Kategori
Uncategorized

Bujar Kaloshi 24 Vjet pas Vrasjes…Krimi ende i pandëshkuar, apel për bashkëvuajtësit!

Ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Bujar Kaloshi (pas vdekjes) eshte dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit”

27 korrik 2019! Sa her do të vijë kjo datë, vecse do të kujtojmë vitet që u vra kolonel Bujar Kaloshi, dhe do të kujtojmë vitet e tij kur ai lindi dhe sot do të ishte edhe 63 vjetori i lindjes së tij- e cila është një ditë e veçantë. Është, pikërisht kjo datë e cila mbart mbi vete një kujtim të trishtuar, largimin nga jeta të nismëtarit themelues të Shoqatës Antikomuniste Demokratike, demokratit të flakët – pinjollit të atdhetarizmit dhe patriotizmit – të paharruarit, Bujar Kaloshit.

Kjo datë! përkujtimore në nderim të emrit dhe veprës së demokratit dhe antikopmunistitn Bujar Kaloshi, që në fillimin e lëvizjes demokratike në vend, atijë që shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe orginazatoreve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes, bënë thirrje për më shumë drejtësi.

23 vjet pas vrasjes, dhe 29 vjet kur ai regjim u rrëzua – u tërhoq zvarrë nga populli i Tiranës, dhe i gjithë Shqipërisë, plaga e madhe që la pas rregjimi nuk u shërua aspak, përvecse u “mavisë” më shumë, për ish të burgosurit politik, të përndejekurit dhe të presekutuarit politik, në Shqipëri.

Bujar Xhevdet Kaloshi (bir i një prej familjeve më në zë të krahinës së Dibrës), i cili lindi në një kamp internimi në një fshat të Lushnjës, Grabian, mbas 5 vjet në liri u vra në pragun e shtëpisë së tij nga dora kriminale e një organizate kriminale të falangave të kuqe të regjimit, që në pabesi e vranë ish Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjve zyrtarin e lart të shtetit Shqiptar. 

Vetëm e vetëm se ai ishte Pinjolli i Fisit të Kaloshve, të Dibrës, i rritur dhe edukuar me traditat më të vyera atdhetare të familjes nga ai edhe rridhte, familje kjo qysh në ditët e para të lirisë rrëzimin e tërheqjen zvarrë të komunizmit do të ishte nga të parët që u rreshtua në frontin e antidiktaturës, që në fillimet e lëvizjes demokratike në qytetin e Lushnjes, ku ai ishte i interrnuar në Kapin e Interrnimit në Gradisht. 

Ai u bë në atë kohë nismëtar dhe njëri ndër themeluesit e degës së Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Lushnjë.

Vrasja e Bujar Kaloshit, eshte e lidhur ngushte me demokracine, lirine dhe funksionimin e demokracise vullnetin dhe deshirën e madhe e të të gjithë qytetareve te Shqiperise, dhe segmenteve te shoqerise, te cilat jo vetëm i donin dhe i përqafuan ato, por edhe i respektojne parimet demokratike dhe shtetin e se drejtes per te rivendosur ne vendin e merituar te atyre vlerave, që pjese e rendesishme e te cilave eshte vleresuar edhe Bujar Kaloshi, tashmë i vrarë, qysh në vitet e para të post diktarurës komuniste në Shqipëri. 

Bujar Kaloshi, ka qene nje nga personalitetet e rendesishme, i cili ne te njejten kohe konvergonte ne vetvete nje prejardhje nga nje shtrese e persekutuar, nga nje familje me tradita nacionaliste dhe individualisht si nje person qe ishte vene totalisht ne sherbim te levizjes per demokratizimin dhe lirine ne Shqiperi
 
Ne themelet e demokracise se saj, Shqiperia, ka shume pishtare, e martirë të demokracisë, te cilet u bene kurban qe demokracia te jetoje, edhe në Shqipërinë që përjetojë për 45 vjet nji nga regjimet më të egra në botë – regjimin e Enver Hoxhes. Dhe, kështu apo ashtu si do që të jet ajo tani – një gjë dihet se kthim mbrapa më ska Shqipëria. Mbasi, demokracia do jetoje, ajo do te kaperceje edhe keto pengesa, apo ferra qe neokomunistet partiak perpiqen t’i ngjizin ne trupin e saj te njome. 

Demokratet shqiptare, ata qe e duan vertet Shqiperine e lirë e demokratike, të cilët megjithse janë në një përpjekje të vështirë sot, me marrjen e pushtetit nga bijt e komunizmit, që nuk do lejoje kurre qe njerez te tille si politikane dhe drejtues partishe te majata me prejardhje ish komuniste, qe jane sot, ne krye te Shtetit, të cilin e vodhën dhe e rropën, e kriminalizuan dhe e droguan, dhe kjo eshte e provuar, sot mbas 29 vjet demokraci, ata jane bërë “mbreter” te vendit,, dhe jane kapot e krimit të organizuar, dorgës, korrupsionit gallopant, duke detyruar shqiptarët të largohen. Në emër të Rillindjes së Edi Ramës, ata po e çojnë kete vend drejt grminave te pafundme, ujerave te turbullta. Pikerisht, kete vend Shqipërinë e mrekullueshme, vendin e dashur që e dhane jeten njerezit qe e deshen demokracine e lirinë e Shqiperisë : “Shqipërinë si e gjithë Europa”.

Personifikim njeriut të vendosur për të zbatuar ligjin!

Pas fitores së demokracisë familja e Bujarit, Xhevdeti, Shkurta( të dy kan vdekur) dhe fëmijët e tyre, u vendosën në një lagje periferike në Tiranë. Bujari për aftësitë dhe shkollimin e lartë, u emërua drejtor i personelit në Policinë Financiare dhe më pasë deri sa u vra Drejtor i Përgjithëshëm i Brugjeve. Postet e ngarkuara nga qeveria demokratike, për aq sa shërbeu, i konceptoi si një detyrë me ndërgjegje të lartë kombëtare, si obligim i njerit prej përfaqësueseve të kësaj shtrese, për pastrimin e shtetit demokratik, nga njerëzit e korruptuar e të inkriminuar, nga nostalgjikët e regjimit të vjetër dhe të depërtuarit aty nga rradhët e ish Sigurimit të Shtetit.

Bujari Kaloshi, për aq sa i kontribuoi demokracisë së brishtë në Shqipërinë post komuniste, përfaqësonte me të gjitha vetitë figurën e zyrtarit të ndershëm e korrekt, të përkushtuar e të disiplinuar si rrallë kush tjetër. Ai personifikonte njeriun e vendosur për të zbatuar ligjin dhe mbrojtjen e ligjit deri në vdekje.

Krimi i pandëshkuar, apel për drejtësi, apel edhe për bashkëvuajtësit-se ende bijt e atyre që i burgosë, pushkatuan, dhe interrnuan janë në krye të shtetit.

Vrasja e Bujar Kaloshit, padyshim që ishte dhe mbetet një krim i shëmtuar, i një dore vrastare që i merrte urdhërat nga kupola e kuqe- ish Sigurimi i Shtetit. Por kjo vrasje e kryer nga eksponentët më famëkeqë të Organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” ishte njëherazi dhe një mësim për bashkëvuajtësit, një mësim për ata që e kanë kaluar mbi “shpinën” e tyre egërsinë e rregjimit komunist. Ishte dhe mbetet mësim për ata që kanë dashur e duan demokracinë, dhe qeverisjen demokratike. Ajo (vdekja) paraqitej edhe si simbol për t’u bashkuar të gjithë ata që e duan lirinë e demokracinë e prosperitin e Shqipërisë, dhe janë kundërshtar të përbetuar me ata që akoma e ëndërrojnë rregjimin komunist të Enver Hoxhës, dhe kan nostalgji për të. 

Krimi i pandëshkuar mbetet apel për bashkëvuajtësit e Bujar Kaloshit.

……Persekutimi i familjes “Kaloshi” dhe i të afërmëve të saj nga diktatura komuniste e ka zanafillën që në vitin 1946. Bujar Kaloshi, lindi në 1956 në Grabian – Lushnje, aty ku edhe kreu shkollën fillore, tetëvjeçare dhe të mesme, pa iu dhënë ndonjëherë e drejta, si biri e një familje të persekutuar, të vijonte studimet e larta. Me fillimin e lëvizjes demokratike në vend, ai shumë shpejtë u bë njëri prej nismëtarëve dhe orginazatorëve të proceseve demokratike në Lushnje, themelues i Partisë Demokratike në qytetin e Lushnjes. Mbas ardhjes së demokracisë u emrua Drejtor i Departamentit të Policisë Financiare. Më 1995, pasi përfundoi studimet dhe u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë dhe Kolegjin Ushtarak(Law Faculty and Military College ) u emërua Drejtor i Përgjithëshëm i Burgjeve me gradën Kolonel.

Koha për Drejtesi- ndëshkimin e bandës kriminale që vrau Bujar Kaloshin

Zbardhja e aktit terrorist të vrasjes së kolonelit Bujar Kaloshit, më 26 korrik 1996 – sot, është thirrje për drejtësi.., është apel për ndëshkimin ligjor që duhet të marrë banda kriminale e inkuadruar në të ashtuquajturën Organizata “Hakmarrja për Drejtësi” e cila akuzohet se kreu krimin .

Në këtë 23-vjetor të vrasjes, figura e Bujar Kaloshit duhet vendosur në piedestalin e figurave të ndritura të kombit. Ai u vra në mbrojtje të shtetit ligjor që vetëm një vit më pas, gjatë rebelimit të armatosur mafiozo-komuist të ’97-tës do të shkëmoqej që nga themelet për t’u rimarrë me armë nga të pinjollët e sistemit më gjakatar të njerëzimit.

Apeli i kësaj vrasje lules së demokracisë në Shqipëri, Bujar Kaloshit merrte rëndësi në kohën e rigjallërimit të veprimtarisë kriminale të ekpsonentëve të Organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, që siç u vërtetua dhe nga hetimi parlamentar i veprimtarisë së tyre, ajo ka pasur mbështetjen e qarqeve mafioze politike të së majtës, krerëve të saj veshur edhe me imuntetin e deputetit socialist. 

Vetë debati parlamentar rreth Raportit të Komisionit Hetimor, ose debati rreth shikimit të dosjeve të Sigurimit të Shtetit(hapja e dosjeve) që u kundërshtua me forcë nga Partia Socialiste dëshmon qartazi për inkriminimin e krerëve të së majtës, me në krye kryetarin e tyre Edi Ramën( i biri i atij që ka firmosur varjen në litar të poetit Havzi Nela) Gramoz Ruçin e ish Ministrin e Brendshëm të vrasjve të 2 Prillit në Shkodër, , Skënder Gjinushin, & co, të Bllokut, që nxisin e inkurajojnë krimin e organizuar në Shqipëri, edhe sot mbas 29 vjet demokraci.

Më shumë se kurrë, sot është koha për ndëshkimin e bandës krinimale që vrau kolonel Bujar Kaloshin, dhe drejtësia ta thotë fjalën e saj. Dënimin e të të gjithë atyre që fshihen e mbijetojnë në pentukun e e atyre krimeve të diktaturës në Shqipëri, para dhe pas diktaturës, ku zyrtarisht për 45 vjet janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 vetë. Në 50 vjet diktaturë komuniste, nga kjo shtresë janë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim. Dhe, qindra demokratve të vrarë në këto tre dekada liri e demokraci, janë thirrje për drjetësi e jo kurr per hakmarrje.

Kush ishte Bujar Kaloshi

Bujar Kaloshi (nga familjet e mëdha të Dibrës) lindi në internim në një fshat të Lushnjës më 1956. I kultivuar me traditat atdhetare të familjes, Bujari do të ishte nga të parët që u rreshtua në frontin e antidiktaturës që në fillimet e lëvizjes demokratike. Ai ishte njëri ndër themeluesit e degës së Partisë Demokratike të Shqipërisë në Lushnjë. 

Pas fitores së demokracisë familja e Bujarit u vendos në Tiranë dhe Bujari u emërua drejtor i personelit në Policinë Financiare. Ai e konceptoi këtë detyrë si një obligim për pastrimin e këtij organizmi nga njerëzit e korruptuar e të inkriminuar, nga nostalgjikët e regjimit të vjetër dhe të depërtuarit aty nga radhët e ish Sigurimit të Shtetit. Bujari përfaqësonte figurën e zyrtarit të ndershëm e korrekt, të përkushtuar e të disiplinuar si rrallë kush tjetër, njeriun e vendosur për të zbatuar ligjin.

I ndjeri Bujar Kaloshi,është nderuar me Urdhrin e Lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin:”Për kurajon e shfaqur në qëndresën ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri,për kontributin e çmuar në vendosjen e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit ligjor”. Bujar Kaloshi është nderuar edhe me titullin “Pishtari i Demokracisë” dhe “Martir i Demokracisë”. 

Bujar Kaloshi, thuhet se u vra nga banda kriminale në mëngjesin e datës 26 korrik 1996, me armë zjarri në rrugën përpara shtëpisë së tij në Tiranë.

Nga Beqir SINA, New York

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s