Kategori
Uncategorized

Pinjollët e diktaturës që po emërohen ambasadorë nga Bushati.

Jo një, por disa nipa, mbesa apo dhëndurë të ish-ministrave apo drejtuesve të diktaturës janë po rehabilitohen nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Edhe ky i fundit, djali i ish-sekretarit të parë në disa rrethe, ka vendosur që të rehabilitojë shokët e tij të fëmijërisë.

I fundit ambasador pasardhës i drejtuesve të komunizmit është Virgjil Kule, gazetari dhe drejtori i RTSH-së që u emërua ambasador në Suedi.

Kule është dhëndërri i Rita Markos, zëvendës i Enver Hoxhës. Pak ditë më parë vdiq Rita Marko dhe menjëherë Ditmir Bushati e propozoi për ambasador në Suedi.

Por Kule nuk është i pari.

Virgjil Kule

Edhe mbesa e Hysni Kapos është emëruar ambasadore e Shqipërisë në UNESC-o. Bëhet fjalë për Ravesa Lleshin, e cila ka disa muaj që është emëruar në këtë post.

Ravesa Lleshi

Një tjetër pasardhës i ish-drejtuesve të diktaturës është ambasadori në Izrael.

Bardhyl Canaj është dhëndri i Anëtares të Byrosë Politike Lenka Çukos, i cili shkaktoi debate ku u emërua Ambasador i Shqipërisë në Izrael.

Kategori
Uncategorized

Lajmi i mirë i moshapjes së negociatave

Alfred Lela

Dikush duhet të dalë e ta thotë, duke mos u stepur, as nga fakti se Ambasada amerikane e quajti ‘pozitiv’, atë që është e qartë si ujët e Valbonës: është lajm i mirë që qeveria Rama mori një JO te pragu i negociatave.

Duke pranuar dy gjëra: refuzimi i qeverisë socialiste është një pengesë edhe për rrugëtimin europian të Shqipërisë; dhe, skenarët e mundshem ne rast te marrjes se Po-je do ishin me demtues per vendins se sa pengesa.

Atëherë, përballja debatuese që na nevojitet është: a fiton apo humb Shqipëria? Jemi në një prej atyre rasteve, jo të pakta në jetën e individëve dhe të kombeve, ku prej vonesës që prodhon pritja dhe durimi, del më mirë.

Një Po europiane për Edi Ramën dhe të tijtë, që kanë dëshmuar sjellje dhe yrysh joeuropeist, do të thoshte një certifikim i tyre, pasojë e të cilit do të ishin arroganca e shtuar dhe vazhdimi në të njëjtin drejtim që ata e quajnë ‘i duhuri’, por që ngjan si pa krye.

Në rast të një Po-je, kur opozita, apo kushdo, do i përmendnin Tahirin, përgjigja do të vinte flakëritëse: ej, a je në vete, kemi marrë vizë nga Europa!?

Nëse gazetarët, apo cilido, do t’i kujtonin Xhafajn Jr., reagimi do të vinte si krismë pushke: futja kot, BE na hapi negociatat!

Nëse një qytetar do komentonte një gjë për korrupsionin a vjedhjet do kërciste kërcënimi: të q…r…unë kam hapur negociatat!

Këtij begu politik i duhej thënë ndal me një hendek dhe këtë bënë ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së. Nuk do të thotë asgjë fakti se hezitimi, apo mosdakordësia, ishte e Francës, Holandës dhe Danimarkës, dhe se vendet e tjera ishin gati të ngrinin duart në miratim. Mungesa e kohezionit europian flet edhe për mosdëshirën gjermane: të paktën Holanda dhe Danimarka do ta ‘sakrifikonin’ ngurrimin e tyre përballë trusnisë gjermane. E cila ka ardhur saktësisht pas plojës së prodhuar nga vetë Rama gjatë vizitës në Berlin, kur u mundua që defektet t’i mbulonte me sulme në vend të përunjësisë.

Ka nga ata që mendojnë se mbikqyrja europiane, në rast të hapjes së negociatave, do të kishte qenë më ndikuese te ndryshimi i mundshëm i Ramës, dhe se reflektimi i tij përballë Jo-së do të jetë më i ngadaltë, ose i pagjasë.

Këtu hyn në punë një dallim thelbësor, që shpjegon edhe një kontradiktë apo paradoks në superstrukturën europiane. Bëhet fjalë për dallimin mes burokracisë së BE dhe Europës politike. E para dha një rekomandim pozitiv, me njëfare shkujdesjeje në raport me standardet e Shqipërisë, që shumë mund ta lexojnë si dashamirësi ndaj vendit tonë. E dyta e refuzoi rekomandimin, duke marrë parasysh, sigurisht, kontekstin politik nacional (jo atë supranacional), por edhe duke e situr më me kujdes territorin politik dhe institucional shqiptar.

Kjo, për të argumentuar se z. Rama, në rast të hapjes së negociatave, do ta përdorte sërish Europën burokratike dhe shkujdesjen e saj për të marrë një leje hileqare për një valle trimash në kurriz të Shqipërisë dhe institucioneve të saj.

A e keni vënë re ende spikamën e kësaj hileje shtatshe pa asnjë trimni? Del e thotë se Shqipëria e mori datën e hapjes së negociatave. Nuk skuqet kur bën sikur harron se 28 qershorin (që është nesër) vetë e kishte quajtur ‘një betejë për jetë a vdekje’. Nuk ia bën syri tërr kur dështimin e quan fitore. E të tjera.

Kategori
Uncategorized

LIBËR SHTËPIE! Si kontrolloheshin shqiptaret nga sigurimi.

Libri i Shtëpisë, ishte një mjet kontrolli i banorëve të Shqipërisë dhe lëvizjeve të tyre.

Libri i Shtëpisë, një mjet kontrolli i banorëve të Shqipërisë dhe lëvizjeve të tyre.

Libri ishte, thënë ndryshe, një regjistër, në të cilin shënoheshin të dhënat personale të banorëve të shtëpisë si dhe të personave që banonin në të për periudha të përkohshme.

Ne librin e shtepise shenohej gjithshka, kur te vinin miq, emrat e tyre, deri tek bisedat dhe e kaluara e tyre. Pra ishte nje raportim familjar ne organet e sigurimit te shtetit.

Filloi të përdorej pas Luftës II Botërore, deri në mes të viteve ’60.

Libri mbahej në banesë, por administrohej nga punonjësit e Ministrisë së Brendshme, të cilët dhe certifikonin vërtetësinë e të dhënave përmes nënshkrimit dhe vulosjes.

Në pamje: Libri i Shtëpisë i Kuvendit Françeskan të Shkodrës.

Si kryefamiljar (pavarësisht se nuk kemi të bëjmë me një familje) është regjistruar David Pici.

Mes emrave të banorëve veçojmë At Justin Rrotën, klerik dhe gjuhëtar, apo At Zef Pllumin, klerik dhe rrëfimtar i krimeve të komunizmit.

Foto: AQSh.

Libri ishte, thënë ndryshe, një regjistër, në të cilin shënoheshin të dhënat personale të banorëve të shtëpisë si dhe të personave që

banonin në të për periudha të përkohshme.

Çdo gjë që bëhej ne shtëpi duhej të shënohej në librin e shtëpisë, biles edhe sa lugë kish në shtëpi.

Cdo kush që futej në shtëpi, shokë miq, bisedat duhet të shënoeshin në këtë libër, dhe pastaj i vihej pullë mbas cdo imformacioni që shkruej aty, me një fjalë nje informacion për sigurimin se çfarë bëhej në çdo shtëpi.

Nëse nuk shënohej apo harroej diçka të priste burgu.

Ky libër filloi të përdorej pas Luftës II Botërore, deri në mes të viteve ’60.

Libri mbahej në banesë, por administrohej nga punonjësit e Ministrisë së Brendshme, të cilët dhe certifikonin vërtetësinë e të dhënave përmes nënshkrimit dhe vulosjes.

Libër shtëpie veç familjeve ishin të detyruar të mbanin dhe institucionet fetare, që sigurimi i shtetit të kontrollonte deri dhe ne hyrje daljet dhe faljet e besimtarëve në këto vënde.

Në pamje:

Libri i Shtëpisë i Kuvendit Françeskan të Shkodrës.

Si kryefamiljar (pavarësisht se nuk kemi të bëjmë me një familje) është regjistruar David Pici.

Mes emrave të banorëve veçojmë At Justin Rrotën, clerk dhe gjuhëtar, apo At Zef Pllumin, klerik dhe rrëfimtar i krimeve të komunizmit.

Foto: AQSh.

Kategori
Uncategorized

Zëri i Amerikës kundër Ramës: Po ua jep naftën rusëve të Putin.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri është vënë në vështirësi serioze gjatë një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës në lidhje me akuzat sipas të cilave qeveria shqiptare po favorizon disa kompani të lidhura me kompaninë ruse Gazprom.

Siç shihet edhe në intervistën më poshtë, Ministri Gjiknuri është munduar të shmangë pyetjet e drejtpërdrejta të VoA rreth investigimeve të kryera sipas të cilave qeveria Rama ka zgjedhur një kompani (Transoil Group) e cila ka detyrime të praprambetura në para apo sasi nafte ndaj Alpetrolit si dhe ka shkelur afate që i shërbejnë punës së saj.

Intervisa e Gjiknurit për Zërin e Amerikës

Zëri i Amerikës: Meqenëse po flasim për kushtet e BE-së që kërkon ndër të tjera efikasitet në luftën kundër korrupsionit. Zoti ministër, në Shqipëri është drejt finalizimit marrëveshja në fushën e hidrokarbureve për tre vendburime të naftës atë të Cakran-Mollajt, Gorisht-Koculit dhe Amonicës. Ministria juaj 9 maj ka urdhëruar ngritjen e një grupi negociator për lidhjen e marrëveshjeve hidrokarbure me kompaninë Transoil Group AG. Por në shtyp janë hedhur dyshime, falë dhe investigime të kryera se ju po favorizoni në kompani të lidhur me kompaninë ruse Gazprom. A keni ju ndonjë koment lidhur me këtë?

Damian Gjiknuri: Kjo përzgjedhje është bërë në bazë të një procedure të hapur ndërkombëtare. Së dyti, kompania Transoil, që ju përmendni, ka një veprimtari në Shqipëri qysh në vitin 2011-12, në mos gaboj, si një kompani e regjistruar në Zvicër. Pra, kjo nuk është një gjë e re. Së treti, nuk kam një informacion të tillë dhe doja t’iu thoja, që nëse do të ishte e tillë, ju mendoni që zyrtarët amerikanë, të cilët bashkëpunojnë shumë afër me qeverinë shqiptare në sektorin hidrokarbur do të kishin mundësi të takoheshin me mua dhe të mirëprisnin në një aktivitet kaq të madh ndërkombëtar, nëse interesat amerikane do të viheshin në dyshim? Besoj se kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje, pasi gjithçka që është bërë aty është transparente, është diçka në proces, sepse negociatat nuk kanë përfunduar. Në marrëveshjet hidrokarbure duhen pranar termat që dëshiron qeveria shqiptare dhe që mund të pranohen nga investitori. Por në dijeninë time, nuk kam asnjë provë që mund të ketë akuza të tilla. Për herë të parë, Shqipëria po zhvillon procedura të tilla transparente në fushën e naftës, sepse më parë jepeshin në mënyrë direkte.

Zëri i Amerikës: Lidhja sipas investigimit në media është vënë re tek një letër që përfaqësuesi në Shqipëri i Transoil Group AG Shefqet Dizdari i ka bërë zv/drejtorit të zhvillimit të biznesit ndërkombëtar të Gazprom Neft, pas shfaqjes së interesit në 2017 të kompanisë “Jurimex Kommerz Tranzit Ges”, për këto tre vendburime.

Damian Gjiknuri: Së pari, unë nuk e di se çfarë komunikimesh kanë kompanitë. Gazprom është një kompani e madhe që operon me shumë kompani në Europë. Por nuk di dhe jam i sigurtë për këtë, që nuk ka një interes të Gazpromit direkt, apo një kompani e lidhur direkt me Gazpromin, që të mund të shtjerë në dorë këto fushat e naftës. Sa komunikime ka Gazpromi me kompani të tjera unë nuk mund të hamendësoj. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë, që nga ana ligjore nuk ka ndonjë ndalim për kompanitë ruse apo nga shtete të tjera për të marrë pjesë; nuk ka ndalim ligjor. Është tjetër gjë se çfarë mund të bëjë qeveria shqiptare brenda autoritetit që ka dhe brenda klauzolave të sigurisë kombëtare për të refuzuar një ofertë ose jo, por nga ana ligjore nuk është se origjina e kapitalit ndalohet përveçse kur ndonjë kompani është në listën e sanksioneve të SHBA-ve dhe të tjerë.

Zëri i Amerikës: A i dini ju se cilët janë pronarët e Transoil Group AG?

Damian Gjiknuri: Është një kompani me shumë pronarë e regjistruar në Zvicër, sepse është kompani aksionere, pra është e tregtuar në bursat e atij vendi. Origjina e kapitalit nuk ka ndonjë rëndësi themelore, për aq kohë sa nuk ndikon në procese që mund të vënë në diskutim sigurinë kombëtare. Kompanitë publike që tregtohen lirshëm, se ju e dini mirë, se jetoni këtu në SHBA, se ato që tregtohen lirshëm në bursa, origjina e kapitalit nuk ka rëndësi, sa kohë që është e rregullt nëpërmjet sistemit financiar ndërkombëtar, unë e quaj të pranueshme. Kompania në fjalë, me aq informacione që kam dhe nga artikulli që ju përmendët, është regjistruar në shtetin zviceran, dhe së dyti, ka operuar në Shqipëri, përpara se të bëhesha unë ministër.

Kategori
Uncategorized

Sipas Festim Latos Çështja Çame do gjejë zgjidhje nga komuniteti homoseksual i Hollandës.

Nga Arben Llalla/

Nëse kërkon në internet gjen disa gjëra interesante për Yohan Byrde, të cilin Festim Lato me karvanin e tij e paraqiti të shtunën në Vlorë atë dhe disa mashtrues të tjerë si eurodeputetë, ambasadorë apo diplomatë të BE-së.

Yohan Byrde është indian nga Sir Lanka, që ka shtetësi hollandeze. Familja e tij, prindërit dhe vëllai jetojnë në Kanada.

Yohan Byrde prej disa vjetësh bashkëjeton me Hayden Soekhan, edhe ky indian dhe më 2016 shpallën zyrtarisht dashurinë e tyre, pra Yohan është homoseksual. Nuk e di se çfarë fati do të ketë që Çështja Kombëtare Çame, e cila sipas Festim Latos mund të marrë zgjidhje nga një homoseksual i Hollandës prej Indisë së largët.

Gjithsesi le ta lëmë në dorë lexuesve të vlerësojë bisedat në interent të Yohan Byrde me Hayden Soekha, i cili jeton dhe punon në Toronto të Kanadasë.

Hayden Soekha, i cili jeton dhe punon në Toronto të Kanadasë.

Kategori
Uncategorized

Prestigjiozja franceze “ia plas në sy” Edi Ramës: Paratë nga droga i bën politika, Shqipëria “Kolumbia e Europës”.

Shqipëri, “paratë nga droga janë bërë paratë e politikës”

Dyshimet e forta të bashkëpunimit midis qeverisë socialiste dhe trafikantëve të drogës pritet të peshojnë shumë në diskutimin për negociatat dhe pranimit të vendit në BE, të cilat do të diskutohen në Këshillin Evropian të enjten dhe të premten.

“Të armatosur deri në dhëmbë, policia zbret dhe siguron zonën, përpara se të rrethojnë parcelat me kanabis që do të priten dhe digjen”. Për vite, këto imazhe kanë qenë shprehja e aksionit të qeverisë shqiptare kundër trafikantëve. Duke ilustruar “luftën e pamëshirshme kundër krimit dhe drogës” premtuar nga Kryeministri Socialist Edi Rama, i zgjedhur në vitin 2013, ata rregullisht i reklamojnë në në televizionet shqiptare. Por imazhi që është grisur përpara kamerave është më shumë invazive.

Makina e dyshimtë

Në qoftë se “kryeqyteti i njohur i kanabisit”, Lazarat, me një prodhim vjetor prej gati 1000 ton, ra në 2014, fara e saj është përhapur. Në vitet në vijim, kultura u përhap në të gjitha malet, duke e bërë Shqipërinë prodhuesi më i madh në Bashkimin Evropian. Policia italiane fluturon mbi territorin shqiptar për gjashtë vjet në kërkim të plantacioneve të drogës.

Në vitin 2017, aeroplanët e saj shqyrtojnë një të katërtën e territorit shqiptar. Shumë e përsosur për të qenë i sinqertë. Shfaqja e organizuar nga autoritetet është ndërprerë disa herë: korrupsioni, lidhjet me krimin e organizuar … skandalet goditën gjirin e qeverisë. Në një kohë kur Shqipëria dyfishon përpjekjet e saj për të hapur negociatat për pranimin e saj në BE – e cila do të diskutohet në Këshillin Evropian të enjten – shumë janë duke pyetur: lufta kundër trafikantëve e udhëhequr për pesë vjet nga Edi Rama është vetëm një shaka?

Për oficerin e policisë shqiptare, Dritan Zagani, nuk ka dyshim për përgjigjen. I zhvendosur në Zvicër në azil politik që nga viti 2015, ai ishte i pari që denoncoi lidhjet mes autoriteteve të vendit të tij dhe grupeve kriminale.

“Para vitit 2013, pata një luftë të vazhdueshme ndërmjet trafikantëve dhe policisë. Kriminelët kanë ardhur në pushtet, “thotë Zagani, i cili, nga viti 2009 deri në vitin 2014, ka qenë aktiv kundër trafikut në Itali. Gjatë hetimeve të tij, ai vuri re prania e një makine të dyshimtë: ngjyrë të zezë, ajo përdoret rregullisht nga trafikantët.

“Kam marr numrin e pllakave dhe e kam kontrolluar atë në sistem. Pronari i automjetit: Saimir Tahiri, Ministri i Brendshëm “, thotë polici. Zagani pastaj i dërgon eprorëve të tij një raport që mbetet i paplotësuar … dhe shumë shpejt e gjen veten nën ndikimin e një hetimi të brendshëm, i akuzuar për ofrimin e informatave për kolegët italianë. Pas tetë muajsh “për të jetuar si një i dëbuar”, ai vendos të kërkojë azil në Zvicër.

“Kolumbia e Evropës”

Më tej në jug, edhe autoritetet greke nuk janë shumë të kënaqur me bashkëpunimin e tyre me homologët e tyre shqiptarë. Një shembull? Në vjeshtë 2016, Athina kthehet në Tiranë një raport prej më shumë se 1,000 faqesh mbi Klement Balilin, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”.

Pronari i një hoteli luksoz në bregdet, ky biznesmen ishte deri vonë në postin e drejtorit të transportit të rajonit kufitar të Sarandës. Grekët e akuzojnë atë si ‘koka’ e një karteli të gjerë të drogës. Pavarësisht nga një urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar nga Interpol, Shqipëria nuk ka reaguar dhe ai është ende në arrati … “Paratë e drogës janë bërë para politike”, tha Fabian Zhilla, një specialist shqiptar i krimit të organizuar. Partitë politike kanë mbështetësit e tyre vendas, të cilët financojnë fushatat zgjedhore me paratë e drogës “.

Larg nga të qenit vetëm një çështje e policisë, trafiku i drogës peshon mbi shoqërinë në tërësi. Rritja ekonomike e PBB-së tregon më shumë se 3%, por është larg përfitimit të shumicës së shqiptarëve. Shumë denoncojnë mbajtjen e parave nga droga në ekonominë reale.

Në Tiranë, vendet e ndërtimit janë duke u rritur dhe hotelet luksoze po shfaqen në këtë vend, i cili megjithatë mbetet një nga më të varfërit në Evropë.

“Ne kemi për të strehuar më shumë se 20,000 banorë të rinj në qytet një vit”, u përgjigj kryetari i bashkisë së Tiranës.

Por edhe FMN-ja nuk është i bindur nga këto partneritete publike-private, pasi mbeten të dyshimta lidhjet me origjinën e financimit të bumit të strehimit të kryeqytetit.

Rasteve të korrupsionit, të lidhur me skandalet e krimit të organizuar dhe dështime të tjera të “luftës pamëshirshme kundër drogës” Edi Rama nuk e ka penguar Komisionin të ftojë shtetet anëtare për të hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por a do të jetë e mjaftueshme procesi i integrimit, ky “shërim” i shpresuar nga Kryeministri, për të vrarë korrupsionin dhe krimin e organizuar? Tani për tani, faktet duken larg përmbushjes së pritjeve të Brukselit …./Politiko.al/

Kategori
Uncategorized

Shqipëria për të tretin vit në Raportin Botëror të Drogave: Vend kyç i trafikut të kanabisit dhe heroinës.

Shqipëria dhe Holanda janë dy vendet më të përmendura për trafikun ndërkombëtar të barit të kanabisit të ndjekura në distancë nga Çekia, sipas raportit vjetor të Drogave 2018, të sapopublikuar nga UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet).

Ndërsa në hartën globale, Shqipëria është e përfshirë në rrugën e trafikimit të heroinës nga Azia, me origjinë nga Afganistani, që kalon përmes Turqisë dhe më pas i drejtohen Europës Perëndimor. Bullgaria është një tjetër shtet që përfshihet në këtë gjurmë (shiko hartën globale dhe hartën e zgjeruar vetëm për Europën e Azinë).

Raporti i referohet zhvillimeve të vitit 2016. Shqipëria dhe Hollanda raportuan asgjësimin më të madh të bimëve të kanabisit në Evropë gjatë viteve të fundit (Shqipëria raportoi asgjësimin e 5,205 fushave në vende të hapura me një total prej 2,536,288 bimë kanabis në vitin 2016 dhe Holanda njoftoi asgjësimin e 5,856 plantacioneve të brendshme me gjithsej 994,068 bimë të kanabisit.), sipas raportit të UNODC

Shqiptarët përmenden edhe për aktivitetin jashtë vendit, ku në Belgjikë, grupe nga Shqipëria përdorin “zonjat” lokale për të kontrolluar femrat që janë trafikuar për shfrytëzim seksual dhe për t’u siguruar që ato transportojnë drogë.

Ky është viti i tretë radhazi që Shqipëria përfshihet në raportin botëror të drogave. Në raportit e vitit 2017, Shqipëria, përmendej si një nga vendet kyçe në trafikimin, prodhimin e barit të kanabisit, madje dhe përdorimin e substancave të forta psikotike nga të rinjtë. Shqipëria përmendej gjithashtu një nga vendet me evidenca të forta në përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar në trafikun e heroikës, kokainës dhe kanabisit.

Raporti, tregjet e drogave në rritje

Raporti thekson se si llojet e drogave ashtu dhe tregjet e tyre po diversifikohen dhe zgjerohen si asnjëherë më parë. Bota po përballet me një zgjerim potencial të ofertës, me prodhimin e opiumit dhe prodhimin e kokainës që kanë arritur në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë. Tregjet për kokainën dhe metamfetamën shtrihen përtej rajoneve të tyre të zakonshme, ndërsa po rritet trafiku i drogave përmes internetit, pavarësisht sukseseve në mbylljen e platformave tregtuese popullore.

Prodhimi global i opiumit u rrit me 65 për qind nga viti 2016 deri në vitin 2017, në 10,500 ton, vlerësimi më i lartë historik i regjistruar nga UNODC që kur filloi monitorimin e prodhimit global të opiumit në fillim të shekullit të njëzetë, ku prodhuesi kryesor mbetet Afganistani.

Prodhimi global i kokainës në vitin 2016 arriti nivelin më të lartë ndonjëherë: rreth 1,410 ton. Pas rënies gjatë periudhës 2005-2013, prodhimi global i kokainës u rrit me 56 për qind gjatë periudhës 2013-2016. Rritja nga 2015 në 2016 ishte 25 për qind.

Pjesa më e madhe e kokainës në botë vjen nga Kolumbia, e cila nxiti prodhimin e saj me më shumë se një të tretën nga viti 2015 deri në vitin 2016, në rreth 866 ton. Sipërfaqja totale e kultivimit të bimës së kokainës në mbarë botën në vitin 2016 ishte 213,000 ha, nga të cilat pothuajse 69 për qind ishte në Kolumbi. Rilindja dramatike e kultivimit të bimëve të kokainës në Kolumbi, e cila pothuajse ishte përgjysmuar nga viti 2000 deri në vitin 2013, erdhi për një numër arsyesh të lidhura me dinamikën e tregut, strategjitë e organizatave të trafikimit, si dhe një reduktim në ndërhyrjet alternative të zhvillimit dhe në asgjësimin e tyre. Në vitin 2006, u asgjësuan më më shumë se 213,000 ha. Dhjetë vjet më vonë, shifra ishte më pak se 18,000 ha./Monitor

Kategori
Uncategorized

kryeministrat e BE diskutuan sot ofertën e Ramës për kamp refugjatësh.

SOT 16 KRYMINISTRA TË BE DISKUTUAN SOT OFERTËN E EDIT QË SHQIPËRIA TË MBLEDHË 600 MIJË ARABO-MAGREBIANË!!!

Alexander Soros ishte sot në Gjermani për të lobu për kampet e refugjatëve në Shqipëri. Siç raporton para disa orësh ABC News në takimin e sotshëm të 16 kryeministrave të BE në Bruksel: “Plans to set up migrant reception centers in Albania are also under discussion.” (Plani për të ngrit qendrat e grumbullimit të refugjatëve në Shqipëri është ende në diskutim) ndërkohë vetë Alex Soros paska shku me urgjencë në Gjermani për të lobu për ngritjen e kampeve në Shqipëri!

Ja ku e keni: https://abcnews.go.com/…/mini-migration-summit-eu-nations-r…

Ndaj nuk flet Lulqim Sorosi! Ndaj dy rrugë keni:

Atë që duan Ata: MERRNI VALIXHET DHE ZHDUKUNI!

Ajo që na duhet ne: TË MARRIM NGA NJË HU DHE HAJT TI ZHDUKIM KËTA QË DUAN TË NA ZHDUKIN!!!

Kategori
Uncategorized

Berisha paralajmëron: Po mendoj largimin nga ky Parlament, është kthyer në institucion terrori

Everest Dedaj: Zt. Berisha, opozita ka ngritur akuza të forta ndaj mazhorancës në lidhje me krimin…ku është sot opozita? Çfarë reagimi ka ndaj mazhorancës?

Sali Berisha: Mendoj se opozita gjatë dy muajve të fundit, ka ngritur një strategji proteste, e cila vlerësoj unë ka shënuar sukseset e para të rëndësishme, në kuptimin që Edi Rama kudo që shkon pritet me urrejtje, kudo që shkon pritet me protesta.

Shoqërohet nga 800 deri në 900 policë dhe gardistë kudo dhe megjithatë, dalin dhe e bllokojnë për orë të tëra në hotel siç e bllokuan në Peshkopi, se lejojnë të shkojnë fare siç bënë në Klos dhe Burrel. Një kryeministër që ikën me bisht ndër shalë që takohet vetëm me rrogëtarë dhe puthadorë të tij dhe nuk takohet dot me popullin, mendoj se opozita ka shënuar në mënyrë të padiskutueshëm një rezultat të prekshëm në këtë drejtim.

Vendi është sot në një kryqëzim dramatik. Është përdorur shpesh herë fjala rrugëkryq, por kësaj here është rrugëkryq dramatik. Kësaj here, Shqipëria e cila duhet të kishte hapur negociatat në vitin 2016 dhe jo vetëm që s’i hapi, por nuk po i hap dot as në 2018.

Dedaj: E keni analizë këtë zt.Berisha apo keni të thëna?

Berisha: Kudo që shkoj unë dhe këdo që takoj..isha në Gjermani dhe takova plot miq atje. Nuk bëhet fjalë për hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë. Kjo është evidente dhe gjermanët kanë qëndrime ndër më të favorshme. Ka të tjerë me qëndrime fatale për procesin e integrimit të Shqipërisë. Është evidente. Nuk janë plotësuar në mënyrë kategorike kushtet. Është evidente që sot drejtësia është degë e ekzekutivit shqiptar.

Është evidente që muajin dhe vitin që do të vlerësohej Shqipëria bëhet grushti i shtetit brenda shtetit. Asgjësohet Gjykata Kushtetuese dhe të gjitha funksionet e saj i shkojnë indirekt Edi Ramës dhe qeverisë. Paralizohet qëllimisht Gjykata e Lartë me të ashtuquajturën reformë unike në botë.

Unë ftoj çdo shqiptar sot që t’i shtrojë pyetjen vetes; a është Shqipëria vendi që duhet të vendosë modelin që nuk ekziston askund në botë në drejtësi. Këtë nuk e them unë, e tha prokurori amerikan i dërguar për të marrë pjesë në vetting. Një model që nuk ekziston askurrkund, është një model ourellian.

Shkoni dhe pyesni në Maqedoni cili është modeli i reformës? Edhe atyre u kërkohet reformë, por dy modele absolutisht të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Ata që e nisën që në fillim për ta parë drejtësinë shqiptare degë ekzekutivi, e bënë drejtësinë shqiptare degë ekzekutivi, por me këtë, ata i bënë gjëmën Shqipërisë. Zëvendësuan shtetin ligjor me narkoshtetin e Edi Ramës.

Dedaj: Është një reformë që është përkrahur shumë nga dy selitë diplomatike, BE dhe SHBA-të?

Berisha: Ata kanë punuar me vendosmërinë më të madhe për projektin Soros. Të dy ambasadorët kanë punuar vendosmërisht për projektin Soros.

Dedaj: Pra janë edhe ambasadorët pjesë e këtij projekti?

Berisha: Sigurisht që janë, nuk ka asgjë për t’u dyshuar. Por ata nuk mbajnë përgjegjësi për këtë. Ambasadorët mbajnë përgjegjësi para qeverive të vendeve të tyre me Kushtetuta. Në Kushtetutën e Shqipërisë ata nuk kanë asnjë përgjegjësi. Ndaj shtetit shqiptar, kanë Konventën e Vjenës. Këtu është problem i Edi Ramës. E di që ndonjëri prej tyre thotë në tavolina; hë mo se nuk është ndonjë gjë pse nuk është Gjykata Kushtetuese.

Dedaj: Thotë ambasador?

Berisha: Absolutisht! Këtu, qytetarët shqiptarë janë të vetmit në Evropë që nuk shkojnë dot në Strasburg. De fakto janë përjashtuar nga Këshilli i Evropës. Sepse duhet të kenë tre shkallët e gjyqësorit siç është ligji botëror i sistemeve të drejtësisë. Kurse këtu, Edi Rama pasi mori Prokurorinë e Përgjithshme, paralizoi Gjykatën e Lartë, mori Gjykatën Kushtetuese. Tani nuk i fsheh dot më. Nuk ka thes që i maskon me asgjë. Kjo është një nga veprat më të zeza të këtij vendi.

Dedaj: Zt.Berisha si dilet nga ky udhëkryq që ju thoni?

Berisha: Dalja nga ky udhëkryq bëhet vetëm nëpërmjet një përmbysje në këtë vend dhe absolutisht rrugë tjetër nuk ka. Largimi një minutë e më parë me një revoltë të fuqishme popullore, të kësaj klike që narko-shtetin.

Dedaj: Edhe revoltë të dhunshme?

Berisha: Revoltë që të largojë me çdo kusht këtë klikë dhe këtë narkoshtet.

Dedaj: Zt.Berisha, duket se opozita të gjitha aksionet i lë “rrugëve”…

Berisha: Nuk gjykoj se i ka lënë rrugëve. Në këtë periudhë, opozita ka përshtatur një qëndrim; po lobon për hapjen e negociatave. Pse opozita po lobon për hapjen e negociatave? Fillimisht, bashkëbiseduesit tanë hapnin sytë; që këtej thoni se standardet nuk janë plotësuar dhe këtej thoni të hapen negociatat. Po të hapen, sepse hapja e negociatave bën të mundur një vëzhgim shumë më serioz të zhvillimeve. Mbi bazën e këtij vëzhgimi, një ndihmë shumë më eficente për rikthimin në Shqipëri të shtetit ligjor dhe funksionimit të ekonomisë së tregut dhe sistemit demokratik. Kjo është motoja që na bën ne kudo, kryetari i opozitës, deputetët, mbajnë këtë tezë në çdo rast. Natyrisht, opozita po organizon kudo me dhjetëra e dhjetëra protesta, por opozita është e vetëdijshme se në mënyrë absolute, zgjidhja e vetme është revolta e përgjithshme popullore. Do ta realizojë këtë opozita apo jo, do ta shohim në kohërat që vijnë.

Dedaj: Në gjykimin tuaj si politikanë me eksperiencë, ka aftësi për ta realizuar këtë?

Berisha: Në gjykimin tim, i ka aftësitë dhe kushtet të gjitha ekzistojnë për këtë. Pa këtë revoltë, në mënyrë absolute, Shqipëria do të kalojë nga një dështim, në një dështim tjetër, nga një e zezë në një të zezë tjetër. Edi Rama këto ditë për të mbuluar dështimet, lidhjet e tij me krimin, drogën etj, po i bën Shqipërisë gjëmën me dy ndëshkimet më të mëdha ndoshta, njëri prej tyre që nga themelimi i shtetit shqiptar dhe tjetri në histori. Edi Rama këto ditë po bën gjithçka t’u shesë detin grekëve vetëm e vetëm të marrë hapjen e negociatave. Unë kam burime të brendshme, ka atdhetar dhe patriot në atë ekip, grupin negociator. Burra atdhetarë të cilët nuk e shesin interesin e vendit të tyre në atë mënyrë.

Ata më kanë informuar qartë se deri para një jave është zhvilluar një takim me palën greke, në të cilën është dorëzuar marrëveshja e pa negociueshme nga pala greke dhe me urdhrin e prerë që nuk do të mund të përdorni fjalën “ekiti” se ne nuk e njohim.

Nocioni i “Ekiti-së” është edhe themeli i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk do mund të përdorni fjalën koncesion. Merreni, kjo është marrëveshja. Shqiptarët duhet ta dinë se kompjuteri dhe programi me të cilin duhet të bëheshin matjet dhe përllogaritjet është blerë me datën 25 apo 26 maj.

Gjithçka tjetër është bërë në favor të qeverisë greke, pa matje nga një faqezi, që kryeson grupin negociator, një Skapi, Skapi dhe spiuni Meçollari, të cilët kërcënojnë anëtarët e tjerë të ekipit që thonë haptas se ne jemi këtu për negocim dhe negociata nuk ka.

Negociata thotë Skapi, një i pafytyrë që mendon se mund të shesë kollaj. Ai vërtetë mendon se mund të ikë në Greqi, por ndëshkimit nuk do t’i shpëtojë kurrë për aktin e tij. Çfarë tha Edi Rama me Ditzi Bushatin pardje? A e lexuat se çfarë argumenti dhanë? Gazetarja i tha mos e keni presion që po nxitoni kaq shumë?

Jo thotë.

Mirë ne po ta kemi presion, por Greqia presion e ka? Greqia po merr pasuri përrallore.

Greqia do t’i mposhtë këta plehra për të grabitur detin. Greqia bën një gabim historik ndër më të mëdhenjtë, hap një konflikt të ri me Shqipërinë dhe shqiptarët. Greqia nuk mund të grabisë në këtë mënyrë pse gjen një zoograf të dytë si Edi Rama.

Dedaj: Zt. Berisha sa i besueshëm jeni ju në këto akuza, për faktin se ju kur ishit kryeministër, Gjykata Kushtetuese ju rrëzoi?

Berisha: Gjykata Kushtetuese e rrëzoi dhe unë e respektova plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Dy gjëra ju them shqiptarëve; ka një ekspertizë të bërë për atë marrëveshje.

Nuk ka marrëveshje ideale, nuk ka marrëveshje që fiton plotësisht. Vetëm nëse pala tjetër është pa tru. Palë pa tru nuk ka. Për atë marrëveshje, Gjykata Kushtetuese tha se duhet të bëhet edhe një herë duke zbatuar parimin e ‘Ekitisë”. Çfarë ka thënë ekspertët ndërkombëtarë që i kanë në Ministrinë e Jashtme?

Kompania ndërkombëtare që ka zbatuar marrëveshjen, ka thënë që kjo është një marrëveshje e bazuar në proporcion. “Proper agreement”, do të thotë e duhur si marrëveshje.

Unë nuk bëra asnjë fjalë. I thashë palës greke, që marrëveshja u bë dhe marrëveshja dështoi. Sipas rregullit ndërkombëtar kur marrëveshja dështon shkohet në Gjykatë. Ky është rregulli. Nuk shkohet në Gjykatë pa bërë një marrëveshje. Ne e tentuam marrëveshjen, e cila e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese.

Pala greke ra plotësisht dakord. Paraqiti një kërkesë që të mos shkojë në Gjykatën e Hamburgut por në Gjykatën e Hagës. Greqia ka vendosur që njeh vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Detit, Shqipëria akoma nuk ka firmosur por do firmoste.

Të hapësh një kapitull konflikti se gjen dy spiunë në ekip dhe dy apatritë në qeveri, kjo përbën një vepër të shëmtuar. Grekët duhet ta kuptojnë se ka ikur koha kur copëtoheshin trojet shqiptare pa pyetur shqiptarët.

Dedaj: Zt.Berisha ju keni deklaruar se kryeministri Edi Rama në shkëmbim të çeljes së negociatave, do jetë pro pritjes së refugjatëve. Ju jeni kundër një kampi refugjatësh?

Berisha: Absolutisht kundër! Nëse Shqipëria pranon të marrë ish-terroristë të ISIS që janë valët e fundit të refugjatëve, Shqipëria bën një vetëvrasje dhe Shqipëria bëhet gurë e krim e pëllëmbë e krim.

Shqipëria po eksporton krim nga mëngjesi deri në darkë në mbarë Evropën dhe vendi i vetëm në Evropë që nuk mund të menaxhojë është Shqipëria. Së dyti, si u mbajtën refugjatët e Kosovës? 700 mijë prej tyre është mbajtur në familje shqiptare.

Pa pyet prej tyre kush është i gatshëm të mbajë? Terroristë të ISIS të lidhur me ta? Asnjë them unë! Vetëm rrethi i Kukësit ka mbajtur 150 mijë qytetarë të Kosovës. Çfarë ishin vëllezërit tanë? Qëndruan tre muaj dhe u larguan. Brenda një jave janë larguar mbi 800 mijë shqiptarë nga Shqipëria në Kosovë.

Kanë ngelur gjithsej 600 vetë tek një kamp atje tek pishinat që kishin probleme të tjera që nuk ktheheshin. Të krahasosh terroristët e ISIS me refugjatët e Kosovës do të thotë të jesh si Edi Rama që je i gatshëm të ndëshkosh me çdo çmim vendin tënd për karrigen tënde.

Të pretendosh të marrësh 600 mijë, e shndërron Otranton me qindra mjete skafesh që po vijnë edhe këto ditë në Shqipëri në varrezën më të madhe të Mesdheut në kohëra. I bëj thirrje qeverisë italiane që mos pranojë një nismë të tillë se në mënyrë absolute të gjithë ata me skafe do të vërshojnë drejt Italisë.

I bëj thirrje vendeve perëndimore, Komisionit Evropian të mos pranojnë ofertën e Edi Ramës sepse aq sa realizoi armët kimike do të mund të realizojë këtë. Ne nuk jemi kundër emigrantëve. Ne nuk jemi për të mos ndihmuar njerëzit në nevojë.

Por jemi se kjo do të ishte një barbari e vërtetë për emigrantët në Tiranë. Edi Rama e bën këtë vetëm e vetëm për të marrë një “PO” për hapjen e negociatave pa kushte. Por Shqipëria nuk ka asnjë kusht të vërtetë për hapjen e negociatave.

Dedaj: Zt.Berisha me gjithë këto probleme që ju listoni për mazhorancën, a vazhdoni të mendoni dhe keni si opsion djegien e mandateve?

Berisha: Unë gjykoj që kolapsi i plotë i reformës në drejtësi ka bërë çdo institucion tjetër fiktiv në këtë vend dhe të gjitha pushtetet i kanë kaluar Edi Ramës. Jo një herë, por të paktën 50 herë në ditë, unë mendoj që se pse rri në atë Parlament dhe nuk e di se cili do të jetë vendimi. Unë do të respektoj vendimet e opozitës. Por në kushtet e asgjësimit të drejtësisë dhe shndërrimit të saj në një degë të ekzekutivit, Parlamenti është një institucion i terrorit të pushtetit të Edi Ramës dhe një institucion që nuk meriton as 4 minuta të ekzistojë.

Dedaj: Do e propozosh sërish në grup?

Berisha: Unë them që grupi nuk ka pse grupi të ndikohet nga unë. Grupi merr vendimet e veta, nuk ka pse ndikohet nga unë.

Dedaj: Zt. Berisha e di që e keni ndjekur debatin për sa i përket Bashkisë së Hasit me dekorimin e atentatorit të Azem Hajdarit. Keni një koment?

Berisha: Është absolutisht fund e krye vepër e Edi Ramës, i cili udhëhiqet nga urrejtja e pakufishme atërore veçanërisht ndaj Azem Hajdarit. Edi Rama po të mos udhëhiqej nga urrejtja, Shqipëria do të hapte negociatat në 2016-n dhe në mos më shpejt. Edi Rama nëse do të kishte një emër të dytë, mund të quhej pa frikë misster urrejtja. Është njeri i pa karakter, i cili sa herë del i del fytyra e zezë në pah; jo nuk e bëra unë! Për urdhrin e tij, shqiptarët e mësuan një javë përpara se ai urdhër do të zbatohej në Has. Pasi u mor vendimi, ky ka pafytyrësinë dhe thotë se nuk dija gjë. Me këtë tregoi urrejtjen, cili është shteti që do. Edi Rama do shtetin e vrasjeve politike, shtetin e narko-shtetit, do shtetin ku dekorohen, të bëhen deputetë dhe ministra vrasësit. Ndaj do të ishte naive të mashtrohesha me atë që thotë ai nuk dija gjë.

Kategori
Uncategorized

Vargje rrënqethëse të Agim Doçit/ Rrugë pa rrugë në Shqipëri, Benza, k*rva , vijnë e shkojnë.

Poeti i njohur Agim Doçi ka publikuar një poezi të tij ku bën në mënyrë humoristike dhe me ironi të thëllë bilancin e aktualiteteit ku ndodhen shqiptarët.

O SHQIPTARË…

Ej, shqiptarë ju thafshin kraht’

Ju shkoj jeta, kot së koti.

Ju që s’vleni as sa gratë

Kush s’ju don, veç ju dashtë Zoti!…

E shkutë jetën veç me pshtyma

Tre herë n’ditë kërkoni sherr.

“Bijt e shqipes” rritë me kryma

farën tuej Dreqi s’e merr!…

Shkuan shekuj e shkuan mote

endé sot nuk din nga shkon.

Fatkeqsitë e kësaj Bote

Në Shqypni veç i takon.

Rrugë pa rrugë në Shqipëri

Benza, kurva, vijnë e shkojnë

Veç hajduta në Qeveri

pensionista që mallkojnë…

veteranë me prostat truri

lekët bukës i blejn gazetë(!)

era shurrë vjen pas çdo muri

Era mut posht e përpjetë.

Kisha, tyrbe e xhami

Priftër, dhjako e hoxhallarë

Mut me lule Shqipëri!

Mut mbi mut kombi shqiptarë!

Ngrihen çmimet, ulen brekët!

Lart, më lart se Mali i Dajtit

Nuk t’u sosën kurr fishekët!

qytetarët’ nën hyqëm t’fshatit(!)

vend ku vritet Deputeti

sikur t’ishte qen rrugaç…

Vrasësi merr Medalje Shteti(!)

Sa hap gojën të thonë: – plaç!

Vend që s’ka Ligje dhe Norma

(nga Athina erdh’ Kushtetuta)…

Vit për vit shpikin reforma(!)

“Dje m’a fute,…sot t’a futa!…”

Futja kot, me bazë hakmarrjen!

Bini Toskë e bini Gegë!

karakurvë ke gazetaren

Bandë me rrogë në çdo gazetë…

Vend ku vidhet historija

Origjina e kombit tim!

Vend ku ngrihet qeverija

Të rrëzojë…Shqipërinë(?)

Ndër ministra, shtat janë grekër

gjysh stërgjysh e baballarë

Bajnë orgji e hanë si mbretër

Ku një komb rron si lypsarë(!)…

Ku pëllcet kërrcet dyfeku

Shkollat plot me… heroinë

Ku hedh valle sërbi e greku

Që “mendojnë” për Shqipërinë(!)…

Vend ku çezma e pallatit

Nuk nxjerr ujë por lang fekalesh…

Vend ku vjen hajduti i fshatit

Dhe blegrin me jehon malesh.

Vend ku vjen Cjapi me Zile

Dhe mbush rrugët me kakërdhi

Vend ku shitet krimi me kile

Ku nuk thuret një poezi…

Ku gjëmojnë kangët jevgjite

Herë me dajre herë me buzuq

“Moj rrospi sa shpejt m’u rrite!

Pse m’i lyve thonjt e kuq?…”

Pse je veshun zhele – zhele?

Dhe dyshoj s’do bahesh kurrë!

Prap me gisht në gojë ti ngele,

“Ballëlarta me Flamurë?”

Ja kaluan 100 vite

Kur në Vlonë ngritën Flamurin

Sot ku je, dhe ku arrite!?

Là më là po ngre ushkurin…

Shtrirë përmbys lëngon mbi glob

Gjakun po t’a thith “shushunja”.

Ke marrë vrapin me galop

Kërmë që qelbesh nëpër plumba…

Vend ku gjen baltë e batak

drogë, alkool, Euro, dollarë,…

vend që vritesh veç për Gjak!

Shurragjaksit tanë shqyptarë!

Dil e shit dëshmorët e Kombit!

Dil, moho Martirët e tu.

Sot të thonë “putana” e Globit

Dhe “lavire” gjithashtu…

Ku asht shpirti i Naimit?

Ku asht fryma e At Fishtës?

Ku janë trimat e çlirimit?

Ku janë mendt e F.Konicës?

Janë tek plagët e Kosovës!

Janë tek varret në Çamëri!

Janë tek Fushë e Domosdovës!

Hot e Grudë, Plavë e Guci!

Janë tek britmat e Gjo Lulit!

Huta e gjatë e Boletinit!

Salari dhe djemt e Sulit

Janë tek gjoksi i Azem Trimit.

Njeqind vite shkunë sa ora.

Kujt t’i them: – Të qofsha falë?

Ku janë djemt që kishte Vlora?

Shqipëri moj rrënjëdalë!?..

Zemra ime nis merr vrapin

Don me puth në gjunj Flamurin.

Hajnat rrugën nuk m’a hapin

Hajnat fort shtërngojn ushkurin…

Ia hyp Atit të Inatit

Kaloj male si i marrë

Veç të shkoj tek Guri i Cakut

T’a puth Flamurin Shqiptarë!

Bubazhelë dhe buburreca

Jargë e qurra atdhetare

Para Flamurit seç ngeca

S’pashë anji fytyrë shqyptare!

Hipokritë me dhambë ckërmitur

Njerz që flisnin çuditërisht

Në mes sheshit të uritur

Iso burrash labërisht:

“Po ku je Ismail Vlora?

Ngrihu, zgjohu ti nga gjumi!

Ngrihu burrë e bëja fora.

Shqipërinë e morri lumi!…”

…Dhe u zgjova i trumhasur

ishte andërr… mos e zgjat!

Mosha plakë m’a kishte rrasur…

Kisha pshurrun në krevat!…

Nga Agim Doçi

Kategori
Uncategorized

Ulliri, patatja dhe qeverisja centrifugale.

MORDECAI

Atdheu ynë i dashur po i largon bijtë e vet me shpejtësinë më të pabesueshme, me therrjet më të dhimbshme dhe me cinizmin më tragjik, falë energjive centrifugale të qeverisë së saj. Ajo që duhej të ishte fuga mbledhëse e popullit është kthyer në centrifugën marramendëse, që po i flak të gjithë jashtë.

Paradoksalisht, qeveria po dëbon të gjithë rininë me mesazhet e çmendura që përhap në eterin e qelisë socialiste me dyer të shqyera. Pothuaj të gjithë ata që ikin nga Shqipëria si të papunë, arrijnë të gjejnë punë në shtetet e tjera ku shkojnë, edhe pse nuk kanë kualifikime speciale.

Ndërsa kryeministri i zgjedhur me votat dhe shpresat e këtyre të papunëve u thotë përditë se punë ka, por ju nuk dini t’i bëni. Të ashtuquajturat panairet e punës dhe tubimet e dëgjesave janë për turp e faqe të zezë, autosugjestionimi më i skajshëm i kryeprotagonistit dhe alibia më e dobët e dështimit të qeverisjes.

Koloristi i panjohur i muraleve dhe i shkresave, që përdor kornizat për të mbuluar pasurimin e fshehtë, u tha dikur shqiptarëve se bënë gabim që dëgjuan Saliun dhe mbollën ullinj. Atëherë ishte në opozitë dhe zgërdhihej në një shtëpi të mbushur plot me ullinj, ndërsa mikpritësit i kërkonin të lehtësonte gjetjen e tregjeve për frytet e pemës së paqes.

Ndërsa tani që është edhe i pari i Shqipërisë së mbetur u tha shqiptarëve se bënë gabim që mbollën patate, ashtu si kishin bërë me shekuj në tokat e të parëve. Si atëherë edhe tani, ai sërish zgërdhihet anës një are me patate të sapovjelë nga toka, ndërsa fshatarët i kërkonin rrugëdalje nëpër tregje, tashmë si zot suprem i tyre.

Por rrugëdalje nuk ka në një vend, ku kryeqehajai u thotë bujqve të mos mbjellin ullinj as patate, se për frytet e rrënjëve të tyre nuk ka tregje as brenda as jashtë shtetit. Ky qeverim mjerues të vret duart edhe gjunjët bashkë, të djeg fshatin dhe qytetin bashkë, të fshin ëndrrat dhe realitetin, të errëson sytë edhe mendimin.

Tall ullinjtë e Skënderbeut pikërisht në vitin e tij, zhbën Naimin dhe Rilindjen pikërisht me kodet e tyre, dëbon edhe të fundit shqiptarë që duan të rrinë në shtëpitë e tyre. Të urtët thonin dikur se loti i rrjedh njeriut sapo kujton mëkatin e vet, por nuk ka kohë për pendesë, madje as për zhgënjim, sepse tashmë nuk ka as shpresë e as premtim.

Kategori
Uncategorized

Rita Marko, ndihmësçiraku këpucar 99-sh që nisi shembjen e kishave e xhamive.

Edhe kur pinte Enveri, Rita mbante shënime. Ngjitur faksimilja, ku Rita tregonte çfarë ishte

Ndër të fundit anëtarë të Byrosë Politike kriminale të Partisë së Punës Rita Marko vdiq kur kishte hyrë në vitin e 99 të jetës. Në të tilla raste, propaganda me origjinë nga ajo e vjetra e regjimit komunist, përpiqet të sjellë një trajtim të atillë që të jepet përshtypja se i kaluari në jetë tjetër është “personalitet politik”. Rita Marko i takon brezit të paditurve që morën drejtimin e Shqipërisë pas luftës civile të viteve 1943-1944, të cilët pas krimeve të shumtave, eksperimenteve të njëpasnjëshme, e çuan Shqipërinë në një prej humnerave më të thella. Pikërisht këtë kategori kishte mjaft për zemër Enver Hoxha. Rita ishte modeli i servilizmit dhe shpirtligësisë. Mbante shënime para E.Hoxhës edhe kur ai ishte duke pirë apo ngrënë.

E ç’mund të jetë një shtet që drejtohet nga të paditurit? Për brezin e sotëm kujtohet se është grua, por në fakt është burrë. Me origjinë nga Bestrova e Vlorës, Rita Marko ishte bir i një bariu. Punoi si ndihmës çirak te një këpucar. Ishte me arsim fillor, ndërsa në vitin 1944 shihet si komisar batalioni në brigadën e 4-të. Pas lufte Rita ishte komisar në regjimentin e Delvinës dhe sekretar politik në qytetit ose Rrethit të Korçës. Në vitet 1950 –1951 është ministër i Industrisë. Në vitin 1950 zgjidhet anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Më 1956 – 1990 anëtar i Byrosë Politike. Më 1951 – 1966 sekretar i KQ të PPSH-së. Në funksionin e sekretarit, Rita mbulonte organet e diktaturës, Sigurimin e Shtetit dhe përgjigjej për vendimmarrjen e tij. Rita ka pasur edhe funksione të tjera, ndër të cilët kujtohet se në vitet 1966 – 1970 ishte sekretar i parë i Komitetit të PPSH-së në Rrethin e Durrësit. Pikërisht këtu nisi aksionin e prishjes së kishave dhe xhamive të këtij rrethi, veprim që u pasua në mbarë vendin.

Ndërsa në vitet 1966 – 1976 e 1982 – 1991 ishte nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Rita Marko u arrestua në fund të vitit 1991. U dënua dy herë: një herë në vitin 1994 për shpërdorime dhe në vitin 1996 për gjenocid. Doli nga burgu pas ngjarjeve të vitit 1997. Deri në fund mbeti një stalinist i vendosur.

Kishte tre vëllezër të cilët u bënë oficerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (sigurim) dhe të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore.

Tani një copëz arkivore, ku Rita Marko pranon para partisë se është pa kulturë e inferior. Gjatë diskutimit të kandidatëve të Komitetit Qendror, më 3.4.1952, kur po diskutoheshin biografitë e tyre, Rita Marko thotë: “Pas plenumit të 9-të (23 shkurt 1951) u bëra sekretar i KQ. Në fillim u shtypa në vetvete dhe mendova se është një barrë mjaft e rëndë dhe kjo lidhet me sensin e inferioritetit që kam unë dhe që më ka penguar në disa çështje. Kjo vjen edhe nga mungesa e kulturës. Edhe në punë, unë kam mjaft të meta”.

Kategori
Uncategorized

Dekorimi i atentatorit të Azem Hajdarit/ Berisha: Hakmarrje politike, i keni shpallur luftë PD-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një hakmarrje politike dekorimin e ish-deputetit Gafur Mazreku, i cili plagosi themeluesin e PD-së Azem Hajdarin në vitin 1997.

Berisha thotë se urdhri i Edi Ramës për dekorimin është një akt i pashembullt në historinë e një vendi të lirë.

Për ish-kryeministrin të dekorosh njeriun që përgjaku parlamentin për herë të parë do të thotë të shkrehësh një breshëri të re plumbash mbi Azem Hajdarin dhe t’i shpallësh luftë PD-së, demokratëve të mbarë Shqipërisë.

Postimi i Berishës:

Edi Rama dekoron atentatorin e tribunit të lirisë Azem Hajdari!

Të dashur miq, urdhri i Edi Ramës për dekorimin pas vdekjes të Gafur Mazrekut, njeriut që i shtyrë nga pushteti i atëhershëm, duke shfrytëzuar një zënkë si pretekst shkrehu në parlament breshëri plumbash mbi liderin e dhjetorit Azem Hajdari, është një akt i pashembullt në historinë e një vendi të lirë.

Me këtë vendim Edi Rama dëshmon urrejtjen atërore ndaj tribunit të lirisë për pushtetin e humbur të etërve të tij.

Të dekorosh njeriun, kriminelin që përgjaku për herë të parë në histori parlamentin e vendit do të thotë të shkrehësh në emër të tij breshëri të re plumbash mbi gjoksin e heroit legjendar si dhe t’i shpallësh luftë Partisë Demokratike, demokratëve të Hasit, të Veriut dhe të mbarë Shqipërisë.

Me këtë vendim të pashembullt në historinë e një vendi të lirë, Edvin Kristaq Rama ndjell gjakun në parlamentin e vendit, përligj vrasjen politike, shpërblen dhe nderon për qëllime kriminale politike krimin në tërësi dhe krimin politik në veçanti!

Ky akt kriminal, me të cilin Edvin Kristaq Rama shpërblen dhe nderon njeriun që meritë të vetme ka krimin e shëmtuar të derdhjes së breshërive të plumbave në parlament mbi Prijësin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, themeluesin e Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik, përbën një hakmarrje të qartë politike primitive e cila kërkon shpagim! sb

Kategori
Uncategorized

Historia përsëritet!

Nga Sali Berisha

Kristaqi dikur i çoi në litar dhe i degdisi dhe internoi artistët, Edvini i persekuton dhe i shkelmon ata!

Miq, duke ndjekur këto ditë qëndrimet e Edvinit dhe Lal Plehut të tij ndaj artistëve më të shquar të kombit, të cilët po luftojnë me një vendosmëri të admirueshme në mbrojtje të teatrit kombëtar, një simbol kombëtar për çdo komb të qytetëruar, më erdhi në mendje një takim me intelektualët dhe artistët e Tiranes në dimrin e vitit 1991.

Në këtë takim kishte ardhur edhe Edvin Kristaq Rama së bashku me të ndjerin Ardian Klosi. Në takim e mori fjalën Edvin Kristaq Rama ku shtroi aty pikëpamjet e tij ekstremisto-anarkiste, për të cilat u dëgjua por nuk gjeti asnjë mbështetje. Pas tij fjalën e kërkon e piktorja, restauratorja, studiuesja e mirënjohur e arteve, e ndjera Fatbardha Shkupi.

Në fjalën e saj ajo polemizoi dhe hodhi poshtë kërkesat ekstremiste të Ramës për varje të komunistëve në shtylla tensioni etj. Ajo gjithashtu në atë takim i kërkoi Ramës të dënonte publikisht veprimtarinë prej xhelati të të atit Kristaq Rama, i cili kishte firmosur varjen në litar të poetit Havzi Nela dhe kishte persekutuar sa e sa artistë të tjerë, dhe se e asaj vet i kishte shkatërruar jetën dhe karrierën artistike duke e dërguar si internim në Librazhd nga Instituti i Lartë i Arteve: “Është e domosdoshme që ti të dënosh krimet e babait tënd dhe të kërkosh të falur publikisht në mënyrë që të mund të besohesh për ato që thua”.

Ndërhyrja e drejtë dhe vendosur e të ndjerës Fatbardha Shkupi u prit me duartrokitje nga të pranishmit në salle. Edi Rama, i zemëruar nga diskutimi i zonjës Shkupi, që kishte kaluar vite të tëra internim në Librazhd nga persekutori i saj Kristaq Rama, jo që nuk kërkoi ndjesë dhe nuk dënoi veprimtarinë kriminale të babait të tij biologjik, por në mënyrë demostrative u largua nga salla e debatit intelektual.

Sot pas 27 viteve, ky pinjoll i etërve mizor, piktor dështak, trajton me urrejtjen atërore artistët më të mirë të kombit shqiptar vetëm se ata mbrojnë një simbol kombëtar ku kanë shkrirë gjeninë e tyre krijuese për dekada.

Unë u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që të mbështesim fuqimisht dhe me vendosmëri artistët tanë të shquar që po mbrojnë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar nga paratë e drogës dhe krimit të Edi Ramës dhe klikës dhe puthadorëve të tij.

Kategori
Uncategorized

E dua Shqipërinë time qaramane.

Nga Mirilda Tili.

Unë e dua këtë vend! E dua, edhe pse kush me sheh e më dëgjon, do thotë që gënjej, sepse ankohem shumë. Ankohem për vështirësitë e përditshme që kam. Nga mungesa e ngrohjes të përshtatshme në shtëpinë ku banoj, edhe pse është objekt “modern”.

Ankohem për ujin që ngriu për disa ditë para do kohe apo për “të fshehtat” që mësoj gjatë ushtrimit të profesionit.

Ankohem për vrapin e përditshëm të mëngjesit, që pavarësisht përllogaritjeve të orës dhe kohës kur dal prej shtëpisë, sërish do të jem vonë.

Ankohem që nuk po i argëtoj ashtu si unë dëshiroj fëmijët e mi, sepse mungojnë hapësirat e duhura, sepse mungon parku tek lagjja, sepse, sepse, sepse…. Uf sa shumë sepse që më bëjnë të ankohem pa fund.

Por unë sërish kam zgjedhur të jetoj këtu.

Kam zgjedhur të rrisë fëmijët e mi këtu. Dhe këtë nuk e bëj nga pamundësia për të qenë kund tjetër, as nga fakti se e kam sensin e mbijetesës shumë të fortë.

Kam zgjedhur të jetoj këtu sepse e dua këtë vend!

E dua këtë vend, jo se jam krenare për nivelin e korrupsionit që kemi; as për drejtësinë në të gjitha format dhe përmbajtjet; as për cilësinë e arsimit dhe mjekësisë; as për nivelin e pagave dhe kontratat e punës apo atmosferat nëpër kompani.

E dua këtë vend sepse mendoj që nëse unë nuk hedh plehra mbi të, ai do të jetë më i pastër. Nëse unë buzëqesh më tepër, do të ketë më pak fytyra të vrenjtura rreth meje.

Nëse unë jap më shumë dashuri, ata që do ta marrin do të kenë forcë për t’ju dhënë dashuri atyre që kanë pranë dhe kështu dashuria do të shtohet.

E dua këtë vend edhe për dhimbjen e madhe që ka.

Për historitë e dhimbjes dhe frymëzimit të prindërve, gjyshërve dhe katragjyshërve tanë. E dua edhe për mundësinë që kam për të telefonuar një të afërm apo mik thjesht për ti dëgjuar zërin pa asnjë “arsye të fortë”.

E dua edhe për dasmat e rrëmujshme plot gëzim. E dua edhe për bisedat në kafen e lagjes me komshien që nuk i di as emrin. E dua edhe kur marr përsipër të kërkoj falje para bashkëshortit për të gjitha “gabimet” që ka vendi im. Apo edhe kur iu shpjegoj fëmijëve të mi se ky vend është mëmëdheu i tyre. Edhe pse atdheun e kanë shumë më të madh, shumë më të bukur, shumë më të zhvilluar. Ata, fëmijët e mi duhet të punojnë shumë fort për ta bërë edhe mëmëdheun aq të mirë sa atdheu. Ndaj e dua këtë vendin tim qaraman, ashtu sikundër unë jam një prej qaramanëve.

Kategori
Uncategorized

Diplomaci penale.

Nga Carloalberto Rossi.

Prej tre vjetësh jemi mësuar të dëgjojmë dy ambasadorët e klasit të parë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, në rolin e marrë me vullnet të lirë të punonjësve të propagandës së qeverisë socialiste, të japin mendime të rënda, të shpallin vendime në emër të popullit shqiptar, të interpretojnë ligjet shqiptare, të lëshojnë thënie të mençura aq sa edhe kërcënime, të tregojnë se cilët “peshq” duhet të kapen, të fallsifikojnë raporte zyrtare, të japin vendime gjyqësore, të përndjekin gjykatës dhe prokurorë, të shoqërohen me tregtarë nafte.

Rreth tyre, trupi diplomatik evropian bënte me zell detyrën e tij, duke lavdëruar në kor qeverinë për përparimet e supozuara në rrugën drejt Europës, duke nënvizuar gjithmonë nevojën e pakundërshtueshme për reformën në drejtësi. Në fund të korit, një hap para rreshtit, ambasadori italian, i ndrojtur dhe duke bëlbëzuar, ka lëshuar dy-tre herë ndonjë deklaratë të përgjithshme mbështetjeje për qeverinë, si reagim për reformën në drejtësi. Asnjë gjë për të rënë në sy, vetëm një kuisje sa për të treguar se ekziston.

Vetëm një herë, në mënyrë të çuditshme, doli nga grupi dhe vizitoi, pa bërë deklaratë, tendën e famshme në të cilën Basha predikonte më kot nevojën për të rithemeluar republikën shqiptare, duke larguar nga parlamenti banditët dhe të dyshuarit dhe duke krijuar një sistem zgjedhor të besueshëm.

Diplomacia bëhet edhe duke heshtur dhe ajo, prania e tij në çadër, e papritur, e heshtur, ngjalli refleksione dhe komente, por mbi të gjitha i tha, të paktën, gjysmës së vendit se Italia, fqinji i madh dhe vëllazëror, dinte të dëgjonte dhe të kushtonte vëmendje, pa u bërë pjesë e lojës së ekipeve lokale.

Përpara kësaj, kishte folur vetëm një herë, dhe për një çështje të nxehtë, atë të aparatit përgjues IMSI Catcher, e futur në Shqipëri në mënyrë të fshehtë nga funksionarë të dyshimtë të policisë italiane. Pohimi i tij për mediat, haptasi i rremë, se makina djallëzore kishte qënë gjithmonë në duar të italianëve (pra, aparati nuk mund të ishte përdorur dot për përgjime, por vetëm për trajnim dhe praktikë) shërbeu për të groposur të vërtetën, për ta mbyllur çështjen politikisht dhe mbi të gjitha, edhe një herë, për të shpëtuar Tahirin dhe, me të, qeverinë Rama.

Nëse thjesht do të kishte heshtur, mund ta kishte patur në dorë të gjithë qeverinë shqiptare, por foli, dhe mori të gjithë përgjegjësinë e futjes për qëllime kriminale dhe të mbajtjes në duar të paqarta të pajisjes, e kështu përfundoi vetë nën kërcënimin shqiptar, së bashku me qeverinë italiane të kohës, të cilën ai përfaqësonte në Shqipëri. Nëse ishte zgjedhje e tij apo e të tjerëve, kjo nuk dihet dhe nuk do merret vesh ndonjëherë.

Tani, ndërsa Shqipëria po fundoset nën një reformë të dështuar të drejtësisë, e kërkuar aq shumë nga një burokraci e caktuar ndërkombëtare—Italia nuk ka luajtur asnjë rol në këtë reformë përveç se ka patur ndonjë ekspert të heshtur dhe në minorancë përballë ekspertëve më së shumti gjermanë dhe kroatë, ekspertë të paaftë të parandalonin paralizën e parashikueshme institucionale të shkaktuar nga moskrijimi i organeve të reja dhe mosekzistenca e atyre të mëparshme, duke e dorëzuar kështu çdo gjë në duart e shumicës socialiste të Ramës, të cilën tashmë nuk e kufizon më as Kushtetuta, sepse Gjykata Kushtetuese është shpërbërë—pra, tani që gjëma u bë dhe, ndërsa, në Romë ende nuk ka filluar nga puna një qeveri e re e dalë nga një shumicë e re, Ambasadori Cutillio, për të dytën herë që kur ka ardhur në Shqipëri, është hedhur, ka folur dhe ka shpallur vendimin.

Ndoshta shkaku është ndrojtja, e cila e ka detyruar të marrë shumë vrull, ose ndoshta e di se po gënjen në mënyrë të pacipë dhe kjo e bën të ndihet në siklet, ose ndoshta e di që po thotë gjëra që nuk përputhem me qendrimin e Romës, ose të paktën me atë pjesë të Romës që po merr në dorë drejtimin e qeverisë, por rezultati është se deklaratat e tij, në kontekstin e një mungese shumë vjeçare në skenë, tingëllojnë të dyshimta, dukshëm keqinformuese dhe tërësisht të pajustifikueshme.

Nuk qëlloi as në shenjë, të paktën.

Ai thotë se nuk i rezulton e vërtetë se reforma në drejtësi ka sjellë kapjen e sistemit të drejtësisë nga shumica socialiste, dhe për të forcuar efektin, në të njejtën kohë, ankohet për mos funksionimin e Gjykatës Kushtetuese—kjo e fundit tregon në mënyrë të pashmangshme pikërisht atë që ai përgënjeshtron thatësisht—por këtë ai e konsideron një kosto të pashmangshme për t’u paguar kur kryen një reformë “të paprecedentë në Evropë”.

I pakënaqur nga kjo, ai kalon në mbrojtje të hapur të Saimir Tahirit, duke shpjeguar se procesi në Katania nuk ka lidhje me ministrin, por më pas mbrohet duke thënë se di vetëm ato që dinë të gjithë në Shqipëri, përfshi gazetarët. Një gjysëm e vërtete, sepse gazetarët e vëmendshëm e dinë mirë se përveç procesit të Habilajve, në Katania po vazhdon edhe një hetim ndaj Tahirit, gjë e pranuar edhe nga vetë ish-ministri pak javë më parë në televizion.

Më pas ai shpjegon se është normale që për vëllain narkotrafikant të dënuar të Ministrit të Brendshëm Xhafaj nuk ka pasur kërkesë për ekstradim, duke argumentuar se për dënime të lehta shteti italian nuk kërkon kurrë ekstradim,—duke “harruar”, kështu, shumë raste, dje dhe sot, të shumë të dënuarve shqiptarë në Itali që vertetojnë të kundërtën—dhe mbi të gjitha, duke pranuar se vëllai i ministrit nuk është shpallur ndnjëherë në kërkim as në Itali, pra, se ai mund të qendrojë qetësisht në mes të Piazza Navonas, të pijë kafe, i sigurt se nuk do të ekstradohet.

Në fund, shpjegon se qeveria e re italiane nuk do të sjellë ndryshime në politikën e jashtme, gjë që sipas tij garantohet nga emri i Ministrit të Jashtëm të ri, por kjo tezë është përgënjeshtruar në mënyrë fantastike pak ditë më parë në daljet e para publike të Kryeministrit Conte dhe të Ministrit të ri të Brendshëm Salvini.

Komentet private të shqiptarëve, miq të Italisë, pavarësisht anësive politike, janë tronditëse—ata besonin, falë një sjellje diplomatike të ndërtuar për më shumë se çerek shekulli, se diplomacia italiane dinte të qendronte jashtë baltës shqiptare, ashtu sikurse kishte bërë gjithmonë, dhe ishte e aftë të kuptonte situatën shqiptare, duke imponuar në fund disa zgjedhje të pranueshme dhe të dobishme për vetë Shqipërinë.

Por, të gjithë kanë lexuar në fjalët e Cutillios një anëshmëri të qartë pro qeverisë Rama dhe dy ministrave të tij të brendshëm, qartësisht të lidhur me narkotrafikun.

Një gjë e padëgjuar, njësoj sikur të jetë çmontuar 25 vjet diplomaci italiane në vend.

Duke parë situatën politike në Romë, me një qeveri të re dhe shumë të ndryshme, por ende në ngjizje, është e lehtë të marrësh me mend se bëhet fjalë për një zgjedhje private të ambasadorit, për një favor direkt, për një bashkëpunim personal, për dobësinë e një njeriu të papërshtatshëm për detyrën që mban.

Por gjërat shumë të diskutueshme që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në kronikën shqiptare lënë të hapur një skenar akoma më shqetësues.

Sepse si mund të mos të merret parasysh edhe mbështetja e pakushtëzuar e dhënë deri më tani ndaj këtyre ministrave narkotrafikantë nga gati të gjitha insititucionet italiane; si mund të mos të merret parasysh mbështetja e heshtur e misioneve të policisë italiane ndaj këtyre ministrave, duke fshehur në mënyrë këmbëngulëse ekzistencën e problemit të narkotrafikut; si mund të mos të merret parasysh historia e një narkotrafikanti, vëlla me ministrin e brendshëm shqiptar, që dënohet, por lirohet nga burgu dëbohet, dhe nuik shpallet asnjëherë në kërkim nga policia italiane; si mund të mos merret parasysh bashkëpunimi i policisë italiane në furnizimin, në dëm të veprimatarisë së prokurorisë shqiptare, të instrumentave të paligjshëm të përgjimit për policinë e Tahirit, pjesa më e madhe e së cilës tani është në arrati sepse është shpallur në kërkim nga prokuroria shqiptare; si mund të mos merret parasysh heshtja e stërgjatë mbi ministrin Tahiri, kushurinjtë e të cilit ishin në mënyrë të pamohueshme narkotrafikantë të njohur, të hetuar dhe të përgjuar prej vitesh nga autoritetet hetimore italiane; si mund të mos merret parasysh heshtja italiane mbi arrestimin e Dritan Zaganit, fajtor se shënjestroi kushërinjtë e ministrit, i akuzuar se në të shkuarën i kishte kaluar informacione për ta një kolegu italian të Guardia di Finanza, edhe ai publikisht dhe padrejtësisht i akuzuar nga vetë Rama si bashkëpunëtor i narkotrafikut; dhe si mund të mos merren parasysh kontratat misterioze të koncesioneve shqiptaro-italiane në sektorin e mbetjeve, dhe anomalitë e shumta e mungesën e kriminalëve të njohur shqiptarë në listat e Interpolit?

Dhe në fund, si mund të mos kuptosh se sforcimet e reformës në drejtësi të imponuara nga qeveria Rama me votat e shumicës, dhe më shkelje të njëpasnjëshme të frymës dhe gërmës të reformës kushtetuese, po e tërheqin Shqipërinë zvarrë drejt një të ardhmeje në kahun e kundërt me të ardhmen e shumë reklamuar evropiane?

Dhe e ardhmja, për Shqipërinë e Edi Ramës dhe Alberto Cutillios, më shumë si një sulltanat otoman se sa principatë e ndriçuar, është që sot realitet në një vend pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa asnjë kundrapeshë institucionale.

E si mund të mos kuptosh se fluksi i madh i parave kriminale, tashmë, po vret çdo sipërmarrje normale dhe se sulltanati otoman, ku autoriteti i vetëm është vullneti i një shefi të llastuar, do të kthehet shpejt në një territor ku duke paguar mund të bëhet çdo gjë, mund të bëhet tregti, mund të bëhet kontabandë, mund të vidhet, mund të fshihet çdo gjë, çdo armë, çdo person, ndërsa publikisht deklarohet vullneti për të garantuar kufij të sigurt?

Nëse vazhdohet kështu, disa diplomatëve italianë—si shumë funksionarëve të tjerë të turpëruar të qeverisë italiane, kampionë sa të mbylljes së syve aq edhe të propagandës servile ndaj një çështje që nuk duhet të jetë e tyre—së shpejti mund t’u vishet një krim shumë i njohurnë Itali, “bashkëpunim në një organizatë kriminale të jashtme”, duke qënë se nuk është e lehtë të gjesh provat për një dëshmi të drejtpërdrejtë të “anëtarësimit me pagesë në një fuqi të huaj.”

marrë nga exit.al

Kategori
Uncategorized

Incidenti në zyrën e Ramës me dy përfaqësuesit e vendit të BE: “Macron është një idiot…”

Sali BERISHA

Të dashur miq, këto dite vizituan Tiranen dy përfaqësues të rëndësishëm të një vendi mik anëtar i BE. Njëri prej tyre kishte miqësi të kahershme me një deputet socialist. Ky i fundit kishte organizuar takimin me krye, krye, krye Edvinin. Në orën e caktuar ata u paraqitën të shoqëruar edhe nga deputeti socialist në zyrën e Piktorit dështak. Por atyre u ndodhi ajo që nuk e kishin imagjinuar. Sapo u ulen, pa ju uruar mirëseardhjen, Edvini me harbutellek iu drejtohet:

‘Përse keni ardhur? Më thoni mua…’

Të habitur nga pritja, miqtë e huaj panë njëri-tjetrin dhe deputetin që i shoqëronte.

‘Mot i nxehtë në Shqipëri’, – i përgjigjet njëri prej tyre, i cili gjatë karrierës së tij politike prej tre dekadash kishte takuar dhjetëra e dhjetëra kryeministra.

‘Vape e madhe në Tirane’, – ia ktheu edhe tjetri.

Vendi i tyre është njeri nga më të paktat vende të BE-s që mbështet hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë. Të interesuar për rezultatet e lobimit pranë vendeve që janë kundër hapjes së negociatave pa kushte me Shqipërinë ata e pyeten Piktorin dështak nëse kishte bindur dot ndonjërin nga vendet skeptike për të ndryshuar mendim dhe konkretisht e pyesin për qëndrimin e Francës?

Ata u shtangen nga përgjigja e Ramës, i cili u tha se: ‘Franca me ka dhënë mua Urdhërin e Kavalierit të Legjionit të Nderit, por Franca dhe Makroni janë stupid (të marrë, idiotë) më bllokojnë hapjen e negociatave’.

Bashkëbiseduesit e huaj panë njëri-tjetrin të habitur dhe neveritur nga përgjigja e tij.

Pas kësaj, piktori dështak nuk foli më dhe filloj të zhgarravisë, vizatojë me bojëra mbi një letër që kishte para në prani të tyre pa folur më asnjë fjale për 10 minuta me radhë. Kjo situate i detyroi të dy vizitorët e huaj të ngrihen pa i marrë leje dhe të dalin nga zyra.

Ne korridorin e kryeministrisë, njëri prej tyre i tha mikut të tij shqiptar se bosi i tij, pra Rama, qenka i sëmurë rëndë dhe duhet të mjekohet. Kurse tjetri ia ktheu shkurt se ai ka nevojë për mjekim!

I zënë tepër ngushtë nga ndodhia, deputeti socialist u detyrua ti thotë i turpëruar mikut të tij se me sa duket bosi (Rama) kishte tërhequr ndonjë vizë (kokainë) më shumë nga mërzia se po vendosen kushte për hapjen e negociatave me BE-n dhe pas vitit 2016 kjo është hera e dyte që BE e bën këtë më Shqipërinë!

Të dy miqtë e nderuar, të habitur negativisht nga takimi dhe qëndrimi i dizekuilibruar i Ramës, nuk referuan asnjëherë në media se e kishin takuar atë, por bënë sikur nuk e kanë takuar fare.

Këtë histori nuk do ta publikoja pavarësisht se deputeti socialist jo pa qëllim gjeti rastin ta rrëfente tek qytetari dixhital po të mos ishin disa arsye të rëndësishme.

Së pari, kokainë apo sëmundje psikike apo të dyja së bashku kjo ngjarje tregon dhe njëherë se Edi Rama ka degraduar plotësisht!

Se dyti, të përpiqesh të bindësh Francën dhe presidentin e saj të nderuar me gjuhën enveriste të etërve të tij tregon se ai është një i sëmurë psikik apo rrugaç politik si dhe njeri qe shkelmon interesat kombëtare të vendit te tij.

Së treti, kjo histori është e përsëritur disa herë. Një vit më parë, Rama i sfazuar do të reagonte duke i rënë tavolinës më shumë se një herë me grusht gjatë bisedës me një përfaqësues të rëndësishëm të një vendi shumë të rëndësishëm.

Meqenëse Rama i sfazuar përsëriti mbi një herë xhestin e tij skizoid, bashkëbiseduesi e mori atë si kërcënim fizik dhe i përplasi Ramës në fytyre me dy grushtet me sa fuqi kishte tavolinën e bisedimeve, saqë shtangu Rama dhe diplomati i vendit që shoqëronte delegacionin tek Edvini.

Se fundi, i kujtoj Ramës se gjuha që ke përdorur për Francën dhe presidentin e saj është gjuhë hoxhiste dhe se nuk duhet të harrosh se ekzakt të njëjtin urdhër që Presidenti Holland të ka akorduar ty, dy dekada më parë një president tjetër francez i ka akorduar edhe Emanuel Noriegës, të cilin dy vite më parë Franca e mori me barelë nga burgjet e SHBA për të vuajtur në Francë dënimin që i kishte dhënë drejtësia franceze për vese dhe krime të ngjashme me të tuat!

Kategori
Uncategorized

Gjata, themelues i degës së PD në Selanik.

Kategori
Uncategorized

Në Shqipëri qënder koordinimi per ISIS???

Qender koordinimi per ISIS??? Kete duhet ta vendose Parlamenti jo Kryeministri.

Nga Petrit Vasili/

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama.

Nga kryeministri i Bullgarise shqiptaret marrin vesh qe do te ngrihet nje qender koordinimi per luftetaret e kthyer nga ISIS.
Sikurse per muhaxhedinet e Iranit perseri vetem Shqiperia u vetofrua per nje nisme te re serish delikate me te njohura dhe te panjohura per te cilat as shqiptaret as dhe as parlamenti nuk dine asgje.

Po perse vendet e tjera nuk i pranojne keto nisma?

A eshte Shqiperia nje vend, qe shkelqen lidhur me sigurine me shume se vendet e tjera?

Trafiqet dhe krimi i organizuar ne rritje ne Shqiperi a e ulin me tej sigurine?

A jane dakord shqiptaret me pranimin vetem nga Shqiperia e ketyre nismave te cilave vendet e tjera,me nivele te larta sigurie dhe shume me te fuqishem ekonomikisht u shmangen?
Perse gjithmone qeveria vepron pa trasparence dhe pa informuar shqiptaret per cfare do te ndodhe ne atdheun e tyre?
Perse nuk shtrohen per diskutim ne parlament keto nisma kaq delikate per te qartesuar anet negative dhe pozitive te tyre pasi vendimet kane te bejne me shqiptaret?

Kryeministri nuk eshte pronar i Shqiperise,ai eshte thjesht administratori i radhes se qeverise,ndaj vendimet qe shtrihen nder vite me te gjithe pasojat negative dhe pozitive te tyre qe bien mbi shqiptaret,duhet ti marre vetem parlamenti eshte i vetmi pushtet qe ka detyren kushtetuese te vendose pasi i gjithe populli perfaqesohet aty.

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama.

Kategori
Uncategorized

E.Hoxha në vitin 1952: “Në SHBA vuajnë për bukën e gojës, ka papunësi, rritje çmimesh dhe mizerje”.

Nga Kastriot Dervishi

Sot shumë komunistë shkojnë si emigrantë në Amerikë. Nuk ndryshojnë aspak, por lavdërojnë regjimin e fukarallëkut të Enver Hoxhës dhe marrin të mirat e Amerikës. Deri dje, udhëheqësi i tyre shpirtëror, çfarë nuk fliste kundër Amerikës. I qante “proletariatit amerikan” se vuante për bukë, se çmimet ishin rritur, kishte papunësi, etj. Ky toni, e kishte ndritur me tallona e triska, e kishte kthyer njeriun në kafshë dhe e mbante këtë popull me propagandë. Kongresi i dytë i Partisë së Punës u mbajt më 31 mars-7 prill 1952. Midis të tjerash, gjendet edhe fjali që sot duhen marrë si humor i mirëfilltë për të treguar se kush e ka drejtuar Shqipërinë.

Pjesë nga fjalimi i E.Hoxhës:

“Imperialistët amerikanë dhe anglezë, duke ndjekur shembullin e agresorëve hitlerianë, u imponojnë popujve të Shteteve të Bashkuara, të Anglisë, të Francës, Gjermanisë perëndimore, Italisë, Greqisë, Jugosllavisë dhe shumë popujve të tjerë të perëndimit, politikën e përgatitjes së luftës dhe e fusin ekonominë e këtyre vendeve në ekonominë e tyre të luftës. Në këto vende janë shtuar jashtëzakonisht taksat, janë ngritur çmimet e çdo gjëje të nevojshme për jetesën e masave punonjëse të cilat rrojnë në një mizerje të tmerrshme. Në këto vende ku sundojnë amerikanët si edhe në Shtetet e Bashkuara vetë, papunësia ka arritur në një shkallë të padëgjuar ndonjë herë. Kjo politikë lufte, natyrisht, shoqërohet me masa policore nga më fashistet, nga më të egrat, që ua kalojnë veprimeve të Gestapos. Njerëzit përparimtarë, njerëzit që mbrojnë paqen, persekutohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet e marshallizuara, në mënyrën më barbare.

Bota kapitaliste shkon duke u zvogëluar, fusha e eksploatimit kapitalist po ngushtohet, sidomos në Europë e Azi, ku pas Luftës së Dytë Botërore u çliruan gjithashtu vendet e demokracisë popullore dhe Kinës së madhe të Mao Ce Dunit”.

Kategori
Uncategorized

Azilantët e drejtësisë

Alfred Lela

Adriatik Llalla i paraqiti sot, me anë të avokatit, një adresë Komisionit të Aplelimit. I shkruar në turqisht dokumenti paraqiste shfajësimin e mosparaqitjes dhe ia kalonte të gjitha kredencialet e përfaqësimit  të ish-kryeprokurorit, mbrojtësit të tij ligjor.

Letra jepte të paktën një prej adresave të mundshme të z. Llalla i cili besohej se ndodhej në Gjermani pranë familjes. A është në Turqi apo në Gjermani, ka pak rëndësi. Ajo që vlen është se ish-kryeprkurori i Shqipërisë përballet me sistemin pjesë e të cilit ka qenë nga një vend i huaj, përmes avokatit. Në terma lufte ai është një MIA (missing in action).

Me një tjetër dosje dhe histori pas supeve, u largua drejt një vendi të huaj edhe Agron (Geron) Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm në detyrë. Ai rezultonte i dënuar me mbi 7 vjet për një vepër penale të kryer para 15 vitesh, një shpatë Damokleu që ka ndenjur mbi kryet e zyrtarti të lartë të Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj që prej vitit 2002. Opozita kërkon këputjen e fijes që e mban dhe ‘prerjen’ e kokës së ministrit të Brendshëm. Ky i fundit lëshoi të vëllanë para se të linte postin, gjë që e detyroi Xhafajn Jr. të priste një biletë ‘one ëay’ drejt burgut duke u dorëzuar kështu në dyert e një ‘gabimi’ që i vëllai minister ia faturonte kohës, vendit dhe moshës së gabuar.

Agron Xhafaj është rast romanesk më shumë se polices; ai është thuajse një personazh romani. Në kuptimin se, në kohën kur i duhej të ishte në Itali për të shlyer një dënim, ndodhej në Shqipëri dhe, kur i duhej të gjendje në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë , u shpërngul në Itali.

Ka diçka që nuk shkon në këtë zhvendosje.

Albert Veliu, i njohur si ‘Dëshmitari X’, sipas medias ka kërkuar azil politik në Kosovë pasi është ndaluar, me anë të një procedure ende të paqartë, nga Prokuroria e Kosovës. Republika e vogël me shumicë shqiptare po konsumon ende shijen e keqe të arrestimit të shtatë shtetasve turq të dyshuar si të lidhur me Gulenin, të cilët i janë dorëzuar kundërshtarit të tij Presidentit Erdogan. Ka dyshime se edhe Albert Veliu është parë si ‘gulenist’ dhe është ndaluar për llogari të ‘Erdoganit të Tiranës’, kryeministrit Rama. ‘Dëshmitari X’ ka folur publikisht për presione, shantazhe dhe kërcënime, pas publikimit të audio-përgjimit ku përfshihej, sipas tij, vëllai i ministrit të Brendshëm Xhafaj.

Një ngjarje me dy dëshmitarë kryesorë, që të dy në duart e drejtësisë së vendeve të tjera.

Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm socialist, i dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogës, si facilitator i veprimtarisë së kushërinjve të tij, Habilajve, ndodhet në Tiranë dhe ka fituar nga Gjykata e Apelit, statusin e të dyshuarit që hetohet në gjendje të lire, duke i shpëtuar arrestit shtëpiak. Nuk ndodhen këtu megjithatë tre vektorë që lidhen drejtpërdrejt me ‘çështjen Tahiri’. Antarët e ‘bandës Habilaj’ gjendennë Itali, financieri i tyre Nazer Seiti u ekstradua në mënyrë emergjente dhe të dyshimtë po në Itali, ndërsa ish-oficeri i Policisë, Dritan Zagani, i pari që foli për gjëra që sot janë bërë publike, por atë kohë ishin të errëta ka fituar azil politik në Zvicër.

Labirinti është më i errët se katakombet poshtë Romës antike.

Të gjithë këta persoanzhe, brenda e jashtë, janë një shpurë fantazmagorike që mund të konsiderohen ‘azilantë të drejtësisë’. Një kategori e re që e shpik Shqipëria e tranzicionit, pas dy të shumë njohurve ‘azilantë ekonomikë’ dhe ‘politikë’.

Çfarë nuk shkon me këtë pamje e gjen secili më vete.

Kategori
Uncategorized

Filialet e Shërbimeve Sekrete Jugosllave në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame.

Filialet e Shërbimeve Sekrete Jugosllave në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame

-Hoxhallarët komunistë marksistë-leninistë jugosllavë dhe nacionalistët shqiptarë

Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, e ka të qartë se “hoxhallarët komunistë”, të edukuar në frymën e “marksizëm-leninizmit jugosllav, ishin mishëruar me historinë e huaj”. Është e kuptueshme se, si rezultat i këtij mishërimi, një numër teologësh myslimanë shqiptarë kishin “emocione të fuqishme sa trupin ua përshkonte një zjarr kur dikush i identifikonte me figurat historike sllave, si Gjorçe Petrovi”. Është e kuptueshme se këta teologë të “marksizëm-leninizmit jugosllav” kurrë “nuk kanë ndjerë emocione më vonë, kur dikush i identifikonte me Skënderbeun”. Prandaj është edhe më e kuptueshme se pjella e një edukimi të tillë ka si rezultat faktin që edhe sot e kësaj dite, një numër teologësh marksistë-leninistë jugosllavë shajnë në mënyrën më të poshtër Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë dhe figura të tjera të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.

***

Njerëzit që nuk i zotërojnë konceptet teorike për ta analizuar realitetin në dimensionin politik, kanë tendenca prirje ta personalizojnë politikën. Për këtë arsye, një nga shtyllat e orientimit metodologjik të politologëve konsiston në shmangien e kësaj qasjeje, që ka për prioritet sjelljen e njerëzve. Përkundër rëndësisë që ka edhe ky aspekt i problematikës, asnjëherë nuk jam ndalur në këtë çështje, sepse jam përpjekur t’i shqyrtoj ngjarjet në kontekstin global.

Në qindra shkrime të ndryshme nga qindra autorë është bërë denoncimi publik, se një numër hoxhallarësh kishin hyrë në shërbim të politikës së sllavëve të jugut që kishin pushtuar territoret shqiptare. Meqenëse po më shtrohet pyetja që të përmend emra konkretë të teologëve që u kanë shërbyer politikave antishqiptare, po sjell për lexuesin argumentet që kërkojnë teologët e llojit të Mustafa Bajramit.

Për të shmangur çdo lloj manipulimi lidhur me burimet e informatave, do të citoj pjesë nga memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit aktual të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni. Sa i përket problematikës që po trajtoj, memoaret e këtij teologu islam janë më me peshë se të gjitha fjalët dhe argumentet që janë thënë deri tani. Është imami i parë shqiptar, që tregon haptazi se ka qenë spiun i Shërbimeve Sekrete Sllav, motivet që e kanë shtyrë të bashkëpunojë me UDB-në, kontekstet e bashkëpunimit, avancimin e tij deri në funksionin më të rëndësishëm në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dhe përfshirjen e Filialeve të UDB-së në gjirin e Bashkësisë Fetare Islame.

Pjesët që do të citoj nga këto kujtime të Sulejman Rexhepi,t do të tronditin të gjithë besimtarët myslimanë që nuk kanë pasur njohuri për këtë realitet të hidhur. Përkundër mendimeve personale që kam për këtë kategori teologësh myslimanë, memoaret e Sulejman Rexhepit janë ndër memoaret më interesante që kam lexuar ndonjëherë. Mendoj se asnjë shqiptar nuk duhet të mbetet pa i lexuar këto memoare, sepse janë dëshmi që sqarojnë shumë hamendësime.

Po sqaroj lexuesin, se citatet që do të nxirren nga këto memoare do të renditen në përputhje me problematikën që po trajtoj e jo në bazë të numrave rendorë të kujtimeve të tij.

Fjalën e ka Sulejman Rexhepi:

“Miq të dashur!Vëllezër e motra!

Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për t’i lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike…

Babai im i ndjerë, policinë jugosllave e kishte frikë në palcë. Më lutej e më qortonte që mos të përzihesha me nacionalistët kosovarë, më luste që të isha lojalistë dhe të kisha kujdes, sepse me policinë jugosllave më mirë kalohet duke i shërbyer se sa duke i kundërshtuar”.(Memoari nr.1)

Në memoarin nr. 3 Sulejman Rexhepi evokon kujtime nga periudha kur ishte nxënës në Medresenë e Prishtinës.

“Jasht Medresesë gjithçka tjetër ishte marksizëm-leninizëm. Vlonte Kosova nga kjo ideologji. Pa dyshim, marksizëm-leninizmi kishte future ndikimin e vet edhe në Medresenë tonë. Sot, kur e kujtoj atë kohë, më vjen të turpërohem prej atyre mësimeve dhe prej atyre hoxhallarëve komunistë që na mbushnin si bateritë e zbrazura me këtë ideologji. Ishte kohë e tillë, po na përgatisnin të bëheshim hoxhallarë komunistë. Komunistët e dinin se përmes hoxhallëkut, përmes kontaktit me xhemat dhe influencimit tonë mbi ta, më se lehti do të përhapej marksizëm-leninizmi, më së lehti do të zhvillohej bashkim-vëllazërimi, më së lehti do të luftohej nacionalizmi shqiptar i cili ishte dhe mbeti gogol i komunizmit jugosllav”.

Nga edukimi që kishte marrë nga “hoxhallarët komunistë”, Sulejman Rexhepi veçon Mulla Rashitin, i cili e krahasonte me Gjorçe Petrovin (revolucionarin sllavo-maqedonas).

“Jo që kisha njohuri mbi këtë figurë historike maqedonase, por, çuditërisht, sa herë më thoshte Gjorçe Petrov, seç ma përshkonte trupin një zjarr, në prush. Biles kështu më thoshte edhe Mulla Rashiti: “O bir, o Gjorçe Petrov, o krejt “zhar” je bre…”.Ja çka do të thotë mishërimi me historinë e huaj! Më vonë do të më thonë edhe Skenderbe por, kurrë nuk më ka ndjer trupi atë zjarrin e “zharit”, për vetë faktin se emrin Skenderbe e kam dëgjuar shumë vonë, ndërsa me emrin Gjorçe Petrov, jemi rritur, rruga për në Sullaren time i binte nëpër lagjen e Gjorçe Petrovit, pazarin e mjekimin e kemi bërë në këtë lagje. Unë Gjorçe Petrovi në mes të Prishtinës?! E dija që nuk isha, por nuk e kuptoja se pse trupi flakë më shkonte kur më thoshin me këtë emër, pse trimërohesha dhe pse përpiqesha ta imitoj këtë “vojvodë”! Dhëndërr u futa si Gjorçe Petrov kurse dola si plak i urtë, dola me plane të qarta për jetë. Zoti ishte me mua. Në mua vdiq Gjorçe Petrovi ! Tash e tutje, për të tjerët do të isha Sulejman Rexhep!” (Memoari nr. 2)

Nga kujtimet që i kanë mbetur nga sjellja e Mulla Rashitit, Sulejman Rexhepi përmend edhe rastin kur ky imam i kishte zënë me femra në një lokal të Prishtinës, atë së bashku me Adnan Eminovin dhe Vesel Dautin. Nuk është me interes për temën tonë se si ua shau nënën ky teolog. Ajo që është e domosdoshme të përmendet, se Sulejman Rexhepi pohon se “të tre hoxhallarët përfunduan si hyzmeqarë të UDB-së” (Memoari nr. 3).

Në memoarin nr. 28 Sulejman Rexhepi evokon shpërthimin e revoltës së vitit 1981 dhe mobilizimin e të gjitha strukturave politike dhe fetare për shkatërrimin e nacionalizmit shqiptar.

Ai pohon se “pas vitin 1981, të gjithë strukturat policore si dhe të zbulimit e të kundërzbulimit jugosllav u aktivizuan në luftë kundër nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar. Një luftë speciale po zhvillohej sidomos kundër mërgatës shqiptare e cila, e organizuar nëpër klube shqiptare, gjithandej qendrave evropiane, po i jepte krah dhe zemër seperatizmit shqitar në Kosovë si dhe nacionalistëve shqiptar në Maqedoni, Luginë të Preshevës si dhe në Mal të Zi. Nëpër organet gjegjëse ishte bërë një ristrukturim i kuadrit, nuk dihej se kush ku kishte shkuar dhe kush ku do të vinte. Në Maqedoni, neve shqiptarëve projugosllavë na e kishin sjellë, apo më mirë me thënë, na e nxorën përpara njëfarë Kire Fuzofski (Crni) ekspert në luftën kundër separatizmit shqiptar. Çuditërisht, që në takimin tonë të parë, për njëri tjetrin e ndjemë një dashuri të veçantë shoqërore. Do të bëhemi miq për tërë jetën. Ai ishte shumë i sinqertë ndaj meje. Pas disa muajve, kërkoi t’ia kryej me besnikëri një shërbim shumë interesant dhe, që në fillim më tha se, nëse e kryej këtë punë atëherë do t’i kem të gjitha dyert hapur, do të jem më i respekturi dhe më i dashuri në repartin e tij. Meqë në Kosovë njiheshin të gjithë në mes vete dhe, ekspozimi i spiunëve apo i bashkëpunëtorëve ishte i vështirë, kërkonin që nga ne, shqiptarët e Maqedonisë, t’i kryejmë përcjelljet e nacionalistëve dhe të seperatistëve shqiptarë, meqë më pak kishim rënë në sytë e tyre”. (Memoari nr. 28).

foto(Bardhyl Mahmuti në krye të demostratave të vitit 1981 në Prishtinë)

Në memoarin nr. 32 të titulluar “Unë dija ta luftoja nacionalizmin shqiptar”, spiuni i UDB-së, Sulejman Rexhepi, nxjerr në dritë disa të dhëna interesante që lidhen me ngjarjet e vitit 1981.

“Demonstratat e studentëve në Kosovë, në vitit 1981, i dhanë leje të plotë policisë jugosllave për të vepruar lirshëm mbi shqiptarët që shquheshin qoftë edhe me më të voglën shenjë të nacionalizmit dhe irredentizmit. Shqiptarët u shndërruan si në lepujt e egër të Zhedenit të cilët duhej mbytur sapo të dalin në shënjestër. Me qindra orë ligjërata u zhvilluan në trajnimin e njerëzve specialë që do ta luftonin këtë murtajë e cila po i kanosej shoqërisë jugosllave dhe po i tundte vetë themelet e ish-Jugosllavisë. Shoku Tito kishte vdekur kurse gjithnjë e më fuqishëm këndohej kënga “DruzheTito mi ti se kunemo, da sa tvoga puna ne skrenemo” (Për ata që nuk e dinë gjuhën serbe teksti i kësaj kënge do të thotë: «Shoku Tito ne të betohemi se nga rruga jote nuk do të largohemi»- Sqarimi BM)! Ne, pro jugosllavët, këtë këngë e kishim moto të jetës, e kishim lutje të ditës, e kishim parim dhe përcaktim jetësor.

Në KQ të LKM-së (Komiteti Qendror i Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë-sqarimi BM) u soll vendimi që në këtë aksion të gjerë të përfshiheshin edhe hoxhallarët, sepse ndikimi ynë ishte i madh. U ftuan disa hoxhallarë me ndikim në trajnim por, nuk kaloi asnjëri, madje të gjithë u bënë me nishan, u bënë të dyshimtë, sepse në ligjëratat e tyre ishin tepër të butë, tepër anemik, si ato melaqet që i hapin dyert e xhenetit dhe që i thonë xhenetlinjëve, hajde, urdhëroi, urdhëroni në xhenet! Para xhematit, sidomos para shqiptarëve në xhami, karshi egërsirës së tyre duhej të flitej me egërsinë edhe më të ashpër, karshi tyre duhej demonstruar tërë fuqia e pushtetit jugosllav, me zë të lartë e me gjeste duhej mbjellë frikë e jo butësi. Unë u përzgjodha si njeri më i ashpër, si njeri i përshtatshëm, sepse derisa në orë kursi mbaja prova si të luftohet nacionalizmi dhe seperatizmi shqiptar, më bëhej sikur nxirrja flakë nga goja, fjalët më dilnin si të zjarrta, sikur nuk nxirrja fjalë por gaca, prush. Kurse Kire Fuzofski bërtiste: “Taka “zharko”, taka, davajzhar… zhar… zhar…”

Shoqata ‘Ilmije’ që funksiononte në kuadër të BFI-së dhe e themeluar nga KQ i LKM-së, u caktua që të jetë bartëse e organizimit të mbajtjes së ligjëratave nëpër organet e BFI-së si dhe nëpër xhamitë e vendit. Nuk ishte aksion i letë. Intervenimet policoro-ushtarake jugosllave në Kosovë, pamjet trishtuese që erdhën nga atje, por edhe proceset gjyqësore që vazhduan pastaj kundër udhëheqësve të demonstratave të Prishtinë e gjetiu, kishin pezmatuar mbarë shqiptarët, prandaj edhe nuk ishte e lehtë të dilje para xhematit shqiptar e të flisje kundër asaj lëvizje që në fakt ishte projekt i imerializmit amerikan për ta shkatërruar Jugosllavinë. Prandaj, kërkova dhe ma mundësuan që të pajisesha me armë dhe me leje, m’u dha liria e plotë që, nëse vetëm më shikon shtrembër ndonjë irredentist shqiptar ta vrisja në vend, si derrin e egër. Arma në brez më jepte siguri, më jepte forcë, ma shtonte flakën dhe prushin kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.

Çuditërisht, në të gjitha organet e BFI-së kam hasur në kolegë e hoxhallarë që ma përkrahnin programin, askush nuk e thoshte më të voglën fjalë. Bashkë futeshim nëpër xhami, ku xhemati i hapte sytë katër kurse unë shpërtheja vrullshëm kundër të gjithë atyre aventurierëve që po ëndërronin për prishjen e Jugosllavisë. Nuk kishte bërë vaki më herët që nëpër xhami të dëgjoheshin duartrokitjet frenetike të xhematit. Në fund të ligjëratave, sikur ishte bërë traditë që tashmë të bërtisnin “Ju-go-sllavia, ju-go-sllavia… Sulo, Sulo…” Edhe pse nuk e kishin atë motivacion të thirrjeve “zharko… zharko”, me të cilat shpërthente Kiro Fuzofski kur më dëgjonte, megjithatë, edhe thirrjet “Sulo… Sulo”, seç më bënin krenar dhe të pathyeshëm në rrugën e Titos.

Natyrisht, përveç revoles, me vete merrja edhe një shumë të konsiderueshme të dinarëve që m’i jepte me bollëk Kiroja, sepse hasja në shumë xhemat që kishin probleme të rënda sociale. Dhënia e një dinari e shtonte simpatinë për Jugosllavinë. Natyrisht, një dinar atyre e dhjetë për vete. Nuk kishte nevojë të raportohej se kah shkonin ato dinarë, me rëndësi të më shihnin dikush se po ndaj pare, sepse e dija që në mesin e xhematëve kishte plotë spiunë që po e përcillnin punën time dhe që raportonin madje edhe te Kiro Fuzofski. Parja ta zbardhë fytyrën. Kur nuk e ke paranë e ke urrejtjen e Zotit…” (Memoari nr. 32) pohon kryetari i BFI-së së Maqedonisë, Sulejman Rexhepi.

“Tani, kur e kujtoj babain tim, menjëherë më bëhet e qartë se pse aq shumë insistonte që të ikja diku në tokat arabe për të kryer edhe ndonjë fakultet teologjik. Nuk donte që të përfundoja në Sarajevë. Donte në shtetet arabe. Po pra, sepse vetëm në ato shtete mund të më spastrohej truri nga ai infektim nacionalist që më ishte bërë gjatë shkollimit të mesëm në Kosovë. Iu binda tepër shumë babait, aq shumë sa nga memoria ime kam fshirë të gjithë ata shokë, të gjithë ata njerëz e personalitete me të cilët kuvendonim shqiptarçe dhe me tone mjaft nacionaliste. I pata fshirë si dashakëqij të karrierës sime dhe, tek pastaj u brumosa me kulturë dhe njohuri islamo-arabe”. (Memoari nr. 1)

“Kujtimet vijojnë me përgatitjen për të shkuar në studime ku duhej «ta spastronte trurin nga infektimi me nacionalizëm shqiptar». Në Memoarin nr. 6 të emëruar «Vëllazërim-Bashkimi më i suksesshëm se Islami» Sulejman Rexhepi shkruan: «ditën kur e preva biletën për në Beograd, prej nga do të fluturoja për në Kuvajt, pas katundarit tim, topallit, më kishte dërguar fjalë Goran Subashiq, i cili në takimin tonë në një zyre të këshillit ekzekutiv të qytetit të Shkupit, m’u prezantua si rreshter i vjetër, përgjegjës i sektorit për çështjet fetare pranë KOS-it. (Akronim serb për Shërbimin e Kundërzbulimit jugosllav – sqarim BM).

Pasi u bind se unë me tërë shpirt isha jugosllav i zjarrtë, më porositi që këtë imazh ta përcillja kudo që do të shkoja, sepse, kështu do të dilja i nderuar atje por edhe brenda. Më tha që, në çdo fakultet ku shkojnë studentët tanë nëpër shtetet arabe, kanë për detyrë të përcjellin njëri tjetrin dhe këtë nuk e dinë asnjëri. Të gjithë kur të kthehen në vendlindjen e tyre, do të raportojnë për njëri tjetrin, prandaj, më tha, hap sytë dhe, më mirë të raportosh ti për shokët se sa shokët të raportojnë për ty. Jugosllavia nuk ka vend për ata teologë që nuk do të jenë markë jugosllave. ‘Kujdes, më tha, shtetet arabe janë në anën tonë, prandaj, as mos tentoni që të futeni nëpër lëvizjet ekstremiste që tentojnë t’i destabilizojnë shtetet mike arabe. Prandaj, do t’i vëzhgosh këta ujqër, mundësisht edhe t’i eliminosh nga pozicioni i gjyqtarit, më tha si në shaka e që, duke më shtrënguar damarin e qafës desh më paralizoi në vend. Në ty e shohim të ringjallur Gjorçe Petrovin tonë, më tha pasi më uroi udhë të mbarë për në Kuvajt

Që nga ai moment, të gjithë që më provokonin, qofshin ata edhe miqtë e mi më të ngushtë, menjëherë krijoja përshtypje se i ka lëshuar Subashiqi,të më përcjellin, prandaj në të tilla situatë reagoja i papërmbajtur. Prandaj i reagova aq ashpër edhe profesorit arab, el Shuajbit, i cili, për një moment, seç m’u duk si mik i rreshterit të vjetër, Goran Subashiqit, të cilit më duhej t’i raportoja sa herë që kthehesha në Shkup por, jo rallë i raportoja edhe përmes njerëzve “diplomatikë” që më takonin sa herë që donin të iknin nga Kuvajti. “Suljo, mos ke ndonjë selam për Subashiqin”, më thoshin fare pa m’u prezantuar. Sapo ma përmendnin emrin e tij, e dija që janë të lozes së tij. Nuk ishte edhe aq lehtë të bëheshe teolog në shtetet mike të Jugosllavisë. Ne duhej të ishim shembull i Jugosllavisë së vëllazërim-bashkimit, shembull këtë që nuk po mund ta arrinte madje as islami si fe! Edhe këtë, falë atij rrjeti të spiunëve që ishte i shtrirë cep më cep botës”. (Memoari nr. 6)

Sulejman Rexhepi evokon kujtimet kur ishte konfrontuar me profesorët në Kuvajt në mbrojtje të komunizmit jugosllav, si i kishte denoncuar te përfaqësuesit diplomatikë të Jugosllavisë në këtë shtet…

“Vitin e parë, kur u kthyem nga Kuvajti, menjëherë pas njerëzve të familjes së ngushtë, më takoi rreshteri i vjetër, Subashiqi. Më pyeti për disa gjëra për të cilat nuk i dite askush përveç se meje dhe shokut tim të ngushtë, Zulhajratit. Në atë çast u pata betuar se do ta djeg këtë njeri. ‘Mos më thënshin Sulë nëse nuk e përvëloj si me prush Zulhajratin’ !”- ishte betuar Sulejman Rexhepi (Memoari nr. 7).

Këtë betim e realizoi që në raportin e parë me shkrim që i bëri UDB-së.

“Kur Subashiqi mi tregoi disa gjëra të cilat i dinte vetëm shoku im Zulhajrati vendosa që edhe unë të tregoja diçka që dija për të. Më tha që, historia nuk bëhet duke folur por duke lënë gjurmë me shkrim. Më dha një copë letër dhe një laps kimik e më tha: “shkruaj”! Seç m’u duk si urdhri “ikre”! (Memoari nr. 8)

Për ata që nuk e dinë, fjala “ikre”, që varësisht nga përkthimet e ndryshme, ka kuptimin e fjalëve “lexo”, “shkruaj”, “këndo” (në kuptimin “recito”) është porosi e Allahut, të cilën, sipas besimit islam, engjëlli me emrin Xhibril ia tha Muhamedit kur filloi t’i zbriste Kuranin. Përmendja e kësaj fjale nga ana e një teologu në kontekstin e relacioneve brenda Shërbimit Sekret të Kundërzbulimit të Jugosllavisë, tregon se si i ka konsideruar Sulejman Rexhepi urdhrat e UDB-së: si urdhra të Allahut!

Memoari nr. 8 e përfundon me raportin e parë me shkrim, që ky teolog kishte bërë për “shokun” e vet: “Mezi i shkrova në qirilicë nja dy-tre elemente për Zulhajratin: 1. Zuli (kështu i thoshte Subo shokut tim Zulhajratit) i urrente tmerrësisht arabët, të cilët asgjë nuk dinin për shqiptarët, ndërsa për jugosllavët e për Titon ishin në gjendje të hiqnin dorë edhe prej fesë islame…”.

Sulejman Rexhepi, ky teolog që deklaron publikisht se me tërë shpirt ishte “jugosllav i zjarrtë” dhe “komunist”, lëshohet në krahasimin me nacionalistët shqiptarë, që e donin Enver Hoxhën në raport me Titon.

Ai shtron pyetjen me një pikëçuditje në fund: “A mund të ishin enveristët (ithtarët e Enver Hoxhës) më shqiptarë se unë! Ata, adhuruesit e këtij satrapi, të ishin më nacionalistë se unë nuk ndodh në asnjë mënyrë! Ai njeri që nuk e do fenë e popullit të vet ai nuk e do as vetë popullin. Prandaj, këtë tip nacionalistësh i urreja. Ata marksista-leninista, unë marksist-leninist!Ata e donin Shqipërinë, unë e doja Shqipërinë. Ata dëgjonin këngë folklorike e patriotike, po ashtu edhe unë i dëgjoja. I vetmi dallim ishte se unë nuk e doja Enverin, liderin shpirtëror të tyre. Nuk mund të paramendoja kombin shqiptar pa fe! Më dukej gjë e tmerrshme. Prandaj, qysh në Prishtinë, si nxënës i Medresesë, u pata rreshtuar në anën e atyre që i luftonin këta qafira, këta të pafe. Kishim shkuar aq larg sa e kishim bërë hallall bashkëpunimin me policinë jugosllave kundër këtyre enveristave”. (Memoari nr. 8)

“Kurë nuk arrita ta kuptoj se prej nga buronte tek unë tërë ajo energji negative kundër shqiptarëve irredentistë e seperatistë. Po si nuk patën më të voglin insaf për Jugosllavinë. Të gjitha indikacionet e shërbimeve sekrete flisnin se ata i kishin hyrë punës për ta rrënuar Jugosllavinë, për të cilën baballarët tanë kishin derdhur aq djersë e gjak. Të gjithë që i kontaktoja, me të gjithë që e kaloja ditën dhe natën, ma mbushnin mendjen se me mijëra herë më shumë kishte shqiptarë që e donin Jugosllavinë në krahasim me irredentistët. Kjo ma shtonte urrejtjen deri në zhdukje të tyre. Kjo m’i arsyetonte të gjitha mjetet dhe metodat që i përdorja në luftë kundër këtij irredentizmi e seperatizmi. Nuk besoj të kenë fshehur nga unë ndonjë qëndrim, sepse, të gjithë ishim të sinqertë, të gjithë angazhoheshim për ruajtjen e shtetit të përbashkët të vëllazërim-bashkimit tonë. Se nga dolën pastaj të jenë të gjithë shqiptarët e mundshëm për Kosovën Republikë dhe për Shqipërinë e Madhe këtë kurrë nuk arrita ta kuptoj.

Menjëherë pas demonstratave të para në Kosovë, po ndjeheshin lëvizje edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët po ngacmoheshin sidomos nga studentët e kësaj ane që po studionin në Prishtinë. Dy persona u përzgjodhëm dhe na i ndanë detyrat të cilat duhej kryer me besnikëri, me devotshmëri dhe me përkushtim. Unë u angazhova që të ndikoja tek shtresa e teologëve por edhe ta kontrolloja këtë komunitet, ndërsa profesor Sefedin Sulejmani u angazhua të ndikonte dhe të ushtronte kontroll mbi stafin akademik dhe mbi studentët shqiptarë të kësaj ane. Profesori Sefedin e pati më të lehtë, sepse edhe ishte i gojës por edhe i kalemit. Dinte të shprehje por edhe të shkruante. Në vitet ’80 ai tashmë kishte mbi 50 vepra të shkruara, nga sfera e filozofisë dhe marksizmit, ndërsa unë isha tamam tokmak! Çuditërisht nisën të botohen deklarata të mia por edhe shkrime në emrin tim. Çfarë gëzimi i papërshkrueshëm kur gjeja ndonjë shkrim të botuar me emrin tim. E merrja gazetën, e fusja nën sqetull dhe i bija poshtë e lartë rrugëve të Bit Pazarit. Nisa të shikohem si një person mjaft atraktiv, vizionar dhe marksist i përkushtuar. Edhe hoxhë edhe marksist – kjo e bënte madhështor qëndrimin tim prej komunisti të përkushtuar. Më vitin 1983, në Takvimin e BFI-së që e përgatiste për botim Shoqata ‘Ilmije’, e cila historikisht më tepër ka qenë organ i Lidhjes Komuniste se sa i BFI-së, botova shkrimin tim mbi irredentizmin dhe seperatizmin shqiptar si dhe për përcaktimet imediate të të gjithë teologëve në rreshtimin e tyre për kalitjen e mëtejmë të vëllazërim-bashkimit jugosllav. Vetëm ky shkrim u mbajt mend nga ana e shqiptarëve, kurse unë kisha botuar edhe dhjetra të tjerë që po botoheshin nëpër biltenet policore dhe ushtarake nëpër republikat e vendit dhe zonat ushtarake të Jugosllavisë”. Memoari nr. 35

Për shkak të besnikërisë dhe provave që kishte treguar, se me tërë shpirt ishte “jugosllav i zjarrtë” dhe “hoxhë komunist”, Sulejman Rexhepi filloi të ngjitej në grada: iu dhanë edhe informatorë të tjerë, që do t’i përcillnin spiunimet e tyre përmes tij.

“Kiro Fozufski, inspektori më i përgatitur në radhët e UDB-së për përndjekjen e seperatistëve dhe irredentistëve shqiptarë, tashmë kishte krijuar një besim të fuqishëm në mua. Po ndjehej i habitur por edhe pak i lodhur nga gatishmëria e aq shumë shqiptarëve për të raportuar vullnetarisht tek ai. Një herë ma shprehu dyshimin, duke menduar se, mos irredentistët shqiptarë po dilnin më të aftë se UDB-a dhe se qëllimisht po u dërgonin sa më shumë shqiptarë të raportojnë, me qëllim që t’ua tollovisin trutë ! Prandaj, më luti që t’ia eliminoja nja dy si më të besdishëm, dy shqiptarë që natë e ditë ishin në gjendje t’ia mbajnë bolet në duar. Njëri ishte nga Kondova, me nofkën ‘Teglla’, për shkak të xhamit të syzave të tij që dukeshin si fundi i kaVanozit (ZejnullahFazliu), e tjetri ishte nga Morana, me nofkën ‘Mandolina’, sepse kur e raportonte ndonjë informatë e nxirte si tingujt e telave të çakorduara të mandolinës (Azem Morana)!

‘Teglla’ do të dëshmoheshte si më i zellshëm dhe më bashkëpunëtorë, nuk do të ndjehet i ofenduar që të më raportojë mua çdo ditë e unë një herë në javë te Kiro Fuzofski, kurse ‘Mandolina’ do të jetë më kryeneç, më i poshtër, ai kurrë nuk do të pranojë të bashkëpunojë me mua, por, drejt e me shkijet e Draçevës e të Autokomandës. Pisi kishte nisur të më konsideronte si rival të tij, më shihte si konkurrent, e jo si epror të vetin. Prandaj edhe kurrë nuk arrita t’ia jap ndonjë detyrë por as të marr ndonjë informacion prej tij. Kjo më pat shtyrë që të betohem në vete që tan jetës të merrem me të, ta poshtëroj ku të mundem e t’ia nxi fytyrën në çdo mexhlis ku do ta takoj». Sulejman Rexhepi sjell detaje se si kishin spiunuar veprimtarinë e një atdhetari: «Në Kondovëjetote njëfarë Haxhi Enveri, i ardhur nga rrethi i Gjilanit, i burgosu politik dhe, irredentist i papërmirësueshëm. Pa dyshim, nga rrahja e tepërt që e kishte hëngër nëpër stacionet policore, kishte luajtur pak mendsh, nuk ishte sagllam”.(Memoari nr. 36)

Në memoaret e veta Sulejman Rexhepi evokon kujtime nga periudha e mbledhjeve të Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë, gjatë së cilave ky “hoxhë komunist” fitoi pushtet në raport me komunistët e tjerë, sepse kishte mbështetjen e Shërbimi Sekret të Zbulimit dhe Kundërzbulimit të Jugosllavisë. “Askush nuk më reagonte, sepse të gjithë ishin të bindur se, kur flet Mulla Sula, në fakt kanë folur organet më të larta të Lidhjes Komuniste. Pastaj, ato paraqitje kritike të mijat diskutoheshin në Këshillin e Shkupit, me hoxhallarë e me xhematë. Tani më po bëhesha me krah, po fuqizohesha gjithnjë e më shumë. Sherif Dehari, edhe pse me pozicione më i madh se unë, si në Parti ashtu edhe në Bashkësi, megjithatë gjunjëzohej para meje. Për mua nëpër mbledhjet e forumeve të Bashkësisë Islame fliste si për një fuqi më të madhe që e ka pasur ndonjëherë Bashkësia Islame. Në organet partiake flitej për mua si për një komunist të paprekur kurse në BI flitej për një hoxhë të papërkulur! Kjo ishte propaganda më e madhe për mua e cila m’i hapte të gjitha shtigjet drejt karrierës sime. Duhej të arrija majën e autoritetit të fuqishëm. Pa dyshim, kjo arrihet vetëm duke qenë i përkushtuar pas vlerave të sistemit politik shoqëror si dhe duke e disiplinuar xhematin i cili duhet të arrijë shkallën e besueshmërisë së paluhatshme ndaj udhëheqësit të vet fetar. Atë çka e thotë Mulla Sula, asaj thuaji AMIN! Kështu ka qenë në Komunizëm, kështu duhet të vazhdojë edhe në demokraci. Si sistemi, si xhemati – Mulla Sulës duhet t’i thonë AMIN” (Memoari nr. 17).

Nuk do t’i përmend të gjithë emrat, të cilët Sulejman Rexhepi i cilëson si njerëz të UDB-së. A ka ndonjë emër që e ka futur për shkaqe të rivaliteteve brenda Bashkësisë Fetare Islame, këtë e di ai vetë.

“Rezultatet për të notuar në mes valëve të komunizmit jugosllav dhe besimtarëve islam ia atribuon eprorit të vet të sigurimit sekret: “ndoshta ‘faji’ për këtë ishte krejt te Kiro Fuzofski, mësuesi im më i dashur përgjatë tërë karrierës sime. Asnjëherë nuk shkoja në vizitë të ndonjë xhemati paraprakisht pa u përgatitur nga Kiroja. Më mësonte mirë se çka të flas, si të flas dhe ku të godas. E unë flisja vetëm për Titon dhe për sistemin komunist, flisja rrjedhshëm e guximshëm, qetë dhe me maturi, herë-herë duke e dridhur buzën përvajshëm e duke u përlotur dhe, më së shumti godisja në vëllazërim-bashkimin tonë (…) Kiroja, krejt duke qeshur me zë, duke më rrahur shpinës e duke më përqafu si vëllai vëllain, më thotë, o Sulo, o nuk ka më trim se ti bre. Hallall të qoftë. O krej zjarr je, je prush që të përvëlon, që t’i djeg të gjitha tezat e që t’i përmbysë të gjitha teoritë. Je zjarr! Hajde të hapim një nofkë të re për ty. Tash e tutje për mua dhe për të tjerët, atje poshtë në zyret tona, ti do të njihesh si “Zharko”! Natyrisht, e shtruam muhabetin, pasi tashmë e kishim vrarë e pjekur edhe lepurin e egër. E çuam “çuturicën”(fjalë serbe për ‘bucelë’, ‘shishe’ alkoholi-sqarim BM) e mbushur me verë të kuqe e për nderë të nofkës sime të re. “Zjarr”, “Prush”, “Zhar- Zharko”, Shejtan bre, kurrë falë mos i qofsha askujt dhe prej askujt mos u varsha! Kush më do mua, duhet të më nënshtrohet, nëse jo në p.s.” (Memoari nr. 40).

Në memoarin nr. 42, të titulluar “Unë, Mulla Sula, kryetar i BFI-së”, deklaron në mënyrë triumfale: “Më në fund u kurorëzua aktiviteti im shumëvjeçar në ruajtjen e vlerave të komunizmit, në ruajtjen e ish-Jugosllavisë si dhe në luftë kundër seperatizmit dhe irredentizmit shqiptar. Tani erdhi momenti për ta përjetuar ndihmën e të gjithë atyreve që i ndihmova për më shumë se njëzet vjet. U bëra kryetar i BI-së! Paraprakisht, me të gjithë drejtuesit e këshillave të BI-së, si dhe me kryetarin e atëhershëm të Kuvendet të BI-së kishin punuar strukturat e caktuara të shtetit. U kishin dhënë direktivë që të më votojnë mua. Tërë këtë aktivitet e kishin bërë larg syve të mia, unë nuk dija asgjë, thjesht, për të ma lehtësuar punën e mëtejmë, duke qenë i bindur unë se të gjithë ata më donin mua dhe vetëm mua. Pasi u përzgjodha, e kuptova tërë lojën që e kishin luajtur. Kjo më irritoi shumë, sepse nuk e dija se cila palë po e tregon të vërtetën: ata të shërbimeve të sigurisë, apo teologët. Nuk e di as vetë kur ndodhi në mua ai moment i kthesës por, di që për një moment kam thënë: tash e tutje duhet lidhur me hoxhallarët e kundër atyre shërbimeve që asnjëherë nuk janë të ndershëm në detyrën e tyre. Largimi im prej tyre u bë me kryeneçësi, u bë me rebelizëm, u bë duke u futur vetë në ato kanale nëpër të cilat futeshin dhe jetonin vet ata të shërbimeve. Kalova në nacionalist i madh shqiptar, sepse, e dija që kjo do t’i lëndojë më së shumti ata dhe se, tani, për herë të parë, do të ndodheshin para një situate të palakmueshme: një nacionalist transparent nuk do të mund ta burgosnin. Unë isha kryetar i të gjithë myslimanëve dhe, çdo burgosje eventuale e imja do ta përmbyste shtetin. Atyre u dola dorësh, ndërsa si hakmarrje ata e përdorën liferimin e nofkës sime prej kodoshi (“Zharko”) si dhe hedhjen në publik të segmenteve nga aktivitetet e mia deri sa bashkëpunoja me ta.

Ja, për herë të parë, publikisht, përmes këtij memoari po e pranoj që kam bashkëpunuar me ta dhe po ju kërkoj falje të gjithë atyre që i kam lënduar e dëmtuar. Bashkëpunimi im ka pasur një qëllim shumë fisnik – thjesht, të bëhem kryetar i kësaj Bshkësie, sepse e kam ditur se, nga ky pozicion do të mund t’i ndihmoja shumë shqiptarëve”. (Memoarin nr. 42).

Megjithatë Sulejman Rexhepi nuk e ka të lehtë të shpëtojë nga kthetrat e Shërbimit të Zbulimit dhe Kundërzbulimit. “Ma bënë krejt vrer postin e kryetarit, nuk arrita t’i gëzohem asnjë çast. Derisa nuk u çarta fare. Pas një kohë e thirra Kire Fuzofskin duke e qortuar se si më lanë si qengjin në kafazin e mbushur përplot me ujqër. U takuam te restoranti i Hotel Belvit. Vendosa që t’ia tregoj planin që kisha me këtë rebelim timin, ndërsa si kundërshpërblim kërkova që të më mësojë se si të sillem me ‘çakejt’ që po më silleshin panda! UDB po insistonte përmes metodave të ndryshme që në BI të hapte filialen e vet dhe të instalonte njerëz që do ta kontrollonin dhe do të raportonin për punën time. Nuk e kuptoja se pse duhej të më kontrollonin mua! ‘Jo’, më tha Kiroja! ‘Nuk është për shkakun tënd, por për prestigjin e drejtorisë sonë. Nuk guxon të ngelë institucion pa pasur njerëz tanë aty, sepse do të ngel jasht kontrollit të drejtorisë. Çdo gjë që ngel jasht nesh rrezikon të shndërrohet kundër nesh’! Ky shpjegim sikur më zbuti. Më frikësoi kur më tha se, nëse nuk do të pranoja do të bënin ç’mos që sërish ta rikthenin në BI Jakup Selimovskin me ekipin e tij. Ky plan më acaroi shumë. Atëherë, e luta Kiron që ai ta kishte nën kontroll krejt BI-në. Nuk do të shpëtonte gjë pa ditur ai dhe se, nuk do të veprohej asgjë pa këshillat e tij, me kusht që tjetër bashkëpunëtorë të mos më fusnin në hundë. Këtë nuk mundi të ma garantojë Kiroja, por, m’i dha emrat se kë po mundohen t’m’i fusin në kabinet, ndryshe do t’i kisha armiq të përhershëm dhe përherë do të më bënin probleme”. Listën e parë të emrave të propozuar nuk i pranoi dhe madje sipas fjalëve të tij u kërcënua se do të shndërrohej në armik të madh.“Disa ditë më vonë, Kiro Fuzofski më erdhi me një ofertë të re. Më luti që të zbutem, ta ul pak kokën se, ‘bozhe mili’ (shprehje në gjuhën serbe që do të thotë ‘zot i dashur-sqarim BM)jemi njerëz dhe,sakaq mund të hidhemi diku në hendek duke plasur ndonjë gomë veture, apo, si gjyqtar, të na kap ndonjë “plumb bredhës’. Më frikësoi dhe, pa e zgjatur shumë pranova t’m‘i lexojë emrat të cilët duhet të futen me porosi në kabinet. Sa të jesh në krye të BFI-së, ti nuk mundesh të funksionosh pa i pasur pranë vetes sidomos këta emra: Zejnulla Fazliu, Shaqir Fetahu, Pëllumb Veliu, Isa Ismaili, Muhamed Iseni, Zenun Berisha dhe Sherif Dehari! Aaaa, mendova zëshëm! Në këta emra paska ngelur DeBeKa-ja!?(Shërbimi Sekret në gjuhën serbe-sqarim BM). Po këta i silli në maje të kalemit, po të gjithë këta janë tokmaka. Dakord, i thashë, dal nga dal të gjithë këta do të jenë në kabinetin tim.

Mendova se me kaq do të merrte fund puna. Nuk shkuan disa ditë, më thonë që ka ardhur të më takojë njëfarë Haki Fejzuli! E pranova, më urdhëron që ta pranoj Haki Agushin dhe të kem kujdes se në çfarë posti do ta lë. Kiroja më thotë që ky farë Haki Fejzuli është ekspert në tredhjen e shqiptarëve nëpër stacione policore. Gjithandej ftohet ky kur duhet t’ua ha shpirtin shqiptarëve e t’i keqtrajtojë deri në vdekje. Pas këtij, një ditë më erdhi Hifzi Mehmeti, edhe ky njëfarë satrapi antishqiptar. Dikur më erdhi edhe Rauf Qazimi dhe më sugjerojnë që mos të habitem shumë në zyre por të dilja me ta më shpesh, si më parë, në gjueti. Po kur më erdhi dhe komandiri Zdravko Rafajllovski, nga Vollkova, të intervenojë për Sherif Deharin atëherë më plasi dhe nisa të kërcënohem edhe unë. I thashë Kiro Fuzofskit që, le të ndërpriten këto vizita se, ndryshe, do ta çoj në këmbë popullatën myslimane, do t’ju vë në pozitë shumë të rëndë. Do të flas e do të tregoj për të gjitha planet që i keni. E kam shumë të lehtë që ta radikalizoj masën myslimane dhe ta përmbys krejt shtetin. Pas këtij kërcënimi, Kiro Fuzofski më tha që, të shtrëngohem fort, nuk do ta kem të qetë këtë mandat, do të më lodhin deri sa të më detyrojnë që të vetëvritem…” (Memoari nr. 43).

Sulejman Rexhepi tregon se bashkëpunimin e vazhdoi edhe në rrafshin politik. “Unë dhe Kiroja jemi zbulues të shumë aferave dhe projekteve shqiptare. Ndryshe, nuk do të mund të rrija në postin e Kryetarit të BFI-së. Duhej të rrija në krye të këtij Institucioni dhe të isha bindës si lider kombëtar dhe përmes meje të qarkullonin shumë informata e projekte. Ndryshe, nuk do të më mbanin në atë pozicion as dy minuta. Shërbimeve sekrete nuk ju duhet lider i papërdorshëm. Këtë po e dëshmoj unë përmes këtyre memoareve dhe, po kështu, shumë vite para meje, këtë e ka dëshmuar edhe Nafi Çegrani, udbashi më i rreptë dhe, njëkohësisht, më i sinqertë shqiptar” (Memoari nr. 47).

Lexuesit i kujtohet se me paratë që merrte nga Shërbimi Sekret për të korruptuar njerëzit e varfër, Sulejman Rexhepi “një dinar ua jepte atyre e dhjetë i mbante për vete”. Lidhur me raportin e tij ndaj parasë, Sulejman Rexhepi përshkruan rrethanat kur njerëzit e Shërbimit Sekret i zunë pritën kur ky kishte dalë në gjueti. “Kisha dalur për gjueti kur që të tre më dolën në rrugën malore dhe, thjesht, më çarmatosën. Kiros i vinte keq, ndërsa ata dy më zhveshën në brekë e maicë! M’u kërcënuan keq. Ju thashë, më vrani, para nuk jap. Ku do të jipja para unë që, për paranë e lija kokën, bëja punët më të fëlliqta vetëm e vetëm ta shtoja buxhetin tim familjar. Tani a edhe për kaurë do të punoja! Mjaftonte kontributi im prej spiuni. Para nuk jap! I kam për vete…(Memoari nr. 50).

Memoaret e publikuara të Sulejman Rexhepit, që edhe sot e kësaj dite është kryetar i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, janë të mbushura me emra dhe mbiemra të atyre teologëve që kanë punuar për Shërbimin Sekrete Jugosllav. Siç pohon edhe vetë Sulejman Rexhepi, këta “hoxhallarë komunistë, marksistë-leninistë jugosllavë kanë urryer marksizëm-leninizmin e enveristëve, për arsye se kanë dashur ta prishin Jugosllavinë”.

Nëse dikush nga teologët shqiptarë nga viset e tjera shqiptare që ishin të pushtuara nga ish-Jugosllavia, që ka punuar për Shërbimet Sekrete Jugosllave, merr guximin e Sulejman Rexhepit, besimtarët myslimanë shqiptarë do të tronditeshin shumë. Kjo tronditje do t’i ndihmonte teologët e rinj që bënin ndarjen e besimit nga shërbimet antishqiptare.

Kërkesa e teologëve që t’u sjell emra të njerëzve që punojnë kundër interesave kombëtarë shqiptarë dhe memoaret e Sulejman Rexhepit më kujtuan një situatë, të cilën ma ka treguar një shok i UÇK-së. Një bashkëpunëtor i Shërbimit Sekret Serb, bashkëfshatar i tij, kishte ardhur me qëllim që të infiltrohej në radhët e UÇK-së. Pasi u zbulua, nga frika filloi të tregonte gjithçka. Kur filloi të tregonte emrat e bashkëpunëtorëve të Shërbimit Sekret të Serbisë që vinin nga fshati i tij, shoku im më tha: “Bardhyl, dola nga dhoma, se kisha frikë mos po del edhe babai im. Sa u lehtësova kur mora vesh se në mesin e spiunëve serbë nuk kishte qenë im atë”.

Po i drejtohem drejtpërdrejti Mustafa Bajramit. Pse kërkon emra nga unë, kur ke mundur të pyesësh babanë tënd, teologun Mulla Jetish Bajramin? Ndoshta do të të kishte informuar se cilët teologë të Kosovës mbanin lidhje me Serbinë, cilët prej tyre villnin vrer kundër demonstratave të vitit 1981 me të njëjtin fjalor që përdor Sulejman Rexhepi, cilët bënin propagandë gjatë viteve ’90 për të dalë në zgjedhje në kuadër të zgjedhjeve që organizonte pushteti i Millosheviqit? Sikur të kisha qenë në vendin tënd, unë do ta bëja një pyetje të tillë. Meqenëse ke nevojë të sqarohen publikisht këto gjëra, unë do ta bëj për të kënaqur kureshtjen tënde.

Babai im, profesor i logjikës, i filozofisë dhe i sociologjisë në gjimnazin e Tetovës, dhe këshilltar i Arsimit për Tetovën dhe Gostivarin, asnjëherë nuk ka qenë anëtar i asnjë strukture të komunistëve jugosllavë e as i ndonjë partie politike. Në shkurt të vitit 1969, si nacionalist shqiptar u dënuar nga “komunistët marksistë leninistë jugosllavë”. Pas vuajtjes së dënimit në burgun e Idrizovës, ai nuk mundi të gjente punë në vendlindje. Erdhi dhe gjeti punë në Kosovë, në vendin ku “kuvendohej shqiptarçe dhe prej nga Sulejman Rexhepi kishte ikur në Arabi, që ta spastronte trurin nga ai infektim nacionalist”. Erdhi nga Tetova, qytet i Kosovës historike të cilin komunistët jugosllavë ia kishin falur republikës sllavo maqedonase, në Prishtinë, qytet që komunistët jugosllavë ia kishin falur Serbisë pas ndarjes si plaçkë të territoreve shqiptare.

Kur i botoi memoaret e veta, Nafi Çegrani, të cilin Sulejman Rexhepi e cilëson si “udbashi më i rreptë dhe, njëkohësisht, më i sinqertë shqiptar”, ai publikoi emrat e intelektualëve shqiptarë në Maqedoni, që ishin bashkëpunëtorë të sigurimeve sekrete jugosllave. Unë nuk pata nevojë ta pyes babanë tim, sepse Nafi Çegrani tregon me emër dhe mbiemër personat që ishin ngarkuar nga sigurimi sekret që të përcillte veprimtarinë e babait tim.

Sa u përket teologëve shqiptarë, të cilitdo besim fetar qofshin, askush nuk mund ta mohojë kontributin e madh të tyre gjatë historisë si në aspektin e ruajtjes dhe të kultivimit të tolerancës fetare, ashtu dhe në aspektin e çështjes kombëtare shqiptare. Atyre që u intereson të njihen me veprimtarinë e një numri të madh të personaliteteve të shquara shqiptare nga gjiri i teologëve, ju sugjeroj të lexojnë veprën e Faton Mehmetajt, të titulluar “Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë – Bashkëjetesa ndërfetare dhe kontributi i tyre kombëtar”.

Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin e një numri teologësh me Shërbimet Sekrete Jugosllave, unë nuk kam asnjë paragjykim për asnjë teolog shqiptar. As për ata teologë që polemizojnë me mua. Kam bindjen se shumica dërmuese e teologëve shqiptarë nuk kanë bashkëpunuar me këto shërbime sekrete. Së paku kjo është dëshira ime.

Qëndrimet e mia janë kundër atyre teologëve myslimanë shqiptarë me shpirt shkau, që kishin hyrë në shërbim të Shërbimeve Sekrete Jugosllave. Janë ajo kategori e njerëzve të ulët, që, siç pohon vetë spiuni i UDB-së, Sulejman Rexhepi, me ndihmën e “marksistë-leninistëve jugosllavë ishin shndërruar në ekspertë për tredhjen e shqiptarëve nëpër stacione policore, ndërkohë që ua mbanin bolet në duar udbashëve”.

Megjithatë, askush nuk mund të mohojë se akuzat e teologëve Mustafa Bajrami dhe Muhamed Kajolli janë gjuhë dhe terminologji e sajuar në kuzhinat e shërbimeve sekrete. Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, apo edhe vetëm këtë pjesë të cituar nga “dromcat e memoareve” të tij, mund të bindet se këta teologë nuk sjellin asgjë origjinale në shpifjet kundër “Bardhyl Mahmutit”.

Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, e ka të qartë se “hoxhallarët komunistë” të edukuar në frymën e “marksizëm-leninizmit jugosllav, ishin mishëruar me historinë e huaj”. Është e kuptueshme se, si rezultat i këtij mishërimi një numër teologësh myslimanë shqiptarë kishin “emocione të fuqishme sa trupin ua përshkonte një zjarr kur dikush i identifikonte me figurat historike sllave, si Gjorçe Petrovi”. Është e kuptueshme se këta teologë të “marksizëm-leninizmit jugosllav” kurrë “nuk kanë ndjerë emocione më vonë, kur dikush i identifikonte me Skënderbeun”. Prandaj, është edhe më e kuptueshme se pjella e një edukimi të tillë ka si rezultat faktin që edhe sot e kësaj dite, një numër teologësh marksistë-leninistë jugosllavë shajnë në mënyrën më të poshtër Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë dhe figura të tjera të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.

P.S.

PO E PËRSËRIS: Memoaret e Sulejman Rexhepit janë memoaret më interesante të shkruara për raportet e teologëve me shërbimet sekrete. U sugjeroj të gjithë shqiptarëve t’i lexojnë këto dromca memoaresh, se kanë çfarë të mësojnë.

Të gjitha citatet nga këto memoare janë përshkruar besnikërisht, duke ruajtur edhe gabimet e shumta drejtshkrimore.