Zbulimi nëpër bordero i emrave që paguhen pa u paraqitur asnjë ditë në punë, është një fenomen kapilar për këtë qeveri.
Dihet që të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore janë të tejmbushura me raste të tilla .
Ato janë kthyer në qendra shpërblimi për militantët dhe fanatikët e partisë, të cilët jo vetëm nuk bëjnë asgjë, por nuk paraqiten asnjë ditë në punë, përveç ditës kur i duhet të rinovojnë kontratat e punës.
Deri këtu nuk asgjë të re, sepse këto këneta ku vegjetojnë dhe majmen parazitë të tillë, i njohim të gjithë shumë mirë dhe i hasim kudo.
Punësimi me një rrogë në shtet, si shpërblim për kontributin ndaj partisë, është një model i zakonshëm për qytetarët e rëndomtë të këtij vendi.
Kjo për faktin e thjeshtë se për këtë kategori njerëzish të rëndomtë për të cilën flasim, marrja e një rroge në shtet, nuk është thjesht një formë shpërblimi, por është edhe një formë mbijetese.
Trishtimi fillon kur shikon në bordero ujësjellësash-kanalizimesh “gazetarë” të njohur, aq më tepër vajza të reja, që shiten në opinion si modele suksesi, siç është rasti i Mira Kazhanit dhe Bieta Sulos.
Dy gazetareve të lidhura ngushtë me kryeministrin. E para si drejtuese e një portali, që është vënë totalisht në shërbim të kryeministrit dhe e dyta si gruaja e një gazetari shumë afër tij.
Të kesh një pozicionim të qartë politik dhe për këtë të angazhohesh me kontributin tënd në mbështetje të një grupi për të parë të materializuara idetë e tua , jo vetëm nuk ka asgjë të keqe, por është një akt që duhet inkurajuar.
Edhe të marrësh një qëndrim të caktuar në mbështetje të një programi politik, për shkak të pagesës për këtë shërbim, edhe pse nuk është diçka për tu inkurajuar, sërish mund të mos jetë e pëlqyeshme , por nuk është e dënueshme. Fundja çdo njeri vendos vetë se si e shet punën e tij.
Por, të pranosh të marrësh si shpërblim, një rrogë nga borderoja e një ujësjellësi, pa shkuar as një ditë në punë, jo vetëm është një mashtrim që duhet dënuar penalisht, por është një dëshmi e pakundërshtueshme, e degradimit njerëzor dhe e kalbëzimit të shoqërisë.
Në fakt, ushtria e mercenarëve dhe konkubinave në gazetari që i shërbejnë pushtetit, ka kohë që nuk befason më njeri, sepse prej kohësh të gjithë janë kthyer në lehës me pagesë. Por, rasti i fundit tregon që këta lehës, janë transformuar në qenie të rrezikshme dhe të babëzitura, që nuk lënë t’i rrëshkasë më asgjë nga thonjtë, qoftë edhe një rrogë ujësjellësi.
“Paga e luftës”, Rama paguan gazetaren me 830 mijë lekë
Mbështetja e hapur e saj për Edi Ramën dhe Erion Veliajn duket se prej kohësh i ka dhënë frytet e veta.
Në rrjetet sociale, sot janë bërë publike fakte që tregojnë se gazetarja Mira Kazhani paguhet me taksat e qytetarëve të Tiranës.
830 mijë lekë të vjetra merr çdo muaj Mira Kazhani nga Ujellësjellë Kanalizime të Tiranës, një ndërmarrje që mbahet me taksat e qytetarëve të kryeqytetit.
Sipas dokumentit, Ermira Kazhani është këshilltare ekonomike e drejtorit të UKT-së Tiranë.
Por më shumë se këtë detyrë, Kazhani bën atë të mbrojtjes së zjarrtë që i bën Ramës dhe sidomos Erion Veliajt.
Por Kazhani nuk është e vetmja gazetare që i bën fresk qeverisë në këtë bordero.
Aty rezulton dhe gazetarja dhe drejtuesja e ‘Ftesë në 5’ në Top Channel, Bieta Sulo.
Kjo e fundit paguhet nga UKT-ja me një rrogë prej 550 mijë lekëshe dhe është e punësuar si specialiste në këtë ndërmarrje.
Mjaftojnë këto dy shembuj për të treguar edhe më tej, se si kontrollohen gazetarët dhe media nga pushteti i Edi Ramës.
Dhe kështu, Idhnaku Plak, me erën e rëndë të gojës, ku dhe ngjyen batërdinë e fjalëve që lëshon përditshmërisht, kërcënon, por më së shumti blen kokër për kokër “kundërshtarët” dhe nënujshmërisht, po përgatitet të pleqërojë edhe më gjatë, në Pashallëkun e tij kënetor.
Nga Artur ZHEJI
Gjithmonë e më shumë, Shqipëria është sot një jehonë e “kua – kua – kuave”, të një kori bretkocash pa identitet, e për pasojë pa personalitet, të një Kënete të stërmadhe. Dhe dukshëm këneta dhe banorët e saj “kënetarë”, kanë zgjedhur pa dyshim edhe mbretin e tyre, kënetor, apo një superkryeministër, toksik, llastik i llastuar, gjuhëkeq e idhnak, sa më shumë që bëhet plak. Porse Idhnaku plak, mendjeshteruar dhe gojëshpuar, nuk mund të shpallet kursesi fajtor për këtë, që kori i bretkocave apo kënetarët, e kanë shpallur de facto mbret të tyre. Shqipëri më të dobët dhe më mjerane, zor se mund të përfytyrohet dhe kënetarë më të kërrusur, pa kandil në tru dhe pa fisnikëri në zemër, nuk mund të kish ardh kaq nartyrshëm në kajmakun e pështirshëm të llumit kënetor. U deshën tërmeti dhe “korona”, që edhe ajo pak gëlqere ngjyruese në surratet e disave, të plasaritej e të binte, si një kore e infektuar e një plage të sëmurë. Sikundër dhe është sot, klasa jonë politike, gjithmonë e më miope, përfituese, zhvatëse dhe mashtruese. Dhe në këtë rrafsh, krye-bretkoci, apo mbreti i bretkocave, ndryshe kryeministri ynë, nuk mund të bëhet me faj se do të marrë edhe të tretin edhe ndoshta të katërtin mandat qeverisës, për të udhëhequr mjeshtërisht punët e Kënetës sonë Kombëtare, që dhe qelbet gjith’ e më shumë, nga harbutëria, kotësia dhe pashpirtësia e paskaj. Sepse, kush më shumë dhe kush më pak, banorët e shumtë të Kënetës, ata që munden të turbullojnë sadopak ujin e saj të ndenjur, janë vënë në rradhë dhe presin me dorë ndehur, ndonjë llokëm, nga zhvatja e përgjithshme që tash, rishpërndahet vetëm nga: “Një Dorë!” Dhe kështu, Idhnaku Plak, me erën e rëndë të gojës, ku dhe ngjyen batërdinë e fjalëve që lëshon përditshmërisht, kërcënon, por më së shumti blen kokër për kokër “kundërshtarët” dhe nënujshmërisht, po përgatitet të pleqërojë edhe më gjatë, në Pashallëkun e tij kënetor. “Kua-kua-rakuaja”, po bëhet tash, gjitmonë e më tepër, melodia demoralizuese e kësaj Shqipërie të lodhur, nga paaftësia e vetvetishme për të dalë nga kënetllëku dhe shitblerja e të gjitha shpresave në tregun e zhapikëve dhe shushunjave të gjithë pushtetshme. Pa mbrriti si me porosi dhe ky gripkovid19, që dhe “coronavirus family” i thonë apo kurorë-virus, që vendosi në mes anktheve, edhe vulën e thatë, të Kurorës së të gjitha Pushteteve, mbi një kokë të vetme, duke e shpallur idhnakun mjekërbardhë e zemërzi, mbret fuqiplotë, që mundet pra, ta pshurrë Kënetën sa herë të dojë: Me consensus! Kjo dhe është piktura e sotme, të tjerat janë llafe, për ta cilësuar kënetën dhe mbretërinë, ashtu sikundër nuk është. Sepse kryesorja në këtë Vend, është qarkullimi i llokmave dhe askurrë qarkullimi i elitave…
Sot është e çuditshme se viktima dhe xhelati bëjnë bajram e pashkë bashkë, hanë e pinë bashkë dhe janë krushq mes tyre.
Komunisti i thjeshte i një katundi të humbur, a i një miniere që luftonte me vdekjen në galeritë e thellësive, nuk ka asnjë lloj mëkati as përgjegjësie se pesë a dhjetë zyrtarë të lartë të rrethit kanë vendosur dhe kanë internuar mijëra njerëz. Fati i Shqiperise nuk ka qene ne dore te anetaresise se partise se punes por ka qene ne dore te Enver Hoxhes dhe klanit te tij. Sot është e çuditshme se viktima dhe xhelati bëjnë bajram e pashkë bashkë, hanë e pinë bashkë dhe janë krushq mes tyre.
nga REXHEP SHAHU
Të shash komunistët, të përdorësh vend e pa vend, mëngjes, drekë e darkë fjalën komunist, për fyerje, tallje, përbuzje, hakmarrje, në mënyrë të paqëllimshme kemi forcuar unitetin e atyre që i thërrasim komunisteve.
Në fakt janë një grup jo i vogël ish anëtarë të Partisë së Punës të Shqipërisë që e kanë harruar se kanë qenë komunistë, ose nuk e kanë përfilluar faktin e te qenit komunist se nuk u ka hyrë në punë as atëhere kur kanë qenë në listat e komunistëve, thjeshtë se kanë qenë të parëndësishm, të papërfillshëm, kanë qenë statistikë.
Duke i sharë e anatemuar me fjalë, ne ndihmojmë e i nxisim që ata të bëhen e të ndjehën bashkë sepse ndjehen të sulmuar e të përbuzur me pa të drejtë për madhësinë e komunistizimit të tyre, ndjehen të etiketuar për keq.
Unë nuk kam asnjë problem edhe nëse keqkuptohem nga miqtë për këto që po shkruaj. Sepse kam mësuar dhe sot e di me siguri se sa herë përdoret për keq e për etiketim të së keqes në bllok fjala komunist, komunistët, sikur ata janë kriminelët në bllok, ne vetem forcojmë radhët e tyre dhe i detyrojmë ku janë e ku s’janë të bëhën bashkë edhe pse nuk e kanë patur ndoshta ndër mend, të ngrihen edhe nga varri të bëhën bashkë. Detyrojmë fëmijët e familjarët e farefisin e tyre të reagojnë në përkrahje të tyre, të bëhën bashkë kundër atyre që përdorin fjalën komunist për sharje e përbuzje, si përsonifikim të së keqes, edhe pa të keq në bllok për etiketim të së keqës.
Kështu i shërbehet ndarjes e jo afrimit të shoqërisë, të njerzve. I shërbehet ndarjes në miq e armiq, në kundërshtarë për vdekje që urrehen, kështu i shërbehet urrejtjes, jo pajtimit jo paqes. Komunisti i thjeshte i një katundi të humbur, a i një miniere që luftonte me vdekjen në galeritë e thellësive, nuk ka asnjë lloj mëkati as përgjegjësie se pesë a dhjetë zyrtarë të lartë të rrethit kanë vendosur dhe kanë internuar mijëra njerëz. Fati i Shqiperise nuk ka qene ne dore te anetaresise se partise se punes por ka qene ne dore te Enver Hoxhes dhe klanit te tij. Sot është e çuditshme se viktima dhe xhelati bëjnë bajram e pashkë bashkë, hanë e pinë bashkë dhe janë krushq mes tyre.
Të shash komunistët si e keqja e këtij vendi nuk e kemi përcaktuar realisht të keqen, nuk e kemi gjetur fiks të keqen e të këqijtë, nuk i kemi rrethuar as izoluar as i kemi karantinuar.
Dihet se kanë qenë mbi 100 mijë komunistë në Shqipëri, anëtarë të Partisë komuniste ose Partisë së punës te Shqipërisë.
Pothuaj rrallë ndonje familje nuk ka patur komunistë ose ka shpëtuar pa u “infektuar” me komunistë ose në familje, ose në miqësi, ose ku ka marrë nuset ose ku ka martuar vajzat, ose tek dajtë, ose tek hallat a tezet a baxhanakët, baxheshat, krushqitë apo kumbaritë. Nuk mund të thotë askush se Shqipëria ka qenë me zona të pastra pa komunistë, pasi ka qenë strategji e partisë të shtrihet si rrjet merimange.
Por komunistët kryesorë të vendit në masë, ata që ndoshta edhe nuk e kanë ditur çfarë është komunisti, që as i ka pyetur kush as i ka dëgjuar kush, kanë qenë analfabetë, kanë qenë bujq, blegtorë, mjelësa a mjelëse, barinj, minatorë, metalurgë, sharrtarë, montatorë, muratorë etj. Edhe nëse kanë ngritur duart i kanë ngritur ose për inate katundi e fisi që i nxiste partia ose se urdhëroheshin ti ngrinin duart se ashtu thoshte sekretari. Por asnjëherë politikat nuk i bënë komunistët e thjeshtë që ishin për tu mëshiruar shpesh herë…
Dikush i interesuar nga Sigurimi i shtetit në mënyrë të përsosur ka organizuar nxitje të të përndjekurve e të dënuarave që të shajnë komunistët por “të mos merren me shokët e udhëheqjes, të mos merren me shokun Ramiz…”
Dhe e verteta është kjo, me libër shtëpie ne shajmë komunistët, por Ramiz Alinë e ruajmë, atë edhe e paraqesim të butë, për të themi se nuk e lanë por ai do e bënte demokracinë funksionale, ai e solli pa gjak demokracinë, po të donte ai do shkonte gjaku në gju… I dëgjon ngado këto biseda e fjalë të “pafajshme”.
Harrojmë se para se të ketë demokratë, socialistë, ballistë, zogistë, fashisë etj, etj., ka njerëz të mirë e jo të mirë, njerëz me dinjitet e pa dinjitet. Harrojmë me qëllim se para se të ketë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, ka punëtorë të sigurimit të shtetit që ngritën sistemin dhe i përdorën si kavie e mashë bashkëpunëtorët edhe duke i poshtrue e përdhunue…
Pjesa dërmuese e komunistëve kanë qenë të tillë që janë përdorë mizorisht nga partia që ata të kryenin me kënaqësi punët më të rënda dhe si shpërblim poshtrues të merrnin po-në e partisë, dakortësinë e saj për kandidat partie apo anëtar partie, të merrnin fjalën e mirë nga shokët e partisë dhe me këto frymëzime partie që ishin droga më e fortë që nxisnin të rij e të reja të bënin punët më të rënda të vendit, me norma të rritura si kaviet nën vëzhgim, ata kënqëshin se ishin komunistë.
Shumicës së komunistëve të arave, minierave, fabrikave, galerive as u ka hyrë ndonjëherë në punë të qenit komunist sepse privilegjet e kohës i merrnin zyrtarët e partisë ose fëmijët e zyrtarëve.
Tani në kohën tonë, tri dekada pas shtetit të komunistëve, ne me lehtësinë më të madhe etiketojmë me fjalën komunist në mënyrë përbuzëse, akuzuese e sharëse gjithë komunistët.
Por nuk ka bujk, blegtor, minator, metalurg, sharretar, nuk ka familje e fëmijë të këtyre që u vjen mirë apo të ndjehen krenarë që dëgjojnë të flitet me përbuzje për njerzit e tyre që vertetë e kanë patur emrin në listat e komunistëve por vetem kaq, se ata nuk kanë vendosë asgjë as sa milingonat për fatet e politikën e vendit. Por as edhe nuk kanë ndjerë ndonjë krenari pse kanë qenë komunistë se nuk u ka hyrë në punë ajo gjë as për tu ndjerë krenarë atje ku varfëria i bëntë barabar të gjithë dhe luksi i vetëm ishte kush i hidhte pak më shumë sheqer sipër bukës së mykur të misrit që gatuante kooperativa dhe që kishte raste që nuk e shponte as plumbi i pistoletës së kryetarit apo sekretarit të byrosë së partisë të kooperativës.
Atëhere duke i sharë e duke e përdorë në mënyrë përbuzëse fjalën komunist, ne fitojmë inatet e tyre, përbuzjen, urrejtjen e pasardhësve të komunistëve dhe ata instiktivisht bëhen bashkë kundër nesh dhe pastaj i konsideron kontigjent të sajin Partia socialiste.
Ky ka qenë një kurth që i është ngritë gjithmonë Partisë Demokratike dhe shoqatave të përndjekurve politikë përmes Sigurimit të shtetit dhe që i ka dëmtuar gjithonë duke iu larguar e distancuar njerëz të thjeshtë të vendit që nuk durojnë të jetojnë nën breshërinë e asnjë akuze kur ndjehen jo të fajshëm dhe që as duhet të mbajnë përgjegjësi për prindërit e tyre. Prindërit mbajnë përgjegjësi për fëmijët por fëmijët nuk mbajnë përgjegjësi për prindërit. Prindërit komunistë janë harruar kur kanë vdekur, e bijtë e tyre ende etiketohen në bllok, komunistë…
Nuk është meritë as aftësi as mençuri, as politikë që të largosh njerëz të pafajshëm dhe të përbuzësh mundësinë për simpatinë e tyre dhe të refuzosh votën e tyre për shkak të këtyre fyerjeve.
Unë di plot njerëz që janë gati të marrin hak me votë kundër Partisë Socialiste kur u kujtohen talljet ndaj familjarëve të tyre, shfrytëzimet e prindërve të tyre e hipokrizitë e saj dhe të eksponentëve të saj që zotërojnë në këtë parti që kur ajo ishte Parti e punës apo Parti komuniste. Por këto njerëz stepen e largohen sapo dëgjojnë eksponentë të PD që i shajnë me libër shtëpie komunistët në bllok.
Këtë urrejtje me fjalë kundër gjithë komunistëve në bllok e kanë hartuar e përsosë si strategji e praktikë ekspërtë të sigurimit të shtetit dhe e kanë bërë ndoshta padashje strategji të tyre disa tip shoqatash të të përndjekurve politikë që jetojnë në samarin e urrejtjes se ndryshe ngordhin dhe këkojnë e mendojnë se duhen ndërruar portat me regjimin komunist, të ikin komunistët e të vijnë të burgosurit prej komunistëve të cilët duhet të bëjnë, sipas këtyre shoqatave, atë që bënë komunistët ndaj tyre, të marrin hak me burgime e dhunime…
Duke sharë komunistët e thjeshtë që në zona e rajone të ndryshme, në ndërmarrje të ndryshme janë skllavëruar më shumë se të tjerët në frontet më të vështira e punët më të rënda duke u shpërblyer me teserë partie, ne lëmë mënjanë “të lirë”, “të pacënuar”, të pa etiketuar bllokmenët, enveristët, zullumçarët, zyrtarët e komunizmit që komandonin gjithçka në ndërmarrje, rrethe, kooperativa, instruktorët zulmëmëdhej të komiteteve të partisë që bënin dënimë e demaskime e linçime publike kundër njerëzve në ara e ndërmarrje vetëm nga devocioni që kishin për partinë, ne i lëmë të qetë anëtarët e komitetit qëndror, zyrtarët komunistë që kanë patur në dorë fatet e vendit, ekonominë e vendit, që kanë dënuar, internuar, që kanë ngritur sistemin e dënimit linçimit e përbuzjes, diferencimit që edhe sot me veprimet e mos veprimet e tyre i sherbejnë komunizmit dhe ëndërrojnë të kthehet sistemi një partiak, që shpesh edhe sot i kemi në krye të punëve delikate, ende edhe sot e gjithë ditën ne i duartrokasim dhe shumë të përndjekur politkë që nuk shaluan kurrë urrjetjen brohorasin e duatrokasin për eksponëntë komunistë që ndërruan kalë, nga shoqatat e Enverit, në institucionet e shtetit demokratik. Eksponentë të tillë të pacipë të komunizmit që i bëjnë edhe moral kësaj shoqërie sot, që japin mësime morali, arrijnë të tolerohen dhe mashtrojnë edhe të përndjekurit politkë, u marrin lekë për sponsorizime të përndjekurve politkë. Ata që janë rritë apo mplakë në burgjet e diktaturës komuniste ose kampeve të internimit a përqëndrimit të Lushnjes a Fierit arrijnë të financojë a sponsorizojnë kujtimet apo botimet e librave të zyrtarëve të lartë të partisë së punës. Kjo mendoj se është e patolerueshme, është makabritet.
Nuk e di a munda të jem i qartë. Nëse në bllok do të shahen komunistët e jo enveristët që kanë patur e kanë në dorë sot shumëçka, atëhere do t’i ndihmojmë të bëhen bllok gjithë fëmijët dhe pasardhësit e tyre sepse pjesa më e madhe e tyre shahen me të padrejtë dhe sharjet e akuzat tona në bllok i detyrojnë ata të neveriten dhe padashjen e tyre hyjnë nën strehë të partisë socialiste që mjeshtërisht i manipulon edhe duke mos i dashtë.
Shpresoj se miqtë e mi nuk i shajnë në mënyrë të qëllimshme komunistët në bllok, sic don Partia socialiste dhe sic ka porositë ajo, “që të nxiten demokratët të shajnë e urrejnë komunistët që këta të afrohen me partinë…”
“Pandemia ka thelluar më shumë varfërinë e familjeve tashmë të varfra e ka krijuar varfëri të reja në pragun e mbijetesës. Kjo punë nuk bëhet nëpërmjet portaleve e as me bamirësi, por me një program të qartë subsidarieteti për familjet më në nevojë.
E kjo është punë e qeverisë e cila duhet të kujdeset për qytetarët e saj që jetojnë në kushte më të rënduara ekonomiko-shoqërore.”– thuhet në deklaratën për mediat të Konferencës Ipeshkvore.
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri në takim të jashtëzakonshëm, mesazhi për qeverinë
Ipeshkvijtë e Kishës katolike në Shqipëri, u mblodhën ditën e hënë me rastin e festës së Zojës së Këshillit të Mirë duke kremtuar meshën në Shenjtëroren e saj në Shkodër.
Më pas zhvilluan një takim të jashtëzakonshëm në Fshatin e Paqes (Shkodër) për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga koronavirusi në vend dhe vendosën ti bëjnë një kërkesë dhe qeverisë.
Kisha Katolike i kërkon qeverisë që të shohë me vëmendje situatën e familjeve në nevojë.
“Pandemia ka thelluar më shumë varfërinë e familjeve tashmë të varfra e ka krijuar varfëri të reja në pragun e mbijetesës. Kjo punë nuk bëhet nëpërmjet portaleve e as me bamirësi, por me një program të qartë subsidarieteti për familjet më në nevojë. E kjo është punë e qeverisë e cila duhet të kujdeset për qytetarët e saj që jetojnë në kushte më të rënduara ekonomiko-shoqërore.”– thuhet në deklaratën për mediat të Konferencës Ipeshkvore.
Po ashtu, ipeshkvinjtë thonë se është detyrë e organeve kompetente të shtojnë kujdesin ndaj strukturave mjekësore që po përballen drejtpërdrejt me virusin, sikurse janë spitalet dhe klinikat e ndryshme në vendin tonë.
DEKLARATA
“Së pari rëndësia e jetës dhe e shëndetit. Kisha katolike, qysh në fillim të periudhës së izolimit, për shkak të pandemisë, e pa të arsyeshme që e mira e jetës dhe e shëndetit të tutelohet e prandaj u bashkëpunua pa ngurrim me organet përkatëse duke i pezulluar veprimtaritë tona liturgjike dhe baritore.
Në këtë situatë kemi sakrifikuar shumë gjëra për ta mbrojtur jetën njerëzore: shumë vende pune, turizmin, si edhe kremtime fetare. Por duam gjithashtu të theksojmë se jeta e shëndeti duhet të ruhen në të gjitha stadet e jetës së njeriut, nga ngjizja deri në vdekje e fatkeqësisht ka edhe “pandemi” që vrasin çdo ditë shumë jetë njerëzish me anë të abortit.
Duke vlerësuar shumë punën e të gjithë atyre që janë të angazhuar në fushën shëndetësore, duhet të konstatojmë se strukturat spitalore në vendin tonë kanë ende nevojë të përmirësohen. Ndaj është detyrë e organeve kompetente të shtojnë kujdesin ndaj këtyre strukturave, sikurse janë spitalet dhe klinikat e ndryshme në vendin tonë. Jeta dhe shëndeti kanë rëndësinë e tyre jo vetëm në momente të veçanta, sikurse është një pandemi, por gjithmonë dhe për të gjithë njerëzit e të sëmurët. Gjithashtu kujdesi ndaj stafit mjekësor që janë në përballje direkte me sëmundjen dhe tamponet në gjurmimin e sëmundjes do të ishin një vlerë e shtuar në këtë sfidë që po kalon vendi ynë.
Jemi të shqetësuar gjithashtu për shëndetin psiko-shpirtëror të njerëzve, të situatës së këtij shëndeti nëpër familje dhe tek individë të të gjitha moshave dhe që është rënduar akoma më shumë për shkak të situatës së krijuar nga izolimi dhe varfëria ekonomike në këtë kohë. Duhet menduar urgjentisht nga ana e të gjithëve për ofrimin e asistencës për këto raste të cilat ka gjasa të shtohen gjithnjë e më shumë, duke prishur kështu ekuilibrat brenda familjeve dhe në shoqëri.
Së dyti situata ekonomiko-sociale e shumë familjeve. Kemi konstatuar gjatë këtyre ditëve, qoftë personalisht e qoftë nëpërmjet operatorëve tanë në terren, se situata ekonomike e shumë familjeve është shumë e rënduar. Sa kemi pasur mundësi, në zonat që mbulojmë, kemi qenë pranë këtyre familjeve, sidomos atyre me situata më ekstreme, por e shohim se asistenca nëpërmjet ndihmave nuk është zgjidhje. Pandemia ka thelluar më shumë varfërinë e familjeve tashmë të varfra e ka krijuar varfëri të reja në pragun e mbijetesës. Kjo punë nuk bëhet nëpërmjet portaleve e as me bamirësi, por me një program të qartë subsidarieteti për familjet më në nevojë. E kjo është punë e qeverisë e cila duhet të kujdeset për qytetarët e saj që jetojnë në kushte më të rënduara ekonomiko-shoqërore.
Shohim se shumë familje e fëmijë kanë vështirësi në ndjekjen e kurseve të shkollës online, sidomos në fshatrat e thella. Çdo fëmijë duhet të ketë të drejtën e arsimimit e garantuar nga Kushtetuta dhe t’i krijohen mundësi reale për ushtrimin e kësaj të drejte.
Së treti rifillimi i veprimtarive fetare. Për sa i përket rifillimit të veprimtarive fetare në Kishën Katolike u morën në shqyrtim mundësitë e krijuara nga hapat e ndërmarra nga organet kompetente dhe u vendos për një veprim gradual duke respektuar të gjithë hapat e nevojshëm. Do të punohet, në dialog me famullitarët dhe operatorët e tjerë kishtarë, si dhe në respektim të rregullave të vendosura për distancimin fizik, se cilat aktivitete mund të fillojnë e cilat jo.
Ne shprehim nga ana jonë gatishmërinë të bashkëpunojmë brenda mundësive tona që kjo kohë të kthehet në një kohë përkujdesjeje dhe shërbimi, një kohë e artë solidariteti dhe subsidariteti, sidomos me shtresat më në nevojë. Një logjikë solidariteti duhet të jetë revolucioni i vërtetë që ndodh në këtë situatë, në mënyrë që shoqëria jonë të konfigurohet si e tillë e të ketë në themel të vetin këto vlera kaq të rëndësishme.
Ne vazhdojmë të lartësojmë lutjet tona drejtuar Hyjit dhe Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores së Shqipërisë, që të mund të përballojmë me durim, këmbëngulje dhe dashuri këtë situate të vështirë të krijuar nga Covid-19.
Donald Trump mundet të jetë president shumë i mirë për amerikanët që e kanë votuar, por nuk e di nëse është po aq i mirë sa ç’ishte Presidenti Klinton që bombardoi Serbinë dhe Presidenti Bush që shpalli Pavarësinë e Kosovës.
Nuk rezistova dotë dhe e shkruajta komentin e mëposhtëm në një shkrim të një adhuruesi pa kushte të Presidentit Donald Trump.
Nga Erl Kodra/
Donald Trump mundet të jetë president shumë i mirë për amerikanët që e kanë votuar, por nuk e di nëse është po aq i mirë sa ç’ishte Presidenti Klinton që bombardoi Serbinë dhe Presidenti Bush që shpalli Pavarësinë e Kosovës.
Të shpresojmë që Presidenti Trump të jetë minimalisht po kaq i mirë me ne, përndryshe, unë nuk kam ndonjë interes të veçantë për arritjet personale politike të Presidentit, as për ngrohjen globale, as për pemët e mbjella, as për DowJones, as për votuesit e klasës së mesme amerikane.
Unë jam shumë i ndjeshëm për Reformën në Drejtësi që e mbështesin pa kushte ambasadorët e Presidentit Trump, si dhe jam në alert se çfarë do të jetë Marrëveshja Kosovë – Serbi nën presidencën Trump. Shkurt;
Presidenti Trump nuk është miku im, shoku im ose kushuriri im që të jem idhtari i tij, por mbi të gjitha, Presidenti Trump nuk më ngjanë me ndonjë ideolog të madh konservator që t’a dua.
Ruajna Zot,
unë nuk kam asnjë arsye ta quaj Presidentin Trump një idiot, as ta quaj “turpi i njerëzimit”, por gjithsesi, unë e shoh dashurinë ose urrejtjen kundrejt tij të kushtëzuar vetëm nga raportet që presidenca e tij ka me Edi Ramën në Shqipëri dhe Marrëveshjen që mund të imponohet mes Kosovës dhe Serbisë. Vetëm këtu më konvergojnë ose bëjnë karrambol interesat e mia me interesat e Presidentit.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për deklaratat e gazetarit dhe këshilltarit të Edi Ramës, Baton Haxhiu. Berisha shprehet se ajo çfarë thotë Baton Haxhiu është projekti që kërkon të realizojnë qarqet serbe në Kosovë.
“Ky është projekti i serbomadhit Vuçiç dhe argatëve të tij, Miladinit shqipfolës, Zografit bis dhe Baton Stanishiqit me zë dhe figure nga ky i fundit:
-Dorëzimi i Veriut te Kosovës Serbisë!
-Amnistia e genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit të serbëve në Kosovë dhe mbyllja e dosjes se Miladinit shqipfolës!”,- shkruan Sali Berisha.
Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë jo të zakontë në televizionin T7. Duke folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, mes të tjerave ai ka thënë se ndër pikat e marrëveshjes duhet të jetë edhe Amnistia mes dy vendeve.
Sipas tij pas 20 vitesh nga lufta s’ka çfarë dhe kush të dënohet më.
“Kemi tri elemente që duhet të ketë marrëveshja.
E para është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj.
E dyta ka të bëj me amnistinë në të dy vendet, pas 20 vitesh s’kanë çfarë dënohen më njerëzit.
Dhe e treta është definimi i veriut. Nuk ka probleme të tjera me marrëveshjen”,- deklaroi Haxhiu.
Çamët duhet të kthehen në trojet e tyre, sepse ata s’ishin barbarë si sllavët. Ata nuk janë ardhacakë, as okupatorë.
Çamëria është krahu i thyer por jo i tharë i trupit shqiptar.
Dardanët presin Dodonën.
Europa do rilindë në Çameri.
Shteti Grek dhe Kisha Greke duhet të kërkojnë falje për genocidin dhe të fillojnë menjëherë demshpërblimin.
Kenga dhe vallja Çame, kujtesë historike sensibilizuese, për kauzën hyjnore, balsam për plagët që kullojnë gjak.
Pa dashur të proklamoj pamflete politike, apo të bahem pjesë e ndonjë parade folklorike nacionaliste, me sinqeritet kërkoj t’i qasem një shqetësimi mbarëkombëtar, një pjese dhimbje por dhe krenarie, Çamërisë. Çamëria, fati i saj i kobshëm i mbi shtatë dekadave më parë edhe sot rënkon dhe apelon. Plagët e saj kërkojnë balsam. E për ti bërë ballë kësaj gjëme që kërcënon kozmosin duket se refleksioni shkon larg në histori, tek rrënjët, tek ngjarjet. E në këtë kujtesë s’ka si mos të kthehet Çamëria, terrori shtetëror me të cilin u përball popullsia e saj shqiptare, terror e genocid që për nga makabriteti konkuron dhe kryqëzatat. Askush s’mund ta mohojë kontributin e komunitetit çam të lidershqipit të tij, të Partisë për Drejtësi dhe integrim, përfaqësuesëve të zgjedhur në Parlamentin e Shqipërisë, Republikës së Çamërisë, për ndriçimin dhe sensibilizimin deri në instanca të njohura ndërkombëtare të genocidit shtetëror grek ndaj popullsisë së pafajshme çame. Por kam qenë dhe vazhdoj të jem i mendimit që Çështja Çame nuk mund të jetë shqetësim vetëm i popullsisë çame. Ky problem jo vetëm që është i përmasave mbarëshqiptare por duhet të kthehet me emergjencë në axhendë agresive diplomatike, politike e shtetërore. Është me të vertetë imponim nga kompleksi i inferioritetit, që nga ana shtetërore shqiptare problemi plagë ose trajtohet nën zë e parcialisht ose anashkalohet aty ku duhet të shtrohet e gjykohet, ose, ose përdoret për interesat utilitare, madje denohet me pushkatim siç bëri Sulltan Rama sëfundmi, duke e hedhur në honet e historisë. Por a duhet ta lënë shqiptarët në harresë krahun e vet të thyer por jo të tharë?! Asnjëherë. Kurrë. Ata duhet t’i imponohen qeverisë për kauzën e drejtë historike, të drejtë hyjnore sa vetë Zoti. Është e pafalshme që sot për këtë çeshtje nuk ngrihet zëri, të paktën sa në vitet 20- të, kur ministri i asaj kohe Mehdi Frashëri arrinte të vinte në lëvizje deri Lidhjen e Kombeve në lidhje me depërtimin që po i bëhej popullsisë çame në Turqi e gjetkë. Natyrisht nuk mund të jemi aq infantilë sa të mos e kuptojmë pozicionin e vendit tonë dhe interesat në keto procese integruese. Por sot jetojmë në një mjedis demokratik dhe nuk duhet nguruar kur bëhet fjalë për cënim skandaloz të të drejtave e lirive themelore të një pjesë të rendësishme të Kombit tënd. E për më tepër kur sensibilizimi ndërkombëtar për Çamërinë ka marrë permasa të mëdha. Por ky sensibilizim nuk duhet t’i lihet okazionit, por të kthehet në strategji shtetërore. Problemi Çam, deri dje tabu në Greqi sot edhe në mjediset e intelektualëve helenë, rrethet gazetarese, qarqet politike, përtej nacionalizmit shovinist po shihet me realizëm. Sigurisht që maniakët e nacionalizmit grekë tërbohen kur vetë bota akademike greke e pranon publikisht, botërisht genocidin shtetëror grekë ndaj popullsisë çame. Një pjesë e mirë e akademistëve grekë të çliruar nga prangat shovene prej kohësh po e pranojnë hapur nëpër simpoziume se e verteta për masakrën çame u kamuflua me teorinë e kolaboracionit çam me fashistët italianë gjatë Luftës Italo- Greke: “Minoritarët grekë dhe jo çamët ishin kolaboratorë”, kanë konkluduar vetë shumë historianë grekë. Mund ta risjellim në kujtesë e ta ritheksojmë përsëri dokumentarin e rendësishëm historik shumëserialësh që rrok periudhën 1897-1940, ku me fakte realiste i është qasur Problemit Çam dhe ka tronditur thellë kokat e nxehta të “Megalidhesë” në Greqi. Drejtuesi i emisionit të prodhuar nga televizioni reputativ “SKY”, kryeredaktori Mihailis Kacigiras argumenton me dokumenta të pakontestueshëme se nuk është e vertet teoria e kolaboracionit çam me fashizmin. Faktikisht kjo teori ka veshur për shumë kohë justifikimin e genocidit grek ndaj popullsisë çame. Kur vetë faktorë të rendësishëm brenda Greqisë po ngrenë zërin për këtë problem, heshtja jonë shtetërore, politike, diplomatike, por dhe akademike është paradoksale. Ne duhet t’i rikonfirojmë Botës por dhe ta bindim vetëvehten se Problemi Çam nuk është çeshtje maltrajtimi i ndonje enklave. Çamët në Greqi kanë jetuar në trojet e tyre prej prehistorisë, biles të gjithë historiografët e besueshëm dëshmojnë se paraardhësit e shqiptarëve aty në Greqi datojnë të jenë vendosur para grekëve. Nëse dikush tenton të faktojë të kundërtën atëherë nuk të lejon Tempulli ParaIlir i Dodonës dhe Orakulli i tij i famshëm. Këtë e ka dëshmuar dhe Skymni (shekulli III- II-të para erës së re), apo François Pouqueville në fillim shekullin e 19-të. Shqiptarët e Çamërisë me çdo akt, normë apo konventë ndërkombëtare duhet të rikthehen në tokën e pronën e tyre sepse ata s’ishin as barbarë as sllavë, as ardhacakë dhe as okupatorë. Popullsia çame i ka rrënjët e veta etnike atje. Jo vetëm kaq, por Shteti Grek dhe Kisha Greke duhet të kërkojë falje publike për genocidin dhe menjëherë të fillojë demshpërblimin. Sot është epoka e internetit dhe jo e prostitutave greke që flinin dhe joshnin delegatët e Konferencës së Paqes në Paris në vitin 1919-të, në mënyrë që Venizelosi me shokë të triumfonin ndaj të drejtave të shqiptarëve. E thënë shqip, është koha e shqiptarëve për të venë në vend një pjesë të padrejtësive të bëra ndaj tyre. Çamëria dhe Lugina e Preshevës janë nyet gordiane të shqiptarizmit. E them këtë sepse Kosova tashmë është e lirë dhe e pavarur dhe falë qëndresës së Kalorësit të Lirisë Dardane Ramush Haradinaj u parandalua skenari ogurzi i copëtimit të saj dhe është nisur në rrugën integruese Euroatlantike. Maqedonia e Veriut ndryshoj emrin, miratoj Gjuhën Shqipe gjuhë zyrtare, u antarësua në Nato dhe mori ftesën për në BE, e shqiptarët aty janë shtetas të barabartë me maqedonësit. Kjo falë vokacionit përendimor të shqiptarëve, këmbëguljes dhe vizionit largëpames të tyre me durim e maturi dhe ngadhënjimit të Doktrinës Realpolitike të Konstruktorit të Shtetit të paritetit qytetarë e harmonisë ndërfetare e integruese EuroAtlantike të Ali Ahmetit. Dardanët po e presin Dodonën. Shqiptarët e Malit të Zi tani janë faktor. Ata me votën e tyre përcaktuan busullën orientuese propërendimore të Republikës së Malit të Zi. Shqiptarët e Tuzit, jetësuan kauzën e Ded Gjon Lulit. Pas më shumë se një shekulli e një dekade, në zgjedhjet e pushtetit lokal, në marsin e vitit të kaluar valvitën krenar e triumfues Flamurin Kuqezi. Tani problemet nevralgjike shqiptare janë Çamëria dhe Lugina e Preshevës. E kam trajtuar Luginën e Preshevës në disa shkrime por po sjell në vëmendjen e lexuesit shkrimin e fundit për strategjine e Haradinajt për pajisjen e shqiptarëve me pashaportë kosovare e qëndrimin e tyre aty në Luginë dhe shpalljen e Autonomisë, apo minishtetit të saj sipas modelit të Vatikanit, Monakos, San Marinos, Lihteshtanjit, Gjibraltarit, Andorra-s, apo autonomi subsatanciale me parlament të vetin e institucione sovrane ashtu si në Katalonjë të Spanjës. Ky do të ishte një hap shumë i rendësishëm dhe hapi i dytë referendumi për bashkimin me Kosovën, në mënyrë që shqiptarët mos të humbin territore përsëri, sepse ideja e Thaçit për bashkimim me Luginën merr vetëm disa fshatra e pjesa dermuese mbetet përsëri nën Serbi. Shqiptarët në historinë e tyre mijëra vjeçare kanë provuar e përjetuar tragjedi të mëdha si rezultatet i luftërave të shumta për mbrojtjen e trojeve të veta. Në kurriz të tyre janë bërë padrejtësi të mëdha duke hartuar projekte copëtuese në traktatet, kongreset, konferencat, memorandumet, protokollet, marrëveshjet e organizuara pas luftërave nga fuqitë e mëdha. Dhe padyshim një nga padrejtësinë më të mëdha, me thelbësoret, me të freskëtat dhe me makabret është Çamëria. Çdo vonesë, kompleks, hezitim për përfitime politike është i palejueshëm dhe tepër i kushtueshëm. Levizja në kohë e kontekst është rezultative. Unë e pranoj idenë pranojake, shoveno – nacionaliste që sundon shumë qarqe dhe lobe politike e religjoze në Greqi dhe jashtë saj. Por njëkohësisht jam po kaq i informuar se pozita e ketyre qarqeve është në renie pikiadë. Gjithçka është drejt dekonspirimit të vertetë. Por edhe nëna thuhet, se s’e ushqen femijën e vet, po nuk qau. Kjo shprehje popullore na fton ne drejt konstatimit strategjik për të drejtat tona dhe jo të mbesim peng i qaravitjes. Kosova, lufta, liria, pavarësimi i saj treguan së jo vetëm koha është primare, por së pari insistimi sistematik në të drejtën tënde. Sot Çështja Shqiptare e për pasojë ajo Çame nuk janë pa zë në Botë. Multiplikativiteti ka mbaruar. Është një Botë që synon të afrojë ditët e të vertetave të mëdha e të qetësohet përfundimisht. E për ne shqiptarët sot përkundër faktit nga jemi e ku jetojmë Çamëria është plagë në trupin tonë që pret balsamin që të shërohet përpara se të gangrenizohet. Është çmenduri të imagjinosh një popullsi në Glob, të cilës i mungojnë varrezat e të parëve. E pra kjo është Çamëria. Shqipëria pa Çamërinë është një trup me krah të ndarë. Unë jam optimist në ngjitjen e këtij krahu që trupi ynë kombëtar të funksionojë normalisht. Falë Zotit, ky krah i ndarë ka siguruar mbijetesën e nuk është tharë. Por për ngjitjen e ketij krahu dhe sherimin e këtyre plagëve duhet kontribut nga gjithësecili. Kauza Çame duhet të shnderrohet në platformë kombëtare. Presidenti i SHBA-së Xhon Kenedi në fjalimin e tij kur u betua në Shtëpinë e Bardhë ju drejtua me këto fjalë qytetarëve amerikanë: “Mos mendoni çbëri Amerika për ju po çfarë bëtë ju për Amerikën”?!. Natyrshëm lind pyetja për gjithësecilin çfarë bëmë ne për Çamërinë. Se çfarë është bërë dhe sa është arritur theksova më sipër. Është shtë momenti të sjell në vemendjen e lexuesit Festivalin e Këngës dhe Valles Çame organizuar në Sarandë për më shumë se një dekadë nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, derisa erdhi “Rilindja” në pushtet, e cila e përjashtoj nga projektet shtetërore të Ministrisë së Kulturës. Jo vetëm kaq, por në shenjë hakmarrje politike e hoqi dhe Festivalin Kombëtar Sofra Dardane në Tropojë. Megjithëatë ia dolëm që këtë festival ta mbajmë të përvitshëm dhe grupet çame ti sjellim në Sofrën Dardane por edhe në të gjitha festivalet e të gjitha trojeve etnokulturore shqiptare. Festivali i Këngës dhe Valles Çame ishte shnderruar në një eveniment të përvitshëm kulturor kombëtar, i cili elaboronte kulturën shumëdimensionale të trevave shqiptare të Çamërisë dhe sjell në vemendje një kulturë të veçantë, ku shkrihet ndjesia, tradita, talenti, historia, atdhetaria. Bashkimi ynë kulturor, i përvitshëm në Sarandë, veshur me koloritet tradicionale të Kombit Shqiptar është përkujtim, homazh për sakrificat deri në sublimitet që kaluan vëllezërit dhe motrat tanë të Çamërisë në gjysëmshekullin e kaluar. Bandat dhe hordhitë greke duke tentuar të kalojnë edhe nazizmin u hodhën mbi Çamërinë me egërsi kafshërore që turpëron sot dhe mot edhe zulutë e jo më një Komb që pretendon të këtë kontribut në qytetërimin e lashtësisë si dhe vetëradhitet në civilizimin e Europës moderne demokratike. Kam shkruar para pak kohësh një shkrim për Çamërinë të titulluar: “Europa rilind në Çameri” duke sjellur në vemendje historinë e lashtë të Çamërisë kur Europa nuk ekzistonte deri tek krimet monstruoze të bandave greke në sytë e Europës. Nuk është vonë asnjëherë që Europa të organizojë një Nuremberg për të denuar krimet mbi popullsinë çame e bashkë me denimet e tyre të rilind edhe vetë me ndergjegje të pastër. Kori i korbave sllavo-serbo- greke megjithëse na kafshoj e copëtoj jetë nga jetët tona, ndau troje nga trojet tona, nuk arriti të na shuajë, të na zhdukë, siç edhe e kishte synimin, por mbijetuan. Ne ja arritëm për një dekadë të bashkohemi në Sarandë në Stadiumin e Lojrave me Dorë, në themelet e Qytetërimit Kaonik dhe të Butrintit vëllezërit dhe motrat iliro- dardanë, çamë, kosovarë, ulqinakë, tetovarë, arbëreshë, preshevarë. Gjaku ynë që u derdh në shekuj për liri e pavarësi nuk u ba ujë. Çdo pikë gjaku shqiptar u shnderrue në forcë e memorie për t’jua lënë amanet brezave tanë. Festivali i Këngës dhe Valles Came është balsam për plagët që kullojnë gjak të Çamërisë. Sensibilitet e solidaritet njerëzor, vëllazërorë për Kauzën e drejtë sa vetë drejtesia. Lutje për shpirtërat atdhetarë të vëllezërve tanë të Çamërisë, që u sakrifikuan për të ngelur kurorë lavdie në altarin e lirisë. Përshpirtje e kujtesë historike të Masakrës Çame të dt 27-të qershor të vitit 1944. Ai është një referendum qytetaro-artistik lutjeje. Por është edhe betim e angazhim me slloganin: “Përhërë në kërkim me insistim për të drejtat tona legjitime humane. Asnjë hap prapa se nuk na falin brezat”. Ne sigurisht do t’ia kthejmë prapë festivalin Sarandës me devizën kombëtare: “Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri”. Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” është kthyer prej afër dy dekadash në një institucion nacional. Ai po bën bashkimin kulturorë e shpirtërorë të të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë. E në këtë bashkim, padyshim ka gëzim, por edhe kujtesë e nostalgji, ku natyrisht sundon martirja e Kombit tonë, që je ti Çamëri.
Baton Haxhiu të kërkoj falje të gjithë viktimave të luftës dhe qytetarëve të Kosovës!
Kërkesë Mediave dhe gazetarëve në Kosovë që mos të lejohet hapsirë televizive apo shkrimeve të Baton Haxhiut, deri në kërkim falje!
Po ashtu,kërkojmë tërheqjen e dekoratës presidenciale të dhënë nga Hashim Thaqi për Baton Haxhiun.
Në emisionin drejtuar nga Berat Buzhalla T7, Baton Haxhiu flet për marrëveshjen Kosovë-Sërbi, në një ndër pikat që ai përmend është AMNESTI për të dy vendet, po citoj fjalinë e tij “se pas 20 viteve skanë çka denohen njerezit“
Batoni sot ka vrarë për së dyti dhimbjen qe ende eshte plage e luftës në Kosovë,luftë e shumë dëshmorëve, familjeve e qytetarëve që ende presin drejtësi
Krimet kundër njerëzimit nuk preskibohen, as amnestohen.
Në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 11 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa dëshmorë kanë rënë 2 261 dëshmorë.
Vrarë: 11.843 viktima nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1739 femra; 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; Të Pagjetur janë akoma 1641 banorë, ndërsa të dhunuara rezultojnë 20.400 femra shqiptare.
Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.
Shtëpi të shkatërruara, dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358;
Zyra të vendit: 71; Shtëpi kulture: 30; Biblioteka publike dhe shkollore: 93; Objekte shëndetësore: 123; Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; Kisha katolike: 5; Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101;
Në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove: 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni; 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475
Refugjatë: 13.639 në Gjermani; 7.581 në Turqi; 5.829 në Itali; 5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.
Liria dhe pritja! Ata, që nuk duan të lëvizin nuk mund ta kuptojnë që jetojnë të lidhur me zinxhirë. Ata, që nuk e kanë hap’ mendjen e zemrën nuk mund ta kuptojnë as lirinë e jetës, as të fjalës.
Tutem, se mos po ju vënë pranga hekrit dhe mendimeve. Ata jetojnë si qënie amorfe pushtuar nga frikëra të ngjizura a të fituara si reflekse. Kushdo qoftë burimi i këtij tmerri, në tmerr shndërrohet. Njeriu vesh me pelerinë frike, veç frikën do kultivojë. Mendojnë se janë të lirë e mbase po t’i pyesësh çfarë është liria nuk dinë të të përgjigjen. A mbase edhe mund të të përgjigjen: Liria është ajo, çfarë na lejon kryeministri të bëjmë! Kuku moj nanë, nëse … E pra jo! Liria është krejt tjetër gjë. Është ajër, është qënie, është dashuri, është edhe luftë. Kjo luftë mund të jetë reale, por mund të jetë edhe me mullinjtë e erës jo pak herë. Varet nga rrethanat se si do ndihemi, Don Kishot apo luftëtar real. Varet edhe nga perceptimi jonë se çfarë statusi do meritojmë. Anija, që s’del nga moli, kurrë nuk nuk do dashurohet me detin. Ajo midis valës së fortë dhe sigurisë zgjedh të dytën. Qëllimi pse u krijua kush është?! Është sfidë beteja për liri, është adrenalinë, është mëdyshje ndonjëherë. Mbi të gjitha është një hap i hedhur apo veç mendimi i hapit të hedhur. Liria është ajo që ty të lejon të jetosh, por deri aty ku nuk do cënosh ç’ka i përket tjetrit! Liria është jo veç fjalë, por reagim e vepra! Liria është përgjegjësi. Nën rreze dielli a nën shkulme shiu, ndjesia mbi lëkurë është liri. Të kesh ftohtë, vapë, uri, gaz, lodhje, kundërshti…
Kjo pra është dëshmia se ekziston. E kornizuar në limite morali, karakteri, dëshirash, epshesh, zhgënjimesh, ambiciesh, frikërash, stepjesh, frymëzimesh qëndron aty, si një rreze drite. Nuk e ndal dot askush, nuk e ndal dot as terri… veshur me petka, qofshin ato dhe të grisura a të arnuara. Sërish qëndron para teje, krah teje, brenda shpirtit e mendjes duke pritur që ti të hapësh parashutën e guximit. Të thyesh zinxhirët e padukshëm, por jo aq të fortë sa të të ndryshkin në qelizë. Hidh një hap e merre gjithë botën në krahë dhe rend në ajrin e qiejve e tokës, pa pranga kohe… Humane është të vdesësh duke luftuar për të jetuar, sesa të jetosh duke pritur mortjen. Zgjidh pra! Mësimi i vjetër: “Varka që s’lëviz nga bregu, kurrë nuk do peshkojë…” Sa profeci ka në kaq pak mendim të sintetizuar. E këtu, s’bëhet fjalë për të zënë peshk. Këtu flitet që mos të ndihemi amfibë.
Kur djalli ta merr lirinë pak e nga pak, dhe ti sikur mësohesh në bashkjetese me të.
U mësuam thoshte nje pensionist sot.
Edhe nje here ne jave sështë keq, ka edhe më keq, citonte një tjetër, (po ku do shkojë më keq!?)
Ndersa edhe te burgosurit, edhe ata nga me te rrezikshmit dalin ne ajrim çdo dite nga një orë, edhe njehere në javë sështë keq thote e moshuara…dhe harron apo frika e ben te harroje se diktatura instalohet pak e nga pak tek ne deshtaket popull në heshtien tinzake.
Vertet ka edhe më keq.
Dikur kur ndihej zhurme makine dhe ai ishte gazi i deges, njerzit futeshin vrap neper shtepia,frigeshin, krruseshin, verdhash ne fytyre heshtnin, dhe ashtu ne heshtie prisnin se ne deren e kujt do trokusnin, kujt do ja hidhnin prangat, kush do arrestohej.
Vërtet ka edhe më keq.
Jo gjithkush mundet të qëndroje ne karantinë…
Sabiti jeton në Bulqizë. Ai mbledhur kanaçe tek mbetjet ushqimore në Qafë Buall.
Sabiti e ka të pamundur, të qendrojë në karantinë, atij i duhet të zgjedhë mes mundësisë për të mos u infektuar dhe urisë së sigurtë të fëmijëve. Dita kur ai nuk do të dalë të mbledhë kanaçe për të fituar 3 mijë lekë të vjetra në ditë, do të jetë dita e urisë për familjen.
Fatkeqësisht, familjet si ajo e Sabitit, janë me mijëra në Shqipëri.
“Le Siècle” ka botuar, të martën e 30 nëntorit 1920, në faqen n°3, një shkrim të vëllezërve dhe shkrimtarëve të shquar francezë, Jean dhe Jérôme Tharaud, dedikuar Esat Pashë Toptanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Vëllezërit Tharaud (Jean dhe Jérôme, shkrimtarë të shquar francezë) i kanë kushtuar një artikull emocionues në “Le Figaro” Esat Pashës, vrasësi i të cilit shfaqet sot para gjykatës :
Në momentin kur ra nën revolverin e Avni Rustemit, ai po përpiqej që Konferenca e Aleatëve të njihte të drejtat e tij dhe ato të dhe ato të qeverisë së tij mbi Shqipërinë..
Në një dokument që sapo kishte prezantuar në Konferencë, ai foli me hidhërim për një marrëveshje të fshehtë, e cila thuhej se ishte nënshkruar në Londër, në prill të vitit 1915, në të cilën Franca, Britania e Madhe dhe Rusia i njihnin Italisë një situatë të privilegjuar në Shqipëri, dhe kjo në fakt e vendoste vendin nën protektoratin italian.
Ai kërkonte për atdheun e tij një autonomi të plotë, nën kontrollin e thjeshtë të një komisioni të përbërë nga delegatët e fuqive aleate.
Nuk ka dyshim se vdekja e tij çliron miqtë tanë italianë nga një shqetësim i madh. Por ata dhe ne do të gabonim nëse nuk do të ishim shumë mirënjohës e të harronim shërbimin e jashtëzakonshëm të bërë për kauzën e përbashkët nga ky kryetar klani jashtëzakonisht i madh, i cili shpëtoi ushtrinë serbe, falë të cilës patëm, për herë të parë, ndjenjën se ora e fitores kishte ardhur përfundimisht./darsiani.com
Lexoni se çfarë njoftimi vendos në Facebook e vet kryeministri Edi Rama:
Është një mesazh krejt i panevojshëm dhe fyes. I panevojshëm sepse mjafton që këtë njoftim ta japin institucionet përkatëse. Fyes sepse z. Rama zgjedh se kush duhet ajrosur në fundjavë, duke huazuar një term që vlen për personat që janë në burg.
Mirëpo nëse ka një gjë të qartë si drita e diellit, kjo është se shqiptarët nuk janë në burg dhe ata nuk i burgos dot pushteti apo humori i Edi Ramës.
I cili në dalldinë e madhe me veten ka bërë një pakujdesi në terma duke fyer shumëkënd. Është arroganca tipike e shqiptarit mbi kalë që harron se dita kur ta ulin bythën nga shala e kalit nuk është aq e largët.
Për një brez të z. Rama kjo terminologji tradhëton një lloj sjelljeje, apo mentaliteti, të cilën ky pasazh filmik e ilustron më së miri:
Ndërsa shtetet në mbarë botën kanë aplikuar masa të ashpra në luftën ndaj pandemisë Covid-19, Suedia është i vetmi vend që i ka rezistuar trendit të rregullave strikte.
Atje jeta vazhdon normalisht, baret dhe restorantet vijojnë të jenë të hapura, lejohen grumbullime njerëzisht deri në 50 persona, madje nuk përdorin maska e doreza që në disa vende po kërkohet të bëhen të detyrueshme, sidomos në vendet publike.
Por, pse Suedia nuk aplikoi karantimimin e detyrueshëm, na tregon me detaje në një intervistë për politiko.al gazetarja shqiptare Suada Imeri, e cila jeton prej tre vitesh në Stockholm.
Aktualisht, ajo vazhdon të punojë në një kompani (HosHanna AB) që bazohet më ndihmesën për gratë dhe vajzat e dhunuara nga partnerët, në pozicionin e përgjegjëses për stafin dhe mbarëvajtjen e punës.
Suedia është i vetmi vend që nuk ka marrë masa drastike karantimi dhe kufizime në masë si në vendet e tjera të prekura nga Covid-19. Si paraqitet situata në atje?
Po, Suedia është një ndër vendet e Europës që nuk e ka aplikuar karantinimin me detyrim. Po merr shumë kritika nga të gjitha vendet e botës. Ky vend evropian i njohur nuk ka ndërmarrë asnjë masë bllokimi, dhe akoma lejon mbledhjen e njerëzve në grupe deri në 50 veta. Suedezët kanë një mendësi tjetër nga ajo që jemi mësuar. Kanë një marrëdhënie perfekte bashkëpunimi me qeverinë e tyre. Ata besojnë tek ekspertët edhe tek qeveria. Është marrëdhënie shumë korrekte mes njëri-tjetrit, dhe deri diku edhe model për shumë shtete të tjera.
Nuk vjen nga detyrimi me forcë apo dicka tjetër, por nga rrënjosja e thellë që ata e kanë në ndërgjegjen e tyre. Por, edhe qeveria është korrekte edhe e sinqertë me ta. Nuk manipulon por komunikon drejtpërdrejtë me popullin e tij. Duke qenë se ekziston kjo lloj marrëdhënie, ateherë ka një funksionim ideal te cdo hallke apo strukture. Suedezët besojnë tek ekspertët. Nese një ekspert thotë dicka, ateherë të gjithë e respektojnë. Sigurisht, shpjegohet me detaje cdo njoftim apo bashkëpunim.
Është në kulturën e tyre prej brezash. Dhe kjo është ndoshta edhe një nga arsyet pse nuk aplikuan karantinimin. Është një marrëdhënie komunikimi edhe besimi që ekziston mes tyre dhe cdo gjë është lënë në ndërgjegje të plotë. Kanë besim që shteti i tyre se do kujdeset për ta dhe askush nuk e ka as dyshimin më të vogël për këtë. Pra, një ndjesi që cdo gjë duket nën kontroll dhe në dorë të ekspertëve . Normalisht ka rritje të numrit te infektuarve, i cili deri në momentin që flasim, ka arritur deri 17. 674 persona, kurse numri i të vdekurve në 2158 persona.
Pavarësisht mungesës së kufizimeve krahasuar me vendet e tjera, cilat janë masat që ka marrë qeveria?
Koha e bukur gjatë fundjavës josh shumë njerëz që të dalin në natyrë dhe në restorante. Si në Stokholm, ashtu edhe në Malmö është vërejtur që shumica e klubeve dhe restoranteve kanë respektuar instruksionet. Por janë gjetur edhe nga ata që nuk janë treguar të vëmendshëm. Për ato restorane edhe kafene që nuk respektojnë rregullat aplikohen ndëshkime deri në mbyllje.
Arrin të ruhet distanca mes njëri -tjetrit kudo. Vlen te theksohet se nuk përdoren maska apo doreza . Neper institucione apo kompani të ndryshme, në hyrje kanë vendosur larës për duart dhe dezinfektues.
Shumica e kompanive që e kanë të mundur prej disa javësh punojnë nga shtëpia. Shmangin daljet e panevojshme , kur mendojne se kanë simptomat, dhe gjithashtu takimet. Janë të kujdesshëm të mbrojnë njëri- tjetrin dhe kjo është e admirueshme. Qeveria që nga data 1 Prill ka ndaluar takimet në shtepitë e pleqve, në menyre që të shmangin infektimin ndaj tyre.
Dhe tani se fundmi, autoritetet kane dale edhe me disa urdhëresa të tjera, sipas të cilave anulohen festimet e maturës, të cilat tradicionalisht janë festime të mëdha në Suedi , ku maturantët pas hedhjes së kapeleve, vrapojnë dhe festojnë rrugëve të qyteteve. Anulohen gjithashtu festimet e Valpurgisë (nata e 30 prillit) dhe marshimet tradicionale të 1Maj-it, apo edhe mbylljen e xhamive në muajin e Ramazanit.
Për bizneset që janë mbyllur, apo per ata që kane humbur punën cila është paketa ekonomike që u ka ofruar qeveria?
Shumicat e bizneseve p.sh baret edhe restorantet, qeveria do bëhet ”bashkëpronare” me ta deri sa të kalojë koha e krizës. Do i financojë dhe askush do paguajë taksat për një kohë sa të kalojë kriza. Nuk do falen taksat, por në momentin që kalon kriza , atëhere biznesi do fillojë të paguajë taksat e prapambetura, të reduktuara në perqindje, që mos të falimentojë edhe mos të heqin personelin nga puna.
Mund t’ju sjell në vëmendje që nga konferenca për shtyp 22 prill 2020, qeveria shpalli platformën e kalimit në punësim të pjesshëm për bizneset që cënohen nga pandemia! Jepen versionet që punëtori të punojë 20%, 40% apo 60% për shkak se punëdhënësi nuk ka më shumë punë që ta mbajë dhe paguaj! Shteti për të ndalur largimin nga puna të punëtorit i rimburson pagën për pjesën që duhet të qëndrojë në shtëpi! Qeveria paguan punëtorët dhe ndihmon biznesin që të mos falimentojë. Për periudhën 7-21 prill aplikojnë 41 017 biznese nga të cilat 26 918 përfitojnë bonusin. 208 421 punonjës që përfituan nuk humbëm as punën dhe as pagën ndërsa shteti paguan 1 miliardë euro vetëm për ta në vetëm 2 javë!
Papunësia në Suedi ka arritur deri në 8 përqind, sipas të dhënave më të reja nga Zyra Qendrore për Punë. Numri i paralajmërimeve për pezullim nga puna ka shënuar rënie në krahasim me javët e fundit por numri i të papunëve gjatë krizës së pandemisë ka arritur deri ne rreth 100 000. Deri më tani janë pezulluar për kohë të shkurtër nga puna afër 190 000 veta.
A ka shqiptarë të infektuar atje me aq sa keni mësuar?
Sa i përket përkatësisë etnike të të prekurve ose të atyre që kanë vdekur nga koronavirusi gati është e pamundur që të gjesh ndonjë të dhënë të saktë.
Shqiptarë të infektuar ka pasë dhe ka, por numrin nuk e dimë. Kam mesuar per një te vdekur në Skärholmen, ishte i moshës mbi 80 vjeç dhe gruaja e tij gjithashtu është në gjendje të rëndë. Por ky rast është i një kosovari që ishte për vizitë tek fëmijët e tij ku gati e gjithë familja ishte infektuar, dy prej tyre ende po mjekohen në spital, njëri me respirator.
Si është raporti i testimeve me popullsinë me aq sa ke mësuar nga mediat vendase?
Në momentin që je i sëmurë , të lënë 7 ditë në karantine . Nëse nuk përmirësohesh ateherë të bëjnë testimin në shtëpi dhe nëse ke probleme me frymëmarrjen apo edhe komplikacione të tjera, të dërgojnë në spital. Nëse simptomat janë të lehta, duhet që personi të qëndrojë për 14 ditë më vete në karantinë, duke shmangur kështu cdo dalje jashtë me qëllim mosinfektimin tek te tjerët.
A keni frikë se mund të infektoheni?
Për sa kohë ndiqen edhe respektohen të gjitha rregullat dhe udhëzimet sic janë të përcaktuara nga Autoriteti i Shëndetit Publik dhe më gjerë, nuk mendoj se do ketë risk të lartë për t’u infektuar, pasi kjo situatë do jetë prezente për një kohë relativisht të gjatë. Për sa i përket konstatimeve të ekspertëve dhe këshillave që publikohen nga qeveria mendoj se nëse ndjekim hapat dhe procedurat do jetë nën kontroll situata. Është një situatë e sikletshme që njerëzimin e ka kapluar dhe të jep një ndjesi pasigurie dhe frike kur sheh numra kaq të lartë vdekjesh nëpër botë. Është e frikshme ! Por kjo frikë nuk ndjehet në Stockholm. Shqetësim ka sidomos për moshën e tretë , sidomos grupmosha 80 vjec e lart e cila është më e riskuar. Më vjen keq që po humbim moshën e tretë, pasi ato kanë dhënë kontributin e tyre në krijimin e këtij shteti ! Por qenka e pashmangshme !
Si i komenton masat që janë marrë në Shqipëri?
Të them të vërtetën është për të ardhur keq që Shqiperia nuk ka kapacitetin e duhur për të perballuar situata të tilla. Por duke qenë në situatë të tille ,mendoj se po bëjnë gjënë e duhur për momentin. Por uroj mos të ketë pasoja të mëtejshme. Shqiperia kaloi edhe një situatë jo të mirë për shkak të tërmeteve dhe ende pa u rimëkëmbur u gjend sërish në një tjetër situatë të vështirë.
Coronavirus e gjeti botën të papërgatitur ne cdo aspekt. Vuri ne lëvizje shumë mekanizma të shtetbërjes, provoi kapacitetin e shumë shteteve se sa ishin të aftë të përballonin, por situata të tilla është vështirë të menaxhohen. Sigurisht humbje do kemi, por uroj që cdo gjë do të shkojë mirë dhe mos të kemi pasoja te parikuperushme. Bota është e jona dhe cdo gjë duhet ta bëjmë të gjithë së bashku!
-Arbërshet e Italisë duhet të pajisen me pashaportë shqiptare -Ata janë Nderi i Kombit Tonë. -Edhe sot pas pesë shekujsh i kthejnë foshnjat e sapolindura me fytyrë nga Atdheu i të parëve. -Askush nuk i ka vlerësuar deri më sot meritat e tyre historike në fushën e kulures e të patriotizmit shqiptar dhe kontributet e dhëna për çështjen kombëtare shqiptare.
Arbëreshët, mbartësit e emrit mesjetar të Shqipërisë, së Epokës Heroike të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), komuniteti që ka ruajtur mrekullisht Genin Iliro-Dardano-Arbëror, traditat, doket e zakonet tona të lashta emigruan drejt Italisë, pas vdekjes së Heroit Kombëtar, rënies së kështjellave të Krujës dhe Shkodrës e pushtimit të vendit nga barbarët e Azisë. Shpërnguljet biblike të viteve 1470-‘80 të princërve, fisnikërisë e popullit të Arbërisë ishin prologu i natës së gjatë osmane që pllakosi trojet tona për 5-së shekuj me rradhë. Bëhet fjalë për qindra e mijëra arbëreshë që kapërcyen dallgët për t’i shpëtuar robërisë, siç thuhet në një këngë të lashtë: ” Dyqindmjë kaluan detin Për të ruajtur besën”! Ata morën me vehte dashurinë për Atdheun, tokën e të parëve të tyre, këngët dhe legjendat, doket e zakonet, kostumet e mrekullueshme popullore dhe armët e tyre me të cilat vulosën Epopenë e Motit të Madh dhe bënë betimin për t’u kthyer përsëri në trojet nga lind Dielli e për të luftuar për çlirimin e Atdheut të robëruar. Hemoragjia e Atdheut pas pushtimit turk ishte e tmerrshme. Familjet princërore arbërore dhe aristokracia ushtarako- politike e kulturore, e cila kishte hedhur rrënjë qysh me Shtetin e Arbërit 3 shekuj para Epokës së Moisiut tonë, Gjergjit të madh, u larguan nga Atdheu. Nga ana demografike ky pushtim i shkaktoi një goditje aq dramatike Shqipërisë saqë Shqipëria Londineze në vitin 1912 numëronte rreth tetëqind mijë banorë. Arbëreshët dëshmuan edhe atje, matanë brigjeve të Adriatikut, një forcë e vitalitet të jashtëzakonshëm dhe një dashuri të flaktë për Atdheun. E ndërsa në fushat dhe malet tona pllakoste zia e trishtimi arbëreshët e mëdhenj Marlin Barleti, Dhimitër Frangu, Anonimi Tivaras, përmes veprës së tyre të shquar kushtuar Heroit Kombëtar, ndezën në zemrat e bashkëatdhetarëve të tyre flakadanin e lirisë. Ishte ky ideal që jetonte i gjallë në zemrat e arbërorëve që frymëzoi Princin Gjon Kastrioti të zbarkonte në Himarë në vitin 1481, në krye të një armate të përbërë nga arbëresh napolitanë e venecianë për të çliruar Atdheun. Në tre vjet beteja Ai çliroi pjesën më të madhe të Arbërisë së asaj kohe, por nuk e mbajti dot përballë ushtrive ta panumërta e më armatim të rëndë tê kulçedrës aziatike. Arbëreshët mbollën në tokën italiane një copëz Arbërie, por të vetëdijëshëm se guri i rëndë peshon në vend të vet dhe të shtyrë nga dashuria e flaktë për trojet stërgjyshërore nuk hoqën kurrë dorë nga ëndrra për t’u kthyer në Atdheun e tyre. Është kjo kujtesë historike e ngulur thellë në genin e tyre, që është shprehur mrekullisht nga Rilindasi e poeti i shquar arbëresh Zef Serembe përmes vargjeve poetike:
“Arbëria matanë detit na kujton Se ne të huaj jemi tek ky dhé . Sa mote shkuan e zemra nuk harron Se nga Turku mbetëm pa Mëmëdhe”.
Nëse duam të zbulojmë të vërtetën historike rreth faktit se shqiptarët dhe Gjuha e tyre i shpëtuan në shekuj e mijëvjeçarë asimilimit nga pushtuesit e huaj e kemi tashmë një çelës për të zbërthyer këtë enigmë të madhe të historisë dhe ata janë Arbëreshët tanë të vendosur prej shekujsh matanë detit në Gadishullin Apenin. “Një popull i asimiluar është i vdekur klinikisht, i paaftë për të reaguar, për të njohur vetëvehten e për të tjerët që e rrethojnë”. Këtë postulat të historisë e njihnin mirë burrat e mëdhenj të Arbërit Frangu, Barleti, Anonimi Tivaras, ashtu si Familja e shquar Albani e pinjolli i saj i madh Papa Klementi XI-të -Albani, nën kujdesin e të cilit u mblodh në fshatin Merqi të Lezhës, në vitin 1703 Kuvendi i Arbërit, i cili për nga roli e rezultatet që dha në shekujt që e pasuan e meriton plotësisht e përjetësisht të quhet Djepi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Papa Klementi në aksionin e madh kulturor, humanist e rojtar për të ndalur zhbërjen e popullit të tij të origjinës nuk harroi arbëreshët e Italisë, vëllezërit e tij të gjakut. Ai hapi kolegjin e Shën Adrianos dhe e financoi atë duke e kthyer atë në vatër të pashuar të kulturës të arbëreshëve të Italisë. Ardhja e Rilindasit të madh Jorenim De Rada në skenën letrare, kulturore e patriotike shqiptare shenoi hopin e madh cilësor në levizjen patriotike e kulturore të Popullit Shqiptar. Në moshën 23 – vjeçare shkroi kryeveprën e letërsisë sonë “Këngët e Milosas” e krahas kësaj me gazetën e tij “Flamuri i Arbërit” u angazhua e dha kontribut të madh për t’i treguar opinionit europian e kancelarive të Fuqive të Mëdha të vertetën për ekzistencën e Kombit Shqiptar, të historisë, gjuhës, dhe kulturës së tij. Me veprimtarinë e tij shumëdimensionale dhe ideve gjeniale për ta bërë Shqipërinë së pari një komb kulturor De Rada është i pari nacionalist e poet i madh shqiptar e njëherësh një nga figurat më të ndritura shqiptare të të gjitha kohërave. Populli ynë ka një shprehje të urtë: “Trimi i mirë me shokë shumë” Komuniteti Arbëresh ka nxjerrë edhe figura të tjera të ndritura, të cilët me pushkë, penë e diplomaci dhanë gjithçka për Arbërinë e tyre të shtrenjtë. Në vitet e Kongresit të Berlinit, kur trojet shqiptare ishin në rrezik të ktheheshin në plaçkë tregu mes armiqëve tanë, ishte Arbëreshi i madh Françesko Krispi, asokohe Kryeministri i Italisë së Bashkuar, i cili e dërgoi çështjen Shqiptare në tavolinën e burrështetasit të madh që kishte bashkuar Gjermaninë, Kancelarit të real-politikës Bismark dhe u bá avokat i saj. Krahas De Radës njě kontribut të shquar në kulturën arbëreshe e atë kombëtare kanë dhanë Lek Matrenga, Gavril Dara e Zef Serembe e deri tek profesor Françesko Altimari. Në vitin 1911 ishte arbëreshi Torenc Toçi, i cili pas një dekade aksioni patriotik e diplomatik pranë kancelarive përendimore arriti të organizonte një Kuvend të madh me përfaqësuesit e aristokracisë, krerëve e popullit të Veriut dhe të shpallte Qeverinë Kombëtare dhe planin e kryengritjes çlirimtare. Komuniteti Arbëresh është një Arbëri e vogël në tokën italiane. Kanë mbijetuar në sagën e gjatë përmes kasandrash e kulisash pa u asimiluar, megjithëse jetojnë në prani të një kombi e një kulture, e cila është prej mijëra vjetësh në panteonin e civilizimit europian e botëror. Arbërorët tanë kthejnë edhe pas pesë shekujsh fëmijët e posalindur me fytyrë nga Atdheu i të parëve
Ata janë Nderi i Kombit prej pesë shekujsh. Ka ardhur koha më në fund që Zonja Mëmë Shqipëria të nderojë bijtë e bijat e saj: T’u japë dy shtetësinë, sepse stërgjyshërit e tyre e lanë tokën e shqiponjave me gjak në luftë me hordhitë aziatike.
Përgjigja e kësaj pyetjeje është vetëm një: vdekshmëria nga COVID-19 është më e lartë se 145 vende të botës.
Falsifikimi dhe fshehja e rasteve të vdekjeve nga COVID-19 nga Edvin Mashtrimi është bërë një realitet tashmë i raportuar dhe vërtetuar shumë herë nga mediat.
Edvini e bën këtë vet sepse për shkak të keqmenaxhimit të COVID-19 edhe sipas shifrave të falsifikuara, Shqipëria vendoset në grupin e vendeve me vdekshmëri të lartë në botë nga COVID-19.
Kështu, sipas Worldmeter coronavirus, i cili paraqet vetëm shifrat zyrtare, vdekshmëria për milionë banor nga COVID-19 në Shqipëri është më e lartë se sa në 145 vende të planetit kurse vdekshmëria e rastit apo “case fatality rate” (CFR), raporti i rasteve të vdekura me rastet e zbuluara në Shqipëri, është më i lartë se sa në 144 vende të planetit.
Pra, edhe duke dhënë shifra të falsifikuara, së paku në masën mbi 55%, përsëri Shqipëria futet në grupin e vendeve me vdekshmëri më të lartë se sa 2/3 e vendeve të botës.
Kjo është arsyeja që Sulltan Salep Surreli duhet të çertifikojë çdo vdekje spitalore dhe është vetëm ai që e shpall nëse është apo jo nga COVID-19, madje edhe rastet që vdesin janë me test pozitiv, ai i shpall si vdekje jo nga COVID-19.
Kjo është arsyeja pse 127-a, shumicën dërrmuese të të sëmurëve me COVID-19 refuzon t’i shtrojë në spital, ndonëse shumë prej tyre vdesin në shtëpi pa kujdesin e merituar mjekësor.
Kjo është lojë me jetë njerëzish! Lojë me të vdekur! Krim i shëmtuar.
Washington Times/ Diplomatët amerikanë në Shqipëri punojnë hapur kundër Trump.
Qeveria e tanishme është e zhytur në tregtinë e drogës dhe kriminalitetin dhe e majta në Amerikë ende mbështet, madje mbyll njërin sy ndaj aktiviteteve të saj të paligjshme. Punëtorët jobesnikë në ambasadën amerikane në Tiranë janë një problem i madh’, -thuhet në artikull.
Leyla Moses-Ones është shefja e përkohëshme e ambasadës deri në mbërritjen e ambasadorit të ri gjatë këtij viti. Postime të kohëve të fundit në Twitter nxjerrin në dukje axhendën e saj djallëzore për të minuar shefin e saj. Ajo riposton postimet e ish-shefit të shkarkuar dhe turpëruar të FBI-së, James Comey, i cili shfryn kundër presidentit tonë, sipas tij, gënjeshtar.
A mund ta imagjinoni kreun e një ambasade amerikane në një vend të huaj të jetë aktiv në dëmtimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe axhendën e tij? E di mirë që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim. Si mendoni se do t’i trajtojnë njoftimet për politikën e jashtme nga Shtëpia e Bardhë duke e ditur që ambasada në vendin e tyre nuk do t’i zbatojë kurrë e madje edhe dëmton çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në këtë cep të botës?
Ka një sforcim të jashtëzakonshëm të kryeministrit për të dhënë idenë që ai e ka gjithçka nën kontroll. Në çdo dalje të tij publike vihet re përpjekja e tij e dështuar për ta spostuar debatin politik tek pasojat e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit dhe pasojat e Covid 19, si dhe për ta larguar atë nga problemet e rënda të demokracisë dhe korrupsionit, që u zbuluan nga radiografia e ashpër e realitetit shqiptar vjet nga përgjimet e Zërit të Amerikës dhe BILD.
Ndërkohë, e gjithë armata e propagandistëve të PS, përfshi edhe tellallët brenda saj, shfaqen të eksituar për këto fatkeqësi, sepse kanë gjetur një mundësi për të mbuluar vjedhjet e zgjedhjeve, korrupsionin kapilar, zullumet e shtatë vjetëve plaçkitje dhe dhunimin e popullit shqiptar.
Në mënyrë krejt qesharake, edhe ata tentojnë ta paraqesin këtë si sfidë përfundimtare të qeverisjes ,a thua se shqiptarët nuk i njohin thonjtë e pisët të Edi Ramës, hajdutllëkun e Erjon Veliajt, korrupsionin e Arben Ahmetajn, krimet e Tauland Ballës apo traun e Elisa Spiropalit.
Me gojët e tyre të shthurura, ata nuk reshtin së thururi lavde për shefin e tyre. Lavde që do të bënin me turp edhe më të pacipët. Kjo në kohën kur menaxhimi i pasojave të tërmetit ishte dhe vazhdon të mbetet katastrofik, ndërsa në menaxhimin e pandemisë këta idiotë, jo vetëm kanë dështuar sepse e kanë kthyer në mënyrë të pacipë në fushatë elektorale, por fatura që pritet t’i vijë ekonomisë shqiptare do të jetë e pabërballueshme.
Me një gjakftohtësi perverse, të njëjtët njerëz që kanë shtatë vjet që thithin gjakun e popullit më të varfër në Europë , shfaqen sot me fytyra të zvargura dhe të dhimbsura, si ‘bamirës’ në dyert e po këtij populli. Duke ofruar një pamje, jo vetëm të shëmtuar, por edhe fyese për një inteligjencë elementare.
Kjo me shpresë se nëpërmjet kësaj do të mund të largojnë shijen e hidhur që lanë përgjimet, edhe pse e kanë të qartë që bllokimi i rrotacionit nuk është më çështje shijesh, që mund të rregullohet, por është çështje e brendshme organike e demokracisë, që nuk e duron ilegjitimitetin, përndryshe shpërthen.
Sigurisht, që situata ku ndodhet sot vendi, i jep pak ‘frymëmarrje’ kësaj qeverie në kuptimin e kohës, sepse përballë ka një opozitë të përgjegjshme që ka zgjedhur të mbajë një profil konstruktiv, në respekt të jetës së shqiptarëve.
Por, sado që të lodhen dhe përpiqen, është e qartë që tërmeti dhe pandemia vetëm sa iu mbivendosën krizës që prodhoi bllokimi i rotacionit politik me votë. Kjo krizë nuk mundet kurrsesi të tejkalohet pa ndryshime radikale dhe rikthim të legjitimitetit.
Të gjitha parashikimet për të ardhmen, sado me ‘lot’ shenjtorësh të shfaqen , thërrmohen nga të vërtetat e përgjimeve, sepse ato dëshmuan se nëse do të vazhdohet kështu, nuk ka më asnjë shpresë, që pushteti këtu mund të ndërrohet me votë.
Cilindo variant të marrim, Shqipëria nuk do të ketë paqe nëse nuk i jepet zgjjdhje problemit që zbuluan përgjimet. Edhe sikur tërmetet të vazhdojnë në mënyrë të pandalshme, edhe sikur kurrë të mos gjendet një kurë apo vaksinë për Covid 19, asgjë nuk i ndryshon të vërtetat që po e kalbin kryeministrin të gjallë.
Sepse, asnjë tërmet dhe asnjë virus nuk është më i dëmshëm dhe më i rrezikshëm për jetën e qytetarëve se sa autoritarizmi, ndërsa të jetuarit pa shtet ligjor ku qeverinë nuk e zgjedhin qytetarët, por e vendosin dhuna dhe milionat e pista, është njësoj si të jetosh në robërinë e pushtuesit më barbar.
E vetmja recetë për t’i dhëne fund kësaj agonie janë vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme. E sigurt është se nëse kjo krizë nuk do të zgjidhet agonia do të vazhdojë deri sa të shpërthejë në revolta, sepse demokracia nuk e duron një pushtet që buron nga paligjshmëria.
Insinuatat se kjo qeveri do të mund ta asgjësojnë opozitën, apo se do të mund ta përçajnë ose blejnë atë, sot janë idiotësira dhe të pabesueshme dhe për vetë socialistët. Opozita sot është më e bashkuar se kurrë, dhe më e fuqishme se kurrë, edhe pse këtë nuk mund ta kuptojnë ata që kanë ngrënë çorbën e kësaj qeverie. Neveria dhe përbuzja, që shoqëria shqiptare ndjen për këtë qeveri në këto momente, i ka tejkaluar me kohë limitet.
Dihet që fati i atij që vjedh vota, që i fyen qytetarët, që i përçan ata, që i shantazhon ata, që i poshtëron ata, është përmbysja. Deliri që ti mund të vjedhësh, poshtërosh, kërcënosh dhe ndëshkosh këdo sipas oreksit dhe kjo pa të hyrë asnjë gjemb në këmbë, është tipik deliri i një budallai, që e ka humbur sensin e realitetit.
Ndërsa, ideja që mund ta bësh këtë edhe pas 30 vjetësh demokraci, për shkak se të ka marrë koka erë, ngaqë ke të gjitha pushtetet dhe ke miliarda në xhepat e tu, jo vetëm që tregon paaftësinë për të nuhatur rrezikun, por njëkohësisht dëshmon nënvlerësim dhe përbuzje për dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.
Pra, pas të vërtetave që nxorrën përgjimet, dhe pas dështimit spektakolar me pasojat e tërmetit dhe pandemisë, Edi Rama është sot më i pashpresë se kurrë. Kush mendon se shqiptarët janë idiotë dhe pa dinjitet kanë shumë gabim. Kush e thotë këtë, qoftë ai shqiptar apo ndërkombëtar, gënjen veten dhe është hipokrit. Sepse, sot kjo nuk lidhet më me Ramën si individ, por me vetë natyrën e demokracisë. Ajo nuk e fal kurrë atë që e shpërdoron atë kundër qytetarëve të vet.
Politically responsible for growth: Corruption,drug,human trafficking,money laundering,manipulation of parliamentary elections,breach of the Constitution,of the constitutional state.
rama,a criminal?
Marrin Henze, zyrtar i CDU Gjermani.
A është arrestuar Rama në 1991 në Mynih? Po në Francë, më 1994?
A është përdorues droge?
Është politikisht përgjegjës për rritjen e korrupsionit, trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, pastrimit të parave, manipulimit të zgjedhjeve parlamentare, shkelje të Kushtetutës, e shtetit kushtetues.
Pajisja e shqiptarëve të Preshevës me pashaportë kosovare premisë e bashkimit kombëtar
Ide spektakolare e Ramush Haradinajt. Presheva është nyja gordiane panballkanike.
Preshevarët janë autoktonë në trojet e tyre, pakicë etnike të lënë padrejtësisht nën Serbi.
Presheva është degë e thyer por jo e tharë e lisit kombëtar – qendra e gravitetit nacional.
Plaga që kullon gjak- kauza që nuk thinjet as nuk mplaket- ëndrra që do të finalizohet.
Sapo doli nga fushëbetejat e kurorëzuara me çlirimin e Kosovës Ramush Haradinaj akoma me aromën e barutit, me rrobat e luftëtarit e më plagët ende të freskëta, zhveshi kostumin e Komandantit të UÇK-së dhe veshi atë të politikanit. Ai ishte në të njëjtën filozofi politike me SHBA- në, me aleatin e madh të përtej oqeanit, e cila kërkonte demilitarizimin e UÇK-së dhe shnderrimin e saj në një forcë konvencionale, mbrojtëse, e cila kishte si detyrë parësore ruajtjen e rendit, të sigurisë e paqes në Kosovën e lirë, në partneritet me strukturat ndërkombëtare të vendosura në Kosovë, Nato dhe Unmik. Haradinaj hyri në politikë me staturën e një Strategu e Komandanti të madh të luftës çlirimtare, por përtej kësaj merite historike, ai ia doli që në një kohë të shkurtër të shdërrohet në politikanin më të rendësishëm në historinë e pasluftës. Ai e pronësoj dekleratën e Presidentit Bill Klinton në Prishtinë: “Sëbashku fituam luftën tani duhet ta fitojmë paqen”. Arkitekti gjenial i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova ia njohu Ramush Haradinajt meritat, patriotizmin, sakrificën sublime, qendresën epike dhe të pakompromentueshme, i cili kishte hipotekuar postulatet e Aristotelit të lashtë: “Më e shtrenjtë se jeta ime, se familja ime është Atdheu im”, “Ngado që të shkoi do të marr Atdheun mbi supe”, prandaj Rugova ia besoj postin e kryeministrit. Në këtë mënyrë Presidenti Rugova çertifikoj politikisht luftën e drejtë, e çlirimtare të UÇK-së e nga ana tjetër një nga simbolet më të ndritshëm të saj z Ramush Haradinaj e bekoi si trashëgimtar e transmetues të testamentit të tij politik në rrafshin kombëtar e kancelaritë e përendimit. Realiteti i ri politik në Ballkan me çlirimin e Kosovës e njohjen e saj si shtet sovran, në anën tjetër solli rigjallërimin e forcave ekstreme nacionaliste në Serbi, Maqedoninë e Veriut e Bullgari, projektet famëkeqe të ndarjes së Kosovës, tezat e dyshes kuislinge Thaçi -Rama, demarkim apo korrigjim të lehtë të kufijëve, shkembim të territoreve të Mitrovicës së Veriut me Preshevën se gjoja do të bejnë bashkimin kombëtar, kur në fakt do të merrnin vetëm disa fshatra në Preshevë, apo sëfundmi, miniShengenin Ballkanik.
Të gjitha këto janë pjesë e elaboratit pansllav të Vuçiçit i cili ka mbështetjen e ekspansionit të Binomit Putin- Erdogan në Ballkan e synon Jugosllavinë e re apo Serbinë e madhe, ndarjen e Kosovës, izolimin e saj, defaktorizimin e shqiptarëve në rajon dhe renien e Gadishullit nën influencën ruso- neootomane. Treva e Preshevës ka kaluar një kalvar të gjatë e të mundimshëm shumë shekullorë nga invadorët e ndryshëm. Në lashtësi është pushtuar nga romakët, Provinca e Dytë Dardanium me kryeqytet Shkupin, në shekujt Vl-VII nga barbarët sllavë, në shekullin e IX ra nën pushtimin bizantin e në shekullin e X-të u pushtua nga Mbretëria Bullgare. Në shekujt Xl-Xll ra nën sundimin e Nemanjiqëve deri në vitin 1410 kur u pushtua nga hordhitë otomane. Ndonse ka kaluar një sagë shumë të gjatë e përmes shumë kasandrash qendresa e preshevarëve u farkëtua në betejat dhe luftrat për liri. Ata qendruan të paepur e të pamposhtur. Në çdo kohë e epokë dhanë kontribut të vyer për çlirim kombëtar. Në vitin 1453 Perandoria Osmane lidhi aleancën me Patriarkanën e Stambollit (Kishën Ortodokse Serbo-Greke), kurse shqiptarët u akuzuan për kryengritje antiosmane. Ekspedita ndëshkimore e pushtuesve osmanë në bashkëpunim me Patriarkanën e Stambollit ndaj shqiptarëve të Preshevës i kaloj limitet e fantazisë njerëzore. Preshevarët ju nënshtruan dhunës barbare për konvertim fetar e tjetërsim kombëtar. Shqiptarët e Luginës u detyruan të largohen përmes maleve të Karadakut. Pas dy- tre shekujsh të pushtuar shqiptarët u rreshtuan përkrah ushtrive të Aleancës së Shenjtë të vitit 1684 të nënshkruar mes Austrisë, Polonisë, Venedikut, Maltës të cilat filluan veprimet antiosmane në vitin 1689. Këto kryengritje mbështeteshin nga Perandori Austriak dhe komandoheshin nga Rilindasi Pjetër Bogdani. Ushtritë e Lidhjes së Shenjtë arritën deri në Shkup përmes Luginës së Preshevës. Në janar 1690 këto kryengritje u shtypën me dhunë çnjerëzore, çka solli fillimin e një kalvari të tmerrshëm për Kombin Shqiptar. Pushtuesit bëjnë herë pas here shpërngulje masive, por do të veçoja ato të viteve 1690 -1735 dhe genocidin e papëshkruar të viteve 1836-1908. Shqiptarët e Preshevës kanë dhanë kontribut të çmuar kundër reformave të Tanzimatit, në Epokën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të Lidhjes së Pejes, në kryengritjet për çlirim kombëtar të viteve 1908 -1910-1912.
Ka kaluar një shekull që fuqitë e mëdha ia kanë kaluar me dhunë territorin etnik shqiptar të Luginës së Preshevës Mbretërisë Jugosllave në Konferencën e Paqes në Versajë në Paris, asaj Titiste pas Luftës së Dytë Botërore e më në fund regjimeve gjakatare të Millosheviçit e Vuçiçit. Qindra djem me në krye Ridvan Qazimin (Komandant Lleshin) dhe Njazi Azemin ( Komandant Mjekren) dhanë jetën për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vitin 2001. Ditën e nënshkrimit të paqes serbët e pabesë vranë Komandant Lleshin ( Ridvan Qazimin). Është pak të thuash se Lugina e Preshevës ka kaluar një politikë dhune e apartejdi, mjerim ekonomik, e diskriminim politik e shoqëror, mohim të drejtave kombëtare, të lirive e të drejtave të njeriut e në fund shpërngulja nga trojet e tyre stërgjyshore. Pikërisht këtë statokuo politike që i ka kthyer shqiptarët e Luginës së Preshevës në qytetarë të dorës së dytë në shtetin serb kërkon ta ndryshojë Kryeministri Haradinaj. Historia Europiane e ajo Botërore janë në anën e tij.
Nëse shikojmë Hartën Politike të Europës ku deshiron të integrohet Ballkani Përendimor natyrshëm lind pyetja; Çfarë janë Vatikani, Monako, San Marino, Lihtenshtajni, Gjibraltari, (Kepi i Tarikut) apo Andora, minishtete sovrane neutrale, apo të tjera rajone minoritare me autonomi subsatanciale, me parlament të vetin e institucione sovrane, si në rastin e Katalonjës në Spanjë. Paisja me pashaportë kosovare e shqiptarëve të Preshevës është hapi i parë drejt autonomisë së kësaj treve etnike të Atdheut e më vonë një premisë e sigurtë për bashkimin e saj me Truallin Amë. Nisma e Haradinajt është kësisoj dallandyshja e parë e pranverës së ardhshme të bashkimit kombëtar.
Më 11 prill 1985 vdekja u prit me gëzim të madh nga shumica e të dënuarve politikë që vuanin dënimet në kampet dhe burgjet e diktaturës. U prit me pezmatim dhe të qara nga të dënuarit ordinerë. Tregues mjaft kuptimplotë ky. Në Repartin nr.303 Spaç, i dënuari Bedri Blloshmi u kallëzua pasi u kish thënë shokëve “gëzuar”. Për këtë arsye, u izolua dhe qëndroi në birucë më 12 prill – 10 maj 1985. Pas kësaj, u mendua të rekrutohej me material shtrëngues. Shihni një rast qëndrese.
Më 4.7.1985, DPB Mirditë kërkoi nga Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit në MPB, miratimin e propozimin për rekrutimit me material shtrëngues të Bedri Blloshmit, miratim i cili erdhi më 19.7.1985 me firmë të zëvendëskryetarit të Degës së 8-të, Agim Zeka. Menjëherë pas kësaj, Bedri Blloshmi u dërgua në birucat e Mirditës. Në relacionin përkatës që shoqëronte propozimin, thuhet se Blloshmi, i cilësuar “në pozita armiqësore” dhe “person me rrezikshmëri shoqërore”, ishte rimarrë në përpunim 2A më 3.5.1985 gjatë vuajtjes së dënimit në Spaç për “tendencë agjitacioni e propagande armiqësore”. Gjatë kësaj kohe ishte përpunuar nga 2 agjentë dhe 4 informatorë. Gjatë kësaj kohe (por edhe para saj, pasi sillen disa raporte), ai midis të tjerash kish thënë:
-Të mëdhenjtë, dalëngadalë po eliminojnë njëri-tjetrin. Tani ka ardhur radha e tij të madhit fare, atij qenit që na mban ne këtu në burg, e kështu t’u shuhet fryma të gjithëve (deklaratë e datës 20.11.1984).
-Enver Hoxha është sëmurë dhe shpejt i lan hesapet në këtë botë. Komunizmi është vjetruar dhe kudo në botë komunizmi ka vdekur. Pas vdekjes së Enverit, këtu do vijë tjetër kush dhe ky do paguajë të gjitha lekët për burgun që kemi bërë. Këtë verë do të bëhet diçka, por siç duket po e shtyjnë fuqitë e mëdha, se sot është shembur komunizmi në Shqipëri.
-Unë dhe familja ime kemi qenë kundër këtij pushteti, ne kemi hak për të marrë kundër qeverisë, sepse na ka vrarë njerëzit dhe na ka plaçkitur. Kjo qeveri do që t’i degjenerojë njerëzit.
-Ah vdiq shpirtqeni. Të vuash 20 vjet burg e mbash zi për këtë, duhet të jesh gomar. Këtë ditë prisnim ne dhe ajo erdhi. Shumë e çoi 40 vjet, nuk e lëshoi që nuk e lëshoi. Dhe këta do t’i rrëzojmë menjëherë. Një të marrë radio Tiranës dhe njoftim grusht shtetit, gjendje alarmi, fillon patrullimi nëpër rrugë, shpallet shtetrrethimi, etj, etj.
-Unë nuk e kam dashur dhe nuk e dua këtë pushtet, se po na thith gjakun si shushunjë. Por nuk është e largët dita që do të hakmerremi. Enveri ndërtoi socializmin me të burgosurit, duke gënjyer popullin dhe mashtruar rininë.
-Këta më kanë marrë shpirtin, më kanë pushkatuar vëllanë padrejtësisht. Unë për këta nuk punoj dhe këtë qeveri nuk e dua. Enver Hoxha ishte i pamëshirshëm, por duhet duruar, se do vijë dita jonë. Këta janë të pabesë, po “tradhtojnë” një nga një.
(në vijim: dështimi i rekrutimit dhe demaskimi në kamp)
Dështimi i rekrutimit dhe demaskimi në kampin e Spaçit
E Enjte, 23 Prill 2020 09:43
Nga Kastriot Dervishi
Dyjavëshin e dytë të korrikut 1985, Bedri Blloshmi niset në Rrëshen. Atje para kryetarit të DPB Mirditë, Bajram Pelo, 2 oficerëve të drejtimit të Degës së 8-të, i bëhet trysni me “materialet komprometuese” që të pranojë të bëhet bashkëpunëtor Sigurimi.
Pasi nuk pranon, operativi i Spaçit, Gramoz Velçani, me miratimin e kryetarit të DPB Mirditë, sipas rekomandimit të zëvendësministrit Zylyftar Ramizi, vendosi demaskimin e Blloshmit më 30.7.1985 para rreth 100 të dënuarve në Spaç, si dhe dërgimin në Repartin nr.321 Burrel.
Po këtë ditë, në mencën e Spaçit u zhvillua ceremonia e demaskimit të Bedri Blloshmit në kushtet arrestimi (me duar në pranga). Kishin ardhur Bajram Pelo, dy oficerët e drejtimit të Degës së 8-të, komisari i repartit, operativi i të burgosurve politikë Gramoz Velçani dhe operativi i të dënuarve ordinerë. Folën disa të dënuar me moral të dobët, të cilët kërkuan që të pushkatohej sepse po “prishte të dënuarit”.
Komandanti i burgut Qafbari Edmond Caja.
Kryetari i DPB-së lexoi biografinë e Bedriut dhe kërkoi që të gjithë ta dënonin aktin e tij. Pas kësaj, Blloshmi qëndroi 20 ditë në birucën e Spaçit. Vijon vuajtjen për 20 ditë në Degën e Punëve të Brendshme Pukë, në të cilën një hetues e akuzoi“për vendosje dinamiti” në kohën kur vuante dënimin në Repartin 311 Qafë Bari.
Pasi nuk i pranoi as këto akuza, vijoi sërish një javë në Repartin nr.313 Tiranë (kaush), për të përfunduar i shoqëruar nga oficeri i drejtimit të Degës së 8-të, Shyqyri Toska në Repartin nr.321 Burrel. Më 30.7.1985, operativi Gramoz Velçani, lë këtë shënim për procesin e dështuar rekrutues nga Bedri Blloshmit:“Ky i dënuar u studiua dhe u propozua për tërheqje në bashkëpunim pa ndaluar dhe u miratua. Por gjatë procesit të tërheqjes prej datës 25-28 korrik 1985, u punua, por si armik i betuar nuk pranoi asnjë episod të veprimtarisë së tij apo të tjerëve. Ishte kategorikisht mohues dhe kjo edhe pse familje me prejardhje e gjendje armike.
Vëllai i pushkatuar, djali i dajës së babës i pushkatuar, babai ka qenë i dënuar, xhaxhai dhe daja i arratisurit, pra familje e shpallur kulak dhe aktualisht të internuar. Në këto kushte edhe porosia e zëvendësministrit ishte që të demaskohej”.
Ky eshte komandanti i kampit Qafbari Ludovik Cali.
Peter Tiede, gazetari gjerman i gazetës më të madhe në Europë, BILD, dha një intervistë për gazetarin Adi Krasta në SYRI TV, duke thyer rekorde audience. Paralajmërimet e tij ishin bombastike. Edhe pse Edi Rama është zbythur nga padia për përgjimet skandaloze të vjedhjes së zgjedhjeve, Tiede tha se ishte paditur gazeta dhe jo ai. Tiede tha se ishin përgatitur me dëshmitarë dhe prova të reja për gjyqin me Ramën, por ky i fundit u zbyth. Tiede shtoi se kishte dashur të përballej me Ramën në gjyq. Në fund, Tiede tha se do të vazhdojë investigimet e tjera në Shqipëri, duke bërë premtimin e fortë: Tani do ndjekim gjurmën e parave! Po kush është Tiede? Më poshtë një profil nga Mapo.
Peter Tiede nuk para i refuzon intervistat në mediat shqiptare. Por për gjermanin, koncepti i gazetarisë është ndryshe: gjithmonë në kërkim të së vërtetës. Nëse ka prova, atëherë atij nuk i intereson aspak relativizimi që i bëjnë gjithçkaje në Shqipëri të shtrirë nëpër kolltukët televizivë. Në Gjermaninë e tij kjo gazetari dembele e studiove televizive bëhet më shumë për argëtim. Dhe ne kemi një kryeministër kryeargëtues. Por kjo nuk është gazetaria që bën Bild, që nuk e ka bërë as vetë Tiede ndonjëherë. Ai e di se gazetaria në Shqipëri është në pikë të hallit (nuk ka si të jetë ndryshe në një narkoshtet). Nëse këto materiale që po publikon do lidheshin me qeverinë gjermane, ai thjesht do numëronte orët deri te deklarata e dorëheqjes. Por kjo është Shqipëria dhe ndonjëherë më shumë se Peteri, na duhet Shën Pjetri.
Profili i Peter Tiede në Facebook ishte thuajse i fjetur deri në momentin kur bëri postimin e parë për Shqipërinë. Ajo që pasoi ishte një valë me komente, duke i treguar edhe njëherë gazetarit të guximshëm gjerman, se kishte trazuar një fole të rrezikshme. Për gazetarin e Bild, gjërat vetëm sa do bëheshin më emocionuese. Tek e fundit, a nuk është vetë kryeministri Edi Rama që thotë se vende si Gjermania janë thjesht të mërzitshme, kurse kaosi dhe energjia shqiptare janë fantastike. Problemi është se e gjithë kjo energji po shpenzohet për keq: për të ngritur të parën republikë të drogës në Europë. Shqipëria e Edi Ramës po regjistrohet në histori si i pari narkoshtet në kontinentin e vjetër. Koha do na i hapë sytë më shumë, por kjo damkë është kaq e rëndë, sa edhe gjermanit Tiede i ka bërë përshtypje.
“Dëgjojeni vetë: kështu i blen mafia votat në Shqipëri”, u shkruan Tiede në gjuhën e nënës shqiptarëve. Ky nuk është i pari komunikim që po bën në shqip në rrjetet sociale. Loja që ka nisur nuk duket e lehtë, por vetë Tiede thotë se është gati, edhe pse nuk ka dashur kurrë të jetë gazetar.
Tiede lindi në vitin 1970 në një qytezë të vogël me mbi 2 mijë banorë, të quajtur Mejenburg. Në atë kohë, qyteza me një histori të pasur, e cila ka prodhuar jo pak mjekë dhe inxhinierë, ishte pjesë e Gjermanisë komuniste. Kushdo që dëshiron ta vizitojë, mund të gjejë aty disa kisha, një kështjellë të vogël, disa memoriale dhe mbi të gjitha shumë kuaj.
Jeta në komunizëm do i ketë mësuar disa gjëra të rëndësishme për lirinë. Jo më kot Tiede e thekson disa herë se ai jeton në një vend të lirë, ku gazetaria është e lirë.
Por Mejenbergu ishte i famshëm që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore për diçka tjetër: për mobiliet. Në vitin 1946 aty u hap një prej mobilierive më të mëdha në Gjermaninë lindore (Republika Demokratike Gjermane). Thuajse të gjithë banorët ishin të angazhuar në prodhimin e mobilieve në një punishte me sipërfaqe mbi 4 mijë metra katrorë.
Tiede nuk bënte përjashtim. Në jetëshkrimin e tij në Bild thuhet se ai bënte një punë të zakonshme: teknik i specializuar në përpunimin e drurit. Më së shumti, në këtë mobilieri prodhoheshin raftet e famshme ‘Billy’, të gjigantit suedez IKEA.
Rënia e komunizmit bëri që Tiede të bënte punën që bën edhe sot e kësaj dite. Pas revolucionit paqësor në Republikën Demokratike Gjermane, ai mundi të bëhej në Gjermani atë që nuk donte ta bënte kurrë më parë: gazetar, shkruan Bild.
Trajnimin për gazetar e kreu në një gazetë lokale të Potsdamit, të quajtur ‘Maerkische Allgemeine Zeitung’. Pasi përfundoi trajnimin nga viti 1990 deri në vitin 1992, punoi si redaktor lokal.
Pavarësisht se ishte një gazetë në landin e Brandenburgut, tirazhi i saj ishte i lartë dhe këtu Tiede nisi karrierën si gazetar investigativ.
Në vitin 1997 Tiede do merrte çmimin e tij të parë në gazetari. Ai do vlerësohej me titullin “Gardian i shtypit”.
Ky ishte momenti kur Tiede do lëvizte drejt mediave më të mëdha. Një reportazh rreth asaj që njihet si Dhoma e Qelibartë në Gjermani e katapultoi në revistën më të madhe jo vetëm në Gjermani, por edhe në Europë. Te Spiegel ai punoi për dy vjet.
Më pas u bë këshilltar dhe më pas për një kohë punoi edhe si gazetar i lirë. Po ashtu, ishte edhe kryeredaktor i një gazete të Potsdamit.
Që prej vitit 2014 e në vazhdim ai është korrespondent i të përditshmes më të madhe gjermane, Bild, për politikat federale.
Tiede është në të vërtetë gazetar i politikës së brendshme gjermane. Nëse sheh artikujt e fundit që ka publikuar në Bild, ato janë rreth situatës politike në Gjermani.
Por përse Tiede u mor edhe me Shqipërinë? Këtu shqiptarët, si mjeshtra të teorive konspirative, mund të thonë se tashmë çështja e krizës shqiptare po kthehet në një problem të politikës së brendshme gjermane. Duket më shumë si fantazi. Praktika e gazetarëve të huaj e kërkon që të ‘thyejnë’ ritmin e punës së zakonshme me investigime, reportazhe, udhëtime jashtë vendit etj.
Këtë herë në fokusin e Tiede ishte Shqipëria dhe ky rezultoi një lajm i mirë për vendin tonë dhe për shqiptarët. Gjuha e Bild, gazetës që ka ndërtuar dhe rrënuar karriera politike në Gjermani, ishte ajo që i duhej vendit në këto momente: e drejtpërdrejtë dhe e qartë.
Gazetaria e Bild ishte ajo që na duhej tani, e guximshme dhe e pasur në burime, jo vetëm gazetareske, por edhe financiare. Një industri që nuk di të bëjë hapa pas në rrugën e saj, ku parimi kryesor është mbrojtja e vlerave kryesore të demokracisë.
Çdo spekulim për qëndrimet e kësaj gazete nga trollët e qeverisë vetëm sa nxjerr në pah se plaga po dhemb tani që operohet. Gjuha e ashpër e Bild, që shpesh e tejkalon edhe atë të opozitarëve në median dhe politikën shqiptare, e ka një qëllim konkret: ajo kërkon të frymëzojë njerëzit, t’i trimërojë duke iu thënë se tani është momenti.
Tiede është një nga ata heronj që nuk veshin pelerina, por ai po tregon se gazetaria jo më kot njihet si pushteti i katërt. Sepse ajo flet për të vërtetën.
Ndaj është momenti për t’i thënë me plot gojën: Danke Herr Tiede!
Dikush më thotë mos u merr më me ta, ndoshta dhe mire e ka. Por mbi varrin e nënës nje grusht dhe nuk munda të hedh… i ndjekur prej tyre ogurzinj, zagarë, qenef.
Dhimbjen shtrëngova, mijra kilometra larg, Ehe ajo mua fort me shtrëngoj. I vetëm në dhe të huaj, atë ditë Prilli, unë, dëbora, dhe dhimbja bashkë.
Thonjte i ngula në tokë, pak dhe desha të shkulja prej saj, por akulli kish ngrirë gjithcka, Desha pak dhe në duar, vetëm pak, për të shuar dhimbjen në kraharor, dhimbjen nga ju hajdutë, politikanë batak.
Nje grusht me dhe, nënës s’i hodha dot….. prej jush or politikanë, zagarë, Krrimba, brumbuj, kërmbij, jargamanë, prej jush që slatë gjë pa bërë, duke turbulluar dynjanë.
Unë ika dhe zotin ju lashë, e ai nuk harron, euro të vjedhura keni me shumicë, por gëzim jo. Ju ngyseni dhe gëdhiheni, me frikën në gji, ndoshta jo vonë do vi, do ju shoh, do ju sjell edhe cigare në qeli.
Ju PD_në, e shfrytëzuat, e përdorët, e molët si lopë, gjithcka c’patët në dorë i bëtë. Mos harroni, kurrë hair skeni për të parë, Ju sic ishit, ashtu mbetët, skuthë, byth lëpirës, zagarë.
Ju këllira, sot me lekët e vjedhura rehatoeni mbi vila, ju manjakë qe me bixhos dhe kurva leket i linit c’do nate. Ju qe zarfin plot cdo jave ja u sillnin ne Tiranë, ju qe jaranet e g*ave……..kurre nuk ju ndanë.
Sot ju shoh që qani me logori, si dikur shamizezat në Vlorë, sot ju shoh si çakenjtë hungërini, se ju ikën ofiqet përgjithmonë. Sot ju shoh si shani pa kufi, të turbulluar pa shpresë e moral, sot ju shoh të çakêrdisur, të trembur, të tredhur harbutë të rrjedhur.
7-Isuf Sadri Kadrija, lindur më 1932 në Strellcë, ardhur më 6.11.1957
8-Qerim Halil Jakupi, lindur më 1937 në Gostivar, ardhur më ?.6.1957
Nga Kastriot Dervishi
Atë që nuk hoqën në një regjim pushtues si ai jugosllav, shumë shqiptarë e hoqën nga regjimi i Enver Hoxhës, karakteristika kryesore e të cilit ishte profili antikombëtar, internacionalist proletar. Statistikat janë të frikshme. Enver Hoxha ka kaluar me vite burgimi çdo regjim tjetër të huaj në dënimin e shqiptarëve nga trojet shqiptare në Jugosllavi apo nga Çamëria. Siç edhe dihej, shumica e emigracionit kosovar, pasi mbaronte “filtrimin” te qendra e Shijakut vendosej kryesisht në fshatrat e Lushnjës, Berat dhe fermën e Llakatundit në Vlorë. Edhe këtu jetonin mes poshtërimit e shpërfilljes. Në këtë shkrim do bëj të ditur listën e viteve ’60 të shqiptarëve emigrantë në Rrethin e Lushnjës. Lista nuk ka vit, por nisur nga emri i nënshkruesit, formojmë një vit të përafërt. Njihet fakti se kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Lushnjë, Tahmas Beqari ka ushtruar këtë detyrë në vitet 1965-1967. Nga 114 persona emigrantë shqiptarë shtetas jugosllavë (4 janë joshqiptarë dhe nuk po i llogarisim), 68 prej tyre ndiqeshin nga Sigurimi i Shtetit. shifra është tejet e lartë, e pazakontë.
Lista e emigrantëve kosovarë në Rrethin e Lushnjës, pjesa që ndiqen nga Sigurimi
7-Isuf Sadri Kadrija, lindur më 1932 në Strellcë, ardhur më 6.11.1957
8-Qerim Halil Jakupi, lindur më 1937 në Gostivar, ardhur më ?.6.1957
9-Enver Rexhe Feratovci, lindur më 1936 në Butovicë, ardhur më 1.1.1960
10-Beqir Myftar Sadija, lindur më 1922 në Sherometaj, ardhur më ?.6.1957
11-Saki Bajram Ferhati, lindur më 1937 në Butovicë, ardhur më 1.1.1960
12-Mavaip Faik Qazimi, lindur më 1933 në kamenian, ardhur më 19.3.1959
13-Kolë Palud Coli, lindur më 1927 në Krushecë, ardhur më 5.6.1962
14-Zyle Hajdar Bardhi, lindur më 1933 në Gegë, ardhur më ?.8.1957
15-Sakip Riza Selami, lindur më 1935 në Duf, ardhur më ?.8.1958
16-Ali Mursel Murseli, lindur më 1913 në Sallamaj, ardhur më 18.10.1950
17-Zyle Haxhi Gjonbalaj, lindur më 1939 në Budovicë, ardhur më 9.8.1957
18-Sefedin Ramadan Sula, lindur më 1935 në Gjakovë, ardhur më 6.2.1959
19-Ali Mustafa Muriqi, lindur më 1931 në Kashudan, ardhur më 20.8.1956
20-Hamdi Met Ferati, lindur më 1937 në Budovicë, ardhur më 1.1.1960
21-Ibrahim Ali Beqo, lindur më 1929 në Gjakovë, ardhur më 10.4.1957
22-Gani Hajda Mema, lindur më 1928 në Kabash, ardhur më 26.8.1957
23-Feride Hysen Mema, lindur më 1933 në Budakovë, ardhur më 26.8.1959
24-Elmaze Ramiz Hoxha, lindur më 1938 në Junik, ardhur më 3.2.1958
25-Nuri Haziz Kryeziu, lindur më 1902 në Zhur, ardhur më 18.2.1959
26-Afiz Zenun Kadriu, lindur më 1939 në Novoselë, ardhur më 12.6.1956
27-Ramije Ramiz Mustafaji, lindur më 1946 në Shoger, ardhur më ????
30-Rasim Islam Brenica, lindur më 1928 në Prishtinë, ardhur më 1959, 2B
31-Xhavet Bajram Shillova, lindur më 1930 në Prishtinë, ardhur më 1958
32-Myrteza Cub Bajrakrari, lindur më 1933 në Koshovicë, ardhur më 1962, 2A
38-Hysen Hasan Tahiraj, lindur më 1930 në Pejë, ardhur më 1953, ?
43-Mesin Myslim Selimi, lindur më 1933 në Gostivar, ardhur më 1957
45-Kapllan Xhevit Resuli, lindur më 1934 në Ulqin, ardhur më 1960
47-Fatma Asllan Berisha, lindur më 1937 në Pejë, ardhur më ???
57-Zenel Miran Peçi, lindur më 1934 në Buletin, ardhur më 1964
58-Sitki Hysen Hoxha, lindur më 1927 në Gjakovë, ardhur më 1949, burgosur
59-Mexhid Selim Gudo, lindur më 1908 në Balinovë, ardhur më 1945
60-Ismet Mal Rexhepaga, lindur më 1940 në Zabel (Plavë mbase), ardhur më 1960
61-Cen Xhemë Stojku, lindur më 1940 në Llocan, ardhur më 1957
62-Hazir Adem Mahmutaj, lindur më 1905 në Gerçi, ardhur më 1963
63-Islam Mahmut Mençi, lindur më 1923 në Lubizhd, ardhur më 1963
64-Rustem Hazir Mahmutaj, lindur më 1943 në Gerçi, ardhur më 1963
66-Jonuz Sokol Vuçetaj, lindur më 1937 në Vuçetaj, ardhur më 1966
67-Murat Fejzo Çollaku, lindur më 1929 në Zym, ardhur më 1960, burgosur
68-Haki Xhevit Kadriu, lindur më 1940 në Gorenxë, ardhur më 1962, arratisur
69-Abdurrahman Hajdar Osmani, lindur më 1901 në Remnicë, ardhur më 1961
71-Avdni Ibrahim Halitaj, lindur më 1934 në Novoselë, ardhur më 1956, riatdhesuar
72-Niman Arif Halili, lindur më 1925 në Lupovec, ardhur më 1961
73-Xhem Bedri Bërdyna, lindur më 1937 në Radavc, ardhur më 1957, riatdhesuar
74-Syber Sadri Prokollaku, lindur më 1929 në Dollovë, ardhur më 1963
75-Ali Man Ukaj, lindur më 1931 në Kabash, ardhur më 1960, riatdhesuar
76-Musa Bajram Bërdyna, lindur më 1937 në Radavc, ardhur më 1957, riatdhesuar
77-Muharrem Azem Bërdyna, lindur më 1934 në Radavc, ardhur më 1957, riatdhesuar
78-Fehim Qazim Tagani, lindur më 1940 në Pejë, ardhur më 1959, riatdhesuar
79-Shaban Haxhi Nimanaj, lindur më 1942 në Skivian, ardhur më 1960
80-Shaban Faslli Mehaj, lindur më 1919 në Prekaz, ardhur më 1964
81-Ajet Faslli Mehaj, lindur më 1925 në Prekaz, ardhur më 1965, riatdhesuar
82-Ajet Faslli Mehaj, lindur më 1925 në Prekaz, ardhur më 1965
84-Havzi Ramadan Alia, lindur më 1925 në Radesh, ardhur më 1958, riatdhesuar
85-Vesel Rexhep Bajrami, lindur më 1938 në Istog, ardhur më 1958
86-Çel Osman Delia, lindur më 1943 në Babaj, ardhur më 1964, riatdhesuar
91-Dervish Hetem Sula, lindur më 1932 në Zosill, ardhur më 1964
92-Muhamet Musa Qazimi, lindur më 1926 në Lubishte, ardhur më 1953
93-Ali Hazir Jakupaj, lindur më 1938 në Shishman, ardhur më 1962
94-Bajram Riza Tigani, lindur më 1939 në Pejë, ardhur më 1961, riatdhesuar
95-Çel Zenel Prelvulaj, lindur më 1943 në Martin, ardhur më 1959, riatdhesuar
96-Halil Rahman Hysenaj, lindur më 1946 në Pollozhinë, ardhur më 1965, riatdhesuar
97-Sulejman Mehmet Balaj, lindur më 1946 në Dedaj, ardhur më 1964, riatdhesuar
98-Rakip Halil Emini, lindur më 1915 në Pejë, ardhur më 1946
101-Qamile Xheladin Ajeti, lindur më 1939 në Hertisë, ardhur më 1964
102-Nafize Veli Ajeti, lindur më 1925 në Jashanicë, ardhur më 1965
107-Gjergj Gjure Malaj, lindur më 1928 në Slakonder, ardhur më ???, riatdhesuar
108-Perloc Mark Margilaj, lindur më 1924 në Nikmarash, ardhur më 1949
118-Nuredin Ali Kelmendi, lindur më 1917 në Pejë, ardhur më 1945
Ne nuk duam të kujtojmë vitin 2020 si kohën kur i shkaktuam një dëm të pariparueshëm lirive tona- ose kur i humbëm plotësisht ato.
Nga Fredrik Erixon, Spectator
Jam i lumtur të them se këto frikëra nuk janë materializuar. Por presioni ndaj Suedisë nuk është zhdukur. Ne nuk kemi bërë kthesë. Jemi të kujdesshëm dhe qëndrojmë më shumë në shtëpi. Por shkolla dhe dyqanet janë të hapura. Ndryshe nga disa vende në kontinent, askush nuk na kërkon letrat kur lëvizim nëpër qytete. Policia nuk na ndalon që të na pyesë se përse po qëndrojmë kaq shumë jashtë, madje na inkurajon ta bëjmë këtë. Askush nuk na sheh çantat e pazarit për të parë nëse kemi blerë vetëm gjëra thelbësore.
Agjencia shtetërore e shëndetit publik dhe ‘epidemiologu i shtetit’, Anders Tegnell kanë ruajtur qetësinë dhe nuk rekomandojnë sërish një izolim. Ata janë duke u kritikuar nga modeluesit shkencorë, por agjencia po i qëndron modelit të saj. Qeveria sërish ndjek këshillën e agjencisë dhe asnjë parti në opozitë nuk kërkon izolimin. Madje, sondazhet tregojnë se suedezët janë thellësisht në favor të qasjes liberale ndaj pandemisë.
Por përse nuk po ndryshon qasje Suedia në luftën kundër pandemisë? “Djalli në botë vjen gjithmonë nga injoranca,” shkruante Albert Kamy në librin ‘Murtaja’- që pëshkruan vuajtjet njerëzore kur një sëmundje përhapet në shoqëri.
Suedia nuk ka deklaruar fitoren, madje është larg. Pandemia është akoma në ditët e para dhe askush nuk e di se si do përhapet virusi pasi të hiqen kufizimet dhe se cila do jetë vdekshmëria kur kjo të mbarojë. Suedia akoma nuk e di sa i madh është ajsbergu i saj- sesa njerëz e kanë pasur virusin me simptoma të buta ose pa simptoma. Do mbetet e paqartë edhe për disa javë nëse pjesë të Suedisë, veçanërisht Stokholmi, kanë krijuar njëfarë shkalle të imunitetit të tufës.
Një studim i fundit nga Karolinska sugjeron se 11 përqind e njerëzve në Stokholm kanë zhvilluar antitrupa kundër virusit. Profesor Jan Albert, që zhvilloi testimet, tha se shifra mund të jetë më e lartë. Profesori Tim Britton ka kryer një studim dhe sugjeron se mes 25 dhe 40 përqind e popullsisë në Stokholm kanë kaluar virusin dhe rajoni do arrijë imunitetin e tufës në fund të majit.
Këto rezultate janë shpresëdhënëse, edhe pse janë akoma vëzhgime. Ato nuk do e ndryshojnë politikën e Suedisë. Në fakt, të gjithë paqartësitë e të ardhmes së kësaj pandemie janë një motivim për qasjen liberale të Suedisë. Ne kemi në plan që të vazhdojmë distancimin social për një kohë të gjatë dhe ky distancim nuk funksionon nëse është më i ashpër se sa është nevoja.
Vende si Austria dhe Danimarka kanë nisur të lehtësojnë izolimin, por virusi po përhapet në vendet e tyre, edhe pse në një shkallë më të ulët. Pasi të hiqen kufizimet, ato mund të rivendosen nëse ka një tjetër shpërthim të ri. Asnjë vend në Europë nuk e di se si do funksionojë politika e testimit, gjurmimit dhe zbulimit në një shkallë të madhe. Ne nuk e dimë as kur do jetë gati vaksina. Për një kohë, duket se baza e mbrojtjes kundër virusit do jetë distancomi social. Autoritetet suedeze propozuan një qasje liberale bazuar te përgjegjësia personale për shkak se mund të tolerohet për më gjatë dhe ka efekt në rrafshimin e kurbës.
Por ka edhe një tjetër arsye. Politikat e izolimit cenojnë liritë bazë njerëzore. Në Suedi këto liri janë të paprekura. Politikat e izolimit kanë pasoja të thella në shëndetin publik. Dhe ato dëmtojnë rëndë ekonominë. Suedia nuk bën përjashtim. Ekonomia po bie si një gur. Në qytetin ku jetoj unë, në Uppsala, njoftimet për falimentim janë bërë të zakonshme.
Megjithatë ne jemi prapë shumë larg rënies ekonomike të shumë prej vendeve në izolim. Në fakt, situata ekonomike suedeze duket thellësisht pozitive krahasuar me raportimet dhe skenarët e vendeve të tjera.
Kështu që po: ekonomia duhet të faktorizohet në një përgjigje të balancuar pandemike. Asnjë vend nuk mund të mbajë politika shtypëse nëse ato sjellin pasoja katastrofike për ekonominë. Shumë vende po marrin hua për të paguar njerëzit që nuk po punojnë dhe për të ndihmuar bizneset që janë në prag të falimentimit. Por kjo nuk është një mundësi e pakufizuar. Borxhi i akumuluar tani do paguhet më vonë. Mund të shpresojmë te një rimëkëmbje e shpejtë ekonomike, por shanset janë që ajo të jetë e ngadaltë dhe se do duhen vite për të rindërtuar prodhimin kombëtar. Dhe ne e dimë tashmë se çfarë do të thotë kjo: papunësi e lartë, njerëz më të varfër dhe më pak shpenzime. Suedia nuk do kursehet nga kjo, por ekonomia jonë nuk do jetë shkatërruar si të tjerat.
Kështu që Suedia nuk po zgjedh bllokimin. As skuadra e Tegnell nuk është në panik. Shumica e njerëzve mendojnë se Suedia zgjodhi një poltiikë të ekuilibruar dhe efektive, dhe se tendencat aktuale e mbështesin këtë pikëpamje. Të gjithë janë të mërzitur për pakujdesinë e treguar ndaj azileve të të moshuarve- pasi një pjesë e madhe e vdekjeve janë banorë të këtyre shtëpive. Disa thonë se planet e urgjencës ishin të dobëta dhe rezervat mjekësore ishin të vogla. Njerëzit do mbajnë përgjegjësi. Disa ‘koka do priten’. Supozimi im është se nuk do jetë ajo e Tegnell.
Kush do e kishte menduar se Suedia do përfundonte si vendi i vetëm në Europë ku mund të dalësh për një birrë? Me normalitetin tonë, krejt papritur jemi bërë një vend ekzotik. Të tjera vende po mbyllin qytetet, shkollat dhe ekonomitë, por jeta në qoshen tonë të botës është për habi e zakonshme. Fundjavën e fundit shkova në palestër, u takova me miq dhe u ulëm në diellin e pranverës në kafenetë me verandë.
Miqtë e mi të huaj janë të habitur. Ata nuk mund ta kuptojnë se ka akoma njerëz që shijojnë frytet e civilizimit, sikur reagimi ndatyror ndaj pandemisë të ishte përqafimi i totalitarizmit. Dhe ata kanë një tjetër pyetje munduese: Si vallë Suedia përfundoi të jetë bastioni i vetëm i lirisë? Si arriti ky vend i konformistëve me sjellje të butë që të rebelohet kundër kulturës së izolimit?
Në të shkuarën, shumica e suedezëve ndjeheshin rehat me një shtet-dado që na jepte urdhra- duke na treguar edhe sa feta bukë duhet të hanim në ditë, fjala bie.
Ne shqetësohemi jo pak për Covid-19. Shumë njerëz punojnë nga shtëpitë. Restorantet janë të hapura, por nuk ziejnë nga njerëzit. Mbajtja e distancës prej dy metrash nëpër stacionet e autobusëve është diçka që suedezët e bënin shumë mirë edhe përpara krizës: ne nuk kemi nevojë për inkurajim tani. Ne jemi të kujdesshëm. Por qasja jonë ndaj luftës kundër pandemisë nis nga diçka më themelore: në një demokraci liberale, duhet të bindësh dhe jo të komandosh njerëzit. Nëse e humb këtë parim, do të humbasësh edhe shpirtin.
Stefan Loefven, kryeministri socialist i qendrës së majtë, ka hedhur poshtë zërat për një izolim, duke thënë se “ne nuk mund të ndalojmë gjithçka”. Ai nuk është një besimtar i parimeve libertariane dhe mund të sjellë masa më të rrepta. Por deri tani ai ka thënë se “të gjithë ne, si individë, duhet të marrim përgjegjësitë” dhe të mos presim që qeveria të na kyçë.
Dhe në qendër të debatit tonë është Anders Tegnell, epidemiologu shtetëror, dhe Johan Gieseck- një epidemiolog i famshëm, që ka fituar vëmendjen e publikut me sjelljen e tij. Të dy këshillojnë të bëhet kujdes – dhe sensin e përbashkët. Ashtu si në Britani, shumë shkencëtarë i kanë bërë thirrje qeverisë që të mbyllë shkollat dhe të imponojë shtetrrethim. Për dallim nga Britania, autoritetet janë përgjigjur me qetësi duke shpjeguar se si kjo nuk ndihmon në të vërtetë. Ata publikojnë modelet e tyre se si përhapet virusi. Ato tregojnë edhe sa njerëz do kenë nevojë për shtrim në spital: sistemi thonë ata, mund ta përballojë. Dhe kur pyeten, ata thonë se nuk mendojnë se Imperial College ka bërë një model më të mirë.
Ndoshta Tegnell dhe ekipi i tij mund të rezultojnë gabim. Por thelbi i tyre është se njerëzit meritojnë politika që funksionojnë për më shumë se një muaj. Menaxhimi i virusit duket një lojë e gjatë, dhe teksa imuniteti i masës nuk është një strategji suedeze, ndoshta mund të përfundojmë aty. Teoria e izolimit, në fund të fundit, është thellësisht joliberale dhe deri më tani, e paprovuar. Nuk është Suedia që po bën një eksperiment masiv. Të gjithë të tjerët po e bëjnë këtë.
Këshilla kryesore e Tegnell, e përsëritur dhjetë herë në ditë, është: tregohuni të ndjeshëm. Qëndroni në shtëpi nëse ndjeheni të sëmurë. Oh, dhe lani duart. Por individët, kompanitë, shkollat dhe të tjerët e kanë vetë në dorë se cilat masa përkujdesi do marrin.
Eksperimenti suedez ka të bëjë me parimin, jo me epidemiologjinë. Është e vërtetë që ndoshta jemi më pak të rrezikuar për shkak të numrit të lartë të familjeve me një person dhe numrit të ulët të duhanpirësve. Mbyllja e shkolave do të ketë një ndikim më të madh në një vend ku thuajse të gjithë mamatë janë mama që punojnë. Por sinqerisht, të gjitha këto shpjegime nuk shkojnë te thelbi: po, ne jemi ndryshe nga Spanja dhe Italia, por jo nga Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia. Suedia thjesht ka vendosur që të marrë masa që nuk e shkatërrojnë shoqërinë e lirë.
A nuk është pyetja e vërtetë pse vendet e tjera nuk po bëjnë të njëjtën gjë? Viktor Orban sapo ka rrëmbyer fuqinë e parlamentit të Hungarisë dhe mund ta drejtojë vendin me dekret- për një kohë të pacaktuar. Protestat janë të pakëta, për shkak se Boris Johson, Emmanuel Macron dhe Angela Merkel kanë pezulluar liritë dhe të drejtat themelore në vendet e tyre. Po, unë e di se ata janë të ndryshëm nga Orban, por ai do të pyeste: sa të ndryshëm? A nuk po i ndjekin dronët e policisë njerëzit edhe në Angli nëse dalin shëtitje?
Është hera e parë në jetën time si i rritur, kur është e mundur të imagjinosh totalitarizmin në Perëndim. Po kaq e frikshme është forca e panikut totalitar. Ka një intolerancë në ritje; dhe siç e ka shkruar Orwell- njerëzit e censurojnë veten për shkak të situatës së rrezikshme… dhe se ndershmëria intelektuale është një formë e egoizmit antisocial.
Ka shumë ekspertë në epidemiologji dhe virologji që janë shumë kritikë ndaj strategjisë së izolimit. Disa janë gati që të flasin publikisht. Ka ekspertë të shëndetit publik që argumentojnë se metodat e shtypjes do të vrasin më shumë njerëz se vetë virusi. Por ata kanë frikë që të flasin qartë për shkak të frikës nga turma e mediave sociale. Shumë ekonomistë mendojnë se është çmenduri që të mbyllet prodhimi i tërë kombëtar. Por ata e fshehin mesazhin e tyre sepse mendime të tilla kërcënojnë gjendjen e kohezionit kombëtar.
Edhe sa kohë do të rezistojë Suedia? Është e paqartë. Ne mund të presim që shifrat tona të vdekjeve nga Covid-19 të rriten më shpejt se te fqinjët tanë- sërish ende brenda kufijve të një gripi të keq dimëror, por këto grafikë mund të trembin njerëzit. Një e pesta e popullsisë dëshiron që ne të bëhemi si pjesa tjetër e Europës, me një mbyllje totale. Por shumica dërrmuese, tani për tani, duan që Suedia të ruajë qetësinë e saj. Ne nuk duam të kujtojmë vitin 2020 si kohën kur i shkaktuam një dëm të pariparueshëm lirive tona- ose kur i humbëm plotësisht ato.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ripërtëriu Epokën Gjergj Kastriotit (Skenderbeut).
Platëforma e saj konstruktoj Shtetin Komb të shqiptarëve.
In memorium :
Mic Sokoli e Sef Kosharja në Panteonin e Kombit.
Në historinë e Kombit Shqiptar, gjatë sagës së gjatë, përmes shumë kasandrash, me sakrificë kristiane për mbijetesë, ka shumë prille të përgjakshme. Nuk e kam fjalën për romanin “Prilli i thyer” i Ismail Kadaresë, por për prille luftërash e gjak të derdhur për liri e demokraci. Kam trajtuar në një shkrim të veçantë Kryengritjen e Deçiçit që kulmoi me ngritjen e Flamurit Kombëtar në Bratilë me dt 6 prill të vitit 1911-të, e cila ishte prologu i Kryengritjes së Përgjithshme që do të finalizohej me shpalljen e pavarësisë në Vlorën historike me dt 28 nëntor 1912. Kam folur per 7-të prillin e vitit 1939-të të pushtimit fashist. Shqiptarët u përpoqën në mënyrë sporadike por nuk i rezistuan Romës së Musolinit. U deshën vite lufte për të çliruar Shqipërinë. Pas përfundimit të luftës Dytë Botërore shqiptarët edhe pse u çliruan nga fashizmi mbetën të ndarë përsëri e ranë në kthetrat e komunizmit gjakatarë. Ne mars- prillin 1945 ndodhi masakra mizore e Tivarit. Platforma e këtij veprimi çnjerëzorë të lëvizjes nacionalçlirimtare të Jugosllavisë u ba projekti famëkeq i Çubriolloviçit 7 mars 1937-të dhe 3 nëntorit 1944. Ky projekt i spastrimit etnik gjeti zbatim me zhdukje e shpërngulje të shqiptarëve dhe zëvendësimin e tyre me kolonë serbë. Masakra e Drenicës ishte prologu i masakres së Tivarit. Në muajt mars- prill u ba mobilizimi i dhunshëm i rekrutëve në të gjitha qytetet e Kosovës për ti nisur në frontin e Sremit e të Adriatikut. Shumicën i përqendruan në qytetin e Prizrenit dhe i çarmatosën se ju thanë do ju armatosim në Kroaci e Slloveni. Kolonat e para u nisën me 24-27 mars dhe të dytat me 19- 24 prill 1945. Enver Hoxha, lejoi shqiptarët të mobilizuar me dhunë, pa armë në dorë të kalojnë në rrugën e vdekjes apo “Golgota Shqiptare” siç e ka quajtur Zekiria Cana rrugëtimin e tmerrshëm Prizren-Kukës-Pukë-Shkodër -Tivar- Dubrovnik -Rjekë. Xhelatët e Aleksandër Rankoviçit janë shquar për krimet e tyre kundër mijëra shqiptarëve të rekrutuar dhunshëm, nga Kukesi në Ulqin. Me dt 31 mars dhe 1 prill filloi kasaphana e përgjakshme. Ata janë rrethuar atëkohë nga të gjitha anët në Tivar nga ushtarët malazezë dhe janë qelluar në mënyrë të pamëshirshme me breshëritë vdekjeprurëse të armëve ku mbetën të vrarë mijëra vetë. Asnjë penë nuk mund ta përshkruaj saktë këtë masakër barbare dhe numrin e të vrarëve. Enver Hoxha në vend që të denonconte këto krime të shëmtuara dekoroi skenaristët dhe regjizorët e saj, binomin Tito- Rankoviç. Me dt 24 prill në vitin 1945 me dekretin 48-të nga Presidiumi i Kuvendit Popullor caktohet dt 25 prill dita e kufirit e forcave kufitare dhe shqiptarët mbetën të ndarë me Mur Berlinez. Pikërisht me 31 mars 2018-të Edi Rama i vendosi traun Rrugës së Kombit mbi themelet e Golgotës Shqiptare dhe mbi gjakun e derdhur nga bijtë e bijat më të mira të Kombit Shqiptar që ranë në betejat për shembien e kufijëve, në betejat e Koshares në prillin e vitit 1999-të, të rreshtuar në UÇK- në e lavdishme, e cila realizoj ëndrrën shekullore të Lirisë Dardane. 2 prilli i vitit 1991 është prilli i përgjakshëm i demokracisë. Falangat e Kuçdrës komuniste që po jepte shpirt realizuan masakrën e Shkodrës. U përgjak Shkodra, djepi kulturës, dijes dhe demokracisë. Mbetën në fushën e nderit, pishtarët e demokracisë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku. Urdhëruesi i masakrës së 2 prillit Gramoz Ruçi sot është Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë. Sot objekt të veçantë të shkrimit tim kam Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e cila pavarësisht se u thye 139 vite më parë u bë burim frymëzimi për vazhdimin e luftës për finalizimin e ëndrrës nacionale. Me dt 10 qershor të vitit 1878 në Prizren 133 delegatë, burra të shquar të Kombit Shqiptar, gjeneralë dhe ushtarakë karriere, ideologë të nacionalizmit dhe Rilindjes Kombëtare, klerikë e prijës të sprovuar në luftërat për liri e thirrën dhe organizuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Kjo ngjarje historike, për nga efekti që solli në Historinë Kombëtare për liri e pavarësi dhe shtetëformim, pavarësisht largësisë kohore, radhitet me dinjitet dhe meritë të pamohueshme përkrah famëmadhes, Besëlidhjes së Lezhës dhe është vazhdim i natyrshëm i ideologjisë, platformës e srategjisë së saj në kushte të reja historike. Ky Kuvend Panshqiptarë me shtrirje e pjesëmarrje nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar, pas Shtetit të Përqendruar Arbëror të Gjergj Kastriotit, është e para lëvizje kombëtare që ripërtëriu Epokën e Moisiut tonë Gjergjit të lavdishëm. Ky Kuvend është i pari i organizuar me platformë të qartë politike, ushtarake, administrative. Betejat shekullore të popullit shqiptar ishin të identifikuara me kryengritjet e pandërprera të përgjakshme kundër Perandorisë Osmane. Por tani rreziku i frikshëm ishte ekspansioni shovinist sllavo- ortodoks i shteteve fqinjë që kishin shpallur pavarësinë nga Turqia, si Serbia, Greqia, Bullgaria, Mali i ZI, prandaj shtrohej përpara elites shqiptare nevoja urgjente e mbledhjes së një Kuvendi Kombëtar të mandatatuar nga përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare. Populli shqiptar me anë të prijësve e përfaqësuesëve të tij u dha plotëfuqinë delegatëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për të vendosur për të ardhmen e tij. Beteja ishte në shumë fronte me turqit, malazezët, serbët, bullgarët, grekët. Disfatat e rënda të otomanëve me Rusinë Cariste, çertifikimi që i bëri Traktati i Shën Stefanit ëndrrave shoviniste të Rusisë e satelitëve të saj sllavë në Ballkan, fqinjëve armiqë shekullorë të shqiptarëve e vunë në pikëpyetje serioze vetëekzistencën shqiptare dhe të ardhmen e tyre në Ballkan. Në këtë udhëkryq të errët të historisë, shqiptarët patën fatin e madh historik të kishin si interpret të ëndrrave të së ardhmes së tyre një ansambël burrash të shquar, mendjendritur, vizionarë e luftëtarë të paepur, të cilët kanë zënë vend të përjetshëm në Panteonin e Kombit Tonë. Rilindasit e mëdhenj Pashko Vasa, Sami Frashëri, Abdyl Frashëri, prijësit e shquar Iliaz Pashë Dibra, Mehmet Pashë Deralla, Ali Pashë, Gucia, Idriz Seferi, Binak Alija, Haxhi Zeka, Hodo Pashë Sokoli patën në krah krahas komandantëve të shquar Sylejman Vokshi, Ali Ibra, Ded Gjon Luli, Baca Kurti, Çun Mula, Preng Bib Doda edhe klerikët patriotë Imer Prizrenin dhe Ahmet Koronicën, trimat e shquar Jakup Ferri, Mic Sokoli, Sef Kosharja, Shpend Zeqir Haklaj, simbolet e Pavarsisë së Shqipërisë Bajram Curri e Isa Boletinin që rrokën pushkët e u rreshtuan në Ushtrine e saj atëkohë në moshë fare të re. “E verteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” e Pashko Vasës u ba Platforma e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Uniteti Krahinor dhe fetar ishte boshti ideologjik i udhëheqësve të Lidhjes së Prizrenit, të cilat u sanksionuan edhe në Programin dhe në Aktet Juridike të saj, të hartuara nga Iluministi Pashko Vasa. Në relacionet që iu dërguan kancelarive të fuqive të mëdha të kohës, drejtuesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i banë qartësisht të ditur opinionit publik ndërkombëtarë se shqiptarët janë një Komb dhe etni e pandarë në trojet e tyre të lashta Iliro-Dardano-Arbërore në Ballkan. Vendosmëria e Qeverisë së Përkohëshme e kryesuar nga Imer Prizreni dhe e Ushtrisë së Lidhjes për të mbrojtur me çdo çmim trojet shqiptare vunë në veprim të shpejtë diplomacinë ruse dhe agjentët e saj për të përçarë shqiptarët në bazë fetare. U hartua një plan ogurzi për spastrimin territorial në trekëndëshin Pejës -Gjakovë -Prizren nga shqiptarët katolikë që banonin në këto treva që në kohët e Krishtërimit Apostolik. Këtij projekti famëkeq iu kundërvunë me vendosmëri e vizion patriotik kombëtar udhëheqësit e shquar të Lidhjes Haxhi Zeka dhe Ali Ibra. Për Ali Ibrën, konsujt austriakë e rusë i njoftuan menjëherë kryeqendrat e tyre perandorake, Vjenën dhe Shën Petërburgun se “i ka marrë në mbrojtje shqiptarët katolikë të Rrafshit të Dukagjinit”. Turqia edhe pse ishte goditur rëndë nga Traktati i Shën Stefanit i dt 3 mars të vitit 1878, edhe pse ngjarjet e 4-5-6 shtatorit të vitit1878, si aksion i parë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kulmuan me vrasjen e Mehmet Ali Pashë Maxharrit, i cili kërkonte që Plavë e Gucia ti jepeshin Malit të Zi, ajo nuk kishte ndërmend të bënte asnjë lëshim ndaj kërkesave të shqiptarëve për autonomi e vetëqeverisje. Turqia nuk do të njihte dy elementë themelorë të Identitetit shqiptar Kombësinë Shqiptare dhe Gjuhën Shqipe. Krahas betejave legjendare në disa fronte kundër turqëve dhe sllavëve Qeveria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit zhvilloj dhe një betejë intensive diplomatike nëpërmjet Kryeministrit të Italisë së bashkuar, Arbëreshit Françesko Krispi. Abdyl Frashëri e patriotë të tjerë arritën ta ndërkombëtarizojnë Çeshtjen Kombëtare dhe ta vinin në tavolimën e kancelarit gjerman Bismark, pikërisht në virgjilje të Kongresit të Berlinit me dt 13-të qershor të vitit 1878, ku fuqitë e mëdha do të percaktonin kufijtë e Ballkanit. Megjithëse i mbledhur për të korrigjuar Traktatin e Shën Stefanit dhe për ti venë fre orekseve shoviniste ruse në Ballkan, Kongresi i Berlinit u shkaktoj dëme të mëdha shqiptarëve. Vendimet e tij u pritën me indinjatë nga patriotët shqiptarë anë e mbanë trojeve etnike shqiptare. Ushtria vullnetare e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit zhvilloj beteja legjendare me forcat ushtarake të Mark Milanit të Malit të Zi dhe i zmbrapsi ato me humbje të mëdha. Vetëm në brigjet e Lumit Lim trimat shqiptarë të udhëhequr nga Ali Ibra, Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri, i asgjesuan qindra- mijëra luftëtarë malazezë. Aq të përgjakshme ishin këto beteja saqë Limi u skuq nga gjaku i derdhur dhe kokat e të vrarëve rrokulliseshin nëpër lumë si gurët e tij. Beteja e qëndresa shqiptare pati jehonë ndërkombëtare. Katër shekuj pas Epopesë së Gjergj Kastriotit (Skenderbeut) shqiptarët arritën të bëhen faktor determinues në Ballkan. Berlini u dorëzua duke respektuar faktet reale në terrenin e luftimeve. Në vend të Plavë -Gucisë u njohu të drejtën malazezëve të aneksonin Hotin dhe Grudën. Ideatorët e Planit B të Berlinit menduan se këto treva që banoheshin nga shqiptarë katolikë do të ishin kockë e lehtë për tu gëlltitur me pretendimin se Mali i Zi i krishterë do t’i mashtronte me lehtësi e më vonë do t’i asimilonte ata. Trimat e ketyre maleve dhe ushtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i mbrojtën këto troje me të njëjtin heroizëm që mbrojtën Plavë- Gucinë. Në të gjitha kryeqendrat e trevave shqiptare, nga Janina në Ulqin dhe Tivar Lidhja Shqiptare e Prizrenit i krijoj degët e saj. Ngriti administratën e gjykatat shqiptare. Urdhëroj përdorimin e Gjuhës Shqipe. Me këto veprime të shpejta konstruktoj tiparet themelore të qenësishme të Shtetit Komb. Ajo asnjëherë nuk e njohu ndarjen administrative të shqiptarëve në katër vilajete, pas riorganizimit të Perandorisë Otomane. Ajo krijoj një autoritet qëndror, politik, administrativ, ushtarak duke krijuar Qeverinë e saj. Kushtet e rënda historike, në të cilat u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, beteja në disa fronte, dhe statukuoja që fuqitë e mëdha europiane e monarkitë e tyre vëndosën në Ballkan, egërsia dhe barbaria e Ushtrisë Turke e armatosur gjer në dhëmbë, ndaj popullsisë civile të pambrojtur bënë që pas luftimeve heroike dhe qëndresës së paepur në Shtime dhe Caralevë me dt 18-23 prill të vitit 1881 të shpërndahej. Me 18 prill të vitit 1881 Ushtria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u ndesh me Ushtritë turke të komanduara nga Dervish Pasha në Shtime dhe Slivovë. Rreth 3000 luftëtarë, vullnetarë shqiptarë patën përballë 20 batalione turke me mbi 15000 ushtarë, oficerë, të paisur me armatimin më të mirë të kohës. Betejat ishin të përgjakshme me heroizëm të madh të shqiptarëve, ndonëse në kushte të pabarabarta por ata u treguan qëndrestarë të paepur e të pathyeshem deri në flijim për Atdheun. Me dt 20 prill Mic Sokoli, veprimtari i shquar i aksioneve të Ushtrisë së Lidhjes, në Gjakovë për vrasjen e Pashë Maxharrit, për mbrojtjen e trojeve tona në Plavë – Guci në Betejën e Nokshiqit në dhjetor 1879- janar 1880, në Betejën e Shtimes i vuni gjoksin shkëmb topit të sulltanit e mbeti në fushën e nderit dhe të lavdisë për tu përjetësuar në këngë. “N’Fushë t’Kosovës u lidh jezeri, (mjegulla). Haj medet ka mbetë shumë njeri. Mic Sokoli e Zmajl Hyseni”. Apo: “Mic Sokoli ban me dorë. Besa shokë s’po muj me folë. Se m’ka ra do gjak në gojë. Se m’ka ra do gjak në bark Shtatë martine i kam në shtat”. Aty u plagos Ali Ibra zv Komandanti i Ushtrisë së Lidhjes dhe Shpend Zeqir Haklaj komandant i formacioneve luftarake të Gashit. Aktet heroike të shqiptarëve përshkruhen nga vargjet: “Ali Ibra n’vraç të zi. Po i shkon gjaku për zingji. Se këtu i thonë shqiptari”. Për shkak të epërsisë numerike, barbarisë shtazarake të ushtrive të panumërta e që shtoheshin nga ora në orë Ushtria e Lidhjes me dt 21 prill tërhiqet. Me dt 22-23 prill u zhvilluan luftime të ashpra në Qafë Dule dhe Suharekë për të penguar ushtritë osmane të hynin në Prizren. Pas thyrjes së rezistencës së kryengritësve shqiptarë kapet i plagosur Sef Kosharja në Malin e Porodimës, afër Shtimes dhe nga këtu i lidhur për duarsh u dërgua para Dervish Pashës në Kodrën e Gllavicës afër Kosharës, në pikën me strategjike të saj të quajtur Okol. Pashai i premtoj Sefës se nëse distancohesh nga “Hasharati”, siç i quanin turqit malësorët kryengritës do ta falte e do ti ndërtonte një kullë të bukur. Sef Kosharja iu kundër përgjigj Pashës me këto fjalë: “O Pashë s’jam me ty e as bahna. Besën ua kam dhënë krerëve të dheut e Flamurit tim e qe besa edhe des. Besa tek ne nuk shkelet së kena ftyrë”. Meqenëse Dervish Pasha nuk ia doli me dinakëri e premtime të përfitonte e ta bindte, i egërsuar nga qëndrimi mospërfillës i trimit dha urdher të varej në lis dhe u la ashtu të varur për tre ditë për të tmerruar, e për të mbjellur frikë e panik tek kryengritësit. Kush ta heqin nga litari i pritet koka dha urdhër Pashai i Turqisë. Pas tre ditësh nipi i tij, djali i motrës Shabani nga Shtimja e mori dajën Sefë dhe e varrosi në varrezat e Sllatinës në Slivovë. Populli e ka gdhendur në këngë lisin e shqiptarisë Sef Kosharja: “Sef Kosharja i pari i fisit. Hije t’paska maja e lisit. Hije m’ka o shok’t e mi E dhash’ jetën për liri”. Në maj u banë përleshjet e fundit në Rrafshin e Dukagjinit. Megjithëse pati jetegjatësi të shkurtër, vetëm tre vite 1878-1881, Lidhja e Prizrenit i tregoj Botës se shqiptarët janë trashëgimtarë të një rrace fisnike, bartës të një gjuhe dhe kulture që ka lindur në agimin e Qytetërimit Botërorë.
😪”Alo Dedë…Dedë…ku je, eja, kthehu tani…kam shumë gjëra për të të thënë…” …shumë dashuri të papohuar si Artist i Meritur i popullit tim!
Natë e akullt si bora. Natë që Ai ngriu si në përjetësitë tona! 😪Lamtumirë Rikard Ljarja! Popull i vogël me artistë të Mëdhenj, të dashur, që na mbajtën gjallë në ato vite izolimi me interpretimet e tyre. Mes roleve të tyre arratiseshim në vënde dhe imagjinata që Nuk prekeshin. Dhe i përjetonim thellë ato situata sepse ishim të ngujuar, në karantinë kufijsh, ja si dhe sot!!! Rikardi është!!! një Artist me vlera të papërshkruara. Me atë zë tepër karakteristik, të ngohtë, gjoksor, me artikulim përfekt të ç’do gërme, u adhurua si të paktët. Me atë shikim ekspresiv dhe pauzë kohore të domosdoshme për të thënë batutën, i panxituar, Ai të bënte ta kuptoje gjithë skenarin e filmit.
Gjigandi Shkodran i bukur, king, prezentabël, la gjurmë në kinematografinë tonë që nuk do humbasin kurrë! Rolet e Tij ishin të krijuara për Të, vetëm Ai mund t’i luante ato role. Nëse Ai nuk do më binte se dashuria transmetohet edhe nga larg, nga një tel telefoni, se dashuritë që na duan na presin sa të mbarojmë detyrat e bukës, unë sot nuk do flisja dot për Të dhe të merrja pjesë në hidhërimin tonë të përbashkët😪
Dhe sapo të hapi dritaret ky qiell sot do dal të shoh detin ku Ai mes dallgëve ktheu guximshëm anijen e rrëmbyer të Atdheut.I folën tradhëtarët me pasion për jetë në Dhe të huaj, për para, pije, cigare, femra, liri fjale…por Ai me aktin e tij besoi se Guri i rëndë duhet të jetë në vënd të vet!😪 Nuk besoi kurrë se të huajtë mund të të japin më tepër të drejta se në Dheun që ti linde!😪 Ne atë udhëtim mes Pyjeve me Borë ku rastësisht izolohet nga bora me nusen e tij, mes grindjeve për të ftohtin, kohën, ciklonin, fshatin me aq pak njerëz, Ai na bind se ka jetë dhe jetëgjatësi bile në zonat rurale…thithin mushkëritë ajër të pastër, të shtohet jeta, jetojnë të gjithë bashkë si një familje e madhe, flë qetë dhe dëgjon flokë bore mbi xham, rron gjatë si Plaku i mënçur, “i keq”, grindavec i atyre bjeshkëve! Me rolin e Dostit, si agjent i huaj që inkuadron spiunë në shërbimet sekrete, do na bindi se vrasja e Ilegalëve heronj do ishte një humbje e madhe për ne. Dosti gjëndej në Shqipëri që të vidhte gjithçka me vlerë ka ajo tokë!!! “Dritan Shkaba”; “Skender Guri”; “Perlati”; “Rrema”; “Luka” do ishin personazhe të filmave që ne mezi prisnim t’i shikonim mijëra herë. Të luajtura me mjeshtëri artistike të tillë sikur i drejtohej një auditori me miliona e miliona njerëz, ashtu siç duhet ne ta shohim vetem, mjaftueshëm si popullsi për të bërë mrekullira! Artistët tanë që ne flinim në një qytet bashkë dhe na zbukuronin jetën, po rrallohen si shirat e kësaj epoke që po na than pa pikë uji. Shterpë koha, copë buzët e tokës për Vesë, shterpë shpirti jonë për qetësi, shpresë dhe frymëzime si rolet e Rikardit tonë!
❤️”E ku ju shkon juve mëndja për mua…ju rrezik më harroni fare…” ❤️”Ç’thua Dedë… jemi mësuar me zërin tënd. Ti mungon një javë dhe ne na duket sikur ti ke qënë aty…ty të parafytyroj gjithmonë diku në linja, në pyll, në mal dhe gjithmonë vetëm…”. Mos ndoshta, them, mos ndoshta Deda jonë ka ikur sot të lidhi një linjë që nuk punon? Linja mes Atdheut dhe shteteve të huaja ku jetojnë emigrantët? Linja që unë fola sot me mall dhe më thanë se Deda Nuk përgjigjet? Duhet të rendim ta gjejnë me dritën e shpirtit atje ku bora ka rënë shumë dhe Ai duhet të jetë aty majë një shtylle…ku telat e linjave skicojnë pentagramin e një kënge shumë të vajtueshme sot! Lamtumirë kolosi i Kinematografisë Shqiptare Rikard Ljarja!⭐️ Sot si dhe atëherë do vijnë pak shokë afër teje por udhës jemi Ded, do hapen udhët… borë është, do shkrijë nga kjo Pranverë që mallon të çeli…do vijmë dhe do të të gjejmë të ngrirë në Piedestalin e kujtesës së popullit tonë!😪 Borë…mermer i bardhë… rrugë të bardha të ngrira si dëshpërimi jonë…! ❤️😪NilaR Ngushëllime të përzëmërta famijes së Tij!
Problemi është si të pastrohen paratë e drogës. Shqipëria nuk ka mbjellë perime, por drogë dhe këto para duhen pastruar.
Shqipëria një shtet i brishtë, do të depozitojë paratë e krimit. Folët për domate dhe kastraveca, por emigranti merr 800 euro në Greqi, ja 1200 në Itali, apo 2 mijë në Britani, por këto para, një emigranti, i duhen për vete.
Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus”, në “Tv T”, ku ka folur për nismën e fundit të qeverisë, për amnisti fiskale.
Rakipi tha se kjo amnisti, do të sjellë pastrimin e parave të krimit dhe do të legalizojë paratë e pista të drogës, gjë që do ta vendosë Shqipërinë në një pozicion mjaft të vështirë, në raport me institucionet ndërkombëtare dhe agjensitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.
Gazetari u shpreh se kjo nismë, do të krijojë një precedent të rrezikshëm, duke promovuar shkeljen e ligjit dhe duke diskriminuar ata që kanë paguar taksa dhe kanë zbatuar të gjithë ligjet fiskale të vendit.
“Së pari, kjo amnisti eleminon garën. Ky sistem mbështetet mbi garën. Garë do të thotë të punosh dhe të paguash taksat sipas ligjit, t’ju përgjigjesh të gjithë detyrimeve. Kështu lëviz e gjithë shoqëria, në bazë të kësaj gare. Këtu bie gara, legalizohen paratë e fituara jashtë sistemit, në të zezë, në të bardhë, nga droga, të gjitha këto para të fituara jashtë sistemit.
Nëse do të vendoset ky precedent, i thuhet shoqërisë, një pjesë të punojë sipas ligjit dhe rregullit, pjesa tjetër, të vërë fitime sa dhe si të dojë dhe ti ja legalizon në bankë, kundrejt një vlere qesharake.
Këtu qëllimi është, të futet paraja e pistë, e fituar nga trafiqet e paligjshme. Në SHBA, ndiqet me shumë rigorozitet punën e parave të pista. Paraja që vjen nga droga dhe trafiqet, ndiqet kudo dhe është nën kontroll të plotë të institucioneve ndërkombëtare.
Shqipëria një shtet i brishtë, do të depozitojë paratë e krimit. Folët për domate dhe kastraveca, por emigranti merr 800 euro në Greqi, ja 1200 në Itali, apo 2 mijë në Britani, por këto para, një emigranti, i duhen për vete.
Problemi është si të pastrohen paratë e drogës. Shqipëria nuk ka mbjellë perime, por drogë dhe këto para duhen pastruar.
Sistemi bankar është po i tillë, sistem i korruptuar dhe i kompromentuar“, tha Rakipi.
Se kemi heshtur, nuk do të thotë se jemi nënështruar.
Kryeministri, natën e shënjtë të pashkëve, shpërndau një video ku ironizonte opozitën dhe Kryetarin e saj.
Me veprimin e tij, Kryeministri ka dëshmuar disa elementë marrëzie dhe urrejtje.
E para, cënoj respektimin e shënjtërisë së festave fetare. Çuditërisht, në pasditen e shenjtë të pashkëve, kur gjithçka dukej paqësore (aq sa mund të thuhet në kohë të tilla), shpërthen inati djallëzor qeveritar.
Në raste të simbolikave të tilla si pashk, bajram, novruz, krishtlindje, ka një kod të pashkruar, për mos ta ndotur ditën. Kod që e respektojnë apriori edhe plot radikal, të marr apo idiotë e delirant që shkarravitin rrjetin. E kryeministri shfaqet me gjithë urrejtjen e tij mbi këdo. E dyta, në momentin më kritik të popullit, kur diskutohet jeta përballë një virusi plot rreziqe. Gjëndje ku mjekësia si shkencë po ndesh me plot të panjohura. Më e ndjeshme situata në varfërinë ku gjëndet pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare. Me atë video game të pështirë, ai nxiu mundin e stafit mjekësor, por rëndoj edhe mushkëritë e pacientëve të shtruar në pavione.
E treta, prishi armëpushimin e luftës politike, vendosur de facto, përballë një armiku të deklaruar si i padukshëm. Duhet theksuar se këtë armëpushim e pregatiti, realizoj dhe po e ruan korrektësisht Lulzim Basha.
Është pikërisht Basha, ai që gjithë energjinë e forcës politike, të cilën e drejton, e kanalizoj në funksion të shërbimit dhe ndihmës përballë epidemisë. Racional në propozimet sesi duhet vepruar me ekonominë, trajtimin dhe financimin e mjekësisë, familjet në nevojë dhe bizneset, deri në atë masë sa qeveria ka qenë e detyruar t’i implementojë në norma zyrtare. Këtë veprim qeveria e bëri nën presionin e opinionit publik dhe opozitës. Jo se ka dashur, por ka kuptuar se ato ishin praktikat më të dobishme dhe efektive.
Në çdo dalje dhe prononcim publik, Kryetari i PD – së, ka theksuar se jeta e qytetarëve kapërcen çdo qëndrim politik. E shprehur qartë : Jo sukses politik dhe personal mbi fatkeqësi. Kësaj thirrje dhe këtij gjykimi i janë bindur më tepër se gjysma e shqiptarëve. Kësaj thirrje pra, jo frikës sikurse e mendon ndonjë mëndjeprishur.
E treta, mënyra provokative sesi e ka montuar atë video dhe hedhja në rrjet, është thirrje për të rindezur luftën politike ashpërsisht. Këtu duhet ndalur dhe duhet parë tej veprimit prej “çamarroku të dehur”. Rastet kanë treguar se ai shpesh krijon situata të rreme për të tërhequr vëmendjen nga diçka diabolike që po realizon ndërkohë. Stis ndonjë detaji anësor, por me efekte të forta vizuale, dhe hahaa krushqit, hahaa dhe nusja.
Ju sjell në vëmendje, daljen me poturret qesharake ditën e votimeve bashkiake. Mediat, opinionet, rrjetet sociale u morën me veshjen e tij karnavaleske, ndërsa makineria e pushtetit fallsifikonte dhe prodhonte votues. Kujtoj gjithashtu se ai e zhurmoj opinionin publik me rastin e teatrit dhe unazës sikur do krijonte një kryeqytet ëndërrash e në të njëjtën kohë e mbushi Tiranën me kulla dhe i grabiti deri trotuaret. Bombardoj gjithë ekranet me nevojën emergjente për rindërtimin e shtëpive dëmtuar nga tërmeti e në të njëjtën kohë vazhdoj operacionet financiare me afera të dyshimta konçesionesh dhe praktika ppp – sh.
Ka mobilizuar një divizion aparatçikësh, të cilët me qeska orizi nëpër duar, rendin nëpër familjet e mjeruara dhe bëjnë bamirësi të turpshme. Efekti vetëm mediatik dhe trushplarje. Në të njëjtën kohë, spitalet vazhdojnë të jenë në pikë të hallit për mjetet dhe aparaturat më të domosdoshme. Një autokrat tipik, i cili ka monopolizuar çdo emër tonin, për të dal në punë, në rrugë, me makinë, rendin e ditëve, gjininë, pleqërinë etj, etj. A thua shteti ka vetëm një nëpunës dhe mbret në të njëjtën kohë. Kush nga ne di prej dy muajsh, cili është ministër apo zyrtar tjetër i lartë ? Askush . Sepse nuk ka në fakt. Autoritet absolut është vetëm një. Deklarohet me të madhe se janë ndihmuar në këtë periudhë mbi 500 mijë familje në Shqipëri. E turpshme nëse është e vërtetë. Më e tmerrshme sepse është fallsifikim apo vjedhje e madhe. Unë që po shkruaj këto rreshta, kam rreth vetes, në rendin e parë të lidhjeve të gjakut dhe miqësisë 25 familje. Midis tyre ka nevojtarë real 6 familje. Tek asnjë prej tyre nuk ka mbërrit gjysmagjeli i bashkisë. Ide që e kam shkruar para një muaji. Vini listën e familjeve që përfitojnë në hyrje të pallatit. Kjo është transparenca. Secili le ta shohi me këtë sy dhe ta mati me këtë kut të vërtetën e ndarjes së ndihmave. Vendosja e gjobave dhe falja e tyre me dekret qeveritar.
Një farsë e zhytur në politikë. Mbase gaboj në marzhin e hamendësuar, por këtu një hipotezë po sjell. Si e tillë, po u rrëzua, tërhiqem. Ata, të cilët guxonin të shkelnin rregullat e karantinës, sidomos me makinat, në shumicë kanë qenë djemtë beniamin të fushatave të partisë dhe tek – tuk ndonjë hallexhi me të sëmurë. U vunë gjobat, bllokuan patenta e makina dhe filluan telefonat se po i bjem vetes. Erdhi falja e madhe si besnikëri, falënderim e mirënjohje. Rikthehem te video si shkak i luftës politike. Të shpërndash mesazhin se Partia Demokratike ka marr fund, do të thotë se je djalli i zi i pluralizmit politik. Të deklarosh këtë për forcën politike më të madhe në vend, është një lajthitje, të cilën nuk e artikulon as komunisti më radikal. Drejtëpërsëdrejti ke ndezur gjakun e mbi 100 mijë antarëve aktivë të saj. Në atë aradhë ka qindra shkencëtarë, mijëra intelektual, studentë, fermer, biznesmenë, punëtorë, gjysma e shoqërisë pra. Se opozita më së pari është frymë. Të cënosh sentimente të tilla, nuk është kurajo e madhe, por dëshpërim absolut. Ai po e kërkon përplasjen politike jo si sfidë, por si tymnajë për të fshehur dështimin në këtë periudhë dhe më tepër për të justifikuar krizën gjithëpërfshirëse që e pret vendin. Galopi asaj krize ndihet dhe është i frikshëm për gjithë shqiptarët tej bindjeve politike. Asaj krize duhet t’i dalim para me çdo kapacitet krijues, inisiativa dhe kurajo. Trupa e tillë reflektare më së shumti e sheh veten në opozitë me qeverinë. Ky është rasti, kur thirrjen për luftë duhet ta shpërfillim dhe energjitë të fokusohen te ruajtja e jetës së popullit. Beteja elektorale, midis të tjerave do varet edhe nga qëndrimi i sotëm.
Për gjeneralët dhe kolonelët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, u bë i detyrueshëm arsimi 7-vjeçar me platformën e punës operative e organeve të punëve të brendshme të vitit 1954. Deri atë çast, shumica e gjeneralëve ishte me arsim fillor. E shumta kuadri mund të kishte ndonjë kurs jugosllav apo sovjetik. Por kurrsesi më shumë. Sepse në thelb, regjimi komunist ishte sundimi i injorantëve mbi të diturit. 10 vjet pas vendosjes së regjimit, kur ata me arsim fillor ose pa arsim fare kishin korrur apo burgosur gjithë inteligjencien e vendit, Partia e Punës vendosi rregulla për kuadrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por këtë rregull nuk e bëri ligj, por vetëm një dokument partiak e të fshehtë. Po ashtu rregullohej mënyra e martesës së kuadrove, në mënyrë që kuadri të ishte plotësisht i politizuar dhe i verbër. Domethënë nuk mund të pretendohej nivel tjetër kulturor veç atij minimal për kuadrit efektiv të MPB-së.
1954
16-Arsimi 7-vjeçar është i detyrueshëm për të gjitha kuadrot e organeve dhe reparteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, atje ku janë mundësitë praktike. Për t’u martuar një kuadër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i çfarëdo funksioni qoftë, duhet më parë të vërtetojë qëndrimin politik të vajzës që ka zgjedhur për bashkëshorte.
1958
17-Arsimi 7-vjeçar është i detyrueshëm për kuadrin efektiv të organeve dhe reparteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme atje ku janë mundësitë praktike. Për t’u martuar, një kuadër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i çfarëdo funksioni qoftë, duhet më parë të vërtetojë qëndrimin politik të kandidatit që ka zgjedhur për bashkëshort. Për kuadrot e Sigurimit të Shtetit është e detyrueshme edhe marrja e pëlqimit të këtyre organeve përpara martesës.
Në rrasat e gurët e saj u nënshkrua ngadhënjimi i UÇK-së së Lavdishme.
Tropoja Oaz i lirisë, Kryeqytet i luftës për çlirimin e Kosovës.
In memorium në 21- vjetorin e renies së Sali Çekajt “Veteranit”.
Sa herë të flas për Betejën e Koshares kam prapë për të thanë, për madhështinë e saj, qëndresën titanike të misionarëve të Kombit, ngadhënjimin e UÇK-së së Lavdishme mbi ushtritë konglemorate sllave, nënshkrimin e kësaj lavdie në rrasat e gurët e saj, me gjakun e deshmorëve, ashtu si nënshkrimi i Kuranit mbi rrasat e Mekës. Rrasat e gurët e lirisë në Koshare janë shëmbëlltyrë e Gurit hyjnorë të Qabesë së Adamit, Ibrahimit dhe Ismailit. Gurët e lendinave të saj të kujtojnë Murin e Lotëve në Jerusalem, Shkëmbim e Golgotës së Krishtit, Kupolën e Shkëmbit nga i cili Muhameti udhëtoj për në parajsë. Të kujtojnë Tempullin e mbretit David, vendin ku Abrahami ishte i gatshëm ta flijonte të birin Isakun për Përendinë. Muri i Lotëve simblizon rezistencën e hebrejëve ndaj babilonasëve, sirianëve, filistinëve, romakeve, otomanëve, jordanezëve. Ai është simbol i përndjekjes, shfarosjes dhe holokaustit nazist, ku miliona hebrejë humbën jetën, dhe miliona të tjerë u vranë nga Stalini. Edhe Bjeshkët e Koshares gurët e lëndinave të saj, varri i Omerit aty janë deshmi autentike të betejave të Kreshnikëve të Jutbinës Mujit dhe Halilit me krajlitë serbe. Mali i Shkelzenit është deshmitar i dyluftimit të Gjergj Elez Alisë me bajlozet e detit. Aty janë arkivuar legjendat e Kreshnikëve të Jutbinës. Ashtu siç ka parë dhe dëgjuar Krishtin Mali i ullinjëve, siç janë dëshmitarë pllakat e gurta për trupin e tij shtrirë mbi to, edhe gurët e Koshares e të Shkëlzenit, malet e lisave, pishave, aheve, zogjtë e shqipet në qiell kanë parë e degjuar dylyftimet e kreshnikëve tanë me krajlitë serbe dhe me bajlozët e detit. Çdo gur, lis e pishë e Koshares, orët e malit, zanat dhe shtojzovallet janë dëshmitarë të heroizmave të dragojëve të Lirisë Dardane përballë demave të tërbuar sllavë për çlirimin e një populli që kishte sakrifikuar për lirinë si Krishti dhe i vendosur si Muhameti, me besim Abrahamian tek Zoti, që mbijetuan si hebrejtë për më shumë se 23 shekuj, në përballje me shumë pushtues. Me dt 9-të prill të vitit 1999-të filloi Beteja Homerike që shembi kufirin mes shqiptarëve. Ajo kishte rreth 40 ditë që pregatitej dhe zgjati deri në çlirimin e Kosovës, për 70-të ditë, një luftë frontale përballë një ushtrie me forca të mëdha, teknikë dhe armatime shumë më të fuqishme se UÇK-ja. Por UÇK-ja kishte idealin, motivin, forcën, drejtësinë hyjnore të Kauzës për çlirimin e Kosovës dhe besimin tek Zoti për realizimin e saj. Kjo betejë u udhehoq e finalizua nga një strukturë e mirëfilltë ushtarake, që i parapriu një pregatitje ushtarake, dhe u drejtua nga kuadro e oficerë elitë. Kishte të kompletuar njesitë me efektivë, armatim, municion, logjistikë të gatshëme për luftë, vëzhgim të terrenit e precizimin e forcave përballë, plazinim dhe përpilim të planit ushtarak, bazuar në manuale e doktrina standarte me elementë të Natos. Drejtimi i veprimeve luftarake bëhej nga një hierarki e mirëfilltë ushtarake me moton: “Eprorët në ballë të luftimit – ejani pas nesh”. Beteja e Koshares është përballje me front të rregullt për gjatë gjithë periudhës. Ajo ishte betejë mbarëkombëtare, betejë e bashkimit, në të cilën merrnin pjesë bijtë e bijat nga të gjitha trojet arbërore, nga Diaspora, të gjithë faktorët politikë të Kosovës. Ishte betejë internacionale sepse në mbështetje të saj kishte anglezë, gjermanë, francezë, algjerianë, boshnjakë, nga të cilët pati të plagosur dhe deshmorë, e nga ana tjetër në ushtrine konglemorate jugosllave pati dhe oficerë rusë, paramilitarë e mercenarë sllavë që i lanë kockat aty. Beteja e Koshares ishte e kordinuar në përfeksion me Zonën Operative të Rrafshit të Dukagjinit të drejtuar nga Ramush Haradinaj dhe në akord të plotë me Naton. Gjenerali Klark ka shkruar në kujtimet e tij, në librin “Të bësh luftë moderne”: “Kishim vëzhguar se si kishte hapur UÇK-ja një korridor, i cili në verilindje çonte në Kosovë, nëpërmjet Fshatit Koshare. Lufta e vazhduesheme aty shpesh i detyronte forcat serbe të dilnin në terren të hapur dhe na mundësonte ne t’i sulmonim ato”. Kjo betejë ngjalli besimin e ngadhnjimit të UÇK -së mbi zhupanët e Serbisë dhe zgjoj shpresën tek populli i Kosovës për çlirim dhe kthimin në trojet e veta. Ishte betejë frontale dhe luftimet ishin ballë për ballë, e jehona e pushkëve nuk pushonte në shi dhe në borë për rreth 24 orë. Kjo betejë i zbatoj standartet ndërkombëtare si me të vrarët ashtu dhe me robërit e luftës. Ajo ngjalli shpresën për liri, theu kufirin ndërshqiptarë, e shkuli piramidat e shtetit jugosllavë dhe mundi ushtritë sllave me forcën e armëve. Pjesa e çliruar u mbajt nën kontroll dhe serbët nuk arritën të rimarrin asnjë territor të humbur pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme me mbi 5000 forca ushtarake në terren. Me dt 11-të ra në Rrasën e Koshares njeri prej hartuesve të platformës së “Operacionit Shigjeta”, poeti dramaturgu, i pari që shembi piramidën, Komandant “Katana” Agim Ramadani. Me 16 prill në Rrasën e Koshares ra Fadil Maloku nga Juniku. 21-vite më parë me dt 19-të prill në Betejën e Koshares ra njeri prej hartuesve të operacionit, figura poliedrike shumë dimensionale, juristi, politikani, intelektuali, oficeri gueril Komandant “Veterani”, Sali Çekaj, i cili bëri gjithça mundi për çlirimin e Kosovës. Ai ra për të mbetur në pavdekësi në Rrasë të Koshares. Vepra e tij u derdh në bronz dhe në këngë. “M’ka rritë nëna n’zhguna veku Ma thonë emrin Sali Çeku I thonë Sali Çeku trimit veteran I këndon dyfeku një këndim dardan Jo nuk e ndal hapin ky kollos i Kombit Jo nuk e ndal vrapin ka bekim prej Zotit.” Bashkë me Salihun, atë ditë ranë në Altarin e lirisë edhe 13-të deshmorë, nga këta 7- të në Rrasë të Koshares dhe u plagosën 19-të luftëtarë. Luftën e vazhduan shokët e idealit duke korrur suksese të jashtëzakonshme. Brigada e 138-të që mori emrin e Agim Ramadanit nën drejtimin e strategut Rrustem Berisha u ba barrikadë pathyeshme. Prilli ishte i përgjakshëm, kudo binin trimat por nuk i lëshonin Istikamet sepse në këtë betejë maratonë menjëherë vinin shokët e idealit. Me dt 11-të maj e gjithë Ushtria Jugosllave ishte urdhëruar që me çdo kusht të merrej Posta e Koshares dhe gjithë territori deri në kufijtë ekzistues, por pas shumë përleshjeve të përgjakshme për disa ditë, pandërprerë, ushtritë konglomerate sllave që kishte dhe oficerë rusë e paramilitarë sllavë u thyen keq e u kthyen të mundur dhe të turpëruar, më bisht ndër shalë. I gjithë maji ishte tragjik, luftë e vazhduesheme për më bilanc triumfues të UÇK-së. Pozicionet strategjike të fituara me mund e sakrificë mbaheshin me stoicizëm. Me dt 16-të maj ra në Rrasë të Koshares Abaz Thaçi, nga Drenica. Me dt 31 maj ranë aty ku toka puthet me qiellin, 2305 m mbi nivel të detit, në Rrasë të Zogut, Xhemajl Fetahu nga Peja dhe Milazim Shala nga Deçani. Luftimet vazhduan edhe në qershor, deri në çlirimin e Kosovës dhe Kosharja qëndroj Kala e pathyeshme. Në Rrasat e saj u nënshkrua ngadhënjimi i lirisë. Ajo do pagëzohet në histori si Qabeja e triumfit të ëndrrës, e Lirisë Dardane. Në Betejën e Koshares ranë për të mbetur të pavdekshëm në Panteonin e Kombit 113-të deshmorë. Gjaku i tyre rrodhi nga Rrasat e Zogut dhe Koshares bashkë me lumin e Erenikut për të njomur lulëkuqet e Junikut e Gjakovës, karajfilat e Lirisë së Kosovës. UÇK-ja e lavdishme e realizoj ëndrrën shekullore të Kosovës për liri, shkuli piramidat dhe gurët e kufirit vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve. Pritjen e gjatë, por edhe prognozën për përmbushjen e saj na e sjell ma pathos kënga brilante e interpretuar nga znj Fatmira Breçani “Mjeshtër i Madh”, me tekst të z Hamit Aliaj “Mjeshtër i Madh”, kompozuar nga Skender Doshlani “Mjeshtër i Madh”, e cila ishte pregatitur për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1988-të, por u ndalua nga pushteti diktatorial i Enver Hoxhës. “Kapërceva Erenikun e u nisa për në jetë Karajfilat që mi fale po i ruaj tash 100- vjet O moj lulëkuqja e Gjakovës O sa m’ka marrë malli për ty Në mes nesh një lumë me valë S’po na len me u pa me sy Emrin tënd ja’u kam m’sue zogjëve Të gjithë zogjtë emrin t’a dinë Karajfilat që mi fale I kam mbjellë në liri. U mbush qielli me karajfila o moj e mira nga Gjakova Emrin tënd ja’u m’sova zogjëve, mos kujto se të harrova”. Në inagurimin e Shtatores së Sali Çekajt në Deçanin legjendarë të Haradinajve Presidenti Rugova në pershëndetjen e tij e vlerësoj shumë Betejën e Koshares dhe çmoi lart rolin dhe kontributin e Sali Çekajt. Rugova çmoi shumë mbështetjen e Tropojës për çlirimin e Kosovës. Ai tha se Tropoja në shekuj ka qenë djep i patriotizmit dhe nacionalizmit. Ajo ishte në shekuj kështjellë e pamposhtur, barrikadë e invadorëve të ndryshëm. Tropoja është Oaz lirie theksoi Rugova në fjalën e tij. Ai vleresoi Betejën e Koshares dhe thyrjen e kufirit. “Kosova ka liri se pati Koshare. Mirënjohje për Tropojën tha Presidenti”. Sigurisht që ndihesha krenar për kontributin e shquar të vendlindjes time në historinë shumë shekullore, në betejat për liri e çlirim kombëtar për gati dy shekuj. U ndjeva krenare atëherë, e këtë krenari dhe emocion e percolla në pershëndetjen time për të pranishmit si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por e ndiej edhe sot kur po shkruaj për kontributin e Tropojës dhe djemëve të saj për çlirimin e Kosovës. Mirënjohje për deshmorët tropojanë Bilbil Breçani, renë në Koshare dhe Fatmir Doçi renë në Smolicë. Mirënjohje për luftëtarët e lirisë nga Tropoja Zaj Çela, Feriz Trezhnjeva, Rakip Sadikaj, Rexhep Kërtoçi, Besim Kuçana, Hysni Neziri, Xhevahir Selmani, Avdyl Trezhnjeva, Avdi Sallahi, Ali Çeka, Vendim Demaj, Halil Demaj, Shpend Demaj, Skender Agaj. Mirënjohje për gjakun e derdhur e plagët e Zajës, Hysniut e Shpendit. E si mos të ndihesha unë krenar atëherë e sot për djaloshin nga Tropoja, tmerrin e serbëve Rakip Sadikaj “Bresheri i Zi”, kordinatoi i artilerisë dhe këshilltari i Komandantit Rrustem Berisha e bashkëpunëtori i ngushtë i Kalorësit të Lirisë Ramush Haradinaj. “Bresheri i zi” ishte bërë tmerr për armikun. Kur në radiolidhje kerkohej nderhyrja e “Breshërit të bardhë” për ne dhe i “Zi” për serbët, forcat sllave i kapte paniku dhe jepej komanda “Në strehim”, njësoj si- kur goditej nga aeroplanët e Natos. Beteja e Koshares është unike, simotër e Betejës Spartane të Termopileve përballë ushtrive perse të Kserksit, simotër e Betejës së Qerbelasë . Ajo pati mbeshtetjen e fuqishme të Tropojës e cila u ba “Kryeqytet” i luftës për çlirimin e Kosovës në vitet 1997-të -1999-të dhe “Kryeqytet” i mikpritjes e cila priti 20000 vëllezër e motra të Kosovës. Alpet e kanë çmimin” Nobel” për bukurinë. Natyrisht Tropoja e ka çmimin “Nobël” për historinë e saj të lavdishme. Tropoja është “Nderi i Kombit”. Nderim për herojtë e gjallë dhe të vdekur të kësaj beteje, 113-të deshmorët e saj prehen në lendinat e Koshares. Nderim respekt e mirënjohje për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Atdheut. Lavdi deshmorëve të Kombit.
“Pa Vjosa Osmanin, LDK-ja bëhet forcë e tretë politike në Kosovë” – shkruan miku im Prof. S.Mehazi ne gazeten Bota Sot.
Autoriteti politik nuk dhurohet por fitohet në të quajturat beteja politike. Ne shqiptaret e kemi nja zakon jo të mirë. Ngutemi t’ja presim “kostumin” politikanit sipas mides tonë dhe jo sipas dimensioneve të shtatit , qe do të thotë në përputhje me prurjet e tija në politikë!
Regjizor Ilir Fatkoja SHBA/
Kjo erdhi edhe si kundër përgjigje ndaj qendrimit të ashpër të Arben Gashit, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, i cili vlerësoi se partia e tij do të mund të fitonte më shumë vota në zgjedhjet e 6 tetorit, pa Vjosa Osmanin në krye të listës.
Duke e parë si një deklarim vetiak të nxituar qëndrimin e Arben Gashit, nuk e pashë të arsyeshme të merrem me të, ndaj parapëlqeva debat me mikun tim të hershëm, njohës i politikës profesor S. Mehazi ku diskutimi i të tilla temave është i pranuar jashtë cdo trysnie, ku liria e mendimit turravrapet hareshëm nga këndvështrime të ndryshme dhe ne capracitemi në kerkim të vlerësimeve sa më të drejta. Ilir Fatkoja Pa dashur t’i kundervihem opinion tuaj i dashur Sulejman, por deshiroj te njihem me aresyet qe ju shtyjne te konkludoni qe mungesa e zonjes Osmani do ta tkurrte LDK-ne. Mendoj qe jane kokrete per ju.
Sulejman Mehazi : I nderuar Ilir Fatkoja, Vjosa eshte e frymes se re politike dhe me e denje para klases se vjeter bajate politike te LDK, pa Vjosen LDK-ja do mbetet e stervjetruar dhe e pafuqishme.
Ilir Fatkoja : Prof Mehazi, ky eshte argument pjesor, miku im. Te thuash eshte “pjese e frymes se re” do ishte fakt i plote ne se do e argumentons me fakte , si e qysh ka ndikuar sjellja e saj per te arrêt nie grègues me pozitiv ne LDK. Shifrat, krahesuese te votave, fatkeqesisht nuke perkrahin argumentit tuaj. Natyrisht, Vjosa eshte politikane pa “biografi te hershme politike” e per kete arsye nuk ka njolla si ndokush tjeter. Kjo eshte pozitive per Vjosen, por kjo gje nuk garanton arretje e nje stature te larte politike te saj. Sulejman Mehazi : Bisedojme per autoritetin politik te Vjosa Osmanit e jo per nderkembezat politike te gardes se vjeter te pa autoritetshme te Isa Mustafes , Hazirit e Veliut Ilir Fatkoja : Profesor Mehazi, autoriteti politik nuk dhurohet por fitohet në të quajturat beteja politike. Ne shqiptaret e kemi nja zakon jo të mirë. Ngutemi t’ja presim “kostumin” politikanit sipas mides tonë dhe jo sipas dimensioneve të shtatit , qe do të thotë në përputhje me prurjet e tija në politikë!
Sulejman Mehazi: I nderuar Ilir Fatkoja frymen dimensionale te prurjes se shtetit sapo filluan Kurti e Vosa, po c’tju bejme betajave te pandershme politike qe historikisht kane fituar, betejat tona jane kush kujt sterkembezen. Ilir Fatkoja : Profesor, ceshtja e glorifikimit të shpejtë dhe të pa drejtë që ju bëjmë sot politikanëve na kthehet nesër si boomerang e na bien në but të kresë. Për shkak të përshpejtimit të sotëm në dhënien e opinionieve gabojmë edhe nesër kur gjendemi para të vërtetave që nuk ngjajnë me ato të pritshmërive. At’herë nuk reshtim t’i shajme me soj e sorollop dhe harrojmë se këto janë pjella jonë dështake dhe fajtorët e vërtetë jemi ne që i quajtëm kampionë edhe pse nuk kishin bërë asnjë garë.
Toger Baba, që Mehmet Shehu e solli në Mirditë për me nënshtru mirditorët, ka qenë faqja e zezë e partisë komuniste.
Ai ia vuni emnin vetes ‘Babë’, a thu se Mirdita kishte nevojë për ’baba’. Emrin që i kish vu e ama e kishte Hodo Habibi dhe ishte prej Kurveleshi. Ishte një njeri mizor, imoral, pa nder e pa princip. Erdhi me kartabiankë në Mirditë me shtru në hu djemtë e burrat e me çnderu femnat. Kishte me vete 200 partizanë dhe dorën të lirë me pushkatu kë të donte ai, pa gjyq fare.
Në atë kohë, viti ’46, në malet e Mirditës ishin rreth 500 burra të shpërndamë në çeta të vogla. I kishin lanë shtëpitë e tyre pasi nuk e donin regjimin e Enver Hoxhës. Ishin në hall se për t’u hedhun përtej kufifinit në Jugosllavi, kishin frikë se Titoja mund t’i dorëzonte te qeveria e Tiranës. Toger Baba kishte për qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre. E filloi misionin e tij me terror në popull, pa dallim.
E nisi fillimisht në Fan. Dha urdhën që katundarët të mos i mbyllshin shtëpitë as ditën e as natën, se ishin për kontroll. Burrat i mblodhi dhe dha urdhën t’i shtronin në hu, pasi t’i zhvishnin. Të zhburrnum e të lidhun dorë për dorë i shtynin pranë një zjarmi të madh të ndezun, ndërsa i rrihnin. E sa për gratë… mjerë ajo grua që ia vinte syrin toger Baba, se nuk dilte nga duart e tij pa u përdhunu.
Kur hynte nëpër pyje në ndjekje të të arratisurve, merrte me veta gra (jo burra) që t’i tregonin rrugën. Pasi mbaronin misionin, ato të shkretat ktheheshin në shtëpitë e tyre të turpnume e pa guxu të thoshin një fjalë. Populli jetonte në panik. Qeverisë i shkuan raporte për punët e tij të zeza, por ato mbeten nëpër sirtarët e zyrave, deri sa i erdhi fundi kësaj pune. Në tetor të vitit 1946, ai mbërriti në Kodrën e Spaçit dhe arrestoi krejt burrat e katundit, 40 vetë. Të lidhun dorë për dorë, ata i detyrun të ecnin tri orë më kambë, të zhveshun.
Në katundin Mushtë të Bjeshkës së Munellës përdori si burg për ta një stallë lopësh, ku balta kishte shku deri në gju. Të nesërmen burrat i vunë përsëri përpara deri në Kimëz. Atje kishte mbledhun burra e gra nga katundet e tjera. Aty i ra në sy gruaja e Preng Gjon Markut. Quhej Dilë. Ai e arrestoi dhe pastaj dha urdhën që ta zhvishnin. Gruaja kundërshtoi me fjalë të forta dhe atëherë togeri urdhnoi të bahej një zjarm me dëllinja të thata dhe ta hidhnin grun në zjarm. Burri i saj, ngaqë nuk duroi më, shpërtheu lidhjen e duarve dhe u arratis nëpër mal ashtu siç ishte, i paarmatosur.
Policia dhe partizanët e toger Babës iu vunë pas dhe e vranë. Një kushërinit të tij, që atë kohë studionte në Moskë, Pal Nikoll Prendit, i shkoi fjala se ç’po ndodh në Mirditë. Ai mori dy javë leje, u kthye prej andej dhe e raportoi gjendjen në qeveri. Raporti i Pal Nikoll Prendit i shkoi në dorë ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Koçi Xoxes. Toger Baba e la Mirditën e shkoi në Zadrimë. Mendoi se me Zadrimën do ta kishte ma lehtë, tue mos e ditun se zadrimasit përbaheshin ma së shumti nga mirditorë. Në Hajmel vendosi qendrën e tij.
I ra në sy një vajzë e bukur. Ishte e motra e Kol Simonit, Luçia. Për ta pasë ma të lehtë me e shti në dorë të motrën, Luçien, arreston të vëllain me pretekstin se ky ka strehu çetat e malit. E torturoi djalin me pyetje, por nuk nxori gja prej tij. E vërteta ishte që Kola s’ishte marrë me këtë punë. Atëherë arrestoi Luçien dhe i kërkoi të bjerë në shtrat me të. Kur ajo nuk pranoi, atëherë ai i u hodh për ta përdhunu. Vajza rezistoi me gjithë fuqinë e saj duke ia çjerrë fytyrën me thonj togerit dhe i shpëtoi nga duart. Iku me vrap dhe u fsheh në një shtëpi në katund. Aty priti sa të dilte drita dhe u nis për në Shkodër. Ndërkohë togeri kishte dhanë urdhën që katundi të dorëzonte vajzën ose përndryshe do t’ia vriste të vëllain, Kolën.
Dhe ashtu bani. Porositi që ta dërgonin djalin në burgun e Lezhës e rrugës ta vrisnin nën pretekstin se u kishte ikur nga duart. Luçia, me të mbërritun në Shkodër, shkoi drejt e tek familja e Tuk Jakovës, me të cilën familja e saj kishin miqësi. Prova se çfarë i kishte ndodhun ishte ajo vetë, boll që ta shikoje të shkyme rrobash e të rrahun. Tuku e këshilloi të shkonte në Tiranë dhe i dha vajzës një letër për t’ia dhanë në dorë Koçi Xoxes. Koçi, kur e pa vajzën në atë gjendje dhe lexoi letrën, dha urdhën që të shkohej në Hajmel e të vërtetoheshin në vend të tana sa ishin raportu për Hodo Habibin, të ashtuqujtunin “toger Baba”. Gjykata e Shkodrës kishte marrë informacionet për veprimet e togerit në Mirditë.
Teqeja bektashiane ‘ Turballi Sulltan Baba’ ndodhet në zemrën e Farsalles, në një lëndinë të bukur, e rrethuar me male të larta, blerim dhe ujë qelibar.
Shkoni or djem një herë në Turballi.
Ishte porosi e xha Veros, nga Lazarati shërbente në tylben e Turanit.
Medi dhe Besnik Bazelli, Urim Gjata, Keni, Agron Saliasi, Kastrioti, Romi u nisëm nga Selaniku pa e ditur vëndndodhjen, mbas 250 km e gjetëm.
Të gjith u gëzuam, por dhe një dhimbje na përshkoj, ai vend i bukur ishte këthyer në një kasapanë, mezaret e hapura, kockat e baballarëve jashtë, memoriali i Turballiut i shkatërruar, gjithshka nga barbarët të njëjtë me ata shqiptarë që shkatërruan kultet në shqipëri.
Aty u betuam.
Me të ardhurdhat dhe punën tonë,cdo fund jave 500 km Selanik Farsalla dhe këthim.
Ne e ringrinim tylben madhështore, mezarët, rrethimin, gjithshka që ish e nevojshme.
Në fillim ishim pak, cdo javë shtoheshim e shtoheshim pa pushim, dikush vinte nga Athina, dikush qytet tjetër.
Por ne e ringritën Tylben dhe dhe mezarët.
Sot ajo ndricon atje në Farsalla, e bukur, e shënjtë dhe madhështore.
Këta emigrantë (shumica fisi Bazelli) në foto janë ata që e ringritën Teqenë ‘Turballi Sulltan Baba’ me shpenzimet dhe punën e tyre. Gjithë shpenzimet u përballuan nga vetë këta njerës të mirë.
Bekuar qofshi o njerës të mirë.
Kjo ishte fjala e Dede Reshat Bardhit kur na priti në selinë e shenjtë në Tiranë.
Kryeredaktori i gazetës më të madhe gjermane dhe evropiane, BILD, i ka shkruar një letër presidentit kinez, Xi Jinping lidhur me situatën e pandemisë që po kalon bota për shkak të Koronavirusit që e pati zanafillën pikërisht në territorin e gjigandit aziatik.
Nga Julian Reichelt
Shumë i nderuar, zoti president Xi Jinping
Ambasada juaj në Berlin më ka dërguar një letër të hapur, sepse gazeta jonë BILD ka pyetur nëse Kina do të paguajë për dëmin ekonomik që virusi korona po shkakton aktualisht në mbarë botën.
Ambasada juaj e quan ‘famëkeqe’ atë letër dhe më akuzon për nxitje të nacionalizmit.
Më lejoni të them disa gjëra për këtë:
-Ju sundoni përmes mbikëqyrjes. Ju nuk do ishit president pa mbikëqyrjen. Ju mund të monitoroni gjithçka, secilin nga qytetarët tuaj, por ju refuzoni të monitoroni tregjet e kafshëve me rrezik të lartë në vendin tuaj. Çdo gazetë apo faqe interneti kritike mund të mbyllet, por jo vendet ku shërbehet supë me lakuriq nate. Ju, jo vetëm i monitoroni njerëzit, por edhe i rrezikoni ata – dhe të gjithë botën.
-Monitorimi çon në mungesë lirie. Ata që nuk janë të lirë, nuk janë as krijues. Ata nuk janë inovatorë, nuk shpikin asgjë. Kjo është arsyeja se përse e keni bërë vendin tuaj kampion botëror në vjedhjen e pronës intelektuale. Kina pasurohet me shpikjet e të tjerëve në vend që të shpikë vetë. Arsyeja për këtë është se nuk i lini të rinjtë e vendit tuaj të mendojnë lirshëm. Eksporti më i madh kinez, që nuk e do askush, por që është përhapur në botë megjithatë, është korona.
-Kur ju, qeveria juaj dhe shkencëtarët tuaj e dinit që korona transmetohet nga një person te tjetri, e latë botën në errësirë. Ekspertët tuaj më të mirë nuk u përgjigjën në telefon, nuk u përgjigjën në email kur studiuesit perëndimorë donin të dinin se çfarë po ndodhte në Wuhan. Ju ishit një nacionalist krenar, që nuk donte të thoshte të vërtetën pasi mendonit se është një turp kombëtar.
-Washington Post raporton se laboratorët në Wuhan kanë hulumtuar koronaviruset në lakuriqët e natës, pa përmbushur standardet e larta të sigurisë. Pse nuk janë laboratorët tuaj toksikë po kaq të sigurta sa burgu juaj politik? A do e shpjegoni këtë për gratë e veja që po vajtojnë, për bijat, për djemtë, burrat, prindërit e viktimave të koronës në mbarë botën?
-Njerëzit tashmë kanë nisur të pëshpërisin. Fuqia juaj po lëkundet. Ju keni krijuar një Kinë të errët dhe jotransparente, e cila dikur ishte simbol i kontrollit çnjerëzor, tani është simbol i një murtaje vdekjeprurëse. Kjo është trashëgimia juaj politike.
Ambasada juaj më shkruan se nuk po marr parasysh ‘miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë’. Unë supozoj se e quani ‘miqësi’ të shkëlqyer dërgimin bujar të maskave nëpër botë. Unë nuk e quaj këtë miqësi, por një imperializëm qesharak. Ju doni të forconi Kinën përmes një epidemie që vjen nga Kina. Nuk mendoj se do të shpëtoni pushtetin tuaj personal përmes kësaj. Unë besoj se korona, herët apo vonë, do jetë fundi juaj politik.
Me përshëndetje miqësore,
Julian Reichelt
BILD EDITOR-IN-CHIEF RESPONDS TO THE CHINESE PRESIDENT
„You are endangering the world“
JULIAN REICHELT
17.04.2020 – 14:27 Uhr
Dear President Xi Jinping
Your embassy in Berlin has addressed me in an open letter because we asked in our newspaper BILD whether China should pay for the massive economic damage the corona virus is inflicting worldwide.
Let me respond:
1. You rule by surveillance. You wouldn’t be president without surveillance. You monitor everything, every citizen, but you refuse to monitor the diseased wet markets in your country.
You shut down every newspaper and website that is critical of your rule, but not the stalls where bat soup is sold. You are not only monitoring your people, you are endangering them – and with them, the rest of the world.
2. Surveillance is a denial of freedom. And a nation that is not free, is not creative. A nation that is not innovative, does not invent anything . This is why you have made your country the world champion in intellectual property theft.
China enriches itself with the inventions of others, instead of inventing on its own. The reason China does not innovate and invent is that you don’t let the young people in your country think freely. China’s greatest export hit (that nobody wanted to have, but which has nevertheless gone around the world) is Corona.
3. You, your government and your scientists had to know long ago that Corona is highly infectious, but you left the world in the dark about it. Your top experts didn’t respond when Western researchers asked to know what was going on in Wuhan.
You were too proud and too nationalistic to tell the truth, which you felt was a national disgrace.
4. The “Washington Post” reports that your laboratories in Wuhan have been researching corona viruses in bats, butwithout maintaining the highest safety standards. Why are your toxic laboratories not as secure as your prisons for political prisoners?
Would you like to explain this to the grieving widows, daughters, sons, husbands, parents of Corona victims all over the world?
5. In your country, your people are whispering about you. Your power is crumbling. You have created an inscrutable, non-transparent China. Before Corona, China was known as a surveillance state. Now, China is known as a surveillance state that infected the world with a deadly disease.
That is your political legacy.
Your embassy tells me that I am not living up to the “traditional friendship of our peoples.” I suppose you consider it a great “friendship” when you now generously send masks around the world. This isn’t friendship, I would call it imperialism hidden behind a smile – a Trojan Horse.
You plan to strengthen China through a plague that you exported. You will not succeed. Corona will be your political end, sooner or later.
Me shumë deshën lirinë se jetën, Atdheun se vehten.
Përjetësisht s’na ndan ma guri.
Azgan Haklaj/
Shqiptarët startuan mrekullisht në mijëvjeçarin e tretë të historisë së tyre. 21- vite më parë, Kosova, epiqendra e qëndresës kombëtare për liri e pavarësi, djepi i nacionalizmit shqiptar, i kuvendeve të mëdha e kryengritjeve të fuqishme u ngrit ashtu si Davidi kundër Goliatit, përballë kuçedrës së Ballkanit, makinës së përgjakshme ushtarako- policore të kasapit Millosheviç. 21- vite më parë Bota mbarë u ba dëshmitare e masakrave të pashembullta të çetnikëve serbë mbi pleqtë, gratë e femijët e shqiptarëve të pambrojtur të Kosovës. Garashanianët, karaxhiqët, çubriollviçët, qosiçët, rankoviçët e rinj ëndërruan dhe praktikuan zhbërjen e Kosovës Dardane përmes spastrimit etnik, dhunës, burgosjeve masive e shtypjes me metoda mesjetare, ndaj një popullsie të lashtë e autoktone, në trojet e veta mijëravjeçare. Bota mbajti frymën tek shihte fshatra e qytete të djegura, bombardime barbare ndaj popullsise civile, grabitje e bastisje që të kujtojnë epokën e hordhive të hunëve të Atilës, vizigotëve të Alarikut që rrafshuan Romën, mongolëve të Çengiskanit, barbaritë e vikingëve të Erik Qimekuqit, fushatat e Sulltan Mehmetit apo krimet e esesëve hitlerianë ndaj hebrejve në Luftën e Dytë Botërore. Millosheviçi ëndërronte të bahej një Car Dushan i Ri. Dukej sikur furia dhe egërsia serbe nuk kishte të ndalur e Kosova do gremisej njëherë e përgjithmonë në honet e historisë, ashtu si Kartagjena e Hanibalit, apo Troja e Priamit dhe Hektorit. Mesjeta trokiti fort me tmerrin dhe barbarinë e saj në vatrat e Kosovës. Është momenti të kujtojmë vargjet e Kadaresë për mizoritë e Car Dushanit, ideatorit të Perandorisë Serbe. ” Ish kohë e zymtë dhe e egër Po vdekje s’kishte Atëdheu Se pas Dushanit Car të frikshëm Mberrin rrufeshëm Skënderbeu” Providenca Hyjnore bëri të mundur që 21- vite më parë Kombi Shqiptar të rilindë përmes zjarrit të luftërave e betejave ashtu si Zogu Feniks nga hiri. Kosova i dha Kombit Shqiptar 22 -vjet më parë gardën proteriane UÇK- në, me Skënderbeun e Ri të qëndresës kombëtare Adem Jasharin, De Golin Shqiptar Ramush Haradinaj, Bogdanin e kohërave moderne vizionarin gjenial Ibrahim Rugovën, gjeneralë dhe strategë trima të shumtë, mijëra deshmorë që dhanë dhe jetën për liri nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Në vitin 1998-të bisha serbe mbuloi me zjarr dhe hekur brezin kufitar në trekëndëshin Prizren-Pejë- Gjakovë Malësia e Gjakovës priti me bujari e përkujdesje vëllazërore 20000 vëllezër dhe motra nga Kosova të shpërngulur me dhunë nga vatrat e tyre me operacionin “Patkoi” të ideuar dhe realizuar nga makineria gjakatare e Millosheviçit. Kukësi -Tropoja dhe Hasi u banë para dy dekadash ashtu si në kohën e Serbisë së parë dhe të dytë strehë e sigurtë për vellezërit dhe motrat e një gjaku dhe kështjella të pamposhtura lirie. Një këngë e vjetër popullore monumentale për reprezaljet serbe të dimrit të vështirë të vitit 1913-të e shpërnguljet e imponuara me forcën e armëve, me zjarr, hekur e terror thotë: ” Ndjefsha mirë për ty Malësi Mirë m’i prite 12-të mijë 20 vetë m’e vogla shpi”. Kukesi -Tropoja -Hasi që patën nderin një shekull më parë të prisnin në vatrat familjare e odat e burrave korifejtë e patriotizmit e të luftës për liri Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, Azem e Shotë Galicën, një çerek shekulli më parë hapen dyert e zemrat për dasmën e lirisë e krushqit e tyre Adem Jashari, vëllezërit Haradinaj, Muj Krasniqi Agim Ramadani, Sali Çekaj, Bedri Shala, Bekim Berisha, “Abeja” Adrian Krasniqi, Abaz Thaçi, Mujdin Aliu. Tropoja ishte mbështetje e fuqishme që nga viti 1997-të e Shefit të Shtabit të Logjistikës së UÇK-së Luan Haradinaj, detyrë që e mbante qysh nga viti 1994, e Adrian Krasniqit, Ilir Konoshecit “Mërgimi”, Fadil Nimanit Komandant “Tigri” e “Rrufeja”, Komandant i Brigadës 113-të Ismet Jashari “Kumanova” dhe mijëra luftëtarëve trima të Kosovës e të shqiptarisë që thyen kufirin Shqipëri-Shqipëri. Kukesi kjo trevë e lavdishme shqiptare i pati kthyer pergjigje Sulltan Hamitit me koburen e Ramadan Zaskocit e bashkë me vëllezërit kuksianë e dibranë të udhëhequr nga Islam Spahia e Elez Isufi ripërtërinë Epokën e Skënderbeut në betejën lëgjendare me invadorët serbosllavë dhe asgjesuan 12000 agresorë. 21 -vjet më parë kur Nato e kombet e lira demokratike bombarduan caqet e makinerisë gjakatare serbe Kukesi priti me bujari mbi 500000 vellezër e motra të Kosovës. Është rast unikal në botë që një qytet pret 10-të herë më shumë mysafirë se popullsia e tij, prandaj me të drejtë është propozuar për çmim “Nobel”. Kjo mikpritje legjendare e humanizëm proverbial i kuksianëve e malësorëve të këtij qarku, të Tropojës-Hasit-Kukësit, është i ngulitur thellë në ADN-në e Kombit Shqiptar dhe sanksionohet në shprehjen lapidare të Kanunit të Lekë Dukagjinit: ” Shpia e shqiptarit asht’ e Zotit dhe e mikut” Edhe dy muaj na ndajnë nga 21- vjetori i çlirimit të Kosovës, jemi në 21-vjetorin e Betejës legjendare të Koshares, ku ranë 114-të deshmorë. Ranë Agim Ramadani, Sali Çekaj, Mujdin Aliu, Abaz Thaçi, Fadil Makoku. Ata sëbashku me Luan Haradinajn e Mujë Krasniqin, Adrian Krasniqin, Fadil Nimanin e shumë trima të tjerë janë simbolet e thyerjes së kufirit, “Murit Berlinez” ndërshqiptarë. Jemi në 21 -vjetorin e renies heroike të betejës dhëmb për dhëmb me armikun të Gjeneral Shkelzen Haradinajt, Fatmir Nimanaj, Luan Nimanaj, Hasim Halilaj në malet e Maznikut. Ata deshën më shumë lirinë së jetën, me shumë Atdheun se vehten, ndaj sot përkulemi me respekt e mirënjohje para veprës së tyre, para misionarëve të Kombit. Jemi në vitin e11-të të hyrjes së Shqipërisë në Nato. Eshtë koha të shprehim një mirënjohje të përjetëshme aleatëve tanë përendimorë, Natos dhe burrave të mëdhenj të shtetit Bill Klintonit, Toni Blerit, Zhak Shirakut, Xhorxh Bushit, shtetet e të cilëve kanë kontribut themelor e historik për lirinë e Kosovës e Pavarësinë e Saj. Sot Kosova është e lirë dhe demokratike, e sigurt në Rrugën e saj drejt progresit dhe integrimit Euro-Atlantik, është kujtesa jonë historike e kombëtare, pjesë integrale e Atdheut tonë e pandashme, Kauzë Kombëtare për mbrojtjen e saj, ashtu si 21- vite më parë, me betimin solemn: “Një Kokë për një Pëllambë Tokë”. Muret e ndarjes janë shembur njëherë e përgjithmonë. Kufijtë janë simbolik.
Kamionin vjetran tip Skoda, apo turigjati, siç e thërrasin dashamirësisht, i prodhuar në kohërat e qyshkurit, a ndoshta bashkëmoshatar me stërgjyshërit e këtyre djemve e vajzave, e kishin sjellë për të transportuar një ngarkesë të veçantë. Në vend të trupave të stërmëdhenj të aheve të moçëm e pishave rioshe, atë ditë do të transportonte të rinjtë gjimnazistë për të hapur rrugë në Malësinë e Madhe.
Djemtë dhe vajzat po hypnin nga të gjitha anët e spondave me aq nxitim, sa përnjimend të jepnin përshtypjen se mezi e kishin pritur këtë çast. Ashtu, të pjergulluar pas njeri-tjetrit, nisën të këndonin e të valëvisnin shallet e kuq, duke përshëndetur të afërmit që kishin dalë për t’i përcjellë. Qe fillim qershori dhe vapa sapo kish nisur të shfaqte shenjat e para. Nga mesdita ajri bëhej më i ngrohtë, aq sa të krijonte një si ndjesi cingërisëse. E mbushur tumbullazi me djem dhe vajza, karroceria dukej si një kuti sardelesh. Më së shumti rrekeshin të qëndronin tamam në cepat e arnuar të spondave, bile edhe duke u kalavarur fort, a thua se po kërkonin të fluturonin. Ndoshta donin të shiheshin më mirë prej atyre që po i përcillnin. Në të katër këndet qëndronin mësuesit, që përpiqeshin me sa mundnin të mbanin njëfarë rregulli. Skoda u ndez me një uturimë të frikshme, si kollë e një tuberkulozi, duke pështyrë një re tymi të zi. Lëvizja me galop i dha fund shumë gjërave. Nxënësit shpinuan nga brenda hapësirës së spondeve dhe përcjellësit sakaq ngritën duart për t’u uruar me një zë të mjegullt një “ju qoftë rruga e mbarë”. Aty në të errur, kamioni e preu fare kollën. Ndaloi. Të lodhurit nuk pritën urdhër, por u lëshuan nga të gjithë anët e shpinës së “turigjatit”. -Mos u hapërdani, – u dëgjua zëri i mësuesit të historisë, – pasi shpejt do vendoseni nëpër baza. Fjala e tij kishte peshë të veçantë edhe për faktin se ishte sekretar i partisë për shkollën. Jepte lëndën e historisë së PPSH-s, e cila kish filluar të futet në shkollë pas fjalimit të Kryekomandantit në Mat. Flitej nën zë se më parë kish pas qenë kryetari i këshillit popullor të fshatit të tij, porse diç paskësh katranosur dhe e paskëshin dënuar me dhjetë vjet burg. Nuk kishte bërë as dy vjet, pasi në vendin e dënimit kish mbajtur një qëndrim të atillë, që jo vetëm ia kish shkurtuar goxha kohën e vuajtjes, por i kish dhënë vetes mundësinë e një rehabilitimi tepër të shpejtë, për të mos thënë edhe të çuditshëm. Organizata bazë e kooperativës, që numëronte gjashtë anëtarë, e pati miratuar propozimin e Komitetit të Partisë së Rrethit, për t’i dhënë edhe njëherë dorën njeriut që kish gabuar, por që me punë ja kishte shpërblyer besimin Partisë. Të gjithë u vendosën pothuajse dyshe nëpër shtëpitë e fshatarëve. Kishim mbetur gjashtë vetë: unë, maturanti, një i vitit të dytë dhe tre mësues… -Ejani pas meje, – tha burri që kish drejtuar operacionin e shpërndarjes së njerëzve nëpër baza. Më bëri përshtypje vetëm sasia e madhe e grupit që po shkonte në një familje të vetme! Në të tjerat i kishin çuar dyshe-dyshe…Kishte qenë vetëm një treshe… vajzat.
Nga pamja nuk të jep përshtypjen se ky njeri i përkiste llojit të mikpritësve, por kushedi – thashë me vete, – pamja nganjëherë edhe të gënjen.
A do të kishte vend për të na shtruar, – fillova t’i qaj hallin, se për të mbuluar mbase edhe nuk do të ishte shumë e nevojshme. Ne në këtë kohë në shtëpitë tona na mjaftonte vetëm një çarçaf i hollë… Shtëpia drejt së cilës po afroheshim ishte vërtetë e ndryshme nga të tjerat. Ajo i ngjante një lloj kulle-kala të ngjyer në një gri të thellë, e ngritur mbi supet e shtëpive e fshatit, por e mënjanuar dukshëm prej tyre; ish pjesë e një tjetër dekori. Burri që na shoqëronte ndali hapin dhe diç i pëshpëriti në vesh historianit të Partisë. Pastaj thirri dikë në emër. ”Zef” në mos gaboj… Një burrë trupmadh doli te pragu, qëndroi një hop, pastaj shtriu drejt nesh pëllëmbën e stërmadhe duke e shoqëruar me një si murmurimë që nuk arrita ta kuptoj dot. Mbase na uronte mirëseardhjen… Burri që na priti, pothuajse nuk u përshëndet fare me përcjellësin, bile m’u duk se e mbylli derën pak më fort se sa zakonisht. Mbase kështu m’u duk, nga që vetë nuk e kisha pëlqyer qysh në çastin e parë syshqarrthin thuthuq. Vetëtimthi më erdhi në kokë një ide e marrë, mbase ky duhej të ish zënë ndonjëherë me thuthuqin… Mbase…. Dhoma ishte tepër e madhe, e ndriçuar nga disa shandanë të vjetër, por të bukur. Në ballë ishte oxhaku, ku bubulakeshin ende gjuhë flakësh…Në të djathtë qëndronte një i moçëm, që dukej më tepër i shugatur se i gjallë. Pamja e tij eshtanake ishte e mbuluar nga qime të argjendta, që i binin deri në kopsën e parë të këmishës së bardhë. Moçmani më tepër më ngjasonte me një skulpturë sesa një frymor. Nuk e di se si mu krijua ndjesia që kjo krijesë s’duhej shqetësuar… Le të rrinte sa më gjatë ashtu me përhumbjen e tij, me tisin e të qenit dy pamësor – njeri dhe skulpturë. Burri i shtëpisë na tregoi vendin se ku duhej të rrinim: në pjesën e dytë të dhomës, aty ku ishte i hapur një qilim i trashë, i pikturuar me ca si rombtha, që mund edhe t’i merrje si stilizime të shpezëve të egra. Edhe pse mund të ish goxha i vjetër, ngjyrat i kish ende të ndezura. Në pjesën tjetër të odës, përqark oxhakut ishin vendosur lëkura bagëtish me qime të gjata. Nuk duhet të ishin prej delesh, pasi postiqet (kështu i quanin në të folurën e tyre) ishin tepër të mëdha, qimegjata dhe me ngjyra në kafe e kaki. Mbi oxhak ishte një sixhade e vogël e kuqe me shqiponjën dykrenore në mes, por pa yll… Ishte vërtetë e bukur dhe me siguri tepër e moçme. Në oxhak zjarri ishte i ndezur… një kuti duhani… takëm kafeje… një lahutë…. Kishin kaluar pak çaste kur i moçmi lëvizi paksa. Me një përkujdese thuajse prej skllavi, burri i madh iu afrua gjunjazi dhe diç i pëshpëriti. Moçmani na hodhi një vështrim të ngadaltë, thuajse po kërkonte të na shquante secilin veçmas, pastaj, si ndreqi butë qeleshen e bardhë na përshëndoshi: -Mirë se u ka pru zoti. -Mirëse ju gjetëm,- ia ktheu mësuesi i historisë i pari, i pasuar nga të tjerët. Pas kësaj përshëndetje, që m’u duk disi e akullt, pllakosi një heshtje e gjatë… Askush nuk po hapte gojë.
Shtëpia asht e zotit dhe e miqve… – foli moçmani. Burri i madh miratoi lehtas me kokë. Mësuesi i rusishtes diç deshi të thotë, por heshti. Ishte ndalur nga një goditje e lehtë e mësuesit të historisë. Moçmani e vuri re, kam përshtypjen, se u përtyp paksa. Mori mashën dhe trazoi pak zjarr në oxhak. Veprimi i tij, edhe pse dukej si të qe i natyrshëm, diçka mbarte… Ndjeva se diçka nuk po shkonte mirë. Një tufë gacash u shpërhapën me kërkëllimë. I foli burrit të madh me zë të ulët, por brenda fjalëve kishte nota urdhri:
Jepu muhabet mysafirëve. Ndërsa burri i madh u gatit të niste bisedën, mësuesi i rusishtes, një duhanpirës i shquar, nxori paketën “Luks”, hoqi një cigare për vete dhe zuri t’ua drejtojë edhe mësuesve të tjerë. Ata nuk nguruan të merrnin. Në fund, si të tregonte se qe dhe “i shëtitur” (në të vërtetë kishte qenë në ato kohëra nja dy javë në Moskë!) dhe se i përkiste “sojit” që i respektonte rregullat, i tha burrit të madh.
A mund ta tymosim ? Burri i madh mbeti një hop pa i dhënë përgjigje dhe pa nga moçmani. Mënyra se si këmbyen shikimet përsëri ma përforcoi mendimin se diçka nuk po ecte. M’u duk se plaku lëvizi trupin paksa mbrapa. Burri i madh, në vend që të çlirohej, u sterrua më tepër. “Rusishtja” po fuste paketën në xhepin e këmishës, kur moçmani i bëzajti:
Qitma edhe mue një duhan. Rusishtja i zgjati paqetën burrit të madh, i bindur se ky mund ta kryente më mirë se kushdo këtë shërbesë. Burri i madh u ngrys edhe më fort. Pashë pëllëmbët e tij që u shtrënguan më fort pas gjunjëve. Moçmani çeli paksa një cep të buzës…por nuk e mora vesh në se desh të thoshte diçka apo jo. Grimasën nuk ja shqova dot … U rreka të zhbiroj diçka më përtej por e pashë se më kollaj mund të gjeja fillin e Arianës se sa të fshehtën e atij veprimi. ! E mora për ngërdheshje, por që vinte nga një hon i panjohur për mua. “Po përse ngërdheshesh?” sa nuk thirra. Zgjata dorën dhe ia rrëmbeva paketën e cigareve “rusishtes”. Isha afër, mu në mes të tij dhe burrit të madh. I hodha një vështrim të shpejtë te shokëve të mi dhe pastaj mësuesve me radhë. Në fytyrat e tyre mbretëronte një qetësi e plotë. -Hej dreq, si të jenë marsianë – thashë me vete. Këtu diçka ka ngjarë…diçka nuk shkon dhe të gjithë këta as që e cekin fare! Kjo shfaqje është nisur keq. Kisha dëgjuar, por sigurisht edhe nga leximet, se teatri më i madh në jetë ishte pikërisht ai që luanin aktorët e jetës, kapmajsit e këtushëm. Bujtësit e zakonshëm dalloheshin nga miqtë e shtëpisë sidomos nga mënyra qysh i ndërtonin marrëdhëniet, si i kodifikonin dhe i shprehnin mendimet, kërkesat nëpër biseda. Gjithçka ishte e përcaktuar me rreptësi: jo vetëm fjalët por deri dhe gjestet, në përputhje me lëndën që ofronin. Njatjetimi, ndenja fjala…të gjitha lidheshin hollë dhe fort me njohjen e dokeve, zakonet dhe deri te kryeligji – kanuni. A nuk ishin gojëhapur e marrosur lord Bajroni, por dhe të tjerë nga shfaqjet e këtij lloji? -Pse po të pëlqen duhani i mësuesit, – mu duk se thashë. Vërtetë e kisha nxjerrë nga goja atë tog fjalësh apo vetëm e kisha menduar… Njëmend kisha nxjerrë zë… Duhet të kisha folur… ani pse mund të ishin dukur edhe pa lidhje fjalët e mija. Kisha folur përderisa po dëgjoja përgjigjen e të moçmit.
Asht i lidhun… prej fabrikës… Heshtje. Protagonisti kishte folur. Pusi i fjalëve të mia shteri. Mbase po të kisha pasur ndonjë sufler… Ndjeva që duart mu lagën nga djersa. Pashë edhe një herë nga “të mitë”, shokët dhe mësuesit. Ehë!, Mu bë se të gjithë më kishin braktisur… Fundi i dialogut po vinte… Mbase kishte ardhur dhe nuk po e dalloja… Sa shpejt! Që në raundin e parë… Ç’raund ! Që në sekondat e para… -Duhanin e lidhin burrat… M’u duk, apo sërish fola !? Vërtetë kisha folur dhe kjo ishte e rëndësishme. Por a kisha goditur? Maturanti shkurtan, që më rrinte në krahë më shkeli syrin. “Mirë ja fute.” Dukej sikur thoshte me atë vështrim. Moçmani më pa.
Kush shkepë duhan di çka ban…- bubërroi. Këtë rradhë m’u duk se kishte zgjedhur ”të shtinte me top”. Burri i madh më hodhi një vështrim të shpejtë që nuk arrita ta kuptoj në qe zhbirues a qortues, se menjëherë u kthye nga moçmani. Ndjeva dorën e “historisë së partisë” dhe pëshpërimën e lehtë në vesh: “Jepja matufit paqetën dhe mos e zgjat! ” Shkurtani kroi kokën. Ishte katër vjet më i madh se unë, por ishim shumë shokë. Na miqësonte më fort prirja për matematikë. Unë vazhdova për arte, ndërsa ai për matematikë… dekada më vonë do të bëhej profesor dhe ministër. Moçmani vazhdonte të mbante vështrimin nga unë. Dritëzat që dilnin nga thellësitë e zgavrave dukej se sillnin me vete edhe ndjesi prej ngadhënjyesi. Pak çaste më parë kisha menduar se drita e tij e diku humbur nuk kishte as më të voglin shans të gjallohej. Por ja që ajo kishte marrë jetë. Për më tepër, më dukej sikur të donte të thoshte. ” Hë maçoku i vogël, t’u sos fjala, ë ? ”. E kuptova se isha vetëm një zogth i vogël që kisha rënë papritur në kthetrat e fuqishme të skifterit. -Do t’më shqyejë… mendova. -Kemi bërë rrugë të gjatë dhe djersa e shiu na e kanë lagur duhanin. Ti gjysh e ke të terun, – fola duke përdorur në vend të foljes “tharë” në toskërisht, foljen “terun” në gegërisht. Dhe për të mos e lënë frazën të paplotë bëra me dorë nga kutia e duhanit. Moçmani nuk u ngut. Nuk më ktheu përgjigje, thuajse nuk kishte dëgjuar gjë. Më erdh në tru mendimi se mund edhe të ishte i shkarë nga veshët… Nuk isha i sigurt nëse ”grupi” e kishte pëlqyer ndërhyrjen time. Publiku i ftuar po bëhej protagonist në shfaqje. Edhe në teatrin realist socialist shqiptar , kohët e fundit kishin filluar normat e reja të dialogut skenë-sallë. Plaku mori kutinë prej oxhaku. E mbajti dy tre sekonda në dorë, thuaj se po e peshonte dhe ja dha burrit të madh. Ky e mori me përkujdesje, dhe ma vuri përpara. Në një të qindtën e sekondës më erdhi për të qeshur…Mu duk si një lloj solemniteti…protokolli… Kutia më kishte mbetur në dorë… U hutova. Moçmani mbase e vuri re.
Lidhe njo për vedi e ndajua edhe shoqve… – foli burri i madh. Ndesha në në thellësinë e shikimit të tij, ndoshta në retinë dhe për herë të parë m’u duk krejt njeri tjetër, i butë, paqësor… Hapa kutinë dhe pasi fshiva mirë në pantallona duart që më ishin lagur nga djersa u mundova të lidh një cigare. Më pas ja zgjata edhe mësuesve. -A bien borë andej nga ju ? –foli moçmani. M’u duk se pa vetëm kokën time të stërmbushur me flokët e zinj pisë. -Asnjëherë ,- tha shpejt e shpejt “kimija”. Heshtje. -Borë vërtetë që nuk bije, por ujrat i kemi të ftohta…- plotësova unë. I moçmi u shtriq një hop. Përkuli për herë të parë trupin paksa para, si të ishte kuçedra vetë që po përpiqej të më përthithte
Sa ke ? Heshtje. Ai po më gjuante…Mbase ngaqë kisha tentuar të hyja thellë diku. Nuk e di se ç’zanë a shtojzovalle i kisha shkelur… Por ai më shihte në kokë, në sy, në flokë…Sytë nuk e kishin tradhtuar ende…Edhe shqarthi do t’ ja kishte lakmi…. Ndoshta ai donte të dinte deri në ç’lartësi mund të fluturonin krahët e brishtë të mendjes sime. Të ishte vallë kështu !? Heshtje. Publiku nuk kishte asgjë për të folur. Nëpër mjegullnajën e tymit që po formohej nga ndezja kolektive e duhanit, renda të ndërtoj togfalshin…. -Gjashtëdhjetë,-thashë. Moçmani tundi kokën dy a tre herë. Nuk nxitoi të nxjerrë zë. Sytë e tij tashmë lëshonin vërtetë zjarr, por flakadana çuditërisht nuk po më trembte aspak… Bile më dukej se ajo mori gjuhësh zjarrtare kishte filluar të sillte fllade ngrohtësie. Moçmani nuk priti. -Qe, po ulna tridhetë e po bahena mocatar…- tha pothuajse me një frymë, sikur të ishte çliruar nga një barrë e rëndë. Burri i madh u ngrit paksa dhe duke mu drejtuar pa fjalë, ngriti dorën e majtë dhe më tregoi qoshen e oxhakut. Ishte vendi që do të më përkiste mua ! Si në ëndërr u gjeta në anën tjetër të oxhakut. -Jepu buk’ bujtësve, se janë të lodhun. Po bjeru edhe mish! – urdhëroi moçmani burrin e madh. Ky brofi, thuajse e kishte pritur prej kohësh këtë fjalë. Mu duk se moçmani nuk po m’i ndante sytë… U kollit lehtë një çast… Kuptova që po gatitej të thoshte diçka… Tamam si artistët e mëdhenj kur nisin të recitojnë…
Mirë se të ka pru zoti, or mik. Kjo kullë kishte kohë pa miq… Nuk e di se si më erdhi. Ndjeva një diçka që kurrë nuk e kisha përjetuar…Nuk qe lukth dhimbje e shtërgimi, por një hapsirë në ngasje e etertë por që realisht ishte ashku i një bote tjetër, më të përtejme…Mu deshën pak hapa për …. Pa zënë ende vend në kënd, u rreka të dallojnë vështrimet e shokëve apo të mësuesve, në se edhe ata ishin në të njejtin tren me mua, por… më kot. U ngrita pak i mërzitur dhe nisa të hedh hapat drejt qoshes së përcaktimit, trekëndorit të Bermudo-Bjeshkës! Aty ishin…shtojzavallet, mitet, dy kohësitë M oçmani Gegë… Ajshtajni! Nuk ndjeja më asgjë, as peshën e vetes. Isha Miku i të moçmit, mosha e të cilit datonte me historinë. Kush e di se sa do të vazhdonte përhumbja ime, ndërsa tingujt e lahutës që kish nisur t’i binte i moçmi më shkundën. Fillimisht fjalët vinin si të zvargura, me njëfarë përtacie a ku e di se çfarë. Por më pas, sa vinte e kristalizohej fjala, ngjyrohej bukur e harmonishëm me zërin që nxirrte lahuta. -Hej dreq, – thashë me vehte. Këto duken si me pas lerë me njeri tjetrin. Megjithëse me vështirësi po arrija të kuptoja lëndën përse bënte fjalë rapsodia, një gjë e kisha më se të qartë. Moçmani po këndonte për mua – MIKUN! Nuk e di si m’u duk vehtja … Ktheva ngadalë vështrimin nga shokët dhe mësuesit, me mendimin se diçka kisha bërë, se ky i moçëm më kishte …. Por bashkudhëtarët e mi, nxënës dhe mësues po hanin me ëndje të madhe dhe as që u interesonte gjë tjetër veç pjatave të mbushura mirë të vendosur brenda një sinie të madhe. Dukeshin të lumturuar. Ushqimi duhet të ishte shumë i mire. Në një çast isha gati ta shndërroja vendin që më kishin ofruar me një pjatë gjellë me mish. Edhe unë isha i pangrënë si ata. Moçmani vazhdonte në të tijën, këndonte dhe i binte lahutës. Burri i madh u qëndronte gati bujtësve që mbllaçiteshin dhe që nuk donin t’ ja dinin as për lahutën, as për këngën që kishte nisur i moçmi dhe…as për mua që rrija atje si këndes buzë oxhakut. Moçmani vuri xhezven dyshe në zjarr. Në mëngjez na përcolli burri i madh. Ai deshi t’u japë nxënësve pak ushqim me vehte, por mësuesi i historisë nuk pranoi.
Drekën do ta hajmë në Tamarë…menca e repartit ushtarak është porositur për të na gatuar. Burri i madh u tërhoq butë duke na përshëndetur vetëm me një të ngritur të dorës së djathtë diku afër vetullës. Vështrimi i tij u ndesh për një çast me timin, por vetëm një çast, pasi ai u kthye vrulltaz dhe mori përpjetë shkallët e kullës. Rrugën deri në qendër të fshatit na u duk e shkurtër. Bisedat vërtiteshin rreth ushqimit të mirë dhe dyshekëve prej leshi që i kishin shtruar. Më tepër nga të gjithë fliste nxënësi i vitit të tretë dhe “rusishtja”.
A po nuk kishte një duhan, për kokë të duhanit…Si i vajti mendja të na mbështillte një gjysmë kile… Turigjata ishte gati dhe ne nisëm të hipnim nga të gjitha anët e spondave. Mësuesi i PPSH-së ishte shkëputur pa u vënë re dhe po bisedonte me një civil gjatosh.
Mbase është Sekretari i Partisë së zonës, -mendova ngaqë e pashë të veshur disi qytetarçe,. Edhe pse nuk kuptoja asgjë, nuk po më pëlqente mënyra se si “ historia e Partisë” po i fliste burrit gjatosh me një farë zjarmie të veçantë. Duart e tij eshtnake vazhdimisht ishin në lëvizje, a thua se nuk i mjaftonin vetëm fjalët për t’ja qartësuar të gjithë lëndën. Dukej se diçka të rëndësishme kërkonte t’i thoshte. Nuk e di ç’më mbajti aty te fundi i spondit dhe të mos afrohesha tek shokët e mij që kishin nisur të tregonin secili për hesap të vet historitë se si ja kishin kaluar mbrëmjen në këtë fshat të pothuajse të padëgjuar verior. Copat e bisedave të tyre më vinin të largëta, të copëtuara e pa lidhje. Desha t’i kthej shpinën historisë dhe të zhytem në vorbullën e zhurmshme të moshatarëve, mbase ndodhia jonë mund të ishte disi interesante për to, por një tjetër mendje, më thoshte se biseda e “ historisë së Partisë” po bëhej rreth meje, e kjo nga që hera herës mësuesi e kthente kokën shpesh nga makina. Gjatoshi vetëm dëgjonte, nuk fliste fare. Mbase edhe bënte sikur dëgjonte, se atij të “historisë së Partisë” nuk para i mbyllej goja kollaj. Që nga koha kur kishte qenë brigadier i traktoristëve qe mësuar vetëm të fliste, paçka se lëshonte kërruta a mufka, ç’rëndësi kishte, aq më tepër që pas kursit tremujor të partisë kish mbaruar edhe shkollën e mesme me korrespondencë! Ishte kuadër partie, e jo llafe. M’u duk se gjatoshi u mërzit. Diçka deshi të thotë, por “historia” gurgulloi me të tijën.
Ngjatjeta Ndue,- e përshëndeti gjatoshin një fshatar i ri. Ky, ja ktheu me një të ngritur të dorës. -Ngjatjeta Ndue Prenga…- e përshëndeti një tjetër. Ishte mbi mesoburrë, gati moçman. Ai qëndroi katër pesë hapa larg. Gjatoshi, i buzëqeshi dhe ja ktheu me përzemërsi: -Ngjatjeta axha M’hill. T’ paça…- dhe i bëri shenjë të priste. Zgjati dorën nga mësuesi sikur donte t’i thoshte se tashmë biseda kishte përfunduar. Mësuesi ja mbajti dorën për pak sekonda pa ja lëshuar, ndërsa zëri i tij u bë më i fortë… -Ti merre si të duash, unë jam komunist dhe e kam për detyrë që të vej në dijeni. Ne si organizatë nuk do ta kalojmë…. Vetëtimthi një mendim i keq më bubërroi në tru. ”Për çfarë dreqin e ka fjalën ky ?” As që më shkonte kurrë në mendje, se mund të isha unë subjekti i “rrëfimit” të traktoristo-mësuesit.
Këlyshi i borgjezisë ja dha sekretet bajraktarit tuaj me ca llafe të thëna skiç! Më shkuan të dridhura në trup. Ky i marrë e paska pasur vërtetë për mua…Mu err gjithçka përqark. Gjatovina mund të ishte… operativi i zonës. Gjaku mu ndezi ndër dej aq sa ndjeva zemrën të më rrahë me forcë të tillë, thuajse më shkallmoi gjoksin. I gjetur vetëm në një cep të sfondit, pa asnjë nga shokët afër, mu duk vetja si një qyqman. Sytë mu erren sa nuk po dalloja asgjë, përveç zërave të tyre që tash i ndjeja më qartë. Në sy po më mblidhej stuhi.
Po ç’të keqe të bëra o njeri!- sa nuk thirra. Gjatoshi qe ndarë nga mësuesi dhe po bisedonte me axhën M’hill. M’u duk se shikimi im ndeshi për një çast me të tijin…Mu ba a ndoshta gjatoshi njimend ma shkeli syrin. “Historia e Partisë” u ngjit në spondë me vrull. Me terhoqi prej supi dhe. Më pa në sy eger e ligsht. .
Nuk ta harroj atë të mbrëmçmen, o djali i doktorit… Fjala “doktorit” m’erdhi si duzinë flakeareshash. “Ç’dreqin të bana mor traktoristi i m… U shpuplova dhe keq. E mata me sy e nji cast me shkoi mendja te fundi… Ndjeva një dorë që më tërhiqte ngadale.. Ishte maturanti, shoku im i mbrëmshëm. Pas pak e pashë veten në vorbullën e shokëve dhe shoqeve të shkollës. -I madh je, i madh! – berrcati dikush….. Isha i rrethuar nga dhjetëra sy djemsh e vajzash, por vështrimet e tyre ishin të ëmbla, krejt të ndryshme nga ato të mësuesit traktorist. Për ta unë isha dikushi, mbase heroi… Në xhep, preka kutinë e duhanit në këllëfin e lëkurës. Ishte prej moçmanit.
Që me këta deputetë, dhe një parlament si ky, vetëm ta mendosh që këta të votojnë ndryshime në kodin penal, është njësoj si ti japësh një majmuni një kallashnikov të mbushur.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis deklaron se janë të tepruara ndërhyrjet në Kodin Penal për burgosjen e qytetarëve që shkaktojnë përhapjen e koronavirusit.
I ftuar në “Opinion”, ish ministri dhe deputeti z.Solis i krahasoi deputetët aktual të Parlamentit dhe vendimet që ata marrin, njësoj sikur t’i japësh në dorë majmunit një kallashnikof të mbushur.
Solis:
Kryeministri duhet ta kuptoje se eshte aty per te qeverisur, dhe jo për të berë punën e xhandarit.
Ai duhet të ketë më shumë besim tek qytetarët e vetë.
Ata që vijnë në spital janë shumë të përgjegjshëm, shumë të lexuar dhe shumë të ditur.
Ndersa ai e vuri theksin në cilesia keqperdorimi dhe keqfunksionimi i parlamentit.
Ky Parlamenti që kemi këtë radhë tha Solis, është i frikshëm. E thashë këtë edhe sot në mëngjes.
Kur ky lloj Parlamenti që një fjali nuk di të lidh, voton ligje, këta lloj parlamentarësh që kemi sot janë shumë nën mesataren e Shqipërisë.
Ti thuash atij të vërë dorë në Kodin Penal, është si majmunit t’i japësh në dorë kallashnikovin e mbushur dhe t’i thuash ma mbaj një çikë.
Është e frikshme sepse mund të them shumë mirë se si mund ta vërtetosh kur edhe testi nuk ka sensitet aq të plotë.
Kështu i bie që më pak dënohet ai vrasësi me pagesë se sa ky që doli nga shtëpia.
Njerëzit janë të disiplinuar.
Një kryeministër duhet të ketë dhembshuri për popullin e tij, por faktikisht ndodh e kunderta dhe ne keto kohe të rënda apo të vështira për popullin, ku edhe buka e perditshme në shume raste po mungon ndersa gjobat janë shumë të rënda.
Ndërsa unë, po kursehem me Shaqir Vukën. Thjesht po i kujtoj se nuk mund të lindte ndryshe një njeri si ai, i rritur nën hijen e të atit kriminel.
Shaqir Vukaj Faslia është trashëgimtar i asaj linje kainiane që vranë vëllezërit e tyre, dhe këta vrasës duan të na i paraqesin si heronj. Vrasësi mbetet vrasës, shëmtueshëm, i përlyer me gjak, duke përgatitur listat e arrestimeve dhe bografive për banja të reja gjaku shqiptar.
I fundit që i shpërtheu bregushet e veta tek gazeta e frontit komunist ishte Shaqir Vuka – Faslija, ish deputet e ambasador, përfaqësues tipik i zulluve. Nga zbrazja e bregusheve të Shaqir Faslisë mori tahëm (kutërbim) të rëndë tejpërtej transheja e kuqe, dhe ashtu siç e kanë quajtuar veten vetë në kohën e Luftës (civile) “morrat e kuq” komunistë, dmth, brezat baballarë e bij, u sulën të nuhasin si në ekstazë të pëgërat dhe vjelltinën e Shaqirit. Kjo ishte droga, adrenalina e domosdoshme pa të cilën nuk rrojnë gjallë pasardhësit e këtij mutacioni anti(kombëtar).
E reja që na sjell Shaqo Faslija është taze: Spiunët rusë më të rrezikshëm sot në botë janë:
Agron Tufa
Donald Trump Vetëm nuk po i vë dot karar, se cili sosh prej nesh është më i rrezikshëm. Gajret bre Shaqo, bre Selman pa bisht…! Shaqo don të dijë se cili është psedonimi i shkrimeve të mia në shtypin rus, moskovit.
Po nuk e thotë për çfarë shkrimesh, çfarë tematike. Le ta sqarojmë ndonjë, që avit turinjtë ta mësojë të vërtetën në bregushet e Shaqos: shkrimet e mia janë të vitit 1999, bash në kohën e luftës së Kosovës (mars 1999). Pseudonimi im ka qenë Elez Isufi, derisa një historiane ia qëlloj, se ky emër ka qenë personazh historik që u dha dërmën serbëve në luginën e Drinit të Zi, në Dibër, vendlindjen time. Ndërsa shkrimi im më i gjatë, i botuar në mars 1999, para datës 24 mars, bombardimit të Beogradit, me titull “Falsifikimi i historisë shkas për spastrime etnike” është me emrin tim real dhe është përkthyer dhe botuar edhe në shqip tek “Rilindja Demokratike”, maj 1999. Po çfarë bënte zulluja ynë ambasador, Shaqa, në ato ditë dramatike, kur çdo emision lajmesh hapej me Borisllav Millosheviçin? Mu n’ato momente kur ra bomba e parë në Beograd, jo vetëm që Shaqir Bjeto Faslija nuk u pa (siç nuk kishte dalë kurrë) në asnjë emision, në asnjë gazetë, por mbylli me tutius edhe dyert e ambasadës sonë dhe për një muaj u zhduk. Ka pas frikë trimi, se mos turrmat e përndezura nacionaliste që sulmonin me vezë e sende Ambasadën Amerikane, befas do ndryshonin drejtim dhe mësynin në ambasadën shqiptare… e nëse kjo do të ndoshte vërtete, kush do ta shpëtonte Shaqon me gjithë bregushe!? Shkurt, ia mbathi. Vuri drynin. Unë nuk i kam fshehur kurrë studimet e mia në Institutin e Letërsisë “A.M. Gorki”, i diplomuar shkëlqyeshëm qysh në vitin e tretë (dmth, dy vjet para mbarimit) me krijimtarinë dhe përkthimin e poetit disident e nobelist rus Josif Brodskijt. Nuk kam fshehur që kam bërë studime pasuniversitare në Institutin e Kulturave Europiane (IEK), i gjeni në çdo CV time zyrtare. As faktin se kam dhënë mësim në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (MGIMO), ku kam dhënë për rreth 5 vite Gjuhë shqipe, praktikë gjuhe, Folklor shqiptar e Letërsi shqipe, bash në ato vite kur në atë Institut studionte një grup i shkëlqyer studentësh shqiptarë. Më zgjodhën mua dhe jo Shaqirin për atë punë, se unë kisha një fakultet filologjik të kryer në Tiranë, ndërsa Shaqja recitonte dhe atëherë citatet e shokut të tij Enver. Mund të kisha vazhduar, pasi pata konsoliduar një katedër të shqipes në Dep. e Europës Juglindore, por me të mbaruar studimet, u ktheva në atdhe, ku kam përkthyer nga letërsia më e mirë ruse, e panjohur tek ne, aq shumë libra, sa të mbuloj këmbë e krye 20 Sha-qira! Nëse Shaqo Faslia me bregushe kërkon të dijë se kush më ka paguar, atëherë le të shkojë në MGIMO dhe të konsultojë veprimet financiare çdo fundmuaji. Sigurisht me ato para libra blija, shkoja në teatër, opera, aventura etj, gjëra të cilat Shaqo Faslia as mundej, as u merrte erë, se s’kishte i gjori haber.
Ndërsa unë, po kursehem me Shaqir Vukën. Thjesht po i kujtoj se nuk mund të lindte ndryshe një njeri si ai, i rritur nën hijen e të atit kriminel.
Krimet, mizoritë në shtypjen e kryengritësve malësorë të Kelmendit dhe Koplikut, që janë aktet më të para e më madhështore të kundërshtimit më armë të diktaturës më famëkeqe të shekullit, këto krime i ka kryer i ati, Bejto Faslia me shokë.
Vrasjet, pushkatimet, torturat e priftërinjve katolikë – këtyre martirëve të lirisë – kanë për autor duart e të atit, andaj i biri nuk mund të mendojë ndryshe nga vazhda e gjakut që la pas i ati.
Shaqir Vukaj Faslia është trashëgimtar i asaj linje kainiane që vranë vëllezërit e tyre, dhe këta vrasës duan të na i paraqesin si heronj. Vrasësi mbetet vrasës, shëmtueshëm, i përlyer me gjak, duke përgatitur listat e arrestimeve dhe bografive për banja të reja gjaku shqiptar. Le të llomotisin pa fund Brahot, Tarifët dhe Vukajt. Ato le të çirren e të shpifin. Unë kam një epërsi: dokumentin kresë! Le të flasë ai në flagrancë, si kjo listë që bënte dikur i ati i Shaqir Vukës, Bejto Faslija, Komandant i Qytetit të Shkodrës së martirizueme. Gjykoni vetë se kush flet:
Ushtrija N.Ç. Shqipatare V.F.L.P Komanda e Qytetit Koplik Koplik me 15/3/1945.- Nr. 13. III. Res
Komandës së Qarkut
Përgj. Urdh. Nr. 63/12 Res datë 1/3/1945. –
Këtu poshtë ju parashkruajmë raportin me shënimet e kërkueme mbi t’arratisunit politik të këtij rajoni (tue lanë jasht edhe 16 t’arratisun të Kelmendit për të cilët kemi kërkue nga Kom Vendit atjeshme për me na skjarue dhe do ju raportohen po sa të kemi marrë informatat e duhuna). –
– Nik Gjeloshi Kastrat. – Ka kenë Togër i Milicisë Fashiste. Në kohët e fundit ka kenë bashkue me grupin Indipendent dhe ka kenë nji ndër kryetarët në Malsi. Dallaverexhi i përsosun, ka mbajtë lidhje të ngushta me reaksionin ka kenë nji ndër Kryetarët për organizimin e sulmit të Lleshit. Arsyeja e arratisjes së tij asht: marrja pjesë në sulmin e Lleshit. –
– Nikollë Preka – fashist i dorës së parë, mik i ngushtë i Kol Bibës, Toger Milicije, spiun, provokator i luftës së Reçit, ka ba pjesë tash së fundi me Legalitetin bashkë me Llesh Marashin, Nikollë Prekën e Nik Gjeloshin kanë organizue sulmin e Koplikut. Arratisë qysh me shlirimin e Qarkut të Shkodrës. Arsyeja e arratisjes: spijun. –
Dom Nikollë Gazulli, – prift, fashist i dorës së parë, spiun. Ka kenë gjithmonë kundra lëvizjes. Ka ba ç’mos me na sabotue, me predikime qi ka mbajtë në kishë me spionazhe sa ka mujt atij. Ky bashkë me Llesh Marashin, Nikollë Prekën e Nik Gjeloshin kanë organizue sulmin e Koplikut. Arratisë qysh me shlirimin e qarkut të Shkodrës. Arsyeja: spijun. –
– Pjetër Gjok Doda. – Bajraktar i Shkrelit. Njeriu usullesh, ka sabotue mjaft lëvizjen në Shkrel. Asht bashkue me Llesh Marashin kuer ky ishte Komandant Qarku në Shkodër. Asht arratisë bashkë me Lleshin. Ka marrë pjesë në sulmin e Koplikut. Arsyeja e arratisjes: bashkëpuntor’ i Lleshit.-
– Mirash Gjoka. – Ka kenë mik i ngushtë i Shaqir Omarit, ka ba pjesë në Milici, ka kenë spiun, asht arratisë bashkë me priftin Dom Nikollë Gazullin. Ka marrë pjesë në sulmin e Koplikut. Arsyeja e arratisjes: bashkëpuntuer i Dom Nikollë Gazullit.
– Llesh Marashi. – Organizator’ i reaksionit në Malsi të Madhe arratisë qysh në shlirimin e qarkut të Shkodrës. Arsyeja e arratisjes: bashkëpuntuer i Ballit, Legalitetit, Grupit Indipendent dhe Gestapos. –
– Rrok Konti – i nipi i Lleshit. Asht arratisë bashkë me axhën, pse nip i tijë.
– Ndue Gjeloshi – edhe ky nip i Lleshit. Asht arratisë bashkë me axhën pse nip i tij.
– Vat Gjeloshi – nip i Lleshit. Asht arratisë bashkë me axhën pse nip i tij.
– Prek Leka – dallaverexhi i dorës së parë, bashkëpuntor e mik i ngushtë i Llesh Marashit. Asht arratisë me shlirimin e qarkut të Shkodrës. Ka marrë pjesë në sulmin e Koplikut. Arsyeja e arratisjes: bashkepuntuer i Lleshit.
– Pashko Leka. – Edhe ky si i sipërmi, mik e bashkepuntuer i Llesh Marashit. Asht arratisë me shlirimin e qarkut të Shkodrës. Ka marrë pjesë në sulmin e Koplikut. Arsyeja e arratisjes: bashkpunetuer i Llesh Marashit.
Luket Marashi. – Dallaverexhi. Tip bajraktari, mik i ngushtë e bashkepuntuer i Llesh Marashit. Ka hapë parrulla e ka ba agjit. e prop. Ka tradhtue partizanët kuer kanë shkue me rrethue Llesh Marashin. Ka marrë pjesë në sulmin e Koplikut. Arsyeja e arratisjes: marrja pjesë në sulmin e Koplikut.
– Prel Frani. – Dallaverexhi, ka pasë lidhje të ngushtë me reaksionin e sidomos me Llesh Marashin, ka ba agjit e prop, ka hapë parrulla, ka marrë pjesë në sulmin e Koplikut e te Ura e Rrjollit. –
– Palok Luketa. – Ka shkue gjithnjë mbas babës së vet, Luket Marashit, ka marrë pjesë në luftën e Grishajvet, në Bajzë, Koplik e Ura e Rrjollit. – Asht arratisë bashkë me babën e vet. –
– Ded Luketa. – Ka shkue gjithnjë mbas babës së vet. –
– Fran Luca: Dallaverexhi, ka pasë lidhje të ngushta me Llesh Marashin, ka ba agji e prop , ka marrë pjesë në sulmin e Bajzës e të Koplikut. Asht arratisë së bashku me Llesh Marashin. – T’arratisun ordiner nuk kemi në rajonin t’onë. – Komisar’ i Qytetit Komandanti i Qytetit (Çun Jonuzi) (Bejto Faslija) Oficerit Mbrojtjes Popullit Shkodër Këshillit N. Ç. të Nënprefek. M. Madhe Këtu Ju parashtrohet si ma sipër, e si në gjegje të shkresës Nr. 144 datë 13/3/1945 të Këshillit N.Ç. të Nënpref. M. Madhe. Komisar’ i Qytetit: Komandant i Qytetit (Çun Jonuzi) (Bejto Faslija) Vula, firma
Është vërtetuar se dizefektant LifeClean është vrases i fuqishem virusit EN14476 qe ka struktura më të ashpra se sa të tipit të virusit Corona (covid-19)
Në luftën kundër viruseve, baktereve dhe baktereve shumë rezistente që janë pas stomakut, të vjellat, salmonelës, legionelës dhe MRSA dhe në spore të vështira për tu trajtuar, kërkohet një dezinfektues i fuqishëm. Në të njëjtën kohë, mjedisi duhet të kursehet.
Dezinfektimi i KBM nga LifeClean lehtëson përmbushjen e kërkesave.
Eliminon shumicën e mikroorganizmave
Brenda dy minutave, DMD dezinfektimi nga LifeClean siguron efekt të plotë dezinfektues dhe eliminon:
– campylobacter, herpesvirus dhe organizmat që shkaktojnë legionelën dhe salmonelën si dhe sëmundjen e dimrit (kalicivirus)
– baktere rezistente ndaj antibiotikëve siç është MRSA
– është vërtetuar sipas vrasjes së EN14476 të strukturave më të ashpra të virusit sesa tipit Corona (covid-19)
– spore myk dhe të rëndë siç është Clostridium difficile
SHËNIM! Në mjedis të ndyrë, agjenti duhet të punojë për pesë minuta.
Mjedisi miqësor dhe i lehtë për tu trajtuar
Dezinfektimi i KBM është jashtëzakonisht miqësor ndaj mjedisit falë një procesi të veçantë prodhimi. Produkti është me bazë uji 99.6%, i prodhuar në Suedi dhe i gatshëm për përdorim. Ju nuk keni nevojë për pajisje mbrojtëse kur përdorni produktin.
Dezinfektimi i KBM nga LifeClean mund të përdoret kudo që është i nevojshëm dezinfektimi në spitale, klinika veterinare, strehimore të kafshëve, shtëpi pleqsh, shkolla dhe parashkollorë, në industrinë ushqimore dhe bujqësi, në hotele, tualete të lëvizshëm etj.
Produkti është i dokumentuar mirë dhe është testuar nga institutet e pavarura të kërkimit – Instituti i Kërkimit Teknik i PS Suedisë dhe SSI danez, për të përmbushur standarde të larta për mjedisin dhe përdoruesit.
Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin “Hero i Kombit Shqiptar”, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar.
Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405. Për vendlindjen e tij ka dy versione. I pari në Dibër dhe i dyti në Mat. Skënderbeu vdiq më 17 janar të vitit 1468 në Lezhë. Ai jetoi 62 vjet, 7 muaj e 11 ditë.
Për 25 vjet Gjergj Kastriot Skënderbeu mbajti të papushtuar Arbërinë nga ushtria osmane që e sulmoi atë dhjetra herë duke u bërë mbrojtës jo vetëm i kësaj toke por edhe i krishtërimit në Evropë.
Për shkak se Skënderbeu u bë diga, mbrojtja dhe rezisteca e krishterë ndaj ushtrisë osmane, Evropa dhe Vatikani e kanë cilësuar heroin kombëtar të shqiptarëve, si atlet i krishtit dhe pararendës të aleancës Atlantike NATO.
Për 25 vjet me radhë Kruja që ishte kryeqyteti i Arbërisë, u quajt nga shumë personalitete të kohës akropoli i Kristianizmit në Evropë.
Gjergj Kastriot Skënderbeu cilësohet nga historianët si një nga 4 gjeneralët dhe strategët më të zotë në historinë e botës pas Aleksandrit të Madh, Jul Çezarit dhe Napoleon Bonapartit.
Skënderbeu me ushtrinë e tij shkatërroi 20 ushtri të huaja dhe sipas Marin Barletit ai vetë gjatë gjithë jetës së vete vrau në beteja 3 mijë persona.
Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Arbërisë së Veriut dhe i princeshës Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit mes 4 djemve Stanishin, Reposhin dhe Konstandinin si dhe 5 vajzave Mara, Jella, Angjelina, Vllajka dhe Mamica që kishin Gjon dhe Vojsava Kastrioti.
Familja e Kastriotëve zotëronte një principatë të vogël midis Matit dhe Dibrës në kufirin verior në zotërimet e Topiajve. Paraardhësi Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vititn 1383.
Gjergj Kastrioti u martua me Donika Arianitin nga Kanina e Vlorës dhe bashkë patën një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vunë në nder të të atit. Djali I Gjonit, e kishte emrin Gjergj Kastrioti, në nder të gjyshit.
Gjergj Kastrioti dhe Donika Arianiti u martuan më 23 prill të vitit 1451 kur ajo ishte 23 vjeç dhe Gjergji 46 vjeç. Në Kaninë dasma zgjati 3 ditë dhe Skëndebeu shkoi nga Kruja atje me 500 kalorës. Më pas dasma vazhdoi në manastirin e Ardenicës dhe më pas akoma në kalanë e Beratit.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë si e gjithë familja dhe të gjithë paraardhësit e tij. Ai u kthye në muhamedan pasi u mor peng dhe më pas u kthye sërish i krishterë kur u kthye në Shqipëri.
Në moshë të vogël Gjergj Kastrioti bashkë me 3 vëllezërit e tij u mor peng nga Sulltan Murati I II si ndëshkim për luftën që i shpalli babaii tyre Gjon Kastrioti. Gjergj u nvndos në Edrene dhe më pas në oboprrin e sulltanit.
Gjergj Kastrioti vazhdoi shkollën e içogllanëve në Ederne të Turqisë së sotme në të cilin mësonin artin ushtarak djemtë e sundimtarve të nënshtruar me frymë osmane
Pas shkollës Skënderbeu nisi karrierën ushtarake si pjesë e disa ekspeditave në Ballkan dhe Azi në të cilat u shqua në luftme por edhe si strateg. Nga spahi, ai mori gradën sanxhakbeut.
Për trimërinë dhe fitoren në betejat si pjesë e ushtrisë osmane Sulltani iu kishte dhënë Gjergj Kastriotit gradën e lartë gjeneral.
Skënderbeu studio dhe u stëvrit në Stamboll për artin ushtarak. Ai njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip. Titullin Skënderbej “Iskander bej” ose Aleksandri i madh iu dha nga Sulltan Murati i II pas fitores së betejave ne Azi.
Në vitin 1443 Skënderbeu arrestoi sekretarin e Sulltanit dhe e detyroi të firmoste një urdhër të Sulltanit për komandantin turk të Krujës sipas të cilit duhet tia dorëzonte qytetin Skënderbeut. Me 300 kalorës dhe ushtarë besnikë Skënderbeu mbërriti në Krujë, mori në dorëzim kalanë dhe brenda natës vrau të gjithë ushtarët osmanë.
Kryengritja kundër osmanëve vijoi në të gjithë Arbërinë dhe pasi u morën të gjitha kalatë, në një kuvend Skënderbeu u shpall komandant i të gjitha forcave.
Janë disa shtete në botë që kanë sheshe me emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeu si Tirana në Shqipëri, Prishtinë në Kosovë, Zyrihu në Zvicër, Parisi në Francë, Roma në Itali, Çikago në SHBA, Shkupi në Maqedoni etj.
Simbolet dhe armët orgjinale të Skënderbeut gjenden në muzeun e armëve në Vjenë të Austrisë. Pas vdekjes së Skënderbu bashkëshortja i ka lënë me testament. Por më pas ato ndërruan duar te disa koleksionues dhe në fund u vendosën në muzeun e Armëve.
Armët e Skënderbeut që ndodhen në muzeun e armëve në Vjenë janë dy shpata. Shpata e parë i është dhuruar nga Papa në krishtlidnjen e vitit 1466. Ajo është e drejtë dhe e gjatë 85.5 cm dhe e gerë 5.7 cm dhe peshon 1.3 kilogram. Shpata e dyt është e modelit turk dhe është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.
Në muzeun e Krujës janë vetëm kopjet e tyre. Në Shqipëri aktualisht nuk gjenden sende apo objekte personale të Skënderbeut. Ato janë zhdukur pas vdekjes së tij dhe dyndjeve osmane në vendin tonë. Madje edhe eshtrat e tij janë marrë nga osmanët dhe janë përdorur si hajmali.
Në nëntor të vitit 2012, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, armët e Skënderbeut u ekspozuan për disa ditë në muzeun historik kombëtar në Tiranë. Numri i vizitorëve që panë armët orgjinale të Skënderbeut ishte 1.4 milionë persona. Vetëm më 28 nëntor atë e vizituan mbi 200 mijë vizitorë.
Përkrenarja me kokën e Skënderbeu ishte simbol i huzuar nga legjenat e Pirros së Epiriut dhe Aleksandrit të madh. Ajo ishte me metal të bardhë dhe me një rrip të lar me ar. Skënderbeu deklaronte se ishte pasardhës i Pirros. Marin Barleti nënshkruante se Skënderbeu i referohej shpesh Pirros së Epirit.
Kali i Skënderbeut është një nga simbolet e jetës së tij. Sipas Barletit ai ishte i bardhë dhe i një rrace të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut kali nuk pranoi ti hipte dikush tjetër dhe pas disa kohësh vdiq (ngordhi).
Flamuri i Skënderbeut ishte me fushë të kuqe dhe shqiponja me dy koka, flamuri që edhe sot është zyrtar i shtetit shqiptar. Në fjalimin e tij më 28 nëntor 1912 në Vlorë, teksa shpallte pavarësinë e shtetit shqiptar, Ismail Qemali përmendi se flamuri që ngriti ishte ai i Skëndebeut.
Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij që ndodhej në kishën e Shën Nikut në Lezhë u dhunua dhe eshtrat e tij u morën si hajmali nga ushtarët turq.
Dy herë Papa Piu I II u nis në Shqipëri për të kurorëzuar si mbret Gjergj Kastriot Skënderbeun. Por kjo nuk u bë e mundur. Herën e dytë Papa Piu vdiq në Ankona duke ardhur në Arbëri.
Emrin e Skënderbeut në Shqipëri e mbajnë: Sheshi qendror në Tiranë, tri rrugë në Tiranë, Krujë, Durrës, një muze ne Krujë, një fshat në Librazhd, klubi i futbollit të Korçës, një titull i lartë. Akademia ushtarake e Shqipërisë në Tiranë mban emrin e Skënderbeut si startegu më i lartë ushtarak i të gjitha kohrave. Më parë emrin Skënderbej e mbante edhe shkolla e mesme ushtarake në Tiranë.
Kanë qenë disa tentative për ta vrarë Skënderbeun. Sipas historianëve disa herë janë bërë përpjekje për ta helmuar atë. Por duket se përpkeja më serioze ka qenë e Venedikut. Gjatë kohës që ishin në luftë me të venedikasit shpallën çmim si pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh për vrasjen e Skënderbeut.
Janë 4 autorë shqiptarë si biografë të Skënderbeut: Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo dhe Kristo Frashëri.
“Histori e Skënderbeut” e Marin Barletit e shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë në 1508 është vepra më shumë e përkthyer e një autori shqiptar. Kjo vepër është përkthyer në 40 gjuhë dhe pas 500 vjetëve u përkthye edhe në gjuhën shqipe.
Mbreti i Napolit i dhuroi Skënderbeut 60 kilometra katrorë tokë dhe një kështjellë në Napoli në shenjë nderimi dhe respekti për ndihmën që ai i dha në luftë ndaj kundërshtarëve. Edhe sot kjo kështjelël është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.
Varri i Donika Kastriotit, bashkëshortes së Gjergj Kastriotit, ndodhet ende në Spanjë që në atë kohë pjesë e mbtretërisë së Napolit. Për koicidencë edhe varri i bashkëshortes së Ismail Qemalit, ndodhet po në Spanjë.
Lekë Zaharia, Gjon Muzaka, Stres Balsha, Pal Engjëlli, Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Vrana Konti ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Skënderbeut. Nipi i Skënderbeuit Hamza Kastrioti dhe Moisi Golemi e tradhëtuan atë.
Dy janë fjalimet më të rëndëishëm të Skënderberui. I pari i mbajtur në Krujë kur mbërriti nga Turia. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta mes jush”, janë unikale edhe sot e kësaj dite. Fjalimi i dytë është në formën e testamentit përpara vdekjes në të cilin thotë: “ska asnjë shtet aq të fuqishëm dhe aq të shëndoshë që të mos shembet kur i lëshon vendin mërive dhe grindjeve”.
Tre herë u sulmua qyteti i Krujës ngaushtria osmane. Dyherë nga sulltanët Murati i II dhe djeali i tij Mehmeti dhe një herë nga ushtria e gjeneralit Evrenoz Pasha. Por megjithatë bqytetei nuk ra. Ushtria osmane në të tre rastet numëronte 100 mijë ushtarë.
Skenderbeu zhvilloi 30 beteja nga të cilat fitoi 29 dhe humbi vetëm 1 atë të Beratit në të cilën u tradhëtua nga besnikët e tij më të mëdhenj. Ushtria e Skënderbut aty pati 5 mijë të vrarë.
Besëlidhja e Lezhës është i pari bashkim i madh i shqiptarëve kundër një pushtuesi. E ideuar dhe organziaur nga Skëndebeu ajo bashkoi princat shqiptarë.
Më 2 mars 1444 në katedralen e shën Kollit në Lezhë u mbajt kuvendi kombëtar I prindërve dhe fisnikëve shqiparë. Në kuvend morën pjesë Skëndebeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia me dy7 djemtë, Gjergj Stres Balsha, Nikoll dhe Pal Dukagjini, Teodor Muzazka iriu, Lekë Zaharia, pjhesëtr Spani, Lekë Dushmani, Stefan Gojçini etj
Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut u largua në Napoli pas vdekjes së Skënderbrut bashkë me të ëmën. Ai mori titullin Dukë dhe kont. U martua me Irena Brankoviç Peleologlu, pasardhësja e fundit e familije sperandorake Bizantine dhe patën shumë fëmijë. Në vitin 1700 pasardhësit u shpërngulën në Leçe.
Ushtria e Skënderbeut arriti të numërojë deri në 40 mijë ushtarë. Nga këta 3 mijë siguronin kufijtë që kishin komandant Moisi Golemin. 8 mijë ishin kalorës dhe 7 mijë ushtarë këmbësorë special që ishte garda e Skëndebeut.
Janë 24 përpjekje të ushtrisë osmane për të marrë Krujën dhe princiatën e Skëndebeut por nuk e arriti asnjëherë sa ishte ai gjallë.
Gjergj Kastrioti shkjoi disaherë në ndihmë të Vatikanit dhe mbretërisë së Napolit. Në vitin 1463 Skënderbeu u bë komandant i forcave kryqtare të Papa Piut të II-të.
Në të gjithë botën për figurën e Skënderbeut janë shkruar rreth 600 libra. Mes tyre janë dhjetra romane, libra historikë, studimorë dhe legjenda.
Janë të shumta veprat e artistëve botërorë me temë Skënderbeun. Piktori hollandez Rembrand ka bërë portretin e tij, shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, kompozitori Antonio Vivaldi ka shkruar një opera dhe kompoziorët François Rebel dhe François Francoeur nga një operetë.
Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Tiranë, Prishtinë, Gjenevë, Londër, Bruksel, Budapest, Romë, Miçigan. Pritet që bust të tij të ketë edhe në Spanjë, Australi, etj. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kal duke simbolizuar luftëtarin.
Monumentin e Sknderbut mbi kal në qendër të Romës e zbuloi Benito Musolini më 27 tetor 1940, një vit e gjysmë pas pushtimit që Italia i bëri Shqipërisë.
Në fakt megjithe se me vonese nga dalja e tij, ky ishte programi i pastër “rilindas”
E nisi nga burgu për ata fakiret që vjedhin energjinë elektrike dhe e realizoj deri më sot, tani e filloj ndaj mbledhesve te kanaçeve, ndaj atyre që thyejnë karantinën për nje copë buke që rrezikojnë nga 10-15 vjet burgim.
Vertet ky ishte programi bastard “riindas” qe delet me hir a me pahir e hengren si sapunin per djathë.
Këte fuqi i dhane ketij te semuri mendor, uzurpues i nje shteti te tere.
Kete fuqi i dhane diplomatet dhe ambasadat e huaja perendimore një te droguari peng i grupeve kriminale.
Kete fuqi i dha Soros nëpërmjet ambasadorit Lu dhe peshkut të arte të tij.
Këtë fuqi i dha dhe ambasadorja Vlahudin perfaqsuesja me e shemtuar e europes.
Kete fuqi i japin dhe kelyshet bastarde te pseudo opozites parlamentare që si qenër të rrahur ngelen shkop mbeshtetes i tij ne sallat e bordell parlamentit..
Këte fuqi i dha dhe vota e te mashtruarve, vota e emigranteve shqiptare ne greqi, qe sot po i le me dite e net nëper dogana jashte nje si kafshet duke mos i lejuar te futen ne token meme.
Thjesht nje i çmendur u emerua shef pavioni në njërepart psikiatrie, dhe mbas saj në drejtor dhe “ministër shëndetsie”
Mjerë pacientët.
Programi për “Rilindjen” e Shqipërisë:
Prill 2020 – Rama paralajmeron 10 deri 15 burg per ata qe thyejne karantinen.
Dhjetor 2019 – Rama kercenon 7 deri 15 burg per ndertuesit dhe arkitektet.
Qershor 2019 – Rama paralajmeron 10 -15 vjet burg kush bllokon rruget.
Maj 2019 – 5 vjet burg kush demton zonat e mbrojtura
Maj 2019 – 5 vjet burg per cenimin e figures se nepunesit civil
Prill 2019 – Rama paralajmeron 3 vjet burg per ata qe organizojne dhe vene baste sportive
Nentor 2018 – Burg per protestuesit tek Unaza e madhe (30 dite burg se tentoi te godase Ramen me kepuce)
Prill 2018 – Burg per protesuesit e Kukesit
Maj 2017 – Deri ne 7 vjet burg per shitblerjen e votes
Janar 2017 – PS propozon 3 vjet burg per vrasjen e qenve
Mars 2016 – Burg per protestuesit tek parku i liqenit
Janar 2016 – Rama, 15 vjet burg per kedo qe demton pyjet
Janar 2016 – PS propozon 3 vjet burg nese kapesh me celular ne burg
-Nentor 2015 – Rama, 3 vjet burg per ata qe shpifin.
Tetor 2015 – PS propozon 10 vjet burg per ata qe shesin mallra kontrabande
Shtator 2015 – Rama: 3 vjet burg per ata qe nuk leshojne fature tatimore.
Dhjetor 2014 – Rama: 8 vjet burg per ndertimet pa leje
Tetor 2014 – Rama: 5 vjet burg per ata qe vjedhin energjine elektrike
Mars 2014 – PS kerkon 3 vjet burg per shoferet e dehur
Përvjetorët e kreshnikëve të bjeshkëve të Kosharës e maleve të Maznikut kurorë lavdie e UÇK-së.
Male të përjetshme të qëndresës e krenarisë.
Skifterët e Haradinajve që sfiduan vdekjen për lirinë, në Panteonin e Kombit.
Misionarë të drejtësisë për t’i dhënë dimensionin e lirisë.
Nuk ka vend në hapsirën shqiptare që nga Tivari deri në Prevezë që nuk e njeh Epopenë e lavdishme të Dukagjinit dhe qëndresën e Haradinajve legjendarë. Kam shkruar shpesh për betejat homerike të UÇK-së , për marsin e dhimbshëm, por të lavdishëm të Jasharajve dhe Haradinajve, për prillin e përgjakshëm të Koshares që shembi Murin e Berlinit mes shqiptarëve, por sot do të të flas për Kuartetin e Lirisë, Shkelzenin, Fatmirin, Luanin, Hasimin që ranë në betejën e përgjakshme në malet e Maznikut 21 vite më parë dhe për vrasjen e çlirimtarit, luftëtarit të pamposhtur ndonëse i plagosur e sfidoj disa herë vdekjen në mejdanet për liri me zhupanët e Serbisë Enver Haradinaj. Enveri u mbijetoj plagëve të lirisë, në betejat për çlirimin e Kosovës, i sherbeu Atdheut në TMK, por dora gjakatare e këputi në mes jetën e tij, në lule të rinisë me dt 15-të prill të vitit 2005. Vrasje mizore e cilësoi Presidenti Rugova para 15-të vitesh. Ditën e varrimit të tij e shpalli zi kombëtare. Rugova e quajti vrasje barbare që kishte qëllim të destabilizonte Kosovën, vrasjen me pusi të pabesë të Enverit. Vrasjen makabre të Enverit e denuan Kryeministri i Kosovës Kosumi, kryeministri i Shqiperisë Nano, partitë politike në Kosovë, i gjithë opinioni publik, mbarë shqiptaria, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare. Ajo mendje diabolike e dorë kriminale kishte shpresuar që me këtë vrasje të realizonte një skenar ogurzi për Kosovën. Dora kriminale e vrau në mënyrë të pamëshirëshme djaloshin e luftës. Vdekja e rrembeu perbindshëm në kthertrat e saj. Jeta e tij ishte mjaft e shkurtër por i mjaftoj për ta shkruar emrin me shkronja të arta në Panteonin e Kombit. Kjo kurthë e kurdisur për të dëmtuar rëndë Kosovën u shkreh falë maturisë, qetësisë olimpike, vizionit, largpamësisë, misionarit të vazhdimësisë së sakrificës për Kosovën të burrështetasit Ramush Haradinaj nga fjala e tij mentare para më shumë se njeqindmijë pjesëmarrësve që kishin ardhur për të përcjellur Enverin për në banesën e fundit. Citoj: “Të gjithë ju të pranishëm sot ketu që keni ardhur nga mbarë trojet shqiptare për të ndarë me ne dhimbjen, vuajtjen tonë dhe për t’i dhënë lamtumirën vëllait tonë Enverit, birit të Kosovës, në emër të Familjes Haradinaj ju falenderoj të gjithëve. Kjo mbledhje e jona sot përfshirë të gjithë ne, familjet e deshmorëve të luftës dhe ish luftëtarëve, të institucioneve të larta të Kosovës, institucioneve ndërkombëtare, gjithashtu vëllezërve tanë nga Shqipëria, Maqedonia, Presheva, Mali i ZI, Diaspora, përfaqësuesve të besimeve fetare dhe organizatave të tjera, është një ngushëllim shumë i madh për ne, Familjen tonë. Kjo që ndodhi ishte e papritur dhe e veshtirë. Mënyra me e mirë, rruga e duhur, me efektive për të mbrojtur jetën e qytetarëve tanë, për të mbrojtur Kosovën, për tu siguruar se nuk do të këtë më dhimbje në Kosovë, për asnjë familje shqiptare, për të mbrojtur çdo qytetar të Kosovës është mbështetja e procesit politik në Kosovë”. Në 15-të vjetorin e Enverit, Ramush Haradinaj shkruan: “Në luftë sfidove disa herë vdekjen në fushëbetejë, por padrejtësisht të rrembeu në agun e lirisë. Ne vazhdojnë luftën për ti dhënë drejtësisë dimensionin e lirisë”. Megjithëse kam qenë disa herë mysafir në familjen kreshnike Haradinaj, nuk kam pyetur se kush e ka pagëzuar me emrin e Shkelzenit madhështor djaloshin trim të Kosovës. Shkelzen Haradinaj është një simbol i ri i qëndresës shqiptare, i cili luftoi 6-të vjet me stoicizëm titanik, me vitalitet të pashoq, me trimeri të rrallë në betejat e përgjakshme për çlirimin e Kosovës. “Trim si zana” siç thotë populli”. Ai rrjedh nga familja Haradinaj, e shquar për kontribut të madh patriotik brez pas brezi, e cila i dha luftës për liri 4 gjeneralë dhe tre deshmorë, dhe deshmorin 14-të vjeçarë Himen nga i njëjti trung, Kosovës simbolin e pamposhtur të qendresës, misionarin pa të dytë, De Golin shqiptar, ish Kryeministrin Ramush Haradinaj. Shkelzen Haradinaj është përfshirë qysh heret në UÇK, në ilegalitet që në vitin 1993 sëbashku me Luanin që ishte shtylla kurrizore e saj. Shkelzeni gjatë luftës mbante nofkën “Skifteri” dhe “Xeni”. Populli thotë “Trimi i mirë me shokë shumë”. Ai ishte mik me Adrian Krasniqin, Zahir Pajazitin, Rexhep Selimin, dajen e tij Lahi Brahimaj. Por ai pati fatin si askush tjetër, të ketë në krah bashkëluftëtarë e shokë ideali, vellezërit e tij trima Ramushin, Luanin, Enverin, Dautin Frasherin, Bacën e luftës Ilmiun dhe motrën e tij Meremen. Shkelzeni në gjashtë vjet luftë të pandërprerë demonstroi guxim të rrallë, trimëri të pashoqe, aksionist e guerilas i jashtëzakonshëm. Ai ka një bilanc të madh luftërash fitimtare. Çeta e tij gjatë luftës ilegale me aksionet e rrufeshme, të ngjashme me ato të Çerçiz Topullit dhe Azem Galicës u bë tmerri i armikut. I goditi agresorët panderprerë, natën dhe ditën, në strofullën e tyre dhe i bëri tu dridhet toka nën këmbë. Sëbashku me njesitin e tij u tregua mjeshtër i pritave dhe aksioneve shkatërrimtare kundër armikut. Vëçojmë 29-të gushtin e vitit 1995-të ku u vranë dy policë serbë dhe u plagosën disa të tjerë, si dhe aksionet e 12-të shtatorit 1997-të dhe 27-të nëntor 1997-të ku vriten disa policë serbë. Renia heroike e Luanit me 6-të maj 1997-të nuk e ligshtoi, përkundrazi dhimbjen e ktheu në forcë. Vetëm brenda një nate me shokët e tij ndërmori 22 aksione të armatosura kundër bazave militare serbe. Me dt 24 Mars të vitit 1998- të deshmori Shkelzen Haradinaj dallohet si luftëtar i shkelqyer përkrah vëllezërve, Ramushit, Dautit, Enverit, Frashërit Bacë IImiut, Bujarit, motrës Meremes. Në këtë dyluftim të përgjakshëm mbetën në fushëbetejë Agron Mehmetaj, Gazmend Mehmetaj dhe Hime Haradinaj dhe u plagos Ramushi. Ushtria serbe pësoj dëme të mëdha dhe u detyrua të terhiqet. Më vonë në luftimet e zhvilluara në Baballoq Shkelzeni plagoset në nofull dhe në krahëror. Pas plagosjes rëndë të Enverit dhe plagosjes së Dautit me dt 9-të gusht 1998-të, në frontin e Gramaçelit forcat serbe po i afroheshin shtabit në Gllogjan ,Shkelzeni shtrëngon plagët e vjetra dhe gjindet në ballë të frontit për ditë të tëra. Ai eshtë barrikadë e pathyeshme përballë kasandrave të njëpasnjëshme nga armiqtë dhe ishte faktori kryesorë i përballimit të ofensivës të Ushtrisë Serbe të shtatorit 1998-të. Gjithmonë kryente me sukses detyrat e ngarkuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare. Gjatë një aksioni gueril në prapavijë të armikut plagoset përseri me dt 14-të nëntor 1998-të, në rrugën Deçan- Gjakovë ku u vranë 6-të policë serbë. Falë zgjuarsisë dhe guximit të Shkelzenit dhe luftëtarëve të Brigadës131 Jusuf Gervalla dhe Brigadës 134 u bënë digë e pakalueshme dhe e pathyeshme, varr për armikun. Për 9-të ditë 9- 18 janar 1999-të luftëtarët e lirisë qëndrojnë stoikisht duke e thyer keq Ushtrinë Serbe, e duke i detyruar të kthehen mbrapa. Edhe në këtë betejë Shkelzeni merr plagë të reja. Shkelzen Haradinaj shquhet në betejën e Pozharit historik zhvilluar me dt 27-të mars – 2 prill 1999-të, çka i detyroj forcat serbe të terhiqen dukë lënë dhjetëra të vrarë, mes tyre dhe oficerë të lartë. Me dt 5 prill drejton operacionin e tërheqjes së 40-të të plagosurve. Me dt 16-të prill në malet e Maznikut në një betejë të ashpër gjoks për gjoks, dhëmb për dhëmb me forcat serbe per të mbrojtur popullatën civile në Bardhaniq Shkelzen Haradinaj ra heroikisht në Altarin e Atdheut së bashkua me shokët Fatmir Nimanaj, Luan Nimanaj, Hasim Halilaj. Luftimet ishin të rrepta, në afërsi deri në 2 m. Disa herë Shkelzeni me shokë ua kthenin bombat e serbëve që hidhnin në drejtim të tyre. Deri në qiell jehonte kënga e luftëtarëve të lirisë. Këndonin dhe luftonin panderprerë. Shkelzenin më të fortë se shkembi, me madhështinë e bjeshkës që mban emrin e tij, nuk e rrezoi plumbi i armikut që e mori në gjoks, por ashtu i plagosur si gladiator nuk ndalet por vret nje polic serb. Por kur e merr plumbi në ballë bie për të mbetur i pavdekshëm në përjetësi. Bashkëluftëtarët e tij nuk besonin kurrë që mund të binte Shkelzeni, siç nuk mund të rrëzohet Shkelzeni madhështor nga asnjë lloj termeti, sado i madh të jetë ai. Ai ra së bashku me bashkëluftëtarët e tij trima Fatmirin, Luanin, Hasimin për të mbetur në panteonin e lirisë. Kusherinjtë Nimanaj dhe Hasimi ishin pjesëmarres në betejat e përgjakshme ku u shquan për sakrificë e vetmohim për të mposhtur ushtritë e shumta të serbëve. Ne keto beteja u plagosën disa herë dhe pa u shëruar plagët e vjetra merrnin plagë të reja. Trimat e UÇK- së dilnin në fushë të mejdanit pa u tharë gjaku dhe pa u shëruar plagët e vjetra. Ata i shtrëngonin fort ato dhe në dylyftimet e ashpra që i prisnin plagoseshin përsëri, por nuk dorëzoheshim si Muji e Halili përballë krajlive serbe, si Gjergj Elez Alia përballë bajlozëve të detit, si spartanët e lashtë në Betejën e Termopileve që luftonin me thonjë e dhëmbë përballë ushtrive perse të Kserksit. Ata luftuan për çlirim kombëtar e bashkim të trojeve etnike. Shkelzen Haradinaj u pagëzua me emrin e Shkelzenit madhështor pa e ditur se në shekullin e 20- të, në betejën më të madhe të shqiptarëve do ta mbante me nder këtë emër dhe qendroi i patundur si Mali i Shkelzenit ku janë murosur Muji dhe Halili, e përballë tij në lëndinat e Koshares prehet Omeri, të Shkelzenit ku flenë legjendat e kreshnikëve, ku lodrojnë zanat ku rrezë tij u ndesh Gjergj Elez Alia me bajlozët e detit. Ai mori fuqi prej tij si Anteu në mitologji. Sot mbushen 21 vjet pa Shkelzenin, Fatmirin, Luanin e Hasimin. Dje u mbushen 15-të vite pa Enverin. Sot mbushen 21 vite nga renia heroike në Rrasë -Koshare e Fadil Malokut, Xhevahir Çaush Nitajt, Zeki Xhevat Shulemanjes, Zekiri Musli Dardhishtës, Selver Kreziut, Ismet Mustafës në Betejën e Koshares, ku u thye kufiri shekullor ndërshqiptarë, ku u flijuan për lirinë dardane 114-të deshmorë. Por ata me veprën e tyre ishin të gjallë në 21 -vjetorin e Epopesë së Jasharajve dhe Haradinajve. Ata ishin krushq lirie në 12-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e Kushtetutës së saj. Vepra e tyre eshtë shkruar në shkronja të arta në historinë e re të Kombit Shqiptar. Prilli i pranverës i larë me gjak, prilli i lulëkuqeve që mbin nga gjaku i tyre eshtë pranvera e lirisë e denjë për antologji. Prilli i Koshares, prilli i Maznikut, do të jënë në Enciklopedinë Kombëtare përkrah betejës së Shtimes dhe Slivovës të organizuara nga Ushtria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kundër ushtrive turke që filloi me 18-të prilli të vitit 1881, ku u luftua trup me trup e dhëmb për dhëmb për çlirim kombëtar nga Perandoria më e madhe e kohës. Akti heroik i Mic Sokolit i cili i vuni gjoksin topit të sulltanit me dt 21 prill të vitit 1881 ka mbetur testament krenarie e patriotizmi në breza. Bilbili i kengës shqipe Fatime Sokoli e ka përjetësuar në memorien e Kombit tonë kryeveprën legjendare të Mic Sokolit. “Mic Sokoli yll ndër yje Me gjoks topin e ka shqye” Pa u tharë gjaku i Micit dhe trimave të rënë në betejë populli u ka ngritur këngën e pavdekshme: ” n’Fushë të Kosovës është lidh jezeri ( mjegulla) Haj medet ka mbetë shumë njeri Mic Sokoli e Smajl Hyseni A mi patë Zmajlin e Micin Fyt me fyt me Dervishin”. ( Dervish Pasha) Apo kënga: ” Ali Ibra në vraç të zi Po i shkon gjaku për zingji (zingji të kalit). Se k’tu i thonë shqiptari”. E për të vazhduar: “Sef Kosharja i pari i fisit Hije t’paska maja e lisit Hije m’ka o shokët e mi Kam dhanë jetën për liri”. UÇK- ja e lavdishme e ripërtriu Epokën e Gjergj Kastriotit (Skenderbeut), arkitektit të Nëntorit të Parë të Shqitarëve. E përtriu Epokën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Epokën e Hasan Prishtinës, Isa Boletinin, Ismail Qemalit, Ded Gjon Lulit, Bajram Currit, Idriz Seferit, autorëve të Nëntorit të Dytë. UÇK- ja realizoi Nëntorin e Tretë. Trimat e UÇK-së ranë në fushëbetejë me këngë dhe me betimin e bajmë vdekjen si me le. “Për Kosovën jap dy jetë Vdekjen time e vras vetë.” Me aktet e tyre heroike e përsëritën historinë e përjetësuar në këngë. ” Çka kanë retë që po vetojnë Dy dragoj sot po luftojnë n’Kaçanik e në Caralevë Isa Begu me Idriz Seferin”. Shkelzen Haradinaj vlerësohet me të drejtë si një nga herojtë më të shquar të luftërave për liri të Kombit Shqiptar. Mal i përjetshëm i krenarisë dhe i qëndresës shqiptare. Kenga popullore e ka bërë të pavdekshëm sëbashku me Luanin. ” Se luani dhe Shkelzeni janë ba Diell janë ba Hanë, dritë përmbi Gllogjan”. Ata ranë për të mbetur kushtrim lirie për vazhdimin e misionit ndaj Kombit. Zanat e bjeshkëve ku pushonin trimat u xhelozuan kur eshtrat e tyre u morën për tu prehur përgjithmonë në varrezat e Gllogjanit në gusht të vitit 1999-të. Lavdi deshmorëve të Kombit që dhanë jetën për Atdheun. Lavdi.
Komunizmi nuk mund të jetojë pa heronj të rremë, pa figura të rastësishme që nuk kishin bërë asgjë, por që pas vdekjes u mbuluan me akte heroizmi.
Një ndër ta është edhe ajo që njihet si “Cuca e maleve”.
Le të shohim komunikatën ditën e vrasjes dhe shpalljen me vonëse heroinë në vitin 1969.
Sipas njoftimit të Degës së Zhdukjes së Krimeve të MPB-së, të datës 17.11.1950, në datën 14.11.1950 ora 23.00 nga njerëz të panjohur është vrarë Delica Pjetri në katundin Fregen të Lokalitetin Kashnjet të Lezhës.
📌“Arsyeja e vrasjes është se kjo ka ikur nga burri dhe s’ka pranuar që ta marrë”-thuhej në njoftim.
Mirëpo në vitin 1969, partia kërkonte heroina. Propozohej cuca te Byroja Politika me këtë motivacion:
“Vrarë nga diversantët dhe kulaku i fshatit (ish vjehrri i saj), pasi e kapën në shtëpi vetë me nënën qorre, e torturuan dhe në fund e vranë si shkelëse e kanunit, se zbatonte mësimet e partisë e të shokut Enver.
Shkoi vullnetare dy herë në hekurudhë, e la burrin që e kishin martuar me zot se ishte bir kulaku. Në vitin 1947 u pranua në organizatën e rinisë dhe u bë një luftëtare e flaktë e përhapjes së të resë në fshat, luftonte kundër zakoneve prapanike, demaskonte me kurajë kulakët dhe armiqtë. Delica në të gjitha momentet qëndroi trime dhe burrneshë dhe me emrin e partisë në gojë dha jetën.
“E frymëzuar nga mësimet e partisë, me guxim e trimëri shembullore, si një e re revolucionare, u ngrit në luftën kundër zakoneve prapanike të kanunit e të fesë, mori pjesë aktive në shumë aksione politike, ideologjike dhe ekonomike, u bë kështu një nga luftëtaret e para të partisë në Rrethin e Lezhës për çlirimin e plotë të gruas, që qëndroi heroikisht edhe gjatë masakrimit që i bënë diversantët”.
Edi Rama ka kërkuar rreth 100 mijë euro dëmshpërblim ndaj Bild, për publikimet e saj, me pretendimin se nuk qëndronin dhe ishin të pavërteta.
Kjo ka qenë kërkesa fillestare, e cila më pas është vetërrëzuar po nga Rama, duke u tërhequr.
Ky veprim ka ndodhur, pasi ai ka marrë këshillën e përfaqësuesve të tij ligjorë, për mossuksesin e padisë në gjyq. Ndoshta Km duhej të bëjë një transparencë për këtë procedurë. Mundet të ketë paguar dhe një tarifë fillestare, për pretendimin e tij financiar si dëmshpërblim në këtë mosmarrëveshje. Në Frankfurt dhe në Hamburg, përpjekjet e Ramës kanë qenë për dy pretendimej rreth asaj çfarë është publikuar në gazetën gjermane.
Kreu i qeverisë, ka menduar që materialin e së përditshmes gjermane, ku flitej për Mafian,drogën, lidhjet e tij, qeverisë së tij me këtë lloj pushteti kriminal ta ketë si padi të parë. Këtë përpjekje fillestare pa sukses, ai e ka bërë në Hamburg.
Gjykata kanë dhënë përgjgije se nuk ka tashmë një process pezull, rreth kësaj ngjarjeje. Më vonë është rikthyer në Frankfurt më një tjetër ankesë. Këtë herë për shkrimin e Bild Zeitung, me 17 qershor 2019, ku kryeartikulli fliste për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër, shoqëruar me kaseta përgjimesh dhe dokumenta zyrtare.
Në këto episode të përgjimeve të transmetuara, janë shumë zyrtarë, deputetë, minsitra, të cilët tregojnë mes tyre hapur, skemën e manipulimit dhe vjedhjes zgjedhore të vitit 2016. Në njërin nga momentet e publikuara është kryeministri Edi Rama, telefonuesi me njërin prej drejtuesve të partisë në qark, drejtorin Arben Keshi, si menaxher i fushatës zgjedhore për socialistët, në qarkun ku po bëheshin zgjedhjet e pjesshme.
Aty ai raporton të kryetari i Partisë Socialiste, kryeministri i vendit, Edi Rama, se kanë realizuar qëllimet e synimet e vendosura sipas planit. Në këtë përgatitje për proces gjyqsor kundër Axel Springer, Rama duhej të përgjigjej se çfarë dinte për këtë manipulim elektoral dhe a gjendej ai i përfshirë në të? Duket se përballja paraprake në Gjykatë, mes përfaqësuesve të palëve, Bild-Rama, ku do të vendosje ecuria, ka ngjarë të jetë e pafat për Edi Ramën. Peter Tiede, autori i reportazheve, shkrimeve, publikimeve, redaksia e tij, kishin mbledhur prova, fakte, dëshmi, material zyrtare nga drejtësia shqiptare, të cilat kanë qenë shumë herë më bindëse për të cilësuar korrekt dhe të vërtetë botimin e bërë. Ajo çfarë është paraqitur nga Rama në gjykatat gjermane, nuk ka qenë e mjaftueshmë për të krijuar një situatë ndryshe nga sa ka raportuar Bild. Në këto rrethana, kryeminsitri mbasë bën zgjedhjen e këshilluar nga ekspertet e kontraktuar gjermanë, tërhiqet.
Gjyqi këtu cilësohet i mbyllur, bashkë me dosjen e nsiur për të shkuar më tej. Ky dorëzim përballë drejtësisë në dy gjykata, në Hamburg dhe Frankfurt, ku ai besonte se do të dilte fitues, është një pranim i vendimmarrjes paraprake. Në këtë përplasje me medien gjermane, mosvazhdimi procesit e bën Ramën, si dëshmitarin kryesor të kësaj të vërtete të botuar në disa ditë rradhazi nga Bild gjatë vitit 2019.
By Basir Çollaku
Edi Rama has demanded about 100 thousand euros in damages against Bild, for its publications, claiming that they did not stand and were untrue. This was the initial request, which was then self-directed by Rama, withdrawing.
This action took place after he received the advice of his legal representatives for the failure of the lawsuit in court. Perhaps Km should have made a transparency about this procedure. He may have paid an initial fee for his financial claim as damages in this dispute. In Frankfurt and Hamburg, Rama’s efforts were based on two claims about what was published in the German newspaper. The head of the government has thought that the material of the German daily, where he talked about the Mafia, drugs, his connections, his government with this kind of criminal power, should be his first lawsuit.
He made this unsuccessful initial attempt in Hamburg. The court has responded that there is no longer a suspended process around this event. He later returned to Frankfurt with another complaint. This time for the Bild Zeitung article, on June 17, 2019, where the main article talked about the manipulation of the 2016 elections in Debar, accompanied by wiretapping tapes and official documents. In these episodes of wiretapped broadcasts, there are many officials, MPs, ministers, who openly show among themselves, the scheme of manipulation and electoral theft of 2016. In one of the published moments is the Prime Minister Edi Rama, the caller with one of the leaders of the party in the district, the director Arben Keshi, as the manager of the election campaign for the Socialists, in the district where the partial elections were taking place.
There he reports to the chairman of the Socialist Party, the Prime Minister of the country, Edi Rama, that they have achieved the goals and objectives set according to the plan. In this preparation for the trial against Axel Springer, Rama had to answer what he knew about this electoral manipulation and was he involved in it? It seems that the preliminary confrontation in Court, between the representatives of the parties, Bild-Rama, where you would decide the progress, is likely to be unfortunate for Edi Rama.
Peter Tiede, the author of his reports, articles, publications, his editorial office, had gathered evidence, facts, evidence, official material from the Albanian justice, which have been many times more convincing to qualify the publication as correct and true. What was presented by Rama in the German courts was not enough to create a situation different from what Bild reported. In these circumstances, the Prime Minister then makes the choice advised by the contracted German experts, withdraws. The trial here is considered closed, together with the case file to go further. This surrender to justice in two courts, in Hamburg and Frankfurt, where he believed he would emerge victorious, is an admission of prior decision-making.
In this clash with the German media, the non-continuation of the process makes Rama, as the main witness of this truth published in several days in a row by Bild during 2019.
Betejat e UÇK-së jetësuan Eposin e Kreshnikëve, aty pranë varrit të Omerit, në lëndinat e Koshares.
Azgan Haklaj
Serbët: “Kosharja Vietnam i vertetë, emri i saj na kujton vdekjen”.
Nekrologji e parashkruar nga Komandant “Katana”. “Në trupin tënd të brishtë jam shkrirë, nuk jam tretur”!
Mujdin Aliu, Zgalemi i Lirisë Dardane, Lulekuqe e Koshares, Dallandyshe e Pranëverës Tetovare.
Në Betejën e përgjakshme të Koshares, që kishte vazhduar atëkohë, prej pesë ditësh, para 21 vitesh lufta vazhdonte e egër në distancë shumë të afërt me armikun. Thyrja e kufirit dhe ngadhnjimi i Operacionit “Shigjeta”, shembja e kufirit si akt moral e finalizim i ëndrrës shekullore e kishte rritur besimin e zgjuar shpresën e fitores së shpejtë, çlirimin e Kosovës nga pushtuesit barbarë, horrdhitë dushmane të Serbisë.
Lufta e UÇK-së kishte si qëllim çlirimin e Kosovës, por nga të gjithë shqiptarët konceptohej si luftë për çlirim, por edhe për bashkim kombëtar. Aty u rreshtuan bijtë dhe bijat më të mirë të Kombit Shqiptar, të cilët i treguan botës se janë dalëzotës të Atdheut.
Beteja e Koshares bëri jehonë të madhe në shumë vende të Botës dhe e dha mesazhin e bashkimit, të dashurisë për Atdheun, si mbrohet ai, e si flijohesh për lirinë e tij.
Edhe pse të pakët në numër, me armatim simbolik, përballë një armiku numerikisht të madh, me armatim të rëndë e të sofistikuar, por me qëndrësë titanike arritën ta mundin atë dhe të shembin “Murin e Berlinit”, ndërshqiptarë, të vendosur padrejtësisht një shekull më parë. Lufta e tmerrshme, dyluftimet e llahtarshme, trup me trup, dhëmb për dhëmb, heroizmi i jashtëzakonshëm i dragojëve të lirisë në fushën e mejdanëve i shkaktoi humbje të mëdha atyre, u ngjalli aq shumë frikë e panik serbëve sa ata që kanë shpetuar në kujtesën e tyre të dhimbshme e kanë pagëzuar si “Vietnam i vertetë”. Ata shprehen se “Emri i saj u kujton vdekjen”. Por shqipet e bjeshkëve e kishin me të shtrenjtë lirinë e Atdheut se jetën e tyre, prandaj ata nuk i trembeshin vdekjes, por e japin me krenari edhe pikën e fundit të gjakut për Kosovën martire. Heroizmat e trimave të UÇK-së për më shumë se tre muaj në këtë betejë u ngjanin legjendave të kreshnikëve të Jutbinës, Mujit e Halilit.
Ata frymëzoheshin prej tyre duke ua rrefyer njeri tjetrit Eposin tonë legjendarë. Gjaku i tyre njomte pothuajse çdo ditë varrin e Omerit i cili ndodhet në lëndinat e Koshares sipas legjendës. Perleshjet më sfilitëse, me tragjike ku ranë shumë deshmorë ishte Rrasa e Zogut, për shkak të terrenit të veshtirë, por dhe pozicionit gjeostrategjik të saj. Trimat e ÜÇK-së ngjiteshin asaj Rrase si shqiponja në gurë, por për të me në detaje do të flasim në ditët e ardhshme. Në Betejën e Koshares ranë me dt 13-të prill në Altarin e lirisë Ali Daut Ivaja, Genc Mustaf Bytyçi, Xhafer Rexhëp Gashi. Me dt 14-të ranë heroikisht në betejë trimat e paepur Kasim Uka, Korab Binxhiu, Bashkim Idrizi, Fisnik Salihu. Në rradhët e UÇK-së ishin rreshtuar edhe djalëria