Kategori
Uncategorized

“80 år med Carl XVI Gustaf: Ett liv i Sveriges tjänst, för stabilitet och nationell enhet”

Inför 80-årsdagen av Carl XVI Gustaf stannar Sverige och dess internationella vänner upp för att hedra en gestalt som med värdighet, stabilitet och institutionell kontinuitet har representerat en hel epok i modern svensk historia.

Under sin långa regeringstid har kungen varit en symbol för nationell enhet och en stabil referenspunkt i ett samhälle som har förändrats djupt genom årtiondena.

I en alltmer dynamisk värld har hans representativa roll bidragit till att stärka bilden av Sverige som en modern, demokratisk och internationellt respekterad stat.

Utöver sin ceremoniella funktion har han varit en ambassadör för svenska värderingar — engagemang för miljön, internationell dialog och socialt ansvar — och har representerat landet på den globala scenen med seriositet och kontinuitet.

På denna betydelsefulla dag åtföljs uppskattningen för kungen av varma lyckönskningar om god hälsa och tacksamhet för ett långt liv i Sveriges och dess folkets tjänst.

“80 vite me Carl XVI Gustaf: Një jetë në shërbim të Suedisë, stabilitetit dhe unitetit kombëtar”



Në prag të 80-vjetorit të Carl XVI Gustaf, Suedia dhe miqtë e saj ndërkombëtarë ndalen për të nderuar një figurë që ka përfaqësuar me dinjitet, stabilitet dhe vazhdimësi institucionale një epokë të tërë të historisë moderne suedeze.

Gjatë mbretërimit të tij të gjatë, Mbreti ka qenë një simbol i unitetit kombëtar dhe një pikë reference e qëndrueshme në një shoqëri që ka ndryshuar thellësisht me kalimin e dekadave. Në një botë gjithnjë e më dinamike, roli i tij përfaqësues ka kontribuar në forcimin e imazhit të Suedisë si një shtet modern, demokratik dhe i respektuar ndërkombëtarisht.

Përtej funksionit ceremonial, ai ka qenë një ambasador i vlerave suedeze — përkushtimit ndaj mjedisit, dialogut ndërkombëtar dhe përgjegjësisë shoqërore — duke përfaqësuar vendin në skenën globale me seriozitet dhe vazhdimësi.

80-vjetori i tij nuk është thjesht një moment jubilar, por një reflektim mbi rolin e institucioneve që mbajnë gjallë traditën, stabilitetin dhe identitetin kombëtar në kohë ndryshimesh të shpejta.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, vlerësimi për Mbretin shoqërohet me urime për shëndet të mirë dhe mirënjohje për një jetë të gjatë në shërbim të Suedisë dhe popullit të saj.

“80 years with Carl XVI Gustaf: A life in service of Sweden, stability, and national unity”

On the eve of the 80th birthday of Carl XVI Gustaf, Sweden and its international friends pause to honour a figure who, with dignity, stability, and institutional continuity, has represented an entire era of modern Swedish history.

Throughout his long reign, the King has been a symbol of national unity and a steady point of reference in a society that has changed profoundly over the decades. In an increasingly dynamic world, his representative role has contributed to strengthening Sweden’s image as a modern, democratic, and internationally respected nation.

Beyond his ceremonial duties, he has served as an ambassador of Swedish values — commitment to the environment, international dialogue, and social responsibility — representing the country on the global stage with seriousness and continuity.

His 80th birthday is not only a jubilee moment, but also a reflection on the institutions that preserve tradition, stability, and national identity in times of rapid change.

On this significant occasion, appreciation for the King is accompanied by warm wishes for good health and gratitude for a life dedicated to the service of Sweden and its people.
Kategori
Uncategorized

When a cell is used as a tool of pressure

The image of former President of the Republic Ilir Meta, after two years of alleged psychological torture in a prison cell by the state administration, as an act of personal revenge by Prime Minister Edi Rama against him.

When a cell is used as a tool of pressure

When a former President of the Republic is forced to publicly denounce the conditions of his detention, the issue can no longer be seen as a mere individual case; it becomes an institutional alarm. The case of Ilir Meta cannot be treated simply as an ordinary political debate, because its scope directly touches the limits of human dignity and the standards of the rule of law.

The allegations he has raised are serious in nature: lack of basic lighting in areas such as the bathroom, alleged damage to minimal equipment for physical activity, and restrictions on ventilation and communication. These are not ordinary prison complaints; they are elements that, if proven, may constitute a form of continuous psychological pressure under the conditions of isolation.

Modern torture is not always physical. It is quieter, more sophisticated, and precisely for that reason more dangerous. It operates through isolation, deprivation, and the gradual degradation of basic living conditions, targeting not the body, but the psychological resilience of the individual.

A state that allows such conditions, or fails to investigate them with urgency and full transparency, risks sliding into a dangerous form of power, where a cell is no longer perceived as a place of security, but as a tool of pressure. And when this happens to a public figure, the message sent to society becomes even more severe: no one is truly protected from arbitrariness.

This is not an appeal for innocence, but for standards. Every detainee, regardless of name or position, has the right to treatment that respects human dignity and the fundamental guarantees of due process. When there is suspicion of violations of these standards, the response cannot be silence, but independent investigation, transparency, and institutional accountability.

The Albanian Prime Minister, referred to by the Albanian opposition as “Rama Duro,” due to allegations of ties with the mafia and drug cartels, as a means of profit and of maintaining power through violence and electoral fraud.

Kur qelia përdoret si mjet presioni

Kur një ish-President i Republikës detyrohet të denoncojë publikisht kushtet e tij në qeli, atëherë kemi kaluar nga një çështje individuale në një alarm institucional. Rasti i Ilir Meta nuk mund të trajtohet më si debat politik i zakonshëm. Ai ka marrë përmasa që prekin vetë kufijtë e dinjitetit njerëzor.

Pretendimet e ngritura prej tij janë tronditëse në thelb: mungesë ndriçimi në ambientet bazë si tualeti, dëmtim i qëllimshëm i mjeteve minimale për aktivitet fizik, kufizime në ajrim dhe komunikim. Këto nuk janë ankesa të zakonshme burgu. Këto janë elemente që, nëse vërtetohen, përbëjnë një formë presioni të vazhdueshëm psikologjik.

Një shtet që lejon kushte të tilla—ose që nuk i heton me urgjencë—rrezikon të rrëshqasë drejt një forme të rrezikshme pushteti, ku qelia nuk është më vend sigurie, por mjet presioni. Dhe kur kjo ndodh me një figurë publike, mesazhi që i jepet shoqërisë është edhe më i rëndë: askush nuk është i mbrojtur nga arbitrariteti.

Ky nuk është një apel për pafajësi. Ky është një apel për standard. Nëse një i paraburgosur—cilido qoftë ai—pretendon se po i shkelen të drejtat themelore, përgjigjja nuk mund të jetë heshtja. Duhet hetim i pavarur, transparencë dhe përgjegjësi.

Sepse në fund, drejtësia nuk matet nga sa fort godet, por nga sa drejt vepron. Dhe në momentin që ajo fillon të ngjajë me hakmarrje, ajo ka humbur thelbin e saj.

Kategori
Uncategorized

Mjekja që nderon një qytet !


Mjekja që nderon një qytet !

Në një qytet të vogël, ku njerëzit njihen me emër dhe përshëndetja ka ende vlerë, ka disa figura që bëhen më shumë se profesionistë — bëhen pjesë e shpirtit të komunitetit. Një prej tyre është doktoreshë Alma (Kollçaku) Kamberi.

Ajo nuk është thjesht një mjeke.

Është ajo buzëqeshja e përditshme që i jep siguri pacientit, fjalae ngrohtë që qetëson ankthin, dhe dera që nuk mbyllet kurrë për ata që kanë nevojë. Në ambulancë apo në shtëpitë e pacientëve, si mjeke familjeje, Alma është gjithmonë aty — e përkushtuar, e duruar dhe mbi të gjitha, njerëzore.

Banorët e qytetit nuk e thërrasin vetëm “doktoreshë”. Ata e thërrasin me respekt dhe mirënjohje, sepse ajo ka ditur të ndërtojë një marrëdhënie që shkon përtej profesionit. Ajo është një bijë e denjë e Pogradecit, që e ka kthyer shërbimin ndaj qytetarëve në mision jetësor.

Por kontributi i saj nuk ndalet vetëm në mjekësi.
Prej vitesh, Alma është angazhuar edhe në jetën shoqërore dhe politike, duke qenë pjesë aktive e lëvizjeve demokratike dhe forumeve të grave.

Ajo ka përfaqësuar me dinjitet gratë e Pogradecit, duke ngritur zërin për të drejtat, fuqizimin dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje.

Në këtë mënyrë, ajo ka dhënë një kontribut të çmuar jo vetëm në shëndetin fizik të komunitetit, por edhe në zhvillimin shoqëror të tij.

Ajo ka qenë pjesë e takimeve të rëndësishme, si forumi ndërkombëtar “Fuqizimi i grave në demokracinë lokale”, i organizuar nga Partia Demokratike dhe fondacioni suedez “Jarl Hjalmarson”, ku ka përfaqësuar me seriozitet dhe vizion zërin e grave pogradecare .

Figura si Alma Kamberi janë dëshmi se mjekësia nuk është vetëm shkencë, por edhe mision.

Se të jesh mjek do të thotë të jesh pranë njerëzve në momentet më të vështira, por edhe të ndikosh pozitivisht në jetën e tyre përtej recetave dhe diagnozave.

Është kënaqsi kur sheh që Qyteti liqenor përfaqsohet dhe nderohet nga njerëzit e tij më të mirë.

Dhe Alma është një prej atyre që e bëjnë Pogradecin më të pasur, jo në pasuri materiale, por në vlera njerëzore.

Një shembull që frymëzon.

Një grua që me kontributin e saj, nderon profesionin dhe qytetin e saj.

Kategori
Uncategorized

Berisha: Kristersson, a successful leader in times of challenges

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha me portalin, neutrale.al, portal i cili ka botuar një seri shkrimesh për Kryeministrin Ulf Kristersson dhe qeverinë Moderate (M)

The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, during his speech at the meeting on “Empowering Women in Local Democracy,” organized by the Democratic Party and the Swedish foundation “Jarl Hjalmarson,” accused the government and Prime Minister Edi Rama, describing Albania as an “autocratic regime” with limited space for the freedom of citizens and the opposition.

Good afternoon and a warm greeting to all of you present here. I would like to express my deep gratitude and appreciation to the Jarl Hjalmarson Foundation, and to its president, Eva Gustavsson, a long-standing and highly valued friend of the Democratic Party and of Albania. I sincerely thank you for your presence here, as well as for all the valuable support that over the past 25–30 years the Swedish Moderate Party and the Jarl Hjalmarson Foundation have provided to the Democratic Party.

On this occasion, I also thank your respected Prime Minister and express my satisfaction with the great successes of his government, Mr. Ulf Kristersson, who in difficult times has led your important country with great success.

I would also like to welcome the presence of Mrs. Eva Doalova, representative and president of IDU Youth. It is a great honor and a special pleasure to have you here. I also thank President Harper and Secretary General Tina for the support you have given and continue to give us in challenging times, as well as Mr. Filip Uthamar from the sister Swedish party.

Kryeministri Suedes Ulf Kristersson, në portali shqiptar, neutrale.al

Berisha: Kristersson, një udhëheqës i suksesshëm në kohë sfidash

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me temë “Fuqizimi i grave në demokracinë lokale”, të organizuar nga Partia Demokratike dhe fondacioni suedez “Jarl Hjalmarson”, akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama, duke e përshkruar Shqipërinë si një “regjim autokratik” me hapësirë të kufizuar për lirinë e qytetarëve dhe opozitës.

Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju të pranishëm këtu, një falenderim dhe mirënjohje të thellë për fondacionin Jarl Hjalmarson, presidenten e këtij fondacioni, Eva Gustavson, mike e kahershme, e çmuar e Partisë Demokratike dhe e Shqipërisë.

🔹Të falenderoj shumë për praninë tuj këtu, por dhe për të gjithë ndihmën e çmuar që në 25-30 vitet e fundit Partia Moderata dhe Fondacioni Jarl Hjalmarson, i kanë dhënë Partisë Demokratike.

🔹Falenderoj me këtë rast dhe kryeministrin tuaj të nderuar, edhe të shpreh kënaqësinë time për sukseset e mëdha të qeverisjes së tij, z. Ulf Kristerson, i cili në kohëra jo të të të lehta ka drejtuar me sukses të madh vendin tuaj të rëndësishëm.

🔹Dua të përshëndes praninë e zonjës Eva Doalova, si përfaqësuesja, presidente e rinisë të IDU-së. Është një nder dhe kënaqësi e veçantë prania juaj këtu dhe falenderoj ju, falenderoj presidentin Harper, sekretaren e përgjithshme Tina, për mbështetjen që na keni dhënë dhe na jepni në kohëra jo të lehta për ne, si dhe zotin Filip Uthamar të partisë si motër suedeze.

https://www.syri.net/politike/883536/berisha-ai-qe-agresoi-albanen-ne-parlament-eshte-taulant-balla-qe-porositi-vrasje-edi-rama-kryeministri-me-mizogjen-ne-europe/

Kategori
Uncategorized

Kristersson : Nuk do të pranojmë një valë të re refugjatësh drejt nesh.

Kategori
Uncategorized

Një popull që hesht kthehet në turmë.

Fotoreporteri Feliks Bilani i dhunuar nga forcat e policisë .


A people that remains silent turns into a crowd.


When a society calls “paradise” a reality where the voice of protest is suppressed, it has lost its sense of freedom. To scorn protesters and take pleasure in violence against them is not strength, but moral poverty.


A people that remains silent becomes a crowd. A people that reacts builds the future. The choice is ours.

Kategori
Uncategorized

Letra e plotë publike e ish Presidentit të Rep/Shqipërisë, tani Presidentit i Partisë së Lirisë, drejtuar Komitetit Shqiptar të Helsinkit,

E nderuar Znj. Erida Skëndaj,

Kryetare e Komitetit Shqiptar të Helsinkit!

Të nderuar anëtarë të Komitetit të Helsinkit!

Jam i detyruar, për arsye se sot në mënyrë tërësisht absurde m’u pengua që këtë letër drejtuar Kryetares së Komitetit të Helsinkit të Shqipërisë, Znj. Skëndaj, t’ja përcillja me firmën time përmes shërbimeve të IEVP-së “Jordan Misja”, pranë drejtuesve të Partisë së Lirisë, që prisnin për orë të tëra përjashta.

Meqënëse, kjo u pamundësua, atëherë jam i detyruar që ta bëj publike për të gjithë.

E nderuar Znj. Erida Skëndaj!

Në radhë të parë ju falenderoj që pas 18 muajsh dërguat përfaqësuesin tuaj, Z. Zylyftar Bregu të Komitetit të Helsinkit, të më vizitonte në qelinë time, këtu te IEVP “Jordan Misja”.

Së dyti, ju falenderoj se vetëm pas konstatimit nga ana e përfaqësuesit tuaj, se në tualetin e kësaj qelie nuk kishte drita, menjëherë erdhën elektriçistët dhe i vendosën, pasi këtë punë nuk i lejonin ta bënin që nga 23 tetori 2024, kur unë u bëra banor i IEVP-së që mban një emër Heroi si Jordan Misja.

Sigurisht që kjo është një neglizhencë “e vogël”, të cilën unë se kam ngritur kurrë publikisht, pasi këto sjellje ordinere nuk më habisin e shqetësojnë, por as përfaqësuesi juaj nuk do ta besonte po ta thoja publikisht pa e parë me sytë e tij.

Mistrecllëqe të tilla ka dhe shumë të tjera, që përfaqësuesi juaj mund t’jua thotë juve siç është edhe shpimi i bidonave plastikë prej 20 litrash për të më cënuar sado pak mua ushtrimet fizike në qeli, meqënëse këtu nuk ka palestër.

Ajo që më shqetësoi më shumë nga takimi me përfaqësuesin tuaj ishte se përgjegjësi i Policisë i kishte thënë se edhe unë bëj ajrosje dy herë në ditë si gjithë të tjerët.

Unë i kërkova ballafaqim përfaqësuesit tuaj me këtë përgjegjës policie, emrin e të cilit ai nuk e dinte ose nuk ma tha.

Po kështu, jam i hapur në çdo kohë, në praninë tuaj apo të përfaqësuesve të Komitetit të Helsinkit, që të ballafaqohem me këtë përgjegjës policie, që mashtron Komitetin e Helsinkit.

Që nga dënimi im, pas komunikimit telefonik me gazetaren Znj. Aida Toncica në 2 korrik 2025, përmes numrit të avokatit tim Z. Kujtim Cakrani, unë bëj vetëm një herë në ditë ajrosje, ndryshe nga 500 banorët e tjerë të IEVP-së “Jordan Misja” dhe këtë e dinë dhe e shohin të gjithë këtu, përveç këtij shefit të Policisë.

Po kështu, duhet të dini se edhe sot e kësaj dite edhe pse e kam kërkuar zyrtarisht edhe përmes avokatit tim, ende nuk na është dhënë vendimi zyrtar se përse jam dënuar unë nga Komisioni Disiplinor i IEVP “Jordan Misja”, që në 2 korrik 2025.

A nuk kam të drejtë edhe unë si çdo qytetar që të njihem me bazën ligjore dhe arsyet e këtij vendim-dënimi?

Po kështu, pse të më mohohet e drejta edhe mua, si çdo qytetari tjetër për t’u ankuar?

Akoma më e rëndë është përgjigjja për ju, e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, që vlerëson se çfarë duhet të them unë në media kur pyetem apo se nuk duhet të flas për çështjen penale kundër meje pasi kjo mund të shqetësojë prokurorët.

Pra, të tjerët kanë të drejtë të shpërndajnë gënjeshtra në media se gjoja kanë dalë fakte të reja nga hetimi kundër Metës, se gjoja Meta ka përdorur karta amerikane, ndërsa unë nuk paskam të drejtë t’u them të gjithë shqiptarëve se jo vetëm karta amerikane dhe europiane, por kurrë nuk kam patur mundësinë të përdor as kartë shqiptare.

Në një vend demokratik, jo vetëm prokurorët kanë të drejtë të akuzojnë apo edhe të abuzojnë për fat të keq, e kjo varet nga personaliteti i tyre, por edhe i akuzuari ka të drejtë të mbrohet publikisht dhe të distancohet nga gënjeshtrat në adresë të tij.

Nëse i pandehuri intimidon prokurorët apo dëshmitarët, të cilët në rastin tim nuk ekzistojnë, askush nuk i ndalon prokurorët të ngrejnë akuza të reja ndaj të pandehurit, përfshirë edhe rastin tim.

Për më tepër, që për shkak të funksioneve më të larta që kam mbajtur në Republikën e Shqipërisë si President i Republikës, Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministër, por edhe si President i Partisë së Lirisë sot, kam detyrimin të jap llogari para qytetarëve shqiptarë për çdo akuzë apo trillim kundër personit tim.

Nuk mund të jetë cënim i hetimit, Znj. Kryetare, të kërkosh publikisht që të pyetet personi konkret shqiptaro-amerikan, që prokurorët nuk kanë dashur ta bëjnë deri tani, për katër vite me rradhë.

Edhe vetë gjyqtarja, Znj. Irena Gjoka, e konstatoi këtë mangësi të hetimit në dosje dhe ja la për detyrë Gjykatës të Themelit për ta zgjidhur në të ardhmen.

Nuk është cënim i hetimit, Znj. Kryetare, që të kërkohet që letërporositë drejtuar SHBA për lobimet të bazohen mbi kontratën e ligjshme të LSI-së me GSIS-në, të regjistruar në SHBA dhe në Shqipëri dhe që çdo gjë të bëhet transparente sipas kësaj kontrate, si e vetmja mënyrë për të verifikuar nëse ka shkelje të ligjeve amerikane apo shqiptare dhe cili apo cila palë apo person është përgjegjës për këto shkelje nëse janë të vërteta, në SHBA apo në Shqipëri.

Keqpërdorimi i paraburgimit tim si mjet persekutimi politik dhe njerëzor, nuk ka ngjashmëri as me Rusinë e Putinit, ku kundërshtarëve u është lejuar të intervistohen edhe nga mediat ndërkombëtare në burgjet më të largëta të Siberisë.

Po kështu, është një mashtrim që ju është bërë juve se gjoja jam lejuar të takohem me Z. Tedi Blushi.

Që nga Qershori 2025, asnjë takim shtesë nuk më është lejuar dhe pranuar me Z. Tedi Blushi, madje ende vazhdon i bllokuar në mënyrë të paligjshme numri i tij i telefonit, pavarësisht nga rekomandimi i Avokatit të Popullit.

Z. Blushi apo edhe Z. Petrit Vasili apo Z. Edmond Panariti, gjatë kësaj kohe kanë ardhur në vend të familjarëve të mi, me kërkesën time, duke sakrifikuar takimet me familjarët e mi.

Kjo është në kundërshtim me të gjitha të drejtat e mia njerëzore, por edhe politike, si President i Partisë së Lirisë, të njohura këto nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, por edhe të rekomanduara nga vetë Avokati i Popullit zyrtarisht.

Unë nuk kam kërkuar të bëj mbledhje të Partisë së Lirisë këtu, siç e le të nënkuptuar përgjigjja e ish-Drejtorit të Përgjithshëm, Z. Klevis Qosja për ju.

Por të kem mundësinë që përveç katër takimeve familjare, siç do i paraburgosur tjetër në Republikën e Shqipërisë, të kem takime shtesë me deputetët e Partisë së Lirisë apo drejtues të caktuar të saj, siç ka ndodhur para zgjedhjeve të 11 Majit 2025.

Po kështu, ju keqinformoheni kur ju thuhet se nuk ka patur kërkesa nga ne për të dhënë intervista në media kur janë me dhjetëra kërkesat e gazetarëve të njohur për të më intervistuar.

Disa prej tyre kanë marrë leje edhe nga SPAK-u, por janë bllokuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që ju ka gënjyer juve.

Ne do t’u vemë në dispozicion të gjitha kërkesat e gazetarëve dhe përgjigjet e SPAK-ut apo të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Unë Znj. Kryetare, nuk kërkoj asnjë trajtim të privilegjuar, por të drejta të barabarta si gjithë të paraburgosurit e tjerë dhe po kështu garantimin e të drejtave të mia politike, ku kryesorja është heqja e pengesave të paligjshme të komunikimit telefonik me Z. Tedi Blushi, si Sekretar i Përgjithshëm dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë dhe drejtues të tjerë të kësaj force politike.

Lejimi i takimeve me depuetët, pasi siç ju keni konstatuar me të drejtë, ndalimi i këtyre takimeve ka qenë i paligjshëm dhe i parregullt nga Drejtoria e Burgjeve.

Në pamundësi për të ardhur dhe për t’ju takuar në zyrën tuaj, unë ju mirëpres në çdo kohë, nëse ju e gjeni atë për të biseduar edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë jo vetëm me standardet e paraburgimit, por edhe të vetë gardianëve dhe të punonjësve të burgjeve, që janë edhe më të vështira.

Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të paraburgosur, të cilët fatkeqësisht janë të shumtë që kanë humbur jetën për arsye shëndetësore apo që kanë vrarë veten, po për fat të keq kemi patur edhe raste të gardianëve që kanë bërë vetëvrasje.

Edhe njëherë, duke ju falenderuar për dërgimin e përfaqësuesit tuaj të Komitetit të Helsinkit në qelinë time dhe duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj në bërjen publike të kësaj letre, me qëllimin e vetëm që përmes transparencës, të përgënjeshtroj të gjitha të pavërtetat që ju janë raportuar juve dhe Komitetit të Helsinkit nga autoritetet përgjegjëse për shkeljen e të drejtave të mia, njerëzore dhe politike, të cilat m’i garanton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, ju shpreh konsideratën më të lartë për ju dhe për Komitetin Shqiptar të Helsinkit.

Kategori
Uncategorized

Ujku dhe Qeni i Lidhur – Legjenda e Heshtjes dhe Besnikërisë

Në një natë të thellë, kur hëna rrëshqiste si një llambë e zbehtë mbi pemët e pyllit, një burrë mori qenin e tij dhe u zhyt në hijet e errësirës.

Atje, pranë një peme të vjetër dhe të vrarë nga koha, ai e lidhte qenin dhe iku, iku duke menduar se tani që si duhej më, përgjegjësia mund të mbahej larg.

Por qeni, zemër e pastër dhe besnike, nuk kuptonte fjalët e heshtura të zotit të tij; ai priti, tërhoqi litarin, dhe zëri i tij u tret si hiri në erën e natës.

Gjithë natën, ujku qëndroi pranë qenit. 

Kur erdhën hijet e kafshëve të tjera, ai ngriti trupin e tij të fuqishëm dhe lëshoi një zë të ulët, aq sa të largonte çdo kërcënim.

Ai nuk e preku qenin, nuk iu afrua; vetëm qëndroi aty, si një mbrojtës i heshtur, i vendosur, i patundur.

Kur erdhi agimi, dhe drita e parë zbardhi pemët, njerëzit gjetën një pamje që nuk do të harrohej kurrë:

Qeni i lidhur, i lodhur, dhe ujku para tij, një mbrojtës i heshtur që i kishte dhënë një mundësi për jetë.

Ujku i shikoi njerzit qetësisht, pastaj u kthye ngadalë në pyll, duke lënë pas një qeni të lirë dhe të gjallë .

Qeni shpëtoi sepse dikush atë natë zgjodhi të mos ishte grabitqar.

Dhe ndonjëherë, ata që i quajmë të egër tregojnë më shumë dhembshuri dhe njerëzillik se ata që ne i quajnë njerëz.

⏺️⏺️⏺️⏺️⏺️⏺️⏺️⏺️⏺️⏺️⏺️⏺️⏺️⏺️⏺️⏺️⏺️

The Wolf and the Bound Dog – A Tale of Silence and Loyalty

On a deep night, when the moon slid like a pale lantern over the forest trees, a man took his dog and vanished into the shadows of darkness. There, beneath an ancient tree, worn and weathered by time, he tied the dog and walked away, believing responsibility could be left behind. But the dog, pure-hearted and loyal, could not understand the silent words of its master; it waited, tugged at the rope, and its voice faded like smoke into the night wind.

From the dense shadows, a gray wolf appeared without sound. Its eyes shone like hidden stars, and its powerful, silent body stopped a few paces from the dog. No hatred, no bared teeth—only a calm, steady presence that held the breath of the night suspended.

All night, the wolf stayed close to the dog. When other forest creatures approached, it lifted its great body and let out a low sound, just enough to scatter any threat. It did not touch the dog, did not draw near; it stood as a silent guardian, an unseen refuge among the shadows.

When the first light of dawn broke across the branches, people found a strange and luminous scene: the dog, still tied and weary, and the wolf before it, a silent protector, a quiet savior. The wolf gazed calmly, then slowly returned to the forest, leaving behind a dog free and alive, with its spirit unbroken.

The dog survived because someone that night chose not to be a predator. And sometimes, the wildest beings show more compassion and humanity than those who call themselves human.