Kategori
Uncategorized

Etiopia ia kërkon Serbisë 100 milionë dollarë për të mos e njohur Kosovën

Aleati i Serbisë që nga koha e Titos – Etiopia, po kërcënohet se do ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse Beogradi insiston që ky shtet t’ia kthejë borxhin prej 100 milionë dollarësh.

Me këtë shtet Serbia ka marrëdhënie të mira, porse dy çështje të pazgjidhura mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimit të Adis Abebë për Kosovën. Burime të gazetës serbe Novosti” thonë se borxhin e moçëm për armë Etiopia ia ka ish – Jugosllavisë trashëgimtare e të cilës është Serbia.

Po ashtu edhe çështja e pazgjidhur e statusit të ndërtesës në të cilën është e vendosur ambasada e Serbisë në Adis Abebë e të cilën perandori Haile Selas ia kishte falur Josip Broz Titos kushtëzohet me (mos) njohjen e Kosovës.

Zyrtarë etiopianë tashmë i kanë dërguar sinjale kreut shtetëror serb që këto probleme të zgjidhen – që diplomatët serbë të largohen nga ambasada dhe që Beogradi ta shlyejë borxhin – të gjitha këto me këmbim të përkrahjes së Etiopisë Serbisë për Kosovën.

Etiopia është selia e Unionit afrikan që e bënë 54 shtete nga të cilat 22 e kanë njohur Kosovën.

Ambasada dhe rezidenca serbe është në ndërtesën me 2.600 metra katrorë, me truall prej 11 mijë metra katrorë dhe ajo vlerësohet 3,6 milionë dollarë. Etiopia në Beograd e ka mbyll ambasadën që nga viti1992, ndërsa Serbinë e mbulon nga Roma.

Gazeta e Beogradi t shfaq frikën se ndryshmi qëndrimit të Etiopisë për Kosovën do të mund të kishte efekt domino në njohjet e reja.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka paralajmëruar se gjatë janarit, nga 26 deri më 31 janar do të qëndrojë në Adis Abisë dhe do të marrë pjesë në samitin e Unionit afrikan dhe shpreson se me këtë rast do të zgjidhen këto probleme.

GAZETAEXPRESSth

Kategori
Uncategorized

Raporti i CIA-s shqetëson qeverinë greke

Raporti i CIA-s shqetëson qeverinë greke

Sipas Raportit të CIA-s, në Greqi aktualisht jetojnë tre minoritete të huaja, ose e thënë ndryshe, rreth 7 për qind e popullsisë

Pothuajse në të gjithë shtypin e shkruar dje në Greqi, një vend shumë të rëndësishëm zinte një informacion i botuar në faqen zyrtare të CIA-s, sipas të cilit, në shtetin helen ekzistojnë minoritete të huaja, fakt të cilin vendi fqinj e ka mohuar historikisht. Informacioni i publikuar nga Agjencia e Shërbimit Inteligjent Amerikan është dhënë për arsye të vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri, që siç dihet, do të zhvillohet më 10 qershor.
Raporti në fjalë (që sipas mediave greke përbën një shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Lozanës), është botuar më 10 maj dhe mbështet teorinë sipas së cilës, në bazë të regjistrimit më të fundit të popullsisë në Greqi më 2001-shin, popullsia greke përbëhet nga 93 për qind grekë dhe 7 për qind “të tjerë” (shqiptarë, minoritete sllave dhe turq). Dalja, ndonëse jozyrtare, e raportit në internet në prillin e këtij viti, ka sjellë reagime të menjëhershme nga qeveria greke për faktin se në ndryshim nga ai i vitit të kaluar (prill 2006). Në raportin e vjetshëm 2 për qind e popullsisë ishte përcaktuar thjesht “të tjerë”, pa përcaktuar kombësi, këtë radhë ata cilësoheshin si “turq etj.”, ndërkohë që tanimë shifra ka shkuar 7 për qind, e turqve u janë shtuar pakicat shqiptare e sllave.
Ndonëse atëherë Ministria e Jashtme Greke shprehu hapur pakënaqësinë e saj për raportin nëpërmjet zëdhënësit Jorgos Kumucaku, i cili ishte shprehur se “burokracia dhe shërbimet sekrete nuk mund të ndryshojnë përmbajtjen e marrëveshjeve ndërkombëtare”, jo vetëm që nuk u ndryshua përmbajtja, por në të kundërt, u rrit numri i minoriteteve që CIA mendon se ekzistojnë aktualisht në Greqi. Sipas shtypit grek, vërtetësia e raportit vihet në dyshim po të kihet parasysh numërimi i popullsisë nga vetë autoritetet greke. Sipas këtij numërimi, në Greqi, 98 për qind e popullsisë janë të krishterë ortodoksë dhe vetëm 1.3 për qind janë të regjistruar si myslimanë, numra që sipas tyre janë të vetmet të vërteta në të gjithë historinë, duke i akuzuar shërbimet e fshehta amerikane se po përpiqen me çdo kusht në veçanti dy vitet e fundit, për të vërtetuar ekzistencën e minoriteteve në Greqi, pretendime që sipas tyre janë të pabazuara në fakte.
Kanë qenë dy rastet kur diplomacia amerikane e greke kanë ardhur në përplasje drejtpërsëdrejti për këtë çështje. Rasti i parë ishte në vitin 2006, kur diplomati amerikan K. Bond deklaroi në OKB se në Greqi ekzistojnë minoritetet turke e shqiptare, ndërkohë që më pas edhe homologu i tij këtë radhë në Athinë, z. Tomas, mbështeti kolegun e tij, gjë që solli menjëherë reagimin e diplomacisë greke. Çështja do të mbyllej zyrtarisht pas deklaratës së Departamentit të Shtetit Amerikan, në të cilën thuhej se “Greqia e Shtetet e Bashkuara nuk kanë të njëjtat kritere në përcaktimin e minoriteteve në një vend”, sipas Uashingtonit “çfarëdolloj grupi njerëzish me kombësi të njëjtë poshtë 50 për qind të popullsisë së vendit ku jetojnë duhet cilësuar si minoritet”. Por në bazë të botimeve të mediave greke, mesa duket shqetësimi i vërtetë i diplomacisë helenase e më gjerë nuk janë raportet e CIA-s, por interesimi në rritje i Ankarasë nga një anë për minoritetin turk në Thraqi, i cili asnjëherë nuk është pranuar zyrtarisht nga Greqia, e nga një pavarësi e mundshme së shpejti e Kosovës, fakt që në mënyrë paradoksale lidhet gjithmonë me Shqipërinë e Madhe. Por së fundi, shqetësimeve të diplomacisë greke u janë shtuar edhe problemet në lidhje me emrin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, problem që mesa duket do të vonojë të gjejë zgjidhje përderisa asnjë palë nuk pranon mendimet e palës tjetër. Sipas mediave greke, qëllimi final i gjithë fushatës është përmbysja e Marrëveshjes së Lozanës, në bazë të së cilës njihet vetëm minoriteti mysliman në Greqi.

th

A Petro

Kategori
Uncategorized

VARRMIHESIT E BALLKANIT..

Ne Ballkan, datat e perkujtimit te genocideve, te spastrimeve etnike, te masakrave, tashme po fitojne qytetarine jo vetem ne kalendaret e politikes, por edhe ne ndergjegjen e popujve.Shteti yne ka caktuar qysh para 12 vjetesh daten e 27 Qershorit si daten e spastrimit etnik te popullsise shqiptare nga trojet e veta, nga ajo pjese qe aktualisht eshte nen Greqi.

Ne fakt, eshte e veshtire qe te gjendet vetem nje date e caktuar per genocidin grek mbi shqiptaret. Ajo fillon si histori e dhimbshme, qysh me fillimin e shekullit te XX te, pra me lulezimin e Megaloidese. Gjithsesi, edhe nje date, ajo e percaktuar me ligj tanime, dicka thote. Kemi genocidin dhe spastrimet etnike te bera po nga ajo date, pra nga fillimet e shekullit te XX te nga ana e serbeve mbi Kosoven.

Edhe pse jane te shumta datat dhe vitet e masakres serbe, mire do te qe, per hir te se vertetes historike, te caktohej nje date, nga te panumertat, ne te cilen u vrane, u dogjen e u ndoqen me te shumtit… Edhe pse nuk eshte mbushur shekulli akoma nga fillimet e ketyre dy genocideve, nga dy shtete fqinje, mbi te njejtin popull, qe jetonte ne trojet e tij, qysh kur s’ishte Hena fare…, le t’i arshivojme ne Histori, me percaktimin dhe perkujtimin me perulje per gjakun e derdhur ne breza.

Por, po te shikojme (me sy te lire, pa vemendje e studime), del se genocidi dhe masakrat e mesiperme, na kane ardhur “dhurate” vetem nga dy vende, ne te gjitha koherat. Keta jane “fqinjet vertikale” nese shprehemi keshtu, pasur parasysh harten e shumecunguar te vendit tone. Here ne emer te nje interesi, e here ne emer te nje tjetri, me emerues te perbashket veprimin e perbashket, pavaresisht hapur apo fshehtas, gjithmone ne sinkron e ne mbeshtetje te njeri tjetrit, ata nje jete te tere, e serbet qysh kur themeluan “shtetin” e Rashkes, nje art kane pasur dhe kane zhvilluar ne perfekt: “Artin” e varrmihesit.

Emeruesi i perbashket qe kane pasur, ai me thelbesori, ka qene kryqi, qe ka bekuar shovenet dhe ka ideuar zaptim trojesh permes spastrimit etnik.Nje fjale e urte e popullit tone thote: “Kur qeni shkon e urinon ne xhami, tregon se i ka ardhur ngordhja”…Duket se bishes shovene i erdhi ngordhja para plot 11 vjetesh, kur “urinoi” ne “xhamine” qe mban emrin aq te njohur mes tragjedise, Srebrenice!

Eshte shkruar e do te shkruhet shume per kete faqe te turpshme te historise se njerezimit, faqen e parafundit (se e fundit ishte Kosova), me te cilat Europa mbylli shekullin e XX te. Ky shkrim meton qe duke i bere nje “gjimnastike” mendjes, te sjellim ndermend duke u perkulur me veneracion para gjakut te njerezve te pafajshem, cfare tamam ndodhi mes datave 11 18 Korrik 1995, disa qindra kilometra larg kufirit tone verior.

Nese te gjithe vendet e tjera te Europes e bejne e do ta bejne kete per te qene ne rregull me ndergjegjen e tyre, ne shqiptaret, institucionalisht por edhe personalisht, duhet ta bejme per nje aresye teper madhore: Sepse ne kemi qene preja e shovinizmit historikisht, dhe sepse duhet te kontribuojme duke freskuar kujtesen njerezoer qe keto tragjedi te mos ndodhin me kurre.

Sepse ndodh qe ata qe kane pervetesuar ne perfekt “artin” e varrmihesit, te njohin po ne ate nivel edhe ate te…cvarimit! Por edhe sepse …krimineli kthehet ne vendin e krimit…sic ndodhi para pak ditesh ne Kosove, ku Koshtunica recitoi me ze te dridhur nga emocionet, vjershen peralle milloshevicjane…
“Tragjedia e Srebrenices do te na rendoje ne shpirtrat tona pe gjithnje.Pergjegjesite tona jane te tmerrshme.”.. Kofi Annan, Sekretar i Pergjithshem i OKB se

Athine Leukosi Boegrad, boshti i se keqes

Kiproja dhe Mafia Serbe
Nje skene e pabesueshme dhe e tmerrshme: Ish presidenti i Qipros greke Spiro Qiprianu, fotografohet ne Beograd i perqafuar me kryemafiozin dhe kryeterroristin e Ballkanit, Zelko Raznatovic, i njohur me emrin Arkan dhe me bashkekriminelen e tij Svetllana Veliskovic, e mbiquajtur ne qarqet mafioze Cica.

(Fotografia eshte marre ne hotelin “Hayatt”, ne Beograd ne Prill te vitit 1999)
Qiprianu ishte nga te paret drejtues te organizates terroriste EOKA mbi te cilen rendojne shume krime e vrasje te qindra britanikeve dhe qiprioteve ne vitet 1955 1960. Gjate luftes ne Bosnje e Kosove ai ruante lidhje te ngushta me regjimin e Milloshevicit.

Nderkohe, nacionaliste qipriote te EOKA dhe greke te djathte anetare te oraganizates famekeqe “Krisi Avgji”, u rreshtuan per te luftuar perkrah serbeve “kunder turqve”, sic i quanin ata muslimanet. Pra u veshen, u sterviten dhe vepruan ne fshehtesi te plote me mbeshtetjen e vetme e te plote nga qeveria Andrea Papandreu.

Larje Hesapesh…
Me 15 Janar te vitit 2000, Arkani u vra bashke me te dy bodigardet e vet na ambientet e Hotelit Internacional ne Beograd. U godit tre here nga pas dhe nje plumb kaloi ne syrin e tij. Vrasja e tij ju faturua Klanit te Zemunit qe eshte njera nga deget me kryesore te mafies serbe ne Beograd. Ne vitin 2003, “e veja” e Arkanit u arrestua ne Beograd per bashkepunim ne vrasjen e te parit (por edhe te fundit deri tani), kryeminister demokrat te Serbise.

Ne ambientet e pafund te viles se saj, u gjet nje depo e trere armesh nga ato qe perdor Klani i Zemunit, mirepo ndodh qe edhe vila ndodhet aty ku eshte lagja me te njejtin emer, ne periferi te Bogradit, ne buze te Danubit.
“Komandanti yne, eshte “Shen” Pavllua”. Keshtu deklaroi Arkani ne Kosove ne vitin 1998, dhe tha komplet te verteten…
Vetem ne gjokse kriminelesh te tille, e ka vendin “kryqi i madh”, dekorata me e larte qe jep Kisha Serbe. Komentet jane te teperta…

Ne gjurmet e Gestapos…serbe!

Shqiponje e Bizantit, dhe…koka skeletesh! Keto simbole, ndyjne edhe vete simbolet e nazizmit… Stema e Arkanit…
Serbia, shtet i Ballkanit me pushtet kishtar, eshte thellsisht i indoktrinuar nga megaloidatizmi, i ngjashem me ate te Greqise dhe te Qipros. Nacionalizmi serb dhe dogma kristiano ortodokse qe mbizoteron ne kete vend, prodhuan c’gje me te keqe e te qelbur mund te prodhoje nje komb, fizionomite kriminale si ajo e Arkani dhe e te tjereve.

Ne periudhen 1992 1999, kryemafiozi serb veproi ne Kroaci, Bosnje dhe ne Kosove, si kreu i bandave terroriste me objektiv te paster fetar: kunder muslimaneve. Para vitit 1990 kishte vepruar ne europen Perendimore. Krimet qe ka kryer, mbulojne dhe tejkalojne te gjithespektrin e Kodit Penal. Organizata e Arkanit me emrin “Garda Vullnetare e Serbise” e njohur edhe me emrin “Tigrat”, veproi ne Srebrenice ne viin 1995.

Vete Arkani ishte njeriu me i pasur i Serbise me pasuri disa miliardeshe dollaresh. ishte pronar i disa kazinove, kabareve, disa klubeve sportive dhe kontrollonte trafikun e armeve, droges dhe te naftes. Ne Janar te vitit 2000, pak muaj mbas renies se Milloshevicit, u vra me plumb ne sy. Ishte 48 vjec.Ai eshte misherimi me i mire i fjales se urte angleze qe thote: “Kush rron me majen e shpates, nga ajo iken”.

Arkani, jetoi mes plumbash, dhe iku nga plumbi. Mbi te rendojne shpirtrat e 10.000 muslimaneve te therur ne te gjithe ish Jugosllavine. I vetmi person me te cilin e krahasojne ata qe njohin historine e Ballkanit, eshte nje tjeter “ortodoks” i mire, kreu i organizates EOKA, Jorgo Griva.

Pastrimi i parase se piste serbe ne Qipro
Me daten 10 prill 1999, gazetari seamus Martin shruante ne gazeten “London Times” per llogarite bankare te parave te pista serbe qe rridhnin lume ne Bankat e Qipros. Ky shkrim doli vetem pese dite mbas takimit te perzemert te Millosheveicit me misionarin e Kishes greke ish presidentin e Qipros ne periudhen 1977 1987, Spiro Qiprianu.

Ne fakt ky agjent i rehjur i Kishes greke, shkoi ne Serbi gjoja per te ndermjetesuar per te liruar tre ushtaraket amerikane, gje qe s’e realizoi kurre. E vertea ishte se ai vetem per ate pune nuk kishte shkuar. Ai e vizitonte Sllobon si bashkekriminel dhe bashkeideator, por edhe si nje lavatrice e sigurte per parane e piste qe me njemije e nje forma rridhte drejt bankave qipriote.

Beograd, 17 Dhjetor 2001. Korespondence CNN…”Ish drejtori i doganave serbe u arrestua ne Beograd me akuzen se qarkullonte kunder ligjit leket e shtetit ne banka qipriote. Sic deklaroi vete drejtori i ri i Bankes Kombetare Serbe, Mlladjan Dinkic, te gjitha te ardhurat e doganave serbe, paketoheshin ne thase dhe transportoheshin fshehtas ne Leukosi.

Zoti Dinkic shtoi se nje vit mbas largimit te Miloshevicit, ai pengoi rrembimin dhe transportin ne Qipro te 50 milione markave nepermjet bankes shteterore, “Beogradska Banka”. ” U perpoqen te boshatisnin gjithe rezevat shteterore ne dollare.” “Djali i Milloshevicit, Markua ishte njeriu qe pervetesoi te ardhura shteterore ne shumen 1 miliarde marka nga tregetia e paligjshme e cigareve.” sqaroi zoti Dinkic.

Ekstaze filoserbe ne Qipron “ortodokse”

Leukosia, 31/05/1999: Reportazh i gazetarit britanik Colin Smith:…. “Peshkopi Nikolla i Sarajeves, kur vizitoi Qipron me 1994 kishte deklaruar: “Serbet jane popull me fat sepse kane zotin ne qiell dhe greket ne toke”…

Ne vazhdim shtoi: ” Do te vazhdojme luften kunder muslimaneve deri sa Kostandinopoja te ribehet qendra e ortodoksise”…Nikolla i Sarajeves ishte i ftuari i Kryepeshkopit qipriot…..Keto i dergonte gazetari britanik kanalit te tij ne daten e mesiperme. Nderkaq duhet theksuar se nje armiqesi me e thelle ekziston mes aksit serboqipriot, NATO s e perendimit.

Nje armiqesi shume me e vjeter nga urrejtja shekullore mes kristianeve dhe muslimaneve, te cilen e perqafoi edhe Rusia postkomuniste. shkaku kryesor i rreshtimit ne nje front i grekeve dhe serbeve, eshte dogma e perbashket ortodokse me kundershtar ideologjik Kishen Romeokatolike te “eretikut” Papa.”Me mire te vendosim turban otoman se sa te vendosim ne koke Mitren e Papes”.

Keto i kishte shpallur udheheqja e kishes ortodokse ne Kostandinopoje, pak para se te binte Bizanti, me 1453. Ishte nje periudhe e gjate qe ishte kultivuar me takt nga “nena” kishe kjo urrejtje, qysh kur filloi carja, ne vitin 1051.

Shume analiste, gazetare, por edhe politikane ne Ballkan e me gjere, e akuzojne popullin grek si popullin me antiamerikan te Balkanit. E verteta nuk eshte fare keshtu. Po te pyesesh popullin grek, ata te thone me plot gojen: Ne u ngopem buke vetem atehere kur erdhen e u ngriten bazat amerikane ketu. Atehere filluan e ndertoheshin edhe elemente te infrastruktures…

Me te drejte, ata qe njohin zhvillime, do te me thone: Si spjegohet qe ne vitin 1999, ne Greqi u zhvillua referendum dhe …98%(!) e grekerve, ishin kunder bombardimeve te NATO s ? Se pari nje here, do te me lejoni te dyshoj nese eshte bere ky referendum, sepse firme atehere m’u kerkua edhe mua, shqiptarit qe jetoj ketu. Prifti i lagjes, Dhimitri, me tha ne rruge: Bir, eja edhe ti te firmosesh ketu.

Por une, per te mos ta fyer, i thashe: Eshte sport i rende per mua ky, barba Dhimitri! Pra, shkaqet e thella te ketij qendrimi te pergjithshem, jane perseri fetare. Greqia, Qipro dhe Serbia konsiderojne armik te perfbashket te tyre jo vetem Turqine muslimane, por kryesisht Perendimin Katolik, qe “kundershton” ortodoksine. Se pari, ku i gjeti 98% kisha greke qe te ishin ortodokse? Sepse, sic kane filluar e po dalin ne drite te dhenat per fete ketu, nuk ngelen as 60% ortodokse, nese zbresim muslimane, katolike dhe ebrenj, por edhe pakica te tjera.

Nejse, keto po zbardhen e do te zbardhen perfundimisht kur te perfundoje vendosja e piketave te Kisingerit ne Ballkan. Por le te vijme ne temen e mesiperme. Ne Leukosi, ashtu si edhe ne Greqi u bene mitingje madheshtore ne perkrahje te Serbise . U grumbulluan pako tmerresisht te medha e te panumerta me gjithfarelloj ndihmash, qe nga rrobat, ushqimet e deri tek ilacet, “per vellezerit serbe”. Madje nje grup biznesi me dyqane picash, ngjiti mbi pako ne shirita te posacem mbishkrimin: “Rrofte Serbia!”.

Nje dyqan i madh floriri vendosi ne vitrine nje mbishkrim: “Nuk pranojme kliente amerikane”. Ne te gjithe kete “imternacionalizem ortodoks” nuk behej fjale fare per masakrat e medha e te shemtuara qe Milloshevici bente kundrejt mulimaneve te Bosnjes e ne Kosove. Te pakte ishin ata qe ne turravrapin e marre te kishes greke mund te dallonin tragjedine me te madhe te Ballkanit, qe i kishte kapercyer me kohe kufinjte e genocidit dhe pikerisht ky ishte shkaku qe i detyroi forcat e NATO s te nderhyjne.

Ne ate periudhe shtremberimii se vertetes, mori permasa te paparashikueshme as ne fantazine me te semure. Rol te keq dhe shume negativ luajten edhe mediat, si ne Greqi, ashtu edhe ne Qipro.Ato arriten te bindin opinionin publik se 800.000 kosovaret qe u larguan nga trojet e tyre ne Maqedoni, nuk u larguan nga genocidi serb, por nga bombardimet e amerikaneve ?!?

Ne sinkron te plote dhe per turpin e tyre, kanale televizive ne Greqi dhe Qipro, tregonin serbe “fatkeqe” prane shtepish te shakterruara dhe trena, duke munguar me dashje, sistematikisht te shfaqin spastrimet etnike qe u ndermoren kunder muslimaneve ne pergjithesi dhe shqiptareve ne vecanti.

Qysh ne ditet e para Kryepeshkopi i Qipros Krisostomos hapi nje llogari bankare per te ndihmuar Serbine “ortodokse”. madje nuk mungoi qe te beje edhe deklarate me te cilen arriti te binde te verberit me dy sy ne balle se…”Nderhyrja e NATO s ne Kosove, ishte rezultat i Kurthit Sionist”! Dhe me paturpesine me te madhe e quan veten ortodoks, pa lere Kryepeshkop?!?

Kapitalet e jashteligjshme fillimisht u depozituan ne bankat ruse, por me ne fund perfunduan ne Qipro. Nje rjet i tere llogarish te fshehta bankare qe ishte hapur ne Leukosi, nga Dega e bankes serbe ” Beogradska Banka”, ndihmoi si nje prapavije e fuqishme per shperndarjen e ketyre kapitaleve tek “depozitues” te ndryshem te aferm te Millosheveicit, mes te cileve edhe gruaja e tij Mirjana Markovic dhe djali i tyre Marko.

Doemos do te vritej Xhinxhic, pasi ai qysh ne vitin 1996 kishte zbuluar skandalin me grurin e shtetit nje shume rreth…100.milione dollare. Prandaj duhesh vrare, me 12 Prill te vitit 2003, madje mga vete zevendesshefi i Sherbimeve Sekrete serbe, Zvezdan Jovanovic.

Srebrenice: Ndarja me te vdekurit…

Bosnje Herxegovine, 17 Tetor 2005,, Agjensia Rojters
“Eshte e pamundur te perllogarisim numrin e sakte te personave qe u hodhen ne kete varr” ,deklaroi zoti Hurtic ne Agjensine “Rojters”.” Specialistet do te fillojne tani analizat e kockave qe u gjeten ne te pese zonat, qe te riformojne skeletet e tyre, sa me shume qe te munden”.

Gjate disa diteve mbas renies se “territorit te rrethuar” te NATO s, ne 11 Korrik 1995 ne Srebrenice nga forca qe drejtoheshin prej ushtarakut serboboshnjak Radko Mlladic reth 8000 burra dhe djem te moshes 14 75 vjec u pushkatuan, duke kryer keshtu tmerrin me te madh te Europes sic eshte cilesuar mba Luftes se Dyte Boterore.

Ne nje raport te paraqitur atekohe, nga nje komision i vecante per masakren e ’95 es thuhej se ne pushtimin e Srebrenices u mobilizuan rreth 25000 serbe. Ngaketa, me shume se 19000 seboboshnjake, perfshire ketu personel te ushtrise, te ministrise se Mbrojtjes, dhe te Ministrise se Jashtme te gjithe kane marre pjese ne kete veper te tmerrshme. Te gjithe ketyre duhet t’u shtojme edhe skuadra “vullnetaresh” nga Greqia, Ukraina dhe Rusia.

Nderkohe Kroacia dhe Maqedonia u treguan te gatshme ndaj thirrjes se Prokurores se Pergjithshme te Gjykates nderkombetare, Karla del Ponde per dorezimin e Kroatit te shumekerkuar, dhe Maqedonia ish ministerin qe akuzohen per krime lufte ne ish Jugosllavi.

Srebrenice 2005, Numrat e Tmerrit…

8000 muslimane boshnjake te te gjitha moshave jane therur ne kete zone.
62 varreza kolektive jane zbuluar
8 vjet kaluan deri sa Srebrenica te varrose te vdekurit e saj
1329 viktima prehen ne Parkun e Potocarit.
8 ish oficere te larte serboboshnjake u dorezuan me vullnet ne Hage.
12 ish ushtarake te larte serboboshnjake jane fshehur dhe kerkohen.
6000 njerez nga te cilet 75%muslimane jetonin ne Srebrenice.
3500 njerez nga te cilet 20% muslimane jetojne aktualisht atje, te papune.

Aksi grekoserb 1992 1999 dhe pergjegjesite e qeverise greke

“Eshte turp per gjithe boten ky tmerr para syve tane, nuk beme asgje per ta penguar.” Xhak Strou, Min.Jashtem i Anglise
Bota i ka te fresketa kujtimet nga tmerri sllav qe mori fund me ndarhyrjen e NATO s ne Kosove.Te gjithe kujtojne mbeshtetjen paranojake te Greqise per serbet por edhe klimen reaksionare, qorre antiamerikane qe “mori c’gjeti perpara” ne Greqi.

Qeveria Micotaqi dhe qeveria “Socialiste” e Andrea Papandreut percaktuan nje vije te njejte per aleancen grekoserbe. Ndoshta sot e kane kuptuar greket,(ata qe rrojne), se mbeshteten nje njeri qe kishte vjedhur e plackitur vendin e tij dhe e coi ate ne peripeci etnike me pasoja shkaterrimtare. Nje njeri qe u premtoi serbeve nje Jugosllavi me te madhe dhe qe u dorezoi atyre nje Serbi me te vogel.

I turpshem roli i Greqise…

Gazetari serb Petar Lukovic, shkruan: “Mendoj se per dhjete vjete rresht, roli i Greqise nuk favorizoi popullin serb, por regjimin Milloshevic duke e ndihmuar diktatorin te ruaje pushtetin.Besoj se Greqia luajti nje rol te turpshem.

Kjo “ndihme” gjate gjithe asaj periudhe u perdor nga regjimi si…”shembulli i vendit qe mbeshtet Serbine patriotike”. E famshmja “miqesi grekoserbe” ishte thjesht nje maske qe i lejonte familjes Milloshevic te shijoje frytet e pushtetit me mbeshtetjen greke.Te gjithe i mbajne mend manifestimet pro Milloshevicit ne Greqi.

Eshte e veshtire per ne te kuptojme per c’aresye Greqia perkrahu nje kriminel lufte, nje njeri qe hapi lufte ne Bosnje, Kroaci dhe Kosove. Greket do te duhej te pyesnin veten perse i bene harram dhjete vjet, duke mbeshtetur dicka qe ishte paranojake, e papare, dhe e inkriminuar”.

Dokumenta te Bashkefajesise Greke.

1995: Manifestim i neofashisteve greke, ne mes te Athines nen flamurin serb dhe grek.Ata erdhen me autobuze dhe trena te faturuar nga kisha greke..

1995: Ne qytetin Nish mercenaret teroriste greke i presin si heronj, me parulla ne gjuhen e tyre

Qershor 1995: Parakalim “vullnetaresh” greke ne Beograd, me rastin e Betejes se Fushe Kosoves.

Raporti Hollandez per bemat greke ne Bosnje

Studimi hollandez tregon edhe te dhena per rolin e Greqise ne Bosnje, ne periudhen 1994 1995. Behet fjale per vitin e fundit por edhe me te rrezikshmin vit te luftes.. Eshte viti kur realizohet ne te gjitha permasat tragjedia. Periudhe kur ndodhi edhe masakra e Srebrenices.

Gjate gjithe kesaj periudhe Greqia, domethene qeveria dhe opozita, por edhe shumica derrmuese e mediave elektronike e te shkruara te cilat perpunonin ne fazen perfundimtare opinionin publik te mbarsur mire nga kisha greke, vazhdonin me entusiazem te mbeshtesnin “eposin heroik” te serbeve, sic e quanin ne titujt e lajmeve te para ose te dyta.

Dihet mire nga te gjithe se nuk behej fjale vetem per ndihme morale, por per ndihme te mirefillte ushtarake dhe ekonomike. Transport karburantesh, ne nje kohe kur bota e kishte vene ne embargo Serbine, organizonte qeveria greke e Andrea Papandreu. Ky transport behej me anije te medha qe niseshin nga porti i Pireut me drejtim portin Bar te Malit te Zi. Aty e merrte ne dorezim ushtria e srbeve te Bosnjes.

Po keshtu aty shkarkoheshin armatime te lehta dhe bomba e granata. Me greket si shtet nuk gjeten vetem belane popujt e Ballkanit, por edhe vete NATO ja qe i kishte anetar te saj. Kjo sepse ne shtabet ku ndertoheshin planet e nderhyrjes, ishin edhe ushtaraket greke.

Dhe sapo mbaronte mbledhja, sherbimet e fshehta greke u telefononin “vellezerve” serbe dhe u jepnin koordianatat e sakta. Keshtu qe shtabet e ndryshme te NATO s nderronin gjithnje planet e miratuara, ose kujdeseshin te mos ishin greket ne mbledhje.

Njihet tanime se nje pjese e mire e “vullnetareve” greke me uniformen e ushtrise shteterore dhe me stemen e ushtrise greke, ishin ne Srebrenice me forcat e gjeneralit famekeq Mlladic dhe ishte rreshtuar ne trupen me emrin e zi “Drina”. Sic dihet kjo trupe ka bere masakrat me te tmerrshme kunder popullsise.

Ekzistojne video qe paraqesin momentin e ngritjes se flamurit grek ne mes te Srebrenices. Gjithashtu profesori Ejebes ka te regjistruar nga nje telefonate e pergjuar, urdhrin e Mlladicit ku citon ne biseden telefonike me drejtuesin e spastrimeve ne Srebrenice: “Te ngrihet flamuri grek, per ushtaret greke qe luftojne per ne!”

Fakti i mesiperm i ngritjes se flamurit grek ne Srebrenice mbas pushtimit te qytetit, eshte transmetuar edhe nga mediat greke, por edhe nga media te ndryshme nderkombetare. Me ne fund u vertetua nga raporti hollandez i misionareve te ketij vendi qe ishin ne Bosnje.

Nderkaq, ne deklarata zyrtare te Greqise nepermjet ministrit te shtypit(!) Greqia eshte akoma i vetmi vend “europian” qe ka Ministri Shtypi, pra nepermjet ministrit te shtypit Venizello, por edhe nga gojet e Ministrise se Jashtme, e mohonte kategorikisht kete fakt. Gjithsesi, rekrutimi i terroristeve ne Greqi per pjesemarrje ne masaker kunder qeverise se Bosnjes e cila ishte e njohur zyrtarisht nga Serbia, behej hapur, diten me diell, madje edhe para mediave te ndryshme. Por ja qe shteti nuk shikonte, “s’dinte gje” dhes’mundtenderhynte!

Greqi Serbi: Aleance Ushatrake

Me 27 Nentor te vitit 2000, ministri grek i Mbrojtjes Aqi Xhokaxhopullos me ftese te vecante vizitoi Beogradin, dhe kishte nje takim te perzemert me omologun e vet serb, Sllobodan Krapovic. Teme e bisedimeve ishte bashkepunimi ne fushen ushtarake i te dy vendeve per sigurine ne zonen e Ballkanit. Me pare ishte bere nje deklarate e qeverise serbe nga ministri i pa portofol Velimir Radojevic.

VARRMIHESIT E BALLKANIT II
(vijon nga numri i djeshem)

Nga emision direkt i nje televizioni ne Athine, direkt ne lidhje me publikun, Sllobodan Milloshevici, ne vitin 1992, i kerkon Kostandin Micotaqit ne ate kohe kryemininster i Greqise, krijimin e nje…Konfederate Greqi Jugosllavi dhe krijimin e nje ushtrie te perbashket. Kerkesa e tij u perserit edhe ne vitin 1994.

Ne vitin 1994 ishte kryeminister Andrea Papandreu, por, c’rendesi kishte kush ishte kryeminister ne Athine? Rendesi kishte fakti qe politika greke, qe nga e djathta konservatore e Micotaqit, tek “socialistja” e Papandreut, e deri tek “komunistja” Papariga, ishin ne nje front te vetem, per nje qellim “te shenjte”: Te zhdukim muslimanet nga Ballkani, madje mundesisht edhe nga …Stambolli!?!…”Besoj se nje Federate Grekojugosllave do te jete faktor i qendrueshmerise ne Ballkan”…Milloshevic (Intervista eshte transmetuar ne kanalin televiziv “Antena”).

Kur u pyet nga gazetaret se cili ishte reagimi i qeverise greke per idene e Federates dhe te ushtrise se perbashket, Milloshevici me gjakftohtesine e nje krimineli u pergjegj: … “Asnje ndryshim nuk ka ne qellimet tona te perbashketa, thjesht koha e realizimit, mund te shtyhet”

Greqia dhe Serbia shikonin me shqetesim ngritjen e kundershtarit tradicional te tyre, Turqise. Por Micotaqi nuk mund te reagonte hapur se i trembej efekteve qe do te kishte ne Europe. Por Miloshevici e vazhdoi edhe me tej argumentin e tij duke deklaruar se…”Federalizimi do te harmonizonte miqesine tradicionale grekoserbe, Gjithmone kemi luftuar bashke, kurre me njeri tjetrin”.

I pyetur nga gazetaret se cfare pasojash do te kishte federalizimi per shtetin e Maqedonise qe sapo ishte shkeputur nga trupi i Jugosllavise, ai u pergjegj: “Sigurisht, nje sulm i perbashket mbi Maqedonine, do ta zgjidhe problemin, nderkaq jam plotesisht i sigurt se qeveria e Shkupit nuk do te jete kunder kesaj gelltitjeje dhe te perfshihet ne te”…

“Ortodoksi” Koshtunica, ne Shen Orus

“Greqia dhe Serbia, bashke deri ne diten e qametit”

Ne Greqi dhe ne Serbi, po nuk i fute turinjte thelle, atje, ne mjekren e priftit, le te jesh politikan me shtate koka, asnje vote s’ke per te marre. Sllobua, sa here mprihte saterin per te therur popuj te federates jugosllave, bente nje here nje vizite ne Greqi.

E kishte per ogur apo si ishte puna? Gjithsesi, pasardhesi i tij Koshtunica, s’kishte me dot sater ne dore, por ndoshta i duhej …dhelperia greke per te shpetuar Kosoven nga pavaresimi i saj! E diel, 3 Dhjetor 2000. Presidenti i ri i Jugosllavise, me sakte asaj cka mbeti nga ish ngrehina e saj, arrin ne qytezen manastir gjysme autonome edhe nga shteti grek, ne Shen Orus, ne Halqidhiqi,, ne nje vizite dyditeshe.

Ai sapo kishte zevendesuar diktatorin e permbysur, por i duhej te vinte aty, mes djajve dhe temjamit, te bente “kuren” qe kishte bere Millua, qe te behej i besueshem per serbet. Prandaj ai, sapo shkeli ne token “e shenjte”, deklaroi me pompozitet: Greqia dhe Serbia, bashke deri ne diten e Qametit”!.

Aty gjeti kallojerin e shqetesuar, ate ne mjekren e te cilit ka futur buzet. Kallojeri, na paskej harruar se ne Manastir vene ata qe “shkeputen nga te kesaj bote” dhe i perkushtohen vetem zotit! Prandaj ai i shqetesuar, i tha presidentit “besimtar” se… “Era e globalizmit, i perlau traditat dhe virtytet”…Koshtunica, qe e dinte “ku i dhimbte dhemballa” prifitit, iu pergjigj:…” Viktime e globalizmit eshte edhe Kosova”…

Aty Koshtunica u prit me nderimet e Kryetarit te shtetit, sepse edhe pse ne Manastir, atje i kane kushtet, njelloj si shtet me vete.Mbasi u takua me te 25 kallogjeret serbe aty, dhe mori direktivat prej tyre, zbriti ne Selanik dhe “ja kendoi” ne vesh ministrit te Maqedonise dhe Trakes (Vertet, pse Greqia ka nje minister per “Maqedonine dhe Traken?!?)

Pra u takua me Paskalidhin…Vizitoi edhe varrezat e 8000 ushtareve serbe ne varrezen “Zeitenlik” ne rrugen “Lebet”, ushtare qe ishin vrare ne luften e Pare Boterore, kunder bullgareve, ne…”Maqedoni”!

Pjesemarrja e grekeve neonaziste ne Masakren e Srebrenices.

Mercenaret Greke:

…”Ndjenim kenaqesi kur vrisnim muslimane”…

Pjese nga intervista e nje mercenari, dhene revistes greke “Taqidhromos” (“Korieri”), me daten 13/11/2004

“Per Racen e Bardhe dhe per Ortodoksine”

Fituam…

Nje fotografi e britanikes “Indipendent” qe mori dheun, ishte turpi i faktuar i Greqise ne syte e opinionit nderkombetar. Fotografia qarkulloi ne Qershor 2005, tamam ne 10 vjetorin e masakres se madhe. Nje skuader prej gjashte grekesh “vullnetare” pershendet fashistce mbas Therjes se popullsise te pafajshme.

E ashtuquajtura “Garda Vullnetare Greke” (EEF), u dergua e organizuar ne Bosnje me bekimin e plote te Kishes Greke dhe te qeverise se atehershme te Andrea Papandreut. Perbehej nga jshteqitje toksike te organizates naziste “Krisi Avgji”. Dihet shume mire se ata qenie te gjalla biologjike me dy kembe, u paguan nga kisha greke por edhe nga qeveria e Papandreut.

Pjeset e Kasaphanes…

Kryekasapi Radovan Karaxhic, eshte i drejte dhe mirenjohes me ata qe desh u mbyten ne gjakun e atyre qe theren. “Krejt rastesisht”, sic duket ne fotografi, ata ne krahun e majte mbajne stemen e ushtrise greke?!? Kryekasapi po i dekoron ata, per “heroizmin” qe treguan duke therur gra e femije, per te…zhdukur muslimanet !…

Fytyrat e grekeve “vullnetare” duken shume paster. Keta vrases profesioniste sot qarkullojne te lire neper rruget e Greqise, ndersa shume prej tyre, ne baze te nje qarkoreje te brendshme, u moren ne pune te shtetit, sepse Greqia eshte shtet….”europian”!. Kurre nuk u ngriten padi kunder tyre, por do te me thoni: Cili shtet, cila drejtesi mund te ngrere padi? Mos valle ata qe i derguan dhe i paguan? Po deshi shteti, le ta provoje, por ka te beje me…kryepeshkopin, dhe ai s’ja ben te gjate qeverise!

Gjyqi Nderkombetar publikoi ne nje seance te caktuar sekuenca nga njevideo, filmuar prej nje qytetari ku tregohen ekzekutime nga mbrapa. Ekzekutoheshin muslimane nga serbe ne qytetin Pale te Bosnjes. ne vazhdim te vraret hidhen ne nje varr te madh kolektiv. Ne nje tjeter sekuence tregohet nje prift serb qe bekon vrasesit serbe.

Ato pamje u transmetuan edhe ne ne nje kanal televiziv grek, por ne mes te emisionit u nderpre, me nderhyrje nga …kisha. Keshtu, ne Greqine “europiane” edhe ne kanalet televizive private (ne shteteroret po se po), mjafton nje telefon nga kisha dhe, emisioni nderpritet, ne ere!

Zgjidhja ishte vetem nje: Kufinj me Serbine. Objektivi i pare prishja e Republikes Maqedonase…

Aleanca ortodokse grekoserbe, ishte nje qellim i pa deklaruar i qeverise se Andrea Papandreut ne vitet 1993 1996. Prishja e Republikes se Maqedonise dhe ndarja e trojeve te saj mes Greqise dhe Serbise, copetonte “brezin musliman” ne Ballkan dhe jepte njekohesisht “zgjidhjen” e problemit te Maqedonise. Dicka e tille kishte ngjare ne Tetor te vitit 1912, kur Greqia dhe Serbia pushtuan 90% te Maqedonise dhe ndane gjahun mes tyre. Kurse plani qe parashikonte krijimin e federates greko serbe, ngelet nje enderr e perspektives…

Kjo grua serbe eshte duke bertitur e duke mallekuar Milloshvicin. Keshtu e kane “kristianet”, kujtohen kur flaka vjen ne dere te shtepise, se kur digjet shtepia e fqinjit, ngrohin duart…

“Peshkopi” i Kososves, Artemis(ky eshte pagezuar ne Greqi),deklaron me ze te larte: Deri sa te jete ketu qofte edhe nje serb i vetem, Kosova do te mbetet serbe”. Dhe ec e degjo gojet e liga qe thone se prifterinjte merren me politike!… Te pakten ju aty ne Shqiperi, jeni te qete se ata prifterinjte tuaj aty, takohen diten me diell me politikane e diplomate “fqinje”, dhe kur vjen puna, me gojen e zedhenesit te KASH it, thone se ata po e bejne punen e tyre?!?

Ai ne fakt perserit ne ligjerate te drejte ato qe tha Milloshevici ne 27 Qershor te vitit 1987, ne Gazimestan: “Kosoven do ta kemi ne qender te “vemendjes”, se ajo eshte substanca e kombit serb” . Tani se nga e solli Kosoven Sllobua me Koshtunicen me krahe, nga Uralet, kete ec e gjeje!

Fantazmat e Kosoves…

Kosove, Gazmenistan, Qershor 2004 Te gjithe korbat jane aty: qe nga pretendenti i fronit, Karagjorgjevici, “princi”Aleksander i 3 te, me gruan e tij qe “rastisi” te jete greke dhe te quhet Katerina Bati. Ne te djathte patriarku, “shen” Pavllo i datelindjes 1911, pastaj vijne “shenerit” e tjere, Artemi, Koshtunica, etj etj…

Pamje qe trondisin…

“Ajo qe ndodhi ne Srebrenice, eshte turp. Nje turp qe duhet te ngelet ne kujtesen e te gjithe europianeve”… Zhak Delor, Kryetar i Komisonit Srebrenica eshte nje qyteze e vogel me 6000 banore ne lindje te Bosnje Herxegovines.Ishte percaktuar objekt i nxehte nga serbet.Ne Korrik te vitit 1995, e perfshire ne flaket e luftes civile, u shnderrua ne nje kasaphane te vertete qe e kalonte edhe vete kuptimin e fjales genocid.Ne kete strehe “te sigurt” ne Srebrenice, ishin strehuar 20000 muslimane te ikur, nen kujdesin e beretave hollandeze te OKB se.

Forcat hollandeze perbeheshin prej 400 vetesh, nen komanden e nje koloneli, gjendeshin pak jashte qytetit Ajo perbente nje seksion te UNPROFOR(Forca te Kujdesit te Kombeve te Bashkuara). Me 11 Korrik 1995 Trupa e korracuar serbe me emrin e tmerrshem”Drina”, nen komanden e gjeneralit Ratko Mlladic, mbas nje sulmi te rrufeshem pushtoi qytetin, dhe perzuri mbrojtesit e tij. Ne krah te serbeve te Bosnjes luftuan edhe forca speciale te policise nga Beogradi, te djathte ekstreme Cetnike te organizuar nga qarqe kishtare, si edhe komando te organizatave “Tigrat” dhe “Akrepat”.

Flamuri grek ne Srebrenice?!?

Ajo cka pasoi perben nje nga turpet me te medha te qyteterimit modern. Vargane te gjate njerezish u derdhen nga lartesite e qytetit per te shpetuar. Por ushtaret serbe dhe aleatet “ortodokse” greke, i presin me bresheri te gjata qe godasin vetem ne…mish!. Keshtu ata filluan kasaphanen duke vrare turma te tera njerezish te pa asnje shprese per te shpetuar.

Por meqenese “kristianeve te mire ortodokse” iu lodhen duart duke shtire me kallashe dhe mitraloze te lehte, u perdoren edhe mitraloze me kater gryka te mbrojtjes kunderajrore, per te… mbaruar pune shpejt me bekimin e atyre qe u pacim uraten ! Sa per varrimin, ne kanale, ne hendeqe, mjaft qe te mos dukeshin mbi dhe, mjaft qe te mos u qelbnin ajrin. E megjithate, s’po mbaronin.

U desh nje jave, qe te behej ajo qe u be.. keshtu qe kjo veper shtazararke zgjati prej dates 11 18 Korrik 1995. Ajo qe (nuk) te cudit, eshte prezenca e 120 “trimave” greke (te pakten kaq jane deklaruar.) Mediat greke, edhe kur e kane permendur me gjysme zeri kete fakt, kane thene se jane anetare te organizates neonaziste “Krisi Avgji”, dmth.

“Agimi i Arte”. Ajo qe te ben te cmendesh, eshte fakti se keta te fundit ishin aty me bekimin e plote te kishes greke dhe te vete qeverise Papandreu, qe ishte ne nje vije me “vellezeit serbe ortodokse”. Kurse gjeja me normale per t’u besuar, eshte ajo qe vete Papandreu kur ishte ne jete, ka deklaruar se eshte ateist. Ai shkonte ne kishe nje here ne vit, sa per te marrur votat e ushtrise se qorrave, me falni te besimtareve… Gjithsej, 8000 njerez te paarmatosur, te gjithe burra dhe djem te moshave 14 75 vjec, te gjithe muslimane,u theren pa meshire ne datat 11 deri 18 Korrik te vitit 1995.

Flamuri grek si gjithnje , i lyer me gjakun e fqinjeve,kesaj radhe “mori krahe” me gjakun e tete mije te pafajshmeve. Ai u ngrit e valoi “krenar” ne mbajtesen e kambanes se nje kishe ne qender te Srebrenices. Prane kishes tjeter ku ruhen qimiljet e “shenjta” te Serbise. Bashke me flamurin grek, u ngriten edhe flamuri i verdhe i Bizantit dhe me yllin e Vergjines. Ky lloj konglomerati flamujsh, i stisur me guston e keqe dhe te ulet te shovinizmit grekoserb, e ekspozoi ne menyre te pandreqshme Greqine.

Kater muaj me vone, bashkite e Srebrenices, bene nje perpjekje te ulet e te deshtuar: Ato bene lojen e strucit, qe fut koken ne rere dhe… ngre kembet perpjete e… thote me vete: Nuk me shohin.mua! Bashkite cvarrosen dhe i rivarrosen ne te tjera vende, ne te tjera varre masive, ne malet perrreth..

Tanime, shumica e varreve jane zbuluar me ndihmen e sateliteve, nderkohe qe 80% e viktimave ngelen ende te pa identifikuara.Me e keqja eshte se autoret protagoniste te kesaj kasphane te madhe, Karaxhici, Mlladici dhe greket “vullnetare”, nuk jane kapur akoma dhe nuk kane dale para drejtesise.. Ata qarkullojne te lire mes njerezve, te mbeshtetur prej atyre qe i mbuluan atehere. Ne fillime e vitit 2002, doli nje raport i Institutit te faktit te Luftes te Hollandes(NIOD)

Perpilimi i ketij raporti ishte vene detyre para gjashte vjetesh nga qeveria hollandeze, vinte ne konkluzionin se Batalioni hollandez i beretave te paqeruajtesve,, me armatime te pamjaftueshme, dorezoi njerez te paarmatosur ne duart e ushtrise serboshnjake. Ne kete raport shkruhet prere e qarte, e zeza mbi te bardhe dhe vertetohet katerciperisht pjesemarrja e trupave ushtarake speciale greke ne Kasaphane.

Mbas publikimit te ketij raporti, qeveria hollandeze u dorehoq e gjitha, duke treguar keshtu nje nivel te larte morali te caktuar meqenese nuk kishte mbrojtur popullsine e pafajshme dhe te paarmatosur. Vetem disa qindra kufoma jane identifikuar, por per ato eshte planifikuar te varrosen ne nje kodrine perballe fabrikes se baterive “Potocari”, afer Srebrenices, ku kishin qendren trupat e OKB se gjate luftes.

Familjet e viktimave sot luftojne te mbyllet fabrika dhe trualli i saj te kthehet ne nje permendore gjigande qe do te deshmoje Kasaphanen e madhe , por edhe dhimbjen e paane njerezore qe u perjetua e vazhdon te perjetohet.

Nga viti 2000 satelite amerikane te pajisur me mekanizma te vecante, duke perdorur sisteme speciale me kerkues shume te ndjeshem te temperaturave te larta, gjeten ne lartesite rreth Srebrenices varreza masive. Me ndihmen e eksperteve te OKB se, u be cvarrimi i 8000 kufomave te cilat u transferuan ne Tuzla per ekspertize mjekoligjore dhe identifikim. Ishin te gjithe muslimane…

Bishat konsumojne edhe njera tjetren

Historia e re e Serbise eshte e mjegulluar nga vrasje te panumerta, te cilat provokuan edhe Lufte Boterore.

Mbreti Millo Obrenovic, u ekzekutua ne vitin 1908

Mbreti Aleksander Obrenovic u ekzekutua ne vitin 1903

Mbreti Aleksander Karagjorgjevic u ekzekutua ne vitin 1934

Kryeministri qe mund te ulte shovinizmin serb, Zoran Xhinxhic, u ekzekutua ne vitin 2003

Nga te dhjete monarket qe mbreteruan Serbine, tre u vrane, dhe kater prej tyre u perzune te kercenuar me vrasje. I pari qe ju hoq koka ne gjume nga kundershtari i vet ne vitin 1815, ishte “heroi kombetar” i revolucionit serb, Karagjorgj Petrovic. U ther ne krevat naten ne gjume nga kundershtari i vet Obrenovici. Ne vitin 1868 ra i vdekur pertoke nga plumbat e “anarshisteve” mbreti Mihal Obrenovic.

Ne vitin 1903 mbreti Aleksander dhe dashnorja e tij Draga, u theren dhe u copetuan nga fanatiket e kishes brenda ne pallat dhe ne vazhdim trupat e tyre te copetuar e lakuriq, i hodhen ne rruge. Nje tjeter mbret, Aleksandri i dyte u vra nga nje fanatik kroat ne Masalja, gjate nje vizite qe po bente ne France. Por truri i indoktrinuar fashisterisht qysh ne djep, i beri edhe nje “dhurate” njerezimit.

Luften e Pare Boterore katervjecare. Shkaku i saj ishte vrasja e Kryedukes se Austrise Ferdinandit, nga “nacionalisti” serb Gavril Princip. Kjo ndodhi ne 28 Korrik te vitit 1914, ne Sarajeve. Miliona te vdekurve, te plagosurve dhe te muhaxhireve qe shkaktoi kjo lufte, duhet t’i shtohet edhe shembja e rrenimi i kater mbreterive. Te carit te Rusise, te mbreterise cezariane te Austrohungarise, te mbreterise Kaizerjane te Gjermanise dhe te sulltanatit turk.

“Drejtesia” greke, “u zgjua” mbas… 10 vjetesh!

Te gjithe “vullnetaret” greke qarkullojne te lire ne Greqi, madje disa ne shenje respekti e vleresimi per “punen patriotike” te bere, jane emeruar edhe ne vende pune te ndryshme ne shtetin grek.

Me e mundshmja e punesimit te tyre, fale edhe “pervojes” qe fituan ne Srebrenice, eshte te jene punesuar si roja te kufirit ne pjesen me Shqiperine, per…vete aresyet “specifike”. Kurre ata nuk u hetuan per vepren e tyre kriminalistike, pa lere te ngrihej padi kunder tyre.Ata qarkullojne e levizin ketu ne Athine, duke pasur ne CV ne e tyre therje njerezish te pafajshem.

Flamuri grek i ngritur tek kambana e kishes serbe, nenvizoi me menyren me te turpshme “Frontin Grekoserb” dhe perpjekjen e pashprese e te deshtuar te Greqise “ortodokse”, per te goditur Islamin dhe per te minuar themelimin e shtetit te Bosnjes, te te parit shtet musliman ne Europe. Se cfare rreziku do t’i vinte Europes nga krijimi i ketij shteti, kete vetem greket “ortodokse” mund ta dine.

Kasaphana e Srebrenices, per shume vjet akoma edhe sot, perben tabu per Greqine. Dhe kjo jo pa qellim. jo se Greqise i dhimbsen shtazet qe dergoi,bekoi dhe mirepagoi. Por hapja e kesaj ceshtjeje do te hapte telashe te tjera, do te zbulonte edhe ane te tjera te fshehura thelle ne sirtaret e politikes e te kishes greke ne mareveshjet me “vellain” Sllobo. (transport armesh, llogari te fshehta bankare etj), ne te cilat jane pleksur mjaft politikane e biznesmene qofshin keta te pales “moderniste”, qofshin te pales “patriotike”.

Ne Qershor te vitit 2005, disa dite para 10 vjetorit te te kasaphanes, nje deputet i pavarur, i zones se Pireut Andrea Adrianopulo, ju drejtua parlamentit te Greqise me nje pyetje qe u regjistrua ne prokollin e atij parlamenti, me numur depozitimi: 1053/21 6 2005, pyetje qe u diskutua tre dite me vone.

Pyetje nga Deputeti Andrea Adrianopulo:

Zotit Minister te Drejtesise

“Disa here i jam drejtuar Kryetares se Kuvendit, duke i kerkuar ndertimin e nje komisioni special parlamentar per te hetuar nese ekziston perzjerje dhe pjesemarrje e grekerve paramilitare ne Masakren e Srebrenices. Per fat te keq, Kryetarja e Parlamentit, eshte shmangur te me pergjigjet, duke e lene ceshtjen te harrohet.

Por meqenese ne te gjitha vendet e Europes, shtetas te cileve ishin perlyer me kete masaker, jane bere kerkime dhe jane marrur masa, cmoj se eshte e papranueshme qe vetem Greqia te tregoje kete indiferentizem cnjerezor. Ne menyre te perseritur jane shkruar reportazhe dhe jane dhene intervista prej shume njerezve te trazuar ne kete masaker. Vecse shteti grek tregon indiferentizem dhe i kalon gjerat per inerci.

Te nderuar zoterinj! Mos ka ardhur ora te pakten tani, pas 10 vjetesh, me daljen e videos se turpit, per shkak te se ciles reagoi deri edhe vete qeveria serbe, mos valle te pakten tani, dueht edhe shteti grek te kontrolloje e te nxjerre ne drite cfare tamam ka ndodhur dhe te nxjerre pergjegjesite e shtetasve te vet?!? Zoti Adrianopulo, ben pjese ne te paktat mendje te hapura te ketij vendi. Po te kisha nderin te me priste mua, emigrantin shqiptar, do ta keshilloja te mos vepronte me keshtu, sepse ndoshta mund “te semurej” nga leucemia, ashtu si dhjetra intelektuale te tjere ketu ne Greqi. Dhe “leucemia”,…mbaron pune shpejt?!?

Pergjigja e Ministrit te Drejtesise, Nastas Papalekura

24 Korrik 2005: “Deshiroj t’Ju bej me dijeni se eshte marrur me kete ceshtje drejtesia greke. Sic me raportoi Prokuroria e Shkalles se pare.me kerkese te prokurorit, eshte urdheruar hetim qe te vertetohen vepra penale qe kane t ebejne me ceshtjen ne fjale, pra, nese ka pasur pjesemarrje te shtetasve greke ne masaker.

Dua gjithashtu t’Ju siguroj se nese do te vertetohen te tilla veprime do te ndiqen penalisht ne baze te ligjit madje ndoshta do te duhet te hyje ne veprim edh ebashkepunimi me nderkombetaret. Por ashtu sic mund ta kuptoni, deri me sot ndodhe para te dhenash te pasigurta e te pavertetuara. Institucionet e shtetit nuk kane shpallur asnje lloj te dhene (!) e cila mund te vertetoje pjesemarrjen e kujtdo grekerve ne kete masaker. Madje edhe persa i takon videos qe u shfaq ne gjyqin e Milloshevicit ne Hage,ajo tregon si shkaktare te Masakres serbet dh enuk di t’u referohet grekerve paramilitare.Nuk mund te mohoj se mund te kete vertet pergjegjesi te qyteatreve te ndryshem greke. Por me duhet te theksoj se keto do te dalin nga hetimet ne perfundim te tyre ne baze te se drejtes greke te procedures penale.Faleminderit.

Disa te dhena gazetareske per te kerkuarit ne Greqi

KOSTA KAZOPULO lindur ne veri te Peles ne 1960, pa te dhena te tjera.

Ish komandant toge te forcave speciale ne Greqi.U mobilizua ne Bosnje ne vitin 1993.Nga publikimi ne gazeten “Espreso”, date 7/11/2002

Andon Mitko

Te dhena te tjera te panjohura

Komandanti i Gardes “Vullnetare” Greke. Ne vitin 2002 u punesua si scuriti tek nje biznesmen i madh i Greqise qe zoteron shume vapore. Ne dhjetor te vitit 2003 u arrestua si bleres i nje ngarkese te madhe me arme nga Beogradi Publikuar ne “Espreso” ne data 7 dhe 9/ 12/2003.

Trifon Vasiliadhi

Te dhena te tjera te panjohura

Ky ka qene zevendes komandanti i Gardes “Vullnetare” Greke Publikim i gazetes “Adhesmeftos Tipos”, date 6/5/1995, dhe “Taqidhromos”, date 3/11/2004

Nestur Krisaiti, pa te dhena te tjera

Ish mercenar ne Zambik. Ne Tetor te vitit 1994 u mobilizua ne ushtrine serbogreke dhe neDhjetor te te njejtit vit merr pjese ne masaker ne bosnje.Publikuar ne gazeten “Ta Nea”, date 11/1/1995, nga gazetari Kosta Pretenderi.

Dhimiter Zabitcano, pa te dhena te tjera

“Vullnetar” ne Garde,mori pjese ne operacionin “Srebrenica”, interviste nga ai vete, ne “Taqidhromos”, date 13/10/2004.

Apostol Babo, pa te dhena te tjera

Anetar i “Kris Avgji”, i intervistuar nga gazetari Niko Evangjelato, kanali “SKAI”, Gusht 1995

Mihal Mavrojanaqi, pa te dhena te tjera

Anetar i”Krisi Avgji”, deklarate e tij ne intervisten dhene gazetarit Niko Evangjelato, “Skai”.

Lefter Zburgjiti, banor i Orestiadhes, pa te dhena te tjera.

Ka sherbyer ne Flote Luftarake Detare greke, ne nendetese, ne sektorin e shkaterrimit.U denua per vjedhje arme nga roja Kombetare.Ne pranvere te vitit 1994 sherben ne Njesine Serbe “Ujqit e Zvorrnikut”Me pas rreshtohet tek “Tigrat” e Arkanit. Ne Maj te vitit 1995, ndiqet nga Garda reke qe vepronte ne Bosnje dhe dergohet nga Arkani per te stervitur njesite e muslimaneve te Bihacit qe luftuan perkrah serbeve.Publikuar ne “Eleftero Tipo”, date 31/8/2005, dhe “Adhesmftos Tipos”, date 6/8/1995, por edhe ne gazeten “Ta Nea”date 5/7/1994

Spiro Xhanopulo, pa te dhena te tjera.

Ish Komandat toge ne Garden Greke qe mori pjese ne masakren e Srebrenices. publikuar ne gazeten “Elefteri Ora”date 25/9/1995

Keshtu e kane keto pune. Dime kush e te kujt jane, kur dhe ku kane lindur e banojne, ku i kemi punesuar ne shenje mirenjohjeje per vepren “e mire”, por…s’i gjejme dot per ne banken e te akuzuarit?!? Demokracia alla “grekce, europiane?!?

Nga Kreshnik Cika, Athine

Kategori
Uncategorized

Skandali: Made in Albania në Greqi

ministria e transportit

Ditën e hënë ( 29/12/2014) Prokuroria e Përgjithshme e Greqisë fillon hetimin për të parë se si kompania shqiptare “Albania Interlines” kaloi në duart e kompanisë greke Petropulos.

Në dokumentat zyrtare të gjendura në dosje shikon se sa shumë është zhytur në llumin e korrupsionit Ministria e Transportit Shqiptar, shkresat që janë dërguar vendit fqinjë në mbështetje të kompanisë greke të Anastasios Petropulos, për njohjen e kësaj kompanie me të njëtin emër “Albania Interlines”, pa nr. protokolli, pa firme dhe pa vulë. Shikon se si janë fallsifikuar lecensat e kompanisë shqiptare “Albania Interlines” dhe i janë dhënë kompanisë greke, përpjekjet për më shumë se 15 vjet të kompanisë shqiptare p

Juristët grekë, “Albania Interlinës”, viktimë e fallsifikimeve dhe mashtrimeve të Ministrisë së Transportit Shqiptar, por edhe një viktimë e drejtësise greke që ka dhënë vendime në shkelje të Kodit Penal. Është një skandal aq i madh që nuk di ku ta fillosh dhe ta mbarosh, zorr se mund ta marrë ndokush për  mbrojtje këtë kompani shqiptare, pasi dosja e kësaj kompanie është zhdukur në Ministrinë e Transportit të Greqisë, por pak ditë më parë mësohet se është zhdukur edhe në Ministrinë e Transportit të Shqipërisë. Po mbi të gjitha rrugës humbasin për në drejtim të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë Transportit Shqiptar, dosjet e kompanisë “ Albania Interlines” dërguar në rrugë zyrtare nga Ambasada Shqiptare në Greqi, më 3 /10/2014 edhe pse ishin të protokolluar me nr.1193.

LANDI 2006

10 vjet në pritje të përgjigjes zyrtare

Lidhur me këtë skandal, Ministria e Transportit të Greqisë ka mbi dhjetë vjet qe pret një përgjigje nga Ministria e Transportit Shqiptar lidhur me verifikimin e dhënies së licensave nga kjo ministri, duke nënvizuar se kjo ka dhënë një licensë me të njëjtën emër, por me pronar të ndryshëm. Me fallsifikime e është duke i kthyer përpjekjet e kompanisë shqiptare “Albania Interlines” në hic, pasi presidenti i kompanie greke Petropulosi ka tundur në ajër Ministrisë së Transportit 500 mijë dollarë, për të bllokuar aktivitetin e çdo kompanie që operon në Greqi. Por nga materialet që disponon kompania shqiptare tregon se zëvëndësimi i ministrit Gaqo Apostoli nga zonja Igrid Shuli solli korrupsionin në këtë ministri, duke bërë që shqetësimi i kësaj kompanie të jetë edhe më serioz. Jo vetëm kaq, por solli që pronari i saj të dënohet edhe me 16 muaj burg. Sot Ministria e Transporteve hesht pasi fallsifikimet e kryera nga drejtoritë e saj ndikuan që kompania shqiptare “Albania Interlines” në kundërshtim me ligjet e vendit tonë të kalojë në duart e kompanisë greke.

Pronari grek me dy kombësi

Kalimi i “Albania Interlines” nga kompani shqiptare në atë greke përbën një skandal politik, ku në këtë ka dorë edhe ish ministri i Transportit z. Anastasios Mandeli, në kohën e qeverisjes nga PASOK-u ( dënuar më pas) favorizon Anastasio Petropulo, i cili përvetësoi kompaninë shqiptare këtë në rrugë skandaloze, pasi ish sindikalist i Pasokut dhe përfaqësues i OSE ( Kompania e Transportit Hekurudhor) e cila kishte të drejtën e dhënies së licensave. Dokumentat vertetëtojnë se ky njeri është i pajisur me pasaporte shqiptare (lëshuar në Prill të 1981,lindur dhe rritur në Tiranë) dhe njëkohësisht me atë greke ( lindur në qytetin Hajdari të Athinës).

Më 29 Janar të 2015, drejtësia do riahap çështjen

Më në fund Drejtësia greke pas shumë vitesh heshtje ka pranuar  më në fund të marrë për shqyrtim kërkesën e kompanisë shqiptare “Albania Interlines”, kjo falë juristëve grekë, lidhur me padrejtësitë që i janë bërë si nga Ministria e Transporteve të  Shqipërise, por dhe nga drejtësia në Greqi. Pas shumë përpjekesh kompania “Albania Interlines” bëri të mundur që në Athinë më 29 janar të 2015 të rihap përsëri gjyqin, lidhur me përvetësimin e kompanisë së saj

Kompania greke me dy fytyra

Kompania greke Petropulos “Albania Interlines” paraqitet sot me dy fytyra te ndryshme. Në Athinë kjo kompani paraqitet me emrin “Albania Interlines” me adresën : AG. Kostandinu 39-41, ndërsa në Shqipëri paraqitet ndryshe vetëm me emrin “ A.T Interlines” Adresa: Bulevardi Zogu i Parë.

Historiku

25/07/2014, Për herë të parë pas shumë vitesh Prokuroria e Athinës znj. Athina Theoropoulou me nr. Prot. 26328 i ka kërkuar Ministrisë se Transportit të Greqisë sqarim lidhur me kërkesat e bëra nga kompania shqiptare “Albania Interlines”

9/09/ 2014, Me nr.prot.45541 prokuroria e Athinës znj.Rozalia L. Lala i ka kërkuar Ministrisë së Transportit të Greqisë fillimin e hetimit për kompaninë shqiptare të transportit interurban “Albania Interlines” në të cilën, në emër të saj ka punuar kompania e njohur greke  Anastasios. Petropulos.

3/10/2014, Ambasada Shqiptare në Athinë më me nr.prot.1193 i ka dërguar Prokurori-it të Përgjithshëm të Shqipërisë z. Llalla dhe ministrit të Transportevez. Haxhinasto dosjen e plotë të kompanisë shqiptare “Albania Interlines” për verifikim

23/10/ 2014 në Gjykatën e Apelit në Athinë është futur për rishikim dosja e kësaj kompanie me nr. prot. 59443, dhe njëkohësisht është marrë nga prokurori për hetim me nr. prot. BD.3971/2014, për të parë se si kompania shqiptare “Albania Interlines” ra në duart e grekut Anastasios Petropulos.

Konkretisht:

Më 17/08/1994, z Feim Godo dhe Artan Batku në emër  të Ministrisë së Transaportit të Shqipërisë me anën e një faksi pa numër protokolli pa firmë dhe pa vullë i kanë dërguar përfaqësuesit të kompanisë greke OSE,( Kompani e Transportit Hekurudhor që kishte të drejtën për dhënies e licensës brenda kufirit të Greqisë) z. K. Androulodakis që administrator i “Albania Interlines” është Anastasios Petropulos.  Ky faks bëhet në një kohë që Roland Llato me vendim të Gjykatës nr.3810 së Shkallës së Parë 5/05/1994, pra tre muaj më parë nga kompania greke  Petropulos që figuron i regjistruar në shoqëri “Albania Interlines” Tirana.( licensë e grekut vetëm për transportin e sendeve shtepiake dhe jo për transportin interurban) Për këtë më pas Ministria e Transportit të Greqisë i ka kërkuar sqarim Ministrisë së Transportit të Shqipërisë e cila po hesht 10 vjet me radhe.

Dy vite më pas më 22/05/1996, Drejtori i transporteve Pajtim Çobani pranë Ministrisë së Transportit me nr.prot. 476/1 dërguar Zyrës së Përgjithshme të Turizmit Interurban K.T.E.L në Janinë konfirmon dhe i kërkon vendit fqinjë të pajisë me leje të posaçme edhe shoqërinë “Albania Interlines”, në mbështetje të zbatimit të Protokollit të mbledhjes Shqiptaro-Greke datë 29 – 31/01/1991. Në vitin 1999 Anastasios Petropulos del në skenë duke kërkuar linjën Athinë-Vlorë-Athinë dhe Athinë-Korçë-Athinë në shkëmbim të 500 mijë dollarëve.

Më 11/08/2005, Lidhet kontrate hua-përdorje midis shqërive Klid Ballkan Interbus sh.p.k ( huadhënësi) me administrator z. Bastri Kastrati dhe “Albania Interlines” Tiranë ( huamarrësi me administrator Roland Llato).

Mbështetur në dokumentat vertëtohet se është kompania e parë në Shqipëri ku pajiset me leje numër një nga ish ministri i  Transportit të Shqipërisë z. Fatos Bitincka më 9/06/1994 me nr. Prot 1194 për transport ndërkombëtar me autobuz për linjën Tiranë – Athinë – Tiranë, dhe me kërkesë Nr. 1195 date 9.06.1994  i është drejtuar në rrugë zyrtare Ambasadës Greke në Tiranë, e cila më pas kjo ambasadë i ështe drejtuar Ministrisë së Jashtme të Greqisë dhe kjo e fundit ë është drejtuar Ministrisë së Transporteve të Greqise me  7/09/1994 me Nr.Prot. 28088/1488.

Ministri i Transporteve Fatos Bitincka me Nr. Prot. 1194 datë 9/6/1994, i është drejtuar në rrugë zyrtare Ministrisë së Transporteve të Greqisë (sipas kërkesës të kësaj ministrie datë 18/02/1994,) që i jep lejen  “INTERTANSPORT” Tirana, ku është zëvëndësuar me firmën “Albania Interlines” Tirana, për linjën Tiranë – Athinë – Tiranë. Ministri i transportit Fatos Bitincka jep leje firmës greke “OSE”, si dhe Albania Interlines –Tirana, që ishte  e vlefshme deri me datë 31/12/1998.

Ministria e Industrisë, Transporteve dhe Tregetisë, bazuar në lejen Nr.1193 datë 9/06/1994 dhënë nga Fatos Biticka, ka rivovuar leje me Nr. 1 date 23.01/1996 me anën e ministres znj. Zuzana Panariti  shoqërisë shqiptare “Albania Interlines”  që ishte e vlefshme deri me 23/01/ 2001

Ministri Lulzim Basham më 10/10/2005 jep licensën me një afat një vjeçar kompanisë “Albania Interlines” me pronar Roland Llato

0/10/2005 Ish ministri Spartak Poçi me anën e një dokumenti nr.prot.17/1 i ka kërkuar Ministrisë së Transportit të Greqisë që kompania “Albania Interlines” të mos bashkëpunojë me O.S.E (Drejtoria e Transportit Hekurudhor të Greqisë)

Flasin:

Avokati Pavllo Sarakis: Dosja është zhdukur

pavllos

Zyra e avokatit Sarakis mori përsipër për të gjetur dosjen e humbur të “Albania Interlines”në ambientet e Ministrisë se Transportit të Greqisë. Por më kot! Nuk e dija që gjërat ishin kaq të mpleksura prandaj dhe mora përsipër gjetjen e dosjes. Dosja nuk gjëndet, kjo gjë e bën akoma më të vështirë këtë problem për të gjetur një zgjidhje. E shikoj që është një proçes shumë i vështirë, aq sa vështirë është që Gjykata e Apelit të ndrroj vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për të rishikuar përsëri dëniminqë i është dhënë pronarit të kompanisë dhe për të vertëtuar pafajsinë e tij. Them se është e vështirë se mund ta marr përsipër ndonjë avokat, pasi koha ka bërë të veten ka bërë punën e vet. Të shohim se cfare mund të bëhet deri atëhere kemi kohë të mendohemi, ndoshta mund ta marr edhe unë për mbrojtje.

Juristja greke

Drejtësia në këtë drejtim ka qenë e njëanshme sepse ka ndigjuar dhe ka marrë për provë vetëm një anë, atë të Petropulos. Gjykata e Shkallës së Parë në vendimin e saj ka shkelur Kodin Penal të vendit, i cili nuk merr parasysh përkthimet jo në rrugë zyrtare. Kompania shqiptare “Albania Interlines” ka te drejtë të apelojë. Për mua janë bërë shumë gabime si nga shteti shqiptar ashtu është edhe nga drejtësia greke. Në asnjë vend nuk jepen dy licensa te njeta, me të njëjtin emër. Këtu është bërë shumë gabim. Faji kryesor bie te Ministria e Transportit Shqiptar që ka pajisur dy kompani të ndryshme me të njëjtën licensë. Ka shkelur kodin edhe kur thotë që nuk mund të bësh apelim kur kanë kaluar mbi 5 vjet, në një kohë që mund të bëhet. Ajo ka marrë parasysh akuzat e Petropulos duke mos i kërkuar atij linçesat dhe lejet, por është mjaftuar vetëm me dhënien e vendimit në mungesë. Unë do dal dëshmimtare në gjyqin e ardhshëm për të treguar shkeljet që janë bërë në Kodin Penal. Besoj se “Albania Interlines” do fitojë të drejtën e saj.

Roland Llato “Albania Interlines”

LANDI PORTRET

Nuk e prisja këtë nga shteti im, nuk e prisja qe Ministria e Transportit Shqiptar të vepronte kundra një bashkombësi të saj. Në këto momente unë po kërkojë pafajsinë dhe të drejtën time. Besoj se këtë radhë drejtësia greke do të jetë më e drejtë. Nëpërmjet Ambasadës i kam dërguar ministrisë se Transportit dhe Prokurorit të Përgjithshëm dosjen për të shqyrtuar dhe për të më ndihmuar që të dalë e verteta. I kërkojë Ministrisë së Transportit që të sqarojë Ministrinë e Transportit të Greqisë që lincesat apo lejet e mia qe më ka dhënë janë të sakta. Jam shkatëruar nga ana psikologjike dhe ajo shpirtërore. U dënova 16 muaj burg pasi Ministria e Transportit shqiptar nuk ju përgjigj kërkesës së Ministrisë së Transportit që i kërkonte lidhur me lincensen time. Lincensat e mia deri më 2009 janë marrë me vendim të gjykatës, Bashkisë dhe ministrisë përkatëse, janë konform te ligjit dhe për cdo license është paguar 400 mijë lekë. Nga ana ekonomike jam i mbaruar fare, kam detyrime kudo si brenda familjes po dhe jashtë saj. Sikur të mos mjaftojë kjo kam edhe kërcënime për jetën

16 muaj burg pasi bën denoncimin

Burgosja e pronarit të “Albania Interlines” me 16 muaj burg, akuzë e ngritur nga pronari i kompanisë greke Petropulos kalon çdo fantazi. Menjëherë pas denoncimit që kishte bërë në adresë të grekut Anastiasos Petropulos, vjen në mungesë të tij edhe dënimi me 16 muaj burg i pronarit shqiptar. Në këtë dënim një rol negativ luajti edhe përkthimi shumë i keq i Aleksanda Gjonit. Për këtë dënim juristët grekë thonë se drejtësia ka shkelur Kodin Penal, ku nuk duhej të merrte për bazë një përkthim i çfardoshëm dhe jo zyrtar. Rol të rendësishëm luajti edhe shkresa  nr.prot 3043 ku Thimo Plaku drejtor pranë kësaj ministrie , date 4/6/2004 deklaronte zyrtarisht  se nga janari i 1996 pronar i Albania Interlines është Anastas Petropulos, në një kohë që nga ana tjetër kompania shqiptare ishte pajisur me leje deri më 2009.

10 vjet në pritje

20 Korrik 2004 Ministria e Transportit& Komunikacionit të Greqisë me nr.prot C402/oik 43614/3576/04 i ka derguar një kërkese urgjente Ministrisë Transportit të Shqipërisë për një bashkëpunim lidhur me këtë problem, duke i kërkuar:

  • Në të cilin vit z. Roland Llato merr pjesë në shqërinë “Albania Interlines”, ashtu sikundër përmëndet në vendimin me nr. 3810/3 të Gjykatës së shkallës së Parë në tiranë, datë 4/5/2004
  • Nëse “Albania Interlines” kishte marrë leje nga Ministria juaj, përpara vitit 1996, për shfytëzimin e linjës së rregullt të autobuzave Tiranë-Athinë
  • Për çfarë arsye, sipas opinioit tuaj, Vendimi i sipërmëndur i Gjykatës Shqiptare, i referohet dokumentit nr. 1194/9/06/1994 nga ministria e Transportit e vendit tuaj, e cila shoqerohet me leje lëshuar në emër të kompanisë “Albania Interlines” Tirana, një kompani e cila sipas letrës suaj nr. 3043 prot/4/06/2004, është një kompani e ndryshme nga ajo që është në pronësi të z. Roland Llato ( me emër të ngjashëm)
  • Telefax, datë 4/12/1995 nënshkruar nga z. Pajtim Çobani dhe z. Artan Batku
  • Mesazhin teletip, nr.4207MINKOM AB/17/07/1994 prot.nga Min. Trans. Shqip. Nënshkruar nga z.Feim Godo dhe Artan Batku ( Drejtor i Departamentit).

Sekretari i Përgjithshëm

I Golias

Nëndor 2014, Ministria hesht.

Roland Llato, ish administrator i kompanisë “Albania Interlines” troket në dyert e Ministrisë së Transportit Shqiptar, per të marrë një dokument të kërkuar nga drejtësia greke, me anën e të cilit duhet të vertëtojë se ky është personi i kësaj kompanie. Fatkeqesisht pas 2 javë sorrollatje nuk bëri të mundur të marrë dokumentin përkatës ku të konfirmonte që lejet apo licensat janë marrë në rrugë ligjore, pasi në këtë ministri është zhdukur dosja e kësaj kompanie, duke haruar se kjo kompani disponon dokumentat origjinale.

Prokuroria e Përgjithshme do hetojmë çështjen

Në Prokurorin e Përgjithshme m; 16 Dhjetor t; 2015 me nr. prot.1769/19 është depozituar dosja e kompanisë shqiptare “Albania Interlines” për të filluar hetimet lidhur me fallsifikimet e bëra nga drejtorë të Ministrisë së Transportit Shqiptar, një hetim që u desh rreth 15 vjetë për tu marrë në konsideratë nga drejtësia shqiptare.

skandali ne focus

Kategori
Uncategorized

Rama ka një dosje për arrestimin e Ilir Metës.

Berisha: Rama ka një dosje për arrestimin e Ilir Metës.

Berisha: Rama ka një dosje për arrestimin e Ilir Metës

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka lidhje të pazgjidhshme me krimin. Por ai tha se kreu i Qeverisë shqiptare e ka një dosje për arrestimin e Kryetarit të Kuvendit Ilir Metës. Sipas tij, arrestimi i Metës është kërkuar nga Brukseli.

Berisha ka thënë se Partia Demokratike nuk ka asnjë deputet të inkriminuar, ndërsa sa i përket kohës kur ai qeveriste me Ilir Metën, dhe ky i fundit u akuza për skandalin e vjedhjes së 700 mijë eurove, Berisha, tha se nuk e ka mbrojtur asnjëherë Metën, por shtoi këtu se Edi Rama ka një dosje të plotë,të shqyrtuar nga ekspertë ndërkombëtarë për arrestimin e Metës dhe se kjo gjë i është kërkuar kur shkoi në Bruksel.

“Rama pas kthimit nga Brukseli i ka thënë zotit Meta se më kërkuan arrestimin tuaj mbi bazën e dosjes që ka dorëzuar vetë Rama. Shpesh dëgjoj që njerëzit thonë, ndoshta edhe me të drejtë se ti e mbrojte Ilir Metën. Nuk e kam mbrojtur unë Ilir Metën, për herë të parë do flas; nuk është e vërtetë. Ka pasur një dokument për 700 mijë euro, ai dokument ekzistonte në letrën (nëse nuk është e falsifikuar) në letrën që sipërmarrësi i dërgonte Dritan Priftit se dëmi i krijuar nga momenti që ti nuk më zbaton vendimin gjer tani është 700 mijë euro. Dritan Prifti nuk e ka mohuar se ekziston ky dokument. Pra e gjithë akuza që i bëhet Sali Berishës se e mbrojti Ilir Metën bazohet në këtë dokument.

Unë edhe sot ndaj asnjë njeriu nuk do mund të pranoja kurrë një gjë të falsifikuar, por Edi Rama duket se ka një dosje shumë më të plotë për Ilir Metën, sepse nëse dosja nuk do të ishte e plotë, dhe në qoftë se dosja nuk do të ishte shqyrtuar nga ekspertë ndërkombëtarë të shquar, ai nuk do mund të kërkonte, askush nuk do i kërkonte atij arrestimin e Ilir Metës”, tha Sali Berisha lidhur me përfshirjen e politikës në krim.

Kategori
Uncategorized

Ylberistët e Soros në Shqipëri…..

PYETJA NUK ESHTE PSE ERDHEN 2 EURODEPUTETET POR PSE ERDHI SOROS NE TIRANE!

Nthga Avokati Altin Goxhaj

Pyetja nuk eshte pse erdhen 2 eurodeputetet por pse erdhi Soros ne Tirane?!
Sepse Perbindeshi Bastard komunisto-ylberist qe krijoi Soros ne 1992:
– i cili erdhi me se fundi ne pushtet ne 2013,
– pesoi atakun e pare kardiak ne 15 Nentor 2013 (ku deshtoi mareveshja sorosiane e Rames per armet kimike kundrejt mbeshtetjes nderkombetare pa kushte te instalimit te juntes sorosiane),
– por pesoi atakun e dyte kardiak ne 22 Nentor 2014 (ku u vra frika nga qytetaret me guximtare),
– rezultoi qe pjesa me guximtare e shoqerise ishte aq e madhe sa heren e trete ataku kardiak i 8 Dhjetorit 2014 do te ishte vdekjeprures per te (pra Mostren e Oligarkise Sorosiane) sepse MOSBINDJA CIVILE E QINDRA MIJE PROTESTUESVE NE TE GJITHE SHQIPERINE do te ishte e paperballueshme…

Ndaj dhe erdhi Kumbari Soros per ti ofruar nje oferte te parefuzueshme Bashes per veten e tij por jo per Opoziten! Ndaj dhe 2 dite pas kesaj vitizite te pergatitur pas 22 Nentorit nga klyshet e Soros ne PD-UET, nuk kishte me Protesten e Madhen te 8 Dhjetorit per FILLIMIN E FUNDIT TE RRENIMIT SOROSIAN TE SHQIPERISE por kishim koncert dhe aheng dhe nje BETEJE TE FUQISHME KONFERENCASH SHTYPI me Azem Salianin, Shpataren Tabaku, Mongolin Bozdo dhe Playboy-n Pollo …

Ndaj dhe Kryesia e PDse ka ne pikat kyce te kontrollit te brendshem sorosiste-qiliste pavaresisht se te gjithe e dine qe skane as minimumin e kapacitetit minimal per te fituar ndonje beteje elektorale por kjo s’ka me rendesi sepse OPOZITA SKA ASNJE BETEJE ELEKTORALE PER TE FITUAR!

Tashme betejat do te fitohen ne tavolina pazaresh personale midis oligarkeve sorosiste! Basha me keshillat e sorosisteve qe e rrethuan qe prej 2011es u be pjese e klubit dhe e ka me nge te madhe te presi si kryetar bashkie edhe 6 vjet apo duke vene ndonje kukull sorosi ne ate karrike derisa ti vije dita… Sic dine te presin kryeministrat sorosiste (2005-2013)!

Nderkohe qe Shqiperia do te marre formen e Vilajetit te Oligarkise Sorosiane… dhe ne te gjithe ose do kemi perfunduar burgjeve, ose do te kemi ikur “te internuar” ne emigracion per te siguruar buken e gojes ne Evrope apo Amerike… Dhe Shqiperine dhe ekonomine e saj do ta kene ne pronesi oligarket sorosian dhe klyshet e tyre…

Pjesa me acaruese e pazarit eshte se SHBAte s’mund te levizin as gishtin perballe kesaj katastrofe monstruoze pasi Kryeministri i ardhshem pas 7 vjetesh i Shqiperise Lulzim Basha nuk ka ndonje ankese… Pra perderisa Pozita dhe Opozita jane OK cfare mund te beje Daj Semi??? Ndaj dhe nuk reagoi Opozita ne Shtator 2014 kur Oligarkia urdheroi mbylljen e 15 emisioneve televizive dhe 1 radioje sepse aty te ftuarit organikisht nuk ishin pjese e skemes soros dhe prishnin pikerisht skemen…

Ndaj dhe 2 eurodeputetet erdhen me zell per te pajtuar dy pale qe benin sikur ziheshin per te bere kuckat e veshtira qe bejne sikur s’duan por ne fakt e kishin ndare mendjen qe kur ua kerkoi dhe ua garantoi personalisht Tutori Soros!!! I cili e bleu Shqiperine dhe ekonomine tone me cmim skrapi… Sic beri ne Argjentine apo Malajzi dekaden e kaluar…

Nese doni te bindeni qe se kam hic gabim pyeteni Bashen se kur do te fillojme te Rrezojme Kapterr Ramiun

Pyeteni per daten e Fillimit te Protestave per Ndalimin e Rrenimit ose Rrezimin e Rrenuesve

PYETJA NUK ESHTE PSE ERDHEN 2 EURODEPUTETET POR PSE ERDHI SOROS NE TIRANE!

Opinioni i Dites nga Avokati Altin Goxhaj

Pyetja nuk eshte pse erdhen 2 eurodeputetet por pse erdhi Soros ne Tirane?! 
Sepse Perbindeshi Bastard komunisto-ylberist qe krijoi Soros ne 1992:
- i cili erdhi me se fundi ne pushtet ne 2013,
- pesoi atakun e pare kardiak ne 15 Nentor 2013 (ku deshtoi mareveshja sorosiane e Rames per armet kimike kundrejt mbeshtetjes nderkombetare pa kushte te instalimit te juntes sorosiane),
- por pesoi atakun e dyte kardiak ne 22 Nentor 2014 (ku u vra frika nga qytetaret me guximtare),
- rezultoi qe pjesa me guximtare e shoqerise ishte aq e madhe sa heren e trete ataku kardiak i 8 Dhjetorit 2014 do te ishte vdekjeprures per te (pra Mostren e Oligarkise Sorosiane) sepse MOSBINDJA CIVILE E QINDRA MIJE PROTESTUESVE NE TE GJITHE SHQIPERINE  do te ishte e paperballueshme...

Ndaj dhe erdhi Kumbari Soros per ti ofruar nje oferte te parefuzueshme Bashes per veten e tij por jo per Opoziten! Ndaj dhe 2 dite pas kesaj vitizite te pergatitur pas 22 Nentorit nga klyshet e Soros ne PD-UET, nuk kishte me Protesten e Madhen te 8 Dhjetorit per FILLIMIN E FUNDIT TE RRENIMIT SOROSIAN TE SHQIPERISE por kishim koncert dhe aheng dhe nje BETEJE TE FUQISHME KONFERENCASH SHTYPI me Azem Salianin, Shpataren Tabaku, Mongolin Bozdo dhe Playboy-n Pollo ... 

Ndaj dhe Kryesia e PDse ka ne pikat kyce te kontrollit te brendshem sorosiste-qiliste pavaresisht se te gjithe e dine qe skane as minimumin e kapacitetit minimal per te fituar ndonje beteje elektorale por kjo s'ka me rendesi sepse OPOZITA SKA ASNJE BETEJE ELEKTORALE PER TE FITUAR! 

Tashme betejat do te fitohen ne tavolina pazaresh personale midis oligarkeve sorosiste! Basha me keshillat e sorosisteve qe e rrethuan qe prej 2011es u be pjese e klubit dhe e ka me nge te madhe te presi si kryetar bashkie edhe 6 vjet apo duke vene ndonje kukull sorosi ne ate karrike derisa ti vije dita... Sic dine te presin kryeministrat sorosiste (2005-2013)! 

Nderkohe qe Shqiperia do te marre formen e Vilajetit te Oligarkise Sorosiane... dhe ne te gjithe ose do kemi perfunduar burgjeve, ose do te kemi ikur "te internuar" ne emigracion per te siguruar buken e gojes ne Evrope apo Amerike... Dhe Shqiperine dhe ekonomine e saj do ta kene ne pronesi oligarket sorosian dhe klyshet e tyre...

Pjesa me acaruese e pazarit eshte se SHBAte s'mund te levizin as gishtin perballe kesaj katastrofe monstruoze pasi Kryeministri i ardhshem pas 7 vjetesh i Shqiperise Lulzim Basha nuk ka ndonje ankese... Pra perderisa Pozita dhe Opozita jane OK cfare mund te beje Daj Semi??? Ndaj dhe nuk reagoi Opozita ne Shtator 2014 kur Oligarkia urdheroi mbylljen e 15 emisioneve televizive dhe 1 radioje sepse aty te ftuarit organikisht nuk ishin pjese e skemes soros dhe prishnin pikerisht skemen...

Ndaj dhe 2 eurodeputetet erdhen me zell per te pajtuar dy pale qe benin sikur ziheshin per te bere kuckat e veshtira qe bejne sikur s'duan por ne fakt e kishin ndare mendjen qe kur ua kerkoi dhe ua garantoi personalisht Tutori Soros!!! I cili e bleu Shqiperine dhe ekonomine tone me cmim skrapi... Sic beri ne Argjentine apo Malajzi dekaden e kaluar...

Nese doni te bindeni qe se kam hic gabim pyeteni Bashen se kur do te fillojme te Rrezojme Kapterr Ramiun ;) 

Pyeteni per daten e Fillimit te Protestave per Ndalimin e Rrenimit ose Rrezimin e Rrenuesve :P
Kategori
Uncategorized

GREKEVE U DHAME BUKE ME 1967-n. ATA NA KERCENOJNE ME LIGJIN E LUFTES

 

1185339_226643477492159_1089974476_nApostol Kotani
GREKEVE U DHAME BUKE ME 1967-n. ATA NA KERCENOJNE ME LIGJIN E LUFTES.
Si u vra mësuesja e shkollës së Leskovikut kur refuzoi te qendiste flamurin Grek

SI QENDRON E VERTETA MBI TERMIN “VORIO-EPIR”

Termi Epir ose Eperios, do të thotë sterë, tokë kontinentale, pra një shprehje gjeografike, me të cilën banorët e ishujve grekë të detit Jon, duke u nisur nga pozita e tyre ishullore, i kanë quajtur krahinat përballë tyre, d.m.th ato e banuara nga ilirët. Më vonë ky term u përhap dhe në krahinat e brendshme e pastaj u përmblodh në njësitë e ndryshme administrative, principatat, që u krijuan në Epir. Vetë Tuqidhidhi, një historian i lashtë grek i ka quajtur banorët e Epirit “Barbarë”, shprehje kjo, me të cilën grekët e vjetër quanin të gjitha ato popullsi që nuk ishin greke “Tuqidhidhi, shënon si kufij veriorë Aharnanine. Pra ai i lë jashtë territorit grek krahinat e Epirit. Studimet dhe zbulimet arkeologjike në këto zona, përfshi edhe fushën e Dropullit, kanë zbuluar me shumicë emra njerëzish, fisesh dhe pika gjeografike me prejardhje ilire. Gjuha dhe kultura greke në brigjet e Ilirisë u përhap në gjysmën e dytë të shekullit VIII kur filloi ngritja e kolonive tregtare greke.

KUR LINDI OREKSI I GREKEVE PER VORIO EPIRIN?

Më të shfrenuar për idenë e Greqisë së Madhe “Megali-Idhesë” u treguan pas luftës Ruso-Turke të vitit 1877, duke pasur edhe mbështetjen e Rusisë, me të cilën kishin lidhje krushqie, mbreti Jorgo i Greqisë kish marrë për grua bijën e Car Aleksandrit. Kur fitoi Revolucioni Grek i 1820, ku një rol të madh luajtën një numër udhëheqësish shqiptarë, si: Marko e Kiço Boçari, Noti Boçari, Foto e Kiço Xhavella, Karaiskaqi, Anastas Gjirokastriti, Bubulina, Kollokotroni, Haxhi Mihal Dajlani, hero i Luftës së Kretës etj., qeveria greke i vuri si kusht Turqisë, për të njohur sundimin e saj mbi Shqipërinë, që ta lejonte të hapte shkolla greke e të ndërtonte kisha greke, për t’i përdorur në të ardhmen si “argument” për të paraqitur popullsinë e këtyre zonave si popullsi greke, sikurse ndodhi në të vërtetë. Kjo do të ngrinte krye në fillim të shekullit 20, para dhe pas Shpalljes së Pavarësisë kombëtare, kur Turqia ishte në falimentim e sipër, dhe kur fanarjotët ju kundërvunë deri edhe më terror vendimeve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për lëvrimin dhe përhapjen e gjuhës e letërsisë shqipe në shkolla dhe në kisha dhe për themelimin e Kishës Kombëtare Shqiptare. Pre e këtij terrori u bënë Papa Kristo Negovani, Vasil Ballamaci, Petro Nini Luarasi, Atë Stath Melani etj.

Cilat ishin masat që ndërmorën këto qarqe?

Kur fuqitë e mëdha njohën kufijtë e shtetit shqiptar, megjithëse të cunguar, pa Kosovën, Çamërinë e vise të tjera, si në Veri-Lindje edhe në Jug, brenda territorit grek, qarqet shoviniste greke të pakënaqura nga këto vendime, shpejtuan të vinin në veprim planet e tyre aneksioniste ndaj trojeve shqiptare. Dërguan me ngut nga Greqia qindra mësues dhe ushtarakë të veshur civilë, madje edhe gra për t’u mësuar vendasve gjuhën greke dhe për të bindur me hir a me pahir të shpreheshin për bashkimin me Greqinë. Ngritën tavolina me ungjillin mbi të për të betuar shqiptarët. Ata vranë mësuesen e shkollës fillore të Leskovikut vetëm pse refuzoi të qëndiste flamurin grek. Arrestuan shumë fshatarë nga Leskoviku, Përmeti, Kolonja dhe krahina të tjera dhe i shpunë në burgjet e Janinës dhe të Gjirit, ku u bënë presion për t’i detyruar të pohonin kombësinë greke e se donin bashkim me Greqinë. Dhe pas gjithë këtyre veprimeve agresive të paprecedentë, dërguan qindra e mijëra ushtarë me uniformë dhe civilë, për të organizuar të ashtuquajturën “Kryengritje Vorio-Epirote për të kërkuar bashkim me Greqinë.” Dhe kur popullsia vendase, i kundërshtoi e rrëmbeu armët për të mbrojtur nderin, dinjitetin, gjuhën dhe paprekshmërinë territoriale, grekët ju sulën fshatrave të Kolonjës, Leskovikut, Përmetit, Tepelenës, Kurveleshit, Skraparit etj., me zjarr, hekur e terror të pashembullt.

Sa masakra u bënë në këtë kohë?

Ata dogjën dhe masakruan jo pak, por 300 fshatra, përfshi edhe qytetin e Leskovikut me 2200 ndërtesa dhe qindra njerëz, burra, gra, fëmijë e pleq u masakruan, sidomos në Panarit, Hormove, Kuqar etj.. Dhjetëra gra, madje edhe shtatzëna, edhe vajza e plaka u përdhunuan dhe pastaj u masakruan. Për të gjitha këto një tablo rrëqethëse do të gjeni në Librin e Papa Kosta Tomorit nga Leusa e Përmetit me titull “Barbaritë Greke në Shqipëri”, botuar më 1917 në SHBA, si dhe librin studimor “Qëndresa Popullore përballë Agresorëve Grekë” 1912-1916 si dhe në shtypin e kohës: “Përlindja e Shypnisë”, “Dielli”, “Iliria” etj. Më 14 shkurt 1914 agresorët grekë hynë në Korçë dhe filluan reprezaljet kundër patriotëve. Kështu vranë Papa Spiron, me 2 prill vranë priftin Nastas Spiro Trebickën, dogjën të gjallë priftin Gjikë Spiron etj.. Kur fuqitë e mëdha i dhanë ultimatum qeverisë greke për të larguar forcat ushtarake nga Korça dhe qytetet e tjera të pushtuara ushtarakisht, ajo i tërhoqi ushtritë e rregullta drejt jugë-perëndimit të vendit, por la aty një numër ushtarakësh të maskuar, gjoja të sëmurë në spital. Por pa u larguar mirë ushtarët, peshkopi filogrek Gjermanos u ra kambanave dhe u bëri thirrje të “sëmurëve” të flaknin tej çarçafët e të rrëmbenin pushkët për të ripushtuar qytetin. Ndërkohë 100 “dezertorë” erdhën natën dhe u bashkuan me ta dhe pushtuan lagjen Varosh dhe bashkinë e qytetit. Të nesërmen erdhën edhe 300 ushtarë të tjerë, pushtuan kishën dhe ngritën flamurin grek. Mitropolia shpalli menjëherë “bashkimin e Korçës me Greqinë”. Me 24 korrik 1914 hynë edhe një numër oficerësh gjoja dezertorë si majori Vardha, Kondul i Ngavanis, Papa Kostas etj. Dhe filluan plaçkitjen e dyqaneve e të banesave të myslimanëve, vrasjet dhe përdhunimet (shih veprën e Petro Harizit)

Cili ishte reaksioni i kundërt ndaj masakrave?

Menjëherë u vunë në lëvizje çetat patriotike të Themistokli Gërmenjit, Sali Butkës, Gani Butkës, Mendu Zavalanit,Vangjel Gjikës, Kajo Babienit, etj., lufta e të cilëve i detyroj ushtritë greke të tërhiqeshin nga qyteti. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, në juge-perëndim të vendit hynë forcat italiane, ndërsa në Korçë me 18 tetor 1916, hynë trupat franceze, pjesë e Armatës së Lindjes. Në këtë kohë Themistokli Germenji me Sali Butkën, Kajo Babjenin dhe patriotë të tjerë koordinojnë veprimet e marrin masa për t’u dalë përpara rreziqeve të copëtimit të Shqipërisë, krijojnë Komitetin e Mbrojtjes, rrethojnë qytetin me forca të armatosura e hynë në bisedime me francezët. Komanda franceze emëroj në funksione shtetërore për mbajtjen e rendit Kolonelin De Kuen, i cili ishte përkrahës i shqiptareve dhe largoi prefektin grek të Venizellosit. Me 10 dhjetor 1916 Korça shpallet si “Republika Autonome e Korçës”, në krye të së cilës vihet patrioti Themistokli Gërmenji. Sa qëndroi koloneli De Kuen punët në Korçë shkuan normalisht. Por më pas vendin e tij e zuri një kolonel pro-grek dhe antishqiptar i cili me 1917 e arrestoi Themistokliun e dërgoi në Selanik ku ju bë gjyqi dhe u dënua me vdekje, me pushkatim, me 7 dhjetor 1917. Por edhe pas kësaj shovinistet greke nuk hoqën dorë nga synimet e tyre për aneksimin e Korçës dhe të Gjirokastrës.

Flet historiani

Grekët mbajnë ligjin e luftës me shqiptarët

Në dhjetor 1918 me mbarimin e Luftës I Botërore e në prag të Konferencës së Paqes që do mbahej në Paris më 18 janar 1919 nga 5 fuqitë e mëdha SHBA, Angli, Francë, Itali e Japoni qeveria greke me anë të një memorandumi kërkoj aneksimin e Korçës e Gjirokastrës dhe kur nuk ju pranua nga fuqitë e mëdha dhe kundërshtimi i vendosur i delegacionit shqiptar, Greqia hyri në marrëveshje me Italinë dhe në marrëveshjen me dy kryeministrat të 19 korrikut 1919, që mori emrin Marrëveshja Titoni-Venizellos, sipas të cilit Italia binte dakord që Greqia të merrte Korçën dhe Gjirokastrën, kurse Italia të merrte Vlorën dhe të drejtën e protektoratit mbi pjesën tjetër të Shqipërisë. Por lufta e forcave patriotike shqiptare u a prishi këto plane Italia u detyrua me luftën e Vlorës të largohej nga trojet shqiptare. Me gjithë këto të këqija materiale, morale e njerëzore rrëqethëse, populli shqiptar asnjëherë nuk ka mbajtur ndonjë qëndrim hakmarrës ndaj popullsisë greke. Këtë e vërtetoj më së miri edhe periudha e agresionit fashist kundër Greqisë, i 28 tetorit 1940, të cilin populli shqiptar jo vetëm e dënoj por edhe e sabotoj, sikurse shprehen edhe vete personalitet më të larta italiane si Musolini në letrën që i drejtonte Hitlerit, etj.. Por ajo që është më domethënëse populli shqiptar, megjithëse i kishte të freskëta mizoritë e tyre, ushtritë greke që hynë në territorin shqiptar, ndonëse të pa dëshiruar e pa leje nga autoritetet shtetërore shqiptare, i mbajti e i trajtoi si jo më mirë, i strehoi, i furnizoi, u shëroj plagët dhe sëmundjet, i ndihmoj me kafshë transporti dhe me informacione etj. Krejt ndryshe u sollën autoritetet greke me popullsinë shqiptare të Çamërisë. Masakra te tmerrshme e dëbime masive u përdorën kundër tyre. Ne Arkivin e Shtetit gjendet dokumentacion i gjerë për këto, sa i tmerrshëm aq edhe i dhimbshëm. Po si ja shpërblyen autoritet greke këtë qëndrim? Mbajnë ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, u përpoqën të pengonin pranimin e Shqipërisë në OKB, e filluan provokacionit nga vera e vitit 1946, të cilat në gusht 1949 u shtrinë në gjithë vijën e kufirit nga Saranda deri në Devoll dhe morën trajtën e një agresioni ushtarak. Por lufta heroike e ushtrisë popullore i detyroi të tërhiqeshin nga kishin ardhur. Në përmendoren e ushtarit të pa njohur, ngritur përballë ndërtesës së Parlamentit grek, kushtuar ushtareve të rënë në Luftën Italo-Greke, në mbishkrim thuhet se këta dhanë jetën për mbrojtjen e qyteteve heleniste!

Dëshmitari

E vërteta mbi Pallatin e Kulturës dhe Kishën

Klerikë keqdashës e filo-greke, në mënyrë abuzive shpifin e trillojnë mbi gjoja uzurpimin e kishës, nga qytetaret e Përmetit, sikur janë kundër fesë ortodokse, etj. Këto kanë çuar në konflikte të ashpra midis popullit e klerikëve filo-grekë deri edhe të ardhur nga Gjirokastra e Berati, për t’u bërë presion përmetareve që t’i dorëzojnë kishës Shtëpinë e Kulturës. Dhe në situatën tepër kofliktuale që është krijuar në qytet ka reaguar Athina zyrtare me protesta ambasadorit shqiptar. Ndërsa institucionet shqiptare heshtin, asnjë prononcim, përjashto ish-Ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj, Atë Nikollë Marku dhe ndonjë tjetër. Po abuzohet shumë me kohën e ndërtimit të kishës, derisa Atë Jani Trebicka në gazetën “Ngjallja” pa asnjë argument dhe përgjegjësi, pohon se ajo është ndërtuar ne vitin 1600, se ajo është prishur nga regjimi komunist me 1967 në kuadrin e luftës kundër fesë, se ajo është marrë arbitrarisht dhe mbroçkulla të tjera. Po si qëndron e vërteta. Përmeti, vetëm brenda qytetit, ka pasur dhe ka tre kisha, Shën-Kollin në krye të qytetit, Shën-e Premten, mbrapa Degës së Punëve të Brendshme, që është ruajtur dhe ruhet si objekt me vlera arkeologjike, e ndërtuar në vitet 1700, dhe Shën-Marinë në territorin e ish kazermave të ushtrisë, pranë Sallës ku zhvilloi Punimet Kongresi i Përmetit. Pra aq sa ka edhe Tirana, pa përmendur këtu disa kisha në periferi, si Shën-Thanasi mbi Teqenë Bektashiane, në rrugën për në Leuse.etj. Por tregtaret, për ta pasur një kishë afër, në vitin 1937 vendosën të ndërtonin një kishe të re për të cilën bëhet fjalë, në sheshin publik ku ka qenë komanda e xhandarmërisë dhe kulla e Gjon Fushës, për të cilën unë ruaj edhe një fotografi të vitit 1927 nxjerrë ditën e festës së shpalljes së pavarësisë. Ndërtimi i saj filloj në vitin 1937 nga një grup dibranesh. Pasi përfundon si ndërtese, në vitin 1938 ata u larguan dhe ajo mbeti e pa shtruar, me kalldrëm poshtë e me mure të pa suvatuara dhe brenda kishte vetëm 5 kandil dhe 5 ikona si dhe një kambanë.

Mitropolia na e dhuroi truallin

Në nëntor të vitit 1962, nga një shi i dendur dhe i zgjatur, u përmbyt qyteti me ujët e rezervuarëve natyrore në majë të malit. Këtë vit vjen në Përmet Josif Pashko, ish-ministër i Ndërtimit. Me kërkesën tonë ai dërgoi një grup specialistesh që bënë projektin si do të paraqitej qytetit me rastin e 20 vjetorit të Kongresit, me 24 maj 1964. Në projekt parashikohej ndërtimi i Hotel Turizmit në qendër, i dy kullave banimi mbrapa Shkollës së Mesme, i lulishteve në krahun e shkollës dhe shtëpia e Kulturës ku ka qenë ndërtesa e kishës. Personalisht prej meje, që kam qenë sekretar për propagandën në Komitetin e Partisë, u thirr mitropoliti i qytetit, Papa Harallambi e ju propozua që kisha t’i dhurohej qytetit për të ndërtuar Shtëpinë e Kulturës. Ai pasi e bisedoi me kryetarin dhe anëtarët e këshillit kishtar, Cole Lolin, Mati Priftin, Thodhor Gulon dhe Rako Tasellarin, të cilët me unanimitet dhanë pëlqimin. Më pas u mor pëlqimi dhe nga Mitropolia e Qarkut Gjirokastër. Dokument nuk u hartua mbasi nuk doli nevoja dhe nuk pati asnjë zë kundër. Ajo u prish që nga themelet dhe ndërtesa e Shtëpisë se Kulturës zuri një sipërfaqe më të vogël se trualli i kishës. Ndërtimi i saj përfundoi ne fillim të vitit 1963. Aty u përgatit dhe u dha koncerti me 23 maj 1964, aty u bë edhe presidiumi i mitingut në ballkonin ku foli Shoku Haxhi Lleshi. Këta zotërinj nuk mbajnë parasysh zakonin popullore sipas te cilit “Gjeja e dhuruar nuk kërkohet dhe nuk kthehet”. Pastaj filluan gjyqet për Shtëpinë e Kulturës. Me presione e ryshfete gjykata i dha të drejtë kishës. Kështu që shtëpia e kulturës u hoq forcërisht. Gjyqet vazhduan disa vjet por falë dokumenteve e përpjekje të drejtorit Kastriot Bezatit gjyqi u fitua në shkallën e parë, në apel e në kolegjin civil të Gjykatës së Lartë me vendim Nr.1640. regjistruar ne regjistrin themeltar me Nr.2236/788 date 10/11/2003 ndërtesa t’i kthehej qytetit për Shtëpi Kulture. Që atëherë kaluan 10 vjet dhe vendimi nuk u zbatua. Ndërtesa u mbajt në mënyrë arbitrare nga kleri.

Kategori
Uncategorized

Ditari i plotë i agjentit të SHIU-t: Vlorë ‘97 Konstandin Koliqi.

imgresE NJEJTA SKEME I NJEJTI SKENAR.

Ditari i plotë i agjentit të SHIU-t: Vlorë ‘97 Konstandin Koliqi.

Vlore 1997——Ukraine 2014—–Vlore 1997.
Oficere te forcave speciale Ukrainase,te rrembyer nga seperatistet pro ruse,te torturuar cnjerzisht dhe te nxierre para mediave per te deklaruar ate qe kerkojne seperatistet dhe nena Rusi.
Vlore 1997:
Oficeret e sherbimit sekret, ndoshta dy nga me te pa fajshmit Besnik Hidri dhe Leka Qoka,u torturuan c`njerezisht deri ne vdekje duke u nxjerre me dhune dhe para mediave per te deklaruar ate qe kerkonin banditet pushtetare, te fshehur mbas grupeve kriminale te Zan Caushit.

Ditari i plotë i agjentit të SHIU-t: Vlorë ‘97
Konstandin Koliqi.

Konstandin Koliqi, ish-shefi i Shërbimit Informativ për vijën bregdetare, tregon se si i ka ndjekur ngjarjet e marsit të vitit 1997. Ditari i pashkruar i njërit prej të “17-ëve” që do të ekzekutoheshin prej kryengritësve. Zjarri nga vila e Brokajve, thirrjet e Skënder Gjinushit, Neritan Cekës, Anastas Angjelit, Paskal Milos dhe Perikli Tetës për të manipuluar turmat kundër “malokut”.

Trimëria donkishoteske e Agim Shehut dhe e Arben Prrenjasit, që rrezikoi jetën e qindra policëve të paarmatosur. Emri i tij ka qenë i 17-i në listën e atyre, që do të ekzekutoheshin nga kryengritësit, por siç thotë edhe vetë, që të mbijetonte nga kataklizmoja e shkurt-marsit të vitit 97, do të mendonte Zoti dhe një oficer i policisë ushtarake, emrin e të cilit dëshiron ta mbajë anonim. Ai nuk ka mbajtur deri më sot ndonjë ditar, por tmerret që ka parë me sy i janë ngulur në kujtesë për gjithë jetën.

Quhet Konstandin Koliqi dhe ka shërbyer në detyrën e kreut të Shërbimit Informativ të Ushtrisë për Flotën Detare, që nga korriku i vitit 1993 e deri në 20 shtator të vitit 1997. I nxjerrë në lirim, deri më sot ai nuk është thirrur nga askush për të dëshmuar, megjithëse ka qenë dëshmitar okular i atyre ngjarjeve të tmerrshme.

“Italianët e pikasën kohë më parë se çfarë do të ndodhte”, – fillon të tregojë Konstandini. Që më 15 janar 1997, zëvendës komandant i bazës detare të Brindizit bëhet nënkoloneli Baliçia, oficer i SISDE-s, Shërbimit Sekret Ushtarak Italian. Baza Detare italiane po merrte kështu masa për një dyndje të madhe të refugjatëve nga bregu i Vlorës. Shërbimi sekret italian po u paraprinte trazirave, që i parashikonte shpërthyese.

Gafat e njëpasnjëshme të PD-së

Më 4 shkurt, mbahet aktivi i PD-së në Vlorë. Tritan Shehu deklaron se “Gjallica falimentoi”.

Në bllokun e shefit të SHIU-ut ky deklarim quhet një gafë politike. “As një karrocier nuk mund ta bënte këtë gafë dhe jo më një kryetar partie. Me këtë deklaratë aludohej për një ngatërrim të panevojshëm të PD-së me firmat piramidale. “Për të më njoftoi shefi i seksionit të SHIK-ut në Vlorë. Ende nuk e kuptoj pse duhej ta deklaronte memeci këtë”, – komenton Konstandini, koloneli i shërbimit sekret të Vlorës.

Po atë natë, Fitim Gërxhalliu, president i Gjallicës, thotë në televizion se nuk kishte falimentuar. Dy ditë më pas, Fitim Gërxhalliu deklaroi falimentin, në kushtet e gjysmë arrestit. Më 7 shkurt, fillojnë protestat e para. “Ato ishin të paorganizuara dhe nëpër mitingje dëgjoheshin vetëm thirrje sporadike”, – kujton ai. Kërkesat ende ishin ekonomike, si parrulla “Duam paret tona”. Përsëri gafë e madhe, por kësaj radhe, e policisë.

Ajo ndërhyn kundër turmës, e cila nuk ishte armiqësore me të. Përballë komisariatit të policisë, digjen dy makina IFA të policisë. Më 8 shkurt, në mëngjes, pas sulmit të bërë në komisariat, zhduket pa gjurmë Sokol Mulosmani, shef i komisariatit të policisë. Në vend të tij, vijnë të komanduar nga Tirana, gjeneral Agim Shehu dhe Arben Prrenjasi, Drejtor i Përgjithshëm i policisë. Skafistët fillojnë të lëvizin.

Paralajmërim i pavlerë

Më 9 shkurt, duken politikanët e parë, por ata nuk priten ngrohtë në Vlorë. Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, Paskal Milo, Anastas Angjeli takohen me protestuesit.
“Në mbrëmje më vjen informacioni se të nesërmen, do të bëhej një protestë e madhe. Në zyrë më mbërrijnë të dhëna se përveç atyre, që dilnin me dëshirë në protesta, kishte edhe nga ata që nxitnin të tjerët për të dalë”, – kujton Konstandini.

Në godinën e SHIK-ut vjen Xhahit Xhaferri, i dërguari i Qendrës. Ai u prit nga shefi i SHIK-ut të Vlorës, Shkëlqim Agolli, i cili ishte i emëruar në atë detyrë vetëm në 15 janar, pra dy javë më parë. Ai do të vritej më pas në Athinë (gjoja nga e shoqja). “Shkoj në komisariat rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit të datës 10. Shikoj Agim Shehun të strukur në kolltukun e zyrës me jakën e ngritur dhe që po dridhej. Arben Prrenjasin e pashë tek ziente disa kokrra vezë, që po i hante me bukë.

Dëgjoj Agim Shehun të thotë: “Sot është tmerr. Do të bëhet qameti. Kam prurë 750 forca policie, të gjithë të paarmatosur. Do t’i mësoj vlonjatët se ç’është ligji”. Ndërkaq, i drejtohet Arbenit: “A janë në rregull valët e radios”? Ndërhyj dhe i them: “Ti s’paske rregulluar akoma valët e radios. Do të shpartallohesh. Lëre Vlorën të protestojë”.

Pas kësaj dal dhe shkoj në godinën e SHIK-ut. Xhahiti më thotë se do ‘të mësonte vlonjatët se ç’ishte shteti ligjor.” “Do t’i godas”, – tha. “Ti nuk e paske emrin Xhahit, por Xhahil. Është Vlorë këtu. Nuk e di se ku do të të gjej në drekë”, – i thashë dhe ika.

Shpartallimi i 750 policëve

Po gdhihej data 10 shkurt. “Dal të shikoj se çfarë po bëhej në qytet. Shkoj në rrugën në drejtim të Sheshit të Flamurit. Në të gjitha anët, madje edhe në akset e rrugëve lidhëse, shikoj grupe të ndryshme me nga 5-6 policë. Banorët, mblidhnin në heshtje gurë, pa bërë as zhurmën më të vogël. Armatosja me gurë dhe sende të tjera të forta zgjati për rreth 45 minuta. Shkoj në rrugën në drejtim të Kuz Babait. Shikoj të goditet grupi i parë i policëve me gurë.

Në këtë çast unë isha tek xhamia. Kam qenë pikërisht mbi trotuar, në krahun tjetër të rrugës. Fillon një sulm si rrufe, i cili përhapet deri tek Kali i Trojës. Rrebeshi i goditjeve ishte i pandërprerë për rreth 7 minuta. Policia ishte e armatosur vetëm me shkopinj gome.

Vërej policët e parë që gjakosen në kokë, në fytyrë, në trup. Po ai popull që i godiste, i merrte dhe u jepte ndihmën e parë. Pashë disa prej tyre të shoqëruar nga grupe banorësh që dërgoheshin dhe ndihmoheshin të laheshin në një çezmë aty afër. Shkoj pranë Kishës katolike.

E njëjta pamje. Turma dukej se nuk ishte krejtësisht armike. Shikoj policët të shpërndahen. Atëherë vendos të shkoj në komisariat. Një grumbull i madh njerëzish qëndronte përballë komisariatit. Plagoset një fëmijë i vogël me gurë. Turma elektrizohet dhe hyn në komisariat. Thërrasin në emër Sokol Mulosmanin, sepse nuk e dinin që ai kishte ikur që para dy ditësh. Dëgjoj të thonë nga turma: “Godina është jona. Paskan ikur qenërit”!
Në darkë, afër xhamisë, marr vesh se ishte vrarë Artur Rustemi. Më vonë doli se “ai gjoja ishte vrarë në orën 8 të mëngjesit.” Unë kam bindje të plotë se deri në orën 9 të mëngjesit nuk ishte vrarë asnjë njeri. Më pas, vrasjen e tij e përdorën si viktimë të protestave. (S’ka si të jetë ndryshe përderisa nuk e hetojnë vrasjen)”.

Nuk kish më shtet

Në datën 10, kreu i zbulimit ushtarak të Vlorës kupton se nuk kishte më shtet. “Funksiononte vetëm SHIK-u”,-vlerëson Konstandini.

Të nesërmen ai kërkon të takohet me pushtetarët lokalë, por nuk gjen asnjeri. Në rrugë fillojnë të shfaqen njerëz me prirje kriminale. Në duar kishin armë Zastava, Tomson, çifte.

Në mbrëmje, në Gjiun e Vogël të Radhimës, i cili ndodhet rrugës për në Pashaliman, skafistët sulen dhe rrëmbejnë 130 skafe të sekuestruara. Që atë natë fillon trafiku klandestin.

Po në datën 11 vritet një polic, i cili u tha se u vra për hakmarrje dhe shfaqet njeriu i parë me maskë i ardhur nga Greqia.

📌Ky ishte Zani Çaushi, i cili ishte i dënuar në Greqi me 101 vjet burg dhe ndodhej në burgun e sigurisë së lartë në Larisa.

Atë e kishte sjellë në Vlorë Asfalia greke me detyra dhe EYP-i grek, Shërbimi Informativ grek. Njëri nga shokët e Zanit në burg, i cili shpëtoi nga i njëjti burg në vitin 1994, së bashku me 38 vetë të tjerë, i pyetur nga SHIK-u pohoi se Zani spiunonte shokët e tij në burg tek agjentët e Asfalisë. Zani nuk pranoi të arratisej atëherë së bashku me shqiptarët e tjerë. Arsyeja ishte e qartë, ai ishte i lidhur me agjentët grekë”, – thotë Konstandini.

📌Në datën 12, shfaqet maska e dytë.

🔻Ky ishte Albert Shyti, i ardhur po nga Greqia. Po në këtë datë dalin politikanët e parë.

Në orën 8 të mëngjesit, Skënder Gjinushi del në Sheshin e Flamurit. Ai i drejtohet turmës: “Do të vazhdojmë protestat në bazë të një plani, i cili do të miratohet nga një komitet, që do të krijohet tani”. Së bashku me të, në tribunë ishin edhe Neritan Ceka, Anastas Angjeli, Paskal Milo, Perikli Teta. Skënder Gjinushi hedh parrullën: “Do të rrëzojmë pushtetin e Berishës, se ai ju ka vjedhur paratë”.
Dikush nga turma pyet: “O Neritan, po të të vëmë ty president, a na i jep paratë?” Neritani i përgjigjet, se ata kërkonin një zgjidhje politike. Atëherë i njëjti zë i përgjigjet: “Të q… n…, Neritan!” Skënder Gjinushi pas tij thotë: “Ne lebërit dhe vlonjatët davetet i fillojmë me këngë dhe i mbarojmë me këngë”. Pas kësaj ai fillon të këndojë; “O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje, ja liri”.

🔻Këtu, për herë të parë, Skënder Gjinushi i drejtohet turmës me shenjën e tre gishtave. Si në çdo miting, tifo bënin vetëm rreshtat e parë. Në rreshtat e parë vërej disa gra, që bënin disa shenja të turpshme me gisht. Gratë filluan të këndojnë një këngë: “Tritan, të keqen nëna, si e mbajte preshin brënda.”
Gjinushi del në krye të turmës dhe së bashku me politikanët e tjerë shkojnë në drejtim të prefekturës. Ata thërrisnin: “Duam paret tona.” Por pjesa dërrmuese e turmës vetëm sa i shoqëronte në heshtje. Dikush më njeh dhe më thotë: “Edhe SHIK-u ka filluar të protestojë?”

Më 13 shkurt fillon djegia e gomave dhe ngritja e barrikadave nëpër rrugë me makina të prishura dhe mjete të tjera. Qytetarët vlonjatë filluan të rralloheshin.

Në datën 15 fillojnë letrat poshtë derës dhe vënia e gjobave ndaj familjeve vlonjate.

Hidhet parrulla e parë: “Poshtë qeveria”, “Të mbyllen dyqanet”, “Vetëm furrat e bukës hapur”. Filloi të ndihej një varfëri fizike në dollapet ushqimorë. Njerëzit filluan të thonin se “dyqanet i mbylli qeveria dhe maloku”.
“Më vjen informacioni se u krijua Komiteti i Shpëtimit Publik. Përfaqësues të këtij Komiteti shkojnë në port dhe urdhërojnë të ndalohet ankorimi i anijeve.

Qëllimi ishte që i tërë qyteti të kalonte në një grevë urie masive”, – vlerëson ish-kreu i SHIU-t për Flotën. Në datën 17, atij i vjen informacion se në Jug është përhapur një hartë e Vorioepirit. “Një hartë e tillë më vjen nga vartësit e mi në dorë po atë ditë. Raportoj lart. Po në këtë datë hidhet ideja e rrëzimit të qeverisë”, – vijon më tej ai rrëfimin e tij.

🔻Manipulimi politik i opozitës

Kolonel Koliqi kujton se në datën 18, një grup studentësh nga Universiteti i Vlorës takon kryeparlamentarin, Pjetër Arbnorin.

Data 19 studentët takohen me presidentin Berisha. Skafet në këtë datë ishin në kulmin e tyre, duke nxjerrë miliona. Në krye të komisariatit, nga turmat vihet një “shef” me mbiemrin “Kordha.” Rreth orës 11 organizohet një miting tek Prefektura. Skënder Gjinushi i drejtohet ndër të tjera turmës: “Studentët kanë vajtur tek Arbnori, tek ai mefsha.

Ata kanë shkuar tek maloku, por ne do ta rrëzojmë atë qoftë edhe me armë. Do ta marrim zvarrë.” Në këtë çast nga turma del një djalë me maskë, i cili imiton Arbnorin: “Le ta bajnë vlonjatët Vlorë-Skelë e Skelë-Vlorë, se mirë u ban!” Aty dëgjohet edhe parrulla “Poshtë parlamenti”!

Hartat e Vorioepirit të shpërndara nëpër qytet ndërkaq kishin irrituar popullin, megjithë pakënaqësinë e përgjithshme kundër shtetit për firmat piramidale.

Njëri nga turma thërret: “Nuk jemi me grekët. Poshtë Shqipëria. Rroftë Italia. Vlora, qytet italian.” Ky zë nuk përkrahet nga turma. Unë në këtë çast isha tek vendi, ku më parë kishte qenë përmendorja e Hysni Kapos. Çudia më e madhe ishte se këto fjalë u duartrokitën nga Gjinushi, Ceka dhe të tjerët në tribunë.

Ndërkaq vendoset, që të hyhet në grevë urie. Hyjnë në sallë, ndërsa të tjerët shpërndahen. Pas kësaj unë shkoj në port. Më kishte ardhur informacion që Komiteti i Shpëtimit Publik ishte drejtuar për atje. Ata urdhërojnë të mbyllet porti. Ia bëj me shenjë oficerit të shërbimit, që ta mbyllë dhe ai zbaton atë, që unë i them me shenjë.

Kthehem. Shikoj se në vendin ku ishin futur studentët në grevë kishin dalë 20 persona të armatosur.

Në qytet shfaqen fytyra të reja. Ishin të veshur keq dhe të vrarë në fytyrë. Më vijnë të dhëna se shumica e tyre ishin nga fshati Lumë-Vlorë dhe nga fshatrat përreth, të gjithë të armatosur. Ata filluan të flinin nëpër bunkerë dhe shanin qeverinë dhe Berishën për gjendjen në të cilën ndodheshin.

Nervat e tyre ishin të tendosura për shkak se ishin të pangrënë, kishin ftohtë dhe flinin jashtë. Drejtohem për në godinën e SHIK-ut. Ngjitur me të ndodhet vila e një politikani të njohur. Aty shoh tre motoskafë të bërë gati për gjendje pune.

🔻Në atë vilë po bëheshin mbledhjet e Shtabit të “Luftës.” Plani i Zonës së Parë Operative përpilohet në datën 22.

Ai përfshinte “çlirimin” e qyteteve Tepelenë-Gjirokastër-Vlorë-Përmet-Sarandë. Në atë vilë instalohet një radiotransmetuese e blerë me një vlerë prej 26 mijë dollarë. Njëri nga informatorët tanë më tregoi një fotokopje të faturës.

📌Data 22 shkurt. Në qytet ndihej që po fillonte uria, e cila kishte treguar shenjat e para që në datën 16 dhe 17.

Lajmëroj Zhulalin për të hapur portin. Ai në fillim më thotë “po”, pastaj nuk më del më në telefon.

Deti ishte 9 ballë.

Pavarësisht nga kjo, kapiteni italian i anijes në Brindizi më thotë në shqip se do të nisej. Nuk kalon shumë kohë dhe mua më vjen sinjali se trageti kthehet në Durrës.

Në orën 7 e 30, turma mblidhet përpara prefekturës, por nuk vjen në port. Trageti italian rrinte me motorë ndezur. Shkarkohen 14 trajlerë dhe 6 tragete të tillë.
Po në atë datë, Shefi i Shtabit të përgjithshëm, gjeneral Sheme Kosova, heq gatishmërinë e reparteve ushtarake në të gjithë vendin. Asnjë kapter nuk mund të vepronte kështu, e jo më një gjeneral. Të gjitha repartet ku ushtarakët ikën, digjen dhe vidhen. Në të tjerat, jo.

📌Kush e ngriti flamurin grek në Himarë?
Në datën 23 shkurt më vjen sinjali se në Himarë ishte ngritur flamuri grek. I hipi makinës dhe shkoj së bashku me shoferin tim atje. Rrugën e bëjmë për afro 2 orë e gjysmë. Mbërrij në Himarë rreth drekës. Në qendër shikoj një shtizë dhe në të të varur një flamur grek. Aty afër ishte një kafene, lokal i ndërtuar me llamarina.

Hyj në të dhe pyes gruan që shërbente. E pyes; e paskeni zbukuruar Himarën?!”

🔻Gruaja më thotë: “Eh, na e kanë “zbukuruar ata atje! Të ishte për mua nuk e lija atje, jo”. Ajo tregon me gisht në drejtim të një lokali poshtë pallateve. Ajo më pohon se flamurin e ngriti Leksi. Unë i them se nuk është e mundur, pasi ai është nga Vunoi. Gruaja e lokalit më thotë se “nuk merrej më vesh se çfarë ishim.”
Futem në lokal dhe i them Aleksit se ç’donte ai flamur atje. “Ti je nga Vunoi dhe je shqiptar”, – i them atij.

📌Sulmi vdekjeprurës ndaj godinës së SHIK-ut.

Data 24, nisem për në Fier, tek njerëzit e mi. Në janar më kishte vdekur nëna, dhe mendova që të dilja njëherë andej nga të afërmit e mi. I bie nga rruga e Nartës dhe po atë ditë kthehem në zyrë. Njëri nga “shokët” më sjell një vendim të Komitetit të Shpëtimit Publik me 111 emra. Të gjithë ata ishin të dënuar me vdekje.

Në këtë listë dalloj emrin tim. Isha i 17-i. Data 25, në mëngjes. Më vjen informacion se do të goditej godina e SHIK-ut.

Data 26, bie një shi i tmerrshëm dhe bën një kohë shumë e keqe.
Siç duket, plani shtyhet për më pas.

🔻Data 27, në mbrëmje vjen gjeneral Bujar Rama. I paraqes situatën. I thashë që të largohemi, duke i treguar edhe dënimin me vdekje që na kishte ardhur tashmë në duar. Gjatë kësaj kohe, shoferi dhe shoqëruesi i Bujarit shkojnë tek të afërmit e tyre në Vlorë, por rrihen barbarisht nga banditët. Shpëtojnë në fije të perit, vetëm kur ndërhyn kunati vlonjat i shoferit të Ramës.

Bujari nuk e merr parasysh mendimin tim për t’u larguar. Ai nuk merr asnjë vendim.

Besnik Hidri, vartës i Bujarit, një nga oficerët më të shkëlqyer të SHIK-ut, organizon nxjerrjen e nënkryetarit të SHIK-ut nga zona e rrezikshme.

🔻Lajmëroj në telefon policinë që të marrë në mbrojtje nënkryetarin e SHIK-ut, por, nga ana tjetër, ne e kishim nxjerrë Ramën me kohë nga një drejtim tjetër nga Vlora. Nuk mund të kishim besim tek ajo polici që kishte zëvendësuar të parën.

🔻Data 27 në darkë, më vjen informacion se tek vila afër SHIK-ut kishte ardhur një nga figurat kryesore të PS-së. Në datën 28 në mëngjes, “titullari” i PS-së largohet nga Vlora. Ora 1 pas mesnate. Data 28 shkurt. Besnik Hidri kthehet në zyrë dhe më thotë se e kishte përcjellë gjeneral Ramën. Data 28 shkurt, ora 18 e 30 minuta. Kisha rreth një gjysmë ore që qëndroja përballë universitetit, në krah të rrugës. Para hyrjes kryesore ndalojnë një makinë dhe një veturë me targa të Lushnjes.

Nga vetura zbresin 4 vetë. Ata shkojnë drejt shkallëve të universitetit, atje ku ishte drita më e fortë. Fillojnë të improvizojnë një sherr, i cili zgjat për disa minuta.

🔻Nxirret një thikë dhe bëhet sikur goditet. Tjetri që u “sulmua” bie përtokë. Këta të tre i hipin veturës dhe të dyja makinat shkojnë në drejtim të SHIK-ut. Shikoj personin që “ra” përtokë, i cili fillon të ulërasë me sa ka në kokë: “Më vranë shikasit.

Tek SHIK-u”- dhe sakaq ai çohet në këmbë dhe zhduket.

Ngjitem në Kuz Baba. Lidhem me godinën brenda, ku kishim 16 vetë gjithsej. Përgjegjës turni ata kishin Lekë Qokun.

🔻I them: Lekë, turmat po vijnë drejt godinës, më shpjego se çfarë po bëjnë?” Leka më përgjigjet se ata po afronin një makinë vetëshkarkuese riportabël me karrocë të ngritur. Siç dukej, donin ta përdornin si mburojë nga frika e ndonjë goditjeje nga ana e SHIK-ut. Unë raportoj lart për gjendjen. Nga Leka më vjen informacioni se bëhej fjalë për rreth 80 vetë të armatosur me “Tomsonë”, “Zastava”, kallashnikovë, “çifte”, dhe me granatahedhës.

Hapet zjarr kundër godinës. Nga vila e Brokajve vjen zjarr thikë, ndërsa nga një shtëpi tjetër, nga ana tjetër e SHIK-ut, qëllohet gjithashtu me zjarr. “Shokët” vazhdojnë të qëllojnë vetëm në ajër. Nga turma është fakt se nuk u vra askush. Zjarri i turmës hapej që nga 20 metra larg.

Pyes Lekën se çfarë shihte.

Ai më përgjigjet: “Në dhomë shoh vetëm flakë dhe tym. Jashtë shikoj vetëm gra dhe fëmijë. Ata që qëllojnë janë fshehur pas grave dhe ne nuk mund t’i godasim dot. Shikojmë vetëm flakët e armëve të tyre.” Marr në telefon “shokët” që ndodheshin tek Ujët e Ftohtë. Ata më raportojnë se nuk mund të vijnë në ndihmë, sepse gjithçka ishte llahtarë. Një qytet i tërë i armatosur.

🔻Leka më thotë: “Kosta, jam plagosur!” Zëri i tij po vinte duke u shuar.

Ai shton: “Këtu është tym e flakë. Shikoj vetëm dy trupa të shtrirë. Më ka hyrë një plumb në krahun e djathtë e më ka dalë matanë.” Efektivi kishte edhe bomba dore, por asnjeri prej tyre nuk dinte t’i përdorte. Si organ informativ, ne asnjëherë nuk kemi patur detyrë për të përdorur armët, por vetëm për të dhënë informacion.

🔻Berisha na kishte urdhëruar, që ne të mos hapnim zjarr kundër turmës, por vetëm kundër eksponentëve. “Repartet duhet të ruhen pa vrarë njerëz”, – kishte thënë ai.

📌Ora 12 e 15. SHIK-u goditet me granatahedhës. Gati tërë kati i dytë shembet. Në këtë çast ndërpritet komunikimi me telefon. Mbeten 6 të vrarë, ndërsa 10 të tjerët shqyejnë një nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavirur kodrës. Atje u dalin disa nga banorët vlonjatë të cilët i strehojnë nëpër shtëpia. Evakuimi i tyre për në Tiranë, një e nga një, do të fillonte vetëm pas dhjetë ditësh.

Nuk kalojnë shumë minuta dhe më vjen një tjetër telefonatë nga jashtë, ku më njoftohej se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytë dhe ndodhej tek oborri i shkollës së marinës, e cila është ngjitur me ndërtesën e SHIK-ut. Në të vërtetë Besnikun e kishte hedhur atje presioni i goditjes nga granatahedhësi. Kolegu ynë e kishte gjetur të shtrirë në bar.

Marr në telefon komandantin e marinës, një pusht djalë. Ai më përgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin.

Kolegu im e merr në makinë për ta çuar atje ku i thashë unë, në spital, po rruga ishte plotësisht e bllokuar. Atëherë e urdhëroj ta dërgonte në Pashaliman, ku më pas do të çoja një infermiere. Pas ndërtesës së SHIK-ut u vjen radha depove dhe reparteve afër ndërtesës. Goditet komanda e marinës dhe shkolla e Marinës. Për 2 orë shkatërrohet gjithçka.

Ora 2 e mëngjesit. Rrethohem në Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi ndërhyjnë disa oficerë vlonjatë. Numëroj 4 herë tentativë për sulm kundër zyrave që kishim në Kuz Baba. Më në fund, me një makinë të një oficeri vlonjat, largohem fshehurazi në drejtim të fabrikës se çimentos, në Pallatin e Sportit dhe mbërrij tek “Kulaçi”.

Sapo arrij atje më ndalon një grup i armatosur, rreth 20 veta gjithsej. Ata kishin ngritur një barrikadë në rrugë dhe kishin lënë vetëm një shteg të vogël për të kaluar. Një burrë me një hu të madh në dorë më urdhëron të zbres poshtë.

Shikoj 4 trupa të shtrirë. Ishin të shokëve tanë.

🔻Një grua i binte njërës kufomë me sopatë, duke e copëtuar në copa të vogla.

🔻Një tjetër grua, shumë e shëmtuar në fytyrë ngjyente duart në trupin e Lekë Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja, e shkurtër ngjyente duart në gjakun e Lekës dhe ia tregonte turmës duke u ngërdheshur me histerizëm. Gjaku i përlyente edhe krahët.

Shtanga.

🔻Të pasnesërmen më vjen informacioni se ajo grua kishte qenë Luiza Hoxha, deputetja e sotme e Kuvendit shqiptar. Ai që kishte hurin më duket se më njeh dhe më thotë të largohem. “Ikni, frikacakë”, – thotë ai.

Hyj në Pashaliman. Shoh 14 oficerë dhe kapterë. Takoj oficerin që kishte sjellë aty Besnik Hidrin. Trupi i tij ishte buhavitur krejtësisht, ndërsa gjysmën e krahut dhe syrit të majtë e kishte krejtësisht të shpartalluar.

🔻E pyeta: “Besniku je?” Ai më përgjigjet vetëm me një lëvizje qerpikësh. U lutem oficerëve të nxjerrin anijet. Ata më përgjigjen: “Ik edhe ti që këtej, se po të gjetën këtu, do të na vrasin edhe ne.” Lajmëroj për ardhjen e një helikopteri. Ai vjen në orën 4 e 15, por Besniku nuk gjen më shpëtim. Ai vdes gjatë rrugës.

🔻Po në datën 1 mars. Sulmohet pika sinjalo-vrojtuese e Bazës Detare dhe Baza Rezervë e Flotës që shërbente për riparimin e nëndetëseve.

Kapterit Fatmir Koka i mbarojnë të 4 karikatorët me fishekë, pasi kishte zbrapsur banditët për 40 orë rresht.

📌Banditët e kapin rob dhe të gjallë i presin kokën dhe i qërrojnë sytë. Për ironi të fatit, do të ishin pikërisht këta politikanë, që më pas do t’i dërgonin jetimëve në shtëpi dekoratën e babait hero.

🔻Në tunelin e nëndetëseve 630 metra të gjatë, vidhet gjithçka, me një vlerë qindra milionë dollarë.

Kthimi në shtëpi, isha i vdekur

Pas pak minutash, shkoj për në Sarandë.

📌Në hotelin e Piluriotit ndodhej Gramoz Ruçi me një tufë banditësh.

Në zyrën e SHIK-ut mbërrij në orën 9.00. Takoj të parin Alfred Dulen.

🔻Marr në telefon Zhulalin dhe pas disa replikash të ashpra ai më thotë të nisem për në Tiranë.

🔻Mbërrij në Gjirokastër në orën 11:00. Lidhem me Sheme Kosovën.

Rruga Gjirokastër-Tepelenë ishte e bllokuar dhe unë kërkoj të sjellin dy helikopterë. Të 22 vetët sa ishim, nisemi për në Tiranë.

Në Ministri të Mbrojtjes paraqitem në orën 5 pasdite. Aty më del sekretari i ministrit, Robert Ligorama, i cili më thotë se “ministri nuk të pret ty”. Pas kaq kohësh kthehem në shtëpi, ku më dinin të vdekur.

Të nesërmen në datën 2, të gjithë kishin dhënë dorëheqjen, qeveria dhe Shemja. Për mua u mor vendim që 4 ditë të qëndroja në zyrë në gjendje arresti, madje dhanë urdhër të fillonte çështja penale. Prokurori i çështjes, në fund të hetimeve, më shpall të pafajshëm. Vazhdoj në detyrë, derisa në pushtet vjen si ministër i Mbrojtjes, Sabit Brokaj. Nuk mund të vazhdoja më tej.

Lirohem në 20 shtator 1997, pasi kisha shërbyer në këtë detyrë që nga 20 korriku i vitit 1993″.

foto e Gazeta e Diaspores Shqiptare
foto e Gazeta e Diaspores Shqiptare
foto e Gazeta e Diaspores Shqiptare
Kategori
Uncategorized

Adriatik – Alpe Konstelacioni i “Arushes se Yjeve”

 

thMe Dr. Astrit Memia, lobistin dhe ideatorin e Koridorit Adriatik-Alpe
Nga Urim Gjata.

Adriatik-Alpe duket se i njgjan nje dore te shtrire nga vete krijimi i hershem qe natyra ka bere per njerezit. Ajo eshte rruge drite, si vete konstelacioni i “Arushes se yjeve” te cilen astronomet e njohin mire.Shkencetaret e drites njoftojne se neper kete magjistrat,se vetem neper degezimin e rruges neper lumin e Shales mund te ndertohen 4 hidrocentrale.
Adriatik-Alpe here ju shkon per krah dhe here ju bie per mesi maleve dhe masivit druvore te pa mbarim ne bjeshket epike te veriut.

Z. Memia, c’perfaqson Koridori Adriatik-Alpe dhe ideja per te realizuar nje enderr shekullore te mbare trevave Shqiptare.

Nje gazetari i duhet gjithmone te kaloje mundesine e vet per te qene i vlefshem dhe i domosdoshem per njerezit,per te gjithe ata qe e lexojne dhe qe kane nevoje te mesojne fillimisht te verteten,pastaj ate qe eshte e domosdoshme.
E verteta eshte domosdoshme,ndersa kalimi i mundesise se vet,qe i kerkohet jo pak here gazetarit,eshte pjese e “heroizmit”te tij.Ne kete mardhenie disa planesh,ndoshta mua njeriu intelektual,i lindur dhe rritur ne Tropoje,diku ne mes apo afer “Alpeve” (ku malesoret e ketyre aneve ju pelqen shume bjeshka),dhe ku fjala “Alpet”shpreh thelbin real te fjales Bukur-tingelluese bjeshke,me eshte dashur te jetoj dhe te hamendesohem gjate,qekur profesioni i njeriut te medjes u shfaq si nje mundesi dhe si nje detyre njeheresh ne rrugen e jetes dhe te karieres time.
Ne pikpamjen e fisnikerise te njerezve te aneve te mija,e ka ushqyer mire mardhenien e njeriut me treven e tij,jo vetem si perjetim por dhe si ushqim i pa shmangshem,ashtu si ushqimi i nevojshem per organizmin. E gjithe etnologjia e ketyre trevave,ka ne themelin e vet formimin briland te ndihmuar,dhe te formuar dhe te bere efektive ne zhvillimet e veshtira,qe nga koha e Eposit te kreshnikeve e deri ne vragen e fundit te zhvillimeve te shoqerise moderrne.
Sepse pavaresisht asaj me cfare njera apo tjetra treve apo krahine e pergjaterimit te rruges Adriatik-Alpe i ka realizuar lidhjet dhe levizjet e saj,Pavaresisht se me cfare ajo i ka marre zhvillimet shoqerore nga poshte lart,formimi autokton etnologjik dhe ne te gjithe prurjet kohore e ka ruajtur dhe per me teper vazhdon ta kete aktive dhe ne zhvillimet e sotme.
Por sa i befasuar ne dhimbje dhe ne nenvleftesim,sa pa komunikim dhe mundesi te tilla jane lene lartesite dhe jeta e ketyre trevave
.Asnje rruge nuk te con ne Alpe.Asnje rruge nuk te con ne bjeshke dhe pse njerezit atje shkojne sur ne cdo stine,per cdo rast.
Miti i ujit te pijshem ne shkretetire eshte me po ate intesitet te pritjes.
Duket si nje histori lakadredhash.Fjale e bukur veriore ne treven e malesise se Gjakoves,qe te mbush me kumt.Askush ska nge te ngreje alibi per ate qe ka ndodhur.
Ne “shkretetire”kerkohet uji. Ne beteja njerezit e luftetareve presin lajmin e fitores, ne kohet moderrne zhvillimi matet me sa rruge bejne qeverrite e njerezve qe i votojne ato. Ne Alpet shqiptare mes permes tyre,ane e me ane ku ka jete e resurte te pa fundem duhet te shkoje rruga.Duhet te shkoje lajmetari i se ardhmes.
Deti dhe mali jane afer ne Shqiperi.Njeri per tjetrin,njeri me tjetrin.Aty ku mungon njeri eshte tjetri dhe anasjelltas. Keshtu kane qene dhe duhet te jene shqiptaret.
Koridori Adriatik-Alpe e thirrur ndryshe “lugina e zhvillimit” ka nje destinacion dhe komunikim te perminutshem neper pergjaterimin ne te shkuar dhe ne te ardhur Shenjgjin-Lezhe,Krye Bushat (ne portat e qytetit Shkoder),Mjede-degezim Koman-Hidrocentrali Koman-Tetaj-Bregu i Lumit-Dushaj (Fierze) -Degezim per ne Bajram Curri-Qafe Morine per te pergjatuar per te percielle e marre ne te gjithe ne te gjithe hapesiren e Kosoves dhe resurset e tjera Ballkaniko-Europiane,jo me shume se 160 km.A ka rruge me te shkurter,ku fusha takohet me malin,bjeshka me dtin,me qindra mijera banore ne hapesiren urbane,madje me pergjatim drejt Europes.

Z. Memia c’perfitim do ketne trevat shqiptare ne rrafshin ekonomik dhe kulturor ne te ardhmen nga Prishtina ne Shengjin.

Koridori Adriatik-Alpe eksploron dhe eficon vleren qe prodhon levizja e njerezve ne pjesen me te madhe te zones verilindore.Rruga permes udhetimit detar te ketij konsumi njerezor eshte me afer per ne Shngjin se sa per ne Durres dhe gjetke
.Ne kushtet e nje zhvillimi dhe komunikimi per te gjithe stinet dhe gjeresine e tyre arrihet te shfrytezohet ne maksimumin e vet vija bregdetare turizmi i virgjer dhe komunikimi neper udheperkimin me Mlin e Zi,Ulqini deri ne kufijte Dalmat.Kjo nenkupton krijim dhe prodhim vlerash dhe performance tjeter,qytetare dhe te angazhuar te gjithe faktoreve,jo vetem shqiptare por dhe fqinjeve.Thene qarte,eshte nje hapesire zhvillimi qe i bashkon njerezit,si premise e nevojshme dhe e Rendit te Ri Boteror.
Koridori Adriatik-Alpe arterizon ne bashkeperkim mardheniesh lumenjte e shales nga Leshnica deri ne Theth,perroin e Nikajve ne nje udhe pergjaterim neper lumin e mbrekullushem Valbones deri ne Alpe,cka do te thote turizem,natyror,me shume pune dhe me shume mardhenie ne te gjithe nivelet.
Ne kete ballkon te dukshem,ku si nga dritarja e zotit shihen fushat,kodrat, rruget,jeta,jane Thethi,Boka,Bjeshket e Valbones dhe Vermoshi.Adriatik -Alpe i ngjan nje arteri me gjak qe mban jeten gjalle.Dhe nuk ka se si te ndodhe ndryshe.Kohet,historite dhe shkencetaret e ekonomose boterore neper kohe na kane njoftuar se nje vend eshte i pasur sa minerale ka ne gjirin e vet,sa energji mund te prodhoje ai,sa pyje ka ai vend.
Adriatik-Alpe do te udhetoje permes floririt qe kane keto treva.Eshte flori per te gjithe.Eshte rruga e te gjitheve.

Qe ne kohen e Austro-Hungarezeve eshte folur per nje hekurudhe kombetare.Si eshte e verteta dhe a ka ndonje projektide.

A e kemi ditur se c’kane menduar qe heret te tjeret per ate qe ka mundesi Adriatik-Alpe.Qe heret na njoftohet nje kumt i tille.Jo shume larg,por ne momentin real,neper Ballkan,madje dhe brenda shqiptareve ka qene nje projekt,kumtet per te cilin na i kane dhene Austro-Hungarezet,te cilet e konsideronin shqiperine nje mrekulli e harmonive,me cfare ishte mundur qe nje rruge e hekurt, e cila nisej nga Shengjini drejt alpeve,harkoej,gjarperohej,depertonte merrte dhe jepte ate qe i duhen njerezimit ne kohen e tyre,po ashtu sic ishte dhe zgjatimi i ture drejt Europes
Hekurudha “Porta e Adriatikut” pergjaton koridorin Adriatik-Alpe qe ve ne eficence nje opus te madh projektesh.Vizionistet e kesaj hekurudhe, e cila pret driten e njohjes nga qeveria shqiptare me se pari,pastaj dhe konvergjentet e tjere te bqallkanit,konsideron se hekurudha “Porta e Adriatikut”shnerrohet ne nje shtylle strategjike te nje gjeneratori zhvillimi afatgjate.
Motivi dhe vizioni i angazhimit intelektual dhe shkencor i “Portes se Adriatikut”eshte konsideruar te thirret “Lidhja Globale,me cfare nenkuptohet gjithe perfshirja njerezore dhe te gjithe mardheniet qe sjellkjo “autostrade” lidhjesh.
Kosova dhe gjithe nevojat e saj nga Prishtina,i gjithe rrafshi i Dukagjinit i drejtohet Shengjinit.
Vizionistet e “Portes se Adriatikut”mendojne se hekurudha,e cila ka nje histori te hershme ( ne arkiva eshte gjetur nje projekt i vitit 1947)ne te cilen percaktohet gjithshka,e cila e harkuar dhe gjithe perfshirese deri ne Diber,eksploron luginat e Drinit te Bardhe dhe te Drinit te Zi,mendojne se ajo e prodhon vetveten ne nje kohe rekord.Ne duhet ti japim ne fillim doren asaj,pastaj ajo ne menyre te perjeteshme do na japi doren ne te gjithe shqiptareve.

Adriatik - Alpe  Konstelacioni  i  "Arushes  se  Yjeve"

Me Dr. Astrit Memia, lobistin dhe ideatorin e Koridorit Adriatik-Alpe
Nga Urim Gjata.

Adriatik-Alpe duket se i njgjan nje dore te shtrire nga vete krijimi i hershem qe natyra ka bere per njerezit. Ajo eshte rruge drite, si vete konstelacioni i "Arushes se yjeve" te cilen astronomet e njohin mire.Shkencetaret e drites njoftojne se neper kete magjistrat,se vetem neper degezimin e rruges neper lumin e Shales mund te ndertohen 4 hidrocentrale.
 Adriatik-Alpe here ju shkon per krah dhe here ju bie per mesi maleve dhe masivit druvore te pa mbarim ne bjeshket epike te veriut. 

Z. Memia, c'perfaqson  Koridori Adriatik-Alpe dhe  ideja per te realizuar nje enderr shekullore te mbare trevave Shqiptare.

Nje gazetari i duhet gjithmone te kaloje mundesine e vet per te qene i vlefshem dhe i domosdoshem per njerezit,per te gjithe ata qe e lexojne dhe qe kane nevoje te mesojne fillimisht te verteten,pastaj ate qe eshte e domosdoshme.
 E verteta eshte  domosdoshme,ndersa kalimi i mundesise se vet,qe i kerkohet jo pak here gazetarit,eshte pjese e "heroizmit"te tij.Ne kete mardhenie disa planesh,ndoshta mua  njeriu intelektual,i lindur dhe rritur ne Tropoje,diku ne mes apo afer "Alpeve" (ku malesoret e ketyre aneve ju pelqen shume bjeshka),dhe ku fjala "Alpet"shpreh thelbin real te fjales Bukur-tingelluese bjeshke,me eshte dashur te jetoj dhe te hamendesohem gjate,qekur profesioni i njeriut te medjes u shfaq si nje mundesi dhe si nje detyre njeheresh ne rrugen e jetes dhe te karieres time.
Ne pikpamjen e fisnikerise te njerezve te aneve te mija,e ka ushqyer mire mardhenien e njeriut me treven e tij,jo vetem si perjetim por dhe si ushqim i pa shmangshem,ashtu si ushqimi i nevojshem per organizmin. E gjithe etnologjia e ketyre trevave,ka ne themelin e vet formimin briland te ndihmuar,dhe te formuar dhe te bere efektive ne zhvillimet e veshtira,qe nga koha e Eposit te kreshnikeve e deri ne vragen e fundit te zhvillimeve te shoqerise moderrne.
Sepse pavaresisht asaj me cfare njera apo tjetra treve apo krahine e pergjaterimit te rruges Adriatik-Alpe i ka realizuar lidhjet dhe levizjet e saj,Pavaresisht se me cfare ajo i ka marre zhvillimet shoqerore nga poshte lart,formimi autokton etnologjik dhe ne te gjithe prurjet kohore e ka ruajtur dhe per me teper vazhdon ta kete aktive dhe ne zhvillimet e sotme.
Por sa i befasuar ne dhimbje dhe ne nenvleftesim,sa pa komunikim dhe mundesi te tilla jane lene lartesite dhe jeta e ketyre trevave
.Asnje rruge nuk te con ne Alpe.Asnje rruge nuk te con ne bjeshke dhe pse njerezit atje shkojne sur ne cdo stine,per cdo rast.
Miti i ujit te pijshem ne shkretetire eshte me po ate intesitet te pritjes.
Duket si nje histori lakadredhash.Fjale e bukur veriore ne treven e malesise se Gjakoves,qe te mbush me kumt.Askush ska nge te ngreje alibi per ate qe ka ndodhur.
Ne "shkretetire"kerkohet uji. Ne beteja njerezit e luftetareve presin lajmin e fitores, ne kohet moderrne zhvillimi matet me sa rruge bejne qeverrite e njerezve qe i votojne ato. Ne Alpet shqiptare mes permes tyre,ane e me ane ku ka jete e resurte te pa fundem duhet te shkoje rruga.Duhet te shkoje lajmetari i se ardhmes.
Deti dhe mali jane afer ne Shqiperi.Njeri per tjetrin,njeri me tjetrin.Aty ku mungon njeri eshte tjetri dhe anasjelltas.  Keshtu kane qene dhe duhet te jene shqiptaret.
Koridori Adriatik-Alpe e  thirrur ndryshe "lugina e zhvillimit" ka nje destinacion dhe komunikim te perminutshem neper pergjaterimin ne te shkuar dhe ne te ardhur Shenjgjin-Lezhe,Krye Bushat (ne portat e qytetit Shkoder),Mjede-degezim Koman-Hidrocentrali Koman-Tetaj-Bregu i Lumit-Dushaj (Fierze) -Degezim per ne Bajram Curri-Qafe Morine per te pergjatuar per te percielle e marre ne te gjithe ne te gjithe hapesiren e Kosoves dhe resurset e tjera Ballkaniko-Europiane,jo me shume se 160 km.A ka rruge me te shkurter,ku fusha takohet me malin,bjeshka me dtin,me qindra mijera banore ne hapesiren urbane,madje me pergjatim drejt Europes.

Z. Memia c'perfitim do ketne trevat shqiptare ne rrafshin ekonomik dhe kulturor ne te  ardhmen nga Prishtina ne Shengjin.

Koridori Adriatik-Alpe eksploron dhe eficon vleren qe prodhon levizja e njerezve ne pjesen me te madhe te zones verilindore.Rruga permes udhetimit detar te ketij konsumi njerezor eshte me afer per ne Shngjin se sa per ne Durres dhe gjetke
.Ne kushtet e nje zhvillimi dhe komunikimi per te gjithe stinet dhe gjeresine e tyre arrihet te shfrytezohet ne maksimumin e vet vija bregdetare turizmi i virgjer dhe komunikimi neper udheperkimin me Mlin e Zi,Ulqini deri ne kufijte Dalmat.Kjo nenkupton krijim dhe prodhim vlerash dhe performance tjeter,qytetare dhe te angazhuar te gjithe faktoreve,jo vetem shqiptare por dhe fqinjeve.Thene qarte,eshte nje hapesire zhvillimi qe i bashkon njerezit,si premise e nevojshme dhe e Rendit te Ri Boteror.
Koridori Adriatik-Alpe arterizon ne bashkeperkim mardheniesh lumenjte e shales nga Leshnica deri ne Theth,perroin e Nikajve  ne nje udhe pergjaterim neper lumin e mbrekullushem Valbones deri ne Alpe,cka do te thote turizem,natyror,me shume pune dhe me shume mardhenie ne te gjithe nivelet.
Ne kete ballkon te dukshem,ku si nga dritarja e zotit  shihen fushat,kodrat, rruget,jeta,jane Thethi,Boka,Bjeshket e Valbones dhe Vermoshi.Adriatik -Alpe i ngjan nje arteri me gjak qe mban jeten gjalle.Dhe nuk ka se si te ndodhe ndryshe.Kohet,historite dhe shkencetaret e ekonomose boterore neper kohe na kane njoftuar se nje vend eshte i pasur sa minerale ka ne gjirin e vet,sa energji mund te prodhoje ai,sa pyje ka ai vend.
Adriatik-Alpe do te udhetoje permes floririt qe kane keto treva.Eshte flori per te gjithe.Eshte rruga e te gjitheve.

Qe ne kohen e Austro-Hungarezeve eshte folur per nje hekurudhe kombetare.Si eshte e verteta dhe a ka ndonje projektide.

A e kemi ditur se c'kane menduar qe heret te tjeret per ate qe ka mundesi Adriatik-Alpe.Qe heret na njoftohet nje kumt i tille.Jo shume larg,por ne momentin real,neper Ballkan,madje dhe brenda shqiptareve ka qene nje projekt,kumtet per te cilin na i kane dhene Austro-Hungarezet,te cilet e konsideronin shqiperine nje mrekulli e harmonive,me cfare ishte  mundur  qe nje rruge e hekurt, e cila nisej nga Shengjini drejt alpeve,harkoej,gjarperohej,depertonte merrte dhe jepte ate qe i duhen njerezimit ne kohen e tyre,po ashtu sic ishte dhe zgjatimi i ture drejt Europes
Hekurudha "Porta e Adriatikut" pergjaton koridorin Adriatik-Alpe qe ve ne eficence nje opus te madh projektesh.Vizionistet e kesaj hekurudhe, e cila pret driten e njohjes nga qeveria shqiptare me se pari,pastaj dhe konvergjentet e tjere te bqallkanit,konsideron se hekurudha "Porta e Adriatikut"shnerrohet ne nje shtylle strategjike te nje gjeneratori zhvillimi afatgjate.
Motivi dhe vizioni i angazhimit intelektual dhe shkencor i "Portes se Adriatikut"eshte konsideruar te thirret "Lidhja Globale,me cfare nenkuptohet gjithe perfshirja njerezore dhe te gjithe mardheniet qe sjellkjo "autostrade" lidhjesh.
Kosova dhe gjithe nevojat e saj nga Prishtina,i gjithe rrafshi i Dukagjinit i drejtohet Shengjinit.
Vizionistet e "Portes se Adriatikut"mendojne se hekurudha,e cila ka nje histori te hershme ( ne arkiva eshte gjetur nje projekt i vitit 1947)ne te cilen percaktohet gjithshka,e cila e harkuar dhe gjithe perfshirese deri ne Diber,eksploron luginat e Drinit te Bardhe dhe te Drinit te Zi,mendojne se ajo e prodhon vetveten ne nje kohe rekord.Ne duhet ti japim ne fillim doren asaj,pastaj ajo ne menyre te perjeteshme do na japi doren ne te gjithe shqiptareve.
Kategori
Uncategorized

ZERI I VOTUESIT SOCIALIST TE KUCIT VLORE.

 

10501872_1517970298422966_2416849180725631953_nBaki Gjoliku.

Zoterinj qeveritare,ju doni te clodheni ne Kanionet e Osumit.
Ne banoreve te Laberise na duhet nje rruge, te pakten te shkojme sa me shpejt ne spital.

Pash sot ne lajme, duke ecur here bashke e here te ndare, por te menduar deri ne ciflitje dy kreret e shtetit Shqipetar, dy udheheqesit e se majtes,z.Rama e z.Meta.
Udhetonin e projektonin si do e benin “turisiske” gryken e lumit te Skraparit. Ne ne shqip u themi ‘Perrenj’,sot Kanione,Kanionet e Skraparit.
U habita dhe thash me vehte, kush do jete pronari i atyre Kanioneve Skraparllie?
Se asgje nuk ngeli e Shtetit ne kete Shqiperi te shitur deri ne thellesi te tokes e ne tere gjersine e gjatesine e saj.
Tani, Meta mendon se ç`faredo qe te ndodhe ketej, te ngulet (Si plaku Mere) atyre maleve e lumenjeve “Turistik” te Skraparit qe do te jene prone e Tij.
Ndoshta nje dite Lalezi do te kete pronar, kurse ne Skrapar nuk do
te dale kurr tjeter pronar me perjashtim te djalit Skraparlli.
Ne banoret e Lumit te Vlores, Mesaplikut, Kurveleshit te poshtem,
po edhe Kurveleshit te siperm. Kemi qe ne 1945 qe ju lutemi PUSHTETEVE te na bejne me asfalt, e standarte normale rrugen Vlore-Kuc-Ftere-Borsh, ky nuk eshte ndonje investim i madh, kjo ‘Xhade’ ka qene fuksionale qe me 1933.
Na premtoi z.Rama me 2013 ne Brataj, koh e fushates elektorale por qe ky premtim u perkethye sapo u mor pushteti.
“Nuk behet”!
Kjo Xhade do behej gjithkund anes Lumit Shushica, po fatkeqesisht eshte zone e eger e laberise dhe ( Si malet si trimat) Dhe nuk krahasohet me bukurite e Kanioneve Skraparlie, thote gjysem qeveria Rilindese.
Por ne i themi qeverise se Ne bijte e laberise,qe trojet tona i kemi lare me gjakun e bijve dhe bijave tona me te mire ne shekuj ne mbrojtje te trojeve arbnore, nuk kerkojme lluks as rruge per te vozitur neper Kanionet e Lumit.
Ne po kerkojme rikonstuksionin e xhadese me asfalt per te shkuar ne shtepite tona si njerez.Rruga Kuc – Vlore e vjetra eshte gjithesej 62 km,por sot nga mos mirmbajtja dhe gropat ajo behet me makine per 3.5 ore.
Z Kryeminister,z kryetar i parlamentit,ne kerkojme qe rruga te riparohet jo per turizem ( Megjithese bukurite e Kucit dhe laberise ja kalojne dhe atyre te Skraparit) Por nje rruge te shkojne njerezit sa me shpejt prane spitaleve.
Riparimi dhe asfaltimi i kesaj rruge e cila ka ekzistuar qe ne vitet 33 do realizonte zbritjen e gjithe kurveleshit te siperm ne Kuc ( 7 Km ) dhe prej aty direkt dhe ne breg te detit.
Dhe ne kemi te drejte ta jetojme jeten,ne shtepite tona, te veme nje tufe me lule ne varrezat e prinderve, te veme nje kurore dhe te perulemi me respekt ne varret e deshmoreve te atdheut ne Kuc, Kurvelesh, Mesaplik, ashtu si gjithe bashkqytetaret tane kudo ne shqiperi.
Ne nuk jemi kunder investimeve te shtetit ne kanionet apo bizneset e fshehta qe fshihen atje.
Ne po kerkojme asfaltimin dhe riparimin e rruges,si pjese jetike e jetes sone,jo lluks.Ate ja u kemi lene atyre qe e ndiejne kenaqesine e tij.
Kenaqesia dhe krenaria e laberise ka qene dalesi zot dhe mbrojtja e trojeve shqiptare,ne cdo kohe dhe ne cdo mot.

Vlore moj e bukur vlore,
Djemte i bere therore.
Djemte e tu zemer luane,
Jeten dhane per vatane.

Atje ku u ngrit flamuri,
Ku e mbajti besen burri.
Na to maja si kurore,
E zune armikun me dore.

Ishte Kuci Kurveleshi,
Qe armet ne brez i ngjeshi.
Dha deshmore sa gjithe shqiperia,
Ja, kjo eshte Laberia.

B Gjoliku.

Kategori
Uncategorized

SERBET TE KEQINJ DHE TE PISET.

Kartolina, karikatura dhe komunikata të shumëta në prag të Luftës së parë botërore flasin vetëm për serbët, shtetin e tyre dhe mbretin e prezantuar në mënyrën më të keqe të mundshme. Sot serbët e quajnë propagandë të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë por e kaluara e këtij populli flet ndryshe.

100 vjet pas luftës së madhe, në përpjekje për të korrigjuar shkakun dhe rolin e Serbisë në këtë luftë, propaganda serbe mundohet të sqaroj se si Gjermania dhe Austro-Hungaria, ishte munduar ti njollos popujt e Ballkanit e në veçanti serbët, në prag të Luftës së parë botëore. Aty janë kartolina, karikatura, komunikata ku në të gjitha këto janë vetëm serbët, shteti i tyre dhe mbreti i prezantuar në mënyrën më të keqe të mundshme. Sot, mediat serbe të shqetësuara konstatojnë se si në prag të luftës së parë botërore serbët janë konsideruar të kqinjë dhe të pistë, janë demonizuar si pjesëtarë të një fisi të egër ballkanik të cilët duhet çrënjosur, individi në këto ilsutrime është një varfanjak i leckosur dhe me asnjë atribut të keq më pak paraqitet edhe Mbreti i Serbisë, Krajl Petri, dhe nuk mungon as ai Malit të Zi, Krajl Nikola.

Përveç një kartoline ose karikature çfarë thotë e vërteta historike mbi serbët! Shumë më keq se sa nji propagandë e Gjermanisë ose Austro-Hungarisë e përshkruar përmes një kartoline. Në raportin e Fondacionit Karnegi, djegia e fshatërave dhe spastrimi etnik ishin pjesë tradicionale e luftërave në Ballkan. Po çfarë i ndodhi turqëve në Beograd pasi ky qytet u muarr nga ana e revolucionarëve të Karagjorgjeviqëve më 1806. Konstantin Nenadoviç, shkrimtar dhe autor i biografisë së liderit serb që u publikua më 1883, shkruan se pas luftërave “Serbët, të hidhëruar, u kanë prerë kokat Turqëve kudo që i takonin, nuk i kanë kursyer as të plagosurit, as gratë dhe as fëmijët turqë”.

Kjo pjesë e historisë nuk i pengon studiuesit dhe kiritikës serbë që ti harrojnë për momentin. Ata theksojnë se në këtë tokë pjellore të paragjykimeve kanë mbirë stereotipet mbi serbët që janë derdhur në karikatura gazetash ose ilustrime dhe ishin në funksion të stigmatizimit të gjithë popullit, dhe këtë që nga fillimi i shekullit XX dhe deri tek fillimi i Luftës së parë botërore. Prof. Dr. Milan Ristoviç në librin “Pjetri i Zi dhe plaçkitësit ballkanik” ku ka sqaruar se si Serbia dhe Ballkani janë parë në revistat satirike gjermane nga viti 1903 deri në vitin 1918, ndër të tjera shkruan: “Stereotipet negative mbi Ballkanin…ishin pjesë e një kornize të gjërë të stereotipeve negative “Ost”… Bëhej fjalë për këndvështrimin e kësaj hapsire nga perspektiva, ose nga lartësia, e një fuqie imperialiste e cila përfshinte insistimin në thjeshtësimin arrogant dhe reduktimin në disa, nga kontesti kompleks, I elemntëve të shkëputur negative.”

Por në dokumentat në cilat sulltani formlaisht i jep autonominë Serbisë së Millosh Obrenoviçit, në klauzola të veçanta theksohet se muslimanët që nuk kanë lidhje me kazermat otomane duhet ta shesin pasurinë dhe të ikin. Nuk dihet se sa ishte zgjeruar masakrimi i muslimanëve gjatë kryengritjes, por nuk ka dyshim se kjo praktikë ishte pranuar si qëllim për tu lavdëruar, e dinjitetshme që për të edhe duhet të këndohet. Filip Vishjiç këtë e bën që në vitin 1804. /”SRBI, istorija, mit i razaranje Jugoslavije”/ lexo shqip: “SERBËT, historia, miti dhe shkatërrimi I Jugosllavisë”./

Derra dhe morra

Serbët, e me ta edhe Malazezët, janë bërë heronjtë kryesor të kafenesë së errët ballkanike dhe janë prezantuar si derra dhe morra, mbretërit e tyre që shalojnë deshët ose rrijnë në krye të bandave të plaçiktësve, e “vëllazërimin me gjak”, pasarëdhësit e mbretërve i bëjn me shkëmbimin e rriçërave! Është ky shqetësim i historianëve dhe mediave serbe që harrojnë se edhe në luftën e vitit 1999 në Kosovë ndodhi pikërisht kjo! Çdo mbrëmje, pas vrasjeve dhe përdhunimeve, kur gjithçka që ishte joserbe ishte plaçkit, policia dhe ushtria serbe ishet nëpër kafenetë e çdo fshati të Kosovës duke i kënduar “betejës” së rradhës dhe çlirimit të tokës kosovare që sipas tyre po ndodhte. Premtimi i turpshëm i Milloshevicit, që për momentin u krijua ideja se po realizohej, u pasua me masakra intensive, vrasje të grave dhe fëmijëve dhe gjithçkaje që nuk ishte militare; sepse nga kjo e fundit, frika nuk çrrënjosej dot nga truri serb. Ai tru që për nëj shekull ishte ushqyer me qenien jonjerëzore me bisht, jeton në mal, nuk ka të bëj me civilizimin, pra, ortodoksinë serbe dhe po pengon ëndrrën e madhe, bashkimin e tokave serbe.

Dhe, përkundër këtij realiteti, duke harruar gjtihçka çfarë kishte ndodhur përgjatë viteve nëntëdhjetë, studiuesit serb sërish i kthehen luftës së parë botërore dhe “gatimeve të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë”.

Rrethanat e Luftës së madhe i bëjnë këto simplifikime në armën e propagandës së luftës, vetitë negative theksohen deri në kufijtë ekstrem, e Serbët dhe Serbia janë ajo pjesa më e keqe. Ndryshe atij Ballkani gjakpirës, primitiv dhe plaçkitës siç është përjetuar nga pikëpamja gjermane. Pikërisht në ditën e atentatit të Sarajevës, thekson professor Ristoviç, në të përjavshmen e Berlinit “Kladerdaç“ është publikuar karikatura “Plaçkitësit Ballkanik”. Ai është prezantuar si nëj mashkull i madh me vija të vrazhdëta të fytyrës, me një xhup të stolisur me medalje, me brez të stërmbushur me revole dhe karikator, e pas tij Gjermani të cilin sapo e ka plaçkitur.

“Në situatat e konfliktit, politika, ideologjia, propaganda dhe në kohërat moderne mediat marrin stereotipe si instrument për stigmatizimin e “tjetrit” (armikut) dhe mobilizimit kolektiv të “të vetëve”. Stereotipet dhe ato negative mbi Ballkanin dhe Serbinë, në rastin gjerman, por edhe gjetkë, janë treguar gjatë shekullit XX si jashtëzakonisht të ashpër dhe të përdorshëm për qëllime politiko-propagandistike në disa raste (1903, 1908, 1912-1918, 1941, 1990). Ata shpesh ishin pjesë e “sqarimeve” të shkaqeve të konfliktit në hapsirën jugosllave të ofruar para së gjithash nga opinioni i Evropës perëndimore mbi karakterin e popullit ballkanik të papërmirësueshëm, violent, të pasigurt, para së gjithash, Serbëve. Megjithatë, ata në periudhat e stabilitetit tërhiqen dhe zbehen duke i lëshuar vendin një vizioni shumë më kompleks të “tjetrit”. Megjithatë, proçesi i neutralizimit të stereotipit negativ mbi serbët dhe Serbinë në opinionin gjerman, nuk është i shpejtë dhe as i lehtë,” thekson Dr.Ristoviç.

Por dëshmitë dhe raportet e kohës flasin ndryshe. Raporti i fondacionit Karnegi mbi shuarjen e kryengritjes shqiptare në Kosovë ka një rëndësi të veçantë sepse si në vitin 1913, ashtu edhe 1941 ose në vitet nëntëdhjetë të shekullit XX, për të gjithë ishte e qartë se cili ishte qëllimi i spastrimit etnik: veprimet e ushtrisë serbo-malazeze, me qëllim që të ndryshojnë në tërësi karakterin etnik të zonës e cila ishte e banuar kryesisht me shqiptar. /“SERBËT, historia, miti dhe shkatërrimi I Jugosllavisë”/

Ndërkohë që faktet janë shumë më kokëforta, në veçanti ato të vitit 1914, që krahasuar me zhvillimet në veri të Mitrovicës së vitit 2014, përveç se konfirmojnë këndvështrimin e saktë të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë së 100 viteve më parë, civilizimin e sotëm e bëjn të skuqet. Por kjo është Serbia!

Serbia në Bosnjen 1908 dhe Mitrovicën 2014

Pas aneksimit të Bosnje Hercegovinës nga ana e Austro-Hungarisë më 1908, në Serbi është krijuar “Narodna Odbrana”(“Mbrojtja popullore”), një shoqatë gjysëmsekrete me qëllim të organizimit të vullnetarëve, për, siç besohej, luftën që do të shpërthej. Ishte organziuar edhe rrjeti i agjentëve në të gjitha vendet sllave të jugut që ishin nën mbretërinë e Austro-Hungarisë. Anëtarët e “Narodna odbrana” ishin personalitete të larta civile dhe ushtarake, e qëllimi I tyre kryesor ishte “Serbia e Madhe”, shkruan Tim Judah në librin e tij “SERBËT, historia, miti dhe shkatërrimi i Jugosllavisë”.

Pse vlenë analogjia me Mitrovicën e vitit 2014, përveç “Narodna odbrana” të cilën e krijoi Serbia pas humbjes në Kosovë dhe dështimit me projektin “Serbia e Madhe” rrugëtimi i Beogradit zyrtar deri në vitin 2014 përveç se me Serbinë ndërlidhet edhe me sjelljen e Rusisë nga këtij shteti më gjakpirës të Ballkanit.

E Judah në librin e tij vazhdon…Mirëpo, kur në vitin 1909 u bë e qartë se as Rusia madje nuk do ta mbështesë Serbinë në konfliktin kundër Austro-Hungarisë, qeveria e Serbisë u detyrua të bëj një hap degradues mbrapa. U lëshua një komunikatë se “qeveria do të ç’armatos dhe do të shpërbëjë vullnetarët dhe çetat e tyre” dhe nuk do të lejoj “themelimin e njësiteve të ç’rregullta në territorin e saj”. Njësitet e “Narodna odbrana” ishin shpërbërë, veprimtaria e organizatës u ndërrua me çështjet e kulturës por rrjeti i saj i spiunazhit ngeli po ai. Mirëpo, deri në vitin 1911 përfunduan të gjitha përgatitjet për themelimin e një shoqate të dytë gjysmë secrete emri i së cilës ishte “Ujedinjenje ili smrt”(“Bashkim ose vdekje”). Idenë për këtë e kishin dhënë nacionalistët e thekur serbë , shumica prej tyre oficer, të cilët e kishin inat pushtetin civil sepse, konsideronin ata, kishin kapitulluar turpshëm më 1908. Njëri prej tyre ishte Dragutin Dimitrijeviç, i njohur me nofkën Apis. Duke përparuar në shërbim, ai në vitin 1913 u bë Shef i Shërbimit secret të Ushtrisë serbe. Apis ishte njëri ndër personat udhëheqës të grupit që vrau mbretin Aleksandar Obrenoviç dhe bashkëshorten e tij më 1913.

Të gjithë ata ndërkombëtar që përqeshen me “Narodna odbrana” të Mitrovicës dhe mendojnë se gjithçka përfundoi me marrëveshjen e Brukselit “Daçiq-Thaçi, nuk duhet të harrojnë edhe përqeshjen që i bëri organizata “Ujedinjenje ili smrt” në vitin 1909, pikërisht pasi ishte shpërbërë për herë të parë organizatës “Narodna odbrana”

Organizata “Ujdenjiene ili smrt”, shkruan Judah, ishte mbrapa gazetës nacionaliste “Pijemont”, e në pjesën secrete të statutit proklamonte “bashkimin e serbizmit” si qëllim. Në statut thuhej se “anëtar mund të bëhen të gjithë Serbët, pavarësisht në gjininë, fenë, ose vendine lindjes, si dhe gjithë të tjerët që janë të gatshëm ti shërbejnë këtij ideali me besnikëri.” Duke përqeshur organizatën “Narodna odbrana”, statuti gjithashtu proklamonte se organizata “përcaktohet për veprimtari revolucionare dhe jo kulturore” dhe që “me të gjitha mjetet që ka në dispozicion do të luftoj kundër atyre jashtë shtetit që kundërshtojnë këtë ideal”. Armiqtë e saj e quajtën “Crna ruka”. Organizata kishte një ceremoni pompoze me rastin e pranimit të anëtarëve të rinj me një tryezë të mbuluar me një mbulesë të zezë, ku ishin vendosur kryq, kamë dhe revole. /“SERBËT, historia, miti dhe shkatërrimi i Jugosllavisë”/

Studimet e shumëta janë marr me lidhjet që kishte Apis, organizata “Ujedinjenje ilir smrt” dhe grupi i cili me sukses organizoi atentatin në Sarajevë mbi trashëgimtarin e fronit të Austro-Hungarisë. Është konfirmuar se Gavrilo Princip dhe anëtarët e tjerë të grupit revolucionar ishin në kontakt me organizatën “Ujedinjenje ili smrt” e cila i furnizoi me armë dhe i ndihmoi të lëvizin nga Serbia në Bosnje përmes rrjetit në “Narodna odbrana”. Megjithëse me detajet tjera do të vazhdoj të merret historia, për shqiptarët në veçanti ata të Mitrovicës, kaq mjafton, për të qenë të qartë se serbët janë po ata të vitit 1908: të kqinjë dhe të pist!

Nga A Popoci.

foto e Gazeta e Diaspores Shqiptare
foto e Gazeta e Diaspores Shqiptare
foto e Gazeta e Diaspores Shqiptare
foto e Gazeta e Diaspores Shqiptare
Kategori
Uncategorized

Ju lutem mos na ktheni, te pakten femijet jo!

 

 

486716_107672926055882_495204489_nPjese nga monologu i nje familjeje shqiptare mbas refuzimit te azilit.

A mund te bejme nje mareveshje?

Me ketheni mua, vetem mua.
Mbajeni femijen jo me shume por vetem dy jave, po nuk me vrane kethehni dhe ate……

Nje cope buke po kerkojme asgje me teper.

Nuk durojme dot femijet te ngujuar,dhe syte e tyre mbushur me lot per nje cope buke thate.

Ju lutemi mos na largoni.
Kanace do mbledhim, rruget pa lek do te pastrojme dhe ju lutemi na mbani te pakten te kalojme kete dimer te veshtire.
Mos na lini te vdesim.Mos na lini te na vrasin.
Ju lutemi,mbani vetem femijet e vegjel, mos besoni qeverine shqiptare.
Ata genjejne.
Ju lutemi mos na i lini femijet te vdesin, mos….
Dhe babai i shkrete vazhdon………..
A mund te bejme nje marveshie? Kethemeni mua dhe mbani femijen,vetem dy jave asnje dite me teper.
Vetem dy jave.
Po nuk me vrane mua ketheheni femijen,ju lutem bejeni kete gje.Vetem dy jave asgje me teper nuk kerkoj.

Pjese nga monologu i nje familjeje shqiptare mbas refuzimit te azilit…..

digjet

Dhe femija i vogel babane te lotuar shikonte,
koken i lemova,nje cokullate i dhashe,por ai s’pranonte.
Me doren e vogel fshihte lotet qe curk i shkonin,
Shtrengonin njeri tjetrin,dridheshin,ndihme kerkonin.

Kurde, sirjane,arabe,afrikane, tjeter trajtim kane,
ne shqiptaret si leckamane neper kampe hedhur.
Ashtu si dikur emigrante ne vitet nentedhjete,
mallkuar moj evrope kurve,mallkuar qofsh per jete.

Sllave,serbe, maqedonas dhe djalli vete,
Me buzeqeshie priten,shikohen dhe ndihmohen.
Shtepi,shkolle,dhe trajtim special,
Mos valle dhe ata nuk jetojne ne ballkan?

Ka plot shoqata kulturore kombetare,
grupime te Iliriades dhe Kosovare.
Por asnjehere nuk ndihmuan shqiptaret e shqiperise,
ne vitet e veshtira, ne ditet e vetmise.

Jo pak por 8 305 kerkesa vetem per 6 muajt e fundit, jane regjistruar nga zyrat e emigracionit ne europe,nga azil kerkuesit shqiptare.
Vec gjakmarrjes nje fenomen i rende dhe i pa zgjidhur asnjehere per shqiptaret.
Krimi i rruges, racizmi,papunesia dhe varferia ekstreme po detyrojne me qindra e qindra, familje shqiptare cdo muaj te marrin rruget e botes duke braktisur cdo gje ne Shqiperi.
Te gjithe dine fundin e kesaj rruge te pa shprese te emigrimit,ata perseri kerkojne me shprese ti largohen gjakmarrjes, urise dhe pa barazise raciale nga vendi i tyre.
Ndersa pushtetaret,qeveritaret,parlamentaret,qente dhe zagaret firmosin gjithshka dokumentash dhe protokollesh.
Gjitheshka qe shqiptaret te mos pranohen me ne azil, duke mashtruar perendimin per ligjin, rendin, sigurine dhe nivelin e jeteses.
Shqiptaret nuk po marrin rruget e europes per lluks, por per copen e bukes, per ti shpetuar gjakmarrjes dhe racizmit,per te mos lene femijet tju vdesin urije.
Luli i vocerr sot eshte me shume se kurre prezent ne rruget dhe sokaket e shqiperise.
Votat i moren tani cfare prisni me?
Ndertimin e socializmit me forcat tona,pa i shtrire doren imperializmit dhe revizionizmit.

Urim Gjata.

Kategori
Uncategorized

PAPAKRISTON E VRANE/

SHAHIN KOLONJA
PAPAKRISTON E VRANE/ 14 shkurt 1905, gazeta “Drita” në Sofje.

“Për të asnjë këmbanë,
Dhe malet e Shqipërisë,
Dhe shpellat e malësisë,
Thërresin an’ e mbanë,
Papakriston e vranë,
Merrni gjaknë, thirrnë pyet aty pranë.
Dhe malet buçitnë, merrni gjakën thane”


Papa Kristo Negovani, frymëzues për themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare

Gjatë revolucionit kulturor të shqiptarëve për hapjen e shkollave shqipe nga fundi i shek.XIX dhe fillimet e shek.XX janë vrarë nga turqit dhe grekët shumë mësues që hapën mësonjëtoret e para në gjuhën shqipe. Një nga këta mësues që u masakruan nga grekët ishte edhe Papa Kristo Negovani, i cili lindi në vitin 1875 në fshatin Negovan që ndodhet afër Kosturit (Kastoria) rrugës për në Edesa. Sot ky fshat quhet Flamuria. Gjatë një vizite që bëra në vitin 2003 bisedova shqip me pleqtë e fshatit që ende e flisnin gjuhën e të parëve. Pra, nga ky katund ishte atdhetari Kristo Negovani (Harallambi).
Në fshatin e lindje Papa Kristo mbaroi shkollën fillore në gjuhën greke duke vazhduar më tej gjimnazin në Athinë. Pas tre viteve studimesh në Athinë ai i braktis ato për arsye sepse një çetë kusarësh gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre i vranë babanë. Pasi u kthye në vendlindje papa Kristo filloi punë në shkollën greke të fshatit. Vitet shkonin dhe mësues Kristo Negovani shikonte se si brezi i ri në fshat po edukohej me kulturë dhe gjuhë greke duke humbur traditat dhe gjuhën e mëmës, shqipen. Në ato vite greqizimi i shqiptarëve po shtrihej në të gjitha trevat që banoheshin nga popullsia shqiptare. Ky greqizim përhapej në forma të ndryshme si në arsim, në kishë dhe politikë administrative.
Edhe pse Papa Kristo ishte i edukuar në shkollat greke, edhe pse paguhej nga shteti grek për mësimin që jepte në shkollën e fshatit, të tëra këto nuk kishin ndikuar në zemrën e tij për të dashuruar kulturën dhe gjuhën e huaj greke. Gjatë mësimit të gjuhës greke në shkollën e katundit të tij ai u thoshte nxënësve: “Për mbi çdo gjë gjuha shqipe ishte ajo që duhej mësuar, sa më parë”.
Me një vullnet dhe guxim djalërie ai vendosi të hapte shkollat e para në disa fshatra që banoheshin nga shqiptarët për rreth Kosturit dhe Follorinës. Shkrimin e gjuhës shqipe me Alfabetin e Stambollit Kristo Negovani e kishte mësuar në Rumani ku kishte punuar marangoz për tre vite. Ato vite ishte lidhur edhe me shoqatën “DRITA” dhe me disa anëtarë të shoqatës “DJALËRI” të Stambollit.
Më 1897 u shugurua prift në fshatin e tij. Ky dalë i ri që për hir të çështjes kombëtare u bë prift do jetë pararendësi i frymëzimit për themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kisha dhe shtëpia e papa Kristos u bënë vatrat e para ku mësohej gjuha shqipe, por kjo gjë nuk u pëlqeu grekëve të cilën e kërcënuan disa herë.
Ishte një natë e errët e 12 Shkurtit të vitit 1905. Mësonjësi Kristo Negovani po shpërndante naforën në kishë, një grup njerëzish të panjohur e rrëmbyen dhe e shpunë jashtë fshatit. Në errësirë të dërguarit e Dhespot Fotit filluan ta masakronin Papa Kriston me sopata e thika. Pasi e copëtuan trupin, i prenë kokën për t’ia dërguar porositësit të kësaj vrasje. Por kriminelët e dërguar nga Athina nuk u ndalën me kaq, po atë natë ata i vranë dhe të vëllanë, Theodhos Negovanin i cili edhe ky përhapte shkollën në gjuhën shqipe.
Atdhetarët shqiptarë kudo që ishin u prekën shumë nga këto dy vrasje që ndodhën. Për këtë çeta e Bajo Topullit mori vendim për tu hakmarrë.
Më 9 shtator 1906 kjo çetë vrau Mitropolitin (Dhespot) e Korçës Fotis Kallpidhis për të marrë gjakun e dy vëllezërve Kristo dhe Theodhos Negovani.

Kush u akuzua për vrasjen e Dhespot (mitropolit) Fotit
Vrasjen e Dhespot Fotit e kreu çeta e Bajo Topullit, por asnjëherë nuk u mësua kush qëlloi mbi të. Qeveritë greke dhe Kisha e tyre gjithnjë janë interesuar se kush e vrau Dhespotin e tyre. Si u vra Dhespoti Foti, Qeveria greke i kërkoji qeverisë së Turqisë që qeveriste edhe trojet shqiptare të ndiqte dhe të kapte vrasësit e Dhespot Fotit. U kapën shumë atdhetarë shqiptarë dhe u dënuan ndër ta Jovan Kosturi bashkë me fëmijën, Salih Butka, Grigor Cilka, Ohran Pojani, Ibrahim Qesaraku, Lazo Progri etj. Por asnjëri nuk pranoi të tregonte atentatorët e vërtetë të kësaj vrasje të bujshme për kohën. Më 1914 në Prongji të Gjirokastrës vijnë 200 ushtarë grekë dhe gjënë e parë që bënë arrestuan Bajramin Ligun i njohur për atentatin që kishte kryer me Hito Lekdushin mbi Bimbashin e Gjirokastrës më shkurt apo mars të 1908 (për mua është vrarë më 25 shkurt, ndarsa pllakata shkruan 13 mars). Nga torturat në burg grekët i thyen disa brinjë dhe i prenë njërin vesh pasi e akuzonin për vrasjen e Dhespotit të Korçës Foti Kallpidhis. Kjo akuzë bëhej sepse Bajram Ligu njihej për trimëri. Pas thyerjeve të brinjëve dhe prerjen e veshit, fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dërguan komandës greke me anë të Majko Llurit për lirimin e tij. Pasi u pranua shuma e florinjve komandanti grek dha urdhër që Bajrami i sakatuar të lirohet. Por nuk u mësua nëse Bajrami kishte qëlluar vërtetë mbi Dhespotin grek Fotis dhe asnjëherë lexuesi dhe histografia shqiptare nuk e pa fytyrën e Dhespotit që shqiptarët e bënë të puthte dhenë më 1906. Pas shumë kërkimesh në arkivën e Athinës më në fund e gjetëm një foto të këtij prifti grek që nënpetkun e Mitropolitit të Korçës bënte veprimtari antishqiptare, asimiluese, deri tek dhënia e urdhërave për vrasjet e atdhetarëve shqiptarë.

Arben Llalla.1174772_225987704224403_258121087_n

 

Kategori
Uncategorized

JA PSE GAZETARI I ARRATISUR GENCI ANGJELLARI KISHTE TE DREJTE.

JA PSE GAZETARI I ARRATISUR GENCI ANGJELLARI KISHTE TE DREJTE.

NAFTA.
Pasuri kombetare apo prone private e Oligarkeve ne pushtet?albpetrol-web

Drejori i Albpetrolit, Rilindasi ENDI PUKA me leket e taksapaguesit shqiptar ka blere automjetin “Range Rover” viti i prodhimit 2013 i cili kushton me gjithe TVSH 70 mije euro, ose 98 milion leke shqiptare, kur populli nuk ka buke te haje.

KUSH ESHTE DREJTORI I ALBPETROLIT ENDRI PUKA …..

Kush eshte….

–Kusheriri i pare i linda Rames drejtor i Koncensionit ne Albpetrol.
–Ermir Avdaj, nipçja i Koço Kokedhimes, drejtor i shitjeve te naftes ne Albpetrol.

Para disa vitesh ENDRI PUKA eshte shoqeruar ne polici per tentativen e pengmarrjes se (TRE) punonjesve te televizionit “A1″ Gjate kohes kur ishte pronar i kesaj media te KOCO KOKEDHIMES.Tre personat u moren peng nga nje grup kriminal i armatosur me ne krye Koco Kokedhimen i cili kishte 5 muaj pa ju dhene pagat.

Ne momentin e mberritjes se policise KOCO KOKEDHIMA ka urdheruar ENDRI PUKEN,i cili ne ate kohe mbante detyren e drejtorit te pergjitheshem tek KOCO KOKEDHIMA, per te marre persiper tentativen e pengmarrjes se tre punonjesve te televizionit,duke deklaruar ne polici se kishin pasur nje takim me tre punonjesit e televizionit per te sqaruar disa problematika.
Policija e komisiariatit nr 2 ka shoqeruar ne ate kohe ENDRI PUKEN dhe tre punonjesit e dhunuar te e televizionit A1 prone e KOCO KOKEDHIMES,per te dhene shpjegime.””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Materialet e tenderit

ALBPETROL SHA PATOS në dt. 15. 10.2014 publikuar në buletinin e 27 tetor 2014 publikuar nga Agjensia e Prokurimit Publik, faqja 244-245, ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me Bashkimin e Shoqërive “Tirana Auto” shpk & “Hyundai Auto Albania” sha, numri i NUIS-it përkatësisht K82318007Q dhe K62420006T, të përfaqësuar “Tirana Auto” shpk, Tiranë, me Objekti i prokurimit: “Blerje automjetesh”, me Fondi limit (pa TVSH) nga të ardhurat e veta: 40 745 500 (dyzet milionë e shtatëqind e dyzet e pesë mijë e pesëqind) lekë.
Në këtë prokurim ALBPETROL SHA PATOS ka bërë hyrje tashmë 9 foristrada “Mitsubishi” L200 për transport pasagjerësh & mallrash, viti prodhimi 2013, 3 vetura “Hyundai” ix20 viti prodhimi 2013, 2 Foristrada “Mitsubishi” ASX për transport pasagjerësh viti prodhimi 2013 dhe një “Range Rover” 2013.
Oblekti i prokurimit të automjeteve ishte vetëm për 10 “Foristrada” me fond limit 40 745 500 pa TVSH, por krejt papritur u ndryshuan marrja në dorëzim i mjeteve të tjera, duke u ndryshuar dokumentacioni në kundërshtim me ligjin.
9 “Mitsubishi” L200 viti 2013 kushtojnë me gjithë TVSH 16 mijë euro copa x 9 = 144 mijë euro
3 Vetura “Hyundai” ix20 viti prodhimi 2013 kushtojnë me gjithë TVSH 9 mijë euro copa x 3 = 27 mijë euro.
2 Foristrada “Mitsubishi” ASX viti prodhimi 2013 kushtojnë me gjithë TVSH 13 mijë euro copa x 2= 26 mij euro.
1 “Range Rover” viti i prodhimit 2013 kushtojnë me gjithë TVSH 70 mijë euro.
Të gjitha mjetet në total kushtojnë sipas koncesionarëve 270 mijë euro apo 370 milionë lekë me tvsh, ndërsa z.PUKA i ka futur pa TVSH në vlerën 40 745 500 lekë pa tvsh, pra referuar çmimeve të fabrikave, këto mjete janë futur me 100 milionë lekë më shumë, por çka është më e rëndësishmja, nëse do të kontrollohen dokumentat e tenderit, ishin 10 mjete dhe kishin të tjera specifikime teknike, ndërsa kontrata është nënshkruar për të tjera mjete dhe me të tjera kushte nga ato që kishin parashikuar dokumentat e tenderit, dhe është bërë një devijim dokumentash dhe një falcifikim për t’i blerë shefit Puka, edhe një “Range Rover” komod, që mos të lodhet gjatë udhëtimeve të tij, me urdhër të këtij të fundit.

Vjedhje skandaloze me autobotet

ALBPETROL SHA PATOS në dt.29. 05. 2014 në buletinin e 2 qeshorit 2014 publikuar nga Agjensia e Prokurimit Publik, faqe 469, ka shpallur fitues Firmën: “Mektrin Motors” sh.p.k. Durrës, me NUIS K51408501P, e cila ka caktuar ofertën me vlerën ekonomike në total 60 900 000 lekë pa TVSH, me këtë vlerë është nënshkruar dhe kontrata lidhur mes ALBPETROL sh.a Patos dhe Mektrin Motors sh.p.k. Durrës.
Mektrin Motors sh.p.k. Durrës me ofertën në total 60 900 000 lekë pa TVSH, pasi nënshkroi Kontratën ka depozituar 3 automjete marka “Renault”, kapaciteti i kokës është 18,000 kg dhe mjeti ka 2 akse, ndërsa kapaciteti i autobotit është 34 ml litërsh me 3 akse.
Të tre autobote me çisternë për transportin e naftës bruto janë nën ruajtje të ALBPETROL sh.a Patos dhe pritet të bëhen hyrje nga Komisioni i Kolaudimit, por deri më sot të 7 anëtarët e Komisionit të Kolaudimit janë ndryshuar disa herë, sepse nuk pranojnë të bëjnë hyrje këto mjete, jo vetëm për çmimin e dyfishuar, por edhe sepse nuk janë në përputhje me kriteret e përcaktuara në kontratë, sepse botet e sjella nuk janë për transport të naftës bruto, por për transport uji.
E para, këto autobote nuk i duhen fare kompanisë Albpetrol, sepse kompania ka disa mjete transporti të tilla (autobote transporti mbi 5 autobotë 38 ml, të blerë 4 vite më parë dhe mbi 20 autobotë 5 tonësh), e dyta, ALBPETROL SHA PATOS në dt. 06. 06. 2014 publikuar në Buletinin e 16 qeshorit 2014 publikuar nga Agjensia e Prokurimit Publik, faqja 476-477, ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me firmën: “Eltian2009” shpk me NUIS K92702402C, dhe “Kastrati” sha me NUIS K21711502V të përfaqësuar nga shoqëria “Eltian2009” shpk, Fier me NUIS K92702402C, me objekt Prokurimi: Transport me autobote i naftës bruto, pra, ka prokuruar transportin e naftës, lind pyetja përse i duheshin blerja e tre autoboteve të tjerë? E treta, blerja e autoboteve me nga 203 milion secilin PA TVSH, është dyfishi i çmimit që ka realisht një autobot të tillë në koncesionar.
Në lidhje me blerjen e autoboteve Sindikata ka depozituar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Kallëzimin përkatës penal bashkangjitur kësaj shkrese.

 

Kategori
Uncategorized

Kush e vrau pronarin e Top-Channel?

Kush e vrau pronarin e Top-Channel? Pse Edi Rama po ia merr pronësinë Vjollca Hoxhës?!

76865Gazeta opozita.com kishte kohë që bënte me dije opinionin publik se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pronari i vetëm që zotëron 100% aksionet e Top-Channel.

Paraditen e sotme nëpër disa media online dhe rrejte sociale po qarkullonjë njësërë informacionesh në lidhje me një krisje të

mundshme mes bashkëshortes së të ndjerit Dritan Hoxha dhe kryeministrit Edi Rama.

Shkaku i kësaj krisjeje mendohet të jetë nisma e një biznesi të përbashkët mes disa biznesmenëve që janë pranë opozitës dhe Vjollca Hoxhës e cila është edhe njëra nga aksioneret kryesore të kompanisë Lori Kafe dhe Digitalb, biznese që në mënyrë ekskluzive kanë mbështetur ardhjen e Edi Ramës në krye të vendit.

Çfarë po ndodh?

Me sa duket, dalëngadalë, po fillon të zbardhet enigma e vrasjes së njërit nga krijuesit e medias më të fuqishme në vend, Dritan Hoxha.

Për çfarë arsye kryeministri Rama bllokon një nga bizneset që Vjollca Hoxha merr pjesë si aksionere me të drejta të plota edhe pse bashkëpronare me njerëz që nuk janë në lidhje interesash me vetë Edi Ramën?

Si ka mundësi që kryeministri Rama ka një kontroll aq të plotë në pronën e trashiguar nga bashkëshorti i saj dhe e penalizon atë të kryejë vetvendosjen në drejtimin e kompanisë mediatike Top-Media?

Këtu, sigurisht aludimet janë të shumta dhe ndoshta vrasja e krijuesit të Top-Channel në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi të çojnë tek oborri i Edi Ramës. Megjithatë, mediat e ndryshme online po flasin për një frikë të kryeministrit për pasurimin dhe forcimin e kundërshtarëve politik me po të njëjtën inerci siç ishin pasuruar një vit e ca më parë. Së dyti, rrezikohej humbja e ekulibrit mes mbështetësve kryesor të Ramës, pasi interesat e disa prej bizneseve që përkrahin shumë fort opozitën mund të përputheshin mjaft mirë me interesat e vetë Vjollca Hoxhës, dhe për rrjedhojë arma e fortë e Edi Ramës, Top-Channel, do bënte shkrap kur drejtohej ndaj krerëve të opozitës së sotme.

Por këto me shumë gjasa nuk janë veçse ca broçkulla mediatike që çojnë përfytyrimin aty ku vetë kryeministri Rama ka dëshirë të orientojë opinionin publik dhe kryesisht interesat provinciale dhe meskine të përkrahësve të tij të tanishëm. Pasi, me të drejtë, me vdekjen e Dritan Hoxhës, bashkëshortja e të ndjerit, Vjollca Hoxha do të ishte guri më i lehtë për t’u rrëzuar pas një kurthi dhe skenari vrastar dhe mbi të gjitha, pas një perandorie të ardhurash financiare.

Atëherë, skenari për ta paraqitur këtë ngjarje si frikë ndaj mëkëmbjes së njerëzve të opozitës, me kinse idenë që po fshehen pas emrit Vjollca Hoxha nuk është asgjë tjetër veçse një ide mediokre dhe që nuk arrin të fshehë arsyen e vërtetë të këtij rrëmbimi shtazarak që po i bëhet pronës së Vjollca Hoxhës si pronare legjitime.

Masandej bëhet e ditur, nga shumë media,  se Vjollca Hoxha është përpjekur të orientojë televizionin e saj ku pretendonte se ishte pronare absolute dhe kishte fuqinë ta kthente drejtimin e anijes së saj nga të dontë qejfi dhe arsyeja e ftohtë e interesave të saj ekonomike. Por, siç edhe është zbardhur nga disa media, aty ka hasur në kundërshtim të plotë të aksionerëve të tjerë të kompanisë, pasi sipas tyre interesat personale të Vjollca Hoxhës nuk lidheshin me interesat e tyre. Një tjetër ide mendohet të jetë, edhe rrëmbimi që i është bërë aksioneve të Top-Channel nga miqtë e të ndjerit Dritan Hoxha, pasi me vdekjen e tij, ata automatikisht janë shndërruar në pronarë legjitim me të drejta të plota me pronarën natyrale Vjollca Hoxha. Një arsye e tretë është edhe karshilliku që drejtorë mediokër të kompanisë mediatike Top-Media, i bëjnë asaj pasi në administratën e Edi Ramës kanë punësuar njerëzit e tyre dhe në përkrahjen e kryeministrit as nuk ua ndjen për urdhërat që jep pronarja kukull e televizionit Top-Channel.   (OPOZITA)

Kategori
Uncategorized

Korçë, Mano: Rama i premtoi qytetarëve “marrëzitë e radhës”

Korçë, Mano: Rama i premtoi qytetarëve “marrëzitë e radhës”

Korçë, Mano: Rama i premtoi qytetarëve  "marrëzitë e radhës"
Kryeministri Edi Rama tallet me qytetarët dhe fermerët korçarë, duke u premtuar “marrëzitë e radhës”. Kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano.
“Kryeministri Rama erdhi si turist për Weekendin e radhës, vizitoi Korçën dhe premtoi marrëzitë e radhës, tek një popull që rraskapitet nga dita në ditë nga kriza historike e Rilindjes”, tha Mano.
Kreu i PD-së, Korçë e ka quajtur pistën e patinazhit të promovuar nga kryeministri Rama, një objekt të pavend dhe më i shëmtuari i qytetit.
“Kur më shumë se 50 për qind e banorëve të rrethit tonë jetojnë në kufijtë e mbijetesës nga skamja dhe kur papunësia ka arritur nivel marramendës, rilindësi Rama tallet dhe ironizon korçarët me vizitën në pistën e patinazhit dhe kullën e vrojtimit, ndoshta objekti më i pavend dhe më i shëmtuar i qytetit të Korçës. Zoti Rama kur i shantazhove me buzëqeshjen e vrazhdë banorët e Maliqit për faturat e energjisë.
–Pse nuk fole për falimentimin e fermerëve të zonës që po i mbyt me taksa dhe monopolet e klientelës qeverisëse?
–Pse nuk shkove të takosh fermerët e zonës dhe tu thuaje se pse çmimet e prodhimeve të tyre janë përgjysmuar, madje janë nën koston e tyre?
–Pse nuk shkove tu thuaje se pse prodhimet e tyre nuk po shiten këtë vit?
–Pse nuk shkove tu thuaje se çfarë do të bëhet me prodhimet e tyre që po kalben dita –ditës?
–Pse nuk i sqaron fermerët dhe blegtorët për mashtrimet që u bëre për Rilindje të bujqësisë dhe të ekonomisë së rajonit??”, është shprehur kreu i PD-së, Korçë.
Më tej Mano, tha se skamja po gjunjëzon korçarët, ndërkohë që shumë prej tyre janë hequr nga ndihma ekonomike.
“Pse nuk fole zoti Rama për skamjen që po gjunjëzon të madh e të vogël, të rinj të papunë, pensionistë në pikë të hallit, gra kryefamiljarë, e burra të sëmurë që ti i ke zhdukur emrat nga lista e ndihmës sociale? Kur dimri i varfërisë, i errësirës, i acarit ka pllakosur qytetin e komunat per shkak te faturave të papërballueshme të energjisë, dhe mungesës së druve, ti zoti kryeministër së bashku me kryetarin e Bashkisë flisni për argëtim luksoz, madje ftoni turiste për pushime elitare në Korçë”, tha Mano.

 

Kategori
Uncategorized

Ministre Kodheli shkarkon kolonel Dritan Demiraj,

jpegKodheli shkarkon kolonel Dritan Demiraj, “Nder i kombit” dhe me 24 medalje.

Kolonel Dritan Demiraj, “Nder i kombit” dhe me 24 medalje

Ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, aq sa njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor. Ky është kolonel Dritan Demiraj, “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale, por i papunë që nga paraditja e së enjtes së 18 dhjetorit 2014. Ai është liruar nga detyra nga Ministria e Mbrojtjes pas 31 vitesh kontribut pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye. Përmes një interviste ai shprehet për arrogancën e Ministres Kodheli si dhe presionet e saj. “Zonja Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes, që kur ka marrë detyrën, ka qenë e keqinformuar në lidhje me mua. Pasi që në takimet e para ajo ka shfaqur arrogancë. Edhe në atë pak komunikim që kemi pasur, ka treguar joprofesionalizëm, të mos themi dhe injorancë. Nuk po hyj në detaje, por dua të them se me mënyrën sesi ajo ka komunikuar me mua, ka qenë krejtësisht  ndryshme sesi duhet të komunikojë një ministre Mbrojtjeje me një kolonel. Nuk është se ka pasur përplasje konkrete. Në disa raste kur ka ardhur në Batalion dhe disa herë tek Qendra e Stimulimit, ministrja ka shfaqur shenja pakënaqësie. Por kohët e fundit, nën urdhrin dhe porosinë e saj ka ushtruar presion që të mos bëhem pjesë e mësimdhënies dhe e konferencave jashtë shtetit. Ky përjashtim ka ndodhur edhe pse unë jam një nga ushtarakët, ndoshta dhe i pari që kam botime, libra, artikuj brenda e jashtë shtetit më shumë se askush tjetër dhe pjesëmarrjes prej 18 vitesh nëpër misione e operacione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare” shprehet Kodheli.

Flet Koloneli amerikan, Benjamin Covington,

Ish-këshilltar i Pentagonit pranë Ministrisë së Mbrojtjes për 4 vite radhazi kritikon ashpër qeverinë në lidhje me lirimin nga detyra të kolonel Dritan Demirajt, si dhe për keqmenaxhimin e Forcave të Armatosura. Sipas tij mungesa e vëmendjes së qeverisë në këtë drejtim, ka ulur moralin e FA. Përmes një editoriali në një nga të përditshmet shqiptare, nën titullin: “A po e humb Shqipëria luftëtarin e saj më të vyer”, Koloneli Covington ka marrë shkas nga lirimi nga detyra i Kolonel Dritan Demirajt, të cilin e konsideron si komandantin dhe stërvitësin, edukuesin, trajnuesin më të mirë të Forcave të Armatosura. Demiraj ka marrë urdhrin e lirimit një ditë më parë.

“Ky ushtar i ushtarëve, ky kolonel që shumë shpejt mund të nxirret në pension, është një prej luftëtarëve më të zellshëm për përmirësimin e shkaqeve të mësipërme të regresit që vërehen në Forcat e Armatosura Shqiptare dhe për këtë arsye ai po luftohet me mish e me shpirt nga të prapambeturit e sistemit të lidhjeve të vjetra, të cilat janë të gjithë kundër meritokracisë”, shkruan ndër të tjera Koloneli amerikan.

Kolonel Dritan Demiraj ka reaguar dje në lidhje me lirimin e papritur të tij nga detyra nga ana e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ai e ka cilësuar lirimin e tij nga detyra si të motivuar politikisht, ndërsa thekson se duke qenë se Shqipëria është vend anëtar i NATO, do të jetë pikërisht kjo e fundit që do të bëjë drejtësi.

Kolonel, cili ishte motivi i lirimit nga ushtria?

Të enjten, rreth orës dhjetë, kam telefonuar pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe i kam pyetur rreth çështjes sime. Më kanë thënë që jam liruar përfundimisht nga ushtria, me motivacionin se “jeni larguar jashtë shtetit pa leje”.

A jeni larguar pa leje jashtë shtetit?

Jo, jo absolutisht asnjëherë. Në asnjë rast në jetën time nuk kam thyer ligjin apo rregulloret, janë baza kryesore që normalizojnë jetën ushtarake, që e bëjnë atë të funksionojë.

A keni prova se keni marrë leje?

Sigurisht që kam prova, janë të padiskutueshme. Të tria herët që kam qenë jashtë shtetit, kam marrë leje te zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila dhe te Komandanti i Doktrinës.

Është leje gojore, apo me shkrim?

Me shkrim, patjetër që me shkrim.

Nëse keni marrë leje me shkrim dhe sic deklaroni, gjithnjë keni zbatuar ligjin dhe rregulloret , atëhere si mund ta shpjegoni lirimin tuaj nga ushtria?

Zonja Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes, që kur ka marrë detyrën, ka qenë e keqinformuar në lidhje me mua. Pasi që në takimet e para ajo ka shfaqur arrogancë. Edhe në atë pak komunikim që kemi pasur, ka treguar joprofesionalizëm, të mos themi dhe injorancë. Nuk po hyj në detaje, por dua të them se me mënyrën sesi ajo ka komunikuar me mua, ka qenë krejtësisht  ndryshme sesi duhet të komunikojë një ministre Mbrojtjeje me një kolonel.

Kur kanë ndodhur këto përplasje?

Nuk është se ka pasur përplasje konkrete. Në disa raste kur ka ardhur në Batalion dhe disa herë tek Qendra e Stimulimit, ministrja ka shfaqur shenja pakënaqësie. Por kohët e fundit, nën urdhrin dhe porosinë e saj ka ushtruar presion që të mos bëhem pjesë e mësimdhënies dhe e konferencave jashtë shtetit. Ky përjashtim ka ndodhur edhe pse unë jam një nga ushtarakët, ndoshta dhe i pari që kam botime, libra, artikuj brenda e jashtë shtetit më shumë se askush tjetër dhe pjesëmarrjes prej 18 vitesh nëpër misione e operacione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

A jeni paralajmëruar më parë për lirimin nga detyra? A keni marrë marrë ndonjë vërejtje me shkrim apo ndonjë dokument tjetër zyrtar. Si janë procedurat për të tilla raste?

Ky është paradoksi, pasi zonja Kodheli prej shumë kohësh shkel ligjin. Një ushtarak para se të dërgohet në lirim, paralajmërohet, jepet masa e qortimit, vërejtjet, paralajmërimi, paralajmërim për shkarkim, e kështu me radhë. Në asnjë rast në jetën time nuk kam ndonjë paralajmërim për ndonjë cështje, përvec vlerësimeve ekselence. Kjo nuk është hera e parë. Unë do të vërtetoj se ministrja Kodheli ka shkelur ligjin, ashtu si në rastin e 160 oficerëve e nënoficerëve që qëndrojnë në dispozicion.

A do ta pranoni lirimin?

Do të kthehem në detyrë, kam 31 vjet që i kam shërbyer këtij vendi e do të vazhdoj ti shërbej. Do të ndjek rrugën ligjore për rikthimin në detyrë.

 

Kategori
Uncategorized

Instalimi i mafies Kokedhima ne Shqiperi

Albpetrol apo……

E verteta e instalimit te krimit,kondrabandes dhe korrupsionit qeveritar.

Lidhjet e reja te mafies dhe krimit te organizuar me  Bosin, Koco Kokedhima  dhe  familjen kryeministrore Rama.

Denancimi i  punonjesit te  Albpetrolit.

Miliona euro vjedhje dhe abuzim me naften shqiptare nga mafia qeveritare.

“Ju lutem mbaheni hapur dhe prisni tre minuta ne kete publikim dhe para jush do shfaqet kjo video e krimit,korrupsionit dhe kondrabandes shteterore”.

Kategori
Uncategorized

FITORE E DYFISHTE E OPOZITES

529655_107695099426280_1634518127_nVili Minarolli

Është bërë e ditur se një delegacionI Parlamentit Europian do të vizitojë Shqipërinë duke patur si mission vendosjen e dialogut midis pozitës dhe opozitës të ndërprerë gati gjashtë muaj më parë.Ndërprerja e dialogut erdhi si pasojë e bojkotit të parlamentit nga opozita për shkaqe tashmë të njohura.
Ka patur një precedent të drërhyrjes të PE disa vite më parë, për të zgjidhur të njëjtin ngërc të politikës tonë,por që nuk ka asnjë ngjajshmëri me bojkotin e tanishëm të opozitës. Atë kohë ish opozita përdori si si arsye hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të vitit 2009 me pretendimin se vota e socialistëve ishte e deformuar. Atë kohë për të gjithë ishte e qartë se kjo sajesë e lidershipit të PS ishte thjesht një alibi për të mos dhënë dorëheqje për shkak të humbjes të zgjedhjeve.

Rezultati I votive të socialistëve në 2009 u provua se ishte I saktë me rezulttin e votive që u morën në 2013. Pa asnjë rrugëdalje për të mbyllur “grevën e urisë” socialistët shqiptarë kërkuan ndihmën e socialistëve europianë, si zgjidhje për të dalë nga ngërci ku ishin future. Dhe problemi u zgjidh me darkën e famshmë të “krokodilit”, që e ktheu opozitën e atherëshme në parlament.
Tashmë opozita ka bojkotuar parlamentin dhe ka vënë disa kushte për kthimin e saj. Karshi heshtjes ose mohimit të arsyeve të vërteta të këtij veprimi,opozita ka bindur opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar se arsyet e saj janë të qënësishme për jetën normale të një parlamenti dhe misioni I tanishëm I PE nuk ka qëllim të vizitës së tij në Tiranë përtë ngrënë një darkë, por pikërisht me kërkesa taksative për mazhorancën, që janë pikërisht ato që ka parashtruar tashmë e gjashtë muaj opozita.

Janë një sërë kërkesash që garantojnë jetën normale të një parlamenti dhe të një shoqërie demokratike si e drejta e fjalës, e drejta e ngritjes të komisioneve hetimore, zbatimi I vendimeve të Gjykatës Kushtetuese apo gjykatave të tjera, liria e mediave , etj.Por ajo që krijon një precedent të padëgjuar më parë në ndonjë parlament të botës, është kërkesa e opozitës për DEKRIMINALIZIMIN e parlamentittë Shqipërisë,që është pjesë e pakëtës të kërkesave të PE. Opozita ia doli me sukses të argumentojë me fakte dhe dokumenta të vërtetat e kërkesave të saj, duke arritur një fitore morale dhe politike në opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar. Por kjo fitore e opozitës është një humbje e dyfishtë e mazhorancës dhe tregoi se e vërteta dhe logjika triumfoi mbi arrogancën, megallomaninë dhe mashtrimin. Asaj tashmë I duhet të ndahet nga krimi që ka shtrirë kthetrat në parlament dhe në insitucionet shtetërore dhe është punë e saj nëse do ia arrijë apo jo.

Opozita atshmë ndodhet para sfidave shumë më të rëndësishme. Ajo tashmë e cliruar nga alibia e socialistëve se “fajin e ka opozita” dhe nga shantazhet për konsum thjesht public me të ashtuquajtura dosje korrupsioni, duhet t’I kthehet funksionit të saj kryesor, të denoncimit të gënjeshtrave dhe mashtrimeve të qeverisë me gjoja ‘parajsën” e mirëqënies dhe zhdukjen e papunësisë dhe varfërisë dhe të shëmbujve të abuzimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të qeverisë.Dhe këtë jo vetëm në parlament por edhe drejtëpërdrejtë më njerëzit e mashtruar.
Fitorja morale dhe politike e opozitës e kthen besimin e elektoratit shqiptar ndaj saj dhe ijep të drejtën për të përdorur të gjitha mjetet demokratike për të penguar cdo përpjekje të qeverisë për të shkelur të drejtat e qytetarëve, për të penguar vendosjen e një pushteti të oligarkëve dhe të krimit të organizuar dhe për rikthimin e vlerave të demokracisë në vend.

Kategori
Uncategorized

New returning, the dictatorship in Albania

Rama’s Socialist government honors dictator Hoxha.

https://www.youtube.com/watch?v=Ovs9BHm7LQc

Kategori
Uncategorized

Threat to life investigative journalist Genci Angjellari.

KERCENOHET ME JETE DHE ARRATISET GAZETARI INVESTIGATIV GENCI ANGJELLARI

Nje investigim i realizuar nga gazetari investigativ G Angjellari.

https://www.youtube.com/watch?v=YMLgJLFCYTo

Kategori
Uncategorized

Shkarkohet zv/ministrja shqiptare, s’kishte paguar energjinë.

nyt-per-dianen-200x180

SHBA – Shkarkimi i zëvendës/ministres së Mjedisit Diana Bejko ka tërhequr vëmendjen e gazetës prestigjoze “New York Times”.

“Zëvendës ministrja shqiptare, Diana Bejko, është shkarkuar nga detyra pasi nuk ka paguar faturat e energjisë elektrike. Një vendim i tillë erdhi teksa qeveria shqiptare po përpiqet të bindë popullin të paguajë borxhet e vjetra të energjisë elektrike”- shkruan “New York Times”.

Nga ana e tij, zv/ministrja Bejko pretendon se ka shlyer detyrimin dhe nuk është debitore ndaj OSHEE-së, duke theksuar se për verifikim mund të vendosë në dispozicion librezën.

Kush eshte Diana Bejko.
Hajdutja e lekëve të Liqenit të Shkodres, Zv/ministre e Mjedisit
Diana Bejko eshte emeruar nga Rama Zv/ministre e Mjedisit, per të vetmen merite të saj se njihet si “Sudja” e liqenit të Shkodres.

Diana Bejko njihet ne të gjithe Shkodren per korrupsion me fondacionin e saj per Liqenin e Shkodres.
Ne emer te Fondacionit per mirrmbajtjen e Liqenit të Shkodres, ajo ka vjedhur miliona leke.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria në diktaturë

dokumenti i beKëshilli i Ministrave të BE ashpërson për herë të parë tonet ndaj Shqipërisë. Dje, ministrat e BE kanë miratuar konkluzionet për Shqipërinë, duke renditur kritika të forta për një sërë çështjesh që nuk janë përmendur asnjëherë në raportet e para.
Si asnjëherë më parë, Shqipëria paraqitet si një vend diktatorial ku të drejtat e njeriut nuk mbrohen dhe liria e shprehjes nuk është e garantuar. BE shprehet e alarmuar për cënimin e lirisë së shprehjes dhe të të drejtave të njeriut gjithashtu, si dy nga elementët thelbësor të demokracisë.
Në këto kushte, BE kërkon nga qeveria garanci urgjente për lirinë e të shprehurit, lirinë e medias si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Qeverisë i kërkohet në mënyrë “urgjente” që të adresojë problematikën e lirisë së të shprehurit dhe të garantojë pavarësinë e medias.
Nga ana tjetër, pas disa vitesh vlerësimesh pozitive për ekonominë shqiptare, e cilësuar si ndër të vetmet në Europë që pësoi rritje, kësaj here Këshilli i Ministrave të BE ndryshon tonet, duke shprehur shqetësime serioze mbi ecurinë ekonomike të vendit tonë. Nivel i lartë papunësie. Nivel i lartë i informalitetit në ekonomi. Mungesë e mbështetjes ndaj bizneseve dhe investitorëve. Sistem fiskal i rrezikuar. “Shqipëria duhet të vijojë reformat ekonomike me qëllim rritjen e konkurrencës, përmirësimin e mjedisit ndaj biznesit si dhe investitorëve të tuaj, të konsolidohet sistemi fiskal, të adresohet niveli i lartë i papunësisë si dhe niveli i lartë i informalitetit në ekonomi”, thuhet në konkluzionet e BE.
Të gjitha këto terma të errëta përshkruajnë shqetësimin e BE mbi ekonominë shqiptare.
Dialogu me opozitën cilësohet si komponent kyç në progresin e reformave të integrimit dhe hapjes së negociatave gjithashtu.
“Hapja e negociatave për Shqipërinë do të konsiderohet vetëm kur Komisioni Europian të  konsiderojë se vendi ka përmbushur kriteret e përcaktuara”. Kjo është kryefjala e konkluzioneve të Këshillit i Ministrave të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Për Këshillin e Ministrave, Shqipëria nuk mund të bëjë progres në kriteret që duhet të përmbushë pa një dialog konstruktiv dhe të qëndrueshêm midis opozitës dhe mazhorancës. Ky dialog konsiderohet si vital për progresin e vendit drejt anëtarësimit në BE. Në konkluzionet e ministrave për Çështjet Europiane dhe Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së për Shqipërinë vihet theksi te kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria.
“Pas akordimit të statusit të vendit kandidat, shumë sfida mbeten për t’u zgjidhur nga Shqipëria”, thuhet në konkluzionet e ministrave, duke ju referuar 5 kushteve e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Për reformën administrative, Këshilli kërkon që qeveria shqiptare të rrisë profesionalizmin dhe depolitizimin në administratën publike.
Sipas Këshillit të Ministrave të BE-së, duhet rritur pavarësia, përgjegjshmëria dhe efikasiteti i sistemit të drejtësisë. “Reforma e drejtësisë duhet bërë në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias”, thuhet në konkluzione. Së treti, Këshilli i Ministrave kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të  organizuar.  Duhen rritur hetimet proaktive dhe rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në konkluzione.

Të mbrohen urgjentisht liria e shprehjes dhe të drejtat e njeriut

Këshilli i bën thirrje Shqipërisë që në mënyrë urgjente të adresojë problemet në lidhje me lirinë e shprehjes dhe medias. Të garantohet një reformë gjithpërfshirëse në sistemin e drejtësisë, konsulta me Komisionin e Venecias

1.Këshilli mirëpret progresin që çoi Shqipërinë në marrjen e statusit kandidat.

2. Megjithatë, Këshilli vëren se sfida të rëndësishme shtrihen përpara. Gjithashtu, Këshilli thekson në të njëjtën linjë me konkluzionet e miratuara në 5 dhjetor 2011 se, hapja e negociatave do të merret në konsideratë nga Komisioni Europian në përputhje me praktikën e implementuar, sapo Komisioni të vlerësojë se Shqipëria ka përmbushur shkallën e nevojshme të kritereve të anëtarësimit. Në vijim të opinionit të Komisionit në vitin 2010, duke kujtuar kushtet e vendosura në konkluzionet e dhjetorit 2012 dhe qershorit 2014, Këshilli rithekson se Shqipërisë i nevojitet që të përmbushë të gjitha prioritetet kyçe për procesin e hapjes së negociatave.

3. Këshilli fton Shqipërinë që të intensifikojë hapat dhe të veprojë në mënyrë të vendosur për të adresuar prioritetet kyçe. Këshilli nënvizon në mënyrë të veçantë, domosdoshmërinë e Shqipërisë për të: vijuar reformën në administratën publike, duke patur si synim rritjen e profesionalitetit dhe depolizitimin e saj; të zhvillojë një reformë gjithpërfshirëse në sistemin e gjyqësorit dhe të përforcojë pavarësinë e tij, një reformë efiçente dhe të përgjegjshme në konsultim të afërt me Komisionin e Venecias, të intensifikojë hapat në luftën kundër korrupsionit dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë në luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë kultivimin dhe trafikun e drogës me qëllim krijimin e një rekordi hetimesh aktive, ndjekje penale dhe dënime për të dyja këto çështje. Të ndërmarrë masa efektive legjislative për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe antidiskriminimin gjithashtu, përfshirë këtu të drejtat dhe trajtimin e barabartë të të gjitha minoriteteve, duke iu ofruar atyre të drejtat që u takojnë ashtu si edhe të implementojë të drejtat e pronës.

4.Këshilli i bën thirrje Shqipërisë, që në mënyrë urgjente të adresojë problemet në lidhje me lirinë e shprehjes dhe medias, veçanërisht në forcimin e pavarësisë së Autoritetit Rregullator të Medias si dhe shërbimin publik të transmetimit. Këshilli bën thirrje gjithashtu autoriteteve, që të garatojnë zbatimin e ligjeve, reformave të ndërmarra.

5.Shqipëria duhet të vijojë reformat ekonomike me qëllim rritjen e konkurrencës, përmirësimin e mjedisit ndaj biznesit si dhe investitorëve të tuaj, të konsolidohet sistemi fiskal, të adresohet niveli i lartë i papunësisë si dhe niveli i lartë i informalitetit në ekonomi.

6. Këshilli nënvizon se një dialog konstruktiv dhe i qendrueshëm midis qeverisë dhe opozitës mbi reformat që lidhen me BE do të jetë vital për progresin drejt hapjes së negociatave. Është përgjegjësi e përbashkët e të dyjave, qeverisë dhe opozitës që të sigurojnë se debati bëhet kryesisht në Parlament dhe të kontribuojnë në krijimin e kushteve për funksionimin e tij.
Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të ecë përpara në krijimin e një Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, duke bashkuar të gjitha grupet e interesit, të cilët do të ndihmojnë për procesin e reformave.
Këshilli rifton edhe njëherë Komisionin Europian të intensifikojë mbështetjen, monitorimin  dhe asistencën ndaj Shqipërisë në procesin e reformave, në kontekstin e dialogut të nivelit të lartë mbi prioritetet kyçe përmes një bashkëveprimi me shtetet anëtare.

7. Këshilli mirëpret rolin konstruktiv dhe bashkëpunues të Shqipërisë në rajon si dhe marrëdhëniet e mira me vendet fqinjë, çka mbetet esenciale dhe ecën në të njëjtën linjë me politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE.

Pa dialog me opozitën, nuk ka hapje negociatash

Dialogu konstruktiv dhe i qendrueshëm i qeverisë me opozitën do të jetë esencial në progresin e reformave drejt hapjes së negociatave. Në mënyrë të prerë, Këshilli i Ministrave të BE i ka bërë thirrje qeverisë që të garantojë dialog konstruktiv me opozitën dhe të garantojë kushtet për funksionimin normal të Parlamentit.
“Këshilli nënvizon se, një dialog konstruktiv dhe i qendrueshëm midis qeverisë dhe opozitës mbi reformat që lidhen me BE do të jetë vital për progresin drejt hapjes së negociatave. Është përgjegjësi e përbashkët e të dyjave, qeverisë dhe opozitës që të sigurojnë se debati bëhet kryesisht në Parlament dhe të kontribuojnë në krijimin e kushteve për funksionimin e tij.
Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të ecë përpara në krijimin e një Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, duke bashkuar të gjitha grupet e interesit, të cilët do të ndihmojnë për procesin e reformave.
Këshilli rifton edhe njëherë Komisionin Europian të intensifikojë mbështetjen, monitorimin dhe asistencën ndaj Shqipërisë në procesin e reformave, në kontekstin e dialogut të nivelit të lartë mbi prioritetet kyçe përmes një bashkëveprimi me shtetet anëtare”, thuhet në konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE.

Kategori
Uncategorized

Kercenohet me jete gazetari Genci Angjellari

https://www.youtube.com/watch?v=EmyqmsWsaJY

ARRATISET GAZETARI INVESTIGATIV.

Kercenohet me vdekje dhe arratiset nga Shqiperia,gazetari investigativ i TV AGON CHENEL,Genci Angjellari.

Dora e zeze e Koco Kokedhimes kercenoi me vdekje dhe detyroj gazetarin investigativ Genci Angjellarin, te arratiset nga shqiperia se bashku me gruan dhe nje femije 3 muajshe.
Kjo mbas zbulimit te kondrabandes dhe korrupsionit ne ALB PETROLsi prone privare Rama Kokedhima.

POLICIJA SHQIPTARE NUK MERR NE MBROJTJE GAZETARIN.

Policija Shqiptare jo vetem nuk merr ne mbrojtje gazetarin por e kercenon me vdekje.

Gazetari Investigativ Genci Angjellari mbas kercenimeve dhe goditjeve i drejtohet policise se shtetit,por aty gjen jo mbrojtje por super sulm mafioz qeveritar.

Nipi i Gramoz Rucit (Arjan Koxhaj) kryeinspektor ne rajonin e policise nr 6 godet dhe kercenon gazetarin.

ADELINA MUHAMETAJ DHE POLICIJA SHQIPTARE.

Drejtuesja e larte e LSI-se Adelina Muhametaj kercenon dhe godet me ane te uniformave blu gazetarin Genci Angjellarin se bashku me kameramanin.

KOCO KOKEDHIMA DHE NIPI I LINDA RAMES (BASHA) BEJNE LIGJIN NE ALBPETROL.

Kush eshte nipi i Linda Rames ? Drejtori i Koncensionin ne Albpetrol.

I kapur me shkelje shume te renda nga kontrolli i shtetit por askush nuk guxon te merret me te.
Regjistrim me figure i gazetarit Genci Angjellari.

jane disa nga investigimet qe gazetari Genci Angjellari eshte kercenuar me vdekje nga qeveritaret dhe kondrabandistet shqiptare.

Kategori
Uncategorized

Gjyqi fals qe denoj me vdekje dy te rinj ne Baldushk te Tiranes.

DILAVER BENGASI TE PAKTEN DUHET TE KERKOJE FALJE PUBLIKE.

Provat dhe gjyqi fals qe denoj me vdekje dy te rinj ne Baldushk te Tiranes.

Nga Niko Faber Doktor i Shkencave Veterinare. .

—Kryehetuesi i Tiranes Dilaver Bengasi, i cili te pakten tani, duhej te pranonte gafat e hetimit te kryer prej tij, madje duke kerkuar minimalisht falje publike.

—Duke pare me kujdes deklarimet e hetuesit, kur flet per hetime paraprake dhe “profesionale”, kur brenda nje ore, filloi arrestimet e para ne menyre demonstrative mbi bazen e nje akuze, te mbeshtetur ne biografine shume te keqe te te arrestuarve, te vendosur ne pika kyce midis te cilave edhe nje mjelese, (sec pozicion kyc ishte ky ?!), kuptohet se deshmite ishin marre nen presion.

—Pse u ndalua vetem nje mjelese kur per 98 lopet e helmuara, duhej t u sherbenin edhe gjashte-shtate mjelese te tjera?

—Ajo qe e ben jo profesional hetimin e zotit Bengasi eshte, sic deklaron ai, deklarata “profesionale” e doktorit te famshem Arqile Boti, i cili “pa lopet me vemendj dhe saktesim te plote se ngordhja e tyre vinte nga zhiva, qe u kishte kaluar lopeve nepermjet te ushqimit.

—Personi ne fjale ka qene nje mjek human i nderuar, por deklarimet e tij, kursesi nuk duheshin marre per baze, sepse eshte mjekesia veterinare shkenca qe merret me semundjet e kafsheve dhe ajo dallon shume nga mjekesia humane. Aq me teper, kur Sherbimi Veterinar i asaj kohe, kishte toksikologe shume te pergatitur si Nexhmedin Misiri dhe Qemal Poci, si dhe nje laborator toksikologjik te kohes, prane Institutit te Kerkimeve Veterinare.

—Per konkluzionet e toksikologut Qemal Poci, i cili e ndoqi qe ne fillim ngjarjen dhe qe se paku, shmangu shkencerisht helmimin nga zhiva, qe u be dhe strumbullari i fakteve te akuzes, nuk thuhet asnje fjale ne dosjen hetimore. Por edhe ne ekspertizen e ketij te fundit, nuk ka nje perfundim te plote rreth shkakut te demtimit masiv te lopeve ne Baldushk.

—Sipas deklaruesit, nje sasi e konsiderueshme gruri kishte kaluar per ushqimin e lopeve, ne prag te problemeve shendetsore te lindura ne tufen e lopeve. Te perdornje grure si ushqim per lopet ne ate kohe, ishte luks (ndoshta nga frika e ndonje kontrolli apo per te mbuluar ndonje suficit te padeklaruar). Askush nuk mund te dyshonte tek gruri, dhe me sa duket, u kalua te stalla e lopeve me prodhuese, sic ishin lopet e races holandeze, ku mund te konvertohej ne me shume qumesht. Por ndryshimi i menjehershem i racionit ushqimor, duke shtuar ne menyre te befasishme koncentrte ne sasi te medha, midis te cilave dhe grure, behet shkak per nje semundje te rende dhe vdekjeprurese ne gjedhe, qe anglezet e quajne “Grain Overload” (tejmbushje me drithe).

MBI TE VERTETEN E DEMTIMIT TE LOPEVE NE BALDUSHK TE TIRANES.

Kohet e fundit ne disa organe te shtypit, medien vizive dhe internet, eshte rihapur ceshtja e helmimit masiv te lopeve te races holandeze, te ndodhur ne nendorin e larget te vitit 1975, ne Baldushk te rrethit te Tiranes, ngjarje e cila beri buje te madhe, mori ngjyra te theksuara politike dhe u pagua edhe me jete njerezish te pafajshem. Kjo ngjarje e rende, qe e kujtojme si “ngjarja e Baldushkut”, ka ngelur e pashlyer jo vetem ne memorien e banoreve te fshatit ne fjale, por per me teper, shume shqiptare midis te cileve dhe autori i ketyre radheve, mesuan emrin e fshatit Baldushk pikerisht nga shkaku i helmimit masiv te lopeve, sic u quajt atehere. Por cila eshte e verteta, a u zbulua ajo plotesisht dhe a duhet sqaruar perfundimisht shkaku i demtimit te 98 lopeve te races holandeze ne Baldushk ?
Edhe pse kane kaluar shume vite, dosjes hetimore dhe gjyqesore te kesaj ngjarjeje, qe sipas hetuesit te ceshtjes eshte e kompletuar, i duhet rikthyer per te nxjerre shkakun e vertete te demtimit te lopeve, me qellim qe te qetesohen shpirtrat e atyre njerezve qe u egzekutuan, por edhe te atyre qe kaluan pasoja te renda nga kjo ngjarje. Te paret, qe jane prononcuar per kete ngjarje, ishin pikerisht ata njerez, banore te fshatit Baldushk, qe i mbijetuan ndeshkimit te rende, per te folur edhe ne emer te atyre qe nuk jetojne me dhe qe mohojne kategorikisht nje helmim te qellimshem te lopeve, jane ata me te interesuarit qe kjo ngjarje edhe pse ka kaluar kaq kohe, te zbardhet plotesisht. Per kete ngjarje eshte prononcuar mepas edhe turresi i akuzes, kryehetuesi i Tiranes Dilaver Bengasi, i cili te pakten tani, duhej te pranonte gafat e hetimit te kryer prej tij, madje duke kerkuar minimalisht falje publike. Dhe ja sepse; Duke pare me kujdes deklarimet e hetuesit, kur flet per hetime paraprake dhe “profesionale”, kur brenda nje ore, filloi arrestimet e para ne menyre demonstrative mbi bazen e nje akuze, te mbeshtetur ne biografine shume te keqe te te arrestuarve, te vendosur ne pika kyce midis te cilave edhe nje mjelese, (sec pozicion kyc ishte ky ?!), kuptohet se deshmite ishin marre nen presion. Pse u ndalua vetem nje mjelese kur per 98 lopet e helmuara, duhej t u sherbenin edhe gjashte-shtate mjelese te tjera? Por ajo qe e ben jo profesional hetimin e zotit Bengasi eshte, sic deklaron ai, deklarata “profesionale” e doktorit te famshem Arqile Boti, i cili “pa lopet me vemendj dhe saktesim te plote se ngordhja e tyre vinte nga zhiva, qe u kishte kaluar lopeve nepermjet te ushqimit. . . “. C’hynte ketu Arqile Boti ? Personi ne fjale ka qene nje mjek human i nderuar, por deklarimet e tij, kursesi nuk duheshin marre per baze, sepse eshte mjekesia veterinare shkenca qe merret me semundjet e kafsheve dhe ajo dallon shume nga mjekesia humane. Aq me teper, kur Sherbimi Veterinar i asaj kohe, kishte toksikologe shume te pergatitur si Nexhmedin Misiri dhe Qemal Poci, si dhe nje laborator toksikologjik te kohes, prane Institutit te Kerkimeve Veterinare. Per konkluzionet e toksikologut Qemal Poci, i cili e ndoqi qe ne fillim ngjarjen dhe qe se paku, shmangu shkencerisht helmimin nga zhiva, qe u be dhe strumbullari i fakteve te akuzes, nuk thuhet asnje fjale ne dosjen hetimore. Por edhe ne ekspertizen e ketij te fundit, nuk ka nje perfundim te plote rreth shkakut te demtimit masiv te lopeve ne Baldushk. Por nje deklarim ne television i njerit prej te interesuarve per “ngjarjen e Baldushkut”, i cili permendi nje fakt, qe mbase ne ate kohe nuk esht marre parasysh ose eshte anashkaluar, hedh drite dhe mund te na coje drejt zbulimit te shkakut dhe zbardhjes se enigmes se demtimit masiv te lopeve te Baldushkut. Sipas deklaruesit, nje sasi e konsiderueshme gruri kishte kaluar per ushqimin e lopeve, ne prag te problemeve shendetsore te lindura ne tufen e lopeve. Te perdornje grure si ushqim per lopet ne ate kohe, ishte luks (ndoshta nga frika e ndonje kontrolli apo per te mbuluar ndonje suficit te padeklaruar). Askush nuk mund te dyshonte tek gruri, dhe me sa duket, u kalua te stalla e lopeve me prodhuese, sic ishin lopet e races holandeze, ku mund te konvertohej ne me shume qumesht. Por ndryshimi i menjehershem i racionit ushqimor, duke shtuar ne menyre te befasishme koncentrte ne sasi te medha, midis te cilave dhe grure, behet shkak per nje semundje te rende dhe vdekjeprurese ne gjedhe, qe anglezet e quajne “Grain Overload” (tejmbushje me drithe). Dhe qe eshte pershkruar ne literature veterinare nga autori i ketij shkrimi si Acidoza Laktike. Sherbimi Veterinar i rrethit te Korces, ka diagnostikuar mjaft raste te cfaqjes se kesaj semundjeje, nder te cilat permendim rastin e demtimeve masive te deleve te races ne sektorin e Shtylles per shkak te perdorimit ne doza te medha dhe pa kriter te nje sasie te madhe ermiku, si dhe demtimet e shtuara ne tufat e dhenve, qe kane ndodhur menjehere sa futen ne parcelat e porsa korrura te grurit, ku sasia e kallinjve te mbetur, ka qene relativisht e madhe. Ne rastet e acidozes laktike shenjat ne lopet prekura (cfaqja e tyre, duke filluar 6-8 ore pas marrjes se ushqimit, dehidratimi, mosqendrimi dot me kembe dhe perplasja me objektet per rreth si dhe ngordhjet e para pas 24 – 72 oresh), te ngjashme me nje helmim, mund te kene qene ato qe kane ngaterruar edhe zotin Arqile Boti. Semundja ne fjale, kerkonte nderhyrje te menjehereshme dhe mjekim specifik, i cili nuk u be. Si rrjedhoje, mospercaktimi me kohe i shkakut te semundjes dhe me pas mjekimi i gabuar, kane ndikuar ne rritjen e shkalles se demtimeve. Ka qene nje e mete e Sherbimit Veterinar te asaj kohe, qe semundjeve qe nuk u percaktohej shkaku, t u vihej diagnoza e helmimit, gje qe mund te kete futur ne rruge te gabuar dhe hetimin. Duke shkruar keto radhe dhe duke vleresuar ngjarjen me syrin e nje profesionisti, jam munduar te hedh sadopak drite ne zbardhjen e kesaj ngjarjeje te dhimbeshme. Prononcimi i kolegeve te tjere dhe i njeresve qe dijne dicka ose kane perjetuar ngjarjen, do t i sherbente zbardhejs se plote te saj. Shenim: Autori i ketij shkrimi eshte Doktor i Shkencave Veterinare. .

foto e Urim Gjata

 

Kategori
Uncategorized

Agjenti Grek i viteve 70 Stathi Cehaef, dhe orgjitë homoseksuale në Durrës.

Agjenti i arrestuar ishte Stathi Cehaef,(foto) për të cilin një nga dëshmitaret ka deklaruar se ai i kishte mësuar seksin oral, madje ia kishte ejakuluar spermën në gojë.

Shumë prindër u shqetësuan sepse mësuesi i muzikës mund të kishte pasur problem me fëmijët e tyre dhe i janë drejtuar dyerve të policisë, për të marre në mbrojtje fëmijët e tyre, të cilët “mësuesi ua kishte marrë në qafë…”.

Në vitin 1971 një arrestim i bujshëm, megjithëse i pazhurmë, siç ndodhte në periudhën e diktaturës komuniste, shkaktoi tronditje në Durrës. Shume fjalë që qarkullonin në heshtje. Ishte arrestuar mësuesi i shkollës së mesme të muzikës “Mujo Ulqinaku” dhe për të pas disa muajsh hetuesie, u përfolën shumë gjëra…që në atë periudhë lanë shume shije të hidhur në qytet.

Megjithëse arrestimi i tij u bë në mënyrë sekrete nga organet e Sigurimit të Shtetit të Tiranës dhe ata që pyeteshin rreth tij – orositeshin me përgjegjësi që për ato probleme që janë biseduar të ruheshin në sekret të plotë, përsëri në qytet u përfol se ishte arrestuar një agjent i rrezikshëm, i cili përveç veprimtarisë së spiunazhit kundër vendit tonë, kishte punuar në mënyrë perspektive për të kompromentuar dhe rekrutuar më pas të rinjtë, të cilët ai i afronte përmes formave të ndryshme komprometuese kryesisht me vepra te turpshme, me qëllim që kur të vinte momenti të rekrutoheshin për llogari të shërbimeve sekrete Sovjetike. Për këto veprime në hetuesi në Tiranë, sipas statistikave të dosjes hetimore, janë shoqëruar rreth 40 të rinj të moshave 15 deri në 20-vjeçare nga qyteti i Durrësit, shumica ish-nxënës të tij.

Agjenti i arrestuar ishte Stathi Cehaef,(foto) për të cilin një nga dëshmitaret ka deklaruar se ai i kishte mësuar seksin oral, madje ia kishte ejakuluar spermën në gojë. Shumë prindër u shqetësuan sepse mësuesi i muzikës mund të kishte pasur problem me fëmijët e tyre dhe i janë drejtuar dyerve të policisë, për të marre në mbrojtje fëmijët e tyre, të cilët “mësuesi ua kishte marrë në qafë…”. Sipas një oficeri të shërbimit sekret të kundërzbulimit që përpunonte të huajt në Durrës, të dhënat e dosjeve të tij, në të cilat hetuesia kishte depozituar deri emra fëmijë të kuadrove kryesore që ishin afruar nga profesori i tyre për “përpunim”, janë ende në dosjet e arkivuara të ish-Sigurimit. Së bashku me fotografitë e bëra nga Stathi të rinjve në seanca seksi pederastie, të cilat i ishin marrë atij nga zbulimi shqiptar përpara se t’i niste për në destinacion. Kush pati fatin e keq të njihej me të, ende sot vuan nga pasojat e renda që u shkaktoi…

Mbërritja në Shqipëri
Lindur në Kallamata të Greqisë në vitin 1922, nga prindërit Kostandin dhe Andronika në një vend të njohur për fiqtë kokërrvegjël dhe ullinjtë. Ka punuar fillimisht në një studio personale fotografie që i përkiste të atit të tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas dëshmisë së dhënë nga ai vetë pas arrestimit, ai është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjermane të Abëerit, gjatë kohës kur ai po ndiqte kurse të mësimit të gjuhës gjermane të organizuara nga ky shërbim i zbulimit ushtarak të Gjermanisë naziste. Dhe më pas, format e grumbullimit të informacionit prej tij kanë qenë pikërisht kurset me të rinjtë. Pas lufte, Stathi është marrë në bashkëpunim nga shërbimet e tjera, të cilat e “gjuajtën” atë nga arkivat që u mbetën në duar. Ai u rekrutua si agjent i shërbimeve partnere anglo-greke dhe, duke qenë mjaft i talentuar në gjuhët e huaja, një karakteristikë mjaft e lakmuar për një zbulues potencial, synohet të hidhet në bastionet lindore. Për këtë në vitin 1949 përgatitet për ta dërguar në Shqipëri si agjent dhe prej këtej do të gjendej mundësia që të hidhej në Republikën Demokratike Gjermane, me perspektivë kalimin e tij në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1949, në periudhën e njohur si periudha e zhvillimit të provokacioneve greke të gushtit të këtij viti, ai vjen si ushtar grek dhe kur formacioni i tij ushtarak sulmohet nga forcat tona, ai, sipas porosisë së dhënë, dorëzohet si rob lufte. Qëndron pak kohë në një kishë në zonat kufitare ku i kishin grupuar robërit dhe me pas dërgohet në Lushnjë, ku ishte ngritur edhe kampi i grumbullimit të tyre. Në periudhën kur ndodhej në Lushnjë, ai rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar dhe dërgohet për t’u stërvitur në Noe të Krujës në fshehtësi të plotë, sipas kritereve të shërbimeve inteligjente të asaj periudhe, për t’u përgatitur si agjent i Shqipërisë, me perspektivë për ta dërguar më pas si zbulues në Republikën Federale Gjermane. Pas rekrutimit dhe stërvitjes, ai dërgohet si student i gjuhës ruse në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Pikërisht kopertura e tij si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, i lejoi të vepronte për vite të tëra i pashqetësuar për llogari të shërbimeve të tjera të huaja, në rolin e agjentit të shumëfishtë.

Agjenti i shumëfishtë
Gjatë periudhës së mëvonshme, Cehaef kontaktohet nga zbulimet lindore dhe rekrutohet prej tyre si agjent i shërbimeve sekrete sovjetike. Rekrutuesi i tij, sipas deponimit të Stathit ne hetuesi, është oficeri i shërbimit sekret gjermanolindor Leopold Zajder. Për shkëmbimin e informacionit, ai mbahet në lidhje nga përfaqësuesi tregtar i Çekosllovakisë së asaj periudhe, Ëashek, që punonte si specialist i hekur nikelit në Ndërmarrjen Minerale të Eksportit në portin ë Durrësit, MINERALIMPEKS. Ndërkohë, sipas dëshmisë së tij dhe të informacionit të zbulimit shqiptar, shërbimet sovjetike e kishin kaluar atë në dispozicion te qendrës së zbulimit që e zhvillonte veprimtarinë e vet për llogari të Komandës së Traktatit të Varshavës.

Rekrutimi i të rinjve
Stathi ndërkohë ishte stabilizuar si profesor në shkollën e muzikës. Ishte mjaft i talentuar dhe zotëronte njohuri të gjuhëve te huaja. Ai zotëronte 7 gjuhë ndërsa kishte njohuri në rreth 22 gjuhë. Gjuha e fundit që ai po mësonte, para arrestimit, ishte gjuha kineze. Stathi Cehaef deponoi pas arrestimit se, sipas porosive të dhëna nga shërbimet lindore, ai mbante lidhje me të rinjtë dhe i përpunonte nëpërmjet komprometimit me vepra të turpshme, për të krijuar me pas kushte për t’i rekrutuar nga shërbimet përkatëse.
Në bazë të porosive të dhëna nga “Qendra” për punën perspektive me të rinjtë, Stathi mblidhte në banesën e tij, një dhomë në katin e 4-të të pallatit të Dovanëve, shumë të rinj 15-20-vjeçarë, me pretekstin e kurseve të ndryshme që bënte dhe me to, bazuar në dokumentin e shkruar nga ai me dorën e vet, ka kryer kryesisht këto veprime:
– U siguronte gazeta dhe revista pornografike
– I nxiste që të masturboheshin
– I nxiste që të kryenin marrëdhënie homoseksuale me njëri-tjetrin dhe me pas në sytë e të tjerëve të pranishëm.
Këto veprime ata i bënin në krevatin që profesori ua lejonte ta përdornin “me bujari”. Gjatë këtyre akteve ai u mblidhte spermën në shishe peniciline, të cilën, pasi e etiketonte se kujt i përkiste, e dërgonte në qendrën e zbulimit nëpërmjet ndërlidhësve të huaj që punonin në Albkontroll. Në këto orgji homoseksuale të tijat ishin përfshirë rreth 40 të rinj, të cilët kanë deponuar në hetuesi për mënyrat e ndryshme të komprometimit që kishte përdorur Cehaefi ndaj tyre. Numri i të rinjve të abuzuar ka qenë edhe me i madh, por hetuesia, për shkak të bujës së madhe që kishte shkaktuar në popull kjo ngjarje, nuk i mori të gjithë në pyetje, por është mjaftuar vetëm me hartimin e listave të tyre të marra nga deponimet e Stathit si dhe listën e paraqitur nga pyetjet e të rinjve rreth tij, lista të cilat janë inkuadruar me pas që të dyja në dosjen hetimore të Cehaefit. Një pjesë e tyre kanë dalë si dëshmitarë në gjyqin e zhvilluar në Gjykatën e Durrësit. Në dosje gjithashtu përshkruhet sesi Stathi Cehaef kishte krijuar lidhje me mësues, intelektualë të ndryshëm, mjekë, dhe së bashku zhvillonin agjitacion e propagandë kundër pushtetit komunist. Gjithashtu kishte një aktivitet të gjatë kontrabande me çekët, polakët dhe mallrat që i merrte i shiste në Durrës

Gjykimi i Stathit
Më 17.07.1972 ka filluar gjyqi ndaj tij i përbërë nga trupi gjykues me Kryetar Arzen Leskoviku, anëtar Sopot Rustemi dhe Pask Bacja. Hetuesi Llambi Gjoni. Në të kanë dëshmuar rreth 17 të rinj dëshmitarë të akuzës. Disponojmë listën e plotë të dëshmitarëve në hetuesi si dhe në gjyq, ashtu si listën e të rinjve kandidatë për rekrutim të cilën Cehaefi e kishte paraqitur për miratim, por për arsye etike nuk po e bëjmë publike. Nga ky gjyq Stathi Cehaef është dënuar me 25 vjet burg për:
– Spiunazh
– Agjitacion e propagandë në bashkëpunim me persona të tjerë.
– Kontrabandë
– Pornografi
Në periudhën e burgimit ai nuk është keqtrajtuar në hetuesi. Policë shërbimi, por edhe të burgosur, kanë deklaruar se kur erdhi një periudhë kohe në burgun e Degës së Punëve të Brendshme në Durrës nga Tirana, për të gatuhej në mënyrë të veçantë. Atij i dërgohej ushqim special. Madje mbahej nën kontrollin e mjekut për arsye se ishte i sëmurë me diabet. Luks që nuk e kishin të burgosurit e tjerë.

Shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com, datë 14 nëntor 2012.

Kategori
Uncategorized

“NE EMER TE POPULLIT”

10385506_409619809194524_389851913309519208_n 10857734_409619822527856_4268105657896028881_n 10850319_409619762527862_3614174672626078197_n 1535007_409619845861187_2834123951777629063_nPROCESVERBALI I EKZEKUTIMIT.

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë
Ministria e Punëve të Brendshme
Drejtoria e Punëve të Brendshme

Dega e hetuesisë… Nr 856/1
Tiranë, më 2.3.1977
Ministrisë së Punëve të Brendshme
Drejtorisë së Hetuesisë

Në lidhje me nr.41.3, datë 26.2.1977
Bashkangjitur ju dërgojmë procesverbalin me dy kopje mbi ekzekutimin me vdekje e pushkatim të të dënuarve Refat Daja dhe Nuri Allmuça
Firmosur: Drejtori i Punëve të Brendshme/ Nysret Dautaj.

Procesverbal
I mbajtur më datën 26.2.1977, ora 24.00, mbi ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së rrethit Tiranë, nr 39 që bën fjalë për dënimin me vdekje e pushkatim të të dënuarit Refat Sali Daja, i datëlindjes 1949, lindur në fshatin Mustafakecaj të rrethit Tiranë dhe i të dënuarit Nuri Iljaz Allmuça, i datëlindjes 1933, lindur në fshatin Mumajes të rrethit Tiranë, vendim ky i lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë e R.P.S Shqipërisë, me vendim nr.51, datë 19.2.1977 dhe nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën nr.211/1, datë 25.2.1977, ka refuzuar kërkesën për faljen e jetës të dy të dënuarve. Në bazë të urdhrit të Ministrit të Punëve të Brendshme nr.41/3, datë 26.2.1977, në vendin e caktuar, mbasi Prokurori i rrethit i ngarkuar për të asistuar në zbatimin e ekzekutimit të këtij vendimi i njoftoi të dënuarit se kërkesa e tyre drejtuar Presidiumit të Kuvendit Popullor për faljen e jetës u qe refuzuar, ata fjalën e tyre të fundit thanë:

I dënuari Refati Daja:
-Nuk kam bërë asgjë. Për aktin e helmimit të lopëve nuk kam dijeni. Unë vdes i bindur se për një vit apo dy vjet, do të dalë e vërteta dhe do të vërtetohet se unë nuk kam bërë asgjë. Mbasi të dalë kjo, kërkoj që familjes sime t’i hiqet njolla si familje tradhtarësh.
-Armiku i klasës e bëri punën e vet.
-Të rrojë Partia dhe shoku Enver. U lulëzoftë Shqipëria Socialiste.

I dënuari Nuri Allmuça:
-Nuk kam bërë asgjë. Për helmimin e lopëve nuk kam dijeni.
Unë pranova fajin dhe mora përsipër helmimin e lopëve.
Më mashtruan në hetuesi.
Fëmijët e mi t’i mbrojë Partia
Të rrojë Partia dhe shoku Enver.

Konform rregullave, në vendin e ekzekutimit ishte skuadra ekzekutuese, e cila kreu ekzekutimin me pushkatim. Mjeku Bujar Shkaba kontrolloi kufomat dhe mbasi konstatoi vdekjen e tyre, urdhëroi varrimin e tyre.
Përsa më sipër u përpilua ky procesverbal me tre kopje, dy i dërgohen Ministrisë së Punëve të Brendshme (drejtorisë së hetuesisë) dhe tjetra ngelet në drejtorisë e Punëve të Brendshme.
Firmosur nga:
Prokurori Andon Çerepi, Sali Bundo, Zija Çela, hetuesi Dilaver Bengasi dhe mjeku Bujar Shkaba.

Anëtarët e “grupit sabotator të Baldushkut”
Akuzat që vranë dy persona e lanë në burg gjashtë me dënimin 115 vjet
Rifat Daja, Nuri Allmuça, Selman Balla, Bashkim Allmuça, Agim Akçani, Emine Shima, Nadire Shima, Latif Daja. Këta persona u quajtën anëtarë të “grupit sabotator të Baldushkut”. Siç konkluduan hetuesit e çështjes, këta tetë fshatarë të zonës morën pjesë në organizatë kriminale kundër pushtetit popullor, zhvilluan agjitacion e propagandë, me qëllim minimin e pushtetit popullor, si dhe kryen aktin e diversionit duke i shkaktuar një dëm ekonomisë socialiste në shumën 359.983.80 lekë. Të gjitha akuzat u ngritën pas ngordhjes së 98 lopëve të racës holandeze (shumica u therrën për mish), për të cilat u pretendua se janë helmuar me zhivë e lëndë të tjera toksike. Për këtë tragjedi ka folur kohët e fundit në media edhe një nga hetuesit e këtij “grupi sabotatorësh”, Dilaver Bengasi. Asokohe ai ishte hetues i Krimit Ekonomik, por edhe aktualisht ai përligj “sabotatorët” si realë, ashtu si edhe ngjarjen. Megjithatë, ai ka deklaruar se nuk ka qenë dakord me pushkatimet e dy prej të akuzuarve, siç ishin: ndihmësmjeku Rifat Daja dhe infermieri Nuri Allmuça. Që të dy u vranë diku nëpër Shqipëri, por që edhe sot e kësaj dite nuk u dihet varri. Hetuesi dhe formuluesi i akuzës distancohet nga pushkatimi, duke thënë se vendimi ishte i Gjykatës, por Agim Akcani verifikoi firmën e tij mbi dokumentin e ekzekutimit të Dajës dhe Allmuçës, që u botua në numrin e parë të intervistës së tij për gazetën “Panorama”.
Akuza dhe dënimi:
Pas hetimeve të nisura më 10 nëntor 1975 për ngordhjen e lopëve, u publikua akt-akuza e formuluar më 7 dhjetor 1976 mbi grupin e arrestuar, me këto pika:- Kanë marrë pjesë në organizatë kriminale kundër pushtetit popullor.- Kanë zhvilluar agjitacion e propagandë, me qëllim minimin e pushtetit popullor dhe kanë kryer aktin e diversionit duke i shkaktuar një dëm ekonomisë socialiste në shumën 359.983.80 lekë.
Dënimet
1.- Rifat Daja, i vitlindjes 1949, ndihmës mjek, (vëllai i Latif Dajës) dënuar me vdekje me pushkatim, në vitin 1976. (Familjarët nuk e kanë gjetur varrin as sot).
2.- Nuri Allmuça, i vitlindjes 1939, infermier, dënuar me vdekje me pushkatim në vitin 1976. (Familjarët nuk e kanë gjetur varrin as sot).
3.- Selman Balla, i vitlindjes 1944, përpunuesi i ushqimit, dënuar me 22 vjet burg. Ka vdekur.
4.- Bashkim Allmuça, i vitlindjes 1918, arsimtar me shkollë të mesme, dënuar me 18 vjet burg. Ka vdekur.
5.- Agim Akcani, i vitlindjes 1953, brigadier, dënuar me 21 vjet burg. Rron.
6.- Emine Shima, e vitlindjes 1955 (mamie), dënuar me 15 vjet burg. Vdiq në burg.
7.- Nadire Shima, e vitlindjes 1952, mjelësja e lopëve, e motra e Emines, punëtore, dënuar me 14 vjet burg. Rron.
8.- Latif Daja, ish-përgjegjës i sektorit, në momentin e arrestimit ishte punëtor. U dënua me 25 vjet burg.

Flet Agim Akcani, ish-i dënuar në vitin 1975 me 21 vite burg politik.

Ngordhja e lopëve në Baldushk ishte një rastësi që e ndihmoi shumë karrierën e Dilaver Bengasit dhe ruajti kokën e Manush Myftiut e ca të tjerëve. Nga sa morëm vesh më vonë, këta dy persona kishin kohë që silleshin vërdallë nëpër Baldushk, teksa po hetonin rreth një letre që i kishte shkuar Enver Hoxhës, ku ndër të tjera i shkruhej: “Do të hash koqen e ullirit.” Në fakt, kur është mbyllur dosja, mora vesh për ekzistencën e asaj letre. As ia kam idenë nëse edhe kjo letër ka qenë e vërtetë, apo edhe ajo ishte e sajuar. Por di të them që për atë letër fantazmë që nuk u shfaq asgjëkundi, u pushkatuan dy personat Rifat Daja dhe Nuri Allmuça. Për “përligjien” e asaj letre, hetuesve, më së shumti Dilaver Bengasit, i duhej të vriste këta persona, i duhej një grupazh, një sabotazh. Se veç për një letër anonime nuk mund të pushkatonte dot, nuk kishte nen. Kështu që, kur ngordhën lopët, u hap drita jeshile për ekzekutimet. Neni i sabotazhit ekonomik ishte përdorur edhe për pushkatime të tjera, si:në Librazhd, në Krumë të Kukësit etj, pra kishte dhënë prova që funksiononte. Dhe kur lopët e Baldushkut nisën të ngordhnin, hetuesit dhe Sigurimi i Shtetit krijoi organizatën kriminale të Baldushkut. Mbase organizata më qesharake, pasi dolëm si terroristë që po shembnim komunizmim duke helmuar lopët. “Organizatë” që nuk ka ekzistuar kurrë, por që është krijuar në repartin 313, në Tiranë, për llogari të Dilaver Bengasit. Me ato pushkatime që bëri dhe me 115 vitet tona të burgut, Bengasi u ngrit më pas në karrierë.

Ne foto proces verbali i denimit dhe foto e Emine dhe Nadire Shimes para arrestimit.
Emine Shima, e dënuar me 15 vite. Vdiq në burg, Nadire Shima, e dënuar me 14 vite burg

Kategori
Uncategorized

Ushtria Çlirimtare e Çamerise, loja agjenturore e Greqisë

cameria_afterkossovo_banner[1]Si u krijua organizata e famshme në Jug të Shqipërisë. Shqiptari nga Holanda që u kap dhe u rekrutua në Janinë. Zbulimi grek dhe kundërzbulimi shqiptar në lojë me njëri-tjetrin. Si u zbuluan autorët dhe pse nuk u arrestuan nga SHISH-i shqiptar.

Historia e krijimit, shpalljes dhe hedhjes në veprim të Ushtrisë për Çlirimin e Çamërisë në vitin 2005, nuk është gjë tjetër veçse një lojë e ndyrë agjenturore. Persona të sjellë në Shqipëri nga shërbimet sekrete greke, të veshur me petkun e patriotizmit, arritën të rekrutonin të tjerë ekstremistë nacionalistë të cilët, duke menduar se po punonin për kombin, në të vërtetë bënin lojën e Athinës.

Ushtria e Çlirimit të Çamërisë e cila u formua në vitin 2005, në dukje kopjonte simotrat e saj në Kosovë dhe Maqedoni. Si qëndronte e vërteta e kësaj ushtrie e cila përfshiu disa agjenci të rëndësishme spiunazhi ballkanike, evropiane dhe vetë CIA-n amerikane.

UÇÇ NË VEPRIM

E ashtuquajtura Ushtri Çlirimtare e Çamërisë kishte kryer disa vepra në Greqi, duke shpërndarë në qytetin e Janinës fletushka për çlirimin e Çamërisë nga Greqia, kishte vendosur disa eksplozivë që shpërthyen pa ndonjë dëm pranë shtyllave elektrike të tensionit të lartë si dhe të tjera. Më në fund, në vitin 2006 ajo doli në ekranet e televizioneve greke me flamurin shqiptar si dhe persona të maskuar që mbanin në krahët e tyre automatikët Kallashnikovë, prodhim shqiptar.

Në gjuhën greke ata lexuan një komunikatë ku i bëhej thirrje shqiptarëve si dhe çamëve të Greqisë që të bashkoheshin dhe të fillonin luftën për lirinë e Çamërisë. Pjesë nga kjo shfaqje dhanë të gjitha televizionet greke si dhe të gjitha gazetat. Ato u transmetuan edhe nga televizionet shqiptare dhe opinioni mbarëkombëtar mori njoftimin e krijimit të frontit të tretë, siç do të ishte fronti kundër Greqisë. Si qëndron e vërteta? Kush fshihej prapa kësaj të ashtuquajturës ushtri për çlirimin e Çamërisë?

KONIUKTURAT

Është pikërisht koha kur çështja e Kosovës ishte vënë në diskutim për një pavarësi të plotë dhe krijimin e shtetit më të ri në Evropë. Është viti 2006. E gjithë diplomacia serbe si dhe shërbimet sekrete të saj, të ndihmuara nga ato ruse, po bënin të pamundurën që të ndalonin pavarësinë e Kosovës dhe, me të gjitha mjetet, kërkonin një shkak që do të tërhiqte vëmendjen e opinionit politik dhe shoqëror.

Fakt është se Serbia ishte bërë turpi i Evropës dhe se imazhi i saj ishte pothuaj i njëjtë me Gjermaninë e Adolf Hitlerit pas luftës së humbur të saj me 1945. Kjo për shkak të krimeve çnjerëzore që Serbia kishte kryer mbi popujt e tjerë ballkanas.

Ishte koha që dhe vetë ky shtet kriminelësh të indoktrinuar të ndahej në Republikën e Beogradit, atë të Vojvodinës, si dhe pjesën jugore që përfshinte Nishin, Vranjën si dhe pjesë të tjera me serbofolës. Novi Pazari si dhe Bujanovci, Medvegja me pjesët e tjera që quhet Kosova Lindore t’i bashkëngjitej Republikës së Kosovës.

HOLANDEZËT

Në ndihmë të “kanibalëve te Ballkanit” u vunë shërbimet sekrete greke, duke përfituar nga një rastësi e çuditshme. Tre qytetarë holandez që kishin shkuar për pushime në ishullin e Kretës në Greqi, po filmonin një bazë ushtarake greke pranë qytetit Suda të këtij ishulli. Ata, edhe pse të fshehur, ishin diktuar nga shërbimi i sigurimit të kësaj baze dhe menjëherë u arrestuan.

Pasi u bë verifikimi i pasaportave dhe u identifikuan, ata u dërguan menjëherë në Athinë për t’u gjykuar. Dy nga këta qytetarë të Holandës u liruan, kurse i treti u dërgua për rigjykim në qytetin e Janinës, qendra e Epirit të Jugut, sipas grekëve. Pas një gjykimi të shpejtë, edhe këtë person e lenë të lirë.

SPIUNI SHQIPTAR

Kush ishte ky holandez që shpëtoi pa u dënuar nga gjykatat greke të cilat, në këto raste, për spiunazh të dënojnë jo me pak se pesë vjet burgim? Ky qytetar holandez, me iniciale F. L. nuk ishte tjetër veç një qytetar me kombësi shqiptare, lindur dhe rritur në Republikën e Shqipërisë dhe që ishte larguar nga Shqipëria në vitin 1994. Ai ishte martuar me një vajzë holandeze dhe kishte dy fëmijë dhe jetonte në Amsterdam, pasi kishte fituar edhe shtetësinë holandeze. Aty kishin hapur dhe një zyre juridike dhe komerciale.

Para largimit nga Shqipëria, ai banonte në qytetin e Vlorës dhe me origjinë ishte nga krahina e Çamërisë, që sot e kanë grekët. Babai i tij kishte qenë kontingjent i agjenturës greke dhe ishte survejuar për vite me radhë nga Sigurimi i Shtetit. Këta të fundit e kishin marrë në lidhje agjenturore kundër spiunazhit grek në kohën e diktaturës, duke e detyruar të luante dopio rol.

Holandezo-shqiptari kishte marrë pjesë në demonstrata së bashku me shqiptarë të tjerë nëpër Evropë për të drejtat e Kosovës si dhe në kërkesat e bashkëkombësve të tij për rikthimin e çamëve shqiptarë në atdheun e tyre të dytë, në Greqi. Në të gjitha këto demonstrata ai fotografonte dhe filmonte njerëzit me radikale si dhe ata që udhëhiqnin këto manifestime dhe demonstrata për llogari të një agjencie spiunazhi të rëndësishme. Në vitin 1999 ai, me armë në dorë, kishte luftuar për çlirimin e Kosovës në formacionet luftarake të UÇK-së, të drejtuara nga Ramush Haradinaj.

REKRUTIMI

Shërbimi Informativ grek EIP (Eleniki Iperisia Pliroforia ) për Shqipërinë e Jugut ose Vorio-Epirin, sipas grekëve, e ka qendrën e vet në qytetin e Janinës në veri të Greqisë. Gjatë inskenimit të gjyqit të qytetarit F. L., këto shërbime inteligjente greke i propozuan atij që të bashkëpunonte me këtë shërbim armik të vendit tonë në drejtim të krijimit të një organizate të ashtuquajtur patriotike me tendencë të çlirimit të trojeve shqiptare të Çamërisë në Greqi si dhe provokimin e një lufte në territorin grek.

Ato e porositën që të mblidhte rreth vetes njerëz patriotë, të cilët vërtet besonin se një luftë e provokuar nga shqiptarët në territoret greke do të tërhiqte vëmendjen e amerikanëve dhe se këta do të bënin diçka për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë që banojnë në Shqipëri. Në këto kushte, F. L., filloi punën për të gjetur kontingjentet më radikalë në territorin e Shqipërisë, duke shpeshtuar vizitat në qytetin e Vlorës, në atë të Fierit si dhe qytete të tjera të vendit tonë.

KUNDËRZBULIMI

Fatmirësisht Shërbimi Sekret Shqiptar (SHISH) kishte mundur të rekrutonte disa funksionarë të rëndësishëm të shërbimeve inteligjente greke për Epirin e Veriut, të cilët qysh në fillesën e rekrutimit të F. L-së u vunë në dijeni dhe kështu kishin me se një vit që survejonin agjentin grek, i cili prej kohësh punonte edhe për një agjenci tjetër spiunazhi. Sipas një funksionari të spiunazhit grek që punonte për llogari të Shqipërisë, F.L-së për këtë organizim i ishte premtuar 200.000 euro.

Një nga detyrat kryesore që i ishin ngarkuar ishte ajo e daljes me një proklamatë nga ana e UÇÇ për luftë kundër Greqisë, në një moment deciziv për Kosovën. Kjo do të bënte që diplomacia greke të ngrinte zërin për provokimet që i vinin nga Shqipëria, ku jo pak në këtë ngjarje ishin përfshirë edhe disa shqiptarë të Kosovës dhe ku ishte përmendur edhe komandanti Ramush Haradinaj. Në këtë rast, grekët vrisnin dy zogj. Njëra ishte provokimi shqiptar për Çamërinë dhe e dyta ishte implikimi i Kosovës në çështjet greke. Kështu i jepej një armë e fuqishme Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

AKSIONI

Dhe kështu, pasi bëri për vete disa shqiptarë, në detyrën agjenturiale që mori nga shërbimi sekret grek, F.L. dhe disa shokë, improvizojnë një skenë me flamur shqiptar dhe armë dhe në gjuhën greke lexojnë thirrjen për luftë dhe çlirimin e Çamërisë si dhe kthimin e gjithë shqiptarëve të kësaj zone në trojet e tyre aty. Kasetën qysh të nesërmen e nisin në qytetin e Janinës dhe shërbimet sekrete greke, nëpërmjet internetit si dhe stacioneve televizive greke, e publikuan në të gjithë botën.

Shërbimi sekret shqiptar bëri çmos t’i arrestonte këta agjentë të Greqisë së bashku me të tjerët, por vetë ndërhyrja e agjentëve potencialë grekë në Janinë, që punonin për llogari të Shqipërisë, nuk lejuan të ndodhte kjo gjë, pasi mund të dekonspiroheshin dhe kështu Shërbimi Inteligjent shqiptar do të dëmtohej në mënyrë të pariparueshme.

Ky material është marrë me shkurtime nga libri “Kosova është imja” në versionin e botimit të tretë i cili pritet të dalë në botim në muajt e ardhshëm në Prishtinë

SPIUNAZHI

Platforma greke kundër Shqipërisë

Faktikisht grekët në drejtim të Shqipërisë kishin një platformë spiunazhi në disa drejtime dhe që i kanë edhe sot. Qendrat e spiunazhit janë të ndara në disa zona të veriut të Greqisë me destinacion Shqipërinë e Jugut ose Vorio-Epirin. Ata veprojnë nëpërmjet rekrutimit dhe ndihmës ekonomike të tregtarëve-shtetas shqiptarë me kombësi gjiftoelene të Dropullit.

Te rekrutimit dhe komprometimit të politikanëve shqiptarë në favor të interesave greke, siç janë hapja pa kuptim e shkollave greke pa kërkuar më parë ato shqipe në Greqi ku banojnë rreth një milion shqiptarë duke greqizuar Shqipërinë, skllavërimin e ekonomisë shqiptare nga greket të cilët nxjerrin fitime me miliarda eurosh për ta, përkrahja e elementit armik dhe terrorist me tendenca të rrezikshme për integritetin territorial të shtetit shqiptar si dhe shumë të tjera si këto.

Në këto raste, këta politikanë nuk është e nevojshme të rekrutohen me deklarata për bashkëpunim agjenturor, por me privilegje për të zbatuar strategjinë greke karshi Kombit tonë. Rruga e tretë është nëpërmjet shkombëtarizimit të shqiptarëve të Shqipërisë brenda Greqisë si dhe përpunimi psikologjik i tyre, duke iu mohuar gjuhën shqipe fëmijëve shqiptarë aty si dhe historinë e kombit të tyre, si dhe të tjera të një strategjie mbi 100-vjeçare kundër nesh.

I Malindi

Kategori
Uncategorized

Agjentët Sërbë në Shqipëri

Ky-është-një-nga-dokumentet-klasifikuar-si-tepër-sekret-kopja-e-cilit-gjendet-në-arkivin-e-KOS-itKy është një nga dokumentet, klasifikuar si tepër sekret, kopja e cilit gjendet në arkivin e KOS-it (Shërbimi i Zbulimit i Ushtrisë së ish- Republikës Serbi-Mali i Zi). Aktualisht, Brukseli po i kërkon Serbisë hapjen e arkivave për të njohur emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të fshehta të Millosheviçit.

Sipas raportit në Bruksel, janë rreth 700 agjentë të shërbimit sekret të Serbisë në Kosovë, ndërsa 200 të tjerë janë në Shqipëri, Bullgari, Greqi etj. Pjesa më e madhe janë politikanë, gazetarë, biznesmenë dhe ushtarakë. Brukseli kërkon hapjen e dosjeve të agjentëve të Milosheviçit, çka mund të shkaktojë një “tërmet politik” edhe në Prishtinë e Tiranë

Ish-diktatori serb Sllobodan Millosheviç kishte mbi 2200 agjentë në Ballkan, mes të cilëve dhe në Shqipëri. Kjo shifër u bë publike në forumin për rolin e ish-shërbimeve sekrete në Ballkan, që i zhvilloi punimet në Bruksel më 18 maj 2012, njofton portali telegrafik bullgar “actualno.com”. Takimi ishte informal. Aty folën ekspertë që kanë bërë investigime mbi ish-sigurimin e shtetit në Jugosllavi që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 2010. Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e të gjitha vendeve ish-komuniste, anëtare të NATO-s. Diskutimi u organizua mbi bazën e forumit të organizuar nga CEAS (Centar za evroatlantske studije – Qendra për Studime Euro-Atlantike), me presidente Jelena Miliç, më 21 prill 2014 në Beograd. Ky fakt ka ngjallur shqetësime jo vetëm në Bullgari, por edhe në qarqe politike dhe ka zënë vend në media të vendeve të Ballkanit, me përjashtim të atyre të Kosovës (ku numëroheshin 700 agjentë, ose një e treta e rrjetit ballkanik) dhe të Tiranës.

RRJETI

Pjesëmarrësit që diskutuan në Bruksel, ishin të prerë në mendimin se autoritetet e Beogradit, menjëherë, brenda 100 ditëve, duhen të hapin dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në qoftë se duan sinqerisht të përballen me të vërtetën e zymtë. Gjatë debateve, Zoran Petroviç i organizatës joqeveritare “Koop i Kapiniç” paraqiti të dhëna me interes mbi agjenturën e shërbimeve sekrete serbe në Ballkan dhe që përdorej nga regjimi i Millosheviçit. “Regjimi i Millosheviçit kishte në dispozicion një rrjet prej 2200 agjentësh jashtë territorit të vetë Serbisë. Në Kroaci – 450, në Slloveni – 150, në Maqedoni – 150, në Bosnje-Hercegovinë – 350, në Kosovë – 700, në Mali të Zi – 200. Kurse dyqind të tjerët punonin në Bullgari, Greqi, Shqipëri, Rumani, Qipro, Hungari dhe Austri. Një pjesë e agjentëve kishin shtetësi të dyfishtë”, thuhej në raportin e ekspertit të njohur serb të OJQ-së  “Koop i Kapiniç”, Zoran Petroviç. Agjentët e Millosheviçit ishin “politikanë, punonjës në media, biznesmenë, shkelës të embargos, si dhe zyrtarë të forcave të sigurimit të ushtrisë, policisë, inteligjencës dhe grupe të ndryshme lobuese në favor të Millosheviçit”, nënvizoi Zoran Petroviçi.

Shtrirja e rrjetit të fshehtë serb

  • 700 në Kosovë
  • 450 në Kroaci
  • 150 në Slloveni
  • 150 në Maqedoni
  • 350 në Bosnje-Hercegovinë
  • 200 në Mal të Zi
  • 200 në Bullgari, Greqi, Shqipëri, Rumani, Qipro, Hungari, Austri.

Profesionet zyrtare të agjentëve

–          politikanë

–          gazetarë

–          biznesmenë

–          shkelës të embargos

–          SHIU

–          policë

–          SHIK

–          lobues në favor të Millosheviçit

Bamir Topi: SHISH-i zbuloi spiunin në media

Presidenti i Republikës më 13 shkurt 2008: “Në rrjetën e interceptimeve që u bëhet agjenturave serbe në Shqipëri, ditët e fundit, është peshkuar edhe një eksponent i medias, i cili në kulmin e vizitës së Presidentit në Kosovës, i jepte garanci agjentit serb: “Shikoni se ç’do t’i bëj Presidentit në gazetë”, sepse Presidenti kishte akuzuar politikën serbe dhe ruse që po minon procesin e paqes dhe marrjes së pavarësisë së Kosovës”.

Në një intervistë të dhënë për “Ora News”, më 9 mars 2008, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka sqaruar dhe procedurën në zbulimin e gazetarit shqiptar bashkëpunëtor të serbëve. Ndërkohë “Investigim”-i është befasuar se në sajtin e Presidentit është censuruar deklarata e tij për rastin e mësipërm në intervistën e dhënë Alban Dudushit më 13 shkurt 2008 në “Top-Channel”: “Kur them se media duhet të jetë shumë e kujdesshme, kam parasysh edhe ndonjë fakt mjaft tronditës, dhe ky nuk është faji im, sepse ju e dini fare mirë që unë jam munduar gjithmonë që të jem në mbrojtje të së drejtës të gjithsecilit edhe për sa u përket interceptimeve apo përgjimeve telefonike. Në rrjetën e interceptimeve që u bëhet agjenturave serbe në Shqipëri, ditët e fundit, është peshkuar edhe një eksponent i medias, i cili në kulmin e vizitës së Presidentit në Kosovës, i jepte garanci agjentit serb: “Shikoni se ç’do t’i bëj Presidentit në gazetë”, sepse Presidenti kishte akuzuar politikën serbe dhe ruse që po minon procesin e paqes dhe marrjes së pavarësisë së Kosovës”.

Ky deklarim jo i zakontë i kreut të shtetit pati një jehonë të gjerë në qarqet gazetareske. Në një të përditshme është kërkuar nga z. Topi të dekonspironte personin, madje hamendësonte duke aluduar larg e larg se cili mund të ishte “fuksi” i ish-Sigurimit, tani i rekrutuar dhe nga serbët: “Llulla”, “Korani i Myzeqesë”, “Masoviku”, “Tigri”, “Holta”, “Kaposhi”, “Drita”, “Arsimtari”, “Vllahu”, “Malësori” etj.

Sektori shqiptar i Beogradit

Në Kuvend dhe në mediat shqiptare kanë qarkulluar akuza jo vetëm për agjentë të ish-Sigurimit të Shtetit, por disa me dy-tre padronë (shqiptar, jugosllav dhe grek), si dhe thjesht të rekrutuar nga shërbimet sekrete të Beogradit, që në kohën e ish-Jugosllavisë titiste, millosheviçane dhe deri në ditët tona. Forcat politike në Shqipëri nuk duan të hapin dosjet e fshehta, pasi u duhen për shantazhe të ndërsjella. Madje luajnë “kukamëçefti” me pseudonime. Kanë vërshuar me dhjetëra të tilla dhe nuk dihet se cili nga nga këta persona janë rekrutuar nga serbët dhe ish-sovjetikët: “Anteu”, “I Miri”, “Shishja e Qumështit”, “Këndesi”, “Cigarja”, “Inxhinieri”, “Shkrimtari”, “Dizenjatorja”, “Raketa 5”, “Samalot 6”, “Serbi”, “Greku”, “Qukapiku”, “Proletari”, , “Çiklisti”, “I Vogli”, “Dardan Podujeva”, “Llulla”, “Naftëtari”, “I Urti”, “Ylli”, “Gjeli”, “Profesori”, “Doku”, “Demoni”, “Nemërçka”, “Helika”, “Poeti”, “Lëngaraqi”, “Pëllumbi”, “Magazinieri”. “Vllahu”, “Malësori”, “Çanta”,”Plepi”, “Mekaniku”, “Bozhuri”, “Ajsbergu” “Intelektuali”, “Urithi”, “Çiklisti”,  “Financieri” etj. etj.

EMBARGOJA

Nga ana tjetër, në qoftë se Tirana nuk i hap dosjet e shërbimit sekret komunist, nuk përjashtohet ta bëjë këtë Beogradi për sektorin e tij shqiptar, me kërkesë të BE-së. Krerët e Malit të Zi dhe Shqipërisë kanë pranuar se kanë shkelur embargon e naftës së vendosur nga OKB-ja ndaj ish-Jugosllavisë, kurse arkivat serbe kanë të listuar zyrtarë të lartë të dy vendeve si ministra, deputetë, drejtorë, biznesmenë nga të dy krahët e politikës deri në doganierë, shoferë, policë, trenistë, oficerë të SHIU-t, SHIK-sa etj.  Sipas librit “Kontrabanda në Europën Juglindore. Lufta në Jugosllavi dhe zhvillimi i rrjeteve kriminale rajonale në Ballkan”, botuar në vitin 2002 nga Qendra për Studimin e Demokracisë (Center For The Study Of Democracy), pjesa më e madhe e kanaleve të kontrabandës në Shqipëri janë zhvilluar nga ish-punonjës të shërbimit sekret shqiptar “Sigurimi”. Ky shërbim u shkri në qershor të vitit 1991 dhe u zëvendësua me Shërbimin Informativ Kombëtar SHIK. Si rezultat i këtij ristrukturimi më shumë se rreth 10 mijë agjentë të Sigurimit humbën vendet e tyre të punës dhe iu kthyen krimit të organizuar sipas një studimi të prillit 1992. Ata shfrytëzuan të gjitha mundësitë e ofruara nga sanksionet që iu vendosën fqinjit të vendit, Jugosllavisë dhe në partneritet me krimin e organizuar italian që hyri në Shqipëri menjëherë pas kolapsit të regjimit stalinist në vend. Kontrabanda e naftës me Jugosllavinë (në mënyrë të veçantë me Malin e Zi) u kthye në aktivitetin më fitimprurës për një numër të madh agjentësh të shërbimit sekret, të cilët morën edhe monopolin e operacioneve të kontrabandës në Shqipërinë veriore. Përveç kësaj shumë nga qytetarët e thjeshtë gjithashtu u përfshinë në këtë aktivitet. Ata transportonin naftë në anën tjetër të kufirit me barka, makina private dhe gjithashtu me gomarë, shkruan CIA në vitin 1995. Ndërkohë, në raportet ndërkombëtare pas vrasjes së Bin Ladenit, përmendet fakti se lideri i Al Kaedës është strehuar në Durrës gjatë vitit 1994.

SOT

Ishin po këta agjentë që shkaktonin trazira të brendshme (është pranuar në ish-parlamentin federativ jugosllav se për Shqipërinë janë investuar me miliona dollarë për destabilizim, në mënyrë që të pengohej pavarësia e Kosovës). Shërbimi i fshehtë serb ka financuar nxirjen e imazhit të UÇK-së si organizatë terroriste në shtypin dhe mjedisin politik të Tiranës, deri dhe në organizimin e një demonstrate antiqeveritare në Tiranë, më 24 mars të vitit 1999, ditën kur NATO-ja filloi bombardimin e Beogradit dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Dhe në trafikun e sotëm ndërkombëtar të armëve dhe lëndëve plasëse të prodhimit shqiptar janë përfshirë persona të lidhur me shërbimet sekrete të Millosheviçit, por që tani merren me biznes apo maskohen si të tillë, ndonëse me të kaluar kriminale.

Damir Fazlliç dhe Miroslav Mishkoviç

Spiunazh, biznes dhe korrupsion nga Shqipëria në Bosnjë

“Damir Fazlliçin me Miroslav Mishkoviçin i lidh kriminaliteti, shërbimet sekrete… Fazlliçi është mjeshtër i mashtrimeve, e nga sa dihet, kjo është pikërisht ajo që i duhet Mishkoviçit në Ballkan. Prandaj ai dërgon atë kriminel të vogël që në emrin e tij t’i mbarojë punët më të ndyra korruptuese nga Shqipëria në Bosnjë. Ai është njeriu që përdoret nga Mishkoviçi për punët e pista”, ka deklaruar në vitin 2008 në gazetën “Slobodna Bosnia” Vladimir Popoviç, ish-ndihmësi i kryeministrit Zoran Xhinxhiç. Mishkoviçi është padyshim njëri nga afaristët më të mëdhenj dhe më me ndikim në Serbi, është pronar absolut, por sigurisht nuk është i vetmi.

Sipas Vladimir Popoviçit, Damir Fazlliçi çoi Jeremiçin në kabinetin e Zoran Xhinxhiçit, me lutjen që të kryente praktikën për dy a tre muaj, gjë që ishte e nevojshme në studimet për master. Nga ana tjetër, Fazlliçi ka shfrytëzuar Jeremiçin për disa informacione brenda kabinetit. Gjatë arrestimit të Volf Miniçit, një figurë groteske të përzier në punët e kontrabandës së cigareve, shërbimi sekret serb ka zbuluar një bisedë midis ambasadorit britanik Çarls Krauford (Charls Crawford) dhe Vuk Jeremiçit, në të cilën ambasadori britanik në panik e luste Jeremiçin të orvatej nëpërmjet kabinetit të kryeministrit të ndikonte në lirimin e Miniçit nga burgu. I vetëdijshëm se ndërhyrja në punë të tilla mund ta dëmtonte, Jeremiçi i shqetësuar dhe i frikësuar i ka thënë ambasadorit pse kërkonte një gjë të tillë prej tij dhe se do të ishte më e mirë që ta përdornin kur të fillonin privatizimet, ashtu siç ishin marrë vesh më parë. Biseda iu dorëzua Xhinxhiçit dhe ky është shkaku pse e largoi nga kabineti i tij Jeremiçin.

 Thanas Mustaqi

Kategori
Uncategorized

Dhjetor ‘90, mision i (pa)mbaruar

1922202_10152066109443742_1456347288_n

Nga : Mimoza KOÇIU*
*Ish-studente e Dhjetorit ‘90

Eshtë bërë traditë tashmë që çdo fillim dhjetori intensifikohen përpjekjet për të rikthyer emocionet e Lëvizjes Studentore.

Fatmirësisht, kujtimet që përcjellin ish-dhjetoristët studentë a intelektualë të kohës nuk mungojnë duke na rikthyer me copëza kujtimesh në ato ditë sa të paharrueshme, ku impulset e spontaniteti i moshës kapërcente çdo ndjesi për racionalitet e kujdes ndaj një sistemi të provuar se jetët njerëzore nuk ishin aspak kapitali më i çmuar.Shpesh në biseda me bashkëstudentë të asaj periudhe, teksa rikthejmë në kujtesë në mënyrë të veçantë fragmentet e braktisjes masive të mësimit, të vrapimit nga sytë këmbët kur forcat e policisë u urdhëruan të ndërhynin me shkopinj gome më 9 dhjetor pasi bllokuan marshimin e studentëve te Liceu Artistik, familjet tiranase në pallatet me tulla silikate pas godinës së Ambasadës Amerikane, që na hapën dyert për t’iu shmangur policëve që na ndoqën deri në Qytetin Studenti; të ndjerin Azem Hajdari, përherë në krye të studentëve, që e ndiqnin policët deri nëpër dhomat e kateve të sipërme të Godinës 15, teksa ne studentet e Godinës 16, përballë saj, e ndiqnim gjithë skenën me ankth, si një film aksion.

Ato ditë nuk kishte aspak vend për protagonizma, por veç për mbështetje e solidaritet studentor, miqësor, vëllazëror.

Secili nga studentët e Dhjetorit ‘90 ishte një hero që theu mitin e pathyeshmërisë së një sistemi komunist që lulëzonte në injorancën e të qenit shkëmb graniti, pavarësisht tronditjeve të forta që po lëkundnin shtetet e tjera të Lindjes komuniste. Studentët shqiptarë të Dhjetorit ‘90 arritën të realizonin ndryshimin e sistemit në mënyrë paqësore, sepse ditën të orientonin kërkesat e tyre ekonomike fillimisht në kërkesa të qarta politike, për një Shqipëri pluraliste e si gjithë Europa. Prandaj kujtimet e dëshmitë e asaj periudhe, të ilustruara me pamjet e kohës, ku protagonistët e fiksuar në celuloid fatmirësisht as zhduken, as mohohen, ia vlen të lexohen e rilexohen, sidomos nga ata që nuk e kanë përjetuar atë periudhë.

Më shumë duhet të lexohen nga ish-studentët, dikur idealistë të barabartë, ndërsa sot protagonistë të jetës publike e politike me bindje e pikëpamje të ndryshme, për të bërë një bilanc të ëndrrave e aspiratave të Dhjetorit ‘90 me realitetin e sotëm shqiptar.Kjo pasi dy dekada pas Lëvizjes që solli përmbysjen e një sistemi diktatorial e shënoi ndarjen e dy epokave diametralisht të kundërta, është koha të kapërcehet “gara” se kush ka qenë i pari e kush i fundit në Lëvizjen e Dhjetorit.

Të gjithë kanë qenë në shesh, mbase jo me të njëjtat ideale, por fizikisht kanë qenë aty, djemtë e vajzat studente, pedagogë, intelektualë e punëtorë. Pamjet e sheshit të Qytetit Studenti, të kryqëzimit te Liceu apo në qendër të Tiranës, me thirrjet buçitëse “Liri, demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, bënë shumë shpejt xhiron e botës, si dëshmi se studentët shqiptarë u bënë promotorë të ndryshimit të paimagjinueshëm për një vend aq të izoluar, ndërsa qytetarët e Tiranës e mbarë Shqipërisë iu bashkuan me të njëjtin qëllim, si dikur në kohët e rilindësve, ku liria dhe atdheu ishin mbi të gjitha, të ndërgjegjësuar nga kjo Lëvizje, se kishte ardhur moment për ndryshimin e shumëpritur.

Momentet kulmore, si takimi me Ramiz Alinë, greva e urisë për heqjen e emrit të diktatorit nga Universiteti Shtetëror e rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, mbeten po aq të pashlyeshme nga kujtesa, ashtu si dhe dhimbja për vrasjet e dy prej simboleve të atij dhjetori:

Azem Hajdari e Arben Broci.Kujtimet se si u soll njëri apo tjetri protagonist janë të panevojshme, por edhe të rrezikshme, sepse tentojnë të matin kontribute, të cilat ishin të dukshme, ashtu si edhe vullneti i studentëve për ta realizuar ndryshimin me të njëjtën forcë vullneti si në vendet e tjera komuniste. Fatkeqësisht edhe protagonistë të nderuar të asaj periudhe ngecen sot në “rrjetën” e kësaj përpjekjeje a “gare” për ta zgjidhur nyjën gordiane të Dhjetorit ‘90 (personalisht mendoj se është herët dhe e pamundur, për shkak edhe të heshtjes së vullnetshme të disa prej protagonistëve).
Mendoj se është momenti që të kapërcehen komplekset e kësaj gare të pakuptimtë e të shkruhet e flitet për atë që u arrit pas ndryshimit të sistemit.

Lëvizja Studentore pati në themel idealet e pastra për ta ndryshuar Shqipërinë dhe energjitë e 18-22-vjeçarëve, u bashkuan me ato të pjekurisë së intelektualëve për të shembur diktaturën gati 50-vjeçare e sjellë demokracinë.

Një pjesë jo e vogël e ish-studentëve të dikurshëm janë angazhuar sistematikisht në jetën publike e politike të vendit, duke pasur edhe mundësinë fizike për të dhënë kontribut, tashmë në kushte krejt të ndryshme nga ato të Dhjetorit ‘90, për ta realizuar “Shqipërinë si gjithë Europa”. E sotmja nuk është ende Shqipëria që ëndërruan vajzat e djemtë dhjetoristë. Ndryshimet janë të pamohueshme, pasi Shqipëria është vend i NATO-s, shqiptarët mund të lëvizin lirshëm në hapësirën “Shengen” dhe së shpejti do të jenë një hap më shumë drejt aspiratës së anëtarësimit në BE.

Por, nga ana tjetër, sa ç’janë entuziazmuese ndryshimet në ekonomi, infrastrukturë e hapësirat e individit për t’u përmirësuar, në të njëjtin nivel është zhgënjyes ritmi i ngadaltë i ndryshimeve apo edhe cilësia e tyre. Kjo ka bërë që të mbetemi prej dy dekadash një demokraci ende në tranzicion, që siç na përsëritet nëpër raportet e ndërkombëtarëve, ka nevojë të konsolidojë së pari kulturën e të bërit politikë.

Pasi përplasjet e ngërçet e njëpasnjëshme politike njëzetvjeçare, të cilat pasi arrijnë pikën e të pakthyeshmes, çuditërisht shuhen brenda natës me marrëveshjen e radhës mes partive politike e për të ristartuar menjëherë me betejën më të parë zgjedhore. Promovimi i individëve sipas besnikërisë ndaj njëshit në parti (e çimentuar mirë edhe në ligjin aktual zgjedhor), e jo sipas vlerave e kontributit që mbart, janë vetëm një pjesë e realitetit gri të Shqipërisë së sotme, në përpjekje për t’u bërë si gjithë

Europa, por që është ende larg idealeve të studentëve të Dhjetorit, një pjesë e mirë e të cilëve kanë kontributin e tyre “të çmuar” në këtë realitet.Ja përse në këtë 8 dhjetor, duke përshëndetur të gjithë djemtë e vajzat studente që iniciuan atë Lëvizje për të cilën brezat në vazhdimësi do t’u jenë përjetë mirënjohës, do t’i ftoja që të shpluhuronin kujtimet e Dhjetorit ‘90, dëshirat e aspiratat e asaj periudhe të paharruar që patëm privilegjin të përjetonin.

Tek ato kujtime çdo 18-22-vjeçar i dikurshëm mund të gjejë energjinë për të realizuar atë ëndërr që nisi në atë dhjetor të ftohtë, jo vetëm për vete, por edhe për fëmijët tanë, për këtë brez të ri që po rritet me mungesa serioze të formimit e përgatitjes intelektuale, me prirje abuzive për përfitime pa mund e pa meritë. Në Dhjetorin e ‘90-s, pavarësisht nivelit individual të ndërgjegjësimit për atë se ku po shkohej, mbetej vullneti i përbashkët për faktin se nuk kishte më kthim pas.

E njëjta siguri për t’u bërë të ngjashëm me Europën është edhe sot. Aktorët pothuaj janë të njëjtë. Duhet vetëm vazhduar misioni i nisur 23 vjet më parë.

Nga : Mimoza KOÇIU*
*Ish-studente e Dhjetorit ‘90

Kategori
Uncategorized

Katovica shqiptare

10635741_407921766030995_9088440607956514184_nDOKUMENTI TOP-SEKRET I RAMIZ ALISE………………..

Ja kush do të jetë demokracia jonë

Diskutimi top-sekret i Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë politike në vitin 1989 dhe platforma që ai mori nga Gorbaçovi.

(Marrë nga vendimet e Byrosë Politike në tetor, viti 1989)

Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji, u tha Ramiz Alia të pranishmëve.

Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji, u tha Ramiz Alia të pranishmëve.

Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:

1) Në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në

2) Në krijimin e pluralizmit politik.

Dokumenti i paraqitur nga Servet Pëllumbi

Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.

Do t’i nxisim të krijohen parti sa të duan; të majta dhe të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhen të kontrollohen e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do i formulojmë ne.

Në krye të tyre duhen të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel e në çati, në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës anti-komuniste.

Ata që janë në burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë, do të thonë për ne: Dhe këta e urrejnë Komunizmin. Do të aferohen e do na përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre, do t’i aferojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme; Por kurrë nuk do ti lemë të marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren, Neve bëhemi izmeqarët e tyre.

Në zbatimin e të drejtave të njeriut, duhet që tu japim dhe kompensim në para të burgosurve e tu kompletojmë komoditete banimi. Të sekuestruarve dhe të ç’pronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që ju njihet prona, por asnjëherë nuk do tu a japim. Në forma të ndryshme do ti ngatërroni, nga Gjykata e Shkallës Parë në të Dytën dhe për difekte teknike kthehen për rigjykim në Shkallën e Parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë, duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre; Por këta duke ju dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë, ata që do pretendojnë dhe do të këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria, e tëra na përket ne. Se ne e bëmë.

Materialin që më dërgoi Gorbaçovi, kam dy vjet që studioj dhe ata kanë ecur shumë përpara, për këtë jeni në dijeni.

Neve kemi kuadër sa për shtatë Komitete Qendrore dhe të mos kemi frikë. Ne kemi studimin dhe platformën gati për zbatim, do të ketë shumë intelektualë që do kundërshtojnë, këtyre nuk do ju japim punë.

Një shqetësim mund të intelektualët pensionistë, këtyre do tu aferojmë krijimin e Shoqatës Veteranëve të Luftës dhe të Punës, do u japim një mini pension dhe do ju mbajmë ison. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës, le të bëjnë si të duan, neve kemi Platformën tonë.

Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë.

Nën një propagandë ekstreme kundër Komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së Lartë Komuniste, Ne Komunistët Reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne Njerëzit tanë.

Me këtë strategji brenda dy a tre legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste.

Kategori
Uncategorized

Vjedhja e re ndaj emigranteve

10846928_775596725821872_386469470_nGAZETARI NE EMIGRACION DENANCON VJEDHJEN.

Cmimi i pashaportave ne perfaqesite diplomatike,u ngrit ne 130 euro per emigrantet.

Shteti po fut perseri duart ne xhepat e shpuar te emigranteve.

Gazetari Shpetim Zinxhiria.
Nje emer i njohur ne emigracionin shqiptar ne greqi, ne mbrojtje te te drejtave te emigranteve, denoncon vjedhjen e re te qeverise se Rilindjes ndaj emigranteve shqiptare.

Rilindja Socialiste per Integrim.
Forca politike qe u perkrah,nga te gjitha shoqatat e emigranteve shqiptare ne Greqi,duke marre votat e tyre, me shume se kush force tjeter politike ne zgjedhjet e 23 Qershorit,
Ka filluar ti fusi duart ne xhepat e shpuar te tyre.

Edi Rama i mashtroj emigrantet;
Ai i jo vetem i harroj premtimet e forces politike qe perfaqeson,menjehere sapo mori pushtetin por po shton peshen e halleve dhe problemeve te tyre,cdo dite e me teper.

Gazetari ju ben thirrje shoqatave shqiptare ne Greqi,qe ashtu sic bene fushate dhe sollen ne pushtet Edi Ramen.Te ngrihen ne lartesine e detyren e tyre,ate te mbrojtjes se interesave te emigranteve qe perfaqesojne.

Shpetim Zinxhiria
·
Pasaporta, rritet çmimi akoma edhe 22 euro, emigrantët flejnë gjumë.

Edhe rritja e çmimit të pasaportës që tashmë ka shkuar në 130 euro, baras kjo me vleren e kater-pese dite pune të një emigranti , nuk ka prekur aspak shoqatat shqiptare apo organizmat në Greqi.
Edhe pse shteti shqiptar me nje fytyrë hajdut xhepash i ka ndrruar këto pasaporta një herë në pese vjet. Konkretisht shteti hajdut ne 25 vitet e fundit i ka ndrruar 5 here pasaportat.
Emigrante le te ngrihemi njehere jashtë çdo shoqate dhe strukture partie per ti thene shtetit kanibal MJAFT me keto vjedhje.

Kategori
Uncategorized

RREFIM I NJE SPIUNI NGA RUBIKU ………….

Gjin-Qarri-tregon-per-spiunRrefehet Gjin Qarri. Ish-bashkëpunëtor i Sigurimit te Shtetit.nga Mirdita.

“Ju rrëfej për spiunët e Mirditës gjatë diktaturës”

RUBIK – Është folur shpesh se rendi dhe siguria kanë qenë të sigurta në kohën e diktaturës, e madje këtë e siguronte një polic i zonës.
Në fakt, kjo nuk është e vërtetë kur depërton nëpër labirinthet e sigurimit dhe të njerëzve që janë marrë me të. Polici i zonës ishte vetëm kreu i një rrjeti gjigant merimange, të përbërë nga civilë, të cilët hetonin dhe hulumtonin çdo qelizë të jetës shqiptare në çdo cep të saj. Për këtë ishte ndërtuar një strukturë spiunësh, që kishin marrë emërtimin BGV (bashkëpunëtor i gatshëm vullnetar). Në këtë rrjet ishin të përfshirë njerëz nga më të rëndomtit deri në shtresat intelektuale, që kishin një mision të vetëm: të survejonin çdo gjë dhe në çdo rast. Njëri prej tyre është edhe Gjin Qarri, banor i Rubikut. Ndonëse dikur, siç thotë ai, mund të ketë gëlltitur një “lugë nga çorba e prishur”, në asnjë rast nuk ka qenë një denoncues apo dëmtues i qytetarëve të tij. Përkundër, gjatë gjithë kohës me humorin e tij të hollë ka fshikulluar shumë nga spiunët, të cilët kishin vënë nën një terror të paparë të gjithë qytetarët e zonës së tij. Gjin Qarri, ish-bashkëpunëtor dhe stigmatues i këtij fenomeni flet sot.

Si bëhej rekrutimi i spiunëve (BGV)?

Nuk ishte shumë e vështirë në atë kohë. Mund të gjeje njerëz me karakter të dobët, por edhe të indoktrinuar që mendonin se kështu po i shërbenin atdheut. Kishte edhe nga ata që kishin bërë ndonjë mëkat e këtë e kishte zbuluar punonjësi i policisë, por nuk e kishte denoncuar. Këtë e përdorte si kartë presioni për të rekrutuar atë. Pra kishte mundësi të shumta rekrutimi.

Cili ishte aktiviteti dhe kë do të vëzhgonin më tepër?

Duhej të vëzhgonim gjithçka të dyshimtë. Duhej të vëzhgonim të pakënaqurit, si ata që ankoheshin për cilësinë e bukës e deri tek ata që mund ta konsideronin padrejtësi ndonjë largim nga puna apo ulje në detyrë etj. Në atë kohë, në shumë raste thyheshin dyqanet e fshatrave dhe BGV-të kishin detyrë që të vëzhgonin për autorët dhe në shumë raste kanë qenë të rezultatshëm në kapjen e këtyre keqbërësve. Por këto kontingjente ishin të gatshëm edhe për dëshmitarë të rremë në gjyqe të montuara nga Sigurimi i Shtetit. Aq e pështirë ishte bërë kjo punë sa individë të veçantë disa herë përballeshin me ata që ishin piketuar për t’u dënuar, ktheheshin në objekte humori dhe ilariteti. Në një rast mbaj mend se po tentonin të dënonin për tentativë arratisje jashtë vendit një nga Rubiku, i cili sapo kishte ndërtuar një shtëpi të re. Në momentin që dëshmitari i përhershëm në shumë gjyqe, thoshte se kishte dëgjuar se i pandehuri donte të arratisej, ky i fundit i tha pse unë shtëpinë e re e ndërtova për të ta lënë ty dhe për vete të arratisesha. Në sallë shpërthyen të qeshura, megjithatë i pandehuri u dënua me disa vite burgim për tentativë arratisje jashtë vendit.

Si dhe sa shpërbleheshit për punën e kryer?

Kryesisht shpërblimi ishte me 1200 lekë të vjetra në muaj. Por jo gjithmonë ndodhte kështu. Kishte raste që shpërbleheshin edhe më tepër për raste të veçanta, por edhe mund të mos shpërbleheshe, kur gjatë muajit nuk kishe kryer punë. Por ka pasur edhe shpërblime të llojeve të tjera, si p.sh., vende të privilegjuara pune, bursa, imunitet për shumë gjëra etj.

Sa ka qenë përgjithësisht numri i tyre?

Nuk mund të them me saktësi, por e vërteta ka qenë se në çdo fshat ka pasur 3-4 spiunë që kishin detyrë që të vëzhgonin gjithçka deri edhe për vjedhjet në misër, grurë etj. Ndërsa në qytet kishte të tjerë. Kishte në uzinë, metalurgji, NFP etj. Nuk kishte dallim në përzgjedhje mes grave dhe burrave. Sidomos në zonën e qytetit ka pasur edhe gra që bashkëpunonin në mënyrë perfekte.

Kush ishte koordinatori mes BGV-së e policisë dhe ku dorëzohej informacioni?

Koordinatori ishte i plotfuqishmi i zonës, i cili gjatë gjithë kohës ishte i programuar për dhënien e informacionit, qëndronte në këmbë përpara lapidarit në hyrje të qytetit të Rubikut. Informacionin mund ta jepnim edhe gojarisht, por edhe me anë të pusullave të ndryshme.

Kur informacionin e dërgonin në qendër në Rrëshen nga vetë BGV-ja, kush i priste dhe në cilën zyrë?

Çdo BGV kur kishte informacion të rëndësishëm duhej të shkonte të depononte në Rrëshen, në një zyrë në katin e parë të godinës së policisë ku ka qenë hetuesia. Ne priteshim nga operativi i zonës dhe shoqëroheshin deri në zyrën e hetuesit përkatës të çështjes. Gjithmonë informatorët duhej të shkonin aty rreth orës 16.00 të pasdites dhe hyrja duhej të bëhej sa më e fshehtë nga syri i njerëzve të zakonshëm. Aty jepej gjithçka për hetuesin, ndërsa largimi për në Rubik bëhej me ndonjë mjet të policisë, por pa rënë në sy të njerëzve.

A kishte koordinim mes njëri-tjetrit dhe ku bëheshin këto “takime pune”?

Kryesisht takimet bëheshin në njërën prej magazinave të metalurgjisë, si edhe në njërin prej reparteve të shërbimit të ish-ndërmarrjes komunale. Në metalurgji takoheshim kryesisht për probleme të zakonshme, ndërsa në atë të komunales bëheshin plane për koordinim punësh, kur ishte në program për të arrestuar ndonjë të parapiketuar.

A kujtoni ndonjë reagim të ashpër të ndonjë qytetari ndaj ndonjë BGV-je, pas kryerjes së ndonjë denoncimi?

Megjithëse siç thashë BGV-të kishin imunitet dhe gjithkush i kishte frikë, ka pasur shumë raste reagimi të ashpër ndaj tyre. Në një rast, një qytetar i Rubikut konstatoi se një nga “kolegët” tanë në ora 24.00 të natës po e përgjonte nëse ai po mbante televizorin në një kanal jugosllav. Reagimi i tij qe i ashpër, pasi ai mundi ta kapte BGV-në me presh në duar anës dritares. Kuptohet spiuni përjetoi për disa çaste një eksperiencë të hidhur. Por ka pasur edhe raste të tjera të ngjashme.

Ju jeni shquar edhe në atë kohë për ironizim ndaj “kontributit” të “kolegëve”. Cili ka qenë rasti më i rëndë ndaj tyre?

Po, në shumë raste kur unë që i njihja shikoja 2-3 bashkë u drejtohesha publikisht, kuptohet në formë shakaje, duke i pyetur “kujt do t’ia futni kësaj radhe”, por ka pasur dhe raste të vërteta humori. Ka qenë një rast kur Ramiz Alia, i cili ishte për një vizitë në Rrëshen, do të ndalonte atje. Unë me dy “kolegë” kisha marrë detyrë që të vëzhgonim një qytetar, Pjetër Canin, i cili ishte i pakënaqur për largimin e tij nga puna dhe donte të takonte Ramiz Alinë, atëherë sekretar i Komitetit Qendror. Për çdo lëvizje të tij ne duhej të njoftonim me shenja sigurimsat e ardhur nga Tirana për të siguruar mbarëvajtjen e punës. Tre “kolegë” të mi, të cilët gjithnjë kanë preferuar të mbanin këmisha me prerje në stilin ushtarak, ishin afruar më shumë se ç’duhej te vijat e bardha, pasi ata mendonin se sigurimsat e Tiranës e dinin për detyrat që ata kishin marrë. Por shërbimi i sigurimit ende nuk e dinte se kush ishin dhe më pyetën mua që kisha hyrë më përpara në lidhje pune me ta. Unë, në formë shakaje i gënjeva, duke u thënë se ishin oficerë të liruar pas rënies së Beqir Ballukut. Këta pa e zgjatur i morën menjëherë me makinë dhe i degdisën të izoluar diku në bregun e lumit, deri kur Ramiz Alia mbaroi punë në Rubik. Gjithashtu, edhe në një rast tjetër ndodhi që një BGV erdhi aty, sepse ishte zënë ashpër me operativin e zonës, pasi ky i fundit nuk e kishte angazhuar në mision special atë ditë. Mjaftoi një shenjë me një dedikim për të dhe menjëherë ai përfundoi me njërën nga IFA-t e policisë tek ura me harqe në Milot. Në këto kushte, kur gënjeva dy herë radhazi vetëm për t’u tallur me “kolegët” u detyrova të largohesha, pasi po të më diktonin ata të Tiranës e pësoja keq.

Pse zgjodhët këtë taktikë sulmi ndaj tyre dhe a keni marrë ndonjë ndëshkim për këtë?

E bëja për gallatë, por edhe për faktin se ata që në fillim pa qenë bashkëpunëtor me ta më thoshin se je me ne. Kështu unë u futa në atë valle, por kurrë nuk kam bërë dëme ndaj njerëzve të thjeshtë, por ndaj vetë BGV-ve. Ndërsa për sulmet, duke qenë brenda radhëve të tyre, edhe jam kërcënuar. Hetuesi Arben Qeleshi më ka thirrur duke më kërcënuar me burg për disa shtylla elektrike që më kishte marrë lumi, pasi unë punoja elektricist. Në fakt, nuk kisha përgjegjësi për to, por kjo përdorej si mjet presioni për talljet që u bëja BGV-ve.

Ju thoni se spiunët e Rubikut nuk patën ndonjë fund të lumtur dhe kush u hakmor ndaj tyre?

Në fakt, pas ’90-ës edhe janë marrë privatisht ndaj tyre, por jo në nivelin e zullumeve të tyre. Por e çuditshme është se vetë zoti u hakmor. Aty nga fundi i ‘90-ës shumë prej tyre e pësuan keq. Dikush theu këmbën, dikush u dogj me kovë zifti, dikush përfundoi në një fuçi në fshatin Rrasfik e shumë të tjerë përfunduan me sëmundje të tjera të rënda në moshë të papërshtatshme.

A ka prej tyre që nuk e lanë detyrën edhe pas ndryshimeve demokratike?

Është e vërtetë se pas vitit ‘92 nuk i angazhoi kush në këto detyra, për faktin se këta tashmë i njihte i gjithë opinioni dhe nuk mund të sillnin gjë të re. Ndërsa u rekrutuan të rinj, por tashmë ata ndërrohen një herë në 4 vite, sipas ndryshimeve politike.

Kategori
Uncategorized

NE SE NJE DITE DO TE HAPEN ARKIVAT.

10846096_407557932734045_4738696782662924115_n

Ushtarakë madhorë, deri dhe ish-ministri i fundit i mbrojtjes në regjimin komunist, Kico Mustaqi, shefa te sherbimeve sekrete dhe kryetare degesh te rendesishme zyrtarë të lartë të sigurimit famëkeq të shtetit, qe lanë vendin dhe emigruan kryesisht në vendet fqinjë.në kushtet e jetesës për mbijetesë, ata me të gjitha gjasat   cicërun në këmbim të bukës.

Për aq sa dinin dhe për aq sa ju kërkonin. Dhe shumë nga ta nuk dinin pak.

“Nese një dite do të hapen arkivat sekrete, sidomos të fqinjeve, shqiptaret do te shohin tmerr me sy.

Shume nga politikanet apo patriotet e deklaruar si të tillë, sidomos ne keto 23 vite, do të shfaqen siç jane, antishqiptare dhe tradhtare”!

Ja tradhetaret e ndarjes se detit me Greqine.

(1) Funksionari i pare.
Që ka sherbyer në qeverine e Nanos dhe të Berishes, ish-anëtar i komisionit për ndarjen e detit, ështe verifikuar se i shërbente një shërbimi të një vendi fqinje me Shqipërine, ne momentin që emri i tij u dergua per dekret në zyren e ish-presidentit Moisiu në vitin 2004.
Atehere ka pasur një debat të forte në zyrën presidenciale per fatin e tij, mes Moisiut dhe ministrit propozues, por ne rrethana ende të panjohura, ai individ ka marre detyren e larte në një sektor nga me të rëndesishmit e delikate të shtetit, duke u bere, si të thuash, nje nga “kater gradat” me të larta të atij sektori.

(2) Funksionari i dyte.
Ish-anetar i komisionit për ndarjen e detit, e ka pasur edhe me te nderlikuar situaten. Me shtetesi të dyfishte, shqiptare dhe te një vendi perendimor, ky person që ka sherbyer gjithashtu nen të dy ngjyrat e qeverisjes se vendit, te majte e te djathte, eshte vene ne sherbim te dyfishte, ndaj nje vendi fqinje dhe nje vendi tjeter perendimor.
Rekrutimi i tij eshte bere ne baze te lidhjeve familjare. Edhe nje njeri shume i afert i familjes se tij, ka qene ne sherbim te fqinjit te Shqiperise. Se fundmi, ngritjen e tij ne detyre e ka firmosur ish-presidenti Topi.

(3) Zyrtar i larte.
Zyrtar i larte i shtetit shqiptar, i dorehequr kohet e fundit nga detyra, qe gjithashtu mbante nje detyrë mjaft delikate, ka qene edhe objekt, edhe subjekt i dy sherbimeve sekrete, në lindje dhe perendim. Madje, sherbimi perendimor, faktoi dhe nje veprimtari te paligjshme në drejtorinë ku ai ishte titullar dhe duke e komunikuar një gje të tille në Tirane.

Askush nuk do të mundej ta pergenjeshtronte kete skandal te jashtezakonshem dhe jo të shkeputur e rastesor ne strukturat me te larta të shtetit shqiptar.
Skandal per te cilin jane ne dijeni politikanet me te larte të vendit, te majte dhe te djathte.
Skandali nuk fillon me keta të tre dhe nuk mbaron me keta të tre, por nuk dihet madje, edhe se deri ku shkon.
Ai ështe rrjedhoje sa e amatorizmit proverbial te qeverisjeve ne vend, po aq dhe veprimtarive të qellimshme te segmenteve te caktuara të tyre. Thjeshtesisht dhe ngushtesisht antishqiptare.
Nje dite, kur shteti te behet i pergjegjshem, ka megjithate nje shans qe per ta dhe shume e shume kolegë te tyre te te njejtit zanat, nuk do te kete me “promovime personale dhe profesionale”. Atehere, mund të marrin shpjegim tjeter dhe histori te erreta qe kane ndodhur ne Tirane.

Kategori
Uncategorized

KATOVICA DHE DOKUMENTI TOP-SEKRET I RAMIZ ALISE………………..

u2_Katovica-1-001Ja kush do të jetë demokracia jonë

Diskutimi top-sekret i Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë politike në vitin 1989 dhe platforma që ai mori nga Gorbaçovi.

(Marrë nga vendimet e Byrosë Politike në tetor, viti 1989)

Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji, u tha Ramiz Alia të pranishmëve.

Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji, u tha Ramiz Alia të pranishmëve.

Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:

1) Në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në

2) Në krijimin e pluralizmit politik.

Dokumenti i paraqitur nga Servet Pëllumbi

Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.

Do t’i nxisim të krijohen parti sa të duan; të majta dhe të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhen të kontrollohen e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do i formulojmë ne.

Në krye të tyre duhen të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel e në çati, në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës anti-komuniste.

Ata që janë në burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë, do të thonë për ne: Dhe këta e urrejnë Komunizmin. Do të aferohen e do na përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre, do t’i aferojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme; Por kurrë nuk do ti lemë të marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren, Neve bëhemi izmeqarët e tyre.

Në zbatimin e të drejtave të njeriut, duhet që tu japim dhe kompensim në para të burgosurve e tu kompletojmë komoditete banimi. Të sekuestruarve dhe të ç’pronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që ju njihet prona, por asnjëherë nuk do tu a japim. Në forma të ndryshme do ti ngatërroni, nga Gjykata e Shkallës Parë në të Dytën dhe për difekte teknike kthehen për rigjykim në Shkallën e Parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë, duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre; Por këta duke ju dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë, ata që do pretendojnë dhe do të këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria, e tëra na përket ne. Se ne e bëmë.

Materialin që më dërgoi Gorbaçovi, kam dy vjet që studioj dhe ata kanë ecur shumë përpara, për këtë jeni në dijeni.

Neve kemi kuadër sa për shtatë Komitete Qendrore dhe të mos kemi frikë. Ne kemi studimin dhe platformën gati për zbatim, do të ketë shumë intelektualë që do kundërshtojnë, këtyre nuk do ju japim punë.

Një shqetësim mund të intelektualët pensionistë, këtyre do tu aferojmë krijimin e Shoqatës Veteranëve të Luftës dhe të Punës, do u japim një mini pension dhe do ju mbajmë ison. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës, le të bëjnë si të duan, neve kemi Platformën tonë.

Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë.

Nën një propagandë ekstreme kundër Komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së Lartë Komuniste, Ne Komunistët Reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne Njerëzit tanë.

Me këtë strategji brenda dy a tre legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste.

Kategori
Uncategorized

“Reuters”: Ja si luftuan çamët kundër fashizmit

147183Speciale

Agjencia “Reuters” më 22.12.1940, gjatë kohës së luftës italo-greke, transmetonte këtë lajm nga Manastiri: “Ushtarët shqiptarë të mobilizuar me forcë në ushtrinë italiane kanë ngritur krye dje në një sektor të prapavijave italiane dhe i kanë shkaktuar armikut, humbje të mëdha deri sa u kapën. Një pjesë e tyre, pa marrë përpjetë brigjeve ku vazhdon të rezistojë”. Më 4.12.1940 agjencia “Anatoli” lajmëronte nga Athina se “një gjeneral italian i kapur rob prej grekëve, ka deklaruar se ushtria italiane po pëson humbje të rënda nga shkaku i tradhëtisë së shqiptarëve”.
Dhe Musolini vetë, në një letër dërguar Hitlerit më 22 nëntor 1940, donte t’i justifikonte po në këtë mënyrë humbjet. Dhe ja se ç’thotë Badolio në kujtimet e tij: “Fushata fillon, pra. Gjithë bota i di zhvillimet e saj. Trupat greke në Epir qëndrojnë trimërisht në Kalamas, kurse bandat dhe trupat shqiptare, që bënin pjesë në divizionet tonë, ose na tradhëtuan, duke bërë sabotazhe ose u hodhën te grekët”.

Gazeta “Figaro”, nr.588, 4 korrik 1946, duke bërë fjalë për luftën italo-greke, shkruante: “Çetat shqiptare nga ana e tyre sulmonin autokolonat dhe trupat italiane, në rrugët që çonin në front”. Ndërsa radio “Londra” më 26.10.1940 transmetonte: “Mësohet nga Shqipëria se çeta shqiptare në veprim të prapavijave italiane, presin dhe sabotojnë vijat e komunikacionit, duke u futur tmerrin reparteve italiane të izoluara. Grupe të armatosura kanë mundur të hyjnë në kryeqytet dhe kanë afishuar mbi të gjitha godinat qeveritare dhe deri në pallatin e qeverisë italiane proklamata, me të cilat ftojnë italianët të zbrazin Shqipërinë”.

Gjithashtu më 4.1.1941, BBC-ja (radio Londra) transmetonte: “Në rrethet ushtarake vihet re se, shqiptarët u sjellin ndihmë të madhe grekëve kundër italianëve”. Ja pra cila ka qenë popullsia çame. Populli shqiptar i Çamërisë nuk ka qenë kurrë bashkëpunëtor i pushtuesve. Kemi jetuar gjithnjë mirë me popullin grek, me të cilin kemi luftuar krah për krah kundër okupatorëve fashistë italianë e gjermanë.Gjatë luftës sonë antifashiste, populli shqiptar i Çamërisë u lidh në një miqësi të sinqertë me popullin grek. Nën dritën e këtyre fakteve, akuza e vetme e historiografisë greke të pasluftës dhe e diplomacisë greke gjatë periudhës së luftës së ftohtë, por edhe sot, të cilët kanë mbrojtur tezën absurde se populli çam (an blok) ishte bashkëpunëtor i nazistëve dhe fashistëve dhe u largua me ta për në Shqipëri në fund të luftës, duket nën figurën e saj të vërtetë, e gënjeshtërt dhe pa asnjë bazë.E kundërta është e vërtetë: Napoleon Zerva ishte një kriminel kolaboracionist.

Si qëndron e vërteta?
Është rasti të pohohet se në luftën antifashiste popullsia shqiptare e Çamërisë inkuadroi në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë. Më 8 shtator 1943, ditën e kapitullimit të Italisë, gjermanët hynë në Konispol duke ardhur nga ana e Sajadhës, të udhëhequr prej kapitenit zervist të quajtur Vito dhe dogjën mëse 50 shtëpi. Gjatë ofensivës së madhe të dimrit 1943-1944, organizuar prej gjermanëve kundër ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare, forcat gjermane me bandat e Zervës erdhën nga Greqia në Shqipëri dhe u vunë zjarrin krahinave të Zagorisë dhe të Pogonit. Banda të tjera zerviste, bashkë me gjermanët, luftuan kundër partizanëve shqiptarë në janar 1944 dhe u vunë zjarrin katundeve Kranë dhe Dërmish, si dhe shtëpive të të gjithë partizanëve minoritarë të dropullit, kurse në shkurt 1944, këto banda dogjën katundin Dhrovjan. Gjatë ofensivës tjetër të madhe të gjermanëve në qershor të vitit 1944, forcat zerviste erdhën përsëri bashkë me ushtrinë gjermane nga Greqia, nga ana e Voshtinës dhe dogjën në Zagori ç’kishin lënë herën e parë. Kështu, kurdoherë gjermanët vinin nga Greqia për të goditur forcat e ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare, mbështetja e tyre kryesore përbëhej nga bandat e gjeneralit kuisling grek, Napoleon Zervës. Nga ana tjetër, gjithë bota është informuar për terrorin e ushtruar ndaj popullsisë Çame në Greqi. Në qershor të vitit 1944 dhe në mars të vitit 1945, bandat e gjeneralit kuisling Napoleon Zerva, dogjën katundet tona, plaçkitën pasuritë dhe vranë me mijëra burra dhe gra, fëmijë dhe pleq. Mëse 25 mijë çamë, që mundën të shpëtonin nga vdekja, u arratisën në Shqipëri.

Kjo është një arsye më shumë që populli shqiptar i Çamërisë, i vogël në numër, por i madh në sakrificat që ka bërë për kauzën e përbashkët, të ketë gjithë të drejtat e botës për të kërkuar trojet e veta dhe gjithçka që grekët i kanë grabitur me dhunë dhe gjenocid të paparë. Fakte të tjera të pakundërshtueshme Para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushatë të re masakrash dhe krimesh nga më monstruozët kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu një akt pa precedent në historinë botërore. Të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Ky veprim u krye në bazë të vendimit të marrë më parë në Gumecinë nga një mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinës, Spiridoni, ku merrnin pjesë edhe zv/Prfekti i Gumenicës Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisë dhe përfaqësues të grekëve të Çamërisë.

Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 të tjerë vdiqën më vonë gjatë internimit nga torturat dhe uria. “Në këtë mënyrë -shkruan Jani Sharra – qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi në kampin e armikut”, duke e paragjykuar popullsinë çame. Rekrutët çamë, si shtetas grekë të mobilizuar në vitet 1939 dhe 1940 që në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, me urdhër të Korparmatës së Janinës, u vunë të thyejnë gurë dhe të ndreqin rrugë në formën e punës së detyrueshme. Në takimin që pati Komandanti i Divizionit VIII të Epirit, gjenerali Kaçimitro, me 2000 djem çamë, u kërkonte mendime për rrezikun që i kanosej vendit nga Italia fashiste. Çamërit u treguan të gatshëm për të luftuar armikun e përbashkët. Por për çudi, në vend të armëve u dhanë kazma dhe lopata për të vepruar në prapavija për ndërtim rrugësh. Ishte një qëndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj çamëve dhe njëherazi dhe një fyerje e poshtërim për ta, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë, por si robër lufte. Nga ana tjetër, Italia gjatë përgatitjeve të luftës me Greqinë nuk mund të mos merrte në konsideratë për interesat e saj gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të Çamërisë. Çiano, ministër i Jashtëm i Italisë, në gusht të vitit 1940, do t’i vinte në dukje ambasadorit grek në Romë se “Greqia ishte e vendosur me të gjitha mjetet që disponon të vazhdojë një program politik, ka diskriminuar në mënyrë tepër të rëndë shqiptarët në favor të grekëve. Dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e veprimtarisë, që nga ajo e lirisë personale e në atë ekonomike, deri në atë të mësimit të gjuhës… i kanë larguar shqiptarët në rajone larg qendrave të mëdha, duke i mbajtur në kushte primitive”. Shpërthimi i Luftës Italo-Greke më 1940 thelloi tensionin politik në Çamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt.

“Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën-shkruan Jani Sharra-rrallë ndonjë çam u bashkua me ta”. Gjithkush mund të shtrojë pyetjen: pse u mbajt ky qëndrim i ashpër ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo një masë vetëmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetëm nga frika e një hakmarrjeje të mundshme të shqiptarëve për krimet që ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Të dhënat provojnë se asnjëra prej këtyre arsyeve nuk përbënte shkakun e këtij veprimi kriminal. Synimi ka qenë akoma më i largët dhe njëkohësisht më antishqiptar. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi u përpoqën të përfitonin ç’të mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar një moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të Çamërisë. Këtë e provon edhe fakti se pas shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë përballë ushtrive italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të Çamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e nevojshme të mbartjes për të gjitha gratë dhe fëmijët që kishin mbetur në Çamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos gjenin këmbë shqiptari. Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore. Ç’ndodhi pas pushtimit gjerman?

Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar Në zonën e Gumenicës dhe të Filatit ishte bërë rregull që asnjë grup i rezistencës greke nuk dilte në zonat e lira pa qenë i shoqëruar nga një shqiptar çam. Pikërisht për këtë veprimtari e sakrificë, jo pak çamë dolën para gjykatave të pushtuesit dhe u burgosën.

Duke pasur parasysh këtë realitet të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe çame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: “Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çame”. Ajo që i shqetësoi më shumë atëherë forcat shoviniste greke ishte ngritja e këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë. Në mars të vitit 1943 u formua çeta e parë mikste, e cila bashkëpunonte me EAM-in. Tashmë, edhe biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpërmendur thekson se çamët nxorrën mbi 1000 luftëtarë. Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi,Musa Demi, Tahir Demi, Petrit Demi, Vehip Huso, Qemal Vërsela, Myfit Sejko, Taho Sejko e shumë të tjerë. Ata punuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Në shkut të vitit 1943 u krijua çeta “Çamëria” dhe pak më vonë batalioni “Çamëria”, i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konsipolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revani, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. Në pranverë të vitit 1944 në Qeramicë u formua Batalioni IV “Ali Demi” me më shumë se 500 djem çamë.

Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (EAM). Gjatë luftimeve të tij në rrugën Janinë-Gumenicë, Koskë, Smartë e Lopës si dhe në Mallun ranë trimërisht dëshmorët Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të ushtrisë greke. Edhe misioni britanik që kreu hetime në Çamëri nuk e mohonte pjesëmarrjen e çamëve në radhët e EAM-it. Edhe gjermanët u përpoqën ta hedhin minoritetin shqiptar në luftë kundër EAM-it dhe Frontit Nacionalçlirimtar Shqiptar. Këto përpjekje regresive shoqëroheshin me një propagandë me ngjyra të theksuara nacionaliste. Peshë jo të vogël në trajtimin e çështjes çame dhe të pozitës së Çamërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore do të luante dhe qëndrimi i nacionalistëve çamë, i cili aspironte hapur me qëndrimin e vet bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Këtë lëvizje e drejtonte një Këshill krahinor me organizmat e tij në nënprefekturat dhe fshatrat. Pjesëtarë të këshillit krahinor të Çamërisë ishin njerëz me influencë si vëllezërit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj.

Dokumenta që provojnë bashkëpunimin e Zervës me gjermanët
Është tashmë e provuar se masakrat dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë shqiptare të Çamërisë i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkëpunëtor i gjermanëve. Pikërisht këtu mendojmë se duhen rikujtuar disa dokumenta që provojnë bashkëpunimin e tij me gjermanët dhe kështu do të mbetet absurd pretendimi grek se një aleat i gjermanëve ka dëbuar nga trojet etnike një popullsi të tërë pse ishte në bashkëpunim me aleatët e tij. Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët është i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi grek i kohës dhe i pasluftës, i cili ka dhënë dhjetëra dëshmi në këtë drejtim.

Nga arkivat sekrete të Vermahtit gjerman për Greqinë, zbulohet një marrëveshje bashkëpunimi midis Zervës dhe pushtuesve gjermanë që të godiste grekët e tjerë. Autori që ka publikuar këtë marrëveshje shprehet se “ekzistonte në thellësi një miqësi me ujkun”. Në dokumentin gjerman thuhet: “Gjatë natës së 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së Korparmatës XXII malore, me anën e një oficeri të plotfuqishëm propzimin për bashkëpunim mbi bazat që vijojnë: armëpushim, bashkëpunim në luftën kundër ELAS-it ne azhornim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si dhe mbi forcat armike”. Propozimi i Zervës iu parashtrua dhe të Plotfuqishmëve të Posaçëm të Rajhut për Evropën Juglindore, ministrit Nojbaher. Përgjigja ishte: të vazhdojmë traktativat deri sa të merret vendimi përfundimtar. Më 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi për marrëveshje lokalisht të përkufizuar… Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të korrikut 1944. Forcat e Zervës në mars 1944 kishin rreth 10000 luftëtarë. Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët, ishte dëshmuar edhe në Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisë amerikane me origjinë greke Kouvras më 31 mars 1947, duke e cilësuar atë si një kolaboracionist të tipit të Mihailloviçit të Jugosllavisë. Kouvaras i paraqiti Senatit një dokument shumë kompromentues, i cili provonte marrëveshjen që ekzistonte midis forcave të armatosura gjermane në Epir dhe EDES-it të Zervës. Ky dokument ishte një memorandum i Shtabit të Përgjithshëm të Korpusit të 22 të Ushtrisë Gjermane.

Tezën greke e hedhin poshtë edhe dokumentat diplomatike angleze të kohës. Kështu, sipas dëshmive të njërit nga zyrtarët e lartë të misionit anglez në Shqipëri, majorit Palmer, i cili kreu një udhëtim eksplorues në Greqinë e Veriut pohohet se “Forca 399” nuk mohonte faktin që pati rreth 700 shqiptarë që luftuan në radhët e ELLAS-it kundër gjermanëve. Palmeri, i cili është mbështetur siç e thotë dhe vetë në të dhënat e palës greke e konkretisht të majorit Sarandis, i cili-thotë Palmeri- “pranoi përgjithësisht veprimet e kryera prej grekëve kunër minoritetit shqiptar” hedh paksa dritë edhe mbi një çështje tjetër mjaft të rëndësishme, e cila ka të bëjë me faktin se ç’vend patën gjermanët në genocidin që kryen forcat ultrashoviniste dhe fashiste greke kundër popullsisë shqiptare, të cilin Palmeri, pa u shqetësuar për tragjedinë e dhimbshme të kësaj popullsie, me gjakftohtësi e quan thjesht një “situatë grindjesh”. Ai pohon sidoqoftë, një të vërtetë se ky akt “padyshim ishte i inkurajuar nga gjermanët”. Genocidin zervist për spastrimin etnik në Çamëri e konfirmonte edhe koloneli Monague , ish kryetar i Misionit Anglez në Greqi, i cili thotë se “Zerva i ndoqi çamët nga shtëpitë e tyre në 1944… Dëbimi u krye me gjakderdhje të madhe. Qëllimi ishte dëbimi i popullsisë s padëshirueshme shqiptare nga vendi i vet”.

Justifikimi grek vazhdon
Teza e fabrikuar greke e “bashkëpunimit me pushtuesit” vazhdon të mbetet arsyeja e vetme me te cilën grekët justifikojnë akoma spastrimin e dhunshëm të Çamërisë më 1944 dhe 1945. Prof. Beqir Meta, një studiues dhe historian i njohur, thotë se abuzimi me çështjen e “bashkëpunimit të çamëve me gjermanët” ka qenë dominues gjatë gjithë këtyre viteve. Por vetë gjenerali i ushtrisë Republikane greke EDES, Napolon Zerva, ishte për një kohë të gjatë bashkëpunëtor i gjermanëve, derisa anglezët e bindën të bashkohet me aleatët”, thotë historiani Meta.

Grabitja dhe shtrëmbërimi i historisë është shkaku që frymëzon sot ultranacionalizmin grek dhe nxit qarqet shoviniste për t’i fryrë erës së pretendimeve territoriale.

Kategori
Uncategorized

Shërbimi inteligjent i Mullaheve dërgon agjentë në Shqipëri

1_2Këshilli Kombëtar i Rezistencës dhe Sigurisë iraniane ka bërë të ditur se shërbimi i inteligjencës së mullahëve po përdor agjentë të saj për të sabotuar transferimin e refugjatëve nga Kamp Liberti në Irak. Agjentë të këtij shërbimi janë transferuar në vende të ndryshme përfshirë dhe Shqipërinë.

Kryetari i rezistencës iraniane kishte deklaruar në shtator se qëllimi i shërbimit të inteligjencës së mullahëve është që anëtarët e rezistencës të mos largohen nga Ashrafi apo Iraku, si dhe eliminimi fizik i tyre. Në mbështetje të kësaj deklarate vjen dhe shkrimi në një të përditshme iraniane që kontrollohet nga qeveria sipas së cilit republika islamike e Iranit nuk do të lejojë asnjë vend që të strehojë këta terroristë dhe nëse kjo ndodh atëherë këto vende duhet të përballen me pasojat politike dhe ekonomike.

Po sipas këshillit kombëtar të rezistenvës regjimi klerik ka kërcënuar dhe qeverinë shqiptare duke thënë se në të ardhmen vendet e Ballkanot do të jenë dëshmitare të bombardimeve dhe sabotimeve. Në mbështetje të këtyre kërcënimeve shërbimi famëkeq i mullahëve ka punuar për të sjellë elementët e tij si refugjatë në Shqipëri duke i prezantuar si ish anëtarë të rezistencës në Iran. Njëri ptrj tyre i quajtur Ehsan Bidi raportohet të ketë hyrë në Shqipëri në 16 tetor të vitit 2013 duke u prezantuar si refugjat dhe ish anëtar i rezistencës. Pasaporta e tij iraniane e lëshuar në 27 janar të këtij viti tregon qartë se statusi tij i refugjatit është i pakuptimtë.

Përfaqësuesit e rezistecës dhe këshilltarët ligjorë të Kamp Liberti kanë paraqitur kundërshtimet e tyre për këtë çështje përfaqësuesve të UNHCR-së më 21 tetor . Komiteti Anti – terrorizmit sjell në vëmendjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe UNHCR-së aktivitetet e regjimit të mullahëve në Shqipëri dhe kërkon dëbimin e këtyre elementeve nga Shqipëria .

Kategori
Uncategorized

Aleatët e Luftës së II Botërorë vlerësojnë LANÇ.

14409_925147277497527_1126921224638120922_nAnglia i jep Shqipërisë statusi i vёzhguesit nё Aleancёn Ndёrkombёtare pёr Pёrkujtimin e Holokaustit

Aleatët e Luftës së II Botërorë vlerësojnë LANÇ, ndërsa kolaboracionistët shqiptarë e përdhosin

Botuar te gazeta Telegraf 5 dhjetor 2014
Jakup B. GJOÇA
Shqipëria ngaqë në këto 23 vjetët është futur në terrin e errësirës së tranzicionit politik, pa mundur të gjejë dot rrugën e demokracisë europiane, kjo duket më qartë se ne vetë ende nuk kemi një vlerësim të paanshëm për historinë tonë. Palët politike bëhen qesharakë përballë historisë, derisa secila më vete kërkon të ndërtojnë e të shkruajë Historine e Shqipërisë më vete, thua se kjo histori është një copë tokë e braktisur deri tani dhe partitë politike i dolën zot si pronarë të saj.
Politikanët në rolin e karagjozit historik
E Djathta politike në Shqipëri, duke dashur që të vendosë kufirin ndarës nga rregjimi komunist që sapo rrëzoi, aktin e parë historik të saj – në emër të Demokracisë së re që donte të ndërtonte – ishte që të ndryshonte Ditën e Çlirimit të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore. Këta politikanë të rinj, që nga komunistë, brenda një nate, u vetpagëzuan demokratë, sikur bindja politike të jetë këmisha e ditës që veshin e xhveshin përditë, e ndryshuan Ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga 29 nëntor në 28 nëntor, jo aq nga padija dhe injoranca historike, por, thelbësorja, është se duan të mohojnë simbolikën që mbart në Histori 29 Nëntori i 1944-s. Kjo e Djathtë politike qëllimisht sot mundohet të përdhosë LANÇL të popullit shqiptar kundër fashizmit dhe nazizmit me tmerret, terrorin e diktaturën e sistemit komunist që u montua pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe kjo e Djathtë politike nuk e ka edhe kaq merak të dënojë dhunën e diktaturës komuniste të pasluftës, sesa kërkon që të marrë sot revanshin historik të kolaboracionistëve shqiptarë të djeshëm, ndaj vetë LANÇL të popullit shqiptar. Kolaboracionistët shqiptarë në kohën e Luftës së Dytë Botërore ishin shërbëtorët dhe ekzekutuesit e fashistëve dhe nazistëve që gjakosën popullin, pa dallim feje, bindje politike.
Aleatët e Luftës së II Botërore vlerësojnë LANÇ
Në kuadrin e 70 vjetorit të Fitores të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria vlerësohet dhe nderohet nga Aleatët për kontributin që dha me LANÇL, e cila e renditi Shqipërinë në krahun e Fitimtarëve. Kështu Shqipёrisё iu dha dje statusi i vёzhguesit nё Aleancёn Ndёrkombёtare pёr Pёrkujtimin e Holokaustit (IHRA). Vendimi pёr dhёnien e kёtij statusi u bё i ditur gjatё sesionit të dytë plenar tё Kryesisё britanike tё IHRA-s, i cili është duke u zhvilluar në Mançester të Mbretërisë së Bashkuar. Ky status i dhënë Shqipërisë është vlerësimi më maksimal që Aleatët dhe Fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore i japin kontributit të popullit shqiptar që mbrojti nga naziztët popullsinë hebreje që jetonte në Shqipëri. Ndërsa kolaboracionistët shqiptarë, si bashkëpunëtorë të nazistëve gjermanë, ishin zagarët që gjuanin, përgjonin dhe dorëzonin te padronët e tyre, nazistët, edhe popullsinë hebreje që jetonte në Shqipëri, sikurse vrisnin çdo partizan dhe nacionalist që luftonte nazistët. Kjo shpjegon përse sot pjella biologjike e kolaboracionistëve shqiptarë, e Djathta politike e mohon tërësisht LANÇL dhe kontributin që dha populli ynë në Fitoren përfundimtare mbi nazizmin!
Statusi i vёzhguesit nё IHRA për Shqipërinë
Statusi i vёzhguesit nё IHRA iu mundёson të gjithё tё interesuarve dhe ekspertёve shqiptarë tё fushёs akademike, historisё, kёrkimit shkencor, arkivave, arsimit dhe kulturёs që tё aplikojnё pёr projekte tё ndryshme kombёtare ose rajonale qё promovojnё bashkёjetesёn fetare dhe komunitare, tolerancёn, paqen dhe ndёrgjegjёsimin pёr shmangien e paragjykimeve mbi baza fetare e etnike.
SOMARIO
Kjo e Djathtë politike qëllimisht sot mundohet të përdhosë LANÇL të popullit shqiptar kundër fashizmit dhe nazizmit me tmerret, terrorin e diktaturën e sistemit komunist që u montua pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe kjo e Djathtë politike nuk e ka edhe kaq merak të dënojë dhunën e diktaturës komuniste të pasluftës, sesa kërkon që të marrë sot revanshin historik të kolaboracionistëve shqiptarë të djeshëm, ndaj vetë LANÇL të popullit shqiptar. Kolaboracionistët shqiptarë në kohën e Luftës së Dytë Botërore ishin shërbëtorët dhe ekzekutuesit e fashistëve dhe nazistëve që gjakosën popullin, pa dallim feje, bindje politike.

Kategori
Uncategorized

ÇFAR E MBAN GJALL NJERIUN

1378875_10202218603330765_1887288373_n
(tregim) nga Danel Cana.
Tregojnë një ngjarje të viteve 1930, diku nga një fshat i lumit të Vlorës.
Një fshatari i lindi një djalë dhe siç ishte zakoni në ato fshatra, i zoti i shtëpisë bënte një darkë për vënien e emrit të djalit dhe mblidheshin të afërmit dhe shoqëria, shkonin me peshqeshe, për ta uruar.
Të afërmit apo shoqëria e uronin të zotin e shtëpis për djalin: -Të rrojë, të ket jet të gjatë, u bëftë me leshura të bardha…Kështu urojnë Lebërit.
I zoti i shtëpisë u përgjigjej:- Mos më uroni asgjë tjetër, vetëm më thoni; u bëftë njeri!
Uaaa!- Çuditeshin miqtë dhe shokët. – Po ai njeri është..!
– Jooo, – ja kthente fshatari i mënçur. – Ai tani lindi, për t’u bër njeri. Kjo është shpresa e çdo prindi për fëmijët e tij.
– Ke shum të drejtë, – ja ktheu përgjigjen njëri nga bashkfshatarët e tij. – Ajo që thua është jetike për njeriun. Prandaj punojmë e rropatemi gjithë jetën për ti rritur sa më mirë fëmijët tanë, që ata të mësojnë dhe ta plotësojnë dëshirën e prindit. Ky është vlerësimi më i madh për çdo prind.
Kalojnë vitet dhe djali rritet, shkon në shkollë dhe mbaron gjimnazin e asaj kohe në Vlorë me rezultate të mira. Gjatë gjithë kohës në shkollë njihej si një nxënës i mirë, i sjellshëm dhe me vullnet për të mësuar.
Babai i tij kishte dëshirë që djali të vazhdonte shkollë, nëpër shkollat e Evropës, të bëhej dikush, me një zanat, me dituri, të shpëtonte veten dhe miqtë e shokët nga prapambetja. Një nga dëshirat e mëdha të babait të djalit ishte që, djali të shkonte në shkollat e dëgjuara të Francës dhe të mësonte për drejtësi, të bëhej avokat, gjyqtar.
Nuk la njeri të njohur, miq e shokë pa kërkuar ndihmë që djalin ta çonte diku për të mësuar.
Mbas një kohe përpjekje, arriti dhe gjeti një mundësi dhe djali u nis për në Francë, të studionte drejtësi. Babai i tij nuk ishte keq nga gjëndja ekonomike, sepse kishte ara, toka,bagëti, biles edhe një dyqan kisht në Vlorë ku bënte tregëti me disa miq italian.
Djali shkoi në Francë me një porosi të vetme të babait: Mëso të bëhesh njeri!
Nga letrat që këmbenin haberet i vinin të mira babait të djalit dhe familjes.Djali e kishte marr me qejf shkollën dhe ishte i pari në mësime.
Mbas katër vjet studime djali kthehet në vëndin e tij, në Vlorë, i paisur me një diplomë, me dituri, i burrëruar, i veshur ndryshe, evropiançe, me kollaro e kostum.
Dalin të afërmit ta presin në portin e Vlorës, me dy kuaj, në njërin do hipte djali dhe në tjetrin ngarkuan valixhet me rroba dhe libra të tij.
Arritën në fshat më të ngrysur. Kur arriti në shtëpi djali pa se e prisnin gjithë të afërmit bile edhe fshati aty kishte ardhur prë t’u takuar me të. Babai i tij i kishte lajmëruar se do bënte davet, (një darkë) për ardhjen e djalit nga shkolla.
U shtrua sofra, me bukë e gjellë e raki. Filluan urimet një nga një siç ishte zakoni i labërisë dhe të gjithë e uronin të zotin e shtëpisë; shyqyr që të erdhi shëndosh djali dhe me një nuse të mirë së shpejti.
I zoti i shtëpisë i dëgjoi me vëmëndje duke i falenderuar pastaj mori gotën për ti uruar të gjithë për mirseardhjen e tyre dhe duke përfituar nga rasti, si në të tilla gëzime, ju drejtua të gjithëve sa ishin aty:
– Ju kujtohet gjë miqtë e mi, kur më uronit në lindjen e djalit, si tani kemi qënë mbledhur në këtë odë. Si ju thosha atëherë kur më uronit; të rrojë djali?
– Po. – U përgjigj njëri nga fshatarët.
– Unë e mbaj mënd si sot kur të gjithë të uronin; të rrojë djali, ti u thoshe: Të bëhet njeri.
– Po. Ashtu kam thënë – u përgjigj i zoti i shtëpisë. – Dhe për ta provuar këtë po e pyes në prezencën tuaj djalin tim, nëse është bërë njeri!
Të gjith të pranishmit u çuditën dhe shikonin njëri-tjetrin në sy.
– Më thuaj biri im, çfar e mban njeriun gjallë në jetë?
– Djali, i pa njëher të gjithë në sy, pastaj filloi të përgjigjej, duke thënë se njeriu duhet të punoi për të jetuar, të ketë shëndet etj. si këto.
Babai ngrinte vetullat në shënjë mohimi duke i thënë: Jo biri im, nuk ti paska mësuar akoma ai mësuesi atje të gjitha gjërat. Unë dua ti mësosh, e kur ti mësosh, do ti mbledh përsëri këta burrat këtu e ta festojmë.
Djali u prek shum në sedër por nuk dyshonte në filozofin e babait prandaj përpara gjith të ftuarëve ai u zotua se do nisej përsëri andej nga erdhi, sa të zbardhte dita dhe do ta pyeste mësuesin për këtë.
Dhe ashtu bëri. Sapo u gdhi dita u nis përsëri për në Vlorë të zinte anijen. Rruga kalonte nga një fshat tjetër dhe aty e zuri një etje për ujë. Përpara tij gjeti një fshatar të moshuar që po mundohej të ngarkonte mushkën e tih e cila ja kishte hedhur barrën si dukej, diçka e kishte trëmbur. Djali e pyeti fshatarin nëse dinte ndonjë çezëm këtu afër.
– More çezmën ta them unë ty po hajde më ndihmo pak të ngrakojmë mushkën se nuk qëndron e flamosura. – Ju përgjigj fshatari.
Djali shkoi atje dhe e ndihmoi. Si gjithmon në këto raste njerzit pyesin njëri tjetërin nga je, i kujt je, ku vete etj.
Djali filloi ti tregojë shkurtimisht historin e natës së shkuar dhe pse ishte nisur përsëri andej nga erdhi.
Kur e mësoi fshatari se i kujt ishte dhe ku shkonte qeshi me të madhe.
Djali u çudit me sjelljen e fshatarit.
– Po si ore, do shkosh përsëri në Francë për të gjetur përgjigjen e pyetjes së babait? Po si ore nuk e njeh fare baban tënd? Këtë përgjigje ta thotë plaku ty dhe mos u mundo të shkosh në Francë. Kjo është një shprehje popullore dhe ti ngaqë nuk je i rrahur me jetën duhet t’a kishe mësuar nëpër libra, prandaj të ka pyetur babai me këmbëngulje. Unë e njoh baban tënd dhe do m’i bësh shum të fala nga unë. I thuaj se shpresa na mban gjallë më tha xha Ganiu.
Djali e falenderoi dhe u kthye mbrapsht përsëri për në shtëpi. Kur e pa i jati në derë e pyeti i çuditur:
– Nuk do shkosh përsëri të pyesësh mësuesin?
– Po ç’e dua mësuesin e Francës unë baba, kur mësuesi popull është më i mënçur. Ke të fala nga Ganiu….
– Ama paske takuar Ganiun…po e mora vesh. Ta paska mësuar!
– Po Baba. Edhe unë dakord jam se ; shpresa është ajo që e mban gjallë njeriun.
– Po biri im.Tani ftoj edhe një herë miqtë se djali im u bë Njeri.

Kategori
Uncategorized

Letra plot ankth që i shkroi Enver Hoxhës, Dhimiter Pilika.

135945_1 135946_2Dokumenti që rrëfen frikën e studiuesit, pas kritikave që ka marrë nga Instituti i Historisë, për artikujt e botuar në revistën ‘Ylli’, mes të cilave një letër e Skënderbeut..

DOSSIER NGA ADMIRINA PEÇI.

Kjo letër e 2 prillit 1967, që pellazgologu dhe studiuesi i njohur i antikitetit Dhimitër Pilika  i dërgon Enver Hoxhës, tregon pozitën tepër të vështirë të një studiuesi, i cili duhej të shkruante historinë nën censurë dhe sipas rregullave të rrepta të regjimit.

Letra e mbushur me përulje, ankth dhe frikë, shtjellon rastin kur Dhimitër Pilika ishte gjendur nën kritikat e Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë, pas botimit të një varg artikujsh shkencorë në revistën “Ylli”. Pilika i shpjegon Hoxhës se kritikët i kishin vënë në dukje një frazë të cilën ai e kishte huazuar nga një fjalim i Hoxhës.  “…Ndër të tjera, u qëllua dy herë pohimi “si të thuash, edhe një frymë të theksuar internacionaliste” që theksonja në “Letrën e Skënderbeut” (faqja e parë) lidhurazi me karakterin e ndihmave q’u pat dhënë Gjergj Kastrioti miqve dhe aleatëve.Këtë ide dhe citatin përkatës e pata huajtur në Institutin e historisë së Partisë pranë K.Q. të P.P.Sh. nga fjala juaj e 27 prillit 1965 (f. 4), por, duke respektuar dëshirën tuaj që ajo ligjëratë të shërbente veç në përdorim të brendshëm, nuk jua pata përmëndur emrin në shtyp”, shkruan Pilika në letrën e tij për Enver Hoxhën, duke i kërkuar pak më tej që nëse do të gjejë pak kohë ta gjykojë e ta dënojë vetë ai.

Letra për Skendërbeun që Pilika përmend, ishte botuar prej tij në revistën “Ylli” e shoqëruar me një shkrim dhe shënime plotësuese prej tij. Sipas Pilikës me atë letër Skënderbeu i drejtohej kardinalit të Fermos Dominik Kapranikës, duke e lajmëruar se kishte pikasur që ishte nisur nga Stambolli një ekspeditë ushtarake drejt Shqipërisë.  Letra sipas Pilikës botohej për herë të parë në  revistën “Ylli”. [Artikullin, letrën dhe shënimet plotësuese do ti sjellim të plota në ditët në vijim.]

Duke u ndalur sot në letrën që Dhimitër Pilika i nis Enver Hoxhës, duhet theksuar sërish pozita e tij e vështirë që me shumë gjasa e ka shtyrë ti shkruajë numrit nji të regjimit.
Pilika e mbyll letrën e tij me frazën plot ankth “…ju lutem të kujdesi që të rishikohet një interpretim i tillë i fakteve, i cili më ka kthyer në gjysmë njeriu dhe gati sa s’po më bën të loz mëndsh me gjithë familje…”

Letra e plotë e Dhimitër Pilikës për Enver Hoxhën
I nderuari dhe i dashuri shoku Enver,
Ju kërkoj të falur që po ju shqetësoj me këtë letër.

Interesimi atëror që kini treguar personalisht vjete me radhë për shëndetin tim, punën, të ardhmen dhe brengat e mia, në Çekosllovaki dhe këtu, më ka bërë borxhli për gjithëmonë. Jam përpjekur me tërë mundësitë e mia ta meritoj këtë nder të veçantë dhe ju zotohem se paskëtaj do të shkrij çdo thrimezë energjie në vetvete që edhe tek ne të realizohet sa më parë ideali i Marksit, që të ketë “për të gjithë bukë dhe trëndafilë”. I nisur nga qëllimi që të evidencohet gjithçka pozitive ruhet në traditat tona patriotike mijravjeçare, që të luftohen pikpamjet antishqiptare të historianëve të huaj reakcionarë, dhe që kështu e kaluara t’i shërbejë së sotmes, rraha të botoj ndonjë punim në revistën “Ylli”.

Disa javë më parë, këto shkrime u kritikuan në Institutin e historisë dhe të gjuhësisë, edhe, ndër të tjera, u qëllua dy herë pohimi “si të thuash, edhe një frymë të theksuar internacionaliste” që theksonja në “Letrën e Skënderbeut” (faqja e parë) lidhurazi me karakterin e ndihmave q’u pat dhënë Gjergj Kastrioti miqve dhe aleatëve. Këtë ide dhe citatin përkatës e pata huajtur në Institutin e historisë së Partisë pranë K.Q. të P.P.Sh. nga fjala juaj e 27 prillit 1965 (f. 4), por, duke respektuar dëshirën tuaj që ajo ligjëratë të shërbente veç në përdorim të brendshëm, nuk jua pata përmëndur emrin në shtyp.

Për sqarim, duke ju lypur ndjesë, po lejohem t’jua bashkëngjit këtu të gjithë artikujt e mij të botuar te “Ylli”, me lutjen tepër të guximshme që, në gjetshi diku ndonjë copë kohe të lirë, t’i gjykoni e të më dënoni: do ta prisnja ndëshkimin tuaj përzemërsisht si ilaçin më shpëtimtar, aq më shumë kur edhe unë vetë, sipas porosisë së Partisë dhe tuajës, po çrrënjos me vetëdijë dhe pa mëshirë çdo çfaqje të unit në jetën time, prej të cilit burojnë gjithë të këqiat.

Në vijim të kësaj situate, pasi qeshë shprehur kundër të metave të ndonjë punonjësi të Institutit të historisë dhe gjuhësisë, u kritikova sidomos sikur paskam synuar të denigrohej Instituti vetë, gjë që nuk e kam shkuar ndonjëherë ndër mënd as edhe në ëndërr.

Me që e ndjej ndërgjegjen të larë fund e majë nga xanxa të tilla, dhe këtë jam gati ta provoj duke dhënë sakaq edhe jetën time në shërbim të idealeve të Partisë sonë, marr guximin t’ju lutem të kujdesi që të rishikohet një interpretim i tillë i fakteve, i cili më ka kthyer në gjysmë njeriu dhe gati sa s’po më bën të loz mëndsh me gjithë familje. I bindur në drejtësinë e Partisë dhe tuajën, mbetem gjithënjë nxënësi juaj besnik me respekt dhe mirënjohje për jetë.

Kategori
Uncategorized

DISHEPULLI I KRISHTNIMIT SHOQNOR.

cache-210-166-strict-136855U quejt Frati i kujtimeve, Frati i plagëve, i plagëve që mbeten të pambylluna, i plagëve që kullojnë edhe sod lot, Frati i dekadave të vorfnisë materiale e shpirtnore; Frati vuejtësve fisnikë, që u shuen nder burgjet e komunistëve…

DOSSIER NGA KOLEC CEFA

“Nderi i Kombit” dhe “Pena e artë” janë dy tituj që pavdeksojnë edhe emnin e P. Zef Pëllumbit, dy tituj honorifikë që ndriçojnë vlerësimin për dëshmitë e tij të dhimbshme, për krimet e fshehta e të dukshme të diktaturës; dy tituj honorifikë, që e shtijnë me dinjitetin e duhun në panteonin e njerëzve tanë të vlerësuem, e që  rrijnë nder themelet e kulturës sonë, e performancave tona me frymë kombëtare, e në klimën perëndimore.

U lind në bjeshkët e moçme të maleve tona, u arsimue në jetën shkollore të akademikëve françeskanë, u formue në klimën e traditave e të virtyteve tona etnike, e u kalit në terrorin e burgjeve komuniste si disident politik, tue mbetë një emën i përmendun, i paharruem, i madh, edhe pse Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botim i ri, 2008-2009 i mbylli padrejtësisht e panjerzishëm dyert e tij.

Kolegji françeskan e kuvendi i Troshanit i hapën një hapsinë dijeje e kulture, i edukuen urtinë me kërkue të vertetën dhe guximin me e thanë atë. Ndeshtrashat perfide ndaj françeskanëve i forcuen karakerin, i ushqyen burrninë malsore, i poqën durimin. Kishte lindë me ndjenjën e fortë me e dashtë lirinë. Ai ishte nga ata që dinte me përballue të keqen, por dinte edhe me falë, madje bante thirrje me falë, por jo me harrue. Pader Zefi kishte kujtesë të fortë, mbante mend shumë, por nuk mbante inat aspak.

Pader Zefi e jetoi dhe e duroi kalvarin e jetës së vet, në burgje, (“një çerek shekulli pa i dijtë vetes faj”) për të dëshmue sy në sy të vërtetat e hidhuna që jetoi. Dhe dëshmoi qartë, bukur, me za të naltë, aty ku ndigjohet zani, aty ku përhapet fjala, aty ku mbetet dëshmia-porosi e françeskanëve të mëdhaj, për të na drejtue kah jeta e virtytshme, kah parimet e pastra, kah ndjenjat e sinqerta. Dhe, mbasi doli nga burgu, vazhdoi “n së dashunit së botësë sanë”: Ut heri dicebamus!

Pader Zefi kishte ambicie kombtare. Mjeti kryesor për me e mëkambë Shqipninë, mendonte, janë mendtë, asht dija. Dhe deklaroi (në mbledhjen e organizueme nga Prof. Dr. Dom Gjovani Brusegan me studentët shqiptarë në Itali, me qender Padovën): “Në qoftë se jemi këtu për me lypë, jemi për me lypë vetem mend”. Në Padovën e njohun heret për ne shqiptarët, gjeti edhe mecenatin e ri bujar e arsimdashës, Prof. Dr. Dom Gjovani Brusegan, që fali për shumë vjet bursa për të pregatitë kuadro për Shqipni dhe bursa për kualifikime e specializime në fusha të ndryshme, me të vetmin kriter: të bahen të aftë për të punue për atdhe tonë.

Kur me 1913 u fitue pavarësia, patriotët tanë u përpoqen të ndërtojnë shtetin shqiptar e Konica bante thirrje për shtet prendimor, në shtypin shqiptar lindi një revistë, ku françeskanët shqiptarë afruen kontributin e vet të çmueshem. Revisten e quejtën “Hylli i Dritës”, pse po lindte “nëper ag të qytetnisë së Shqypnisë”. 80 vjet ma vonë Pader Zefi, në kushte të ngjashme, me vullnetin me krijue shtet, nxori revisten françeskane “Hylli i Dritës”, ku kërkoi ndërrimin e butë të sistemit, me shtet të së drejtës, me demokraci të vertetë për të gjithë, me pluralizëm të natyrshëm, plot mirëkuptim, e tolerancë, me jetë shoqnore kombëtare e frymëzim prendimor, shkurt, pa Katovicë. Hyllin e Dritës e quejti “busulla në të cilën shënohet vetëm një drejtim: Europë”.

Aktuale atëherë, aktuale sot. Pader Zefi i dha frymë, shpirt e jetë revistës! Por nuk u ndal te revista, as te artikujt e tij me vlerë fetare e shoqnore. Si arkivist i vjeter, themeloi arkivin e ri. Ai vetë ishte arkiv i gjallë kujtimesh: mblodhi në popull materiale arkivore (edhe autori i këtyne rreshtave dorëzoi materiale), e pasunoi me materiale ardhë nga arkivat personale të P. Daniel Gjeçaj, të P. Marlekaj, të P. Paulin Margjokaj, etj. Një za i përmbrendshëm i kujtonte porosinë e françeskanëve të vjetër dhe filloi botimin e dorëshkrimeve të mbetuna gjallë: krijoi “Kolanën Françeskane” e botoi vepra te çmueshme të autorëve me vlera letrare e kombtare, si: kryesorët që zbuluen “Visaret e kombit”: Gjeçovin, që mblodhi pasuninë e mendimit juridik shqiptar; P. Bernardin Palajn, që praroi epikën tonë të mrekullueshme me talentin e vet poetik; P.Donat Kurtin që i dha shijë e profum përrallave tona kombtare.

Pastaj u botuen poetë, gjuhëtarë, prozatorë etj, elitë intelektuale e shpirtnore e kombit tonë. Pader Zefi nuk asht pranë nesh, por Kolana e tij vazhdon premtuese e ngadhënjyese.
U quejt Frati i kujtimeve, në fakt qe Frati i dëshmive, i dëshmive të dhimbshme që as nuk duhen fshehë, as harrue, as mohue; Frati i plagëve, i plagëve që mbeten të pambylluna, i plagëve që kullojnë edhe sod lot, Frati i dekadave të vorfnisë materiale e shpirtnore; Frati vuejtësve fisnikë, që u shuen nder burgjet e komunistave, ku u ballafaque dhuna ma e eger, ma e ndytë e ma e pashpirtë e diktaturës me pafajsinë e qytetarit të lirë, ku injoranca ma e thellë demaskonte e torturonte dijen ma të këthielltë, ku i verbëti donte t’i udhëhiqte rrugën njeriut që shifte qartë dhe larg.

Dhe u shpreh: “Dante e ka shkrue komedinë, ferrin e tij, për ne, jo për ju”. Dhe vertetë, po ta kishte shkrue ferrin nder birucat e hetuesisë, krejt ndryshe do ta kishte shkrue, se në Shqipni do të kishte pa atë që tha poeti Ali Asllani: “Shtrydhe tokën, kullon gjak”, se skenat e qelive komuniste të trishtojnë, të rrënqethin, të demoralizojnë, të zvetnojnë dinjitetin e të perdhosin karakterin me parafytyrimet kriminale ma shumë se skenat e ferrit dantesk, tue të dhunue çdo hir të dinjitetit njerëzor e tue të percjellë te vargu i poetit-gjeni: “O ju që hyni mbrendë, keni mbarue!”. Prandej: as pluhun, as hije, as harresë nuk duhet të bjerë mbi to.

Pader Zefi na dhuroi memuaristikë françeskane: memuaristikë me vlera dokumentuese letrare e morale. Hapi i pari siparin e kësaj proze burrnore, shkrue me frymëzim martirësh, mbruejtë me ndjenja e plot erëza hiresh e virtytesh, por edhe e njomë me dhimba plagësh të pamjekueme, shkroi për një rilindje shpirtnore (të parilindun), për një zgjim kombtar (të pazgjuem), për një drejtim prendimor, (pa Prendim). Memuaristika antikomuniste lëshoi rrajë ma parë në mendimin e vuejtësve, mandej në shkrimet e dashamirëve e u kthye, pothuej, në traditë e çlirueme nga frika. Shkroi trilogjinë “Rrno për me tregue” që mbeti si testament për breznitë e ardhshme.

Kush do me njoftë komunizmin pesëdhjetvjecar shqiptar, duhet të lexojë trilogjinë e Pader Zefit. Vepren e shkroi jo për t’na prishë gjakun, por për t’na mprehë sytë e mendjes; jo për t’na ftofë zemrat, por për t’na ngrohë virtytet e saj, jo për t’na thye shpresat, por për t’na ngjallë hov kah e mbara. Vepra nuk asht as ngerrç, as ankth, as stres, se diku paksonte peshën e shtypjes, diku zbuste dhimbjen e trupit, diku hidhte humor edhe nder tortura. Shkroi me gjuhë meshtari: pa falsifikime e pa gënjeshtra; pa inate e pa hakmarrje. Ajo të fton për jetë idealesh, për energji dinjiteti, për orientim të ri: pa egoizem vetjak, pa perçarje partiake, pa vetgjyqsi kanunore.
Trilogjia mbeti si referim historik.

Kadareja u shpreh: “Rrno për me tregue, që është një nga dokumentet më të mëdhenj të gjysmës së shekullit…”.
Shkroi edhe: “Françeskanët e mëdhaj”,(2001).

“Saga e fmijnisë-un që jetova shum shekuj”(me një parashtresë terheqëse, Saga e një idiolekti, shkrue nga Ledi Shamku-Shkreli). (2009); “Antipoezi për shekullin e njëzetë” (Poemë antiepike)(2001);”Ut heri dicebamus”(2002), “Frati i pashallarëve Bushatli të Shkodrës (At Erasmo Balneo (1756-1788) kronikë e gojëdhanë; si edhe shumë artikuj intervista etj.

Një episod: Një ditë më thirri në telefon  në shtëpi të tij në Shkodër dhe shkova. U befasova, u çudita, shtanga. Pader Zefi kishte jetue 25 vjet nder burgje plot vuejtje e mundime, sharje e fyemje, rrahje e tortura e të gjitha këto nuk kishin muejtë me i dhanë atë pamje të pashpresë fizike, atë depresion të fortë. Ishte ngurtësue burri si cung i pajetë, i premë degësh e gjethësh. Në buzë sikur i kishte dekë fjala.

Fytyra i shprehte një dhimbë të thellë të ngrime në rudhat e trasha; një shikim i pajetë, i vagulluem, i pafiksuem dilte nga  sytë e tij të turbulluem, të shqetsuem. Më zgjati dorën e pafuqishme e që i dridhej, e me mundim më tha: “Kolec, nuk mundem ma me shkrue”. I thashë: “Keni nevojë për pushim, Pader. Mos merr laps, as leter, as libër e shko në malsi, 4-5 muej, e keni për të pa, se do të filloni persëri. Nuk e ndigjoi ngushllimin tim. Nuk e kuptova, a më shihte mue a parandjenjën e vet. Pak ditë ma vonë, shkoi në spital në Itali e nuk u kthye i gjallë.

Pader Zefi e mbajti premtimin e fshehtë, jetoi e dëshmoi, dhe e kreu amanetin françeskan. I mbetet shoqnisë shqiptare të vejë në jetë amanetin françeskan: dekomunistizimin në mentalitet e në praktikën e shoqnisë shqiptare.

Kategori
Uncategorized

DOSSIER NGA IMZOT ZEF SIMONI.

cache-210-166-strict-137186Persekutimi i Kishes katolike ne Sqiperi,nga 1944-1990/
Nga pushkatimi i meshtarit të parë në Shkodër, Dom Ndre Zadeja, mbas murit të vorrezave katolike, me datën 25 mars 1945, tek pushkatimet, varjet, torturat çnjerëzore, shembja dhe dhunimi i objekteve te kultit e deri tek  burgimet e gjata dhe internimet…

Me 16 gusht të vjetit 1944, me rastin e festës së Shën Rrokut që kremtohet posaçërisht në Shirokë, një fshat buzë liqenit të Shkodrës, në proçesionin e kësaj dite, Dom Ndre Zadeja, meshtari i detyrës, gojëtari në za dhe shkrimtari i zgjedhun, i flaktë në zemër, e nder vepra për “Fe e Atdhe”, binom që kishte karakterizuar klerin katolik historikisht e sidomos në kohët e luftave të Gjergj Kastriotit-Skanderbeut, këto fjalë i tha popullit e rinisë: “Dy fjalë i kam sot me ju, sidomos me ju, o të rij. Një re e zezë me një ideologji të kuqe po vjen mbi kokat tueja. Ajo ka ndërmend të shprazet mbi ju, por atëherë s’keni për të pasë shka me i ba, veç me bajtë e me i sprovue të këqiat, se përveç të zezave të tjera që ka, ajo mohon edhe Zotin.”
Këto fjalë i tha tre muej e pak, para se të hynte komunizmi në Shqipni e gati shtatë muej para se të pushkatohej meshtari i zjarrtë, i vlershëm Dom Ndre Zadeja, i pari meshtar i pushkatuem në Shkodër, mbas murit të vorrezave katolike, me datën 25 mars 1945, ditë e dielle, ngjarje kjo që tronditi Shkodrën, rrethet, malësitë dhe mbarë Shqipninë.

Komunistët e morën vesh vonë, se Mesha e mesnatës për Krishtlindje, me 24 të dhetorit 1944 në Kishën Katedrale nuk do të thuhej, se mos ngjante ndonjë turbullim. Por regjimi i ri nuk e duronte këte veprim. Prandaj disa nacionalë-çlirimtarë të krishtenë edhe ndonjë komunist i krishtenë, ndonëse vonë, rreth orës dy të mbasdrekes iu drejtuen Kryeipeshkvit të Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçit me lutje të thuhej Mesha e Mesnatës. Mbasi Imzoti u tha se tashti asht tepër vonë me lajmue popullin, këta i premtuen se merrshin përsipër ta lajmojshin.

Shkojshin derë në derë tue thanë: “Sonte thuhet mesha e mos kini frikë, pse besimi asht i lirë.” Për ma tepër, po të thonte kush se besimi nuk do të ishte i lirë, kjo do të quhej prej regjimit të ri një shpifje, një parullë e fortë e reaksionit e do të kishte ndeshkime. Shej i sigurtë se nuk do të kishte dredhi u ba të ramët e kumbonëve në mbarë qytetin e një popull i madh mori pjesë qetësisht e me shumë gëzim në Meshen e Mesnatës.
Por regjimi i ri nuk mundi të durojë gjatë, nuk mundi të qëndronte pa gënjeshtrat e veta e pa gënjeshtarë në gjithçka.

Filloi shpejt përsekutimi, një përsekutim i posaçëm në botë e në historinë e kombit tonë, një masakër fanatike dhe e vazhdueshme pesëdhjetëvjeçare, për të rrenue gjithshka me vlerë që ishte arrijtë sidomos mbas pavarësisë. Lufta kundër Kishës e besimit katolik në këtë kohë mund të ndahet në tri faza:

E para, fillon nga vjeti 1945 deri në 1950. Asht ajo e zhdukjes së klerit me burgime e pushkatime, mbas torturave fort çnjerëzore, të zhdukjes së vlerave shpirtnore e kulturore katolike në mbarë Shqipninë, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, drejtue prej Enver Hoxhës, mbështetë në politiken sllave direkt në Shqipni, drejtue prej Titos.

E dyta fazë, nisë nga vjeti 1951 deri në 1960 e asht ajo, që na po e quajmë një lloj pakësimi të ashpërsimit të luftës kundër fesë, mbas prishjes së marrëdhanieve me Jugosllavinë.

E treta, mbas prishjes me Bashkimin Sovjetik 1960, por tue mbajtë vijën staliniane, ajo e periudhës kineze, kur do të ngjajnë presione kineze, mbyllja e kishave dhe e të gjitha institucioneve fetare në Shqipni, me revolucionin kultural, deri në 1990.

Shqipnia, kishtarisht kishte pesë dioqeza dhe Abacinë Nullius të Mirditës.
Ishte arkidioqeza e Shkodrës, qendër metropolitane që drejtohej nga arqipeshkvi i saj Imzot Gaspër Thaçi, Arqipeshkvia e Durrësit me arqipeshkvin Imzot Vinçenc Prennushin, që ishte edhe Administrator i Shqipnisë së Jugut, Imzot Gjergj Volaj, ipeshkëv i dioqezës së Sapës, Ipeshkvia e Lezhës me Imzot Luigj Bumçin, Ipeshkvia e Pultit me Imzot Bernardin Shllakun, Abacia Nullius e Mirditës, me qendër në Orosh me Ipeshkvin Imzot Frano Gjinin dhe Delegatin Apostolik, me qendër në Shkoder, Imzot Leone Nigris.

Gjindeshin në Shqipni disa urdhna rregulltarësh e rregulltaresh. Urdhni i Shën Françeskut me provinçialin në Shkodër, urdhën i hershëm qysh në shekullin XIII, që, simbas tradítës, me ardhjen e Shën Françeskut në Lezhë. Një urdhen që mbante misionin edhe në zonat ma të vështira të Dukagjinit. Lavroi gjuhën shqipe e hapi një farë shkolle të mesme në Pëdhanën e Zejmenit, në shekullin e shtatëmbëdhetë, edhe dy shkolla, ajo e Troshanit dhe e Blinishtit. Në qytetin e Shkodrës fretënt kambëzbathë, me sandale, hapshin të parën shkollë fillore publike në Shqipni, për të vorfënit, me 1861. Ma vonë të vorfnit e Asisit hapën edhe liceun “Illyricum” i një niveli të naltë, me nxanës nga mbarë Shqipnia e për të krishtenë e muslimanë.

Një urdhën që dha figura të shqueme të dijës në të gjitha fushat si gjuhëtarë, shkrimtarë, profesorë të shquem të kulturës klasike greko-romake, historianë si: Mons. Vinçenc Prennushi, Atë Anton Harapi, Atë Gjergj Fishta, Atë Justin Rrota, Atë Marin Sirdani, Atë Pashko Bardhi, Atë Bernardin Pali, Atë Donat Kurti, Atë Gjon Shllaku, me të nipin e vet françeskan, Atë Aleks Baqlin, Atë Frano Kiri, Atë Benedikt Dema, Atë Viktor Volaj, Atë Daniel Gjeçaj e të tjerë, të gjithë të pregatitun në Universitetet e Europës, tue shtî kulturën pozitive të Europës e tue i dhanë një zhvillim të madh kulturës shqiptare. Shoqnia “Jezus”, me fillesën e vet në Shkodër, në vjetin 1841, bante një mision të përmendun për të rranjosë fenë me devocione e lutje që do të mbesin të paharrueshme edhe gjatë përsekutimit në zemrat e buzët e popullit. Një mision, që zbuste zakonet e ashpra e pajtonte gjaqet e shumta që arrijshin në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë, deri në numrin 4000 pajtime.

Një shoqni që sjell e zhvillon një kulturë të mirë europiane e kulturë kombëtare në Seminarin Papnuer dhe në liceun e Kolegjes Saveriane, tue pasë njerëz të shquem, si: Atë Jak Jungun, Atë Genovizzi-n, Atë Anton Xanonin, Dom Ndré Mjedën, Atë Mark Harapin, Atë Gjon Karmën, Atë Jak Gardin-in, Atë Daniel Dajanin, Atë Giovanni Fausti-n, Atë F. Cordignano-n, Atë Zef Valentini-n, Atë Pjetër Meshkallën, Atë Ndoc Saraçin, Atë Zef Saraçin, etj.

Salezianët e salezianet, të përhapun në disa qendra në Shqipni, të cilët simbas drejtuesit e pedagogut të madh Dom Gjon Bosko, merreshin kryesisht me rini tue shtie nder ata shpirtin e uratës e të punës. Orionitët, edhe këta në gjasim të Salezianëve.

Kuvendi i motrave Stigmatine, Servite, Vinçenciane, të cilat punojshin aq shumë për edukimin e vajzave në shoqni fetare, në shkolla femnore e Vinçencianët nder spitale. Ishte dhe një numër i madh meshtarësh që shërbejshin në famullitë, o gjindeshin në qytete për të mbajtë shkollat, licetë.

Ndër dhunat e para të qeverisë komuniste ndaj Kishës kje mospranimi i Delegatit Apostolik, Imzot Leone G.B. Nigris 1945, kur po kthente mbas vizitës te Papa, prej Rome në Shqipni. Tue zbritë në Durrës, i kje ndalue të hymit. Në vendin e tij emnohej si Zavendës- delegat Apostolik, Ipeshkvi i Abacisë Nullius, Imzot Frano Gjini. Imzot Gaspër Thaçi, së bashku me Imzot Vinçenc Prennushin u thirrën prej Enver Hoxhës që u kërkonte bashkëpunim, me konditë që këta të shkëputeshin nga Selia Shejte. Të dy refuzuan me guxim këto propozime.

Mbas vdekjes së Imzot Gasper Thaçit, Enver Hoxha provoi përsëri një tentativë tjetër, tue thirrë Imzot Frano Gjinin. Refuzimi i Imzot Gjinit ishte i premë: “Unë nuk do ta ndajë kurrë grigjën teme nga Selia Shejte”. Asnjë nga kleri katolik nuk pranoi skizëm gjatë historisë së përsekutimit.

I pari meshtar i pushkatuem në Shqipni ka qenë Dom Lazer Shantoja në vjetin 1945. Iu banë tortura të tmerrshme në trupin e tij, tue e copëtue kambësh e duersh. Kur e pau e ama e vet në atë gjendje, i u lut qeverisë tue i thanë se “e paguej unë plumbin që ta pushkatoni tem bir. Nuk mund të shifet prej askuj në atë gjendje”!

Shpejt u arrestuen meshtarë françeskanë, si: i pari, Atë Gegë Luma, famullitar në Berishë e me radhë Atë Dioniz Makaj, në Nikaj e Mertur, Atë Alfons Çuni, Atë Gaspër Suma e Atë Sebastian Dedaj në Theth e Gomsiqe, meshtari misionar gjerman Dom Zef Maksen e sa e sa të tjerë.

U burgosën Atë Gjergj Vata, i cili nuk ishte konsakrue ende meshtar e Atë Jak Gardin-i i Shoqnisë “Jezus”, italian me origjinë, por me vepra, shqiptar i fortë.
Në liceun e Françeskanëve edhe atë të Jezuitëve, në vjetin shkolluer 1945, imponohej nga regjimi formimi i një celule të rinisë. Vinte një propagandist që fliste. Prezent ishte edhe një profesor, simbas radhe. Në radhën që kishte pasë Atë Jak Gardin-i, i kishte paraqitë mbledhjes së të rijve disa objeksione.

Ditën e Shën Luigj Gonzagës, me 21 qershuer, Atë Gardini mbajti predkun në kishë tue naltue figurën e shejtit. Në kishë ishin edhe disa “agjentë civila”, që shënojshin fjalët e tij mbi Zotin e Shejtin. Në këtë ditë të 21 qershorit, ora 9 të mbramjes u arrestue. Ky ishte shkaku i arrestimit dhe i dënimit me dhjetë vjet burgim, që do t’i kalonte nepër burgjet e kampet e punës të Maliqit të Korçes e të Bedenit të Kavajës, pasqyrue ne librin e tij “Dhetë vjet burg në Shqipni”, i përkthyem në disa gjuhë të Europës dhe në gjuhën shqipe prej Mons. Simon Filipaj. Me datën 21 të qershorit u arrestue për të parën herë dhe Atë Gjergj Vataj.

Me 31 të dhetorit 1945 u zbulue organizata nacionaliste “Bashkimi Shqiptar” me të krishtenë, myslimanë e rrajën e kishte në Seminarin Papnuer në Shkodër. Prej një zelli atdhetar, disa seminaristë vepruen pa dijeninë e të parëve me disa aksione shtypi, me trakte që shkaktuen edhe arrestimin e pushkatimin e Atë Giovanni Fausti-t, italian, nënprovinçial i Shoqnisë “Jezus” dhe të Atë Daniel Dajanit, shqiptar, Rektor i Kolegjës e i Seminarit. Në një grup me këta bashkuen edhe intelektualin aq të shquem shqiptar, Atë Gjon Shllakun, nxanës i neotomistit të shekullit, Jean Jacques Maritain, të akuzuem padrejtësisht se kishte formue demokristianen. Me këtë grup u pushkatue dhe organizatori kryesor, seminaristi Mark Çuni. Gjithësej shtatë vetë, në një ditë të mbylltë me shi e me vaj të datës 4 mars 1946.

Në dosjet e tyne, të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, në momentet para pushkatimit, u gjetën fjalët: “Rrnoftë Krishti Mbret” dhe “Falim anmiqtë tanë”.
Lëvizja e Postribës, me 9 shtatuer 1946, arrestoi dhe një grup meshtarësh, pa marrë pjesë ata në ketë levizje. Arrestohen Imzot Frano Gjini, Imzot Gjergj Volaj, Imzot Nikollë Deda, Dom Tomë Laca. Të tre këta prelatë u pushkatuen.

Në vjetin 1946 zbuluen në malësi të Dukagjinit Atë Anton Harapin, anëtarin e Regjencës, që mbas torturave të randa, u pushkatue së bashku me Lef Nosin e Maliq Bushatin.
Provinçialin e françeskanëve, Atë Mati Prennushin, dhe gardianin e fretenve në Shkodër, Atë Çiprian Nikën, të akuzuem me shpifje se kishin futë armët te lteri i kishës së Shënandout, në kishën françeskane të Gjuhadolit, të cilët, mbas një qëndrimi trimash në gjyq, u pushkatuen e vdiqën martirë.

U dënuen e vuejtën randë nder burgje Atë Pal Dodaj, Atë Donat Kurti, Atë Aleks Baqli, Dom Tomë Laca, Atë Mëhill Miraj, Dom Nikollë Shelqeti, Dom Mark Hasi, Fra Zef Pllumi. Kuvendi i françeskanëve të Gjuhadolit u shndërrue në një hetuesi të përgjakshme që na e përshkruen saktë Atë Zef Pllumi në librin e vet “Rrno per me tregue” dhe në një burg, ku marrin frymë afër 700 të burgosunish. Edhe frateli i përvuejtë i françeskanëve, fra Ndue Vilaj, që pësoi vetëm tortura, kurse frateli i shquem nga Kosova, i Jezuitëve, Gjon Pantalija, vdiq mbrendë nder tortura. Atë Pal Dodës iu gjet nder mundime si një motër e mirë, Drita Kosturi e si një vëlla i vërtetë nder çastet e vështira, në burgun e Durrësit, Imzot Vinçenc Prennushit, Arshi Pipa.

Shumë meshtarë e rregulltarë u arrestuen, u torturuan dhe u dënuen me burgime, si: Dom Ndoc Nikaj, Dom Mikel Koliqi, Atë Mark Harapi, Atë Agustin Ashiku, Atë Marjan Prela, Atë Rrok Gurashi, Dom Jak Zekaj, Dom Nikollë Lasku, Dom Rrok Frisku, Dom Ndue Soku, Dom Vlash Muçaj, Dom Pal Gjini, Fra Zef Pllumi, Dom Zef Shtufi, Dom Prenkë Qefalija, Dom Nikoll Shelqeti, Dom Ndré Lufi, Dom Mark Bicaj, Dom Ndoc Sahatçija, Dom Ejëll Deda, Atë Karlo Serreqi, Dom Tomë Laca, Dom Loro Nodaj, Dom Pashko Muzhani, etj.

Herë mbas here, në orët e para të agimit, mbas vorrezave të Rëmajit në Shkoder, dëgjoheshin krismat e pushkëve që shtrijshin përdhé meshtarë, rregulltarë e sa civilë katolikë e muslimanë. Llojet e torturave ishin nga ma të ndryshmet, si: korrenti elektrik, mbushja e gojës me krypë, kamxhiku e druni, futja me kokë poshtë në fuçi me ujë të akullt për disa ditë, me ecë kambë zbathë mbi pllaka të kuquna metalike, me të shtie vezë të zieme nën stjetull, pakësimi i ushqimit për të shkaktue vdekjen, ilaçe për të shkatërrue sistemin nervuer e për të ba të flasësh çka nuk di as ai vetë e lloje të tjera të shpikuna nga njerëz të Sigurimit të pashpirt.

Vinë me radhë, Dom Anton Muzaj, i torturuem për vdekje, të cilin e liruen gjallë e për gazep, që mbas pak muejsh, vdiq në arqipeshkvi në moshën 29-vjeçare. Dom Dedë Maçaj, porsa meshtar i ri, u pushkatue para regjimentit ushtarak në Përmet. Do të vdisshin, pa gjyqe, ndër tortura, Atë Bernardin Palaj, të cilit, i lidhën trupin me një tel të ndryshkun, vdiq nga sëmundja e tetanozit. Dom Lekë Sirdani e Dom Pjetër Çuni arrestohen e do të vdesin ndër tortura me krena teposhtë në gropat e zeza. Dom Dedë Plani, Dom Luigj Bushati e Dom Luigj Prendushi u pushkatuen. Atë Bernardin Llupi u pushkatue në Pejë.

Dom Alfons Tracki e Dom Zef Maksen, i pari me origjinë polake dhe i dyti gjerman, u pushkatuen. Atë Serafin Kodës i duel shpirti me gabzherrin e nxjerrun nga fyti. Papa Pandit, prift i ritit oriental në Korçë, i prenë kokën, tue ia vendosë mbi trupin e tij të vdekun e Papa Josifin, prift i ritit oriental në Elbasan, e mbytën në kampin e punës së mundimeve në kënetën e Maliqit. Këta janë shembuj të naltë të jetës para vdekjes në jug, të cilët i përshkoi në shekullin e parë Apostulli Pal e Apostulli Andrea. Krishtënimi nuk ka hy në Shqipni nga pushtuesi. Roma e kishte pushtue Ilirinë, por ajo ka persekutue idhtas të krishtenët e krejt Perandorisë.

Dom Mark Gjanit, tue e torturue, i kerkuen ta mohonte Krishtin. Përkundrazi Dom Marku tha fjalët e fundit mes dhimbave: “Rrnoftë Krishti Mbret!” Vdiq i varun nder shpatulla, tue ia hjedhë trupin qejve e mbeturinat e tij i lëshuen në përrue. Tamam ashtu si vepruen turqit me eshtnat e Gjergj Kastriotit e me prelatin e lavdishëm, Imzot Pjetër Bogdanin, apo si vepruen ma vonë komunistat, tue nxjerrë prej vorrit eshtnat e Mons. Jak Serreqit, Mons. Lazër Mjedës, Mons. Gaspër Thaçit, Mons. Ernest Cozzi-t, Mons. Bernardin Shllakut, Atë Gjergj Fishtës e së bashku me atë, pa dijtë gja, të Dedë Gjo’ Lulit, eshtnat e të cilit françeskanët i kishin ruejtë në vorret e tyne për t’i ba një monument.

Motër Maria Tuci, përsonë që i kushtohej Zotit, kje arrestue e provoi torturat e një lloji antinjerëzuer, por qëndroi heroike për të ruejtë fe e nder. Mbasi u lirue nga hetuesia, vdiq shpejt në spitalin e Shkodrës. Tortura të jashtëzakonshme provuen Atë Anton Luli, pater i “Shoqnisë Jezus”, që pat torturën e “Lojës me top”, korrentin e rrymës elektrike e torturën e mijëve e tjera të paraqituna në librin e tij: “Atë Anton Luli S.J. Ne e dijshim martir…” Atë Frano Kiri provoi në Sigurim tri ditë e tri net, i lidhun me trupin e një të vdekuni dhe e zgjidhën, “ndërsa kullojshin langjet e trupit të të vdekunit” fakt i shkruem nga Atë Konrad Gjolaj në librin e tij “Çinarët”. Kurse Atë Gjon Karmën, jezuit, e shtinë në një arkivol për së gjalli, të mbuluem me kapak, tue pasë ndonjë birë të çilun, por pa e dijtë i torturuemi.

Mons. Frano Gjini provoi torturën e urisë e të të ftohtit të madh, i varun jashtë nëpër pemët e oborrit të Sigurimit, veç sa goditjeve të randa të panumërueme edhe e lëshojshin në ujnat e zeza 10-15 cm. të EC-së. Dom Simon Jubani e filloi burgun e gjatë, kur po delte i vëllai Dom Lazër Jubani. Nuk e panë njeni-tjetrin me sy. Dom Lazri u detyrue të hynte në punë në Shkodër e në punë e helmuen me domate. Në spital e mbajtën ndonjë ditë, por e lëshuen pa e kurue. Dom Simoni do të bante shumë vjete burg e aty do të dënohej edhe herë të tjera me dhetëshe mbas dhetëshesh në burgun e Burrelit. Gjithsejt 26 vjet.

Dom Nikollë Mazrreku e Atë Zef Pllumi do të arrestoheshin e do të dënoheshin mbas një gjyqi publik në Kishën e motrave Stigmatine. Kjo do të ishte për ta e dyta herë e dënimit. Dom Nikolla do të bante gjithsejt 25-vjet burg e 12 vjet internim. Atë Zef Pllumi, 25 vjet.

Dom Mikel Gjergji (Beltoja) mbas torturave të forta të bame në Sigurim e në sallën e gjyqit, për fjalët e forta që tha, ku e torturoi policia, të zdeshun tue ia ba trupin e tij krejt gjak me biza, e në fund u pushkatue në janar të vjetit 1975.

Mbas pushkatimit të Atë Giovanni Fausti-t e Atë Daniel Dajanit, u mbyll shtëpia e Jezuitëve dhe misionarët e huej italianë gjithsejt 200 vetë, prej të cilëve 25 meshtarë, nisen në Itali. Para nisjes u ba një kontroll në shtëpinë e Jezuitëve, tue qenë prezent një ushtri prej 800 përsonash. Në vjetin 1946 u mbyllën të gjitha shkollat private në Shqipni, me ato të klerit e të motrave, që kishin mbajtë jetën shpirtnore, shoqnore dhe intelektuale me një nivel të naltë kombëtar dhe të barazvlershëm me ato të Europës Përendimore. Shtypshkronjat e klerit, si ajo e Jezuitëve dhe e Françeskanëve kaluen dhunshëm në duart e shtetit e nuk lejohej botimi i asnjë libri dhe i asnjë reviste, si: “Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, “Kumbona e së Diellës”, “Zani i Shna Ndout”, “Hylli i Dritës”, “Leka”.

Njerëzit që kishin nga këta periodikë në shtëpitë e veta pranë bibliotekave përsonale, shumë ishin të detyruem me i fshehë ose me i djegë, pse kishin frikën e kontrolleve të befasishme e të furishme të organeve të Sigurimit. U morën dhe muzeumet e Jezuitëve e të Fretenve me koleksione e materialet etnografike, arkeologjike dhe numizmatike, me të gjitha bibliotekat e pasuna të tyne, si ajo e Jezuitëve me rreth 40.000 vëllime.

Shoqnitë fetare, kurrë me qëllim politik, siç akuzonte me shpifje regjimi i terbuem, por themelue për ta edukue fetarisht e intelektualisht rininë e për ta mbajtë pranë vetës atë e popullin me zakone të mira e moral, të gjitha u mbyllën, me të preme. Kështu “Veprimi Katolik” pranë Katedrales, me Dom Mikel Koliqin drejtues, në fshate e malësi me famullitarët e tyne, “Rrethi Dom Bosko” pranë Etenve Jezuitë me Atë Jak Gardin-in e në Tiranë “Rrethi i Shën Prosprit”, që drejtonte Atë Pjetër Meshkalla, “Shoqnia Antoniane”, pranë Etenve Françeskanë në qytet, fshate e malësi ku shërbejshin famullitarët françeskanë, tue pasë për drejtues të ndryshem Atë Lekë Lulin, të cilit iu ba atentat prej komunistave në rrugën Shkodër-Kukës në vjetin 1944, Atë Agustin Ashikun, Atë Gjon Shllakun, Atë Mëhill Mirajn; “Shoqnia e Bijave të Zojës”, pranë motrave Stigmatine në Shkodër, e sa vende të tjera ku ishin motrat e në Shkodër me drejtues Etent Françeskanë, si: Atë Vinçenc Prennushin, Atë Marian Prelën, Atë Frano Kirin, Atë Donat Kurtin.

I Treti Urdhën i Shën Françeskut, për burra e gra, me themelues e drejtues Atë Marjan Prelën, shoqnia per burra e gra të Zojës Rruzare dhe të Kongregacionit të Zojës Lurdë, për burra dhe gra, pranë Etenve Jezuitë, me drejtues Atë Zef Saraçin, shoqninë e fëmijëve “Kryqzaten”, pranë Etenve Jezuitë me drejtues Atë Jak Gardin-in, Dom Ernest Çobën, e ndihmësin e tyne, jezuitin Fra Çesk Ljarjen; Uratorium që kishte grumbullue rininë punëtore pranë Etenve Jezuitë dhe Orfanotrofin e Zemrës së Krishtit pranë Etenve Jezuitë. Të gjitha u shpërndanë në qytet e kudo ra një mjerim. Një lodhje shpirtnore mundonte zemrat e mbarë popullit e të rijve në përsekutimin e vjetëve të para. Të rij dhe të reja, të guximshëm për “Fé e Atdhé” u arrestuen e u burgosën.

Nuk u lejue asnjë veprimtari prej këtyne shoqnive, as shoqnore, as shfaqje filmash, as teatrale, as aktivitete sportive, ndonëse nder këto shoqni kishte xanë fill sporti, teatri, muzika e shqueme kishtare dhe klasike e sa veprimtari të tjera. Fillonte tashti një humbje, një regres dhe një shkatërrim shekulluer.

Institutet e të gjitha motrave, si: Stigmatine, Servite, Saleziane e Viçenciane kudo që ishin në Shqipni, veç motrave Servite të Vlonës, kjenë mbyllë e motrat kjenë detyrue të shkojshin ndër familjet e veta, pa mujtë të delshin rrugës me petkun e tyne rregulltar. Shumë kjenë futë ndër punë, sidomos ndër spitale tue u ba me dashuni shërbime shejte të sëmurëve, tue lanë një shembull të mirë për t’u respektue prej të gjithëve, prej mbarë opinionit.
Kishat ishin të paprishuna e të mbushuna me besimtarë, ndoshta edhe ma tepër se përpara, por mungojshin në Shkodër e ndër dioqezet Arqipeshkvijtë, ipeshkvijtë e meshtarët.
Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçi, vdiq mbas një sëmundjeje të randë e mbas një survejimi të rreptë, me 26 maj të vjetit 1946. U ba një funeral nëpër qytet e kur po kthente procesioni pranë Katedrales, ngjau një incident. Një kamion kishte xanë udhën në mes, i vumë me qëllim.

Atëherë të rij e burra të fortë e shmangen kamionin për t’i lirue vend funeralit. Në liceun e shtetit, drejtoria ndalonte studentët të merrshin pjesë në funeral, por ishte i pamundun ndalimi. Të rijtë katolikë ngitshin me dhimbje të madhe kah Katedralja. Për të fundin herë kënduen së bashku dy koret: i Katedrales dhe i Françeskanëve Meshen funebër dhe “Libera me, Domine” të Lorenzo Perosi-t me organist Atë Filip Mazrekun e dirigjent Prenkë Jakovën.

Mesha kje celebrue prej zevendës Delegatit Apostolik, Imzot Frano Gjinit dhe predku i rastit u zhvillue nga oratori në za, Imzot Gjergj Volaj, predk që do t’i shpejtonte arrestimin oratorit.
Shpejt nder kisha, në famulli mungojshin meshtarët. “Njerëzit shifshin meshën e hyjshin e delshin në një heshti. Ishte frikë. Ishte e frikshme gjendja, rruga, shikimi, muzgu, orët e natës, zgjimi: terr i zi”.
Pallati i arqipeshkvisë u muer nga shteti, për t’u ba banesë e familjeve të oficerave.

Vetëm pak dhoma të katit të ulët iu lanë Kishës. Sherbejshin në Kishën Katedrale vetëm Dom Ernest Çoba, Atë Florian Berisha e frateli jezuit Çesk Ljarja, kurse në Kishën Françeskane të Gjuhadolit e të Zojës Rruzare Atë Marjan Prela e Atë Ferdinand Pali, tue pësue edhe këto mundime, i pari ndonjë vjet burg e të dy edhe internimin. Gjindeshin pranë Kishës Françeskane dhe fratelat: fra Ndou, fra Salvatori e fra Nikolla, porsi hije të lehta, të pervuejta pranë atyne kishave dhe lterëve të bekuem.

Te kisha e Etenve Jezuitë, e titullueme ajo e Shën Jozefit, ishte Atë Zef Saraçi e frateli Jezuit Karlo Markoviçi. Qyteti i Shkodrës që pat afër pesëdhetë meshtarë, një privilegj ky i madh, mbet mbas termetit të fortë me këto meshtarë: Atë Justin Rrota i paralizuem në shtrat, Atë Marin Sirdani, që provoi burgun.

Atë Zef Saraçi, i verbër dy sysh e Atë Pjetër Tuci i sëmurë në kambë. Një salvim ky me krime. Kjo asht faza e parë. Të tjerat salvime vijshin ma vonë që do të zgjatëshin afer pesëdhetë vjetësh, një pamje dhe qenie reale gjakësore e çdo moment vdekjepruese.

E dyta fazë ishte ajo e uljes së ashpërsimit kundër klerit e Kishës, pa hjekë kurrë dorë nga lufta kunder fesë: asht një fazë me dredhi të mëdha, që nisë nga vjeti 1950, mbas prishjes së marrëdhanieve me Jugosllavinë e Titos deri në vjetin 1960, kur u prishën marrëdhaniet me Bashkimin Sovjetik.

Shteti kërkoi të rregullohen disi marrëdhaniet me të gjitha institucionet fetare e kryesisht me Kishën Katolike, përmes një statuti. Për këtë nisën disa kontakte nga ana e qeverisë, përmes përfaqësuesit të saj Tuk Jakovës e françeskanit Atë Marin Sirdanit. Në mbledhjen e klerit që e drejtonte Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkvi plak, i vetmi që kishte mbetë gjallë, paraqiti Statutin e rregullt në bazë të Kodit Kishtar, por qeveria komuniste nuk e pranoi. Në një mbledhje të dytë të klerit që zhvillohej në disa ditë në Pallatin Arqipeshkvnuer të Shkodrës, u përpilue e u paraqit një Statut me një farë ndryshimi me të parin.

Por qeveria u egërsue dhe si e terbueme që ishte, nuk e pranoi kurrsesi. Atëherë shteti paraqiti një statut të vetin. Por kleri nuk mund ta pranonte e Imzot Bernardin Shllaku, në takimin që pat në Kryeministri me Mehmet Shehun, i tha: “Na këtë Statut nuk mund ta pranojmë”. Në një bisedë mes Kryeministrit dhe Imzotit, Mehmeti kërkoi të dijë ku ishte vështirësia e madhe. Përgjigjja e Imzotit ishte: “Le të më vehen prangat nder duer qysh tashti, në qoftë se nuk më garantohet së paku emnimi i ipeshkvijve nga ana e Selisë Shejtë.” Mehmeti pranoi, tue thanë fjalën se emnimet do të bahen nga Selia e Shejtë, por tue u dergue materialet përmes Qeverisë, pa qenë e shkrueme në Statut.

Kështu që Statuti paraqitej i tillë, por në realitet nuk kishte skizëm. Mbledhja e klerit pranoi variantin e fundit në besë të Ipeshkvit Bernardin Shllaku. Atë Zef Saraçi, profesor i shquem i teologjisë dhe i kodit, tha këto fjalë: “Po futemi nën mbrelën e Imzotit”. Mehmeti i tha Imzotit të paraqitej në Kryeministri një propozim për emnimin e katër ipeshkvijve të ri. Por Selia e Shejtë nuk e emnoi asnjënin prej tyne, tue zgjedhë ajo vetë dy të tjerë që ishin Imzot Ernest M. Çoba, për arqipeshkvinë e Shkodres dhe Imzot Pjetër Dema, për arqipeshkvinë e Durrësit.

Ma vonë, gjatë kohës së diktaturës u emnuen nga Selia e Shejtë, me propozimin e Imzot Çobës, dhe dy ipeshkvij të tjerë, Imzot Antonin Fishta, shugurue më 1957 si Ipeshkëv i dioqezës së Pultit, në vendin e Imzot Bernardin Shllakut, vdekë në nanduer të vjetit 1956 dhe Imzot Nikollë Troshanin, shugurue në prill të vjetit 1959, si ipeshkëv i dioqezës së Lezhës dhe i Durrësit, në vend të Imzot Pjetër Demës që vdiq. Por dioqeza e Durrësit iu mbajt e fshehun Imzot Nikollës, me presion të qeverisë.

Lidhjet e tjera me Selinë Shejte, veç emnimit të ipeshkvijve, kanë qenë shumë të pakta. Vetëm tri e që edhe këto kryheshin rreptësisht përmes Kryministrisë. Ato lidhje ishin: dërgimi i telegramit të ngushëllimit për dekën e Papës Piu XII dhe ai i urimit për emnimin e Papës Gjonit XXIII e ma vonë marrja e disa breviarëve.

Mbas vdekjes së Imzot Bernardin Shllakut, simbas Statutit, quejtë Kryetar i Kishës Katolike në Shqipni, emnohej Imzot Ernest Çoba.
Shteti kishte formue një zyrë të veçantë me një nëpunës të vetin për t’u marrë me përfaqësuesit e klerikëve të të gjitha besimeve.

Imzot Ernest Çoba do të fillonte marrëdhaniet fetare të fshehta me Selinë e Shejtë përmes Legatës Italiane në Tiranë, me anë të së motrës. Problemet ishin fetare. Herë mbas here shkonte e motra në Legatë për të marrë pensionin e të shoqit italian, me banim në Itali. Të shkruem në disa letra cigaresh, materialet e Imzotit, i jepeshin nëpunësit prej së motrës. Kjo punë vazhdoi disa vjetë. Ky do të ishte shkaku kryesuer i arrestimit dhe i dënimit të Imzot Çobës.

Gjatë kësaj faze u liruen nga burgu një numër klerikësh, të cilët u emnuen nëpër famulli të ndryshme, gjithmonë me miratimin e shtetit. Me miratim të shtetit u aprovuen disa që do të merrshin meshtarinë si: Dom Ernest Troshani, Dom Tish Lisna, Dom Simon Jubani, Dom Ndue Soku, Dom Ndoc Volaj, Dom Martin Trushi, Dom Injac Dema, Dom Mikel Beltoja e Dom Marin Shkurti. Gjithsejt nandë vetë. Gjashtë të tjerë u shuguruen fshehtas, pa leje të qeverisë prej Ernest Çobës e janë: Atë Gjergj Vata e Dom Ndoc Noga, me 19 mars 1954, Atë Zef Pllumi shugurue me 1 maj 1956; Dom Kolec Toni e Dom Zef Simoni me 9 fruer 1961 dhe Dom Luigj Kçira me 24 mars 1963.

Gjatë diktaturës nuk pat shtyp. Botohej vetëm kalendari fetar në Tiranë, në shtypshkronjën shtetnore “Mihal Duri”. Seminari lejohej me Statut, por në të vertetë nuk ekzistonte fare. Të qenit e tij do të ishte i rrezikshëm, pse sigurimi i shtetit do të fuste hundët aty.

Kur u liruen disa meshtarë-profesorë nga burgu, si: Atë Pjetër Meshkalla, Atë Mark Harapi dhe ndonjë tjetër, disa stundentë do të merrshin fshehtas studimet në Pallatin e Arqipeshkvisë. Kisha ishte ndër provë e në pranga. Shteti, me Statut i jepte një ndihmë Kishës, një subvencion. Arqipeshkvia, pothuej as nuk kishte një tavolinë e karrigë, pse të gjitha ishin të sekuestrueme nga Shteti. Mbasi u lirue Pallati i Arqipeshkvisë, i banuem prej familjeve të oficerave, u formuen zyre të ndryshme, me zyrtarë që paguheshin nga subvencioni. Subvencion të vogël merrshin në fillim të gjithë meshtarët, por ma vonë u hoq, gati krejt, pse subvencioni nga viti në vit vinte tue u zvoglue.

Në këtë fazë, gjithmonë me frikë, u pa një farë gjallnie fetare, me rastin kur u ndertue lteri i ri, zbukurimi i Kishës me piktura murale e shugurimi i kishës Katedrale me datën 19 prill 1958, ditë e dielle, me rastin e 100-vjetorit të fillimit të punimeve. Por nuk vonoi shumë e në mojin nanduer të këtij vjeti filloi një gjyq i tejtmerrshëm në salonin e kinemasë “Republika”, kundër meshtarit të mirë e të pafaj Dom Ejell Kovaçit, i akuzuem randë. Dom Ejell Kovaçi u pushkatue. Në mojin e prillit të vjetit 1959 pushkatohet famullitari i Bregut të Bunës, i zjarrti Dom Dedë Malaj e Atë Konrad Gjolaj dënohej me 25-vjet burgim. “Zhurmë e poterë në Shqipni. Lufta e klasave ishte në zenit”.

Pranë Kryeministrisë zyrtarët që kishin të bajshin me komunitete fetare, ishin me grada ushtarake. Ishin njerëz të matun e flitshin lehtë e pak fort jepshin përgjigje të qarta për nevojat e kishës.
Me rastin e festave, si: të 1 Majit e të 28-29 Nandorit, shteti u bante thirrje komuniteteve fetare për t’u gjetë në tribunën e Tiranës. Edhe zyrtarët vijshin për të ba urime për festën e Pashkëve. Ma vonë filluen ta rrallojshin ardhjen. Dergojshin telegrame të shkurta: “Për shumë vite Pashkët!” Ma vonë, vetem: “Urime!”

Kur vijshin personalitete të shteteve mike të Shqipnisë, sidomos nga Bashkimi Sovjetik, demokracitë motra dhe Kina popullore, i thirrshin në mbramje për banket në Pallatin e Brigadave edhe komunitetet fetare.
Një kujtim: në vjetin 1959 erdhi në Shqipni Nikita Hrushovi. Në Pallatin e Brigadave, në atë mbramje, ishin ftue edhe përfaqësues të komuniteteve fetare, që i kishin vendosë në një tavolinë në një kand pak të fshehtë. Para se të mbaronte mbramja, Hrushovit i shkuen sytë te përfaqësuesit fetarë e me kërkesën e tij, së bashku me Enverin e zyrtarë të tjerë u drejtuen për t’u dhanë një përshëndetje atyne. Një nëpunës shqiptar, me mburrje, e njoftoi zyrtarin e naltë se marrëdhaniet i kemi të mira me komunitetet e për ma tepër e lajmoi se kemi edhe Statut. Hrushovi u çudit shumë e me një shprehje të veçantë të fytyrës, foli: “Statut!” Dha të kuptojë qartë se nuk e pelqente.

Rreth vjetit 1960 Shqipnia prishi marrëdhaniet me Bashkimin e Madh Sovjetik e nisën marrëdhaniet me Kinën e Mao Ce Dunit. Në fillim dukej si një periudhë e qetë, por ishte situatë me tinëzi të hollë. Mbas do kohe, sidomos në fshate, kryetarët e këshillave u imponojshin meshtarëve me urdhna të randë orarët e meshës. Meshët mos të celebroheshin në orët e punës, e cila vazhdonte nga ora 6 e mengjesit deri në orët e vona të ditës. Me shumë vështirësi pergatiteshin fëmijët me katekizëm për Kungimin e parë dhe Krezmim ndër male e fshate. Këte e ankojshin meshtarët e famullive pranë ipeshkvit dhe ipeshkvijve të të tanë dioqezave.

Frynte një erë përgjithësisht e keqe, vinte një egërsi që shtohej dita me ditë, paraqitej një qëndrim i ri ndaj Kishës, një luftë e re me përmbajtje tjetër të rrezikshme kundër religjionit. Partia e Shteti, me anë të organizatave të rinisë, të gruas dhe atë të pionierit, me forcë të Sigurimit, nisi të survejonte fort njerëzit që shkojshin në Kishë. Kjo kishte fillue pak në vjetin 1959, kur sidomos arsimtarëve u ndalohej shkuemja në kishë, e mbas vjetit 1964 nisi ky ndalim gradualisht me nëpunësit dhe të rijtë e fëmijët e shkollave. Sidomos në shkolla bahej punë e rreptë ateiste. Mësuesit, veçanërisht, ata që ishin anëtarë partie përmes landëve të ndryshme, demaskojshin klerin dhe rolin reaksionar të fesë. Ishin të afishueme në korridoret e shkollave parulla e mbi të gjitha ajo e Marksit: “Feja asht opium për popullin”.

Filluen të baheshin disa shërbime të fshehta në qytet e ishte rasti kur ndonjë arsimtar e nëpunës thirrte meshtarin që e njifte në orët e vona të mbramjes për t’iu gjetë të sëmurit që kishte në shtëpi e me atë rast rrëfeheshin e kungoheshin edhe ata.

Përshperitej se mbrenda pak vjetëve do të mbylleshin kishët e të gjithë insitucionet fetare të të gjitha besimeve. Delshin shkrime nëpër gazeta e libra të urrejtshëm, fanatikë, aq të deformuem, me shamje, fyemje, pa mujtë kush t’i jepte përgjigje, se nuk kishte liri as fjale, as shtypi. Liri kishte vetëm me folë e me shkrue keq. Takimet e Imzot Ernest Çobës në Kryeministri ishin ma të rralla. Ia paraqiste nëpunësit këto shqetësime që kishte Kisha, por ai rrinte pa za. Aprovime për shugurim meshtarësh të ri nuk vijshin në këtë fazë të tretë.

Kategori
Uncategorized

POLICIJA E RILINDJES I ZE FEMRAT PER BY……E

Qendroni nje minute dhe para jush do te hapet video e turpit te policise shqiptare.

Nje video turpi per policine shqiptare.

Z Minister Tahiri kini police apo perverse,zbatoni ligjin apo po zhvilloni pederastine. Kjo video turpi mund te tregoje me mire se kushdo tjeter, ate cka ndodh me policine shqiptare sot.
Gra viktima,makina me targa private dhe Police pederaste,ne mbrojtje te ligjit.

Kategori
Uncategorized

“VJEN NJE BAJGE NGA AMERIKA”.

10846284_405767192913119_3353586455187113413_n Arvccizu 10846316_405762406246931_7612220562802395761_n 10649431_405770352912803_1748680757766625327_nKLITHMAT E KUKUVAJKAVE TE DIKTATURES.

Vajza e Spiro Kolekes (Iliriana Koleka) kusherira e kryeministrit Rama,nuk fsheh dot  urrejtjen  e saj ndaj SH.B.A dhe Ambasadorit te saj ne Shqiperi Z Alexander A. Arvizu.

Duke u munduar  jo vetem ta krahasoje me “Nje bajge qe vjen nga Amerika” Por dhe me nje foto shume denigruese jo vetem per Ambasadorin dhe Naton,por dhe per vete kombin Shqiptar.

Fytyra e vertete e kelysheve bastarde te diktatures. Fytyra e vertete e krimineleve te rrezuar njehere e pergjithmone nga studentet e Dhjetorit dhe Partia Demokratike. Fytyra e vertete e kurvave pjelle e diktatures. Ku endrrat per rikethim dhe hakmarrje  sot ne qeverine Rama, jane me shume se kurre prane realizimit.

Kur gabimi përsëritet, nuk të ka faj e vërteta
Vjen një bajgë prej Amerike, të na thotë s’e ç’është jeta
Vijnë tredhakët na tregojnë, se kush qe e është Enveri
Por ky popull e mësoi, kur kërciste maliheri…

I. Koleka
KUR KËRCISTE MALIHERI

Gjithë një popull i coptuar, lutet se çdo të vijë nesër,
E grabitën, masakruan, dhe në djall i’a çuan djersën
Ulërin cubëria, s’duam shtet si të Enverit
Kemi Naton…nuk na duhet, gryka flakë e maliherit

Zoti na i dha të tëra, ne mbetëm fukara
Nga pleshti nxjerrim dhjamë, edhe zoti faj s’na ka
Zgjedhim, ç’zgjedhim nëpër vite, veç godasim teneqenë
Prish kusi e bëj kanaçe, prish kanaçe e bëj legen

Kur gabimi përsëritet, nuk të ka faj e vërteta
Vjen një bajgë prej Amerike, të na thotë s’e ç’është jeta
Vijnë tredhakët na tregojnë, se kush qe e është Enveri
Por ky popull e mësoi, kur kërciste maliheri…

https://www.facebook.com/iliriana.koleka

Historia nuk mbaron ketu.

Para pak kohesh pikerisht ne muajin tetor 2014,

Ministrja Kumbaro promovon Enverizmin, e bija e Spiro Kolekës lexon poezi në Ministrinë e Kulturës

Ministria e Kulturës e drejtuar nga Mirela Kumbaro ka rikthyer zyrtarisht “komunizmin” me poezitë lexuar për Enverin Hoxhën. Pas fotografive të Enveristave, përkuljes së ministrit të Drejtësisë dhe miratimit në heshtje të Edi Ramës, një hap tjetër është hedhur në dhunimin e kujtesës nga diktatura staliniste. Me datë 12 shtator, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka organizuar në ambientet e ministrisë së Kulturës një promovim libri për të bijën e ish-antarit të Komitetit Qendror, Spiro Koleka, Iliriana Koleka, kushërira e kryeministrit Edi Rama. Në promovimin e librit “Qiell i prenotuar” e bija e Spiro Kolekës, Iliriana Koleka ka kënduar poezi për Enver Hoxhën duke evokuar rikthimin e tij. Një tufë komunistësh të rinj dhe vjetër kanë duartrokitur në ambientet e ministrisë së Kulturës lavdet dhe ditirambet për Enverin.

Poezia e Iliriana Kolekës: “Ata po të thërrasin”.

“Ata po të thërrasin, kanë mbetur pa çati/ Ata po të thërrasin, kanë mbetur pa themel/ E dogjën dhe e vranë të zezën Shqipëri, Tani zënë e kërkojnë: “Ku shkove, o Enver ?!”/ Ata që bashkë me ty u endën barikadash/ Dhe grushtet lart i ngritën, dhe thanë “për liri”/ Ata lëshojnë rënkime, i ka mbërthyer nata/Dhe nata, natë lëshon dhe hedh mbi Shqipëri… Është kuptim plotë për rikthimin në pushtet të gjeneratës së dytë të bllokmenëve. Babai i saj, Spiro Koleka është varrëhmirësi i intelegjencës shqiptare që ka futur në burgjet komunizmit ajkën e poetëve, shkrimtarëve dhe filozofëve. Ajo që është me e turpshmja në këtë rast është fakti që poezia e Iliriana Kolekës për Enver Hoxhën është lexuar në prani të fotografive të martirëve të komunizmit që, në këtë sallë i ka vënë në mure ish-ministri i Kulturës Visar Zhiti, një ish-përndjekur politik. E bija e Spiro Kolekës, Iliriana Koleka nuk ka pasur turp e faqe e zezë të thurë ditirambe për diktatorin stalinist duke poshtëruar të gjithë viktimat e regjimit komunist më të egër të botës. Në jetëshkrimin e saj në internet mësohet se, e bija e Spiro Kolekës, ka lindur në Tiranë në 29 korrik 1959. Kolekët janë me origjinë nga Vunoi, fshat i Himarës, Vlorë. Sipas biografisë së saj, të bërë nga vetë ajo, “Në 1979 qeveria shqiptare bëri hapjen e parë drejt perëndimit, duke dërguar një grup studentësh të shkëlqyer në universitet e Austrisë, Italisë e Francës. Iliriana bënte pjesë në nëngrupin e Francës. Atje studion gjuhën frënge për një vit në fakultetin e letërsisë Bordeaux III (1979-1980), pastaj bën dy vjet përgatitore për konkurset e shkollave të mëdha, Grandes Ècoles (1980-1982) në Bordeaux dhe vitin e tretë të degës Fizikë në universitetin e Pau-së, dega Fizikë. Kthehet dhe diplomohet në Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë në janar të vitit 1985. Punon si fizikante pranë Istitutit të kërkimeve Gjeologjike (1985-1992). Në vitin 1987 boton librin “Energjia e të nesërmes”. Privilegjet në komunizëm të të bijës së Spiro Kolekës, e bëjnë që të adhurojë Envet Hoxhën, diktatorit që i nxiu jetën dhe të ardhmen mijërave familjeve. Iliriana Koleka ka fytyrë të dalë sot e kësaj dite si pinjollë e bllokmenëve të promovojë libra me paratë e taksapaguesve shqiptarë në ministrinë e Kulturës. Ministrja e Kulturës ka një përgjegjësi direkte për zhdoganimin e komunizmit në ambientet e kulturës duke promovuar antikulturën dhe dhunuar për së dyti të përndjekurit e regjimit komunist.
Poezi për Enverin/ ATA PO TË THËRRASIN…

Nga Iliriana Koleka

Ata po të thërrasin, kanë mbetur pa çati,
Ata po të thërrasin, kanë mbetur pa themel
E dogjën dhe e vranë të zezën Shqipëri,
Tani zënë e kërkojnë: “Ku shkove, o Enver ?!”

Ata që bashkë me ty u endën barikadash,
Dhe grushtet lart i ngritën, dhe thanë “për liri”
Ata lëshojnë rënkime, i ka mbërthyer nata
Dhe nata, natë lëshon dhe hedh mbi Shqipëri…

Dhe qielli i mallkimit heq valle përmbi të
Uria-qytetare u bë zonjë përmbi zonja,
Dhe krimi-perandor, i murrëm, i pa zë,
Gjakos e përdhunon fushat dhe malet tona…

Pisllëku dhe malaria, kënetat kanë mbirë,
Mishkonja e nderuar, si kurrë ndonjëherë,
Shurdhia, verbëria as skuqet e as nxin
Mjerimi belbëzon :” Po ngjallu, o Enver !”

Poezi për Enverin/ TË VISH ENVER, ME SHOKË BASHKË

Nga Iliriana Koleka (e bija e Spiro Kolekës)

Shqipëria para çlirimit
Gëlonte nga të shiturit e tradhëtarët
Bejlerë, agallarë e Zogu mbret
Pa moral tjetër, veç parasë

Faleminderit që na shpëtove
Për pesëdhjetë vjet nga kafshë mesjete
Sahanlëpirës injorantë
Turli bejlerësh me njëqind vese

Ti s’je më midis nesh
U bënë gati tridhjetë vjet
Të kam thënë o Komandant
Pa ty, vëndi s’po sheh diell

Populli dhe unë të kërkojmë patjetër
Të vish Enver bashkë me Gjeto Mujin
Të zhdukësh buçet e kriminelët
Ata që çdo ditë e ndrojnë flamurin

Ti me shokë ishit të pastër
Në shpirt kishit vegjëlinë
Ju akuzuan për shumë krime
Po shih këta djajtë si na kanë grirë

Vranë e prenë rininë e bukur
Mbushën varrezat, s’lanë vrima
Me vajzat, yjet e nënave
Me djemtë shqiptarë trima.

Të vish Enver, me shokë bashkë
Me Babën, Haxhiun e tim atë
kohën e dlirë ktheheni mbrapsht
Kur të vobektët kishin fat.

Kategori
Uncategorized

“Bastardimi i Spiuneve”

“Po na degjenerojne agjentet e fshehte”

Informatoret tane po sherbejne fshehtas per “Asfaline Greke”.”Jane dekonspiruar 45% e tyre nga qendrimet imorale me grate dhe vese te tjera.

Eshte ky nje dokument “Teper sekret i Ministrise se Brendeshme” i dates 4 Shtator 1985 ku tregohet puna e ndyre 30 vjecare e armates te spiuneve te sigurimit, duke u ndalur ne morine pa fund te akteve te uleta te tyre.

Thirrja,”Po na degjenerojne agjentet e fshehte”.

Nga ekspertet qe kane operuar ne kete dokument shpreh realitetin trondites qe perjeton rrjeti sekret informativ i mbeshtetur ne te dhenat e nje ushtrie te zeze te etiketuar si “Spiune te sigurimit”

Menyra si e parashtrojne morine pa fund te prapesive te armates se të ashtuquajturve spiune, ndriçon faktin se praktika e tyre ka qene me misterioze nga sa mendohej,ne kete raport shpalosen arsyet e degjenerimit te rrjetit te fshehte agjenturor, si njohja e ceket e kontigjentit te rekurtuar,  shkelja e normave te punes me rrjetin sekret, mos sigurimi i fshetesise ne takimet informative, perzgjedhja e njerezve me vese e sidomos e atyre qe dallojne per lidhje me femra te degjeneruara.

Ata, sic deshmohet në buletin, jo vetëm prodhojne armiq ne çdo kohe, por jane ne gjendje të zgjedhin nder ta kundershtaret e tyre, ish dhenduret, njerëzit qe u kane marre borxhe dhe nuk ua kthejne. Mjafton te atribuojme per ta tendencen e arratise jashtë shtetit apo thenie të tipit “Enver Hoxha eshte çmendur”, “Ne Perendim eshte shume here me mire se ne Shqiperi”
Kronologjia e fakteve qe po rendisim me poshte, eshte sa e rendomte dhe banale,por gjithesesi e vertetuar zyretarisht.

Spiuni i dy fishte “Malista”.
U fut ne sherbim si bashkepuntor ne vitin 1967. Nje qytetare qe ishte objekt i survejimit te tij e denoncoi ne D.P.Brendeshme se spiuni ka dashur ta perdhunoje,kundershtimit te qytetares qe survejonte ky spiun dhe fjaleve te saj se do ta denanconte ne dege.”Malista” i eshte pergjigjur. “Une jam bashkpuntor i deges  dhe i kam marre te gjitha masat” Mandej e ka kercenuar se do ta vriste ne qofte se kjo tregonte sekretet qe ky i ka thene,dhe per disa vjedhje qe ky i ka bere.
Me vone “Malista” eshte marre ne perpunim nga sektori i sherbimit sekret 2A me dyshime te forta si agjent i zbulimit Grek.

Spiuni “Alkaza”,

Me origjine shtrese e mesme dhe qendrim te keq politik, ka marre pjesë me arme në dore në radhet e organizates tradhtare të Ballit Kombetar dhe në muajt e pare të çlirimit të atdheut qendroi dy muaj i arratisur brenda vendit. Ështe terhequr në bashkepunim sekret më 11.10.1949 dhe u seleksionua më 20.9.1979 si genjeshtar. Gjate periudhës 30-vjeçare ka dhene mjaft te dhena. Me interes kane qene ato per zbulimin e Mehmet Kuçit që vrau kryetarin e keshillit, si dhe ato që flisnin per dy grupe ,që sipas tij perbëheshin nga elemente te deklasuar e te cilesuar kulake. Ne periudhen ’59-’61 dha mjaft te dhena ne drejtim të kulakeve M.M., H.M., A.B., T.B., te cilet sipas tij zhvillonin bashkerisht agjitacion e propagande armiqesore dhe pergatiteshin per realizimin e arratisjes jashte shtetit, pasi te rrezohej pushteti popullor, i cili sipas informatave te tij, i kishte ditet e numeruara. Per te njëjtin aktivitet “Alkaza” raportoi edhe për S.H., A.H. e M.D. ne ’77-’79, por nga kombinacioni i realizuar me 30.5.1979 ndermjet tij dhe S.H. u vertetua se ai genjente. Nga analiza doli se “Alkaza” nuk ka qene korrekt ne raportet e tij, bile ka genjyer, nderkohe qe eshte vertetuar se ka qene edhe vjedhes. Me kete bashkepunetor gjate viteve 1950-1954 eshte perdorur pa kriter stimuli material në te holla dhe drithera buke.

Spiuni “Mekaniku”
Eshte terequr ne bashkpunim me 1976 dhe u perjashtua ne vitin 1978,ky agjent i fshehte ka dekonspiruar para objekteve qe survejonte,detyrat qe i kishte ngarkuar sigurimi i shtetit.Vihet menjehere ne survejim nepermjet rrjetit sekret informativ.

Spiuni”Lalura”
Eshte terequr ne bashkpunim me 1968 dhe eshte perjashtuar ne vitin 1974,e ka pranuar sherbimin e spiunit ne rrethana detyruese dhe ne keto kushte ka dekonspiruar para gruas se vet shkakun perse rrinte i merzitur.Gruaja ne anen tjeter i ka thene dashnorit te vet se Burri eshte i merzitur sepse sigurimi i kerkon te dhena per dy shoket e vet.

Spiuni “Rrushi”
Eshte terequr ne bashkpunim ne vitin 1981 dhe eshte djegur si bashkepuntor,nga bashkpuntori tjeter “Shqiponja” si njeri qe dekosnpiron vetveten.

Spiuni “Shkrepsja”
Ka ardhur ne sherbim mbi baza vullnetare,megjithe se i jati ishte agjent Grek,ka pranuar bashkpunim me kushte dhe kufizime duke dhene te dhena per vendin e punes dhe duíversantet, (Por jo per fshatin)rrjeti informativ zbuloj se gjate luftes Italo greke ka punuar bashke me te jatin ne favor te Grekut.

Spiuni “Bregu i Borshit”
Eshte terequr ne sherbim ne vitin 1951 dhe eshte djegur ne vitin 1954 gjate ballafaqimit me nje objekt.

Spiuni “Manushaqja”
U terhoq ne bashkpunim me 1974 dhe po ate vit u perjashtua,kjo pasi gjate perpunimit te dy personave ndimoi keta duke u impikuar dhe ky si vjedhes i pasurise socialiste.

Spiuni “Reaktivi”
Eshte terequr ne sherbim me 1978 dhe eshte perjashtuar me 1984.Ku ju caktua te perpunonte K.S si agjent te zbulimit Grek,.KS qe kish punuar dhe vete me perpara si bashkpuntor i sherbimit sekret dhe i dinte format. Ne nje ballafaqim puntori operativ i thote “Reaktivit” gjate pyetjes “ku ishe”? Ky i pergjigjet “Isha duke prere dru” Atehere K.S i thote.” Ti dru ben,por sepata nuk te degjohet”.

Spiuni “Artisti”
Perpunonte objektin DH.Q me te cilin shoqerohej dhe vellai i bashkpuntorit.Ky u nxorr deshmimtar kunder objektit dhe u perjashtua si bashkpuntor,arsyeja tjeter ishte se vellaj tjeter i objektit qe ndiqte sherbimi sekret ishte bashpuntor i cili mbas zbulimit u perjashtyua sepse nuk mund ti besohej me vellait te nje armiku te denuar.

Spiuni “Libri”
Vjen nga nje familje e pasur fshatare dhe me qendrim te keq politik, ne prag te clirimit te vendit i jane pushkatuar babai dhe gjyshi per krime te bera gjete luftes. “Libri” eshte terequr me 30.05.1972 por ai jepte te dhena te rreme per 40 familje me qendrim te mire politik,per kete u perjashtua me 24.06.1980. Megjithe se ky bashkpuntor me te kaluar familjare armiqesore u fut ne rrjetin e sigurimit dhe vinte rregullisht ne takimet e fsheta,raportonte per veprimtari armiqesore te pa qena,ne mjedise te pastra qe nuk i lidh gje me armikun.( Kesaj i thone ti varesh ujkut melcite ne qafe).

Spiuni “Arra”
Eshte terequr ne bashkpunim me 1949, dhe seleksionuar si bashkpuntor dhe tradhetar ne vitin 1980.Vjen nga nje familje fshatare me qendrim te keq politik duke marre pjese ne organizaten tradhetare Balli Kombetar me graden Toger.Gjate 31 viteve “Arra” ka pasur lekundje te theksuara.Here ka dhene material me vlere per disa persona,qe i perkasin klases armiqesore te,here nuk ka dhen per muaj te tere asgje.
Me “Arren” kane punuar 15 puntore operative.
Me 16.07.1957 “Arra” raporton per disa krime te kryera nga xhaxhaj i tij gjate luftes ne puntori i ri operativ. “Arra” me 1.07.1979 denancoi dhe gruan e kusheririt te pare e cila i kishte thene de disa persona ne fshat e kishin mesuar se ai punonte per sigurimin e shtetit dhe kishin dashur ta vrisnin,kete informacion “Arra” ja ka dhene dhe sekretarit organizativ ne baze kur punonte si infermier (kartoteka e deges se Beratit,dosja personale nr 276)

Spiuni “Zbuluesi”
Vjen nga nje familje e varfer fshatare,i futur ne rrjet 14.07.1972 dhe u seleksionua me 1979. Ka dhene te dhena shume te rendesishme per K.Z i cili perpunohej si agjent i zbulimit Grek,por dhe per P.M.Gjate viteve 78-79.zbuluesi jepte te dhena shume te rendesishme. Morali i tij i ulet qe u manifestua gjate kohes qe u mbajt ne rrjetin sekret informativ,zbuluesi u perjashtua nga rrjeti,me te u morr ne perpunim 2A Si agjent i zbulimit Grek.

Spiuni “Trebeshina”
I terequr si bashkpuntor ne vitin 1969 deri me 1975 gjate vuajtjes se denimit ne kampin e riedukimit dhe eshte mbajtur ne lidhje per kater vjet.Nen influencen e riatdhesimit me 1960 nga Amerika,tenton te arratiset ne Greqi por kapet dhe denohet me 15 vite burg.

Spiuni “Besniku”
Familje e mesme fshatare i vellaj i denuar dy here per aktivitet armiqesor,i terequr ne sherbim ne vitin 1964 dhe seleksionuar me 1980.me te dhenat e tij u godit grupi i tregetise ne Berat me 11 te pandehur dhe mbi 20 te imlikuar,jane goditur tre objekte qe zhvillonin agjitacion e propagande armiqesore.Por ne kohe qe “Besniku” jepte te dhena per vjedhje nga te tjeret ai vidhte vete,me besimin ne vetevete per friken qe kishin te tjeret ndaj tij dhe nuk mund te zbulohej.Gjithashtu jepte te dhena te genjeshtra per E.E qe ai shante udheheqesin e partise,vetem e vetem sepse “Besniku” i kish ketij te fundit nje borxh dhe nuk deshte tja jepte.

(kartoteka e deges se Beratit,dosja personale nr 276)Doc-i-vitit-1985-4 Doc-i-vitit-1985-6 Doc-i-vitit-1985