Prapaskenat dhe mesazhi i koduar që dha Edi Rama, me ekstradimin e ‘financierit’
Ekstradimi i Nezar Seitit është bërë me urdhër të kryeministrit Rama, kurse firmën e ka hedhur si “kamikaze”, ministrja e Drejtësisë. Sipas tij, ekstradimi u firmos në mënyrë që financieri i drogës të mos ishte në Shqipëri, pasi kishte vendosur të fliste e të tregonte emra, ku pritej të dilte si më nga kryesorët, ai i Saimir Tahirit.
Por si është e vërteta e këtij skandali, për të cilin është hapur një hetim nga prokuroria e Përgjithshme vetëm pas bërjes publik, si dhe duke filluar edhe që nga dita e djeshme ka edhe një kallëzim penal nga deputeti Alibeaj?

RetrospektivëPas një hetimi dhe përgjimi gjigant që zgjati rreth 5 vite, prokurorët e antimafias së Katanias, arrestuan më 16 tetor 2017 Moisi Habilajn, dy shqiptarë të tjerë dhe katër italianë, të gjithë anëtarë të organizatës së narkotrafikut “Habilaj”.Njëkohësisht u lëshuan urdhër-arresti dhe për katër anëtarë të tjerë në mungesë, mes tyre dhe Nezar Seiti, i njohur si “financier” i Habilajve, njëkohësisht dhe kunati i tyre. Menjëherë pas publikimit të përgjimeve në këtë çështje u përfshi, edhe ish-ministri Saimir Tahiri, (edhe kushëri i Habilajve), për të cilin nisi procedimi penal nga prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë..

Të shpëtojmë Tahirin me çdo kusht.
Më 22 nëntor, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda hodhi poshtë kërkesën e Nezar Seitit, për të zbutur masën e arrestit me burg. Pas lirimit edhe të Orest Sotës (I kapur në flagrancë me 863 mijë euro, që dyshoheshin se ishin të Tahirit dhe dy patenta skafesh po të ish-ministrit), Nezar Seiti, mbeti i vetmi i arrestuar dhe nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri, për çështjen “Tahiri”.Ky personazh ishte njëkohësisht edhe pika më e fortë, për zbardhjen e aktivitetit të këtij grupi brenda territorit tone. Ai është në dijeni të paktën sipas përgjimeve të antimafies, për lidhjet e Habilajve me ministrin Saimir Tahiri dhe krerët e lartë të policisë në qarqe dhe Tiranë, si dhe për lëvrimin e shumave të mëdha të eurove në drejtim të ish-ministrit, për fushatën zgjedhore, apo për familjen e tij, në kesh e dhurata të shtrenjta.Por “papritur”, natën edhe pa dijeninë e avokatit dhe të të arrestuarit më 25 janar 2018, policia rrëmbeu me rrobat e trupit Nezar Seitin dhe e nisën urgjentisht për në Itali. Ky është moment i shkeljes në mënyrë flagrante të nenin 419 të Kodit, të Procedurës Penale.Sipas Kodit Penal, ekstradimi lejohet vetëm mbi bazën e një kërkese drejtuar Ministrisë së Drejtësisë. Kjo kërkesë shoqërohet, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Dokumenti më i rëndësishëm në këtë dosje duhet të jetë ai që provon mungesën e hetimeve apo gjykimeve në Shqipëri, të personit që do të ekstradohet.Është pikërisht Prokuroria e Përgjithshme që duhet të sigurojë të gjithë dokumentet e nevojshme, që vërtetojnë se personi nuk është nën hetim dhe vetëm kështu mund të ekstradohet në llogari të drejtësisë italiane. Por kjo gjë nuk kishte si të ndodhte pas vendimit të gjykatës së Krimeve të Rënda, i nxjerrë në datën 8 Nëntor 2017.Menjëherë pas daljes së lajmit se “financier” i Habilajve dhe i vetmi dëshmitar kyç i prokurorisë së Krimeve të Rënda, në dijeni të plotë të implikimit të Saimir Tahirit në trafikun e kësaj organizate, u ngrit një furtunë e vërtetë për këtë skandal, nga media dhe opozita.

Guximi i çartur, i ministres Gjonaj
Në këto kushte më 26 janar 2018, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku pranoi se ekstradimi i Seitit ishte bërë në shkelje të ligjit. Pranoi pra, një pjesë të fajit dhe u detyrua të hap një hetim për çështjen.“Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë nën varësinë e saj nuk e dinte që një tjetër njësi nën varësinë e Markut, Prokuroria e Krimeve të Rënda, po hetonte Seitin, ndaj kishte autorizuar ekstradimin në emër të Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme”, thuhej në një njoftim të organit qendror të akuzës në atë kohë.Në këtë situatë topi ngeli krejtësisht në fushën e ministres së Drejtësisë, personi i fundit dhe përgjegjësi kryesor i këtij ekstradimi të jashtëligjshëm, pasi pavarësisht se çfarë “gabimi” kishte bërë prokuroria e Përgjithshme, pa firmën e saj ekstradimi nuk mund të kryhej kurrë.Në daljen e saj të parë publike për këtë çështje, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në një interviste për gazetarin Blendi Fevziu, pranoi aktin, por shtoi se institucioni i saj nuk kishte dijeni për hetimin e Nezar Seitit në Shqipëri.Por edhe sikur ta marrim të mirëqenë, që ministria nuk ka lexuar dhe as nuk ka dëgjuar dhjetëra lajmet e dhëna në media për hetimin shqiptar që po i bëhej Seitit nga Krimet e Rënda, organi i akuzës (Krimet e Rënda) i është përgjigjur me jo me një, por dy shkresa Drejtorisë së Burgjeve, ku i konfirmon faktin se ai është nën hetim dhe sipas ligjit nuk mund të ekstradohet, deri në mbyllje të tij. Duhet theksuar se burgjet janë pjesë integrale dhe në varësi direkte të ministrisë, që drejton Gjonaj.Në këtë betejë për gjetjen e “fajtorit”, Partia Demokratike akuzoi se e gjitha kjo u organizua për të bllokuar dosjen “Tahiri”. Enkeleid Alibeaj publiko edhe një dokument, që vërteton se Ministria e Drejtësisë ka qenë në dijeni, të hetimit të Seitit në Shqipëri, pasi janë njoftuar burgjet.Është pikërisht ekzistenca e këtij dokumenti, që në mbrojtjen e vetvetes gjatë interpelacës së djeshme, e detyroi ministren Gjonaj, që në vend që të shpjegonte se përse kishte shkelur ligjin në mënyrë kaq flagrante, zgjodhi rrugën e kundërsulmit politik.Mjafton ky dokument, që ministrja të mendojë seriozisht, për atë që i tha deputeti Alibej; Burgun 313.

Mesazhi i Edi Ramës, për “financierin” dhe këdo që ka në dorë fatin e TahiritPasi fillimisht Edi Rama e flaku “drurin e shtrembër” Saimir Tahiri, ky i fundit i dërgoi një mesazh publik; nuk keni parë gjë akoma.Nuk dihet se çfarë ndodhi më pas në nëntokë, mes Ramës, Gaz Demit, Olsi Ramës dhe Tahirit, por fakt është se kryeministri jo vetëm ndryshoi qëndrim 100% ndaj çështjes Tahiri, por edhe nisi një sërë lëvizjesh të forta, mes të cilave ra në sy emërimi gati me përdhunë i prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Pas kësaj duke kontrolluar edhe ministrinë e Drejtësisë, nëpërmjet një kukulle të vendosur prej tij aty, Rama do ta kishte më të lehtë që të shpëtonte Tahirin, ose më saktë vetveten.Ka dy momente, në historinë dhe skandalin e ekstradimit të “financierit”.Vetë ministria Gjonaj, deputetë dhe qeveritarë të PS-së, të mbështetur fort edhe nga një grup analistësh, pretendojnë se nuk është bërë ndonjë qamet i madh, pasi “financieri” edhe në duart e antimafies italiane, mund të tregojë (madje, edhe më shumë) ato që kishte për të thënë, përpara prokurorëve të Krimeve të Rënda.Kjo alibi bie sepse faktikisht në Katania, Nazer Seitit, në kuadër të gjithë grupit “Habilaj” i është mbyllur çështja dhe është çuar në gjykatë. Në këtë hetim të mbyllur, roli i Saimir Tahiri nuk është përfshirë. Çështja e tij po hetohet pikërisht në Tiranë dhe heqja më përdhunë e të vetmit dëshmitar kyç nga duart e prokurorëve të Krimeve të Rënda, do të thotë që kjo çështje në mos është drejt mbylljes, shtyhet për në kalendat greke.Momenti i dytë dhe më i rëndësishëm është mesazhi, që i dhanë Seitit Rama dhe kompani. Sipas burimeve të sigurta, “financieri” kishte filluar të ndryshonte qëndrimin refuzues përball prokurorëve dhe ishte në prag të një marrëveshje, që të rrëfehej me hollësi për veprimtarinë dhe lidhjet e grupit, veçanërisht me kupolën e ministrisë së Brendshme.Por ekstardimi i tij duke shkelur hapur çdo ligj, në mënyrë të papritur, pa dijeninë as të të arrestuarit dhe as të avokatit të tij, i dha atij mesazhin se sa të fuqishëm janë ata që mbrojnë Tahirin dhe të tjerë. Është normale në logjikën e një anëtari të një organizate kriminale, që në këto kushte të hidhet nga më i forti.Edi Rama dhe Saimir Tahiri ja treguan qartë, se ata janë më të fuqishëm se prokurorët e Krimeve të Rënda, madje edhe mbi ligjin dhe kushtetutën.Vetëm çuarja deri në fund e hetimit për shkeljen e hapur të ligjit nga ministria e Drejtësisë, jep shanse që të zbulohen ndonjë herë, edhe prapaskenat e këtij veprimi të guximshëm të ministres Gjonaj, në kuadër të një plani për të mbrojtur me çdo kusht Saimir Tahirin.Nëse “financier” ishte çelësi për fatin e këtij të fundit, Tahiri është kyçi i vetëm tani për tani, për fatin e Edi Ramës në çështjen e projektit politik; Kanabismi total të Shqipërisë, dhe jo vetëm…

Ekstradimi i Nezar Seitit është bërë me urdhër të kryeministrit Rama, kurse firmën e ka hedhur si “kamikaze”, ministrja e Drejtësisë. Sipas tij, ekstradimi u firmos në mënyrë që financieri i drogës të mos ishte në Shqipëri, pasi kishte vendosur të fliste e të tregonte emra, ku pritej të dilte si më nga kryesorët, ai i Saimir Tahirit.Por si është e vërteta e këtij skandali, për të cilin është hapur një hetim nga prokuroria e Përgjithshme vetëm pas bërjes publik, si dhe duke filluar edhe që nga dita e djeshme ka edhe një kallëzim penal nga deputeti Alibeaj?

RetrospektivëPas një hetimi dhe përgjimi gjigant që zgjati rreth 5 vite, prokurorët e antimafias së Katanias, arrestuan më 16 tetor 2017 Moisi Habilajn, dy shqiptarë të tjerë dhe katër italianë, të gjithë anëtarë të organizatës së narkotrafikut “Habilaj”.Njëkohësisht u lëshuan urdhër-arresti dhe për katër anëtarë të tjerë në mungesë, mes tyre dhe Nezar Seiti, i njohur si “financier” i Habilajve, njëkohësisht dhe kunati i tyre. Menjëherë pas publikimit të përgjimeve në këtë çështje u përfshi, edhe ish-ministri Saimir Tahiri, (edhe kushëri i Habilajve), për të cilin nisi procedimi penal nga prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.Gjatë një operacioni anti-drogë të prokurorisë, vetëm 3 ditë më vonë, më 19 tetor, Nezar Seiti u arrestua në Babicë të Vlorës në flagrancë, pasi grupit ju kap, edhe 4,5 tonë kanabis.Kështu Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi menjëherë hetimin për një vepër të rëndë penale, si ajo e grupit të organizuar të kultivimit dhe trafikimit të drogës në territorin e Shqipërisë.Vini re! Pavarësisht se bëhet fjalë për të njëjtën organizatë, prokuroria shqiptare nisi një hetim tjetër për veprimtarinë e saj në vendin tonë, ku si i dyshuar për implikim ishte edhe ish-ministri Tahiri, ish-drejtori i policisë Vlorë Jaeld Çela dhe një numër drejtuesish të uniformave blu.Pikërisht për këtë, ndaj Seitit u dha edhe masa e sigurisë, “arrest me 20 ditë burg” edhe pse paralelisht ai ishte i kërkuar nga prokuroria italiane. Gjithashtu në datën 8 nëntor 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ashpërsimin e masës së arrestit, nga “arrest me 20 ditë burg”, në “arrest me burg pa afat”.Është pikërisht ky vendim, bazuar në nenin 419 të Kodit të Procedurës Penale, që ndalon ekstradimin e çdo personi, që është aktualisht nën hetim për krim të kryera në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pra çdo lloj tentative apo kërkese ekstradimi, përfshi edhe atë drejt Italisë, cilësohej e bllokuar, deri sa të përfundonin hetimet në Shqipëri.

Të shpëtojmë Tahirin me çdo kushtMë 22 nëntor, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda hodhi poshtë kërkesën e Nezar Seitit, për të zbutur masën e arrestit me burg. Pas lirimit edhe të Orest Sotës (I kapur në flagrancë me 863 mijë euro, që dyshoheshin se ishin të Tahirit dhe dy patenta skafesh po të ish-ministrit), Nezar Seiti, mbeti i vetmi i arrestuar dhe nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri, për çështjen “Tahiri”.Ky personazh ishte njëkohësisht edhe pika më e fortë, për zbardhjen e aktivitetit të këtij grupi brenda territorit tone. Ai është në dijeni të paktën sipas përgjimeve të antimafies, për lidhjet e Habilajve me ministrin Saimir Tahiri dhe krerët e lartë të policisë në qarqe dhe Tiranë, si dhe për lëvrimin e shumave të mëdha të eurove në drejtim të ish-ministrit, për fushatën zgjedhore, apo për familjen e tij, në kesh e dhurata të shtrenjta.Por “papritur”, natën edhe pa dijeninë e avokatit dhe të të arrestuarit më 25 janar 2018, policia rrëmbeu me rrobat e trupit Nezar Seitin dhe e nisën urgjentisht për në Itali. Ky është moment i shkeljes në mënyrë flagrante të nenin 419 të Kodit, të Procedurës Penale.Sipas Kodit Penal, ekstradimi lejohet vetëm mbi bazën e një kërkese drejtuar Ministrisë së Drejtësisë. Kjo kërkesë shoqërohet, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Dokumenti më i rëndësishëm në këtë dosje duhet të jetë ai që provon mungesën e hetimeve apo gjykimeve në Shqipëri, të personit që do të ekstradohet.Është pikërisht Prokuroria e Përgjithshme që duhet të sigurojë të gjithë dokumentet e nevojshme, që vërtetojnë se personi nuk është nën hetim dhe vetëm kështu mund të ekstradohet në llogari të drejtësisë italiane. Por kjo gjë nuk kishte si të ndodhte pas vendimit të gjykatës së Krimeve të Rënda, i nxjerrë në datën 8 Nëntor 2017.Menjëherë pas daljes së lajmit se “financier” i Habilajve dhe i vetmi dëshmitar kyç i prokurorisë së Krimeve të Rënda, në dijeni të plotë të implikimit të Saimir Tahirit në trafikun e kësaj organizate, u ngrit një furtunë e vërtetë për këtë skandal, nga media dhe opozita.

Guximi i çartur, i ministres GjonajNë këto kushte më 26 janar 2018, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku pranoi se ekstradimi i Seitit ishte bërë në shkelje të ligjit. Pranoi pra, një pjesë të fajit dhe u detyrua të hap një hetim për çështjen.“Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë nën varësinë e saj nuk e dinte që një tjetër njësi nën varësinë e Markut, Prokuroria e Krimeve të Rënda, po hetonte Seitin, ndaj kishte autorizuar ekstradimin në emër të Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme”, thuhej në një njoftim të organit qendror të akuzës në atë kohë.Në këtë situatë topi ngeli krejtësisht në fushën e ministres së Drejtësisë, personi i fundit dhe përgjegjësi kryesor i këtij ekstradimi të jashtëligjshëm, pasi pavarësisht se çfarë “gabimi” kishte bërë prokuroria e Përgjithshme, pa firmën e saj ekstradimi nuk mund të kryhej kurrë.Në daljen e saj të parë publike për këtë çështje, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në një interviste për gazetarin Blendi Fevziu, pranoi aktin, por shtoi se institucioni i saj nuk kishte dijeni për hetimin e Nezar Seitit në Shqipëri.Por edhe sikur ta marrim të mirëqenë, që ministria nuk ka lexuar dhe as nuk ka dëgjuar dhjetëra lajmet e dhëna në media për hetimin shqiptar që po i bëhej Seitit nga Krimet e Rënda, organi i akuzës (Krimet e Rënda) i është përgjigjur me jo me një, por dy shkresa Drejtorisë së Burgjeve, ku i konfirmon faktin se ai është nën hetim dhe sipas ligjit nuk mund të ekstradohet, deri në mbyllje të tij. Duhet theksuar se burgjet janë pjesë integrale dhe në varësi direkte të ministrisë, që drejton Gjonaj.Në këtë betejë për gjetjen e “fajtorit”, Partia Demokratike akuzoi se e gjitha kjo u organizua për të bllokuar dosjen “Tahiri”. Enkeleid Alibeaj publiko edhe një dokument, që vërteton se Ministria e Drejtësisë ka qenë në dijeni, të hetimit të Seitit në Shqipëri, pasi janë njoftuar burgjet.Është pikërisht ekzistenca e këtij dokumenti, që në mbrojtjen e vetvetes gjatë interpelacës së djeshme, e detyroi ministren Gjonaj, që në vend që të shpjegonte se përse kishte shkelur ligjin në mënyrë kaq flagrante, zgjodhi rrugën e kundërsulmit politik.Mjafton ky dokument, që ministrja të mendojë seriozisht, për atë që i tha deputeti Alibej; Burgun 313.

Ndajeni këtë me të tjerët:
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…