Kategori
Uncategorized

“A duhet që qytetari t’i besojë verbërisht ndërgjegjes së një ligjvënësi?

Red Varaku/

“A duhet që qytetari t’i besojë verbërisht ndërgjegjes së një ligjvënësi?

Nëse është kështu atëherë pse duhet që secili të ketë vetë një ndërgjegje?

Mendoj që më parë duhet të jemi njerëz, sesa thjesht subjekte.

Kështu që duhet të kultivojmë tek njerëzit faktin që respektimi i të drejtës duhet të jetë mbi respektimin e ligjit.

Ndaj i vetmi obligim për njeriun, nuk duhet të jetë vetëm zbatimi i ligjit, por që në çdo moment të bëjë atë që ai mendon se është e drejtë.”

Henry David Thoreau, Mosbindja Civile

Kategori
Uncategorized

I dashur Havzi,


Rexhep Shahu/

A e lexon dot kete liste me emrat e anetareve te Presidiumit te Kuvendit Popullor te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise te vitit 1988?


Jane 15 emra bashke me te Ramiz Alise.
Nga keta 15 emra, 6 kane firmose qe ti Havzi te ekzekutohesh me varje ne litar, ndersa 9 nuk kane firmose, jane shmange.


Kristaq Rama, skulptor nuk iu shmang vendosjes se firmes me te vare ty edhe pse ishte i vetmi artist ne ate liste dhe duhej te kishte ndjeshmeri si skulptori per poetin..

– Te ishte gjykates a prokuror Kristaq Rama do te ishte ndryshe, do te justifikohej disi, por te jesh skulptor e te nenshkruash me vare nje poet, eshte e rende.
– Ti u ekzekutove me varje ne litar Havzi me 10 gusht 1988, dy vjet para se te nderrohej regjimi.
– Kristaq Rama qendroi ne anen e duhur te historise qe te mburreshin femijet e tij me te, me skulpturat e tij, me firmat e tij, me nenshkrimet e tij.
– Ti Havzi ishe ne anen e kundert te historise. Ti nuk mundesh kurre Havzi, edhe pse ke shkruar 5548 vargje poetike, nuk mundesh kurre te nenshkruash nje firme kaq madheshtore e historike per me vare nje poet, me vare nje njeri, cilido qofte ai, nuk mundesh te vesh nje firme si kjo e Kristaq Rames ne dokumentin per varjen tende ne litar. Edhe te pelcasesh ti nuk e ben nje firme te tille.
Ndoshta ndonje dite do te vijne njerez te lire ne kete atdhe dhe kjo firme turpi e Kristaq Rames do te ngrihet ne ndonje memorial te shenjte ne mes te Tiranes.

Qe njerzit ta lexojne te kaluaren kriminale e te mos mburren te pakten me te.

(Foton e bustit te Havziut e kam bere ne Spaç. Ne te majte te Havziut duket varreza e te vdekurve pa emra te Spaçit, matane perroit, fotoja tjeter eshet fotojas e dokumentit me firmat anetareve te Presidiumit et Kuvendit popullor)

Kategori
Uncategorized

Ndarja përfundimtare e Ramës nga Perëndimi

Nga Red Varaku

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann David Wadephul, Komisioneri për Zgjerimin Oliver Verhelyi, pëfaqësues të nderuar të Parlamentit Europian , ambasadori i BE z.Soreca , ambasadori Gjerman z. Zingraf, ambasadori britanik z. Norman , ambasadorja amerikane zj. Yuri Kim, njëzëri i kanë kërkuar Edi Ramës të mos prishë dakortësinë dhe marrëveshjen e arritur në pesë Qershor.

Sepse, sipas tyre është thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor për të zbatuar ndryshimet kushtetuese të miratuara në 23 Korrik, në veçanti listat e hapura si edhe roli i koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese gjithëpërfshirëse përpara se të votohen.

Por, të gjithë këta nuk ia kanë dalë të bindin Edi Ramën të tërhiqet nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese, të cilat i ndërmori sot në thyerje të marrëveshjes së pesë qershorit, duke rikthyer edhe një herë krizën në Shqipëri, garant për zgjidhjen e të cilës kishte hyrë Perëndimi. Sot, në një farë mënyre ai ka shpallur refuzimin e Shqipërisë ndaj Bashkimit Europian dhe institucioneve të tij duke rrezikuar bllokimin e integrimit.

Është gati fiks e njëjta sfidë që Perëndimi pati dhe me Gruevskin, qeverisja e të cilit rrëshqiti nga standardet e një shteti Perëndimor dhe u fut në konflikt me Perëndimin, fundi i të cilit është i njohur për të gjithë.

Edi Rama është sot i dyti kryeministër në Ballkanin Perëndimor, pas Aleksandër Vuçiç , që po sfidon kaq hapur udhëheqësit e Europës dhe po rrezikon orientimin Perëndimor të Shqipërisë.

Prej sot, ai është problemi më i madh për shoqërinë shqiptare dhe orientimin Perëndimor të Shqipërisë. Pasi ai nuk po refuzon Lulzim Bashën , por po refuzon standardet Perëndimore të sjelljes së një kryeministri të një vendi kandidat për në BE dhe një vendi antar të NATO-s dhe po përpiqet ta fusë vendin në një kurs përplasjeje me Perëndimin.

Dhe këtë po e bën në një kohë që vendi është në krizë të thellë politike, ekonomike, sociale dhe është përballë dy sfidave shumë të rëndësishme, atë të rindërtimit dhe atë të përballimit të pandemisë.

Në këto kushte ai nuk është sot vetëm armiku më i madh i shqiptarëve, por edhe i Perëndimit, sepse shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, garantë të së cilës ishin vetë ata dhe po rrezikon investimin e tyre 30 vjeçar për një Shqipëri ku sundojnë vlerat perëndimore.

Ndaj, për shkak se po ndërmerr hapa të rrezikshëm dhe të padëgjuar ndonjëherë në politikën shqiptare, është e sigurt, që shumë shpejt do të përballet dhe me një fund të padëgjuar ndonjëherë për politikanët shqiptar.

Kategori
Uncategorized

Ju besoni se këtë gjëmë na e bëri lakuriqi i natës ???

Nga Erion Kristo

Ju ftoj ta lexoni. Nje reagim plot kulture dhe dije. Keni çfare te mesoni.

Shoh që bateritë e sulmeve ndaj meje janë përqendruar te ideja që unë paskam thënë se Kovidi nuk ekziston. Kjo bëhet me qëllim që unë të dukem keq përpara masës së njerëzve që kanë frikë. Helmi hidhet me kujdes. Po qëndrimet e mia janë shumë publike. I marrim me radhë.

  1. Kovidi ekziston. Është një armë biologjike kam thënë. Dhe nëse është armë, doemos që ekziston, doemos që të vret. Ku është gabimi këtu?
  2. Ju besoni se këtë gjëmë na e bëri lakuriqi i natës. Unë them jo. Ju duket më logjik qëndrimi juaj? Unë nuk ju shaj për këtë. Jeni të lirë ta mendoni si të doni.
  3. Unë i kam zbatuar masat e qeverisë, por kam kërkuar më shumë logjikë. Një muaj u mbyllëm kot. Këtë e ka kërkuar edhe specialisti Erion Dasho. Ai ka kërkuar masa inteligjente. Ku është gabimi këtu?
  4. Unë kërkova që disa aleatë si ajri, uji i detit, dielli të mos bllokoheshin. A nuk e thanë këtë doktorët? E ku është gabimi këtu?
  5. Unë kërkova që jeta jonë të mos menaxhohej nga një portal. Ishte gabim ky?
  6. Unë kërkova një vendimmarrje shkencore për maskat dhe distancën. Mos e kisha gabim?
  7. Unë thashë se jemi në diktaturën e mjekëve, ndaj në komitet duhen edhe sociologë, psikologë, ekonomistë. A ishte gjë pa mend kjo?
  8. Unë fola për teprimet dhe frikësimin e njerëzve, për dëmin psikologjik në përmasa klinike. A nuk është realiste kjo?
  9. Luftova që dhe baballarët të shëtisnin, liqeni të hapej, në makina të lejoheshin familjarët, që organet propagandistike të mos godisnin mendimin e lirë. Ku është mëkati këtu?
  10. Unë thashë të mos lëmë pas dore hallet e tjera njerëzore dhe problemet e tjera shëndetësore. Thashë: po virozat e tjera ku u zhdukën? Dje profesor Kalo tha pikërisht këtë.
  11. Kërkova përgjegjshmëri dhe transparencë nga qeverisja dhe komiteti. Nuk është faji im që ata u bënë të pabesueshëm. Edhe një video që bënë e bënë keq. Unë kam faj për këtë?
  12. U thashë të zbatoni masat dhe të bëni gargarë. Asnjë mjek nuk kam dëgjuar ta thotë edhe pse mua më duket më e rëndësishme se larja e duarve. A ka të keqe këtu?
  13. Lidhur më doktor Piperon, ajo çështje u sqarua menjëherë. Nuk kemi asnjë hatërmbetje. Ai tha pikërisht atë që thashë dhe unë për diellin dhe detin. Nuk ka asnjë përplasje.
  14. Unë nuk kam dhënë ndonjë kurë, pra nuk jam bërë doktor. Po kam folur për pasojat sociale dhe ekonomike të situatës, për ligjërimin e tepruar të Kryeministrit, për menaxhimin pa koherencë të OBSH, për studimet e pafundme qe kundërshtojnë njëri-tjetrin.
  15. Unë kam dhënë shpresë dhe kam përcjellë humor. Kam thënë shikoni të shëruarit dhe ju e keni pëlqyer. Kam vënë në dyshim statistikat dhe kam qenë kundër vaksinimit me zor.
  16. Jam konsultuar vazhdimisht me mjekë brenda dhe jashte vendit. Dhe mund t’u them me gojën plot se menaxhimi i situatës nuk ka qenë më i miri i mundshëm. Mosaktivizimi i mjekut të familjes qe gabim. Shumë njerëz që kanë vdekur, kanë pasur probleme të tjera të rënda. Kurse disa të tjerë kanë shkuar shumë vonë në spital.
  17. Ka dhe plot gjëra të tjera, po kush i mban mend. Për fat para pak ditësh kam postuar shumë video emisionesh që ilustrojne mendimet e mia. Unë nuk pres nga askush të më mësojë mua se çfarë është gjëja publike. Kam pothuaj 20 vjet që e mbroj me fanatizëm. Jam në shërbim të publikut, jo të xhepit apo të pushtetit si ca të tjerë. Mos shikoni ndonjë llaf në proteste apo në ndonjë komunikim tjetër. Shikoni thelbin.
  18. Unë nuk jam marrë shumë me këtë çështje sepse sa më shumë të merresh aq më keq ështe. Jam treguar elegant në komunikim, por dhe i rreptë kundër eksperimenteve sociale. Nëse nuk e keni lexuar kështu, ju kërkoj ndjesë.
  19. Nga të gjitha sulmet tuaja, sidoqofshin ato, unë do dal më i fortë. Asnjë shqiptar nuk më bën dot me turp. Prandaj kursejini sulmet se po dëmtoni më shumë veten. Unë besoj që keni shumë sufllaqe në dispozicion, por njerëz me mend ka shumë më tepër. Ata do më mbështesin gjithmonë.
  20. Çuditërisht shumë nga idetë e propozuara prej meje janë reflektuar më pas, çuditërisht. Pra, nuk ja kam fut kot.
Kategori
Uncategorized

Republika rrënohet nesër.

Albert Avduli.


Ja ndjej kërcitjen e kollonave që sot.
Ngrijeni pak volumin e zërit të televizorit dhe do ta dëgjoni atë rënkim edhe ju.
Është rënkimi i agonisë
Heshtja jonë është vareja dhe qysqia, e cila godet mbi ato shtylla sigurie.
U tulatëm kur na shëmbën teatrin, u gajasëm kur na rrëmbyen akademinë, treguam anekdota dhalle kur mbushën parlamentin.
Ne ishim ata që bëmë sehir kur strehët e qindra familjeve u prishën.
Ne e harruam mbas një dite helmin e gazit mbi qytet.
Na i rrëmbyen sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit e i mbushën me kulla betoni.
Na e shitën qytetin dhe na shtuan borxhet e ne vijuam duartrokitjet.
Nxorën tanket dhe topat nëpër qytet dhe ne i këndonim fuqisë së blindave.
Nesër na përdhosin universitetet dhe ne do lexojmë lajme iluministe me dekan, senat e rektor.
Nesër do digjet kushtetuta dhe ne do ndjekim funeralin e saj nga ekranet e telefonave.
Vazhdoni anektodat me deputet dhe harroni se secili prej tyre është nën dijen tuaj duke nisur nga bujku i fshatit të largët deri te mësuesi i çdo shkolle në Shqipëri.
Ju dhe unë harrojmë se secili prej tyre është mijëra kilometra larg virtytit të çdo shqiptari.
Nesër, ata, nën maskat e përjetshme të tyre, do ta qëllojnë republikën.
Republika vdes nesër dhe gazetat do të shkruajnë “Rroftë Republika”
Do të jem pjesë e duartrokitjes mortore

Kategori
Uncategorized

Stockholm förr (para) 1944

Stockholmsbilder på hösten 1944 fram till första snön faller. Djurgården, handel på Hötorget. Vedhantering och transport, oktoberflyttningar.

Stockholm förr: 5 färgade vykort från ett Stockholm för över 100 år sedan .

Stockholm i färg som visar hur det såg ut för mer än 100 år sedan .  

Stockholm förr: 12 foton från ett Stockholm på 1960 talet

Stockholm 27, Sverige

Brevbärarbilen “Tjorven”, transportbil byggd i Kalmar  Stockholm 27,

Korsningen Tunnelgatan (nuv. Olof Palmes gata) - Olofsgatan, Stockholm. Centrala Arbetarboden.

Korsningen Tunnelgatan (nuv. Olof Palmes gata) – Olofsgatan, Stockholm. Centrala Arbetarboden.

En man tittar i skyltfönster på en gata i Klarakvarteren, Stockholm

En man tittar i skyltfönster på en gata i Klarakvarteren, Stockholm

Korsningen Holländargatan - Tunnelgatan (nuv. Olof Palmes gata), Stockholm.

Korsningen Holländargatan – Tunnelgatan (nuv. Olof Palmes gata), Stockholm.

”Eriksdalsbadet Stockholm” Fullt med badande på Eriksdalsbadet. Stor utomhusbassäng, Skanstullsbron i bakgrunden, Stockholm.

”Eriksdalsbadet Stockholm” Fullt med badande på Eriksdalsbadet. Stor utomhusbassäng, Skanstullsbron i bakgrunden,

Fartyg: KSSS 1960                     Bredd över allt 2,42 meterLängd över allt 8,69 meterRederi: KSSSByggår: 1960Konstruktör: Enderlein, OlleÖvrigt: Fotografiet taget i Ostermans marmorhallar på Birger Jarlsgatan, Stockholm. Båten vanns vid utlottningen av Carl Gustaf Piehl, KSSS.

Fartyg: KSSS 1960 Bredd över allt 2,42 meter Längd över allt 8,69 meter Rederi: KSSS Byggår: 1960 Konstruktör: Enderlein, Olle

Bilkö på Kungsgatan, Stockholm

Bilkö på Kungsgatan,

Vid Slussen, Stockholms hamn

Vid Slussen, Stockholms hamn

Svante Thuresson, Lasse Lönndahl, Siw Malmkvist och Barbro Lill-Babs Svensson. uppträder under namnet

Svante Thuresson, Lasse Lönndahl, Siw Malmkvist och Barbro Lill-Babs Svensson. uppträder under namnet “Idolerna” på Berns,

Stockholm city innan rivningen, I fonden ett av Hötorgshusen

Stockholm city innan rivningen, I fonden ett av Hötorgshusen

Kårhusockupationen vid Stockholms universitet i slutet av maj 1968. Bland åhörarna, i en stol, med händerna knäppta i nacken, sitter dåvarande utbildningsminister Olof Palme.

Kårhusockupationen vid Stockholms universitet i slutet av maj 1968. Bland åhörarna, i en stol, med händerna knäppta i nacken, sitter dåvarande utbildningsminist Palme

”Östermalms Saluhall”. Lång kö framför fiskhandlare.

”Östermalms Saluhall”. Lång kö framför fiskhandlare.1960 talet · STOCKHOLM FÖRR · Sverige förr · Sverige i svartvittDela · KommenteraGilla · ♥ 7

Stockholm förr: 7 färgfoton från ett Stockholm på 1940- 50 talet. 

Av tommy norum – 2017-10-01 13:45

Gamla Tullhuset, Blockhusudden.

Nordiska Museet

RIDDARHOLMEN

Utsikt över Strömmen med Riksdagshuset  

Parti från Slussen och Gamla Stan

Slussplan med Carl XIV Johans staty

Slussen och Skeppsbron1940 tal · 1950 tal · STOCKHOLM FÖRR · Sverige förr · Sverige i färg på 40 och 50 taletDela · KommenteraGilla · ♥ 1

Stockholm förr: 6 färgfoton från ett Stockholm på 1940-50 talet.

Av tommy norum – 2017-10-01 13:45



STOCKHOLM FÖR MER ÄN 60 ÅR SEDAN 

Kungl. Operan

Västerbron.

Skärgårdsbåtarna vid Karl XII:s torg o. Grand Hotell.

Stadshuset

Riddarhuset.

Kungl. Slottet och Riksdagshuset.1940 tal · 1950 tal · STOCKHOLM FÖRR · Sverige förr · Sverige i färg på 40 och 50 taletDela · Kommentera

Kategori
Uncategorized

Qëndrimi me njerëz që gjithmonë ankohen, vjedh energjinë tonë

Përveç vjedhjes së energjisë nga këta njerëz, ata ndryshojnë qëndrimin tonë. Në këtë mënyrë sukseset dhe lumturia jonë fillojnë të varen nga mënyra se si miqtë “ankohen”.

Njerëzit që ankohen gjatë gjithë kohës mund të thithin plotësisht energjinë tonë. Problemet janë pjesë e jetës sonë, ato ndodhin me miqtë tanë, të dashurit dhe madje edhe njerëzit që i konsiderojmë shumë me fat.

Çdo ditë njerëzit përreth nesh ekspozojnë ankesat e tyre për diçka apo dikë. Kjo është e natyrshme, ata po kërkojnë një mënyrë për të lehtësuar tensionin. Sidoqoftë, nëse jetojmë gjatë gjithë kohës me njerëz që vjedhin vetëm energjitë tona, ne do të përfundojmë plotësisht të rraskapitur. Të kesh shqetësime është pozitive dhe e shëndetshme, pasi u tregon të tjerëve se ne kujdesemi për lumturinë e tyre.

Sidoqoftë, duhet të mendojmë edhe për veten tonë, pasi bashkëjetesa me negativitetin mund të përfundojë duke na dëmtuar. Gjetja e kufijve nuk është e lehtë. Ne nuk duam që njerëzit për të cilët interesohemi të na shohin si qenie të pandjeshme dhe egoiste. Prandaj, për të shmangur konfliktet, është jashtëzakonisht e rëndësishme të jemi në gjendje të identifikojmë situatat toksike, të kuptojmë se si ato mund të ndikojnë në jetën tonë dhe të dimë se si t’i menaxhojmë ato në mënyrën e duhur.

Pse është thelbësore të shmangni ankesat?

Shumicën e kohës, njerëzit që ankohen vazhdimisht, e shohin veten si viktima të çdo situate dhe kurrë nuk veprojnë në përpjekje për të ndryshuar jetën e tyre. Shpeshherë ne ndjehemi të trishtuar për fatkeqësitë e personit tjetër dhe gjejmë shumë mënyra për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë vështirësitë e tyre. Sidoqoftë, me kalimin e kohës ne shohim që problemi nuk është në pjesën tjetër të botës, por te personi. Njerëzit të cilët janë të varur nga ankimi kanë aftësinë të krijojnë ndjenjën e keqardhjes për të tjerët, të cilët shpesh fillojnë të merren me problemet e “ankuesve” sikur të ishin të tyret.

Përveç vjedhjes së energjisë nga këta njerëz, ata ndryshojnë qëndrimin tonë. Në këtë mënyrë sukseset dhe lumturia jonë fillojnë të varen nga mënyra se si miqtë “ankohen”.

Ndjenjat si zhgënjimi, faji dhe trishtimi fillojnë të jenë të pranishme në jetën e këtyre njerëzve, duke shkaktuar ndryshime hormonale në tru që shkaktojnë pasoja negative, siç janë:

. Pabarazia emocionale.

. Vështirësi në zgjidhjen e problemeve të dikujt

. Përkeqësim i përqendrimit

. Mendime negative

Nëse e shihni që përpjekjet tuaja për t’i ndihmuar ata nuk funksionojnë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të largoheni prej tyre dhe të përqendroheni në suksesin tuaj.

Burimi / https://vibee.it

Kategori
Uncategorized

Mbretëresha Teuta e Ilirisë…Queen Teuta, Terror of the Adriatic

teuta5

Queen Teuta of Illyria, by Mariusz Kozik for  The Creative Assembly

I first saw this production artwork on the Facebook page for The Creative Assembly’s Total War: Rome II, and immediately recognized her as Queen Teuta of Illyria, a powerful, but little-known pirate queen during the time of early Roman Republic. After inheriting her husband, King Agron‘s confederation of Illyrian kingdoms and city-states, she used the powerful navy he’d assembled and offered letters of the marque to local privateers in order to terrorize Greek and Roman shipping across the Adriatic, raiding as far south as Sicily. Her captains outmaneuvered the navies of Rome, Syracuse, and Corinth, bringing in massive amounts of gold, treasure, and stolen goods from countless merchants and coastal settlements, allowing her to expand the Illyrian confederation to the largest and wealthiest it would ever achieve.

In 230 BCE, Teuta’s reign of terror forced the Romans to intervene on behalf of their own merchants as well as their Greek allies. With typical Roman bluntness, their envoys interrupted Queen Teuta during her siege of the island of Issa, demanding she cease her raiding and use her navy to help quell the pirate infestations across the Adriatic. Teuta basically told the Romans to mind their own business, then had one of the envoys who’d been rude to her assassinated after they’d left. Expecting a reprisal from the Romans, Teuta spent the winter building up her navy and defenses, then in spring of 229, she instigated a number of naval skirmishes with Rome’s Greek allies.

Unfortunately for Teuta, she picked a fight with the Romans during a year when they had nothing better to do with their soldiers. They were between wars with Carthage, weren’t actively antagonizing Macedonia yet, plus the Cisalpine Gauls were behaving themselves for a change. Thus poor Teuta found herself with both Consular Armies on her doorstep, amounting to over 20,000 Roman and Italian soldiers. Faced with overwhelming opposition, several of Teuta’s fortresses and allied city-states capitulated to the Romans, forcing the queen to surrender as well. With typical Roman efficiency, they demobilized her fleet and army and disbanded the Illyrian confederation, leaving Teuta with only her capital to rule over. Afterword the queen ceased to be a major player in Greek and Illyrian politics, and none of our surviving sources allude to what became of her after.

teuta3

I love the overall look of Teuta’s outfit in Mariusz’s depiction. Her armor is a Grecian leather cuirass, common among skirmishers and light infantry across the ancient Mediterranean, and preferred by shipboard soldiers for being easier to swim in than bronze. Tailored to her measurements, it offers fair deflection against arrows and spears, without sacrificing mobility or flexibility. It makes for highly effective sailing armor, as it’s light enough for our Illyrian heroine to swim in, in the event of a shipwreck or a naval engagement that goes sour. The armor’s shoulder pauldrons offer decent protection for Teuta’s shoulders, as well, while the skirt of studded leather strips protects her hips and upper legs.

Her dress I’m not as sure about. One user in the Total War forums criticized it for being translucent silk, and therefor fairly useless and impractical for sailing. But I think it’s more likely that it’s a light cotton dress that’s gotten wet. The bronze sword is also thematically appropriate. To me it looks like a large sica, a curved sword or dagger common among warriors of the Illyrians and other Balkan tribes. The fact that it appears to be bronze is an important detail as well—as iron and steel weapons tend to rust, and saltwater is particularly corrosive, it was common for ancient pirates and marines to favor bronze weapons and armor over all but the best quality of steel.

Despite the anticlimactic end to her reign of terror, several historians have argued that had Rome had pressing business elsewhere and been thus unable to respond with overwhelming force, Teuta very likely would have posed a far more serious threat to their expansion, perhaps changing the outcome of their machinations in Greece.

teuta4

For more info on Teuta, Polybius’s Histories Book 2, chapters 3–12 contains the most extensive surviving account of the history, though I also recommend Philip Matyszak’s Roman Conquests: Macedonia and Greece for additional reading.

Mbretëresha Teuta, Terrori i Adriatikut

Mbretëresha Teuta e Ilirisë, nga Mariusz Kozik.

E pashë për herë të parë këtë vepër arti prodhimi në faqen në Facebook për Luftën Gjithsej të Asamblesë Krijuese: Romë II, dhe menjëherë e njoha atë si Mbretëresha Teuta të Ilirisë, një mbretëreshë pirate e fuqishme, por pak e njohur gjatë kohës së fillimit të Republikës Romake.

Pasi trashëgoi burrin e saj, konfederatën e mbretit Agron të mbretërive ilire dhe qyteteve, ajo përdori marinë e fuqishme që ai do të mblidhte dhe ofroi letra të marcit për privatë lokalë, me qëllim që të terrorizonte transportin grek dhe romak përtej Adriatikut, duke bastisur si shumë larg në jug si Siçilia. Kapitenët e saj tejkaluan detaret e Romës, Sirakuzës dhe Korintit, duke sjellë sasi të mëdha ari, thesari dhe mallra të vjedhura nga tregtarë të panumërt dhe vendbanime bregdetare, duke e lejuar atë të zgjeronte konfederatën ilire në më të madhen dhe më të pasurat që do të arrinte ndonjëherë.

Në vitin 230 pes, mbretërimi i terrorit të Teutës i detyroi Romakët të ndërhyjnë në emër të tregtarëve të tyre, si dhe aleatëve të tyre Grekë. Me thyerje tipike romake, të dërguarit e tyre ndërprenë Mbretëreshën Teuta gjatë rrethimit të ishullit të Issa, duke kërkuar që ajo të ndërpresë sulmin e saj dhe të përdorte marinën e saj për të ndihmuar në shuarjen e infektimeve të piratëve në të gjithë Adriatikun.

Teuta në thelb u tha romakëve që të kishin kujdes për biznesin e tyre, atëherë kishte një nga të dërguarit që ishte i pasjellshëm ndaj saj të vrarë pasi ata të largoheshin. Duke pritur një hakmarrje nga romakët, Teuta kaloi dimrin në ndërtimin e marinës dhe mbrojtjes së saj, atëherë në pranverën e 229, ajo nxiti një numër të përleshjeve detare me aleatët Grekë të Romës.

Fatkeqësisht për Teutën, ajo zgjodhi një luftë me romakët gjatë një viti kur ata nuk kishin asgjë më të mirë me ushtarët e tyre. Ata ishin midis luftërave me Kartagjenën, nuk ishin ende antagonizues të Maqedonisë, plus Gaulat Cisalpine po silleshin vetë për një ndryshim.

Kështu Teuta e varfër e gjeti veten me të dy ushtritë konsullore në pragun e saj, duke arritur në mbi 20,000 ushtarë romakë dhe italianë. Përballë kundërshtimit dërrmues, disa nga kështjellat e Teutës dhe shtetet aleate të qyteteve kapituluan para romakëve, duke detyruar mbretëreshën të dorëzohej gjithashtu. Me efikasitet tipik romak, ata e demobilizuan flotën dhe ushtrinë e saj dhe shpërndanë konfederatën ilire, duke e lënë Teutën vetëm me kapitalin e saj për të sunduar. Pas fjalës, mbretëresha pushoi së qeni një lojtar kryesor në politikën greke dhe ilire, dhe asnjë nga burimet tona të mbijetuara nuk aludon për atë që u bë pas saj.

Unë e dua pamjen e përgjithshme të veshjes së Teuta në përshkrimin e Mariusz. Armatura e saj është një kravatë lëkure Greke, e zakonshme në mesin e përleshësve dhe këmbësorisë së lehtë nëpër Mesdheun e lashtë, dhe preferohet nga ushtarët e anijeve për të qenë më të lehtë për të notuar sesa bronzi.

Përshtatur me matjet e saj, ajo ofron devijim të drejtë kundër shigjetave dhe shtizave, pa sakrifikuar lëvizshmërinë ose fleksibilitetin. Ajo bën që forca të blinduara shumë të efektshme, pasi është dritë e mjaftueshme për heroinën tonë ilire të notojë brenda, në rast të një anijejeje ose një angazhimi detar që shkon me mend. Pauldronet e krahëve të armaturës ofrojnë mbrojtje të mirë edhe për supet e Teutës, ndërsa skaji i shiritave prej lëkure të studjuar mbron vithet dhe këmbët e sipërme të saj.

Veshja e saj nuk jam aq e sigurt për të. Një përdorues në forume totale të Luftës e kritikoi atë për të qenë mëndafshi i tejdukshëm, dhe për këtë arsye mjaft i kotë dhe jopraktik për lundrim. Por unë mendoj se ka më shumë të ngjarë që të jetë një fustan i lehtë pambuku që është lagur. Shpata e bronzit është gjithashtu e përshtatshme tematikisht. Për mua duket si një sica e madhe, një shpatë apo kamë e lakuar e zakonshme midis luftëtarëve të Ilirëve dhe fiseve të tjera të Ballkanit. Fakti që duket se është bronz është gjithashtu një detaj i rëndësishëm – pasi armët e hekurt dhe të çelikut kanë tendencë të ndryshkut, dhe uji i kripës është veçanërisht korroziv, ishte e zakonshme që piratët dhe marinsat antikë të favorizojnë armët e bronzit dhe forca të blinduara mbi të gjitha, por cilësia më e mirë prej çeliku.

Pavarësisht nga fundi antiklimaktik i mbretërimit të saj të terrorit, disa historianë kanë argumentuar se nëse Roma kishte biznes të shtypur diku tjetër dhe kështu nuk ishte në gjendje të përgjigjet me forcë dërrmuese, Teuta me shumë gjasë do të kishte paraqitur një kërcënim shumë më serioz për zgjerimin e tyre, mbase duke ndryshuar rezultatin të makinerive të tyre në Greqi.

teuta4Për më shumë informacion mbi Teuta, Pol

Kategori
Uncategorized

Kolera e Kuqe e Komunizmit nuk mund të shërohet kurrë me Coca Cola, por veç me zjarr dhe me hekur.

“Demokracitë perëndimore nuk janë antikomuniste.
Përkundrazi, janë shtrati ku ngrohen këlyshët e hienave të kuqe.

Keta jane gjarperinjte e shumte marksiste qe Demokracia Amerikane i rriti per dekada me radhe ne gjirin e saj…
Tani po shijon helmin e tyre ashtu sic e meriton.
Sepse Amerika nuk pati kurre nje Pinochet!

Plot dhjete vjet me pare, ne 3 prill 2010, kam shkruar kete status:

“Demokracitë perëndimore nuk janë antikomuniste.
Përkundrazi, janë shtrati ku ngrohen këlyshët e hienave të kuqe.
Hienat e kuqe sot i mbron demokracia dhe Karta e lirive themelore të individit.
I financon paraja e atyre qe financuan edhe Leninin para se t’i bente varrin botes.
I strehon sot bash në zemër të Nju Yorkut e të Londrës.
I shkollon në universitet më të mira.
I financon dhe pastaj i shpërndan nëpër botë si iluministët e komunizmit të ri.
Nën diellin e demokracisë tuaj shpërndahet fara e kuqe e bolshevizmit.
Komsomolas harvardësh me pasaportë amerikane në xhep kërkojnë treg: ”Hajdeni blerës…Drapër e Çekan 3D…Marks Hi-tech…Lenin Corp…Trocky New Age…Stalin Communication…Fidel Inc…Che Guevara Holding…Hajdeni blerës…dje ishit vetëm 150 milion…Më shumë do të jeni nesër…Avazi rifillon…”

Sot vetem budallenjte mund te besojne se nje ideologji e dhunshme dhe gjakatare si Komunizmi, qe vjen dhe rri ne pushtet vec me dhune dhe gjak, mund te luftohet me mjete paqesore demokratike duke i tundur para syve Karten e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Individit.
Duhet te jeni shume budallenj nese e besoni akoma kete gje.

E vetmja liri themelore e hienave eshte gjakderdhja.

Kolera e Kuqe e Komunizmit nuk mund të shërohet kurrë me Coca Cola, por veç me zjarr dhe me hekur. Me asnjë mjet tjetër.”

Nga Artan Gjyzel Hasani

Kategori
Uncategorized

“Ju shoku Enver, po transformoni atdheun t’onë socialist, ne s’do jetojmë më me…”- Çfarë fshihej në letrën pa firmë të 41 klerikëve dibranë në ’67-n

“Ju shoku Enver, po transformoni atdheun t’onë socialist, ne s’do jetojmë më me…”- Çfarë fshihej në letrën pa firmë të 41 klerikëve dibranë në ’67-n

Publikohet një dokument arkivor të nxjerrë nga një dosie voluminoze e fondit të ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së që i përket vitit 1967 kur sapo kishte nisur fushata e egër e luftës kundër fesë dhe besimeve fetare si dhe prishjen e objekteve të kultit, si kisha, xhamija, manastire, teqe, tyrbe etj. 

Gjë e cila hasi në një rezistencë të madhe jo vetëm nga ana e tre besimeve fetare, ku klerikë të ndryshëm, myslymanë, bektashinjë, katolikë e orthodoksë, si dhe besimtarë të ndryshëm, nisën shumë letra në adresë të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxhës, ku reagonin ndaj asaj që po ndodhte dhe i bënin thirrje që të ndalohej sa më parë ajo fushatë që sapo kishte nisur.

Për t’i paraprirë një reagimi mbarë popullor, disa komitete partie të rretheve, për t’u dukur se po i zbatonin dhe ishin në rregull me direktivat e Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe “fjalimit programatik të shokut Enver”, të mbajtur më 27 shkurt të vitit 1967  “mbi luftën ndaj zakoneve prapanike…”, bënë manipulime të shumta, duke inskenuar letra të ndryshme, që gjoja i dërgoheshin Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe personalisht, “udhëheqësit të dashur të Partisë dhe të popullit, shokut Enver Hoxha”, nga klerikë dhe besimtarë të ndryshëm.https://www.kosova-sot.info/public/kosova-sot/php/gjirafa.html

Siç është një letër e datës 25 shkurt të vitit 1967-të, dërguar personalisht sekretarit të parë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Enver Hoxhës, nga 41 klerikë të rrethit të Dibrës, ku në atë kohë ishte sekretar i Parë i Komitetit të Partisë, Sul Baholli, e cila po publikohet pjesërisht në këtë shkrim dhe ku duket qartë nga faksimilja përkatëse se nuk asnjë firmë nga 41 klerikët që kanë emrat aty.

Letra e 41 klerikëve myslymanë të rrethit të Dibrës për Enver Hoxhën

I DASHTUNI SHOKU ENVER

Ne, një grup klerikësh dhe besimtarë të rrehtit të Dibrës, të frymëzuar nga vendimet hostorike të Kongresit të V-të të Partisë si dhe nga fjala juaj botue në gazetën “Zëri i Popullit” më 7 shkurt 1967-të dhe nga letra drejtue 75 pleqëve të rrethit të Kukësit, analizuem veprimtarinë dhe pozitën tonë në shoqërinë socialiste.

Para syve tanë po ndodhin ndryshime të mëdha. Populli ynë nën udhëheqjen e Partisë me në krye Juve shoku Enver, po transformon atdheun tonë në një vënd të lulëzuar socialist. Po krijohet njeriu i ri i paisur nga Partija me virtutet të larta që nga mënyra të vetëdijshme ja kushton çdo gjë interesave të popullit dhe të Atdheut.

Duke studjue me vëmëndje letrën që i drejtohet kuvendit të pleqëve të Kukësit, ne shofim kjartë se Ju shoku Enver me zëmër të hapun çfaqni preokupacionin t’uej dhe të Partisë për t’arthmen e ndritun të këtij populli, prandaj edhe ne vetë po ju flasim me zemër të hapun dhe me besim te math tek Partia, populli dhe tek Ju, se do të na kuptojnë e kuptoni drejt.

Ne si pjestarë të kësaj shoqnie, që marrshon drejt së ardhmes së ndritun po e kuptojmë se nuk kemi marrë pjesë aktive në ndërtimin socialist. Para ardhësit tanë me pikpamje fetare rrënjosën tek ne ndjenjën që të jetojmë me djersën e të tjerëve. Ne po kuptojmë se kështu i shërbenim jo qëllimit të naltë të popullit dhe të Atdheut, por mbeturinave të ish klasave shfrytëzuese, nuk i shërbenim së resë, por së vjetrës.

Në letrën drejtue kuvendit të pleqëve në Kukës, Juve shoku Enver theksoni: “Zakonet e këqia duhet t’i zhdukim, na mëson Partia: dhe vazhdoni: “Më falni t’ju flas hapur, ashtu siç më folët dhe ju. Me këto që do të them, unë s’kam asnjë qëllim të prek besimet t’uaja”. Gjithashtu edhe neve shoku Enver, po ju themi edhe njëherë haptaz, pamvarsisht nga besimi i jonë, ne me veprimet….

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Shëndet dhe jetë të gjatë Juve shoku Enver, të rroni sa malet kreshnike për të mirën e Atdheut dhe të popullit tonë.

Sali Hoxha, Besim Shehu, Baba Myslymi,  Nimet Shehu, Ymet Hoxha, Shefki Rama, Sinan Lleshi, Qazim Selimi, Hoxha Gjymyshka, Ibrahim Hoshafi, Xhevat Shehi, Elmaz Karabrahimi, Rruzhdi Shehu, Shaban Shehi, Rruzhdi Shehi, Vehbi Hoxha, Shehat Shehi, Mensur Shehu, Hashim Shehi, Xhdevdet Shehi, Lam Lami, Sefer Dalipi, Hasan Shehi, Shaqir Shehi, Haxhi Shehi, Murat Shehi, Jonuz Shehi, Surja Shehi, Zabit Paci, Imer Rustani, Hilmi Hoxha, Besnik Shehi, Tofik Piku, Behxhet Hoxha, Veli Shehi, Osman Hoxha, Hasan Shehi, Sali Shehi, Sadik Shehi, Hafuz Qamili.

/Dashnor Kaloçi/

Kategori
Uncategorized

U ringjall Sulltani ” !

Ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi: Po i vjen fundi Sulltanit tonë, filozofit surelist të së drejtës

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

“U ringjall Sulltani ” !

Më 1876 Fuqitë e Mëdha e detyruan Sulltan Abdyl Hamitin të miratonte Kushtetutën e Parë të Perandorisë. Në zgjedhjet e para pluraliste hynë në parlamentin Osmane edhe 26 shqiptare.
Por jeta parlamentare i krijoi dhimbje koke Sulltanit, prandaj me një dekret i dha fund jetës parlamentare.
Sulltanit tonë, filozofit surelist të së drejtës pluralizmi real i krijon kokëçarje, sepse i kërcënon pushtetin, që e do më shumë se jetën. Punoi me mjeshtëri e dinakri për t’i eleminuar pushtetet e shtetit, deri sa e katandisi Shqipërinë, me një Kuvend të Sajuar, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetutese, pa vetëqeverisje vendore dhe pa shoqëri civile.
Kjo situatë u menaxhua me mjeshtërinë e oratorit, deri më 14 janar 2020, kur u themelua Këshilli Politik, që realisht delegjitimoi dy institucione. Zhbëri Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe delegjitimoi Kuvendin e Sajuar.

Marrëveshja e 5 qershorit 2020 e zuri në kurth Sulltanin tonë, dhe sa u informua se me atë marrëveshje zgjedhjet i kish të humbura, urdhëroi të ndryshohet kushtetuta, për të hequr koalicionet parazgjedhore.

Heqja e koalicioneve parazgjedhore pa procedura kushtetuese, pa marreveshje me opoziten reale dhe ndryshimi i dispozitave me “opoziten e beses” nga Sulltani yne, eshte akti i hapur i anormalitetit nga anarkisti institucional.

Me kete akt nxorri faqe botes, sa amoral ishte pretendimi, se gjithecka Sulltani e bente qe ti jepej mundesi popullit te zgjidhte si perfaqesues ate qe deshiron.

Opozita Reale i’a la dopjo gjashten me dore. Ajo ndryshe nga varianti sulltanor qe i mashtronte shqiptaret militante me “listat e perdredhura”, pranoi qe zgjedhesit te votojne perfaqesuesit e tyre qindperqind, jo tridhjet perqind sa deshiron Sulltani.

Por, Sulltani e ka syne te shkrirja e partive politike me dekretin e tij. Sepse eshte i bindur, qe pushtetin e ka te humbur me koalicionet parazgjedhore.

Keshtu po i vjen fundi edhe Sulltanit tone, filozofit surelist te se drejtes, ashtu si ndodhi me Sulltan Abdyl Hamitin me 1908, kur e detyruan te dekretonte Hyrjetin. Mandaten per ta neneshkruar dekretin i’a dha edhe deputeti shqiptar Esat Toptani.
Sulltanet e duan shume pushtetin. Ja si u ringjall edhe ne Shqiperi, pas 30 vjet pluralizem mendesia sulltanore.

Sulltanet nuk heqin dore me vullnet e zgjedhje te lira nga marrezite. Ata rrezohen !

Kategori
Uncategorized

Bujar Kaloshi 24 Vjet pas Vrasjes…Krimi ende i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit!

Ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Bujar Kaloshi (pas vdekjes) eshte dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit”

27 korrik 2019! Sa her do të vijë kjo datë, vecse do të kujtojmë vitet që u vra kolonel Bujar Kaloshi, dhe do të kujtojmë vitet e tij kur ai lindi dhe sot do të ishte edhe 63 vjetori i lindjes së tij- e cila është një ditë e veçantë. Është, pikërisht kjo datë e cila mbart mbi vete një kujtim të trishtuar, largimin nga jeta të nismëtarit themelues të Shoqatës Antikomuniste Demokratike, demokratit të flakët – pinjollit të atdhetarizmit dhe patriotizmit – të paharruarit, Bujar Kaloshit.

Kjo datë! përkujtimore në nderim të emrit dhe veprës së demokratit dhe antikopmunistitn Bujar Kaloshi, që në fillimin e lëvizjes demokratike në vend, atijë që shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe orginazatoreve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes, bënë thirrje për më shumë drejtësi.

23 vjet pas vrasjes, dhe 29 vjet kur ai regjim u rrëzua – u tërhoq zvarrë nga populli i Tiranës, dhe i gjithë Shqipërisë, plaga e madhe që la pas rregjimi nuk u shërua aspak, përvecse u “mavisë” më shumë, për ish të burgosurit politik, të përndejekurit dhe të presekutuarit politik, në Shqipëri.

Bujar Xhevdet Kaloshi (bir i një prej familjeve më në zë të krahinës së Dibrës), i cili lindi në një kamp internimi në një fshat të Lushnjës, Grabian, mbas 5 vjet në liri u vra në pragun e shtëpisë së tij nga dora kriminale e një organizate kriminale të falangave të kuqe të regjimit, që në pabesi e vranë ish Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjve zyrtarin e lart të shtetit Shqiptar. 

Vetëm e vetëm se ai ishte Pinjolli i Fisit të Kaloshve, të Dibrës, i rritur dhe edukuar me traditat më të vyera atdhetare të familjes nga ai edhe rridhte, familje kjo qysh në ditët e para të lirisë rrëzimin e tërheqjen zvarrë të komunizmit do të ishte nga të parët që u rreshtua në frontin e antidiktaturës, që në fillimet e lëvizjes demokratike në qytetin e Lushnjes, ku ai ishte i interrnuar në Kapin e Interrnimit në Gradisht. 

Ai u bë në atë kohë nismëtar dhe njëri ndër themeluesit e degës së Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Lushnjë.

Vrasja e Bujar Kaloshit, eshte e lidhur ngushte me demokracine, lirine dhe funksionimin e demokracise vullnetin dhe deshirën e madhe e të të gjithë qytetareve te Shqiperise, dhe segmenteve te shoqerise, te cilat jo vetëm i donin dhe i përqafuan ato, por edhe i respektojne parimet demokratike dhe shtetin e se drejtes per te rivendosur ne vendin e merituar te atyre vlerave, që pjese e rendesishme e te cilave eshte vleresuar edhe Bujar Kaloshi, tashmë i vrarë, qysh në vitet e para të post diktarurës komuniste në Shqipëri. 

Bujar Kaloshi, ka qene nje nga personalitetet e rendesishme, i cili ne te njejten kohe konvergonte ne vetvete nje prejardhje nga nje shtrese e persekutuar, nga nje familje me tradita nacionaliste dhe individualisht si nje person qe ishte vene totalisht ne sherbim te levizjes per demokratizimin dhe lirine ne Shqiperi
 
Ne themelet e demokracise se saj, Shqiperia, ka shume pishtare, e martirë të demokracisë, te cilet u bene kurban qe demokracia te jetoje, edhe në Shqipërinë që përjetojë për 45 vjet nji nga regjimet më të egra në botë – regjimin e Enver Hoxhes. Dhe, kështu apo ashtu si do që të jet ajo tani – një gjë dihet se kthim mbrapa më ska Shqipëria. Mbasi, demokracia do jetoje, ajo do te kaperceje edhe keto pengesa, apo ferra qe neokomunistet partiak perpiqen t’i ngjizin ne trupin e saj te njome. 

Demokratet shqiptare, ata qe e duan vertet Shqiperine e lirë e demokratike, të cilët megjithse janë në një përpjekje të vështirë sot, me marrjen e pushtetit nga bijt e komunizmit, që nuk do lejoje kurre qe njerez te tille si politikane dhe drejtues partishe te majata me prejardhje ish komuniste, qe jane sot, ne krye te Shtetit, të cilin e vodhën dhe e rropën, e kriminalizuan dhe e droguan, dhe kjo eshte e provuar, sot mbas 29 vjet demokraci, ata jane bërë “mbreter” te vendit,, dhe jane kapot e krimit të organizuar, dorgës, korrupsionit gallopant, duke detyruar shqiptarët të largohen. Në emër të Rillindjes së Edi Ramës, ata po e çojnë kete vend drejt grminave te pafundme, ujerave te turbullta. Pikerisht, kete vend Shqipërinë e mrekullueshme, vendin e dashur që e dhane jeten njerezit qe e deshen demokracine e lirinë e Shqiperisë : “Shqipërinë si e gjithë Europa”.

Personifikim njeriut të vendosur për të zbatuar ligjin!

Pas fitores së demokracisë familja e Bujarit, Xhevdeti, Shkurta( të dy kan vdekur) dhe fëmijët e tyre, u vendosën në një lagje periferike në Tiranë. Bujari për aftësitë dhe shkollimin e lartë, u emërua drejtor i personelit në Policinë Financiare dhe më pasë deri sa u vra Drejtor i Përgjithëshëm i Brugjeve. Postet e ngarkuara nga qeveria demokratike, për aq sa shërbeu, i konceptoi si një detyrë me ndërgjegje të lartë kombëtare, si obligim i njerit prej përfaqësueseve të kësaj shtrese, për pastrimin e shtetit demokratik, nga njerëzit e korruptuar e të inkriminuar, nga nostalgjikët e regjimit të vjetër dhe të depërtuarit aty nga rradhët e ish Sigurimit të Shtetit.

Bujari Kaloshi, për aq sa i kontribuoi demokracisë së brishtë në Shqipërinë post komuniste, përfaqësonte me të gjitha vetitë figurën e zyrtarit të ndershëm e korrekt, të përkushtuar e të disiplinuar si rrallë kush tjetër. Ai personifikonte njeriun e vendosur për të zbatuar ligjin dhe mbrojtjen e ligjit deri në vdekje.

Krimi i pandëshkuar, apel për drejtësi, apel edhe për bashkëvuajtësit-se ende bijt e atyre që i burgosë, pushkatuan, dhe interrnuan janë në krye të shtetit.

Vrasja e Bujar Kaloshit, padyshim që ishte dhe mbetet një krim i shëmtuar, i një dore vrastare që i merrte urdhërat nga kupola e kuqe- ish Sigurimi i Shtetit. Por kjo vrasje e kryer nga eksponentët më famëkeqë të Organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” ishte njëherazi dhe një mësim për bashkëvuajtësit, një mësim për ata që e kanë kaluar mbi “shpinën” e tyre egërsinë e rregjimit komunist. Ishte dhe mbetet mësim për ata që kanë dashur e duan demokracinë, dhe qeverisjen demokratike. Ajo (vdekja) paraqitej edhe si simbol për t’u bashkuar të gjithë ata që e duan lirinë e demokracinë e prosperitin e Shqipërisë, dhe janë kundërshtar të përbetuar me ata që akoma e ëndërrojnë rregjimin komunist të Enver Hoxhës, dhe kan nostalgji për të. 

Krimi i pandëshkuar mbetet apel për bashkëvuajtësit e Bujar Kaloshit.

……Persekutimi i familjes “Kaloshi” dhe i të afërmëve të saj nga diktatura komuniste e ka zanafillën që në vitin 1946. Bujar Kaloshi, lindi në 1956 në Grabian – Lushnje, aty ku edhe kreu shkollën fillore, tetëvjeçare dhe të mesme, pa iu dhënë ndonjëherë e drejta, si biri e një familje të persekutuar, të vijonte studimet e larta. Me fillimin e lëvizjes demokratike në vend, ai shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe orginazatorëve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes. Mbas ardhjes së demokracisë u emrua Drejtor i Departamentit të Policisë Financiare. Më 1995, pasi përfundoi studimet dhe u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë dhe Kolegjin Ushtarak(Law Faculty and Military College ) u emërua Drejtor i Përgjithëshëm i Burgjeve me gradën Kolonel.

Koha për Drejtesi- ndëshkimin e bandës kriminale që vrau Bujar Kaloshin

Zbardhja e aktit terrorist të vrasjes së kolonelit Bujar Kaloshit, më 26 korrik 1996 – sot, është thirrje për drejtësi.., është apel për ndëshkimin ligjor që duhet të marrë banda kriminale e inkuadruar në të ashtuquajturën Organizata “Hakmarrja për Drejtësi” e cila akuzohet se kreu krimin .

Në këtë 23-vjetor të vrasjes, figura e Bujar Kaloshit duhet vendosur në piedestalin e figurave të ndritura të kombit. Ai u vra në mbrojtje të shtetit ligjor që vetëm një vit më pas, gjatë rebelimit të armatosur mafiozo-komuist të ’97-tës do të shkëmoqej që nga themelet për t’u rimarrë me armë nga të pinjollët e sistemit më gjakatar të njerëzimit.

Apeli i kësaj vrasje lules së demokracisë në Shqipëri, Bujar Kaloshit merrte rëndësi në kohën e rigjallërimit të veprimtarisë kriminale të ekpsonentëve të Organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, që siç u vërtetua dhe nga hetimi parlamentar i veprimtarisë së tyre, ajo ka pasur mbështetjen e qarqeve mafioze politike të së majtës, krerëve të saj veshur edhe me imuntetin e deputetit socialist. 

Vetë debati parlamentar rreth Raportit të Komisionit Hetimor, ose debati rreth shikimit të dosjeve të Sigurimit të Shtetit(hapja e dosjeve) që u kundërshtua me forcë nga Partia Socialiste dëshmon qartazi për inkriminimin e krerëve të së majtës, me në krye kryetarin e tyre Edi Ramën( i biri i atij që ka firmosur varjen në litar të poetit Havzi Nela) Gramoz Ruçin e ish Ministrin e Brendshëm të vrasjve të 2 Prillit në Shkodër, , Skënder Gjinushin, & co, të Bllokut, që nxisin e inkurajojnë krimin e organizuar në Shqipëri, edhe sot mbas 29 vjet demokraci.

Më shumë se kurrë, sot është koha për ndëshkimin e bandës krinimale që vrau kolonel Bujar Kaloshin, dhe drejtësia ta thotë fjalën e saj. Dënimin e të të gjithë atyre që fshihen e mbijetojnë në pentukun e e atyre krimeve të diktaturës në Shqipëri, para dhe pas diktaturës, ku zyrtarisht për 45 vjet janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 vetë. Në 50 vjet diktaturë komuniste, nga kjo shtresë janë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim. Dhe, qindra demokratve të vrarë në këto tre dekada liri e demokraci, janë thirrje për drjetësi e jo kurr per hakmarrje.

Kush ishte Bujar Kaloshi

Bujar Kaloshi (nga familjet e mëdha të Dibrës) lindi në internim në një fshat të Lushnjës më 1956. I kultivuar me traditat atdhetare të familjes, Bujari do të ishte nga të parët që u rreshtua në frontin e antidiktaturës që në fillimet e lëvizjes demokratike. Ai ishte njëri ndër themeluesit e degës së Partisë Demokratike të Shqipërisë në Lushnjë. 

Pas fitores së demokracisë familja e Bujarit u vendos në Tiranë dhe Bujari u emërua drejtor i personelit në Policinë Financiare. Ai e konceptoi këtë detyrë si një obligim për pastrimin e këtij organizmi nga njerëzit e korruptuar e të inkriminuar, nga nostalgjikët e regjimit të vjetër dhe të depërtuarit aty nga radhët e ish Sigurimit të Shtetit. Bujari përfaqësonte figurën e zyrtarit të ndershëm e korrekt, të përkushtuar e të disiplinuar si rrallë kush tjetër, njeriun e vendosur për të zbatuar ligjin.

I ndjeri Bujar Kaloshi,është nderuar me Urdhrin e Lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin:”Për kurajon e shfaqur në qëndresën ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri,për kontributin e çmuar në vendosjen e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit ligjor”. Bujar Kaloshi është nderuar edhe me titullin “Pishtari i Demokracisë” dhe “Martir i Demokracisë”. 

Bujar Kaloshi, thuhet se u vra nga banda kriminale në mëngjesin e datës 26 korrik 1996, me armë zjarri në rrugën përpara shtëpisë së tij në Tiranë.

Nga Beqir SINA, New York

Kategori
Uncategorized

Human Rights…Krimet e Luftes ne Kosove

PERMBLEDHJE.


Ky raport dokumenton torturat, vrasjet, perdhunimet, debimet me force dhe krime te tjera lufte te kryera nga forcat e qeverise serbe dhe asaj jugosllave kunder shqiptareve te Kosoves nga 24 marsi deri me 12 qershor 1999, periudha e sulmeve ajrore te NATO-s kunder Jugosllavise. Ky raport deshmon per nje fushate sistematike te koordinuar dhe te organizuar nga nivelet me te larta te qeverive serbe dhe jugosllave te asaj periudhe per te terrorizuar, vrare dhe shperngulur shqiptaret etnike te Kosoves.
Natyrisht keto krime nuk ishin te izoluara nga njeri tjetri. Ky raport paraqet kontekstin historik dhe politik te luftes dhe nje kritike te reagimit te komunitetit nderkombetar ndaj zhvillimit te krizes gjate dekades se fundit. Tre kapituj dokumentojne gjithashtu shkeljet e bera nga kryengritesit shqiptare te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves (UÇK), te cilet kryen rrembime dhe vrasje te civileve gjate dhe pas luftes, si dhe shkeljet e kryera nga NATO, e cila deshtoi ne minimizimin e viktimave civile gjate bombardimeve ne Jugosllavi. Megjithate fokusi kryesor i ketij raporti eshte dhuna shteterore e ushtruar nga qeverite serbe dhe jugosllave ne vitin 1999 kunder qytetareve shqiptare etnike te Jugosllavise.


Ofensiva e Vitit 1999
Ofensiva e qeverise serbe dhe jugosllave ne Kosove, e cila filloi me 20 mars 1999 kater dite para se te fillonte bombardimi i NATO-s, ishte nje fushate e planifikuar metodikisht dhe e zbatuar me perpikmeri. Ndryshimet kyçe ne aparatin e sigurimit te Jugosllavise ne 1998, duke perfshire emerimin e kreut te ri ne sigurimin e shtetit serb si dhe ne Shtabin e Pergjithshem te Ushtrise Jugosllave, tregojne qe ne ate kohe u bene pergatitjet per ofensiven. Ne fillim te vitit 1999 vihet re nje rritje e dukshme e prezences ushtarake dhe armatosja e civileve serbe etnike. Aksionet e policise dhe ushtrise ne fund te shkurtit dhe ne fillim te marsit perreth Vushtrrise (Vucitrn) dhe Podujeves (Podujevo), te emertuara nga qeveria si “ushtrimet e dimrit” siguruan lidhje hekurudhore dhe rrugore ne veri me Serbine.
Shkelje te renda te se drejtes nderkombetare humanitare kane karakterizuar te gjitha ofensivat e meparshme te qeverise, por periudha e bombardimeve te NATO-s shenoi sulme te papara mbi civilet dhe shpernguljen me force te me shume se 850,000 shqiptareve etnike nga Kosova. Per here te pare ne konflikt, luftimet u zhvendosen nga zonat fshatare ne ato qytetare.
Ndersa fushata e qeverise duket se ishte nje perpjekje per te shtypur UÇK-ne, me fillimin e bombardimeve te NATO-s kjo fushate u shnderrua ne me shume se kaq. Me

ndermarrjen e nje ofensive me te madhe, presidenti i atehershem i Jugosllavise Slobodan Miloseviç perfitoi nga bombardimet e NATO-s qe te zbatonte nje plan per te shtypur rebelet dhe bazen e tyre mbeshtetese ne popull, si dhe per te shpergulur me force nje pjese te mire te popullsise shqiptare te Kosoves.
Askush nuk mundi te parashikonte shpejtesine dhe shkallen e shpernguljes. Sipas Komisionierit te Larte te Kombeve te Bashkuara per Refugjatet (UNHCR), gjate tre javeve te para te bombardimeve te NATO-s, 525,787 refugjate nga Kosova vershuan ne vendet fqinje. Thuhet se forcat e qeverise shperngulen 862,979 shqiptare etnike nga Kosova dhe disa qindra mijera te tjere u zhvendosen brenda per brenda Kosoves, perveç atyre qe ishin zhvendosur para marsit 1999. Me shume se 80 perqind e gjithe popullsise se Kosoves – 90 perqind e se ciles perbehej nga shqiptare- u zhvendosen nga shtepite e tyre.
Zonat e njohura per lidhjet e tyre me UÇK-ne u goditen me rende. Komunat e Gllogovcit (Glogovac) dhe Skenderajt (Srbica) ne krahinen e Drenices, djepi i UÇK-se, ishin skena te masakrave te shumta ndaj civileve, si dhe te ndalimeve arbitrare, torturave, shkaterrimeve sistematike te shtepive dhe pasurise se civileve. Vrasjet masive, shpernguljet me force, dhe shkaterrimi i pasurise civile ishin te zakonshme gjithashtu ne komunat jugperendimore te Gjakoves (Djakovica), Rahovecit (Orahovac) dhe Suharekes (Suva Reka), ku shume fshatra e kishin mbeshtetur prej kohesh UÇK-ne. Gjashtedhjete e pese perqind e shkeljeve te dokumentuara nga Human Rights Watch kane ndodhur ne pese komunat e lartpermendura (shihni Figuren 2 ne kapitullin Analiza Statistikore e Shkeljeve).
Shpjegimet mbi abuzimet ne komunat e tjera jane me komplekse dhe me pak bindese. Komunat e Pejes (Pec) dhe Lipjanit (Lipljan), te cilat kishin nje numer te konsiderueshem popullsie serbe, ishin piketuar per shperngulje masive te shqiptareve etnike, ndersa vrasjet ishin me te lokalizuara ne fshatra te tille si ne Sllovi (Slovinje), Ribar (Ribar), Lubeniq (Ljubenic), Qyshk (Cuska) dhe ne qytetin e Pejes. Megjithese gjate 1998 dhe fillimit te 1999 UÇK-ja ishte aktive ne komunen e Pejes dhe prezente ne pjesen me te madhe te komunes perendimore se Lipjanit, ka pak apo aspak fakte per te bere lidhjen e UÇK-se me disa nga fshatrat ku ndodhen masakrat. Vrasjet ishin pasoje e nje plani me te gjere operacionesh per te terrorizuar popullsine qe te largohej nga Kosova, duke perdorur ushtrine, policine dhe forcat paramilitare.
Gjate 1998 dhe fillimit te 1999 prezenca dhe dhuna e ushtruar nga UÇK-ja ishte e vogel, per shembull, ne komunen veriperendimore te Istokut me popullsi etnike te perzier. Megjithate, kjo komune pesoi shperngulje masive te shqiptareve vendas drejt Malit te Zi te nxitur nga djegia dhe grabitja e shtepive te tyre. Istoku ishte gjithashtu dhe skena e nje nga incidenteve me te pergjakshme te luftes, ku forcat serbe vrane ne maj 1999 me shume se 90 shqiptare etnike te burgosur ne burgun e Dubraves, nderkohe qe sulmet ajrore te NATO-s kishin vrare per dy dite rreth 19 te burgosur.
Shperngulja me force ishte e organizuar mire, gje qe tregon se ajo ishte planfikuar paraprakisht. Fshatrat ne zonat strategjike u “spastruan” per te siguruar linjat e

komunikimit dhe kontrollin e zonave me te gjera. Zonat ku UÇK-ja kishte mbeshtetje dhe ato ku ajo nuk ishte prezente, u sulmuan ne aksione te perbashketa nga policia, ushtria dhe paraushtaraket. Qytete te medha u “spastruan” duke perdorur autobuze, trena dhe karvane te gjata traktoresh qe drejtoheshin drejt kufijve. Refugjatet u shtrenguan te largohen ose u transportuan ne menyre te organizuar nga shteti ne drejtim te kufijve, sipas nje programi te pergatitur per shperngulje me force dhe deportimi te karakterizuar nga nje shkalle shume e larte koordinimi dhe kontrolli.
Human Rights Watch dokumentoi gjithashtu praktiken e njohur te “spastrimit te identitetit”: refugjateve shpesh iu mirreshin dokumentet e identitetit dhe detyroheshin te hiqnin targat nga makinat dhe traktoret e tyre para se te lejoheshin qe te kalonin kufirin. Para se te arrinin kufirin, shume shqiptareve iu shkaterruan dokumentet personale, gje qe tregon se qeveria po perpiqej te bente te pamundur kthimin e tyre.
Shperngulja masive e shqiptareve te Kosoves mund t’i kete sherbyer nje sere qellimesh. Se pari, ajo mund te kete patur si qellim te ndryshonte perberjen demografike te Kosoves – nje politike e permendur shpeshhere gjate gjithe historise nga politikanet nacionaliste ekstreme serbe. Keto ndryshime demografike mund te kishin çuar ne ndarjen eventuale te krahines ne dy pjese, nje per serbet dhe nje per shqiptaret. Se dyti, shpernguljet mund te kene patur si qellim te destabilizonin vendet fqinje: Shqiperine dhe Maqedonine. Se fundi, synimi i shpernguljes masive te shqiptareve mund te kete qene t’i mbante forcat e NATO-s ne vendet fqinje ne menyre qe te pengohej nje sulm nga toka ose, se paku, te dobesohej vendosmeria e aleances se NATO-s. Ne rast se qellimi ishte dobesimi i vendosmerise se komunitetit nderkombetar, kjo natyrisht qe deshtoi, pasi imazhet e refugjateve te pervuajtur vetem sa provokuan zemerimin publik dhe shtuan thirrjet per veprim.
Vrasjet e qellimshme dhe te paligjshme te civileve – ekzekutimet pa gjyq – ishin nje pjese e rendesishme e fushates “se spastrimeve”. Ne te gjithe krahinen, civile te cilet dihej mire qe nuk ishin luftetare dhe nder te cilet kishte shume gra dhe femije, u vrane nga policia serbe, ushtaret e ushtrise jugosllave, dhe forcat paraushtarake te implikuara ne vrasjet e stilit “ekzekutim ne vend”.
Ne pergjithesi vrasjet kishin tre motive te qarta. E para ishte pershpejtimi i procesit “te spastrimit” nepermjet kercenimit dhe ngjalljes se frikes. E dyta ishte eleminimi i individeve qe dyshoheshin se luftonin ne rradhet e UÇK-ne apo e ndihmonin ate, dy gjera qe shpeshhere ishte veshtire te dalloheshin nga njera-tjetra. Nder individet e vene ne shenjester kishte udheheqes te shquar politike, aktiviste te te drejtave te njeriut dhe biznesmene te pasur. E treta ishte kryerja e vrasjeve per hakmarrje: disa masakra u kryen pasi forcat serbe dhe jugosllave pesuan humbje nga ana e UÇK-se.
Megjithese kane filluar te dalin shifra te besueshme, numri i sakte i viktimave te luftes ne Kosove mbetet i panjohur dhe eshte shnderruar ne nje çeshtje debati mjaft te madhe. Human Rights Watch, permes hulumtimeve te saj, ka dokumentuar 3,453 vrasje te kryera nga forcat qeveritare serbe dhe jugosllave, por gjithsesi ky numer eshte me i vogel sesa numri perfundimtar, pasi ai bazohet vetem ne 577 intervista (intervistat e bera

qene te menduara mire qe te lejonin vleresimin e te dhenave per te gjithe Kosoven). Ne te njejten kohe, numri i viktimave sigurisht nuk eshte aq i madh saç sugjeruan gjate luftes disa zyrtare te qeverive perendimore apo te NATO-s, sipas te cileve shifra arrinte deri ne 100,000.
Deri ne korrik 2001, Gjykata Nderkombetare Penale per ish-Jugosllavine (International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY)) kishte zhvarrosur perafersisht 4,300 njerez qe besohen te kene qene viktima te vrasjeve te paligjshme te kryera nga forcat serbe dhe jugosllave ne Kosove. Ky numer eshte sigurisht me i vogel se sa numri i pergjithshem i te vrareve nga trupat qeveritare. Me e rendesishmja eshte se ka fakte te pakundershtueshme lidhur me venien dore ne varre dhe zhvendosjen e trupave te vdekur nga trupat serbe dhe jugosllave, siç filloi te konfirmonte ne veren e vitit 2001 qeveria serbe e ardhur ne pushtet pas Milosevicit. Human Rights Watch dokumentoi perpjekjet per te fshehur apo eliminuar trupa ne Terrnje (Trnje), Gjakove, Izbice (Izbica), Rezalle (Rezala), Krushe e Madhe dhe Krushe e Vogel (Velika Krusa dhe Mala Krusa), Suhareke, Sllovi, Poklek, Kotline (Kotlina), dhe Pastasel (Pusto Selo). Veç kesaj, sipas Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq (International Committee of the Red Cross (ICRC)) 3,525 persona, duke perfshire dhe serbe etnike, figurojne te zhdukur nga ky konflikt.
Analiza statistikore e bere nga Human Rights Watch dhe Shoqata Amerikane per Perparimin e Shkences (American Association for the Advancement of Science (AAAS)) zbulon nje metodike vrasjesh qe nxjerr me tej ne pah natyren sistematike te fushates qeveritare. Kur studiohet shperndarja kohore e ekzekutimeve pa gjyq, per shembull, shfaqen tre vale qe dallohen qarte ne Grafikun 5 te kapitullit mbi Analizen Statistikore te Shkeljeve. Grafiku nuk eshte nje pasqyrim perfekt i vrasjeve, meqenese Human Rights Watch nuk i zgjodhi rastesisht te intervistuarit. Sidoqofte, natyra ekstreme e valeve me tre amplituda te qarta gjate nje periudhe te shkurter, tregon bindshem se vrasjet nuk ishin rezultat i rastesishem i dhunes se forcave qeveritare. Perkundrazi, ato ishin planifikuar me kujdes dhe vinin ne jete operacione qe i sherbenin qellimit strategjik te qeverise.
Ne te njejten menyre, egzekutimet pa gjyq te kryera gjate kesaj kohe ne komuna (shihni Grafikun 610, 14 dhe 15) shenojne ngritje te ngjashme te dhunes ne periudha te shkurtra. Fushatat histerike te vrasjeve ndodhen neper komuna ne periudha te qarta kohore, duke sugjeruar keshtu ekzistencen e nje urdheri strategjik per kryerjen e ketyre vrasjeve ne zona te caktuara.
Perdhunimet dhe dhuna seksuale ishin gjithashtu komponente te kesaj fushate. Perdhunimet ndaj shqiptareve nuk ishin akte te rralla e te izoluara kryer nga individe te forcave serbe dhe jugosllave, por instrumente per te terrorizuar popullsine civile, per te zhvatur para nga familjet e ketyre vajzave dhe per t’i shtrenguar njerezit te braktisin vatrat e tyre. Human Rights Watch ka gjetur te dhena te besueshme per nentedhjete e gjashte raste te dhunes seksuale gjate periudhes se bombardimeve te NATO-s, dhe numri real sigurisht eshte shume me i madh.

Ne pergjithesi perdhunimet e kryera ne Kosove mund te grupohen ne tre kategori: perdhunime te kryera ne shtepite e vete grave, perdhunime te kryera gjate largimit dhe perdhunime te kryera gjate ndalimeve. Ne kategorine e pare, forcat e sigurimit hynin ne shtepite private dhe perdhunonin grate para antareve te familjes, ne oborr apo ne dhomen ngjitur. Ne kategorine e dyte, njerez te debuar qe endeshin ne kembe apo me traktore ndaloheshin, grabiteshin dhe kercenoheshin nga Ushtria Jugosllave, policia serbe apo paramilitaret. Ne qofte se familjet nuk mund te jipnin para, atehere forcat e sigurimit iu thonin qe vajzat e tyre do te merreshin dhe perdhunoheshin. Ne disa raste, edhe pse familjet kishin dhene para, atyre iu ishin rrembyer vajzat. Ne kategorine e trete, dhunimet u kryen ne qendrat e perkohshme te ndalimeve ne vende te tilla si ne shtepi apo hambare te braktisura.
Shkaterrimi i pasurise se popullsise nga trupat qeveritare me 1999 shenoi rritje te madhe. Sipas nje studimi te UNHCR-se, ne nentor te vitit 1999, pothuaj 40 perqind e te gjithe shtepive te banimit ne Kosove ishin demtuar rende ose shkaterruar plotesisht. Me shume u demtuan komunat qe kishin lidhje te forta me UÇK-ne, pjeserisht sepse sulmet kunder tyre kishin filluar qe ne 1998. U demtuan gjithashtu edhe zona te tjera qe nuk kishin lidhje me aktivitetet e UÇK-se, si per shembull qyteti i Pejes, ku u shkaterruan me shume se 80 perqind e shtepive te qytetit.
Po ashtu u demtuan shkollat dhe xhamite. Sipas nje vleresimi te Kombeve te Bashkuara per demtimet ne 649 shkollat e Kosoves, me shume se nje e pesta e shkollave te perfshira ne kete vezhgim ishin te demtuara rende dhe me shume se 60 perqind ishin te shkaterruara plotesisht. Ne te gjithe Kosoven, forcat serbe dhe jugosllave qellimisht nxorren ujin e puseve jashte perdorimit duke hedhur ne to kimikate, kafshe te ngordhura, apo kufoma njerezish. Human Rights Watch ka dokumentuar ne kater fshatra raste ku jane hedhur viktima ne depot e ujit.
Nje numer i pafund deshmitaresh dhe viktimash deshmuan per Human Rights Watch se si forcat qeveritare iu grabiten atyre gjerat e çmuara, duke perfshire dhe unazat e marteses e makinat, si ne shtepite e tyre, ashtu dhe rruges gjate debimit te tyre. Police, ushtare dhe vecanerisht anetare te njesive paramilitare i kercenonin njerezit me jeten e tyre ne rast se ata nuk jepnin nje sasi te mire parash, zakonisht marka gjermane. Grabitje te tilla jane permendur vazhdimisht dhe nga forcat e sigurimit, te cilet u shprehen per median nderkombetare pas luftes. Per disa prej tyre, kjo ishte arsyeja qe ata shkuan ne Kosove. Disa vullnetare treguan se ata ishin liruar nga burgjet ne Serbi me kusht qe ata te sherbenin ne ushtri apo polici.
Ky raport dokumenton gjithashtu praktiken, sipas se ciles te ndaluarit detyroheshin te hapnin transhe apo te pastronin bunkere, si dhe praktiken e perdorimit te civileve si mburoja njerezore per te mbrojtur trupat nga sulmet e NATO-s apo UÇK-se. Qeveria jugosllave gjithashtu vuri ne toke mina antitanke dhe antinjerez, veçanerisht pergjate kufirit me Shqiperine dhe Maqedonine, ka shume te ngjare, si pregatitje per nje sulm nga toka.

Zinxhiri i Komandimit
Forcat qeveritare te perfshira ne konflikt ishin nje kombinim kompleks i policeve dhe forcave policore speciale te Ministrise se Puneve te Brendshme serbe, ushtareve dhe njesive ushtarake speciale te Ushtrise Jugosllave, forcave paraushtarake, milicise lokale, dhe i nje morie forcash qe vinin nga vendet e tjera. Te gjithe keta vepronin nen urdherat e qeverise ne Beograd.
Ushtria Jugosllave kishte komanden e pergjitheshme gjate periudhes se bombardimeve te NATO-s. Sipas ligjit, ajo kishte nen varesine e saj policine dhe forcat paraushtarake, megjithese zyrtaret e larte ne Ministrine e Puneve te Brendshme serbe ushtruan dukshem nje influence te rendesishem gjate fushates. Ushtria kontrollonte rruget kryesore dhe kufijte duke koordinuar dhe lehtesuar keshtu “spastrimin etnik”. Policia dhe forcat paraushtarake u perfshine ne menyre me te drejtperdrejte ne debimin e civileve dhe shkaterrimin e fshatrave, per te cilen kishin mbeshtetjen e artilerise se ushtrise. Gjate ketyre operacioneve burrat veçoheshin nga grate dhe femijet per t’u marre ne pyetje per UÇK-ne dhe egzekutoheshin ne vend.
Sipas ligjit jugosllav, Ushtria Jugosllave (Vojska Jugoslavije, apo VJ) eshte nen komanden e presidentit te Jugosllavise ne kohe lufte dhe ne paqe. Deri me tetor te vitit 2000, president ishte Slobodan Milosevic. Ushtria Jugosllave eshte nen kontrollin e Keshillit te Larte te Mbrojtjes, i perbere nga presidentet e Serbise, Malit te Zi dhe Jugosllavise dhe kryesuar nga presidenti i Jugosllavise. Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise gjate luftes ishte Gen. Dragoljub Ojdanic, i cili u emerua pas luftes si Minister i Mbrojtjes se Jugosllavise, post te cilin e mbajti deri ne tetor 2000.
Ushtria Jugosllave ndahet ne tre armata. Armata e Trete, e komanduar gjate luftes nga Kol. Gen. Nebojsa Pavkovic, ishte pergjegjese per Kosoven dhe Serbine e jugut. Ne gusht te 2001, Pavkovic ishte Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Jugosllave. Gjate luftes nen Pavkovicin vinte Maj. Gen. Vladimir Lazarevic, i cili komandonte Korpusin e Prishtines te Armates se Trete te vendosur ne Kosove. Nen komanden e Lazarevic ishin pese brigada, nje njesi policore ushtarake dhe nje regjiment aviacioni. Emrat e komandanteve te ketyre njesive gjenden ne kapitullin “Forcat e Konfliktit”.
Struktura e Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise (Ministarstvo Unutrasnjih Poslova, apo MUP), drejtuar gjate luftes nga Ministri Vlajko Stojiljkovic, eshte me e komplikuar sesa struktura e Ushtrise Jugosllave, e cila ka nje zinxhir transparent komandimi. Brenda Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise benin pjese policia e rregullt e Kosoves, e komanduar nga Streten Lukic, forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) te komanduara nga Lt. Gen. Obrad Stevanovic, dhe Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristicka Jedinica, apo SAJ), te komanduara nga Col. Zivko Trajkovic. Kol. Gen.Vlastimit Djordjevic ishte kreu i sektorit te sigurimit publik ne Ministrine e Puneve te Brendshme, si dhe asistent i ministrit te puneve te brendshme. Qeveria e re e Serbise zevendesoi Djordjevic dhe Stevanovic ne janar te vitit 2001, por ngriti ne detyre Lukic si shef te sigurimit publik dhe zevendesminister te Puneve te Brendshme.

Ministria e Puneve te Brendshme te Serbise permban gjithashtu dhe sherbimin e sigurimit, apo siç quhet ndryshe, policine sekrete, e cila luajti nje rol te madh ne Kosove. Perveç aktiviteteve te fshehta per monitorimin dhe sulmimin e aktivisteve politike shqiptare etnike dhe te UÇK-se, sigurimi i shtetit dislokoi gjithashtu njesi operative speciale, JSO-ne (Jedinica za Specijalne Operacije), dhe ndihmoi organizata te ndryshme paraushtarake. Te njohur gjithashtu si “Beretat e Kuqe” apo “Djemte e Frenkit” (sipas Frenki Simatovic, nje personalitet kyç ne Ministrine e Puneve te Brendshme, i cili njihet si themeluesi i grupit), JSO-ja komandohej gjate luftes nga Miload Lukovic, nje njeri i njohur si “Legija”. Deri ne janar te vitit 2001, ne krye te sigurimit te shtetit te Serbise ishte Kol. Gen. Radomir Markovic. Markovic u hoq nga detyra ne fund te janarit dhe u arrestua nje muaj me vone nga policia serbe, pasi akuzohej per perfshirje ne sulmin e vitit 1999 kunder politikanit serb Vuk Draskovic. Kreu i sigurimit te shtetit ne Kosove gjate luftes ishte David Gajic.
Se fundi, forca te ndryshme paraushtarake si dhe forca te huaja ishin aktive ne Kosove, kryesisht nen kontrollin e qeverise qendrore. Perveç faktit qe ata ishin nder forcat me te dhunshme ne Kosove, nje nga aktivitetet primare te paraushtarakeve ishte vjedhja dhe grabitja.
Megjithese linja e sakte e komandimit dhe kontrollit te forcave paraushtarake mbetet jo e qarte, ajo çfare dihet eshte se ata kane bashkevepruar ngushte me Ushtrine Jugosllave dhe policine serbe. Paraushtarket, te cilet jane shprehur per shtypin nderkombetar pas luftes, kane thene se zyrtare lokale iu jepnin lista me emrat e shqiptareve etnike te vene ne liste per t’u vrare. Disa prej paraushtarakeve ishin liruar nga burgjet e Serbise, me kusht qe te luftonin ne Kosove. Ne disa raste individe te policise apo ushtrise u perpoqen te paralajmeronin apo te mbronin shqiptaret etnike nga forcat paraushtarake, megjithese keto ishin raste te rralla. Si rregull, milicet dhe policia bashkepunonin ngushte me njesite paraushtarake, shpesh duke krijuar nje kordon per levizjen e forcave paraushtarke rreth komuniteteve te vena ne shenjester.
Grupet dhe njesite e ndryshme brenda Ministrise se Puneve te Brendshme e bejne zinxhirin e komandimit me pak te dukshem sesa ne Ushtrine Jugosllave, megjithese eshte e qarte se autoriteti final per Ministrine e Puneve te Mbrendshme i perkiste presidentit jugosllav Slobodan Milosevic. Sipas ligjit jugosllav, ne gjendje lufte, Ushtria Jugosllave ka nen juridiksionin e saj policine e Serbise, duke e bere keshtu Sllobodan Milosevic de jure dhe de facto komandant te policise gjate periudhes se bombardimeve te NATO-s. Zevendeskryministri i atehershem i Jugosllavise Nikola Sainovic ka luajtur gjithashtu nje rol te rendesishem.
E drejta nderkombetare eshte e qarte lidhur me pergjegjesite e udheheqesve qe organizojne apo lejojne kryerjen e krimeve te luftes. Si autoret e krimeve, ashtu edhe udheheqesi ushtarak apo politik qe urdheron krimet ose qe nuk merr masa per parandalimin e tyre ose denimin e fajtoreve, jane njelloj pergjegjes.

Siç provohet ne kete raport, shtrirja dhe natyra sistematike e abuzimeve ne Kosove e ben te pamundur te besosh qe udheheqja serbe dhe jugosllave, megjithe mohimet e tyre publike, nuk ishte ne dijeni te atyre shkeljeve. Rastet e denimeve te anetareve te forcave te sigurimit per kryerjen e krimeve te renda, si per vrasje, jane te pakta. Perkundrazi, periudha e pasluftes shenoi qindra ngritje ne detyre dhe shperblime per personelin e policise dhe ushtrise, duke perfshire dhe disa prej udheheqesve te larte te tille si Dragoljub Ojdanic, Nebojsa Pavkovic, Vladimir Lazarevic, Obrad Stevanovic, Sreten Lukic, Vlastimir Djordjevic, and Zivko Trajkovic, si dhe shume komandante brigade ne Korpusin e Prishtines. Nje liste e plote e ketyre promovimeve dhe shperblimeve eshte perfshire si shtojce ne kapitullin Forcat e Konfliktit.
Gjykata e Krimeve te Luftes
Pas nje fillimi te ngadalte ne 1998, Gjykata Nderkombetare Penale per ish- Jugosllavine filloi nje hetim te plote te krimeve te luftes ne Kosove. Me 27 maj 1999 gjykata beri te ditur padine me te rendesishme deri tani: Slobodan Milosevic, president i Jugosllavise dhe kater zyrtare te tjere te larte akuzoheshin per “vrasje, persekutime dhe debime ne Kosove” per periudhen 1 janar 1999 deri ne fund te majit te po ketij viti. Te paditurit e tjere jane: Milan Milutinovic, president i Serbise dhe anetar i Keshillit te Larte te Mbrojtjes, Dragoljub Ojdanic, Shef i Shtabit te Pergjithshem i Ushtrise Jugosllave, Nikola Sainovic, zevendeskryeminister i Republikes Federale te Jugosllavise (FRY), dhe Vlajko Stojiljkovic, ministri serb i Puneve te Brendshme. Hetimet e Gjykates Nderkombetare Penale per ish-Jugosllavine vazhdojne, duke perfshire dhe nje inspektim te krimeve te UÇK-se. Me 1 prill 2001 policia serbe e arrestoi Miloseviçin me akuzen e korrupsionit. Me 28 qershor ai u transferua ne Gjykaten e Krimeve te Luftes ne Hage. Deri ne gusht te vitit 2001 te pandehurit e tjere vazhdojne te jene te lire.
Gjykata beri gjithashtu nje vleresim te brendshem te aksioneve te NATO-s gjate luftes duke arritur ne konkluzionin qe nuk kishte baze per hetime te metejshme. Vleresimi i Human Rights Watch mbi fushaten ajrore te NATO-s ndryshon ne nje fare mase. Megjithese Human Rights Watch nuk ka gjetur fakte se NATO ka kryer krime lufte, NATO ka shkelur te drejten nderkombetare humanitare duke mos marre masa paraprake te mjaftueshme per te identifikuar prezencen e civileve, ndersa sulmonte karvanet apo objektivat levizese. Sic eshte thene dhe me pare ne raportin e Human Rights Watch ne shkurt te vitit 2000 “Vdekjet e Civileve Gjate Fushates Ajrore te NATO-s”, bombardimet e NATO – s shkaktuan vdekjen e pothuaj 500 civileve ne te gjithe Jugosllavine. Rreth 56 apo 60 perqind e te gjitha vdekjeve i perkisnin Kosoves. Perdorimi i bombave therrmuese (cluster) nga NATO, megjithese u pezullua gjate konfliktit, eshte kritikuar ne kete raport. Si arme te pakontrollueshme ne vetvete kur perdoren ne zona civile dhe per shkak te shkalles se larte te mosfunksionimit ne momentin e perdorimit, bombat therrmuese paraqesin nje rrezik serioz dhe joproporcional per popullsine civile. Ne periudhen 24 mars – 7 maj 1999, ne Kosove dhe ne pjesen tjeter te Jugosllavise u hodhen me shume se 1,500 bomba therrmuese.
Abuzimet nga UÇK-ja

Sic eshte paraqitur ne kapitullin “Histori”, UÇK-ja ishte pergjegjese per abuzime serioze te kryera ne vitin 1998 duke perfshire rrembimet dhe vrasjet e serbeve dhe shqiptareve etnike te konsideruar si bashkepunetore te shtetit. Ne disa fshatra qe ne vitin 1998 ishin nen kontrollin e UÇK-se, rebelet debuan serbet nga shtepite e tyre. Disa prej atyre qe mbeten nuk jane gjetur ende dhe mendohen te jene rrembyer dhe vrare nga UÇK-ja. Sipas Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq, nentedhjete e shate serbe te Kosoves qe rezultonin te zhdukur ne vitin 1998 vazhdonin te mungonin deri me 15 maj 2000.
UÇK-ja burgosi rreth tetedhjete e pese serbe gjate sulmit te saj ne Rahovec me 19 korrik 1998. Tridhjete e pese prej tyre u liruan me vone, por te tjeret deri ne gusht 2001 vazhdojne te rezultojne te zhdukur. Me 22 korrik 1998 UÇK-ja mori kontrollin e minieres se Belaceves prane Obiliqit. Ate dite u kapen nente serbe qe vazhdojne te rezultojne ne listat e te zhdukurve te Komitetit Nderkombetar te Kryqit te Kuq.
Ne shtator te vitit 1998, policia serbe nxori nga Liqeni i Radonjices (Radonjic) prane Gllogjanit (Glodjane) tridhjete e kater kufoma qe mendohet te jene kapur dhe vrare nga UÇK-ja. Midis tyre kishte dhe shqiptare etnike. Akuzat me te renda ne drejtim te UÇK-ja para kesaj ngjarjeje kane te bejne me vrasjen e njezet e dy civileve serbe ne gusht ne fshatin Klecka, ku policia deklaroi se kishte zbuluar pjese trupash njerezish dhe nje furre qe ishte perdorur per te djegur trupat. Gjithsesi, menyra se si u bene keto akuza vene ne dyshim vlefshmerine e tyre.
UÇK-ja, e cila prej 1996 ne 1999 evoluoi nga nje grup gueril i paorganizuar ne levizje te armatosur dhe se fundmi ne nje force te armatosur me te fuqishme, perdori taktika ushtarake ne 1998 dhe 1999 qe rrezikuan jeten e civileve. Ngadonjehere njesi te UÇK-se organizonin prita, sulmonin forcat e policise apo postat e ushtrise te vendosura prane fshatrave dhe terhiqeshin duke i lene fshataret te ekspozuar ndaj sulmeve hakmarrese. Keto sulme ngadonjehere u shnderruan ne masakra te medha, gje qe ndihmoi qe çeshtja e UÇK-se te behej e njohur dhe qe konflikti te nderkombtarizohej.
Disa elemente te UÇK-se jane pergjegjes per sulmet qe ndodhen pas perfundimit te konfliktit ndaj serbeve, romeve, popullsise tjeter joshqiptare, si dhe ndaj rivaleve politike shqiptare. Menjehere pas mberritjes se NATO-s ne Kosove, pati djegie dhe grabitje sistematike te shtepive te serbeve, romeve dhe minoriteteve te tjera, si dhe shkaterrime te kishave dhe manastireve ortodokse. Ky shkaterrim u kombinua gjithashtu me bastisje dhe kercenime per t’i debuar keta njerez nga shtepite e tyre apo nga komuniteti. Deri ne fund te vitit 2000 me shume se 210,000 serbe ishin larguar nga provinca. Pjesa me e madhe e tyre u larguan gjate gjashte javeve te para pas hyrjes se NATO-s. Pjesa qe mbeti u perqendrua kryesisht ne enklava monoetnike, si ne pjesen veriore te Mitrovices, Fushe Kosoves dhe Graçanices.
Rreth 1000 serbe dhe rome jane vrare apo rezultojne te zhdukur qe nga 12 qershori 1999. Banda kriminale apo individe hakmarres mund te jene perfshire ne disa prej ketyre incidenteve qe nga fillimi i luftes. Por, megjithate, pergjegjes per shume prej ketyre krimeve jane disa elemente te UÇK-se. Nje shpjegim i pjesshem eshte deshira per

hakmarrje, por pas ketyre sulmeve vihet re nje qellim politik i qarte: largimi i popullsise joshqiptare nga Kosova per te justifikuar nje shtet te pavarur.
Shqiptaret etnike nuk perjashtohen nga dhuna. Shqiptaret e akuzuar per “bashkepunim” me autoritetet serbe jane rrahur, rrembyer apo vrare, veçanerisht ne komunat e Prizrenit, Gjakoves dhe Klines. Pas zgjedhjeve lokale te 28 tetorit 2000 ka patur sulme kunder aktivisteve te partive politike, veçanerisht kunder Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK).
Roli i Bashkesise Nderkombetar
Reagimi i ngadalte i komunitetit nderkombetar duhet fajesuar pjeserisht per dhunen e pasluftes. OKB dhe NATO nuk arriten qe te ndemerrnin qe ne fillim veprime decisive per te parandaluar zhvendosjet me force dhe vrasjet e popullsise joshqiptare te Kosoves, çka shenoi nje precedent per periudhen e pasluftes. Nga mesi i vitit 1999 nuk kishte veçse nje grup te vogel policesh te OKB-se, situate qe detyroi trupat e KFOR te NATO-s te kryenin funksionet e policise civile, per te cilat ata nuk ishin te pergatitur. NATO ishte me shume e preokupuar per mbrojtjen e trupave te saj, sesa per mbrojtjen e civileve. Edhe pas dy vjetesh te perfundimit te luftes nuk eshte vendosur akoma nje sistem gjyqesor efektiv, gje qe ka kontribuar ne krijimin e nje atmosfere mosndeshkimi.
Refreni i njohur i Kombeve te Bashkuara eshte qe dobesite e rendit publik jane rezultat i mungeses se burimeve. Eshte e vertete qe nuk ka fonde te mjaftueshme per te paguar policine, gjykatesit dhe prokuroret, por e meta thelbesore eshte mungesa e vullnetit politik. Zyrtare te larte te NATO-s dhe Kombeve te Bashkuara e dine qe persona te lidhur me UÇK-ne, duke perfshire dhe disa figura kyçe te politikes se Kosoves, jane te implikuar ne dhunen kunder minoriteteve dhe ne aktivitete kriminale, por ata kane preferuar te mos konfrontohen.
Ne fakt keto nuk jane gabimet e para te komunitetit nderkombetar lidhur me Kosoven. Ne kapitullin “Histori” te ketij raporti pasqyrohet reagimi i komunitetit nderkombetar ndaj konfliktit qe nga 1990. Perendimi nuk e mbeshteti sa duhet levizjen paqesore te shqiptareve te Kosoves nga 1990 deri me 1998 dhe gjate luftes se Bosnjes dhe Kroacise ishte me shume i preokupuar ta mbante Kosoven larg vemendjes se medias. Perendimi qendroi duarkryq nderkohe qe UÇK-ja u forcua, shteti jugosllav reagoi dhunshem dhe provinca u perfshi ne nje konflikt te armatosur.
Gjate gjithe konfliktit, komuniteti nderkombetar nuk mbajti nje qendrim te unifikuar per zgjidhjen e krizes. Slobodan Miloseviçi e perdori kete mungese harmonie ne favorin e tij, duke bere marreveshje sa me nje shtet me nje shtet tjeter, duke fituar keshtu kohe per te avancuar fushaten e tij. Anetare te komunitetit nderkombetar perfituan gjithashtu nga kjo mungese uniteti, duke fajesuar njeri tjetrin per mosveprim. Ne rastet kur komuniteti nderkombetar denoi me force dhunen, atehere fjalet dhe veprimet simbolike nuk kishin me kuptim kundrejt shtyrjes se afateve, mosrespektimit te kushteve, zbatimit jokorrekt te sanksioneve qe shkonin deri ne heqjen e tyre.

Raporti arrin ne konkluzionin se interesi ne ruajtjen e zgjidhjes se politike ne Bosnje dhe alergjia ndaj ndryshimit te kufijve nderkombetare nuk e lejuan komunitetin nderkombetar te kuptoje domosdoshmerise se parandalimit te abuzimeve para se ato te shkallezoheshin ne lufte te hap ur. Nese komuniteti nderkombetar deshironte te mbeshteste integritetin territorial ne Ballkan, ai duhej te kishte nxitur ate lloj uniteti kombetar qe vjen nga respektimi i te drejtave te te gjithe shtetasve, respektim qe vertete ka munguar ne Kosove dhe ne pjese te tjera te Ballkanit. Lejimi i shkeljeve serioze pa i denuar ato ka sjelle pikerisht ate qe komuniteti nderkombetar ka kerkuar te shmange – mungesen e stabilitetit rajonal.
Se fundi, faji kryesor per tragjedine e Kosoves duhet te bjere mbi ish-presidentin e Jugosllavise Slobodan Miloseviç dhe mbi udheheqjen e atehershme te Serbise dhe Jugosllavise, te cilet jo vetem qe nuk kerkuan kompromise paqesore me shqiptaret e Kosoves, por planifikuan dhe kryen nje fushate te dhunshme si kunder kryengritesve, ashtu dhe kunder civileve. Sic thuhet ne kete raport, te gjitha faktet tregojne perfshirjen e tyre direkte ne krime lufte te formes me te rende.
Fitorja e Opozites Demokratike te Serbise ne zgjedhjet e vjeshtes se vitit 2000 hapi rrugen per ndryshime ne shoqerine serbe dhe jugosllave dhe per nje zgjidhje paqesore te konflikteve te gjata ne rajon. Por stabiliteti i qendrueshem ne Kosove, Serbi dhe ne rajon nuk do te arrihet pa nxjerre pergjegjesite per krimet e kryera nga te gjitha palet.

Klikoni që të hyhet te summary.pdf

Kategori
Uncategorized

Krim nuk është të blesh pronë, as të marrësh kredi, krim është të përdorësh taksat e shqiptarëve për të ndërtuar një koncesion,

Shkëlzen Berisha i përgjigjet Blushit dhe Bolinos

Nga Shkëlzen Berisha

Këto ditë mediat e përhershme pranë qeverisë janë përpjekur të hedhin baltën dhe shpifjet e radhës ndaj meje.

Këtë herë më duhet t’i falenderoj që u është katandisur kaposhi i baltës në një thelë, pasi kësaj radhe akuzat nuk janë për vrasje, vjedhje, grabitje etj, por pse kam marrë kredi në bankë.

I falenderoj pasi me këtë propagandë po i faktojnë shqiptarëve se në ndryshim nga Carlo Bolino, unë pronat as nuk i kam “dhuratë” nga pushteti, as nuk ia kam vjedhur publikut duke lënë qindra të rinj pa shkollë, por ia kam blerë pronarit të ligjshem. I falenderoj pasi po i provojnë shqiptarëve se biznesi im nuk financohet nga paratë publike si koncesioni i bunkerëve të Carlos, por nga kredi private, e marrë në bankë.

Krim nuk është të blesh pronë, krim është ta vjedhësh atë nga publiku. Nuk është krim të marrësh kredi, krim është të përdorësh taksat e shqiptarëve për të ndërtuar një koncesion, fitimin e të cilit nuk e vjelin qytetarët që paguan për ngritjen e tij, por Carlo Bolino që nuk nxori një qindarkë nga xhepi.

I falenderoj sepse po u faktojnë shqiptarëve se në ndryshim nga Blushit, mua më është dashur të marr kredi në bankë për të bërë biznes, ndërsa ai është gdhirë milioner me 33% të aksioneve të Lori Kafe pa deklaruar askund se ku i gjeti 700.000 euro për të blerë këto aksione. Në ndryshim nga Blushi dhe bashkëshortja, unë nuk jam fshehur në Bullgari për të hyrë në ortakëri me mafien e plehrave që vjedh çdo ditë miliona euro nga paratë publike të shqiptareve, por kam hyrë në marrëdhënie me bankën dhe çdo veprim e kam kryer në vendin tim, në transparencë të plotë dhe konform ligjit.

Përtej falenderimeve, dy fjalë për kredinë:

Mediat e qeverisë përpiqen të hedhin tym se si dhe pse është marrë kjo kredi, në fakt përgjigjen kësaj pyetje ia ka dhënë banka, e cila pasi ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin përkatës me gjithë raportet e vlerësimit të prones dhe biznes-planin ka vendosur ta lëvrojë këtë kredi. Kjo është një bankë ndërkombetare, e cila respekton standardet më të larta të shërbimit dhe në ndryshim nga mediat e Carlos, nuk ushqehet me koncesione shtetërore e prona publike, dhe në ndryshim nga mediat e Blushit nuk e ka akuzuar askush për gjobëvënie. Për rrjedhojë vlerësimi i bërë nga kjo bankë është më i saktë, i besueshëm e i paanshëm, se ai i shërbëtorëve të Rames që ushqehen me para e prona publike për t’i shërbyer pushtetit.

Me pas çifti Blushi & Bolino përpiqen të krijojnë lidhje mes kredisë dhe pastrimit të parave duke thënë se pronat janë me vlerë më të ulët se kredia e dhene, gjë që përveçse e pavërtetë, është dhe qesharake sepse nuk mund të pastrosh para duke blerë një objekt më shtrenjtë se vlera që ai realisht ka. Skemat tipike të pastrimit të parave janë ato që ka bërë Blushi në Korçe dhe Rama në Surrel kur prona që kushtojnë qindra milionë blihen 10 herë me lirë se çmimi real i tregut, ose kur fjala vjen, dikush që ka deklaruar vetëm 3 mijë euro kursime gdhihet dhëndër ose nuse në një pronë disa miliona euro.

Në vazhdim vjen flluska e radhës, se unë kam fshehur pasuri nga ILDKP, gjë që është një përpjekje për të mashtruar publikun pasi në përputhje të plotë me ligjin, unë kam deklaruar çdo të ardhur, kredi apo detyrim personal, llogaritë bankare personale, pronësinë personale mbi pasuri të luajtshme e të paluajtshme, si dhe përqindjet e aksioneve që zotëroj në kompani të ndryshme, ndër to natyrisht dhe Logal. Sigurisht që bilancet, asetet dhe kreditë e kompanive depozitohen në institucione të tjera (në varësi dhe kontroll të plotë të Rames) ku dhe janë depozituar konform çdo rregulli e ligji në fuqi.

Në pamundësi për të provuar qoftë dhe një shkelje ligjore në tymnajën që është përpjekur të ngrejë, mediablushi detyrohet të ripërtypë shpifje të vjetra se une paskam dhënë konsulencë ligjore a paskërkam këshilluar biznese për kontrata me shtetin si dhe paskam punësuar të afërm në biznesin e Gërdecit.

Duke qenë se në 13 vjet aktivitet privat nuk kam përfituar kurrë në mënyrë direkte ose indirekte asnjë qindarkë nga fonde publike apo nga persona që kanë përfituar prej tyre, dhe duke qenë se të gjitha hetimet, gjyqet apo proceset ligjore nuk kanë gjetur kurrë asnjë përfshirje të Shkëlzen Berishës në tragjedinë e Gërdecit, për këto shpifje, ndaj mediablushit do ngrihet padi penale dhe civile për t’i dhënë mundësinë t’i provojë ato para gjykatës.

Kategori
Uncategorized

Kulla e Azem Bejtë – Galica, e djegur nga serbët, në vitin 1924 gjatë luftimëve të rrepta mes serbëve dhe kryengritësve shqiptarë në Drenicë.

Siç shihet në foto kulla është komplet e djegur janë vetëm muret prej guri që qëndrojnë ende në këmbë dhe oxhaku i saj.

Beteja e Galicës, korrik 1924

Por, marshimi i ushtrisë pushtuese serbe,i filluar natën nga Mitrovica në drejtim të Pejës, me të arritur në fshatin Vojtesh, do të kthehej në drejtim të Galicës dhe “Arbëris së Vogël” duke rrethuar pas mesnatës të tri fshatrat ende të lira, Galicën, Lubavecin dhe Mikushnicën.

Kategori
Uncategorized

Berliner Illustrirte Zeitung: Kryengritësit shqiptarë të kapur robër dhe të lidhur me zinxhir nga turqit dërgohen në burgun e Shkupit

Gazeta gjermane Berliner Illustrirte Zeitung, në vitin 1912 boton një foto të Shqiptarëve të kapur robër nga turqit dhe në pranga dërgohen në burg nëpër rrugët e Shkupit në vitin 1912, shkruan FM Images.

Kryengritja e shqiptarëve (arnautëve) kundër sundimit osman. Në foto shihen shqiptarët të lidhur me zingjirë. Këto arrestime pasuan mbas kryengritjës së shqiptarve për shkak të paknaqësive të krijuar nga sundimi Osman

Kryengritjët shqiptare janë udhëhequr nga Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, dhe Idriz Seferi, ku kulmuan me çlirimin e Shkupit në vitin 1912./FMimages.net/Der Aufstand in Albanien: Transport gefangener albanischer Rebellen, die mit eisernen Ketten aneinander gefesselt in das türkische Militärgefängnis von Uesküb gebracht werden.(Eingeschränkte Rechte für bestimmte redaktionelle Kunden in Deutschland. Limited rights for specific editorial clients in Germany.) Albania, history: Uprising of albanians (arnauts) against ottoman rule. Captive arnauts in chains are led to the prison throught he streets of Ueskueb (Skopje) Summer 1912 (Photo by ullstein bild/ullstein bild via Getty Images)

Kategori
Uncategorized

Rugova e modeloi veten e tij një si Gandhi dhe Martin Luther King.

U.S. Embassy Pristina Kosovo 🇺🇸🇽🇰🇺🇸

Ambasada Amerikane: Rugova dhe Lewis, ikona që punuan për të drejtat dhe liritë e njeriut

“Në ditët në vijim do të duartrokasim heronjtë dhe liderët nga Sh.B.A John Lewis. dhe Kosova Ibrahim Rugova, që punuan për të drejtat dhe liritë për të gjithë.

Për të filluar, le të përkujtojmë ikonat e të drejtave të njeriut të cilët mbahen mend si udhëheqës me ndikim dhe frymëzues”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, përkujtuar dy ikonat e të drejtave të njeriut, John Lewis dhe Ibrahim Rugova, që sipas tyre mbahen mend si udhëheqës me ndikim dhe frymëzues.

Ibrahim Rugova was the first president of #Kosovo. He was a writer, academic and politician who advocated a policy of peaceful resistance of Serbian rule in his campaign for a free and independent Kosovo and modeled himself on Gandhi and Martin Luther King. He believed in the power of politics and in non-violence. “My vision is to have an independent Kosovo, democratic, with a politically tolerant society and with a solid economy, integrated into the EU, the NATO and to continue our good relations with the USA.”

Në ditët në vijim do të duartrokasim heronjtë dhe liderët nga Sh.B.A dhe Kosova që kampionuan për të drejtat dhe liritë për të gjithë. Për të filluar, le të përkujtojmë ikonat e të drejtave të njeriut të cilët mbahen mend si udhëheqës me ndikim dhe frymëzues. #RritjetToFreedom #USwithKosovo

Përfaqësuesi John Lewis dhe Ibrahim Rugova

“Asgjë nuk mund të ndalojë fuqinë e një populli të përkushtuar dhe të vendosur për të bërë ndryshime në shoqërinë tonë.

Pse? Sepse qeniet njerëzore janë lidhja më dinamike me hyjnoren në këtë planet.” -Lewis
Përfaqësuesi John Lewis luftoi për të drejta të barabarta tërë jetën e tij. Lewis inkurajoi aktivistët e tjerë dhe qytetarët që “Mos ki frikë të bësh zhurmë dhe të marrësh telashe, probleme të nevojshme”. Ai konsiderohet si një nga Big Gjashtë në Lëvizjen e të Drejtave Civile të Sh.B.A që luftoi për mbrojtjen dhe avancimin e afrikano-amerikanëve. Ai e barti këtë “telashe të mirë” me të si një kampion jete për të gjithë ata të margjinalizuar gjatë karrierës së tij si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Sh.B.A-së. Trashëgimia e tij vazhdon duke inkurajuar njerëzit të pyesin veten e tyre, “Nëse jo ne, atëherë kush? Nëse jo tani, atëherë kur? ”.

Ibrahim Rugova ishte presidenti i parë i Kosovës. Ai ishte një shkrimtar, akademik dhe politikan që mbronte një politikë të rezistencës paqësore të sundimit serb në fushatën e tij për një Kosovë të lirë dhe të pavarur dhe modelonte veten e tij në Gandhi dhe Martin Luther King.

Ai besonte në fuqinë e politikës dhe në jo-dhunën. “Vizioni im është të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi të qëndrueshme, të integruar në BE, NATO dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA.”

In the coming days we will be applauding heroes and leaders from the U.S. and Kosovo who championed for rights and freedoms for all. To start, let’s commemorate the icons of human rights who are remembered as influential and inspirational leaders. #RightsToFreedom #USwithKosovo

Representative John Lewis and Ibrahim Rugova

“Nothing can stop the power of a committed and determined people to make a difference in our society. Why? Because human beings are the most dynamic link to the divine on this planet.” -Lewis
Representative John Lewis fought for equal rights his entire life. Lewis encouraged other activists and citizens to “Never be afraid to make some noise and get in good trouble, necessary trouble.” He is considered one of the Big Six in the U.S. Civil Rights Movement which fought for the protection and advancement of African Americans. He carried this “good trouble” with him as a lifetime champion for all those marginalized during his career as a member of the U.S. House of Representatives. His legacy continues by encouraging people to ask themselves, “If not us, then who? If not now, then when?”.

Ibrahim Rugova was the first president of #Kosovo. He was a writer, academic and politician who advocated a policy of peaceful resistance of Serbian rule in his campaign for a free and independent Kosovo and modeled himself on Gandhi and Martin Luther King. He believed in the power of politics and in non-violence. “My vision is to have an independent Kosovo, democratic, with a politically tolerant society and with a solid economy, integrated into the EU, the NATO and to continue our good relations with the USA.”

Kategori
Uncategorized

Një histori tragjike! Babai shet gjakun e tij për të mbajtur gjallë dy fëmijët e sëmurë.

Fjala është për një familje që jeton në varfëri ekstreme në Tiranë

Një histori e dhimbshme që duket sikur ka dalë nga filmat, por është rrëfimi i babait të 2 fëmijëve ai që përplas realitetin menjëherë në zemrën e kujtdo që do të dëgjonte këtë histori.

Fjala është për një familje që jeton në varfëri ekstreme në Tiranë, në zonën e Laprakës. Arbër Krantja dhe bashkëshortja e saj Tana çdo ditë duhet të përballen me fatkeqësinë që i ka gjetur, sëmundjen e dy fëmijëve të tyre.

Noeli 2 vjeçar është i sëmurë me anemi ndërsa Antjoni 4 vjeç është gjithashtu i sëmurë.

Familja nuk ka kurrfarë mundësie ekonomike. Kryefamiljari shprehet për emisionin “Shqiptarët për shqiptarë” në Nwës24, se i është dashur të shesë gjakun e tij që të mundet sadopak për të siguruar ushqime për fëmijët. Një rrëfim me të vërtetë rrënqethës vjen nga goja e Arbër Krantjas.

“Kam shitur edhe gjakun e trupit se nuk kisha çfarë të bëja.

Kur erdha në mëngjes i pashë fëmijët që s’kishin për të ngrënë as për të pirë, u detyrova të shisja gjakun e trupit se nuk kisha si t’i shikoja në atë gjendje.

Djali i madh më thoshte dua bukë, ai I vogli ia bëntë am am..se nuk flet dot. Përplasa derën se nuk durova dot më. Vajta shita gjakun e trupit tim për të sjellë ushqime prej dëshpërimit të madh kam tentuar dhe vetëvrasjen…”- thotë ai.

Për arsye ekonomike nuk kemi ngrohëse, ne nuk po lajmë dot qiranë, edhe korenti që mund të vijë jashtë mase shumë për t’u ngrohur. Nuk ju mungon vetëm ngrohja por dhe ushqimi bazë. As vitaminat e domosdoshme nuk ua blejnë dot fëmijëve. Ua mbajnë shpirtin vetëm me oriz e kos. Mishit, vezës, mjaltit, frutave…. nuk ja ndjejnë shijen ndonjëherë. I kam pasur në spital fëmijët. I vogli është me anemi dhe të madhin e kam më keq”- thotë nëna e dy fëmijëve, Tana Krantja.

Ndërkohë babai i dy fëmijëve thotë se del tek Ushtari i Panjohur cdo ditë për të gjetur ndonjë punë dhe ka shitur edhe gjakun e trupit për t’u siguruar ushqim fëmijëve dhe ka tentuar edhe vetëvrasjen për shkak të depresionit.

Kategori
Uncategorized

Ja nga e ka origjinën Liri Berisha.

src=”http://www.albdreams.net/wp-content/uploads/2017/01/Martinaj-300×205.jpg” alt=”” width=”300″ height=”205″ style=”box-sizing:border-box;border:0;max-width:100%;height:auto;margin:0 24px 16px 0;float:left;text-align:left;”>

Nga Ramiz Lushaj

Nga ky fshat etno-historik-turistik shqiptar, MARTINAJ, në mes dy qyteteve Plavë dhe Guci, e ka origjinën e saj LIRI BERISHA (LIRI REXHEP RAMA BALIDEMAJ) – ish ZONJA e PARE e SHQIPERISE.

Ky fshat flet shqip, ka luftue shqiptarisht, jeton shqiptarisht…

Në lartësitë alpine të “Bjeshkëve të Bekuara” ka tre fshatra të mëdhenj me popullsi shqiptare:

Vuthajt në Guci me 648 banorë nga të cilët 644 shqiptarë;

Martinajt me 172 shtëpi dhe 532 banorë nga të cilët 501


shqiptarë dhe 13 “muslimanë” (ish shqiptarë) e 7 “boshnjakë” (ish shqiptarë), etj.;

Dacajt në komunën Rrozhajë me 364 banorë, nga të cilët 362 shqiptarë (sipas rregjistrimit zyrtar te Malit te Zi te vitit 2011)..

Në Martinaj, në këtë truall epik e lirik, me legjenda e realitete, edhe çikat kanë luftue për komb të vet, si Jerina 22 vjeçare, “shumë e bukur,


e re, e gjatë, e guximshme” (“Nju Jork Times”, 21 maj 1911), çika e bajraktarit të Martinajt që i prini trimërisht bajrakut në luftëra kundër otomanëve e sllavëve derisa iu rritën vllaznit e vet, biles gazeta franceze “Le Petit Journal” e 28 majit 1911 e ka quajt ate “Zhan D’Arka shqiptare” (e krahason me kete heroinë kombëtare të Francës, luftëtare e shek. XV, Shenjtore e Krishtërimit)…

COMMENTS

Nga Ramiz Lushaj

Nga ky fshat etno-historik-turistik shqiptar, MARTINAJ, në mes dy qyteteve Plavë dhe Guci, e ka origjinën e saj LIRI BERISHA (LIRI REXHEP RAMA BALIDEMAJ) – ish ZONJA e PARE e SHQIPERISE.

Ky fshat flet shqip, ka luftue shqiptarisht, jeton shqiptarisht…

Në lartësitë alpine të “Bjeshkëve të Bekuara” ka tre fshatra të mëdhenj me popullsi shqiptare:Vuthajt në Guci me 648 banorë nga të cilët 644 shqiptarë; Martinajt me 172 shtëpi dhe 532 banorë nga të cilët 501 shqiptarë dhe 13 “muslimanë” (ish shqiptarë) e 7 “boshnjakë” (ish shqiptarë), etj.; Dacajt në komunën Rrozhajë me 364 banorë, nga të cilët 362 shqiptarë (sipas rregjistrimit zyrtar te Malit te Zi te vitit 2011)..

Në Martinaj, në këtë truall epik e lirik, me legjenda e realitete, edhe çikat kanë luftue për komb të vet, si Jerina 22 vjeçare, “shumë e bukur, e re, e gjatë, e guximshme” (“Nju Jork Times”, 21 maj 1911), çika e bajraktarit të Martinajt që i prini trimërisht bajrakut në luftëra kundër otomanëve e sllavëve derisa iu rritën vllaznit e vet, biles gazeta franceze “Le Petit Journal” e 28 majit 1911 e ka quajt ate “Zhan D’Arka shqiptare” (e krahason me kete heroinë kombëtare të Francës, luftëtare e shek. XV, Shenjtore e Krishtërimit)…

Kategori
Uncategorized

SHQIPËRIA E PARA!SHQIPËRIA PËR SHQIPTARËT! 🇦🇱

Nga Ilir Meta, President i Republikes se Shqiperise

Të dashur qytetarë!

Zgjohuni për të kuptuar se beteja për Gjykatën Kushtetuese është një betejë vendimtare për secilin prej jush dhe jo vetëm për të ardhmen e demokracisë, por dhe për vetë ekzistencën e shtetit dhe të kombit tonë që janë më të rrezikuar se kurrë nga kjo organizatë mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe për shumë veprimtari kriminale me përfitime të jashtëzakonshme.

Kjo është një organizatë mjaft e strukturuar, me një program të qartë të instalimit të një regjimi satrap që dhunon çdo ditë të drejtat e shqiptarëve dhe që përmes kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese synon t’i asgjesojë të drejtat demokratike dhe legjitime të tyre përgjithmonë duke i vendosur vetëm përballë dy zgjedhjeve: nënshtrimit pa kushte ose shpopullimit.

Por jo vetëm kaq. Me rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese synohet dorëzimi de facto i sovranitetit dhe integritetit të vendit në duart e organizatës ndërkombëtare.

Duhet të kuptoni se kjo nuk është një betejë kompetencash midis Presidentit dhe mazhorancës për disa vende pune në Gjykatën Kushtetuese, por një betejë për të mos lejuar instalimin e një junte policore ku dhe vetë Gjykata Kushtetuese do të ishte de facto Policia anti-kushtetuese, përmes se cilës do realizohej ekzekutimi përfundimtar i Kushtetutës dhe i të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë.

Ndaj në 2 Mars çdo qytetar është i ftuar të vijë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i treguar kësaj organizate mafioze se durimi ka kapërcyer çdo kufi dhe se mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe e çdo shqiptari të ndershëm dhe të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij dhe të fëmijëve në këtë vend, nga instalimi i plotë i një tiranie anti-kombëtare siç e shikoni çdo ditë.
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPËRIA PËR SHQIPTARËT! 🇦🇱

Kategori
Uncategorized

Elsie: Përballjen E Parë Me Ushtrinë Serbe E Fituan Kolonel Zemaj Dhe Major Ramabaja.

Nga libri i Robert Elsie: Disa ushtarë të Tahir Zemajt u rrahën nga luftëtarët e Ramush Haradinajt!

Nga major Nazif Ramabaja

Albanologu i njohur, Robert Elsie në Librin FJALORI HISTORIK I KOSOVES (HISTORICAL DICTIONARY OF KOSOVA), në faqen 33, duke folur lidhur me FARK-un, shkruan: Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës – FARK, janë themeluar në Oslo nga 22-24 Maj, 1998, nga Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi, i cili është vrarë në Tiranë, me 21 Shtator 1998.

Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës – FARK, esencialisht, ishin krijesë nga Bujar Bukoshi dhe Qeveria në Ekzil.

Ibrahim Rugova dhe LDK, që gjatë një kohe ishte Lëvizje Paqësore, kishin refuzuar Luftën e Armatosur.

Në Pranverën e vitit 1998, sidoqoftë u bë e qartë, se lufta me forcat serbe është e paevitueshme, dhe përmes FARK-ut, Bukoshi, fshehurazi u përpoq, të krijojë një Armatë Zyrtare për Qeverinë e Kosovës në Ekzil, si një plotësues apo si alternativë ndaj UÇK-së së dikurshme aktive.

Me 24 Qershor 1998, rreth 120 persona, të prirë nga Kolonel Tahir Zemaj dhe Major Nazif Ramabaja, disa nga cilët kishin përgatitje solide ushtarake, nga Armata Jugosllave, depërtuan në pjesën Perëndimore të Kosovës, nga Papaj në veri të Shqipërisë, dhe themeluan Bazën Ushtarake në Prapaqan, për të luftuar kundër Ushtrisë serbe, e cila ushtarakisht ishte më e pajisur.

Ata arritën suksese në përballjen e parë me Forcat Serbe në të ashtuquajturën Beteja e Loxhës, me 6 korrik 1998.

Së shpejti ata ranë në konflikt të mëtejshëm, me forcat e UÇK-së, nën komandën e Ramush Haradinajt, rreth supremacisë ushtarake, në Rajonin e Dukagjinit.

Pasi disa pjesëtarë të njësive të kolonelit Zemaj, u rrahën nga luftëtarët e Haradinajt, dhe njëri prej tyre qe plagosur, Zemaj, nuk gjeti zgjidhje tjetër, dhe në Shtator u tërhoq në Shqipëri bashkë me rreth 180 veta. Shumica e tyre iu bashkuan UÇK-së, kurse kolonel Zemaj më vonë u vra!

Kategori
Uncategorized

“Tërmeti 300 milionë $” i Gjiknurit, si u favorizua kompania e naftës nga ish-ministri

Në mars 2018, kompania shtetërore e naftës Albpetrol mbajti një tender për dhënien me koncesion të vendburimeve Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë.

Më 9 maj 2018, ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri urdhëroi ngritjen e një grupi negociator për lidhjen e marrëveshjeve hidrokarbure me kompaninë Terraoil Swiss (në atë kohë Transoil Group) dhe një muaj më vonë, i kërkoi Albpetrolit që të bëjë kërkesë në Agjencinë Kombëtare për Burimet Natyrore për pajisjen me licencë marrëveshjeje të koncesionarit.

Jo të gjithë pjesëmarrësit në tender ranë dakord me vendimin e Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe një prej tyre – kompania kanadeze Letho Resources Corp bëri padi në Gjykatën Administrative të Vlorës.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Vlorës, i siguruar nga BIRN, tregon se Terraoil nuk i përmbushte kushtet për t’u kualifikuar në garën për tre fushat e reja naftëmbajtëse dhe aq më pak për t’u shpallur fituese. [Lexo vendimin e Gjykatës]

Sipas gjykatës, kompania Terraoil Swiss sh.a me administrator avokatin Shefqet Dizdari, në aplikimin e saj në tender nuk ka dorëzuar dokumentet e kërkuara për kushtet teknike.

Gjykata vëren gjithashtu se tenderi është mbajtur në mungesë transparence nga Albpetrol dhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, ndërkohë që Terraoil Swiss është shpallur fituese, edhe pse kishte një ofertë financiare “më pak të favorshme” se pala paditëse për njërin prej vendburimeve, atë Cakran-Mollaj.

“Në vlerë monetare, oferta e “Letho” për palën shteti shqiptar është rreth 10 milionë dollarë më e mirë në krahasim me ofertën Terraoil Swiss (ish-Transoil Group sh.a),” shprehet Gjykata Administrative e Vlorës.

“Duke pasur parasysh kohëzgjatjen e marrëveshjeve hidrokarbure 25 +5 vjet, rezulton se oferta e shoqërisë Letho Resources Corp, do sillte një përfitim për shtetin shqiptar 250-300 milionë dollarë më shumë se ajo e Transoil Group AG,” shton vendimi.

Në prapësimet e saj në gjykatë, kompania zvicerane ka pretenduar se padia ka qenë e pambështetur në ligj dhe prova, sepse “paditësi nuk ka ezauruar ankimin administrativ”Sipas Terraoil, padia ishte bërë gjithashtu “jashtë afatit prej 45 ditësh.”

Kompania Terraoil Swiss sh.a. dhe ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri nuk iu përgjigjën një kërkese për koment nga BIRN. Ndërkohë, Albpetrol mohoi të kishte favorizuar në mënyrë të paligjshme kompaninë Transoil Group, tani Terraoil Swiss.

“Gjykata e Administrative e Shkallës së parë Vlorë, në vendimin e saj nuk është shprehur se Albpetrol ka favorizuar në mënyrë të paligjshme kompaninë Transoil Group,” tha Albpetrol në një përgjigje me shkrim.

Vendimi i Gjykatës Administrative Vlorës është apeluar me 30 shtator 2019 në Gjykatën Administrative të Apelit.

Mungesë transparence

Më 8 mars 2018, Albpetrol shpalli një ftesë për shprehje interesi për kompanitë që ishin të interesuara për të lidhur marrëveshje hidrokarbure për tre fusha të lira nafte, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë. Sipas shpalljes së bërë nga Albpetrol, kompanitë e interesuara për vendburimet e naftës duhet të paraqisnin zyrtarisht formularin e aplikimit dhe të gjithë dokumentacionin përkatës deri me 31 mars 2018. Ky aplikim duhet të përbëhej nga dokumente autentike, të cilat do të dorëzoheshin veçmas për secilin vendburim.

Çdo palë e interesuar, për të plotësuar dokumentet dhe formularin e aplikimit duhej të merrte nga Albpetrol paketën e të dhënave për secilin vendburimin, për të cilën duhet të bënte një pagesë pre 6500 USD për çdo paketë të dhënash.

Në tender morën pjesë 9 kompani hidrokarburesh, ku përfshiheshin Bankers Petroleum, Transoil Group AG (më vonë Terraoil Swiss), Shandong Kerui Petroleum Equipment, Letho, Verssa Versatile, Pennine, Alcan, Fluid Oil dhe Zennith Energy.

Sipas Rregullores për Nënshkrimin e Marrëveshjeve Hidrokarbure, brenda 10 ditëve nga afati i fundit të dorëzimit të aplikimeve, Albpetrol dërgon në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë gjithë dokumentacionin. Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, brenda 7 ditëve nga marrja e dokumentacionit të shoqërive aplikuese jep miratimin ose jo të shoqërisë fituese.

Megjithatë sipas Gjykatës, në tenderin për tre fushat naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë rregullorja nuk është respektuar. Albpetrol jo vetëm që nuk ka hapur negociatat sipas afateve ligjore, por nuk ka bërë asnjë njoftim publik për tenderin gjatë kësaj periudhe pas njoftimit fillestar për fshehje interesi.

Pasi kompania ‘Alcan’ ka ngritur padi ndaj Albpetrol, operatorët pjesëmarrës në tender kanë marrë vesh se kompania shtetërore e naftës kishte shpallur në mungesë transparence fituese kompaninë ‘Terraoil Swiss’ dhe nëpërmjet urdhrit të ministrit Damian Gjiknuri të datës 9 maj 2019, kishte filluar negociatat për lidhjen e marrëveshjes hidrokarbure.

Një investigim i mëparshëm i BIRN, hodhi dritë mbi lidhjet e kësaj kompanie me gjigantin rus të naftës, Gazprom si dhe akuzat për konflikt interesi.

Pasi ka marrë njoftim se Albpetrol kishte shpallur fituesin dhe po negocionte për lidhjen e kontratës hidrokarbure, kompania ‘Letho Resources’ i është drejtuar Gjykatës Administrative, e cila ka dhënë një vendim për sigurimin e padisë dhe pezullimin e procedurave të negocimit për vendburimin Cakran-Mollaj.

Edhe pse kualifikimi i ofertave për tenderin e tre vendburimeve të naftës është bërë në mungesë transparence, nga hetimi gjyqësor në Gjykatën Administrative të Vlorës ka rrjedhur se me datë 11 prill 2018, grupi i punës i ngritur në Albpetrol ka marrë në vlerësim 7 nga 9 ofertat e paraqitura dhe për secilën prej tyre ka evidentuar dokumentacionin e dorëzuar dhe nëse plotësonin kapacitet teknike dhe financiare.

Pasi ky vlerësim është pasqyruar në një procesverbal dhe i është dorëzuar Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, kjo e fundit ka vendosur që të vazhdojë negociatat me kompaninë Terraoil Swiss pa dhënë asnjë arsye pse e ka përzgjedhur këtë shoqëri për ta shpallur fituese.

Ndryshe nga sa ka vepruar Ministria e Energjetikës, sipas Gjykatës ftesa për shprehje interesi e Albpetrol dhe rregullorja “Për Miratimin e Procedurave për Marrëveshjet Hidrokarbure dhe Licencë Marrëveshjeve” përcaktonin se vlerësimi i ofertave dhe shpallja e fituesit do të bëhej sipas një sistemi pikëzimi në bazë të kapaciteteve teknike dhe financiare dhe kushteve që propozonte secila prej shoqërive aplikuese.

Nuk rezulton që nga ana e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës apo Albpetrol të jetë bërë vlerësimi dhe krahasimi i ofertave dhe dhënia e arsyeve për shpalljen e kompanisë fituese.

“Kjo e bën të dyshimtë të gjithë procedurën e ndjekur për vlerësimin e ofertave dhe shpalljen e fituesit,” ka pretenduar Letho Resources në padinë e ngritur në Gjykatën Administrative të Vlorës.

Ky pretendim është pranuar edhe nga gjykata, e cila ka konstatuar në vendim se vlerësimi i ofertave dhe shpallja e fituesit nga Albpetrol dhe MEI është bërë në mungesë të transparencës.

Kualifikimi i Terraoil

Nga 9 kompanitë që kanë marrë pjesë në tender, Albpetrol nuk ka vlerësuar ofertën e Zenith Energy dhe Penine Petroleum Coporation, pasi nuk kanë bërë pagesën prej 6500 USD për të dhënat e secilit vendburimi nafte.

Në procesverbalin e mbajtur nga grupi i punës me 11 prill 2018, Albpetrol ka kualifikuar 3 kompani –Bankers Pertroleum, Terraoil dhe Letho Resources dhe i ka dërguar ministrisë vlerësimin teknik dhe financiar si dhe dokumentacionin e dorëzuar nga secila shoqëri.

Duke iu referuar këtij procesverbali, Gjykata Administrative e Vlorës vëren se kompania Terra Oil Swiss kishte aplikuar për të tre vendburimet, por kishte dorëzuar vetëm një pjesë të dokumenteve të kërkuara nga thirrja për aplikim.

Kategori
Uncategorized

Thua “Tungjatjeta !”, e kuptojnë sikur po ju thua “Vdeksh !”

Nga Albert Avduli/

Basha po pyet, tjetër kush ju ka bërë të flisni me vete.

Keqkuptimi është virusi më ì rrezikshëm, që ka infektuar shoqërinë shqiptare.

Thua "Tungjatjeta !", e kuptojnë sikur po ju thua "Vdeksh !"

Këto rreshta nuk ì shkruajta, as për të mbushur kohën, as për gjoja interesante.

Jo, sigurisht jo.
Lulzim Basha nuk ju ka shkaktuar problemet, të cilat hasen për ditë.

Ai, njerëzisht po pyet se si jeton familja shqiptare.

Politikisht, po ndërton programin,
për ta nxjerrë vëndin nga skamja.

Ironizoni e kundërshtoni shkaktarin e mënxyrës.
O të keqkuptuar. . . Pyetja, nuk bën mort, heshtja të vdes.

Apo lëre, ç'e do. . .
U mësuam tani.
Kategori
Uncategorized

Eshte tentative per zhberjen e shtetit,

Gjeneral Hysen Arapi/

Miq.

Nuk eshte pune listash, te hapura e te mbyllura, por eshte pune garancish nepermjet pushtetit.


E moret vesh o miqte e mi, qe nuk eshte pune listash, te hapura e te mbyllura, por eshte pune garancish nepermjet pushtetit.
-Eshte çorbe derrash qe u serviret shqiptareve me garanci nderkombetare.
-Eshte vazhdim i ruajtjes se parcelizimit te Shqiperise .
-Eshte tentative e legalizimit te pushtetit autokratik edhe per shume vite (deri ne 2030 eshte shpallur, por pse jo me shume !!!!!!!)
-Eshte tentative per zhberjen e shtetit, ku jemi rast unikal ne bote pa gjykata e sistem drejtesie te shpartalluar.


-Eshte krijim i nje situate qe te vere ne rrezik serioz interesat dhe sovranitetin kombetar ,per interesa pushteti. ( Ndarjen e Kosoves, dhe marreveshja enigmatike, jotransparente e detit me Greqine,qe se shpejti do dale ne siperfaqe).
-A mund te ndryshoje kjo situate?? Sigurisht po edhe pse gjerat kane shkuar larg cdo dite e me shume.


U takon atyre qe kerkojne besimin e popullit, te shpalosin strategjine dhe taktikat e ndryshimit te gjendjes .Ne (une), kemi ne dore vetem voten.
Ne ( une), po i vezhgojme dhe do te japim ndihmesen tone, kur te bindemi per ndryshimin dhe jo thjeshte zevendesimin e pushtetit.
-Ndryshmin e sjellin programet, elitat,
njerezit qe do na perfaqesojne etj , ndaj me shume se kurre kujdes me ata qe do na servirni.
Deri tani zhgenjimi me disa nga ta ka qene i dukshem, ndaj mos gaboni me me emra te konsumuar, te diskredituar, te pamoralshem , karagjoze,qe u pompuan ne politike, ne poste ministrore e kudo ,si pasoje e krahinalizmit e nepotizmit dhe rralle e meritokracise. Evetmja « merite »e tyre ishte percmimi dhe nenvleftesimi i kontributeve te njerezve qe i sollen ne pushtet dhe punesimi ne vende te pamerituara te atyre qe u benin fresk, apo me shume se kaq!!!


-Ne (une) do te mbeshtesim ata qe duan vendin e kombin, qe e kane treguar kete dhe angazhohen per ta treguar ne te ardhmen edhe ne se u rrezikohet kariera politike, intelektualet mendjendritur dhe jo vagabondet politike, qe deri sot kane gjalluar kudo e nga te gjitha krahet e politikes.
Fundjave te mbare!

Kategori
Uncategorized

Diplomatë Karagjozë…Stop talljes me popullin.

Po sa herë që…

diplomatë karagjozë tallen dhe venë në dyshim qëndrimet e presidentit, është e drejtë e tij që ti thotë popullit shqiptar të vërtetën. Ky është raporti i president, me të gjithë partnerët ndërkombëtar.

– A e dini se…

Parlamenti formalisht 120 deputetë dhe 82 legjitimë,.

Presidenti Ilir Meta ne konferencen e sotme ka paralajmëruar maxhorancën se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të marrë përgjigjen e merituar.null

“Unë nuk kam se cfarë të shoh.

Jam i qartë dhe më duket se kam sqaruar se çdo prekjeje e njëanshme e Kushtetueses, e dini që janë formalisht 120 deputetë dhe 82 legjitimë,.

– Është e papranueshëm, është përpjekje për të asgjësuar shtetin e së drejtës.

– Dhe do marr përgjegjësinë e duhur nëse dikush ka kaluar jashtë realitet, dhe do të vijë brenda realitetit shumë shpejt,

Kur parlamenti vepron në përputhje me Kushtetutën, është legjitim.

Kur vepron ndryshe, nuk është legjitim. Këtë ua ka thënë dhe Venecia. Shqipëria është në një situatë ku kemi në Kuvend një parti. Për sistemin zgjedhor vendohet në përputhje me kushtetutën dhe me traditën që ne kemi. Rregullat e garës nuk vihen nga një maxhorancë për interes të maxhorancës. Pasi kjo bëhet në diktaturë.

S’kam qenë kundër diplomatëve. Po sa herë që diplomatë karagjozë tallen dhe nënë në dyshim qëndrimet e presidentit, është e drejtë e tij që ti thotë popullit shqiptar të vërtetën.

Ky është raporti i president, me të gjithë partnerët ndërkombëtar. Raporti i presidentit është raport i vendosur për t’u shërbyer integrimit.”, tha ai.

“I do not have the guts to see.

I am clear and it seems to me that I have clarified that every one-sided touch of the Constitution, you know, are formally 120 deputies and 82 legitimate. It is unacceptable, it is an attempt to destroy the rule of law.

And I will take proper responsibility if anyone has gone beyond reality, and will come into reality very soon, When parliament acts in accordance with the Constitution, it is legitimate. When it does otherwise, it is not legitimate. This is what Venice told them.

Albania is in a situation where we have a party in the Assembly. The electoral system is decided in accordance with the constitution and the tradition we have. The rules of the race are not set by a majority in the interest of the majority. Once this is done in dictatorship. I was not against diplomats.

But whenever diplomats in Karaj and the mother question the attitudes of the president, it is his right to tell the Albanian people the truth. This is the president’s relationship with all international partners. “The president’s report is a report determined to serve integration,” he said.

Kategori
Uncategorized

Historia e krimit të organizuar shqiptar nga komunizmi deri sot

Historia e krimit të organizuar shqiptar nga komunizmi deri sot

VOA

Një raport i fundit i Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, arrin në përfundimin se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor po veprojnë gjithnjë e më shumë në botë, megjithëse rajoni vetë është një treg relativisht i vogël për krimin e organizuar.

Raporti “Tentakulat Ndërkombëtare: Zonat Problematike të Krimit të Organizuar nga Vendet e Ballkanit Perëndimor” i përpiluar nga Walter Kemp, i cili drejton zyrën e studimeve të kësaj organizate dhe Observatorin e Shoqërisë Civile Kundër Krimit të Organizuar në Evropën Juglindore, thotë se fitimet e këtij aktiviteti të paligjshëm bëhen kryesisht në vende të tjera, përfshirë Evropën Perëndimore, Turqinë, Amerikën Latine, Afrikën e Jugut dhe Australinë.

Në raport thuhet se në shumë nga epiqendrat e krimit të organizuar, grupet nga Ballkani Perëndimor, janë ngritur në hierarkinë e krimit, në 20 vitet e fundit.

“Burra nga qytete të vogla të Ballkanit Perëndimor, po organizojnë tani transportimin e ngarkesave shumëtonëshe kokaine nga xhunglat e Amerikës Latine përmes disa prej porteve më të ngarkuara të Evropës, në rrugët e kryeqyteteve të saj. Marinarë nga porte të vogla të Ballkanit po përdorin jahtet për të dërguar drogë në Afrikën e Jugut dhe Australi, apo imigrantë nga Turqia në Evropën Perëndimore”, thuhet në raport.

Raporti tregon se si grupet nga rajoni angazhohen në financimin, transportimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës të transportuara nga Amerika e Jugut në Evropë.

Lidhjet e ngushta me grupe lokale kriminale dhe qasja tek kokaine që nga burimi, kombinuar me praninë e tyre në qytete të mëdha porte të Evropës, do të thotë se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor janë në gjendje të kontrollojnë gjithë ciklin e furnizmit të kokainës nga burimi në destinacion.

“Kjo u jep atyre mundësinë që të ulin çmimet, duke bërë të mundur që konsumatorët të kursejnë, të ofrojnë një cilësi të mire me çmim të arsyeshëm, duke eliminuar kështu konkurrencën. Falë këtij modeli biznesi, disa grupe kriminale nga Ballkani Perëndimor, janë bërë elita e krimit”, thuhet në raport.

Po ashtu raporti thotë se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor që fuksionojnë në vende të tjera janë moderne, dinamike, me aftësi për sipërmarrje dhe për t’u përshtatur dhe përdorur teknologjin në avantazhin e tyre.

Ata “për shembull përdorin forma të koduara komunikimi; eksplorojnë rrugë dhe mjete të reja trafikimi, si edhe pastrojnë para përmes kripto-monedhave, parajsave financiare para se t’i fusin në vendet e tyre”.

Pjesa më e madhe e dhunës nga këto grupe, duket se është e lidhur me larjen e llogarive brenda rrangjeve të tyre ose ndaj rivalëve.

Sipas raportit, nuk ekziston në vetvete një Kartel i Ballkanit, megjithëse “grupe nga rajoni herë pas here punojnë me njëri tjetrin dhe ka edhe raste grupesh shumëetnike”.

“Megjithëse problemi i krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor është zhvendosur kryesisht në vende të tjera, aktivitetet e këtyre grupeve kriminale po dëmtojnë reputacionin e vendeve të tyre, sidomos në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në raport.

Raporti thekson gjithashtu se disa nga problemet dhe vështirësitë që shkaktuan largimin e njerëzve nga vendet e Ballkanit perëndimor në të kaluarën, vazhdojnë të ekzistojnë si papunësia, korrupsioni, mungesa e mundësive, pakënaqësia me qeveritë e tyre dhe vonesat në procesine integrimit evropian.

“Nëse nuk zgjidhen këto probleme, do të vazhdojë të ketë grupe të rinjsh në Ballkanin Perëndimorë ose diasporë me vullnetin të rrezikojnë duke ndjekur një jetë krimi”.

Raporti bën thirrje për një bashkëpunim të strukurave të ligjit dhe të rendit, gjurmin dhe konfiskim pronash dhe këmbim informacioni, sidomos duke pasur parasysh që anëtarët e këtyre grupeve përdorin identitete të rreme. Po ashtu thekson nevojën për reduktuar kërkesën për mallra dhe shërbime nga grupet kriminale në Ballkan.

“Ndërsa disa kritikë dhe një pjesë e medias i bien kambanës së alarmit për grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, shumë pak prej tyre e përmendin faktin që ata janë një shërbim shpërndarjeje për tregjet e paligjshme të Evropës Perëndimore”, thuhet në raport.

Raporti synon paraqitjen e një tabloje mbi aktivitetin kriminal 20 vjeçar të grupeve kriminale nga Ballkani perëndimor, përhapjen e tyre globale, dhe ngjitjen në hierarkinë kriminale.

“Tentakulat e këtij oktapodi janë shtrirë nëpër të gjithë botën: që nga furnizimi me kokainë në Amerikën Latine, deri në rrugët e Evropës perëndimore; nga korridoret e trafikimit të heroinës në Turqi në Evropë; nga fushat e kanabisit në Shqipëri drejt Turqise, dhe vendeve të Bashkimit Evropian”, thuhet në raport.

Raporti arrin në përfundimin se pozita gjeografike, rrethanat me konflikte dhe trazira nga dolën këto vende, marrja në sy e rrezikut dhe pritja për inovacion dhe përshtatje, i kanë fuqizuar këto grupe.

Raporti thotë se është e qartë se ekosistemi i korrupsionit, pandëshkueshmëria politike, dhe sistemi i dobët i drejtësisë penale në vendet e Ballkanit perëndimor krijon një strehë që mbron disa nga figurat kryesore.

Fillimet e aktivitetit të paligjshëm kriminal në Shqipëri

Sipas raportit, zanafilla e “korridorit ballkanik” të aktivitetit kriminal mund të gjurmohet, në vitet e komunizmit dhe pikërisht në vitin 1966, kur për të gjetur burime për thithjen e valutës së huaj, qeveria shqiptare pranoi një ofertë për t’u përfshirë në kontrabandën e cigareve, me një plan për të trafikuar në Itali cigare të markave amerikane, dhe që atje ato të shpërndaheshin në vende të tjera të Evropës, dhe në Lindjen e Mesme.

Sipas raportit, ndërmjetësit zviceranë që bënë ofertën kishin lidhje me mafian italiane, që po kërkonte korridore të reja trafikimi pasi operacionet policore në detin Tirren ishin bërë më të efektshme. Sipas një ish-prokurori italian të antimafias, bosë mafiozë arritën të kuptonin se kontrolli i shtetit pas Perdes së Hekurt ishte strikt vetën për çështje politike, por nuk përbënte ndonjë pengesë serioze për trafiqe të paligjshme.

Qeveria shqiptare krijoi një zonë të lirë ekonomike që shërbente si pikë tranziti për kontrabandën e cigareve që vinin nga Shtetet e Bashkuara, dhe krijoi kompaninë Albtrans, që mendohet se administrohej nga Sigurimi i Shtetit, që siguronte mbarëvajtjen e punës në Shqipëri në shkëmbim të një tarife prej nëntë dollarësh amerikanë për koli. Llogaritet se qeveria shqiptare ka grumbulluar rreth 35 milionë dollarë nëpërmjet kësaj veprimtarie gjatë periudhës 1968–1991.

Si pasojë e kësaj veprimtarie Deti Adriatik, që deri në atë kohë konsiderohej thjesht si ‘kufi blu’, u transformua në një korridor shumë fitimprurës për në lindje për grupet kriminale italiane.

Trazirat dhe përmbysjet e viteve 1990

Trazirat dhe përmbysjet e viteve 1990, sollën vështirësi por edhe shanse për grupet kriminale.

Një ndërthurje e depërtimit të grupeve kriminale në strukturat e forcave serbe dhe vendosja e sanksioneve kriminale, krijuan kushtet për lulëzimin e aktivitetit kriminal, ku u përfshinë Beogradi dhe Podgorica, por ku më pas u përfshinë vendet fqinjë.

“Sasi të mëdha nafte kalonin kontrabandë nëpër Liqenin e Shkodrës, nga Shqipëria në Malin e Zi, si dhe nëpërmjet kufirit tokësor të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Në fakt, shkelja e sanksioneve, kufijtë e rinj të krijuar nga prishja e ish- Jugosllavisë, hapësirat dhe mundësitë e reja për të zhvilluar kontrabandë, sollën pasoja të papritura në zhvillimin e grupeve kriminale, dhe rritjen e ndikimin të tyre në ekonomitë e disa vendeve fqinje”, thuhet në raportin i cili fajëson si një nga faktorët komunitetin ndërkombëtar që vendosi sanksione, duke krijuar mundësinë e një rrjeti gjigand kriminaliteti.

Rënia e skemave piramidale në vitet 1996 dhe shpërbërja që pasoi në Shqipëri, në vitin 1997 krijoi edhe më tej terren për kriminalitet si edhe për kontrabandë përfshirë atë të armëve në Kosovë.

Lufta e Kosovës bëri gjithashtu të mundur krijimin e një terreni pjellor për aktivitete kriminale, që vazhdoi edhe pas saj, gjatë kohës së administrimit ndërkombëtar dhe përpjekjeve të konsoldimit të qeverisjes së vendit.

“Në këtë periudhë paslufte të ngritjes së shtetit, ku institucionet dhe infrastruktura ishin të dobëta, disa individë në pozita të forta, që kishin marrë pjesë në luftë dhe kishin lidhje të forta me diasporën, e shtuan ndjeshëm pasurinë dhe influencën e tyre, duke u marrë njëkohëshisht si me aktivitete të ligjshme, ashtu edhe me veprimtari kriminale”, thuhet në raport, ku shtohet se “për disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u fol se ishin të përfshirë në aktivitete kriminale”.

Zhvendosja e aktiviteteve kriminale në Perëndim

Raporti vë në dukje se falë disa faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, që nga viti 2000 grupet kriminele të Shqipërisë filluan ta zhvendosin veprimtarinë e tyre jashtë vendit, veçanërisht në Greqi, Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Vetëm gjatë muajve të pranverës të vitit 1997, rreth 10,600 shqiptarë, duke përfshirë edhe shumë kriminelë, emigruan ilegalisht në Pulia, Itali.

Që nga viti 2001, grupe kriminale shqipfolëse (përfshirë edhe grupe nga Kosova, dhe Maqedonia e Veriut) ishin përfshirë në trafikimin e heroinës në disa shtete, evropiane, si në Republikën Çeke, Belgjikë, Greqi, Austri, dhe Zvicër.

Itinerari i zakonshëm ishte blerja e heroinës nga organizata kriminale turke dhe transportimi i drogës drejt Evropës perëndimore, veçanërisht nëpërmjet Hungarisë.

Nga viti 2001, Shqipëria u bë edhe vend origjine për kanabisin e shitur në Evropë pas mbjelljeve masive të kanabisit në vend gjatë viteve 90.

Shqipëria u bë gjithashtu një nga burimet kryesore për barishte kanabisi për tregjet italiane dhe greke, dhe gradualisht u kthye në një nga burimet kryesore edhe për rezinën e kanabisit. Grupet kriminale shqiptare u përfshinë edhe në trafikimin e qenieve njerëzore në Belgjikë, Francë, Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar, por ata ishin veçanërisht aktivë në Itali, ku punonin krah për krah me mafian italiane. Disa nga këto bashkëpunime do të krijonin themelet për krijimin e rrjeteve të mëvonshme të trafikimit të drogës.

Raporti thotë se brenda një kohe të shkurtër shqiptarët, u transformuan në faktorë të rëndësishëm në fushën e trafikut të drogës, emigracionit të paligjshëm, dhe trafikimit të qenieve njerëzore në disa vende të Evropës.

Evropa ishte baza më e nxehtë e aktivitetit të grupeve kriminale të Ballkanit.

Në raport përmendet Mafia e Frankfurtit e përbërë kryesisht nga shtetas maqedonas të qytetit të Veleshit dhe u bë i njohur për trafikimin e heroinës në Frankfurt dhe Vienë.

Në Suedi kriminelë nga vende të Ballkanit perëndimor gjithashtu ngjitën shkallët e krimit. Në vitet 70 dhe 80, disa kriminelë – si Arkani – u përfshinë në grabitje bankash dhe zhvatje. Një nga grupet kriminale kryesore në Suedi drejtohej nga Naser Xhelili, një shqiptar nga Maqedonia. Grupi ushtronte aktivitetin në Goteborg dhe merrej me trafikun e drogës, zhvatjes, dhe grabitjeve me armë. Raporti thotë se në fillimet e viteve 2000, shqiptarët filluan pak a nga pak të merrnin në në dorë tregun e madh të kokainës në Londër.

“Nga viti 2015, ata ishin kthyer në disa nga trafikantët kryesorë në kryeqytetin britanik dhe zona të tjera anembanë vendit. Ata janë aktivë jo vetëm në shpërndarjen e drogës, por bandat shqiptare kanë marrë goxha nam dhe luajnë rol kryesor në shitjen e drogave, në grabitjet me armë, dhe zhvatjet. Një në dhjetë të burgosur në Britani është shqiptar”, thuhet në raport.

Italia

Në raport flitet gjerësish për fuqizimin e grupeve kriminale nga Shqipëria në Itali, përfshirë trafikimin e kanabisit dhe kokainës, e cila është më fitimprurëse.

Aty thuhet se shqiptarët kaluan nga trafiku i qenieve njerëzore në vitet ’90 tek ai i drogës.

“Fillimisht shqiptarët ishin në shërbim të italianëve në këtë bashkëpunim, por gjatë dy dekadave të fundit, falë edhe lidhjeve me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine dhe rrjetet e tyre në vende të Evropës perëndimore ku ka shumë emigrantë shqiptarë, ata kanë arritur të ngjitin shkallët e hierarkisë kriminale, deri në atë pikë sa në disa raste janë bërë partnerë të barabartë me grupe mafioze italiane”, thuhet në raport.

Bregu lindor i Italisë, duket të jetë porta kryesore për drogat, përfshirë Barin dhe Ankonën ku vijnë tragetet nga Durrësi. Grupet kriminale shqiptare janë bërë faktorë kryesorë në marrjen e vendimeve dhe ndonjëherë konsiderohen si krahu i armatosur i aleancave kriminale. Sipas autoriteteve italiane të rendit kombinimi i kriminelëve italiane dhe shqiptare është i rrezikshëm.

Një nga vendet ku kriminelët shqiptarë fillojnë bashkëpunimin me ata italianë, janë burgjet siç përmendet rasti i Arben Zogut që filloi furnizimin e Romës me kokainë që tani kontrollohet nga shqiptarë, i cili vuante dënimin në një burg me Rocco Bellocco-n, bosin e një prej familjeve më të fuqishme të Ndrangetas.

Lidhjet midis grupeve italiane dhe shqiptare janë evidentuar nga një numër operacionesh policie në periudhën midis 2019 dhe 2020. Një shembull nga raporti, është ai i operacionit Rëra 2 (Sabbia 2) në dhjetor 2019, ku nëntë të dyshuar, mes së cilëve shtatë shqiptarë, u arrestuan nga karabinierët si pjesë e goditjes së trafikimit të kanabisit dhe kokainës në Firence.

Ndërsa në janar 2019, një shqiptar dhe një malazez u arrestuan së bashku me anëtarët e klanit të Kazamonikës në Romë, si pjesë e operacionit Brazil Low Cost që shkatërroi një grup që furnizonte me kokainë Romën dhe Napolin. Shqiptari Dorion Petoku, thuhet se është një nga krerët e grupit të Arben Zogut. Grupi po planifikonte që të transportonte shtatë tone kokainë të pastër nga Brazili në Evropë, me avionë privatë.

Më 1 gusht 2019, pesë shqiptarë, një rumun, dhe një italian u arrestuan në kuadër të operacionit Shqiponja e Zezë. Ata bënin të mundur transportimin e kokainës nga Kolumbia në Roterdam, ku ndahej në pako të vogla dhe më pas transportohej për në Itali nga shqiptarë me vetura të modifikuara, me dysheme me fund të dyfishtë, si dhe në furgonë dhe autostrada. Droga i shitej më pas grupeve italiane.

Një oficer policie që ishte marrë me një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar në Romë në nëntor 2019, tha se “bosët e rinj të drogës në Romë janë shqiptarë. Grupet kriminale të Romës e blejnë prej tyre pluhurin e bardhë për 28,000 euro për kilogram. Nuk gjen kurrë më lirë se aq.”

Në shkurt 2020, në kuadër të operacionit Herostrati (Erostrato), një grup me 11 shqiptarë dhe italianë, që njihej edhe si mafia e Viterbos, u dënuan me një total prej 135 vitesh në burg për zhvatje dhe shantazh në qytetin e Viterbos. Krerët e grupit, një italian nga Kalabria dhe një shqiptar nuk janë kapur akoma.

Për të ilustruar forcimin e elementeve kriminalë shqiptarë, në raport thuhet se tani ata kanë filluar të mbajnë peng pjesëtarë të mafias italiane, si garanci për pagesën e drogës.

Sipas një burimi nga policia financiare italiane, mbajtja e pengjeve është diçka normale në marrëdhëniet midis grupeve kriminale, “por kur shqiptarë mbajnë peng siçilianë, atëherë kjo tregon se gjërat kanë ndryshuar dhe janë bërë goxha të fuqishëm”.

Një valë vrasjesh në periudhën 2019-2020, përfshirë një nga krerët e krimit në Romë, Fabrizio Piscitelli dhe trafikanti shqiptar i drogës Gentian Kasa, lë të kuptohet se jo gjithmonë ka harmoni mes grupeve kriminale shqiptare dhe italiane dhe se konfliktet e brendshme çojnë në dhunë.

Spanja

Në Spanjë, grupet kriminale nga Ballkani që fillimisht merreshin me grabitje, kaluan më pas në trafikim droge në vendin që shërben si portë kryesore për hyrjen e drogën nga Amerika Latine. Në raport përmendet një shembull për lidhjet mes Spanjës dhe grupeve të Ballkanit, sipas së cilit në janar 2015, një helikopter me rreth 900 kilogramë hashash në bord, që mendohej të ishte nisur nga Maroku, u përplas pranë Malagas. Piloti ishte major në forcat e armatosura të Shqipërisë.

“Ky nuk ishte i vetmi incident i këtij lloji: duket se ka një trafik të vazhdueshëm helikopterësh dhe avionësh të lehtë që transportojnë drogë nga Maroku në Spanjë, por niveli i angazhimit të pilotëve nga Ballkani në këtë trafik është akoma i paqartë”, thuhet në raport.

Holanda

Në Holandë, grupet kriminele nga Ballkani filluan të bëhen objekte hetimi nga fillimi i viteve 90. Shqiptarët u përfshinë në trafikun e qenieve njerëzore në vitet 90 dhe më pas të emigrantëve, ndërsa pas vitit 2010 në trafikun e drogës.

“Ashtu si përmendet edhe në lidhje me zona të tjera problematike të analizuara në këtë raport, ngjitja e shqiptarëve në shkallën e krimit ndjek pak a shumë të njëjtin model. Mesa duket ata hynë në tregun hollandez duke punuar për grupet italiane, por sot, në vitin 2020, ata janë shndërruar në një nga faktorët kryesorë të tregjeve kriminale. Në fakt, ka të dhëna se shqiptarët ndërrmarin operacionet e veta transatlantike”, thuhet në raport.

Portet në Hollandë dhe Belgjikë (si Roterdami dhe Anversa) përdoren shpesh për të importuar sasi të mëdha kokaine nga Ekuadori, Brazili dhe Kolumbia.

“Në fushën e trafikimit të drogës grupet shqiptare në Hollandë shpesh quhen ‘uithalers’ – që do të thotë ‘marrësit’ – me fjalë të tjera, persona që e marrin drogën, veçanërisht kokainë dhe heroinë, nga porte dhe e shpërndajnë anembanë veriut të Evropës perëndimore. Shumë nga grupet shqiptare të krimit të organizuar që veprojnë në Hollandë (dhe Belgjikë) i përdorin bazat e tyre si platforma për trafikimin e kokainës në Britani, tregu më i madh i kokainës në Evropë”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se mendohet se shqiptarët luajnë rol të dorës së pare në botën e krimit në Amsterdam. Në vitin 2018, dy nga krerët e klanit Bajri u arrestuan në Roterdam për trafik droge, kontrabandë armësh, prostitucion, zhvatje, organizimin e llotarive të paligjshme, dhe lojëra fati pa leje. Ndërsa në gusht 2019, policia italiane arrestoi 17 persona që ishin pjesë e një rrjeti shqiptar për trafikimin e gati 200 kilogramëve kokainë nga Hollanda në Itali.

15 grupe kriminele shqiptare që veprojnë në zonën e Beneluksit (Belgjikë, Hollandë dhe Luksemburg), kanë krijuar lidhje me tre-katër grupe shqiptarësh në Amerikën Latine.

Zyrtarisht në Holandë ka 1,200 shqiptarë por autoritetet mendojnë se mund të ketë rreth 40 mijë, shumica me pasaporta të rreme nga vende të BE-së.

Një pjesë e mirë e tyre janë vendosur në zonën e Limburgut në Jug të vendit, e cila është bërë bazë e kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura, dhe llogaritet se ky aktivitet mund të sjellë rreth 200 milionë euro në vit.

Gjatë operacionit Shqipëria, në maj 2019, u arrestuan 30 persona të dyshuar në zonën e Limburgut, dhe 25 prej tyre ishin shqiptarë. Grupet që zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë, thuhet në raport, përdorin përvojën e fituar në Shqipëri për rritjen e kanabisit, që në fakt e mësuan nga hollandezët.

“Ndërkohë që autoritetet shqiptare po godasin kultivimin e kanabisit në vendin e tyre, grupet shqiptare të krimit të organizuar e kanë transferuar përvojën e tyre jashtë vendit, jo vetëm në Hollandë, por edhe në Belgjikë, Britani, dhe Turqi. Duket se grupet shqiptare i kanë xhepat plot me para, ose kanë akses në fonde të mëdha, duke parë numrin e shtëpive që kanë blerë me para në dorë në zonën e Limburgut”.

Raporti citon një prokuror të thotë: “Është e çuditshme sa të zotë janë në gjetjen e pikave të dobëta në shoqërinë tonë. Dinë si të përdorin dokumente identifikimi false për të marrë shtëpi me qera në mënyrë të paligjshme. E dinë si të shfrytëzojnë noterët hollandezë, janë në gjendje të përdorin agjencitë e pronave të paluajtëshme për të blerë shtëpi; përdorin metoda shumë të rafinuara, dhe e dinë shumë mirë si të veprojnë.”

Sipas raportit, grupet shqiptare nuk konsiderohen si të dhunshëm, dhe nuk tërheqin vëmendjen e të tjerëve, pasi kjo do t’i prishte punë.

Sipas një prokurori, edhe kur arrestohen, shqiptarët nuk bëjnë fjalë, dhe shpesh gjatë procesit gjyqësor “nuk e hapin gojën fare”.

Republika Çeke

Në Republikën Çeke, kriminelët shqiptarë nga Kosova Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut janë marrë më shumë me krimin e rrugës, përfshirë edhe

trafikimin e personave dhe drogës, veçanërisht në qytetet pranë kufirit me Gjermaninë. Por mes tyre ka patur edhe disa kriminelë me emër, si në rastin e Princ Dobroshi nga Kosova, një nga trafikantët kryesorë të drogës dhe transportonte heroinë nëpër korridorin ballkanik në Republikën Çeke, dhe prej andej në vendet nordike. Ai u arrestua në Pragë, në shkurt 1999, dhe më pas u ekstradua në Oslo (ku ishte arratisur nga burgu në vitin 1997). Më pas u lirua me kusht ‘për sjellje të mirë’, dhe u urdhërua të largohej nga vendi në janar 2005. Mendohet që ai të jetë kthyer në Kosovë.

Po ashtu Qazim Osmani nga Kosova, një nga themeluesit e kompanisë së lojërave të fatit Banco Casin, u tërhoq pikërisht nga elementi i lojrave të fatit, të cilat që nga vitet ’90 ishin përdorur për pastrimin e paravet të pista.

Strukturat e krimit të organizuar nga vendet e Ballkanit perëndimor brenda rrjeteve globale të krimit të organizuar mund të përdorin fare lehtë rrjete ndërkombëtare për pastrimin e parave të pista dhe nuk kanë pse i mbajnë brenda Republikës Çeke.

Afrika e Jugut

Në Afrikën e Jugut, krimi i organizuar nga Ballkani vjen kryesisht nga serbët që kanë një komunitet të konsiderueshëm në vend me dy valë, nga vitet 60 dhe 70 dhe nga mesi i viteve 2000. Në periudhën 2018–2019, Afrika e Jugut u trondit nga një valë vrasjesh dhe shumë nga autorët dhe viktimat ishin shtetas të vendeve të Ballkanit perëndimor, veçanërisht nga Serbia. Afrika e Jugut mund të kthehet në një zonë problematike për trafikun e drogës për grupet nga Ballkani Perëndimor.

Turqia

Turqia, që konsiderohet edhe porta e lindjes, është një bazë e rëndësishme për trafikimin e heroinës dhe trafikimit të emigrantëve. Grupe kriminale nga Ballkani perëndimor kanë patur lidhje me Turqinë që nga vitet 70 dhe 80.

Nga tregëtia e mallrave si veshjet me valixhe nga Turqia në Ballkan u kalua në tregëtimin e mallrave të paligjshme si cigaret dhe drogat. Shumë shqiptarë (kryesisht nga Kosova) filluar të përfitojnë nga numrat gjithnjë e të mëdha të emigrantëve shqiptarë në Evropën perëndimore për të zgjeruar rrjetin dhe veprimtaritë e tyre dhe u përfshinë në të gjitha hallkat e trafikimit që nga blerja, trafikimi dhe shpërndarja.

Një rast i tillë ishte ai i Sami Hostanit (i mbiquajturi shqiptari) nga Maqedonia e Veriut i cili trafikonte sasi të mëdha droge nëpër Turqi, Amerikën e Jugut, dhe Evropë dhe kishte lidhje të dyshimta biznesi me rrjete të trafikimit të drogës në Hollandë dhe Kolumbi. Ai më pas filloi të investonte shumë në fushën e lojërave të fatit dhe ishte një nga pronarët e kazinosë në Hotel Sheraton në Stamboll. Ai u dënua me katër vjet burg për krijimin dhe drejtimin e një rrjeti kriminal.

Trafikantët nga Ballkani kanë përfituar edhe nga bumi i heroinës në Afganistan dhe bëjnë përpunimin e saj para se ta shesin, për të maksimizuar fitimet.

Në vitin 2015, u llogarit se fitimi i përgjithshëm bruto nga trafikantët e opiateve në Evropën juglindore ishte rreth 1.7 miliardë dollarë në vit.

Ndërsa kërkesa në rritje për kanabis, ekstazi dhe droga sintetike në Turqi krijoi mundësi për shtetasit e vendeve të Ballkanit perëndimor që të transportonin këto lloj drogash nga Evropa në Turqi në shkëmbim të heroinës. taksat e larta mbi cigaret në Turqi krijuan një treg në rritje për kontrabandën e cigareve shumë më të lira nga Ballkani.

Fakti që banorët e Ballkanit dhe të Turqisë mund të lëvizin pa viza dhe që kushdo që fut 250 mijë dollarë fiton shtetësinë pa pasur nevojë ta deklarojë burimin e ka shtuar mundësinë për aktivitete të paligjshme.

I ashtuquajturi “Korridori Ballkanik” njihet më tepër për transportimin e heroinës nga Afganistani nëpër Iran, në Turqi, dhe përmes Ballkanit perëndimor. Që këtej droga dërgohet në tregjet kryesore në perëndim.

Nganjëherë heroina magazinohet përkohësisht në baza të ndryshme në vendet e Ballkanit perëndimor. Ministria e rendit në Maqedoninë e Veriut ka raportuar mbi shkatërrimin e një organizate kriminale në muajin shkurt 2019, në bashkëpunim me agjencinë e luftës kundër drogës të Shteteve të Bashkuara (DEA). Grupi kriminal ishte përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në trafikimin e heroines dhe kanabisit nga Turqia në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, dhe më pas drejt Zvicrës, dhe vendeve të Evropës perëndimore. Ky grup kishte ngritur edhe laboratorë për prodhimin e stimulantëve tip amfetamine (ATS). Ka të dhëna se heroina kalon tranzit edhe nga Kosova.

Kohët e fundit në disa raste trafikantët shqipfolës janë përpjekur që të anashkalojnë rrjetet turke të trafikimit të drogës, dhe të krijojnë kontake direkte me furnizuesit iranianë të heroines dhe kjo sinjalizon një ndryshim të mundshëm të strukturës së trafikut të heroinës.

Forcat e rendit kanë arrestuar disa grupe shtetasish shqiptarë dhe kanë konfiskuar sasi të mëdha heroine dhe substancash të tjera.

Nga ana tjetër, edhe grupet iraniane duket se po përpiqen që të krijojnë bazat e tyre në Ballkanin perëndimor. Kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme për sigurinë në Ballkan.

Mendohet që trafikantët e heroinës përdorin të paktën 18 rrugë të ndryshme nga Turqia për në tregjet evropiane dhe destinacioni kryesor i heroinës janë Hollanda, Gjermania, Shqipëria, dhe Moldavia.

Hetime të zhvilluara në Turqi, Greqi dhe Shqipëri tregojnë se rrjetet turko-shqiptare shfrytëzojnë portet detare të Turqisë, dhe mijëra mole të vogla përgjatë bregdetit të Detit të Zi, Detit të Marmarasë, Detit Egje dhe Detit Mesdhe për trafikimin e kanabisit dhe heroinës.

Origjina primare e transportit të drogës me rrugë detare ka qenë Amerika e Jugut dhe Lindja e Mesme, ndërsa ngarkesat që dalin nga Turqia kanë si destinacione Hollandën, Gjermaninë, Belgjikën, Italinë, Britaninë, Greqinë dhe Italinë.

“Që nga viti 2015, forcat e rendit në Turqi kanë konfiskuar sasi të mëdha droge nga mjete detare transporti që kontrolloheshin nga grupe kriminale shqiptare. Zakonisht kontrollet dhe siguria në mole janë të kufizuara dhe duket se kjo është edhe pika më e dobët në kontrollin e kufirit të Turqisë me vendet e Bashkimit Evropian. Që këtu jahte luksoze dhe skafe që përdoren nga shqiptarë hyjnë e dalin pa ndonjë kontroll sigurie”, thuhet në raport.

Një pjesë e drogës transportohet edhe nga ajri.

Turqia po bëhet një treg gjithnjë e më i madh për ekstazi të prodhuar në Evropë, dhe grupet nga Kosova janë përfshirë në këtë trafik. Po kështu ka të dhëna se disa shtetas të vendeve të Ballkanit perëndimor janë përfshirë në prodhimin e methamfetaminës në Turqi.

Kur sektori antidrogë i policisë në Stamboll zbuloi një laborator methamfetamine në vitin 2018, organizata kriminale ndërkombëtare përbëhej nga shtetas nga Turqia, Uzbekistani, Irani, Britania, dhe Shqipëria.

Kanabisi është droga më e përhapur në tregun turk. Edhe super marihuana (skunk), një lloj droge me bazë kanabis (e prodhuar në Shqipëri), është mjaft e përhapur: 11 tonë nga kjo drogë u kapën në vitin 2018, një rritje prej 530 për qind krahasuar me një vit më herët.

Raporti thotë se nuk ka të dhëna zyrtare mbi numrin e trafikantëve të kanabisit nga vendet e Ballkanit perëndimor, por sipas raportit mund të arrihet në përfundimin se shqiptarët janë përfshirë në trafikimin e kanabisit në Turqi. Së pari, shqiptarët sjellin sasi të mëdha kanabisi me mjete detare transporti në porte.

Autoritetet turke kanë konfiskuar sasi rekord të super marihuanës që nga viti 2016, dhe ekspertët mendojnë se një pjesë e madhe e super marihuanës furnizohet nga rrjete shqiptare.

“Në të vërtetë, disa grupe shqiptare e kanë kthyer Detin Adriatik në një autostradë detare për trafikun e drogës”, thuhet në raport.

Sipas raportit, një nga trafikantët më famëkeqë është shqiptari Met Kenani, që transportonte sasi të mëdha drogash me mjete detare dhe që u arrestua në një aksion në vitin 2018. Raporti përmend disa aksione në disa vende të lidhura me rrjetin e tij.

Por megjithë arrestimin e Kenanit, rrjedha e kanabisit ka vazhduar. Në nëntor 2018, tre persona u arrestuan, duke përfshirë edhe një shtetas shqiptar që i jepte kamionit nga doganierët turq në kufirin me Greqinë, duke kapur 1.5 tonë hashish në një kamion që transportonte sojë.

Në qershor 2019, sektori antidrogë i policisë së Stambollit goditi një rrjet ndërkombëtar të krimit të organizuar që trafikonte rregullisht super marihuanë nga Shqipëria në Turqi, dhe konfiskoi 525 kilogramë super marihuanë. Në tetor 2019, policia greke zhvilloi një hetim mbi një grup trafikantësh shqiptarë që trafikonin sasi të mëdha marihuane nga Shqipëria në Turqi, nëpërmjet Greqisë.

Aksione të përbashkëta të policisë greke, Rojës Bregdetare, dhe Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare (European Border and Coast Guard Agency – Frontex) rezultuan në kapjen e 1,172 kilogramëve opium të papërpunuar. Grupi shqiptar përdorte skafe për të dërguar kanabis në disa qytete në bregdetin turk. Nga hetimet doli se shqiptarët përdornin ishuj të pabanuar në Greqi për magazinimin e përkohshëm të drogës.

Hetuesit thanë se grupi shqiptar e shkëmbente kanabisin për heroinë në Turqi, dhe transportonte heroinë duke u kthyer mbrapsht nëpër të njëjtin itinerar.

Vitet e fundit, grupet nga Ballkani janë përfshirë në trafikun e migrantëve.

Sipas raportit grupet nga Ballkani perëndimor – veçanërisht nga Kosova dhe Shqipëria – kanë ngjitur shkallët e hierarkisë në botën e krimit, si në Turqi ashtu dhe në marrëdhëniet e tyre me grupet turke që kanë lidhje me Ballkanin.

Amerika Latine

Kriminelë nga Ballkani perëndimor filluan të hyjnë në biznesit e kokainës në Amerikën Latine, sidomos në Ekuador and Kolumbi rreth viteve 2008–2009 dhe janë kthyer në ndërmjetës të suksesshëm midis furnitorëve vendas dhe grupeve kriminale të konsoliduara, dhe tani së fundmi janë transformuar në faktorë kyç dhe shpërndarës të fuqishëm.

Në informacionet më të hershme në vitin 2001, u arrestuan tre shqiptarë në kuadër të operacionit Rrugëtimi (Journey), që zgjati dy vjet, dhe u zhvillua nga DEA në bashkëpunim me vende të tjera për të goditur trafikimin me rrugë detare nga Kolumbia. Po atë vit u zbulua edhe grupi i parë shqiptar që trafikonte kokainë.

Policia arrestoi gjashtë pjesëtarë të një grupi, duke përfshirë dy persona që në atë kohë punonin në prokurorinë e përgjithshme në Tiranë. Operacioni Rrugëtimi konfirmoi se ky grup kishte patur kontakte me kartelin e Medellin në Kolumbi që nga viti 1999, dhe ishte pjesë e një rrjeti të trafikimit të kokainës të shpërndarë në të gjithë botën.

Por trafiku i vërtetë duket se ka nisur rreth periudhës 2008–2009, kur serbi Darko Shariç u përfshi në trafikun e drogës nga Amerika Latine në Evropë.

Ndërsa Shariç po vazhdonte me sukses trafikun në Amerikën Latine, shqiptari Arbër Çekaj shkoi në Ekuador dhe hapi një kompani për tregtinë e bananeve. Brenda pak viteve Çekaj u bë trafikanti më I madh i drogës në Shqipëri, duke e fshehur drogën në ngarkesat me banane që i eksportonte në Evropë. Shumë shpejt të tjerë filluan të ndjekin shembullin e Shariçit dhe Çekajt, pasi kapjet e ngarkesave me drogë nga policia, arrestimet, dhe artikujt e lajmeve tregojnë se ka një angazhim gjithnjë e më të madh të kriminelëve nga Ballkani perëndimor në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine.

Elementë të ndryshëm i kanë bërë tërheqës këto vende për grupet kriminale nga Ballkani, përfshirë lehtësinë për të hyrë dhe për të qendruar, korrupsionin dhe lehtësitë në sistemin gjyqësor siç e shpjegon një rast kur në vitin 2014, tetë ekuadorianë, dy shqiptarë, dhe një shqiptar i Kosovës u kapën në kuadër të operacionit Ballkani dhe u akuzuan për magazinimin e sasive të mëdha drogash në Guayaquil, për t’i trafikuar në Evropë.

Megjithë natyrën serioze të këtyre akuzave, Remzi Azemi nga Kosova u lirua një muaj pas arrestimit të tij. Në nëntor 2018, një shqiptar dhe një grek u arrestuan në një aksion antidrogë në bregdetin ekuadorian dhe u akuzuan për trafik droge, së bashku me gjashtë ekuadorianë. Kur çështja shkoi në gjykatë, gjykata e shkallës së parë dënoi ekuadorianët por la të lirë shtetasit e huaj.

Kjo pandëshkueshmëri ekziston edhe në Kolumbi. Në këtë vend këto grupe përfituan edhe nga vakuumi i krijuar kur pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes me qeverinë, organizata FARC filloi të tërhiqej nga territoret që mbante nën kontroll.

Në raport thuhet se që nga viti 2008, shqiptarët vajtën në Amerikën Latine si emisarët e grupeve mafioze italiane si ‘Ndrangheta dhe Kamorra, dhe si përfaqësues të grupeve grupeve mafioze nga vende të tjera evropiane, si Greqia dhe Spanja.

“Ata duket se kanë krijuar lidhjet e tyre edhe me mafiat turke dhe marokene për shpërndarjen e narkotikëve në Evropë. Sipas një burimi, roli i tyre fokusohet mbi shpërndarjen e brendshme të drogës, veçanërisht në shërbim të mafieve italiane dhe spanjolle, që kanë lidhje më të hershme me kartelet kolumbiane”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se gjatë dekadës së fundit, Amerika Latine është kthyer në një zone problematike në lidhje me përfshirjen e grupeve nga Ballkani perëndimor në trafikun e drogës dhe nga informacionet e fundit duket se kjo prirje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Raporti citon një burim të afërt me strukturat anti-drogë në Ekuador, sipas së cilit 160 shqiptarë hynë në atë vend gjatë vitit 2018, dhe 20 prej tyre mund të kenç qenë trafikantët droge, ndërsa një burim nga policia kolumbiane tha se kanë vënë re një “rritje të pajustifikuar” në hyrjen e shtetasve shqiptarë në Kolumbi.

Nga ana tjetër, së shpejti mund të ndryshojnë edhe pikat e hyrjes: në janar 2020 Shqipëria dhe Guyana (në kufi me Brazilin dhe Venezuelën) nënshkruan një marrëveshje për heqjen e vizave.

Australia

Australia ka konsumin më të lartë të kokainës për banor në botë. Është një treg i pasur dhe ka të dhëna mbi persona nga Ballkani që janë të përfshirë në trafik. Sipas një burimi nga policia australiane, cituar në raport “aktualisht, krimi i organizuar ballkanik është kërcënimi më i madh për Australinë, është kaq i disiplinuar, kaq i ndërthurur dhe me influencë në komunitetet vendase, dhe paraqet një sfidë serioze për forcat e rendit”, por krahasuar me grupe të tjera, prania e tyre është më e vogël.

Kategori
Uncategorized

Epitafi i një tradhtari

Nga 2013, Rama u angazhua në realizimin e një ‘marrëveshjeje’ me Serbinë , e cila i kërkoi shqiptarëve të falin gjak dhe territore në kēmbim të njohjes.

Red Varaku .

Rikthimi i shqiptarëve si faktor i padiskutueshëm në Ballkan ka qenë projekt i pandryshueshëm i SHBA-ve në Ballkan prej gati një shekulli.

Duke filluar me Presidentin Wilson , i cili me veton e SHBA-ve nuk lejoi zhdukjen dhe copëtimin e Shqipërisë, dhe duke vazhduar më pas me rrëzimin e regjimit, i cili pa mbështetjen e SHBA-ve nuk do të mund të realizohej, SHBA-të kanë qenë gjithmonë në krah të shqiptarëve.

Por, përkrahja e tyre kulmoi kur Presidenti Clinton vendosi të sulmojë Serbinë , për të shpallur më pas Kosovën shtet të pavarur, duke i bërë gati gjashtë milion shqiptarë të jetojnë si dy shtete të pavarura në Ballkan, kësisoj jo vetëm duke fuqizuar qartazi rolin e shqiptarëve në Ballkan, por duke i vendosur ata në krye të zhvillimeve gjeopolitike në Ballkan.

Pas gati njëqind viteve dominim të Serbëve, nëpërmjet Jugosllavisë, shqiptarët u rikthyen në Ballkan, si partneri kryesor i ShBA-ve dhe faktori më i rëndësishëm i tyre në rajon.

Kjo ishte një arritje e padiskutueshme e elitës politike shqiptare në të dy anët e kufirit dhe padyshim një arritje që i vendoste shqiptarët në pozita të privilegjuara në raport me popujt e tjerë. Kjo solli zhvillim dhe prosperitet për shqiptarët.

Sigurisht, të vetmit që ndjehen të kërcënuar nga fuqizimi i shqiptarëve, ishin dhe janë serbët. Për faktin e thjeshtë se kështu ata humbasin rolin e tyre në Ballkan, dhe kjo do të thotë edhe dobësim i fuqisë dhe ekonomisë së tyre.

Fatkeqësisht, me ardhjen e Ramës si kryeministër në vitin 2013 të gjitha këto arritje, morën tatëpjetën. Miqësia e dyshimtë e kryeministrit shqiptar me krahun e djathtë të kasapit të shqiptarëve Millosheviç, nën bekimin e Putinit, shënon fillimin e dobësimit të faktorit shqiptar në Ballkan.

Nga 2013, Rama u angazhua në realizimin e një ‘marrëveshjeje’ me Serbinë , e cila i kërkoi shqiptarëve të falin gjak dhe territore në kēmbim të njohjes.

Zhvillimi për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës nuk ka pasur kurrë asnjë mbështetje ndërkombëtare, por ka qenë fund e krye një projekt i nxitur nga Rama dhe Vuçiç.

Në thelb, në një perspektivë afatgjatë kjo “marrëveshje“ me Serbinë do të vuloste defaktorizimin e shqiptarëve në Ballkan, duke na rikthyer defacto në vasalë dhe satelitë tē Serbisë.

Sigurisht, ky do të ishte një zhvillim kundër kohës dhe historisë, e cila do të rikthente sërish serbët në krye të Ballkanit.

Një zhvillim që do t’i ‘Bosnjizonte’ shqiptarët, në kuptimin që do t’i kthente në aktorë të izoluar dhe të parëndësishëm në rajon.

Pra, Rama me qëndrimin e tij ndaj Serbisë, nuk ka pasur synim vetëm shitjen e Kosovës, por ka synuar shkatërrimin e aspiratës europiane të mbarë kombit shqiptar, ndaj fundi i tij do të jetë fundi i një tradhtari.

Kategori
Uncategorized

Si e mori peng Myslim Shyri tregtarin tiranas

Në mesin e ditës vjen dhe Mehmeti. Më thotë të bëj gjyqin e tyre. Çfarë poshtërsie! Gjyqi i tyre ishte i bërë, plumbi në kokë. Për formalitet, i mora në pyetje. E çfarë pyetje? U morëm vetëm emrat që i kam dhe sot në një defter shënimesh.

1-Kapter Adil Maksuti nga Margëlliçi i Çamërisë, kish vetëm 15 ditë në shërbim, i varfër dhe fatkeq. Më se 15 vjet kish qenë punëtor në lulishten e Tiranës. Burrë plak dhe tregonte i pafajshëm.

Si e mori peng Myslim Shyri tregtarin tiranas

Si e mori peng Myslim Shyri tregtarin tiranas

Në traktin e tretë të Xhelal Staraveckës, flitet për një rrëmbim të një tregtari tiranas nga Myslim Shyri, emrin e të cilin mban një rrugë e njohur e Tiranës, rolin e Dushan Mugoshës, Tahir Kadaresë, etj. Pengmarrja dhe krimi kanë qenë cilësi tipike të komunistëve në këtë kohë.

Trakti i tretë

Cili është objektivi i partisë terroriste komuniste për të arritur me anën e ushtrisë së krijuar me emrin ushtria nacionalçlirimtare? Cili sekret fshihej në këtë ushtri? Shumë e vështirë ma përpara dhe shumë e lehtë tani që e hoqi maskën e saj pa marrë mirë fuqinë në dorë për të lozur dramën ma tragjike që imagjinon mendja e njeriut.

Objektivi ka qenë përmbysja, rrënimi, shkatërrimi, shkallmimi dhe zhdukja e popullit shqiptar njëherë e përgjithmonë.

Brigada kishte qëndruar në katundin Fravësh ndoshta të Rrethit të Tiranës; që andej ndaheshin batalionet në pika të ndryshme për të goditur armikun okupator e natyrisht, sipas direktivës edhe tradhtarët e vendit.

Kur arritëm në Priskë ku kishte ngelë për ndërlidhje komisari politik i batalionit, Myslim Shyri shumë i njohur për zotësi luftarake (të mos bisedojmë për atë politike) shofer i autoton trokvet të Fordit, mysafir i cepave të rrugëve dhe i nënurave, pijanec e i paskrupull, miku më i ngushtë i DUSHANIT, kishte kapur një gjah tepër të mirë: një tregtar tiranas që kishte ardhur te miku i tij në Priskë.

Tregtarin tiranas, nuk ia mbajë mirë mend emrin por më duket Abdullah, e kishte arrestuar dhe e kishte dënuar me një nen, d.m.th. me vdekje. Neve kemi pas dy nene; kur ndonjë fatkeq dënohej me dy nene donte të thoshte torturë, nja 4 orë të paktën, e më në fund, në qoftë se i mbetesh ndonjë pikë shpirti, plumbin. E pyes shokun komisar sepse mbahesh i arrestuar ky civil? “Me i dhënë gjysmën e lekut” mu përgjigj ai. Në atë anë të Tiranës gjysma e lekut do të thotë plumbi. Po pse? Ç’faj ka bërë? E pyes unë. “Ka qenë polic në kohën e Zogut” mu përgjigj shoku komisar. Ah ç’rrebesh i madh për popullin shqiptar. Ta vrasim pse ka qenë spiun në kohën e Zogut; ndoshta meritonte një dënim, por jo në këtë kohë, pse neve me zogistët ishim lidhur. Imagjinoni vetë se ç’mundim kam hequr për të ndaluar vendimin e komisarit tim aq koshient për të shpëtuar nga ekzekutimi prindin e fëmijëve të shkretë që babën e dinin se kishte shkuar te miku në gosti.

Të nesërmen, më duket 9 tetor 1943, Isa Toska i dytë (Mehmet Shehu) me një kompani nga Fraveshi vjen në Priskë të marrë kontakt me ne. Ishte nisur dhe ky për një aksion brenda në Tiranë. Shkoi rrethoi xhandarët e post komandës të Varrit të Bamit dhe u thirri që të dorëzohen. Xhandarët përgjigjen negativisht. Mehmet Shehu menjëherë shkon në një shtëpi tjetër dhe pyet se ku është postkomandanti i asaj poste. E gjeti shtëpinë e postëkomandantit e thirri dhe ai menjëherë doli jashtë duke u vënë në dispozicionin e Mehmetit me buzëqeshje dhe bile me vullnet të mirë.

Shkoi në postkomandë, u thirri xhandarëve të tij që të dorëzohen “s’kemi asnjë rrezik se dhe këta janë shqiptarë”. Xhandarët u dorëzuan, u shoqëruan dhe u dërguan tek unë. Në mesin e ditës vjen dhe Mehmeti. Më thotë të bëj gjyqin e tyre. Çfarë poshtërsie! Gjyqi i tyre ishte i bërë, plumbi në kokë. Për formalitet, i mora në pyetje. E çfarë pyetje? U morëm vetëm emrat që i kam dhe sot në një defter shënimesh.

1-Kapter Adil Maksuti nga Margëlliçi i Çamërisë, kish vetëm 15 ditë në shërbim, i varfër dhe fatkeq. Më se 15 vjet kish qenë punëtor në lulishten e Tiranës. Burrë plak dhe tregonte i pafajshëm.

2-Xhandar Prenk Marku nga Koçinara e Kthellës.

3-Zef Simoni nga Fishta e Zadrimës.

4-Prenk Lek Shkreli, nga Malsija e Shkodrës.

5-Prenk Kol Marku, nga Kaçimara e Kthellës.

6-Pjetër Shkjalleshi, nga Kthella.

Pesë të fundit kishin më tepër se një vit shërbim; natyrisht në mos një herë, një herë do të kishin hedhur pleh në arën e fashizmit duke i bërë dëm arës Shqiptare, prandaj u kufizova vetëm të shpëtoj nga vdekja kapterin 15 ditësh dhe e shpëtova. Pesë xhandarët u pushkatuan. Kapterin sado që e kishim falur e morëm me vete për pëlqimin e Dushanoviçit.

U kthyem në qendër të brigatës, në Fravesh, atje porsa arritëm i dhamë raportet verbale komandantit terror Dushanoviçit. Në mes të tjerave referuam çështjen dhe vendimin e Adil Maksutit. Dushani, Sala ynë i dashur, i priti raportet tona me atë seriozitetin e tij njeringrënës dhe për kapterin tha: “Ani, ani, po le ta shohi dhe Tahiri një herë kapterin”.

Tahir Kadareja nga Gjionokastra, me fytyrën e tij të shëmtuar si gorillë, por me një zemër të eshkët, është Dushani dytë. Ky shkoi e pa kapterin dhe kur u kthye sipas shkeljes së syrit Dushani tha: “ai kapter duhet vrarë pse ka qenë milic më 1918”.

Ah, ç’fatkeqësi! I vrasin njerëzit pse kanë qenë milicë në 1918! Ah, ç ‘kontrast! Tahiri 6 vjeç në 1918 i mbështjellë me fustanin e fëmijërisë rreth avllisë së shtëpisë së tij në Gjirokastër, njeh Adil Maksutin nga Çamëria që ka qenë milic. Adil Maksutin e vranë. E vranë për dy gjëra; për të shuar etjen e gjakut që Dushani është i uritshëm të shohi orë e çast çurg gjaku nga trupat e shqiptarëve dhe e dyta për të marrë ato të shkreta rroba që kish veshur. Thomëni, thomëni e kundërshtomëni.

(Pjesë nga trakti i tretë. Teksti është korrektuar sipas gjuhës letrare)

Kategori
Uncategorized

BE: Narko-mafia punon kundër opozitës

Një detaj tronditës ka dalë nga raporti i fundit i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA), e cila funksionon në kuadër të Bashkimit Europian, për ndërhyrjen e organizatave të trafikut të drogës në politikën shqiptare.

Narko-mafia punon kundër opozitës

Një detaj tronditës ka dalë nga raporti i fundit i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA), e cila funksionon në kuadër të Bashkimit Europian, për ndërhyrjen e organizatave të trafikut të drogës në politikën shqiptare.

Raporti, i cili përmbledh të dhënat e gjithë shërbimeve inteligjente të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për vitin 2019, ka arritur në përfundim se organizatat kriminale në vendin tonë, punojnë kundër opozitës.

“Organizatat kriminale kanë lidhje me politikën, dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizuar agjencitë e zbatimit të ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve të partisë. Forma më e njohur e bashkëpunimit midis organizatave kriminale dhe organeve shtetërore është korrupsioni, veçanërisht në sistemin e drejtësisë. Shpërndarja e të ardhurave nga bizneset përmes gjobave ose ‘mbrojtja’ nga bandat e tjera, mbështetja për kandidatët politikë ose frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje, prishja e mitingjeve të partive opozitare, manipulimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera, mbizotëruan,” thuhet në raport.

Faktikisht ky konkluzion tronditës i cili bazohet në dokumente të shërbimeve policore dhe inteligjente të vendeve në BE, vulos strategjinë e narko-shtetit të ‘Rilindjes’ dhe të kryeministrit Edi Rama gjatë viteve 2015-2016, e cila i parapriu zgjedhjeve elektorale të vitit 2017 kur PS fitoi e vetme pushtetin.

Ndërhyrja e madhe e krimit të organizuar dhe posaçërisht e organizatave të drogës u vërtetua jo vetëm nga përgjimet e vëllezërve Habilaj, të cilët flisnin për dhjetëra milionë euro që duheshin për Saimir Tahirin dhe fushatën e PS vetëm në Tiranë.

Gjithashtu nga përgjimet e publikuara prej “Bild”, u vërtetua se si narko-trafiku bashkëpunon ngushtë me politikën dhe nivelet më të larta të qeverisë Rama, në periudhën e fushatave elektorale.

Marre nga syri.net

Kategori
Uncategorized

Albania – The Coup

Albania - The Coup

Martin HenzeDemocracy: the government of the people by the people for the people.

Mr Henze, after the adoption of the agreement on electoral reform on 5th June the government of Prime Minister Edi Rama decided to cancel the pact with the genuine opposition and unilaterally amend the Constitution. What consequences will this decision by Edi Rama have for EU integration?

Henze: Prime Minister Rama’s statement on 10 July 2020 that he will support constitutional amendments that reverse the national agreement between the elected opposition, led by the opposition leader Lulzim Basha, who represents over 50% of the electoral population, and the Rama ruling party of 5 June, on electoral reform, by unilaterally changing the electoral system, leads to the current discussion. 

The agreement of 5 June 2020 was negotiated and signed by mutual agreement between the ruling party and the elected, united opposition led by Lulzim Basha. De iure it cannot be terminated or dissolved.

The background to the contractual agreement of 5 June, which was concluded under the auspices of the EU and the USA, is the agreement of 14 January 2020 on the framework for cooperation on electoral reform between the ruling party and the united opposition.

Prime Minister Rama’s statement on 10 July that he would support constitutional amendments that would reverse the June 5 agreement on electoral reform by unilaterally changing the electoral system came the day after Rama publicly announced that he did not have sufficient parliamentary approval. However, as it turned out, this was wrong news and was rejected by so-called opposition parliamentary deputies. These members of parliament communicated that a required majority had been reached. 

This sudden change in Rama’s position came after the Socialist Party and its representative on the Political Council had repeatedly and publicly rejected any change to the system, including the proposal for open lists and the proposal for constitutional amendments, during the negotiations on the Political Council and before and after the agreement of 5 June on electoral reform.

Of course, the principle of pacta sunt servanda applies here too. Mr Rama will not get out of the agreement of 5 June 2020 so easily. A termination of the contract: not possible.

This process shows that Rama and his government, including the probably illegal opposition in parliament, the person of Hajdari is conspicuous, and that they are not reliable representatives for the Albanian people and for the international community. 

It is a clear breach of contract committed by the ruling Rama, Hajdari and their comrades. What does Schopenhauer say about a breach of contract: “The breach of contract is a lie, namely the cunning, false and complete circumvention of the contracting party”.

This breach of contract by Rama and his comrades has serious consequences. 

The new draft which is now before us is not in conformity with Europe, contradicts the minimum democratic standards, especially in the prohibition of coalition, a typical post-communist approach from the 19th century.

Now the people involved are trying to heal this breach of contract by arguing that the contract will be respected and only modified and that the constitution must be changed. As a result of the compromise of 5 June 2020, an electoral law is now to be drafted which corresponds to the sole will of the government. Ultimately, this approach shows that there is a lack of understanding of democratic processes, including the formation of a compromise and compliance with the treaties.

It excludes the majority of the Albanian electorate from the opinion-forming process, and the idea of a constitutional amendment represents a massive breach of the constitution, in other words, the perversion of justice that is relevant under criminal law, and the Albanian people, the sovereign, but also the international community no longer have any confidence in the actions of Rama and his comrades in parliament. 

What a result, Mr Rama, Mrs Hajdari, they have turned their backs on the Albanian nation and Europe, on the future. On 10 June 2020 they have become people of the past, In addition, there is the massive threat by Prime Minister Rama, who is accused of corruption, electoral fraud, the formation of a criminal organization, treason (in this case the negotiations with Serbia) and massive breach of the constitution, among other things, as a violation of the law. Also his possible stays in French prisons for receiving stolen goods and drug dealing in 1993/1994 are discussed.

Mr. Rama imputes untrue allegations and threatens via Tweet, on 11 July 2020, 12.53 p.m., the elected democratic opposition, led by the Democrat Lulzim Basha, and thus indirectly also the international community, i.e. the USA, EU and Germany, which participated in the agreement on the election law with commitment. I quote: “…stop the insults and threats, do not say that the agreement of 5 June has been broken, that the agreement was made with them and for them, not for us! We don’t want or want any party election administration, so do not provoke us to…”

Of course, the ruling party Rama has broken the June 5th agreement if it no longer wants to abide by the agreement. Mr Rama is now showing who he really is, not an Albanian patriot, not an EU citizen, a person who represents himself and his own interests.

In addition to the five key priorities formulated by the Commission in the progress report for meeting the conditions for opening accession negotiations, the OSCE/ODIHR and the Council of Europe’s Venice Commission have formulated clear recommendations for electoral law reform in 2013 and 2015. These will be implemented through the agreement of 5 June 2020. However, they will not be implemented by the new Rama and Hasdari draft. A breach of the constitution and a ban on coalition etc.pp. are a no go.

According to the developed compromise paper of the EU, which contains 15 hard criteria in addition to the criteria from Copenhagen, including the restoration of the

A constitutional state, a democratic election law, free parliamentary and local elections and the indictment of the members of the governing party, which rigged the parliamentary elections in 22017, were decided by the German Bundestag in September 2019 and adopted by the Council of Europe and the European Parliament. Germany and the other EU countries are legally bound 1:1 to this decision document, therefore there will be no more negotiations. 

Of course Rama is aware of the decision and it has also been officially announced by the EU. The German ambassador in Tirana had also repeatedly and rightly pointed out the 15 criteria in the last few days.

Rama has done nothing on this matter since 2014. The current breach of the 5 June treaty on electoral law reform shows, no reliability, shows that the Rama government has absolutely no interest in Albania becoming a member of the EU.

However, since more than 95% of Albanians want to become members of the EU, it is clear that the Rama government and parliamentary representatives, especially Hasdari, seem to have no more bais in the Albanian nation, it is clear that fundamental changes need to be made in Albania. 

Behind every single criterion which Albania now has to solve, there are considerable commitments to fundamental political changes.

For this, Albania needs an intact political, democratic and legal system, an intact, regular economy and, very importantly, consensus within the society, all factors are currently lacking.

Under these conditions, there will be no talks with the EU. It will also have serious consequences for the Rama government. The international community will not let Mr Rama drag himself through the ring, not threaten it. Mr Rama drove the last nail into a board of his political coffin on 10 July 2020, it is his political end.

The cancellation of the Rama agreement with the elected opposition also destroys the EU and US investments to normalise the political situation in Albania. Will the EU and the German Bundestag allow Edi Rama to act against them too? Can you go into some details?

Henze: The principle applies: Pacta sunt servanda. We have serious doubts as to whether Rama can even de iure annul this agreement of 5 June. There is no reason for termination. It is signed, certified by the USA / EU. We don’t know what Mr. Rama and Mrs. Hajdari are actually talking about, at least their commitment is not related to reality.

If the government of Rama does not keep to contracts, there can be no negotiations with these ladies and gentlemen, the trust is lastingly destroyed.The government is completely isolated. History punishes those who are late, Mr. Rama.

It has been communicated quite clearly by the US ambassador and also by the EU, the agreement of 5 June 2020 applies. Mr Rama, Hajdari & Co. no longer have any support in this matter.

In the current legal situation and the absolute loss of confidence of the entire Albanian population in the will for reform of the Rama, Hajdari & Co. government, one can only concentrate on the narrative of democracy, new elections. 

Allow me to point out the following in this context:

1 The purpose of this electoral reform, which is also an essential point for the start of talks with the EU, was to prevent manipulation, as in the 2017 parliamentary elections, initiated by members of the governing party, or illegal local elections, as in 2019. This has been done by the use of additional coercion by the international community against the Rama government, now on 5 June 2020. All Albanian citizens should be able to participate as free and equal in the democratic process. This is of particular importance for the Republic of Albania, because only in this way can freedom be secured through the absence of dominance: The principle answers to [preserving liberty], we have seen, are by a quite extensive set of procedural protections, and by a still more elaborate scheme designed to ensure that in the making of substantive choices the decision process will be open to all on something approaching an equal basis, with the decision-makers held to a duty to take into account the interests of all those. Further reforms were to be left to parliamentary discussion in the future, the primary goal initially being to prevent the now upcoming elections from being rigged again. The conclusion of the electoral law was to be realised at the latest one year before the new elections, hence the decision date in June 2020. 

The project of Rama, Balla and Hajdari now this anti-democratic election law with a constitutional amendment, creates a complete chaos and slams the door to the EU, if implemented, as long as this government Rama is in power. The result is that Albania has no future.

Albanian constitutional law gives the Albanian Constitutional Court the basis of its existence and its power of decision. Constitutionally, the Constitutional Court and the Albanian constitution form a symbiotic unit.There is no functioning Albanian constitution without protection, without the guardian, the Constitutional Court. There is also no functioning Albanian constitutional court without the Albanian constitution. 

The Albanian constitution places state rule in a “value-based order”, which the Constitutional Court is supposed to defend when a party, such as Rama, attempts to abuse democratic procedures and institutions in order to eliminate the liberal democracy it is fighting against, to establish incompatible forms of rule such as a dictatorship.The rule of law applies, the law takes precedence over politics, a clear relationship of subordination and superiority. Rama and Hajdari don’t seem to want to see that. Incidentally, this ignorance is a no-go for any negotiation with the EU. How should the EU be able to negotiate with anti – democrats. A minimum standard is expected, that is, implementation of the Copenhagen criteria, implementation of the 15 points of the EU/German Bundestag, restoration of the rule of law, elections in 2020.

 The Albanian Constitutional Court therefore has the task of determining the content of constitutional norms in case of dispute in an authoritative manner, of further developing constitutional law and of enforcing the requirements and standards of constitutional law against the political decisions of the legislative parliament and the government, against the exercise of public administration and against the judiciary. The Albanian Constitutional Court itself contributes to the formation of the law by determining the legal principles of the Constitution in accordance with the principles of legal reasoning and justification. 

In concrete terms, this means, for a constitutional amendment, that any Albanian constitutional provision must be interpreted in such a way that it is compatible with these fundamental constitutional principles and fundamental decisions of the constitutional legislator. 

Because of the “unity of the constitution”, which must be presupposed and which is founded in the “Decision of the pouvoir constituant”, this does not lead to an immanent hierarchy of the constitutional provisions themselves. 

It does mean, however, that the Albanian constitution can only be amended if at the same time its protection against possible unconstitutional activities of the government and/or parliament can be guaranteed. So, separation of powers, that basic democratic principle par excellence, exists. Simply, not legally, formulated:  The Albanian constitution can only be amended if a constitutional court is operational which can examine this amendment. In the absence of a functioning Albanian constitutional court, Rama cannot therefore amend the constitution at present. If, nevertheless, the Government of Rama and/or the Albanian Parliament amends the constitution, an “unconstitutional law” is in place.  An unconstitutional activity of the organs is constitutionally not to be regarded as an unconstitutional measure or a legal decision of the parliament to amend the constitution. An unconstitutional constitutional amendment, such as the one now being considered by Rama, is a legal act not covered by the amending decree to the Albanian Constitution. 

If Rama nevertheless amends the Albanian constitution by means of a parliamentary decree, the unconstitutional constitutional amendments are null and void, i.e. they are not effective. The government must resign, parliament is dissolved and new elections are held. That nevertheless a resolution has now been prepared shows, on the one hand, the criminal energy of the Rama government and some representatives of the parliament to disregard the constitution and shows, on the other hand, that the Rama government and representatives of the parliament seem to have no expertise when it comes to the observance of legal rules, this can be seen very well from the breach of the agreement of June 5, 2020, but also from the intention to want to change the constitution illegally. We will now see something similar, the same pattern as with the other unconstitutional laws, the same pattern. If a decision is taken to amend the Constitution, the President of the Republic must firstly reject this law.

It cannot be ruled out that the Rama government has wanted this situation, because the consequence could then be that Rama wants to conduct the upcoming elections according to the old electoral law, which allows many variants of manipulation. To deny that Albania has fallen into a serious, perhaps fatal, crisis would be to close one’s eyes to reality, that Albania currently has no constitutional state or democracy, that the nation has lost its acceptance of the situation and that Albania is indeed facing an economic and legal abyss.

The DNA of Rama does not contain any information on respect for others, freedom, democracy and empathy towards the Albanian people and no will to become a member of the EU. There is a legislative and constitutional emergency in Albania, the rule of law and the separation of powers are not functioning and the government is constantly violating basic constitutional principles, and there is also the chaos that the Rama government is creating in its flawed pandemic control and evading any democratic dialogue and compromise.

The question therefore arises as to whether the President of the Republic should declare a state of emergency, dissolve parliament immediately and prepare for new elections. Albania is in a concentrated state of legislative and constitutional emergency.  This is supplemented by frontal attacks on the constitution by the ruling party. Basically, the Rama government is an enemy of the constitution per se; in other countries such parties would be banned.

 The Albanian state is de facto and de iure incapable of action, which is fundamentally contrary to the constitution. A truly democratic government must ensure prosperity, freedom and peace for the sovereign, the people and support the people in the exercise of their human rights. Everyone is endowed with inalienable rights that must be protected, and this is done by a constitutional court, by a supreme court, by a free press and by free and democratic elections. In a situation in which the democratic constitutional state, as in Albania, no longer functions and a government reacts arbitrarily, a democratic electoral law that allows free, secret and equal suffrage is to be prevented and constitutional order is threatened, it may be the constitutional duty of a President of the Republic to restore the protective function of the Albanian constitution and the democratic constitutional state through the corrective of a democracy: new elections. 

Prior to this legal act, the Government should be requested, for the last time, to inform the President of the State in detail within 24 hours of how and when the Government intends to restore the dysfunctional rule of law and democracy/separation of powers, to meet the 15 EU criteria, to implement the adopted electoral law reform of 5 June and to hold parliamentary and local elections in 2020.

Albania held the elections on 30 June 2019 as a communist model without the opposition. Should there be a stronger reaction of the international community to prevent a repetition of such a farce with the parliamentary elections in 2021?

Henze: There was a constitutional decree of the president according to article 93 of the constitution and after that the election date was October 2019 and not June 30, 2019. As long as no constitutional court repeals the decree of the president Meta, a real constitutional patriot, it is law and also obliges the Government Rama to follow it. The local elections 2019 were therefore illegal.

The election was therefore an internal committee election of the governing party Rama, an internal party election, which after the election was completed illegally occupied all local functions, but no local elections. The occupied municipalities are currently managed by illegal mayors of the Rama government. Many mayors have had to resign in the meantime, so they had to give up their criminal had kept the past secret, all party friends of Rama. A shameful situation for Albania.

There were hardly any serious election observers on the ground, many had cancelled because they did not want to participate as election observers in an internal election of a governing party, only a few representatives from the OSCE were on the spot. The OSCE report on this election substantiates the chaos and the anti-democratic process and the result.

As already stated, Albania has no other chance to escape from the chaos than through new elections in 2020, there is no time for experiments. After this process, the government must resign or be dismissed for anti-constitutional activities and a new election date should be set in autumn. This would also ensure and guarantee access to the EU.

If Mr Rama thinks that he has implemented a fantastic policy over the last few years, that flourishing landscapes have been created in Albania, he need not be afraid of an election, he should actually be pleased to finally have his successes confirmed by his re-election, by an honest, democratic election.

The Albanian fathers and mothers, from the mountains of northern Albania, from the coast of southern Albania, from the border with Kosovo and Macedonia, from the centre of Albania, should now rise courageously and set off for new shores, giving their daughters and sons of Albania a future in Albania and the European Community.

Kategori
Uncategorized

OKB: Nga Shqipëria kanë ikur 1.2 mln persona gjatë 1990-2020, pritet të largohen dhe 615 mijë të tjerë në dekadat e ardhshme

Organizata e Kombeve të Bashkuara në statistikat e saj për Divizionin e Popullsisë vlerëson se që nga viti 1990 deri në 2020-n, nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona. Bëhet fjalë për migracionin neto, që përfshin diferencën mes personave që kthehen dhe atyre që largohen.

Vala më e lartë e migracionit ishte në periudhën 1990-1995, kur kalimi nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut dhe hapja e kufijve, bëri që shumë shqiptarë të largoheshin masivisht, përmes ambasadave, apo dhe anijeve. Gjatë kësaj periudhe kanë ikur 443 mijë emigrantë.

Tendenca vijoi dhe në 1995-2000, e nxitur nga trazirat e ’97-s. Gjatë kësaj periudhe u larguan 180 mijë persona. Pothuajse në të njëjtat nivele ishte tendenca e largimeve në pesëvjeçarin e ardhshëm.

Në periudhën 2005-2010 u konstatua sërish një valë e rritur migracioni, me 217 mijë të larguar.

NË 2010-2015, nga vendi u larguan 137 mijë persona.

Në pesë vitet e fundit, tendenca për të ikur nga vendi ka vijuar, ndonëse me ritmet më të ngadalta në 30 vitet e tranzicionit.

Divizioni i popullsisë së OKB-së ka bërë dhe parashikimet për migracionin e pritshëm në dekadat e ardhshme. Sipas statistikave të publikuara, të paktën edhe për pesë vitet e ardhshme 2020-2025, ikja do të vijojë të jetë me ritme të larta, me rreth 70 mijë persona të larguar neto.

Në 2025-2030, priten 55 mijë të larguar, për të vazhduar më pak në 5 vjeçarët në vijim me 40 mijë të ikur mesatarisht.

Si rrjedhojë, deri në vitin 2100, OKB parashikon se nga Shqipëria do të largohen edhe 615 mijë persona të tjerë.

Tendenca e lartë për emigracion dhe ulja e lindshmërisë kanë bërë që OKB të rishikojë vazhdimisht në ulje projeksionet për ecurinë e popullsisë. Sipas vlerësimit të fundit, që është bërë në vitin 2019, në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, – pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit-, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë.

Në variantin e mesëm, Shqipëria nuk pritet të ketë më shumë se 1 milionë banorë.

Për skenarin e ulët (normë të lartë emigracionit dhe fertilitet të ulët), në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të departamentit të Divizionit të Popullsisë të OKB-së, në Shqipëri nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë.

Kategori
Uncategorized

Një paralajmërim i Yuri Kim edhe kundër listave të hapura

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një paralajmërim të pastër ndaj kryetarëve të partive politike.

“Paralajmërim: Teksa partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre. Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, shkruan ambasadorja në Twitter

Portalet e interpretuan sipas dëshirave të tyre komentin e saj. Disa thanë se paralajmërimi shkon për Partinë Demokratike, kur dihet se nuk ka asnjë forcë tjetër që i ka pasur listat më të pastra dhe nuk është investuar më shumë për vetingun në politikë dhe për certifikimin e kandidaturave sa selia blu.

Se kush i ka mbushur listat e deputetëve dhe kryebashkiakëve me njerëz të krimit, kjo dihet. Edhe në kushtet kur garoi vetëm, Edi Ramës i janë rrëzuar dhjetëra kryebashkiakë të krimit.

Por mesazhi i Kim duhet lexuar në një këndvështrim më të gjerë. Ai tregon se në rastet tipike, një parti apo një lider i papërgjegjshëm mund të mbushë listat me çfarëdolloj njerëz të korruptuar dhe kriminelë. Këta të fundit mund të depërtojnë në Kuvend me çfarëdo sistemi.

Ne kemi parë raste kur edhe parti të vogla kanë kandiduar emra të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Sikundër kemi parë rastin ekstrem të Rilindjes kur një kandidat i ‘zbriti’ me dhunë nga lista të gjithë ata që kishte më sipër në listë.

Tani imagjinoni për një moment sikur listat të jenë të hapura me kandidatë të tillë, çfarë mund të bëjnë kriminelët apo biznesmenë të fuqishëm duke blerë dhe manipuluar votat.

Për çdo rast, mesazhi i Kim është se përgjegjësia do i mbetet kryetarit. Lista është e atyre dhe ata do të përgjigjen. Në mënyrë indirekte, Kim e dha mesazhin e saj duke kërkuar që të mos minohet demokracia. Me kandidatët që ka zgjedhur Edi Rama në çdo palë zgjedhje deri më tani, e ka hedhur në erë demokracinë.

Zgjedhjet e radhës janë prova e madhe për të parë nëse Rama do u fusë ‘tritolin’ sërish votimeve.

syri.net

Kategori
Uncategorized

Pse Rama i ikën hetimit të zgjedhjeve si Djalli temjanit

Vërtet pse Rama ndihet i tmerruar nga hetimi i vjedhjes dhe bleries së votës nga bandat e tij në pushtet

Rama kërkon gjithmonë një “ fillim të ri” duke shkelur qoftë dhe mbi kufoma.

Ai i ngjan, apo është këthyer në një kufomë të shpërfytyruar politike që shpëtimin e kërkon jo vetem nga tualet letrat në parlament por qoftë e ardhur kjo ndihmë edhe nga mizat në bythën e kalit

Emigrantët ka kohë që ja kanë dhënë selamin.

Seksereve te tij te punesuar ne ambasada, konsullata, dhe shqiperi, apo perfitues ne emigracion ju ka ka dalë boja, dhe jo vetem, ata shume shpejt do per cdo abuzim me ligjin dhe emigrantet do te pergjigjen para autoriteteve atje ku jetojne dhe zhvillojne veprimtarine e tyre.

Emigrantet vertet kerkojne ndryshim.

Ndryshim pa Edi Ramën
Ai dhe dhe sekseret e tij i keq- shfrytezuan emigrantet, duke keq- perdorur besimin dhe voten e tyre.

Ata vertet do votojnë…
Por jo më per mashtrimin, abuzimin, krimin, trafikun.

Jo më për Edi Ramën.

Emigrantet janë te lidhur pazgjidhshmerisht me shqiperinë, varferine, dhe pasigurine e familjeve të tyre.

Emigrantet kekojne ndryshim Politik.

Rama e di fundin e pa shmangshëm, ai i ka futur duart e tij të ndyra aq thellë, si në abuzimet, vjedhjet me tendera, politizimin e administratës, impikimin e saj direkt me abuzimet dhe korrupsionin, kanabizimin dhe trafikun e drogës, por edhe në vjedhjen, blerien, dhe manipulimin e votës.

Aq sa që sot vetëm emri Diber dhe vota e tjetërsuar atje e tmerron më shumë se ndonje infeksion i mundshëm i tij nga CO – 19 .

Rama e ndien fundin një si pragvdeksi ftohjen e këmbëve, ndaj dhe ai po bën përpëlitjet e fundit për ta lënë si shejtani litarin jashtë varrit të tij, veçse ai shejtan – litar do shërbejë për të shpejtuar fundin jo vetem te tijin dhe bandës që e ndjek pas, por te gjithe atyre që kanë vite që luajnë dhe abuzojnë me deshirën, interesat dhe votën e këtij populli.

Në një email, opozita e Bashkuar propozoi që Këshilli Politik të diskutojë:

Në Rendin e Ditës së mbledhjes siç kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit, duhet të përfshihet vijimi i punës së Këshillit për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se: ‘11. Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me:

(1) blerjen e votës;

(2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike;

(3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike;

(4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale;

(5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe

(6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore.

Në rast të mosprogresit këto propozime NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9.

12. Hyrja në fuqi:

Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare.’

Kategori
Uncategorized

The Washington Post/Heritage Foundation deklaron:Marksistët, socialistët dhe anarkistët sulm Amerikës.

The Washington Post/Heritage Foundation deklaron:Marksistët, socialistët dhe anarkistët sulm Amerikës.

“Nëse këtu humbasim lirinë, nuk ka ku të shpëtosh. Kjo është qëndrimi i fundit në tokë. “

’Eshtë koha për veprim të guximshëm. ’Eshtë koha për amerikanët kudo që e duan vendin e tyre të dëgjojnë fjalët e Presidentit Ronald Reagan.

Përreth nesh, forcat e socializmit, Marksizmit dhe Anarkisë po zhvillojnë një luftë kundër demokracisë dhe legjitimitetin moral të eksperimentit të madh amerikan. Radikalët kanë rrëmbyer protestat paqësore dhe po përdorin trazirat aktuale racore si një mjet për të sulmuar themelet e kombit tonë.

Turmat e dhunshme kanë shkatërruar dhe shembur statujat në të gjithë vendin në emër të “drejtësisë shoqërore”, megjithatë ata kanë shkuar përtej rrëzimit të statujave të pronarëve të skllevërve dhe të Konfederatave për të rrëzuar statuja si ajo e ish skllavit Frederick Douglass, një nga më të mëdhenjtë e kombit abuzionistë që i kushtuan jetën e tij përfundimit të skllavërisë dhe promovimit të drejtësisë për afrikano-amerikanët.

Merrni informacione ekskluzive të brendshme nga ekspertët e trashëgimisë te dorëzuara direkt në posten tuaj çdo javë.

Memorialet e Etërit Themelues George Washington dhe Thomas Jefferson, dhe madje edhe statujat e heronjve të Unionit si Abraham Lincoln dhe Ulysses S. Grant – më shumë se 150 statuja dhe memoriale në mbarë vendin – janë shkatërruar, shkatërruar, ose shembur gjatë muajit dhe gjysmës së fundit e protestave.

Eshtë bërë e qartë se ka pak rëndësi për Marksistët dhe anarkistët që përfaqëson një statujë apo monument. E gjithë kjo për ta është e rëndësishme është se ajo përfaqëson të kaluarën e Amerikës, dhe për këtë arsye, ajo duhet të zbresë.

Eshtë gjithashtu e qartë se ata nuk janë të interesuar të zgjidhin çështjet e garave. Shkatërrimi i monumenteve, djegia e kishave dhe grabitja e bizneseve nuk bëjnë asgjë për të sjellë vëmendje te racizmi ose për të përparuar reformat policore. Ata thjesht përdorin pakënaqësinë raciale për të përcjellë axhendën e tyre marksiste.

Ndërkohë, politikanë të palëkundur që pajtohen me axhendën e rebelëve, nëse jo taktikat e tyre, i kanë thënë policisë që të qëndrojë në këmbë. Pasi kryengritësit në Baltimore kohët e fundit rrëzuan një statujë të Christopher Columbus dhe e hodhën atë në port, kryetari i Dhomës Nancy Pelosi, një vendase e Baltimore, shfajësoi në mënyrë të hapur sjelljen, duke u thënë gazetarëve, “Njerëzit do të bëjnë atë që bëjnë”.

Shumë prej këtyre rebelëve dhe politikanëve të arsimuar keq besojnë se gjithçka mbi të kaluarën e Amerikës bazohet në racizëm. Ata ushqehen me këtë gënjeshtër në shkolla dhe nga institucione si New York Times, i cili pretendon me analfabetizëm të madh historik në “Projektin e saj 1619” se ky vend nuk u themelua bazuar në idealet më të larta të njerëzimit në 1776, por përkundrazi në 1619, kur skllevërit e parë u sollën në Botën e Re. Times madje pohon në mënyrë absurde se Lufta Revolucionare nuk ishte luftuar për të fituar pavarësinë tonë, por për të mbajtur të gjallë skllavërinë në koloni. Kjo është arsyeja pse Fondacioni Heritage është bashkuar me udhëheqës të tjerë konservatorë në “Projektin 1776” për të kundërshtuar këtë histori revizioniste dhe të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Në fjalimin e tij në Mount Rushmore duke nderuar Ditën e Pavarësisë, Presidenti Trump foli për zemrën e çështjes: “[O] fëmijët mësohen në shkollë të urrejnë vendin e tyre dhe të besojnë se burrat dhe gratë që e ndërtuan nuk ishin heronj, por ishin zuzarë … [Një] perspektivë është hequr, çdo virtyt është i errësuar, çdo motiv është i shtrembëruar, çdo fakt shtrembërohet, dhe çdo e metë është zmadhuar derisa historia të pastrohet dhe rekordi shpërfillet përtej çdo njohjeje. “

Ne kemi ndërtuar statuja dhe përmendore për të njohur individë dhe ngjarje që përfaqësojnë disa nga momentet më fisnike, madje edhe disa nga momentet më të këqija në historinë tonë. Njerëzit përkujtimor nuk kanë çuar jetë të përsosura, dhe shumë bënë gjëra të diskutueshme apo edhe të liga, por monumentet ndihmojnë të tregojmë historinë tonë dhe të na ndihmojnë të kujtojmë idealet tona më të larta – si dhe gabimet që kemi bërë dhe dëshirojmë të mos përsërisim më.

Nëse lokalitetet vendosin që disa prej statujave të tyre publike duhet të zbresin sepse ato nuk përfaqësojnë më vlerat e komunitetit të tyre, atëherë kursi i duhur është përmes procesit demokratik dhe dialogut civil, e jo mobilizmit.

Por nëse politikanët injorojnë ose madje inkurajojnë këto turmë, ata do të deklarojnë gjithnjë e më shumë gjëra fyese derisa të kenë synuar çdo At Themelues, çdo institucion fetar (disa madje kërkojnë heqjen e imazheve të Jezuit sepse përfaqësimet e Tij janë “shumë të bardha”) ), dhe praktikisht çdo simbol i civilizimit “shtypës” perëndimor.

Ne duhet t’i japim fund kësaj tani. Traziruesit dhe shkelësit e statujave duhet të arrestohen dhe ndiqen penalisht. Ne duhet ta edukojmë publikun për të vërtetën e themelimit të kombit më të jashtëzakonshëm në tokë. Dhe ne duhet ta mposhtim sistemin tonë arsimor nga duart e majta që përdorin shkollat ​​tona si qendra indoktrinimi – para se të humbasim një brez tjetër për ta.

Kjo duhet të jetë thirrja jonë e zgjimit, sepse siç paralajmëroi edhe Ronald Reagan, liria duhet të luftohet, mbrohet dhe t’u dorëzohet fëmijëve tanë që të bëjnë të njëjtën gjë, ose një ditë, ne do t’u tregojmë fëmijëve të fëmijëve tanë se çfarë ishte dikur si në Shtetet e Bashkuara ku burrat ishin të lirë.

Kay C. James
KayColesJames
Presidentja e Foundation Heritage

.

Kategori
Uncategorized

Ein Staat versinkt im Mafia-Sumpf. Një shtet po zhyten në kënetën mafioze

BILD ka regjistrime të reja sekrete telefonike nga hetuesit shqiptarë antimafia.

Një shef policie që shpiku një plan për të manipuluar zgjedhjet me një ministër. Një ministër që thërret një shef mafioz të njohur kombëtar për të folur për blerjen e votave. Një shef mafioz që mbledh kartat e identitetit – BILD ka regjistrime të reja sekrete telefonike nga hetuesit shqiptarë antimafia.

Kasetat tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në 2017 midis politikanëve të lartë të socialistëve në pushtet, shefave të mafies, policisë dhe nëpunësve civilë të nivelit të lartë në Shqipëri.

Sandër Lleshaj është pjesë e sistemit Rama, i cili është politikisht përgjegjës për rritjen masive të korrupsionit, tregtinë e heroinës, shkatërrimin e shtetit të së drejtës, që shtypi ndërkombëtar e quan qeveri mafioze

Ein Staat versinkt im Mafia-Sumpf

Massenproteste in Tirana gegen die Regierung, Wahlfälschungen und die Macht der Drogen-Mafia – nach den BILD-Enthüllungen auch mit deutschen Plakaten

Massenproteste in Tirana gegen die Regierung, Wahlfälschungen und die Macht der Drogen-Mafia – nach den BILD-Enthüllungen auch mit deutschen PlakatenFoto: MALTON DIBRA/EPA-EFE/REX

  • PETER TIEDE

Ein Polizei-Chef, der mit einem Minister einen Plan zur Wahlmanipulation erfindet. Ein Minister, der einen landesweit bekannten Mafia-Boss anruft, um über Stimmenkauf zu reden. Ein Mafia-Boss, der Personalausweise einsammelt – BILD liegen neue geheime Telefonmitschnitte der albanischen Anti-Mafia-Ermittler vor. 

Die Bänder zeigen exemplarisch die Kollaboration zur Wahlmanipulation im Jahr 2017 zwischen höchsten Politikern der regierenden Sozialisten, Mafia-Bossen, Polizei und hohen Staatsdienern in Albanien.

Albania:Sandër Lleshaj is part of the Rama system, which is politically responsible for the massive increase in corruption, the heroin trade, the destruction of the rule of law,that the international press calls the Mafia government

Kategori
Uncategorized

“Rilindje 2.0”, t’u harroftë emri!

Nga Edi Oga

Pas tridhjetë vitesh, shqiptarët do të fluturojnë nga aeroporti “Edi Rama”!

Politika na ka zhgënjyer rëndshëm këto tridhjetë vite, por padyshim zhgënjimi që prodhoi “Rilindja 2.0”, është monumental! Është zhgënjimi më i madh në historinë e Shqipërisë moderne, sepse “Rilindja” erdhi si shpresa e fundme e shqiptarëve, pas drobitjes njëzet e ca vjeçare dhe endjes së kotë në hapësirën e helmatisur midis llogoreve të politikës!

Rilindja mori përsipër ta fuste mëmëdheun në shina të drejta e të pandërprera, në rrugën drejt zhvillimit dhe integrimit evropian. Unë mendoj se “Rilindja”, nuk ia ka dalë ta realizojë këtë, përkundrazi, me Rilindjen kemi bërë një regres të jashtëzakonshëm përsa i përket lirive dhe të drejtave, drejtësisë, shëndetësisë, arsimit dhe ekonomisë në tërësi!

Lus Zotin t’u flasë në vesh bashkëkombasve të mi, dhe me ndërgjegje të pastër e me vullnet të lirë  t’i japin fund kësaj periudhe kaq të zymtë dhe kaq zhgënjyese!

Përveç të tjerave, ata kanë shpërdoruar pa pikë turpi një nga termat më të çmuar të historisë tonë, termin Rilindje! Ky term që për shqiptarët përfaqëson epokën më të ndritur të historisë së tij të shumëvuajtur, në të cilën një plejadë njerëzish mendjendritur dhe atdhetarë të vërtetë, dhanë nga vetja e tyre për të realizuar një ëndërr, për të parë një Shqipëri të lirë dhe të prosperuar!

Po Rilindasit tanë a kanë dhënë gjë nga vetja? Padyshim; sakrificat e tyre për të siguruar sa më shumë vota (me çdo mjet dhe mënyrë) njëherë në katër vjet, një herë në dy, po të doni, Me anë të kësaj sakrifice, kinse për votuesit e tyre apo për të gjithë popullin shqiptar, ata i kanë siguruar vetes privilegjet dhe përfitimet e pafundme që të jep pushteti! Një pushtet i keq, shpërdoron dhe abuzon me paratë e të mirat publike; pushteti që prodhoi Rilindja akuzohet nga opozita se i ka vjedhur, madje i ka grabitur ato! Më keq se kaq, nuk ka!

Shqetësimi im për këtë “Rilindje” shkon përtej këtyre kohëve që po jetojmë!

Pas disa dekadave, kur të studiohet Historia e Shqipërisë, me shumë gjasa do të flitet për dy epoka të “Rilindjes” së Shqipërisë. Do të përmenden edhe protagonistët:

Epoka e parë: Ismail Qemali, Kostandin Kristoforidhi, Naum Veqilharxhi, Jeronim de Rada, Mihal Grameno, Petro Nini Luarasi, Vëllezërit Frashëri, Pashko Vasa, Luigj Gurakuqi…

Epoka e dytë: Edi Rama, Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Erion Lali, Erion Braçe, Pandi Majko…

Sot rrugët dhe institucionet publike mbajnë emrat e Rilindasve të epokës së parë, por në një të ardhme jo shumë të largët, pasi unë, ti dhe këta që përmenda e të tjerë si këta të jemi larguar nga kjo botë, emrat e rrugëve do të rifreskohen nga emrat e rilindasve të epokës së dytë:

Aeroporti “Edi Rama”

Kompleksi spitalor “Ogerta Manastirliu”

Universiteti “Erion Lali”

Bulevardi “Pandeli Majko”

Instituti i kërkimeve bujqësore “Taulant Balla”

Unë e kuptoj se tani për tani këto emërtime duken pak të egzagjeruara, madje dikush mund të vërë edhe buzën në gaz, por nuk është e pamundur të ndodhë. Sa të jem gjallë, do përpiqem që asnjë emër politikani të mos përjetësohet në vepra publike. Le të vendosim emrat e atyre që vërtetë kanë dhënë për shqiptarët dhe shqiptarinë. Kemi intelektualë e profesionistë, shkrimtarë, artistë e sportistë të shquar, pa fund!

Botuar në Newsbomb.al

Kategori
Uncategorized

‘Shpërndarje paniku’/ Si policia i përndoqi gazetarët pas tërmetit dhe COVID-19

‘Shpërndarje paniku’/ Si policia i përndoqi gazetarët pas tërmetit dhe COVID-19

Policia e Shtetit kërkoi ndjekjen penale të një duzine qytetarësh-shumica e tyre gazetarë dhe drejtues mediash, me akuzën se shpërndanë panik pas tërmetit dhe gjatë pandemisë së COVID-19, duke alarmuar aktivistët e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Në orën 23:15 minuta të mbrëmjes së 28 nëntorit – dy ditë pas tërmetit shkatërrimtar që shkundi vendin, Policia e Shtetit trokiti në një banesë në zonën e Bathores në pronësinë e të afërmve të Xhuljana Aliajt –një e re nga Durrësi që punonte si vullnetare.

Sipas të dhënave që BIRN mori nga Prokuroria e Durrësit, oficerët e policisë së Kamzës zbarkuan në banesën ku strehohej 25-vjeçarja me të paktën 5 vetura dhe furgonë.

Pasi u dërgua në rajonin e policisë, Xhuljana mësoi më vonë se ishte arrestuar me akuzën e përhapjes së panikut pas tërmetit, përmes llogarisë së saj në rrjetin social Facebook.

Sipas kërkesës së Prokurorisë së Durrësit, Aliaj akuzohej se kishte bërë që njerëzit të largoheshin nga zona e Porto-Romanos, pasi kishte frikë se ishte dëmtuar hidrovori për shkarkimin e ujërave të kënetës në det dhe mund të shpërthenin depozitat e gazit nëqoftëse binte sërish tërmet.

‘Ky postim në total ka marrë 26 pëlqime në forma të ndryshme si ‘Like’ apo ‘Dislike’,’ thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Rasti i Xhuljana Aliajt nuk është i vetëm. Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet kërkesave për të drejtë informimi tregojnë se menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit si dhe gjatë muajve mars dhe prill të pandemisë së COVID-19, Policia e Shtetit, Drejtoria Antiterror dhe anëtarët e një komisioni parlamentar në Kuvend kallëzuan në organin e akuzës një duzinë qytetarësh – pjesa më e madhe e të cilëve gazetarë ose administratorë mediash online, të akuzuar për shpërndarje paniku nëpërmjet publikimit të ‘lajmeve të rreme’.

Edhe pse shumica e këtyre kallëzimeve janë arkivuar tashmë nga Prokuroria, aktivistët për lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut i konsiderojnë këto masa disproporcionale, ndërsa theksojnë se rrjedha e ngjarjeve sugjeron se autoritetet po i shfrytëzojnë situatat emergjente për të ndërmarrë veprime që bien ndesh me shtetin e së drejtës.

Panik pas tërmetit

Mëngjesin e 26 nëntorit, pak minuta përpara se ora të shënonte 4, Shqipëria e Mesme u godit nga një tërmet shkatërrimtar më forcë 6.3 ballë në shkallën Rihter, i cili shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe la mijëra vetë të pastrehë.

Goditja fillestare e tërmetit u shoqërua me një valë të gjatë pasgoditjesh që krijuan një situatë paniku në zonat e prekura – në mënyrë te veçantë në qytetin e Durrësit.

Gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria në prani të avokatit, 25-vjeçarja Xhuljana Aliaj shpjegoi se ditën kur ka bërë postimin që do e çonte pas hekurave, ajo ka qenë duke punuar si vullnetare në njësinë administrative që mbulon zonën e Porto Romanos në Durrës për të regjistruar personat e mbetur të pastrehë nga tërmeti.

Nga kontaktet me zyrtarë vendorë dhe persona të prekur nga tërmeti, Aliaj ka dëgjuar se hidrovori i Porto Romanos është krisur. Ky informacion e ka shqetësuar vajzën, familja e së cilës jeton pranë hidrovorit dhe afër zonës së depozitave të naftës në Porto Romano.

‘Shpeshherë ne jemi ndjerë të rrezikuar nga prania e tyre afër shtëpive tona,’ i ka thënë Aliaj prokurorisë.

Me të dëgjuar informacion për krisjen e hidrovorit, Aliaj ka njoftuar familjen dhe nga frika janë zhvendosur tek të afërmit me banim në Kamëz.

Vullnetarja ka shpjeguar në Prokurori se banorët e Porto Romanos kanë kërkuar shpesh informacion nga autoritetet dhe në internet mbi gjendjen dhe rrezikun që mund të vijë nga depozitat e naftës. Aliaj ka shtuar që nëpërmjet statusit në Facebook – për shkak të të cilit është akuzuar për shpërndarje paniku, ka kërkuar që shteti të japë një përgjigje zyrtare për gjendjen e depozitave ‘pasi ndjehej e rrezikuar’.

 ‘Nuk kam pasur si qëllim që të përhap panik tek të tjerët dhe që ato të ndihen të pasigurt,’ ka deklaruar Aliaj. ‘Sqaroj se kisha qëllim pozitiv për të njoftuar që edhe persona të tjerë të marrin në konsiderate një rrezik të mundshëm nga këto objekte,’ shtoi ajo në deklarim.

Sipas juristes për të drejtat e njeriut, Megi Reçi nga organizata ‘Civil Rights Defenders’, arrestimi  në flagrancë i Xhuljana Aliajt nuk ka qenë proporcional me krimin që ajo akuzohej.

‘Pavarësisht se nuk është dhënë dënim me burgim, impakti që ka shkaktuar në shoqëri ngjarja ka efekt intimidues dhe vetë-censurues,’ tha Reçi për BIRN.

Sipas Reçit, referimet e policisë kundër gazetarëve dhe qytetarëve për shpërndaje paniku tregojnë standarde të dyfishta.

‘Kur zyrtarë të lartë përdorin gjuhë urrejtje, fyerje, komente denigruese ndaj gazetarëve dhe aktivistëve, askush nuk mban përgjegjësi ligjore, ndërsa një qytetare arrestohet menjëherë për përhapje paniku nëpërmjet një statusi që ka marrë 26 pëlqime,’ theksoi Reçi.

‘Mbetet e diskutueshme se si është vlerësuar impakti madhor i një statusi të tillë, në një moment kur të gjithë qytetarët e Shqipërisë, në veçanti ata të Durrësit dhe Tiranës, ishin duke përjetuar panik të jashtëzakonshëm shkaktuar prej qindra tërmeteve që vijonin njëri pas tjetrit,’ shtoi ajo.

‘Janë kriminela’

Me anë të kërkesave për të drejtë informimi, BIRN mësoi se Policia e Shtetit referoi për ndjekje penale 5 gazetarë dhe 3 administratorë mediash online, për shkrime lidhur me tërmetet e shtatorit dhe dhjetorit 2019, që sipas saj kishin ngjallur panik si pasojë e shpërndarjes së informatave të rreme.

Njëri prej kallëzimeve, i referuar fillimisht në Prokurorinë e Përgjithshme lidhet me një denoncim të Drejtorisë së Antiterrorit, e cila duket se ka intensifikuar monitorimin e mediave dhe rrjeteve sociale pas tërmetit të 26 nëntorit. Sipas denoncimit, kjo drejtori ka konstatuar se më 2 dhjetor, gjatë një takimi të kryeministrit Edi Rama në zonën e Kënetës në qytetin e Durrësit, një banor ka sjellë një shembull të ‘keqinformimit nga ana e mediave’.

Në këtë takim të transmetuar ‘Live’ nga ana e televizionit ‘News 24’, shtetasi Blerim Duro i ka shprehur shqetësimin kryeministrit se si pasojë e lajmit të dhënë pas tërmetit se Spitali i Durrësit ka marrë dëmtime e për pasojë rrezikon të shembet, ky shtetas ka marrë nga spitali babanë e shtruar në gjendje të rëndë për ta shpëtuar nga rreziku, por gjatë transportit me ambulancë drejt Beratit ai kishte ndërruar jetë.

‘Janë kriminela, janë kriminela,’ e ngushëlloi kryeministri Duron përmes një sulmi të ri për informacionet e mediave.

Me të ndjekur transmetimin ‘Live’ të kryeministrit në ERTV, Antiterrori nisi brenda ditës një kallëzim penal ndaj televizionit informativ ‘News 24’ duke e akuzuar atë për përhapje të informatave që ngjallin panik.

Pak javë më vonë, më 18 dhjetor 2019, teksa gazetarët protestonin jashtë Kuvendit kundër miratimit të paketës ligjore ‘Anti-shpifje’, kryeministri Rama solli si shembull episodin me shtetasin Blerim Duro për përhapje paniku nga mediat.

Më 26 nëntor ka vdekur një njeri i pafajshëm, ka humbur jetën një baba dhe janë plagosur dhjetëra njerëz, sepse dikush nga ata atje ka nxjerrë lajmin se spitali i Durrësit po shembet,’ tha Rama.

Por sipas Prokurorisë, e cila ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, nuk pasur shpërndarje paniku nga televizionit News 24, siç pretendon kryeministri. Madje, Prokuroria nënvizon se në kushtet e panikut të përgjithshëm të krijuar nga tërmeti dhe në  situatën e paslëkundjeve, roli i te gjitha mediave ka qenë që të pasqyrojë situatën në terren.

Sipas organit të akuzës, nga ana e televizionit është kryer një transmetim ‘korrekt’ i ngjarjeve dhe nuk ka pasur lajme të cilat mund të përhapnin panik.

Prokuroria thekson se paniku ishte i krijuar nga tërmeti i rëndë që goditi qytetin e  Durrësit dhe njerëzit kishin dalë nga ambientet e banimit dhe shumë prej tyre ishin paraqitur në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.

‘Nga të dhënat e marra edhe spitali i Durrësit, tek reparti i urgjencës, reparti i infektivit dhe një pjesë e kirurgjisë ishin dëmtuar nga tërmeti dhe një pjesë e tyre i janë nënshtruar rikonstruktimit më pas,’ shprehet Prokuroria.

‘Nga televizioni ‘News 24’ nuk dallohen thirrje për panik por vetëm pasqyrim real i situatës së krijuar nga vetë njerëzit, të cilët të alarmuar dhe në panik lëviznin për të garantuar jetën e tyre,’ shtoi prokuroria.

Hetimi i Prokurorisë ka zbuluar se shtetasi Blerim Duro – edhe pse nuk kishte parë fare lajme, e kishte nxjerrë ‘babanë e tij nga spitali për ta dërguar në një vend të sigurt.’

Prokuroria nënvizon se rrethanat e parashtruara në kallëzimin e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit nuk përmbajnë ‘asnjë fakt’ që të tregojë se televizioni ‘News 24’ apo individë të caktuar një ditë pas tërmetit, nëpërmjet këtij informacioni, kanë destabilizuar rendin dhe sigurinë publike në vend.

‘Gjithashtu, parë në pozitat që televizioni ndodhet dhe funksionet që kryen, nuk ka asnjë interes për të ngjallur gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit,’ shpjegon Prokuroria, ndërsa shton se ‘ai është i interesuar të pasqyrojë realitetin.

Sipas Koloreto Cukalit, drejtues i Këshillit Shqiptar të Media –një organ vetërregullues, veprimet e policisë së shtetit ngrenë këmbana alarmi.

‘Kjo nuk duhet të jetë fare punë e Policisë së Shtetit,’ tha ai. ‘Asnjë institucion shtetëror nuk mund të ketë filtra të besueshëm dhe të pavarur për të filtruar etikën e raportimit,’ theksoi Cukali, ndërsa shtoi se ‘këtë mund ta bëjnë vetëm organe vetërregulluese.’

Kjo është hakmarrje

Pas tërmetit të 21 shtatorit 2019 me magnitudë 5.8 ballë, 5 gazetarë të medias online ‘Syri.net’ u proceduan nga policia, pasi një ditë më pas botuan një lajm ku paralajmëronin lëkundje të reja ‘të fuqishme’ sizmologjike, të cilat shkaktuan shqetësim mes banorëve të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ashpër ndaj postimit, duke e cilësuar si një ‘fakenews kriminal’.

Me 28 nëntor, Antiterrori dhe Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit procedoi penalisht Erland Dalliun dhe Gentian Çengelin, administratorët e medias online ‘Jeta Osh Qef’ dhe i kërkoi ISP-ve të bllokonin faqen e saj në internet me akuzën se shpërndanin panik nëpërmjet lajmeve të rreme.

Më 11 dhjetor, Policia referoi në Prokurori administratorin e ‘Nova Media Albania’, i cili akuzohej se përhapi gjithashtu informacione mbi një tërmet që pritej të godiste vendin.

Prokuroria e Tiranës për këtë rast vendosi pezullimin e procedimit penal, por pak muaj më vonë, Nova Media Albania u referua përsëri në prokurori nga policia e shtetit për disa artikuj të shkruar rreth pandemisë së COVID-19.

Arian Asimi, përfaqësues in Nova Media Albania i tha BIRN se ky portal ishte një publikim online i komuniteti shqiptar në SHBA, i cili bazohej te kontribuuesit vullnetarë.

‘Ne jemi një media që nuk kemi në fokus të bërit gazetari, por nxitjen e diskutimit publik përmes angazhimit vullnetar,’ tha Asimi. ‘Ne nuk prodhojmë lajme, por i marrim tek të tjerë ose marrim artikuj nga intelektualët,’ shtoi ai, duke nënvizuar se fokusi i tyre është tek ‘podcast’-i përmes platformave të lidhura me internetin.

Asimi i tha BIRN se nuk pasur dijeni për procedimin penal dhe as qëllim të shpërndante panik, ndërsa e lidhi referimin në Prokurori nga Policia e Shtetit me kritikat ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

 ‘Procedimin e kanë bërë sepse ne jemi të hapur dhe shprehemi kundër qeverisë,’ tha ai, ndërsa shtoi se ‘kjo është hakmarrje.’

Referimi kundër Nova Media Albania nuk ka qenë i vetmi gjatë periudhës së distancimit social gjatë pandemisë së COVID-19.  Nga të dhënat që BIRN siguroi nga Prokuroria e Tiranës, në periudhën dy mujore përgjatë pandemisë janë referuar 5 raste, 4 nga Policia dhe 1 nga deputetët e një komisioni parlamentar.

Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe organizatat në mbrojtje të lirisë së medias, referimet e Policisë së Shtetit për përhapje paniku synojnë të krijojnë një klimë frike rreth kritikëve të qeverisë.

 ‘Media dhe shoqëria civile janë kritikët që kanë mbetur, praktikisht bastioni i fundit dhe po sulmohen aktivisht,’ tha Megi Reçi nga ‘Civil Rights Defenders’.

Sipas Koloreto Cukalit, nuk ka një masë matëse se çfarë është përhapja e panikut dhe kjo hap shteg për abuzim nga qeveria.

‘E gjithë kjo lë mundësi që targetimi për panik të jetë selektiv kundër një medie ose një gazetari ose një publikimi të caktuar,’ tha Cukali, ndërsa shtoi se ky ‘mbetet një shqetësim i madh’.

Kategori
Uncategorized

Henze:BE-ja nuk negocion me kaosin dhe antidemokratët .

Këshilltari i CDU-së gjermane: Projekti i Ramës, Ballës dhe Hajdarit me projektligjin antidemokratik për ndryshimet kushtetuese, krijon kaos të plotë dhe i mbyll derën Shqipërisë për në BE, nëse zbatohet, për sa kohë që kjo qeveri “Rama” është në pushtet

Henze: Shkelja e kontratës nga Rama ka pasoja të rënda. Si mund të negociojë BE-ja me antidemokratët?

Këshilltari i CDU-së gjermane: Projekti i Ramës, Ballës dhe Hajdarit me projektligjin antidemokratik për ndryshimet kushtetuese, krijon kaos të plotë dhe i mbyll derën Shqipërisë për në BE, nëse zbatohet, për sa kohë që kjo qeveri “Rama” është në pushtet

Këshilltari i CDU-së gjermane: Projekti i Ramës, Ballës dhe Hajdarit me projektligjin antidemokratik për ndryshimet kushtetuese, krijon kaos të plotë dhe i mbyll derën Shqipërisë për në BE, nëse zbatohet, për sa kohë që kjo qeveri “Rama” është në pushtet

Intervistoi: Qamil Xhani

Këshilltari ekonomik pranë grupimit politik qeverisës në Gjermani, CDU, Martin Henze në një intervistë për “Koha Jonë” ka komentuar situatën politike që po kalon Shqipëria, pas zyrtarizimit të nismës së kryeministrit Edi Rama për ndryshime të njëanshme të Kushtetutës, që për opozitën dhe ndërkombëtarët çojnë automatikisht në zhbërjen e marrëveshjes politike të 5 qershorit për reformën zgjedhore, që u negociua nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe. Henze thotë se ky proces tregon që, Rama dhe qeveria e tij, përfshirë opozitën ndoshta të paligjshme në parlament, natyrisht edhe Rudina Hajdarin, nuk janë përfaqësues të besueshëm për popullin shqiptar dhe për bashkësinë ndërkombëtare. E për këtë arsye, ai thotë se kjo shkelje e kontratës nga Rama dhe bashkëpunëtorët e tij ka pasoja të rënda. Drafti i ri, në optikën e ekspertit gjerman, nuk është në përputhje me Evropën, bie në kundërshtim me standardet minimale demokratike, veçanërisht ndalimi i koalicioneve, një qasje tipike post-komuniste e shekullit XIX. E në këtë pikëpamje, Martin Henze thekson se Europa e të pamundur të negociojë me anti-demokratët. “Projekti i Ramës, Ballës dhe Hajdarit me projektligjin antidemokratik për ndryshimet kushtetuese, krijon kaos të plotë dhe i mbyll derën Shqipërisë për në BE, nëse zbatohet, për sa kohë që kjo qeveri “Rama” është në pushtet”, shprehet ndër të tjera, këshilltari gjerman i CDU-së, Martin Henze.

Intervista e plotë

Henze, pas miratimit të marrëveshjes për reformën zgjedhor me 5 qershor, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka vendosur të rrëzojë pakti me opozitën reale dhe të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë të njëanshme. Çfarë pasojash do të ketë ky vendim i Edi Ramës për integrimin në BE?

Henze: Deklarata e kryeministrit Rama më 10 korrik 2020 se ai do të mbështesë ndryshimet kushtetuese që prishin marrëveshjen kombëtare midis opozitës së zgjedhur, të udhëhequr nga lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili përfaqëson mbi 50% të popullsisë elektorale, dhe e partisë qeverisëse të Ramës më 5 qershor, për reformën zgjedhore, duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme sistemin zgjedhor, çon në diskutimin aktual.  Marrëveshja e 5 qershorit 2020 u negociua dhe u nënshkrua midis partisë në pushtet dhe opozitës së bashkuar të udhëhequr nga Lulzim Basha. Nuk mund të ndryshohet apo tjetërsohet. Sfondi i marrëveshjes të 5 qershorit, e cila u përmbyll nën kujdesin e BE-së dhe SHBA-së, është marrëveshja e 14 janarit 2020 mbi kornizën për bashkëpunim për reformën zgjedhore midis partisë në pushtet dhe opozitës së bashkuar.

Deklarata e kryeministrit Rama më 10 korrik se ai do të mbështesë ndryshimet kushtetuese që do të prishin marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme sistemin zgjedhor erdhi një ditë pasi Rama njoftoi publikisht se nuk kishte mjaftueshëm vota në parlament. Por siç doli, kjo ishte e pavërtetë dhe u refuzua nga të ashtuquajturit deputetë parlamentarë të opozitës. Këta deputetë njoftuan se ishte arritur shumica e kërkuar. Ky ndryshim i papritur i Ramës erdhi pasi Partia Socialiste dhe përfaqësuesi i saj në Këshillin Politik kishin refuzuar në mënyrë të përsëritur dhe publikisht çdo ndryshim në sistem, përfshirë propozimin për listat e hapura dhe propozimin për ndryshime në Kushtetutë, gjatë diskutimeve në Këshillin Politik, para dhe pas marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore. Sigurisht, këtu zbatohet edhe parimi “pacta funt servanda” që do të thotë se marrëveshja duhet të respektohet. Z. Rama nuk do të largohet nga marrëveshja e 5 qershorit 2020 aq lehtë. Një përfundim i njëanshëm i kontratës: nuk është i mundur. Ky proces tregon që, Rama dhe qeveria e tij, përfshirë opozitën ndoshta të paligjshme në parlament, natyrisht edhe Hajdari, nuk janë përfaqësues të besueshëm për popullin shqiptar dhe për bashkësinë ndërkombëtare. Është një shkelje e qartë e marrëveshjes nga qeveria Rama, Hajdari dhe bashkëpunëtorët e tyre. Çfarë thotë Shopenhauer për shkeljen e një marrëveshjeje: “Shkelja e kontratës është gënjeshtër, shmangie dinake, e rreme dhe e plotë e njërës palë”. Kjo shkelje e kontratës nga Rama dhe bashkëpunëtorët e tij ka pasoja të rënda.

Drafti i ri, që tani është para nesh, nuk është në përputhje me Evropën, bie në kundërshtim me standardet minimale demokratike, veçanërisht ndalimi i koalicioneve, një qasje tipike post-komuniste e shekullit XIX. Përjashton pjesën më të madhe të elektoratit shqiptar nga procesi i formimit të mendimit, dhe ideja e ndryshimeve kushtetues është shkelje e hapur e kushtetutës, me fjalë të tjera, është çoroditje për drejtësinë që është e rëndësishme për Kodin penal, dhe popullin shqiptar, sovranin, por edhe bashkësia ndërkombëtare nuk ka më asnjë besim në veprimet e Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij në parlament. Dhe cili është rezultati?! Zoti Rama e zonja Hajdari i kanë kthyer shpinën kombit shqiptar dhe Evropës, për të ardhmen. Më 10 qershor 2020 ata u bënë njerëzit e së shkuarës. Për më tepër, Kryeministri Rama përbën kërcënim, sepse ai akuzohet për korrupsion, mashtrim elektoral, formimin e një organizate kriminale, tradhti (negociatat me Serbinë) dhe shkelje e hapur e kushtetutës, si dhe shkelje të ligjit. Gjithashtu, diskutohet se ai ka qenë në burg në Francë për marrjen e mallrave të vjedhura dhe tregtinë e drogës në 1993/1994. Z. Rama bën akuza të pavërteta dhe kërcënon në rrjetet sociale. Më 11 korrik 2020, ora 12:53, duke iu drejtuar opozitës së bashkuar, e drejtuar nga demokrati Lulzim Basha, e indirekt edhe bashkësisë ndërkombëtare, pra SHBA, BE dhe Gjermani, që morën pjesë në marrëveshje për ligjin zgjedhor, shkroi: “… Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se….. ” Sigurisht, partia e Ramës ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, nëse nuk dëshiron t’i përmbahet marrëveshjes. Z. Rama tani po tregon se kush është në të vërtetë, jo një patriot shqiptar, jo një qytetar i BE-së, një person që përfaqëson veten dhe interesat e tij.

Përveç pesë prioriteteve kryesore të formuluara nga Komisioni në progres-raportin për plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit, OSBE / ODIHR dhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës kanë formuluar rekomandime të qarta për reformën zgjedhore në 2013 dhe 2015. Këto do të të zbatohen përmes marrëveshjes së 5 qershorit 2020. Ato nuk do të zbatohen nga drafti i ri i Ramës dhe Hajdarit. Shkelja e kushtetutës dhe ndalimi i koalicioneve janë të papranueshme. Sipas dokumentit të BE-së, ekzistojnë 15 kushte shtesë përveç kritereve të Kopenhagenit, që përfshijnë: shtetin kushtetues, një ligj demokratik zgjedhor, zgjedhje të lira parlamentare dhe lokale dhe akuzat e anëtarëve të partisë qeverisëse, e cila bleu zgjedhjet parlamentare në 2017, u vendosën nga Bundestagu gjerman në shtator 2019 dhe u miratuan nga Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian. Gjermania dhe vendet e tjera të BE-së janë të detyruara t’i përmbahen atij vendimi, prandaj nuk do të ketë hapje të negociatave. Sigurisht që Rama është në dijeni të vendimit dhe është njoftuar edhe zyrtarisht nga BE. Ambasadori gjerman në Tiranë gjithashtu i ka theksuar në mënyrë të përsëritur dhe të drejtë 15 kushtet ditët e fundit. Rama nuk ka bërë asgjë për këtë çështje që nga viti 2014. Shkelja e hapur e marrëveshjes së 5 qershorit për reforma zgjedhor, tregon pabesueshmëri, tregon se qeveria Rama nuk ka absolutisht asnjë interes që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së.

Më shumë se 95% të shqiptarëve dëshirojnë të bëhen anëtarë të BE-së, është e qartë se qeveria Rama dhe përfaqësuesit e parlamentit, veçanërisht Hajdari, duket se nuk kanë më asnjë lidhke me kombin shqiptar. Është e qartë se duhet të bëhen ndryshime themelore në Shqipëri. Përveç kushteve që Shqipëria tani duhet të përmbushë një për një, ka një angazhim të gjerë për të bërë ndryshime thelbësore politike. Për këtë, Shqipërisë i duhet një sistem i paprekur politik, demokratik dhe ligjor, një ekonomi e paprekur, e rregullt dhe, më e rëndësishmja, konsensusi brenda shoqërisë, që të gjithë faktorët mungojnë aktualisht. Në këto kushte, nuk do të ketë negociata me BE. Gjithashtu, do të ketë pasoja të rënda për qeverinë Rama. Komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejojë që zoti Rama të vazhdojë kështu. Z. Rama i futi gozhdën e fundit arkivolit të tij politik më 10 korrik 2020. Ky është fundi i tij politik.

Anulimi i Edi Ramës i marrëveshjes me opozitën reale rrëzon dhe investimin e ndërkombëtarëve për të normalizuar situatën politike në Shqipëri. Do të lejojë BE-ja dhe Bundestagu gjerman që Edi Rama të veprojë edhe kundër tyre?

Henze: Zbatohet parimi: Pacta sunt servanda (marrëveshja vetëm respektohet). Ne dyshojmë shumë nëse Rama mund edhe ta anulojë “de jure” marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk ka asnjë arsye për tjetërsim. Ajo është nënshkruar, certifikuar nga SHBA dhe BE. Ne nuk e dimë se për çfarë flasin në të vërtetë zoti Rama dhe zonja Hajdari, të paktën angazhimi i tyre nuk ka lidhje me realitetin. Nëse qeveria “Rama” nuk respekton marrëveshjen, nuk mund të ketë negociata me këto zonja dhe zotërinj. Besimi shkatërrohet përfundimisht. Qeveria është plotësisht e izoluar. Historia i ndëshkon ata që janë vonë, zoti Rama. Ambasadorja amerikane dhe BE janë shprehur shumë qartë se marrëveshja e 5 qershorit duhet të zbatohet. Z. Rama, Hajdari & Co. nuk kanë më asnjë mbështetje në këtë çështje. Në situatën aktuale ligjore dhe humbjen absolute të besimit të popullit shqiptar në vullnetin për reformën nga qeveria Rama, Hajdari & Co., duhet të  përqendroheni vetëm te demokracia, zgjedhjet e reja. Në këtë kontekst, më lejoni të vë në dukje sa vijon:

Qëllimi i kësaj reforme zgjedhore, që është gjithashtu një pikë thelbësore për fillimin e bisedimeve me BE-në, ishte parandalimi i manipulimit, si në zgjedhjet parlamentare të 2017, të iniciuara nga anëtarët e partisë qeverisëse, apo zgjedhjet e paligjshme lokale të 2019. Kjo është bërë me përdorimin e shtrëngimit shtesë nga bashkësia ndërkombëtare kundër qeverisë Rama, tani më 5 qershor 2020. Të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të jenë të lirë dhe të barabartë të marrin pjesë në procesin demokratik. Kjo është me rëndësi të veçantë për Republikën e Shqipërisë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet liria përmes mungesës së mbizotërimit: Përgjigjet parimore për ruajtjen e lirisë, kemi parë, janë nga një grup i gjerë i mbrojtjeve procedurale, dhe nga një skemë akoma më e hollësishme, e krijuar për të siguruar se, në bërjen e zgjedhjeve thelbësore, procesi i vendimit do të jetë i hapur dhe i barabartë për të gjithë, dhe vendimmarrësit duhet të jenë përgjegjës për të mbrojtur interesat e të gjithë atyre. Reformat e mëtejshme duhej t’i liheshin parlamentit për t’i diskutuar. Qëllimi kryesor ishte parandalimi i manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme. Rezultati i ligjit zgjedhor duhej të realizohej e pakta një vit para zgjedhjeve të reja, pra data e vendimit në qershor 2020.

Projekti i Ramës, Ballës dhe Hajdarit me projektligjin antidemokratik për ndryshimet kushtetuese, krijon kaos të plotë dhe i mbyll derën Shqipërisë për në BE, nëse zbatohet, për sa kohë që kjo qeveri “Rama” është në pushtet. Rezultati i saj: Shqipëria nuk ka të ardhme. E drejta kushtetuese shqiptare i jep Gjykatës Kushtetuese bazën e ekzistencës dhe fuqinë e saj të vendimit. Në kushtetutë, Gjykata Kushtetuese dhe kushtetuta shqiptare formojnë një njësi simbiotike. Nuk ka kushtetutë funksionale pa mbrojtje, pa kujdestarinë, pa Gjykatën Kushtetuese. Por as Gjykatë Kushtetuese funksionale pa Kushtetutën shqiptare. Kushtetuta vendos shtetin ligjor në një “rend të bazuar në vlera”, të cilin Gjykata Kushtetuese duhet ta mbrojë kur një palë, siç është Rama, përpiqet të abuzojë me procedurat dhe institucionet demokratike me qëllim që të eliminojë demokracinë që po lufton, për të vendosur forma të papajtueshme të sundimit, siç është diktatura. Sundimi i ligjit zbatohet, ligji ka përparësi ndaj politikës, një marrëdhënie e qartë e nënshtrimit dhe epërsisë. Rama dhe Hajdari duket se nuk duan ta shohin këtë. Me këtë injorancë nuk ka hapje të negociatave me BE. Si mund të negociojë BE-ja me antidemokratët. Pritet një standard minimal, d.m.th., zbatimi i kritereve të Kopenhagës, plotësimi i 15 kushteve të Bundestagut gjerman dhe BE, rivendosje e sundimit të ligjit, zgjedhje në vitin 2020.

Prandaj, Gjykata Kushtetuese shqiptare ka për detyrë të përcaktojë përmbajtjen e normave kushtetuese në rast të mosmarrëveshjeve në mënyrë autoritative, të zhvillimit të mëtejshëm të ligjit kushtetues dhe të zbatimit të kërkesave e standardeve të ligjit kushtetues kundër vendimeve politike të parlamentit dhe qeverisë, kundër ushtrimit të administratës publike dhe kundër gjyqësorit. Vetë Gjykata Kushtetuese kontribuon në formimin e ligjit duke përcaktuar parimet juridike të Kushtetutës në përputhje me parimet e arsyetimit juridik. Në terma konkretë, për një ndryshim kushtetues, çdo dispozitë kushtetuese duhet të interpretohet në atë mënyrë që të jetë në përputhje me këto parime themelore kushtetuese dhe vendime themelore të ligjvënësit kushtetues. Për shkak të “unitetit të kushtetutës”, e cila duhet të presupozohet dhe që është e bazuar në “Vendimin e pushtetit të Kushtetutës”, kjo nuk çon në një hierarki të jashtëzakonshme të vetë dispozitave kushtetuese. Kjo do të thotë që kushtetuta shqiptare mund të ndryshohet vetëm nëse në të njëjtën kohë mund të garantohet mbrojtja e saj kundër veprimtarive të mundshme antikushtetuese të qeverisë dhe / ose parlamentit. Pra, ekziston ndarja e pushteteve, ai parim themelor demokratik. Thjesht, jo ligjërisht, i formuluar: Kushtetuta shqiptare mund të ndryshohet vetëm nëse një gjykatë kushtetuese është funksionale dhe mund të shqyrtojë këtë ndryshim. Në mungesë të një gjykate kushtetuese funksionale, Rama nuk mund të ndryshojë Kushtetutën. Nëse Qeveria e Ramës dhe / ose Parlamenti shqiptar ndryshojnë kushtetutën, vendoset një “ligj antikushtetues”.

Një veprimtari antikushtetuese e organeve nuk është në kushtetutë që të vlerësohet si një masë jokushtetuese ose një vendim ligjor i parlamentit për të ndryshuar kushtetutën. Një ndryshim kushtetues i paligjshëm, si ky që po ndërmerr Rama, është një veprim ligjor që nuk mbulohet nga dekreti ndryshues i Kushtetutës. Nëse Rama ndryshon kushtetutën shqiptare me anë të një dekreti parlamentar, ndryshimet kushtetuese të paligjshme janë të pavlefshme, pra ato nuk janë efektive. Qeveria duhet të japë dorëheqjen, parlamenti të shpërndahet dhe të mbahen zgjedhje të reja. Kjo rezolutë e përgatitur tregon, nga njëra anë, energjinë kriminale të qeverisë “Rama” dhe disa përfaqësuesve të parlamentit për të mosrespektuar kushtetutën dhe nga ana tjetër, tregon se qeveria Rama dhe përfaqësuesit e parlamentit duket se nuk kanë njohuri kur bëhet fjalë për respektimin e rregullave juridike. Kjo mund të shihet shumë mirë nga shkelja e marrëveshjes së 5 qershorit 2020, por edhe nga qëllimi për të nisur ndryshimin e kushtetutës në mënyrë të paligjshme. Tani do të shohim diçka të ngjashme, të njëjtin model si me ligjet e tjera antikushtetuese. Nëse merret vendimi për të ndryshuar Kushtetutën, Presidenti i Republikës së pari duhet ta refuzojë këtë ligj. Nuk mund të përjashtohet që qeveria Rama e ka dëshiruar këtë situatë, sepse Rama dëshiron që të zhvillojë zgjedhjet e ardhshme sipas ligjit të vjetër zgjedhor, i cili lejon shumë hapësira për manipulim. Të mohosh se Shqipëria ka rënë në një krizë serioze, ndoshta edhe fatale, do të ishte të mbyllësh sytë nga realiteti, sepse Shqipëria aktualisht nuk ka shtet kushtetues e demokraci, se shqiptarët nuk e pranojnë këtë situatë dhe se Shqipëria po përballet me një humnerë ekonomike dhe juridike.

ADN-ja e Ramës nuk përmban asnjë informacion për respektimin e të tjerëve, lirinë, demokracinë dhe empatinë ndaj popullit shqiptar dhe asnjë vullnet për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së. Ekziston një emergjencë legjislative dhe kushtetuese në Shqipëri, sundimi i ligjit dhe ndarja e pushteteve nuk funksionojnë dhe qeveria po shkel vazhdimisht parimet themelore kushtetuese, shto këtu edhe kaosin që qeveria Rama po krijon në keqmenaxhimin e pandemisë dhe duke shmangur çdo dialog demokratik dhe kompromis. Prandaj, shtrohet çështja nëse Presidenti i Republikës duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të shpërndajë parlamentin menjëherë dhe të përgatitet për zgjedhje të reja. Shqipëria është në një gjendje të emergjencës legjislative dhe kushtetuese. Kjo plotësohet edhe me sulmet e vazhdueshme ndaj kushtetutës nga partia në pushtet. Në thelb, qeveria Rama është armiku i kushtetutës; në vendet e tjera partitë e tilla do të ndaloheshin. Shteti shqiptar është “de fakto” dhe “de jure” i paaftë për vepruar, i cili është në thelb në kundërshtim me Kushtetutën. Një qeveri vërtet demokratike duhet të sigurojë prosperitet, liri dhe paqe për sovranin, popullin dhe të mbështesë njerëzit në ushtrimin e të drejtave të tyre njerëzore.

Të gjithë kanë të drejta të patjetërsueshme që duhet të mbrohen, dhe kjo bëhet gjykata kushtetuese, nga Gjykata e Lartë, nga një shtyp i lirë dhe nga zgjedhje të lira e demokratike. Në një situatë ku shteti demokratik kushtetues, si në Shqipëri, nuk funksionon më dhe një qeveri vepron në mënyrë arbitrare, tentohet të parandalohet ligji zgjedhor demokratik që lejon votimin e lirë, të fshehtë dhe të barabartë dhe të kërcënohet rendi kushtetues, është detyrë kushtetuese Presidentit të Republikës të rivendosë funksionin mbrojtës të kushtetutës shqiptare dhe të shtetit kushtetues demokratik përmes zgjedhjeve të reja. Para këtij akti ligjor, Qeverisë duhet t’i kërkohet, për herë të fundit, të informojë Presidentin e Republikës në detaje brenda 24 orëve se si dhe kur Qeveria synon të rivendosë sundimin e ligjit jofunksional dhe demokracinë / ndarjen e pushteteve, për të përmbushur 15 kushtet e BE-së, për të zbatuar reformën zgjedhore të 5 qershorit dhe për të mbajtur zgjedhjet parlamentare e lokale në vitin 2020.

Shqipëria në 30 qershor 2019 bëri një palë zgjedhje të modelit komunist pa opozitën. A duhet të ketë reagim më të fortë nga ndërkombëtarët për të mos lejuar përsëritjen e një farse të tillë me zgjedhjet parlamentare në vitin 2021? 

Henze: Pati një dekret kushtetues të presidentit sipas nenit 93 të kushtetutës dhe pas kësaj data e zgjedhjeve ishte në tetor të 2019 dhe jo 30 qershori. Për sa kohë që gjykata kushtetuese nuk e shfuqizon dekretin e presidentit Meta, atëherë dekreti kthehet në ligj dhe e detyron Qeverinë Rama ta zbatojë atë. Pra, zgjedhjet lokale të 2019 ishin të paligjshme. Zgjedhjet ishin zgjedhje të komitetit të brendshëm të partisë qeverisëse, zgjedhje njëpartiake, e cila më pas pushtoi në mënyrë të paligjshme të gjitha funksionet lokale, por jo zgjedhjet lokale. Bashkitë e uzurpuara aktualisht drejtohen nga kryetarët e paligjshëm të qeverisë Rama. Shumë kryetarë bashkie dhanë dorëheqjen, kështu që u desh të hiqnin dorë sepse kishin mbajtur sekret të kaluarën e tyre kriminale, të gjithë miqtë e partisë së Ramës. Një situatë e turpshme për Shqipërinë.

Zgjedhjet nuk u monitoruan nga asnjë autoritet serioz, shumë e anuluan misionin e tyre vëzhgues sepse nuk donin të merrnin pjesë në zgjedhje të brendshme të një partie qeverisëse. Vetëm disa përfaqësues nga OSBE ishin në vend. Raporti i OSBE-së për këto zgjedhje vërteton kaosin dhe procesin antidemokratik, si dhe rezultatin. Siç u tha tashmë, Shqipëria nuk ka asnjë shans tjetër të shpëtojë nga kaosi përveçse zgjedhjeve të reja në vitin 2020, nuk ka kohë për eksperimente. Pas këtij procesi, qeveria duhet të japë dorëheqjen për aktivitete antikushtetuese dhe një datë e re zgjedhjesh duhet të caktohet në vjeshtë. Kjo gjithashtu siguron dhe garanton qasje në BE.

Nëse zoti Rama mendon se ka zbatuar një politikë fantastike gjatë viteve të fundit, që e ka bërë Shqipërinë të lulëzojë, nuk duhet të ketë frikë nga zgjedhjet. Ai duhet të jetë i kënaqur që ka rastin për të konfirmuar sukseset e tij nëse shqiptarët e rizgjedhin me zgjedhje të ndershme e demokratike. Etërit dhe nënat shqiptare, nga malet e Shqipërisë së veriut, nga brigjet e jugut, nga kufiri me Kosovën dhe Maqedoninë, nga qendra e Shqipërisë, tani duhet të kërkonin me guxim për brigje të reja, duke u dhënë vajzave dhe djemve të tyre një të ardhme në Shqipëri dhe Bashkësinë europiane.

Përktheu dhe përshtati në shqip: Lindita Kokoli

Kategori
Uncategorized

Çarku Amerikan, dhe vetëposhtërimi i Ramës.

Vetëposhtërimi i Ramës sot në Këshillin Politik

Nga Red Varaku .

Kush e njeh politikën e jashtme amerikane e ka të qartë që askush nuk guxon as të mendojë, se mund të shkelë marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e tyre.

Edi Rama po kërkon një rrugëdalje qoftë edhe vetposhtëruese nga bataku ku e futi veten nëpërmjet vendimit për të ndryshuar Kushtetutën, duke shkelur dakortësinë e 5 qershorit.

Duket që ai e ka humbur sensin e realitetit dhe i duket akoma si lojë kjo punë, sepse as që e kishte menduar, që një vendim i tillë do të ngjallte një reagim kaq të ashpër të faktorit ndërkombëtar, duke rrezikuar bllokimin e integrimit dhe izolimin e Shqipërisë.

Reagimi i ashpër i të gjithë aktorëve më të rëndësishëm të BE përfshi , Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, Nënkryetarin e CDU/ CSU, krahun e djathtë të Merkel, z . Wahdepul, reagimin e ashpër në unison të përfaqësuesve të Parlamentit Europian , në një hark kohor disa ditor, sigurisht e ka tronditur atë.

Por, ajo që e ka trembur është pikërisht mosreagimi i SHBA-ve. Heshtja e tyre në raste të tilla flet më shumë se çdo deklaratë. Kjo do të thotë që dakortësia e 5 qershorit për ta konsiderohet një çështje e mbyllur, ndaj nuk meriton asnjë koment tjetër.

Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe, kur ajo marrëveshje u nënshkrua në ambasadën amerikane dhe u përshëndet nga numri dy i SHBA-ve, Sekretari Amerikan i Shtetit, z. Mike Pompeo.

Kush e njeh politikën e jashtme amerikane e ka të qartë që askush nuk guxon as të mendojë, se mund të shkelë marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e tyre.

Kjo për shkak se ata janë sot fuqia më e madhe e globit dhe çdo përpjekje për ta minuar këtë reputacion merr ndëshkim egzemplar. Është e qartë që ajo nuk ndryshohet më dhe kush e shkel atë sigurisht do të ketë pasoja fatale.

Pra, Rama po kërkon një rrugëdalje qoftë edhe vetposhtëruese nga budallallëku ku e futi veten me arrogancën e tij idiote dhe prezenca e tij sot në Këshillin Politik në krah të Damian Gjiknurit përballë Gazment Bardhit, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashit është një taktikë për tu zbythur nga kjo idiotësi me procedurë.

Sigurisht, që kjo është një zbythje e ulët, pa nder dhe dinjitet, por që gjithsesi mund ta shpëtojë atë nga ndonjë vendim i ashpër i SHBA-ve për të dhe familjen e tij biologjike dhe politike.

Kategori
Uncategorized

PYETJE PER OGERTEN QE BEN FILMA ME DOKTORA!

Dritan Kaba/

Kisha nje pyetje per Ministren e paafte, manipulatore te paskrupullt dhe pervetesuese e parave te shqiptareve, Ogerta, qe ka kater muaj qe na luan filma.

Keni nje koncension qe iu ka marre shqiptareve padrejtesisht 8 milion euro deri para mje viti pa bere asnje pune.
Nuk kam ende dijeni sa eshte shifra e vertete kete vit.por besoj ka shkuar tek 10 milion euro!
Koncensioni eshte per te bere analizat, se juve dhe kryeninistrit iu pret barku per shendetin e shqiptareve. Ketij kryeministri qe eshte autor i shume skandaleve, deri tek tradhetia e larte per copetimin e trojeve te Kosoves.
Pse nuk e ktheni kete koncension per kete periudhe per te bere analizat seriologjike falas per shqiptaret?!
Pse duhet te paguajne shqiptaret disa here, nje here me taksa nga xhepi i tyre per kete koncension, qe ne kete periudhe u pa qarte qe nuk ka asnje vlere dhe mje here tek laboratoret private?!
Ju jeni jo vetem hajdute te pacipe edhe pa moral, por edhe mashtruesa qe te beni t’ju urresh me gjithe shpirt!
Per pak para me shume ne llogarite tuaja jeni gati te luani me jeten e shqiptareve!

Kategori
Uncategorized

MERI LALAJ SHKRIMTARJA E NDODHIVE TË VËRTETA


SHPENDI TOPOLLAJ

(Rreth librit me tregime “Duke u kthyer në shtëpi”)


Me Meri Lalajn, mesa mbaj mend, më ka njohur Behija, dajesha e sime shoqeje që ishte nga Gjirokastra dhe e martuar në Pogradec.

Ajo ishte mësuese e rreptë matematike, por lexonte shumë letërsi artistike. Dhe mbi të gjitha qe bërë strehë për mua sa herë veja atje, gjatë kohës të dashurisë me Tatjanën. Ishte grua me shumë kulturë dhe shoqet i kishte të zgjedhura. Midis tyre, dallohej Meri, dhe ajo mësuese. Unë isha oficer i ri dhe Meri, emri i së cilës më kujtonte Meri Morisonin, sa herë takoheshim, i gëzohej interesimit tim për letërsinë. Por më shumë kënaqej kur na shihte së bashku me Tatjanën, e cila e respektonte pa masë atë, duke pohuar shpesh se është grua e mençur dhe me karakter. Ndërsa në sytë e mi, ajo merrte edhe më shumë rëndësi, si një mikeshë e poetit të shquar Lasgush Poradecit. Lasgushi nuk të bënte mik kollaj. Thënë trashë, në këtë drejtim, ishte tekanjoz. E kam thënë edhe diku tjetër, se personalisht nuk u takova asnjëherë me të. Gjithmonë ngurroja tek e shihja që shëtiste buzë liqerit të magjishëm i ndjekur nga Cuci i tij i pandarë, me mendimin që ta lija për një herë tjetër. Edhe vetë Kadareja, një herë që isha kthyer nga Pogradeci, më pyeti për të. I shpjegova se e shihja shpesh, por nuk guxoja ta takoja, se më dukej disi i vështirë. “Ashtu është, – ma ktheu ai që e donte shumë Lasgushin, – por desha të dija si ka reaguar pas intervistës time te revista “Ylli”, ku në rubrikën “Katër pyetje, katër përgjigje” e lavdëroja. Se me atë, është bela; edhe kur e lëvdon, të zemërohet”. Më vonë, kur poeti nuk ishte më, Meri ma plotësoi njohjen me të, me librin me kujtime që ia kishte kushtuar atij. Në atë libër, Meri nga ana e saj, shfaqet ashtu sikurse e njihnin të gjithë në qytetin e saj; e thjeshtë, e sinqertë dhe mjaft e ndershme. Edhe unë, duke ndierë një detyrim për miqësinë e munguar të Lasgushit, por edhe për atë që tani kisha me Meri Lalajn, shkrova gjatë dhe me entuziazëm rreth atij libri aq të vlefshëm. Takoheshim shpesh me Merin nëpër veprimtari letrare, shkëmbenim librat tanë dhe flisnim shpesh në telefon. Një ditë e pashë tek shëtiste te Blloku e zënë për krahu me Elena Kadarenë. Pasi u përshëndetëm, nxori nga çanta librin e saj të ri me tregime, me titull “Duke u kthyer në shtëpi”. Jashtë zakonit tim, e kisha vendosur në bibliotekë dhe e pata harruar.

Një ditë, nuk e di çkërkoja dhe u kujtova se ndaj atij libri kisha një detyrim. E mora dhe e lexova me ëndje, dhe sepse më ngjalli kujtime të bukura nga një kohë për mua, romantike. U gëzova kur vura re se Meri kishte mbetur po ajo; e mira, e thjeshta, modestja, e sinqerta dhe mbi të gjitha, njerëzorja. Se një shkrimtar mund ta njohësh lehtësisht nga ato që shkruan dhe ashtu si i shkruan. Dhe ndofta këto vlera të saj ajo më mirë se kudo, i jep te tregimi nga i cili libri ka marrë emrin. Ajo që ngjet atje, në pamje të parë duket si diçka e zakonshme, por pak nga pak merr përmasa psikologjike. Diana, që sështë tjetër veçse vetë autorja, pasi ka ardhur në kryeqytet nga Pogradeci për të paraqitur një studim për folklorin, ka dalë në rrugë për të pritur ndonjë makinë që mund ta marrë për të shkuar sa më parë tek e bija. Ndalon një GAZ që mund ta çonte deri në Elbasan. Kur ajo hyn brenda tij, gjen katër burra. Atë që qëndron në krah të shoferit, ata dy që janë ulur mbrapa, e thërresin shef dhe i përdridhen me servilizëm, duke e vërtitur bisedën te vizita e tij në Francë. Nuk kalon shumë dhe ai shefi heq syzet e diellit dhe i jep të njohur Dianës, duke i kujtuar se dikur kanë qenë të njohur në Universitet. Ai, nga ana e tij aso kohe e kishte pëlqyer atë, madje dhe i kishte propozuar, por ajo i qe përgjigjur me mirësjellje se kjo ishte e pamundur, pasi ajo jo vetëm që nuk ndjente për të, por dhe ishte e lidhur me dikë tjetër. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të paditur, sidomos kur bëhet fjalë për dashuriçka e simpatira studentësh.

Biseda është e zakonshme, jo ku punon, jo a ke fëmijë e jo ku është bashkëshorti. Diana, pa asnjë drojë a paragjykim, u thotë atyre se ka një vajzë, por vetë është e ndarë nga burri. Ata, menjëherë reagojnë, duke mos e çuar më tej bisedën, njësoj sikur ajo tu kishte deklaruar se jam prostitutë. Heshtin, por nga një herë heshtja inatçore flet më shumë se çdo gjë tjetër. Tregimi nis të bëhet tërheqës, sidomos kur ata burrat ndalojnë për të pirë një kafe dhe as për kortezi, një femre bashkëudhëtare, nuk i thonë të vente dhe ajo me ta në klub ku të paktën të merrte ndonjë pije freskuese. Diana, e shpërfillur, futet e vetme në klub, merr diçka dhe rrugëtimi vazhdon gjithnjë midis asaj heshtjes fyese, për të mos thënë toruruese të atyre zyrtarëve që deri pak më parë nuk pushonin duke iu lëpirë shefit të tyre. Tani Diana të kujton atë personazhin e letërsisë ruse, që në zhgënjim e sipër, thosh: “Sa mirë që sngjau atëherë”.

Nga ana e saj, Diana pyet vet veten: “Po unë, pse them gjithnjë të vërtetën?!” Dhe më tej dilema: “Po përse ta hajë dreqi, të mos them të vërtetën!” Rruga që zgjati plot një shekull, dhe ku fletët e daktilografuara të studimit mbi folklorin e zonës së Mokrës i rëndonin mbi gjunjë si hekurishte të ndryshkura, më në fund përfundon, dhe Diana zbret. Ndahet prej tyre me një tundje koke dhe me mendimin që po nuk gjeti makinë për Pogradec, do të shkonte te shoqja e saj Maria. Por, ndërkohë dikush nga një veturë blu me targën e qytetit të saj, i thërret: – Mësuese, për ku? Ishin dy nxënësit e saj, Dori në timon dhe tjetri që sapo ishte emëruar drejtor. Nisen për Pogradec dhe Diana tani ndihet e çtensionuar, për të mos thënë e çliruar, nga ajo heshtja ofenduese e atyre zyrtarëve që u kishte lënë shije të keqe fakti se ajo qenkej ndarë nga i shoqi. Dori ishte fejuar dhe fluturonte nga gëzimi, ndaj tani në këtë makinë sundonte hareja nga bisedat e çpenguara, krejt e kundërta e asaj që Diana kishte përjetuar në makinën tjetër. Dhe në këtë hare, autorja e tregimit nuk ka harruar të ftojë për të marrë pjesë edhe natyrën. “Nga dritaret e hapura të makinës frynte puhiza e pasdites së vonë. Qielli ishte i kaltër i kulluar pa një re… Dielli po ulej ngadalë matanë maleve, rrezet e tij të fundit e kishin përflakur liqenin që u doli përballë”.

Dhe pastaj shtëpia që këndonte nga rregulli dhe pastërtia që kishte vendosur e bija Nevila që mezi e priste. Por është aty edhe kënaqsia e miratimit të studimit për folklorin, kënaqsi që do gëzonte dhe shokët e shoqet e saj. Meri Lalaj i merr ngjarjet nga përditshmëria e saj dhe i shndërron në tregime. Duke i lexuar ato, nuk ke sesi të mos i lidhësh me një fill të padukshëm në pamje të parë. Kështu, teksa lexon tregimin “Vogëlushja dhe kali”, dashje pa dashje do e bësh krahasimin midis mbesës së saj Vanesës që i jep ujë për të pirë e dashuri edhe një kali dhe atyre katër zyrtarëve që me reagimin e tyre prej injorantësh, mërzisin një femër të pafajshme që rastësisht e takojnë, kur atë e do dhe e respekton një qytet i tërë. Ja si thotë vetë autorja: “Do të vinin mëngjese të tjerë dhe njerëzit e qytetit të saj do ta përshëndesnin Dianën çdo ditë me respekt e dashuri “Mirëmëngjes, mësuese Diana! Mirëupafshim, mësuese Diana!” E si të mos e donin atë nxënësit, kur ajo ndihmonte edhe atë më të dobtin, Linon që falë kujdesit të saj u bë mësues e madje dhe drejtor i asaj shkolle, dhe si të mos nderonin mësuesen e tyre që derdhte lot kur shihte në programin “Fiks fare”, vajzën jetime të përballej aq e vogël me varfërinë dhe që aq dhimbshëm Meri Lalaj e ka përshkruar te “Nënat nuk mund të flenë kur fëmijët janë të uritur”. Por nuk mund të le pa përmendur tregimin perlë të saj “Ndodhi në mars”, ku ajo në vetëm tre faqe, ne e jep të plotë talentin e saj. Një të diel marsi, në qytetin e vogël ndodhi e pa dëgjuara; shpërtheu depua e ujit nga një tritol që nuk dihet se çdorë e vuri dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ja dha edhe një shi i tmerrshëm, që së bashku jo vetëm përmbytën varrezat, por edhe i nxorrën të vdekurit nga varri. Ishte diçka makabre, ku rasti më i trishtë ishte gjetja e trupit të pa prishur nga e ëma, të vajzës së saj që kishte vdekur para pesë vjetësh. Vajza kishte mbetua ashtu si atë ditë “me buzën paksa shtrembëruar nga një si tallje e lehtë”. Njerëzit tani besonin se nuk kishtin thënë më kot të parët se “Nuk e treti dheu”. Nisën hamendësimet, madje dhe u dëgjua një këngë si vajtim që mendohej se e kishte ngritur Beni, i dashuri i saj. Pastaj, gjithçka i kaloi groteskut; nisën grindjet mes të afërmëve se qenë ngatërruar eshtrat e të vdekurve, pasi “kur gjenin kockat e krahëve nuk gjenin ato të këmbëve”. Dhe në gjithë këtë zallamahi, ku jo vetëm u përzjenë të krishterët me muslimanët, por edhe njerëzit me bindje të ndryshme politike. Kishte nga ata që kishin bërë sherre të mëdha për partitë sa qenë gjallë, disa edhe ishin rrahur keq dhe tani rrinin të përqafuar. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, vjen ironia e sarkazma se disa komunistëve të thekur nuk po u gjendej as nami e as nishani. Hetuesit që kishin torturuar e burgosur të tjerët, operativët e sigurimit që kishin bërë gjithato koba dhe spiunët e poetëve dhe artistëve të qytetit, duke përfituar nga rrëmuja, ishin zhdukur pa gjurmë. Dhe njerëzit, si e vranë mendjen, i dhanë karar se ata kishin shkuar në Amerikë që nuk i kishin lënë kusur duke e sharë, sa qenë mes të gjallëve. Atje, mesa dukej, kishin marrë dhe strehimin politik. Dhe pyetja që lind vetiu është: Mirë ata se me dredhi e kaluan jetën, po Amerika si e ha mashtrimin dhe u beson atyre? Kurse lemeria që përjetuan banorët e atij qytetit të vogël, dhe pyetjet që smarrin përgjigje, nuk kanë kaluar ende.

Po ashtu edhe frika e ndonjë shpërthimi të depos së ujit dhe mallkimi që mund të pasojë, duke shkarkuar ndonjë shi të pa parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Por në kontrast me të gjitha këto, duke e lexuar këtë libër, për asnjë çast, nuk më ndaheshin vargjet e Meri Morisonit. “Por unë thashë nuk ka jo / Si Meri Morison asnjë!”

Kategori
Uncategorized

Vollga

Albert Avduli/


Shoku Haki u plagos në një pritë. Kompania u tërhoq, por i plagosuri mbeti në vijën e zjarrit. Guri, një luftëtar idealist, vrapoj dhe zvarrë, zvarrë e nxori nga rreziku.
Lufta mbaroi, Hakiu u bë antar byroje në Tiranë.
Guri u kthye në fshat dhe disa vite u kujdes për një tufë të vogël dhish.
U bë kooperativa dhe Gurit ja morën dhe ato e tashmë ruante kopenë kolektive.
Një ditë vjeshte, tufa e dhive po këpusnin gjethet e fundit të dushkut, kurse bariu, ndanë rrugës automobilistike, në këmbë, dridhte cigare.
Një veturë “vollga” kaloj me shpejtësi sovjetike dhe Guri, siç e kishte bërë zakon, përshëndeti me grusht. Disa metra më tej, fishkëllyen frenat dhe vetura ndali.
Dera u hap dhe bariut i shkuan sytë të këpucët lustrafin që dolën nga vetura. Uli kokën dhe vërejti opingat e tij, të cilat i kishte sajuar nga një gomë e vjetër që kish nxjerr lumi.


Nga automobili zbriti një burrë i veshur mirë.
Ai ishte, vetë shoku Haki.
Tungjatjeta o trim i maleve !
Tjeta ju ! – u kthye përshëndetja.
A je Guri ti ? Po, shoku Haki, unë jam.
Ku je mor Gur ? Me çfarë meresh ? Nuk të harroj kurrë, ti më shpëtove jetën.
Guri e ndezi cigaren e dredhur me një racion të vockël letre nga gazeta “Zëri i Popullit” dhe u përgjigj: Shoku Haki, atë ditë që u plagosët, unë ju nxora deri në anë të rrugës. Ja, atje te lisi i shkëmbit, një vrap pele më tej.
Juve, erdhi ju mori makina dhe ikët në Tiranë.
Unë, prej asaj dite, këtu jam.

Kategori
Uncategorized

Shqiptarët – Vende – Monumente – Njerëz të Evropës Juglindore – Mesdheu Lindor – Greqi – Azia e Vogël – Italia Jugore, Shekulli 15-20

Albanian woman from Athens. – BARTHOLDY, Jakob Ludwig Salomo… Albanians – TRAVELLERS’ VIEWS – Places – Monuments – People Southeastern Europe – Eastern Mediterranean – Greece – Asia Minor – Southern Italy, 15th -20th century

Albanians (38 Subjects)

Albanian officer. 

more

An Albanian of Greece. 

more

Albanian man. 

more

Albanian man. 

more

Albanian man. 

more

An Albanian. 

more

Albanian butcher in Athens, by Louis Dupré. 

more

Albanian man from Ioannina, coloured aquatint by J. Cartwright. 

more

Albanian man, coloured aquatint by J. Cartwright. 

more

Arnaut, coloured copper engraving by J. Cartwright. 

more

Albanian tripe butcher bringing lamb intestines to the cats of the Grand Bazaar of Istanbul. 

more

Armed Albanian. 

more

Albanian soldiers. 

more

Çiğerci, itinerant liver seller. 

more

Albanian soldier. 

more

Albanian soldier. 

more

The library of Hadrian seen from the house of Nikolaos Logothetis, consul of Britain in Athens. In the foreground, the soap mills. An Ottoman aga receiving a visitor; an Albanian groom. 

more

View of the temple of Hephaestus in Athens. In the foreground, Arvanite peasants threshing corn under the supervision of a Muslim servant who is escorting his master’s son. On the left, Arvanites in provisional hut (kalyvi). 

more

The Arch of Hadrian in Athens with the temple of Olympian Zeus. The temple of Artemis Agrotera in the background. Arvanite shepherds are taking their sheep to graze. 

more

Remains of the portico of the reservoir of the Aqueduct of Hadrian (Dexameni) at the foot of Lycabettus hill. Dairy farm belonging to Arvanites. A woman is milking her goat to make kaymak. A man has come on horseback to buy dairy products. A monk of Hagioi Asomatoi monastery is going to town with his donkey which is carrrying olives and wine. Mount Hymettus and Kaisariani monastery in the background. 

more

Albanian family traveling. 

more

Albanian soldier at Giurgiu, city in Wallachia (Romania). 

more

Albanians in the Morea. 

more

Albanian soldier from the Peloponnese. 

more

Albanian woman from Athens. 

more

Young Albanina woman from Lichada, Euboea. 

more

Albanian man. 

more

Frontispiece to the edition. The house of the Mudir, Ottoman governor of Ohrid. A morning call in which Adelaide Mary Walker was present. An affluent Albanian lady pays a visit to the Turkish commander’s wife, escorted by her young daughter. A maidservant offers the visitors flowers from the house’s garden. 

more

Albanian woman. Excerpt from ”Childe Harold’s Pilgrimage” by Lord Byron. 

more

iAlbanian man. Excerpt from ”Childe Harold’s Pilgrimage” by Lord Byron.

Albanian man from Ioannina. Excerpt from a poem by Henry Gally Knight. 

more


Albanian man. Excerpt from a poem by Henry Gally Knight. 

more


Albanians. 

more


Albanian man and wife. 

more


Ottoman guard, probably Albanian. 

more


Turkish Albanian. 

more


Albanian and Turkish enjoying tea at the bazaar of Istanbul. 

more


Armed Ottomans: Bulgarian (left). Syrian (middle). Albanian (right). 

more

Kategori
Uncategorized

Aushvicit II.Hell’s Gate – Porta e ferrit .

Kjo është hyrja kryesore në kampin e shfarosjes së përqendrimit të Aushvicit II.

Në mes të shtëpisë së portës është një rrugëkalim me shina hekurudhore që shkojnë nga jashtë në pjesën e brendshme të kampit.

Ishte ajo që e bëri Aushvicin II shumë të veçantë në krahasim me të tjerët, përveç që ishte kampi më i madh i përqendrimit gjatë periudhës së Reich.

Auschwitz II është i vetmi kamp që ka shina hekurudhore që sjell trena direkt në kompleksin e tij. Një shtrirje e gjatë makinash bagëtish që sillnin të burgosur nga të gjitha vendet evropiane të okupuara gjermane – në veri, jug, lindje dhe perëndim, rrodhën nëpër këtë portë Treni do të ndalojë disa kantiere nga dhomat e gazit, ku të burgosurit do t’i nënshtrohen “Selektion” proces.

mos ngurroni të klikoni në lidhjen më poshtë | Kampi i Përqendrimit Dachau | Kampi i Përqendrimit Aushvic – Birkenau |

This is the main entrance into Auschwitz II concentration slash extermination camp. In the middle of the gate house is a passageway with rail tracks that run from the outside to the inside of the camp. It was what made Auschwitz II very special in comparison to the others, besides being the largest concentration camp during the Reich period. Auschwitz II is the only camp having rail tracks that bring trains direct into its compound. A long stretch of cattle cars bringing prisoners from all over German-occupied European countries- north, south, east, and west, flowed through this gate The train will then stop a few yards from the gas chambers where prisoners will undergo the “Selektion” process. I will talk more on this in my next post. This is my series of Auschitz-Birkenau Konzentrationslager. To view my Dachau sets, feel free to click the link below | Dachau Concentration Camp |Auschwitz-Birkenau Concentration Camp |

Kategori
Uncategorized

Këtë Verë kuptova që kam ikur përgjithmonë dhe se Atdheu më mban në distancë!

“Vera e Hijeve…”

Anila Rezhda/


Ne ballkonin e vajzërisë atje larg ne Dhe të Atit, kam lënë një Kaktus në mëshirë të Diellit! Nuk ka kush të ma ujiti. Ç’do vit më priste me gjëmba të çarë nga etja, i përmalluar nga vetmia e dheut që i thahet përreth, e megjithatë sapo më shihte dhe pinte ujë, çelte magjishëm lule rozë!
Kam lënë atje larg në shtëpinë e vajzërisë një çezëm që pikonte paksa si shumë në Dimër.

E lashë me mëndje se do kthehem heshturazi dhe shpejt në Pranverë ta ndreq me dashurinë e një vajze që e do shumë dhuratën-shtëpi të Babait! Nuk di sa ka rrjedhur derimë tani, sa kujtime ka mbytur…di që ka bërë zhurmë në atë shtëpi të heshtur duke mbajtur të njomë premtimin tim se unë do kthem shpejt dhe do kundërmoj shtëpinë me patate që piqen në furrë!
Gjithmonë lë në dollapin e bardhë dhe të akullt (frigo) diçka për të ngrënë. Shkoj e lodhur e dërmuar nga udha e gjatë, çanta të rënda, shpirt i rënduar dhe nga ai gjumë vdekës pas udhëtimit, kur zgjohem dua të marr me të mira stomakun. E hap, ai ndriçon si diell dhe unë ha një mënjgjes fëmije që nuk kujdeset kush!!! Kam frikë se vera e kuqe që pi gjithmonë para se të lexoj dhe flë, është derdhur e zëmëruar dhe ka ngrirë si gjaku im në pritje të së keqes së paralajmëruar tashmë!!! Shpresoj që veza të ketë shpërthyer dhe të më ketë lindur një zoçkë që di të rezistojë në të ftohtë sapo lind! Nuk bëhet? Pse jo? Mijëra fëmijë braktisem sapo marrin frymën e parë!
Në banjë kam lënë peshqirë vishnjë si njgjyra që marrin mollazat e mija sapo bëj banjon e parë dhe zërat jashtë flasin shqip! Një pasqyrë përmbys gjithashtu se thonë se tërheq rrufetë. E cilat rrufe? Ato të jashtmet? Po këto të brëndshmet? Shpresoj të mos jetë bërë copë se nuk dua t’i shoh më copë buzët e mija. Kreheri i flokëve e sigurt ka ruajtur një qimen time se nuk rron dot Ai pa aromën time. Ndërsa buzëkuqi më ka tradhëtuar duke ndrruar njgjyrë.
Në dhomën e gjumit shtrova një mbulesë Pranvere me lule Bajame blu që kur ika. E dija që do kthehesha në Pranverë bashkë me zogjtë dhe ëndërroja se do shtihesha me sandale direkt mbi lulet e kuvertës sapo të hapja derën nga udhëtimi i gjatë. Mirë unë, po zogjtë udhëtuan në këtë Verë për atje? Apo e kuptuan që thërrime nuk do gjejnë më rrugëve si dikur se njerëzit janë izoluar shtëpive!
Te dhoma ime e vockël, sot dhomë pune, pranë kompjuterit kam lënë rresht kopshtin e kukullave që seleksionova ndër vite. Kur ika i putha dhe i ktheva me fytyrë nga dritaria me perde të kapur paksa mënjanë, si bel i tërhequr femre nga puthja e parë! Një A4 e shkruar nga unë “ Të dua… “ në të gjitha gjuhët. Nuk i drejtohet askujt dhe i drejtohet asaj që duhet të na drejtojë jetën, Dashurisë!
Depua mban hapat e mija, më fal, këpucët e mija. Dhe jo vetëm. Kam ruajtur gjithë shapkat e familjes time, tamam si dikur, si atëherë që bëhej zhurmë! Mbaj mënd që Im Atë nuk flinte pa i numëruar këpucët e të gjithëve, që do të thoshte se familja ishte mbledhur sëfundmi në vatër. Sigurisht sandalet e kuqe, blu, jeshile që janë për shëtitje në Tironë! Sigurisht shapkat e verdha me lule dielli që zhytesh pishinave në Tiron kur mblidheshim si shoqëri nga mbarë meridianët!
Dillapët nuk i lë kur bosh por mbaj mend që komshies time të dashur i thashë t’i marri të gjitha sepse kohë e gjatë pa punë njerëzit! Nuk ka nevojë të sqarojmë atë që na është bërë si burr ii nënës, papunësi, pa lekë, me zor na del 15-të ditëshi njëlloj si në vitet 45’. Luftë atëherë, uri…pse tani çfarë ere po ju bije era?!
Dollapi i rrobave të mija, sirtarët me bizhamet roz dhe kordele. Ç’do njëra prej tyre është blerë dikur diku, për ta veshur këtu atje, për t’ju dukur Atij sa më e bukur! Nuk e di a do më nxënë, nga shëndeti apo dobësia kjo luhet, por di që edhe sikur edhe barkun jashtë ta kem e të plevitosem natën, do i vesh që të ndjej se filli i jetës nuk u këput si kjo kohë e poshtër e urdhëruar për vetmi! Rëndësi ka që në atë shtëpi Babai unë ndjehem e qetë, e lirë, kukull roz që lexon “Lulet e Mollës” dhe shikon mijëra herë telefonin mos ndoshta ndonjë thirrje pa numër dhe lut shoqen ne Vlorë (Lila Vlore) që të shtrihet dhe të dëgjojë rrëfimet e mija.
Kisha bërë plan në këtë Verë që t’ja kërkoja një Puthje të ngrohtë, të ëmbël, malli, dashurie, hidhërimi se mos Vdekja na ndan papritur meqë e kemi kaq pranë- thonë dhe yjet në qiell jo më shtetet dhe mediat!!! Do e kërkoja dhe do e lusja të humbisnim Durrësi tonë dhe le të mbyteshim dallgëve. Më duket më e ëmbël ta humb frymëmarrjen nga Bluja e lagësht në gjoks të Tij sesa nga kjo dorë e zezë cope që më shpiku 100 probleme me frymën dhe quhet maskë që të mbron. Do t’i lutesha të ripërtërinim natën tonë të parë dhe të fundit se të gjitha dashuritë që këto dy data i kanë në kalendar. Unazat në dorë!!! Pse do shkriheshin? Metal janë, hekur janë, një gisht shtrëngojnë se mos shtrëngojnë dot gjithë shpirtin!!! Dhe sëfundmi, pasi t’i isha dhënë si përgjërim që zbret nga qielli vetëm për Të, do i jepja dhe merrja bluzën e djersitur! Kur i dihet kur dhe ku do na lënë të takohemi sërsish! Sa i keq që është Pendimi…vjen gjithmonë kur Nuk mund të rregullojë asgjë në jetët tona! Dhe qeshi Zoti edhe këtë Verë me ne që bëmë planet tona…
Kjo ishte Vera e Hijeve sepse ne nuk erdhën dot në shtëpitë tona. Por secili nga ne ka lënë pas një Hije të tij/saj që mban erë qumësht gjiri nëne! Ecën dhe flet si ne në mungesë tonë, humbet liqenit artificial të Tiranës si unë dikur, troket sandalet në sokakët e Korçës magjike, ha akullore në Qafën e Pazarit në Gjirokastrën e mjaltë, zhytet në dallgët e Sarandës, Durrësit, Liqenit të Pogradecit, hyp në malin e Dajtit, shkon në Lunxhëri në panair, pozon te lumi i Beratit, ha një drekë të mrekullueshme në Vlorë, pi një kafe në Velipojë, blen një kujtim në kalanë e Krujës…dhe i kujton atij Dheu se ikjet e mëdhaja këto gjëma kanë, kanë edhe Moskthime!!! Ndaj është mirë mos ketë më kurrë ikje masive se po të ikën fëmijët edhe po ta duan kthimin, zor se i lë portofoli, shëndeti dhe ligjet, ligjet e pafundme që atshmë na i vë një pushtetar i panjohur iperatlantik qës e njohim dhe votuam kurrë!
Kufijtë njgjajnë me periudha të egra të historisë, atëherë kur nuk kalonte miza. Atëhere kur dinin vetëm të Mëdhenjtë e shteteve dhe rregullonin të Vegjlit me bukë brenda Dheut të Atit. Sot dalin gjithë të vegjlit, u rraskapitën punëve dhe rrugëve me valixhe në dorë. Mijëra varre Prindërsish pritën si gjithmonë në këtë Verë Hijesh fëmijët, ujitjen, meremetimet e vazos së mermerit që u thye, skalitjen e luleve, pastrimin nga kashtë të thara. Kujt mund t’ja kërkosh si Nder këtë të fundit? Askujt. Ndoshta një pagesë uji/kloreti ta bëjnë porkëtë jo. Sepse,ka vënde dhe pozita në këtë jetë që bashkëatdhetari jot është i pazëvëndësueshëm!
Hijet e kësaj Vere ishin të frikshme, me zëmër gur. Nuk lane Gjyshër e nipër të përqafohen, nuk lanë dashuri të bashkohen, nuk lanë shtëpi të ajrosen, nuk lanë komshij të mallohen, nuk lane shoqëri të bashkohet e shkrihet gazit, nuk lanë Pemët e Mimozave të qëndisin flokë vajzash të mërgura, lane sy dhe zëmra bosh, lanë shtëpi e plazhe bosh, lanë udhë e kalldërëme bosh, lanë vajza pa u veshur nuse, lane vajza të pambarsura nga burri emigrant!
Nuk kam asnjë mesazh shpresë-dhënës për këtë Verë!
Kam vetëm pendim të pkëlluar së sy, në shpirt dhe zëmër!
Këtë Verë kuptova që kam ikur përgjithmonë dhe se Atdheu më mban në distancë!
Këtë Verë kuptova se mirë do bëj t’i thyej kritikat dhe mënçuritë e mëdhaja, le të rrjedhi lumi të shplajë zëmërimin dhe flasim më pas!
Këtë Verë kuptova se do doja të isha Hija e një Peme në Atdhe, e rrënjosur, me Hijen e saj, por hije plot fruta të pjekura dhe të mjalta ama…

Kategori
Uncategorized

2016 – PIKERISHT KUR SHOQATAT E SOROS DREJTUAR NGA Z.LU DHE MBUSHUR ME “RILINDAS” PO “PROTESTONIN” SE I DIGJEJ BARKU PER KETE PALO REFORMEN NE DREJTESI.

Dritan Kaba /

Sot ku jane keto “shoqata” pse nuk protestojne per mungesen e Gjykates Kushtetuese dhe te Larte?! Apo nuk i “digjet” barku, nuk kane marre urdher te bejne te revoltuarit? Ku eshte Palmer qe deklaronte me siguri te plote qe do kishim qe para nje viti Gjykate Kushtetuese?


Fiks para kater vitesh ka qene kjo proteste! Nxorren edhe nje te pamundur tek hyrja e Parlamentit qe protestonte! Akti me i felliqur qe kam pare, perdorimi me i smetuat duke luajtur me fatkeqesine e nje njeriu. Kush ia mbron sot te drejten atij dhe miliona shqiptareve para bandes ne pushtet? Jane mbi 10 ligje qe jane ne fuqi ne shkelje te plote me Kushtetuten. Miliarda dollare te grabitur ne mes te dites nga buxheti i shqiptareve. Askush nuk mban pergjegjesi! Kjo reforme u be per te kapur jo vetem drejtesine, por edhe per te kapur edhe peshqit e medhenj, qe jane Lu dhe Vllahutin se bashku me disa zyrtare te BE.
Ku je Palmer? Ku je?

PROTESTE PER DREJTESINE ME DONACIONET E REFORMES

Reforme nen zhurmen e te paguarve te Soros, do bejne proteste pastaj kane nga nje muaj plazh te sponsorizuar me donacionet e reformes ne drejtesi, nuk kane faj, kane prishur pushimet.
Pyeta disa “protestuese”, pse nuk protestojne per femijet me leucemia, qe po ikin nga kjo jete per mungese ilacesh dhe indiferentizmi shtetar, duam drejtesi, mu pergjigjen, se gjithe ato para qe jane harxhuar, po te mos behet reforma do harxhohen edhe te tjera dhe Ne ngelemi pa projekte. Me cfare do i financojme diten e prostates, se lemzes, diten e shurres, me cfare, me thane me nje arsyetim qe nuk i kundershtoja dot. Ngela pa fjale. Pastaj ata femije jane semurur vete, e mbyllen diskutimin.
Po per fushat e mbjella me kanabis, inkriminimin e shoqerise pse nuk protestoni pyeta. Ata u pergjigjen, po lere hashashin se na duhet te zhvillojme ekonomine. Edhe ndonje e dredhur nuk ben keq, te hap horizontet, njesoj si vijat e bardha.
I pyeta pse nuk protestoni per inkriminimin e administrates, per te zgjedhurit me rekorde kriminale qe vazhdojne te mbajne postet, po vazhdoja te formuloja pyetjet… por me nderprene disa si ne korr.
Ej je ne terezi, per keto nuk na paguajne..
Nuk vazhdova dot pas kesaj pergjigje. Kishin te drejte.
Ka para, ka feste, qenka kthyer ne: ka para, ka proteste!
P.S. kjo sot eshte me e kuptueshme se çfare qellimi kane pasur, kapjen e drejtesise. Sot nuk hetohen as PPP koruptive dhe kriminale, as tenderat “sekrete”, as tenderat fallco, as grupet kriminale. Sot denohen vetem ata qe protestojne kunder kesaj bande kriminale, qe drejton vendin.

Kategori
Uncategorized

Suflaqet. I vetmi patriotizëm i shoqatave shqiptare ne greqi.

Shpërthen shkrimtari i njohur:

Patriotizmin e tregoni duke ngrënë sufllaqe e duke pirë raki para flamurit

Shkrimtari i njohur Gazmend Kapllani ka reaguar ashper për vdekjen e 16-vjeçares shqiptare në Greqi.

Ai shkruan i revoltuar se ku janë 300 mijë shoqatat e shqiptarëve në Greqi dhe pse askush nuk ka reaguar për vdekjen e 16-vjeçares.

Kapllani ka ironizuar duke thënë se komuniteti shqiptar në Greqi e tregon patriotizmin duke ngrënë suvlaqe dhe duke pirë raki Skrapari para flamurit shqiptar.

“Ato 300.000 shoqatat e emigranteve ne Greqi: nxorri ndonjera nje deklarate per shtyp dhe a e ngriti zerin per vdekjen e 16vjecares Μ.Η. nga Shqiperia?

A morret ndonje telefon familjen e saj qe ta mbeshtesni moralisht ne kerkimin e te vertetes?

Se nuk ka vend tjeter ku Shqiptaret te vdesin kaq lehte dhe ne menyre kaq surreale sa ne Greqi. 30 vjete e njejta histori e trishte.

Apo s’keni kohe per deklarata te tilla ju se kohen e kaloni duke share dhe pergojuar njeri-tjetrin, sidomos njerezit e ndershem qe ndihmojne me te vertete komunitetin.

Per mos te folur pastaj per gjoja perfaqesues te komunitetit tone ne Greqi qe patriotizmin e tyre e tregojne vetem duke ngrene suvlaqe dhe pire raki Skrapari para flamurit shqiptar” shkruan Kapllani.

Kujtojmë që Maria Hyseni 16 vjeç me origjinë shqiptare është gjetur e vdekur në Trikala para një kishe. Raporti i mjekësisë ligjore ka përcaktuar se shkaku i vdekjes është bërë rënia nga lartësia.

Prindërit e 16-vjeçares janë shprehur se vajza është vrarë nga dikush, ndërsa motra e saj ka treguar se ajo ishte takuar me një 27-vjeçar oficer police në mesnatë.

Kategori
Uncategorized

Tonin Frroku, gazetari shkodran që bëri gjithë Korçën për vete.

Ka mbi 37 vite qe jeton ne Korçen e bukur por Tonin Frrokut, gazetarit te njohur shqiptar, zemra i “rreh” vetem per Shkodren. Lidhjet me kete qytet dhe me sportin e tij i ka shume te ngushta dhe ne shkrimet, komentet apo analizat e tij Vllaznia ze gjithmone vend.

Tonini sot ka festuar ditelindjen, pikerisht 61 vjetorin e lindjes dhe padyshim qe gazeta “Shkodra Sport” nuk mund te mungonte me urimin e saj edhe per 100 vite te tjera te lumtura!

Ka lindur me 17 korrik 1959 ne Shkoder dhe ne rinine e tij do te merrej me sportin e mundjes, por me pas preferon te beje rolin e gazetarit sportiv dhe do te punonte per disa vite tek Radio Shkodra por edhe ne organet e tjera mediatike.

Me pas spostohet ne Korçe, aty ku ka krijuar familjen e tij te re dhe ku vazhdon te jetoje edhe sot e kesaj dite, por pa hequr dore asnjehere nga pasioni i tij i madh, gazetaria. Pas mbylljes se gazetes “Sport Ekspres”, bashkepunon me disa televizione lokale e po ashtu edhe me RTSH Korça, por sakaq eshte i angazhuar edhe si gazetar kronike me televizione kombetare teksa e ben me shume pasion punen e gazetarit.

Tonin Frroku eshte nje vlere e Shkodres dhe kete e tregon me se miri kur flet gjuhe “shkodranshe” te kthjellet e te paster. Nderkohe nuk ka ekip sportiv te Vllaznise e te Shkodres qe udheton drejt Korçes per te luajtur qe nuk pritet e percillet prej tij me respektin maksimal. Ky eshte shembulli i shkodranit te mire qe eshte i shkelqyer edhe si gazetar prej gati 4 dekadash.

Kategori
Uncategorized

Si e kapi polici shoqërues sekretarin e parë me dashnoren në ferra.

Sekretari i parë i Pukës dhe ish kolegu im polici Halit.

Disa muaj para se të arrestohet sekretari i parë i Pukes, hamshori, Thoma Dine, ndoshta i vetmi sekretar i pare rrethi që perdorte një veturë Vollga fringo te re, dhe të kryetarit të komitetit ekzekutiv Bugiç Mata, per të cilin flitej se ishte njeri mirë, kish ndodhur një incident.

Meqene se sekretari i pare i Pukes ishte me nje post te larte ne komitetin qëndror, antar i tij ) ai mbante me vete dhe nje polic shoqerues kur dilte jashte qytetit.

Fati i “keq” i sekretarit te pare, ishte që ai të “ishte edhe pak qefli” femrash (gje qe perflitej ne gjithe qytetin).

Gjatë një sherbimi, duke u këthyer nga Fusharrsi në Pukë, sekretari i parë ndalon diku pranë fshatit Kabash (për nevoja personale) ndersa në fakt jo.

Atë kishte ore qe e priste diku në një ferrë nje drejtuese e partisë, një vajzë shumë e bukur e asaj zone si brigadiere sektori.

Polici shoqërues Haliti ( sekretari i i parë ishte dhe antar i komitit qëndror) po e priste sekretarin për rreth 15- 20 minuta, shqetsohet, merr kallashnikovin qe e mbante ne makine dhe niset drejt pyllit, në kërkim të sekretarin të parë.

I shqetsuar duke kerkuar neper pyll sheh një gëmushë që lëviste.

Haliti heq siguresen e armes dhe vrapon drejt objektivit.

Ndoshta sekretarin e kishin futur ne kurth apo i kishin bere prite ärmiqte e popullit….

Afrohet me shpejtesi drejt gëmushës, kur çtë shohi, mbas saj ishte nje femer lakuriq, dhe sekretari i parë përmbi të…

Shoku Thoma, shoku sekretar therret polici… ju?????

Halit, ik, mu qëro nga këtu dhe më prit në makinë i hakerrehet sekretari…..

Haliti këthehet mbrapsh, por nuk shkon më në vetura e sekretarin te pare, ai ndalon nje skodë me dru që vinte në atë moment dhe largohet drejt Pukës….

Drejt e në sekretari i byrose se deges se puneve te brendeshme,

Takohet me sekretarin e byrose …të cilit i tregon gjithshka çkish ndodhur…

Halit mos je i semure e pyesin ?

Mos je në ënderr ??? Mos, mos,mos….. ???

E pyet dhe ri pyet sekretari i byrose se deges se puneve te brendeshme, por Haliti tashmë thotë vetëm të vërtetën, e sikur te deshte të ndrronte gjë, për të skish më këthim mbrapsh.

Në takim ne DPB vjen dhe shtabi i komitetit te partise, kryetari i degës, komandanti, dhe komisari i divizjonit….

Haliti në të tijën.

Atehere sekretari i byrose se deges e therret Halitin me vete dhe i thote:

Tani Halit mbaju vetem fjaleve, ndryshe ti o i zi e di ku do perfundosh.

Halit të shkrete i moren dhe pistoleten, e larguan nga policia dhe e derguar roje ne ferme, nder kohe Haliti kish nisur leter dhe në Komitetin Qëndror, por …

Letrat ishin gati dhe dita dites pritej arrestimi i Halitit…..

Fati e solli që kurvêria dhe gënjeshtrat e sekretarit të parë për realizimin e planit në drithëra buke dhe kryetarit të komitetit Bugiçit ju doli boja…

Ardhje e nje komisjoni për verifikim nga Tirana dhe vertetimi i mashtrimit te madh…beri qe te arrestohen të dy, (sekretari i pare dhe kryetari i komitetit).

Kjo solli dhe shpëtimin e policit të shkretë, që ish këthyer jo vetëm në rojtar i fermës, por nga dita në ditë priste dhe arrestimin.

Të dy në shërbim.

Unë në atë kohë sapo isha transferuar në D.P.B. Pukë, ndërsa Haliti sapo ish rikëthyer në radhët e policisë….

Kategori
Uncategorized

Sali Berisha: Luftëtare të lirisë Free Iran.