Kategori
Uncategorized

Gomari e ka parë djallin!

Gazetarja kosovare shpërthen ndaj Edi Ramës: O biri i vrasësit, ti që ...

Gazetarja kosovare shpërthen ndaj Edi Ramës: O biri i vrasësit, ti që … 

Gazetarja kosovare, Kimete Berisha ka shpërthyer ashpër ndaj kryeministrit Të Shqipërisë, Edi Rama. Reagimi i gazetares erdhi pas fjalimit të Ramës në mbledhjen e dy qeverive ku deklaroi se askush nuk duhet ta quajë Hashim Thaçin tradhtar.

Në reagimin e saj gazetarja e quan Ramën birin e një vrasësi, si dhe të keqpërdorur nga Hashim Thaçi.

Ja shkrimi i plotë i Kimete Berishës:

Gomari e ka parë djallin!

E, kush na tha ‘gomarë!

Biri i një vrasësi.

Po pse ‘gomarë’?

Që kemi thënë se kush e shet Kosovën është tradhtar.

A më keq me qenë gomar a vrasës!

Gomari e ndihmon shqiptarin m’i kry punët më të rënda, edhe gomari nuk jep gisht m’u vra poetët si baba i Edi Ramës.

Gomari e ka ndihmu bile edhe Krishtin, prandaj Bibla shpreh mirënjohje ndaj ‘tij’ dhe e përmend s’di sa herë.

Ramush Haradinaj dhe të gjithë ne që mendojmë se Hashim Thaçi (bashkë me ty dhe Aleksandër Vuçiçin) po doni m’u çmend për m’ia dhënë veriun e Kosovës-Serbisë, jemi të vjetër për të qenë ‘gomarë’, se gomarët jetojnë veç 30 vjet.

Profeti Muhamed e ka ditur se kur pëllet gomari tregon se e ka parë djallin.

‘Gomarët’ të kanë pa ty.

Dhe e dinë se ti kujton se ua ke zbuluar ‘thembrën e Akilit’ shqiptarëve të Kosovës, prandaj sa herë do i mashtron, mjafton me na përmend ‘bashkimin kombëtar’ dhe ne pëshurremi prej lezeti.

Guxoj të them, se ti asnjëherë nuk ke menduar as nuk ke vepruar gjë t’hajrit për ne, përveç se si ti mashtrosh shqiptarët e Kosovës, të cilëve kujton se ende u mjafton bashkimi, se veç shqiptarët e Kosovës janë të magjepsur me bashkimin kombëtar, asnjë shqiptar i Shqipërisë nuk vuan nga kjo dashuri ‘patologjike’ nga e cila nuk shërohemi ne.

‘Gomarët’ të kanë dëgjuar sot në konferencë me gazetarë, kur pas fjalimit ‘fantastik’ në mbledhjen mes dy qeverive në Pejë ku the ‘Kosova nuk është gjysmë-shtet’, e pastaj dole si avokat dhe shok i Hashim Thaçit (jo si kryeministër) the:

‘Duhet ta ndajmë shapin prej sheqeri. Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar…’

Pra, edhe sipas teje (njësos si sipas Vuçiçit) Kosova duhet të ndahet, por jo shqiptarët, shqiptarët duhet mos m’u nda, toka po.

Ta merr mendja se ka mbetur kush që ti ‘ha’ këto fore!

Marifetet t’u kanë lodhur dhe të janë konsumuar, janë vonuar si triku final i Hudinit ‘varrosja për së gjalli’.

Tash je shumë nervoz për me arrit me fsheh urrejtjen, neverinë, mendjemadhësinë dhe mungesën e kreativitetit.

Ne t’Kosovës nuk kemi pasë shumë punë me gomarë, por thuaj atij Arbenit të ta gjejë një gomar, t’ia prejë një tufë flokë, ose të ta bjerë te shpia, se nëse e prek gomarin ta shëron çmendurinë, përveç që ta nxjerr mllefin e tërbimin nga sytë, ta heq kollën e keqe dhe frikën që e ke nga vdekja. Bile nëse hip mbi ta kthen edhe buzëqeshjen.

Kryesore sot jemi kënaq:

– E keni heq romingun, se shumë po vuajmë për biseda vëllazërore me pare;

– Patent-shoferët ua keni pranu njëri-tjetrin, se shumë probleme kemi pas me ta;

– Jeni marrë vesh për bujqësi, me do certifikata të unifikume me qenë, të gjitha me pas ngjyrën e njejtë dhe madhësinë e njejtë;

– Për me informu diasporën çka bani, a jeni lodh, a jeni mirë;.

– Me bashkëpunu në fushën e rinisë. Vullnetarët e Shqipërisë rregullisht me ardh me bujtë te vullnetarët e Kosovës;

– Jeni marrë vesh që m’u dasht dhe me çu mirë me njëri-tjetrin.

Por keni harru m’i dhez dritat në Rrugën e Kombit, të cilën e paguajmë për netët me yje që na i ofron.

I numëron yjet kur kalon natën nëpër të, ndjen se po fluturon në kozmos, aty ku toka bashkohet me qiellin.

Është e dhimbshme se sa më shumë i janë mbush xhepat, aq më shumë i janë harxhuar fjalët, Edi Ramës.

E çka don me ble me ato pare, o Ramiz!

Ai neve na ka krahasu me kafshët, por kafshët e njohin të zotin e vet edhe kur ndodh që njerëzit ta harrojnë Zotin:

‘Kau e njeh të zotin e tij; gomari e njeh grazhdin e pronarit të tij, veç Izraeli nuk e njeh, populli im nuk kupton’ (Isaiah 1:3)

P.S.

Edi Rama kurrë nuk e thotë atë që e bën,

Hashim Thaçi kurrë nuk e bën atë që e thotë.

Hashim Thaçi ia nxorri bojën dhe e zvogëloi Edi Ramën, e bëri palaço dhe avokat të vetin (nuk e ka pas lehtë Hashim Thaçi, derisa Edi Rama ka treguar përralla, Hashim Thaçi e ka bërë budallë, me heshtje).

Por, në fund të tregimit ‘Shqiponja e ha gjarprin’.

Kategori
Uncategorized

80 lungovrasje tmerresh në Vlorë o Kokëdeputeti kokëministër…

NGA BASIR ÇOLLAKU

“Rezulton se numri i personave të raportuar, të zhdukur, të humbur, nga familjarët… nga viti 2015 deri tani, ka pasur një numër rreth 80 referimesh”, – thotë prokurorja Flora Çela per Top Story ne Top Channel. Kjo eshte katastrofe lemeritese. Kryedeputeti ketij qyteti eshte Kryeministri Edi Rama. Televizioni ka zbardhur me deshmi disa raste dritheruese..
Kush i humbi vlonjatet?! Kush i rrembeu? Kush i perpiu ne det?
Kryedeputet ke degjuar gje ti, meqe je dhe kryeminister?
Meqe ke pasur mijister te supersuksesshem Sajmir Tahirin, ku banda e kusherinjve vepronte ne Vlore dhe ne Fier?
Meqe ke pasur minister te brendshem Fatmir Xhafen vellai i te cilit i denuar per trafik nderkombetar droge ushtronte aktivitet po ne Vlore?
Madje akuze per vazhdim trafiku ka ende te Krimet e Renda??
Meqe u arrestua Met Kanani aktiviteti i gjate i trafikut te heroines prej bandes se tij kishte territor ne Fier dhe Vlore?
Meqe Klement Balili akuzuar si eskobar i droges punonte shumeçkane e trafikut ne qarkun e Vlores?
Edison Harizaj i paprekshmi i vrare tre jave me pare quhej padrino i Vlores, akuza per ngjarje te renda kriminale, si vrasje gjobevenie trafiqe?
Ka se paku kater grupe te forta kriminale ende ne aktivitet trafiqesh ne Vlore dhe Fier, te cilet ska te ndenjura forca e ligjit ti preke?!
Nuk jane vetem keto kryedeputet!!
Jane mijera ha toke ne bregdet ne Vlore te rrembyera, vjedhura, plaçkitura..dhe jane oligarke me.s me n, me r, me o, me turli germash prane teje qe kane zaptuar gjakun e qytetareve..!!? Duke nisur me vrasjen ende te pazbardhur te Skerdi Konomit ..
Ndaj jane se paku 80 qytetare te humbur, rrembyer, vrare, mbytur, groposur, nje lloj Mafie e pakrahasueshme me rrallevend o kryedeputet ne kete megadosje kryevrasjesh ne Vlore..
Nese e themi ndryshe, Edi Rames, kryeministrit, ose kokedeputetit te Vlores, ne qytetin e kujdesur prej tij i jane katranosur te gjitha nga krimi dhe bandat..

Kategori
Uncategorized

Ketu ka tradheti burra !!!

Ketu ka tradheti burra !!!

Po afrojne festat e nentorit dhe ne emigracion e pathuajse me askush nuk e din ne thelb se cfare perkujtojme ne keto dy dite te shenjta . Askush nuk e din e emigracioni renkon mes harreses e asimilimit .

Jemi nje popull qe gjer “dje” e kishim te shenjte fjalen “komb” por ne keto kohera te zymta moderne thuajse ja kemi harruar rendesine kesaj fjale .

Jetojme ne nje vend te huaj per ne ku vetem me nje shkendije ndizet racizmi e percmimi dhe kurre sdo na shohin si nje pjese te integruar ne shoqerine e tyre .

Kjo u verejte me se miri me ndodhine Kacifa ku nje hashashli homogjeni qelloj me kalloshnikov forcat e rendit ne Shqiperi . Pergjigja e ligjevendesve ne shtetin meme la te vrare Kacifen , te cilin qarqe te caktuara shoviniste tentuan ta pagezonin hero .

Nuk jemi sot te analizojme kete ndodhi por emigracionin .

Veten tone !

Pergjegjesite historike qe mbajme mbi supe .

Jane tre nentore ne historine e kombit tone qe perkujtojme ne Shqiptaret , por fatkeqesisht ne te emigracionit jo vetem qe sjua dime rendesine po as begenisim te mblidhemi te perkujtojme gjakun e derdhur per mevetsine e Shqiperise , lufterat titanike te parardhesve tane .

Sigurisht ka nje numer te medha festash te cilat organizohen nga indivite te ndryshem me kengetare tallava por larg qellimit paresor dhe kryesisht per bisnes dhe perfitime personale .

Ato organizma ,shoqata apo si jane pagezuar tani qe sjane shperbere teresisht nuk munden dhe skane perkrahje te organizojne dicka te denje per kete dite te madhe .

Disa te tjera me veprimtari te dyshimta dhe sponsor te dyshimte .

Duke ju referuar skandalit qe plasi me ministrin e jashtem Grek qe sponsorizonte ne Shqiperi gjithe ata gazetare te mbyllnin gojen , llogjike qe qarqe te caktuara percarese kane vene doren e tyre te gjate dhe tek emigrantet duke financuar e perkrahur sherbetoret e tyre qe fatkeqesisht i kemi ne mesin tone .

Nje gje eshte fare e qarte , nuk dihet se ke perkrahin apo interesin e kujt perfaqesojne , por vetehet haptasi qe sjane as ne ndihme te emigranteve apo ne mbrojtje te interesave te kombit tone .

Festat e nentorit erdhen , mevetesia e kombit tone u shpall ne 1912 , pavaresi qe mezi e kaperdine fqinjet tane grabiqare por tani pas plot 106 vitesh ne vitin e Skenderbeut emigracioni fle gjume .

Festa percillet me daullet e tallavave por aspak femijet tane te emigracionit nuk mesojne se per kete gjuhe , komb e flamur qe askush me nuk e tund ,parardhesit tane e njomen me gjak .

Kujt i intereson qe te mos kemi perfaqesim ?

Kujt i intereson qe zeri yne te mos degjohet ?

Kujt i intereson te mos perkujtojme si duhet festat kombetare e te humb esenca e tyre ?

Kush financon disa organizma me veprimtari te dyshimta ?

Pse qellimisht shoqatat kulturore ne emigracion lihen pa perkrahje , katandisen me kryetare pijanece , humbasin lidhjen me emigrantet e destinohen te deshtojne?

Pse kemi nje federate shoqatash qe ka marre te tatepjeten dhe u katandis me nje autobuz eskursionesh larg asaj qe themeluesit mendonin dhe kishin destinuar ?

Kush jane ata qe bejne kryq ne tre vende e na dalin te fuqishem e me katolik se papa ?

Ketu ka tradheti burra thonte Ndrek Luca te filmi dhe ajo fjale mallkim po na ndjek si nje kolere qe smundemi ta ndajme .

Vellezer emigrante ka ardhur koha per reflektim . Shume gjera nuk dime as nuk ju japim rendesi por mos harroni se qarqe te ndryshme dje haptas me kamzhikun e policise e sot fshehtas te perkrahur nga disa te shitur mundohen qe ne te harrojme se jemi bijte e asaj toke qe lind vetem shqiponja .

Sot eshte 28 nentori dita kur trimi legjendar heroj yne kombetar Gjergj Kastroti cliroj Krujen , dita kur plaku mjekerbardhe Ismail Qemali bere reale endrren 500 vjecare te kombit tone e ne ate dite vjeshte te 1912 shpall mevetesine e Shqiperise dhe e rradhit prane kombeve te lira .

Gezuar kete dite te bekuar vellezer emigrante , diten e bekuar te flamurit tone .

Comandante Persempre Athine 2018 .

Kategori
Uncategorized

Shqipëria po vdes, Rama shuajti shpresat e shqiptarëve.

Shkrimtarja Elvira Dones, një mbështetëse e fuqishme e Edi Ramës, në kohën që ai ishte në opozitë, ka bërë një status pesimist për të ardhmen e Shqipërisë, teksa këto ditë është kthyer në Tiranë.

Ajo thotë se Shqipëria po vdes dhe Rama ka shuar çdo shpresë të shqiptarëve.

“Është kjo “gjëja” në Shqipërinë time, kjo “gjëja” që gjen në të gjitha vendet që vuajnë pafundësisht. Kur zbret në të je i huaj sido që të mbërrish, skamnor ose pasunar, me valixhe që vlen dy groshë si e imja, apo me Yves Saint Laurent legeni, me orë floriri në kyç, meqë është bërë kështu duke luajtur me jetën e të tjerëve.

Kur zbret në Tiranë je ajo që je bërë në vitet e gjata të emigrantit. Pastaj, sa e hap e mbyll sytë shndërohesh në shqiptar.

Miqtë e tu të dashur janë atje për ty, të thërrasin në mes të natës, në odën tënde të bujtinës. Të thonë fjalë që askush tjetër nuk mund të t’i thotë, përveç atyre.

Nganjëherë nuk të thonë asgjë. Shpesh të marrin erë, teksa të përfshijnë në një përqafim vuv, të marrin prapë erë para se të ulen me ty dhe të pijnë një çaj mali.

Tek miqtë e mi të zemrës e vendos shpirtin tim krejt të zhveshur, të pafajshëm, të marrë.

Tek miqtë e mi që më marrin erë, që më dëgjojnë, që kanë parë dhimbjen në sytë e mi, që pa bërë zë më kanë dhënë ushqimin e tyre të barsaletave për atë politikë lokale muti…

Këtyre miqve, të asaj Shqipërie sublime, i kushtoj të gjithë dashurinë time të pafuqishme.

Në emër të tyre akuzoj klasën politike të tanishme, akuzoj dhe vetëm akuzoj kryeministrin e “shitshëm” për lajmet perëndimore, përherë e më të nxituara dhe sipërfaqësore.

Akuzoj këtë burrë për arrogancën tij të padëgjuar dhe vulgare, për korrupsionin e tij absolut.

E akuzoj, sepse ka shuar shpresat e shqiptarëve.

Në emër të Shqipërisë që mund të bëhej dhe ju e vodhët pa mëshirë, unë e akuzoj.

Dhe as e vras mendjen për ironinë tënde dy lekëshe.

I couldn’t care less of your dismissiveness. I accuse you.

Dhe nuk mund të më bësh asgjë, sepse je i mjerë dhe skile, ndërsa Shqipëria po vdes”, shkruan Dones në faqen e saj në facebook.

Kategori
Uncategorized

Ridvani i qeverisë së Zamirit.

Portreti i Bodes është i qartë për të gjithë. Grykësia dhe harbutëria e tij në komunikim të kujton atë fshatarin e filmit “Përballimi” që duke ushqyer lopën me grurë hungërrinte : na Liza na… ha Liza ha… më mirë ti Liza se ata. Megjithatë klientët e tij u përpoqën të krijojnë idenë për gati një gjeni të financave. Pas largimit të PD nga pushteti ,

Nga Ilir Babaramo/

Në mënyrë krejt të çuditshme, propozimi i ish-sekretarit të përgjithshëm të PD dhe ministrit më jetëgjatë të saj si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë nga qeveria Rama, është perceptuar gati-gati si një befasi e jashtëzakonshme. S’ka asgjë për çuditur. Është propozimi më i natyrshëm. Madje është vendimi më domethënës i politikës këto dhjetë vitet e fundit. Është vetë emblema që shpjegon si funksionon politika dhe ekonomia bashkë.

Nëse shikon komentet që bëhen nëpër portale opinioni është ndarë në dy pjesë. Opozita e opozitës sulmon Bashën se e ka katandisur PD në atë derexhe sa Rama ishte aq i zoti sa arriti të bëjë për vete vetëm me një sms vetë papën e financave shqiptare. Pjesa tjetër e shikon si një blerje kali të ngordhur nga ata që shiteshin dikur në Pazarin e Vjetër të Korçës. Për hir të vërtetës duhet thënë se Bode ka qenë një nga njerëzit më të pushtetshëm, ndoshta më i pushtetshmi pas Berishës gjatë qeverisjes së dytë të tij. Po s duhet të ngatërrojmë pushtetin me dijen. Dija është pushtet , por pushteti jo domosdoshmërisht të bën të ditur. Pa hyrë në shkaqet okulte që kanë, as tifozët më të flaktë të Bodes nuk mund të gjejnë dy rreshta të shkruara prej tij. Bode kurrë nuk ka shkruar. Bode vetëm ka firmosur. Trajektorja e suksesit të tij është ajo e një punonjësi mediokër partie. Megjithatë arriti të bëhet njeriu i dytë më i pushtetshëm në vend duke e nisur karrierën nga një llogaritar koperative diku në fshatrat e thella të Librazhdit. Arriti të kontrollojë për tetë vjet rresht ekonominë e vendit pasi kishte qenë në vendin e duhur në kohën e duhur. Momentumi  tij ishte viti 1997, viti kur në selinë e PD , i vetmi që kishte ngelur që kuptonte nga financat pak më shumë se Izeti ishte pikërisht Bode. i vetmi edukim profesional i tij ishte Instituti Bujqësor i Kamzës.

Çfarë ndodhi më pas dihet. Portreti i Bodes është i qartë për të gjithë. Grykësia dhe harbutëria e tij në komunikim të kujton atë fshatarin e filmit “Përballimi” që duke ushqyer lopën me grurë hungërrinte : na Liza na… ha Liza ha… më mirë ti Liza se ata. Megjithatë klientët e tij u përpoqën të krijojnë idenë për gati një gjeni të financave. Pas largimit të PD nga pushteti , Zamiri në çdo tavolinë mbushte Tiranën me shqetësimin: Shumë mirë që doktori iku se e bëri baltë , por ekonomia e vendit do jetë në rrezik sepse PS nuk ka një Ridvan. Kur e pyesje përse Ridvani është kaq i zoti, përgjigja ishte : po kundërshtonte ministrat e tjerë, nuk pyeste fare mo burrë. Në fakt Bode me ngrysjen e vetullave dhe deklaratën që e shqiptonte në çdo çast duke tundur gishtin horizontalisht : nuk ka leka, ishte kthyer belaja dhe gazi i gjithë ministrave të tjerë. Por fonde kishte , madje derdheshin lumë, por pa asnjë rentabilitet. Në kohën kur rrugët që të çonin në dy qytetet e vetme që bëjnë pjesë në Pasurinë Botërore të UNESCO-s, Berat dhe Gjirokastër ishin në gjendje të mjerë gjendeshin fonde për të ndërtuar dhjetëra km rrugë për në një fshat të humbur, Rakickë, vendlindjen e Bodes.

Qeveria Rama gjeti një humnerë të frikshme në buxhetin e shtetit. Por kjo nuk e pengonte Zamirin ta shikonte largimin e Bodes nga zyra si një tragjedi kombëtare. Dhe në fakt kishte të drejtë. Për biznesin e tij ishte më shumë se tragjedi. Ai kishte lënë Vjenën dhe erdhi në Shqipëri pikërisht në vitin 2005 në kohën kur si vëllai i tij shtiu në dorë ekonominë e vendit. Dhe prej atij çasti aktiviteti i tij i ngjan një fontane. Askush nuk është kundër pasurimit të shpejtë por jo duke shkatërruar konkurrencën me ndihmën okulte të qeverisë. Dihet si i nxihej jeta nga administrate fiskale në Shqipëri kompanisë Trony . Gjigandi evropian i shitjes me pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake u detyrua t`ia mbathë nga sytë këmbët. Ridvani kishte vënë gjithë shtetin në shërbim të Zamirit. Gjithë bizneset që e kishin ndërtuar më thonj e sakrifica aktivitetin e tyre për dy dekada rresht kaploheshin nga frika se mos Zamiri ndonjë ditë vendoste të hynte dhe në fushën e tyre. Fundi dihej: brenda pak muajve duhej të ulnin qepenat, ndryshe një skotë jaçejovanotaksidarësh do ua nxinte jetën çdo ditë. Në mënyrë të ngjashme ikën dhe austriakët që vite më parë kishin marrë koncesionin e industrisë së kromit. Financat i detyruan të largohen. Borxhi që i kishin kësaj kompanie arriti shifra të frikshme. Vetëm nga mos rimbursimi i TVSH detyrimi shkonte në 40 milionë euro. Për këtë arsye u detyruan ta shisnin po 40 milionë euro. Vetëm kur kishin kaluar pak ditë nga shitja u krye rimbursimi i kësaj kompanie. Pra blerësi i saj e mori me kosto zero. Vetëm me lekët e rimbursimit të TVSH që Financat nuk u jepnin pronarëve të mëparshëm.

Meqë po flasim për kromin, Zamiri pret dy dhurata për krishtlindje. Nuk është vetëm favori që i bëjnë duke çuar Ridvanin në Këshillin Mbikqyrës por dhe paketa fiskale. Në janar , Zamiri do ti paguajë shtetit gjysmën e detyrimit që paguan deri sot për kromin. Kjo me ligj. Ashtu si në kohën e Bodes , Rama i qep ligjet su misura për shtatin e Zamirit. Cipa e ballit ka kohë që ka plasur.

Ka shumë që mund të pyesin : po ky Ridvani si nuk u fry ? Përse i zë vendin dikujt tjetër tek Banka e Shqipërisë? Mos i bini në qafë . Po e çojnë. Të bëjë të vetmen gjë që di: qehaja i besuar. Zamiri është në negociata për të blerë një bankë të nivelit të dytë. Kështu që aty i duhet.

PS/ shkrimi eshte i Z.Babaramo, fotot të Blog Spot AL in Sweden.

Kategori
Uncategorized

Barjam Dervishaj, i dënuari 8 herë

Pas një kalvari të gjatë prej 28 vitesh burg nga 8 dënime të ndryshme, Barjam Njazi Dervishaj rrëfen jetën e tij në të gjitha kampet dhe burgjet e Shqipërisë.

“Unë nuk kam patur ndihma familjare, jam rritur jetim por nuk kam vuajtur shumë se më kanë dhënë shokët. Kur unë shkoja tek krevati gjeja gjithmonë diçka për të ngrënë që më kishin lënë shokët”, rrëfen ndër të tjera ai.

Momentet më të vështira në burgun e Burrelit për Dervishajn, kanë qënë çastet kur ai teksa po hynte në dhomë gjeti trupin e pajetë të shokut të tij të qelisë, të varur me çarçaf pranë dritares.

Rrëfimi i plotë

Këtu i thonë Burrel ku hyn e më nuk del. Unë jam dënuar 8 herë. Unë i kam ngelur edhe 15 vjet për t’i bërë komunizmit. Nuk ka burg në Shqipëri ku nuk kam vuajtur unë.

Ç’kujtoni nga momentet e para të arrestit?

Më 27 maj 1960, në moshën 17 vjeç për një bisedë arratisje u arrestova. U nisa për në Përmet me disa shok atje më arrestuan për tentativë arratisje. Më mbajtën 20 ditë në degën e Përmetit ku më pas më çuan në kalanë e Gjirokastrës ku vazhdova hetuesinë edhe u dënova me 10 vjet burg për tentativë arratisje. Isha shumë i ri për të kuptuar pse po më ndodhnin këto gjëra. Në Gjirokastër më dënojnë me 10 vjet burg në kalanë e Gjirokastrës dhe prej andej më çuan në burgun e Vlorës. Nga burgu i Vlorës më dërgojnë në sodën kaustike, fabrika e sodës kaustike në Vlorë. Pas 6 muajsh më dërgojnë në burgun e Elbasanit. Kështu shkoj jeta ime hidh ujë e hidh mjell, nga 10 vjet m’i çuan në 36 vjet dhe ngela nëpër burgje. Nuk ka burg ku nuk kam vuajtur unë. Ne ishim të dënuar me punë të detyruar. Kam punuar në galerinë e Spaçit, kam punuar në Ballsh, kam punuar në fabrikën e çimentos në Fushë Krujë, në fabrikën e çimentos në Elbasan. Në Spaç kam shkuar në vitin 1971 kam ndënjur për afërsisht 7 muaj për një ngatërresë me policinë atje. U zumë, u ngatërruam dhe më dënuan atje, dhe më çuan prap në Burrel. Ishte burgu më i rëndë, në Burrel unë kam parë nga vuajtjet se mateshe durimi i njeriut, eksperimente bëheshin me njerëzit. Në Burrel kam parasysh si tani, nëqoftëse do na pyesnin se ku e gjenim forcën, ne e gjenim forcën tek bashkëvuajtësit tanë, aty kishte shumë njerëz pa këmbë, të prera të dyja këmbët ose me një këmbë me  paterica që zvarriteshin dhe nuk jepeshin. Këta na mësuan se nëpër burgje duhet forcë shpirtërore sepse komunizmi nuk kishte mëshirë. Kur ai nuk mëshironte këta nuk më shkonte nëpër mend të na mëshironte ne të tjerët. Kur unë kam vajtur në Burrel, kam qënë 22 vjeç djalë kam qënë i fortë fizikishtë dhe shokët e mi bashkëvuajtësit, e them me mburrje këtë dhe ndjej kënaqësi në shpirtin tim, të gjithë kanë qënë më të mirë nga unë. Këta më kanë dhënë forcë dhe jetë. Ata më jepnin bukën, racionin e tyre. Edhe sot në shtëpinë time qindra të burgosur hyjnë e dalin. I kam vëllezër.

Si organizohej një ditë në Burrel?

Njeriu sipas komunistëve ishte kafshë. Gazeta e palosur është 25 centimetër, ky ishte vendi ku duhet të flije ti. Ishim me çimento, dhomat me çimento. Në mëngjesh do ngriheshe me rënien e bilbilit, do rregulloje krevatin dhe nuk kishe më të drejt të uleshe në krevat por të rrije. Jepnin 500 gram bukë, dy herë gjellë në ditë, që nëse gjeje kokrrën e orizit ose fasules të duratrokisnin. Birucat ishin me çimento, aty bëheshin torturat. Ato birucat kishin disa hekura ishin lidhur mushkat e Italisë aty dikur. Ata e kthyen në vuajte për shqiptarët. Në Burrel unë kam parë shumë, atje kam parë ndjenjën njerzore që kam parë për të burgosurit, njëri për tjetrin.

Sa vite keni vuajtur në Burrel?

Në Burrel kam bërë 7 vjet burg.

Sa vetë jetonin në një dhomë?

Në një dhomë sipas njerëzve që fuste qeveria. Qeveria shtonte nuk e kishte problem. Në një dhomë mund të ishin 30 veta, mund të ishin 10 veta, sipas kapacitetit njerëzor që ishin nëpër burgje.

Si i kryenit nevojat personale?

Tualetet ishin me orar, aty brenda kishte një qyp. Këtë qyp kur dilje në mëngjes do ta derdhje. Aty kishte pleq, të sëmurë. Ajo lloj qeverie nuk donte të dinte. Njerëzit ishin procesverbal edhe kur vdisnin nëpër galeri gjithmonë thoshin vdiqën për fajin e tyre. Ktu mbylleshe qënia e njeriut.

A kishit orare të lira gjatë ditës?

Në Burrel i thoshin oborrit ajrimit, “pajdut”. Dalja në pajdut bëhej dy herë në ditë, një orë paradite një orë pasdite. Por gjithmon nëqoftëse udhëheqja bënte lëvizje nëpër qytetet e tjera këto ndërpriteshin një muaj dy muaj dhe kur shikonim dritën e diellit fërkonim sytë. Unë nuk besoj edhe në familjen time nuk i përdorë këto muhabete se e di që nuk kuptohem. Kishte vuajtje mbi njerëzore. Kam parë shokë të mi që janë vetëvarur nga uria. Përshembull Mustafa Bjaraktari nga Tropoja, Lefter Balltovani nga fshatrat e minoritetit. Ishim në dhomën një në Burrel edhe kur dolëm në pajdut, i them Mustafait hajde, jo tha nuk jam mirë do rrij ktu brenda. Pasi bëm pajdut e shikoj ishte varur në dritaren e burgut me çarçaf. Skisha ndërmend as sot smë shkonte ndërmend se do derdhja lot. Çfarë mund të flas tjetër unë për kto burgje kur komunistët shqiptarë dënonin shqiptarët e pafajshëm. Unë nuk gjeta një njeri që të kishte bërë një krim, që të më thoshte unë kam bërë këtë, po të gjithë ose për buised arratisje ose për tentativë arratisje ose për gjera të sajuara. Të gjithë këta njerëz futur nëpër burgje dhe mbi ta një dhunë e jashtëzakonshme. Kur në burgun e Burrelit lexoje parrulla “Këtu i thonë Burrel ku hyn e më nuk del”, të shkruara në murë. Në Burrel kishin vdekur qindra burra. Burgu i Burrelit është ndërtuar në mënyrë të tillë që rrezja e diellit, nga çdo krah të binte dielli, rrezja nuk hynte brenda. Atje ku nuk ka diell  nuk ka as jetë. Dhomat kishin dritare por dielli nuk hynte brenda tyre. Në këto dhoma gardianët kishin njerzit e tyre po të dënuar që provonin mos i kishin sharruar dritaret, i fusnin për të sëmurur njerzit i fusnin nëpër biruca. I zhvishnin duke i lënë në mbathje dhe kanatjere dhe të lidhur me zinxhirë. Më kujtohet njëherë më kishin lidhur me zinxhirë këmbët, duart dhe një zinxhirë tek këmbët dhe tek duart të lidhura mbrapa. Patateve andej u thoshin kërtolla dhe aty në fund në birucë më kishin hedhur ato patatet, unë djalë i ri i uritur tërhiqem zvarrë dhe e kap një patate me gojë ashtu i lidhur edhe gjysmën po e këpusja vetëm kur hapet sporteli dhe bërtet ai polici çfarë bën? Ai polici tani më kujtohet ishte nga Mllakastra i quajtur Qemal Azja, ishte shumë i egër shumë i ndryrë, më vonë e kam takuar në kampin e Ballshit si punëtor. I kishte rënë e shoqa difiçit atje në burgun e Burrelit edhe e takoj atje dhe i them “ela Laze”. Unë kam qënë një djalë i shëndoshë gjithmonë kam patur shëndet, ai pati frikë dhe më tha më fal. Më tha unë kam menduar se çdo gjë që fluturohej haet. E lash atë muhabet nuk i thash gjë. Deri në vitin 1973 se dua të jem i sinqert në të gjitha pikat, në Burrel flinin të gjithë në çimento. Në vitin 1973 këta e shtruan me dërrasa por jo birucat. Aty filluan të na japin disa rroba burgu, një peshqirë na shtuan edhe çajin bashk me tre gram sheqer. Unë nuk kam patur ndihma familjare, jam rritur jetim por nuk kam vuajtur shumë se më kanë dhënë shokët. Unë kur shkoja tek krevati gjeja biskota mi kishin dhënë shokët. Kishte raste që bëheshim 3-6 shokë ndanin cigaret, 5 cigare ti 5 cigare unë dhe thoshin do t’ja çojm Bajramit. Kishe 500 gram bukë, kishe një kandar të inprovizuar, domethënë dy copa dërrasa me spango trekëndëshe, këtu vendosnin 500 gram gurë dhe ktej peshoheshe buka dhe sytë e të burgosurve rrinin duke parë nga do anonte. Burgjet komuniste kanë qënë shumë të egra. Tek ne kanë lënë gjurmë. Ne ishim në një vend ku torturoheshim, nuk ke se si i harron këto. Syri jonë ka shirita i ka të gjitha të regjistruara, edhe natën në gjumë kur nuk e shikojmë veten mirë ne shikojm makthe. Nuk mund të kalojn kto gjëra si një cop bukë me djath. Unë kam parë njerëz edhe vetë jam rrahur në mënyrën më barbare, kto nuk harrohen. Galeritë nuk harrohen, thyerjet e këmbëve dhe të duarve nuk harrohen. Jazëk u qoftë atyre personave edhe bashkëvuajtësve të mi që arrijnë ti kalojnë këto gjëra sikur ska ndohur asgjë. Komunistët kanë bërë kërdinë. Ne vetëm punonim, bakri, piriti, të punoje në zonën e dytë të Spaçit të nxirrje pirit ishte 60 gradë nxehtësia aty brenda, detyrimisht ti do zhvisheshe. Kur pikonte pika e acidit në trup dridhej trupi si gjarpër. Ndërsa ata zotërinjtë ngroheshin në një sob jashtë edhe kur dilje të pysnin sa vagonë ke bërë, pse ske bërë kaq, pse ske bërë aq, na lidhnin, na rrihnin. Çfarë të them më. Mendoja njëherë me veten time të vdesi ky Enver Hoxha një orë pas tij të vdes dhe unë. Kur ka vdekur ai unë kam qën në Qaf Bari edhe radioja e kishte dhënë frëngjisht. Të them të drejtën unë nuk kam mësuar ndonjë gjuhë nëpër burgjet, biles kur hyra isha dhe fëmijë nuk e dija ç’ishte politika. Më thot një shok ka vdekur Enver Hoxha. Ishte një Kudret Hoxha shkova e i thash ka vdekur Enver Hoxha, ai bënte sikur nuk dëgjonte. I thash prap ka vdekur Enver Hoxha. Me gjithë mend tha. Po i them. Serioz në fytyrë tha se do na mbysin. I ranë bilbilave dhe po bërtisnin në menxë, kishin mbledhje. Ishte për tu çuditur kishte të burgosur që qanin. Ato ishin lot krokodili, ata qanin dhe rrinin afër me policat. Kishte spiuna nga dora jonë plotë. Kishte ardhur një farë Lek Ymeri, oficer i lartë, 500 burra u futën në menxë. U dëgjua zëri atij ku u tha unë po shoh që ju jeni kënaqur, keni marrë vesh që ka vdekur udhëheqësi i partisë dhe i pushtetit, por nga partia jonë do dalin udhëheqës të tjera. Ata shpreheshin hapur me ne na thoshin ju nuk do dilni gjallë që këtu, ju do mbaroni 10 vite burg ne do ju ridënojm më 10 vite të tjera dhe kështu vepronin. Unë jam dënuar 8 herë. Unë i kam edhe 15 vite për të bërë komunizmit. Unë kur kam dal nga burgu skisha familje, kam flejtur poshtë komitetit ekzekutiv në Tepelenë po binte shi. Atje flejta për siguri se mund edhe të na vrisnin se si i trajtonin gjërat këta. Unë kam dal jo më tepër se 50 kile nga burgu. Unë pështyja gjak edhe kur më ka marrë gruaja për vizitë në spitalin e Beratit. I thonë gruas ky një muaj ose një muaj e gjys ky nuk vete. Shikoja gruan që qante por unë jetova nuk e kam patur shumë problem jetën. Atje nëpër vuajtje mësova mos ta kem problem. Unë e kam çunin 25 vjeç tani, vajzën e kam në universitet 22 vjeç. Kaq mundësi patëm të bënim. Unë vij nga vuajtjet dhe unë u përkas atyre. Kënaqësia ime është kur më vjen ndonjë shok i burgosur në shtëpi. Ne nuk e kemi mendjne për të ngrën e për të pirë e kemi tek kto kujtimet e burgjeve.

Jam Barjam Njazi Dervishaj kam vuajtur 28 vjet burg në të gjitha kampet dhe burgjet e Shqipërisë.

Kategori
Uncategorized

Je një i çmendur, në Paris ndynje në dhomë…

Mirëmbrëma Edi Diarreja!

Isha duke dalë jashtë Tiranës, këtë fundjavë, por ti më ktheve.

Më ktheve, sepse je marrë veçanërisht me mua sot.

Në fakt, ke kohë që merresh. Ke kohë që përpiqesh si e si, ta mbyllësh emisionin, “Të Paekspozuarit”.

Në të vërtetë, ti e ke mbyllur 95% të medias shqiptare, sepse e ke blerë atë, siç ble votat, siç ble kriminelët, siç kthen vëllaun nga Amerika, për të punuar në Tiranë, siç u shpërndan paratë e shqiptarëve kompanive offshore.

Edush diarreja, emisionin “Të Paekspozuarit”, nuk e mbyll dot. Ky emision, do të mbyllet, atë ditë që unë nuk do të jem më në këtë botë.

Deri atëherë, duhet të presësh dhe do të takohemi shpesh.

Ka kohë që njihemi, Edi diarreja. Njihemi nga shumë vitë më parë, kur ti ishe kryetari i Bashkisë së Tiranës. Të kujtohet besoj. Përpiqu të futesh pak në atmosferën e asaj kohë. Ja përshembull, kujtohu, ditën kur hape liqenin artificial dhe mbyte Tiranën.

Në fakt, nuk e mbyte ti Edush, me duart e tua, por budallenjtë që ti kishte në punë në Bashki. Ata hapën portën e Liqenit Artificial dhe Tirana u mbyt.

Kujtohu! Ti ishe në një vend të largët, Ed diarreja. Më more në telefon. Të kujtohet besoj, po qaje Ed diarreja.

Aman, – më the, të lutem! Ishe gati të më puthje këtu në qoshe, po të ishe afër.

Më ndihmo, – më the! Bëj një gjë në gazetë, se vetëm ti mund të më ndihmosh. Më shpëto! Aman, të lutem!

Por, ctë bëj- thashë, se përmbytjen e kemi nëpër këmbë.

Po ja, – thuaj se portën e hapi një i çmendur, djali i Bales.

Dhe unë e bëra. Bëra gjënë më aprofesionale dhe më të ndyrë në jetën time, sepse mu dhimbe. Kur qan ti, sikur qan një qen që është duke ngordhur.

Hapa gazetën me titullin e madh: “Djali i Bales, mbyt Tiranën”. Njerëzit u tronditën, por edhe u qetësuan. Fjala mori dhenë, që Tiranën e kishte mbytur një i çmendur. E mori edhe shtypi francez, besoj të kujtohet. Me siguri, edhe atje ke marrë në qafë një redaktor të mjerë.

“Një i çmendur mbyt Tiranën”, shkruajti shtypi francez.

Dhe ti, i çmenduri i vërtetë, shpëtove. Shpëtove, por a do të shpëtosh dot tani që ke mbytur të gjithë vendin?

Kjo ngjarje, do të më mbetet në mendje gjithmonë. Sa herë përballem në rrugë me djemtë e Bales, ul kokën dhe iki i turpëruar.

Sot, ti ke mbledhur rreth vetes, dhjetë vetë dhe po ndan të gjithë Shqipërinë. Ndaje Edush, por ku do të futesh neser?

Thonë që ti Edush diarreja, pi drogë. Unë nuk e di, por ti nuk ke nevojë të pish drogë, sepse ti je i çmendur.

Unë e di hallin tënd. Ajo çka ke bërë ti, me këtë vend për 5 vjet, tani të është kthyer në makth. Ti jeton në një gjendje haluçinante.

Kategori
Uncategorized

Kategori
Uncategorized

Kategori
Uncategorized

Burgu i Burrelit… “Këtu i thonë Burrel, hyn dhe nuk del”

Slogani i burgut të Burreli nga diktatura “Këtu i thonë Burrel, hyn dhe nuk del”

Burgu i Burrelit, një ndër më të vjetrit në Shqipëri, është ndërtuar gjatë kohës kur mbretëronte Ahmet Zogu.

Ky burg është ndërtuar në vitin 1938, dhe shiriti i përurimit të tij është prerë nga kryeministri i kohës, Koço Kota, për të cilin, për ironi të fatit, ky burg do të bëhej edhe varri i tij.

Vetëm pak vite më pas, kur ky burg u mor në dorëzim nga fitimtarët e luftës nacional-çlirimtare, ish-kryeministri Kota është vrarë, pas dënimit që mori në këtë burg.

Mbreti Zog e kish projektuar për kriminelë ordinerë më rrezikshmëri të lartë dhe me këtë justifikohen masat e larta të sigurisë në ndërtimin e tij.

Burgu i Burrelit ndodhet në skajin lindor të qytetit, vetëm pak metra larg godinës së Komisariatit të Policisë, duke krijuar një lidhje mes uniformave të dy institucioneve, që në fakt kanë varësinë nga dy ministri të ndryshme.

Shumë pranë godinës së komisariatit të shfaqet rrethimi i telave me gjemba, rreth 5 metra i lartë, një zonë e zbuluar dhe mjaft e kontrollueshme edhe nga jashtë.

Burgu  i nëndheshëm, me lagështirë të vazhdueshme dhe në temperatura në dimër që shkojnë -20 gradë, qelitë janë të padurueshme, një ferr i vërtetë, siç e përshkruajnë të burgosurit politike që janë ende gjallë.

Në këtë burg për 40 vite me radhë janë mbajtur në qelitë e tij të dënuar, të cilët kishin tradhtuar interesat e Atdheut, nisur nga pikë vështrimi dhe rregullat e atij sistemi, janë torturuar, vrarë natën në fshehtësi, madje dhe të mbyturit me injeksion me gjilpëra me ujë.

Burgu i tmerrshëm i Burrelit do të bëhej ferri i vërtetë për mijëra të burgosur politikë, që jo vetëm për arsye sigurie e kishin zgjedhur Burrelin, por edhe për kushtet e vështira dhe qelitë pa dritë e gjithë lagështirë.

Ky burg ishte makthi i vërtetë , torturat dhe izolimin e zgjatur, ku kanë vuajtur dënimin mijëra shqiptarë, intelektuale dhe klerik nga më të ndriturit e kombit, madje edhe klerikët e shenjtëruar kanë qenë për vite me radhë në këto qeli, apo në burgun e ferrit, siç edhe vetë e kanë quajtur të burgosurit që mundën të mbijetojnë dhe janë ende gjallë.

Varreza masive-“Qershia” dhe gropa me pëlqe për zhdukjen e kufomave

 Një gropë gjigante pas burgut shërbeu si varr masiv. Në anë të gropës nuk kishte asnjë lloj bimësie, përveç një qershie që u bë simboli i vdekjes, ishte një kodrine me shkurrnajë, një baltë e kuqe dhe gjithë gurishtë (tregojnë të burgosurit politikë).

Pikërisht kjo qershi frymëzoi një regjisor hungarez që banonte në Gjermaninë Perëndimore, për të realizuar filmin e titulluar “Qershia”, tregon Agim Musta, i burgosur politik dhe autor i disa librave për burgjet dhe kampet e internimit, madje hartuesi i hartës së burgjeve dhe kampeve të internimit në Shqipëri.

Sipas llogaritjeve aproksimative, në Burgun e Burrelit që nga 1946-a deri në 1990-n kanë vdekur rreth 400 të burgosur.

Një metodë e lashtë u përdor për të zhdukur gjurmët e krimit  nga gëlqerja. Për të zhdukur kufomat, punonjësit e burgut të Burrelit hidhnin mbi kufoma gëlqere, nga e cila shkriheshin.

Varreza e fshehtë e Kocit të Kalit 

 Një tjetër vend krimi i fshehtë ishte dhe Koci i Kalit, një zonë ku të burgosurit varroseshin natën, pasi vriteshin  në fshehtësi nga Sigurimi i Shtetit.

Vendi i varrezës së fshehtë ndodhet në të hyrë të fshatit Baz të Matit, disa kilometra para se të shkosh në qytetin e Burrelit, ku ishte burgu dhe është mbajtur i fshehtë për 45 vite deri sa familjarë të të burgosurve dhe vetë të burgosurit politike të liruar nga burgjet, dëshmuan për një varrezë të tillë dhe deri më sot nuk është bërë përpjekje për ta zbuluar.

Burgu i Burrelit u mbyll në vitin 1990, gjatë kohës së vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Havier Perez de Kuelar, (Javier Perez de Cuelar), ndërsa aktualisht shërben si burg i sigurisë së lartë, ku vuajnë dënimin shumë kriminelë.

Statistikat e gjenocidit komunist në Shqipëri asnjëherë nuk kanë qenë të sakta dhe kjo tabele përmbledhëse është marrë nga të dhënat e shoqatës së të përndjekurve politikë në bazë rrethesh dhe publikuar për herë të parë në gazetën “Liria”.

Statistikat janë mbledhur nga shoqatat e rretheve, por ende nuk kemi një shifër zyrtare të të ekzekutuarve dhe atyre që vuajtën ne burgjet e diktaturës, apo ata që u ekzekutuan në fshehtësi.

Ja disa të dhënë që janë përsëritur për 26 vite, përpunuar nga shoqatat e të përndjekurve politikë në rrethe:

Të ekzekutuar    6.023  persona

Të vdekur në burg 1.065

Të burgosur 34.135    (26.768 burra dhe 7.367 gra)

Të sëmurë mendorë 260

Të internuar deri në vitin 1954 59.517

Të vdekur në internim 9.000

Shqipëria kishte në periudhën e diktaturës 23 burgje dhe 48 kampe internimi. Gjatë sistemit komunist u burgosën dhe u pushkatuan nëpër burgje gjithsej 6535 viktima.

Numri i varreve të humbura që janë groposur  në fshehtësi nga sigurimi i shtetit, është afërsisht 6800 persona, por ende nuk ka një shifër të saktë, madje këta janë persona që nuk kanë ende një varr ku familjarët e tyre të kenë mundësinë të nisin vajin apo kujën për njerëzit që ende nuk i kanë në një prehje të qetë dhe njerëzorë, siç e meritojnë.

Shqipëria burg e izoluar nga bota ngriti një sistem i tërë burgjesh, si në Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Korçë, Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, Pukë, Mirditë…etj.

Në regjimin diktatorial, shqiptarët bënë: 914.000 vjet burg dhe 256.146 vjet internim.

Vitet e fundit është bërë shumë, madje për katër vite u bë ajo që duhet ishte bërë 25 vite, pasi të burgosurit politikë u dëmshpërblyen me 8 këste. Po ashtu është bërë shumë përsa i përket kurimi të së shkuarës, muze, hapja e dosjeve të sigurimit, por dekomunistizimi vazhdon dhe duhet ende punë për të nxjerrë në dritë të shkuarën e regjimit komunist. /a.g/

Kategori
Uncategorized

E habitshme por e vërtetë.

E habitshme por e vertete!

nga Guxim Alimani-

—————————————–

Miq

Ky eshte njeri nga ata perfaqesues te shtetit ku ka lobuar Behxhet Pacolli…i cili thuhet se paska terhequr njohjen e shtetit te Kosoves.

Mendoj se ketu merr fund dhe komedia mediokre me Behxhetin….Kosoven e ka njohur kryefuqia e globit USA dhe nuk ka nevoje per monstra si ky dhe as medioker si Behxhet Pacolli.

Kategori
Uncategorized

Armata e spiujve… Imazh nga Gjosho Vasija.

Gjosho Vasija 2010

Gjosho Vasija 2010

@@@@@@@@@@@@@@@@@@@

nga Jozef Radi/

Poezi nga Gjosho Vasija (jo vetëm humor)

“Po u tregojsha mbramë fëmijve
se çka ndodhi n’Urë të Thive!!
Nji spiju i armat’s shqiptare
që spiunonte edhe pa pàre
nga që e kish ftyrën zumpare,
kishte ardhë që n’shtatë sahati
e xanë vend n’fund t’nji pallati,
hapë dy veshët si zagar
se diçka liviz n’kat të parë…

“…Te kjo shpijë nji mende e ligë
e çon radjon n’Amerikë,
e ma vonë i vijnë do shokë
se çka s’flitet kokë më kokë,
më që sot çdo fjalë që thohet
regjistrohet dhe dorzohet,
kshtu që shoku i Sigurimit
kto’ i nisë n’fusha t’vorrimit
ndërsa mu m’jep flet lavdrimit…!”

Të internuar, Valentin Pervizi e Gjosho Vasija, Corovodë, 1954

Të internuar, Valentin Pervizi e Gjosho Vasija, Corovodë, 1954

N’sa spiuni po mendon,
edhe gjoja gazetë lexon,
nji voglush n’katin e tretë,
ftyrën zbe e synin fjetë,
me do pshesha te nji safë,
nji tubë çelsa vàrë në qafë,
nxuer nga fundi i pantallonit
nji vintil, si punë bibronit,
mbasi mirë iu pshtet ballkonit
holli pishin prej vintilit,
aty poshtë në formë t’currilit
edhe fill ai uji i nxehtë
gjysa n’krye, gjysa n’gazetë.
Seç u hodh “djalli” n’hava,
tue vikatë, tue pshtye e shà,
preku kryet, krejt qullinë,
i muer erë, doli urinë,
por mbi t’gjitha kish randsi
se ka pshurrë n’fotografi
dy udhëheqsat dalë n’Rusi
njeni kakë e me mustakë,
tjetri brrakë e nanën shakë.
Seç shpërthej gazi i tre fmijve
për kte ngjarje t’Urës s’Thive,
bile ai ma’i vogli djalë
seç e mbylli me kto fjalë:
“Due ta puthi njatë fëmijnë,
që spiunin dhe partinë
na
i vaditi me urinë!”

marrë nga Radi and Radi

Kategori
Uncategorized

Drejt kuvendit të madh të Partisë Demokratike.

Drejt kuvendit të madh të Partisë Demokratike.

Nga Drita A Lamaj/

Të jesh sot demokrat perkrak kryetarit të partise Demokratike zotit Lulzim Basha eshte jo vetem nje nder, por edhe nje obligim që të detyron për të bere te pa munduren për mbrojtjen e vlerave të demokracisë.

Vendi ndodhet në prag të katastrofës, dhe qeverisja ndodhet ne piken zero.

Krimi, trafiku dhe korrupsioni sot jane ne majat e larta të pushtetit të bandave “rilindase”, shqiptarët po detyroen te ikin naten me pashaporte dhe pa pashaporte.

Shkollat dhe diplomat, aftësia, nuk vlejnë më.

Sot me kete qeveri vlen më shumë një trafikant sesa nje intelektual.

Koha nuk pret, vëndi kërkon ndryshim.

Partia Demokratike, antaret dhe simpatizantet e saj, intelektualet e ndershem, dhe gjithe populli i ka kethyer syte dhe shpresen tek kjo force politike dhe lideri i saj dhe i te djathtes shqiptare Z.Basha.

Duke nisur nga vetvetja, nata duhet bere dite. Demokratet dhe gjith populli te lodhur, shtypur, vrare dhe kercenuar, kerkojne nje epoke te re, epoken e demokracise.

Sot me shume se kurre eshte detyra e jone, e ne demokrateve ti dalim zot vendit.

Koha e luftes per kolltuqe ka marre fund.

Partia Demokratike kerkon dhe do sjelle ndryshim.

Zgjedhjet e reja me njerzit me te mire dhe me te perkushtiar neper grupseksionet, seksionet dhe deget e PD_ve jane vetem fillimi i uraganit demokratik drejt kuvendit te madh dhe drejt fitorrs se Partise Demokratike, nje si dikur me levizjen studentire.

Karriget nuk janë post as dhurate, ato jane obligim ndaj zgjedhesve, elektoratit, dhe gjith shqiptareve te ndershem qe kerkojne te shpetojne veten dhe vendin nga kjo katastrofe ku po na con “rilindja” e mallkuar.

Partia Demokratike, Lulzim Basha i ka njohur gabimet ne qeverisjen e kaluar.

Z. Basha po sheh drejt se ardhmes europiane te vendit qe do e coje forca politike we i solli lirine dhe demokracine e merituar ketij vendi.

Dyert e Partise Demokratike jane te hapura per atdhetaret, intelektualet, ish te persekutuarit, forcat e djathta, dhe gjithe qytetaret shqiptare qe kerkojne ndryshim.

Ne do fitojme, demokratet shqiptare do fitojne, vendi dhe kombi do fitojë duke rikeputur perseri prangat e neokomunisteve, trafikanteve, vrasesve, mashtruesve, dhe abuzuesve te veshur me kostum parlamentar dhe qeveritar.

Une si ish e persekutuar i jam bashkangjitur Partise Demokratike qysh ne fillimet e saj pa interes.

Interesi i imi ishte dhe eshte largimi i falangave te ndyra te diktatures dhe neodiktatures, dalja para drejtesise e krimineleve dhe qeveritareve te lidhur dhe bashkpuntore me krimin e organizuar, ringritja e shtetit ligjor, dhe Rikthimi i shpreses te shqiptaret.

Bashkoju edhe ti, ne mundemi dhe do fitojme perballe se keqes.

Drita A Lamaj.

Kategori
Uncategorized

Kardinali yne si munde te hidhte vallen.

Nga Konstadin Koliqi.

Ne kohen kur u ngritem dhe mbushem sheshet dhe rruget e qyteteve tona per te permbysur diktaturen me anti njerezore qe ka pare historia e njerezimit, nje nga kerkesat kryesore, ishte te lironin, nga burgjet e tmerrit, vellezerit tane, duke e theksuar tek te burgosurit politike, ku perfshiheshin edhe te gjithe kleriket e burgosur, me shume te pa drejte……kujtoi ketu se ministri i brendshem dhe i sigurimit makaber, i fundit i diktatures cnjerezore, ishte Gramoz Ruci, ne kohen qe ai mbreteroi, u vrane shume te rinje ne kufi dhe kufomat e tyre, u terhoqen me tela me gjmba neper rruget e fshatrave dhe qyteteve, per tju shti tmerrin ketij mileti mjeran……dhe kardinali, i dale nga burgjet torturuese, te ketij ministri fame keqe, rri dhe e pret ne Vatikan me nderime, kete gjaksor ne vende qe, ne forme demostrimi, te mos ta pranonte dhe te lergohej nga ajo ceremoni, kengesh e vallesh, ne diten e pervjetorit te nje vdekje…..vdekjes se Heroi tone Kombetare…..Papa, tashme dihet se ka per idhull Gevaren dhe Kastron, por Kardinali yne si munde te hidhte vallen ne nje pervjetor vdekjeje me udheheqesin e torturueve te vete…….nuk e di perse, por me shkon mendja tek ajo dreq kuge corbe…..

Kategori
Uncategorized

Perversi.

Po, ti ke hyrë në Histori o pervers, por tek Kapitulli i Zi i Historisë së Shqipërisë. Do të rrosh aty, përjetësisht.

Ripublikim

Pervers. Nuk mund të gjendet fjalë tjetër që të shkon më për hosh për të përshkruar saktësisht krejt qenien tënde. Doza e perversitetit tënd ngre nivelin çdo të dielë mbrëma, kur ti del në ERTV-në tënde dhe në televizionet kombëtare me video selfiet e tua. fjalëve që nxjerr nga goja, zakonisht të mbushura me vrerë për çdo njërin prej nesh, ti të ngjallë krupën me flegrat e hundëve që shryjnë, ndërsa buzët e buhavitura dhe qimet e mjekrrës gjallojnë një pamje neverie, tek thua: “… vetëm qorrat që s’duan të shohin, shurrdhët që s’duan të dëgjojnë dhe politikanët apo kronikanët e kazanit që s’duan të dijnë për të vertetën, por veç sulmojnë për hesapet e tyre, mund të gjejnë një fjalë tjetër për rezultatet e kësaj lufte, përveç fjalës shqipe: Sukses. Ka qënë një luftë e vështirë, komplekse, e vendosur, në një fushë ku policia e shtetit është përplasur fort me paligjshmërinë dhe me krimin…”.

Dhe kështu, ti na bën qorra, shurrdha dhe kronikanë kazani. Ti që, në krye të herës u shfaqe në sytë e botës lakuriq, tek të prekte hallatet një zonjë. Ti që erdhe në krye të punëve të Kryeqytetit tonë, për ta transformuar atë në një përbindësh betoni, për hesapet e tua, sigurisht. Ti që shembe përdhe një Parti për ta shkërrdhyer një Shqipëri. Ti që mblodhe me qiri rreth vetes në Partinë Socialiste një dyzinë me qenie inferiore butakësh, një tjetër dyzinë neverie me gazetarë në “median e lirë”, dhe pjesën e mbetur e mbushe me përdhunues dhe vrasës reçidivist. Sepse ti kishe një PLAN për të ndërtuar një Shqipëri tënden, sipas shijeve të tua perverse, duke e zhveshur atë nga dinjiteti njerëzor, duke e përdhunuar çdo shpresë edhe për fëmijët e mjerë që do të lindin brezat që vijnë.

Të shkruash për ty dhe për boshllëkun tënd është një mund i madh, por ia vlen, sepse ska punë më të vyer se sa të tregosh realitetin tënd ashtu siç është. Të kam thënë se ti je një mashtrues dhe demagog par excellence?! Dhe unë kam prova për këtë, të gjithë ne, gratë dhe burrat e këtij vendi kemi prova, sepse vet Shqipëria është kthyer në një provë gjigande e krimit tënd; Tirana është një provë që nuk do të zhduket përjetë, po ashtu është Durrësi, Kavaja, Elbasani, Korça dhe Vlora. Prova janë të gjitha fushat, kodrat dhe malet e Shqipërisë që i mbolle me drogë duke i kthyer ato në skenën më të madhe të krimit në botë. Prova të gjalla janë me mijra e mijra të rinjë që nën drejtimin tënd u kthyen në kultivues, përdorues dhe trafikantë të drogës. Mbi 300 mijë shqiptarë janë prova që braktisën Atdheun nën rregjimin tënd. Prandaj ti jo vetëm që je një mashtrues dhe demagog par excellence, por je edhe vrasës; i drejtë për drejtë; sadist dhe gjakftohtë i shpresës tonë.

Ti je një pervers diabolik. Sepse ke guximin e paturp për të na parë në sy, tek mban ligjëratat e tua diabolike për “Shqipërinë që duam”. Ndërsa ne “kronikanët” fshijmë lotët e dhimbjes për jetët që këputen në mes nga mjerimi që ti mbolle rrugëve të Shqipërisë. Ne mbajmë shënime se si gjatë “shtetndërtimit” tënd burgosen borxhlinjtë e shkretë dhe shitëset e shkrepseve. Fletorja jonë e shënimeve mbushet e nxihet nga shifrat e rënda që fluturojnë nga Arka e Shtetit tënd drejt e tek Vilma e Zezë e ferrit.

Ti je një provë e gjallë që ke ardhur në botën tonë për të provuar durimin tonë, humanizmin tonë dhe vlerat tona. Ne e dimë se kjo është një provë e rëndë, por ti e ke dëgjuar atë fjalën e vjetër; “Ia dhanë gurit, e plasi, ia dhanë njeriut, e mbajti”.

Rri i qetë, sepse do ta mbajmë edhe këtë gjëmë që na ra për hise. Përkohësisht. Domethënë edhe pak, sa të mbarojnë fjalori yt pervers. Do të durojmë edhe pak, derisa zullumi yt të të zërë përfundi, të këputet nga pesha e vet.

Po, ti ke hyrë në Histori o pervers, por tek Kapitulli i Zi i Historisë së Shqipërisë. Do të rrosh aty, përjetësisht.

© Erl Kodra

Kategori
Uncategorized

Berisha: Të ndalohet festa ‘Oqi’. ‘Bularatin’ e organizuan shërbimet sekrete greke.

Berisha: Të ndalohet festa ‘Oqi’. ‘Bularatin’ e organizuan shërbimet sekrete grekeIsh-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për ngjarjen ‘Kacifas’ në Bularat. Sipas tij festa e ‘Oqit’ (JO-së) nuk do të festohet më në Shqipëri. Ai tha se kjo festë, dëshmoi edhe njëherë se përkujtimi i kësaj dite në Shqipëri ka vetëm qëllime shoviniste.

‘Festë ‘Oqi’ këtu nuk mund të festohet më kurrë. Asnjë ‘Oqi’ nuk festohet më. Qëllimet e ‘Oqit’ janë shoviniste, Vorio Epirote. ‘Oqi’ tregoi qartë se cili është qëllimi i varrezave cili është qëllimi i ceremonisë’, tha Berisha në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ ne ReportTv.

Ndërkohë sa i përket Kostandinos Kacifas, Berisha u shpreh se ai ishte në mënyrë të padiskutueshme një ekstremist, i lidhur me qarqet antishqiptare në Greqi. Për Berishën, ngjarja në Bularat ishte organizuar nga shërbimi sekret grek.

Ishte një ekstremist në mënyrë të padiskutueshme, fanatik, i cili me një armë me dylby qëlloi në publik ditën që ishte festa e Greqisë.

‘Ngjarja në Bularat ishte sipas një skenari të mirëpërgatitur nga segmentet shtetëtore greke. Ky ishte përdorur si mish për top. Ky nuk ishte një i vetmuar, ishte njeri me lidhje, ishte një ish ushtarak, anëtar i rretheve më antishqiptare në Greqi. Në varrimin e tij nuk erdhën vetëm egërsira të Agimit të Artë, erdhën deputetë, sipas një skenari për të demonstruar Vorio Epirin. Zotër të vërtetë të marrëdhënieve me Shqipërinë janë qendrat e shërbimeve sekrete greke’, tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se qëndrimi i Shqipërisë ndaj asaj që ndodhi në varrimin e Kacifas ishte i gabuar.

‘Ata që erdhën këtu dhe u sollën si pushtues në territorin e Shqipërisë, pa u përballur me gjithë procedurat ligjore, nuk duhet të dilnin nga ky vend. Nuk ishin 50 vetë që u shpallën non-grata, por të paktën 200-300 vetë’, tha Berisha.

Kategori
Uncategorized

Kalimi i Gruevskit në kufirin shqiptar dhe (pa)Siguria Kombëtare

Dritan Demiraj

Kërcënimet e sigurisë përfshijnë jo vetëm armiqtë konvencionalë, siç janë shtetet e tjera, por edhe aktorët e dhunshëm jo shtetërorë të pushtetshëm në mënyrë politike, kriminale, korruptive dhe nacionaliste ekstreme, siç është rasti i ish-Kryeministrit maqedonas dhe kriminelit, tashmë në kërkim ndërkombëtar, Nikola Gruevski.

Albanofobia që ka treguar kjo mbetje sllavo-maqedonase, si pasardhës i organizatës “Narodna Odbrana”, duke ndjekur dhe masakruar qindra patriotë e luftëtarë shqiptarë, duke shkelur disa marrëveshje të imponuara dhe firmosura nga ndërkombëtarët në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, është e njohur.

Të gjitha këto krime nuk i bëri i vetëm, por në bashkëpunim me Sasha Miallkovin dhe Gordana Jankullovsken,  me strukturat e tyre të errëta antishqiptare dhe, fatkeqësisht, edhe me elementë “b@#*lëpirës” e intrigantë matrapazë shqiptarë brenda dhe jashtë territorit të Maqedonisë.

Fatkeqësisht, dje nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, u raportua se Nikola Gruevski kishte kaluar në Shqipëri në pikën doganore të Hanit të Hotit në datën 11.11.2018, rreth orës 19:11, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Koncepti i sigurisë dhe i ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të një shteti kërkon bashkëpunim institucional, infrastrukturë të mbrojtjes së kufijve tokësorë e detarë, të shërbimeve të inteligjencës (Kundërzbulimit, SHIK-ut dhe të Policisë kriminale), shërbimeve doganore, etj.

Çfarë kanë bërë të gjitha këto struktura shtetërore ndërkohë që taksapaguesit shqiptarë paguajnë dhe u besojnë këtyre institucioneve të sigurisë dhe personelit të tyre, me rastin e hyrjes në mënyrë të paligjshme të njërit nga njerëzit më antishqiptarë të viteve të fundit, pas vdekjes së Milosheviçit?

Nëse propogandojmë që kontrollojmë kufirin dhe territorin e vendit, si ka mundësi që hyn një person i tillë dhe të gjitha institucionet e sigurisë flenë gjumë?!

Si mund të justifikohet Policia, me deklaratën e saj të papërgjegjshme dhe aspak profesionale, që shtetasi Gruevski ka dalë nga pika doganore me makinë diplomatike dhe autoritetet doganore dhe policore nuk mund ta ndalonin?!

Në cilin vend të botës ndodh kjo?! Nuk mund të justifikoheni që personi në fjalë nuk ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Si ka mundësi të kalojë kufirin një person që nuk ka pasaportë, pasi të gjitha dokumentat e indentifikimit te kriminelit Gruevski i janë sekuestruar me kohë nga shteti maqedonas?

Me çfarë dokumentash është indentifikuar, pasi për të gjithë shtetasit, shqiptarë apo të huaj, përfshi dhe ata me status diplomatik në pikat doganore bëhet identifikimi përkatës. Sipas kësaj logjike, në Shqipëri mund të hyjë kushdo, qoftë dhe një nga terroristët e rrezikshëm dhe askush nuk di asgjë dhe nuk mban përgjegjësi!

Si ka mundësi që shërbimet e inteligjencës nuk kanë informacione mbi statusin e Gruevskit, ku çdo qytetar në Maqedoni apo në Shqipëri e di se ai është dënuar dhe lëvizjet e tij ishin të monitoruara nga strukturat maqedonase, ndërkohë që shërbimet tona nuk dinin asgjë.

Ky është një turp i madh për shtetin tonë dhe strukturat tona të sigurisë dhe kjo qeveri do të ngelet në memorien e Shqiptarëve si qeveri e bashkëpunimit me krimin dhe si antishqiptare.

Gruevski duhej ndaluar, por siç duket ndonjë telefonatë mund t’ja ketë hapur rrugën, ashtu si në shumë raste i është hapur edhe trafikantëve të drogës dhe personave në kërkim ndërkombëtar. Apo doni të justifikoheni se nuk kemi Ministër të Brendshëm??

Shqipëria dhe shqiptarët janë fqinj të përgjegjshëm dhe bashkëpunues, por fatkeqësisht politikanët e kësaj qeverie duhet të jenë të përgjegjshëm dhe jo të përdorin nacionalizëm me elektoratin vetëm për të marrë votat.

Kur do të bëhemi shtet? Për fat të keq, ne nuk e kemi akoma! Ndërgjegjësohuni të dashur bashkëatdhetarët e mi! Duhet punuar ajo tokë e begatë që na kanë trashëguar të parët tanë,  duke shkulur përfundimisht gjembat dhe barërat e këqija.

Shqipëria u takon vetëm shqiptarëve patriotë dhe të ndershëm!

*Ish-ministër i Brendshëm i Qeverisë Teknike. Kolonel në lirim.

Kategori
Uncategorized

Konflikti Llalla-Lu dhe dy histori me 14 milionë dollarë.

Donald Lu kishte mundësinë e artë të largohej nga Shqipëria si hero. Por, ai zgjodhi të mbyllë mandatin e tij në Tiranë si karagjoz. Me shumë mundësi, mungesa e eksperiencës në rolin e ambasadorit, ndikoi që ai të shndërrohej në një prej amerikanëve më pak të pëlqyer në Shqipëri.

Në fillim të mandatit të tij në Shqipëri, Donald Lu u shfaq një diplomat i këndshëm dhe i vendosur për të realizuar Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Por, përtej këtij petku “reformatori”, shumë shpejt u zbulua se ai po hynte dhunshëm në lojën e pushtetit ballkanas.

Me justifikimin e Reformës në Drejtësi, Lu zgjodhi të pozicionohej në favor të kryeministrit Edi Rama, duke goditur në vijimësi opozitën shqiptare. Ambasadori Lu mori edhe rolin e “eminencës gri” të Partisë Socialiste kundër Ilir Metës dhe LSI-së, të cilët ishin aleatë bashkë-qeverisës në periudhën 2013-2017.

Dhe, më e fundit dhe ndoshta më e zhurmshja, është debati shterpë që ambasadori Lu ka zhvilluar me Adriatik Llallën, Prokuror i Përgjithshëm deri në dhjetor 2017. Diplomati amerikan ka zgjedhur që të vijojë debatin me Llallën edhe pasi ky i fundit u largua nga posti. Këtu është shenja më e madhe e dobësisë së tij si diplomat. E nga këtu mund t’i vijë fundi i karrierës së tij, por ndoshta edhe më shumë se sa kaq.

Donald Lu, për shkak të ndikimit të madh që ka mbi qeverinë e Edi Ramës dhe mbi Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, duket i vendosur të sigurojë kushtet për arrestimin e Llallës, në bazë të një procesi okult dhe me prova të stisura apo pa prova.

Tek Adriatik Llalla, më shumë se sa tek liderët politikë, Donald Lu kërkon përgjegjësin për dështimin e detyrës së tij, por edhe arsyen se përse interesat personalë nuk shkuan ashtu siç i kishte parashikuar.

Në vitin 2015, ambasadori Lu kërkoi pushimin e një hetimi të nisur nga prokuroria ndaj kompanisë kanadeze të naftës Bankers Petroleum. Kjo kompani, gjatë aktivitetit të saj, kishte dëmtuar më shumë se 200 shtëpi dhe shumë sipërfaqe toke në zonën e Fierit. Prokuroria lokale kishte nisur hetimin për rastin.

Donald Lu takon Adriatik Llallën, në atë kohë Prokuror i Përgjithshëm, të cilit i kërkon me insistim pushimin e hetimeve. Këmbëngulja e ambasadorit amerikan për këtë hetim ishte tërësisht e pavend, për shkak se po ndërhynte në çështje të brendshme të Shqipërisë, për më tepër për një kompani që nuk ishte amerikane.

Në rrethet e biznesmenëve shqiptarë të karburanteve, përflitet se për “mundimin” që të parashtrohej kërkesa për pushimin e hetimeve, ishin premtuar rreth 5 milionë dollarë. Shifra është stratosferike dhe nuk mund të gjendet asnjë evidencë për ta faktuar. Gjithësesi, ajo që është e vërtetë është që Donald Lu ka kërkuar mbylljen e hetimeve. Këtë e ka konfirmuar vetë Adriatik Llalla në një intervistë dhënë në Shkurt 2017 në emisionin “Opinion”. Ambasadori Lu nuk e ka kundërshtuar asnjëherë faktin që ka ndërhyrë për çështjen “Bankers Petroleum”. Dhe, natyrisht, as nuk ka shpjeguar se cili ishte interesi i tij për pushimin e hetimeve. (Sa për kronikë, hetimi për Bankers Petroleum vijon të jetë ende i hapur në Prokurorinë e Fierit).

Por, disa të dhëna mbi këtë çështje, Adriatik Llalla ia ka vënë në dispozicion Kongresit Amerikan në Maj 2017. Një pjesë e këtyre të dhënave u bënë publike nga letra që Llalla i ka dërguar Kongresit. Por, njerëz të afërt me ish-Prokurorin e Përgjithshëm shprehen se, krahas letrës së bërë publike, Kongresi ka edhe të dhëna shtesë, fakte konkrete mbi ato që gjenden të shkruara në dokument.

Raporti direkt i Llallës me kongresmenë, kryesisht ata konservatorë që po hetojnë mbi ndikimin e George Soros në Ballkan, prishi qetësinë e Donald Lu. Pas publikimit të letrës, javën e kaluar, ambasadori doli nga roli i tij diplomatik, duke lëshuar një seri akuzash ndaj ish-Kryeprokurorit. Qartësisht, Donald Lu e kishte humbur qetësinë.

Dhe, qartësisht, raporti i tij me paratë gjatë mandatit në Shqipëri, rezulton që ka qenë difektoz. Një investigim i grupit “Judical Watch”, publikuar vetëm pak javë më parë, zbuloi se si rreth 9 milionë dollarë të taksapaguesve amerikanë janë hedhur “në erë” në Shqipëri.

Në vitin 2016, Departamenti i Shtetit, nëpërmjet USAID-it, kishte alokuar fondin 9 milionë dollarësh për të kontribuuar në forcimin e demokracisë në Shqipëri. Por, siç rezultoi nga investigimi i “Judical Watch”, këto para, me ndërmjetësinë e zyrtarëve të rëndësishëm në Ambasadën Amerikane në Tiranë, i kaluan Fondacionit Soros.

Pra, janë rreth 9 milionë dollarë, për të cilat Kongresi Amerikan po heton mbi destinacionin final. Ambasadori Lu do të duhet të shpjegohet para autoriteteve amerikane për “zhdukjen” e këtij fondi gjigand. Siç, me shumë mundësi, do të duhet të shpjegohet edhe lidhur me “interesin e veçantë” për pushimin e hetimeve për Bankers Petroleum, për të cilën Kongresi është njoftuar zyrtarisht nga Adriatik Llalla rreth një vit më parë.

Nëse për një moment e konsiderojmë të mirëqenë se shifra për të marrë rolin e “ndërhyrësit” për “Bankers Petroleum” është 5 milionë dollarë, atëherë emri i Donald Lu lidhet me një total prej 14 milionë dollarësh, duke mbledhur këtu edhe fondet e USAID-it që shkuan në llogaritë e Fondacionit Soros.

Pra, Donald Lu, krahas njëanshmërisë së theksuar në politikën shqiptare, po largohet nga vendi ynë me një pikëpyetje të madhe lidhur me shifrën 14 milionë dollarë. Shifër shumë e madhe, disa dhjetra herë më e madhe sesa ajo që ka qarkulluar Adriatik Llalla me burim të rregullt dhe të konfirmuar.

Autoritetet hetimore amerikane kanë krijuar shprehjen “follow money” (ndiq paranë). Ata e dinë se si mund të zbulohet devijimi i miliona dollarëve, aq më tepër kur ato janë të taksapaguesve amerikanë.

Nga Boldnews.al

Kategori
Uncategorized

Dokumenti zyrtar i Kongresit Amerikan, ja si loboi Soros për Donald Lu

Nga Boldnews.al

Një dokument i Kongresit Amerikan, i publikuar së fundmi në faqen zyrtare të atij institucioni, konfirmon lidhjet e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, me fondacionin e multimiliarderit George Soros. Diplomati amerikan i ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme lidhjet e tij me Soros, por Kongresi Amerikan ka publikuar një dokument lobimi, në të cilin gjendet edhe emri i Donald Lu.

Në korrik 2018, Kongresi ka publikuar “Raportin e Lobimit” të fondacionit Shoqëria e Hapur, i drejtuar nga George Soros. Në këtë dokument, rezulton se Soros ka shpenzuar mbi 10 milionë dollar për të lobuar pranë kongresmenëve për çështje, të cilat kanë interes për fondacionin.

Në listën e shpenzimeve, të detajuara në këtë dokument, rezulton edhe lobimi për emërimin e Donald Lu si ambasador në Republikën e Kirgistanit. Ky lobim është realizuar gjatë kohës kur Donald Lu vijonte të ushtronte funksionin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.

Gjatë vitit 2018, media amerikane ka publikuar raporte të ndryshme për lidhjet e Donald Lu me fondacionin Soros. Grupi investigative “Judical Ëatch” publikoi në muajin Prill disa dokumenta, në bazë të të cilave argumentonte se admnistrata e Donald Lu në ambasadën e Tiranës kishte bashkëpunuar me Soros-in.

Donald Lu reagoi menjëherë ndaj publikimit të grupit investigativ amerikan, i cili u përhap edhe në median shqiptare. Ambasadori Lu zgjodhi valët e Seksionit Shqip të “Zërit të Amerikës” për të mohuar bashkëpunimin me Soros. Në një prononcim për “VOA”, Donald Lu u shpreh: “Ne nuk kemi ofruar financime për Fondacionin Shoqëria e Hapur dhe as kemi marrë financime prej saj…. Kritikët e reformës në drejtësii kanë etiketuar veprimet e ambasadës si të frymëzuara nga Sorosi…”.

Por, dokumenti i Kongresit Amerikan, i cili shoqëron këtë artikull, dëshmon tërësisht të kundërtën e asaj që ka deklaruar ambasadori Lu. Emri i tij gjendet i 17-ti në një listë prej 26 çështjesh, për të cilat Fondacioni Soros ka shpenzuar mbi 10 milionë dollarë për lobim.

Duke konsultuar këtë listë, rezulton se Soros ka pasur interest ë veçantë dhe lobuar vetëm për dy emra të përveçëm, për kandidaturën e Donald Lu si ambasador në Kirgistan, si edhe për David Cornstein, si kandidat për ambasador në Hungari. Ndërsa pjesa tjetër e listës, për të cilat ka lobuar Soros pranë Kongresit Amerikan lidhen me çështje si liria e medias, rezoluta për Korenë e Veriut, etj.

Donald Lu ka qenë një prej ambasadorëve amerikanë më aktivë në jetën politike dhe publike në Shqipëri. Ai u përfshi personalisht në hartimin dhe më tej miratimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Opozita shqiptare ka kundërshtuar aspekte thelbësore të kësaj reforme, duke e konsideruar se ajo po i dorëzonte pushtetin gjyqësor maxhorancës politike të kryeministrit Edi Rama.

Projekt-Reforma, e hartuar në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, u mbështet fuqishëm nga ambasadori Lu dhe fondacioni Soros, i cili angazhoi ekspertë, fonde dhe organizma joqeveritarë nën ombrellën e tij, për të zhvilluar një fushatë të egër pro-draftit.

Opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se, nëpërmjet fondacionit Soros, po synonte të merrte kontrollin e të gjithë pushteteve në Shqipëri. Përballë këtyre akuzave, shpesh herë ka reaguar Donald Lu, i cili mohonte përfshirjen e grupit të multimiliarderit George Soros.

Tashmë, pas largimit të Donald Lu nga Shqipëria dhe emërimit të tij si ambasador në Kirgistan, po publikohen dokumenta që vërtetojnë se Donald Lu ka qenë investim i Fondacionit Soros. Ashtu siç po vërtetohet se Reforma në Drejtësi, e mbështetur fuqimisht prej tij, i dorëzoi sistemin e drejtësisë pushtetit politik të Edi Ramës, gjithashtu mik i deklaruar i George Soros.

Nga Boldnews.al

Kategori
Uncategorized

Prokurori komunist i “Postribës”, akuzonte për “fashizëm”, por ishte vetë fashist.

Më shumë se një vit më pas nga kryengritja e Postribës, të pandehurit u gjykuan nga Këshilli i Gjykatës Ushtarake të zonës ushtarake të Shkodrës i formuar prej: kapiten I MistoBllaci – kryetar, kapiten II Pertef Alizoti dhe nëntoger  Anastas Koroveshi. Prokurori ishte kapiten Namik Qemali, i njohur edhe në procese të tjera të zhvilluara në Shkodër gjatë kësaj kohe. Gjuha e prokurorit komunist, nuk ishte tjetër veçse nj gojë e qelbur.

Prokurori Namik Qemal Ahmetaj i vitlindjes 1922 ishte nga Progonati i Tepelenës. Pavarësisht se ishte me 5 klasë fillore, ai u bë prokurori që çoi në vdekje e burgime të gjata një pjesë të mirë të elitës së Shkodrës.

Në një dokument të datës 12.6.1951 të drejtorit të Personelit të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Haxhi Lleshi, saktësohej biografia e tij.

Në shtator 1943 kishte dalë partizan.

Mirë që nuk pati qëndruar shumë, sepse plagosi veten për të qëndruar në shtëpi.

U propozua për t’u nxjerrë në lirim sepse në vitet 1940-1942 kishte qenë anëtar i Partisë Fashiste dhe ndihmës i zëvendësisht nënprefektit të Kurveleshit.

Kategori
Uncategorized

Qëndresa Antikomuniste e Nikaj-Mërturit në Qafën e Kolçit.

Në perkujtim te 74-vjetorit te qendreses Antikomuniste te Nikaj-Merturit ne Qafen e Kolçit.

Gjovalin Progni/

“Hiq kush t’jesh prej n’shtat e n’shtatdhet se po vjen anmiku i Atdheut dhe Fese”

Ky ishte kushtrimi qe Pader Nikaj,prej ne Kishen e Palçit leshoj 74 vjet me pare,ne mes Nentorin e vitit 1944, kur komunisti msyni si bisha e terbueme Nikaj-Merturin per ta nenshtrue,mbasi kishte nenshtrue me dhune rrafshin e Malsis s’Gjakoves.

E burrat kreshnik te ksaj Krahine Legjandare,te cilet diten te presin me pushke cdo pushtues qe ju msyni vatanin dhe trojet shqiptare, si turk e shkja, italian e gjerman, edhe ksaj rradhe u bane bashke, qiten kushtrimin edhe nder shefitaret e tyne te perjetshem, ne Shale e ne Shosh,me te cilet ndane gjithmone gezimin dhe idhnimin, dhe te gjithe se bashku filluen pregatitjet per perballjen me bishen komuniste, trupat e se ciles drejtoheshin nga Xhemile Shehu(motra e xhelatit,Mehmet Shehu),te cilat ishin drejtuar per ne Qafe te Kolçit.

Roli i Parise se krahines, bajraktare e vojvode, ne pregatitjen e qendreses ishte i jashtezakonshem.

U prene kembet e ures mbi lumin e Merturit, per te perguar kalimin e forcave komuniste ne zone, ne qofte se thyhej Qafa e Kolçit, njekohesishte trimat Nikaj-Merturas mberrin ne Qafen e Kolqit,vendi ku do organizohej prita.

Forcat partizane kishin dergue emisar per tu marr vesh me Parine, ne menyre qe mos te kete rezistenc, por Malesoret trima, duke e dite se cfar i priste, nuk pranuan kurrfar kompromisi.

Dita e pare e perballjes ishte shume e pergjakshme.

Nga Malesoret trima bien ne fushbetej:

Babun Uke Gjonpali nga Perajt e Nikajve.

Qun Kol Marticanaj nga Perajt e Nikajve.

Martin Pal Pepkolaj nga Raja e Merturit.

Kol Zef Kukaj nga Raja e Merturit.

Ne perpjekje e siper, vritet Xhemile Shehu,komandantja e forcave partizane.

Vlene per tu theksuar se humbjen e se motres ne kte betej,Mehmet Shehu nuk ua fali kurre Nikaj-Merturit.

Persekutimi komuniste ne kte zone ishte me i eger se askund tjeter.

Mbas kesaj qendrese te pashoqe te Kreshnikeve te Nikaj-Merturit,forcat komuniste terhiqen per ta vazhduar sulmin diten e neserme me krahmarrje,jo me nga Qafa e Kolqit e cila u be Qafa e ferrit per ta, por duke perdore rruge te tjera, nga Dragobia -Lugu i Sylbices-Qeresh Mulaj.

Gjate ketij rrugetimi vrane edhe 3 fshatare te pafajshem Nikaj-Merturas, me pretekstin e pjesmarrjes ne qendresen e dites se pare.

Sulmi i dites se dyte i gjeti te pa pregatitun Malesoret, keshtu qe Nikaj – Merturi ju dorezue sundimit komuniste, sundim i cili zgjati per 45 vjete.

Paralajmerimi i Pader Nikajt doli i vertet.

Ne pushtet erdhen ata qe per Fe kishin idealet e Partis dhe per Atdhe kishin Internacionalizmin Proletar.

Vlen te theksohet fakti se Qendresa Antikomuniste e Nikaj-Merturit,pa diskutim qe eshte ndere te parat,per te mos thene e para ne Shqipri, e ketyre permasave e cila meriton nje vend te veçante ne historin Antikomuniste te Shqipris.

Nderim per jete qendreses heroike te Nikaj-Merturit “Nderi i Kombit”.

Lavdi te përjetshme ketyre burrave qe dhane jeten duke luftue kunder kulshedres komuniste, per Atdhe dhe Fe!

Kategori
Uncategorized

1951/Dënimi me burgim i 15 vjeçarit për arratisje nga kampi i Tepelenës

Njoftimi i parë mbi largimin e Sazanit nga kampi (emri shkruhet gabim), si dhe pjesë e vendimit të gjykatës ushtarake që e dënoi atëNjoftimi i parë mbi largimin e Sazanit nga kampi (emri shkruhet gabim), si dhe pjesë e vendimit të gjykatës ushtarake që e dënoi atë

Nga Kastriot Dervishi

Hysni Dema ish komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë shqiptare, si kundërshtar i regjimit komunist u largua nga Shqipëria. Për këtë arsye, në shtator 1945, familja e tij, gruaja Vasfije dhe fëmijët: Aliu, Vera, Tefta, Sazani dhe Rudina u internuan në kampin e Beratit, për t’u zhvendosur 4 vjet më vonë më vonë në kampin e Tepelenës. Njëri prej fëmijëve, Sazan Dema, lindur më 27.12.1935, në moshë të re, u dënua me burgim për largim nga kampi i internimit dhe u akuzua për tentativë arratisje, pavarësisht se u ndalua në Tiranë. Në kohën e largimit, në mars 1951, kampi i Tepelenës, që ende nuk kish marrë numrin nr.4, gjendeshin 1853 të internuar (393 burra, 388 gra dhe 200 fëmijë). Më 1.3.1951 Sazani u largua nga kampi duke ecur herë në këmbë e herë me makina rasti për në Tiranë. Pikërisht në kryeqytet, ai arrestohet” më 8.3.1951 dhe akuzohet për arratisje. Në Tiranë ka shkruar te shtëpia e motrës e cila ishte martuar me një italian që punonte mekanik në fermën “Ylli i Kuq” të Kamzës. Prokurori ushtarak i tha gjykatës se kishin përballë një “këlysh të kriminelit Hysni Dema”, që sipas tij edhe në gjyq, paraqitej “armik e dinak i pushtetit popullor”. Për këtë ai kërkonte që i riu të dënohej me 5 vjet burg të cilën duhej ta vuante nëpërmjet punës së detyruar. Prokurori në aktakuzën e tij hidhte dyshimin se largimi nga vendi i internimit ishte bërë për dy arsye: për të vendosur lidhje “agjenturore” me burrin e motrës që ishte italian dhe së dyti për të shkruar në Greqi te babai i vet i arratisur (arratisje në Greqi nga Tirana d.m.th!). Çështja u trajtua si me rëndësi dhe u shqyrtua nga Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e përbërë prej kapiten II Arqile Toska, toger Guri Qafëzezi dhe nëntoger Kristaq Dhimitri, duke pasur pranë prokurorin nëntoger Fehmi Galanxhi. Me vendimin nr.62, datë 17.5.1951, gjykata e deklaroi fajtor adoleshentin dhe e dënoi në bazë të nenit 4 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, me 4 vjet burg dhe heqjen për 2 vjet të të drejtës zgjedhore (të cilën nga mosha e re nuk e kishte). Gjykata arsyetonte se 15 vjeçari nuk kishte mbajtur qëndrim të mirë gjatë qëndrimit në kampe. Dokumentet thonë se Sazan Dema vuajti 3 vjet e 10 muaj burgim, dënim që e ndërpreu më 8.1.1954. Megjithatë, ai diti të arratisej për herë të dytë e të përfundonte në tokën e lirisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje, shumë vite më pas, ai do të ishte pjesë e luftës së trupave amerikane që luftuan në Vietnam. Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Ai e kishte provuar më shumë se kushdo se çfarë ishte komunizmi.

Kategori
Uncategorized

60 vjet nga vrasja e shëmtuar e Dom Ejell Kovaçit.

60 vjet nga vrasja e shëmtuar e Dom Ejell Kovaçit

Nga Fritz RADOVANI

KUR FLITET PER KLERIN KATOLIK TRUNI I AGJENTAVE  T’SIGURIMIT FANTAZON E SHPIF N’SHKALLAT SIPERORE 600 FAQE PROCES…Të gjitha “legjendat apo përrallat” që janë shkrue dhe vazhdojnë me u shkrue edhe sot nga komunistët apo fallsifikatorët tjerë të historisë së vërtetë për Klerin Katolik Shqiptar, ku kanë ba përpjekje të vazhdueshme dhe vazhdojnë me ba edhe sot me “bedelat” e vet, për me reabilitue agjentët e sigurimit të shtetit dhe veglat besnike deri në zhdukjen e tyne përsonalisht nga Enver Hoxha, tue fillue nga Tuk Jakova, Pjerin Kçira, Bardhok Biba etj., asnjëherë asnjëni, jo vetëm, nuk kanë pasë lidhje fare me Klerin Katolik apo inteligjencën katolike, por janë kenë dhe kanë vazhdue me kenë deri sa kanë ngordhë nder gropa, dora e djathë e  sigurimit të tij dhe e të gjitha poshtersive të mendueme prej tij, prandej, edhe fundi i tyne asht ai që kanë kerkue vetë e që kanë gjetë të gjithë papërjashtim ata që i kanë sherbye Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Ramiz Alisë e Kadri Hazbiut që nga Koçi Xoxe, Nako Spiro e me rradhë..,tue i urue madje, ditlindjën tiranit barbar, si gjeneral Gjin Marku nga burgu i Burrelit.

Deri në vitin 1951, Kleri Katolik vazhdoi qendresen e vet tue mos u pajtue me politiken komuniste të qeverisë shqiptare, e cila ka punue vazhdimisht për shkëputjen e Klerit Katolik nga Vatikani(ashtusi sot, që nuk ka ambasador atje) gja që, do të sillte si pasojë edhe shkëputjen tonë shpirtnore e kulturore nga Europa, mbasi Kisha Katolike Shqiptare ishte kështjella e fundit që vazhdonte lidhjet me Përendimin dhe, duhet pranue se nuk kishte tashma asnjë institucion tjetër që nuk pajtohej me politiken qeverisë. Në 1950, Kleri Katolik asht i vetmi opozitar që ka kundërshtue “Projekt Statutin e Kishës Katolike Shqiptare”, që i ofroi për aprovim qeveria komuniste e barbarit tiran E. Hoxha, simbas udhzimeve të diktatorit Stalin. Njëheri shperthyen edhe shpifsit e Lidhjes Shkrimtarve:  Rakip Beqja, Jup Kastrati, Viron Koka, Skender Drini, Ilo Bodeci e deri tek spijunët ordiner e imoral të Sigurimit: Asim Halili, Xheudet Miloti, Ali Xhunga, Ali Halili, Mark Dodani, Faik Kapllani, Kadri Hazbiu, Hulusi Hako, Hilmi Seiti, Dilaver Sadiku etj.

Lufta e terroristave Enver Hoxha e Ramiz Alia me “Revolucionin Kulturor të 1967” kundër Atdhetarëve, Klerit Katolik dhe popullsisë Malësisë së Shqipnisë Veriut, ishte e pandërpreme asnjëherë, por ajo luftë për zhdukjen e Tyne ka pasë vetëm ndryshime “maskash”.., nga Sigurimi i shtetit që i realizonte planet djallzore me veprat e veta.

Asht koha kur filloi edhe shpartallimi i Malësive tona në të gjitha format e drejtimet… Malësori, tue u ndodhë para vorfnisë dhe presionit të sigurimit, filloi me humbë edhe Ato tradita që i kishte ruejtë ndër shekuj. Kjo fatkeqsisht kje “fitoria” ma e madhe e shovenistve komunist sllav në krejtë historinë e tyne të luftave kundër  të drejtave për vetvendosje të Popullit Shqiptar!  Braktisja e Atdheut dhe e Trojeve të Tyne nga Malët e Veriut, asht kenë dhe vazhdon me kenë edhe sot rrenimi kombëtar i Shqipnisë Europjane! Kishte ardhë koha e zbatimit të projekteve të reja të komitetit qendror të PPSh, që ishin sajue në ministrinë e mbrendshme nga ma xhelatët që njeh historia të provueme nga “Seksioni katolik i degës së mbrendshme të Shkodres”, hartue prej terroristëve Hilmi Seiti, Xheudet Miloti, Feqorr Shehu.., e të aprovueme nga planifikimi i këtyne veprave nga forumet ma të nalta të partisë dhe qeverisë shqiptare, sigurisht edhe nën kujdesin e padronve të rij kinez…

1958: HAPET DOSJA E PRIFTI  38 VJEÇAR, Qelëz, Pukë:

DON EJËL KOVAÇI… Arrestohet në vitin 1949 dhe lirohet me shpresë nga sigurimi se ka “ndrrue” mendim… e, do të firmojë “Statutin e Kishës” me të tjerët e asaj kohë.

Në qershorin e vitit 1951, nuk shkon fare në mbledhje të Klerit, kështu as nuk e firmon as dokumentin e aprovimit të Statutit. Në 1953, e arrestojnë prap dhe e akuzojnë si të gjithë të tjerët për “agjitacion e propagandë…” tue, i premtue se do të lirohet po të firmojnë Statutin e Kishës, por këte herë tue i vue kusht edhe “bashkpunimin me organet e sigurimit të shtetit.”. Me që nuk pranon asnjenën vepër, e lidhin me “bisedat” që gjoja ka krye kur ishte ndër ata male Pal Bibë Mirakaj…dhe, e dënojnë me 5 vjet burg.

Me 21 gusht 1958, sigurimi arreston për herë të tretë Don Ejëll Kovaçin, këte herë ia ven hekrat vetë krimineli gjeneral Hilmi Seiti, kryetar i degës së mbrendshme të Shkodres.

Ai ka pergatitë akuzen tue vue në plan të parë vepren kriminale, se: “Don Ejëll Kovaçi, në bashkpunim me spiunët e diversantët kanë organizuar dhe zhvilluar me qellime terroriste natën e datës 26 nëntor 1951, brenda në kishen e katundit Qelëz, vrasjen e aktivistit të organeve të sigurimit të shtetit, shokut Mark…Ka kryer vepren e pregatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit në bashkëpunim…Në grup me: Nik Gjon Pepa, Angjelina Kovaçi, Dodë Pal Marashi dhe Gjokë Lazër Kola….” (Dosja 2229 Arkivi i MM)

600 faqe proces nën kujdesin e vetë terroristit e vegles besnike të Enverit gjeneral Hilmi Seitit, që vazhdon torturat ma të mnershme, ku bie në sy sa fillon me lexue, se Meshtari i masakruem asht ma i knaqun me vdekë sesa me vazhdue me u torturue. Duhet skjarue një fakt, se nga presioni kundrejt Motres së Tij që vazhdon edhe ajo me u torturue ma keq se i vëllai, mbasi mundohet me qendrue për disa ditë, Don Ejëlli kerkon me evitue ate çka sigurimi i bante shumë femnave të prangueme ndër hekra të lidhuna kambë e duer që, mbasi i torturonte për vdekje i përdhunonte në prani të burrave të tyne, baballarve apo vëllazenve të vet… Në shumë raste kur gjykatsit, prokurorët apo hetuesit ia kishin arritë qellimit me e “thye” qendresen e viktimës së prangueme, janë të njohuna shumë prej fakteve, që viktima pajtohet me të gjithë forcen e vullnetit me “vdekjen” dhe shkapërcen në kahun e kundërt e të papritun nga ideatorët, deri atëherë, të knaqun me ecuninë e procesit të dhunuem prej tyne. Kjo e papritun ngjau edhe në gjyqin që po zhvillohej me aq pompozitet në kinema “Republika” të Shkodres, kur pa u kujtue fare nga askush se mund të ndodhin një akt i tillë guximi aty, porsa Prifti pohon akuzen morale, ngritet në kambë mbrenda kafazit rrethues të të pandehunve Motra Trimneshë e Priftit Angjelina, dhe i drejtohet vllaut të saj që totalisht ishte plandosë në frikën e asaj që mund të ngjante pak minuta ma vonë nga bishat e sigurimit ndër zyre ku dhunimi ishte tortura ma e lehta që kanë provue vajzat Shqiptare, dhe i thotë me za të fortë Burrneshe: “Trego o Don Ejëll, sësi e ke pranue akuzen…kur Hilmia të kishte futë revolen në gojë dhe të thonte se, po nuk e pranove, do ti derdh trutë këtu ndër sytë e motres tate, e ti firmove..!” Edhe këte e ndigjuem ndër altoparlanta të Fushës së Çelës, kur menjëherë mbas atij zani si pushka të Angjelinës, kryetari i gjyqit mbylli seancën për me i dhanë atë mbasdreke Don Ejëllit dënimin me vdekje, dhe Motres së Tij të Nderueme Angjelinës, “25 vjet burg me heqje lirije, punë të detyrueshme dhe konfiskim pasunije…”

Me “Revolucionin Ideologjik e Kultural” të 1967, Ilo Bodeci, agjent sigurimi, nxori në qarkullim një liber shumë “të njohun” me tirazh 12.000 libra, me titull “Gjurmat të çojnë në qelë”. Nuk e di se mbas leximit të tij, “shokun” Ilo a e ka dekorue Enveri “ynë”, mbasi në një kohë me te, “shokët” spijun të sigurimit të shtetit, botuen disa libra të tillë, që pasonin Rakip Beqon me parathanje të Jup Kastratit, Hulusi Hakon me librin “Akuzojmë  fenë”…Skender Drinin e Shkodres, me një liber kundër klerit katolik apo, Viron Koken, dhandrrin e Shkodres dhe sa tjerë, që “asnjenin” “Gjurmat nuk e çonin ndër xhamija as ndër kisha orthodokse…” Vërtetë një “çudi”..! Të gjithë pothuej ishin versulë kunder Kishës Katolike Shqiptare, gja që e verteton edhe pushkatimi “vetem  i disa Klerikëve Katolik Shqiptar, ose vdekjet e tyne nder burgje, me dënime të randa”!!

Tek Dosja 2229 e Don Ejëll Kovaçit, jam ndalue tek një mister: Ku qendron misteri ?!

Tue Ju referue prap “Dosjes 2229” të Don Ejëllit, që besoj se asht prap e ruejtun n’ Arkiv:

Për cilën arësye mungon “Fjala e fundit” e Priftit “kriminel…vrasës ordiner…e imoral..?”

Kush e zhduku këte dokument nga dosja?

Pse nuk dijmë sot, pikërisht “Rrëfimin e fundit” të Tij para plutonit ekzekutimit…?

Pse nuk kemi pikërisht atë dokument ku Ai, zbulohet, pendohet ose jo, për “vrasjen” apo “shkangullin moral” që ka krye..?!

Apo edhe Don Ejëlli i ka falë shpifsit, vrasësit dhe torturuesit e Tij në atë moment kur ka deklarue me siguri, se “po vdes i pafajshëm..”.

Mos ndoshta.., katili Enver Hoxha, Fjalen e Fundit e ka të “palosun” në “veprat” e veta?

Pavdeksia e të Pafajshmit…fillon me të Vërtetën…

DIKUSH…Per këte Klerik ka pergjegjësi Fetare, Morale dhe Atdhetare që, nuk nxjerrë në DRITEN E DIELLIT PAFAJSINË E DON EJËLL KOVAÇIT…

Kategori
Uncategorized

8 nëntor 1941, dy jugosllavët dhe 15 themeluesit e PKSH-së.

“U themelua partia”. Fotomontazh ngjasues i pikturës së njohur

Nga Kastriot Dervishi

Një pikturë e një artisti ka skalitur në vite tablonë “U themelua partia”. Përveç fytyrave të E.Hoxhës (që del si udhëheqës), Qemal Stafës dhe Vasil Shantos, 12 të tjerët janë krejt anonimë. Sigurisht as themeluesit e vërtetë Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha as shihet ku janë.

Asnjëherë historiografia komuniste nuk i publikoi të plotë emrat e 15 themeluesve të Partisë Komuniste Shqiptare. Si është e vërteta e formimit të PKSH-së në 8 nëntor 1941? Historia e përmbledhur shkurt në vijim.

Në mes të gushtit 1941, Fadil Hoxha erdhi në fshatin Vitomiric të Kosovës vend ku kishin qendrën komunistët jugosllavë të Kosovës. Kërkoi që dikush nga komiteti krahinor të shkojë në Shqipëri.

Në mungesë të Miladin Popoviçit, komiteti dërgoi Dushan Mugoshën. Ky i fundit, u nis me Fadil Hoxhën në Shqipëri duke udhëtuar nga Prizreni në Shkodër.

Në Tiranë Mugosha formoi udhëheqjen e përbashkët të grupeve komuniste të Shkodrës dhe të të Rinjve, përjashto atë të Korçës, sepse ata duke biseduar nuk pranuan. Pasi Enver Hoxha u informua për këto zhvillime në dyqanin “Flora” nga Tahir Kadareja, nxitet Koço Tashko, të shkojë në Vitomiricë të Pejës për për të kërkuar ardhjen edhe njëherë në Shqipëri të Mugoshës. Takimi në Vitomoricë u bë më 11.10.1941, të njëjtën ditë që Miladin Popoviçi, pasi u lirua nga internimi, mbërriti në Tiranë.

U arrit krijimi i një komisioni që do përgatiste formimin e PKSH-së (të tre u vranë). Pas takimeve paraprake, u zhvillua mbledhja për themelimin e PKSH-së në shtëpinë e marrë me qira prej nëpunësit Xhemal Haxhicani nga grupi i Shkodrës. Por, për arsye të pasqaruara, mundet objektive, dy grupe nuk u paraqitën ditën e parë me të 6 delegatët e tyre. Kësisoj, i vetmi grup me anëtarësi të plotë ishte ai i Korçës. Mbledhja themeluese u zhvillua më 8-14 nëntor 1941. Përbërja e delegatëve ishte kjo:

Grupi Komunist i Korçës

1-Koço Tashko

2-Enver Hoxha

3-Pilo Peristeri

4-Koçi Xoxe

5-Sotir Vullkani

6-Sotir Lubonja

Grupi i Komunist i të Rinjve

1-Ramadan Çitaku

2-Anastas Lula

3-Sadik Premte

4-Elami Nimani

5-Perlat Rexhepi

Grupi Komunist i Shkodrës

1-Qemal Stafa

2-Vasil Shanto

3-Kristo Themelko

4-Tuk Jakova

Pasi dy jugosllavët deklaruan themelimin e partisë, u formua Komiteti Central Provizor:

1-Qemal Stafa, për drejtimin e rinisë antifashiste 

2-Koçi  Xoxe, sekretar organizativ për celulat

3-Tuk Jakova, sekretar organizativ për celulat

4-Gjin Marku, përgjegjës për organizimin e çetave

5-Ramadan Çitaku, përgjegjës për teknikën e partisë

6-Kristo Themelko, përgjegjës për organizimin e çetave

7-Enver Hoxha, përgjegjës për anën financiare

Menjëherë pas themelimit të partisë, u bë organizimi në bazë, duke formuar për çdo prefekturë (qark) ishte një komitet qarkor. Në atë kohë Shqipëria kishte 10 prefektura. U zgjodhën fillimisht 7 komitete qarkore. Ngelën të paorganizuara për disa kohë qarkorët në prefekturat e Beratit, Kukësit e Dibrës. Dokumentacioni i themelimit të partisë u zbulua nga fashistët më 4 maj 1942 në shtëpinë e marrë me qira nga Zef Ndoja, i cili u arrestua. Emrat themelues të partisë, i kam nxjerrë nga përshkrimi që u është bërë fletoreve të procesverbalit. Ato humbën gjatë procesit masiv të shkatërrimit të arkivave sapo komunistët morën pushtetin në vitin 1944.

Miladin Popoviçi u mor me organizimin e partisë nga pikëpamja politike, ndërsa Dushan Mugosha nga ajo ushtarake, duke u kujdesur që partisë t’i japë një profil të qartë terrorist.

Kategori
Uncategorized

Testamenti i plotë i Mid’hat Frashërit: E gjithë pasuria ime për krijimin e një Instituti Albanologjie

Tiranë 4 Mars 1929

Unë, Midhat Frashëri, në shëndet trupor të plotë, po bënj këtë testament, duke ushqyerë shpëresën se pas vdekjes’ s’ime do të ekzekutohet pikërisht vullneti që dëftenj këtu:

1) Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka, para etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.

2) Dua që nga biblioteka private ime të mos çkëputetë gjë; të gjitha librat të rrinë tok.

3) Gjithë sa më kanë mbeturë nga im atë dhe nga ungjërit, dhe që sot formojnë muzenë t’ime familiare, dëshëronj që të ruhenë prapë në formë të një muzeje të vogëlë, brënda në INSTITUT.

4) Në paça të holla, në shtëpi, më no një bankë ose hua për të mbledhurë, duke u bashkuarë me sumën që do mirret nga shitja e Librarisë, dua që të përdorenë të gjitha së bashku.

A) për të bërë spenximet e parë e një godije (shtëpie) e cila të shërbejë si INSTITUT ALBANOLOGJIE, një godi e mjaftë për të nxënë bibliotekënë dhe për zyrratë. Dëshira ime është që kjo shtëpi të jetë mjaft’ e gjerë sa për të pasur një ose dy oda ku të mundin të bujtin dhe të rrinë musafirë studimtarët albanologë të huaj që vijnë së jashtmi.B) Në qoftë se, në vdekjet t’ime, kam mundurë të godit vetë no një shtëpi, INSTITUTI do të installohetë atje. Atëherë të hollat e produktuara, si them më siprë, dotë vihenë në një bankë të sigurtë dhe interesi i tyre, do të përdoretë për qëllimin e INSTITUTIT, sidomos për të shtypurë libra ose për të enkurajuarë botimin e tyre.

5) Librarija ime dëshëronj që të shitet ashtu si është, e tërë bashkë, jo copa copa, dhe, në qoftë e mundurë, të mbanjë emërin që i kam dhënë unë.

6) Libravet të INSTITUTIT t’u vihetë vula ime “Biblioteka Lumo Skëndo 1897” dhe t’u ngjitetë Ex-libris. Vula do të gjendetë në tryezën’ t’ime, në shtëpi, e gatijtë, kur se ex-libris është vetëm një skicë bërë prej Hyshref Frashërit.

7) INSTITUTI do të jetë nënë këqyrjen e një Komisioni, bërë prej:

a) Drejtorit të Bibliotekës dhe Muzes’ së Shtetit në Tiranë, (Bibliotekë dhe Muze Kombëtare);b) Kryetarit të Bashkis’ së Tiranësë;c) Një funksionari të Ministris’ s’Arsimitd) Kryetarit të Diktimit Civil;e) Drejtorit të institutit arsimor shqipëtar më të lartë të Tiranësë.

8) Për të zbatuarë testamentin t’im dhe për të ngrehurit e INSTITUTIT lë si të ngarkkuarë prej meje këta Zotërinj: Niazi Tirana, Sotir Kolea, Dimitri Berati, Mehdi Frashëri dhe Edhem Fuad Frashëri. Zotit Niazi Tirana i ap barrënë që të kujdesetë edhe si një notabl i Kryeqytetitë.

9) Në qoftë se një prej këtyre zotërinjve gjendet absent, për një ose tjatrë shkak, në kohët të vdekjes’ s’ime, atëherë do të zërë vëndin e tij, ose të tyre, Athanas Shundi, farmacist në Tiranë dhe Hasan Toptani, biri i Kurad Toptanit; me të mos ndodhurë më tepër se dy, ata që gjendenë janë të ngarkuarë të zgjedhin aqë anëtarë sa mungojnë prej numurit që shënonj unë.

10) Ngarkonj prapë Baban e Teqes’ së Frashërit, Kryetarin e Bashkis’ së Frashërit dhe më plakun nga anëtarët e Bashkis’ së Frashërit, të kenë mirësinë dhe të kujdesenë për mbarimin’ e dëshirës’ s’ime që shtronj në këtë testament, do në fillesë të punësë, do edhe çdo mot duke kërkuarë që të botohen edhe çdo mot, duke kërkuarë që të botohetë veprimi dhe bilançoja e INSTITUTIT.

11) Ushqenj besimin e plotë se kjo dëshirë ime do të zbatohetë besnikërisht prej pasanikëvet të mij ndë gjithë shekujt që do të vijnë, dhe lutja ime drejtuarë fuqis’ së madhe që tani s’e kuptojmë dot, do të jetë të kenë gjithë Shqiptarët idealin e përparimit dhe të naltësimit të Kombit, që Shqiptarizma të bëhetë një dëhsirë dhe një konviktim i thellë, dhe që çdokush të kupëtojë se e mira e Kombit është dhe e mira jonë private, se nderi dhe lavdi i Shqipëtarëvet të gjithë, është edhe nderi dhe lavdi ynë personal.

12) Nuk di se ku do të vendoset INSTITUTI; po, në qoftë se goditetë pakëzë jashtë qytetitë, do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhenjë qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i INSTITUTIT, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij.

Me këto dëshira dhe shpëresa po e nënëshkruaj me dorën t’ime këtë testament.

Midhat Frashëri

Lumë Skendo

Këtë testament e kam depozituarë ndë Notarijën’ e Gjyqit të Shkallëq’ së Parë të Tiranësë, me datë 4 Mars 1929 dhe me numurë 163.

Kopje të këtij testamenti u kam dorëzuarë Zotërinjvet:

Niazi Tirana, Sotir Kolea, Dimitri Berati, Edhem Fuad Frashëri si dhe Babajt të Teqesë së Frashërit.”

Kategori
Uncategorized

8 kriminelët shqiptarë më të kërkuar: Policia….Na ndihmoni t’i gjejmë.

FOTO/ Policia publikon listën e 8 kriminelëve më të kërkuar në Vlorë: Na ndihmoni t'i gjejmë

Policia publikon listën e 8 kriminelëve më të kërkuar në Vlorë: Na ndihmoni t’i gjejmë.

Këta janë 8 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë në qarkun e Vlorës, të dënuar me burgim të përjetshem dhe me 25 vjet burg.

Policia e Shtetit njoftoi sot se fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. “Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, fton Policia.

Image

ImageImageImageImageImageImageImageImage

Policia e Shtetit po ashtu ka pasuruar listën e personave të shpallur në kërkim dhe për informacion nga qytetarët, që të ndihmojnë në arrestimin e tyre, ka vendosur njoftimin: Telefononi në numrin 129 ose shkruani në emailin policiaeshtetit@asp.gov.al.

Në faqen zyrtare  në internet të Policisë së Shtetit, shfaqen me emra dhe foto shumë persona nga e gjithë Shqipëria, midis tyre dhe disa gra.  Një pjesë tyre e dënuar me burgim të përjetshëm.

ImageImageImageImageImage

Kategori
Uncategorized

“Në dorë të kujt ka ra Shqipëria”:

– Edi, të lutem, mos bëj kështu!

Ka vdekur babai!…

– Neta më kupto drejtë, KAM NEVOJË TË QESH!…

Nga Sabah Jemishta/

Nga Rubrika “ Në dorë të kujt ka ra Shqipëria”:

Babai kishte disa orë që kishte vdekur, i shtrirë në arkivol në dhomën e ndenies.

Njerëzit, komshi, të afërm, shokët e partisë, hynin e dilnin për ngushëllim dhe përgatitjen e varrimit.

Te dera e apartamentit, në korridorin e jashtëm, qendronte i biri, rreth 35 vjeç, me 4-5 shokë. Ata, herë pas here , shpërthenin në të qeshura të shfrenuara, sa dëgjoheshin dhe në dhomën ku gjendej kufoma, duke treguar barcaleta.

Në një moment del në korridor mamaja dhe i drejtohet të birit:

– Edi, të lutem, mos bëj kështu!

Ka vdekur babai!…

– Neta më kupto drejtë, KAM NEVOJË TË QESH!…

Kategori
Uncategorized

Të gjithë së bashku.Të tanë bashkë për ma shumë paqe, prosperitet, liri-demokraci, atdhetari, besueshmëri e vllazni hyjnore!

Të uroj, një ditë të mbarë e të bardh!

Pr Astrit Memia/

Imazhi Shqiptar, busull orientuese e shqiptarizmës dhe e paqes globale.

Pas aktiviteteve të shumta në mbarë trevat shqiptare, në emigracion e diasporë dhe së fundmi, zyrtarizimit të “Imazhit Shqiptar në Botë “, në Zvicër, një ndër takimet dhe bashpunimet më të rëndësishme për shqiptarinë globale hyjnore dhe paqen globale në Ballkan u zhvillua, dje, në Selinë Qëndrore të Misionit Diplomatik në Tiranë, në prani të Guvernatorit të Zyres se MDPP Dr. Shefki Hysa dhe Dr. Sulejman Abazi, me përfaqësues të Forumit” Imazh & Media” dhe Forumit “Imazhi Shqiptar & Identeti Kombëtar”, të përfaqësuar nga Kryetari, Prof . Asoc. Dr. Astrit Memia dhe zëdhënësja e Forumit IM.

Takimi, u zhvillua në kuadër të një klime miqësore dhe bashkëpunuese për zhvillimet mbarëshqiptare dhe brendashqiptare. Diskutime dhe bashkëdialogu u përqëndrua për më shumë paqe në Ballkan, Evropë dhe pro paqes globale, nën një Zot.

Gjatë takimit u dakordësua që propozimi i vlerave intelektuale mbarëshqiptare në rrafshin diakronik e sinkronik nuk duhet të kenë ndikime partiake.

Sigurisht, me bashkëmirëkuptimin e dy fondacioneve përkatëse u ra dakord, që në të ardhmen të krijohet “Odeoni, logi e kuvendi i burrave të Diplomacisë Qytetare & Publike e kombëtare”.

Vazhdimi i bashkëpunimit do të sjellë një dialog në aktivitete e veprimtari promovuese me përfaqësues të inteligjencës së Elitës dhe Supër Elitës kombëtare Shqiptare, të të gjitha domenëve, që do i shërbejnë Imazhit, ideve dhe vizioneve për Shqipërinë, Shqypnin, Shqipnin e Shqiptarinë pa kufi, përtej kufinjve, pa fobi drejt paqes universale nën një Zot.

Të gjithë sëbashku,Te tanë bashkë për ma shumë paqe, prosperitet, liri-demokraci, atdhetari, besueshmëri e vllazni hyjnore!

Me rrespekt e konsideratën më të lartë, për Ju;-

Divizioni i Imazhit Shqiptar & Diplomacisë Publike, të Forumit Imazh & Media( zëdhënësja L.M).

Kategori
Uncategorized

Presidenti Meta: Një ushtarak në detyrë, nuk mund të jetë ministër 

Presidenti Ilir Meta shkruan se:

Një ushtarak nuk mund të marrë detyra civile, e aq më shumë të bëhet ministër.

Presidenti Ilir Meta ka bërë sot publike 14 pyetje jo sekrete që i ka dërguar ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në lidhje me Sandër Lleshin.

Por këto pyetje mësohet se kanë mbetur pa përgjigje nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në letrën e tij me pyetjet, Presidenti Ilir Meta shkruan se një ushtarak nuk mund të marrë detyra civile, e aq më shumë të bëhet ministër.

‘Duke qenë se, kandidatura e z.Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake,në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri si funksion kushtetues, është autoritet civil, në zbatim të neneve 69, 103, 167/1, të Kushtetutës, emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese’, shkruan presidenti Ilir Meta.

Sipas presidentit, ‘kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra’.

Presidenti Ilir Meta shkruan në letrën e tij se ‘megjithëse Kryeministri është vënë në dijeni mbi këtë ndalim kushtetues, sërish edhe në këtë propozim të ri, nuk është dhënë asnjë shpjegim, informacion si dhe nuk është mbajtur asnjë qëndrim mbi këtë çështje dhe për pasoja të tjera që mund të lidhen me të’.

Në pyetjen numër 12 Presidenti Ilir Meta kërkon informacion se ‘me çfarë akti z.Sandër Lleshaj, ka kaluar në lirim, apo në rezervë në Forcat e Armatosura, pas daljes së vendimit nr.5137, datë 07.12.2017 të Gjykatës së Apelit Administrativ dhe përpara paraqitjes së propozimit të Kryeministrit, për emërimin e tij në detyrën e ministrit të Brendshëm?’

Me poshte keni letren e plote te Presidenti Ilir Meta:

Lënda:             Kërkesë për informacion shterues për pozitën e ushtarakut Sandër Lleshi (LLeshaj).

Drejtuar: Znj. OLTA XHAÇKA

MINISTËR I MBROJTJES

Për Dijeni: Z. Gramoz RUÇI

KRYETAR I KUVENDIT

Për Dijeni: Z.Edi RAMA

KRYEMINISTËR

TIRANË

E nderuar Znj.Ministre,

Presidentit të Republikës, sot më datë 9.11.2018, i është paraqitur sërish propozimi i Kryeministrit për emërimin e z.Sandër Lleshaj në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Ky propozim është përcjellë me shkresën e Kryeministrit nr.5211 prot, datë 09.11.2018 dhe shoqërohet me një relacion shpjegues (dy fletë e panënshkruar)dhe CV-në, e kandidatit, akte këto me të cilin Kryeministri mbështet propozimin e Tij.

Duke qenë se, kandidatura e z.Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake,në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri si funksion kushtetues, është autoritet civil, në zbatim të neneve 69, 103, 167/1, të Kushtetutës, emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.

Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra.

Megjithëse Kryeministri është vënë në dijeni mbi këtë ndalim kushtetues, sërish edhe në këtë propozim të ri, nuk është dhënë asnjë shpjegim, informacion si dhe nuk është mbajtur asnjë qëndrim mbi këtë çështje dhe për pasoja të tjera që mund të lidhen me të.

Për më tepër, që në njoftimin fillestar të Kryeministrit në rrjetet sociale të datës 27 tetor 2018, por dhe në dalje të tij publike, z.Sandër Lleshaj propozohet për emërim si ministër i Brendshëm, duke e trajtuar atë me gradën “Gjeneral”.

Në këto kushte Presidenti i Republikës në zbatim të nenit 92/h, vlerëson të domosdoshme paraqitjen e një informacioni shterues mbi pyetjet e parashtruara, si dhe të dhëna me shkrim për çështjet si më poshtë:

1. Çfarë veprimesh procedurale dhe materiale janë kryer nga Ministria e Mbrojtjes apo Shtabi i Përgjithshëm për ekzekutimin e Vendimit të formës së prerë nr.5137, datë 07.12.2017 të Gjykatës së Apelit Administrativ, vendim ky që ka trajtuar pretendimet e z.Sandër Lleshi.

2. A ka ushtruar Ministria e Mbrojtjes të drejtën e kundërshtimit, duke ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër Vendimit nr.5137, datë 07.12.2017 të Gjykatës së Apelit Administrativ dhe nëse po, cilat janë arsyet që Ministria e Mbrojtjes ka kundërshtuar këtë vendim gjyqësor të formës së prerë?

Nëse po, lutemi paraqitjen e kopjes të rekursit të paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes në Gjykatën e Lartë.

3. A jeni në dijeni nëse z.Sandër Lleshaj, ka ushtruar të drejtën e kundërshtimit duke paraqitur Kundër Rekurs, për të kundërshtuar Rekursin e paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes në Gjykatën e Lartë dhe nëse po, cilat janë arsyet dhe pretendimet të parashtruara në këtë kundër-rekurs të z.Sandër Lleshi që ka kundërshtuar rekursin e Ministrisë së Mbrojtjes?

Nëse po, kërkojmë paraqitjen e një kopje të këtij akti.

4. A ka kryer Ministria e Mbrojtjes, apo Shtabi i Përgjithshëm i FA,veprime për ekzekutimin e këtij vendimi të Gjykatës së Apelit Administrativ, përsa i takon trajtimit financiar sipas dispozitivit të vendimit, ku gjykata urdhëron: “Detyrimin e palës së paditur Ministria e Mbrojtjes t’i paguajë paditësit Sandër Lleshi pagën nga data 29.05.2013, deri në datën e sistemimit të paditësit në detyrën e Zv/Shefit të Shtabit të Përgjithsëm të FA, apo në një detyrë tjetër në përputhje me gradën që mban. Cili është niveli ekzekutimit të këtij vendimi gjyqësor deri në ditët e sotme?

5. A ka qenë në dijeni ministria e Mbrojtjes gjatë shqyrtimit gjyqësor se z.Sandër Lleshaj, ndërkohë që zhvilloheshin proceset gjyqësore, ishte i emëruar si Këshilltar i Kryeministrit ?

6. A është ekzekutuar nga Ministria e Mbrojtjes vendimi i Gjykatës përsa i takon shlyerjes së shpenzimeve gjyqësore?

7. A ka parashtruar z.Sandër Lleshaj, ndonjë kërkesë personale apo nëpërmjet shërbimit Përmbarimor për vënien në ekzekutim të vendimit të Gjykatës, dhe nëse po, lutemi përcjelljen e një kopje të kësaj kërkese sëbashku me dokumentacionin e plotë.

8. A ka parashtruar z.Sandër Lleshaj, ndonjë kërkesë në lidhje me trajtimin e tij financiar në zbatim të vendimit të Gjykatës dhe taksimin e kësaj të ardhure, nisur nga fakti që ai trajtohej financiarisht me pagë dhe si Këshilltar i Kryeministrit ?

Nëse po, cili është qëndrimi që është mbajtur në lidhje me këto kërkesa, dhe cila është zgjidhja që ka dhënë Ministria e Mbrojtjes apo Shtabi i Përgjithshëm i FA, në lidhje me këtë çështje ?

9. Si ka vlerësuar dhe si parashikon Ministria e Mbrojtjes ekzekutimin e vendimit gjyqësor me të cilin Gjykata e Apelit Administrativ, urdhëron: “Kthimin e paditësit Sandër Lleshi në detyrën e Zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, apo në një detyrë tjetër në përputhje me gradën që mban.

10. A ka patur ndonjë komunikim apo praktikë administrative shkresore midis Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm me institucionin e Kryeministrit në funksion të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ nr.5137, datë 07.12.2017, për sa i takon rikthimit në një detyrë tjetër në përputhje me gradën që mban, për të njehsuar funksionin që z.Sandër Lleshaj mbante si Këshilltar i Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare që prej vitit 2013 e në vijim në zbatim të vendimit të gjykatës?

Nëse po, cili është qëndrimi që është mbajtur nga institucionet respektive dhe vënien në dispozicion të akteve respektive.

11. A ka patur ndonjë komunikim, apo praktikë të propozuar nga Ministria e Mbrojtjes me institucionin e Presidentit të Republikës, në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ nr.5137, datë 07.12.2017?

12. Me çfarë akti z.Sandër Lleshaj, ka kaluar në lirim, apo në rezervë në Forcat e Armatosura, pas daljes së vendimit nr.5137, datë 07.12.2017 të Gjykatës së Apelit Administrativ dhe përpara paraqitjes së propozimit të Kryeministrit, për emërimin e tij në detyrën e ministrit të Brendshëm?

Nëse e dispononi, lutemi vënien në dispozicion të këtij akti.

13. Cili është vlerësimi i ministrisë së Mbrojtjes, për zbatimin në tërësi të vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ nr.5137, datë 07.12.2017 tashmë pas emërimit të z.Lleshi si Zëvendësministër i Brendshëm, apo në rast të emërimit të tij si ministëri Brendshëm?

14. Në kërkesën e Kryeministrit propozohet që z.Sandër Lleshaj të emërohet ministër i Brendshëm. Ndërkohë konstatohet se në vendimet gjyqësore mbi këtë ushtarak, të dhënat personale të tij paraqiten me mbiemër Lleshi. Lutemi sqarimin e këtij fakti, kur janë bërë këto ndryshime në të dhënat personale dhe si është reflektuar kjo në dosjen personale të këtij ushtaraku?

Duke vlerësuar shumë të rëndësishme këtë çështje Presidenti i Republikës, në cilësinë dhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Kryetari Këshillit të Sigurisë Kombëtare kërkon bashkëpunimin e plotë nga ana juaj për paraqitjen sa më parë të këtyre shpjegimeve dhe dokumentacionit të kërkuar, të cilat duhet të jenë shteruese, në mënyrë që vlerësimi i këtij propozimi të ri të Kyeministrit, të kryhet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit në fuqi.

Me respekt

Ilir Meta

Kategori
Uncategorized

Gazetari Kaba: Skandali thellohet në ceremoninë e Zotni Mid’hat Frashëri.

Nga Dritan Kaba

SKANDALI THELLOHET NË CEREMONINË E ZOTNI MID’HAT FRASHËRI

Jo vetëm një flamur por të gjithë flamurët ishin prodhim “kinez”
Në ceremoni një komuniste dhe ish spiunë të sigurimit të shtetit.

Për të gjithë ata që mundohen të justifikojnë skandalin jo me një flamur, por edhe me të gjithë flamurët në sallën e ceremonisë për zotni Mid’hat Frashëri.
Nuk ka asnjë lidhje as me atë të 1912 as me ndonjë flamur tjetër të përdorur në asnjë kohë nga shqiptarët.
Ajo kafsha mbi flamur turpëron çdo shqiptar. E nxorën nga varri për ta mbuluar me një rreckë që nuk ka lidhje me flamurin e shqiptarëve. Dhe “e nderuan” dy komunistë dhe ish spiunë të sigurimit. Një turp i paparë. Po nëpërkëmben vlerat e kombit. Ndaj Shqipëria po shkon drejt boshatisjes se këtu nuk ka më vlerë as flamuri dhe askush. Një vend që drejtohet nga të droguar. Asgjë tjetër nuk mund të presësh.
Foto e parë flamuri 1912.
Foto e dytë foto nga një leckë në ceremoni
Foto e trete nga bezja që kanë hedhur mbi arkëmortin

No automatic alt text available.

Image may contain: one or more people

Image may contain: 5 people

Kategori
Uncategorized

Genc Sejko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Ramës dhe Ballës dhe fillon fushatën “Na fal, Saimir!”

Genc Sejko, popullor për memet parodizuese të realitetit shqiptar, veçanërisht atij politik, i është përgjigjur thirrjeve të numrit 1 dhe 2 të Partisë Socialiste, Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Kryeministri dhe kryetari i grupit parlamentar të PS kanë kërkuar, në daljet e fundit publike, që të gjithë ata që e akuzuan Saimir Tahirin duhet t’i kërkojnë falje.

Kërkesa erdhi pas vendimit të Prokurorisë së Katanias për të pushuar hetimet pasi nuk ka prova të mjaftueshme për të proceduar ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri. Emri i tij u shfaq disa herë në përgjimet e Prokurorisë së Katanias ku dëgjoheshin bisedat e vëllezërve Habilaj dhe bandës së tyre të cilët u arrestuan më pas dhe po i nënshtrohen gjyqit në Itali.

Kategori
Uncategorized

Emigrantët si “Ambasadorë paqe”. po

Turi promovues i librit te politologut Ylli Cabiri, Doktor i Shkencave, eshte ndalur kete te shtune ne qytetin e Selanikut.

Prezantimi eshte bere ne klimen e interesit te vecante te komunitetit te shqiptareve qe punojne e jetojne ne rajonin e Greqise se Veriut.

Promovini u moderua nga emigranti biznesmen në Selanik, Seniciot Thodhori Miho, njeheresh edhe President i Shoqates “Progresi”.

Në këtë evendiment ishte e pranishme edhe zonja Enkelejda Ramizi, konsulle ne konsullaten e Shqiperise ne Selanik, e cila pershendeti autorin Ylli Cabiri per botimin, e vleresuar si nje ekspertize dhe analize me shume drite e argumenta mbi realitetin shqiptar te dekadave te fundit.

Prof Luan Zyka një “Ambasador Paqe” ndermjet dy vendeve tona i pranishëm në panelin e këtij evendimenti mbasi falenderoj organizatoret ne promovimin e vlerave kulturore, tha se libri “Shqiperia mund te behet…”, eshte i karakterit studimor dhe politik, qe na jep te drejten ta shohim me ngjyra realiste historine e re te Shqiperise e shqiprareve, por edhe qe te mbush me argumenta e me optimizem te argumentuar per ardhmerine europiane qe na pret, e kushtezuar kjo nga të gjitha palët apo aktorët por më shumë mireqeverisja që në fakt ka kohë që na mungon.

Me konsiderate dhe duke e vleresuar librin si nje kontribut shume te dobishem ne orientimin e sakte ne rrugen tone, u shprehen edhe mjaft te pranishem te tjere, qe moren fjalen ne prezantim, si: Arminda Plangarica, Erteda Gjergji etj.

Autori ne fjalen e vet falenderoi per pjesemarrjen e interesimin e shprehur per librin, si dhe beri nje analize te faktoreve qe e nxiten per ta shkruar ate.

Dr Ylli Cabiri shperndau nje sasi te konsiderueshme librash per te pranishmit, shoqeruar me autograf.

Promovimi i Selanikut sjell një klimë miqësore ndermjet dy popujve, dhe sidomos në mardhëniet miqësore te emigranteve shqiptarë me qytetarët grekë.

Pas prezantimit te librit te studjuesit dhe politologut Yll Cabiri ne vendlindjen e tij ne Elbasan, ne kryeqytetin shqiptar Tirane, ne qytetin e origjines se tij, Sarande dhe ne metropolin grek Athine.

Kategori
Uncategorized

NGA EPIRI I HISTORISE TEK VORIO-EPIRI I POLITIKES. PAMJE TE NJE INTRIGE VRASESE –

BESIM DERVISHI

Dje ne 26 Gusht 2018 lexova nje shkrim botuar ne gazeten “Dita” te zotit Moikom Zeqo me titull “ Dy shkrime në frëngjisht të Faik Konicës në 1897 mbi bektashizmin”.

Ne shkrim zoti Zeqo i quante pretenduesit e teorise se Dodona Pellazgjike eshte ne Tomor me epitetet si: “mendje mykur”, “diletant”, “mendje ceket”, “rremujaxhinje”, “kopjues te citateve te te tjerve”, “nxjeresh konteksesh idiote”, “delirant”, “folkloriste” e te tjera. Midis te tjerave ai ne shkrimin e tij thote se:

“….Dodona e Epirit është aty ku është zbuluar me tërë kompleksin e momenteve arkeologjike, mbishkrimet, madje propozimin për vendndodhjen e Dodonës e ka bërë vetë Ismail Qemali, ndërsa arkeologu Kostandin Karapano, me origjinë shqiptare, zbuloi përfundimisht në shekullin e XIX Dodonën, madje edhe dëshmitë epigrafike që e vërtetojnë këtë fakt. Ai botoi në dy vëllime rezultatet e gërmimeve të tij arkeologjike “DODONA ET SES RUINES “, Paris 1878….”

Ne kete pjese te pare te shkrimit tim do te merem pak se kush ka qene Kostandin Karapano dhe familja Karapano? A ka origjin shqipetare ky njeri misterioz? A ka qene shoke me Ismail Qemalin? Veprimtaria e tij “arkeologjike” dhe politike.

Me falni per ndonje gabim drejteshkrimor sepse dhe kohen e kam shume te kufizuar. Por para se te shkruaj per Karapanon dua te theksoj se pretenduesi i pare se Dodona Pellazgjike ishte ne malin e Tomorit ka qene rilindasi Jani Vreto i cili e sqaron shume mire kete ceshtje ne librin e tij “Apologjia” botuar ne vitin 1881 dhe ribotuar ne Tirane ne vellimin “Vepra te Zgjedhura” ne vitin 1980. Pastaj mbeshtetes te kesaj teorie ishin dhe rilindas te tjere si K. Kristoforidhi, Sami Frasheri e tjere.

Kostandin Karapano nuk ka qene nga Arta dhe aq me shume te kete qene shqipetar, mbiemri i tij nuk ka qene Karapano por Stamou. Familja e tij eshte shperngulur nga AKARNANIA (ETOLIA) ne vitin 1822 pasi gjyshi i tij u perndoq nga sulltani dhe u internua ne Janine dhe Arte. Origjina e tij eshte e paqarte, ndonse akademiku kosovar Fehmi Agani e percakton si Vlleho-Greke. Ndaj ata studiues qe e vendosin familjen Karapanon si shqipetar nga Arta bejne nje gabim trashanik (Shih librin “ I Politiko Andres tis Epiru”, “Burrat e Shtetit te Epirit” me autor Nikolau B. Patcilis, Janine 1959, faqa 4 -10).

Karapano lindi në Arte ne vitin 1840, ndërsa qyteti ishte nën sundimin osman dhe ndoqi shkollën në Janinë, pastaj studioj per drejtesi në Universitetin e Athinës (Pra sic shihet ishte nje jurist jo arkeolog dhe historian). Babai i tij punonte si mbikeqyres ne cifligun e Moustafa Naili Pashes më 1859. Mendohet se falë ndikimit të Pashes, Karapanos u emërua atashe për ambasadën turke në Paris
Ne moshen 22 vjecare Karapano shkon ne Stamboll dhe aty dashurohet dhe martohet me vajzen e bankierit te fuqishem me origjin nga Qesarati i Shqiperise, Kristaq Zeografos. Zeografos ne kete kohe merrte shume pune publike ne Perandorin Osmane dhe ishte pronari i bankes me te fuqishme te asaj kohe “Societe Generale de l’ Empire Ottomane”. Gjate kesaj periudhe Karapanosi shnderrohet ne nje ideator dhe sponsorizues i hapjes se shkollave te komunitetit grek nen perandorin osmane duke dhuruar libra dhe hapur shkolla te reja. Ne vitin 1876 ai zgjidhet atashe ne ambasaden e perandorise osmane ne Parise dhe gjaste kesaj kohe forcon miqesin me Kryeministrin e Frances William Waddington si dhe republikanin Leon Gambeta. Te cilet ishin dy nga partizanet e flakte te mbrojtjes se ceshtjes greke dhe aneksimit te Epirit nga Greqia ne Kongresin e Berlinit dy vite me vone ne vitin 1878. 

Gjate kohes qe Kostandin Karapano punonte ne Konsullaten Turke ne Parise ne vitet 1870, ai ishte rekrutuar nga sherbimi sekret grek dhe bente pjese ne zbulimin grek. Miqesia e tij me Ismail Qemalin ka qene e vertet por sipas Konsullit Francez Moerua te cituar nga historiani dhe albanologu kosovar Fehmi Agani ne librin e tij me titullin “Zëri i inteligjencës për çështjen kombëtare” botuar ne Prishtine ne vitin 1995, Kostandin Karapano intrigoj dhe bashkepunoj me Kryeministrin Francez William Waddington(ish arkeolog ne misionin Francez te Arkeologjise ne Maqedoni- Epire dhe Thesali), per me tej lexoni po ne kete liber nga faqa 92 pjesen me titullin ” NGA EPIRI I HISTORISE TEK VORIO-EPIRI I POLITIKES. PAMJE TE NJE INTRIGE VRASESE. 

Midis te tjerave profesor Fehmi Agani tregon nje pamje shume te qarte te intrigave qe luanin Karapano- Waddington dhe Gambeta. Ja si thote profesor Agani ne faqen 94 te ketij libri;

” ….Greqia luajti ne Kongresin e Berlinit karten e ARKEOLOGJISE. Iden e kesaj levizje qe rezultoj mjaft e suksesshme, e dha tregetari Vllaho- Grek nga Arta, KOSTANDIN KARAPANOS, i pasuruar ‘ per fas et nefas’ (me rruge te ndereshme e te pandershme) sic shprehej ne ate kohe Zv. Konsulli Francez i Janines Moreau. Gjate qendrimit disa vjecar ne Parise tregetari nga Arta, NE FAKT AGJENT I MINISTRISE SE JASHTME GREKE njohu lordin Waddington dhe Gambeta…..” · 

Ishte William Waddington delgati i Frances ne Kongresin e Berlinit dhe njekohesisht kryeministri i saj por edhe miku i Karapanos dhe nje nga mbeshtetesit e zjarrte te Greqise se asaj kohe qe ne 5 Korrik 1878 mori fjalen ne Kongrese, diskutim i cili eshte paraqitur ne Protokollin me numer 13 Faqa 202. Ai ne diskutimin e tij vazhdon te kembnguli per nje marveshje midis Turqise dhe Greqise per gjetjen e nje gjuhe te perbashket per aneksimin e Epirit nga Greqia..

Materiale te tjera per Karapanon qe disa studiues duan te na e japin si shqipetar te madhe mund te lexoni dhe nga Prof. Pellumb Xhufi ne dy librat e tij “Dilemat e Arbërit”, Tiranë 2006, fq. 427-434 dhe “Ikje nga Bizanti”, Tiranë 2009, fq. 203-209 te cilat i citon studiuesi zoti Kujtim Mateli ne punimin e tij me titull “ Dodona pellazgjike dhe argumentat e Prof. Muzafer Korkutit në lidhje me vendndodhjen e saj“ botuar tek portali “Tribuna Shqipetare” (Te plot kete punim do e gjeni ne adresen http://www.academia.edu/20291658/Dodona_pellazgjike_dhe_argumentat_e_Prof._Muzafer_Korkutit_n%C3%AB_lidhje_me_vendndodhjen_e_saj_) ku midis te tjerave thote se:

Pëllumb Xhufi, Ikje nga Bizanti.
“ Në vitin 1877, në prag të kongresit të Berlinit, Karapanosi i paraqiti rezultatet e gërmimeve të tij dilentanteske përpara Akademisë Franceze, anëtarë të së cilës, vetëkuptohet, ishin Waddington e Gambetta. Në fakt, qëllimi i ekspozesë së “arkeologut-sharlatan”, siç do ta quante atë Zëvëndës Konsulli frances Moreau, nuk ishte të njihte të pranishmit me rezultatet e dyshimta shkencore të “gërmimeve” të tij, por t`i sugjestiononte ata, veçanërisht politikanët filo-helenë Gambetta e Waddington , mbi “karakterin e stërlashtë grek” të Epirit. Nuk mund të themi që Karapanosi nuk ia arriti këtij qëllimi, aq më shumë kur ai u shpërndau me bujari filohelenëve Waddington e Gambetta antika të shumta nga Dodona, me të cilat pasuruan koleksionet e tyre. Fakti është se qoftë Waddingtoni, kryeministër dhe ministër i jashtëm i Francës gjatë Kongresit të Berlinit, e qoftë Gambetta, Kryetar i Asamblesë së deputetëve, u bënë mbrojtësit më të zjarrtë të pretendimeve greke në këtë forum të lartë europian”. 

Pëllumb Xhufi, Ikje nga Bizanti.
“ Argumentet me të cilat Waddington mbrojti pretendimet greke përpara përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, ishin kryekëput ato që i kishte ofruar Karapanosi. Përveç dëshmive “arkeologjike” mbi “helenizimin” e pretenduar të Epirit, ky i kishte dorëzuar bamirësit francez një të ashtuquajtur “raport mbi shqiptarët” ku tregonte se këta qenë një popull i përzier, gjysmë sllav e gjysmë grek, pa një ndërgjegje kombëtare, pra që nuk llogaritej në transaksione ndërkombëtare, si ato të Kongresit të Berlinit”. 

Por per te pare me gjate prapaskenat dhe fijet e ketij komploti arkeologjik luajtur ne Parise dhe me vone ne Kongresit te Berlinit per aneksimin e Shqiperis dhe lojrat “arkeologjike” te Karapanos si dhe lojrat politike te Kryeministrit dhe njekohesishte Ministrit te Jashtem Francez, William Waddington dhe te Kryetarit te Parlamentit te Francez, Leon Gambeta . Lexoni librin ne Bibloteken Kombetare ne Tirane me titull: ” RAPORTI I ZVENDES KONSULLIT TE FRANCES MOREAUN PER MINISTRIN E JASHTME TE FRANCES WADDINGTON, SHQIPERIA NE VITET E LIDHJES SHQIPETARE TE PRIZRENIT” Vellimi I Pare, 1978, faqa 243-244 

Kjo lidhje midis Karapanos dhe Waddington- Gambeta paraqitet ne web faqen zyrtare qe flet per jeten e tij te Muzeut Kombetar Arkeologjik te Athines ku midis te tjerave thuhet se:

“…Më 1876, kur Karapano u vendos në Paris, u miqesua me Uilliam Waddingtonin, i cili ne ate periudh ishte kryeministër dhe ministër i jashtëm i Francës dhe Leon Gambetta, udhëheqësi i republikanëve dhe kryetari i Parlamentit francez, të cilët ishin edhe protagonistet kryesor , për të mbrojtur çështjet kombëtare greke dhe mbi të gjitha ata ishin dy nga partizanet e flakte për aneksimin e Epirit nga Greqia brenda kornizës së Kongresit në Berlin në 1878 …”

Me vone Karapanos u be minister ne qeverin e Theodhoros Dhilojanis në vitet 1890, 1902, 1904. Pas disa konflikteve brenda partise se tij ai mundi te formoj ne Greqi edhe nje parti politike. Ky ishte “Arkeologu i famshem” me profesionin jurist por edhe tregetar, bankier, agjente, diplomat dhe politikan, Kostandin Karapanos.

Por kjo familje vazhdoj me tej rrugen e antishqiptarizmit kur djali i Karapanos. Aleksander Karapano ishte Ministri i Jashtem i Qeverise se dajos se tij te ashtequajtur Vorio- Epirote. Nje qeveri fantazem e cila kreu masakra ne jugun e Shqiperise ne 1914. Qeveria kukull, epirote e krijuar ne 28 Shkurt 1914, me Kryeministër renegatin nga Shqipëria Jorgji Zeografos (djali i Kristaq Zeografos dhe dajua i Aleksander Karapanos), Ministër të Jashtëm Aleksandër Kostandin Karapano ( djali i “arkeologut te famshem” Kosntandin Karapano dhe nipi i Jorgji Zeografos) si dhe Ministër të Luftës Kolonelin Dhimitër Daulis u sponsorizua nga kryeministri Elefter Venizellos. Kjo e ashtequajtur qeveri eshte direkt pergjegjese per shume masakra mbi civilet e pambrojtur si ne Korce, Skrapare, Hormove, Tepelen, Leskovik e te tjere.
Aleksander Karapano eshte firmetari i protokollit famkeq te Korfuzit i cili nuk u pranua me te drejt nga pala shqipetare. Per te gjitha keto “merita” djali i arkeologut Kostandin Karapanos, Aleksandri ne vitin 1915 u zgjodhe kryetar i Parlamentit ne Greqi dhe ne vitin 1916 Ministri i Jashtem i saj. 

Me tej A. Karapano ka qene delegat i Qeverise Greke ne Konferencen e Parisit ne 1919 ku ka kerkuar me force aneksimin e jugut te Shqiperise gje qe u kundeshtua nga Presidenti USA Willson. Ky eshte aktiviteti i Kostandin Karapanos dhe i djalit te tij per rreth nje shekull, qe disa duan te na i servirin si shqiptar dhe si zbuluesit te Dodones.

Kategori
Uncategorized

Kategori
Uncategorized

Kartela klinike e Edi Ramës 1991-1997 :Kryeministri shqiptar është i sëmurë menderisht nga Skizofrenia agresive.

Kryeministri aktual Edi Rama ka vuajtur nga sëmundje të rënda psiqike dhe është kuruar sistematikisht në pavionim e neurologjisë pranë spitalit pesë gjatë viteve 1991-1997. Më pas me rekomandim të komisionit mjekësor është dërguar në Paris për një trajtim më profesional dhe një terapie intensive.

Sipas mjekve të neurologjisë pacienti i tyre në atë periudhë i cili nuk kishte status politik por ishte mik i familjes së drejtorit të spitalit dhe shefit të pavionit të neurologjisë u trajtua me konsideratë dhe përkushtim edhe për shkak të ndërhyrjeve të së jëmës Aneta e cila vlersohej si zonjë dhe grua fisnike nga personeli mjeksor.

Përdorimi i dhunues ndaj nënës së tij dhe dy ish grave të asaj periudhe kishin detyruar autoritetet për t’ia nënshtruar pacientin Edi Rama edhe një kurë të vecantë mjeksore e cila më pas u vazhdua në Paris. Diagnoza e egzaminuar edhe nga personeli mjeksor është konsideeruar sic shihet edhe nga kartela klinike e pacientit si “skizofreni e thellë” me simtoma përdorimi dhune të shfaqur tek familjarët dhe të afërmit e tij. Skizofrenia pat shkaktuar depresion agresiv dhe luhatje në kujtesë që shfaqeshin me pagjumësi nga ana e pacientit Edi Rama.


Nderhyrja e Dritero Agollit qe Rames te mos i jepeshin arme ne zbor.
Ish-kryetari i Lidhjes se Shkrimtareve Dritero Agolli ka pas shkuar posacerisht ne Burrel dhe u ka kerkuar Deges se Lidhjes se Shkrimtareve te Burrelit qe te ndermjetesonin te Komandanti i Repartit Ushtarak qe te mos i jepnin arme Edit pasi paraqiste rrezik per shkak te problemeve mendore. Ne kete shkrim faktik flitet edhe per Kristaqin dhe Aneten qe kishin shkuar ne Burrel pas disa ditesh qe te mos i jepnin arme te birit se mund te vriste njerez. Perfundohet se Drejtuesit e Repartit Ushtarak nuk i dhane arme Edit.
Kjo ceshtja e psikopatise u lakua edhe ne kohen e divorcit me aktoren e talentuar te bukur e te hirshme viktime e qendrimit cnjerezor te bashkeshortit te saj te cekuilibruar qe beri akuza ne gjyqin- kalvar qe zgjati 9 vjet akuza te cilat nje vajze e brishte si ajo e sjellshme dhe korrekte nuk mundi ti perballonte dot.
Screen Shot 2014-01-12 at 9.01.44 PMEdhe më parë nga shtypi i lirë dhe të përditshmet opozitare ka pasur copëza dhe botime të pjesëshme të këtij informacioni.

*****

Related image
Prof.Dr.Mentor Petrela-Edvin Ramës: 
Barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë…

Një prej neurokirurgëve më të njohur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, Mentor Petrela ka reaguar dje në lidhje me përfshirjen e emrit të tij në “listën e zezë” të publikuar nga kryeministri, sipas të cilit vetë qytetarët kishin përzgjedhur mes 101 zyrtarëve që kishin eksperienca negative me ta dhe abuzues në detyrë.
Doktor Petrela duke përdorur shprehje të filozofëve të ndryshëm, në një reagim për “panorama on line” kujton edhe historinë e familjes më ’44 ku heq një paralele edhe me “gjyqin” që iu bë nga skuadra e Facebook-ut të Ramës.

Reagimi

Populizmi është një mënyrë cinike për të luajtur me zemërimin e një mase amorfë që e përkëdhelin me emrin popull që jo rrallë është përdorur për të hequr qafe elitën “uzurpatore”.
Shkaku është urrejtja e përjetshme dhe zilia ndaj talentit. Për të evituar gomarllëkun me të cilin ky populizëm ushqehet me mjetet e sotme të komunikimit influencuar dhe nga “Bota është e sheshtë” e Thomas Friedman i kam refuzuar këto mjete.
Sot e gjej veten të korruptuar. “Virgo et incorrupta” paradoks i skuadronit FB. Volteri në letrën drejtuar D’Alembert 18 korrik 1766 shkruan “…barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë, nesër ajo do të na therë kur t’i vijë qejfi, madje juridikisht”.
Në historinë e familjes pas ardhjes së komunistëve më ’44 gjyshërit, klasa e përmbysur e përjetuan me etiketa të varura në qafë “gjakpirës të popullit” më pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, kështu që kjo e sotmja më duket lule.
Ajo që më shqetësoi është mentaliteti i skuadronit i Saint Just “Mbreti duhet të gjykohet si armik”.
Jetojmë në demokraci, disa “realistë” janë pjesa më antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebës, harrojnë se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracinë e shtetit e përkufizon “përbindëshi i ftohtë”.
Skuadra FB kurrë nuk do të ketë shansin të dëgjojë korin e së vërtetës që i drejtohet Eteoklit në Shtatë kundër Tebës “Ti nuk do të quhesh një i poshtër sepse jetove me arritje”.

Image result for kartela skizofrenike e edi rames

Kartela

A ka lidhje emri i doktor Petrelës në listat e zeza të Ramës me kartelën mjekësore të tij që mendohet se mund të gjendet në spitalin Nr. 5, ku doktor Petrela shërben prej shumë vitesh dhe ku shumë vite më parë Rama është kuruar me diagnozën për skizofreni të thelluar?

Image result for kartela skizofrenike e edi rames

Kryeministri aktual Edi Rama ka vuajtur nga sëmundje të rënda psikike dhe është kuruar sistematikisht në pavijonin e neurologjisë pranë spitalit pas viteve 1980. Më pas me rekomandim të komisionit mjekësor është dërguar në Paris për një trajtim më profesional dhe një terapi intensive.
Simptomat e para të sëmundjes së Ramës datojnë që në fillimin të viteve ’80, kohë kur ai nisi të frekuentojë rregullisht spitalet. Sikurse dokumentohet në kartela dhe sikurse pohojnë mjekët, pacienti Rama ka qenë mjaft agresiv jo vetëm në ambiente shoqërore, por edhe me pjesëtarët e familjes. Kjo e detyronte familjen që të kërkonte ndihmë në spital. Në atë kohë, duke njohur pozitat e larta në parti të Kristaq Ramës, Edit i rezervohej një pritje e veçantë në ambientet e spitalit ku kurohej.
Përdorimi i dhunës ndaj nënës së tij dhe gruas së asaj periudhe kishin detyruar autoritetet për t’ia nënshtruar pacientit Edi Rama edhe një kurë të veçantë mjekësore, e cila më pas u vazhdua në Paris. Diagnoza e ekzaminuar edhe nga personeli mjekësor është konsideruar siç shihet edhe nga kartela klinike e pacientit si “skizofreni e thellë” me simptoma përdorimi dhune të shfaqur tek familjarët dhe të afërmit e tij. Skizofrenia pati shkaktuar depresion agresiv dhe luhatje në kujtesë që shfaqeshin me pagjumësi nga ana e pacientit Edi Rama.
Rama është kuruar sistematikisht në Pavijonin e Neurologjisë pranë Spitalit Nr.5. Faksimilet e akteve të ekspertizës mjekoligjore të rrahjeve dhe keqtrajtimeve nga Edi Rama, kartelën klinike të mjekimit për skizofreni të Edi Ramës, paditë gjyqësore të firmosura nga Edi Rama për mohimin e atësisë së djalit të tij, çështja e sëmundjes, u lakua edhe në kohën e divorcit me aktoren e talentuar, viktimë e qëndrimit çnjerëzor të bashkëshortit të saj të çekuilibruar, që bëri akuza, në gjyqin kalvar që zgjati 9 vjet. Kartela e plotë e sëmundjes së Ramës është botuar fillimisht në gazetën “Tema”.

Kartela e Ramës, Dritëroi: 
Mos i jepni armë atij se…

Simptomat e sëmundjes të skizofrenisë tek Rama të shfaqura që në fillimin e viteve ’80 vijonin të paraqisnin të njëjtën problematikë dhe të njëjtën rrezikshmëri edhe në vitet e mëvonshme. Ata që vuanin më së shumti pasojat e saj kanë qenë familjarët e Ramës.
Ashtu sikurse shihet në kartelën klinike të Ramës, mjekët kërkonin që kontrollet ndaj tij të ishin të vazhdueshme. Ata rekomandonin kontroll sistematik dhe i kërkonin atij që të paraqitej çdo tre muaj përpara mjekëve të spitalit ku shtrohej për mjekim dhe kurohej. Këto vizita bëheshin për të parë se sa kishte avacuar sëmundja dhe nëse kishte pasur rezultate ndërhyrja mjekësore, si dhe për të ripërtërirë kurën e mjekimit.
Janë të shumta episodet që sjellin ngjarje vërtet dramatike në sjelljet e Ramës. Në të njëjtën kohë edhe dëshmitarët që i kujtojnë ato ngjarje nuk janë të paktë. Një nga ngjarjet që ka mbetur në kujtesën e shumë njerëzve të asaj kohe për vetë problematikën që përmbante ka qenë ajo e vitit 1985, në Repartin Ushtarak të Burrelit, ku Rama do të duhej të kryente shërbimin e zborit ushtarak.
Zbori ka qenë një nga stërvitjet imagjinare që diktatura bënte me të gjithë shqiptarët. Të gjithë ishin të detyruar që të shkonin në zbor të paktën dy herë në vit. Periudha e zborit ishte nga 7 deri 9-ditore deri në tremujore. Kjo varej nga situata e rrezikshmërisë që paraqitej përpara vendit nga armiqtë tanë të betuar që kërkonin të na pushtonin kurdoherë.
Burra dhe gra dërgoheshin nëpër reparte të ndryshme, ku i nënshtroheshin një stërvitjeje ushtarake për të qenë gjithmonë të gatshëm për të luftuar armikun imagjinar, kryesisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të armatosur zboristët i ngjanin një çete qesharake që futej nëpër bunkerë vrojtonte qiellin, futej në bodrumë, bënte qitje dhe gjithfarë veprimesh të tjera që për kohën konsideroheshin si detyrë mbi detyrat.
Më ’85, Rama dërgohet të kryejë zborin ushtarak në Repartin Ushtarak të Burrelit. Thirrja e tij në zbor shkaktoi një shqetësim të madh tek familjarët e Ramës, të cilët kishin frikë nga veprimet që ai mund të kryente atje, ndërsa ishte nën efektin e kurimit të vazhdueshëm.
Mjaft njerëz të tij të afërt, kanë bërë të pamundurën, duke ndërhyrë tek eprorët e Repartit Ushtarak, ku kryente zborin që Edi Rama të mos pajisej me armë, sepse rrezikonte jetën e të tjerëve. Kristaqi dhe bashkëshortja e tij, Aneta, kanë shkuar pas disa ditësh në Burrel dhe u janë lutur drejtuesve të repartit, që të mos i jepnin armë Edit se mund të vrasë njerëz.
Një anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të degës Burrel tregon se në shtator, tetor dhe nëntor të vitit 1985, Edi Rama kishte shkuar në garnizonin e Burrelit për të bërë zborin ushtarak tremujor. Njëri nga ata që kanë ndërhyrë ka qenë edhe Dritëro Agolli, i cili në atë kohë ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Ai kujton se, Dritëroi ka shkuar posaçërisht në Burrel dhe u ka kërkuar drejtuesve të degës së Lidhjes së Shkrimtarëve të Burrelit, që të ndërmjetësonin tek Komandanti i Repartit Ushtarak, që të mos i jepnin armë Edit, pasi paraqiste rrezik për shkak të problemeve mendore.
Ka qenë pikërisht ndërhyrja në atë kohë e Dritëroit, si dhe ndërhyrja e vazhdueshme e prindërve të Ramës që të bënin që atij përgjatë kohës që kryente zborin ushtarak ndryshe nga të tjerët të mos i jepej arma.
Kjo ka qetësuar në atë kohë familjarët, të cilët ishin më të qetë për të birin që të mos bënte ndonjë veprim të papërgjegjshëm. E gjithë frika sikurse dëshmonte anëtari i Lidhjes së Burrelit ishte se mos Rama vriste ndonjë nga zboristët e tjerë, duke qenë se në atë kohë krizat i kishte më të shumta. Kujtojmë se bëhet fjalë vetëm për tre vite pas lëshimit të kartelës nga pavijoni neurologjik i Spitalit Nr. 5.


Sali Berisha tregon rrahjen e Edi Ramës në 1997: 

Në dhomë ishin dy veta!

Ish presidenti i asaj kohe Sali Berisha ka shpjeguar sot një nga ngjarjet dramatike që lidhen me kryeministrin aktual Edi Rama ndodhur në vitin 1997.

Bëhet fjalë për goditjen e Edi Ramës i cili qëndroi nën kujdesin shëndetësor për disa javë. Berisha thotë se rrahja e tij ka qënë krim pasioni, megjithatë shpjegon për herë të parë shumë rrethana të tjera rreth këtij krimi.

“Te dashur miq, mediat e shkruara dhe disa portale, me keqdashje rikthyen sot pas 19 vitesh ne faqet e tyre, aktin e goditjes me grushta por dhe objekte te forta te Edi Rames, duke u perpjekur ti japin edhe sot prapavije politike. Lidhur me keto shkrime informoj me pergjegjesi te plote publikun, se ne detyren e Presidentit te Republikes asokohe, e denova me ashpersine me te madhe aktin dhe kerkova nderhyrjen e menjehershme te te gjitha organeve te zbatimit te ligjit per hetimin, gjetjen dhe ndeshkimin sipas ligjit te autorit qe kreu krimin. Por te gjitha perpjekjet e mia deshtuan per shkak te refuzimit kategorik te Edi Rames per te bashkepunuar me organet kompetente per identifikimin dhe ndeshkimin ligjor te agresorit. Pavaresisht nga ky qendrim bllokues te zotit Rama, hetimet dhe te dhenat operative faktuan:

Related image

– Akti agresiv, krimi i goditjes te zotit Rama ishte thjesht krim pasioni, pa asnje prapavije politike, por lidhej me motive nderpartneriale.

– Ne momentin e goditjes ne mengjes, nga agresori, z. Rama nuk ishte vetem ne dhome por me nje person tjeter te gjinise mashkullore.

-Agresorin e pane me syte e tyre si zoti Rama ashtu dhe personi tjeter qe gjendej ne apartament me z. Rama por asnjeri prej tyre nuk pranoi te thone emrin e tij apo te paraqesin padi ndaj tij ne prokurori apo gjykate. Cdo pretendim tjeter sot, pas 19 viteve per incidentin, eshte nje mashtrim i paskrupullt qe ka si qellim politizimin e nje akti mirefilltas krim pasioni dhe viktimizimin e Edi Rames! Sb”, përfundon Berisha

****

Çfarë thoshte Edi Rama  vite më parë kur donte të merrej me politikë

Këtë intervistë Edi Rama e ka dhënë në vitin 1994, për gazetaren Rudina Xhunga. 23 vjet më parë, kur ende nuk ishte në politikë, as nuk dukej se donte të ishte, por qe një ndër personat publikë më interesantë në Shqipëri. Dritare.net e sjell te plotë intervisten e njeriut që tani është Kryeministri Rama.

Rudina Xhunga -Si ndikon tek ju fakti që jeni fëmijë arti?

Edi Rama- Pozitivisht, duke më dhënë mua mundësi që të tjerët s’i patën, mundësi për t’u vetëzbuluar në fushën që kam. Më ka kultivuar gjithashtu instiktin e rebelimit ndaj babait. Kombinimi i këtyre të dyjave më ka ndihmuar që potencialisht të kem disa avantazhe.

Edi Rama me gjyshen

-Ç’ju tha babai ditën e parë, kur ju pa me vëth në vesh?

Ishte vonë, Lufta midis nesh kish kohë që pat përfunduar dhe ai ishte i përgatitur. Ndërsa tani, jo vetëm është i përgatitur, por edhe mi respekton zgjedhjet. Pas luftës së gjatë që kemi bërë bashkë, jemi miq të mirë.

-Kush e fitoi luftën?

Të dy fituam paqen.

-Herë pas here vetëkrijoni një imazh të keq. Në fakt jeni i mirë?

Unë nuk mundohem të krijoj imazhe dhe nuk më preokupojnë imazhet që krijoj. A jam i mirë? Mendoj që nuk ka njerëz të mirë apo të këqinj, por njerëz të dobët dhe të fortë, e në përgjithësi njerëzit janë të dobët.

-Ju jeni i dobët apo i fortë?

Jam midis të dobëtëve dhe të fortëve.

-Jeni tip i vetëkënaqur?

Për i kënaqur s’bëhet fjalë, por edhe i pakënaqur s’jam. Sa më tepër kalon koha, bindem që kënaqësia gjendet tek gjërat e vogla. Mendoj se dhe një rrezeje drite që hyn në dritare, nëse arrin t’i marrësh atë që ajo ka për ty, është fat.

-Eksperimentoni me veten?

Gjithë kohës.

–Pse?

Sepse më pëlqen ta njoh veten, të di si reagoj në çdo moment, të shoh mundësitë e mia, të vetëekspolorohem.

-Pikturoni dhe shkruani. Kjo tregon se s’keni gjetur ende veten?

Vetja më ka gjetur mua. Pastaj, unë bëj edhe gjëra të tjera veçse pikturoj e shkruaj. Të gjitha sëbashku përbëjnë shprehje të mundësive. Atë që jep fjala në një moment të caktuar s’ta jep imazhi dhe anasjelltas.

-Ambalazhet treguan që kemi sens praktik. E vërtetë?

Nuk di sa e treguan ambalazhet, por kam sens praktik. Herë herë jam njeri racional dhe herë të tjera bëj gjëra pa i menduar pasojat, thjesht se më pëlqen. Një shoqja ime thotë “Kur ti ngre dorën për të thyer diçka, zgjedh atë më të parëndësishëm për të thyer.”

-E merrni jetën si t’ju vijë?

Mundohem ta marr si të vijë. Deri tani s’kam ndonjë arsye për tu ankuar. Ajo pjesë e jetës që vjen si fatalitet është treguar shumë zemërgjerë mua, aq sa mendoj se kam marrë më tepër se ç’më takon dhe do më duhet të paguaj ndonjë ditë.

-Nuk jeni ambicioz?

Jam. Ambicia ime është të shkoj larg jo për të tjerët, por në raport me veten. Të zhvendosem larg në mundësi shprehjesh.

-Pse e keni mani antikonformizmin?

Mania është sëmundje. Mendoj se nuk jam i sëmurë, sepse lejoj dhe kompromise të cilat më bëjnë të ndihem keq, pse përcaktoj kufijtë e lirisë sime.

-Cilit tipar njerëzor i ndjeni mungesën?

Aftësisë për të sakrifikuar për të tjerët.

-Ç’tipar tuajin vlerësoni?

Aftësinë për të dhënë dashuri, shumë dashuri.

-Nuk është pak kontradiktore të japësh dashuri dhe të mos sakrifikosh?

Për mua sakrifica është çështje pasioni. Sakrifikoj për dikë apo diçka vetëm kur jam i pasionuar. Në të kundërt jo. Kjo tregon se nuk sakrifikoj për tjetrin, për hir të dashurisë që kam për veten. Ky është një defekt që s’është vetëm i imi.

-Jeni maskilist?

Absolutisht jo. Madje më mundon mungesa e pranisë së femrës në jetën shoqërore shqiptare. Nëse mua do të më kërkohej ndonjë formulë për të lehtësuar jetën publike këtu, do të propozoja një qeveri me mazhorancë femrash, ku presidenti dhe kryeministri do qenë femra.

-Po për raportin meshkuj-femra në Shqipëri ç’mendoni?

Raporti me dashurinë këtu është primitiv. Është raport prone, qoftë burri me gruan, qoftë babai me vajzën. Babai është mishërimi i një fryme intolerance me një xhelozi patologjike, e rrjedhimisht kështu është burri me gruan. Por, nëse me njeriun e dashur me të cilin ndan gjithçka, nuk arrin të krijosh hapësirë tolerance, nuk mund të pretendosh se i ke dhënë atij shumë dashuri, apo i ke marrë të njëtën. Unë vetë s’di sa do toleroja ftohtësinë e një raporti paralel dashurie, por flirtet e njeriut që do, janë normale. Sepse janë gjëra që i bën vetë, ndaj duhet t’ia tolerosh dhe tjetrit. Nuk mund të pretendosh për një shoqëri të hapur, kur raportet me dashurinë janë primitive.

-Ç’mendoni për ndarjen?

Për mua raporti me një femër është total, sa fizik dhe shpirtëror. Momenti i ndarjes është momenti kur ky totalitet shpërbëhet. Bashkëudhëton me dikë për sa kohë që ky është shumë i rëndësishëm për ty dhe mund të të japë atë që nuk ta jep kush tjetër. Por, kur ai të ofron gjëra që dhe të tjerët t’i ofrojnë, atëherë bashkëudhëtimi humbet kuptimin, ndaj, më mirë një kuptim i bukur.

-Ju një vajze i dhuroni dashuri apo prova dashurie?

Ç’kuptoni me prova dashurie?

-Të përcjellësh, të bësh dhurata, të jesh i kujdesshëm.

Unë dhuroj çdo gjë. Gjithçka mund t’i jap dashurisë, përmasat më të mëdha të mundshme.

-Fantazinë e konsumoni në art, apo ruani dhe për dashurinë?

Fantazisë nuk ia kam ndjerë ndonjëherë mungesën. Për sa i përket fantazisë në dashuri, për të s’jam unë që duhet të flas.

-Kur e keni keqtrajtuar një femër?

Kurrë.

-Ç’mendoni për bashkëjetesën në raport me martesën?

E konsideroj martesën si një institucion shumë serioz dhe mendoj se janë shumë pak ata që kanë forcë ta respektojnë deri në fund të jetës pa përdorur mekanizmin e gënjeshtrës, e hipokrizisë, teatralitetin etj. Ndërsa, bashkëjetesa është po kaq serioze, por për një kohë të caktuar. Pra, nuk është si në martesë, kur pretendohet t’i qëndrosh besnik asaj dashurie gjithë jetën. Për mua bashkëjetesa është e vetmja rrugë për të ndarë me dikë ditët e mia.

-Si do e pikturoni vetminë?

S’e di, në shumë mënyra. Di të them se vetminë e kam problem. S’e përballoj dot. Vetminë dhe qëndrimin në një vend të mbyllur për një kohë të gjatë i kam të papërballueshme.

-Pasi flet me ju vë re se keni një mungesë koncentrimi në ato që thoni.

E vërtetë, sepse unë nuk jam një njeri i arsimuar, më tepër kam afinitet me meditacionin. Qëndrimet e mia, fjalët, veprimet, nuk vijnë nga dija, nga një sistem dijesh, prandaj tek unë gjërat lëvizin shumë shpejt. Unë kam lexuar shumë, por edhe shumë pak. Që herët kam lexuar pa u përqëndruar. Shpesh kur lexoj e kap veten se nuk e kam mendjen tek fraza, por tek një ngjarje që më vjen në mënyrë asoçative, apo duke fantazuar. Kur shkruaj jam plotë dhe kam patjetër diçka për të thënë. Ndërsa, kur flas, mund të flas edhe kot, madje në momente të caktuara mund të them marrëzira. S’ka kurrë garanci nëse do flas mirë apo jo, kjo varet nga momenti. Po kështu më ndodh me gjuhët e huaja. Ka raste kur bashkëbiseduesi mendon se flas mirë, në të tjera raste ai mendon se unë s’di fare. Unë kurrë s’e kam mësuar gjuhën e huaj, ndaj edhe të folurit e saj e kam të lidhur të momentit. Herë-herë, mendoj se është më i vlefshëm meditacioni se sa arsimi, por ndoshta ky është vetëjustifikim.

-Ju jeni gaforre?

S’ka sesi të jem shenjë tjetër.

-Ç’hobby keni?

Të shkruaj letra. Kam një raport shumë personal dhe shumë të këndshëm me letrat. Në gjithë qytetet e botës ku kam qenë, kam ruajtur në kujtesë vajzën më të bukur apo burrin më interesant që kam takuar dhe ju shkruaj.

Kam pasion gatimin. Një nga mënyrat për t’i dhënë dashuri një njeriu është të gatuaj për të. E bëj me pasion dhe dëshirë. Ndërsa kur dua t’i jap një provë afeksioni, afërsie dhe përkujdesje e ftoj e i gatuaj peshk. Një tjetër hobby imja është të provokoj. Nuk ndihem mirë në qetësi, ndaj herë pas here përdor mënyra të çuditshme për të provokuar tjetrin, aq sa jam prishur me shumë miq. E ndjej që e tejkaloj masën dhe duke dashur të jem sa më i lirë, kufizoj lirinë e tjetrit, por është diçka më e fortë se unë që më nxit.(Rudina Xhunga)

Kategori
Uncategorized

Të dh*erë, por tolerantë përballë vorio epiriotëve.

Të dh*erë, por tolerantë përballë vorio epiriotëve

Historia e asaj që ngjau në Dropull është një njollë turpi. Një zbythje dhe pafuqi ulëristëse.

Nga Andi Bushati   08/11/2018

Le të imagjinojmë për një moment sikur ajo që ngjau sot në Bularat të kishte ndodhur në një qytet sado periferik grek.

Le ta shfrenojmë fantazinë për një çast, sikur një grupim shqiptarësh të thërriste aty, se Janina n’a përket ne dhe se Aleksandri i madh është simboli i Republikës së “Maqedonësë së Veriut”.

Le të shkojmë më tej dhe të përfytyrojnë një çetë ekstremistësh veshur kuq e zi që bërtasin rrugëve të Prevezës se gjaku i thërret të djegin grekët.

Asnjëri prej nesh, as në fantazitë e veta më marroke, nuk do të kishte fluturuar kaq larg.

Por fatkeqësisht, ky përshkrim nuk është një fantazi.

Të gjitha kanë ndodhur, por në sens të kundërt.

Përgjatë mesditës së kësaj të enjteje disa televizione informativë transmetuan Live manifestimin e Dropullit, ku po i jepej lamtumira e fundit minoritarit grek Kostandin Kacifas të vrarë pak ditë më parë nga policia shqiptare.

Dhe prej andej, me dhjetra mijëra qytetarë shqiptarë kanë ndjekur në kohë reale thirrjet se Vorio -Epiri është grek, se Maqedonia po ashtu, se shqiptarët duhen djegur, se duhet përdorur zjarr kundër qenve,etj (lexo dhe shiko videot poshtë)

Varrimi i Kaçifas/ Shikoni çfarë ndodhi në jug të Shqipërisë

E pra kjo gjë, që në shtetin tonë fqinjë as nuk do të imagjinohej, u zhvillua normalisht, ditën për diell, në territorin shqiptar.

Askush nuk u mundua as t’i paraprijë, as t’a ndalojë, dhe as të reagojë më pas.

Po pse? Cili është shpjegimi?

E di se shumëkush do të nxitojë të ekzaltojë tolerancën proverbiale të shqiptarëve.

Jam i bindur se të tjerë do të shprehin krenarinë se ne kemi mundur ti margjinalizojmë në shoqërinë tonë nacionalistët e çmendur më të njëjtin profil si të Agimit të Artë.

Por, thellë thellë, kam frikë se kjo nuk është as çështje tolerance dhe as problem emancipimi. Përpara se të shihet si e tillë, ajo duhet trajtuar si zbythja e një shteti të rreckosur dhe si një mungesë ulëritëse dinjiteti.

Nëse një ngjarje si ajo e Bularatit do të ndodhte në Greqi, apo në çdo vend perëndimor me standarde shumë më të larta demokratike se fqinji ynë, organizatorët dhe protagonistët e tij do të ndëshkoheshin rreptësisht. Sepse thirrjet raciste, nxitja e dhunës etnike dhe vënia në pikëpyetje e sovranitetit, penalizohen ngado njësoj .

Ndërsa në Tiranë e ndoqën me indiferencë këtë shfaqe, jo nga zemërgjerësia, por nga pafuqia.

Dhe me hidhërim duhet thënë se mirë bënë. Pasi fakqeqësisht nuk kishin rrugë tjetër.

Arsyet për këtë janë të thjeshta.

Sepse askush nuk mund të imagjinojë aplikimin perfekt të ligjit për qytetarët e huaj apo për minoritarët, kur ai zbatohet i çalë për vetë shqiptarët.

Sepse askush nuk mund të imagjinojë, një vend si ky yni, kur ashtu siç bën me skandalet shqiptare, kryeministri del e jep i pari konkluzionet (se Kostandin Kocias ishte i çekulibruar dhe nuk kishte rrugë tjetër veç ekzekutimit), pa thënë as një falë, as policia, as prokuroria dhe as gjykatat.

Kjo nuk ndodh në asnjë shtet normal demokratik, madje as aty pak më larg, tek komshinjtë tanë.

Sepse të gjithë menjëherë pyesin: Mos ka një prapavijë politike? Mos fshihet një komplot? Ç’e detyroi të parin e qeverisë të bëjë edhe hetuesin edhe gjykatësin?

Janë detaje të tilla që të shtyjnë të kuptosh se përse shtetarët shqiptarë i kalojnë “me indiferencë”, incidente si të Bularatit, pasi e dinë me mirë se kushdo, se ato shërbejnë ndërkombtarisht si një lupë për të parë problemet e brendëshme të demokracisë shqiptare.

Kështu ka ndodhur disa herë në të shkuarën. Kjo dramë përcolli edhe mandatin presidencial të Berishës, të cilit ekstremistët fqinjë i shfrytëzuan përdhosjen e demokracisë vendase, për të larë hesapet e tyre nacionaliste.

Po të shihet me vëmendje edhe eurodeputetja kontroverse qipriote, Eleni Theocharous, sapo zbarkoi në tokën tonë fjala e parë që tha, nuk kishte të bënte me ngjarjen e Kacifas, por me faktin se kryeministri shqiptar ishte i korruptuar.

Dhe ky është thelbi i problemit me shtetarët shqiptarë: ata refuzojnë të bëhen mbrojtës të dinjitetit kombëtar, nga frika se mos kjo i kthehet në boomerang.

Ky është dhe shpjegimi i thjeshtë i asaj që ndodhi sot në Bularat. Kjo tregon se pse askush nuk vuri ujin në zjarr, as për shkeljet flagrante të ligjit shqiptar dhe as për cënimin e krenarisë nacionale.

Prandaj le ti japim fund miteve të tolerancës dhe emancipimit tonë. Historia e asaj që ngjau në Dropull është një njollë turpi. Një zbythje dhe pafuqi ulëristëse.

Ajo është njëkohësisht edhe parodia më diskrdituese e një terorie që po qarkullon prej disa vitesh, se më në fund Shqipëria udhëhiqet me liderë që i kanë vënë grekut kufirin tek thana. Pasi kjo nuk bëhet as me statuse në Facebook, se dikur Athina banohej nga bashkëkombasit tanë, as me postime në Instagram të fotove të vjetra të Akropolit që e shpëtuan shqiptarët.

Ky dinjitet rimëkëmbet me zbatimin e ligjeve të vendit, gjë që nuk ndodhi sot në Bularat. /Lapsi.al

Image

Kategori
Uncategorized

Trump fiton Senatin dhe shumicën e Guvernatorëve, humbet Kongresin, pse s’mund të bllokohet

Në dy vitet e ardhshme, e Djathta do ketë:

Presidentin; Dhomën e Senatit; Gjykatën e Lartë; Shumicën e Guvernatorëve të Shteteve

E Majta do marri Dhomën e Ulët të Kongresit.

Cilat ishin pretendimet?

Të Majtët pretendonin për një “Dallgë Blu” që do përfshinte të gjitha Zonat Elektorale, Senatin dhe Guvernatorët.

Kjo dallgë e Majtë u përplas tek Shkëmbinjt e Djathtë dhe u bë shkumë.

Fitorja e pjesëshme e të Majtës pritej nga të gjithë. Përveç faktit që 41 Republikan dolën në pension dhe kështu Zonat e tyre mbetën “të hapura” për kanditatët e rinj, fakti tjetër është se traditionalisht, në zgjedhjet e pjesëshme, fiton Opozita. Kështu ndodhi edhe në perjudhën e Obamës. Në 100 vjetët e fundit, vetëm në tre raste Shumica ka mbajtur të dy Dhomat e Kongresit. Thjesht, qëllimet, vlerësimet dhe interesat e votuesve, ndryshojnë mes votimeve për President dhe ndaj votimeve për Kongres.

Por, ajo që vlen të theksoj është se, edhe pse të Majtët morën Dhomën e Ulët, ata nuk jan optimist për 2020. Të Majtët e panë që energjitë e pashterrshme të Presidetit Trump, shkërmoqën planet e tyre për një fitorë të thellë. Në fakt, të Majtët sot jan të dëshpëruar, sepse duke humbur kët rast tradicional për një fitore të plotë, ashtu siç e ka tradita, ata e kuptojnë që në 2020 i gjithë pushteti do i kaloj të Djathtës.

Si përkthehet në vazhdimsi ky rezultat?

Presidenti është Ekzekutivi!

Presidenti do vazhdojë normalisht drejtimin e vendit me politikat e tij konservatore pro-biznes; ulje taksash; ndërtimin e Murit; forcimin e Ushtrisë, politikën e Jashtme; thithjen e investimeve të huaja, nominimin e kanditatëve të tij në Gjykatat e niveleve të ndryshme, nominimin e administratorëve të Agjensive të rëndësisë së veçantë, etj, etj.

Të Majtët, të cilët pretendonin se do fitonin edhe Dhomën e Senatit, kan premtuar se do hetojnë Presidentin Trump, do sabotojnë axhendën e tij dhe premtimi solemn i tyre është që të bëjnë Impeach (shkarkojnë nga detyra) Presidentin.

Por, e vërteta është se Dhoma e Ulët do jet fare e pafuqishme të ndaloj Presidentin Trump.

Për të anashkaluar Dhomën e Ulët të Kongresit, dhe për të çuar përpara axhendën e tij konservatore, Presidenti, si Ekzekutiv, do drejtojë vendin me Vendime Ekzekutive, Dekrete dhe do vendosi Veton mbi vendimet e Dhomës Ulët.

Gjithshtu, Presidenti ka dy mburoje: Senatin dhe Gjykatën e Lartë.

Senati, që në rast vendimi të Dhomës Ulët për Shkarkim nga Detyra të Presidentit, merr përgjegjësinë për të vlerësuar vendimin që natyrisht do e anulojë atë.

Të Majtët ta harrojnë se mund të shkrakojnë Presidetin Trump. Thjesht, mbetet një ëndërr bizarre e tyre.

Gjithashtu, Senati do konfirmojë të gjitha kandidaturat e Presidentit për Gjykata, Administratorët, Traktatet, Ambasadorët, etj, etj vendime me rëndësi afatgjate.

Ndërsa Gjykata e Lartë, do jete mburoja tjetër e Presidentit, sepse sa herë të Majtët do shkojnë për të anuluar Vendimet Ekzekutive të Presideintit (siç kan bërë kto 2 vjet) Gjykata e Lartë, do marri vendime pro-Trump (siç ka bërë në kto 2 vjet). Pra, edhe në Gjykatë, të Majtët jan fare të pafuqishëm të ndalojnë Presidentin Trump.

Ndërsa Guvernatorët kan një rëndësi tjetër. Përveç faktit që bashkpunojnë me Presidentin per të implementuar axhenden e tij, ata krijojnë kushtet e përshtatshme për fushatēn presidenciale 2020.

Në përfundim: e Djathta konservatore vazhdon të udhëheqi pa pik sikleti.

Arben Berisha.

Kategori
Uncategorized

Nëna që sfidoi Enver Hoxhën: Djalin do ta çoj në shtëpi ose në varrezat e të parëve.

Gusht 1948/ 2 javë udhëtim me foshnjen e sëmurë në krah, arratisje e mundimshme nga kampi i internimit në Berat

Nga Pëllumb Dedndreaj, KUJTO.Al

Ishte muaji Gusht i vitit 1948, kur u zbulua vendndodhja e grupit të rezistencës ndaj instalimit të komunizmit, në zonën e Nikaj – Mërturit dhe sigurimi i shtetit bëri rrethimin e shtëpisë së Bub Matosh Dedndreaj. Alternativat ishin sosur; ose do kishte gjakderdhje, që kurresesi nuk i shkonte për mbarë traditës së shqiptarit ose rrethimi do të çahej dhe do i drejtoheshin kufirit për të lënë atdheun e tyre. Ata morën vendim, ishte vendimi më i vështirë i jetës së tyre, i cili do të ndryshonte përgjithmonë fatin dhe drejtimin e jetës dhe familjeve të tyre. Duhet të largoheshin nga vendi i tyre, për të mbetur përjetësisht me kokën mbrapa, me mallin, dashurinë si dhe pikëllimin në të cilin po e linin vendin e tyre. Kalvari i vuajtjeve tashmë po merrte përmasa tragjike, pa marrë parasysh asgjë përmbi dhe.

Hakmarrja mbi familjen që kishte mbajtur dhe ushqyer kundërshtarët e partisë, nuk njihte kufi. Konfiskuan gjithë pasurinë, me preteksin se ishte e vendosur nga armiku i partisë dhe i popullit.

Ishte pikërisht e zonja e shtëpisë, Bute Dedndreaj, nënë me tre femijë të mitur, që u kishte gatuar bukë dhe ishte kujdesur për 9 muaj për këta burra atdhetarë antikomunistë, e cila  duhet të paguante çmimin më të lartë.

Ajo merret nga sigurimi i degës së punëve të Brendëshme, së bashku me djalin Pjetër Dedndreaj vetëm 7-muajsh dhe i drejtohet kalvarit të vuajtjeve. Pasi i mbajtën disa ditë në Bajram Currë, e nisin drejt Beratit. Kalaja e Beratit ishte tashmë vendi ku armiqtë e partisë do përjetonin ferrin. Trajtimet shtazarake ishin normaliteti i një shoqërie anormale, që po instalohej me shpejtësi. Tortura, pa ushqim, pa rroba dhe pa kushtet minimale për çdo qenie, kishin favorizuar sëmundje dhe epidemi.

Ditët kalonin po njësoj si në ferr. Vdekja ishte e pranishme çdo ditë, aq sa dukej si bekim për ti shpëtuar ferrit që s`kishte të mbaruar. Fëmijët, “engjëjt, armiq të partisë” ishin të parët që përpinte shtrati i vdekjes dhe lumi Osum u bë shtrati i tyre i fundit, që nuk i dihet ku e ka fundin, deri në thellësi të detit Adriatik. Shtrati i lumit dhe rrjedha e tij tashmë ishin kthyer në shtratin e vdekjes dhe në dëshmitarin e fundit, që do të pastronte vendin e krimit. Ato që kurrë nuk ishin parë as dëgjuar ndër shqiptarë, sot po mbaheshin normale për një shoqëri që po dekantonte me shpejtësi drejt fundit të pusit të zi. Të lësh shqiptarin pa varr, do të thotë se ke injektuar një sëmundje që kurrë nuk do të shërohet, një plagë e hapur që përdite pikon gjak dhe lyp drejtësi.

Pjetra i vogël, një fëmijë që sapo kishte filluar të hedhë hapat e parë në një tokë që e kishte pushtuar djalli, nuk kishte si ta kuptonte se fati i tij do të ishte në dorën e xhelatëve. Ai sëmuret shumë rëndë. Nuk hante dhe as nuk kishte çfarë të hante, as të pinte, pasi gjiri i nënës nuk prodhonte më qumësht nga mosushqyerja. Nanë Butja ishte e pafuqishme perballë mizorisë, harbutërisë dhe arrogancës së gardianëve dhe drejtuesve të kampit. Ishte e bindur se Pjetra i vogël do vdiste dhe eshtrat e tij kurrë më nuk do të gjendeshin. Kjo i kalonte kufijtë e vdekjes, ishte vdekje mbi vdekje. Një nanë malsore nuk mund ta mbante mbi shpatulla e vetme mospasjen e një varri për djalin e vetë dhe merr një vendim: “Do të sfidoj regjimin dhe do të largohem nga kampi. Të gjallë ose të vdekur, djalin do ta çoj në shtëpi ose në varrezat e të parëve të vet.” Pas disa ditësh vuri në zbatim planin.

Në orët e vona, pas mesnate, me shumë mundime arriti të këpusë telat me gjemba dhe të dalë përtej rrethimit, së bashku me Pjetrën e përhumbur në gjumin e thellë. Mori rrugën pa rrugë për në vendin e vet. Kurrë më parë, nuk kishte qenë më poshtë se në Shkodër, nuk dinte as rrugë as vend që të orientohej. Ishte nje inisiativë e çmendur për një grua me një fëmijë të vogël, të ikte nga kampi i internimit, ku masat e sigurisë ishin shumë të larta.

Busull orientuese ishte forca dhe besimi i saj për të kthyer të birin në shpi të vet. Rrugët kontrolloheshin, prandaj nuk mund të ecje. Pjesën më të madhe të ditës e kalonte poshtë urave, për të mos u pikasur nga sigurimi. Ecte buzë mbrëmjeve dhe mëngjeseve herët pa dalë drita mirë. Natën e kalonte nëpër varreza, shtrihej midis varreve, pasi aty ndihej më e sigurt, pasi edhe nëse kalonte dikush mendonin se po qëndronte te varri i ndonjë të afërmi. Ditët kalojnë, rruga s`kishte të sosur. Pas 12 ditësh, arriti në Shkodër dhe ju drejtua Dukagjinit, që ishte më afër shtëpisë e merrte forcë, por, e dinte se aty rrezikohej më shumë, pasi zona kontrollohej rreptësisht. Duke u ngjitur maleve përpjetë dhe duke kundruar mbi çdo kodër, njësoj si preja me gjahëtarin. Rruga sa vinte e bëhej më e vështirë, lodhja, stërmundimi, mosushqyerja po luftonin fort mbi rezistencën e një gruaje të pamposhtur.

Nuk mund të kërkonte ndihmë, as ushqim në asnjë shtëpi, nga frika se do e dorëzonin në organet e sigurimit, ndaj ushqimi i saj ishin vetëm frutat e egra që ofronin malet. Një avantazh që kishte, nuk mund ta linte të ikte, pasi duhej të mbante shpirtin e vet dhe te djali gjallë. Në përrej ishin mullit, që bluanin malësorët misrin. Ishin vitet e zisë së bukës, gjithë bisedat e malësorëve ato vite, vërtiteshin rreth gjetjes së bukës për familjen.

Nane Butja me djalin vrojtonte me kujdes mullirin, priste derisa të mbaronte bluarja dhe burri apo gruaja me miellin e bukës së familjes, që të nisej për në shtëpi. Hynte në mulli duke vrojtuar terrenin me shumë kujdes, mundohej të mblidhte atë miell që kishte mbetur në rrethin e mullirit dhe në shuplakën e dorës, e trazonte me ujë dhe ja jepte të birit sa me mujtë me mbajtë shpirtin gjallë.

Pas dy javësh rrugë, e lodhur, e dobësuar, e munduar përtej limiteve njerëzore të një gruaje, arriti në shtëpi së bashku me djalin e vet. Nuk vonoi dhe sigurimi erdhi në derë, siç tashmë ishte e përditshme. Njoftimi se kishim arrestuar diversanten më të rrezikshme të kohës, mori dhenë. Forca të shumta rrethuan shtëpinë dhe kërkonin të dinin me çdo kusht se kush ishte ideatori dhe ndihmësi i kësaj arratisje të padëgjuar më parë.

Nënë Butja, së bashku me djalin, niset sërish drejt ferrit. Arriti në Tropojë të vjetër dhe pritej urdhri nga lart, për ku do të nisej. Kësaj radhe, fati i nënës dhe fati i djalit të saj nuk ishin më njësoj. Rastësisht, si një ëngjëll mbrojtës, aty gjendet një mësues, bir i një dere shumë fisnike të zonës Nikaj – Mërturit. Ishte Ndue Gjelosh Progni, që insistonte me këmbëngulje, që djali të mos shkonte sërish në internim. Ai nuk u tërhoq përballë kundërshtimeve të sigurimit dhe hyri vetë garant për djalin. Dashamirësia, vullneti dhe shpirti i tij i kristaltë fitoi mbi të keqen dhe falë tij Pjetra jetoi.

Nanë Butja niset në rrugën e gjatë, kësaj radhe drejt Kalasë së Tepelenës. Aty ku qëndronin familjet më fisnike shqiptare, ajka e kombit, por që komunizmi famëkeq aty e shihte rrezikun. Ata ishin armiq të betuar ndaj njeri – tjetrit. Ajo vuajti aty vitet e dënimit me të padrejtë që njeh historia. Kur rrefehej për vuajtjet e saj, i dridhej buza, ngulte vështimin diku larg dhe qëndronte e heshtur, më pas vazhdonte, prap ndalonte dhe në fund thoshte: Nuk din goja me tregue çfarë është bërë në kampet e internimit. Asnjë mendje njerëzore nuk e çon as nëpër mend atë çka bani komunizmi ndër shqiptarë.

Kategori
Uncategorized

Kodi Penal asnjë nen për “tradhëti ndaj atdheut” dhe “spiunazh”. Rama e Bushati në liri të plotë të shesin detin…

SKANDALI I KODIT PENAL.

s’ka nene as për “Tradhëtinë ndaj Atdheut” dhe as për “Spiunazhin”! Por në Kodin të Kosovës janë! Sps i kanë shkrujt ekspertët amerikanë! Siç i ka çdo vend i Ballkanit dhe botës!!!

BUSHATI, EDI & CO KANË KRYER TRADHËTI KOMBËTARE DUKE SHITUR DETIN të bindur që do t’ja hedhin sepse në Kodin Penal të shkruar dhe miratuar nuk ka asnjë Nen për tradhëti ndaj Atdheut dhe as për spiunazhin! Ndërkohë Kodi Penal i Kosovës i shkruar nga ekspertët amerikanë i ka! Ndaj na duhet ta hedhim në koshin e plehrave Kodin Penal të Soros dhe të marrim atë të Kosovës të shkruar nga ekspertët amerikanë!

Shpjegimi:

Kodi jonë Penal dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk ka asnjë Nen që etiketon e le më të dënojë TRADHËTINË NDAJ ATDHEUT, SPIUNAZHIN, etj!

Madje ka vetëm një nen ku flet për agjentët e huaj… Nenin 9 “Personat e mbrojtur ndërkombëtarisht” pra ku i mbron ata!
Ndërsa Kodi Penal i Kosovës i cili është hartuar nga ekspertët më të mirë të huaj (amerikanë) ka Nene si “Tradhëtia ndaj Atdheut” (Neni 124) dhe “Spiunazhi” (Neni 131).

Ndaj një nga urgjencat më të mëdha Kombëtare është të hedhim në Koshin e Plehrave Kodin Penal të Soros dhe të marrim dhe të adoptojmë (duke hequr pjesën e multietnicitetit) Kodin Penal të Kosovës!

Ja Neni 124 i Kodit Penal të Kosovës (i shkruar nga ekspertët amerikanë) që nuk është në Kodin tonë Penal.

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Neni 124 Tradhtia ndaj vendit.

1. Kushdo që në cilësinë e Presidentit të Republikës nënshkruan pranimin e okupimit apo aktin e kapitullimit të shtetit dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.
2. Kushdo që në cilësinë e Presidentit të shtetit nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare ose ndonjë akt me të cilin pjesë të territorit të Republikës së Kosovës jepen apo lihen nën sovranitetin e ndonjë shteti tjetër dënohen me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.
3. Kushdo që ne cilësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës braktisë vendin gjatë kohës së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme duke lënë forcat e armatosura pa sistem të komandimit dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm

   

Kategori
Uncategorized

Dosja “S” që rrëzoi Sandër Lleshin.

Ka një dosje “S” që ka të bëjë pikërisht me njeriun e propozuar nga Rama për postin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi. Cila është kjo dosje, kjo mbetet për t’u parë nga zhvillimet politike të ditëve të ardhshme. Ajo që dihet deri tani është se Presidenti Meta ka deklaruar se nuk ka dekretuar Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm për arsye të sigurisë kombëtare. Kjo është një nga çështjet më sensitive për të cilat një President mban përgjegjësi për firmën dhe dekretin që do të hedhë.
Presidenti po ashtu ka deklaruar se është i gatshëm që të ballafaqohet me Parlamentin me seancë me dyer të hapura apo të mbyllura për të treguar arsyet që e kanë shtyrë të mos dekretojë Sandër Lleshin si ministër. Natyrisht ndonëse nuk e ka bërë publike, kemi të bëjëm me atë që mund të konsierohet si dosja “S” e kopsitur nga institucionet inteligjente , të cilat janë një barrierë e fortë institucionale në këtë rast për njeriun e Ramës në ministrinë e Brendshme.
Në një emision të fundit në “Report TV” drejtuar nga gazetari, Denis Minga, ish-shefi i shërbimit ushtarak të ushtrisë në atë kohë, Ylli Zyla, la për të kuptuar se një nga arsyet e lirimit të Lleshit prej ministrit Imami ishte, sepse nxirrte informacione të klasifikuara jashtë institucionit. Në mënyrë “diplomatike” ai e quajti Sandër Lleshin, “të papërshtatshëm” për detyrën e ministrit të Brendshëm, sipas informacioneve që ende janë në dosjet e SHIU-t.
Pra për të gjithë ata socialistë që shfaqen të habitur dhe të revoltuar kur thonë se, “nga na doli ky Lleshi që kap direkt karrigen nr.2 të Rilindjes në pushtet”, përgjigjen mund ta marrin nga vetë Edi Rama;

Ishte “spiuni” ynë brenda ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, kur ishim në opozitë!
Kjo është vetëm një pjesë e vogël e profili të “dashurisë së madhe” të fundit të Edi Ramë, Sandër Lleshit; nga ZV në ushtri, në këshilltar të paktën i dështuar në qeveri, e prapë ZV i komanduar nga vetë kryeministri, në luftën kundër krimit të organizuar.

Kategori
Uncategorized

Do vijë dita kur VETTING-un do na e bëjnë krimbat.

Nga Prof. Erion Kristo/

Per te gjitha ata qe e mendojne veten te pazevendesueshem, te pashkaterrueshem e te parrezueshem po ju kujtoj se njeriu eshte vetem pese minuta pune, gjithcka mbaron per pese minuta.

Kur vdekja i afrohet njeriut, gjithcka ngadalesohet, se vdekja do kohen e vet. Njerezit presin qe personi te jape fryme. Ata vigjelojne mbi te. Koha zvarritet. Shpirti iken. Prape vigjelim. Vjen momenti i varrimit. Zbritja e ngadalte e shkalleve, ecja e ngadalte e makinave, ecja e ngadalte neper varreza. Ngjitja neper koder.

Pluhuri i dheut ne mushkeri dhe tronditja e fundit pas nje jete plot me tronditje, se ska rruge per ne koder. Mbledhja e ngadalte e njerezve qe ndjekin rruge te ndryshme per te arritur aty, ne maje te kodres. Fjalimi i zvargur me fjale mrekullie per personin e larguar. Gjithcka ngadale. Edhe minuta e heshtjes.

Por sapo u vjen radha punonjesve komunale gjithcka pershpejtohet me ritme infernale. Sapo preken litaret nga duart me kallo te varrmihesve, gjithcka perfundon shpejt. Duhen vetem pese minuta qe personi te zhytet ne erresine e tokes. Dhe sje me aty. Ske me asgje.

Gjithe cke eshte ballafaqimi i madh me gjykatesit e vetem qe nuk kane nevoje per vetting: krimbat.

Kategori
Uncategorized

“GRAHMA E FUNDIT” E UZINËS SË FLORIRIT SHQIPTAR!

“Grahma e fundit” e uzinës së floririt shqiptar!

RUBIK. Krenaria e industrisë shqiptare, aty ku prodhohej bakri i pasur shqiptar e që merrte udhë për të prodhuar telin e Shkodrës, por dhe ku çdo vit afro 1, 5 kv ar në linkota dërgohej për në bankën e shtetit, tashmë ka ulur kokën dhe pret dedikun e “ceremonisë mortore”, që e artikulojnë “demolim”.

Gjithçka ka heshtur në atë vend buzë lumit Fan, përballë qytetit të vogël të Rubikut, repartet e zhurmshme të qindra punëtorëve nga më të specializuarit në Ballkan për prodhim bakrit blister dhe të metaleve të çmuara, tashmë janë në agoni të plotë dhe vetëm gjinkallat përreth duket se këndojnë “kangën e trishtimit”.

Pashk Marku, drejtues i uzinës së Rubikut, që tashmë drejton nja katër pesë roje, ndihet keq nga ajo që përjeton çdo ditë, ndërsa e kujton ardhjen si inxhinier këtu në moshën 23 vjeç dhe tani që e ka kaluar moshën 60 vjeçare, i duhet thjeshtë të bëjë drejtuesin e rojeve në një uzinë që repartet e saj i ka kthyer në magazinë dhe “varreza” makinerish, nëpër të cilat ka kaluar konvejeri i përpunimit dhe rafinimit të bakrit deri në produktin e fundit, bakër dhe metale të çmuara.

Ai thotë se humbëm në betejën tonë për ta ruajtur uzinën, për t’ia përshtatur tregut të hapur, edhe pse u nënshkruan tre kontrata me kompani të huaja të interesuara për zhvillimin e industrisë së bakrit në vendin tonë. Tani jemi në likujdim në kuadër të Albakrit.

Ecim si gjeneralë “fronteve” pa ushtarë…

Kalojmë në repartet e kësaj uzine, duke nisur nga reparti i bimetalit, aty ku prodhohej një aliazh prokat, çelik me dy fletë bakri mbuluar nga sipër që përdorej për industrinë e mbrojtjes, çeliku dhe tunxhi prodhonin gëzhojat në Poliçan. Reparti ku punonin mbi 50 punëtorë hesht, punëtorët roje i kanë ruajtur makineritë për dy dekada me idenë se një ditë mund të vazhdojë kjo punë, ndaj makineritë janë konservuar të paprishura, por ka qenë thjeshtë një iluzion për ta. Tashmë ai vend është kthyer në magazina të mëdha, ku mblidhen material e makineri nga gjithë filialet e Albakrit.

I biem përmes rrugës kryesore me trotuare të hijshme dikur, ndërsa na “sfilojnë” para dhe anash nesh, repartet me radhë. Repartet janë të vendosura anash një ambjenti të jashtëm, i cili të mahniste për planvendosjen e kësaj uzine, rrugët, rrugicat, pemët dhe lulishtet e shumta, por që sot gjithçka është drejt shkatërrimit të plotë. “Kishim një brigadë të tërë që kujdesej për këto ambjente, ndaj gjithçka ndriste këtu”,- thotë drejtori.

Anash rrugës kryesore reparti i petëzimit të ftohtë , ku petëzohej tunxh për prodhim fishekësh, një teknologji kineze e viteve 1965-66.

Më poshtë, vjen kaldaja e madhe që furnizonte me avull gjithë repartet, por që ishte në gjendje të furnizonte gjithë qytetin e Rubikut, projekt që mbeti thjeshtë si ide në kokën e inxhinierëve novatorë , edhe pse dimrat e këtushëm kanë qenë të ashpër.

Reparti i elektrolizës është vendosur poshtë rrugës kryesore. Dy repartet, elektroliza dhe ai i rafinimit me flakë ishin “zemra” e kësaj uzine. Këtu përpunohej bakri i ardhur nga fabrikat e shkrirjes, metalurgjia, që sot nuk i ka mbet as nami e as nishani, madje dhe oxhaku kryelartë është zhdukur nga faqja e dheut para pak vitesh. (ndër shkritoret më të hershmë shqiptare)

Këtu bakrit të ardhur nga shkritorja, i bëhet një rafinim i parë me flakë për t’i rritur pastërtinë, derdhej ne forma te përshtatshme për ta kaluar më pas në rafinimin elektrolitik, ku bëhej pastrimi i plotë, duke përftuar bakër në treguesit cilësorë 99,95%, i cili kthehej dhe njëherë për t’i bërë një përpunim termik dhe më pastaj nisej për në uzinën e telave në Shkodër.

Reparti i elektrolizës ka pamjen e një varreze të madhe të sistemuar simetrikisht me vaskat që, si për ironi të fatit, të japin pamjen e arkivolëve. Por këtu ishte vendi i punës intensive dhe rreth orës 12 të ditës që konçiduam aty, rojet na rrëfejnë se ishte kulmi i punës para disa vitesh. Sot heshtje varri! Prodhohej asokohe rreth 15 ton bakër në ditë. Merrej bakri nga reparti i rafinimit dhe futej në këto vaska dhe cilësia nga 99, 7 shkonte në 99,95 përqind, standard ndërkombëtar për prodhimin e telave. Punohej në ambjente acidi dhe temperature të lartë, sidomos në muajin e verës, por punëtorët ishin entuziastë dhe shpërbleheshin mirë për kohën.

Ka patur profesionistë të vërtetë, madje specialistët e Rubikut, e kanë transmetuar përvojën e tyre si me shkritoren, ashtu dhe rafinimin në flakë, edhe në ngritjen e shkritores së Kukësit, industrinë e bakrit në Laç, por dhe metalurgjinë e Elbasanit për nikel-kobaltin, pasi kishte ngjashmëri si punë.

Inxhinieri drejtor na spjegon se këtu prodhohej bakri katodik me 99,95 përqind bakër. Ai thotë se kemi patur probleme të karakterit teknologjik të bakrit tek rafinimi për të sjellë vetitë fizike, pasi ndotej nga pikëpamja kimike, ndaj kur u vendos uzina e Laçit në punë, bëmë koperim, thuajse “kopje” si jona. Atje dërgohej bakri blistër nga Rubiku, Kukësi dhe vetë repartet aty, pastaj rafinimi me flakë i bakrit blistër dhe bakri i rafinuar që prodhohej ndahej në dy pjesë, gjysma përpunohej në uuzinën e Laçit dhe gjysma në uzinën e Rubikut. Prodhohej rreth 15 mijë ton së bashku. Më tej, i gjithë bakri katodik grumbullohej në Rubik, ku bëhej rafinimi me flakë. Bakri i rafinuar vajerbas i përftuar, dërgohej për prodhimin e telave në Shkodër. Meqenëse uzina ishte më e specializuar dhe duhej një punë më e hollë, dora e fundit e gjithë bakrit nga Shqipëria i jepej në Rubik.

Tek reparti i shllamit

Pikërisht, në këto vaskat e elektrolizës, dilte lënda e parë për arin dhe metalet e tjera të çmuara. Gjatë pastrimit të bakrit të rafinuar, d.m.th. bakrit blistër të përpunuar, i cili përmbante brenda ar, argjend selen, telur apo mbetje të tjera të padobishme, ato grumbulloheshin në fund të këtyre vaskave për t’u dërguar më pastaj në repart tjetër.

Jemi pikërisht në atë që quhej “reparti i sllamit”. Edhe sot për të hyrë aty, na duhet të presim kërcitjen e 3 palë çelësave dhe si instikt, edhe sot çelësat nuk i ka vetëm një punëtorë-roje, por tre, ashtu si dhe vite më parë. Metalet e çmuara janë ruajtur me fantizëm, me specialist e punëtorë të besuar ekstrem dhe me kontroll të imtë.

Ky vend kishte marrë fuqinë e mitit, – thotë Pashku. Dikur më pyesnin punëtorët jashtë a njerëz të mi të afërt: “Ae prek me dorë arin?”! Ata nuk e dinin se pa e prekur me dorë, ai nuk prodhohej, por ishte hermeciteti që na ka shoqëruar për dekada të tëra.

Procesi teknologjik këtu donte kualifikim shumë të lartë. Ka procese të holla, ndaj zgjidheshin më të talentuarit e të dijshmit për fushën.

Edhe sot janë linjat që tregojnë, pak a shumë, gjithë procesin e kryer, deri tek produkti ar apo metale të tjera të çmuara. Ka disa linja. Shllami që vinte nga elektroliza sulfatizohej, që metalet të kalonin nga të patretshme në të tretshme, d.m.th. për t’i kaluar në sulfate, të cilat më pas kaferdiseshin në një furrë të posaçme. Krahas kësaj, i merrej seleni, një produkt i mirë në shitje. Prodhimi që dilte nga kjo furrë kalonte në linjën e finjizimit, d.m.th. në linjën e shpërlarjes, ku të gjithë metalet e kaluara në sulfate treteshin dhe metalet e çmuara koncentroheshin në një brumë rreth 30-35 përqind metale të çmuara. Pas këtij procesi, materiali kalonte dhe shkrihej në një furrë tjetër. Nga shkrirja, merrej një prodhim që quhej durometal, ose ar dhe argjend së bashku, me pak plumb, rreth 95 përqind e metaleve të çmuara. Dhe derdhej në koroxhol grafiti të sjellë nga Kina. Më pastaj, derdhej në forma. Prej këtu, kalonte në elektrolizën e argjendit, fillimisht merrej argjendi dhe përsëri ari merrej në formën e një shllami. Ndërkaq, argjendi merrej i pastër dhe derdhej në kallëpë, me standard teknik që plotësonte kushtet e tregut, ndërsa shllami që depozitohej, siç e pamë tek reparti i elektrolizës së bakrit, merrej dhe punohej për prodhimin e arit.

Ky shllam trajtohej, përpunohej dhe shkrihej dhe ai në ca forma dhe kalonte në elektrolizën e arit. Merrej ari i pastër dhe përsëri merrej një shllam dhe një solucion i pasur me metalet e grupit të platinit. Ari prodhohej në standard, kurse mbetjet që mbesnin trajtoheshin sërish për të prodhuar kripa platini, palladiumi, të cilat kalonin në treg. Këtu prodhohej ari, argjendi, platini, palladiumi,seleni. Gjithsesi, tej legjendave urbane, Pashku thotë se ari në prodhimin e përgjithshëm të ndërmarrjes, kishte një vlerë jo aq të madhe sa përflitet. Ishte produkti i bakrit që dërgohej për tela që e kishte këtë vlerë determinuese.

Magazinimi i arit

Jemi në repartin e shllamit të elektrolizave, ku përfundonte procesi i prodhimit të arit. Këtu bëhej dhe adiministrimi, peshohej, standardizohej, ambalazhohej dhe bëhej gati për ta nisur në destinacion. Në asnjë ambjent si këtu, nuk mund të lëvizej pa tre vetë njëkohësisht. Për efekt të ruajtjes dhe administrimit të këtyre vlerave, kishte një rregullore të përpunuar me firmën e ministrit.

Sektori elektrolitik i arit dhe argjendit ka mbetur si ditën e fundit, kur çdo gjë, makineri e proces pushoi. Këtu durometali derdhej në ca forma të vecanta, futej në vaska të posaçme dhe rafinohej, pastrohej, argjendi dilte shumë i pastër në formën e një pluhuri, merrej dhe shkrihej në një furrë tjetër, kurse shllami që precipitonte merrej dhe përdorej si lëndë e parë për prodhimin e arit.

Më tej, ky shllam shkrihej, derdhej në ca forma dhe kalonte në elektrolizën e arit. Duket ende një furrë induktive ku futej metali në poçet e grafitit, shkrihej si argjendi, ashtu dhe ari dhe derdhej në linkota.

Këtu prodhohej 120-140 kg ar në vit dhe 1,5 deri 1,7 ton agjend në vit, si dhe 4-5 ton selen dhe disa tonelata minerale të tjera të çmuara. Ari dhe argjendi dorëzoheshin ne bankën e shtetit, kurse seleni në tregun e hapur për eksport.

“Dhoma kasafortë”

Është tejet e ngushtë, por krejt e padepërtueshme, tamam si një bunker, pa dritare, vetëm një derë të blinduar që dhe sot hapet me një çelës kod dhe tre palë çelësa të tjerë. Kodi i asaj kohe mbahej nga drejtori dhe kodi operativ nga përgjegjësi i turnit.

Edhe këtu, rreptësisht, hyhej me tre vetë njëherit, administrimi i arit dhe argjendit bëhej nga përgjegjësi, inxhinieri dhe magazinieri i repartit.

Në një raft, duket peshorja me saktësinë e të 10 mijtat e gramit, peshonte deri në 20 kg. Mbart lavdinë e të peshuarit të gjithë floririt dhe argjendit shqiptar. Vitet e fundit pati një sistem monitorimi me kamera, ku janë stivuar një dyzinë kasetash VHS të ruajtura me kujdes edhe sot për të vërtetuar çdo lloj dyshimi.

Lëvizja e floririt bëhej me eskortën e bankës së shtetit; vitet e para është bërë dhe nga vetë uzina, ndërsa vitet e fundit me punonjës të bankës, por shpoqëruar me tre punonjës të kësaj uzine, polici, etj. Mbi linkota stampohej “Uzina e Bakrit Rubik”, përmes një vule që ruhet ende në një qoshk aty.

Statistikë që flet…

Para viteve ’90, si ndër industritë më të vjetra në vend, ajo e bakrit ka funksionuar me cikël të plotë, duke realizuar një shfrytëzim kompleks të lëndës së parë dhe një gamë të madhe produktesh e konkretisht: mineral dhe koncetrat piriti, bakër elektrolitik, bakër vajerbars, tela dhe kabllo, aliazhe bakri, tunxh dhe bronz bllok, fletë tunxhi, acid sulfurik, ar dhe argjend, selen teknik dhe të rafinuar, sulfat bakri, skorje furre e granuluar dhe fraksionuar, etj.

Në këtë periudhë prodhohej çdo vit rreth 1 milion ton mineral bakri e piriti, 50 mijë ton koncentrat bakri, 12 deri 15 mijë ton bakër elektrolitik, 8 deri 10 mijë ton tela dhe kabllo, 20 deri 25 mijë ton acid sulfurik, 3 deri 4 mijë ton tunxhe dhe bronze, etj.

Përqëndrimi i saj ishte në veri te vendit, në rrethet Mirditë, Pukë, Kukës, Shkodër, Kurbin, ku ziheshin me punë rreth 12 mijë veta, pa përfshirë këtu shërbimin gjeologjik.

Dhe përveç plotësimit të nevojave të vendit, kjo industri ofronte disa produkte të saj në eksport, si mineral piriti, bakër elektrolitik, katankë dhe disa dimensione të telave të bakrit, selen teknik dhe skorje të granuluar dhe fraksionuar. Vetëm nga metalet e çmuara realizoheshin çdo vit të ardhura neto rreth 1,5 deri 2 milion dollarë, pa marrë parasysh faktin se disa sektorë të ekonomisë e në veçanti industria e prodhimeve artistike, furnizohej me fletë tunxhi e argjend nga uzina e bakrit Rubik, prodhimet e të cilës ishin mjaft të preferuara për tregun vendas dhe eksport.

Niveli i prodhimit të bakrit ishte optimal, krahasuar edhe me vende të tjera prodhuese, po të përdorim indeksin e prodhimit për frymë të popullsisë e konkretisht Polonia, si prodhuese e dytë në Europë me rreth 400 mijë ton në vit, realizon 1 ton bakër për 100 banorë, ndërsa vendi ynë rreth 1 ton për 200 banorë.

Të humbtë vula!

Një vulë ruhet ende aty në dhomën kasafortë. Me atë vulë për dekada të tëra është stampuar mbi linkota floriri: “Uzina e bakrit Rubik”, por nëse nuk e ka më vlerën e atij stampimi të përditshëm, së paku duhet të ketë një vlerë historike.

Është ngacmimi përmes imazhit që përftojmë duke e kryer këtë proces, teksa gjithçka, më së paku në këtë repart të fundit, mund të ishte një muze bakri dhe floriri për industrinë që “çau bllokadën” për 50 vite e që i mbajti shqiptarët me bukë në momentet më të këqija, por gjithçka po shkon drejt shuarjes aty, jo vetëm si ekonomi, por dhe histori.

Makinat e kompanive të huaja që u ra fati nga shitja e minierave, nuk do hyjnë më në portën e kësaj uzine-legjendë për të qenë një përfitim edhe më i madh për qytetarin shqiptar, pasi me siguri do kalojnë përmes autostradës së re m’u bri kësaj uzine, me bakrin e maleve shqiptare drejt e në fabrika të huaja, jashtë vendit, bashkë me bakrin e pasur, por dhe floririn shqiptar e metale të tjera të çmuara që barku i pasur i nëntokës i mban prej mijëra vitesh me aq bujari për gjeneratat e bujtësve të këtij vendi.

Së paku, një muze të bakrit këtu në uzinën e krenarisë së industrisë shqiptare, do ishte përligjja e mundit e mijëra gjeologëve, minatorëve, flotuesve, rafinuesve, metalurgëve, të burgosurve politikë që punuan në të vetmin burg-minierë të Europës, punonjësve e drejtuesve të një gjenerate të tërë të lidhur pazgjidhmërisht me bakrin, që kësaj uzine dhe këtyre brezave, më së paku, mos t’u thuhet: Të humbtë vula, vula e historisë mitike e bakrit dhe arit shqiptar!

*(Ripublikuar- Gjergj Marku. Kryq e tërthor ne Shqiperi te Eperme)

Kategori
Uncategorized

BULQIZA. ATY KU SYTE E FEMIJEVE KERKOJNE VETEM NJE COPE BUKE.

BULQIZA.

ATY KU SYTE E FEMIJEVE KERKOJNE VETEM NJE COPE BUKE.

Nje nate dimri vdiq i biri i nje lypseje. S’u prish bota, as fukuaralleku s’mori fund.

-Neno!…

-Bir!

-Dua buke!

Mema hesht.

-Neno!

-Bir!

-Ngriva!

Mema psheretin.

-Neno!

-Bir!

-Me dhemb koka!

Mema s’pergjigjet.

N Bulka.

Nënë dua bukë, thërret një zë në shkretëtirë,

Nënëëë dua bukëëë, jooooo cokollata.

Fëmijë, që në duar nuk mbajnë libra por lopata.

Shqipëria, politikanët,duart e pista dhe të gjata.

Ku jeni ju që premtuat, ndryshim dhe mirqënie,

Ku jeni ju burra dhe gra me xhel dhe sharm të zi mbuluar.

Ku jeni ju që vec shani, njëri tjetrin në ardhje dhe ikje

Te gjithë së bashku pa dallim, jeni vec kurva politike.

Ku jeni ju që pëlqime dhe fresk ne FB,ju bëni politikanëve?

Ku jeni ju që me votën e popullit dhunoni, mashtroni?

Ju poetë, analistë, gazetarë që sytë dhe mëndjen e kishit tek (liria)

Kaq shpejt or njerëz, kaq lire u shitët, u bletë tek qeveria.

“Toronto Sun”:

Puna e fëmijëve shqiptarë venit shkëlqimin e industrisë së kromit.

Shfrytëzimi i fëmijëve shqiptarë në minierën e kromit në Bulqizë dhe në mbledhjen e kanaçeve ka zënë vend në një reportazh të gjatë të gazetës “Toronto Sun” ditë më parë.

Ndërsa aty flitet për punën e rëndë të fëmijëve në të gjithë botën, ata të Bangladeshit, radhiten edhe fëmijët shqiptarë që gërrmojnë për krom në Bulqizë të shtyrë nga varfëria “me duar të zhveshura; shumë janë plagosur dhe ankohen për dhimbje stomaku – një kombimim ky i punës dhe ujërave të ndotura nga miniera.

Aty përmendet rasti i Kelit 13-vjeçar, i cili mbledh krom në të njejtin vend ku nëna e tij, që bënte të njejtën punë, u shtyp nga një traktor. Ai mbledh krom, pasi babi i tij është i humbur dhe motrat e vëllezërit që e rrisin, bëjnë të njejtën punë. Keli ka një vëlla 21-vjeçar, Selimin, i cili ka makthe dhe ëndrra të këqia, pasi ai e ka parë nënën sesi u shtyp nga traktori që hidhte skoriet.

“Me kovat e tyre” – thuhet në reportazh, -“ata shesin gurët e gjetur tek “bosët e kromit”. Sigurisht që edhe disa nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në Amerikë kanë përfituar nga minierat e Bulqizës.

Një punë të lodhshme bëjnë edhe dy fëmijë 7-dhe 10-vjeçarë në Durrës, ata mbledhin kanaçe. Puna e fëmijëve mbetet problem në Evropën lindore.

Ka disa kompani kanadeze, përfshirë edhe një firmë me bazë në vankuver, që ka një histori në Bulqizë. Megjithatë, zëdhënësi i saj, i “Columbus Copper Corporation”, Jorge Martinez shprehet se tani janë duke hequr dorë plotësisht nga minierat shqiptare.

Martinez nuk ka zënë në gojë punënn e fëmijëve, por vuri në dukje se “Shqipëria është një vend shumë i vështirë për të vepruar tani.”

Qeveria shqiptare është e gatshme të flasë për fëmijët minatorë. Fushata për mbrojtjen e fëmijëve nga qeveria është parë si progressive. Më shumë se 200 të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit janë vënë nën akuzë, por nuk ka një strategji konkretet për të larguar fëmijët nga linjat e kromit.

Fëmijët, me plagë në këmbë, të prera, ngjiten në mallet e kromit duke shpresuar të bjerë shi, sepse ashtu gurët shihen më mirë. Nuk ka të dhëna sesa fëmijë janë plagosur nga gërmimet, por ata fitojnë rreth tetë cent për kile. Ato janë të mjaftueshme për të blerë miell.

Margarita, një e ve 27-vjeçare, e ka humbur burrin e saj gjatë një bllokimi në minierë. Ai ka punuar në një biznes të palicensuar dhe Margarita me dy fëmijët e saj, nuk kanë marrë as pensionin e tij, as ndonjë ndihmë tjetër, diku tek 60 dollarë në muaj.

Kështu që, rreth 3 muaj më parë, ajo u tha fëmijëve të saj, djalit 10 vjeçar Maringlenit dhe vajzës 7-vjeçare, Brikenës se do të fillonin të mblidhnin krom.

Dhe në ditën e nënës, më 8 mars, djali i vogël 10-vjeçar i bleu nënës lule, paguar me paratë e fituara nga kromi. Mirëpo ajo nuk i pranoi. Kështu që djali iku dhe u kthyer me një fustan të zi.

Ajo është e mërzitur për të ardhmen e tyre, ndërsa djali nuk sheh të keqe se po gërmon për krom…”

Kategori
Uncategorized

Zoti KM, edhe hajduti i Bankës së Shqipërisë kishte certifikate sigurie Cosmic!

Kryeministri Rama ka deklaruar se, meqë Lleshi ka certifikatën ushtarake “Top Cosmic” nga NATO, e meriton me patjetër të jetë Ministër i Brendshëm!?

Arguementi është shumë i dobët.

Kryeministri Rama harron se certifikata e sigurisë nuk do të thotë gjë, kur vjen fjala për të vjedhur, siç është rasti i hajdutit të Bankës së Shqipërisë.

Ardian Bitraj ish-përgjegjës i arkës stok në departamentin e Emisionit, i vetmi që ka pranuar vjedhjen e 713 milionë lekëve, dispononte certifikate sigurie, të një niveli të lartë.

Bitraj ishte pajisur me certifikatë të tipit ‘C’, ose ndryshe tepër sekret, në një kohë që, sikurse ka pranuar, ishte një person që merrej me bixhoz.

Certifikata e sigurisë jepet nga Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK), pasi institiucione të ndryshme deri edhe shërbimi informativ shtetëror të ketë kryer verifikime të hollësishme për personin që merr këtë dokument.

Në rastin e Ardian Bitrajt, duket se institucionet nuk kanë kryer asnjë verifikim, duke i lënë në duar miliona një njeriu që luante kazino e loto sporti.

Kategori
Uncategorized

“Lleshi”, Meta i tregon ‘vendin’ Ramës: Koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë