të ngarkesës së kupolës. Në arkitekturë kjo lloj ndërtese quhet një zog pa të dy krahët e tij. Kështu, Kisha e ministrit, e propozuar për ndërtim, nuk mund të qëndrojë as mbi tokë. Siç duket, e gjithë zhurma që bëri Athina nuk shkoi kot. Ajo e di se nuk e pengon kurrkush në këto nahije, vetëm i lëpihen, duke ia përgatitur projektet që do.

Papërgjegjshmëria shtetërore në këtë vend shkon deri atje, sa ngrihet presidenti apo kryeministri i vendit një mëngjes, merr një avion për në Konferencën Islamike dhe pa pyetur as Parlamentin e shpall vendin e tij islamik, sikur myslimanizmi bizantino-otoman i shqiptarëve të jetë islamizmi i Arabisë apo i Afganistanit. Tjetri, takohet një herë me Papën dhe i shitet Romës për katolik italian. Ndërsa Athina ka hyrë më thellë, ka një komandant tashmë legjendar prej 23 vjetësh në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, një Kalë Troje të ortodoksisë greke, një bombë që po rrit çdo orë potencialin e shpërthimit të saj, ashklat e së cilës nuk e dimë se ku do të arrijnë në një situatë reale të mundshme të një shpërthimi etnik ballkanik. Po zgërdhihemi, por po mbytemi nga hidhërimi njëherësh, nga mjerimi që sjell Injoranca e Drejtimit dhe Pashpresa për një rregullim të saj në rrugë demokratike.
6. Kam një këshillë për Ministrinë e Kulturës për zgjidhjen e çështjes së Kishës uniate të Shën Thanasit në Dhërmi:

Së pari, të përcaktohet vlera e kësaj ndërtese (tashmë rrënojë qysh prej viteve 1972-‘74), për cilat vlera meritojnë të ruhen mbetjet e saj, ose të mos ruhen fare. Jo çdo kishë ka vlera domethënëse për ruajtjen dhe mbrojtjen e saj si monument kulture. Një kishë shpallet e tillë kur përmban dëshmi dokumentare historike të veçanta, si të thuash unikale, të cilat të tjerat nuk i kanë. Në rastin konkret, Kapela e Shën Thanasit në Dhërmi mund të ketë një histori 500 apo 600 apo 1600-vjeçare, por vlera e saj e spikatur është kontributi historik që ajo ka dhënë në shek. 16-19 (përfshirë edhe shekullin e Rilindjes Kombëtare) si strehë e besimtarëve ortodoksë dhe katolikë, të cilët kanë lëvruar gjuhën shqipe në kohëra shumë të vështira për asimilimin kombëtar. Kontributi që ka dhënë kjo kishë në periudhat e tjera, përpara apo mbrapa, nuk përbëjnë vlera më të mëdha. Për këtë vlerë historike, mbetjet e Kapelës meritojnë të shpallen në mbrojtje paraprake shtetërore dhe të kryhen nga profesionistët hulumtimi arkeologjik dhe ndërtimor i tërësisë së substancës që ruhen në mbitokë dhe në nëntokën e saj.

Së dyti, mbrojtja paraprake të kategorizohet si mjedis arkeologjik. Së treti, të programohet në mënyrë të menjëhershme gjurmimi arkeologjik, duke e dokumentuar të gjithë substancën arkeologjike ekzistuese, përfshirë edhe materialin e dalë nga shembja, dhe të bëhet katalogizimi dhe vlerësimi i tyre shkencor.
Së katërti, të bëhet konservimi arkeologjik i substancës arkeologjike të dalë nga gërmimi.
Së pesti, të merret vendimi nëse mjedisi arkeologjik i zbuluar do të ruhet ‘in situ’ dhe do të infrastrukturoret si park arkeologjik, apo jo.

Së gjashti, të hartohet projekti i rindërtimit të kapelës uniate sipas kritereve të Kartës së Restaurimit, duke shfrytëzuar të gjitha të dhënat e dala nga gërmimi arkeologjik dhe materiali arkivor dhe fotografik mbi ndërtesën origjinare.

Së shtati, t’i jepet përgjigje teorikisht dhe praktikisht në mbështetje të udhëzimeve bashkëkohore të restaurimit pyetjes: i plotëson kushtet rindërtimi ‘in situ’? Në rast se jo, rindërtimi i faltores të bëhet me besnikëri në afërsi të mjedisit arkeologjik.

Së teti, në të dyja rastet, brendia e ndërtesës së rindërtuar të shfrytëzohet për një muze modest të historisë së kishave uniate shqiptare, shpërndarjes së tyre në Shqipëri dhe në diasporë. Lëruani këtë punë ta bëjnë profesionistët e ndershëm që i kanë mbetur këtij vendi, të shohin dhe të mësojnë edhe të rinjtë, madje edhe ndonjë ministër rilindës, po që atij i është ndezur dëshira dhe pasioni për t’i hyrë profesionit se si mbrohet një dokument historik.

Marre nga BallkanWeb