Kategori
Uncategorized

Policë pukjanë të Qaf Barit,ju që nuk i keni lyer duart me gjak, reagoni, perndryshe hija e mallkimit do ju ndjeki brez mba brezi

Ju drejtohem edhe një herë, dhe ju bëj thirrje ju ish kolegëve të mij, policë nga Fusharrsi dhe rrethinat e tij, Mark, Preng, Kolë, Halit, ju që punuat me turrne policë pune në kampin famëkeq të Qaf Barit.

Ju që nuk dhunuat dhe as masakruat të dënuarit e ndërgjegjies atje, por futeshit bashkë me ta në galeritë e vdekjes, duke i ndimuar hera herës per te shtyre dhe vagonat atje

Ju që atë punë nuk e bënit për të dhunuar viktimat e komunizmit ne ate kamp ferr, por për të mbajtur me bukë fëmijët dhe familjet tuaja.

Reagoni …
Reagoni dhe tregoni për krimet …

Tregoni për tmerrin, për dhunën që ushtronin ndaj të dënuarve antikomunistë, jo vetëm dy kriminelet ish drejtues të kampit të Qaf Barit…
Edmond Caja dhe Ludivik Cali, por dhe disa nga ish kolegët tuaj atje …

Reagoni dhe tregoni se si ju thyej druri (kadron) mbi kurriz atyre që nuk arrinin të bënin normën e vagonave në galeri …

Tregoni tmerrin e kontrolleve kolektive mbasi dilnin nga galeria ku urdheroheshin të zhvisheshin me orë të tëra në debore dhe ne temperaturat minus 20 gradë …

Reagoni dhe diskretitoni e dhe ish bashkpuntorët e sigurimit, por edhe ata të komandantit, komisarit, dhe të shefit të sigurimit të kampit, brenda radhëve të ish të dënuarve politikë atje…

Reagoni dhe tregoni se si liheshin deri 24 ore ne pritje jashtë ne te ftohte dhe debore familjaret qe udhetonin me dite per te takuar te afermit e tyre atje …

Reagoni …
Përndryshe kot shkoni në kishë dhe xhami, sepse hija e mallkimit të shpirtrave të tyre, do ju ndjeki brez mbas brezi.

38 Vjet më parë, me 22 maj 1984, nisi revolta më e fuqishme antikomuniste e të dënuarve të ndërgjegjies në kampin e Qafë Barit.

38 Vjet më parë ky këlysh i ndyrë i regjimit dktatorial, ky vrasës me emrin e Zi Edmond Caja, bashkë me forcat e policisë dhe ushtrisë,shtypi me gjak dhe hekur revoltën antikomuniste në kampin e Qaf Barit …

38 Vjet më parë ky vrasës (komandant i burgut) theu në mes Sokol Sokolin duke e vendosur në një stol.

38 Vjet më parë ky vrases çoj drejt pushkatimit të dënuarin tjeter antikomunistin Tom Ndoj.

38 Vjet më parë ky bastard i shkuli mustaqet me pinca të dënuarit politik nga Pogradeci Anastas Dhamit.

38 Vjet më parë me urdhër dhe nën drejtimin e ketij krimineli u plagosën, torturuan e dhunuan qindra të dënuar të aij kamp burgu famoz.

Ndaj ju bëj thirrje gjithë ish kolegëve policë nga Fusharsi dhe rrethinat, që nuk jane pak, dhe që ne duart e tyre nuk ka pika gjaku nga trupat e të denuarve, apo dhune dhe krime, por që punuan me tre turrne ne galerite e piritit si policë pune bashke me te denuarit, në kete kamp ferri dhe vdekjeje, të reagojnë. Të reagojnë për krimet, dhunën dhe viktimat e atij ferri …

Si ja shkuli Edmond Caja, mustaqet me pincë te denuarit Anastas Dhami …

Video denoncimi i ish te denuarit të ndergjegjies Anastas Dhami .

E nëse smundeni ta bëni rrëfimin tuaj atje ku duhet bërë, kërkojani priftit dhe bëjeni atë (rrëfimin) në qelën e kishës, dhe kështu të paktën pastroni shpirtërat tuaj …

One reply on “Policë pukjanë të Qaf Barit,ju që nuk i keni lyer duart me gjak, reagoni, perndryshe hija e mallkimit do ju ndjeki brez mba brezi”

Po ketu kriminelet dhe bijet e tyre jan ne pushtet dhe ske ku e gjen te drejten ngrihuni e protestoni me fakte para ambasadave keta pisat qe kan turturuar e vrar te pa fajshem duhet te varen ne litar desh ber qe ne fillim ku jan njerzit qe keta ju vran vellezrit ku jan njerzit qe u turturuan njerzit e tyre haram qe i falin keta kriminela

Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s