Kategori
Uncategorized

Çamëria, ëndrra që nuk shuhet, kauza që nuk vdes, amaneti që nuk tretet, betim për brezat.

Çamët duhet të kthehen në trojet e tyre, sepse ata s’ishin barbarë si sllavët.
Ata nuk janë ardhacakë, as okupatorë.

Çamëria është krahu i thyer por jo i tharë i trupit shqiptar.

Dardanët presin Dodonën.

Europa do rilindë në Çameri.

Shteti Grek dhe Kisha Greke duhet të kërkojnë falje për genocidin dhe të fillojnë menjëherë demshpërblimin.

Kenga dhe vallja Çame, kujtesë historike sensibilizuese, për kauzën hyjnore, balsam për plagët që kullojnë gjak.

Pa dashur të proklamoj pamflete politike, apo të bahem pjesë e ndonjë parade folklorike nacionaliste, me sinqeritet kërkoj t’i qasem një shqetësimi mbarëkombëtar, një pjese dhimbje por dhe krenarie, Çamërisë.
Çamëria, fati i saj i kobshëm i mbi shtatë dekadave më parë edhe sot rënkon dhe apelon.
Plagët e saj kërkojnë balsam.
E për ti bërë ballë kësaj gjëme që kërcënon kozmosin duket se refleksioni shkon larg në histori, tek rrënjët, tek ngjarjet.
E në këtë kujtesë s’ka si mos të kthehet Çamëria, terrori shtetëror me të cilin u përball popullsia e saj shqiptare, terror e genocid që për nga makabriteti konkuron dhe kryqëzatat.
Askush s’mund ta mohojë kontributin e komunitetit çam të lidershqipit të tij, të Partisë për Drejtësi dhe integrim, përfaqësuesëve të zgjedhur në Parlamentin e Shqipërisë, Republikës së Çamërisë, për ndriçimin dhe sensibilizimin deri në instanca të njohura ndërkombëtare të genocidit shtetëror grek ndaj popullsisë së pafajshme çame.
Por kam qenë dhe vazhdoj të jem i mendimit që Çështja Çame nuk mund të jetë shqetësim vetëm i popullsisë çame.
Ky problem jo vetëm që është i përmasave mbarëshqiptare por duhet të kthehet me emergjencë në axhendë agresive diplomatike, politike e shtetërore.
Është me të vertetë imponim nga kompleksi i inferioritetit, që nga ana shtetërore shqiptare problemi plagë ose trajtohet nën zë e parcialisht ose anashkalohet aty ku duhet të shtrohet e gjykohet, ose, ose përdoret për interesat utilitare, madje denohet me pushkatim siç bëri Sulltan Rama sëfundmi, duke e hedhur në honet e historisë.
Por a duhet ta lënë shqiptarët në harresë krahun e vet të thyer por jo të tharë?!
Asnjëherë.
Kurrë.
Ata duhet t’i imponohen qeverisë për kauzën e drejtë historike, të drejtë hyjnore sa vetë Zoti.
Është e pafalshme që sot për këtë çeshtje nuk ngrihet zëri, të paktën sa në vitet 20- të, kur ministri i asaj kohe Mehdi Frashëri arrinte të vinte në lëvizje deri Lidhjen e Kombeve në lidhje me depërtimin që po i bëhej popullsisë çame në Turqi e gjetkë.
Natyrisht nuk mund të jemi aq infantilë sa të mos e kuptojmë pozicionin e vendit tonë dhe interesat në keto procese integruese.
Por sot jetojmë në një mjedis demokratik dhe nuk duhet nguruar kur bëhet fjalë për cënim skandaloz të të drejtave e lirive themelore të një pjesë të rendësishme të Kombit tënd.
E për më tepër kur sensibilizimi ndërkombëtar për Çamërinë ka marrë permasa të mëdha.
Por ky sensibilizim nuk duhet t’i lihet okazionit, por të kthehet në strategji shtetërore.
Problemi Çam, deri dje tabu në Greqi sot edhe në mjediset e intelektualëve helenë, rrethet gazetarese, qarqet politike, përtej nacionalizmit shovinist po shihet me realizëm.
Sigurisht që maniakët e nacionalizmit grekë tërbohen kur vetë bota akademike greke e pranon publikisht, botërisht genocidin shtetëror grekë ndaj popullsisë çame.
Një pjesë e mirë e akademistëve grekë të çliruar nga prangat shovene prej kohësh po e pranojnë hapur nëpër simpoziume se e verteta për masakrën çame u kamuflua me teorinë e kolaboracionit çam me fashistët italianë gjatë Luftës Italo- Greke:
“Minoritarët grekë dhe jo çamët ishin kolaboratorë”, kanë konkluduar vetë shumë historianë grekë.
Mund ta risjellim në kujtesë e ta ritheksojmë përsëri dokumentarin e rendësishëm historik shumëserialësh që rrok periudhën 1897-1940, ku me fakte realiste i është qasur Problemit Çam dhe ka tronditur thellë kokat e nxehta të “Megalidhesë” në Greqi.
Drejtuesi i emisionit të prodhuar nga televizioni reputativ “SKY”, kryeredaktori Mihailis Kacigiras argumenton me dokumenta të pakontestueshëme se nuk është e vertet teoria e kolaboracionit çam me fashizmin.
Faktikisht kjo teori ka veshur për shumë kohë justifikimin e genocidit grek ndaj popullsisë çame.
Kur vetë faktorë të rendësishëm brenda Greqisë po ngrenë zërin për këtë problem, heshtja jonë shtetërore, politike, diplomatike, por dhe akademike është paradoksale.
Ne duhet t’i rikonfirojmë Botës por dhe ta bindim vetëvehten se Problemi Çam nuk është çeshtje maltrajtimi i ndonje enklave.
Çamët në Greqi kanë jetuar në trojet e tyre prej prehistorisë, biles të gjithë historiografët e besueshëm dëshmojnë se paraardhësit e shqiptarëve aty në Greqi datojnë të jenë vendosur para grekëve.
Nëse dikush tenton të faktojë të kundërtën atëherë nuk të lejon Tempulli ParaIlir i Dodonës dhe Orakulli i tij i famshëm.
Këtë e ka dëshmuar dhe Skymni (shekulli III- II-të para erës së re), apo François Pouqueville në fillim shekullin e 19-të.
Shqiptarët e Çamërisë me çdo akt, normë apo konventë ndërkombëtare duhet të rikthehen në tokën e pronën e tyre sepse ata s’ishin as barbarë as sllavë, as ardhacakë dhe as okupatorë.
Popullsia çame i ka rrënjët e veta etnike atje.
Jo vetëm kaq, por Shteti Grek dhe Kisha Greke duhet të kërkojë falje publike për genocidin dhe menjëherë të fillojë demshpërblimin.
Sot është epoka e internetit dhe jo e prostitutave greke që flinin dhe joshnin delegatët e Konferencës së Paqes në Paris në vitin 1919-të, në mënyrë që Venizelosi me shokë të triumfonin ndaj të drejtave të shqiptarëve.
E thënë shqip, është koha e shqiptarëve për të venë në vend një pjesë të padrejtësive të bëra ndaj tyre.
Çamëria dhe Lugina e Preshevës janë nyet gordiane të shqiptarizmit.
E them këtë sepse Kosova tashmë është e lirë dhe e pavarur dhe falë qëndresës së Kalorësit të Lirisë Dardane Ramush Haradinaj u parandalua skenari ogurzi i copëtimit të saj dhe është nisur në rrugën integruese Euroatlantike.
Maqedonia e Veriut ndryshoj emrin, miratoj Gjuhën Shqipe gjuhë zyrtare, u antarësua në Nato dhe mori ftesën për në BE, e shqiptarët aty janë shtetas të barabartë me maqedonësit.
Kjo falë vokacionit përendimor të shqiptarëve, këmbëguljes dhe vizionit largëpames të tyre me durim e maturi dhe ngadhënjimit të Doktrinës Realpolitike të Konstruktorit të Shtetit të paritetit qytetarë e harmonisë ndërfetare e integruese EuroAtlantike të Ali Ahmetit.
Dardanët po e presin Dodonën.
Shqiptarët e Malit të Zi tani janë faktor.
Ata me votën e tyre përcaktuan busullën orientuese propërendimore të Republikës së Malit të Zi.
Shqiptarët e Tuzit, jetësuan kauzën e Ded Gjon Lulit.
Pas më shumë se një shekulli e një dekade, në zgjedhjet e pushtetit lokal, në marsin e vitit të kaluar valvitën krenar e triumfues Flamurin Kuqezi.
Tani problemet nevralgjike shqiptare janë Çamëria dhe Lugina e Preshevës.
E kam trajtuar Luginën e Preshevës në disa shkrime por po sjell në vëmendjen e lexuesit shkrimin e fundit për strategjine e Haradinajt për pajisjen e shqiptarëve me pashaportë kosovare e qëndrimin e tyre aty në Luginë dhe shpalljen e Autonomisë, apo minishtetit të saj sipas modelit të Vatikanit, Monakos, San Marinos, Lihteshtanjit, Gjibraltarit, Andorra-s, apo autonomi subsatanciale me parlament të vetin e institucione sovrane ashtu si në Katalonjë të Spanjës.
Ky do të ishte një hap shumë i rendësishëm dhe hapi i dytë referendumi për bashkimin me Kosovën, në mënyrë që shqiptarët mos të humbin territore përsëri, sepse ideja e Thaçit për bashkimim me Luginën merr vetëm disa fshatra e pjesa dermuese mbetet përsëri nën Serbi.
Shqiptarët në historinë e tyre mijëra vjeçare kanë provuar e përjetuar tragjedi të mëdha si rezultatet i luftërave të shumta për mbrojtjen e trojeve të veta.
Në kurriz të tyre janë bërë padrejtësi të mëdha duke hartuar projekte copëtuese në traktatet, kongreset, konferencat, memorandumet, protokollet, marrëveshjet e organizuara pas luftërave nga fuqitë e mëdha.
Dhe padyshim një nga padrejtësinë më të mëdha, me thelbësoret, me të freskëtat dhe me makabret është Çamëria.
Çdo vonesë, kompleks, hezitim për përfitime politike është i palejueshëm dhe tepër i kushtueshëm.
Levizja në kohë e kontekst është rezultative.
Unë e pranoj idenë pranojake, shoveno – nacionaliste që sundon shumë qarqe dhe lobe politike e religjoze në Greqi dhe jashtë saj.
Por njëkohësisht jam po kaq i informuar se pozita e ketyre qarqeve është në renie pikiadë.
Gjithçka është drejt dekonspirimit të vertetë.
Por edhe nëna thuhet, se s’e ushqen femijën e vet, po nuk qau.
Kjo shprehje popullore na fton ne drejt konstatimit strategjik për të drejtat tona dhe jo të mbesim peng i qaravitjes.
Kosova, lufta, liria, pavarësimi i saj treguan së jo vetëm koha është primare, por së pari insistimi sistematik në të drejtën tënde.
Sot Çështja Shqiptare e për pasojë ajo Çame nuk janë pa zë në Botë.
Multiplikativiteti ka mbaruar.
Është një Botë që synon të afrojë ditët e të vertetave të mëdha e të qetësohet përfundimisht.
E për ne shqiptarët sot përkundër faktit nga jemi e ku jetojmë Çamëria është plagë në trupin tonë që pret balsamin që të shërohet përpara se të gangrenizohet.
Është çmenduri të imagjinosh një popullsi në Glob, të cilës i mungojnë varrezat e të parëve.
E pra kjo është Çamëria.
Shqipëria pa Çamërinë është një trup me krah të ndarë.
Unë jam optimist në ngjitjen e këtij krahu që trupi ynë kombëtar të funksionojë normalisht.
Falë Zotit, ky krah i ndarë ka siguruar mbijetesën e nuk është tharë.
Por për ngjitjen e ketij krahu dhe sherimin e këtyre plagëve duhet kontribut nga gjithësecili.
Kauza Çame duhet të shnderrohet në platformë kombëtare.
Presidenti i SHBA-së Xhon Kenedi në fjalimin e tij kur u betua në Shtëpinë e Bardhë ju drejtua me këto fjalë qytetarëve amerikanë:
“Mos mendoni çbëri Amerika për ju po çfarë bëtë ju për Amerikën”?!.
Natyrshëm lind pyetja për gjithësecilin çfarë bëmë ne për Çamërinë.
Se çfarë është bërë dhe sa është arritur theksova më sipër.
Është shtë momenti të sjell në vemendjen e lexuesit Festivalin e Këngës dhe Valles Çame organizuar në Sarandë për më shumë se një dekadë nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, derisa erdhi “Rilindja” në pushtet, e cila e përjashtoj nga projektet shtetërore të Ministrisë së Kulturës.
Jo vetëm kaq, por në shenjë hakmarrje politike e hoqi dhe Festivalin Kombëtar Sofra Dardane në Tropojë.
Megjithëatë ia dolëm që këtë festival ta mbajmë të përvitshëm dhe grupet çame ti sjellim në Sofrën Dardane por edhe në të gjitha festivalet e të gjitha trojeve etnokulturore shqiptare.
Festivali i Këngës dhe Valles Çame ishte shnderruar në një eveniment të përvitshëm kulturor kombëtar, i cili elaboronte kulturën shumëdimensionale të trevave shqiptare të Çamërisë dhe sjell në vemendje një kulturë të veçantë, ku shkrihet ndjesia, tradita, talenti, historia, atdhetaria.
Bashkimi ynë kulturor, i përvitshëm në Sarandë, veshur me koloritet tradicionale të Kombit Shqiptar është përkujtim, homazh për sakrificat deri në sublimitet që kaluan vëllezërit dhe motrat tanë të Çamërisë në gjysëmshekullin e kaluar.
Bandat dhe hordhitë greke duke tentuar të kalojnë edhe nazizmin u hodhën mbi Çamërinë me egërsi kafshërore që turpëron sot dhe mot edhe zulutë e jo më një Komb që pretendon të këtë kontribut në qytetërimin e lashtësisë si dhe vetëradhitet në civilizimin e Europës moderne demokratike.
Kam shkruar para pak kohësh një shkrim për Çamërinë të titulluar:
“Europa rilind në Çameri” duke sjellur në vemendje historinë e lashtë të Çamërisë kur Europa nuk ekzistonte deri tek krimet monstruoze të bandave greke në sytë e Europës.
Nuk është vonë asnjëherë që Europa të organizojë një Nuremberg për të denuar krimet mbi popullsinë çame e bashkë me denimet e tyre të rilind edhe vetë me ndergjegje të pastër.
Kori i korbave sllavo-serbo- greke megjithëse na kafshoj e copëtoj jetë nga jetët tona, ndau troje nga trojet tona, nuk arriti të na shuajë, të na zhdukë, siç edhe e kishte synimin, por mbijetuan.
Ne ja arritëm për një dekadë të bashkohemi në Sarandë në Stadiumin e Lojrave me Dorë, në themelet e Qytetërimit Kaonik dhe të Butrintit vëllezërit dhe motrat iliro- dardanë, çamë, kosovarë, ulqinakë, tetovarë, arbëreshë, preshevarë.
Gjaku ynë që u derdh në shekuj për liri e pavarësi nuk u ba ujë.
Çdo pikë gjaku shqiptar u shnderrue në forcë e memorie për t’jua lënë amanet brezave tanë.
Festivali i Këngës dhe Valles Came është balsam për plagët që kullojnë gjak të Çamërisë.
Sensibilitet e solidaritet njerëzor, vëllazërorë për Kauzën e drejtë sa vetë drejtesia.
Lutje për shpirtërat atdhetarë të vëllezërve tanë të Çamërisë, që u sakrifikuan për të ngelur kurorë lavdie në altarin e lirisë.
Përshpirtje e kujtesë historike të Masakrës Çame të dt 27-të qershor të vitit 1944.
Ai është një referendum qytetaro-artistik lutjeje.
Por është edhe betim e angazhim me slloganin:
“Përhërë në kërkim me insistim për të drejtat tona legjitime humane.
Asnjë hap prapa se nuk na falin brezat”.
Ne sigurisht do t’ia kthejmë prapë festivalin Sarandës me devizën kombëtare:
“Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri”.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” është kthyer prej afër dy dekadash në një institucion nacional.
Ai po bën bashkimin kulturorë e shpirtërorë të të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë.
E në këtë bashkim, padyshim ka gëzim, por edhe kujtesë e nostalgji, ku natyrisht sundon martirja e Kombit tonë, që je ti Çamëri.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s