Kategori
Uncategorized

Si u denuan nga Mehmet Shehu ” Bitellsat e Pogradecit”.

Screenshot_2015-11-30-20-07-59-1Jane pese djemte e intelektualit te shquar Nevsus Darova. Per gati 40 vjet ne profesionin e nderuar te mesuesit qe nga Gjirokastra ne Korce e Pogradec, ai mesoi dhe edukoi breza te tere nxenesish, por mjerisht, per shkak te kalvarit te stermundimshem te familjes se tij, nuk gezoi asnje dite pension⿦ Shkak behet njeri djale i tij, Dylberi, i cili qe ne moshen 15-vjecare gjate luftes inkuadrohet me rinine e Ballit Kombetar. Edhe pse Muhameti, vellai i madh i familjes Darova del partizan ne Brigaden e 20-te Sulmuese dhe lufton me arme ne dore deri ne clirimin e vendit, kjo nuk luajti asnje rol ne evitimin e kalvarit te mundimshem te burgjeve, internimeve e persekutimeve te familjes se artisteve. Dylberit 15-vjecar, ne vitin 1946 i behet nje gjyq ne kinema “Morava” ne Korce, ku denohet me 101 vjet burg.

Ne vitet ’50-’60 te shekullit te kaluar, orkestra e Pogradecit, me 5 vellezerit Dorava, behet me fame dhe e kerkuar ne te gjithe vendin, bile dhe jashte tij. Nje koncert ne Shkoder i pagezon muzikantet Dorava si “Bitellsat e Pogradecit”, nderkohe qe koncerte te shumta ne Elbasan, Durres, Tirane etj., qe ngrene ne kembe rinine e vendit, u shton famen, por dhe pergatit nje kalvar tjeter te rende per ta. Fama e nje orkestre me emer ne qytetin e Pogradecit, e njohur ndryshe ne opinionin e gjere si “Bitellsat e Pogradecit”, e perbere nga 5 vellezerit Dorava dhe familjare te tyre, jo vetem qe nuk do te “zbuste” njollen e persekutimit nga lidhja e djalit te vogel 15-vjecar me Ballin Kombetar ne Luften e Dyte Boterore, por do te kujtonte udheheqjen e kohes per te urdheruar ndeshkimin e me tejshem te tyre me dekada te tjera burgimi e internimi. Ne nje vizite qe bene ne qytetin buze liqenit kryeministrat cek dhe bullgar, te mahnitur nga klasi i orkestres “Dorava” ne mjediset e turizmit te qytetit, ne fund i drejtohen kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu: “Ne Shqiperine e vogel gjetem nje orkester te madhe. Ke nje orkester internacionale, koleg!”. “He, ju jeni ata te Staroves?!”- u drejtohet me kercenim muzikanteve Mehmet Shehu. Kaq u desh. Nis ferri per artistet Dorava. 


15-vjecarin e denuar me 101 vjet burg, Mehmeti ia ul ne 25 vjet

Sapo kishte mbaruar lufta. Ishte viti 1946 e ne kinemane “Morava” te Korces, ne banken e te akuzuarve, ngjitet nje i ri 15-vjecar. eshte Dylber Dorava, me i vogli i Doravajve. Akuzohet se gjate luftes eshte bashkuar me rinine e Ballit Kombetar, ne kampin kundershtar te partizaneve. Denohet me 101 vjet burg. Edhe pse Muhamet Dorava, vellai i madh i te atit kishte qene partizan ne lufte, masa e denimit per 15-vjecarin qe e rende, ndersa per familjen nisin internimet, vuajtjet e me pas edhe burgime. I rikthyer keto dite ne Pogradec pas 37 vjetesh, Muhamet Dorava, mbi te 80-at, rikujton ata dite te veshtira te 6 dekadave me pare. 
Kishte vetem pak kohe qe Dylberi ishte derguar ne burgun famekeq, kur ne kete kamp shkon per vizite Mehmet Shehu. Mes te denuarve, Shehut i bie ne sy nje djale i vogel, trupimet dhe e pyet: “Po ti, mor djale, sa vjet je denuar?”
“101 vjet “- i pergjigjet Dylberi Mehmet Shehut. 
“Pse kaq shume?”- pyet kryeministri. 
“E dine ata qe me kane denuar!”- i kthen pergjigje 15-vjecari, duke e pare drejt ne sy Mehmet Shehun. Mehmet Shehu urdheron ulje te denimit per 15-vjecarin; nga 101 vjet, ne 25 vjet burg. Sapo mbaron 10 vjet burg, e lirojne dhe Dylberi, ne vitin 1956, vjen ne Pogradec. Vjen ne Pogradec prane familjes. Martohet dhe lind tre femije, nderkohe qe per shkak te biografise, caktohet te punoje ne Hotolisht te Librazhdit ne nje lokal buze rruges si bufetier. Dylberi ben nje lutje te vije ne Pogradec te kujdeset per femijet se i kishte te vegjel. E sjellin ne Pogradec. Por perkohesisht…


Denimi tjeter me 20 vjet burg per agjitacion e propagande

Ishin vitet ’70, ne kulmin e miqesise me Kinen. Dylberi gjen ne tavolinen e tij ne biblioteke, ku shkonte shpesh, disa revista kineze. “Keto revista kineze m’i hiq se nuk i shoh dot me sy”, – i thote ai punonjesit te bibliotekes. Aty e degjon rastesisht nje mesues matematike qe kishte qene edhe bashkepunetor i sigurimit te shtetit dhe e spiunon. Dylberi rivihet perseri ne pranga dhe rinis jeten e qelise. Del perseri para trupit E denojne edhe me 10 vjet te tjera burgim. Kete radhe denimi eshte per agjitacion dhe propagande kunder vijes se partise e pushtetit popullor. Kete radhe, “selia” e vuajtjes se denimit per muzikantin Dorava nuk eshte burgu i Burrelit, por ai i Spacit te Mirdites. E ben kohen e burgimit dite me dite ne kete ferr. Diten qe do te dilte nga burgu i Spacit, sapo e percjellin shoket e tek ndahet me ta, ne afersi te daljes se korridorit te qelive, pa prangat ne duar, i afrohet nje gardian dhe i thote: “Te kerkojne pak ne zyren e drejtorit te burgut per te firmosur dicka!”. Perballet me nje te papritur te dhimbshme. Sapo futet ne zyren e drejtorit, pa se, pervec titullarit, aty ishin dhe dy police qe kishin pranga te gatshme ne duar. Teksa dy policet i rivene perseri prangat ne duar Dylber Doraves, drejtori, i ngritur ne kembe, i thote: “Do te besh edhe 10 vjet te tjera denim se ke bere agjitacion dhe propagande ne burg!”. 

Kete radhe denimi ishte pa gjyq. Keshtu Dylberi kreu ne kete burg edhe 10 vjet te tjera denim, duke mbushur plot 30 vjet burg. Teksa tregon kete moment te rende per vellane e familjen e tyre, i moshuari Muhamet Dorava, risjell biseden e castit qe pati me te vellane per kete moment. “E pyeta vellane si e perballove shtesen tjeter prej 10 vjetesh burg kur ishe pergatitur per te dale nga ai ferr”, -pohon Muhameti. Ndersa fjalet e te vellait ishin: “Nuk me beri pershtypje, isha i pergatitur per gjithcka prej tyre, ndonese nuk e prisja qe ne momentin e kalimit te pragut te ferrit te Spacit te me rivinin prangat e sapohequra e te me denonin edhe me 10 vjet te tjera burgim!” Por per muzikantin qe u fut ne burg ne moshen 15 vjec e doli andej i thinjur pas 30 vjetesh, ne moshen 45 vjec, edhe vitet e mevonshme, perfshire ato te fillimit te demokracise ne vend, nuk qene te mbara. Ate, sic tregon mes loteve Muhameti, e ndoqi fati tragjik. Dylberi, me vize ne xhep per te shkuar tek tre femijet e tij ne Kanada se bashku me bashkeshorten, vdes papritur, duke iu shuar jeta pa pare asnje dite te bardhe.


Rikthimi i permallshem pas 37 vjetesh

Sapo makina del siper, ne Qafen e Thanes e shfaqet pamja e kalter liqenit si ne nje ekran filmi, Muhameti zhytet i teri ne nje meditim te thelle me syrin prane xhamit te makines. “Kam mall e brenge per qytetin tim te lindjes, vij ketu pas 37 vjetesh”, -pohon ai. Sapo mberrin ne qender te qytetit drejtohet me nje hap te shpejte drejt Turizmit te vjeter, veshtron lulishten, te vendi ku ishte dikur podiumi i orkestres me fame ne vitet 50 – 60, orkester qe tronditi jo vetem Pogradecin, por te gjithe Shqiperine. Me syrin e malluar ai veshtron vendin ku ka qene salla e vjeter e shfaqeve, por ajo mungon, eshte prishur. Qyteti ne keto 37 vjet qe ai ka munguar ka ndryshuar shume gjithcka dhe si ne nje retrospektive i vijne para syve te gjitha. 

Muhamet Darova eshte vellai i madh i pese vellezerve Darova. Edhe pse i ka kaluar te tetedhjetat dhe ka vite qe nuk duket ne skene dhe as ne ekran, imazhi i tij na vjen ne kujtese si nje forme dashurie per mjeshtrin e madh te fizarmonikes qe ngriti ate orkester te madhe. Dikur Pogradeci mburrej me liqenin me koranin e famshem, por edhe me orkestren e madhe te vellezerve Darova qe i kaloi kufijte e Shqiperise. “Jeta jone eshte nje kalvar i mundimshem cnjerezor, burgje, internime e ndeshkime, por muziken nuk e vune ne pranga, ajo na lidh e na mban te pandare me njerezit, qytetin”, -vazhdon tregimin i moshuari Dorava. 


Drama e nje familje artistesh

Drama e 5 vellezerve Darova , djem te nje familje te njohur intelektuale nga Gjirokastra ,te cilet lufta nacionalclirimtare i renditi ne dy kampe te ndryshme,menjehere pas clirimit te vendit,i nenshtrohen nje persekutimi te eger, me vite te gjata burgimi e internime te njepasnjeshme. Fama si muzikante te talentuar,si krijues te orkestres qe beri emer ne Shqiperi e me gjere duke u cilesua “Bitellsat e Pogradecit”, i kujton Mehmet Shehut prejardhjen e tyre dhe urdheron shtimin e kaluarit te persekutimit.. I rikthyer ne Pogradec pas viteve te gjata ne mergim, tashme ne moshen 85 vjecare, Muhameti, me i madhi i muzikanteve te talentuar, vazhdon te tregoj episodet e nje drame te dhimbshme qe kaloi familja e tyre ne diktature.eshte nje nga dramat me te dhimbshme, drame e cila ka lene gjurme te pa riparueshme ne jeten e Darovajve. 85 vjecari me shpirtin e gjere te artistit,ndjene e prek mallin e dekadave te kaluara, duartrokitjet e spektatoreve ne gjithe vendin qe ende i ka te fresketa.. E vetem fal, ndonese askush nuk eshte pergjegjes per kete kalvar, askush nuk ka kerkuar falje ,qofte dhe moralisht..


“Bitellsat e Pogradecit”

Ndonese thyen tabute e kohes me talentin e muziken e tyre, vellezerit Darova ose “Bitellsat e Pogradecit”,per shkak te qenjes se vellait ne burg,rendeses mbi shpine te “njolles” se te deklasuarve, i nenshtrohen persekutimeve te njepasnjeshme ne vitet ’60-’70, e me pas. eshte perseri Mehmet Shehu, sic tregon me i madhi i vellezerve, sot 85 vjec, qe jep nje ndeshkim tjeter per artistet e talentuar. Kalvari rinis perseri ne Pogradec, ne qytetin e tyre te lindjes, nje nate kur kryeministri cek e ai bullgar, te mahnitur nga mrekullia e “Bitellsave”, falenderojne muzikantet dhe i thone Shehut: “Ne Shqiperine e vogel pame nje orkester te madhe!”


Peripecite e nje jete te veshtire

Pas denimit te Dylberit me burg, familja Darova zhvendoset nga banesa ku ishte, ne nje kasolle me balte ne lagjen “Kulleiri” te Korces. Vellai i madh i familjes, Muhameti, shperngulet per ne Durres. ku merr me pas edhe pjesetare te tjere te familjes Darova; babane, nenen, motren e tyre te vetme, Lavdien dhe vellezerit Agimin, Mentarin dhe Ilirjani, me te voglin. Duke qene orkestrante cilesore, te kater vellezerit punojne te lokali “Vollga”, me shume emer ne ate kohe ne Durres. “Ishim si ne mrekulli, kane qene tre vitet me te bukura te jetes sone, ku ne arritem majat e filloi te rritet reputacioni i orkestres sone”, – pohon Muhameti. Keshtu, Muhameti qe ishte drejtues i grupit, i binte fizarmonikes, Agimi ne kitare, Mentari ne xhaz dhe Ilirjani ne kontrabas. Por krejt papritur nje dite lajmerohen se duhet te largohen jo vetem nga “Vollga”, por edhe nga qyteti i Durresit si persona te padeshiruar. Ishte nje shefe kuadri nga Korca, kujton 85-vjecari, qe i ishte qepur “me gure ne traste” familjes Darova. Largohen per ne Kavaje ne nje lokal te thjeshte si tip mejhane. Por vetem 2 jave, se shefja e kuadrit nga Korca kishte derguar relacion qe te perziheshin edhe nga Kavaja. “Mbetem me placka ne kurriz, pa te ardhura per buken e gojes, e ashtu si nomadet, shkojme ne Elbasan”, -tregon 85-vjecari. Fillojne pune ne nje lokal ne qender te pazarit. Lokali po frekuentohej dhe muzika pelqehej shume. Nje buzembremje vjen drejtori i Shtepise se Pionierit ne Elbasan, Ibrahim Palluqi dhe kontakton me Muhametin, duke i kerkuar qe te shkonte ne Shtepine e Pionierit, pasi kishin shume nevoje per orkestrante. “Por ende pa u mbushur nje muaj pune, drejtori i Shtepise se Pionierit na therret ne zyre dhe na thote se per ju ka ardhur nje leter e zeze”, – vazhdon tregimin Muhameti. Letra ishte plot shpifje, deri sa dhe per Muhametin qe kishte qene partizan, mohohej gjithcka. Muhameti i tregon drejtorit se nga ato qe shkruheshin e vertete eshte vetem qe kane vellane ne burg. I tregon dhe dokumentin qe Muhameti kishte qene partizan ne brigaden e 20-te. 

“Kjo beri qe kembengulja e drejtorit te Shtepise se Pionierit, Ibrahim Pulluqi, te zbardhe te verteten dhe ne te vazhdojme dhe ca kohe ne Elbasan”, -thote 85-vjecari. Ne kohen kur krijohet turizmi i vjeter i Elbasanit, orkestra e vellezerve Darova kaloi ne sallen kryesore te turizmit. Ata vazhduan gati 5 vjet pune ne turizen, duke thyer nje tabu. Filluan te kercejne ciftet elbasanase ne salle. Por kete tradite, kujton i moshuari Darova, e nisi se pari nje skuader basketbolli nga Shkodra qe kishte ardhur per te zhvilluar ndeshje ne Elbasan. Shkodranet u ngriten ne vallezim dhe kjo beri qe te ngrihen edhe cifte elbasanase. “Vjen ne Elbasan drejtori i pergjithshem i turizmeve te Republikes, na therret e na thote se duhet te shkoni ne vere ne Pogradec dhe ne dimer ne Elbasan”,- shton me tej muzikanti i moshuar. Pogradeci ishte qytet turistik dhe kishte shume te huaj si specialiste ceke dhe ruse qe punonin ne gjeologji dhe miniera. Ne Pogradec orkestra filloi shpejt te behet e dashur per te gjithe. Nder frekuentuesit e pare e te rregullt, cdo nate, ishin te huajt e shumte qe ishin ne Pogradec. 

Degjonin me endje virtuozitetin e vellezerve Darova, te cilet ekzekutonin mjeshterisht edhe shume pjese te huaja nga me te njohurat. Pas dy vjetesh pune ne Turizem, me krijimin e estrades profesioniste te qytetit, vellezerit Darova kalojne edhe orkestren e estrades edhe ne orkestren e turizmit.. Ne saje te vellezerve Darova, estrada profesioniste e Pogradecit arrin majat dhe behet nje nga estradat me te mira te vendit ato vite. 85-vjecari tregon se ate kohe, ne orkester bashkangjitet edhe nje klarinetist i talentuar, Jashar Nazifi, i cili u harmonizua plotesisht me vellezerit Darova. Madje Mentar Darova, pervec qe i binte Xhazit, luante ne skece me nje humor te jashtezakonshem duke i dhene estrades nje kolor tjeter. Ne vitet 60 estrada me vellezerit Darova arrin kulme te papara. Ne nje nga turnete, ne 20 dite shfaqe qe dha ne Tirane ne sallen e Teatrit Popullor, nuk gjeje dot bilete per te pare shfaqen. 


Shkodra u vuri emrin “Bitellsat e Pogradecit”

Sukseset e njepasnjeshme te orkestres se Pogradecit ne te gjitha rrethet e vendit, nje muzike qe dilte disi nga “hulliri” i kohes, pelqehej e kerkohej masivisht nga rinia. Por vete kjo muzike, e vecanerisht njolla biografike e prodhuesve e interpretuesve te saj, bene qe udheheqja e kohes te ishte dyfish vigjilente per te frenuar “muziken e shfaqjet e huaja”, si dhe per te denuar muzikantet e talentuar Dorave. Muhameti, por dhe shume bashkekohes, kujtojne se ne nje nga turnete e gjata te estrades se Pogradecit neper Shqiperi, pikerisht koncertet ne Shkoder, do t’i pagezonin keto artiste te talentuar “Bitellsat e Pogradecit!”. “Ishte nje vleresim i spektatoreve per ne, ishte nje emer i pazyrtarizuar, te cilin e degjonim kudo qe shkonim, benim gjithcka per muziken e per te kenaqur degjuesit tane, ndonese e dinim se “dara” e ndeshkimit nga shteti i kohes po na torturonte keq e me keq”, – kujton sot artisti i moshuar. 


Denimi i dyte nga Mehmet Shehu, i vellezerve Dorava

Krahas vendesve, shtetasve te huaj qe punonin ne Pogradec, kujton muzikanti 85-vjecar, fama e orkestres kishte bere qe nga Tirana te udhetonin shpesh drejt qytetit bri liqenit edhe perfaqesi te shumta diplomatike ne Shqiperi apo dhe delegacione qe vizitonin vendin tone. Ne nje vizite te shkurter ne Shqiperi, kujton 85-vjecari, vijne e qendrojne disa dite ne Pogradec e ndjekin orkestren edhe kryeministri cek e ai bullgar. Shoqeroheshin nga Mehmet Shehu, kryeminister i asaj kohe. Dy kryeministrat miq, pas nje koncerti te gjate e duartrokitje, afrohen e pergezojne orkestrantet Dorava per kenaqesine qe u falen. Aty kryeministri cek i thote Mehmetit: “Ne Shqiperine e vogel gjetem nje orkester te madhe!”. Ndersa kryeministri bullgar i asaj kohe, ne sy e prezence te Mehmet Shehut, pasi u jep doren muzikanteve, duke na pershendetur, i thote Mehmetit: “Ke nje orkester te madhe internacionale, koleg!” Dhe ne keto caste, vazhdon tregimin muzikanti 85-vjecar, Mehmeti me thote mua duke tundur koken: “Ju jeni ata te Staroves (bejleret)?!”. 

“Jo, jemi nga Pogradeci”, – i pergjigjet Muhameti. Nuk kaloi as nje jave, vazhdon tregimin muzikanti i moshuar, kur filloi “termeti”. “Na therret sekretari i ideologjise, nje fare Todi Kokoneshi dhe na thote se nuk kemi me nevoje per ju, do te pergatitim talente te reja. Ju duhet te shkoni te punoni ne prodhim ne ndermarrjen bujqesore”, – kujton 85-vjecari. Urdhri i partise cohet menjehere ne vend; te kater vellezerit dergohen ne prodhim ne gjirin e klases punetore. Muhameti shkon ne zyre te kryetari i Komitetit, Avni Vercuni dhe kerkon te largohet nga Pogradeci. Niset ne Ministrine e Arsimit dhe Kultures te takoje ministrin Thoma Deliana, te cilin e njihte qe kur kishte qene ne Elbasan sekretar i pare i ketij rrethi. 85-vjecari tregon se Deliana e pret mire, por i thote se ne Pogradec nuk mund t’ju kthej, por shko ne Rreshen drejtues muzike. Aty, tregon Muhameti, jam njohur me nje mikun tim, drejtorin e bibliotekes, Gjok Becin, nje djale i mrekullueshem dhe shume i talentuar. 

“Pas dy vjetesh transferohem ne Lac, aty e merr me vete edhe gruan”, -shton ai. Me tekst te Gjok Becit, Muhameti kompozon nje kenge per vincieren qe behet kenge shume popullore dhe transmetohej ne radio cdo dite. Pas dy vjetesh pune ne Lac, papritur e therret ish -sekretari i Pare i Partise se Krujes, Tahir Minxhozi, i cili e emeron si shef muzike ne shtepine e kultures. Me pas Muhameti terheq edhe vellane tjeter, kitaristin Agim Daroven. Nderkohe qe Mentari, vellai tjeter, kishte ikur ne Gjirokaster… Vellai tjeter, i vogli, Ilirjani, internohet ne Tepelene. Nderkohe qe nga Pogradeci, kujton 85-vjecari, vinin cdo dite letra nga Komiteti i Partise, ku thuhej se “ne i hoqem dhe ju i mbani ne orkester ata te deklasuar!”. 

“Por fale nje njeriu te mire, me zemer te madhe, si Tahir Minxhozi, ne ate kohe sekretari i Pare i Komitetit te Partise, ne qendruam ne Kruje me qete si te deklasuar qe ishim, ku ruajme respektin me te madh per Krujen e banoret e saj, qe ne nje fare menyre, na lehtesuan disi nga goditjet e diktatures dhe lufta e pameshirshme e klasave ne vitet e egra te diktatures”, -perfundon muzikanti i njohur 85-vjecar, vellai i madh Dorava. eshte nje kalvar i stermundimshem i “Bitellsave te Pogradecit”, ku me gjithe shkelqimin e talentin e tyre te jashtezakonshem, vuajten krahas burgimeve, internimeve, edhe rrenimin e tyre shpirteror nga diktatura komuniste.

Kategori
Uncategorized

Braçja…

Nga Edison Ypi.

Kompania ishte vendosur atje ku fushën e aviacionit dhe lagjen Çole të Vlorës e ndante një kanal i zbuluar plot miza e mickonja që përcillte në det të pëgërat e vlonjatëve.
Kalimi rrëzë atij kanali dhe jo nga ndonjë shteg më i paqëm i të dashururve vlonjatë që shkonin të bënin qef tek pishat në breg të detit, bashkë me shprehjet “burr motre” dhe “qivja udhët”, për Burhan Kalanë, Kamber Kapidanin, Agron Nallbanin, Diogjen Revelin, Maks Dashin, dhe mua, mbetën mistere që nuk u zbërthyen kurrë.
Bateria kundërajrore me 6 topa kinezë kalibër 57, ishte njëra nga disa të tilla, që, siç thoshte propaganda kurviste, “mbronte Vlorën nga sulmet ajrore të NATO-s dhe Traktatit të Varshavës”.
Unë dhe Braçja nuk bënim stërvitje, nuk mbanim pushkë, kundragaz, helmetë. Ne punonim në prapavijë, unë tornitor, Braçja murator. Aspak si favor. Thjesht sepse mes ushtarëve s’kishte të tjerë.
Braçja nuk kishte asnjë mik, nuk fliste me askend. Braçja rrinte gjithë kohës në një heshtje dhe vetmi sa krenare dhe kërcënuese aq dhe të urtë e të butë, çka Braçen e bënte të mistershëm, të largët, të paarritshëm.
Braçja ishte skraparlli nga “Tre Avgatë”. Gjyshja ime ishte skraparlleshë nga Veleshnja. Ishte ndoshta kjo afërsi gjeografike arësyeja që i vetmi me të cilin Braçja bënte pak muhabet isha unë.
Mua nuk më vinin të bëja roje. Kisha një kushuri që stërviste diversanta në Gjermani. Nuk kishin besim. Më konsideronin armik.
Braçja më kishte thënë se kishte një xhaxha të pushkatuar. Por meqë Braçja vinte nga një fshat i thellë, mesa duket nuk i jepnin rëndësi, dhe Braçen e vinin ndonjëherë të bënte roje, te depot e karburantit, magazinat e municioneve, natën rretherrotull kapanonit etj.
Kur i thoshin Braçes të bënte roje, Braçja bëhej keq, sëkëlldisesj, sëmurej. Vinte më thoshte; Nuk jam unë për këto gjëra. Unë jam çoban që ruaj bagëtinë, dal livadheve, dëgjoj këngët e zogjve, fëshfërimat e pyllit, gurgullimat e përrenjve, dhe kam mësuar nga babai ca ustallëqe, të bëj gardhe, mure, suvara, tavane. Armët e mia janë sqepari, mistria. Ja kjo është koburja ime. Dhe më tregonte sqeparin që e mbante gjithë kohës ngjeshur në brez, si ngjishet koburja, me bishtin ngulur në rripin e mesit. Nuk i dua armët. Dua veglat. Pushka vret. Sqepari ndërton.
Aman o Braçe, i thosha, aman mos bëj naze se do marrësh veten më qafë me këto lakra që ke në kokë. Nuk po të them të bëhesh revolucionar, marksist, leninist, stalinist, maoist. Po të them të përmbahesh pak. Më vunë edhe mua një herë të bëj roje rrëzë një kanali te ca depo. Me pushkë në krah dhe helmetë në kokë gjithë natën fërshëlleva “Il cuore è uno zingaro” dhe “Sympathy”. Duke fërshëllyer e duke hequr e vënë grrap-grrup shulin e pushkës për ta parë si funksiononte mekanizmi i vetmbushjes, më humbi një fishek, se ku më ra në errësirë. Nuk u lodha ta gjeja. Nuk i dhashë asnjë rëndësi ku humbi 1 fishek, kur në Qafë të Koçiut te depot e repartit kishte miliona fishekë. Mirpo problemi s’kishte qënë sasior. Të nesërmen u bë nami. Nisën të bëhen pandehma të frikëshme; Në dorën e cilit armik ka rënë ai fishek ? Për çfarë qëllimi do përdoret ? Shpëtova nga burgu duke bërë rolin e budallait. Mësoje dhe ti Braçe rolin e leshkos, dhe leri nazet se do gjesh belanë.
Nuk bindej Braçja. Nuk lodhem të punoj papushim ditë e natë, thoshte, ama dërrmohem sa për 1 vit punë po të bëj 1 orë roje. Gjatë atyre 4 orëve që më vënë të bëj roje për të ruajtur pa e ditur se çfarë nga nuk e di se cili armik, mund të ngre një faqe muri, mund të gatuaj 1 metër kub llaç, mund të mbuloj me tjegulla gjysëm çatie, ose plot gjëra të tjera. Po vazhduan kështu për tre vjet që do rri këtu, me aq orë roje sa do bëj do ndërtoja në fshat kushedi sesa shtëpi, stalla, depo, magazina. Tmerrin më të madh e provoj kur më vënë të bëj roje mbi Vendkomandë.
Vendkomanda ishte një si biçim salle gjysëm nën tokë gjysëm mbi tokë në sheshin para kapanonit të fjetjes. Brenda saj rrinin dy telegrafista që merrnin e jepnin urdhëra. Vendkomanda mbulohej nga një terracë betoni nja dhjetë metra e gjatë pesë metra e gjërë. Mbi terracën e Vendkomandës rrinte natë e ditë një roje me pushkë në krah, helmetë në kokë, dylbi varur në qafë. Ky roje që ndërrohej çdo tre ose katër orë, duhej të vëzhgonte qiellin dhe të lajmëronte kur të afrohej ndonjë avion armik, pra një çmenduri e pashoqe.
Ishte ora nja dhjetë paradite. Na kishin mbledhur tek “Dhoma e Kulturës” për të bërë atë që e quanin “Ora e edukimit politik”. Komandanti i kompanisë, një vlonjat faqekuq me një shëndet tipik prej makaronash ushtrie me emrin Nasho rrihte të tërhiqte vëmendjen e të përgjumurve të uritur për rrezikun ushtarak imperialisto-revizionist. Fol e fol Nashua, kur u dëgjua një goditje e shkurtër, një “gup” e mbytur. Hyri pa trokitur njëri nga telegrafistat e Vendkomandës. J’u afrua Nashos i tha diçka në vesh. Dolën të dy jashtë duke u kujdesur të mbyllnin derën.
Pas nja gjysëm ore u muar vesh çfarë kishte ndodhur.
Braçja kishte nja tre orë që rrinte roje mbi terracën e Vendkomandës. Pak minuta para se ta mbaronte shërbimin e rojës, të zbriste nga terraca, të ngjishte sqeparin në brez dhe të vazhdonte punën, kishte mbështetur qytën e pushkës mbi beton, grykën në zemër, dhe e kishte shkrepur pushkën. Plumbi kishte përshkuar kapotën, gjimnastorkën, bluzën, lëkurën, i kishte shpartalluar zemrën. Pra Braçja ishte nisur t’i binte fyellit i qetë mes livadheve të Parajsës, ku ndoshta ka Skrapar e Përmet, por jo NATO dhe Traktat Varshave.
Atë pasdite 30 a 40 ushtarët e kompanisë i morën në spital për të dhënë gjak për Braçen. Mua jo. Mua nuk më thirrën. Gjaku im nuk u duhej as për Braçen me xhaxha të pushkatuar.
Ngjarja e kobshme kaloi e shurdhët sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Pas ca ditësh u muar vesh se Braçja kishte vdekur në vend me kraharor të shqyer.
Pse morën gjak për një të vdekur ?
Kjo pyetje shkaktoi një habi të frikëshme që na mbajti pezull disa muaj.
Një mjek vlonjat që vinte në atë repart për të bërë Zbor, një ishullar i provincës që fliste nën zë për libra dhe kanconeta, sipas të cilit, jeta pa lexuar të paktën dhjetë romane, pa ditur t’i bijesh një vegle muzikore, pa pasur një dashnore, nuk është jetë por ferr, ma zbuloi misterin e marrjes së gjakut.
Në spitalin e Vlorës, tha mjeku, vjen mesatarisht nga një “Braçe” në muaj. Pavarësisht nëse mbijeton apo vdes në çast, shokëve apo familjarëve të çdo “Braçe” të vetvrarë u merret gjak. Kjo, sepse, që një “Braçe” i vetgoditur të mbijetojë, nuk mund të pritet të vijë gjaku i shokëve që vonon disa orë. “Braçes” që s’ja kishte qefi të bënte roje dhe preferoi t’i binte fyellit anës lumenjve të Xhehenetit i dhamë gjakun e një “Braçe” të mëparshëm që j’u shemb mbi kokë tuneli në një repart tjetër. Gjakun që ua morëm shokëve të mikun tënd “Braçe” do ta ruajmë për “Braçen” e ardhshëm. Me braçera dhe gjakra punon e do punojë në jetë të jetëve, jo vetëm spitali i Vlorës, por të gjitha spitalet e kësaj llaftarie me emrin Shqipëri.

mapo 30 nëntor 2015

Kategori
Uncategorized

Rama dekoron hetuesin qe torturoi At Zef Pëllumbin.

edi-rama

Hetuesi që do t’i “hapte” derën e burgut dhe kalvarin 23­vjeçar të vuajtjeve në qelitë e komunizmit, At Zef Pllumit është dekoruar 1 vit më parë nga ministria e Mbrojtjes me “Medaljen e Mirënjohjes”. Shyqyri Çoku, për torturat e presionet çnjerëzore të të cilit, At Zef Pllumi ka shkruar një kapitull të veçantë në librin “Rrno vetëm për me tregue” është nderuar nga qeveria për kontributet e dhëna për Çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashistë.

Dekorata i është akorduar 1 vit më parë me rastin e 70­vjetorit të Çlirimit. “Gazeta Shqiptare” botoi sot disa fragmente të shkurtra nga libri i At Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregu” ku ai rrëfen për hetuesin e tij, Shyqyri Çoku.

Fragment nga libri “Rrno vetëm për me tregue”

At Zef Pllumi

LIBRI III

ROBNIA E GJATË

1967­1989

GJYQET E POPULLIT VAZHDOJNË

Ditën e gjykimit më thirrën shpejt. Dola i veshun e i mathun me ato tesha të reja. Në dhomën e hetuesit ishte vetëm Shyqyri Çoku. Më foli pa u ulë në karrigë.

– Tash po del në gjyq dhe atje fol lirisht si të duesh e shka të duesh, por mendo se mbas gjyqyit prapë këtu në duert tona vjen. E kupton apo jo? A e ndigjove mbramë atë që lëshonte britma të tmerrshme? Ta bajmë ma zi se atij në rasë se i përmendë fjalimet e shokut Enver Hoxha. Na nuk durojmë ta shajsh publikisht.

– Un nuk e kam sha, por vetëm të kam tregue fjalimet e tij fjalë për fjalë. Pse i shkrueve ti në procesverbal?

– I shkrova se i the ti.

Gjatë përpilimit të procesverbalit Shyqi (Shyqyri Çoku) më kishte pyetë se si e konsiderojshem un mbylljen e kishave. Iu përgjigja se ishte veprimi ma i gabuem i Pushtetit Popullor, sepse lirinë e fesë e garantonte nji nen i veçantë I Kushtetutës, mbi të cilin ishte perpilue edhe ligji “Mbi komunitetet fetare”. Përveç kësaj në nji prej fjalimeve të Enver Hoxhës, i mbajtun në Rrëshen në vjetin 1954, thohet tekstualisht se “propaganda kapitaliste e revizioniste çirret me të madhe se në Shqipëri nuk ka liri feje, se janë mbyllur kisha e xhamija. Por kur kanë ndodhur këto në Shqipëri? – pyet Enveri. – Këto gjëra mund të ndodhin atje ndër vendet borgjeze, kapitaliste e revizioniste, por jo kurr në Republikën Popullore të Shqipërisë”.

– I kam thënë ato fjalë me të vërtetë, – iu drejtova Shyqit (Shyqyri Çokut), – por ti e ngarkove me to procesverbalin për me më ngarkue sa ma shumë.

– Me të ngarkue sa ma shumë? Ti pate fatin që të mora un, shkodranë. Ti e din fjalën e popullit që thotë: “Vllau yt mishin ta han, por kockën ta len”. E sikur t’ish kenë për ty nji hetues nga jugu? Ik, ban si të duesh e fol si të duesh, para gjykatet je i lirë, veçse përsëri ndër duer tona vjen.

Atëherë thirri me të madhe:

– Jonuz, e ke gadi tjetrin?

– Zoti hetues. Ju e keni në dorë punën; ata prokurorët e gjykatësit shkë i keni dhe mund i porositni që ta kalojnë atë faqe të procesverbalit e mos të më pyesin aty.

– Jo, more jo, na nuk i porosisim ata, por vetëm të themi ty se të duem të mirën.

Jonuzi pruni Dom Nikollë Mazrekun duerlidhun. Ja hoq prangat e me ta na lidhën bashkë të dyve.

****

Te dera pritshin hetuesat Shyqyri Çoku e Dhimitër Shkodrani. Na shoqnuen deri te “kafazi i të pandehurve”. Kisha ishte plot e përmajë me njerëz. Te vendi i elterit kishin ba nji podium për trupin gjykues. Mbrapa podiumit, nalt, ishte shkrue me shkronja tepër të mëdha: “Drejtësia në shërbim të popullit”. Ndërsa pritej trupi gjykues, Shyqi (Shyqyri Çoku) më tha:

– Bukur ka dalë ky sallon i rinisë.

Iu përgjigja se arkitekt i kësaj kishe ishte kenë Fishta.

– E vetmja gja që i mungon asht ngrofja.

– Ditë kaq të ftohta janë të rralla.

– Sot asht 7 gradë nën zero, – tha Shyqi (Shyqyri Çoku).

****

Ndërsa ishem ndër këto mendime, mes asaj zhurme popullore, më preku në sup Shyqyri Çoki dhe më tha:

– Zef, motra jote asht aty, në bankën e parë. Don ta shikojsh?

– Sigurisht që po!

Në bankën e parë ishte ulun nji grue zadrimore, nji nuse; përkrah kishte burrin e vet. Shyqi (Shyqyri Çoku) shkoi dhe foli me te. Ktheu dhe më tha:

– A asht motra jote ajo?

– Jo, nuk e njof.

– Nuk e njef?

Në ças u veprue: gruen dhe burrin e saj e nxuerën nga salla. Shifej mirë se publiku aty ishte me ftesa.

*****

Shyqyri Çoku më tha: – Ti nuk ke punë me te as me të tjerët që do të flasin.

Ndërkaq të tjerët mbas tij, kund gjashtë persona, kërkuen dënimin tim me vdekje. Në të vërtetë, kur e kërkojshin ata, më dukej mjaft i largtë. Të gjithë flitshin me letra në dorë, sikur t’ishin shkrue dikund njeti. Dikur u paraqit nji grue që punonte në spital e kishte ardhë me bluzën e saj të bardhë. Tha se kishte ndigjue nga altoparlantat e radios lokale se këta priftën këtu thane se feja nuk asht kundra shkencës. Si asht e mundun që t’i thotë këto fjalë, mbasi këta vetë, kur janë të sëmundë, vijnë në spital ten e dhe kërkojnë ndihmën e ilaçeve dje jo të fesë, tha ajo.

Syri.net.

Kategori
Uncategorized

A duhet te kete një hetim ne Partine Demokratike?

IMG_20151129_203105

Nga Agron Berisha SH.B.A.

Ne keto zgjedhe DEMOKRATIKE, teorikisht demokratike, mbi perzgjedhjen e Kryetarit te FRPD me formulen 1 Anetar / 1 Vote, kan dale shume probleme me organizimin, logjistiken, formulen, zbatimin e udhezimeve te partise ne baze, dhe komunikimin me bazen.
Baza e Partise Demokratike po vlon me akuza, kunderakuza, ankesa, sharje, e plot energji negative drejtuar lidershipit te Partise Demokratike dhe vecanti FRPD.
Pretendohet se ne keto zgjedhje te FRPD, te rinj socialist, apo eksponent te se majtes jan anetarsuar ne FRPD me qellime te caktuara: per te votuar njerin apo tjetrin kandidat qe ata mendojne se eshte pjeserisht ne sherbim te interesave te tyre (PS) apo Oligarkise se Re.

DY FJALE PER KANDIDATET, RININE DHE ZGJEDHJET
Qe ne fillim, dua te qartesoj bazen: une nuk mbaj anen e asnje kandidati, sepse per mua ata jane akoma te pasprovuar ne llogoret politike. Te mbash mikrofonin ne dore nuk do te thote se je lider politik. T’ja lejm kohes te gjykoje se sa aftesi lidershipi ka fituesi, por edhe humbesi i ketyre zgjedhjeve. Shpresoj qe te rinjt demokrat qe po lexojne kto rrjeshta, te analizojne keto rrjeshta, sepse do i vlejne ne te ardhmen. Eksperienca politike me ka bere te jem skeptik ndaj glorifikimit te nje individi qe merr peshe politike ne parti, deri kur ai/ajo te perballet me Doktrinen e Majte dhe oponencen qe i ben asaj nepermjet shtjellimit te Doktrines se Djathte ne shoqeri. Prandaj, kurre mos u beni tifoz te individit partiak i veshur perkohesisht me pushtet. Sepse padashje do te promovoni kultin e individit dhe do shakterroni vlerat e demokracise per te cilat te gjithe ne po luftojme. Ju rini, duhet te jeni te dashuruar me filozofine e Doktrines se Djathte, e cila ne Shqiperi percillet ne popull nepermjet politikave te Partise Demokratike. Pra kujdes!
Per mendimin tim zgjedhjet e FRPD duhet te mbaheshin ne nje dite te vetme ne te gjithe Shqiperine. Ishte gabim i pafalshem qe zgjedhjet te zgjaten gershet, sepse rezultatet e pjeseshme, padashur promovojne ide te gabuara ne pergjedhjen e kandidatit te duhur; Psikologjikisht, imponojne ne menyre fiktive nje kandidat mbi tjetrin; Shton mundesite per manipulime; e te tjera fenomene negative te cilat po fusin fryme negative ne parti.

SHQETESIMI I BAZES
Duke u kthyer perseri tek thelbi i kesaj letre, dua te shtoj se si ish-Kryetar Dege une i marr seriozisht fjalet e anetarsise tone. Po deshe te verteten, dil ne baze dhe do e gjesh. Baza kurre nuk me kan zhgenjyer me llogjikimin e saj dhe keshtu nuk kam arsyje te mos i besoj.
Prandaj, keto pretendime per keqmanaxhim te ketyre zgjedhjeve, per mua paraqesin nje gjendje skandaloze dhe te papranueshme ne PD. Kam bindjen se keshtu ndjehen te gjithe demokratet e sakrificave, pervec atyre teknicienteve politik qe vetem kan shijuar kolltuqet e vendosur mbi shpatullat tona. Ata jane ato qe gjithmone j’u thone juve: “qetesohuni”…. sepse duke u “qetesuar”, ato tipa mbajne karriget e tyre. ndersa une jam ne llogoren e kundert me ato tipa. Prandaj edhe po e ngrej zerin. Une them: mos u qetesoni kur shikon se dicka nuk po ecen sic duhet ne parti.
Kjo gjendje e trubullt ne baze nuk duhet te kaloje si asgjellek, se ndryshe behesh pjese e saj.
Partia Demokratike, duhet te filloje hetimet mbi pretendimet e demokrateve te bazes, se, “ne keto zgjedhje ka pasur socialist te regjistruar ne FRPD te cilet po diktojne perfundimin e zgjedhjeve ne cdo Qark”.
Ne keto kushte, une, ashtu si baza mbaj pergjegjes:
Kryetaret e Degeve te Partise Demokratike
Kryetaret e Seksioneve te Partise Demokratike.
Kryetaret e Degeve te FRPD
Kryetarin e Forumit Rinor te Partise Demokratike
Kryesine e Forumit Rinor te Partise Demokratike
Sekretarin Organizativ te Partise Demokratike
Sekretarin e Burimeve Njerzore te Partise Demokratike

Puna ne parti eshte e nderthurur, pra edhe pesha e pergjegjesive eshte e perbashket. Por duhet theksuar se, nje hetim i drejte e gjen me saktesi se kush eshte punetori, syleshi, tradhetari apo i paafti.

– Kryetari i Deges nder te tjera ka edhe nje detyre delikate: te rrisi anetarsine e partise. Ai ve firmen perfundimtare per anetarin e ri.
– Nepermjet Kryesise se Deges, kjo detyre delikate i delegohet Kryetareve te Seksioneve te Deges, qe ne praktike luajn rrolin e “Kryeplakut” te PD ne ate Seksion. Ata vejn firmen e pare per anetarin e ri.
– Kur kandidatet jane te rinj ne moshe, Kryetari dhe Stafi i Deges, sygjerojne qe kanditatet te anetarsohen edhe me FRPD e Deges. Pra, pesha e perzgjedhjes se anetareve te rinj bie edhe tek Kryetari i FRPD se Deges. Ai ve firmen qe i hap rrugen cdokujt ne FRPD, pa lene mbrapa pergjegjesite e Kryetarit te Deges.
– Kryetari i Forumit Rinor te PDSH ka nje detyre te vecante: mbikqyrjen e plote te funksionimit te FRPD. Pesha e keqfunksionimit te FRPD bie direkt mbi Kryetarin e FRPD.
– Kryesia e FRPD ka detyre formulimin e politikave dhe implementimin e ketyre politikave ne baze nepermjet Kryetareve te saj ne Deget e PDSH. Keqmanaxhimi i situatave, udhezimeve dhe politikave ne bazen rinore, bie direkt mbi Kryesine e FRPD.
– Sekretari i Burimeve Njerzore ne PDSH, nder detyra te tjera, ka edhe verifikimin e anetarsise se re, perfshire ketu edhe anetarsine ne FRPD. Ky “verifikim”, per mungese vullneti, logjistike, besim te tepruar tek vartesit dhe besim te tepruar ndaj Degeve nuk behet fare nga Zyra e Sek. Burimeve Njerzore. Eshte gabim i madh, sepse partia e vuan ne te ardhmen. Shpesh ky gabim i madh kalohet pa u debatuar nga askush, sepse “nuk duan sherr ne PD”. Sekretari mban pergjegjesine per mosverifikimin e figurave te reja ne parti.
– Sekretari Organizativ, ka si detyre: organizimin e bazes partise; Percjelljen dhe implementimin e politikave te lidershipit te PDSh ne baze; Sek. Organizativ punon (apo duhet te punoje) ngushte me Kryetaret e Degeve te PD. Nje nder ato udhezime qe PDSH percjell ne Dege eshte edhe formula e anetarsimeve. Sek. Organizativ ka nje peshe dhe pergjegjesi te madhe ne kete pike, sepse tek kjo hallke e anetasimit, i hapet rruga njerzve te mire dhe te duhur, ose njerzve negativ dhe zjarr-venes.

Bazuar ne akuzat qe vijne nga baza, per anetarsime jo-korrekte, lind pyetja a jane lidershipi qe permenda me lart, te papafte, sylesh apo tradhetar? Une nuk mund te them, “PO” apo “JO”, por kam dyshimet e mija deri kur te faktohet e kunderta. Prandaj, kete le ta gjeje hetimi i brendshem i partise qe edhe baza te gjeje pergjigjen e vertete.
Ne perfundim, dua te sjell ne vemendjen e te gjithe bazes qe, te ngreni zerin, te debatoni, te kerkoni llogari, te insistoni qe lidershipi te japi llogari, te kerkoni hetime, te ndaloni hemorragjine e pergjegjesive qe lidershipi ka per mbarevajtjen e partise por qe i hedh tutje. Mos i lejoni!
KJO ESHTE DEMOKRATIKE!

Kategori
Uncategorized

Rama dekoron ish shefat e sigurimit te shtetit.Emrat.

IMG_20151129_104807

Qeveria Rama, dekoron me Medaljen e Mirënjohjes, funksionarë të PPSH-së, drejtues madhorë, oficerë e agjentë të Sigurimit të Shtetit, kryetarë të Degëve të Punëve të Brendshme, prokurorë që kanë kërkuar dënime me vdekje, gjykatës që kanë dhënë vendime për varje e pushkatim si dhe dëshmitarë në gjyqet e montuara të diktaturës.

Motivacioni për nderimin shtetëror të tyre, 25 vite pas rënies së komunizmit, është “Për kontributin në Luftën për Çlirimin e Atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë.”

Lista
Rakip Beqaj, Zv.drejtor i Përgjithshëm i Sigurimit të Shtetit

Gani Kodra, Shefi i Sigurimit të Byrosë Politike

Xhafer Peçi, Drejtor i Kufirit në Ministrinë e Brendshme dhe Komandant i Gardës 1971-1883

Mark Dodani, figurë emblematike e Sigurimit të Shtetit me pseudonimin Xhakoni dhe Studenti, që mbante lidhje direkte me Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun.

Murat Kamani, prokurori ushtarak i Beqir Ballukut, Petrit Dukes dhe Hito Çakos e Rrahman parllakut. E vlerësoi grupin komplotist dhe kërkoi dënimin e tyre me vdekje.

Anastas Koroveshi, gjyqtar i Gjykatës Ushtarake Tiranë.

Qemal Hysenaj, Kryetar i Degës së Punësve të Brendshme të Fierit

Ernesto Jakova, Zv.drejtor i Institutit të Studimeve Ushtarake, I dënuar në grupin “Puçi ushtarak /74”

Jani Pasko, kryetar i rrethit Berat

Mustafa Beqari, oficer i Degës së Punëve të Brendshme

Isa Miloti, oficer i Sigurimit të Shtetit Shkodër

Shyqyri Çoku, hetuesi i At Zef Pllumit (Rrno vetëm për me tregue)

Gani keçi

Vito Kapo

Njazi jaho

Hamit Myhyrdari

Kadri Balla

Ilo Kodra

Kadri Balla

Dimitra Jakova

Xhoxhi Konomi

Liri Belishova

Mane Aliaj

Llambi Gegeni

Fahri Kraha

Emro Kondi

Agim Bejleri

Duro Shehu

Sadush Kumbaro

Eqerem Beci

Demir Progdani

Dhimitër Brisku

Nonda Baka

Karafil Kalemi

Kategori
Uncategorized

Perse e mbron Putin–Asadin.

Për më shume se 3vjet, diplomatët kryesorë të Rusisë janë përpjekur t’i mbushin mendjen amerikanëve, arabëve dhe europianëve se nuk janë bashkëpunëtorë dhe aleatë të Presidentit sirian Barashar al-Assad. Tani që avionët rusë janë duke përshkallëzuar fushatën e tyre ajrore kundër grupeve që po përpiqen të rrëzojnë liderin sirian të rrethuar nga të gjitha anët, Presidenti rus Vladimir Putin është duke treguar se, deri ku mund të arrijë për ta mbajtur në pushtet Assadin, mikun më të mirë arab të Moskës. Të shpëtojë Assadin nga fati tragjik i dispotëver të tjerë të Lindjes së Mesme të ngjashëm me të si Muammar al-Qaddafi i Libisë apo Hosni Mubaraku i Egjiptit, duket se është qëllimi më madhor i strategjisë ruse në rajon. Duke mbrojtur me çdo kusht një nga liderët më të përgojuar, Moska po përçon mesazhin e qartë se ka ndërmend të veprojë agresivisht në një rajon ku shumica e aleatëve amerikanë tashmë po ndihen të pasigurt, dhe po ngre pikëpyetje mbi angazhimin e Washingtonit për t’i mbrojtur ata.
“Rajoni është duke u rrënuar, shtetet po rrëzohen dhe rusët janë të gatshëm të ndërhyjnë për të mbrojtur interesat e tyre, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk po e bëjnë”, thotë Andrew Tabler, një ekspert i politikës arabe në Institutin e Washingtonit për Politikë të Lindjes së Afërt.
“Vendet e Lindjes së Mesme kërkojnë siguri dhe qëndrueshmëri dhe këtë nuk e kanë gjetur tek administrata Obama”, vazhdon ai. “Edhe pse nuk mbështesin atë që rusët po bëjnë në Siri, njerëzit i admirojnë ata për shkak se janë të gatshëm të shpenzojnë paratë dhe trupat ushtarake pikërisht aty u volet më shumë”. Prej shumë kohësh është bërë e qartë se Siria, si një aleate besnike ushtarake, është një pjesë kritike e strategjisë së sigurisë ruse në Lindjen e Mesme.
Qyteti bregdetar sirian, Tartus, ka edhe portin kryesor që lidh Rusinë me lindjen mesdhetare. Rreth 800 prej 2 mijë xhihadistëve rusë kanë shkuar në Siri për të luftuar, po kështu edhe në Irak, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Jashtme ruse dhe ekspertëve të pavarur. Që kur filloi konflikti sirian në vitin 2011, Rusia ka ofruar mbështetje të çmuar diplomatike për regjimin e Assadit, duke ushtruar disa herë veton për të ndaluar rezolutat e Kombeve të Bashkuara që synonin ta rrëzonin nga pushteti.
Muajin e kaluar, Moska ndërhyri ushtarakisht me ftesë të Assadit, duke lëshuar sulme ajrore kundër shënjestrave që thuhej se i përkisnin Shtetit Islamik, por në fakt më shumë kanë goditur forcat e opozitës siriane që kërkojnë të rrëzojnë regjimin. Tani po merret në shqyrtim mundësia për të dërguar trupa ruse ose “vullnetarë” për të kryer operacione në terren. Ditën e mërkurë, forcat siriane nisën sulmin tokësor, teksa avionët rusë sulmonin shënjestrat në Sirinë perëndimore, sipas “Washington Post”.

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Kategori
Uncategorized

Moska po ben politike te ndyre në Shqipëri.

rusia sot

Në kulmin e kofliktit mes Rusisë dhe Turqisë, një fenomen krejt i pazakontë po vërehet edhe në Shqipëri. Media e njohur ruse “Russia Today” ka hapur edhe faqjen e saj në Facebook në shqip.

rusiaFaqja ‘Rusia Sot’ vjen në versionin “Community” por në të publikohen të gjitha informacionet e përkthyera në shqip të cdo informacioni që i shkon për shtat Kremlinit kryesisht të inspiruara nga “Sputniknews” por edhe portale të tjera që hedhin dyshim rreth rolit të Turqisë apo SHBA-ve në konfliktin sirian dhe ekzistencën e organizatës terroriste ISIS.

Është ende e paqartë se kush qëndron pas kësaj faqje, por tashmë është fakt i pakundërshtueshëm që Moska po tregon se është e interesuar fort që porpagandën e saj ta shpërndajë edhe mes shqiptarëve, sot me një faqe në Facebook, nesër ku i dihet!….

rusia tjeter

Kryesore
Kadri Veseli

Raporti i NATO-s. A është Kadri Veseli tregtar droge?
meta-rama-doshi

Sondazh/ A mund ta realizojë dekriminalizimin mazhoranca Rama-Meta?
1_1448739365-2760414

FOTOGALERI- Çfarë po kërkonte policia në kompjuterat e Vetëvendosjes?
LETRA

Dokumenti! Edhe Ismail Qemali pranonte “mik” për një vend pune
Screenshot_2

Pamje shokuese. Ja si policia pushton zyrat e një partie politike/ VIDEO
Sali-Berisha

Berisha i shpreh mirënjohjen. Ja kush është heroi i ish-kryeministrit
AZEMI

Pak ditë para 8 Dhjetorit. Kiri Hajdari: Mirënjohje për lidershipin e Lulzim Bashës
nano-me-hoxhet

Nano “provokon” në facebook. A është ky profili i Fatos Nanos?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Emër

Sajt

Koment

Kategori
Uncategorized

Vrava kater vete, per te marre hakun e vëllait.

Kam lindur në një qytezë të vogël në zemër të Shqipërisë. Ishim familje e qetë, të dy prindërit kanë punuar në shtet dhe ne ishim katër fëmijë. Nuk është se kemi qenë shumë rehat, por as keq nuk kemi qenë. Unë isha e dyta e fëmijëve. Motra e madhe është kujdesur jo vetëm për mua, por edhe për vëllain e motrën që janë pas meje. Jo vetëm për faktin që prindërit ishin punë, por ajo besoj i ka ngjarë mamasë që është infermiere dhe bëhet copash për të tjerët. Pavarësisht fatkeqësive që i ranë mbi krye, apo emrit të tmerrshëm që kanë infermieret e mjekët në Shqipëri për shkak të korrupsionit, mamaja ime nuk meritoi të kalonte gjithë këto tmerre. Mamaja ime është infermiere në maternitet dhe, jo pse është mamaja ime, por e them me siguri që është shpirt njeriu. Këtë e thotë gjithë qyteti.
Motra e madhe jo vetëm u kujdes për ne të tre më të vegjlit, por edhe ishte e shkëlqyer në shkollë dhe arriti të shkonte në shkollë të lartë. Prindërit, me shumë vështirësi ekonomike, i paguan shkollën dhe janë të lumtur me arritjet e saj. Unë, pa mbaruar shkollën e mesme, u dashurova me një djalë që banonte jo shumë larg nesh. Këtu do të fillonte fatkeqësia ime dhe e familjes sime.
Vëllai ishte dhjetë vjet më i vogël se unë, ndërsa motra tjetër, ëmbëlsira e shtëpisë, ishte dymbëdhjetë vjet më e vogël. Ndërkohë që motra e madhe shkoi në shkollë të lartë, unë isha në gjimnaz dhe isha nxënëse mesatare, vëllai ishte në kopësht, kurse motra e vogël, në çerdhe. Këta i çoja unë në mëngjes dhe i merrja në orën katër. Më pas, ktheheshin prindërit e mi dhe kujdeseshin ata. Unë bëja sikur mësoja, por në fakt, ëndërroja për djalin që më vinte pas rrugës për në shkollë e më dërgonte letra të ndryshme me shoqet e mia. Ëndrrat e mia merrnin udhët gjithë pasditen. Kisha parë shumë filma e me sytë mbyllur isha shumë e zonja të ëndërroja gjithë pamjet dhe vendet më të bukura ku “shëtisnim” kapur përdore unë dhe i dashuri im, Astriti.
Ëndrrat nuk zgjatën shumë, sepse pas lutjeve të shumta të Astritit, u binda të bëhesha e dashura e tij. Astriti vinte të më merrte me makinë prapa oborrit të shkollës dhe xhiroja jonë mbaronte diku në një rrugë qorre. Nuk ishin shëtitjet e ëndrrave të mia në vendet e bukura, por ishin takime mes puthjesh e përkëdheljesh të shumta dhe mua më pëlqenin. Fjalët e ëmbla më vinin si ujvarë në vesh e më çonin në qiellin e shtatë.
E kisha vendosur që në atë kohë kur isha gjashtëmbëdhjetë vjeçe: Do martohesha me Astritin sapo të mbaroja shkollën e mesme! Nuk mund të duroja ta takoja kështu, vetëm dy herë në javë. Por Astriti, si profesionist, e kishte menduar edhe këtë… Ai tha se babai im kishte bërë një sherr me babain e tij para shumë vitesh dhe se ata nuk do të ishin dakord që ne të martoheshim bashkë.
– Kam frikë se prindërit e tu nuk do të jenë dakord që ne të dy të martohemi. Ata janë grindur keq me njëri-tjetrin. S’e di si do t’ia bëjmë që të vijmë të të kërkojmë në shtëpi.
– Po do pajtohen, – thosha unë, – sepse do jem unë në mes të këtij muhabeti. Babait do t’i them që unë të dua të ty dhe ai s’ka shanse të jetë kundra.
– Po sikur të ikim? Hajde me mua dhe i çojmë fjalë nëpërmjet një kushëririt tim që e njeh babain tënd. Thjesht, u themi që ne jemi martuar dhe më vonë ai do të të pranojë. Kështu, do shkosh e do vish sa herë të duash. Pastaj, sa për fillim, të dua vetëm për vete, nuk do të kesh kohë as të shkosh te prindërit, asgjëkundi, të dua vetëm në shtratin tim. Nuk më pëlqen t’i lutem edhe atij, boll t’u luta ty… – thoshte e më guduliste, më bënte për të qeshur.
Kishim një vit e gjysëm që ishim të dashuruar dhe sigurisht, si adoleshente vetëm shtatëmbëdhjetë vjeçe, siç isha, u binda. Më kishte folur shumë shpesh në takimet tona për Italinë e vendet e tjera të Europës. Sa mirë ishte e jetohej atje! Ai më tha që do të iknim në Itali sa për fillim e pastaj do të kalonim në Gjermani, te djali i xhaxhait të tij. E vendosëm që ai do të fliste me një shokun e tij që merrej me kalimin e shqiptarëve klandestinë për në Itali.
– Është më mirë të presim të ikim me traget. Ndoshta është pak më shtrenjtë, por më e sigurtë – më thoshte. Të gjitha këto që më thoshte më jepnin sigurinë që ai më donte dhe do të isha vetëm e tija, derisa në takimin e ardhshëm, më tha:
– Me traget, as që bëhet fjalë. S’kam ku t’i gjej gjithë ato para për të dy. Vetëm nëse iki unë një herë e pastaj të çoj lekët e të vish ti vetëm, por nuk dua që ti të udhëtosh vetëm.
Edhe unë u tremba nga ideja e udhëtimit vetëm. – Më mirë bashkë, – i thashë dhe kështu u vendos që të martën (pas katër ditësh), do të më tregonte me letër vendin dhe orën ku do takoheshim që të iknim.
Letra erdhi dhe unë zgjodha rrobat më të bukura që të ikja të nesërmen. Do të ikja direkt nga shkolla. Pasi çova motrën në kopësht dhe vëllain në shkollë (ai ishte rritur, ishte në klasën e parë) i putha fort e fort të dy dhe ika në vendin e takimit e jo në shkollë.
Astriti më priste aty, i qeshur, por jo si gjithmonë. Hipa në makinë dhe u nisëm. Më tha se ndoshta do të na duhej të rrinim një natë te kushëriri i tij, në varësi se si do të ishte deti se gomonia nuk nisej në çfarëdolloj moti.
Isha e lumtur që isha me të, por kisha edhe një ndjenjë të tmerrshme frike se çfarë më priste. Mendoja se më donte dhe kisha besim tek ai, por edhe histori nga më të shumtat që u kishin ndodhur vajza të tjera, kisha dëgjuar. Kur arritëm në një ndërtesë që e lexova se ishte hotel, hymë në një dhomë. Aty, bëmë dashuri dhe ai më tha:
– Kjo është hera e fundit që bëj dashuri me ty, sepse tani e tutje ti do të punosh për mua e për shokët e mi…
U tremba e nuk arrita të mendoja për atë që më tha. Lotët m’u mblodhën menjeherë në sy dhe i thashë të më përsëriste dhe një herë ato që më tha, por nuk kishte më kohë për përsëritje apo për sqarime. Sapo ai u vesh, në dhomë erdhën dy djem të tjerë që më zgërdhiheshin si djaj. Ndërsa ata filluan të përvishnin mëngët dhe të më qëllonin, lotët më rridhnin dhe përpiqesha të kujtoja çfarë më kishin thënë për Astritin. Askush nuk më kishte thënë që ai ishte halabak rrugësh, askush nuk më kishte dhënë përshtypje të këqija, i njihnim prej vitesh në qytet. Ndërsa përpiqesha të mbahesha nga goditjet që më vinin njëra pas tjetrës, njëri nga dy djemtë doli jashtë bashkë me Astritin. Tjetri u zhvesh dhe më përdhunoi. Nuk më linte as të nxirrja frymë e jo më të ulërija. Kështu vazhdoi radha, nuk e di edhe me sa djem. Më duket se të nesërmen më vunë në skaf dhe e kuptova që kisha përfunduar në semafor.
Sa herë që kundërshtoja apo sillesha “keq” me klientët, dhuna ishte e pamëshirshme. Jeta ime vazhdoi në këto kushte edhe për shtatë vjet të tjera. Pas shtatë vjetësh, “eksperienca në punë” më kishte mësuar të sillesha me çdo lloj tipi. Arrita të bindja shefin të kthehesha një herë në shtëpi, i premtova që do të kthehesha dhe ashtu ndodhi. Kushti që unë do të kthehesha në punë, ishte siguria e jetës së vëllait tim. Nëse unë do të bëja ndonjë budallallëk e do të tregoja, ata do të vrisnin vëllain tim.
Erdha në shtëpi pas kaq kohësh. Prindërve u thashë që isha martuar me një gjerman dhe se jetoja në Veri të Italisë. Ata nuk dinin të më besonin apo jo, por u tregova shumë bindëse, që të mos u shtoja më brengë. Ndenja një muaj në shtëpi. Prindërit ishin të lumtur se isha gjallë, por tashmë u bënë kuriozë të njihnin edhe dhëndrrin.
– Po pse s’na lajmërove që ishe gjallë të paktën? – më thoshte im atë. – Nuk dinim a të të qanim a çfarë të mendonim për ty.
Një natë, kur mendova që motra e madhe me fëmijët dhe vëllai e motra e vogël kishin fjetur, fillova të flisja me prindërit. E kisha detyrim për ta t’u tregoja pak fare se ç’më ndodhi, por në fund do ta zbukuroja historinë.
– Ba, në fillim kam punuar në semafor, sepse djali i B. ZH, i dyti, Astriti, më premtoi se do të martohej me mua dhe më degdisi të punoja si prostitutë. Më pas, u njoha me burrin tim. Ai më largoi prej andej dhe tani jam mirë. Harroje këtë histori, – i thashë, – tashmë ka mbaruar. Të betohem që jam shumë mirë.
Të dy, babai dhe ime më, u zverdhën, ndërkohë që u hap dera e kuzhinës.
– Astriti të ka çuar në semafor? – dëgjova të vinte një zë që na trembi të treve.
– Jo, nuk është e vërtetë, – i thashë, – unë jam martuar qysh në fillim dhe nuk kisha asnjë numër telefoni që t’ju lajmëroja. Deri tani kam pritur që të bëhem me dokumente, prandaj s’kam ardhur dot as vetë. – u përpoqa ta ngatërroja historinë.
– E dëgjova të gjithën, – më tha vëllai, – e dëgjova shumë qartë. Astriti, ai me aty sytë tinëzarë që më shmanget kudo ku më sheh në rrugë, ai është! Ah, motra ime, ti e di qyteti ynë shtatë pallate është gjithsej dhe njeriu këtu këto thashethemesh bën, “ky më pa kështu”, “ai ktheu kurrizin”, “x më tha…” ti e ke parasysh si ndodh se prej këndej ke dalë shtatëmbëdhjetë vjeçe.
Gjithë plani që kisha bërë më ishte përmbysur, prindërit filluan të qanin, vëllai shtrëngoi grushtat, tha edhe një herë “natën e mirë” dhe iku në dhomë.
Të nesërmen, ai hëngri mëngjes si gjithmonë dhe doli pa reaguar fare për çfarë kishte dëgjuar një natë më parë. Ne me prindërit po e shihnim me kujdes, por na u duk i qetë. Ajo qetësia e tij do të na merrte në qafë pas gjysëm ore. Vëllai kishte shkuar te lokali ku Astriti pinte kafenë e mëngjesit dhe ishte ulur direkt në tavolinë. Sigurisht, ai ka qenë me shokë, ndërsa vëllai im ishte vetëm, mes një tufe langonjsh. Si fillim, i kishte folur për një film që kishte parë një natë më parë, ndërkohë që i ishte afruar edhe më shumë, duke i hutuar shokët e Astritit.
– Kam ardhur të marr hakun e motrës sime, – kishte thënë në fund vëllai im dhe i kishte ngulur thikën. Në moment, shokët e Astriti ishin çuar dhe e vranë vëllain tim. Im vëlla vdiq aty, në lokal, ndërsa Astriti, vdiq pas dy orësh, në spital.
Në ato kushte, e mendova që isha e padëshiruar edhe për prindërit e mi. Menjëherë pas varrimit të vëllait, ika. Nuk doja të shkoja në polici e të më merrnin në pyetje. Kur u ktheva në Itali, sigurisht që më rrahën e më keqtrajtuan sepse u kisha prishur punë, pasi policia do të fillonte hetimet. Nuk më bëri përshtypje as dhuna e tyre, as asgjë që ndodhi më pas. Isha kthyer me një qëllim: Të merrja hakun e vëllait tim.
I njihja jo vetëm klientët me të cilët kisha kohë që punoja, por edhe klientët e shoqeve të mia. Për njërin, shoqet e mia më kishin thënë se ishte biseksual dhe ishte me SIDA. Vendosa t’i kërkoja shoqes sime ta zëvendësoja dhe ajo më porositi të kujdesesha, për shkak të virusit të tij. Kjo ishte ajo që doja, të merrja edhe unë virusin; ajo ishte mënyra më e mirë për t’u hakmarrë. Dhe ashtu ndodhi. Klienti më kërkoi edhe disa herë të tjera dhe tashmë isha e sigurtë se edhe unë isha me SIDA.
Pas gjashtë muajsh në Itali, erdhën dy vëllezërit e Astritit, me qëllimin e keqtrajtimit tim. Pas një dhune të tmerrshme, sigurisht që deshën edhe të kryenin marrëdhënie me mua. U solla shumë mirë, se kjo ishte pikërisht ajo që po prisja. Të njëjtën gjë bëra edhe me djalin e xhajes së Astritit dhe me djalin e tezes së tij. Për shumë pak kohë, unë infektova të gjithë meshkujt e mundshëm që kishin lidhje gjaku të afërta më Astritin.
Më pas, me klientët e tjerë, që nuk kishin lidhje me inatin tim, tregohesha e kujdesshme për dy vjet, derisa një ditë i tregova pronarit se ç’kisha bërë dhe arsyen pse e kisha bërë. Ai ishte shok i tyre, ndaj ishin i njëjti lloj ndryrësie. Më rrahën aq keq sa kam ndenjur për dy javë në spital. Atje më dhanë lajmin që për mua nuk ishte i ri, se isha e infektuar me SIDA. Tani jetoj pranë spitalit ku u diagnostikova sepse vazhdoj të marr ilaçet. Me prindërit kam folur vetëm një herë në telefon pas katër vitesh që vëllai im kishte vdekur.
– Ju mora vetëm që t’ju them se e kam marrë hakun e vëllait. Ata të katërt do të vdesin shumë shpejt, kanë tre vjet e gjysëm që janë të sëmurë, por nuk e dinë dhe të gjithë do të mbeten pa pasardhës se kushdo që të lindë tani, do të jetë i infektuar. Mos prisni më as telefonata nga unë. Nuk dua t’ju shkatërroj më shumë nga ç’ju kam shkatërruar.
Kjo ishte hera e fundit që i dëgjova zërin babait tim. Jetoj vetëm, duke pritur me padurim të bashkohem me vëllain tim që vdiq aq pafajësisht, aq i ri, vetëm për të vënë në vend nderin tim. Ai vuri në vend nderim tim sepse vrau Astritin.

Zhurnalexspress.com

Kategori
Uncategorized

Klyshat e Kurvit.

Duke ik në Elbasan, në të dalë të Tiranës disa fshatra turistikë që i kanë bërë klyshat e kurvit.

Majtas dhe djathtas rrugës hotele dhe retorante gjigande të klyshave të kurvit. Vila me nga tre e katër kate të klyshave të kurvit. Resorte nga më të ndryshmet dhe turlilloj pasurish, deri dhe plazhe, të gjitha të klyshave të kurvit. Përveç autostradës dhe tunelit që i ka bërë Doktori, të gjitha të tjerat të klyshave të kurvit. Duke ikur vura re diçka, pothuaj asnjë makinë që vinte nga Elbasani, të gjitha iknin në Elbasan. Tek “çeliku i kurvit” u ndala te “rrethrrutullimi i kurvit” te një kafene që quhet “kafja e kurvit”. Thashë me vete nuk do lëviz nga “kafja e kurvit” derisa ta gjej arsyen pse të gjitha makinat po shkojnë në Elbasan. Duke ndejt te “kafja e kurvit” vura re se jo vetëm makinat që vinin nga Tirana por edhe ato që vinin nga Peqini shkonin në Elbasan. E gjithë Shqipëria po shkonte në Elbasan. S’po e kuptoja arsyen e kësaj dyndje gjithëshqiptare drejt Elbasanit.
Mendo e mendo, thashë me vete; Në Elbasan jeton Ismail Çala. Gjithë jetën nëpër internime dhe burgje Ismaili për të vetmen arësye se të parët e tij kanë qënë bejlerë të Sulovës, fisnikë të shquar për kontribut atdhetar patriotik.
Vuajtjet dhe peripecitë e Ismail Çalës dhe fisit të tij nuk i kap dot as pena e Homerit, Shekspirit, Dostojevskit së bashku.
Por ndonjë peripeci mund ta rrëfej edhe unë.
Për shembull, me rastin e martesës me një kolonjare madhështore, edhe ajo fisnike aristokratike e përndjekur sa s’thuhet, Ismaili kishte blerë një xhaketë të re. Një klysh kurvi ja kërkoi Ismailit atë xhaketë për të vajtur në Tiranë në një kongres klyshash kurvi. Ismaili ja dha xhaketën klyshit të kurvit. Kyshi i kurvit e veshi xhaketën e Ismailit, vajti në kongresin e klyshave të kurvit, duartrokiti dhe bërtiti sa duart ju bën gjak, fyti j’uçorr, zëri i iku pë një muaj, mirpo kur u kthye filloi të bënte naze, s’deshi t’ja kthente xhaketën Ismailit. Ismaili ja mori xhaketën klyshit të kurvit. Klyshi i kurvit nuk u ankua nëpër zyra dhe komitete. Po të ankohej do ta gjente belaja prej të tjerëve klysha kurvi kur ta merrnin vesh se i kishte varur dekoratat e kurvit mbi xhaketën e armikut.
Duke ndejtur të “kafja e kurvit”, nga e majta “lavazhi i kurvit”, nga e djathta “hoteli i kurvit”, përballë një vilë që e ka bo një klysh kurvi, nga pas një biznes i një klyshi kurvi, nën këmbë një minierë e një klyshi kurvi, lart e vetmja gjë që s’mundet me u vjedh nga asnjë klyshi kurvi, qielli i të gjithëve, më së fundi i rrethu nga gjithata klysha kurvi ja gjeta një spjegim enigmës së dyndjes automobilistike drejt Elbasanit.
Ismail Çalës do i kanë dhënë një punë, thashë me vete. Brenda makinave që ikin drejt Elbasanit janë të njohurit, miqtë, dashamirët, të përndjekurit, demokratët nga gjithë Shqipëria, të cilët në Elbasan shkojnë ta urojnë për punën që më së fundi Ismaili e ka. Veshja festive e udhëtarëve brenda makinave nuk të linte të dyshoje se të gjithë shkonin në një ceremonial që s’mund të ishte tjetër veçse punësimi i Ismail Çalës.
I qetë dhe i lumtur që më së fundi e gjeta arësyen e vërshimit të shqiptarëve demokratë drejt Elbasanit, dola nga “kafja e kurvit”, për të vajtur edhe unë bashkë me ta në Elbasan me uru Ismailin për punën e re.
Sapo u nisa ju drejtova një Zotniu anës rrugës;
-Sa me fat jeni ju elbasanllinjtë që keni mes jush fisnikun Ismail Çala. Ju lumtë që i bëni një aristokrati nderimet e duhura si e do kanuni, si e mban zakoni, si e ka traditë shqiptari. Ju lumtë juve dhe gjithë shqiptarëve të tjerë që për të mos harruar të kaluarën kriminale të kurvit dhe të sotmen e pabarabartë mes të vuajturve dhe klyshave të kurvit, po vijnë në Elbasan nga an’ e anës për ta uruar për punën e re një elitar të përvuajtur.
-Jo, ma priti Zotniu, këto makina nuk po vijnë në Elbasan për Ismail Çalën, por po ikin në Pogradec për plazh. Ne elbasanllinjtë nuk na ka lënë mendja. Ti që erdhe nga Tirana, sytë në ballë i kishe. E pe vetë se në Tiranë, rrugës për në Elbasan, dhe në Elbasan, të gjitha janë të klyshave të kurvit. Ne nuk mund ta lejojmë këtë gjendje. Do bëjmë çmos ta ndryshojmë. Për t’ja arritur këtij qëllimi tanipërtani Ismail Çalën e bëmë anëtar të Këshillit Bashkiak. Pas pak do ta bëjmë Deputet.

Kategori
Uncategorized

Zamir Shtylla, hetoi kontrabandën e cigareve ku ishte i implikuar një ministër i Rilindjes…

Hije dyshimi dhe skandali rreth shkarkimit të befasishëm të kupolës së doganave, përjashtuar këtu drejtuesit e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilët janë imun ndaj çdo loje dhe furtune kryeministrore. Ndryshe nga sa u trumbetua se, shkarkimi i krerëve të doganave në të gjithë Shqipërinë erdhi pas dështimit në realizimin e të ardhurave në 10 mujorin e 2015 dhe thellimit të gropës në buxhet, e vërteta duket se është e kundërta. Pas reprezaljes në dogana fshihet nxitimi dhe paniku për të mbuluar gjurmët e kontrabandës së cigareve, gjurmë të cilat të çojnë drejtpërdrejt në kabinetin qeveritar. Në lojë mësohet se është sërish një anëtar i kabinetit qeveritar, i cili fshihet pas kontrabandës sistematike në dogana. Është ky ministër, për të cilin tashmë janë në dijeni kryeministri i vendit, ish-krerët dhe krerët aktualë të doganave, krimi ekonomik, autoritetet fqinje etj. Në rrethet politike dhe në botën e biznesit, ministri në fjalë quhet ndryshe edhe si ministri i kontrabandës së cigareve. Ka dyshime të forta se vala e shkarkimeve është diktuar pikërisht nga ky ministër, i cili e ka bindur kryeministrin për të bërë koka turku drejtuesit e doganave, për të mbuluar orkestruesin e vërtetë të kontrabandës së mallrave me akcizë, kryesisht cigareve. I gjithë rrethi i drejtuesve dhe zëvendësdrejtorëve duket se është bërë për të mjegulluar dhe sfumuar vetëm një shkarkim të rëndësishëm dhe vendimtar. Bëhet fjalë për Zamir Shtyllën, drejtorin e Departamentit Operativ Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave ose siç quhet ndryshe Antikontrabanda. Të gjitha rrethanat, indiciet dhe konjukturat të çojnë në konkluzionin se shënjestra e vetme ka qenë Zamir Shtylla. Po kush është investuar kaq shumë për të larguar Zamir Shtyllën? Çfarë dinte Shtylla për ata që fshiheshin pas kontrabandës së cigareve? Zamir Shtylla është larguar vetëm se ra në gjurmët e ministrit kontrabandist. Ai u shkarkuar sepse nuk pranoi të mbulonte gjurmët e ministrit kontrabandist, përgjegjësi i vetëm për rrënimin e buxhetit. Ka zëra se Shtylla ka informuar edhe kryeministrin e vendit për skemën e kontrabandës dhe ministrin e implikuar. Dhe në vend që të bllokohej skema, është goditur vetë Zamir Shtylla.

Dy skemat e implikimit

Edhe sikur Edi Rama t’i ndryshojë tre herë në 24 orë drejtuesit e doganave, mosrealizimi i të ardhurave do të vijë vetëm duke u thelluar, për sa kohë ministri kontrabandist nuk ndalet. Dy janë mënyrat e përfshirjes së ministrit në kontrabandën e cigareve. Së pari, mbushja e magazinave me cigare para se të hynte në fuqi akciza e re në fillim të vitit 2015. Miliona euro i janë zhvatur buxhetit të shtetit me këtë skemë mafioze, e denoncuar publikisht edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë. Skema e dytë lidhe me kalimin e mauneve në doganë me mallra akcize të padeklaruara, kryesisht cigare. Ka fakte kokëforta, ka dëshmi publike dhe të dhëna nga doganat greke për maunet me cigare, të cilat kanë kaluar pa u deklaruar në Kapshticë dhe Kakavijë. Kush ka forcën për të kaluar maune të tilla, të cilat kanë rrënuar buxhetin e shqiptarëve? A mundet disa doganierë të rëndomtë ta ndërmarrin një veprim të tillë? A mundet që krerët e doganave të të ngrenë traun? Nuk ka dyshim se pas kontrabandës së cigareve fshihet një dorë e fortë, dora e ministrit në fjalë.

Bilanci i kontrabandës

Kontrabanda e mallrave me akcizë, kryesisht i cigareve, ka rrënuar buxhetin e shtetit për vitin 2015, ndërsa po u kushton shtrenjtë taksapaguesve shqiptarë. Por sa është konkretisht kostoja e kontrabandës së mallrave me akcizë, kryesisht e cigares, e cila zë pjesën kryesore dhe më të madhe të të ardhurave nga doganat? Sipas të dhënave zyrtare, kontrabanda ka vijuar masivisht edhe gjatë muajve shtator-tetor të këtij viti, ndërsa gjasat janë se vazhdon edhe në këto momente. Për muajin shtator të vitit 2015, ishin planifikuar për t’u mbledhur në dogana nga mallrat me akcizë 4.4. miliardë lekë. Ndërkaq, të ardhurat për muajin shtator janë 3.5 miliardë lekë të mbledhura. Pra, mungojnë 1 miliard lekë ose 7 milionë euro. Në vitin 2014, për muajin shtator, janë mbledhur 4.4 miliardë lekë. Çfarë ka ndodhur vallë? A thua shqiptarët kanë lënë duhanin?!

Tetori, vijon kontrabanda

Një situatë më dramatike paraqitet për muajin tetor të vitit 2015, pra për muajin që sapo lamë pas. Për muajin tetor të vitit 2015, të ardhurat nga doganat, për mallrat me akcizë, janë 3.1 miliardë lekë. Për këtë muaj ishin planifikuar për t’u mbledhur 4.7. miliardë lekë. Kur në fund të muajve, realizimi i të ardhurave rritet, ka ndodhur e kundërta. Por sa para janë mbledhur në muajin tetor të vitit 2014? Në muajin tetor të vitit 2014 realizimi i të ardhurave është 4.8 miliardë lekë…..
Adriatik Doçi

Kategori
Uncategorized

Demokrati i ri intelektual dhe i djathti “destruktiv” që “pëlqejnë” socialistët

Nga: Ilir SINANAJ

Jemi lodhur të gjithë me lajme politike me politikanë shqiptarë, qofshin të majtë, qofshin të djathtë. në pjesën më të madhe kemi vetëm deklarata të zbrazëta me fjalën “duhet” dhe folje të zgjedhuara në kohën e ardhme. Zgjedhjet e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, përbëjnë një interes të veçantë për mua si gazetar por edhe si një ri i lodhur nga deklaratat e zbrazëta që kemi dëgjuar nga krerët e politikbërjes shqiptare, dhe jam përpjekur t’i ndjek. Them përpjekur se fatkeqësisht sepse debatet e kandidatëve demokratë nuk kanë marrë vëmendjen e duhur mediatike. Do të ishte e dobishme për publikun e gjërë një pasqyrim i mënyrës se si zhvillohet një debat midis politikanëve të rinj. Nga ana tjetër, fushata mediatike e baltosjes kundër kandidatëve Ervin Salianji dhe Belind Këlliçi është thelluar këtë ditë, ku kemi pasur edhe disa reagime, që për një forum që mbahet për vlerat demokratike, kanë qenë të “tmershme”.

Dy demokratët e rinj dhe “steriotipe socialiste”

Dy titanët që pretendojnë të marrin kreun e FRPD-së, bazuar në rezultatet e deritanishme janë Belind Këlliçi dhe Ervin Salianji. Nëse do t’i referohemi pranisë mediatke dhe ndikimi në kauzat e fituara të Partisë Demokratike, mund të thuhet se Salianji qëndron më lartë. Të dy si Këlliçi ashtu edhe Salianji kanë kryesuar 2 Departamente të ndryshme në PD; Departamenti i të Përndjekurve Politikë dhe Pronarëve (Belind Këlliçi) dhe Deparatamenti i të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (Ervin Salianji). Krijimi i Departamenteve ka qenë një risi në PD, por që në media nuk është pasqyruar shumë se çfarë bëjnë aktualisht këto Deparatamente. Një nga personat në PD, që ka informuar në dalje mediatike për punën e rëndësishme që kanë Departamentet në PD ka qenë Ervin Salianji (për të mos thënë nga të vetmit). Edhe pse nga Departamenti i të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelor, i kryesuar nga Ervin Salianji, kanë ardhur shumë ide dhe një veprimtari e thelluar, për kauza të ndryshme fituese të PD-së, si çështja e IME-it, çështje që lidhen me të drejtat dhe mirëqënien e komuniteteteve të ndryshme etj, Salianji i ka përshkruar këto fitore të demoktatëve si një punë në grup dhe një qëndim kompakt në të gjitha strukturat e PD-së. Nga ana tjetër për sa i përket Departamentit të të Përndjekurve Politikë dhe Pronarëve, nën kryesimin e Belind Këlliçit, nuk mund të thuhet se ka pasur ndonjë ndikim të madh në jetën politike të vendit tonë. Kështu, Salianji është një figurë më e njohur për opinionin publik shqiptar, pasi është ndjerë ndikimi i tij në kauzat fituese të PD-së, ndërsa Këlliçi me sa kemi parë është bërë i njohur për opinionin publik kryesisht për faktin se po kandidon për kreun e FRPD-së. Është e vështirë për një person jo pjesë e PD-së, të gjejë diçka që ka bërë Këlliçi që do ta ngrinte më shumë se rivali i tij Salianji. Prandaj është e çuditshme se përse vallë Këlliçit mediat më të mëdha në vend po i japin më shumë hapësirë (sado e vogël që ajo është për përmasat që ka gara për kreun e FRPD-së) këtij se sa rivalëve të tij? Për më tepër pse eksponentë të lartë të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESSH) reaguan menjëherë në mbrotje të Këlliçit kur u ndërmor një fushatë baltosje ndaj tij dhe nuk as nuk pipëtinë kur një gjë e tillë u ndërmor kundër Salianjit? Përgjigja është e thjeshtë. Njëri është kandidat i dobët dhe tjetri është kandidat i fortë. Rivalëve të FRPD-së u intereson që në krye të këtij forumi zgjidhet një kandidat i dobët, i cili nuk do të ishte i aftë për të ngritur forumin. Kështu, duke u nisur nga disa “steriotipe” që ekzistojnë tek socialistët për PD-në, do të analizojmë se sa, në bazë të prononcimeve publike, Salinji dhe Këlliçi i përmbushin ato apo ajo. Dhe sigurisht ai që i përmbush më shumë “steriotipet e socialistëve” ësthë edhe “drejtimi jo i duhur” për FRPD-në, por “drejtimi i duhur” për interes të eurosocialistëve.

Steriotipi 1: PD është një organizim klanor

Partitë politike në përgjithësisi steriotipizohen si të themeluara në bazë të lidhjeve familjare dhe jo mbi një bindje ideologjike të formësuar nga arsyeja e një botëkuptimi kapitalist. Për socialistët konceptimi i PD-së si një klan familjar është më i theksuar se për cilëndo part tjetër. Ndërkaq, të gjithë të rinjtë shqiptarë, përfshi edhe mua, në moshë të re kemi pasur prirje të konsultoheshim me familjen për sa u përket bindjeve politike. Si Salianji ashtu edhe Këlliçi, si çdo i ri tjetër, fillesat në PD, siç janë shprehur edhe vetë, vijnë nga familjet e tyre demokrate. Por ajo që e diferencon Salianjin, jo vetëm nga Këlliçi por edhe nga shumë të rinj të tjerë që janë pjesë e forumeve rinore politike, është fakti se Salianji është shprehur në media se pasi studioi për rrymat politike të ndryshme ai u bind parimisht për ideologjinë e djathtë. Dhe me këtë thyhet steriotipi socialist për organizimin klanor të PD-së. Ndërkaq, në daljet e tij mediatike Këlliçi, me sa është vënë re, luan si kartë të fortë të përkatësisë së tij në të djathtën faktin se ka parardhës dikë që ka qenë deputet në vitet 1920. Ai nuk ka shprehur një arsyetim shkencor se pse i përket të djathtës ashtu si ka hije një të riu të arsimuar në Perëndim. Dhe mbi të gjitha, mirë çfarë kanë bërë parardhësit e Belind Këlliçit, po ai çfarë ka bërë?

Steriotipi 2: Demokratët janë të egër edhe banalë

Ervin Salianji gjatë të gjithë fushatës, jo vetëm, ka ruajtur një qetësi stoike dhe nuk ka rënë preh e fushatave të baltosjes ndaj tij, por ai gjithmonë ka falenderuar në faqen e tij të rrjetit social “Facebook”, të gjithë demokratët e rinj që marrin pjesë në debatet e kandidatëve, pavarësisht rezultateve të votimit. Nga ana tjetër, ndërsa në media u luajt në forma shpotitëse fakti se Belind Këlliçi kishte një të dashur me me prindër të përfshirë në “rilindjen” e socialistëve, ai reagoi në një mënyrë më se brutale në faqen e tiij të rrjetit social “Facebook”. Them brutale sepse Këlliçi është një i ri i arsimuar në një nga universitetet më të mira të Perëndimit, dhe reagimi nuk i kishte hije. Si vallë mundet një ri që e quan veten demokrat si Këlliçi të reagojë duke treguar një anektodë të ndyrë me nënë, motra, ministra komunistë dhe sigurimsa dhe për më tepër që ka qenë edhe kreu i Departamentit për të Përndjekurit Politikë dhe Pronarët? Anektoda e tij, që i shkon përshtat gardinëve të burgut famëkeq të Spaçit, është fyerje e madhe për të gjithë ata që kanë vuajtur në periudhën e komunizmit. Pra fatkeqësisht Belind Këlliçi me reagimin e tij publik konfirmon “steriotipin socialist” për banalitetin në PD.

Steriotipi 3: Lidership i PD-së është totalitar dhe e ka unin e theksuar

Kemi parë në daljet mediatike të Këlliçit kemi parë se e përdori shumë togfjalëshin “ambicia ime” si edhe e përdor së tepërmi veten e parë njëjës. Nga ana tjetër ka diçka më Perëndimore tek mënyra si shpreh Salianji. Ai, në daljet e tij mediatike, në retorikën e tij vis-à-vis PD-së ka folur duke përdorur koncepte të bashkëpunimit dhe gjithpërfshirjes.

Steriotipi 4: Demokratët janë shkatërrimtarë dhe nihilistë

Më bëri shumë përshtypje një deklaratë në media e Belind Këlliçit: “PD dhe FRPD do të jenë në një sintoni të plotë bashkëpunimi sikurse rikthimi i sistemit të meritokracisë dhe vlerësimi i kontributeve të gjithsecilit do të jenë dy gurët e themelit të punës sime”. Nga kjo kuptojmë se Në PD dhe FRPD sipas Këlliçit nuk ka meritokraci, pasi ky do t’i “rikthejë” ato. Nga ana tjetër ai është shprehur gjithashtu se në PD, ai vetëështë ngritur shkallë-shkallë deri sa arriti të bëhej pjesë e Këshillit Kombëtar të PD. Pra i bie që në PD dhe në FRPD paska meritokraci, ose Këlliçi mund të jetë rast që ka hypur në “ashensor” politik. Gjithsesi, mënyra se si Këlliçi e vë në pikëpyetje meritokracinë në PD, duke lënë të kuptohet se nëse merr kreun e FRPD-së do të ndërmarrë disa “reforma” jo të këndshme, jep përshtypjen se do të veprojë me demokratët e rinj ashtu si qeveria e “rilindjes” me “socialistët e ndershëm”. Nga ana tjetër kreu i FRPD-së, Gert Bogdani, arriti të zgjidhej President i Unionin Ndërkombëtar të të Rinjve Demokrat, që është një arritje jo vetëm për FRPD por për të gjitha forumet politike në Shqipëri. Dhe që Bogdani të arrinte deri aty, mbështetja nga PD ka qenë e madhe. Pra ka një sistem meritokratik edhe në PD.

Në të kundërt të Këlliçit, Ervin Salianji në daljet e tij mediatike flet me respekt për të kaluarën e FRPD-së, gjithmonë duke qenë i hapur për risi progresive. Dhe kjo mënyrë e të parit të gjërave vjen për faktin se Ervin Salianji realisht është ngritur gradualisht në shkallët e vendimmarrjes në PD, duke filluar shumë vite më parë si një anëtar i thjeshtë dhe me dëshirë për të kontribuuar.

Përfundimi

Është e qartë për sa u tha më sipër, se zgjedhja e Ervin Salianjit në krye të FRPD-së përbën një problem për forumet rivale, për faktin se ky i ri është i përgatitur dhe ka një përqasje perëndimore të të konceptuarit të gjërave, që kandiatët e tjerë nuk e kanë. Pra nëse do të isha një “dashakeqës” i PD-së, do të bëja çmos që kësaj force politike t’i hiqja me çdo mënyrë elementin Ervin Salianji.

Kategori
Uncategorized

Taulant Balla, fole njëherë edhe per veten tende.

12278682_559026794253824_7547923661929074808_n

Nga Jakup B Gjoca.

Redaktor i Politikes tek Gazeta Telegraf…

Zoti Taulant Balla, nuk e prisja që ti të ishe relatori i socialistëve në Parlamentin tonë, për ligjin e dekriminalizimit. Sepse, nëse kohë më parë, do të kishte një ligj të dekriminalizimit, sot ti, Taulant Balla, nuk do të kishe mundësinë që, jo vetëm nuk do flisje në Parlament, por as që do të ishe fare në Parlament, sepse, meqë je i dënuar nga gjykata për shpifje për 3 çështje civile, nuk duhet të jesh fare deputet. Ose sa ta votosh edhe ti ligjin për dekriminalizimin, duhet të vetëdorëzosh mandatin e deputetit, sikurse veproi sot edhe Mark Frroku!
Zoti Taulant Balla, meqë kërkove që ligji i dekriminalizimit të përfshijë në orbitën e tij, edhe ata politikanë që kanë përgjegjësi për 21 janarin 2011, e sidomos për të 4 të vrarët, unë të jap plotësisht të drejtë, qoftë nga ana ligjore, por edhe morale, ndaj, po publikoj edhe foton tënde, të korrikut 2009, ku zotrote me dhunën fizike tënde kundër forcave të rendit, kërkoje me dhunë, që të tjetërsoheshin rezultatet zgjedhore, të shpallura nga KQZ. Me sa di unë, zoti Taulant, në demokraci, kurrë një deputet nuk mund të përdorë dhunë kundër forcave të rendit, qoftë edhe për të kërkuar “drejtësinë” e rezultateve të votimit, sepse në gjuhën juridike, sjellja jote është vepër penale, ku në bazë të ligjit të ligjit të kriminalizimit, të heq edhe ty mandatin e deputetit!
Zoti Taulant Balla, meqë sot në Parlament, bëre fjalë për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, që drejtësinë e shesin dhe e blejnë si mall, ju kujtoj, zoti Balla, se ju u akuzuat publikisht para disa ditësh, se keni emëruar në dogana dhe tatime qindra njerëz, të afërmit tuaj, jashtë çdo kriteri që përcakton ligji për DAP, dhe ju nuk e përgënjeshtuat, pra unë e marr të mirëqenë kritikën. Sot ti, Taulant Balla nuk guxove të flisje edhe për ministrat e korruptuar dhe deri më sot, as që e përgënjeshtrove akuzën e ambasadorit amerikan Donald Lu, ndaj unë e pranoj të mirëqënë, por, zoti Balla, veç ministrave të korruptuar, dalin edhe deputetë të korruptuar, që vendin e punës në administratën publike e përdorin si mall, që shitet e blihet. Sepse ti, si deputet ndërtove një realitet, bëre standart, që shqiptari sot, po të mos ketë një deputet si ju, zoti Taulant Balla, që të blejë një vend pune, nuk mundet kurrë që të emërohet në administratën publike, sado merita, personalitet, aftësi profesionale të ketë.
Zoti Taulant Balla, ju u akuzuat publikisht edhe për afere që njerëzit tuaj të afërt kanë bërë me rimbursimin e ilaçeve dhe deri më sot asnjëherë nuk i keni përgënjeshtruar, sepse ata prokurorë të korruptuar, që ju thatë sot në Parlament, po zvarritin hetimet ndaj njerëzve tuaj të afërm. Ju pyes: Mos vallë edhe të afërmit e tu kanë korruptuar prokurorët, siç thoni ju, që të mos hetohen? Di gjë?
Zoti Taulant Balla, ju si deputet i opozitës na u zotuat 100 herë, që nëse vini në pushtet, do të anulloni koncesionin e Lotarisë Kombëtare, meqë u dha në dëm të interesave kombëtare, për 5 qindarka, siç pohuat ju. Por ju, zoti Balla, si deputet i mazhorancës, keni heshtur edhe pse u akuzuat publikisht, që punësuat motrën tuaj të Lotaria Kombëtare.
Ndaj, zoti Taulant Balla, a do të flasësh për veten tënde, për ligjin e dekriminalizimit? Sepse, në demokraci është më i rëndë kriminalizimi moral, sesa kriminalizimi penal! Nëse ju, zoti Taulant Balla keni krijuar te njerëzit, te votuesit, te shqiptarët, perceptimin se jeni shefi i kuadrit të PS, që emëroni dhe shkarkoni këdo që ju doni, duke shpërfillur ligjet, që njerëzit tuaj familjarë të abuzojnë me fonde dhe ju nuk keni mundësi t’i përgënjeshtroni akuzat publike, që ju vetë jeni i dënuar për 3 çështje civile për shpifje, a nuk duhet që moralisht, të vetëdorëzoni që sot mandatin e deputetit, meqë votuat ligjin e dekriminalizimit?
Zoti Taulant Balla, meqë jeni i dënuar nga gjykata për shpifje, a mund të jeni më deputet, a mund të ketë më reputacion fjala juaj për elektoratin? Nëse, këtë përgjigje nuk e keni në përmbajtje në ligjin për dekriminalizimin, të cilin vetë ju e hartuat, do t’ju lutesha, zoti Taulant Balla ta pasuroni, me qëllim, që ta bëjmë sa më thellë edhe katharsin e politikës nga krimi penal dhe krimi moral!

Kategori
Uncategorized

Basha duhet te behet misionar.

IMG_20151126_183355

Nga Bojana Fatkoja.

Partia Demokratike nuk duhet të mbetet projekti i nisur 25 vjet me parë dhe i pa realizuar asnjëherë deri më sot. Me ardhjen e Bashës në krye të saj, ish të persekutuarit e te përndjekurit politikë, ashtu si dhe Studentët e Dhjetorit menduan e shpresuan se PD do të jetësohet me misionin që nisi në ’90, për ti përfaqsuar këto target grupe.
Partia Demokratike nuk duhet të jetë më partia e marifetçinjve politikë, të cilët pasi i përkëdheli regjimi komunist, tranzicioni i bëri disa herë ministra. Gjatë pushtetit përpos korrupsionit që i shndërroi në miliarderë, jo pak u përfolën për lidhjet me kundërshtarët politikë, duke i ushqyer me tendera, dhe duke krijuar një marrëdhënie simbiotike sot që janë në opozitë. Ja pse ata nuk besojnë në betejën ideologjike me PS dhe tallen me opozitën dhe me shqiptarët e varfër. Basha duhet ti japë fund të ardhmes së këtyre piranjave, të cilët janë në pritje të pushtetit të ardhshëm, si torta e Xhani Rodarit, ajo që binte nga qielli, e këto “barkderra anemikë” do vërsulen ta kullufisin siç bënë 8 vjet pushtet e shqiptarët i shporrën me 1.000.000 vota. Përballë kësaj qeverie të korruptuar e mafjoze Z. Basha ka detyrë të na japë një opozitë të shëndetshme e demokrate. “Të ndërtojë një grup që beson tek opozita dhe të ecë para”, thotë Fevziu.
Nuk është vështirë të krijohet një grup i tillë, i cili të bazohet në dy shtylla kryesore, mjafton të ekzistojë dëshira e Bashës. PD nuk duhet të vazhdojë të lërë në hije asetet që ka. Ka studentë dhjetoristë që kanë kontribuar në ndërtimin e PD-së në ditët më të vështira, dhe piranjat derivate të komunizmit i bllokuan karrierën në këtë parti. Sot ata kanë moshën për të qënë të pjekur politikisht e kanë investuar në mirëshkollim, duke u kthyer në profesionistë që lehtësisht mund të zëvendësojnë “ministrat e përjetshëm”. Shtylla e dytë duhet te jenë të rinjtë e talentuar, që rrjedhin nga familje të djathta e që kanë bërë karrierë vertikale në parti. 
Ndërtimi i këtij grupi, mendoj Unë, nga Kryetar do ta kthente Bashën në Misionar.

Kategori
Uncategorized

Suedia mbyll dyert per refugjatët.

Screenshot_3

Zv.Kryeministres së Suedisë, Asa Romson, i kanë rrjedhur lotë nga sytë dje kur i është dashur të deklarojë para mediave se polikës së dyerve të hapura të vendit për refugjatët, i erdhi fundi.

Screenshot_2Vendi nordik ka një histori të gjatë dhe krenohet me të qënit një nga vendet më mikpritës për refugjatë duke marrë më shumë refugjatë për frymë se çdo vend tjetër perëndimor, mbi 190 mijë të tillë.

“Ky është një vendim i tmerrshëm, tha Romson, e cila mbështetet nga Partia e Gjelbër, duke thënë se këto masa do t’i bëjnë më të vështira gjërat për refugjatët.

Kurse, Kryeministri i Suedisë, Stefan Lovfen, tha se vendi i tij ka nevojë për një afat: “Është e dhimbshme për mua që Suedia nuk është më në gjendje të pranojë azilkërkues. – tha ai. – Por ne thjesht, nuk mund të bëjmë dot asgjë më shumë.”

Qeveria suedeze mori një sërë masash me shpresën për të frenuar refugjatët që vijnë drejt saj. Para krizës, refugjatëve iu dha një leje e përhershme qendrimi, por tani e tutje atyre do t’u jepet vetëm një leje e përkohshme.

Pika kontrolli janë ngritur kudo në transportin publik dhe e drejta për bashkim familjar është kufizuar. Nga ana tjetër, Suedia ka shtuar kontrollin e kufijve duke dyfishuar oficerët që patrullojnë bregun jugor, nga ku refugjatët mbërrijnë.

Kategori
Uncategorized

Brenda vetë qëverisë Shqiptare po del në pah një grup pro jugosllavëve dhe sovjetikëve….

Korespondenca sekrete ndërmjet misionit jozyrtar të SHBA në Tiranë dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në telegramin 711.75/10-1646 të 16 tetorit 1946, kur Hoxha vazhdon se SHBA kanë treguar shënja jo miqësore kundrejt Shqipërisë, duke përkrahur kërkesat greke në Konferencën e Parisit për çështje territori kundrejt Shqipërisë, Unë ( Henderson – tanimë zëvendës i Xhejkobs në misionin amerikan në Tiranë ) kalova në mos renie dakort me Hoxhën, duke shënuar se, SHBA, në asnjë kohë nuk ka përkrahur kerkesat greke për Epirin e Veriut. Por ai kundërshtoi…. mandej, Hoxha tha se mund të ishte keqinformuar. Ai tha se SHBA kishin votuar në favor të vendosjes së kërkesës greke në rendin e ditës së Konferencës, gjë që është njësoj sikur të votosh kundër Shqipërisë.

Kaluan 45 minuta të kota për ta bindur Hoxhën … se ne ishim duke ndjekur politikën tonë për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe dhenies së një vlerësimi për çdo kërkese për ratifikime kufitare.

Unë i thashë se në SHBA, koncepti i drejtësisë nënkupton të drejtën e kujtdo për të paraqitur akuza kundër kujtdoje dhe detyra e gjyqtarëve për dëgjimin e akuzave….
Në qoftë se akuzat janë pa baza, gjyqi do i zbulojë…. Dhe do marrë vendim pezullimi…..

Gjeneral, cili do ishte reagimi juaj në qoftë se Shqipëria do kërkonte futjen në rendin e ditës të Konferencës së Paqes…. për hir të argumentit të rajonit të Kosovës dhe në rast se delegacioni i SHBA do votonte kundër dhënies së Shqipërisë të së drejtës për futjen e kësaj kërkese në Konferencë ?

I vetmi koment i Hoxhës ishte ky :

“#”#”#”#”#”#”#”#”#_____“ Ky nuk përbën një rast analog, sepse ne nuk jemi duke shtruar problemin e kërkesës për rajonin e Kosovës nga aleatja jonë Jugosllavia…”_____ “#”#”#”#”#”#”#”#

Po për këtë pikë, Xhejkobs theksoi se : “ Sepse SHBA kishin theksuar vazhdimisht të qënit e Shqipërisë një shtet i pavarur dhe po qe se gjysma e Shqièpërisë Jugore i kalonte Greqisë, Shqipëria nuk mund të qëndronte si shtet i pavarur.”

Materiali që i referohet Shqipërisë titullohet :

“Përpjekja për të arritur një bazë të kënaqshme për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Tërheqja e misionit jozyrtar të SHBA “.

Përfshihen në të 26 nota sekrete të këtij misioni drejtuar Sekretarit të Shtetit, apo anasjelltas, të cilat përfshijnë periudhën nga 29 janari deri më 19 nentor 1946.

Siç dihet më 8 maj 1945, një delegacion apo mision jozyrtar i SHBA, ishte dërguar në Shqipëri për të parë gjëndjen në vend dhe për të njohur karakterin e Qeverisë Shqiptare, të krijuar pas mbarimit te Luftës së Dytë Botërore, praktikisht te qeverisë komuniste Shqiptare të Enver Hoxhës.

Qëllimi i këtij misioni ishte përcaktimi në se duhej njohur apo jo kjo qeveri si dhe, në se do rivendoseshin marrëdhëniet dilomatike midis SHBA dhe Shqipërisë.

Dhe misionit, për të arritur deri në njohjen e Qeverisë Shqiptare nga Qeveria Amerikane, i duhej të studionte realisht gjëndjen në vend. Ai i paraqiti Qeverisë Shqiptare disa kushte ku kryesoret ishin :

1. Zhvillimi i zgjedhjeve të lira në Shqipëri ;
2. Njohja e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtarë, ku Shqipëria kish qenë pjesëtare, si dhe ato dypalëshe midis Shqipërisë dhe SHBA, të vendosura para 7 prillit 1939.

Kryetari i këtij misioni fillimisht ishte Xhejkobs dhe në të material përfshihet kryesisht korespondenca e tij me Sekretarin e Shtetit të SHBA ( më pas Xhejkobs u zëvendësua nga Henderson ).

I. GJËNDJA E SHQIPËRISË – MARRËDHËNIET SHQIPËRI – SH B A.

Që në mesazhin e parë të këtij materiali ( telegrami 711.75/ 1-2046 të datës 29 janar 1946) , Xhejkobs i shkruan Sekretarit të Shtetit ( në vazhdim me sa kuptohet edhe të mesazheve të mëparshme ) se : “…. Une paraqes ndjenjën jo shoqërore në rritje të regjimit këtu, kundrejt SHBA”..

Ai ve në dukje se : “ Për prestigjin tonë ndaj sovjetikëve, në Shqipëri po zhvillohen aktivitete të ndryshme”. Në të theksohet se “ Legata Sovjetike është e plotë, pothuajse të gjithë pjesëtarët janë këtu së bashku me gratë e tyre, se ata jetojnë në pesë shtëpi”…. “ Këta nëpunës, kryesisht ushtarakë, shikohen shpesh në vende publike me zyrtarë shqiptarë… “ se : “ Në qytet ka edhe shumë sovjetikë, që thuhet se janë teknikë ( … janë disa qindëra )…. Dhe priten të vinë tjerë……”

“…. Brenda vetë qëverisë po del në pah një grup pro jugosllavëve dhe sovjetikëve….

Për të orientuar Kushtetutën e re sipas vijës sovjetike. Kjo ka ngjallur një frymë opozite midis radikalëve moderues… Grindja shkaktoi arrestimin e anëtarëve të të ashtuquajturës opozitë, si Kokoshin, Asllanin dhe Larry Post.
Që në këtë telegram bien në sy disa probleme që e shqetësonin misionin jozyrtar të SHBA në Shqipëri si :

1. Afrimi i dukshëm i Qeverisë Shqiptare me sovjetikët dhe jugosllavët dhe kufizimet e shumta dhe pengesat që i nxirreshin misionit amerikan në Tiranë ;

2. Cështja delikate dhe e rëndësishme, që përbente edhe një nga kushtet bazë për njohjen e Qeverisë Shqiptare nga ana e Qeverisë së SHBA, ajo e njohjes së traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, dy apo shumëpalëshe, të firmolsura nga Shqipëria para 7 prillit 1939, për të cilat , me gjithë që i janë dorëzuar kryeministrit shqiptar Enver Hoxha, tregohet një qetësi apo heshtje e plotë. ( Ky problem më poshtë do të shtjellohet më hollësisht).

Në telegram theksohet edhe : “ Në shtyp dhe në radio vazhdon fushata kundër SHBA… u vu në lojë Stettinus, përfaqësuesi amerikan ne UNO ( OKB-… S.H.) …. Nje tjetër komentator ka vënë në lojë UNRAN (“ ajo solli në Shqipëri “ Frogs” = xhipsa për të vrarë qentë”), gazeta “Bashkimi”, me një ton therrës, shprehu keqardhjen për aleatët amerikanë e ata anglezë, të cilët janë duke i dhënë strehim në Italine neofashiste krimineleve të tillë të luftës, si Kadri Cakrani dhe Xhelal Staravecka ( apo edhe Xhafer Devas )…”

Në telegramin 711.75/2-546 , më 5 shkurt 1946, Xhejkobs i shkruan Sekretarit të Shtetit se : “ Qysh nga mezi i dhjetorit, kur u mbajt Konferenca e Moskës, këtu është rritur shumë influenca sovjetike… që gjithçka që bën Qeveria Shqiptare, e bën e drejtuar nga një grup komunist, pro sovjetik, me pëlqimin e autoriteteve sovjetike e ndoshta nën drejtimin e ryre “.

Në telegramin 711.75/2-846 të datës 10 shkurt 1946, Xhejkobs i shkruan Sekretarit të Shtetit : “… Në qoftë se nuk protestojmë fort kundër autoriteteve sovjetike, të cilët vetëm pak javë pas njohjes së një shteti ballkanik, kanë bërë që ideologjia e tyre të penetrojë thellë në radhët kesaj qeverie, të inaguruar dhe njohur nëpërmjet veglave të tyre, duke zbatuar një program frike dhe raprezaljesh kundër gjithë opozitës.…, atëherë ne duhet të mendojmë që autoritetet sovjetike do ndjekin të njëjtën rrugë si ajo e Rumanisë, Bullgarisë e Koresë, menjëherë sa të akordohet njohja…

…Unë jam i sigurtë se ajo çka ka ndodhur këtu…. u është imponuar autoriteteve shqiptare nga një grup i vogël komunistësh shqiptarë, të cilët bashkëpunojnë ngushtë me Moskën…

… Në rast se këtu duhet ndërmarrë ndonjë veprim, kjo duhet bërë drejt Moskës, në bazë të angazhimeve të Jalltës. Ne duhet të shprehim habinë tonë në drejtim të transformimit të shpejtë të ndodhur, ku këtu po vinë një numër i konsiderueshëm sovjetikësh dhe një sasi e madhe furnizimi me armë”.

Në telegramin e datës 28 shkurt 1946 ( Nr. 711.75/2-2846), Xhejkobs i raporton Sekretarit të Shtetit se : “ Duket qartë se Shqipëria është kthyer në shtet satelit të BS dhe Jugosllavisë…. Këto dy shtete shpresojnë që Shqipëria të pranohet anëtare e UNO-s, duke i shtruar kështu një tjetër votë bllokut sovjetik. Në rast se në sesionin tjetër të UNO-s, Shqipëria nuk pranohet, atëhere Shqipëria do kthehet në një njësi të Federatës Jugosllave. Une jam i sigurtë se shumica e shqiptarëvë kundërshtojnë infiltrimin e dominimit sovjetik si dhe bashkimin me Federatën Jugosllave.
Sipas prononcimeve zyrtare dhe neneve të propozuara për Kushtetutën e re, duket qartë se regjimi i tanishëm dhe keshilltarët sovjetikë, po ngrejnë një sistem ekonomik shqiptar të kontrolluar nga Shteti, sipas modelit sovjetik…

….gjithashtu, si pjesë e procesit te sovjetizimit, të gjithë të huajt…( Hoxha indirekt, bën fjalë për shumë vetë ), përfshi edhe amerikanët, do të dëbohen nga Shqipëria. Për shqiptarët nuk lejohet emigrimi dhe udhëtimi jashtë shtetit, përveçse në shtetet satelite te BS.

Po si pjesë e procesit të sovjetizimit, çdo lloj opozite do të shtypet me ndihmën sovjetike e atë jugosllave, në rast se do të jetë e nevojshme. Fëmijët e shkollave nxiten dhe u jepen lëvdata, kur ata spiunojne për mësuesit dhe prindërit. Rast më tipik merret arrestimi i grupit Kokoshi-Asllani, i cili desh të krijonte një parti të dytë në zgjedhjet e dhjetorit, vitin e kaluar..

Grupi komunist këtu është i vendosur dhe flet në të mirë të fakltit, se është më mirë që këtu të ndjehet prezenca e Rusisë, e jo si regjimi i kaluar…
Në telegramin 768.75/4-1246 të datës 12 prill 1946, Xhejkobs i raporton Sekretarit të Shtetit se : “ Siç është thënë në telegrame të ndryshme, vala e terrorit ka përfshirë Shqipërinë qysh në muajin janar, kur grupi komunist inaguroi procesin e sovjetizimit. Njerëzit spiunohen, hiqen nga shtepitë e tyre ( si në Tiranë për të lëshuar shtëpi për sovjetikët ), futen ne burgje ose kampe përqëndrimi dhe lirohen nga postet qeveritare, pa marrë parasysh racën dhe besimin.”

Ndërsa në telegramin 875.00/4-2046 të datës 20 prill 1946, Xhejkobs i rekomandon Sekretarit të Shtetit se . “ Para dhënies së njohjes, departamenti duhet të jetë i interesuar : së pari, duke qënë se regjimi i tanishëm me një sistem të vetëm një partie, i cili shtyp pa mëshirë çdo lloj opozite, në këtë rast kërkohen garanci të forta, që grupet jo parti të qeverisë, të gëzojnë lirinë e fjalës dhe të përdorin organëet e shtypit, njësoj si ato të qeverisë. Se dyti, si rezultat i një shpërndarjeje të gjërë të literaturës sovjetike dhe kufizimit të asaj tonës, ne duhet të kemi të drejta të barabarta… Se treti, duke qenë se kundër anëtarëve të misionit tonë ushtrohet vëzhgim, përfshi edha ata persona që na bëjnë ne vizita, kerkohen garanci që misioni dhe shtabi i tij, të lejohen të krijojë marrëdhënie miqësore me shqipëtarë, por që këta të mos jenë subjekt vëzhgimi nga ana e policisë.

Se fundi,…. Kur në bashkëpunuam me Britaninë e Madhe dhe BS për çështjen e Shqipërisë nuk menduam që autoritetet sovjetike të avanconin kaq shumë dhe të kontrollonin gjithë vendin… Në rast se bëhet fjalë për një vend të pushtuar, ku sipas deklaratës së Krimesë, tre fuqitë e mëdha duhet të bashkëpunojnë në mënyrë të barabartë, ky shtet është Shqipëria.

Me gjithate, pa asnjë justifikim, sovjetikët kanë avancuar shumë, dhe nëpërmjet grupit komunist kanë manipuluar plotësisht makinën e qeverisë, për të patur kontroll të plotë me ekskludimin e SHBA dhe Britanisë ose ndonjë fuqie tjetër”.

Në telgramin 740.00-119 datë 26 prill 1946, që Xhejkobs i dërgon Delegacionit të SHBA në Këshillin e Ministrave të Jashtëm në Paris, ai shtron problemin e kufirit shqiptaro-grek.

Ai thotë : “ Pas studimit të këtij problemi mendoj se kërkesa greke nuk është e justifikueshme. Aprovimi i kësaj kërkese do bëjë që Shqipëria të mos jetë në gjëndje të ekzistojë si shtet i pavarur, thjesht nga ana ekonomike.

Po këtë problem, Xhejkobs, në telegramin Nr. 234, datë 23 prill 194, theksonte se Këshilli i Ministrave të Jashtëm duhet të gjejë ndonjë farë mënyre për të zgjidhur problemin e kufirit shqiptaro-grek, duke bërë dhe këtë vlerësim : “ Vazhdimi i kërkesës së vjetër të palës greke, prek seriozisht paqen në Ballkan, i jep rast Shqipërisë të mbajë të mobilizuar ushtrinë, ndërsa sovjetikëve të hiqen si mbrojtës të Shqipërisë së vogël, duke i dërguar asaj furnizime me armë dhe këshilltarë sovjetikë.”

Qeveria e SHBA … i kujton gjeneral Hoxhës faktet e mëposhtëme :

1.Më 19 shkurt 1945, senatori Pepper paraqiti rezolutën e mëposhtëme, e cila iu referua Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. “ Sipas Senatit, me kuptimin Epiri i Veriut ( përfshi edhe Korçën ) dhe 12 ishujt e detit Egje, të njohur si ishujt Dodekanezia, ku predominon një popullësi plotësisht greke, duhet t’i kalojnë Greqisë, në bazë të një Konference Paqeje dhe të përfshihen në territorin e Greqisë;

2.Kjo rezolutë doli pa amendament nga Komiteti më 27 mars 1946. Senati nuk ka marrë asnjë veprim për këtë rezolutë.

Megjithatë, veprimi i Senatit …. Nuk duhet marrë si diçka që ka të bëjë me qëndrimin e ekzekutivit të Qeverisë Amerikane, lidhur me vlerën ose të qënit pro ose kundër çështjes së propozimit në fjalë.

Në telegramin 711.75/10-1646 të 16 tetorit 1946, kur Hoxha vazhdon se SHBA kanë treguar shënja jo miqësore kundrejt Shqipërisë, duke përkrahur kërkesat greke në Konferencën e Parisit për çështje territori kundrejt Shqipërisë, Unë ( Henderson – tanimë zëvendës i Xhejkobs në misionin amerikan në Tiranë ) kalova në mos renie dakort me Hoxhën, duke shënuar se, SHBA, në asnjë kohë nuk ka përkrahur kerkesat greke për Epirin e Veriut. Por ai kundërshtoi…. mandej, Hoxha tha se mund të ishte keqinformuar. Ai tha se SHBA kishin votuar në favor të vendosjes së kërkesës greke në rendin e ditës së Konferencës, gjë që është njësoj sikur të votosh kundër Shqipërisë.

Kaluan 45 minuta të kota për ta bindur Hoxhën … se ne ishim duke ndjekur politikën tonë për ruajtjen e pavarësisë së Shëipërisë dhe dhenies së një vlerësimi për çdo kërkese për ratifikime kufitare.

Unë i thashë se në SHBA, koncepti i drejtësisë nënkupton të drejtën e kujtdo për të paraqitur akuza kundër kujtdoje dhe detyra e gjyqtarëve për dëgjimin e akuzave…. Në qoftë se akuzat janë pa baza, gjyqi do i zbulojë…. Dhe do marrë vendim pezullimi…..

Gjeneral, cili do ishte reagimi juaj në qoftë se Shqipëria do kërkonte futjen në rendin e ditës të Konferencës së Paqes…. për hir të argumentit të rajonit të Kosovës dhe në rast se delegacioni i SHBA do votonte kundër dhënies së Shqipërisë të së drejtës për futjen e kësaj kërkese në Konferencë ?

I vetmi koment i Hoxhës ishte ky : “ Ky nuk përbën një rast analog, sepse ne nuk jemi duke shtruar problemin e kërkesës për rajonin e Kosovës nga aleatja jonë Jugosllavia…”

Po për këtë pikë, Xhejkobs theksoi se : “ Sepse SHBA kishin theksuar vazhdimisht të qënit e Shqipërisë një shtet i pavarur dhe po qe se gjysma e Shqièpërisë Jugore i kalonte Greqisë, Shqipëria nuk mund të qëndronte si shtet i pavarur.”

Në letrën e Hoxhës , në përgjigje të letrës së Henderson-it, të datës 5 nentor 1946, theksohet edhe : “ Nga ana jonë është punuar gjithmonë për të gjetur rrugëzgjidhje për këtë çështje ( atë të traktateve… S.H.), e cila ka penguar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midid dy popujve tanë, të cilët janë lidhur me një miqësi të ngushtë në të kaluarën dhe në luftën e përbashkët të fundit. Populli shqiptar ka ushqyer dhe ka një simpati të madhe për popullin mik amerikan dhe i vjen keq që..”
Sa të vërteta janë njoftimet që misioni amerikan në Shqipëri i dërgonte Sekretarit të Shtetit mbi gjëndjen në Shqipëri, shqiptarët i dinë fare mirë.

Shqipëria, nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, u bë fillimisht vasale e Jugosllavisë së Titos ( 1941-1948), së cilës i fali edhe Kosovën.

Pas prishjes me Titon, ajo u bë “bishti” i BS , i gjakatarit Stalin, nga i cili mësoi se si duhet të shpëtohet nga “ armiqtë” e socializmit ( sipas parimit komunist : armik që nuk të bën dëm është ai që nuk jeton më, që vritet.

Dhe “ armik” ishte kushdo që i dukej i tillë , në ndonjë ëndërr të keqe Enver Hoxhës… S.H. ). Por edhe miqësia e pathyeshme, e pavdekshme midis Shqipërisë Socialiste dhe Bashkimit të Madh Sovjetik, zgjati pak më shumë se një dekadë.

Por shqiptarët tashmë i dinë fare mirë të gjitha këto dhe e quaj krejtësisht të panevojshme që une t’i përmend më gjatë…

Miqësia e madhe e popullit shqiptar me popullin amerikan, siç thotë Enver Hoxha në letrat e tij, të shkruara më 1946, shpejt u kthye në një armiqësi të llahtarshme të RPSSH ndaj imperializmit me në krye Imperializmin amerikan, xhandarin e popujve të të gjithë botës…

C’është e vërtetë historia vonon, por nuk harron. Tanimë për ne shqiptarët , SHBA është kthyer në kampionin e paqes, kampionen e demokracisë…

TRAJTIMI I MISIONIT AMERIKAN NË SHQIPËRI

Së pari, mbylljen plotësisht të misionit , duke lënë pasurinë nën kujdesin e anglezëve, ose,
Së dyti, të tërheqim të gjithë personelin me përjashtim të Fulcit, Steven-it dhe Nikolas, të cilët do të lihen si kujdestarë ( megjithate, asnjë prej personave të mësipërm nuk dëshiron të qëndrojë, po qe se situata vështirësohet)…

Dhe Xhejkobs vazhdon : “ Ky mund të jetë rasti i fundit në ndihmë të këtij populli të vogël, punëtor dhe të ndershëm, i cili ka vuajtur për 300 vjet nën shtypjen turke, intrigave jugosllave e italiane, pushtimit italian e atij gjerman, rrënimit dhe, tani i ndodhur përballë frikës e terrorit të mendjemëdhenjëve imperialistë sovjetikë…”

Në këto kushte, Sekretari i Shtetit, me telegramin 711.75/2-846 të datës 12 shkurt 1946, i njofton Xhejkobs-it mbi dërgimin e një memorandumi të Qeverisë Amerikane për Shqipërinë, nënshkruar nga Byrness.

Në të thuhet se : “ Ju jeni udhëzuar të komunikoni me gjeneral Hoxhën, lidhur me paraqitjen e këtij memorandumi e t’i bëni atij të qartë se Departamenti i Shtetit, i kushton kësaj çështjeje, rëndësi të madhe.

Në këtë memorandum ndër të tjera theksohet se : “ … Qeveria e SHBA ka vënë re një qëndrim jo favorizues nga ana e autoriteteve shqiptare, si në drejtim të SHBA ashtu edhe të misionit amerikan në Shqipëri. Pjesërisht kjo është vënë re në qëndrimin e organeve të shtrypit dhe transmisioneve ne radio…

…. Në veçanti Qeveria Amerikane shikon një qëndrim aspak miqësor të autoriteteve shqiptare, të cilat më 28 janar urdhëruan largimin e një sërë nëpunësih të misionit amerikan në Tiranë, brënda 15 shkurtit… Kjo proçedurë s’ka asgjë të përbashkët me frymën dhe letrat e mirëkuptimit, vendosur me anë të shkëmbimit të memorandumeve të mars-prillit 1945, midis zyrës së Këshilltarit politik të SHBA në Kazerta dhe autoriteteve shqiptare…

… Kjo qeveri shënon, ndërkohë, se këto javët e fundit, aktiviteti i misionit tonë është penguar mjaft…. Duket se autoritetet shqiptare nuk kanë besim te anëtarët e misionit…

…..Më 10 dhjetor 1942, kjo qeveri afirmoi përkrahjen e saj për krijimin e një Shqipërie të pavarur. Gjatë luftës, SHBA inkurajuan dhe përkrahën rezistencën e popullit shqiptar kundër pushtuesve të boshtit… Ajo ka kontribuar shumë edhe për UNRA-n… që për disa muaj është duke i dhënë Shqipërisë një ndihmë të madhe…

…. Për të hequr çdo mendim keqkuptimi, çka duket në mendje të autoriteteve shqiptare, për pranimin e Shqipërisë në UNO, kjo qeveri pohon se është plotësisht dakort që Shqipëria të fitojë anëtarësinë në Kombet e Bashkuara… Megjithatë, duhet theksuar se qëndrimi përfundimtar që duhet marrë nga SHBA në këtë drejtim, nuk mund as logjikisht as parimisht të veprojë, pa iu referuar dëshirës së qeverisë shqiptare, për të plotësuar detyrimet ndërkombëtare…

… Qeveria Amerikane e ka shumë të vështirë, nisur nga trajtimi aspak shoqëror bërë zotit Xhejkobs e Shtabit të tij, të kuptojë ose të falë qëndrimin jo korrekt, përdorur deri tani nga autoritetet shqiptare…-.

Dhe memorandumi përfundon : “ Ndërkohë qeveria amerikane s’ka dëshirë të lerë ndonjë dyshim në mendjet e autoriteteve shqiptare, se në rast se vazhdon trajtimi jo miqësor i misionit amerikan… atëherë kjo qeveri ndjehet e detyruar, dhe pa marrë aspak parasysh ndjenjat e vërteta të miqësisë për popullin shqiptar, të rishikojë qendrimin e saj të kundërt me autoritetet e sotme shqiptare”.

Në telegramin 711.75/2-1946 të datës 19 shkurt 1946, Xhejkobs i shkruan Sekretarit të Shtetit : “ Dje i dorëzova gjeneral Hoxhës memorandumin dhe theksova se kësaj çështjeje, departamenti i kushton shumë rëndësi. Hoxha ra dakort se misioni duhet respektuar më shumë… dhe tha se edhe çështja e personelit të shërbimit nuk ishte aspak e drejtë. Ai u përpoq që fajin t’ua hedhë “vartësve”dhe shprehu keqardhjen për lindjen e frymës së mosdashamirësisë. Vërejtjet e tij tregojnë se ai ka kuptim të qartë rreth dashamirësisë dhe vlerësimit, që qeveria e tij duhet t’i kushtojë misionit tonë…

…. Kur erdhi çështja tek paragrafi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ai u shpreh me argumente të zjarrta rreth së drejtës së pranimit të Shqipërisë dhe, nuk çau kokën rreth përpjekjeve të bëra nga unë, në spjegimin e kësaj çështjeje…

Përsa i përket sulmeve të shtypit dhe të radios, ai tha se nuk interesohej për gjëra të tilla….”

Në telegramin 711.75/2-2846 të datës 28 shkurt 1946, Xhejkobs i raporton Sekretarit të Shtetit se : “ Për çështjen e trajtimit të misionit ngeli shumë pak kohë, por Hoxha u mundua, në mënyrë jo bindëse, të spjegonte çështjen e largimit ( ndjekjes) të personelit të shërbimit tonë…. Duke dhënë aprovim për qëndrimin e Marinscak, Hoxha tha se do ta shikonte përsëri këtë çështje. Ai të linte përshtypjen sikur do lejonte qëndrimin e tij të mëtejshëm. Kur unë i përmenda ardhjen e gruas së Marinscak-ut, ai vuri dorën në kokë dhe tha se i vinte keq, por ajo s’mund të bëhej…

… Unë i përmenda Hoxhës gjithashtu se tre nga stenografet e zyrës sime, u paraqitën për leje shkuarje në Shkodër dhe nuk u ishte dhënë asnjë përgjigje, në një kohë, ndodhi ndryshe me majorët anglezë, të cilëve të paktën iu dha përgjigje, qoftë edhe negative. Kjo u duk se e revoltoi Hoxhën, i cili mbajti shënim dhe tha se këtë çështje do ta sqaronte menjëherë. Me qenë se zyra e vizave ndodhet nën kontrollin direkt të Koci Xoxex, i cili punon me një komisar rus në zyrën e tij, duket më e dyshimtë që Hoxha të mos dijë gjë për çka ndodh atje…

…. Edhe në se kalohet në një farë përmirësimi të trajtimit të misionit tonë, ky përmirësim mund të bëhet vetëm në disa drejtime ( të paktën deri sa Shqipëria të paraqesë kërkesën tjetër për të qenë anëtarë e UNO-s )….

….. Une jam i sigurte se, për deri sa të ashtuquajturit Këshilltarë civilë e ushtarakë jugosllavë dhe personat nga qeveria, qarkullojnë gjithandej rreth vendit, për deri sa të ekzistojë ndonjë gjurmë nga opozita, anëtarët e misionit do kufizohen të qëndrojnë në Tiranë dhe, kur të lejohen jashtë Tiranës, ata do të shoqërohen me roje partizane…

…. Ne kërkojmë mendimin e departamentit dhe shprehemi : “ Misioni duhet të tërhiqet plotësisht për në SHBA. A.”
Me telegramin 711.75/10-1946 të datës 2 nentor 1946, Sekretari i Shtetit i shkruan Hendersonit :

“ …. Departamenti ka vendosur të tërheqë menjëherë misionin amerikan nga Shqipëria. Ju udhëzoj t’i adresoni Kryeministri Hoxha një letër jo zyrtare si kjo më poshtë :” “ Qysh nga 8 maj 1945, SHBA ka kërkuar rrugën e një kuptimi të dyanshëm dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Qeverisë Shqiptare dhe asaj të SHBA. Pavarësisht nga përpjekjet amerikane…. dhe mungesës së një përgjigjjeje të kënaqshme nga ana e Qeverisë Shqiptare lidhur me njohjen, e cila është formuar nga Qeveria Amerikane në nentor 1945, misioni nuk ka mundur të arrijë qëllimet për çka u suall fillimisht në Shqipëri…

Departamenti do japë njoftom në shtyp për tërheqjen e misionit sapo të merret telegrami juaj urgjent”. Acheson.

Me telegramin 711.75/11-746 të datës 7 nentor 1946, Henderson i dërgon Sekretarit të Shtetit përgjigjen e letrës së Hoxhës…. Në përgjigje të letrës time të datës 5 nentor. Në ketë letër thuhej : “ Kam nderin t’ju them se e kam marrë letrën tuaj të datës 5 nentor 1946… Për më tepër se 18 muaj… Qeveria e SHBA i kërkoi Qeverisë Shqiptare leje për të dërguar një mision zyrtar amerikan në Shqipëri, kryesuar nga Z. Xhejkobs, i cili do t’i raportonte Qeverisë Amerikane rreth situatës në Shqipëri, për çështjen e njohjes së Qeverisë Shqiptare nga Qeveria e SHB.

Ky mision amerikan u prit mirë nga ne dhe ju dhanë të gjitha mundësitë dhe lehtësitë për të plotësuar qëllimin e tij. Për 18 muaj rresht misioni juaj shkoi lirshëm në të katër qoshet e Shqipërisë, në fshatra dhe qytete, pa pasur asnjëherë ndonjë pengesë në punën e tij…Komisioneri Xhejkobs, shumë herë ka shprehur entuziazmin e tij për … demokracinë tonë stabël. Vetë shefi i misionit amerikan më ka thënë shumë herë …. Dhe se për vetë atë ishte e çuditshme përse Qeveria Amerikane vinte kushte njohjeje për qeverinë tonë… Zoti Xhejkobs e shikonte këtë si një “ çështje që kërkon vetëm një minutë kohë”… se ky kusht…s’ishte gjë tjetër por thjesht çështje që ne të pranonim disa traktate… kushti që na u vu ne, nuk ishte thjesht një çështje teknike…. Ai ishte një çështje plotësisht parimore dhe se Qeveria Amerikane e ngriti dhe e përdori si një pengesë serioze për vendosjen e marrëdhënieve dilomatike midid dy vendeve tona… Me keqardhje… kjo çështje edhe për ne përbën një çështje parimore…”

Ndërkaq më 8 nentor 1946, departamenti i shtetit nxorri në shtyp një shënim ku bëhej fjalë për tërheqjen e misionit amerikan nga Shqipëria ( Shih Buletinin e Departamentit të Shtetit të datës 17 nentor 1946, faqe 913 ).

III LIDHUR ME CËSHTJEN E TRAKTATEVE !

Lidhur me çështjen e traktateve dhe marrëveshjeve politike midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera, apo të Shqipërisë me Amerikën, para 7 prillit 1939, Enver Hoxha në kujtimet e tij shkruan :
“ Në fund Xhejkobs me pyeti : Xh.:Në dokumentat që keni publikuar thuhet se do të rishikoni të gjitha marrëveshjet politike, ekonomike dhe ushtarake, që ka pasur mbreti Zog me Shtetet e tjera dhe do t’i prishni të gjitha. A nënkuptoni me këtë edhe ato të qeverisë amerikane ?

E.H. : Po. Këto marrëveshje janë si gozhda e Nastradinit Z. Xhejkobs ( nuk e di, a e njihte Nastadinin Z. Xhejkobs !?… S.H. ), por këtë gozhdë populli ynë e shkuli që në Kongresin e Përmetit… Por ju “ harruat” pjesën e fundit të fjalisë se : “…. Ato që janë në dëm të popullit dhe të shtetit Shqiptar. Kjo do të thotë që ndonjë, sidomos ato bileteralet, mund edhe të rishikohen me qeverinë amerikane, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike..” ( faq 358. 359, 360 ).

Që në telegramin 711.75/2-546 të datës 5 shkurt 1946, Xhejkobs i raportonte Sekretarit të Shtetit se : “ Ruaj dyshim për përgjigjen që mund të na japin autoritetet këtu për çështjen e traktateve, deri sa për të njëjtën temë, të merret ndonjë hap me Beogradin,,,”

Ndërkaq në telegramin 711.75/2-846 të datës 10 shkurt 1946 ai thotë : “ për çështjen e njohjes, ne presim përgjigje nga autoritetet për të diskutuar problemin e traktateve. Autoritetet shqiptare, që nga data 16 janar, disponojnë të gjitha kopjet e traktateve. Siç i kam bërë të ditur departamentit, unë jam i sigurtë se ne nuk do marrim përgjigje deri sa Jugosllavia të jetë gati për të dhënë përgjigje, si këtu, si në Beograd”.

Në takimin e datës 18 shkurt 1946 ( telegrami 711.75/2-1946 ), për diskutimin e memorandumit të departamentit të shtetit, dërguar qeverisë shqiptare, Xhejkobs i raporton Sekretarit të Shtetit se :

“….Mandej unë përmenda çështjen e traktateve, por nga që kishim diskutuar për më tepër se një orë…. Hoxha tha se do të jepte vlerësim për të gjitha çështjet e memorandumit, në një takim tjetër. Unë nuk ruaj aspak dyshim rreth fundit të këtij problemi. Kjo do varet nga dëshirat e paraqitura prej Këshilltarëve Sovjetikë”.

Në telegramin 711.75/2-2846 të datës 28 shkurt 1946, Xhejkobs i shkruan Sekretarit të Shtetit se :

“U njoftova se Enver Hoxha dëshironte të më takonte më 27 shkurt, mbasdite. Në këtë takim : “Cështja e traktateve dhe marrëveshjeve na hëngri rreth një orë kohë. Hoxha edhe pse përsëriti rreth pranueshmërisë së disa traktateve ndërkombëtare, qeveria e tij nuk mund të binte dakort me vazhdimësinë e vlefshmërisë së ndonjë traktati të dyanshëm ose shumëpalësh… Tha se duhet të kishim besim dhe se … marrëveshja e Kombit më të favorizuar dhe e traktatit të naturalizimit, për ne ishin

më të rëndësishëm se kurrë. Kur unë kërkova që, le të mendojmë për një moment se SHBA pranojne siguritë e qeverisë shqiptar, me kusht rishikimin pas njohjes, në se qeveria e tij do të dëshironte shkëmbim notash për sigurimin e zyrtarëvë amerikanë dhe ekzaminimin e traktateve dhe marrëveshjeve, ai dha përgjigje negative.”

Në telegramin 711.75/8-1546 të datës 15 gusht 1946, Xhejkobs i raporton Sekretarit të Shtetit se :

“Mbasditën e 13 gushtit u takova me Hoxhën, i cili nisi me vështrësitë për traktatet duke kritikuar SHBA, që nuk kishin dalë me kundërpropozime. Unë protestova dhe i kujtova atij takimin e fundit, për këtë temë, kur ai më pat thënë se qëndrimi i qeverisë së tij ishte i njëjtë me atë çka thuhej ne dy notat e nentorit të kaluar. Unë i thashë se qeveria ime shpresonte më shumë nga çka pritej në këto nota…. Mandej ai vazhdoi se …. Qeveria e tij ishte e përgatitur të pranonte vlefshmërinë e 11 traktateve shumëpalësh…. Lidhur me katër traktatet dypalëshe ai tha se qeveria e tij ishte e gatshme, menjëherë pas njohjes dhe mbrijtjes së ministrit amerikan…. Këto traktate do merren në konsideratë me qëllim të bërjes së “korrigjimeve” të veçanta dhe ato të zbatohen në bazë të marrëdhënieve të reja ndërkombëtare, krijuar nga lufta antifashiste. Ai dha si shëmbull ligjin tonë të dorëzimit të kriminelëve të luftës… pra kriminelët e luftës që kërkojnë strehim në SHBA nuk duhet të na jepen në dorëzim.

Përsa i përket traktatit të naturalizmit, ai tha se qeveria e tij nuk kishte kundërshtime për raste të kaluara, por në të ardhmen duhen bërë korrigjigje të nevojshme.

Edhe për marrëveshjen e pagesave doganore, ai nuk shprehu kundërshtim. Mandej ai më dorëzoi një letër, më tha ta studioja… po të doja të njoftoja qeverinë time… Letra përsërit thelbin e çështjeve që Hoxha shtroi me mua… por asgjë rreth bërjes së korrigjimeve të dëshirueshme, marrëveshjes së pagesave doganore, konventës së sistemit monetar dhe ajo çka është më e rëndëishme, duke filluar prej vitit 1942 deri në vitin 1945, Hoxha nuk foli aspak.

Me qënë se regjimi shqiptar pranon vetëm traktatet e marrëveshjet shumëpalëshe, besoj se kjo bëhet vetëm për kërkesën e paraqitur nga Shqipëria, për të qenë anëtare e Kombeve të Bashkuara, tani në shqyrtim në Njujork.

Qëndrimi i Shqipërisë ndaj traktateve dhe marrëveshjeve tona dypalëshe mbetet i dyshimtë, përjashto vetëm atë të vërejtjeve gojore të Hoxhës, që flasin për përsëritjen e tyre…
Një rrugë veprimi është që të presim dhe të përgjigjemi kur të shikojmë që Shqiperia pranon çështjen e traktateve shumëpalëshe, ndërsa për traktatet dhe marrëveshjet e tjera duhet të na jepet siguria që kemi kërkuar…”

Në telegramin 711.75/8-1846 të datës 18 gusht1946, Xhejkobs i dërgon Sekretarit të Shtetit, të përkthyer, letrën e Enver Hoxhës të datës 13 gusht , për traktatet.

Ja një shkurtim i saj : “ Duke patur gjithmonë në mendje dëshirën për të forcuar marrëdhëniet midis SHBA dhe RPSH, në përgjigje të dëshirave dhe aspiratave të popullit shqiptar dhe të frymës së re ndërkombëtare…. RPSH ka marrë në konsideratë dhe ka studjuar traktatet, të cilat ekzistonin midis SHBA dhe Shqipërisë para datës 7 prill 1939.

Shumë prej këtyre traktateve…. u firmosën nga qeveritë antipopullore të krijuara e të sjella në pushtet…. kundër vullnetit të popullit shqiptar. Traktate të tilla janë në mënyrë direkte ose jo direkte, në kundërshtim të interesave dhe sovranitetit të vendit tonë. Fryma dhe zbatimi i shumë prej këtyre traktateve nuk pasqyrojnë interesat dhe aspiratat e popullit tonë, por e trajtojnë atë si popull kolonial ose gjysëmkolonial. Ne nuk themi se traktatet midis SHBA dhe Shqipërisë u ngritën në frymën e përmendur më lart… por veçanërisht ata të një karakteri të dyanshëm midis dy vendeve tona….. për këtë duhen bërë korrigjime.

Qeveria e RPSH, duke patur gjithmonë në mendje miqësinë e bazuar në respektin e dyanshëm…. pranon vlefshmërinë e traktateve të karakterit ndërkombëtar midis vendit tone….

Lidhur me traktatet e tjera të një karaktri të dyanshëm si, traktatet e arbitrimit, pajtimit, natyralizmit dhe dorëzimit, qeveria shqiptare është ë gatshme t’i marrë ato në konsidratë menjëherë, me ministrin amerikan, i cili do mbrijë në Tiranë pasi të jetë njohur qeveria jonë.

Kur të jenë bërë korrigjimet e nevojshme nga të dyja palët, këto traktate do hyjnë në fuqi…

…. Duke shpresuar, se midis dy vendeve tona do rivendosen marrëdhënie diplomatike sa më shpejt që të jetë e mundur, si faktor për forcimin akoma më shumë të miqësisë midis popullit amerikan e atij shqiptar, lutemi pranoni vlerësimin tim më të lartë.”

Kryeministër për çështjet e jashtme të qeverisë së RPSH, Gjen.Kol. Enver Hoxha.

Në telegramin 740.00119/9-946 të datës 9 shtator 1946, Zv.Sekretari i Shtetit Hickerson, që kryeson delegacionin amerikan në Konferncën e Paqes në Paris, njofton se : “ Ministri paportofol, Tuk Jakova që vizitoi departamentin tonë, me inisiativën e tij, kaloi në diskutim të problemit të traktateve . Jakova shpreh besimin personal se tani, qeveria shqiptare po përgatitej të njihte në parim çështjen e vlefshmërisë së traktateve dhe marrëveshjeve midis SHBA dhe Shqipërisë. Ai ra dakort me propozimin e Hickerson për të përdorur një gjuhë të tillë për çështjen e traktateve, që me aprovimin e mare nga Sekretari i Shtetit dhe gjeneral Hoxha, ajo të shërbente si bazë për diskutimin zyrtar midis autoriteteve shqiptare me përfaqësuesin amerikan në Tiranë:

Teksti i pohimit… në esencë është si më poshtë : “ Qeveria Shqiptare pranon në parim të gjitha traktatet dhe marrëveshjet midis Shqipërisë e SHBA te 7 prillit 1939… Qeveria Shqiptare rezervon të drejtën të propozojë ndryshime ose përfundimin e traktateve e të marrëveshjeve të lartpërmëndura, mbi baza të një interesi të dyanshëm…. Diskutim për këto traktate dhe marrëveshje…. do të fillojë pas njohjes së qeverisë shqiptare nga qeveria amerikane dhe pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA.

Jakova tha se do bisedonte me Hoxhën dhe mandej do të informonte departamentin për reagimin e kryeministrit. Jakovës iu bë e qartë se departamenti do ta kuptonte çështjen e mësipërme, si diçka që ndryshonte vetëm në gjuhë, por jo në përmbajtje të asaj sigurie origjinale, kërkuar prej nesh. Hickerson thekson…. Karakterin jozyrtar të kesaj bisede…. Ai bëri të qartë që gjeneral Hoxha, këtë çështje duhej ta trajtonte zyrtarisht me përfaqësuesin tonë në Tiranë.

Që atëherë, departamenti nuk ka dëgjuar asnjë fjalë tjetër prej Jakovës për këtë çështje.

Departamenti nuk dëshiron t’i japë përgjigje letrës së Hoxhës të datës 13 gusht, sepse Hoxha duket që, nën dritën e këtyre fakteve, ta tërheqë atë ose ta zëvendësojë , duke shtuar edhe sigurinë që ne kërkojmë. Po qe se çështja e traktateve vendoset sipas dëshirës së SHBA, ne nuk e quajmë të këshillueshme të përmendim kushte të reja njohjeje.

Por në telegramin 740.00.119/9-2046, Sekretari i Shtetit i shkruan Zv.Sekretarit të Shtetit, Kleiton se . “ Unë dëshiroj të mos merren hapa konkrete për çështjen e njohjes në këtë kohë të regjimit në Shqipëri. Pavarësisht se çfarë mund të bëjë Shqipëria në drejtim të pranimit të vlefhmërisë së traktateve, një njohje që mund të jepet në këtë kohë, do interpretohet shumë.” Byrness.

Lidhur me incidentin e Sarandës, Xhejkobs me telegramin e datës 10 tetor 1946, Nr. 775.00/10-1046, i shkruan Sekretarit të Shtetit se . “ Më datën 8 tetor, në fjalimin e tij para Konferencës së Frontit, Hoxha : “ Akuzoi Britaninë e Madhe për incidentin e Sarandës, i cili e përshkroi si pretekst, nga ana e saj , për mosvendosje marrëdhëniesh diplomatike. Për SHBA ai pohoi, çka departamenti është në dijeni, se Shqipëria është dakort për traktatet shumëpalëshe dhe se është gati të shikojë, në frymë shoqërore, çështjen e traktateve dypalëshe, por pas dhënies së njohjes”.

Me largimin nga misioni të Xhejkobs, vendin e tij, siç e kemi treguar më parë, e zuri Henderson, i cili në telegramin 711.75/10-1646 të datës 16 tetor 1946, i raporton Sekretarit të Shtetit lidhur me të : “ Xhejkobs theksoi se unë do isha përgjegjës për misionin, në mungesë të tij. Në Vashington ai shpresonte të prekte problemin e rëndësishëm midis SHBA dhe Shqipërisë, atë të traktateve të dyanshme….

Enver Hoxha tha : “… Se ai priste që SHBA ta akordojë njohjen. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe mbrijtjes së ministrit të SHBA, mund të kalohet në diskutimin e çështjes së traktateve dypalëshe. Dhe Xhejkobs tërhoqi vërejtjen për faktin se SHBA presin përgjigje nga Qeveria Shqiptare, po të merren parasysh bisedat e zhvilluara rishtaz midis Tuk Jakovës dhe zyrtarëve të Departamentit të Shtetit….. Hoxha u përgjigj se vizita e bërë nga Tuk Jakova …. ishte thjesht një vizitë kortezie. Edhe pse janë diskutuar probleme të rëndësishme për traktatet, kjo s’duhet marrë për bazë, sepse Tuk Jakova nuk ka qenë i autorizuar të fliste zyrtarisht…

… Xhejkobs theksoi se SHBA shpresojnë se Shqipëria do të njohë vlefshmërinë e traktateve dypalëshe para dhënies së njohjes…. Se ai kishte shpresuar që marrëdhëniet diplomatike duhej të ishin përfundar qysh në fund të vitit 1945 dhe çuditej si çështja e traktateve solli një kthesë të paparashikuar në qëndrimin e qeverisë shqiptare kundrejt SHBA. …

…. Mandej Hoxha kaloi shpejt e lehtë në çështjen e traktateve duke thënë se çdo ndryshim në qëndrimin e qeverisë kundrejt SHBA, nuk është i vërtetë dhe se është provokuar nga elemente jo miqësor, sepse qysh prej fillimit e deri tash, qeveria shqiptare nuk e ka humbur ndjenjën e miqësisë për SHBA…

… Por…. SHBA kanë treguar shënja jo miqësore kundrejt Shqipërisë duke përkrahur kërkesat greke në Konferencën e Parisit, për çështje territori kundrejt Shqipërisë..”

Në telegramin 711.75/10-1946, theksohet se : “ Hoxha në fjalën e hapjes së Konferencës të Frontit Demokratik…. Duke folur për rreth dhjetë minuta për çështjen e traktateve me SHBA…. Arësyetimi i tij ishte krejt i ndryshëm nga rastet e mëparshme…

… Ndërkohë duhet theksuar se deri në këtë verë, qeveria shqiptare ka refuzuar bile, që as të mos diskurojë për çështje traktatesh dhe ka kaluar në një paraqitje të njëanshme publike të rastit të saj dhe jo të diskutonte me Xhejkobs-in ose me mua…”

Në telegramin 711.75/11-746 të datës 7 nëntor 1946, në letrën e përgjigjes që Hoxha i dërgoi Hendersonit, në përgjigje të letrës së tij të datës 5 nëntor, ndër të tjera thekson edhe : “ Prova më bindëse që Qeveria Shqiptare ka qenë gjithmonë e gatshme në zgjidhjen e çështjeve të traktateve dhe njohjen e qeverisë tonë, është nota jonë e datës 13 gusht, ku ne ramë dakort të njihnim të gjitha traktatet e një karakteri të brendshëm…. Dhe se për dy ose tre traktate dypalëshe, u vendos që ato të shikoheshin, sapo të vinte ambasadori amerikan në Tiranë…

…. Populli i madh demokratik amerikan do të jetë i pari që do të aprovojë pikëpamjet tonë të drejtë… ne dëshirojme të mos besojme që departamenti i shtetit amerikan nuk do të marrë me seriozitetin e duhur çështjen e marrdhënieve diplomatike me Shqipërinë dhe vazhdimin e forcimit të miqësisë midis dy popujve tanë. Populli Shqiptar dhe qeveria e tij kanë besim se populli amerikan, do ta ruaj miqësinë e do kërkojë të gjejë një frymë miqësore për ta forcuar mbi baza të shëndosha e të drejta këtë miqësi,

Me shumë përshëndetje Enver Hoxha”

X X

Kuptohet menjëherë ndryshimi i atyre që ndodhën gjatë vitit 1946 me misionin amerikan në Shqipëri dhe atyre që kujton dhe shkruan Enver Hoxha në kujtimet e tij

A e vini re demagogjinë proverbiale komuniste të Enver Hoxhës lidhur me “miqësinë” e madhe të qeverisë së tij dhe të popullit shqiptarë, për qeverinë Amerikane dhe për popullin amerikan? Këtë miqësi e “vërtetoi” gjyqi i montuar i “sabotatorëve” të kënetës së Maliqit, të cilët kishin pas qenë “spiune” të amerikës…. Ndërsa amerikanët vunë si kusht që Qeveria Shqiptare të njihte traktatet dhe marrëveshjet e lidhura midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të botës apo apo amerikaneve, para 7 prillit 1939, Enveri, duke e përdredhur muhabetin ,lidhur me këto traktate, kërkonte që më parë Qeveria Amerikane të njihte Qeverinë Shqiptare dhe pastaj të shikoheshin traktatet.

IV PERIPECITË E LARGIMIT TË MISIONIT AMERIKAN

Në fakt si rrodhën ngjarjet pas kësaj?

Në telegramin 124.756/11-1746 të datës 17 nëntor 1946, Henderson i njofton Sekretarit të Shtetit :
“ Në retrospektivë, një numër aluzionesh të fshehta të Hoxhës në drejtim të misionit dhe anëtarëve të veçantë të tij…. Tanimë marrin një rëndësi të veçantë :

a) Në fjalimin para Frontit Demokratik të datës 7 tetor , Hoxha u mundua të përcaktojë detyrat e veçanta të misionit të dërguar në Shqipëri ;
b) Në fjalimin mbajtur në Kongresin e Rinisë më 16 tetor , ai ndoqi të njëjtën linjë duke kërkuar prerë : çka bënte misioni në Tiranë, kur funksionet e tij të ligjshme kishin mbaruar disa muaj të shkuar ;
c) Në përgjigjen e tij për letrën që lajmëronte tërheqjen e misionit, ai bëri një serë referimesh për një sjellje jo miqësore të anëtarëve të veçantë të misionit….
Këto qëndrime të Hoxhës janë të paspjegueshme, përballë fakteve të vërteta dhe veprimeve normale e ligjore të misionit.

Prandaj mendohet që Hoxha…. Krijoi edhe çështjen e gjyqit të sabotatorëve ( me timen Nr. 531, unë raportova se qysh më 23 tetor kanë filluar përgatitjet sekrete për gjyqin, përfshirë këtu edhe veprimet torturuese kundër 5 shqiptarëve).

Objektivat e fundit të gjyqit mund të përmblidhen :

a) Të diskretitohet roli i SHBA dhe i Britanisë së Madhe, nëpërmjet UNRA-s, duke bërë akuza fantastike, si ajo e sabotimit të kënetës së Maliqit ;
b) Për të justifikuar te shqiptarët largimin e misionit amerikan ;
c) Për të diskretituar Fulcin dhe shumë shokë të tij në Shqipëri ( dhe shumë zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare) ;
d) Për të spjeguar “ dështimin “ e Qeverisë Shqiptare në përfundimin e një projekti të madh, për tharjen e kënetës së Maliqit, brënda datës 28 nentor.

Duket se vendimi i SHBA për tërheqjen e misionit e gjeti Hoxhën gjysëm të përgatitur. Ai filloi procesin gjyqësor dy ditë pasi mori vendimin e SHBA , e ndaj bëri të ditur versionin e njëanshëm të largimit të misionit, pra pasi gjyqi kaloi me goditjen e Fulcit dhe të misionit.

Faktet e mëpohtëme flasin për këtë konkluzion :

Lajmi i largimit të misionit u mbajt sekret për katër ditë në Shqipëri, derisa departamenti nxorri në shtyp shënimin e tij më 8 nentor.

Referenca e parë… doli në gazetën “ Bashkimi “ më 10 nëntor, ndërsa teksti i plotë i përgjigjes së Hoxhës, në adresë të letrës time, nuk u botua për disa ditë ( teksti i letrës time të datës 5 nentor, nuk u botua fare ).

…. Takimi i rastit i Fulcit me Sharrën ( Abdyl Sharrën… S.H. ) dhe Beqirin ( Kujtim Beqirin S.H.), ndodhi muaj të shkuara, para se të fllonte projekti i kënetës dhe prej asaj kohe, nuk pati lidhje me ta. Fulci nuk e dinte që Sharra ishte drejtor i projektit , veç kur ai doli në gjyq.

Qysh një vit më parë, Qeveria Shqiptare filloi të diskurajonte shoqërimin e qytetarëve shqiptarë me misionin…. Kjo politikë ka kaluar deri në veprime terrori…. Misioni mund të pohojë për mënyrat e mëposhtëme të torturës, përdorur nga regjimi i Hoxhës, për përfitim pohimi të rremë : ( hapje të çarrash të thella në kofshë e mbushja me kripë ; lëshimi i energjisë elektike në dhëmbët e prishur apo në rrëzë rë veshit ; futja në ujë të ftohtë deri në grykë për një kohë të gjatë ; rrahjet ; futja e sendeve metalike të mprehta në gishtrinjtë e këmbëvë etj.).

Përsa i përket gjyqit :

1. Metodat e mësipërme…. Kanë bërë që të burgiosurit mund të kenë bërë pohime fallco ;
2. Fotografia e Sharrës tregon tipare të rëna e të dobëta, prove kjo që flet për presion e torturë.

Duhet të shënohet edhe se kur Kujtim Beqiri, në bankën e të akuzuarve, mohoi se pat marrë flori prej Fulcit …. Ose ndonjë udhëzim për vonimin e punës së projektit ( që u dëgjua jo vetëm në sallën e gjyqit, por edhe në publik, organi zyrtar qeveritar “Bashkimi”, botoi pohimin e rremë se ai , në një rast pat marrë 250 shufra floriri dhe në një tjetër 200 të tilla”.

Në telegramin 124.75/11-1846 të datës 19 nëntor, Henderson njofton Sekretarin e Shtetit se më daten 9 nentor : Dhënie notash, njëkohësisht Ministrisë së Jashtme , ora 10 para dite , për çështjen e vizave të daljes së gjithë shtabit, për pengimin e anijeve të marinës, për të hyrë në ujërat shqiptare dhe për përdorimin e mjeteve të lehta të ngarkimit, për çuarjen e ngarkesave, prej portit në anije.

Ora 2 pas dite. Morrëm notë verbale. Ministria e Jashtme njofton se Z. Fulc konsiderohet i padëshirueshëm dhe misionit i kërkohet të marrë masa, që ai të largohet sa më shpejt nga Shqipëria.

Ora 2 e 30 mbas dite. I dërgojmë notë verbale ku shënojmë se Z. Fulc do largohet më datë 14 nentor, sipas kërkesës për vizë-dalje për gjithë shtabin.

Shkëmbime notash : refuzohej kërkesa për largimin e anijeve ; refuzim gojor për moslejim largimi të Marinscak-ut. Gojarisht insistova se unë nuk do largohem pa të.

Më 11 nëntor. Në notën e dytë verbale refuzohej rishikimi i largimit të anijeve dhe më pas bërjen gati të pasaportave për vizë-dalje, për të gjithë personelin.

Më 12 nëntor. Në orën 12 u takova me Konomin ( Sekretar i Ministrisë së Jashtme ), i cili ra dakort gojarisht për mjetet e ngarkimit dhe transportimin e personelit prej portit në anije , në një distancë 3 milje.

I shpreh atij shqetësimin për personelin e huaj. Ai u përgjigj se ata s’ka pse të kenë frikë, duke menduar se ata përkrahin “demokracinë e re” shqiptare, por në rast se ata kanë dalë në opozitë apo kanë kritikuar qeverinë, ata sigurisht që do të futen në burg.

( Zhurmime valësh sa që radisti jonë nuk lidhej dot me Kazertën )

Më 13 nëntor. Para dite morrëm notë verbale ku thuhej se piloti shqiptar do tregonte vendin e ankorimit të anijeve, 10 km larg bregut.
( I protestoj Konomit për zhurmën e radios dhe…ato u zhdukën).

Ora 4 mbasdite. Ministri francez ( Guy Menaut ) udhëzohet nga Parisi të marrë në ruajtje ndërtesën e SHBA.

….. Mbasdite Konomi më telefonon për të më thënë se Durrësit i janë dhënë udhëzimet dhe më kërkoi orën e largimit tim nga Tirana, sepse do shoqërohesha nga shefi i protokollit të Ministrisë së Jashtme….

Më 14 nëntor : Anijet që do na merrnin u dukën larg ujrave shqiptare, por nuk u pa anija pilot, për të ndihmuar në ankorim. Ato u ankoruan 10 km larg Durrësit.

I dërgova notë Ministrisë së Jashtme mbi kujdestarinë e ndërtesave tona nga përfaqësia franceze si dhe listën e qytetarëvë të SHBA, po qe se ata persona do të autorizohen me viza daljeje. U dërgova nota edhe ambasadave të tjera, ku i vija në dijeni për largimin e misionit.

Mbasdite pas… u nisëm për Durrës, aty u vonuam një orë për pasaportat dhe kontrollin e vizave ( kërkohej historia e familjes për çdo person ).

…. Në orën 19 drejt anijeve u dukën dy rimorkiatorë. Rimorkiatori i dytë ngarkoi gjithçka të mbetur dhe mori rrugën për në anije.

Kur ishim larguar nga porti për një kohë prej 15 minutash, unë i kërkova kapitenit të rimorkiatorit, pse nuk po vinte rimorkiatori tjetër, ai më tha e rimorkiatori dhe sanella do lëviznin sapo të qetësohej deti. Kjo do na vononte shumë dhe gratë do prisnin gjatë në bregdet.

Për në anije na u desh të lundronim dy orë në një det të ashpër. Shumicën e burrave dhe gratë i zuri deti ( gruaja ime ishte shtatëzanë në muajin e shtatë). Me vështirësi hypëm në anije.

…. Ne u nisëm menjëherë, duke lënë gjithçka në Durrës, përfshi edhe valixhet e dorës dhe për këtë nuk vumë në dijeni as Epshtejn…

Më 16 nëntor . Mbërritëm në Napoli në orën 14.00.

Njoftohemi për diçka ironike : Në durrës Epshtejn më thotë se Qeveria Shqiptare kërkon afërsisht 1000 dollarë për “ ngarkesën “ e rimorkiatorëve dhe sanalles së mallrave, të cilat poseidoheshin nga UNRA”..
Henderson

X X

Ja kjo ishte edhe odisea e largimit të personelit të misionit amerikan në Shqipëri, që shprehte qartë : “ dashurinë e madhe të Qeverisë Shqiptare për Qeverinë e SHBA dhe veçanërisht për popullin demokrat amerikan.

Enver Hoxha në kujtimet e tij shkruan : “ Misioni u largua nga mesi i nëntorit, pasi u transportua prej anijeve tona deri në dy anijet amerikane, që prisnin jashtë ujrave tona territoriale.

Kështu e mbylli kapitullin e vet ky mision gjoja paqësor, në fakt subversiv, që erdhi në Shqipëri më shumë për të prishur punë se sa për të ndrequr” ( faqe 391 ).

Ky ishe, në mënyrë shumë të përmledhur i gjithë materiali, që unë , duke patur në dorë të gjitha telegramet sekrete të misionit amerikan në Shqipëri, të vitit 1946, desha t’ua paraqitnja. Komentet e bëra janë fare të vogla. Jam i mendimit se leximi i këtij materiali me vëmendjen e duhur do të mjaftonte për të kuptuar të vërtetën , larg trillimeve e baltës së hedhur jo vetëm mbi misionin amerikan të asaj periudhe, por para së gjithash edhe për vuajtjet dhe dënimet, deri në pushkatim të shumë ish nxënësve të Shkollës Teknike të Tiranës dhe të familjeve të tyre, gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist.

E shoh të panevojshme të zgjatem më tepër për këtë tëmë, tanimë të njohur botërisht nga të gjithë shqiptarët.

Dr. SOPOT BEQIR HACI

——————————————————————————–

X X

Kategori
Uncategorized

Dokumenti, ja si po bredh Rama me paratë e të përndjekurve.

Fatura e kompanisë së udhëtimeve “Meridiana Travel Tour” u shlye me 8 milionë lekë nga Këshilli i Ministrave, me paratë e thesarit që ishin pjesë e shpenzimeve për “Burgosjet e padrejta”, u perdor per te paguar udhetimet e Edi Rames per te reklamuar shkarravinat e tij neper bote.

Në dy vite, ende asnjë ish-i përndjekur politik nuk ka marrë asnjë këst dëmshpërblimi megjithëse qeveria ka miratuar një fond të përgjysmuar dëmshpërblimi për këtë kategori.
Të gjitha paratë e alokuara për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve po përdoren në mënyrë skandaloze për të mbuluar shpenzimet e udhëtimeve të Kryeministrit jashtë vendit, i cili aktualisht në këto momente është në Kinë. Sipas një vrojtimi të thjeshtë në të dhënat e publikuara nga Open Data Albania konstatohet e zezë mbi të bardhë se fondi për ish-të përndjekurit politikë shkon për të paguar biletat e udhëtimit të Ramës.
Fatura e kompanisë së udhëtimeve “Meridiana Travel Tour” u shlye me 8 milionë lekë nga Këshilli i Ministrave, me paratë e thesarit që ishin pjesë e shpenzimeve për “Burgosjet e padrejta”.
Një ekstrakt të shpenzimeve mund ta shihni në tabelën që botojmë sot. Duket qartë që përfitues është kompania e udhëtimeve, ndërsa kategori shpenzimi është: Shpenzime për kompensim për burgosjet e padrejta. Por kjo është fatura e pagesës për vetëm një udhëtim të Ramës, ndërkohë që udhëtimet e këtij të fundit jashtë shtetit janë të panumërta.

Në dy javë, Rama vizita luksi në dy kontinente

Vetëm brenda dy javëve Rama ka zhvilluar tri vizita të ndryshme në dy kontinente të ndryshme. Javën e parë ai vizitoi Gjermaninë, ndërkohë që këtë vizitë e ndërpreu përgjysmë dhe sipas mediave është detyruar të kthehet me Charter me urgjencë në Tiranë, atë ditë ku mes PS dhe LSI pati një konflikt të nxehtë në këshillin bashkiak të Bashkisë Tiranë për çështjen e parkingjeve me pagesë.
Kthimi urgjent i Ramës me Charter sigurisht që përfshin një kosto ekstra edhe më të madhe se sa ajo e blerjes së biletave të avionit. Por për këto shpenzime ka para boll tek fondi i ish-të përndjekurve. Pak ditë pas Gjermanisë, Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi, konkretisht për datë 19 nëntor, ndërsa dje ai fluturoi drejt Kinës, duke shënuar vizitën e katërt të tij në Kinë brenda dy vitesh. Të gjitha lëvizjet e Ramës kanë shpenzime marramendëse, të cilat në mënyrë skandaloze po aq sa edhe çnjerëzore ai po i mbulon me paratë e destinuara për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë.

Tallja e qeverisë me dëmshpërblimet

Fondi që akordoi qeveria që herët për këtë vit tregoi qartë se, vlera nuk do të ishte e mjaftueshme për përmbylljen e procesit, pasi fatura totale e tij është rreth 400 milionë euro. Siç është bërë e ditur tashmë, Ministria e Financave po shpërndan këstin e parë dhe të dytë për ish-të përndjekurit, pa kufij moshe. Në 23 vendime të Këshillit të Ministrave, gjatë gjithë këtyre viteve u është njohur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar më shumë se 13 167 ish-të dënuarve. Ndërsa ish-të burgosurit ende gjallë janë rreth 2900 persona, që kanë përfituar këstin e parë, por nuk dihet ende se sa nga këta janë gjallë për të përfituar të dytin.
Numri i njerëzve që kanë aplikuar për t’iu njohur statusi i ish-të dënuarit politik është 23 mijë në total. Kompensimi për të përndjekurit politikë, në fund të muajit tetor 2013, arriti në rreth 3 miliardë lekë ose rreth 8 milionë lekë më shumë se parashikimi i periudhës, duke qenë në të njëjtën kohë rreth 99.7 për qind e planit vjetor. Edhe likuidimi i ish-të përndjekurve që i përkasin moshës 70 deri në 75 vjeç për ekspertët e fushës është tërësisht e pamundur, pasi llogaritë për rreth dy mijë të burgosur politikë të gjallë siç qeveria premtoi pak kohë më parë, me fondin e vënë në dispozicion për vitin 2015 janë në fakt të pamjaftueshme për likuidimin total të tyre.
Qeveria po përplaset me premtimet e dhëna. Procesi i dëmshpërblimit po zvarritet jo vetëm në kohë, por gati-gati duket se do të dalë dhe i pamundur me ndryshimet e fundit të ligjit, të cilat qeveria i bëri pa marrë mendimin e asnjërit prej grupeve të interesit. Ndërsa, llogaritet që fatura për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve të epokës së komunizmit të jetë në total përafërsisht 300 milionë dollarë, me këto ritme procesi do të zgjasë jo vetëm deri në vitin 2017 siç ka premtuar qeveria, por do të zgjasë për më shumë se 10 vite të tjera.
Numri i personave që kanë aplikuar për t’iu njohur statusi i ish-të dënuarit politik është 23 mijë në total, ndërkohë janë në shqyrtim të vazhdueshëm të Ministrisë së Drejtësisë, e cila miraton aplikime të reja me t’u plotësuar dokumentacioni i nevojshëm.

Share this:

Kategori
Uncategorized

“Al-Fatah ne Tirane, na jepni arme te shkatërrojmë Izraelin.

IMG_20151123_221434

Relacioni të ministrit të Jashtëm të asaj kohe, Nesti Nase, lidhur me vizitën e një grupi luftëtarësh palestinezë të kryesuar nga Sead Sayel, i organizatës “Al-Fatah”, krahu i armatosur i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, të udhëhequr nga Yasser Arafat në Shqipëri në shkurt të vitit 1974. Historia 48-vjeçare e ekzistencës së regjimit komunist në Shqipëri, do të kishte, pa dyshim, edhe aspektet e veta misterioze lidhur me faktin e trajnimit ushtarak të dhjetëra organizatave dhe grupimeve terroriste nga mbarë bota në territorin e saj. Fakte këto të cilat do të bëheshin publike vetëm pas viteve ’90, pasi deri në atë kohë konsideroheshin si sekrete shtetërore dhe dalja e një informacioni sado të vogël lidhur me këto mund të të kushtonte edhe humbjen e jetës. Përgjatë gjithë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri, të shumta do të ishin organizatat dhe grupimet të ashtuquajtura “revolucionare”, të cilat do të strehoheshin dhe do të merrnin një eksperiencë të mjaftueshme në teknikat dhe taktikat e luftës guerilje nga repartet e posaçme speciale të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme. Gjithashtu, Tirana zyrtare do të kthehej në “Mekën” e Partive Komuniste (marksiste-leniniste) dhe formacioneve të tjera majtiste nga e gjithë bota. Por koha e tregoi se këto parti dhe organizata, nuk do të ishin gjë tjetër veçse formacione terroriste të cilat, të gjithë eksperiencën e mësuar në Shqipëri do ta përdornin barbarisht në shtetet e tyre përkatëse. Por ndryshe nga organizatat e tjera, OÇP-së palestineze dhe veçanërisht krahut të saj të armatosur “Al-Fatah” do t’i kushtohej një vëmendje e veçantë nga ana e shtetit shqiptar, pasi palestinezët dhe kauza e tyre për çlirimin nga Izraeli do të përkraheshin vazhdimisht në mënyrë të fuqishme nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij. Vizita e parë e rëndësishme e një zyrtari të autoritetit palestinez në Shqipëri daton në korrikun e 1970-ës, kur Khalil Al Wazir, i njohur ndryshe dhe si Abu Jihad (zëvendës i Arafatit në OÇP), do të qëndronte për më se një javë në Tiranë dhe Vlorë, ku do të pritej personalisht nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Pas Abu Jihad-it, të tjerë liderë të rëndësishëm të botës arabe, si libianë, egjiptianë, sirianë, irakianë, iranianë dhe afganë, në emër të organizatave të vëllazërimit të Shqipërisë me botën arabe do të priteshin rregullisht nga shteti shqiptar, ku do të përvetësonin të gjithë eksperiencën e luftës guerilje dhe të gjitha etapat e ndërtimit të një sistemi socialist në vend në kushtet e Luftës së Ftohtë. Por sot Shqipëria do të radhitet në krahun e shteteve të koalicionit antiterrorist botëror, të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, koalicion i cili po mban peshën kryesore në luftën kundër regjimeve despotike të botës arabe si dhe ndaj dy organizatave më të tmerrshme terroriste që ka njohur njerëzimi i kohëve moderne, ISIS-i dhe Al-Kaeda, paraardhësit e të cilëve, ironikisht vetë regjimi komunist i Enver Hoxhës i mbrojti dhe i financoi.

RAPORTI I MPJ
Dje arriti në vendin tonë delegacioni palestinez i “Al-Fatah”-ut, me në krye kolonelin Sead Sajel, anëtar i Këshillit Revolucionar dhe i Këshillit Ushtarak të organizatës. Në përbërje të delegacionit janë edhe dy ushtarakë të tjerë si dhe shefi i zyrës së informacionit në Damask. Kryetari i delegacionit tha se qëllimi i vizitës së tyre ishte për të shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Lëvizjes Palestineze, për të informuar udhëheqjen e Partisë dhe të shtetit tonë mbi problemet e Revolucionit Palestinez dhe për të përfituar nga eksperienca jonë. Shprehu dëshirën që të takohet dhe të bisedojë me veteranë të Luftës sonë Nacionalçlirimtare për disa probleme me karakter ushtarak, të asistojë në ndonjë stërvitje ushtarake dhe të bëjë disa vizita të tjera për të njohur vendin. Delegacioni do të dorëzojë një mesazh të Arafatit drejtuar shokut Enver, në të cilin shprehen falënderimet për përkrahjen që i ka dhënë vendi ynë çështjes së popullit palestinez, dhe përshkruhet shkurtimisht lufta e popullit palestinez në etapën e tanishme. Në vizitën e kortezisë që delegacioni i bëri shokut Beqir Balluku, Saed Sajel shprehu kënaqësinë e tij që viziton Shqipërinë dhe foli shkurtimisht e në vija të përgjithshme për luftën e popullit palestinez. Me këtë rast preku dhe goditjet që i janë bërë lëvizjes palestineze nga reaksioni arab. Me emër përmendi vetëm regjimin reaksionar të mbretit të Jordanisë. Kryetari i delegacionit tha gjithashtu, se kundër popullit palestinez janë bërë e po bëhen shumë komplote dhe se ata janë të vendosur që të qëndrojnë e t’i përballojnë vështirësitë, duke u mbështetur në radhë të parë në forcat e tyre. Ai tha se duan që t’i forcojnë gjithnjë e më shumë marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe se për ta eksperienca shqiptare është një fener ndriçues, dhe midis popullit palestinez e shqiptar ka shumë gjëra të përbashkëta. Mbasi shprehu falënderimin për përkrahjen që i ka dhënë populli ynë luftës së popullit palestinez, Sead Sajel foli për respektin që ata kanë për qëndrimet e Qeverisë dhe Partisë sonë. Ai tha se Partia e Punës së Shqipërisë, në gjithçka që ka bërë ka vërtetuar drejtësinë e vijës së saj, se Shqipëria, edhe kur u la vetëm nga të tjerët, vazhdoi ndërtimin e socializmit. Në fjalën e shkurtër të përshëndetjes gjatë darkës që u dha për nder të delegacionit, Sead Sajel shprehu edhe njëherë ndjenjat e miqësisë për popullin tonë. Duke folur për ndihmën që i japin popujt arabë luftës së popullit palestinez, ai tha se: “Popujt arabë sakrifikojnë shumë për çështjen palestineze. Populli palestinez shpreson shumë se, në të ardhmen, popujt arabë do të bëjnë edhe më shumë se kanë bërë deri tani për çështjen e popullit të Palestinës”. Sot paradite, shoku Beqir Balluku zhvilloi bisedime me delegacionin palestinez. Kryetari i delegacionit shkurtimisht foli për vështirësitë e shumta që po kalon e ka kaluar Lëvizja Palestineze që nga sulmet e reaksionit jordanez në shtator të vitit 1970. “Në këto luftime, tha ai, palestinezët pësuan goditje të rënda dhe patën rreth 30 000 viktima midis luftëtarëve dhe popullsisë civile, sidomos në kampet e refugjatëve. Kjo situatë i detyroi palestinezët që t’i largojnë bazat e tyre nga Jordania dhe të përqendrohen në Liban dhe Siri”. “Por edhe këtu, – tha Sead Sajel, – Revolucioni Palestinez nuk ka qenë i lirë të veprojë.”
Kreu i “Al-Fatah”-ut: Në Shqipëri po mësojmë mjeshtërisht luftën guerilje
Libani dhe Siria i kanë penguar veprimet e palestinezëve në zonat kufitare me Izraelin me arsyetimin se kjo mund të komplikonte gjendjen dhe se ushtria libaneze e siriane nuk ishin të përgatitura për luftë. Në këto kushte, lëvizja e përqendroi veprimtarinë e saj kryesisht në zonat e okupuara nga Izraeli. Sead Sajel përmendi si fitore politike të Lëvizjes Palestineze faktin që ajo u thirr në Konferencën e Vendeve të Paangazhuara, që u mbajt në Algjer vitin e kaluar, dhe njohjen pak kohë më parë nga Konferenca e Vendeve Arabe e nivelit të lartë të Organizatës për Çlirimin e Palestinës si e vetmja përfaqësuese e popullit palestinez. Lidhur me luftën e tetorit të vitit 1973 kundër Izraelit, Sead Sajel tha se Lëvizja Palestineze vuri një pjesë të forcave të saj nën komandën siriane në Golan dhe një pjesë nën komandën egjiptiane në Sinai. Pjesa më e madhe e forcave palestineze kanë pësuar shumë dëme se kanë qenë të armatosur kryesisht me armë të lehta përballë mjeteve të blinduara të armikut. Mbretit Hysein iu kërkua që të lërë mënjanë të kaluarën dhe t’i lejonte palestinezët që të luftonin nga territori i Jordanisë. Por mbreti refuzoi kategorikisht. Palestinezët u përpoqën që të kalonin grupe pa dijeninë e Jordanisë. Shumë prej tyre janë kapur dhe ndodhen akoma në burgjet jordaneze. Kur mbas luftës u shtrua çështja e Konferencës së Paqes dhe zgjidhja politike e Lëvizjes Palestineze, e cila si gjithnjë luftoi kundër dy armiqve: sinonizmit dhe reaksionit arab, për të përcaktuar rrugën e saj vendosi të mbështetej në forcat dhe mendimin e popullit palestinez për bashkëpunimin me vendet arabe dhe me përkrahjen dhe këshillat e miqve. Saed Sajel tha se armiku sionist dhe aleatët e tij imperialistë e dinë mirë se populli palestinez nuk do dhe nuk do të lejojë që të kthehet përsëri nën sundimin e mbretit Hysein. Rezistenca është e vendosur që të sigurojë vazhdimin e luftës së armatosur të popullit palestinez dhe nuk do të bëjë asnjë lëshim për sa i përket tërësisë së tokës së tij. Populli palestinez refuzon që të bashkëpunojë me mbretin Hysein tani. Ky nuk është një qëndrim sektar, por kontradiktat që ka Lëvizja Palestineze me regjimin jordanez janë njësoj me kontradiktat që ajo ka me armikun sionist. Në përgjithësi, në shpjegimin e gjendjes së tanishme, Sead Sajel foli edhe për gjëra të njohura. Nuk preku problemet e gjendjes së brendshme palestineze, as qëndrimet që ajo mban ndaj ngjarjeve të fundit, sidomos Konferencës së Gjenevës, marrëveshjen për angazhimin e forcave ushtarake midis Egjiptit dhe Izraelit.
Sayel-Ballukut: Në Tiranë të ngrihet qendra e bashkëpunimit me Shërbimet Sekrete Arabe
Mbasi dha një tablo për problemin e Lëvizjes Palestineze, Sead Sajel paraqiti disa kërkesa:
1. Në Tiranë të hapet një Byro Informacioni e Organizatës për Çlirimin e Palestinës.
2. Sipas mundësive që ka Shqipëria, t’u jepet ndihmë në mjete ushtarake, si armë e materiale të tjera, medikamente dhe furnizime të ndryshme.
3. T’u jepet mundësia një numri kuadrosh palestineze që të bëjmë përgatitje dhe stërvitje ushtarake në Shqipëri. T’u akordohet një numër bursash në shkollat dhe akademinë ushtarake, për të përgatitur kuadro dhe teknikë të ndryshëm për aviacionin, marinën, përdorimin e radarëve, artilerinë, xhenion, mirëmbajtjen e mjeteve luftarake.
4. Të shikohet mundësia e hapjes së një ambasade shqiptare në Damask. Kjo do të ndihmojë për të mbajtur lidhje të rregullta. Delegacioni Palestinez që ishte në vitin 1970 kishte ngritur këtë problem. Mbasi është kthyer nga Shqipëria, këtë e ka biseduar edhe me Hafez Asadin, dhe ai është shprehur në favor të hapjes së ambasadës në Damask.
Në fund, Saed Sajel tha: “E dimë se disa nga studentët tanë të dërguar për studime në Shqipëri kanë bërë veprime abuzive. Për këtë ju paraqesim keqardhjen dhe ju kërkojmë ndjesë zyrtarisht. Ne nuk jemi takuar me studentët që kanë qenë këtu dhe akoma nuk jemi takuar me studentët që janë në Tiranë. Ne duam që studentët tanë të kenë sjellje të mira. Në rast se ndonjë nga studentët tanë nuk do të respektojë rregullat, ne do të dëshironim që ju ta nisnit menjëherë te ne.” Shoku Beqir, mbasi falënderoi Saed Sajelin për ato që i foli për qëndrimin e Republikës Popullore të Shqipërisë ndaj luftës dhe çështjes së popullit palestinez, i foli mbi luftën dhe eksperiencën e Partisë dhe vendit tonë në luftë me armiqtë e ndryshëm. I shprehu gjithashtu pikëpamjet dhe qëndrimet tona mbi veprimtarinë anti-arabe dhe anti-palestineze të sionistëve izraelitë, imperialistëve amerikanë e bashkëpunëtorëve të tyre dhe reaksionit arab, sidomos regjimit të mbretit Hysein. Duke i konfirmuar ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar, Partisë dhe Qeverisë sonë për popullin palestinez dhe duke e siguruar për përkrahjen tonë të vazhdueshme, shoku Beqir i tha se qeveria jonë dëshiron t’i ndihmojë me gjithë zemër sa më shumë luftëtarët palestinezë, por Shqipëria është një vend i vogël, me mundësi materiale jo shumë të mëdha. Për kërkesat e parashtruara nga Saed Sajel, shoku Beqir i tha se ato do të studiohen dhe do të jepet një përgjigje për to.
Delegacioni do të largohet ditën e mërkurë, më 5 shkurt 1974.
Tiranë, më 1 shkurt 1974
Nesti Nase

Kategori
Uncategorized

Kryetaret e bashkive qe do te dorëzojne mandatet.Ja emrat.

IMG_20151123_194821

Krerët e bashkive që do të dorëzojnë mandatet, si dhe rezultojnë me rekorde kriminale. Ata kanë qenë të përfshirë në vrasje, trafik droge dhe trafikim të prostitutave. Ligji do të hetojë të gjithë historinë e tytre që nga vitet e rinisë, kur edhe kanë qenë pjesë e krimit të organizuar. 

Të paktën dosjet për shtatë kryetarë bashkish tashmë janë të pastra. Rekordet e tyre kriminale janë të regjistruara dhe as Rama dhe as Meta nuk do të kenë asnjë mundësi që t’i mbajnë në postet që kanë marrë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. E gjitha do të jetë një procedurë burokratike, e cila mund të zgjasë vetëm pak ditë ose në më të shumtën e rasteve do të kërkojë vetëm disa javë kohë. Shumë prej këtyre krerëve të bashkive janë të dënuar në vendet fqinje. Ata janë arrestuar për vepra të rënda kriminale si ato të vrasjeve apo trafiqeve dhe kanë vuajtur dënime me burgim.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Bashkimit Europian gjithashtu i kërkuan në mënyrë zyrtare Ramës që të heqë nga listat e kandidimit emrat e të inkriminuarve, por Rama vendosi që të kandidojë me të inkriminuarit, duke qenë i bindur se ai nuk do t’i nënshtrohej presionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar për largimin e këtyre të zgjedhurve. 

Roshi i Kavajës

I dënuar me 5 vite burg në Zvicër për trafikun e kokainës dhe i shpallur njeri i padëshiruar në Holandë, Ervini i Kavajës është njeri i përzgjedhur nga Rama për të drejtuar Bashkinë e këtij qyteti për të dytin mandat të siguruar nga blerja masive e votave me paratë e pista të drogës. Ai po ashtu është dënuar me burgim për tentativë vrasje, ku ka plagosur një tjetër bashkëqytetar nga Kavaja. 
Gjatë viteve 1997-2000 ka kryer dënimin me burg për trafik droge në Zvicër. Ai deklaron nëpër qytet se ka një pasuri që i kalon 4 milionë eurot dhe me paratë e fituara nga trafiku i drogës, ka ngritur në qendër të qytetit të Kavajës edhe një hotel.
Po PS në këtë qytet nuk ka trafikant droge kryetarin e Bashkisë, por edhe kryetarin e PS. 
Gentian Daja, është i besuari i Ramës në krye të Partisë Socialiste në këtë qytet. Përveçse drejtimin e PS së Kavajës, Rama i ka besuar Dajës edhe një tjetër post të rëndësishëm, Drejtorinë Rajonale të Tiranës për shërbimin e Transportit Rrugor. Gentian Daja është një person me precedentë të fortë penalë. Ai është dënuar në Kazerta të Italisë për trafik droge dhe po me të njëjtën akuzë, ai është dënuar edhe në Frankfurt të Gjermanisë. Njeriu i duhur për të drejtuar PS në Kavajë.

Artur Bushi

Do të jetë një tjetër kryebashkiak që ka blerë mandatin e deputetit me paratë e mafias dhe bandat e armatosura që kanë terrorizuar banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës. Bushi rezulton i arrestuar nga policia italiane si pjesë e një organizate të trafikut të drogës nga Holanda në Itali. 
Por, historia kriminale e Bushit nuk është vetëm ajo e trafikut të drogës, por edhe trafikut të prostitucionit, për të cilën ai është dënuar në Itali me një emër tjetër, të cilën gazeta do ta bëjë publik në ditët e ardhshme.

Bardhi i Kurbinit

Artur Bardhit i është dhënë nga bibat e KQZ, mandati në tavolinë. Ai as ka garuar fare, sepse rivalit të tij i është hequr e drejta e kandidimit. Artur Bardhi është një tjetër emër nga banda e të inkriminuarve të Ramës, të cilët do të drejtojnë bashkitë. Ai ka precedentë penalë të arrestimit në Itali për trafikun e drogës dhe konsiderohet si pjesë e krimit të organizuar në rajon. Ai është mbështetur personalisht nga Rama dhe elementë të tjerë të inkriminuar të zonës, të cilët edhe pse nuk ka pasur garë kanë manipuluar të gjithë procesin farsë të Kurbinit.

Kokoneshi i Divjakës

Është denoncuar publikisht nga ish-drejtuesi i PS të këtij qyteti se ka qenë një trafikant prostitutash në Itali. Ai ka rrëfyer të gjithë historinë se si Kokoneshi mbante prostitutat dhe se si fitimet vetëm për njërën prej tyre arrinin deri në 60 milionë lireta në Itali gjatë kohës që ende nuk kishte hyrë euro në qarkullim. Pikërisht ky trafikant prostitutash do të drejtojë sot Divjakën në lidhje të ngushtë me bandën e Lushnjës dhe vrasës e trafikantë droge që u duhet kjo pikë për të nisur ngarkesat e hashashit.

Tërmeti i fitores publiçitare

Nuk e ka përzgjedhur Rama kot. Ai nuk ka asnjë klasë shkollë. Edhe filloren kanë dyshime nëse e ka mbaruar. I vetmi fakultet i tij që ka bindur Ramën që ta kandidojë është ai i trafikut të drogës. Është një nga njerëzit e monitoruar për shumë kohë nga policitë e vendeve fqinje dhe pjesë e të i inkriminuarve që do t’u duheshin bashkive pas 21 qershorit.

Qaja në Devoll

Ka ndryshuar dy herë emrin që të heqë njollat e së kaluarës të krimeve të kryera në Greqi. Kryesisht ka kryer trafikimin e drogës. Ai nuk mundi që të fitojë, por ishte në garë deri në momentin e fundit për të marrë bashkinë dhe për t’iu bashkëngjitur bandës kriminale Rama-Meta për të drejtuar pushtetin vendor pas 21 qershorit.

Ndoni në Këlcyrë

Njihet po ashtu për lidhjet me trafikun e drogës. Ka precedentë penalë në vendet fqinje dhe nuk mund të shkelë në disa vende të Europës, pasi arrestohet nga policitë e atyre vendeve. Ai nuk e fitoi Bashkinë e Këlcyrës, por e grabiti, duke manipuluar rezultatin përmes mbushjes së kutive të votimit, të cilat u çertifikuan nga dy bibat e KQZ-së.

Hasalla i Peqinit

Ky është një tjetër emër i botës së krimit i përzgjedhur me kujdes nga tutori i këtij në këtë qytet, me të cilin ka edhe lidhje familjare. Ka precedentë penalë dhe kjo ka qenë arsyeja që është kandiduar nga Rama për të drejtuar Peqinin.

Lista e deputetëve pritet të jetë e gjatë

Deri tani janë burgosur dy deputetë për vrasje, Mark Froku dhe Armando Prenga, ndërsa deputeti tjetër Ndoka ka dhënë dorëheqjen nga Kuvendi nga frika e një arrestimi të mundshëm të tij. Listës me emrat e këtyre tre deputetëve pritet që t’i shtohen edhe të paktën 15 deputetë të tjerë, të cilët rezultojnë me dosje penale në vende të ndryshme. PS kundërshtoi me ngulm mosmarrjen e shenjave të gishtërinjve për zytarët e lartë dhe arsyeja ishte se nuk donte të dorëzonte deputetët e inkriminuar. Tani që ligji ka kaluar në komisionin e ngritur nga Kuvendi nuk ka më asnjë shans për kthim pas. Lista e deputetëve dhe Kryetarëve të Bashkive, të cilët duhet të dorëzojnë mandatet o të “pasurohet” akoma më shumë më administratën. Është një “ushtri” tjetër të inkriminuarish, të cilët do të duhet që të dorëzojnë mandatet e tyre nga krerë qarqesh dhe deri tek drejtorët dhe nivelet më të ulta, të cilët janë rekrutuar në administratë vetëm mbi bazën e inkriminimit të tyre në të shkaurën si dhe në blerjen e votave me paratë e pista të krimit dhe trafiqeve. 

Kategori
Uncategorized

Une e pashe Ferrin.

Nje ngjarje e jetuar.

“Me morën me makine gaz, me një thes në koke dhe si me sollën rrotull dy ore pa e ditur ku jam me zbriten dhe me hoqën nga koka thesin e miellit që me kishte marre frymën. Në një porte të erret dy rreshta policesh me nga një hu ne dore me priten me goditje, pa me pyetur, ku me dhemb e ku me djeg.

Unë vrapoja që të shpëtoja kokën dhe hyra në një korridor të ngushte, të ngushte dhe të gjate që nuk mbaronte kurrë. Majtas kishte dyer të vogla, të vogla pa mbarim. Kur mbaroi korridori i pare me doli një kthese tjetër me një korridor pa fund. Si të them, sikur të hyje te Fusha e Aviacionit dhe të përfundoje tek Spitali Civil.

Krisen ca dryna, u hapen ca shula dhe u gjenda ne një biruce të erret në një pellg ujë në dysheme. Kthej kokën anash : në asnjë ane të murit nuk kishte asnjë dritare. Ngre kokën lart. Në tavan një vrime 20 cm x 30 cm me një rrjete teli dhe e mbuluar me çimento me dy kanale ajrosjeje anash.

Dy tuba sigurisht uji, ishin përballe njeri-tjetrit, sigurisht për të lagur ditën dhe natën, ndryshe nga do të ishte formuar gjithë ai pellg uji ne dysheme. Dy tela elektriku vareshin po aty. Pa tjetër aty e merrnin korrentin për të torturuar. Me kontrolluan, me hoqën rripin e mesit, me hoqën llastikun e të mbathurave, pastaj nisen të me këpusin një nga një pullat e xhaketës, të pantallonave, të këmishës.

Unë edhe u tmerrova edhe u çudita. Me lëne vetëm pullën lart të pantallonave. Prej aty ne hetuesi. Me ledhatuan me shkopinj ku munden. Me pyeten, me kërcënuan, me shanë, me e pakta ishte nena. Kur ankohesha me shanin nga motra, kur reagoja me fyenin me vajzën e vogël. Me akuzuan me gjera që nuk m’i merrte mendja.

U tërbova.

Kapa tavllën metalike, nuk lëvizte nga tryeza. Kapa karrigen nuk lëvizte as ajo, i kishte katër këmbët e ngulura në çimento, kapa tryezën e vogël edhe ajo ishte e blinduar ne dysheme.

Ata qeshen.

Si shpërblim me përmenden edhe gruan me të gjitha rimat e Sigurimit të Shtetit, edhe me goditen. Atë çast m’u zbërthye kopsa e vetme e pantallonave dhe përpak sa s’me ranë brekët. I mbajta me njërën dore. Atë çast me thane se me kishin arrestuar edhe motrën time.

M’u be terr e nuk mbaj mend asgjë më tepër. Me doli te fikëtit në biruce. Njëra këmbëz me ishte lagur në pellgun e ujit. Në gjysme errësire pashe sportelin që u hap. Pastaj kërciten celesat, u hapen drunjte e shulat dhe shoh policin, hetuesin dhe dy civile me nga një çante lëkure në duar :

“C’pate-tha hetuesi- që në fillim, kështu ! Me shikuan zemrën, me hoqën xhaketën, me pervolen mëngën dhe njeri nxori një vegël, sigurisht vegël korrenti ishte. Me mbështollën krahun dhe puf, puf, puf, puf me frynë duke me shtrënguar fort. Unë u tmerrova : “Çfarë bën more ! Çfarë bën ! Çfarë bëni ! Po me lëshonin korrentin dhe me ra te fiket. Uji ne pellg ishte afër, me bene qull fare dhe erdha ne vete : -E ke tensionin 5 e gjysme- me tha civili që thoshte se ishte mjek. Më vonë mora vesh se isha ne një biruce, ku stuhia kishte mbushur pellgun nga tavani. Ata dy tubat ishin tuba bergman ku kalonin dy telat e korrentit për dritën.

Llampe nuk kishte atë natë. Kur e vunë me iku një pjese e frikës. “Birucat e treta të hetuesisë, janë të Burgut të Ri. Ato janë ndërtuar me dritare të mëdha, por në vitet 50 kane mbyllur tre te katërtat e me tepër dhe lanë vetëm një frëngji sa për të marrë pak frymë dhe për të njohur njeri-tjetrin ne gjysme errësire. Me rregull kishte një orë në ditë ajrosje në një kuti tullash pa tavan, por në fakt të linin dy herë në javë nga 10 min.

Banje të nxehte nuk kishte kurrë, mund të laheshe një herë në gjashtë muaj me ujë të ftohtë. Hetuesia ishte e gjatë. Unë kam bere afër dy vjet, shto dy vjet të tjera izolim të plotë pas hetuesisë dhe gjyqit. Birucat e Burgut të Ri ishin me çimento. Kishte një batanije, 2 sipas dëshirës se hetuesit. Ushqimet liheshin jashtë ne korridor. Edhe tasi e luga. Pagurja lejohej brenda. Minjtë e mëdhenj shëtisnin lirshëm ne korridore dhe bënin c’te donin me ushqimet tona.

Racioni zyrtarisht ishte 500 g, por ne fakt 1600-1700 g ndahej katërsh dhe një e katërta ishte racioni yt, ai që pastronte korridorin merrte një buke teprice. Merrnin edhe spiunet teprice dhe ai po të donte të jepte një pjese nga hisja jote dhe ti duhej ti thoshe faleminderit. Nuk ia jepnin hapur, por thonin se gjoja ia solli familja me një cope marmelatë.

Në fushatën e patates buka zëvendësohej me patate të ziera ose me buke misri. Kjo ishte periudha me e vështire e urisë. Supe jepej ne dreke e ne darke. Ishte një spirilëng me oriz me krimba, makarona me krimba, ose fasule me miza të zeza. Nuk flas për një, dy a tre, por për qindra miza që duhej të mbyllje sytë e t’i kapërdije. Kripe kishte 5 g, vaj kishte 6,5 g, por ne fakt kurrë nuk shihej një gjurme yndyre.

Kur kishte lëng fasuleje ishte ditë festë.

Një herë në muaj kur kishte patate në gjelle, ajo ishte shumë e shijshme.

Do t’ju them dhe një gjë :

kur qëllonte që të rrihnin (se nuk të rrihnin përditë), kur ktheheshe në biruce haje bukën me aq shije sa nuk e kishte shijuar as ne dasem.

Në biruce të jepnin tri cigare në ditë, një në mengjez, një ne dreke dhe një ne darke. Kuptohet po të rrije urte.

Ndryshe të kapërcente rradhen e ndezjes kapteri, e ti pastaj duhej të prisje deri të nesërmen ne dreke. Në biruce vinin edhe ushqime nga familja. Një here ne muaj, sheqer, biskota, marmelate, katër kg.

Po ne biruce ka edhe histori të tjera. Sa vete kane vrare veten në hetuesi ? Sa janë hedhur nga dritaret, plasur trutë ne sokak, sa janë varur me carcafe ose me këmisha të grisura ? Me e renda është :

Pasiguria ne biruce.

Ajo ishte një front i hapur, ku sulmi mund të të vije nga çdo ane e ti nuk nuk mund të mbrohesh nga asnjë drejtim.

Të gjithë familjet e të arratisurve dhe të dyshimtëve i largonin nga kufiri i çonin ne zonat kënetore.

Denoheshin ne fillim 5 vjet, pastaj 10-15, 25 dhe deri ne 40 vjet.

Gjyq për ta nuk kishte.

Vetëm komunikim shtese intenimi. Internimi ekonomik. E pësonin njerëz që kishin bere pune private pa leje.

Internim për probleme morale : internonin për kurvëri, për bizhoz, internonin priftërinj. Mbaj mend që internuan nene e bije nga Tirana ne Lushnja. Ato ishin të pafajshme dhe të dyja varen veten.

Njerëzit i internonin në fshatra më të keqinj, më të varfër, më të thate.

Hapeshin dosje për shumicën e popullsisë se rritur, gra e burra, djem e vajza. Spiunet ishin në numër shume të madh, me tepër se ia merr mendja cilitdo. Duheshin për të kontrolluar njeri-tjetrin. Kudo qarkullonte parulla.

Ne tre vete njeri është spiun. Kjo nuk ishte e vërtete, por duhej për të krijuar pasiguri mes njerëzve. Edhe spiunet kishin kategori.

Rezidentet quheshin me tallje “brigadieret që mbledhnin letra”.

Bazat, shtepiat e takimit, strehuesit. Ishin një rrjet i gjallë të cilit ishte e vështire ti ikje.

Kishte spiune nga dëshira, spiune nga detyrimi, spiune që paguheshin 120 leke të vjetra, spiune që imponoheshin se i kishin zëne duke vjedhur, vajza ose gra që i kishin zëne ne imoralitet.

Rekrutonin shume të rinj ne Ushtri, në shkollë, për të fituar burse etj.

Arrestimet. Si bëheshin ? Fshehtas, natën.

Ditën ne ndërmarrje, ne institucion, me ceremoni.

Në mbledhje të lagjes, të frontit, me demaskim, me përgatitje demaskuesish. Kur donin të mos merrej vesh, e nisnin personin me shërbim dhe arrestonin. Shpesh i nisnin për të ikur dhe i zinin ne prite.

Hetuesia, biruca.

Ne fillim birucat e hetimit ishin sipas rastit. Ne Shkodër për shembull nga një burg ne vitin 1946 u bene 13 burgje. Manastire fetare, katolike, shtëpia tregtaresh, Kinema.

Burgu i madh, burgu ordiner, Kuvendi Françeskan, Shtëpia e misionit Katolik, Burgu i Gestapos, Shtëpia e Ulqinakut, Shtëpia e Faslli Ademit, Shtëpia e Dr. Karamitrit, Shtëpia e Ciurcise, Policia të Murgeshat etj.

Të arrestuarit vinin një nga një, dy, pese, dhjete në një dhomë, vinin ne korridore mbështjellur me rrogoz, në banjo kishte raste kur i lidhin edhe për një dru ne oborr.

Në Tiranë ishin tri pale birucash :

Birucat e burgut të vjetër që ishin dhoma të verteta, të mëdha, me dërrase, me dritare të mëdha. Ishin ndërtuar ne kohen e Zogut dhe nuk kishte si i bënin më të vogla.

Në oborrin e burgut të vjetër ishin ndërtuar 50 biruca të vogla që quheshin birucat e Kocit. Për to kishte dhëne urdhër për t’i ndërtuar Koci Xoxe, ministri i Punëve të Brendshme, i cili kishte vuajtur edhe hetimin e vet ne ato biruca. Ato ishin 5-6 here me të vogla se të parat, nuk kishin dritare fare, vetëm ne tavan kishte një brime, të mbuluar me çimento si tunel sipër, ku thuajse nuk dukej drita.

Metodat e diktaturës ishin të shkallëzuara.

  • 1. Ngjallja e frikës :
  • Imperializmi, revizionizmi, armiku i klasës, sabotimi, bile u fol edhe për buburrecin amerikan.
  • 2. Fushata e mbledhjes se floririt, tregtaret u tatuan me tatime të jashtëzakonshme. Kush nuk i paguante futej në burg. Janë të njohura torturat për t’i detyruar të paguanin. U krijua koncepti që çdo tregtar ishte njeri i poshtër.
  • 3. Aksionet ishin të pandërprera :
  • Pune vullnetare, feste e pandërprere, mitingje të vazhdueshme. Filloi me aksionin kundër karkalecit në vitin 1945, rruga Kukës Peshkopi 1946, hekurudha Durrës-Elbasan, Durrës-Rrogozhinë, Durrës-Tirane, Shkodër-Titograd, 1947-1950, pastaj erdhën aksionet “Tu qepemi kodrave e maleve”, pyllëzimet, tokat e reja etj. Kudo i porosisnin njerëzit të dalin vullnetare.
  • Kishte shumë që shkonin vete, kishte shumë që frikësoheshin.
  • Tregojnë se Skënder Sallakut, një humoristi të shquar i thane të dilte vullnetar. Ai rrudhi supet : -Sa për forme-, i thane, -se nuk të çojmë ty. Pasi u regjistrua e pyeten : -Ku e do ? -Ke ? -Vendin e aksionit ? –Këtu, -tha e ngriti gishtin. -Ku e pyeten prape. – E dua ne lule të ballit -tha”
  • 4. Fushatat “Lemi i pare shtetit” ishin të zakonshme. Grumbullimi i drithit behej me detyrim.
  • 5. Huate shtetërore. Zhvillohej një gare midis fshatareve dhe qytetareve kush jep me shume, është me i miri. Po s’e jipje vete, caktonin shumën.
  • 6. Shpallja kulak. Fshataret me të gjalle, me te zotet, me punëtoret, me të pasur shpalleshin kulakë, shpronësoheshin, u merrej toka, bagëtia, u vihej tatim u merrej tatimi jetik.
  • 7. U krijuan repartet e punës. “Reaksionaret” i mblidhnin veçmas. Pa arme, me kazma e lopata kryenin pune të detyruar në Ushtri, gurore, toka të reja, këneta, bonifikime.
  • 8. Internimet politike.
  • 9.10.11 Doni me per Belulin??????????????????
  • A e dini se cfare ishte Libri i Shtepise?
  •  Nga ana e vet Organizata Baze  kishte nen vëzhgim politik dhe shoqëror zonën e vet dhe me anën e anëtareve aktive të partisë merrte në shqyrtim raportimet, përgojimet, vëzhgimet me karakter politik ose të dyshimte dhe i jepte konkluzionet e veta Komitetit të Partisë i cili kishte një zyre të veçante qe mblidhte çdo raportim për çështje të dyshimta, për probleme të dyshimta dhe ia komunikonte Sigurimit për veprim.
  • Çdo njeri do të shkruante autobiografinë çdo vit me të gjitha hollësitë, sidomos me gjerat e dyshimta.
  • Organizata Baze shtonte imtesite e veta në kartelat pranë Komitetit të Partisë. Një organizate tjetër më e gjere që përfshinte gjithë popullsinë e rritur të Shqipërisë, me përjashtim të kulakëve dhe armiqve të shpallur ishte Fronti Demokratik.
  • Faza e pare e goditjes ishte kritika, pastaj demaskimi, ne fund heqja e triskës se Frontit me ceremoni.
  • Në vendin e punës goditja kishte shkallëzime të tjera :
  • Ulja në kategori, kalim me pune ne prodhim, shkurtim kuadri, kalim e kantiere të largëta prodhimi, shkuarja ne baze ne vendlindje ose ne Malësi, pushim nga puna.
  • Në fillim të viteve 50 u vu ne përdorim Libri i Shtëpisë, sipas shembullit sovjetik ishe i detyruar të shënoje çdo njeri që të vinte në shtëpi qofte për të fjetur edhe një natë. Duhet ta regjistroje mysafirin ne zyrën e Këshillit, të shënoje kush ka ardhur, çfarë lidhje ke me te, nga ka ardhur, perse ka ardhur sa do të qëndroje c’numer dokumenti ka dhe të blejë edhe pullën edhe t’ia ngjisje faqes se librit.

Ne 46 vjet diktature nuk ka pasur ligj për Sigurimin e Shtetit. Ka pasur vetëm një vendim të Byrose Politike të Komitetit Qendror të PPSH. Në Komitetin Qendror ekzistonte një zyre e Goditjes që planifikonte masat ndëshkimore dhe një zyre e Thashethemeve që drejtonte disinformacionin për të hutuar njerëzit.

Ne vitin 1948 Sigurimi i Shtetit u nda nga organizatat baze të partisë, por nuk e humbi bashkëpunimin me të

Torturat.

  • 1. Rrahje me dru deri sa të bëhen plage dhe të bjere mishi.
  • 2. Kruarje e plagëve të qelbëzuara me dru
  • 3. C’puarje e mishit më të djegur.
  • 4. Elektrik ne veshe.
  • 5. Futje e kripës ne mish.
  • 6. Lagia me ujë të ftohtë.
  • 7. Lenia pa buke deri në vdekje.
  • 8. Lenia pa buke për disa ore
  • 9. Lenia zhveshur ne të ftohte.
  • 10. Jeleku i forcës.
  • 11. Dinamit në vehte.
  • 12. Shtrëngimi i gishtërinjve me pinca.
  • 13. Fekale ne goje.
  • 14. Varje me koke poshtë.
  • 15. Lidhje për peme.
  • 16. Lenie ne diell.
  • 17. Maçoku ne tumane.
  • 18. Përgatitje varri, pushke në gojë.
  • 19. Tentative për çnderim të vajzës.

Grupet armiqësore krijoheshin sipas situatave :

Akuzat Falso, Priftërinjtë spiune te Vatikanit. Tregtaret torturoheshin për t’u nxjerre florinjte. Grupe oficeresh të Zogut Intelektuale-Shkrimtare Grupi i deputeteve Grupi Tekniko-Intelektuale i Fullcit, Imperializmi amerikan Grupi i Maliqit. Fronti i Rezistencës i sajuar nga Sigurimi Gjyqi i Koci Xoxes, Vaske Kolecit, Vango Mitrojorgjit Bedri Spahiu-Tuk Jakova Gjyqi i Teme Sejkos Liri Belishova Gjyqi i kinezeve Abdyl Kellezi, Koco Theododhosi, Beqir Balluku, Hito Cako, Petrit Dume, Memet Shehut.

Gjyqet e popullit zhvilloheshin ne kinema me autoporlant jashtë. Shoqëroheshin të lidhur në këmbe. Dy tri shamizeza dhe jevgj thirrnin : “Ne litar kriminelet !”. Edhe rrugës edhe ne rreshtat e pare.

Dënimet :

Ngjiteshin pllakata të shtypura.

Pushkatimet në mengjez pranë varrezave, gjyq ne lagje, ne fshat, ne kooperative.

 

Kategori
Uncategorized

Ç’LIDHJE KA MINISTRI ME SKAFIN VENUS ES 640, KU NDODHET? PËR ÇFARË ËSHTË PËRDORUR 21 NËNTOR,

Ish kryeministri Berisha ka përforcuar deklaratat e bëra dy ditë më parë nga ambasadori amerikan Donald Lu, në lidhje me lënien të lirë të disa prej kriminelëve më të rrezikshëm në vend. Zoti Lu përmendi me emër Emiljano Shullazin dhe Arben Frrokun, vrasësin e kryekomisar Dritan Lamajt. Sot në parlament Berisha tha Emiljano Shullazi ka rrëmbyer para një jave kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon, me pistoletë në kokë, dhe e ka mbajtur peng një natë. “Shullazi rrëmbeu para një jave Vangjush Dakon. E mbajti një natë. Me qytë të revoles i kërkoi tokën e tij. E dini të gjithë, por e fshihni. Pse e fshihni? Keni frikë Ramën, keni frikë Shullazin. Por do vdisni nga frika. Ka prej jush njerëz me integritet. Po si e fshihni ju pengmarrjen që i bëri Shullazi kryetarit të Bashkisë. Ai mori peng një nga njerëzit më të afërm të Edi Ramës. Gjushi është më i afërmi i Edi Ramës, sepse ai i çon baulen me para”, u shpreh Berisha. Ai tha se tani Shullazi nuk i mban lidhjet me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por me vetë kryeministrin Edi Rama. “4 – 5 muajt e fundit Shullazi është ashtu dhe kështu me Edi Ramën. Po, e takon Ramën, ka marrë garanci të plotë. E dini? Kur ndodhi vrasja në rrugë të Kavajës, policia e arrestoi, i gjeti armë, e gjeti të qëlluar, i gjeti 5 mijë dollarë, i gjeti mijëra euro, pro çfarë ndodhi. I mori provat e barutit në dy duar. Por cfarë ndodhi? U lirua menjëherë pa pritur rezultatin e laboratorit. Nuk pritën rezultatin e laboratorit. U tha se nuk priten për arsye të caktuara. E nisën vrasësin t’i thotë kryetarit të opozitës, mos e nxirr kokën në atë dritare. Sigurisht, kërcënimi i liderit të opozitës përbën një ngjarje të rëndë për vendin dhe një ngjarje të rëndë ndërkombëtare. Miqtë dhe parterët u shqtësuan. Ndërhyrja e kryebanditit (i referohet Ramës) e mbylli dosjes. Cili ka parë në media romin që u qëllua në vendin ku do të ndërkonte ky me Shullazin? Të gjithë e kemi parë, të gjithë e dimë. Por askush nuk flet. T’i flasësh një kryeministri bandit është gjë e rëndë”, vijoi më tej Berisha me akuzat. Ai tha gjithahtu se ka qenë ndërhyrja e Edi Ramës ajo që liroi Bardhok Pllanaj pasi u ndalua nga polici në makinën e deputeti Mark Frroku, në operacionin e koduar me emrin “Viluni”. “Por çfarë mund t’i thuash një kryeminitri kur Pllana, kryebanditi, kapet në makinën e deputetit? Polici i thotë nxirre jashtë. Pas 23 minutash i vjen urdhëri policisë, lirojeni. Do të doja ta akuzoja Ilir Metën, por ai nuk mund ta japë ai këtë urdhër. Këtë urdhër e jep vetëm kryeministri. Nuk e jep dot as ministri i brendshëm, sepse ikën vetë ai. A u lirua Pllana apo është shpikje e opozitës. T’i që tund kokën ( i drejtohet deputetit Pirro Lutaj) je pjesë e mobokratëve. Se ti je bandit i vogël në krahasim me Edi Ramën”. Berisha akuzoi sërish Tahirin për përfshirje në trafik droge dhe i drejtoi një pyetje publike, për një skaf, duke lënë të kuptohet se ky skaf përdoret për trafiqe. “Këtij zotërisë që më rri këtu prapa dhe flet në telefon… Ju e dini se makina e tij ka kaluar 33 herë në kufi me Habilajt trafikantë. Por tani kam një pyetje tjetër. I kujt është dhe ku është skafi Venus ES 640, matrikull BZ BE 1007 445. I kujt është ky skaf? Ku ndodhet? Për çfarë është përdorur. Ç’lidhje ka me ty? Na thuaj ndonjë gje për të. Thuaj sepse është pyetje konkrete. Venus e ka pasi pëlqehet shumë. Nëse do që të të ndihmoj, unë edhe mund të të ndihmoj. Por më mirë shko në prokurori se e ke të evidentuar. Çfarë ndodh në mobokraci? 3.2 ton drogë në 48 orë. Sepse drogën e ka marrë partia. Pse është mobokraci, sepse mobët, banditët, dalin në zgjedhje dhe votohen. Marrin vota, zënë poste. Por çfarë ndodh, që kryebanditi shndërron qeverinë në një organizatë kriminale. Kjo qeveri është organizatë e mirëfilltë kriminale. Mbylle gojën, maniak ( i drejtohet Ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj). Ky është maniak. Kjo është organizatë kriminale. Edi Rama, sipas burimeve tuaja, jo të miat, i jep Eftimit paratë. Kush është Eftimi? Eftimi është njeriu që merr tenderat sekrete. I merr të gjitha direktë. Nëse kompania angleze që bëri masterplanin për bregun e jugut, u shpërblye me 250 dollarë, Eftimi ndan jo më pak se 8 milionë euro. Lexoni raportin e KE. Sqaro shtëpinë tënde, si është marrë dhe e kujt është ( i drejtohet Arben Çukos. Ju jeni rekrutuar të gjithë me dosje nga Edi Rama. Jo të gjithë, por shumica juaj.” Berisha tha gjithashtu se gjykatësit që liruan Arben Frrokun nga burgu, të arrestuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, se kanë marrë nga gjysmë milioni euro për vendimin e tyre. Ai përfshiu në këtë çështe kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. “Gjyqtarët që e liruan Arben Frrokun morën secili nga gjysmë milioni euro. Arben Frroku i liruar u shndërrua në aleat të PS dhe në takimin publik që bëri me kryebanditin Edi Rama i tha mbathja. Çunat e krimit, fallangat e krimit e liruan të kalojë në Muriqan pa vulën shtetërore. Dhe dilni këtu bëni moral. Po ja që u gjet një shtet tjetër fqinj dhe e bllokoi. Çfarë ndodhi më pas, mobokrati ministër mori në telefon dhe i tha: Kalojeni se s’ka probleme. Kryevrasësi i kryekomisarit! Është krim… Sigurisht që ai (Rama) ka zgjedhur të sundojë me banditë. Ky fjalim i ashpër i Berishës vjen në një kohë për herë të parë ambasada amerikane përmendi me emra kriminelë të rrezikshëm, që lëvizin të lirë.

Kategori
Uncategorized

Shqiptarët po dorëzohen sepse janë viktima të betejave të qeverisë

imgres

Qeveria po mbetet e vetme në betejat e saj për rritjen ekonomike dhe punësimin. Arritja e marrëveshjes me FMN për një mbështetje të re buxhetore, apo vlerësimi pozitiv i kompanive të vlerësimit, Moody’s dhe Standard & Poor’s, megjithëse e kënaqën pa masë qeverinë se arriti të marrë një Eurobond prej 450 milionë eurosh dhe interes, relativisht të mirë, nuk ngjallin shumë shpresë te popullata. Vetëm këto dy “armë” janë pak, dhe jo bindëse për të garantuar se betejat e nisura në stilin qeveritar do të jenë të fituara. Në mjedisin tonë, enkas, atë ekonomik, ka shumë pasiguri. Kjo pasiguri, të cilën po e vërejnë me shumë shqetësim edhe Banka e Shqipërisë, raport-progresi i Bashkimit Europian, Banka Botërore etj., ka sjellë hezitim të biznesit në investime dhe pritshmëri të konsumatorit, për të shpenzuar, në një kohë tjetër, më vonë dhe më të qetë. Për këto arsye, edhe ringritja ekonomike është më e ngadaltë se çfarë ishte parashikuar. Të jetë vetëm hezitimi, kjo është e keqja më e vogël e ekonomisë. Por kohët e fundit, biznesi dhe konsumatori, të cilët duhet të luftonin së bashku me qeverinë, po dorëzohet dhe një pjesë po “dezerton”, duke bjerrë bazën e cila duhet të shijonte “frytet” e fitoreve të hamendësuara.

Pjesa më e fortë e kësaj “ushtrie”, biznesi, po dobësohet pak nga pak. P.sh., në industrinë e fasonit, më të mbështeturën, nga pikëpamja ligjore dhe lehtësive, prej kohësh nuk ka rritje të punësimit në mos, në disa prej tyre, edhe shkurtime. Shumë biznese të tjera më të vogla janë mbyllur, sepse aksioni kundër informalitetit i goditi rëndë përmes ndëshkimeve, aq sa ringjallja është e vështirë dhe e gjatë. Bankat e tejngopura me depozita, tani nuk kanë çfarë t’i duan më, sepse nuk kanë ku t’i tregtojnë. Ka kohë që në sportelet e tyre nuk vijnë më kërkesa për investime serioze e shpresëdhënëse. Kredia e re për ekonominë ra ndjeshëm, duke e dorëzuar sistemin bankar në pozita pritjeje.

Për pasojë, vetëm në muajt shtator–tetor, biznesi ka shkurtuar vendet e punës dhe 73 mijë shqiptarë kanë mbetur pa të ardhura.

Edhe konsumatori, pjesa dërmuese e kësaj ushtrie, jo vetëm është dorëzuar dhe po dezerton nga këto beteja të qeverisë së tij. Aplikimi i Lotarisë Amerikane, nga 200 mijë shqiptarë, nuk është thjesht shifër rekord, është një përpjekje për ta braktisur masivisht, këtë lloj beteje për mirëqenien. 100 mijë shqiptarë të tjerë provuan të largohen që prej verës së këtij viti si azilantkërkues. Në kaq pak kohë, një kërkesë kaq e lart, është dorëzim pa kushte. Ushtria e 1 milion shuplakave tani është bjerrë nga ikja, dhe ata që po rrinë nuk kanë ndër mend të luftojnë, por thjesht të mbijetojnë.

Por, edhe qeveria duket e dobët në këtë betejë. Sepse dy herë ka rishikuar me ulje buxhetin, armën e saj të fortë për mbështetjen e ekonomisë, pasi muaj pas muaji po e provon se nuk po mbledh të ardhurat dhe se nuk di t’i përdorë ato. Buxheti është minus 7 miliardë të ardhura në raport e planin e rishikuar në ulje, ndërsa kryerja e investimeve kapitale është ende në nivelin e 70% të mundësive. “Gojët e liga” brenda kampit të majtë thonë se do të ketë edhe një rishikim tjetër me ulje, duke konfirmuar dështimin pa kushte.

Shqiptarët po dorëzohen, sepse po shikojnë që nuk janë ata përfituesit, por viktimat e këtyre betejave, kur provuan se nga mënyra e re e taksimit, barra kaloi te më të varfrit, se në aksion ndaj informalitetit, të parët që u goditën ishin më të dobëtit, se kur mblidheshin faturat e energjisë u burgosën të pamundurit. Ata u bënë viktima, edhe kur nuk përfituan nga shërbimet e premtuara, nuk i përftuan apo kur provojnë pabarazi në drejtësi dhe të mirat publike. Duhej të ishte ndryshe se qëllimi mendohej të ishte i njëjtë. Por ikja tregon se ne dhe qeveria nuk paskemi të njëjtat beteja për të fituar. Ndaj po ikim se kjo nuk është beteja jonë dhe nuk duam të jemi viktimat e saj.

“Monitor”

Kategori
Uncategorized

Torturat çnjerëzore të Mugoshës mbi djalin nga Devolli.

 

Trakti me numrin 4 që Xhelal Staravecka shpërndau menjëherë pas dezertimit të tij nga rradhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare, sërish lidhet me torturat çnjerëzore dhe vrasjet që kryheshin me urdhër të Dushan Mugoshës. Ndërsa rrëfen ngjarjen e 13 të ekzekutuarve në fshatin Fravesh, ai ndalet në torturat e tmerrshme që janë ushtruar mbi një djalë rretht ë 30-ve nga Devolli, ku në tortura kishte marrë pjesë vetë Dushan Mugosha. Staravecka tregon me detaje torturat që i janë bërë të riut nga Devolli, sidomos torturat tipike që bënte Mugosha me duart e tij.

Staravecka tregon se e ka ndjekur të gjithë skenën e torturave i ulur në një gur aty pranë, ndërsa partizanët e tjerë me drunj në duar e kanë goditur deri në frymën e fundit viktimën. Në fund, edhe pse viktima e kishte dhënë frymën e fundit Mugosha i kishte qëlluar me armë mbi trupin e pajetë. Pasi ka treguar fundin e tmerrshëm të djaloshit 30 vjeçar, Staravecka tregon se viktima e radhës, i kishte shpëtuar torturave çnjerëzore, vetëm se Mugosha ishte lodhur dhe ishte i uritur. E meqë do të shkonte për të ngrënë, për viktimën e radhës kishte dhënë urdhër ta vrisnin pa e torturuar.

Ajo ç’ka është tragjike sipas Staraveckës, është fakti se torturat nuk bëheshin për të krijuar rrethana shtrënguese, për të marrë informacione të caktuara nga viktima. Torturat sipas tij ishin thjeshtë pasioni për gjak i Mugoshës. “…U kthyem në çadër duke hecur. Dushanit i shkova krahun dhe e pyeta: “po ç’kishte bërë ky maskara?”. “Besa kurgjë, po këtyre Devollinjvet duhet t’ja u bësh të gjithëve kështu, pse qenë me neve dhe u kthyen me Ballin”, shkruan Staravecka, duke zbuluar në fund të traktit të tij arsyen e gjithë asaj dhune e terrori që ishte ushtruar mbi viktimën.

Më poshtë e sjellim të plotë traktinme numër 4 të Xhelal Staraveckës.

Trakt’ i IV.
Po ribotojmë ma poshtë traktin e katërt të Xhelal Staraveckës. Ku jemi, ku vemi kështu? Në ç’duer kemi ranë, o vëllazën? Oh mblidhuni të shpëtojmë djemtë t’onë të mjerë!
Një tufan, një mjergull dhe një natë e errët të kishte mbuluar në të gjitha anët nga Partija e terrorit, Ti, i shembur e i Venitur nga fati i zi qi të jeshë urë e këmbëve të huaja, që të jesh shesh përfytjesh, lëmë-fatkeqësish të përfundimeve nga invazorët që herë pas here ke pasur.

I lodhur e i raskapitur i dënuar e i venitur, kërkonje nji farë mbështjetje në një udhë të drejtë në vijën politike, që të tregonje dhe ti eksistencën t’ënde, sa do popull i vogël por kreshnik.
Ishe i urishëm, ishe i hovshëm e i pa frenuar e ke dhënë e s’mungon kurrë t’a japish provën që as një sakrificë nuk të trëmbte për qëllimin e lartë të luftës së pa prerë kundra atij që të kishte grabitur lirinë e shenjtë. S’ke dashur rixha të hyshë në luftë kundra armikut, nga që ishe i bindur se vetëm me armë, në luftë kundra okupatorit, do të ishe pjestar në paqën e nesërme, duke krijuar kështu në përpjekjet e tua Epopera të vërteta në faqet e historisë t’ënde, të kësaj epoke kaq fatale për njerzimin mbarë.

Ah, sa fat i zi në këto çaste kaq historike e vendimtare, që hyre në luftë kundra armikut, në vënd që të udhëheqeshe prej vet-vehtes u drejtove nga dorë e huaj, e cila dalë nga dalë zbatoi planet e shëmtuara që ishe e ngarkuar. Planet i zbatoi në Shqipërinë e jugut kuje për derë, lotët si çurgë rrjedhin nga faqet e shqiptarkave të shkreta, se njerzit e tyre që vaditin tokën Arbënore me gjak s’dinë përse. Ah, sa zëmra të coptuara, ah sa mjerime në Toskëri.

Ti o dorë barbare pse na rrënove vendin t’onë? Pse po mbushim vatrat dhe pragjet e penxhereve me lot? Ç’faj e gjyna paskemi bër? Ç’furtunë e keqe na futi në këtë det të rrezikshëm? Vehtja e jonë! U futëm në barkën e Dushanit e të Milajdinit dhe me gjithë forcën e musklave të krahëve po i lëvizin lopatat për të shkuar akoma më thellë në detin e mjerimit.
U lumtë, gjetët shesh e bët përshesh.

Ndodhime akoma në katundin Fravesh, atje ku jehona e ulurimave, bërtimave e anktheve dhe e ngashrimeve i kanë bërë veshët dhe zëmrën t’ime-sakat. Ti o Fravesh, u çkallmofsh nga një tërmet a rebesh.
Nga të 13 të ekzekutuarit vetëm në dy më muarnë të asistoja n’ato tortura e terrore. Marim një djalë të gjatë, i shëndoshë, drejt 30 vjeçëve, ishte nga Devolli, emrin jo vetëm unë nuk ja di, por edhe Dushani vet që e torturoi gjer në vdekje nuk ja dinte.

Këtë e kishin kapur jashtë Tiranës, që kishte dalë për shëtitje si të dyshimtë e kishin arrestuar dhe s’andejmi e shoqëronin në brigatën e parë. Neve Partizanë zebanitë e xhenemit, si pas urdhërit të jezitit çalo Dushanit, e shpumë në prua. Atje mbasi e çveshëm e lamë vetëm në brekët, se kishim nevojë për rrobat e tija që të vishnim ndonjë djalë të jezitit.

Rreth kësaj viktime qëndrojnë 10-12 partizanë, në krye të të cilëve qëndron Dushani duke fërkuar duart, dukesh i gëzuar nga sytë që i ndrinin për gjakun që kishte ndër këmbë. Unë qëndronja pak lark atij rrethi i ulur në një gur, afër meje dhe Tahir Kadareja. Partizanët, sipas urdhërit të Dushanit, u armatosën me një herë me nga një dru të shtrëmbët prej vërrie më të trashë se qafa e dorës.

Filloi tortura, të 10 kopaçet uleshin e ngriheshin me një ritëm të çregullt mbi trupin e viktimës së mjerë, pa marë parasyshë se ku binin. Oh sa djalë i shëndoshë e i fortë, po e vrasin si gjarpëri me kopaçe. Pas një kohe të disa minutave, Dushani jep urdhër të ndalohen goditjet. Kujtova se do t’i bënte ndonjë pyetje, që natyrisht me anën e torturës të nxirte diçka: “ç’kërkoni nga unë t’u them?”. “Kurgjë”, përgjigjet Dushani, tashti po t’a … të t’ëmën vet! shton Dushani.

Oh, ç’nervozitet! Nënat Shqiptare të shahen nga Dushan sërbiani. Dushani mer një kopaçe në dorë dhe mbasi e ka regulluar viktimën që ishte shtrirë në tokë, mbajtur prej partizanëve dhe mbasi ja vë këmbën e djathtë në një boshllëk i bije me atë kopaçen në qafën e këmbës dhe ja thyen.

Ç’farë torture e ç’far ulurime e bërtime me të ngjeth mishtë. Dushani këmbën e thyer ja rregullon prap n’at mënyrë: e me një të goditur tjetër nja njëzetë centimetro më lart në kërci ja thyen prapë. Nuk mjafton i heq edhe brekët, me një spango të shëndoshë e lith për k… dhe me një purtek të shëndoshë fillon e godit aq sa ato bëhen si ftonj të mbëdhenj. Viktimës shpirti nuk i del; atëherë mer një thikë dhe duke ja çarë kërcin e mëngjër fillon me majën e thikës t’a kruaj kockën lart e poshtë me një ritëm të regullt deri sa maja e thikës del n’anën e poshtme.

Ç’thua ti o shoqe Ender Myrteveliu? Gënjej unë? Ç’thua ti o shok Sulo Gozelli s’janë të vërteta këto? Ç’thua ti e Tahir Kadareja që ndërsa viktima ulurinte e bërtiste ti kërdiseshe nga të qeshurit duke thënë: “bjeri, bjeri”.

Viktima akoma qëndron e gjallë dhe e fortë. Dushani jep urdhër t’i sjellin një litar me një cop dru të shkurtër e të trashë sa llëra. Litarin ja vë në kokë duke kaluar përmes ballit mbi veshët e prapa kokës rreth e përqark; pastaj kombinon drutë me litar dhe këtë e bije rrotull. Druri vinte rrotull litari shtrëngohesh, misht dhe lëkura ju pre. Kocka po i ndrydhesh. Qëpallat e syve të viktimës hapeshin me gishta dhe cingari i ndezur vihesh në dritën e syve, në thonjët e gishtrave të dorës tija hynin gjylpërat dhe dilin nga reza e gishtit.

Ç’më thua ti o Vangjel Argjiri? O kasapi besnik i Dushanit në brigatë. Ç’më thua ti o partizan Ibrahim Hoxha nga Korça që duke bërë torturat me aq etje, kujtonje se Dushani do të bënte Timoshenko? A gënjej unë? A po i bëj të pa bëra këto. Viktima është akoma e gjallë. Fol, o Tahir Kadareja, fol që s’je Razi që këtë çik frymën e fundit të kësaj viktime t’a heqish duke i dhënë një plumb kokës: por akoma insiston për t’ja marë me kopaçe?

Zebhanitë e Xhehnemit rrëmbejnë prapë kopaçen dhe fillojnë goditjet. Eshtra të thyera, eshtra të çara sytë të përzhëlitur, gishtrinjtë të shpuar, trupi i gjakosur nga çurgat e gjakut, pret akoma drunj.
Erdhi koha e fundit, viktima s’lëviste më, jo se i kishte rënë (të fikët) vilani po pse kish dhënë jetën. Dushani heq koburen e tij dhe i jep dy plumba të ngrohtë në kufomën e ftohtë të viktimës që kishte vdekur nga torturat.

Të tërë ishin në gas, për trimërinë që kishin kryer. Dushani në krye më dukesh sikur e kishte qetsuar urin e tij gjakatare nga që sytë e tij të përgjakshëm hidhnin xixa gëzimi. Në këtë kohë vjen dhe një zebani tjetër xhenemi: “këtu e kemi dhe tjetrin”. Mbas katër orë punë të terrorit në torturë Dushanin e kishte marë urija. Ai thotë: “s’kemi nge, do të shkojmë të hamë bukë”. “Po këtë të arestuar që kemi këtu?, thosh një nga partizanët. “Këputi një plumb”, thotë Dushani. Ej, sa fat lumtur ti o viktimë e dytë që u pushkatove pa torturuar, vetëm e vetëm se s’pati kohë Dushani.

U kthyem në çadëre duke hecur. Dushanit i shkova krahun dhe e pyeta: “po ç’kishte bërë ky maskara?”. “Besa kurgjë, po këtyre Devollinjvet duhet t’ja u bësh të gjithëve kështu, pse qenë me neve dhe u kthyen me Ballin”. Ç’thua ti Dushan?, o Sal-a ynë i dashur, nuk janë të vërteta këto? Ç’mendove ti? Se me anën e terrorit do të hidhje Shqiptarët në grushtin t’ënd? Jo jo, vetëm në një gjë pate sukses: në çeljen e vlla vrasjes.

POPULL!
Dushani po të ketë kohë i bën të gjitha torturat që nuk i magjinion mëndja e njeriut, por edhe kur s’ka kohë, plumbin ballit të jep. Hajde, hajde ç’barbarizëm e ç’tmerr!!!
E ju o Partizanë, hiqeni frikën nga terrori i Dushanit, dezertoni nga radhët e shëmtuara të tija dhe ejani në gjirin e Shqipërisë e të Shqiptarëve, të qajmë hallet që na kanë rënë. Mos ki frikë o popull, zëri këta partizanët që kam shënuar këtu, nëmos mundç të zëç Dushanin, thirmëni dhe mua që të kuptosh të vërtetën në se ka nga ndonjë të tepërt nga këto që kam thënë këtu. Në ekzekutimet e torturat e tjera të asaj dite të 13 viktimave nuk shkova të asistoj.

E di o popull që ti do të ngopesh me kaq e do të kuptosh të vërtetën me kaq, por unë do të të kallxoj të gjitha fajet e gjynahet që janë bërë kur kam qënë dhe unë pjestar i barbarizmave. Nesër në traktin e ri akoma kallxime të reja të punrave të vjetra e të shëmtuara që kemi bërë.

POSH TERRORI
RROFTË BASHKIMI
Shqipëri e Lirë 26 Nanduer 1943.

Mblidhuni o Shqiptarë, mblidhuni nji orë e ma parë, të lidhemi me besa-besë.
Mblidhuni që të çfarosim Barbarin!
Mblidhuni që të shpëtojmë djemt t’anë fatkeqë!
Mblidhuni që të mos qajnë ma Nanat Shqyptare.
Mblidhuni që të rrojë Shqipnija!
Xhelal Staravecka

Kategori
Uncategorized

Si i vrame xhandaret me urdher te Mugoshes.

 

Ky është trakti me numrin 3, që Xhelal Staravecka, kishte publikuar menjëherë pas dezertimit të tij nga Ushtria Nacional Çlirimtare. Një ditë para se të publikonte këtë trakt Staravecka njoftonte në traktin e ditës me numrin 2, se të nesërmen do të sillte dokumente mbi torturat çnjerëzore dhe vrasjet makabre me urdhër të Dushan Mugoshës.

Dhe ashtu sikurse kishte lajmëruar në traktin e radhës, pra ky që po sjellim më poshtë, Staravecka flet për torturat çnjerëzore. Ai shpjegon se në Brigadën e parë aplikonin dy dënime. Dënimi me një nen që do të thoshte dënim me pushkatim dhe dënimi me dy nene, që siç shpjegon ai: ”kur ndonji fatkeq dënohesh me dy nene donte të thoshte torturë nja katër orë të paktën e ma në fund – në qoftë se i mbetesh ndonji pikë shpirti – plumbin”.

Pasi ka treguar ekzekutimin e tmerrshëm të një tregtari tiranas ai ka rrëfyer edhe për kapjen e një grupi xhandarësh dhe kapterit të tyre, të cilët I sjell me emra dhe m♪7 pas tregon se si i kishin pushkatuar të gjithë me urdhër të Mugoshës. Më poshtë, në traktin e Xhelal Staraveckës me numrin 3 jepen të gjithë hollësitë e këtyre krimeve.

Trakt’ i III.

Këtu poshtë po botojmë traktin e tretë me të cilin Xhelal Staravecka deri dje nji ndër komandantat ma të shquem ë kuadrove të Nacional-Çlirimtares, fillon të qesi në dritë krejt veprimtarinë e aparatit të Partisë, qi po zhvillohet vetëm e vetëm për përmbysjen dhe shkatërrimin e Nacjonalizmës Shqiptare.

Cili asht objektivi i patis teroriste Komuniste për t’arrijtur me anën e ushtris së krijuar me emnin ushtrija Nacjonal-Çlirimtare? Cili sekret mëshihesh në këtë ushtri? Shumë e vështirë ma përpara dhe shumë e kollajt tashti qi e hoqi maskën e saj pa marrë mirë fuqin në dorë për të lozur dramën ma tragjike q’imagjinon mendja e njeriut.

Objektivi ka qenë përmbysja, rrenimi, shkatrrimi, shkallmimi dhe zhdukja e popullit shqiptar njiherë e përgjithëmonë. Atë qi nuk mundi dot Turqija t’a bante në nji kohë të gjatë pesëqind vjeçare, atë qi nuk do bante fashizmi për njizet vjet, Partija Komuniste teroriste DUSHONO-MELADINISTE e filloi dhe me suksesin qi pati me dredhinat dhe dinakëritë djallzore, me grackën e ngrehur me mjeshtrinë ma të hollë do t’a arrinin pikën e caktuar t’asgjësimit të Shqiptarve në nji kohë jo ma të gjatë se motmot qysh prej datës së heqjes së maskës punve të tyne antishqiptare.

Unë premtova dje se në traktin e sotshëm do të flas me fakte mbi torturat ma të ashpra se ato t’inkuzicjonit të Spanjës dhe të çdo gjyqi mesjetar qi janë bërë prej dorës së DUSHANIT shqiptarve të pafajshëm ose dhe atyne të fajshëmvet, por të paktën t’u jipesh nji plumb dhe jo tortura të tmerëshme. Brigata kishte qindrue në katundin Fravësh ndoshta të rrethit të Tiranës; q’andej ndaheshin batalionet në pika të ndryshme për të goditur armikun okupator e natyrisht, sipas direktivës, edhe trathtarët e vendit.

Në grupin e trathtarve të vendit tashti në kohët e fundit nuk përmblidheshin si ma përpara vetëm ata qi i shërbenin okupatorit, por dhe të gjith ata qi nuk ishin lidhur me luftën Nacjonal-Çlirimtare (GËNJESHTARE); me fjalë të tjera gati shtatë të dhjetat e popullsis qi ndodhesh nën rrezen e flagës teroriste të propagandës DUSHANO-MELADINISTE. Oh! Ç’varr i qe përgatitur popullit Shqiptar; gjith kjo popullsi ishte destinue të kalonte nën thikën e terrorit. Me bataljonin qi komandoja unë filloi goditja e okupatorit prej katundit Bërzhitë të Petrelës deri tek kazermat e Xhenjos në Tiranë.

Gjatë veprimeve si qendër të këtij batalioni kishim Priskën, dhe kur batalioni i tërë hynte në goditje lijshim nji pjesë të vogël partizanësh me ndonji përgjegjës për ndërlidhje. Mbas tetë ditësh goditjesh deri tek ajo e fundit afër kazermës Xhenjos u këthyem të pushojmë dy ditë. Kur arrijtëm në priskë ku atje kishte ngelë për ndërlidhje Kom.

Politik i batalionit, Myslim Shyri shum i njohur për Zotësi luftarake (të mos bisedojm për atë politike) shofer i autoton trokvet të Fordit, mysafir i cepave të rrugve dhe i nën uravet, pijanec e i pa skrupul, ky miku ma i ngushtë i DUSHANIT kishte kapur nji gjah tepër të mirë: nji tregtar tiranas qi kishte ardhë te miku i tij në Priskë.

Tregtarin tiranas, nuk ia mbajë mirë mend emnin por më duket Abdullah, e kishte arrestue dhe e kishte dënue me nji nen d.m.th. me vdekje. Neve kemi pasë dy nene; kur ndonji fatkeq dënohesh me dy nene donte të thoshte torturë nja katër orë të paktën e ma në fund – në qoftë se i mbetesh ndonji pikë shpirti – plumbin. E pyes shokun komisar sepse mbahesh i arrestuar ky civil: “Me i dhanë gjysmën e lekut” përgjegj ai. N’atë anë të Tiranës gjysma e lekut do të thotë plumbi. Po pse? Ç’faj ka bërë? E pyes unë.

“Ka qënë polic në kohën e Zogut” m’u përgjegj shoku komisar. Ah ç’rrebesh i madh për popullin shqipar. T’a vrasim pse ka qenë spiun në kohën e Zogut; ndoshta meritonte nji dënim, por jo në këtë kohë, pse neve me Zogistët ishim lidhur. Imagjinoni vetë se ç’mundim kam hequr për të ndaluar vendimin e komisarit t’im aqë koshient për të shpëtusr nga eksekutimi prindin e fëmijve të shkretë qi babën e dinin se kishte shkuar te miku në gostë.

Të nesërmen, më duket 9 Tetor 1943, Isa Toska i dytë (Mehmet Shehu) me një kompani nga Fraveshi vjen në Priskë të marë kontakt me ne. Ishte nisur dhe ky për një aksion brënda në Tiranë. Shkoi rrethoi xhandarët e post komandës të Varrit të Bamit dhe u thirri që të dorzohen. Xhandarët përgjigjen negativisht. Mehmet Shehu me një herë shkon në një shtëpi tjetër dhe pyet se ku është post-komandanti i asaj poste. E gjeti shtëpinë e post-komandantit e thirri dhe ai me një herë doli jashtë duke u vënë në dispozicjonin e Mehmetit me buzëqeshje dhe bile me vullnet të mirë.

Shkoi në post-komandë, u thirri xhandarëve të tij që të dorzohen “s’kemi asnjë rrezik se dhe këta janë Shqiptarë”. Xhandarët u dorzuan, u shoqëruan dhe u dërguan tek unë. Në mezin e ditës vjen dhe Mehmeti. Më thotë “bëj gjyqin”. Ç’farë poshtërsije! Gjyqi i tyre ishte i bërë, plumbi në kokët. Për formalitet, i mora në pyetje. E ç’farë pyetje? U muarëm vetëm emërat që i kam dhe sot në një defter shënimesh.

1) Kapter Adil Maksuti nga Marglliçi i Çamërisë, kish vetëm pesmbëdhjet ditë në shërbim, i pa pasur dhe fatkeq. Më se pesmbëdhjet vjet kish qënë puntor në lulishtën e Tiranës. Burr plak dhe tregonte i pa fajshëm;
2) Xhandar Prenk Marku nga Koçinara e Kthellës;
3) Zef Simoni nga Fishta e Zadrimës;
4) Prenk Lek Shkreli, nga Malsija e Shkodrës;
5) Prenk Kol Marku, nga Kaçimara e Kthellës;
6) Pjetër Shkjalleshi, nga Kthella.

Pesë të fundit kishin më tepër se një vit shërbim; natyrisht në mos një herë, një herë do të kishin hedhur pleh në arën e fashizmit duke i bërë dëm arës Shqiptare, prandaj u kufizova vetëm të shpëtoj nga vdekja kapterin pesmbëdhjet ditësh dhe e shpëtova. Pes xhandarët u pushkatuan. Kapterin sa do që e kishim falur e muarëm me vehte të mernim dhe pëlqimin e Dushanoviçit.

U kthyem në qëndër të Brigatës, në Fravesh, atje porsa arrijtëm i dhamë raportet verbale Komandantit terror Dushanoviçit, në mes të tjerave referuam çështjen dhe vendimin e Adil Maksutit. Dushani, Sal-a ynë i dashur, i priti raportet t’ona me atë seriozitetin e tij njeri ngrënës dhe për kapterin tha: “ani, ani, po le t’a shohi dhe Tahiri një herë kapterin”.

Tahiri është Tahir Kadareja, nga Gjionokastra, me fytyrën e tij të shëmtuar si gorillë, por me një zemër të eshkët, është Dushani dytë. Ky shkoi e pa kapterin dhe kur u kthye simbas shkeljes së syrit Dushani tha: “ai kapter duhet vrarë pse ka qënë milic më 1918”.

Ah, ç’fatkeqsi! I vrasin njerzit pse kanë qenë milicë në 1918! Ah, ç’kontrast! Tahiri gjasht vjeç në 1918 i mbështjellë me fustanin e fëminisë rreth avllisë së shtëpisë së tij në Gjinokastër, njeh Adil Maksutin nga Çamërija që ka qënë milic. Adil Maksutin e vranë. E vranë për dy gjëra; për të shuar etjen e gjakut që Dushani është i uritshëm të shohi orë e çast çurga gjaku nga trupat e Shqiptarve dhe e dyta për të marë ato të shkreta rroba që kish veshur. Thomëni, thomëni e kundërshtomëni.

Nxirmëni gënjieshtarë o terroriste, merni kurajo e përgënjeshtroni këto fakte. Jo, nuk futet shtiza në thes. Atë ditë kemi vrarë 13 viktima të pa fajshëm atë ditë janë bërë torturat prej Dushanit vetë, ato që ai i quan të zakonshme; pa më pyesni mua? Edhe unë kriminel jam, shpirt fort, zemrën t’eshkët e kam, gjumi natën më del nga tmerri; ah, sa lark unë nga ata!

POPULL! Këndoje; këndoje mirë’ pyet dhe heto, thirri dhe mbushe mendjen se neve kemi qënë ujk për ty, neve të kemi premtuar gjyqin t’ënd, neve ju kemi kërcnuar të tjerëve, të fajshëm dhe të pa fajshëm, se do t’i gjykonje ti, se do t’a bënje ti gjyqin t’ënd, se do të vendosnje ti mbi jetën dhe vdekjen e fajtorëve; po thuam, thuam, kur të kemi pyetur? Po thuam, thuam, kur ke marrë ndonjë herë në gjyqin t’ënd fajtorët? Asnjë herë. Kur ndonjeri prej popullit kish kurajon dhe thosh: “si u bë kjo punë?” ne përgjigjeshim: “është punë për Europën”.
Ah, gënjeshtarët ne! Mbillnim demokracinë dhe kornim didaktorinë.

Besa e Zotit të erdhëm hakut, t’a kishim nisur hoxhën për talikinë, a po priftin për thirrjen e fundit në varrin që kishim hapur për mëshirën t’onë ty o popull s’të kish ngelur tjetër gjë veç mbarimi yt katastrofal. Poshtërsisht të kishim pregatitur një pusi akoma më të madhe në qoftë se nuk do të ishte e mjaftueshme masakra që do të bënim tek ti dhe vllavrasja në të cilën të kishim futur.

Do të të prishnim edhe me aleatët që me aq gjak e mundime e arrijtëm ditën e lumtur të njihesh si një shtet liridashës. Dokumentin e kemi në dorë e do t’a japim që t’i bësh gjyqin klikës trathëtare Dushano-Miladiniste. Ngrehu, o popull, hapi sytë, mblidhe vehten se në gërminë të kemi shpënë; jepna grushte vdekjeje ah, sa trathëti!

Ti na strehove në banesat e tua, ti na mbajte duke na përmbushur gjithë nevojat t’ona, to u sakrifikove pa asnjë dhëmbje vetëm e vetëm që të shikonje rrezen e dritës që ne gënjeshtarët të premtonim. Çou, çou nga gjumi, përzeri gjaktarët, zhduki të huajt dhe rrethoje Flamurin t’ënd të shënjtë për Shqipërinë e nesërme jo të coptuar, por integrale që natyra e ka falur.

Nesër akoma mbi torturat.
Poshtë terrori.
Jashtë të huajit.
Vdekje përçarësve
Rroftë Shqipëria integrale
Rrofshin Shqiptarët
Rroftë bashkimi Kombëtar.
Rroftë Ushtrija Kombëtare.

Dokumente si këta, na vlejnë shumë. Xhelal Staravecka, nji mik i popullit e i nacjonalizmës shqiptare, admirojet sot prej të gjith atyne qi Shqipnin e kanë në zemër e e mprojnë me çdo sakrificë. Por – siç na premton i naltpërmenduni – nëpër mjet të trakteve qi do të hedhi do ta sqaroj opinionin shqiptar edhe me fakte të tjera ma të vlefëshme, ma të randësishme e ma jetësore për katastrofën e soçme.
Neve i presim e do t’i ndjekim me shumë kujdes.

RROFTË SHQIPNIJA
enver

Kategori
Uncategorized

Aristokrati Voskopojar Nikolaus Dumba, biznesmeni që financoi dhe mbrojti vlerat e artit botëror.

 

Komuniteti vllah i Shqipërisë ka nxjerrë shumë figura të njohura të rangut ndërkombëtar, njerëz që u bënë shumë të famshëm nga kontributi që dhanë në vende të ndryshme europiane ku jetuan, personalitete të fushave të ndryshme si ajo financiare, e ndërtimit, e artit dhe e tregëtisë. Një ndër figurat më të njohura, që i përkasin këtij komunitetit, është industrialisti multimilioner, vjenezi Nikolaus Dumba. Personaliteti i Nikolaus Dumbës është shumë dimensional.

Ai përveç se një politikan liberal i suksesshëm ishte edhe një industrialist i njohur dhe largpamës, përveç se një mbledhës i njohur veprash arti ishte edhe mbështetës i fuqishëm i artit bashkohor, ishte inisiator dhe finacues i shumë krijimeve të njohura artistike të cilat kanë mbetur në fondin e artë të kulturës botërore. Për dijeni të lexuesit, shkaku për të cilin vendosa të bëj këtë shkrim nuk është vetëm përshkrimi i figurës madhështore të Nikolaus Dumbës, por edhe kurioziteti për të zbuluar lidhjet e kësaj familje aristokratësh dhe patricësh me trojet tona shqiptare.

Ka shumë autor që kanë shkruar për prejardhjen, jetën dhe aktivitetin e pjestarve të familjes Dumba, sikurse janë të shumta variantet e prejardhjes së tyre në veprat e këtyre autorëve. Një punim shkencor nga dy autorë të cilët janë njohësit më të mirë të çështjes vllahe M.D. Peyfuss dhe E. Konecni, kanë shtjelluar disa risi mbi prejardhjen e familjes Dumba si dhe disa familjeve të tjera vllehe, të cilat lëvizën nga Voskopoja dhe rrethinat për t’iu shmangur djegjeve dhe plaçkitjeve të pasurisë dhe bisneseve të tyre nga sundimtarët e zonës.

Familja Dumba
Emri i familjes Dumba, e cila u vendos dhe jetoi në Vjenë, u dëgjua për herë të parë aty në vitin 1807 nëpërmjet një vllahu të quajtur Raphael Dumba, pjestar i komunitetit të madh grek të ardhur në Vjenë nga Maqedonia. Thuhet nga studiuesit që në mbarimin e shekullit të 18-të dhe fillimin e atij 19-të, kolonia e “grekëve” të Vjenës nuk ishte e përbërë vetëm nga pjestarë të një kombësie, por ishte një përzierje përsonash të besimit ortodoks me shtetësi të ndryshme, të cilët mblidheshin për të kremtuar meshën e tyre të shenjtë në kishën e njohur të TRINISE SE SHEJTE në Vjenë. Këtij komuniteti të madh që fillimisht u quajtën “Grekët dhe Vllehët” ju shtuan edhe ortodoksët serbë, bullgarë dhe shqiptarë.

Rreth mesit të shekullit të 18-të, grupi i tregtarve aromunë, të cilët deri atëhere së bashku me tregtarët grek-bullgare-shqiptarë kishin qarkulluar mallrat nëpërmes korridorit të Adriatikut, filluan të përdorin rrugë tokësore për qarkullimit e mallrave, tashmë nëpërmjet kontinentit, duke krijuar në vende të ndryshme (Serbi, Hungari deri në Vjenë) qëndrat e para tregtare. Përveç Thesalisë, që ishte zonë e njohur për prodhimin e pambukut, një zonë tjetër në kufijtë në mes Maqedonisë dhe Epirit (Shqipërisë së sotme) jo larg nga Korça, kish filluar të lulëzonte. Ky ishte qyteti me popullsi vllehe i Voskopojës, që u bë qëndra tregtare më e njohur e rajonit dhe që i përgjigjej plotësisht kërkesave në rritje të tregëtarëve vllehë për mallra.

Nga hovi dhe zhvillimi që pat (me Akademi, me shtypshkronjë) Voskopoja u quajt “Athina e kohës së turkut”. Në përgjithësi krejt zona në mes Beratit dhe malit të Gramozit deri në kufi me Greqinë, pat një zhvillim të madh ekonomik, gjë që solli dhe rritjen e numrit të bandave që plaçkitnin bizneset e sukseshme. Djegia në 1788-tën e Voskopojës, plaçkitjet e mëdha detyruan banorët dhe tregëtarët të kërkonin vende të tjera më të sigurta për të jetuar dhe për të bërë biznes. Vllehët filluan të emigronin në masë nga fshatrat në malin e Gramozit, në zona aty afër (Manastir), të tjerë ndoqën shembullin e paraardhësve të cilët kishin dalë me kohë në perëndim (Vjenë), si në rastin e Dinastisë Sina, apo të familjes Tirka. Edhe banorët e fshatit Vlastë / Blaci nga ku familja Dumba emigroi, u dyndën aty nga Voskopoja dhe nga mali i Gramozit. Në studimin e M. Peyfuss thuhet që: ”…një rrymë e madhe të ikurish nga Shqipëria përmbytën Sanxhakun e Sirozi pashait i cili ishte konkurenti kryesor i Ali Pashës”.

Si paraardhës i Dinastisë Dumba njihet bariu Celnic Dumba, i cili pati 4 fëmijë: “.. Mikelin, Nikollën, Rafaelin dhe një vajzë me emrin Peristera. Djali më i madh Mikeli përveç traditës familjare të mbarështimit të gjellëve, filloi të merrej dhe me tregëti. Ai pati 5 fëmijë, një vajzë (Maria, lindur 1796) dhe katër djelm: ..Teodorin, Nikollën, Rafaelin, Sterion i cili ishte i ati i vjenezit të famshëm Nikolaus Dumba”. Sterio Dumba pasi kish dëgjuar për fitimet në tregëti të bashkëqytetarve të tij vlleh, të cilët kishin emigruar në Austri, e sidomos për suksesin e madh të Simon Sinës, vendosi që me familjen e tij t’i drejtohej qëndrës së perandorisë, Vjenës.

Kështu që në vitin 1817 së bashku me vëllaun e tij më të vjetër Nikolausin të shoqëruar nga një karvan me ngarkesë pambuku, pas një udhëtimi që zgjati tre muaj arriti në kryeqytetin Vjenë. Në vitin 1819, së bashku me vëllezërit krijuan shoqërinë “Vëllezërit M. Dumba” e cila për pesë vite pat një fitim të konsiderueshëm të cilin e vendosen në aksione të shoqërisë. Mbas vdekjes së vëllezërve, në vitin 1844 Sterio Dumba u ba drejtuesi i vetëm i firmës me prokurën e të gjithë familjareve. Pas 8 vitesh, në 1852-shin ai ja kaloj firmën djalit të tij të madh Michael, por mbet aktiv si mbikqyrës i firmës me të drejtë nënshkrimi.

Talenti dhe zgjuarsia e Sterios në biznes e ngriti kapitalin e firmës në 2.048.143 Gulde. Megjithëse i pasur, ai nuk pranoi asnjëherë titujt aristokratik që i propozuan. Në janar të vitit 1828 u martua në kishën e Trinisë Shejte në Vjenë me Maria Curtin, të bijën e tregtarit të madh Michael D. Curti i cili kishte lindur në vitin 1764 në Voskopojë. Me Marien, Sterio pat dy djelm: 1828 lindi Michael e pas dy vjetësh Nikolaus. Sterio vdiq dhe u varros me 31 janar 1870. Sipas një lajmi të kohës, në varrimin e tij morën pjesë me mijëra qytetar, sikur të ishte një pjestar i familjes perandorake. Varri i tij gjendet në varrezën qëndrore të Vjenës në sektorin e varreve greke, parcela 30 A, strehimi 3.

Nikolaus Dumba
Industrialisti milioner Nikolaus Dumba (i biri i Sterios) lindi në Vjenë me 24 korrik 1830. Që në fëmijëri ai tregoi interes të madh për muzikën. Duke parë orientimin e fëmijës, familja e pasur e dërgoi në Gjimnazin Akademik, një shkollë shumë e njohur në Vjenë, nga ku mori kulturën dhe orientimin e duhur për karrierën e tij. I talentuar në fushën e tregëtisë, ai që i ri drejtoi fabrikën e përpunimit të pambukut, që ishte pronë e familjes, duke punësuar 180 punëtorë dhe duke i sjellë firmës fitime të mëdha. Nga kapitalet e mëdha që krijoi ai u bë zotërues i madh objektesh në Budapest të Hungarisë. Në vitin 1865, Nikolaus Dumba ndërtoi një pallat madhështor e përfaqësues në qëndër të Vjenës, në një nga rrugët më të famshme të quajtur Ringstrasse, i cili është në vetvehte një galeri arti. Për ndërtimin e këtij pallati ai ngarkoi dy arkitektë perandorak shumë të njohur. Pasioni i madh që Dumba kishte për artin, bëri që pallati të stolisej me veprat e piktorve më të dëgjuar të kohës të cilët ai i kishte edhe miq.

Piktori i njohur Hans Makart është autori i tavanit të pikturuar, vepër e quajtur “Alegoria e Muzikës” në dhomën e punës së Dumbës. Piktori Friedrich Schilcher i pikturoi një tavan tjetër që sot quhet “Schubert-Apotheose”, ndërsa miku i tij i ngushtë Gustav Klimt i stolisi muret e studios (mbiportat) me veprat e njohura si “Muzik” dhe “Schubert am Klavier”. Dhoma e famëshme e punës e Dumbës në Vjenë, ishte një vend kontaktesh për shumë artistë të famshëm si Johannes Brahms, Richard Wagner, Johann Straus, Franz Schubert, Johann Herbeck, apo njerzit më të përmendur të financave të perandorisë. Pallati u dëmtua gjatë Luftës së Dytë Botërore, por u restaurua nga fondi i Bankës së kursimeve të Austrisë.

Në vitin 1870, Dumba u zgjodh anëtar i parlamentit të landit Austrisë së ulët, si dhe nënkryetar i komisionit të financave. Më pas u zgjodh si kryetar i komisionit të arsimit. Nga viti 1870 – 1885, ai u bë deputet i parlamentit austriak dhe pjestar i komisionit të financës. Ai i përkiste partisë së krahut liberal dhe ishte kryetar i “Klubit të së majtës” në parlament. Në shtator të 1885-sës, i propozuar nga perandori, ai mori titullin e përjetshëm “Pjesëtar Nderi i Shtëpisë Mbretërore”, një titull që i jepej burrave të shtetit, njerëzve të mëdhej të shkencës, të kishës, apo ndokuj për merita të veçanta. Në oborrin mbretëror, Dumba ishte pjesëtar i komisionit të buxhetit, në fillim si nënkryetar (1892) me pas (1895) si kryetar.

Ajo që e bënte Nikolaus Dumbën veçanërisht të njohur në rrethet e aristokracisë vjeneze, ishte dëshira e tij për të mbledhur, ruajtur dhe restauruar objekte arti. Duke qenë njohës dhe mbrojtës i mirë i artit, ai ishte pjesëtar i shumë shoqërive dhe organizatave të përmendura kulturore si: nga viti 1870 ishte Pjesëtar Nderi i Akademise Kombëtare të Arteve të Bukura, si dhe i Klubit të Artistëve të Arteve të Bukura. Ishte Kryetar i Lidhjes së Artit, Pjesëtar i Komisionit të Artit në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës Austriake, Anëtar i Komisionit Kujdestar të Muzeumeve të Artit dhe Industrisë të Austrisë, Nënpresident i Shoqërisë Kombëtare të Muzikantëve, Drejtues i Bordit të Shoqërisë së famëshme “Kori Vjenez i Burrave” për të cilin Johann Straus (biri) kompozoj valsin e njohur për kor “An der schönen blauen Donau”. Dihet nga të gjithë që për mbijetesën e këtij kori, Dumba i dhuroj shoqërisë 50.000 Gulde.

Si një personalitet me pasuri të madhe, industrialist i njohur, politikan i respektuar, Nikolaus Dumba kishte kontakte miqësore dhe bashkëpunimi me shumë yje të artit, financave e fushave të ndryshme në Austri, nga të cilat pati influencë të madhe në planifikimin, në ndërtimin dhe zbukurimin e qytetit, “të Vjenës së Re”. Veçanërisht emri i Dumbës është i lidhur me ndërtimin e shumë institucioneve apo ndërtesave të cilat janë monumentale për Austrinë si: …Godina e Shoqërisë së Muzikës ose siç njihet nga populli “Salla e Koncertit të vitit të ri, koncertit të Vjenës” ; dhe me Godinën e Parlamentit austriak. Edhe në varrezat qëndrore të Vjenës, Dumba u kujdes që të ketë një parcelë monumentale me varret e artistëve botëror Beethoven, Brahms, Makart, Mozart, Radetzky, Raimund, Schiller, Schubert.

Me rastin e 60 vjetorit, për kontributin e tij në mbrojtjen dhe mbështetjen e artit dhe shkencës, Bashkia e Vjenës vendosi ta shkruaj emrin e Nikolaus Dumbës në Librin e Artë të qytetarëve të nderit. Dumba u zgjodh nga bashkësia ortodokse greke e Vjenës, si udhëheqës i saj. Në mes të dekoratave dhe nderimeve të ndryshme ai pat: Kryqin perandorak të urdhërit të Leopoldit, Kurorën e Hekurt të Klasit II-të, Kryqin e Kalorësit të Franc Jozefit, urdhërin turk Mecidiye të Kl. II, Kryqin e madh ushtarak Grek, Kryqin e madh ushtarak Rumun, Kryqin e Komandantit të Dukës së Sachsenit të Kl. I.

Me 23 mars 1900, ndërsa gjendej në Budapest në mbledhjen e redaksisë të gazetës “Monarkia Austrohungareze në fjalë e shkrim”, ai pat një goditje në zemër e cila i shkaktoj vdekjen. U përcoll nga Budapesti drejt Vjenës me nderime të mëdha. Në Vjenë, arkivoli me trupin e tij i shoqëruar nga mijëra vjenez u varros në varrezat qëndrore të Vjenës në parcelen e quajtur “e grekve” deri sa në vitin 1903 u vëndos në një varr nderi në parcelën që ndërtoj vetë për përsonalitetet e famëshme. Varri i tij monumental është vepër e skulptorit Edmund Hellmer. Dumba njihej si admirues i Franc Schubertit. Ai këndonte vete me një zë të bukur tenori pjesë të Schubertit për rrethin e tij miqësor.

Ai u kujdes që monumenti i Schubertit të vendosej në parkun e qytetit, bëri me shpenzimet e tija restaurimin e varrit të Schubertit dhe i vendosi eshtrat e tij në parcelën e personaliteteve të nderit. Ai u interesua për mirëmbajtjen dhe grumbullimin e veprës së plotë të Schubertit. Mbas vdekjes së vëllait të Franc Schubertit, i cili zotëronte të gjitha dorëshkrimet e kompozitorit (1859), Dumba u kujdes që trashëgimia e lënë nga autori të mos shpërndahej e të humbiste. Më pas Dumba arriti të blejë nga përfaqësuesi ligjor i familjes së Schubertit, që ishte një nip i tij, me çmim të arsyshëm shumë dorëshkrime, por edhe mblodhi nga miq e të njohur të kompozitorit origjinale të mbetura apo të falura. Nikolaus Dumba zotëroj një koleksion të madh të objekteve origjinale të trashëguara nga Franc Schubert.

“Koleksionin tim me objektet përsonale dhe dorëshkrimet e Franc Schubertit, këtij mjeshtri të mrekullueshëm vjenez të muzikës, unë vendosa t’ja lë trashëgim Vjenës sime të dashur, me deshirën që ky koleksion të paraqitet me emrin tim kur të ekspozohet. Nqs grueja dhe vajza ime dëshërojnë të kenë ndonjë këngë nga ky koleksion, t’i jepen lirisht atyre”, kto ishin rreshtat që Dumba para se të vdiste shkroi në testamentin e tij, për t’i lënë qytetit të Vjenës një trashëgimi të paçmuar që përbëhej nga 200 objekte origjinale dhe partitura muzikore të Franc Schubertit. I gjithë ky koleksion, por edhe disa gjetje të mëvonshme, sot gjenden në bibliotekën e qytetit të Vjenës.

Dëshëroj të theksoj për lexuesin që, ndërsa po kërkoja varrin e Sterio e të Nikolaus Dumbës në varrezën qendrore të Vjenës, u ndodha përpara një surprize të bukur, që i bëri mirë krenarisë sime shqiptare. Në parcelën e personaliteteve të artit dhe shkencës e cila u ngrit me iniciativën e shpenzimet e Nikolaus Dumbës, ai ishte kujdesur që së bashku me figurat më të mëdha botërore të vendosë edhe varrin monumental të gjeniut të hekurudhave, shqiptarit Karl Gega. Nuk mendoj se është një rastësi, që eshtrat e Nikolaus Dumbës prehen përjetësisht në krahun e djathtë të varrit të arkitektit Karl Gega.

Aristokrati voskopojar

Aristokrati voskopojar

Aristokrati voskopojar

Aristokrati voskopojar

 

Kategori
Uncategorized

ISIS,ka sunduar per 45 vite ne Shqiperi.

ngjelaz

Spartal Ngjela e ka krahasuar frikën aktuale nga Shteti Islamik me ish-regjimin diktatorial në Shqipëri të Enver Hoxhës. Në një analizë të tij, ISIS-thotë ai- ka 45 vite që jeton në Shqipëri, duke iu referuar “regjimit titanik të Enver Hoxhës”.

Analiza e Spartak Ngjelës

Ne shqiptarët sikur po harrojmë shumë, sikur nuk i dimë se çfarë jënë krimet shtetërore, dhe të gjithë janë shqetësuar këto ditë se do të na godasë ISIS-i. Nuk flas për merakun dhe për lajmin, i cili nuk më duket fare se ka gjasë të ndodhë, por dua të vë në dukje një fakt tjetër: NE SHQIPTARËT KEMI JETUAR PLOT 45 VJETË NËN THUNDRËN KRIMINALE TË ISIS-it. Kush ju tha që ISIS-i që po shihni në vendet arabe nuk është i njejtë me regjimin tiranik të Enver Hoxhës? Pse, ju mendoni se Enver Hoxha ka qënë më pak kriminal, më pak patologjik dhe më pak antiperëndimor sesa Abu Omar al Bagdadi që drejton sot shtetin e ISIS-it? Al Bagdadi është një fëmijë kriminal para Enver Hoxhës. Pse, ju mendoni se në vitet e para të vendosjes së terrorit shtetëror ideologjik në Shqipëri, Enver Hoxha me bandën e tij ka vrarë më pak se bandat e ISIS-it në këta tre vjet? Në asnjë mënyrë. Enver Hoxha vrau të gjithë intelektin e lartë shqiptar, i cili ishte i barabartë në vlerë me intelektin e lartë perëndimor, tamam me mllefin individual kundër lirisë perëndimore, njëlloj si bandat e ISIS-it sot. Vrau të gjithë firmëtarët e Pavarësisë Shqiptare në Vlorë: të gjithë ata që i gjeti gjallë. Vrau të gjithë ekspertët apo njerëzit e kulturës me shtetësi perëndimore në Shqiopëri. Por, ai vrau gjitmonë çdo element perëndimor. Vrau pronarë shqiptarë dhe tregtarë të ndershëm për t’iu grabitur arin.

Vrau afër 200 klerikë katolikë; nuk besoj se e ka arritur këtë numur Abu Omar al Bagdadi. Enver Hoxha grabiti në mënyrë kriminale të gjitha kursimet në ar që kishte grumbulluar me breza familja shqiptare. Shpërbëri nderin dhe dinjitëtin njerëzor të shqiptarëve, dhe e shpalli veten “njeriun më të ditur dhe më pozitiv të njerëzimit”. Banda e Enver Hoxhës ishte e barazvlefshme me bandën e çmendur të ISIS-it, madje Hoxha ia arriti që me terrorin hoxhist ta izolojë plotësisht Shqipërinë nga Perëndimi: ISIS-i ende nuk e ka arritur këtë “stad të lartë” të Enver Hoxhës. Te gjitha gjykatat me gjyqtarë injorantë, që në vitit 1944-1948 denonin në Shqipëri intelektualët me vdekje, ishin tamam në nivelin injorant dhe barbar të atyre qe vrasin gazetarët perëndimore sot në shtetin e ISIS-it.
Të rinjtë shqiptarë duhet ta dinë se për një këngë perëndimorë mund të humbisje jetën në ISIS-in e Enver Hoxhës; dhe për klabe apo lokale të tipit perëndimor, si këta që keni ju sot, nuk mund t’i kishe as në imagjinatë, sepse edhe imagjinata perëndimore, si kulturë, ishte krim.
Çdo individ i formuar me kulturë perëndimor në Shqipëri, ishte arsye për t’u eliminuar deri fizikisht. E çfarë lloj programi më të ndryshëm ka sot ISIS-i? Banda isisiane e Enver Hoxhës ishte shumë më kriminale sesa bandat e sotme të ISIS-it. Ky është fakti. Prandaj, perjashto brezin e ri të lindur në vitet nëntëdhjetë, të gjithë të tjerët e njohin shumë mirë se çfarë është ISIS-i. Një tmerr ka qënë ISIS-i shqiptar i Enver Hoxhës. Degjoini këngët që këndonin hordhitë e Enver Hoxhës, të bindeni: “Në pallatet madhështorë, dridhet korbi gjakatar”, thotë njëra prej tyre; e të tjera që mbajnë brenda vetes urrejtjen kundrejt shoqërisë së lirë. Barbarët ka 2500 vjet që janë në luftë për jetë a vdekje me qytëtërimin. Dhe mos mendoni se kemi shpëtuar tërësisht nga dëmi historik që ka shkaktuar në shoqërinë shqiptare ISIS-i i Enver Hoxhës. Kurrë mos mendoni se flamuri që ngrenë bandat e terrorit shtetëror idiologjik, ka lidhje me flamurin. Ai ka lidhje me antilirinë. Te gjithe keta banditë diktatorialë, e kanë mllefin me lirinë. Me gjak fitojnë para, që me para te mposhtin me terror lirinë në popujt e tyre. Dhe mos u habisni që turmat t’iu bërtasin nëpër sheshe e nëpër rrugë; sepse 10 përqind e popullsisë gjithmonë ka qënë kundër lirisë, që nga Athina e lashtë e deri sot në botën perëndimore. Imagjino në botën tjetër, e cila nuk e njeh fare lirinë, ose e njeh atë shumë pak.

Kategori
Uncategorized

Historia 2300-vjeçare e “shqiptarëve” të Qafiristanit

Kjo është një temë disi e rrahur në shtypin shqiptar në formën e një kërshërie, kurioziteti shkencor, por asnjëherë nuk është marrë me seriozitet nga autoritetet tona shkencore, megjithëse kemi të bëjmë me një rast unik të ekzistencës të paraardhësve tanë, ilirëve, në një cep tjetër të botës, me mijëra e mijëra kilometra larg, që mund të hedh dritë mbi historinë e tyre, por edhe mund të pasurojë historiografinë tonë. Ngaqë, ka qenë një vend i izoluar për mijëra vjet, atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare.

Ekzistencën e Ilirëve në rajonin e madh gjeografik të Indokinës, në Qafiristan (sot Nuristan), një vend ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani, dhe pikërisht në atë zonë ku para disa kohësh u vra Bin Ladeni, fillimisht e ka zbuluar shkrimtari amerikan James Hilton, me veprën e titulluar “Horizonte të humbura” (Lost Horizon). Më pas, në maj 1983, në gazetën “Lidhja” të Antonio Belushit ka shkruar Ernesto Skura shkrimin me titull “Ilirët në Afganistan”. Të njëjtën gjë ka bërë në librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, i cili dëshmon kohën e vendosjes së ilirëve në atë vend të largët.

Historia e hulumtuar deri më sot tregon se këta janë pasardhësit e 6000 luftëtarëve ilirë të larguar nga shteti i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh, rreth vitit 300 para erës sonë. Ata ngelën andej, për shkak të largësisë nuk mund të ktheheshin në atdhe, por u vendosën në atë rajon ku u detyruan të martoheshin me gra vendase. Gjuha e tyre quhet burrashka, gjuha e burrave, ndërsa gratë flisnin gjuhën tjetër. Tani kjo gjuhë përsëri quhet burrashka, por është e përzier dhe nuk shkruhet.

Karakteristikat e banorëve të Hundëzës janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve: ata jetojnë gjatë, janë shtatlartë dhe kanë flokë gështenjë, bëjnë dhe pinë verë si askush tjetër nga zonat dhe rajonin ku jetojnë. Lugina ku jetojnë quhet në ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vërtete kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendndodhje moçalore quhet Balta. Mali përballë quhet Torabora (Tu ra borë). Një mal tjetër ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasin me kalimin e kohës. Ky mal quhet Rakaposhi (Ra kah poshtë).

Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastravecë, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj., që nuk i kultivojnë vendësit. Banorët janë bujq (arë-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës e madhështor tarracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues, që lidhin dhe ushqejnë tarracat me ujë quhen Kulluse. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe ndihmues të njëri-tjetrit. Kryetari i Hundzës e ka titullin Mir (Më i miri). Festa më e madhe është Viti i Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët), quhet Naurosh (Na uro) dhe bie më 21 mars.

Hundëzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hundëzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mijë hundëzakëve kanë sy të kaltër, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojnë nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fëmijë kanë edhe flokë të kuq.

Lart në male është një fis i madh që quhet Kalash dhe ngjashmëria e tyre me paraardhësit evropianë të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirë dhie (edhe Skënderbeu dy brirë dhie kishte në përkrenare). Një lule të egër me ngjyrë të verdhë, që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë Bisha. Burrat veshin pantallona të bardha që i quajnë Shalëvare (shalë të varura), ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë Kamishë (që vishet në misht). Vallet e hundëzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kërcehet vetëm nga burrat dhe valltarët vishen me rrobe me ngjyra të quajtura Kamarbunde.

BANORE NGA HUNDZA

Banorët e Hundëzës dhe Baltëzës e dinë origjinën e tyre të lashtë që kanë qenë ushtarë të Aleksandrit të Madh. Ata e lidhin origjinën e tyre me Greqinë, e cila ka patur më shumë kontakt me ta dhe nuk kanë shumë dijeni për Shqipërinë, gjuhën e së cilës flasin, pasi atje nuk ka shkelur asnjë këmbë shqiptari, pavarësisht se ka njëmijë e një arsye për të shkelur e për t’u ngulur mirë.

Dijetari Dr. J. M. Hoffman ka vizituar dy herë Hundëzën dhe ka nxjerrë këto konkluzione: Vendbanimi i ilirëve është aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, në pjesën e Pakistanit. Lugina ku ata jetojnë sot quhet Hundëza (Hundë e vogël). Kjo fushë mbyllet me një hundëz, rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Një vend moçalor aty quhet Balta. Pllaja e Hundëzës është 2300-2700 metra mbi nivelin e detit. Vendi ku banonin ilirët më pas u quajt Kafiristan (të pafetë, qafirët), sot e quajnë Nuristan.

nuristan

Ata pinë verë të përzierë me ujë, si paraardhësit e tyre. Jetojnë shumë vjet, pinë shumë ujë që rrjedh nga akullnajat, pinë çaj me rrëshirë shkëmbi (që e quajnë shëlli-rë). Nuk pinë kafe ndërsa janë shumica vegjetarianë.

Gjuha e vendit illirian Makedhonia ishte Skipja – Shqipja e Lekës së Madh, e të atit të tij, Filipit të Makedhonisë. Ishte ajo gjuha që nuk e kuptonin autorët antikë, të cilët nga mëria ekspansioniste e quanin shqipen e vjetër edhe gjuhë barbare (“Aleksandri i Madh fliste një gjuhë barbare, që nuk ishte as greke dhe as latine”). Ishte ajo shqipja e Lekës së Madh, e përcjellë gjatë pushtimeve të tij në Aleksandri, Hindi, po ashtu deri tej illerit gjërman, në rrafshin trekontinental afriko-azio-evropian. Leka i Madh nuk pushtoi vetëm ushtarakisht, por edhe kulturalisht antikitetin botëror të kohës. /Zylyftar Hoxha/

Kategori
Uncategorized

Donald Trump.Bota me e sigurte me Gadafin dhe Sadamin.

habit-trump-ishim-m-euml-mir-euml-me-sadamin-e-gadafin_hd-770x470

Bota do të ishte një vend më i mirë, nëse diktatorët si Saddam Husseini i Irakut dhe Moammar Gadhafi i Libisë do të ishin ende në pushtet, tha të dielën kandidati republikan për president Donald Trump.

Duke e quajtur Irakun “Harvardi i terrorizmit”, Trump tha në një intervistë të transmetuar të dielën në CNN, se ky vend është shndërruar në një “fushë stërvitjeje për terroristët”.

“Njerëzve po u pritet koka, të tjerë po mbyten. Tani gjendja është shumë më e rëndë se sa kur në pushtet ishin Saddam Hussein, apo Gaddafi”, ka thënë Trump, përcjell javanews.

Ai tha se gjendja në Lindjen e Mesme “shpërtheu” në periudhën kur President ishte Barack Obama dhe sekretare shteti ishte Hillary Clinton, rivalja e tij kryesore në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump, i cili është kandidati që kryeson garën republikane për zgjedhjet presidenciale, po ashtu kritikoi vendimin për pushtimin e Irakut nga ish presidenti George W. Bush në vitin 2003, të bazuar tek njoftime të gabuara të zbulimit se vendi dispononte armë jo konvencionale.

Kategori
Uncategorized

Merret peng Kryetari i Bashkisë.

“Shullazi rrëmbeu para një jave Vangjush Dakon. E mbajti një natë. Me qytë të revoles i kërkoi tokën e tij.

E dini të gjithë, por e fshihni. Pse e fshihni? Keni frikë Ramën, keni frikë Shullazin. Por do vdisni nga frika. Ka prej jush njerëz me integritet. Po si e fshihni ju pengmarrjen që i bëri Shullazi kryetarit të Bashkisë. Ai mori peng një nga njerëzit më të afërm të Edi Ramës. Gjushi është më i afërmi i Edi Ramës, sepse ai i çon baulen me para”,

Tani Shullazi nuk i mban lidhjet me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por me vetë kryeministrin Edi Rama.

“4 – 5 muajt e fundit Shullazi është ashtu dhe kështu me Edi Ramën. Po, e takon Ramën, ka marrë garanci të plotë. E dini? Kur ndodhi vrasja në rrugë të Kavajës, policia e arrestoi, i gjeti armë, e gjeti të qëlluar, i gjeti 5 mijë dollarë, i gjeti mijëra euro, pro çfarë ndodhi. I mori provat e barutit në dy duar. Por cfarë ndodhi? U lirua menjëherë pa pritur rezultatin e laboratorit. Nuk pritën rezultatin e laboratorit. U tha se nuk priten për arsye të caktuara. E nisën vrasësin t’i thotë kryetarit të opozitës, mos e nxirr kokën në atë dritare. Sigurisht, kërcënimi i liderit të opozitës përbën një ngjarje të rëndë për vendin dhe një ngjarje të rëndë ndërkombëtare. Miqtë dhe parterët u shqtësuan. Ndërhyrja e kryebanditit (i referohet Ramës) e mbylli dosjes. Cili ka parë në media romin që u qëllua në vendin ku do të ndërkonte ky me Shullazin? Të gjithë e kemi parë, të gjithë e dimë. Por askush nuk flet. T’i flasësh një kryeministri bandit është gjë e rëndë”,

Ka qenë ndërhyrja e Edi Ramës ajo që liroi Bardhok Pllanaj pasi u ndalua nga polici në makinën e deputeti Mark Frroku, në operacionin e koduar me emrin “Viluni”.

“Por çfarë mund t’i thuash një kryeminitri kur Pllana, kryebanditi, kapet në makinën e deputetit? Polici i thotë nxirre jashtë. Pas 23 minutash i vjen urdhëri policisë, lirojeni. Do të doja ta akuzoja Ilir Metën, por ai nuk mund ta japë ai këtë urdhër. Këtë urdhër e jep vetëm kryeministri. Nuk e jep dot as ministri i brendshëm, sepse ikën vetë ai. A u lirua Pllana apo është shpikje e opozitës. T’i që tund kokën ( i drejtohet deputetit Pirro Lutaj) je pjesë e mobokratëve. Se ti je bandit i vogël në krahasim me Edi Ramën”.

“Këtij zotërisë që më rri këtu prapa dhe flet në telefon… Ju e dini se makina e tij ka kaluar 33 herë në kufi me Habilajt trafikantë. Por tani kam një pyetje tjetër. I kujt është dhe ku është skafi Venus ES 640, matrikull BZ BE 1007 445. I kujt është ky skaf? Ku ndodhet? Për çfarë është përdorur. Ç’lidhje ka me ty? Na thuaj ndonjë gje për të. Thuaj sepse është pyetje konkrete. Venus e ka pasi pëlqehet shumë. Nëse do që të të ndihmoj, unë edhe mund të të ndihmoj. Por më mirë shko në prokurori se e ke të evidentuar. Çfarë ndodh në mobokraci? 3.2 ton drogë në 48 orë. Sepse drogën e ka marrë partia. Pse është mobokraci, sepse mobët, banditët, dalin në zgjedhje dhe votohen. Marrin vota, zënë poste. Por çfarë ndodh, që kryebanditi shndërron qeverinë në një organizatë kriminale. Kjo qeveri është organizatë e mirëfilltë kriminale. Mbylle gojën, maniak ( i drejtohet Ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj). Ky është maniak. Kjo është organizatë kriminale. Edi Rama, sipas burimeve tuaja, jo të miat, i jep Eftimit paratë. Kush është Eftimi? Eftimi është njeriu që merr tenderat sekrete. I merr të gjitha direktë. Nëse kompania angleze që bëri masterplanin për bregun e jugut, u shpërblye me 250 dollarë, Eftimi ndan jo më pak se 8 milionë euro. Lexoni raportin e KE. Sqaro shtëpinë tënde, si është marrë dhe e kujt është ( i drejtohet Arben Çukos. Ju jeni rekrutuar të gjithë me dosje nga Edi Rama. Jo të gjithë, por shumica juaj.”

Gjykatësit që liruan Arben Frrokun nga burgu, të arrestuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, se kanë marrë nga gjysmë milioni euro për vendimin e tyre.

“Gjyqtarët që e liruan Arben Frrokun morën secili nga gjysmë milioni euro. Arben Frroku i liruar u shndërrua në aleat të PS dhe në takimin publik që bëri me kryebanditin Edi Rama i tha mbathja. Çunat e krimit, fallangat e krimit e liruan të kalojë në Muriqan pa vulën shtetërore. Dhe dilni këtu bëni moral. Po ja që u gjet një shtet tjetër fqinj dhe e bllokoi. Çfarë ndodhi më pas, mobokrati ministër mori në telefon dhe i tha: Kalojeni se s’ka probleme. Kryevrasësi i kryekomisarit! Është krim… Sigurisht që ai (Rama) ka zgjedhur të sundojë me banditë.

Ky fjalim i ashpër i Berishës vjen në një kohë kur për herë të parë ambasada amerikane përmendi me emra kriminelë të rrezikshëm, që lëvizin të lirë.

Kategori
Uncategorized

A është feja shkak i luftërave?

Kategori
Uncategorized

Po vdes i pafajshëm, më vrau Jagua i Shqipërisë.Letra e fundit e Mehmet Shehut.

Mehmet-Shehu

Nga  Çim Peka

Naten midis 17 dhe 18 nentorit 1981, Mehmet Shehu, 27 vjet kryeministër u gjet i vdekur ne dhomen e tij te gjumit. Mbi komodinë iu gjet një letër që fillon me këtë shënim përsipër:
“Ta hapi personalisht vetëm sh. Enver Hoxha e kërkush tjetër”.
Letra mbeti mister për më shumë se 22 vjet. Për të u fol shumë. Ajo u komentua me aq sa mbahej mend nga leximi që i ishte bërë në mbledhjen e Byrosë dhe të Komitetit Qendror të nesërmen e natës që Shehu vrau veten, por teksti i plotë mendohej i humbur. Ai u gjet në ish-Arkivin e KQ të PPSh dhe u publikua në media në vitin 2003. Teksti i saj, i lexuar 30 vjet më pas:

“Shoku Enver,
në librin “Kur lindi Partia”, në pjesën e shkruar me dorën tënde, ndër të tjera, më shkruaje: “Ti, i dashur Mehmet ke qenë dhe je një nga udhëheqësit e lavdishëm të Partisë, kurdoherë në ballë të çdo lufte, në çdo moment i gatshëm, i papërkulur e parimor për të mbrojtur popullin, Atdheun socialist, Partinë që na rilindi e na kaliti si udhëheqës revolucionarë, luftëtarë të papërkulur për komunizmin, shërbëtorë të devotshëm për popullin, për luftën e madhe që ti ke bërë e po bën si bir dhe si ushtar besnik i tyre, Partia dhe populli do të jenë mirënjohës. Unë, shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve të përqafoj. Enver 11 qershor 1981”.
Por unë, shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve, gabova politikisht dhe ideologjikisht kohët e fundit, duke pranuar fejesën e djalit tim, Skënderit, me vajzën e Qazim Turdiut, fejesë të cilën, me ndërhyrjen tënde të drejtë, unë e prisha. Arsyet pse e bëra unë këtë gabim politik i shpjegova në autokritikën që bëra. Asaj autokritike të datës 12 nëntor, prej 39 faqesh, nuk i heq “asnjë presje”, sepse është autokritikë e sinqertë, absolutisht e sinqertë. Kjo autokritikë, në mbledhjen e Byrosë Politikë të datës 17 nëntor, u hodh poshtë nga gjithë anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike dhe, më në fund, ju e quajtët atë “alibi”, duke kërkuar që unë sonte të reflektoja dhe të pranoja të gjitha kritikat që m’u bënë në Byronë Politike dhe për të rrëzuar krejtësisht autokritikën time, që ju e quajtët “alibi”, domethënë gënjeshtër, mashtrim.
Në një shënim që më dërgove në 28 tetor 1981, në lidhje me projekt-autokritikën time që ta kisha dërguar, më thoshe që t’u bëja analizë elementëve negativë në karakterin tim, se aty do të gjeja edhe arsyen e vërtetë të gabimeve. Dhe i quajte “…disa elementë negativë të karakterit (tim), që shfaqen shpeshherë në punën shumë të frytshme që bëj për interesin e Partisë, që ti (unë) e do (dua) dhe lë jetën për të”. Po, shoku Enver, unë gjithmonë kam qenë i gatshëm për të lënë jetën për Partinë. Dhe pikërisht këtë po e bëj tash: po lë jetën për Partinë, për të të dhënë rastin e vetëm që më mbeti, ty, shokut, mësuesit dhe vëllait tim të dashur, unë, shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve, siç më ke quajtur me të drejtë, që të mësosh të vërtetën.
Unë po lë jetën për Partinë pa hezitim dhe gjakftohtësi, se s’më latë rrugë tjetër për të mbrojtur Partinë. Nga kush? Nga Jagua-gjarpër dhe Hrushovët që arritën, për fat të keq të Partisë, të të rrethonin, të manovronin për të të shkëputur përgjithmonë nga shoku yt i halleve dhe i fitoreve. Cilët janë këta (Jagua dhe Hrushovi shqiptar), të takon ty t’i gjesh, ata dihen, njihen.
Unë nuk heq “asnjë presje” nga gjithçka kam shkruar e thënë për ty si shok, si mësuesi im marksist-leninist dhe si vëlla. Por tash, që po ndahemi fizikisht, të them atë që nuk mund të ta thosha gjer sot, sepse kurrë s’më krijove kushtet të të thosha të vërtetën për ta. Unë nuk po vras veten, por më vrau Jagua intrigant, këlyshi i Koçi Xoxes e nxënës i tij, që me intrigat e tij të pështira, duke hyrë në aleancë tradhtie me Hrushovin që ju e konsideroni “të sinqertë”, të dy së bashku e me fijet e tyre do t’i bëjnë varrin Shqipërisë socialiste; atë që s’e bëri dot tradhtari Beqir Balluku e banda e tij, do ta bëjë nesër Hrushovi ynë, i cili, siç e kam dëgjuar me veshët e mi, por që kurrë nuk kam mundur të ta them se, ndërsa për gjithçka më kishe krijuar kushtet për të biseduar, për këta dy (Jagon-gjarpër, intrigant e karrierist dhe Hrushovin e ri), – pra siç e kam dëgjuar me vesh tha, kur u prishëm me Moskën: “Pse vetëm ne qenkemi të vetmit marksistë-leninistë?” Domethënë s’ishte dakord që u ndamë me revizionistët hrushovianë. Ju mos besoni këtë që po ju them, po të doni, kjo është puna juaj, por unë, duke mos pasur mundësi tjetër të zbuloj këtë komplot Jago-Hrushov, po veproj siç veprova. Këta sot hiqen si komunistë “të kulluar”, por nesër nuk do të jeni ju, Hrushovi do të kthehet nga Moska hrushoviane… Jo, shoku Enver, unë gabova për arsyet që thashë në autokritikë, unë kam edhe të meta në punë, por që të kem punuar për “dualizëm”(me ju!), për të vënë veten mbi Partinë etj., akuza të kësaj natyre që m’u bënë, këtë kurrë nuk e kam bërë, kjo ishte një akuzë e përbindshme që unë kurrë nuk e pranoj. Dhe autokritika ime nuk ishte alibi, por e sinqertë. Unë kam punuar gjithë jetën për Partinë, për popullin, kurrë nuk kam luftuar e punuar për “karrige”, për “nam”, për t’u quajtur “strateg”, për të dalë përpara Enver Hoxhës (dualizëm), për privilegje personale. Akuza më e rëndë që m’u bë nga Jagua e nga Hrushovi e nga të tjerë nën ndikimin e tyre ishte se unë gabimin e kam bërë “për të vënë veten time mbi Partinë”, se unë kultivoj “unin” për t’u dukur, domethënë kundër Partisë. Kaq shpejt u harruan luftërat që bashkë kemi bërë kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm? Ju, personalisht, nuk më quajtët armik, por Jagua, Hrushovi e edhe të tjerë, duke më akuzuar se e vë veten mbi Partinë, praktikisht më kanë akuzuar armik.
E jo, shoku Enver, unë nuk jam armik, armiku është Jagua. A e mbani mend kur bisedonim një herë për fejesën e Skënderit në shtëpinë tënde, ku kisha ardhur të qanim hallin e atij gabimi politik që bëra unë, e të shoh se armiku gjithmonë është përpjekur për të futur pykat midis në të dyve, domethënë për të përcaktuar udhëheqjen, e të përmenda Koçi Xoxen, Liri Belishovën e Çu En Lain? Ata s’mundën t’ia arrinin dot qëllimit. Edhe Beqir Balluku bëri të njëjtën orvatje, por s’ia doli dot në krye komplotit. Këtë herë ia doli në krye Jagua. Ju mund të ma quani si të doni, e keni vetë në dorë! Por unë po vdes për Partinë, për të të thënë amanetin e fundit: Ruaje Partinë dhe socializmin nga Jagua dhe Hrushovi se, ndryshe, pas teje këtu do sundojnë hrushovjanët dhe socializmi do të marrë fund. Po e dekonsiderove këtë që po them për Jagon dhe Hrushovin tonë, aherë unë s’të kam faj, i dashur Enver, aherë e gjithë përgjegjësia do të bjerë mbi ty. Unë e bëra detyrën time me të vetmen mënyrë, me të cilën m’u dha mundësia – vetëvrasja.
Edhe një herë: Amanet Partinë nga Jagua e Hrushovi! Partia jonë ka kuadro plot besnikë plot të tjerë.
Rroftë Partia jonë e lavdishme, me vijën e saj kurdoherë të drejtë, marksiste-leniniste! Rrofshi ju, të paktën sa të siguroni Partinë e socializmit nga Jagua dhe Hrushovi, dy komplotistët e sotshëm më të rrezikshëm dhe shumë e shumë vjet të tjera!
Poshtë imperializmi, me imperializmin amerikan në krye! Poshtë revizionizmi, me social-imperializmin (dhe atë kinezë) në krye! Rroftë komunizmi! Poshtë reaksioni!
Amanet familjen time – Fiqireten, djemtë (përfshi dhe Skënderin dhe Bashkimin), fëmijët e nuset e djemve! Po të shihni se është interesi i Partisë, thoni se “Mehmeti vdiq aksidentalisht, duke manipuluar armët!” ose si të doni. Edhe armik po më quajtët, kam besim se asgjë s’mbetet pa u zbuluar nga koha, e vërteta s’vdes kurrë.
Po vdes i pafajshëm, më vrau Jagua i Shqipërisë

Kategori
Uncategorized

MEHMET SHEHU DENONTE,ENVER HOXHA APROVONTE.

Mit’hat Frashëri

“Se komunizma s’ka as më të voglin dyshim se e keni kuptuar edhe vetë, se është sëmundje e tmerruar si tërbimi i Qenve e Ujqërve, është një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin, por e më tepër akoma zemrën dhe shpirtin e njeriut…”

Mjera ti more Malësi
Shpija e stane shkrum e hi
Sa nuk ka ma as gjethë as bar
Ma të mirët burra vjerrë në litarë
Të tanë Hotnit lidhë me tel
Keq në Kastrat e ma zi në Shkrel
E në Kelmend s’këndon pulë as gjel…

¨_-_

Të pushkatohen 22 kryengritësit e Bërdicës.

Në krye të operacionit për shtypjen e lëvizjeve kundërkomuniste në Veri ishte vetë Mehmet Shehu.
Nga dokumentet arkivore rezulton se ai mbante një komunikim të vazhdueshëm me Komandantin e Përgjithshëm, Enver Hoxhën, duke e informuar për situatën dhe për të marrë aprovimin e tij për veprimet e mëtejshme.
Në vijim, po japim telegramin e datës 9 shkurt 1945, ku duket qartë se vendimet për dënimet me vdekje apo burgime nuk i merrte trupi gjykues (sipas ligjit komunist në fuqi), por Mehmet Shehu dhe i aprovonte Enver Hoxha.

Telegrami i Mehmet Shehut:
Tepër Urgjent Nr. ekstra, datë 9.II.1945

Komandantit të Përgjithshëm Gjeneral Kol. Enver Hoxhës.

Nga shqyrtimi i proceseve të 21 të dënuarve me vdekje propozoj të pushkatohen këta 12 veta:
Xhemal Mëlika nga Leshi, Hider Dulin, Shaban Danin, Taip Halilin, Martin Rokun nga Bërdica.
Mark Nikollë Alaj, Kol Lesh Lekën e Gjok Tom Kokaj nga Ivanaj, Palok Ucin, Gjon Markun, Nikoll Keçin e Nikoll Baçin nga Mali Kolaj.

–Për Llesh Zefin nga Grykë e Manatisë Leshit, disfatist, kollon e pestë propozoj 15 vjet burg.
–Për Nikoll Ramën, Zef Tolën, Kol Gjetën, Gjok Gjonin e Kol Marashin nga Mali Kolaj, që i janë përgjigjë thirrjes së Ded Shabanit për të sulmuar Lezhën, por që s’janë fajtorë kryesorë por vetëm popull i gënjyer, propozoj dënimin e tyre me 30 vjet burg.
–Për Marl Luç Gjonin, Tom Lek Dakën e Gjon Nikollë Vocin nga Vukpalaj, tue qenë se nuk është faktuar akoma akuza e tyre e proceset duhet rishqyrtuar, propozoj pezullimin e ekzekutimit të tyre e rishqyrtimin e proceseve nga gjyqi.

Te denohen me burg këta 29 veta:
–Jak Lushin, Rrok Gjushin e Gjon Pjetrin, këshilltarë të Beltojës që kanë pasë diejni për veprimet e Hasan Isufit.
me 30 vjet burgim;
–Geg Enjëllin, këshilltar i Beltojës, me 15 vjet;
–Shyqri Bushatin, Shefki Bushatin, Myfit Bushatin, nga Shkodra e strehues të –Sulçe Begut, me 30 vjet burgim;
–Lal Metin e Kol Markun, këshilltarë të Trushit që kanë pasë lidhje me Hasan Isufin, me 30 vjet burgim;
–Dan Velin, Shaban Dinin, Martin Lorjan, Faik Lanin e Kin Shukun, këshilltarë të Bërdicës që kanë pasë lidhje me Hasan Isufin, me 30 vjet burgim;
–Gjeto Tolin, Prek Kolën, Gjokë Gjinin e Tom Zefin, nga Mali Kolaj, bashkëpunëtorë me Ded Shabanin, me 30 vjet burg;
–Kol Gjokën nga Ivanaj, bashkëpunëtorë me Gjon Martinin, me 20 vjet burg;
–Zef Gjonin nga Ivanaj me 15 vjet;
–Ujk Shitin nga Ivanaj me 10 vjet;
–Met Shytin nga Ivanaj me 5 vjet;
–Dan Salën, Tom Markun, Rrok Pashukun, Idris Canin, Ali Mustafan e Emin Beqirin, këshilltarë të Melgushit, që kanë pasë lidhje me Ded Shabanin, por nuk i janë përgjigjë thirrjes së tij, me 1 (një) vit burg.

Gjyqi vazhdon dhe mund të dënohen me vdekje rreth 20 veta të tjerë.
Presim urgjentisht aprovimin për ekzekutim të vendimeve.
Mehmeti
Nr. 9, 10 fruer 1945.

Aprovimi i Enver Hoxhës.

Radiogram Urgjent.
Korpusit III-të Pergjigje radiogramit nr. extra, datë 9 fruer 1945.

Aprovohet nga Enver Hoxha ndeshkimi me vdekje.

Aprovohen ndëshkimet me vdekje të 12 vetëve dhe ndëshkimi i të tjerëve me dënime të ndryshme propozue me të sipërmin.

Na njoftoni datën e ekzekutimit.
Enver Hoxha (firma)
Tiranë, më 10 fruer 1945 Nr. 35 regj, 1945.

Gjykimi në Gjykatën e Naltë Ushtarake.
Tetëmbëdhjetë ditë pas aprovimit të Enver Hoxhës për dënimin e tyre me vdekje, me komunikatën nr. 35, datë 28 shkurt 1945, Prokuroria e Gjykatës së Naltë Ushtarake ia përcjell çështjen për gjykim Gjykatës së Naltë Ushtarake me mejtimin që akt-gjykimi nr. 15, datë 31 janar 1945, i Gjykatës Ushtarake të Korparmatës III, Shkodër, të aprovohet.
Në vendimin nr. 35 të Gjykatës së Naltë Ushtarake shpallur në Tiranë, më 28 shkurt 1945,
Gjykata e Naltë Ushtarake.
E formueme prej Gaqo Floqit, Kryetar, dhe Frederik Nosi e Veledin Zejneli, anëtar, në prezencën e Prokurorit pranë kësaj Gjykate, major Myftar Tares, dhe me asistencen e sekretarit, Jani Thoma, mbasi mori mejtimin e prokurorit, i cili kërkonte të vendosej aprovimi i këtij vendimi si i ligjshëm dhe i rregullshëm;

foto e Urim Gjata
Ja shenimet e kohes….
Batalionet kriminale të komanduara nga krimineli Shefqet Peçi do të provonin siç thoshte Mit’hat Frashëri “Se komunizma s’ka as më të voglin dyshim se e keni kuptuar edhe vetë, se është sëmundje e tmerruar si tërbimi i Qenve e Ujqërve, është një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin, por e më tepër akoma zemrën dhe shpirtin e njeriut…” E kështu të tërbuar komunistët do të pushkatonin e vrisnin shqiptarë nga më shqiptarët, si Hasan Isufin bashkë me të vëllanë Ahmetin, si dhe pasi ta kapnin të gjallë do ta pushkatonin pas pak ditësh edhe Ademin të cilët ranë heroikisht duke luftuar në Malin e Kolajve. Të akuzuar për ngjarjen e Berdicës do t’u pushkatojshin prej katundit Berdicë, Taip Halili e Rexhep Halili (babë e bir), Veli Sala, Lush Paloka, Shaban Dani, Hider Dyli, Martin Rroku, Pjetër Darragjati, në prani të popullsisë do tu pushkatojshin pa gjyq Pjetër Harapi e Pjetër Loroja. Pa vonuar u pushkatua edhe lezhjani Xhemal Mlika dhe Arif Selimi i Vukatanës, i cili nuk pranoi kurrë të tregonte vendin ku ndodheshin Kazazët që kërkoheshin nga komunistët me siguri si më vonë ndodhi të pushkatoheshin. Ndërsa pjesëmarrësit e tjerë të përmenda më lart në organizimet e mbledhjet për kryengritjen e Berdicës kaluan nëpër vitet e tmerrshme të Mat’hauzenit shqiptar që quheshin burgje apo më lehtë kampe internimesh. Duhet theksuar se në Lëvizjen e Berdicës spikatë emri i një femre shqiptare nga Lushnja Neta Fuga e cila kishte “braktisur” ushtrinë komuniste, për t’u bashkuar me shqiptarët e patriotët që dhanë kushtrimin për të mbrojtë atdheun nga invazioni i ideologjisë së kuqe Sllave, edhe pse kjo fatin e saj e parashikonte mirë në duar të xhelatëve komunistë që nuk kursenin as fëmijët e të moshuarit pa lëre femrat…
Ja fjalët e vajtores famëmadhe Tone Kuqja e cila në ato ditë vajtonte:
Mjera ti more Malësi
Shpija e stane shkrum e hi
Sa nuk ka ma as gjethë as bar
Ma të mirët burra vjerrë në litarë
Të tanë Hotnit lidhë me tel
Keq në Kastrat e ma zi në Shkrel
E në Kelmend s’këndon pulë as gjel…
Po sot në shekulin e 21-të dikush mund të pyesë si është Malësia që në demokraci meritonte vendin e parë?!
E përgjigja është, si shpërblim nga pasardhësit e komunistëve që qeverisin sot, ajo vazhdon të paguajë pasojat e kryengritjes antikomuniste të vitit 1945 që trazoi jo pak shpirtërat e baballarëve të komunistëve të rinj me mantel të dalur boje nga të kuqe në ngjyrë Rozë…
Kategori
Uncategorized

Prishtina po digjet!

Prishtina po digjet!

12242138-10153283026477029-205061075-n

Prishtina pasdite është përfshirë nga flakët. Vendimi i Gjykatës për 30 ditë burgim për deputeten e Opozitës Donika Kadi Ejupi, ka sjell revoltën e protestuesve, të cilët kanë djegur makina dhe po përplasen me policinë.

Aktivisti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj, ka thënë se nuk do të tërhiqen deri në vdekje, nëse nuk tërhiqen marrëveshjet me Serbinë. Situata në Prishtinë vazhdon të jetë e tensionuar, ku protestuesit vazhdojnë të djegin çdo gjë që u del përpara.

Kategori
Uncategorized

Ja emrat e 90 shqiptareve te rekurtuar nga ISIS.

Përgjimet-Dokumenti/Shqiptarët në ISIS, rekrutimi, kush janë dhe cili është aktiviteti i tyre pas kthimit në Shqipëri?

timthumb

Janë të paktën 90 shqiptarë të deklaruar të cilët kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar në krah të shtetit Islamik të ISIS. Midis tyre edhe shumë të vrarë apo të humbur për të cilët dihen pak informacione. Opinion.al publikon për herë të parë përgjimet e Antiterrorit pranë Prokurorisë, që sjell emrat dhe mënyrat se si këta persona janë rekrutuar në Shqipëri, nga ai që njihet si grupi i Imamëve, që tashmë ndodhet në gjykim e sipër në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërkohë që një pjesë janë kthyer në Shqipëri. Po kush janë shtetasit shqiptarë që luftojnë për Xhihad në Siri dhe Irak dhe kush i rekrutoi? Opinion.al publikon 30 emrat e parë dhe historinë e tyre të rekrutimit ne Xhihad, ndërkohë që në vazhdim do të publikojë edhe listën me 60 personat e tjerë.

1-Çlirim Hate Kuqo, datëlindja 04.04.1972, vendlindja Pogradec. Kuqo ka hyrë në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” më datë 24.01.2013 rreth orës 20.00. Kthimi në Shqipëri i Çlirim Kuqos ka qenë me linjën “Turkish Airlines” në itinerarin Stamboll-Tiranë.

Kuqo ka udhëtuar më 17.11.2013 nga Shqipëria për në Turqi. Çlirimi është lidhje e Genci Balla, një prej imamëve të arrestuar. Më datë 25.01.2013, dy lidhje të Çlirim Kuqos bisedojnë midis tyre se kishte ardhur ai vëllai nga Austria, kishte punuar ca ditë andej, por dynja hesapi tha! Allahu të shperbleftë me xhenet që na the, i përgjigjet një nga lidhjet, tjetrit.

Më datë 27.11.2013, ora 14:46 mes Bujar Hysa dhe shtetasit Shyqyri Kaca që ndodhej në Siri, është bërë një bisedë telefonike ku, ky i fundit e pyet Bujarin nëse është kthyer vëllai nga Pogradeci, i cili ka shkuar në Siri ku është interesuar për çertifikatën e Denisit (Denis Jangullit, i vrarë në Siri).

Bujar Hysa, i thotë që bëhet fjalë për Lilin, (Çlirim Hate Kuqo, njihet me emrin Lili i Pogradecit). Besohet se Çlirim Kuqo mund të ketë udhëtuar drejt Turqisë/Sirisë për të marrë certifikatën e vdekjes së Denis Jangullit.

2-Ylli Kujtim Bregu, i datëlindjes 26.06.1978, Shkodër. Është kthyer në Shqipëri më datë 02 Shkurt 2013. Aktualisht ndodhet në Shkodër. Ylli Bregu mund të jetë personi që është takuar me gruan e Denis Jangullit në Shkurt 2013, në Shkodër dhe që i ka treguar asaj videon e Denis Jangullit të vrarë në Siri.

3-Eduart Muharrem Dursi, i datëlindjes 22.03.1977, Tiranë, Shqipëri. Kthyer në Shqipëri më datë 24 Janar 2013.

4-Leonard Përleka, i datëlindjes 14.10.1982, Tiranë, Shqipëri. Përleka ka udhëtuar drejt Turqisë më datë 25.01.2013, me kompaninë Turkish Airlines. Përleka është shprehur më datë 08.10. 2013, tek lidhje të afërta të tij, se “dëshironte të largohej nga Shqipëria në drejtim të Sirisë. Perleka ka shtuar se edhe gjatë muajit Janar 2013, kishte shkuar për xhihad në Siri, ku ka qëndruar/luftuar për disa muaj në qytetin e Aleppos dhe më pas është kthyer në Shqipëri për shkaqe familjare”. Përleka nuk ka dhënë detaje, se cilit grup i ishte bashkuar në Siri.

Përleka edhe në muajin Qershor 2013, ka bërë përpjekje të shkojë për xhihad në Siri nëpërmjet Turqisë. Është nisur më datë 28.06.2013 nga Aeroporti i Rinasit për në Turqi, por është kthyer në aeroportin e Stambollit nga autoritetet Turke, duke i komunikuar që Leonardi ishte person i cili nuk duhej që të futej në Turqi, duke e detyruar të kthehet brenda ditës në Shqipëri.

5-Amiraldo Zdrava, (Abdullah), i datëlindjes 06.08.1966, Elbasan, Shqipëri. Njihet ndryshe edhe me emrin fetar (Abdullah). Ka udhëtuar drejt Turqisë më datë 16.11.2012 dhe është kthyer më datë 25 janar 2013.

Bazuar në theniet e shtetasit Avenir Saraqini , me shqiptarët në Siri ka qenë edhe Amiraldo Zdrava me origjinë nga Elbasani që falet tek xhamia e Unazës së Re. Amarildo ose i quajtur ndryshe (Abdullah) nuk është përfshirë asnjëherë në aksion, por ka qëndruar 3 muaj vetëm në kamp.

6-Kujtim Zeqir Tafa, (Ebu Hatixhe) i datëlindjes 05 Mars 1977, Krrabë, Tiranë. Kujtim Tafa ka udhëtuar drejt Turqisë me destinacion Sirinë më datë 28.03.2013 bashkë me shtetasit Arjan Liko Kallanxhiu, i datelindjes 13.11.1988 (Nuk Eshte Kthyer) dhe Zeqir Imeri. Kujtim Tafa është kthyer në Shqipëri më datë 26.06.2013, nga Kapshticë. Aktualisht ndodhet në Tiranë dhe ka lidhje të ngushta me Bujar Hysa.

7-Arjan Kallanxhiu, i biri i Liko dhe i Bule, i datëlindjes 13.11.1988, lindur në Berat. Ka dalë nga Rinas në datë 28.03.2013 ne drejtim të Turqisë dhe nuk është kthyer.

8-Zeqir Imeri, (Emri fetar Zekeria), i biri i Isuf dhe i Shkurte, i datëlindjes 22.02.1980. Në datën 28.03.2013, ka udhëtuar me shtetasit, Kujtim Tafa, Arjan Kallanxhiu të cilët kanë mbërritur në Hatay në mëngjesin e datës 29.03.2013.

Zeqir Imeri është kthyer në Shqipëri më datë 25.06.2013, nga Pika e Kalimit të Kufirit Kapshticë. Aktualisht ndodhet në Tiranë dhe mban lidhje me Bujar Hysa dhe Genci Balla. Ka qenë për rreth tre muaj për xhihad në Siri me ndihmen e Bujar Hysa dhe është kthyer.

9-Altin Demirlika, i biri i Abas dhe i Trandafile, i datëlindjes 02.09.1984, vendlindja Burrel.

10-Orges Merko, (Zeyd Al Albani), i biri i Rexhep dhe i Nexhmije, i datëlindjes 04.08.1983, lindur e banues ne Lagja “Skenderbej”, Elbasan. Orges Merko eshte Zv/Komandant i një Emiri Turk të një grupi Xhihadist)

Aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri pasi është larguar në drejtim të Turqisë me destinacion final Sirinë. Sipas verifikimit në TIMS ka dale nga Kapshticë në datë 25.11.2012, ora 16.28.

11-Edmond Balla, i biri i Shaban dhe i Hanife, datëlindja 24.10.1989, lindur e banues ne Lagjen “Skendebej”, (Fushe Mbret) Elbasan. Edmond Balla ndodhej në Turqi që prej mesit të dhjetorit 2012. Besohet se ka qenë në Siri duke marrë pjesë në xhihad luftarak.

Lidhje të Edmond Ballës janë shprehur se në nëntor 2012, Edmondi me disa çuna të tjerë kanë ikur për xhihad në Siri. Në dhjetor 2012, Edmond Balla ka deklaruar se është plotësisht i bindur që shqiptarët janë në Siri për të luftuar vetëm për hir të Allahut dhe kjo sjellje është e domosdoshme për të gjithë myslimanët…

Edmond Balla në fund të muajit Mars 2013 është kthyer në Shqipëri, nga Turqia. Në lidhje me qëndrimin e tij jashtë Shqipërisë, Balla është shprehur se ka qenë edhe në Siri dhe atje ka qëndruar me shtetas Arab. Sipas tij, grupi me të cilin ka qëndruar është nën kujdesin e Frontit Jebetul Al Nusra .

Që prej kthimit të tij nga Siria, Edmond Balla evidentohet si lidhje e ngushtë dhe bashkëpunëtor i besuar i Gerti Pashja në Elbasan. Balla është angazhuar nga Pashja për mbajtjen e mësimeve fetare dhe ligjëratave në ambjente të improvizuara (Musala) në Peqin, Cërrik, dhe Tiranë.

Gjithashtu Edmond Balla evidentohet nga ana jonë (Prokurorisë) si nxitës dhe dërgues i disa shtetasve shqiptarë në Siri për Xhihad.

12-Artur Korra, datëlindja 26.05.1975, vendlindja Cërrik. Ka udhëtuar më 19.01.2013 nga Shqipëria në Kosovë dhe më pas nga Kosova në Turqi bashkë me Erzen Gashin . Informacioni i fundit mbi Artur Korra është se Arturi ishte me grupin e Murat Gezenler në Konya, Turqi duke pritur për të kaluar në Aleppo, Siri.

13-Erzen Gashi, datëlindja 16.10.1986, vendlindja Cërrik. Ka udhëtuar më 19.01.2013 nga Shqipëria në Kosovë dhe më pas nga Kosova në Turqi bashkë me Artur Korra. Erzen Gashi besohet të ketë qenë pjesë e grupit të radikalit Murat Gezenler në Aleppo, Siri. Aktualisht ndodhet në Elbasan, pjesë e grupit të objektit Gerti Pashja dhe Edmond Balla.

14-Altin Beka, lindur më 27.04.1980, në fshatin Bastar, Tiranë, me banim në Sauk. Është i martuar me shtetasen Elona Beka (Qirjaqi). Altin Beka ka udhëtuar më datë 11.11.2013, ora 15.40, nga aeroporti i Rinasit për në Stamboll-Turqi, me linjën ajrore “Pegasus”, fluturimi Nr. 769/770. Ai është kthyer në Shqipëri më datë 17.11.2013, me linjën ajrore “Pegasus”.

Më datë 11.11.2013, Altin Beka ka udhëtuar bashkë me shtetasen Lime Beka (e ëma e tij), Nexhmije Beka (e motra) dhe dy fëmijët e saj, Fatime dhe Esma Hasanaj.

Mendohet se Altin Beka (dhe e ëma e tij) ka shoqëruar të motrën dhe fëmijët e saj për në Siri, për t’u bashkuar me burrin e saj, Ervin Hasanaj (Ebu Ahmed), i cili është larguar për në Siri më datë 16 janar 2013. Ata kanë qëndruar bashkë për disa ditë dhe më pas Altin Beka (bashkë me të ëmën) janë kthyer pas në Shqipëri, më datë 17 nëntor 2013.

Nuk kemi informacion nëse kanë hyrë apo jo në territor sirian gjatë gjashtë ditëve të qëndrimit të tyre jashtë Shqipërisë. Më datë 11.11.2013, Altin Beka, i shoqëruar nga e ëma, shtetasja Lime Beka, kanë shoqëruar për në Siri shtetasen Nexhmije Beka, bashkë me dy fëmijët e saj të vegjël (Fatime Hasanaj, 2 vjeçe dhe Esma Hasanaj, 2 muajshe).

Kjo shtetase është gruaja e Ervin Hasanaj, ka udhëtuar për në Siri më datë 16.01.2013 dhe e motra e Altin Bekës.

Më datë 11.11.2013, ora 21.27, Bujar Hysën e merr Altini (Beka) me nr. 0672644004, i cili njofton Hysën se ka arritur në Hatai dhe nuk ka vajtur njeri t’i presë. Bujar Hysa i thotë të shkojë në Reyhanli dhe të rrijë aty me ndonjë hotel derisa të lidhet me personat.

Rreth 7 minuta më vonë, Altin Beka merr përsëri në telefon Bujar Hysën dhe e njofton të mos ketë merak se “ai personi” erdhi.

Më datë 17.11.2013, Altin Beka bashkë me të ëmën janë kthyer në Shqipëri, po nga aeroporti i Rinasit.

15-Nexhmije Beka, e datëlindjes 09.01.1992, lindur në komuna Bastar-Tiranë, banues në Sauk –Tiranë. Ka udhëtuar jashtë vendit më datën 11.11.2013 dhe nuk rezulton të jetë kthyer.

16-Enes Miska, i biri i Ramadan dhe i Salushe, i datëlindjes 20.02.1983, lindur në Librazhd. Miska është kthyer në Shqipëri më datë 22 maj 2013, nga Kapshtica.

17- Enes Çami, i biri i Feuzi dhe i Vilma, i datëlindjes 09.07.1989, vendlindja Tiranë

18-Sidrit Lloja, i biri i Arben dhe i Elma, datëlindja. Ka të dhëna se ka udhëtuar bashkë me Ermal Xhelon, një shtetas shqiptar që besohet se ka marrë pjesë në xhihad luftarak në Siri dhe është vrarë atje.

Ka frekuentuar xhaminë tek Unaza e Re në Tiranë. Daljen e fundit nga Shqipëria e ka më datë 02 Dhjetor 2012, përmes Pikës Kufitare Qafë Thanë. Sidriti është kthyer në Shqipëri më datë 18 Prill 2013.

19-Kujtim Tota, i biri i Shefqetit dhe i Bedries, lindur më 23.01.1988 në Kukës e banues në Yzberisht, Tiranë. Ka udhëtuar në drejtim të Stambollit me “Turkish Airlines” më 16.11.2012, të njëjtën datë dhe me të njëjtin fluturim me shtetasin Amiraldo Zdrava. Kthyer në Shqipëri më 12.01.2013.

20-Mariglen Dervishllari, i biri i Demirit dhe Fatmirës lindur më 25.08.1988. Ka udhëtuar në drejtim të Turqisë në datë 28.01.2013. Kthyer në Shqipëri më 12.05.2013 nga Qafë -Thanë.

21-Ilirjan Gjongecaj, i biri i Ismail dhe i Hatixhe, i lindur më 27.05.1984, në Bajram Curri banues në Tiranë. Ka udhëtuar në drejtim të Turqisë me destinacion final zonat e luftimeve në Siri në itinerarin Tiranë-Pogradec-Maqedoni-Bullgari-Turqi-Zona e luftimeve, së bashku me Eduard Dursin dhe vullnetarë të tjerë.

22-Ervis Saliasi, lindur më 13.04.1990 në Cërrik. Më 15.01.2013 ka udhëtuar nga Shqipëria për në Turqi me destinacion përfundimtar Sirinë, ku është bashkuar me grupin e Murat Gezenler në Turqi.

23-Armand Morina, (Mahmud), i datëlindjes 17.02.1981, lindur dhe banues në Pukë. Në fillim të muajit Mars 2013, ka udhëtuar fillimisht për në Turqi, më pas drejt Sirisë, ku ka qëndruar përkrah forcave rebele deri më 13.04.2013.

24-Shyqyri Kaca (Shukri), i biri i Maliq dhe i Zanushe, i datëlindjes 27.05.1966, Lindur ne Dragostunje, Librazhd e banues në Mëzez, Tiranë. Më datë 10.11.2013, Bujar Hysa ka përcjellë në aeroportin “Nënë Tereza” shtetasin shqiptar Shyqyri Kaca, bashkëshorten e tij dhe tre fëmijët e tyre.

Më datë 10.11.2013, ora 16.55, Shyqyriu i dërgon sms Bujar Hysës me tekst: “Selam alekum, tani arritëm në Hatai”.

Më datë 11.11.2013, ora 14.40, Shyqyriu i nis një sms B. Hysës me tekst: “Selam alekum, arrita shume mirë. Sot e kam filluar një jetë tjetër…”.

25-Lavdie Haziz Kaca, bashkëshortja e Shyqyriut, e datëlindjes 12.03.1972,

26-Saimir Kaca, i biri i Shyqyri dhe i Lavdie, i datëlindjes 20.04.1994, lindur ne Dragostunjë, Librazhd e banues në Mezez, Tirane. Ështe në front.

27-Zejdi Kaca, i biri i Shyqyri dhe i Lavdie, i datëlindjes 13.09.1997, lindur ne Dragostunje, Librazhd e banues në Mëzez, Tirane. Ështe në front, ka qenë pranë Ebu Amarit kur është vrarë.

28-Enes Kaca, i biri i Shyqyri dhe i Lavdie, i datëlindjes 10.01.2002, lindur në Dragostunje, Librazhd e banues në Mëzez, Tiranë.

29-Zyber Gurra, i biri i Muhamed dhe i Xhemile, i datëlindjes 05.05.1953, lindur banues në Dragostunjë -Librazhd. Ka ikur në datë 10.12.2013 dhe është kthyer në datë 03.02.2014 nga Rinas.

30-Festim Kullaj, i biri i Fadil dhe i Razije, i datëlindjes 01.11.1981, lindur e banues në Krujë.

Më datë 10.12.2013, shtetasit shqiptar Zyber Gurra dhe Festim Kullaj, kanë udhëtuar nga aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, me destinacion Stamboll –Turqi.

Bujar Hysa gjatë një bisede telefonike të realizuar më datë 27.11.2013, me lidhjen e tij shqiptare në Siri, Shyqyri Kaca është pyetur se çfarë po bëhej me Zyber Gurrën. Hysa shprehet se : “…Zyberi së shpejti inshallah”.

Ndërsa gjatë një bisede që Bujar Hysa ka realizuar më datë 09.12.2013, me lidhjen e tij Ferid Dedja në Greqi , Hysa i tregon se “Nesër më datë 10.12.2013, ai miku i Drogustunjes, niset për në punë inshallah”. (Miku të cilit Hysa i referohet gajtë bisedës është shtetasi nga Dragostunja e Librazhdit, Zyber Gurra).

Kategori
Uncategorized

Letra e vajzave nga Kosova: Tmerri që përjetuam në Shqipëri!

Vendi i ngjarjes

Pasi që e kaloi veturën tonë la motoçikletën diku në gjelbërim që të mos e shihnim dhe u shfaq pas disa sekondash tek dritarja e veturës, së pari duke i rënë fuqishëm xhamit të veturës e më pas duke tentuar të hapte dyert dhe të futej brenda. Meqenëse dyert tona ishin te bllokuara, ai filloi të gjuante me armë në ajër, ngjitur me veturën tonë, duke na tmerruar.

Për fatin tone të mire, shoqja jonë e cila drejtonte veturën kishte mundësinë të shtypte me shpejtësi gazin e veturës, me sa fuqi që kishte, dhe të largoheshim nga aty duke lënë kështu mbrapa veturën e dytë. Në ato momente secila nga ne filluam të telefononim dikë. Njëra telefonoi Stacionin policor të Lezhës, tjetra lajmëroi veturën tjetër që të vozisnin me sa shpejtësi të madhe dhe të mos ndaleshin në asnjë mënyrë askund, madje as edhe Policisë.

Një grup vajzash nga Kosova kanë ndarë me publikun një histori të trishtë që u ka ndodhur në Shqipëri. Ato nuk duan të identifikohen për shkaqe sigurie, por përmes një letre drejtuar drejtuesit të emisionit “Opinion” dhe portalit “Opinion.al” rrëfejnë gjithë ngjarjen. Ato akuzojnë policinë shqiptare për neglizhencë dhe kërkojnë të merren masa për ruajtjen e jetëve të turistëve.

LETRA E PLOTE

Shqipëria rrezikohet më shumë nga shqiptarët se nga ISIS-i

I nderuari, z. Blendi Fevziu

Edhe të hënën si çdo natë tjetër kur shfaqet emisioni juaj, isha duke pritur të di se cila do të ishte tema e diskutimit. Kur filloi emisioni, vërejta që tema kishte të bënte me rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga ISIS-i.

Me keqardhje më duhet të them se rreziku që i kanoset Shqipërisë jeni vet ju, qytetarët e Shqipërisë.

Më poshtë po përshkruaj ngjarjen e cila na ndodhi me datën 15.11.2015, përkatësisht ditën e diel, në vendin tuaj.

Unë jam një vajzë nga Kosova e cila për nder të një ngjarjeje të rëndësishme në jetën e shoqes sime, së bashku me nëntë shoqe të tjera vendosëm të kalonim vikendin në Shqipëri. Pasi që ditën e shtunë qëndruam në Tiranë, menduam që ta përmbyllnim vikendin në Fishtë, te “Mrrizi i Zanave”, duke rezervuar darkën në orën 18:00 meqë më herët nuk kishte vende të lira. Në kthim, meqë ishim me dy vetura duke pritur njëra-tjetrën në mënyrë që të udhëtojmë së bashku, në dalje të fshatit Fishtë një person me një motoçikletë na u afrua tek dritarja dhe na analizoi për disa sekonda. Meqë ne i bëmë me shenjë që të kalonte apo thënë më mirë largohej, ai u largua për tu kthyer prapë pas tre ose katër minutash.

Pasi që e kaloi veturën tonë la motoçikletën diku në gjelbërim që të mos e shihnim dhe u shfaq pas disa sekondash tek dritarja e veturës, së pari duke i rënë fuqishëm xhamit të veturës e më pas duke tentuar të hapte dyert dhe të futej brenda. Meqenëse dyert tona ishin te bllokuara, ai filloi të gjuante me armë në ajër, ngjitur me veturën tonë, duke na tmerruar.

Për fatin tone të mire, shoqja jonë e cila drejtonte veturën kishte mundësinë të shtypte me shpejtësi gazin e veturës, me sa fuqi që kishte, dhe të largoheshim nga aty duke lënë kështu mbrapa veturën e dytë. Në ato momente secila nga ne filluam të telefononim dikë. Njëra telefonoi Stacionin policor të Lezhës, tjetra lajmëroi veturën tjetër që të vozisnin me sa shpejtësi të madhe dhe të mos ndaleshin në asnjë mënyrë askund, madje as edhe Policisë.

Një tjetër telefonoi restorantin “Mrrizi i Zanave” për t’ju treguar ngjarjen që na kishte ndodhur me të dal nga restoranti i tyre. Ndërsa, tjetra filloi të telefononte të afërmit tonë në Prishtinë që të merrnin rrugën për në kufi.

Në anën tjetër, në po të njëjtën kohë grupi tjetër e drejtonin makinën me shpejtësi shumë të madhe, duke tentuar kështu të arrinin të dilnin në rrugën kryesore, pasi që ishin ende në rrugën e errët të fshatit Fishtë. Gjatë kësaj periudhe, ato shohin personin me motoçikletë, i cili iu bënte me drita që të ndalonin veturën. Por, meqë vajzat ishin të njoftuara me rastin nga ana jonë, vazhduan te drejtonin veturën me shpejtësi dhe nuk u ndalën.

Përpos tmerrit psikik të cilin e përjetonim dhe frikësoheshim se personi i cili na tmerroi do të telefononte dikë të na dilte në pritë diku në rrugë (duke marrë parasysh që raste të tilla në Shqipëri ndodhin shumë shpesh jo vetëm tek turistët kosovarë, por kemi edhe rastin e turistëve çekë të cilët u vranë dhe vrasësi i tyre tani u dënua me burg të përjetshëm), ne frikësoheshim të ndaleshim edhe tek Policia rrugore pasi në shumë prej emisioneve tuaja shohim se banditët dhe Policia janë të lidhur shumë ngushtë me njëri-tjetrin.

Kur them këtë, nuk dua t’i përgjithësoj apo t’i fus “në një thes” të gjithë popullin e Shqipërisë. Pa keqkuptime, këtu kemi të bëjmë vetëm me kriminelët dhe banditët të cilët shëtisin lirshëm në vendin tuaj.

Meqë ishim në veturën të cilën e kishin sulmuar, vendosëm të mos ndaleshim askund deri te kufiri i Kosovës. Në ndërkohë, shoqet tona u ndaluan nga Policia e Lezhës për shkak të telefonatës së bërë nga ne duke kërkuar kështu më tepër informacion, gjë që është shumë e logjikshme. Çka nuk më dukej e logjikshme ishte fakti se ata insistonin që ne, vetura e sulmuar, të ktheheshim në Stacionin policor në Lezhë, në të kundërtën shoqet tona nuk do të liroheshin.

Në orën 22:00, me tmerrin te cilin e kishim përjetuar, na dukej shumë jo e logjikshme që ne të ktheheshim përsëri në Lezhë, e më dukej edhe më pak i logjikshëm fakti që shoqet tona mbaheshin peng për shkakun tonë, duke marrë parasysh që ato as nuk e dinin në hollësi tërë ngjarjen (si dukej personi në fjalë, çfarë kishte me vete, si kishte ndodhur ngjarja, në cilin vend saktësisht, e hollësi të tjera).

E kuptojmë plotësisht që janë procedura të Policisë ato, se duhet të merrnin sa më tepër informata, mirëpo të kërkohej nga ne të ktheheshim në Lezhë, nga vendi nga i cili ne u larguam të tmerruara, ishte pak absurde e aq me tepër te mbaheshin peng vajzat te cilat nuk dinin asgjë me tepër se sa fjalët tona: “Na ka sulmu një person me motor, mos u ndalni askund, vozitni sa më shpejtë edhe mundohuni me ardh në kufi sa ma shpejtë se ne ju presim atje”!

E gjitha që ne i luteshim Zotit gjatë atyre minutave të vozitjes, ishte të shihnim një veturë me targa të Kosovës. Meqë isha shumë e shqetësuar, nuk e mbaj mend saktësisht se ku e rastisëm një veturë me targa të tilla, të cilën filluam ta ndiqnin mbrapa. Në një çast ata u ndalën në një pikë karburanti dhe ne menjëherë pas tyre. Kur dolëm nga vetura të tmerruara dhe pothuajse pa frymë, i tronditëm edhe vendasit tanë, ngase nuk kishin ide nëse kishim pasur ndonjë përleshje me dike apo na kishte ndodhur diçka. Më t’ju shpjeguar rastin na thanë që mund të shkonim pas tyre deri në kufirin e Kosovës dhe u munduan të na qetësonin me sa mundësi që kishin.

Pas shumë peripecive gjatë rrugës dhe telefonatave të pafundme që i bënim me të afërmit tonë, arritëm në kufirin e Kosovës me c’rast na u duk se e gjithë bota ishte e jona. Kufitarët kosovarë kishin marrë një informatë te qoroditur që ka pasur shkëmbim zjarri në mes të dy veturave me vajza dhe kështu, kur ne arritëm, pothuajse gjithë forcat kufitare ishin pranë veturës sonë. Kur ne dolëm të tronditura dhe të dërrmuara nga të qarat dhe ulërimat në veturë, dhe filluam të shpjegonim ngjarjen, policët kufitarë menduan se ardhja në kufirin e Kosovës ishte veprimi më i zgjuar që ne kishim ndërmarrë, jo për të fyer ndokënd, po për vet faktin se ngjarje të tilla këto kohët e fundit kundrejt turistëve kosovarë ka pasur shumë.

Për fatin tonë të keq, shoqet tona ende po mbaheshin peng diku gjatë rrugës. Tentuan nga pika kufitare e Kosovës të kontaktonin me drejtorin e Stacionit policor në Lezhë, me c’rast ne kërkuam që ata të vinin në pikën kufitare në Kosovë së bashku me shoqet tona, në mënyrë që ne të jepnim deklaratat tona dhe të denonconim rastin. Pasi ishte bisedë në mes të palës kosovare dhe asaj të Shqipërisë, na lanë të kuptojmë se ato, edhe pse nuk e dinin rastin, do të ktheheshin në Stacionin policor në Lezhë ku u mbajtën pothuajse deri në orën 3:00 të mëngjesit.

Në ndërkohë, ne tentuam të kontaktonim edhe Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë për të kërkuar ndërhyrjen e tyre, mirëpo ishte e pamundshme që të binim në kontakt me ta sepse në numrat e telefonit të tyre nuk lajmërohej askush.

Ditën e hënë ka qenë pikërisht Ambasada ajo që na ka kontaktuar dhe ka kërkuar nga ne që t’ju dërgojmë një letër duke shpjeguar rastin në fjalë.

Diku rreth orës 4:30, pjesa tjetër e grupit arriti në kufirin e Kosovës, natyrisht pa përcjellje, edhe pse ne insistonim qe punonjësit e Policisë së Lezhës t’i përcillnin deri në kufi për shkak të sigurisë. Por, ata nuk e kishin parë të arsyeshme t’i përcillnin më tepër se 10 minuta nga Stacioni policor.

Në vazhdën e këtyre ngjarjeve, pas pothuajse katër orëve, arriti në kufirin e Kosovës një përfaqësues i Policisë nga Kukësi, i cili është vetëm 20.7 kilometra larg kufirit të Kosovës, që të merrte deklaratat tona. Normalisht, ne nuk pranuam të deklaronim para se të vinin shoqet tona nga Lezha për t’u siguruar që janë shëndosh e mirë. Me arritjen e tyre, kuptuam se një poli, që sipas tyre ishte një ndër kryesuesit e rajonit të Policisë së Lezhës, e kishte arsyetuar sulmuesin me fjalët: “Duhet ta kuptoni se ndoshta njeriu ka hallet e veta, mund të ketë punuar gjatë tërë ditës, ka pirë nja dy gota alkool dhe në fund të fundit fiton alkooli”! Arsyetim qesharak, për të mos thënë idiot nga ana e punonjësit të Policisë. Ndërsa, një prej personave që mori deklaratën tonë tha se “këto gjëra ndodhin në çdo vend” e se “nuk keni pse e bëni kaq të madhe këtë punë; nuk keni pse vajtoni”!

Tani, për t’u kthyer tek tema e juaj e cila kishte të bënte me rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga ISIS-i, po ju them edhe njëherë se rreziku kryesor janë kriminelët dhe banditët në vendin tuaj. ISIS është një rrezik i cili po i kanoset pothuajse të gjitha superfuqive të botës. Shqipëria dhe Kosova janë vende te cilat nuk kanë fuqi dhe potencial ta luftojnë atë, apo edhe të mbrohen nga ta, duke ditur se metodat e sulmeve të tyre janë shumë të sofistikuara. Por, mendojmë që do të mund të luftonit kriminelët në vendin tuaj.

Nuk them se Kosova është në gjendje shumë të mirë. Jo, aspak. Edhe ne kemi hallet dhe problemet tona, mirëpo probleme të tilla kemi më pak, për të mos thënë aspak në krahasim me ato që ndodhin në rrugët tuaja.

Ndoshta ju në Shqipëri jeni mësuar me ngjarje të tilla, mirëpo ne në Kosovë jo.

Përsëri po them që në këtë shkrim po ju drejtohemi vetëm kriminelëve dhe nuk duam ta përgjithësojmë rastin. Ne kemi shumë respekt për turistët tuaj dhe e çmojmë shumë ardhjen e tyre në Kosovë. Duke u nisur nga fakti që një pjesë shumë e madhe e të hyrave në shtetin tuaj vijnë nga turistët kosovarë, çka ne marrim prej jush në këmbim në shumë raste është vjedhja dhe terrori që na shkaktohet në rrugët tuaja.

Ne e dimë që nuk jemi rasti i parë, mirëpo shpresojmë shumë që do të jemi i fundit. Për më tepër, shpresojmë që rasti i denoncuar nga ana jonë nuk do të mbetet vetëm një tjetër rast i vendosur në raftet e stacionit policor të Lezhës, por do të tentohet të zbardhet ky rast dhe të marrë dënimin e merituar personi i cili na sulmoi.

Me këtë letër kërkoj nga ju që ta bëni publik rastin (duke ditur se keni një shikueshmëri të madhe dhe influencë tek institucionet shqiptare); kërkojmë ndihmë nga ju në zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e personit përgjegjës. Për më tepër, ne i jemi drejtuar edhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë për t’ia shpjeguar rastin dhe për të kërkuar ndihmë nga ta. Pavarësisht faktit se a do të zbulohet e vërteta nga institucionet e juaja të ndjekjes, së paku ne do të ju hapim sytë vendasve tanë që të kenë kujdes dhe të mos udhëtojnë në Shqipëri gjatë natës, për të mos thënë të mos vijnë në Shqipëri fare.

Ndoshta ju në një nga emisionet tuaja do të mund të trajtonit këtë temë, në mënyrë që të rrisni sigurinë në vendin tuaj.

Kjo letër nuk do te mbetet me kaq, por do të dërgohet edhe në mediat në Kosovë në mënyrë që të informojmë qytetarët e të dyja vendeve për rrezikun që iu kanoset çdo ditë.

Me respekt,

Vajzat që shpresojnë që ky përjetim i hidhur i turistëve të jetë i fundit në Shqipëri

 

Grabitje me armë në një dyqan në Vorë, në kërkim autorët

 

Kategori
Uncategorized

Ilir Demalia i shkruan Ilir Beqes: Desh vdiqa në spitalin tuaj!

Syci

Ilir Demalia është një personazh i njohur i Shqipërisë së viteve ’80. Punonjës i Kinostudios në atë kohë ai u bë ndër kontestuesti e regjimit komunist. Shumë i njohur si një prej atyre që hynë në Ambasadat e huaja në korrik 1990, Demalia u largua nga Shqipëria duke puthur tokën në 13 Korrik 1990. Ai u vendos në Gjermani e më pas në SHBA, ku jeton ende. I kthyer në Shqipëri për promovimin e librit të tij “Guri i fundit i dominosë” që flet për ngjarjet e 25 viteve më parë, ai ka pësuar një problem shëndetësor. Eshte shoqëruar në spital, prej nga i tmerruar i ka dërguar këtë letër Ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja. Ja letra e tij:

QSUT-ja, si baraka te sipataleve te luftes Pare Boterore ne fush beteja.

I nderuar zoti Ministër!

Te henen me 16 nendor, duke pire kafen me miqt e mi tek Kafe Melburni ne rrugen Asim Vokshi, rashe ne gjendje kolapsi, kjo pak e rendesishme. Miqte e mi, midis tyre gazetari Hektor Pustina, te alarmuar, pasi per 1 deri dy min nuk kishte asnje rrahje pulsi dhe shenje jete, lajmeruan urgjencen.

Per mos u zgjatur, sollen ambulancen qe me shume ngjasonte si nje autoburg i kohes se diktatures se nje ambulance per te shpetuar jeten sic dhe duhet te jete urgjenca. Gjate dergimit per ne spital, koka here mbas here perplasej ne nje hekur ku ende jane shenjat e dy xhungave.

Ne spital, kur dola nga gjendja, kuptova qe isha ne nje koridor, qe ngjasonte me Pazarin e Gjese Gjalle dikur ke bregu lumit Tiranes. Ne dy anet e koridorit te shtrire ne krevate hekuri si reparti ushtarak, te semure qe merrnin serum si dhe une. Vizitore, kalimtare, hallexhi , kalonin duke ngritur tubat qe i ipnin serum te semureve, duke bertitur, qe me sillte ne mendeje pamjet e fushluftrave sot ne Siri. Ne vend te nenkokes me kishin vene xhaketen time ku telefoni qe kisha ne xhep me vriste dhe nuk isha i mundur ta levizja. Kur erdha ne gjendje, hoqa serumin vete, u ngrita dhe dola nga Spitali. Me pyeti nje doktorreshe ku po shkoj?….

  • Ju gjegja se, erdha per ndihme po ketu eshte porta ferrit.

U largava me miqt e mi.

Ju drejtohem ju zoti Beqja

Si ka mundesi nje minister i Rivdekjes se shqiptareve, te harxhoj parate e takspaguesve shqipetare, me Jaguare, te shpenzoje miliona per sendet e lukset dhe spitalet jane ne gjendje me te rende se ne 1938.

Vazhdoni keshtu se do ju mbysi shume shpejt zullumi juaj.

Kategori
Uncategorized

Partizani i penduar, ja ekzekutimet në çetën e M. Pezës…

 

 Në valën e dezertimeve nga rradhët e ushtrisë nacional çlirimtare, në fillim të vitit 1944, lufta mes dy forcave politike shqiptare, PKSH-së dhe Ballit kKombëtar intensifikohet. Në valën e publikimeve të trakteve të shumta ku këto forca politike demaskonin njëra-tjetrën, vijnë edhe këto dy trakte të hëdhura nga Balli Kombëtar në emër të dy ish-partizanëve të penduar. Trakti i parë është shkruar nga një ish-partizan nga Vlora, Ali Beluli, pjesmarrës në Çetën e Myslym Pezës, i cili tregon vrasjet dhe ekzekutimet nga krerët komunistë.

Ndërsa trakti i dytë flet për masakrën në afërsi të Voskopojës ku mbetën të vrarë 170 shqiptarë nga lufta vëllavrasëse. Po ashtu dokumenti i dytë flet edhe për braktisjen e Frontit Nacional çlirimtarë nga disa ish-komandantë si Hasan Moglica, Xume protopapa, Hifzi Pojani, kapllan Frashëri, Puçe moçani, Hysen pojani, etj, dhe pozicionimin e tyre me nacionalistët e Korçës.
Më poshtë sjellim të plotë dokumentet e zbardhur sipas origjinalit që ruhen në AQSH.

Dokumenti i pare
Shqipërija e Shqiptarëve
Vdekje Trathtarëve
PENDIMI

Këtu poshtë po botojmë tekstualisht një trakt të djaloshit ish-partizan Ali Belulit nga Vlora, i cili ka qënë një nga djelmoshat më aktiv qysh prej dy vjetësh në luftën kundra okupatorit italian, dhe tash, tue e parë rrugën e gabuar u hoth në Organizatën t’onë Nasionaliste dhe flet e do të flasë haptazi mbi të pa-larat e Pseudo-Komunistave.

KOMUNISTA,
Rruga qi kini kapur ju, ka si përfundim rrënimin e Atdheut t’onë. Ju vetë po i shifni fruhtet që Partia e juaj po jep: luftë vëlla me vëlla, shkatërrim total i pasunis etj. Mendohuni mirë se kini llogari për t’i dhënë popullit që e kini vënë në thundrën t’uaj gjaksore.

Ishja edhe unë me ju, me ju për afro dy vjet, dy vjet me radhë i pashë poshtërit t’uaja në çetën e Myslim Pezës. Ju pretendonit se ishit të moralshëm, por ku qëndron morali o shoqe Zyra Ferri? A po në dashurin që ti bëje me Hamdi Durrsin? Ju predikonit drejtsi por ku qëndron drejtësija o Kajo? A po në ekzekutimin e Selim Dibrës pa të drejtë? Selimi u ekzekutua vetëm sepse ishte Zogist. Po me Rexhep Mezinin ç’pate o shoku Osman Vora? Rexhepi u ekzekutua pse e kuptoi që rruga e tij ishte e gabuar dhe kërkonte të largohej. Të gjithë nevej donim të largoheshim por koburja ishte gati, plumbi na priste, prandaj ishim të shtërnguar të qëndronim atje, në rrugën e trathëtis.

Ali Beluli d. v.
Balli Kombëtar

Dokumenti i dytë
Shqipnija e Shqiptarvet
Vdekje trathtarvet

TERRORI DHE PENDIMI

U dorëzuan në fuqi nacionaliste të Korçës shumë
Komandanta që bënin pjesë në të vetquajturën
ushtëri nacional-çlirimtare.

Po shënojmë disa prej tyre: HASAN MOGLICA, XUME PROTOPAPA,
HIFZI POJANI, KAPLLAN E. FRASHRI, PUÇE MOÇANI, HYSEN
POJANI etj.

Të gjithë pohojnë gabimin e rëndë q’i kushtoi Kombit lotë, gjak dhe zi. Të gabuar në rrugën që kishin zënë kthehen tash plot pendim dhe turp. Pendimi dhe turpi për fajet e bëra ësht një meritë e prandaj Kombi i fal dhe shqiptari me plot të drejtë përqafon te vëllai i penduar, vëllan e shëruar.
Nuk është koha të shkruajmë fletë për t’i servitur popullit të mjerë lëndë për të kënduar ato që janë luajtur e luhen akoma mbi kuriz të tij. Vetëm në formë kronike sjellim në dijeni:
a) Bame Gjonomadhi i kapur prej nacional-gënjeshtares u gjet i rjepur afër katundit Punmirë!
b) Një tjetër Katyn u zbulua në përruan e Shipskës afër Voskopojës ku u gjetën kufomat e 170 shqiptarve të masakruar!

Të 170 kufomat janë t’atyre të mjerve që xhelatët i kanë kapur në pellgun Berat-Vlorë.
Skëteri i Muharem Butkës, Nexhip Vinçanit, Agush Gjergjevicës, Petrit Dumes dhe Kiço Kasapit u ndie thellë në popullin shqiptar i cili kërkon me padurim shdukjen e katilave të racës së tij. Dhe zëri i këtij populli kreshnik, që del nga thellësit e zemrave të plagosura, për ditë bëhet më i gjallë më i fortë dhe më i drejtë.

Përpara këture skenave tragjike, ka njerz që rrojnë ndërmjet nesh dhe s’u bën nonjë përshtypje. Këta fare pak ndryshim bëjnë nga të parët. Kujt s’i dhimbet, kush nuk ndjen, kush nuk merr pjesë në dhimbjen e kombit, nuk ka të drejtë të quhet NJERI dhe ca më pak SHQIPTAR.
Qytetarë të gabuar! Vizitoni Katyn-in e përrojt të Shipskës që të ndieni, të pendoheni dhe të këtheheni në rrugën e drejtë.

30-1-1944
BALLI KOMBËTAR

BALLI

BALLI

Kategori
Uncategorized

Gjon Marka Gjoni Kapidan i Mirditës – shtyllë e flamurit kombëtar…

 

 “Dera e Kapidanave te Mirditës, në namë e në za në krejtë gadishullin ballkanik e tutje, qe një arkë e shugurume, ku u ruajtën ndër shekuj normat kanunore, dmth. esenca heroiko-patriarkore, me palcë të çmueshëm njerzuer, esencë që e shpëtoi rodinë e shqiptarit, nga zvetnimi e qoroditja. Ai visarë dokesh ishte dikur paji i mbarë kombit, mandej kushtet e egra të zotnimit aziatik, erdhën tue ia ngushtue qarkun e ndikimit, dhe tue e kufizue në malet e Shqipnisë. Fryma e vjetër e ligjeve dokësore, ku ma pak e ku ma shumë, lëviti i rrahi pajada, në gjak të shqiptarit, e shtrime në krejtë tokën e atdheut, dhe ngjeti kudo, qi njerz robi shqiptar u shpërngulën. Studiuesa e hulumtuesa të huej, në Kanun të Malëvet, hetuen substancën ma të kulluet, të fisit arbnuer dhe patentet e fisnikisë, së ti shumë të lashtë indoeuropiane.Kapidan Gjon Marka Gjoni, burrë i gëdhendur, një copë në curr t’ashpër, të landës sonë rraciale, përfaqësoj traditen autoktone, më të pikatun. Në te u mishnue shembullisht burrnia e njerzia e rracës.Nue OROSHIMe këto fjalë te atdhetarit profesor Ernest Koliqit po e filloj këtë studim për Kapidanin e Mirditës, burrin e menqur dhe te urtë, politikanin dhe largëpamësin e kombit shqiptar, i cili edhe pse jetoj e veproj në rrethana tepër të nderlikuara, e kreu me nderë e burrëri, detyrën e trashëgimtarit shekullor të Derës së Gjomarkut, duke iu përshtatur rrethanave të reja kohore dhe duke ecur në hap me kohën, pa lënë anash traditat e mirëfillta, kombëtare dhe të Kanunit.

Jeta dhe Veprimtaria Kombëtare e Kapidan Gjon Marka Gjonit deri në vitin 1939

Kapidan Gjoni lindi në Orosh të Mirditës, me 28 gusht të vitit 1888. I ati Kapidan Marka Gjoni ishte nip i Lleshit të Zi, qe pat emër të madh në Shqipëri e në Ballkan, kah gjysma e parë e shekullit XIX. Sipas zakonit që ruhet djalë pas djali, në derë te Gjomarkajvet, sa është gjallë prindi te bijëve u përket me u shtrue vullnesës atënore, dhe me ia ndjekë urdhërin si ushtar. Të dielën e pashkëve me 1925 vdiq Kapidan Marka Gjoni, pas një jete plotë peripeti, përshkruar edhe nga Faik Konica, në të përkohshmën “Albania”. I zanun befas prej Turkoshakëve, ashtu si kusheriri Prenk Bib Doda, e si Hodo Beg Kopliku, u internue në Anadoll. Malli i atdheut e shporonte aq fort në atë mërgim, saqë vendosi me u këthye, dalë ku të dalë. Pa ditur gjuhë, e pa mjete, iku e u përshkue nëpër Rusi, Poloni, Austri e arriti në Mirditë, ku autoritetet Otomane nuk guxuan qe ta trazojnë më. Me 1914 rrani me Miriditas në Durrës, për të mbrojtur mbretin Ëied. Ngjitas me kosovarët e Isa Boletinit, djemtë e Miridtës, ranë në luftime të rrebta kundër kryengritësve qe donin ta ndalojnë mëkëmbjen e një shteti shqiptar, të pavarun. Humbjet qenë të mëdha. Pasi i vdiq i ati Kapidan Gjoni, i doli prija e iu ngarkua përgjegjsia me e udhëheqë Mirditën, sipas tagrit historik të derës së Gjomarkut. Ai u përvesh zyrës së vet, me atë pasuri mendimesh të qarta e me vendosmërinë, që përherë e dalloi, kur e lypë në raste të ndryshme ndërhyrja e tij, si gjyqëtar gojdhanun e i pranuem vullnetarisht nga populli, e ne datsh si pris luftarak i caktuem nga e drejta kanunore. Edhe pse i ri, në moshen 37 vjeçare por i burrnuem, Kapidan Gjon Marka Gjoni u shqua në naltësinë e misionit të vet. Në vitin 1926 i rrethuem prej krerëve, e bani Zabitnamën e parë(Pajtimin e Gjaqëve). E përshkoi Mirditën bajrak për bajrak, e katund për katund, duke ndreqë ngatërresa e duke pajtue gjaqe. Ne vitin 1926 Kapidan Gjon Marka Gjoni i ka pajtue 360 gjaqe e varrë (plagë). Në vitin 1928 pasiqë e fitoi një autoritet shumë të lartë, Kapidan Gjoni e bëri edhe pajtimin e dytë të gjaqëve. Edhe këtë herë ka pajtue 260 gjaqe e varrë. Kështu Mirdita u bë krahina më e qetë në Veri. Me këtë veprimtari, kapidan Gjonit aq shumë iu rritë fama saqë, shumë veprimtarë shqiptarë dhe të huaj vraponin që ta takonin atë. Në vitin 1930 Kapidan Gjon Marka Gjoni shkoj në Romë ku u prit me nderime të larta nga Qeveria Italiane, dhe nga Papa.Kapidan Gjon Marka Gjoni në bisedim me Zogun, atëherë president i Shqipërisë, paraqiti gjendjen e keqe të Mirditës në pikpamje ekonomike. Zogu iu përgjigj: Zotni Kapidan, e njoh gjendjën e Mirditës por ju bëtë mirë që me shtruat këtë problem, dhe shtoi: që me sot Mirdita përjashtohet prej çdo takse shtetërore, dhe kanuni si ligj tradicional, në të cilin janë mbështetur e drejtue malet tona, ka me qenë i lirë në Mirditë. Kur Ahmet Zogu u proklamue mbret në vitin 1928, gjithë paria e malëve të Veriut shkuen në Tiranë me e përgëzue, ndër ta edhe Kapidan Gjon Marka Gjoni me krerët e Mirditës. Aty malësorët shfaqen problemin e prijës, por Zogu para të gjithëve e thirri kapidan Gjon Marka Gjonin në audiencë, të gjithë të tjerët më vonë. Kur emëroj oficerët rezervë, të gjithë majora e poshtë, kapidan Gjon Marka Gjonin e emëroi Nënkolonel, grada më e larta. Zogu e çmonte miqësinë që ka patur dera e Gjomarkut, me shpinë e Zogollit, prandaj këto nderime tue dashtë me e shlye të keqën që i bani Mirditës në vjetin 1921, mendoi e vendosi me rehatue Miriditën, tue nderue në mënyrë të veçantë Kapidan Gjon Marka Gjonin. Kur kapidan Gjon Marka Gjoni qe i sigurt se Italianët po hyjnë në Shqipëri, por pa e ditë datën,mars te vitit 1939, ka shkue në Tiranë e në audiencë, që ka patur prej Mbretit Zog, i ka thënë këto fjalë;”

Madhni, Italianët po hyjnë në Shqipni. Ndreqi punët (Relatat) me Romën, se more në qafë vehtën, Shqipninë dhe ne. Na kallëzo çka të bajmë.”

Zogu i është përgjegjë:“Po zoti Kapidan, Ministrat i kam keq me Italinë, por do ti rregulloj. Ju shkoni i qetë e pritni fjalën time”. Nuk zgjati, e Zogu në msheftësinë më të madhe kaloi në Greqi. Por kur Zogu ka mbërri në Larisa të Greqisë, ka mbledhë suiten e vet me i dhënë udhëzime. Aty ka deklarue:”Nji mik të vetëm kishim pasë,Kapidanin e Mirditës Gjon Marka Gjonin, i cili më ka kallxue se italjanët po hyjnë në Shqipni.” Pasi Italjanët zaptuen Shqipërinë, Konte Ciano, ministër i jashtëm i Italisë erdhi në Tiranë. Ai kërkoi qe një delegacion shqiptarësh të shkonte në Romë me i dorëzue Mbretit të Italisë, Vitorio Emanuele III, kunorën e Skënderbeut, delegacioni i Shkodrës mblidhet në Tiranë me shqyrtue problemin. Për me i njoftë këkesat e Italisë, delegacioni i Shkodrës ngarkon kapidan Gjon Marka Gjonin te shkoj me bisedue me Konte Ciano, përkthyes Patër Anton Harapi, O.F.M.Në bisedë e sipër Konte Ciano, kërkoi që kapidan Gjon Marka Gjoni në krye të delegacinit të Shkodrës, te shkoi në Romë me i ofrue kunorën e Skënderbeut, Vitorio Emanuele III. Kapidan Gjon Marka Gjoni i është përgjigjë: “Shqipninë e pushtuet e unë kunorën e Skënderbeut nuk e kapërcej përtej Adriatikut, veç lidhë kambësh e duarshë.” E Kapidan Gjon Marka Gjoni, nuk ka shkue në Romë që tja dergoj kunorën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, mbretit te Italisë Vitorio Emanuele III. Kjo vërteton qartë se kapidan Gjon Marka Gjoni nuk i ka bërë hile as mbretit dhe as Shqipërisë. Kapidan Gjon Marka Gjoni ishte edhe reformator i madh i Kanunit. Ai në vitin 1937 (shif Hylli i Dritës, korrik -gusht 1937 f 417-18), mblodhi e kryesoi në Miridtë një kuvend krerësh e pleqësh, për të sjellë ndryshime në disa zakone tepër anakronike. Sekretar në atë mbledhje qe don Zef Skana famullitar i Fandit. Ndodhën pranë si pjesëtar nderi më të drejtë zani, Abati imzot Gjini, dhe prefekti i Shkodrës. Në shumë raste tjera Kapidani pa bërë ndryshime, dha një interpretim të pikave të Kanunit, që përkonte me frymën e kohrave të reja. Si të gjithë udhëhesit mendjesgjuet, ai i jepte rëndësi shpirtit jo germës së ligjit dokesues.

Rezistenca e organizuar antikomuniste e Kapidan Gjonit,me djemtë e tij dhe mergimi i detyruar.

Duke parë se nuk ka rrugë tjetër dhe se komunistët nuk njohin kurrfarë gjuhe të dialogut kombëtar, Kapidan Gjon Marka Gjoni së bashku me djemtë e tij Markun,Ndoun, dhe Lleshin, do ta filloj rezistencën kombëtare. Kështu, që në vitin 1944 Kapidan Mark Gjon Marku me përkrahjen e plotë te babait Kapidan Gjon Marka Gjonit, themeloi “Grupin Nacional Independent” në Shkodër, nepërmjet të cilit zhvilloi veprimtarinë e vet politike. Pas një qendrese të pamposhtur që e zhvilluan tre djem e Kapidan Gjon Marka Gjonit, Marku, Ndou dhe Lleshi, te përkrahur nga Kapidan Gjoni, dhe duke parë se forcat komuniste forcoheshin, Kapidan Mark Gjon Marku pa i treguar askujt, kishte marrë vendim që, ai se bashku me vëllain e tretë, Kapidan Llesh Gjon Markun, ta udhëheqi luftën për Shqipërinë Etnike, ndersa për babain e tij, Kapidan Gjonin dhe vellain e dytë, Kapidan Ndue Gjon Markun, kishte marrë vendime qe të dalin në perëndim për ta vazhduar luftën antikomuniste, dhe që në këtë menyrë, mos të shuhet plotësisht trashëgimia e derës së Gjomarkut. Kapidan Marku i tregoj vendimin e tij dhe pas shumë tentimeve, arriti që tia mbushi mendjën Kapidan Gjona Marka Gjonit, që ta lëshon Mirditën e tij të dashur, nën përcjellje te djalit të dytë, politologut Kapidan Ndue Gjon Marku. Në Kastrat me 27 Nanduer 1944 , tue shterngue dorën njëritjetrit ,e tue i marrë hallallinë e fundit, u ndanë përgjithmonë Kapidan Gjon Marka Gjoni, i shoqëruar nga djali i ti Kapidan Ndue Gjon Marku, nga të dy djemtë tjerë Marku dhe Lleshi të cilët qëndruan në Shqipëri, duke luftuar kundër komunizmit, deri sa ranë heroikisht, njëri me 14 Qershor 1946, ndërsa tjetri me 9 gusht të vitit 1947.Takimi i Kapidan Gjon Marka Gjonit së bashku me profesor Ernest Koliqin, bëri qe të përgditet plani që te formohet një organizatë politike në mërgim. Këtë organizatë e pagëzuan me emrin Blloku Kombëtare Independent, i cili u formua me 6 ntor të vitit 1946, në Romë. Meqë për Bllokun Kombëtar Independent kemi dhënë shenime të qarta, në një shkrim të mëhershëm botuar për Kapidan Ndue Gjon Markun, tani do të ndalemi në përshkrimin që i japin bashkëkohësit, të cilët e njohën dhe vepruan me Kapidan Gjon Marka Gjonin.Profesor Ernest Koliqi në një Shkrim te Botuar në “Shejzat 5-6 1966, për Kapidan Gjonin do të shkruaj:”Na të mërguemit që jetuam afër Kapidanit, edhe patëm fatin ta takojm pothuash për ditë, me vjet rrjesht,do të kemi parasysh fytyrën e tij me viza bujare të holla e të mprehta ashtu si i shifshim kur, rrethue dashunishtë prej neshë, mirrte pjesë në bisedime tona. Nuk i biente fjala në tokë. Vërejtjet që bante të matuna e të urta,zdritshin kuvendimin.Përvoja e fitueme gjatë një jete së vështirë, plotë tronditje të paprituna, melmente bisedën gjithsaherë që ai nderhynte. Nji dell i lehtë humori, qi nuk u mungon burrave të malëve, një kokërr krypë shpotie pa thepa therës, ia bante të shishem të folunit, kur merrte me tregue ndodhina e store të vjetra. Kishte një mbamendje të quditshme.Vargje kujtimesh në lidhje me ngjarjet Shqiptare, shtjelloheshin në kallëzim të tij, si rrokela filmash ndër ditë që ishte në qejfë” Ndërkaq, profesor Zef Valentini në një shkrim te botuar poashtu në “Shejzat me titull “Per nji Flamur të palisun” kur flet për Kapidan Gjonin thotë:”Kujtimi i veprimit të Dukagjinit, të vjetër në fushë të Kanunit, mund të jetë ai që i dha Gjomarkut, atë kompetencë si me thanë, orakulare në punë kanunore. Kapidan Gjonin, si e njofta unë, vazhdon profesor Zef Valentini, atë kompetencë e kishte dhe e shoqnote me nji kompetencë dijenore, të cilën veqë nuk e shite aspak, por e qite pothue me marre, si nji gja e vorfen, nji gja personale, që kush dijte ma tepër mund të ja qite poshtë.Pata fatin me e pëvetë shumë herë në punë Kanuni, e me nxjerrë prej tij njoftime të shumta e të çmushme, të cilat mund të gjinden nëpër botimet e mija, shenjue me emën të tij. Por edhe u gëzova shumëherë, kur përgjigjet e tia nuk duelen mu si i pritsha unë, e më lanë shtangë, ose në dyshim, a e kishte marrë vesh mirë pëvetën teme, a kishte përgjegjë me mendë e me dije, a por habitas. Mirë, por mbrapa tue studiue ma thellë, kam gjetë gadi përherë se ishin pikpamje tjera, që unë nuk i kisha gjetë, e që i nepshin një masë e nji drejtpeshim, ma të pranushëm diktatevet të Kanunit.Sjellja e ati farë Zotnisë mu duk gjithmon sjellje fisnike por miqsore e një princi konstitucionar, asi princash demokratë, që edhe sot në këtë botë republikane, moderne, janë kënaqësia e njierzvet të vet. Sakt mund te thuhej,perfundon këtë shkrim profesor Zef Valentini, e sbesoj se mund të mohohet se, dera e Gjomarkut,edhepse ka patur kundërshtimet dhe ashpërsitë e veta, edhepse nuk munguanë as gabime as edhe gjaqe në historinë e vështirë e të gjatë, të saj, është unjisue me popullsinë e vet, e ka gjykue, e ka pri, e ka përfaqësue, edhe ka mbajtë prej saj porsi zemra kryet e komunitetit Mirdituer, shtylla e flamurit të tij”.

Sëmundja e rëndë,vdekja dhe varrimi madhështor i kapidan Gjon Marka Gjonit

Duke u bazuar në shkrime te botuara dhe të dhënave të drejtpërdrejta nga bashkëkohasit qe ende jetojnë, kapidan Gjoni u sëmur rëndë në vitin 1960. Diagnoza e mjekëve qe menjëhrë deshpëruese. Ata nuk i jepnin jetë më shumë se dy tre muaj. Përkundrazi, trupi i kapidan Gjon Marka Gjonit qendroi aq shumë saqë mbetën te quditur edhe mjekët që kujdesëshin për shëndetin e tij. Dhe pas 45 ditësh qendrimi në spital, ai u kthye sërsish në shtëpi, kurse tek mbesatë e vogla, vajzat e Ndout, dhe për disa vite të tëra e vazhdoi jetën e zakonshme. Në vitin 1964 sëmundja iu shfaq persëri. E për dy vite e dhjetë muaj, prap mbeti i shtruar spital.Asnjë ankim nuk i duel kurrë nga goja.Vizituesëve, pasi zërin ia kishte këputur sëmundja, iu fliste me dritë të syve,që nënqeshëshin nën një hije trishtimi, në thellësi të minxave.Ishte një nënqeshje qe lulëzonte nëpër therje të dhimbjeve.Priste burrnisht pa u tutë timtat e fundit.E drita e nënqeshjës në buzë të zbardhura prej vuajtjeve, vinte përherë tue pakun, por nuk zhdukej.Kaloi në jetë të pasosme, në orën 21,15 të ditës 28 Prill 1966, duke ia shtrëngue dorën Ndout, të birit që u kujdes për te, me dashuri birnore të pashoqe gjatë sëmundjes së gjatë që ia ndali ngadalë fuqi e trupit, bërë asht e lëkurë.Pas kalimit në jetën e pasosun, Kapidan Gjon Marka Gjoni u varros me 30 Prill të vitit 1966. Varrimi iu bë në mënyrë madhështore.Fjalën e fundit e mbajti profesor Ernest Koliqi, ndërsa miqë e dashamirë dy djemëve të tij, Kapidan Ndue Gjon Markut dhe kapidan Nikollë Gjon Markut ia shtrëngonin duart për kryeshëndosh. Në këtë varrim morën pjesë përveç mbarë diasporës shqiptare, edhe miqtë Italianë siç ishin:Shkelqesat Cassiani e Gjeneral Palandri, prof. Schiroo, zoja Maja Jacomoni, në përfaqësi të shoqit, profesor Gradilone, Dott.La Francesca, Comm.Zanuttoo, Pio Monatanari e shumë të tjerë.Kurorat ishin te shumta, ku veçohen ato te familjarëve, e nipave dhe mbesave, dhe shumë të tjera dërguar nga familjet atdhetare si Verlaci, Shkreli, Zorzoli, Mirakaj, Koliqi, e nga zotërinjët; Tahir e Rifat Kolgjini, Asllan Zeneli, Iljaz Kraja, Lazër Qupi, një kurorë e porositur nga grupi i Bllokistave të Belgjikës, arrijti më vonë.Te dy djemëve të Kapidan Gjon Marka Gjonit nga mbarë mërgata shqiptare nacionaliste, iu erdhën telegrame ngushëllimi, po përmendim vetëm disa preji tyre, në emër te Mbretërisë Shqiptare Leka I, mëpas Cardinanale Antoniutti dhe Francesco Jacomoni, në emër të Komitetit Shqipnia e Lirë profesor RexhepKrasniqi, në emër të Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit Selim Damani, Në emër të Lidhjes se Prizrenit, Ismet Ukë Sadiku, në emër të Grupit të Rezistencës Shqiptare, Mithat F. Dine, në emër të organizatës Balli Kombëtar Qazim Emra, në emër te Bllokistave Melyshi-Ashta-Quni, në emër te grupit bllokist të Belgjikës Rrok Maloki, nga Pukasit me qendrim në New York, Nga Qendra Ndërkombëtare për studimet Shqiptare, Petrotta-Valentini-Gurakuqi,Nga Madridi Hysen Selmani, nga Brukseli Muharrem Bajraktari, nga Londra Maria Selma dhe Tajar Zavalani, nga Firenze Isa Ndreu, nga New Yorku Familja Myftia e Xhemal Laqi, nga New Yorku Dom Zef Oroshi, Nga Roma Berati, nga Brukseli Hysen Prishtina-Tahir Zajmi- e Rifat Kolgjini, nga Brukseli Sabri Domi, nga Stambolli Tahir Kolgjini, nga New Yorku Said Kryezi, nga Brukseli Prenk Pervizi.Gjithashtu vëllezërve Ndue dhe Nikollë Gjomarkaj iu kanë ardhë edhe tjera telegrame, nga shtetet e Bashkauar te Amerikës, Ndue Përpepaj, Dedë Pjetërnikaj, BardhokNdreu, Shemsedin Vendreshta, Dr Hamdi Oruqi, Haki,Jonuz, e Elez Ndreu, Ndrecë Kaziu, Nikollë Shkoza, Gjokë Dragusha, Gjon Marka Qupi, Familja Nik Kajtazi, Mexhit Dibra,Lem e Lec Koliqi, Zef Luka, Pjerin Shkreli, Gac Gurakuqi, Toni Leka.Nga Anglia Lazer Cupi, nga Belgjika Beqir Rroji, Nikë Gjeto Daka e Arif Zekollari, nga Kosova Familja Kazazi, nga Austria Familja Koka, nga Gjermania Profesor Martin Camaj, Hil Topalli, Gjon Gjinaj, Ahmed Demi, Bardhok Shkurti,nga Roma: Neki Libohova, Generale Amedeo Verge, dhe familja Ottolino Marineli, familja Di Porto , Familja Del Monaco, familja Fabiano, si dhe Familja ErminiaBattisti -Melgushi. Nga Palermo Hanni e Gilbert Gurakuqi, Familja e Lazer Bojagjiu vellai i Nënë Terezës Gongje Bojagjiut). Letra në shenjë ngushëllimi kanë derguar edhe ingjinier Xhafer Deva, Profesor Rexhep Krasniqi, Nikollë Mëlyshi, Shukri Biqaku, dr Spiro Muka, Albert Curtani, profesor Zef Nekaj,Ymer Doda, Ndue Lala, Nos Qirjaku, Prenk Pervizi, Ndue Mëlyshi, Dul Rroji, Gjergj Koka, Gjon Marka Gjini, Gjet Gjonaj, Haki Ballanca, Zef Suti, Pashk Margjonaj, Lec Shllaku, Adem Tafani, Qani Lesk Tatzati, Ahmet Satat, Hetem Zeqiri, Kamer Alla, Bardhok Doda, Daut Elezi, Kolë Frroki, Gjin Mirakaj, Dedë Gjini, Lazër Qupi, Viktor Koliqi, Gjokë Preng Markaj, Dodë Frroku, Ndrekë Kola Prend Ndue Qupi etj.Jo rastësishrt i dhashë një pjesë të emrave të këtyre atdhetarëve të cilët ndienin një dhimbje të madhe për humbjen e Kapidan Gjon Marka Gjonit, me një fjalë, këtë dhimbje e ndienin të gjithë atdhetarët e Shqipërisë Etnike, atëherë si mund tia humbin shkëlqimin atdhetar veprimtarisë kombëtare te Kapidan Gjona Marka Gjonit disa shkrime të shkruara në kohën e komunizmit, dhe më parë, të porositura nga qarqet pansllaviste e të shkruara nga disa mbeturina, të cilat nuk e vlejnë as emrin tua përmendim.Kapidan Gjon Marka Gjoni mbetët në Historinë Shqiptare se, përkundër aktivitetit personal në sherbim të Kombit, veprimtarinë e tij e vazhduan dhe e kryen me shumë sukses edhe pesë djemtë e tij. Po e fillojmë nga më i madhi Kapidan Dr Mark Gjon Marku, udhëheqës i luftës për Shqipërinë Etnike, ai përpos që u shqua në aktivitetin politik,ku për dy mandate ishte ministër i punëve të brëndshme, kur thirri zëri i atdheut e kapi edhe pushkën, deri sa u vra me 14 Qershor te vitit 1946, duke e udhëhequr luftën për Shqipërinë Etnike. Pasiqë ishte plagosur rëndë, i ra vetit dhe ra heroikisht siç ranë Mirditasitë nëpër Shekuj. Kapidan Ndue Gjon Marku, i cili e udhëhoqi për gjashtë muaj luftën në Mirditë dhe, për 45 vjet Bllokun Kombëtar Independent, kapidan Llesh Gjon Marku i cili e mori komandën e luftës me 14 Qershor të vitit 1946 dhe këtë luftë e vazhdoi përplot një vit e tre muaj, derisa ra heroikisht me 9 Gusht të vitit 1947. Një vend të merituar n edhe kapidan Ded Gjon Marku. E them kapidan Ded Gjon Marku, sepse nuk kam degjuar asnjëherë në historinë e popujve për një te burgosur dhe internuar aq gjatë,dhe nuk mund të bëj një krahasim me dikë tjetër. Kapidan Ded Gjon Marku, djali i katërt i Kapidan Gjon Marka Gjonit, i mbajti 41 vjet burg dhe internime në regjimin komunist të Shqipërisë, dhe më i vogli Kapidan Nikollë Gjon Marku, i cili në moshën 17 vjeçare, theu burgjet komuniste ,ku më vonë iu bashkua Kapidan Gjonit dhe Kapidan Ndout në Itali, duke dhënë edhe ky një kontribut të çmueshëm kombëtar në Bllokun Kombëtar Independent.Pasiqë këtë shkrim e fillova me fjalët e profesorit dhe atdhetarit të madh profesor Ernest Koliqit, e do burrnia që edhe përfundimin e këtij shkrimi tia japim fjalëve te Koliqit, i cili në fjalimin e mbajtur në vorrimin e Kapidan Gjonit do të thotë:”U përpijë nga hijet e mëdhaja të vdekjës edhe, ky burrë në të cilin gjatë shtegtimit mbi këtë dhe, u shfaqun të skalituna vetitë ma tipike të gjakut tonë shqiptar. Jetoi në një kohë kapërcimi prej një epoke në tjetrën, e cila shkaktoi përleshje të frigueshme në mes të dy botave në kundërshtim: një botë që perendonte, e që ndër ne kishte ngjyra heroiko-patriarkore, e një botë mendimesh të hovshme,që synonte në vrulli të saj, me shqymbë çdo shenjë kalese, para se me përtri mbi baza të reja jetën e njerëzimit. Shka ishte vërtyt e meritë për etënt e gjyshat, u qujt paprimtmas e mbetë mun faj për breznitë e reja.Kapidani i Mirditës u përshkue në mes këtyre lagjeve në luftim, duke besue ngultas në vlerat e përvojes stërgjyshore, i bindur se, vetëm ky trashëgim i urtisë së lashtë qet në breg të mirqenjës në këtë jetë, në dash një njeri, në dashtë një votër shtëpiake, një rreth shoqërues, një komb.” E këtyre fjalëve të profesor Koliqit ia shtojmë vetëm edhe dy fjalë te profesor Zef Valentinit, i cili thoshte se: “Kapidani i Mirditës Gjon Marka Gjoni, ishte Shtylla e Flamurit Kombëtar”, atë flamur, i cili për pesë shekuj me radhë u ruajt në Mirditën Heroike.

Kategori
Uncategorized

SHPEJT PER TE HARRUAR EDHE KONDRABANDEN TONE Z BASHA.

SHPEJT PER TE HARRUAR EDHE KONDRABANDEN TONE Z BASHA.

Ose me mire nxirr Boden ne konference shtypi, se ai i di me mire ca gjera se si behet kjo pune.

Rama po akuzohet sot nga ju, se largoj drejtoret e korruptuar nga deget e doganave dhe nga DP Doganave, kur me te drejte ju i pari, opozita, mediat, dhe gjithe ne te tjerët kemi kohe qe e akuzojmë per lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin.

Sigurisht qe asgjë nuk mund te ndale kondrabanden perderisa nuk ka shtet ligjor, dhe keto levizje te Rames me njerezit e tij ne dogana, jane njësoj sikur te lash duart si Pol Pilati

Gjithsesi mbas presionit te opozitës dhe ndërkombëtareve me apo pa dëshirën e qeverise,,u be nje levizje.

Ndersa Berisha-Bode, jo nuk i largoj.
Por i beri kryetare partie dhe i kandidoj per deputete disa drejtues te tille te korruptuar, apo hajdute me cizma.

Fundi?
Nje milion vota ne qershor 2013.
Rasti i denancimit tim me fakte ndaj kondrabandes ne doganen e Kapshtices dhe ndaj drejtorit te doganes, bacevanit, apo tregetarit te molleve nga Verleni Bilishtit, Artan Zaimit. Qe jo profesionalizmi, jo militantizmi, por interesat dhe klientelizmi e vune ne ate pozicion.Zagarit personal qe financoj ne ngritjen e viles se shefit te tij Bodes, ne Rakicke Bilisht.
Denancimi dhe largimi im i detyruar nga shqiperia, jo vetem qe u kalua ne heshtie nga institucionet perkatese, pse jo dhe prokuroria. Por mbas kesaj kete hajdut e gradoj sekretari i pergjithshem i PD_se, me detyren e kryetarit te deges se Partise Demokratike Bilisht, dhe pak me vone po i njejti person e vuri kandidat per deputet po per kete force.
Te mos harrojmë se ky kondrabandist ne kuptimin e plote te fjales,pa lidhje apo mbrojtjen e Tiranes, asgjë nuk mund te bente i vetem.

Prandaj ju them jo kaq shpejt Z Basha, sepse disa prej tyre i kini ne krah akoma.

Largohi si fillim ata.

Sepse.
Akoma nuk jane harruar bemat e sejmeneve te tyre.
Ish drejtore, pergjegjesa, doganiere dhe grupeve te antikondrabandes qe nuk kishin asnje lidhje me Partine Demokratike por ishin vene dhe vareshin direkt nga Bode, apo nga ndonje ish minister i juglindjes ne mandatin e pare te po asaj qeverie dhe qe ju vilte taksen.

Traret e doganave nuk u hapen perhere te pare sot, dhe kondrabanda nuk ka keto dy vite qe po ben namin.
Kafeja, cigaret, konfeksionet, karburantet, asnjehere nuk kane ndaluar, ato gjithmone kane kaluar kondrabande, vetem se jane ndërruar shefat dhe sejmenët.
As me shume dhe as me pak kjo kondrabande ka vazhduar e njejte sikur behej ne qeverine Berisha.

Lenda drusore pa asnje lloj dokumentacioni qe ishte e perjaveshme ne daljen e saj nga Kapshtica drejt Greqise kaq shpejt u harrua?

Groposja e dy mauneve me (zogj inkubatori) qe ( fatkeqesisht) ngordhe gjate kalimit ne doganen tone Kapshtice
Hahaha, zoq inkubatori qe u groposen diku ne malet e Voskopojes.
Ishin vertet zogj,,,, zocka…….Apo cfare?
Pyeteni njehere ish shefin, pergjegjesin dhe grupin e antikondrabandes qe ishin me sherbim ate 24 oresh.

Pyesni dhe SHIK _un e asaj kohe sepse dhe ata i rane ne ere punes dhe filluan hetimet me njerzit e tyre, por si duket dikush nga lart i ndaloj per te vazhduar me tej.

Maunia me kafe qe u kap ne dalje te doganes kur ky shef ishte ate dite pergjgjes turrni,dhe qe u mbyll brenda perbrenda pa e cuar ceshtien ne prokurori

Trajleret nga Egjipti qe asnjehere nuk u more vesh se cfare kishin pasur brenda, megjithe se dikush tha qe kish karburant.
Karburant nga Egjipti i largët ne trajler dhe jo ne Bote karburanti….ushqim dhe genjeshter qe as gomari nuk mund ta gelltise.

Ja u kam kerkuar qe para (3) Tre vitesh me leter te hapur kryeministrit Berisha, se ne dijeni ( Me mesazhe ne emailin dhe tel e tij personal) e kisha vene shume kohe me perpara per kete gje.
Por ai si duket nuk e kish me fuqine te kundershtonte Boden dhe bodet e tjere.
Ai zgjodhi heshtien jo nderhyrjen ne ate plage qe ish infektuar dhe i vinte era me km larg.
Ja u kerkova:
Hapni kamerat, rakordoni dokumentat me doganen Greke dhe do te shikoni se cfare hataje eshte bere me leket e popullit nga ju dhe hajdutet tuaj beniamine ne dogane.

Gjeni menyre tjeter per te bere opozite dhe per ta larguar nga pushteti kete klike qe po i merr shpirtin ketij populli, por jo me keto qe i kemi bere vete ne, jo larg por dy vjet me perpara.

Shpejt shume shpejt per te harruar dhe kondrabanden tone te ideuar dhe mbrojtur nga ata qe ti zoti Basha sot i ke akoma deputete.

Duke ju kerkuar ndjese kolegeve qe kane punuar apo punojne perseri ne kete institucion, sepse jo te gjithe ishin pjese e kesaj loje dhe e ketij grupimi familjar ne lejimin e kondrabandes.

foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

SPIUNET E SIGURIMIT DHE NENI 55/1 I KODIT PENAL.

 

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE ,

Nga Urim Gjata

SPIUNET E SIGURIMIT DHE NENI 55/1 I KODIT PENAL.

Deputeti i Rilindjes Vexhi Mucmataj.

Hetuesi qe ka denuar Nebi Doskun nga fshati Dorez….. Librazhd.

Ja si denoheshin (Krimet) e armiqve te popullit nga ata qe sot jane ligj venes ne parlament.

22.5.1980/

I pandehuri Nebi Dosku i biri i Maliqit dhe Selimese datlindja 1929, lindur dhe banues ne fshatin Dorez

Librazhd, arsim kater klase.

Akuzohet per krimin e agjitacionit dhe propagandes kunder shtetit, ne baze te nenit 55/1 te kodit penal.

Ja dhe krimi “Agjitacion Prapagande”

Bashkpuntori i sigurimit denancon:

Me daten 23.04.1980 Ishim duke punuar me Nebiun tek dyqani i bukeve te qendres se kooperatives,duke shtruar beton.Gjate punes Nebiu u shpreh duke thene qe.

“Ne po punojme por nuk po marrim gje dhe nuk po sigurojme dot as parate per buken”

Me gjate ai nuk tha ndonje nje tjeter.

Ndonje gje tjeter ne lidhje me Nebiun nuk kam per te thene

Nebiu perpara clirimit ka qene familje e pasur dhe eshte kulak,prandaj ai eshte i pa kenaqur ndaj Pushtetit Popullor,dhe flet kunder tij.

Po keshtu rrethi shoqeror,miqesor i te pandehurit eshte me qendrim te keq politik ( Shih biografine e te pandehurit)

Me keto kushte fajesia e te pandehurit rezulton e provuar me shpjegimin e deshmimtareve te ceshties, pohimin e vete te pandehurit dhe materialet e tjera shkresore qe i bashkangjiten ceshties hetimore.

Tjeter gje une nuk kam per te thene.

DENONCUESI ( Spiuni ) –Hysen Korcani

DENONCUESI (Spiuni) —Riza G..kola

ASISTUESI – Gjon Pramalaj.

HETUESI –Vexhi Adem Mucmataj

( Vexhi Adem Mucmataj kandidoj per deputet ne qarkun e Kukesit ne zgjedhet e vitit 2013 nga koalicioni i majte)

 

 

 

 

 

http://www.aafhsite.com/apps/blog/show/42881874-spiunet-e-sigurimit

Kategori
Uncategorized

Bardha Gjon Markagjoni prej moshës 20 vjeçare burg, internim, persekutim…

 

23-08-2015 15-02-08Bardha Gjon Markagjoni u lind në vitin 1925, në Mirditë, në familjen fisnike dhe te ndëruar, të prijësit të Mirditës, Gjon Markagjonit.
Kategori
Uncategorized

Gjithçka që vjen prej kësaj mazhorance është mjerimi, burgu dhe fundi ynë.

foto e Urim Gjata
Shprehja “ministra të korruptuar dhe deputetë kriminelë” e ambasadorit amerikan, Donald Lu nëse do të kishte hyrë në fuqi ligji i Ramës për shpifjen mund t’i kushtonte deri në tri vite burg. Duket se ambasadori amerikan ka përdorur “grace period”, ndërsa ligji është ende në pritje për t’u miratuar në Parlament. Por, nuk ka ligj banditësh që e tremb kryediplomatin e SHBA, kampionit të demokracisë në botë. Ambasadori amerikan, Donald Lu ka zgjedhur që ditën e parë në Tiranë të jetë i drejtpërdrejtë në mesazhet publike dhe të vërë misionin e tij në shërbim të interesave të qytetarëve shqiptarë, angazhimi i përsëritur i SHBA në miqësinë dhe partneritetin që ka ndërtuar me Shqipërinë.
Etiketimet e ambasadorit amerikan për qeverinë dhe Parlamentin shqiptar nuk janë të panjohura, ndërsa është shfaqur haptazi në mbështetje të kauzës së opozitës për dekriminalizimin e politikës. Lu është artikuluar qartë kur ka identifikuar përgjegjësit e gjendjes së rëndë që kalon Shqipëria prej korrupsionit dhe krimit të organizuar. Konstatimi i ambasadorit amerikan është aktualisht shqetësimi më madhor që ka çdo familje shqiptare që nuk ushqehet dot as me bukë thatë, ankthi i qindra mijëra të papunëve dhe të pambrojturve nga shteti, depresioni i qindra mijëra emigrantëve ose azilantëve që po ikin nga sytë këmbët, revolta e mijëra e mijëra studentëve të kërcënuar ligjërisht dhe financiarisht me largim nga shkolla, protesta e mijëra e mijëra biznesmenëve që vuajnë përditë terrorin shtetëror, zemërimi i mijëra e mijëra fshatarëve (fermerëve) që rrihen barbarisht me shkopinj dhe shqelma, pasi nuk janë pajisur me kasë fiskale, pakënaqësia e mijëra e mijëra të tjerëve që nuk shohin rrugëdalje, shpresë dhe forcë për të duruar më këtë regjim represiv, korruptiv dhe kriminal.
Kryeministri Edi Rama na ka kërcënuar publikisht me burg kurdo që do të flasim për lidhjet e tij të provuara me vrasës të dënuar dhe krimin e organizuar, kriminalizimin e qeverisë, Parlamentit dhe institucioneve, transferimin e 200 milionë eurove të korrupsionit në parajsat fiskale, varësinë e tij ndaj kokainës, shpërdorimeve me koncesione, tendera dhe fondet publike. Kryeministri na ka kërcënuar me burg edhe kur të flasim për plantacionet e drogës së Tahirit apo shërbimet me makinë dhe celular që ai kryen për grupet e rrezikshme mafioze, kur të flasim për korrupsionin e Beqajt, Gjiknurit, Kodhelit, Ahmetajt dhe të emëruarve të Metës. Na ka kërcënuar me burg edhe kur të flasim për vrasësit që ka futur në Parlament, për vrasësit që ka vënë në krye të bashkive dhe në këshilla. Edhe Meta është dakord që burgjet e Ramës të hapen sa herë që i duhet mbrojtje atij nga akuzat për korrupsion dhe lidhje me krimin.
Sipas ligjit të Ramës, na mbeten edhe pak ditë liri. Për pak ditë ligji kalon në Parlament dhe burgjet do të jenë të hapura për familjet e shqetësuara për bukën e gojës, për të papunët në ankth, për emigantët a azilantët e depresuar, për studentët e revoltuar, për biznesmenët protestues, për fshatarët (fermerët) e rrahur. Ambasadori amerikan foli tani dhe foli qartë. Shqiptarët duhet të veprojnë tani dhe të vendosur. Tani është koha për t’i shporrur ministrat e korruptuar dhe deputetët kriminelë. Gjithçka që vjen prej kësaj mazhorance është mjerimi, burgu dhe fundi ynë. T’ua kthejmë me të njëjtën monedhë!

Arsen Kruja

Holanda në alarm:

Dyndje nga azilkërkuesit shqiptarë

Azilkërkuesit shqiptarë që refuzohen nga Gjermania, i kanë kthyer sytë drejt Hollandës. Fenomeni i azilkërkuesve shqiptarë ka zënë faqet e para të gazetës më të madhe holandeze “De Telegraaf”. Në reportazhin kushtuar shqiptarëve shkruhet se numri i tyre po rritet, pasi azilkërkuesit që refuzohen në Gjermani mbërrijnë në Holandë. Arsyeja kryesore pse shqiptarët duan të ikin nga vendi i tyre është gjendja e rënduar ekonomike, thekson “De Telegraaf”. Gazeta më e madhe holandeze “De Telegraaf” i ka kushtuar reportazhin e saj kryesor çështjes së azilkërkuesve shqiptarë. Në një shkrim të gjatë të publikuar në dy faqet e para, gazetari Alexander Bakker denoncon ardhjen e shqiptarëve. Sipas “De Telegraaf”, në Holandë ka një fluks shqiptarësh shumë herë më të lartë, kjo pasi në këtë vend mbërrijnë një pjesë e azilkërkuesve shqiptarë të refuzuar nga Gjermania. Gazeta rendit arsyet kryesore pse shqiptarët largohen, që kanë të bëjnë me përkëqesimin e gjendjes ekonomike në vend vitet e fundit. Gjithashtu, në ikjen e shqiptarëve nga vendi i tyre, sipas “De Telegraaf”, ka ndikuar edhe mospërkrahja me ndihmë ekonomike nga shteti dhe mosofrimi i vendeve të punës. Numri i azilkërkuesve shqiptarë është rritur në një mënyrë drastike vitin e kaluar në Holandë. Ekziston frika se numri i azilkërkuesve do të rritet, pasi një pjesë e tyre nuk pranon të rikthehen në Shqipëri dhe pas refuzimit të tyre në Gjermani nisen drejt Holandës. Gazeta thekson se një kërkesë e tillë mund të zgjasë deri në gjashtë muaj, por rregullat e Dublinit përcaktojnë që vetëm një vend vendos për kërkesën e azilit. Nëse kjo kërkesë refuzohet, edhe një kërkesë e dytë në një vend tjetër do të refuzohet automatikisht. Duke llogaritur edhe emigrantët e larguar nga Kosova janë rreth 80 mijë shqiptarë që kërkojnë të qëndrojnë në Gjermani deri tani, duke ia kaluar edhe sirianëve. Propaganda dhe dëbimet e organizuara që kanë bërë autoritetet gjermane për shqiptarët gjatë muajit të fundit, duket se nuk kanë ndikuar fare në vendimin e shqiptarëve për të lënë gjithnjë e më masivisht vendin për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare për veten dhe familjet e tyre. Emigrimi është shpresa e fundit që ata kanë për të rregulluar diçka në jetën e tyre.

Finlanda, 670 azilantë shqiptarë më 2015

Finlanda vazhdon të tërheqë një numër të konsiderueshëm të aplikantëve shqiptarë për azil politik. Autoritetet e emigracionit në Helsinki raportuan statistikat e këtij viti, ku shqiptarët mbeten vendi i katërt me numrin më të madh të azilkërkuesve. Nga janari deri në shtator numërohen 670 qytetarë shqiptarë që kanë udhëtuar drejt kornes veriore të Europës, për të kërkuan mbrojtje për veten dhe familjet e tyre. Shtatori ka patur një rënie krahasuar me gushtin, por sërish mbetet një prej muajve me numrin më të madh të aplikantëve për azil politik. Vendet skandinave kanë qenë një destinacion kryesor për shqiptarët gjatë këtij viti. Prania e një komuniteti shqiptar të organizuar në Suedi ka tërhequr edhe numrin më të madh të azilkërkuesve.

100 mijë azilantë nga Shqipëria në Gjermani

Pas pretendimeve që ngriti Rama se azilantët shqiptarë nuk vijnë nga Shqipëria, por nga komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe Itali, autoritetet gjermane kanë bërë kujdes kësaj radhe të evidentojnë edhe ata shqiptarë që kanë ardhur nga vende të tjera. Në total numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në Gjermani gjatë vitit 2015 shkon në 66 311 vetë, shumë më tepër se Afganistani dhe Iraku, që janë të përfshira në luftëra prej më shumë se një dekade. Eksodi i shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Australisë vazhdon pothuajse në të njëjtat ritme prej më shumë se një viti. Ekspertë të emigracionit vlerësojnë se janë mbi 100 mijë shqiptarë që kanë lënë vendin gjatë dy viteve të qeverisjes së koalicionit të majtë të udhëhequr nga Edi Rama. Një pjesë kanë lënë vendin, pasi kanë përfituar nga proceset e bashkimit me anëtarët e familjeve që kanë emigruar më herët, por më shumë se 90 mijë kanë emigruar për herë të parë. Në Europë, Gjermania ka njohur fluksin më të madh të emigrantëve shqiptarë. Në intervistat që kanë dhënë për autoritetet e huaja të emigracionit, azilkërkuesit shqiptarë janë shprehur se veç situatës së rëndë ekonomike, mungesa e rendit dhe e sigurisë për jetën përbëjnë një prej arsyeve madhore që ata detyrohen të braktisin masivisht vendin. Kriminalizimi i Parlamentit dhe institucioneve të tjera të shtetit, pas ardhjes së të majtëve në pushtet kanë bërë që policia dhe autoritetet e tjera ligjzbatuese të vihen nën kontrollin e pushtetarëve të korruptuar dhe partnerë të mafias. Kultivimi masiv dhe trafikimi i drogave gjatë kësaj periudhe kanë fuqizuar ndjeshëm grupet kriminale, por edhe ndezur luftën mes tyre, duke mbjellë terror në shumicën e qyteteve shqiptare. Statistikat e publikuara nga autoritetet gjermane tregojnë se, numri më i madh i azilkërkuesve kanë kombësi shqiptare.

foto e Urim Gjata.