Avokate dhe aktiviste , Adriana Kalaja/

E dërguar posaçërisht për të vënë në vend ”nderin” e nëpërkëmbur e kryeshefit të saj plak, nga një lider ”provincial” por i pa thyeshëm.
E paisur me helmin vdekjeprurës Sorosjan.
Vejushës së zezë nuk i duhet askush prej tyre.
Ajo thjesht i tërheq, i josh duke përdorur dhe kërcënuar me të kaluarën, grykësinë, marveshjet me tendera, vota, trafiqe, pse jo dhe frikën e helmit të zi të vejushës së Zezë.
Ata i tremben asaj një si minjtë e minierave zhurmës së shpërthimit në galeri …

Vejusha vjen nga vëndi më i dashur dhe më mik për shqiptarët 🇺🇸
Por Vejusha e zezë nuk vepron si një qytetare e lirë e një shteti dhe kombi të lirë.
Vejusha e zezë vepron në minimin e demokracisë, dhe shtetit ligjor,duke i qëndruar pranë dhe në krah oligarkeve, hajdutëve të votës së lirë, trafikantëve dhe krimit te organizuar në pushtet më keq se një komuniste e betuar Koreane, mëkëmbëse e diktatorit Kim
Vejusha e zezë njè ditë do të ikë ashtu siç iku Limperti, Lino, apo Lu.
Do të ikë duke lënë pas shijen më të keqe, më të ndyrë të një ish skllave në vëndin e origjinës së saj, e kèthyer në një Guvernatore, në një shtet dhe popull autokton nga më të vjetrit në jetese, kulturë, doke dhe zakone, të një kombi mik të kombit të madh Amerikan .

Të kërkosh të marrësh peng Idealet e dhjetorit.
Të kërkosh të marresh peng demokratët .
Të promovosh demokracinë si përfaqsuese e vëndit mik të lirisë, dhe në krahun tjetër, të kërkosh të marrësh peng me një peng, Partinë Demokratike për interesa të ulta sorosjane, anti shqiptare dhe ” anti kombëtare, eshte një sikur vetë ju guvernatore të ëndërroni vajtjen në Mars me avionët reaktivë Rusë Mig 15.
Nuk do e realizoni dot, sado të mundoheni me joshje, pengje, kërcënime dhe ofrim bari për demokratët.
Ne i rezistuam diktaturës 45 vjeçare, asokohe kur ju na late në vetmi dhe ikët …
Studentët, profesorët, qytetarët shqiptarë, u perballën me diktaturën dhe fituan, fituan edhe pse ju kishit ikur larg dhe ju dëgjonin fshehur vetëm në valët e radiove.
E nëse Lakuriqët e plazheve të Francë, apo shitsit e ikonave të vjedhura, që sot jane në nje Narko-Pushtet, veç vjedhjes se votes, janë kethyer në një distributor shperndares i mashtrimeve te pa para jo vetem drejt Departamentit të Shtetit, por distributori i tyre i mashtrimit dhe keqinformimit futet në çdo vrimë ujrash të zeza qoftë kjo edhe vrimë haleje.
Kjo sepse ata ”miqtë e tu”, jo veç hajdutë votash, tenderash, pastrues te parave të krimit te organizuar, janë edhe pasardhësit e gjakut, direkt tè diktatorit dhe bllokmeneve.
Jane ata që si dje edhe sot në pushtet, kërkojnë dhe bëjnë marveshje te fshehta me internacionalistet sërbë, rusë, kinezë, jo vetem në dem të shqiperisë por dhe ne kundershtim me interesat e sigurisë rajonale dhe boterore.
Partia Demokratike dhe qeverisja e saj i dha vëndit dhe demokracisë në këto vite më shumë se kush.
Veç rrezimit te diktatures bashkpunimit dhe hapjes së Shqiperise me boten e kulturuar perendimore , ata realizuan hapjen negociatave me Bashkimin Europian, rajoni ku ne jemi nga më të vjetrit autokton në trojet tona.
Nëse kryeministri Berisha dhe Presidenti 🇺🇸 XH Bush , nuk do kishin bërë hapin e madh (futjen e vëndit në Nato) sot jo vetëm Ukraina, por dhe shqiperia do kërcënojej nga dhembet e krrimbura të Ariut Polar, ashtu siç me orientimin sorosjan, dhe me ndimen e vellait Rama, Vuçiç kërcënon sot Republikën e Kosovës.

Ndaj në ju ka mbetur pak fytyre, ju dhe shefave tuaj të tanishëm, tërhiquni në ishullin tuaj të politikës.
Nës’na ndihmoni dot, mos u beni pjese e pjesës më të keqe në minimin e demokracisë në vëndin tone, kjo duke qëndruar krah narkotrafikanteve sot ministra, kryetare bashkish, kryeministrit te korruptuar dhe nje deputeti peg nga korrupsioni, kryeministri, dhe nga vetë ju me ( kunatin, aferat dhe dosjen muzin).

Sot të gjithë sytë i kemi në Ukrainë.
Jemi te gjithe me popullin Ukrainez.
Por edhe Teatri që na i more, dhe shkaterruan barbaret (miqte e tu) a nuk ishte shtepia e jonë, shtepia e artit kombetar, shtepia e artisteve zonja guvernatore?

Ju heshtet.
Ju heshtet ndersa narko pushteti na dergoj maskat me uniforme policie te cilet nen dirigjimin e Lal Plehut na dhunuan, dhe na nxorren zvarre nga shtepia e jone, ashtu siç po nxjerrin sot ne rruge te madhe banoret e 5 Majit .
Pengu Lyl brava miku i juaj na mashtroj .
Pengu i juaj na la vete, ai bashkpunonte me Ramen dhe Lal Plehun dite e net duke u bere pjese e aferave te ndyra te tij, kunatit dhe narkopushtetit..
E Nëse nuk na ndimoni dot (e nëse do të donit s’mundeni tju kunderviheni zagareve tuaj) që i lëshoni te lehin, kafshojne, gjakosin, simbas interesit lart e poshte, ne politike, media, pushtet, OJQ…
Na lini të vazhdojmë të ëndërrojmë në ëndrren tonë per një shqiperie më të mire, apo të një Amerike Zonjë, jo si kjo që po na servirni ju …


One reply on “Helmi i Vejushës së Zezë”
*
PëlqejeniPëlqejeni