Nga Mareglen Tomori/ Krimi në të gjitha format e tij, i të gjitha ngjyrave, i të gjitha madhësive, ku më i frikshmi është ai i vrasjeve, i marrjeve të jetëve njerëzore, i grabitjes dhe cënimit të sigurisë kombëtare, por jo më i mirë është ai prostitucionit, i prodhimit të drogës dhe përdorimit të tij që në një analizë të thjeshtë, ai prish të ardhmen e shoqërisë njerëzore me pasardhësit që sjell në jetë, të gjymtuar fizikisht dhe mendërisht. Krimi duhet luftuar, por kjo luftë duhet filluar qysh në embrion, duhet luftuar qysh në familje, por si duhet bërë kjo? Kjo është pyetja që e shqetëson apo duhet ta shqetësojë shoqërinë njerëzore?�Historikisht, shoqëria njerëzore, ka menduar dhe është përpjekur të bëjë të mundur të luftojë krimin e të gjitha formave, të lehta apo të rënda, dhe për këtë ka krijuar shtetin i cili, në përbërje të tij, ka ngritur strukturat përkatëse shtetërore për ta luftuar këtë dukuri shumë të keqe të shoqërisë njerëzore.�Por, duke parë që vetëm me strukturat shtetërore, për ta luftuar krimin, nuk po arrihet që ai, krimi, të neutralizohet apo ti bjerë ritmi, përkundër, po shihet që kurba e tij shkon në rritje, duke pasur parasysh dhe ngjarjet e fundit në vend ku veç rendit, pronës e financës është cënuar siguria e vendit, siguria e kombit.�Kjo dukuri negative, jo vetëm për efikasitetin profesional të ulet, apo për korrupsionin në radhët e këtyre strukturave që kanë për detyrë ta luftojnë krimin, por edhe për indiferencën e një pjese të shoqërisë tonë, e cila bën indiferentin sepse nuk është prekur direkt nga krimi dhe thotë “ ç’me duhet mua, apo që një pjesë e saj, sado e vogël në numër, por shumë shqetësuese për shoqërinë, janë direkt apo indirekt pjesëtare të krimit, me pjesëtare të familjarëve të tyre në grupet kriminale, bë atë që krimi në shoqërinë tonë, të jetë në nivele të larta. Kjo gjë, ky indiferentizëm, bën të detyrueshme ngritjen e agjencive apo organizatave, jo qeveritare, që të japin ndihmësen e tyre, sado modeste, në ndihme të organizmave shtetërore për uljen në maksimën, të nivelit kriminal.�Në mënyrë të përditshme, në mënyrë konstante, shoqëria jone bëhet me dije, si nëpërmjet mediave, gazetarëve investigativ, por edhe nga dalja e herë pas hershme, nëpër mediat vizive, të zëdhënësve të Policisë së Shtetit, për krimet e shumta që po ndodhin.�Dhe ato duke i krahasuar nga viti në vit, por edhe nga muaji në muaj, janë në rritje.�Në të gjithë shoqëritë njerëzore, kudo ku ato jetojnë dhe në çfarëdo gjuhe që flasin, kanë problemet e tyre në lidhje me kriminalitetin, por, e përbashkëta e tyre është se zgjidhjen e problemit, e kanë lënë në dorë të ligjit, ku të gjithë janë të angazhuar për ta zbatuar atë, por edhe japin ndihmësen e tyre për ta bërë sa më të lehtë zbatimin e tij, ligjit.�Në shoqërinë tonë vihet re dukuria e bërjes së Ligjit modern, por një shoqëri, nuk vlerësohet nga bërja e ligjit modern, por nga zbatimi i tij. Pa pretenduar për ta analizuar dukurinë e zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit dhe kriminelëve, por pa qenë indiferent për atë që në realitet po ndodh, vëren se krimi jo vetëm që nuk po e ul ritmin e tij, por përkundër, kurba sa vjen dhe rritet. Të krijohet përshtypja se këtij kontingjenti të shoqërisë tonë, vrasësve, vjedhësve, përpunuesve dhe shpërndarave të drogës, prostitucion-nistëve, me një fjalë, kriminelëve, nuk u tundet fare “qerpiku” nga forca e Ligjit, e atij “Ligjit modern”, që cituam më lart.�Kjo trimëri ndaj ligjit, ka vetëm një shpjegim – zbatuesit e ligjit ose janë të paaftë ose janë në bashkëpunim me krimin, janë përfituesit kryesor nga krimi, janë të korruptuar deri në fyt. Vetëm kjo mund të jetë arsyeja që krimi është kaq trim dhe mospërfillës ndaj ligjit sa të arrihet të cënohet dhe siguria kombëtare në mes të ditës me diell.�Për ta vërtetuar këtë dukuri kaq negative, mjafton që ti hedhesh një sy, por sy ligjor, dhe do të shohësh se, duke e filluar nga punonjësi më i thjeshtë i zbatimit të ligjit, apo shefat kryesor të tyre, apo të kalosh tek prokurori e gjykatësi dhe do të shohësh se, jetojnë në luks të vërtetë.�A mund të ta japi vetëm rroga shtetërore këtë luks?!�Jo , sepse shumica në njëfarë mënyre, janë në shërbim të krimit duke ju dhënë atyre informacionet e planeve të veprimit policor, por ka edhe individë që kanë ardhur nga lidhjet me krimin në radhët e Policisë së Shtetit, por mosbesimi jonë shkon edhe më lart, këtu kemi parasysh stafet e drejtuesve të shtetit të cilët janë marrë nga titullarët, në shumicë, mbi baza njohjeje personale dhe jo mbi bazën e aftësive, janë marrë “për t;ju larë ndonjë borxh miqësor, duke harruar se janë pikërisht këta këshilltarë që kanë në duart e tyre dokumenta shumë të rëndësishme për fatet e vendit dhe popullit dhe këshillojnë në marrjen e vendimeve. Por, më e rënda që na bën mosbesues, janë akuzat që ju bëhen disave nga drejtuesit kryesor të shtetit, dhe të pjesës tjetër të politikës që pret të marri drejtimin e vendit, për korrupsione të shumta deri edhe në lidhje me bandat kriminale të tr